CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E martë, 27 NENTOR 2018
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 281 (8412)
E martë, 27 Nëntor 2018
Çmimi 30 Lekë
Gjykata lë në burg Daniel Dobrajn, të riun që dyshohet se hodhi kapsollën që plagosi policen Ina Nuka. Avokati mbrojtës: Është rrahur në qeli dhe i kanë thyer gishtërinjtë. Ish-kryeministri Berisha: Akt primitiv hakmarrjeje
Gishtat e thyer të 18-vjeçarit Drobaj Akti ndaj polices Ina Nuka duhet dënuar me vendim gjykate, por është e patolerueshme që ndaj të burgosurit 18 vjeçar të përdoret dhuna në qeli. Ku janë organizatat e të drejtave të njeriut që marrin lekë nga BE? Po Avokatja e Popullit pse nuk ushtron kontroll në qeli ku ndodhet i burgosuri me gishtërinjtë e fashuar? Po ambasadat e huaja a vëzhgojnë apo hanë dreka nëpër restorante të shtrenjta duke thënë "Sa verë e mirë kjo vera shqiptare"!? FAQE 3
Kryeministri Edi Rama në Kosovë: Shqiptarët do bashkohen. Miqtë europianë të mos na tregojnë përralla
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj KONTROLLI
Prokurori Besnik Cani pushoi dosjen për komisioneren e Vettingut
FAQE 15
FAQE 6
Presidenti dekoron “Flamurtarin“, ekipin legjendë që drithëroi “Barcelonën“ dhe gjunjëzoi “Partizanin“ e Beogradit
Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje gjatë ceremonisë së dekorimit të ekipin e futbollit "Flamurtari" të FAQE 2, 24 viteve 1986-87 dhe ish-futbollistëve të spikatur vlonjatë.
ISH-PRESIDENTI
SHOQATA
Krijohet “TIRONA INTELLECTUM” nga disa personalitete tironase FAQE 18
Bujar Nishani: Fjalimi i Ramës në Kosovë, djallëzor dhe i turpshëm FAQE 6
ANALIZË
INTERVISTË
Një vandal në Pejë
Orjola Pampuri: Babëzia e kësaj qeverie po e nxit vendin drejt kaosit
Nga Berat Buzhala FAQE 15
Intervistoi: Jonida Halili
KREU I PD-së
“Astiri”, Lulzim Basha: Po shkojnë t'ua prishin shtëpitë pa ligj FAQE 9
FAQE 10
POLITIKE
2 E martë, 27 NENTOR 2018
Presidenti Meta vlerëson ekipin e futbollit "Flamurtari" të viteve 1986-87 dhe ish-futbollistët e spikatur vlonjatë
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje në një ceremoni të veçantë të mbajtur në teatrin "Petro Marko", arritjet e ekipit të futbollit "Flamurtari" në vitet 1986-87 si dhe disa nga futbollistët më të spikatur vlonjatë të asaj periudhe. Gjatë ceremonisë në kujtesë së ndeshjeve të paharrueshme me "Partizanin" e Beogradit dhe "Barcelonën", Presidenti Meta dekoroi me Titullin "Kalorës i Urdhrit të Flamurit" ekipin e futbollit "Flamurtari" të vitit 1986-87: "Për rezultatet historike në futbollin shqiptar, veçanërisht në përballjet për kupat e Europës (1986-1987), duke manifestuar vlerat më të mira të sportit tonë, në arenën ndërkombëtare". Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu me Titullin "Mjeshtër i Madh" ish-qendërmbrojtësin e shquar vlonjat Kreshnik Çipi me motivacionin: "Për talentin dhe personalitetin e tij të gjithanshëm të treguar në lojën e futbollit, duke dëshmuar cilësi të rralla si protagonist e kapiten i skuadrës së 'Flamurtarit' dhe titullar i ekipit kombëtar."; ishsulmuesin Sokol Kushta: "Për talentin dhe përkushtimin në arritjen e rezultateve të larta në kampionatet kombëtare dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare të futbollit tonë."; ish-mbrojtësin Rrapo Taho: "Për profesionalizmin në lojën e suksesshme të tij, duke u bërë një fortesë e pakalueshme e mbrojtjes vlonjate, si dhe për kontributin në ekipin ko-
Presidenti Meta: “Flamurtari” ka bërë epokë në historinë e futbollit shqiptar
mbëtar."; ish-mesfushorin Latif Gjondeda: "Për aftësitë e tij drejtuese në lojën e futbollit si mesfushor i spikatur i skuadrës 'Flamurtari', duke treguar cilësi të larta menaxhimi si një lojtar profesionist i suksesshëm." dhe ish-mbrojtësin Petro Ruci (pas vdekjes): "Për aftësitë e treguara dhe këmbënguljen, në mbrojtjen e skuadrës vlonjate me lojën e
TAKIMI ME TË RINJTË NGA KOSOVA
spikatur prej profesionisti, ku u shqua për pasionin, përkushtimin dhe suksesin gjatë gjithë karrierës si futbollist." Në fjalën e tij me këtë rast Presidenti Meta vuri në dukje se: "Ceremonitë e dekorimit për legjendat dhe ikonat e futbollit shqiptar, gjithmonë i përjetoj me emocione të veçanta dhe me kujtime të pashlyeshme, ashtu
Presidenti Meta: Rinia duhet të jetë promotore e proceseve integruese të paepur për lirinë e pavarësinë e Kosovës, heroit Kadri Zeka. Ndamë
Presidenti Ilir Meta është takuar dje me një grup studentësh nga Universiteti i Gjilanit në Kosovë. Kreu i shtetit shqiptar shprehet se rinia e dy shteteve duhet të jetë promotore dhe integruese e dy shteteve. "Takimet
si çdo shqiptar që jeton me dashurinë dhe magjinë këtij sporti kaq popullor. Ekipi i Flamurtarit dhe 'heronjtë e tij' në fushë, pa asnjë mëdyshje, kanë bërë epokë në historinë e futbollit shqiptar. Ndeshjet e mrekullueshme dhe rezultatet fantastike të Flamurtarit në vitet 19861987, na bëjnë edhe sot pas më shumë se 30 vitesh, krenar duke
lartësuar jo vetëm emrin e qytetit të Vlorës, por edhe të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare",- tha Presidenti. Kreu i shtetit shtoi se "rezultatet e suksesshme të Flamurtarit përballë 'skuadrave titane', më të mira të kohës, siç ishte Barcelona, kanë lënë gjurmë të thella në krenarinë tonë kombëtare. Të gjithë i kujtojmë me nostalgji ndeshjet në Vlorë dhe golat magjikë të të mëdhenjve, Vasil Ruci e Sokol Kushta, me të cilat u trondit Barcelona e yjeve të futbollit botëror, si Zubizarreta, Shuster e Geri Lineker". Kreu i shtetit deklaroi se historia e futbollit vlonjat bën krenarë çdo shqiptar. "Futbolli vlonjat ka nevojë të vlerësojë historinë e tij të lavdishme dhe unë besoj se Vlora e ka një potencial të tillë dhe sot. Dëshiroj t'u drejtohem lojtarëve të dikurshëm, që suksesin e arritur në ato vite, ta përcjellin te futbollistët e sotëm vlonjatë dhe të mbarë Shqipërisë, për të kultivuar tek futbollistët e rinj pasionin dhe dëshirën për futbollin. Po kështu fitorja e Flamurtarit këtu 2-0 me "Partizanin" e Beogradit dhe sidomos goli gjunjëzues i Kushtës në Beograd janë gdhendur në memorien e çdo sportdashësi, vlonjat e shqiptar",- u shpreh Presidenti Ilir Meta.
bindjen se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe inte-
gruese në të dy vendet tona",- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij.
me të rinjtë shqiptarë nga Kosova janë përherë të ngrohta dhe emocionuese. Shumë i lumtur të bashkëbisedoja sot me studentët ekselentë të Universitetit Publik të Gjilanit, që mban emrin e poetit, prozatorit dhe veprimtarit
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 27 NENTOR 2018
Gjykata lë në burg Daniel Dobrajn, të riun që dyshohet se hodhi kapsollën që plagosi policen Ina Nuka. Avokati mbrojtës: Është rrahur në qeli dhe i kanë thyer gishtërinjtë. Ish-kryeministri Berisha: Akt primitiv hakmarrjeje
Gishtat e thyer të 18-vjeçarit Drobaj
Akti ndaj polices Ina Nuka duhet dënuar me vendim gjykate, por është e patolerueshme që ndaj të burgosurit 18 vjeçar të përdoret dhuna në qeli. Ku janë organizatat e të drejtave të njeriut që marrin lekë nga BE? Po Avokatja e Popullit pse nuk ushtron kontroll në qeli ku ndodhet i burgosuri me gishtërinjtë e fashuar? Po ambasadat e huaja a vëzhgojnë apo hanë dreka nëpër restorante të shtrenjta duke thënë "Sa verë e mirë kjo vera shqiptare"!? Gjykata e Tiranës la dje në burg pa afat 18-vjeçarin, Daniel Dobraj. I riu akuzohet se në protestën e ditës së enjte para Parlamentit, kundër shembjes së ndërtesave të Unaza e Re, plagosi efektiven e forcave "Shqiponja" Ina Nuka me kapsollë. Efektivja e policisë humbi gishtin e dorës së djathtë nga shpërthimi i kapsollës dhe ndodhet për kurim të specializuar në Turqi. Prokuroria disa ditë më herët deklaroi se kishte prova filmike që faktojnë se kapsolla që plagosi policen u hodh nga Drobraj, por në seancën e djeshme këto prova nuk u paraqitën. Procesi ndaj 18vjeçarit tregoi para opinionit deklaratat e bëra disa ditë më parë nga banorët e Unazës së Re, të cilët folën për dhunë dhe tortura nga ana e Policisë së Shtetit. Në seancën e djeshme, Daniel Dobraj u shfaq para kamerave me dorën e djathtë të fashuar. Ai tha para gjykatës se në momentin e arrestimit dhe më pas në qelitë e komisariatit efektivë të policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Drobraj deklaroi se policët e kanë qëlluar në gishtat e dorës së djathtë, me qëllim thyerjen e tyre, në shenjë hakmarrje për plagosjen e polices, koleges së tyre. Këto deklarata të Dobraj u konfirmuan dhe nga avokati i tij, i cili tha se 18-vjeçari është
dhunuar "me shkelma, grushte dhe është rrahur në komisariat nga oficerët e policisë". Avokati u shpreh se i riu është arrestuar në momentin që familjarët po negocionin për dorëzimin e tij dhe jo siç deklaron policia se u kap në flagrancë. Në nisje të seancës, në pak minuta që mediat u lejuan të ishin të pranishme, Daniel Dobraj tregoi nga kamerat dorën dhe tha se nuk mund të lëvizte disa gishta për shkak të dhimbjes së ardhur nga rrahjet në polici. Ndërkohë gjykata nuk pranoi dje që gjatë seancës së plotë të ishin të pranishme të gjitha mediat dhe as deputetët e opozitës që kishin shkuar për të ndjekur seancën. Për shkak të këtij vendimi nuk munguan
tensionet mes deputetëve të PD-së, LSI-së dhe forcave të shumta të policisë. Të gjithë deputetët që ishin dje në Gjykatë deklaruan se dhuna ndaj 18-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një vendimi politik për të ndëshkuar protestuesit. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se dje se rrahja e të riut është një akt primitiv hakmarrje që është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. "Ja si i thyen studentit të shkëlqyer Daniel Drobaj gishtërinjtë, në një akt primitiv hakmarrje, narkos-it me urdhër të Edvin Kristaq Urrejtjes për një akuzë të pa provuar",deklaroi dje Sali Berisha në Facebook teksa postoi dhe një foto të të riut me gishtat e fashuar. Ndërkohë në mediat afër qeverisë dje u
raportua se të riut nuk i janë thyer gishtat. Një përgjigje zyrtare për thyerjen e gishtave dhe sa është dëmtuar Dobraj mund të jap vetëm raporti mjeko-ligjor, por fakti që i riu është dhunuar nuk mund të fshihet dhe as vihet në dyshim. Dhe rrahja e një të riu në ambientet e komisariateve të policisë është një ngjarje e rëndë që duhet të shqetësojë më shumë qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme. Por edhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ambasadat e huaja në Tiranë. Daniel Dobraj akuzohet për plagosjen e një policeje. Nëse i riu vërtetë e ka hedhur kapsollën dhe verifikohet nga gjykata ai do të marrë dënimin, sipas ligjeve. Në këtë histori nuk ka askush dyshime se kur qëllohet mbi Policinë e Shtetit që është në detyrë, duhet të vuash dhe pasojat. Kjo është ajo që ndodh në çdo shtet normal, pavarësish motiveve që e çuan të riun dhe banorët e tjerë të Unazës së Re në tubim dhe pavarësisht faktit se policia e shtetit atë ditë kishte shkuar si për festë dhe jo për miting të dhunshëm. Por dënimi ligjor i fajit nuk i jep të drejtë as policisë dhe akujt tjetër që të bëjë hakmarrje personale mbi një të burgosur. Plagosja e një vajze të re police është një ngjarje që tronditi opinionin, kolegët dhe epro-
rët e saj, por rrahja gati barbare të 18-vjeçarit në komisariat e bën të duket policinë jo si institucion shtetëror, por si organizatë që vepron me Kanun. Rasti i Dobraj i shtohet dhunës së ushtruar, para mediave, ndaj protestuesve të tjerë ditën e enjte. Të gjithë ishin dëshmitarë sesi para Parlamentit u rrahën gra dhe të moshuar. Më pas, të njëjtat forca policie shkuan dhe në Spitalin Ushtarak dhe i arrestuan gjatë kohës që ishin duke u kuruar. Për të mos folur më pas për arrestimet e pensionistëve që shanë kryeministrin Edi Rama. Shqetësuese është se për të gjitha këto raste flagrante, përveç disa deputetëve, nuk ka folur asnjë nga institucionet që ka detyrë respektimin e të drejtave të njeriut. As Avokati i Popullit dhe as qindra shoqata të shoqërisë civile që fondet nga BE i marrin për të ruajtur të drejtat e njeriut. Gjatë 23 ditëve të protestës së banorëve të Unazës së Re janë arrestuar dhe shoqëruar rreth 130 qytetarë. Prokuroria thuajse ka ngritur padi në të gjitha rastet, por nuk ka asnjë padi për dhunën e policisë ndaj tyre. Fajtori për policen duhet dënuar me vendim gjykate dhe jo me dru e dajak në komisariatet e policisë së shtetit.
POLITIKE
4
E martë, 27 NËNTOR 2018
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj: Askush të mos ja falë dhimbjen e këtij djalit Edi Ramës
U nxorën jashtë gjyqit, Flamur Noka: Veprim cubash për të fshehur dhunën D eputetët e PD dhe LSI Klevis Balliu, Flamur Noka, Kejdi Mehmetaj, Gent Strazimiri dhe Brahimllari fillimisht nuk pranuan që të dalin nga salla, por gjyqtari Besnik Hoxha ndërroi sallën dhe pas 40 minutash nisi seancën. Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar vendimin duke akuzuar kryeministrin Rama se po tenton që të fshehë dhunën ndaj 18-vjeçarit Daniel Drobaj. Në një kohë kur po vijonte gjyqi për 18-vjeçarin, i cili akuzohet se plagosi me kapsollë efektiven Ina Nuka, gjyqtarët kanë larguar nga salla deputetët e opozitës, ku togat e zeza vendosën që ta zhvillonin seancën në fjalë me dyer të mbyllura. Sipas informacioneve që përcjell selia e PD-së, thuhet se gjyqtari i nxori me forcë deputetët. “Gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështeste një vendim te tille. Klima para seancës duket e tensionuar, ndërkohë qe i riu i arrestuar për plagosjen e polices raportohet se e ka dorën te fashist me dyshimin se ne komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtësi, si shenje hakmarrjeje”, thuhet në reagimin e PD-së. Ndërkohë, deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj përmes një postimi në “Facebook” bëri dje me dije se dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale. “Dhuna është fytyra e vërtetë e qeverisë kriminale “Rama”. Danjeli që protestonte për banesën dhunohet barbarisht në furgonin e policisë së shtetit. Askush të mos ja falë Edi Ramës
dhimbjen e këtij djali dhe të gjithë familjeve të Unazës së Re!”, shkruan Mehmetaj. Në të njëjtën linjë do të shprehej pak minuta më pas edhe deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka folur jashtë gjykatës pasi nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë për 18-vjeçarin. Ai e quajti veprim cubash të shtetit që po jep shpirt. “Ky nuk është veprim i ligjit dhe shtetit ligjor. Është veprim cubash të veshur me kapele dhe çizme polici. Veprimi i cubave të shtetit që po jep shpirt. E gjitha për të fshehur dhunën dhe barbarinë që banda e Edi Ramës e veshur me uniformë ka ushtruar ndaj këtij djaloshi. Prandaj u bë me dyer të mbyllura. prokurori Edi Rama së bashku me gjyqtarin
Edi Rama nuk mund ta fshehin. Kjo është fytyra e këtij shteti”, deklaroi ligjvënësi demokrat Flamur Noka. I pyetur nëse do vazhdojnë të mbështesin qytetarët e Unazës së Re, Noka tha se s’do e lejojnë kryeministrin që të nxjerrë banorët nga shtëpitë. “Opozita është e unifikuar për të mbështetur deri në fund banorët e Unazës, janë qytetarë të Tiranës dhe meritojnë gjithë respektin dhe të kenë shtëpinë e tyre. Ata që kërkojnë t’i nxjerrin si qen qytetarët ne do t’i ndalojmë. ne jemi që çdo kush të kompensohet deri në një. Mundi i tyre nuk mund të shkelet me këmbë as nga Edi Rama e as nga dylberët rreth tij”, tha deputeti i PD-së, Flamur Noka. Ndërsa Endrit Brahimllari i LSI-së u shpreh se ndaj Drobajt
është ushtruar dhunë dhe kjo sipas tij është e papranueshme, pasi është një student që ka mbaruar gjimnazin me mesatare 9.6. “Është tipik gjyq politik dhe Rama urdhëroi që opinioni mos të njihet me dhunën që është ushtruar. Edi Rama kërkon ti mbyllë gojën të gjithë shqiptarëve. Është e turpshme si policia ushtron dhunë ndaj një studenti që ka mbaruar me 9.6 mesatare. Nuk ka të drejtë Rama të ushtrojë dhunë as ndaj Danielit as ndaj të tjerëve. Përveç deputetëve është urdhëruar të dalë jashtë edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit. Prokuroria të hetojë, por ushtrimi i dhunës ndaj Danjelit është e papranueshme”, deklaroi deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI: 40 MILIONË EURO TË VJEDHURA NGA NJË TENDER FALS
K
reu i grupit parlamentar të LSIsë Petrit Vasili ka dalë këtë të hënë para mediave për të zbardhur siç tha ai, aferën e jashtëzakonshme, hajdutërinë me 40 milionë euro tek Unaza e Re. Vasili ka shfaqur dy video në komunikimin e tij për mediat, ndërsa tha se janë deklaratat e paturp, të “këtij mashtruesi që për të rrëmbyer votën e radhës, për të konsoliduar atë pushtet që i lejon atij të vjedhë 40 milionët, gënjen në këtë mënyrë të pacipë”. Kreu i grupit parlamentar të LSI, sulmoi rëndë kryeministrin duke e quajtur madje bastard i diktaturës. Ai tha se që të gjitha këto para janë vjedhur me një tender fals dhe se 3 kompani, të cilat kanë vjedhur pikërisht me një tender fals, këto para kanë pasur konkurrues një firmë zero. “Jemi sërish në këtë komunikim së bashku, pikërisht për të vazhduar zbardhjen deri në fund të aferës së jashtëzakonshme, e kam quajtur saktësisht, hajdutërinë e frikshme me fondin 40 milionë euro tek ‘Unaza e Re’. Por për të kuptuar
REZISTENCA TE “ASTIRI”
Basha: Rama, mohon veten për të vjedhur 40 milionë euro
“O Edvin o diarre, këtu i thonë Unazë e Re”, ky ka qenë një nga mesazhet e qytetarëve që po protestojnë prej 24 ditësh tek Unaza e re, ku pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 17-vjeçarin Daniel Drobaj, tashmë banorët e kanë kthyer shënjestrën pikërisht tek kryeministri Edi Rama. Sot është dita e 24 e protestës së banorëve që kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë që do t’u shemben si pasojë e ndërtimit të Unazës së Re të Tiranës. Ndërkaq, edhe gjatë ditës së djeshme pavarësisht motit të keq me qindra banorë të Unazës së re kanë dalë për protestë në mbrojte të shtëpive të tyre. Ata shprehen të bindur që nuk do të lejojnë askënd që tu prishë shtëpitë. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, postoi dje një video në rrjetin social “Facebook”, deklaratën e kryeministrit Rama në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të “Unazës së Re”. “Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama. Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milionë euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetëm dy ditë më parë.
ISH-KRYEMINISTRI
I riu me dorë të thyer në gjykatë, Berisha: Hakmarrje e Ramës
“Astiri”, Vasili: Bastardi i ri i diktaturës, Edi Rama i mashtroi banorët për votat
se cili është raporti dhe cila është pandershmëria, mashtrimi publik, i konsumuar nga kryeministri në raport me këta njerëz të thjeshtë dhe me mundin, gjakun dhe djersën e tyre, po ju kërkoj, të ndjekim së bashku një tjetër video që zbërthen qartazi, raportin e këtij kryeministri, me këtë pronë të qytetarëve. Është
shumë e qartë të nderuar qytetarë, që ky mashtrues i cili sot i konsideron banesat dhe pronarët e tyre si pronarë të mëdhenj, që kanë shtëpi të mëdha, të cilët kanë prona pa fund, të cilëve mund t’u shkatërrohet me qetësi prona, atëherë kur i duheshin votat, ka qenë shumë i qartë. E ka kuptuar që banesa ishte investimi i gjakut, maksimumi i të gjithë sforcimit solidar të bërë të shqiptarëve, jo vetëm të tyre por dhe të rretheve të tyre familjare. Pra ishte maksimumi i sakrificës njerëzore, e cila i ka bërë shpeshherë që të zgjidhin problemin jetik të banimit të tyre. Por njëherazi i ka krijuar një problem të madh, pasi popullsia dhe probleme të tjera të cilat qeveria duhet ti zgjidhë, janë një plagë që iu rri në kokë. Dhe kundër kujt e ngre dorën ky kryeministër, ndaj këtyre
njerëzve që po vetë ka thënë që janë paratë e fundit të tyre dhe vlera e tyre është e jashtëzakonshme. Ndërkohë ky, nuk do doja ta quaja Enveri i Ri, ky është një bastard i ri i diktaturës, ndodhet atje me fadrom në dorë, për të shkatërruar ato shtëpi dhe për të fituar 40 milionë. Dhe në fund të këtyre, farë u ka blatuar ky autoritar i ri, ky hajdut i ri, u ka çuar këta njerëz, që ty vënë kryqin e kuq të radhës. Naziskinjtë e rinj, si dikur hebrenjtë kishin kryqet, nga duart e naziskinjëve, banorët e ndershëm dhe punëtorët e “Unazës së Re” do kenë kryqin te dera e tyre. Do të rikthehemi sërish te ajo që është bushtra e të gjithë të këqijave. Ai që pjell të tërë këtë histori, që është pikërisht hajdutëria e 40 milionëve. 40 milionë euro për 2.2 kilometra rrugë”- deklaroi dje nga selia e LSI-së, Petrit Vasili.
Pamjet e 18-vjeçarit Daniel Drobaj, brenda kafazit të xhamtë në Gjykatën e Tiranës, ku shihej me dorën e fashuar, ka sjellë reagime të mëdha nga politika gjatë ditës së djeshme. Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” thekson se ky ishte një akt primitiv hakmarrës që u bë me urdhër të Edi Ramës. Kujtojmë se Drobaj akuzohet për plagosjen me kapsollë të efektives së policisë Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta për shkak të shpërthimit të lëndës plasëse. “Ja si i thyen studentit të shkëlqyer Daniel Drobaj gishtërinjtë, në një akt primitiv hakmarrjeje, narkos-it me urdhër të Edvin Kristaq Urrejtjes për një akuzë të pa provuar dhe fund e krye politike”, u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat, Sali Berisha.
AKTUALITET
5
E martë, 27 NËNTOR 2018
‘’UNAZA E RE”
Protestuesit i japin kurajo: Je heroi ynë “O Daniel, o hero, gjithë unaza ty të do”, kjo është një nga thirrjet që u dëgjua mbrëmë në zonën e “Unazës së Re”, ku banorët ishin në ditën e 23-të të protestës kundër prishjes së shtëpive. Ata i kanë dhënë kurajo Daniel Dobrajt, i cili është lënë në burg nga gjykata, pasi akuzohet se ka hedhur kapsollën që dëmtoi dorën e një policeje në protestën e së enjtes, para Kuvendit. Banorët kanë ripërsërit-
ur se “shtëpitë e tyre do i mbrojnë me gjak” dhe shprehen të vendosur për
të mos u larguar nga rruga deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
SEANCA
Nuk mund t’i lëvizë dy gishta Daniel Dobraj, 18-vjeçari i cili akuzohet se hodhi kapsollën ku mbeti e plagosur në dorë punonjësja e repartit “Shqiponja” Ina Nuka, u shfaq në sallën e gjyqit me dorën e fashuar. Në një videoje të kapur nga gazetarët në sallë, në një moment pasi interesimit të gazetarëve, ai e ka hequr fashën që mbante në dorë, ndërsa bën me shenjë se nuk mund t’i lëvizë dy gishta. Ndërkohë, në
një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të gjykatës, avokati i tij
tha se 18-vjeçari Dobraj është dhunuar nga ana e policisë.
Daniel Dobra u shfaq në seancë me dy gishta të fashuar dhe thotë se është dhunuar nga efektivët e policisë në ambientet e komisariatit
M
e dorën e fashuar, u shfaq në sallën e gjyqit në Gjykatën e Tiranës, 18-vjeçari Daniel Drobaj. “Burg pa afat”, është masa e dhënë nga Gjykata e Tiranës, për 18-vjeçarin që akuzohet për plagosjen e efektives së repartit ‘’Shqiponja’’, Ina Nuka me kapsollë, në protestën e banorëve të “Astirit” në Kuvend, në 22 nëntor. Në gjyqin për protestuesin e “Astirit”, togat e zeza vendosën masën e sigurisë “Arrest me burg” për 18-vjeçarin, ndërsa në sallë ka pasur tension, teksa me kërkesë të gjyqtarëve u nxorën jashtë deputetët e opozitës. Fill pas vendimit, avokati i tij, Alfred Duka, ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova dhe se 18-vjeçari është dhunuar nga policia duke u qëlluar me grushte. Të pranishëm në seancë ishin edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së, ndërkohë që gjykatësi Besnik Hoxha kërkoi zhvillimin e masës së sigurisë pa praninë e medias. Të dielën, Gjykata e Tiranës dha masat e sigurisë për 11 të arrestuarit. Ndryshe nga sa kërkoi prokuroria, gjyqtari Besnik Hoxha, vendosi “arrest me burg” vetëm për një nga të arrestuarit, Dorjan Broduarin. Ndërsa për 10 banorët e tjerë të “Astirit” u vendos “detyrim për tu paraqitur tre herë në muaj” në Prokurorinë e Tiranës. Seanca Dobra u shfaq në seancë me dy gishta të fashuar dhe thotë se është dhunuar nga efektivët e policisë në ambientet e komisariatit. Seanca nisi në orën 15:00 pas disa minutave tensione, pasi në sallë kanë qenë të pranishëm shumë deputetë të LSI-së dhe PD-së dhe shumë familjarë e gazetarë, kjo nxiti prokurorin që të kërkojë që seanca të mbahej me dyer të mbyllura. Nga ana e deputetëve të opozitës u quajt një metodë për të fshehur dhunën që ishte ushtruar nga policia ndaj të riut. Gjykatës iu desht të ndryshonte sallën e gjyqit për të
Burg për 18-vjeçarin, avokati: S’ka prova, u godit nga policia
S’KA PROVA RRËFIMI
‘’Prokuroria nuk ka asnjë provë që klienti im ka hedhur kapsollin drejt efektives së policisë. Pasi e kanë futur në makinë e kam takuar më pas, sipas tij është ushtruar dhunë me sharje dhe goditje me grushte”. “Theksoj se kam patur vetëm tre kapsolla, të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë xhaminë e Namazgjasë që po ndërtohet’’.
vijuar gjykimin. Danieli ka thënë se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave që rrethojnë xhaminë e Namazgjasë por që
nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policët. “Theksoj se kam patur vetëm tre kapsolla, të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në
drejtim të llamarinave që rrethojnë xhaminë e Namazgjasë që po ndërtohet. Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë, duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë”. Avokati Pasi gjykata e la në burg Drobajn, për mediat foli avokati i tij, i cili tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë që të faktojë plagosjen e efektives nga i riu. Alfred Duka, i pyetur nga gazetarët, nëse ka pamje filmike që vërtetojnë se Drobaj hodhi
kapsollën që lëndoi efektiven e “Shqiponjave”, avokati tha se diçka e tillë nuk ekziston. Njësoj si i riu edhe avokati akuzoi policinë se ka dhunuar klientin e tij. “Është ushtruar dhunë sipas tij me të gjitha mënyrat, me sharje nga më rrugaçet e deri te goditjet me grushta”, u shpreh ai. ‘’I mbrojturi prej meje nuk ka kryer asnjë vepër penale për shkak se plagosja e rëndë me dashje që prokuroria pretendon se e ka kryer, nuk kemi asnjë rrethanë konkrete që ligji parashikon. Nëse ai e ka hedhur një kapsollë në drejtim të grumbullit të policisë nuk ka pasur qëllim për të dëmtuar ndonjë policë. Nuk kemi konfimin për nivelin e dëmtimit të të dëmtuarës, pasi Instituti i Mjekësisë nuk ka dalë me një rezultat për nivelin e dënimit. Përsa i përket kundërshtarimit të policisë, ai ka dalë në mbrotjje të banesës nuk ka ushtruar dhunë. Protesta është në natyrën e saj, qëndresa e qytetarëve dhe nuk ka pranuar për ta shoqëruar në polici. Dhunë ndaj 18-vjeçarit? Kam shkuar dhe takuar drejtues të komisariatit për ta dorëzuar ka qenë çështje kohe kur i ati e ka nxjerrë nga banesa duke udhëtuar drejt komisariatit dhe policia e ka ndaluar. Pasi e kanë futur në makinë e kam takuar më pas, sipas tij është ushtruar dhunë me sharje dhe goditje me grushte. Prokuroria nuk ka asnjë provë se plagosjen e ka kryer Drobaj, por pretendon se ka një kohë televizive dhe në mënyrë të përafërt pretendojnë se mund të jetë ky person. Ka pranuar se ka hedhur tre kapsolla”,-ka thënë avokati.
POLITIKE
6
E martë, 27 NËNTOR 2018
Qeveritë mblidhen në Pejë, Kryeministri: Shqiptarët do bashkohen. Miqtë europian të mos na tregojnë përralla dhe përkëdhelin Serbinë
K
ryeministri Edi Rama e quajti vendim normal në kushtet irracionale kur Serbia vijon qëndrimin e dy fytyrësisë, vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe nga Kosova. “Nga njëra anë Serbia hiqet si viktimë dhe nga ana tjetër i ngul thikën pas shpine Kosovës”, tha Rama duke shprehur dhe kritika ndaj Bashkimit Europian për qëndrimin ndaj Kosovës. Në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që u mbajt paraditen e djeshme në Pejë, Rama nënvizoi disa herë se nuk është Serbia viktima, por Kosova, dhe se taksa 100% ndaj mallrave serbe është përgjigje politike ndaj veprimeve të Serbisë dhe jo ekonomike. Madje ai zbuloi dhe presionin që Serbia përmes të dërguarve të Europës vijon ti bëjë Kosovës. “Është një vendim irracional në kushtet normale, por krejt normal në kushte irracionaliteti si ato që përvijon vijimësisht qasja dyfytyrtë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si vendim ekonomik, gabon. Jo! Tarifa 100% është reagim politik ndaj ekseseve të vazhdueshme të një sjelljeje supermatiste të Serbisë ndaj Kosovës. Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 02:00 me anë të të dërguarve të Europës i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do të mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët ku dhe Kosova ishte e pranishme për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e paqtimit rajonal. What the fuck! Do të thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian. Ne nuk mund të mohojmë se marrëdhëniet dy palëshe nuk janë pa vështirësi. Mjafton dhe shembulli mes Shqipërisë dhe Kosovës për të kuptuar se në ecurinë e këtyre marrëdhënieve ka vështirës, e lëre më pastaj mes Kosovës dhe Serbisë, por ama këto vështirësi janë të të kapërcyeshme kur ka vullnet të mirë për të shkuar drejt një horizonti të përbashkët. Dhe partneriteti Shqipëri-Kosovë në shumë aspekte e dëshmon këtë. Sot ne jemi në fazën kur duhet të konkludojmë. Zero tarifa dhe zero barriera tarifore brenda 6 mujorit të parë Shqipëri- Kosovë. Nëse jemi këtu jemi këtu për ta bërë këtë dhe duhet ta bëjmë dhe nuk ka nevojë të mblidhemi sërish. Sot është koha të vëmë 100 % tarifa në veri të Kosovës dhe zero % në jug të Kosovës”- deklaroi Rama. Kryeministri Rama tha se frenezia e Serbisë për bllokimin e Kosovës nuk është thjesht shqetësues, por është sfiduese, deri në dekurajimin e vetë procesit të dialogut dhe është provokuese deri në nevojën për reagime proporcionale. “Ne nuk mund veç të konstatojmë senë dialogun
Rama: Sot është koha të vëmë 100 % tarifa në veri dhe 0 % në jug të Kosovës
me Serbinë republika e Kosovës ka ditur të bëjë lëshimet që i gjykon të nevojshme duke i mbajtur parimit të reciprocitetit dhe sovranitetit por duke mos marrë mbrapsht atë që i takon. Janë bërë përparime në shumë drejtim dhe një draft-dakordësimi është në përgatitje e sipër në mbikqyrjen e BE-së, psh, ama frenezia me të cilën Serbia po e bllokon pranimin e Kosovës në instanca rajonale e ndërkombëtare deri tek kurajoja e pashpjegueshme për të kërkuar tërheqjet e njohjeve të Kosovës si republikë nuk është thjesht shqetësues por është
sfiduese, deri në dekurajimin e vetë procesit të dialogut dhe është provokuese deri në nevojën për reagime proporcionale. Asnjë presje nuk i hiqet sot përfundimit të një ish-ministri britanik sipas të cilit bllokimi i njohjeve të Kosovës është inkurajimi më cinik ndaj enklave kriminale ku bashkëpunojnë mafiet po aq multi-etnike sa popullsia e Kosovës. Përpjekjet e Serbisë, shkruan ai, kanë cënuar ekonomikisht të gjitha komunitetet pa përjashtim. Fermerët kosovarë nuk shesin dot prodhimet e tyre në Serbinë e Jugut, kontenierë apo vagonë të tërë me fruta dhe
perime të kërkuar nga tregjet e Europës veriore duhet të dilnin përditë nga Kosova. Por edhe këtu si kudogjetkë Serbia bllokon”- tha kreu i Qeverisë shqiptare. Rama tha se Serbia po mban peng dhe linjën rajonale 400 KV e energjisë. “Ka edhe më. Spektri i bllokimit të marrëveshjes së energjisë së prerjes së linjës 400 KV të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës për këtë shkak, dëshmon se linja rajonale është peng, peng jo i po aftësisë së rajonit për ta konkretizuar por i një filozofie të tërë, strategjije të tërë, qasje të tërë bllokuese, regresive të një
MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA NGA DY QEVERITË NË PEJË: 1. Nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming. 2. Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë. 3. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare. 4. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Shqipërisë. 5. Nënshkrimi i protokollit mes Ministrive të Bujqësisë për njohjen dypalëshe dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare që shoqërojnë kafshët e gjalla dhe produktet me origjine shtazore. 6. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e rinisë. 7. Themelimi i Dhomës Ekonomike bilaterale Shqipëri – Kosovë. 8. Marrëveshje për njohjen reciproke të patentave për drejtuesit e mjeteve. 9. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.
prej vendeve rrugëtimi historik natyral i të cilit duhet ta bënte i ndjeri lokomotivë e integrimit. Po romingu dhe lënia e Kosovës jashtë tij. E pra ja sesi në këtë kontekst të posaçëm goditjesh të vazhdueshme pas shpine ndaj Kosovës nga ana e fqinjit të madh merr dhe shpjegim tarifa 100 % për produktet serbe”- tha Rama. Kritik dhe i ashpër kreu i qeverisë u shpreh edhe për Bashkimin Europian për qasjen që po mban me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. “Bashkimi Europian duhet t’i japi fund qasjes së dyfytyrtë. Një fytyrë për Shqipërinë, një fytyrë për Kosovën. Shqipërisë i thotë do hapim negociatat sot, do hapim negociatat nesër. Kosovës i thotë do liberalizohemi sot, do liberalizohemi nesër dhe ndërkohë, ajo që ndodh, është që Serbia vazhdon hap kapituj dhe po ia del duke përdorur tre fytyra, ndërkohë ne kemi një fytyrë”- theksoi Rama.
KRYEMINISTRI RAMUSH HARADINAJ: KUSH MENDON SE MERR TOKË PREJ KOSOVËS E KA GABIM
N
ë fjalën hapëse të mbledhjes së dy qeverive në Pejë, mes asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Shqipëria kanë parë gjithmonë nga njëra tjetra, pavarësisht rrethanave historike. Kreu i ekzekutivit të Kovës tha mes tjerash se populli shqiptar pret më shumë nga qeveritë e të dyja vendeve. “Jam i vetëdijshëm se popujt tanë presin më shumë nga ne. Sot Kosova është palë kontaktuese me BE si dhe MSA, zbaton prioritete e reformës evropiane si dhe ka plotësuar detyrimet për liberalizmi të vizave”, shtoi ai. Pas diskutimeve, në fund të mbledhjes Kosova dhe Shqipëria do të firmosnin
Mbledhja Kosovë-Shqipëri, Haradinaj: Qytetarët presin më shumë
një sërë marrëveshjesh, të cilët do t’i shërbejnë ekonomisë dhe popullit shqiptar në tërësi. Në konferencën për mediat, tek-
sa mori shkas nga deklaratat e homologut Edi Rama lidhur me çështjen e kufijve, ku i kërkoi shqiptarëve që të mos e etike-
tonin si tradhtar Presidentin Hashmi Thaçi, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kujtoi se kufijtë janë vendosur me gjak. “Kush mendon se merr tokë prej Kosovës e ka gabim”- deklaroi kryeministri Haradinaj. Mbledhja e qeverive nisi me një ceremoni zyrtare, ku paralelisht me ekzekutimin e himneve kombëtare, një grup personash protestuan me pankarta në duar ku shkruhej: “Gruevskin e ndihmuat, Val Zekën e tradhtuat”.
POLITIKE ISH-PRESIDENTI
7
E martë, 27 NËNTOR 2018
Deklaratat e Ramës në Kosovë, Nishani: Fjalor vulgar e skandaloz
P
as deklaratave që bëri dje kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët me qeverinë kosovare, por edhe në konferencën me homologun e tij Ramush Haradinaj, një reagim do të vinte ditën e djeshme edhe nga ish-presidenti Bujar Nishani. Përmes një postimi në “Facebook”, Nishani e cilësoi skandaloz dhe vulgar fjalorin e Ramës në aktivitetet zyrtare. Nishani po ashtu theksoi se përmbajtja e tezave të Ramës për raportet Shqipëri-Kosovë, qoftë në kontekstin rajonal ishin sipas
tij jo vetëm djallëzore, por edhe të turpshme. “Ajo çka ishte më e rënda, ishte vijimi i tentativave nga Kryeministri i Shqipërisë për të fshehur praktikat destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit në tërësi. Kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e antirajonale që ka inicuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e Kreut të Qeverisë. Ai vazhdon ta paraqesë Serbinë si një partnere model me Shqipërinë dhe jo aq të mirë me Kosovën! Kjo tezë Ramiste nuk
është gjë tjetër veçse një vasalitet i shëmtuar ndaj platformës së hegjemonisë Serbe në Ballkan. Kryeministri i Shqipërisë, nga Peja, më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Evropian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë Rajonin. Këtë herë, ky kryeministër shkoi ne Pejë për të shpallur Europën si armike të Kosovës dhe Serbinë si partnere të mundëshme strategjike të Shqipërisë !”- vlerëson ish-Presidenti Bujar Nishani.
Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm komenton qëndrimet në Kosovë të kryeministrit shqiptar
Deklaratat e Ramës, Shehu: Demagogji, gjuhë e rrezikshme ndaj BE-së dhe integrimit N
ënkryetari i Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme njëherësh deputet i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga Kosova si të rrezikshme për integrimin tonë në Bashkimin Europian. Shehu përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin e tij social “Facebook”, u shpreh dje se kryeministri po kërkon të tërheqë vëmendjen nga skandalet në vend. Deputeti demokrat i cilëson të fryra deklaratat e kryeministrit Rama, teksa shprehet se ato që ai tha duhet të ishin bërë më herët si lehtësime procedurale. Ish-ministri i Jashtëm duke u ndaluar te gjuha e kryeministrit, shkruan se ai nuk mund t’i drejtohet në një formë të atillë partnerëve europiane, kur dështimet e tij në qeverisje po pengojnë dukshëm integrimin në BE. “Deklaratat e Ramës nga Peja janë veçse demagogji për të tërhequr vëmendjen
nga skandalet në vend dhe të rrezikshme për rrugën tonë europiane. Asgjë substanciale nuk ka në ato deklarata, përveçse disa
lehtësime proceduriale, të cilat duhet të ishin bërë shumë më herët dhe që po përdoren si “tullumbace” tashti. I ashtuquajturi
“bashkim doganor” i artikuluar nga Kryeministri, është shumë larg asaj që realisht është folur e krejt tjetër me disa lehtësime veprimesh, për të cilat konkludohet. Nga ana tjetër, është shumë e rrezikshme gjuha e përdorur ndaj partnerëve tanë europiane, “ultimatumi”, që ai kërkon t’u japë atyre, kur vonesat tona integruese janë krye-këput të lidhura me problemet e mëdha e dështimet qeverisëse të Rilindjes, të cilat Kryeministri kërkon t’i fshehë mbas deklaratave të tij arrogante e aventureske. Të tilla deklamime e qëndrime jo vetëm na dëmtojnë rëndë neve në procesin tonë të integrimit, por siç duket kërkojnë të na “degdisin” diku larg, duke vënë në rrezik edhe vetë zhvillimet e Kosovës e të gjithë kombit tonë. Unë do t’i konsideroja tërësisht të pa përputhshme me interesat tona kombëtare këto”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat, Tritan Shehu.
PRESIDENTI I SERBISË
Mbledhja KosovëShqipëri, alarmohet Vuçiç: Kjo është hipokrizi
Mbledhja mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës dje në Pejë ka nervozuar drejtuesit politikë në Beogradin zyrtar dhe konkretisht Presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç. Ai shprehet se kjo mbledhje është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjitha ata që e lejojnë që të ndodhë një gjë të tillë. “Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, shprehet ai. Tonet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar ndjeshëm pas dështimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpol si dhe vendosjes së tarifës për produktet serbe nga Kosova në masën 100 për qind. Gjithashtu Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka theksuar faktin se ky takim mes të dyja vendeve ka për qëllim heqjen e barrierave tregtare mes tyre.
IRONIA E DEPUTETIT TË LSI-SË SPAHIU: TAKSA NË RRUGËN E KOMBIT, ARRITJA E VETME E MBLEDHJEVE TË QEVERIVE
Mbledhja e qeverive në Pejë, Vasili kundrejt Ramës: Pazarxhi antishqiptar dhe kaq M
bledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Pejë është komentuar gjërësisht nga faktori politik brenda dhe jashtë vendit, dhe kjo jo për mbledhjen se sa [për deklaratat që lëshoio dje kreu i Qeverisë shqiptare Edi Rama në drejtim të Serbisë, por më keq akoma, ato në drejtim të Bashkimit Europian. E pikërisht duke marrë shkas nga qëndrimet e Ramës, Lëvizja Socialiste për Integrim do të
theksonte se tregoi dhe njëherë tjetër e nuk është asgjë më shumë se sa një antishqiptar. Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social Facebook, me anë të një statusi, ku flet për takimin e dy qeverive të mbajtur në Pejë, nga Kryeministri Haradinaj dhe Rama. Vasili nënvizon faktin se Rama bën si nacionalist, por në të vërtetë nuk është gjë
tjetër veçse një “pazarxhi”, ku po thur pazarin e radhës. “Thonë disa që Kryeministri po bën si nacionalist,ca të tjerë thonë po bën si serbomadh,ca tjerë akoma se është i gatshëm të ndahet Kosova copa-copa ,ca edhe me tjerë sikur ju hapen brinjët për Kosovën. Jo mor jo s’është asnjëra. Është vetëm pazarxhi dhe bën pazarin e radhës. Menuja e pazarit nëse është sorrosiste apo është nga
lindja e errët s’ka asnjë rëndësi. Është thjesht pazarxhi…..uh se harrova….dhe gjithmonë është antishqiptar”- tha dje Petrit
Vasili. Ndërsa deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar ndaj mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, që u zhvillua ditën e djeshme në Pejë. Në një koment të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu shprehet me ironi se kjo është mbledhja e disatë mes qeverive të Tiranës dhe Prishtinës por arritja e vetme konkrete e tyre është vendosja e taksës në Rrugën e Kombit. “Mbledhja e disatë mes dy qeverive ku e vetmja arritje është Taksa në Rrugën e Kombit!” – ishte reagimi i djeshëm i deputetit të LSI-së Përparim Spahiu.
POLITIKE
8
E martë, 27 NËNTOR 2018
Mbledhja me dyer të mbyllura/ Balla: Rregullorja antikushtetuese, ta ndryshojë Komisioni i Ligjeve. Manja: I kemi këto kompetenca? Nga Herion Mesi
N
ë procesverbalin e mbledhjes me dyer të mbyllura të 30 tetorit, rezulton përfaqësuesit e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare janë përfshirë në debate të forta mes tyre sa i përket çështjes së ndryshimit nga socialistët të Rregullores së Kuvendit, ku do të forcohen rregullat që Prokuroria të kërkojë arrestimin e deputetëve. Sipas opozitës këto ndryshime bëhen për të marrë në mbrojtje deputetët e implikuar në afera korruptive dhe lidhje kriminale. “Me anë të një Udhëzuesi të përgatitur për të interpretuar Kodin e Etikës të miratuar vetëm nga rilindja, haptas dhe pa cipë ngrihet një mburojë e hekurt për të mbrojtur deputetët e inkriminuar”- do të deklaronte më 31 tetor të këtij viti kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Ndërsa socialistët, përmes kryetarit të grupit të tyre parlamentar, Taulant Balla, shprehen një ditë para kësaj deklarate se këto ndryshime duhet të bëhen për shkak se një prej akteve më të rëndësishme të punës së Kuvendit, siç është Rregullorja nuk është në konkordancë me Kushtetutën e vendit. “Aktualisht Rregullorja e Kuvendit, në formë dhe në përmbajtje, bie tërësisht në kundërshtim me ndryshimet kushtetuese që janë bërë, por dhe me vendimet sqaruese të Gjykatës Kushtetuese”- rezulton të jetë shprehur kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve. Por duke qenë se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit aktualisht është jashtë funksionit si pasojë e bojkotit të opozitës, ku së paku i duhen 6 anëtarë nga 5 që ka aktualisht për t’u mbledhur, atëherë dilema e socialistëve mbetet rruga që duhet të ndiqet për të realizuar ndryshimin e Rregullores. I prerë, Taulant Balla ia jep këtë kompetencë Komisionit të Ligjeve, por kryetari Ulsi Manja nuk është i qartë nëse ka ndonjë praktikë të ngjashme parlamentare që këto ndryshime të kalojnë përmes komisionit që ai drejton. Një dilemë të tillë e ka dhe vetë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. E në referencë ekspertët e Kuvendit sjellin një praktikë të vitit 2004. Më poshtë debati i 30 tetorit mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysi, kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, kreut të “Ligjeve” Ulsi Manja, si dhe ekspertes së Kuvendit Mimoza Pano. Diskutimet me dyer të mbyllura Vasilika Hysi – Në pikën 17 të kalendarit të Kuvendit është Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar. Stafi i Kuvendit dhe grupi i punës i ngritur në bazë të detyrës që Ju kishit lënë në mbledhjen për Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka depozituar një numër të
“Deputetët e inkriminuar”/ Socialistët debate mes tyre për ndryshimin e Rregullores
konsiderueshëm ndryshimesh në Rregulloren e Kuvendit. Aktualisht kemi marrë propozimet e opozitës, të paraqitura që në momentin që është diskutuar “Kodi i Sjelljes”. Stafi i Kuvendit, njëkohësisht projekti IPA dhe të gjitha rekomandimet e bëra, në kuadër të punës që kanë bërë stafi i Kuvendit me projektin IPA ,janë pasqyruar. Materiali i është shpërndarë të gjithë deputetëve dhe është lënë afati në datën 2 nëntor për të sjellë mendime dhe sugjerime. Unë do sugjeroja, meqenëse numri i ndryshimeve është i konsiderueshëm dhe kërkon një punë profesionale, të cilën nuk mund ta bëj vetëm unë dhe kolegu Bushati, pasi kolegët e opozitës që janë në grupin e punës, qoftë z. Mima, z. Haxhinasto, z. Alibeaj nuk janë të pranishëm, t’i kalojë për shqyrtim komisionit të Ligjeve, për t’u parë një e nga një përpara se të kalojë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Taulant Balla – Zoti Kryetar, e mirëkuptoj zonjën Hysi për nevojën e një grupi më të zgjeruar. Grupi mund të plotësohet me deputetë të tjerë. Në fund të fundit ky është një vendim që i takon Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Nga komisioni i Ligjeve mund të përzgjidhen dhe dy apo tre anëtarë të tjerë, të cilët mund t’i bashkohen këtij grupi dhe puna le të vijojë, me qëllim që Kuvendi i Shqipërisë
të plotësojë një prej detyrimeve themelore që ka, meqë pikë e dytë e rendit të ditës për mbledhjen e sotme është miratimi i planit të veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian. Ndryshimet në Rregullore, të propozuara nga Grupi Parlamentar i PS, janë pikërisht transpozimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Rregulloren e Kuvendit. Aktualisht Rregullorja e Kuvendit, në formë dhe në përmbajtje, bie tërësisht në kundërshtim me ndryshimet kushtetuese që janë bërë, por dhe me vendimet sqaruese të Gjykatës Kushtetuese dhe si e tillë ne nuk mund të humbim më kohë, po të kemi parasysh që tashmë jemi në një proces screening nga ana e Bashkimit Europian (BE) dhe Komisionit Europian (KE) për detyrat që kemi. Një prej akteve më të rëndësishme të punës së Kuvendit, siç është Rregullorja nuk është në konkordancë me Kushtetutën e vendit. Prandaj si i tillë le të shtohen kapacitetet e grupit të punës dhe me dy tre anëtarë të tjerë, të vendosin një afat dhe të vijojnë punën. Vasilika Hysi – E ndoqa me interes sugjerimin dhe diskutimin e kolegut Balla. Në radhë të parë do të doja të theksoja që, përveç raportit të KE-së kjo është dhe një kërkesë në kuadër të GRECO-s, për të cilën ne kemi një afat raportimi. Pra ne duhet të bëjmë një ndërlidhje
ndërmjet “Kodit të Sjelljes” Udhëzuesit dhe Rregullores së Kuvendit. Kjo punë mendoj se nuk mund të bëhet vetëm nga dy apo tre vetë, aty ka dispozita që lidhen edhe me komisionin e Ekonomisë edhe me komisionin e Ligjeve. Mendoj që duhet të jetë një grup pune më i madh dhe të ketë një angazhim nga të gjithë kolegët. Unë prandaj sugjerova për të kaluar në komisionin e Ligjeve dhe nuk mund të jetë produkt i punës së dy apo tre apo pesë deputetëve. Duhet të ketë një raport dhe nuk mund të kalojë në seancë plenare pa u diskutuar dhe pa pasur një diskutim të detajuar dhe raport shoqërues që të sqarojë të gjitha amendamentet që i bëhen Rregullores së Kuvendit. Gramoz Ruçi – Si zgjidhet tani, pasi ky është atribut i Këshillit të Rregullores, Mandatet dhe Imunitetit. Mimoza Pano (Drejtoreshë e Shërbimit të Seancës Plenare) – Nga praktika e derisotme parlamentare për ndryshimet në Rregullore, ka praktika me të dy rastet. Rregullorja aktuale që ne kemi, e miratuar në vitin 2004, ka qenë objekt shqyrtimi në komisionin e Ligjeve dhe ndryshimet e më tejshme, jo në të gjitha rastet, por në pjesën më të madhe të rasteve i janë nënshtruar shqyrtimit në komisionin e Ligjeve. Pra vërtetë është atribut i Këshillit të Rregullores, Mandatet dhe Imunitetit, por në kohën që ky Këshill është
me 5 anëtarë dhe nuk mund të dalë me një raport apo shqyrtim të pjesshëm, sepse kemi referencën që Këshilli mblidhet si komisionet, kjo përbën një pengesë të madhe dhe e bllokon punën e këtij organi. Pra duhet të jenë 6 veta që të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit dhe në këto kushte, shqyrtimi nga një organ tjetër i Kuvendit që është komisioni i Ligjeve i jep legjitimitet procesit. Taulant Balla – Dakord do ta shqyrtojë komisioni i Ligjeve. Komisioni Ligjeve të bëjë një agjendë dhe ta përfundojnë në kohën e duhur. Ulsi Manja – Pyetje kisha! Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim këto ndryshime që propozohen në Rregullore meqenëse nuk funksionon Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit apo ka praktikë parlamentare për këtë gjë? Më tej pyetja, në rast se ndryshimet në Rregullore do të kalonin në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit a do të shqyrtoheshin më pas në komisionin e Ligjeve? Si është praktika parlamentare për këtë gjë? Mimoza Pano (Drejtoreshë e Shërbimit të Seancës Plenare) – Kur ndryshimet në Rregullore kanë kaluar në Komisionin e Ligjeve i ka shqyrtuar vetëm Komisioni i Ligjeve, kur kanë kaluar në Këshillin për Rregulloren, i ka parë vetëm Këshilli. Për shembull: ndryshimet proceduriale për rishikimin e Kushtetutës, neni 77/a dhe 77/b, që janë përfshirë në Rregullore kanë kaluar vetëm në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Pra, ka praktikë parlamentare me të dy rastet. Gramoz Ruçi – Si bëhet tani që kjo praktikë ka nisur në atë Këshill? Mimoza Pano (Drejtoreshë e Shërbimit të Seancës Plenare) – Kryetar, është Konferenca e Kryetarëve që vlerëson dhe cakton komisionin përgjegjës që duhet ta shqyrtojë. Gramoz Ruçi – Meqenëse kolegët e opozitës nuk marrin pjesë në Kuvend, projektkalendari së bashku me sugjerimet përkatëse t’i kalojë për miratim seancës plenare si çështje e rendit të ditës. Lidhur me pikën e dytë, “Për planin e veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të KE-s për Shqipërinë për vitin 2018. Me këtë plan veprimi jeni njohur. Ky plan është përgatitur nga shërbimet e
(Vijon në faqen 9)
POLITIKE
9
E martë, 27 NËNTOR 2018
Banka e Shqipërisë pa Këshill Mbikëqyrës, kreu i Komisionit të Ekonomisë: Nuk paragjykoj propozimet
P
ropozimi i Ridvan Bodes nga kryeministri Edi Rama për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë pritet të kalojë përmes një debati mes deputetëve të Partisë Socialiste. Socialistët pritet të kenë një votim jo të lehtë për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozimi i kryeministrit për të zgjedhur ish-ministrin e financave Ridvan Bode si anëtar është shoqëruar me komente të shumta. I pyetur në lidhje me emrat e propozuar nga qeveria kryetari i komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, thotë se fakti që emrat janë propozuar nuk do të thotë se janë zgjedhur. “Gjithësecili që vjen në Komisionin e Ekonomisë dhe në Kuvend është kandidat. Nëse jeni mësuar me faktin që ai që propozohet u bë, e keni gabim. Në këtë Komision ka ndodhur që janë rrëzuar mbi 20 kandidatura në grup, njëri pas tjetrit individualisht për institucione të rëndësishme. Vlerësim për asnjë indiv(Vijon nga faqja 8) Kuvendit bazuar në raport progresin e Komisionit Europian. Do të kërkoja angazhim maksimal për realizim në kohë me qëllim arritjen e objektivave për përmirësimin e performancës së Kuvendit. Keni ndonjë sugjerim për këtë çështje? Taulant Balla – Zoti Kryetar, do t’i kërkoja të gjithë kryetarëve të komisioneve, përfshirë këtu dhe 3 nënkryetarët e komisioneve që janë sot këtu, për komisionet që drejtohen nga opozita, që këtë plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian ta ndjekin me përpikmëri dhe në mënyrë periodike në konferencë Kryetarësh të kemi një raportim mbi përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga ky Plan Veprimi. Kjo sepse roli i Kuvendit të Shqipërisë në procesin historik të Integrimit Europian është i rëndësishëm, madje ka një rol drejtues. Duhet të kemi parasysh fazën parapërgatitore, siç e theksova dhe pak më parë, të screening për legjislacionin, dhe si i tillë do të na duhet që në të 8-të grupfushat që mbulojmë të 8-të komisionet, jo vetëm komisioni i Integrimit, që e ka detyrë funksionale, por dhe të 7-të komisionet e tjera. Le të kemi një raportim periodik në Konferencë të Kryetarëve për detyrat që bëhen për secilin prej komisioneve në këtë proces. Vasilika Hysi – Tek Plani i Veprimit ka një footnote ku flitet për projektin e binjakëzimit dhe është shënuar që raporti final i projektit do dërgohej brenda datës 25 gusht dhe po brenda kësaj date ekspertët e projektit të binjakëzimit do të dërgonin edhe manualin në shqip dhe anglisht. Pyetja ime është se a ka ardhur manuali brenda datës 25 gusht dhe raporti final i projektit a
Braçe “shfryn” Ramën: Ridvan Bode është kandidat, vlerësimin e bën Komisioni id unë nuk kam, vlerësimin e bën Komisioni dhe më pas deputetët me votë në parlament. Mos më kërkoni të shprehem për njerëz që do dëgjohen në komision ekonomie”, u shpreh Erjon Braçe. Në Kuvend janë 15 emra të tjerë kanë kaluar në procesin e interpelancës. Por ngërçi qëndron në faktin se deri më tani asnjë nuk ka marrë 28 firmat e nevojshme të deputetëve për të kaluar në votim. E për këtë Braçe kërkon përshpejtimin e procedurave. Por që të plotësohen 6 vendet e mbetura në këshill duhet që deputetët e kuvendit qofshin të majtë apo të djathtë të propozojnë edhe 3 kandidatë. Kryetari i Ekonomisë Erion Brace thotë se ka zhvilluar një takim me nënkryetaren e komisionit, demokraten Jorida Tabaku por ende nuk kanë dalë emra konkretë. “Deputetët të jenë të përgjegjshëm, qofshin
këta të pozitës dhe të opozitës, pavarësisht pozicionit që kanë marrë përkundrejt Kuvendit që të bëjnë propozime sa më parë të jetë e mundur. Bëhet fjalë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili në rang nuk
është Këshilli Mbikqyrës i një Bordi Kullimi. Po është e vërtet unë dhe Znj.Tabaku si drejtues të këtij komisioni jemi takuar por në asnjë rast as nga ajo as nga unë nuk kemi folur për emra qofshin të së majtës qoftë dhe për emrat
që vijnë nga deputetë të djathtë. Janë deputetët që nga lista e madhe e të vetëpropozuarëve duhet të propozojnë me 28 firma kandidatët e mundshëm për 3 vendet vakante në BSH, ky proces nuk ka ndodhur”, tha deputeti i PS-së, Erjon Braçe. Banka e Shqipërisë po përjeton një situatë të paprecedentë në historikun e saj. Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë është në ngërç pasi nuk ka kuorum për të marrë vendime, ndërsa dy mbledhjet e fundit nuk janë realizuar. Gjashtë anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore, Elisabeta Gjonit, Ela Golemit, Dhori Kules, Petraq Milos, Arben Malajt dhe Denada Priftit iu ka përfunduar mandati duke e bërë të pamundur thirrjen e një mbledhjeje. Kryeministria tashmë ka propozuar tre kandidatë, ndërsa duhet që edhe Kuvendi të përzgjedhë tre të tjerë.
është përkthyer në gjuhën shqipe? Dedë Kasneci – Faleminderit zonja Hysi për pyetjet dhe mundësinë që më jepni për t’u sqaruar. Pala greke është angazhuar për të hartuar manualin mbi përafrimin dhe për ta sjellë në gjuhën shqipe dhe angleze. Ato kanë sjellë vetëm 10 kopje, pra jo në përputhje me marrëveshjen që ishte bërë dhe pritet të sjellin edhe pjesën tjetër rreth 140 kopje të tjera në shqip dhe anglisht të manualit të përafrimit. Lidhur me përkthimin e materialeve, përsëri ishin angazhuar pala greke që t’i dërgonin në të dy gjuhët, por nuk i kanë dërguar. Materiali i është dërguar OSBE-së për t’u përkthyer në gjuhën shqipe, pra dokumenti, gjetjet dhe rekomandimet e projektit i është dërguar OSBE-së, e cila është angazhuar që ta përkthejë brenda muajit tetor. Presim dhe shpresojmë që ta dërgojmë brenda ditës së nesërme. Materiali është shumë voluminoz me mbi 130 faqe Gramoz Ruçi – Kush ka komunikuar me OSBE-në? Dedë Kasneci (Drejtor i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit) – Sekretari i Përgjithshëm, Unë dhe Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë. Zoti Kryetar, pavarësisht kësaj, rekomandimet janë përkthyer nga stafi i Kuvendit dhe rekomandimet ligjore janë të përfshira në ndryshimet e Rregullores, që janë përfshirë dhe janë dërguar për konsultim. Pra rekomandimet ligjore janë bërë vetë nga stafi i Kuvendit për të gjithë komponentët. Pra, rekomandimet ligjore tashmë janë të përfshira, nuk është pritur përkthimi. Ndërsa për rekomandimet e tjera që janë për vlerësim kapacitetesh e të tjera e të tjera duket të presim pasi do të vijnë në gjuhën shqipe dhe më pas do të përfshihen në një matricë që me iniciativë të Sekretarit të Përgjithshëm do të bëhet një databazë e
plotë e të gjitha detyrimeve që burojnë nga IPA. Të gjitha detyrimet që burojnë për Kuvendin raportet e BE-së dhe raporti ndërkombëtar dhe do t’iu paraqitet në vijim, pra është në proces. Vasilika Hysi – Faleminderit, por nëse ne do të miratojmë sot këtë Plan Veprimi nuk mund të flasim që do të paraqiten brenda datës 25 gusht, kur ne sot jemi data 30 tetor. Pra ka nevojë që pjesa e shpjegimit të jetë në përputhje me atë çfarë Ju thatë. Dedë Kasneci (Drejtor i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit) – Zonja Hysi, mundem një sqarim. Afati që është vënë, pra në momentin që publikohet raporti i BE-së, është publikuar në datën 17 prill 2018 dhe ai ka afat zbatimi deri në datën kur publikohet raporti i radhës. Pra periudha e zbatimit të Planit të Veprimit nuk lidhet me periudhën e zbatimit te rekomandimeve të IPA-s, është e detyrueshme që të respektohet afati vetëm për rekomandimet e Raportit të BEsë. Zbatimi i rekomandimeve të IPA-s, për aq sa ka qenë e mundur, është përfshirë tashmë në planin e veprimit dhe nuk kushtëzohet me përkthimin e tyre në gjuhën shqipe. Përkthimi ishte parashikuar që të vinte në datën 25 gusht, e kanë sjellë në gjuhën angleze dhe tani do të përkthehet në gjuhën shqipe. Gramoz Ruçi – Dakord, tjetër mendim a ka? Nuk ka. Të ndjekim detyrimet që kemi dhe të jemi të gatshëm që t’u bëhet njoftimi anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve që sa herë, sipas vendimit që morëm, secili komision sipas detyrave të nxjerrë përgjegjësitë e veta për realizimin e planit të veprimit. Kalojmë të pika tjetër e rendit, miratimi i Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të GRECO-s për Shqipërinë, korrik 2018. Edhe ky plan veprimi,
si i pari, është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit bazuar në raportin e GRECO-s, prandaj edhe për këtë plan veprimi do të kërkoja angazhimin maksimal të të gjithë komisioneve që në raportimin e radhës që do të bëjmë për zbatimin e këtyre rekomandimeve të jenë arritur objektivat e përcaktuara. Për Kuvendin janë dy rekomandime kryesore, “Kodi i Sjelljes” dhe “Ndryshimet në Rregullore”, çështje që u diskutua dhe në pikën e parë, prandaj edhe një herë për të bërë të mundur realizimin e këtij objektivi dhe të këtij rekomandimi, pavarësisht nga fakti që janë shpërndarë elektronikisht materialet dhe propozimet për “Ndryshimet e Rregullores së Kuvendit” apo” Kodin e Sjelljes”, lidhur me udhëzuesin përsëri duhet përsëritur që veç kryetarëve të komisioneve që janë prezent këtu, t’u çohet të gjitha komisioneve, të gjithë deputetëve por në mënyrë institucionale t’u çohet përfaqësuesve të opozitës. Të vendoset një datë për t’u shprehur, pavarësish se marrin apo nuk marrin pjesë, por korrespondenca për t’u vënë në dispozicion materialin, bashkë me kërkesën dhe një afat përkatës për këtë çështje, të jetë prezent në tryezat e punës së opozitës. Se cili është pozicioni i Tyre më pas, është çështje tjetër lidhur me sugjerimet që mund të kenë. Po zonja Hysi! Vasilika Hysi – Faleminderit zoti Kryetar. Një nga pikat e planit të veprimit është një sesion informimi për “Kodin e Sjelljes” dhe udhëzuesin për 140 deputetët dhe simpoziumi për konfliktin e interesit që organizon Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me ILDKPI-në dhe me Bashkimin Europian. Po e nis nga e dyta, simpoziumi është caktuar në datë 6 nëntor,
ndërkohë deri më sot Shërbimi për Trajtimin e Deputetit kanë bërë të gjitha njoftimet përkatëse, por nuk ka asnjë konfirmim të deputetëve që do marrin pjesë në simpozium. E para, bazuar në planin e veprimit dhe në kërkesën e GRECO-s që ne brenda datës 31 mars 2019 duhet të kemi kaluar të gjithë një sesion formimi të 140 deputetëve në mbështetje të kërkesës që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i ILDKPKI-së është konfirmuar vënia në dispozicion në tre sesione trajnimi të dy ekspertëve të ILDKPI-s. Do të duhet që drejtuesit e komisioneve të koordinojnë oraret me qëllim që të përcaktohen nga shërbimet e Kuvendit. Një nga problemet që ka dalë deri më sot, që ne nuk kemi zbatuar asnjë nga këto dy kalendarë, është që deputetët pretendojnë që kanë komisione për ditë dhe nuk kanë lënë hapësirë për zhvillimin e tyre. Gramoz Ruçi – Duhet një rakordim më i mirë edhe nga aparati edhe nga ne si drejtues të Konferencës së Kryetarëve që në këtë orar të mos lihen mbledhje komisionesh, kaq, domethënë që të bëhet ky aktivitet. Vasilika Hysi – Drejtori i Përgjithshëm i Komitetit të Këshillit të Europës, i cili ishte dje në takim, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë angazhimin e tij në ndjekjen hap pas hapi të rekomandimeve të projektit të “Moneyvalit”. Kjo është një kërkesë e ngritur tashmë, pra i kanë kërkuar që Kuvendi të angazhohet, sikurse në rastin e GRECO-s, që të monitorojë zbatimin e rekomandimeve të Moneyvalit. Janë disa institucione që kanë lidhje, dhe në këtë kuadër, do të doja zoti Kryetar, që të ketë një angazhim dhe të vihet në dispozicion raporti i fundit i Moneyvalit dhe kryetarët e komisioneve të përcaktojnë detyrat përkatëse.
POLITIKE
10
E martë, 27 NËNTOR 2018
Deputetja e PD: Rama armik i qytetarëve. Opozita krah qytetarëve deri në zgjidhjen e problemit, qeveria do marrë përgjigjen e merituar Intervistoi: Jonida Halili Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri në një prononcim për “Koha Jonë” ka deklaruar se protestuesit e “Unazës” po kërkojnë një të drejtë legjitime, por përgjigjja që kanë marrë mbrapsht nga maxhoranca është e paprecedentë. “Rama u është përgjigjur jo si përfaqësues e mbështetës i qytetarëve dhe nevojave të tyre, por si armik e urryes i qytetarëve të vendit të tij”, shprehet Pampuri. “Qytetarët sot po paguajnë aferat korruptive e koncesionet e këtij kryeministri i cili duke bërë bejte e karagjozllëqe mbulon abuzimin galopant me buxhetin e shtetit në kurriz të qytetarëve. Shqiptarët po paguajnë çmendurinë me check-up, koncensionet, tenderat, ndërtimet, kontratat korruptive, dhe PPP, dhe rruga është xhevahiri i fundit i Narcizit në krye të qeverisë shqiptare. 40 milion euro për 2.2 km rrugë, është rasti i pashembullt në asnjë vend të ballkanit e Europës”, thotë më tej deputetja e PD.
E
pyetur nëse do të ketë protestë finale, që siç opozita ka deklaruar, bashkë me shqiptarët të rrëzojnë kryeministrin, deputetja Pampuri shprehet: Çdo akt mospërfillës, imponues dhe i dhunshëm do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e këtij vendi, durimi i të cilëve me këtë qeveri duhej t’ju kish sosur me kohë. Prej tre javësh, banorët e Astirit janë në rrugë. Sa të drejtë kanë banorët në kërkesat e tyre dhe si e shikoni qendrimin e qeverisë, konkretisht të kryeministrit Rama të shprehur në Kuvend për këtë çështje? Prej tre javësh tashme protestuesit jane ne rruge duke protestuar. Mes qytetareve janë fëmijë, gra e të moshuar. Po kërkojnë një të drejtë legjitime, sic është mbrojtja e shtëpive, e për to kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Mes tyre ka shtëpi thuajse gjysma të legalizuar, një pjesë tjetër në proces legalizimi e të tjerat prej më shumë se 20 vitesh të ndërtuara, dhe kanë të drejtën kushtetuese për tu mbrojtur e perfituar dëmshpërblim të plotë. Janë qytetarë të cilët me mund kanë ndërtuar shtëpitë e jetën e tyre në kryeqytet prej vitesh, kanë paguar taksa rregullisht, detyrimet e ujit, energjisë elektrike e janë qytetarë të rregullt të këtij vendi. Ata kanë kërkuar takim me deputeten e zonës, e cila nuk u është përgjigjur në asnjë çast, kanë kërkuar takim me kryebashkiakun e kanë protestuar paqësisht para Bashkisë, e përgjigjia ishte ofenduese, duke i etiketuar si shpellarë, kanë thirrur ministrin Gjiknuri, por
ai i ka cilësuar si kërma, kanë kërkuar mbështetje nga maxhoranca, përgjigjja e së cilës ishte se nëse i kanë shijuar në 20 vite, kaq do të ishte mjaftueshëm, e paprecedent. Ndërsa qershia mbi tortë ishte kryeministri me fjalimin prej bejtexhiu në parlament i cili cilesoi disa emra në dialekte të ndryshme duke u tallur në mënyrë delirante me hallin e madh të këtyre qytetarëve. Kryeministri Rama si argument kryesor për refuzimin e kerkesave të banorëve solli intimidimin e shqiptarëve, se dëmshpërblimin e banorëve do ta paguajnë shqiptarët nga xhepat e tyre. Po në rast se kjo çështje shkon në Strasburg kush do ta paguajë faturën e banorëve? Sipas jush si zgjidhet kjo çështje, pa përfunduar në dyert e gjykatave dhe duke shmangur përplasjet fizike mes shtetit dhe banorëve? Kryeministri u është përgjigjur jo si përfaqësues e mbështetës i qytetarëve dhe nevojave të tyre, por si armik e urryes i qytetarëve të vendit të tij. Nëse dëmshpërblimin e një projekti abuzues e korruptiv me një garë fiktive e tender fiktiv dhe me një shifër marramendëse, mund të paguajë fare mirë të gjithë qytetarët të ndërtojë rrugët e t’i mbeten para për të përfunduar edhe projekte të tjera, por qytetarët sot po paguajnë aferat korruptive e koncesionet e këtij kryeministri i cili duke bërë bejte e karagjozllëqe mbulon abuzimin galopant me buxhetin e shtetit në kurriz të qytetarëve. Nga xhepat e tyre shqiptarët po paguajnë çmendurinë me check-up, koncensionet, tenderat, ndërtimet, kontratat korruptive, dhe PPP,
“Unaza e Re”, Pampuri: Babëzia qeverisë po e nxit vendin drejt kaosit
rruga është xhevahiri i fundit i Narcizit në krye të qeverisë shqiptare. 40 milion euro për 2.2 km rrugë, është rasti i pashembullt në asnjë vend të ballkanit e Europës. Askush prej atyre banorëve nuk është kundër zhvillimit të kryeqytetit, kundër ndërtimit të rrugëve, kundër së bukurës për kryeqytetin e për të gjithë Shqipërinë, por së pari me grupin e ekspertëve vlerësohen interesat e qytetarëve, dhe zgjidhet alternative më e mirë me qëllim zgjidhjen e strehimit për të gjithë qytetarët e më pas zhvillimin e qytetit. Është i vetmi aks ky, i unazës në të cilin qytetarët po përballen për mungesë shpërblimi me vlerën e tregut. Në të gjitha akset e mëparshme banorët janë dëmshpërblyer të gjithë. Ndërsa sot banorët po masakrohen si të ishin armiq të këtij, arrestohen të mitur, arrestimi i një djali trembëdhjetëvjeçar ishte i pafalshëm, në vend që të
reflektonin për pjesëmarrjen e fëmijëve në protestë, i arrestojnë ata. Dhuna makabre e ushtruar ndaj shtatëmbëdhjetëvjeçarit ishte një akt Hitlerian kundrejt një adoleshenti i cili hedh një shashkë në një protestë, normale sikurse në çdo vend të Europës, paralelisht kemi shembullin e Parisit, e askush nuk po dhunohet, ndërsa ketu hakmarrja e një të marri po merr në qafë policë e qytetarë, babëzia e kësaj qeverie për të abuzuar me paratë e këtij vendi, po e nxit vendin drejt kaosit pa kthim deri në rrëzimin e tyre. Opozita dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi do të jenë në krahë të atyre qytetarëve deri në zgjidhjen e problemit të tyre, deri në anulimin e këtij projekti korruptiv dhe një kauzë paralele është lirimi i të gjithë të arrestuarve të pafajshëm të cilët në një vend demokratik janë të lirë të protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre të ndërtuara me mund. Protesta e banorëve të zemëru-
ar, pati efekt tek kryeministri Edi Rama. Po nëse Opozita e rrethon atë në Kryeministri, a mendoni se do të tërhiqet? Do të ketë protestë finale, që opozita bashkë me shqiptarët të mos ikin nga bulevardi pa rrëzuar kryeministrin? Sigurisht reagimi qytetar është ai i cili në rastet që dhunohet e neglizhohet nga qeveria merr në dorë situatën për ndryshimin e madh. Në rastin e Shqipërisë ku kryeministri që në krye të herës është shprehur që unë largohem kur dua unë e jo kur duan qytetarët, sigurisht duke i shtuar dhe detajin e rëndësishëm që kryeministër u bë me vota të blera, siç u theksua dhe nga raporti i OSBE/ ODHIR, ku 20% e votave u blenë, pra në një rast të tillë janë qytetarët të cilët vendosin dhe përmbysin situatën. Çdo akt mospërfillës, imponues dhe i dhunshëm do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e këtij vendi, durimi i të cilëve me këtë qeveri duhej t’ju kish sosur me kohë.
AKTUALITET
11
E martë, 27 NËNTOR 2018
Në terren ishin 4 grupe vlerësimi nga ARRSH, të cilët do të bëjnë matjet nga e para për të përcaktuar vlerën e shpronësimit për ato objekte që janë me leje
K
a nisur nga Shkoza aksioni i IKMT për shembjen e banesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Unazës së Madhe”. Në zonën e Shkozës janë 16 objekte të cilat do prishen. Mëngjesin e së hënës, punonjësit e ARRSH-së dhe të bashkisë dolën në terren për të hequr shtyllat e ndriçimit dhe pemët në të dyja anët e rrugës, ku do të kalojë segmenti i “Unazës së Re”. Në terren ishin 4 grupe vlerësimi nga ARRSH, të cilët po bëjnë matjet nga e para për të përcaktuar vlerën e shpronësimit për ato objekte që janë me leje, ku vetëm dje u krye vlerësimi për 17 objekte me dokumente pronësie. Punonjësit e bashkisë kanë ndërprerë punën për heqjen e shtyllave pas kundërshtimit të banorëve të “Astirit” por bashkë me ta, protestuesit kanë larguar edhe grupet e vlerësimit të ARRSH-së. Banorët kërkojnë me ngulm që të tërhiqet qeveria në vendimin për prishjen e banesave pa dëmshpërblyer më parë bizneset dhe shtëpitë në vlerën e tregut. ARRSH është shprehur edhe më herët se banorët që kanë shtëpitë me legalizime do të kompensohen, ndërsa pjesa tjetër që është në proces, do të përfitojë bonus qiraje për tre vite nga Bashkia e Tiranës. Në njoftimin e ARRSHsë, thuhet se grupet e vlerësimit mbërritën dje në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit, ndërsa janë penguar nga banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me
Shtëpive iu vendoset çmimi, banorët largojnë ekipet e vlerësimit të ARRSH
objektet. “Gjatë punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kanë lidhje me objektet, të cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banorëve me dokumentacion pronësie, të cilët kanë qenë të pranishëm dhe të gatshëm për
verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës, duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet, të cilat po verifikon ARRSH. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve
të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftime ARRSH-së. Sipas një deklarate tjetër të ARRSH, gjatë ditës së hënë u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar doku-
mentet në ARRSH. Ndërkaq, ARRSH deklaron se në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet në këtë institucion. “U bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie t’i depozitojnë ato sa më shpejt pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre. Procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pronave për procedurën e shpronësimit është një detyrim ligjor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Rrjedhimisht, çdo përpjekje për të penguar këtë proces përbën pengim të punonjësve shtetërorë në ushtrimin e detyrës, ashtu sikurse mohim të të drejtës së pronarëve të objekteve për vlerësimin e shpronësimin e drejtë të tyre”, deklaroi ARRSH-ja. Projekti i zgjerimit të “Unazës së Re” prek rreth 317 banesa. Prej 23 ditësh banorët protestojnë dhe kërkojnë të shpronësohen edhe për banesat që janë në proces legalizimi.
SEANCA
THIRRJA
Tensione mes policisë dhe deputetëve të PD dhe LSI
Banorët peticion Arta Markut B
Gjykata e Tiranës dha dje masën e sigurisë “burg pa afat” për Dianiel Dobraj, 18-vjeçarin që akuzohet për plagosen e policies Ina Nuka në protestën e banorëve të “Astirit”, para Parlamentit. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishin brenda sallës së Gjykatës së Tiranës, për të asistuar në seancë. Por gjyqtari i çështjes kërkoi që ata të nxirreshin jashtë. Mësohet se gjyqtari dërgoi rojën e derës dhe tha se deputetët duhet të nxirreshin jashtë me forcë. Sipas deputetëve, gjyqtari nuk dha ndonjë arsye ligjore ku e mbështesë një vendim të tillë. “I riu i arrestuar për plagosjen e polices raportohet se e ka dorën të fashuar me dyshimin se në komisariat i kane thyer gishtat me gjakftohtesi, si shenje hakmarrjeje”,-u shprehën deputetët.
anorët e “Unazës së Re”, i kanë dorëzuar një peticion Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, ku i shprehin asaj shqetësimin për vendimin që qeveria dhe bashkia kanë marrë, ndërsa i kërkojnë edhe ndërprerjen e punimeve. Në peticion kërkohet edhe lirimi i Dorian Protoduarit, Daniel Drobajt dhe 50-vjeçarit Ilias Sketiraj që qëlloi me këpucë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Për 23 ditë me radhë banorët e “Unazës së Re” protestojnë duke bllokuar rrugën. Kujtojmë se një prej të arrestuarve për protestën që u zhvillua tek Kuvendi, Daniel Drobaj, u la në burg pasi akuzohet se plagosi me kapsollë policen Ina Nuka. Qeveria ka deklaruar se do të dëmshpërblejë vetëm banorët që kanë leje, ndërsa ata që janë pa dokumente jo. Ndërkohë që
Bashkia e Tiranës ka vendosur bonues qiraje 3 vite dhe prioritet për banesat sociale. Në protestën e pasdites ishin të pranishëm si zakonisht edhe deputetë të
opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga vendimi për tu prishur shtëpitë banorëve.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
12 E martë, 27 NENTOR 2018
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare regjisori i famshëm, Bernardo Bertolucci
Ë
shtë shuar në moshën 77 vjeçare Bernardo Bertolucci, një nga regjisorët e mëdhenj të kinemasë italiane. Autor i kryeveprave si "Tango e fundit në Paris", "Nëntëqind" dhe "Imperatori i fundit", Bertolucci vdiq pas një sëmundjeje të rëndë në Romë. Një mjeshtër i madh i kinemasë që preku zemrat e shume njerëzve, por që gjithashtu influencoi në shoqëri me veprat e tij duke thyer shumë tabu. Bernardo ishte djali i dytë i Attilio Bertoluçit, poet dhe historian i njohur i artit dhe kinematografisë. I rritur në një rreth intelektual, Bertoluçi filloi të shkruante në moshën
15-vjeçare dhe fiton dhe çmime lokale letrare me librin e tij të parë. Në kinematografi nisi i ndihmuar edhe nga popullariteti i të atit. Atilio Bertolucci kishte ndihmuar regjisorin Pier Paolo Pasolini të botonte romanin e tij të parë dhe ky i fundit ia ktheu favorin duke e marrë Bernardon në Romë si asistent të vetin në filmin Acatone (1961). Potencialin e Betroluccit si kineast e kishin spikatur edhe regjisorë të tjerë, si Sergio Leone, i cili i pati kërkuar t'i shkruante një rrëfim për filmin e tij C'era una volta il West, (Na ishte njëherë Perëndimi i egër), të cilin e kishte refuzuar duke thënë se
ishte shumë kompleks për shijen e publikut amerikan. Bertolucci ka dy vëllezër: producentin e filmave Xhovani (Giovanni, lindi 1940) dhe regjisorin e teatrit Xhuzepe (Giuseppe, lindi 1947). Bashkëshortja e tij e parë ishte Adriana Asti, aktorja kryesore në një film të hershëm të tij, (Para revolucionit, 1978). Vetëm Bertolucci ishte përjashtim, i cili realizoi filmin e tij antologjik "Tangoja e fundit në Paris" me kolosin Marlon Brando dhe aktoren e re Maria Shnajder, i cili u bë shembull se si filmat italianë mund të fitonin më tepër me angazhimin e aktorëve të huaj në filmat e tyre. "Perandori i
Fundit" ishte një ndër veprat e tij më monumentale për të cilin mori lejen të xhironte në qytetin e ndaluar në Pekinit, që ishte diçka e paprecedentë deri atëherë.
Filmi ka fituar 8 çmime Oscar si filmi më i mirë, skenografia më e mirë, fotografia, dizajni i kostumeve, regjisori më i mirë, montimi më i mirë, muzika dhe skenari i adaptuar.
Rinia dhe Iso-Polifonia bëhen bashkë në Vlorë Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të Vlorës u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës
Kombëtare, Vlorë në nderim të ditës kur trembëdhjetë vite më parë Iso-Polifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO"
"TAKOHEMI PËR NJË LIBËR"
Kryevepër e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit, raporton agjencia telegrafike shqiptare. I konceptuar si një takim midis grupeve të këngës dhe valles polifonike të shkollave, ky aktivitet i zhvilluar në teatrin "Petro Marko" shënoi jo vetëm në pjesëmarrje, por edhe në vlerësimin përmbajtësor të aktivitetit ku të rinjtë u ngjitën në skenë, duke interpretuar këngë e valle autentike polifonike.
Promovohet në Muzeun Arkeologjik të Durrësit libri “Pikëllimi në një foto të vjetër”
Në kuadrin e fushatës kombëtare të leximit "Takohemi për një libër" gjatë fundjavës udhëtoi në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Në një takimin ndërveprues u fol për shumë tema që lidhen me trashëgiminë, kreativitetin, fotografinë, historinë, identitetin dhe edukimin, nisur nga libri i fundit i studiuesit të apasionuar të fotografisë, Qerim Vrioni. Një studim me mjaft interes, që na shpalos një univers të tërë
marrëdhëniesh shoqërore, politike, historike, artistike dhe etnografike, nisur nga një foto e vjetër dhe një autor i jashtëzakonshëm, krejt i panjohur më parë për publikun shqiptar. Në takim - sipas atsh - ishin të pranishëm mjaft protagonistë të fushës së artit dhe kulturës, studentë, si dhe një grup nxënësish nga shkolla "Gjergj Kastrioti" e qytetit të Durrësit. Aktivitetet dhe larmishmëria e tyre në kuadër të kësaj nisme po ndërthurin së bashku leximin dhe ambiente mjaft atraktive, ku të rinjtë lexojnë, siç janë vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo pasi të rinjtë duhet të informohen me anë të librit dhe gjithashtu të njohin nga afër historinë e vendit të tyre.
Krahas mësimit dhe edukimit, apo zhanreve muzikore të kohës, nxënës të shkollave të ndryshme të Vlorës, vajza dhe djem fare të rinj përfshihen në një aktivitet mirëfilltë folklorik. Kështu nxënësit e shkollës "Ali Demi", "Jani Minga", "Halim Xhelo", "Pavarësia", "Qemal Ataturk", " Muço Delo", "Internacional", "Mynyr Xhindi" Vlahinë, "Hasan Mëhilli" Dukat e deri në Himarë
treguan, veç të tjerash, se vlerat e trashëgimisë tonë shpirtërore janë e mbeten të patjetërsueshme dhe të trashëguara në breza. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me DAR dhe Qendrën e Artit dhe Kulturës të Bashkisë Vlorë, i cili shënoi padiskutim një zhvillim të ri, por edhe një sfidë në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të vlerave të qenësishme të trashëgimisë tonë shpirtërore.
Botohet në Slloveni libri për 14 familjet e vjetra fisnike shqiptare Në Koper u organizua ceremonia e promovimit të librit në gjuhën sllovene "Monumenta Albanica Justinopolitana" me autor Peter Štoka. Autori pas një pune kërkimore e shkencore rreth katërvjeçare ia ka arritur të sjellë për publikun e gjerë dhe jo vetëm kaq, historinë e më shumë se katërmbëdhjetë familjeve të vjetra fisnike shqiptare me banim e kontribute shekuj më parë në Koper të Sllovenisë në periudhën e Venedikut. Pasioni, profesionalizmi, shfrytëzimi i burimeve të shumta, madje edhe të panjohura, paraqesin një botim shkencor, që hedh dritë jo vetëm për njohjen më të thellë të historisë shqiptare jashtë trojeve shqiptare, por ofron një kontribut të jashtëzakonshëm për studiuesit. Libri përfaqëson një tregues të qartë edhe të marrëdhënieve e të bashkëpunimit ndërmjet popujve tanë në një periudhë jo shumë të qartë deri tani sa i përket shqiptarëve në Slloveni. Në ceremoni merrnin pjesë organizatorët, Shoqata Kulturore "Iliria" dhe kryetari i saj Heset Ahmeti, përfaqësues të Ministrisë të Diasporës të Kosovës, kryetari i bashkisë Koper, Boris Popovi?, shqiptarë nga Koperi e Sllovenia në tërësi, shqiptarë nga Italia dhe Kroacia, si dhe Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovës. Të pranishmit i përshëndetën kryetari i bashkisë Boris Popovi?, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe zëvendësambasadorja e Kosovës Mirjeta Behluli, ra[orton atsh. Rreth librit foli autori, Peter Štoka, si dhe profesor Shyqyri Nimani, i cli promovoi gjithashtu edhe librin e tij "Albanese". Në muajt në vijim libri i Peter Štoka do të botohet edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën italiane.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 27 NENTOR 2018
Banesat Sociale në Shkozë, gati për të pritur familjet që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe
Veliaj: Banesa sociale me të gjitha kushtet ose bonus qiraje për familjet që preken nga Unaza
Banesat sociale në Shkozë janë gati për të mikpritur familjet e para, të cilat preken nga gjurma e Unazës së Madhe. Bashkia e Tiranës ka sistemuar të gjitha apartamentet, si dhe i ka mobiluar ato me të gjitha orenditë dhe pajisjet elektro-shtëpiake. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kushtet komode që ofrojnë banesat që do u shpërndahen familjeve që do të zhvendosen nga Unaza e Madhe. "Unë besoj se sot në të gjithë Tiranën ka një konsensus, që edhe Unaza të bëhet, por edhe familjet të marrin një trajtim social. Pikërisht, kjo e dyta është punë e Bashkisë së Tiranës. Pra, kemi rregulluar të gjitha apartamentet në banesat sociale këtu në zonën e Shkozës, ku ka një stacion autobusi, ku ka qendër sociale, mensë sociale, ku ka klinikë, sidomos për grupet më vulnerabël, pra, kur janë çifte të moshuarish, kur ka njerëz të sëmurë, pikërisht që stina festive t'i zërë në banesa të reja. Nga inspektimi që bëra sot jam realisht i impresionuar", tha Veliaj. Banesat sociale në Shkozë ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për familjet që do të zhvendosen në banesat e reja. Veliaj ftoi banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe që të aplikojnë pranë njësive të tyre administrative për të përfituar banesa sociale. "Në kohë rekord janë bërë gati apartamentet, janë blerë duke nisur nga frigoriferët, tek televizorët, tek çdo nevojë bazë që ka një familje. Ajo që kam parë është që këto kushte këtu janë në fakt disa herë më të mira se sa shtëpitë që po lënë, shtëpiza pa leje, barraka pa leje, ndërkohë marrin sot një ofertë shumë më të mirë se sa ajo që lanë. Fillimisht, kjo rezervohet për të gjithë familjet që kanë aplikuar
në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë asnjë dokument, ndërkohë që të tjerët do marrin shpronësimin. Ftesa ime është, sipas njësive 6, 7 apo Kasharit, apo 11 aplikoni për banesa sociale", tha ai. Aktualisht janë 15 familje të cilat kanë aplikuar për banesat sociale dhe që do të jenë të parat
që do të zhvendosen në apartamentet e reja në Shkozë. Duke i falenderuar banorët për bashkëpunimin me institucionet shtetërore, Veliaj deklaroi se askush nuk do të ndalë zhvillimin e Tiranës. "Kemi mbi 15 familje që tashmë kanë aplikuar, do të jenë të parat që do shërbehen dhe sigurisht sipas
rendit të aplikimeve do të vazhdojmë të japim banesa sociale ose për ata që do preferojnë të zgjedhin vetë banesën, ne do u paguajmë qiranë. Dua t'i falënderoj për bashkëpunimin sepse kanë kuptuar që progresi i qytetit nuk ndalet. Çështja është t'ju japim këtë ofertë sociale që as ata të mos ngelen në shi, por as puna të mos bllokohet. Sigurisht që ka nga ata të cilët sot me stafin e ARRSh-së, me stafin e Bashkisë kanë filluar matjet", u shpreh kreu i Bashkisë. Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje banorëve të zonës së Unazës së Madhe që të distancohen dhe të mos përdoren politikisht nga opozita. "Unë kam një thirrje për banorët: Sot duhet të marrin një vendim, do kërkojnë të ardhmen dhe fatin e tyre, apo do rrinë të kërkojnë të ardhmen dhe fatin e Lulit. Luli ka shtëpi edhe me kat shtesë pa leje, që e dha vetë kur ishte në bashki, në Tiranë. Shtëpi në Lalëz, shtëpi në Hollandë. Këto të tria që dihen. Luli i ka rregulluar punët
e veta. Pyetja është: Do të rregullojmë edhe punët e banorëve? Bashkia e Tiranës është për të rregulluar punët e banorëve, jo punët e partive. Për ata deputetë që parkojnë me "Range Rover" dhe si hobi vijnë dhe protestojnë duke sjellë dhe protestues shëtitës, besoj se fundi është i qartë. Projektet do vazhdojnë, Tirana nuk ndalet, progresi do ecë përpara", tha Veliaj, teksa u kërkoi atyre që të bëhen bashkë me qeverinë për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe duke përfituar nga paketa e mbështetjes sociale që ofron Bashkia e Tiranës. "Thirrja për qytetarët është: Distancohuni nga deputetët me "Range Rover-a" që s'kanë fare hallin tuaj, kanë vetëm hallin e pushtetit të tyre. Distancohuni nga Luli i "VIKTORIA INVESTit" që punët e tij, pazaret e tij, shtëpitë e tij dhe katandinë e tij e ka zgjidhur. Bëhuni palë me qeverinë, me Bashkinë, që unaza të bëhet, banesat t'i kemi, bonusi i qirasë të jepet, dhe shpronësimi 100% për ata që i kanë me letra", theksoi Veliaj. Drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti u shpreh se të gjithë banesat sociale në zonën e Shkozës janë rregulluar për të akomoduar familjet të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. "Në fillim kemi menduar që të lëvizim ata që janë pak më në nevojë, që kanë nevojë për shërbimin social, duke u nisur nga familjet me aftësi të kufizuar, familjet me të moshuar, familjet me fëmijë të vegjël për t'i ardhur sa më shpejtë në ndihmë këtyre familjeve. Ndërkohë, që vazhdojmë vlerësimin social ekonomik në zonë, i ofrojmë të vazhdojmë disa nga programet tona të strehimit social siç është bonusi i qerasë, kredia dhe banesat sociale", u shpreh Ruseti, teksa siguroi se Bashkia e Tiranës është pranë familjeve që preken nga Unaza e Madhe.
AKTUALITET
14
E martë, 27 NËNTOR 2018
QEVERIA ÇON NË KUVEND PROJEKTLIGJIN QË PARASHIKON HIPOTEKIMIN E 200 MIJË PRONAVE
Rama kërkon sërish vota përmes legalizimeve dhe hipotekimeve të pronave
J
anë plot 200 mijë pasuri të krijuara nga marrja e tokave në përdorim do të kalojnë në proces hipotekimi. Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit ndryshimin e rregullave të kalimit të tokave në pronësi ku familjeve u jepet e drejta të marrin deri në 20 për qind më shumë se sipërfaqa që u takon. Për këtë do të duhet të paguajnë pronën sipas metodikës së çmimeve. Fushata Ashtu siç ka bërë në dy fushatat e fundit elektorale, Kryeministri Edi Rama do t’u kërkojë sërish votat shqiptarëve përmes një fushate masive të shpërndarjes së hipotekave për afro 200 pronave informale.
Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshime në ligjin për kalimin në pronësi të tokave të marra në përdorim. Sipas draftit i cili do të diskutohet në Komisionet parlamentare, janë 450 mijë AMTP që janë dhënë prej vitit 1991. Por prej tyre janë regjistruar vetëm 250 mijë. Për këtë kërkohet që pushteti vendor të kalojë në kadastër të gjithë dosjet e akumuluara me qëllim përfundimin e regjistrimit në një periudhë prej 3 muajsh pas miratimit të këtij ligji. Në rast se ky kusht nuk do të plotësohet atëherë kalimi i sipërfaqes në pronësi konsiderohet i pranuar. Por po ashtu propozohet rregullimi i të gjithë rasteve kur ka problem mes dokumentacionit dhe situatës në
terren. Familjeve u jepet e drejta që të përfitojnë deri në 20 për qind të sipërfaqes që u takon, me kushtin që ta paguajnë atë në bazë të vlerës së miratuar me hartën e çmimeve të qeverisë. Ndërkaq përfituesit duhet të kenë vërtetimin e Komisionit të ndarjes së tokave, certifikatën familjare te vitit 1991, por dhe dokumentet që kanë qenë punonjës në ish-fermat apo kooperativat bujqësore. Ndërsa për ish-pronarët që përfitojnë nga ky proces do të kërkohen dokumentet për trashëgiminë e sipërfaqes. Projekti i jep zgjidhje dhe situatës kur prona është në territorin e dy njësive, duke i dhënë të drejtën poseduesit faktik nëse nuk ka zgjidhje të tjera.
Deputetja Klotilda Ferhati: Bankat detyrohen të japin të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transanksionet e kryera nga personat që preken nga ky ligj
M
bi 7 mijë zyrtarë të gjitha niveleve do të duhet të deklarojnë nga fillimi pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur me ta, në rast se një propozim i ri ligjor për kontrollin e pasurive, miratohet në Kuvend. Sipas këtij propozimi, të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe subjekte të tjera duhet të japin të dhënat e ministrave, deputetëve dhe të zyrtarëve dhe të familjarëve për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Një projektligj i depozituar nga deputetja e PSsë, Klotilda Ferhati parashikon detyrimin që bankat e nivelit të dytë t’i japin inspektorëve të ILDKPKI-së të dhënat mbi transaksionet dhe llogaritë bankare. “Me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm apo inspektorëve të autorizuar prej tij, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të japin të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transanksionet e kryera nga personat që, sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim”, thuhet në amendamentin e propozuar. “Ky ndryshim vjen si domosdoshmëri e funksionalitetit të sistemit elektronik (online) të deklarimit te interesave private, i cili parashikon ndërveprim me të gjithë institucionet publike dhe private nga të cilat Inspektorati i Lartë, kërkon, merr dhe administron informacion gjate procesit të kontrollit të plotë dhe/ose hetimit administrativ. Konkretisht, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, inspektorët e Inspektoratit të Lartë, të ngarkuar me kryerjen e proceseve të kontrollit, do të kenë mundësi të ndërlidhen me sistemet elektronike të institucioneve publike dhe/ose private, duke ju adresuar kërkesa lidhur me të dhënat e nevojshme për proceset e kontrollit dhe marrjen e informacionit prej tyre. Ndryshimi i parashikuar i hap rrugë institucioneve private për të mos pasur asnjë pengesë ligjore lidhur me komunikimin dhe ndërveprimin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, me inspektorët e autorizuar
Drafti: 7 mijë zyrtarë të rideklarojnë pasuritë. Edhe bankat do japin të dhënat
nga Inspektori i Përgjithshëm për ushtrimin e kontrolleve apo hetimeve administrative”, shprehet socialistja në argumentin e saj. Një tjetër ndryshim është kalimi i procesit të deklarimit nga plotësimi i formularit me shkrim dore në atë elektronik. “Për efekt të deklarimit të dërguar me mjete te komunikimit elektronik, sipas nenit 4/2 të ligjit, zbatimi i tij kryhet me përgatitjen dhe vënien në dispozicion të infrastrukturës së nevojshme nga Inspektorati i Lartë. Deri në momentin e funksionimit të sistemit elektronik, subjektet e këtij ligji dhe personat e lidhur mbartin detyrimin për të paraqitur deklaratën e interesave private, në formë fizike dhe të mbyllur në zarf, në strukturat përkatëse të institucioneve. Për efekt të sigurimit të të dhënave dhe informacionit, sipas nenit 26 të ligjit, zbatimi i tij kryhet me përgatitjen dhe vënien në dispozicion të infrastrukturës së nevojshme nga Inspektorati i Lartë”, thuhet në amendamentin e propozuar. Procesi Ky proces parashikon kohë dhe e
detyron ILDKPKI-në ta realizojë brenda dy vitesh. Deputetja e PS-së, Ferhati shpjegoi për Gazetën SI se ky institucion do të realizojë fillimisht procesin vitin e ardhshëm me projekt pilot, ndërsa në vitin 2020 pritet të jetë gati. Për shkak të sistemit online është përcaktuar që mbi 7 mijë zyrtarë të gjitha niveleve duhet të deklarojnë nga fillimi pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur me ta. “Për efekt të deklarimit të interesave private të dërguar me mjete te komunikimit elektronik, sipas nenit 4/2 të ligjit, të gjithë zyrtarët dhe personat e tjerë te lidhur, qe mbartin detyrimin për deklarim, detyrohen të deklarojnë: a) Në deklarimin periodik vjetor, gjendjen e pasurisë së grumbulluar, detyrimet financiare dhe interesat e tjerë të përcaktuar në këtë ligj, përfshirë burimet e krijimit të tyre, në 31 dhjetor të vitit të deklarimit. b) Në deklarimin para fillimit të punës, gjendjen e pasurisë së grumbulluar, detyrimet financiare dhe interesat e tjerë private të përcaktuar në këtë ligj, përfshirë burimet e
krijimit të tyre, në datën e fillimit të punës të vitit të deklarimit. c) Në deklarimin pas largimit nga funksioni, gjendjen e pasurisë së grumbulluar, detyrimet financiare dhe interesat e tjerë private të përcaktuar në këtë ligj, përfshirë burimet e krijimit të tyre, në datën e largimit nga funksioni. Parashikimet në gërmat a) dhe c) janë të vlefshme vetëm për plotësimin për herë të parë të deklaratës së interesave private nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. 3. Inspektori i Pergjithshëm, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, merr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e kësaj pike”, thuhet në amendamentin e propozuar. Ferhati shpjegon se “me deklarimin e parë online të gjithë zyrtarët do të duhen të deklarojnë gjithë pasurinë e krijuar deri më 31 dhjetor të vitit të deklarimit online”. Ky ndryshim, sipas socialistes, vjen si nevojë për të mbuluar dhe rregulluar periudhën tranzitore nga sistemi i vjetër i plotësimit dhe dorëzimit në mënyrë shkresore të deklaratave të interesave private në sistemin e ri me anë të mjeteve të komunikimit elektronik. Në
kushtet e ngritjes dhe vënies në funksionim të një sistemi elektronik (on line) të deklarimit të interesave private, në pamundësi për të migruar të dhënat e deklaratave të mëparshme, të cilat janë dorëzuar, administruar dhe ruajtur tërësisht në format shkresore të papërpunueshëm, subjektet që mbartin detyrimin për deklarim duhet të hedhin të dhënat mbi gjendjen e interesave private në përputhje me këto parashikime ligjore. Për më tepër, ky ndryshim ligjor mbulon nevojën teknike për të pasur të dhëna fillestare në sistemin elektronik (online) të deklarimit të interesave private me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë dhe vazhdimit të funksionimit të tij për vitet në vazhdimësi. Parashikimet e nenit 42/2 do të jenë të vlefshme vetëm për plotësimin për herë të parë të deklaratës së interesave private nëpërmjet sistemit elektronik (online) të deklarimit të interesave private, duke mos ndryshuar mënyrën e deklarimit për vitet në vijim. Subjekt i këtij ligji janë mbi 7 mijë zyrtarë të shtetit ku përfshihen që nga Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat; Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive; c) zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil. Gjithashtu përfshihen edhe të zgjedhurit lokalë, kryebashkiakë, prefektët dhe drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror; prokurorët, gjyqtarët dhe përmbaruesit e të gjitha niveleve; drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore.
FORUM
15
E martë, 27 NËNTOR 2018
Një vandal në Pejë
ANALIZË Nga Berat Buzhala
U
në mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thaçit, kur ky i fundit bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal. Kjo ishte e tëra nga cirku i ditës së sotshme (dje). Erdhi Edi nga Tirana në Pejë për të na thënë që ai që e quan Hashim Thacin tradhtar është gomar. Kurse njeriu që e thotë këtë, e thotë me një siguri të tillë, sa të mbushet mendja që ai personalisht ka luftuar në Drenicë dhe Dukagjin, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni. Dhe kur e thotë Edi këtë, nuk na mbetët asgjë tjetër përvecse ta mbyllim debatin për kufijtë, t’i kërkojmë falje Thacit për dyshimet tona të padrejta, naive po se po, dhe të vazhdojmë të punojmë, sepse shpinën e kemi të sigurt. Kryeministri i Shqipërisë, erdhi në Pejë, i shoqëruar me shërbëtorët e tij, ata të cilëve në fund të ditës do t’ua ua numëron llajkat dhe sherat në FB, për të
na treguar se kush është gomar, kush është tradhtar dhe kush është patriot. Gjatë ekspozesë së tij, plot pështymë, me një jostabilitet të theksuar fizik dhe mendor, Kryeministri shqiptar, sillej me një arrogancë të tillë, sikur brenda tij të ishin riinkarnuar Skënderbeu dhe Ismail Qemali. Gati e rrëzoi Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kur e tërhoqi për dore për t’ia vënë dorën mbi shqiponjë, kinse për t’u betuar. Për t’u betuar për cka? Që Shefqet Kastratit t’ia paguajnë kosovarët taksën e rrugës, apo që të njëjtin ta rrisim edhe pak, nga pesë euro njëri drejtim në 10 euro? Por le te kthehemi edhe pak te tallavaja nacionaliste në Pejë. Javën që e kemi lënë prapa, zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Shqipërisë kritikuan Kosovën për taksën prej 100 për qind për produktet serbe, u zotuan në Beograd për t’i intensifikuar raportet tregtare dhe ekonomike, kurse sot, të njëjtit vërshuan për në Kosovë me shqiponja të mëdha, të bindur, me plot të drejtë, që kosovarët, edhe këtë herë, si shumë të tjera, do të tregohen mjaftueshëm idiot sa për t’u
joshur nga ngjyrat kuq e zi. Kaq. Këta të Kosovës, të mangët nga goja dhe truri, dukeshin mjaft të kënaqur që Edi nuk po shkonte edhe më larg. Ai, ta zemë, edhe do të mund të tallej me ta. Prandaj, për sa kohë që Rama atyre ua ofronte atyre njërën dorë, që me të ta formonin një shqiponjë, ministrat e Kosovës, të shndërruar në tifoz, ishin të kënaqur. Ata dukeshin si ca mjeran të kompleksuar, të paditur, të paedukuar, të pakulturuar, dhe cdo gjë tjetër që fillon me PA, përball udhëheqësit të Shqipërisë. Kush guxonte që t’i thoshte atij për taksën e rrugës? Kush guxonte t’i thoshte atij që ai, dhe kabineti i tij, ndryshe flet në Beograd e ndryshe në Prishtinë? Kush guxonte t’i thoshte atij që nën udhëheqjen e tij, ekonomia e Shqipërisë cdo ditë e më tepër po afrohet më Beogradin, e cdo ditë e më tepër po i bën pengesa Prishtinës. Shikoni vetëm të dhënat në sajtin e CEFTA’së, të cilat flasin shumë më shumë se sa secila shqiponjë e bërë në Pejë. Shqipëria, vitin e kaluar ka shitur në Kosovë më shumë se sa në secilin vend në rajon, dhe ka konsumuar prodhime serbe më shumë se sa nga secili vend tjetër në rajon. Pra, Shqipëria blenë mallra në Serbi (186 milionë euro) dhe shet mallra në
Kosovë (në vlerë 156 milionë euro). Ndërsa Kosova, vitin e kaluar ka shitur në Shqipëri, pak më shumë se sa ka shitur në Serbi. Pastaj mos të harrojmë kontributin e miliona turistëve të Kosovës që për cdo vjet i çojnë në Shqipëri miliona euro të tjera për turizëm, ani pse, Rama, prej kur u bë Kryeministër i Shqipërisë, atë pjesë të rrugës së kombit që kishte mbetur e papërfunduar nga koha e Berishës, e la në atë gjendje që e gjeti. Vetëm se, bakshish, e shtoi edhe taksën prej 10 eurove. Mos me keqkuptoni, unë nuk kam kërkesa për Edi Ramën. Ai është kryeministër i Shqipërisë, i zgjedhur nga qytetarët e Shqipërisë, për të punuar për qytetarët e Shqipërisë. Mirëpo, kur i njëjti zbarkon në Kosovë, na tregon se kush cfarë guxon e cfarë jo t’i thotë Presidentit Thaci, kur na tregon kush është e kush nuk është patriot, kush bëri dicka e kush nuk bëri asgjë për shqiptarët, atëherë e konsideroj legjitime që edhe ne t’i themi hapur disa gjëra. Ta zemë, unë mendoj që është gomar kushdo që i thotë puna e mbarë Hashim Thacit, kur ky i fundit bën përpjekje që ta ndajë vendin e vet në dysh. Unë mendoj që është gomar, gjithashtu, ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë, duke i
quajtur kazan, vetëm pse gazetari ia ka drejtuar një pyetje normale një personi jonormal. Kjo cfarë ndodhi sot në Pejë, ishte cdo gjë tjetër përvec asaj për të cilën ishte thirrur. Kryeministri i Shqipërisë kishte ardhur në Kosovë për t’ia rrahur shpatullat Hashim Thacit, për t’i intimiduar politikanët tjerë të Kosovës, për t’i intimiduar gazetarët e Kosovës, për të ushtruar terror medial mbi qytetarët e hutuar – kuptohet i përkrahur nga gazetarët personal. Ky ishte një lloj vandalizmi i paparë deri më tash në Kosovë. Një kryeministër, qoftë ai edhe i Shqipërisë, që kerset dhëmbet, hakërrehet, shtrëngon grushtët, sikur të jetë disa sekonda larg krizës së radhës epileptike, nuk mund të jetë ylli ynë polar. Një kryeministër që ofendon, sulmon, të vegjlit, dhe i kthen kurrizin oligarkëve, nuk është shembulli për t’u ndjekur. Kushdo që pret që ekonomia e dy vendëve, pas këtij cirku, do të sheh ditë më të mira, shpejt do të deshprohet. Për ekonominë tonë nuk vendosin këta. Për ekonominë tonë, për taksat tonë vendosin devollët, kastratët, vilmanushët etj., etj. Prandaj, më zgjoni nga gjumi kur këta oligarkë vendosin që ta mbajnë një samit mbarëkombëtar. Deri atëherë, z. Rama, Fuck Off.
Dyshohet se përveç komisioneres Valbona Sanxhaktari, në favor të prokurorit Besnik Cani po lobon dhe deputeti socialist Ulsi Manja
P
rokurori Besnik Cani, aktualisht krahu i djathtë i kryeprokurores Arta Marku, rezulton se i ka bërë “nderin e jetës” njërës prej komisionereve të Vettingut (KPK), Valbona Sanxhaktarit. Pritet që sot KPK-ja të japë vendimin për prokurorin Cani, ndërsa një burim i mirëinformuar i tha Hashtag.al se zonja Sanxhaktari, ndonëse nuk është formalisht pjesë e trupës që do gjykojë mbi zotin Cani, dyshohet se në prapaskenë po lobon për mbrojtjen e tij. Zonja Sanxhaktari u hetua në vitin 2004, për korrupsion me tenderat e rikonstruksioneve të shkollave dhe ishte e vetmja zyrtare e hetuar për të cilën prokurori Cani pushoi dosjen. (Shkarko dosjen e plotë). Nga hetimi administrativ i KPK-së zoti Cani rezulton me probleme sidomos në lidhje me pasurinë e tij dhe disa vendime të dyshimta dhe arbitrare në të kaluarën në pushimin e hetimeve. Një raportim i pak ditëve më parë i Shqiptarja.com zbuloi një listë të gjatë të problemeve të prokurorit Cani. Komisioni ka ngritur dyshime mbi një kontratë me një kompani hidrokarburesh për ndërtimin e një karburanti, ku prokurori do të merrte 5 lekë për litër. Prokurori Besnik Cani ka një apartament 117 m2 në ‘Don Bosko’, troje në Paskuqan 630 m2 dhe 690 m2, por edhe dy ndërtesa në këtë zonë 150 m2 dhe 300 m2, garazh dhe një makinë. Truallin në Paskuqan 690 m2 dhe banesën 300 m2, Cani
Prokurori Besnik Cani pushoi dosjen për komisioneren e Vettingut
thotë se e ka bërë me 700 mijë lekë. Por nuk e justifikon pasi thotë e ka bërë me argat dhe të afërmit e tij. Komisioni ka ngritur dyshime edhe për aspektin profesional pasi ka pasur një shumë denoncimesh kundër tij, ndërsa janë ngritur dyshime për disa dosje, mes tyre një në Fier dhe
një në Elbasan. E para për mos-hetimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo për përfshirje në skemë korruptive për qiratë e buta, pasi vetë prokurori dyshohet se kishte përfituar kredi si i pastrehtë. Dosja e dytë është për pushimin e hetimeve për tenderat në spitalin Psiki-
atrik të Elbasanit, kur ka qenë drejtues prokurori në këtë qytet. “Cani hetoi një kallëzim për tenderat në spitalin Psikiatrik në Elbasan. Por pasi hetoi e pushoi akuzën për favorizim me garë, zbuloi se kishte falsifikim dokumentesh, por s’e hetoi këtë”– tha KPK. Sipas një denoncimi Cani ka mbyllur dosjen e shtetasit V.H të akuzuar për vrasje. Sipas denoncimit u pagua 50 mijë euro. KPK shqyrtoi dosjen. Nga shqyrtimi i dokumenteve Cani ka nisur hetimet. Cani pas vendimit të eprorit në prill 2008 ka plotësuar akuzën edhe për shkaktim vetëvrasje. Është ripërpiluar kërkesa për gjykimin penal duke kërkuar gjykim për V.H me akuzën ‘shkaktim vetëvrasje’ dhe ‘korrupsion pasiv’. KPK thotë se se Cani nuk është thelluar në hetime dhe padrejtësisht ka pushuar akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes herën e parë ndërsa herën e dytë, pas hetimit, e vendosi. Dyshohet se përveç komisioneres Valbona Sanxhaktari, në favor të prokurorit Besnik Cani po lobon dhe deputeti socialist Ulsi Manja, aktualisht kryetar i Komisionit Kuvendor të Ligjeve. / Hashtag.al
AKTUALITET
A
jaks Boshnjaku, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok muajin e kaluar, u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokatja e tij. Gjatë pyetjes në policinë e Tiranës, ai ka deklaruar se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë në lokalin në ish-Bllok, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë. Boshnjaku ka deklaruar se ka qenë në lokal në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përleshja ka dalë nga lokali. Ajaks Boshnjaku u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës mbrëmjen e së dielës, ndërsa sot pritet të dalë përballë gjykatës për rivlerësim mase pasi ndaj tij është caktuar “arrest me burg” në mungesë. Ai ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok. Ajaks Boshnjaku është mik i komandos Mevjol Billo, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe dy plagosjet. Ndërkohë që policia vazhdon kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje te rëndë mes të cilëve përveç Billos, edhe partneri i Elvana Gjatës, Ervin Mata. Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, pas një konflikti me armë në lokal “Monopol” në ish-bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Maviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi. Ndërsa në 20 nëntor, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Ervis Martinajt. Nga burg me afat 30-ditor, masa u la në “burg pa afat”. Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, e cila apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ndaj Martinajt janë ngritur edhe akzua që kanë të bëjnë me organizimin e paligjshëm të lotarive, fshe-
16
E martë, 27 NËNTOR 2018
Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, pas një konflikti me armë në lokal “Monopol” në ish-bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato
Vrasja në Ish-Bllok, Boshnjaku: Dola nga lokali kur nisi sherri RRËFIMI “Ajaks Boshnjaku, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen në ish-Bllok muajin e kaluar, u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokatja e tij. Gjatë pyetjes në policinë e Tiranës, ai ka deklaruar se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë në lokalin në ish-Bllok”.
VRASJA “Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, pas një konflikti me armë në lokal “Monopol” në ish-bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Maviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi”. hje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale, vepra që kanë të bëjnë me aktivitetin e Martinajt në fushën e basteve sportive. Ka qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit “Monopol” në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis
AKSIONI
Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë. Sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda. Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit “Monopol”. Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj. Në
këtë moment me grushta zihen Ervis Martinaj me Ervin Matën, Fabjol Gaxhën si dhe Eljon Hato me komandon Mervjol Bilo. Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton. Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i
Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht. Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.
SITUATA
Drogë drejt Italisë, 41 të arrestuar Në një javë, 4 shqiptarë të vdekur në Greqi A
Një operacion paralel antidrogë u zhvillua në Pulja, në provincat e Leçes, Brindizit dhe Barit. Mediat italiane raportojnë se policia ka kryer ekzekutimin e 41 urdhër-arresteve. Mësohet se 30 nga këto urdhër-arreste janë me burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie. Personat e mësipërm dyshohet se janë pjesë e një organizate që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria. Operacion i koduar “Mesazhi i Shkurtër” mori nën hetim gjithsej 55 persona. Ai u mundësua nga Stacioni policor në Specchia me mbështetjen e Njësisë Operative në Tricase dhe u shtri nga tetori 2015 deri në dhjetor 2017, duke lejuar të dokumentonte veprimtaritë kriminale të dy grupeve të ndryshme që synojnë trafikimin e drogave si kokainë, heroinë dhe hashash, të cilat i kishin të ndara mirë detyrat dhe zonat ku vepronin.
jo që po ndodh me shqiptarët në Greqi, është një alarm për shtetin shqiptar. Një tjetër shqiptar është gjetur i pajetë në Greqi. Janë mediat greke ato që njoftojnë se 63-vjeçari me banim në Korfuz është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së hënës. Trupi i viktimës është gjetur i pajetë në një kanal në zonën Spartera, nga një shofer që po kalonte në rrugë, i cili ka njoftuar policinë në Lefkimi. Policia dyshon se viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt, ndërsa ai ishte denoncuar i zhdukur nga familja të dielën në mëngjes. Çështja po hetohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit, ndërsa mjekësia ligjore do të japë rezultat e ekzaminimit të trupit të viktimës. Kujtojmë se pas trafikantit Altin Mullai,
të vrarë nga policia helene në Janinë, një 35-vjeçari të gjetur pa jetë në burgun e Trikalas dhe një 38-vjeçari që ndërroi jetë në
aksident në Lamia, 63-vjeçari në Korfuz bëhet shqiptari i 4-tër që vdes në territorin grek në harkun kohor të një jave.
AKTUALITET
17
E martë, 27 NËNTOR 2018
Alban Hoxha nuk është as i pari por me gjasë as futbollisti i fundit që kapet në timon i dehur. Ai rrezikon heqje 8 ose më shumë pikë nga patenta dhe dënimin me 6 muaj burgim
A
lban Hoxha nuk është as i pari por me gjasë as futbollisti i fundit që kapet në timon i dehur. Kapiteni i Partizanit rrezikon heqje 8 ose më shumë pikë nga patenta dhe dënimin me 6 muaj burgim. Ligji përcakton se: “Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”, thuhet në Nenin 291, të Kodit Penal, në bazë të të cilit u arrestua Hoxha. Seanca gjyqësore për portierin e Partizanin, është shtyrë për këtë të martë nga Gjykata dhe i kushtoi kapitenit të kuq edhe 24 orë të tjera në burg. Pasi të ketë dalë para Gjykatës, duke parë rrethanat dhe masën e alkoolit, nga praktika që është ndjekur, i vendoset detyrim për paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore dy herë në muaj ose edhe më shumë dhe më pas bëhet lirimi menjëherë nga ambientet e paraburgimit (në rast se nuk është përsëritës). Pas kësaj vazhdojnë hetimet nga organi i akuzës dhe në këto raste zgjasin për 2-3 muaj. Pasi mbyllen hetimet, ku mund të bëhet një marrëveshje me pranimin e fajësisë përpara prokurorit të çështjes dhe më pas kjo marrëveshje e arritur miratohet para gjykatës. Në të kundërt i komunikohet akuza për çfarë akuzohet dhe më pas shkon në gjykatë ku bëhet gjyqi paraprak.
I dehur në timon, sot seanca për kapitenin Alban Hoxha
“Tirana mban vendin e parë për gjobitjen e shoferëve për faktin se në kryeqytet regjistrohet fluksi më i madh i qarkullimit të automjeteve. Aktualisht policia rrugore llogarit se mesatarisht çdo ditë në Tiranë qarkullojnë 200 mijë automjete”.
MASA “Alban Hoxha nuk është as i pari por me gjasë as futbollisti i fundit që kapet në timon i dehur. Kapiteni i Partizanit rrezikon heqje 8 ose më shumë pikë nga patenta dhe dënimin me 6 muaj burgim”.
Nëse çështja shkon me gjykim të shkurtuar dhe pranohet, personit që është kapur në gjendje të dehur i ulet automatikisht 1/3 e dënimit dhe hidhet përsëri për gjyq. Ky hidhet përsëri
VLORË
Atentati me tritol, një i dyshuar A
TIRANA
tentati me tritol ndaj biznesmenit vlonjat Agron Alushaj, ka vetëm persona të shoqëruar dhe jo autor të ngjarjes së rëndë. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, përveç 12 vetëve që u morën orëve pas ngjarjes, janë dhe katër të tjerë që u shoqëruan të hënën. Nga shpërthimi i automjetit, Alushaj ka humbur dy gjymtyrët dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe po kurohen në Tiranë. Hetuesit nuk tregojnë se cilët janë ata që policia ka marrë në pyete së fundimi por në mesin e tyre ka një të dyshuar i cili mund të disponojë informacion për atentatin. Nuk dihet saktësisht se çfarë faktësh do të jenë siguruar por të gjithë të shoqëruar nga dita e parë i përkasin rrethit familjar, persona në vendin e ngjarjes, punëtorë të gurores e karburantit. Dyshimet janë që eksplozivi mund të jetë vendosur në makinën e Alushajt një ditë më parë, ndërsa ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së tij. Shpërthimi me telekomnadë u krye pasditen e 23 nëntorit në rrugën Transballkanike.
për short dhe ky është gjyqi i themelit ku minimumi për këtë vepër është 6 muaj dënim. Me gjykimin e shkurtuar personit i ulet një e treta e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 4
muaj burgim. Dhe në bazë të nenit 59 të Kodit Penal bëhet pezullimi i dënimit në shërbim prove në 8 muaj. Përveç kësaj, personave të kapur në gjendje të dehur u hiqen 8 deri në 10
pikë nga patenta si dhe u vendoset një gjobë administrative. Tirana mban vendin e parë për gjobitjen e shoferëve për faktin se në kryeqytet regjistrohet fluksi më i madh i qarkullimit të automjeteve. Aktualisht policia rrugore llogarit se mesatarisht çdo ditë në Tiranë qarkullojnë 200 mijë automjete. Në këtë shifër përfshihen edhe makinat rezidente. Çdo ditë në kryeqytet vendosen 500 deri në 600 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Shkelja më e shpeshtë e shoferëve është ajo e qëndrimit të gabuar, për të cilën çdo ditë gjobiten nga 150 deri në 170 qytetarë.
DURRËS
Në kamion drejt Italisë, kapen 3 të rinjtë T
re persona janë kapur në një kamion në tentativë për të kaluar portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M 30-vjeç, banues në Sukth, Durrës. “Gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme: A.Z 23-vjeç, banues në Lezhë; M.Gj 27-vjeç, banues në Mirditë; B.T 23-vjeç, banues në Mirditë”,-sqaron policia. Të rinjtë janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili. Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit iu sekuestruan kamioni dhe shuma monetare prej 1000 euro dhe 4 aparatë telefoni celular. Gjithashtu nga kontrollet e
dokumentacionit të udhëtarëve janë 24 orëve të fundit janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K 22-vjeç dhe A.A 56-vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të
falsifikuara. Shtetases L.K gjatë kontrollit të dokumentacionit i’u gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit A.A një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.
FORUM Një grup intelektualësh kanë themeluar shoqatën "TIRONA INTELLECTUM". "Misioni i "Tirona Intellectum" është të evidentojë, të ruajë dhe të promovojë: Identitetin e qytetit, të komunitetit dhe të trevës tiranse; Vlerat dhe cilësitë e mira të tiranasve si qytetarë; Vlerat historike të qytetit; Vlerat patriotike të popullit tiranas; Trashëgiminë kulturore dhe artistike të qytetit dhe të komunitetit; Trashëgiminë arkitekturore të qytetit; Evidentimin e intelektualëve dhe veprimtarisë së tyre në përhapjen e zhvillimit, kulturës dhe identitetit tiranas",- thuhet në deklaratën e përbashkët të kësaj shoqate. Themeluesit e saj janë: Prof As. Mirela Bogdani, Dr. Mirela Tabaku, Ing. Rudina Llagami, Prof. As. Enkelejda Gjinali, Ilir Mulleti, Sevim Arbana, Dott. Ing. Ardian Llagami, Ela Zela, Dr. Dashamir Vaqarri dhe Prof. Mira Farka. Në vijim deklarata e plotë e themelimit të shoqatës. "Ne, përfaqësues të disa familjeve autoktone tiranse, vendosëm të krijojmë një shoqatë për të përfaqësuar denjësisht dhe realisht Tiranën dhe komunitetin e saj. Krijimi i kësaj shoqate është bërë imperativ, pasi identiteti dhe trashëgimia historike, kulturore dhe arkitekturore e Tiranës po humbasin çdo ditë. Grupi nismëtar i krijimit të shoqatës përbëhet nga pinjollë të familjeve autoktone tiranase: Bogdani, Llagami, Tabaku, Gjinali, Mulleti, Arbana, Zela, Vaqarri, Farka
dhe Kusi. Shoqatës së re ja vumë emrin "Tirona Intellectum" për këto arsye: "Tirona" - për të evidentuar dhe theksuar me krenari, në dialektin tonë, emrin e qytetit tonë të dashur, ashtu siç e thërrisnin të parët tanë. "Intellectum" - jo vetëm sepse të gjithë nismëtarët janë intelektualë "par excellence", të shkollu-
Nga Skënder Minxhozi
D
E martë, 27 NENTOR 2018
Krijohet shoqata "TIRONA INTELLECTUM" nga disa personalitete tironase
KOMENT y ditë më parë qeveria gjermane njoftoi se i ka akorduar Shqipërisë 164 milion euro për dy vitet e ardhshme, me qëllim që të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe disa projekte konkrete rajonale. Kjo shumë jo e vogël parash ra në sy dhe pati jehonë në media, megjithëse mesa u pa sot në mbledhjen e qeverive shqiptare e kosovare, nuk e ka bindur deri në fund shefin e ekzekutivit shqiptar Edi Rama, i cili deklaroi se “miqtë tanë europianë të mos na tregojnë shumë përralla, ndërsa Serbinë vazhdojnë dhe e përkëdhelin në një formë të papranueshme”. Duke hequr një paralele me Beogradin, Rama lëshoi një tiradë kritikash ndaj europianëve, një gjest i përsëritur ky në vitet e fundit, kur kryeministri shqiptar ka kritikuar Brukselin për hezitimin në heqjen e
18
regjimit të vizave ndaj Prishtinës, por edhe ndaj sjelljes europiane në përgjithësi ndaj shqiptarëve. Ky nacionalizëm verbal që fokusohet tek kundërvënia shqiptaro-serbe (ne na mbani me shpresa ata i përkëdhelni), nuk ka ndonjë bazë çfarëdo në atë që është gjendja e marrëdhënieve sot mes BE dhe palëve në fjalë në Ballkanin Perëndimor. Rama e di fort mirë se europianët dhe amerikanët hodhën bomba ndaj serbëve në njërën anë, duke u investuar skajshëm për krijimin e të dytit shtet shqiptar në gadishullin tonë në anën tjetër. Përkëdhelia, siç shihet, qëndron kryekëput në krahun tjetër! Ky realitet historik mund të neglizhohet e harrohet kudo, përveçse në një tryezë të përbashkët shqiptarësh, siç është mbledhja e dy qeverive! Karta e Europës ka sot valenca të ndryshme mes shqiptarëve.
ar madje dhe në universitetet më prestigjoze të botës dhe me titujt akademikë, por edhe sepse komuniteti jonë ka pasur historikisht dhe ka intelektualë fisnikë e njerëz të shquar, ndryshe nga etiketimet e bëra. Harmonizimi i emrit tonë dialektor dhe fjalës së bukur latine përcjell një mesazh simbolik. Misioni i "Tirona Intellectum" është të evidentojë, të ruajë dhe
të promovojë: Identitetin e qytetit, të komunitetit dhe të trevës tiranse; Vlerat dhe cilësitë e mira të tiranasve si qytetarë; Vlerat historike të qytetit; Vlerat patriotike të popullit tiranas; Trashëgiminë kulturore dhe artistike të qytetit dhe të komunitetit; Trashëgiminë arkitekturore të qytetit; Evidentimin e intelektualëve dhe veprimtarisë së tyre në përhapjen e zhvillim-
it, kulturës dhe identitetit tiranas. Shoqata "Tirona Intellectum" do të ngrihet e funksionojë mbi baza integriteti, demokratike, transparente dhe të hapur. Të gjithë tiranasit autoktonë qytetarë, por edhe ato të lindur e rritur në Tiranë, që e duan Tiranën dhe janë gati për të kontribuar për të, konform misionit të shoqatës, janë të mirëpritur të bashkohen e të bëhen anëtarë të saj. Shoqata "Tirona Intellectum" së shpejti pritet të aprovohet nga Gjykata e Rrethit Tiranë. Ajo ka dhe faqen e saj në facebook me të njëjtën emër. Përurimi i saj do të bëhet më 26 nentor, datën e ngritjes së flamurit në Tiranë. Jemi krenarë që ndër nismëtarët janë dhe tre pinjollë të dy patriotëve tiranas, nënshkrues të Telegramit të Pavarësisë së Tiranës, Abdulla Gjinali dhe Haxhi Jusuf Banka. Jeni të mirëpritur të na bashkoheni në këtë ditë simbolike për Tiranën tonë, por edhe të inagurimit të shoqatës "Tirona Intellectum"".
Nacionalizmi xanxar i shqiptarëve dhe Europa e shurdhët Ende një element me peshë në realitetin kosovar, kryesisht për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë në zonën Shengen, kjo kartë ka ardhur duke e mpakur rëndësinë e saj në mjedisin politik e social të Shqipërisë. Kryeministri Rama e di këtë rrethanë dhe ndaj i mëshon pa gajle fjalorit të ashpër ndaj Brukselit. Perspektiva e integrimit të Shqipërisë nuk është më as një armë elektorale dhe as një “heshtë” fatale në meidanin politik të Tiranës. Ka kohë që jemi mësuar me burokratizimin dhe ngadalësinë e një procesi që pakkush nga shqiptarët e thjeshtë e kuptojnë. Megjithatë, kur fjala vjen për të treguar dhëmbët në mënyrë të ashpër, duhet bërë edhe
llogaria e thjeshtë e asaj që fitohet në rrafshin e marrëdhënieve konkrete me vendet e BE. Bashkimi Europian e ka treguar më shumë se një herë se nuk influencohet nga sulmet verbale të vendeve të vogla që presin rradhën për të kaluar derën e anëtarësimit. Raporti i thjeshtë i punëve na thotë se jemi ne që aplikojnë dhe ata që vulosin. Në anën tjetër, e ky duket pikërisht rasti i mbledhjes së sotme, si Rama ashtu edhe Hardinaj e Thaçi e dinë se përballja verbale në distancë me Serbinë dhe ngrysja e vetullave ndaj Europës është përherë një gjest i vogël dhe i lavdërueshëm heroizmi lokal, në sytë e shtetasve të dy
vendeve. Ngritja e taksës doganore me Serbinë në njërën anë dhe heqja totale e këtij detyrimi mes Tiranës dhe Prishtinës, duket sikur i ka tërhequr dy kryeministrat drejt një gjuhe më të ashpër e foklorike. Një detaj që Rama, këto kohë të turbullta me protesta informalësh dhe bojkot opozite, duket se e ka marrë seriozisht në llogari. I vetmi dyshim i kësaj taktike të lavdërueshme në planin e brendshëm, është që dikush në BE të marrë mundimin për t’i lexuar deri në fund “buletinet e lajmeve” që vijnë çdo ditë nga Ballkani. Dhe të na e fusë dikur në faturë edhe këtë sjelljen tonë xanxare. (Javanews.al)
KURESHTI
19 E martë, 27 NENTOR 2018
Orangutangu përdoret si skllave seksuale për vite, pagesat për seks me të Historia e tmerrshme e një orangutangu i përdorur për tregti seksuale në Indonezi, është publikuar nga konservatorët që e kanë shpëtuar. Pony, një orangutang nga ishulli indonezian Borneu dhe specie e rrezikuar, u zbulua në shkurt të vitit 2003 në një fshat në Kareng Pangi, në qendër të Kalimantanit e lidhur me zinxhirë në një mur. Ajo ishte shfrytëzuar pa mëshirë nga fermerët lokalë të vajit të palmave, të cilët paguanin 2 paund për të bërë seks me të. Duke u marrë nga nëna e saj kur ajo ishte e vogël, “kapitenët” e trajtuan Ponyun jashtëzakonisht ashpër – duke e rruar atë çdo dy ditë dhe duke i hedhur parfum vazhdimisht. Ajo ishte mësuar për të kryer veprime seksuale me kërkesë të klientëve të saj. Lone Droscher-Nielson, i cili ishte pjesë e ekipit që shpëtoi Pony në vitin 2003, i tha “Sun”: “Kur gjeta se ajo ishte përdorur
“Helmohen” 1 milion bletë Të paktën 1 milionë bletë dyshohet se kanë ngodhur nga helmimi në një zonë ku prodhohen verë në Afrikën e Jugut. Insekticidi (Fipronil) i përdorur nga fermerët e verës mendohet se ka varë insektet në fermën e Brendan Ashley-Cooper. Nga ky rast janë prekur edhe fermat e bletëve që prodhojnë mjalt në zonën e Cape Town, por ende nuk dihet sa prej insekteve kanë ngordhur atje. Fipronili është fajësuar për ngordhjen e miliona bletëve në Evropë. Reklamuesit thonë se Fipronil është shumë toksik për insektet dhe përdorimi i tij është i kufizuar në Europë që prej vitit 2013.
për prostitucion, u tmerrova. Ndoshta në naivitetin tim kurrë nuk e kisha menduar”. Ndërsa Michelle Desilets, drejtoreshë e Fondacionit të mbijetesës së orangutangëve të Borneos, tha në vitin 2007: ‘Ata [punëtorët e fermave] vinin në veçanti për të. “Mund të zgjidhni një njeri, nëse preferoni, por ishte një risi për shumë nga burrat që të kenë marrëdhënie seksuale me një orangutang”.
Sipas Michelle, pronarët e saj nuk shin të gatshëm ta linin Ponin kur ekipi fillimisht u përpoq ta shpëtojë. “Ajo ishte duke u përdorur si skllave seksuale,” shtoi Michelle, “Ajo ishte ndoshta rreth gjashtë ose shtatë vjeç kur e shpëtuam, por ajo ishte mbajtur në robëri për një kohë të gjatë”. Në fund u deshën 35 policë të armatosur me AK-47 dhe armatim tjetër që të merrnin kafshën.
U fut në operacion për hemorroidet, përdhunohet në spital 35-vjeçarja Një grua është përdhunuar për orë të tëra ndërsa ishte futur në operacion për homorroidet në një spital në Pakistan. 35-vjeçarja u shtrua në spitalin Services Hospital në Lahore të premten, ku iu nënshtrua operacionit. Pasi i doli narkoza, gruaja kuptoi se ishte përdhunuar dhe lajmëroi policinë. “U shtrova në spital për një operacion më 24 nëntor,”-thuhet në dëshminë e gruas. “Kur më doli
anestezia atë natë kuptova se isha sulmuar gjatë operacionit. Ishte një operacioni 8 orësh, por mjekët më nxorrën nga spitali po atë ditë.” Më vonë ajo filloi të kishte dhimbje dhe gjakderdhje nga rrugët urinare. Pacientja pohoi se motra e saj e dërgoi në spitalin Sheikh Zayed, ku u zbulua se ishte përdhunuar. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një komision për të hetuar rastin.
Disa të rinj përdhunuan gomarin, por i gjeti belaja 15 adoleshentë në një rajon rural në Marok kanë përfunduar në spital pasi përdhunuan në grup një gomar. Mjekët thonë se ata ishin infektuar me sëmundjen e tërbimit. Të rinjtë nga rajoni Sidi al Kamel kaluan një javë në spital pasi ishin infektuar nga kafsha. Incidenti shokues i ka lënë familjet e adoleshentëve të tronditura. Mendohet se numri i të prekurve nga tërbimi është më i lartë, pasi disa familje nga turpi i kanë trajtuar fëmijët në spitale të tjera. Policia ka bërë thirrje që nëse ka ndonjë adoleshent tjetër që ka bërë seks me gomarin, të paraqitet për kurim.
Braktisi qytetërimin për jetën në xhungël, njihuni me Tarzanin në jetën reale Duhet thënë se raste të tilla janë shumë të rralla, në mos të vetmet. Dashuria për natyrën, bëri që Hazen Audel të braktisë qytetërimin dhe të bëhet ky që është sot (shumë tërheqës duhet thënë), një Tarzan i jetës reale. Në moshën 19-vjeçare, ai la SHBA-në për të shkuar dhe për të jetuar me fiset e egra në Ekuador. Sot, ai është 44 vjeç dhe ka udhëtuar në dhjetra vende, duke u përballur me sfida të rënda, që nga ushqyerja me gjak lope në Kenia për të mbijetuar, deri tek përleshja me kafshë të egra. Jetën e tij të egër, ai e ka treguar edhe në National Geographic.
SPORT
20
E martë, 27 NËNTOR 2018
Juventus, City, Bayerni dhe Reali kërkojnë të sigurojnë biletat për në fazën e 1/8-ve
S
onte dhe nesër në mbrëmje do të luhen ndeshjet e parafundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Vetëm Barcelona ka siguruar një vend në raundin e 1/8-ve, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse do ta mbyllin në vendin e parë apo të dytët në grup. Monaco, PSV, Lokomotiv, AEK i Athinës, Viktoria Plzen dhe Young Boys janë eliminuar para ndeshjeve të pesta, ndërkohë që 15 ekipe të tjera do të luftojnë për të siguruar një vend për në fazën tjetër. Skuadra si Atletico Madrid, Porto, Bayern Munich, Juventus apo Real Madrid janë shumë pranë kualifikimit, ndërkohë që PSG, Valencia dhe Manchester City, mund të komplikojnë pozitat e tyre nëse nuk arrijnë të fitojnë ndeshjet e radhë. Po le t’u hedhim një sy grupeve. Grupi A Vetëm një dështim i madh mund të bëjë që Atletico dhe Dortmundi të skualifikohen. Bardhekaltrit do të luajnë të mërkurën në mbrëmje ndaj Monakos dhe mund të sigurojnë kualifikimin matematik. Dortmundi ndërkohë do të presë në shtëpi Brugge, teksa belgët kanë shanse për të kaluar në fazën tjetër nëse fitojnë në Gjermani. Grupi B Barcelona arrin në ndeshjen e pestë në grupe si ekipi i vetëm i kualifikuar zyrtar. Nëse marrin 3 pikë edhe në duelin e radhës ndaj PSV, ata do të siguronin edeh vendin e parë në grup. Sa i përket ndeshjes mes Tottenham-Inter, fitorja 2-1 në ndeshjen e parë për italianët, mund të rezultojë vendimtare. Nëse skuadra angleze arrin që të fitojë, atëherë ata do të shrpesojnë për ndeshjen e fundit. Nëse Interi arrin që të fitojë, atëherë skuadra e Spalletit do të siguronte matematikisht kalimin në 16 ekipet më të mira.
BAVAREZËT
B
ayerni i Mynihut është zhytur në krizë të thellë pas rezultateve aspak të mira në kampionat. Barazimi i fundit 2-2 ndaj Fortuna Dusseldorf ka lëkundur edhe më shumë pozitat e trajnerit Niko Kovac, por ky i fundit nuk ka ndërmend që të dorëzohet. Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve, ai nuk ka preferuar që të dorëzohet. “Ata që më njohin e dinë se unë jam një luftëtar. Unë do të luftojë gjithë jetës sime. Fjalët ‘ulen’, ‘heqin dorë’, ‘ngritin
Situata në grupet e Championsit, ndeshjet e radhës vendosin për kualifikimin arrijnë të fitojnë, do të sigurojnë matematikisht vendin e parë në grup. Në qoftë se Lyon bën sërish surprizën si në ndeshjen e parë, çdo gjë do të vendoset në ndeshjen e fundit, ku francezët sfidojnë Shakhtar, ndërkohë që “Qytetarët” Hofffenheim. Grupi G Real Madrid do të luajë në transfertë ndaj Romës, në duelin që do të vendoset se cila prej ekipeve do ta mbyllë në vendin e parë në grup, por dhe rrezik për ekipin që humbet. Me Viktoria Plzen të eliminuatr, CSKA, kërkon mrekullinë, për të lënë të hapur në ndeshjen e fundit. Vetëm një dështim epik mund të sjellë skualifikimin e Realit të Solarit. Por gjithçka është e mundur. Grupi C Çdo gjë është e hapir në Grupin C, ku mund të kualifikohen secila prej ekipeve dhe mund të eliminohen secila prej tyre. PSG-Liverpool është një finale për të dyja ekipet. Skuadra që arrin të fitojë, do të shtojë shanset për kualifikimin. Napoli ndërkohë do të presë Crvena Zvezdën, ekipin më të dobët në letër. Një fitore e mundshme, do të shtonte edhe më shumë shanset e italianëve për të zënë vendin e parë. Grupi D Porto udhëheq Grupin D, i cili është dhe grupi mes ekipeve të një niveli mesatar. Portugezët
do të presin Schalken e vendit të dytë, në një duel që pritet të vendosë ekipin që do ta mbyllë vendin e parë. Nëse Porto fiton, atëherë, ata do të sigurojnë kalimin për në fazën tjetër. Në krahun tjetër, nëse fitojnë gjermanët, ata duhet të fitojnë dhe me Lokomotivën e Moskës për ta mbyllur të parët. Barazimi do të favorizonte portugezët. Galatasaray ka ende mundësi, pasi duhet të fitojnë dy ndeshjet, ndërkohë që gjermanët nuk duhet të shënojnë në asnjë prej dy ndeshjeve. Grupi E Bayerni do të presë në shtëpi Benficën, teksa një fitore e
mundshme, do të sillte dhe kualifikimin matematik për në fazën tjetër. Ajax ndërkohë udhëton në Greqi për të luajtur ndaj AEK-ut të Athinës, që ka shumë pak shanse për të zënë një vend në Europa League. Kryesimi i Grupit E me shumë mundësi do të vendoset në ndeshjen e fundit mes Ajax dhe Bayernit, ndërkohë që Benfica do të kishte shanse vetëm nëse fiton të dyja ndeshjet e mbetura. Grupi F Situata në këtë grup është mjaft e hapur. Secila prej ekipeve ka ende shanse. City i Guardiolës do të vizitojë Lyonin dhe nëse
Grupi H Situata në këtë grup ka shumë pak dilema. Valencia do të udhëtojë në Torino për të luajtur shpresat e fundit për një kualifikim për në fazën tjetër që duket thuajse i pamundur. Nëse italianët do të fitojnë, ata do të kualifikohen matematikisht, edhe pse jo në vendin e parë ende. Manchester United do të luajë ndaj Young Boys, ekip i eliminuar. Nëse “Djajtë e Kuq” fitojnë, atëherë dueli për vendin e parë do të shtyhet për në javën e fundit. Tre ekipet e para kanë disa opsione për kualifikim, por bardhezinjtë është dukshëm i favorizuar me formën që ka treguar këtë sezon.
Kriza e Bayerni, trajneri Kovac: Fjala “dorëzohu” nuk ekziston te unë flamurin e bardhë’ nuk ekzistojnë në fjalorin tim. Fjalët “stop”, “dorëzim”, “ngritja e flamurit të bardhë” nuk ekzistojnë në fjalorin tim. Nuk ishte gjithçka e pavlerë, skuadra bëri mirë në fazën sulmuese dhe tashmë jam i bindur që do të japë maksimumin në Champions League. Marrëdhënia ime me skuadrën është e shkëlqyer, kam biseduar me të gjithë lojtarët”. Bayerni në Champions League këtë sezon pas 4 ndeshjes ka grumbulluar 10 pikë, duke qenë në krye të
Grupit F. Nga Gjermania theksohet se koha po mbaron për trajnerin kroat dhe një emër që është lakuar edhe më parë po vjen, teksa mësohet se edhe disa lojtar e duan largimin e Kovac. Megjithatë, sipas ‘Bild’, Arsena Wenger është afër pankinës bavareze. Gjithsesi Bayern shpreson se Ëenger mund t’i përmirësojë gjërat në Mynih, me kampionët e sezonit të kaluar që aktualisht kanë rënë në vendin e pestë në klasifikim, me nëntë pikë larg kreut që mbahet nga Borussia Dortmund.
SPORT
21
E martë, 27 NËNTOR 2018
Institucioni i futbollit shqiptar ka njoftuar se sot do të bëhet zyrtarizimi i trajnerëve të rinj
F
ederata Shqiptare e Futbollit vendos të ndryshojë thuajse të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. I vetmi i konfirmuar me sa duket do të jetë Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U21, ndërkohë që do të ndryshohen të gjithë trajnerët e ekipeve të tjera. Viti skandaloz i kombëtareve me rezultatet duket se ka ndikuar drejtpërdrejtë dhe te e ardhmja e trajnerëve të moshave. FSHF njofton se sot prej orës 11:00 do të bëhet prezantimi i emrave të rinj të trajnerëve të moshave. Federata Shqiptare Futbollit ju fton nesër, e martë, ora 11:00, në një konferencë për shtyp ku do të prezantohen trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Konferenca do të mbahet pranë zyrave të FSHF”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së, por nuk bëhen të ditur emrat që do të marrin drejtimin. Kombëtarja U-15 deri tani drejtohet nga Eqerem Memushaj, por do të zëvendësohet nga Armand Dama, ish-trajner i ekipit të femrave U-17. Trajneri i Shqipërisë U-17, Xhemal Mustedanagic, do të lërë pozicionin e trajnerit pranë kësaj grupmoshe. Në të ardhmen ai do të mbajë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë shkodrani Elvin Beqiri. Është shkarkuar nga detyra ish sulmuesi i kombëtares Erjon Bogdani për shkak të rezultateve të dobëta që ka regjistruar
FSHF revolucion në ekipet e moshave, “mbijeton” vetëm Bushi
me kombëtaren e 19-vjeçareve. Vendin e Bogdanit pritet ta marrë trajneri i përfaqësueses së 19-vjeçarëve të femrave Nevil Dede. Trajnerët e sapoemëruar do të jenë me kohë të plotë dhe do të kenë si kusht, për shtyrjen e kontratës së tyre në vazhdimësi, kualifikimin
në aktivitetet përkatëse. Ende nuk dihen detaje të tjera, pasi prezantimi i tyre do të bëhet ditën e sotme nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku do të mësohet më tepër rreth objektivave dhe ndryshimeve që do të bëhen. Presidenti Duka kishte paralajmëruar disa javë
MESFUSHORI
Rrëfimi i Iniestës: Isha në depresion, Mourinho sillte vetëm urrejtje
A
ndres Iniesta ka pasur momentet e tij të errëta, sfida të vështira për të zhvilluar, e jo vetëm në fushën e lojës. Mesfushori spanjoll ka folur për këto momente në një intervistë për medien spanjolle, duke pranuar se ka vuajtur nga depresioni, të cilin e ndjeu pas “tripletës” së fituar në vitin 2009. “Gjithçka ndodhi pas fitores së 3 trofeve me Barcelonën. Fiton gjithçka, shënon gol ndaj Chelseat… ishte një vit i jashtëzakonshëm. Por gjatë verës fillon të ndihesh keq, ndodh diçka e çuditshme dhe nuk di si ta quash. Kujtoj që vinim nga përgatitjet parazonale, e një pasdite në shtëpi e ndjeva veten keq. I telefonova mjekut për të më ndihmuar. Prisja që
të vinte nata për të marrë pilulat dhe të pushoja. Njerëzit lëvizin nga një shpresë, dëshirë, objektiv”, tha Iniesta. Iniesta ka përjetuar shumë momente të lavdishme, por edhe tensionesh, në ndeshjet me Realin e Madridit, kur ky i fundit kishte në pankinë Jose Mourinhon. “Nuk është e nevojshme të jesh me Barcelonën, apo Realin, për të kuptuar së në atë kohë u krijua një situatë e pakëndshme. Elementi kyç i të gjithë kësaj historie ishte Mourinho. Ai që nuk dëshiron ta shohë këtë, kalon në radikalizëm. Në atë kohë nuk shikoje rivalitetin e përjetshëm, shihje urrejtje, teksa u kalua çdo kufi dhe u krijua një ambient i padurueshëm”, deklaroi Iniesta.
më parë se do të kishte ndryshime të shumta në të gjitha moshat, teksa ky vendim ishte i pritshëm nga të gjithë trajnerët e moshave, të cilët nuk kanë arritur që të bëjnë një punë aspak frytëdhënëse në moshat që shërbejnë për të furnizuar ekipin kombëtar me futbollistë cilësorë.
EPISODI
Ultrasit e Lazios nderojnë Kostandin Kacifas në sfidën ndaj Milanit
Në ndeshjen kundër Milanit të mbyllur me rezultatin 1-1 në “Olimpico”, ultrasit lacialë menduan të sjellin në kujtesë dhe njëherë ngjyrimet e forta politike dhe bindjet e tyre ekstremiste. Ata shpalosën një banderolë në kujtim të terroristit grek Kostandin Kacifas. Një gjest skandaloz që u pasqyrua me krenari nga ultrasit e ekipit italian. Në të shkruhej data e vdekjes e grekut në tokën shqiptare dhe flamuri i vorio-epirit. Kacifas u vra nga policia shqiptare për shkak të sulmit që hapi ndaj uniformave blu. Në Greqi, terroristi u kthye në hero sipas një ideologjie dhe mendësie “monotone” të fqinjëve tanë të dashur. Pjesë të ultrasve të Lazios janë shumë anëtarë me prejardhje greke dhe serbe. Ata njihen në Itali për bindjet e tyre ekstremiste. Gjesti mbetet i turpshëm aq më tepër kur Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare dhe portieri Thomas Strakosha janë shqiptarë, pa harruar dhe Valon Berishën. Heshtja e institucioneve italiane të futbollit mbetet një njollë turpi që mbulon futbollin italian, por dhe klubin e Lazios që ende nuk është distancuar nga skena të tilla me përmbajtje raciste.
KALENDARI
FINALISTËT
Java e 15-të e Kategorisë Superiore hapet me derbin Partizani-Tirana
Ronaldo mund të ngushëllohet me “Globe Soccer Awards“
Java e 15-të e Kategorisë Superiore do të jetë e ndarë në tre ditë, ku kryendeshja mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet të premten në orën 18:00. Kjo ndeshje është një ndër më emocionueset e futbollit shqiptar, duke qenë në një orar që mund të ndiqet nga të gjithë tifozët. Të shtunën do të diskutohen dhe dy takime të tjera, Luftëtari do të presë Kukësin në Gjirokastër, ndërkohë që Skënderbeu do të presë Teutën, dy takime që do të thonë shumë si për kreun dhe për vendin e parë të tabelës së renditjes. Të dielën do të luhen dhe dy ndeshje të tjera, dy vendet e fundit do të kenë përballë ekipet që duan një vend në katërshe. Laçi do të presë Kamzën, ndërkohë që Flamurtari do të udhëtojë në “Redi Maloku” për t’u përballur me Kastriotin që këtë javë që shkoi zhvilloi lojë të fortë për të marrë pikët në Laç. Kategoria Superiore, Java e 15-të Të premten ora 18:00, Partizani – Tirana Të shtunën ora 14:00, Luftëtari – Kukësi Të shtunën ora 17:00, Skënderbeu – Teuta Të dielën ora 14:00, Laçi – Kamza Të dielën ora 14:00, Kastrioti – Flamurtari
Cristiano Ronaldo, Kylian dhe Antoine Griezmann Mbappé janë tre finalistët e “Globe Soccer Aëards“, për futbollistin më të mirë për vitin 2018. Edicioni i 10-të i revistat do të mbahet në datën 3 janar në Dubai, në partneritet me Konferencën e 13-të Ndërkombëtare të Sportit në Dubai, të organizuar nga Këshilli i Sporteve të Dubait. Tommaso Bendoni, CEO i Globe Soccer, ka bërë të ditur lajmin e finalistëve: Përvjetori i 10-të i Globe Aëards Soccer është një moment historik ndaj jemi të kënaqur për të prezantuar tre finalistët Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappé në kategorinë për futbollistin më të mirë. CR7 do të kandidojë për herë të 8-të për këtë çmim, teksa aspiron për ta fituar për herë të tretë radhazi, duke konkurruar dy francezë.
VIP
22 E martë, 27 NENTOR 2018
Konflikt me William e Kate, Harry dhe Meghan braktisin pallatin Kensington Duka dhe Dukesha e Sussex, po largohen nga Kensington Palace. Mediat raportojnë se vendimi erdhi në mes “tensioneve” në rritje midis Princ Harry-t dhe vëllait të tij më të madh, Princ William. Kjo për shkak se babai i tyre, Princi Charles po merr një rol më qendror duke u përgatitur për të ardhmen e tij si monark, ndërsa William po zë vendin e dytë në radhën e fronit. Që nga dasma e tij me Meghan Markle në maj, ai ka jetuar në Kensington Palace. Çifti po përgatitet për ardhjen e fëmijës së tyre të parë në pranverën e ardhshme. Tani është raportuar se Meghan e Princ Harry po planifikojnë të lëvizin në një vilë në Cottage Frogmore në Windsor, pranë vendit ku shkëmbyen premtime më herët
Lori Hoxha: “I urrej ditëlindjen e mia” dhe ka një arsye Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha së fundmi ka vendosur që përpos blogut, të nisë rrugëtimin e saj edhe si “youtuber”, duke ndarë më ndjekësit videot e saj. Ajo publikoi në adresën e saj në Youtube një video ku rrëfen 18 fakte mbi veten, që të tjerët nuk i kishin ditur. Ndër to është dhe fakti që Lori urren ditëlindjen dhe shkak për këtë është bërë festa e vjetshme e ditëlindjes. “E festova ditëlindjen në Shqipëri, por dy ditë më parë isha në festë në Londër, ku piva shumë alkool dhe përfundova në spital. E kur erdhi festa e ditëlindjes, njërëzit po pinin dhe unë nuk mundesha sepse shija e alkoolit do të më bënte të vdisja. Prandaj unë i shikoja dhe mendoja se duhet të shkoja në shtëpi. Nuk po qëndroja dot në festën e ditëlindjes sime dhe prandaj e urrej tani, për çdo gjë që ndodhi vjet” ka rrëfyer Lori.
këtë vit. Ndërsa u tha se po zhvendoseshin për shkak se kishin nevojë për më shumë hapësirë teksa familja e tyre po zgjerohet. Dhe një arsye tjetër është se duan të krijojnë një distancë fizike me Princ William dhe Kate ndaj
po konsiderojnë të kenë një hapësirë krejtësisht të pavarur në Londër. “Ka tensione mes vëllezërve. Harry dhe Meghan nuk duan të jetojnë pranë William e Kate, duan të dalin vete”, tha një burim për “The Sun”.
Sekreti që fshihej pas kësaj bizhuterie të Princeshë Dianës Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte
bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit. Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë
trashëgimtarë të familjes mbretërore. Princeshë Diana ishte gjithmonë e kuruar në veshje dhe në aksesorë, megjithatë ajo kishte një stoli që e ruante me shumë fanatizëm dhe ishte pikërisht byzylyku që shikoni në foto. Nuk ishte e shpeshtë prania e këtij byzylyku në daljet e saj publike, për vetë rëndësinë dhe domethënien që mbarte ky byzylyk për të. Princesha e kishte marrë atë si dhuratë nga Princ Charles, i cili për 10 vite me radhë, çdo përvjetor i shtonte një stoli shtesë byzylykut, secila me një kujtim nga pas. Në të ka një miniaturë të katedrales ku ata u martuan, këpucë baleti që Diana dëshironte shumë, një ari madje edhe një mollë e një derr (për këtë të fundit mediat britanike thonë se do ketë qenë një shaka mes tyre). Veçantia janë padyshim germat H dhe W, të emrave të fëmijëve kur ata erdhën në jetë.
Me “9 femra në shtrat” Miliarderi Tony Toutouni nuk ka turp që të tregojë jetën e tij prej “playboy” në Instagram, ku ndiqet nga 1,8 milionë persona. Në një intervistë për “Daily Star”, Tony dha detaje mbi mënyrën se si e kalon kohën. “Kam pasur 9 femra në shtratin tim. Ka pasur raste edhe 5, 4, 3… varet”, thekson miliarderi, i cili nënvizon se kurrë nuk ka paguar një femër për seks. Vështirë të të besojmë Tony…
Këngëtarja e fiksuar pas gjoksit, ndërsa në pasqyrë sheh vetëm të pasmet Flaka Krelani është vënë para zjarrit në studion e “Why Not” në Ora News për të rrëfyer disa sekrete për publikun. E pyetur se çfarë sheh më shumë në pasqyrë përveç fytyrës, Flaka u përgjigj: “Të pasmet.” Pavarësisht se i sheh më shumë në pasqyrë, nuk është ajo pjesa që pëlqen më shumë tek trupi. Këngëtarja zbuloi se gjoksi është pjesa e preferuar për të.
VIP
23 E martë, 27 NENTOR 2018
Adrola Dushi bën dedikimin më të bukur për ditëlindjen e të birit Dje për Adrola Dushin është një ditë speciale, nga ato që ta mbushin zemrën plot dashuri. Djali i saj, Troi mbushi pesë vjeç dhe modelja vendosi që t'ia bëjë të paharrueshme këtë ditë. Nga udhëtimi në parajsën e fëmijëve, Disneyland në Paris, modelja ka bërë urimin më të bukur për Troin e vogël. "Gëzuar Ditëlindjen, Jeta e mamit! M'u bëfsh MBRET dhe JETA JOTE qoftë e mbushur vetëm me ditë të BARDHA! S'mund të besoj që kaluan pesë vite, nga dita qëkur TI erdhe në jetë, nga një "MIUSH" i vogël, m'u bërë një "TROI" i madh! Oh, sa lumturi kam, kur me kap Dorën dhe ma Puth, oh, sa te Adhuroj kur e bën këtë Gjest, dhe Ndjej që më do dhe më kupton akoma më shumë, dhe je gjithmonë me
Rita Ora feston ditëlindjen, prindërit e urojnë shqip Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ditën e djeshme feston 28 vjetorin e saj. Ajo ka marrë shumë urime nga miqtë dhe të afërmit e saj, por urimet që ranë më shumë në sy ishte ai i prindërve të saj. Ata kanë zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur urimet më të mira për vajzën e tyre. Me foto nga fëmijëria e këngëtares, të dy ata kanë preferuar fjalë shqip për të uruar ditëlindjen e Ritës "Rita Pita HB zog", shkruan nëna e saj Vera. "Happy Birthday Girl. Shumë Urime. Love Babi", shkruan i ati i këngëtares.
Mua, edhe kur s'jemi Pranë!!! Ditët po kalojnë shumë shpejt, O MBRETI IM, por TI do të jesh gjithmonë "MIU" i vogël, që jep aq shumë DASHURI dhe MIRESI. TI je Bekimi dhe Dielli që Rrezaton për mua, o
Biri im, TROI. TI, pa folur, të bën të ulesh në Gjunjë, e të thuash çdo ditë: "FALEMINDERIT O ZOT"! ZOTI TE BEKOFTE, BIRI IM!!!", shkruan modelja e njohur në Instagram.
Deklarata shokuese e aktores: Burri më rrahu dy orë me rrip kur isha shtatzënë Një rrëfim shokues mbi ish-bashkëshortin e saj ka bërë aktorja e njohur si "Ahsen hatun" nga seriali shumë i ndjekur "Sulejmani i madhërishëm", aty ku ra shumë në sy për bukurinë dhe aktrimin. Ceren Hindistan nisi një lidhje dashurie me biznesmenin Umit Aslan në vitin 2014. Aktorja ka treguar se ish-bashkëshorti e
dhunonte, madje edhe gjatë shtatzënisë. "Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo dola nga dushi dhe kisha vetëm një peshqir. Rashë në tokë dhe po ruaja vetëm barkun", ka treguar aktorja shkruan xing.al. Ceren dhe Umit u ndanë në vitin 2016, 1 vit pas lindjes së vajzës.
Zbulohen detaje nga videoja seksuale e Kim Kardashian Kim Kardashian u bë e famshme nga video seksuale që filmoi ishpartneri i saj Ray J. Në episodin e kësaj jave të "KUWTK", ishte ish-bashkëshorti i motrës së saj, Scott Disick që zbuloi disa detaje nga ajo natë. Ai zbuloi se Kim ishte nën efektin e ekstazisë atë natë, por nuk përfundoi çdo gjë aty. Nëna e tre fëmijëve e përdori "drogën" edhe natën e saj të martesës me Damon Thomas në vitin 2000. Kështu, Kim e konfirmoi duke thënë: "Unë përdora ekstazi natën e parë të martesës dhe kur bëra videon seksuale. Asgjë e keqe nuk ndodhi. Vazhdoj të bëj gjëra të çmendura, por jo të tilla".
Paris Hilton zbulon më shumë se ç'duhet Paris Hilton kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dhe shfaqja e saj në eventin e Chemist Warehouse në Melbourne nuk bëri përjashtim. Trashëgimtarja Hilton siguroi që të gjithë sytë të ishin drejt saj, ndërsa zbuloi më shumë se çduhet me veshjen.m Duke pozuar për mediat me një fustan të shkurtën, teksa po ngrinte duart lart, Paris zbuloi të pasmet e saj.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje në një ceremoni të veçantë të mbajtur në teatrin "Petro Marko", arritjet e ekipit të futbollit "Flamurtari" në vitet 1986-87 si dhe disa nga futbollistët më të spikatur vlonjatë të asaj periudhe. Gjatë ceremonisë në kujtesë së ndeshjeve të paharrueshme me "Partizanin" e Beogradit dhe "Barcelonën", Presidenti Meta dekoroi me Titullin "Kalorës i Urdhrit të Flamurit" ekipin e futbollit "Flamurtari" të vitit 1986-87: "Për rezultatet historike në futbollin shqiptar, veçanërisht në përballjet për kupat e Europës (19861987), duke manifestuar vlerat më të mira të sportit tonë, në arenën ndërkombëtare". Ishlojtarët dhe figurat e shquara sportive vlonjate firmosën fanellën e "Flamurtarit", e cila do të zërë vendin e saj të merituar në memorialin e krijuar me këtë rast në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti Meta priti në një takim lamtumire Ambasadoren e Kinës Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim lamtumire Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang Yu, në mbyllje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri. Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur të Ambasadores Yu, për forcimin e gjithanshëm
të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Kinës, në traditën më të mirë të tyre, gjatë mandatit të saj. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e Ambasadores Jiang Yu për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe atë kulturor dypalësh.
24 E martë, 27 NENTOR 2018
Presidenti Meta vlerëson ekipin e futbollit “Flamurtari” të viteve 1986-87