www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 151 (8592)
E enjte, 27 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
E frikshme, PD-ja deklaron se PS-ja dhe forcat qeveritare po u shpërndajnë armë militantëve të Rilindjes, të cilët po i marrin për t’u përplasur me forcat opozitare ditën e dielë
Reagimi i fortë europian: Braktisim votimet e së dielës
Këshilli i Europës, një nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare për standardet demokratike, i ka dhënë një goditje fatale farsës së zgjedhjeve moniste të 30 qershorit. Në mënyrën më të paprecedentë për historinë 70-vjeçare të këtij institucioni, KiE ka anuluar misionin e vëzhguesve për zgjedhjet vendore në Shqipëri, pasi siç deklaruan dje se nuk u ka ndodhur të monitorojnë zgjedhje vetëm me një kandidat! Votime si në kohën e diktatorit komunist Hoxha FAQE 3
Zv/kryeministri italian, Mateo Salvini: PS po mban zgjedhje pa opozitën dhe kundër dekretit të Presidentit. Të evitojmë përplasjen, të mos kthejmë skenat e vitit ‘90
REAGIMI
Presidenca: Sot takim me Bashën në orën 09:00. Ramën e presim deri në orën 13:00
FAQE 2
KREU I QEVERISË NUK DO ZGJIDHJE TË KRIZËS
Presidenti fton Ramën në tryezë. Kryeministri refuzon dialogun
FAQE 2
DIBËR
KREU I PD
PD: “PS dhe Qeveria po shpërndajnë armë te militantët e tyre”. Reagon policia
Lulzim Basha: Edi Rama ka skenar për përplasje civile më 30 Qershor
FAQE 9
Në foto: Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini
FAQE 2
FAQE 4
ANALIZË
ANALIZË
Dhe pushtuesit nuk kanë qenë kaq arrogantë
Shqiptarëve u duhen dhe Haradinaj të tjerë
Nga Ilir Babaramo
Nga Zef Sulejmani FAQE 15
FAQE 15
OPINION
ZV/PRESIDENTI I KIE
Më 30 qershor Shqipëria do votojë turpin e saj!
“Nuk ekziston demokracia pa opozitë dhe pa Gjykatë Kushtetuese”
Nga Kim Mehmeti FAQE 11
FAQE 6
POLITIKE
2
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Zv/kryeministri i Italisë, Salvini i shqetësuar për situatën në Shqipëri, zbulon telefonatën me Presidentin Ilir Meta
ZËDHËNËSI I PRESIDENCËS
“Në Shqipëri, kryeministri po bën zgjedhje vetëm me partinë e tij”
Tedi Blushi: Kryeministrin e presim deri në orën 13:00
Z
v/kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, MatteoSalvini po ndjek me shqetësim krizën politike në Shqipëri. Në një video live nga zyra e tij, numri dy i qeverisë italiane dhe një figurat kryesore politike në vendin fqinj bënë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta për krizën aktuale në Shqipëri dhe mundësitë e zgjidhjes së saj.“Kam pasur një ditë impenjative. …Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend, fqinj dhe mik me ne, për të evituar që të shumohen dhe të përsëriten përplasjet në shesh si në javët e kaluara”,- tha Salvini. Për zhvillimet në Shqipëri, Salvini ka komentuar edhe gjatë konferencës zyrtare për mediat që ka dhënë në Ministrinë e Brendshme, duke sqaruar dhe situatën në të cilën ndodhet vendi ynë. Ai shprehet se në Shqipëri po mbahen zgjedhje vendor vetëm nga partia në pushtet dhe kundër dekretit të Presidentit të Republikës. Ai thotë se qëllimi i Italisë është që të shmangë një konflikt dhe përplasje. “Janë duke u
mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, të cilat janë anuluar nga presidenti i Republikës. Janë tërhequr partitë e opozitës dhe në to merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri dhe jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët për të evituar një përplasje sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me
Italianë”,- tha Salvini. Duke komunikuar me qytetarët italianë në konferencë, Salvini ka shpejguar dhe arsyet se përse duhet ndërhyrë në krizën në Shqipëri. Ai ka sjellë në vëmendje fluksin e emigrantëve nga Shqipëria, gjatë viteve ’90. “Por jo vetëm, duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do
doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera’, tha sot MatteoSalvini gjatë deklaratës së tij“,- është shprehur Salvini.Pak ditë më parë edhe ministri i Jashtëm i Italisë reagoi për krizën politike duke u bërë thirrje palëve që të shmangin tensionet dhe të arrijnë një marrëveshje politike.
Presidenca ka konfirmuar zyrtarisht ftesat e kreut të shtetit për dialog me LulzimBashën dhe Edi Ramën. Në një reagim për mediat, zëdhënësi i Presidentit, TediBlushi bënë më dije se takimi me Bashën do të zhvillohet në orën 09:00. Gjithashtu, Blushi i është përgjigjur dhe deklaratave të Edi Ramës, i cili refuzoi takimin. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”,- shprehet TediBlushi.
REAGIM I PAPËRGJEGJSHËM I KRYEMINISTRIT: NUK KAM KOHË!
Presidenti fton Ramën në tryezë. Kryeministri refuzon dialogun P
residenti Ilir Meta, në vijim të përpjekjeve për të zgjidhur krizën politike në vend dhe për të shmangur përplasjen civile me 30 qershor, i ka dërguar kreut të qeverisë një ftesë për takim.Por kreu i qeverisë, në një mënyrë të paprecedentë për një politikan që kërkon të zgjidhë krizën, siç shprehet, pra Rama ka refuzuar ftesën e Kryetarit të Shtetit. Një akt i turpshëm i kryeministrit. Përgjigjen nuk e ka dhënë as në rrugë zyrtare, por në rrjetet sociale duke treguar jo vetëm mungesë serioziteti, por edhe papërgjegjshmëri për krizën që po kalon vendi. “Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!”,- shkruan Edi Rama në Twitter. Në një tjetër postim në Twitter, Rama shkon dhe me tej në papërgjegjshmërinë e tij. Ai bën parashikim dhe hedh falle se çfarë ka ndërmend të bëjë kreu i shtetit. Ndërkohë ftesa e tij është në tryezë dhe nuk i kërkon të bëjë parashikime, por si një politikan i përgjegjshëm të mundësojë zgjidhjen e krizës. “E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres, edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej, se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor”, shkruan Rama.
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 27 QERSHOR 2019
E frikshme, PD-ja deklaron se PS-ja dhe forcat qeveritare po u shpërndajnë armë militantëve të Rilindjes, të cilët po i marrin për t’u përplasur me forcat opozitare ditën e dielë
Reagimi i fortë europian: Braktisim votimet e së dielës
Këshilli i Europës, një nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare për standardet demokratike, i ka dhënë një goditje fatale farsës së zgjedhjeve moniste të 30 qershorit. Në mënyrën më të paprecedentë për historinë 70-vjeçare të këtij institucioni, KiE ka anuluar misionin e vëzhguesve për zgjedhjet vendore në Shqipëri, pasi siç deklaruan dje se nuk u ka ndodhur të monitorojnë zgjedhje vetëm me një kandidat! Votime si në kohën e diktatorit komunist Hoxha Këshilli i Europës, një nga institucionet më të rëndësishëm ndërkombëtare për standardet demokratike, i ka dhënë një goditje fatale farsës së zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri. Në mënyrën më të paprecedentë për historinë 70-vjeçare të këtij institucioni, KiE ka anuluar misionin e vëzhguesve për zgjedhjet vendore në Shqipëri. Arsyeja e anulimit është dhe goditja më fortë për procesin ku po e çon vendin qeveria “Rama”. Dy janë argumentet që Anders Knape, President i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në Këshillit të Europës dha dje për anulimin e misionit. E para, në gjysmën e bashkive në Shqipëri votimet po zhvillohen pa kandidat. Për pasojë, KiE vlerëson se nuk mund të ketë monitorim zgjedhjesh kur realisht nuk ka garë. “Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona”,- thuhet në deklaratën e Anders Knape. E thënë thjesht, kur s’ka konkurrencë dhe më shumë se 1 kandidat, nuk ka zgjedhje. Arsyeja e dytë e anulimit të misionit është dhe më e turpshme për qeverinë “Rama”. KiE thotë se në historinë e tij nuk ka monitoruar asnjëherë më parë një fushatë elektorale ku nuk merr pjesë opozita. “Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës”,- thuhet në njoftimin zyrtar të KiE. Deklarata e
Anders Knape thekson se qëndrimet tyre nuk synojnë të vlerësojnë politikisht zgjedhjet, por me kaq sa ka thënë institucioni ndërkombëtar ka zhveshur gjithë argumente bajate të qeverisë “Rama” për procesin skandaloz të 30 qershorit. Pra, organizata me 47 shtete anëtare, mes të cilëve thuajse gjithë vendet e Bashkimit Europian i thotë qeverisë shqiptare se atë që po bëni në 30 qershor mund t’a quani me çfarëdo emri të doni, por zgjedhje jo. Sepse nuk ka kandidatë në garë dhe nuk është as opozita. Kaq mjafton që dje kryeministri Edi Rama dhe gjithë shpura e tij të bënin një hap pas nga marrëzia. Qëndrimi i djeshëm i Këshillit të Europës është dhe një shembull për të kuptuar propagandën e rrezikshme që po përdor qeveria ndaj ndërkombëtarëve. Pas daljes së lajmit për braktisjen e zgjedhjeve, Partia Socialiste u hodh në sulm duke deklaruar se KiE nuk është institucion i rëndësishëm. Ndërkohë pjesë e KiE janë gjithë vendet kryesore të politikës
europiane; Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Hollanda, Anglia, Greqia, etj. Pjesë e këtij institucioni është dhe Shqipëria dhe shuplaka që ka marrë dje qeveria “Rama” është dhe më e rëndë se nga çfarëdo institucioni tjetër. Në njoftimin për tërheqjen e vëzhguesve, KiE jepte dhe detaje për mënyrën sesi realisht e shohin krizën në Shqipëri duke treguar një standard më profesional se gjithë ndërkombëtarët e tjerë, të cilët bëjnë sikur nuk dinë se çfarë po ndodhë. Arsyet teknike për braktisjen e misionit ishin; paqartësia e datës së zgjedhjeve, pra dekreti i Presidentit Meta që i anuloi dhe qëndrimi i qeverisë për të shkuar në zgjedhje pa dekret, si dhe frika për sigurinë e personelit të KiE. Mbrëmë PD-ja denoncoi se në Dibër, PS-ja dhe qeveria po shpërndanin armë militantëve të tyre për të mbrojtur kutitë e votimit, çka e rëndon ditën e diel, ku mund të ketë konflikte të armatosura. Të dyja këto arsye, që rrëzojë procesin që ka nisur Edi Rama, vunë në lëvizje gjithë Rilindjen për të rikthyer
misionin. Kryeministri Edi Rama deklaroi se largimi i vëzhguesve ishte një mashtrim i opozitës, madje premtoi se shumë shpejt do dilte e vërteta. Dhe e vërteta doli pak orë më pas, kur në bllok reagoi Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE, Anders Knape dhe Zëvendës Presidenti i delegacionit italian në këtë institucion senatori, Manuel Vescovi. Të dy, jo vetëm treguan se ishte kryeministri që mashtroi, por përforcuan qëndrimet e tyre kundër asaj që po ndodhë Shqipëri. Nëse deklarata e paradites ishte vetëm një njoftim me arsye teknike për stafin që s’mund të vëzhgonte zgjedhjet, deklaratat zyrtare të dy personaliteteve të KiE vinin gishtin në plagët e krizës politike, që janë mungesa e opozitës në proces dhe mungesa e Gjykatës Kushtuese në Shqipëri. Institucionet ndërkombëtare rrallë herë flasin kaq qartë kundër proceseve që ndodhin në një vend. Deklaratat e djeshme, pak ditë para 30 qershorit, nuk janë thjesht kritika ndaj qeverisë. Janë një alarm që thotë se në Shqipëri po humbasin çdo ditë parimet e demokracisë. Për KiE të dielën nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Si rregull, pas qëndrimeve të KiE u hapen sytë dhe reagojnë edhe BE, Komisionit Europian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Kush e di si funksionojnë institucionet ndërkombëtare duhet të kuptojë se Europa po distancohet nga qeveria “Rama”. Ka ende kohë që qytetarët të bojkotojnë farsën e 30 qershorit. Nëse shqiptarët nuk tregojnë këtë herë respekt për parimet demokratike dhe shkojnë votojnë si delet gjatë kohës së komunizmit, ka shumë mundësi që Europa të bojkotojë Shqipërinë. Dje Europa e dha sinjalin se ajo që po bën Rama më 30 qershor nuk ka lidhje me demokracinë. Kush pretendon të kundërtën, pra se të dielën ka zgjedhje normale, është ose adhurues i diktaturës, ose do përfundimisht do ta lërë vendin jashtë Bashkimit Europian. Mili Xhani
POLITIKE
4
E enjte, 27 QERSHOR 2019
ProcedimipenaledhendajFranFrrokajt.ReagonAgronKapllanaj:Nukkamdeklaruarpërplasjefizikemepolicinë,porinstitucionale
K
ryebashkiakët e Lezhës dhe Mallakastrës, Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanaj janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me deklaratat e bëra mbrëmjen e së hënës në RTV ORA për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Frrokaj deklaroi se do të mbrojë pronat e baskisë. “Do mbroj pronat e mia deri në pikën e fundit. Nëse nuk i mbroj unë kam shkel ligjin”, deklaroi Frrokaj. Ndërsa Kapllanaj tha se do të jetë i pari që do të shkojë në burg, duke paralajmëruar kështu rezistencë ndaj procesit. “Në datën 30 unë dua të futem në burg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t’më fusin në burg. E kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në burg madje na kanë pushkatuar për diktaturën”, deklaroi Kapllanaj. Por këto deklarata për prokurorinë kanë elementë të krimeve kundër proceseve zgjedhore. Policia njoftoi dje se Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanaj janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Pengim i subjekteve zgjedhore” dhe “Thirrje për veprime të dhunshme”. Procedimet janë ndërmarrë nga policitë dhe prokuroritë e Lezhës dhe Fierit pas qëndrimeve të kryebashkiakëve demokratë në studion televizive. “Ne nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor. Ka vëllavrasje. Ka luftë civile, le të ketë. Patjetër që të ketë. Ne nuk kthehemi mbrapsht sepse ne nuk bëjmë gabimin që bëjnë gjyshërit tanë në 1944
Kryebashkiakët e PD-së nën hetim pas deklaratave publike për 30 qershorin
e të ngelemi peng për 40 vite të tjera”, deklaroi të martën edhe Aurel Bylykbashi. Por kjo deklaratë e ka vënë përballë tri akuzave ish-deputetin demokrat në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Ai akuzohet nga policia për tri vepra penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Ndërkohë
tre persona janë arrestuar për krime kundër procesit zgjedhor në Tiranë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Të 6 bashkë edhe me persona të tjerë ata akuzohen për sulmin ndaj KZAZsë së Kamzës në përpjekje për të ndaluar përgatitjet për procesin zgjedhor, sipas qëndrimit të opozitës për të zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta. Ndërsa në Mirditë për krime zgjedhore janë
proceduar dy drejtues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Por nga ana tjetër ndërsa bashkitë e drejtuara nga opozita përmes kërkesave zyrtare dhe thirrjeve publike kërkojë anulimin e procesit zgjedhor, KQZ dhe KZAZ-të vijojnë përgatitjet. Në disa bashki të vendit nga veriu në jug u shpërndanë pa incidente materiale zgjedhore. Bashkitë e opozitës ndërkohë
kanë paralajmëruar se hapi i radhës do të jenë protestat për të kundërshtuar procesin zgjedhor. Reagon Kapllanaj Menjëherë pas lajmit për procedim penal ndaj kryebashkiakut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, do të vinte reagimi i këtij të fundit. Kapllanaj ka mohuar thirrjet për dhunë bërë në emisionin “360 Gradë”, ditën e hënë në RTV Ora, ndërsa e ka cilësuar veprimin e policisë për procedim penal një presion të hapur dhe politik në kundërshtim me ligjin. “Ky veprim i policisë ka ardhur pas emisionit në një media në Tiranë ku unë isha i ftuar. I pyetur në atë emision se si do te veproni për mbrojtjen e ambienteve ku do të vendosen qendrat e votimit, unë si kryebashkiak i jam përgjigjur se do të zbatoj vetëm dekretin e Presidentit të Republikës që anulon zgjedhjet e 30 qershorit. Në përmbushje të këtij detyrimi ligjor do të ndërmerren edhe veprimet e mia si kryetar i bashkisë për mos të lejuar shkeljen e dekretit të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki. Unë nuk kam deklaruar për përplasje fizike me strukturat e policisë së shtetit, por kam thënë se do krijohen përplasje institucionale, pasi jemi në kushtet që kemi një dekret të Presidentit që anulon datën e zgjedhjeve, dhe një vendim të parlamentit që rrëzon me një rezolutë këtë dekret. Jam thërritur nga policia e shtetit për të lëshuar një deklaratë që në përmbajtje janë çuditur edhe vetë shefat që ma kanë dhënë”, tha Kapllanaj, duke thënë se do ti qëndrojë deri në fund zbatimit të dekretit të Presidentit, se s’ka zgjedhje në 30 qershor.
TË ARRESTUARIT E OPOZITËS, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË: TRAJTIM SI TË BURGOSUR POLITIK
Procedimi i kryebashkiakëve të PD, Bardhi: Provokim i rëndë i Ramës
T
ë gjithë simpatizantët e opozitës që janë arrestuar për politikë, për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit Meta, për Partinë Demokratike do të trajtohen me statusin e të burgosurit politik. Përmes një deklarate nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi atë që e quajti, dënimin e kundërshtarëve politikë të Ramës për agjitacion e propagandë. Duke marrë shkasë nga procedimi i dy kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, të cilin e quajti provokim të rëndë nga ana e Ramës, Bardhi tha se kriza nuk zgjidhet pa u liruar të gjithë të akuzuarit nga burgu. Ai tha se
procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj është një provokim i rëndë që i bëhet opozitës si dhe goditje ndaj demokracisë. “Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me
urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës. Partia Demokratike ka treguar deri më tani vetëpërmbajtje. Partia Demokratike ka treguar deri më tani përgjegjshmëri, për të ruajtur rendin kushtetues dhe stabilitetin demokratik të vendit. Partia Demokratike nuk ka rënë pre e provokimeve kriminale të Edi Ramës dhe banditëve të tij me uniformë. Por ne as nuk
shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë”, tha Bardhi. Sipas tij këto akte të kryeministrit Rama do marrin përgjigjen e merituar. “Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje.
Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij. Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, si këto kundër kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, do të marrin përgjigjen e merituar”, deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i PDsë, Gazment Bardhi.
POLITIKE
5
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Këshilli i Europës: Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike
KiE: Ne nuk monitorojmë zgjedhje pa opozitën dhe me një kandidat K
ongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në Këshillin e Europës njoftoi dje se ka anuluar dërgimin e misionit të vëzhguesve të vet për zgjedhjet vendore. Vendimi është konfirmuar në një deklaratë të Presidencës së Kongresit, e cila jep edhe arsyet se përse është marrë një vendim i tillë. Deklarata e bërë në emër të Presidentit të Kongresit, Anders Knape, i cili sqaron se duke qenë se në gjysmën e bashkive është vetëm një kandidat, Këshilli nuk e sheh të arsyeshme vëzhgimin e këtij procesi. Gjithashtu ai sqaron se KiE nuk ka monitoruar asnjëherë më parë zgjedhje pa praninë e opozitës. “Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona”,thuhet ndër të tjera në deklaratë. Deklarata zyrtare hedh poshtë
dhe pretendimet e PS-së dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët thanë se nuk ishte e vërtetë që KiE kishte anuluar misionin e vëzhgimit. Deklarata e plotë e Këshillit të Europës: “Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet. Duke pasur parasysh faktin se
në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona. Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme
politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës. Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendimi i vetëm autonome i Shqipërisë”.
PSE NUK VIJMË NË SHQIPËRI
Zv/Presidenti i KiE: Nuk ekziston demokracia pa opozitë
Senatori Manuel Vescovi, i cili ka detyrën e zëvendëspresidentit të delegacionit italian të Këshillit të Evropës këshillon që të ketë reflektim mes partive politike në situatën e paqëndrueshme në të cilën po kalon Shqipëria. “Këshilli i Evropës vendosi që nuk do të dërgojë vëzhgues elektorale për zgjedhjet e ardhshme administrative për shkak të mungesës së stabilitetit institucional që Shqipëria për përjeton. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar, sa i përket përgjegjësisë institucionale se dëshiron që të evitojë zhvillimin e zgjedhjeve elektorale në një klimë tensioni të madhe dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që aktualisht nuk mund të ushtrojë funksionet e saj, duke qenë se tetë nga nënë anëtarët e sj kanë dhënë dorëheqjen ose janë hequr gjatë kohës së procesit të rivlerësimit të gjykatësve të parashikuar nga reforma gjyqësore. Uroj një moment reflektimi të madh mes partive politike, duke kujtuar se nuk ekziston demokraci pa një organ konstitucional operativ e me një parlament ku mungon opozita”, ishte qëndrimi i senatorit italian.
KONFIRMIMI
KiE “tërheq” vëzhguesit, zëdhënësja e OSBE: Do të qëndrojmë
MEDIA GJERMANE: NJË SITUATË PAQARTËSIE DHE NGRE PYETJEN: A DO TË KETË APO NUK DO TË KETË ZGJEDHJE MË 30 QERSHOR?
K
ëshilli i Europës (KiE) ka anuluar në momentin e fundit, dërgimin në Shqipëri të delegacionit nga Kongresi i Autoriteteve Lokale, për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që pritet të zhvillohen këtë të dielë më 30 qershor. “Deutsche Welle” shkruan se anulimi vjen një ditë pas deklaratës së Presidentit Meta se ligjërisht nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. “Zhvillimi i Lokaleve 2019 në Shqipëri, në prag të 30 qershorit, sa vjen dhe bëhet fakt real. Mazhoranca socialiste dhe partitë opozitare parlamentare po vazhdojnë fushatën zgjedhore deri në ditën e heshtjes zgjedhore, 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Ndërkohë, opozita jashtë sistemit politik, e kryesuar nga Partia Demokratike (PD) vijon të deklarojë e do të pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve. Një situatë e tillë sjell paqartësi dhe ngre pyetjen: A do të ketë apo nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor? Pikërisht kësaj paqartësie dhe rreziqeve që mbart ajo i referohet KiE në vendimin e sapomarrë..”
Deutsche Welle: Pse Këshilli i Europës anuloi dërgimin e vëzhguesve për 30 qershorit?
shkruhet në artikullin e medias gjermane. Në njoftimin e tij zyrtar KiE bën me dije se “ka vendosur të mos dërgojë një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE, për vëzhgimin e zgjedhjeve lokaleve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme lidhur me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të
sigurisë në zona të caktuara ku do të mbahen zgjedhjet.” Ndërkohë misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR-it, i ftuar nga qeveria e Tiranës, për vëzhgimin e procesit zgjedhor për Lokalet 2019, më 30 qershor, vazhdon punën, i drejtuar nga Ambasadorja Audrey Glover. Artikulli shoqërohet edhe më deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha
që e ka komentuar vendimin për tërheqjen e vëzhguesve si një vendim politik i KiE për t’u distancuar nga votimet farsë. “Lideri i PD dhe opozitës, Lulzim Basha e quajti anulimin nga KiE të dërgimit në Shqipëri të delegacionit vëzhgues, „sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri”. Në një konferencë shtypi, të mërkurën pasdite, Basha tha se “vendimi i KiE është fakt kuptimplotë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.” Sipas tij vendimi në fjalë është „distancim i qartë për votimet farsë, një partiake, antidemokratike dhe antikushtetuese që kërkon të bëjë kryemnistri Rama” Basha i quajti votimet në 30 qershor „ tentativë për grusht shteti nga Rama” dhe përsëriti se opozita nuk do t’i lejojë votimet këtë të diel”, raportoi dje “Deutsche Welle”.
Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ ODIHR konfirmoi dje se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri. Në një komunikim pas e-mail-it të dërguar nga Këshilli i Europës ku bëhej i ditur vendimit për anulimin e misionit të vëzhguesve, Andrusz thotë se janë informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme. “Mund të konfirmoj se jemi informuar nga KiE se ata nuk do të vëzhgojnë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Për më shumë detaje ju duhet të kontaktoni me ta direkt”, tha dje zëdhënësja e OSBE/ODIHR-it. Katya Andrusz tha në një komunikim me “BalkanËeb” se vëzhgimi do të vijojë dhe se aktualisht të dërguarit janë në terren për të monitoruar cilësinë e procesit. “Po, vëzhgimi i zgjedhjeve nga ODIHR-it do të vazhdojë. Ne jemi politikisht tërësisht neutral dhe prandaj nuk kemi asnjë opinion për rezultatin e zgjedhjeve. Ne jemi në terren për të monitoruar cilësinë e procesit zgjedhor”, tha dje zëdhënësja e OSBE/ODIHR. Ditën e djeshme u bë e ditur se Këshilli i Europës ka anuluar misionin vëzhgues prej paqartësive në procesin zgjedhor të 30 qershorit.
POLITIKE
6
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Reagojnë ish-deputetet e LSI-së, Malaj: Vendimi i Këshillit i Europës dhe bojkoti masiv i farsës së pseudozgjedhjeve
Gjosha: Këshilli i Europës dha sinjalin, zgjedhjet e 30 qershorit janë marrëzi I
sh-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaron se vendimi i Këshillit të Europës është sinjali më i qartë se zgjedhjet e 30 qershorit janë një marrëzi. Ishdeputetja e LSI-së, Në një postim në Facebook, Gjosha shprehet se Këshilli Europës sapo mori hapin e parë të tërheqjes nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Të gjitha fjalët e tjera, thotë ajo, pas këtij veprimi do të ishin të tepërta. Sipas Gjoshës, ky është një tregues i qartë drejt marrëzisë në të cilën ka hyrë Shqipëria për të organizuar zgjedhje të pasigurta, jo reale dhe duke mohuar të drejtën e mijëra qytetarëve shqiptarë të zgjedhin mes alternativave. “Këshilli Europës sapo mori hapin e parë të tërheqjes nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Të gjitha fjalët e tjera, pas këtij veprimi do të ishin të tepërta. Ky është një tregues i qartë drejt marrëzisë në të cilën ka hyrë Shqipëria për të organizuar zgjedhje të pasigurta, jo reale dhe duke mohuar të drejtën e mijëra qytetarëve shqiptarë të zgjedhin mes alternativave. Jam e bindur që qytetarët e ndershëm të këtij vendi, do të refuzojnë të bëhen pjesë e një teatri të shëmtuar, pavarësisht bindjeve politike! Është i shëmtuar fakti që kushdo që do të votoj, do t’i zbulohet vota dhe anësia politike. Është i shëmtuar fakti që pjesa më e madhe e votuesve ndjehen të shantazhuar për të votuar duke i kërcënuar me vendin e
punës. Është i shëmtuar fakti që zgjedhjet do të organizohen nga një parti shtet, ku numërimi dhe certifikimi do të kryhet me urdhër partie, në fiktivitet të plotë! Unë refuzoj të vras demokracinë në 30 Qershor, sepse nuk e pranoj dot që një Shqipëri që ka sakrifikuar pafund për pluralizmin politik dhe ndarjen nga diktatura, t’i
rikthehet sërish asaj pjese të errët të historisë! E refuzoj 30 Qershorin, sepse besoj te vlerat europiane që nisin me respektin ndaj zgjedhjeve dhe votës së lirë kundrejt alternativave! E refuzoj 30 Qershorin, sepse dua të jetoj në Shqipëri dhe jam e vendosur në kontributin tim si cdo qytetarë i thjeshtë i këtij vendi!”, u shpreh
dje në reagimin e saj, ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha. Lidhur me këtë vendim do të reagonte dje edhe ish-deputetja tjetër e LSI-së, Nora Malaj. “Vendimi i Këshillit i Europës dhe bojkoti masiv i farsës së pseudo-zgjedhjeve! Sinjalin e parë e dha Këshilli i Europës. Ata vendosën të tërhiqen për të mos njohur farsën e radhës dhe për t’u distancuar nga kjo marrëzi e padëgjuar ndonjëherë , pas 29 viteve demokraci. Shoqëria civile dhe intelektualët tashmë po mbështesin iniciativën: Edhe unë kundra zgjedhjeve moniste, e cila po përkrahet nga mijëra veta , për të bojkotuar masivisht farsën e kësaj drame të shëmtuar. “Një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj e tradhtarë, nuk është viktimë, por bashkëpunëtor i tyre” – ka thënë George Orwell. Këto janë orët e reflektimit, për të kuptuar që fundi i kësaj klike dhe këtij sekti është çështje orësh. Secili ka të drejtën të rreshtohet : ose në anë e atyre që nuk pranojnë farsën e këtyre votimeve dhe i thonë Po – bojkotit dhe Jo – Zgjedhjeve te Partisë Socialiste , që tashmë po instalon monizmin dhe shtetin e diktaturës ,ose në krahun e atyre që nuk i dhimbset as vendi dhe janë gati të bëhen pjesë e kësaj farse. Kjo është zgjidhje që kushdo e ka në dorën e tij , për ta vendosur veten në
Tabaku: KiE vendim të paprecedent, N Rama vijon realitetin paralel sh-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Këshilli i Europës ka marrë një vendim të paprecedent që të mos ndjekë nga afër zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri. Në vlerësimin e saj, Tabaku vlerëson se KiE merr vendime që janë të paprecedenta, kurse Edi Rma vazhdon të besojë realitetin paralel që e ka krijuar vetë. “Këshilli i Europës vendim të paprecedentë, Rama vijon në realitetin e tij paralel! Këshilli i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës që ka monitoruar e vëzhguar çdo zgjedhje lokale në Shqipëri dhe që kishte njoftuar ekipe vëzhgimi të
përbashkëta me OSBE-në, ka njoftuar zyrtarisht OSBEnë, deputetët e Kuvendit, dhe këdo që të dy presidentët kanë vendosur që si rezultat i paqartësive të procesit zgjedhor (lexo faktit që ka një dekret presidenti të botuar në fletoren zyrtare) do të anulojnë misionin e vëzhgimit. Në fjale të tjera, misioni nuk i sheh zgjedhjet e 30 qershorit në kufijtë e ligjores dhe legjitimes.
Braimllari: Rama nxit dhunë që të zgjasë agoninë e tij
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i ftuar në ”A2 Neës Cnn”, u shpreh se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. “Tashmë për të gjithë shqiptarët është e qartë që nuk ka zgjedhje. I vetmi person që kërkon dhunë është Edi Rama, pasi vetëm kështu zgjat agoninë e tij në politik”, tha Braimllari. Më tej, ai theksoi se Edi Rama do të jetë përgjegjës jo vetëm për një proces zgjedhor farsë por edhe nëse do të ketë dhunë në 30 qershor. “Institucioni që vendos për zgjedhjet në Shqipëri është Presidenti i Republikës dhe ai e ka marrë vendimin e tij. Personi që do të mbajë përgjegjësi për 30 qershorin, jo vetëm për të krijuar një proces farsë, por edhe nëse do të ketë konflikt do të jetë Edi Rama”, theksoi Endrit Braimllari. ata që u përdorën ose në atë që guxuan për të mirën e vetes , familjes se tyre, fëmijëve të tyre dhe që ky komb të mos shuhet. “Njerëzit përballen më shumë sfida në jetë, por më e vështira është si të mbeten njerëz”- ka dhënë Mark Tueni”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj.
NËNKRYETARI I LSI-së
ISH-DEPUTETJA E PD-së
I
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-SË
Sikundër rrëzon propagandën e mazhorancës që nuk la gur pa lëvizur për të kthyer zgjedhjet moniste me vend. Tani Rama mund të vazhdojë i qetë dhe i vetëm drejt zgjedhjeve njëpartiake. Me kandidatë të vetëm, të izoluar, dhe mbase me vëzhgues nga Korea e Veriut drejt 30 qershorit! Ndonëse ligjërisht, zgjedhjet me 30 qershor nuk ekzistojnë si për Fletoren Zyrtare, edhe për faktorin ndërkombëtar, armata e Brankoleones le të vazhdojë drejt humnerës në të cilën është nisur. Por të mos përhapë panik për një informacion që e kanë marrë demokratë e socialistë!”, u shpreh dje ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
ënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh dje se çdo vendim dhe veprim që ka lidhje me zgjedhjet, që nga KQZ-ja, KZAZ-të, e deri te paratë që po shpenzohen për zgjedhjet janë të paligjshme. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaroi se porsa kohë zgjedhjet janë anuluar me dekret të Presidentit, kushdo që ka firmosur çdo dokument apo shpenzim zgjedhor do të shkojë në burg. “Gjynah vërtet për kaq njerëz nga KQZ, KZAZ etj, që do shkojnë në burg për Edi Ramën! Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë anuluar nga Presidenti i Republikës dhe ato nuk ekzistojnë në 30 qershor. Çdo vendim dhe veprim që ka lidhje me zgjedhjet, që nga KQZ, KZAZ e deri te paratë që po shpenzohen për zgjedhjet janë të paligjshme.
Petrit Vasili: Gjynah për njerëzit e KQZ e KZAZ, që do shkojnë në burg për Ramën
Kushdo që ka firmosur çdo dokument apo shpenzim zgjedhor do të shkojë në burg. Pra do të shkojnë në burg për çmendurinë e Edi Ramës, sepse Dekreti i Presidentit është atje i ligjshëm dhe i detyrueshëm për zbatim.
Askush nuk i mbron dot këta nga ligji dhe dënimi i sigurtë, sepse shkelja e ligjit është kaq e qartë, por edhe kaq flagrante deri në kufijtë e idiotësisë. Edi Rama nuk ka firmosur asgjëkundi që të mos mbajë përgjegjësi. Ai do t’i shesë edhe këta siç ka bërë me të gjithë të tjerët. Edi Rama e di shumë mirë që 30 qershori nuk ekziston dhe është i paligjshëm, prandaj edhe nuk është ankuar në asnjë gjykatë as brenda as jashtë vendit. Gjynah vërtet që gjithë këta njerëz do të shkojnë në burg dhe aq më shumë për Edi Ramën”, u shpreh dje nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili.
POLITIKE
7
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Kreu i PD-së pas takimit me shefen e ODIHR-it: Nuk do të lejojmë votime farsë! Tërheqja e KiE-së, distancim nga zgjedhjet e paligjshme të Edi Ramës
Basha: Këshilli i Evropës nuk e njeh 30 qershorin si ditë zgjedhjesh K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike u shpreh se Këshilli i Evropës nuk e njeh 30 qershorin si ditë zgjedhjesh. “Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anuluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Ky është një vendim qartësisht politik sepse është një tërheqje që Këshilli i Europës nuk e ka bërë as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konflikti civil nga Ukraina në Gjeorgji nga Armenia dhe Azerbajxhani apo edhe gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni. Duhet të mbahet parasysh se Këshilli i Europës është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë. Tërheqja e
Këshillit të Europës, institucionit kryesor europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë, është distancim i qartë nga votimet farsë njëpartiake, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që kërkon të bëjë Edi Rama”, deklaroi Lulzim Basha. “Asnjë hap pas” Kreu i PD-së deklaroi se opozita nuk do të lejojë votime farsë. “Asnjë hap pas! Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të
ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër dhe për aq kohë sa kriminelët e politikës dhe të rrugës që vodhën zgjedhjet në Durrës, Dibër dhe gjithë Shqipërinë të dalin para drejtësisë. Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero. Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njëjtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s. Opozita dhe qytetarët
janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë! Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundimisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t’i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas! Ne do t’i dalim për zot Shqipërisë”, u shpreh dje nga foltorja e selisë blu, kryedemokrati Lulzim Basha. Takimi me ODIHR-in Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar dje me drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover. Në një takim që ka zgjatur më shumë se 1 orë, mësohet se në fokus ka qenë situata politike dhe 30 qershori. Pak ditë më parë, Glover zhvilloi një takim rreth 1-orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS. Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat. Glover, tha se misioni i OSBEODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.
VENDIMI
Kundër instalimit të diktaturës, Opozita: Protesta në të gjithë Shqipërinë
Burime zyrtare nga opozita bëjnë të ditur se aksioni opozitar vazhdon dhe do të shtrihet gjatë ditëve në vijim, ku sipas tyre do të jetë edhe më i fuqishëm dhe më i gjerë. Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme. Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkëpunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve, kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vënë në dukje bashkëpunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar. “Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme. Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”, konfirmuan burime zyrtare nga Partia Demokratike.
“BRAKTISJA” E 30 QERSHORIT/ ISH FUNKSIONARI I KIE: TANI RADHA E OSBE/ODIHR PËR TË TËRHEQUR VËZHGUESIT
Biberaj: Tërheqja e monitoruesve nga KE-ja s’ka ndodhur as në konflikte të armatosura I
sh-zëvendës/presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj e ka përshëndetur vendimin e KiE-së për tërheqjen e monitoruesve nga zgjedhjet e 30 qershorit. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Biberaj e ka konsideruar këtë akt si diçka që nuk ka ndodhur në histori që pas viteve ’90. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Biberaj shprehet se tërheqja e monitoruesve nga KE-ja s’ka ndodhur as në vendet me konflikte të armatosura. Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se tani është radha e OSBE/ODIHR që t’i tërheqë vëzhguesit e saj nga zgjedhjet e 30 qershorit. Si kolegë, por edhe si ish-Zëvendës President
i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Biberaj falënderon deputetët e KE-së për vendimin e tyre, duke e cilësuar absolutisht të drejtë në respektim të vlerave bazë të Europës dhe KE-së për demokracinë, shtetin e së drejtës si dhe të drejtave të njeriut. “Përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për tërheqjen e monitoruesve nga farsa e 30 qershorit! Të dashur miq, Siç mund ta dini, Këshilli i Europës, organizata më e madhe politike në Europë, me rreth 650 deputetë (anëtarë plus zëvendësues) nga 47 vende anëtare dhe një popullsi rreth 820 milionë banorë, vendosi sot të tërhiqte monitoruesit e vet nga farsa e 30 Qershorit. Këshilli i Europës ka një histori dhe traditë 70-vjeçare, në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës,
dhe të drejtave të njeriut, ku ndër të tjera bëjnë pjesë edhe institucionet e Asamblesë Parlamentare,
Komitetit të Ministrave, Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, si dhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut. Është hera e parë në historinë e pas viteve ’90-të, kur KE tërheq monitoruesit e vet nga zgjedhjet, gjë që s’ka ndodhur as në kohën e konflikteve të armatosura Ukrainë-Rusi, Gjeorgji-Rusi, Armeni-Azerbajxhan, as në kohën e konflikteve të armatosura etnike në Maqedoni, si dhe as nga monitorimi i zgjedhjeve në Bjellorusi, Moldavi, apo në ish-republikat e tjera të ishBashkimit Sovjetik. KE është institucioni kryesor monitorues i respektimit të standardeve të demokracisë, shtetit të së drejtës, si dhe të drejtave të njeriut, në Europë, dhe Kongresi i
Autoriteteve Lokale dhe Rajonale është institucioni kryesor për monitorimin dhe certifikimin e zgjedhjeve vendore në Europë. Tashi është radha, besoj, e OSBE/ODIHR-it të tërheqin monitoruesit e tyre nga farsa e 30 Qershorit. Si kolegë, por edhe si ish-Zëvendës President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, falënderoj deputetët e nderuar të KE-së për vendimin e tyre absolutisht të drejtë në respektim të vlerave bazë të Europës dhe KE-së për demokracinë, shtetin e së drejtës, si dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh dje ishzëvendës/presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, njëherësh dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj.
POLITIKE
8 E enjte, 27 QERSHOR 2019
Procedimi penal edhe ndaj Fran Frrokajt. Reagon Agron Kapllanaj: Nuk kam deklaruar përplasje fizike me policinë
Kryebashkiakët e PD-së nën hetim pas deklaratave publike për 30 qershorin K
ryebashkiakët e Lezhës dhe Mallakas trës, Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanaj janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me deklaratat e bëra mbrëmjen e së hënës në RTV ORA për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Frrokaj deklaroi se do të mbrojë pronat e baskisë. “Do mbroj pronat e mia deri në pikën e fundit. Nëse nuk i mbroj unë kam shkel ligjin”, deklaroi Frrokaj. Ndërsa Kapllanaj tha se do të jetë i pari që do të shkojë në burg, duke paralajmëruar kështu rezistencë ndaj procesit. “Në datën 30 unë dua të futem në burg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t’më fusin në burg. E kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në burg madje na kanë pushkatuar për diktaturën”, deklaroi Kapllanaj. Por këto deklarata për prokurorinë kanë elementë të krimeve kundër proceseve zgjedhore. Policia njoftoi dje se Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanaj janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Pengim i subjekteve zgjedhore” dhe “Thirrje për veprime të dhunshme”. Procedimet janë ndërmarrë nga policitë dhe prokuroritë e Lezhës dhe Fierit pas qëndrimeve të kryebashkiakëve demokratë në studion televizive. “Ne nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor. Ka vëllavrasje. Ka luftë civile, le të ketë. Patjetër që të ketë. Ne nuk kthehemi mbrapsht sepse ne nuk bëjmë gabimin që bëjnë gjyshërit tanë në 1944 e të ngelemi peng për 40 vite të tjera”, deklaroi të martën
edhe Aurel Bylykbashi. Por kjo deklaratë e ka vënë përballë tri akuzave ish-deputetin demokrat në Elbasan, Aurel Bylykbashi. Ai akuzohet nga policia për tri vepra penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Ndërkohë tre persona janë arrestuar për krime kundër procesit zgjedhor në Tiranë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Të 6 bashkë edhe me persona të tjerë ata akuzohen për sulmin ndaj KZAZ-së së Kamzës në përpjekje për të ndaluar përgatitjet për procesin zgjedhor, sipas qëndrimit të opozitës për të zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta. Ndërsa në Mirditë për krime zgjedhore janë proceduar
Të arrestuarit e opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së: Trajtim si të burgosur politik
Procedimi i kryebashkiakëve të PD, Bardhi: Provokim i rëndë i Ramës
T
ë gjithë simpatizantët e opozitës që janë arrestu ar për politikë, për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit Meta, për Partinë Demokratike do të trajtohen me statusin e të burgosurit politik. Përmes një deklarate nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi atë që e quajti, dënimin e kundërshtarëve politikë të Ramës për agjitacion e propagandë. Duke marrë shkasë nga procedimi i dy kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, të cilin e quajti provokim të rëndë nga ana e Ramës, Bardhi tha se kriza nuk zgjidhet pa u liruar të gjithë të akuzuarit nga burgu. Ai tha se procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj është një provokim i rëndë që i bëhet opozitës si dhe goditje ndaj demokracisë. “Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës. Partia Demokratike ka treguar deri më tani vetëpërmbajtje. Partia Demokratike ka treguar deri më tani përgjegjshmëri, për të ruajtur rendin kushtetues dhe stabilitetin demokratik të vendit. Partia Demokratike nuk ka rënë
pre e provokimeve kriminale të Edi Ramës dhe banditëve të tij me uniformë. Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë”, tha Bardhi. Sipas tij këto akte të kryeministrit Rama do marrin përgjigjen e merituar. “Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje. Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratikokriminale të Edi Ramës. Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij. Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, si këto kundër kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, do të marrin përgjigjen e merituar”, deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
dy drejtues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Por nga ana tjetër ndërsa bashkitë e drejtuara nga opozita përmes kërkesave zyrtare dhe thirrjeve publike kërkojë anulimin e procesit zgjedhor, KQZ dhe KZAZ-të vijojnë përgatitjet. Në disa bashki të vendit nga veriu në jug u shpërndanë pa incidente materiale zgjedhore. Bashkitë e opozitës ndërkohë kanë paralajmëruar se hapi i radhës do të jenë protestat për të kundërshtuar procesin zgjedhor. Reagon Kapllanaj Menjëherë pas lajmit për procedim penal ndaj
kryebashkiakut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, do të vinte reagimi i këtij të fundit. Kapllanaj ka mohuar thirrjet për dhunë bërë në emisionin “360 Gradë”, ditën e hënë në RTV Ora, ndërsa e ka cilësuar veprimin e policisë për procedim penal një presion të hapur dhe politik në kundërshtim me ligjin. “Ky veprim i policisë ka ardhur pas emisionit në një media në Tiranë ku unë isha i ftuar. I pyetur në atë emision se si do te veproni për mbrojtjen e ambienteve ku do të vendosen qendrat e votimit, unë si kryebashkiak i jam përgjigjur se do të zbatoj vetëm dekretin e Presidentit të Republikës që anulon zgjedhjet e 30 qershorit. Në përmbushje të këtij detyrimi ligjor do të ndërmerren edhe veprimet e mia si kryetar i bashkisë për mos të lejuar shkeljen e dekretit të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki. Unë nuk kam deklaruar për përplasje fizike me strukturat e policisë së shtetit, por kam thënë se do krijohen përplasje institucionale, pasi jemi në kushtet që kemi një dekret të Presidentit që anulon datën e zgjedhjeve, dhe një vendim të parlamentit që rrëzon me një rezolutë këtë dekret. Jam thërritur nga policia e shtetit për të lëshuar një deklaratë që në përmbajtje janë çuditur edhe vetë shefat që ma kanë dhënë”, tha Kapllanaj, duke thënë se do ti qëndrojë deri në fund zbatimit të dekretit të Presidentit, se s’ka zgjedhje në 30 qershor.
FORUM OPINION Nga Kim Mehmeti
S
hqipëria ishte edhe mbretëri dhe mbeti e braktisur nga Mbreti, që ia vodhi dhe ia morri thuajse të gjitha, duke ia lënë vetëm robërinë, por duke mos mundur t’ia rrëmbejë idealin për liri dhe duke mos mundur ta bëjë të turpërohet nga vetvetja. Më shumë se katër dekada me radhë, Shqipëria ishte e harruar nga e gjithë bota dhe e jetoi burgun e diktaturës komuniste, por ajo nuk u bë ‘gazi’ i botës, nuk harroi cila ishte dhe nuk kishte pse të turpërohet nga vetvetja. Dhe sot, tridhjetë vite pas rënies së komunizmit – për dallim nga gjitha vendet tjera postsocialiste të Ballkanit – Shqipëria ende nuk është e aftë të organizojë zgjedhje të lira demokratike. Dhe përfundoi si shtet i përshtatshme vetëm për ‘butakët’ pa bosht kurrizorë që i përkulen piktorit Kryeministër dhe e pabanueshme për ata që posedojnë
portret të qartë individual. Me çka asaj ia morën thuajse të gjitha, e bënë të jetë ‘gazi’ i botës, madje duke e bërë të turpërohet nga vetvetja! Dhe ku Kryeministri shkon në fushatë parazgjedhore i shoqëruar nga mijëra policë, ashtu siç nuk i ka ndodhur as ‘babait’ të narkomanisë – Eskobarit! Pra, sot Shqipëria është shtet që e jeton ‘diktaturën’ shumëpartiake të ‘rilindësve’, të cilin shtet, Piktori me ambicie diktatoriale, e shndërroi në pronë të veten edhe atë, jo duke i kontrolluar të vërtetat publike, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat për vetveten, duke mos i mbyllur kufijtë dhe duke mos i vrarë në kufi ata që e braktisin shtetin që ai drejton, por përkundrazi: duke i nxitur dhe duke i detyruar të gjithë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtonte shtet vetëm për të dëgjueshmit e
ANALIZË Nga Andi Bejtja
P
as rreth tre dekadash karikaturë të kapital izmit dhe demokracisë, Shqipëria tashmë është një telefon që nuk punon. As nuk të marrin, as nuk merr dot: rezolucioni i ekranit pothuajse ka rënë fare. Apps kanë bërë “crash”. Paligjshmëritë janë bërë si matrioshka ruse, njëra paligjshmëri hap një paligjshmëri tjetër. Apps - që janë të detyrueshme për çdo smartphone që të funksionojë dhe që nuk i lëviz dot dhe po të duash nga “Playstore”, si “Gjykata Kushtetuese” apo “Gjykata Lartë” - nuk gjenden e nuk shkarkohen dot sepse, në mënyrë amatore ndoshta dhe tinzare, vettingu në drejtësi nuk filloi nga poshtë, por nga lart. P.Sh. një app i ardhur jo nga “Playstore”, por nga “un-
known source” me emrin “Idajet”, arrin deri aty sa guxon dhe tenton të zhvendosë një app që ashtu si gjykatat, nuk lëviz dot nga telefoni, dekret të Presidentit të botuar dhe në Fletoren Zyrtare. KQZ arrin deri aty sa merr guximin të analizojë e mos zbatojë një dekret Presidenti. Një app si “Prokuroria”, mbi tre vjet nuk funksionoi fare për dosjen 339 dhe 184, funksionon vetëm kur telefonin e kanë në dorë ata të mazhorancës. Një app si OSBE nuk e gjen dot, të del vetëm po hape app-sin e Partisë Socialiste. Një app si “Këshilli i Europës” e kupton para të tjerëve se nuk funksionon dot në këtë telefon. Nga ana tjetër të del një app si “PPP” që të kujton se, që ta mbash telefonin hapur,
11 E enjte, 27 QERSHOR 2019
Më 30 qershor Shqipëria do votojë turpin e saj! vet – edhe Piktori, ndërton Shqipëri të banueshme vetëm për ata që i përkulen atij. Andaj edhe nuk ka ndonjë dallim mes diktaturës së Enverit që të vriste kur e kaloje kufirin e Shqipërisë, nga diktatura e Piktorit Kryeministër, që të ‘vret’ pse nuk e kalon kufirin e nuk e lejon atë të ndërtojë shtet vetëm për ‘vëllazërinë’ e kriminelëve të vet. Dhe kështu pra, pas thuajse tri dekadave ‘demokraci’, Shqipëria e sotme thuajse me asgjë nuk dallon nga ajo e diktaturës komuniste, kur ndërtoheshin përmendore kur të donte dhe ku të donte Xhaxhi Enver, nga kjo e sotmja, e cila i ngjan një lëndine pa pronar, ku ‘rilindësit’, ngrenë nga një kullë ku të duan dhe kur të duan. Pra i ngjanë një vendi që e jeton turpin e vet, duke mos
mundur të organizojë zgjedhje të lira edhe pas tri dekadave ‘demokraci’, apo duke organizuar zgjedhje ‘demokratike’ me Kryeministrin rilindës, përndryshe piktor i dështuar, që ka veshmbathje ‘firmato’ që kushtojnë sa prona e tërë një fshati shqiptarë? Andaj sot, nuk duhet të flitet për atë se çka do sjellë 30 qershori, por duhet të debatohet për atë si ta shpëtosh Shqipërinë nga diktatura ‘demokratike’, e cila mbështetet mbi varfërinë e popullit, mbi spektaklet me të cilat mbulohet realiteti i mjerueshëm, mbi kontrollimin e gënjeshtrave që publikohen nëpër media, e që duhet t’i fshehin të vërtetat për ‘rilindësit’ e Piktorit. E sa i përket 30 qershorit, atë ditë Shqipëria do votojë për
turpin e saj. Do votojë pra për vetveten të rënë në duart e Piktorit, i cili i ngriti në ‘vlera’ demokratike paturpësinë, papërgjegjësinë dhe përbuzjen ndaj gjithë atyre që e kundërshtojnë e që i thonë: Zotëri, t’i mundë të dalësh me prapanicën cullak ku të duash e kur të duash, por mos na mbajë për budallenj neve që themi se turpi, ndershmëria dhe ndërgjegjshmëria, janë bosht i rëndësishëm mbi të cilat qëndron njerëzorja! Dhe që themi se Piktori e bëri Shqipërinë vend ku thuajse është turp të turpërohesh dhe ku hajduti e bardi, krimineli e i ndershmi, i pafytyri e i ndërgjegjshmi…, stehohen nën të njëjtin kulm të institucioneve shtetërore dhe njësoj pasurohen e majmen nga varfëria shqiptare!
Albania 2019 “Reset Factory” duhet të paguash një “fee” mujore për nja 20 vitet e ardhshme, për të mos shkuar më tej te app “Beketi”, që ia heq edhe atë pak rezolucion që i ka mbetur këtij ekrani. Etj, etj, etj, si këto pa fund. E bën “Restart” telefonin, prapë, edhe pse fiket ekrani, të ngelet audio e përgjimeve të “Bild” me Gjush e kompani. E bën “Restart” për herë të dytë, edhe pse fiket ekrani, të del audio e Kryeministrit në Durrës që edhe pas përgjimeve u thotë durrsakëve “do e kujtoni kohën e Gjushit, nuk vjen më si ai”. E bën “Restart” për herë të tretë, ekrani fiket sërish e nuk hapet më dhe ngel vetëm një zë audio: “Mos e rruj…K. Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se
ne nuk ka.” O vlla, po telefoni nuk punon fare…..fol sa të duash. Është fare e thjeshtë: Shqipëria është një telefon që nuk shpëton me “Restart”, ka nevojë për “Reset Factory”. Të gjithë BigApp e SmallApp, software e gjithçka duhet të çinstalohen dhe të shkarkohen nga e para. Dy gjykatat duhet të jenë apps që gjenden në “Playstore” dhe mund të shkarkohen lirisht. Pa ato dhe disa apps të tjera të palëvizshme, Shqipëria nuk mund të hyjë në zgjedhje dhe në rrugën e normalitetit; pa përfunduar hetimi i dosjes 339 dhe 184, gjithashtu. Pra, Shqipëria ka nevojë për një pakt të mirëfilltë “Reset Factory”, për një qeveri tranzitore, jo afatshkurtër, ndoshta me ekspertë
dhe jo me politikanë; të përgatisë infrastukturën për zgjedhje të lira dhe të ndershme e të rishikojë edhe njëherë reformën në drejtësi, që degradoi duke lënë kaq shumë boshllëqe, që e bëri këtë shtet jo vetëm joinstitucional, por edhe jofunksional. Derisa telefoni të bëhet plotësisht i përdorshëm, apps të zënë vendin e vet, të shkarkohen kur duhen, të mos bëjnë “crash’, të funksionojnë duke eliminuar çdo paligjshmëri dhe për të vënë në vend atë drejtësi të munguar, që e bëri këtë telefon me emrin Shqipëri të “crash’. Prandaj, në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Nëse e doni Shqipërinë, mos bëni “Restart”, por “Reset Factory”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E enjte, 27 QERSHOR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
13 E enjte, 27 QERSHOR 2019
Eja në amfiteatër, për të qeshur me “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, komedia që për ditë e ditë të tëra shkundi së qeshuri publikun e Tiranës, në sallën e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të shfaqet sërish sot me dt 27 Qershor në amfiteatrin e Liqenit të Tiranës, në orën 20.30, për të gjithë ata që s’kanë arritur ende ta shikojnë, e për të gjithë ata që duan ta shohin për një herë të dyta a të tretë. Kërkesat për ta parë këtë komedi kanë qenë të mëdha. Dëshira për të qeshur e për të përjetuar çdo moment të saj, po aq. Sepse “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” s’është thjesht vetëm një komedi që të bën të kënaqesh së qeshur me humorin fin, por sepse përtej kësaj mbartet edhe drama e brendshme e çdonjërit prej personave me aftësi të kufizuar, edhe përpjekja e tyre për të jetuar, dashuruar, punuar normalisht si të tjerët, edhe mesazhet e forta sensibilizuese ndaj shoqërisë që duhet ta mbështesë e ta konsiderojë këtë kategori, në bashkëjetese normale me ta. Është një miks ndjesish e mendimesh që të ndjell kjo vepër, e shkruar nga autori grek Yorgos Theodosiadis dhe e sjellë në skenën shqiptare nga regjisorët Donard Hasani e Valdrin Hasani si dhe nga producentja Shegushe Bebeti. Është një lojë e jashtëzakonshme e tre karaktereve tejet ekstremistë nga njëri- tjetri, e tre
Ekspozitë nga Kazakistani në Shkup, falë ambasadorit shqiptar
aktorëve energjikë e gjithë plastikë (Ervin Bejleri, Romir Zalla, Alert Çeloaliaj) që të mban të mbërthyer fort në atë dinamikë që vështirë se e gjen në çdo shfaqje. Është absurditeti që nxit dialogë e lojë skenike shumë interesante, që shkakton batuta e të qeshura pafund. Spitha, djali që nuk flet është poet dhe punon në bibliotekë. Jakovi që nuk dëgjon është një kuzhinier i jashtëzakonshëm dhe ka një restorant të tijin, ndërsa Theofani që nuk sheh, punon në një callcenter. Ata janë të suksesshëm në punët e tyre, bashkëjetojnë në një apartament duke u kuptuar shumë mirë me njëri- tjetrin. Jeta u shkon normalisht derisa në rutinën e tyre hyn një grua e bukur. Ata dashurohen pas saj, pa e ditur se
po marrosen pas së njëjtës grua (Jorida Metës). Normaliteti në atë shtëpi tronditet pikërisht në momentin kur ajo hyn aty e ata përballen me këtë të vërtetë. Nëpërmjet peripecive komike, ata përmbledhin dhe plotësojnë aftësitë e njëri- tjetrit, duke u përpjekur secili që ta bëjë atë grua për vete. Pra duke plotësuar njëritjetrin ata mund të përjetojnë emocione të mëdha, të jetojnë si të mos kishin asnjë aftësi të kufizuar. Ata pra mund të jetojnë si gjithë të tjerët. Duke e bërë dhe publikun të jetojë qoftë edhe për pak momente me ankthin, gëzimin, dëshirat e pasionet e tyre. E mbi të gjitha duke e bërë publikun të kënaqet, të shkrihet së qeshuri pafund, deri dhe në batutën e fundit, deri dhe në sekondën e fundit.
Pazari i Krujës, rritet interesi për prodhimet artizanale Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka ndarë shembullin pozitiv të gjashtë dyqaneve të restauruara të Krujës ku ruhet në mënyrë fanatike traditën dhe zanatet e harruara. Margariti tregon se falë investimit të Fondit Amerikano-Shqiptar të Zhvillimit është mundësuar suksesi i dyqaneve ku pronarët dëshmojnë se puna u është rritur. Punimet e tyre prodhohen edhe në praninë e vizitorëve. “Keni parë ndonjëherë si bëhen qeleshet, po opingat, qilimat me motive!?Në Pazarin e Krujës mund të shihni live se si mjeshtërit ruajnë ende zanate gati të harruara. Në Krujë vizituam 6 dyqanet e restauruara me financimin e The_AADF. Në fillim skeptikë, pronarët dëshmojnë se puna u është rritur. Tani prodhimet e tyre ekspozohen edhe në ambiente më të mira”, -thotë Margariti.
Më 11gusht në muzeun arkeologjik në Shkup do të hapet një ekspozitë ekskluzive nga Muzeu Kombëtar i Republikës së Kazakistanit, me titull “Udhëtimi i njeriut të artë në muzetë përreth botës”. Fokusi i ekspozitës është zbulimi më i famshëm dhe më i rëndësishëm arkeologjik i Kazakistanit – Njeriu i Artë, i njohur edhe si Tutankhamun kazak, i datuar në shekullin e 5. Shkencëtarët e identifikojnë atë si një luftëtar 18-vjeçar të popullit Saka. Bashkëpunimi në fjalë është inicuar nga ambasadori shqiptar në këtë shtet, Muharem Mexhiti i cili me një serë aktivitesh po promovon shtetin e Maqedonisë në Kazakistan. Në kuadër të aktiviteteve kulturore të ambasadës veçojmë edhe pjesmarrjen e artistëve nga të dyja vendet nëpër festivale të ndryshme, si psh: Pjesmarrja e valltarit profesionist nga Shkupi Shkëlqim Bajrami në festivalin Shashu me rastin e shënimit të 20 vjetorit të kryeqytetit të Kazakistanit Nur- Sulltan. Në ekspozitën që do të jetë e hapur deri më 11 gusht të këtij viti do të do të shfaqen gjithsej 189 artikuj ekskluzivë,duke përfshirë: bizhuteritë, artikuj me mbishkrime unik, pajisjet ushtarake, pajisjet të kuajve, sende nga zejtaria tradicionale etj.
Piktura e Caravaggio shitet para se të dalë në ankand Piktura “Giuditta e Oloferne”, e mjeshtrit të madh italian Caravaggio, që pritej të dilte në ankand të enjten në Tuluzë, iu dha me një marrëveshje të përbashkët një blerësi të huaj, njoftoi dje shtëpia e shitjeve “Labarbe”. “Piktura, e vlerësuar mes 100 dhe 150 milionë euro, do të largohet nga Franca”, thotë në një komunikatë “Labarbe”. “Kjo marrëveshje mbulohet nga një angazhim konfidencialiteti për sa i përket çmimit dhe identitetit të blerësit”, thekson shtëpia e ankandeve që kishte zbuluar këtë pikturë në një papafingo të këtij qyteti në jug të Francës.
Kurani më i vogël në botë mbahet nga një laçian Faqja e njohur “Wetbookclub” ka publikuar ditën e djeshme si foton e saj të ditës, një imazh ku shfaqet një Kuran shumë i vogël i mbajtur nga një familje shqiptare. Sipas shkrimit krahas fotos thuhet se Libri i shenjtë që ka qenë në familjen Prushi prej gjeneratash dhe është nxjerrë në shitje. Kurani me përmasa 26.8 mm i gjatë dhe 21.6mm i gjerë
mbahet në dorë në këtë foto nga shqiptari Skënder Halim Prushi. Libri i shenjtë, i cili peshon 5.2 gram ndodhet në veri të Shqipërisë në Laç dhe foto e publikuar ditën e sotme daton që në 15 nëntor të vitit 2006.
FORUM
14 E enjte, 27 QERSHOR 2019
S
hqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mandatet e tyre në Kuvend dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kauzës së opozitës i bashkëngjitet edhe vendimi i presidentit Ilir Meta i cili anuloi dekretin për datën e zgjedhjeve lokale, të parapara për 30 qershor. Por, në gjithë këtë situatë, Partia Socialiste në pushtet, tashmë ka vendosur që të mos përfillë opozitën dhe as presidentin, duke u treguar e vendosur që zgjedhjet të mbahen. Në prag të zgjedhjeve lokale, vendi duket se është zhytur edhe në një krizë konstitucionale me mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri mbeti jashtë funksionit dhe e mbyllur përkohësisht, pasi nga nëntë anëtarët e saj, tre janë dorëhequr ose kanë mbaruar mandatet, katër janë rrëzuar në procesin e vetingut (verifikim apo kontroll i detajuar për zyrtarët publikë) dhe vetëm dy kanë mbijetuar. Ndërkohë, Parlamenti nuk arriti t’i emërojë anëtarët e rinj. Opinionistët në Shqipëri thonë se kjo krizë vetëm sa po shkon e thellohet. Ata nuk parashikojnë zgjidhjen e krizës pa një dialog ndërmjet pushtetit dhe opozitës me përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare. Ndonëse mbajnë qëndrime të kundërta, ata ndajnë të njëjtin mendim se Shqipëria vërtetë ka hyrë në një krizë të thellë politike, e cila po kalon në krizë shoqërore. Si filloi? Drejtori i Gazetës Liberale dhe pedagogu i shkencave politike, Ervis Iljazaj thotë se Shqipëria gjendet në këtë situatë për arsye se opozita shqiptare prej kohësh denoncon vjedhjen e votave të zgjedhjeve të vitit 2017 ose kanë pretendim se zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri është i pamundur me kryeministrin Edi Rama. “Ne kemi ardhur në këtë krizë sepse palët janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga kryeministri sepse mendon që me atë në krye të Qeverisë nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme për shkak të marrëdhënieve që kanë kjo
Radio Europa e Lirë: Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale
Si u zhyt Shqipëria në krizë? qeveri dhe kryeministri me persona me precedent kriminal dhe për shkak të përdorimit të tyre gjatë fushatës elektorale dhe gjatë procesit zgjedhor”, thotë Iljazaj. Në këtë kuptim, thekson ai, vendi ndodhet në këtë krizë për shkak se të dy palët politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë qëndrime ekstremisht të kundërta të cilat po sjellin gjithnjë e më shumë konfliktin politik në Shqipëri. Në anën tjetër, opinionisti dhe drejtori i Gazetës Tema, Mero Baze thotë se ky ngërç politik në vend ka ardhur si pasojë e reformës në drejtësi, e cila sipas tij, prodhoi dy blloqe politike të angazhuara pro dhe kundër saj. “Ishte dhe vazhdon të jetë një betejë e cila në një krah e ka të rreshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe një pjesë të politikës shqiptare që e mbështesin reformën, dhe një koalicion i gjerë tashmë edhe i hapur kundër saj, të cilët mekanizmin e vetëm për të ndalur reformën e kanë natyrisht krijimin e një krize të thellë politike. Mendoj që në këtë pikë kanë pasur sukses. Shqipëria është në një krizë politike të shkaktuar nga ata faktorë politikë që u betuan, në njëfarë mënyre, kundër reformës kur ajo filloi të zbatohet”, shprehet Baze. Dekreti i presidentit dhe zgjedhjet lokale Presidenti Ilir Meta kishte
anuluar dekretin për datën e zgjedhjeve, duke thënë se ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e “shqetësimit të thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mosreflektimit të asnjërës palë”. Të dy opinionistët, Baze dhe Iljazaj mbajnë qëndrime të kundërta sa i përket këtij vendimi. Zoti Baze thotë se presidenti është i ngarkuar për të caktuar datën, por nuk ka kompetencë ta mbajë vendin pa zgjedhje. “Akt politik, juridik që të lësh vendin pa zgjedhje, pa datë zgjedhjesh, është e paprecedent. Si të thuash, është një gjë ‘null’ - është diçka që nuk ekziston. Kështu që në këtë pikë presidenti ka arritur të krijojë krizë institucionale. Pra, duke përdorur mungesën e Gjykatës Kushtetuese e cila do ta jepte verdiktin menjëherë për këtë çështje”, thekson ai. Ndërsa, sipas Ervis Iljazaj, presidenti nuk i ka hequr të drejtën shqiptarëve për të votuar, por thjeshtë ka pezulluar datën e votimit duke e parë situatën politike në vend. Në mungesë të Gjykatës Kushtuese, thotë ai, debati mbi dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve duhet të fokusohet nëse është i duhuri apo jo. “Jo më kot Kushtetuta ia ka dhënë këtë kompetencë presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës duke qenë se përfaqëson unitetin kombëtar, duke qenë se ruan
ekuilibrin institucional, para se të caktojë një datë apo para se të dekretojë zgjedhjet lokale në Shqipëri, Kushtetuta i jep një mundësi për të vlerësuar situatën politike, për të vlerësuar gjendjen shoqërore”, thotë Iljazaj. Kur dhe si mund të zgjidhet kjo krizë? “Që të zgjidhësh një situatë duhet të merresh me thelbin e krizës. Thelbi i krizës është reforma në drejtësi”, ripërsëritë Mero Baze. Ai thotë se kriza është te reforma ndërsa pasojat janë te sistemi politik, te Parlamenti, te zgjedhjet. “Shqipëria po vazhdon të shkretohet duke mbetur pa një Parlament përfaqësues, pa zgjedhje konkurruese. Më 30 qershor mund të bëhen votime, por ato nuk janë zgjedhje konkurruese”, thotë Baze. Ndërsa Iljazaj mendon se herët apo vonë, bashkësia ndërkombëtare do të jetë ajo që do të ndërhyjë. “Mendoj që ndërkombëtarët, herët apo vonë, do të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën. Sinjalet e para kanë filluar dhe në këtë kuptim një mundësi që palët politike në Shqipëri kishin për ta zgjidhur këtë konflikt, por edhe kësaj here nuk na zhgënjyen dhe nuk e zgjidhën dot, dhe pritet vendimi i ndërkombëtarëve”, thotë Iljazaj. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Asaj i është dhënë statusi i kandidatit për BE në vitin 2014, dhe javë më parë Komisioni Evropian ka
rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryeministri Rama nuk e ka fshehur drojën e tij se zhvillimet e fundit në vend mund të përkeqësojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit. Që nga muaji shkurt, opozita organizoi nëntë protesta në Tiranë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar atë të papranueshëm që të jetë në krye të Qeverisë shqiptare në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve. Kërkesat dhe protestat e opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama, janë intensifikuar edhe pas publikimit të përgjimeve telefonike nga gazeta gjermane “BILD” ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ishministra të Qeverisë Rama që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve, dhe dyshohen të jenë të përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor. Aktualisht, gjendja po shihet të jetë në një qorrsokak, kurse zgjidhja preferohet të kërkohet përmes një dialogu të lehtësuar nga faktori i jashtëm, në këtë rast Bashkimi Evropian, duke marrë parasysh edhe ambiciet e Shqipërisë që sa më shpejt t’i nisë negociatat e anëtarësimit në BE, për çka stabiliteti i brendshëm politik do të jetë një kriter i domosdoshëm. Radio Europa e Lirë
FORUM Nga Ilir Babaramo
N
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Dhe pushtuesit nuk kanë qenë kaq arrogantë
ANALIZË ë Gjirokastër mbahet mend ende një histori nga Lufta e Dytë Botërore, ose më sakte nga lufta italo-greke. Për muaj me radhë qyteti ka qenë i pushtuar nga ushtria greke. Me atë periudhë lidhet dhe një ngjarje që ka lidhje me monumentin më të rëndësishëm të qytetit, atë Çerçiz Topullit. Nëse e shikon këtë vepër të skulptorit Odise Paskali dallon
15
se në këmbën e majtë ka një vrimë të dukshme. Historia është fare e thjeshtë. Një kapter grek i dehur e ka shkaktuar me pistoletë. Pa i dalë ende rakia komanda greke e dënoi me arrest në kazermë dhe pas shumë ditësh e largoi nga qyteti. Autoritetet greke u detyruan të ndërmarrin këtë akt jo se e donin Çerçizin. E ndëshkuan kapterin sepse shkeli një kod te luftës. Dhe në
luftë pushtuesit përpiqen që të mos provokojnë pa shkak ndjeshmëritë e popullsisë civile. Kjo ngjarje e para gati 80 vjetëve më erdhi në kujtesë nga mënyrë si po reagon Rama pas skandalit te përgjimeve. Një qytet i tërë i përdhunuar në gjënë më të shenjtë, votën. Asnjë shenjë pendese, asnjë brerje ndërgjegje ose qofte dhe një “na falni” sa për të lare gojën.
Më minimalja që mund të bënte ishte të tërheqë ata kandidatë që kanë dalë në përgjime, të pezullonte ata dy shefa policie që ishin në garë me njëri tjetrin se kush do vidhte më shumë vota dhe si shpërblim të kapte komisariatin e kromit. Asgjë. Madje absurdi shkon deri aty sa po hedh në gjyq gazetarin gjerman që botoi përgjimet, të cilat po vetë Rama i pranoi si reale
dhe tha se “ nuk u heq asnjë presje, madje do ta përsëriste prapë atë bisedë. Mos u çudisni. Nuk është arrogancë. Është një pragmatizëm i pacipë. Përmes këtij reagimi Rama kërkon të trimërojë veten dhe të vetët që u kapën me thes në krah, që janë kapterë ose ish-kapterë me mandat deputeti: vazhdoni para për votimet e ardhshme se nuk na hyn gjemb në këmbë.
KOMENT
Shqiptarëve u duhen dhe Haradinaj të tjerë Historia e Shqipërisë është sa e lavdishme por dhe komplekse. Në periudhat e ndryshme kanë nxjerrë figura të mëdha me të cilat, me të drejtë krenohen shqiptarët që nga Pirro e këndej, historia na bën krenarë, se ne shqiptarët jemi një komb që e kemi ne traditë, e kemi në Gen që të nxjerrim figura të mëdha. A nuk jemi krenarë te gjithë ne shqiptarët për heroin tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti, i cili diti ti bashkojë shqiptarët në kuvendin e Lezhës në 1443 për ti mobilizuar ata ne luftë kundër pushtuesit Osmanë. E në sajë të atij bashkimi e mbajti Shqipërinë e lirë për një çerek shekulli. Lexuesi është i qartë se ai bashkim u bë nga shqiptarët pa asnjë ndihmë nga jashtë! Në atë kohë nuk kishte as Bashkim Europian e as SHBA. Bile SHBA-të janë zbuluar nga Europianët plot 49 vjet më vonë. Por qysh në atë kohë na del ne dritë dhe një fenomen i padëshiruar. Fenomeni Hamza. Ata që nuk ja dolën ta mposhtin Gjergjin e madh në fushën e betejës deshën ta mposhtin me Hamzanë, pikërisht aty ku nuk pritej...tek nipi i vet (djali i vëllait) Për çudi e fat i keq Kastiota lindin pak e Hamza shumë. I hasim sa herë që para shqiptarëve shtrohet një problem për zgjidhje! A nuk ishin bashkëpunëtore të Ali Pashë Tepelenës ato që e tradhtuan komandantin e tyre duke ja çuar kokën në Stamboll e trupin në Janinë? A nuk qenë “Hamzajt” ato që tradhtuan luftën naçionalçlirimtare, tradhtuan gjakun e derdhur e
sakrifica të panumërta të shqiptarëve për të vendosur një pushtet Demokratik por në vend të tij sollën pushtetin e goglave, pushtetin e diktaturës duke vrarë e burgosur gjithë nomenklaturën e lartë që bëri luftën. Duke zhveshur shqiptarët nga çdo drejtë civile për 45 vjet. Por jo vetëm kaq do vinte dhe fund të diktaturës ku shqiptarët kujtuan se shpëtuan po ku vajtën? Më 2 korrik u hapën ambasadat pjesa më e madhe e tyre u fut në ta! Për ku? Askush se dinte veçse qindra e mira u larguan, dikush i quajti hallexhi, dikush te deklasuar, por dhe dikush i quajti jashtëqitje. Sidoqoftë ky qe një veprim i “zgjuar” i nomenklaturës së kuqe për të lehtësuar mëkatet e veta mbasi qe ajo që e kishte çuar Shqipërinë në atë gjendje (në vetëm gjashtë ditë bukë). Po, Po por Hamzatë nuk do të ndaleshin këtu ata do të lejo-
Nga Zef Sulejmani nin dhe të ashtuquajturin pluralizëm por gjithnjë duke pasur si udhëzues të vetëm “Katovicën” e cila udhëzonte: të lejohen që të formohen sa më shumë parti politike por në krye të të cilave të jenë vetëm njerëzit tanë. A nuk po e shohim çdo ditë se çfarë pluralizmi kemi? A nuk po shohim çdo ditë se qëllimi është vetëm një: ta marrë pushtetin me çdo mënyrë e ta mbajë atë me çdo mënyrë në këtë mes nuk ka asnjë shans demokracia dhe asnjë të ardhme Shqipëria. Ajo kthyer në pronë të kujt? Të atyre që bëjnë të fortin, të atyre që me paratë e drogës e të krimit janë gati të blejnë jo vetëm votat, por të gjithë shqiptarët për t’i kthyer ato në skllevër, në skllevër të shekullit 21. Po a do të lejojnë një gjë të tillë shqiptarët. Shpresat janë se jo. Shqiptarët e vërtetë, patriotët e vërtetë po
dalin në dritë ata po duken në horizont. Ashtu siç filluan lëvizjet e para në fillim të shekullit 20 të Kosovës trime prej nga mori hov e gjithë Shqipëria me kryengritjet e viteve 1909-1912 duke qenë burim frymëzimi lidhjet shqiptarëve të viteve 1878 dhe ajo e vitit 1881 shqiptarët u zgjuan: me 1912 pavarësisht se në një territor të cunguar ato ngritën flamurin në Vlorë. Në mesin e atyre patriotëve shqiptarë shquheshin Ismail Qemal Beu nga Vlora, Isa bej Boletini nga Kosova dhe Dom Nikoll Kaçorri nga Mirdita. Po sot Shqipëri pa më thuaj si je? Po, po se si jemi të gjithë e dimë. Por se si do të jemi këtë le ta shohim. Në horizont kanë dalë dritat e para, ato janë bërë dhe të bëhen dhe më të fuqishme. Ne Kosovën martire ka një ditë shprese ajo quhet RAMUSH HARADINAJ heroi i vërtetë i Kosovës trime, pse jo heroi i gjithë shqiptarëve. Ai
qe një komandant i UÇK-së në zonat e Dukagjinit. Ai qe dhe është një patriot i vërtetë e trim se nuk i bë tërr syri përballë intrigave të Hamzave që nuk reshtin në synimet e tyre antishqiptare. Haradinajt trimëria i vjen nga se është patriot. Ai e don vendin e vet më shumë se jetën e tij. Ai e tregoj veten se është i tillë edhe atëherë kur e akuzuan për krime lufte. Ai e dezertoi detyrën e kryeministrit dhe shkoi ne Hagë. Shkoj në burg! Por trimi gjithmonë ka me vete të drejtën. Edhe atje i përballoj vuajtjet, e përballoji sakrificën dhe atje FITOJ po, po edhe atje fitoi. Fitoi për të mirën e Kosovës sepse Kosovës dhe Shqipërisë i duhen edhe HARADINAJ të tillë për ti thënë Serbit ndal: Kosova ka zot! Kosova ka shtetin e saj të pavarur të njohur ndërkombëtarisht bile dhe nga gjykata Ndërkombëtare ku Serbia e kishte Paditur. A nuk është HARADINAJ shembull frymëzimi edhe për shqiptarë të tjerë. A nuk është Haradinaj se karrigia e Kryeministrit duhet të vendoset ne truallin shqiptarë, jo ne kamalecat e Hamzave të cilët kanë qëllim vetëm grabitjen e shqiptarëve. Me sa duket në horizont po dalin dhe të tjerë së fundmi sap o ka nisur të dale në horizont dhe një Haradin tjetër. Ai nuk është nga Kosova por është nga Skrapari nga vendi ku kanë lindur dhe lindin trima ai quhet Ilir Meta. Shqiptarët andej e kanë shikimin atje e kanë vëmendjen prej andej presin shpresën hapin e parë e ka hedhur, presim të dytin atë vendimtarin.
AKTUALITET
16
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët. Edhe pse vendi ynë është pjesë e listës së shteteve me origjinë të sigurtë
A
zili në Francë është zonë e ndaluar për shqiptarët. Pas riatdhesimit të 127 shqiptarëve një javë më parë, dje Franca dhe Belgjika riatdhesuan në Shqipëri edhe 32 shqiptarë që kishin kërkuar azil në këto dy shtete. Ata mbërritën në aeroportin e Rinasit përmes një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare Shqiptare. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, apelojnë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në vendet e Schengen, pasi kërkesat për të fituar azil në vendet e Bashkimit Europian do t’ju refuzohen. “Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumenta të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero”, apelon Policia e Shtetit. Në pikat kufitare shqiptare janë forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit. Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda së bashku me Gordana Tadic, n/drejtore territoriale e zyrës franceze të integrimit dhe migrimit, kanë theksuar se bashkëpunimi mes dy policive është i shkëlqyer dhe po punohet maksimalisht për parandalimin e azil-kërkimit. Voda nënvizoi në fjalën e saj se çdo përpjekje për kërkim azili është e dështuar, askush të mos bëjë shpenzime ekonomike për të kërkuar azil, pasi mundësitë janë zero. Ajo apeloi për të gjithë që të ndjekin rrugën ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së.
S’ka azil, Belgjika dhe Franca kthejnë sërisht shqiptarët në Rinas
Operacione të riatdhesimit do të ketë dhe në ditët në vijim, jo vetëm me Francën por edhe me vendet e tjera të BE-së. Shqipëria vazhdon të renditet si vendi i parë në botë për numrin e lartë të azilkërkuesve, në raport me numrin e popullsisë. Edhe pse 92% e kërkesave për azil të shqiptarëve për në vendet e BE-së u refuzuan, kjo nuk e ka ndalur numrin e lartë
RAPORTI
Rriten me 12.5% eksportet shqiptare drejt BE-së
S
hqipëria zgjeroi shkëm-bimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian (BE) gjatë vitit 2018, që zunë 76% të totalit të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 237 miliardë lekë. Instituti i Statistikave, bën të ditur se eksportet shqiptare drejt vendeve të BE-së u rritën me 12,5 %, gjatë vitit 2018 krahasuar me një vit më parë. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE-së zë 61% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 391 miliard lekë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia, Greqia, Spanja, Gjermania etj. Në vitin që kaloi, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Italia që zuri 48% të totalit të eksporteve, Spanja me 16%, Greqia me 4%, Gjermani 4%.
të kërkesave për azil. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018, nga 12.055 aplikues shqiptarë, vetëm 8 për qind ju pranua kërkesa për azil, ndërsa 92 për qind të tjerë morën refuzim përfundimtar. Në total, numri i aplikimeve të shqiptarëve për vitin 2018 është më i lartë, pasi të dhënat e Eurostat janë vetëm për ata që kanë marrë një përgjigje
FENOMENI 26 qershori, njihet ndryshe si Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimi të drogave. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, argumentojnë se çrregullimi i përdorimit të drogave përbën një kërcënim për shëndetin dhe sigurinë e individëve dhe komuniteteve. Sipas tyre, familja, shkolla dhe komuniteti mund të parandalojnë të rinjtë që të përdorin drogë dhe t’i ndihmojnë ata të përparojnë në jetë. 200 milionë persona përdorin drogë të paktën një herë në vit, ku 25 milionë konsiderohen si të varur nga drogat. Ndërkaq, 15.3 milionë persona në të gjithë botën kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave. Çdo vit, 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë të shkaktuara nga përdorimi i drogave. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 0,7 % e barrës globale të sëmundjeve ndodh si pasojë e përdorimit të kokainës. Për të parandaluar këtë fenomen është punuar mbi një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse, e cila
përfundimtare për kërkesat e tyre nga një vendet i BE-së gjatë vitit 2018. Sipas “Monitor”, në shumicën e rasteve afati për dhënien e përgjigjes përfundimtare kërkon më shumë se 12 muaj kohë. Sipas renditjes së Eurostat, Shqipëria renditet e parafundit për përqindjen e kërkesave të pranuara, me vetëm 8 për qind, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë me 5 për qind. Franca
SITUATA “Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte. Autoritetet franceze thonë se shtetasit që vijnë nga vendet e sigurta që të mos ndërmarrin udhëtime, pasi nuk kanë asnjë shans për të përfituar azil në kohën kur argumentet më kryesore që dëgjohen nga shqiptarët janë shkaqet ekonomike, një arsye kjo që nuk merret parasysh në dhënien e të drejtës së qëndrimit”. është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët. Edhe pse vendi ynë është pjesë e listës së shteteve me origjinë të sigurtë. 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, gjatë 3 muajve të parë të 2019. Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte. Autoritetet franceze thonë se shtetasit që vijnë nga vendet e sigurta që të mos ndërmarrin udhëtime, pasi nuk kanë asnjë shans për të përfituar azil në kohën kur argumentet më kryesore që dëgjohen nga shqiptarët janë shkaqet ekonomike, një arsye kjo që nuk merret parasysh në dhënien e të drejtës së qëndrimit.
Dita kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave
është produkt i pjesëmarrjes së të gjithë institucioneve qeveritare të përfshira në luftën kundër drogës, si dhe organizatave jo-qeveritare, dhe me një mbështetje të madhe nga ekspertët e organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Strategjia njeh natyrën
serioze të problemit të drogës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe pranon se suksesi mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve të të gjitha palëve vepruese, konkretisht të qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerëve.
AKTUALITET
17
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Ministrja e Financave tha se: “Shqipëria po tërheq vëmendjen e investitorëve të huaj dhe solli në vëmendje rastin e investitorëve nga Suedia, të cilët shprehën interes për sipërmarrje të reja në vendin tonë”
E
konomia shqiptare është rritur pozitivish në tremujorin e parë këtij viti, ndërsa pritshmëritë janë që ta mbyllim 2019, në shifrat e rritjes rekord të vitit të kaluar mbi 4%. Kështu u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në një intervistë televizive, ku theksoi se: “Shqipëria ka rritjen e dytë më të lartë në rajon dhe nuk mund të ketë stanjacion të ekonomisë sot”. Duke u ndalur në zhvillimet politike në vend dhe sa e dëmtojnë këto zhvillime ekonominë e vendit, ministrja deklaroi se: “Biznesi dhe qytetarët të jenë të qartë që kjo situatë nuk do të zgjasë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Sot parametrat fiskal janë në kontroll dhe sipas treguesve të parashikuar, eksportet gjithashtu janë në trend rritje, ne punojmë me kapacitet të plotë dhe në kushte normale. Ekonomia është e shëndoshë dhe situata ekonomike është duke vijuar në të njëjtën frymë sipas parashikimeve”,-tha Denaj ndërsa solli në vëmendje se indeksi i ndjeshmërisë ekonomike i matur së fundi nga Banka e Shqipërisë, për 5-mujorin e parë të vitit 2019, tregon siç tha ajo “rritje të besimit të biznesit në ekonominë e vendit. Pra sipërmarrja shprehet pozitivisht për mjedisin ku e zhvillon biznesin”,-theksoi ministrja e Financave, Anila Denaj. Ajo tha se Shqipëria po tërheq vëmendjen e investitorëve të huaj dhe solli në vëmendje rastin e investitorëve nga Suedia, të cilët shprehën interes për sipërmarrje të reja në vendin tonë, gjatë takimit për Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua dy ditë më parë në Suedi. “Ne po menaxhojmë me donatorët një reformë në administratën publike dhe buxhetet lokale janë
Denaj: Ekonomia me rritje në 3-mujorin e parë INVESTITORËT “Anila Denaj tha se Shqipëria po tërheq vëmendjen e investitorëve të huaj dhe solli në vëmendje rastin e investitorëve nga Suedia, të cilët shprehën interes për sipërmarrje të reja në vendin tonë, gjatë takimit për Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua dy ditë më parë në Suedi. Ne po menaxhojmë me donatorët një reformë në administratën publike dhe buxhetet lokale janë me një qasje drejt nevojave lokale, që nuk kalojnë kompetencat e pushtetit qendror”.
SITUATA
“Biznesi dhe qytetarët të jenë të qartë që kjo situatë nuk do të zgjasë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Sot parametrat fiskal janë në kontroll dhe sipas treguesve të parashikuar, eksportet gjithashtu janë në trend rritje, ne punojmë me kapacitet të plotë dhe në kushte normale. Ekonomia është e shëndoshë dhe situata ekonomike është duke vijuar në të njëjtën frymë sipas parashikimeve”,-tha Denaj ndërsa solli në vëmendje se indeksi i ndjeshmërisë ekonomike i matur së fundi nga Banka e Shqipërisë, për 5-mujorin e parë të vitit 2019”.
me një qasje drejt nevojave lokale, që nuk kalojnë kompetencat e pushtetit qendror. Testi i reformës ka treguar rezultate të frytshme. Kjo reformë do të
ketë përfitime në ekonomi. Ne po vijojmë punën në disa drejtime, mbi të gjitha në ekuilibrat fiskal, uljen e borxhit dhe për shlyerjen e detyrimeve të biznesit këtë
SITUATA
SEZONI
Turizmi, punësohen 420 persona Këtë sezon vere, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të punësojnë me kontratë 420 punonjës të rinj, në 35 pika kyçe të turizmit. Vendimi është publikuara në Fletoren Zyrtare dhe parashikon punësimin e të rinjve në 35 pika kyçe të vendit, që janë impakti i parë ku mund të merret informacion për turizmin në Shqipëri. Sipas këtij vendimi, punësimet do të jenë në pikat kufitare, plazhet apo qytetet turistike si dhe në qendrat e vizitorëve. Ata do t’u japin informacione turistëve, duke u përpjekur, që të shtojnë destinacionet që do të vizitojnë në Shqipëri. Vendi ynë po tërheq gjithmonë e më tepër vëmendjen e turistëve Europianë dhe jo vetëm. Rritja progresive e numrit të tyre përgjatë viteve të fundit është një tregues i qartë se natyra, pozicioni gjeografik, kombinimi i relievit malor me atë detar apo edhe ushqimi i ofruar janë aspekte që ofrojnë një eksperiencë ndryshe për ata që synojnë të eksplorojnë vendin tonë.
vit kemi rritur fondin nga 14 miliardë lekë në 19 miliardë lekë”,-tha Denaj. Gjithashtu nënvizoi ajo, jemi futur në një proces riorganizimi në dogana e tatimeve në luftën kundër informalitetit dhe finalizimin e procesit të fiskalizimit që synon pagesa përmes sistemit online. Sipas numri një të Financave, aktualisht kriza nuk ka ndikuar dhe ekonomia është në hapat e duhur, por nëse ajo zgjat pas 30 qershorit mund të përkeqësojë treguesit. “Në fakt, ndikimi i drejtpërdrejt i krizës politike
në ekonomi nuk është ndierë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të mund të ndihet. Nëse kjo situatë do të zgjasë dhe do jetë kaotike, do të ndikojë, do të ketë ndikim. Sot, ne gjykojmë që parametrat fiskalë janë në kontroll, borxhi publik është në kontroll. Në parashikimet e fundvitit treguesit makroekonomikë të zhvillimit ekonomik dhe eksporteve janë brenda pritshmërive. Po punojmë në kapacitet të plotë dhe në hapa normalë, në kushte normale. Ekonomia është në hapat e duhur. Treguesit mund të përkeqësohen, në qoftë se situata e çoroditjes apo agonisë në pikëpyetje vijon dhe pas 30 qershorit”, u shpreh për “A2 CNN”.
A
rdhja e sezonit të verës sjell edhe një numër më të lartë të aksidenteve rrugore. Të dhënat publike tregojnë që korriku dhe gushti, janë muajt me numrin më të lartë të aksidenteve. Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2017, muaji korrik krahasuar me muajin shkurt, i cili rezulton me numrin më të ulët të aksidenteve, ka pasur një rritje me rreth 84%. Ndërsa gjatë vitit 2018, në sezonin e verës rezulton të ketë pasur më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit paraardhës. Korriku i 2018-ës, krahasuar me shkurtin e po të njëjtit vit, numëron 59% më shumë aksidente. Nëse do të krahasojmë dy mujorët me numrat më të ulët dhe më të lartë ta aksidenteve, rezulton se në vitin 2017, periudha korrikgusht, ka një rritje me 75% të aksidenteve, krahasuar me janar-shkurt. Rritje me 47% e
Aksidentet, ekspertët: Rritet fluksi dhe agresiviteti
aksidenteve vihet re edhe në vitin 2018, po të krahasojmë të njëjtat periudha. Për ekspertin rrugor Artur Sulçe, kjo rritje e numrit të aksidenteve gjatë sezonit të verës e ka një shpjegim. Eksperti Sulçe, tregoi edhe mënyrat sesi
mund të parandalojmë këtë numër të lartë të aksidenteve, që gjatë sezoni veror gjen më tepër hapësirë. Ndërsa për vitin 2019, marsi rezulton me numrin më të lartë, duke numëruar 127 aksidente.
AKTUALITET
18
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Pas rimbursimit të fishave për fëmijët deri në 18-vjeç, me financim të buxhetit të shtetit me vlerë 7.5 milion lekë gjatë vitit 2018, financimi shtrihet edhe për të rinjtë që vuajnë nga diabeti
Fishat falas të diabetit, kursim 12 mijë lekë të reja për çdo familje
PËRFITUESIT “Edhe një hap përpara drejt Mbulimit Shëndetësor Universal me zgjerimin e skemës së rimbursimit për të sëmurët kronikë. Nis shpërndarja e fishave të diabetit falas, pas fëmijëve, edhe për të rinjtë deri në 25-vjeç”, thotë Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, thotë se kontrolli i Glicemisë ndikon në uljen e komplikacioneve që shkaktohen nga diabeti”.
S
hpërndarja e fishave të diabetit falas edhe për studentët dhe të rinjtë deri në 25-vjeç të prekur nga kjo sëmundje, i kursen çdo familje 12 mijë lekë të reja. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka konsideruar zgjerimin e skemës së rimbursimit për të sëmurët kronikë, drejt një hap drejt mbulimit universal. “Edhe një hap përpara drejt Mbulimit Shëndetësor Universal me zgjerimin e skemës së rimbursimit për të sëmurët kronikë. Nis shpërndarja e fishave të diabetit falas, pas fëmijëve, edhe për të rinjtë deri në 25-vjeç”, thotë Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, thotë se kontrolli i Glicemisë ndikon në uljen e komplikacioneve që shkaktohen nga diabeti. Vendim për zgjerimin e përfituesve të fishave të diabetit falas u mor më 16 maj të këtij viti. Në total nevojiten rreth 868,700 fisha diabetike në një vit për pacientët, që pacientët do t’i përfitojnë falas. Për të lehtësuar pacientët, fishat e diabetit mund të tërhiqen për 6 muaj, duke ju shkurtuar rrugëtimin pacientëve, të cilët paraqiten vetëm dy herë në vit pranë QSUT ose spitaleve rajonale të zonave ku ata jetojnë. Procedura e rimbursimit të fishave për matjen e glicemisë fillon tek mjeku i familjes ku pacienti tërheq formularin për rimbursim dhe më pas paraqitet në farmacitë e rimbursimit, të cilat ndodhen në çdo spital rajonal dhe në spitalin universitar “Nënë Tereza” në Tiranë. Pas rimbursimit të fishave për fëmijët deri në 18vjeç, me financim të buxhetit të shtetit me vlerë 7.5 milion lekë gjatë vitit 2018, financimi shtrihet edhe për të rinjtë që vuajnë nga diabeti. Një tjetër vendim i rëndësishëm që ka lehtësuar pacientët me diabet është ai i konsultave të specializuara online, nëpërmjet sistemit të Telemjekësisë. Me këtë sistem, pacientët nga rrethet nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për konsultën për përfitimin e penave të insulinës falas, duke siguruar shërbim afër vendbanimit dhe
12 MIJË LEKË “Shpërndarja e fishave të diabetit falas edhe për studentët dhe të rinjtë deri në 25-vjeç të prekur nga kjo sëmundje, i kursen çdo familje 12 mijë lekë të reja. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka konsideruar zgjerimin e skemës së rimbursimit për të sëmurët kronikë, drejt një hap drejt mbulimit universal”.
kujdes shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Gjatë takimit me të rinjtë që përfitojnë falas fishat e diabetit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të vijojë zgjerimi i përfitimeve nga skema e rimbursimit, për të sëmurët kronikë që do të
përfitojnë nga lista e re e barnave e vitit 2019. Diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale, shëndetësore dhe ekonomike. Sipas një studimi të fundit çdo 10 sekonda në botë shtohen dy persona të tjerë me diabet dhe se çdo 8 sekonda vdes
SITUATA
një njeri nga shkaqe që lidhen me diabetin. Në Shqipëri janë të diagonstikuar rreth 75 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4-5 mijë raste reja me këtë sëmundje. Duke vlerësuar rëndësinë e Kontrollit Mjekësor Bazë për parandalimin
e kësaj sëmundjeje, Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se: “Rezultatet e deritanishme të Kontrollit Mjekësor Bazë tregojnë se 9.3% e personave 35-70 vjeç që kanë kryer check-up janë me nivel glicemie mbi normën, një shifër shumë e lartë që tregon për rëndësinë që ka kontrolli periodik, për të parandaluar pasojat e diabetit”.
TIRANË
Obeziteti, 22 % e fëmijëve të prekur Pishinat, kontrolle dhe monitorim
Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër i faktorëve ndërveprues. Pasha trupore dhe obeziteti përcaktohen nëpërmjet indeksit të masës trupore BMI (body mass index). Obeziteti fillon të prek fëmijët në moshën mbi 4-vjeç dhe në preadoleshenc, në moshat 10-11 vjeç. Duke filluar në moshë të herët prek dhe mënyrën e jetesë të fëmijëve. Aktiviteti fizik duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve, duke i lënë të ndërveprojnë dhe me bashkëmoshatarët, pasi kjo ndikon dhe në zhvillimin psikologjik. Prindërit duhet të tregojnë një kujdes të madhe në ushqyerjen e fëmijës, duke mbajtur një dietë ushqimore që fokusohet tek perimet, zarzavatet e tek frutat, duke eliminuar yndyrën. Tashmë që temperaturat janë të larta këshillohet që fëmijët të konsumojnë sa më shumë ujë që të jenë të hidratuar.
Frekuentuesit në pishina nuk zbatojnë rregullat e vendosura në to, duke u bërë shkak për ndotje dhe përhapjen e infeksioneve. Specialistët e Autoriteti Shëndetësor Rajonal, bëjnë apel për më tepër kujdes, pasi mosrespektimi i rregullave është një burim infeksionesh. Rreth 60% e pishinave në Tiranë janë monitoruar nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal. Pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar brenda kritereve të vendosura, ndërsa shqetësim mbetet mos zbatimi i rregullave të pishinave nga frekuentuesit. Sipas specialistit, Gimjan Dokle, mosrespektimi i këtyre rregullave higjienike sjell edhe shqetësime shëndetësore. “Pasojat më të dukshme janë irritimi i lëkurës, sidomos te zona e pishinave të fëmijëve dhe sklerat te sytë”. Monitorimet në pishina do të vijojnë përgjatë sezonit të verës.
SHOWBIZ Marina dhe Getoari pushime në ishujt e famshëm Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë çifti më i përfolur dhe më i ndjekur për momentin në trojet shqiptare. Së fundmi ata ndodhen në ishujt e famshëm Barbados, ku po kalojnë këto ditë të nxehta vere. Ata nuk i lanë fansat t’i harrojnë dhe postuan disa foto nga pushimet e tyre luksoze, por Marina ishte ajo që ra në sy dhe tërhoqi vëmendje, me bikinit e saj të kuqe duke vënë në pah linjat e saj.
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Aktorja e njohur thyen krahun pak ditë përpara filmit të ri Aktorja e njohur Emma Stone ka pësuar një incident ku për pasojë ka thyer krahun. Ajo së bashku me mikeshat e saj kanë marrë pjesë në një nga koncertet e turit të grupit “Spice Girls” ku dhe i ndodhi ky aksident. Stone kishte qëndruar mbi supet e mikes së saj dhe më pas ka rrëshqitur duke thyer krahun. Sipas mjekëve ajo duhet të qëndrojë dy muaj në regjim shtrati. Sipas “The Sun” diçka e tillë do të rrezikojë nisjen e xhirimeve për filmin e saj më të fundit “101 dalmatët” ku Stone ka rolin e “Cruellias”. Ajo duhet të niste xhirimet e filmit këto ditë, por duket se tashmë e ka të pamundur.
Alex Rodriguez tregon këshillat që i jep J.Lo për të arritur suksesin Ata janë një nga çiftet më të pëlqyer të momentit. Në mars kurorëzuan në fejesë lidhjen e tyre dyvjeçare dhe nuk ndahen për asnjë çast nga njëritjetri. Bëhet fjalë për këngëtaren Jennifer Lopez dhe ish-sportistin Alex Rodriguez. Në një intervistë për “Sport Illustrated” ai ka zbuluar disa detaje të lidhjes së tij me J.Lo. Rodriguez është shprehur se Jennifer e ka ndihmuar ‘të dalë nga guaska’ si dhe të shfaq më të mirën e vetes në publik. “Ajo më ka thënë: ‘Çelësi për të qenë në sy të pub-
19
Miliarderja më e re në moshë zhgënjen me pamjen e saj Kylie Jenner mbretëresha e bukurisë, u pa të martën pa asnjë makeup … dhe asnjë filtër. 21-vjeçarja kishte një pamje të çuditshme, ndërsa kaloi në Beverly Hills të martën. Ajo mbante syze dhe pa grim ndërsa dilte nga dentisti duke zhgënjyer të gjithë me pamjen e saj.
likut është të jesh më e mira e vetes tënde. Jo të jesh fals. Duhet të jesh vetvetja, por versioni më i mirë i vetes’. Jennifer di të komunikojë me masat në disa mënyra që unë asnjëherë nuk do di. Ajo ka një platformë të madhe, 200 milionë ndjekës në rrjete sociale, më shumë se 75% e tyre janë të shekullit të ri. Ajo më ndihmon sa herë kam nevojë. Jennifer është shumë e mirë me fjalët”, -ka thënë Alex. Ditë pas dite edhe ai po kthehet në një ndër meshkujt më të pëlqyer në Amerikë.
Nicole Kidman dhe Keith Urban festojnë 13 vjetorin e martesës “Trembëdhjetë vjet magji, muzikë, romantizëm, aventura të egra dhe zbulimin e vazhdueshëm të një dashurie të pastër. Gëzuar përvjetorin vogëlushe”. Ky është dedikimi që Keith Urban, 51 vjeç i kushton bashkëshortes së tij Nicole Kidman, 52 vjeç, me rastin e 13 vjetorin të martesës së tyre’. ‘Love Felice anniversario, Baby’, i përgjigjet artistja e “Big Little Lies”. Të dy janë martuar në 25 qershor në 2006 në Sydney dhe kanë dy vajza Sunday Rose e lindur në 7 korrik 2008 dhe Faith Margaret, e lindur nga një nënë surrogate në 28 dhjetor 2010.
SPORT
20
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Mbrojtësi holandez është gjithmonë e më pranë bardhezinjve sipas mediave italiane
Rozalb Lika
J
uventus po përgatitet për një verë të nxehtë me shumë lëvizje si në hyrje ashtu edhe në dalje. Mediat italiane dhe ato iberike raportojnë se Matthijs De Ligt është një hap larg kampionëve të Italisë. Gjithmonë e më shumë vijnë konfirmime që mbrojtësi i Ajax sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e bardhezinjve. Gazetari Oriol Domènech në programin “The club of midnight” të Esport3 të Radio Catalunya, ka konfirmuar se operacioni De Ligt-Juventus është i kryer në masën 95%: “Futbollisti e ka marrë vendimin e tij dhe do të shkojë në Torino. Në kontratë do të ketë edhe një klauzolë lirimi”. Bardhezinjtë, pas një kohë të gjatë kanë fituar konkurrencën me klube si Barcelona dhe PSG. E ardhmja duket e destinuar: ishte premtuar për t’u veshur blaugrana si shoku i tij Frenkie De Jong, për një shifër që shkon në 86 milionë euro. Në tratativa u futën edhe Juventus me PSG, me bardhezinjtë që arritën ta bindnin talentin holandez duke përdorur edhe ndërmjetësin Cristiano Ronaldo, i cili me rastin e Ligës së Kombeve e ftoi në Torino. Flamuri i bardhë është shumë pranë, teksa Juventus është gati për të përqafuar Matthijs De Ligt. Menaxheri i Juventusit dhe ai i lojtarit, Mino Raiola, në fakt kanë arritur një marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit në Torino. Tani, topi
De Ligt një hap larg Juventusit, Pogba ëndërr e realizueshme
do të kalojë në fushën e Ajax. Pas javësh diskutime, është arritur një marrëveshje për pagën e futbollistit, rreth 7.5 milionë euro, pa llogaritur shpërblime të tjera në rast suksesesh. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 5-vjeçare. Ëndrra Pogba e realizueshme - “Zonja e Vjetër” po mendon,
gjithashtu, për mesfushën, me një emër mbi të gjithë: Paul Pogba. Për rikthimin e “djalit të zjarrtë”, sipas asaj që shkruan “Il Corriere dello Sport”, shtytja e sponsorit teknik “Adidas” mund të jetë vendimtare. Kompania e mirënjohur gjermane është pjesë e rëndësishme te Juventusi, klub me të cilin ka një marrëveshje
tregtare deri më 30 qershor 2027. Kjo iu siguron bardhezinjve gjithsej 408 milionë euro (rreth 51 milionë euro për sezon). “Adidas” mësohet se ka treguar vullnet për ta rritur shumën e sponsorizimit, me qëllim që Pogba të kthehet në Itali dhe bardhezinjtë të arrijnë ëndrrën e madhe, që quhet Liga e Kampionëve.
ZIKALTRIT
PORTIERI
Interi arrin akordin me Lazaron, Lukaku është ende larg
Buffon rikthehet te Juventusi, por si portier i dytë
5 orë ka zgjatur takimi mes drejtuesve të Interit dhe Federico Pastorello. Ky i fundit është agjenti, i cili është i përfshirë në tri negociata me klubin italian, që kanë lidhje me sulmuesin Romelo Lukakun, Valentino Lazaro dhe Edoardo Verganin. Antonio Conte dhe Gabriele Oriali kanë qenë të pranishëm në negociata duke kërkuar fillimisht një marrëveshje për lojtarin Lozaro të Hertha Berlin, për të cilin Interi ofron 15-20 milionë euro, ndërkohë që klubi gjerman kërkon 25 milionë euro. Sipas asaj që shkruan “Sky”, thuajse është arritur akordi për mbrojtësin e krahut, duket se është zgjedhur për të bërë rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë. Vergani ndërkohë pritet të përfundojë te Roma pasi do të përfshihet në negociata për afrimin e Dzekos. Sa i përket Lukakut, Manchester United kërkon 75 milionë euro, ndërkohë që zikaltërit ofrojnë deri në 60 milionë euro. 15 milionë euro është një diferencë e madhe që mund të ngushtohet me kalimin e ditëve.
Gianluigi Buffon në sezonin e ri do të bashkohet me Juventusit. Tratativat duken në një fazë tepër të avancuar, mesa duket se është gjetur akordi dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane e vetmja gjë që pritet është firma midis palëve. Ai nuk do të jetë titullar, por portier i dytë në radhët e kampionëve të Italisë. Buffon e mbylli aventurën e tij me PSG dhe që prej atij momenti, në drejtim të tij kanë ardhur oferta nga e gjithë bota. Në radhët e Juventusit momentalisht nuk e kanë një portier të dytë, pasi Matia Perin është operuar në pjesën e shpatullës dhe të paktën deri në tetor ai nuk do të jetë i gatshëm. Bardhezinjtë nuk mund të qëndrojnë pa një portier të dytë, ndërkohë nga ana tjetër Perin ne momentin kur të jetë i gatshëm nuk dëshiron më të qëndrojë si rezervë, ndaj pritet që të transferohet tek Roma. Rikthimi i Buffon do t’i shërbente shumë Juventusit, pasi dihet pesha që ka gardiani tek skuadra, madje do të ishte një ndihmesë akoma edhe me e madhe edhe për trajnerin Sarri.
LEGJENDA
Ruud Krol: De Ligt formon dyshe të frikshme me doktorin
Ish-ylli i Holandës, Ruud Krol, ka folur për Juventus-in dhe De Ligt në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”. “Po dëgjoj dhe lexoj shifra të jashtëzakonshme, por e kuptoj. Ai është 19 vjeç dhe mund të jetë vendimtar për dhjetë vitet e ardhshme. Do t’i shtonte akoma më shumë cilësi një reparti të jashtëzakonshëm, ai dhe doktori krah për krah... Doktori Chiellini? Është mes tre më të fortëve në qarkullim, më pas zgjidhni ju si i sistemoni” dy të tjerët janë Sergio Ramos dhe Van Dijk. Kanë një prezencë dhe një zgjuarsi që i bën të jenë mbi të tjerët. Përse Juve fiton gjithmonë? Sepse Juventusi ka historinë dhe projektin, sepse blen më të mirë dhe transferimi i De Ligt është një tjetër sinjal”, u shpreh Kroos.
KUQEZINJTË
Milan bën gati 40 milionë euro për Nabil Fekir
Drejtuesi i Milanit, Ivan Gazidis njoftoi se kuqezinjtë do të ndjekin tashmë një rrugë të re, duke synuar të afrojnë futbollistë të rinj të talentuar, si rruga e vetme për të rregulluar bilancet. Aktualisht kuqezinjtë kanë ngritur organigramën e re, ku kanë rikthyer emra si Maldini e Boban, ndërsa pankina i është besuar ish trajnerit të Sampdorias, Marco Giampaolo dhe menjëherë ka nisur puna për merkaton. Sipas raportimeve të “France Football”, drejtuesit e Milanit kanë kërkuar informacione për të blerë fantazistin francez të Lyonit, Nabil Fekir. 25-vjeçari ka kontratë deri verën e ardhshme me klubin francez dhe këta të fundit do të kënaqeshin me rreth 35-40 milionë euro, që të mos rrezikojnë ta humbin me parametra zero verën e ardhshme.
SPORT
21
E enjte, 27 QERSHOR 2019
KUKËSI
Gjoka: Shkurtaj s’na mjafton, na duhen edhe dy blerje Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka është në pritje të përforcimeve gjatë merkatos se verës, në kuadër të pjesëmarrjes në Europa League por edhe për kampionatin e ardhshëm. Trajneri i nënkampionëve të Shqipërisë e ka të qartë se grupi është ende i paplotë, përtej afrimeve që kanë ndodhur deri tani. “Faza po shkon mirë, ekipi po jep maksimumin, kemi punuar me ngarkesë të madhe fizike. Tani, pak nga pak, do të fillojmë edhe me lojën, cikli është për rritjen fizike dhe pastaj të bëhemi gati për ndeshjen me Debrecenin. Po mundohemi te analizojmë kundërshtarin. Kur të shkojmë
në Ohër analiza do të jetë më specifike, që të jenë evidente si pikat e forta, ashtu edhe defektet e tyre. Sa i përket skuadrës tonë, lojtarët bazë të skuadrës janë duke u rikuperuar nga të gjitha problemet. Por mendoj se kemi nevojë për dy blerje, sidomos në fazën e sulmit. Po punojmë me kujdes e qetësi, dhe nëse do të arrijmë, do të marrim lojtarët që na duhen. Po mendojmë pjesën e sulmit se nuk mund të shtyjmë kampionatin vetëm me Shkurtajn. Por kush duhet të vijë, duhet të jetë me cilësi”, deklaroi trajneri i verilindorëve për Supersport.
Sulmuesi francez sipas “L’Equipe” nuk largohet pa këtë shifër, ekipi spanjoll e ka gati planin
Mbappe vlen 250 mln euro, Reali e do verën e ardhshme
G
azeta franceze L’Equipe ka publikuar një artikull me titull “Le vrai Prix de Mbappé” (“Çmimi i vërtetë i Mbappé-së). Sulmuesi PSG mbërriti në kryeqytetin francez dy vjet më parë në formë huazimi, me opsion blerjen. Kryeqytetasit, pas sezonit të parë, që konfirmoi talentin francez “yll” të futbollit botëror, paguan 145 milionë euro për kartonin e tij, pra klauzolën e vendosur në kontratë. Mbetën për t’u paguar edhe 35 milionë euro, për të plotësuar shumën 180 milionë euro në total, për të cilën të dy klubet ranë dakord. Të gjithë kanë menduar se kjo shumë (35 milionë euro) do të paguhej në formën e bonuseve në bazë të ndeshjeve të luajtura apo arritjeve të sulmuesit ë fushën e blertë, por nuk është kështu. “L’Equipe” ka zbuluar se 35 milionë euro Monaco do t’i përfitojë në dy raste: Nëse PSG vendos për të shitur lojtarin para përfundimit të kontratës së tij në vitin 2022 ose në rast se parizienët vendosin t’i rinovojnë kontratën. Kjo do të thotë se skuadra nga Principata mund të mos e përfitojë këtë shumë vetëm
LOS BLANCOS
Reali”dorëzohet” për Pogba, kërkon van de Beek
Real Madrid kërkon një goditje të madhe në mesfushë. Rezistenca që po bën Manchester United për Paul Pogba, objektivin i parë të “Los Blancos” që kur Zidane u kthye në pankinë, po i detyron drejtuesit të shohin një alternativë tjetër. Futbollisti holandez ra në sy sezonin e kaluar e Ajaxin e Amsterdamit dhe është shndërruar objektiv i shumë skuadrave me emër në Europë. Blerja e van de Beek do t’i kushton shumë më pak Realit si për vlerën e kartonit ashtu edhe për pagën. Vlera e tij rrotullohet te 60-70 milionë euro, ndërsa paga rreth 5 milionë euro sa gjysma e shumës që do të përfitonte Pogba.
MBROJTËSI
United pranë Wan-Bissak për 50 milionë euro
në rast se Mbappe largohet si lojtar i lirë, çka është praktikisht e pamundur që të ndodhë. Sipas medieve franceze, në rast se dikush troket në derë për të negociuar për Mbappé duhet të jetë gati për të shpenzuar një shifër marramendëse mes
230 dhe 250 milionë euro. Një shifër më e madhe krahasuar me shumën që PSG pagoi për Neymar (222 milionë euro). Në planet e Realit- Skuadra madrilene asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e madhe për ta pasur në skuadër, por tifozët
e kësaj skuadre duhet të presin verën e ardhshme për ta parë me fanellën e “galaktikave”. “Los Blancos” nuk kanë ndërmend që të hyjnë në bisedime me skuadrën franceze gjatë kësaj vere, teksa do të prezantojnë një ofertë bindëse verën e ardhshme.
MESFUSHORI
Kroos: Largimi im nga Bayerni ishte gabim, e mbyll 33 vjeç Ai konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë të planetit dhe nuk është rastësi që gjatë karrierës së tij ka fituar pothuajse gjithçka me fanellën e Bayernit , Real Madridit dhe Gjermanisë. Toni Kroos u transferua në Madrid në vitin 2014 dhe shitja e tij konsiderohet ende një nga gabimet më të mëdha që Bayerni ka bërë ndonjëherë. Futbollisti
gjerman, duke folur për Sport Bild, komentoi largimin e tij. “Për mua ishte e qartë që nga momenti i parë që Bayerni po gabonte me shitjen time. Edhe presidenti i klubit e ka pranuar këtë kohët e fundit dhe kjo gjë ka treguar edhe një herë madhështinë e tij. Nuk e di nëse ky operacion ishte një nga arsyet pse Guardiola u largua Bayerni, këtë duhet ta thotë ai, por
mund të konfirmoj se ai nuk ishte i kënaqur nga largimi im. Rinovimi i kontratës deri në vitin 2023 nuk ka qenë një rastësi. Atëherë do të jem 33 vjeç dhe mund të jetë mosha e duhur për t’u tërhequr, por edhe për të vendosur për të bërë diçka tjetër ose jo. Mund të përjashtoj që tani mundësinë që të luaj në Amerikë, Kinë ose Katar”, ka përfunduar gjermani.
Manchester United është drejt arritjes së akordit me Crystal Palace për të rrëmbyer mbrojtësin Aaron Wan-Bissaka për shifrën e 56 milionë eurove. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Premier League, duke ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha. Sipas mediave iberike, dy klubet kanë arritur akordin për shifrën e 50 milionë eurove dhe 6 të tjera bonus. “Djajtë e Kuq”, të përjashtuar nga Champions në sezon e ri, pasi e mbyllën në vendin e 6-të në kampionat, nuk kanë harxhuar asnjëherë kaq shumë për një mbrojtës. Wan-Bissaka pritet që të jetë një përforcim i rëndësishëm në krahët e mbrojtjes, atje ku skuadra e Solskjaer ka shfaqur shumë probleme. Në këtë mënyrë mbyllet edhe mundësia që Hysaj të transferohet në “Old Trafford” pasi ishte në listën e “Djajve të Kuq”.
SHENDETESI
22 E enjte, 27 QERSHOR 2019
Ushqimet e stinës që përmirësojnë shëndetin tuaj
N
dërsa stinët ndry shojnë kështu bëjnë shijet tona përsa i përket ushqimit. Edhe ata që hanë shumë shëndetshëm, do të ndiheshin të tunduar përballë ushqimeve të ndryshme në këtë periudhë të vitit. Ethet e para të të ftohtit-Ky është momenti që duhet të kthehemi tek supat, një kënaqësi që mund të përgatitet dhe më herët dhe serviret i nxehtë, i vakët apo dhe i ftohtë. Madje kjo duhet të jetë një zgjidhje strategjike për ata që duan të humbasin peshë. Një supë e mirë të kënaq stomakun dhe pa shtuar makarona apo patate, nuk ka shumë kalori. Megjithatë më poshtë do të rendisim disa nga ushqimet që mund të konsumohen në vjeshtë duke përmirësuar kështu edhe shëndetin tuaj. Mollët Mollët ndikojnë në një shëndet të mirë përgjatë shekujve dhe studimet moderne gjithashtu e konfirmojnë. Ky frut është i mrekullueshëm për zemrën dhe për një dietë të balancuar.
Me grip në vendin e punës
Kërpudhat Kërpudhat kanë qenë prej kohësh numri një në Lindje për vlerat e tyre ushqimore dhe tani këtë gjë e konfirmon edhe Instituti i Kërkimeve të kërpudhave në Japoni. Është momenti i pikut të kërpudhave në këtë kohë të vitit kështu që është koha ideale për të përfituar nga të gjitha vlerat ushqimore që ata kanë për të ofruar. Kungujt Kungujt në këtë kohë të vitit mund të përdoren për festën e Halloween-it dhe jo shumë për t'u ngrënë, por në fakt ata janë një ushqim shumë
i shëndetshëm dhe plot vlera ushqyese. Kungulli i pjekur është po ashtu i shijshëm dhe ideal për t'u konsumuar në vjeshtë. Perimet me gjethe Bimët si spinaqi janë ideale për të gjitha stinët duke na pastruar dhe përgatiten lehtë. Mjaftojnë shumë pak minuta të zjerjes në ujë që valon, për ti ruajtur dhe vlerat ushqyese. Perimet për tu pirë Përveç ëmbëlsirave mund të bëjmë një lëng perimesh, është më aktivizues për trupin. Mund të shtoni pak xhinxher një shije dhe akoma më të mirë.
Gripi është një virus që gjithmonë në sezone të caktuara bëhet shqetësues dhe për këtë është e rëndësishme të merren masat dhe hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten, por edhe kolegët. Studimet kanë treguar se kur në pyetje është zyra, më së shumti bakteret fshihen nëpër rubinetet e ujit, tastierën e kompjuterit. Të gjithë të punësuarit duhet t'i pastrojnë sipërfaqet e pajisjeve të punës, të cilat përdoren edhe nga të tjerët. Për ta shmangur dehidrimin, i cili së bashku me mungesën e gjumit dhe stresin dobësojnë sistemin imun, pranë vetes mbani një shishe me ujë. Kur ta ndieni se mund të sëmureni nga gripi, konsultohuni me mjekun tuaj për masat shtesë, si të përdorni vitaminat apo zinkun.
STUDIMI
Bima barishtore “Pandan”, ilaç për lëkurën Avokado ishte produkti kryesor për ata që
mbajnë dietë, madje u tha se është një nga produktet me më me shumë vlera ushqyese, por tani gjërat do ndryshojnë. Kuzhinierja televizive Nigella Lawson, e cila ka një emision interesant në Angli, na tregon se ka ardhur koha të heqim dorë nga Avokadoja e të përqendrohemi tek një tjetër produkt i gjelbër. Ajo po insiston shumë që avokadon ta zëvendësojmë me bimën e quajtur Pandan. Ka shije të ëmbël por edhe të athët, gjithashtu të jep ndjesinë se po konsumon vanilje. Lawson beson se Pandan po përdoret shumë në Britani dhe tashmë edhe në SHBA. “Unë mendoj se ky është dhe do të jetë bima e mrekullive. Me origjinë nga Azia Lindore, ka vlera ushqyese, ndihmon në sistemin e aparatit tretës, largon toksinat nga trupi dhe mban lëkurën të hidratuar. Pandan mund të përdoret në sallatë, në supë por edhe në ëmbëlsira të ndryshme. Pandan është një bimë barishtore që rritet në Azi dhe shpesh përdoret për ëmbëlsira dhe pije”.
Limon në çorape për lëkurën e thatë Shpesh thembrat e plasaritura, mund të kthehen në një problem shqetësues kur vjen puna tek përdorimi i sandaleve apo shapkave të verës. Kremrat e ndryshme hidratues, trajtimet nëpër qendra estetike shpeshherë kërkojnë shumë mund dhe para, dhe përgjithësisht ndodh të mos japin rezultatet e pritura. Zgjidhja mund të gjendet në natyrë, apo kuzhinë dhe është fjala për limonin. Si fillim, zgjidhni një limon që është mjaftueshëm i madh për t'jua mbuluar thembrën e këmbës, dhe e shtrydhni. Nga lëngu i fituar, përgatisni një limonadë, ndërsa për rregullimin e thembrave të plasaritura ju nevojitet vetëm lëvorja. Pasi ta keni pozicionuar limonin që të mbulojë pjesët e vrazhda, vishni çorapen. Lëngu i limonit do të eliminojë lëkurën e thatë. Nevojitet ta lini të veprojë gjatë natës. Pas vetëm një nate, thembrat do të bëhen më të buta, të gjitha pjesët e plasaritura hiqen dhe pasi ta keni vendosur kremin hidratant, do të dukeni sikur sapo keni dalë nga estetistja.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese, shkurtima e saj 5. Lëng i trashë dhe i yndyrshëm, më i lehtë se uji 7. Mashkulli i dhisë. Proverbi thotë "Shkon si ...i te kasapi" 11. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 13. Semundje gjatë të cilave i sëmuri përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja dhe humbet plotësisht a pjesërisht vetëdijen 15. Njoftoj organet përkatëse për diçka që kam gjetur, që kam zbuluar ose që kërkohej 17. Numri përkatës i një kafshe në regjistrin e veçantë të fermës 19. Mbulesë e hollë prej leshi a prej pambuku 21. Tokë që ishte nën zotërimin e një pronari të madh, të një feudali, të një mbreti etj 23. Nuk shkoj por v... 24. Mjet peshkimi, përdoret kryesisht për të zënë ngjala 25. Që ndodh në mënyrë të papritur e të menjëhershme 28. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 30. E mbajnë atë të varur në qafë, zakonisht zyrtarë dhe dhëndra 32. Njeri që ka mbetur me një dorë ose që nuk e përdor dot më njërën dorë, ngaqë e ka të dëmtuar 36. Burrë trim e bujar 38. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 40. Maja e një plage që ka zënë qelb 41. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 42. Mjet sinjali, që përdoret në makina 44. Hoffman, duhet emri i aktorit amerikan 45. Sierra Leone e ka mbiemrin si monedhë të saj 46. Një bend hard rock / heavy metal, i formuar në Helsinki, Finland, në vitin 1996 47. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 49. FRANG ... (1606-1643) leksikografi i parë shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf. Një nga autorët më të vjetër të letërsisë shqipe 52. Shkencë natyrore, që studion dukuritë e ligjet e përbashkëta të jetës 55. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 56. Mihal ..., (1871-1931), publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. 57. Shprehje dialektore, e sipërme, e lartë, mbi 58. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 60. Një e tillë, realizuar nga një Canon apo Polaroid, është një imazh 61. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 62. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 65. Skamje, jetë në pamundësi elemantera, gjendja e atij që është në varfëri të madhe 66. Dru me palcë të fortë që përdoret për të bërë orendi zbukurimi, etj
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
67. Thërres e përplas duart në shenjë miratimi a gëzimi për diçka ose për dikë 68. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 70. Partia Republikane, inicialet 71. Sallë e posaçme për të mbajtur leksione, referate etj., zakonisht në ndërtesën e një shkolle të lartë 75. Njësia monetare bazë e Republikës së Shqipërisë 76. Premtim solemn për të qëndruar besnik 77. GRamshi e kishte ashtu targën 78. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 80. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 82. Gjitar i madh brejtës, me kokën si hinkë, me bisht të gjatë dhe me lëkurë të mbuluar me qime në ngjyrë të kuqërreme 85. Ajo shërben për të parë nga nëndetësja 87. Mustafa ..., Kryeministër i Shqipërisë (1941 - 1943) dhe Senator i Mbretërisë Italiane (v. 1957) 88. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 90. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 92. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 93. Dioqeza ortodokse që ka në krye një peshkop 95. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a që i përgjigjet plotësisht diçkaje tjetër 97. Francisco Pizarro themeloi
më 18 janar 1535, qytetin ..., që është kryeqyteti i Perusë 99. Dënim që i jepej dikujt, duke e detyruar të largohet, duke e dëbuar, përkohësisht ose përgjithmonë diku larg vendlindjes 102. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 103. Banor vendas i Persisë ose ai që e kishte prejardhjen nga Persia. 105. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 107. Dollap ose arkë prej hekuri ku ruhen para, sende me vlerë dhe dokumente të rëndësishme 109. Karrocë e hapur, zakonisht me katër rrota, e tërhequr prej kuajsh 110. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 111. I tillë është një person që ka koncepte të vjetëruara shoqërore, i prapambetur, ose ... 112. Njeri që mbahet rëndë si zotëri, fodull 114. E kundërta e saj është konflikti, dhuna, lufta 115. Jon me ngarkesë pozitive; kund. anion. VERTIKALISHT 1. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 3. Mësoj foshnjën të ecë, e përkëmb 4. Janë punët e profesionit 6. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 7. Inicialet e Unionit të Krist
Demokratëve Gjermanë 8. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 9. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 10. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 11. Flokë të marra borxh 12. Njësi e matjes, e barabartë me rreth një mijë hapa 14. Një lloj perime, zhardhokët e kësaj bime quhet ashtu 16. Ajo studion marrëdhëniet e ndërsjella të botës bimore e asaj shtazore, me mjedisin ku jetojnë 18. E flak tutje dikë, e përzë, e dëboj, e shporr 20. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 22. E thënë tërthorazi e larg e larg për dikë a për diçka 23. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 24. Vendi ku verojnë bagëtitë 26. Joe ... u bë më 8 mars 1971, kampion botëror në kategorinë e rëndë në boks pasi mundi Muhammad Ali 27. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 29. Quhet ai që është shumë i zoti në një punë. 31. Shesh i vogël, i veshur me bar të njomë është ashtu 33. Kafaz për kafshë të egra a për zogj 34. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 35. Njeri i shkëputur nga jeta e gjallë, i cili rron me ëndrra, lufton më kot për ideale e qëllime të
thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 55. Partia Socialpuntore Shqiptare 59. Titulli më i lartë pas papës në hierarkinë kishtare katolike 63. Ai që ka për mjeshtëri të qethë dhe të rruajë 64. Partia Ora e Shqiperise 66. Brezi i mëparshëm, paraardhësit, etërit 69. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 72. Jam në një vend ku mund të më shohin të tjerët, shihem, dallohem 73. Romani i Anton Pashkut 74. Legjenda gjermane e pistës së garave të Formula 1, Michael ... 75. Cipë shumë e hollë dhe e tejdukshme ndërmjet lëvoreve të disa bimëve e perimeve 79. Stof leshi i butë dhe i punuar hollë 81. Një enë prej metali me një rubinet që shërbente për të larë duart, fytyrën 83. Janë të tilla ato të gazetave dhe medies në përgjithësi 84. Banka Botërore 86. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 89. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 91. Nëse nuk e kemi mik, atëherë i bie ta kemi... 93. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 94. Të lag e të bën qull 96. Mbledhja e gjithë anëtarëve të një institucioni 97. Loja me numrat që troket në portat e fatit, hidhet një short për të 98. Lëkurë e hollë, zakonisht prej bagëtish të imëta, e regjur dhe e përpunuar 100. Kafshë njëthundrake, përfohet nga kryqëzimi i pelës me gomarin, përdoret si kafshë shtëpiake në zonat e thyera 101. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 104. Pëlhurë e hollë dhe e tejdukshme, me të cilën mbulohej nusja ditën e dasmës 106. Dollap, ka mbahen zakonisht qelqurinat, pjatat, pijet e disa ushqime të thata 107. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 108. Dafinë ka edhe atë emër 109. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 113. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën
paarritshme sa bëhet qesharak.. ai i Mançes së Servantesit 37. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 39. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 41. Dhimitër ..., filloi si operator dhe shumë shpejt u bë regjisori më me ndikim në kinemanë shqiptare 43. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 48. Shprehje algjebrike, që përbëhet prej dy termash të bashkuar me shenjën plus ose minus 50. Sipërmarrës i madh privat në vendet kapitaliste, që përpiqet të nxjerrë sa me shumë fitime me çfarëdo mjeti 51. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 53. Bimë që rritet në det ose në vende të tjera me ujë 54. Përdoret për të përforcuar 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
P 13
3
H
4
˙
5
E L
I
14
K A
P
6
L
U
A
A
N U
R K
E
A D
D I
K
R I
F
F
T
P
K
T
S
O K
M A
S
K
Z
30
B
I
N
M
O
N
S
E
A K
T
T
H
24
T I
V A
A R
G J
B E
B
R
U R
O N
V
A
U 35
E S
I
S
L A
H
M
M
36
A
37
R
A
O
U
R ¸
D
E
Z
H 46
F
M P
I
R
I
K
P
47
F D
48
O
Z H
M
G
N I
U
N
R
H A
S
I
A
H A
V Z
I
R
T 56
K O
A
N T
R A
T ¸
62
63
B Y
E
64
B E
R I
L Y 68
R
M
E
D
V
K
¸
E
60
E S
¸
E
V E
S
K
R
T
A N
I
N
J
65
P
67
M A N
D
I
59
J
V
L A 57
D
58
Z O
O
50
T
55
61
K
R
49
M E
45
53
I
54
M O
T
D 44
52
D
38
B A
41
T U
43
51
E
K
34
A
12
K
29
E R
P
L
E
42
66
L
T
40
L E
T R
31
A N 39
V
O
28
E L
33
L
11
P B S
26
27
E
A N
R
N
25
32
A 23
E
A
10
18
I
22
E
9
K V 17
B 20
K A
21
8
16
K
19
O
7
A L
K 15
S
R
E
69
70
S
O H
V I
G
H E
R
I
J
71
M E K
K
¸
72
M A
L I
73
F
74
D A
J
E
N
R
75
B E
A
F
A
S
V ¸
76
77
M I
A
I
T
78
M J
E
E
S
80
P
I
F
A N
D ¸
L
R
H
U
D
T O
D E
T
79
B A
T
V
¸
E
R A
R
82
B
K
L A
R O
83
C
85
R A
J
Z
87
F
K
81
E R
84 86
I
L
88
N
L
89
90
91
A N
E K
B
M
92
L ¸
N D
A L
L A
M A
P
G
O J
D
L
N
93
R
L
U
G
94
R
K
R
J
S
R
O
K
C I
D E
K
U
95
T
96
˙ 102
A
I
A
97
98
T A
99
F
100
O
E
101
B
Z
E R
R Y
K
¸
R
B I
S
H
T
104
R
M
K
L
105
V E
L
T I
107
˙
I
A
L
I 108
N T
R I
G A
R
N T
M
S
A 109
M U R
110
K 111
M U S
R
106
H K
¸
R
112
V
˙
113
F
L
103
K
114
I
E
R Z
¸
S
G
E
O
O
N
M
115
J
Y
L B
E G
U
B
A L
E R
I
I
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 27 QERSHOR 2019
“Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që tentojnë të nxjerrin Shqipërinë nga rruga e BE të mbajnë përgjegjësi”
P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë dhe potencialin e thellimit të tyre veçanërisht në aspektin ekonomik. Presidenti çmoi mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian dhe veçanërisht për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian vjeshtën e ardhshme, duke nënvizuar reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e res-
pektimit të shtetit ligjor. “Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të
gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, - theksoi Presidenti Meta gjatë takimit.
POLITIKE
9
E enjte, 27 QERSHOR 2019
Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi: Më datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë së bashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën
PD: PS dhe Qeveria po shpërndajnë armë te militantët e tyre
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike në Dibër, XhemalGjunkshi ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e PD këtë të mërkurë. Ai deklaroi se në Dibër Rilindja po shpërndanë armë për militantët. “Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë.Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza”,deklaroi gjeneral Gjunkshi. Deklarata denoncuese është një shenjë alarmi për datën 30 qershor, aq më tepër në Dibër, qarku ku u faktua bashkëpunimi i qeverisë me krimin për vjedhjen e votave. Ai tha se drejtuesit e policisë në Dibër po i bëjnë presion qytetarëve për votat, duke theksuar se ministri i brendshëm Lleshaj ka gënjyer publikisht kur tha se ka shkarkuar drejtuesit e policisë në Dibër, pasi, sipas Gjunkshit, ata janë akoma në detyrë. Ish-deputeti paraqiti një listë të detajuar me targa të falsifikuara ta automjeteve të ushtrisë që janë vënë në funksion të fushatës elektorale, një tjetër shkelje e rëndë ligjore. Deklarata e plotë e ishdeputetit: Të nderuar qytetare te Dibrës dhe gjithë Shqipërisë!Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama.Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184. Është e paprecedent që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), OltaXhaçka, shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste.Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik. Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, të cilin po e përdor si taksi private, vajtje ardhje TiranëDibër.ToyotaLandCruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër. VolksëagenPhaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT. Mjeti Towareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e Armatosura. Mjeti LandRover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip Audi. Gjatë fushatës së saj elektorale, Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh
efektivësh të forcave speciale dhe nga stafi saj i ngushtë që punojnë në MM. Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale. Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2. Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeministri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore autorët e kësaj dosje, por ata vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave. Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që
drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar. Ky është një mashtrim shumë i madh.Ata jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar. Më konkretisht: Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar
materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër. Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj. Kemi të dhëna që policia e shtetit
REAGIMI
Policia padit ish-deputetin e PD Policia e Shtetit, reagon në lidhje me deklaratat e ish-deputetit të PDsë, XhemalGjunkshi se policia po armatos militantët në Dibër para zgjedhjeve.Policia i quan shpifje të ulët dhe plotësisht të fabrikuara gjithë sa artikulon Gjunkshi dhe thotë se do ta padisë këtë të fundit. “Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90″,- thuhet ne reagimin e policisë.
në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë.Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral. Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza.Në këto kushte Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën, kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme. Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe blerjen e kartave te identitetit. Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin DamianGjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër. Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet. Të nderuar qytetarë!Më datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën.
ISH-DEPUTETJA E LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Mehmetaj, Ramës: Mos ja qaj hallin Presidentit, kur të gjeti punë dhe ty, vetes i ka dalë për zot më kohë I
sh-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka reaguar dje për deklaratat që kryeministri Edi Rama bëri sot në Elbasan kundër LSI dhe Presidentit Ilir Meta. Në një reagim në Facebook, Mehmetaj paralajmëron Edi Ramën se do të izolohet dhe nuk ka për të dalë i fituar nga zhvillimi zgjedhjeve pa opozitën. “I dështuar, i kompleksuar dhe tejet qesharak ke përfunduar Ed Kryeministri! Megjithëse vitet si kryeministër të kanë pasuruar me para, shpirtin ta kanë nxirë
më tepër se e ke patur, por edhe imagjinatën ta kanë varfëruar e ke arritur në pikën që nuk di ç’nxjerr nga goja. Falli që sheh çdo ditë nuk po të pastron dot nga balta e krimit, që përtej faqes së qeverisë tënde, po nxin edhe faqen e Shqipërisë në sy të mbarë botës”,- shprehet Mehmetaj. Ish-deputetja e LSI, shtoi se “edhe pse shpreson çdo ditë që filxhani të të tregojë ndonjë rrugëdalje, rrugëdalje nuk ka më e gjykimi do të të bëhet edhe ty në shesh, njësoj
si frymëzuesit tënd”. Mehmetaj i është përgjigjur dhe akuzave lidhur me Presidentin. “Edhe pse doli nga goja jote e nxirë, është krenari për LSI të jetë partia që fut njerëzit në punë! Edhe mos ki asnjë merak, sapo ti të rehatohesh i izoluar aty ku e meriton, me intensitet do punojmë që Shqiptarëve t’u kthehet mirëqenia që ti u mohove. Sa i takon Presidentit, mos ja qaj hallin, kur të gjeti punë edhe ty, vetes i ka dalë për zot me kohë!”,- tha KejdiMehmetaj.
POLITIKE
10
E enjte, 27 QERSHOR 2019 KRYEBASHKIAKU I KAMZËS
MESAZHI
Thirrja për kandidatin socialist të Vaut Dejës: Mark, reflekto! Shmang vëllavrasjen!
Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Bashkinë Vau-Dejës i është drejtuar me një letër publike kandidatit të Partisë Socialiste Mark Babanit për reflektim dhe të shmangë vëllavrasjen. Aleanca apelon Babamnin
të mos nxisë konflikte të pa nevojshme ku vëllezërit dhe motrat e Bashkisë Vau Dejës , ta mbajnë mend si një ogurzi, si një shegert i krimit më të neveritshëm, i cili për egon e tij personale të fryrë nga pëshpërima djallëzore nga një grup njerëzish që e rrethojnë , me një historik kriminal po e përdorin si “ mish për top”. Duke shprehur vendosmërinë se votime pa zgjedhje nuk mund të ketë, Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Bashkinë Vau-Dejës thotë se kjo është një betejë madhore ku duhet të
mendohen interesat kushtetuese dhe qytetare. “Mos harro! Nuk ështët data 30 dita e zgjedhjeve për ne, por dita e gjykimit për ty dhe për ato që po i shërbejnë këtij plani kriminal! Reflekto sa ka ende kohë, jep kontributin që të shmanget kjo paligjshmëri që mund të ketë pasoja që askush s’do i dëshironte. Është e rëndë të mbash mbi shpatulla misionin kriminal të rilindjes pasi nuk mund të rishohësh më të kaluarën tënde, pasi do të jetë vonë!”, thuhet në mesazh.
Këshilli i Europës anulon misionin e vëzhguesve për 30 qershorin, Voltana Ademi: Lajm i mirë për Shqipërinë!
P
ërmes një posteri gjigant të vendosur përpara Teatrit “Migjeni” në Shkodër, bashkia fton të gjithë qytetarët e saj të bashkohen për ti thënë stop krimit, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe të lirive e të drejtave themelore të qytetarëve. Qytetarëve u lihet takim nga data 27 qershor deri me 2 korrik prej orës 7 në 19:00. Bashkia e Shkodrës i ka bërë një thirrje të fortë të gjithë qytetarëve të bashkohen për t’i thënë “stop krimit”, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe lirive e të drejtave themelore të qytetarëve. Në një pankartë që është vendosur në qendër të godinës së Teatrit “Migjeni”, është publikuar thirrja “Në Shkodër të gjithë bashkë”, “Stop krimit”, një takim qytetar nga data 27 qershor deri në 2 korrik nga ora 7:00 deri në 19:00. Thirrja është ilustruar me fotografitë e personazheve tashmë të njohur botërisht për vjedhjen e votave, të dalë nga përgjimet, si të kryeministrit Edi Rama, ministrit Gjiknuri, deputetit Manja e emrave të tjerë figurash publike. Ndërkaq, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi do të reagonte pas lajmit që Këshilli i Europës refuzoi pjesëmarrjen e vëzhguesve të tij në zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit me dekret presidencial. “Lajm i mirë për Shqipërinë! Këshilli i Europës anulon misionin e vëzhguesve për 30 qershorin. Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, informon se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka marrë vendim të mos dërgojë një Delegacion për Vëzhgimin Zgjedhor të Kongresit në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara. “Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi i beftë dhe ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj për të ndërvepruar me Kongresin”shprehet Këshilli i Europës”, u shpreh dje në reagimin e saj, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Reagon PS-ja I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste Dega Shkodër, e cila dënon keqperdorimin e institucioneve publike për interesa politike dhe thirrjet qe nxisin ndasinë dhe frymën jo tolerante nga ana e Bashkise Shkodër. Në një deklaratë për
Një javë në këmbë, Bashkia Shkodër thirrje qytetarëve të bashkohen kundër krimit
Mziu bën thirrje për tubime: “Stop Krimit”, të gjithë bashkë për liritë tona
Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të bashkohen në tubimet e PD-së nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, për ti thënë “Stop Krimit”. “Ne ftojmë mbarë qytetarët e Bashkisë Kamëz për t’ju bashkuar thirrjes njerëzore: “Në Kamëz të gjithë bashkë për mbrojtjen e votës së lirë”, “Stop Krimit”, duke e realizuar me një takim qytetar nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, nga ora 7;00 deri në 19:00”,- njofton Mziu. Në vijim, kreu i Bashkisë së Kamzës thekson se nëse bashkohemi të gjithë bashkë do të mund të fitojmë përgjithmonë liritë tona. “Duke u bashkuar të gjithë ndaj një të keqeje të madhe që ka pllakosur Shqipërinë, të gjithë do t’ja dalim për të fituar një herë e përgjithmonë liritë tona.Zoti ju bekoftë!”, u shpreh dje ne reagimin e tij, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu.
NISMA
PD letër KQZ: Të ndërpritet votimi i paligjshëm në Bashkinë Dibër
mediat, PS thotë se veprimet e Bashkisë Shkodër me postera të afishuara në institucionet publike dëshmojnë përdhosje të një institucioni simbol të kulturës në Shkodër, siç është teatri “Migjeni”. PS Shkodër i bën thirrje drejtueses së bashkisë Shkodër të mos tejkalojë kompetencat e saj, të vetëpërmbahet dhe
të respektojë Kushtetutën dhe një ndër të drejtat themelore që burojnë nga ajo, siç është e drejta e votës. PS gjithashtu fton qytetarët dhe zgjedhësit shkodranë të bëhen pjesë e procesit me 30 qershor 2019, në demonstrimin e vlerave të qytetarisë së tyre, por dhe vullnetit e dëshirës për të kapërcyer e për ti thënë jo gjuhës së urrejtjes.
PARALAJMËROHEN PROTESTA
PD i kërkon KQZ të ndërpresë votimet në Korçë dhe Pustec Dega e Partisë Demokratike Korçë i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i kërkon të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në bashkitë Korçë dhe Pustec, të cilat i konsideron të paligjshme. PD e konsideron krim të rëndë vazhdimin e përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec. PD e Korçës njofton se në datat 27 deri 2 korrik, në territorin e bashkive Korçë dhe Pogradec do të organizohen tubime të ligjshme. Tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira. PD e Korçës kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ,VNV dhe QV dhe kthimin e tyre në funksion të publikut. “Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimeve, kryen krim dhe qytetarëve ju lind e drejta që të parandalojnë me çdo mjet demokratik kryerjen e një krimi”, tha dje dega e PD-së në Korçë.
Partia Demokratike me anë të një kërkese zyrtare që i ka nisur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisariatit të Policisë në Dibër kërkon anulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës. PD thotë se votimet në këtë bashki janë të paligjshme, ndërsa shton se Gjithashtu, në kërkesën e PD kërkohet lirimi i ambienteve të zëna nga KZAZ, GNV, apo QV dhe kthim i tyre në funksion normal publik, pasi nuk ka bazë ligjore për të mbajtur këto ambiente të zëna. Partia Demokratike bën me dije se në Dibër dhe në të gjithë bashkitë e vendit do të ketë protesta, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të 30 qershorit. Po ashtu, sot në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër do të nisin protestat për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Dega e Partisë Demokratike Dibër ka bërë një kërkesë këtë të mërkurë ndaj KZAZ 19, KQZ, Komisariatit të Policisë dhe për dijeni OSBE – ODIHR. Në këtë shkresë publike, dega e PD Dibër lajmëron se protestat nisin nga nesër deri më datë 2 Korrik. PD shprehet se nga data 27 qershor deri më datë 2 korrik do të zhvillojë tubime të ligjshme në të gjithë territorin e Bashkisë Dibër, për të mos lejuar votime që janë antikushtetuese.