Koha Jone_28 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E premte, 28 DHJETOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 308 (8439)

E premte, 28 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Socialistët mbledhin Asamblenë Kombëtare për "gjyqin" ndaj Qeverisë, panik mes ministrave të kabinetit "Rama"

A ndryshon Qeveria sot?

Protestat që shtohen çdo ditë janë sinjali që i kujton kreut të qeverisë se duhet të ndryshojë sa më parë mënyrën se si dhe më kë po qeveris

FAQE 3

Policia ndalon emigrantët të protestojnë Spartak Ngjela: Studentët nuk duhet të para Kryeministrisë. Presidenti Meta: Le ndalojnë. Ata janë misioni i së ardhmes të protestojnë në oborrin e Presidencës

FAQE 2

Në foto: Presidenti Ilir Meta INVESTIMET NË SHËNDETËSI

Rama: Mjekët të mos ikin në Gjermani, pagat do jenë deri në 2500 dollarë në muaj

FAQE 14

PROJEKTLIGJI

Gazetarët, kundër Edi Ramës: Ndal kontrollit mbi mediat

FAQE 10

FAQE 8

Në foto: Spartak Ngjela

KRYEBASHKIAKU

KRYETARJA E LSI

Erion Veliaj: Do Kryemadhi: Më 30 ndërtojmë të tjera qershor nuk do të ketë qendra sociale në Tiranë vetëm zgjedhje lokale FAQE 11

LIBRI

Rrëfimi i babait të peshëngritësit, Aleksandër Kondo

FAQE 9

FAQE 18

APELI

Opozita: Qytetarët dhe banorët e "Astir", sot në protestë me emigrantët. S'ka polici dhe qeveri që na ndalon

FAQE 5


POLITIKE

2 E premte, 28 DHJETOR 2018

Presidenti Ilir Meta flet për protestën e studentëve dhe ndalimin e tubimit të shqiptarëve të diasporës para Kryeministrisë

P

residenti Ilir Meta deklaroi dje se nëse Policia e Shtetit ka ndalur protestën e diasporës në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, atëherë qytetarët janë të ftuar të protestojnë në oborrin e Presidencës. Deklarata e kreut të shtetit vjen si reagim pas njoftimit të Policisë për ndalimin e mitingut para Kryeministrisë, të kërkuar nga përfaqësues të diasporës. “Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tille te këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”,- deklaroi kreu i shtetit. Pas vendimeve që miratoi dy ditë më parë Këshilli i Ministrave në lidhje me studentët, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Nga qyteti i Korçës, Meta tha se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji për këtë çështje, ndërsa shtoi se është e dobishme që të jepet një zgjidhje e besueshme. “Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji, patjetër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjate probleme të Arsimit të Lartë dhe të studenteve ne mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim. Problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus dhe përmes një bashkëpunimi te besueshëm dhe konstruktiv”, tha Meta. Më poshtë mund të lexoni prononcimin e plotë për mediat të Presidentit Meta në Korçë.

“Emigrantët janë të ftuar të protestojnë në oborrin e Presidencës”

Pyetje: Zoti President, vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave a mendoni se i kanë zgjidhur problemet e arsimit të lartë? Aq më tepër, protestat e studentëve? Presidenti Meta: Besoj së është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t’i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe të studentëve, në mënyrë të veçantë. Unë do të mbështesja çdo reflektim të sinqertë, të thelluar, të qëndrueshëm e

konstruktiv në këtë drejtim. Pyetje: Që do të thotë se është zgjidhur problemi, pra? Presidenti Meta: Që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë. Pra, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues, dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv. Pyetje: Zoti President, shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe në vende të ndryshme të botës, kanë caktuar datën 28 për mbajtjen e një proteste. Ju,

si garant i Kushtetutës, jeni informuar që Policia e Tiranës e ka refuzuar të drejtën për një protestë, ndërkohë që kjo është një e drejtë e përcaktuar dhe e garantuar nga Kushtetuta? Presidenti Meta: Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por ja e zëmë, se një e tillë mund të ketë ndodhur, janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e Presidencës.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PARTISË SOCIALISTE

Balla: Nëse do të ishim ftuar, edhe ne do të ishim pjesë e protestës së diasporës Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka komentuar dje për mediat protestën e diasporës që do të organizohet sot para kryeministrisë, pa lejen e Policisë së Shtetit. Balla tha për mediat se nëse PS do të ishte ftuar në protestë do të kishte marrë pjesë. “Nëse do ishim ftuar, edhe ne do ishim pjesë e protestës së diasporës. E dimë që Shqipëria i ka një borxh gjithë shqiptarëve që jetojnë në çdo cep të territorit dhe në këto vite janë kontributor i ekonomisë së vendit. Për PS-në, e drejta e votës e atyre që jetojnë jashtë territorit ka qenë kushti i vetëm që i kemi kërkuar palës tjetër dhe e kemi bërë edhe këtë kur kemi qenë në opozitë, për të përfshirë në kodin e ri zgjedhor votën e shqiptarëve”, tha Balla. Lidhur me refuzimin e lejes për protestë nga policia, Balla tha se mediat duhet t’u drejtohen organeve kompetente. “Shkoni dhe adresojuni institucioneve kompetente që ngarkon ligji për dhënien e lejeve. Unë di që në Shqipëri nuk i refuzohet askujt e drejta për të protestuar, për sa kohë që çdo kërkesë për protestë, plotëson kriteret e nevojshme dhe të domosdoshme të përgjegjësisë së personave të cilët marrin përsipër të organizojnë një protestë. Pra, në çdo rast kush kërkon të organizojë një protestë duhet të listojë dhe emrat e personave, të cilët kanë marrë përgjegjësinë për të organizuar protestën. Por unë po ju them se nuk ka nevojë për të pasur leje sa kohë që kërkohet një kërkesë kaq e qenësishme sikurse është vota e shqiptarëve që ndodhen jashtë territorit”,- deklaroi Taulant Balla.

Flet një nga organizatorët e protestës së diasporës

Sejko: Nga sot tre ditë tubim, na mohuan lejen si të ishim ekstremistë

G

enc Sejko muajt e fundit është shndërruar në një personazh mjaft të njohur në rrjetet sociale, si autori që fshihet pas disa prej memeve më sarkastike ndaj politikës shqiptare, shpesh herë i marrë borxh edhe në pankartat e protestës së studentëve. I ftuar në A2, Sejko tregoi për protestën që po organizon ditën e nesërme, si dhe zbulon diçka mbi identitetin e tij. Sipas Sejkos, tubimi i nesërm u ideua në nëntor si protestë e migrantëve të diasporës. Kemi tre pika, keqqeverisja, ko-

rrupsioni dhe kriminaliteti në vend. Lëvizja studentore na nxori pak “anash”, por sot kemi shtuar disa klauzola në mënyrë që te bashkojmë të gjithë shqiptarët për të protestuar. Pjesa më e madhe do ti kushtohet sërish studentëve por do të shtohen elementë specifikë për diasporën si “vota e emigrantëve dhe çmimi i biletave që kanë efekt direkt mbi emigrantët”. Autoritetet nuk kanë dhënë leje për aktivitetin e nesërm, por sipas Sejkos “nuk ekziston më termi leje, ne thjesht njoftuam po-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

licinë për tubimin e nesërm në orën 5, që mund të refuzohet sipas Kushtetutës vetëm nëse cenohet siguria kombëtare”. Kjo nuk pranohet nga djali i ardhur nga Londra, sepse sipas tij protesta do të jetë “paqësore, evropiane, sillni familjet tuaja” she sepse “në Bularat erdhën ekstremiste grek dhe nuk u cenua e drejta e tubimit, kurse diaspora që është kontribuues me remitancat pengohet për të ushtruar një të drejte kushtetuese”. Edhe pse presidenti Meta e ka ftuar që tubimi pa leje të zhvillohet brenda

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Presidencës, Sejko thotë që ai do të zhvillohet vetëm në rrugë. Ai nuk do të politizohet por ka mendimin e tij politik: “Një qytetar i mirë nuk i bindet Qeverisë, e kundërshton atë kushdo të jetë. Kemi rezervat tona ndaj çdo partie të momentit, por duhet opozitë e vazhdueshme ndaj padrejtësive

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

në vend”. Sejko premton që do të japë kontributin e tij duke thumbuar pushtetin edhe kur të kthehet në Angli, ku banon prej 20 vitesh. Dhe jep detaje për veten: “Jam me origjinë çame nga Filati, i lindur në Shkodër nga familje e persekutuar. Jam thjesht një shqiptar i shqetësuar”.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 28 DHJETOR 2018

Socialistët mbledhin Asamblenë Kombëtare për "gjyqin" ndaj Qeverisë, panik mes ministrave të kabinetit "Rama"

A ndryshon Qeveria sot?

Protestat që shtohen çdo ditë janë sinjali që i kujton kreut të qeverisë se duhet të ndryshojë sa më parë mënyrën se si dhe më kë po qeveris Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, i cili është dhe forumi më i lartë vendimmarrës. Axhenda zyrtare e Asamblesë do të vendosë për mbajtjen e kongresit më 30 mars, si dhe një sërë pikash që kanë të bëjnë me strukturat partiake. Pavarësisht se duket një mbledhje e zakonshme partie, axhenda jo zyrtare e këtij takimi shkon përtej halleve të socialistëve. Tema kryesore e Asamblesë dhe që nuk është futur në rendin zyrtar të punimeve janë ndryshimet në kabinetin qeveritar. Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë afat kohor për ndryshimet në qeveri, gjithë vëmendja dhe sinjalet që do të jap sot kryeministri do të përcaktojnë se kush ikën apo vjen në kabinetin e tij. Në Asamble do të bëhet një analizë e detajuar e punës së secilës ministri, e cila do të jetë dhe një lloj "gjyqi" publik për dështimet dhe problematikat që ka çdo dikaster. Protestat e studentëve, si dhe protestat e tjera që pritet të rinisin në janar, si rrallë herë e kanë vënë në pozitë të vështirë kabinetin "Rama". Reagimi i fortë i të rinjve dhe opozita që po bëhet gjithnjë e

më kërcënuese për pushtetin e PS-së, kanë tronditur jo pak pozitat e mazhorancës që pretendonte se do të qeverise e qetë këtë mandat. Ndaj reagimit popullor që është rritur këtë fundvit, kryeministri Edi Rama ka vendosur t'i përgjigjet më ndryshime rrënjësore në kabinetin e tij. Ndryshimet u paralajmëruan nga Edi Rama dhe njerëz afër kreut të qeverisë që më datën 24 dhjetor, kur për herë të parë pas shumë kohësh mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë shkoi në këtë takim me ide të qartë dhe emra konkret të ministrave që duhet tu hapin rrugën të tjerëve në qeveri. Por duket se reagimi një pjese të grupit parlamentar, si dhe ndikime të tjera të njerëzve të biznesit që kanë interesa të forta me qeverinë, kanë bërë presion të fortë që kjo të mos ndodhte. Një pjesë e ministrave të pushtetshëm në qeveri dhe në parti e kanë parë vendimin e Ramës si një sfidë personale dhe kanë deklaruar se largimi i tyre nuk do të jetë i lehtë. Gjatë këtyre ditëve ka pasur takime të shuma mes kryeministrit, ministrave si dhe emrave të ndryshëm në PS që disku-

tohen si anëtarët e ardhshëm të kabinetit qeveritar. Për të shmangur një luftë grupesh, ministrash dhe ish-ministrave në PS, kreu i qeverisë pritet që të paraqesë një strategji tjetër. Ministrave që ka vendosur të largohen qeveria, kryeministri duket se do t'u jap poste të rëndësishme drejtuese në Partinë Socialiste. Në këtë mënyrë jo vetëm u garanton mbrojtje politike nga akuzat që rëndojnë ndaj disa prej tyre, por edhe shmang reagimet e të pakënaqurve. Skandalet korruptive që kanë dalë këto muaj dhe presoni i protestave duket se e detyrojnë kryeministrin dhe kupolën drejtuese të PSsë që këtë herë të mos bëje ndryshime kozmetike në kabinet, por një operacion thuajse total. Kreu i qeverisë është i detyruar të pranojë se në shumë nga postet kyçe të qeverisë, të zgjedhurit e tij kanë dështuar me reformat. I duhet të pranojë se një pjesë e ministrave janë bërë pjesë direkt dhe indirekt të aferave të mëdha korruptive që ka denoncuar opozita. Gjithashtu, i duhet të pranojë se në shumicën e rasteve ministrat që i zgjodhi vet

duke mos marrë parasysh as kriter politik dhe as vlerësim publik, sot rezultojnë ende anonimë edhe për socialistët. Por nëse kryeministri do t'i pranonte të gjitha këto në mënyrë publike praktikisht do të thoshte se ka dështuar. Për të shmangur këtë dhe për të shpëtuar nderin e qeverisë, kryeministri ka zgjedhur një skemë tjetër. Do t'i largoj një pjesë të ministrave jo me justifikimin për korrupsion dhe paaftësi, por me argumentin se i duhen për fushatën elektorale. Do t'i heq nga Qeveria për punë të dobët, por do t'u jap vende në sekretariat dhe institucioneve të tjera të PS. Ndaj dhe në Asamblenë e sotme, kryeministri do të fokusohet te përgatitjet për zgjedhjet vendore, që mund të jenë edhe të përgjithshme. Duke u thënë se partia është më e rëndësishme se qeverisja, kryeministri do të bëjë pastrimet në kabinet, si dhe do shmang sherret brenda partisë, të paktën për momentin. Zyrtarisht në PS askush nuk e di nëse sot Edi Rama do të largojë disa ministra. Dilemat dhe presionet e brendshme në PS kanë bërë që kryemi-

nistri të marrë vendimin në momentet e fundit. Por më shumë se çështje e zhvillimeve mes PS dhe një pjese të oligarkëve, ndryshimet në kabinet janë të domosdoshme. Pas studentëve, sot në sheshin para Kryeministrisë do të jenë emigrantët që kanë ardhur këto ditë në Shqipëri. Diaspora është organizuar si asnjëherë më parë dhe pavarësisht se thonë se nuk janë për tubime politike në shesh, fakti që protestojnë për një shtet më të mirë është protesta më e madhe politike që bëhet. Ndërkohë, studentët serinë e protestave të mëdha që nisën në dhjetor do ta vazhdojnë edhe më fuqishëm në muajin janar duke shkuar përtej kërkesave ekonomike, por në kushte dhe ultimatume për qeverinë. Protestat që shtohen çdo ditë janë sinjali që i kujton kreut të qeverisë se duhet të ndryshojë sa më parë mënyrën se si dhe më kë po qeverisë. Nëse për shkaqe që lidhen me lobingjet politiko ekonomie të disa ministrave, kryeministri shtyn për shumë kohë ndryshimet, protestuesit nuk do të kërkojnë më vetëm përmirësimin e qeverisjes, por largimin e gjithë qeverisë.


POLITIKE

4

E premte, 28 DHJETOR 2018

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Votat e emigrantëve, duhet parë mundësitë reale për ta bërë të mundur

Protesta e Diasporës, Vasili: Nëse na kërkojnë ndihmë do t’i mbështesim N

ë studion e “45 minuta” në Report Tv ku i ftuar ishte kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u zhvillua debati lidhur me temën: “Debati për Diasporën”. Vasili ishte ndër të parët që reaguan pas refuzimit nga Polici e Shtetit të zhvillimit të protestës së Diasporës të planifikuar nga data 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore përpara Kryeministrisë. Diaspora Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka folur lidhur me refuzimin e kërkesës së Diasporës për një protestë para Kryeministrisë ditën e nesërme. Vasili u shpreh se kryeministri e pengoi protestën e Diasporës pasi i “prishej qejfi”, ndërkohë që ka kritikuar edhe mos prononcimin e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko. “Diaspora vendosi pas një kohe të gjatë të kishte një reagim dhe kjo iu pengua nga Policia e Shtetit, sepse pengohet paniku etj etj. Kjo diasporë për të cilën organizohen takime vendos njëherë të reagojë këta thonë që na prishet terezia. Po këtë bulevard e kishte bllokuar kryeministri se prezantoi ca ambulanca. Ky që pretendon që i bllokohet trafiku dha një përgjigjie të fëlliqur. Sa i takon trafikut, partia e tij ka qënë ajo që kishte standart bllokimin e këtij bulevardi me çadrave. Para çadrave të Edi Ramës nuk i kishte vendosur njeri. Diaspora shuan urinë e mijëra njerëzve. Për herë të parë kemi edhe ministër të Diasporës.

Ai nuk tha asgjë. Ministri është pa gojë, memec. Gjithçka që flitet është hipokrizi. Nëse diaspora nuk është e mirëpritur, unë nuk jam për këtë. Diaspora është një dhe nuk varet nga humori i kryeministrit”, tha Vasili. Pyetjes nëse opozita do t’i bashkohet protestës së paralajmëruar të Diasporës, Petrit Vasili u shpreh

se nëse do t’u kërkohet ndihmë do të marrin pjesë. “Protesta e diasporës, nëse na fton që të bashkohemi do t’i mbështesim që çke me të”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së. I pyetur nëse ai për miratimin e votës së emigrantëve, deputeti risolli edhe njëherë programin e parë të LSI-së por u shpreh

se për të realizuar diçka të tillë duhen parë mundësitë. “Që në programin e parë të vitit 2005 të LSI ne e kishim këtë votë. Është vënë në diskutim në draftin zgjedhor për të parë mundësitë reale për ta realizuar. Po punojnë përfaqësuesit dhe opozitës dhe mazhorancës”- tha Vasili. Opozitarizmi Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili pyetjes së çfarë opozite bëri PD dhe LSI këtë vit, iu përgjigj se kjo ishte një nga më efektivet që ka parë pas vendosjes së demokracisë. “Një nga më efektivet që ka parë këto kohë. Ka një rezultat spektakolar. Ju e shikoni që kemi një nga krizat më të thella. Kemi dëbuar ministra, ka zbuluar skandale, i kemi detyruar të pranojnë që ka marrë shuplaka”, u shpreh Vasili. Më tej, kreu i grupit parlamentar paralajmëroi se në janar do të vijojnë protestat dhe zbulimi i skandaleve nga ana e opozitës. I pyetur lidhur nëse zgjedhjet lokale të LSI-së do të zhvillohen në koordinim me Partinë Demokratike, Vasili iu përgjigj pozitivisht. “Ka një koordinim por më kryesorja është aksioni i përbashkët opozitar. Ju e patë sesi u tallën me studentët. Rama është mashtrues i konsoliduar”, u shpreh dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili. Vasili ka qënë ndër të parët poltikanë që ka reaguar pas refuzimit të lejes për protestë, ai e ka akuzuar qeverinë se ka frikë nga reagimi i shqiptarëve që nuk jetojnë në Shqipëri.

DEPUTETI I LSI-SË: PROTESTA STUDENTORE TRONDITI QEVERINË DHE NË FAKT TRONDITËN MBARË POLITIKËN SHQIPTARE

Tavo: Këtij vendi i duhet ndryshimi i madh. Dhe i duhet tani! D

eputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, në fjalën para mbështetësve të LSI-së në Gjiorkastër, si deputet i zonës u shpreh se vendit i duhet një ndryshim i madh dhe ky duhet të ndodh tani. Sipas Tavos beteja politike në Shqipëri nuk bëhet më bazuar në bindjet politike, ideologjike, apo në kahet e majtë apo të djathtë, por mbi një konflikt të ashpër midis dhunuesve të shpresës dhe e çliruesve të së ardhmes. “70% e shqiptarëve shprehen se dëshirojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo normalisht nuk është gjë normale. Përkundrazi, kjo është një tragjedi, një tragjedi e vdekjes së shpresës, një eksod masiv i kohëve moderne. Ne të dashur miq jemi sot këtu siç kemi qenë prej shumë vitesh vetëm për një qëllim: të japim ndikimin tonë në zhvillimin e këtij vendi,

në frenimin e këtij eksodi të paprecedentë, në sigurimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj. Dhe ne jemi këtu në radhë të parë për rikthimin e shpresës së shqiptarëve. Tashmë beteja politike në Shqipëri nuk bëhet më bazuar në bindjet politike, ideologjike, apo në kahet e majtë apo të djathtë, por mbi një konflikt të ashpër midis dhunuesve të shpresës dhe e çliruesve të së ardhmes. Ne kemi qenë gjithmonë dhe do të vazhdojmë të jemi deri në fund pionerë të Shqipërisë Europiane. Nuk do të reshtemi kurrë së luftuari gardianët që e mbajnë peng këtë vend prej vitesh me radhë. Nuk do të lodhemi kurrë deri sa të hapen dyert e integrimit për vendin tonë, dhe për një Shqipëri të lirë, të çliruar prej depresionit ekonomik e social në të cilin është fundosur

ky vend. Kjo është arsyeja të nderuar miq pse unë dhe të gjithë ju jemi sot këtu. Jo thjesht për një takim partiak por si një zë dhe forcë që I përket një fronti. Frontit të së ardhmes, frontit të një Shqipërie evropiane, të një Shqipërie më të zhvilluar me standarde më të mira jetese. Ky

është fronti i shpresës. U deshën vetëm pak ditë protesta studentore që të tronditin qeverinë dhe në fakt tronditën mbarë politikën shqiptare. Rinia studentore, na dha një mësim të gjithëve, i dha një mësim politikës. Na dha një mësim dhe neve dhe arriti të risjellë shpresën e munguar në zemrat e shqiptarëve. Ajo ç’ka bënë ata të rinj dhe të reja në pak ditë, nuk arriti ta bënte e gjithë politika dhe opozita shqiptare, as me bojkotin e Parlamentit dhe as me akuza të vazhdueshme ndaj mazhorancës qeverisëse. Të rinjtë bënë atë që nuk është bërë në 30 vitet e fundit. Ata thyen frikën dhe i dhanë një shuplakë të gjithë politikës. Politika duhet të bëjë gjënë e duhur, ti dëgjojë dhe ti besojë të rinjtë e këtij vendi”- u shpreh deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.

DEPUTETJA E LSI-së

“Unë do jem në protestë. Ejani na arrestoni të gjithëve…”

Nga Silva Caka Ky është Sandër Lleshi/aj, Ministër i Brendshëm, i cili ka frikë edhe nga hija e tij! Z. Lleshi/aj, dje, nëpërmjet Z. Kastriot Skënderaj, refuzoi të jepte autorizimin për mbajtjen e një proteste paqësore, përpara Kryeministrisë, në orën 17:00, me arsyet më banale të mundshme. Z. Lleshi/aj, me bekimin e atij që e propozoi si Ministër nga Tweeter-i, haptazi cënon dhe shkel një të drejtë kushtetuese të njeriut, atë për të protestuar. Z. Lleshi/aj, Neni 47/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë qartë se: “Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.”. Gjithashtu, në Pjesën e Dytë të Kushtetutës, në Nenet 15, 16 dhe 17 të saj, garantohet ushtrimi pa kufizim dhe pengesë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Protesta tashmë është deklaruar nga organizatorët, si një organizim paqësor dhe të vetmet “armë” që do të përdoren, me siguri do të jenë MEME-t e Genc Sejko, të cilave Kryeministri u trembet aq shumë, pasi e nxjerrin cullak dhe pa propagandën e tij; janë mjete që e trajtojnë ashtu siç e meriton: si një copë debili! Në të gjitha sistemet e së drejtës, në rastet e konfrontimit të dy të drejtave, njihet parimi i prevalimit të të drejtave, sipas të cilit garantohet më parë e drejta me rëndësi më të madhe dhe që gjendet e sanksionuar më lart në hierarkinë e normave, pra konkretisht: e drejta për të protestuar, prevalon mbi të drejtën e qarkullimit rrugor pa pengesa (a përbën një të drejtë kjo?!?!). Kryeministri dhe adjutanti i tij Lleshi/ aj, nuk kanë shqetësimin e pengimit të qarkullimit; në të vërtetë kanë frikën se mos edhe ata që qarkullojnë me makina, i braktisin mjetet e tyre dhe i bashkohen Protestës së Diasporës! I kujtoj Z. Lleshi/aj se Neni 250 i Kodit Penal të R.Sh., thotë se: “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, TË CILAT PREKIN LIRINË E SHTETASVE, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.”. Gjithashtu Z. Ish-Ushtarak Aktiv (e këtu i tërheq vëmendjen edhe Z. Skënderaj, që firmos “derr në thes”), mos harro që zbatimi i një urdhri haptazi të paligjshëm, cilësohet si vepër penale si nga Kodi Penal, ashtu edhe nga Kodi Penal Ushtarak, prandaj nëse ke ende pak ndërgjegje ish-ushtaraku, bën mirë të ftillohesh! Të cënosh dhe shkelësh të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara në Kushtetutë e ligje, është pa diskutim një urdhër haptazi i paligjshëm e ti zotëri, je betuar se do zbatosh Kushtetutën dhe ligjet gjatë ushtrimit të detyrës tënde si Ministër i Brendshëm!


POLITIKE

5

E premte, 28 DHJETOR 2018

SOLIDARIZIMI ME DIASPORËN

B

anorët e zonës “Astirit” protestuan dje duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti. Një ditë para protestës së thirrur nga Diaspora, banorët u shprehën se do të bashkohen me ta para Kryeministrisë, kjo pas protestës që do të fillojë tek “Unaza e Re”, për t’u nisur në këmbë drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Ashtu si edhe ditët e tjera, në krah të tyre kanë dalë edhe deputetët e opozitës, ku depu-

Banorët e “Astirit” paralajmërojnë: Do marshojmë sot drejt Kryeministrisë teti demokrat Kleviz Balliu, u bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së Diasporës, organizuar nga i ashtuquajturi “Njeriu Meme”, Genc Sejko. Mbrëmjen e së mërkurës policia i anuloi diasporës protestën, çka e detyruan Sejkon që të shpërthente në akuza ndaj qeverisë. “Lekët e diasporës i duan, por protestat e tyre nuk i duan”- tha Sejko. Në datë 24

dhjetor, ideatori Genc Sejko i njohur si “njeriu i memeve” dorëzoi në Policinë e Tiranës një kërkesë për protestë nga data 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore përpara Kryeministrisë. Ditën e djeshme, drejtori i Policisë së Tiranës i ktheu përgjigje Sejkos duke refuzuar kërkesën për protestë me arsyetimin se “pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës,

qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat, ndërpret veprimtarinë e institucioneve”. Drejtoria e Policisë së Tiranës paralajmëron se në rast proteste drejtuesit dhe pjesëmarrësit do të procedohen.

Projekti i Unazës e Re, banorët sërish në rrugë në ditën e 54-t, Balliu: Sot të gjithë në mbështetje të protestës së diasporës

S

i 53 ditët që lamë pas, edhe pasditen e djeshme banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë u ngritën në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre nga projekti i Unazës së Re. Banorët e zonës “Astirit” si çdo ditë po protestojnë edhe duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti. Ata ashtu siç kanë bërë prej 54 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri. “Arta Marku zgjohu nga gjumi. Artan Lame ka bërë legalizime selektive dhe duhet të ishte në burg. Nuk do të arrini që ti ndaloni protestat tona.E duam Shqipërinë pa Edi Rama dhe Erion Veliajn”, u shprehën banorët. Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm. Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës. Opozita Për rreth 1 orë banorët qëndruan në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e

Protesta e banorëve të Astirit: Arta Marku zgjohu nga gjumi

mjeteve. Në protestë ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. “E vërteta është se ju keni një kauzë që janë shtëpitë tuaja, dhe nuk është një kauzë

dosido por është një kauzë jetike. Është e çuditshme që sa herë ka protestë shohim qindra policë, por sa herë që ka një bandit siç ishte vrasja e adoleshentes, ai ikën dhe

policia nuk duket. Kjo qeveri duhet të jetë e qartë që koha për lojëra dhe mashtrime ka mbaruar, Edi Rama duhet të dali dhe të japi një përgjigje që ky projekt do të anulohet”, tha Balliu. Deputeti demokrat foli edhe për protestën e diasporës, e cila do të mbahet sot në orën 17:00 para Kryeministrisë. “Policia sot (dje) i anuloi diasporës protestës, por lekët e diasporës i duan, protestat e tyre nuk i duan. Nesër (sot) çdo qytetarë duhet të jetë në atë protestë. E vërteta është se ju keni një kauzë që janë shtëpitë tuaja, dhe nuk është një kauzë dosido por është një kauzë jetike. Është e çuditshme që sa herë ka protestë shohim qindra policë, por sa herë që ka një bandit siç ishte vrasja e adoleshentes, ai ikën dhe policia nuk duket. Kjo qeveri duhet të jetë e qartë që koha për lojëra dhe mashtrime ka mbaruar, Edi Rama duhet të dali dhe të japi një përgjigje që ky projekt do të anulohet. Partia Demokratike është në mbështetje të kauzës tuaj. Ne nuk duhet të përplasemi me njëri tjetrin duhet të bëjmë kujdes me përplasjet me policët”, deklaroi dje deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Selia blu: Harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës

P

artia Demokratike i është përgjigjur kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për padinë e ngritur ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe deputetes Jorida Tabaku. Në një deklaratë për mediat, zëdhënesja Ina Zhupa, u shpreh se Veliaj kapet në flagrancë duke gënjyer për ndryshimin e shtratit të Lumit të Lanës. Zhupa përsëriti edhe një herë akuzat kundër Edmond Begos dhe theksoi se harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të tij. “Bashkia e Tiranës bëri dje atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë qytetarët për të mbuluar të vërtetën e projektit luksoz 60 milionë euro të trafikantit të drogës, Edmond Bego. Përveç

PD i përgjigjet Veliajt: Loja me paditë politike për të larguar vëmendjen mashtrimeve të tjera, Bashkia tha se projekti që zhvendos shtratin e lumit Lanë nuk do të nisë tani. Por ky pohim kundërshton deklaratën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një vit më parë, sipas të cilit puna për Lanën do të niste shumë shpejt. Bashkia ka dy alternativa. Ose

të pranojë se kryetari Erion Veliaj gënjeu dje kur tha se nuk ka emergjencë ose të pranojë se Erion Veliaj ka gënjyer qytetarët një vit më parë. Në çdo rast mbetet fakt i pandryshueshëm dhe i pamohueshëm se Erion Veliaj dhe Edi Rama firmosën në Planin e ndryshuar Urbanistik të Tiranës, zhvendosjen e Lumit të Lanës me qëllim që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës. Ndryshe nga sa mashtron Bashkia e Tiranës, harta zyrtare e Planit Urbanis-

tik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës. Kjo gjurmë tregon sesi për të mos cënuar projektin e trafikantit të drogës, u planifikua zhvendosja e Lanës mbi territorin ku ndodhen shtëpitë e 200 familjeve. Në vend që të mashtrojë qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj duhet t’i përgjigjet pyetjes për të cilën hesht që nga zbulimi i skandalit: Pse ai firmosi Planin për zhvendosjen e Lumit të Lanës? Roli prej

budallai dhe loja me paditë politike me shpresën për të larguar vëmendjen nga skandali, nuk e shpëtojnë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga pyetja që tani e bëjnë shumë njerëz në Tiranë: Sa është pjesa e Erion Veliajt në projektin rezidencial 60 milionë euro që e detyroi atë të ndryshojë planin urban të Tiranës dhe të zhvendosë Lanën në favor të projektit të trafikantit të dënuar të drogës Edmond Bego?”- u shpreh dje në reagimin e saj, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.


REKLAMA

6 E premte, 28 DHJETOR 2018

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

RISHPALLJE VENDI VAKANT Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” rishpall vendin vakant për pozicionin: “Përkthyes” në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun KËRKESA TË POSAÇME: 1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip; 2. Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët; 3. Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019 në një nga format e dhëna më poshtë: · Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 janar 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 dhjetor deri më 10 janar 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.

REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA KUSHTETUESE KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar me vendimin nr.101 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit” shpall: - 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat sa mandati i gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, - 1 (një) vend vakant për “Këshilltar Ligjor” me afat jo më pak se 6 (gjashtë) muaj dhe jo më shumë se 1 (një) vit. KËRKESA TË POSAÇME: a) Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj; b) Të ketë një përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose administratën publike jo më pak se 7 vjet; c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si dhe për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal; d) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit; e) Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze. KUSHTE TË PËRGJITHSHME · Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Certifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015. · Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara. Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 dhjetor 2018 deri më 10 janar 2019 në një nga format e dhëna më poshtë:

· Paraqitjes së Kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10 janar 2019, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. · Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 dhjetor 2018 deri më 10 janar 2019 në adresën info@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës. Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme: 1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare; 2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal; 4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore; 5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi; 6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt; 7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-7.


SOCIALE

7

E premte, 28 DHJETOR 2018

32 mjete të reja me të gjitha pajisjet bashkëkohore jetëshpëtuese, duke vendosur një standard të ri. Flota e re e autoambulancave do të ketë një shtrirje të Urgjencës Kombëtare në 8 qarqe

F

lotës së autoambulancave të Urgjencës Kombëtare iu shtuan 32 mjete të reja me të gjitha pajisjet bashkëkohore jetëshpëtuese, duke vendosur një standard të ri. Flota e re e autoambulancave do të ketë një shtrirje të Urgjencës Kombëtare në 8 qarqe. Gjatë aktivitetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se mjetet e reja janë të një standardi të ri ndërsa garantoi se investimet për modernizmin e shëndetësisë do të vijojnë. “Ne tashmë jemi angazhuar në qasjen tonë universale në shërbimin e Urgjencës dhe jo vetëm. Por ky shërbim ende mbetet një pikë kritike ndaj këtë vit ne investuam aty ku kishim problemin më emergjent, në flotën e automjeteve. Por a është mjaftueshëm? Sigurisht, e mira nuk ka fund aq më shumë në shëndetësi, ku teknologjia ndryshon çdo ditë, patjetër që pritshmëritë janë shumë të larta. Por, ajo çfarë mund të themi është që ky investim i ri me 32 mjete motorrike që nuk janë vetëm mjete motorrike por janë 32 njësi shërbimi mjekësor të pajisura me të gjithë ato aparatura jetëshpëtuese që i duhet çdo mjeku apo infermieri në njësinë e tij mobile. Ndaj, çdo autoambulancë materialet e ndihmës së parë, janë sipas standardeve

32 autoambulanca të reja, Ogerta Manastirliu: Modernizmi i shëndetësisë do të vijojnë

bashkëkohore”, tha ministrja. Më herët, Manastirliu kishte deklaruar se buxheti i 2018-ës do të mbështeste financimin e konsoliduar të Urgjencës mjekësore 24 orë në 7 ditë të

javës, ku brenda këtij viti flotës së autoambulancave do i shtohej ky numër mjetesh të reja. Sipas ministres, flota e shtuar e autoambulancave e shtrirë në qendrën e Koordinimit të

THIRRJA

KRYEMINISTRI

Flota e autoambulancave, Rama: Nuk janë thjesht taksi S

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se sot me shumë krenari mund të thuhet se e shkuara është përgjithmonë e shkuar, edhe pse e ardhmja është ende larg, për një urgjencë mjekësore që të jetë në lartësinë e sfidës për t’iu përgjigjur urgjencës së çdo familje apo qytetari në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij, sot ka një reformë domethënëse dhe se për të kërkuar urgjencën nuk kalon më nëpërmjet të spitalit dhe t’iu biesh telefonave që nuk përgjigjen që pasi lajmëron spitalin, spitali të lajmërojnë urgjencën. “Sot urgjenca kombëtare shëndetësore, është një sistem autonom dhe e shndërruar nga një shërbim i degraduar dhe me imazhin e një funksioni të pashpresë të shtetit, në një shërbim që garanton pa diskutim asistencën bazë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Personeli i urgjencës krahasuar me 5 vite më parë, sot është dyfishuar, kemi urgjencë kombëtare mjekësore të dixhitalizuar, kompjuterizuar, e cila i përgjigjet në kohë reale çdo thirrje”, u shpreh Rama.

hërbimi i Urgjencës drejtohet nga një mjek i kthyer në Shqipëri, ndërsa Edi Rama foli edhe për fenomenin e bluzave të bardha që largohen nga vendi: “Këtë vit janë punësuar në sistem 153 mjekë dhe 820 infermierë. Dhe të tjerë janë në radhë. Kemi garantuar meritokracinë”. Pas janarit, sistemit shëndetësor do t’i shtohen edhe 300 mjekë të rinj specialistë. Kush do të pranojë të punojë jashtë zonës së vet të banimit, do të vijojë të përfitojë financiarisht nga shteti. “Ne do të vazhdojmë të paguajmë aq sa do të merrnin sikur ta fillonin punën si mjekë në Gjermani që ditën e parë që arrijnë. Aq marrin. Rrogën si çdo mjek dhe mbi rrogën 2000-2500 dollarë në muaj”, u shpreh Rama. Kryeministri deklaroi gjithashtu se vitin e ardhshëm do të rriten përsëri pagat e mjekëve dhe infermierëve. “Ashtu sikundër vitin e ardhshëm ne do të paguajmë jo pak por 1200 USD në vit për studentë ekselentë mjekësie d.m.th 100 mijë lekë në muaj bursë dhe do të paguajmë të gjithë tarifën ne si qeveri të çdo studenti në mjekësi që ka notën nga 9 deri në 10 dhe

Urgjencës në të gjithë qarqet e vendit, do të ndikojë jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimit që do të ofrohet në territor, por mbi të gjitha do të garantojë një standard të ri në

kohën e marrjes së shërbimit të Urgjencës. Sipas saj, tanimë falë shpërndarjes së autoambulancave në disa pika kryesore në të gjithë vendin, çdo qytetar në zonat urbane e merr shërbimin brenda 16 minutave dhe 20 për zonat rurale. “U nisëm duke mos pasur një standard në 2013, ku në Tiranë kishte vetëm 3 linja telefoni. Sot me linjën 127 apo 112, çdo qytetar mund të marrë shërbimin e Urgjencës ne kohe. Shtimi i flotës të 32 autoambulancave të reja që i shtohen sot flotës së pajisjeve tona në urgjencës kombëtare do të garantojë cilësinë e shtuar në shërbimin e Urgjencës”,-tha Manastirliu. Ministrja kishte deklaruar se buxheti i 2018-ës do të mbështeste financimin e konsoliduar të Urgjencës mjekësore 24 orë në 7 ditë të javës, ku brenda këtij viti flotës së autoambulancave do i shtohej ky numër mjetesh të reja. Flota e re e autoambulancave do të ketë një shtrirje të Urgjencës Kombëtare në 8 qarqe.

Rama: Mjekë mos ikni, pagat 2000-2500 dollarë në muaj

tek mjekësia do na kushtojnë shtrenjtë këta të mirët sepse janë pothuajse të gjithë shumë të mirë, megjithatë ashtu të jenë dhe ne do t’i shpërblejmë atë që ata bëjnë dhe do t’i mirëpresim në sistem pasi tua kemi paguar vetë tarifat, pasi tua kemi dhënë dhe bursën mujore dhe pasi t’i kemi bërë gati

të zgjedhin Shqipërinë apo botën sipas dëshirës së tyre por është e sigurt se edhe kjo është një vlerë e shtuar për sistemin shëndetësor kombëtar që ne duam”. Sa i takon repartit të Urgjencës, Rama tha se do vijojnë reformimi i këtij sistemi për të dhënë shërbimin te pacienti në kohë reale.


ANALIZE

Nga Spartak Ngjela

R

ama po i pranon tetë pikat e studentëve, pasi kritikoi qeverinë dhe partinë e tij, pa thënë asgjë për veten. Por çfarë do të thotë kjo, frikë apo kthesë e kryeministrit drejt antikorrupsionit? Sigurisht që në fillim është frikë; pastaj mund të jetë edhe shumçka tjetër. Është ky një pranim për të mbrojtur veten, apo është një pranim se vetë kryeministri shqiptar doli i zbuluar në një proces antidije, i cili ka filluar në Shqipëri që në vitin 1992? Shqipëria sot ka një universitet publik me botë akademike nënmediokër; me tekste jashtë nivelit shkencor; me pedagogë që shesin notat edhe me 1000 euro provimi. E gjithë kjo ka qenë një shfaqe e shëmtuar që tani sigurisht se ka hyrë në histori, dhe që i ra Ramës që ta paguajë. Por a do ta paguajë? Kurrë nuk kam menduar se gjendja e mjeruar e universitetit publik shqiptar ka qenë një fenomen objektiv; sepse ajo tani kuptohet se ka qenë një tendencë subjektive antidije që e ka kërkuar antiintelektualizmi i qeverisjeve shqiptare që nga viti 1992. I. Megjithatë Kryeministri shqiptar dje vendosi të hyjë zbathur në një tokë të djegur. Por pyetja është se kush është djegësi i kësaj toke? Një nga këta djegësa kuptohet se ka qenë edhe Edi Rama kryeministër. Në fakt, nën një analizë politike, konkludon se ai ka dështuar në një nga reformat eseciale të zhvillimit shqiptar: reformën në arsim. Në çdo vend demokratik një kryeministër i tillë që kërkon të bëjë reformë në arsimin e lartë me 85 milionë euro në vit buxhet dhe me një studentat që i kalon 100 mijë studentë, ose është injorant, ose është i angazhar drejtpërsëdrejti kundër zhvillimit modern të Shqipërisë. Si mund të studiojë një student në një universitet ku kostoja për student është 850 euro në vit !!! Në fund të fundit të gjitha qeveritë shqiptarë kanë qenë korporata biznesi korruptiv të cilat, në 20 vjet, sipas kalkulineve të provuara nga shërbimet e huaja, kanë grabitur nga 800 milionë Euro në vit e deri në një miliardë. Ky është krimi, qeveri që kanë shpenzuar për arsimin e lartë në Shqipëri 45 e deri në 85 milionë Euro në vit, dhe kanë përvetësuar për vete një miliardë euro në vit. Në

8 E premte, 28 DHJETOR 2018

Studentët nuk duhet të ndalojnë. Ata janë misioni i së ardhmes

fakt ky është krimi makabër që në fakt ka filluar të hetohet në Shqipëri, por do të dalë hapur juridikisht muajt e parë të vitit 2019 pas konstituimit të prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme. Studentët me tetë pikat e tyre kanë denoncuar hapur pikërisht këtë krim shtetëror; dhe duke qenë të parët, sigurisht që kanë hyrë në historinë modernë të Shqipërisë si shkëndia e parë që do t’i vërë zjarrin korrupsionit dhe do të vendosë moralitetin në qeverisjen shqiptare. Pikërisht për këtë arsye dhe në funksion të kësaj, këtu na del përpara kjo pyetje: Rama po kërkon të shpëtojë një pushtet personal me të cilin nuk diti të bëjë asgjë, apo po rreket të shpëtojë partinë e tij, si maxhorancë, duke i hapur rrugë një kryeministri tjetër? Kjo pritet për t’u parë. Por, Oscar Wilde na ka thënë: “I lartë apo i ulët qoftë, kriticizmi është një mënyrë e autobiografisë”. (The highest, as the lowest, form of criticism is a mode of autobiography.) Kështu është dhe me qeveritë: dhe kështu po i ndodh dhe Ramës. Duke kritikuar qeverinë e tij, ai po bën biografinë e qeverisjes së tij. Po ende është në fillim. Sapo ka filluar… Dhe pyetja tjetër është kjo: çfarë do të bëjë me korruposinin e qeverisë së tij e cila ka përvetuar personalisht rreth një miliarde Euro në vit? II. Kur të tremburit premtojnë, ata që i kanë trembur duhet të qeshin. Kur të tremburit i bëjnë kritikë vetvetes, ata që i kanë trembur dhe e dinë të vërtetën duhet t’i trembin derisa të tremburit të tregojnë të gjithë të vërtetën nga e cila janë trembur. A duhet të tallen tani studentët me Ramën. Jo. Ata duhet të vazhdojnë që ky kryeministër ta bëjë në fillim të gjithë biografinë e qeverisë së tij, dhe pastaj të denoncojë të gjithë korrupsionin njëzetvjeçar të qeverisjeve në Shqipëri. A duhet studentët të shkrihen gazit me përbuzje me Bashën me shifrat qesharake që ofroi ai dje për financimin e universitetit publik? Sigurisht që po. Me sa pare mend jep

ky premtime kur vetë nuk ka asnjë gjë në dorë? Është naiv se mendon se duke ia paraqitur studentëve ato gjëra minimale pa asnjë forcë për t’i bërë, shkon me shpresë që ky të bëhet lideri i drejtimit të revoltës studentorë. Po studentët përse ta duan! Ai nuk di të bëjë asgjë. Por pastaj, edhe shifrat që dha ishin qesharake, shumë të ulëta, thuajse asgjë. Kush e do zhvillimin shqiptar sot, duhet të kuptojë se vendi ka nevojë për tre reforma të mëdha: reformën në arsim, reformën në drejtësi dhe reformën në treg. Reformën në drejtësi na i bënë amerikanët dhe europianët; kurse dy të tjerat duhet t’i bëjmë vetë. Le ta lëmë reformën në treg, se kërkon një tjetër aspekt arsyetues. Kurse reforma në arsimin e lartë publik shqiptar sot ka nevojë për një rritje drastike: nga 85 milionë euro buxhet, në 850 milionë euro buxhet shtetëror në vit. Prandaj: a është në gjendje ky kryeministër që të dijë të

bllokojë korrupsionin gjigand që përpin një miliardë euro në vit, dhe këto t’ia japë zhvillimit të arsimit të lartë publik, që ky pastaj të këtë mundësinë për të angazhuar profesorë të njohur nga universitetet perëndimorë dhe të fillojë kështu realisht investimi në intelekt në Shqipëri? Por beteja për të arritur këtu duhet të vijoje. Studentët nuk duhet të ndalen… sot shqiptarët aty e kanë shpresën. Shqiptarët duan të vërtetën pse janë të varfër shoqërisht. Po, a mund ta bëjë kryeministri aktual këtë? Po ka ca pak mend, duhet ta bëjë që të ketë shpresë për mbijetesë. Duhet ta pranojmë se, te këta studentë është mbledhur sot i gjithë progresi i pritshëm i Shqipërisë dhe me forcën e tyre morale ka konverguar në një pikë: të shkallmojë me paqe dhe masivitet dhe me intelekt të gjithë banditizmin shqiptar që ka qeverisur dhe po qeveris Shqipërinë…

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) kërkon të punësojë një Specialist Administrate, pranë Njësisë së Administrates. Profili profesional dhe kualifikimet e nevojshme · Të jetë diplomuar Jurist. Preferohet me Diplomë Master Shkencor në fushen e të drejtës publike dhe administrative. · Të ketë një eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet në fushën e transportit rrugor, (automjeteve) · Të njohë mirë legjislacionin ne fushen e transportit. · Të ketë njohuri në fushën e mirëmbajtjes së automjeteve. · Të zotërojë Gjuhën angleze (të shkruar & të lexuar, vërtetuar me certifikate). · Njohuri të programeve kryesore të Microsoft Office dhe aplikacioneve të ndryshme software që mund të lidhen me punën. · Të ketë aftësi komunikuese, organizative dhe planifikuese, vëmendje ndaj detajeve, inisiative dhe tolerancë ndaj stresit. Dokumentacioni që kërkohet: Kërkesë me shkrim, Curriculum Vitae + fotografi, Fotokopje të diplomës universitare dhe pasuniversitare Master, Listë të notave të secilës prej diplomave, Dëshmi kualifikimi, etj. Dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet brenda datës 04.01.2019, në adresen: Fondi Shqiptar i Zhvillimit Rr.”Sami Frasheri”, Nr.10,Tirane. Tel/Fax 042234885 E-mail : burimenjerezore@albaniandf.org Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Dokumentat e dorëzuara pranë FSHZH-se nuk kthehen.


POLITIKE

E premte, 28 DHJETOR 2018

Fatos Lubonja: Ja pse oligarkët mbajnë Ramën në pushtet

ANALIZA

A

9

nalisti Fatos Lubonja e cilëson protestën e studentëve si reagim ndaj një sistemi oligarkik që ka prekur qeverisjen dhe arsimin. Gjatë prononcimi dhënë për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në “News24”, Lubonja u shpreh se partitë politike shpenzojnë në mënyrë katostrofike për propagandë dhe oligarkët, ndërsa për qytetarët asgjë. Sipas Lubonjës, protesta e studentëve duhet të shkojë më tej duke

goditur regjimin dhe oligarkët e pushtetit. “Protesta është tregues i sistemit që është ngritur. Po të shkojmë te ligji i arsimit të lartë, analiza e atij ligji, do të duhej t’i çonte studentët dhe pedagogët, që janë pjesa më intelektuale e vendit, tek sistemi oligarkik klientelar, që është ngritur në Shqipëri, ku paratë publike shpenzohen në mënyrën më katastrofike të mundshme, ndahen me oligarkët, shpërndahen për propagandën. Pjesa me e rëndësishme e shoqërisë nuk fiton por ka ngelur në varfëri. Nëse studentët mjaftohen vetëm me kërkesat për mjediset e fakulteteve, kërkesa të tilla ka kudo në Shqipëri. Nëse studentët nuk kuptojnë, se problemi i tyre është problem i gjithë shoqërisë, atëherë kemi një problem, kjo nuk është më ngjarja më e rëndësishme e vitit, por është thjesht një protestë. Është e nevojshme lindja e një

partie të re politike, për të përfaqësuar të papërfaqësuarit. Përndryshe, protesta do të shuhet, si protesta e Kukësit, ku iu hoqën disa para kuksianëve. Por, regjimi do të qëndrojë në këmbë dhe studentët nuk duhet ta shohin kaq ngushtë këtë çështje”, u shpreh Lubonja. Analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama ka qenë një artist, i cili ka ditur gjithmonë të gënjejë, ndërsa shtoi se oligarkët e ndihmojnë kryeministrin të rri në qeveri sepse di të gënjejë mirë popullin. Sipas tij, oligarkët e përdorin shefin e qeverisë si fasadë për të fshehur vjedhjet e tyre. “Thash me veten, ore sa pak rëndësi paskemi ne njerëzit që na ka njohur ky, bile edhe nëna e vet, edhe vëllai i vet edhe gratë që ka patur. Po të kishim më shumë rëndësi nuk gënjen burri në këtë farë feje, se do më vinte zor nga nëna, vëllai, nga

filani që i kam marrë borxh. Në ato vite, ky ka marrë një bursë nga Soros, për të qenë në Paris. Një bursë modeste. Me sa di unë, e ka pranuar Anri Sala, ka fjetur në një dhomë me të, sepse i mbaroi bursa. Ky ishte hall i madh. Kjo ka qenë situata jonë në atë kohë, se të gjithë kemi qenë të varfër. Ne kishim një mik të përbashkët, Bill, një pasanik nga ata të Soros. Ky në atë situatë, i tha hajde puno kopshtin tim, puno si kopshtar te kopshti im dhe në kohën e lirë bëj piktura. Unë i thash Billit, me këtë mënyrë, do shpëtonte, sepse do ishte bërë edhe piktor. Këta oligarkët përse e mbajnë këtë, sepse ky gënjen dhe bën fasadën. Tani ka humbur edhe aftësinë për të gënjyer. Nuk ka asgjë të keqe të jesh kopshtar, të jetosh mes luleve, do ishte më mirë se të jetosh mes hajdutëve”, tha mes tjerash Fatos Lubonja.

Kryetarja e LSI, takim me strukturat në Gjirokastër: Studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare

K

ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi dje se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk mund të jenë vetëm për pushtetin lokal, por mund të jenë dhe zgjedhje të përgjithshme. Në takimin e zhvilluar me strukturat e LSI në Gjirokastër, Kryemadhi u shpreh se me një parlament që ka dalë jashtë funksionit dhe me korrupsionin e qeverisë “Rama”, qershorin e ardhshme nuk mund të ketë vetëm një palë zgjedhje. “Të gjitha takimet tona janë në kuadrin e zgjedhjeve lokale sepse besoj që ju të gjithë e dini që në datën 30 qershor ne do të kemi zgjedhjet lokale ku unë jam e bindur që nuk do të jenë vetëm zgjedhjet lokale. Jam e bindur që të gjithë po përgatiten dhe për zgjedhje të përgjithshme sepse në një vend ku Parlamenti ditën për diell falsifikon votën e deputetëve, falsifikon procedurën e bërjes normale të një Parlamenti, të një seance parlamentare. Nuk ka më zgjedhje tjetër, do të shkojë drejt shpërbërjes së këtij Parlamenti i cili ka probleme të mëdha jo vetëm në përbërjen e tij por dhe në funksionimin sesi ai është ndërtuar. Dhe nga gjithë informacionet dhe indikacionet që ne kemi, jo vetëm në Tiranë por dhe jashtë Tiranës e shikojmë që kjo gjë do të jetë e mundshme dhe data 30 qershor do të jetë ditë zgjedhjesh qofshin këto zgjedhje të përgjithshme, qofshin këto edhe zgjedhjet lokale”,- tha Kryetarja e LSI. Nisur nga këto zhvillime të pritshme, kryetarja e LSI u bëri thirrje struktura të LSI që të bëhen gati për çdo zhvillim politik. “Prandaj lëvizja e strukturave të LSI është shumë e rëndësishme për tu sensibilizuar dhe për të evidentuar të gjithë njerëzit e LSI por jo vetëm ata. Por për të zgjuar dhe gjithë ata socialistë të ndershëm të cilët

Kryemadhi: Më 30 qershor nuk do të ketë vetëm zgjedhje lokale jo vetëm janë të zhgënjyer por janë shpërdoruar nga lidershipi i Rilindjes të cilët e kanë kthyer PS në një sekt kriminal që përfaqëson vetëm grupet kriminale por vetëm socialistët e vërtetë jo”,- deklaroi Kryetarja e LSI. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u ndal dhe në protestat që po zhvillojnë studentët dhe shqiptarët e diasporës. Kryemadhi u bëri sërish thirrje anëtarëve të LSI që të palosin flamurin e partisë dhe të shpalosin flamurin kombëtar duke iu bashkuar protestës së studentëve. “Studentët i kanë dhënë një dimension tjetër jetës politike dhe dimension tjetër i kanë dhënë edhe reagimit qytetar. Ata mbajnë zjarrin e protestës ndezur edhe pse janë me pushime. Ne kemi bërë thirrje që të palosni flamurin e LSI dhe të shpalosin flamurin kombëtar. Protesta ishte një sinjal shumë i mirë, por për hir të vërtetës duhet të bëjë që të na vrasë ndërgjegjja. Studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare, pasi thanë se nëse politikanët nuk reagojnë do reagojnë ata. Studentët e Gjirokastrës duhet t’i bashkohen atyre të Tiranës. Mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte një sinjal shumë i keq. 30 qershori do jetë jo vetëm ditë zgjedhjesh lokale, por edhe dhe ditë e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Kryemadhi. Kryemadhi u shpreh se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët e fundit të vitit dhe është detyrë e politikës që të përfaqësojë shqetësimet dhe zërin e qytetarëve. “Në këto ditë të ftohta dimri, edhe pse studentët janë me pushim, ata vazhdojnë, qëndrojnë stoik për të mbajtur zjarrin e protestës ndezur, por ndërkohë edhe ne si LSI

nuk jemi ndalur. Kemi dalë në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe deri në ditët e fundit të vitit, dhe në ditët e para të vitit tjetër do të jemi në takime me anëtarët e LSI, me të gjithë simpatizantët tanë për të dhënë një mesazh shumë të qartë: një mesazh shumë të qartë ku kemi bërë thirrje dhe bëjmë përsëri thirrje, për të vendosur në sirtarë kartat e anëtarësisë, për të palosur diku flamurin e LSI dhe për të ngritur flamurin kombëtar. Sepse protestat e studentëve nuk janë thjesht protesta ekonomike, është një protestë politike, por apartiake”,- tha Kryetarja e LSI. Kryemadhi u ndal dhe në sit-

uatën ekonomike në të cilën jetojnë shqiptarët. Ajo deklaroi se sot të gjithë janë dëshmitarë të varfërisë që ka pllakosur vendin, ndërkohë që një grup njerëzish të lidhur me qeverinë vijojnë të pasurohen me paratë e shqiptarëve. “Po të flasim për situatën ekonomike, më shumë se unë, jeni ju dëshmitarë të gjendjes ekonomike në Shqipëri. Më shumë se unë që bëj fjalime politike, jeni ju dëshmitarë të situatës së si shqiptarët paguajnë taksa të larta, se si fermerët e kanë të pamundur zhvillimin e ekonomisë së tyre, të bujqësisë dhe të hyjnë në tregun qoftë ky rajonal, apo qoftë edhe evropian.

Jeni ju dëshmitarë se si fëmijët e shqiptarëve nëpër shkolla jo vetëm janë në kushte të mjerueshme, por edhe niveli i mësimdhënies ka rënë jashtëzakonisht shumë. Jeni ju dëshmitarë se si taksidarët e institucioneve janë kthyer në gjobëvënës dhe jetojnë vetëm për shkak të gjobave që i vendosin bizneseve, qofshin këto për shkak të bindjes politike apo edhe për shkak të konkurrencës së padrejtë që ndodh”,- deklaroi kryetarja e LSI. Duke akuzuar qeverinë “Rama” për korrupsion dhe lidhje me krimin, Kryemadhi deklaroi se kjo mazhorancë po kthehet në pengesë serioze për integrimin e vendit. “Mos hapja e negociatave në këtë vit që po lëmë, ishte një sinjal shumë i keq për klasën politike po, por ishte dhe një sinjal shumë i keq edhe për shqiptarët, sepse hapja e negociatave do të krijonte besueshmëri për investitorët e huaj në Shqipëri. Do të krijonte besueshmëri për shqiptarët tek institucionet e shtetit dhe do të krijonte besueshmëri për një reformë, e cila është në efikasitet të plotë apo shumë reforma të tjera që shqiptarët kanë aspiruar në gjithë këto vite tranzicioni që ne kemi kaluar. Por kjo gjë nuk ndodhi. Nuk ndodhi për shkak të qeverisjes së keqe, për shkak të asaj qeverisje që është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar, është e lidhur totalisht dhe e kapur nga grupet kriminale. Dhe për shkak të asaj qeverisje, e cila nuk punon dhe nuk funksionon për qytetarët shqiptarë, por punon vetëm për një grup apo grusht njerëzish që janë klientë të kryeministrit”,deklaroi kryetarja e LSI.


POLITIKE BIRN Albania, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, AIS/Open Data Albania, Civil Rights Defenders dhe Këshilli Shqiptar i Medias kanë reaguar njëzëri nëpërmjet një deklarate kundër dy projektligjeve që synojnë, sipas tyre, krijimin e një regjimi kontrolli qeveritar mbi mediat. Dy projektligjet, të propozuara prej Këshillit të Ministrave e të shpërndara nga AMA në datën 11 dhjetor për median online, përfshijnë si gjoba deri në 1 milion lekë të reja për portalet, por edhe mbylljen e tyre për një vit. Sipas organizatave të mësipërme, këto projektligje janë tentativa e katërt për të vendosur një regjim kontrolli qeveritar mbi mediat në më pak se katër vite. “Projektligjet janë prezantuar për konsultim publik, pa u shoqëruar me një relacion shpjegues mbi nevojën apo jo për ligje të tilla, pa studime të mirëfillta për gjendjen aktuale, pa identifikuar probleme të mundshme dhe pa arsyetuar nevojën e ndërhyrjes dhe masën e saj.” – thuhet në deklaratë. Organizatat e sipërpërmendura e shohin këtë veprim të qeverisë Rama si një tentativë për të vënë nën kontroll të plotë informacionin. “Parë kjo në kuadër të gjendjes aktuale të medias në Shqipëri, me dominimin e “lajmeve” false që shpërndahen nga zyrat e shtypit dhe që prezantohen si informacione të pavarura në median konvencionale, kryesisht televizione, synimi i projektligjeve duket se është vendosja nën kontroll të plotë të informacionit në duart e qeverisë.” – shkruhet në deklaratë. Organizatat i japin rëndësi edhe partitizimit të institucioneve. Edhe në rast të miratimit të këtyre projektligjeve, vetë institucionet shtetërore nuk japin garanci për mbikëqyrje të pavarur dhe

ANALIZË

Nga Luçiano Boçi

K

ëshilli i Ankesave i AMA-s me ndryshimet e reja, pritet të shndërrohet në Komitet Censure mediatike, sipas një skeme perfide të menduar e që po aplikohet në detaje. Deformimi i rolit të këtij Këshilli në quasi-gjykatë është evident, por Ramës pak i intereson një gjë e tillë. Ka parashikuar dhe kundërshtitë, por nën rrogoz vazhdon të ndjekë qëllimin e tij për të ndëshkuar me hakmarrje ato që ‘ia kanë nxirë jetën e qeverisjen’. Ndryshimet ligjore janë paraprirë e po vazhdojnë paralelisht me ndryshimet që prekin drejtpërdrejtë vendimmarrjen,

10

E premte, 28 DHJETOR 2018

Gazetarët, kundër Edi Ramës: Ndal kontrollit mbi mediat

profesionale të mediave online, për vetë faktin se janë të partitizuara. Organizatat kujtojnë edhe përkeqësimin e vazhdueshëm të lirisë së medias në Shqipëri. “Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri sakaq është e keqe dhe në përkeqësim të vazhdueshëm. Treguesi i lirisë së medias sipas vlerësimit të Freedom House ka rënë nga 3.75 pikë në vitin 2009 në 4.25 pikë më 2016 dhe aktualisht gjendet shumë pranë nivelit të lirisë së medias në vendet me regjime totalitare, siç janë ato të vendeve ish-sovjetike.

Shkaku i përkeqësimit të lirisë së medias nuk është tepria e lirisë, por mungesa e saj.” – shkruhet në deklaratë. Në një reagim të datës 20 dhjetor, Këshilli Shqiptar i Medias vuri në dukje edhe një aspekt tjetër të një skenari kur dy projektligjet: “DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” dhe “DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9918, DATË 19.5.2008 “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË

REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR”, mund të votohen në Kuvend. “Shqetësues është dhe fakti që projektligji për AMA-n i jep të drejtë Këshillit të Ankesave të AMA-s që të mbyllë në një kohë rekord çdo portal të regjistruar në AKEP deri dhe për një vit, madje, të bllokojë përjetësisht aksesin në çdo ëebsite të regjistruar jashtë vendit, qoftë ky portal dhe NY Times apo CNN.com. Kjo qasje dëmton një nga themelet bazë të lirisë të individit në Shqipëri.” – njoftoi Këshilli Shqiptar i Medias.

Këshilli i Ankesave apo Komiteti i Censurës të lidhura me përbërjen e këtij Këshilli, i cili do marrë fuqi ekstra. Sipas përcaktimeve të reja ligjore, vendimet e Këshillit të Ankesave do të variojnë nga gjoba që shkojnë në 10 milion e deri në mbylljen e portaleve. Në ligjin aktual për ‘Mediat audiovizive’ 97/2013, Këshilli i Ankesave, përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët sipas përcaktimeve të nenit 20, pika 1 ai zgjidhen nga Bordi i AMA, me shumicë të cilësuar. Zgjedhja është midis konkurrentëve të vetëparaqitur, pa cilësuar apo kondicionuar atashimin politik të tyre. Vetë Bordi ruan balancën, në momentin e zgjedhjes, me kandidatë të mbështetur nga maxhoranca e opozita. Por aktualisht për shkak të lëvizjeve të koalicioneve politike, Bordi ka këtë konfigurim: 3 anëtarë të mbështetur nga PD, 2 nga PS dhe 1 nga LSI. Kryetari është i mbështetur nga mazhoranca. Mandatet 5 vjecare të tyre, sidomos ajo e z.Bregu, vlejnë

deri në 2021, pavarësisht se në momentin e zgjedhjeve gëzonin mbështetjen politike. Kësisoj vendimmarrja e Bordit, për anëtarët e Këshillit të ankesave mbetet në favor të opozitës aktuale ( PD + LSI), ose e bllokuar, megjithëse sipas një truku, të përdorur për ndarjen e rrjeteve frekuencore, vota e Kryetarit, përllogaritet dy, për të siguruar një shumicë ‘fake’. Në këto rrethana plasi lufta, për zbatimin e skemës për kapjen e Bordit, si hap i domosdoshëm për kontrollin e plotë të Këshillit të Ankesave. Rama e lançoi iniciativën e tij për ligjin antishpifje në tetor, për ta risjellë si debat dhjetë ditëshin e dytë të nëntorit (20 nëntor), ku dha lajmin për pasjen gati të një ligji për portalet. Momenti u zgjodh sepse po në nëntor përfundoi dhe mandati 3 vjeçar i anëtarëve aktualë të Këshillit: Znj. Monika Stafa, kryetare (e dorëhequr pak para mbarimit të mandatit), Z. Urim Bajrami

(i komanduar kryetar) dhe Z. Erald Kapri. Pak para këtij draftimi, në 13 dhjetor, ‘për cudi’, AMA , nëpërmjet Kuvendit inicioi shkarkimin e z. Bregu për konflikt interesi, për shkak të një kotratë qeraje të lidhur në 2015, ndërkohë që ai është rizgjedhur në 2016, duke e kapërcyer në këtë kohë pengesën e konfliktit të interesit. Në morinë e ngjarjeve të mëdha (në komision diskutohej paralelisht buxheti), kjo ‘gjë e vogël’ kaloi pa ndonjë zhurmë mediatike, me përjashtim të një kundërshtimi letërkëmbyes të znj. Mehmetaj. Me shkarkimin e tij maxhoranca kërkon të fitojë anëtarin e humbur prej konfigurimeve të reja, për të dominuar më pas vendimmarrjen e cila të çon tek Këshilli i Ankesave. Komisioni i Edukimit e Mjeteve të Informimit publik me një procedurë të dyshimtë, merr vendimit e shkarkimit

për t’ia dërguar seancës, më 17 dhjetor, pikërisht ‘rastësisht’ po në këtë datë që AMA bën diskutimin e parë publik për ndryshimet e propozuara. Në janar vendimi i shkarkimit pritet të marrë mbështetjen e maxhorancës dhe Z. Bregu do të zëvendësohet me një kandidat të mbështetur nga PS. Pas kësaj Bordi kalon në raportin 4 me 3 në favor të maxhorancës dhe me votën e përllogaritur dy të kryetarit, siguron shumicën e cilësuar, për të zgjedhur më pas, njëanshmërisht persekutorët e medias si anëtarë të Këshillit të Ankesave. Precedenti i vlerës së dyfishtë të Kryetarit është krijuar në momentin e ndarjes së rrjeteve frekuencore. Madje dhe emrat me lidhje të ngushtë e specifike me PS, Rama tashmë i ka gati. Pritet vetëm miratimi i ligjit dhe pas kësaj nis gjuetia e shtrigave për të goditur e mbyllur portalet antiqeveritare. *Deputet i Partisë Demokratike


SPECIALE

11 E premte, 28 DHJETOR 2018

Kryebashkiaku i Tiranës shpërndan dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë

Veliaj: Do ndërtojmë të tjera qendra sociale në Tiranë F estat e fundvitit erdhën me shumë dhurata për fëmijët e qendrës sociale në Shkozë. Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata për fëmijët e familjeve në nevojë, që edhe ata të festojnë si bashkëmoshatarët e tyre. Kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi fëmijët për një vit sa më të mbarë dhe falenderoi

donatorët që mundësuan dhuratat për ta. Ai kërkoi nga fëmijët e qendrës që, ndërsa bashkia dhe shoqëria kujdeset që ata të rriten me kushte sa më të mira, në këmbim ata duhet të mësojnë më shumë, që nesër të bëhen qytetarë të denjë të Tiranës. “Ëndrra ime më e madhe është të kem si dhuratë

nga ju, që në vitin 2019 të dilni të gjithë të shkëlqyer në mësime. Nëse secili prej jush lufton fort, respekton shokun, respekton familjen e tij, mban pastër qytetin, thotë “Të lutem; Faleminderit”, atëherë e gjithë Tirana është më e mirë. Nëse fillojmë që sot siç e kemi nisur këtu, që nuk dalim më në rrugë të lypim, nuk shkojmë të mbledhim plehra, nuk humbasim orët e mësimit, por të gjithë siç e kemi nisur mbarë, fokusohemi që të mësojmë fort, ta duam familjen dhe njëritjetrin, atëherë Tirana do të jetë qyteti më i mirë në Europë”, u shpreh Veliaj. Ai shtoi se në qendrën sociale të Shkozës ka fëmijë nga cepa të ndryshëm të Tiranës, e megjithatë të gjithë jetojnë së bashku. “Gjithmonë kam thënë: Po, Tirana do të zhvillohet, por ama askush nuk do ngelet pas dhe fakti që këtu është krijuar një komunitet fantastik e nuk ka rëndësi se çfarë jemi ne, romë apo egjiptianë,

komunitete të tjera, ne jetojmë të gjithë bashkë. Kemi krijuar një hapësirë ku respektojmë njëritjetrin, e mbajmë pastër, ku jetohet me më shumë dinjitet, në shtëpi më të mira dhe jo në kasolle te Bregu i Lumit, kemi arritur këtë histori suksesi”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e tij edhe për kontributin që japin çdo ditë qendrat sociale të Tiranës, ndërsa theksoi se ata do të jenë në shërbim të njerëzve në nevojë edhe në këto ditë festash, në mënyrë që askujt të mos u mungojë një vakt i ngrohtë.

“Djemtë dhe vajzat që punojnë me shumë përkushtim në qendrat sociale, po bëjnë maksimumin këtë vit duke qenë prezent jo vetëm në të gjitha qendrat sociale, por sigurohemi që është asnjë vakt i rëndësishëm të mos mbetet pa u shërbyer në qendrat tona. Duam të vazhdojmë siç kemi nisur këtë vit, kemi ndërtuar disa qendra model të shërbimit, dhe duke hequr fëmijët nga rruga, duke i sjellë në qendra, ku edhe mësojnë, edhe argëtohen, edhe fitojnë karakter, duam të vazhdojmë gjatë gjithë vitit të 2019”, theksoi Veliaj.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E premte, 28 DHJETOR 2018

Protesta e veçantë para Kryeministrisë Jo vetëm nëpër rrjete sociale, por 99 Memet më të famshme të protestës së studentëve, janë ekspozuar dje poshtë zyrës së kryeministrit. Kjo formë e re proteste sipas tyre përcjell një mesazh "rezistencën". "Duam t'ju themi që ne nuk ndalemi deri në plotësimin e të gjitha kërkesave tona",- thanë studentët dje gjatë tubimit. Kryeministri Edi Rama bëri të ditura të mërkurën 11 vendimet e qeverisë për kërkesat e studentëve, të përmbledhura në Paktin për Universitetin. Po studentët shohin si zgjidhje shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. "Nuk mund t'i shkojmë sekretares me videon e kryeministrit, duhet të kemi diçka konkrete. Ne duam shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe tërhiqemi nga protesta. Nuk duam miratim të pjesshëm të kërkesave tona. Protesta do të vazhdojë edhe në Janar. Do ta bojkotojmë mësimin deri ne plotësimin e kërkesave",- tha një prej studentëve. Studentët do të vijojnë me qëndrimin përpara kryeministrisë edhe përgjatë festave për t'u riorganizuar në Janar.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

13 E premte, 28 DHJETOR 2018


FORUM

14 E premte, 28 DHJETOR 2018

Axhenda qeverisëse e karakterizuar nga koncesionet dhe propaganda u përball shpeshherë me revoltë në 2018-ën

ANALIZË Nga Gjergj Erebara Qeveria e dytë e kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator 2017, pasi realizoi fitoren më të madhe elektorale në 15 vjet si dhe siguroi maxhorancën më solide që ka parë vendi që nga viti 2001. Por menjëherë pasi mori detyrën, qeveria kaloi nga një skandal në tjetrin, ndërsa punoi me ngulm për të çuar përpara një axhendë qeverisëse të karakterizuar nga koncesionet dhe propaganda. Këto të fundit ishin përgjegjëse për disa nga protestat më të forta që ka përjetuar vendi në dekadën e fundit, ndërkohë që viti 2018 u përmbyll me mijëra studentë që shprehën zemërimin e tyre me protesta masive dhe shumëngjyrëshe. Tensioni social që duket se u shkaktua në thelb nga thellimi i pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve, mes qeverisësve dhe të qeverisurve, shënoi protestën e parë të dhunshme të paorganizuar nga ndonjë parti politike në më shumë se dy dekada, protestë që nga ana e saj solli thirrje publike për “bojkot” ndaj një numri biznesmenësh, të cilët, gjithnjë e më shumë po marrin nofkën “oligarkë”. Në ditët e fundit të vitit 2017, rreth 200 punonjës të Rafinerisë së Ballshit dhe asaj të Fierit, pasi kishin protestuar pa u dëgjuar prej muajsh për pagat e papaguara nga kompania që përdorte rafinerinë përmes një kontrate qiraje, u nisën në një protestë ekstreme, me synimin për tëmarshuar në këmbë nga Fieri për në Tiranë. Dy ministra të qeverisë u ulën për të diskutuar me naftëtarët, të cilët nxorrën në pah skamjen në një kohë kur qeveria pretendon suksese të njëpasnjëshme në ekonominë kombëtare. Ndonëse marrëdhënia e punës e naftëtarëve ishte me një kompani private, presioni mbi qeverinë duket se shkaktoi presion mbi kompaninë dhe brenda disa orëve, naftëtarët morën pagat e muajit nëntor. Në shkurt 2018, aktorët e Teatrit Kombëtar u ngritën në protestë pasi morën urdhër të largoheshin nga ndërtesa historike e teatrit në qendër të Tiranës drejt një salle të re, e krijuar nga përshtatja e ish-Laboratorit të Hidrologjisë. Qeveria qëndroi e heshtur për disa javë, por artistët e nuhatën menjëherë se bëhej fjalë për koncesion. Në nëntor 2018, një numër banorësh të zonës së njohur si “Astiri” u organizuan në protesta të shumta, pasi mësuan planet e qeverisë për të shembur shtëpitë e tyre, një pjesë pa dëmshpërblim dhe një pjesë me dëmshpër-

blim shumë herë poshtë çmimit të tregut, në kuadër të një projekti për zgjerimin e rrugëve të zonës. Më 22 nëntor, banorët u përleshën me policinë para Kuvendit të Shqipërisë. Disa policë u plagosën, ndërsa kryeministri Edi Rama i shpëtoi një këpuce të hedhur në drejtim të tij nga një protestues, ndërsa Rama po vizitonte policët e lënduar në protestë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Por telashi më i madh për qeverinë nisi më 4 dhjetor. Studentët e fakultetit të Urbanistikës në Universitetin Politeknik të Tiranës morën një njoftim atë ditë, ku i kërkohej të paguanin tarifat e vitit akademik 2018-2019 brenda 15 dhjetorit dhe jo siç ishte planifikuar më parë, në dy këste në janar dhe qershor 2019. Të zemëruar, studentët braktisën mësimin dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Protesta u përhap me shpejtësi nëpër fakultete të tjera dhe brenda pak ditësh, me mijëra studentë, shumica e të cilëve ka lindur pas vitit 1998, bllokuan rrugën në protesta të përditshme pranë Ministrisë së Arsimit. Kryeministri Edi Rama fillimisht u tall me protestuesit, duke i quajtur ata ngelësa. “A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentet ngeles?”, deklaroi ai në Facebook mesditën e datës 5 dhjetor. Por brenda pak orësh, kur protesta u shumëfishua, Rama duket se u pendua për deklaratën dhe njoftoi një tërheqje të mundshme të vendimit. Protestat studentore të dhjetorit u panë si një rikthim i shpresës për shqiptarët si dhe një shprehje e një zemërate më të gjerë kundër qeverisë dhe jo ngushtësisht e lidhur me tarifat universitare. Gjatë vitit 2018 në Shqipëri pati edhe një numër protestash për çështje të tjera, përfshirë protestë në mbrojtje të një sipërfaqeje pyjore të dhënë me koncesion në Bulqizë, protestë në mbrojtje të qenve të rrugës e të tjera, përfshirë edhe një protestë të madhe të organizuar nga opozita politike kundër ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Volumi i parave të përfshira në valën e fundit të koncesioneve të dhëna nga qeveria “Rama” mbetet i paqartë. Kostot dhe përfitimet e publikut nga këto kontrata mbeten mister. Pjesë kyçe të kontratave të nënshkruara nga qeveria me kompanitë private janë përfshirë në klauzola konfidencialiteti. Viti 2018 nisi me premtimin e opozitës për të shpërthyer më

Një vit proteste kundër qeverisë

shumë skandale të “bashkëpunimit të qeverisë me krimin”, pasi 2017-a ishte mbyllur me marrjen të pandehur të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe abuzim me detyrën. Tahiri i mohon akuzat. Hetimet ndaj tij janë shtyrë disa herë dhe prokuroria nuk e ka përmbyllur punën. Denoncimet për lidhje të mazhorancës me krimin ishin të shumta gjatë vitit 2018, ndërsa presioni nga ndërkombëtarët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin duket se ka shënuar gjithashtu një rekord. Në gusht 2018, një person aspak i njohur për publikun me emrin Edmond Bego, u ndalua përkohësisht nga policia greke, për shkak të një urdhërarresti italian. Ai mbante edhe emrin Mond Bega. Që nga ajo ditë, Bego apo Bega u bë emër i njohur për shqiptarët, pasi Partia Demokratike akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si mbështetës të Begos, i cili rezulton edhe biznesmen. Balla pranoi se e kishte “mik familjeje” Begon, por mohoi që ai të ishte favorizuar në përfitimin e tenderëve publikë, siç pretendon opozita. Pavarësisht se si qëndron e vërteta, kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet mjaftueshëm sa të propozojë disa ndryshime ligjore të cilat synojnë të ndalojnë personat me të shkuar kriminale të përfitojnë fonde publike, prona publike apo të ashtuquajturin “status të investitorit strategjik në turizëm”. Në shtator, një ish-oficer policie u arratis nga Shqipëria dhe deklaroi nga emigrimi se persona me pushtet, përfshirë Taulant

Ballën, i kanë bërë presion të mos hetojë djalin e një deputeti socialist për dhunë dhe përndjekje ndaj ish të dashurës. Balla mohoi akuzat por presioni publik duket se solli riaktivizimin e hetimit të prokurorisë ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist të Niklës Rrahman Rraja, i cili u arrestua dhe aktualisht po përballet me drejtësinë. Siç rezultoi më vonë, ish- e dashura e Rexhep Rraja e kishte denoncuar atë për katër herë ndërsa efektivët e policisë kishin vuajtur për të zbatuar rregullat në raste kallëzimesh të tilla. Viti 2018 u mbyll me një skandal tjetër me tenderët publikë. Në shtator, Autoriteti Rrugor Shqiptar organizoi tre tenderë me vlerë të përgjithshme 40 milionë euro për një segment të shkurtër prej 2.3 kilometrash në Unazën e Re të Tiranës. Kostoja e stërmadhe e këtij segmenti rrugor si dhe fakti se në të tre tenderët nuk kishte konkurrencë reale, ngriti dyshime për ndershmërinë e tenderëve. Viti 2018 duket se po mbyllet me përpjekjet e qeverisë për të menaxhuar krizat e njëpasnjëshme. Të mërkurën më 26 dhjetor, kryeministri Edi Rama premtoi plotësimin e kërkesave të studentëve protestues. Ndërkohë, Partia Demokratike në opozitë vijon të denoncojë ato që i quan skandale të qeverisë. I fundit lidhet sërish me emrin e Mond Begës dhe me projektin e Unazës së Re. Sipas opozitës, Bashkia Tiranë dhe qeveria kanë ndryshuar planin rregullues të qytetit për të zhvendosur rrjedhën e lumit Lanë dhe për ta larguar atë nga një parcelë toke, të cilën opozita akuzon se e ka privatizuar ish-i dënuari për trafik droge. Në këtë proces,

rrjedha e lumit Lanë duket se është dërguar mespërmes shtëpive të banorëve të zonës, të cilët janë njoftuar për shembjet pa dëmshpërblim të pronave të tyre. Viti që po lëmë pas ka gjasa do të hyjë në histori edhe për procesin e Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, njohur më së shumti si vetingu në drejtësi. Gjithsej 77 gjyqtarë, prokurorë e këshilltarë ligjorë u përballën me procesin e vetingut gjatë vitit 2018, nga të cilët, 35 u shkarkuan, 42 u konfirmuan dhe 13 janë në proces apeli. Viti 2018 po mbyllet edhe me një betejë të radhës për lirinë e medias. Gjuha e kryeministrit ndaj medias u ashpërsua në tetor 2017, kur ai u përball me pikëpyetjet mbi vendimin kontrovers të deputetëve socialistë për të refuzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit. Sulmet e tij verbale ndaj medias u bënë pjesë e një raporti të thelluar të organizatës ndërkombëtare. Por kjo nuk e ndaloi Ramën të vijojë sulmet ndaj mediave kritike ku një përshkallëzim u shënua në krahasim me një vit më parë. Në tetor, Rama nisi një fushatë tjetër dukshëm diskretituese dhe dizinformuese ndaj medias online përmes një statusi në Twitter, në të cilën deklaroi se portalet duhet të “legalizohen” ose do të mbyllen, duke sugjeruar nga njëra anë se media online është e paligjshme dhe nga ana tjetër se ajo është evazore fiskale. Por ndërsa kërcënimi i Ramës për t’u regjistruar brenda tre ditësh kaloi pa pasoja, më 15 tetor, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare vijoi fushatën sulmuese ndaj medias duke renditur një listë me 44 faqe interneti (mes të cilave edhe reporter.al) në një deklaratë për shtyp e cila sugjeronte se faqet e internetit bënin aktivitet të paligjshëm dhe pa taksa dhe duke kërcënuar me mbyllje “brenda 72 orësh”. Shumica e faqeve të renditura në “listën e zezë” të AKEP reaguan duke denoncuar si të pavërtetë presupozimin se këto media ishin të paregjistruara në taksa, ndërsa organizatat ndërkombëtare, përfshirë OSBE dhe Reporterë pa Kufi, kritikuan ngjarjen si një kërcënim për censurë. Marrë me shkurtime nga BIRN


AKTUALITET

15

E premte, 28 DHJETOR 2018

Anketimi i vitit 2018 gjeti se rreth 55% familjeve që kishin të ardhura ndërmjet 1000-1400 eurove, donin të iknin. Planifikojnë të ikin edhe personat me paga 470-950 euro në muaj

A

rsyet që shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit lidhen me faktorët shtytës ekonomik, edhe anketimi i vitit 2018 gjeti se rreth 55% familjeve që kishin të ardhura ndërmjet 1000-1400 eurove, donin të iknin. Gjithashtu, në këto përmasa, planifikojnë të ikin edhe personat me paga 470 deri në 950 euro në muaj. INSTAT bën me dije se sipas anketës së Forcës së Punës, 2017, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 84,0 % të përgjigjeve. Bashkimet familjare ose arsye të tjera që lidhen me familjen janë shkak për emigracionin në masën 4.6%, ndërsa 3.6 për qind e të larguarve nga vendi janë për qëllime studimi. INSTAT vëren se emigrimi ishte arsyeja kryesore për rënien e popullsisë në Shqipëri para vitit 2001 dhe në periudhën 2001-2011. Disa qindra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi një humbje që nuk u kompensua nga imigracioni dhe rritja natyrore. Ky emigrim masiv ishte shkaku kryesor i ndryshimit të popullsisë nga një rritje e lartë vjetore e popullsisë në periudhën e censeve 1979-1989 prej 2.0 për qind, me një rritje negative (-0.3 për qind në vit) në periudhën pasuese të censeve 1989-2001. Në terma absolutë, rritja e popullsisë prej pothuajse 600 mijë personave që u vëzhgua në periudhën midis censeve para vitit 1989 u shndërrua në një rënie prej më shumë se 100 mijë në atë pas vitit 1989. Censi i vitit 2011 përfundimisht

Shqiptarët po braktisin vendin, 84 % për mundësi punësimi TË PASURIT

“Anketimi i vitit 2018 gjeti se rreth 55% familjeve që kishin të ardhura ndërmjet 1000-1400 eurove, donin të iknin. Gjithashtu në këto përmasa, planifikojnë të ikin edhe personat me paga 470 deri në 950 euro në muaj”. SHKAQET

tregoi se emigrimi ishte faktori më i rëndësishëm në humbjen neto të popullsisë prej 269 mijë personave në periudhën 20012011, duke përbërë 8.8 përqind të popullsisë së vitit 2001. Sipas vlerësimeve indirekte të INSTAT-it, gjatë kësaj periudhe rreth 482 mijë shqiptarë u larguan nga vendi, një numër që u kompensua pjesërisht nga imigracioni dhe rritja natyrore.

Por një studim i muajve të fundit i Qendrës për Kërkime Sociale dhe Ekonomike për potencialet e emigrimit tregon për një tendencë të lartë ikjes nga vendi të familjeve më të ardhura të larta. Pavarësisht se dëshira për migrim vërehet tek të gjitha grupet shoqërore, ajo nuk është më një karakteristikë vetëm e grupeve të varfra të shoqërisë shqiptare. Vrojtimi

BULQIZË

i ndau të anketuarit në 10 grupe të mëdha, duke u bazuar në të ardhurat mujore ose vjetore të familjes së tyre . Të dhënat e anketës tregonin se migrimi potencial ishte më i lartë te familjet që e karakterizonin gjendjen financiare si “fare e pamjaftueshme”, e “pamjaftueshme”. Anketimi i vitit 2018 gjeti se rreth 55% familjeve që kishin të ardhura ndërmjet 1000-1400 eurove, do-

“Arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 84,0 % të përgjigjeve. Bashkimet familjare ose arsye të tjera që lidhen me familjen janë shkak për emigracionin në masën 4.6%, ndërsa 3.6 për qind e të larguarve”. nin të iknin. Gjithashtu, në këto përmasa, planifikojnë të ikin edhe personat me paga 470 deri në 950 euro në muaj. Nga ana tjetër, shihet se më pak se 50% e personave me paga nën 370 euro planifikojnë të ikin.

MARRËVESHJA

Kufiri me Kosovën, Lleshi: Hiqen kontrollet e dyfishta

Banorët: Paratë nga miniera i linim në loto M

Një tabelë është e vetmja që ka mbetur prej biznesit të basteve sportive që deri pak javë më parë mblidhte të rinjtë e papunë në Bulqizë. Këtë fund-dhjetori në qytet rezultojnë të mbyllura pikat e basteve dhe 3 bizneset e fundit te lojërave të fatit. Në një qytet me rreth 13 mijë banorë, prania e rreth 10 pikave të tilla mjaftonte për të shqetësuar komunitetin, ndaj boshatisja e këtyre mjediseve është përshëndetur nga komuniteti. Edhe pse një qytet me shkalle të larte papunësie dhe varfërie në Bulqizë, lojërat e fatit ishin shtuar dhe më së shumti frekuentoheshin nga moshat reja. Por nuk kanë munguar as drama familjare të shkaktuara prej humbjes në kumar të parave të fituara në miniera.

e propozim të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar. Lidhur me këtë vendim reagoi sot ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi i cili e konsideron të rëndësishëm këtë vendim që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. “Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë

një kontroll”, deklaron Lleshi. Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq, theksoi ministri, duke shtuar se “së shpejti

ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.


AKTUALITET

16

E premte, 28 DHJETOR 2018

Hetimi gjyqësor ndaj Kasemit përfundoi pas 24 seancash, ku nuk munguan mbi 20 dëshmi, përfshirë edhe fëmijët e çiftit

1

vit e 4 muaj pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, prokuroria kërkon burg përjetë për Fadil Kasemin. Pas shumë senacash me dëshmitarë, pak minuta para se prokurori Dritan Prenci të lexonte pretencën dhe provat që faktojnë krimin për shkak të marrëdhënieve familjare, Kasemi braktisi sallën. Më 31 gusht 2017, ai qëlloi tre herë me pistoletë teksa gjyqtarja po dilte nga një qendër estetike në rrugën “Hoxha Tahsim”. Hetimi gjyqësor ndaj Kasemit përfundoi pas 24 seancash, ku nuk munguan mbi 20 dëshmi nga efektivët e policisë që e prangosën, personi që u kërcënua me armë për ta larguar nga vendi i krimit e deri tek fëmijët e çiftit. Gjatë deklarimeve në praninë e psikologëve fëmijët e Fadil Kasemit refuzuan përballjen me të duke kërkuar që ai të largohej nga salla. Gjatë gjykimi Fadil Kasemi kërkoi që të aplikohej gjykimi i shkurtuar por kjo kërkesë u rrëzua pasi me ndryshimet në kodin e ri penal për krimet në familje nuk pranohet gjykimi shkurtuar. Kasemi ka shpjeguar në dëshminë e tij se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur ajo ka fituar studimet për në shkollën e magjistraturës. I pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qënë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënien bashkëshortore. Vendimi për këtë dosje pritet të jepet në janar 2019 ndërsa procesi do të rinisë më 8 janar aty ku avokati i Fadil Kasemit dhe

Vrau Fildesin, Prokuoria: Burg përjetë për Fadil Kasemin 8 JANAR “I pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qënë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënien bashkëshortore. Vendimi për këtë dosje pritet të jepet në janar 2019 ndërsa procesi do të rinisë më 8 janar aty ku avokati i Fadil Kasemit dhe vetë ai si autor i krimit që ka pranuar do të bëjnë mbrojtjen”.

vetë ai si autor i krimit që ka pranuar do të bëjnë mbrojtjen. Kasemi u vu në akuzë për vrasjen për shkak të marrëdhënie familjare, armëmbajtje pa leje si dhe pengmarrjen e shoferit Klodian Tafa. Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të dre-

jtësisë. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë por jo për tentativë vrasje. I pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka

DURRËS

8 mijë litra verë kontrabandë

8 mijë litra verë kontrabandë e ardhur nga Italia u kap në Shqipëri dhe hetimi doganor arreston në flagrancë dy persona dhe sekuestron verën. Në pranga kanë rënë Armand Mimani shofer i kamionit në të cilin ishte fshehur vera dhe Çlirim Bregu nga Tirana me arsim të mesëm i dënuar edhe më parë për kontrabandë, administrator i kompanisë e cila kishte në pronësi kamionin. Sipas doganës dhe uniformave blu këta persona janë prangosur për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Vera ishte e ambalazhuar në shishe ndërsa Bregu rezulton se është njëherazi edhe administrator i “Uni Trans” kompanisë që është gjobitur edhe me një penalitet prej 3.261 mijë lekë nga hetimi doganor në Durrës.

LEZHË

D

ënohet më 18 vjet heqje lirie autori i vrasjes së ndodhur rreth 6 vjet më parë në një lokal nate në Lezhë. Maringlen Përgjini është shpallur fajtor për vrasjen e Maldin Shtjefnit, ngjarje e ndodhur në janarin e 2013-ës në Lezhë. Gjykata e Apelit në Shkodër dha vendimin e formës së prerë duke dënuar në total me 18 vite burg Maringlen Përgjinin, ndërsa shtetasi Anton Toli u dënua me dy vite dhe Serxho Prenga me 9 muaj, këto dy të fundit për veprën penale “moskallëzim krimi”. Apeli në Shkodër la të lirë Ergys Nikën i dyshuar edhe ai për “moskallëzim krimi”. Ngjarja ndodhi në janarin e vitit 2013 në një lokal me muzikë në Lezhë. Viktima Maldin Shtjefni ishte në lokal bashkë me shokun e tij Serxho Prenga, ndërsa në një tavolinë tjetër ndodhej Ergys Nika, Anton Toli dhe disa persona të tjerë. Ergysi dhe Maldini kanë bërë sherr për porosinë e një kënge, se cila duhej të këndohej më parë nga grupi muzikor. Pasi debati mes tyre është mbyl-

pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qënë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënien bashkëshortore. Vendimi për këtë dosje pritet të jepet në janar 2019 ndërsa procesi do të rinisë më 8 janar aty

ku avokati i Fadil Kasemit dhe vetë ai si autor i krimit që ka pranuar do të bëjnë mbrojtjen. Babai i së ndjerës ndërroi jetë pa marrë vesh se drejtësia e vonuar po çon në burg vrasësin e vajzës. 39-vjeçarja, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës dhe nënë e dy fëmijëve i kishte dhënë fund martesës dy vjet më parë dhe siç tregojnë dokumentat, ajo kërkoi edhe urdhër mbrojtjeje në gjykatë prej, kërkesë prej së cilës u tërhoq brenda 15 ditëve.

Vrau për një këngë, dënohet pas 6 vitesh autori

lur në lokal ka mbërritur edhe Përgjini. Viktima Shtjefni dhe shoku i tij Serxho janë thirrur në tavolinën ku ndodhej Përgjini dhe Ergysi bashkë me disa të tjerë. Pasi janë bashkuar papritur Shtjefni është qëlluar me një plumb në ballë duke vdekur në vend. Në fund trupi

gjykues me kryesues Vojsava Osmanaj dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Marina Rraboshta vendosi dënimin në total me 18 vite burg për Maringlen Përgjinin. Pas 6 vitesh vjen vendimi i formës së prerë për këtë ngjarje të rëndë ku mbeti i vrarë Maldin Shtjefni.


AKTUALITET

17

E premte, 28 DHJETOR 2018

Sipas grupit të hetimit, motivi i ngjarjes lidhet me një konflikt të ndodhur para disa ditësh mes autorit dhe të plagosurit Benga, për ngacminin e Griselda Gjikolës

H

etuesit e krimeve kundër jetës u rikthyen edhe njëherë në vendngjarje për të rindërtuar skemën e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj. Në bazë të pamjeve filmike të bizneseve të zonës, rezulton se adoleshentja para të shtënave fatale, gjendej në një bar së bashku me të plagosurin Erjon Benga. Pasi dolën nga lokali, një i ri 19-vjeçar i identifikuar tashmë dhe shpallur në kërkim nga policia, i priste pranë automjetit që ishte parkuar buzë një trotuari. Sapo mjeti tip “Mercedes Benz” ka nisur të lëvizë, në drejtim të tij është qëlluar disa herë me pistoletë. Plumbat janë qëlluar në anën e drejtuesit të mjetit por një prej tyre fatkeqësisht kapi edhe pasagjeren 17-vjeçare. Sipas grupit të hetimit, motivi i ngjarjes lidhet me një konflikt të ndodhur para disa ditësh mes autorit dhe të plagosurit Benga, për ngacminin e Griselda Gjikolës. Dyshohet se 19-vjeçari është ndihmuar edhe nga një person tjetër për të cilin po kryen verifikime. Ngjarja Të mërkurën Erion Benga në shoqërinë e dy vajzave, mes tyre edhe viktima, kanë qenë në ambientet e një lokali te blloku “Gintash” kur kanë hasur edhe dy të rinj të tjerë me të cilët ishte në konflikt, një prej të cilëve autori. Erion Benga largohet më pas nga lokali i shoqëruar nga e dashura e tij dhe mendohet

Një 19-vjeçar vrasës i Griseldës

se autori i ka ndjekur nga pas. Benga dhe Griselda Gjikolaj kanë ecur në drejtim të një rrugice të errët për te automjeti i tij i parkuar disa metra larg

lokalit. Sapo kanë hipur në një automjet tip “Benz E Class” dhe kanë nisur të lëvizin, ata kanë parë autorin. 19-vjeçari nga Puka ka qëlluar menjëherë

me armë zjarri në drejtim të shoferit Benga por plumbi shkoi në xhamin e pasëm të automjetit dhe kapi në kokë Griselda Gjikolajn. Mësohet se policia

SHKAKU “Sipas grupit të hetimit, motivi i ngjarjes lidhet me një konflikt të ndodhur para disa ditësh mes autorit dhe të plagosurit Benga, për ngacminin e Griselda Gjikolës. Dyshohet se 19-vjeçari është ndihmuar edhe nga një person tjetër për të cilin po kryen verifikime”. ka mbajtur në vëzhgim banesën e autorit si dhe ka ushtruar kontroll. Bengo dyshohet se ka qenë i ndaluar nga policia rreth dy vite më parë. Vëllai Vëllai binjak me Griseldën, Oktavio Gjikolaj ka bërë një dedikim prekës në Insta Story teksa poston një foto me të. Zia dhe dhimbja e madhe ka pllakosur këtë familje. “Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë, mendova që do kalonim një jetë plot gëzim dhe tani më vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalë ngadalë. Ishte botë më vete për mu dhe do mbetesh plag në zemër përjetë, u prefsh në paqe dashuria ime, motra ime të du pafundësisht”. Ndërsa një mik i saj ka postuar një foto të adoleshentes në Instastory ku edhe shkruan: “U prehsh në paqe Griselda”.

POLICIA

ARTIKULLI

Kufi, në 7 ditë kanë hyrë 267 mijë persona

‘’Mikpritja’’, “Liberation’’: Ja pse refugjatët rrijnë në Shqipëri M

Policia Kufitare ka shtuar në kuadër të festave të fundvitit sportelet në hyrje e dalje, me qëllim krijimin e lehtësive ligjore duke eleminuar radhët e gjata, si dhe për t’u ofruar një shërbim në kohë të gjithë shqiptarëve e të huajve. Kjo lëvizje e Policisë ka ardhur si rrjedhojë fluksit që është regjistruar prej datës 20 deri 27 dhjetor 2018. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar kanë hyrë 266.219 persona; 178.120 shqiptarë, 88.099 persona të huaj, si dhe 81.605 mjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultojnë rreth 13% persona më shumë të hyrë në vend. Nga të njëjtat pika kalimi kanë dalë 170.120 persona dhe 52.270 mjete. Duke bërë një krahasim me periudhën e një viti më parë, rezulton se nga vendi kanë dalë rreth 19% persona më pak. Policia Kufitare po bashkëpunon në kuadër të masave edhe me struktura të tjera të Policisë së Shtetit si dhe me policitë homologe, duke rritur prezencën policore në patrullim në kufirin jeshil e atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit.

ijëra refugjatë nga Siria kanë vërshuar në Shqipëri. Vendi raportoi rritjen e numrit të aplikimeve për azil. Krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime. Media franceze “Liberation” Shqipërinë e cilëson si kurorë dafinash mikpritjen tonë. Të rraskapitur nga “Itinerari i Ballkanit”, gjithnjë e me shumë refugjatë vendosin të qëndrojnë në Shqipëri, nis shkrimi që nënvizon se këta njerëz, përfitojnë nga mikpritja e një vendi që edhe vete është prekur nga eksodi i popullsisë së saj. Ai sjell eksperiencën e një emigranti të quajtur Taha. ‘’Shqipëria është per mua vendi im i dytë”, thotë siriani. Me një shqipe të çalë, ai tregon se ka qenë dhe në shumë shtete të tjera por këtu ka gjetur diçka ndryshe. ‘’Shqiptaret, nuk të shohin thjesht si refugjat apo emigrant por fillimisht si qenie njerëzore’’, shprehet ai. Për këtë bir refug-

jatësh që kanë mbetur në Jiban, rruga ndaloi papritur një vit më parë në vendin e vogël buzë Adriatikut. Artikulli shpjegon se fenomeni i ri gjatë këtij viti është rruga e tyre nëpër malet shqiptare, Malin e Zi dhe Bosnjë, për të arritur në Bashkimin Europian. Kështu ka vepruar

edhe Ahmedi, nga Pakistani. Ai është habitur nga mikpritja që gjeti në Shqipëri. “Në Greqi më kishin thënë: ‘’Kujdes nga shqiptarët’’, rrëfen 26-vjeçari por kur erdha këtu, e pashë se ata ishin gabuar’’. Më shumë familje refugjate, kryesisht sirianë, kanë zgjedhur të qëndrojnë në Tiranë.


SPECIALE

18 E premte, 28 DHJETOR 2018

LIBRI

Rrëfimi i babait të peshëngritësit Aleksandër Kondo “Gjergj Dimitrov” në Tiranë, në sektorin e Saukut. Punonte si punëtor, duke prashitur vreshtat dhe, kur kthehej nga puna, menjëherë fillonte të luante me shtangën. Në vitin 1974, në moshën 14 vjeç ai shkoi në një palestër ku stërviteshin peshëngritësit e klubit të Dinamos, teksa trajneri e pa dhe e pëlqeu si talent, duke vlerësuar forcën e tij fizike. Nga mosha 14 deri në 17 vjeç Sandri vazhdonte punën dhe sportin e peshëngritjes me të rinjtë e Dinamos, sport të cilin e vazhdoi me dëshirë e vullnet të hekurt. Gëzimi më i madh i tij ishte momenti kur në moshën 16-17 vjeç, duke thyer duke thyer rekorde në peshëngritje duke fituar të drejtën e trajnim dhe pesë orëshin

V

angjel Kondo, babai i peshëngritësit të njohur Ale ksandër Kondo në një rrëfim në librin “Ballë për ballë me të kaluarën”, ka rrëfyer disa detaje pak të njohura nga jeta e djalit të tij dhe disa nga misteret që kanë qarkulluar për arratisjen dhe vdekjen në Amerikë. Më poshtë mund të lexoni pjesë nga libri i Vangjel Kondos, me titull

e ikjes nga puna. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në shumë kampionate që janë zhvilluar në vendin tonë. Çdo ditë dilte nga palestra duke realizuar detyrat e vëna nga trajneri, duke realizuar një ngarkesë të lartë individuale dhe në këtë mënyrë filloi që të japë edhe rezultatet e para. Në peshën trupore 67.5 kg, u shpall kampion me të rinjtë në vitin 1978. Duke parë lartësinë trupore dhe të dhënat anatomike, kali nga ekipi i të rinjve në ekipin e të rriturve. Në këtë kohë ai kaloi edhe në peshën 77 kg. Duke realizuar normat e stërvitjes individuale, duke rritur volumin e ulur intensitetin e “Ballë për ballë me të kaluarën”. *** Aleksandri ka lindur në Fier më 21 prill 1960. Në moshën 7 vjeç në vitin 1967 shkoi në shkollë në klasën e parë fillore në Librazhd, klasën e dytë dhe të tretë e mbaroi në Leskovik. Që nga klasa e katërt e në vazhdim i ndoqi mësimet në shkollën “ 11 Janari “ në Tiranë. Kur ishte në shkollën 8 vjeçare ne Tirane, çon në shtëpi një rrote vagoni në forme shtange, e cila ishte goxha e rëndë. Mbas mbarimit te shkollës 8-vjeçare nuk pati dëshirë të vazhdonte më tej shkollën, por kishte dëshirë të hynte në pune. Fillon punë në fermën

stërvitjes. Në vitin 1979 Aleksandri shkoi ushtar, shërbim të cilin e kreu pranë klubit Dinamo. Në vitin 1979 deri në 1985 bëri revolucion në sportin e peshëngritjes, duke realizuar nga tetë deri në dhjetë seanca stërvitore. Shpërthimi i rezultateve sportive në peshëngritje të Aleksandër Kondos ishte viti 1981, duke përmirësuar rekordet në stilin e shkëputjes nga 127.5 kg në 132.5 kg. Në vitin 1982 në peshën trupore 82.5 kg, u bë kamion i padiskutueshëm i kësaj peshe. Një vit më pas ai theu një tjetër rekord në këtë peshë duke shkuar nga 163 kg në 180 kg në stilin e shtytjes. Në muajin maj të atij viti ai konkurroi në një turne në Turqi, ku edhe mori vendin e parë duke thyer edhe rekord kombëtar. Arratisja Në grumbullimin që u bë për kampionatin Europian të Peshëngritjs në Poloni në vitin 1985, ai arriti që të ngrinte në stërvitje 210 kg në stilin e shtytjes dhe në ditën e garës megjithëse ishte i sëmurë, ai bëri një paraqitje mjaft të mirë në stilin e shkëputjes duke zënë vendin e tretë. Kampionati evropian i peshëngritjes përfundoi me arratisjen, ku më 28 maj 1985, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi duke u kthyer nga kampionati evropian, arratisen në Titograd dhe nuk u kthyen me ekipin e peshëngritjes në Shqipëri. Rrëfimi i Xhelal Sukniqit për arratisjen me Aleksandrin Ishim katër shokë në Tiranë, unë (Xhelali), Sadri, Muharrem Berisha dhe Hasim Belinova dhe një ditë mbasi biseduam shtruar gjerë e gjatë, i dhamë fjalën e besës njëritjetrit se do të arratiseshim të katërt dhe nuk do të ktheheshim më. Këtë punë ia lamë ta vendoste Sandri se kur do të arratiseshim. Hasimi me

Muharremin u tërhoqën dhe nuk deshën të ktheheshin me ne. Me të mbërritur në Titograd, Sandri u shkëput nga grupi dhe shkoi e bisedoi me një shofer taksie që të na çonte në Vucitër të Kosovës, pasi një djalë na dha fjalën se do të na ndihmonte për të ikur në Amerikë. Në këtë kohë u shkëputa edhe unë dhe shkuam në shtëpinë e tij. Atje nuk gjetëm atë, por babanë e tij, i cili na ofroi një kafe dhe na pranoi që të qëndronim

aty. Prej aty shkuam dhe u paraqitëm në polici, të cilët na mbajtën dy ditë në burg pa ngrënë dhe na çuan në UDB-n e Jugosllavisë. Ata na pyesnin çdo orë pse kishim ikur dhe se nuk kishte se përse të arratiseshim pasi ky djali e ka babanë gjeneral dhe me detyrë në Sigurimin e Udhëheqjes së Lartë Shtetërore Shqiptare. Pas disa javësh na thanë se ata të UDB-së së shpejti do na çonin atje ku na kishin kërkuar në Amerikë. Më pas na çuan në kampin e refugjatëve ku u njohëm me Lulzim Muratin. Në kamp na mbajtën për dy muaj dhe më pas na çuan në Beograd. UDB-ja na porositi që të kishim kujdes sepse kishin ardhur nga Sigurimi Shqiptar, pasi ikja ishte bërë problem në Shqipëri. Pas disa ditësh dolëm në ballafaqim me Ambasadën Shqiptare. Sa hymë në dhomë ata i thanë Sandrit: “Ku je more Aleksandër, kthehu në Shqipëri se po të pret familja, por të

presin shokët”. Në këtë moment Sandri revoltohet dhe u thotë: “Ti more qen më flet me gjuhën e Enver Hoxhës” dhe ngriti gojën e ujit ta qëllonte. U larguam më pas për në hotel. Mbas 9 muajsh na çuan në Amerikë në “New York”, Pas 6-7 muajsh, u ndamë sepse unë shkova në Boston, ndërkohë që Sandri në New York. Vdekja e paralajmëruar apo ...? Aleksandri humbi jetën në një aksident automobilistik shumë misterioz dhe të përfolur. Mitsh Thomasi ka treguar se Aleksandri ishte njeri shumë i drejtë, korrekt dhe i ndershëm, unë thotë Mitshi i lash për tre muaj Sandrit shtëpinë dhe kinemanë dhe kur u kthye nga pushimet Sandri mi dorëzoi deri në një dollarët që kishte fituar nga shitja e kinemasë, kurse Nerim Kupi tregon : po kërkoja 2-3 veta që të çoja vjehrrin në katin e tetë mbasi është paralizuar ashensori dhe nuk punonte. Në atë kohë erdhi Sandri dhe e ngriti në krahë me gjithë karrocën e çoi sipër, ne ngelëm të mahnitur për fuqinë e tij dhe nuk pranoi as dollarët që donim t’i jepnim. Te varri i Sandrit shkojnë shumë shqiptarë, të cilët e kujtojnë me shumë respekt dhe vendosin lule mbi varrin e tij. Nuk do të lë pa përmendur nga kujtimet e mia atë që tregon Lulzim Murati për veprimin e poshtër të Bashkim Pitarkës. Lulzimi tregoi: në vitin 1990 përgatitëm me shokët në shtëpinë time në New Xhers shumë parulla me flamur shqiptarë dhe shkuam mbi 500-600 shqiptarë nga New Xhersi dhe New Yorku e protestuam para Përfaqësisë Diplomatike Shqiptare në Organizatën e Ko-

mbeve të Bashkuara duke hedhur parulla e duke kërkuar liri e demokraci në Shqipëri. Protestat i vazhduam për 5-6 ditë rresh dhe numri i shqiptarëve në protesta arriti në 1500 vetë. Bashkim Pitarka me punonjësit e tij na godiste me mbeturina ushqimore e me vezë nga dritaret sipër ndërtesës, duke kryer një veprim shumë të poshtër ndaj shPërgatiti: R ozalb Lika qiptarëve. Rozalb


SPECIALE

19 E premte, 28 DHJETOR 2018

Vipat që pritet të bëhen nëna gjatë vitit 2019 Me ardhjen e 2019-ës, të gjitha lajmet e shtatzënisë që kishim do të kthehen në lajmërimet e ardhjes në jetë të vogëlushëve pas Vitit të Ri. Shumë vajza të famshme e të huaja, do të bëhen nëna për herë të parë dhe do të mbajnë në krahë fëmijën e tyre. Almeda Abazi do të bëhet nënë e një djali. Bukuroshja shqiptare ndodhet në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe me bashkëshortin Tolgahan Sayisman po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe. Më herët, “iconstyle.al” zbuloi se çifti ka vendosur ta pagëzojë djalin me emrin Effhan. Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë rreth muajit prill. Elita Rudi e zbuloi në mënyrën më të paparë pritjen e ëmbël! Moderatorja ekspozoi barkun e rrumbullakosur në videoklipin e këngës “Distanca” të bashkëshortit të saj, Gjiko. Ata janë në pritje të një djali por ende nuk kanë vendosur për emrin e vogëlushit pasi janë shumë të pavendosur. Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj, diplomati angel

Blero dhe Afrona nisin përgatitjet për dasmën Paul Edward Conolly do të bëhen prindër për herë të parë. Këngëtarja tregoi se ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë, por nuk preferoi të jepte detaje të gjinisë së bebit. Moderatorja e njohur shqiptare Diellza Kolgeci është shtatzënë. Ish-

Miss Kosova tregoi se nuk e di akoma gjininë e bebit, i mjafton që fëmija të jetë i shëndetshëm. Diellza është në muajin e katërt të shtatzënisë. Bukuroshja dhe basketbollisti Fisnik Rugova, mezi presin të mbajnë në krahë fëmijën e tyre.

BTS, grupi korean që fiksoi shqiptarët Pyetjet e fundit për vitin 2018 që iu bënë lali Erit, është edhe nëse do të sjellë në Tiranë grupin BTS. Deri tani nuk ka një reagim nëse BST do të jenë në Tiranë, edhe pse është e pamundur fancat e grupit shpresojnë ti shohin në shesh. Kush janë BST? Janë shtatë djem nga koreja që po bëjnë

namin. Më fal, shtatë? Po, këta janë Jin, Suga, J-Hope, Rap Monster, Jimin, V dhe Jungkook, të gjithë në të njëzetat. Të shtatë përbëjnë grupin BTS dhe këndojnë K-pop të përzierë me rep. Kanë diku te 20 milion fansa në gjithë botën dhe ky është një minimizim i situatës. Të shtatë anëtarët u bënë

bashkë nga shtëpia diskografike Big Hit dhe patën sukses të papritur në 2015-n, pasi publikuan këngën “I need you”. Nga aty, gjërat morën përmasa të papërshkrueshme. Në 2017-n, shitën 12,500 bileta për dy orë në Kili. Kur BTS shkoi në ShBA për të performuar në American Music Awards në 2017-s, Ellen Degeneres e përshkroi situatën në Los Angeles “njësoj sikur të kishin ardhur The Beatles”. Në një koncert, niveli i ulërimave nga fansat kapi 127 decibel, goxha mbi limitin ku dëmtohet dëgjimi. Albumi i fundit, i quajtur “Love Yourself: Tear” debutoi në vend të parë në US Billboard 200 duke u bërë albumi më i sukesshëm i BTS në Amerikë, albumi i parë K-pop që futet në klasifikime dhe albumi më i suksesshëm aziatik. Këta kanë fansa në Shqipëri? Kanë. Ç’kemi ne më pak nga bota. Fansat e BTS quhen ARMY.

Dyshja janë ndër çiftet më të dashura te opinioni i gjerë shqiptarë. Bëhet fjalë për Blerim Muharremi, i njohur më mirë si Blero, dhe të dashurës së tij, Afrona Dikës. Në një periudhë të njëjtë gjatë festave të fundvitit të vitit të kaluar, modelja shqiptare pranoj propozimin për fejesë të këngëtarit. Duket se vitin e ardhshëm çifti do të kurorëzojë romancën e tyre me një dasmë madhështore, ku do të jenë të pranishëm familjarë e miq. Në fakt, menaxheri i produksionit XL Films, Enon Tortulla ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet në prani të këngëtarit dhe modeles. “Blero dhe Afrona. Dita e martesës”, ka shkruar ndër të tjerash prizrenasi në rrjetet sociale. Ndryshe, Blero është duke punuar në këngë të reja muzikore gjersa Afrona në projekte të modës.

Genta në krah të G4shit Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare gjersa ai ka krijuar karrierë të suksesshme ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Genta Ismajlin dhe G4shin, të duket se janë edhe miq të mirë gjykuar në imazhet e fundit. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në përqafim të reperit. “Natë e jashtëzakonshme me të njëshin dhe të vetmin G4shi”, ka shkruar zeshkania në rrjetet sociale. Kujtojmë se para se të bëhet e famshme, ajo ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka edhe familjen e ngushtë.


SPORT

20

E premte, 28 DHJETOR 2018

Gjykata sportive ka dënuar klubin zikaltër për koret raciste, nuk shpëtoi as Napoli

Interi dy ndeshje pa tifozë, Insigne dhe Koulibaly dënohen dy ndeshje Rozalb Lika

KLUBI I INTERIT

“Kush nuk kupton historinë tonë, nuk është njëri prej nesh”

G

jykatësi sportive në Itali ka vepruar me dorë të hekurt ndaj Interit. Klubi zikaltër është dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe një tjetër pa sektorin e tifozëve ultras, (Curva Nord) për ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në sfidën mes zikaltërve dhe Napolit. Koret raciste që kanë përdorur tifozët e Interit ndaj mbrojtësit të Napolit Koulibaly, kanë detyruar gjykatësin sportiv të dënojë një nga tifozeritë më të zjarrta në botë, pasi në Itali, Interi nuk ka rivalë për sa i përket numrit të tifozëve në stadium pasi është klubi që ka numrin më të madh të fansave që i ndjekin ndeshjet nga shkallët e San Siros. Megjithatë në këtë vendim të gjykatësit sportiv ndikoi edhe sjellja e tifozerisë zikaltër jashtë stadiumit aty ku një pjesë fansave të Interit sulmuan tifozët e Napolit dhe nga ku humbi jetën një tifoz i klubit milanez dhe u plagosën 4 napoletanë. Në këtë mënyrë “San

Siro” do të jetë bosh në ndeshjen e 1/8-ave të Kupës së Italisë mes Interit dhe Beneventos, gjithashtu në sfidën shtëpiake për Serinë A Inter-Sassuolo ndërsa tifozët ultrasit zikaltër do të mungojnë edhe në takimin Inter-Bologna sërish për kampionat. Gjykata sportive ndërkoha është treguar e ashpër edhe me skuadrën e

Napolit, duke dënuar Lorenzo Insignes dhe Kalidou Koulibaly. Sulmuesi i të kaltërve ka përdorur tone fyese ndaj gjyqtarit Mazzoleni ndërsa është përleshur edhe me Keita Balde të Interit dhe për këtë arsye është pezulluar me dy ndeshje skualifikim po aq sa edhe Koulibaly që me të verdhin e marrë në sfidën ndaj Interit ka

plotësuar numrin e 5 kartonëve të verdhë dhe do të mungojë një ndeshje, ndërkohë me 1 ndeshje tjetër është pezulluar për sjellje jo korrekte ndaj arbitrit. Nuk i ka munguar pezullimit me një ndeshje edhe Marcelo Brozovic i Interit që ka plotësuar numrin e 5 kartonëve të verdhë dhe do të mungojë ndaj Empolit.

SULMUESI

PËRPLASJET

PRESIDENTI

Icardi: San Siro më zhgënjeu, t’i japim fund kësaj situate

Tifozi i Interit humb jetën, përplaset për vdekje nga fugoni

Gravina: Seria A nuk do të shtyhet, arbitri nuk e shtyn dot ndeshjen

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Instagram duke i thënë “mjaft racizmit”. Një ditë pas ndeshjes kundër Napoli-t, e njollosur jashtë fushe për vdekjen e një tifozi në përleshjet mes dy tifozerive dhe brenda fushe nga fyerjet raciste ndaj mbrojtësit të Napoli-t, Kalidou Koulibaly, Icardi ka postuar një fotografi të bërë gjatë ndeshjes së të mërkurës, ku shfaqet duke përqafuar senegalezin. “Jam i zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur në “San Siro”. Duhet t’i themi mjaft racizmit dhe diskriminimit”, ka qenë mesazhi i Icardi-t.

Sfida mes Interit dhe Napolit, krahas emocioneve të shumta që prodhoi në fushën e lojës, është shoqëruar edhe me incidente jashtë saj. Një tifoz zikaltër, i moshës 35 vjeç, ha humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marrë pasi u përplas nga një furgon me të cilin udhëtonin mbështetësit e Napolit. Tragjedia ndodhi pranë “San Siros”, para se të niste ndeshja. E padobishme ndërhyrja kirurgjikale e bluzave të bardha në spitalin San Carlo. Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet rreth orës 19:30, një fugon me tifozë napolitanë është bllokuar she sulmuar nga një grup ultrasish të Interit, të armatosur me shkopinj dhe zinxhirë. Pasi njerëzit që ishin në fugon zbritën, nisi sherri mes dy grupeve. Një tifoz i Napolit është goditur lehtësisht në brinjë me një mjet prerës, ndërsa tre të tjerëve u janë shkaktuar hematoma nga goditjet. Mësohet se tifozi i Interit është përplasur nga fugoni që po largohej nga zona ku ndodhi sherri. Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

“Të shtunën Seria A do të luhet, kam folur me të gjithë dhe kam dëgjuar palët për situatën që është krijuar”, kështu është shprehur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, duke hedhur poshtë mundësinë që kampionati të shtyhej pas incidenteve dhe koreve raciste në ndeshjen Inter-Napoli. Rregulli është i qartë, arbitri në këtë moment nuk mund të pezullojë ndeshjen. Unë do t’i kërkoj Ministrit të Brendshëm për një takim për ta bërë rregullin më të qartë, sepse për momentin i vetmi subjekt që mund të pezullojë ndeshjen është personi përgjegjës për sigurinë publike brenda stadiumit. Këto janë rregullat, ato duhet të zbatohen dhe të përmirësohen, por ato duhet të respektohen. Gjyqtari dje ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por deklaratat e dhëna para ndeshjes kanë ndikuar në krijimin e një klime të tillë”, duke ju referuar deklaratave të presidentit të Napolit, De Laurentiis para ndeshjes.

Interi mposhti Napolin me rezultatin 1-0 mbrëmjen e djeshme, por duket se nuk arriti dot t’u gëzohet ashtu si duhet këtyre 3 pikëve, pasi incidentet para dhe pas ndeshjes, kanë trazuar ambientin zikaltër. Menjëherë pas vendimit të gjykatës sportive të Ligës Kombëtare të Serisë A, klubi i Interit doli me një komunikatë zyrtare, ku ka theksuar edhe njëherë se dënon me të gjitha format, shprehjet e racizmit. “Në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë ndeshjes Inter-Napoli dje, dhe vendimit pasues të marrë nga një gjykatë e Ligës Kombëtare, klubi rithekson që nga 9 mars 1908, Inter do të thotë të integrimit, pranim dhe ardhmëri. Historia e Milanos është bërë nga kjo, nga përfshirja dhe respekti. Së bashku me qytetin tonë kemi luftuar gjithmonë për një të ardhme pa diskriminim. Ne jemi të angazhuar në territorin e bërë zëdhënës të këtyre vlerave, që kanë qenë gjithmonë një burim i krenarisë për klubin tonë. Inter është i pranishëm në 29 vende të botës, nga Kamboxhia në Kolumbi, ku mbi dhjetë mijë fëmijë janë të përfshirë në projekt Inter Campus, që ka objektiv t’u japë atyre të drejtën për të luajtur në kontekste delikate, aktivitete, rëndësia e të cilave është njohur edhe nga OKB. Që nga një natë e 110 vjetëve më parë, kur themeluesit tanë kanë vunë nënshkrimin e tyre në atë që do të kishte qenë rruga jonë, ne nuk kemi shprehur dhe pranuar asnjë lloj diskriminimi. Për këtë arsye ne ndihemi të detyruar sot, edhe njëherë, të pohojmë se kushdo që nuk e kupton dhe pranon historinë tonë, këtë histori, nuk është një prej nesh”, ka reaguar klubi zikaltër.


SPORT

21

E premte, 28 DHJETOR 2018

TRAJNERI Ylli argjentinas është shprehur se portugezi është favorit me Juven për të fituar Championsin Guardiola paralajmëron Liverpoolin: Vetëm dy humbje, kthehemi te fitoret

Messi: Më mungojnë duelet me Ronaldon, familja mbi çdo gjë

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola nuk është dorëzuar në lutën për titullin kampion, pavarësisht dy humbjeve të fundit. “Nga janari, shkurti i sezonit të kaluar njerëzit thoshin kampionati ka mbaruar. Nuk është e lehtë të luash kur të gjithë mendojnë ashtu. Ky është futbolli, je në gjendje të fitosh shumë ndeshje dhe ndonjëherë je në gjendje të humbësh shumë ndeshje. Kur isha te Barcelona një moment humba katër ndeshje radhazi. Për ne, rëndësi ka ndeshja e radhës me Southampton, pastaj është Liverpool. Nuk e kam harruar se kush jemi, se çfarë ekipi i mirë që jemi, se sa të mrekullueshëm janë këta djem. E vërteta është se kemi humbur dy ndeshje radhazi. Nëse do të jesh konkurrues, atëherë duhet të fillosh të fitosh përsëri. Nëse nuk fiton, nuk do të jetë e mundur”, deklaroi Guardiola.

ISH-MESFUSHORI

Pirlo miraton transferimin: Ramsey është ideal për Juventusin

L

ionel Messi ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Marca”, ku nuk la pa përmendur rivalin e tij më të madh në kohën kur ai luante të kundërshtarët e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Argjentinasi u shpreh se Juventusi është shumë më i favorizuar me CR7 në ekip për të fituar trofeun e Chamipons Leagu-s dhe ka theksuar se i mungon koha kur Ronaldo ishte në Madrid. “Të jesh në të njëjtin kampionat dhe të përpiqesh të fitosh më ekipin është shumë e bukur. Cristiano ishte një lojtar i madh për La Liga-n dhe Realin. Këto duele ishin shumë të bukura, por gjithmonë kam qëllimin që të fitojë ndeshjen me ekipin tim. Ronaldo i mungon çdo ekipi që do ta kishte sepse ai shënon shumë dhe jep shumë në fushë, por Reali akoma ka një ekip të mirë dhe e lojtare të mëdhenj. Juventus është një skuadër shumë e fortë. Ishte edhe para se të transferonin Ronaldon dhe me mbërritjen e tij është shumë më e fortë tani. Më të janë kandidatë shumë të fortë për të fituar Champions-in. E ardhmja? Nuk kam nevojë për asnjë ndryshim. Jam te skuadra më e mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk është e nevojshme që të ndryshoj skuadër, apo kampionat, për të vendosur objektiva të rinj. Jam në shtëpinë

time, në klubin më të mirë në botë. Neymar? E shoh shumë të vështirë. Do të më pëlqente që të kthehej për atë që përfaqëson si futbollist dhe sjelljen në dhomat e zhveshjes. Jemi shokë dhe i përjetuam bukur momentet kur luajtëm bashkë. E shoh të vështirë të largohet nga Parisi. PSG nuk do ta lejonte largimin e tij”, deklaroi “Pleshti”. Një temë tjetër që u prek në intervistën e Messit ishte ajo për “Topin e Artë”, ku argjentinasi u rendit në vendin e pestë për këtë vit, një rezultat që i habiti të gjithë përveç vet futbollistit: Sinqerisht nuk i jap shumë rëndësi ‘Topit të Artë’, edhe pse është një çmim me shumë vlera”, tha Messi. “E dija që nuk kisha mundësi për ta fituar këtë sezon. Dëgjoja emrat që përmendeshin dhe e dija që

FRANCEZI

nuk do të fitoja. Nuk prisja të kuptoja pozicionin tim në këtë garë. Kështu që nuk u habita që nuk e fitova, pasi nuk prisja asgjë”. Pavarësisht nga suksesi i Messit në futboll, ai ka këmbëngulur se ka ende prioritete më të larta në jetë. “Në momentin që lindën fëmijët e mi, prioriteti ka qenë gjithmonë familja. Është gjëja më e rëndësishme. Patjetër që e dua futbollin dhe jetoj për të, por familja është mbi të gjitha. Ciro (djali i tretë) sa ka filluar të ecë. Unë dhe Antonela do të kishim shumë dëshirë të bënim edhe një vajzë, por të shohim. Dy djemtë e tjerë, që janë më të rritur, e pëlqejnë futbollin. Thiago më tepër pasi është më i madh dhe diskuton gjithçka rreth lojës. Ai është shumë i përfshirë dhe kërkon shumë prej meje.

Aron Ramsey do të jetë një transferim i shkëlqyer për Juventusin, sipas ish-mesfushorit legjendar, Andrea Pirlo. Futbollisti uellsian është i vendosur për t’u larguar nga Arsenali në fund të sezonit, pasi skuadra angleze tërhoqi ofertën e tyre për rinovimin e kontratës. Kampionët e Serie A thuhet se janë në mesin e klubeve evropiane që dëshirojnë të nënshkruajnë me mesfushorin uellsian dhe Pirlo beson se Juventusi do të forcohet nga ardhja e Ramsey-t në Torino: “Ramsey do të ishte një blerje e madhe. Juventusi po përgatit një tjetër marrëveshje të shkëlqyer. Ai është një lojtar i fortë dhe mund të bëjë shumë mirë në Itali”, tha Pirlo në Sky Sport Italia. Bardhezinjtë konsiderohen si specialist në blerjen e futbollistëve pa kontratë, teksa më arë kanë rrëmbyer emra të mëdhenj si Pogba, Evra, Emre Can. Khedira apo edhe vetë Pirlon.

Ishte drejt largimit me Mourinhon, Pogba tashmë ka “rilindur” Paul Pogba kishte menduar jo pak herë të ndryshonte skuadër që në këtë merkato janari, por largimi i Mourinhos nga pankina duket se e ka çliruar kampionin e botës. Futbollisti francez ka hequr presionin mbi supe, e tani “vallëzon” në fushën e lojës përmes golave dhe asisteve. Trajneri i përkohshëm, Ole Gunar Solskjaer, duket se ka arritur të nxjerrë më të mirën nga mesfushori me vlerë 100 milionë, e statistikat po i japin të drejtë. Paul Pogba ka një mesatare prej 4 goditjesh në portë nën drejtimin e

trajnerit të ri, e një përfshirje në golin e ekipit mesatarisht çdo 45 minuta. Kjo është shumë e lartë, krahasuar me mesataren 189.3 minuta që francezi kishte kur ekipin e drejtonte Mourinho. Paul Pogba kishte gjithashtu një saktësi prej 58 pasimesh çdo ndeshje me teknikun portugez, gjë që e ka përmirësuar në 95 në ndeshje, me Solskjaerin në stol. Shumëkush e quan një “hakmarrje” ndaj trajnerit të mëparshëm, por fakt mbetet se prej tij, Manchester United ka nisur të fitojë me goleada.


VIP

22 E premte, 28 DHJETOR 2018

Larg skenës por Rihanna ka gati albumin

Pa njoftime zyrtare, mesazhe publike apo deklarata në shtyp, Rihana ka njoftuar në Instagram që albumi i saj i ardhshëm do të publikohet në 2019-ën. Këngëtarja nga ishujt Barbados e ka paraqitur këtë lajm thjeshtë duke iu përgjigjur një fans-i në një koment në një postim ku fliste për markën e saj të kozmetikës. Pyetjes për datën e daljes së albumit, ylli i muzikës Pop është përgjigjur duke shkruar vetëm vitin “2019”. Asnjë e dhënë tjetër nuk është publikuar në lidhje me kohën e publikimit të albumit. Disku do të dalë kështu tre vite në distancë nga albumi “Anti”. Po Rihana, në një intervistë për Vogue përpara verës që kaloi, ka zbuluar se rryma e albumit të ri me të cilin po punon, do të ketë nuance Reggae. Producenti i saj historik, Kurt Harrell, ka bërë të ditur një angazhim në

dy fronte të këngëtares. Rihana po punon për dy disqe, një me këngë të llojit komercial dhe një eksperimental dhe po

Miley nuse me fustan 8600 dollarë Këngëtarja Miley Cyrus u martua me të dashurin e saj Liam Hemsworth në një ceremoni intime në Tenesi të dielën e kaluar. Të mërkurën, 26 vjeçarja postoi një video në Twitter, nga dasma. Ajo ka veshur një fustan me vlerë 8,600 dollarë nga stilistja Vivienne Westwood. Fotot duke u puthur me bashkëshortin, ajo i publikoi dhe në Instagram. Në një prej fotografive, Miley ka shkruajtur: “Pas 10 vitesh”, duke iu referuar takimit të tyre të parë në vitin 2008. Dashurinë e tyre e vulosën një herë në vitin 2010 me filmin “The Last Song”. Mendohet se imazhet janë nga dasma e tyre që u zhvillua brenda shtëpisë së tyre në Franklin, Tennessee.

mendohet për të publikuar dy disqe të ndryshëm, nëse këngët nuk do kombinojnë sintonikisht në të njëjtin album.

Seldi po vjen pa dashuri

Ai ka qenë ndër emrat më të përfolur të shoubizit shqiptar në këtë vit kalendarik që po lëmë pas vetes. E gjithë kjo në saje të romancës me Mimoa Shkodrën, e cila u kurorëzua me fejesë dhe përfundoi me ndarje. Seldi Qalliu tashmë ka lënë pas ngjarjet e fundit dhe ka filluar të mendoj për këngën e re, të cilën shumë shpejt do ta sjell para publikut. Këngëtari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në xhirimet e videos së këngës së re. Ai ka zgjedhur kësaj radhe të bashkëpunojë me këngëtaren e re dhe simpatike, Cassey. “S’ka dashni”, titullohet kënga e re, ku do ta shoqërojë me videon e punuar me produkionin XL Films. Ndryshe, këngëtari ka premtuar edhe këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.

Neslihan: Nuk jam gati për fëmijë Aktorja turke, Neslihan Atagul ka folur së fundmi rreth jetës së saj private dhe planeve për të ardhmen.Ndryshe nga çka prisnin të dëgjonin fansat, Neslihan duket se nuk e ka aspak në plan momentalisht të krijojë familje. Aktorja ka thënë se ky nuk është momenti i duhur për të, që të bëhet nënë. “Nuk ka të bëjë me zgjedhjen midis familjes apo karrierës. Unë nuk i ndaj këto dy gjëra nga njëra-tjetra. Të dyja janë shumë të rëndësishme për mua, por secila do kohën e vet. Kur të jetë momenti i duhur, atëherë do të vijë edhe bebi. Por momentalisht, nuk mendoj se është periudha e përshtatshme për të bërë këtë ndryshim në jetë”,-ka thënë ajo.

Kazani: Roli më i dashur “Mbretëresha e Natës” Sopranoja Linda Kazani është shprehur se roli më i dashur për të është “Mbretëresha e Natës”. Asokohe nuk iu hapën dyert e Teatrit të Opera-s në vendin e saj por Gjermania e më pas Austria do ti jepte shumë mundësi sopranos shqiptare e diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë e Arteve. Nëse do të bësh një kërkim për emrin e saj sheh se sa shumë skena botërore ka ngjitur ajo më shumë se 20 vite karrierë jashtë Shqipërisë.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 3. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 6. Kështjellë në vend të ngritur nga mund të vështrohej një qytet 9. Që e lidhin burrat si nyjë rreth qafës nën jakën e këmishës dhe e lëshojnë përpara mbi gjoks 11. Metal, përdoret për të kallajisur enët e për të ngjitur sende prej metali etj 13. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 14. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 15. Aristokrat në Romën e Lashtë 16. Tubim, grumbullim i organizuar, zakonisht në shesh të hapur, kryesisht me prapavijë politike 18. Ajo që bën pula, vezë ose.. 19. Pastaj e ka brenda 22. Shkenca që studion teorinë dhe historinë e muzikës, që studion kulturën muzikore të popujve 25. Zakonisht përdoret për dëftesën e mbiemrit të një njeriu 26. Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake që ishte në duart e njerëzve të shtresave të larta 28. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 29. Ndodhi më 15 janar 199, dhe njihet si "Masakra e ...", masakra e fundit më madhe e pushtuesit serb në Kosovë. 32. Partia Konservatore 34. Ashtu quhet ekipi i futbollit të qytetit të Vlorës 37. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 38. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra 39. Faltore në trajtë piramide në disa vende të Lindjes së Largët; faltore e budistëve 41. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 42. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 46. Njihet si kryeqyteti i Bjellorusisë 48. Një e njëmijta pjesë e litrit (shkurt. ml) 50. Ashtu quhet ai që bëhet aty zot i pasurive të tjera të vendit dhe i shfrytëzon ato për nevojat e veta 51. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 52. Një nga ikona e skenës, ... Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës 54. Kockës i thonë ashtu në dialektore 56. Ai i ... Parë u bë mbret i Prusisë më 18 janar 1701 58. Dobësim i përgjithshëm i organizmit nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut 60. Sasia më e vogël e energjisë që mund të emetohet ose të përthithet nga lënda 61. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 62. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 64. Pyllin ata e bëjnë të tillë 68. ..ho, sa e mirë është. 69. Doktrinë fetare, që predikon të hequrit dorë nga gëzimet e jetës

E premte, 28 DHJETOR 2018

Nga Albert VATAJ

71. Vegël, send, makinë, tërësi pajisjesh etj., që shërben për të bërë një punë, për të kryer një veprim a veprimtari 72. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 75. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 77. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 80. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 82. Periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht 84. Poeti i mirënjohur, Ndoc ..., pavarësisht se ai lindi në Shkodër, ai u njoh si poet lezhian 85. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 86. Shkurtim për: Artileria bregdetare 87. Kështu quhej kryeplaku i fshatit a i një lagjeje 88. E vendos dikë a diçka në një vend 90. Femra e një kafshe pylli me qime, ngjan me majmunin 92. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 94. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 95. Nis një njeri që të shkojë diku; e nis dikë për të kryer një punë a një detyrë, për të mësuar etj.; çoj 97. Banor vendës nga Labëria, është ... 100. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 102. Humnerë, hon 103. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 104. Ai është mbret i pyllit dhe shenja e pestë e horoskopit

106. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 108. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 110. Gjendet brenda guaskave të disa butakëve të detit, perlë ose ... 111. Mësoj foshnjën të ecë, e përkëmb 113. Pëlhurë e trashë, e mbuluar me një shtresë të hollë lëndësh që nuk e thithin lagështirë 114. GRamshi e kishte ashtu targën 115. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 116. Shkresë ose fjalë, që i drejtohen një organi zyrtar për të shprehur kundërshtimin 119. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 120. Kryengritës, i cili vendoset në zona të thella malore ku qëndron, përgaditet dhe sulmon befasishëm 121. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 122. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku VERTIKALISHT 1. ... FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës 2. Mjeshtëria e teknika e të shtypurit me makinë shkrimi 4. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 5. Tërësia e ndryshimeve që

pëson trajta e emrit, mbiemrit, përemrit, numërorit, nyjës dhe e çdo pjese të ligjëratës që përdoret si emër, kur i lakojmë sipas rasave, numrit e gjinisë 7. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 8. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 9. Eshtë arti i marrjes në film të pamjeve a të figurave të ndryshme dhe i riprodhimit të tyre në ekran 10. Feudal që i nënshtrohej një feudalit tjetër më të madh, një princi ose një mbreti 12. Yndyrë, tërësia e tyre 15. Britma e lopës ose e kaut quhet ashtu 17. Kokërr fildishi ose prej lënde sintetike, e rrumbullakët dhe e madhe sa një portokall, që përdoret në lojën e bilardos 20. Muaji i parë i vitit. 21. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 23. Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara 24. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 27. Pushka ka edhe atë emër. Ndryshe i thonë ashtu 30. Buka dhe vera e ashtuquajtur e bekuar, që u jep prifti besimtarëve ortodoksë kur i kungon 31. Thurje e hollë me pe, me forma, me dredha e me zbukurime të ndryshme, që punohet me grep 33. Të lag e të bën qull 35. Aleanca Kuq e Zi 36. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 40. Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të

59. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 63. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 64. Lëkurë kafshësh që përdorej për të shkruar 65. Thuhet zakonisht për dikë që nuk kundërshton kurrë e u përulet të tjerëve 66. Shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar lëvizjen 67. Partia Aleanca Popullore 70. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 73. Përfshihem në një punë a veprimtari, i hyj një pune dhe merrem me të 74. Më 11 shkurt 1990 rifiton lirinë pas 27 vitesh burgimi politik, Nelson ... 76. Mjet i thjeshtë a përdorëse që shërben për të bërë një punë, quhet... 78. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 79. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 81. Çdonjëri nga gypat, nëpër të cilët qarkullon gjaku në trupin e njeriut a të kafshëve; rremb 82. Tekst i shkruar me dorë ose i daktilografuar; teksti origjinal i një vepre 83. Shoqëri e madhe aksionare që krijohet nga bashkimi i kapitalistëve të mëdhenj 89. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 91. Interpretimi i një krijimi letrar quhet edhe ashtu 93. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 96. Po Gjirokastra si e kishte targën 98. Llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm 99. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 101. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 105. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 106. Shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut 107. James ... ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç" 109. Ashtu quhet kartmonedha e Armenisë 112. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 117. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 118. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën

shkurtra e me turi të zgjatur, që rritet për t'i marrë mishin 43. Thikë e vogël, me presë që hapet e mbyllet në një dorezë druri 44. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 45. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë, llup 47. Galeri e nëndheshme me disa tunele të gjata, ku, në Romën e vjetër, të krishterët fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrime 48. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye 49. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim 53. E drejtë që ka dikush për të zgjidhur një çështje në bazë të ligjeve e të rregullave në fuqi 55. Jon me ngarkesë negative, e kundërta është kation 57. Gur shumë i çmuar dhe shumë i fortë, karbon kristalor i pastër 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

D 11

V

3

L

4

M

5

O

6

R E

E

E

M B

T ¸

E N

C E

F

D

F U

19

G A

O

A

A

A L

E N

J

D

E

J

M

A

K

A R

E

K

T

U

E

20

S

U

23

A J

10

P 15

A

18

22

9

S K

14

K V

17

M

8

B A 13

A L

16 21

7

P E

12

H

24

K R

V E

U A

25

P 26

N 27

C

K

D 33

L

P

R

H 34

A

O

A

N

T

S

E L

O R

T E

L A

L 36

O

O

E

T R

R A

O F I

R

K

O M P O

S T

A

T

T

G

¸

L

A T

K

K

P A

R A

L H

S H

L I

R 52

R

L

T

O

K

A N

O R

S P

¸ L I

A M A

U R

¸

P

˙

R

E

K S

P A

N S

E

59

H

60

D I

63

N

R E

J

T

L E

R

L

Z 69

O

70

Y

E K

U S

R

K R

77

P A

71

U I

83

86

N

78

V

Z I

82

K

I

I

Z H

G

R

S

E

M A

T

79

B

B A

I

N

N

Z

G

O

E

S

R

Y

95

R

R

I

P

S

M I

R

M T

H

˙

K

O J

O

P

A

A

A

103

E S

H K

O P

L

S

R

F

R O

I

N

G L

111

S

B

I

¸

A

G

98

101

F A

N F

A R

E 105

R

C

R

B U

E

A

F

A

H I

J

O

N A

Z H

R

K 109

I

C

112

R O

L

O

108

A T

E

C

S

R D

107

A R

S P

B

E D

I

T

104

106

I

B

A

93

P N

R 102

S

D

T

100

M

A 89

97

E R

P

T

91

99

M E

B I

I

H

96

E F

E 81

E R

85

G R

92 94

L

88

L T

O D

O

80

Z I

90

L

K

72

P A

84

87

K O

K

R

75

76

T

A

L

D

74

R

N

62

N

64

I

M U

O

S E

O W

61

V A

67

68

T

73

H I

I

A M ¸

Y

66

Y

R

53

56

L

Z ¸

65

A

44

K 46

P ¸

58

D E

R ¸ U

O

50

P E

55

57

M

K U

U M ¸

49

R R 54

O

R

T

38

Y

51

E

S H

43

O G

48

H A

I

F M

45

Z

J

40

42

P E

47

Z G

37

O

P

41

L

L

30

32

M L A

39

U

P

35

A U

M

C 29

O 31

E

D A

28

L

M O

I

A 110

K

O

D R

N C

E

113

T O

A R

R O

G A


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E premte, 28 DHJETOR 2018

Fjala e Presidenti të Republikës Ilir Meta, në ceremoninë e vlerësimit të shkrimtarit të shquar Sterjo Spasse (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Sterjo Spasse - Një dhe i pandarë

famshëm ‘Zgjimi’ dhe ‘Pishtarët’, që konsiderohen me të drejtë burimi i thellësive ende të paeksplorueshme të ndërkomunikimit ballkanik. Sterjo Spasse përbën një shembull ekstremisht të gjallë, që u mëson sot politikës, politikanëve dhe shoqërisë se kufijtë nuk duhen shfrytëzuar për ndarje, por si një mundësi për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshme nga pikëpamja njerëzore, intelektuale, kulturore dhe ekonomike. Sterjo Spasse ishte edhe humanist i madh. Respekti dhe dashuria e tij për origjinën, e gërshetuar me mjedisin e kultivimit të tij intelektual e bënë atë jo vetëm një njeri të respektuar, por edhe shembull për brezat pasardhës të krijuesve. Ai studioi në Elbasan e në Ko-

rçë, dy qytetet më të shquara në fushën e arsimit. Punoi dhe dashuroi arsimin në këto qytete, jetoi dhe bashkëpunoi me njerëzit më të ndritur të kulturës sonë kombëtare të kohës dhe u bë protagonist i ajkës së kësaj kulture duke u bërë njëkohësisht proverbial më shumë tituj librash dhe përkufizimesh në romanet e tij epope. Ndaj unë kam vendosur që këtij intelektuali të shquar t’i akordoj sot, në këtë simpozium që mblidhet për nder të tij dhe në qytetin e Korçës, që ai aq shumë e deshi dhe e gdhendi në romanet e tij, titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’. E përjetshme vepra e tij! Sterjo Spasse do të mbetet gjithmonë një dhe i pandarë!” Në këtë simpozium shkencor Presidenti i Republikës dekoroi shkrimtarin e shquar Sterjo

Spasse (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Në vlerësim të veprës së shquar në letërsinë shqipe, duke frymëzuar me punën e tij vlerat e larta të dinjitetit njerëzor, qytetar, shoqëror e kombëtar. Për veprimtarinë e tij të spikatur edukative dhe intelektuale, rolin e vyer dhe kontributin e tij etno-kulturor në vendin tonë”. Pasi mori në dorëzim dekoratën e lartë, i biri i shkrimtarit, Ilinden Spasse theksoi mes të tjerash se: ‘Titulli ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’ që i jepet Sterjo Spasses nga Presidenti Meta në Korçë, për mua, është një gjetje mjaft e bukur dhe domethënëse, sepse Korça, ka qenë dritarja e parë ku Sterjoja u ndesh me kulturën qytetare, ku ndjeu dorën e ngrohtë të mësuesve të tij të parë, që jo vetëm e mësuan dhe e edukuan, por edhe e orientuan dhe e ndihmuan për të vazhduar më tej në Normalen e Elbasanit. Por Korça, ashtu siç diti ta frymëzonte e ta nderonte në të gjallë, diti edhe ta ligjërojë, qoftë me lajmet në mediat elektronike, qoftë me shkrimet që botoi në shtypin e saj, ashtu edhe me telegramet e vizitat e shumta ngushëlluese që iu bënë familjes së tij. Nga ana simbolike, Sterjoja që tërë jetën punoi me një përkushtim për edukimin dhe emancipimin e brezave të rinj, janë pikërisht këta breza që tani e vlerësojnë dhe e nderojnë herë pas here sipas rastit nëpër mbledhje të ndryshme jubilare. Ndaj nga zemra gjithnjë më buron dy fjalëshi: Faleminderit Korça!”.

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar dje në një ceremoni të veçantë në Korçë, disa nga legjendat e sportit korçar edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat. Në “Parisin e vogël”, Korçën e serenatave, dashurisë, qytetarisë, arsimit dhe atdhedashurisë, pata nderin të vlerësoja sot disa nga legjendat e sportit korçar por edhe atij kombëtar, të cilët kanë shkruar historinë më të ndritur të klubit “Skënderbeu” në të gjitha disiplinat: futbollistin e shkëlqyer e

të papërsëritshëm Teodor Vaso; golashënuesin e shquar Dhimitraq Xhambazi; portierin e “ajrit” Koço Dinella; trajnerin e papërtuar të atleteve shqiptare, Piro Kasati; kampionen e dimensioneve europiane dhe

“mbretëreshën” e atletikës Pavlina Evro; simbolin e volejbollit shqiptar Tamara Nikolla dhe basketbollisten e jashtëzakonshme Zamira Koleci””,- shkruan në një mesazh në Facebook Presidenti Meta.

Nga Ilir Meta Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në këtë simpozium, që vlerëson dhe nderon jetën e veprën e intelektualit dhe shkrimtarit të madh Sterjo Spasse dhe i përgëzoj sinqerisht dy institucionet organizatore, Universitetin ‘Fan S. Noli’ dhe shoqatën maqedonase ‘SONCE’. Shqipëria ka gjithmonë nevojë të evidentojë përherë e më shumë dhe të vlerësojë personalitetet e artit, kulturës, shkencës, të cilët nëpërmjet veprimtarisë së tyre kanë kapërcyer të zakonshmen dhe të përditshmen. Sterjo Spasse është pikërisht një personalitet i tillë. Ai mbetet shkrimtari, publicisti qytetar e intelektual, i cili ka krijuar vëllimin e vet historik dhe bën pjesë në ato figura që i ka dhënë historisë cilësime të veçanta dhe ka marrë prej saj figurën e paharrueshme të një personaliteti gjurmëlënës. Sterjo Spasse, për nga vlera e krijimtarisë së tij letrare dhe shoqërore mbetet personaliteti me integritet dhe individualitet, me sqimë dhe cilësi mjaft të larta. Romani i tij i famshëm ‘PSE’ paralajmëroi krijimin e një letërsie moderne në Shqipëri ndërsa kauza e madhe nëpërmjet kësaj vepre të jashtëzakonshme mbetet preludi i subjektit të çlirimit shoqëror me romanin ‘Ata nuk ishin vetëm’. Vepra dhe veprimtaria e tij letrare e ka burimin në traditën, historinë dhe kulturën kombëtare dhe ku spikatin virtytet themelore të popullit tonë, që ai, mjeshtërisht

i ngriti në vlera arti, nëpërmjet një gjuhë të thjeshtë dhe të pasur dhe nëpërmjet një mendimi të thellë dhe mesazheve të rëndësishme ideore. Figura e Sterjo Spases mishëron jo vetëm intelektualin dhe shkrimtarin e spikatur të vendit tonë, por edhe një figurë të pakrahasueshme në nivel ballkanik dhe evropian. Si bir i shquar i komuniteti maqedonas, Sterjo Spsase u bë frymëzimi dhe ura lidhëse shpirtërore e bashkëpunimit të shqiptarëve dhe maqedonasve . Jeta, aktiviteti dhe vera e këtij personaliteti të veçantë dhe të shquar është simbioza e përsosur dhe harmonike brenda një njeriu të të dy shoqërive apo popujve në dobi të harmonisë dhe dashurisë. Ky element spikati veçanërisht në romanet e tij të

Presidenti Meta dekoron legjendat e sportit korçar


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.