www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Rama: Burg opozitës! Basha: Bllokim rrugëve! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 98 (8539)
E shtunë, 27 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Qeveria dhe opozita kanë vendosur të mos bëjnë asnjë hap prapa nga qëndrimet e tyre për krizën politike. Kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore duke prezantuar kandidatët. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe partitë e tjera aleatë kanë nisur seriozisht të vënë në zbatim planin që në 30 qershor të mos ketë zgjedhje me kryeministër Edi Ramën Ditmir Bushati: Qeveria ka përgjegjësi për situatën ku ndodhet sot Shkodra. Nuk jam i kënaqur me Rilindjen Urbane
Në foto: Deputeti i PS dhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati
EDITORIAL
Rea Xhillari, mediat online dhe Ligji i Kryeministrit
FAQE 7
RAPORTUESI PËR SHQIPËRINË NË BUNDESTAG
Christian Schmidt: Të dënohen autorët e manipulimit të zgjedhjeve
FAQE 7
FAQE 3
Monika Kryemadhi: Shumë shpejt zgjedhjet parlamentare. Kandidatët e LSI do zgjidhen nga anëtarët, jo nga kryetari i partisë
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dje në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar
KREU I KUVENDIT
Gramoz Ruçi: Qëndrimi ndaj Luftës Antifashiste është i panegociueshëm FAQE 24
SHIFRAT ALARMANTE
84% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi
FAQE 6
NEGOCIATAT
Partitë politike kërkojnë takim, Presidenti Meta i pret të martën
FAQE 14
Nga Nikoll Lesi Dikur, jo shumë larg në kohë, nëse botoje në gazetë një lajm të pavërtetë që prekte intimitetin apo privatësinë e dikujt, kushdo qoftë, shkoje në gjykatë. Avokati i të dëmtuarit apo dëmtuarës nxirrte para gjykatës fletën...
FAQE 2
FAQE 24
POLITIKE
2 E shtunë, 27 PRILL 2019
Rea Xhillari, mediat online dhe Ligji i Kryeministrit D Nga Nikoll Lesi
ikur, jo shumë larg në kohë, nëse botoje në gazetë një lajm të pavërtetë që prekte intimitetin apo privatësinë e dikujt, kushdo qoftë, shkoje në gjykatë. Avokati i të dëmtuarit apo dëmtuarës nxirrte para gjykatës fletën e gazetës ku ishte botuar e pavërteta dhe gjykatësi firmoste vendimin për gjobën. Ndaj, edhe nga frika e gjykatave, por kryesisht nga profesionalizmi i mediave kishte shumë pak padi, në mos deri në aspak. Prej disa viteve ndodhemi para një mori mediash online, natyrisht se jetojmë në një epokë interneti dhe rrjetesh sociale pa mbarim, ku secili pothuaj ka një “gazetë” në shtëpi. Nga ky turravrap teknologjik, pasi edhe me një celular mund të bësh një portal (gazetë), ka filluar shproporcionimi i etikës mediatike. Sot mund të ndodhesh nën sulmet e secilit që të ka inat apo që për dreq nga i njëjti sallon kafeje ku ti pi kafenë dhe tjetri përballë të ka nxjerrë në portalin e tij, kur akoma filxhanin nuk e ke çuar përgjysmë. Por deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, sepse personat publikë, derisa pranojnë të jenë në politikë, media, etj, duhet të llogarisin edhe shkeljen pranueshme të privatësisë. Por jo të sajohet! Portalet dhe rrjetet sociale vdesin për këto lloj lajmesh për këtë kategori publiku. Një koleg i imi më thoshte një ditë se kishte qenë për një kronikë televizive në një fshat në Korçë ku fshati kishte tre ditë pa drita dhe ku pak veta ishin të punësuar, por të gjithë në katund kishin celular e rrinin duke shkruar apo sharë në facebook! Jetojmë në një botë tjetër, realisht, ndryshe nga ajo e
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
lajmit që duhej verifikuar me durim para botimit. Edhe tani duhet, por mania e portaleve për të futur “lajme” të paverifikuara dhe nxitimi i çmendurisë së secilit portal për ta kopjuar dhe shpërndarë se kush e kush më parë për marrë like, e gjitha kjo ka krijuar problem të madh me të vërtetën. Natyrisht dhe me prekjen e privatësisë së tjetrit. Mbaj mend që në kohën e “Koha Jonë” njëherë gazetari Arian Çani ka qëndruar në shi për të verifikuar një lajm mbi 7 orë në shiun e Tiranës, atje ku PS-ja po rrinte në grevë urie kundrejt pushtetit të PD-së. Apo që Andi Bushati shkoi në fushat e përbaltura të Mamurrasit dhe pas një dite lodhje e bëri lajmin. Lajm i shkurtër, por duhej verifikuar. Ndërsa sot nuk ka nevojë në shumicën e portaleve online, asnjë verifikim. Gënjen apo sajon njeri portal dhe të gjithë portalet si tullat që rrëzohen në seri, edhe ata e shumëfishojnë “masakrën”.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Natyrisht që portalet janë një burim informacioni shumë i shpejtë për publikun. Por ka pak portale serioze, si dhe një shumicë e cila të “masakron” dhe ku masakra vazhdon me “copy paste”. Rasti fundit masakrues, i freskët, është Rea Xhillari vajza e Linda Ramës, gruas së kryeministrit Rama. U fol për lidhje mes saj dhe ministrit në detyrë Gent Cakaj. “Lajmi” u përhap gjithandej me vrap. Dhe rezultoi se nuk kishte gjë të vërtetë. E tha fillimisht ministri Cakaj dhe më pas Rea Xhillari se ky është fake news. Personalisht nuk kam respekt për Gent Cakajn, natyrisht për detyrën që kryen, sepse besoj se është një gabim ngjitja e tij në atë detyrë të rëndësishme për shtetin tonë. E kam shkruar dhe e ripërsëris se ishte një veprim fatal i kryeministrit Rama, largimi i Ditmir Bushatit. Por kjo nuk më pengon të them të vërtetën e “lajmit” që u servir publikut për Gent Cakaj. Apo më keq për vajzën e re Rea Xhillari,
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
e cila jeton jetën e saj, larg “lajmit” shqiptar të portaleve. Është gabim dhe veprim jo profesionist nga mediat online. Edhe për “Koha Jonë”, ku lajmi ndonëse u fut me një shënim të gazetarit se “nuk kishte fakte dhe se priste reagimin e zyrës së shtypit të ministrit Cakaj”, edhe ndonëse u hoq pas një ore ku lodroi online, prapë mbetet një veprim jo profesional. “Koha Jonë” ka bërë duele të mëdha me Berishën e I-rë, me Nanon e II-të si dhe sot me Edi Ramën si kryeministër. Dhe nuk tërhiqet nga parimi për t’i shërbyer publikut, pavarësisht se e ka pësuar keq nga lufta me pushtetet e këtyre 28 viteve pluralizëm. Por që ka ardhur koha për një Ligj për Portalet, ka mbërritur, bile po ikën ora shpejt, ndaj duhet Ligji. Natyrisht jo krejt ashtu siç e ka sjellë Qeveria. Jo AMA, si ndëshkues, por vetëm gjykata. Ose nëse duhet nga vetë komuniteti i medias një BORD KONTROLLUES për portalet. Ligji duhet për portalet!
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 27 PRILL 2019
Rama: Burg opozitës! Basha: Bllokim rrugëve!
Qeveria dhe opozita kanë vendosur të mos bëjnë asnjë hap prapa nga qëndrimet e tyre për krizën politike. Kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore duke prezantuar kandidatët. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe partitë e tjera aleatë kanë nisur seriozisht të vënë në zbatim planin që në 30 qershor të mos ketë zgjedhje me kryeministër Edi Ramën Nga Shkodra, në një takim ku më shumë se qytetarë kishte policë, forca speciale, gardistë dhe agjentë të Shërbimit Informativ, Kryeministri Edi Rama kërcënoi direkt qytetarët dhe opozitën për skenarin e bllokimit të zgjedhjeve. Sipas kreut të qeverisë kushdo që do të ndalojë procesin e votimit me 30 qershor apo do të prekë kutitë e votimit do të dënohet sipas ligjeve, të cilat parashikojnë deri në 8 vite burg. “Ka një ligj përsa i përket prekjes së procesit zgjedhor. Për atë ligj duhet informuar publiku. Që kush pengon të tjerët të votojnë, shkon në kokërr të burgut. Për pengimin e procesit të votimit në çfarëdo forme shkon në kokërr të burgut. Unë them që nuk kanë gjetur asnjë budalla që do bëjë këtë punë. S’ka shans që të marrin peng procesin zgjedhor me kërcënime, me pengime, me bllokime dhe asgjë nuk ka për të ndodhur”,deklaroi kryeministri Edi Rama. Veç kërcënimeve, pjesa tjetër e fjalimit të kreut të qeverisë ishte vetëm humor dhe parodi ndaj opozitës dhe krerëve të saj. Kryeministri shkoi dhe më tej me fjalimin e tij në Shkodër, kur deklaroi se në zgjedhjet e 30 qershorit bashkia do të fitohet nga Partia Socialiste. Por pritja që i bënë dje në Shkodër qytetarët me protesta të mëdha dhe përgjigjja me arrestime nga ana policisë, nuk lë vend për shumë entuziazëm fitore nga ana e PS-së. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse votimet për Shkodrën bëhen në ndonjë vend tjetër më 30 qershor, por jo në këtë qytet. Ndërsa kryeministri kërcënon me burg nga Shkodra opozitën,
në Tiranë kryetari i Partisë Demokratike thirri gjithë krerët e degëve për të organizimin e aksionit opozitar. Takimi përfundoi me vendimin se çdo të enjte, veç protestave në Tiranë, do të bllokohen rrugët kryesore kombëtare në vend. Vendimi është pjesë e strategjisë për mosbindje civile, e cila do të vijë duke u përshkallëzuar me afrimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në fjalën e mbajtur para krerëve të PD, Basha i është përgjigjur kërcënimeve të Edi Ramës po me burg. Ndryshimi është se Edi Rama e kërcënon për një vepër penale që akoma nuk është kryer me 30 qershor, ndërsa Basha e kërcënon për vepra penale që kanë ndodhur këto vite me korrupsionin dhe blerjen e votave me bandat. “Ne jemi të
gatshëm të sakrifikojmë çdo gjë për të mos lejuar që në 30 qershor të ketë një krim tjetër elektoral si ai i 2017-ës. Koha kur populli shkonte në burg dhe kriminelët në qeverisje, ka marrë fund. Politikanët e lidhur me krimin do të shkojnë në burg dhe populli do të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni. Përballja do të jetë në çdo qytet në çdo shesh dhe rrugë të vendit për të kulmuar në 11 maj në protestën kombëtare përpara kryeministrisë”,- deklaroi kreu i Partisë Demokratike. Aksioni i PD për moslejimin e zgjedhjeve do të jetë më i ashpër edhe për shkak të strategjisë që po përdor Edi Rama duke futur në lojë opozitën fallso. Një opozitë që po krijohet me nxitim dhe
shumë financim qeveritar në parlament dhe jashtë saj. Përballë kërcënimit real që Edi Rama po bën ndaj opozitës për nxjerrjen nga sistemi PD, LSI dhe gjithë paritë e tjera të opozitës janë drejt kalimit në mosmbindje totale civile dhe përplasje me qeverinë. Ky zhvillim kritik i situatës politike në vend, nëse disa javë më parë dukej si hipotezë, tashmë është projekt real që po konfirmohet çdo ditë. Për fat të keq, qeveria dhe kryeministri që kanë përgjegjësinë morale dhe politike për stabilitetin janë ata që në vend të zbutjes së situatës, po e nxisin vet konfliktin. Është koha që ndërkombëtarët të ndërhyjnë para se moria e refugjatëve nga Shqipëria në rast përplasje civile, të jetë mbi qindra mijëra. Q. Xhani
POLITIKE
4
E shtunë, 27 PRILL 2019
Partitë e djathta kërkuan takim për gjetjen e zgjidhjes së krizës, Presidenti Meta i pret të martën
Mediu: Nga takimi me Presidentin presim garantimin e standardeve për zgjedhjet P
as thirrjes publike që partitë e vogla i bënë Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të thirrur një tryezë për zgjidhjen e krizës politike, ditën e martë në ora 11:00 pritet që kreu i Shtetit të zhvilloje një takim me krerët e PR, PDK, PBDNJ, LZHK dhe PPA-së. Ashtu si dy vite më parë edhe këtë herë të vegjlit janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur realizimin e një tryezë pozitëopozitë për zgjidhje të krizës. Thirrja e aleatëve të Bashës erdhi pas takimit që patën ditën e enjte me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Luigji Soreca. Në një intervistë në Top Channel, Fatmir Mediu ka shpjeguar dhe kërkesat që kanë partitë e opozitë për takimin me kreun e shtetit. “Kërkojmë një tryezë me Presidentin e Republikës. Shikojmë në raport me shqetësimin e OSBE/ODIHRit, me çështjet që ka Prokuroria në shqyrtim, a janë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme. E dyta është një qeveri që të kujdeset për zgjedhjet. Brenda një kohe të caktuar duhet përcaktuar plani i implementimin që përcakton standardet zgjedhore. Ndoshta vendoset përfundimisht në Kushtetutë që të ketë një qeverisje kujdestare që të vendoset 6 muaj para zgjedhjeve. Pastaj të shikojmë elemente të tjera”, u shpreh kryerepublikani Fatmir Mediu. Reformat Kreu i PR-së Fatmir Mediu, i cili
bashkë me kryetarët e 4 partive të tjera opozitare kanë krijuar dy ditë më parë një grup të përbashkët për të kërkuar tryezë të mes palëve politike dhe atyre ndërkombëtare për ndryshimin e Kushtetutës së vendit. Por, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse propozimet për ndryshimet Kushtetuese vijnë nga PR-ja, apo janë miratuar edhe nga PD e LSI, Mediu u përgjigj se këto propozime vijnë nga 5 partitë e qendrës së djathtë ku bëjnë pjesë PR, LZHK, PAA, PBDNJ dhe PDK. “Ne këtë diskutim e kemi publik. Ne nuk marrim leje as nga Luzim Basha dhe as nga Monika Kryemadhi. Nuk është për
konsum politik, por për reflektim politik. Ne kemi një deklaratë të përbashkët që i qëndrojmë pikë për pikë. E brenda kësaj deklarate të përbashkët janë alternativat që ne i qëndrojmë”, u shpreh dje Fatmir Mediu. Mediu tregoi edhe disa prej propozimeve që grupi i ri i partive të vogla brenda opozitës do të kërkojë për të ndryshuar Kushtetutën. Një prej pikave të diskutimit që ata do të hedhin në tryezë është përcaktimi në Kushtetutë që 6 muaj para zgjedhjeve të ketë qeveri kujdestare. Por siç thotë Mediu kjo marrëveshje s’mund të jetë vetëm për zgjedhjet, por ka nevojë që të diskutohet në thelb
funksionimi në thelb i politikës. “Për t’i kthyer Kushtetutshmërinë Kuvendit, duhet që shqiptarët ta dinë se nga kush përfaqësohen. Një sistem zgjedhor i hapur, qoftë propocional. Për mua duhet rishikuar i gjithë këndvështrimi Kushtetues i vendit. Duhet të limitojmë në dy mandate, mandatin e kryeministrit, në 3 mandate deputetin. Presidenti i Republikës duhet zgjedhur nga populli”, tha Mediu. Më tej ai u ndal edhe tek Gjykata Kushtetuese, e cila sipas tij do të ketë kriza pa fund. “Mund të krijohet Senati, për të krijuar filtrin e nevojshëm legjislativ”, tha Mediu.
ISH-MINISTRI
Manjani: Të nisin bisedimet me palët për zgjidhjen e krizës politike
Në një kohë kur mazhoranca dhe opozita tashmë janë rreshtuar në llogoret e tyre dhe ku mesazhet për dialog duken shumë larg, ishministri i Drejtësisë Ylli Manjani fton Presidentin e Republikës Ilir Meta që të nisë sa më shpejt veprimet e tij që ia ngarkon dhe Kushtetuta për krijimin e kushteve për të bërë bashkë në një tryezë mazhorancën dhe opozitën dhe për ti dhënë fund krizës politike që ka mbërthyer vendin prej më shumë se 3 muajsh. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manjani i sjell në vëmendje Presidentit pikërisht pjesë nga Kushtetuta e cila ia ngarkon si detyrë thirrjen e palëve në takim në cilësinë e përfaqësuesit të Unitetit të popullit. Sipas tij, është koha që të nisë dialogu, pasi në një kohë që flitet në emër të demokracisë në një shtet e shoqëri unike si kjo shqiptare, këto mesazhe vijnë kur të paktën gjysma e popullit është sot jashtë sistemit demokratik. “I lexuar më thjeshtë, neni 86.1 i Kushtetutës do të thotë se: 1. Shoqëria (populli) paguan keyetarin e shtetit të saj për të garantuar unitetin e saj; 2. Uniteti i shoqërisë më së pari ruhet dhe garantohet për çështje themelore, si demokracia, liritë dhe të drejtat themelore, tërësia territoriale, historia gjuha e kultura e popullit dhe funksionimi i shtetit në tërësi. Po për ç’demokraci, shtet e shoqëri unike flasim kur të paktën gjysma e popullit është sot jashtë sistemit demokratik?! Kjo është dita që Presidenti të veprojë dhe jo të fshihet! Le të bëjë, të paktën aq sa bëri Presidenti Moisiu në vitin 2007, kur Edi Rama nuk u regjistrua për zgjedhjet lokale të atij viti”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
KREU I PD-SË U KËRKON ANGAZHIM MAKSIMAL KRYETARËVE TË DEGËVE PËR BLLOKIMIN E RRUGËVE KU DO TË KALOJË EDI RAMA
N
jë ditë pasi bllokuan të gjitha ak s e t k r y e s o r e rrugore të vendit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi dje në selinë blu një takim të zgjeruar me kryetarët e degëve të PD-së. Sipas informacioneve, mbledhja e djeshme, ishte një mbledhje organizative sa i përket vijimësisë së protestave të opozitës në ditët dhe javët në vazhdim. Gjatë fjalës së tij, mësohet se Lulzim Basha u ka kërkuar angazhim maksimal kryetarëve të degëve, duke krijuar kështu grupe pune të cilët të shkojnë në çdo derë të çdo qytetari. Gjithashtu, ai ka kërkuar masivitet në protestën kombëtare të opozitës, e cila është vendosur të mbahet në datën 11 maj ora 18:00. Ndërkohë që nga mbledhja ka dalë dhe vendimi për
Basha mbledh Kryesinë e PD-së: Rama e ka vendin në burg, ka frikë nga zgjedhjet e lira
protesta çdo ditë, në çdo qytet ku do të shkojë kryeministri Edi Rama, ku banorët e zonave respektive do ta presin me protesta, duke
bllokuar rrugën. Kujtojmë që diçka e tillë ka ndodhur dhe ditën e djeshme në Shkodër gjatë takimit të kryeministrit me banorët. Ndërsa gjatë mbledhjes tjetër që u zhvillua dje atë të Kryesisë së PD-së, Basha tha se Rama dhe njerëzit e tij më të afërt e kanë vendin në burg. Basha në Kryesi është shprehur ndër të tjera se PD është e gatshme që më 30 qershor mos të lejojë një krim elektoral si ai i vitit 2017. “Asnjë minutë paqe për Edi Ramën derisa të largohet e t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ky është vendimi i mbledhjes së përbashkët
së kryesisë dhe ish deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët do të jenë në krye të mobilizimit të qytetarëve në protestë kundër qeverisë. Koha kur në Shqipëri Edi Rama dhe kriminelët e tij diktonin zgjedhjet, ka marrë fund njëherë e mirë. Ne do të jemi në krye të protestave të qytetarëve, derisa të fitojmë betejën europiane dhe demokratike për të mos lejuar krimin elektoral të 30 Qershorit. Edi Rama e di se nuk mund t’i rezistojë presionit popullor, prandaj po kërcënon me burg. Edi Rama ka frikë, sepse e di shumë mirë, që një hetim i pavarur, çon
në burg atë vetë, Vangjushin e tij dhe Damian Gjiknurin për blerjen e zgjedhjeve bashkë me krimin. Mesazhi i qëndresës qytetare për Edi Ramën, që iu frikësohet zgjedhjeve të lira si djalli nga temjani, është se nuk ka shpëtim prej tyre. Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë çdo gjë për të mos lejuar që në 30 qershor të ketë një krim tjetër elektoral si ai i 2017-ës. Koha kur populli shkonte në burg dhe kriminelët në qeverisje, ka marrë fund. Politikanët e lidhur me krimin do të shkojnë në burg dhe populli do të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni. Përballja do të jetë në çdo qytet në çdo shesh dhe rrugë të vendit për të kulmuar në 11 maj në protestën kombëtare përpara kryeministrisë”, u shpreh Lulzim Basha.
POLITIKE
5
E shtunë, 27 PRILL 2019
KREU I QEVERISË I GËZUAR NGA BOJKOTI I ZGJEDHJEVE: MË NË FUND DO TË NA JEPET MUNDËSIA QË TË MARRIM SHKODRËN
K
ryeministri Edi Rama deklaroi se në datë 30 qershor me apo opozitën, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhje, Partia Socialiste do të fitojë bashkinë e Shkodrës. Kreu i qeverisë tha se pas marrjes së drejtimit, Shkodra do të bëhet si Vlora, pasi deri tani, shtoi ai, e kanë pasur të pamundur për shkak të mungesës së vizionit dhe ideve nga kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi. “Më vjen mirë që jemi këtu sot në një moment të rëndësishëm që na ndanë shumë pak kohë nga dita kur PS do të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës. Më vjen mirë, sepse më në fund do të na jepet mundësia
Rama: Shkodrën do ta fitojë PS-ja në 30 qershor dhe do ta bëjmë si Vlora që të bëjmë për Shkodrën shumë më tepër se kemi mundur që të bëjmë në kushtet që e kemi pasur të pamundur që të gjejmë një rrugë të arsyeshme bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës dhe për faktin se në bashkinë e Shkodrës drejtimin e ka marrë mungesa e vizionit, ideve dhe e një sensi përkatësie ndaj Shkodrës. Një boshllëk që është mbushur me propagandë, llafe e politike, por nuk ka arritur që të adresojë shumë çështje. Më vjen mirë se
ne kemi një ide si mund të zhvillohet më mirë dhe më shpjet Shkodra, të kanalizojmë më tepër investime. Për pak kohë nis rruga turistike e Thethit. Projektet e nisura për Liqenin do të vijojnë, ashti si kundër edhe në drejtim të duhur të gjitha projektet për zonat rurale. Potenciali në qytet është i jashtëzakonshëm për turizmin. Jam i bindur që shkodranët kanë qenë në Vlorë, e kanë parë në ditë të zezë, shkoni e shikoni tani dhe pyeteni veten, a doni që edhe Shkodra të
bëhet si Vlora. Kjo ka një përgjigje, duhet që PS të drejtojë Shkodrën. Edhe pak ditë do të duroni dhe në 30 qershor do të shpëtoni”, deklaroi Rama. Më herët, kreu i Qeverisë ishte në Malësinë e Madhe ku rikonfirmoi kandidimin e Tonin Marinajn në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Protestuesit i zënë rrugën Ramës dhe djegin goma. Ish-deputetët demokratë përplasen me policinë: Jeni në shërbim të bandës së pushtetit
O
pozita ka vendosur që ti rezervojë surpriza të pakëndshme kreut të Qeverisë Edi Rama në çdo udhëtim që ai do të zhvillojë në qytetet e Shqipërisë. Një surprizë e tillë do t’ia rezervonin dje qytetarët e Shkodrës, të cilëve iu bashkuan dhe disa ish-deputetë të Partisë Demokratike. Kjo pasi kryeministri Edi Rama pritet me protesta e thirrje kundër në Shkodër. Rama do të udhëtonte paraditen e djeshme në Shkodër në kuadër të takimeve “Bashkia që Duam”, duke prezantuar kandidatët socialistë që do të garojnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Por në një kohë që opozita ka deklauar tashmë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet farsë të 30 qershorit, protestues të shumtë, mbështetës të PD-së i kanë zënë rrugën në urën e Bahcallëkut. Ata janë ulur në tokë, ndërkohë që disa metra para tyre vendosën goma, të cilave iu vunë flakën. “Rama ik”, ishin thirrjet në kor të protestuesve. Protesta Demokratët e qytetit të Shkodrës dhe Koplikut dolën në protestë në zonën e urës së Bahçallëkut, në segmentin hyrës të këtij qyteti dhe në Mjedë, në Urën e Spatharit. Demokratët u shfaqën të tensionuar duke u përplasur dhe fizikisht me policinë, të cilët ishin të shumtë në numër. Ata bllokuan rrugën me synim të pengonin kryeministrin Edi Rama të hynte në qytet dhe të zhvillonte takimin e tij të planifikuar me drejtuesit e strukturave të PS-së. Të pranishëm në këtë protestë ishin dhe ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia. Duke iu referuar tensioneve me policinë, Spahia do të shprehej para kamerave të medieve që po raportonin nga terrenin, se ishte policia ajo që po i provokonte qytetarët. “Kjo protestë është kundër kryeministrit më të paaftë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, mikut të bandave kriminale të drogës. Forcat e Policisë po provokojnë qytetarët që po
Tensione dhe përplasje në Shkodër, shkodranët presin Ramën me protestë
protestonin në mënyrë paqësore”, u shpreh Spahia. Vetë protestuesit mbanin në duar pankarta “Shkodra nuk gjunjëzohet” dhe thërrisnin “Rama ik”. Ndërkohë, nisur dhe nga situata e krijuar, ku nga minuta në minutë pritej të vinte autokolona e kreut të Qeverisë, do të shënohej dhe një ndërhyrje e ashpër nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndaj protestuesve pasi në vendngjarje ishin djegur disa goma. Sipas Policisë, protestuesit nuk kishin lajmëruar për zhvillimin e kësaj proteste dhe mendohet se do të ketë dhe shoqërime në rajon. Dhe ashtu siç pritej të ndodhte, kalimi i eskortës së kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me tensione
nga protestuesit, ndaj edhe është dashur ndërhyrja e forcave RENEA së bashku me FNSH. Protesta ka zgjatur rreth 60 minuta dhe në krye të protestuesve ishin edhe ishdeputetë të PD-së. Ish-deputeti Flamur Noka shpjegoi dhe arsyet e kësaj proteste. “Kanë dalë për të protestuar kundër ardhjes së kryeministrit në këtë qytet që e ka dhunuar në 6 vjet, e ka boshatisur. E ka futur në kthetrat e krimit”, u shpreh Noka. Gjatë zhvillimit të protestës, Noka është përplasur dhe me shefin e policisë i cili u shpreh se për protestë duhet të merret leje. “Ju kanë vënë në shërbim të bandës së pushtetit, ju mendoni se po i shërbeni shtetit. Qytetarët
e kanë fituar të drejtën e protestës një herë e mirë. Protestat vetëm njoftohen dhe nuk marrin leje. nZotëri, ai (Edi Rama) është i paligjshëm, përfaqëson urrejtjen ndaj këtij qyteti, këtij vendi. Nuk është i mirëpritur këtu”, u shpreh Noka. Ndërsa një qytetar iu drejtua policisë: “Nëse doni të mbroni armikun e familjeve tona mbrojeni”. Një tjetër protestues u shpreh: “Ne s’mund të jetojmë më në këto kushte barbare dhe jo njerëzore”. Nga ana tjetër, ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia do të publikonte në rrjetet sociale disa momente nga përplasja e djeshme me policinë në Shkodër, ku theksoi se Shkodra nuk harron se si po trajtohet pavarësisht se shteti po vihet në shërbim të pushtetit! “Rama IK! E le Shkodrën pa investime, e së fundmi ia transferon drejtoritë kryesore në Lezhë e Rrëshen dhe pastaj çon polici pa fund, për t’u mbrojtur nga revolta që vetë shkakton me aktet e veta. Shkodra nuk harron se si po trajtohet pavarësisht se shteti po vihet në shërbim të pushtetit! Ka shumë e shumë më tepër, edhe të heshtur, që nuk e njohin më Edi Ramën për kryeministër! Ka mbetur vetëm fasada, e cila do bjerë shumë shpejt! Pritje shkodre për piktorin dështak”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia. Ai deklaroi se do vazhdojnë me protesta dhe përshkallëzimin e tyre. Vetë kreu i PD-së Lulzim Basha, pas protestës në Milot, do të udhëtonte mbrëmjen e së enjtes në Shkodër ku ka konsumuar një darkë me ish-deputetë të PD, kryetaren e Bashkisë e përfaqësues të tjerë të PD-së në këtë qytet.
Shkodra në shtetrrethim - Revoltat e studentëve të “Luigj Gurakuqit”: Na mashtrove me “Paktin”
Policia vë në pranga sërish invalidin shkodran: Mbante flamujt e BE-së
K
ryeministri Rama pas takimit në Malësinë e Madhe zhvilloi pasdite një takim në Shkodër në kuadër të platformës “Bashkia që duam”. Gjatë mbërritjes së Ramës në takim është vënë re se qyteti është vendosur në shtet-rrethim. Forca të shumta policore dhe snajpera nga të katërta anët kanë rrethuar zonën, duke mbajtur nën kontroll edhe lëvizjen më të vogël ndaj kryeministrit Rama. Dhe gjithë këto masa të rrepta kishin vetëm një përgjigje, se kudo që shkoi dje, kryeministri u përball me revoltën e shkodranëve ndaj keqqeverisjes së tij. E në përgjigje
të këtij demonstrimi pakënaqësie, dje përsëri i janë vënë prangat e policisë invalidit shkodran që u tërhoq zvarrë në një protestë të opozitës që u zhvillua pak javë më parë para parlamentit në Tiranë.
Gjergj Çuni është arrestuar dje pas dreke në sheshin “2 Prilli” të Shkodrës. Gjergj Cuni, i njohur si invalidi i protestave, pasi nuk ka munguar në asnjë nga protestat e fundit të opozitës është shoqëruar me forcë në polici pas sharjeve të vazhdueshme ndaj Edi Ramës dhe në momentin e arrestimit, invalidi mbante në dore dy flamujt e BE dhe Shqipërisë. Policia e ka marrë me
forcë nga rruga duke e futur në automjet. Më herët, kryeministri Rama vizitoi dhe Fakultetin e Drejtësisë ku sërish është përballur me revoltën e të rinjve shkodranë të cilët i kërkuan llogari për neglizhencën e institucioneve ndaj tyre dhe mosrealizimin e pikave të “Paktit për Universitetin”. “Ca ke që bërtet” i është drejtuar kryeministri njërit prej studentëve
që e prisnin jashtë godinës me parulla. “Prisni vetëm 45 ditë”, u ka thënë Rama dhe është larguar prej tyre duke nënkuptuar zgjedhjet vendore dhe largimin e Voltana Ademit nga posti i kryebashkiakes së Shkodrës. Ndërkohë, mëngjesin e djeshëm protestuesit e urës së Bahçallëkut u shtynë nga forcat policore me forcë për t’iu hapur rrugën eskortave të kryeministrit.
POLITIKE KRYETARI I KDK
K
ryetari i KDK të LSI, ShezaiRrokaj, në fjalën e mbajtur dje në mbledhjen e forumit të kësaj partie deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga kushtet e saj për largimin e kryeministrit dhe zgjedhje me standarde. “Me djegien e mandateve opozita ua ktheu ato qytetarëve duke u bërë njësh me ta. Sot për opozitën ka vetëm një rrugë: ajo nuk mund të kërkojë rotacion politik me qëllim që të bëjë të njëjtën gjë si mazhorancat e djeshme dhe të sotme; ajo po e kthen në kauzë legjitimitetin e institucioneve të drejta
6
E shtunë, 27 PRILL 2019
Shezai Rrokaj:Sot për opozitën ka vetëm një rrugë dhe ka nevojë të vetëkorrigjohet, duke e filluar edhe nga vetja. Ne duhet të luftojmë varfërinë dhe të hapim perspektiva reale zhvillimi, në mënyrë që t’u kthehet besimi shqiptarëve që po e braktisin vendin. Ne nuk mund të bëhemi më farsë e pushteteve të deformuara që lindin nga zgjedhje të deformuara. Dhe kjo kauzë fillon me zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themel i demokracisë. Kjo është një përgjegjësi historike për ne”,- deklaroi ShezaiRrokaj. Rrokaj shtoi se mazhoranca e kryeministri Edi Rama ka rënë moralisht dhe ligjërisht dhe qëndrimi i shumicës së shqiptarëve
do t’a detyrojë që të largohet. “Sot kjo mazhorancë me në krye Ramën ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupet e krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Rama u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet e krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave të forta”,- deklaroi ShezaiRrokaj.
LSI mbledh KDK, kryetarja Monika Kryemadhi: Kandidatët do zgjidhen nga anëtarët, jo nga kryetari i partisë
L
ëvizja Socialiste për Integrim mblodhi dje Komitetin Drejtues Kombëtar për të diskutuar mbi krizën politike dhe aksionin opozitar. Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi deklaroi gjate mbledhjes se Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, se vendi shume shpejt do të këtë zgjedhje të parakohshme. Kryemadhi theksoi se tashmë kandidatët nuk do të përcaktohen me nga kryetari i partisë, por nga strukturat e LSI-së. “Mendoj që ne si LSI mbas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të jenë shumë shpejt, meqenëse kishte merakun e fallit Edi Rama. Do të jenë zgjedhjet dhe ne duhet të përgatitemi të gjithë. Kandidatët për deputetë në lista do të dalin nga strukturat e LSI-së, nuk do t’i vendosë më kryetari dhe as kryetarja e KSI-së. Pra çdo strukturë partiake e të 12 qarqeve do të futen në proces 1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e kandidatëve, jo vetëm për kandidatët për deputetë, por edhe për kandidatët për këshillat bashkiakë apo dhe për kandidatë për kryetar bashkie”,tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI shtoi se “proces është shumë i rëndësishëm për evidentimin e strukturave të partisë dhe zgjimin e strukturave të LSI-së. Për çdo qendër votimi organizatat tona të verifikohen edhe njëherë dhe jam e bindur që jo vetëm që janë shtuar anëtarësia, por edhe ata anëtarë partie të cilët janë kërcënuar për shkak të vendit të punës do të jenë më aktiv se ç’mund të kenë qenë më para. Ndërkohë nga ana tjetër mbas zgjedhjeve parlamentare që do të jenë,ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të kryetarit të partisë me një anëtar një votë dhe zgjedhjeve të kryetarëve të partisë ne gjithë Shqipërinë në 61 bashki me një anëtar një votë, ku është e domosdoshme për të rikthyer dhe njëherë besimin tek anëtari i partisë, besimi tek strukturat e partisë sepse nuk ka më pushtet në dorën e deputetit, nuk ka më pushtet në dorën e kryetarit”. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar nga opozita. Kryemadhi tha se kjo marrëveshje është e qartë dhe synon arritjen e një qeverisje tranzitore, që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Marrëveshja jonë me opozitën dhe me partitë e tjera opozitare është shumë e qartë. Qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira
Kryemadhi: Shumë shpejt zgjedhjet parlamentare
dhe të ndershme. Jo qeveri tranzitore që garanton parti politike, por qeveri tranzitore që garanton qytetarët shqiptarë që janë të lirë të zgjedhin atë politikan apo atë parti politike që ata duan ti drejtojë. Nëse ne nuk zgjidhim këtë problem kryesor që në 30 vjet shqiptarët e kanë pasur në kurriz ne nuk kemi zgjidhur asgjë. Dhe kjo marrëveshje për hir të së vërtetës ku bëhen bashkë mbi 60% e votuesve shqiptarë do të thotë që është shumica e shqiptarëve. Pa llogaritur ata socialistë të zhgënjyer të cilët për hir të frikës dhe angazhimit të tyre në institucionet shtetërore nuk janë hapur apo drejtpërdrejtë të deklaruar për këtë proces”,-tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Lidhur me aksionin e opozitës dhe mosbindjen e civile, kryetarja e LSI shtoi se revolta e qytetarëve shqiptarë ende nuk ka filluar. “Akoma nuk ka filluar ajo që ai mendon se ka filluar. Revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar. Nuk ka filluar sepse akoma nuk ka vajtur thika
në palcë për politikanët si puna ime dhe si puna jonë këtu. Po për shqiptarët që nuk kanë bukë të hanë është akoma më keq situata dhe shpërthimi i tyre nuk do të jenë as ambasadat e huaja, as anijet e ’90 që ikën në Europë, por do të jetë Edi Rama dhe bandat e tij dhe do të jenë bazat kriminale të Edi Ramës ku janë kthyer në laboratore të drogës dhe të krimit të organizuar. Prandaj teatrin e kukullave që na ofron atje në Parlament ta ketë më të kujdesshëm. Sepse biletat i shpërndan falas, por nuk ja fal njeri gjakun, djersën dhe mundin e votave të LSI-së. Partia Demokratike flet vetë për votat e saj, ne flasim për votat tona. Dhe ky është një mesazh për të gjithë ata që do të marrin mundimin dhe guximin që të cënojnë votën e shqiptarëve, integritetin e tyre dhe dinjitetin e shqiptarëve”,- deklaroi kryetarja e LSI. Kryetarja e LSI komentoi dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve. “Për sa i përket faktorit ndërkombëtar ne ia kemi bërë shumë të qartë dhe jemi përsëri të palëkundur në
qëndrimin tonë. Kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, një sistem të fortë, një sistem të barabartë për çdo qytetar. Çështja e precedentit që dëgjoni, të manipuluar herë pas here në media të cilat janë të kapura ka vetëm një precedent. Që jemi i vetmi vend në botë që më shumë se 2 vjet është pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Jemi i vetmi vend në botë ku pronar i një shteti nuk është sistemi por një kryeministër”,- u shpreh kryetarja e LSI. Kryemadhi akuzoi kreun e qeverisë për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar. “Tashmë kam dhe një mesazh për Edi Ramën. Nga parlamenti i LSI, se ju jeni parlamenti i LSI dhe takimet që do të bëjmë me gjithë shqiptarët, është parlamenti i Shqipërisë. Meqenëse se ka merak shumë të madh për Lëvizjen Socialiste për Integrim, po ja bëjë të qartë që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën kryetar partie, që kishte hallin e stabilitetit dhe qetësisë dhe të dashurisë. Dashuria dhe qetësia me kriminelin ka mbaruar, dashuri dhe qetësi me kriminelin nuk ka, dashuri dhe qetësi me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve për djemtë e tyre të humbur, për fëmijët e tyre të vrarë ne Kolumbi dhe në gjithë Amerikën e Jugut si peng i kontejnerëve të drogës që vijnë në Shqipëri, do të mbarojë. E dimë që është e vështirë, e dimë që është me probleme por ne nuk do të ndalemi. Mund të ndalen burrat, por nuk i kanë mbaruar gratë këtij vendi, kështu që ta ketë të qartë Edi Rama dhe kush do tjetër që do ti shkojë nga pas Edi Ramës, të mos guxojë të cenoje asnjë gjë të shqiptarëve sepse nuk do të jetë përballja ligjore por do të jetë personale, individuale se nuk ka për ta falur asnjë njeri të ardhmen e fëmijëve të tij kudo që është. Ia bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë banditëve të tij, që të ketë kujdes se katër bandat e tij përballë milionave të shqiptarëve janë shumë të vogla, por të mos harrojë dhe një gjë, që në çdo shtëpi të shqiptarëve e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku është për t’u marrë’, deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
POLITIKE KRITIKA Nga Ditmir Bushati*
U
në kam qef sot të flas dy fjalë për Shkodran që duam dhe besoj se Shkodra që duam është me shumë se sa Bashkia që duam sepse është gjëja më e thjeshtë për me vizatu atë që ka bërë bashkia e Shkodres, apo atë që ka bërë Partia Demokratike për këtë qytet gjatë gjithë këtyre 30 viteve, që e kanë pas në fakt besimin e pakushtëzuar nga qytetarët e Shkodrës. Them për Shkodrën që duam sepse është shumë me e gjerë se bashkia që duam, sepse ka nevojë për mbështetjen e çdo shkodrani, ka nevojë për mbështetjen e posaçme të qeverisë qëndrore, ka nevojë për me respektin, traditën shekullore të këtij qyteti. Ka nevojë gjithashtu për të përqafuar të renë dhe ka nevojë që edhe Shkodra të ecë me hapin e shokëve dhe shoqeve të saj. Pse them për Shkodrën që duam? – Sepse i kthehem prapa historisë së Shkodrës dhe është i vetmi shtet shqiptar me statute që në kohën e mesjetës të ngjashme me qytetet që kanë lënë dhe kanë një emër në historinë e njerëzimit. I ngjashëm me organizmin e Sienës, Firences, Dubrovnikut apo Budves. Dhe siç përshkruhet shumë mirë në statutet e Shkodrës të shekullit të XIV Shkodra ishte një qytet i lulëzuar, një qytet ku pozicioni i gruas ishte i privilegjuar, ishte një
qytet i lulëzuar për sa i përket zhvillimit ekonomik, ndonëse jo me dalje në det por përmes lumenjve dilte në det, tregtonte me shumë prej fuqive të kohës dhe mund te thuash pa frikë që Shkodra kishte dimensionin e një qyteti venedikas. Ku është Shkodra sot? Natyrisht që Shkodra është larg lulëzimit që duhet të kishte, është larg potencialit të saj. Ku është Shkodra sot dhe si mund ta krahasoj Shkodrën, ndoshta jo me shekullin e katërmbëdhjetë, por, po i referohemi historive të para 300 viteve dhe ndoshta At Zef Pllumi e ka përshkruar më bukur seç do e përshkruante çdo historian Shkodrën e para 300 viteve. Rrënimi i sotëm është i ngjashëm me rrënimin e para 300 viteve kur një burrë i mençëm Mehmet Pasha, që është edhe themeluesi i Shkodrës më të madhe, do t’i bënte bashkë myslimanë e të krishterë, do t’i bënë bashkë njerëzit për të punuar për zhvillimin e Shkodrës dhe të këtij rajoni. Besoj se ky është momenti final për të hapur një dritare të re, një kapitull të ri për Shkodrën që duam. Një kapitull të ri për Shkodrën që duam që do të thotë, Shkodra një qytet i Europës adriatike me rrugë të përfunduar siç duhet deri në Velipojë, me një ndërlidhje mes Shkodrës dhe Ulqinit përmes Bunës, me një ndërlidhje mes Shkodrës, Ulqinit dhe Shëngjinit që do
7
E shtunë, 27 PRILL 2019
Qeveria ka përgjegjësi për situatën ku ndodhet sot Shkodra ta rivitalizonte shumë pjesën e Riollit, Baksit. Pra pjesën e Europës adriatike për shkak të potencialit që ka Shkodra dhe që do ti bashkonte më shumë Shqiptarët pavarësisht se ku ata jetojnë. Me një Shkodër që duam, unë kam parasysh gjithashtu se duhet ta nxjerrim liqenin nga gjumi dhe jo vetëm pjesën që ne shohim dhe për ta bërë mundësisht të lundrueshme siç është Buna, siç duhet të jetë Buna, por për ta lidh me pjesën e Malësisë së Madhe ku ishin paradite me pjesën lindore të qytetit për ta lidh gjithashtu me pjesën e Malit të Zi dhe për ta bërë atraksionin kryesor turistik. Që të behet kjo ne dhe vetëm ne duhet të përfundojmë dhe të ecim me ritme shumë më të shpejta për projektin e Shirokës që ka nis siç ka nis projekti i Velipojës. Shkodra që duam është edhe rivitalizimi i Alpeve, siç po nis rruga për Thethin, ne do duhet të punojmë me të njëjtat ritme për të krijuar ndërlidhjen e duhur qoftë me pjesën e Dukagjinit, qoftë me pjesën që ka lidhje me Komanin apo me Vaun e Dejës. Për t’i dhënë një potencial të madh zhvillimit ekonomik në këtë rajon në këtë qytet në mënyrë të qëndrueshme. Shkodra që duam është shumë larg Shkodrës që është sot për sot dhe këtu nuk diskutohet që
përgjegjësinë kryesore e ka PD, por edhe ne kemi përgjegjësitë tona, grupi i deputeteve qeveria jonë, përfaqësuesit tanë në pushtetin vendor. Nuk jemi të kënaqur me atë që kemi bërë për Shkodrën me Rilindjen Urbane. Pavarësisht se Shkodra është një nga qytetet që ka stadium, sërish stadiumi nuk është kthyer në ekonomi vendore për qytetin, pavarësisht se këtu kanë ardhur yje të botës për të luajtur futboll me kombëtaren shqiptare. Kemi bërë disa investime të tjera rreth e përqark Shkodrës, aty ku është përgjegjësia e jonë si qeverisje qendrore, por unë e kuptoj që në Shkodër në çdo lagje në çdo familje ndjejnë të njëjtën kërkesë, nevojën dramatike për më shumë investime. Dikur këtu para një viti e gjysmë me Senidën e me Luanin thonim ta bëjë Shkodrën si Korça dhe të gjithë na mbështesnin dhe kishte shumë entuziazëm. Ndoshta me zgjedhjet vendore është instrumenti jonë më i mirë dhe i duhur që të punojmë me njerëzit dhe për njerëzit dhe t’i japim mbështetje Partisë Socialiste në mënyrë që ne në Shkodër të kemi drejtimin e Bashkisë mbas 30 viteve dhe të kemi mundësinë që së bashku me qeverinë qendrore atë punë të mirë që bëjmë në Malsi të Madhe, në Puke, të
kemi mundësi ta bëjmë edhe në Shkodër. Është gjithashtu përgjegjësia jonë që disa çështje sensitive që kanë të bëjnë me traditën e këtij qyteti ndoshta ne t’i kemi më mirë në konsideratë. Unë e di se shumë prej jush me kanë shkruar, kanë fol në lidhje me transferimin e drejtorisë së Arsimit në mënyrë rajonale nga Shkodra në Lezhë. Shkodra gjithmonë ka qenë mikpritëse për qytetarët ngado që ato të vinin, por ne e dime sepse jemi ai qytet që në 1600-1700-tën, personalitet në Shkodër kanë krijuar shkollat fillore. Për shkak të kësaj tradite të pasur, ishte Luigj Gurakuqi, Ministri i parë i Arsimit i qeverisë së Ismail Qemalit. Ishte Shkodra që i dha vendit një institut që më vonë u transformua në Universitet dhe janë këto shqetësime që kane lidhje me traditën e kosolidume të këtij qyteti që shpesh na bëjnë të dukemi sikur gjykojmë në mënyrë të ngushte. Por nga ana tjetër ne kemi detyrimin për të punuar për ata që na kanë votuar, por edhe ata që na shohin me skepticizem, për të ofruar një reforme më të madhe në fushën e shërbimeve. *Fjalimi i deputetit të PS dhe ish-ministrit të Jashtëm në takimin e kryeministrit Edi Rama, “Bashkia që duam”, dje në Shkodër.
RAPORTUESI PËR SHQIPËRINË NË GRUPIN PARLAMENTAR GJERMAN TË CDU/CSU, CHRISTIANSCHMIDT
ChristianSchmidt: Të dënohen autorët e manipulimit të zgjedhjeve T
ë enjten, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike, (PD) nisi mosbindjen civile, si instrument të përshkallëzimit të protestave për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, pas deklarimit të mospjesëmarrjes së saj dhe regjistrimit të 34 subjekteve politike për të konkurruar. Mbështetësit e opozitës bllokuan rrethrrotullimet dhe akset kryesore kombëtare në 5 qarqe të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.Lideri PD, LulzimBasha ishte i pranishëm në bllokimin e aksit kombëtar në Milot, qarku i Lezhës, ku kalon rruga drejt Veriut. Në fjalën e tij para mbështetësve të opozitës ai tha se “bllokimi i akseve kombëtare rrugore është vetem fillimi i mosbindjes civile për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale”. “Më 30 qershor nuk ka për të patur zgjedhje në Shqipëri, Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Opozita
as nuk klonohet, as nuk shpiket, as nuk krijohet. Ka vetëm një opozitë dhe ajo jemi ne. Nuk do të lejojmë me asnjë formë, me asnjë ҫmim, krimin elektoral. Zgjedhje fallco, zgjedhje farsë në Shqipëri nuk do të ketë”. Basha i quajti deputetët e dy grupeve parlamentare opozitare, të sapokrijuara, Grupi Parlamentar Demokrati dhe Grupi i Pavarur, „shërbëtorë dhe mercenarë të Edi Ramës”.Kreu i PD, LulzimBasha përsëriti qëndrimin e koalicionit të bashkuar opozitar prej 8 partish, të drejtuar nga PD, se “largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm dhe krijimi i një qeverie kalimtare është shansi i fundit për të shmangur përplasjen totale të popullit me klikën që sundon në mënyrë të paligjshme”. Fillimi i mosbindjes civile të enjten në mbrëmje, përkon në kohë me ditën e parë të një vizite njohëse me situatën, që ka nisur në Tiranë, raporteri për
Shqipërinë i grupit Parlamebtar CDU/ CSU në Bundestagun gjerman.Në një intervistë që deputeti gjerman Schmidt i dha të enjten në mbrëmje kanalit televiziv kombëtar “Vizion Plus” lidhur me zgjidhjen e krizës politike ai është shprehur, se “problemet në Shqipëri, para së gjithash, duhet të zgjidhen nga shqiptarët. Kjo përfshin përmbushjen në mënyrë të besueshme të kritereve të BE për sundimin e shtetit ligjor. Gjermania është një partner konstruktiv dhe i përkushtuar për këtë gjë. Nëse dëshironi të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të lira e te ndershme. Prandaj, unë pres që gjetjet e prokurorisë për manipulimin e zgjedhjeve të hetohen dhe autorët të dënohen. Gur prove për këtë do të jenë zgjedhjet lokale në qershor”. *Marrë nga “DeutscheWelle”
POLITIKE
8
E shtunë, 27 PRILL 2019
DEPUTETI SOCIALIST
Ulqini: Partia Demokratike s’ka kauzë, ka rënie të protestave
D
eputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini teksa ka komentuar situatën politike në vend, është përqendruar tek mënyra sesi Partia Demokratike ka organizuar protestat e saj, ndërsa shprehet se nëse do kishte një kauzë të vërtetë në mes, pjesëmarrja e qytetarëve do ishte më e madhe. “E ndoqa me vëmendje atë që ka ndodhur se mediat e dhanë live. E çuditshme për mua është se siç kanë të drejtë njerëzit të protestojnë, po kaq të drejtë kanë edhe të tjerët të kenë një bindje tjetër. Unë sot, që ka kaluar kaq
muaj, unë them që PD nuk arriti ta kthejë në kauzë. Se kauza motivon njerëzit. Kam parë me mijëra njerëz që shkojnë në QS dhe kauza grumbullonte mijëra njerëz. Ka një rënie të protestave. Ajo që u deklarua që kjo ishte protesta më e madhe në historinë kombëtare, ishte protesta më e vogël. Të thuash që kjo ishte protesta më e madhe, ç’mund të thonë shqiptarët për rënien e komunizmit. Shoh grupe militantësh. Opozita shprehet se mazhoranca ka kapur median, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Opozita thotë ndërkohë
se është kapur edhe reforma në drejtësi, por edhe kjo është e pavërtetë. Avokati i Popullit nuk është kapur nga Edi Rama. Parlamenti aktual kryen funksionin që ai ka. Basha nuk arriti të bindte as opozitarët dhe as ndërkombëtarët. Opozita me aktet që ka bërë për të mos u fut në zgjedhje pa plotësuar kushte, që nuk janë kushte, po alibi për të mos hyrë në zgjedhje dhe rrezikon të dalë jashtë sistemit”, theksoi dje në një intervistë për “News 24”, deputeti socialist Musa Ulqini.
Socialistët përjashtojnë çdo mundësi të shtyrjes së zgjedhjeve. Numri dy i PS-së: Basha nuk hyn në zgjedhje nga frika e humbjes
K
reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përsëritur se “më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, ashtu si është dekretuar me ligj”. Balla shtoi se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk merr pjesë sepse kërkon pushtet në tavolinë. “Zgjedhjet e 30 qershorit janë moment shumë i rëndësishëm për ecurinë e proceseve demokratike në vend, populli do të zgjedhë 61 kryetarët e bashkive, përshëndes 42 partitë konkurruese, në fund demokracia është i vetmi sistem ku partitë politike ftohen të konkurrojnë. Një parti që vendos të mos konkurrojë humbet funksionalitetin”, ka thënë Balla. I pyetur nëse ka shumica një plan për pakt me PD-në, Balla tha: “Respektimi i afateve dhe ligjit janë detyrime të çdo force politike dhe kjo nuk varet nga ne por nga vetë drejtuesit e partive që përmendët, ajo që u them është e qartë, zgjedhjet do të zhvillohen. Arsyet pse PD është jashtë Kuvendit nuk ka të bëjë aspak me ne por me faktin që Basha nuk do të marrë pjesë në zgjedhje se do pushtet në tavolinë”. PRONONCIMI PËR MEDIA Ku u fokusua takimi me zyrtarët gjermanë z. Balla? Faleminderit për pyetjen. Së pari, dua t’ju njoftojë se ne jemi në një fazë të rëndësishme të komunikimit me kolegë të Parlamentit gjerman, po të keni parasysh se, që prej javës së ardhshme fillon diskutimi në Bundestagun gjerman lidhur me vendimmarrjen më pas të Këshillit Evropian, që ka të bëjë me fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Evropian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas këtij takimi me Kristian Petri, i cili është deputet i Partisë Socialdemokrate Gjermane dhe personi përgjegjës raportues për Shqipërinë në grupin parlamentar të SPD-së, nuk vihet në dyshim mbështetja e këtij Grupi Parlamentar. Pothuajse në të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të AFD-së, ka një shumicë mbështetëse, inkurajuese për gjithçka ka arritur Shqipëria në radhë të parë dhe Maqedonia e Veriut. Gjatë takimit diskutuam se në shumë sektorë, Shqipëria qëndron më mirë në ecurinë e proceseve integruese, jo vetëm në krahasim me Maqedoninë e Veriut, por në krahasim edhe me vendet të cilat janë në proces negociatash. Kujtoj që Mali i Zi apo Serbia kanë hapur një sërë kapitujsh, por kur vjen fjala për kapitullin 23 që ka të bëjë me sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm, të cilat përmblidhen në suksesin e deritanishëm, në procesin e pakthyeshëm të Reformës në Drejtësi.
Balla: Kushdo që cenon normalitetin e zgjedhjeve do të përballet me ligjin
Dua të them shumë qartë se ne i kemi të gjitha shanset për të marrë një përgjigje pozitive për përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve nga Këshilli Evropian. Vlerësohet maksimalisht roli i Shqipërisë si një faktor stabiliteti, si i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, i cili ka 100% të njëjtën linjë në politikën e jashtme me Bashkimin Evropian. Po ashtu dua të them se bashkë-ndamë me kolegun gjerman edhe shqetësimet e përbashkëta për një rritje të ndikimit të vendeve dhe aktorëve të tjerë jashtë Bashkimit Evropian në Rajonin e Ballkanit. Pozicioni ynë është shumë i qartë: Shqipëria ka vetëm një plan A. Plani A është veçse vijimi i reformave të thella, tërësore, gjithëpërfshirëse, për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Z. Balla, situata politike në Shqipëri është e tensionuar. Cili ishte qëndrimi i deputetëve gjermanë? Po për sa i përket çeljes së negociatave sa do ndikojë kjo situatë në këtë hap? Vlerësimi për hapjen e negociatave, sigurisht, gjithmonë përmban në vetvete një prej kritereve bazë të Kopenhagenit dhe dialogut konstruktiv politik. Unë dua të them se vendimi i djeshëm i Kuvendit të Shqipërisë për të vijuar punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, shtuar këtu edhe pranimi nga ana jonë i kërkesës së opozitës Kuvendore për të diskutuar mbi hulumtimin dhe gjetjen e një sistemi të ri zgjedhor të gjithë pranuar, janë hapa të rëndësishëm që konfirmojnë një dialog konstruktiv në Kuvend. Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi të gatshëm për dialog konstruktiv,
të hapur edhe me Partinë Demokratike apo parti të tjera opozitare, të cilat kanë zgjedhur rrugën si formë të ushtrimit të funksionalitetit të tyre politik. Ne do të vijojmë të ndjekim agjendën e Integrimit Europian. Zgjedhjet e 30 Qershorit janë një moment shumë i rëndësishëm në ecurinë e proceseve demokratike në vend. Zgjedhjet e 30 Qershorit janë një moment i rëndësishëm ku populli shqiptar do të zgjedhë kryetarët e 61 bashkive të vendit. Dua të përshëndes 42 partitë konkurruese në këto zgjedhje. Demokracia është i vetmi sistem ku partitë politike ftohen të konkurrojnë dhe konkurrimi është baza e funksionalitetit të çdo partie. Një parti që vendos të mos konkurrojë në zgjedhje humbet funksionalitetin e vet. A keni ju një plan B për të bërë një marrëveshje në minutën e fundit me Partinë Demokratike për ta futur atë në zgjedhje qoftë edhe duke e regjistruar jashtë afateve? Respektimi i ligjit, respektimi i afateve janë detyrime të çdo aktori politik. Kjo nuk varet nga ne, por nga vetë drejtuesit e partive që ju përmendni. Ajo që dua t’ju them është shumë e qartë, zgjedhjet e 30 Qershorit do të zhvillohen. Arsyeja përse Partia Demokratike sot është jashtë Parlamentit apo jashtë procesit të rregullt zgjedhor, nuk ka të bëjë aspak me ne, por ka të bëjë me faktin që të gjithë shqiptarët e dinë se Lulzim Basha nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, sepse Lulzim Basha gjithmonë kërkon pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk ka në demokraci.
Në demokraci, pushteti, drejtimi i vendit, drejtimi i bashkive mund të fitohet veçse në një komunikim të lirë. Televizioni juaj ka publikuar së fundmi një sondazh dhe në këtë sondazh Lulzim Basha jo vetëm që nuk fiton në asnjë bashki ku ne qeverisim sot, por për herë të parë Partia Demokratike humb edhe në bashki, të cilat i ka qeverisur prej shumë kohësh. Unë do ti them qytetarëve të Kukësit apo çdo bashkie tjetër që për fat të keq është qeverisur nga Partia Demokratike apo Lëvizja Socialiste për Integrim këto katër vitet e fundit, që në 30 Qershor të mandatojnë si kryetar bashkie kandidatët e Partisë Socialiste për tu shërbyer atyre qytetarëve. Z.Balla, aleatët e z.Basha kanë kërkuar që z. Meta të thërrasë një tryezë. Do të shkojë Partia Socialiste në tryezën e partive politike, nëse kjo do të thirret nga Presidenti? Ne kemi zhvilluar para dy ditësh Kryesinë e Partisë Socialiste. Gjithmonë Partia Socialiste diskuton me përgjegjësi të madhe edhe situatën politike në vend. Dua ta them shumë qartë se zgjedhjet e 30 Qershorit do të zhvillohen. Askush nuk mund t’ua heqë të drejtën shqiptarëve, se cilin duan ata të jetë krye-menaxheri i administrimit të bashkisë së tyre. Askush nuk mund të vendosë kushte mbi Kushtetutën. Ajo që kemi thënë prej ditës së parë është dialog, por dialog që nuk shkel Kushtetutën. Ne kemi qenë gjithmonë dhe mbetemi të hapur për çdo lloj dialogu, por ky dialog duhet të garantojë që ne nuk shkelim mbi parimet kushtetuese. Zgjedhjet e 30 Qershorit do të zhvillohen. Dua ta bëj shumë të qartë se kush guxon të pengojë zgjedhësit për të shkuar të votojnë rrezikon deri në 5 vite burg dhe nëse kjo kryhet në bashkëpunim shkon deri në 8 vite burg. I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar të ushtrojë të drejtën e votës. Askush nuk mund të pengojë qytetarët shqiptarë që të shkojnë të votojnë. Kush prek dhe dëmton një material votimi, Kodi Penal është shumë i qartë. Në miratimin e objektit të ndryshuar të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Partia Socialiste ka propozuar për të shkuar edhe më tej, pavarësisht se jemi një ndër vendet që kemi penalitetet më të larta për këdo që tenton të manipulojë, të dëmtojë apo pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Nëse do të duhet, këto penalitete do ti forcojmë me qëllim që zgjedhjet të zhvillohen të lira, demokratike. Kushdo që cënon normalitetin e zgjedhjeve do të përballet me ligjin!
POLITIKE
9
E shtunë, 27 PRILL 2019
Vasili: Batakçinjtë e qeverisë vjedhin gërmat e Teatrit. Përbuzini hajnat e natës. Duma: Ata duhen ndalur!
P
as heqjes së gërmave të Teatrit Kombëtar gjatë natës të së enjtes kanë reaguar ashpër jo vetëm artistët por edhe ish-deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët e dënojnë me forcë këtë akt. Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se batakçinjtë e qeverisë vodhën natën germat e një institucioni me histori gjigande. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili akuzon qeverinë për vjedhjen e germave të Teatrit. E në këtë kontekst, Vasili shprehet se liliputët e qeverisë janë kaq të vegjël përpara gërmave të historisë gigande të Teatrit Kombëtar. “Batakçinjtë e qeverisë vjedhin gërmat e Teatrit. Batakçinjtë e qeverisë vjedhin natën, si hajna të vërtetë, gërmat e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Kaq të pështirë, kaq të vegjël, kaq meskinë dhe kaq hajdutë. Liliputët e qeverisë janë kaq të vegjël përpara gërmave të historisë gigande të Teatrit Kombëtar. Shiheni foton, mos e hiqni nga memorja dhe përbuzini hajnat e natës”, u shpreh Petrit Vasili. Edhe ish-kryeministri Berisha, ka reaguar dje ashpër ndaj shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar që po i bën Rama pas aktit të fundit, ku ky institucion u zhvesh nga gërmat që e identifikonin në hyrje. “Horra dhe hiena, Edvin Kristaq Urrejtësi dhe Lal Plehu vjedhin natën për të mbushur xhepat gërmat e emrit të simbolit të kombit Teatrit Kombëtar! Qytetarë të Tiranës, ju bëj thirrje të mbrojmë me çdo çmim trashëgiminë tonë kulturore dhe simbolin që bën krenar çdo shqiptar”, tha Berisha duke u bërë thirrje qytetarëve ta mbrojnë me çdo çmim Teatrin. Gjithashtu këtë veprim e dënoi
Heqja e germave të Teatrit Kombëtar, opozita dënon forcërisht aktin
ashpër edhe ish-deputetja tjetër i LSI-së Nora Malaj, e cila liston edhe një sërë pyetjesh se çfarë mund fshihet pas kësaj. “Sot Teatri është pa emër? Çfarë po ndodh? Pse Teatrit i hiqet emri? Cila është arsyeja që emri hiqet pa urdhër? Çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje hajdutërie? Kjo nuk është Shqipëria që duam, pasi askush nuk ka të drejtë të vëri dorë mbi pronën e popullit hajdutërisht . Tashmë kambanat e alarmit kanë rënë”, theksoi Nora Malaj. Edhe ish-deputetja
e LSI-së, Kejdi Mehmetaj tha se kryeministri Edi Rama akoma nuk e ka kuptuar se betejën e ka të humbur në përballjen me qytetarët dhe intelektualët e Shqipërisë. “Hajdutçe!…Në errësirë, natën, si hajdutët, hajdutët e Ramës, fshinë emrin nga godina e Teatrit Kombëtar, a thua se banorët e Tiranës do ta ndalojnë betejën e tyre, pse teatrit i kanë hequr emrin.Akoma nuk e kupton ky Kryeministër se përballë qytetarëve dhe intelektualëve
është i humbur?!Ndjej keqardhje që vendi im ka arritur në pikën që qeveriset nga “hajdutë nate”, të cilët veç shkatërrimit dhe krimit, nuk kanë bërë asnjë vepër të mirë për shqiptarët e Shqipërinë”, u shpreh Kejdi Mehmetaj. Lidhur me masakrimin e godinës së Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së enjtes ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma përmes rrjeteve sociale. “Të shkulësh natën shkronjat nga fasada e Teatrit Kombëtar
DREJTORI MOHON NGJARJEN
Hervin Çuli probleme me sytë: Asnjë germë nuk i është hequr Teatrit
I kontaktuar në telefon, Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në lidhje me heqjen e germave në fasadën e Teatrit, në bisedën që ka zgjatur vetëm disa sekonda në studion e “Fax News”, pasi Çuli ka dëgjuar pyetjen, e ka mohuar që të jenë hequr shkronjat nga Teatri Kombëtar dhe pas kësaj e ka mbyllur telefonin pa dhënë asnjë informacion apo deklaratë më tepër. Gjatë mbrëmjes së të enjtes në fasadën e Teatrit Kombëtar janë hequr shkronjat dhe kjo vjen në një kohë kur protesta e artistëve për të mos lejuar shembjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri vijon dhe që ende nuk ka një tërheqje të qeverisë nga ana tjetër. Ndërkohë që mbetet i pakuptueshëm qëndrimi i drejtorit të këtij institucioni të artit shqiptar, i cili edhe më herët është pozicionuar pro qeverisë dhe bashkisë për prishjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri. është të veprosh si një hajdut që vjen në errësirë për të fshirë historinë. Ajo që duan ti bëjnë teatrit është antishqiptare, është anti-historike, është kriminale. Po bëjnë gjithçka për të derdhur pak më shumë beton. Ata duhen ndalur”, u shpreh ish-deputetja demokrate, Grida Duma.
“KËTO GËRMA KUR TA RIKONSTRUKTOJMË, DO I VENDOSIM TË ARTA DHE KA SHUMË GJASA QË JU TË JENI NË BURG ATË DITË”
G
jatë mbrëmjes së të enjtes në fasadën e Teatrit Kombëtar janë hequr shkronjat dhe kjo është vënë re vetëm mëngjesin e ditës së djeshme. Kjo vjen në një kohë kur protesta e artistëve për të mos lejuar shembjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri vijon prej më shumë se një viti dhe që ende nuk ka një tërheqje të qeverisë nga ana tjetër. Heqja e shkronjave ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të artistëve. Aktori Neritan Liçaj u shpreh dje se kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme për të përbërë lajm dhe për të fshehur ndonjë pisllëk ditur. Ai paralajmëron se nëse do të tentohet që të shembet godina e Teatrit Kombëtar, ata që do ta bëjnë kanë për t’u përballur me pasojat e veprimit të tyre. “Gjatë natës, në pritje të kësaj dite të bukur, janë hequr gërmat në
Fillon “masakrimi” i Teatrit Kombëtar, reagojnë ashpër artistët
ballinën e e Teatrit Kombëtar, siç e shihni dhe nga fotografitë. Përballë është Ministria e Rendit dhe ka edhe kamera sigurie. I sigurojmë ata që e kanë bërë, pra çitjanen dhe fiqshitësin, se veprime të ulëta prej zhulcash lagjeje as na e lëvizin qerpikun fare! Po të ishte se do kishit kurajën (që nuk e keni), për të ardhur të prishnit
Teatrin, s’do pyesni për gërmat. Por doni të prodhoni lajm për të fshehur ndonjë pisllëk ditor mbase, (të tilla pusllëqe ju keni nga 3-4 çdo ditë), ose doni ti jepni jehonë perversitetit tuaj zhulcor, të tipit, ne rikonstruktojmë piramidën e pushtetit të varrosur dhe tentojmë të rrëzojmë tempujt e fjalës së lirë dhe artit, siç janë teatrot! Kësaj
gjëje ju s’do ia arrini kurrë dhe këtë e dini ju shumë mirë, siç e dimë ne ca më mirë se ju. Vetëm kur e çuat nëpër mend ta bënit jua shtypëm kokën, imagjinoni të tentoni ta bëni si do përfundoni! Por xhulaca lagje të lodhur (te tillë e shfaqni veten me këto veprime), të paktën përpiquni të kaloni në një stad më të lartë se uji i Lanës. Thjesht provojeni. P.S: Këto gërma kur ta rikonstruktojmë, do i vendosim të arta dhe ka shumë gjasa që ju të jeni në burg atë ditë, por ne, si shumë të mirë që jemi, do ju dërgojmë një kartolinë për nderin që na bëtë, duke e kthyer këtë Teatër në dinjitetin e ballinës me gërma të arta….Teatri Kombëtar… suksese në gropën tuaj politike”, tha aktori Neritan Liçaj. Ndërkohë regjizori, Kastriot Çipi shkruan në rrjetet sociale:
“Qeni i sulmit i Kryeministrit, ose Bushtra e Bashkisë, ka hequr natën tabelën ndriçuese me emrin e Teatrit Kombëtar nga fasada”. Pas “vjedhjes” që iu bë gërmave të Teatrit Kombëtar, mes artistëve të revoltuar, Gentian Zeneli, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “E kam ditur gjithmonë që hajdut, e kam ditur gjithmonë qe je skuth, e kam ditur gjithmonë që je gënjeshtar, por qënke edhe burrec… Me këtë gjest nuk më trishtove fare… thjesht jam i qetë... jam i qetë, sepse isha i bindur që je ky që je… O burrec….nuk e bëjnë gërmat Teatrin Kombëtar …. P.S: U bëre njësoj me ata që vjedhin kapakë pusetash”, u shpreh aktori Gent Zenelaj.
POLITIKE
10
E shtunë, 27 PRILL 2019
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale i përgjigjet kreut të PD-së: Premtimet boshe të Lulzim Bashës
M
inistrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka hedhur akuza e kritika në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha. Duke marrë shkas nga fjalimi i kryedemokratit në një takim që ai zhvilloi paraditen e djeshme me ekspertë të shëndetësisë, Ma n a s t i r l i u t h a s e Lulzim Basha bëri premtime false për shëndetësinë, ndërsa ka radhitur një sërë problematikash që kanë ekzistuar në sektorin shëndetësor, kur Basha dhe demokratët ishin në pushtet. Reagimi i plotë i Ministres Manastirliu Premtim i zbrazët apo mea culpa ishte ky i Kryetarit të PD për shëndetësinë? Premtim i zbrazët për të ardhur në pushtet përmes artit të gënjeshtrës, që pak kush e njeh si ai, apo mea culpa për trajtimin që qeveritë e njëpasnjëshme ku ai ka qenë pjesë e rëndësishme, u kanë bërë profesionistëve të shëndetit? Zotohet me shpresën që do u hedhë hi syve punonjësve të sektorit të shëndetësisë, apo bën mea culpa për një kohë kur, denigrimi i mjekëve dhe infermierëve nuk shprehej vetëm me një trajtim financiar qesharak, por edhe me kushte pune të mjera, ku minjtë proverbialë ishin po aq të kudogjendur, sa edhe gënjeshtrat në fjalimet e Kryetarit të PD për shëndetësinë. Një kohë që ka ikur, për të mos u kthyer kurrë më! Kur flet për shëndetësinë në gjendje kome, ka parasysh gërmadhat që la pas qeveria e tij, apo 80 qendrat shëndetësore ku qytetarët shqiptarë kanë filluar tashmë të marrin shërbime cilësore dhe me standarde. Të cilat deri në fund të mandatit, do të bëhen 300. Kur flet për keq menaxhim të burimeve njerëzore, e ka fjalën për fenomenin e punësimeve me
Shëndetësia, Manastirliu: Qytetarët vlerësojnë faktet, jo mashtrimet e PD pagesë nën dorë të infermierëve, në kohën e qeverisë ku Kryetari PD-së ishte pjesë, apo e ka fjalën për ndalimin absurd të specializimeve të mjekëve, që krijoi një boshllëk të rrezikshëm në plotësimin e spitaleve rajonale me profesionistë të shëndetit? Se me siguri nuk ka si të jetë duke folur për realitetin sot, ku infermierët punësohen vetëm falë MERITËS, nëpërmjet një procesi transparent, që është vite drite larg atyre që nxjerr nga goja kryetari i PD. Kur flet për buxhetin më të ulët, kthehet me mendjen e tij në kohën e buxhetit mjeran që qeveria e tij i akordonte sektorit të shëndetësisë? Se me siguri, nuk e ka fjalën për buxhetin që merr Shëndetësia sot, 43.3% më i lartë se në 2013-ën. Kur flet për barnat, e ka fjalën për 40 milionë USD borxhe vetëm në sektorin e Shëndetësisë, që u trashëguan nga qeveria e tij, ku edhe serumi e barnat bazë, rrallëkund gjendeshin në spitale? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për realitetin e sotëm, ku tashmë ne kemi plotësuar Listën esenciale të barnave në çdo spital, kemi rritur 30 milion USD buxhetin e barnave të rimbursueshme, i kemi dhënë një herë e përgjithmonë zgjidhje furnizimit me herceptinë, një bar të cilin sot e merr falas çdo grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit. Kur flet për oligarkët në sistemin farmaceutik, ka në mendje çmimet abuzive, të cilët nuk njohën një herë ulje në kohën e qeverisë ku shërbeu devotshmërisht edhe kryetari i PD, e kur barnat bliheshin më shtrenjtë se sa në vendet e origjinës? Se nuk ka si të jetë duke folur për çmimet e barnave sot, ulja me 30% e të
cilave, u ka kursyer shqiptarëve mbi 70 milionë dollarë. Kur flet për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, e ka fjalën për pagat tallëse të një kohe që nuk vjen më? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për rritjen 35% që kjo qeveri u ka bërë pagave në 5 vite. Pagesa për mjekët në spitale bashkë me shërbimin roje që kemi dyfishuar është mesatarisht 920 euro në muaj, ndërkohë që përfitojnë 2.5 milion lekë mbi pagën në muaj, kur shërbejnë aty ku ka mungesa për mjekë specialistë, të shkaktuara prej politikës dritëshkurtër të atyre që sistemin shëndetësor e çuan në kolaps. Kur lexon mundimshëm shifrat që i vënë para për treguesit shëndetësorë, flet për një kohë
kur të sëmurët humbnin jetën në urgjenca kardiake, për shkak se u vihej dryni pas orës 16:00, si dhe në fundjavë? Se me siguri që nuk e kanë informuar për më shumë se 3600 jetë të shpëtuara qysh prej fillimit të funksionimit të kësaj urgjence 24/7, as për 28400 qytetarët që kanë përfituar FALAS paketat e kardiologjisë në spitalet publike dhe jo-publike. duke u kursyer qytetarëve më shumë se 60 milion euro. Kur përmend renditjen ndër vendet e Evropës, ka parasysh përjashtimin që u bënte qeveria e tij qytetarëve të pasiguruar, të cilët duhej të shkundnin xhepat, edhe kur vizitoheshin nga Mjeku i Familjes? Se nuk ka si të jetë duke folur për 600 mijë të
PASIGURUARIT, që sot përfitojnë nga skema e rimbursimit çdo shërbim shëndetësor FALAS, duke ndjekur sistemin e referimit. Kur sulmon verbërisht partineritetet publik-privat, e ka fjalën për pagesën 8100 lekë nga xhepi që çdo qytetar paguante për kontrollin e përvitshëm, apo për veglat e ndryshkura, që e kishin kthyer bashkëjetesën me infeksionet në një normalitet të hapësirave tona spitalore? Sepse me siguri nuk e ka fjalën për analizat mjekësore, që sot shqiptarët i përfitojnë FALAS, pranë çdo qendre shëndetësore, kudo ku jetojnë, as për standartet evropiane me të cilat kryhen sot ndërhyrjet operatore, në çdo sallë operacioni në spitalet tona. Pa përmendur dializantët, që e mbajnë mirë mend kohën kur duhej të udhëtonin 4-5 orë për një seancë dhe sot e marrin shërbimin pranë vendbanimit, me standarde të larta. Qytetarëve shqiptarë u vlejnë këto fakte dhe qindra të tjera, si një pasqyrë e mirë për t’ia vënë përballë kryetarit të arratisur opozitar, sa herë që zgjohet dhe hap thesin e të pavërtetave për sistemin e shëndetësisë. Për sa na takon, do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për ta përmirësuar sistemin, të vetëdijshëm se ka ende shumë gjëra që duhet të përmirësojmë, se ka ende premtime që duhet të përmbushim, se ende nuk kemi mbërritur atje ku duam të na shpjerë vizioni që ne kemi për shëndetësinë. Duke folur me vepra në vend të fjalëve. Të bindur për aftësinë dhe mençurinë që kanë qytetarët shqiptarë, për të bërë dallimin mes kujt flet me punë dhe kujt me gënjeshtra.
KREU I PD-SË NË NJË TAKIM ME EKSPERTË TË SHËNDETËSISË PREZANTON PLATFORMËN PËR SHËNDETËSINË Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me ekspertë të shëndetësisë në Tiranë pohoi se ky sektor ndodhet në kolaps për shkak të keqmenaxhimit. Teksa renditi dështimet në sektorin në fjalë, Basha shtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet paga minimale e doktorëve do të jetë 1200 euro dhe ajo e infermierëve 700 euro. Kryetari i PDsë tha se sektori i farmaceutikës ka qenë një ndër sektorët me korruptiv në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. “Pa zgjedhje të lira nuk mund të këtë bashkëjetesë demokratike dhe as Bashkim Europian. Do të kem mundësinë për një shpalosje të plotë të programit për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapsi ku ndodhet. Keq menaxhimi i çoi shëndetësinë në gjendje kome. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe shëndetësia bën shërbim më të keq. Shëndetësia
Basha premton: Paga e mjekëve do bëhet 1200 euro dhe ajo e infermierëve 700 euro në Shqipëri renditet e fundit në Ballkan. Sistemi shëndetësor në Shqipëri është primitiv. Në tre vitet e fundit Shqipëria renditet e fundit për cilësinë në shëndetësi. Treguesit kanë ardhur në përkeqësim që në 2013. Financimi është më i ulëti,janë rritur shpenzimet e PPP-ve. Në radhë të parë këtu vendoset se çfarë do të vidhet sa do vidhet dhe kush e vjedhë në hesap të kujt. Mos të flasim pastaj për Check-Up, i cili na i nxjerrë burrat me barrë dhe gratë me probleme me prostatën. Sektori i farmaceutikës në Shqipëri dhe Ballkan ka njohur një korrupsion të madh në këto vite. I gjithë sistemi është në kolaps, sepse ka asgjësuar
perspektivën e zhvillimit të paktën për momentin. Dua të them se krijimi i monopoleve gjigante private të financuara prej buxhetit ka futur në
kolaps institucionet shëndetësore. Gjendja në spitale është katastrofike. Ka mungesa medikamentesh. Mungesat nuk kanë fund, marrin përmasa afrikane të Afrikës qendrore siç është mungesa e paracetamolit në urgjencat”, theksoi Basha. Po ashtu, Basha u ndal edhe tek rastet e dhunës në spitale, ndërsa renditi edhe arsyet që e prodhojnë atë. “Nuk kalon javë pa pasur goditje, përplasje në spitalet e vendit. Rrogat më të ulëta në rajon. Rrogat më të larta nuk kapin as gjysmat e rajonit. Rajoni i ka rritur, ndërsa ne nuk kemi indeksuar as për inflacionin. Ky është një nivel që nuk është parë as në vitet 70. Numri
i specialiteteve disa herë më i ulët, pagat katastrofë. Të gjithë dështimin mundohen t’ia faturojnë bluzave të bardha. Mjekët dhe infermierët përpiqen t’u shërbejnë qytetarëve, por po e bëjnë shërbimin si në spitale lufte. Spitalet e rretheve kanë mbetur vetëm në godina. Shërbim shëndetësor është i varfër, pak mjekë dhe pak ilaçe. Këto probleme nuk zgjidhen sa hap dhe mbyll sytë, por kemi nisur një diskutim me të gjitha grupet për të hartuar politikat e duhura dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor. Me ardhjen e PD në pushtet paga minimale e doktorëve do të arrijë 1200 euro në muaj dhe për infermierët në 700 euro në muaj. Ky është realiteti në Kosovë. Ky është synimi dhe objektivi. Këto do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor. Unë zotohem sot këtu para jush se këtë objektiv do ta bëjmë realitet”, deklaroi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.
AKTUALITET
11
E shtunë, 27 PRILL 2019
Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Elton Piklin. Ish-imami Oltion Veseli i lënë në burg, ka kërkuar që të hetohet në gjendje të lirë
M
inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se do ketë arrestime të reja për grabitjen në Rinas. Në një deklaratë për gazetarët nga Kukësi, ministri tha se grupi që kreu grabitjen në Rinas kryente veprimtari kriminale edhe në Kosovë. I pyetur nga gazetarët për deklaratën që ministri dha në Kuvend se grupi i grabitësve ka lidhje me grupe terroriste, ai theksoi se: “Kjo çështje është ende në hetim megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Unë them se grupi tashmë i shkatërruar ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri, Greqi, në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë, fakte nuk ka”. Drejtuesi i grupit që dyshohet të ketë qenë Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes, ndërsa Lleshaj në Kuvend, përmendi rrezikshmërinë që përfaqëson kjo bandë. Thyerje burgjesh, vjedhje bankash, sulme me armë ndaj policisë, dhe lidhje të dokumentuara sipas tij me celula të rrezikshme terroriste. Përkundër kësaj, ministri i Brendshëm tha se policia arriti të zbardhë në mënyrë shteruese përbërjen dhe veprimtarinë e tij grupi. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se rol të rëndësishëm për të realizuar planin e denjë për filmat hollivudianë kanë pasur edhe dy ish-efektivë të policisë, të cilët janë shpallur në kërkim.
TAKIMI
P
olicia ka finalizuar 10 detyra bashkë me kompanitë e blindave. Mësohet se nuk do të lejohet asnjë polic privat i patrajnuar apo me precedent. Paratë do të transportohen nga stafi i bankave jo nga policia private. Gjithashtu është vendosur një rregull i ri: Asnjë transfertë pa tre blinda drejt Rinasit apo Shqipëri. Policia rezulton se është e shqetësuar edhe për stafin e rekrutuar nga kompanitë private njohur si shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurisë. 10 detyrat 1-Zbatimi i kritereve ligjore nga SHPSF N/Kategoria 1.3B në të gjithë veprimtarinë e tyre për transportin e vlerave monetare. Administratorët të vlerësojnë me seriozitetin më të lartë çfarë personeli kanë rekurtuar
Grabitësit e Rinasit, Lleshaj: Veprimtari kriminale edhe në Kosovë
Burg për Piklin Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Elton Piklin, i dyshuar si një nga autorët e grabitjes në Rinas. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Sipas një burimi jozyrtar, Pikli është arrestuar pas dëshmisë së Bengasit. Ai ka dhënë edhe 8 emra të tjerë të dyshuarish. Pas Alkond Bengasit, Oltjan Veselit, Renaldo Sulaj dhe Saimit Çelaj, Gjykata për Krime të Rënda vendosi “arrest me burg” edhe për Elton Piklin. Pikli është i arrestuari i fundit
i grupit të grabitësve të miliona eurove në aeroportin e Rinasit të identifikuar e arrestuar deri më tani nga Policia e Shtetit. Ai u prangos pas kthimit nga Bullgaria, ndërsa para gjykatës ka mohur të jetë pjesë e kësaj gabitje duke u shprehur se prej 2017 kishte hapur në Krujë aktivitetin e tij privat si kasap. Në kërkim për këtë ngjarje vazhdojnë të jenë disa persona mes tyre dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Ish-imami do lirinë Një tjetër i arrestuar nga Kruja,
ish-imami Oltion Veseli i lënë në burg, ka kërkuar përmes avokatit të tij që të hetohet në gjendje të lirë. Ai ka ankimuar masën e arrestit me burg, duke pretenduar se vendimi është marrë në mungesë të provave dhe fakteve. Ndërsa të enjten, Forcat Speciale të Policisë, të ndihmuar nga qentë nuhatës në qytetin e Krujës, zhvilluan një operacion të madh. Mësohet se janë bërë kontrolle të imtësishme në banesat e dy prej të arrestuarve që dyshohet se kanë lidhje direkte me gabitjen e Rinasit.
“RINASI”
Arrestohet i gjashti, “Daja” u kap në Kavajë
Shkon në 6 numri i të arrestuarve për grabitjen e Rinasit. I dyshuari i radhës është Ragip Hajdini, nga Kosova, i cili është prangosur të premten në Kavajë për dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Ai u përshkrua nga Alkond Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn. Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e shqiptarëve të përtej kufirit, pasi rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës. Sipas Prokurorisë së “Eulex”-it, grabitja e sasisë së arit është kryer përgjatë 3 muajve, nga shkurti deri në prill të vitit 2012. Në fakt, të grabisësh një sasi të tillë nuk është ndonjë habi, por fakti që ajo është grabitur brenda ambienteve policore e bëri ngjarjen të bujshme asokohe në mediet kosovare. Për gabitjen në Rinas, Gjykata thotë se 5 persona të veshur me kamuflazh hynë në aeroport, ndërkohë që bankat nuk e kanë zbardhur ende sesa është vlera monetare e grabitur, pasi nuk kanë raportuar ende pranë Prokurorisë. Për grabitësin e vrarë, Admir Murataj, në vendim thuhet se i është gjetur një granatë dore e montuar me ndezës, granata tymuese, automatik me fishekë në fole dhe një aparat që shërbente për bllokimin e valëve.
Policia 10 kushte për kompanitë që transportojnë para për të ushtruar aktivitetin e 1.3B. Ti rishikohen Kontrata me subjektet, a janë ato më në përputhje me udhëzimin Nr.130 datë 05.03.2018 të MB.Bankave t’u kërkohet të përmbushin detyrimet e tyre për vendosjen e GPS në thasët që transportohen vlerat monetare. Shoqëruesit e vlerave monetare të jenë punonjësit e Bankave “Banka të çojë punonjësit e vetë për shoqërim vlerash. Që sot e në vazhdim kjo punë ka marrë fund. Të mos shohim punonjës me uniformë të mbajnë thasë me lekë në krah. Shoqëria është për transporte dhe siguri. Kemi informacione se nëpër grupet e shoqërimit të vlerave aktivizoni punonjës të paçertifikuar për
1.3 B, nuk plotësojnë kriterin e moshës, pa autorizim për mbajtje armë, pa armatim. Që sot e tutje praktikave të tilla tu jepet fund. Kush shkel kriteret do të mbajë përgjegjësi administrative dhe ligjore. Të gjithë punonjësit e shoqërimit të vlerave monetare të kalojnë në kurse trajnimi për shoqërim vlerash. Të ndahet njëherë e mirë, asnjë punonjës i pa çertfikuar të mos aktivizohet në transport dhe shoqërim vlerash. Në sallën Operative të DPV Tiranë nga QKe SHPSF të raportohet fillimi dhe përfundimi i të gjitha lëvizjeve të transportit të vlerave (theksi i veçantë koha e fillimit të lëvizjes; Vendi ku do kryet lëvizja; Targat e mjeteve dhe sasia e personelit).
Për funksionimin e grupeve të gatshme N/Drejtori solli një shembull: DPV Tiranë ka 6 komisariate. Çdo komisariat ka 6 patrulla+ një patrullë Shqiponja për dy policë secila patrulle të armatosura. Ju mbuloni shumë objekte në të gjithë qytetin. Vuri detyrë që patrulla të jetë me dy punonjës të paisur me armatim. Për në lëvizjen në
Rinas, transporti do të realizohet me tre mjete e më shumë sipas ngarkesës që do transportohet dhe aq mjete sa shkojnë aq do të kthehen. Lëvizjet të jenë kompakte. Bëni kujdes me tipat e njerëzve që keni rekurtuar në shoqërimin e vlerave monetare. Punonjësit në QK të jenë të trajnuar, të çertifikuar dhe të besushëm.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 27 PRILL 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E shtunë, 27 PRILL 2019
Nis prodhimi i Kartës së Studentit, Veliaj dhe ministrja Margariti prezantojnë listën e shërbimeve
Veliaj: Vijojmë punën për rikonstruktimin e konvikteve
N
jë javë pas prezantimit, Bashkia e Tiranës, në bash këpunim me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës, kanë nisur prodhimin e Kartës së Studentit, e cila do të shpërndahet gjatë muajit maj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilluan sot një dëgjesë me studentë që ndjekin studimet e larta në Tiranë, ku njoftuan disa nga mundësitë dhe lehtësirat që do të ofrojë Karta e Studentit, për më shumë se 40 shërbime, muzeume apo biblioteka. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi punën e bërë me plotësimin e pikave të Paktit për Universitetin dhe tha se Karta e Studentit ka nisur të prodhohet, ndaj brenda këtij sezoni universitar do të shpërndahet për gjithë studentët që mësojnë në universitetet e Tiranës. “Karta është dizenjuar dhe tashmë
ka nisur prodhimi. Ne do të jemi në gjendje që javën e tretë të majit të fillojmë ta shpërndajmë ndoshta nga universitetet e vogla të Tiranës, me më pak studentë, për të testuar çështjen e përdorimit, derisa pastaj ta
masivizojmë në fund të këtij semestri, ose në mes të korrikut, në varësi kur është shtyrë kalendari i mësimdhënies, për t’u siguruar që të gjithë studentët të kenë kartën e tyre”, tha Veliaj. Duke u ndalur te lehtësirat dhe mundësitë që krijon karta për studentët, ai theksoi se ata do përfitojnë jo vetëm nga shërbimet që ofrojnë institucionet shtetërore, por edhe ato private. Veliaj bëri të ditur se shumë kompani private janë shprehur të gatshme që të bëhen pjesë e lehtësirave dhe e ofrimit të shërbimeve me kosto të ulët për studentët. “Jam i lumtur që menjëherë pas dëgjesës që bëmë me ministren e Arsimit, kanë qenë një duzinë, 10-12 kompani private nga ato që ofrojnë ushqim, te ato që ofrojnë rroba, kancelari, ose shërbime të tjera, që u ofruan menjëherë për t’u bërë pjesë e këtij projekti”, u shpreh Veliaj.
Një tjetër lajm i mirë i dhënë nga kryebashkiaku gjatë kësaj dëgjese ishte edhe mundësia që do krijohet në të ardhmen për studentët shqiptarë që falë kësaj Karte të mund të përfitojnë edhe nga shërbimet që ofron Karta Europiane e Studentit. “Ne kemi aplikuar për të qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, kemi dalë të parët në votimin e parë, me pesë finalistë. Nëse vazhdon kështu edhe në votimin e dytë në shtator, me gjasë Tirana do të jetë kryeqyteti Europian i Kulturës. Duam jo vetëm që të kemi një histori suksesi me emetimin e Kartës për studentët tanë, por do donim gjithashtu që deri në vitin 2022, Karta jonë e Studentit të ishte e lidhur edhe me Kartën Europiane të Studentëve”, nënvizoi Veliaj. Sa i përket detyrimeve që lindin nga Pakti për Universitetin, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e shumicës së konvikteve në Qytetin Studenti, ndërsa bëri të ditur se me mbështetjen e KFË do të nisë puna edhe për 5 konviktet e tjera te Inxhinieria e Ndërtimit. Gjithashtu, ai u shpreh se pjesë e kësaj nisme do bëhen edhe konviktet e Universitetit Bujqësor që do të lirohen nga ata që kanë zaptuar prej vitesh për t’ua kthyer studentëve të
rikonstruktuara. Ndërkohë, për gjithë zaptuesit ai deklaroi se do të ofrohen programe sociale strehimi nga Bashkia e Tiranës. Një tjetër lajm shumë i mirë është edhe hapja e disa institucioneve të reja në qytetin e Tiranës, të cilat do të pasurojnë edhe më tej jetën artistike, mes të cilave hapja e shtëpive muze të dy prej korifenjve të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. “Bashkë me ministren, teksa presim që Ismaili dhe Elena Kadare të kthehen sërish në Tiranë, do hapim bashkë me ta shtëpinë e tyre muze. Tirana jo vetëm ka institucione të ngjashme me qeverinë qendrore dhe Ministrinë e Kulturës, kur vjen puna Teatri Kombëtar, i Metropolit, muze kombëtar, muze të qytetit, siç është muzeu Kadare apo nesër muzeu i Dritëro Agollit”, tha Veliaj. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se përmes kësaj karte, të rinjtë dhe të rejat do të afrohen më shumë me artin dhe kulturën, duke mos u mjaftuar vetëm tek jeta universitare. “Nuk është sfidë e vogël, është sfidë e madhe, por jemi në hapat e duhur. Galeritë e arteve janë 90% falas, muzetë e forcave të armatosura, teatrot i kemi me nga 50-60%, edhe kinematë”, tha ministrja Margariti.
SHQIPËRI-ITALI
V
azhdon binjakëzimi i Bashkisë Kamëz me njësi vendore të vendeve të Bashkimit Europian. Sot kryebashkiaku Xhelal Mziu në zyrën e tij, ka firmosur marrëveshjen e binjakëzimit me kryetarin e Komunës Castenaso-s, Stefano Sermenghi. Firmosja e kësaj marrëveshje ka ardhur pas disa vizitave reciproke mes dy drejtuesve të njësive vendore dhe shkëmbimit të eksperiencës mes administratave. Në marrëveshjen e firmosur mes z.Mziu dhe z.Sermenghi thuhet se: ”Autoritetet e Castenaso-s (Itali) dhe Kamëz (Shqipëri), duke njohur mundësinë, në interes të përbashkët, për të zhvilluar shkëmbime ndërmjet dy Administratave, me qëllim
Nënshkruhet binjakëzimi i Kamzës dhe Castenaso-s
të rritjes së sektorëve të ndryshëm, duke pranuar se marrëdhëniet e binjakëzim-
it janë një element themelor për një njohje më të mirë midis popujve, kontribuojnë
në forcimin e miqësisë dhe paqes, si dhe ndërtimin efektiv të një Evrope për qytetarët; të bindur se bashkëpunimi i ngushtë duhet të përkthehet në përfitime për të dy popujt; pranojnë që; Komuna e Castenasos dhe Bashkia Kamëz nënshkruajnë këtë Marrëveshje Binjakëzimi me qëllim që të ndjekin progresin, zhvillimin dhe mirëqenien e të dy komuniteteve, të bashkuar në një dëshirë të ndërsjellë për marrëdhënie reciproke të shkëmbimit, njohurisë dhe bashkëpunimit të frytshëm”. Në sferën
ekonomike dy njësitë vendore angazhohen për takime mes shoqatave të profesionistëve, biznesit, si dhe do të promovojmë iniciativat e turizmit me programe udhëtimi dhe vizitë turistike në qytetet dhe territoret përkatëse më të mëdha ku janë integruar, realizimin e programe në lidhje me festivalet tradicionale dhe ngjarjet kulturore, shkëmbimet e festivaleve folklorike tradicionale dhe shkëmbimeve në traditat gastronomike dhe enologjike, si dimensione autentike të kulturës dhe traditave të të dy vendeve.
AKTUALITET
14
E shtunë, 27 PRILL 2019
Në total në 2018-n aplikuan 19,025 shqiptarë për azil. Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte
T
ë rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Rinore për Integrim, me simbolikën e 200 këpucëve, protestuan para Kuvendit edhe për të rinjtë që janë larguar nga vendi drejt shteteve të BE-së. Ata prekën plagën më të madhe, atë të emigrimit dhe përgjegjëse bëjmë keqqeverisjen. Duke parë shqetësimin e vende si Franca, Belgjika, Holandë, etj për shqiptarët që kërkojnë azil, lind pyetja sesa shqiptarë kanë përfituar azil. Në raport me popullsinë, Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve por ka një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre. Eurostat publikoi dje se mbi 300 mijë azilkërkues kanë përfituar mbrojtje në një nga shtetet e BEsë, ku 35% e tyre ishin sirianë. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të njohjes së kërkesës së tyre për azil që herën e parë, me vetëm 8%, duke kaluar vetëm Gjeorgjinë me një normë prej 5%. Për vitin 2018, kanë marrë refuzimin përfundimtar 10715 aplikues shqiptarë për azil dhe vetëm 1340 morën një përgjigje pozitive për vendimin e tyre. Megjithatë numri i refuzimeve nuk përkon me numrin e aplikimeve të vitit korrespondent, pasi dhënia e një përgjigje përfundimtare për aplikimin mund të zgjasë me tepër se 12 muaj. Prej 2011s janë refuzuar gjithsej 99,710 aplikime të shqiptarëve në një nga vendet e BE-së. Numri më i
Rekord për azil, gjysma e shqiptarëve u refuzuan në 2018 RAPORTI “Prej 2011-s janë refuzuar gjithsej 99,710 aplikime të shqiptarëve në një nga vendet e BE-së. Numri më i lartë i refuzimeve ishte në 2016 ku 34 mijë azilkërkues morën përgjigjen përfundimtare se kërkesa e tyre nuk pranohet. Në dy vitet e fundit, 2017 dhe 2018, numri i refuzimeve ka qenë në rënie, sikurse dhe aplikimet”.
lartë i refuzimeve ishte në 2016 ku 34 mijë azilkërkues morën përgjigjen përfundimtare se kërkesa e tyre nuk pranohet. Në dy vitet e fundit, 2017 dhe 2018, numri i refuzimeve ka qenë në rënie, sikurse dhe aplikimet. Në total në 2018-n aplikuan 19,025 shqiptarë për azil. Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Monitor ka përpunuar të dhënat për
numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë. Shqiptarët nuk e shikojnë Holandën vetëm si vend për të kërkuar azil, edhe pse ka mijëra kërkesa por edhe si vend për të kaluar në Britani. Holanda ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë ata që
duan të përdorin territorin e saj për të kaluar ilegalisht në britaninë e madhe, të mos e bëjnë këtë, pasi do të kapen dhe do të kthehen mbrapsht, në vendet e origjinës. Vetë Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers ka realizuar një video në të cilën i bën thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të hyjnë në mënyrë të paligjshme në vendet evropiane, pasi tashmë janë marrë masa për ndalimin e
SITUATA
E
rjoni arriti në Francë në fund të shkurtit me familjen e tij. Ai është një nga 114 personat e evakuuar, duke përfshirë 37 të mitur, nga kampi i emigrantëve të instaluar prej disa muajsh në ishullin Ramier. Një “lagje e varfër” ku ishin ngritur kasolle, 200 metra nga rruga Camille-Soula, u demontua që nga Stacioni e deri në Nakache. Karroca, biçikleta, frigoriferë dhe mobilje të improvizuara u dërguan në depo. “Në Shqipëri duhet të paguani për çdo gjë, madje edhe për të shkuar tek mjeku. Ndërsa këtu është më mirë edhe nëse jetojmë në rrugë”,-tha ai. Fëmijët e tij të moshës 3 dhe 6-vjeç, i rrinë pranë. “Ishte e vështirë por tani mund të kemi një shtëpi. Unë kam nevojë për një shtëpi, por emri im ende nuk është
STUDIMI
Në kasollet e R shqiptarëve në Francë
në listë kështu që unë nuk e di”. Njerëzit që jetonin në Ramier Island janë kryesisht nga Shqipëria. Të vendosur në hotele apo në mjedise pritëse, situatat e tyre do të vlerësohen nga prefektura. “Shumica e tyre kanë bërë kërkesa për azil. Procedimet
tyre. “Mos e bëni këtë, shansi që ju të arrini në Angli është gjithnjë e më i vogël ndaj mos investoni të gjitha paratë tuaja tek trafikantët e qenieve njerëzore. Këtu do t`ju kapin dhe do t`ju kthejnë mbrapsht me avionin e radhës, sa hap e mbyll sytë”. Gjatë dy viteve të fundit, qindra shqiptarë kanë kërkuar azil në Holandë. Çështjet e tyre kanë pak gjasa të miratohen pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Këtë e ka theksuar shpesh herë edhe qeveria por opozita në vend mendon ndryshe, ku bën përgjegjës kryeministrin për fluksin e azilit nga shqiptarët, sidomos nga ana e rinisë.
vazhdojnë”, bëhet e ditur nga prefektura. “Vendosja e popullsive jashtë komunitetit është përgjegjësi e shtetit. Nga ana tjetër, ne marrim pjesë e integrimit të tyre”, tha Daniel Rougé, zëvendës kryetar i bashkisë për çështjet sociale.
reth 84% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Kjo shifër e frikshme shënon 5% rritje të këtij qëndrimi, krahasuar me një vit më parë. Shkaqet kryesore për këtë fenomen janë mosbesimi te politika, drejtësia e korruptuar dhe shërbimi shëndetësor i dobët. Sipas një studimi, kësaj here janë gratë dhe vajzat ato që duan më tepër të largohen. Shqetësues mbetet fakti se rreth 90% e personave që janë deportuar më parë nga vendet e huaja, dëshirojnë sërish të ikin nga Shqipëria. “Mosha që kryeson këtë studim është nga 25-35 vjeç me 36.83% dhe ndiqet nga mosha 18-25 vjeç. Zonat urbane kanë përfaqësim më të madh me 65.1% dhe 34.9% i përkasin zonave rurale”. Sipas sociologëve, kjo dëshirë e largimit të vendasve sjell
84% e shqiptarëve duan të ikin
rrezikun që Shqipëria të mbetet pa shqiptarë. Raportet krahasuese në botë, vlerësuan vitin e kaluar se Shqipëria ka normën më e lartë në botë për dëshirën e të rinjve për t’u larguar, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të
armatosura. Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në BosnjeHercegovinë, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50 për qind.
AKTUALITET
15
E shtunë, 27 PRILL 2019
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përgëzoi punën e policisë dhe prokurorisë pas zbardhjes së vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali
E
kzekutimi i vëllezërve Bilali në Shkodër, më 30 mars, shkaktoi panik tek banorët të cilët vitet e fundit janë bërë dëshmitarë të vrasjeve mafioze në mes të qytetit. Policia ka zbardhur vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa është shpallur në kërkim autori kryesor i ngjarjes, si edhe një bashkëpunëtor i tretë. Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici, dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali, sipas policisë së Shkodrës. Arsen Stojku 29vjeç dhe Mislim Rama 23-vjeç nga Vau i Dejës, akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim, ndërsa enigmë është bashkëpunëtori i tretë. Të gjithë bashkë, referuar provave policore morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 mars. Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, që të katër kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e vëllëzerve me breshëri kallashnikovi në lagjen “Kiras”. Janë sekuestruar një automjet, tre aparate telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes se krimit. Policia nuk jep zyrtarisht detaje për motivet dhe thotë se po punon për identifikimin e personave të tjerë. Dyshimet janë se vrasja e tipit mafioz është një ekzekutim për hakmarrje si pjesë e luftës së nisur mes dy fiseve të njohura në botën e krimit në Shkodër. Vrasja dyshohet të jetë hakmarrje për shkak se
Vrasja e vëllezërve Bilali, dy në pranga. Në kërkim autori SHKAKU “Dyshimet janë se vrasja e tipit mafioz është një ekzekutim për hakmarrje si pjesë e luftës së nisur mes dy fiseve të njohura në botën e krimit në Shkodër. Vrasja dyshohet të jetë hakmarrje për shkak se viktimat kanë lidhje me një tjetër vrasje ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet”.
viktimat kanë lidhje me një tjetër vrasje ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Vëllai i tij
Brahim Bilali ishte ish-kampion i hipizmit dhe ishte kryetar i Shoqatës “2 Prilli”, masakrës së fundit të komunizmit. Astmer Bilali, ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin
MINISTRJA GJONAJ
VLORË
Në shtëpinë e “skifterit” të Londrës
Në fshatin Gjorm të Vlorës, familja e “skifterit” që terrorizoi Londrën me plaçkitje për 10 vite më radhë nuk dinte asgjë për jetën e tij të dyfishtë. Në shtëpinë ku Asdrit Kapaj vinte shumë rrallë, jeton nëna e tij, që as nuk dëgjon e as flet. I vëllai Nexhipi, thotë se çdo gjë e kanë ngritur me djersë dhe s’kanë marrë kurrë parà nga ato që i kanë dëgjuar në medie si grabitjet e bujshme të sportistëve të famshëm. Vëllai i madh, që i ka rritur të gjithë pas vdekjes së babait, nuk mund ta besojë se grabitësi është i vëllai. Asdrit Kapaj ishte mjeshtër në çaktivizimin e kamerave të sigurisë. 42-vjeçari nga Gjormi, që ishte arrestuar në muajin shkurt pas një kërkimi 10-vjeçar, ka pranuar në gjykatë 22 plaçkitjet e banesave disa milionë stërlinëshe të njerëzve të pasur dhe të famshëm në Ëimbledon të Londrës.
e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun, kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali, shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ibrahim Lici 26-vjeç i dyshuar si personi që më 30 mars 209 vrau në një atentat vëllezërit Astrit dhe
Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përgëzoi punën e policisë dhe prokurorisë pas zbardhjes së vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali. Sipas Lleshaj, ky është një hap tjetër drejt Shkodrës së sigurtë. “Zbardhja e vrasjes së dyfishtë të datës 30 mars në Shkodër është një tjetër hap drejt një Shkodre të sigurt, të qetë dhe të hijshme. Përgëzime për Policinë dhe Prokurorinë”.
M
inistrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në përfundim të takimit me homologun e saj austriak, Josef Moser, të premten, gjatë një konferencë për mediet, u shpreh se lufta ndaj korrupsionit dhe Reforma në Drejtësi janë dy elementë të rëndësishëm për të ofruar për qytetarët shqiptarë një qeverisje më të mirë. “Reforma në Drejtësi ka hyrë në një fazë vendimtare të zbatimit të saj. Procesi i Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka dhënë rezultatet e para mjaft domethënëse në shëndoshjen e sistemit të drejtësisë duke shënuar kështu edhe një hap të rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit në radhët e tij si një garanci efektive për rritjen e efikasitetit të tij ndaj fenomenit të korrupsionit në shoqëri e veçanërisht pandëshkueshmërisë në nivelet e larta”. Për korrupsionin, Gjonaj tha se është një sfidë kyçe për qeverinë. “Nuk është rastësi dhe aspak mision i lehtë edhe për mua si Koordinator kombëtar
Inspektimet online, rezultate kundër korrupsionit
antikorrupsion dhe drejtuese e TFA, që pothuajse në çdo javë, të prezantojmë përmes komunikimit me ju, rezultatet e masave kundër korrupsionit. Kemi zgjedhur të komunikojmë me publikun në mënyrë transparente rezultatet e përjavshme pikërisht sepse e konsiderojmë luftën ndaj korrupsionit një betejë të
përditshme, një prioritet kyç për Qeverinë”. Nga ana tjetër, Gjonaj deklaroi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me Austrinë është mjaft i rëndësishëm. Ministrja tha se Austria ka treguar vendosmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
AKTUALITET
16
E shtunë, 27 PRILL 2019
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale: Jo e largët dita kur telefonatat për urgjencën shpesh mbeteshin pa përgjigje dhe autoambulancat ishin vetëm transportuese të pacientëve
“Koha e mbërritjes së urgjencës është reduktuar me 2 minuta e 57 sekonda, me investimin e qeverisë për përforcimin e flotës së autoambulancave në territor”. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të pesë autoambulancave moderne, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese, me mbështetjen e qeverisë turke, nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku merrnin pjesë edhe zv/drejtori i përgjithshëm i TIKA, Birol Çetin dhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yoruk. Manastirliu, bëri me dije se kjo flotë do të investohet në zonat rurale dhe ato malore. “Me qendrën unike të koordinimit të urgjencës mjekësore dhe shtrirjen e numrit 127 në të gjithë territorin, me investimet për 32 autoambulancat e reja nga qeveria shqiptare si dhe pesë të tjera që i shtohen sot flotës së autoambulancave kryesisht në zonat rurale dhe malore, përmirësojmë kohën e pritjes së urgjencës dhe cilësinë e shërbimit”, tha Manastirliu. Duke theksuar se nuk është e largët dita kur telefonatat për urgjencën shpesh mbeteshin pa përgjigje dhe autoambulancat ishin vetëm transportuese të pacientëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se sot urgjencave mjekësore ju përgjigjemi më shpejt por edhe më me cilësi. “Vetëm për tremujorin e parë të vitit 2019, urgjenca mjekësore i është përgjigjur 96 mijë thirrjeve për ndihmë mjekësore në rang vendi. Numri i misioneve të kryera është rreth 25 mijë, nga të cilat 13 mijë e 400 misione pacientë janë trajtuar në banesë dhe 10 mijë janë transportuar për ndihmë të specializuar në spital. Trajtimi në banesë i më shumë se gjysmës së pacientëve, shënon një arritje cilësore të shërbimit mjekësor të ofruar nga ekipet e urgjencës mjekësore”, tha Manastirliu. Zv/drejtori i përgjithshëm i TIKA, Birol Çetin konfirmoi vijimin e mbështetjes për Shqipërinë në fushën e Shëndetësisë. “Shqipëria është i vetmi vend me të cilin ne kemi një marrëveshje të përhershme për investime, trajnim stafi të urgjencës mjekësore, trajtimin e pacientëve shqiptarë që nuk mund të trajtohen këtu”, theksoi zv/drejtori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Nga ana tjetër, ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Ahmet Yoruk vuri theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve
5 autoambulanca të reja, Manastirliu: Shkurtohet koha e pritjes së urgjencës RAPORTI
dhe mbështetja e pakursyer për Shqipërinë. “Jemi gjithmonë në krah të popullit mik shqiptar, me investime në një gamë të gjerë shërbimesh por me fokus
te shëndetësia. Do të vijojmë të jemi afër nevojave tuaja”, tha ambasadori i Turqisë. Modernizimi i Urgjencës Kombëtare ka nisur me ngritjen
e Njësisë së Koordinimit, investimet në autoambulancat e reja dhe me shtrirjen, prej pak muajsh, të numrit unik 127 në të gjithë territorin e vendit.
“Vetëm për tremujorin e parë të vitit 2019, urgjenca mjekësore i është përgjigjur 96 mijë thirrjeve për ndihmë mjekësore në rang vendi. Numri i misioneve të kryera është rreth 25 mijë, nga të cilat 13 mijë e 400 misione pacientë janë trajtuar në banesë dhe 10 mijë janë transportuar për ndihmë të specializuar në spital. Trajtimi në banesë i më shumë se gjysmës së pacientëve, shënon një arritje cilësore të shërbimit mjekësor të ofruar nga ekipet e urgjencës mjekësore”.
VENDIMI
REAGIMI
Provimet e Maturës do korigjohen elektronikisht
Siguria ushqimore, Prokuroria thirrje për masat
Këtë vit provimet e Maturës Shtetërore, nuk do të korigjohen më në letër. Pyetjet me alternativë do të vlerësohen elektronikisht. Kjo metodë synon të shmang gabimin njerëzor dhe të shkurtojë kohën e korrigjimit. Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, për këtë vendim thotë se përdorimi i teknologjisë minimizon gabimin njerëzor si dhe redukton kohën e korrigjimit të provimeve. “Rritja e besueshmërisë në procesin e korrigjimit, rritja e saktësisë, pra minimizimi i asaj që e quajmë gabim njerëzor, lehtëson procesin maksimalisht. Ne synojmë të fitojmë pak më shumë kohë”. Rezana Vrapi shpjegon se testi do të skanohet e më pas do të kontrollohet e vlerësohet në kompjuter. “Pjesa tjetër që janë pyetjet me zhvillim, ose edhe eseja, do të korrigjohen nga mësues të shkollave të mesme, të certifikuar”. Ministria e Arsimit synon që vitet e ardhshme ta përdor teknologjinë edhe në korrigjimin e pyetjeve me zhvillim.
Prokuroria e Përgjithshme, u ka bërë thirrje prokurorëve për nisjen e hetimeve për sigurinë ushqimore. Prokuroria iu është drejtuar prokurorisë së Beratit, si prokurori kompetente, me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale. “Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik”,-thuhet në njoftimin për mediat të Prokurorisë së Përgjithshme. Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme, erdhi pas denoncimit në media se për produktet që ne konsumojmë, nuk ka asnjë laborator që të garantojë sigurinë, për sa i takon shtesave, konservantëve (ruajtësve jetëgjatësisë), hormoneve, nivelit të pesticideve, etj. Mbi të gjitha, laboratorët e AKU-së nuk janë të akredituar.
RAJON
17 E shtunë, 27 PRILL 2019
Në ngjashmëri me kohët që çuan në Luftën e Parë Botërore – ose në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë - Ballkani është bërë përsëri një arenë për lojërat e pushteteve globale
Nga Srecko Latal
G
jermania dhe Franca, të përforcuar nga krerët kryesorë të BE-së, po mbajnë një samit për Ballkanin Perëndimor në Berlin më 29 prill, në një përpjekje tjetër për të stabilizuar rajonin gjithnjë e më të tensionuar dhe për të riafirmuar perspektivën e tij për në BE. I mbajtur më pak se një muaj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj, samiti është gjithashtu i dizajnuar që të kujdeset për nevojat e BE-së. Ai supozohet të tregojë unitetin midis Gjermanisë dhe Francës dhe të qetësojë Ballkanin gjatë zgjedhjeve, në mënyrë që kjo çështje e vështirë dhe jopopullore të luajë rol sa më të vogël që është e mundur në zgjedhjet e BE-së, thonë zyrtarët dhe diplomatët e BE-së. Ky takim, njësoj si disa të tjerë të mbajtur gjatë vitit të kaluar, nuk pritet të ofrojë ndonjë ide të re për të ardhmen e rajonit në BE. Gjermania dhe Franca mund ta përdorin atë për të filluar një raund të ri bisedimesh midis Serbisë dhe Kosovës, duke synuar zgjidhjen e marrëdhënieve të tyre të tensionuara nëpërmjet një “marrëveshjeje të re” që mund të përfshijë “sovranitet të dyfishtë” dhe/ose “autonomi më të madhe”, kanë thënë zyrtarët e BE-së. Megjithatë, dialogu i mëparshëm i udhëhequr nga BEja për Kosovën ka dështuar keq, ndërsa publiku serb dhe ai i Kosovës tashmë e kanë hedhur poshtë këtë ide të fundit para fillimit të takimit- gjë që mund të pengojë organizatorët e samitit që të vazhdojnë më tej me të, kanë thënë disa burime. “Sovraniteti i dyfishtë është mision i pamundur,” thoshte titulli i lajmit kryesor të botuar nga e përditshmja serbe Danas më 18 prill, duke cituar burime serbe dhe të Kosovës. Në këtë kontekst, samiti i ri i Berlinit, duke ofruar shanse të vogla për një arritje të madhe, ka gjasa ta dëmtojë më tej imazhin tashmë të dëmtuar të BE-së në Ballkan. Të lodhur nga takime të pafrytshme të nivelit të lartë, në mungesë të një përfshirje politike dhe financiare më konkrete të BE-së dhe SHBA-ve, disa liderë të Ballkanit duken gjithnjë e më shumë të tërhequr nga aktorët rusë, kinezë, turq dhe aktorë të tjerë të huaj në Ballkan, paralajmërojnë ekspertët. Pak para Berlinit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç udhëhoqi një delegacion të madh shtetëror në Pekin për të marrë pjesë në forumi “Një brez, një rrugë”, ku të enjten dhe të premten ai u takua me presidentët kinezë dhe rusë, Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Edhe para takimit në Berlin,
Rivaliteti global në Ballkan mund të shpërbëjë rajonin marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit dhe BE-së kanë hyrë në një fazë ku të dyja palët pothuajse duket se po flasin në gjuhë të ndryshme dhe po bëjnë shumë pak përpjekje për të kuptuar njëritjetrin. Lidhja BE-Ballkan – e humbur në përkthim Për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit, vendet e Ballkanit kanë jetuar me shpresën e arritjes së anëtarësimit në BE, gjë që shihej shpesh si një “Club Med”, rrugët e të cilit ishin shtruar me ar. Në realitet, pak liderë të Ballkanit ishin të gatshëm të ndërmarrin reformat serioze, të vështira dhe jopopullore që nevojiten për anëtarësimin. Në vend të kësaj, shumica e tyre u përpoqën të bënin me BE atë që po bëjnë në vendin e tyre: mashtrojnë sistemin, kërcënojnë zyrtarët e BE-së ose i heshtin ata me premtime boshe. Kjo qasje duket se funksionoi me Kroacinë, e cila iu bashkua BE-së në vitin 2013, pavarësisht faktit se ajo shpërfill ose anashkalon shumë çështje dhe reforma të kërkuara, siç pranojnë shumë zyrtarë kroatë dhe të BE-së. Që atëherë, Kroacia - duke ndjekur shembujt e ngjashëm të Bullgarisë dhe Rumanisë - është tërhequr nga disa nga reformat e saj të fituara me vështirësi, gjë e cila ka krijuar frustrime në të gjitha anët. Kjo ka përforcuar opinionin e BE-së për të mos pranuar asnjë anëtar të ri pa dëshmi të një transformimi të plotë të shoqërisë. Megjithatë, BE-ja është larg të qenit e pafajshme në këtë çështje. Pavarësisht nga fushatat e shumta mediatike, BE-ja kurrë nuk i ka shpjeguar popullit të Ballkanit se në çfarë konsiston anëtarësimi. Ajo ka ngatërruar publikun dhe zyrtarët lokalë me qasjet e saj inkonsistente dhe duke ndryshuar vazhdimisht kushtet dhe kriteret e saj. Ajo ka shpërfillur edhe kërkesat më legjitime që vijnë nga rajoni. Kosova është ende pa një regjim pa viza, pothuajse një vit pasi kjo u miratua nga Komisioni Europian. Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë gjasa të marrin një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, pavarësisht progresit historik të Maqedonisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë. Nga ndryshimi i portave në heqjen e fushës së lojës Pas ndryshimit të portave të saj për vite me radhë, BE-ja vitin e kaluar ndryshoi të gjithë fushën e lojës – që është ajo që ndodhi kur zyrtarët e BE-së e bënë të qartë që BE-ja kishte hequr në mënyrë efektive zgjerimin nga axhenda. Në vitet e fundit,
Ballkani ka qenë dëshmitar se BE-ka po përballet me problemet e veta të brendshme, përfshirë Brexit-in, ndjenjën në rritje të krahut të djathtë dhe tërheqjen nga disa nga parimet e saj kyçe. BE-ja ka shpërfillur faktin se imazhi i saj i dëmtuar po dëmton gjithashtu procesin e zgjerimit. Nëse, kur dhe nën cilat kushte BE-ja do të rivendosë zgjerimin, kjo mbetet ende për t’u parë. Pavarësisht zërave inkurajues nga disa zyrtarë të BE-së, diplomatë të tjerë të BE-së thonë se BE-ja mund ta rihapë çështjen sapo të zgjidhë problemet e saj të brendshme. Por për këtë mund të duhen vite. Askush nuk e di me siguri nëse BE-ja do të mbijetojë në këtë proces. Disa ekspertë të Ballkanit pohojnë se as BE-ja dhe as liderët e Ballkanit nuk dëshirojnë që vende të tjera të Ballkanit të hyjnë në BE dhe preferojnë të ruajnë status quo-në, duke i kushtuar vetëm vëmendje kësaj ideje. Zyrtarët e BE-së, me sa duket, kanë humbur të gjithë kujtesën institucionale të paraardhësve të tyre nga fundi i viteve 1990, të cilët pas shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë kuptuan se anëtarësimi i shpejtë i Ballkanit ishte i rëndësishëm – jo vetëm për transformimin eventual të këtyre shoqërive, por gjithashtu për të parandaluar konfliktet e reja etnike në rajon. Krizat në Balkan dhe ato globale ushqejnë njëra-tjetrën Zhdukja e një perspektive realiste të zgjerimit të BE-së, ndonëse jo një surprizë e madhe për rajonin, ka patur një ndikim të madh në Ballkan. Humbja e opsionit të vetëm të sigurt që mund të akomodojë dhe gradualisht të qetësojë të gjithë aktorët e ndryshëm të Ballkanit ka inkurajuar ide dhe nisma nacionaliste, separatiste dhe populiste midis politikanëve lokalë. Rusia, Turqia, Kina, shtetet e Gjirit dhe aktorë të tjerë të huaj kanë përdorur gjithashtu vakumin e pushtetit të krijuar nga prania në rënie e BE-së dhe SHBA-së për të forcuar pozicionet e tyre në rajon. Në këtë proces, Rusia është mbështetur në lidhjet e saj historike me Serbinë, ndërsa Turqia dhe shtetet e Gjirit kanë përdorur lidhjet e tyre me boshnjakët në Bosnje. Ndërkohë Kina, pjesëtari i ri në bllok, ka shfrytëzuar burimet e saj të bollshme dhe mungesën e kushteve politike për të bërë kalime të shpejta dhe të rëndësishme në politikën dhe ekonominë e rajonit. Këto interesa të huaja divergjente dhe shpesh kontradiktore kanë filluar të ndërthuren gjithnjë e më shumë me luhatjet lokale dhe rajonale të pushtetit.
Në muajt e fundit, rajoni ka qenë dëshmitar i një rilindje të rrezikshme të tensioneve etnike, politike, ekonomike dhe sociale, duke i vënë shqiptarët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, malazezët dhe serbët kundër njëri-tjetrit në kombinime të ndryshme. Shenjat e kësaj përfshijnë formimin e forcave policore serbe të Bosnjës mes nismave të reja separatiste serbe në Bosnje, rritjes së armiqësive në mes të Serbisë dhe Kosovës, skandalit të spiunimit që përfshin Kroacinë, Bosnjën dhe Slloveninë dhe protestat politike dhe shoqërore që po mbahen pothuajse në të gjithë të gjithë rajonin. Të kombinuara me ndikime të huaja divergjente, ato kërcënojnë të krijojnë një stuhi të përsosur ballkanike që do ta shkatërronte rajonin. Beteja për Serbinë kërcënon stabilitetin e rajonit Beteja kryesore duket se vazhdon për kontrollin e Serbisë, por implikimet e saj do të ndikojnë në të gjithë rajonin. Për disa vite me radhë, Aleksandër Vuçiç ka arritur të ulet në dy, në mos edhe më shumë, karrige në të njëjtën kohë, duke i premtuar vendit të tij anëtarësimin në BE, ndërsa flirtonte gjithashtu me Rusinë dhe negocionte marrëveshje biznesi me Kinën, Turqinë dhe shtetet e Gjirit. Tani të gjitha karriget papritmas duken të paqëndrueshme. Që nga fillimi i këtij viti, Rusia i ka zhvendosur ingranazhet në Ballkan, duke marrë një qëndrim më të vështirë, e frustruar nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO në vitin 2017, marrëveshja e fundit historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe nga mënyra se si shërbehen aktualisht interesat ruse në Serbi. Kremlini ka rritur presionin mbi Vuçiçin nëpërmjet raportimit të agjencisë së lajmeve Sputnik, si dhe nëpërmjet mbështetjes për disa nga kundërshtarët aktualë apo potencialë të Vuçiçit, si lëvizja radikale nacionaliste Dveri dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç. Presioni rus pritet të rritet pasi Aleksandar Bocan Harcenko të marrë detyrën si ambasador në Beograd në qershor. Ai konsiderohet si një diplomat rus me peshë të rëndë, si dhe ekspert kryesor rus në Ballkan. Harcenko më parë ka qenë ambasador në Bosnje dhe ka drejtuar departamentin e Ballkanit në ministrinë e jashtme ruse. Emërimi i tij në Serbi shihet si një sinjal i qartë i rëndësisë që Kremlini do t’i japë Serbisë në të ardhmen e afërt. Ndërkohë, BE-ja duket se pret që
Vuçiç të njohë Kosovën, pa ofruar asgjë në këmbim, gjë e cila sipas edhe vetë diplomatëve të BE-së, ka pak gjasa të pranohet. Në të njëjtën kohë, qëndrimi i SHBA-së ndaj Serbisë duket se po copëtohet. Nga njëra anë, Shtëpia e Bardhë nuk tregon asnjë interes specifik në Ballkan dhe ka treguar se do të pranonte çfarëdolloj marrëveshjeje që Serbia dhe Kosova arrijnë vetë me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, pjesë të Departamentit të Shtetit dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara duket se ende mbështesin disa nga udhëheqësit e opozitës majtiste, edhe pse shumica e tyre i janë bashkuar nacionalistëve radikalë në një përpjekje të përbashkët për të dobësuar ose për të rrëzuar Vuçiçin. Mundësia që rusët dhe amerikanët mund të mbështesin anët e ndryshme të së njëjtës lëvizje anti-Vuçiç ka sjellë vetëm konfuzion në komunitetin lokal dhe ndërkombëtar në Serbi. Vuçiç dhe Dodik – aleatë apo konkurrentë? Kjo ka implikime serioze në pjesën tjetër të rajonit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, presioni ndërkombëtar në rritje ndaj Vuçiçit ka forcuar pozitën e kreut serb të Bosnjës Milorad Dodik, i cili gëzon më shumë besim sesa Vuçiç midis rusëve, si edhe më shumë popullaritet sesa Vuçiçi midis nacionalistëve në Serbi. Në javët e fundit, Dodik ka dhënë mbështetje të rëndësishme politike për Vuçiçin. Por disa ekspertë paralajmërojnë se, me radikalizimin e mëtejshëm të pozitës së Rusisë, Dodik mund të bëhet rivali i Vuçiçit për postin e kreut të të gjithë serbëve në rajon. Si Dodik ashtu edhe Vuçiç gjatë javëve të fundit kanë folur për nevojën e unifikimit të të gjithë serbëve brenda të njëjtit kufi – duke shpërfillur faktin se përpjekja e fundit e tillë për të arritur këtë rezultoi në një luftë të përgjakshme. Gjermania, Franca, BE-ja dhe SHBAja duken të pavetëdijshëm për seriozitetin e situatës. Shumë zyrtarë perëndimorë bëjnë një gabim të madh duke besuar se nuk mund të ketë konflikte të reja në Ballkan. Ndërsa një luftë e re në Ballkan nuk është aspak e pashmangshme, perspektiva për një të tillë po bëhet gjithnjë e më realiste ditë pas dite. Kjo situatë e rrezikshme do të vazhdojë, për sa kohë që problemet e brendshme të Ballkanit lejohen të vazhdojnë të përshkallëzohen dhe të ndërthuren me qëndrimet e kundërta amerikane, të BE-së, ruse, BIRN turke dhe të të tjerëve.
FORUM
18 E shtunë, 27 PRILL 2019
ARKIVI QENDROR SHTETËROR I FILMIT
Kinematografia shqiptare në festivalin e filmit “Crossing Europe” Nga Adela Alla
K
inematografia sh qiptare përfaqësohet në festivalin e filmit “Crossing Europe” në Linz të Austrisë. Regjisorja Iris Elezi njëkohësisht dhe drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ka bërë një përzgjedhje të filmave, që prezantojnë faza të ndryshme të kinematografisë sonë në “Crossing Europe”. Përzgjedhja e filmave për programin “Carte Blanche” është ndarë midis filmave të prodhuar në të kaluarën para viteve ’90, si dhe prodhimeve më të reja. Në festival krahas tre filmave artistikë të viteve ’70 realizuar nga regjisorja e njohur Xhanfise Keko, programi
historik përfshin gjithashtu një komedi të dashur të realizuar nga Dhimitër Anagnosti, filmin “Përrallë
nga e kaluara”. Sa i takon krijimtarisë së regjisores së njohur Xhanfise Keko do të shfaqen në
KULTURË
FORUM
Një këshillë për fëmijët mbi leximin dhe shmangien e internetit Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, 23 prill, një nga shqetësimet e autorëve dhe mësuesve ishte largimi i brezit të ri nga leximi. Por teksa lexon esetë e një pjesë të fëmijëve të shkollave në Tiranë, kupton se largimi nga librat nuk është një fenomen përgjithësues. Moa Malaj, në klasën e pestë të shkollës "Kosova", në pak rreshta sjell një model ndryshe për fëmijët e brezit të saj duke treguar se interneti, video-lojërat dhe televizioni nuk janë i vetmi argëtim i fëmijëv fëmijëvee. Në vijim mund të lexoni shkrimin e Moa Malaj, fitues e çmimeve për esenë më të mirë në Shkollën "Kosova", klasa e gjashtë. Nga Moa Malaj* Fëmijët sot në botë, përditë e më tepër kanë filluar të shkëputen nga libri. Leximi i librave sa vjen e po zbehet. Ata e kalojnë kohën e lirë në internet dhe përpara televizorit. Ne dhe të gjithë të tjerët duhet të kujdesemi më shumë për leximin. Video-lojërat, televizioni dhe rrjetet sociale janë hajdutët më të tmerrshëm. Ata pakuptuar na vjedhin kohën tonë të shtrenjtë. Ato më
Austri filmat “Mimoza llastica”, “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur po xhirohej një film”, që janë prodhime
që i takojnë kinematografisë shqiptare para viteve ’90. Kjo pjesë e programit plotësohet me dy filma të tjerë, “Bota” nga Iris Elezi, dhe prodhimi më i fundit dhe i suksesshëm që u shfaq në festivale ndërkombëtare, “Nëntor i ftohtë” nga Ismet Sijarina. Por një përmbledhje e programit për regjisore Xhanfise Keko do të jetë dhe në muajin maj në Muzeun e Filmit Austriak në datat 1 dhe 2 maj, ku gjithashtu do të jenë filmat “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij”, si dhe “Kur po xhirohej një film”. Festivali “Crossing Europe” ku prezantohen dhe filmat shqiptarë nisi dje për të përfunduar më datë 30 prill. ATA
shumë na sjellin probleme se sa na edukojnë. Nga këto të fundit marrim informacion të bollshëm, por të pa dobishëm. Interneti është burimi i çdo përgjigje por këto përgjigje vihen gjithmonë në pikëpyetje pasi të gjithë kanë të drejtë të shkruajnë dhe të komentojnë. Libri është një mik që nuk të lë kurrë në baltë. Televizori ti jep të gjitha gati dhe nuk të lejon të zhvillosh imagjinatën, ndërsa libri të fton të udhëtosh dhe të eksplorosh bashkë me të ëndrrat e tua më të bukura.
Ai është një mik i mrekullueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Televizori, dëmton memorjen dhe nxit dembelizmin. Ai nuk të përcjell emocionet që të dhuron leximi i librit.. Ndërsa nga libri mësojmë gjithmonë faktet dhe të vërtetën. Fëmijët duhet të bisedojnë më shumë me njëri-tjetrin në lidhje me librin, në mënyrë që tu shtohet dëshira për të lexuar. Mësuesit duhet ti nxitin fëmijët të lexojnë sa më shumë libra nëse duan të bëhen dikush në jetë. Prindërit duhet tu blejnë herë pas here libra fëmijëve. Nxënësit duhet të jenë shembulli më i mirë i leximit të librave dhe jo të bëjnë të kundërtën. Fëmijët duhet ta konsiderojnë librin si një univers më vete dhe nuk duhet të lexojnë sa për të kaluar radhën. Asnjëherë nuk duhet ti neglizhojmë librat. Brenda vetes çdo libër fsheh një thesar të çmuar. Nëse do te jesh i ditur lexo dhe mos e humb kohën kot. Libri të edukon. Ai të mëson ç'janë ndjenjat. Libri të hap dritare dhe horizonte të reja. Ai nuk të mëson kurrë gjëra te gabuara. Një njeri i ditur ka thënë: "Ka krime më të rënda se djegia e librave, një ndër ato është të mos i lexosh" .
Shpëtoni matematikën e gjimnazit!
Nga Islam Alikaj* Tekstet tona që u hoqën nga përdorimi, u zëvendësuan me tekstet angleze të Oxford-it (por që janë tekste të matematikës për shkollat e mesme profesionale). Në këto tekste nuk gjendet asnjë rresht për: Kuptimet themelore në gjeometri, aksiomat, vërtetimet e teoremave. Nga mbi 100 teorema e përkufizime jepen 2 teorema pa vërtetim e 5 përkufizime! Nuk jepen: Bashkësia e përcaktimit dhe bashkësia e vlerave të funksionit, logjika matematike, ekuacionet racionale, ekuacionet me vlerë absolute, ekuacionet trigonometrike, nuk jepet asnjë vërtetim i identiteteve trigonometrike, nuk jepen njohuri për rrethin trigonometrik. Nga 28 formula e trigonometrisë jepen vetëm 3. Nga 220 limite që mësonin gjimnazistët me tekstet tona
që u hoqën, tani nuk mësohet asnjë limit. 8. Nuk mësohen sistemet e inekuacioneve. Nuk mësohen formulat për shumat Sn të progresionit aritmetik apo gjeometrik. Nuk mësohet teorema e tri pinguleve dhe prerja e drejtë e dyfaqëshit. Integralet mësoheshin në 17 orë në Matematikën Berthamë, ndërsa tani vetëm në 2 orë. Kështu mund të vazhdonim me mjaft mangësi të tjera. Studimi që unë kam kryer, bazohet në krahasimin e këtyre teksteve të Oxford , me tekstet tona dhe me tekstet europiane e amerikane. Të jete e qartë se Oxford është një kompani gjigante angleze, që boton tekste nga më të ndryshmet, d.m.th. edhe tekste matematike për shkollat e mesme profesionale! Mësuesit po bëjnë një punë të madhe për të plotësuar sado pak boshllëqet e mësipërme (duke u dhënë nxënësve shënime). Lidhur sa më sipër, është hartuar programi orientues nga MAS për provimin e maturës! Ky program udhëzon që të përgatitet TEZA E PROVIMIT TE MATURES, e një niveli shume më të ulët se tezat e viteve te kaluara ! Sa më sipër del natyrshëm thirrja: Shpëtoni matematikën e gjimnazit!!! *Matematikan
SHOWBIZ
19 E shtunë, 27 PRILL 2019
Motrat shqiptare që mahnitën “The Voice of Italy”, synojnë fitoren Ina dhe Serena Sinani performuan “Shumë pis” për jurinë e “The Voice of Italy” dhe falë stilit të veçantë arritën të bënin për vete të katër anëtarët. Ato zgjodhën t’i bashkoheshin ekipit të Gue Pequeno-s ngaqë lëvrojnë në rryma të ngjashme. Në një intervistë për “Klubin e mëngjesit,” dyshja e njohur ndryshe si “Sindolls” tha se synon vendin e parë, ashtu siç arriti Elhaida Dani vite më parë në po të njëjtin kompeticion. “Elhaida u prezantua me tjetër stil dhe ishte më profesion-
iste, por pa dyshim që edhe ne e synojmë fitoren në “The Voice”, edhe pse lëvrojmë në një tjetër stil,” thanë këngëtaret. Gjithashtu, ato shpjeguan pse zgjodhën të performonin së pari një këngë në shqip dhe së dyti pikërisht këngën e Era Istrefit. “Donim një këngë shqip për ta bërë më të njohur muzikën shqiptare në Itali por edhe për faktin që Era Istrefi është tashmë një yll botëror”,-thanë ato. Sindolls duan të vijojnë të këndojnë në shqip, por s’e dinë a do t’ia dalin mbanë.
Angelina Jolie i lë të gjithë pasurinë djalit të adoptuar Ishte divorci më i përfolur ai mes aktores Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Dyshja i dha fund lidhjes 2 vite më parë dhe marrëdhënia e tyre siç është përfolur ka qenë e tensionuar. Mirëpo, së fundmi të gjithë janë shokuar pasi është mësuar se Angelina do t’ia lë të gjithë pasurinë e saj vetëm njërit prej djemve, Madoxx i cili është fëmija i adoptuar i çiftit të famshëm. Sipas “National Enquirer”, aktorja e famshme do t’i lë 116 million dollar pasuri Madoxx duke përjashtuar kështu të 5 fëmijët e tjerë dhe duke mos ju lënë asgjë. Siç raportojnë mediat e huaja, Jolie e ka marrë këtë vendim pasi Madoxx është i vetmi që e mbështeti në divorcin me Brad Pitt dhe gjatë gjithë kohës mori anën e saj, po ashtu thuhet se Jolie ka paraqitur dokumentet që të rimarr mbiemrin saj dhe ka hequr dorë nga mbiemri Pitt.
Klea Huta paralajmëron rikthimin në ekran: Sa më ka marrë malli për ju
“Nightmare Alley” sjell DiCaprion në rolin e një mashtruesi Leonardo DiCaprio do të jetë protagonisti i filmit “Nightmare Alley”, që do të ketë si regjisor fituesin e çmimit “Oscar”, Guillermo del Toro. Meksikani, pas suksesit të “The Shape of Water”, do të jetë regjisor dhe do të firmosë edhe skenarin e këtij filmi, së bashku me Kim Morgan, ndërsa xhirimet pritet të nisin në vjeshtën e ardhshme. Historia përqendrohet tek një mashtrues i ri, rol të cilin e ka DiCaprio, që nis një marrëdhënie intime me një psikiatre, akoma edhe më e korruptuar se ai. Të dy, fillimisht arrijnë të kenë sukses, duke mashtruar personat e tjerë, por më pas gruaja rezulton të jetë një manipuluese.
Jemi mësuar që figurën e Klea Hutës ta shohim të drejtojë emisione nga më të ndryshmet, që prej fillimeve të saj në televizion. Ajo ka moderuar programe të shumëllojshme në ekranin e ‘Top Channel’ dhe “Tv Klan”, si “Top Fest”, “Gjeniu i vogël”, “Top of The Top”, “Maratona e këngës popullore” etj. Pas një periudhe paksa të gjatë mungese në ekran, Klea Huta ka paralajmëruar rikthimin e saj me anë të një fotoje në ‘Instagram’, krahas së cilës ka shkruar: “Sa më ka marrë malli për ju publiku im, shumë shpejt do shihemi bashkë”. Menjëherë pas këtij postimi kanë qenë të shumta pëlqimet, por dhe komentet pozitive në foton e publikuar nga Huta. Kujtojmë se më parë, Klean e kemi parë edhe si këngëtare. Ajo ka marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën ‘Amla’ dhe ka publikuar videoklipin e saj të parë me titull “Bla Bla bla”.
Bojken Lako dhe Semi do të bëjnë një dasmë të çuditshme Këngëtari dhe kantautori i njohur, Bojken Lako, prej vitesh tashmë është në një lidhje me këngëtaren Semi Jaupaj. Ata ndonëse përpiqen që jetën private ta mbajnë larg mediave, shpesh kanë tërhequr vëmendjen e tyre. Dje, Bojken ka qenë i ftuar në emisionin “Rreze dielli” ku ka folur për jetën e tij artistike, dhe gjithashtu dhe për lidhjen me Semin dhe dasmën që pritet të bëjnë së shpejti. I pyetur nga moderatorët, Bojken ka zbuluar se me Semin do të bëjnë një dasmë, por që me siguri do të jetë e çuditshme dhe ndryshe nga ceremonitë e tjera. “Gjatë gjithë këtyre viteve jam mbështetur shumë te Semi dhe kam marrë një lloj drejtimi dhe orientimi shumë të mirë sepse e kam konsideruar si njeriun që edhe ana profesionale e
shijeve të veta, por edhe si publik sepse ajo ka dëshirë që të më shohë si publik i thjeshtë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, mbështetëse edhe nga ana profesionale”.”Normalisht që do bëjmë dasmë, por ashtu siç i bëjmë gjërat e çuditshme, mbase do bëjmë ndonjë gjë të çuditshme atëherë kur duhet ose do jetë mirë për të bërë diçka speciale. Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të bëjë një ceremoni që ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës”, ka thënë këngëtari i njohur.
SPORT
20
E shtunë, 27 PRILL 2019
Trajneri i të kuqve është shprehur se s’ka asnjë frikë në luftën për titullin kampion
Nga Rozalb Lika
P
artizani-Laçi është sfida e parë që do të hapë javën e 31-të Në Kategorinë Superiore, teksa të kuqtë janë në luftë me kohën për të fituar titullin kampion. Dhjetë pikë avantazh, me 6 ndeshje të mbetura, janë mëse të mjaftueshme që trajneri Skënder Gega të ishte mëse i qetë në konferencën për shtyp. Strategu i njohur hodhi poshtë çdo pretendimet për aleanca si dhe kujtoi se me afrimin e ëndrrës edhe mbështetja e tifozëve do të jetë më e madhe. Përballja me Starovën: “Partizani nuk është vetëm i Gegës dhe i Starovës. Në kohë të caktuara mund të jemi në fronte të ndryshme. Komentet e mia kanë qenë të pakta, përveç mbështetjes. E rëndësishme është që është futboll edhe karshi vëllait do të doja të fitoja. S’ka asnjë problem kush është te Laçi, thjesht ndeshja e radhës. S’ka të bëjë trajneri, jemi 2 klube të ndryshme. Jam me fat që jam këtu, kanë qenë ditët më të mira të karrierës sime. Nuk ka përballje personash, thjesht janë 2 ekipe. Do të shihen diferencat, jo rastësisht jemi këtu”. Presioni i titullit: “Që nga momenti kur dolën të parët e deri më sot jemi pyetur për titullin. Jemi munduar të jemi me këmbë në tokë. Besoj se te çdo futbollist ka një ëndërr të brendshme. Do t’i shikojmë gjërat me radhë. Është ndeshje e vështirë, do t’i marrim masat. Kemi tifozët që janë frymëmarrje për ne dhe mendoj se do të jetë numër i madh nesër, sepse po shkojmë drejt fundit”.
Gega: Gojët e liga nuk mbyllen, duam fitoren ndaj Laçit
Aleancat: “Nuk kam asnjë argument, asnjë provë që janë bërë aleanca. Siç besoj për veten, besoj edhe për të tjerët. Nuk do të merremi me këto gjëra. Futbolli nuk ka shumë sekrete, ka interpretim. Këta lojtarë janë stërvitur edhe me Starovën, tani i stërvit unë. Barazimi? Nëse vjen, do ta pranojmë. Do të isha i kënaqur me maksimumin. Gojët e liga nuk do të mbyllen as me Gegën e as me ikjen e
Gegës. Puna dhe rezultatet do ta tregojnë se kush është në rrugën e duhur. Paragjykimet do të ngelen mbrapa shumë shpejt”. Deklarata e Gjicit: “Partizani nuk është as për vend të katërt? Nuk më intereson. Është president i një klubi që ka pasur një 5-vjeçar të mirë, unë jam në futboll, ai është biznesmen, është e drejta e tij. Kur doli Kukësi kampion nuk e di kush
MBROJTËSI
Shkëlqimi i Atalantës, Gjimshiti tani vlen sa Hysaj
Reginaldo: Mos spekuloni, vetëm Perëndia e di të ardhmen time
Sulmuesi i Kukësit, Arthur Reginaldo, flitet shumë për të ardhmen e tij. Ai donte të largohej nga Kukësi dhe në janar, ndërsa duket se pas mbarimit të sezonit mund të lërë njëherë e mirë skuadrën verilindore. Kontrata e tij skadon më 31 maj 2019. Me shumë mundësi, futbollisti do të luajë dhe në Kupat e Europës, por diçka e tillë nuk është e sigurt. Në një shkrim në rrjetin e tij social të “Instagram”, golashënuesi i verilindorëve flet hapur dhe kërkon që të lihet i qetë. “Sqarim. Mos spekuloni për të ardhmen time, sepse vetëm Perëndia e di se çfarë do të ndodhë. Kontrata ime me Kukësin përfundon më 31 maj 2019, që është, në fund të muajit të ardhshëm. Prandaj, unë do të vazhdoj ta lë jetën time në fushë siç kam bërë gjithmonë deri në fund. Faleminderit”, shkruhej në reagimin e sulmuesit të Kukësit.
MBROJTËSI
Kalari: Fitimi i titullit më i rëndësishëm se derbi, Tirana mbijeton
M
K
ualifikimi për në finalen e Kupës së Italisë dhe fakti që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, e kanë bërë këtë sezon fantastik për Atalantën. Që nga fillimi i kampionatit e deri tani, pjesa më e madhe e lojtarëve zikaltër kanë pasur rritje të konsiderueshme në nivelin e lojës dhe vlera e tyre ka kapur majat. Ndër to është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. “Sky Sport” ka bërë një analizë të rritjes së vlerave të të gjithë lojtarëve dhe qendërmbrojtësi shqiptar që ishte duke u larguar
i ka marrë gjynahet e Partizanit. S’kam parë asnjëherë Gaz Demin të flasë për ndonjë klub, por i ka mbështetur. Këtu funksionojnë të gjitha levat. Klubet e tjera kanë perceptimet e tjera karshi Partizanit, karshi meje, sulmuesve tanë, mesfushorëve tanë, me syrin që ata e shohin. Është momenti të mos kthehemi mbrapsht dhe të bëjmë rivalitet në konferenca. Fusha e ka treguar, fusha do ta tregojë”.
SULMUESI
si lojtar pa kontratë, tani ka vlerë 20 milionë euro në treg. “U rrit mes hirearkisë së mbrojtësve dhe bind çdo ditë e më shumë. 26-vjeçari shqiptar arriti nga pika zero në janar të vitit 2016, por nëse
doni ta blini tani duhet të paguani të paktën 20 milionë euro tek Atalanta. Kujtojmë që Gjimshiti në janar ishte duke kaluar tek Besiktas për 500 mijë euro”, shkruhej në shkrimin e “Sky Sport”.
brojtësi i Partizanit, Reinaldo Kalari ishte në krahë të trajnerit Gega në konferencën për mediat, duke u shprehur i bindur se shumë shpejtë do të vijë zyrtarisht edhe titulli kampion. Ai vlerësoi kurbinasit para duelit. “Ka vështirësitë e veta çdo ndeshje. Është kënaqësi të takosh presor Starovën. Jemi të përqendruar, sinqerisht nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë. Duam të arrijmë objektivin” Isha përgatitur për të dhënë maksimumin, gjatë kampionatit të parë dhe të tjerëve më parë. Jemi në rrugën e duhur, shpresojmë të dalim kampion në fund.
Fusha ndikon, plus kemi edhe tifozët tanë. Ajo pjesë që ka kaluar nuk na kanë interesuar, sepse ka ardhur ndeshja tjetër shumë shpejt. Gega na ka thënë që s’duhet të merremi me këtë pjesë fare, por vetëm me fushën. Kënaqësia që të jep titulli kampion është shumë më e madhe sesa fitimi i një derbi. Kemi marrë shumë
suksese në derbi gjithë këto vite, na është bërë normale. Shpresoj që të arrijmë titullin, derbi është në plan të dytë. Personalisht, mendoj dhe besoj që Tirana nuk do ta diskutojë rënien, gjithsesi nuk na intereson kjo pjesë. Kur të vijë derbi, do të mendojmë të bëjmë maksimumin për ta fituar, siç kemi bërë gjithë këto vite”, deklaroi Kalari.
SPORT
21
E shtunë, 27 PRILL 2019
Spanjollja “Don Balon” shkruan se portugezi është gati të marrë drejtimin e zikaltërve
“Bomba” nga Spanja: Mourinho tek Interi bashkë me 3 yje 1
ZIKALTRIT
Spalletti: Do provojmë të bëjmë lojën tonë ndaj një kolosi si Juvja Inter luan fatet e këtij sezoni ndaj Juventusit. Në rrezik është jo vetëm nderi dhe prestigji në Derbin e Italisë, por edhe një vend në Champions League, pasi me një fitore do ta blindonte praktikisht. Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, strategu i zikaltërve ka komentuar situatën e ekipit të tij dhe rivalitetin me bardhezinjtë. “Kjo është një ndeshje që gjithmonë është konsideruar e rëndësishme për kombin tonë dhe për futbollin tonë. Është një kompeticion që luhet gjatë gjithë vitit, në bare, dyqane dhe zyra. Inter dhe Juve përfaqësojnë shtyllat e kundërta të pasionit të futbollit, ka qenë gjithmonë një nga manifestimet më të rëndësishme të futbollit tonë kjo ndeshje. Në vitet e fundit ata kanë qenë gjithmonë përpara, prandaj është thelbësore që të besojmë edhe më shumë në atë që bëjmë dhe të zvogëlojmë hendekun për t’i mundur ndonjëherë në një kohë shumë të kufizuar. Fakti që në transfertë shënojmë gola dhe në shtëpi jo, mbetet një koincidencë. Në ndeshjet e fundit kemi kërkuar që të mbajmë topin, por gjithmonë duke u përpjekur që të ruajmë ekuilibrat. Duam që ta bëjmë këtë gjë në çdo ndeshje. Do të provojmë edhe ndaj një kolosi si Juventusi”, deklaroi Spalletti.
JORDI ROURA
“Vilanova bindi Mesin të mos largohej nga Barça 6 ditë para se të vdiste”
T
rajneri i ardhshëm i Inteirt? Nuk do të jetë Spalletti, as Conte, por me shumë mundësi Jose Mourinho. Strategu portugez ka filluar kontaktet me klubin italian për të bërë rikthimin e bujshëm në krye të zikaltërve. “Don Balon” në Spanjë shkruan se me siguri “Special One” do të jetë strategu i ri, pasi është i lirë që nga muaji dhjetor kur u shkarkua nga drejtimi i Manchester United. Portali spanjoll i njohur për lajmet e bujshme në merkato, ka kaluar fantazinë, pasi ka shkruar edhe për emrat e mundshëm që mund të afrohen në Milano. Emri i parë do të jetë Philippe Coutinho, pasi braziliani nuk ka aspak marrëdhënie të mira me Barcelonën, duke shtyrë Perisic
që të largohet te Manchester United. Interi nuk do të ndalet me kaq, pasi mund të provojë që të rrëmbejë nga Reali një emër të ëndërruar prej kohësh: Luka Modric. Futbollisti kroat ndiqet prej më shumë se një viti, por në verë nuk mundi që të realizohej transferimi, ndërkohë që një goditje e madhe mund të ishte Varane, një njohje e vjetër e Mourinhos. Francezi mund të zbarkojë në Milano duke derdhur shumën e 80 milionë eurove te madrilenët, ndërkohë që financuesi në këtë rast do të ishte Skriniar. Megjithatë, sipas medieve italiane, lajmi i “Don Balon” duket më shumë si një sugjestion. Në fakt, emri që Interi ka në “tavolinë” është Antonio Conte, por që ka konkurrencë.
E gjitha do të varet nga fundi i sezonit dhe, vetëm pasi të jetë siguruar Champions, do të nisin manovrat. Mourinho është një dëshirë e tifozëve më shumë se sa e Interit, që ka synime të tjera. Kjo për faktin se edhe në merkato nuk mund të bëhen çudira duke marrë parasysh buxhetin e kufizuar të zikaltërve, të cilët nuk kanë mundësi për të përfituar shifra shumë të frikshme nga shitjet për t’i përdorur më pas në blerje të yjeve, të cilët vështirë se mund të binden për të ardhur në Milano. “Special One” do të ishte profili i duhur për të ngushtuar diferencën e madhe me Juventusin, por drejtuesit zikaltër e dinë shumë mirë se ai e do “xhepin plotë” në merkato.
Ish-ndihmësi i Tito Vilanovës të Barcelona, Jordi Roura, ka rrëfyer një prapaskenë shokuese nga aventura e suksesshme te skuadra katalanase. Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediat spanjolle, ai tregon se 6 ditë para se të ndahej nga jeta, pra në prill të vitit 2014, Vilanova, arriti të bindte Mesin që mos largohej nga Barcelona. “Ishte një periudhë ku Vilanova gjendej në momentet më delikate ndërsa Mesi nuk kishte qartësi për vazhdimësinë e tij. E di që u takuan, e ndonëse nuk isha aty, di që kanë qëndruar disa orë duke folur bashkë. Që nga ai moment, Leo ndryshoi planet e tij dhe i pa gjërat më qartësisht. Nuk e di realisht se çfarë kanë biseduar, por Mesi vendosi që të qëndronte dhe shpresoj të vazhdoj edhe për shumë vite të tjera. Vilanova ishte një person shumë i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, me shumë personalitet, kjo është ajo që unë mendoj se në një ekip profesional e bëri atë të veçantë”, u shpreh 51-vjeçari.
BARDHEZINJTË
Allegri: Derbi me Interin na jep stimuj, Championsi kompeticion bastard S
onte do të luhet sfida mes Interit dhe Juventusit, që njihet ndryshe edhe si Derbi i Italisë. Bardhezinjtë edhe pse kanë siguruar titullin kampion, do të zbresin në fushë në kërkim të rekordeve të tjera. Trajneri Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp ka zbuluar një pjesë të mirë të formacionit, ndërkohë që ka dhënë një koment për eliminimin në Champions. “Si çdo Inter-Juve do të jetë një ndeshje e bukur dhe ne duhet të vijojmë të marrim rezultate, sepse që nga ky moment e deri në fund ne kemi qëllimin që të marrim pikë në këto ndeshje që na japin stimuj. Chiellini
është kthyer dhe nesër do të luajë. Bentancur ka lodhje muskulore. Të tjerët janë të gjithë mirë dhe janë gati të luajnë një ndeshje të mirë. Icardi? Mauro është një lojtar i jashtëzakonshëm. Nëse do jetë në fushë, ne duhet të jemi të zotë dhe të mos i japin asnjë mundësi. Takimi me Agnellin? Si çdo vit, edhe këtë herë pikë së pari do të kemi krijimin e një plani të ri dhe objektivave në nivel të vlerës së ekipit dhe të gjithë atyre që punojnë tek Juventus, të jemi konkurrues si çdo herë tjetër. Do analizojmë se çfarë shkoi mirë e çfarë shkoi keq dhe do të bëhen vlerësime. Sezoni i ri duhet të
fillojë në mënyrën e re më të mirë dhe të krijojmë kushtet për një sezon të ardhshëm si fitues. Eliminimi nga Liga e Kampionëve? Champions është një kompeticion sa i bukur edhe ‘bastard’. Sepse vjen në kohën kur skuadra nuk është në momentin më të mirë. Ne bëmë mirë deri para pushimeve, më pas patëm shumë dëmtime. Rifilluam, fituam Superkupën. Me Atletico Madrid bëmë një ndeshje të zakonshme, pastaj patëm shumë dëmtime. Këtë vit nuk qenë e lehtë, sepse nëse nuk shtynim për të siguruar kampionatin, mund ta kishim rrezikuar edhe atë”, deklaroi Allegri.
KULTURE
22 E shtunë, 27 PRILL 2019
Silva Skënderi dhe Olsi Xinxo, koncert në Tiranë Të shtunën, ora 19.00, në Universitetin e Arteve, pianistja Silva Skënderi dhe violinisti Olsi Xinxo do të prezantohen para publikut me një koncert të përbashkët. Dy artistët e njohur do të luajnë pjesë të njohura Ludwig van Beethoven, Robert Schumann, Pyotr Ilyich Tchaikovsky dhe mjaft kompozitorë të tjerë. Silva Skënderi është një nga pianistet më të njohura shqiptare, e cila ka një repertor të madh veprash operistike. Këtë herë Skënderi vjen në bashkëpunim me një violinistin Olsi Xinxo, i cili ka një karrierë të admirueshme jashtë Shqipërisë. Xinxo vjen për herë të parë në Shqipëri, pas 20 vitesh karrierë në shumë vende të Europës dhe Ballkanit. Ai ka shpalosur talentin e tij në Slloveni, në Operan e Sarajevës, në
“The Van” i Erenik Beqirit filmi i parë shqiptar në Kanë
Filarmoninë e Malit të Zi, në Operan e Samsunit në Turqi. Olsi
Xinxo aktualisht është profesor në universitetin e Ankarasë.
Shkroi për gjakmarrjen, shqiptarja nderohet me çmim në Itali Shkrimtarja me origjinë shqiptare, Ismete Selmanaj Leba është nderuar me çmimin “Holmes Award 2019” për librin e saj “I bambini non hanno mai
FILMI
colpe” (Fëmijët kurrë nuk janë fajtorë). Ky çmim iu akordua shkrimtares shqiptare në Napoli të Italisë, ndërsa ajo zgjodhi që këtë triumf t’ua dedikojë fëmijëve
që vuajnë sot e kësaj dite fenomenin e saj. “Ua kushtoj këtë çmim të gjithë fëmijëve të burgosur në shtëpi, në emër të një kodi të lashtë shqiptar, Kanunit. Ata janë viktima”tha ajo. Përmes këtij libri, shkrimtarja dërgoi në Itali historinë e Kanunit dhe fenomenin e gjakmarrjeve në vendin tonë. Ajo ka theksuar se vetëm duke folur për problematikat dhe dukuritë arrihet të ndihmohet shoqëria. Një vit më parë Selmanaj Leba mori edhe një çmim nga Fondacioni “Harpa” në Fier të Shqipërisë, për kontributin dhe përfaqësimin e zërit të autorëve shqiptarë në Itali.
Një ndër faktorët kryesorë për shkrimin e skenarit dhe më pas realizimin e filmit, është “nevoja” e shoqërisë shqiptare për të emigruar, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Kudo që shkon dhe pyet, nëpër shoqëri, shumica e tyre e shprehin këtë dëshirë për të ikur nga Shqipëria. Mendoj që ky ka qenë faktori kryesor në realizimin e filmit”. Erenik Beqiri e shpjegon me këto fjalë shtysën që e çoi të realizonte filmin “The Van”. Me këtë prodhim të një të riu shqiptar, Shqipëria shënon herën e parë që një film shqiptar arrin të bëhet pjesë zyrtare e Festivalit të Kanës. “Besoj që pas këtij festivali, filmi do udhëtojë edhe nëpër festivale të tjera në botë”, thotë Beqiri. Në të interpretojnë aktorët Arben Bajraktari, Afrim Muçaj dhe aktori francez 27 vjeçar, Phénix Brossard. “Kanë, ja tek po vijmë! Faleminderit çdokujt që na qëndroi pranë. Krenarë që jemi shqiptarët e parë që marrim pjesë në garën zyrtare,” shkruan Erenik Beqiri, autori i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër, shkruan Gazeta Shqiptare. “Filmi flet për një djalë rreth të 20ve i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit. Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues”, tregon Beqiri. Furgoni (The Van) është një prodhim shqiptaro-francez, i realizuar me fonde Franceze. Xhirimet e filmit janë kryer ne fillim te muajit Janar të këtij viti dhe në Shkurt filmi mbylli post-produksionin në Paris. Ai është film me metrazh të shkurtër dhe ka rrugëtimi i tij ka nisur në vitin 2016 në European Short Pitch. Më herët, Beqiri ka marrë pjesë ne Tirana Gilm Festival me filmin “Bon Apetit” për të cilin do të shprehej se “një burrë i uritur për pushtet, gjen një mënyrë të re për të kënaqur oreksin e tij”, film i cili është shfaqur edhe në Kanada. Në filmin e parë interpretonin aktorët Romir Zalla, Arben Bajraktaraj e Ema Andrea.”Bon Appetit” numëron disa çmime nga festivale të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. ‘Bon Appétit’ ka në qendër një burrë, që ecën nëpër tunelet e errëta të një ndërtese të braktisur deri sa e gjen një tryezë që po e priste dhe kamerierin e gatshëm për ta shërbyer me darkën speciale të bërë vetëm me mish njeriu. Një sfidë për oreksin e tij. Ai është shfaqur edhe në International Film Festival në Francë. Në Frostbiter: Icelandic Horror Film Festival “Bon Apetit” është shpallur filmi më i mirë i shkurtër i huaj në një garë ndërkombëtare. Ai është shfaqur edhe në Ithaca Film Fest, Festival de Cortos de Bogotá – BOGOSHORTS, në Toronto, në Lund International Fantastic Film Festival, ndërsa në Festivalin e Tetovës ka fituar çmimin “Best cinematography”.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Luftar ..., i jashtëzakonshmi i kinemasë, teatrit dhe humorit. Më 1990 merr titullin "Artist i popullit" 7. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 11. Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë 13. Anije e posaçme që ka pajisjet e nevojshme për të thelluar lumenjtë e portet, për të pastruar kanalet etj 14. Shumë i rreptë, shumë i ashpër, i egër, i pamëshirshëm (për një ligj etj.) 17. Po Gjirokastra si e kishte targën 18. Mosha e femrës deri sa martohet, ka atë status 21. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 23. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 26. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 27. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 29. Përzierje që del nga shkrirja së bashku e dy ose e disa metaleve 31. Një tekst, para publikimit ka nevojë për ashtu 33. Luigj ... (1879-1925), hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat 35. Valë deti të zemëruara që përplasen me anije dhe me bregun, quhen 37. ... Bardhi u lind në Shkodër më 4 maj 1870, hulumtoi mbi zakonet, frazeologjinë, kangët, prrallat, gojëdhanat shqipe 39. Enë prej balte të pjekur; zakonisht me një vesh, që përdoret për të zier gjellë 42. Larvë e disa insekteve, në trajtën e kësaj. Ecën duke u hequr zvarrë 43. Tërësi e veprimtarisë fizike. Mosqëndimi në një vend 44. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 47. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, inicialet 49. Trupi i zjarrtë qiellor që gjendet në qendër të sistemit tonë planetar dhe që është burim drite e ngrohtësie 52. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 53. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 54. Që ka ngjyrë të zezë, shumë i zi, i zi sterrë 56. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 58. Recitoj me zë të lartë e në mënyrë shprehëse një pjesë letrare 61. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 62. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 63. Zakonisht vihet te dritarja. E tillë është edhe ajo e skenës 65. Partia Demokracia Sociale 67. Korniza e derës a e dri-
E shtunë, 27 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
tares 68. Që i kanë rrjedhur trutë, që nuk di se ç'thotë, matuf 70. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 72. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 74. Zgjidhje e mosmarrëveshjeve me karakter ekonomik, financiar etj 77. Qendër ose institucion që bën eksperimente e kërkime në një fushë të shkencës a të teknikës 78. Vathë e përkohshme ku mbyllin bagëtinë për të grumbulluar plehun 79. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 82. Bamir Myrteza ..., Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit (1996 - 1997), President i Shqipërisë (2007- 2012) 83. Liriku brilant ... Mjeda (1866-1937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 86. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 87. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 88. E sjell rrotull derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. 89. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 90. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 92. Pa... kadegorizohet edhe tradhtia
93. Lloj gatese... byrek me copa mishi e me petë të pjekura në mes 96. vizja per Zhvillim Kombetar 98. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i jepet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi 101. Ai është kohëmatës i përpiktë i garave dhe sfidave me përparësi kohën 103. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 104. Turk i kohës së Perandorisë Osmane, kështu quhej 105. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 106. Milot-Rrëshen-..., vepra e fundit socialiste e ndërtuar me punë vullnetare, hekurudhë e cila nuk përfundoi kurrë 108. Vendi ku rri roja, vendi i rojës 111. Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, inicialet 113. Që ka erë të mirë, që është me aromë 114. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman VERTIKALISHT 1. Veshje prej metali, e gjatë deri në brez 2. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 3. I sëmurë, i pamundur. Mbiemër bisedor i vjetër 4. Paraja e Vietnamit quhet ashtu 5. Rrethi i Skraparit, ... ashtu
e kishte targën e mjeteve 6. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 8. Njësia monetare bazë e Bullgarisë, para euros 9. Masë e vlerësimit të cilësisë së floririt 10. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 12. Autor i një vepre ose i një letre, të cilit nuk i dihet emri, autor i panjohur 15. Zonë periferike e Tiranës, e banuar kryesisht prej të ardhurve nga zonat Verilindore 16. Metal me ngjyrë të argjendtë e me shkëlqim të kuqërremë, që është i brishtë e shkrihet shpejt, (simboli Bi) 19. Ai që zhytet në thellësi të detit është asht 20. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 22. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 23. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 24. Partia Social Demokrate 25. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 28. Njësia monetare bazë e Jugosllavisë, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut etj 30. Sëmundje që vjen nga paaftësia e organizmit për të përvetësuar sheqerin 32. Partia Aleanca Popullore 34. Malet e ..., ose Malet e Zeza, shtrihen nga Gryka e Kaçanikut, gjegjësisht nga lumi Lepenc në perëndim e deri te Gryka e Konçulit tek lumi Mora-
59. Hyn te mjetet mësimore, shërben për të shkruar a për të vizatuar 60. Hyj diku me pahir e forcë 64. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 66. Grup mikroorganizmash a kafshësh, që zhvillohen, ushqehen dhe jetojnë së bashku, quhen ashtu 69. Është i papëlqyeshëm, i ..., që të ngjall pakënaqësi 71. Ashtu është periudha e sundimit të feve pagane 73. Ai që është paracaktuar a është propozuar për t'u zgjedhur në një organ të lartë të pushtetit shtetëror 75. Që ka ngjyrë kafe të çelur në të trëndafiltë a në të verdhë 76. Ngrihem menjëherë më këmbë, çohem me rrëmbim 80. ... Konica (1878-1948), anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës dhe delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) 81. Mpaket, zvogëlohet, ose...e ke ne fillim duke hequr një M 82. Hendek i gjatë dhe i ngushtë, me ledh të ngritur në njërën anë ose në të dyja anët 84. Nuk i lë të shpeshta 85. Ai që është i pranishëm në një ngjarje dhe sheh me sytë e vet atë që ndodh ose dëgjon atë që thuhet 86. Tretem, dobësohem, ose ashtu... është shprehja dialektore 90. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 91. Quhen ashtu ata, makineritë, mjetet, veglat, orenditë, aparaturat 94. Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me metale, me hekurin, me kalciumin etj. 95. Me ujin e kripur e bregun me rërë 97. Skënder ... Luarasi, arsimtar, publicist, gazetar, përkthyes, dramaturg 99. Njëra nga drejtëzat që ndërpriten në sistemin e koordinatave 100. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 101. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 102. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve; sherr 107. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 109. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 110. Dakord në gjuhë universale 112. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve
va e Binçes në jug-lindje 35. Përfitimi që vjen nga një punë, nga një veprimtari etj 36. Pas dallendysheve, janë ato, bukuria, ngjyra dhe aroma e të cilave plotësojnë pranverën 38. Kryengritës, i cili vendoset në zona të thella malore ku qëndron, përgaditet dhe sulmon befasishëm 40. GRamshi e kishte ashtu targën 41. Dukatasi i penës, Skënder ... (2 mars 1936-4 shkurt 2013) 45. Ashtu quhet ekipi i futbollit të qytetit të Vlorës 46. Partia Pajtimit Kombëtar 48. Dioqeza ortodokse që ka në krye një peshkop 49. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 50. Nuk shkoj por v... 51. Eshtë jashtëqitja e dhenve dhe dhive, edhe e minjve 55. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 57. Lëndë e posaçme plasëse a shpërthyese 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
B 6
I
˙
3
8
T U
9
G R
I
4
V
O
7
K
5
F
Z
10
11
L L
K
A H
T A
R I
12
R
13
K
N
L
M O
N O
T E
S
J
O
14
O 15
B
S
R
16
R
17
B
H 20
R
E
K
E
M
18
N I
D
O L
I
K 22
M
S
S
T
19
I
G M E
21
M
I
A L
R
26
I
23
T U
24
Z I
L
E
25
E
27
M O N
T
E
T 28
Z
Z
L
29
B A
J
R
N
P
M
A
30
A K
31
M A J
32
D A
N O
R
A
B
Z
E
33
A M E S
I
R
L
S
V
34
I
K
38
39
B A
K A
S
H
K
J
K U
C
42
E
¸ F
A
A
F
N I
B
D
E
O
H M E
J
A R A
N 46
K
O
R
O N
C E
47
E S
L
54
K ¸
T ¸
E
H
R T
53
N G
¸
T
A R
A
N
R
L
E
Z
57
V A
A T
50
P
56
R A
N
T
K 49
K
Z 52
P
55
F
43
R D
A I
G 51
37
V
45
R U
48
K
36
F 41
D I
44
B
A
40
L L
R
35
R U
R
58
A L
K A
K
N
N G
U R
59
U
E
A N
60
L
62
Z
M E J
66
D A
67
68
V
V
V
B A
N A
N E
L U
74
E
I
I
N
A
K
¸
N
L
T
N
70
71
75
N
E
76
¸
H T
64
N J
L
69
E S
63
B A U L
C
P 65
A 73
A S
61
L I
L 72
A M A L
U
N
G
A
P
L
I
M
˙
T
77
O B
78
A
79
K
N
J
A R
A G
S
H
O
¸ 81
Z A
P
R A
P
A
R T
A
¸
O
N
K 84
V E
F
82
83
K U
T
80
E
E T
R
N 85
I
K
E
86
M
E
A 87
A
88
B ¸
C
E P
¸
M A
S
T 90
S
X 93
E S
N O
89
K
92
P
K O
S
H
P
K R
O N
I
K
M
M E
D
O
A H
U
T ¸
R
A
S
J
P
R
A N
F O J
R 102
A
X
N
H
H D
¸
T
103
L
K
S
O T
E
E 99
101
A I
L
96
S 98
N
100
O M A
¸
95
A 97
M B R
T 91
R
94
E
O H
¸ 104
E Z
J
A
N
E
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 27 PRILL 2019
Presidenti Meta përuron Konviktin e Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë
Meta: Arsimimi më cilësor i fëmijëve është vendimtar për të ardhmen tyre. “Kam kënaqësi më të madhe të marr pjesë në këtë investim të mrekullueshëm që është bërë sot në Bashkinë e Skraparit. Falënderimet e para i shkojnë qeverisë të Turqisë dhe TIKA-s. Është e rëndësishme t’i kushtojmë më shumë vëmendje edukimit e formimit të fëmijëve dhe të rinjve tanë. Ka qenë një sakrificë të jetoje edhe të studioje këtu. Tani është diçka krejt ndryshe. Me këtë
P
residenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi dje qytetin e Çorovodës dhe përuroi rikonstruksionin e konviktit të Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi”, me kapacitet prej 200 fëmijësh dhe kushte të mira bashkëkohore. Në prani të përfaqësuesve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) që ka financuar projektin, të Ambasadorit të Turqisë, Murat Ahmet Yoruk, kryebashkiakut Nesim Spahiu dhe nxënësve të
investim, konvikti i Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi” ka kushte dinjitoze po aq sa edhe në shkollat dhe konviktet më të mira në Europë. Ne tani duhet të bëjmë kujdes për mirëmbajtjen, sepse kjo vepër është e jona, është e juaja, dhe ka shumë rëndësi për shkollimin e fëmijëve, edukimin dhe të ardhmen e tyre”,deklaroi kreu i shtetit. Nga ana e tij kryebashkiaku Nesim Spahiu, pasi
shkollës, Presidenti Meta e cilësoi këtë investim, jashtëzakonisht të rëndësishëm për Çorovodën dhe gjithë komunitetin e Skraparit. Pasi shprehu mirënjohjen ndaj kontibuteve financiare dhe bujare që TIKA ka dhënë për projektet zhvillimore në Shqipëri, Presidenti Meta vuri në dukje se ky investim u vjen në ndihmë konkrete fëmijëve të zonave më të largëta të Skraparit, që tashmë do gëzojnë kushte dinjitoze dhe më të mira gjatë studimeve të
falënderoi Presidentin Meta për vëmendjen e veçantë kushtuar Skraparit shprehu mirënjohjen për këtë investim të qeverise turke dhe TIKAs. Ndërsa ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yoruk duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë, uroi që nga konvikti i rikonstruktuar i Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi” të dalin breza të rinjsh të arsimuar sa më mirë.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mesazh në 75 vjetorin e themelimit të Brigadës së Tetë
K
ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dërgoi një mesazh uri mi pjesëmarrësve në këtë ceremoni, të cilën e lexoi Kryetari i Qarkut Armand Hilaj, i cili vendosi edhe kurorën e përgatitur nga Kuvendi i Shqipërisë në emër të Kryetarit të Kuvendit. “Në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në këtë ngjarje të shënuar, ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të sinqerta: të rroni ju, fëmijët dhe pasardhësit tuaj! Ta festojmë jetë e mot krijimin e Brigadës së Tetë dhe të formacioneve të tjera luftarake të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të partizanëve, antifashistëve dhe çlirimtarëve shqiptarë! Brigada e Tetë u krijua në Sheperin e pushkës e të penës. Atje ku u kurorëzua kjo njësi e madhe luftarake, 64 vjet më parë kishte lindur dhe kishte kënduar me gjithë fuqinë e shpirtit për mëmëdheun e lirë vjershëtori ynë i shquar Andon Zako Çajupi. E kam thënë dhe po e përsëris se asgjë nuk është më frymëzuese sesa Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare, që qëndron si një margaritar në gjerdanin e stolive të popullit shqiptar. Sot përulem me nderim të thellë para veprës së 915 luftëtareve e luftëtarëve të Brigadës së Tetë, të batalioneve që formuan këtë formacion si
Gramoz Ruçi: Qëndrimi ndaj Luftës Antifashiste është i panegociueshëm
“ªamëria”, “Perlat Rexhepi”, “Koto Hoxhi”, “Misto Mame”, “Thanas Ziko”, “Dëshnica”; Grupi i Parë dhe i Tretë i Kurveleshit dhe zona e Mallakastrës. Përulem para veprës dhe kujtimit të 93 kuadrove drejtues e komandues të Brigadës, 66 shoqeve partizane dhe 46 partizanëve-pionierë të saj. Nderoj veprën dhe kujtimin e drejtuesve të shquar të Brigadës, Asaf
Dragoti dhe Qazim Kondi dhe më vonë Feti Smokthina dhe Rasim Baze. Menjëherë pas krijimit, Brigada e Tetë u ngarkua me një mision të vështirë: mision të cilin vajzat dhe djemtë partizane të saj e kryen me sukses. Njësitë e saj siguriuan punimet e Kongresit të Përmetit, luftuan me vetëmohim për çlirimin e Gjirokastrës, Beratit, Konispolit, Lushnjës dhe Tiranës, dhe mjaft fshatrave e krahi-
nave të tjera, madje edhe përtej kufirit shqiptar. Rreth një e treta e rreth 400 luftimeve dhe veprimeve luftarake të Brigadës janë kryer jashtë kufirit, në Mal të Zi dhe në Bosnjën Jugore, deri në Vishegrad, në përbërje të Divizionit VI. Në altarin e lirisë qëndrojnë sot dhe do të jenë përjetësisht 148 partizanë e partizane të Brigadës së Tetë, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe atdheun, 3 prej të cilëve janë nderuar me titullin e lartë “Hero i Popullit”. Sot Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare duhet e largët në kohë. Por ajo është aq afërt për nga vlerat që u dha Shqipërisë e shqiptarëve, për nga mesazhet e fuqishme që mbart e rrezaton, për nga mësimet e vyera që na ka lenë. Sot jetojmë në demokraci dhe gjithkush është i lirë të flasë, të shkruaj, të gjykojë e të interpretojë si dëshiron. Por asgjë nuk mund të errësojë veprën e lavdishme të partizanëve e komandantëve shqiptarë, të vajzave e djemve të Shqipërisë që luftuan e ranë për lirinë e saj, për lirinë tonë, për
mirëqenien tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Qëndrimi ndaj Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është i panegociueshëm sepse antifashizmi është i panegociueshëm. Atyre që kanë venë në dyshim vlerat dhe kontributin e partizanëve shqiptarë, vetëm një fjalë kam për tu thënë: Zotërinj, mund të kini mendimet tuaja, por nuk mund të kini faktet tuaja. Mendimet janë të ndryshme, faktet janë kokëfortë dhe janë të pandryshueshme. Është emancipim politik të nderosh antifashistët dhe të udhëhiqesh nga vlerat antifashiste. Është obskurantizëm politik të shtrembërosh apo mohosh këto vlera. Unë dhe të gjithë socialistët shqiptarë e kemi bërë zgjedhjen tonë. Ju zgjidheni vetë në cilën anë të historisë dëshironi të qëndroni.”, shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, drejtuar pjesëmarresve në festimin e 75 vjetorit të krijimit të Brigadës së Tetë të Ushtrisë NacionalÇlirimtare, në Sheper të Zagorisë.