www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Meta: Të reflektojmë si Maqedonia për negociatat E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 258 (8699)
E diel, 27 Tetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Kreu i shtetit, mesazh kryeministrit Rama pas dështimit me hapjen e negociatave: Është e rëndësishme të reflektojmë të gjithë. Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut përmes një zgjidhje të caktuar politike. Kjo është zgjidhja e tyre, tregon dhe pjekurinë e tyre politike dhe demokratike. Natyrisht që dhe tek ne ka mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe lexojmë me vëmendje të gjitha ato detyrime që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim
Presidenti Ilir Meta pret homologun Stevo Pendarovski: Integrimi europian është e vetmja alternativë për rajonin
FAQE 3
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD
Gazmend Bardhi: Reforma zgjedhore nuk bëhet pa opozitën FAQE 4
ISH-DEPUTETI I LSI-SË
Përparim Spahiu: Të shkojmë në zgjedhje, LSI gati për ballafaqimin mbi platforma Intervistoi: Redjon Shtylla FAQE 8
DOKUMENTET
Ndrek Luca, Helena Kadare, Rikard Ljarja… emrat e 315 intelektualeve të Tiranës që ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit
KRYETARI I PR
Mediu në Bundestag: Mbështetja e Gjermanisë, bazuar në rezultatet e qeverisë FAQE 4
INTERVISTA
Kryeministri Edi Rama: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, diçka e natyrshme
FAQE 10-11
1-VJETORI
Në foto: Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
FAQE 4
Ceremonia në Bularat, Kacifas përkujtohet me thirrje antishqiptare
FAQE 5
FAQE 2
POLITIKE
2 E diel, 27 TETOR 2019
Kryeministri Edi Rama flet për mediat zvicerane: Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute
Edi Rama: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, diçka e natyrshme K ryeministri Edi Rama, në një interv istë për mediat zvicerane, ka folur ndër të tjera dhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Rama shprehet se diçka e tillë do të ishte e natyrshme. E përditshmja zvicerane, Neue Zuercher Zeitung në një shkrim të publikuar për situatën aktuale në rajon, citon dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i cili ka folur ndër të tjera dhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar si diçka të natyrshme. Autori i shkrimit Andreas Reih
thekson se nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do i jepte fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar. Për vite të tëra, Perëndimi nuk i pranoi kategorikisht ndryshimet kufitare në Ballkan. Megjithatë, për disa muaj, gjithnjë e më shumë vende të BE dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen nga ky qëndrim: gjëja kryesore është që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje.
Gazetari thekson se edhe kryeministri Edi Rama është gjithashtu i hapur për një ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo është një gjë e natyrshme”, thotë ai në një intervistë për NZZ. Sipas tij, edhe kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë ripërcaktuar në vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, Rama thekson se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. ‘Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia’. Por si mund të jetë kufiri i ri? Rama këtu bën
Kurti për takimin me Ramën: Më shumë ura Kosovë-Shqipëri
K Tritan Shehu: “Shengeni” Rama-Vuçiç, nga dje zgjatim i “dorës” ruse në Ballkan sh-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu shprehet se projekti i Edi Ramës për bashkëpunimin me Serbinë hap rrugën për fu tjen e tregut rus në Ballkan. “Firmosja dje në Moskë me gjithë kundërshtitë e shprehura nga BE dhe ShBA, e Traktatit midis Serbisë dhe Unionit Euroasian të kontrolluar nga Rusia, e bën të ashtuquajturin “Shengen” ballkanik direkt apo indirekt një zgjatim të “dorës” Ruse në Ballkanin Perëndimor. Pra ajo që dihej, dje u konfirmua, arsyeja dhe porositësit e vërtetë të insistimit të Vuçiç për të nënshkruar atë “Shengen” si “Jugosllavinë e Re”, duke tentuar dhe anashkalimin e Kosovës”,- deklaron Shehu në një postim në Facebook. Shehu shton se Shqipëria nuk duhet të jetë pjesë e projekteve të tilla që nuk kanë miratimin e BE-së dhe SHBA, por janë dhe një kërcënim për ekonominë. “Afrimi me Rusinë ngel thelbi i asaj marrëveshje “ballkanike”, gjë që u shpjegua qartë nga Vuçiç mbas vendimit të KE për negociatat dhe që u materializua nga firmosja e Traktatit Serbi-Unioni Eurasian dje. Një bashkautorësi e Ramës në këtë projekt ndesh me interesat shqiptare, antieuropian, sinkron me tentativat e aleancave të vjetra e të reja Lindore për ta çuar Shqipërinë e Rajonin drejt Lindjes, është një pengese serioze për rrugen tonë të integrimit. Ne shqiptarët për asnjë çmim nuk mund të lejojmë të na përçajnë e të na degdisin përsëri larg familjes sonë Europiane e Perëndimore”,- deklaroi Tritan Shehu.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
mbështetjen e BE dhe SHBA. Rama flet edhe për mundësinë që në rajon të krijohet një mini-Shengen mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai thotë se ka dëgjuar diçka për një projekt të tillë dhe shton se e mirëpret.
KRYEMINISTRI I ZGJEDHUR I KOSOVËS
ISH-MINISTRI I JASHTËM
I
një kufizim: “Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute”. Megjithatë, ai nuk e përcakton më tej se çfarë quan një ndryshim natyral të kufirit. Për një gjë është i sigurt: Shqipëria do mbështesë çdo marrëveshje që gëzon
ryeministri i zgjedhur i Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka zbardhur për mediat detaje nga takimi më shumë se 5 orësh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai tha se kishin shumë kohë pa u parë dhe se në takim ka shprehur dëshirën për një bashkëpunim dhe më të ngushtë me qeverinë
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
shqiptare dhe kryeministrin. Kurti theksoi se ka nevojë për bashkërendim mes dy vendeve si për politikën e jashtme ashtu dhe në aspektin e ekonomisë dhe për sa më shumë ura që dy vendet t’i ndihmojnë qytetarët e tyre të mos jenë të fundit në rajon. “Kishte shumë kohë pa u parë diku rreth 14 muaj. Kishte shumë tema e çështje që
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
duhet t’i bisedonim, aq më tepër që Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme dhe unë si kryeministri i ri dua dhe duhet të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe me kryeministrin e Shqipërisë”,tha Kurti. Ai shtoi se tema e bisedës ishte për çështje të cilat i kemi të përbashkëta por gjithashtu edhe për çështjet në dy shtetet tona. “Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme dhe në aspektin e ekonomisë të bashkërendohen sa më shumë Kosova me Shqipërinë sepse efekti sinergjik që mund të kemi natyrisht që nuk është i shfrytëzuar sa duhet. Besoj që mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha se sa realiteti që e gëzojnë prandaj duam që të krijojmë sa më shumë ura dhe Kosova dhe Shqipëria dhe Shqipëria dhe Kosova t’i ndihmojnë shqiptarët që të mos jenë më të varfrit, e më të papunët e më të nëpërkëmburit jo vetëm në Ballkan”, deklaroi Kurti.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 27 TETOR 2019
Meta: Të reflektojmë si Maqedonia për negociatat
Kreu i shtetit, mesazh kryeministrit Rama pas dështimit me hapjen e negociatave: Është e rëndësishme të reflektojmë të gjithë. Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut përmes një zgjidhje të caktuar politike. Kjo është zgjidhja e tyre, tregon dhe pjekurinë e tyre politike dhe demokratike. Natyrisht që dhe tek ne ka mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe lexojmë me vëmendje të gjitha ato detyrime që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet të cilat u dëmtuan nga vetoja e Francës, qëndrimi i Holandës dhe Danimarkës kundër hapjes së negociatave. Mënyra sesi po sillen qeveritë e dy shteteve fqinje pas këtij refuzimi të një pjese të BE është krejt e ndryshme. Maqedonia e Veriut, një shtet që është vlerësuar për reformat e brendshme dhe marrëveshjen me Greqinë edhe pse ishte më e favorizuara në Këshillin Europian për t’i çelur negociatat vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë, qeveria “Rama” në Tiranë me një bilanc negativ reformash dhe me krizë të rëndë politike, nuk e sheh refuzimin e negociatave të problemet e brendshme të saj, por fajëson Francën dhe vendet e tjera për bllokimin. Kjo papërgjegjshmëri e qeverisë, jo vetëm solli bllokimin e negociatave më 18 tetor, por nëse vijon në këtë mënyrë mund të shkaktojë dhe dështim fatal në takimin e radhës së BE-së për Ballkanin, në maj 2020. Lidhur me situatën e re të krijuar pas bllokimit të negociatave, ku kërkohet një reagim i gjithë klasës politike për të shmangur skenarët më negativ, ka reaguar dje kreu i shtetit Ilir Meta. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidenti Meta ka kritikuar gjithë klasën politike, si dhe ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama. Presidenti ka kërkuar reflektim nga gjithë faktorët politikë duke sjellë shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila shkoi në zgjedhje të parakohshme për të konfirmuar
edhe njëherë mbështetjen e qytetarëve ndaj reformave. “Është e rëndësishme të reflektojmë të gjithë. Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut përmes një zgjidhje të caktuar politike. Kjo është zgjidhja e tyre, tregon dhe pjekurinë e tyre politike dhe demokratike. Natyrisht që dhe tek ne ka mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe lexojmë me vëmendje të gjitha ato detyrime që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim”,- deklaroi kreu i shtetit. Mesazhi i Presidentit Ilir Meta duket se shkon direkt për kreun e qeverisë “Rama”, i cili një pas më shumë se një jave nga bllokimi i negociatave ende akuzon si fajtore vendet e BE për rezultatin negativ. Ndërkohë që Shqipëria ka mjaft probleme të cilat kërkojnë zgjidhje emergjente dhe nuk varen nga vendet e Bashkimit Europian. Standardi i vendosur nga Zoran Zaev me futjen e vendit në zgjedhje
të parakohshme duket se e shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër Edi Ramën. Këto javë në PS vetëm dy kanë qenë shqetësimet kryesore. E para si të fajësojnë Francën dhe e dyta, si të tregojnë se situata në Maqedoni nuk është e njëjtë si në Shqipëri dhe ndaj këtu s’mund të ketë zgjedhje. Por qëndrimi i Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit Zoran Zaev nuk lë shumë vend për justifikime. Kryeministri i Maqedonisë është politikani që aktualisht ka mbështetjen më të madhe ndërkombëtare në rajon, për shkak të zgjidhjes së krizës me Greqinë. Megjithatë edhe pse ndodhet në kuotat më të mira dhe pa asnjë presion, Zaev vendosi të shkojë në zgjedhje duke respektuar kërkesën e opozitës. Ndërkohë kryeministri Edi Rama drejton vendin që ndodhet në krizën më të rëndë të viteve të fundit, e megjithatë nuk sheh si zgjidhje për dalje nga situata zgjedhjet e parakohshme. Duke mos pranuar as standardin e Maqedonisë së Veriut, Edi Rama po
dëmton edhe më tepër procesin e integrimit, pasi kriza nuk duket se është drejt zgjidhjes. Veç kësaj, Presidenti Meta shprehu kritika dhe për mënyrën sesi po sillet mazhoranca ndaj vendeve që kanë shprehur rezerva për Shqipërinë, Francën, Holandë, Danimarkën dhe Spanjën. Presidenti ka kërkuar vendosjen e kontakteve më të ngushta më këto vende, në rrugë institucionale, për t’i sqaruar për zhvillimet në Shqipëri dhe për rëndësinë që kanë ata. “Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet që kanë qenë më kritike, përfshirë Francën, Holandën, Danimarkën, Spanjën apo çdo vend tjetër. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë, për të adresuar shqetësimet e tyre. Nuk mjafton të themi që Franca apo Holanda ka këto probleme të brendshme dhe po na përdor ne, në rast se ne jemi një burim i shqetësimeve të brendshme të tyre, përsa i takon emigracionit, azilkërkuesve, përsa i takon dhe problemeve të krimit të organizuar, në veçanti përsa i takon Holandës. Ne duhet të reagojmë me shumë përgjegjshmëri dhe në mënyrë mjaft të besueshme, në mënyrë që të gjitha këto shqetësime të shuhen në javët dhe muajt që vijnë”,deklaroi Presidenti Ilir Meta. Ndaj marrja si shembull nga Presidenti Meta e kryeministrit maqedonas ishte sinjal kritike ndaj kryeministrit Rama që nuk pranon asgjë. Për Ramën dielli lind dhe perëndon në Surrel! Mili Xhani
POLITIKE
4 E diel, 27 TETOR 2019
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi: Reforma zgjedhore nuk bëhet pa opozitën
Gazmend Bardhi: Gati të përballemi me Ramën, e mundim S
ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, zbuloi detaje të reja mbi kalendarin e opozitës për Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Bardhi deklaroi se është përcaktuar agjenda e të gjitha grupeve dhe nëngrupeve, që do të kryejnë takime të përditshme, derisa brenda muajit opozita të ketë gati të gjitha çështjet që do të duhet të trajtojë reforma zgjedhore. “Kemi përcaktuar agjendën e të gjitha nëngrupeve të punës, kemi përcaktuar që do mblidhemi si grup pune çdo të hënë në orën 18:00 dhe nëngrupet mblidhen në ditë të ndryshme brenda javës dhe në fund të muajit të kemi mbaruar punën tonë si opozitë, që të parashtrojmë çështjet që do duhet të trajtojë reforma zgjedhore. Pala që ka përgjegjësi më të madhe për krijimin e krizës, që është qeveria, duket se është e vendosur të mos pranojë faktin që Shqipëria është në krizë. Për herë të parë Parlamenti i një prej vendeve kuçe të BE, i bën thirrje të gjitha palëve politike të gjejnë zgjidhje urgjente të krizës politike, përndryshe thotë Bundestagu rruga e hapjes së negociatave do të vështirësohet dukshëm”, tha Bardhi. Basha tha për ‘news24’ se nuk ka frikë të përballet me Ramën, a është kjo një formë nënkuptuese se PD kërkon zgjedhje dhe s’ka rëndësi kë ka përballë? Ne e kemi thënë që s’kemi problem të përballemi me këdo, përfshi edhe Ramën. Ajo që kërkojmë është që Shqipërisë t’i garantohen zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e viteve të fundit kanë treguar se Rama nuk ka vullnet për të përmbushur atë që duhet të përmbushë çdo
kryeministër në një proces zgjedhor. Nëse palët marrin pjesë në barazi në një proces zgjedhor, PD dhe koalicioni opozitar mund PS dhe padyshim edhe Edi Ramën. Pra, nuk është problem për ne Rama. Zgjedhjet e ardhshme në pranverën e ardhshme …. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë sa më shpejt të jetë e mundur janë mundësia e vetme që jo vetëm vendi të dalë nga kriza, por t’u jepet mundësi edhe
ISH-DEPUTETI I PD-SË ERVIN SALIANJI
Salianji: PD gati për zgjedhje të parakohshme, ta ndëshkojmë këtë sistem
I
sh-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka deklaruar nga Korça se forca e tij politike po punon për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohs hme, dhe ndryshimin e qeverisë. Salianji tha se ka një pesimizëm të madh te të rinjtë dhe te bizneset, që do të ndryshonte vetëm në sajë të zgjedhjeve të parakohshme. “PD të jetë e gatshme për të hyrë në zgjedhje të parakohshsme. Optimizmi i shtuar i strukturave të PD po përhapet dhe vjen si rrjedhoje e pesimizmit të biznesit, të rinjve, pensionistëve për të ardhmen dhe kjo si pasojë e moshapjes së negociatave. Ftoj të gjithë të bëhen pjese e PD për të ndëshkuar një sistem qeë nuk u shërben”, është shprehur ish-deputeti. “3 studentë që kanë protestuar janë dënuar në mënyrë të turpshme nga një gjyqtare që i shërbeu partisë së saj. Ne do ta ndjekim në të gjitha strukturat këtë vendim”. I pyetur për deklaratën e Ramës se “dielli do të lindë sërish” edhe pas dështimit të negociatave, Salianji tha: “Koha ka qenë e mirë gjithë kohën ndaj s’kemi pse mbetemi në delir. Ka dhe politikanë që mendojnë kështu. Politika deri tani ka qenë penguese. Qeveria është përgjegjëse për keqqeverisjen dhe autoritarizmin që po përdor. Faj nuk kanë popujt, faj ka qeveria”.
qytetarëve për një qeveri që punon për interesin e tyre. Detyra e opozitës është të mundësojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është problem koha kur mbahen zgjedhjet, por e rëndësishme është të jenë të ndershme e të lira. A do të arrihen këto zgjedhje dhe kur? Kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të mos ketë krizë si kjo që ka aktualisht. Një qeverisje që nuk prodhohet nga vullneti i qytetarëve është kjo që kemi ne sot, e korruptuar, që s’ka në fokus interesin e shqiptarëve. Për ne themeli i zgjidhjes është garantimi pas 30 vitesh i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Çfarë prodhoi takimi me sekretarin e OSBE? Opozita e bashkuar i shprehu atij gatishmëri për të dhënë kontribut për realizimin e reformës zgjedhore. Morëm angazhimin e tij se OSBE është e gatshme të ofrojë ekspertizë, ose të jetë ndërmjetësuese në dialogun mes palëve.
Artikulohen protestat, por s’ka një datë. A është në agjendën e PD caktimi i një date? Është e qartë për çdo shqiptar që Rama nuk është përgjegjës vetëm për mos hapjen e negociatave, por është pengesa e vetme që mban peng Shqipërinë në rrugëtimin evropian. Opozita, PD, ka thirru protesta, dhe edhe në të ardhmen do thërrasë protesta, sa herë të jetë e nevojshme për të sensibilizuar shqiptarët e ndërkombëtarët mbi atë që ndodh në vend. Ende nuk ka një datë për protestat, për shkak se ne gjykojmë që duhet të përqendrojmë energjitë tona në përmbushjen e kushteve që Shqipëria të afrohet sa më parë me
BE. Forumet mblidhen dhe do përcaktojnë se kur do duhet që opozita të thërrasë protestë kombëtare. Qytetarët shqiptarë janë në protestë të përditshme. Kur qeveria thotë se opozita ka bërë gjithçka për të penguar negociatat, ju ndjeni përgjegjësi? Rama është faktuar si një njeri që kapet duke gënjyer, kështu që kjo është një tjetër gënjeshtër. Opozita ka qenë dhe vazhdon të jetë e angazhuar tërësisht për të mundësuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, sepse e shohim si një monitorim nga afër i situatës në Shqipëri. I vetmi njeri që ka bërë gjithçka për mos hapjen e negociatave është Edi Rama.
KREU I PAA
Duka: Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të kapërcyer krizën
K
reu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, mblodhi ditën djeshme Asamblenë e partisë për të diskutuar mbi situatën politike. Në fjalën e tij, Duka vuri theksin te kriza e thellë politike dhe vendimi i BE për të mos hapur negociatat. Lidhur me bllokimin e negociatave, Duka tha se “mos çelja ishte një verdikt për gjashtë vite keqqeverisje, një verdikt i nënshkruar edhe nga shqiptarët që kanë mbushur rrugët e Europës, në pamundësi për një jetë më të mirë në një vend ku rendin ligjor ka rënë, si pasojë e mungesës së
Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese”. Më tej, Duka deklaroi se duhen zgjedhje të parakohshme për zgjidhjen e krizës, pasi sipas tij, çlirimi i shoqërisë shqiptare duhet bërë vetëm përmes garës dhe konkurrencës në zgjedhje. “Megjithatë, një gjë është e sigurt, çlirimi i shoqërisë shqiptare nga ngërçi në të cilin ndodhet, duhet të kaloj nëpërmjet garës dhe konkurrencës në zgjedhje. Është gara që prodhon ndryshim. Është gara që përmirëson një shoqëri. Është një sistem zgjedhor konkurrues ai që i duhet Shqipërisë”, theksoi kreu i PAA.
KRYETARI I PR
Mediu në Bundestag: Mbështetja e Gjermanisë bazuar në rezultatet e qeverisë
O
pozita ka ndërtuar një grup që po punon për reformën zgjedhore, kjo i është bërë me dije zyrtarëve të Bundestagut gjerman nga Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane. Aleati i PD-së, përmes një postimi në facebook, ka treguar se mëngjesin e sotëm ishte pjesë e takimit me deputetë të grupeve të ndryshme, teksa ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë do të jetë
vetëm nga rezultatet e qeverisë. “Deputetët vlerësuan se mbështetja e Gjermanisë për Ballkanin dhe Shqipërinë për rrugën Europiane, do të jetë permanente dhe e bazuar në rezultatet konkrete të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe plotësimit të detyrimeve mbi të cilat bazohet Integrimi Europian”,shkruan në Facebook, Fatmir Mediu.
AKTUALITET
P
olicia e Shtetit mori të gjitha masat që ceremo nia përkujtimore për 1vjetorin e ndarjes nga jeta të ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas të mos kishte incidente. Ceremonia në Bularat të Gjirokastrës zgjati 3 orë dhe të pranishëm nuk ishim më shumë se 150 vetë, vendas dhe të ardhur nga Greqia. Fillimisht të afërmit pinë kafe në shtëpinë e nënës së Kacifasit dhe më pas u drejtuan për të marrë pjesë në meshën për këtë rast. Në Bularat shkuan konsulli grek në Gjirokastër, si edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ndryshe nga çfarë u fol ditët para përvjetorit, në fshat nuk pati tension dhe as ekspozim të forcave të policisë. Gjatë ceremonisë nëna e Kacifas reagoi ashpër. Mbi varrin e të birit ajo nuk vajtonte por bëriste me thirrje antishqiptare. “Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”. Në dy ditë 1800 shtetas grekë kanë hyrë në kufirin jugor nga Kakavi dhe Qafë Bota. Një pjesë e tyre morrën pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Kacifas në Bularat por një pjesë e tyre do të jenë edhe në ceremonitë që do organizohen të hënën në Gjirokastër me rastin e ditës së Greqisë. Në Qafë Botë policia ndaloi të premten Babis Harallambos Karathanos, një aktivist
5 E diel, 27 TETOR 2019
Ceremonia përkujtimore zgjati 3 orë dhe të pranishëm nuk ishim më shumë se 150 vetë, vendas dhe të ardhur nga Greqia. I pranishëm edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule
Kacifas përkujtohet me thirrje antishqiptare THIRRJET
Gjatë ceremonisë nëna e Kacifas reagoi ashpër. Mbi varrin e të birit ajo nuk vajtonte por bëriste me thirrje antishqiptare. “Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”.
ekstremist i organizatave të Vorioepirit i cili më herët është shoqëruar nga policia shqiptare. Fredi Beleri, ishte ne ceremoni në emër të Omonias. Ai tha se pavarësisht arsyes se përse është vrarë Kacifas, ata kishin shkuar për të ngushëlluar familjen. Duke folur për çështjen e sigurisë, ai tha se ajo është njësoj si për shqiptarët dhe grekët, ndërsa
POLICIA
shikonte si problem respektimin e të drejtave të njeriut. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule kritikoi atë që e cilësoi si zgjidhje e gabuar, pasi e quajti jo të zbardhur si ngjarje. “Kushdo që cënon mos zbardhjen e çëshjes, kontribon në mënyrë negative për opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri”. Dule u bëri thirrje edhe qytetarëve që ta rapor-
INFORMALITETI
Aksioni i tatimorëve kalon tek punonjësit dhe pagat
P
Siguria rrugore, në 3 orë hiqen 13 patenta
P
ër të rritur sigurinë në rrugë gati një aksioni të fundit, Policia Rrugore në vetëm 3 orë ka hequr 13 patenta. Policia vijoi kontrollet me radar në Sauk e Kashar për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave te lejuara duke u kthyer në rrezik të madh për të shkaktuar aksident rrugor. Në sajë të këtyre kontrolleve u evidentuan shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit që rrezikojnë jetën e qytetarëve. “Prej orës 22:00 deri në orën 01:00 u hoqën 13 patenta dhe u morën masa administrative për OASH, për shpejtësi qe varionin nga 142 deri ne 173 km/h”. Me thirrjen ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kontribuojnë për të rritur sigurinë e jetës në rrugë, Policia bën apel për të qarkulluar më ngadalë dhe për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
tojnë mirë dhe objektivisht çështjen. “Pasqyroni mirë realitetin, mos u bëni viktimë e klikimeve. Thellohuni në profesionin tuaj dhe mos u bëni zëdhënës të atyre që s’kanë lidhje me profesionin tuaj”. Kur u pyet nga gazetarët për thirrjet që e ëma e Kacifasit bëri nga varri i tij, Dule përgjigjet: “Mos u bazoni tek thirrjet e një nëne që e ka djalin e vrarë”.
Kostandinos Kacifas u vra nga policia shqiptare një vit më parë pasi para ceremonisë për festën e Greqisë, doli në qendër të fshatit Bularat me një armë kallashnikov, qëlloi policinë dhe u strehua në një kodër sipër fshatit duke mos ju përgjigjur thirrjes së forcave RENEA për dorëzim e cila e qëlloi dhe e vrau. Ngjarja më pas shkaktoi reagime të forta dhe në Bularat u zhvillua një ceremoni gjatë së cilës edhe të ardhur nga Greqia bllokuan rrugën nacionale.
as aksioneve në plazhet e vendit gjatë sezonit veror, lufta kundër informalitetit do të fokusohet edhe tek pagat. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj thotë se janë identifikuar 7200 kompani që nëndeklarojnë rrogat e punonjësve. Në total, janë 13400 individë të identifikuar si të nënpaguar në bazë të profesioneve të tyre. Përpara se të nisin kontrollet, Tatimet kanë dërguar fillimisht letra sensibilizuese ndaj bizneseve dhe vetë individëve që preken në të ardhmen nga vlera më e ulët e pensionit. “Ka inxhinierë dhe ekonomistë që ne supozojmë se paguhen më pak sesa deklarimet e tyre. Janë njoftuar me letra dhe do të kontrollojmë nga më të mëdhenjtë te më të vegjlit, në mënyrë që kjo dukuri shqetësuese të zhduket”. Sa i takon kontrolleve për deklarimin e punonjësve, drejtoresha e Tatimeve shpjegoi se si po
zhvillohen inspektimet. “Do të verifikohen të gjithë subjektet të cilët janë pa të punësuar dhe me 1-10 persona të punësuar. Kjo nuk do të thotë që punësimet nuk do të kontrollohen edhe subjektet e tjera”.
Plani operacional kundër informalitetit njëkohësisht është shtrirë edhe në deklarimin e xhiros së kompanive për të ulur evazionin, ku do të ndihmojë nga prilli edhe procesi i fiskalizimit.
AKTUALITET
6 E diel, 27 TETOR 2019
Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil
N
ë vazhdën e kthimeve, edhe këtë javë në Rinas janë riatdhesuar shqiptarë, ndaj të cilëve vende si Franca i refuzon kërkesën për azil. Franca në bashkëpunim me Frontex dhe me pjesëmarrjen e Belgjikës, Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së, si dhe me mbështetjen e eskortës Shqiptare në Aeroportin e Rinasit, bëri të mundur që në tokën shqiptare të mbërrijë një charter nga Franca, i eskortuar nga Policia Shqiptare me 33 shtetas shqiptar, nga të cilët 28 shtetas të deportuar nga Franca dhe 5 shtetas nga Belgjika. Nga ana tjetër, janë kthyer edhe 81 shqiptarë që ëndërronin Anglinë por që e tentuan me kalimin ilegal. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BEsë, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. “Policia Kufitare vijon operacionet e përbashkëta të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë të cilët kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen. Riatdhesohen 114 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së, apo u është refuzuar dhënia e azilit. Në kuadër të fluturimeve të përbashkëta organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex dhe me pjesëmarrjen e Belgjikës, Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së, si dhe me mbështetjen e eskortës Shqiptare në Aeroportin e Rinasit mbërriti një charter nga Franca, i eskortuar nga Policia Shqiptare me 33 shtetas
S’ka azil, Franca kthen shqiptarët. Të tjerë tentuan kalimin ilegal në Angli THIRRJA “Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero”. Lidhur me shqetësimin e ngritur nga Franca në lidhje me azilin, vendet e BE-së nuk kanë rënë dakord për të nisur bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke i shtyrë për vitin tjetër.
shqiptar, nga të cilët 28 shtetas të deportuar nga Franca dhe 5 shtetas nga Belgjika. Po në këtë kuadër nga disa vende të BE-së, u riatdhesuan edhe 81 shtetas të tjerë shqiptarë të cilët kishin thyer rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, disa prej tyre kishin tentuar për të hyrë ilegal në Angli, si dhe një pjesë që
kishin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero”,-thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit. Të
SITUATA
dhënat e Eurostat mbështesin shqetësimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria. Sipas Eurostat nga janari në qershor të këtij viti 4,335 shqiptarë kërkuan azil në Francë, vend ky që tërheq rreth 40 përqind të të gjitha kërkesave të ardhura nga Shqipëria. Në deklaratën
përpara mbledhjes së Këshillit Europian, Presidenti Macron tha se: “Nuk mund t’ua shpjegonte dot francezëve se si vendit të dytë që kërkon më shumë azil në Francë po i shkojnë gjërat aq mirë sa t’i hapen negociatat për të hyrë në BE”. Në këtë pikë duke u konsultuar me shifrat zyrtare të Eurostat, pretendimet e Macron rezultojnë të vërteta. Edhe këtë vit Shqipëria është mes 3 vendeve të origjinës me më tepër azilkërkues në Francë. Në përgjithësi prirja për të kërkuar azil në Francë mbetet e njëjtë me vitet e fundit përpara Greqisë apo Britanisë së Madhe. Nga 10,560 aplikime që ka patur në 6 muajt e parë të këtij viti nga shqiptarët, 4,335 kanë qenë në Francë. Në vitin 2018 rreth 20 mijë shqiptarë aplikuan për azil, 41 për qind e kërkesave ishin në Francë. 8,311 shqiptarë kërkuan azil në këtë vend për vitin 2018, ndërsa një vit më parë kërkesat kishin qenë 7,600. Numri i lartë i azilkërkuesve ishte një nga pikat që e penalizoi Shqipërinë në hapjen e negociatave. Vendet e BE-së nuk kanë rënë dakord për të nisur bisedimet duke i shtyrë për vitin tjetër.
“JOINT REACTION”
Zhvendosja e popullësisë mbipopullon Tiranën
N
donëse më shumë se shu mica e shqiptarëve duan të ikin nga vendi në drejtim të vendeve të BE-së, ka edhe nga ata që ëndërrojnë jetën
në Tiranë. Shqipëria po pëson një rënie të ndjeshme të numrit të popullsisë vit pas viti, çka vihet re në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zh-
villim ështe se dendësia e popullsisë është e lartë, e përqëndruar në kryeqytet. Kodra e Priftit, është një zonë ku jetojnë një grup i madh familjesh korçare. ‘’Ndihem si në Korçë, se korçar jam vetë e komshinjtë. Shumë korçarë ka këtu. Nga erseka, kolonja. Tokën e bleva në 90 por këtu ardhëm pas 2000 kur ndërtuam shtëpinë’’, shprehen banorët. Referuar të dhënave të Institutit të statistikave, Tirana cilësohet si qarku më i mbipopulluar, ku zë rreth 31% të popullsisë së Shqipërisë, duke u ndjekur më pas nga Fieri e Durrësi me përafërsisht 10%. Veç largimit jashtë Shqipërisë, tendeca e lëvizjeve të shqiptarëve shihet të jetë pranë zonave urbane e braktisja e fshatrave.
Fatkeqësitë natyrore, stërvitje e 400 efektivëve 400 efektivë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë u trajnuan në kuadër të stërvitjes “Joint Reaction 2019”. Sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, “fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij, ndaj 400 efektivë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnje & Hercegovina, Mali i Zi, SHBA, por edhe nga Kryqi i Kuq, morën pjesë në stërvitjen “Joint Reaction 2019”, me qëllim reagimin e përbashkët të vendeve të rajonit në ndihmë të njeri-tjetrit, në rastet e emergjencave civile”. Kjo stërvitje synon angazhimin e përbashkët të vendeve të rajonit në rastet e fatkeqësive natyrore. Pjesëmarrësit testuan aftësitë e tyre, që nga marrja e informacionit, koordinimi dhe reagimi në terren.
FORUM ANALIZË Nga Enver Rabolli 1. Pasi Franca vuri veton kundër fillimit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, në lagjen politike shqiptare ka filluar një dalldi kolektive. Një dalldi dëshpërimi e mallkimi. Një garë se kush po e paralajmëron me tone më dramatike humnerën. «Shqipëria është vendi më i mjerë i Europës», tha një banues në studiot televizive. «Shqipëria – vend i qelbur», shtoi pastaj po ky banues i herëpashershëm i studiove televizive. «E kemi ditur përherë: s’jemi ne për Europë», shtojnë disa të tjerë. Pastaj ajo parulla fataliste që përtypet orë e çast: «Nuk bëhet ky vend». E thonë këtë njerëzit që në Tiranë nuk jetojnë keq, njerëz që kur zgjohen në mëngjes kanë një hall: të hamë sot peshk në Durrës apo më mirë byrek të shoqëruar me pak raki në Tiranë? 2. Bllokimi i negociatave nga Franca sigurisht që është lajm i keq. Presidenti francez Emmanuel Macron dërgon një sinjal negativ ndaj rajonit. Ministrja e tij për çështje europiane procesin e zgjerimit e quajti një «soap opera pa fund», pra një lloj serie turke apo latinoamerikane që nuk merr fund kurrë. Ka mjaft politikanë të vendeve anëtare të BE-së që bllokadën franceze ndaj Ballkanit e quajnë «gabim historik», por ka edhe të tjerë që janë shumë të lumtur që Macron e tha atë që po e mendonin jo pak: BE nuk është e gatshme të pranojë shtete të reja anëtare. BE do të mund ta pranonte ndoshta Zvicrën, e cila nuk do të merrte para nga Brukseli, por do të paguante në arkën e përbashkët. Vendet e Ballkanit? Për to BE do të ishte vetëm një ent social. Kështu mendojnë skeptikët duke pasur parasysh përvojat jo vetëm me Rumaninë dhe Bullgarinë. 3. A kanë Kosova dhe Shqipëria alternativa gjeopolitike? Në epokën e Josip Broz Titos Jugosllavia lozte mes blloqeve dhe luante një rol në lëvizjen e të painkuadruarve. Në vitet e sundimit të Enver Hoxhës Shqipëria përplasej në aleanca ideologjike, të cilat e shndërruan vendin në një Kore të Veriut me qasje në Mesdhe. A është sot alternativë afrimi edhe më i madh me Turqinë e Rexhep Taip
Erdoanit? Jo. Sepse Turqia nuk është kurrfarë modeli, për më keq është antimodel. Ajo ishte nisur rrugës të bëhej model kur në dekadën e parë të këtij shekulli Erdoani reformonte vendin, ishte më liberal, ndoshta për shkak se i frikësohej ushtrisë, të cilën ndërkohë e ka futur nën kontroll, bashkë me shërbimet sekrete. Alternativë për Shqipërinë dhe Kosovën nuk janë as Rusia, as Kina – jo vetëm për shkaqe historike. Nuk duhet harruar: Shqipëria është anëtare e NATO-s, kjo është njëra prej të arriturave më të mëdha të qeverisë së prirë nga Partia Demokratike. Edhe heqja e vizave të Schengenit për shtetasit shqiptarë. Këto të arritura, kuptohet, nuk e amnistojnë Sali Berishën nga shumë gabime të rënda që ka bërë gjatë qeverisjes së tij. 4. Cila është, atëherë, alternativa, nëse «Europa plakë» nuk na do në gjirin e saj? Së pari një ujdi nacionale se europianizimin, funksionalizimin dhe rregullimin e shteteve tona duhet ta bëjmë për shkak se është mirë për ne dhe jo sa për t’u dukur «të mirë» në Bruksel, Berlin apo Paris. Në çdo variant (anëtarësim pas 10 apo 20 vitesh) apo mbetje jashtë BE-së – shndërrimi i Kosovës e Shqipërisë në shtete funksionale ndihmon në përparimin e përgjithshëm. Së dyti: fati i Kosovës dhe i Shqipërisë është se gjeografikisht gjenden në Europë dhe raportet e tyre me BE-në do të marrin një formë kontraktuale, herët apo vonë. A ka diçka nën anëtarësim? Partneritet i privilegjuar, siç e propozonte kancelarja gjermane Angela Merkel për Turqinë, e cila tani për tani e ka djegur edhe këtë opsion? Nisma Europiane për Stabilitet (ESI) e Gerald Knausit, një austriaku kreativ dhe mbështetësi të madh të Ballkanit, ka propozuar që BE t’i pranojë në tregun e përbashkët gjashtë vendet ballkanike. Si model përmenden Norvegjia dhe Islanda. Edhe një vend si Zvicra, e cila e ka luksin të refuzojë hyrjen në BE, megjithatë prej vitesh mundohet të rregullojë raportet me BE-në për shkak se gati gjysma e mallrave zvicerane të eksportuara në vlerë prej rreth 300 miliardë frangash shiten në Europë. Tash cinikët shqiptarë mund
7 E diel, 27 TETOR 2019
Dëshpërim me Europën apo me klasat tona politike? të thonë: po ne s’kemi as çfarë t’i shesim Europës? Kundërpyetje: a është e shkruar që të jetë përherë kështu? Jo. Nëse në dy dekadat e ardhshme në Shqipëri dhe në Kosovë do të kemi qeveri të tjera, të cilat janë të përkushtuara të punojnë për reformim dhe zhvillim të vendit, atëherë ka shanse. 5. Politika e BE-së ndaj Ballkanit mund të jetë herë-herë cinike, e pasinqertë, e padrejtë, por shfryrjet e politikanëve në Kosovë e Shqipëri kundër Europës janë hipokrizi me brirë. Është padrejtësi që qytetarët e Kosovës ende nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Schengenit, por a nuk ia ka zënë udhën Kosova vetvetes në dekadën e fundit? Mjafton një shembull: një vend ku vidhet edhe në tenderin e pasaportave biometrike, a arrin të fitojë besimin e qeverive të shteteve perëndimore? Edhe një shembull: a duket Kosova partner serioz në luftimin e krimit nëse vidhet edhe Dhoma e Dëshmive në policinë e Kosovës? Sot e atë ditë njeri i gjallë nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë rast të rëndë. Shembuj të tjerë? Një po e shohim këto ditë: kolaps total i sistemit të drejtësisë në rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Në Shqipëri kryeministri Edi Rama me kokëfortësinë e një shoferi që i futet së mbrapshti autostradës, po përpiqet që fajin për bllokimin e negociatave për anëtarësim t’ia lë vetëm «problemeve të brendshme» të BE-së. BE ka probleme të brendshme, këtu Rama ka të drejtë, por duke mos pranuar asnjë përgjegjësi të tij për dështimin, Rama po i bie murit me kokë dhe kësisoj nuk ka shans ta gjejë derën dhe dalë në terrenin e realitetit. Nuk mund të kërkosh hyrje në BE e të mbash ministër të Brendshëm me vite një person që – thënë më së buti – ka qenë partner i kontrabandistëve të drogës. Dhe dënohet me punë vullnetare: ujitje trëndafilash dhe aktivitetesh të ngjashme çlodhëse. Nuk mund të kërko-
sh hyrje në BE dhe të tallesh e ta kërcënosh një oficer policie, i cili bashkëpunon me autoritetet italiane, e denoncon tregtinë me drogë të pushtetarëve dhe detyrohet të kërkojë azil në Zvicër. Kur gjatë vizitës në Zvicër më 2016 Edi Rama u pyet për këtë rast nga gazetarët zviceranë, ai i krahasoi ata me kazanin mediatik të Tiranës. Nuk mund të kërkosh hyrje në BE kur oficer policie të kërkojnë azil në Holandë. Kur shqiptarët me javë të tëra jetojnë në kampe të improvizuara në Spanjë në pritje të një mundësie për të ikur në Britaninë e Madhe. Kur pensionistë italianë aterrojnë me avionë të vegjël në bregdetin shqiptar për t’u ngarkuar me kanabis. Barra e gjithë fajit, megjithatë, nuk bie mbi Edi Ramën. Bie edhe mbi paraardhësit e tij. Si nuk u dënua asnjë politikan i nivelit të lartë për Gërdecin? Si nuk u dënua askush për manipulimet financiare gjatë ndërtimit të autostradës që lidhë Shqipërinë veriore me Kosovën? Më shumë as që duhet lodhur lexuesin me shembuj të llahtarshëm. 6. NATO është garanci e sigurisë. Po Bashkimi Europian për ne shqiptarët çka është? Si duhet ta paramendojmë? Jo, nuk është ent social, as arenë e mundësive të pakufizueshme, por një hapësirë e lirisë dhe e shanseve për prosperitet personal dhe shoqëror. Ta shpjegojmë pak me Hans-Magnus Enzensbergerin, shkrimtarin e madh gjerman, i cili vite më parë ka shkruar një ese të mrekullueshëm mbi «përbindëshin e butë» të quajtur Europë: «Njerëzve që janë nën moshën 60-vjeçare nuk u kujtohet sa vështirë ka qenë pas Luftës së Dytë Botërore të shkosh në një vend fqinj. Një udhëtim në botën e jashtme nuk mund të merrej me mend pa një luftë të gjatë burokratike. Kush dëshironte të kalonte një kufi, duhej të prezantonte ftesën me shkrim të vulosur nga noteri, të plotësojë tre ekzemplarë me kërkesën për vizë për të marrë lejen e qëndrimit, të
kapërcejë dispozitat e ndërlikuara të devizave dhe një duzinë barrierash të tjera. Nëse dëshiroje të merrje një libër nga bota e jashtme, duhej një procedurë e mërzitshme në drejtorinë e doganave. Kur prisje një transferim parash nga Franca apo kur duhej të paguaje një faturë në Spanjë, kjo i ngjante një akti të nivelit të lartë shtetëror, i cili nuk mund të zbatohej pa një grumbull vulash zyrtare. Sot kujtimet për atë kohë janë zbehur». Është bërë e mundshme që çdo shtetas i BE-së të jetojë ku të ketë qejf në vendet anëtare, të paguajë në gati gjithë Europën me të njëjtën valutë. Një aparat elektrik mund ta kyçësh gati kudo, sepse falë BE-së janë unifikuar prizat. Dhe janë hequr tarifat e telefonave mobilë. BE është mbrojtëse e qytetarëve nga kartelet, oligopolet, mashtrimet proteksioniste. BE mbron edhe ata që nuk pinë duhan. Mund të qeshin njerëzit edhe me dispozitën numër 1677/88 të BE-së, e cila thekson se klasa «ekstra» e kastravecëve guxon të nxirret në treg vetëm nëse harku nuk i kalon dhjetë milimetra në dhjetë centimetra gjatësi. Ndërkohë kjo dispozitë është hequr, por kanë mbetur qindra të tjera dhe të gjitha tregojnë se BE është një laborator i madh, një që jep para edhe për një rrjet që paguan shkrimtarë e përkthyes në Ballkan për shkëmbime letrare mes popujve. Është detyrë gjeneratash që vendet si Kosova dhe Shqipëria të integrohen në BE. Para se të mendohet në anëtarësim (i cili s’duket askund në horizont), duhet të mendohet në sundimin e ligjit. Jo për shkak të Brukselit. Për t’i bërë Kosovën e Shqipërinë vende ku sundon ligji duhet të kemi politikan që nuk kanë arsye t’i frikësohen sundimit të ligjit. Ata që kanë arsye – ata i frikësojnë dhe kontrollojnë prokurorët dhe gjykatësit. Dhe kështu ka qenë në Shqipëri qe gati 30 vjet dhe në Kosovë qe 20 vjet. Të dëshpërohemi me Europën apo me sundimtarët e Kosovës dhe Shqipërisë? Pastrimi fillon nga shtëpia. Gjithmonë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E diel, 27 TETOR 2019
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, tregon disa nga propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për një ekonomi më konkuruese por dhe për një administratë më pak të korruptuar
Spahiu: Të shkojmë në zgjedhje, LSI gati për ballafaqimin mbi platforma D
Intervistoi: Redjon Shtylla
ështimi me negociatat e anëtarësimit në BE, për ishdeputetin e LSI-së, Përparim Spahiu, erdhi si pasojë e stilit autokrat që ka kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për ‘’Koha Jonë”, Spahiu thekson se kurrësesi opozita nuk është pengesë e këtij procesi. “Angazhimi aktual i opozitës është ai që prej kohësh ka nisur, që me djegien e mandateve, protestat por dhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, krijimi i kushteve minimale për zgjedhje korrekte, të pranueshme nga të gjithë. E gjitha kjo fillon me angazhimin serioz të saj në kryerjen e Reformës Zgjedhore, si kushti i vetëm që i kërkohet opozitës, vënë nga raporti i OSBE, por dhe nga Bundestagu”. Opozita flet për vullnet, për mekanizëm për konsensus por deri më tani nuk është ulur në tryezë me qeverinë dhe a është kjo një zgjedhje për krizën? Për Spahiun, kushti kryesor që ka LSI-ja është vullneti i mirë politik, gjë që për të PS-ja nuk e ka. Nga ana tjetër, ai sfidon duke thënë se LSI-ja është e gatshme për ballafaqim mbi platforma dhe mbi modelet e zhvillimit. “Nëse vërtet duam që ky vend të ndalojë rënien ekonomike, emigracionin, të luftojë krimin e organizuar, të kthejë në shina funksionimin normal të shtetit, këto arrihet vetëm me zgjedhje, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër”. Opozita politike mbajti një qëndrim në të cilin tha se pas vendimit për negociatat e anëtarësimit në BE do të kishte mobilizim, pse deri më tani nuk ka? A është shuar qëndrimi i opozitës nga rruga e protestave dhe keni ndërmarrë kursin e zgjidhjes politike të krizës? Edi Rama është penguesi më i madh, historik, i integrimit të vendit në BE. Stili autokrat i drejtimit të tij kurrsesi nuk mund të dojë elementë kontrolli, si të brendshëm ashtu dhe të jashtëm. Prej gjashtë vitesh qeverisjeje të vendit nga Rilindja, Shqipëria ka bërë vetëm regres, në të gjitha fushat por më i rëndi ajo që quhet ‘’check and balance’’ i pushteteve. Të gjitha pushtetet kontrollohen prej tij ose në rastin më të mirë nuk ekzistojnë. Mund të vinim në dukje këtu si më të rëndën mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Historive dhe tregimeve sofiste se është opozita penguese e hapjes së negociatave, ne iu përgjigjëm me angazhim tonë maksimal për hapjen e negociatave duke filluar me tërheqjen nga protestat, por dhe me angazhimin e drejtpërdrejtë, pavarësisht situatës ku gjendej vendi. Hapja e negociatave nuk mund të ndodhte, për arsyet që thamë më lart, si mekanizëm kontrolli i pushtetit absolut të Ramës. Angazhimi aktual i opozitës është ai që prej kohësh ka nisur, që me djegien e mandateve, protestat por dhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, krijimi i kushteve minimale për zgjedhje korrekte, të pranueshme nga të gjithë. E gjitha kjo fillon me angazhimin serioz të saj në kryerjen e Reformës Zgjedhore, si kushti i vetëm që i kërkohet opozitës, vënë nga raporti i OSBE, por dhe nga Bundestagu. E gjithë pjesa
tjetër e kushteve të vëna i takon qeverisë, Edi Ramës më mirë, për t’i kryer. Është gati LSI-ja të shkojë në zgjedhje të parakohshme? Kushtetuta e parashikon për 45 ditë apo duhet të plotësojmë kushte të tjera? Ka një debat që po bëhet tashmë prej 9 muajsh, me Edi Ramën kryeministër apo pa të? Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, sidomos në krizën e thellë që na ka përfshirë. Tashmë nuk ka asnjë kuptim pyetja nëse ne si opozitë apo LSI jemi gati apo jo, me Edi Ramën apo pa Edi Ramën. Nëse vërtet duam që ky vend të ndalojë rënien ekonomike, emigracionin, të luftojë krimin e organizuar, të kthejë në shina funksionimin normal të shtetit, këto arrihet vetëm me zgjedhje, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Jo sepse duhet rrotacion i thjeshtë, por sepse duhet të ketë një koncept të qartë për modelin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Dy palë që ballafaqohen mbi modele dhe projekte zhvillimi. Opozita flet për vullnet, për mekanizëm për konsensus por nuk uleni në tryezë me qeverinë. Pati një moment konsensusi, kur morët pjesë në një tryezë të OSBE/ODIHR-it. Prej atij momenti nuk kemi pasur asgjë. Po kërkohet të gjendet një rrugë që opozita të jetë pjesë e reformës zgjedhore? Përveç disa kushteve të artikuluara nga PD-ja, ka LSI-ja propozime konkrete? Ne jemi të angazhuar maksimalisht. Janë ngritur grupet e punës me ekspertët më të mirë që ka opozita, si LSI dhe PD. LSI-ja ka historinë e saj sa u takon ndryshimeve, të errëta do t’i quaja, të kodit
zgjedhor, në kushtet e një mungese të qartë transparence dhe gjithëpërfshirëse dhe ja ku jemi sot, vuajmë të gjithë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Kushti kryesor që ne kemi është vullneti i mirë politik, të bindur që mungon deri tani vullneti i mazhorancës (kujtojmë që kreu i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri është nën hetim për ngjarje si ajo e dosjes 184), për të arritur vërtet një produkt që siguron në terma relativë zgjedhje korrekte, të ndershme dhe të pranueshme, si mekanizmi bazë dhe i vetëm për një demokraci funksionale. Si e shpjegoni raportin e “Doing Bussiness 2020”, të publikuar nga Banka Botërore, që e renditi Shqipërinë këtë vit në vendin e 82-të duke e zbritur kështu me 19 vende nga një vit më parë dhe me 9 nga 10 indikatorët e përkeqësuar? Teknikisht, përgjigja është brenda pyetjes, janë përkeqësuar 9 nga 10 indikatorët. Fakti që 48% e të ardhurave nga TVSh-ja, treguesi kryesor i konsumit, varet vetëm nga një projekt, ai i TAP-it, tregon se në ç’gjendje të rëndë ndodhet ekonomia jonë. Po vuajmë një model ekonomik të dështuar si shprehje e koncepteve politike që ka Edi Rama për shtetin dhe ekonominë, koncepte që nuk garantojnë perspektivë dhe zhvillim. Ulje e barrës fiskale mbi biznesin
dhe individin, thjeshtëzim i sistemit fiskal dhe ulje e barrës fiskale, përmes një takes të sheshtë prej 10% për tatim fitimin, të ardhurat personale. TVSH 0% për prodhimin bujqesor; TVSH 6 % për produktet e shportës; Heqja e pagesës së TVSH-së në doganë. Pagesë fikse tatimi prej 30 mijë lekësh në vit për gjithë bizneset me xhiro vjetore nga 2 deri 8 milionë lekë në vit. Ulje e tavanit të taksave vendore për ti dhënë fund abuzimit me to. Mbështetje me grand 20,000 euro për start-up-et. Këto janë tashmë disa nga propozimet e LSI-së për një ekonomi më konkuruese por dhe për një administratë më pak të korruptuar. Çfarë humbim në aspektin ekonomiko-financiar me mos çeljen e negociatave? Nëse çelen negociatat, besoni se do të ulet interesi për ta braktisur vendin, jo vetëm nga të rinjtë? Çelja e negociatave do të sillte më shumë besueshmëri për investimet e huaja që i mungojnë shumë vendit. Do të sillte më shumë fonde për çdo sektor sipas kapitujve që do të hapeshin. Shqipëria do të kishte mundësi të aplikonte më shumë programe unioni që sot nuk e ka aksesin. Nëse çelen negociatat do të ishte një sinjal i mirë që vendi po shkon drejt perspektivës europiane. Të rinjtë do të kishin më shumë shpresë. Sot rinia ikën nga mungesa e shpresës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
AKTUALITET
9 E diel, 27 TETOR 2019
Kryebashkiaku Veliaj takon homologët e Podgoricës dhe Shkupit, më shumë bashkëpunim mes qyteteve
T
irana, Podgorica dhe Sh kupi hapin një faqe të re bashkëpunimi mes tyre, çka do të përkthehet shumë shpejt në projekte konkrete. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kreun e Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviç dhe kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, të cilët vizituan Tiranën në kuadër të punimeve të Forumit “17 + 1”, një takim mes kryebashkiakëve të kryeqyteteve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Veliaj dhe dy homologët e tij nga rajoni diskutuan rreth nismave të përbashkëta në fushën e investimeve, transportit, financave, arsimit, kulturës dhe shkëmbimit të eksperiencave. Teksa përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për punën e bërë, kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviç e cilësoi Tiranën një qytet të mrekullueshëm. “Jemi shumë të lumtur që jemi në një qytet dhe vend miqësor. E dimë që qeveritë tona kanë një marrëdhënie të shkëlqyer politike dhe ekonomike, jemi aleatë në NATO, dhe kjo është diçka që duam ta shtrijmë edhe në marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve. Me punën e shkëlqyer që z. Veliaj po bën në Tiranë dhe që është një burim frymëzimi, po shohim mundësitë për ndarjen e ideve. Jam shumë i gëzuar që ndodhem në këtë qytet të mrekullueshëm, që është në ndryshim të vazhdueshëm. Sa herë që kthehem, shoh diçka krejtësisht të re, të ndryshme, ndaj përgëzime për ekipin e Tiranës”, tha Vukoviç. Kryebashkiaku Veliaj tha se dy qytetet kanë më shumë gjëra që
Veliaj: Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë, sesa gjëra që na ndajnë
i bashkojnë sesa i ndajnë, prandaj ka ardhur koha që ky raport special që ekziston mes qeverisë malazeze dhe asaj shqiptare, të jetë edhe në nivel lokal. “Mezi pres që të hapim një faqe të re bashkëpunimi me Podgoricën. Shumë shpejt do të kthehem në Podgoricë, jo vetëm për të kthyer vizitën, por edhe për të parë konkretisht sesi mund të punojnë skuadrat tona. Mes dy qeverive kemi një raport special, ka ardhur koha që edhe në nivelin e qeverisë lokale të pasqyrojmë të njëjtin bashkëpunim. Mezi pres që të përveshim mëngët dhe të fillojmë punën për suksesin tonë të përbashkët”, u shpreh Veliaj. Ndërsa, kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, vlerësoi Tiranën për organizimin e Forumit “17+1” dhe shtoi se falë
MARATONA
P
ër herë të parë, Feder ata Europiane e Atle tikës e regjistron vendin tonë me garë të plotë maratone. Suksesi në katër
punës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre, Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. “Ishte kënaqësi të rivizitoja Tiranën edhe
njëherë brenda këtij viti. Takimi që patëm, konfirmon se qyteti i Tiranës, qyteti i Shkupit, një qytet “simotër”, me kryebashkiakë që e kuptojnë njëritjetrin e që ndajnë eksperienca në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Tiranës dhe Shkupit, me bashkëpunimin midis administratave tona, besoj fuqishëm se pak nga pak,
po kontribuojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Po shohim se Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve që janë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian”, nënvizoi Shilegov. Nga ana e tij, Veliaj tha se pavarësisht sfidave që kanë dy vendet, Tirana dhe Shkupi janë qytete të mundësive. “Mezi pres që t’i barazojmë agjendat dhe të fillojmë edhe një garë të shëndetshme se kush i bën pak më shpejt mbjelljet e pemëve, ose transformimet urbane. Jemi në një situatë ku të dyja shtetet kanë sfida, si për integrimin europian, si për anëtarësinë tonë në NATO, por mbi të gjitha, për menaxhimin e qyteteve. Aty jetojnë njerëzit, aty ndjejnë dorën dhe fuqinë e shtetit. Unë dhe Petri jemi super të angazhuar që për komunitetet tona, qofshin këto të etnive të ndryshme, të besimeve të ndryshme, Tirana dhe Shkupi të jenë qytete të mundësive”, përfundoi Veliaj.
Federata Europiane e Atletikës e regjistron Maratonën e Tiranës me garë të plotë
organizimet e mëparshme të gjysmëmaratonës së zhvilluar nga Bashkia e Tiranës ka bindur drejtuesit e Federatës Europiane të Atletikës
që të regjistrojë Tiranën për garën e 42 km si dhe të tjerat 21 km dhe 10 km! “Super lajm! Tirana Marathon për 100-vjetorin e kryeqytetit do të jetë në 18 Tetor 2020! Për herë të parë Federata Europiane e Atletikës na regjistron me garë të plotë 42 km si dhe të tjerat 21 dhe 10! Forca, forca, forca!”, shk-
ruan Veliaj në twitter. Do të jenë 42 km më promovuese për Tiranën e jo vetëm, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për të përcjellë zërin e kryeqytetit, përtej kufijve në të gjithë botën. Itineraret e certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, përshkruajnë
pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Përveçse një ngjarje sportive për garuesit, Maratona konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore.
SPECIALE
Nga Dashnor Kaloçi
P
ublikohet dokumenti arkivor me siglën “Tepër sekret” të nxjerrë nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit me një listë prej 315 emrash intelektualësh nga institucionet kulturore dhe artistike të kryeqytetit si p.sh.: Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Ndrek Luca, Sali Shijaku, Edi Luarasi, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Helena Kadare, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj., ku përcaktohet dhe arsyeja e ndjekjes e survejimit të tyre, si dhe intervista e ish-kuadrit të lartë të Sigurimit të Shtetit lidhur me këtë listë… Një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si; Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Sali Shijaku, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Elena Kadare, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj, ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti që po botojmë më poshtë, i cili është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe që mban siglën “Tepër sekret” i përket vitit 1978. Dosja në fjalë, prej nga është nxjerrë dhe lista me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit, ndodhet në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në atë periudhe kohe, i cili, për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës. Lista e 315 intelektualëve është e kategorizuar në disa grupime, si p.sh: “Persona të regjistruar që i përkasin Drejtimit të Kundërzbulimit”, “Persona që i përkasin drejtimit të Grupimeve Kundër-revolucionare”, etj. Por për të pasur një ide më të qartë se ç’përmban ajo dosje, për çfarë ka shërbyer dhe përse figurojnë aty disa nga emrat më të njohur të artit, kulturës dhe letrave shqipe të para viteve ’90-të, në iu drejtuam për një intervistë të shkurtër, apo më saktë për një sqarim, njërit prej ish-funksionarëve të lartë të ish-Sigurimit të Shtetit, i cili preferoi të mbetej anonim. Intervista në fjalë, natyrisht që mund të ishte shumë më e gjatë dhe me shumë sqarime, por në po e botojmë më poshtë aq sa mundëm të marrim prej ish-funksionarit të lartë të Sigurimit të Shtetit, pa i bërë asnjë ndryshim. A është autentik ky dokument që po botojmë më poshtë dhe përse shërbente ai?
10 E diel, 27 TETOR 2019
Ndrek Luca, Helena Kadare, Rikard Ljarja... emrat e 315 intelektualeve të Tiranës që ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit
Po, ky dokument është 100 % autentik dhe është një nga dokumentet e asaj periudhe, pra të para viteve ’90-të, kur ka funksionuar arma jonë e Sigurimit të Shtetit. Ky dokument ka të bëjë me dorëzimin e marrjen e detyrës nga dy funksionarë të Sigurimit të Shtetit, dhe si i tillë, pra në këtë kontekst kohor, ai duhet parë për kohën kur bëhet fjalë aty. Të ndalemi më konkretisht tek pyetja juaj: Sipas rregullit, procesi i marrjes dhe i lënies së detyrës vazhdonte një muaj, dhe kjo gjë ishte bazuar në rregulloret dhe urdhrat e Ministrisë së Brendshme. Gjatë këtij muaji, realizoheshin dy procese. Marrësi i detyrës, do firmoste se ishte njohur me të gjithë procedurën ligjore, aktet normative, rregulloret, etj. Në këtë proces realizohej marrja e detyrës: A – Agjentura, (Rrjeti Informativ), dorëzuesi i detyrës e njihte marrësin e detyrës, me kontakte fizike me agjenturën, sipas grafikut mujor të takimit. Në këtë proces, bëhej kalimi i marrjes në lidhje, si dhe respektohej etika me falënderimet përkatëse për punën e kryer deri në atë moment. B – Marrja në dorëzim e tërë dokumentacionit. Çfarë dokumenti merrej në dorëzim? Dokumente që kishin të bënin me agjenturën, dosje pune dhe dosje personale, (Dosjet Personale, ishin pak a shumë si dosjet e kuadrit dje dhe sot). Dosjet e Punës, përmblidhnin të gjithë
materialin e punës të raportuar nga agjenti: Harmonizimi i kontaktit fizik me studimin e dokumentacionit, realizonte marrjen në dorëzim të rrjetit sekret informativ. Merrej në dorëzim…… 2O. R. V (Objekte të Rëndësisë së Veçantë). Objekte të cilat gjykoheshin se ishin të një rëndësie të veçantë, për shkak të karakterit të tyre specifik, nga pikëpamja ekonomike, politike, ose shkencore. Këto institucione (O. R. V), siguroheshin dhe ruheshin me masa ushtarake, policore, si dhe agjenturore. P.sh., RadioTelevizioni Shqiptar, kishte njësi ushtarake dhe policore. Kabina e transmetimit (studio e lajmeve), ruhej me policë të armatosur çdo 24 orë. Radio-Stacionet, si Fllaga, Cërriku etj, ruheshin me forca ushtarake, policore, si dhe agjenturore, në çdo pike të saj. Të kthehemi tek Radio-Televizioni Shqiptar që përmendëm më lart: I gjithë rrjeti sekret informativ, ishte pothuaj në sferën teknike, dhe pothuajse inekzistent në redaksitë, programacionet, apo departamentet e tjera. Kush ishin objekte të tjera O. R. V.? Objekte të tjera O. R. V, ishin gjithashtu; hidrocentralet, ujësjellësit, fabrikat e bukës, etj. C-Dosjet Objekt Ndjekjeje: 1Fashikulli ose Dosje e Përgjithshme Informative në të cilat shërbimi i sigurimit, grumbullonte informacionin, të dhëna, fakte, komente, opinione, etj, të cilat
shërbenin si lëndë e parë për informacione, relacione, apo analiza, që ky shërbim i dërgonte udhëheqjes së lartë të vendit (Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Byrosë Politike). P. Sh.: Në listën që botohet më poshtë, figuron edhe emri i Vaçe Zelës, këngëtares së famshme të para viteve ‘90-të. Sipas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, Vaçja, por dhe shumë artiste të tjerë, kishin pikëpamjen dhe mendonin se trajtimi financiar i artistëve tanë, kryesisht gjatë turneve jashtë shtetit, ishte jo dinjitoz dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me kontributin që jepnin këta artiste në rritjen e popullaritetit të vendit në botë. Për shumë arsye, ky pretendim nuk transmetohej në rrugë institucionale, legale, të hapura, por në këtë rast ndërhynte shërbimi i Sigurimit dhe e çonte informacionin lart në udhëheqje. Pra, për të gjithë këta persona që flisnin dhe shprehnin pakënaqësi kundër regjimit, hapej dosje dhe emri i tyre futej në listë për t’u survejuar dhe ndjekur në lidhje me këtë problem…?! Në parim po, por duhet thënë se lista apo dokumentet që botohen më poshtë, të cilët bënin pjesë në fashikullin apo dosjen e informative, nuk ishin objekt ndjekjeje nga Sigurimi, por pika reference, për komunikim me udhëheqjen politike. Kjo listë ishte e normuar, që një herë në tre muaj të analizohej nga shefi përkatës, dhe nëse, problematika konsiderohej e ezauruar, ajo fshihej me procesverbal të rregullt. Siç fshihej një pjesë, ashtu mund të shtohej dhe një diçka tjetër që e nxirrte dinamika. Në rast se lista e mëposhtme është e vitit 1978, në vitin 1983, me zëvendësimin e punëtorit operativ përkatës, do të shihet se është një listë krejt e ndryshme nga kjo. Si përfundim listat, pjesë përbërëse e dosjes së përgjithshme të informatorit, nuk është listë e ndjekjes operative.
Po cilat janë dosjet e ndjekjes operative? Pyetja juaj është e saktë dhe këtu desha të dal? -Cilat janë dosjet e ndjekjes operative? 1-P. P (Përpunim Paraprak). Është ndjekje e cila synon verifikimin e të dhënave të grumbulluara. Në rast se e dhëna konfirmohej, personi vazhdonte të ndiqej dhe të kthehej në një objekt të zbatimit të të gjitha llojeve të punës operative. Në rast se nuk konfirmohej e dhëna, personi hiqej nga lista dhe materiali asgjësohej. Periudha e verifikimit të të dhënave ishte tre muaj. Dosje Ndjekjeje 2 A: Ishte procesi i ndjekjes dhe i zbatimit të të gjitha masave operative me agjenturë, sipas rastit me dëshmitarë, me mjetet e teknikës operative (T.O.), me agjenturë, me kontroll postar dhe telefonik, etj, duke aplikuar kështu vëzhgimin e personit, nëse situate e kërkonte. Ndjekja realizohej vetëm për figurat e krimit të parashikuar nga Kodi Penal i RPSSH-së, dhe secila figurë, kishte afatet e veta përkatëse të ndjekjes operative. Për ilustrim po japim afatet e ndjekjes operative sipas figurave të krimit. A-Agjitacion dhe Propagandë, jo më shumë se 1 vit, B-Terrori, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më shumë se 3 muaj, C-Arratisja, 6 muaj, D-Spiunazhi, 5 vjet. Këto afate, përcaktoheshin rigorozisht. Pasi plotësohej dokumentacioni si dhe procedura përkatëse, veprohej sipas rastit. 3-Format Përmbyllëse: Këshillime, arrestime për rastet flagrante, tërheqje nga bashkëpunimi me material komprometues, etj. Këto dokumente arkivoheshin në Ministrinë e Brendshme. Dosjet 2 B: Është për kontroll operativ. Këto ishin dosje për personat që dikur kishin qenë në veprimtari antiligjore, por me kalimin e kohës kishin hequr dorë, ose ishin këshilluar për këtë gjë, por që potencialisht mund të riaktivizoheshin. Për këto subjekte ekz(Vijon në faqen 11)
SPECIALE
(Vijon nga faqja 10)
istonte mundësia për rifillimin e veprimtarisë armiqësore. Për këtë arsye ata herë pas here, vëzhgoheshin. Po kështu, këto dosje shiheshin për cilësitë e tyre historike. Kush për shembull? P.sh., në këtë rast është shembulli i Petro Markos. Në dosjen e të cilit, mund të gjesh dokumente, raporte të SIM-it italian, për veprimtarinë e Markos në internim, relacione për miqësinë e tij me Mehmet Shehun në Luftën e Spanjës, konsideratat të tijat për emigracionin politik shqiptar etj. Për shkak të kësaj pasurie, ky apo dosje të tjera si kjo, janë të ruajtura për studiuesit. Pra sipas këtij sqarimi të shkurtër që ju bëra më lart, kush të lexojë emrin e tij në ndonjë dokument si ky që po botoni ju, është i lirë që ta gjykojë vetë nëse ka qenë në ndjekje operative apo jo? Dhe kjo vlen veçanërisht për ….të cilët janë në kërkim të një disidence të paqenë…?! Së fundi, çfarë mund të shtoni? Në këtë proces-verbal që ju po botoni, e thënë ndryshe, një akt administrativ, është dhe një listë me emra të konsideruar kontingjente. Kjo kategori përfshin elemente të cilët nga informacionet apo dokumentet, rezultojnë se ishin “me biografi” politike jo të pranueshme. Këto lista gjithashtu nuk ishin permanente, por sqaroheshin pozicionet dhe hiqeshin, apo dhe shtoheshin të rinj. Këto vlenin gjithashtu dhe për një kontroll të emërtesave të larta politike. Udhëheqja e lartë politike, herë pas here kërkonte të emëronte në funksione të larta shtetërore persona të ndryshëm dhe mund të kërkonte sqarime në shërbimin apo organet e Sigurimit të Shtetit. Ishte në gjykimin e politikës nëse e merrte në konsideratë informacionin e marrë apo jo. Kjo varej prej tyre. MIRATOHET: Zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme Zef Loka. “A res personal”. Ekzemplar i vetëm. Tiranë, më 16.8.1978 PROCES VERBAL
I mbajtur më date 4.8.1978 për dorëzimin e materialeve të sektorit të Institucioneve të Larta të Artit e të Kulturës nga punëtori operativ ……… në prezencë të shefit të seksionit të V-të ………. Dhe i seksionit përgjegjësi ……….. Materialet dorëzohen si më poshtë: Dosjet formulare 2/A : PP dhe 2/ B. Dosja formulare e objektit 2/A. Barbara Haxhihyseni, Engjell Tërshana, Adriatik Kanani, Asamble Hatibi, Mehmet Qemal Turhani, Niko Paskal Tanini, Vasil Todi Lato, Zihni Mehmet Berati, Prokop Dhimitër Nishku, Fisnik Sali Pulaj, Dhimitër Rafael Cani, Naum Ropi Prifti, Shyrete Turkeshi Çabej, Petro Marko Marko, Filip Jani Koça, Vladimir Myfit Maliqaj, Ali Ymer Hoxha, Pëllumb Mit’hat Kokalari, Çesk Rrok Zadeja, Llazar Zisi Morcka, Konstandin Vangjel Trako, Beniamin Zef Guraziu, Jusuf Fehmi Kazazi, Bujar Fiqiri Kapexhiu. Libri i Llogarisë personale me kontingjentet e mëposhtme: Tonin Lec Harapi, Mynevere Enver Kallanxhi, Fatbardha Ismail Tatzati, Lilo Thoma Kalami, Abaz Mehmet Xhomo, Vera Spiro Zheji, Haki Muhamet Beleri, Thoma Pandi Nova, Jorgji Lame Kareco, Kristo Piro Fotiadhi, Spiro Harallamb Konduri, Manushaqe Muhin Çoçoli, Edi Ndoc Luarasi, Skifter Mehmet Konica, Telat Hasan Hamzaraj, Fejzo Hysen Sejdini, Gjergj Spiro Zheji, Skënder Haxhi Alliu, Petro Spiro Zheji, Nuri Isuf Hamzaraj, Robert Petro Ndrenika, Gaspër Mark Çurçia, Kimete Shefki Berisha, Kiço Spiro Zbogo, Marketin Pashko Shoshi, Arben Zyhdi Basha, Gëzim Sul Erebara, Leonora Vasil Grazhdani, Suzana Mahmut Saraçi (Beluli), Muharrem Ferid Skënderi, Laureta Aristidh Shundi (Gjini), Lili Shemshedin Vendresha, Orhan Hajati Bega, Isuf Ferik Spahiu, Luigj Kol Gurakuqi, Vera Asllan Sojli (Vorpsi), Shefki Mustafa Shkodra, Valter Bexhet Bablusha, Vilhelm Sulo Konjari, Sami Sulejman Bakalli, Pjetër Nush
11 E diel, 27 TETOR 2019
Gjoka, Enrik Zef Paci, Tom Nikoll Nikolla, Ganimet Daut Vendresha (Simixhiu), Skënder Jovan Morcka, Donika Jani Gjoni, Pashko Ded Meçaj, Zamira Zihni Berati, Elmaz Xhevdet Çela, Kristaq Andrea Rada, Ermelinda Kol Pema (Paparisto), Manushaqe Mahmud Cekani, (Kiri), Lenika Zisi Zotria (Morcka), Alma Neki Radovicka (Zadea), Agim Xheladin Rroi, Diamanda Zihni Berati, Dilaver Hasan Lamko, Agron Bardhyl Alia, Xhemal Rrapush Laçi, Liljana Rustem Sokoli (Petrelaj), Myzejen Rexhep Dervishi (Balla), Liri Hasan Alimehmeti (Seferi), Eleni Leonidha Dusha (Adhami), Bahrie Sali Dani (Lusha), Mynyfe Bexhet Vorpsi, Qanie Abdyl Jonuzi (Haxhihasani), Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha), Bujar Xhaferr Doko, Jolanda Andon Rexhepi, Ndoc Kol Paci, Kleo Pandi Evangjeli (Mulla), Zana Aqif Papajani, Dolli Muharrem Gjinali, Neka Shefki Turkeshi (Idrizi), Efteri Kristaq Pasko, Drita Qazim Pelingu, Lazër Pjetër Vlashi, Avni Shefki Resuli, Feriz Riza Smajli, Kozma Dhimitër Lara, Vera Ibrahim Deliallisi, Spiro Lluka Kalemi, Aleksandër Lek Çefa, Sali Abdyl Shijaku, Marie Ndue Kraja, Kujtim Abaz Shehu, Novruz Xhemal Barimi, Meleqe Xhemal Cungu (Alushi), Dalip Myftar Topulli, Anita Ali Take (Prodani), Suzana Andon Trebicka, Natasha Petro Lako, Vasil Thoma Melo, Veli Kasem Islami, Marika Shan Vila, Atalanta Dhimitër Pasko, Vangjel Pino Liza, Thanas Harallamb Papadhopulli, Limos Hulusi Dizdari, Ismail Qazim Zhabjaku, Saimir Omer Kumbaro, Llukan Stefan Tako, Janulla Ilia Zheji, Frida Andon Zeqo, Stefan Gjon Hajmeli, Timoleo Pavllo Flloko, Fatos Petro Tusha, Pleurat Fahri Sula, Aurora Ymer Saraçi, Jani Thoma Melo, Ali Ismail Juma, Ermal Sadik Kaceli, Luan Ramiz Dibra, Abdulla Emin Cangonji, Dionis Gjergj Bubani, Bardhyl Rauf Fico, Halit Myfit Minxolli, Demail Ismet Tola, Sokol Vait Shupo, Arianita Petro Marko, Rikard Karl Ljarja, Roland
Bardhyl Semini, Resul Fehmi Çarçani, Klinton Rexhep Gilani, Gjergj Pjetër Mazreku, Irini Gaqo Ica, Nikolin Kel Naraçi, Riza (Enver) Emin Oparaku, Vitore Loro Sallaku, Isuf Jakup Jaçe, Fatmir Qerim Peza, Bashkim Shyqyri Rada, Hamdi Reshat Petrela, Përparim Ali Panariti, Albert Kel Naraçi, Arianita Petro Kristo, Halim Qerim Peza, Qemal Ibrahim Osmangai, Jeta Kostaq Nase, Haki Ibrahim Katroshi, Adelina Rahmi Nova (Mamaqi), Xhavit Tahir Haxhiu, Roza Sami Çuçi, Shkëlqim Zyhdi Basha, Luiza Sokrat Cako (Papa), Haki Shaban Dulli, Mira Çefo Gjoni (Fico), Loni Thoma Papa, Mynevere Beqir Kazazi (Theodhosi). V- Dosari i informative dorëzohet duke patur të regjistruar personat si më poshtë: A-Persona të regjistruar që i përkasin drejtimit të kundërzbulimit: Thoma Petro Afezolli, Tom Nikollë Mahmuti, Ndoc Gora, Ndrek Lul Luca, Dionis Gjergj Bubani, Shefki Mustafa Shkodra, Nuri Jusuf Hamzaraj, Hanie Mera, Koço Spiro Zbogo, Thanas Harallamb Papadhopulli, Gjergj Pjetër Mazreku, Saim Haki Kokona, Ermal Sadik Kaceli, Kristina Rako Ligori, Timoleo Pavllo Flloko, Isuf Ferik Spahiu, Thanas Vlash Papa, Lili Shemshedin Vendresha, Edlira Zyhdi Topçiu, Mina Llazo Shagla, Mira Çefo Gjoni, Margarita Kristo Kristidhi, Petraq Isak Papajani, Nadia Rako Pashai, Mira Mihal Miho, Ndrek Palok Shkjezi, Ramazan Abdurrahman Hysa, Brunilda Anesti Fundo, Robert Petro Ndrenika, Vladimir Fejzo Kasa, Ibrahim Dervish Tukiçi, Rikard Karlo Ljarja, Konstantin Pano Martiniani, Hasan Halim Karagjozi, Nihat Zihni Uruçi, Haki Katroshi, Faik Islami, Sali Abdyl Shijaku, Margarita Xhepa, Brixhita Xhepa, Irena Gjergo, Tonin Pici, Eduard Zef Agostini (Hila), Diana Ramazan Diamanti, Lorenc Zadrima. B-Persona të regjistruar që i përkasin Grupimeve Kundërrevolucionare. Tonin Luigj Kroniqi, Stefan Gjon Hajmeli, Limoz Hulusi Dizdari, Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha), Mërkur Saliko Bozgo, Skënder Jovan Morcka, Tonin Harapi, Natasha Petro Lako, Saimir Omer Kumbaro, Manushaqe Muhin Çoçoli, Keti Ciko, Bardhyl Fico, Vasil Thoma Melo, Shpresa Neshat Nishani, Xhovalin Gjon Doko, Shpresa Mysliu, Thoma Pandi Nova, Orhan Hajati Bega, Vladimir Ligor Prifti, Syrja Xheladin Roi, Fatos Toli Arapi, Sulejman Halil Mato, Harallamb Pasko, Luigj Zef Mazi, Ylli Tefi Tako, Pleurat Fahri Sula, Elena Kadare, Marie Kraja, Abdulla Emin Cangonji, Zina Kol Paskali, Izmini Kokobobo, Lazër Nush Gjoka, Adelina Rahmi Mamaqi (Nova), Grigor Sterip Harizi, Maksim Dashi,
Petrit Ndroqi, Perikli Jorgoni, Vasillaq Vangjeli, Kujtim Farka, Qenan Emin Toro, Valter Zenel Qorri, Kujtim Abaz Shehu, Fadil Rama, Gjinovefa Voci, Lazër Vlashi, Loni Thoma Papa, Luan Njazi Myftari, Abdurrahman Buza, Liljana Mustafa Cingu, Ramadan Asllan Karanxha, Zeqir Kadri Sulkuqi, Gani Jako Xhango, Maksim Mihal Kopali, Yllka Mustafa Mujo, Liri Kadri Brahimi, Hysen Sulejman Sala, Ilia Sotir Petropulli, Pirro Kosta Mani, Tomorr Nuri Meçe, Sotira Argjir Dhima (Gjymshana), Xhovalin Lin Shestani, Hysen Mendo Koçi, Tonin Sinan Shiroka, Ermelinda Kol Pema (Paparisto), Feim Hasan Ibrahimi, Mustafa Beqir Krantja, Petro Spiro Zheji, Zamira Zihni Berati, Diamanta Zihni Berati, Lefter Thanas Zhulla, Nikolla Lefter Velço, Granit Bexhet Kamberi, Osman Hamza Kuriçi, Kristaq Llambi Katundi, Roza Sami Cuçi, Agim Selim Thomanaj, Sali Rexhep Brari, Arqile Ndini, Demokrat Shahini, Qemal Osmanagaj, Pleurat Dervishi, Agim Qirjaqi, Shkëlqim Zyhdi Basha, Alfons Kol Gurashi, Dhimitër Anagnosti, Vaçe Zela, Ermir Qamil Grezda, Filip Ndreko Lena, Arben Fahri Imami, Fatbardh Hasan Smaja, Ilir Gjergj Shkurti, Ardian Qazim Cerga, Nikolin Luigj Gurakuqi. C-Persona që i përkasin drejtimit të ekonomisë Zyhdi Tahir Fortuzi, Besnik Bardhi, Viktor Shiroka, Antoneta Mark Elezi. Dorëzohen proçes-verbalet e asgjësimit të materialeve të fashikullit si më poshtë: Proçes-verbali date 18.11.1973: date 4.8.1975: 15.7.1976: dhe 16.1.1977. D-Dorëzohet dosja e drejtimit të artit dhe të kulturës me dy fashikuj dhe materiale simbas fletëinventarit të secilit fashikull. E-Dosja agjenturale “Aventurieri” me një fashikull dhe me dokumenta simbas fletë-inventarit. C-Dorëzohet : 1-Dosja Hetimore për vjedhjen e radiostacionit të Kamzës. 2-Për përvetësimin e pasurisë socialiste nga Z.T. 3-Për qëndrim të pakujdesshëm në detyrë, si dhe për humbjen e një filmi dokumentar nga magazinat e spedicionit në dëm të Kinostudios. 4-Dosje hetimore mbi magazinierin e radio-televizionit P.D. për dalje deficit dhe pakujdesi në detyrë. Dosjet më lartë janë të gjitha të pezulluara. 5-Dosja e kërkimit të autorit të letrës anonime me pseudonimin “Biçimi”. Punëtorët operativë Marrësi…………. Dorëzuesi…………. Shefi i seksionit të Vtë……………… Shefi i seksionit të përgjithshëm………………. 20.10.1978. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dosja 479. Viti 1978 /Memorie.al/
KULTURE
12 E diel, 27 TETOR 2019
MINISTRJA E KULTURËS
Margariti: Së shpejti ngrihet Parku i Artit
N
ë Tiranë u zhvillua Foru mi i katërt i kryetarëve të kryeqyteteve të Europës Qendrore e Lindore dhe Kinës. Organizuar në panele të
ndryshme diskutimi, në këtë forum u ndanë eksperienca nga fusha e ekonomisë, turizmit dhe zhvillimit urban. Pjesëmarrëse në këtë panel ishte dhe ministr-
ja e Kulturës, Elva Margariti tha se në fushën e kulturës u diskutua mbi rëndësinë që ka trashëgimia kulturore në zhvillimin ekonomik të vendit. “Në përfshirjen e komuniteteve dhe zhvillimin e industrisë kreative, që në Tiranë do ta finalizojmë me ngritjen e Parkut të Artit, në zonën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”. Tirana priti për herë të parë Forumin “17+1” në nivel kryetarësh bashkish, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.
Publikohet në gjuhën boshnjake libri i poetit Agim Vinca K
ëto ditë, në Sarajevë, në bot im të shtëpisë botuese “Per fecta”, doli libri me poezi i poetit Agim Vinca me titull “Engjëjt pëshpërisin në mëngjes”. Recensent i librit është shkrimtari i njohur nga Mali i Zi, Mirash Martinoviq, kurse redaktore profesoresha e Universitetit të Sarajevës dhe studiuesja e njohur, Hasnija Muratagiq-Tuna. Poezitë në gjuhën boshnjake janë përkthyer nga përkthyesi tashmë i njohur Smajl Smaka (disa nga vetë autori). Libri përmban gjithsej 65 poezi, shënimet për autorin, si dhe një poezi të poetit të Husein Tahmishçiq kushtuar Agim Vincës. Në parathënien e librit, të shkruar nga Mirash Martinoviqi, ndër të tjera, thuhet: “Agim Vinca është poet i dorës së parë, epitet që u përket vetëm të rrallëve – atyre në poezinë e të cilëve artikulohet koha, historia dhe metafizika: Ajo që poetët e mëdhenj, ashtu si alkimistët, e shndërrojnë në përjetësi. Vinca është një alkimist i tillë, që përditshmërinë e shndërron në poezi të madhe. Kjo është poezi autentike, autoktone, e lidhur me truallin dhe jetën. E gjallë, si rrënjët që e thithin fuqinë nga toka. Vinca i prek telat e harfës së quajtur jetë dhe atë tingull e shndërron në fjalë, duke i dhënë kuptim çdo gjëje që prek. Poezia e Vincës është eliptike, e pjekur deri në thelb, e ngjeshur deri në klithmë, deri në dhimbje, deri tek ai vrushkull drite që ndriçon honet e thella. Poezia e Agim Vincës, veçanërisht ajo e shkruar në kohën e luftës dhe të torturës, sikur nuk është shkruar në letër, por në lëkurë, me gjak, me lëngun më të shtrenjtë në pergamenën më të shtrenjtë, që i jep asaj forcë e qëndrueshmëri, vulë që nuk fshihet
dot. Botimi i këtij libri e nderon letërsinë boshnjake dhe ngre një hark-urë, që lidh si ylber popujt që jetojnë në Bosnjë dhe në Kosovë. Duke kaluar nëpër ferrin e luftës dhe të vuajtjeve, kjo poezi, sikurse edhe Bosnja dhe Kosova, arrin majat më të larta morale – metafora të ngritura në qiellin e njerëzisë. Evropa dhe bota do ta njohin një ditë madhështinë e poezisë shqipe, në vetë majën e së cilës është Agim Vinca dhe poezia e tij”. Ndërsa redaktorja e librit, profesoresha Muratagiq-Tuna, shkruan: “Në jetën e tij, sidomos në kohën e mynxyrës së madhe, Agim Vinca nuk heshti si qyqar, por ngriti zërin dhe luftoi përmes armës së tij të vetme, këngës, ashtu siç bën tani me poezitë të cilat na i ofron. Ato në asnjë çast nuk të lënë gjakftohtë, sepse ky poet me poezitë e tij na tërheq ngadalë në greminën e tmerreve të përjetuara për çdo ditë në vendin e tij ose edhe më larg, dëshmitarë të të cilave kemi qenë edhe ne vetë. Përmbledhja e Agim Vincës është plotësisht origjinale dhe arrin të nxisë përjetim të njëmendët artistik. Tematikisht ajo është e llojllojshme, përplot të dhëna për jetën dhe reflektime të këtij autori për kohën dhe hapësirën në të cilën jeton. Temat më të shpeshta janë ato të aktualitetit. Vokacionin e tij poetik e ndërton mbi tema të ndryshme. Poeti Vinca lundron përmes qenies dhe kohës së tij, prandaj një numër i
madh i poezive mund të kuptohet si dokument dhe ilustrim i një kohe të rëndë për popullin shqiptar. Çfarëdo që prek, e përpunon dhe i jep formën e perlave të vërteta artistike dhe ua dhuron lexuesve. Prandaj, këtë poezi e karakterizon shpeshherë prania e fabulës. Lënda e ashpër motivore vishet me shprehje lirike. Kjo është poezi e përvojës, e pleksur me një sensibilitet specifik. I pajisur me dhuntinë e energjisë shpirtërore, mendimore dhe ndenjore, Vinca e shndërron çastin në përjetësi. Ai është një dukuri e veçantë në poezi përgjithësisht, poet me njohje fascinuese të rrethanave dhe të njerëzve me të cilët jeton. Në mënyrë të shkëlqyeshme, në formë imazhesh impresive, ndërton diskursin e vet poetik. Këto poezi pashmangshëm e angazhojnë lexuesin në planin emocional dhe intelektual. Mendimi i tij është i thellë dhe universal. Secila poezi e tij është njësoj e bukur dhe e papërsëritshme. Në to fjalët kanë domethënie më të madhe se ç’është ajo që shenjojnë. Agim Vinca është shumë emotiv, lirik dhe refleksiv. Ka krijuar poezi me potencial të madh asociativ. Prej tyre rrezatojnë kuptime dhe domethënie të shumta. Në to derdhen vrushkuj fjalësh, figurash, sendesh. Prandaj, mund të interpretohen pakufishëm në mënyra të ndryshme. Fjala e këtij poeti duhet të dëgjohet larg, sepse ajo sjell porosi dhe mesazhe të fuqishme. Kjo poezi fisnikëron dhe u jep përgjigje pyetjeve të mëdha të përditshmërisë. Ajo ndihmon që të kuptojmë saktësisht se cilit soj njerëzor i takojmë. Poeti Agim Vinca bën thirrje për vetëdijësim dhe zhdehje, për dinjitet dhe njerëzillëk”.
Anilda Ibrahimi shkruan në italisht historitë shqiptare Javët e gjuhës italiane sjellin në Shqipëri shkrimtaren Anilda Ibrahimi. E larguar që në vitin 1993, ajo zhvillon krijimtarinë e saj letrare në gjuhën italiane, por historitë që sjell janë tërësisht shqiptare. Këto histori janë po ato, që dikur një adoleshente, ajo ëndërronte t’i tregonte botës. Janë historitë e grave dhe vajzave shqiptare të para viteve 90. Librat e saj u përpinë nga publiku Italian, fillimisht sepse gjenin ato gjëra ekzotike të një vendi komunist shumë pranë tyre, e më vonë, sepse donin stilin e Ibrahimit. Jeni një grua që jetoni midis dy kulturave. Shkruani në italisht. Çfarë ju jep ajo gjuhë që nuk e gjeni tek shqipja? “Nuk është fajtor, që gjen apo nuk gjen në gjuhën shqipe. Gjuha shqipe është dhe do ngelet gjuha e nënës për shumë arsye. Është faktor i identitetit të njeriut. Që unë shkruaj në një gjuhë, që e jetoj. Kam nevojë për përditshmërinë time. Raporti me gjuhën është një raport dashurie. Është një raport që merr dhe jep. Unë kam nevojë ta prek përditshmërisht gjuhën me të cilën shkruaj”, shprehet ajo. Kur e ndieni që një libër ka ardhur dhe ju duhet ta tregoni? “Unë kam disa histori që do t’i tregoja në të gjitha gjuhët e botës, edhe sikur t’i kisha shkruar në shqip. Këtu kthehemi tek Elizabeth Strout, e cila thotë; Ti do të tregosh të njëjtën histori . Do ndërrosh personazhet dhe ambientin, por historia jote është kjo. Dhe historia ime në përgjithësi ngelet tema e identititetit, tema e gruas shqiptare, tema e ikjes, tema e ndërthurjes së gjuhëve në një jetë tjetër Në një vend tjetër”, shton më tej. Një mesazh për gratë dhe vajzat që po të ndjekin. Vazhdimisht i drejtohesh me librat e tu, por jo të gjitha kanë mundësi të të lexojnë në gjuhën italiane? “Vështirë e gjesh fjalët. Sepse duken si banaliteti I gjërave të vogla, dhe unë ndoshta nuk bëj përjashtim nga gjërat e vogla të jetës. Mund të them; Ndiqni ëndrrat tuaja. Sepse është jeta që do t;ju thotë jo. Mos mendoni ti reduktoni duke menduar që nuk mundeni. Ju mundeni! Ashtu siç munda unë të jem shkrimtare në një gjuhë tjetër”, shprehet Ibrahimi. Anilda Ibrahimi mund ta ketë këtë vizitë të tretën gjithsej në Shqipëri që pas 90. Fillimisht ajo ka qenë në dhjetor të vitit të shkuar për letërsinë e migracionit, aktivitet ky i organizuar nga Departamenti i Italishtes. Librat e saj ende nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe.
Muzeu Historik Kombëtar, rritet numri i vizitorëve me 20,33% Muzeu Historik Kombëtar ka bërë publike shifrat e vizitorëve për periudhën 1 maj – 15 tetor, periudhë kjo që përkon me sezonin turistik. Vizitorët vendas e të huaj nuk ngurruan të vizitonin pavijonet, ku ruhen thesare të trashëgimisë sonë kulturore. Sipas asaj që njoftoi Muzeu, numri i vizitorëve në total për vitin 2019 krahasuar me 2018 është rritur me 20,33 %. Ndërkohë që numri i vizitorëve të huaj për vitin 2019 krahasuar me 2018 është rritur me 36,75 %. Sakaq, sipas këtyre të dhënave, raportohet se totali i të ardhurave për vitin 2019 krahasuar me 2018 është rritur me 17,91 %. Muzeu Historik Kombëtar vijon të mbetet atraksioni kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj të cilët janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.
KULTURE
13 E diel, 27 TETOR 2019
Hiqen nga Beogradi reklamat e Rita Orës që tërbuan serbët P
as artikujve në mediet serbe, billbordët ku shfaqet Rita Ora u larguan nga qyteti i Beogradit. “FITON INFORMER! Largohen billbordët e Rita Orës! Reklamat e këngëtares që mbështet kriminelët e UQK-së”, është titulli i gazetës serbe “Informer”. Një ditë pas shkrimit të gazetës sonë, BMP hoqi të gjitha reklamat polemike në Beograd, shkruan Informer. Sipas kësaj gazete, këngëtarët vendas u tronditën pasi një firmë serbe promovonte të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt. Gjithnjë sipas këtij mediumi, këngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për “Shqipërinë e Madhe”, është larguar nga billbordet në qendër të qytetit të Beogradit dhe nuk do të shfaqet më në këto materiale promovuese. “Kujtojmë që kjo këngëtare, e cila këndoi në festimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së shtetit të rremë të Kosovës dhe që nuk e humbet mundësinë për të treguar “shqiponjën dykrenare shqiptare” në çdo paraqitje, është shfaqur në tabela në më shumë se 27 vende ekskluzive në të gjithë Beogradin, nga të cilat gazeta jonë shkruajti se billbordet
mund të shiheshin në Parlamentin e Serbisë, Qeverinë e Serbisë, Sllavia, Sheshi i Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe vendet e tjera të trafikut”, shkruan ndër të tjera ky medium serb. Të gjitha 27 billbordet nga qendra e Beogradit që paraqisnin orët dhe bizhuteritë e BPM me imazh kryesor Rita Orën, nuk mund të shihen më. Pas një takimi, drejtuesit e kompanisë dhe departamenti i marketingut morën vendim për heqjen e reklamës si dhe të gjitha fotografive të Rita Orës. Nga departamenti i marketingut nuk kanë dëshiruar të prononcohen rreth kësaj çështjeje. Sipas këtij mediumi, këngëtarët serbë janë të
tronditur që një firmë serbe promovon të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt dhe thonë se kjo këngëtare nuk ka vend në Beograd. Ata thonë se këngët e serbëve nuk mund të dëgjohen në radiot në Prishtinë, e lëre më të jenë në billborde. Alexander Aca Stanimirovic nga Amadeus Band tha se Rita është një person që ka qëndrim politik kundër Serbisë. “As grupi im dhe as kolegët e mi nuk mund të reklamohen atje dhe jam i sigurtë se nuk do të na jepnin këtë mundësi. Edhe nëse do të ishim në reklamat në Prishtinë, ata ose do t’i shkatërronin ose do të kërkonin t’i largonin menjëherë”, shtoi ai.
Dua Lipa në mesin e dhjetë personaliteteve “më të rrezikshme” në internet Aktorja e yllit të Game of Thrones Maisie Williams është cilësuar si një nga personazhet e famshëm më të rrezikshëm për t’u kërkuar në internet. Sipas McAfee, një firmë
e sigurisë në Internet, ajo është ndër emrat, kërkimi i të cilëve mund të ju rrezikojë nga viruset në kompjuterë ose pajisje celulare. Maisie zuri vendin e dytë pas
Carolyn Flek, drejtori i shfaqjes britanike “Love Island”, dhe James Corden nga “Late Late Show”. Po aq e rrezikshme është edhe këngëtarja Nicky Minaj, në vendin e katërt, ndërsa kolegu i saj Billy Elisha doli në vendin e pestë. Në top 10 u përfshi edhe aktori Josh Gad, i cili i huazoi zërin e tij Olafit në filmin e animuar “Mbretëria e ngrirë”. Pas tij ishte aktorja Misha Barton, muzikanti Sam Smith dhe këngëtarja Dua Lipa. Në vendin e dhjetë është aktori australian Liam Hemsworth, raporton NME. “Njerëzit duan të qëndrojnë të azhurnuar me lajme të të famshmëve, në çdo kohë, nga çdo pajisje. Kjo është arsyeja pse ata vendosin shpejtësinë e informacionit në ballë duke klikuar në lidhje të dyshimta që u premtojnë atyre përmbajtje në lidhje me të famshmit e tyre të preferuar, “tha Radz Samani nga McAfee.
Pasi u fotografua në ambientet e burgut, aktorja e njohur lirohet Aktorja e njohur Felicity Huffman u fotografua së fundmi në ambientet e burgut federal të sigurisë së ulët në Dublin (Kaliforni), ku po kryente dënimin për mashtrim. Ajo u pa e veshur me uniformë burgu të gjelbër dhe kapele në kokë, në hapësirën e jashtme të institucionit. Dhe ditën e djeshme ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, është liruar nga burgu pasi vuajti dënimin prej 11 ditësh për skandalin e pranimit të nxënësve në kolegj. Ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, ishte e para nga më shumë se 30 prindër të akuzuar që vuajti dënimin. Ajo u deklarua fajtore për komplot pasi pagoi 15.000 dollarë që përgjigjet e
provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi në vitin 2017. Huffman u la e lirë për shkak të një rregulli që lejon të burgosurit të dalin nga burgu në ditë jave nëse dita e lirimit të tyre i bie në fundjavë ose ditë feste.
Kanye West është i bindur që do të bëhet presidenti i ardhshëm i Amerikës Kanye West është në prag të publikimit të albumit të tij të ri, “Jesus is King”, por ndërkohë që presim për këtë, le të dëgjojmë planet e reperit. West, mendon se fare mirë mund të jetë presidenti i ardhshëm e Amerikës! Gjatë intervistës së tij me Zane Lowe, thotë se do të hyjë në garë për Shtëpinë e Bardhë në 2024-ën. Madje, është i sigurt që do ta fitojë! “Do të vijë një ditë që unë do të jem Presidenti i SHBA-ve! Dhe do të kujtoj…çdo themelues që s’pati kapacitetin të na kuptojë kulturalisht çfarë ne po bëjmë.” Mendimi i parë që na erdhi? Imagjinuam Kim Kardashian si Zonjë të Parë! Babai i katër fëmijëve, që duket se e ka më shumë se seriozisht kandidimin për president, tha ndër të tjera se është në mënyrë absolute “artisti më i madh i të gjitha kohërave”. Kanye duket i sigurt, njësoj si atëherë kur i premtoi fansave se albumi i ri do të dilte në mesnatën e 25 tetorit, por më pas i la të zhgënjyer kur i tha se për probleme teknike, s’ka mundur të përfundojë ende.
Kërcënon Ivankën në vargje, Eminem përfundon tek Shërbimi Sekret Amerikan Reperi Enimen është nga ata artistë që e ka shprehur hapur “urrejtjen” që ka ndaj Trump dhe familjes së tij. Duket se ai është marrë në pyetje në 2018 nga Shërbimi Sekret Amerikan, për disa vargje kërcënuese kundrejt Ivankës. Në këngën e tij “Framed”, e publikua në vitin 2017 ai shprehet: “Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?Duhet të shkoj ta zgjidh atë? Unë ndihem disi përgjegjës për memecen bjonde të vogël…Vajzën e hodha në pellg, Vrasja e dytë pa e kujtuar atë”. Kjo nuk ishte hera e parë që Eminem përdori gjuhë kërcënuese kundër presidentit dhe familjes së tij, pasi në një nga intervistat ai është shprehur se Trump e bënte gjakun e tij të ziejë. Agjentët i analizuan vargjet për dy ditë, duke i quajtur si kërcënuese dhe sjelljen e Eminem të papërshtatshme. Megjithatë ndaj tij nuk u mor asnjë masë dhe u la i lirë, për arsye se ai është një nga njerëzit më me ndikim në Amerikë.
SPORT Guardiola ngre alarm për Cityn: Po vazhduam kështu, do të biem nga Liga
P
ep Guardiola ka thënë se lufta për mbijetesë, jo gara për titullin e kampionatit, e pret Manchester Cityn nëse skuadra e tij e përsërit paraqitjen që e pati gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Aston Villas. Kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City, s’e gjeti veten në 45 minutat e parë të ndeshjes në stadiumin Etihad kundër skuadrës së Dean Smith, Aston Villës. Çfarëdo që Guardiola u tha lojtarëve të tij në dhomat e zhveshjes, pas pjesës së parë të ndeshjes, pati një ndikim të madh në skuadrën e tij, pasi që Raheem Sterlingu arriti ta zhbllokojë rezultatin brenda disa sekondave. Manchester City arriti ta mposhtë me rezultat 3:0 kundërshtarin në fund, përkundër që luajti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Fernandinho u ndëshkua me karton të kuq. Kjo fitore bëri që Manchester City ta
zvogëlojë epërsinë në tre pikë. Guardiola beson se skuadra e tij është në gjendje të garojë
për ta fituar titullin e tretë radhazi të Premierligës, por gjithashtu ka paralajmëruar
se ata mund të jenë në luftë për mbijetesë nuk nuk i mbajnë standardet e larta. “Para gjashtë ditësh, ne kishim dallim prej tetë pikësh e tani kjo diferencë është tri pikë. Nuk jam i shqetësuar për tabelën. Jam i shqetësuar për mënyrën se si luajtëm”, tha Guardiola, pas ndeshjes. “Nëse luajmë në nivelin që luajtëm në pjesën e dytë të ndeshjes, ne mund të jemi në krye në fund të sezonit, jam i sigurt për këtë gjë”. “Por, nëse luajmë ashtu siç luajtëm në pjesën e parë, ne do të jemi në zonën e rrezikut e shumë larg kreut të tabelës. Ky është mendimi im. Jo vetëm për këtë sezon, por gjithmonë”. “Në pjesën e parë luajtëm futboll, por jo ashtu siç duhet të luajmë. Në pjesën e dytë, ne ishim më të mirë. Goli i shënuar në fillim na ndihmoi dhe ne luajtëm në mënyrën që luajmë gjithmonë. Por, duhet ta bëjmë këto për 90 minuta e jo 45”.
14 E diel, 27 TETOR 2019
Bind, Roma gati të blejë kartonin e Smalling
T
re muaj iu deshën fut bollistit anglez Chris Smalling të bindte drejtuesit e Romës të nisnin bisedimet me Manchester United për ta blerë përfundimisht kartonin e tij nga “Djajtë e Kuq”. 29vjeçari iu bashkua ekipit nga verdhekuq më 30 gusht në formë huazimi dhe që nga momenti i parë që zbriti në fushë është kthyer në një pike kyçe në qendrën e mbrojtjes së italianëve. Drejtori sportiv, Gianluca Petrachi, është takuar fillimisht me menaxherin e futbollistit dhe nga java e ardhshme është planifikuar një takim me drejtuesit e Manchester United për të vendosur për të ardhmen e Smalling.
TRANSFERIMI
Barcelona “fërkon” duart për Neymar
V
Klopp: S’e ëndërroj titullin e Premierligës
J
urgen Klopp ka theksuar se ai nuk e ëndërron titullin e Premierligës, mirëpo shtoi se skuadra e tij do të duhet të luftojë shumë për ta fituar trofeun në fjalë gjatë këtij sezoni. Liverpooli ishte shumë afër titullit të kampionit anglez në fund të sezonit të kaluar, mirëpo në fund e humbën garën kundër Manchester Cityt për një pikë të vetme. Zhgënjimi në ligën vendore u kompensua në njëfarë mënyre nga lavdia në Evropë, pasi që Kloppi arriti ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve në Madrid. Trajneri gjerman insistoi se ai nuk është shumë i shqetësuar për ta fituar patjetër titullin e Premierligës dhe nuk do ta ndryshojë stilin e tij për ta arritur një gjë të tillë. “Jo, unë nuk e ëndërroj titullin e ligës. Nuk e ëndërroja as finalen e Ligës së Kampionëve dhe ne e fituam atë”, ka thënë Klopp në një intervistë të dhënë për Sky Sports. “Por, ne do të punojmë për ta fituar. Ne jemi në një pozitë më të mirë sesa që kishim pritur se do të jemi në fillim të këtij sezoni. A e kemi fituar tashmë? Jo, kjo është e gjitha. Periudha më e vështirë do të vijë më vonë, është e çmendur se sa ndeshje i luajmë në nëntor e dhjetor”. “Duhet të kemi fat në disa momente, ne nuk kemi ndikim në gjithçka. Ne duhet të luftojmë për këtë. Nuk ka asnjë garanci. Kjo i ka lejuar të gjithë të ëndërrojnë, por dikush duhet të punojnë”.
era e vitit 2019 ishte me të vërtetë e vështirë për Neymar. Braziliani tentoi deri në fund të merkatos për tu larguar nga Paris Saint Germain, por në fund, gjiganti francez ia mbushi mendjen për të qëndruar në “Parc des Princes”. E kjo solli entuziazëm te Neymar, por që më pas u ndal nga një dëmtim, duke komplikuar të ardhmen e tij. Pavarësisht se e bëri publikisht qartë dëshirën e tij për t’u larguar, Leonardo besohet se i ka kërkuar lojtarit që të nënshkruaj një kontratë të re. Por sipas “Le Parisien”, dëmtimi e ka penalizuar Neymar, me tratativat që duket se kanë ngecur. Kontrata e tij e tanishme përfundon në qershor të vitit 2022 dhe tani mbetet të shihet nëse PSG do të mbështesë apo jo një lojtar që ka qenë plotësisht
jashtë fushe, veçanërisht tani, kur Kylian Mbappe ka marrë vendin e tij në projektin futbollistik në Paris. Sikur të mos mjaftonte kjo, ekziston një rregull në FIFA që lejon lojtarët nën moshën 28 vjeç që të transferohen në një klub të një lige tjetër përmes prishjes së
kontratës së tij dhe pagesës së kompensimit prej rreth 60 milionë euro. Vendimi i Webster nuk zbatohet gjerësisht në të gjithë futbollin, por në teori, Neymar mund të blejë kontratën e tij pasi të mbeten vetëm dy vite në kushtet e dakorduara.
BLERJET
Real Madridi ka gati 105 milionë euro plus Bale për Pogban
R
eal Madridi po planifikon të ofrojë shërbimet e Gareth Bale plus 90 milionë funte apo 105 milionë euro te Manchester Unitedi për mesfushorin Paul Pogba. Pogba ishte në radarin e Realit gjatë gjithë verës së fundit, me mesfushorin që ka përshkruar një transferim të mundshëm në Bernabeu si “një ëndërr”. Por, trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk ishte në gjendje të transferonte lojtarin e preferuar, pasi Unitedi qëndroi i fortë në çmimin e kërkuar prej 180 milionësh. Sipas mediumit El Desmarque, Mbretërit janë përsëri gati për tu kthyer në kërkim të shërbimeve të francezit. Tani Reali thuhet se do t’i ofrojë Unitedit shërbimet e yllit uellsian Bale plus 105 milionë euro në këmbim të Pogbas. United deri më tani ka qenë i vendosur të mbajë Pogba, por kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021, kështu që ata
mund të joshen për të fituar para në verën e ardhshme nëse çmimi është i duhur. Në garë për francezin është përfolur edhe klubi italian, Juventus, ndërsa për Bale thuhet se ka oferta nga klubet tjera të Ligës Premier.
SPORT
15 E diel, 27 TETOR 2019
TIRANA
Analizë dhe tone të larta, Ahmataj nuk toleron
P
residenti i Tiranës, Refik Ha lili vendosi që ditën e premte që ekipin e zemrës t’ia besojë ish-futbollistit bardheblu, që prej tre vitesh po ushtron edhe profesionit e trajnerit, Julian Ahmataj. Ky i fundit fitoi balotazhin me Bledar Devollin, që gjithashtu ishte kandidat për këtë post. 40-vjeçari ka qenë në disa raste pranë bardhebluve
por vetëm në këtë moment u poqën kushtet për ta hedhur këtë hap. Ahmataj ka zhvilluar stërvitjen e parë me Tiranën. Ashtu siç pritej, trajneri ka vendosur që të marrë me vete edhe stafin e tij. Në krah do të ketë Akil Jakupin, ish-lojtarin e Teutës dhe skuadrave të tjera. Nga grupi është larguar jo vetëm Mema por edhe ndihmësi i tij
Erion Xhafa. Me stafin e ri ka qëndruar përgatitësi atletik Kosta Jani dhe trajneri i portierëve Emanuel Egbo, që nuk kanë ndryshuar punë. Si fillim ka nisur punën me anën taktike. Pasi ka rreshtuar dy 11- she, nga djemtë ka kërkuar përqendrim, shpejtësi dhe saktësi por edhe mbulim të gjithë fushës dhe gabime zero.
Të dielën janë programuar për t’u zhvilluar 3 ndeshje ku Tirana do të luajë me Luftëtarin ku për bardheblutë bën debutimin e tij trajneri Julian Ahmataj
J
ava e 10-të e Kategorisë Superiore është e ndarë në dy ditë; e diel dhe e hënë dhe e gjithë kjo se ndeshjet e javës së nëntë u zhvilluan në mesjavë. Kjo javë vjen edhe më ndryshe, pasi Tirana do të ketë deputimin e parë me tranjerin Julian Ahmataj. Në Gjirokastër do të debutojë tranjeri i ri i Tiranës, që për koicidencë sezonin e kaluar u largua nga drejtuesit gjirokastrit me motivin se kishte toleruar në favor të bardhebluve. Të dielën janë programuar për t’u zhvilluar 3 ndeshje ku Tirana do të luajë me Luftëtarin ku për bardheblutë bën debutimin e tij trajneri Ahmataj. Teuta ka përballjen më të vështirë, pasi do të luajë në Ballsh me Bylisin, një skuadër që po bën vërtet shumë mirë në këtë sezon në Kategorinë Superiore, duke i befasuar të gjithë me paraqitjet e tij shumë të mira në fushën e lojës që të bën të mendosh se grumbullimi i 16 pikëve prej kësaj skuadre nuk është rastësi. Vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar në pasditen e së hënës. Partizani që pas suksesit me Skënderbeun mori edhe kryesimin në klasifikim, do të presë Kukësin
Superiorja me tre ndeshje në një ditë. Përballje e fortë Bylis-Teuta
NDESHJET E DIELË Luftëtari-Tirana Bylis-Teuta Laçi-Vllaznia E HËNË Flamurtari-Skëndërbeu Partizani-Kukësi që vjen në këtë përballje pas suksesit 4-1 me Luftëtarin. Nga ana tjetër, po të hënën do të
“ABU DHABI”
123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Loriana Kuka është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 “Abu Dhabi 2019”. Në ditën e tretë të këtij Grand Slami, Loriana Kuka deri 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 më tani ka arritur ti fitojë dy luftëra për të mbajtur gjallë shpresat për 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 medaljen e dytë, pas asaj të fituar nga Majlinda Kelmendi. Kukan në luftën 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 e parë mposhti xhudisten nga 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Uzbekistani,Yuldasheva 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Nodira, ndërsa në luftën e dytë 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 arriti fitore ndaj xhudistes nga 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Kina, Feo Chen. Kuka në të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 dyja luftërat arriti të fitoj me 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Ippon. Kujtojmë se xhudistia 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 jonë numëron një numër të 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 madh suksesesh, si medaliste e 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 artë në “Grand Prix të Tbilisi” 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 kategoria -78 kilogram, po 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 ashtu ajo arriti t’i fitoj edhe dy 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 medalje të argjendta në vitin 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 2019 në garat e Grand Prix, Tel 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 Aviv dhe Grand Prix, Mar123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 rakech. 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789 123456789012345678901234567890121234567890123456789012345678901212345678901234567890123456789
Xhudo, Kuka kualifikohet në çerekfinale
luhet sfida mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Skuadra Vlonjate që ndërpreu bash-
këpunimin me trajnerin Sadedini, po jeton ndoshta sezonin më të vështirë në
historinë e tij. Flamurtari është në vendin e fundit në renditje me vetëm 2 pikë të grumbulluara në 9 javë, ndërkohë që edhe vetë Skënderbeu është në vështirësi teksa e sheh veten në vendin e 7 me 13 pikë, 4 më pak se Partizani kryesues. Vllaznia është e pathyeshme në transfertë. Nëse në shtëpi dhe me drita nuk u ka ecur fort mirë, krejt e ndryshme është situata jashtë fushe. Zyrtarisht nuk kanë asnjë humbje, pas 4 ndeshjeve të luajtura. E ka nisur me dy barazime pa gola në Ballsh dhe Durrës, ndërsa kanë fituar me Kukësin në “Elbasan Arena” në shifrat 1-2 dhe së fundmi në Vlorë 1-3 përballë Flamurtarit. Nga 15 pikë të mbledhura gjatë gjithë fazës së parë, 8 i kanë marrë si udhëtues dhe këto shifra janë ndjeshëm optimizëm.
KOSOVË
Vushtrria gjen fitoren e dytë sezonale
D
renica ka mposhtur Feronikelin me rezultatin minimal 1-0, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe duke zhytur në krizë kampionët në fuqi, të cilët aktualisht mbeten në kuotën e 19 pikëve dhe rrezikonë të shkëputen edhe më shumë nga kreu. Një gol i Qemajl Elshanit në minutën e pestë vendosi edhe fatin e takimit, ndërsa skuadra nga Drenasi bëri të gjitha përpjekjet për të përmbysur rezultatin, por nuk ia doli të marrë qoftë edhe një pikë në këtë transfertë. Sfida tjetër e vlefshme për javën e 12 ishte ajo mes Vushtrisë dhe Llapit, që u fitua në mënyrë të befasishme nga vendasit, gjithashtu me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Lamcaj në pjesën e parë, me Vushtrinë që mori kështu fitoren e dytë sezonale, ndërsa Llapi pësoi humbjen e dytë radhazi, duke komplikuar ecurinë e mirë të javëve të para.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E diel, 27 TETOR 2019
Presidenti Meta me homologun Pendarovski: E vetmja rrugë e dy vendeve, integrimi në BE fushë si mes dy fqinjëve. Lidhur me procesin e integrimit në BE, Presidenti tha se nuk ishte i kënaqur me zhvillimet e fundit, por theksoi se dy vendet duhet të shtojnë përpjekjet për marrjen e negociatave. “Nuk jemi të lumtur lidhur me zhvillimet për çeljen e negociatave, por jemi të bindur se e vetmja rrugë për dy vendet dhe Ballkanin mbetet anëtarësimi në BE. Ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm dhe me BE, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitiv. Çdo lëvizje
M
e ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zhvilloi dje një vizitë shtetërore në vendin tonë. Pas pritjes ceremoniale në Pallatin e Brigadave dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas, kryesuan bisedimet mes dy delegacioneve respektive ku ndanë të njëjtin vlerësim se integrimi europian është e vetmja alternativë
për rajonin. “Çdo ide tjetër nuk përfaqëson vullnetin e popujve tanë”.- vuri në dukje Presidenti Meta. “Mungesa e konsensusit për çeljen e negociatave më 18 tetor nuk duhet të na dekurajojë. Përkundrazi, duhet të nxisë vijimin e reformave me rezultate të prekshme për qytetarët e vendeve tona.”, - theksoi Presidenti Meta. Gjatë konferencës për mediat, Presidenti Ilir Meta vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të jenë më të mira dhe bashkëpunimi duhet të jetë në çdo tjetër do të ishe e papranueshme në rajon”,- tha ndër të tjera Presidenti Meta. Në konferencën e përbashkët për mediat, presidentët thanë se alterantivë e vetme për vendet është Bashkimi Europian. Pendarvski, iu përgjigj në këtë mënyrë interesit të medias, nëse ishte Shqipëria ajo që mbajti peng rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut. “ Ne harxhuam shumë kohë tek miqtë tanë t’i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të
plotë, por vetëm fillim të një procesi që do të vijojë me vite të tëra. Ky është një ndëshkim i pamerituar për të gjithë Rajonin. Rajoni nuk duhet të jetë i harruar. BE duhet të gjejë forma dhe mënyra të afrojë edhe Bosnje-Hercegovinën me Evropën” Nga Tirana, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit
Europian. “U pajtuam që obligimi ynë si kryetar të shteteve është t’i inkuraojmë të gjithë faktorët politikë në shtetet tona të vazhdojnë me obligimeve nga axhenda evropiane, në interes të qytetarëve tanë, dhe t’i bindim liderët europianë se negociatat me vendet në rajon janë investim në stabilitet dhe prosperitet”,- tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut.