Koha Jone_28 korrik 2019.

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Basha: Burgu pret Ramën dhe Ballën E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 179 (8620)

E diel, 28 Korrik 2019

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Ambasadorja franceze: Krizën Presidenti i kthen ligjin për zgjidheni vetë, mos kërkoni territorin Ramës: Lejon ndërtimet nga diplomatët e huaj pa miratimin e pronarëve

FAQE 7

Në foto: Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac

REZULTATI

AKUZAT E PD

Çudirat e 30 Luçiano Boçi: qershorit, Rama mashtroi për Kujtim Gjuzit tarifat, akt tradhtie nuk i del as e poshtërsi ndaj vota e tij studentëve FAQE 2

LIGJI I RI

FAQE 9

FAQE 4

Në foto: Presidenti Ilir Meta

NËNKRYETARI I LSI

Hyn në fuqi detyrimi për çdo biznes që të ketë llogari bankare FAQE 14

REGJISORI

Petrit Vasili: Edmond Budina: Opozita ka vetëm Aferë mafioze me një alternativë, Tetarin Kombëtar, zgjedhje të lira dhe këta politikanë janë të ndershme, kriminelë menjëherë

FAQE 5

FAQE 7


POLITIKE

2

E diel, 28 KORRIK 2019

Merr fund “telenovela”, KQZ certifikon 30 Qershorin. Zguri: Notë jo kaluese. Uroj të mos kthehet në standard

Rezultati i KQZ-së, Zguri voton kundër: Konflikti do vijojë edhe më pas

K

atër javë nga zgjedhjet njëpartiake të 30 Qershorit, Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi paraditen e djeshme rezultatin përfundimtar për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019. KQZ-ja ia doli më në fund votat e kutive të tejmbushura pa hesap nga komisionerët, duke miratuar dhe rezultatin final të tyre, me katër vota pro dhe një kundër. I vetmi që deklaroi se zgjedhjet ishin jokaluese ishte kreu i KQZsë Klement Zguri, vota e të cilit nuk mundi që të pengonte në asnjë moment procesin farsë. Para votimit, Klement Zguri jo pak i prekur dhe me zërin që i dridhej ka dhënë edhe një mesazh të fortë, duke iu kërkuar kolegëve të tij t’i thërrasin arsyes dhe shpjegoi arsyet se përse nuk i jep dot notë kaluese KQZ-së. “Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. Nuk mund t’i ndajmë. Kjo iu jep një peshë më të madhe. Brenda zgjedhjeve përfshihen interesa të ndryshme. Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruar paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë. Këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik. Mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pasi ne të zyrtarizojmë rezultatin. Përmes votës sonë, merr një rëndësi tjetër. Vota nuk kthehet thjesht formale. Konflikti nuk është

preokupimi jonë, preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë edhe një notë për sjelljen e KQZ. Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën, anëtarët e KQZ-së zgjodhën anshmërinë politike. Vota për këtë proces sigurisht

që ngelet votë edhe për punën e KQZ. Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ, por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër. Dua që e gjithë kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të

ardhmen. Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë”, deklaroi Zguri. Nënkryetari i KQZ-së, përfaqësues politik i Partisë Socialiste, Denar Biba tha se Shqipëria zgjodhi mes Kushtetutës dhe pazarit dhe se Kushtetuta iu mbivendos pazarit politik. “Natyrisht politika do të ketë marrëveshje, por jo mbi Kushtetutën. Në këto zgjedhje kam ndjerë mbështetje të jashtëzakonshme të perëndimorëve”, tha Denar Biba. Por kjo deklaratë do të shkaktonte reagimin e fortë të kryetarit të KQZ-së Klement Zguri, i cili nga ana e tij vuri në dukje se këto zgjedhje janë shoqëruar me konflikt të madh, i cili do të vijojë edhe pasi të shpallen rezultatet, dhe se KQZ-ja nuk i jepte dot një notë kaluese. Në vijim, Zguri tha se me vendimmarrjet e tij, KQZ vendosi të performojë me dy standarde, çka e ka vënë në pikëpyetje të fortë besimin e qytetarëve tek ky institucion. “Përmes votës tonë kemi dhënë një notë dhe për performancën e KQZ-së. Besoj se KQZ ishte mes transparencës dhe dyshimit. Mes standardit dhe double standardit, KQZ ka zgjedhur të dytën. Nuk jap dot një notë kaluese për sjelljen e KQZ në këtë proces. Do të votoj kundër sepse nuk dua që kjo sjellje të kthehet në standard”, u shpreh kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

30 QERSHORI - DEPUTETI KUJTIM GJUZI NUK VOTON AS PARTINË E TIJ. “BINDJA” E PATOZIT MERR 18 MILIONË LEKË

S

hpallja e rezultateve të 30 qershorit u pasua dhe me shpërndarjen e fondeve për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Nga 44 subjekte, 27 prej tyre do të duhet të kthejnë paratë e përftuara paraprakisht, pasi në 30 qershor kanë marrë më pak vota se 4 vite më parë. Fryma e Re Demokratike me kryetar Bamir Topin është partia që do të kthejë më shumë para, rreth 2.2 milion lek. Pas saj renditet Balli Kombëtar, Bashkimi Liberal Demorkat dhe Partia ORA e Shqipërisë, që do të kthejnë secila nga më shumë se 1 milion lek të reja. Partia Socialiste do të marrë pjesën e luanit, kjo për shkak të faktit se garoi e vetme ndër partitë e mëdha. Ky subjekt politik, do të marrë më shumë para se ç’ishte parashikuar, rreth 9 milion lek të reja. Edhe partia më e re, Bindja Demokratike, duket se do të marrë shpërblimin e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Bindja do të përftojë

KQZ shpërndan fondet për partitë: PS merr 90 milionë lekë më shumë se parashikimi

nga buxheti i shtetit 1 milion e 800 mijë lek. Në votimet e 30 qershorit ishin parashikuar të shpërndaheshin 65 milion lek nga buxheti i shtetit, ndërsa nga përllogaritja finale rezulton se një votë e vlefshme është

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

vlerësuar me 88 lek. Po dje, KQZ shpalli rezultatin final të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, duke i dhënë kështu fund pas 27 ditëve, procesit më të pazakontë elektoral që nga viti 1996. Partia Socialiste mori 60

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

bashki, ndërsa 1 Partia minoritare Mega. Për sa i përket këshillave bashkiakë 74,11% të vendeve janë fituar nga Partia Socialiste ose 1136 anëtarë. Paskal Milo renditet forcë e dytë , duke siguruar 3,66 të votave në rang vendi, ose 79 mandate në këshilla. Bindja Demokratike renditet e katërta, pas partisë që dikur drejtohej nga Skënder Gjinushi. Edhe pse pa PD, LSI e aleatët e tyre, në 30 qershor morën pjesë 38 parti. Partia Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzin sipas tabelës zyrtare të KQZsë në 30 qershor ka fituar zero vota. Kujtim Gjuzi është aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë pasi opozita dogji mandatet. Por duket se as ai vetë nuk e ka hedhur votën për partinë e vet.

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

NËNKRYETARI I KQZ

“30 qershori”, Biba: Dhamë leksion se si bëhen votimet në Shqipëri

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba tha se me 30 qershorin Shqipëria zgjodhi nëpërmjet kushtetutës dhe pazareve. Në mbledhjen e sotme të KQZ ku u zyrtarizua rezultati përfundimtar i votimit të 30 qershorit, Biba pranoi se procesi nuk ishte normal dhe se nuk kishte shumë për të zgjedhur për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës, por theksoi se Kushtetuta iu mbivendos pazareve. Ai e cilësoi një leksion për politikën. “I kam konsideruar këto zgjedhje jonormale. Ne vazhdojmë me demokracinë tonë të pakonsoliduar. Nuk kishte shumë për të zgjedhur në këtë proces duke qenë se partitë e spektrit të djathtë nuk mori pjesë. Shqipëria zgjodhi nëpërmjet kushtetutës dhe pazareve. Kushtetuta iu mbivendos pazareve të vogla politike. Natyrisht që do ketë marrëveshje por këto marrëveshje nuk mund t’u mbivendosen qytetarëve dhe Kushtetutës. Këto zgjedhje kanë ndjerë mbështetjen e jashtëzakonshme, konstante të partnerëve perëndimorë të cilët e mbështetën Shqipërinë në këtë rrugëtim të vështirë, ku kryesorja është ndërtimi i shtetit. Uroj që leksioni të jetë marrë nga politika shqiptare në mënyrë që këto zgjedhje të shërbejnë për diçka”, deklaroi dje në mbledhjen përmbyllëse të votimeve moniste të 30 qershorit, nënkryetari i KQZ-së Denar Biba, që përfaqëson Partinë Socialiste në këtë Komision.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 28 KORRIK 2019

Basha: Burgu pret Ramën dhe Ballën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarizoi dje farsën e votimeve monopartiake të 30 qershorit. Tre anëtarët e PS në këtë institucion vendosën tw njohin si të rregullt procesin më antiligjor dhe anormal të zgjedhjeve që Shqipëria ka zhvilluara që pas rënies së komunizmit. Për herë të parë në mbyllje të një procesi nuk pati as deklarata ndërkombëtarësh dhe as qëndrime që vlerësonin 30 qershorin. Turpi dhe skandali është aq i madh me 30 qershorin sa përveç militantëve të PS nuk ka asnjë ndërkombëtar që do të pranojë të bëhet më pis nga marrëzitë e Rilindjes. Çuditë në këtë proces farsë kanë qenë me qindra, duke nisur nga zgjedhjet pa kandidatë, fushata idiote me filxhanë e PS-sw dhe deri të shifrat e KQZ që asnjëherë nuk u morën vesh sesa ishin. Edhe sot shqiptarët nuk e dinë sesa qytetarë morën pjesë realisht në votime. Njëherë u tha 14%, më pas 20 dhe në fund e lanë diku të 24%. Kryeministri Edi Rama shkoi drejt 30 qershorit me argumentin se nuk donte të krijonte precedentin e shkeljes së Kushtetutës për shtyrjen e zgjedhjeve. Të njëjtën gjë e ka kërkuar dhe e ka bërë disa herë kur ishte në opozitë duke shtyrë zgjedhjet për çështje qesharake siç ishin certifikatat në vitin 2007. Por duke u ruajtur nga precedenti i shkeljes së Kushtetutës, sipas tij, por Edi Rama ka krijuar precedentin më të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri; zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën. Dëmi që i është shkaktuar vendit nga një proces i tillë monist do të ndjehet shumë vite më vonw. Sa herë të flitet për vjedhje zgjedhjesh dhe manipulime 26 maj i PD në 1996 do të duket si proces normal përballë krimit elektoral që PS bëri më 30

qershori. Në këtë datë, Rama vrau dhe pjesën më të mirë të historisë së partisë që drejton, duke e kthyer PS në partinë me rekordet më negative për manipulimin e zgjedhjeve. 30 qershori nuk është më një qëndrim politik dhe çështje precedent, siç thonë drejtuesit e PS dhe kryeministri Edi Rama. 30 qershori është një krim elektoral dhe si i tillë duhet ndëshkuar si çdo shkelje ligjore. Lulzim Basha paralajmëroi dje nga qyteti i Përmetit se farsa dhe vjedhja e pushtetit lokal nga Edi Rama do të marrë një përgjigje të fortë ligjore. Basha paralajmëroi kryeministrin dhe drejtuesit e PS, si njerëzit që vunë në zbatim një grusht shteti për të rrëmbyer të gjitha bashkitë. Dhe duke folur

për ndëshkimin e autorëve të grushtit të shtetit, përgjegjësia nuk është vetëm e institucioneve, por edhe e zyrtarëve politik që urdhëruan zhvillimin e votimeve. Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama është i pari në listën e ndëshkimeve si autori i farsës së 30 qershorin, ndërsa më pas është Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla si zyrtari politik dhe të tjerë burokratë të PS. Në mënyrë direkte, Lulzim Basha bëri një paralajmërim dhe për anëtarët e PS në KQZ që zbatuan farsën e shëmtuar të votimeve, duke interpretuar Kushtetutën dhe duke marrë rolin e gjyqtarëve që vlerësojnë dekretet e Presidentit. Basha u shpreh se personat që kryen aktet flagrante te shkeljes

së Kushtetutës i pret burgu dhe nuk mund t’i shpëtojë më as Edi Rama. “Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”,u shpreh Basha. Paralajmërimi i Bashës për burgosjen e atyre që urdhëruan dhe zbatuan mbajtjen e votimeve moniste vjen në momentin kur PS-ja ka nisur marrjen e pushtetit dhe në bashkitë që drejtohen nga opozita. Me sa duket do kemi vjeshtë shumë të nxehtë këtë vit. M. XH.


POLITIKE

4 E diel, 28 KORRIK 2019

Sipas ligjit të qeverisë, në procesin e rishikimit të projektit, nuk parashikohet dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra

Presidenti kthen ligjin e Ramës që lejon ndërtimet pa miratimin e pronarëve

P

residentit të Republikës, Ilir Meta i ka rikthyer në Kuvend një tjetër ligj Qeverisë “Rama”. Presidenti ka kthyer edhe një herë për shqyrtim në Parlament ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”. Ligji në fjalë edhe pse ka disa amendime në dukje të parëndësishme, cenon direkt pronarët e pronave. Sipas ligjit, nëse qeveria vendos të ndërtojë një vepër publike në pronë priave nuk ka detyrim të kërkojë pëlqimin apo miratimin e pronarit të truallit. Një ligj i tillë, që përjashton pëlqimin e pronarëve vë në pikëpyetje gjithë procedurat ligjore për pronën, pasi çdo pronar mund të shpronësohet në bazë të vendimeve të qeverisë, pa lejen e tij. Ligji në fjalë prashikon që të zgjidhë konflikte si ai të Unaza e Re ku pronarëve po u shemben shtëpitë për shkak të një projekti publik, por nuk u jepen dëshpërblime sipas vlerës së tregut. Gjithashtu, ligji në fjalë mund të shpjegohet edhe me atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar, ku për shkak të projekteve të biznesit privat po shkatërrohet pasuria publike dhe trashëgimia kulturore. LIGJ I KTHYER PËR RISHQYRTIM NGA PRESIDENTI Presidentit të Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, me Dekretin nr. 11235, datë 23.07.2019, ka vendosur : Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 42/2019 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’’, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur. Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 4 korrik 2019, ka miratuar ligjin nr. 42/2019, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’’. Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 42/2019 duke bërë një analizë të thelluar të përmbajtjes së tij në raport me respektimin e parimeve kushtetuese dhe interesin publik. Argumentet kryesore për kthimin e ligjit:

Ky projektligj është nisëm ligjore e Këshillit të Ministrave e përgatitur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga shqyrtimi rezulton se nuk është konsultuar me ministritë e tjera që lidhen me përmbajtjen dhe efektet e aktit, apo me grupet e interesit. Për më tepër përveç se procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit të detyrueshëm institucional nuk është kryer, Këshilli i Ministrave ka kërkuar dhe Kuvendi i Shqipërisë e ka pranuar duke realizuar shqyrtimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar. Nuk rezulton e arsyetuar se përse është shmangur procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit institucional dhe cila është nevoja urgjente e shfaqur për shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar. Neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë ka parashikuar disa shtesa në nenin 48 të ligjit aktual nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar’ të cilat rregullojnë procesin e ndryshimit të projekteve ndërtimore gjatë fazës së zbatimit të tyre. Këto dispozita aplikohen si për investime publike shtetëror ashtu dhe për investime me karater privat. Presidenti i Republikës çmon se, neni 8 i ligjit nr. 42/ 2019, i paraqitur për shpallje, është jo i plotë dhe i paqartë në formulim.

Sipas kësaj dispozite në procesin e rishikimit të projektit, nuk parashikohet dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra. Për këtë shkak, zbatimi i këtij neni sipas formulimit aktual, mund të sjellë aplikim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimit kushtetues të sigurisë juridike dhe të interesit publik. Aplikimi i pikës 2, të nenit 8 të ligjit nr. 42/2019, mund të sjellë konflikt të vazhdueshëm midis sipërmarrësve apo investitorëve me pronarët e pasurive pronë private, mbi të cilat realizohet ndërtimi/ vepra. Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet, është e nevojshme që ligjbërësi në këto ndryshime ligjore, duhet të mbajë parasysh edhe rregullimin e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrjen dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra. Dispozitat ligjore dhe ndërhyrjet në legjislacion që kanë lidhje me të drejtën e pronësisë apo me të drejtat e tjera reale që lidhen me të, duhet të jenë të mirëmenduara, të qarta dhe të plota me qëllim që, aplikimi në praktikë të mos cenojë aspak dhe në asnjë rast këtë të drejtë. Me paqartësinë dhe dykup-

timësinë që ka dispozita e nenit 8 të ligjit nr. 42/2019, bëhet e pakuptueshme mbi mënyrën sesi ajo do të aplikohet në praktikë. Pikërisht kjo paqartësi dhe mungesë rregullimi prej ligjit, përbën cenim të parimit të sigurisë juridike. Gjithashtu nëse qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet këtyre ndryshime në ligj synojnë të rregullojnë ato çështje që kanë lindur, apo lidhen me rishikimin e kushteve të lejes dhe ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për veprat ndërtimore të sipërmarrjeve publike, atëherë ky qëllim duhet të shprehet qartë dhe të parashikohet në mënyrë të plotë në dispozitën e propozuar për ndryshim, duke përmirësuar kështu përmbajtjen e saj. Presidenti i Republikës, vlerëson të domosodshme të theksojë se, ndërhyrjet në dispozitat e nenit 48 të ligjit nr. 107/ 2014, që parashikojnë mundësinë e ndryshimit të projekteve ndërtimore publike gjatë fazës së zbatimit të tyre, duhet të jenë në harmoni me kuadrin ligjor në fuqi të prokurimit publik dhe partneritetit publik privat në mënyrë që çdo ndryshim ligjor që bëhet dhe që ka si synim parashikimin me ligj të ndryshimit të projekteve për veprat publike infrastrukturore gjatë zbatimit të tyre, të mos devijojë nga zbatimi i kuadrit ligjor ekzistues, si dhe të garantojë ruajtjen dhe mirëpërdorimin e financave

publike. Në këtë mënyrë çdo ndërhyrje në ligj nuk duhet të krijojë asnjë hapësirë për keqintepretim, gjë e cila mund të sjellë në praktikë keqpërdorim të fondeve publike e rrjedhimisht dhe cënim të interesit publik. Nëse ky ndryshim ligjor i referohet vetëm aplikimit për projektet ndërtimore apo veprave me iniciativë private, atëherë ligjvënësi duhet të qartësojë në mënyrë të sigurtë dhe shteruese, se cila do të jetë procedura për realizimin e procesit të konsultimit, midis pronarëve të truallit, investitorëve dhe sipërmarrësve për ndryshimin e kushteve të lejes dhe projekteve gjatë fazës së zbatimit. Në këtë mënyrë shmangen në praktikë konfliktet gjyqësore midis palëve, si dhe qartësohet me ligj procesi përfshi këtu dhe detyrimet e autoritetit publik, kur ndryshimet në projekt vijnë për shkak të ndërhyrjes së interesit publik dhe që duhet të përkojnë më një shpërblim të drejtë për kostot që kjo ndërhyrje shkakton në dëm të interesave të palëve private. Presidenti i Republikës vlerëson se është çasti që neni 8 i ligjit nr. 42/2019 duhet të rishikohet edhe një herë nga Kuvendi me qëllim përmirësimin, plotësimin dhe qartësimin tërësor të dispozitës ligjore, në mënyrë që aplikimi i saj jo vetëm të sigurojë një bazë ligjore të shëndoshë për organet publike, por të garantojë që të drejtat e pronësisë të shtetasve apo çdo e drejtë tjetër reale e lidhur me të, të mbrohet dhe të mos cenohet nga zbatimi në praktikë i këtij ndryshimi ligjor. Bazuar këto arsye kryesore, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin e ligjit nr. 42/2019, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/ 2014 ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, të ndryshuar,’’ për tu rishqyrtuar nga Kuvendi me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e nenit 8 të këtij ligji. Dekreti dhe arsyet janë të publikuara në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës


POLITIKE

5

E diel, 28 KORRIK 2019

Nënkryetari i LSI-së: Kriza duhet zgjidhur sot, për të mos u bërë peng i saj nesër

N

ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili thotë se kriza politike në vend ka hyrë në momentin më destruktiv të saj. Ai deklaron se rilindja po zhbën me shpejtësi grimcat e fundit të shtetit të mbetur ndërsa drejtësia e kapur nga rilindja po godet, shantazhon e dënon qytetarët e thjeshtë. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Vasili thekson se opozita ka sot vetëm një alternativë, zgjedhjet e menjëhershme. “Kriza duhet zgjidhur sot, për të mos u bërë peng i saj nesër! Kriza politike ka hyrë tani në momentin më destruktiv të saj. Çdo ditë po prodhon ngjarje nga më të rëndat, të cilat po hedhin në tokë edhe bulonat më të fundit të shtetit. Rilindja e kapur për gryke nga interesa të rënda kriminale dhe financiare, ka kapur shtetin dhe po zhbën me shpejtësi grimcat e fundit të shtetit të mbetur, thjesht e vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërinë ndaj saj. Drejtësia e kapur nga rilindja po e zhbën edhe ajo shtetin në mënyrën më të keqe duke mbrojtur si kamikazë e vërtetë pandëshkueshmërinë e kryeministrit e qeverisë, dhe në të njëjtën kohë po godet, shantazhon e dënon qytetarët e thjeshtë. Në një vend normal, në një shtet normal dhe në një politikë normale mekanizmat e daljes nga kriza mund të jenë shumë. Ndërsa në një Shqipëri të pushtuar nga një kryeministër e qeveri, pjella dhe shërbyes të antiligjit nga njëra anë dhe

Vasili: Opozita ka vetëm një alternativë. Rilindja po zhbën shtetin

opozitës së vendosur në mënyrë të detyruar në ekstremin tjetër, zgjidhja është vetëm e vetëm një: zgjedhje të lira e të ndershme sa më parë dhe ku gur themeli për to mbetet 13 tetori. Këtë agoni politike ku lëngon Shqipëria shumë pak gjë e ndan nga vdekja përfundimtare e shtetit dhe e vetvetes. Ndaj edhe aksioni edhe kërkesa, edhe veprimi kane vetëm një emër: zgjedhje me standarde, gjithëpërfshirëse dhe

menjëherë. Shqiptarët i njohin shumë mirë grabitqarët dhe dhunuesit e ligjit që kanë marrë peng qeverisjen e vendit. Opozita ka sot një vetëm një alternativë zgjedhjet e menjëhershme. Çdo mik serioz dhe i përgjegjshëm i Shqipërisë që do të investohej në funksion të kësaj zgjidhjeje vetëm duhet mbështetur fort dhe pa asnjë paragjykim. Agonia duhet të marrë fund. Shqiptarët kërkojnë ri-ngritjen e shpejtë

dhe optimiste dhe jo zvarritjen nëpër gërmadhat pa shërim që një krizë shkatërruese lë nga pas, të izoluar nga Europa dhe bota, të zhytur në borxhe dhe rrënim financiar. Kjo është një kosto e tmerrshme, që duhet ndalur sot, për të mos u bërë peng i saj nesër. Ta fillojmë nga 13 tetori si guri kilometrik i rrugës së re të ri-ngritjes”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili.

RAMA E PËRZURI NË 2013, ISH-MINISTRI DHE ISH-DEPUTETI PARALAJMËRON PLANIN PËR TA SHPËTUAR PS-NË NGA MJAFTISTËT

N

ëpërmjet një njoftimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Arben Malaj, bën me dije se ka aplikuar sërish për teserën e Partisë Socialiste, pasi u përzu nga Edi Rama dhe Rilindja në vitin 2013 nga partia e tij, ku aderonte që në themelimin e saj. Malaj deklaron se në kohën kur të gjithë do të largohen nga PS ai do të rikthehet për të mbledhur bashkë socialistët e vërtetë. Por ky vendim vjen dhe në një kohë kur socialistët kanë ndërmarrë nismën për shkarkimin e tij nga detyra e anëtarit të Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. “Kur të tjeret do të fillojnë ta braktisin, sapo PS-ja të dalë në opozitë, vendosa të kthehem në PS, me integritetin e pa cenuar, me profesionalizmin e thelluar dhe me dashurinë e shtuar. Nga mençuria dhe krenaria labe jam inspiruar përherë në vendimmarrjet e mia. Në 1991-n, ata që e molën Partinë e Punës e

Arben Malaj aplikon për teserën e PSsë: Më prisni sapo të dilni në opozitë

braktisën të parët, dhe u kthyen po të parët për t’i thithur deri në pikën e fundit, në piken ku nga gjinjtë e nënave del më

shumë gjak se qumësht. Nënave u shkon dhimbje në zemër dhe prapë durojnë. Në 1991-n unë ju bashkova socialistëve vlonjatë për modernizimin e PS-së. Isha me shumë fat, bashkëpunova si nënkryetar i PS-së Vlorë me qindra socialistë të ditur, fisnikë, trima dhe krenarë. Dy më të spikaturit Gëzimin dhe Nikon. Ulëm agresivitetin partiak në Vlorë, e hapëm partinë për të gjithë, duke spikatur dhe promovuar më të mirët. E drejtuam PS-në në vitet e “çmendura” të viteve më të vështira të tranzicionit. Gëzimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundësi për deputet. PS ka shumë detyrime ndaj tyre dhe personaliteteve të tilla në degët e saj. Gëzimi,

Niko, Theodhoriu dhe disa kolegë të spikatur, janë në moshe aktive dhe produktive shumë të dobishme për vendin se “mjaftistët parafabrikatë”, sepse ta janë të ditur dhe gëzojnë kredibilitet publik maksimal. Në 2013-n, kur vinte era e pushtetit që të dehte, dhe të babëziturit luftonin për pjesën e tyre të madhe në tepsinë e socialistëve, u vetëlargova nga PS-ja. Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashëgiminë shpirtërore të qindra-mijëra socialistëve dhe mbështetësve të saj. Mjaftistët dhe të babëziturit duket se e molën 99 % PS-në. Në 2019-n vendosa të kthehem në PS si

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI

Brahimllari: Banditët e Ramës thyejnë dyer për të zaptuar bashkitë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon me dhunë dhe presion shtetëror të drejtojë bashkitë e vendit vetëm me 15% të pjesëmarrjes në votime moniste të Rilindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i LSI-së është shprehur se Edi Rama po përdor presionin, dhunën dhe zaptimin e institucioneve. Gjithashtu, Braimllari, postimin e tij e ka shoqëruar me një video, ku thekson se banditët e Edi Ramës thyejnë bravat e dyerve dhe zaqptojnë institucionet e vendit. Brahimllari thekson se Rama vepron me banditët e tij jashtë interesit publik, por vetëm në interes personal dhe kundër popullit. “Më 30 qershor, 85 % e qytetarëve refuzuan regjimin kriminal dhe korruptiv të Edi Ramës, në një proçes fars dhe monist. Edi Rama kërkon me dhunë dhe presion shtetëror të drejtojë bashkitë e vendit vetëm me 15 % të pjesëmarrjes në votime moniste të Rilindjes. Këshillat Bashkiakë imagjinarë të Edi Ramës nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin personal të Edi Ramës dhe Rilindjes. Për t’i çuar imagjinarët e Rilindjes në zyrat e bashkisë, Edi Rama po përdor presionin, dhunën dhe zaptimin e institucioneve. Banditët e Edi Ramës thyejnë dyert e Bashkisë për të zaptuar institucionet, të cilat nuk ja besuan qytetarët. Po zaptojnë me dhunë dhe me terror shtetëror institucionet, sepse kjo është filozofia e Edi Ramës: zapto, shkatërro, dhuno ç’të gjesh përpara”, u shpreh dje në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari. në kontribut mirënjohës ndaj vendit tim dhe ndaj njerëzve të saj të mrekullueshëm. Kam aplikuar online, por pranimi në PS nuk qenka siç thotë Rama. Në mirënjohje të socialistëve aplikova online edhe në 2013-n, pas zgjedhjeve, por e bllokuan. Të drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnetarisht në PS nuk e cenon dot asnjë. Mirënjohje!”, tha ishministri socialist, Arben Malaj.


POLITIKE

6

E diel, 28 KORRIK 2019

Në videon e publikuar në ERTV, Rama zhduk qëndrimin e artistit kundër ndërtimit të kullave

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombë-tar, duke përdorur fjalët e artistit Ndriçim Xhepa, thënë për mediat rreth një vit më parë. Rama shkruan se Xhepa është një nga ata njerëz që ka rrëzuar diktaturën, dhe nuk ka asnjë lidhje me PS-në, megjithëse kërkon një Teatër të ri dhe me kushte dinjitoze për artistët. “Ndriçim Xhepa ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar! Edhe Ndriçim Xhepa, sa për kujtesë, është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësisht se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë. Ja çfarë mendon aktori ynë i madh, për çështjen e teatrit dhe ja se sa thjeshtësisht bukur, e sheh ai edhe ruajtjen e historisë së teatrit kombëtar. E cila s’ka asnjë lidhje me muret prej tallashi të karakatinës së “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune”, tha Rama. “Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i

Edi Rama nuk ndalet, deformon edhe fjalët e Ndriçim Xhepës

kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh”, është pasazhi Ndriçim Xhepës, i përzgjedhur nga Rama.

Manipulimi Ajo që nuk jep të plotë kryeministri Rama është fakti se Xhepa e ka mbështetur që në fillim protestën e artistëve, dhe faktin që aktori është totalisht kundër ndërtimit të kullave. Në disa prononcime për mediat, Xhepa ka sqaruar se ai nuk mund të blihet nga qeveria e Edi Ramës, dhe është kategorikisht kundër ndërtimit të kullave në qendër të kryeqytetit. “Kam kaluar dy operacione, fatmirësisht kanë qenë të llojit jo malinj dhe nuk e kam pasur të mundur të jem aty,

GRAFIKA

PROTESTA

Mesazhi i FRPD-së: Mos bëj plazh, por mbro Teatrin Kombëtar

Të rinjtë e FRPD-së kanë zgjedhur që të mbrojnë Teatrin Kombëtar, në vend që të shkojnë në plazh. Bashkë me kreun e FRPD-së Belind Këlliçi, të rinjtë i janë bashkuar sërish ditën e djeshme, qëndrestarëve në mbrojtje të Teatrit. “Mos bëj plazh, protesto. E shtuna kalon më bukur kur je në mbrojtje të Teatrit”, shkruhet në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, të kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi.

sepse kjo çështje të përfshin edhe emocionalisht. Mirë bëjnë që protestojnë, por ku janë sot ata që thoshin se do e mbronin teatrin me gjak? Edhe marrëveshja ishte dështim. Si mund të ketë marrëveshje kur kërkesat janë diametralisht të kundërta?! Njëra palë kërkon të ndërtojë kulla, tjetra që të mos prishet. Negociatat dhe marrëveshjet arrihen kur ka kërkesa disi të përafërta, pika takimi, por jo në këtë mënyrë. Ç’marrëveshje u arrit? Dua të them se në teatër ka plot njerëz me pasion, njerëz të

rinj, jo vetëm aktorë, që punojnë me zemër e që paguhen me shifra tejet minimale. Le të shohin ata që shiten e blihen në oborrin e teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!” Më paskëshin blerë mua ata të Bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë. Për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributin tim, jam vlerësuar me çmime që nga Urdhri i Naim Frashëri i Artë, në Festivale filmash, teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri , jo me role komunistësh. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur , ndërsa tani pa qenë nevoja e gjej veten në këtë llokoçitje facebook-iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtjen e jetesës në bashkësi”, deklaronte Xhepa rreth një vit më parë. Dhe nisur nga ky deformim i qëllimshëm i qëndrimit të artistit, janë qytetarët ata që janë bërë dje pjesë e debatit publik përmes rrjetit social “Facebook”, duke e “masakruar” kreun e Qeverisë me dyshimet e tyre për aferën që fshihet pas nismës për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

A

vni Delvina, përmes një postimi në rrjetet sociale ka postuar një foto ironizuese të situatës aktuale me çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Delvinës shumë nga mbrojtësit e Teatrit Kombëtar nuk janë shumë të qartë se me kë po luftojnë. Sipas tij, këtu nuk është problemi se do pastrohen 300 milion euro e pallavra të tilla, se çështja është shumë më e madhe, pasi, thotë ai, këtu kemi të bëjmë me një rilindje ndërkombëtare(siç thotë Presidenti i Republikës), e cila pretendon të pushtojë botën dhe s’ju lejohet të humbasin këtë përplasje të pallogaritshme. “Grafikë nga cikli “Mission : Impossible! Shpesh herë më lind dyshimi se shumë nga mbrojtësit e Teatrit Kombëtar nuk janë shumë të qartë se me kë po luftojnë…Këtu nuk është problemi se do pastrohen 300 milion euro e pallavra të tilla, se çështja është shumë më e madhe. Këtu kemi të bëjmë me

Ironia e Avni Delvinës: Dyshoj se mbrojtësit e Teatrit nuk dinë se me kë po luftojnë

një rilindje ndërkombëtare (siç thotë Presidenti i Republikës), e cila pretendon të pushtojë botën dhe s’ju lejohet të humbasin këtë përplasje të pallogaritshme… Në grafikë, pavarësisht bindjeve

fetare të pjesëmarrësve, janë të paraqitur si misionarë ekzorcistë për largimin e së keqes. (Rudi Erebara në rolin e Tom Cruise)”, sqaron më tej grafisti Avni Delvina në publikimin e tij.


POLITIKE QËNDRESA PËR TEATRIN

7

E diel, 28 KORRIK 2019

Liçaj – Ramës: Bëj burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut A

ktori dhe aktivisti i “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, Neritan Liçaj është shprehur se, kryeministri Edi Rama nuk duhet të flasë, pasi sa herë flet nxjerr nga goja broçkulla. Sa i përket citimeve që kryeministri Rama u bën aktorëve të ndryshëm, Liçaj i kërkoi shefit të qeverisë të

bëjë burrin e shtetit e të mos merret me genjeshtra. “Kryeministri është në mjerim sa kërkon çfarë kanë thënë aktorët. Nuk i shkon. Mua s’ma ndjen çfarë thotë njëri e tjetri. Është e drejta e tyre. Këto pelivanllëqe kryeministrore e shndërruan vëmendjen. Unë i them kryeministrit të bëjë burrin e shtetit, jo

legenin e Facebook-ut. Po ai nuk është burrë shteti. Është turp që kryeministri të gënjejë. Kemi të drejtën ligjore, kemi të gjithë gurët në anën tonë. Edhe sekretari i OSBE u shpreh të mos merret asnjë vendim sa të ngrihet Gjykata Kushtetuese”, u shpreh dje aktori Neritan Liçaj në një intervistë dhënë për “Syri Tv”.

Regjisori: Është një aferë e tmerrshme. Ka interesa mafioze aty, dhe për këtë jam i bindur

R

egjisori Edmond Budina ka folur me tone të ashpra lidhur me ngjarjet e fundit para Teatrit Kombëtar, të cilin qeveria është e vendosur për ta shembur, por ka hasur kundërshtinë e shumë artistëve. I ftuar në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, në Neës24, Regjisori Budina deklaroi se pushtetarët nuk janë të interesuar për teatrin, por bëhet fjalë për interesa mafioze dhe afera të tmerrshme. Sipas tij, ata që duan të prishin Teatrin Kombëtar janë kriminelë. “Kjo i ka nxjerrë zbuluar ata pushtetarë që ngulin këmbë, është një aferë e tmerrshme. Ka interesa mafioze aty, dhe për këtë jam i bindur. Ajo është një skenë e jashtëzakonshme, fajin e kanë ata që duan ta prishin, ata janë më kriminelë se të gjithë”, tha regjisori. Po ashtu, regjisori komentoi dhe gjestin e tij, teksa u shfaq i përkulur duke puthur skenën e teatrit, duke thënë se kishte shumë kohë pa hyrë në atë skenë dhe kishte ndjerë aromën e saj. “Kisha shumë kohë pa hyrë në Teatrin Kombëtar dhe ishte instiktive puthja e skenës. Ajo aroma e teatrit, ndjeva pluhurin e skenës. Të gjitha vitet e mia të kaluara në teatër, rreth 20 vite. Ne ishim çdo natë në teatër, në atë skenë. Kjo ndjesi më erdhi në atë moment dhe desha të respektoja

Teatri, Edmond Budina shpërthen ndaj politikanëve: Kriminelë!

ata njerëz që e kanë bërë atë skenë të shenjtë. Pa ekzagjerim të them, më ka ardhur në mendje të themi një nga themeluesit e teatrit, një aktor i shkëlqyer, Naim Frashëri, aktor me zë të shkëlqyer, shpirt të madh. E kam pasur edhe udhëheqës diplome dhe në atë kohë vdiq, por ruaj kujtime. Më vinin në mendje dhe

shumë të tjerë. Me të gjithë kam punuar, jam ndjerë si në shtëpinë time. Ata njerëz i kanë dhënë shpirt asaj skeme, ndaj dhe ajo përkulje ishte për ta. Shpirtrat e tyre unë i ndjej dhe kjo më shtyu të bëj atë gjest. Ai moment për mua ishte … bëra një budallallëk, por ashtu e ndjeva”, u shpreh Budina.

Pjesë nga intervista Sonte (mbrëmë) ka një shfaqje, çfarë do ndodhë? Për sa kohë nuk do na tërheqin zvarrë në atë skenë do ketë shfaqje. Për sa kohë ne jemi atje, përse duhet të rrijë e vdekur ajo skenë. Të gjitha gjërat janë funksionale, ndonëse jo perfektë, sepse e

kanë katandisur në këtë deregje të gjithë ata që nuk e duan teatrin. Ajo është një skenë e jashtëzakonshme, fajin e kanë ata që duan ta prishin, ata janë më kriminelë se të gjithë. Mbase mund të bëj edhe unë ndonjë shfaqje në skenë, do improvizoj. E rëndësishme është simbolika që ai teatër rizgjohet, frymëzon njerëzit të ndjehen të lirë. Është një propagandë e tërë, ka shumë njerëz që thonë “aty ka minj, kacabunj”, gati të thonë se aty do dalin edhe kuçedra. Jo, aty është një skenë, që funksiononte më së miri deri para një viti. Qeveria në emër të ekspertëve shprehet se nuk ka kushte … Unë kam luajtur në sallat më të bukura të Italisë. Askund nuk kam parë të shkatërrohen teatrot e vjetra, janë fiks si kjo e jona. Sigurisht që duhen disa teatro të reja, duhet një Teatër i ri Kombëtar i jashtëzakonshëm nëse ka mundësi të bëhet. Pse të mos i kemi edhe sot sallat që kishim në komunizëm. Pse duhet të shkatërrojmë këto salla që kemi? Tirana ka nevojë të shpërqendrohet në këtë drejtim, të jetë në shumë vende.

A do të “digjet” si Notre Dame? Përgjigjet Ambasadorja franceze: Por Shqipëria nuk është djegur akoma

Vasak: Kriza politike është e dukshme, por po punohet për ta zgjidhur

K

riza politike në Shqipëri sipas ambasadores franceze është e dukshme, por Christine Vasak thotë se njerëz të arsyeshëm, në të gjithë anët po punojnë për ta zgjidhur. “Nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz të

arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që i jep një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”, u shpreh ambasadorja Christine Vasak. Por nëse kancelaritë dhe

diplomatët në Tiranë nuk do të ndërhyjnë, a është e përgjegjshme klasa politike shqiptarë për të arritur zgjidhjen? Përballë kësaj pyetje, ambasadorja franceze zbuloi detaje për telefonatën e Presidentit Francez me kryeministrin Rama, ku tha se u fol për diçka pozitive. “Nuk më takon mua të prononcohem për këtë temë. Ashtu siç mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit, Macron me zotit Rama. Kjo është diçka e mirë, pozitive. Unë nuk

mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por nga ana tjetër e vlerësoj”, theksoi diplomatja franceze në Tiranë, Christine Vasak. Shqipëria pret në tetor përgjigje për çeljen e negociatave. Franca është mes vendeve skeptike, dhe sipas ambasadores ende nuk e ka një vendim. Deri në tetor mund të ndodhin Shumë gjera. “Ju po më bëni pyetje në lidhje me qëndrimin e Holandës dhe Gjermanisë nuk di tu them. Por edhe me Francën nuk di t’ju them

diçka konkrete, pasi nuk është diçka e mbyllur. Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohe deri në muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor”, theksoi dje Christine Vasak. Pyetjes figurative nga gazetarët në Korçë nëse do digjet Shqipëria ashtu si Notre Dame, ambasadorja franceze Vasak iu përgjigj: “Ashtu si Fenixi, ne rilindim nga hiri. Dhe në lidhje me Shqipërinë, ajo nuk është duke u djegur”, u shpreh ambasadorja e Francës, Christine Vasak.


POLITIKE TURI I KREUT TË PD-së

L

ideri i opozitës Lulzim Basha shprehu shqetësimin e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për varfërimin e shqiptarëve për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria. “Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive”, u shpreh kryedemokrati Basha, në takimin që ai zhvilloi këtë të shtunë me demokratët e Delvinës. Në

8

E diel, 28 KORRIK 2019

Basha takim në Delvinë: Shqiptarët po varfërohen, sepse po grabiten nga qeveria vijim të fjalës së tij, Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri-tjetrin. “Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit”, tha kreu i opozitës. Po ashtu, kryetari i PD-së tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe

një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor. Basha u shpreh se kjo ishte një datë që e vulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet. “30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”- tha kreu i opozitës, duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua

shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin. Kryedemokrati Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur Partia Demokratike të marrë drejtimin e vendit.

Kreu i PD-së takime në Qarkun e Gjirokastrës: Denarbibat që i shërbyen Ramës për të dhunuar Kushtetutën më 30 Qershor i pret burgu

Basha: Refuzimi në 30 qershor i Edi Ramës, është edhe thirrje për ndryshim N

ë Gjirokastër, kreu i demokratëve Lulzim Basha vuri theksin në faktin se për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. “Të gjitha bankat perëndimore po largohen nga Shqipëria; Kompania gjermane Hochtif u largua nga Aeroporti i Rinasit; Bankers u largua nga Shqipëria. Deutsche Telekom dhe T-mobile po largohen nga Shqipëria. Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Edi Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Vetëm Shqipëria gjatë Edi Ramës dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend për të rritur punësimin. Punësimi është prioriteti ynë më madhor”, theksoi Basha. Kreu i opozitës vlerësoi si një nga arritjet më të mëdha të betejës 6 vjeçare të opozitës, që u konkretizua në 30 Qershor, vetëdijësimin e shqiptarëve se regjimi i Edi Ramës duhet ndalur dhe larguar. Basha tha se mesazhi i refuzimit të Edi Ramës është edhe thirrje për ndryshim, që kërkon përgjigje nga PD për t’u treguar shqiptarëve rrugën drejt ndryshimit. “Detyra jonë është tani e tu japim shqiptarëve përgjigje konkrete; Si do të jetë më mirë qytetari i Gjirokastrës,

fermeri i Gjirokastrës, studentët dhe të rinjtë e Gjirokastrës nesër me Partinë Demokratike në pushtet? Është detyra jonë ta shpjegojmë këtë. Është detyra jonë ta kthejmë në një bindje, në mendje dhe zemër”, tha Basha. Duke vënë në dukje se Edi Rama është një kufomë politike, prej të cilit askush nuk pret më asgjë, Basha theksoi shpresën që PD ka rizgjuar

tek shqiptarët, të cilët presin prej saj ndryshimin e Shqipërisë. “Ata presin nga ne çfarë do të bëjmë, si do të bëjmë, na pyesin çfarë do të bëjmë që njerëzit të mos largohen nga shtëpitë e tyre, të mos largohen në kurbet, por të qëndrojnë këtu dhe të kenë besim se do të ndërtojnë jetën e tyre. Natyrisht, askush tjetër nuk mund t’ju japë përgjigje përveç Partisë

Demokratike. Nuk ka forcë tjetër që posedon burimet njerëzore, përvojën, kompetencën, ekspertizën dhe mbi të gjitha fibrën politike dhe morale”, tha ai në Gjirokastër. Takimi në Përmet Më pas, kreu i opozitës, Lulzim Basha, u ndal në Përmet, dhe duke i konsideruar nul farsën e 30 Qershorit, e cilësoi atë një masakër të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve. “Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor”, tha Basha. Ai shprehu vendosmërinë për të nxjerrë para përgjegjësisë këdo që ka dhunuar Kushtetutën dhe ligjin në 30 Qershor. “Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”, tha ai. Basha tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim.

Ish-deputetja: Organizatat ndërkombëtare, kërkojnë rrëzimin e ligjeve për kontrollin e medias online

Vokshi: Qeveria Rama me ligje censure, kundër lirisë së medias

O

rganizatat ndërkombëtare, kërkojnë rrëzimin e ligjeve për kontrollin e medias online. Lajmin e bën me dije ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila përmes rrjeteve sociale thekson se kjo është përgjigje pas shqetësimit të Partisë Demokratike dhe 10 organizatave shqiptare se ligjet e propozuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij, janë në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare. Teksa shprehet se Rama mban në fuqi ligje censure për mediat, Vokshi thekson se ligjet e Edi Ramës janë në kundërshtim të plotë me lirinë e medias, duke cituar dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat janë shprehur kundër ligjeve të miratuar nga qeverisja aktuale. “Organizatat

Ndërkombëtare thirrje parlamentit të rrëzojë ligjet e censurës: Janë ligje si të ardhura nga kozmosi…, nuk gjenden askund në botë. Organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit i përgjigjen shqetësimeve të ngritura në letrën e PD si dhe deklaratën e 10 organizatave shqiptare, kundër ligjeve të censurës. Në thirrjen e tyre, drejtuar Parlamentit, ata kërkojnë

rrëzimin e ligjeve për kontrollin e medias online. Qendra Europiane për Lirinë e Medias, Reporterët pa Kufij, “Artikulli 19” dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore, në deklaratën për shtyp, të shpërndarë edhe në kancelaritë europiane theksojnë shqetësimin, se ligjet e Edi Ramës janë në kundërshtim të hapur me lirinë e medias dhe të drejtën për informim. Të dyja ligjet e propozuara janë në kundërshti me praktikën ndërkombëtare dhe me mekanizmat vetë-rregullues të medias online.

Draftet e qeverisë legjitimojnë censurën dhe parashikohet të zbatohen përmes dy bordeve të censurës: AMA dhe AKEP, thuhet në reagimin e 4 organizatave mediatike. “Këto ligje janë hartuar në ilegalitet, pa procedurë transparente dhe pa përfshirjen e përfaqësuesve të medias, një kërkesë e theksuar në takimin me Kryeministrin Rama, gjatë misionit faktmbledhës për lirinë e shtypit në Shqipëri”,- nënvizohet ndër të tjera në deklaratë. Në cilësinë e ish Kryetares së Komisionit

Parlamentar të Medias dhe në emër të Partisë Demokratike falënderoj 4 organizatat ndërkombëtare dhe shoqatat e medias në Shqipëri për reagimin dhe i ftoj të forcojmë barrikadën në rezistencë për lirinë e medias. 820 mijë euro do të jetë gjoba për gazetarët, nëse i prishin Qeverisë foletë e korrupsionit. Cili gazetar do të mund ta paguante “penalltinë” e qeverisë?! Rezistencë për Lirinë e Shtypit”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi.


POLITIKE

P

artia Demokratike përmes ish-deputetit Luçiano Boçi akuzon kryeministrin Edi Rama se ky i fundit i mashtroi studentët, pasi për këtë vit akademik nuk ka as përgjysmim për bachelorin dhe as rishikim të tarifave të masterit. Në vijim, kreu i Departamentit për Arsimin në selinë blu deklaroi se “Pakti për Universitetin” i Ramës i hartuar me nxitim për të zbutur zemërimin studentor, është akt tradhtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj kërkesave të tyre. “Tarifat e miratuara për studentët e ciklit të parë dhe të dytë, dëshmojnë qartë mashtrimin e madh të Ramës ndaj kërkesave legjitime të studentëve, të shpalosura në protestat e dhjetorit, për uljen e tyre. Për këtë vit akademik pra nuk ka as përgjysmim për bachelorin, siç u premtua e as rishikim të tarifave të masterit. Studentët dhe familjet e tyre do të paguajnë si më parë, pikë për pikë të gjithë mundin dhe djersën e tyre, për shkollimin e fëmijëve, sepse Rama dhe klientët e tij duan të majmen me koncesione e PPP-ra me paratë e qytetarëve e studentëve. Për këtë arsye, për arsye të pamundësisë ekonomike, mijëra të rinj, që vijnë nga familje me të ardhura modeste, nuk do të mund të ndjekin studimet e larta, duke iu dorëzuar rrugës e papunësisë. Qindra të tjerë do të detyrohen të ndërpresin studimet e nisura, për t’iu dorëzuar skllavërisë moderne për të mundësuar pagesën e haraçit që i kërkon Rama. Mijëra do jenë gjithashtu dhe ata studentë që për arsye të tarifave më të larta se në Gjermani, Itali e kudo në Europë,

9

E diel, 28 KORRIK 2019

Ish-deputeti Luçiano Boçi: Për këtë vit akademik nuk ka as përgjysmim për bachelorin dhe as rishikim të tarifave të masterit

PD: Pakti për Universitetin i Ramës, akt tradhëtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj studentëve do të ndërpresin ëndrrat për një master profesional apo shkencor. Po për shkak të absurdit të tarifave të larta, mijëra maturantë sivjet do ti drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të Europës, duke iu bashkangjitur ushtrisë së 50 mijëve që janë larguar në këto gjashtë vite për të mos u kthyer më kurrë në Shqipëri. Të tjerë bashkëmoshatarë të tyre po për arsye ekonomike por dhe të mesatares antikushtetuese do t’i drejtohen universiteteve më të lira të rajonit. Pra, Pakti për Universitetin i Ramës i hartuar me nxitim për të zbutur zemërimin studentor, u dëshmua të jetë një akt tradhtie, mashtrimi e poshtërsie ndaj kërkesave të tyre. Sot asnjë nga kërkesat e studentëve dhe pikat e parashikuara si premtim, nuk rezultojnë të plotësuara. Mashtrim është Karta e studentit me shërbime që nuk lehtësojnë barrën ekonomike të studentëve. Mashtrim gjendja e konvikteve, e ambienteve universitare. Mashtrim vetingu për plagjiaturat që u katandis në emërimin e plagjiatëve deri Kryetarë Bashkie siç ishte rasti

i Beratit. Mashtrim është siç dëshmohet dhe ulja e tarifave. Me Edi Ramën nuk ka të sotme e të ardhme për të rinjtë tanë.

Ai duhet larguar një orë e më parë. Partia Demokratike është e vendosur në programin e saj për: Anulimin e Ligjit antikushtetues

të arsimit të Lartë, nga ku burojnë shumë arbitraritete; Dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, nga 36 milionë euro që është për vitin 2019 në 72 milion euro. Kjo do të bëjë të mundur që: Së pari, të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra të përfitonin subvencionin në masën 100 % të tarifave për bachelor e master; Së dyti, për të gjithë të tjerët do të ketë përgjysmim të tarifave për bachelor dhe master; Së treti do të akordojë mjaftueshëm para për 5 mijë bursa sociale për t’i mundësuar studimin me të gjitha shpenzimet atyre që janë në gjendje ekonomike katastrofale; Nën drejtimin e vendit nga PD, nuk do të ketë asnjë vajzë apo djalë shqiptari që do të mbeten pa studiuar për shkak se familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike; Mbështetja do vazhdojë me stazhet për 10 mijë studentë me një pagesë 300 mijë në muaj; Mbështetje financiare për deget prioritare e të mbrojtura; Mbështetje financiare për ekselentët dhe studentet nga familjet në nevojë”, tha ish-deputeti Luçiano Boçi.

REAGON BOCI: MINISTRIA KONFIRMOI SE TARIFA MBETET NË KURRIZ TË STUDENTËVE, NDËRSA MASHTROI PËR SUBVENCIONIMET

M

inistria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) informon studentët se qeveria shqiptare do të vazhdojë të subvencionojë tarifat dhe bursat edhe për vitin e ardhshëm akademik 2019-2020. Tarifat mbesin, por subvencionimi nga ana jonë nuk do të ndalet në mënyrë që t’u vihet në ndihmë studentëve shqiptarë, ashtu sikurse është zotuar në kuadër të “Paktit për Universitetin”. “Kujtojmë se që në fillim të tij, “Pakti për Universitetin” solli mbi 2.3 miliardë lekë subvencionim pako financiare nga ana e qeverisë shqiptare, duke i sjellë përfitim direkt mbi 99 mijë studentëve nga të cilët: 75 mijë studentë kanë përfituar reduktim tarife me 50%; 5500 studentë janë përjashtuar nga tarifa e studimit (mesatarja 9-10); mbi 10 mijë studentë janë përjashtuar nga tarifa e shkollimit (kategoritë në nevojë); rreth 11 mijë studentë kanë përfituar bursa prej 10 mijë lekësh në muaj (studentë nga kategoritë në nevojë dhe ato

Ministria e Arsimit: 75 mijë studentë kanë përfituar nga “Pakti për Universitetin”

me mesataren 9-10)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. MASR nënvizon se shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të tjera në VKM për të përfshirë edhe kategori të tjera që nuk kanë qenë më përpara. Reagon sërish Boçi Kreu i Departamentit për Arsimin në Partinë Demokratike Luciano Boci do të reagonte ndaj

kësaj deklarate duke theksuar se Ministria e Arsimit konfirmoi se tarifa mbetet, sërish në kurriz të studentëve. “Ministria e Arsimit, e cila e ka nxjerrë prej kohësh nga shinat Arsimin e lartë e jo vetëm atë (por dhe Akademinë, Arsimin parauniversitar, Kërkimin shkencor), në deklaratën e saj informuese, pranon paturpësisht atë që ne denoncuam për tarifat e pa përgjysmuara për Bachelor e të pa rishikuara për Master. Tarifat mbesin - përcakton Ministria, duke sfiduar kështu publikisht kërkesën themelore të studentëve dhe duke shkelur me krenari prej budallai, zotimin brenda paktit. Tarifat mbesin, sepse nuk ka rritje të buxhetit për arsimin, siç e kërkuan studentët dhe siç shkruante Pakti. Tarifat mbesin, sepse Rama nuk vendosi për përgjysmim me VKM, siç e parashikon ligji, të shumës tavan për Universitetet.

Përgjysmimi i vjetshëm pra, ishte thjesht LOJA momentale, për të fikur protestën studentore. Ministria mashtron, kur thotë se subvencionoi vjet 2.3 miliard lekë paketë financiare. Lekët e vjetshme iu morën me dhunë universiteteve, duke i lënë pa investime, funksione e shërbime, sepse buxheti për arsimin e Lartë as u rishikua e as ndryshoi. Ekselentët dhe familjet në nevojë janë mbështetur sistematikisht që para 2013 dhe këtu nuk ka asnjë risi nga Ministria. Këto TARIFA TË MBETURA, do nxjerrin në mes të katër rrugëve mijëra maturantë në pamundësi ekonomike dhe do detyrojnë të marrin rrugët e Europës e rajonit mijëra të tjerë. Vetëm një fakt tronditës mjafton: Vjet aplikuan për të ikur jashtë Shqipërisë gati 9 mijë maturantë. Sivjet numri i tyre ka kapur shifrën 11 mijë. Pra, 2 mijë më shumë.

Kjo sepse një Bachelor+Master kushton më shumë në Shqipëri se Gjermani. Gjendja e ambienteve universitare e konvikteve në tërësi, pavarësisht ndihmës gjermane, mbetet skandaloze dhe Universitetet nuk kanë mundësi financiare ndërhyrëse. Ndërkohë, gama e përfitimeve për studentët që mbajnë kartën e studentit është krejt qesharake e tallëse. Asnjë përfitim për qeranë, shpenzime për libra e mjete mësimore, apo për ushqim. Në vend të tyre, me ironi studentit i shkruhet si favor: Hyn falas në bibliotekën e lagjes! Bordet vazhdojnë të dominohen nga Ministria dhe studentët nuk kanë rol vendimmarrës. Ndërsa loja e pisët me pedagogët, për t’i vënë kundër studentëve e anasjelltas, u demaskua me emërimet e atyre që akuzohen për plagjiaturë, në postet drejtuese të PS dhe pushtetit lokal. Ministria e Arsimit do bënte mirë që sot të heshte dhe të përgatitet për përballjen e radhës me protestën studentore”, u shpreh në reagimin e tij, ishdeputeti demokrat Luçiano Boçi.


INTERVISTA Intervistoi: Kicki Pallin (Together Magazine)

L

inda Rama është mjaft e kufizuar kur bëhet fjalë për intervista dhe kjo ishte hera e parë në të cilën foli për jetën e saj të mëparshme gjatë regjimit komunist. Po kështu, ajo foli me ne edhe për “jetën jashtë dritave të prozhektorëve dhe kostumit zyrtar” – madje, edhe për të ardhmen e Shqipërisë”. Linda Rama ka një ndjenjë të fortë optimizmi për vendin e saj dhe beson vërtet se shqiptarët duhet ta ndjejnë këtë optimizëm për familjet dhe fëmijët e tyre. Ata janë përgjegjës për t’iu dhënë shpresë. Nuk mund të ecet përpara me frikë dhe ajo beson se frika është mënyra me të cilën drejton frikacaku. Por ne të gjithë kemi lindur në këtë botë me një ndjenjë shprese dhe optimizmi e na duhet ta mbajmë gjallë atë. Linda Rama e luan rolin e bashkëshortes së Kryeministrit me dinjitet të mirëfilltë, hijeshi të spikatur dhe me një stil të natyrshëm. Në të njëjtën kohë, ajo është njësoj si të gjithë ne. Jemi vërtet entuziastë që ia prezantojmë atë një lexuesi të ri, në mënyrë që ta njohin sa më shumë njerëz dhe, për ata prej jush që tashmë e njohin, kjo do t’ju japë mundësinë të përditësoheni me atë çfarë ka bërë gjatë këtyre viteve të fundit për fuqizimin e grave dhe integrimin e të rinjve në vendin e saj. Ndaj, përgatituni për diçka që do ju lërë mbresë. Si ka ndikuar edukimi juaj për të formëzuar atë çka jeni sot? Vitet e mia i përkasin gjysma sistemit komunist, ku kaluan fëmijëria ime dhe shkollimi, përfshirë edhe punën time të parë në një ndërmarrje tipike socialiste, që shënoi kontaktin tim me praktikën e ekonomisë së ngurtësuar në plane të centralizuara; gjysma tjetër demokracisë, ku u përfshiva edhe unë në vorbullën e ndërrimit të dy botëve, si dëshmitare e historisë së një transformimi epokal. Çfarë jete tjetër më interesante mund të kishte, sesa jeta e brezit tim, e ndarë në dy gjysma, në dukje nga larg si ajo shenja Yin&Yang, sa të ndryshme në shfaqje, aq te ngjashme, sa kundërshtuese aq komplementare! Kur bota e re, kishte saktësisht moshën e Reas, vajzës sime e cila ishte vetëm 2 vjeç, në vitin 1992, u largova jashtë vendit për më shumë se një vit për të kryer studimet master përgjatë një ballafaqimi dramatik me boshllëqet e mia. Një peri-

10 E diel, 28 KORRIK 2019

Linda Rama për “Together Magazine”: Gratë janë heroinat e kohës sonë

udhë shoku i vërtetë akademik dhe kulturor dhe një hapësirë sa e jashtëzakonshme, aq edhe e frikshme reflektimi e uljeje në tokën e botës së dytë. Shqipëria është një vend i vogël patriarkal – sa e rëndësishme ka qenë vendlindja juaj për ju dhe si ka ndikuar ajo në jetën dhe karrierën tuaj? Po, Shqipëria është një vend i vogël, kurse patriarkalizmi është një fenomen që ka humbur gradualisht terren në realitetin social shqiptar falë betejave të gjata e të ndërlikuara emancipuese, të cilat zënë fill kryesisht në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare dhe atë të komunizmit. Komunizmi erdhi si një ëndërr magjepsëse e përfundoi si një makth mbytës, por gjithsesi në jetën e shqiptarëve ai u shfaq edhe me flamurin e emancipimit të gruas. Të parat që e shfrytëzuan këtë përpjekje emancipuese ishin nënat, të cilat s’kanë dashur thjesht të trashëgojnë në paqe statusin social që kanë pasur vetë, por kanë nxitur që vajzat e tyre t’i kërkojnë më shumë të nesë-

rmes. Gjithsesi, intensiteti i ngjarjeve që e ndanë historinë e Shqipërisë në dy botë të jetuara nga i njëjti brez, totalitarizmin komunist dhe demokracinë në formim, na bënë dëshmitarë të privilegjuar të një vendi që për nga transformimi dukej i madh sa vetë bota. Si është e organizuar dita juaj? Si arrini të mbani në ekuilibër jetën tuaj personale me atë profesionale? Të qenit grua është sekreti i vetëm i mundësisë për të mbajtur në balancë jetën profesionale me atë personale. Mendoj që çdo gruaje, natyra i ka dhënë cilësi të tilla që e bëjnë pikën më të fortë të ekuilibrit personal, familjar dhe shoqëror, duke i dhënë asaj pa dyshim medaljen e “heroinës të së përditshmes”, e cila e sheh të ardhmen, në radhë të parë përmes njerëzve për të cilët kujdeset, ndryshe nga burri që kujdeset për të ardhmen falë gruas që kujdeset edhe për të! Ju jeni Shqiptare, ashtu si dhe Nënë Tereza. Keni patur një model gruaje në jetën tuaj dhe nëse po, cila është

ajo? Në jetën e çdo vajze, nëna dhe gjyshja janë modele të pazëvendësueshme, po edhe të pakonkurrueshme besoj. Janë hije pëshpëritëse në veshin tënd kur përpiqesh të ecësh përpara, prani vështrimesh të dashura që të ndjekin në çaste të bukura apo delikate, strehë e përhershme ku mund të tërhiqesh në çdo kohë për të marrë pak distancë nga lodhjet e zhurmat e të përditshmes. Por, përtej nënës dhe gjyshes, qysh në fëmijërinë time dhe më tej kam hasur shumë gra të virtytshme, të pasura shpirtërisht, plot pasion për punën dhe me shumë dashuri për jetën, më së shumti protagoniste të heshtura, por shumë të dobishme për familjet e tyre dhe për shoqërinë. Ato pa dyshim janë një pikë tjetër e rëndësishme referimi për gjithçka përpiqem të jem. Ne e admirojmë punën tuaj me shoqatat bamirëse dhe edukative. Me sa kemi kuptuar, një nga pasionet tuaja më të mëdha është fuqizimi i grave dhe të rinjve. Cilat janë tri këshillat për gratë dhe vajzat, të cilat janë dorëzuar në përpjekjet për të arritur ëndrrat e tyre? Unë admiroj dhe i përulem me respekt kujtdo që në vitet e vështira të tranzicionit i është gjendur Shqipërisë dhe shqiptarëve për të përballuar sfida tejet të vështira. Kam parasysh këtu shqiptarët që emigruan në fillim të viteve ‘90 dhe më tej, të cilët fisnikërisht kanë ndarë me familjet e tyre të origjinës barrën e përballimit të jetesës, duke dhënë një kontribut të vyer për shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Kam parasysh gjithashtu të gjithë taksapaguesit e huaj që nëpërmjet agjencive të tyre shtetërore të bashkëpunimit bilateral, organizatave humanitare dhe institucioneve të tjera kanë asistuar lehtësimin dhe zgjidhjen e dramave sociale përgjatë një tranzicioni të vështirë, si dhe kanë ndihmuar të gjitha aspektet zhvillimore. I gjithë ky vullnet dhe dashamirësi për t’iu gjendur një kombi në ditë të vështira të tij na bën të besojmë që në momente vështirësish është gjithnjë dikush me dëshirën për të të ndihmuar. Nëse duhet t’i përgjigjem me doemos pyetjes tuaj me një recetë

për gratë dhe vajzat në vështirësi, së pari do t’iu kërkoja ndjesë atyre dhe do t’iu lutesha që nëse qëllon të më lexojnë, të mos i marrin fjalët e mia si këshillat e dikujt që i jep atyre mend! Sepse ato kanë mençurinë e veçantë të vuajtjes së tyre dhe iu duhet vetëm një mundësi, një shans, një dorë e shtrirë, të cilën duhet ta kërkojnë me forcën e ëndrrës e të shpresës së tyre për ndryshim. Kam njohur një vajzë që ishte askushi dhe askush nuk e merrte seriozisht, kur ende adoleshente e bijë e një familjeje të zakonshme, thoshte që një ditë do të këndoj në La Scala! Ajo quhet Ermonela Jaho dhe arriti të këndojë në La Scala e të ngjitet në yjet e skenës operistike botërore, duke u nisur nga rrugica plot baltë e shtëpisë së saj, në Tiranën e zymtë të viteve ‘90. Jeni një grua që keni arritur shumë në jetë, jeni edhe bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, jeni e njohur dhe e admiruar nga shumë njerëz në Shqipëri dhe përtej. Si e shihni të ardhmen e gruas? A ka një tendencë më pozitive për më shumë të drejta dhe iniciativë të lirë? Mendoj që përpjekjet e shekullit të fundit për të drejtat e gruas dhe barazinë gjinore, kanë dhënë rezultate që kanë shënjuar një rrugë pa kthim në drejtim të avancimit të gruas. Treguesit e përmirësuar të shkollimit të vajzave, janë një garanci e fortë për këtë. Sot ka shumë gra në botë, të cilat janë kampione të aktivizmit dhe të përfaqësimit gjinor, duke inspiruar dhe duke mundësuar shumëçka që deri dje dukej e pamundur për gruan. Si mund të krijojmë më shumë barazi midis grave dhe burrave në botë, dhe si mund t’i ndihmojmë gratë që të ndjehen më të “vlefshme”? Pas një rrugëtimi të gjatë, besoj se ne gratë i jemi ngjitur një mali, maja e të cilit deri dje dukej shumë larg, ndërsa sot nuk duket më… E prej këtu, ajo që duhet të bëjmë së bashku është të ecim, duke kombinuar pasionin me vetëdijen e çliruar nga frika e hezitimet, duke sfiduar të gjitha mundimet, në kërkim të majës, e cila është më afër se sa e mendojmë nëse iu besojmë syve që nuk e shohin!


SOCIALE

11 E diel, 28 KORRIK 2019

Bashkia e Tiranës investon në Kashar, transformohet blloku i banimit në Rr. "Sokrat Miho"

Kryebashkiaku, Erion Veliaj: Qytetarët duan më shumë punë mi i "Shqiponjës". Teksa po rregullojmë të gjithë pjesët kapilare, sigurisht do të rregullojmë edhe damarët kryesorë, ku qarkullon 'gjaku' financiar dhe ekonomik i zhvillimit të Tiranës. Garantoj të gjithë qytetarët se e kemi lexuar votën e tyre me shumë përulësi, me këmbë në tokë, për më shumë punë", theksoi Veliaj. Mandej, Veliaj shtoi se do të shtohet vëmendja për zonat periferike dhe rurale. "Transformimi më i madh që unë pres të shoh në këto 4 vite do të jetë në këto zona periferike, kryesisht njësitë që janë më afër Tiranës, që janë urbanizuar përtej natyrës së tyre rurale, si zona e Kasharit, Freskut, zona e Kopshtit Botanik, sepse besoj që vetëm atëherë kur Tirana ecën me të njëjtën shpejtësi, si në qendër, edhe në periferi, mund të quhemi një qytet dinjitoz dhe i hapur për të gjithë", tha ai. Teksa vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar e gjithë kjo lagje e Kasharit, deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se vëmendja e treguar në këto 4 vite do të vijojë edhe këtë mandat të dytë. "Kemi parë që në këto 4 vite, nga bashkia është punuar

B

ashkia e Tiranës po shfrytëzon kohën e mirë të verës për të përfunduar një pjesë të mirë të investimeve në infrastrukturë, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi. Falë kësaj, banorët e bllokut të banimit në Rr. "Sokrat Miho" në Kashar, kanë infrastrukturë më të mirë urbane, e cila e ka kthyer zonën realisht në pjesë të Tiranës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan përfundimin e punimeve dhe vunë në dukje se kjo zonë, deri dje, ishte një baltovinë e paurbanizuar, kurse ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm. "Nuk ka gëzim më të madh se sa të marrësh uratën dhe falenderimet e banorëve, kur shikon se atyre u është rritur vlera e shtëpisë, po u shiten dyqanet, po u ecën biznesi. Duke parë fotot se si vetëm për pak ditë kjo zonë, nga një baltovinë e paimagjinueshme, është transformuar kaq shumë, besoj se ka një përgjigje: Ajo është vota!", tha Veliaj. Ai nënvizoi se besimi i dhënë nga qytetarët, përmes mbështetjes masive me votë në 30 qershor, është përkthyer menjëherë në më shumë investime. Kryebashkiaku siguroi se ndryshimi do të prekë çdo lagje, njësoj si në këtë bllok banimi. "Në 30 qershor Kashari na dha një votë masive për t'u urbanizuar si qendra e Tiranës dhe bashkë me Blerinën nuk pritëm katër vjet, as katër javë, që t'ia kthenim menjëherë përgjigjen Kasharit. Siç bëmë në këtë bllok, do bëjmë në çdo bllok", tha Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se fitorja historike në Kashar ishte edhe një mesazh i qartë se përtej politikës, për qytetarët rëndësi ka zgjidhja e shqetësimeve të komunitetit të tyre. "Dua t'i fal-

enderoj të gjithë banorët e Kasharit për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, një fitore historike në Kashar për PS. Ishte një mesazh që na dha populli: Ata duan që të zgjidhim hallet e tyre, jo hallet e politikanëve. 30 qershorin e panë si një mundësi për të na dhënë një marrëveshje, për të na dhënë një votëbesim, një kontratë, që ne të zgjidhim hallet e tyre. Jemi kthyer sot për të zgjidhur këtë hall, nesër për të zgjidhur një hall tjetër, e kështu me radhë", nënvizoi ai. Veliaj siguroi se puna nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë

edhe me realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme, si Bulevardi i Kasharit dhe projekti tek "Shqiponja". "Do jemi posaçërisht të vëmendshëm,

duke nisur nga rruga e madhe, që është aksi dhe damari kryesor i qarkullimit në Kashar, te zona e Astirit, Rr. "Teodor Keko", nënkalimi dhe mbikali-

në të gjitha cepat. Nëse 4vjeçarin e parë është punuar kryesisht në akset kryesore, këtë 4-vjeçar do të kalojmë në blloqet e banimit, do të kalojmë pak më shumë drejt periferisë, për të pasur ekzaktësisht të njëjtat shërbime kudo", u shpreh Gjylameti. Paralelisht po punohet edhe për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në këtë njësi, që ka të bëjë me ndërtimin e Bulevardit të Kasharit. Fokusi në këtë mandat të dytë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës do të jetë jo vetëm te projektet madhore, por edhe te zonat periferike, në mënyrë që edhe ato të kenë një infrastrukturë moderne.

PROMOVOHEN DOKUMENATRI DHE LIBRI “RUZHDI BAXHAKU, NJË SHOK , NJË FISNIK, NJË MISIONAR”

Bashkia e Tiranës: “Mirënjohja e Qytetit” ish-kolonelit Rruzhdi Baxhaku Nga Halil Rama Bashkia e Tiranës nderon me Titullin “Mirënjohja e Qytetit”, ish-kolonelin Rruzhdi Baxhaku në vitin e parë të ndarjes nga jeta, duke e vlerësuar për drejtimin me përkushtim, kompetencë e profesionalizëm të sektorit të Emergjencave Civile për gati dy dekada. Dr.Erindi Bejko, Drejtor i Përgjithshëm i Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, duke i dorëzuar Familjes Baxhaku Titullin “Mirënjohja e Qytetit” për ish-kolonelin Rruzhdi Baxhaku, akorduar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, foli për vlerat humane, profesionale dhe organizative të tij. Me Ruzhdiun, tha ai, përballuam shumë ngjarje, si tërmete, përmbytje etj. Ne shihnim tek ai njeri, ekspertin me përvojë 15 vjeçare. Shpesh i drejtoheshim njëri tjetrit: “Ç’thotë komandanti për këtë problem?!”. Dhe Ruzhdiu me qetësinë, profesionalizmin dhe përkushtimin na mësonte si ti zgjidhnim edhe ne detyrat më të vështira që nuk kishin ndodhur më parë. E bija e Ruzhdiut, Anila, duke marrë çertifikatën e mirënjohjes falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe të gjithë pjesëmarrësit për respektin dhe mirënjohjen që kanë treguar dhe treguan për babain e tyre.Për vlerat e Rr.Baxhakut foli edhe ish-kolegu i tij, Baba Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryetar i Kryegjyshatës Bektashiane Botërore me qendër në Tiranë. “E kam patur shok, mik, vëlla. Së bashku kemi ndërtuar shumë objekte kulti , teqe në të gjithë Shqipërinë. Zoti ju bekoftë të gjithë ju që keni ardhur sot për të nderuar kujtimin e shokut tonë Ruzhdi”,theksoi Ai në fjalën e tij.Zv.kryetari i OBVL (Organizatës së Veteranëve të Bashkuar të Veteranëve), kol. Myfit Guxholli përshëndeti në emër të kësaj organizate. Ai falenderoi organizatorët për këtë aktivitet përkujtimor për ushtarakun e karrierës, skënderbegasin dhe ish anëtarin e Këshillit Drejtues të OBVL, Ruzhdi Baxhaku. “Ne si OBVL vlerësojmë kontributin e tij si pasardhës veterani, për forcimin e konsoldimin e OBVL dhe mbrojtjen e vlerave të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”,-tha ndër të tjera kolonel Guxholli. Kujtime impresionuese sollën nga takimet e bashkëpunimi me të ndjerin Rruzhdi Baxhaku miqte e kolegët e tij, gjeneral (dr) Agim Lala, ish-drejtori i Emergjencave Civile në bashkinë e Tiranës, Erion Koka, shkrimtarët Shpendi Topollaji e Vasil Premçi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në www.kohajonë.com)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAME

12 E diel, 28 KORRIK 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

KULTURE

13 E diel, 28 KORRIK 2019

Wired: Bunkerët e Shqipërisë, dëshmia e triumfit mbi nënshtrimin

M

ë shumë se 750 mijë bunkerë ushtarakë mbinin dikur anembanë Shqipërisë, një vend i vogël ballkanik i Europës Juglindore me sipërfaqe prej vetëm 28 748 kilometrash katrore, shkruan Laura Mallonee, e revistës së njohur amerikane “Wired”, e përmuajshme që fokusohet në faktin se si teknologjia ndikon në kulturë, ekonomi dhe politikë. “Bunkerët u ndërtuan nga diktatori komunist Enver Hoxha, i cili sundoi për 40 vjet pas Luftës II Botërore duke besuar se armiqtë mund ta sulmonin nga çasti në çast. Kjo në fakt nuk ndodhi kurrë. Më vonë, krejt pa zhurmë, qytetarët i përdorën vendstrehimet e luftës për të tjera qëllime si për të strehuar bagëtitë, akomoduar turistët ekskursionistë apo për të shitur ushqime të shijshme. Fotografi britanik Robert Hackman ka fiksuar imazhe të 250 prej tyre gjatë udhëtimeve të tij anembanë Shqipërisë në dekadën e fundit. Ato shfaqen në librin e titulluar “Metamorfoza: Ripërdorimi i Bunkerëve Shqiptarë të Epokës Komuniste”, një botim për të ci-

lin ai shprehet se është “një dëshmi e triumfit popullor mbi shtypjen dhe nënshtrimin”. “Dëshira ishte që ta regjistroja këtë kapitull kalimtar të historisë shqiptare”, shprehet ai, “dhe për të bërë të njohur jo vetëm bunkerët, por edhe popullin shqiptar dhe vendin e tyre në sytë e një audience më të gjerë”. Bunkerizimi i Shqipërisë ishte një sipërmarrje 2,2 miliardë dollarësh e nxitur nga izolimi ekstrem i vendit. Hoxha, vartësit e të cilit e quanin “forca e vetme”, mori kontrollin e ven-

dit në vitin 1944, duke ndërtuar një formë fanatike të komunizmit, që nuk krahasohej me asnjë aleat tjetër. Në vitin 1968, ai doli nga Traktati i Varshavës, që ishte një kundërpërgjigje e Moskës ndaj NATO-s, ndërsa ftohu dhe tendosi marrëdhëniet me ish-Bashkimin Sovjetik, ishJugosllavinë dhe Kinën. Pa asnjë vend aleat, ai u mbyll në bunkerë. Gjatë gjithë periudhës mes viteve 1970-’80-të, fabrikat prodhuan blloqe dhe kupola betoni të përforcuara me çelik për vendstrehime, madhësia e të

cilëve varionte nga një vendrojë për një ushtarë të vetëm në fortesa nëntokësore pesëkatëshe. Punëtorët përdorën traktorë dhe vinça për t’i ndërtuar bunkerët në plazhe, fusha dhe rrugë qytetesh anekënd vendit dhe qindra prej tyre humbën jetën në punë. Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, tokat ku ishin ngritur bunkerët iu rikthyen pronarëve të tyre të dikurshëm, të cilët u përpoqën t’i shfrytëzonin sa më mirë. Ata i shndërruan në gjithçka, nga qebaptore në salla bilardosh, siç ishte rasti i bun-

kerit që Hackmani pa në vitin 2001, ndërsa shërbente në Shqipëri si përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. Sa u takon shqiptarëve, ata kanë opinione të ndryshme: disa janë të lumtur që shohin shkatërrimin e tyre, ndërsa të tjerë janë të një mendjeje me Hackman dhe kërkojnë ruajtjen e tyre. Në vitin 2012, studentët e universitetit “Polis” në Tiranë ndërmorën projektin “Bunker me Mëngjes” (Bed and Bunker), një përpjekje për t’u shndërruar bunkerët në hotele me mëngjes për turistët. Projekti “Kërpudhat prej Betoni” krijoi gjithashtu hap pas hapi një manual lidhur me transformimin dhe ripërdorimin e bunkerëve. Në periudhën mes viteve 2014 dhe 2016, dy bunkerë të mëdhenj të nëndheshëm u shndërruan në muze, njëri prej të cilëve u dëmtua gjatë ndërtimit nga një grup protestuesish, që e shikonin muzeun si glorifikim të së kaluarës. Enver Hoxha vërtet nuk jeton më, por duket se së paku disa prej bunkerëve të tij do të jenë aty përgjithmonë”, përfundon Mallonee për revistën amerikane “Wired”.

ARTISTI AUSTRIAK

Shqiptarët në pikturat e Rudolf Otto von Ottenfeld

A

Rikthehet në vendlindje tenori kosovar i skenave botërore

P

as një viti tenori kosovar Ramë Lahaj, rikthehet në Kosovë për një koncert të dytë. Tenori i skenave botërore ka mbledhur disa nga miqtë e tij për t’i sjellë më 1 gusht në sheshin “Skënderbeu”, në koncertin me titull “Ramë Lahaj me miq”. Një koncert i madh dhe i hapur për të gjithë, ka qenë ajo që Lahaj ka pasur në mendjen e tij. Do ta konkretizojë në ditën e parë të gushtit edhe si një balancim kundrejt situatës dhe gjendjes politike në vend. Lahaj për këtë koncert ka ftuar dirigjentin David Crescenzi, me të cilin bashkëpunon, sopranon Besa Llugiqi, baritonët Kiril Manilov nga Bullgaria Adhurim Grezdën nga Kosova, sikurse edhe pianistin Edon Ramadani, të shoqëruar me orkestruesit nga Kosova e Shqipëria. Barrën më të madhe interpretuese në këtë koncert do ta mbajë vetë Lahaj. Miqtë e tij do t’i ndihmojnë për t’i dhënë më shumë laramani programit. Në Prishtinë ai do të sjellë repertorin e arieve, me të cilat është paraqitur nëpër skenat më prestigjioze të botës. E pasi është edhe 20-vjetori i çlirimit, Lahaj do të sjellë edhe pjesë nga veprat shqipe. Po ashtu në repertorin e përzgjedhur prej tij janë edhe këngët italiane. Ky koncert është pjesë e aktiviteteve “Ditët e diasporës në qytetin e Prishtinës”, si dhe organizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

i përcjell me një besueshmëri të admirueshme dhe besnikëri korrekte kostumet tradicionale por edhe shprehinë dhe karakteristikat dalluese të shqiptarëve, ku spikat krenaria dhe ashpërsia. Pasuria e kostumeve dhe ngjyrave, armëve dhe sendeve të tjera personale vijnë pas më shumë se 100 vitesh kaq domethënëse dhe kaq të vërteta. Më shumë se sa piktura ata janë ai testament shpirtëror i atyre banorëve që jetuan dhe luftuan. Bëhej fjalë për Shqipërinë nën sundimin osman, një Shqipëri hekakeqe por shprehëse.

EKSPOZITA

F

otografi Roland Tasho ka çe lur ekspozitën e tij të titulluar “Notre-Dame, një vështrim fotografik” këtë fundjavë në qytetin e Korçës. Krijimtaria e tij më e fundit prej 48 punimesh u ekspozua në zonën këmbësore të qytetit. Tasho pas një qëndri-

Roland Tasho sjell “Notre-Dame, një vështrim fotografik” mi disa mujor në Paris ku ka fiksuar momente shprehëse edhe nga Katedralja Notre-Dame, solli për herë të parë nga Korça atë

që ai e quan si kujtesë botërore dhe historike për objektin famshëm të kryeqytetit francez. Ambasadorja franceze në Tiranë Christina Vasak e pranishme në këtë ekspozitë e vlerësoi aktivitetin si shprehje e mardhënieve kulturore të vendit të saj me Shqipërinë dhe specifikisht me qytetin e Korçës. Krahas saj, edhe kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo e cilësoi hapjen e kësaj ekspozite fotografike me autor Roland Tasho si ngjarje artistike për qytetin.


AKTUALITET

14

E diel, 28 KORRIK 2019

Paketë masash për të luftuar fenomenin e pastrimit të parasë në Shqipëri

D

itën e premte ka hyrë në fuqi ligji që detyron të gjitha bizneset, edhe ato të vogla, që të hapin llogari bankare, që është pjesë e një pakete masash për të luftuar fenomenin e pastrimit të parasë në Shqipëri. Tatimet kanë njoftuar se Tatimpaguesit e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit/Administratës Tatimore janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit të tyre, jo më vonë se 90 (nëntëdhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji (data 26.07.2019) dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore. Ndërsa tatimpaguesit e regjistruar rishtas, janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/ organizatës, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/Administratën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore. Me anë të Ligjit nr. 31/2019 “Për disa shtesa në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përcaktuar se, tatimpaguesit persona

Ligji i ri/ Hyn në fuqi detyrimi për çdo biznes që të ketë llogari bankare

fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë, si dhe organizatat jofitim-

prurëse të regjistruara në organin tatimor, janë të detyruar të kenë llogari bankare të biznesit/ organizatës së regjistruar dhe ta deklarojnë atë në

KAFJA BASHKË ME ALKOOLIN, MUND TË SHKAKTOJNË DEHIDRATIM

Jepet alarmi për pijen më të dashur për shqiptarët: Mos e konsumoni! Ç

do vend dhe qytetërim ka karakteristikat e tij që e dallojnë nga vendet e tjera. Ushqimi, pijet, kultura dhe zakonet janë vetëm disa nga elementët përbërës të këtyre karakteristikave dalluese. Të gjithë e dimë se pija e preferuar e shqiptarëve, ose më saktë, le të themi pijet e preferuara janë kafja dhe rakia. Megjithatë, në temperatura të larta, të cilat do mbizotërojnë kryesisht këtë vit, ekspertët ka rekomanduar të hiqni dorë nga kafeja. Kjo, pasi kafja bashkë me alkoolin, mund të shkaktojnë dehidratim. Në vend të kësaj, ata kanë rekomanduar që në këto ditë të nxehta që po mbizotërojnë në Evropë të konsumohen trangujt, domatja, shalqiri, si dhe sallata të ndryshme. Krahas ushqimit, profesionistët e fushës shëndetësore kanë

administratën tatimore. Në rast të mospërmbushjes së detyrimit tatimor të sipërcituar, ligji parashikon sanksione për tatimpaguesit. Administrata Tatimore nxit

tatimpaguesit subjekte të këtyre përcaktimeve ligjore, të përmbushin në mënyrë vullnetare këtë detyrim ligjor brenda afateve. Ligji parashikon që biznesi dhe OJF-të janë të detyruara të hapin llogari bankare dhe nëse kjo nuk ndodh, ato do të penalizohen. Për secilën kategori, masa e gjobave është e ndryshme. Kështu tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me qarkullim deri në 8 milionë lekë, gjobë në masën 50 mijë lekë. Tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi, si dhe tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, me qarkullim mbi 8 milionë lekë, gjobë në masën 100 mijë lekë dhe së treti organizatat jofitimprurëse, gjobë në masën 75 mijë lekë. Në rast se subjekti nuk ka llogari bankare për transaksionet që kryen edhe pas dënimit si më sipër, dënohet me dyfishin e gjobës së parë

POLICIA RRUGORE E KRYEQYTETIT

Policia gjobë makinave me xhama të zinj, nuk falin as femrat

P

lëshuar paralajmërime edhe në kohën se kur duhet ekspozuar diellit. Sipas tyre, është me r ë ndësi që ekspozimi të mos bëhet përgjatë periudhës kohore 10:00-

17:00. Një paralajmërim i tillë është drejtuar posaçërisht kundrejt grave shtatzëna, fëmijëve, personave të moshuar, si dhe atyre që vuajnë nga sëmundja e zemrës.

olicia Rrugore e Tiranës bën me dije se ka nisur patrullimet për të ndëshkuar shoferët, të cilët lëvizin me xhama të zinj. Sipas Policisë Rrugore të kryeqytetit, gjatë kësaj jave, si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe ndëshkuar 87 drejtues mjetesh. Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë: Policia Rrugore e Tiranës, Plan Veprimi për evidentimin dhe ndëshkimin e automjeteve që qarkullojnë me xhama të errësuar. Gjatë kësaj jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara janë evidentuar dhe ndëshkuar 87 drejtues mjetesh. Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj

automjeteve me xhama të errësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë dhe rregulloren në zbatim të tij. Në funksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjatë 5 ditëve të fundit, janë

konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhama të errësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë parapritës, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundësisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës.


AKTUALITET

15

E diel, 28 KORRIK 2019

Qytetarët: Të kënaqur me shërbimin shëndetësor

M

inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore verore në Rrjoll një nga 28 qendrat e hapura gjate sezonit veror. Manastirliu ka biseduar me banorë dhe turistë të cilët lidhur me shërbimin shëndetësor. “Faleminderit doktoreshës dhe infermieres, faleminderit ju që keni menduar me e bë këtë punë, mirënjohje, gjë e madhe shumë. Unë vij prej Amerike dhe jam shumë i kënaqur, me këtë shërbim këtu, tepër të kënaqur”, u shpreh Ndue, një nga qytetarët që po merrte shërbim shëndetësor në qendër. “Ju faleminderit ministre, se është një pikë referimi, qendër e pastër, e rregullt, dhe infermieret shumë të edukuara mbi të gjitha. Është një pikë referimi si për banorët si për pushuesit. Unë kam dëgjuar edhe njerëz të tjerë, është shumë e vlerësuar kjo nisëm që keni ndërmarrë”, tha Pjerini, një banor i zonës. Gjatë inspektimit të qendrës verore Rrjoll, Manastirliu tha se po bëhet një punë voluminoze nga shëndetësia për të ofruar shërbim shëndetësor të aksesueshëm duke shmangur spitalet apo qendrat shëndetësore të largëta. “Për të gjithë ata që

Ministrja Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore në Rrjoll

vijnë me pushime, por edhe për banorët vetë, është një punë e madhe që po bëhet nga gjithë shëndetësia dhe është një punë voluminoze. Deri në datën 23 Korrik, të dhënat tregojnë që janë ofruar më shumë se 23, 500 shërbime jo vetëm me vizita

dhe konsulta por edhe me shërbime direkte, mjekime plagësh, me perfuzione, me mjekime të ndryshme duke shmangur spitalin, duke shmangur vajtjen deri në qendrat shëndetësore të largëta. Dhe duke pasur këtë akses është shumë më e lehtë

që të marrësh shërbim”, tha ministrja. Duke kujtuar qendrën shëndetësore të Velipojës të rindërtuar, që deri para një viti ishte e degraruar dhe sot ofron shërbime me cilësi të lartë, Manastirliu tha se programi i rehabilitimit të 300

qendrave shëndetësore do të vazhdojë me 100 qendra të reja. “Tani hapëm kantierin e 100 qendrave të tjera shëndetësore që do të vijojmë t’i rehabilitojmë. Programi i 300 qendrave shëndetësore është me të vërtetë një program që jo vetëm ka rikthyer vëmendjen tonë tek kujdesi parësor, por mbi të gjitha ka kthyer vëmendjen tek qytetarët, dhe tek shërbimet bazë që ata kërkojnë, tek mjeku i familjes, tek infermieri tek ata të cilët kanë besimin e parë, ku shkojnë dhe marrin shërbimin e parë shëndetësor”, deklaroi Manastirliu. Ndërkohë lidhur me këtë vizitë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në faqen e saj zyrtare në Facebook shkruan se nga 1 Qershor, mbi 23 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në 28 qendrat shëndetësore verore që po ofrojnë shërbim 24 orë në zonat bregdetare dhe ato malore, nga veriu në jug të vendit.

BASHKËPUNIM MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

M

inistri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dje në fokus pati zhvillimin e sektorit të turizmit gjatë dy viteve të fundit, ndërsa deklaroi se “vetëm këtë vit në territorin shqiptar janë hapur 227 hotele të reja, kryesisht në zonën bregdetare”. Kjo, sipas tij, ka rritur kapacitetin akomodues, por kemi akoma nevojë për struktura hoteliere në nivele cilësore. Në një intervistë për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ministri Klosi foli mbi progresin e dukshëm në sektorin e turizmit me investimet në strukturat e reja akomoduese dhe numrin e shtuar të turistëve. Ai u ndal te bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës për 1 paketë gjithëvjetore në turizëm, duke shfrytëzuar resurset tona nga dimri në verë, nga mali në det, nga qendrat historike në monumentet e natyrës, për

Zhvillimi i industrisë së turizmit, Klosi: Vetëm këtë vit u hapën 227 hotele të reja të rritur numrin e turistëve në të dyja anët e kufirit. “Detet Adriatik e Jon janë të përbashkëta, ne duhet ta pranojmë gjithnjë e më shumë këtë fakt. Pushuesit kosovar janë ata të cilët kanë krijuar destinacion, kanë ndihmuar që të zhvillohet zona e hotelerisë në Golem dhe tani po zhvillohet shumë hoteleria në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës, por edhe në zonën e jugut”, tha Klosi. Në vitin 2018, sipas ministrit, “1/3 e vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri kanë qenë ata me pasaportë kosovare”. “2 milionë kosovarë kanë hyrë në kufirin shqiptar vitin e kaluar dhe kjo është një rritje me rreth 27% më

shumë se një vit më parë. Edhe këtë vit përsëri i kanë qëndruar besnik plazheve shqiptare dhe vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e këtij biznesin në Shqipëri”, tha Klosi. Shqipëria dhe Kosova së bashku, sipas tij, “kanë shumë mundësi për të ofruar më tepër në turizëm”. Sezonin e ardhshëm, sipas ministrit “do të ketë vëmendje të shtuar e më shumë bashkërendim për festivalet muzikore të rinisë e të shumë aktiviteteve kulturore në Shqipëri dhe Kosovë. “Një falënderim të veçantë për medien që na mbështet duke e bërë më të frytshme aleancën tonë të përbashkët për promovimin e turizmit shqiptar”, tha Klosi.


FORUM

16 E diel, 28 KORRIK 2019

NARD NDOKA

Rast unikal. Pushteti bën grusht shteti. Godet këdo që i del përpara!

R

rëzon Gjykatën Kushtetuese, shpartallon Gjykatën e Lartë, i hap luftë frontale Presidencës, detyron Opozitën të dalë në rrugë, bllokon KLSH, merr peng Prokurorinë, nënshtron Shërbimet e Sigurisë, keqpërdorë Policinë e Shtetit, dhunon e përçan Artistët, fyen Akademinë e Shkencave, pushton me forcë të gjitha Bashkitë në vend. Vjedh, braktis e shembë pronat private e publike. I hap luftë medias së pavarur, blen copa të saj, godet portalet, përbaltos dhe dhunon gazetarët kundërshtarë, sponsorizon bythë-

lëpirësit. Rilindja ka blerë vullnetin e popullit, ka blerë deputetët e Opozitës në Kuvend, ka blerë median, ka blerë Artistë, ka blerë edhe qytetarë që po i shemb pronat, ka blerë të ardhmen e shqiptarëve. Një pushtet pushtues, që operon si bandë, duke dhunuar ligj e kushtetutë dhe këdo që i del përpara! Po tani? Ky është fundi i tij, me votë ose me forcën e ligjshme të protestës. Kjo bandë në pushtet duhet të ndalet dhe të largohet me çdo çmim që ka liria. Qëndrimi më tej është fatkeqësi kombëtare dhe përgjegjësi për të gjithë

shqiptarët që kanë vendosur të qëndrojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Opozita duhet t’u prijë qytetarëve, jo duke menaxhuar zemërimin e tyre, por duke i garantuar se kjo kauzë është gjithçka. Opozita duhet të kthehet në alternativë dhe shpresë për nesër, duke deklaruar publikisht se nuk do ketë taksë për rrugën, se çmimi i naftës, energjisë elektrike, e ujit të pijshëm do të jetë më i lirë. Biznesi do çlirohet nga taksa progresive, se ekonomia do çlirohet nga monopolet, se shteti do jetë njësoj për të gjithë. Edi

Rama ka marrë tatëpjetën e vet politike, morale, ndërkombëtare e qytetare. Rilindja është shkërmoqur në sytë e shqiptarëve. Lulzim Basha, si Lider i Opozitës së Bashkuar, sot ndjehet më i fortë se kurrë, forca politike e morale e opozitës nuk është pushteti në Kuvend, as punësimet në disa Bashki, por mbrojtja e in-

teresit publik, qëndresa, idetë, vizioni dhe programi politik për nesër. Populli ka folur me protestat më të mëdha që ka njohur pluralizmi, ka konfirmuar mazhorancë të re. Është detyrë e Opozitës të gjejë formën, mënyrën, rrugën për të marrë përgjegjësi institucionale. *Kryetar i Partisë Demokristiane

HUMOR

(Sipas një ngjarjeje të vërtetë)

Rrëfenjë nga Skifter Këlliçi

K

ohë më parë një shok imi, V. GJ., më kallëzonte ngjarjen e mëposhtme, ndodhur në verë të vitit 1953, kur ai kishte qenë ushtar në një repart kufitar, pranë një zone malore. Ushtarët kishin bërë qitje me karabinë, me mitralozin trikëmbësh që quhej DP dhe tani e kishin radhën të bënin qitje me granatë. Ndaj në poligonin e repartit ushtarak, në një largësi prej 25 metrash ishte hapur një gropë me hapësirë pak më të madhe e perimetri një pusi uji. Granatat ishte nga ato nga ato që lëçitësit e këtyre radhëve në mos “pe vërteti”, i kanë parë nëpër filma, pra kishin formë vezake, me vija të thelluara vertikale dhe horizontale, si meridianët dhe paralelet e globit tokësor ku kemi fatin të jetojmë lumturakisht. Kësisoj, nga largësia e mësipërme ushtarët, një nga një, do të merrnin hov dhe do të flaknin granatën, mundësisht brenda sipërfaqes së mësipërme, ose sa më afër saj. Merret me mend se ato ishin mësimore, pra që nuk sillnin asnjë rrezik, sepse ciflat e tyre nuk fluturonin më larg se tre-kaër metra rreth gropës. Për të parë qitjen, kishin ardhur shumë nga oficerët dhe nënoficerët e repartit, madje edhe Cufja, oficer i dalë në pension, shumë I afërt me një nga gjeneralët më të mëdhenj të asj kohe , edhe në udheheqje. Gojë më gojë e vesh më vesh, deri në repartin e largët malor, kishte ardhur llafi se gjatë luftës ai kishte qëruar nga faqja e dheut plot armiq edhe me gjuajtje granatash. Madje një herë, si$ rrëfenin, kishte gjuajtur me granatë që nga një kodër larg, ku qëndronin partizanët, mu brenda dritares së një komandature gjermane, ku pas plasjes së saj surretërve dhe trupave pa jetë të ushtarakëve që ndodheshin brenda asaj zyre, nuk u dallohej as nami dhe as nishani. Ta pret mendja, se me këtë largësinë,

Granata që pëlciti në... halenë e repartit teprohej, sa nuk hante as kandari. Mirëpo, Cufja, për këtë ngjarje të vërtetë ose e të pavërtetë, nuk kishte bërë kurrë zë… Me të mbaruar qitja, e cila doli shkëlqishmërisht, sa nuk pritej, me një fjalë që të gjitha granatat e gjuajtura nga ushtarët ranë mu brenda gropës, disa nga ushtarët iu lutën Cufes, veteran të këtij reparti që, si nishanxhi i regjuar që kishte qenë gjatë Luftës, të bënte një hedhje demonstrative të granatës. Por, ama, jo me granatë mësimore, nga plasja e të cilave prej gropës së gërmuar, ve$ ciflave fluturonin edhe ca guriçka, grimca dheu dhe pluhur, por me granatë të njëmendtë. Sigurisht se ishte kërkesë habitshme, që nuk përfshihej në programin, por Cufes ato fjalë lavdiplota i erdhën ëmbëlake dhe i gudulisën shpirtin dhe zemrën. Ndaj dhe ktheu kokën nga komandanti i repartit, si të kërkonte edhe mendimin e tij. Dhe komandanti e mori këtë vështrim si urdhër, sepse, helbete, fjala ishte jo vetëm për një ish-oficer famëmadh të këtij reparti, por për më tepër, edhe për një të afërm të një gjenerali nga më të mëdhenjtë dhe, pa e zgjatur, vetëm me një lëvizje të kokës, urdhëroi magazinierin të sillte nga depoja e armatimeve një granatë që pëllciste vërtetësisht. Dhe magazinieri pa një dhe pa dy, zbatoi urdhrin e tij. Në këto e sipër, Cufja e mbërtheu granatën në dorë, e tundi, si të maste forcat dhe pastaj ktheu kokën nga gropa ku duhej të flakte. Në luftë kishte qenë i fuqishëm si dem. Por edhe tani, mesoburrë, po si dem ishte. Mirëpo, përpara se të fillonte qitja mësipërme mësimore, ai kishte rrëkëllyer ca gota në klubin e repartit, ku, doemos, e kishin qerasur oficerët dhe komandanti në fjalë. Mendjen e kishte top, por jo shikimin. Sidoqoftë, i hoqi granatës sigurecën dhe nderi dorën prapa, që ta degdiste tutje e tëhu, bash në gropën ku kishin

përfunduar granatat e tjera mësimore. Por, ngaqë dielli që vazhdonte si i dremitur rrugëtimin e tij të zakonshëm nëpër qiell, i lëbyri cazë sytë, ose, ngaqë e kuptoi se granatën nuk do të mund ta vërtiste shumë larg, u kthye të merrte vrull, por mbeti cazë si i mëdyshur. Këtu ndodhi mënxyra. Të tërë sa ishin aty përreth, oficerë dhe ushtarë, lëshuan ca britma veshçjerrëse, që sikur i kallën datën Cufes, dhe ai, duke e marrë me mend se granata mund edhe t’i shpërthente në dorë, e lëshoi sa i hante dora dhe krahu, pa e ditur e se ku do të bitisej… Duhet të sqaroj lëçitësit, se siç më rrëfente shoku këtë ngjarje, andej nga Cufja hidhte vështrimin e tij humbarak, ndodhej gropa e ujërave të zeza të nevojtoreve dhe pak më tutje klubi i kulturës që pasohej nga menca, zyrat, magazina e rrobave dhe pastaj fjetorja e ushtarëve. Dhe, për djall, granata e flakur nga dora e Cufe shenjëtarit, bitisi jo në gropën e hapur nga ushtarët për hedhjen e granatave mësimore, por shi në gropën e halesë së repartit. Dhe tanimë që atje nuk u shpërthyen në hava, guriçka, mbështjellë me re pluhuri, por rrëke ujërash haleje me kutërbime të ukubetshme që lyen e përlyen gjithçka në një hapësirë të madhe, së pari trupat e oficerëve dhe ushtarëve të shtirë palmuç për tokë, dhe, çka ishte edhe më e beterosur, u hallakatën mbi çatitë e ngrehinave e mësipërme të repartit, pastaj brenda tyre, në tryezat e mencës, në librat e dhomës së kulturës, në mbulesat e shtretërve të fjetores, në magazinës rrobave… Por këto nuk ishin hiçmosgjë para përlyerjes me copa të zeza të pëgërash të busteve të vogla të Enver Hoxhës dhe Stalinit që komandanti mbante në zyrën e tij, të cilat ishin bërë sterrë. Si mbetën të tromaksur nga kjo gjëmë brengëmadhe, tërë me oficerë dhe ushtarë, pa edhe guzhinierë, brofën vrikthi më këmbë, prekën

gjokset, mullaqet e syfeteve të tyre, se mos ishin ishin zografisur, mos o zot, me cifla të asaj granate të mallkuar, dhe morën frymë lirisht, ndonëse duart iu qullosën nga shukat e lëngëshme të fekaleve, që u kullonin deri poshtë në grykë. Daha më ligsht e kishte pësuar shkaktari i kësaj zallamahie, Cufja që ishte plandosur në një pellgth muti dhe po zhgërryhej si derri në llum në të. Por e keqja me e madhe i priste me pas. Pasdite ishte parashikuar që të vinte për vizitë një grup ushtarakësh sovjetikë, i shoqëruar nga gjenerali, si$ përmenda më lart, mik i Cufes. Ndaj të tërë u turrën nga banjot, zhveshën rrobat që u qelbeshin për ibret dhe zunë të sapunoseshin të laheshin e shpëlaheshin me ujë të nxehtë në dushe, pa e vrarë mendjen, veçanërisht oficerët, se ishin hallatebythëjashtë para vartësve të tyre ushtarë. Pastaj ashtu çullak, si i kishte bërë nëna, u sulën nga magazina dhe si mundën rrëmbyen rroba të reja, se të ato që kishin veshur, disa ushtarë, roje, që nuk kishin pësuar këtë hata mënxyrëmadhe, po i mblidhnin, për t’i çuar në lavanteri. Në këto e sipër, u bë sa kaq rrëmujë, sa nuk e merrte vesh qeni të zonë. Dhe kjo, sepse edhe një pjesë e rrobave në magazinë ishin njollosur nga ujërat e zeza që kishin depërtuar nga dritaret. Ata ushtarë që nuk mundën të gjenin rroba të reja në magazinë, nisën të hiqnin prej rrobave që mbani n njollat e fëlliqura. Pati fat komandanti, që kishte ruajtur në raftin që mbante në zyrë një uniformë tjetër, fshiu sa i I bëri xixë bustet e vogla të Enver-Stalinit, duke mallkuar veten që i kishte dhënë urdhër nënoficerit të depos së armëve të sillte granatën. Pra, mallkonte edhe Cufen që kishte shkaktuar tërë këtë katrahurë. Kuptohet se më i sikletosuri i gjithëve ishte vetë Cufja, jo vetëm për marrëzinë me okë, që kishte bërë, por edhe

sepse, i veshur me rroba beharore, që ishin bërë helaq, tani rrekej të gjente një uniformë ushtari. Mirëpo, nga që ishte bullafiq, mezi gjeti një të tillë dhe shëmbëllente tani me Shvejkun e filmit aq të goditur të romanit dhe filmit. Kur grupi ushtarakëve sovjetikë me gjenaralin mik të Cufes shkeli këmbë në repart, ata i priti me temenara, por zemërdredhur komandanti dhe oficerët. Doemos, i priti edhe Cufja. Gjenerali zgurdulloi sytë , kur e pa atë të veshur ushtar. Por Cufja i ftilloi me lezet se kishte marrë pjesë në stërvitjen e ushtareve për hedhjen e granatës, ndaj ishte veshur ashtu. Atëherë gjenerali e lëvdoi dhe ua shpjegoi këtë veprim të Cufess miqve të dashur sovjetikë. Mirëpo atyre u bëri përshtypje një erë disi e qelbur, që i bënte të mblidhnin buzët dhe të mbyllnin fyejt e hundëve. Por jo gjeneralit, që fatmirësisht ato ditë i kishte hundët të zëna nga rrufa. Atëherë Cufja, që kishte shtrydhur trutë më parë, si gjente një bi$im shkaku të kësaj hataje që kishte ndodhur kaq papritur për gomarllëkun e tij me brirë, si me lezet i shpjegoi atij se era vinte nga një burim ujërash… termale që kishte shpërthyer pa pritur diku pas kodrave, tutje repartit ushtarak. Gjenerali zhgarrepsi sytë, por pasi i hodhi mikur një vështrim zhbirues për shpjegimin që i kishte tërcifërsirosur, u shpjegoi sovjetikëve $’kishte ngjarë. U bindën, a s’u bindën ata nga ky shpjegim i sajuar, këtë nuk e mori vesh askush aty, por miqtë e shquar sovjetikë, dhe tok me ta edhe gjenerali madhor, u ranë druve shkurt, pra nuk e zgjatën shumë vizitën, sepse duhma që era e fortë sillte nga ai… burimi me ujëra termale, ishte bërë pambarimisht e sëkëlldishm. Nga ana tjetër, gjenerali e mori pak a shumë me mend, $’kishte ndodhur… Por, ngaqë më pas komandanti mbeti po komandant, dhe Cufja, ndonëse rrallë, shihej të kalonte serbes nga rruga ku ndodhej reparti, kuptohet se i kishte vënë kapak kësaj meseleje, sepse, në fund të fundit, ve$ mutrave qe kishin pëllcitur në hava nga gropa e halesë dhe stërkalave të tyre, që kishin sjellë këtë duhmë hundëshpuese për gazep pas hedhjës fatgremisur të granatës nga shenjëtari mësipërm namëmadh , asnjë rrezik tjetër nuk kishte ndodhur në atë repart.


FORUM ANALIZË Nga Marjana Doda

J

emi një vit nga Marrëveshja e Pre spës e cilësuar si e suksesshme, megjithatë frytet e këtij suksesi nuk po i shijon Maqedonia e Veriut. Ende në pritje të hapjes së negociatave drejt Bashkimit Europian vendim i së cilës pritet të merret në tetor të këtij viti por asgjë e sigurtë. Me të drejtë analiste por dhe vetë ndërkombëtaret e kanë quajtur këtë vendim, premtim të pambajtur ndaj Maqedonisë së Veriut e cila me marrëveshjen e Prespës duket se i kishte plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për integrimin e saj. Ndonëse Maqedonia si "FYROM" i plotësoi kushtet, tashmë si Maqedonia e "Veriut", procesi i kushtëzimeve po fillon nga e para. Kohët e fundit është shpalosur edhe më shumë kjo frymë kushtëzimesh nga ana e Bullgarisë e cila ka pretendime kulturore e historike ndaj Maqedonisë së Veriut. "Përmirësimi i marrëdhënieve është kusht i detyrueshëm për nisjen e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE". Me këtë traktat ishte krijuar dhe Komisioni i përbashkët për çështjet historike dhe arsimore për zgjidhjen e kontesteve të lidhura me historinë e të dyja vendeve. Gjatë vitit 2017 Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan Traktatin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit. Të dy vendet pretendojnë të zgjidhin mosmarrëveshjet historike që kryesisht kanë të bëjnë me gjuhën, kulturën dhe historinë maqedonase të para Luftës së Dytë Botërore. Zyrtarët bullgarë kanë deklaruar se historia e Maqedonisë së sotme është e përbashkët me atë të Bullgarisë deri në vitin 1944, andaj edhe kanë kërkuar aneks në Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë që pala maqedonase të pranojë këtë si fakt. Megjithëse ka dy vite që keta dy vende kanë nënshkruar marrëveshjen për fqinjësi të mirë, muajt e fundit ka patur retorika në nivelet më të larta qeveritare lidhur me patriotin bullgaro-maqedonas Goce Dellçev por dhe pretendimet e tjera gjuhësore. "Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë që nuk po i shohim këto keqpërdorime, provokime dhe falsifikime që po bëhen nga ana e Shkupit. Maqedonisë ja hapëm derën drejtë NATOs, me anë të nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë.. Tash flasim për inkuadrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian. Ky inkuadrim duhet të kalojë nëpërmes rrugës së njohjes së historisë së vërtetë", thotë Angell Xhambaski, eurodeputet Bullgar. "Unë jam maqedon, flas gjuhën maqedonishte, kjo është e drejtë e imja. Kjo është vlerë evropiane. Unë pres që vlerat evropiane të pranohen nga të gjithë. Ashtu siç kam shtrirë dorën dhe kam pranuar të ndajmë historinë e përbashkët, do të vazhdoj

të flas në frymën e miqësisë dhe do të vazhdoj të ndërtoj fqinjësi të mirë, pa marr parasysh se në çka i bazojnë deklarata e tyre. Unë besoj se zoti Karakaçanov, ministrja e jashtme Zaharieva dhe kryeministri Borisov, por para se gjitha populli bullgar është popull mik i popullit tonë", deklaroi Zaev, duke shtuar se të drejtën e përcaktimit e garanton Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit me të cilën Maqedonia do të ketë emër të ri , Maqedonia e Veriut. Zoti Zaev, mos e keqpërdorni temën me gjuhën maqedonase. Kjo mund t'ju kushtojë me anëtarësimin në NATO dhe BE…Maqedonia e Veriut është emërtim gjeografik që përfshin edhe territore të Republikës së Bullgarisë., kishte deklaruar Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër për Siguri dhe Ministër i Mbrojtjes së Bullgarisë. Javë më parë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Elizabeta Zaharieva tha se nuk do të bëjnë kompromis me të vërtetën dhe se nga Maqedonia e Veriut nuk duan asgjë më shumë se të vërtetën. Mosmarrëveshje mes dy vendeve ekziston edhe për datën e përkujtimit të Goce Dellçevit. Bullgaria propozon që përkujtimi i Goce Dellçevit të bëhet më 4 shkurt, në ditën e lindjes, ndërsa pala maqedonase, siç thotë Zaharieva, propozon 7 tetorin, ditën kur eshtrat e Goce Dellçevit janë sjellë në Shkup, që rezulton si datë e papranueshme për Bullgarët. Gotse Delçev (1872-1903) ishte një aktivist revolucionar bullgar në territorin e Maqedonisë së sotme Veriore, e cila ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane në atë kohë. Në Maqedoninë Veriore, ai shihet gjithashtu si një hero kombëtar dhe një maqedonas. Drejtori i Institutit të Maqedonisë Veriore për Historinë Kombëtare dhe kreu i ekipit të vendit të tij në Komisionin dypalësh mbi historinë, gjuhën dhe etninë, Dragi Georgiev, kohët e fundit tha se Maqedonia Veriore kurrë nuk do ta njohë Gotse Delçevin si bullgar. Presidenti Pendarovski gjithashtu nënvizoi në një intervistë për EURACTIV se "njohja e Delçev si bullgar ishte një vijë e kuqe te cilen Shkupi nuk mund të jetë gati të kalojë". Shkupi dhe Sofja kanë arritur një marrëveshje mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ranë dakord të ngrenë një komision të përbashkët për të punuar në çështje të diskutueshme si historia, gjuha ose përkatësia etnike. "Bullgarët kanë filluar të ankohen në Bruksel lidhur me punën e komisionit, duke u ankuar se nuk ka pasur rezultate … Në mënyrë joformale ata thonë se nëse nuk ka rezultate," ne do të bllokojmë "," tha Pendarovski në intervistë. Kryeministri bullgar Bojko Borisov paralajmëroi me (20 qershor) Maqedoninë e Veriut kundër asaj që ai tha se ishte "retorika anti-bullgare" dhe përvetësimin e historisë së Bullgarisë

17 E diel, 28 KORRIK 2019

Maqedonia e Veriut përballë kushtëzimeve të reja bullgaro-greke si të saj, duke thënë se ajo "duhet të ndalet". Bullgaria, shtetësia e së cilës u krijua në shekullin e shtatë, konsideron se ish republika jugosllave, e cila njihet me emrin e Maqedonisë vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, po vjedh episodet e historisë mesjetare të Bullgarisë dhe më të fundit. " Ata [Shkupi] mund të thonë "Bullgaria po na ndalon" ose "Bullgaria po bën pengesa", por nuk mund ta lejoj këtë [të vazhdojë]. Bullgaria bëri gjithçka, dhe ata u ngjitën në qiell. Tani ata duhet të bëjnë kompromise në komision. Dhe retorika anti-bullgare duhet të ndalet ". Por tonet e ashpra tentoi ti ulë kryediplomati maqedonas ; "Kryesia e Bullgarisë me Këshillin evropian, ka ndihmuar shumë që vëmendja e Evropës të jetë në rajon dhe pas plot 15 viteve në Sofje të mbahet samiti me Ballkanin Perëndimor. Si fqinjë që nënshkruam marrëveshje për miqësi të mirë, të cilët prekën çështje shumë delikate dhe emotive për të dy palët në mendimin historik, unë jam i bindur që do të gjejmë mënyrë, me anë të respektimit të tjetrit dhe miqësisë të mos i rrezikojmë qëllimet kryesore", theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu retorikat e ndezura duket se u ulen më shumë gjatë samitit të Poznanit për Ballkanin Perendimor , ku u vendos që Maqedonia Veriore dhe Bullgaria të organizojnë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore Nikola Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Ekaterina Zakharieva në nje konference per mediat theksuan se :"Mbajtja e një presidence dypalëshe mbi Procesin e Berlinit për afërsinë ndërmjet këtyre vendeve brenda Ballkanit Perëndimor dhe siguron dritën jeshile dhe motivimin për të zgjeruar bashkëpunimin në platforma të tjera", tha Dimitrov . "Unë mendoj se presidenca jonë e përbashkët me kolegët e Maqedonisë Veriore do të fuqizojë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të zgjidhur problemet e tyre", tha Ministrja e Jashtme e Bullgarisë,Zaharieva Menjehere pas kësaj qeveria maqedonase vjen me nje deklaratë ku u vendos se "Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do t'i shënojnë së bashku festat historike të Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimentit, Shën Naumit dhe Mbretit Samoil. "Me çdo festim zyrtar të këtyre përsonaliteteve, e vërteta historike për historinë tonë të përbashkët duhet të shënohet qartë. Parimet dhe vëzhgimet e përbashkëta për përmbajtjen e teksteve shkollore për klasën e pestë në Republikën e Bullgarisë dhe për klasën e gjashtë në Republikën e Maqedonisë së Ver-

iut (Parahistoria dhe Historia e Lashtë) pranohen. Mbështetet propozimi i Komisionit për rishikimin e materialit mësimor në librat shkollorë për klasën e gjashtë në Republikën e Bullgarisë dhe klasën e 7-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit 2019", Por edhe pas këtij vendimi Bullgaria këmbëngul deri në fund për të marrë atë që pretendon, në të kundërt do të ketë kushtëzime, siç do ta shikojmë dhe tek deklaratat e presidentit bullgar Rumen Radev ."Detyra jonë është që ta mbështesim Maqedoninë e Veriut, por jo pa kushte dhe pa rezerve", theksoi presidenti bullgar Rumen Radev në takimin me ambasadorët në Sofje. Marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë praktikisht e hapi derën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së. Bullgaria duhet të jetë dhe është shteti që më tepër e mbështet Maqedoninë e Veriut, ky është detyrimi ynë ndaj vëllezërve tanë atje, por është e qartë se mbështetja nuk është e pakushtëzuar dhe pa rezervë. Duhet të jemi të sinqertë se qartë t'i vendosim linjat e kuqe", thotë Radev. Ka punë lidhur me librat shkollorë, librat, mediat, botuesit dhe televizionet që të pastrohet gjithë ajo që na largon njëri nga tjetri. Emocionet personale na ndihmojnë për atë. Nevojitet angazhim më i madh i institucioneve", theksoi Radev. Kjo tregon qartë kushtin e Bullgarisë ndaj fqinjit të tij ndërsa edhe njëhere shpërfaqet kushtëzimi i Maqedonisë së Veriut ndaj integrimit europian. Vallë a nuk mjaftoi ndryshimi i emrit si kusht i vetëm për integrimin e saj drejt Europës? Po ashtu Kryeminis-

tri i ri i Geqisë i njohur për kundërshtitë e tij ndaj Marrevëshjes se Prespës, ka deklaruar se :"Në Ballkan, siç kemi thënë disa herë, është prioritet të zbuten pasojat negative të zbatimit të Marrëveshjes të Prespës. Nga sjellja dhe bashkëpunimi i mirë i fqinjëve tanë, do të vlerësohet rruga e tyre drejt Bashkimit Evropian", tha Micotakis. Kjo deklarate e kryeministrit te ri grek , duket sikur e ka vënë në "provë " këtë marrëveshje në saje të "plotësimit të detyrave" sipas vlerësimit grek. Kushtëzimet apo "kërcënimet" diplomatike nga fqinjët ka bërë që së fundmi vete Kryeministri i Maqedonisë së Veriut të dorëzohet, duke folur kështu me "gjuhen e tyre". Pak ditë më parë Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për televizionin grek Alfa TV ka theksuar se:" Maqedonia e Veriut dhe maqedonasit në të kaluarën kanë përvetësuar historinë e huaj ballkanike dhe botërore". Sipas tij, kjo është bërë pa mbajtur llogari se ajo do të ndikojë tek fqinjët dhe do të shkaktojnë një situatë të zënies më fqinjët dhe me këtë ishin mbyllur proceset për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Kjo deklaratë ndezi mjaft polemika në publik pasi në këtë mënyrë Zaev pranon atë që kryeministri Bullgar Borissov pretendon, ku siç përmenda me lart, fliste për "përvetësim të historisë nga ana e Maqedonisë së Veriut". Por lind pyetja cila do të jetë historia e Maqedonisë së Veriut ,e asaj para 17 qershorit 2018 apo ajo pas saj ? Pasi me Marrëveshjen e Prespës nuk erdhi vetem një emër i ri por duket se një shtet i ri po lind në Ballkan…

Shpallje Ankandi i Parë për shitjen e Pasurisë Lloji i pronës: Truall me sipërfaqe 210.00 m²; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/623, Vol. 36, Faqe 239 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92; në vlerën prej 50,400 (pesëdhjetë mijë e katërqind) EURO dhe Pasurisë: Lloji i pronës: Njesi; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/277, Vol. 23, Faqe 92 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92 – vijon në Vol. 23, Faqe 92 deri në Vol. 36, Faqe 239; në vlerën prej 93,600 (nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 31.07.2019.


VIP

18 E diel, 28 KORRIK 2019

Si u njohën Dua Lipa dhe Anwar Hadid me njëri-tjetrin? Superylli i muzikës pop Dua Lipa ka dominuar listat e Britanisë së Madhe që nga publikimi i hitit të saj, “New Rules”. Këngëtarja shqiptare gëzoi sukses të mëtejshëm me këngët si “One Kiss” dhe “IDGAF”. Kohët e fundit, Dua ka nisur një lidhje të re dashurie me anëtarin më të ri të familjes së famshme Hadid. Por si u takuan Dua Lipa dhe Anwar Hadid? Ja gjithçka që dimë për çiftin… Sipas TMZ, lidhja e Hadid dhe Duas nisi në fillim të qershorit 2019, pasi modeli amerikan tregoi disa nga veprat e tij muzikore për fituesen e çmimit “Grammy”. Një burim i tha faqes së internetit se gjërat midis palëve “filluan të zhvilloheshin në fillim të qershorit”, dhe pasi zbuloi se Lipa ishte ndarë nga i dashuri i saj afatgjatë, Hadid “e bindi atë për një takim”. Duke folur për TMZ, burimet vazhduan të pohonin se çifti “dolën, kaluan kohë së bashku dhe pëlqenin njëri-tjetrit”. Pra, detajet e sakta rreth asaj se kur çifti janë takuar për herë të parë janë disi të mjegullta. Siç raportohet nga The Sun, Hadid dhe Lipa u lidhën gjithnjë e më shumë gjatë gjithë muajit qershor dhe u panë madje duke shijuar një takim intim

Martohet Bebe Rexha në Malibu. Marrëdhënia mes tyre filloi disa javë pas ndarjes nga ish-i dashuri i Duas, Issac Carew, dhe kur fliste për ndarjen e fundit të artistes Lipa, një burim i tha gazetës: “Dua dhe Isaku kanë shumë histori dhe ai ka një vend të veçantë në zemrën e saj. Por ajo ka qenë në Los Angeles pothuajse që kur ata u ndanë, dhe kështu ajo ka pasur më shumë kohë që të njihet me Anwarin”. Sipas Vogue , Hadid u nda nga aktorja Nicola Peltz në vitin 2018 dhe më parë ishte romantikisht i lidhur me sytë e Sofie Richies dhe Kendall Jenner – dhe ndonëse disa raporte sugjeronin se Hadid dhe Lipa u lidhën së pari për dashurinë e tyre për muzikën,

nuk mund të fajësohet se vëllai i superyllit Gigi Hadid, mund të ketë luajtur rolin e personit që ka bërë hapin e parë. Sipas Harpers Bazaar, çifti u pa kohët e fundit së bashku në festivalin muzikor britanik “Summer Time Hyde Park” në korrik – dhe siç raportohet nga Revista People, çifti më i ri i showbizit u panë sërish bashkë në koncertin e “Amazon Prime Day” në New York. Megjithatë, pavarësisht se lidhja e tyre është mjaft e hapur deri më tani, asnjëra palë nuk ka komentuar publikisht mbi statusin aktual të marrëdhënieve të tyre. Pra, ndoshta ky çift po përpiqet t’i mbajë gjërat në qendër të vëmendjes, dhe nëse është kështu, është më mirë për ta.

Kylie Jenner heq nga rrjetet sociale Jordyn Woods pas skandalit të radhës

Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson dhe Jordyn Woods solli një krizë në shoqërinë midis kësaj të fundit dhe Kylie Jenner. Dy shoqet që dikur ishin të pandara, arritën në një

pikë ku vetëm përshëndeteshin me njëra-tjetrën nëse rastisnin në të njëjtin event. Mirëpo së fundmi, në internet ka qarkulluar një video ku Jordyn shfaqet duke kërcyer

në një klub me një tjetër ishpartner të Khloe-s, James Harden. Sipas ‘TMZ’, Woods dhe basketbollisti i njohur janë takuar rastësisht dhe kanë vendosur të kalojnë bashkë disa momente. Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga Kylie, e cila e ka fshirë Jordyn nga rrjetet e saj sociale, duke lënë të kuptohet se nuk ka më asnjë shans pajtimi. ‘TMZ’ raporton se Woods dhe Harden takohen për një kohë të gjatë tashmë dhe ajo që ka acaruar më shumë motrat e familjes Kardashian-Jenner, kanë qenë gënjeshtrat e mikeshës së saj. Nga ana tjetër, Jordyn vazhdon të ndjekë Kylien dhe faqet e tjera të ‘Kylie Cosmetics’ në ‘Instagram’. Nuk e dimë nëse do ketë një tjetër reagim nga ana e modeles si në skandalin e parë, por kjo gjë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Këngëtarja Bebe Rexha ka nxitur thashethemet në Facebook se po martohet. Ajo publikoi një video e veshur me vello ndërsa shkroi se e mbajti lajmin shumë privat. Bebe e konsideroi ditën e sotme si më të bukurën në jetën e saj. “Dita më e bukur e jetës time. E kam mbajtur shumë private. Shumë foto dhe video do të vijnë. Ju dua të gjithëve,”-shkroi këngëtarja duke e shoqëruar me një emoji unaze. Por nuk dihet ende nëse është e vërtetë apo bëhet fjalë thjesht për një shaka të yllit të popit. Ndërsa disa fansa hamendësuan se mund të bëhet fjalë edhe për projekt muzikor. Deri tani Bebe e ka mbajtur shumë të fshehtë jetën e saj personale.

Jenner për një postim në Instagram fiton 1.2 milion dollarë

Heqja e numrit të saktë të pëlqimeve në rrjetin social, Instagram, do të sjellë probleme për disa personazhe të famshme, të cilët fitojnë para vetëm nga kjo gjë. Por, njëra që nuk do të brengoset për këtë nuk ka dyshim se është ylli televiziv, Kylie Jenner. Kjo pasi sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, për personazhet më të paguar në Instagram, Kylie po vazhdon të thyejë rekorde. Ajo paguhet 1.2 milionë dollarë për vetëm një postim në këtë rrjet social që i bie (1 milionë e 114 mijë euro), çmim ky që është rritur nga viti i kaluar ku merrte një milionë dollarë. Vendin e dytë në listë e zë ylli botëror, Ariana Grande, e cila fiton 966 mijë dollarë për një postim në Instagram apo (867 mijë e 332 euro). Gjithashtu, në muajin mars Forbes e quajti Kylien miliarderen më të re, në saje të linjës së kozmetikës që shitet në internet dhe në ULTA, me ç’rast i është rritur edhe audienca në rrjetin e lartpërmendur. Nga ana tjetër, një shumë marramendëse nga Instagrami e fiton edhe futbollisti i famshëm botëror, Cristiano Ronaldo, ku renditet i pari në mesin e sportistëve të tjerë. Ai përfiton afro 784 mijë funte (874 mijë euro) për një postim që bën në rrjetin social Instagram, ku ka mbi 173 milionë ndjekës.


SHOWBIZ

19 E diel, 28 KORRIK 2019

Shtëpia e Gjyste Vulajt si një pallat mbretëror

Përveç se një nga këngëtaret më të pëlqyera të vendit tonë, Gjyste Vulaj është dhe një nga personazhet më aktivë në rrjete sociale. Ajo publikon shpeshherë foto apo video nga performanca të ndryshme në koncerte, ndërsa përsa i përket jetës private, mundohet të jetë pak më e mbyllur. Megjithatë, së fundmi, Gjyste ka publikuar një foto ku ka zbuluar një nga ambientet e shtëpisë së saj dhe duhet ta

pranojmë se duket si dhomat tipike të ndonjë pallati mbretëror. Kudo mbizotëron ngjyra e bardhë, me një tavolinë të gjatë në mes dhe 2 abazhurë të stilit klasik. Një pamje e tillë i ka bërë përshtypje dhe fansave, të cilët nuk kanë hezituar të shprehin mendimin e tyre në komente. Me një kuzhinë të tillë, e marrim me mend lehtë se si duken dhomat e tjera në shtëpinë e Gjystes.

Teuta refuzon të jetë e pranishme në dasmën e Bleros dhe Afronës Në shtator të këtij viti, çifti i njohur i showbiz-it, Blero Muharremi dhe Afrona Dika

do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre, me një ceremoni e cila do të ketë

plot 600 të ftuar. Mirëpo mes tyre nuk do të jetë ish-gruaja e Bleros, Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Tara. E ftuar në emisionin “Kosova show”, Teuta ka rrëfyer se nuk do të jetë e pranishme në dasmën e ishpartnerit të saj, megjithëse kanë ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. “Jo nuk do ishte mirë, jo për shkak të raportit se ne i kemi shumë njerëzore, normale dhe brenda kornizave, mirëpo në këtë rast kjo është diçka familjare dhe kudo në botë do dukej e çuditshme.”- ka rrëfyer ajo para kamerave. Blero dhe Teuta vazhdojnë të takohen për shkak të vogëlushes së tyre Tara, e cila ka marrëdhënie mjaft të mira me partneren e re të të atit, Afronën.

Fjalë më të bukura nuk mund të gjenden, Jul Deda e uron kështu babain Dje ishte një ditë e shënuar në familjen e artit shkodran, Deda. “Artisti i Merituar”, Zef Deda, festoi ditëlindjen dhe me siguri urimi më i bukur që ka është, është ai që djali i tij Juli i ka bërë në Instagram. Vetëm nëse i ka bërë ndonjë më të bukur live. Në këtë foto ku kanë dal krah njëri-tjetrit e duken shumë të lumtur, Juli ka bashkangjitur këto fjalë për babain e tij: “Njerëzit e mirë mund t’i dallosh nga veprimet e tyre, nga fjalët që thonë, nga thjeshtësia me të cilën komunikojnë, nga energjia pozitive që transmetojnë dhe nga shumë detaje të tjera, por mbi të gjitha mund t’i dallosh nga buzëqeshja dhe sidomos nga sytë. Kështu je ti, Babush. Rrezaton mirësi dhe dëshirë për të jetuar pa hile. Je mjeshtër në skenë dhe njëqind herë më mjeshtër në jetë. U bëfsh 100 vjeç artisti jonë. Të dua shumë”. E përgëzojmë Julin për fjalët e bukura që i ka kushtuar të atit i cili padyshim i ka të merituara.

Dashnor Diko rrëfen nga u frymëzua kënga “Banania” Të gjithë e keni dëgjuar hitin e famshëm të viteve ’90, “Si banania”, të Dashnor Dikos, këngë e cila dëgjohet edhe në ditët e sotme. Refreni i saj i ka mbetur në mendje të gjithëve, mirëpo Dashnor Diko sapo na i shkatërroi kujtimet me rrëfimin se ku është frymëzuar për këtë këngë. Megjithëse të gjithë mendonim se pas këngës mund të fshihej një histori flirti me ndonjë vajzë joshëse bjonde, i ftuar tek emisioni “Treshat” mbrëmjen e sotme, këngëtari ka treguar një histori krejt tjetër. Dashnori ka rrëfyer se tekstshkruesi i këngës, Alqi Boshnjaku, e ka shkruar këngën e famshme gjatë një udhëtimi. Rrugës, ai kishte me vete një qese me banane, nga të cilat u frymëzua për të bërë këngën “Banania”. Epo mesa duket, të gjithë e keni menduar gabim historinë e “Bananes”.

Kida në super formë, si asnjëherë më parë Këngëtarja e njohur, Kida edhe pse e re në moshë është një nga artistet më të dashura dhe më të suksesshme në vend. Kida e cila së fundi po shijon suksesin e këngës ‘Tela’ në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahu është shumë aktive me mbrëmje muzikore, e sidomos gjatë këtij sezoni. Këngëtarja rëndësi të madhe i kushton edhe fizikut dhe paraqitjes, ajo çdo herë vjen trendi, elegante dhe me shumë stil. Me pamjen e saj, Kida nuk ka zhgënjyer as këtë herë, në një imazh që ka hedhur për adhuruesit e saj në “Instagram”, Kida dukej më në formë se

kurrë më parë. Në një fustan të ngushtë, Kida tregoj belin e hollë ndërsa e kompletoj dukjen me grim të theksuar dhe flokë të gjata, ku dukej perfekt.


SPORT

L

ionel Messi është padyshim futbollisti më i mirë që ka pasur Barcelona në histori të klubit, por jo vetëm. Gjeniu argjentinas me lojërat e tij ka bërë për vete gjithë botën e futbollit, pasi thuajse nuk ka rekord të pathyer. Ajo që po e shqetëson Barcelonën është kontrata e tij e cila skadon në verën e vitit 2021. Palët kanë pasur disa bisedime për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023, por që as klubi e as agjentët e lojtarit nuk po ngutën për një gjë të tillë. E përditshmja katalunase, Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona është gati ta bëjë një gjest të madh për mos ta humbur Messin. Barcelona është gati t’i ofrojë një kontratë të përjetshme Messit dhe një fletë të bardhë ku ai do të vendosë vet për kushtet. 32-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, pasi ka thyer edhe shumë rekorde me fanellën e katalunasve. Mediat spanjolle më parë kanë raportuar se Messi pas përfundimit me Barcelonën karrierën do ta vazhdoj në MLS te skuadra e David Beckham, Inter Miami. Rikujtojmë se vitin e kaluar Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen “The Times” ku mbi të tjera ka folur për të ardhmen e Lionel Messi-t ku tha se i është komunikuar Messit që mund të qëndrojë tek Barcelona përjetësisht. “Mendoj se do ta

20

E diel, 28 KORRIK 2019

Gjest i madh i Barcelonës, i ofron kontratë të përjetshme Messit ARRITJA

Arsenali transferon lojtarin që kushton 80 milionë euro

kemi atë më gjatë se sa aq. Ai nuk dëshiron të largohet. I kemi thënë se mund të jetë përgjithmonë pjesë e Barcelonës. Ky është edhe projekti. Ne nuk duam të shesim lojtarët më të mirë që kemi, por përkundrazi, të sjellim lojtarë të rinj me talent për të qenë më të suksesshëm, më global, për të sjellë më shumë gëzim te tifozët tanë. Kjo është ajo që

duam të bëjmë”, u shpreh mes të tjerash Presidenti i Barcelonës. Kontrata e Lionel Messit është 100 milionë euro. Paga e tij me klubin katalunas do të jetë e njëjtë deri në verën e viti 2021. Sulmuesi 30 vjeçar fiton 50 milionë euro, dyfish më shumë se sa fiton Cristiano Ronaldo. Messi po ashtu merr edhe 15 për qind të drejtave të imazhit,

dhe një bonos prej 70 milionë euro për tu mos u larguar nga Barcelona para fundit të kontratës. Gjithsesi, pavarësisht se te Barcelona duan që Messi t’i varë këpucët në gozhdë në klubin e tyre, çdo gjë do të varet nga vendimi që argjentinasi do të marrë, për të qëndruar ose jo. Largimi i tij parashikohet në vitet 2020 ose 2021.

“Gunners” raportohet të kenë arritur marrëveshje me Lille, për transferimin e Nicolas Pepe. Reprezentuesi i Bregut Fildishtë thuhet se do t’i kushtojë Arsenalit deri në 80 milionë euro. Por kjo shumë do të paguhet me këste, për t’iu përshtatur buxhetit të Arsenalit. 24 vjeçari ka qenë lojtari më i kërkuar i kësaj vere, përfshirë edhe Napolin. Pepe është lojtar i Lille që nga viti 2017, dhe në 74 paraqitje ka shënuar 35 gola.

SULMUESI ITALIAN

RIVALITETI

REZULTAT POSHTËRUES

Arrihet marrëveshja, ylli i Milanit transferohet në Premierligë

Garë e nxehtë mes Interit dhe Juventusit për Lukakun

Sergio Ramos: Kjo nuk duhet të ndodhte

Juventusi është duke i bërë rivalitet Interit për sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukakut, sipas Sky Sports. Kampioni italian është i gatshëm ta ofrojë Paulo Dybalan në shkëmbim të Lukakut, ndërsa Inter pritet të godasë duke i ofruar 75 milionë euro për të. Lukaku është synimi kryesor i Interit në këtë afat kalimtar veror, por sipas medias britanike, Juventusi e ka seriozisht për belgun dhe dëshiron të reagojë shpejt. Juve është e gatshme ta flijojë Dybalan, lojtarin e dëshiruar nga Unitedi prej një kohe të gjatë, edhe pse mbetet të shihet nëse 26-vjeçari do ta pranojë kalimin në Angli. Në anën tjetër, Sky Sport Italia paralajmëron se Interi nuk ka hequr dorë ende. Edhe pse bisedimet kanë ngecur me “Djajtë e kuq”, sipas Sky zikaltrit do ta rrisin ofertën në 70 milionë euro, plus pesë milionë të tjera bonuse.

Real Madrid zhvilloi një ndeshje ndaj Atletico Madrid, në kuadër të International Champions Cup. “Los Blancos” u mposhtën me rezultatin poshtërues 7-3, nga skuadra e po e njëjtit qytet, Atletico. Kapiteni i skuadrës së Real Madrid, Sergio Ramos është shprehur, në një pronocim për mediat, se pjesa e parë e ndeshjes kundër Atleticos ka qenë e tmerrshme, por ka kërkuar një fillim të ri për skuadrën, duke e harruar këtë ndeshje. “Ishte një lojë ku do vazhdonim punën dhe mund të humbnim në shumë mënyra, por jo siç ndodhi, ishte një pjesë e parë e tmerrshme”. “Duhet të harrojmë se çfarë ndodhi dhe të fillojmë nga e para”, ka deklaruar Ramos.

Patrick Cutrone është kthyer në Itali për ta finalizuar kalimin te klubi i Premierligës, Wolverhampton Wanderers. Sulmuesi italian është parë duke u larguar nga qendra stërvitore e Milanit në Boston dhe ka fluturuar drejt Italisë. Agjencia e lajmeve ANSA raporton se klubi kuqezi dhe Wolves kanë arritur marrëveshje, pasi kjo e fundit e rriti ofertën në 20 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për 21-vjeçarin. Cutrone është bindur po ashtu për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 3 milionë euro. 21-vjeçari e ka kaluar gjithë karrierën në Milan, pasi ka dalë nga akademia e klubit para se të ftohej në ekipin e parë dhe të bëhej golashënuesi më i mirë i skuadrës në sezonin 2017/18. Ai i ka shënuar 27 gola në 90 paraqitje për ekipin e parë të Milanit.


SPORT

21

E diel, 28 KORRIK 2019

Klubi anglez deri më tani ka shpenzuar 67 milionë euro për Van Bisaka dhe Daniel James

Balaj flet për skuadrën e tij të re Sturm Graz: Dua të krijoj kujtime të bukura N

ë vigjiljen e sezonit të ri futbollistik, Sturm Graz është përforcuar me një lojtar cilësor në repartin ofensiv. Bomberi i kombëtares shqiptare Bekim Balaj firmosi zyrtarisht kontratën e re me skuadrën austriake, duke lënë pas eksperiencën e tij në kampionatin rus. Bekim Balaj lehtësoi negociatat me klubin që militon në Bundesligën austriake pasi ishte një lojtar i lirë dhe pa detyrime ndaj klubit të mëparshëm. Falë negociatave të menaxherit të tij Shkumbin Qormehmeti, dhe këmbënguljes së trajnerit të Sturm, Nestor El Maestro, futbollisti shkodran shkon tani në një kampionat të fortë dhe me nivel më të lartë se ai paraardhës. Sturm Graz mbylli kampionatin në vendin e pestë sezonin që lamë pas dhe këtë sezon do të synojë të rikthehet në majë. Balaj pritet të debutojë në 28 korrik në ndeshjen që skuadra e tij do të luajë ndaj Sent Polten në shtëpi. Ndërkohë 28-vjeçari është prezantuar në një konferencë për shtyp, ku ka thënë se mezi pret t’i bashkohet skuadrës. “Në momentin që nënshkrova u bëra zyrtarisht pjesë e këtij

klubi dhe me padurim prisja të bëhesha pjesë e skuadrës. Sot ishte dita e parë dhe bëra stërvitje individuale dhe analizën teknike me grupin, por jam i ri dhe po mësohem me skuadrën, me grupin”. “Pres me padurim që t’i bashkohem punës me pjesën tjetër dhe të luaj para tifozëve tanë

MERKATO

në stadium pasi kam dëgjuar që janë mbështetës të zjarrtë”, tha Balaj. Më tej shkodrani ka thënë se për klubin ka dëgjuar nga bashkëqytetari i tij Hamdi Salihu që për një kohë të gjatë ka luajtur në Austri. “Kam dëgjuar më shumë nga Salihi, i cili ka luajtur për shumë kohë në Austri, ai më

ka dhënë informacionet bazë mbi kampionatin dhe Sturm Grazin, stadiumin, fansat, qytetin”. “Përshtypja e parë ishte pozitive, tani po prek gjithçka vete, do të shoh vetë gjithçka çdo ditë. Uroj që të kem kujtime të bukura në këtë qytet dhe në këtë klub”, përfundoi sulmuesi shqiptar.

REAGIMI

Vllaznia mbetet “zbuluar”, Partizani drejt dështimit në Europë, largohen dy titullarët e skuadrës tifozët kanë dy fjalë për “demat”

Vllaznia ka nisur nga puna për sezonin e ri, por afrimet në skuadër janë me pikatore. Tashmë po pritet fillimisht të mësohet se çdo të bëhet me kupolën drejtuese, teksa kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri ka paralajmëruar se rrezikohet vendi i administratorit Suad Lici. Megjithatë jo të gjithë kanë kohë për të pritur dhe një gjë të tillë e tregojnë dy largime të bujshme. Burime të besueshme pranë klubit shkodran bëjnë me dije për Newsport.al që Olsi Gocaj dhe Antonio Marku janë dy lojtarët që kanë kërkuar divorcin. Ende s’dihet destinacioni i tyre i ri, por sipas raportimeve të fundit, dy qendërmbrojtësit nuk dëshirojnë të vijojnë aventurën në “Loro Boriçi”. Zhvillime të reja priten në vazhdim për sa i përket të ardhmes së tyre.

Ultras Guerrils një nga tifozeritë më të mëdhaja në Shqipëri, qëndrojnë pranë skuadrës duke iu dhënë mbështetje maksimale edhe pas rezultateve negative të skuadrës së tyre Partizanit në ndeshjet e Champions League dhe Europa League. Tifozët e kuq kërkojnë që ekipi i tyre të japi maksimumin në ndeshjen e radhës, pasi lojtarin e dymbëdhjetë ekipi do ta ketë gjithmonë me vete. I takon ekipit dhe lojtarëve të Partizanit që mos t’i zhgënjejë më tifozët e vetë dhe të arrijë të marr rezultate pozitive. Kujtojmë që Partizani është eliminuar që në raundin e parë në Champions League nga skuadra azere e Qarabag, e ndërsa në raundin e dytë eliminator në Europa League, është me një këmbë jashtë, pasi në sfidën e parë u mujnd në “Selman Stermasi” 0-1 nga Sheriff Tiraspoli.

RIKTHIMI

Enis Gavazaj: Ja pse firmosa me Kukësin

Pas një aventure të dështuar në Rusi te skuadra Jenisei, e më pas në Bjellorusi te Dinamo Minsk, Enis Gavazaj është kthyer në kampionatin shqiptar, por jo te Skënderbeu. Mesfushori nuk zgjodhi ta vazhdonte karrierën aty ku fitoi gjithçka, por firmosi me Kukësin. Në një bisedë për gazetën “Zëri” në Kosovë, ai ka dhënë edhe arsyet pse vendosi të rikthehet në Shqipëri. Gavazaj pret që me aktivizimin te Kukësi të bindë trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, për të riveshur fanellën kuqezi. Ai tregon edhe synimet e tij me skuadrën kuksiane. “Pas një aventure jo aq të mirë në Rusi, vendosa që të kthehem në Shqipëri për një arsye, ta ndihmoj ekipin tim të ri, Kukësin dhe gjithashtu edhe veten për t’u rikthyer në formën time më të mirë”, theksoi Gavazaj, i cili në Kosovë njihet si nga të paktët që nga Prishtina arriti të kalojë në Belgjikë te skuadra e madhe, Genk. “Tani do të fillojmë me përgatitjet në mënyrë që të arrijmë sa më mirë formën fizike. Mendoj se ekipi ka lojtarë cilësorë dhe pa dyshim do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Sa i përket Kombëtares, është çështja sesi do të paraqitem në ekipin e ri. Besoj se me lojëra të mira do të bie në sy edhe të trajnerit të ri të Shqipërisë”, ka përfunduar mesfushori prizrenas.


SHENDETESI

22 E diel, 28 KORRIK 2019

Konsumi i ujit , kush janë përfitimet shëmdetsore

N

jë ndër Dy litra ujë në ditë është minimumi që duhet të konsumoni gjatë stinës së verës. Por çfarë të mirash dhe dobish ka konsumimi i tij në sasi të mëdha në këtë periudhë për funksionimin e organizmit normalisht? Strukturat e shëndetit publik apelojnë që gjatë ditëve të nxehta të gjitha grupmoshat të konsumojnë këtë sasi uji, pasi vetëm në këtë formë mund të mbajmë larg dhimbjet e kokës, problemet me lëkurën e tretjen, kapsllëkun, kancerin, etj. Mungesa e lëngjeve në organizëm gjatë ditëve të nxehta mund të na vërë përballë rreziqeve të shumta shëndetësore. Kundrejt këtij fakti, si dhe rritjes së temperaturave që në ditët e ardhshme do të bëhet edhe më e dukshme, ekspertët e shëndetit publik apelojnë për shtim të sasisë së ujit që duhet të konsumojmë gjatë ditës. Organizmi ynë gjatë ditëve të nxehta ka nevojë për të paktën dy litra ujë në ditë, kjo me qëllim që të kompensohet humbja e lëngjeve që dalin nga trupi përmes djersitjes. Duke qenë se fëmijët dhe të moshuarit janë kategoritë më të rriskuara nga efektet e temperaturave të larta, këto janë edhe shtresat që duhet të konsumojnë sasi të larta të ujit gjatë ditës. Vetëm në këtë formë do të mund t'i minimizojmë vetes një sërë komplikacionesh shëndetësore, që kanë të bëjnë me humbje të përqendrimit dhe debulesë trupore, dhimbje të kokës, probleme me tretjen, probleme me lëkurën, si dhe pakësimin e riskut për t'u prekur nga kanceri. Sasia ditore e konsumit të ujit ndryshon në varësi të disa faktorëve ku përfshihen: "Aktiviteti fizik, kushtet shëndetësore, temperatura e mjedisit, mosha, etj". Kështu, në rastet kur kryejmë aktivitet fizik trupi ynë ka nevojë për më shumë ujë se sa sasia e përcaktuar prej 2 litrash. Mirë është që për çdo një orë aktivitet fizik të konsumohet 0.5 deri në 1 litër ujë. Gjithashtu, para se të kryejmë aktivitet fizik, duhet që 30 minuta përpara të konsumojmë 1-2 gota ujë. Në rast se qëndrojmë në mjedise me temperatura të larta, atëherë sasia që humbet me djersën duhet të zëvendësohet me ujë, dhe për këtë është mirë të konsumojmë 0.5 litra ujë. Personat që janë mbipeshë duhet të konsumojnë për çdo 10 kg të mbipeshës 1 gotë ujë më shumë se personat nor-

Avantazhet shëndetësore Uji është ilaç natyral për dhimbjen e kokës. Shkak për dhimbjen e kokës është edhe dehidratimi i trupit, prandaj duhet të konsumohet rregullisht ujë, minimalisht dy litra gjatë ditës. Dukesh më i ri, e me lëkurë të shëndetshme Ju do të dukeni më i ri, kur lëkura juaj është siç duhet e hidratuar. Uji lagështon lëkurën dhe rrit elasticitetin e saj. Ke produktivitet më të mirë në punë Truri ynë është i përbërë kryesisht nga uji, pirja e rregullt e ujit na ndihmon që të mendojmë më mirë, të qëndrojmë më vigjilentë dhe më të përqendruar.

Shenjat që tregojnë se kur trupi ka nevojë për më shumë ujë

N

gjyra e errët e urinës është një ndër shenjat më të shpeshta që paralajmëron mungesën e ujit në organizëm. Në kushte normale, pra kur trupi ynë nuk është i dehidratuar ngjyra e urinës është e verdhë e zbehtë. Në rast se ngjyra e urinës është e errët ose mban erë të fortë, tregon se duhet të pimë më shumë ujë sepse trupi ynë ka mungesa të theksuara. Lëkura e thatë është një tjetër tregues. Lëkura përbën pjesën dërrmuese të trupit dhe si e tillë kërkon pjesën e saj të ujit. Etja është shenja më e qartë që tregon se trupi ynë ka nevojë për më shumë ujë që të mos vihet përballë komplikacioneve që pengojnë funksionimin normal të organeve jetësore. Duhet të dimë që konsumi i ujit nuk duhet bërë vetëm në rastet kur etja është e madhe. Organizmi kërkon furnizimin me ujë vazhdimisht. Lodhja është një tjetër tregues që vë në dukje mungesën e ujit. Kjo pasi uji është një burim i energjisë dhe ju jep një shtysë në energji. malë. Fëmijët dhe të moshuarit duhet të konsumojnë rregullisht ujë, për të mbajtur larg problemet shëndetësore që mund të sjellë dehidratimi. Për të mbajtur larg komplikacionet duhet të dimë se: "Muskuli përbëhet nga 75 për qind ujë, truri përbëhet nga 90 për qind e tij ujë, kocka përbëhet nga 22 për qind ujë, gjaku përbëhet nga 83 për qind ujë. Funksionet e ujit në trupin e njeriut janë me rëndësi jetike. Kjo sepse uji transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në qeliza, ndihmon në procesin e metabolizmit, mbron organizimin

tonë jetësor, ndihmon organet tona për të absorbuar ushqyes të mirë, rregullon temperaturën e trupit, heq helmet, mbron dhe lagështon artikulacionet". Çdo qelizë në trupin tonë, nga koka deri te këmbët ka nevojë për ujë, nevojë e cila gjatë ditëve të nxehta bëhet edhe më e theksuar. Sa i takon këtyre fakteve, duke ditur që truri ynë përbëhet nga 90 për qind ujë, në qoftë se nuk e furnizojmë me ujë të mjaftueshëm trupin, atëherë truri ynë nuk do të funksionojë mirë, çka na vë përballë dhimbjeve të kokës.

Pirja e ujit rregullon temperaturën e trupit tuaj. Ndihmon në tretje dhe kapsllëk. Pirja e ujit rrit metabolizmin tuaj, sepse ajo ndihmon në tretje. Humor të mirë. Në qoftë se konsumoni rregullisht ujë, atëherë trupi juaj ndihet shumë mirë dhe kjo është arsyeja pse ju ndiheni të lumtur. Zvogëlon rrezikun e kancerit. Lidhur me sistemin e tretjes, disa studime tregojnë se konsumi i shëndetshëm i ujit mund të reduktojë rrezikun e kancerit të fshikëzës dhe kancerin e zorrës së trashë. Uji hollon përqendrimin e agjentëve që shkaktojnë kancer në urinë.

Të bardhat e vezës ulin tensionin e gjakut sikurse edhe ilaçet Një përbërës i natyrshëm i vezës, mund të ulë presionin e gjakut ashtu si kaptoprili, një medikament kundër presionit të lartë të gjakut. Komponenti kryesor i gjetur tek e bardha e vezës, RVPSL(peptid) vepron si medikamentet duke lëshuar një enzimë e cila bllokon prodhimin e angiotensinës. Kështu, ulet tensioni i gjakut. Ky zbulim u bë nga ekipi i Dr Yu ZHIPENG në Universitetin Jilin (Kinë) në bashkëpunim me studiuesit amerikanë në Clemson University (South Carolina). RVPSL e vezës është një peptid - një grup i aminoacideve, që do të thotë, një nga materialet bazë të proteinave. Ajo gjendet tek e bardha e vezës. Ekipe të tjera në vitet e fundit kanë identifikuar peptide të tjera tek të bardhat e vezës me të njëjtat veti të mira. Sipas Dr Yu, peptidet nga të bardhat e vezëve, mund të përdoren në trajtimin e hipertensionit.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Që ka sipërfaqe të ashpër, që nuk është lëmuar 8. ... Schumacher, pilot gjerman dhe kampion bote i disafishtë në Formula 1. Lindi më 3 janar 1969 10. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 12. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 16. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 18. Çdo punë, aktivitet apo veprimtari, qoftë edhe mjet ka nevojë për një tillë 20. Dhomë poshtë katit përdhes të një ndërtese 21. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 22. Ndryshe thuhet kur përshtatem 25. Fushë e madhe që ka vazhdimisht ujë të ndenjur, llucë e një bimësi të veçantë 26. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 27. Që i kanë rrjedhur trutë, që nuk di se ç'thotë, matuf 29. Që përdor dredhi për t'ia arritur një qëllimi, dhelparak 30. Që mund të përdoret lehtë, i volitshëm a i lehtë në përdorim 33. Delet, deshtë dhe shqerrat. Ky grup quhet i tille 34. Marrëveshje, dëshira për të kuptuar mirë e drejt dikë për të marrë parasysh gjendjen e tij 36. Zyrë që merret me pajisjen e një ndërmarrjeje, të një konviktime ushqime, me veshmbathje e me sende a orendi të tjera 39. Banka Botërore 40. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 41. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 42. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 43. Shqyrtim e kontroll i përmbajtjes së veprave të ndryshme para se të botohen a të shfaqen. 45. Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, me gjethe të trasha 47. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 49. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 50. Shtet me vende fqinje si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguai dhe Peruja 52. Partia Levizja e Legalitetit 54. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 55. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 56. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 58. Partia e të Drejtave të Mohuara 60. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut 61. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 63. Njësi e madhe ushtarake

E diel, 28 KORRIK 2019

Nga Albert VATAJ

65. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 67. Vendali ose... 68. "..e Shagrenit" një nga romanet e Honore de Balzak 70. Tirana, e kishte targën e makinave ... 73. Të menduarit e të vepruarit verbërisht vetëm sipas dogmave të caktuara, pa përpjekje krijuese 74. ... Mane i famshëm i biznesit 76. Që e ka trupin të hedhur, të lidhur e të fortë 77. E pres pak; i bëj një kllapë, një send metali, deltine, mermeri apo tjetërçka 79. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 80. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 81. Organizatë-bazë e Partisë Komuniste gjatë Luftës dhe në vitet e para pas Çlirimit 84. Emri ... Gërvalla, veprimtar, atdhetar shqiptar, vdiq më 17 janar 1972 86. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 90. Si kishtin makinat e Durrësit targën 92. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 96. Jo vetëm mungesa e dijeve arsimore e katandisin një person në qënjen si i tillë 97. Shuma e parave apo një kapitali financiar që dedikohen në ndërtim, shëndetësi, arsim, etj 98. Njeri i dhënë shumë pas qejfeve

99. Burrë trim e bujar 101. Vendet fqinje përfshijnë Indonezinë, Timorin Lindor dhe Papua Guinenë e Re në veri, Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Kaledonia e Re në verilindje, dhe Zelandën e Re në jug-lindje 102. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 104. Secila prej grimcave të vogla që kanë ngarkesë elektrike pozitive të barabartë me ato të elektroneve dhe që përbëjnë së bashku me to bërthamën e atomit 105. Që thyhet lehtë; që thërrmohet shpejt 106. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 107. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një komandant në krye VERTIKALISHT 2. Aleanca Kuq e Zi 3. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 4. Pemë frutore me trup të lartë e të trashë, me dru të fortë e shumë të mirë për orendi etj 5. Dialektore është ashtu... bërtas; thërras 6. Edhe putrat e kafshëve të egra quhen ashtu 7. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 9. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 11. Letonia e ka monedhë të saj 12. Ashtu quhet një shkëmb me majë të mprehtë, shkëmb

i thepisur 13. Janë ata që pjesëmorën në luftë për çlirimin e atdheut 14. Dakordësi që arrijnë dy palë kundërshtare duke i bërë lëshime njëra-tjetrës 15. Bashkëpunëtor në një punë apo sipërmarrje 17. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 19. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 21. Ajo mban na mbante të lidhur me nënën, këputja e së cilës na lidhi me botën 23. Pëllumb mashkull 24. I mirënjohur i muzikës, ... Simaku, ka kompozitor muzikën e një ser filmash 25. Lloj buburreci, me ngjyrë të zezë, që jeton zakonisht nëpër shtëpi ose në vende hedhurinash ushqimore 28. Dëm i rëndë, shkatërrim i madh, prishje e rrënim; e keqe e madhe 29. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 31. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 32. Tërësi tokësore, që përbën një njësi të vetme, të pandarë e të paprekshme 35. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 37. Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve 38. Po rrethi i Matit, si e kish-

57. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë, afsh, zjarr 59. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 62. Ata seksualë janë të shumtë dhe të rrezikshëm 63. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 64. Teoria mbi metodën e përgjithshme të njohjes shkencore dhe të shndërrimit të botës reale 66. Aristokrat në Romën e Lashtë 67. Ajo që bën pula, vezë ose.. 69. Tokë a ngastër e mbjellë me pemë frutorë, pemëtore 71. Fshat i madh, me shtëpi të shpërndara e larg njëra-tjetrës 72. Secila nga dy pjesët e mishta e të lëvizshme të kokës 74. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 75. Hilë ... (1885-1933), poet, luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike 78. Ëmbëlsirë që përgatitet me grurë të zier e me sheqer, me arra, bajame, rrush të thatë, kanellë etj 82. Njeri i vetmuar, që rron larg njerëzve, duke hequr dorë nga qejfet e kënaqësitë e tjera 83. Mjet ndriçimi në kushtet e mungesës së energjisë elektrike, pasardhës i pishtarit dhe qiririt 85. Që lidhet me jetën plot dëfrime, konsumator i një jete përplot me qejfe 87. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 88. Evgjit. Ashtu quhen pakica rome, ciganët 89. Një nga "armët" e ndërtimtarisë të një ustai, tip lopatëze trekëndore me dorez druri. Me llaçin ka punë 91. India ka atë si monedhë 92. Gruaja e vëllait, për motrën ose për vëllain e tij 93. Pastroj, i heq një kafshe aftësinë riprodhuese 94. Rrëshirë me erë të mirë, që nxirret nga disa lloje drurësh të pjesës lindore të Afrikës së Veriut dhe që përdoret në kozmetikë e në mjekësi 95. E vë dikë a diçka në një vend që të mos e shohin a të mos e gjejnë të tjerët 100. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 103. Pastaj e ka brenda

te targën 43. Sotir ... (10 Qershor 19343 Mars 2012) piktor shqiptar me titullin "Artist i Merituar" 44. Njihet ashtu kripa që përftohet nga bashkimi i acidit klorhidrik me një bazë 45. Radhë e gjatë njerëzish, kafshësh etj 46. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 47. Paraqitja e një pike, e një drejtëze a e një figure gjeometrike në një sipërfaqe të rrafshët sipas një boshti të dhënë 48. Vrasje a vdekje në masë, gjakderdhje; shkatërrim a dëm i madh; fatkeqësi e madhe; shfarosje 49. Qëndron në ajër, rri pe... 51. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj. 53. Djalli, shejtani, dreqi. Njeri i keq, njeri që u bën keq të tjerëve 1

2

Z

3

A M

4

B

13

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

I

A

5

O

6

B

R E

P

K

A

K

V

R O

28

A

M

30

A P

D

E

T

A

R O

A

¸

I

P

P

J

¸

P

S

T R

Z K A

T

U

B R ˙

A

K

B A

R A O

R

Y

S

O L

I

M P

R

F

E

E P

E

U F

S

T

I

S M A

M A T N

A D

E R

D

F

¸

A

E R

O

V

K S

I

O

E

T V

A L

K ¸

R M ¸

A

E L

B

O

Q

S

D

72

P

¸

B

H ˙

E V

A

A P

P

85

A N

U

M

A J

D

T A

Z I

V

F

P

J

B O S

I

L

¸

E 82

G

F 87

A

A M E

L 90

N

A B

I

G

S

D E

L E

I

I

A

K U

88

R S

97

T

V

V

E N

T

T

H

T

P

E

¸

Z U

L

I

L

L J

E

95

W A T

V

E

99

R

A 92

98

A

I

91

94

96

V

L

86

93

O R

A N

81

N

D K

F

79

A R

89

T

69

73

D

78

P 84

S

76

B A

H

L

T V

B 71

80

S

D E

63

L

H

A

60

P

65

75

83

I

V 59

O

R E

L

I S

77

K

P

S 58

J

R

N S

I

49

A

A

57

74

N

D O R

68

A

A

K

E

54

R

P 56

70

A

U

67

I

M

42

B

Z I

62

E A

M

M R

R

64

E

N

48

A

61

D

O

P 34

I

D

53

66

E

41

E

A

D U

K

A L

52

M D L 55

K

A T

45

A

R

20

Z 26

R G

51

E

T I 19

37

O D

K U

50

B

S

33

47

U N

L L

B

I

44

K

12

N A

L A A

36

46

C

D

40

A R

11

E

25

H M I

H

43

L

R

32

¸

39

A

10

P R

24

S

O

35

L

9

J T O

29

31

L L 38

O

M K O

G M ¸

27

G A

18

23

V I

8

V A

17

22

M

7

E 15

M I

16 21

N G

14

N E

R

E N

100

E

T

F

O

101

G J

I

V

102

O

K

O

T

103

P

104

K U

I

N

T E

S

E

N C

106

¸ 107

V ¸

R R

A S

L

E

H 110

L

N 112

L

L

M E

M A

L

N

113

R R

L U 108

A D

A K

U

B

T

M

L

P

L 115

A T

S

Z

A

E K

T O

A

B A

117

L I

A J

¸

111

V L

H 109

E

114

116

S

105

K

P

R

O J

J

K

Z


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E diel, 28 KORRIK 2019

Basha: Edi Rama premtoi punësim, solli vetëm varfërim

N

ë Tepelenë, kreu i opozitës solli në vëmendje mashtrimin e Edi Ramës përmes premtimeve të pambajtura. Basha tha se Rama erdhi në pushtet duke premtuar mirëqeverisje, por solli varfërim. “Rama premtoi shëndetësinë falas për shqiptarët, por sot shqiptarët paguajnë më shumë se kurrë për shëndetësinë, sepse ai ua dha shëndetësinë me koncesion oligarkëve.-u shpreh Basha. Rama premtoi shëndetësinë falas, por shqiptarët sot duhet të të paguajnë shtrenjtë në spitalet e shtrenjta private që sot kontrollohen të gjitha nga një-dy persona në të gjithë Shqipërinë.” Lideri i opozitës vuri në dukje se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se europianët për ilaçe të skaduara apo fallco që nuk japin efekt, megjithëse Rama premtoi ilaçe të lira e të sigurta. Njësoj, Rama mashtroi shqiptarët për punësimin. “Premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri nga vendi më shumë se 300 mijë shqiptarë.”- tha zoti Basha në Tepelenë, ku vuri në dukje se në vend të premtimit për uljen e taksave, Rama i rriti ato për më të varfërit dhe i uli për të pasurit, duke favorizuar oligarkët dhe duke falimentuar tregtarët e vegjël. “Sot kriza ekonomike, është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës.”- theksoi në Tepelenë kreu i opozitës.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.