www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Rama kërcënon Bashën. Berisha: 2 qershori, flakë! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 124 (8565)
E martë, 28 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
Kryeministri në letrën e 6-të kërcënoi hapur liderin e opozitës, ndërkohë u përgjigj selia blu se “ky është provokim luftënxitës”. Kundërpërgjigja më e ashpër erdhi nga ish-kryeministri Berisha që kërcënoi me kryengritje me 2 qershor, pasi nuk ka zgjidhje tjetër për opozitën FAQE 3
Presidenti Ilir Meta, vizitë në dioqezën e Kosovës: Falënderime Papa Françeskut për përkujdesjen ndaj kombit shqiptar
KËSHILLTARI EKONOMIK I CDU
Martin Henze: Njerëz të mençur në PS, mendojnë ndryshe nga Edi Rama
FAQE 5
REAGIMI
Petrit Vasili: Edi Rama dhe Rilindja kanë dalë përfundimisht jashtë sistemit politik FAQE 6
FORUM
KOMENT
Blendi Fevziu: Çdo Kemi politikanë ditë vonesë mund që duhen “mjekuar”, të sjellë katastrofën e jo votuar! FAQE 7
FORUM
Fatos Lubonja: Letrat e Ramës, si biseda e ujkut me delen
FAQE 7
VOTIMET PËR PE
Në foto: Presidenti Ilir Meta me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji
FAQE 24
Arba Kokalari, shqiptarja e parë në Parlamentin Europian
FAQE 16
Nga Kim Mehmeti FAQE 7
OPINION
Adi Krasta: Borchard turp të kesh! Për publikun shqiptar bëri jo pak përshtypje shprehja “Shame on you”, që shqipërohet ‘të të vijë turp’ e që u shkrua me shkrim dore në murin e hyrjes së shkallës, në ndërtesën... FAQE 9
HETIMET
Prokuroria: Arbër Çekaj trafikoi i vetëm nga Kolumbia në Shqipëri 613 kg kokainë
FAQE 11
POLITIKE
2
E martë, 28 MAJ 2019
Kryedemokrati përshëndet zgjedhjet për Parlamentin Europian, por asnjë përgjigje për Ramën
Basha: Forca e qytetarëve në demokraci është vota, asnjë hap pas në betejën tonë M
e përfundimin e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron Partitë Popullore Europiane, të cilat rezultuan forca e parë politike në votime. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha u shpreh se forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj, thotë ai, beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndër të tjera gjatë reagimit të tij, kryedemokrati shprehet se nuk do të ketë asnjë hap pas në aspiratën për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. “Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane. Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred
VENDIMI
Opozita shtyn protestën më 2 qershor: Respektojmë Natën e Kadrit
Ëeber. Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #2qershor”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha. E ndërsa në reagimin e tij ai foli lidhur me zgjedhjet evropiane, kryetari i opozitës nuk i kushtoi asnjë rresht letrës së gjatë publike
që kryeministri Edi Rama ia adresoi atij, si një formë për të bërë të mundur uljen e palëve në një tryezë dialogu për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike që ka përfshirë vendin prej afro 5 muajsh, kohë kur opozita vendosi të djegë mandatet e deputetëve të saj. Gjatë ditës së djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha nuk i ka kthyer përgjigje letrës së gjashtë të rivalit të tij politik, kryeministrit Edi Rama për dialog, por ka ftuar
sërish shqiptarët në protestën e radhës së opozitës, e cila mbahet fillimisht në sheshin para Kryeministrisë, dhe me shumë gjasë do të zhvendoset tek godiona e tjera të institucioneve të shtetit, si Kuvendi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo Ministria e Brendshëm. Sigurisht slogan është thirrja “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. “Shqipëria si Europa #2qershor”, shkruan Basha sipër spotit për protestën e opozitës.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË: EDI RAMA BËN MIRË TË KUPTOJË SE AI ËSHTË I PAFUQISHËM TË NDALË TRIUMFIN E SHQIPTARËVE TË BASHKUAR
Letrat e Ramës, Bardhi: Po nxit dhunë dhe provokon qytetarët
P
ër letrën e 6-të të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të PDsë, Lulzim Basha, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Gazmend Bardhi. Në reagimin e tij përmes rrjeteve social, Bardhi thotë se Rama po nxit dhunë dhe po provokon qytetarët. Sipas tij, në vend që të shkruajë letra luftënxitëse, që me hipokrizi i quan “ftesa për dialog”, Edi Rama bën mirë të kuptojë se ai është i pafuqishëm të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar. Në vlerësimin e Bardhit, kauza jonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa, është kauza më e drejtë për të cilën shqiptarët kanë luftuar këto 29 vite, që pas rrëzimit të diktaturës. Vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, thotë ai, është garanci për mirëqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë. “Këto ditë kam lexuar me qindra komente për letrat hipokrite dhe hilacake të Edi Ramës por efektin e vërtetë të tyre e kuptova gjatë protestës se fundit. Në
momentin kur përpiqesha të ndaloja qytetarë të zemëruar tek Parlamenti, njëri prej tyre, rreth 50-vjeç, i revoltuar nga ndërhyrja ime, më tha: “Pse ma heq të drejtën të marr hak? Edi
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Rama më ka lënë fëmijët pa bukë. Tani tallet me mua me ato letrat në facebook”. Episodi i babait që lufton për mbijetesë në regjimin e panjerëzishëm të Edi Ramës, m’u kujtua tani, kur lexova
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
letrën e gjashtë (shpresoj të fundit), në të cilën ai vazhdonte të tallej, të fyente dhe të provokonte me mijëra e mijëra protestues. Duke injoruar shkaqet reale te krizës dhe problemet reale të qytetarëve, duke i fyer ata sa herë që ka mundësi, duke mos pasur ndjeshmërinë më të vogël për mijëra prindër që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët, duke u hakmarrë politikisht dhe duke dërguar tatimet në bizneset e qytetarëve që dalin në protestë, duke mos hequr dorë nga kërcënimi për prishjen e shtëpive që pengojnë planet e tij korruptive, Edi Rama nuk bën asgjë tjetër me letrat e tij, veçse nxit dhunë dhe provokon qytetarët që u ka shkuar thika e pushtetit të tij në palcë. Në vend që të shkruajë letra luftënxitëse, që me hipokrizi i quan “ftesa për dialog”, Edi Rama bën mirë të
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Shtyhet protesta e opozitës. Ndonëse ishte vendosur më 31 maj, opozita ka vendosur të shtyjë me dy ditë protestën e shtatë kombëtare. Vendimi është marrë pasi 31 maji është Natë Kadri, një natë e shenjtë për besimtarët myslimanë. Protesta është vendosur të mbahet më 2 qershor, pra të dielën në orën 19:00. Protesta e radhës u vendos menjëherë pas mbylljes së protestës së 25 majit, ku kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me ish-deputetët, kryetarët e degëve dhe kryebashkiakët opozitarë. Ndërkohë për shkak të vendosjes së protestës më 31 maj fillimisht nga opozita, kryeministri Edi Rama shtyu hapjen e fushatës më 1 qershor. Por në javët e fundit, kryedemokrati Basha ka respekutar ritet fetare, edhe gjatë protestave të opozitës së bashkuar. Ai ka ndërprerë fjalimin edhe në protestën e fundit të 25 majit, në shenjë respekti për momentin e iftarit, kohë kur besimtarët myslimanë çelin vaktin pas më shumë se 17 orësh agjërim. kuptojë se ai është i pafuqishëm të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar. Kauza jonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa, është kauza më e drejtë për të cilën shqiptarët kanë luftuar këto 29 vite, që pas rrëzimit të diktaturës. Vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, është garanci për mirëqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë”, tha dje Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 28 MAJ 2019
Rama kërcënon Bashën. Berisha: 2 qershori, flakë!
Kryeministri në letrën e 6-të kërcënoi hapur liderin e opozitës, ndërkohë u përgjigj selia blu se “ky është provokim luftënxitës”. Kundërpërgjigja më e ashpër erdhi nga ish-kryeministri Berisha që kërcënoi me kryengritje me 2 qershor, pasi nuk ka zgjidhje tjetër për opozitën Kur mbeten edhe 4 ditë nga nisja e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore, palët duken ende larg një marrëveshje. Kryeministri Edi Rama shkroi dje letrën e gjashtë për kreun e PD-së, Lulzim Basha duke konfirmuar se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e tij si kryeministër. Përkundër asaj që pritej, për një reflektim apo për hapjen e një rruge të re negociatash pozitë-opozitë, kryeministri shfaqi dje nota kërcënuese në drejtim të rivalit të tij, Lulzim Basha. Me një gjuhë provokuese kreu i qeverisë shkruante se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i qeverisë, të paktën deri në vitin 2021. Por retorika kërcënuese e kryeministrit shkonte edhe më tej, kur fliste për fund të hidhur të kreut të PD-së. “Siç e shihni dhe vetë, mbështetja Juaj në aventurën pa rrugëdalje vjen duke rënë, e sado t’i tërhiqni e t’i shtriqni trupat e ndjekësve si çamçakiz në bulevard, për të krijuar efekte fotografike e televizive masiviteti, nuk bëni tjetër veçse gënjeni veten Tuaj dhe ata që duan të gënjehen me idenë, se disa mijëra punonjësit e bashkive blu dhe masa modeste e militantëve bashkëngjitur tyre, janë populli i Shqipërisë në protestë kundër qeverisë! Kjo gënjeshtër mund t’Ju mbajë me gajret edhe për ca kohë, Juve e lidershipin politik të grupimit Tuaj. Por besomëni që zgjimi nga ëndrra me sy hapur e largimit të qeverisë pa zgjedhje apo e moslejimit të zgjedhjeve, do të jetë shumë i dhimbshëm për atë grupim e
për Ju si udhëheqësi i saj, nëse do të vijoni shurdhërisht në rrugën pa dalje, ku po marshoni verbërisht”,shkruan kreu i qeverisë. Që nga fillimi dhe deri në fund të letrës së gjashtë vihet re se kryeministri kërkon të acarojë gjithë opozitën, duke mos llogaritur protestat, reagimin qytetar dhe gjithë kauzat që kanë nxjerrë këto muaj qytetarët në shesh. Në mënyrë sfiduese, seria e letrave të kreut të qeverisë në vend t’i shërbente uljes së tensioneve ka pasur qëllim tjetër provokimin e opozitës dhe acarimin e situatës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që në 6 komunikime me letra, në asnjë rast kreu i qeverisë nuk la dhënë të kuptohet se është gati të negociojë, duke sakrifikuar pushtet në emër të shtetit. Me shumë se si kryeministër që ka
përgjegjësi ndaj qytetarëve, edhe ndaj atyre që protestojnë kundër tij, Rama ka folur si sekretar lokal partiak që politikën e shesh si betejë dhe përplasje. Në 6 letra, Edi Rama fliste për dialog, por mendjen e ka 30 qershori dhe mënyrë sesi do t’i fitojë 61 bashki pa rivalë në garë. Kjo mënyrë komunikimi ndaj opozitës, në fund do të prodhojë vetëm konflikt dhe përplasje.Pas këtij qëndrimi kërcënues të kreut të qeverisë, opozita e ka dhe më të thjeshtë rrugën që e pretë përpara. Nëse një kryeministër nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë kostosh po i sjellë vendit qeverisja e tij, opozitës s’i mbetet veçse t’a detyrojë që reflektojë. Dje, Fronti Opozitar njoftoi se protesta për largimin e Edi Ramës do të mbahet të dielën, më 2 qershor. Të shtunën u njoftua data 31 maj, por për shkak të
respektit ndaj besimtarëve myslimanë që festojnë Natën e Kadrit, opozita vendosi të shtyjë me dy ditë tubimin. Kjo lëvizje në kohë e protestës, veç ndjeshmërive fetare, lidhet dhe me zhvillimet që ndryshojnë orë pas ore në politikën shqiptare. Më 1 qershor Partia Socialiste do të nisë zyrtarisht fushatën elektorale, ose atë që quhet fushatë në një garë pa rivalë. Kjo datë shihet si testi final jo vetëm ndaj Edi Ramës, por gjithë kupolës së PS. Nëse kryeministri dhe drejtuesit e tjerë të PS vendosin të hyjnë në një fushatë të çmendur pa kundërshtarë, atëherë kjo do të thotë se marrëzia e zgjedhjeve që si model kanë vetëm monizimin, pra është fakt i kryer. Nëse Rama kalon nga kërcënimet me letra të zhvillimet reale të zgjedhjeve të tilla, ky do të jetë dhe zhvillimi që do të godasë përfundimisht çdo shans për dialog mes palëve. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dje sinjalin e parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim nëse situatën nuk ndryshon. “Kryengritja e 2 qershorit po afron dhe fton shqiptarët ti bashkohen historisë, ti bashkohen të ardhmes. “Rama ik”, Fitore!”,- shkruan Sali Berisha në një postim të shkurtër në Facebook, pas letrës së Edi Ramës. Teksa Rama thotë se më 1 nis fushata, Berisha deklaron se më datën 2 do të nisë kryengritja. Fjala “kryengritje” dhe jo protestë nënkupton atë që ka fjalori i shqipes për këtë fjalë; përballje, flakë dhe tym. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë, por kryeministri nuk po i lë shteg opozitës përveçse përplasjes. Q. Xhani
POLITIKE
4
E martë, 28 MAJ 2019
Kreu i Qeverisë i shkruan letrën e gjashtë kryetarit të PD-së: Nuk largohem pa zgjedhje
K
ryeministri Edi Rama ka vendosur që çdo ditë t’i shkruajë letër kryedemokratit Lulzim Basha deri më 1 qershor, kur socialistët kanë vendosur që të çelin fushatën e tyre për zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor, zgjedhje këto në të cilat opozita nuk do bëhet pjesë. Në letrën e 6-të të tij, kreu i Qeverisë i kujton Bashës që bashkë me shkrimet adresuar atij, po i vjen fundi edhe kohës për dialog mes tyre. Para se të ulet në tavolinë me mazhorancën, Kryeministri i kërkon liderit të PD që të çlirohet nga frika pasi sipas tij fund ii kësaj rrugë do të jetë e dhimbshme si PD dhe aletatë e saj. Në mbyllje të letrës së 6 Rama i kërkon PD që të mos pengoje hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ai i kujton Lulzim Bashës së nëse do të pengojë rrugën europiane të vendit, do të ndëshkohet shumë rëndë me votë një ditë. Letra e gjashtë e Ramës Zoti kryetar, letrave të mia po i vjen fundi. E fundit për të tentuar Dialogun është edhe kjo javë, e cila mbyllet me çeljen zyrtarisht të fushatës së 30 qershorit. S’ka mbetur nga ana ime ndonjë gjë e rëndësishme pa shkruar në këto letra dhe çka mbetet ende ndoshta, është detyrimi për të përmbledhur disa nga gjërat kryesore që janë thënë e shkruar. 1. Dy vjet më parë Ju bëtë fiks të njëjtën gjë dhe fiks për të njëjtat arsye: Paniku nga zgjedhjet dhe frika nga drejtësia. Asokohe kishit ikur nga Kuvendi dhe ishit mbledhur në Çadrën e Republikës së Re, për të mbrojtur drejtësinë e vjetër duke refuzuar të votoni Vetingun. Dihet si
Rama mesazh Bashës: Hajde në dialog! Do ta pësonikeqme30qershor shkuan gjërat, s’po zgjatem. 2. Sivjet Ju i jeni rikthyer po atij avazi, por nga një nivel i ri papërgjegjshmërie, me mandate të djegura, bojkot zgjedhjesh dhe kërcënime për të ndaluar forcërisht popullin të zgjedhë në 30 qershor. Përsëri frika nga zgjedhjet dhe paniku nga drejtësia, Ju kanë qorruar e shurdhuar dhe shtyrë në rrugën e një lufte imagjinare çlirimtare nga tirania! Të cilën duhet ta bëni me veten ne fakt, për të përmbysur tiraninë e frikës brenda Jush, sepse Shqipëria s’është në duart e asnjë tiranie, po në duart e një shumice të zgjedhur demokratikisht, për të qeverisur deri në vitin 2021. 3. Siç e shihni dhe vetë, mbështetja Juaj në aventurën pa rrugëdalje vjen duke rënë, e sado t’i tërhiqni e t’i shtriqni trupat e ndjekësve si çamçakiz në bulevard, për të krijuar efekte fotografike e televizive masiviteti, nuk bëni tjetër veçse gënjeni veten Tuaj dhe ata që duan të gënjehen me idenë, se disa mijëra punonjësit e bashkive blu dhe masa modeste e militantëve bashkëngjitur tyre, janë populli i Shqipërisë në protestë kundër qeverisë! Kjo gënjeshtër mund t’Ju mbajë me gajret edhe për ca kohë,
Juve e lidershipin politik të grupimit Tuaj. Por besomëni që zgjimi nga ëndrra me sy hapur e largimit të qeverisë pa zgjedhje apo e moslejimit të zgjedhjeve, do të jetë shumë i dhimbshëm për atë grupim e për Ju si udhëheqësi i saj, nëse do të vijoni shurdhërisht në rrugën pa
dalje, ku po marshoni verbërisht. 4. Unë Ju ftoj përsëri që sa pa u djegur çdo afat kohor, të nisim Dialogun pa kushte dhe të fillojmë të shkruajmë bashkarisht, një faqe të re bashkëpunimi politik duke mos humbur më tej kohë, energji, mundësi zgjidhjeje, me këtë avaz të padobishëm
për vendin, për njerëzit e për opozitën po se po! 5. Jini i sigurtë zoti Lulzim se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Kjo shumicë qeverisë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e saj edhe për të paktën dy vjet të tjera, kur i mbaron mandati i saj legjitim. Vetingu dhe Reforma në Drejtësi do të vijojnë pa asnjë lëkundje, asnjë ndalesë dhe asnjë rishikim, për sa kohë koha nuk do të sjellë nevojën për ndërhyrje të mundshme në korpusin ligjor të drejtësisë dhe vetëm me konsensusin e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kujtesë: Shqipëria duhet të hapë negociatat për anëtarësim patjetër këtë vit dhe fatkeqësisht, Ju po bëni çmos t’i pengoni ato. Por jini po ashtu të sigurtë se populli shqiptar, përfshirë edhe çdo demokrat të arsyeshëm, që kurrë s’ka votuar e mbase s’do votojë ndonjëherë për Partinë Socialiste, nuk ka për t’Jua falur një paudhësi të tillë. Shqiptarët janë shumë më të mençur se sa për fat të keq, shumë gabimisht, politikanë e parti të ndryshme i kanë kujtuar në momente të ndryshme të historisë së zhvillimeve demokratike. Mos e nënvleftësoni forcën e gjykimit dhe fuqinë e ndëshkimit të tyre, sepse çfarë keni parë e provuar në zgjedhje të shkuara, do t’Ju duket lule në krahasim me mësimin që do merrni kur t’Ju kërkoni përsëri votën një ditë, nëse s’do të ktheni rrugë sot përpara se sa nesër të jetë shumë vonë. Me shëndet, Edi Rama 27 maj, 2019
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PS-së: DO DIALOGOJMË PËR ATË QË MUND TË PËRCAKTOJË KUSHTETUTA
K
reu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla komentoi situatën politike, ftesat e kryeministrit Edi Rama për kreun e PD për dialog dhe protestat e opozitës. Në një intervistë për “News 24”, Balla tha se 30 qershori nuk negociohet dhe nuk shtyhet, pra zgjedhjet vendore për maxhorancën do të mbahen në këtë datë sipas përcaktimit kushtetues. Por ai tha se mund të diskutohet se si mund të futet Partia Demokratike në zgjedhje. Balla deklaroi se Basha vijon të ngulmojë në humnerë dhe ta fundosë PD-në. “Dua të them që edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i fushatës zyrtare për zgjedhjet e 30 qershorit të cilat janë zgjedhje shumë të rëndësishme po të kujtojmë që në 61 bashkitë e vendit do të kemi një proces zgjedhor për të zgjedhur 61 kryetarët dhe kuvendet. Disponilibiteti i PS-së dhe kryeministrit Edi Rama për një dialog ka qenë i
Balla: Nuk diskutojmë 30 qershorin, por si të fusim PD-në në zgjedhje
vijueshëm. Kryeministri Rama i ka dërguar kryetarit të PD një seri kërkesash përmes disa letrave publike, të cilat kanë pasur në themel domosdoshmërinë për të dialoguar, sepse në demokraci dialogu është i rëndësishëm. Megjithatë Basha vijon të ngulmojë në humnerë dhe vijon
ta fundosë PD-në. Kjo humnerë ka filluar prej vitesh. Para 20 viteve për referendumin e Kushtetutës, PD e ka bojkotuar. Po kështu në zgjedhjet vendore të vitit 2000, kemi parë bojkot nga PD. Në të dyja rastet, historia ka treguar se PD ka qenë gabim në të dyja vendimmarrjet. Zgjedhjet
vendore janë të përcaktuara në Kushtetutë. Në rastin në fjalë 30 qershori është afati i fundit në të cilin duhen mbajtur zgjedhjet. Asnjë parti nuk ka të drejtë t’i pengojë apo kondicionojë, ndaj jemi në situatën që këto zgjedhje do mbahen më 30 qershor”, theksoi Balla. Ai tha më tej se kërkesa për dialog nga maxhoranca për PD do jetë e vijueshme. “Do dialogojmë për atë që mund të përcaktojë Kushtetuta. E kemi thënë shumë qartë që dorëzimi i mandateve është një hap që do dëmtojë rëndë PD. Prej atij momenti kemi thënë që jemi të gatshëm të dialogojmë në respekt të Kushtetutës. Nuk ka asnjë mundësi për të rishikuar datën e zgjedhjeve, për ta shtyrë qoftë me 24 orë. Nëse nga ana e PD-së do të kishte pasur një
reflektim dhe të hiqej dorë nga dialogu pa kushte patjetër që ka pasur zgjidhje që mund të përfshijnë PD në zgjedhje. Rasti i zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 me shtyrjen një javë ishte brenda afatit Kushtetues, brenda afatit të përcaktuar nga Kodi. 30 qershori është afati i fundit i përcaktuar nga ligji. Askush nuk mund të vërë në dyshim 30 qershorin, është i panegociueshëm. Gatishmëria jonë për të gjetur një zgjidhje që fut PD-në në zgjedhjet e 30 qershorit. Por diskutime për 30 qershorin, kushte të papranueshmë, ku është parë e dëgjuar”, deklaroi Balla. Sipas tij, sondazhet tregojnë se sot PD është poshtë nivelit më të ulët historik. “Niveli më i ulët është ai i vitit 1997. Sot PD përpëlitet tek 20% dhe këtë nivel kaq të ulët, sigurisht përgjegjësinë kryesore e mban lidershipi. Nuk po flas për LSI-në, LSI nuk di a ekziston më. Po flas për PD-në”, u shpreh socialisti Taulant Balla.
POLITIKE
5
E martë, 28 MAJ 2019
ISH-DEPUTETI I LSI
KRYETARJA E LRI-SË
Kërpaçi: Rinia refuzon qeverinë Rama, asnjë hap pas
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh edhe kryetarja e LRIsë, Floida Kërpaçi, i ka bërë thirrje të rinjve që ti bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre në protestën e 2 qershorit. Teksa thekson se mijëra të rinj iu bashkuan protestës historike të opozitës, Kërpaçi thotë në reagimin përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, se me forcën që shtohet prej bashkimit të zemrave të Shqiptarëve në kauzën e drejtë,
opozita duhet të vazhdojë marshimin e nisur pa bërë asnjë hap pas, për një Shqipëri me demokraci funksionale që buron prej zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku çdo njeri është i barabartë dhe ku sistemi kujdeset për mirëqenien e të gjithëve një lloj. “Bashkohu dhe ti në 2 qershor, ⏰19.00 për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e të gjithë Shqiptarëve! Ja ku jemi dhe do të vazhdojmë me të njëjtën përgjegjësi e përkushtim të kërkojmë, të protestojmë e punojmë për ndryshimin e madh që meritojnë të rinjtë e Shqipërisë. Mijëra të rinj iu bashkuan protestës historike të opozitës së bashkuar, sepse refuzojnë këtë qeveri që ka larguar masivishit
të rinjtë dhe ne jemi të bindur se angazhimi jonë i përbashkët do ta arrij synimin që kemi për ti garantuar rinisë së vendit shpresë dhe mundësi në Shqipëri, arsim cilësor e punësim të mirëpaguar. Me forcën që shtohet prej bashkimit të zemrave të Shqiptarëve në kauzën tonë të drejtë ne duhet të vazhdojmë marshimin e nisur pa bërë asnjë hap pas për një Shqipëri me demokraci funksionale që buron prej zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku çdo njeri është i barabartë dhe ku sistemi kujdeset për mirëqenien e të gjithëve një lloj. Asnjë hap pas, takohemi me 2 Qershor”, u shpreh dje në reagimin e saj, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.
Nënkryetari i LSI-së i kthehet kreut të Qeverisë: Në letrën e shtatë na shkruaj se si e kriminalizove Vlorën
Vasili: Rama nuk është pronar i vendit. Policia provokoi protestuesit K
reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk është pronari i Shqipërisë dhe nuk mund të zgjedhë se kur do të ikë, por duhët të dëgjojë zërin e qytetarëve. Në një intevistë për “RTV Ora”, Vasili deklaroi dje se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij ka thelluar në mënyrë ekstreme fenomene të cilat gërryejnë shtetin “Ky kryeministër ka thelluar në mënyrë ekstreme fenomene të cilat gërryejnë shtetin. Një njeri që i mungon detyrës largohet sepse nuk është pronar i qeverisë. Nuk ka dua të iki apo nuk dua të iki. Dua apo nuk dua të iki ka të drejtë të thotë vetëm një njeri, pronari i një biznesi të vet. Ky nuk ëshë atje sepse ka një biznes të cilin e ka në dorë dhe e lë apo se lë si të dojë. Ky njeri është votuar nga një numër i caktuar njerëzish për të qeverisur dhe ku u krijon një shqetësim madhor 2 apo 3 milion shqiptarëve, ky largohet dhe nuk është dëshirë e tij. Prandaj protestat janë masive popullore për t’i tërhequr vëmendjen, deri në momentin kur protestat do ta marrin një vendim që do të jetë shumë i rreptë. Vendimi mund të jetë gjithfarësh, në përgjithësi i papajtueshëm. S’mund të pranojnë shqiptarët që të pranojnë që të shkruajë ky letra dhe shqiptarët të rrinë në fukarallëk”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Më tej, Vasili u shpreh se policia e vendosur në mbrojtje të godinës së Parlamentit provokoi protestuesit në protestën e së shtunës, për të bërë dhunë duke çarë qëllimisht kordonin. “Në protestën e së shtunës ju patë një gjë shumë interesante. Ky kryeministër që i
ka sjelljet ordinere edhe atë ditë, për të provokuar protestuesit kordoni i policisë u hap në mënyrë të çuditshme që protestuesit të provokoheshin. U krijuan premisat për ta provokuar. Ky grup që ka rrëmbyer qeverinë dhe ecin mbi provokimin. Të provokojmë dhe mbi ngjarjen që ndodh të shtyjmë disa ditë pushtet”, u shpreh Petrit Vasili. Letrat e Ramës Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ironizoi po dje, por përmes rrjeteve sociale, kryeministrin Edi Rama dhe letrat e tij publike drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha, si përpjekje për të ulur palët në tavolinën e dialogut. Në reagimin e tij, Vasili e fton Ramën që në letyrën e shtatë të shpjegojë dhe çelësin
e suksesit që përdori në kriminalizimin e Vlorës. “Kryeministër shkruaje letrën e shtatë, se si e kriminalizove Vlorën! Kryeministri i papunë e që tund derën, tani po luan letrash. Kryesuesi i listës së deputetëve të Vlorës, kryeministri pra, e arriti më në fund një “sukses” të shënuar dhe e bëri që Vlora të jetë e para në Republikë për kriminalitetin më të lartë. Kryeministri e ka braktisur prej vitesh detyrën. Tani i ka mbetur të shkruajë letrën e shtatë se si ja doli ta vinte Vlorën në krye të krimit. Siç shkatërrove Vlorën, kryeministër, ashtu e bëre edhe Shqipërinë. Për ty kryeministër, letra është shkruar.. është vetëm një ... dhe është atje ku duhet”, u shpreh dje nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili.
Spahiu: Ndryshe nga ne, Europa s’i voton burokratët që s’i shërbejnë askujt
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se sjellja e njëanshme e eurodeputetëve të majtë, me qeverinë e korruptuar dhe kriminale të Rilindjes, bën që sot shqiptarët të gëzojnë rritjen e ekstremit të djathtë në PE. “Sjellja e njëanshme e eurodeputetëve të majtë, me qeverinë e korruptuar dhe kriminale të Rilindjes, bën që sot shqiptarët të gëzojnë rritjen e ekstremit të djathtë në PE. Me zgjedhjet e reja, Shqipëria i largohet akoma më shumë anëtarësimit në BE. Ndryshe nga ne, Europa nuk i voton burokratë që nuk i shërbejnë askujt. Rrëzimi i kësaj qeverie, emergjencë”, u shpreh dje Përparim Spahiu.
ISH-MINISTRI
Zgjedhjet në PE, Manjani: Bashkimi Europian duhet reformuar
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zgjedhjet për Parlamentin Europian, ndërkohë që nuk i ka kursyer ironitë me përfaqësuesit e Brukselit zyrtar të përfshirë në procesin e integrimit të Shqipërisë. Deri tani, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë mbetet blloku më i madh dhe pritet të formojë një koalicion pro-BE. Manjani ironizon zyrtarët e BE-së si: Romana Vlahutin, Federica Mogherini, Johanes Hahn, apo Knut Fleckestein, i cili ka paralajmëruar disfatën dhe humbjen e karriges në PE. “Të majtë e të djathtë, ekstremistë e centristë, fitimtarë e të mundur në Bashkimin Europian bien dakord që: Bashkimi Europian duhet reformuar. Romana – Mogherini – Hahn na çanë atë, kokën dmth, duke na reformuar. Po këta paskan qenë të pa reformuar për vete… Po mirë, le t’ia nisin reformës! Të emërojnë Ramanën se vërdallë pa punë e kanë, si kapedane të reformës. Të marrin edhe Calaverën e ONM, se do ju duhet që t’ua monitorojë reformën. Ta marrin edhe Sorecën, që të dënojë publikisht cilindo që do protestojë kundër reformës së BE. Ndërkohë mund të shfrytëzojnë edhe burime të tjera që mund ti marrin si konsulentë me ditë pune nga pensioni, si psh Knut-i apo edhe Boschart i cili del në pension së shpejti… Aman, veç të reformohen iher ata, pa pret puna jonë…”, u shpreh Manjani.
INTERVISTA
6
E martë, 28 MAJ 2019
Këshilltari ekonomik i CDU-së: Njerëz mençur në PS, mendojnë ndryshe nga Edi Rama
K
ëshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze ka komentuar sërish situatën aktuale politike në Shqipëri. Ndërsa flet për nevojën e negociatave pa kushte mes mazhorancës dhe opozitës, si e vetmja formë për tejkalimin e krizës, Henze flet për disa “njerëz” të mençur në Partinë Socialiste që sipas tij mendojnë “ndryshe” nga kryetari i tyre Edi Rama. Pa sundimin e ligjit, demokracia nuk vlen shumë dhe nuk mund të ketë të ardhme ekonomike për Shqipërinë deklaron këshilltari ekonomik i CDU-se Martin Henze. “Është pikërisht kjo mungesë e sundimit të ligjit që ai vëren Shqipërinë në rrezik si arsye të veçantë. Askush nuk mund ti shmanget ligjit te Shqipërisë pa u sanksionuar, madje as vetë qeveria Rama. Në të kundërt i bie që urdhëresat dhe ndalesat, apo edhe kushtetuta janë bërë vetëm për budallenjtë, për trimat dhe të dobëtit dhe komunitetin ndërkombëtar. Kushtetuta, ky sistem legal i ndihmon njerëzit që të dallojnë të mirën nga e keqa”, u shpreh dje martin Henze në një intervistë për portalin informativ “Syri.net”. INTERVISTA Pyetje: A janë demokracitë sisteme të vetëmjaftueshme? Henze: Shqipëria pas vitit 1992. Ky vend ishte i shkatërruar për shkak të linjës zhvillimore që ndoqi regjimi komunist. Por gjithsesi ajo ka një bazë të qëndrueshme rregullash, më i qëndrueshmja në historinë e saj, një kushtetutë, një goditje fati. Gjithsesi, Shqipëria është në një krizë masive për shkak të zhvillimeve politike në 5 vitet e fundit. Pa sundimin e ligjit dhe me administratën e korruptuar, demokracia në Shqipëri e cila do të mbetet në fuqi deri në vitin 2013, do të shndërrohet në arbitrare. Ky është një problem serioz për shqiptarët dhe një problem serioz për çeljen e negociatave me BE-në. Një tezë qendrore është se demokracitë janë bërë për t’u rrëzuar. Sot, demokracitë nuk vdesin pas një grushti shteti, apo për shkak të luftërave civile, por përmes neutralizimit të drejtësisë, parlamentit dhe shtypit. Një demokraci mund të gërryhet pa e prekur tekstin kushtetues: Zhvillimet ndërkombëtare janë tregues se demokracitë nuk janë sisteme të vetëmjaftueshme, siç është edhe rasti i Shqipërisë. Si e vlerësoni ju situatën në raport me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti në 24 Maj të 2019-ës? Henze: Nuk ka sistem funksional legal në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë paralizuar për më shumë se 1 vit, kontrolli parlamentar i qeverisë nuk mund të zhvillohet,
Martin Henze: Zgjedhjet lokale duhet të shtyhen. S’ka sistem funksional legal
opozita nuk ka mundësi që të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë apo të parandalojë sjelljet antikushtetuese, parlamenti është gjithashtu jofunksional, shqiptarët aktualisht nuk kanë mundësi që të ngrenë padi për të drejtat e tyre kushtetuese. Suksesi i një sistemi demokratik varet nga Gjykata Kushtetuese dhe sistemi gjyqësor. Në fund të fundit, një Kushtetutë është së pari një tekst në letër, që reklamon se Kushtetuta është gjithashtu detyruese. Detyrimet kushtetuese duhet të plotësohen. Pa një autoritet që e garanton këtë, kushtetuta mbetet në letër ose mund të cënohet a pasoja. Këtu futet kontributi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, por edhe Gjykata e Lartë nuk mund të mbivlerësohen. Ajo përmban kuptimin e kushtetutës në praktikën politike dhe kushtet sociale në sytë e qytetarëve në përditshmëri, meqë po flasim. Por edhe nëse Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë do të bëhen aktive, janë më tepër se 40 mijë dosje që duhet të shqyrtohen. Kjo masë çështjesh rrezikon që të asgjësojë aktivitetin potencial të drejtësisë shqiptare përgjatë viteve në vazhdim. Sipas opinionit ndërkombëtar, administrata qeveritare është e korruptuar. Në mënyrë bazike, qeveria e Ramës nuk mund të më bëjë shumë, aksionet e qeverisë, me përjashtimin e Presidentit, nuk mund të kontrollohen në mënyrë
funksionale. Mundësia e cënimit të Kushtetutës së Shqipërisë nga qeveria shqiptare nuk mund të korrektohet aktualisht nga asnjë gjykatë, një situatë e pambrojtur kjo prej më shumë se një viti. A është sistemi demokratik në Shqipëri në rrezik? Henze: Ndarja e pushteteve, një nga bazat thelbësore të demokracisë, është inaktive në Shqipëri për shkak të mos funksionalitetit. Është një shenjë e qartë se i gjithë sistemi demokratik në Shqipëri është difektoz për aq kohë sa ligjet nuk mund të kontrollohen sa i takon kushtetutshmërisë së tyre. Për këtë arsye, qartësitë ligjore nuk ekzistojnë formalisht në Shqipëri. Kjo nuk arrin as standardet minimale për një sistem demokratik parlamentar në Europë. Në këtë drejtim, fatkeqësisht nuk funksionim të demokracisë parlamentare në Shqipëri për momentin. Sundimi i ligjit në këtë pikë as nuk duhet të humbasë e as nuk duhet të fitojë, por i duhet thjeshtë të ekzistojë. Nuk mund të ketë proces zgjedhor demokratik në një sistem të kolapsuar të një shteti demokratik. Zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të shtyhen. Qasja e opozitës, që është e bazuar në emergjencën ligjore dhe kushtetuese dhe kriza aktuale për shoqërinë si e tërë, vendosjen e qeverisë tranzitore me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve
demokratike në Shtator, duhet të shtyhet. 2019-a është një vërtetë një qasje objektive mundësie për të dalë nga kjo situatë e paqëndrueshme në Shqipëri. Kjo është një detyrë për të gjithë shoqërinë si një e tërë. Së pari, Shqipëria duhet menjëherë të rikthejë funksionimin e sistemi ligjor dhe të organizojë një zgjidhje tranzitore për këtë çështje, e cila duhet të pranohet nga të gjitha palët. Administrata duhet të çlirohet nga korrupsioni. Siç kam dëgjuar, opozita është e përgatitur të negociojë, qeveria duket e pa interesuar në këtë drejtim, dhe po bën thirrje se zgjedhjet do të mbahen në një shtet ku sistemi ligjor nuk është i paprekur dhe në të cilin sipas opinionit ndërkombëtar, administrata është e prekur thellë nga korrupsioni. Një nga bazat elementare të sistemit parlamentar janë negociatat dhe kompromisi, që është kërkuar qartë më shumë se njëherë nga Presidenti Meta. Unë e besoj se në fund, Partia Socialiste që qeveris aktualisht, edhe nëse kryetari i saj nuk kërkon të ulet në negociata, është mjaftueshëm e zgjuar të futet në negociata me opozitën pa kushte, me qëllimin për të formuar një qeveri tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vjeshtë. Zgjedhjet demokratike, të lira janë baza e sundimit të demokracisë. Ata që besojnë se zgjedhjet demokratike mund të zhvillohen pavarësisht sistemit
demokratik kanë nevojë për vizion, dhe ata që kanë vizione duhet të shkojnë tek ARTI. Presidenti Meta foli në 25 maj të këtij viti për krizën socialie në Shqipëri, si vlerësoni ju këtë adresim? Henze: Presidenti si një organ i kushtetutës së Shqipërisë dhe po mundohet që të mbrojë kushtetutën e Shqipërisë, ky është një objektiv origjinal. Zoti Meta i ka dhënë vetes së tij një imazhin e një patrioti të vërtetë kushtetues, Urime z. President! Fatkeqësisht, ai është i vetmi i cili është ende në gjendje që ta bëjë këtë për momentin. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë janë paralizuar. Parlamenti është gjithashtu jo funksional dhe administrata e qeverisë, sipas vlerësimit ndërkombëtar, është e korruptuar. Një tjetër faktor rregullues janë edhe qytetarët që siç kam dëgjuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë gjithnjë e në rritje janë duke përdorur të drejtën e tyre për të demonstruar, për të treguar se gjërat nuk mund të ecin më në këtë drejtim. Mënyra paqësore dhe entuziaste me të cilën shumica e protestuesve po vepron për të ardhmen e Shqipërisë është shumë impresionuese. Kjo është demokraci e vërtetë. Ndërkohë, Presidenti ka bërë një referencë të qartë të neneve 3 dhe 4 të Kushtetutës së Shqipërisë. Sipas tyre, ligjet formojnë bazat dhe limitet e një shteti. Gjykata Kushtetuese, monitoron përmbushjen e ligjit kryesor të Shqipërisë, Kushtetutën, ndërsa ajo është jofunksionale, përgjegjësia politike për këtë rëndon mbi qeverisjen e Ramës. Presidenti i referohet gjithashtu edhe principeve të demokracisë dhe atyre që ata parashikojnë. Kjo do të thotë se zgjedhjet nuk mund të mbahen pa opozitën dhe thirrja shkon të politikanët, partitë e zgjedhur që të angazhohen për zgjidhur problemet kushtetuese. Kjo është një objektiv për të gjithë shoqërinë. Si rregull, partitë kontribuojnë në kohezionin e një shoqërie. Gjithsesi, ka edhe parti që janë të përqendruara në disa grupe individuale apo familje. Nëse unë e kam kuptuar qartë, partitë opozitare duan që të jenë aty për popullin, për qytetin e për vendin, për Perëndimin dhe Lindjen. Unë mendoj se njerëzit, e dinë se aty duhet të ketë një opozitë që përfaqëson interesin e njerëzve në mënyrë që të bëhet më e mira për të gjithë. Në këtë drejtim, mënyra sesi Kryeministri Edi Rama merret me opozitën demokratike është e pakuptueshme. Mesa kam dëgjuar, ka disa njerëz inteligjent në Partinë Socialiste që cilët kanë një mendim të ndryshëm nga ajo që ka lideri i tyre aktualisht.
POLITIKE OPINION Nga Kim Mehmeti
K
ryeministri i Sh qipërisë i shkruan letra opozitës dhe duket sa nuk e ka shkruar letrën më të sinqertë që ua ka borxh shqiptarëve, e nëpërmjet të cilës do ua thotë të vërtetën se gjithë këto vite ai është tallur me ta. Dhe pse të mos shkruaj letra kur kaluan gjashtë vite e shqiptarët nuk ia dolën ta ‘lexojnë’ të vërtetën se vendi ende drejtohet dhe kontrollohet nga ‘mafia’ leniniste e enveriste dhe se Kryeministri i sotëm i Shqipërisë është vetëm i ‘deleguari’ i kësaj ‘mafie’. Pasi i dështoi copëtimi i vendit, Presidenti i Kosovës vazhdon të tallet me popullin e vet, duke e argëtuar tani me idenë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe pse mos tallet me ne që na ka mbërthye heshtja, me çka i ngjajmë në mendjelehtë që nuk e kanë kuptuar se kanë rënë në duart e disa ‘komandantëve’ të deridjeshëm, e politikan të sotëm, që duan t’u takojë edhe lavdia e djeshme edhe pasuria e sotme, e të cilët nuk e kanë kup-
tuar se kur je injorantë dhe i pavlerë, si dhe kur ‘lavdinë’ e djeshme e përdorë si ‘kartëkredie’ për ta mbuluar hajninë dhe për ta blerë të sotmen politike, herdo-kurdo ‘kartela’ të zbrazet dhe përballesh me të vërtetën se nuk ka pasuri apo pushtet, që ta mbulon ‘varfërinë’ morale dhe njerëzore Pas thuajse dy dekadave vasalizëm ndaj partive maqedonase dhe, pas një dekade pjesëmarrje në regjimin antishqiptarë VMRO-BDI, Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëron ‘vejting’ për funksionarët e saj, me qëllim që të largohen të korruptuarit dhe ata që kanë lidhje me krimin, duke vazhduar kështu me përbuzjen e intelegjencës së shqiptarëve të Maqedonisë! Dhe mbase ka të drejtë të sillet me mospërfillje ndaj popullit të vet, sepse shqiptarët e këtushëm shkelën mbi çdo gjë të vlefshme që kishim, duke e lënë fatin e vet në duart e banditëve partiak që lejuan të ndodh ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, likuidimi i Harun
7 E martë, 28 MAJ 2019
Kemi politikanë që duhet “mjekuar”, e jo votuar! Aliut me shokët, rasti i Kumanovës…, e që sot lëvdohen se janë pjesë e ‘qeverisë reformuese’ dhe që paturpshëm shtiren se nuk e dinë se i prodhoi, i forcoi dhe i bëri të pushtetshëm regjimi kriminel DPMNE-BDI! Po pra, shqiptarinë e kanë ngulfatur politikanët si Kryeministri aktual i Shqipërisë, të cilët posa bëhen burrështetas, e humbin pushtetin mbi vetveten! Dhe si të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individ me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan. Pra si të tillë ata çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshtarët e tyre politik, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre. Politikanët e tillë ia dolën që paturpësinë, papërgjegjësinë dhe krimin t’i ngrenë në ‘vlera’ politike, me çka debatin politik
e zbritën në rrafshin e zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordele. Dhe ndodh që politikanët e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotik për perëndimorët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendin që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ato të qenit besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin! Shqiptarisë nuk i mungojnë as burrështetas të llojit të Presidentit të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private. Dhe duke e konsideruar vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshëm për popullin , por parajsë për të afërmit e tyre. Nëpër ‘Shqipëritë’ tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI-së, të cilët
Analisti Fatos Lubonja nuk e përjashton ndërhyrjen ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri
besojnë se posa e vë kravatën e politikanit, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës! Dhe politikanët e tillë jo vetëm që e marrin në qaf popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: tu takojë edhe lavdia edhe hajnia! Thënë shkurt e shqip: ‘Shqipëritë‘ tona ende drejtohen dhe kontrollohen nga ‘mafia’ leniniste e enveriste, ato kanë përplot politikanë që duhet mjekuar e jo votuar, që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë atyre me ligj t’u ndalohet të merren me politikë! Dhe këtë duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimorë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet.
KRIZA POLITIKE
Fatos Lubonja: Letrat e Ramës, si biseda e ujkut me delen A
nalisti Fatos Lubonja nuk e përjashton ndërhyrjen ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Java që sapo ka nisur do jetë vendimtare si për opozitën ashtu edhe mazhorancën. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Lubonja komentoi edhe letrat e njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama për liderin e opozitës Lulzim Basha. Sipas tij, Rama nuk e fton Bashën për të zgjidhur krizën, por për ta ngatërruar edhe më shumë situatën. Ftesa e Ramës tha Lubonja është si dialogu i ujkut me delen. “Këto letra i duhen thjesht për fasadë, për të vënë fasadën e grisur të kësaj krize që ka krijuar, të kapur nga mafia dhe oligarkia ku nuk ekzistojnë institucionet, ku nuk funksionin ekonomia dhe as mediat. Në këto kushte i thotë hajde këtu, ulu në tryezë të të ha unë. Nuk i thotë eja ulemi për të zgjidhur krizën. Kampioni i krizës është Edi Rama. E vetmja mënyrë e opozitës është jo vetëm të protestojë, por të përfaqësojë të pa përfaqësuarit. Gjithçka ndodh e shoh si dialo-
gun e ujkut me delen”– thotë ai. Sa për protestën e fundit të opozitës, se çfarë impakti ka ajo te qeveria, Lubonja shprehet: “Po të lexosh letrën e Ramës kupton se protesta nuk e shqetëson fare, e shqetësojnë protestat e dhunshme që bëjnë lajm. Besoj që opozita e ka tërhequr vëmendjen por bota nuk i ka sytë tek Shqipëria vazhdimisht. Këto protesta mund të ishin më të rëndësishme dhe më të fuqishme nëse do kishte më shumë ndërgjegjësim mes njerëzve dhe më shumë besim tek partia që i nxjerr njerëzit nga ky regjim. Rrëzimi i një regjimi kërkon më shumë forcë, forcën e njerëzve të revoltuar që kërkojnë të përm-
bysin një regjim. Duhet punë dhe këmbëngulje. Opozita duhet edhe të punojë për t’i ndërgjegjësuar njerëzit që në këtë vend të ndryshojë diçka rrënjësisht për interesat e tyre”. Por si e sheh analisti këtë javë, a do të jetë ajo vendimtare për të nisur dialogu mes qeverisë dhe opozitës? Lubonja thotë se është ende e panjohur se deri në çfarë pikë do të ndërhyjnë ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën. “Nuk duhet të harrojmë se me mbarimin e zgjedhjeve në Europë që morën rrjedhë jo shumë në favor të atyre që mbështesin hyrjen e shpejtë të Shqipërisë në BE, në këtë rast duhet marrë si e panjohur se deri ku do ndërhyjnë ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën. Këtu ka një luftë nervash dhe një luftë blofesh por kartat më të forta edhe në këtë poker i ka ai që ka pushtetin, Edi Rama. Ky i fundit i do zgjedhjet me opozitën, për shkak të imazhit. E do delen të ulet aty dhe ta hajë. Më mirë nuk duhet hyrë në këto zgjedhje. Të vazhdohet me denoncimet”– shprehet Fatos Lubonja. /BW/
Fevziu paralajmëron: Çdo ditë vonesë mund të sjellë katastrofën
G
azetari Blendi Fevziu, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Ditë për Ditë”, në Klan, tha se Shqipëria ndodhet në momentin më të rrezikshëm të mundshëm si pasojë e krizës politike që ka mbërthyer vendin. Opozita ka zhvilluar deri më tani 6 protesta kombëtare, ka djegur mandatet e deputetëve dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërkohë që liderët e opozitës vazhdimisht flasin për rrezikun e një përplasjeje civile. Fevziu tha se “nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë”, por shpreson që kjo të mos ndodhë dhe palët të gjejnë një marrëveshje sa më parë. “Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm. E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, por jemi në një moment shumë delikat. Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos. Kjo situatë do shkojë në një marrëveshje, por duhet të ndodhë sa më shpejt. Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë. Negociatat nisën më 26 Shkurt dhe u mbyllën me 6 Mars. Po të kishin nisur me 26 dhe të ishin mbyllur me 28 Shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 Mars. Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë”, tha Fevziu.
POLITIKE
8
E martë, 28 MAJ 2019
Përgjimet – Kryeprokurorja: S’janë transkriptuar 700 CD. Replikon Murrizi: Ti kishte Sinan Hoxha do bënte goxha lekë
Arta Marku raporton në Kuvend: Vlora ka më shumë kriminelë se qytetet e tjera V
lora, qyteti ku është deputet kryeministri Rama shquhet për kriminalitetin më të madh dhe të rrezikshëm në Shqipëri. Kryeprokurorja Arta Marku është thirrur dje në Komisionin e Sigurisë dhe Ligjeve për të raportuar në lidhje me punën përgjatë vitit 2018. Gjatë fjalës së saj, Marku tha se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale. Më pas ajo shtoi se një pjese e kallëzimeve dhe referimeve vijnë nga qytetarët dhe policia, duke shtuar se fillimi i çështjes është atribut i prokurorit shkruan tch. “2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt. Përqindja më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë”, tha Marku. Po në këtë komision, ajo foli për rezolutën e 2017, ku Kuvendi i kishte kërkuar Prokurorisë që të rriste numrin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar. Ajo tha se gjatë vitit 2018, 73 persona janë ndaluar për korrupsion, por shtoi se ka pasur mungesë të referimeve nga ana e policisë për veprën e korrupsionit. Deri në këtë periudhë, ajo tha se në total ka pasur 41 procedime për
veprën për grup të strukturuar kriminal. Kryeprokurorja e përkohshme u pyet edhe për dosjen e përgjimeve 339 dhe 184. Marku tha se dosjet kanë problematika dhe janë zvarritur prandaj ka kërkuar që të punohet shpejt dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare. “Vazhdojnë të jenë në hetim, nëse do të ishte ndonjë vendimmarrje do ishte marrë vesh. Aty ka një problematikë, dosjet janë zvarritur dhe janë mbetur pa veprime. Ka pasur vetëm përgjime të shumë numrave të telefonit të cilat përveçse janë bërë nuk janë zbardhur dhe nëse nuk transkriptohen janë të palexueshme. Aktualisht këtyre çështjeve u është dhënë gjithë
rëndësia. Çështja 339 po hetohet nga një grup prej 2 prokurorësh dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore. Ka pasur 700 CD dhe video të pa transkriptuara dhe po punohet për të. Ju garantoj se shumë shpejt do ketë vendimmarrje. Dhe 184 ka qenë në të njëjtën gjendje. Janë regjistruar përgjime pa asnjë veprim hetimor. Pas dy vitesh janë regjistruar emrat e personave në hetim. Ka një prokuror që po heton dhe po zbardhen transkriptet dhe besoj se do të ketë një vendimmarrje të shpejtë. U kam kërkuar prokurorëve që të hetojnë shpejt, pa cënuar cilësinë dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare”, tha Arta Marku. Në kundërpërgjigje deputeti Myslim
Murrizi tha se kryeprokurorja pohoi në Kuvend se përgjimet janë kryer për qejf. “Janë përgjuar prej vitesh thotë por nuk janë transkriptuar. Janë përgjuar kot për qejf këta? Është si call center Prokuroria e Përgjithshme, me ju apo paraardhësin tuaj. Përgjohen për të bërë videoklipe edhe rrinë aty, çfarë të dali ndonjë gjë ta zbardhim po nuk doli ajo që nuk kemi qejf ne, e lëmë CD të flejë. Për 700 CD, nuk e ka marrë kush mundimin, nuk e di për sa vite janë bërë por ia paska kaluar Kinostudios nga ‘48, me filmat që kanë bërë. Njëfarë gallate me taksat e qytetarëve shqiptarë, që harxhohen pare për ata që mbajnë kufje në vesh por ata 700 CD po ti kishte Sinan Hoxha do kishte bërë goxha
FATBARDH KADILLI
“Vlora serial krimi”, PD sulmon Ramën: Siguria nuk ekziston
Pas atentatit me armë zjarri në Vlorë, ku humbi jetën një i ri dhe u plagos një tjetër, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e Partisë Demokratike. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, shprehet se rendi dhe siguria nuk ekziston në qytetin ku kryeministri shqiptar është zgjedhur deputet. “Vlora serial krimi. Përsëri krimi godet në Vlorë. Një i vrarë dhe një i plagosur rëndë është përfundimi i një atentati në mesnatë. Vrasje, të shtëna në mes të qytetit, janë bërë ngjarje e zakonshme në Vlorë. Nuk kalon një javë pa pasur një ngjarje të rëndë. Ngjarje që kanë rrezikuar dhe jetën e qytetarëve të pafajshëm. Rendi dhe siguria e qytetarëve nuk ekzistojnë në qytetin ku Kryeministri është dhe deputet. Ndaj në protestën e opozitës binte në sy një baner i gjate me thirrjen : “Rama Ik Nga Vlora””, u shpreh dje në reagimin e tij, anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli. lekë me to dhe nuk merrni fare asnjë lloj angazhimi minimal për të bërë transkriptimin e tyre si instituticion, por lihen të flenë. Çfarë është lojë me këtë punë, hajde të bëhen përgjime dhe pastaj po na doli ndonjë që duam ta godasim mirë, nëse është ndonjë që e kemi xhan nuk transkriptohet CD-ja”, tha Murrizi.
ISH-KRYEMINISTRI: VLORA, NGA PERLA E MESDHEUT ËSHTË SHNDËRRUAR NË KRYEQYTETIN E VRASJEVE, PENGMARRJEVE, ZHDUKJEVE
“Klimë horror vrasjesh”, Berisha thirrje vlonjatëve: Shpalleni ‘non grata’ Ramën I
sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër këtë të hënë lidhur me vrasjen e fundit të regjistruar në Vlorë. Berisha akuzon Ramën se nga perlë të Mesdheut, e shndërroi Vlorën në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve në Europë. Sipas tij, në këto 6 vite qeverisjeje nga Edi Rama, qindra djem, burra të saj u ekzekutuan në arat apo magazinat e hashashit, në rrugët, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhdukën të mbytur nga duar kriminale në thellësitë e detit, u dogjën të gjallë, apo u tretën në vaskat me acid, për të mos pasur një varr në këtë botë. Të gjitha këto nga banda mizore, thotë Berisha, janë të lidhura si mishi me thoin me pushtetarët lokal
dhe narkoqeveritarët horra me në krye Ramën. Ndërsa kishte dhe një thirrje për të gjithë vlonjatet që të ngrihen në lartësinë e trimërise dhe virtyteve të tyre, të ndëshkojnë dhe te shpallin “nongrata” monstrën që me politikat dhe lidhjet e tij të krimit, krijoi në Vlorë një klimë horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash. “Edvin Kristaq Krimi shndërroi Vlorën në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve në Europë. Miq, Vlora, perla e Mesdheut është shndërruar tani si kurrë ndonjëherë më parë nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzës Edvin Kristaq Krimi në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve në thellësi të detit
apo tretjes në vaskat me acid, të Shqipërisë dhe Europës. Këto vite të Edvin Kristaq Krimit qindra djem, burra të saj u ekzekutuan në arat apo magazinat e hashashit, në rrugët, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhdukën të mbytur nga duar kriminale në thellësitë e detit,
u dogjën të gjallë, apo u tretën në vaskat me acid, për të mos pasur një varr në këtë botë. Të gjitha këto nga banda mizore të lidhura si mishi me thoin me pushtetarët lokalë dhe narkoqeveritarët horra, me në krye Edvin Kristaq Krimin. Iu bëj thirrje qytetarëve
të Vlorës të ngrihen në lartësinë e trimërisë dhe virtyteve të tyre, të ndëshkojnë dhe të shpallin “nongrata” monstrën që me politikat dhe lidhjet e tij të krimit krijoi në Vlorë një klimë horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, të cilën vlonjatët nuk e kanë njohur as në kohërat e pushtimeve më të egra. Iu bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të ngrihen me guxim në protesta te fuqishme dhe të çlirojnë qytetin e tyre nga narkoqeveritarët horra dhe bandat e tyre që pasurohen çdo ditë mbi gjakun, jetët e humbura, të të rinjve të vrarë, të zhdukur, të mbytur, apo të shkrirë në acid të saj”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
POLITIKE OPINION Nga Adi Krasta*
P
ër publikun sh qiptar bëri jo pak përshtypje shprehja “Shame on you”, që shqipërohet ‘të të vijë turp’ e që u shkrua me shkrim dore në murin e hyrjes së shkallës, në ndërtesën ku jeton ambasadori i OSBE, Borchardt. Pse një grup të rinjsh i thanë ambasadorit: “turp të kesh”? (Transmetohet në video deklarata e
ambasadorit për miliardat që qarkullojnë në Shqipëri nga kanabisi dhe përdoren për zgjedhjet) Menjëherë pas kësaj deklarate të rëndësishme thënë publikisht dhe në kohën e duhur, ambasadori u detyrua t’a përgënjeshtrojë deklaratën e tij, gjithashtu publikisht duke i dhënë një leje indirekte blerjes së votave, dhe marrëdhënies
9 E martë, 28 MAJ 2019
Borchard turp të kesh! të pandëshkuar me njerëz të dyshimtë nga ana e qeverisjes së Shqipërisë. Kthesa që ambasadori Borchardt bëri, ishte në fakt e turpshme. Tërheqja e tij me bisht nder shalë dhe burracakëria për të luftuar për logjiken e thjeshtë dhe interesat e popullit, dhe jo të pushtetit meritonte një përgjigje
gjithëaq publike. Turp, po ashtu duhet të kishte ambasadori më i dobët i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu. Njëanshmëria dhe lojërat e tij me shqipen e çalë bënë që statusquoja e kërkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin të rezultonin me një qeverisje të devijuar. Kush hulumton shqipen do
të duhej të kuptonte se ‘të kesh turp’ i thuhet një njeriu pasi ka kryer një gjest të shëmtuar dhe nuk tregon asnjë shenjë pendimi ose analizë. Ju informojmë se lista e të turpëruarve në vendin tonë mbetet ende e gjatë. *Monologu i Adi Krastës në emisionin “A-Show”, në “News 24”
ecin mbi strategjinë e provokimit, të provokojmë dhe mbi të provokojmë dhe mbi provokimin dhe ngjarjen që ndodh të shtyjmë disa ditë pushtet. Problemi është se çfarë përgjigjesh kanë për këto çështje të mëdha, në të cilat ka hyrë vendi. Edi Rama është i detyruar sepse nuk ka asnjë investim të huaj dhe gënjen për investime, të cilat kanë ndodhur 7-8 vjet më parë kur nuk qeveristë ky. Këtu nuk ka asgjë themelore në ekonominë shqiptarë që ekonomia shqiptare të marrë frymë dhe nëse ekonomia ndodhet në këtë krizë të tmerrshme dhe varfëria është ekstreme është cënuar paqja sociale e këtij vendi, pra ky vend nuk ka një qetësia, por ka një shqetësim që vjen nga një varfëri e madhe dhe një korrupsion ekstremal. Çfarë të bëjnë njerëzit? Të bashkëjetojnë me ata që vjedhin në Unazën e Re? Tani heqin nga dhjetra drejtorë hipotekash çdo ditë dhe inspektorë, por këto morën tepsinë dhe timon që nuk do të kishte më korrupsion dhe njerëzve u tha se mjafto të shkruajnë atje tek portali i kryeministrit të zgjidhin problemet. Ky është një vend ku shteti ka rënë, dhe çfarë po bëjmë ne? Kujt i hyn në punë ky Kryeministër? Nëse do të ketë një marrëv eshje marrëveshje eshje,, sa shanse ka opozita të hyjë në zgjedhjet vendore? Zgjedhjet vendore kanë mbaruar zonjë. Zgjedhjet vendorë kanë afate dhe nuk janë thjesht dhe vetëm një proces ku shkohet dhe votohet, du-
het t’i jepet mundësia të zgjidhet. Sistemi ynë politik është një sistem pluralist. Ne kemi një kryeministër dhe një shumicë, e cila ka marrë vendim politik për shkak të frikës për të dalë nga sistemi politik. Ju keni më shumë vende nga gjysma e Shqipërisë që nuk kanë kandidatë. Do të kthehemi në kohën e Partisë së Punës ku kishte vetëm një kandidat? Problemi këtu është më i thellë, nuk është tek marrëveshja. Ka rënë sistemi politik. Parlamenti sot përfundimisht nuk bën dot 140 deputetë dhe u mbyll me 122 deputetë se listat e PDsë dhe LSI-së kanë shteruar. Fjala kompromis për opozitën çfarë do të thotë? A është e mundur që të arrihet në një lloj diskursi të tillë që mund të çojë edhe më pas të dali nga ky ngërç nga kjo krizë? Rruga e vetme në të cilin ky sistemi politik ka lindur, ne vitin 91 dhe është i pa kthyeshëm, i pa tjetërsueshëm sa të jetë jeta, është një sistem pluralist i cili ndërtohet mbi9 votën e lirë dhe të barabartë. Pra mbi mundësinë e zgjedhjes. Pra të kesh mundësi të zgjedhësh jo të votosh. Në konceptin e tyre ekziston ideja komuniste të vemi të votojmë. Hidhni votat. Ka nga këta të çmendur që mund ta dëgjoni, e dini çfarë thonë apo jo? Nuk ka problem thonë në një bashki thotë. S’ka problem. Mund të kenë edhe 70 mijë votues. Votuan 1 mije ata të tjerët nuk deshën të votojnë thonë. Nuk ka problem për ta. Por në qoftë se do të bëhen zgjedhje dhe këta votues që ju po përmendni do të shkojnë të votojnë, çfarë do të bëjë opozita? Praktikisht zonjë, mos më bëni pyetje të tilla. Bëni një pyetje shumë më logjike. Unë po ju shpjegoj që mbi 60 % në Shqipëri nuk kanë çfarë të votojnë sepse është vetëm një kandidat. Ju do të shkoni të votoni vetëm për një kandidat? Ku e keni mundësin e zgjedhjes ju? Unë jam qytetar Petrit Vasili, ju jeni qytetare. Çfarë do të ndodhë në protestën e 2 qershorit? Është e njëjta strategji me ato të të mëparshmëve? Do jetë surprizë edhe ajo, sikurse ishte edhe kjo e fundit, sigurisht në të mirë të vendit. Marrë me shkurtime nga “Ora News”
INTERVISTË
Nënkryetari të LSI-së, Petrit Vasili: Kryeministri, një njeri që nuk ka punë e shkruan letra
“Rama dhe Rilindja kanë dalë përfundimisht jashtë sistemit politik” N
ënkryetari të LSI-së, Petrit Va sili, në një intervistë për “Ora News”, i ka cilësuar deklaratat e kreut të qeverisë si qëndrime të një njeriu që ka humbur lidhjet me realitetin politik në vend. Një tjetër letër i është drejtuar z.Lulzim Basha. Është një korrespondencë aktive kjo e fundit mes kreut të opozitës dhe kreut të mazhorancës dhe Ju besoni se jemi larg kësaj tryeze ndoshta të përbashkët që mund t’ju ul të dyja palët? Unë nuk kam parë korrespondencë, kam parë monolog. Është një njeri që nuk ka punë e shkruan letra. Ka marrë përsipër përfundimisht të largohet nga drejtimi i vendit, nuk ka asnjë aksion të madh, as qeveritar asnjë aksion të karakterit të fortë politik, pasi jemi në një krizë politike më të thellë dhe të përjetuar në pluralizëm. Kemi vetëm një përçartje psikologjike të një njeriu në hall, i cili shikon fundin e vetes si fundin e botës dhe shkruan pa pushim. Në psikiatri kjo njihet nuk është ndonjë fenomen i ri, që kushdo që merret me atë shkencë e di shumë mirë që këtu kemi të bëjmë më një njeri me probleme të mëdha psikike. Sepse nuk janë probleme politike, një njeri që shkruan e shkruan dhe konsumon monologje, ju mbani mend ka pasur traditë përpara ka shtruar kurbanin, tani nuk është çështja më për tu marr me sëmundjen e këtij njeriu. Këtu problemi është që sëmundja e këtij njeriu po dëmton vendin. Unë i kam sugjeruar pak çaste më parë që ai sa i lodh shqiptarët me letra meqë iu fut të merret me letra tani, mirë do bënte ti përmblidhte ndonjë ditë se ai vetëkënaqet ne ato që shkruan, i sh-
kruan dhe adhuron ato të vetat. Të shkruante një letër të shtatë, kam propozuar ta shkruajë nesër, të thotë si arriti ky duke drejtuar listën e deputetëve të Vlorës, duke shkuar në Vlorë, duke folur për transformimin e Vlorës, ku sot Arta Marku që është Prokurore e propozuar nga ky nuk është Prokurore e të gjitha palëve, raportoi publikisht që qyteti i Vlorës, zona, qarku me krimin më të lartë në vend është Vlora. Ky ka kryesuar listën e deputetëve, është Kryeministër, ka mbajtur anti-mitingun e parë të përgjigjes së opozitës në Vlorë, le të shkruajë një letër të thotë si e arriti këtë sukses në thonjëza kaq të madh, që e bëri Vlorën, zonën më të kriminalizuar. Kjo zonë super e kriminalizuar si do ta arrijë turizmin për të cilin ky pretendon dhe qan e lan gjithë ditën apo tërheqjen e biznesit sepse Vlora është pikë strategjik, duhet të ishte një pikë atraktive për të tërhequr bizneset etj. Duhet të shkruaj një letër ti kthejë përgjigje Financial Times, ju e lexuat artikullin shumë të rëndësishëm. Financial Time është një media, nuk jam unë që mund ti bëj komente, ku flet qartë që krimi dhe korrupsioni pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Ka disa letra të dobishme që mund të shkruajë, ti kthejë përgjigje, gjithmonë si sukses, suksesin që arriti në Vlorë që e kriminalizoi, si e kriminalizoi vendin, suksesin sesi Integrimin Evropian, nga 5 kushte e coi në 13 kushte. Ka një sesi “suksesesh”. Si do ti gjendet një zgjidhje z. V aVasili, në këtë situatë kur ju kërkoni largimin e kryeministrit dhe ai nuk e negocion këtë kusht? Problemi qëndron këtu, një kryeministër kur merr detyrën, e merr të
qeverisi vendin, nuk pronëson një qeveri, nuk ka marrë pronë 2.5 milionë shqiptar, nuk e kanë votuar 2.5 milionë shqiptar, e kanë votuar 700 mijë shqiptar dhe ka marrë përgjegjësi të qeverisi 2 milionë e gjysmë, të qeverisi si duhet, të krijojë paqe sociale edhe politike sepse është ai që ka pushtetin në dorë, të krijojë kushte që biznesi të shkojë përpara, integrimi të shkojë përpara, të minimizohet kriminaliteti dhe të mos kemi trafiqe. I mungon të gjitha këtyre detyrave dhe për shkak të këtij kemi të gjitha gjërat që i mbyllin rrugët Shqipërisë, të cilat e dekurajojnë biznesin, e bëjnë të iki dhe të largohet nga Shqipëria, ta përballojnë varfërinë ekstreme, të gjitha këtyre detyrave, ky kryeministër jo vetëm që i ka munguar, por ka bërë të kundërtën, ka thelluar në mënyrë ekstreme fenomene të cilat gërryejnë shtetin. Një njeri që i mungon detyrës largohet sepse nuk është pronar i qeverisë. Ajo që u duk në protestën e së shtunës, është që u duk një protestë paqësore paqësore,, nuk pati të lënduar nga asnjëra nga palët, erdhi kjo për shkak të një presioni ndërkombëtar ndoshta në të dyja anët, qoftë për opozitën dhe qoftë për mazhorancën? Në protestën e së shtunës ju patë një gjë shumë interesante. Ky kryeministër i cili i ka sjelljet ordinere në të gjitha pikëpamjet edhe atë ditë, për të provokuar protestuesit kordoni i policisë që qëndronte për të siguruar Parlamentin e Shqipërisë u hap në mënyrë të çuditshme që protestuesit e zemëruar të hynin dhe të provokoheshin. Pra, u krijuan premisat për ta provokuar, është një qeverisje, ky grup që ka rrëmbyer qeverinë dhe
AKTUALITET
10
E martë, 28 MAJ 2019
Sandër Lleshaj: Kam informacione që elementë kriminalë ushqejnë iluzione se meqenëse jemi në muaj zgjedhor do tolerohen për interesa elektorale. Kjo nuk do ndodhë
K
rimi është një hap për para duke gjetur hapësira të reja. Kështu u shpreh zv/mministrja e Ministrisë së Brendshme, Rovena Voda nga qyteti i Tepelenës gjatë një takimi me ‘’Task-Forcën’’ në luftën kundër kanabisit me drejtues të institucioneve lokale të Qarkut Gjirokastrës. Ndër të tjera, ajo u shpreh se afati i fundit për t’i dhënë fund këtij fenomeni është data 15 qershor, në të kundërt asnjë nuk do të tolerohet. “Krimi gjithmonë gjendet një hap përpara dhe ky fenomen për një periudhë mori hapa shqetësues. Ne jemi në pritje të përgjigjes për hapjen e negociatave dhe nuk duhet të tolerojmë në asnjë mënyrë. Ky fenomen nuk duhet të njollosë Shqipërinë. Duhet të jemi vigjilent por edhe tepër ambicioz. Ka një datë që e ka vendosur Ministri i Brendshëm, data 15 qershor është data që duhet t’i japim fund kanabisit për vitin 2019, nëse pas kësaj date ende do të kemi raste të mbjelljes së kanabisit nuk do të tolerojmë asnjë njeri”, tha Voda. Nga ana tjetër, zv/ministrja ju bëri thirrje drejtuesve që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në luftën kundër krimit pasi ka pas raste që ky bashkëpunim ka munguar. “Sigurisht që ka ende raste sporadike pavarësisht punës së mirë që është bërë. Këto raste tregojnë se ende kemi dobësi në shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin mes strukturave. Po edhe me përmbushjen me përpikmëri që çdo institucion duhet të përmbushë në bazë të planit. Përgjegjësia është e përbashkët nuk mund të rrijmë duarkryq nuk duhet të ketë më asnjë rast të kultivimit të kanabisit”, përfundoi Voda. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një takimi me struktuarat Korçë është shprehur se çdo rrënjë kanabisi në Shqipëri do asgjësohet. Ndërsa theksoi se për çdo rrënjë kanabisi të gjetur pas datës 15 qershor do nisë procedim ndaj çdo polici për shpërdorim detyre. “Shqipëria është në rrugën e ndarjes përfundimtare me kanabisin. Lufta kundër kanabisit ende nuk është mbyllur. Gjatë këtij viti zgjedhor kërkohet një vigjilencë e shtuar e çdo p u s h t e t i . Ç d o s t r ukturë vendore ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë me kanabis. Çdo rrënje do asgjësohet. Çdo rrënje që do zbulohet pas datës 30 qershor është turpi tuaj. Policia duhet te merret me personat që mbjellin kanabisin. Për çdo konstatim
Lufta kundër kanabisit, Rovena Voda: Krimi një hap para 15 QERSHOR “Ky fenomen nuk duhet të njollosë Shqipërinë. Duhet të jemi vigjilent por edhe tepër ambicioz. Ka një datë që e ka vendosur Ministri i Brendshëm, data 15 qershor është data që duhet t’i japim fund kanabisit për vitin 2019, nëse pas kësaj date ende do të kemi raste të mbjelljes së kanabisit nuk do të tolerojmë asnjë njeri”.
THIRRJA
të kanabisit pas datës 15 qershor do nisë procedim ndaj çdo polici për shpërdorim detyre. Policia e ka të ndaluar të merret me bimët. Policia ka përgjegjësi të merret me
personin. Duhet ta mbysim në embrion dhe jo të shkojë puna deri në korrje të kanabisit. Ky vit duhet të shënojë një sukses përfundimtar”. Ndërsa kishte edhe një mesazh për kultivuesit
KAPSHTICË
e bimës: “Kam informacione që elementë kriminalë ushqejnë iluzione se meqenëse jemi në muaj zgjedhor do tolerohen për interesa elektorale. Kjo nuk do ndodhë”.
“Krimi gjithmonë gjendet një hap përpara dhe ky fenomen për një periudhë mori hapa shqetësues. Ne jemi në pritje të përgjigjes për hapjen e negociatave dhe nuk duhet të tolerojmë në asnjë mënyrë. Ky fenomen nuk duhet të njollosë Shqipërinë. Duhet të jemi vigjilent por edhe tepër ambicioz”.
SITUATA
Frontex kap 16 emigrantë 140 të helmuar, Bulqiza ende pa ujë të pijshëm
Oficerët e misionit të Frontex kanë kapur 16 emigrantë nga lindja dhe Afrika Veriore në Kapshticë, të cilët po tentonin që të kalonin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së. Emigrantët janë nga Iraku, Siria, Algjeria dhe Maroku. Emigrantet janë kapur në fshatin Trestenik dhe në radhët e tyre numërohen gra dhe fëmijë. Detyra e oficerëve të Frontex është përqendruar kryesisht tek emigrantët që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil pra që vijnë nga vendi fqinj njëkohësisht do të kryen edhe kontrolle në automjete në pasagjerë për të shmangur çdo aktivitet të paligjshëm. Kjo është jetë hera e parë që Frontex kryen një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së. Në praktikë kjo do të thotë se Shqipëria ka hequr dorë nga një pjesë e konsiderueshme e sovranitetit, duke lejuar roje kufitare të huaja të patrullojnë kufijtë e saj, të marrin në pyetje shtetasit e saj dhe të kontrollojnë letrat dhe automjetet e tyre. Sipas marrëveshjes midis BE-së dhe Shqipërisë, rojet kufitare Frontex do të kenë “fuqitë ekzekutive të nevojshme për operacionet e kontrollit kufitar dhe kthimit”.
Kanë kaluar 24 ditë nga shfaqja e situatës së helmimit masiv në lagjen e vjetër të Bulqizës dhe ende banorët vijojnë të mos konsumojnë ujin e pijshëm të rrjetit. Konsumimi i ujit i cili vjen nga zona D e minierës është ndaluar nga inspektoriati shtetëror shëndetësor Dibër, pasi ende nuk zyrtarizuar shkaku nga se u helmuan më shumë se 140 persona. Sipas Drejtori të Shëndetit Publik Bulqizë, Flamur Meta situata tashmë është në dorën e Institutit të Shëndetit Publik në tiranë, pasi pritet të dalin analizat fiziko-kimike e toksikologjike. “Lidhur me problemin nuk është mbyllur procesi i grupit të punës, pasi për situatën është ngritur një grup me ekspert përkatës. Meqenëse është një nga faktorët uji i pijshëm ky grup pune do të dale me një raport i cili ende nuk është mbyllur. Me daljen e raportit do të bëhet njoftimi zyrtar për të vepruar më tej në lidhje me ujin. Me pak fjalë ne jemi në zbatim të vendimit të ndërmarrë nga inspektoriati shtetëror shëndetësor Dibër dhe do të jetë prapë inspektoriati. Aktualisht inspektorati ka në fuqi që uji mos të pihet”, shprehet Flamur Meta.
AKTUALITET
11
E martë, 28 MAJ 2019
Prej më shumë se një viti, Arbër Çekaj ka kërkuar azil politik në Gjermani dhe aktualisht çështja e tij gjendet në Gjykatën e Emigracionit, ku pritet të vendoset nëse do t’i japë apo jo azil politik
D
osja e “Arbi Garden” ka kaluar për gjykim, ku pronari Arbër Çekaj do të gjykohet së bashku me Armando Pezakun dhe Donal Lushjan. Organi i akuzës ia ka komunikuar akuzat në shtetin gjerman Çekajt, duke qenë se ka kërkuar azil politik në këtë vend. 613 kilogramë kokainë e kapur në kontejnerët e bananeve në portin e Durrësit, shkaktoi tension në politikë dhe akuza. Pronari i firmës “Arbi Garden”, Arbër Çekaj është marrë i pandehur por në mungesë. Po kështu të pandehur janë edhe Armando Pezaku dhe Donald Lushaj. Prokurori Edvin Kondili ka udhëtuar drejt Gjermanisë për ta njohur zyrtarisht me akuzat Çekajn. Prej më shumë se një viti pronari i “Arbi Garden” ka kërkuar azil politik në Gjermani dhe aktualisht çështja e tij gjendet në Gjykatën e Emigracionit, ku pritet të vendoset nëse do t’i japë apo jo azil politik. Gjykata për Krime të Rënda do të zhvillojë seancën paraprake dhe do të marrë vendimin nëse dosja për sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë do të shkojë ose jo në gjykim. Organi i akuzës u ka kërkuar disa herë autoriteteve gjermane ekstradimin e Arbër Çekajt në Shqipëri por kjo kërkesë është refuzuar, pasi edhe atje ka një hetim nga autoritetet vendase sepse dyshohet se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre. Autoritetet ligjzbatuese nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje më
613 kg kokainë, dosja shkon në gjykim
deklarimet e dhëna para hetuesve gjermanë, por ka dyshime të forta se pronari i “Arbi Garden” ka rrëfyer gjithçka di për trafikun e lëndëve narkotike në vendin tonë dhe kjo solli goditjen e disa grupeve kriminale. Armando Pezaku ishte shoferi i trailerit që transportonte ngarkesën me banane në të cilën u kap sasia rekord e drogës. Ndërsa Donald Lushaj ishte menaxheri i firmës “Arbi Garden” që
kishte porositur ngarkesën nga Kolumbia, sasi kjo që u kap më 27 shkurt 2018 në kontejnerët e bananeve. Arbër Çekaj mbahet i arrestuar në Gjermani, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri e shpalli në kërkim ndërkombëtar pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”. Edhe pse u arrestua në bazë të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria, duket se autoritetet
Shqiptari kapet me drogë, vlera 300 mijë euro jë 43-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi u kap me drogë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai quhet Rudmir Tatari, ndërsa mësohet se u kap në banesën e tij në lagjen “Liberta” të qytetit të Barit. Operacioni për arrestimin e Tatarit u krye pas një aksioni të policisë dhe të seksionit kundër narkotikëve në ndërtesat e zonës ku ai jetonte. Kështu pas një kontrolli në apartamentin e 43-vjeçarit, falë edhe një qeni antidrogë, autoritetet gjetën 12 kilogramë marijuanë. Droga ishte gati për t’u ndarë në doza dhe për t’u
“Organi i akuzës u ka kërkuar disa herë autoriteteve gjermane ekstradimin e Arbër Çekajt në Shqipëri por kjo kërkesë është refuzuar, pasi edhe atje ka një hetim nga autoritetet vendase sepse dyshohet se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre. Autoritetet ligjzbatuese nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje më deklarimet e dhëna para hetuesve gjermanë”. dhe menaxherin e firmës “Arbri Garden”, të cilët janë shprehur se nuk kishin dijeni mbi drogën e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit. Ndërsa nuk është identifikuar asnjë person tjetër i implikuar në këtë trafik ndërkontinental të drogave të forta, pronari i ngarkesës ku ishte fshehur droga vazhdon të mbahet nga autoritetet gjermane. 613 kilogramë kokainë e kapur në kontejnerët e bananeve në portin e Durrësit, shkaktoi tension në politikë dhe akuza. Dosja e “Arbi Garden” ka kaluar për gjykim, ku pronari Arbër Çekaj do të gjykohet së bashku me Armando Pezakun dhe Donal Lushjan. Gjykata për Krime të Rënda do të zhvillojë seancën paraprake dhe do të marrë vendimin nëse dosja për sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë do të shkojë ose jo në gjykim.
DROPULL
ITALI
N
gjermane po e hetojnë Çekajn edhe për llogari të tyre. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, edhe pse e pranojnë që i kërkuari i tyre po hetohet për llogari të gjermanëve, janë shprehur se ende nuk ka një afat se kur Çekaj do të ekstradohet drejt vendit tonë. Pas gjetjes së 613 kilogramëve kokainë në kontenierin me banane, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi shoferin e kamionit si
HETIMET
Vjedhjet, banorët: Do marrim armët të patrullojmë N
shitur në rrugët e Barit. Ndërsa për ta fshehur, Tatari e kishte futur në disa kuti kartoni, të cilat më parë ishin përdorur për pajisje elektroshtëpiake. Ndërkohë Policia
Shkencore ka zbuluar se shqiptari me sasinë e marijuanës do të prodhonte rreth 60 mijë doza, të cilat nëse do dilnin në treg do të sillnin një fitim prej 300.000 eurosh.
ë Poliçan qendër e njësisë së Pogonit në Dropull banorët kanë vendosur të mbrojnë vetë fshatin nga hajdutët e banesave. Burrat e moshuar të fshatit të largët 11 km larg kufirit me Greqinë patrullojnë vetë çdo natë në fshat pas grabitjeve që ndodhën javën e kaluar në 10 shtëpi, një kafene dhe disa kisha të fshatit brenda të njëjtës natë. Fshati është terrorizuar nga ngjarja. Disa shtëpi të fqinjëve të saj që jetojnë në Greqi u bastisën nga një grup që çuditërisht kanë marrë vetëm pak sende me vlerë por më shumë
kanë përhapur panik. Banorët hedhin dyshime se hyrjet me forcë në shtëpi ndoshta nuk kanë si qëllim vetëm vjedhjen. Kryeplaku i fshatit Filip Pacani madje thotë se qëllimi i hajdutëve ka qenë
të dëmtojë harmoninë në marrëdhëniet e minoritetit grek me popullsinë shqiptare. Në Poliçan, fshatin më të madh të minoritetit grek në Pogon, 70% e banorëve jetojnë në emigracion.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E martë, 28 MAJ 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 28 MAJ 2019
Kryebashkiaku Erion Veliaj: Bashkia e Tiranës shembull për bashkitë e tjera
Rama dhe Veliaj shpërndajnë kartat e studentit
A
ngazhimi i marrë nëpërmjet Paktit për Universitetin për pajisjen e studentëve me Kartën e Studentit u bë sot realitet. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë mbajtur premtimin e dhënë për studentët dhe prej ditës së sotme të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës kanë mundësi të pajisen me kartën studentore, falë së cilës do të përfitojnë një numër të konsidëerueshëm shërbime falas ose me kosto të reduktuar në institucionet shtetërore dhe ato private. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule inspektuan procesin e punës për aplikimin dhe printimin e kartave të para të studentit. Kryeministri Edi Rama vlerë-
soi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës për prodhimin e kartës, theksoi faktin se qeveria arriti të plotësojë një kërkesë të drejtë të studentëve, pasi më parë univeristetet nuk e kishin bërë punën e tyre. “Kjo nuk ndodhi dhe në vend që të vazhdonim që të përsërisnim që bëjeni,
bëjeni, bëjeni e morëm për sipër falë edhe shtytjes që na dhatë ju që me të drejtë në fakt thatë ne nuk ka rëndësi se kush do ta bëjë ne duam kartën, kështu që sot është fakt që karta kanë filluar të prodhohet dhe ndërkohë në shembullin e parë që u krijua fal edhe punës së bërë nga
Bashkia e Tiranës do ta zhvillojmë kartën edhe në bashkitë e tjera, por masa më e madhe sigurisht është në këtu në Tiranë edhe e fillojmë nga Tirana, bashkitë e tjera do të vijojnë e kanë gati edhe eksperiencën edhe sistemin mjafton që ta venë atë në punë”, tha kryeministri Edi Rama.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri një prezantim të procesit të aplikimit dhe prodhimit të kartës, ndërsa theksoi se brenda korrikut vetëm në Tiranë do të pajisen rreth 80 mijë studentë me këtë dokument. “Nga e hëna bëhet aktive, do kenë edhe versionin
elektronik. Thjesht do e skanojnë, nëqoftëse u humbet karta fizike, ose në se preferojnë që të kenë një gjë më pak në xhep. Më shumë është sistemi që ka rëndësi se sa cipa e plastikës”, tha Veliaj. Ai theksoi se kushdo që pajiset me kartën e Studentit do kenë mundësi të aksesojë shërbimet që ofrohen jo vetëm në institucionet publike, por edhe në një sërë rrjete dyqanesh apo subjekte të tjera private që kanë pranuar të bashkëpunojnë. “Secila prej gocave ose prej studentëve ka një monitor pasqyrë, pra shikon çfarë po bën dhe punonjësja jonë. Një pjesë e madhe e stafit që kemi marrë për karta, janë vetë studentë, pra vetë punojnë si staf. I japin një aprovim fotografisë. Merret një kartë bosh, fillimisht skanohet barkodi, që pastaj mund të përdoret në çdo dyqan dhe në çdo shërbim tjetër. Pastaj vihet për printim me të dhënat e çdo studenti, ku jep të dhënat personale, zgjedh sa herë do që të informohet për ofertat”, shtoi Veliaj. Në çdo fakultet të çdo universiteti do të pozicionohen dy operatorë, të cilët lehtësojnë procesin e emetimit të kartës, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës. Për këtë qëllim pranë fakulteteve janë shpërndarë pajisjet e nevojshme për aplikimin dhe prodhimin e kartës. Karta lëshohet pa pagesë dhe do jetë e rinovueshme për një vit. Ajo në pjesën e pasme ka një barcode të caktuar dhe do të ketë akses në të gjitha institucionet apo subjektet e tjera, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon karta e studentit.
AKTUALITET
14
E martë, 28 MAJ 2019
Autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin Mata, kanë djegur edhe makinën që përdorën në kryerjen e krimit
Atentat “ushtarit”: Nuk jam vrasës i avokatit S
iç edhe Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, tha se Vlora është qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend, atentati i së dielës ku mbeti viktimë Sotiraq Mëhilli, vërteti faktin se qyteti bregdetar është kthyer si Palermo, ku vrasjet mes bandave po e mbysin këtë vend. Policia e Vlorës deri më tani po heton vetëm në një pistë për ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Poro, ku humbi jetën 22-vjeçari Mëhilli dhe u plagos rëndë 32-vjeçari Eno Mata. Sipas policisë shenjestra e këtij atentati ishte 32-vjeçari. Dyshohet se vrasja e mbetur në tentativë e Matës është porositur në shtetin fqinj, Greqi. Në këtë shtet Eno Mata rezulton të jetë me precedentë penale, i akuzuar për grabitje me dhunë dhe për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos. Një krim të cilin vetë Mata e ka mohuar. I plagosuri ka marrë plumba në trup dhe fillimisht u dërgua në spitalin rajonal të Vlorës por më pas si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore u transportua për në spitalin e Tiranës. Të dy personat që u bënë shenjestër e atentatit po udhëtonin me motorr drejt banesave të tyre në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov. Mësohet se ata kanë lidhje shoqërore me njëri-tjetrin ndërsa shenjestra e atentatit
dyshohet të ketë qënë i plagosuri, Eno Mata. Autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg vendit ku lanë të vrarë 22-vjeçarin dhe plagosën 32-vjeçarin Mata, kanë djegur edhe makinën që përdorën në kryerjen e krimit. Në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz” të djegur në Bishan janë gjetur edhe dy kallashnikovë me të cilët autorët kanë hapur zjarr ndaj Sotiraq Mëhillit dhe
Eno Matës. Makina rezulton e vjedhur gjithashtu edhe targat e këtij automjeti rezultojnë të jenë të vjedhura. Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Ndërsa në fshat njiheshin si persona të qetë. 22 vjeçari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent
REAGIMI
Fqinjët: Jemi të tronditur, viktima pa faj
Vrasja e 22-vjeçarit Sotiraq Mëhilli është një ngjarje tepër e rëndë për familjarët e tij, të cilët ende vuajnë vdekjen e babait të të riut. Xhaxhai i Sotiraqit tregon se djali nuk ishte njeri problematik dhe se punonte me traktor në fshat për të mbajtur familjen. Një tjetër i afërm i viktimës, i cili njihte edhe Eno Matën, pohon se atentati mund të jetë pasojë e të shkuarës kriminale të Eno Matës në Greqi. Sipas tij i gjithë fshati e dinte që 32-vjeçari ndiqej nga policia greke. Banorë të fshatit Poro shprehen se të dy djemtë që u bënë objektiv i atentatit ishin të qetë në fshat dhe nuk shkaktonin probleme. Policia po heton për ngjarjen, hetime nga të cilat pritet të sqarohet motivi dhe objektivi i atentatit. “I njihja të dy. Shumë të sjellshëm djem në punë të tyre punëtor. Njëri nga ata vetëm të jëmën ka. Po vija me qumështin dhe thërrita. Pashë policinë aty. Nuk e di për të shtëna. Punë bujqësie merreshin. Familjen e ka në Greqi Eno Mata. Nuk di gjë, ai ka qënë këtu kemi patur muhabet, djalë i sjellshëm. Prindërit i ka të mirë”,-është shprehur një banorë tjetër.
DETAJE
N
jë i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati në fshatin Poro të Vlorës. I mbijetuari Eno Mata i ka shprehur policisë dyshimet se atentati është porositur nga Greqia, pasi e ngatërrojnë me vrasjen e një avokati grek. Shënjestra dyshohet se ishte pikërisht Mata por i vrarë në këtë ngjarje mbeti 22-vjeçari Sotiraq Mehilli. Atentatorët ishin fshehur në shkurre dhe u bënë prite. Hapën zjarr nga afër dhe njëri plumb preku 22- vjeçarin Sotiraq Mehillin në aortë. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital. Eno Mata që dyshohet se ishte dhe shënjestra e atentatit, mori tre plumba, në këmbë dhe në trup por është jashtë rrezikut për jetën. Dy djemtë me motor, Mehilli në timon dhe Mata pasagjer po shkonin për në shtëpi, në fshatin Poro. Pak kilometra më larg, në Bisham autorët
sipas policisë. Në dëshminë e tij, Mata ka thënë se është pikërisht ngjarja e ndodhur në Greqi, ajo që është transferuar edhe në vendin tonë. “Më ngatërrojnë me një anëtar bande për vrasjen e një avokati grek” është shprehur ai, ndërsa deklaron se porsoia për vrasjen e tij ka ardhur nga Greqia. Xhaxhai i viktimës, thotë se të gjithë e dinin se Eno Mata ishte në kërkim nga Policia e
DËSHMIA Në Greqi, Mata është i akuzuar për grabitje me dhunë dhe për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos. 32-vjeçari ka thënë në dëshminë e tij se është pikërisht ngjarja e ndodhur në Greqi, ajo që është transferuar edhe në vendin tonë. “Më ngatërrojnë me një anëtar bande për vrasjen e një avokati grek”,është shprehur ai, ndërsa deklaron se porsoia për vrasjen e tij ka ardhur nga Greqia. Greqisë por shton se në fshat i plagosuri nuk kishte konflikt me asnjë person. “Nipi ishte i qetë, nuk ishte tip problematik. Eno Matën ai e kishte shok. Nipi punonte me traktor në fshat . Sotiraqi nuk kishte shkuar jashtë shtetit. Nuk e dimë si qëndron e vërteta. Familjarët e Eno Matës jetojnë në Greqi. Eno Mata ishte në ndjekje nga policia në Greqi. Në fshat e dinim që Eno Mata ka kryer krime në Greqi. Prej 2 vitesh Eno Mata është kthyer në Shqipëri. Eno Mata në fshat nuk kishte konflikte”. Mata pas një grabitje në Greqi, la një shënim për policët grekë ku shkruhej se: “Unë vjedh, por nuk jam vrasës”. Në fund të letrës kishte lënë shënimin “Maradona-këmbëshpejti”. Ai njihej me këtë pseudonim, pasi është rritur në Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e qytetit ku shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.
Atentatorët ishin fshehur në shkurre
braktisën dhe dogjën makinën tip “Benz”. Brenda tij policët gjetën dy armë zjarri automatik. Verifikimet treguan se targat e mjetit ishin false. Shumë
persona janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë. Dyshimet lidhen me të kaluarën e Matës në Greqi por kjo thjesht mbetet një hipotezë.
AKTUALITET
15
E martë, 28 MAJ 2019
Angazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSH-së pritet të arrijë ritmet normale brenda këtij tremujori dhe nisur nga muaji korrik normalizohen pagesat e rimbursimeve disa kategori biznesi, duke i bërë ato në mënyrë periodike
A
ngazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSH-së pritet të arrijë ritmet normale brenda këtij tremujori dhe nisur nga muaji korrik normalizohen pagesat e rimbursimeve disa kategori biznesi, duke i bërë ato në mënyrë periodike. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në një vizite në një sipërmarrje fasonësh e cila po zhvillon aktivitetin ekonomik në qytetin e Beratit, Center Shqiptar dhe INTEXT. Sipas saj, angazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSHsë pritet të arrijë ritmet normale brenda këtij tremujori dhe nisur nga muaji korrik normalizohen pagesat e rimbursimeve disa kategori biznesi, duke i bërë ato në mënyrë periodike. Denaj gjatë vizitës është njohur nga afër me zhvillimin e këtij biznesi dhe me sfidat që kjo sipërmarrje has në aktivitetin e saj. Kompania ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së, duke lehtësuar në këtë mënyrë veprimtarinë e saj ekonomike. Ministrja shprehu angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të paguar të gjithë rimbursimet e prapambetura në një kohë sa më të shpejtë. Gjithashtu ajo informoi se vetëm në vetëm në muajt e parë të vitit 2019 janë paguar afro 12 milionë dollarë, apo 28 për qind më shumë rimbursime se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. “Në këto 5 muaj ne kemi paguar 12 milionë dollarë
Denaj: Fasonët, prioritet në rimbursimin e TVSH-së PRIORITETI “Angazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSH-së pritet të arrijë ritmet normale brenda këtij tremujori dhe nisur nga muaji korrik normalizohen pagesat e rimbursimeve disa kategori biznesi, duke i bërë ato në mënyrë periodike. Denaj gjatë vizitës është njohur nga afër me zhvillimin e këtij biznesi dhe me sfidat që kjo sipërmarrje has në aktivitetin e saj”.
më shumë se sa 5 muajt e vitit 2018 dhe besoj se deri në fund të qershorit do të kemi mbyllur të gjithë vonesat për fasonët, për grumbulluesit dhe eksportuesit, në një prioritet që i dhamë me pagesat e TVSH-së për secilën nga këto industri dhe për të gjithë bizneset të monitoruar dhe nga niveli qendror ministrisë”, -tha Denaj, duke theksuar se nisur nga muaji korrik do të
synohet normalizimi i pagesave të rimbursimeve të TVSh për këto kategori biznesi duke i bërë ato në mënyrë periodike. Sipas njoftimit, Kompania Center Shqiptare dhe Intext po ushtrojnë aktivitetin ekonomik në sektorin fason që prej 20 vitesh duke pasur një impakt të jo pak të vogël në nxitjen e punësimit në rajonin e Beratit. Kompania në fjalë ka një numër të konsiderueshëm punonjësish
dhe planifikon zgjerimin edhe me 1 mijë të tjerë në të ardhmen. Gjithashtu, një ndër çështjet që drejtuesit e kompanisë ngritën në diskutimet me Ministren e Financave dhe Ekonomisë ishte ajo e trajnimeve profesionale për një fuqi punëtore më të kualifikuar. Sipas saj, angazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSH-së pritet të arrijë ritmet normale brenda
këtij tremujori dhe nisur nga muaji korrik normalizohen pagesat e rimbursimeve për disa kategori biznesi, duke i bërë ato në mënyrë periodike. Denaj gjatë vizitës është njohur nga afër me zhvillimin e këtij biznesi dhe me sfidat që kjo sipërmarrje has në aktivitetin e saj. Kompania ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së, duke lehtësuar në këtë mënyrë veprimtarinë e saj ekonomike.
AKSIONI
AKU bllokon mish, procesi kryhej në kushte të tmerrshme 257 kg produkte mishi janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Po ashtu u bllokua edhe ambienti ku kryhej therja e paligjshme e kafshëve të gjalla. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit. Ambienti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjenosanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla. Mbetjet teknologjike të procesit të therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambient të posacëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, falenderon dhe fton çdo konsumator të përgjegjshëm që nëpërmjet raportimeve të bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribojë cilësisht në suksesin e
betejes për sigurinë ushqimore. Njoftimi i plotë Konfiskohen për asgjësim 257kg produkte mishi, bllokohet ambjenti ku kryhej therja e paligjshme e kafshëve të gjalla. Në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU në Durrës ushtroi kontroll në subjektin Ramiz Shala (Katundi i Ri, Durrës) për therjen e paligjshme të kafshëve të gjalla dhe tregtimit të produkteve ushqimore të pasigurta. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambjent të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit. Ambjenti ishte tejet i amortizuar, i vogel në hapsirë dhe nuk plotesonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes se kafshëve të gjalla.
Mbetjet teknologjike të procesit të therjes së kafshëve të gjalla (ujërat, gjaku etj), përfundonin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambjent të posacëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth. Në të njëjtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafsheve të gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të
paligjshme edhe produkti ushqimor “Sallam” për të cilin subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion në formën e kartës teknologjike apo etikete, mbi përbërësit dhe proçesin e pergatitjes së tij. Në subjekt u evidentuan 257 kg produkte ushqimore (mish dhe nënprodukte te tij) të pacertifkuara e të pavulosura nga veterineri zyrtar
dhe pa dokumentacionin përkatës (specifikisht 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam). Për shkeljet e evidentuara, AKU vendosi masat administrative: 1. Gjobë në vlerën 100 000 lekë për therje të kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme. 2. Gjobë në vlerën 150 000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore. 3. Konfiskimi te produktet ushqimore (të cilat do t’i nënshtrohen procesit të asgjësimit) dhe mjetet e punës (çengela, thika etj) me të cilat është kryer aktiviteti i paligjshëm. 4. Bllokim i ambientit të improvizuar dhe të përdorur për kryerjen e procesit të paligjshëm të therjes së kafshëve të gjalla. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, falenderon dhe fton çdo konsumator të përgjegjshëm që nëpërmjet raportimeve të bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribojë cilësisht në suksesin e betejes për sigurinë ushqimore.
SPECIALE
16
E martë, 28 MAJ 2019
Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare A
rba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive. Pati mjaft kandidatë shqiptarë në zgjedhjet europiane këtë vit. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme.Arba Kokalari është e afërme e shkrimtares së parë shqiptare, MusineKokalari, që u diplomua në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por u dënua më vonë në Shqipëri prej regjimit komunist e vdiq e internuar në Rrëshen në 1983-shin.Vet eurodeputetja e re përcolli falenderime për mbështetësit e saj përmes një mesazhi në Facebook. “Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Europian. Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për moderatorët dhe mua”, ka shkruar ajo. Partia e Kokalarit në Suedi bën pjesë në grupin parlamentar të Partive Popullore, një prej grupeve që u tkurr gjatë zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Europian.Gjatë fushatës Kokalari premtoi të jetë një zë i fortë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me këtë moto, ajo kërkoi votën e shqiptarëve që jetojnë në Suedi.Ajo ka studiuar në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe politikë europiane në Universitetin e Stokholmit.Shqiptaro-suedezja me origjinë nga Gjirokastra emigroi në Suedi në vitin 1992, kohë kur babai i saj u emërua ambasador i Shqipërisë në vendet nordike dhe baltike. Ajo është gjithashtu stërmbesa e MusineKokalarit. Në zgjedhjet për Parlamentin Europian këtë vit pati mjaft kandidatë shqiptarë. Ata garuan në vende si Greqia, Italia, Belgjika dhe Suedia.
MESAZHET
Presidenti Meta dhe kreu i PD urojnë Arba Kokalarin
Z
gjedhja e Arba Kokalarit në Parlamentin Europian ka sjellë dhe reagime në Tiranë dhe Prishtinë. Presidenti Ilir Meta ishte i pari politikan shqiptar që uroi Kokalarin për fitoren. dhe kreu i opozitës LulzimBasha, të cilët kanë shprehur urimet e tyre në facebook.“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi, por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar”, ka qenë urimi i kreut të shtetit. Sikurse edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, BehgjetPacolli.“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari me prejardhje shqiptare ka siguruar vendin e saj në Bruksel. Historike, sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”, ka shkruar ai në Facebook. Po ashtu dhe kreu i PD-së, LulzimBasha ka uruar Kokalarin për fitoren. “Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen
Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëvesuedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre
e mundësuan këtë moment historik!Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë
Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!”, deklaroi kreu i PD-së, LulzimBasha. Edhe kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka uruar fitoren e Arba Kokalarit në zgjedhjet europiane.Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Patozi shkruan se Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i
lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel.“Një shenjë e qartë dhe johyjnore, se ata që e kanë vonuar tmerrësisht shumë udhëtimin tonë drejt destinacionit të kombit, veçse mund ta shtyjnë duke e penguar, por nuk mund ta ndalin dot kurrë procesin jetik të integrimit europian të shqiptarëve.Krenarë për eurodeputeten e parë shqiptare! Urimet më të mira asaj dhe familjes së nderuar Kokalari!”, shkruan Patozi.Arba Kokalari është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.
FORUM KOMENT Nga Bernd Riegert
E
papritura më e madhe e zgjedhjeve europiane është pjesëmarrja e lartë në votime. Rreth 51 përqind e 420 milionë votuesve në vendet e BE, hodhën votën në kutitë e votimeve. Pjesëmarrja në votime kësaj here ishte tetë përqind më e lartë se në zgjedhjet e fundit, pesë vjet më parë. Protestat kundër politikës së klimës, nxënësit në greva dhe rezistenca e partive populiste të djathta që janë kundër BE, i mobilizuan zgjedhësit, mendon eksperti për çështjet politike, Janis Emmanouilidis nga "European Policy Centre" në Bruksel. Komisarja liberale e BE, danezja Margrethe Vestager tha në një intervistë për DW, se njerëzit e kuptuan se zgjedhjet tregojnë forcë. "Kjo forcë duhet shfrytëzuar dhe u duhet thënë njerëzve se ajo ka kuptim," mendon Vestager, e cilë kërkon të bëhet presidente e Komisionit të BE. "Në zgjedhje kanë kandiduar parti që duan ta shkatërrojnë BE. Kanë kandiduar parti që e quajnë veten nacionaliste, por që duan ta shesin vendin e tyre tek rusët. Kjo i bëri njerëzit që të mendojnë se duhet shkuar në zgjedhje." Kandidati kryesor i socialdemokratëve europianë Frans Timmermans, thotë i gëzuar se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është "një sinjal i qartë për një demokraci funksionuese". Liberalët dhe të gjelbërit e Parlamentit Europian kanë marrë më shumë vota
17 E martë, 28 MAJ 2019
Tkurren partitë e Qendrës në Parlamentin Europian se të tjerët. Në Gjermani, Të gjelbërit arrijnë me 20 përqind të votave t'ia kalojnë edhe socialdemokratëve dhe të dalin në vend të dytë, pas Unionit konservator. Ky është rezultati më i mirë që Të gjelbërit kanë arritur ndonjëherë në zgjedhjet që zhvillohen në gjithë federatën. Kryetari i fraksionit të socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Udo Bullmann, i zhgënjyer shumë nga rezultati i zgjedhjeve, pranoi për DW se partia e tij e nënvleftësoi temën e politikës për klimën. Në këtë pikë duhen bërë ndryshime. Edhe kryetarja e CDU-së gjermane, Annegret Kamp-Karrenbauer pranoi në Berlin deficite të partisë së saj në temën numër një, atë të ambientit. Megjithatë ajo ishte e kënaqur që Unioni konservator, megjithë humbjet që pësoi mbeti partia më e fortë në Gjermani dhe fraksioni më i fortë në Parlamentin Europian. Manfred Weber, kandidati kryesor i Partive Popullore Europiane, (EVP), tha në mbrëmje se pretendon të bëhet President i Komisionit të BE. "Ne nuk patëm ndonjë fitore të madhe, por ne mbetemi grupimi më i
fortë," tha politikani i CSU, në Bruksel. Ai i bëri thirrje partive të tjera proeuropiane për të bashkëpunuar dhe foli shprehimisht për të gjelbërit. "Të gjelbërit janë po ashtu fitues të ditës. Prandaj ata janë partnerë të mundshëm. Ne duam të ulemi së bashku dhe të projektojmë një mandat për pesë vitet e ardhëshme." Në Parlamentin Europian, EVP e Weberit ka marrë paraprakisht 180 vende. Kjo shumë është 42 vende më pak se deri tani. Socialdemokratët janë reduktuar po ashtu dhe kanë marrë 147 vende. Liberalët, përfshirë edhe partinë e re të presidentit francez Macron, kanë marrë 105 mandate. Të Gjelbërit janë shtuar nga 52 në 67 vende. Populistët e djathtë janë të përfaqësuar shumë fort në disa vende si Italia dhe Franca, megjithatë kanë marrë më pak vende, se sa parashikohej në prognoza. Të gjithë bashkë ata kanë marrë 150 vende, por që janë të ndara në tre fraksione të ndryshme. Nacionalistët gjermane të AfD, nuk morrën aq shumë vota sa mendohej të merrnin, por në landin e Brandenburgut morrën shumicën e votave dhe kanë arritur t'ia kalojnë
edhe Unionit. Eksperti i BE-së në Bruksel, Janis Emmanouilidis thotë se partitë pro-europiane kanë marrë 80 përqind të vendeve të parlamentit. "Në përgjithësi populistët e djathtë nuk janë shumë të fortë si grupim, ndryshe nga sa kishin paralajmëruar disa vetë. Ne e kemi pas ditur gjithnjë se ato nuk do të marrin shumicën, por ato janë madje edhe më të dobta se sa patëm menduar." Në Itali, Lega e djathtë e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini mori shumicën e votave. Në Francë politikania e djathtë Marine Le Pen mundi partinë e presidentit francez. "Macron u mundua vërtet të vendoste në peshore peshën e tij politike, për të penguar që Marine Le Pen me partinë e saj të dalin të parët. Por ai nuk e arriti synimin," analizon Emmanouilidis. Në shumë nga 28 vendet e tjera anëtare mund të vërehet, se partitë që kanë qenë të mëdha deri tani, partitë e qendrës kanë marrë më pak vota. Liberalët, Të gjelbërit dhe partitë e djathta janë forcuar. Studiuesit e zgjedhjeve në Bruksel folën në natën zgjedhore për rritje të fragmentimit. "Ne vërejmë
se partitë e mëdha e kanë humbur fillin dhe se duhet krijuar një koalicion i madh për të marrë shumicën," thotë Janis Emmanouilidis nga Think Tank "European Policy Centre". Në Parlamentin e ardhshëm Europian, konservatorët dhe socialdemokratët nuk përbëjnë më shumicën si grup informel koalicioni, siç ka qenë e zakonshme deri tani. Ata duhet të bëhen bashkë me liberalët dhe mbase edhe me fraksionin e Të gjelbërve. Një shumicë që të jetë majtat Qendrës, e përbërë nga të majtët, socialdemokratët, të gjelbërit dhe liberalët nuk arrin të merret me llogaritje. Shumicë djathtas Qendrës po ashtu nuk vjen në pyetje, sepse kristiandemokratët nuk mund të bëhen bashkë me nacionalistët dhe populistët e djathtë. "Kështu që që tani çështja komplikohet, sepse asnjë nga grupimet nuk e merr dot shumicën pa të tjerët. Ditët e ardhshme do të jetë interesante të shihet kush flet me kë, për të vënë gjërat në lëvizje," thotë kandidatja kryesore e liberalëve Vestager në intervistë me DW, duke patur parasysh fragmenDW timin e parlamentit.
ANALIZË
A
snjëherë në zgjedhjet për Par lamentin Europian rezultati nuk ka qenë më interesant se në zgjedhjet e fundit. Koalicioni i madh mes qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë në Parlamentin e ri nuk formon dot shumicën në institucionin me 751 anëtarë. Partitë Popullore Europiane u konfirmuan forcë e parë, por me një rënie të ndjeshme prej 38 mandatesh në krahasim me zgjedhjet e 2014, e po më rënie prej 35 mandatesh si forcë e dytë u konfirmuan socialistët. Numrat kanë ndryshuar, por lajmi i mirë është se forcat pro zgjerimit dhe pro Bashkimit Europian mbeten shumicë, pasi rritje të fortë ka patur Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Europës, një mbështetëse e fortë e zgjerimit dhe forcimit të Bashkimit Europian. Po për Shqipërinë dhe shqiptarët, çfarë sollën zgjedhjet e reja të PE-së? Lajmi i parë i mirë ishte shtimi i një zëri të fuqishëm pro shqiptarëve në Parlamentin e ri. Arba Kokalari ishte pjesë e katër mandateve që fitoi Partia e Moderuar në Suedi, duke u bërë kështu shqiptarja e parë që ulet si ligjvënëse në Parlamentin Europian. Lajmi i dytë i mirë është se forcat pro zgjerimit pritet të kontrollojnë rreth 70 për qind të Parlamentit të ri. Me 30 për qind të anëtarëve në PE, agjenda e ekstremistëve dhe e populistëve merr një goditje të fortë. Kjo do të thotë se agjenda e zgjerimit e Bashkimit Europian në Ballkanin
Çfarë sollën për ne zgjedhjet e reja të PE Perëndimor jo vetëm të mos cenohet, por të përforcohet me zërin e liberal-demokratëve dhe të të gjelbërve. Si të parët, ashtu edhe të dytët janë entuziastë të procesit të zgjerimit, madje Guy Verhofstadt, ish-kryeministëri Belgjikës dhe kreu i liberaldemokratëv (ALDE) ka qortuar të djathtën dhe të majtën tradicionale për mefshtësi në integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kritika nga ky grupim ka patur edhe ndaj Komisionit Europian dhe Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini për qëndrimet e mbajtura ndaj vendeve kandidate. Tani, me rreth 100 deputetë në Parlamentin e ri dhe me pamundësinë e të djathtës dhe të majtës tradicionale për të siguruar të vetme mazhorancën, që nuk ndodhte që prej vitit 1979, liberal-demokratët mund të jenë një turbinë përshpejtuese e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Një dorë të mirë këtij procesi, në këndvështrimin e ALDE-s mund t’i japë Brukseli nëse redukton burokracitë dhe standardet e shumëfishta që ndjek për vende të
ndryshme të Ballkanit Perëndimor sa i takon integrimit. Ky grupim ishte kundërshtari më i fortë i Brexit dhe vetë Verhofstadt ka qenë një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Nigel Farage dhe Boris Johnson, dy njerëzit që udhëhoqën fushatën Brexit në Britaninë e Madhe. Lajmi i tretë i mirë është se ekstremistët e djathtë vërtetë pësuan rritje, por nuk arritën dot numrin e mandateve që i nxirrnin sondazhet parazgjedhore. Me përjashtim të Francës dhe të Italisë, ku u renditen si forcë e parë, në vendet e tjera politikat e tyre dështuan paq. Lajmi gri mbërrin nga Franca. Deklaratat e Emmanuel Macron kundër zgjerimit dështuan që t’i japin atij fitoren. Kjo do të thotë se më shumë sesa procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, koalicioni i Presidentit francez është goditur nga konturet e brendshme politike në Francë. Lajmet e këqija gjithashtu nuk mungojnë. Dy janë kryesorët. I pari ka të bëjë me fragmentarizimin edhe më tej të përbërjes së Parlamentit Europian, institucioni që përcakton drejtuesit e institucioneve të tjera të
BE-së. Ky fragmentarizim paralajmëron negociata jo fort të thjeshta në horizont. Kjo do të thotë se as vetë emri i Manfred Webber, udhëheqësi i Partive Popullore Europiane nuk është i sigurtë në krye të Komisionit Europian. Webber është mbështetës i zgjerimit, por negociatat për krijimin e një mazhorance të qëndrueshme brenda PE-së mund të çojnë në një emër tjetër me konsensual, që do të kënaqte të gjitha palët, por që mund të jetë më pak entuziast për zgjerimin dhe të përqendrohet më fort tek reformimi i unionit. Lajmi tjetër i keq mbërrin nga Greqia. Tensionet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë u reflektuan në qëndrimin e ftohtë të Athinës sa i takon hapjes së negociatave në qershor, por askush nga qeveria e Aleksis Tsipras dhe nga partia e tij SYRIZA nuk bënë thirrje për vendosjeje vetoje. Humbja në zgjedhjet për Parlamentin Europian përballë Demokracisë së Re pasoi dorëheqjen e Tsipras dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Fitorja në zgjedhjet për Parlamentin
Europian jo domosdoshmërisht mund të përkthehet në fitore edhe në zgjedhje e parakohshme greke, por sondazhet favorizojnë opozitën konservatore greke. Se çfarë qëndrimi do të mbajë karshi hapjes së negociatave për Shqipërinë Demokracia e Re nëse vjen në pushtet, sinjalizimet e para janë dhënë që në shkurt të këtij vitit. Deputeti Jorgos Koumoutsakos, i konsideruar si ministri i Jashtëm në hije është shprehur kundër. Ai ka deklaruar se qëndrimi i Athinës zyrtare në raport me Shqipërinë duhet që të jetë në varësi të trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri. “Greqia nuk duhet të japë miratimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Qëndrimi i qeverisë shqiptare kundrejt minoritetit grek në Shqipëri, por edhe në çështje të tjera të marrëdhënieve dypalëshe, në raport edhe me situatën aktuale politike në atë vend, duket të bëjë që qeverinë greke të mos e japë miratimin” deklaroi ai. Në mes të majit, këtë e përforcoi edhe vetë kreu i Demokracisë së Re, Qiriakos Mitsotaqis. “Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj evropian”, deklaronte ai gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet vendore në vend.
SHOWBIZ
18 E martë, 28 MAJ 2019
Jo vetëm në Maldive, Albani dhe Miriami do bëjnë dasmë shqiptare Ditën e diel çifti i njohur i showbizit Miriam Cani dhe Alban Skënderaj habitën të gjithë fansat e tyre kur postuan në rrjetet sociale foto nga martesa e tyre në Maldive. Që të dy postuan në profilet përkatëse disa foto të shkëputura nga martesa e tyre në bregdet dhe e shoqëruan me një status të gjatë me fjalët më të ndjera dhe më të ëmbla për njëri tjetrin. Të shumta ishin urimet që çifti mori nga personazhet Vip. Mirëpo, ashtu si shumë fansa edhe këngëtari i njohur Renis Gjoka ka një pyetje për çiftin. Ai e ka pyetur Albanin në komente se nëse do të ketë një dasmë shqiptare, ku do ta digjnin fare. ‘Urime! Kur do e djegim?”, e ka pyetur Renisi, ndërkohë që Albani nuk ka ngurruar dhe është përgjigjur menjëherë. “Shumë shpejt”- duke nënkuptuar që së shpejti mund të ketë dhe në dasmë në Shqipëri.
Charlize Theron gati për të gjetur dashurinë, por me këto kushte Ajo është një nga aktoret më seksi dhe gjithashtu më të suksesshme të hollivudit. Megjithatë prej vitesh 43-vjeçarja Charlize Theron është beqare, ndonëse tashmë duket e vendosur për të gjetur një partner. Këtë fakt ajo e ka pranuar gjatë një interviste për “The Sun”. Gjithashtu ajo ka shtuar disa nga karakteristikat që i dashuri ideal duhet të ketë për të. “Jam beqare prej vitesh. Dikush duhet thjesht të rrisë mjekrën dhe të shfaqet. Unë jam e disponueshme. Kam filluar të hapem nga ana emocionale, sepse ndoshta mund të gjejë dashurinë e jetës sime”, – ka thënë Charlize. Lidhja e saj e fundit daton që në vitin 2015, kur ajo i dha fund marrëdhënies 2-vjeçare me aktorin Sean Penn dhe që prej atij moment nuk është parë në shoqërinë e ndonjë mashkulli tjetër. Pas ndarjes nga Penn, Theron vendosi ti dedikohej profesionit dhe rritjes së fëmijëve.
Ariana Grandes i dedikojnë statujë prej dylli, por nuk i ngjan aspak Këngëtarja e njohur Ariana Grande është duke vijuar turin e saj të koncerteve, ndërkohë që më herët në një postim në Twitter u shpreh se të performojë gjatë gjithë kohës është e vështirë dhe shumë e lodhshme. Gjithashtu kujtojmë se gjatë performancës së saj në Coachella dikush i hodhi një limon, një gjest mjaft fyes për të. Një tjetër e re që vjen nga Grande është statuja prej dylli që i është dedikuar në muzeun e njohur ‘Madame Tussauds’. Por duket se kjo statujë nuk është pritur mirë nga fansat e këngëtares, pasi sipas tyre i ngjan fare asaj. Shumë prej tyre kanë shkruar në rrjete sociale se nëse nuk do të ishte për modelin e flokëve dhe bluzës së gjerë nuk do e kishin kuptuar që bëhej fjalë për statujën e Arianës. Shumë prej tyre kanë vendosur të mos e vizitojnë. Ndërkohë këngëtarja nuk është shprehur për këtë statujë prej dylli, ndonëse është vendosur prej një jave në muzeun e “Madame Tussauds”.
Kendall Jenner nuk po e vuan aspak ndarjen, gati për njohje të reja Modelja Kendall Jenner është e vetmja nga motrat Kardashian-Jenner, e cila nuk është bërë ende nënë. Megjithatë ajo është shprehur në intervistën e saj të fundit për “Vogue” se në një ardhme të afërt e shihte veten të martuar, duke patur parasysh se ndodhej në një lidhje me basketbollistin Ben Simmons. Mirëpo tashmë që çifti ka pak kohë që është ndarë, duket se Kendall është duke shijuar pafund kohën e saj si beqare. Ajo publikuar disa foto në një jaht me miken e saj Bella Hadid duke u argëtuar. Gjithashtu ajo ka kaluar një kohë shumë të mirë në Kanë ku është njohur dhe ka krijuar miqësi me shumë njerëz të rinj. Duket se Kendall nuk po e vuan shumë ndarjen nga Simmons, ndërkohë që ky i fundit nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë fakt.
Justin Bieber i kthehet studios vetëm me “muzën” e tij Këngëtari Justin Bieber ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të problemeve që ka patur me shëndetin mendor. Madje më herët ai është shprehur se do të largohej për një kohë nga muzika në mënyrë që të kurohej. Megjithatë duket se deri tani rekuperimi ka qenë i shpejtë, pasi pak kohë më parë ai publikoi duetin e suksesshëm me Ed Sheeran. Gjithashtu këto ditë ai ka publikuar foto nga studio e regjistrimit ku është shfaqur së bashku me bashkëshorten e tij Hailey Bieber. “Në studio, me vajzën time të studios”,-ka shkruar Bieber duke treguar në këtë mënyrë se i është kthyer muzikës dhe muza e tij është padyshim Hailey. Ajo i ka qëndruar pranë këngëtarit gjatë gjithë kësaj periudhe të vështirë për të.
POLITIKE
19 E martë, 28 MAJ 2019
Azem Shkreli, ikonë e poezisë shqipe N
ë “Takimet letrare Azem Shkreli”, që u mbajtën këtë fundjavë në Ennepetal të Gjermanisë, nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve nga Gjermania, krijues të shumtë nga diaspora, përkujtuan poetin tonë të madh, tashmë ikonë të poezisë shqipe, u promovuan edhe veprat e historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi “KOSOVA” I-V si dhe romani “Dosja B”. Me këtë rast, autori Buxhovi, pasi që evokoi disa kujtime nga jeta dhe vepra e Azem Shkrelit si krijues dhe veprimtar i rëndësishëm i kohës i kyçur në të gjitha proceset e kthesave të tyre, u ndal te disa aspekte që lidhen me konceptin historiografik të “KOSOVËS” si dhe hapjen e çështjeve që zgjuan reagime të shumta në disa qarqe shkencore dhe politike në Beograd, Tiranë dhe Prishtinë – nga ato objektive e deri te refuzueset dhe anatemueset e përmasave linçuese, siç ishin nga Akademia e Sebe e Shkencave dhe Arteve, të cilave, në njëfarë dore, iu bashkuan edhe disa “akademikë” dhe “historianë” nga Kosova! Sipas autorit, reagimet nga Beogradi ishin të pritshme, ngaqë për herë të parë, nga një autor shqiptar kundërshtoheshin gënjeshtrat historike për gjoja shtetin mesjetar serb në Kosovë si dhe tezat e tyre shoveniste për “autoktoninë e mjegulluar të shqiptarëve në mesjetë” e shpifje të ngjashme me të cilat është ushqye politika antishqiptare në dy shekujt e fundit me pasoja tragjike për shqiptarët. Ndërsa reagimet e ngjashme nga Prishtina, autori i lidh me mendësinë e historiografisë serbe dhe recidivet e tyre të thadruar te shumë prej tyre si dhe frikën se rrënimi i tyre rrënon edhe
Korça qyteti më konkurrues me aktivitetet kulturore Korça bëhet qyteti ndoshta më konkurrues me aktivitetet kulturore jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajonin e Ballkanit. Duket se kalendari i larmishëm i veprimtarive i shtrirë në qytet dhe në fshatra është i plotësuar gjatë gjithë vitit. Një shfaqje në teatër, një veprimtari në zonën këmbësore, pak më tej te sheshi I Katedrales, te zona sportive, parku ‘Rinia’ e kështu me radhë aktivitetet ndjekin njëra-tjetrën çdo ditë të çdo muaji. Mjafton një natë koncertesh në pazarin e vjetër, për të përjetuar një jetëzim të kësaj qendre historike dhe dobinë që i jep krejt qytetit. Korça po bëhet edhe më tërheqëse për pushuesit vendas e të huaj, duke treguar se ka tradita të cilat po i përtërin në hapësira të reja. “kredibilitetin shkencor” të veprave të tyre! Sidoqoftë, sipas Buxhovit, “Kosova” theu këtë diskurs dhe i hapi udhën një qasjes tjetër në historiografinë shqiptare drejt lirimit nga kthetrat e ideologjisë si dhe nga diktati i Beogradit dhe kornizave antishqiptare. “KOSOVA” po ashtu u hapi rrugën edhe rishqyrtimeve të domosdoshme brenda historiografisë shqiptare në raport me antikitetin, ku teza pellazge fiton legjitimitet ndaj rrudhjes te ilirishtja si dhe ridefinimi i raporteve iliro-romake dhe atyre me Bizantin dhe kundrimit e “pushtuesi”, me ç’rast dardanët dhe ilirët shihen ndërtues të tij, ku duhet kërkuar edhe zanafilla e shtetësisë shqiptare dhe identitetit të tyre perëndimor, gjë që arbërit i vendos në qendër të perandorisë dhe assesi në margjina apo në periferi të saj. Buxhovi këtë e arsyetoi me perandorët dardanë-ilir Konstandinin e Madh dhe Justiniani si dhe reformat e tyre me cilat Iliriku dhe Dardania morën rolin e rikthimit të saj në histori për dhjetë shekuj. Me këtë rast, autori u ndal edhe te aktualiteti politik
për të cilin tha se është në s’përputhje të thellë me aspiratat historike të shqiptarëve për liri, demokraci dhe përkatësi perëndimore nga shkaku se procesi i shtet-ndërtimit u shfrytëzua nga ata, të shumtën “çlirimtarë të rremë”, të cilët, të ndihmuar edhe nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar, idealin e shtetit, e kanë kthyer në plaçkë për pasurim dhe despotizëm politik. Autori, romanin “Dosja B” e quan kundërpërgjigje këtij zhvillimi antihistorik, vepër kjo që pa ashtu u promovua gjatë këtyre takimeve. Autori, tha se historia nuk mund të kthehet në fakt jetësor pa letërsinë dhe artin, dhe se romani “Dosja B” i ka shërbyer që luftës së fundit që ishte heroike dhe e drejtë t’ia nxjerr në pah edhe anët e errëta, veçmas kur në to kyçen strukturat kriminale, heronjtë e rremë dhe gjithfarë ujemi, zhvillime këto që janë të pashmangshme dhe pjesë e dramave dhe tragjikes së tyre, por që ato bëhen apokaliptike kur “çlirimtarët” uzurpojnë pushtetin dhe kthehen në pushtues të brendshëm!
“Born to Ride”, 300 motoristë “pushtojnë” qytetin e serenatave 300 motoristë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, u bënë pjesë e edicionit të parë të “Born to Ride”, një iniciativë e Riders Legend Korça. Një event fantastik, parakalim plot adrenalinë, atmosferë dhe emocione, në qendër të qytetit të Korçës. Aktiviteti mblodhi me qindra qytetarë që u bënë pjesë e atmosferës së krijuar, ndërkohë që kaluan një ditë të këndshme pushimi. Festa e madhe e motoçiklistëve u pasurua edhe me muzike paradë, show motorash dhe argëtim.
Nga 29 maji nis Festivali Kulturor Ndërkombëtar “Fije bari” Nga 29 deri 31 maj 2019 do të organizohet në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, Festivali Kulturor Ndërkombëtar “Fije bari”, i ideuar nga Botimet Dritëro, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës. Me këtë rast, Bukinist dhe Botimet Dritëro organizojnë një konkurs me gjimnazistët, të cilët janë të ftuar që të paraqesin një përshtypje (ese) për veprën apo poezinë që iu ka pëlqyer më shumë nga Dritëro Agolli. Përshtypja duhet të jetë
më e gjatë se gjysmë faqe dhe jo më shumë se dy faqe e gjysmë kompjuterike. Punimet do të paraqiten në adresën e e-mailit: albert.gjoka@nettrade.al Afati i dorëzimit të tyre është deri më
30 maj 2019, ora 18.00. Në përfundim të garës do të ketë libra, gift cards dhe kupona dhuratë për katër esetë më të mira. Për të gjithë nxënësit që do të marrin pjesë në konkurrim, do të jepet karta “Mik i Bukinist-it”, një status special që platforma jep për lexuesit më të mirë. Po ashtu, do të ketë çmime dhe shpërblime edhe për mësuesit e nxënësve fituesi. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më datë 31 maj 2019, në mjediset e Muzeut Histori Kombëtar.
“Festa e Amantias”, qyteti i lashtë tërheq vëmendjen e turistëve Si çdo vit, në stadiumin antik të parkut arkeologjik të Amantias, Vlorë, u zhvillua këtë fundjavë festa e këtij qyteti të lashtë, që tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve vendas,por edhe turistëve të huaj. Në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë dhe kryesia e fshatit Ploçë grupe folklorike dhe artistë të zonave të ndryshme të Labërisë sollën larmi vlerash të trashëgimisë kulturore të pasur të kësaj zone. Aktiviteteve festive ju bashkëlidh dhe aktiviteti sportiv “Kupa e Amantias”, ku morën pjesë ekipet amatore të futbollit të zonave të bashkive Vlorë, Selenicë dhe Tepelenë. Amantia ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.
FORUM PROFIL Nga Evdal Nuri
N
jë ditë të fund Prillit pija kafe në një lokal dhe rastësisht u ndodha në një takim midis dy miqve të vjetër, dy mjekëve të njohur në Tiranë, Prof. Dr. Pandeli Çinës për rezultatet e tij në fushën e kardiologjisë klinike dhe Dr. Llambi Konomit në atë të organizimit të shërbimit shëndetësor. I fundit porsa kishte ardhur nga Greqia së bashku me mbesën e tij Anna Maria posaçërisht të ftuar nga Fakulteti i Mjekësisë dhe shtëpia botuese “Toena” për të marrë pjesë në promovimin e librit që ata kishin shkruar “Diagostikimi bashkëkohor i sëmundjeve të brendshme”. Dëgjoja me vëmendje dialogun midis tyre, se si me modesti, çiltërsi e konsideratë të veçantë flisnin me njëritjetrin këta dy mjekë të njohur në Shqipëri e Greqi e sidomos për një libër të gjerë e të thellë shkencërisht kaq të nevojshëm ,jo vetëm për studentet e mjekësisë, por për gjithë mjekët e përgjithshëm dhe specialist. Më lindi menjëherë ideja të shkruaja disa fjalë për këtë vepër e vendosa të futesha dhe unë në bisedë duke menduar se do ishte më mirë të mësoja më shumë për Llambin, për jetën dhe veprimtarinë e tij, prandaj, ndërsa unë bëja shumë pyetje, të dy ata, përgjigjet i jepnin me pikatore, mbase s’kishin kohë të merreshin me mua! Dëgjova se Dr. Llambi Konomi kishte mbaruar fakultetin e mjekësisë dhe në Greqi. Pra dy diploma, në Shqipëri e Greqi, dy shërbime për të sëmurët e shumë urime nga pacientët e të dy vendeve. Mësova gjithashtu se ai kishte lindur ne fshatin Dhuvjan te krahinës së Dropullit dhe pasi kishte mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitin ‘59 ishte emëruar mjek ne Spitalin e Tepelenës, si dhe Drejtor i
20 E martë, 28 MAJ 2019
Dr. Llambi Konomi e kontributi i tij në dy shtete !
Shërbimit Shëndetësor të këtij rrethi. Më vonë në Sarandë si zv/Drejtor i Spitalit dhe shef seksionit të shëndetësisë . Në vazhdim anëtar i kolegjiumit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtor i Drejtorisë së Mjekimit në këtë ministri. Së fundmi, Drejtor i Shërbimit Ambulator të qytetit dhe rrethit të Tiranës. Pas rrëzimit të sistemit komunist ai si dhe shumë intelektualë të tjerë emigroi në Greqi, ku mbasi njehsoi diplomën e mjekut duke dhënë disa provime suplementare, bëri specializimin 5-vjecar në Patollogji në Universitetin e Athinës dhe u emërua shef i klinikës së Patollogjisë në Spitalin Privat të Kalitheas, një ndër institucionet më të hershme mjekësore private në Greqi, nga ku dhe doli në pension, megjithëse të jepte përshtypjen e një 60- vjeçari! Aty kuptova karakterin dhe ndërgjegjësinë profesionale të këtij mjeku, që nuk e ndërpreu asnjë çast aktivitetin intelektual. Atëherë ai vendosi dhe pyeti vehen se gjithë këtë përvojë mbi 50-vjecare së bashku me
bagazhin teorik e shkencor të fituar, ç’duhet të bej?! Vendosi që ta hedh në një vepër voluminoze e ta vinte në dispozicion të mjekësisë shqiptare, që në fakt i takonte me të vërtetë! Mendova tha, midis të tjerash se mjekësia moderne nuk u takonte vetëm vendeve të zhvilluara dhe me traditë dhe se ajo nuk është pronë e asnjërit, por e të gjithëve, prandaj do mundohem me çdo kusht t’ja përcjell atë dhe vendit tim duke mbledhur literaturën mjekësore të 10-15 viteve të fundit. Me gjithë përvojën, provat dhe metodat diagnostikuese bashkëkohore dhe mbi bazën e përvojës sime personale dhe sigurisht ndihmën e mbesës sime ,tashmë studente në mjekësi duke ndjekur hapat e gjyshit të saj mjek ,do ta seleksionoj atë e do ta pasqyroj hollësisht me këtë manual. Dhe pas 3 vjetësh pune intensive duke shfrytëzuar mbi 20 mijë-faqe literaturë, ia arritëm këtij qëllimi. U botua libri i përbërë nga 720 faqe, me 10 pjesë dhe 31 kapituj. Nga Dekanati i Fakultetit te Mjekë-
sisë, ashtu edhe nga Departamenti i Patologjisë Interne i këtij fakulteti si dhe nga shërbimi i sëmundjeve të brendshme të spitalit, “Nënë Tereza” ,u cilësua si një vepër e veçantë, me cilësi të lartë shkencore e praktike që duhet të gjendet në kabinetin e punës së çdo mjeku, për t’u këshilluar çdo ditë e për çdo rast të sëmuri me të. Ky ishte thelbi i bisedës së bërë në drejtim të diagnostikimit të sëmundjeve të brendshme, mbasi me të drejtë u theksua se njohuritë shkencore të çdo mjeku mund të zgjerohen, të thellohen e të konsolidohen kryesisht në fushën e diagnozëes së sëmundjeve me qëllim që i sëmuri, jo vetëm të mos dëmtohet nga vendosja e një diagnoze të cekët ose të gabuar, por përkundrazi t’i shërbehet atij sa më mirë për evitimin e pasojave dhe për një mjekim e shërim sa më të shpejt e me kosto sa më të ulët ekonomike e jetësore për të. Një material i tillë sipas sëmundjeve dhe sistemeve të ndryshme të organizmit i përmbledhur nuk mund të gjendet në asnjë tekst tjetër mjekësor disponues. Pjesa e tretë përmbledh bazat diagnostike të sëmundjeve gjenetike dhe kontributin e biologjisë molekulare , në praktikën e përditshme klinike, probleme këto që në vitet e fundit kanë marrë një zhvillim e zbatim klinik gjithnjë e më të madh dhe ato fatkeqësisht nuk njihen mirë nga të gjithë mjekët. Pjesa e katërt e librit është ajo më e rëndësishmja ku përmblidhen pro-
tokollet diagnostike për çdo sëmundje. Ato sot aplikohen në mjaft sisteme shëndetësore me shumë rezultate pozitive. Ato jo vetëm nuk kufizojnë iniciativën krijuese të mjekut ,por përkundrazi ,e disiplinojnë atë me qëllim që të mos abuzohet me metodat diagnostike dhe të mos shpërdorohet koha që kemi në dizpozicion për të vënë diagnozën,të evitohet mbi ngarkesa e mjeteve diagnostike me punë të panevojshme. Ato më së fundmi shërbejnë edhe si kritere vlerësuese të punës dhe të nivelit shkencor të çdo mjeku të përgjithshëm e specialist . E së njëjtës rëndësi është dhe pjesa e pestë e librit ku përfshihen përbërjet e ndryshme të gjakut kur ato rriten ose ulen nga influencat e faktorëve morbozë, medikamentozë e fiziologjik. Në këtë pjesë mjeku gjen zgjidhjen e përditshme praktike dhe në mënyrë të lehtë dhe të përmbledhur vërteton shkaqet e çdo spostimi patologjik. Me sa u informova më vonë, pjesëmarrja në këtë promovim libri ishte e plotë, ndërsa nga referuesi kryesor Pr. Dr.Mihal Tase, nga dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof.Dr.Xheladin Draçini si edhe nga folësit e tjerë, u thanë fjalë shumë optimiste për nivelin e lartë shkencor të librit dhe domosdoshmërinë e pasjes së tij nga çdo mjek e student. U shpreh njëkohësisht besimi se në të ardhmen autorë të tjerë po kaq dinjitoz do bëjnë libra të tillë më të mirë për të pasuruar më tej literaturën mjekësore shqiptare.
FORUM Nga Albert Zholi
D
ija dhe përvoja njerëzore e ka pasur gjithnjë të nevojshme të organizohet, strukturohet dhe sistemohet në mënyrën e enciklopedive, për ta trashëguar njohjen dhe informacionin që ajo zotëron, për brezat e ardhshëm në të gjithë vendet dhe popujt. Që me sistemimin e vet të parë në enciklopedi, ajo dalëngadalë filloi të specifikohej dhe rigrupohej nëpër fjalorët e fushave përkatëse të kësaj dijeje, pasi dhe masa e madhe e dijeve që ofronin enciklopeditë kërkonte ekspertë të posaçëm të gjithë-dijshëm e të gjithë-formuar. Nisi të shpërthente kështu epoka e hartimit të fjalorëve të shkencave humane, politike, ekonomike, juridike e kështu me radhë, në të gjitha fushat e specifikuara e të veçanta të dijes. Por përgjatë viteve me zhvillimin e kulturës dhe shkencës, e për pasojë edhe të tregtisë dhe ekonomisë, përveçse në mënyrë të përgjithshme, edhe në mënyrë detajësore, do të ndihej nevoja që këta fjalorë të plotësoheshin me
Një fjalor i munguar dhe konceptformues, i Eridian Leskaj fjalorët e termave specifikë të përdorur në secilën nga fushat në të cilat lëvizin dhe kishin marrëdhënie këto dije. Është pikërisht ky grup fjalorësh që plotësonin njëri-tjetrin, ai që u shfaq më i vlefshmi dhe më i dobishmi, për t’u përdorur nga specialistët e fushave përkatëse për vite e vite me radhë. Mirëpo shekulli i ri, me zhvillimin dhe përhapjen kapilare të internetit dhe përdorimeve të tij në cdo fushë të jetës, filloi të ndikonte edhe në funksionimin e të gjitha mënyrave të vjetra. Lindi “shoqëria në rrjet” me të gjitha rrjedhimet e saj nga pikëpamja sociologjike, pasataj kapitalizimi informacional që e vinte informacionin si vlerën parësore të tregut, me të gjitha transformimet radikale ekonomike, e së fundi edhe lëndët dhe fushat e reja ndërdisiplinare të
studimit, nga pikëpamja shkencoro-akademike, që sigurisht ndikuan edhe në mënyrën e studimit dhe lëvrimit të dijes së çdo fushe. Tanimë, nuk mund të kufizohesh vetëm në fjalorët e përgjithshën, praktikat e reja projektojnë nevojën e dijes nëpër fusha të ndryshme, që përçon rrjedhimisht nevojën e fjalorëve ndërdisiplinarë. Kjo është premisa kryesore e kohës që do të ndikojë shumë në formimin e së ardhmes, e që formësoi njëherësh edhe shtytjen time të parë teorike në përpilimin e këtij fjalori. Por, ajo që i dha jetën dhe brumin e ngjizjes së dalëngadalë e të vazhdueshme ishte praktika e punës së përditshme. Qysh kur nisa punë në Administratën Doganore më bëri përshtypje se megjithëse unë isha
njohës i mirë i gjuhës angleze dhe megjithëse me profesion financier, përsëri shumë terma të dokumentave tregtare të importit dhe eksportit nuk isha ne gjendje ti kuptoja plotësisht, vura re se shumë terma apo klauzola në dokumentat e transportit (kryesisht të transportit detar) nuk isha në gjendja ti kuptoja dhe më duhej të hulumtoja për të kuptuar kontekstin e tyre. Ishte pikërisht atëherë që më lindi ideja që ti mblidhja të gjitha termat që hasja nëpër fatura tregtare, polica sigurimi, dokumente transporti, etj dhe të krijoja një fjalor anglisht – shqip me shpjegimet përkatëse për çdo term. Mendova që të krijoja një fjalor të kuptueshëm për të gjithë, për nëpunësit e Administratës Doganore, për ndërmjetësit doganor, tregtarët, transportuesit, pse jo
edhe për ekonomistët. Diçka e tillë do të përmbushte edhe qasjen time fillestare të përdorimit të tij shumë-planësh, e po njëlloj do ta plotësonte atë “paketë” të deritanishme fjalorësh në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë, me të cilët formohen dhe punojnë ekspertët e këtyre fushave. Është diçka që i ka munguar kësaj pakete, madje, kjo qasje mund ta shtrijë përdorimin edhe në bizneset përtej këtyre fushave, e mund të ndihmojë shumë edhe në krijimin e një koncepti të ri pune dhe zhvillimi të biznesit tonë, për të ndikuar sa më shëndetshëm në ekonomi. Sot jetojmë në një kohë kur tregu më i largët është vetëm një klikim larg, e vetmja barrierë nuk është më trau i doganës por gjuha prandaj edhe shpresoj se ky fjalor do të ndihmojë sadopak në afrimin e mallrave dhe tregjeve.
SPORT
21
E martë, 28 MAJ 2019
UEFA dënon Flamurtarin, feston Tirana
SITUATA
P
avarësisht sezonit fantastik, ecurisë së pabesueshme të një skuadre të papaguar prej shumë muajsh, faktit që ekipi u gjymtua nga problematika e financave dhe ku sezoni u mbyll me më pak se gjysmën e kontingjentit që nisi, Flamurtari u rendit i treti. Gjithçka e jashtëzakonshme deri më
tani zerohet, pasi edhe ose ndodhet në zonën e kupave të Europës, vlonjatët nuk do të lejohen të luajnë në arenën ndërkombëtare. UEFA i ka dënuar për shkak të borxheve të shumta të klubit ndaj ish-lojtarëve në vite. Nga kjo situatë feston Tirana, që do të luajë ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit,
për të siguruar mbijetesën. Diçka që në situatën e krijuar duket thjesht formalitet. Mbetet për t’u zgjidhur dilema rreth Skënderbeut, pas vendimit të CAS, por edhe nëse Tirana do të arrijë të licencohet. Në këtë rast, do të përfitonte Laçi pavarësisht vendit të gjashtë.
Kuqezintjë e drejtuar nga Alban Bushi kanë zhvilluar dy ndeshje deri më tani për kualifikueset e Europianit, teksa me Andorrën barazuan 2-2 në trasnfertë dhe u mundën 2-1 nga Turqia
P
araditen e së hënës, në ambjentet e stadiumit “Elbasan Arena”, dolën në konferencë për shtyp dy futbollistët e Shqipërisë U-21, Kleandro Lleshi dhe Aristidi Kolaj, të grumbulluar për ndeshjen zyrtare në Turqi më datë 7 qershor dhe 2 miqësoret me Uellsin në vendin tonë në datat 9 dhe 11 qershor. Kombëtarja Shpresa ka filluar përgatitjet për ndeshjen kundër Turuqisë, që do të luajë në Stamboll në datën 7 qershor. Kuqezintjë e drejtuar nga Alban Bushi kanë zhvilluar dy ndeshje deri më tani për kualifikueset e Europianit, teksa me Andorrën barazuan 2-2 në trasnfertë dhe u mundën 2-1 nga Turqia, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” në muajin mars. Në konferencën e parë për shtyp, Aristidi Kolaj, lojtar i ekipit U19 të Sassuolos, shprehet optimist dhe me objektiv vetëm fitoren ndaj Turqisë, pasi për kjo vjen për arsye se kanë luajtur dy ndeshje në këto kualifikuese dhe nuk kanë marrë atë që duhet sa i përket rezultatit. “Mikpritja e grupit ishte shumë e mirë, u ndieva shumë komod. Të gjithë ishin me dëshirë dhe lojtarët shumë pozitivë. Sa i përket aktivizimit i përket trajnerit, unë kam për detyrë të stërvitem dhe të kryej detyrat që më takojnë, të tjerat ia lëmë kohës. Çdo gjë vjen me kohën, duke dhënë maksimumin tënd në çdo hap. Për ne, ndeshja me Turqinë është shumë e rëndësishme, pasi duhet të marrim rezultat. Kjo vjen për arsye se kemi luajtur dy ndeshje në këto kualifikuese dhe nuk kemi marrë atë që duhet sa i përket rezultatit. Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme dhe shkojmë për fitore, pavarësisht kundërshtarit. Futbolli luhet 11 ndaj 11, ne kemi dhënë maksimumin, por nuk kemi pasur fatin me vete. Për momentin luaj me Leganes B por kontratën e kam me ekipin A, shpresoj shumë shpejt t’i bashkohem por është zgjedhje e trajnerit”, tha Kleandro Lleshi, futbollist i Kombëtares U21. Nëse Aristidi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar kuqezi, Kleandro Lleshi, pjesë e Leganes B në kampionatin spanjoll, vjen nga ekipi kombëtar U19. Madje, përpara se të grumbullohej nga trajneri Alban Bushi, ai ishte
Kombëtarja U21: Në Turqi për 3 pikë
pjesë e zborit të pjesshëm të Edi Rejas, trajnerit të Kombëtares A, një eksperiencë për të cilën shprehet mjaft i kënaqur. “Mikpritja e grupit ishte shumë e mirë, u ndjeva shumë komod.
Të gjithë ishin me dëshirë dhe lojtarët shumë pozitivë. Sa i përket aktivizimit, i përket trajnerit unë kam për detyrë të stërvitem dhe të kryej detyrat që më takojnë, të tjerat ia lëmë kohës.
Çdo gjë vjen me kohën, duke dhënë maksimumin tënd në çdo hap. Për ne ndeshja me Turqinë është shumë e rëndësishme pasi duhet të marrim rezultat, kjo vjen për arsye se kemi luajtur 2
NDESHJA “Kombëtarja Shpresa ka filluar përgatitjet për ndeshjen kundër Turuqisë, që do të luajë në Stamboll në datën 7 qershor. Kuqezintjë e drejtuar nga Alban Bushi kanë zhvilluar dy ndeshje deri më tani për kualifikueset e Europianit, teksa me Andorrën barazuan 2-2 në trasnfertë dhe u mundën 2-1 nga Turqia, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” në muajin mars”. ndeshje në këto eliminatore dhe nuk kemi marrë atë qe duhet sa i përket rezultatit. Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme dhe shkojmë për fitore, pavarësisht kundërshtarit. Futbolli luhet 11 ndaj 11, ne kemi dhënë maksimumin por nuk kemi pasur edhe fatin me vete. Për momentin luaj me Leganes B por kontratën e kam me ekipin A, shpresoj shumë shpejt ti bashkohem, por është zgjedhje e trajnerit”, tha Aristidi Kolaj, futbollist i Kombëtares U21. Ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në Stamboll më 7 qershor, ndërkohë që pas saj, kuqezinjtë e vegjël do të luajnë dy ndeshje miqësore në Shqipëri me Uellsin, në datat 9 dhe 11 qershor.
SEZONI
“Këpuca e Artë”, Messi fiton për herë të 6-të P
ërfundimi i kampionateve elitare në Europë përcakton jo vetëm trofetë e kampionëve kombëtarë, por edhe të parin trofe sezonal individual. Po flasim për “Këpucën e Artë” dhe kush tjetër më shumë sesa një “plesht” e meriton këtë vlerësim? Argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi shpallet sërish fitues i saj, hera e 6 në total, pasi përfundoi sezonin me 36 gola, 3 më shumë sesa Kylian Mbappe i vendit të dytë, i cili e zhvilloi të premten ndeshjen e fundit në kampionat me Paris SG. Cristiano Ronaldo, i cili si rrallëherë ka mbetur jashtë 10-shes së golashënuesve më të mirë në vitet e fundit. Këtë trofe, në të kaluarën e kanë fituar emra prestigjiozë të futbollit, teksa me dy trofe përmendim Eusebio, Gerd Muller, Dudu Georgescu, Fernando Gomes, Ally McCoist, Mario Jardel, Thierry Henry, Diego Forlan dhe Luis Suarez. Ky është viti i
tretë radhazi që Messi bën të tijin këtë vlerësim, një tjetër rekord që prej krijimit të këtij trofeu në vitin 1968. 10 futbollistët 10: Mohamed Salah (Liverpool), 22 gola, 44 pikë 9: Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal), 22 gola, 44 pikë 8: Sadio Mané (Liverpool), 22 gola, 44 pikë 7: Robert Lewandowski (Bayern), 22 gola, 44 pikë 6: Krzystof Piatek (Genoa dhe Milan), 22 gola, 44 pikë 5: Mbaye Diagne (Kasimpasa), 30 gola, 45 punti (koefiçenti i kampionatit turk është 1.5) 4: Duvan Zapata (Atalanta), 23 gola, 46 pikë 3: Fabio Quagliarella (Sampdoria), 26 gola, 52 pikë 2: Kylian Mbappé (PSG), 33 gola, 66 pikë “Këpuca e Artë” 2018/19 për Lionel Messin (Barcelona): 36 gola, 72 pikë
SHENDETESI
22 E martë, 28 MAJ 2019
Përdorimi i barnave për gjumin, jepet vetëm në raste të veçanta
Këshilla, si të kuroni pagjumësinë pa ilaçe P
agjumësia e përkohshme zg jat më pak se 2 javë dhe mund të shkaktohet nga ndryshimi i kushteve në të cilat ndodh gjumi, udhëtime nga një zonë orare në tjetrën, çrregullime akute me kohëzgjatje të shkurtër si problemet emocionale, etj. Pagjumësia kronike zgjat mbi 6 muaj dhe mund të shkaktohet nga çrregullime psikike, sidomos depresioni, abuzimi me alkoolin ose barna, marrja kronike e sasive të mëdha të kafeinës etj. Trajtimi me barna i pagjumësisë nuk është një trajtim i këshilluar shpesh nga mjekët, me përjashtim të rasteve të veçanta. Kjo për arsye se ilaçet e gjumit mund të shkaktojnë varësi tek pacienti. Për këtë arsye, mjekët japin ilaçe vetëm në raste të veçanta, ose kur pagjumësia shkakton çrregullime serioze te pacienti. Nëse pacienti është duke e trajtuar pagjumësinë me anë të barnave, atëherë ai ato duhet t'i përdorë në sasi më të vogla të mundshme dhe gjithmonë jo më shumë sesa 2 javë. Ndërprerja e këtij mjekimi duhet të bëhet gradualisht. Ndërprerja e ilaçeve për gjumin (benzodiasepinave) me veprim të shkurtër mund të shkaktojë rishfaqjen e pagjumësisë. Trajtim i rekomanduar Trajtimi i rekomanduar i pagjumësisë janë terapitë që nuk bazohen tek barnat. Kjo mund të fillohet me edukimin e pacientit me higjienën e gjumit, duke mbështetur zakonet që nxitin gjumin dhe duke larguar ato që pengojnë gjumin: - Zgjimi i rregullt në të njëjtën kohë - Eliminimi i përgjumjeve gjatë
Ushqimet që ndihmojnë fëmijët nga dhimbja e kokës dhe të vjellat Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri këtë të shtunë në spitalin rajonal të Lezhës. Autoritetet lokale bëjnë me dije se, menjëherë pasi e kanë marrë nën kujdesin e tyre, mjekët e spitalit kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në spital dhe pas veprimeve të para procedurale ka bërë identifikimin e të plagosurit, që rezulton shtetasi Altin Marku. Sipas burimeve, 31-vjeçari nga fshati Kallmet ishte plagosur në krah. Autoritetet shtojnë se, menjëherë është ngritur grupi hetimor që do të punojë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Largojeni lodhjen nga fytyra me miell misri
ditës - Aktiviteti fizik i rregullt gjatë ditës - Evitimi i sforcimeve fizike para gjumit - Evitimi i vakteve ushqimore të rënda para gjumit - Eliminimi në mbrëmje i pirjes së kafesë ose lëngjeve të tjera që përmbajnë kafeinë - Evitimi i konsumit të pijeve alkoolike mbi 50-100 ml raki ose 150 ml verë - Sigurimi i një ambienti të qetë dhe të përshtatshëm për gjumë - Ushtrimet joga, mund të mjekojnë shumë mirë pagjumësinë, ashtu si edhe shumë çrregullime tjera të karakterit funksional, pa qenë nevoja për të përdorur barna. Probleme me gjumin Nëse zgjoheni, ktheheni në anën tjetër dhe vazhdoni të flini, kjo është në rregull. Mirëpo nëse ndodh që të zgjoheni në mes të
natës dhe nuk mund të fini më shumë se gjysmë ore tri apo më shumë ditë, kjo është shenjë që është fjala për ndonjë problem. Ja se pse ndodh kjo Pagjumësia e mesnatës prek po thuajse dy herë më shumë femrat se sa meshkujt. Kjo bëhet më e zakonshme për moshën e mesme. Dhimbja kronike, apnea e gjumit, dhe nevoja për t’u zgjuar dhe për të përdorë tualetin janë gjëra të cilat mund ta prishin gjumin tuaj. Të tilla janë edhe afshet e menopauzës. Ndërkohë, edhe stresi i jetës mund ta luajë rolin e tij. Problemet martesore, humbja e punës, prindërit e moshuar, ose largimi i fëmijëve nga shtëpia, të gjitha këto mund të bëjnë që mendja të fluturojë gjatë natës. Sapo të filloni të zgjoheni natën, cikli përkeqësohet edhe më shumë. Sa më shumë që shqetësoheni për humbjen e gjumit, aq më vështirë bëhet të qëndroni në gjumë. Ekspertët thonë se gjithkush mund të zgjohet natën kohë pas kohe, dhe shumica e njerëzve shtrihen dhe kthehen sërish në gjumë. Por disa njerëz fillojnë të shqetësohen për të. Dhe, derisa qëndrojnë zgjuar, ata bëhen edhe më të shqetësuar, që e bën edhe më të vështirë rikthimin në gjumë. Nëse kjo vazhdon çdo natë, mund të bëhet një përgjigje e kushtëzuar, që mund të shkaktojë vetvetiu pagjumësi. Ç’duhet të bëni kur keni probleme me gjumin? “Higjiena e gjumit” mund t’u
duket si diçka që ka të bëjë me pastërtinë, por në fakt i referohet përmirësimit të disa shprehive që ju mundësojnë të flini më mirë gjatë natës. Disa hapa që mund t’i merrni për të ndryshuar rutinën ditore dhe që ndihmojnë në një gjumë më të mirë janë: - Shmangni dremitjet gjatë ditës - Bëni stërvitje të rregullta - Sigurohuni që të dilni jashtë gjatë ditës për t’u ekspozuar në dritën natyrale. Kjo ju ndihmon ta ruani ciklin e shëndetshëm gjumë-zgjim Ka edhe disa hapa që mund t’i merrni para kohës së gjumit të cilat mund të përmirësojnë gjumin: - Shmangni pijet me kafeinë dhe me alkool - Mos pini duhan - Mos hani ushqime të mëdha para gjumit - Shmangni diskutimet emocionale para se të shkoni të flini Po ashtu është e rëndësishme të mbani një orar të rregullt të rënies në gjumë dhe të zgjimit – si gjatë javës ashtu edhe gjatë fundjavës. Përpiquni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë. Kur duhet të kontaktoni mjekun? Ekspertët këshillojnë t’i përmbaheni “rregullit të treshes” për të vendosur nëse duhet të shkoni te mjeku ose jo. A zgjoheni së paku tre net gjatë një jave? A ju duhet më shumë se 30 minuta për t’u kthyer sërish në gjumë?
Pas qëndrimit tërë ditën në zyrë apo në hapësirë të mbyllur, fytyrës tuaj i duhet një trajtim intensiv që të kthehet në normalitet. Që ta largoni lodhjen nga fytyra përgatitni një përzjerje me bazë, miellin e misrit. Dy lugë miell misri duhet të përiehen me një të bardhë veze. Më pas, masa e përfituar nga përzjerja vendoshet në fytyrë dhe duhet të qëndrojë për 15 minuta. Më pas fytyrën pastrojeni me ujë të ngrohtë duke e masazhuar me lëvizje të lehta. Vlerësohet se mielli i mistrit dhe veza, kanë efekte rigjeneruese për fytyrën dhe shplodhin muskujt. Duke përdorur këtë përzjerje për disa herë, do të vini re se fytura juaj do të jetë më e shplodhur. A ka ndodhur kjo për 30 ose më shumë ditë? Nëse u përgjigjeni me “Po” këtyre pyetjeve, ju duhet të kërkoni ndihmë nga një profesionist. Lajmi i mirë është se pagjumësia mund të trajtohet. Derisa ju dhe mjeku juaj përpiqeni të mësoni se çfarë i shkakton problemet me gjumin, ju mund të merrni barna të përshkruara nga mjeku. Nëse nuk keni sëmundje të tjera fizike që ju shqetësojnë, atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë të vizitoni ndonjë psikiatër, psikolog ose terapist. Ata mund t’u ofrojnë stërvitje relaksimi, terapi të sjelljes dhe metoda të tjera alternative, për të fjetur më mirë.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Titull i trashëgueshëm i aristokracisë së lartë angleze 6. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i recitojnë pjesët e tyre. 9. Institucion i veçantë ku vizitohen e mjekohen të sëmurët dhe ku zhvillohet edhe punë shkencore 11. Secila nga palët e fustanit ose të fustanellës është ashtu 14. ..ho, sa e mirë është. 15. Vendqëndim i familjes së bletëve; tërësia e bletëve që rrinë në një zgjua 17. Vëllai i nënës. 18. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. 20. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 21. Ndërtesë e dedikuar për shfaqjen e filmave 23. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi 24. Pastaj e ka brenda 25. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 28. Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi, prej saj nxjerren fije për përdorim të gjërë 29. Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e shfrytëzueshme për nevojat personale 30. Shkoj gjuhën mbi sipërfaqen e diçkaje, nuk e ha, e ... 31. Që nuk është riprodhim, është ... 32. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 34. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 35. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 36. Pushkë e vjetër me lloz e një fishek 39. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 40. Veshje që mbulon trupin nga mesi e poshtë 42. Ishte Lidhja Shqiptare e ... ky tubim kushtrues i mbledhur më 10 qershor 1878 dalzotësja e fateve të shqiptarisë 43. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 44. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 47. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 50. Nëna, ëma, thirret edhe ashtu 54. Agjent profesionist i policisë gjurmuese ose agjent profesionist privat 57. Me ujin e kripur e bregun me rërë 58. Syth që shpërthen në degët e bimëve, bulë; filiz që posa ka mbirë, bisk që sapo ka dalë nga sythi 59. Njeri i varfër që është për t'u mëshiruar, njeri i mjerë 62. Veshje burrash ose grash me mëngë të gjata, e prerë si jelek dhe e qëndisur, që mbahej mbi këmishë; një lloj mëngoreje 64. Enë e drunjtë si fuçi e vogël, që përdoret për të mbajtur ujë të pijshëm 65. Njeri që ka mbetur me një dorë ose që nuk e përdor dot më njërën dorë, ngaqë e ka të dëmtuar 66. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje
E martë, 28 MAJ 2019
Nga Albert VATAJ
67. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 68. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 69. Dëshirë për të ngrënë, oreks 71. Vdiq më 12 shkurt 1905, Papa ... Negovani, klerik patriot dhe shkrimtar i shquar 75. Ashtu mban një emërtesë më e vogla ndër motrat 76. Kirkizia ka atë monedhën e saj 77. Paradhënia si garanci për blerjen e diçkaje 78. Rrip i ngushtë dheu midis dy detesh, midis dy liqenesh etj., që bashkon një tokë me një tjetër 79. Brazili e përdor atë si monedhën e saj 81. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 82. Tokë a ngastër e mbjellë me pemë frutorë, pemëtore 84. Pjesa e trungut, bashkë me rrënjët, që mbeten në tokë kur presim një dru të trashë, cung 87. Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin 89. Një bashkësi njerëzish me prejardhje, gjuhë, histori të përbashkët 90. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 93. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 94. Uriel ... (1590-1640), filozof çifut, mohoi shumë tradita religjioze çifute, përkraha tezën mbi vdekshmërinë e shpirtit njerëzor 95. I je shtruar një të ngrëni a të
piri ... ashtu 99. Mineral i përbërë nga silikati i aluminit, gjendet nëpër shkëmbinj vullkanikë në trajtë petësh të tejdukshme dhe me shkëlqim si të qelqit 100. Antonio ..., veneciani i famshmi i muzikës së shekullit XVIII, krijoi 46 opera e sinfoni, 73 sonata, muzikë dhome, etj. 104. Çitjane, një lloj veshjeje të gruas myslimane 105. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 106. Grup qytetarësh që banojnë dhe kontribuojnë për bashkëjetesë 107. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 109. Gyp i ngushtë e i shkurtër prej qelqi, me një zgjatim me majë dhe i mbyllur, që mban brenda bar të lëngshëm për injektim 111.Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të një gjuhe 113.Princ ... Vidi, ishte Princ i Shqipërisë për 6 muaj në vitin 1914, mbretëroi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914 VERTIKALISHT 1. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 2. Llambë elektronike me dy elektroda (me anodë e me katodë) 3. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 5. Grua me trup të shëndoshë dhe zakonisht të trashë, është edhe femra e derrit e tille 6. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qen-
dra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 7. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 8. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 9. Kryengritës, i cili vendoset në zona të thella malore ku qëndron, përgaditet dhe sulmon befasishëm 10. Recitoj me zë të lartë e në mënyrë shprehëse një pjesë letrare 12. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 13. Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza 15. "Edhe ..., edhe ashtu", filmi i vitit 1989, me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut dhe muzikë të Ardit Gjebresë 16. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 19. Titull që i jepej atij që ndiqte mësimet në medrese ose një shërbyesi të thjeshtë në besimin islam 22. Ai hodhi themelet e komedisë franceze. Veprat e tij të njohura, Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci, Borgjezi fisnik, etj 24. Faltore në trajtë piramide në disa vende të Lindjes së Largët; faltore e budistëve 26. Mbretëria e Bashkuar më 28 shkurt të vitit 1922 pranoi pavarësinë e ..., vendit të piramidave 27. Ndryshe quhet një pronar, sipërmarrës, punëdhënës 28. ... prej hireve dhe lajleve të një femre, a ndonjë ngasje tjetër 33. Data më e famshme e historisë Napoleonike ajo e 18 qershor 1815, e thirrur nga Victor Hugo si "Dita e Fatit". Kjo datë kujtohet si "Beteja e ...-s" 35. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk
61. Skulptori, Dhimitër ... lindi në Korçë më 14 shtator 1904, dhe vdiq më 1990 në Tiranë 63. Hahem me fjalë me një tjetër 64. Ajo mbledh nektarin e polenin e luleve dhe bën mjaltin e dyllin 66. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 69. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 70. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 72. E gris gjithandej një rrobë, e bëj rrecka-rrecka, leckos 73. ... Vokshi, (1815 - 1890) është veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit dhe Hero i Popullit në Kosovë 74. Në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore 80. Ai që e ndërron shpesh vendin e banimit, bohem, shëtitës 83. Fjalë ose shprehje që përdoret në vend të një fjale a shprehjeje tjetër 84. Bajram ..., gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë. Ka qenë kryeministër i Kosovës 85. Një tekst, para publikimit ka nevojë për ashtu 86. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 87. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 88. Ushtar i një legjioni në disa vende të Evropës gjatë sundimit romak 91. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 92. Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me metale, me hekurin, me kalciumin etj. 96. Më 1817, me 8 mars, u themelua tregu i organizuar financiar New York Stock Exchange (inicialet) në SHBA. 97. Organizatë-bazë e Partisë Komuniste gjatë Luftës dhe në vitet e para pas Çlirimit 98. Këllëf prej metali, prej lëkure a prej druri, që shërben për të futur në të shpatën, thikën, hanxharin etj 101. Mashkulli i maces, maçok 102. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut 103. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 108. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 109. Aleanca Kuq e Zi 110.Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 112.Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H
e valoj 37. GRamshi e kishte ashtu targën 38. Partia Aleanca Popullore 41. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 45. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 46. Zbuloj e nxjerr hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dikujt 48. Partia Balli Kombetar 49. Ishte e tillë Afërdita në Greqinë e Lashtë 51. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 52. Mungesë gjallërie, zhvillimi e përparimi, mbetje në vend (për ekonominë, punën, jetën mendore etj.); gjendje e fjetur 53. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 55. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 56. Unë marr hakun e një pune a një shërbimi 60. I themi ashtu aftësisë mendore për të arsyetuar e për të gjykuar 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
L
3
K
4
V
11
5
D
6
B O
7
M B
E
S
O N
J
13
¸
T O
R J
Z
A 16
R
E
M
D
T
A
D
T
O
18
14
M E
P
U
V
19
E K
9
D
10
D J
E
A
R
15
B
R E
Q E
P
17
L
C
8
K
12
M ¸
20
A D
E
J
P
J
L 21
A
S
D
R E
K J
A
22
P
A G
¸
Z
I
M
L
M
E
L
T
32
D
E
G E
E
L ¸
R
R
U
25
D
T
A
H
M
M U T
I
I
A
K
V
U 38
M A
35
B
H S
O N
¸
V
A G
A 42
P
44
A
K
Z
45
U
D Y
K
R
S
M
39 41
E T
43
M Y K
O R D
K
N D
40
¸
26
N D 34
37
R O
J
A
30
R
33
36
D
R
T R
24
29
A 31
B
S
28
D K
A B
O 23
A 27
I
T
R
46
E T
I
K
E T
M I
E
R
O
47 48
O
K
O P
H
49
F
S
R
R I
R
T 50
H Q
I
P
¸
R
I
T
A
54
V
S
51
52
A R
K I
N
O
I
R
S
K
E
I
53
P
V
55
¸
P
T 57
E
58
O
B
H
N
O L
E U
E
T
G
A N
J
60
R T
O G
56
M
59
A O
R
E
61
P
A
62
L
I
R
M
63
64
F
R E
E
A
S
R
O
H
G
F
A
K T
68
O
N
¸
72
M
U
E
E
O
R
73
T N
I
K
M
I
E
R O
J
K R
U G
A N
L I
N D
J
L E
A
I
T
B X I
M
94
B
O
S
95
86
S
T
I
87
P
J
C A
K
Y
R
T A
L I
N I
E
¸
Z
A
S
P
J
T
E
O S
A
M 113
I
H T
114
A G
101
E V
H
P
R
102
M E L
A A
106
R S
Y E
O
110
L A
T
O
H
111
S
T
S
H
E
115
Y P
L
G
L
N
E
116
C
¸
A K
N 105
E R
109
A B
E 104
E K
108 112
E R
97
103
O
A L
A S
96
H
L
88
92
D R
100
H A
T
K D O 91
¸
V
I E
T J
E
V
J
99
M U G
H
85
H
90
107
H
S
82
C O R D
D K E
75
M I
E
G
T
K A
A A S
80
R T
93 98
K
78
89
E
A L
H 74
L B
84
Z
67
S
70
K
77
81 83
L M I
79
A
66
69
J
71 76
T
B
65
N
117
I
N
D
K
P
A
B E
S
I
T
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 28 MAJ 2019
“VaticanNews”, media zyrtare e Vatikanit, jehonë vizitës së kreut të shtetit shqiptar
Presidenti Meta në dioqezën e Kosovës
Presidenti Ilir Meta vizitoi dje në Prishtinë selinë e dioqezës së Kosovës. Vizita e kreut të shtetit vjen pas vendimit të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës. Në një postim në facebook, kreu i shtetit është takuar me Ipeshkvin e Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji. “I lumtur të vizitoja sot Kishën Konkatedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, për të ndarë urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës. Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës. Falënderime Papa Françeskut dhe
Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar”,shkruan presidenti Ilir Meta. Vizita e kreut të shtetit shqiptar është pasqyruar dhe nga media zyrtare e Vatikanit, “Radio Vatikani”. Në raportimin për këtë vizitë, “VaticanNews” shkruan; “Posa u njoftua për vendimin e Papës Françesku për të ngritur Kishën katolike të Kosovës nga Adrministraturë Apostolike në nivel dioqeze dhe për emërimin e ipeshkvit ordinar dioqezan në personin e imzot Dodë Gjergji, Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia Tij Ilir Meta shkoi në Prishtinë për të përshëndetur këtë vendim të Papës e Selisë së Shenjtë e për të uruar bariun shpirtëror të këtij komuniteti. Presidenti Shqipërisë, Ilir
Meta gjatë takimit me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, vlerësoi lartë vëmendjen dhe kujdesit e Papës dhe Selisë së Shenjtë ndaj Kishës, shoqërisë e popullit shqiptar. Pas takimit me ipeshkvin imzot Dode Gjergji, Presidenti Meta vizitoi Katedralen e re kushtuar Shën Nënë Terezës në Prishtinë. Një Tempull që simbolizon përmasën transcendentale, na kujton vëllazërimin mes njerëzve, por ofron edhe një vlerë arkitektonike e artistike. Kujtojmë se Delegati Apostolik për Kosovën, imzot Jeanmarie Speich, më 24 majin e kaluar, gjatë vizitës së tij disa ditore, në ditën e festës së Zojës Ndihmëtare, në Katedralen e Prizrenit, solli
dhe shpalli para popullit të Zotit ‘Bullën papnore‘ të themelimit të dioqezës së Prizren-Prishtinë dhe të emërimit të ipeshkvit ordinar të kësaj të dioqeze, në personin e imzot Dodë Gjergjit. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është i vëmendshëm ndaj komuniteteve fetare, vlerëson kontributin që këto komunitete japin për të mirën e jetës shoqërore të vendit, e posaçërisht për marrëdhëniet e mira që krijojnë edhe me arenën ndërkombëtare, si urë lidhëse të vendit, në këtë rast, me Selinë e Shenjtë”.