www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Ish-ministrat e PS kundër Kryeministrit E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 72 (8513)
E enjte, 28 Mars 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Deputetja gjermane: Protestat Monika Kryemadhi: Zgjedhjet tregojnë se në Shqipëri ka e parakohshme janë afër pakënaqësi ndaj qeverisë “Rama”
FAQE 4
Në foto: Pamje nga protestat e opozitës në Tiranë SHERR NË PROKURORI
Hajdarmataj-Arta Markut: Shkatërrove dosjet që implikonin qeverinë
TAKIMI
Gjiknuri: Reforma zgjedhore të miratohet me konsensus sa më të gjerë politik
FAQE 6
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
ISH-DEPUTETI
Oert Bylykbashi: Kodi nuk ndryshohet 3 muaj para zgjedhjeve
OPINION
Gent Cakaj, anëtari i ri i organizatës së Rilindjes Nga Armand Shkullaku
FAQE 5
FAQE 9
ANALIZË
Në Europë ka plasur lufta tregëtare, ja pse jemi vetëm në krizën tonë politike… FAQE 15
FAQE 8
FAQE 2
PRESIDENTI I EKIPIT TË KUKËSIT
Nga Artur ZHEJI
ISH-MINISTRJA
Gjosha: Rama si Vuçiç do dorëzohet dhe do pranojë zgjedhjet e parakohshme Intervistoi: Redjon Shtylla
FAQE 9
Safet Gjici: Cungu “i lajthitur”, me stadiumin tonë do të ishim të parët
Edi Rama nuk i lëshon dot “bilalët” e Shqipërisë
Intervistoi Rozalb Lika
Nga Desada Metaj
FAQE 20
Sot protesta, opozita rrethon Parlamentin
ANALIZË
FAQE 14
FAQE 10
POLITIKE
2
Eenjte, 28 MARS 2019
“Vjedhja e zgjedhjeve në bashkëpunim”, ish-deputeti i PD-së: Dosjet 339 e 184 do jenë si temë diplomimi për policinë?
F
tesën e Kryeministrit Rama drejtuar opozitës për ta miratuar sëbashku Reformën Zgjedhore, ku të vendosen edhe sanksione të forta në ligj për shitblerjen e votës, demokratët nuk e marrin seriozisht. Ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, në një prononcim për televizionin “Klan”, tha dje se një ndërhyrje e tillë vetëm 3 muaj para zgjedhjeve do të ishte kaotike dhe se ajo bie ndesh me Kodin e Praktikave të Mira, që thotë se 6 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të bëhen amendime në ligjin elektoral. Në mungesë të opozitës, që tashmë është jashtë parlamentit, kreu i qeverisë ka paralajmëruar se do ta kalojë Reformën Zgjedhore me opozitën e re, e cila zuri vendet e zëna bosh pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së e LSI-së. Bylykbashi thotë se një gjë e tillë do minonte politikisht procesin. “Thirrja e zotit Rama është sa qesharake aq edhe shqetësuese për të kuptuar se ku po degradon koncepti i zotit Rama për qeverisjen. Është e gjithëpranuar se kodi zgjedhor nuk mund të ndryshohet përtej një afati të caktuar përpara datës së zgjedhjeve dhe ky afat ka kaluar prej kohësh. Ndryshimet në këtë fazë do të çonin në një kaos procesin zgjedhor dhe më pas çdo paudhësi nga ato që planifikon Rama si shitblerja e votës, kontrolli i votës nëpërmjet administratës publike, presionit etj do të fshihej pas disa parregullësive të një natyre teknike sepse ligji ndryshoi shumë vonë. Në çdo rast do të ishte një ndryshim i papranueshëm politikisht, do të hidhte në erë çdo lloj besimi në procesin zgjedhor ndryshimi i kodit në mënyrë të njëanshme”, u shpreh
Bylykbashi: Kodi nuk ndryshohet 3 muaj para zgjedhjeve
Bylykbashi. Ndërkombëtarëve të cilët kanë apeluar për bashkëpunim mazhorancëopozitë për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi i kujton standardet, që sipas tij çeduan në raportin e OSBE/ODIHR-it, për zgjedhjet në Shqipëri. “Në këtë bibël, raporti i ODIHR është ai që përcakton se kush janë problemet e zgjedhjeve. Problemi i zgjedhjeve është shitblerja e votës, rekomandimi numër dy, prioritar. Por problem më i rëndë, më i madh dhe i shtrirë është ai që vë në pah më
pas shitblerjen e votës, është kontrolli dhe kapja masive e votës nëpërmjet kontrollit të shtetit”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Opozita nuk ka ende një qëndrim zyrtar nëse do të hyjë apo jo në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ajo nuk ka dërguar anëtarët për KZAZ në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe as propozimet për dy anëtarët që mungojnë në këtë komision. Trajnimi i policëve Ish-deputeti demokrat Oerd
Bylykbashi ka reaguar lidhur me deklaratat e së martës të kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili në krah të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt foli për një polici asnjanëse gjatë procesit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. IshBashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore shprehet se kemi të bëjmë me një trajnim se si të vjedhësh zgjedhjet në bashkëpunim. “Trajnim: si të vjedhësh zgjedhjet në
bashkëpunim! Drejtori i Policisë se Shtetit foli dje për arritjet e shkëlqyera të policisë në proceset e fundit zgjedhore, veçanërisht ato të 2015-ës dhe 2017-ës. Policët po trajnohen për zgjedhjet nga. Mrekulli! Policët do të trajnohen se si t’i lënë qendrat e votimit në mëshirë të bandave që rrinë tek dera e qendrës së votimit, korridori apo oborri i shkollës, që kur zgjedhësi të kalojë për të votuar, të mos i shkojë në mendje ta dredhi e të votojë ndryshe nga sa ka premtuar kundrejt pagesës? Policët do të trajnohen sipas porosisë së Ramës që kur të mbarojnë shërbimin të zhveshin uniformën dhe të bëjnë fushatë për Partinë Socialiste? Policët e rekrutuar gjatë Rilindjes dhe ata të dalluar në fushatën e kanabizimit do të trajnohen me detyra specifike që kur të marrin sinjalizim për presione dhe shit-blerje votash, të bëjnë çmos që të mbrojnë perimetrin e zonës ku po vepron banda përkatëse? Policët do të trajnohen të identifikojnë kriminelët e bandave të ndryshme nëpërmjet fotove sinjaletike të dosjeve kriminale, madje t’i klasifikojnë ata sipas bandave, që të mos ndodhin ndalime apo arreste në flagrancë nga keqkuptimi? Studimi i dosjeve 339 dhe 184 do të jetë si temë diplomimi? Si të mbulojmë provat e shitblerjes së votës në bashkëpunim me prokurorinë? Nuk është çudi që me porosi te veçantë të Drejtorit të Përgjithshëm, policët do të trajnohen të thonë ditën e votimit, pa ndërprerje dhe ngatërrese, shprehjen që do sigurojë standardet zgjedhore: “Polli pula e Lleshit në kacile të leshit”. Kjo do t’i tmerrojë bandat”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.
ISH-DEPUTETI I PD-SË: PROTESTAT DO TË VIJNË DUKE U RRITUR EDHE NË NUMRA, POR EDHE NË EMOCIONE
“Fshesa” te Ministria e Jashtme, Bumçi: Rama goditi Ditmir Bushatin
S
hkarkimin e 20 personave në Ministrinë e Europës dhe Punët e Jashtme, ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi e cilëson si një goditje të Ramës ndaj ish-ministrit, Ditmir Bushati. Në një intervistë për Neës 24, Bumçi tha se pas lëvizjeve tek Ministria e Jashtme qëndron kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se janë shtuar zërat kundër kryeministrit edhe brenda radhëve të PS-së. “MEPJ-ja pësoi disa goditje edhe në kohën kur ministër ishte Ditmir Bushati. Vendimin për largimin e 20 personave e ka bërë Rama. Kjo është një goditje që i bëhet ministrit të larguar. Kjo për dy arsye: Për çështjen
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
e kufijve ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga kryeministri i tij, i cili e ka mbështetur i kësaj ideje. Ka zëra si ish-ministra dhe deputetë që janë shumë kritikë me Ramën. Ajo ministri ka degraduar, duke nisur nga personi që është ngarkuar me punë. Ai është caktuar aty për të mbështetur korrigjimin e kufijve”, tha ish-deputeti demokrat. Ndërsa i pyetur për aksionin opozitar, Aldo Bumçi tha se protestat nuk do të ndalojnë, por do të shtohen si në numër ashtu edhe në emocione. Ai tha se djegia e mandateve ka qenë vendim ekstrem dhe i vetmi shteg që i kishte mbetur opozitës së bashkuar përballë ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
një qeverie të kapur. “Aksioni opozitar është tashmë i detyruar në kuptimin e asaj që zgjodhëm. Dogjëm mandatet dhe dolëm në rrugë me vetëdije. Vendi është pa Gjykata Kushtetuese, e cila është e barabartë me një grusht shteti. Gjykata është garanti i fundit dhe përfundimtar. Kemi dy vite pa Gjykatë dhe kjo është e padëgjuar më parë. Rruga jonë do të jenë protesta dhe nuk do të mbarojë shpejt. Ne duhet të kemi durim. Qytetarët kanë një urrejtje ndaj Edi Ramës. Protestat do të vijnë duke u rritur edhe në numra, por edhe në emocione. Ndryshe nga Parisi që u dogjën biznese e makina, këtu nuk është NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
thyer asnjë xham, sepse opozita është e përgjegjshme. Në zonat rurale niveli i varfërisë po shkon drejt skamjes”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 28 MARS 2019
Ish-ministrat e PS kundër Kryeministrit Kryeministri Edi Rama deklaron se qeverisja e tij është solide dhe ndërkombëtarëve u shpjegon se e ka situatën nën kontroll me “opozitën” e re në Kuvend. Por teksa pretendon se po qeverisë normalisht në një situatë krejtësisht anormale politike, nuk mendojnë kështu një pjesë e mirë e bashkëpunëtorëve të tij në Partinë Socialiste. Në 6 vjet qeverisje me dorë të fortë dhe duke goditur çdo zë kundër, Edi Rama ka krijuar pakënaqësi te një pjesë e madhe e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Bëhet fjalë për figura politike me peshë në PS, drejtues të forumeve dhe ish-ministra që kanë zgjedhur të heshtin publikisht për të mos dëmtuar qeverisjen, por nga ana tjetër kërkojnë brenda selisë rozë që të ketë reflektim nga ana e kryeministrit. Por djallëzisht kryeministri Rama, “opozitën” e re, që e ka mbushur me një pjesë të paaftësh apo dallkaukësh, po e përdor si shenjë të hapur presioni ndaj të tijve në PS. U thotë se nëse ka ndonjë tentativë për ta rrëzuar nga brenda PS, ai ka gati deputetët e “opozitës”, të cilët votojnë edhe ligjet apo çdo vendim të PS. Kaq opozitarë janë ato deputetë të “pazarit të Milotit” aqsa ngrenë vetëm kartonin jeshil! Të parët që janë të pakënaqur me mënyrën sesi po shkon mandati i dytë i socialistëve dhe kostot që po merr PS nga ana kriza e prodhuara nga Edi Rama janë ish-ministrat me dinjitet. Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj dhe Niko Peleshi. Janë ish-ministrat, që në forma të ndryshme nuk janë dakord me mënyrën se si drejton qeverisjen dhe kërkojnë që kryeministri të mbajë premtimet ndaj elektoratit si dhe të mos e çojë vendin në konflikt. Listës mund t’i shtohet edhe emri i Saimir Tahirit, por me akuzat e rënda ndaj tij, raportet që ka Edi Ramën nuk mund të quhen më politike. Marrëdhënia e Tahirit me Edi Ramën më shumë i ngjan një situatë pengmarrje, ku nuk dihet se cili prej tyre është realisht pengu. Edhe Mimi Kodheli, një prej ish-ministreve me karizëm dhe dinjitoze në politikë, ka shprehur rezerva ndaj qeverisë Edi Rama. Me një gjuhë elokuente ajo ka thënë në media se duhet të gjendet një zgjidhje për ta nxjerrë vendin nga
kriza e fortë politike, ndërkohë që kryeministri nuk don as ta dëgjojë fjalën “krizë”. Indirekt Kodheli ka folur se duhet një zgjidhje në bashkëpunim me opozitën. Fatmir Xhafa dhe Ditmir Bushati njihen publikisht se janë ish-ministra me përkrahje të fortë europiane dhe amerikane, sepse në detyrën e tyre ishin profesionistë dhe korrekt me ligjin. Bushati kishte dhe ka një përkrahje të fortë gjermane, por edhe ka një qëndrim stoik në raport me problemin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ditmir Bushati ndaj u shkarkua nga kryeministri, sepse ishte kundër pazarit Thaçi-Vuçiç. Ndërsa Fatmir Xhafaj pranohet nën zë edhe nga PD (ndonëse selia blu e sulmoi), se u largua prej kryeministrit në momentin kur po bënte gati arrestimet e mëdha të dosjes nr.339,
ku përfshihen kryebashkiakë, deputetë, ish-ministra dhe zyrtarë të lartë. Ish-ministri Xhafa ishte në kulmin e punës së tij antikrim dhe kundër mafies, kur kryeministri e spostoi. Gjithsesi Xhafën deri diku e zëvendësoi me një gjeneral Mirdite, kurse më keq veproi me Ditmir Bushatin, të cilit i vuri në karrigen e tij një kapter të Baton Haxhiut, lobistit pro Thaçit dhe Vuçiç. Edhe ministri Pandeli Majko mbetet totalisht kundër kryeministrit. Bile mendohet se ai do të jetë kryeministri konsensual pozitë-opozitë në rast krize politike Kryeministri i zhytur në paranojën e tij të gjithëpranuar se mundet Ditmir Bushati apo Fatmir Xhafa të jenë kryeministër të PS-së, ka lëshuar një urdi me sulme mediatike dhe televizione të paguara për t’i bërë pis me akuza. Dhe jo vetëm ndaj
të dyve. Dy javë më parë, Baton Haxhiu, që njihet si këshilltar i afërt i Edi Ramës deklaroi publikisht se dy ish-ministra, Ditmir Bushati dhe Niko Peleshi punojnë kundër Qeverisë. Një qëndrim i tillë duke bërë klasifikime me “miq” dhe “kundërshtar” vetëm sa rikthen luftën e harruar të klaneve brenda partisë, ndërkohë që Ditmir Bushati punon në Shkodër dhe Fatmir Xhafaj përditë në Vlorë që PS-ja të fitojë zgjedhjet, kurdo të jenë ato, qoftë vendore apo edhe parlamentare. Pas kësaj deklarate, që duket se ishte një sinjal për mbështetësit e Ramës në PS, ndaj Ditmir Bushatit nisi fushata dhe linçimi mediatik. Me të njëjtin stil po veprohet edhe ndaj ish-zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, duke i cilësuar si njerëzit ndaj të cilëve Rilindja duhet t’i godasë sepse nuk bien dakord me shefin e madh. Ndërsa Fatmir Xhafajt i ka lëshuar një lukuni qensh me gjoja “fakte të reja” të një dosje të vjetër. E gjitha kjo vjen e inicuar direkt nga kryeministri. Burime brenda stafeve të televizioneve që sulmojnë thonë nën zë se sulmi vjen nga lart ndaj ish-ministrave me dinjitet dhe që nuk janë servilë të kryeministrit. Qëndrimet e ishministrave, nga njerëzit afër Ramës, cilësohen si shpallje lufte edhe kur në fakt janë deklarata si ato të ministrit Bushati i cili kërkoi “për më shumë kujdes në menaxhimin e krizës politike”. Në një situatë tjetër, zërat e moderuar dhe përvoja e ish-ministrave do të ishte një aset për Socialiste. Por sot Edi Rama duket i vendosur që cilido ka mendim ndryshe në PS ta fusë menjëherë në radhën e kundërshtarëve. Frika ndaj zërave kundër në PS është aq e madhe sa edhe në kongresin e fundit, për të mos pasur asnjë surprizë u ndaluan fjalimet dhe u lanë të flisnin vetëm ata që dihej se nuk do dilnin kundër vijës së partisë. Si Kongreset e kohës së diktatorit Hoxha. Në të vërtetë PS-ja nuk e ka komoditetin që të spostojë figura të tilla emblematike socialiste, të cilat ia rregullojnë imazhin Rilindjes që ka pushtuar selinë rozë. Por kryeministri ka frikë nga cilido që ka mendim ndryshe dhe ndjehet me mirë mes rilindasve që e miklojnë si “Skënderbeu” shqiptar në kohët moderne. Alban Mati
POLITIKE SOT SEANCA PLENARE
D
ita e sotme do të jetë e mbushur me aktivitete politike. Mazhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ndërkohë që opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave. Opozita ka njoftuar se do të jetë jashtë ambienteve të Kuvendit, gjatë kohës që do të zhvillohen punimet për seancën e radhës plenare. Kjo është protesta e shtatë e opozitës dhe sipas paralajmërimeve të drejtuesve të partive opozitare ajo do të vijojë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare. Ndërsa protesta kombëtare
4
Eenjte, 28 MARS 2019
Protestë dhe parlament në të njëjtën kohë, opozita nuk ndalet është parashikuar që të mbahet më 13 prill. Ndërkohë ditën e sotme pritet që në Kuvend të betohen deputetët që morën mandatin sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Pjesë e rendit të ditës të seancës plenare janë ndryshimet në ligjin për Vettingun në polici, si dhe një ratifikim marrëveshjeje financimi. Mbështetësit e saj do të mblidhen 30 minuta më herët për të penguar deputetët të hyjnë në Kuvend. Ndërkohë Policia e Shtetit ka
marrë masa për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës. Qindra forca policore do të vendosen para Parlamentit, ndërsa s’do të mungojnë as rrethimet me hekura. Protesta e fundit e opozitës ishte ajo e datës 16 mars. Një tjetër protestë e madhe masive para Kryeministrisë është njoftuar më datë 13 prill, ora 18:00. Opozita kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Katrin Staffler, raportuesja e re e CDU/CSU-së në Komisionin e BE-së së Bundestagut: Çdo dialog duhet bërë nëpërmjet Bashkimit Evropian
L
idhur me protestat e opozitës shqiptare dje ka folur edhe Katrin Staffler, raportuesja e re e CDU/CSUsë në Komisionin e BE-së së Bundestagut, e cila është shprehur se fakti që në Shqipëri po organizohen protesta, tregon se ka pakënaqësi ndaj qeverisjes. Për të, situata aktuale është e vështirë, pasi kemi të bëjmë me largimin e opozitës nga parlamenti dhe jo me protesta të thjeshta. “Sigurisht, është një situatë e vështirë, sepse zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021. Kjo nuk do të thotë që Parlamenti ose Presidenti të mos hapin rrugën për të krijuar kushtet e duhura për të vazhduar rrugën e reformave. Sepse unë mendoj se reformat kanë ngecur në vend për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. Dhe kjo nuk e ndihmon situatën”, nënvizon Staffler per Deutche Welle, që nuk jep parashikime nëse do çelen negociatat në Qershor. Në fund, ajo u shpreh kundër ndërhyrjes gjermane për të zgjidhur ngërçin, pasi sipas saj, kjo është kompetencë e Bashkimit Europian. “Mendoj se qeveria gjermane nuk ka pse të ndërhyjë në konflikt si e tillë. Ne jemi të përfshirë në BE dhe mendoj se çdo dialog duhet bërë në radhë të parë nëpërmjet Bashkimit Evropian”, tha dje Katrin Staffler, raportuesja në Komisionin e BE-së së Bundestagut. INTERVISTA Shqipëria është në protestë. Si i shikoni ju këto protesta? Fillimisht duhet thënë se qytetarët janë të pakënaqur dhe këtë e artikulojmë me anë të protestave. Ky është kuptimi që ka demokracia. Por protestuesit duan të rrëzojnë qeverinë. Partitë opozitare kanë dorëzuar mandatet, pra nuk kemi të bëjmë me një protestë të thjeshtë. Presidenti tha javën e kaluar se ishte i gatshëm të vetësakrifikohej.
Deputetja gjermane: Protestat tregojnë se në Shqipëri ka pakënaqësi ndaj qeverisë Sigurisht, është një situatë e vështirë, sepse zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021. Kjo nuk do të thotë që Parlamenti ose Presidenti të mos hapin rrugën për të krijuar kushtet e duhura për të vazhduar rrugën e reformave. Sepse unë mendoj se reformat kanë ngecur në vend për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. Dhe kjo nuk e ndihmon situatën Qeveria gjermane deri tani ka qenë zyrtarisht në krahun e kryeministrit Rama dhe kundër dorëzimit të mandateve. Edhe kolegu juaj nga CSU, Florian Hahn, është shprehur ngjashëm, pa mirëkuptim për djegien e mandateve. Shumë qytetarë shqiptarë e ndjejnë veten të pakuptuar nga ndërkombëtarët dhe mënyra si e shohin këta krizën aktuale në Shqipëri. Cili është opinioni juaj? Mendoj se qeveria gjermane nuk ka pse të ndërhyjë në konflikt si e tillë. Ne jemi të përfshirë në BE dhe mendoj se çdo dialog duhet bërë në radhë të parë nëpërmjet Bashkimit Evropian. Por pikërisht partia juaj ka qenë ajo, që me gjithë rekomandimin e Komisionit të BE-së, në katër vitet e fundit ka përpiluar dy herë kushte shtesë për Shqipërinë. Ne fillimisht duhet të presim raportin e ri të Komisionit të BE-së për Shqipërinë, para se të bëjmë pohime të parakohshme. Natyrisht e shohim me vëmendje situatën në vend. E marrim me mend se në cilin drejtim do të shkojë raporti dhe pastaj do të marrim vendimet. Vitin e kaluar Shqipëria e mori
një si gati premtim për çeljen e negociatave. Mendoni se për shkak të krizës Shqipëria ka shënuar një hap prapa në krahasim me vitin e kaluar? Ju thatë që ishte pothuajse e premtuar. Unë besoj se kjo nuk duhet parë kështu. Ne duhet ta dimë se përse është fjala. BEja nuk është vetëm një treg i përbashkët ose një hapësirë e përbashkët ekonomike, por në radhë të parë një bashkësi vlerash
bazë. Këto janë: shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, disa të drejta themelore që ua garantojmë njerëzve. Dhe unë mendoj se për sa kohë që nuk shohim përparime në këto drejtime, atëherë bëjmë mirë të mos flasim për afate kohore, të mos bëjmë asnjë premtim, por të shohim se cilat janë pikat që duhen përmbushur. Po a nuk ishte kështu vitin e kaluar? Komisioni tha se janë
plotësuar kushtet, le të hapim negociatat. Po, por njëkohësisht tha se ka edhe shumë gjëra të tjera që duhen rregulluar. Për shembull? Reforma e drejtësisë është një pikë shumë e rëndësishme. Vërtet që vettingu ka shënuar një hap përpara por duhet pritur derisa të përmbyllen të gjitha verifikimet sepse vendet vakante duhen zënë me personel. Unë shpresoj që këtu të punësohen njerëz kompetentë. Çfarë do t’i këshillonit qeverisë shqiptare për të dalë nga kriza? Unë nuk besoj se ne jemi në gjendje t’i themi qeverisë shqiptare se çfarë duhet të bëjnë ata. Ajo çfarë mund të bëjmë ne është që t’i themi qeverisë shqiptare se çfarë duhet të bëjnë për të nisur negociatat me BEnë. Dhe kur këto pika të jenë përmbushur, atëherë mund të vazhdojmë më tej. Jemi në prag të zgjedhjeve europiane. Çfarë qëndrimi ka partia juaj konkretisht ndaj zgjerimit të BE-së. Nuk flas dot për të gjithë në parti. Por nga diskutimet del në pah se parimisht ne e shohim Shqipërinë në BE, nëse ajo i plotëson kushtet. Por kjo temë sikur nuk përmendet shumë nga partia juaj tani, në prag të zgjedhjeve. Pyetja është se kur do të dalë progres-raporti dhe pastaj mund të flasim më tej. Nëse kjo ndodh para zgjedhjeve, në rregull. Vendimtare nuk është data e zgjedhjeve për Parlamentit Evropian, por data e progresraportit të Komisionit.
POLITIKE DENONCIMI
I
sh-kryeministri Sali Berisha publikoi dje mesazhin e një studenti ekselent që pretendon se në spitalin e Krujës, emërimet në detyrë nuk janë bërë sipas listës së studentëve ekselencë, por me mik. Denoncuesi thotë se vendin e një studenti me mesatare 9,4 e zuri një person i punësuar me mik, ndërsa këtij të fundit ia kishin hequr fare emrin nga lista. “Denoncim i ri nga studentë të ekselencës mbi mashtrimin e Edvinit! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Përshëndetje zoti Berisha. Shpresoj ta publikoni. Jemi një grup denoncuesish
5
Eenjte, 28 MARS 2019
Ekselentët në shtet? Studenti i shkruan Berishës: Ja ç’ndodh në Krujë nga portali i qarkut të Durrësit. Ja dështimi i portalit që në hapjen e tij. Vendimi i ministres për dhënien e 10 pikëve për ato që kanë mesatare 9.00 deri 10.00 ishte një mashtrim. Studentja ekselente me mesatare 9.4 nuk përfiton 10 pikë, dhe për më tepër, ne mos mjaftonte kjo e heqin dhe emrin nga lista (gabim njerëzor). Me datë 13.03.2019 thellohet akoma më tej skandali në prezencë të 40 fituesve, ku në listën e vendeve vakante
ishte 15 vende pune, filluan sipas radhës, dhe sapo largohen 5 fituesit e parë në listë vendi i punës ofrohet me telefon nga drejtoria e spitalit të Krujës dhe i lirë për mikun, kur drejtoresha e spitalit të Durrësit i solli vendet e punës para se të fillonte përzgjedhja. Duke qenë se 2 vendet e punës në spitalin e Krujës u zunë me mik, ne u detyruam të qëndronim në liste pritje. Keqardhje për përfaqësuesit e ministrisë që e bënë këtë padrejtësi, e
cila është e turpshme në sy të fituesve”, thuhet në denoncimin e bërë dje publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ish-deputeti i LSI-së flet për fakte tronditëse dhe audio-përgjime: Qeveria telekomandohet nga krimi i organizuar dhe nga trafikantët
Vasili: Qeveria ka tradhtuar dhe grabitur qytetarët, protestat zgjidhja e vetme N
jë ditë para protestës së thirrur nga opozita, para Kuvendit të Shqipërisë, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili u bëri apel shqiptarëve të mos frikësohen, por të jenë të gjithë bashkë, kundër qeverisë që nuk i përfaqëson me ata, por krimin. Nga foltorja e LSI-së, Vasili u shpreh se shqiptarët refuzojnë në mënyrë të prerë dhe nuk do pranojnë kurrë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjarët e tyre, që të qeverisen nga një qeverisje e kapur, e cila siç tha ai, i ka tradhtuar plotësisht dhe tërësisht qytetarët, duke i grabitur, duke i plaçkitur, duke dashur dhe ti dhunojë ata. Gjithashtu, Vasili tha se asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe, sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre. “I gjithë opinioni publik është sot shumë më i tronditur se dje, është sot shumë më i shqetësuar se dje, është sot shumë më i revoltuar se dje pasi është njohur me audiopërgjimet tronditëse, të cilat dëshmojnë qartë që Policia e Shtetit, shteti i ndërtuar dhe qeverisja e ndërtuar nga Edi Rama me shokë është e gjitha në dorë të kriminelëve, funksionon për ta, u bindet atyre dhe i paguan ata. Kjo polici, kjo qeverisje, kjo drejtësi dhe kjo Prokurori të zellshme pafund për të arrestuar dhe në mes të natës banorë të thjeshtë deri në 6 apo 7 anëtarë të një familje tek Unaza e Re, të cilët mbrojnë pronat e tyre nga grabitja e paparë në historinë e Shqipërisë, në historitë korruptive dhe të frikshme, të cilat Shqipëria nuk i kishte parë
kurrë. Në mënyrë të pamëshirshme rrëmbehen nga Policia, arrestohen dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore, ndërkohë që hajdutët e deklaruar me emër e mbiemër, të cilëve emrat dhe mbiemrat ia njeh e gjithë Shqipëria që nga nivelet më të larta të qeverisë deri në nivelet më të ulëta janë rrugëve të qetë dhe shikojnë në televizor se si arrestohen viktimat e tyre. Përfundimisht asnjë shqiptar sot nuk ka as më të voglin dyshim se cila është qeverisja e vendit, se si
është kapur prej fyti qeverisja e vendit, se si telekomandohet qeverisja e vendit nga krimi i organizuar dhe nga trafikantët dhe se si nuk ka asnjë mundësi që kjo qeverisje të shpëtojë nga kjo lidhje, nga kjo kapje pa kthim. Ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një shërim shoqëria shqiptare, ka vetëm një dritë shumë të fortë në fund të tunelit dhe kjo është pikërisht protesta mbarë popullore në të cilën ne sërish do të jemi përpara Kuvendit të Shqipërisë, i cili në vend
që të jetë Kuvendi i popullit është kthyer në Kuvendin e kuislingëve dhe kusarëve, për të treguar edhe një herë që shqiptarët refuzojnë në mënyrë të prerë dhe nuk do pranojnë kurrë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për familjarët e tyre, pra nuk do të pranojnë kurrë të qeverisen nga një qeverisje e kapur e cila i ka tradhtuar plotësisht dhe tërësisht qytetarët, duke i grabitur, duke i plaçkitur, duke dashur dhe ti dhunojë ata. Asnjë qytetar nuk trembet nga kjo qeveri dhe pikërisht është dhe do të jetë në sheshe sepse do të çlirohet një herë e përgjithmonë prej tyre. Edhe një herë faktet tronditëse të cilat janë në duart e qytetarëve, audiot e përgjimeve, ku policia tërhiqet për veshi, për gryke nga kriminelët të cilët e keqtrajtojnë, i dhunojnë dhe njëkohësisht paguhen prej saj, janë fakte të cilat do të mbeten të pashlyera në memorien e shqiptarëve, ato do të marrin shpagimin vetëm me protestën e madhe mbarë popullore, e cila çliron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë dhe vendos një standard të ri shumë të lartë qeverisës, të qeverisjes së pa kapur dhe drejtësisë së pa kapur, të asaj drejtësie që nuk fle para dosjeve, të asaj drejtësie që mbyll çështjet e tmerrshme që janë në ngarkim të kryeministrit shqiptar dhe është e gatshme të dënojë qytetarin e thjeshtë, pra drejtësi dyfishe, mbrojtje për kusarët e qeverisë dhe ndëshkim për qytetarët e thjeshtë, pikërisht për të mos lejuar një standard të tillë, të lig, të poshtër, apolitik, antishoqëror”, deklaroi dje ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.
Protesta e Astirit, Klevis Balliu-Ramës: Ky është kryeministër i shpallur në kërkim
Banorja e “Unazës”: Shefi i Policisë më erdhi në banesë dhe më dhunoi, e kam me video!
E
dhe këtë të mërkurë, banorët e ”Unazës së Re”, protestuan për të mbrojtur banesat e tyre të cilat rrezikojnë shembjen si shkak i zbatimit të projektit korruptiv për zgjerimin e rrugës. Dhe siç ka ndodhur prej afrio 5 muajsh, edhe dje në krah të tyre ishin edhe ishdeputetët e opozitës. Ndërsa nga ana tjetër, policia vazhdon të mbajë në komisariat që nga mbrëmja e së martës, Altin Çejkun, banorin e Unazës së Re, pa dhënë asnjë motiv lidhur mbi ndalimin. Ai u arrestua së bashku me 7 anëtarë të familjes, ndërsa 6 pjesëtarët e tjerë u lanë të lirë në orët e vona të mbrëmjes. Një protestuese ka deklaruar para mediave se Shefi i Krimeve në Kombinat i ka shkuar në
banesë dhe e ka dhunuar. Ngjarjen e paprecedentë, banorja thotë se e ka edhe me video, teksa ia përmedn madje dhe emrin shefit
të policisë Oliger Torba. “Shefi i krimeve në Kombinat më erdhi në banesë dhe më ka dhunuar, e kam me video të filmuar. E lashë, por sot u hakmor prapë, dhe i them sot: Do ta kesh personale me mua Oliger Torba.” Banorët kërkuan sërish rrëzimin e projektit që e cilësojnë korruptiv dhe deklaruan pjesëmarrjen e tyre në protestën e nesërme para parlamentit, të thirrur nga opozita, që nis në orën 9:30”, deklaroi banorja në protestën e djeshme. Largimi i kryeministrit
Edi Rama dhe i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u kërkua gjithashtu në protestën e pasdites së kësaj të mërkure. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i quajti këto arrestime si burracakëri të Ramës, ndërkohë që e pyeti se përse policia i arreston protestuesit, dhe i pyet se përse protestojnë kur këta ia kanë thënë para kamerave se përse kanë dalë në protestë. “Ne kemi këtu 5 muaj. Ka qenë protestë e lodhshme, por ju keni rezistuar, dhe falë kësaj rezistence ato shtëpi janë
aty. Po të mos ishte kjo rezistencë, gjakun tuaj sot do ta gëzonin Taulant Bego, Taulant Balla dhe Edi Rama. Dua të pyes milicët, për çfarë i merrni këta protestues, kur këta ua kanë thënë para kamerave ato çfarë kanë pasur për të thënë. Ky është një kryeministër që është shpallur në kërkim. Kur është në Shkodër ia mbath në Lezhë, kur jemi para parlamentit ia mbath në Vlorë. Ky është një kryeministër i pabesë, që ju i dhatë votën kurse ky iu preu në besë”, tha demokrati Klevis Balliu.
POLITIKE
6 E enjte, 28 MARS 2019
Kryetarja e LSI: Rilindja u mohon fermerëve subvencionet, dhe me paratë e tyre ble deputet në Parlamentin ilegjitim
Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë afër
K
ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se protesta e sotme e opozitës do të jetë protestë kundra varfërisë. Kryemadhi tha se tashmë ka ardhur koha që politikanët shqiptarë të japin llogari para popullit për premtimet e përmbajtura. “Protesta e nesërme është një protestë në vazhdimësi të protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Dhe protestat që do të vijnë çdo ditë dhe më shumë do të jenë protestat kundër varfërisë dhe koalicioni opozitar do të jetë koalicion që do të rimëkëmbë ekonominë shqiptare dhe do të jetë ai koalicion që do t’ japë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të pasur më shumë punë, për të mbajtur fjalën politikanët. Sepse janë mësuar në kaq vite që politikanët nuk e mbajnë fjalën. Por ka ardhur koha që politikanët të japin llogari përpara popullit dhe ta kenë frikë atë. Jo të ketë populli frikë politikanët”, tha Kryemadhi. Kry-
etarja e LSI deklaroi se në takimin me strukturat e LSI do të diskutohet edhe për përgatitjen e zgjedhjeve të parkohëshme. “Po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Jemi të bindur dhe po njoftojmë të gjithë strukturat se Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të pasur një parlament legjitim. Djegia e mandateve është interes publik, ishte akti final i opozitës për të ndërgjegjësuar
opinionin publik dhe atë ndërkombëtar për kapjen e shtetit. Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve”,-tha Kryemadhi. E pyetur nga gazetarët në lidhje me rolin e deputetëve të rinj në Parlament, Kryemadhi ironizoi ata duke thënë se “Nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në
mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”, tha Kryetarja e LSI-së Kryemadhi. Kryemadhi tha se parlamenti është ilegjitim, ndërsa theksoi se mazhoranca në vend që të përdorë paratë për të subvencionuar fermerët për prodhimet e tyre bujqësore, po i përdor këto para për blerjen e deputetëve. “Në fakt ilegjitimiteti i Parlamentit tashmë për ne është bërë mëse normal, sepse këtu paradokset janë kthyer në normale. Por dua të them diçka, që nëse deputetët që hyjnë në Parlament me subvencion nga Partia Socialiste, duke eliminuar subvencionin për bujqësinë dhe për fermerët shqiptarë, duke kaluar paratë e
fermerëve për të ulur TVSH-në e qumështit, për të ulur TVSHnë për prodhimet e tyre bujqësore dhe për t’i krijuar mundësi për infrastrukturë dhe donacion fermerëve, por donacionet e tyre kalojnë si donacione për deputetët e blerë. Për këtë Zoti e ruajttë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën. Por nga ana tjetër unë do të thoja që nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
FORUM
Nga Luan Rama*
E
dhe pse Shqipëria tregohet me gisht si vendi i vetëm në Europë ku zgjedhjet nuk kanë qenë kurrë dhe ende nuk janë as të lira e as të ndershme, as të drejta dhe as të barabarta, kur çeshtja shtrohet për t’a parë realisht këtë të vërtetë, edhe ata që nuk duan, por edhe ata që bëjnë sikur nuk duan, nxitojnë të kapen pas argumentit se “PD kishte gjysmën e qeverisë, kishte edhe disa drejtorë institucionesh të rëndësishme, kishte edhe shumicën në KQZ dhe e pranoi rezultatin e zgjedhjeve, nuk e ka kontestuar atë, nuk është ankimuar”. E jo pa të drejtë madje, shtojnë se “...edhe OSBE e ODIHR-i i kanë çertifikuar zgjedhjet dhe i kanë pranuar ato si legjitime”, pra si të ligjshme. Dhe në fakt, përgjithësisht kështu është, ose më saktë, kështu ka ndodhur. Parë nga ky këndvështrim,
Zgjedhjet dhe OSBE/ODIHR-i mes dy të vërtetave: pranimi i rezultatit prej opozitës dhe dosja 339 ... argumenti duket formalisht “bindës”, dhe, edhe nëpër emisione debatesh në televizione të ndryshme, ata që kryeministri i quan derra, kur artikulohet ky argument, disa bëjnë “derrin” e kënaqur e triumfator, sepse ia dolën të kapen pas një argumenti “bindës” për të rrëzuar kauzën e opozitës, e të tjerët, ngaqë nuk dinë se çfarë të thonë, bëjnë “derrin” e urtë e gojëkyçur! Ndaj përballë të vërtetës që përbën “argumentin” e tyre, po vë të vërtetën tjetër që përbën kundërargumentin ose njërin prej shumë argumenteve se përse opozita dogji mandatet e përfaqësimit në Kuvend. Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 as opozita dhe as vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kishin dijeni për dosjen 339 dhe as për faktin se nga përgjimet zyrtare të bëra nga prokuroria, provohej se
grupet kriminale që hetoheshin për trafik ndërkombëtar të drogës e krime të tjera, ishin përfshirë edhe në blerjen e votave, për të ndikuar në krijimin e maxhorancës së re qeverisëse. Keto fakte dolën më vonë e u bënë të njohura për qytetarët madje edhe prej “Zërit të Amerikës”. Kësisoj, gjendemi përballë faktesh të reja, të cilat bëjnë të pavlerë “argumentin” se “zgjedhjet u pranuan nga opozita” dhe se nuk është kundërshtuar apo ankimuar rezultati. Dosja e prokurorisë me numër 339 është vetëm njëra nga dosjet ku gjenden prova të blerjes se votave nga grupet kriminale, gjithësesi e mjaftueshme për të provuar deligjitimitetin e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 e për pasojë, edhe të vetë Kuvendit të dalë prej atyre zgjedhjeve. Ndërkaq, raporti i ODIHR-it
pranon se mbi 20 përqind e votës rezulton e blerë. Por, ndërsa ky raport e pranon në parim faktin e blerjes së votës, “raporti” i përgjimeve të prokurorisë na jep edhe emra, edhe adresa të atyre qe kanë blerë vota dhe madje, edhe se për interes të kujt i ka blerë ato vota! Për pasojë, qëndrimi i opozitës është jo vetëm i motivuar, por edhe i argumentuar. Asnjë alibi nuk mund t’a fshehë e as t’a mbulojë këtë të vërtetë, që na dëshmon se ndryshe prej traditës së shëmtuar shqiptare të shitblerjes së votës në zgjedhje pas zgjedhjesh prej kandidatëve për deputetë në interes të tyre apo të partisë që i ka kandiduar, kjo e fundit, pra blerja e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, nuk është blerje hipotetike, por është blerje e grupeve të krimit të organizuar në favor të shumicës parlamentare të qeverisë, e paralajmëruar që
kur droga mbuloi tërë Shqipërinë, e kultivuar me përkujdesje shtetërore prej drejtuesve të Policisë së Shtetit. Shumica parlamentare është drejtpërdrejt e implikuar dhe e kompromentuar në shitblerjen e votës. Ajo është produkt i saj. Ndaj, rikthimi i legjitimitetit të votës përmes një procesi zgjedhor korrekt, të ndershëm e të barabartë është sfida e madhe e shoqërisë shqiptare. Kjo është edhe kauza e opozitës, e cila nuk synon marrjen e pushtetit në tavolinë e as ndryshimin e qeverisë me nje tjetër qeveri prej opozitës, por ndarjen një herë e përgjithmonë nga praktika kriminale e shitblerjes së votës dhe prodhimi i maxhorancave jo si verdikt i votës së qytetarëve, por si produkt i pazareve kriminale mes qeverise e grupeve të krimit të organizuar. *Zëvendëskryetar i LSI
POLITIKE
7
Eenjte, 28 MARS 2019
Si me Elbasanin, prefekti i Shkodrës në garë për Bashkinë. PS rikthen në sondazh Dritan Lelin në Vlorë
P
artia Socialiste është futur në fazën kulmore të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit ku do të votohen krerët lokalë. Lëvizja e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në Shkodër, Valdrin Pjetrin në postin e prefektit e bën atë, ashtu si në rastin e Elbasanit, një kandidat potencial për postin e kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet e 30 qershorit. Burime nga PS-ja thanë për mediat ditën e djeshme se ashtu si prefekti i Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili pas sondazheve u konfirmua si kandidat për Bashkinë e Elbasanit, edhe Valdrin Pjetri do të jetë pjesë e pyetësorit për qytetarët në Shkodër. Po sipas të njëjtave burime skuadra e sondazheve do të nisë së shpejti pyetësorin mbi kandidatin e PSsë në qytetin që njihet si bastion i së djathtës, pjesë e të cilit do të jetë edhe emri i prefektit të ri, Valdrin Pjetri. Përzgjedhja e Valdrin Pjetrit duket se nuk është rastësore, pasi ai është lindur në Shkodër dhe lidhjet e tij janë të forta atje. Valdrin Pjetri u emërua ditën e djeshme Prefekt i ri i Shkodrës, dhe me sa duket do të nisë menjëherë punën për rritjen e popullaritetit të tij në kryeqendrën e Veriut, në mënyrë që të fitojë dhe besimin e socialistëve në bazë. Deri para këtij emërimi, Pjetri mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave dhe lëvizja bëhet pas shkrirjes së këtij institucioni me ALUIZNI-n. Valdrin Pjetri do të zëvendësojë në këtë mënyrë Çesk Milljen, i cili mbante postin e Prefektit të qarkut të Shkodrës prej shtatorit 2017. Zgjedhjet në Vlorë Për përcaktimin e kandidatëve, socialistët kanë ndjekur një strategji të veçantë, pasi një
Zgjedhjet vendore, PS nis testimet e kandidatëve për kryebashkiakë
grup pune i specializuar, po vlerëson kandidaturat, bazuar në sondazhe që janë zhvilluar në të 61 bashkitë e vendit. Kupola drejtuese e PS-së ka vendosur të garojë me ata kandidatë të cilët do të marrin mbështetjen më të madhe nga qytetarët, sipas sondazheve. Kongresi i 23 marsit i PS, konfirmoi 7 prej tyre për bashkitë kryesore në vend. Përmes fjalimeve të mbajtura në sallë, PS zbuloi se në Bashkinë e Korcës konfirmoi për një mandat të dytë, kryetarin aktual Sotiraq Filo, po ashtu Armando Subashi u rikonfirmuar për Bashkinë e Fierit, Dritan Leli në Vlorë,
Majlinda Bufin në Roskovec dhe Erion Veliajn në Tiranë. Ndërkaq për Bashkinë e Lezhës PS do të garojë në këto zgjedhje me Pjerin Ndreun i cili sipas sondazhit është pritur mirë nga opinioni lezhjan. Ndërsa në Elbasan, në vend të Qazim Sejdinit i cili ka drejtuar qytetin për 3 mandate, socialistët duket se kanë vendosur t’i besojnë Bashkinë, prefektit aktual Gledian Llatja. Por edhe pse, iu drejtua me një fjalim Kongresit, çka la të mendohej se edhe Dritan Leli konfirmohej për një mandat të dytë për Bashkinë e Vlorës, nga selia rozë mësohet se skuadra
e cila merret me sondazhet e kandidaturave, ka kërkuar edhe një herë opinionin e publikut, duke e rikthyer në sondazh kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Për të shmangur çdo pakënaqësi në qarkun ku vetë kryeministri është deputet, dhe për të qenë të sigurtë se Leli është kandidatura e duhur në 30 qershor, skuadra e sondazheve në PS, ka zbritur në terren me qytetarët. Rezultati i sondazhit pritet të konfirmojë nëse Leli do marrë një mandat të dytë si kryebashkiak i qytetit bregdetar apo do të përzgjidhet një tjetër kandidat për të drejtuar Vlorën.
RROKADA
Valë shkarkimesh dhe rrokadë në drejtimin e tatimeve dhe doganave
Vala e shkarkimeve e nisur me riformatimin e kabinetit qeverisës në fund të vitit që shkoi duket se ka shkaktuar një efekt zinxhir edhe në disa institucione të tjera shtetërore. Konkretisht, janë liruar ditën e djeshme nga detyra dy drejtuese të larta, Drejtoresha e Doganave Belinda Ikonomi dhe Drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjerro. Qeveria ka shkarkuar drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Belinda Ikonomi dhe në vendin e saj mësohet se është emëruar Arlind Gjokutaj, i cili deri më dje ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm i Pastrimit të Parave. Ndërkaq, mësohet se Ikonomi është emëruar si zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave. Në kuadër të shkrirjes së institucioneve të menaxhimit të pronave dhe krijimit të Kadastrës, mësohet se është shkarkuar dhe kreu i Hipotekës së Tiranës Valdrin Pjetri, i cili është emëruar në detyrën e Prefektit të Shkodrës. Një tjetër lëvizje është edhe ajo e shkarkimit të kreut të Tatimeve Vasilika Vjero dhe në vendin e saj është emëruar Enton Duro, i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave. Ndërkohë që nuk dihet posti që do të mbajë Vasilika Vjerro në të ardhmen.
KREU I GRUPIT TË PS-së I KËRKON ZËVENDËSMINISTRIT TË JASHTËM TË SJELLË NË KUVEND INFORMACION PËR INTEGRIMIN
Z
ëvendësministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj raportoi dje në Komisionin e Integrimit për rezultatet e diplomacisë në çështjen e integrimit në BE gjatë vitit 2018, ku u përball me pyetjen e Rudina Hajdarit, e cila i kërkoi llogari për shkarkimin e 20 diplomatëve. E teksa Cakaj e justifikoi vendimin me argumentin e lartësisë së duhur të figurës së diplomatit, që 20 të shkarkuarit nuk e kishin, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e mori në mbrojtje të komanduarin e Edi Ramës si ministër të Jashtëm. Madje Balla, gjatë diskutimeve tha se 20 të shkarkuar janë shumë pak dhe pritej më shumë nga PS në reformimin që po i bën Cakaj diplomacisë. Ai kërkoi që Ministria të sillte sa më shumë informacion në pritje të marrjes së vendimit për çeljen
Shkarkimi i diplomatëve pas urdhrit të Ramës, Balla – Cakajt: 20 janë shumë pak!
e negociatave. “Duhet ta keni në praktikën tuaj se ky është komisioni që do keni punën shumë intensive në javët në vijim por jo vetëm kur ju kërkon
komisioni por në frymën e ligjit duhet të jeni edhe ju i gatshëm t’i drejtoheni komisionit për konsultime. Ky është një proces që nuk mund ta kryejë vetëm
qeveria por në bashkëveprim me Kuvendin e Shqipërisë. Ky komision është një komision që drejtohet nga opozita, do vazhdojë të drejtohet nga opozita. Sa më shumë hapësirë për opozitën në këto procese konsultimi, aq më e mirë është edhe vendimmarrja. Ju lutem në mënyrë të vazhdueshme edhe me shkresa dhe informacion të mbahet i informuar komisioni. Ju lutem mos u kompleksoni nga kritikat dhe sulmet që vijnë nga opozita, në formën më pozitive nga zonja Hajdari dhe më negative nga ish-deputetë për ndryshimet në trupën diplomatike. Mua më duken
pak 20. Jemi larg shërbimit konsullor i cili tju shërbejë siç duhet motrave dhe vëllezërve tanë”, deklaroi Balla. Ai i bëri thirrje ministrit në detyrë Gent Cakaj të mos kompleksohet nga kritikat por e këshilloi të sillte informacion për performancën e diplomatëve të shkarkuar. “Mos u kompleksoni nga kritikat apo akuzat e padrejta nga opozita. Zonja Hajdari e ngriti me të drejtë si shqetësim për informacion. Të sillni një informacion emër për emër për performancën e tyre. Shërbimi diplomatik duhet të jetë i hapur për ekselentët. Mezi ç’pres që ndonjë djalë apo vajza shqiptare që të mos jetë i biri apo e bija e një politikani por të jetë i biri apo e bija e një njeriu të thjeshtë që ka mbaruar shkëlqyeshëm e që flet disa gjuhë të huaja”, tha dje deputeti socialist Taulant Balla.
POLITIKE
8
Eenjte, 28 MARS 2019
Kodi elektoral, Ambasadorja gjermane takohet me Sekretarin e PS-së për Reformën Zgjedhore
N
dërkombëtarët kërkojnë miratimin e reformës zgjedhore para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, si një nga kushtet prioritare për hapjen e negociatave. Ambasadorja gjermane Sussane Schutz përreth 1 orë zhvilloi një takim në selinë e Partisë Socialiste me Sekretarin për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri. Pas takimit me amabasadoren, Gjiknuri më anë të një komenti të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, u shpreh se Partia Socialiste vijon përpjekjet për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjerë politik dhe në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz bashkëbiseduam rreth përpjekjeve të vazhdueshme të Partisë Socialiste për të çuar përpara reformën zgjedhore, me konsensus sa më të gjerë politik dhe në konsultim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh deputeti socialist Damian Gjiknuri menjëherë pas takimit me ambasadoren gjermane në vendin tonë. Socialistët herë pas herë kanë bërë thirrje për opozitën që ndodhet jashtë parlamentit që të ulen në një tryezë të përbashkët për të miratuar ndryshimet në Kod, por deri më tani ende nuk ka një reagim pozitiv nga PD dhe LSI. Megjithatë, PS-ja nuk e ka përjashtuar mundësinë e miratimit të draftit që tashmë ndodhet në Kuvend me 17
Gjiknuri pret Schutz: Reforma zgjedhore, me konsensus sa më të gjerë politik
deputetët e rinj që janë bërë pjesë e Parlamentit. Një fakt i tillë u pohua edhe pasditen e djeshme nga deputeti tjetër socialist, Ervin Bushati. “Ne duam të shkojmë përpara. Të vazhdojmë me një kod elektoral i cili është i gjithi i financuar me ekspertizën e Bundestagut dhe OSBE-ODIHR, i sinkronizuar, ka qenë i sinkronizuar dhe me PD. Ne do duhet të ruajmë një
parim kryesor, pushteti dhe vota është ajo që cakton kush qeveris apo ndërrohet mbi tavolinë apo nën tavolinë me marrëveshje politike. Atë që na e keni dhënë ju, nuk ka të drejtë as zoti Rama, as Ervini, as Luli, as Berisha, asnjë tjetër ta shkëmbejë për marrëveshje politike. E zëmë se ne ramë dakord, a do jenë dakord qytetarët? Nuk janë dakord qytetarët. Është e rëndësishme
të ruhet një parim bazë që vota kur jepet është një herë në katër vjet, ka një përgjegjshmëri. Mund edhe të gabojë elektorati, mund edhe të gabojë kryeministri, për këtë arsye përsëriten pas katër viteve zgjedhjet. Por nuk mund të vendoset një precedent që nuk është bërë në asnjë vend të botës. Prandaj ne po tregohemi fleksibël”, u shpreh Bushati në një intervistë për “Neës 24”. Bushati
tha se opozita nuk mund të thotë se votat u blenë dy vite pasi janë zhvilluar dhe ndërkohë që janë certifikuar nga institucione ndërkombëtare. “Dhe po të ishte i vërtetë shkon tek qytetarët dhe e vendosin ata. Nuk thuhet dy vjet pasi ndodh, ndërkohë që OSBE-ODIHR, SHBA-të KiE kanë shkruar që këto jo vetëm ishin zgjedhjet më të mira por nuk kishin asnjë rast të regjistruar në prokurori, kur kanë pasur dhe ministrinë e Drejtësisë, këto janë të gjithë argumente të thëna. Mund të dalë nesër dhe një përgjim në Angli dhe çfarë do të thotë kjo, do të bjerë sistemi aq më tepër që nuk është provuar as në gjykatë. Ja dhe po ka ndodhur, ata që mund të jenë për t’u dënuar do dënohen nga drejtësia. “Mund të dalin shumë përgjime nesër, çfarë do të thotë kjo që gjithçka që ka ndodhur do rikthehet mbrapsht, ndërkohë që ta kanë thënë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që ne i njohim për partnerë, në qoftë se pastaj zotit Basha i flasin në vesh Rusia apo ndonjë shtet tjetër nuk e di por partnerët tanë kanë thënë parlamenti është legjitim, debati bëhet në parlament. Institucionet janë të rëndësishme në demokraci”, u shpreh dje deputeti socialist Ervin Bushati.
“DEZERTUAN” PD-NË DHE LSI-NË, NGA SOT KUVENDI SËRISH ANTIKUSHTETUES, NUMËRON VETËM 99 DEPUTETË NGA 140
KQZ sfidon opozitën: Qytetarët të aplikojnë për komisionerë
N
ë kushtet kur opozita e bashkuar ka hequr dorë nga mandatet e deputetit me pretendimin se vendi është kapur nga krimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kreut të saj, Klement Zguri iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve duke sfiduar kështu hapur vendimin e tyre për mosdorëzimin e listave për komisionerë pavarësisht thirrjeve të përsëritura. “Thirrje për qytetarët të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha ai. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme, KQZ-ja ka votuar për t’i
dhënë mandatin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Arben Elezit, i cili merr mandatin
e Edmond Spahos. Ndërkohë edhe në Vlorë, kreu i Ballit Kombëtar Alimadhi i ka marrë mandatin ish-deputetit të PD-
së, Agron Shehaj. Në qytetin e Shkodrës, KQZ-ja i ka kaluar mandatin Ambra Borovës, e cila i ka marrë mandatin ishdeputetit nga radhët e LSI-së, Agron Çelaj. Por në një kohë që 3 deputetë të rinj do të marrin mandatin, 11 kandidatë nga PD dhe 2 kandidatë për deputetë nga LSI e kanë refuzuar atë, duke mos dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë KQZ. Me tre emrat e rinj që morën mandatin dje, numri i deputetëve shkon në 99 në parlamentin shqiptar. Këto vota janë të mjaftueshme jo vetëm për miratimin e reformës zgjedhore (84 vota), por edhe për ndryshimin e Kushtetutës (94 vota). Por nga ana tjetër ky numër vijon të krijojë një parlament antikushtetues, pasi Kushtetuta
parashikon që Parlamenti të ketë 140 deputetë, dhe asnjë më pak se pse kështu dëshiron mazhoranca qeverisëse. Po në mbledhjen e djeshme në kuadër të garës lokale, 5 parti të reja janë regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të qenë pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Konkretisht, partitë e regjistruara dje në KQZ janë: Partia Demokrate për integrim dhe Prosperitet, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Ardhmëria Shqiptare dhe Partia Minoriteti Etnik Grek. Komisioni i Zgjedhjeve hodhi edhe shortin, i cili përcaktoi 23 ekspertë kontabël, të cilët do të kontrollojnë fondet e përftuara dhe të shpenzuara gjatë 2018.
POLITIKE KOMENT Nga Artur Zheji
P
residenti kinez Xi Jinping, me turin e tij Europian solli në sipërfaqe një parashtrim dhe një iluzion të ri në kontinentin kolosal, që mbiquhet Euro-Azia… Ai zbarkoi në Romë e më pas në Paris, me një dosje plot projekte dhe me parakontrata të gatshme që tringëllojnë qindra miliarda dollarë, në një Europë të tronditur nga kriza ekonomike dhe të tronditur, nga doktrina Trump, “America First!”, e cila e vendos Bashkimin Europian në plan të dytë. Projekti kinez, është madhështor për nga përmasat dhe i frikshëm për nga pasojat, një projekt që vetëm kinezët mund ta ëndërojnë dhe vetëm kinezët mund ta financojnë me surplusin e tyre gjigantesk financiar. Projekti kinez është emërtuar nga ata: Rruga e Mëndafshit. Por ndërsa 500 vite më parë “Rruga e Mëndafshit”, perceptuar dhe ndërtuar nga italiani Marko Polo, ishte një rrugë karvanesh që sillnin mëndafshet e çmueshme kineze në Europë, projekti i sotëm është është pak të themi i krahasueshëm vetëm me Murin e Madh kinez. Bëhet fjalë për mijëra kilometra hekurudhë, nga Kina nëpër Siberi, bëhet fjalë për porte të reja në boshtin që lidh Kinën me Europën
e pasur, bëhet fjalë për fjalë për platforma magazinimi të kontenjerëve kinezë, në përmasa qytetesh, ku shpërthimi i largët ekonomik kinez, ka zgjedhur të pushtojë Europën në mënyrë të përgjithshme. Mbas taksave të forta të SHBA, ndaj mallrave kineze, të kërkuara dhe të zbatuara nga administrata Trump, Xi Jimping, presidenti kinez dhe qeveria e tij ambicioze në përmasa planetare, sapo bëri një lëvizje gjeniale gjeopolitike dhe gjeoekonomike, në Bashkimin Europian, të rraskapitur nga mungesa e një perspektive ekonomike madhore. “Goditjen e parë”, Republika Popullore e Kinës, e dha në Republikën Italiane, duke nënshkruar një marrëveshje të posaçme me kryeministrin Italian, Konte, që parashikon ndër të tjera, konçesione aksionere, për dy portet strategjike italiane, në Trieste dhe në Gjenovë, nga ku kinezët synojnë të depërtojnë në zemër të Europës me mallrat e tyre të pafundme. Qeveria italiane, e shpërfilli në mënyrë të habitshme paralajmërimin serioz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë drejtim, duke sfiduar në të njejtën kohë edhe presidentin francez Makron dhe kancelaren gjermane Merkel. Sepse italianët,
OPINION Nga Armand Shkullaku
M
inistri i Jahtëm në detyrë, Gent Cakaj, vërtetoi edhe njëherë këto ditë aksiomën e njohur shqiptare se organizata e mbyt individualitetin, sado i spikatur të jetë ai. I prezantuar si një mendje e ndriçuar, si një intelektual i formuar mbi lirinë e bindjeve apo parimeve tek të cilat beson si individ, si një i ri i ardhur nga bota e librave dhe jo si një prurje e përroit që sjell "skënderbegas" dhe adhurues pa kushte të liderit maksimal, ministri në detyrë zhgënjeu me konferencën e tij të papritur për shtyp, ku doli për të komunikuar "diçka të rëndësisë së veçantë". Zhgënjimi nuk ka të bëjë me mënyrën se si foli apo me fjalët që ishin përzgjedhur për të kumtuar mesazhin e tij. Shijen e keqe e krijoi fakti se djaloshi i formuar në perëndim, pranoi të bëhet menjëherë pjesë e intrigës së vogël brenda organizatës së Rilindjes. Një ministër i rangut kaq të lartë, siç është ministri i Jashtëm, del përpara kamerave kur ka vërtet një komunikim të rëndësisë së veçantë: hapja e negociatave fjala vjen, një marrëveshje e rëndësishme për shtetin, një kumt që prek dhe i intere-
son gjithë shoqërisë. Largimi nga puna i 10 apo 20 nëpunësve të administratës, nuk është ndonjë akt që kërkon impenjimin personal të ministrit për të dalë përpara shqiptarëve. Është një procedurë që ndodh rëndom në shumë dikastere. Por ajo që u kuptua nga dalja me zë dhe figurë e ministrit në detyrë, ishte se komunikimi i rëndësisë së veçantë qe diçka tjetër. Ai nuk kishte të bënte as me lajmërimin për largime nga puna dhe as me ftesën publike për vende të lira pune në ministrinë tonë të Jashtme. Rëndësi e veçantë ishte fakti se ministri i Jashtëm de jure, vetë lideri i organizatës, kishte vendosur që nëpërmjet zëvendësit të tij të godiste paraardhësin, i cili i është kthyer në shqetësim brenda klanit të tij. Prej kohësh flitet për një ftohje në ekstrem mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. Njerëzit pranë kryeministrit gjithnjë e më shumë kanë lënë të kuptohet se Bushati, por edhe disa të tjerë brenda organizatës, po tentojnë të krijojnë një lloj kundërshtie, sado të zbehtë dhe të ndrojtur, ndaj mënyrës se si lideri po e drejton kupolën. Dhe, nëpërmjet Cakës, Edi
9 E enjte, 28 MARS 2019
Në Europë ka plasur lufta tregëtare, ja pse jemi vetëm në krizën tonë politike… shohin te marrëdhënia e re me Kinën, një dalje të mundshme nga tuneli raskapitës i krizës së tyre ekonomike shumëvjeçare, qoftë kjo edhe si një luftë tregëtare ndaj partnerëve të tjerë. Xi Jinping, gjeti të gatshme hallkën më të brishtë të Bashkimit Europian, Italinë, e cila për herë të parë në historinë e pasluftës së Dytë Botërore, u tregua moskokëçarëse ndaj amerikanëve dhe rreziqeve të paralajmëruara nga kjo marrëveshje. Porse kinezët, nuk u ndalën këtu, Xi Jimping shkoi vetëtimthi nga Roma në Paris, ku Makron, thirri si partnerë dhe si dëshmimtarë të takimit me presidentin kinez, kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin e BE, Junker. Pa shumë fjalë, por me një “çek prej 35 miliardë dollarë” në dorë, Xi Jimping, kontraktoi me shumëkombëshen europiane Airbus, plot 300 aeroplanë për flotën ajrore kineze, duke i dhënë një goditje të madhe, kompanisë së madhe amerikane Boing, deri dje, klienete kryesore e Kinës. Ky veprim financiar kaq joshës, në periudhë krize, e ka nervozuar tej mase Uashingtonin, që ndjehet
krejtësisht i mënjanuar, sëpari nga Italia, por me rradhë edhe nga vendet e tjera të BE. Parashikohet se me këto investime , që në harkun e një 10 vjeçari, mund të mbrrijnë në mijëra miliardë dollarë, dhe angazhimet territoriale të Rrugës së Mëndafshit, si porte, hekurudha dhe platformat e magazinimit të përmasave të pazakonta dhe milionahektarëshe, vjen nga pas, një ushtri e tërë me specialistë dhe punëtorë kinezë, që edhe kjo llogaritet disa milionëshe, duke prishur çdo ekulibër të sotëm gjeopolitik, madje shpejt edhe demografik në Europë. Jemi kështu në një luftë të vërtetë tregëtare nga njera anë dhe në një luftë të ftohtë të deklaruar, SHBAKinë, nga na tjetër… Për tu kthyer në hallet e mëdha, të shtëpisë sonë të vogël, të shtetit të vogël dhe të varfër të Evropës, Shqipërisë, mund të kuptohet fare mirë se sa qesharake është dhe do të jetë, vëmendja amerikane apo europiane, për Tiranën e trazuar të vitit 2019. Një kokëçarje shqiptare pra, thjesht e bezdisur, e krahasueshme me pickimin e mizave të kalit, kur
karroca ka ngecur në llucë. Apo në mesin e një lufte tregëtare dhe jo vetëm, ndërmjet Bashkimit Europian, SHBA-ve dhe Kinës, si partnere e re, që zbarkon në Europë e ngarkuar me miliarda dollar dhe me formulën magjike ekonomike të zgjidhjes së krizës ekonomike europiane. Në këto rrethana, mund të përcaktohemi krejt vetëm dhe as qeveria e as opozita, nuk mund të mbështetet tek ndërkombëtarët, në një ndërhyrje konstruktive, në mbrojtje të demokracisë apo të halleve tona të brendëshme politike. Ose në rastin më të keq, do të trajtohemi si një fshat poterexhinjsh, që për zgjidhjen e halleve tona parësore, do të ngarkohen disa diplomatë të dorës së tretë, me dhimbje koke, me ulçera në stomak apo me hemoroide të acaruara. Por ky edhe do të jetë rasti, që shqiptarët të zgjedhin, në një rast të afërt, nëse kanë një besnikëri reale dhe ideale, ndaj SHBA-ve, që nuk janë sot, në ditët e veta më të mira, në raportet ekonomike dhe gjeopolitike me Bashkimin Europian…
Gent Cakaj, anëtari i ri i organizatës së Rilindjes Rama vendosi t'i japë një goditje poshtëruese në publik ish ministrit të tij të "suksesshëm", që për gati 6 vite drejtoi diplomacinë e që në fund doli nga rrezja e tij e ndikimit. Mesazhi i rëndësishëm i Gent Cakës, ishin pikërisht deklaratat që të kujtonin një stil të njohur etiketimesh në zhargonin e organizatës si ato për "një pellg të ndenjur të së shkuarës", për "nepotizëm dhe klientelizëm politik, korrupsion moral, klane të krushqive e kushërinjve", etj. Pellgu i ndenjur si së shkuarës, që do të kullohet e filtrohet tashmë me lëvizjen e 20 vetave, nuk është gjë tjetër veçse trashëgimia e Ditmir Bushatit, që, nëpërmjet komunikimit të rëndësisë së veçantë, duhej denigruar publikisht, live, përpara dhjetëra kamerave. Edi Rama i ka me shumicë megafonët e rilindjes që do ta merrnin përsipër me shumë pasion goditjen e dikujt që, edhe vetëm me heshtjen e tij, është
distancuar nga organizata. Lideri ka dhjetëra taulantë, gjyle dhe ahmetë që janë të gatshëm të vihen nën komandë për të çuar në vend porosinë e boss-it. Por ai zgjodhi Gent Cakën dhe zhgënjimi ka të bëjë me faktin, që edhe një djalë i ri, me atë formim intelektual si ai, pranoi të jetë një numër pa identitet në tufën njëngjyrëshe të organizatës. Ministri i Jashtëm në detyrë, doli në atë komunikim thjesht për të goditur dikë që kishte marrë guximin, ose më saktë mendimin, të shqetësonte shefin, që ka mbi supe barrën e Shqipërisë e rajonit. Lajmi nuk ishin një grusht diplomatësh që do lëvizin nga detyra, por korrupsioni moral dhe moçali klientelist i Ditmir Bushatit, të cilin djaloshi nga Prishtina e zbuloi pas dy muajve në detyrë. Prej fillimit, kur emri i Cakës u propozua për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, nuk kishte si të mos të binte në sy një paradoks. Ai i njeriut mend-
jehapur, që kult ka lirinë e bindjeve individuale dhe ndershmërinë intelektuale me atë të një organizate që modus vivendi ka shërbimin pa asnjë lloj parimi e ideologjie dhe religjion të vetëm interesin material. Paradoksi mes Gent Cakës, të formuar nga librat dhe universitetet, me atë të ushtrisë së injorantëve, që përbëjnë ingranazhet dhe zemrekun e kupolës së rilindjes. Sigurisht që fundi është i parashikueshëm. Organizata i asgjëson librat. Për të qenë pjesë e saj duhet ta dëshmosh këtë nëpërmjet "komunikimeve të rëndësisë së veçantë", për të cilat nuk të duhet ndonjë aftësi e jashtëzakonshëm intelektuale dhe as të shërbejnë librat që ke lexuar në jetë. Mjafton të lexosh një tekst që për dekada është bërë i shpifur për veshët e shqiptarëve ose të flasësh me gjuhën e liderit. Kështu bën përpara. Prandaj mirëserdhe në organizatë. Lapsi.al
POLITIKE
10
Eenjte, 28 MARS 2019
Intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputetja e LSI-së: Marrëveshjet me Edi Ramën janë një kapitull i mbyllur. LSI do të vazhdoj aksionin e saj në terren me strukturat dhe qytetarët e thjeshtë
Intervistoi: Redjon Shtylla Diplomacia shqiptare po përjeton një “valë pastrimi”, pasi ashtu duket vendimi i ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, me shkarkimin e 20 diplomatëve. Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, kjo “fshesë” nuk mund të bëhet në një dorë as për çështje inatesh, pasi siç thotë, mungon analiza dhe maturia. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ish-deputetja e LSI-së, e pyetur sesi do të vijojë aksioni opozitar dhe nëse qeveria “Rama 2” do të pranojë zgjedhjet e parakohshme siç ka bërë Presidenti serb, thotë se: “Protestat do të jenë të vazhdueshme deri në largimin e Ramës, që do të jetë vetëm fillimi i një ere të re mentaliteti dhe ndryshimesh në sistemin politik shqiptar”. E pyetur nëse LSI-ja i druhet një marrëveshje Rama-Basha, Gjosha thekson qartësisht se: “Marrëveshjet me Edi Ramën janë një kapitull i mbyllur. LSI-ja do të vazhdoj aksionin e saj në terren me strukturat dhe qytetarët e thjeshtë për t’i shpalosur atyre alternativën tonë”.
Një “valë pastrimi” po ndodh me shërbimin diplomatik. E shihni si sulm siç thuhet ndaj ish-ministrit Ditmir Bushati, apo proces të nevojshëm? Si njohëse e mirë e diplomacisë dhe dini rëndësisë e saj, për ju kjo “fshesë” në prag të marrjes së përgjigjes për hapje ose jo të negociatave me BE-në, si ndikon? Diplomacia shqiptare duhet të jetë trupa e vlerave më të mira për të prezantuar Shqipërinë në botë. Fshesa e diplomacisë nuk mund të bëhet në një dorë as për çështje inatesh dhe as për çështje interesash. Çdo ndryshim në trupin diplomatik kërkon analizë dhe maturi. Pikërisht këtë virtyt nuk mund ta presë as nga një qeveri e papërgjegjshme dhe as nga njerëz që nuk e njohin diplomacinë. I kërkoj z.Cakaj të bëj publike dhe në transparencë të plotë arsyet e këtyre lëvizjeve që e kanë çuar atë drejt këtij vendimi. Prej kohësh situata politike është e ndezur. Në Ballkan po shohim “stinë protestash”. Ndryshe nga situata në Serbi, aty ku Presidenti Vuçiç ka pranuar zgjedhjet e parakohshme, duket se qeveria “Rama 2” duket e pa shqetësuar nga protestat në rrugë. Si do ecni përpara dhe a keni ju mjete për ta detyruar Ramën për të dhënë dorëheqjen? Këtë përshtypje të jepte edhe Presidenti Vuçiç në Serbi, se ai ishte i vendosur të mos tërhiqej dhe të mos e çonte vendin në zgjedhje të parakohshme por mesa duket presioni qytetar është më i fortë se karrigia dhe pushteti. Shumë shpejt edhe Kryeministri Rama do të duhet ta pranoj këtë. Protestat do të jenë të vazhdueshme deri në largimin e tij, që do të jetë vetëm fillimi i një ere të re mentaliteti
dhe ndryshimesh në sistemin politik shqiptar. Vendimi politik i LSI-së për protesta, a do të çojë drejt një aksioni edhe më radikal për largimin e kryeministrit Edi Rama? Cili është plani i LSIsë përtej kësaj situate, çfarë ndodh nëse PD shkon në një marrëveshje me Ramën? Marrëveshjet me Edi Ramën janë një kapitull i mbyllur. LSI-ja do të vazhdoj aksionin e saj në terren me strukturat dhe qytetarët e thjeshtë për t’i shpalosur atyre alternativën tonë. Ne jemi të bindur që kjo është një betejë e drejtë, nga e cila përfitojnë vetëm qytetarët. Sa e shqetësuar është LSI-ja për atë që quhet “shthurje” e kandidatëve të listave, të cilët po rendin shumë drejt Kuvendit për të zënë vendet që ju keni lënë bosh? I trembeni se zgjedhjet lokale mund të zhvillohen me këta deputetë që janë me këtë “opozitë të re”? Opozita nuk mund të zgjidhet në mënyrë imagjinare dhe as të krijohet në mënyrë antiligjore. Shqetësimi ynë sot është i lidhur me krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky objektiv mund të arrihet vetëm nëpërmjet një zgjidhje politike me një qeveri tranzitore, të përbërë nga njerëz me integritet, të palidhur me krimin dhe që gëzojnë besimin e qytetarëve shqiptar. Kjo është e vetmja mënyrë se si vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve. Partnerët ndërkombëtarë janë shprehur skeptikë për vendimin e opozitës për djegien e mandateve, duke thënë se: “Vendimi i opozitës për të djegur mandatin ndikon në rrugën drejt BE-së”. Për opozitën është prioritet rrëzimi i Kryeministrit apo integrimi i vendit në BE, ku
Gjosha: Rama si Vuçiç do dorëzohet, pranon zgjedhjet e parakohshme
në qershor qeveria thotë se do të jepet lajmi për çeljen e negociatave? Është e natyrshme që ndërkombëtarët të mos e kuptojnë dot realitetin e hidhur në Shqipëri sepse në vendet e tyre çdo akuzë do të gjente zgjidhjen te Drejtësia. Por në një vend ku drejtësia nuk ka funksionuar kurrë, ku pandëshkueshmëria quhet trimëri, ku nuk funksionon Gjykata e Lartë dhe
ajo Kushtetuese, është e vështirë t’i zgjidhësh mosmarrëveshjet nëpërmjet ligjit. Shpesherë për të ndërtuar demokracinë, ne jemi të detyruar të ndërmarrim edhe akte ekstreme. Ndërkombëtarët nuk duhet të harrojmë që do të jenë gjithmonë në krah të shumicës së qytetarëve dhe kjo shumicë tashmë është në krahun e opozitës. Nuk duhet të jemi naiv kur diskutojmë për proçesin e Integrimit Europian.
Procesi ka kushte dhe kërkesa specifike ku të gjitha sot janë të parealizuara, shoqëruar me reforma fasadë që e kanë humbur besueshmërinë. Shqipëria vazhdon të endet mes çështjeve madhore që prekin demokracinë dhe stabilitetin, duke filluar me mungesën e shtetit të së drejtës, pandëshkushmërinë, mungesën e zgjedhjeve me standarte, mosfunksionimin e intiticioneve, dhunimin e tē drejtës pronës, administratën e politizuar, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëse do të shohim situatën nga këndvështrimi i vendeve anëtare situata bëhet edhe më shqetësuese pasi secili vend ka problematika serioze në lidhje me Shqipërinë. Franca përshembull është një nga vendet më strikte mbi problemin e azilkërkuesve, Hollanda përqëndrohet në çështjet e luftës kundër drogës dhe grupeve kriminale dhe kështu me rradhë në secilin vend anëtar do të gjenim kritere dhe kushte të pafundme që në thelb ngrenë problemin e mosfunksionimit të shtetit. Besoj që këto çështje e dëmtojnë më shumë se gjithçka tjetër procesin e Integrimit Europian. Opozita kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, sepse për ju nëse Rama qëndron në pushtet, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të drejta në 30 qershor. Sa e mundur është që ato të jenë njëherësh dhe brenda 2019? Kur mendohet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme? Data e zgjedhjeve nuk ka rëndësi. Një gjë është e sigurtë që zgjedhjet do të jenë të parakohshme. Ka ardhur momenti për të pasur një garë të ndershme, ku palët të konkurojnë me ide dhe me program. Duhet të marrë fund koha e zgjedhjeve me të fortë, kriminel, oligarkë dhe njerëz që nuk përfaqësojnë asnjë interes qytetar dhe kombëtar.
AKTUALITET
11
Eenjte, 28 MARS 2019
Përplasje mes prokurorëve në analizën vjetore të punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda
N
ë analizën vjetore të punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ishdrejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka replikuar me Pokuroren e Përgjithshme në detyrë Arta Marku.“Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017.”Kjo ka qenë deklarata e fortë e Hajdarmatajt. Ai iu drejtua sërish Arta Markut duke i thëne: Ju dhe ata që punojnë për ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka thënë Hajdarmataj gjatë analizës së punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndërkohë kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aty ku gjatë vjeshtës së kaluar hapi “luftë” me 10 prokurorë, duke i ndëshkuar. E përfolur si një nga kandidatët që do të garojë për postin e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku e krahasoi Prokurorinë me një supermarket ku çdo gjë ka çmim, e ndaj sipas saj,” prokurorët duhet ta bindin publikun se Prokuroria është një organ kushtetues, për t’i rikthyer dinjitetin e cunguar”.Në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është Donika Prela, e cila është akuzuar nga opozita si mikja e Arta Markut, ndaj dhe kritikat nuk munguan edhe ndaj organit të akuzës. Kryeprokurorja e Përkohshme, u shpreh se disa prokurorë nga Krimet e Rënda “na kanë bërë
Hajdarmataj akuza të rënda ndaj Markut
që të na vijnë turp”, pasi e kanë keqpërdorur postin duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor. “Kjo është prokuroria më e rëndësishme në vend, asnjë veprim i kësaj nuk mund ti shpëtoj opinionit apo politikës. Kjo rrit presionin dhe vështirëson punën tuaj. Keni trajtuar me sukses shumë raste. Pavarësisht ngarkesës
keni treguar se dini të punoni dhe në kushtet e një presioni shumë dimensional por disa prokurorë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijnë turp, e kanë keqpërdorur duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor. Ata kanë harruar të bëjnë detyrën dhe të kryejnë hetime aty ku duhet të kryheshin”,-tha ajo.Më pas
25 gjyqe janë shtyrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas bojkotit të avokatëve për shkak të vrasjes së avokatit Ravik Gurra. 19 seanca janë shtyrë në Gjykatën e Apelit dhe 15 në Gjykatën Penale. Në këtë bojkot, janë përjashtuar vetëm masat e sigurisë, pasi janë me afat kohor. Të hënën e 25 marsit, Dhoma e Avokatisë Kombëtare mori vendimin për bojkot nga data 27 deri në 29 mars. Në këtë bojkot, kanë marrë pjesë dhe shuma dhoma avokatie në vend. Avokatët deklaruan mbështetjen me kolegët e tyre në të gjithë vendin si shenjë solidarizimi për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, në Elbasan. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Berat, Agron Mahmutaj, ka deklaruar se do të përkrahë dhe solidarizohet me vendimin e ndërmarrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë disa ditë më parë. Sipas Mahmutajt, me vrasjen e avokatit Ravik Gurra është në rrezik institucioni i avokatit dhe të gjithë avokatët në vend ndihen të kërcënuar për jetën e tyre. Në Elbasan bojkoti ka filluar që ditën e hënë. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua me plumb në kokë në një kafe në qendër të qytetit të Elbasanit nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte avokati i fisit Çapja por edhe shumë dosjeve të tjerë penale dhe civile.
“Ju kërkoj të fokusoheni te puna, hetoni çështjet që kanë trazuar jetën politike, hetimi të jetë objektiv, mbani larg mediat, gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, sikur po i trajtoni ju. Hetimi pasuror le për të dëshiruar. Ushtroni kompetencat e plota deri në ngritjen e SPKA, krijimi dhe korrupsioni duhet të luftohen çdo ditë”. ndërsa theksoi se informacionet nuk duhet të dalin në media, pasi gazearët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor. “Disa nga temat kanë trazuar politikën në vend, madje kushdo i njeh edhe me numra dhe kjo nuk mund të jetë situatë normale. Secili e di që janë mbajtur në sirtar për t’u përdorur për interesa të caktuara por detyra është juaj është hetimi dhe zbardhja, këtë duhet ta bëni me çdo kusht. Ky është një organ hetimi dhe jo supermarket që çdo gjë ka çmim. Prokuroria për Krimet e Rënda, ka qenë më cilësore ka ardhur në rënie për shkak të ndërthurjes së punës me interesa personale. Ju kërkoj të fokusoheni te puna, hetoni çështjet që kanë trazuar jetën politike, hetimi të jetë objektiv, mbani larg mediat, gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, sikur po i trajtoni ju. Hetimi pasuror le për të dëshiruar. Ushtroni kompetencat e plota deri në ngritjen e SPKA, krijimi dhe korrupsioni duhet të luftohen çdo ditë”,-tha kryeprokurorja.
MINISTRJA
PROTESTA
Vrasjes e avokatit, shtyhen dhjetra gjyqe
Arta Marku u ndal te dosjet që kanë trazuar politikën në muajt e fundit. Për Kryeprokuroren e Përkohshme është e papranueshme sesi cilido i njeh dosjet me numra. Edhe pse nuk e përmendi konkretisht, referimi shkonte për dosjet 339 dhe 184 të denoncuara nga opozita për krimin zgjedhor në Durrës dhe në Dibër. Marku kërkoi që këto dosje të hetohen në mënyrë objektive,
KËRKESA
P
unonjësit e Hipotekës së Kavajës, janë larguar nga puna për aplikime të trajtuara jashtë afateve të parashikuara, mospërdorimin e sistemit “online” dhe dosje të vjetra të prapambetura e të patrajtuara. Detajet i dha Koordinatorja kombëtare e Antikorrupsionit, ministrja Etilda Gjonaj, e cila theksoi se lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë në krye të listës së prioriteteve të qeverisë shqiptare. “Duke mbajtur në konsideratë shkarkimin nga detyra më herët të regjistrueses së ZVRPP-së së Kavajës, për shkelje të evidentuara gjatë ushtrimit të detyrës prej saj, në përfundim të kontrollit janë rekomanduar edhe 17 masa të tjera disiplinore: “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për 11 specialistë të ZVRPP-së së Kavajës, si dhe “vërejtje me shkrim” për 6
Gjonaj kalon në filtër stafin e Hipotekës Kavajë
specialistë të kësaj zyre”, tha Gjonaj. Ky vendim i ministres Gjonaj vjen disa ditë, pasi Prokuroria e Kavajës ka kërkuar nga gjykata një dënim prej 28 vitesh heqje lirie në total për 9 të pandehurit, ish-zyrtarë publikë vendorë, për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Spillesë. Për shkak të dëmit publik të shkaktuar dhe
numrit të madh të të akuzuarve, ish-zyrtarë publikë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë dhe Njësisë Administrative Kryevidh, në territorin e së cilës ndodhet sipërfaqja e tjetërsuar e plazhit të Spillesë, kjo është një nga dosjet më të bujshme të abuzimit me tokat shtetërore.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E enjte, 28 MARS 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E enjte, 28 MARS 2019
20 studentë nisin praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës, mbështetje për të rinjtë
Veliaj: Kartën e Studentit, nëse nuk e bëjnë universitetet, do t’a prodhojë bashkia
N
ëse Universitetet nuk do ta kenë gati kartën e studentit deri në fund të muajit, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit janë të gatshme që ta përmbushin këtë kërkesë të studentëve. Në takimin e zhvilluar me 20 praktikantët e përzgjedhur si vijim i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se më shumë se 40 shërbime në Bashkinë e Tiranës ofrohen me kosto të ulët për studentët. “U kemi lënë afat deri në fund të muajit rektorateve që, sipas ligjit të ri, duhet të bënin Kartën e Studentit. Me privilegjet vijnë edhe përgjegjësitë. Pra, me të qenit rektor dhe dekan, vjen edhe përgjegjësia t’i bësh ato detyra. Nëse nuk i bëjnë deri në fund të muajit, kemi marrë masat që Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të jetë e para që bën Kartën Studentore Bashkiake, ndërkohë që bashkia, Këshilli Bashkiak tashmë i ka marrë vendimet për 40 shërbime, që gjithsesi edhe sot ofrohen me kosto më të ulët për studentët”, deklaroi Veliaj. Krahas përfitimit të 40 shërbimeve me çmim të reduktuar që merren aktualisht nga Bashkia e Tiranës, studentët do të mund të përfitojnë edhe nga ato që do të ofrohen nga privatët. “Karta e re studentore që do të emeto-
het në Tiranë përpara kësaj vere, do të mundësojë një bashkëpunim edhe me privatin, pra përveç 40 shërbimeve që bashkia i ofron të reduktuara, edhe privatët mund të futen në këtë bashkëpunim, kur vjen puna
tek dyqanet, tek shpenzimet”, tha ai. Përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, studentëve dhe të sapodiplomuarve u ofrohet mundësia që të fitojnë një eksperiencë të parë pune 3 mujore në institucionin e Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo nismë është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë, për të fituar eksperiencë që do u vlejë edhe për në ardhmen. “E konsideroj fillimin e një rrugëtimi të bukur si kolegë në Bashkinë e Tiranës, fillimisht
me një praktikë disa mujore me pagesë dhe pastaj, sigurisht, për të ardhur e punuar si staf me kohë të plotë ose qoftë edhe për të kaluar në institucione të tjera apo edhe në privat, ku eksperienca e bashkisë mund ta pasurojë pak karrierën tuaj apo le të themi, t’ju ndajë dilemat se nga cili drejtim do mbani profesionin tuaj”, tha Veliaj, teksa
njoftoi se ky nuk është programi i vetëm që ka Bashkia e Tiranës ofron në mbështetje të të rinjve. Kjo eksperiencë është e vlefshme për të njohur nga afër punën konkrete dhe kulturën organizative të Bashkisë së Tiranës, si dhe për të aplikuar në një mjedis real pune njohuritë e fituara në universitet. Eksperienca e punës njihet në aplikimet për punë në institucionet shtetërore dhe ato private. Paralelisht, Bashkia e Tiranës dhe Qeveria po punojnë me shpejtësi për rikonstruksionin e godinave në “Qytetin e Studentëve”. “Më inkurajon shumë fakti kur dëgjoj se shumica e djemve dhe vajzave që vijnë nga qytete të tjera kanë vendosur të jetojnë në Tiranë. Jam shumë i lumtur që kemi nisur tani, jo me hapjen e kantiereve në Qytetin Studenti, por me përurimin e atyre që hapëm para një muaji, ndaj deri në fund të këtij viti shkollor do të kemi hapur të gjitha konviktet ku tashmë po punohet dhe do shfrytëzojmë më pas gjithë verën për konviktet e tjera, ku jo vetëm ne, por me kërkesë të kryeministrit, TIKA, KFW, kanë adoptuar nga një konvikt”, u shpreh Veliaj.
Mundësi për bursa studimi në Indonezi
K
onsullata e Nderit të Republikës së Indonez isë në Republikën e Shqipërisë lajmëron: Bursa studimi të plota "Master Degree" dhe "Bachelor Degree", në 1 nga 16 Universitetet më të spikatura të Indonezisë. Ky program organizohet nga Ministria e Kërkimeve, Teknologjisë dhe e Arsimit të Lartë në Republikën e Indonezisë. Të gjithë aplikantët e mundshëm, duhet të plotësojnë procesin e aplikimit on line jo më vonë se 12 prill 2019. Informacionin e plotë do të gjeni në website zyrtar të programit. http://knb.ristekditkti.go.id. Bursat u afrohen studentëve potencial të vendeve në zhvillim të marrin "Master Degree" në një spekter mjaft të gjerë fushash studimi siç janë: 1- Humanities (6 degë) Studime
letrare, Linguistikë, History, Philosopy, Anthropology, Cultural Studies. 2-Engineering (10 degë) Chemical engineering, Civil engineering, Architectural engineering, Geological engineering , Informatics ingineering, Environmental, Engineering, Mechanical Engineering. 3-Science (13 degë) Biology,
Physics , Geography, Chemistry, Computer, Mathematics, Statistics, Environmental Sciences, Public Health, Sports Science, Pharmacy Studies, Nursing . 4-Social Sciences (12 degë) Public Administration, Political Sciences, Sociology, Phsycology, Law, Economics, Communication & Media ,International
Studies, e të tjera. 5-Education (Arsim 12 degë) Bursa KNB u prezantua për herë të parë në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës në vitin 1992. Si fillim shërbeu si plan strategjik në zhvillimin e Arsimit të Lartë, duke i dhënë mundësi Universiteteve të Indonezisë të përzgjidhnin dhe rekrutonin studentë internacional potencial të merrnin studimet Master në këto Universitete. Duke parë arritjet e këtij programi si dhe rritjen e një pjesëmarrje të dukshme, u vendos zgjerimi i këtij programi në një gamë më të gjerë fushash studimi duke mundësuar dhënien e bursave të plota studentëve potenciale. Gjatë periudhës 2009-2017 janë dhënë 992 bursa studentëve nga 71 vende në zhvillim në të gjithë botën. Pyetja sfiduese do të ishte: A ja
vlen të harxhosh 3 vjet studime Master në Indonezi? Përgjigja do të ishte më shumë se sfiduese. PO! Indonezia është një nga vendet me potencial ekonomik të spikatur në Azinë Juglindore. Ajo është anëtare e G20 dhe sot ka arritur zhvillime të larta dhe të shpejta në krahasim me vendet e saj fqinje në Azi, duke e bërë këtë vend atraktiv dhe sfidues për atë çka ai ofron si turizmi, kultura, arsimi, industria etj. Disa nga Universitetet e Indonezisë renditen në 800 Universitetet më të mira në botë. Programi Master i sapo ofruar është shumë i rëndësishëm për njohuritë tepër të avancuara që jep në fushat perkatëse, duke shërbyer kështu si një arritje potenciale personale që merr vlera të veçanta sot në botë për sfidat gjithmonë në rritje të botës që na rrethon.
AKTUALITET ANALIZË Nga DesadaMetaj
B
ilal Shehu është një shqiptaro-amerikan deri pak kohë krejt i panjohur për këdo, por që u bë botërisht i famshëm në vitin 2016, pasi u dënua në SHBA me burg për konspiracion për të thyer ligjet amerikane. Që Edi Rama të bënte një fotografi me BarackObamën për ta përdorur në fushatën zgjedhore të vitit 2013, ai së bashku me shoferin e taksisë Bilal Shehu, dhe një greko-amerikan të quajtur UilliamArgeros thurën dhe ekzekutuan një operacion të fshehtë qarkullimi parash, përmes disa dërgesave të njëpasnjëshme në dia vende të ndryshme për t’i dhuruar në fund në fushatën e Obamës në vitin 2012. Me anë të këtij konspiracioni ata dhuruan për fushatën e Obamës një herë $75 mijë dhe një herë tjetër $100 mijë të ardhura nga Shqipëria, me gjasa të paguar nga biznesmenë të afërt me Edi Ramën. Financimi nga burime të huaja i fushatave politike në SHBA është krim federal. Bilal Shehu ishte i vetmi nënshtetas amerikan në konspiracion dhe u dënua pasi pranoi krimin. Hetimi amerikan vertetoi faktin, që u përcoll nga të gjitha mediat ndërkombëtare, se Edi Rama ishte bashkëfajtor dhe përfituesi kryesor i krimit për të cilin Bilal Shehu sot është në një burg federal. Në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama ky lajm u kalua pa shumë bujë. Për të nuk u bënë reportazhe, dokumentarë, lajme kryesore dhe nuk u revoltuan intelektualët e qëmtuar të Tiranës. Kurse kalorësit socialistë që këto ditë po ulërasin me shpatë në dorë për drejtësi, atehere ishin pula të lagura dhe të strukura. Prokuroria nuk e hetoi fare për këtë krim, që me gjasa përfshinte
14
Eenjte, 28 MARS 2019
Edi Rama nuk i lëshon dot “bilalët” e Shqipërisë
edhe pastrim parash të ardhura nga aktivitete të paligjshme. Ajo nuk çoi letër porosi dhe nuk verifikoi asgjë. Madje nuk foli fare. Nuk u shqetësuan as oficerët e FBIsë që kanë ardhur në Tiranë për të na mësuar dhe ndihmuar si të luftojmë krimin dhe korrupsionin. Të gjithë heshtën. Omerata. Sikundër të gjithë, përfshirë dhe më dashamirësit e kanë të qartë se Edi Ramës nuk ja solli votat fotografia me BarakObamën, por ca të tjerë që më mirë se presidentët e Amerikës njohin telefilmat me mafiozë dhe banditë. Ndërsa Bilali i shkretë bëri burg për një foto, disa të panjohur të tjerë janë ata që mbajnë peng qeverinë me skandalet milionëshe për të cilat sërish “të gjithë” heshtin. Një prej shumë këtyre është Avjol Dobi, krejtësisht i panjohur për publikun, ndërsa e vetmja gjë që mund të gjesh për të në Google është fakti që ai është në kërkim pasi ka fallsifikuardokumentat amerikane të kompanisë DH Albania. Me këto dokumenta ai fitoi tenderin për rindërtimin e disa qindra metrave të Unazës së Madhe, plot 18 milionë euro, dhe një tjetër për ndërtimin e një linje të tensionit të lartë plot 12 milionë euro. Megjithatë emri i tij është zhdukur nga publiku, prokuroria nuk informon se c’po ndodh me hetimet, as se çfarë informacioni ka kërkuar në Amerikë. Sikur të mos ishte protesta e banorëve të Astirit, pakkush do të hetonte dhe do të merrej vesh një abuzim kaq flagrant, për të cilin sot heshtin të gjithë, nga Kryeministri tek ata që duhet të
hetojnë. Këta të fundit, në një heshtje karakterizuese të vitit të fundit dhe duke u ankuar vazhdimisht për sulme nga politika, në fakt në një nga herët e vetme që kanë reaguar është rasti i hetimit për kryetarin e opozitës. Bëhet fjalë për çështjen e lidhur me financimin e një kompanie lobimi në SHBA, vendin që duket bashkëpunues me Prokurorinë e Përgjithshme për çështjen e LulzimBashës, ashtu sikundër ka hapur hetime edhe për rastin e abuzimit në tenderin e Unazës së Madhe. Por nëse SHBA kanë të njejtin standard edhe kur bëhet fjalë për një shtetas që falsifikon dokumentat edhe për kryetarin e opozitës shqiptare, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka të njëjtën metodë pune. Që gjithsesi duket të jetë dhe problemi më pak shqetësues në kushtet kur hetimi i nisur për LulzimBashën merr përmasa të mëdha duke u vendosur në kontekstin e krizës politike në Shqipëri. Nënjëhistoriqëpërherëtëparëebotoi revista amerikane MotherJones, një shqiptar i zakonshëm duhet të mundohej shumë të kuptonte se si transaksionet e ndërlikuara financiare kishin ndihmuar PD të paguante një kompani lobimi në SHBA. Me shumë mundim dhe përpjekje makineria e propagandës qeveritare i mëshon prej ditësh kësaj ngjarjeje, thirrjes së LulzimBashës në prokurori dhe teorive konspirative që lidhin drejtuesit e PD me segmente spiunazhi.
Pas rrezikut të “invazionit të spiunëve rusë”, kjo e LulzimBashës duket të jetë akti i dytë i përfshirjes së opozitës me “segmente” që nuk ja duan të mirën Shqipërisë. Akt që qartas është ideuar dhe sponsorizuar nga ata që ende nuk arrijnë dot të artikulojnë qartë emrin e drejtuesve të kompanisë që ka fituar 18 milionë euro me letra të falsifikuara. Pa dyshim që LulzimBasha duhet të hetohet deri në fund për transaksionet financiare të bëra gjatë fushatës elektorale të vitit 2017. Bashkëpunimi i tij, me gjithë rezervat për mënyrën si funksionon prokuroria, tregon se ndoshta ai do t’i shkojë deri në fund këtij procesi. Që ndoshta është një mësim i mirë për opozitën dhe mënyrën si e ndërton platformën për një fushatë elektorale dhe fondet e përdorura në të. Sikundër është një mënyrë për të kuptuar se në Shqipëri “heshtin” për një vjedhje 30 milionë euro, por ngrenë një legjendë të tërë, sponsorizojnë investigime për mënyrën se si i ka bërë transaksionet financiare partia e opozitës duke na mësuar me idenë se standardi i dyfishtë është mënyra më e zakonshme e funksionimit të ligjit në Shqipëri. Kjo për mendimin tim mbetet sfida më e fortë e opozitës shqiptare që duhet të kuptojë se besimi tek shqiptarët rikthehet vetëm nëse njerëzit binden se nuk do të ketë më standarte të dyfishta. Se makineria e propagandës që funksionon dhe nuk ka mëshirë për kundërshtarët politikë, që përdor cdo instrument të huazuar
DETAJE
Zbulohet kush ekzekutoi Nard Polinë K
K
ristjan Sulaj, 27- vjeç, është ekzekutori i dyshuar i biznesmenit Nard Polia në Shkodër por që dyshohet se është arratisur në Mal të Zi. Ai është vëllai i Alfred Martinit, një prej tre të arrestuarve si bashkëpunëtorë në vrasje, të cilët gjykata e Shkodrës i la në qeli. Identiteti i ekzekutorit të dyshuar por dhe detaje të reja nga krimi u zbuluan gjatë masës së sigurisë për tre të arrestuarit. Alfred Martini dhe vëllezërit Kleandro e Gilbert Toma, kanë mohuar akuzat për përfshirje ne vrasje por kanë shfaqur kontradikta në deklarimet e tyre në Polici dhe përpara
gjyqtarit Andri Ymeri. Ndyshe nga deklarimet në Polici, ku Martini tha se ia kishte dhënë ai makinën vëllait por nuk e dinte se do të përdorej për krim. Në seancë kanë qenë dy vëllezërit Toma që kanë pretenduar se ia kanë dërguar ata makinën “Audi” 27-vjeçarit, të cilën
thonë se ua solli vëllai i tij. Kristjan Sulaj nuk rezulton person i njohur për ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës, ndërsa pista kryesore e krimit mbetet e kaluara në Itali e Nard Polisë ku ai është dënuar për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave.
lodian Bane është personi i katërt i shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, i cili dyshohet se drejtonte makinën tip “Mercedez”, makinë që është fiksuar nga policia me anë të kamerave të sigurisë. Grupi hetimor po përpiqet të zhbllokojë telefonat e të rinjve, për të zbuluar detaje të tjera për atentatin ndaj Jurgen Kurtit. Të akuzuarit e kanë ndjekur për 2 javë radhazi viktimën për të mësuar lëvizjet e tij, dhe në momentin që është afruar pranë pallatit ku jetonte, dyshohet e kanë ekzekutuar. Policia po vijon hetimet për të zbardhur detaje të tjerë që mund të çojnë në zbulimin shkakut të vrasjes, ndërsa
nga ish sigurimi i shtetit, që nga “agjitacioni e propaganda” tek sulmet e ulëta personale dhe familjare, nuk mundet dhe nuk duhet të jetë modeli i qeverisjes së re. Mbi të gjitha, opozita duhet të jetë e qartë se nuk duhet të ketë ndërrim të “padronëve” të kësaj makinerie propaganda, por shembje të sistemit dhe ringritje të vlerave. Kjo është një nga kauzat kryesore që i jep shpresë një shoqërie që në tymnajën e sajesave dhe legjendave të sponsorizura për spinazh rus, të kuptojë se ndërkohë abuzimet dhe vjedhjet e parave publike bëhen në mes të ditës dhe askush jo vetëm nuk heton për to, por në pjesën më të madhe të rasteve as nuk i përmendin. Që kur hetimet e prokurorisë përqendrohen tek kompanitë lobuese dhe asnjë pikë e energjisë hetimore nuk shkon për kontratat dhe koncesionet dhjetëra e qindra milionëshe që u jepen personave dhe kompanive anonime; apo tek politikanët që bëjnë pazare votash me krimin e organizuar; apo tek kryepolicët që bashkëpunojnë me malavitën; apo kullat me paratë e pista që shtohen nga një përditë. Këto janë qartas hallet e një Kryeministri, që me fantazinë e mbetur ende tek filmat komunistë, tashmë prodhon armiq dhe agjentura ruse, ndërkohë që “bilalët” e Shqipërisë vështirë se do të jenë të gatshëm të bëjnë burg për hesap të tij. Sepse nuk duhet shumë për të kuptuar që pasunarët e “rilindjes” tashmë kanë hallin e tyre më shumë se atë të Edi Ramës.
POLICIA
Klodian Bane në kërkim për vrasjen e Kurtit
po hetohen dy pista kryesore, mes të cilave është dhe ajo e hakmarrjes, për ngjarjen në Durrës ku
ishte i përfshirë Jurgen Kurti. Një tjetër pistë që po heton policia është dhe ajo e një konflikti banal, pasi të rinjtë merreshin me tregtimin e automjeteve, që dyshohet se mund të jetë bërë shkak për ekzekutimin e 26-vjeçarit Kurti, ndërkohë autoritetet po përpiqen të zhbllokojnë telefonat e grupit. Esli Levendi, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe personi i shpallur në kërkim dyshohet se janë paguar për të kryer atentatin ndaj Kurtit por ende porositësit e atentati mbeten ende të paidenfikueshëm.
AKTUALITET
15
Eenjte, 28 MARS 2019
400 mijë euro është vlera e investimit në këtë qendër, ku do të ofrohet kontrolli mjekësor bazë, e gjithë paketa e kujdesit parësor, shërbimi i radiologjisë dhe urgjenca mjekësore 24 orëshe
Q
endra e re Shëndetësore Vorë, do të përfundojë plotësisht brenda muajit maj, për të ofruar një standard të ri shërbimi për 36 mijë banorët e kësaj Bashkie. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet që po kryhen në këtë qendër, e cila do të ofrojë shërbim 24 orë për banorët e kësaj zone. “Nga një qendër e degraduar ndër vite, qytetarët e Vorës do të kenë një qendër model me shërbim 24 orë si dhe një autoambulancë në dispozicion për emergjencat”, u shpreh Manastirliu. Edhe stafi mjekësor i kësaj qendre është kompletuar me mjekë dhe infermierë. “Me punësimet e fundit, dy mjekë të rinj dhe 8 infermierë i janë bashkuar ekipit mjekësor në qendrën shëndetësore të Vorës”, tha Manastirliu. Në partneritet me projektin “Shëndet për të gjithë”, 400 mijë euro është vlera e investimit në këtë qendër, ku do të ofrohet kontrolli mjekësor bazë, e gjithë paketa e kujdesit parësor, shërbimi i radiologjisë dhe urgjenca mjekësore 24 orëshe për banorët e Vorës. 320 mijë banorë të Tiranës dhe rrethinave kanë përfituar shërbime më cilësore, me rehabilitimin e 17 qendrave shëndetësore të cilat janë përfshirë deri tani në programin e rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore, nga të cilat 15 kanë përfunduar dhe brenda muajit maj përfundon edhe rikonstruksioni i dy qendrave shëndetësore Vorë dhe Sauk. Më shumë mbrojtje dhe siguri për mjekët, me ndryshimin e Kodit Penal që ashpërson masat në rast të kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës dhe dekriminalizim
Qendër e re Shëndetësore në Vorë, Manastirliu: Shërbim cilësor për 36 mijë banorë
SHËRBIMET “400 mijë euro është vlera e investimit në këtë qendër, ku do të ofrohet kontrolli mjekësor bazë, e gjithë paketa e kujdesit parësor, shërbimi i radiologjisë dhe urgjenca mjekësore 24 orëshe për banorët e Vorës”.
300 QENDRA “320 mijë banorë të Tiranës dhe rrethinave kanë përfituar shërbime më cilësore, me rehabilitimin e 17 qendrave shëndetësore të cilat janë përfshirë deri tani në programin e rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore, nga të cilat 15 kanë përfunduar dhe brenda muajit maj përfundon edhe rikonstruksioni i dy qendrave shëndetësore Vorë dhe Sauk”.
i gabimit mjekësor. Këto janë dy propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të prezantuara të martën nga ministrja Manastirliu, gjatë një tryeze diskutimi me mjekët, me prezencën e kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësues të institucioneve. “Dhuna është e patolerueshme, është primitivizëm dhe në çdo rast nuk mund të jetë zgjidhja. Ndaj kemi disa propozime për ndryshime në Kodin Penal,
të cilat janë punuar nga një ekip i përbashkët i Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesionistëve të shëndetit. E para lidhet me ashpërsimin e masave në Kodin penal. Duke vendosur kanosjen dhe goditjen për shkak të detyrës ndaj profesionistëve të shëndetit si vepër penale që do të dënohet me burg. E dyta lidhet me dekriminalizimin e gabimit mjekësor. Një kërkesë tashmë e kahershme e të gjithë
INVESTIME
TIRANË
Policia dhe komuniteti rrisin sigurinë
Bashkëpunimi i Policisë me komunitetin, ka krijuar siguri më të lartë në rrugët e kryeqytetit. Ky bashkëpunim, reflekton çdo ditë reagimin e shtuar të qytetarëve dhe forcën goditëse të efektivëve të policisë rrugore. Sipas njoftimit të policisë, “bashkëpunimi me komunitetin i Policisë, reflektohet çdo ditë në reagimin e shtuar të qytetarëve, që tashmë nuk hezitojnë të denoncojnë shkelje të ndryshme të ligjit, padurimi për të qëndruar në radhë, mos pozicionim në korsin e duhur, shkelje të sinjalistikës, parkime që shpesh janë problem për lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve, si dhe çdo kundravajtje administrative”. Nga ana tjetër, policia deklaron se: “Imazhet dhe videot, të denoncuara nga qytetarët, janë shembulli më i mirë i qytetarisë dhe i dëshirës për rregull e siguri në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm. Bashkë për rrugë dhe mjedise më të sigurta”.
profesionistëve të shëndetit, për të ndarë gabimin mjekësor nga neglizhenca, bazuar në praktikat më të mira Europiane”,-është shprehur Manastirliu. Ministrja në fjalën e saj theksoi rëndësinë që ka zbatimi i regjimit të ri të vendosur në spitale, si një mënyrë për të parandaluar sa më shumë dhunën ndaj mjekëve, por edhe disiplinimin e vizitave të familjarëve të pacientëve. “Nga fillimi i vitit 2018 deri më sot janë 340 mjekë të rinj
specialistë që janë punësuar në sistemin shëndetësor, ndërsa po mbushet boshllëku i krijuar në vite”,-deklaroi kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se janë punësuar 1161 infermierë të rinj falë portalit “Infermierë për Shqipërinë”. “Brenda muajit mars, 167 mjekë të tjerë specialistë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i bashkohen ekipit në gjithë vendin”. Nga ana tjetër, Rama shtoi se: “Buxheti i këtij viti është 43% më i lartë se sa ai i 5 viteve më parë për shëndetësinë dhe nëse i shohim bashkë Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i ka kaluar 750 mln dollarë”.
N
xënësit e shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostnishti” në Patos do të mësojnë në ambiente tërësisht të transformuara me kushte dhe standarde bashkëkohore. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostnishti”, e cila po restaurohet me fonde të buxhetit të shtetit është drejt përfundimit. “Ishte e domosdoshme që Patosit t’i jepnim një tjetër shkollë tërësisht të transformuar dhe me ambiente krejt moderne me të gjitha standardet bashkëkohore”,deklaroi kryebashkiakja Rajmonda Balilaj, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostnishti”. Ajo siguroi se “kjo shkollë do të jetë gati për të pritur qindra nxënës të saj në sezonin e ri shkollor e ndërkohë po punohet fort për të filluar zbatimin e projekteve për rikonstruksionin e shkollave të tjera të territorit të Bashkisë Patos”. Godina është
Shkolla 9-vjeçare në Patos, standarde bashkëkohore
rikonceptuar me më shumë ambiente, ku një kat i sipërm do të shërbejë për klasat laboratorike dhe do ndërtohet një palestër me të gjitha parametrat e duhur.
Sheshpushimi, po ashtu do të trajtohet me lulishte dhe kënde sportive, ndërsa rrethimi do të unifikojë lidhjen me lulishten e lagjes “1 Maji”.
AKTUALITET Redjon Shtylla
S
hqiptarët rezultojnë të parët në kërkesat për azil në Francë, ndaj dhe ky raport që ka shqetësuar autoritet franceze, u bë pjesë e diskutimeve të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, me homologun e tij Christophe Castaner. Sipas Ministrisë së Brendshme, temë e diskutimit mes dy ministrave të brendshëm ishte emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në Francë, Integrimi i vendit dhe marrëveshjet mes policive. Që në nisje të takimit, Lleshaj tha se Shqipëria konsiderohet vendi i sigurt i origjinës, ndaj shanset e shqiptarëve për të marrë azil në Francë janë pothuajse zero. “Me rëndësi të veçantë trajtuam çështjen e emigracionit të paligjshëm. Konstatuam se kjo ende mbetet një çështje me rëndësi në marrëdhëniet midis dy palëve. Fatkeqësisht ekziston ende një numër shqiptarësh që aplikojnë pa shpresë por gjithsesi aplikojnë për marrjen e azilit në Francë. Nga pala franceze dhe nga pala jonë u theksua që kushtet për kërkim azili në Francë nuk ekzistojnë. Shqipëria konsiderohet vend i origjinës së sigurt dhe shanset për marrjen e azilit në Francë janë pothuajse zero”,-tha Lleshaj në një njoftim për mediat. Ministri i Brendshëm bëri me dije se mori mbështetje nga Ministria e Jashtme Franceze për procesin e Integrimit të Shqipërisë. “Mora mbështetje të rëndësishme nga autoritetet franceze të Ministrisë së Punëve të Jashtme për qëndrimin francez në mbështetje të procesit integrues të Shqipërisë. Ne dhamë garancitë e nevojshme se procesi i reformave, kryesisht reforma në drejtësi dhe në fusha të tjera do të vijojnë me intensitetin e duhur, në interes
16
Eenjte, 28 MARS 2019
Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner vlerëson punën e bërë nga Shqipëria për uljen e numrit të azilkërkuesve në Francë
Lleshaj: Nuk ka azil në Francë, na mbështesin në rrugën e Integrimit POLICIA “Patëm takime me Policinë dhe Xhandarmërinë franceze ku diskutuam për rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis institucioneve përkatëse të sigurisë franceze dhe shqiptare, për çështje të interesit të përbashkët si lufta kundër krimit të organizuar, kundër migracionit të paligjshëm, kundër trafiqeve si dhe për bashkëpunimin në interes të zhvillimit të kapaciteteve të reja të Policisë shqiptare dhe strukturave të tjera të sigurisë”.
të përshpejtimit të të gjithë procesit, me shpresën e madhe që vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave të merret në favor të Shqipërisë në muajin qershor”,shtoi Lleshaj. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, gjatë një videomesazhi të postuar në rrjete sociale, theksoi se pati takime me Policinë dhe Xhandarmërinë franceze, ku zbuloi se kanë diskutuar për rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis institucioneve përkatëse
TAKIMI
të sigurisë franceze dhe shqiptare, për çështje të interesit të përbashkët si lufta kundër krimit të organizuar, kundër migracionit të paligjshëm, kundër trafiqeve. “Takime dhe bisedime të rëndësishme zhvillova në disa institucione të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme në Francë. Patëm takime me Policinë dhe Xhandarmërinë franceze ku diskutuam për rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit
PROKURORIA
për Krimet e Rënda, Ministri francez: Ulje e kërkesave për azil Prokuroria ka zgjatur me tre muaj afatin e
Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner vlerëson punën e bërë nga Shqipëria për uljen e numrit të azilkërkuesve në Francë. Pas takimit të zhvilluar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Castaner deklaron se gjatë 2018-ës ka patur 25% më pak kërkesa për azil nga shqiptarët. Ai thekson se ky trend pritet të vazhdojë edhe gjatë këtij viti. “Prita në një takim homologun tim shqiptar Sandër Lleshaj. Riafirmojmë angazhimin tonë për të përforcuar aksionet e përbashkëta kundër emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Francës. -25% më pak kërkesa për azil të shqiptarëve në 2018: ky trend pritet të vazhdojë në 2019”, deklaron ministri francez.
hetimit ndaj ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Hetimi ndaj tij ka nisur në mars të vitit 2018 për akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “mosdeklarim i të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”. Llalla ka bërë ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, kundër zgjatjes së afatit, kërkesë që pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca. Pas nisjes së hetimit, Llallës iu sekuestrua pasuria me vlerë një miliardë lekë. Një apartament banimi në Durrës dhe mijëra katrorë tokë arë në Tiranë janë disa nga pronat që iu sekuestruan Lllallës. Ish-kryeprokurori i shpëtoi procesit të Vetting-ut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-
midis institucioneve përkatëse të sigurisë franceze dhe shqiptare, për çështje të interesit të përbashkët si lufta kundër krimit të organizuar, kundër migracionit të paligjshëm, kundër trafiqeve si dhe për bashkëpunimin në interes të zhvillimit të kapaciteteve të reja të Policisë shqiptare dhe strukturave të tjera të sigurisë. Gjeta një mirëkuptim të plotë në Policinë franceze, në Xhandarmërinë franceze për të thelluar bashkëpunimin në
këto fusha”. Lleshaj, nënvizoi se gjatë një takimi të veçantë në Ministrinë e Jashtme franceze, u diskutuan kryesisht çështje të Integrimit Europian të Shqipërisë. “Mora mbështetje të rëndësishme nga autoritetet franceze të Ministrisë së Punëve të Jashtme për qëndrimin francez në mbështetje të procesit integrues të Shqipërisë. Ne dhamë garancitë e nevojshme se procesi i reformave, kryesisht reforma në drejtësi dhe në fusha të tjera do të vijojnë me intensitetin e duhur, në interes të përshpejtimit të të gjithë procesit, me shpresën e madhe që vendimi i pritshëm për hapjen e negociatave të merret në favor të Shqipërisë në muajin qershor”.
Zgjaten hetimet, Llalla ankimon vendimin
ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.
Në 11 qershor, KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, dhe vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK-së duke e lënë Llallën jashtë sistemit dhe pa kaluar në Vetting.
KUJTESE
17 E enjte, 28 MARS 2019
NE DITELINDJEN E POETIT DHE ATDHETARIT
KUMTIM Nga Albert Vataj
H
istoria e letërsisë sh qipe, ajo e veprimtarisë atdhetare dhe mendimit, nuk mund të mos e konsiderojnë si një vlerë unike dhe tipar i njimendttë i atributeve, me shkas kushtrimi të gjithëkohshëm, sublimen krijuese dhe promovuese të një prej përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atë të Anton Zako Çajupit. Kjo penë majëmprehtë diti të skalisë me pasion e përkushtim atë faqe të kushtimit patriotik, të cilën edhe sot e përcjellim me kërshëri dhe ëndje dhe një shkulm të fuqishëm përmendje dhe reagimi. Alegoriku sqim vjen përmes krijimtarisë së Çajupit si një dëshmues i një vëzhgimi të mprehtë dhe fshikullimi djegës, ashtu sikurse edhe satira e kohës tragjike që mëton ai, mbruhet me kaq qëllimsi shkundëse të atij shtati të molisur nga hekat dhe plogështia. Nga ai ngulm kumtues përcjellim me të njëjten forcë si kushtrimin për yshtjen dalëzotëse të fateve të kombit, ashtu edhe ndëshkimin e veseve dhe flligështisë që molepsin idiliken e atij identiteti që kërkon të purifikojë ky poet, kjo shkundullimë e zëshme, kjo penë shgjetare. Më 27 mars 1866 u lind në Sheper të Zagorisë, Andon Zako Çajupi, avokat me pak sukses, poet buzëhollë, dramaturg i shquar, veprimtar patriotik, dhe demokrat. Jetoi dhe vdiq ne Egjipt më 11 korrik 1930. Çajupin shumë ndër ne e lidhin me “14-vjeç dhëndërr” e ekranizuar me “Përrallë nga e Kaluara” por kjo është vetëm një copëz e mozaikut të tij krijues. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një
vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga ana e A.Zogut. Pothuaj në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare Çajupi e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin”Baba Tomorri”, një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të
NE DITEN E TEATRIT
Friedrich von Schiller, për forcën transformuese të teatrit Kur drejtësia e blerë me flori, mbyll syt dhe i shërben me heshtjen e saj vesit, kur paudhësitë e të fuqishëmve të kësaj bote ngrihen si tallje mbi pafuqinë e saj dhe frika ia paralizon të djathtën pushtetit, teatri merr në duart e veta shpatën dhe peshoren dhe ia nënshtron vesit një gjyq të rreptë…
Kur pikëllimi na gërryen zemrën, kur melankolia e zymtë helmon orët tona të vetmisë, kur bota na ka kthyer shpinën dhe punët ecin së prapthi, kur me mijëra halle na brengosin shpirtin dhe zgjuarsia jonë ka rrezik të shuhet nën peshën e punës, teatri del e na rrok në gjirin e tij.
Andon Zako Çajupi, satiristi i andshëm i kohëve tragjike
librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”. Vjersha e gjatë “Baba Tomorri”, me të cilën hapet
përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç’jemi? …. Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, Shqipëtar, Atdheu dhe dashuria etj.). Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme. Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg
vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Çajupi përfundoi poemën Baba Musa Lakuriq, që mbeti dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në këtë vepër u shfaq me forcë të veçantë demokratizmi revolucionar dhe ateizmi e afetarizmi i autorit. Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër dhe Pas vdekjes (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Në komedinë e parë, autori vuri në lojë me një humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e dha me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografike. Pas vdekjes është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkroi me sarkazëm dërrmuese portretin e politikanit që bënte lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937), Çajupi u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomorri, më 1921 nxori në dritë Përralla të zgjedhura të vjershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.
FORUM
18
Eenjte, 28 MARS 2019
Studiuesit: Qëllimi i serbëve ishte të shkatërronin nderin dhe identitetin e shqiptarëve
M
ijëra gra u përdhunuan në Kosovë, teksa forcat serbe dhe ato etnike shqiptare luftuan për kontrollin e territorit dy dekada më parë. Forcat e udhëheqësit serb SllobodanMillosheviç e përdornin përdhunimin si një mjet lufte. Sipas studiuesve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, qëllimi i palës serbe ishte të shkatërronin nderin dhe identitetin e shqiptarëve. Kjo strategji ka funksionuar, për arsye se edhe pse Kosova është e pavarur nga Serbia, lufta ende nuk mund të shpallet e mbaruar për ato të mbijetuara të krimeve seksuale që ende e vuajnë dhunimin në heshtje. Turpi dhe stigma e mirërrënjosur në shoqërinë konservatore të Kosovës bëhën barrierë që viktimat të flasin pa drojë dhe ngurrim për sulmet. Shpeshherë, të abuzuarat gjejnë mbështetje tek mjekët dhe këshilltarët e OJQ-ve të pakta që veprojnë në Kosovë, që të mund të ripërtërihen shpirtërisht dhe të bëjnë para në jetët e tyre. 24 marsi shënoi 20-vjetorin e fillimit të fushatës bombarduese 78-ditore të udhëhequr nga NATO-ja për të larguar forcat e Millosheviçit nga Kosova. Në shenjë reagimi, forcat serbe u hakmorrën ndaj popullatës shqiptare etnike dhe shumica e krimeve të luftës – përfshirë edhe përdhunimet – ndodhën midis marsit dhe qershorit të vitit 1999. Burrat ishin gjithashtu
Përdhunimi si mjet lufte pësues të dhunës seksuale, subjekt gati tabu për të cilin asnjë autor nuk ka marrë akoma ndëshkimin e merituar. Një 36-vjeçare që i ka mbijetuar agresionit seksual rrëfen se ishte veçse 16 vjeç kur u përdhunua barbarisht nga tetë policë serbë në bodrumin e shtëpisë së një të afërmi. Pas përfundimit të luftës, kur i kishte mbushur tashmë të 17-at, u martua me një burrë shumë më të moshuar se edhe vetë prindërit e saj. Martesa e tyre premtonte lehtësimin e vuajtjes së mundimshme, por nuk ndodhi ashtu. Ajo po priste me padurim lajme për statusin e aplikimit të saj për një pension të ri qeveritar të ofruar për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga lufta. Pensioni i ri qeveritar prej 230 euro në muaj për pjesën tjetër të jetës së saj së bashku me të shoqin (që është mesatarisht i njëjtë me pagën e një gruaje në shoqërinë kosovare), është mirëpritur përgjithësisht nga të ngjashmit e saj, të cilat jetojnë në varfëri të thellë dhe në izolim pothuajse të plotë. Për t’u njohur me statusin e viktimës civile të luftës, të abuzuarit duhet të japin detaje të sulmeve që kanë pësuar gjatë një procesi të gjatë aplikimi, i cili
kërkon faktimin e përdhunimit përmes shënimeve mjekësore, terapeutike dhe rrëfimeve të dëshmitarëve. Është një proces i mundimshëm dhe i kufizuar verifikimi, pasi vetëm ata që pretendojnë të jenë dhunuar ndërmjet 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kanë të drejtë të aplikojnë për pension. Në shkurt të këtij viti, kjo e mbijetuar mori lajmin se ia kishte dalë mbanë në procesin e aplikimit, pothuajse një vit pas paraqitjes së kërkesës së saj. “Është pothuajse si një ëndërr për mua. Nëse është, nuk dua të zgjohem. Unë kurrë nuk jam ndjerë më mirë. Edhe pse kurrë nuk mund ta harroj atë që unë kalova në atë kohë, ky është ende një lajm i mirë. Kjo do të ndihmojë, sidomos fëmijët e mi.”- ka thënë viktima në një intervistë për politico.eu. SanijeSalihu mban një foto të së bijës së ndjerë , Vjollca, e cila u përdhunua dhe u torturua gjatë luftës. Vjollca u zhduk një mbrëmje të prillit në vitin 1998 në qytetin e saj të Gjakovës në Kosovën perëndimore dhe u deshën javë të tëra që Sanija ta rigjente në një spital në Beograd. Sanija e solli vajzën e saj të paralizuar në Kosovë dhe u kujdes për të derisa vdiq nga
plagët e agresionit. Dy motra të përdhunuara në të njëjtën kohë gjatë luftës mbajnë duart. Ato nuk kërkuan këshilla nga ndonjë OJQ dhe nuk ia kanë thënë askujt atë episod fatkeq të të shkuarës, përveçse bashkëshortëve të tyre. Në disa raste kur e vërteta është rrëfyer apo ka dalë sheshit nga të tretë, gratë dhe vajzat janë përjashtuar të turpëruara nga shtëpitë dhe familjet e tyre. Një e mbijetuar shtrëngon dorën e të bijës adoleshente. Kjo e mbijetuar vendosi t’i tregonte vajzës historinë e saj disa vjet më parë, pasi nuk mund ta mbante më gjatë në heshtje dhe e vetme dhimbjen. Luli (jo emri i tij i vërtetë) është një i mbijetuar mashkull, i cili ka marrë trajtim dhe këshillim nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Prishtinë, një nga katër OJQ-të në Kosovë që kanë në fokus të veprimtarisë së tyre dhënien e ndihmës për kategorinë e të dhunuarëve seksualisht gjatë luftës. Luli u përdhunua nga policët serbë kur ishte 21 vjeç. Pas përdhunimit, kur u kthye në shtëpi i gjakosur dhe i rreckosur, Luli i rrëfeu ndodhinë të atit, i cili i ishtë përgjigjur se: “Nuk
mund t’i them askujt, sepse nderi i familjes do të humbasë dhe ne do të duhet të detyrohemi të largohemi nga ky vend.” Vasfije Krasniqi është e mbijetuara e parë e dhunës seksuale nga lufta e Kosovës që pati guximin të ndante historinë e saj në televizion, pa e fshehur identitetin. Tetorin e kaluar, ajo iu drejtua audiencës kosovare në një përshkrim të sinqertë të tmerrit që kishte kaluar në moshën 16-vjeçare, pothuaj 20 vjet më parë kur u rrëmbye dhe u përdhunua nga një oficer i policisë serbe. Biseda e sa j t e l e v i z i v e u përçua në nivel kombëtar nga transmetuesi publik i Kosovës. Vasfija aktualisht jeton në Teksas me familjen e saj. Ajo vazhdon të tregojë historinë e saj rreth botës si pjesë e “Be MyVoice”, një fushate të nisur qershorin e kaluar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës. Qëllimi i fushatës është rritja e vetëdijësimit për luftimin e paragjykimeve dhe për reduktimin e stigmës ndaj të mbijetuarëve të dhunës seksuale nga lufta. Politico.eu
RRËFIMI I ISH-KOMANDANTITTË LARTË TË NATO-S, WESLEY CLARK
“Njëzet vjet më parë ndalëm spastrimin etnik në Kosovë”
I
sh-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, tha në një intervistë për shërbimin rus të Zërit të Amerikës se bombardimet ndaluan spastrimin etnik në Kosovë dhe NATO-ja nuk kishte zgjidhje tjetër.Ai tha se përpjekje për të shmangur luftën në Kosovë ishin bërë që në fillim të viteve të 90-ta kur perëndimi u bë i ndërgjegjshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë. Atëherë presidenti George H. Bush paralajmëroi presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, se do të përballet me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara nëse fillon spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, në atë që quhej paralajmërimi i krishtlindjeve në dhjetor të vitit 1992.Ai kujtoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe rolin e tyre për arritjen e marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës atje dhe në atë kohë tha ai, janë bërë përpjeke për të biseduar me Sllobodan Millosheviçin, për cështjen e Kosovë, por ai kishte refuzuar duke e cilësuar atë si “çështje të brendshme”.Gjenerali Clark përshkroi situatën e rëndë në Kosovë dhe shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut nga autoritetet serbe. Ai kujtoi sulmin mbi familjen Jashari në fshatin Prekaz të komunës së Skenderajt në Kosovën
qendrore në fillim të vitit 1998 ku u vranë 54 anëtarë të familjes që shënoi edhe fillimin e luftës së armatosur.“NATO-ja lëshoi një paralajmërim në takimin e ministrave në muajin maj dhe pastaj unë mora detyrën të përgatis planet në maj të vitit 1998. Ambasadori Richard Holbrooke, shkoi në qershor dhe u takua me Slobodan Millosheviçin dhe më lidhi në telefon me të dhe i thashë; të lutem mos ua bëj këtë shqiptarëve. Ai më tha, gjenerali Clark, ata janë njerëzit e mi dhe nuk do t’i lëndojë. Por, sigurisht kjo ishte një gënjeshtër sepse spastrimi etnik tashmë po ndodhte”.Ai tha se kishin vazhduar paralajmërimet dhe në vjeshtën e vitit 1998 Kombet e Bashkuara miratuan rezolutën 1199 të forcuar më planin e veprimit të NATO-s. Përpjekjet e të dërguarit amerikan Christophet Hill, nuk dhanë rezultate ndërsa pas masakrës së Reçakut, një fshat në jug të Prishtinës ku u vranë 45 civilë shqiptarë, filloi procesi i negociatave në Rambouillet, Atje Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen që i jepte Kosovës vetëqeverisje thelbësore dhe parashihte vendosjen e trupave të NATO-s në terren për të siguruar zbatimin e marrëveshjes. NATO-ja pas spastrimit të ri etnik të shkallë të gjerë në mars të vitit 1999, nuk pati zgjidhje tjetër përveç ndërhyrjes, tha ai.“Ne përdorëm forcën
vetëm si zgjidhjen fare, fare të fundit. Por, NATO-ja nuk mund të lejonte një raund të ri të spastrimit etnik nga serbët. Sapo kishim ndaluar një gjë të tillë në Bosnjë dhe nuk mund të lejonim një gjë të tillë të ndodhte sërish në Kosovë dhe prandaj u përgjigjëm me forcë, pasi provuam të gjitha mundësitë tjera. Dhe pasi që rusët refuzuan të ndihmojnë.... Pikëpamja ruse ishte se kjo është çështje e brendshme serbe dhe nëse ata duan të vrasin një milion njerëz, kjo është e drejta e tyre. Por kjo nuk është pikëpamja jonë. Ne besonim në të drejtën e çdo individi që të ketë liri dhe dinjitet në pajtim me deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe nuk mund të lejonim tragjedinë njerëzore të godiste sërish Kosovën”.Kur bombardimet filluan më 24 mars, tha ai, askush nuk e dinte se si do të përfundonte e tëra.“Mund të përfundonte me pushtim të plotë të Jugosllavisë dhe ishte në duart e Millosheviçit. Dhe ai më në fund e kuptoi se të jesh kundër NATO-s është e pafrytshme dhe u dorëzua”. Gjenerali Clark hodhi poshtë pohimet ruse sipas të cilëve ka pasur shumë të vrarë nga bombat e NATO-s dhe ndërhyrja e saj ishte e paligjshme dhe e padrejtë. Ai përmendi faktin se para se të goditej ndërtesa e Radiotelevizionit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçi ishte paralajmëruar në
mënyrë që të shmangeshin viktimat.“Ideja nuk ishte të vriten njerëzit por të ndërpritej spastrimi etnik në Kosovë, që po e kryenin trupat e tij dhe ai nuk mund t’i shmangej përgjegjësisë”.Ai përmendi fshehjen e trupave të shqiptarëve të vrarë, përfshirë edhe zbulimin e kamionit frigorifer me trupat e shqiptarëve në Serbi. NATOja tha ai, bëri gjënë e duhur, ndaloi spastrimin etnik.“1.4 milionë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. 900 mijë ikën në Shqipëri. 500 mijë fshiheshin pyjeve. Serbët po i ndiqnin dhe po përpiqeshin t’i vrisnin. Ne i dhamë fund tërë kësaj dhe jam krenar për atë çfarë bëri NATOja”.Rusia, tha ai, ishte në anën e gabuar të historisë në rastin e Kosovës. Duke kujtuar periudhën e 12 qershorit të vitit 1999, kur trupat e tij ishin gati të hynin në Kosovë, ai tha se një kontingjent trupash ruse ishte futur fshehurazi në Kosovë nga Bosnja dhe ishte vendosur në aeroportin e Prishtinës, duke e ndërlikuar hyrjen e NATO-s. Por, ai mohoi të ketë kërkuar përplasje me rusët nga komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s atëbotë, gjenerali britanik Mike Jackson. Ai tha se gjenerali Jackson nuk kishte pranuar të dërgojë helikopterët në aeroportin e Prishtinës, por nuk i është kërkuar kurrë të sulmojë trupat ruse. VOA
SHOWBIZ
19 E enjte, 28 MARS 2019
Emina Cunmulaj shpërthen ndaj komentuesit: Do të ta nxij jetën Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj është një ndër personazhet më të ndjekur në “Instagram” ku vazhdimisht publikon video dhe foto nga përditshmëria e saj dhe momentet me dy vajzat e vogla. Por së fundmi bukuroshja shqiptare ka habitur gjithë fansat teksa ka rrëfyer se është gati të mbyll “Instagram-in” dhe kjo për shkak të mesazheve aspak pozitive që i bëjnë në privat. Siç ka rrëfyer ajo në një video të publikuar në “Instastory”, shumë persona hapin adresa falso dhe thonë gjëra negative për dy vajzat e saj. Emina e nxehur me këta persona i paralajmëron se nëse merr vesh se kush janë do t’ua nxijë jetën përpara 1 milionë personave. “Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je”, thotë Emina.
Martohet ish-burri i Meghan Markle, ka dy fjalë me dukeshën Një vit pas dasmës së bujshme të Meghan Markle me Princin Harry, do të martohet edhe ish-bashkëshorti i dukeshës, Trevor Engelson, me të fejuarën e tij Tracey Kurland. Trevor ka festuar fillimisht me shoqërinë e tij dhe gjatë momentit të dollisë, “Dailymail” raporton se ai dhe miqtë i kanë dedikuar disa fjalë Meghan-it për dasmën mbretërore. “Kjo këtu, kjo është mbretërore. Më kupton çfarë dua të them? Kemi humbur një pjesëtar të familjes mbretërore, kemi fituar një tjetër. Por gjithsesi ne do vazhdojmë jetën.” “Nëse nuk do të ishte për Trevor, nuk do ta besoja kurrë se do të mund të martohesha me një princeshë të ardhshme. A ka ndonjë princeshë të lirë?”, janë shprehur ata gjatë dasmës. Kujtomë se Meghan dhe Trevor u divorcuan në vitin 2013, pas dy vitesh martesë.
“Më vjen keq për jetën tënde patetike, të shkretë, kushdo që të jesh të uroj të kesh një jetë patetike dhe të trishtë sepse kjo është ajo që do të marrësh.
Por thellë brenda vetes edhe pse e di që ndihem kështu, është një tjetër anë e imja që ndihet keq për ty”, përfundon modelja.
Revista greke i kushton një artikull të veçantë këngëtareve shqiptare Këngëtaret shqiptare Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë kthyer në emrat më të njohur e të komentuar të muzikës në mbarë botën dhe talenti i tyre s’mund të kalonte pa tërhequr edhe vëmendjen e shtetit fqinj, Greqisë. Revista e njohur greke “Voice of Athens” i ka kushtuar një artikull të tërë këngëtareve shqiptare me famë botërore, ku i përgëzon për talentin dhe ndër të tjera përmend faktin që në Greqi, shqiptarët mundohen t’a fshehin origjinën e tyre, pasi trajtohen në një mënyrë që s’mund të ecin përpara. Megjithatë, në vendet e mëdha ato s’kanë nevojë t’a fshehin origjinën shqiptare dhe vajzat mund t’ja dalin me talent, shkruan media e huaj. “Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur:, shkruan ndër të tjera në revistë.
Ellen DeGeneres nxjerr në shitje një tjetër shtëpi për 18 milionë dollarë Ellen DeGeneres ka nxjerrë në shitje një tjetër shtëpi, këtë herë me vendodhje në Beverly Hills. Komediania e njohur ka publikuar çmimin që kap vlerën e 18 milionë dollarëve. Këtë banesë, Ellen e bleu shtatorin që shkoi për 15 milionë dollarë dhe tani vlera është rritur duke nxjerrë edhe një fitim të vogël për të. Sipas burimeve për ‘TMZ’, Ellen ka shpenzuar afërsisht 1 milionë dollarë për ta restauruar siç dëshironte. Vila ndodhet në lagjen e personazheve më të njohur të ekranit. Tashmë pritet vetëm që dikush të pranojë shifrën që ka vendosur moderatorja e njohur dhe kjo shtëpi do të jetë pronë e saj.
Armend Rexhepagiqi bën deklaratën befasuese për Elvana Gjatën Armend Rexhepagiqi ka befasuar kur u pyet për Elvana Gjatën. Gjatë intervistës së fundit në NIN, Armend Rexhepagiqi ka folur për suksesin e albumit “Fortuna” nga Tuna Sejdi por edhe për Elvana Gjatën. I pyetur se cilën prej tyre zgjedh, megjithëse ishte e vështirë ai bëri përzgjedhjen duke befasuar me përgjigjen. ‘I ke të dyja shoqe por njërën do ta pëlqesh më shumë. Zgjidh mes Elvana Gjatës dhe Tunës”, i tha moderatori, ku Rexhepagiqi habiti me përgjigjen e tij. “Tuna. Nuk e njoh Elvanën. Nuk e kam njohur as Tunën, por në këtë bashkëpunim prej shtatorit deri tani jemi lidhur aq shumë, domosdoshmërisht koncerti, kështu që me Tunën tani jam shumë i afërt. Shumë, shumë pak e njoh Elvanën”, ka qenë përgjigjja e Armendit.
SPORT
20
Eenjte, 28 MARS 2019
Presidenti i verilindorëve në një intervistë për “Koha Jonë” ka analizuar situatën para ndeshjes me Partizanin
Intervistoi Rozalb Lika Disa ndeshje janë aq vendimtare, sa mund të vendosin fatin e një sezoni të tërë. Kukësi këtë të premte pret Partizanin kryesues, me shpresën për të shkurtuar diferencën në 6 pikë dhe për të mbetur në garën për titullin kampion. Skuadra verilindore pas humbjes së fundit ndaj Skënderbeut shkarkoi trajnerin Cungu, duke emëruar në krye të skuadrës Ramadan Ndreun. Presidenti i i Kukësit, Safet Gjici në një intervistë për gazetën “Koha Jone” ka shpjeguar arsyet e largimit të trajnerit. Numri një i verilindorëve u shpreh optimist për duelin ndaj të kuqve, ndërkohë që sipas tij ecuria do të ishte shumë më e mirë nëse ekipi do t’i luante ndeshjet në shtëpi gjatë këtij sezoni.
Të premten Kukësi luan ndeshjen më vendimtare të sezonit ndaj Partizanit, besoni te fitorja? Mobilizimi është i madh, nuk ka rëndësi që të arrijmë objektivin maksimal që është titulli kampion. E rëndësishme është që të fitojmë ndeshjen ndaj rivalit tonë kryesor që është Partizani. Kam bindje që ekipi do të bëjë paraqitje të mirë, do luajë mirë dhe në fund do të marrë fitoren. Shkojmë në Shkodër për të marrë një rezultat pozitiv, edhe pse së fundmi kemi bërë ndryshime në stafin teknik. Do të ketë premio në rast të një suksesi? Nuk po flasim për premio, sepse lojtarët kanë pasur një premio shumë të mirë nëse do të merrnin 12 pikët. Nuk e arritën dot. Ne do shikojmë se si do të shkojnë gjërat, edhe ndeshja e Shkodrës. Po në rast se gjërat nuk shkojnë mirë, do të ketë penalizime për lojtarët? Jemi para ndeshjes dhe nuk mund të flasim për penalizime që tani. Duhet të shikojmë dhe jo të paragjykojmë. Kemi shumë lojtarë dhe staf dhe nuk dua të paragjykoj që tani se çfarë do të ndodhë nëse humbasim. Ne bëjmë pas ndeshjeve analizën për shkaqet apo përgjegjësitë. Kam shumë bindje se djemtë janë të karikuar për të fituar. Diferenca mes Kukësit dhe Partizanit është 9 pikë, e shihni si të rikuperueshme si distancë dhe a do të ishit i kënaqur me vendin e dytë në fund? Ne jemi futur me objektiv për titullin kampion. Janë shumë pikë në lojë dhe derisa matematika të na lejojë ne do të shpresojmë. Gjithsesi nëse nuk arrijmë vendin e parë, edhe vendi i dytë është i kënaqshëm. Duhet të dimë edhe diçka: Ne na ka penalizur stadiumi, fakti që i kemi luajtur të gjitha ndeshjet jashtë dhe sërish jemi në vendin e dytë. Besoj se edhe pse kemi jashtë fushave dhe të kishim një menaxhim më të mirë të ndeshjeve nga stafi teknik dhe lojtarët, do të ishim në vendin e
parë. Jemi këtu ku jemi dhe duhet të shohim përpara, bilanci bëhet vetëm në fund. Lojtarët kanë dy objektiva kryesorë: Fitorja e 3 pikëve ndaj Partizanit dhe kualifikimi për në gjysmëfinalen e Kupës. Ndeshja me Partizanin do të luhet në Shkodër, a nuk ju duken të kripura çmimet e biletave? Nuk janë aspak të kripura për arsyen se ju e dini tashmë që ne luajmë në fushën e Shkodrës dhe ka një çmim qiraje të kripur dhe natyrisht që edhe biletat do t’i përshtaten këtij çmimi. Pas humbjes ndaj Skënderbeut vendosët që të shkarkonit trajnerin Cungu, kishit kohë që e mendonit apo ishte një vendim i momentit? Nuk ishte një vendim që e kisha marrë prej kohësh, por shkarkimi i trajnerit bëhet në dy raste: kur s’ka rezultate dhe kur e sheh presidenti i klubit që lojtarët nuk i bindën më. Rastin e Cungut e kisha menduar ndryshe, pasi kisha menduar që nuk do ta hiqja deri në fund të sezonit. Ka qenë një trajner punëtor, korrekt në punën e vet, pavarësisht se nuk kishte shumë fat. Jam i zhgënjyer për rezultatet nga shkurti deri më tani dhe po të bësh një bilanc, statistikat tregojnë që është bilanc negativ. Po ta analizojmë ndeshjen me Tiranën, duhej fituar ashtu si me Laçin apo Teutën. Përgjegjësit janë të të gjithëve, nuk është faji vetëm i tij, por kur ndodhin të tilla rezultate, do lëviz trajneri, pasi futbollistët nuk mund të lëvizin gjatë sezonit. Vendimmarrja për të hequr trajnerin nuk ka qenë e lehtë sepse edhe pse ishin bërë gjithë ato hapa fals unë e kisha toleruar, duruar, por në momentin që nuk jep çfarë jep më, duhet t’ia lirosh vendin dikujt tjetër. Cungu u ankua disa herë në media se afrimet e reja në janar i prishën skuadrën, ju si do i përgjigjeshit? Kjo është mediokritet, është shumë e rëndë kur e dëgjon nga goja e një trajneri sepse ju e dini shumë mirë se para fundvitit të
Gjici: Cungu “i lajthitur”, me stadiumin tonë do të ishim të parët
kaluar trajneri u shpreh se s’ka lojtarë jo një herë, por shumë herë. Të gjithë futbollistët janë marrë duke pyetur trajnerin. Janë lojtarë që njihen pasi janë marrë nga kampionati shqiptarë. Janë të rrallë presidentë që blejnë karton të futbollistëve brenda për brenda Shqipërisë dhe për t’i plotësuar kërkesat trajnerit bëmë këto ndërhyrje. Ky është një justifikim i pabazë. Nëse një trajner kur nuk ka lojtarë, thotë nuk kam lojtarë dhe kur ka shumë futbollistë, nuk di t’i menaxhojë. Ky nuk është faji jonë, por i trajnerit pasi lojtarët që kemi sjellë ne i njeh gjithë Shqipëria se si kanë luajtur. Kjo është një “lajthitje” e këtij trajneri. Trajneri përveç aspektit profesional duhet të jetë edhe menaxher, këtë ai nuk e kishte. Arritën që lojtarët të mos t’i binden më këtij trajneri për shkak se nuk kishte aftësitë menaxhuese. Kukësi ka dy ekipe sot. Sot të gjithë e dinë që Kukësi ka një ekip shumë të mirë dhe me stol shumë të mirë. Ka trajner
që nuk e përballojnë presionin e kampionatit, siç ishte edhe Cungu. Nuk kanë atë qetësinë për të drejtuar ndeshjen në fushë, sepse futen nën presion para tyre. Në momentin që lojtarët nuk binden, do të thotë se këtu ka një problem. Të shkosh në Korçë dhe të vjen vetëm një herë në portë, të shënon më pas s’je i zoti që të bësh një gol. Është faji i trajnerit, nuk është faji i askurrkujt. Ne pamë dhe Panuccin që u shkarkua me trajnerë të ri shkuam të fitonim ndeshjen tjetër. Është e vërtetë që keni patur kontakte në ditët e fundit me trajnerin Daja? Po, kam pasur një kontakt me presidentin e Flamurtarit para se me vendos për trajnerin Ndreu. Kam pasur një kontakt me Dajën, por duke qenë se është nën kontratë me Vlorën, edhe pse presidenti Idrizi e dha “ok” për ta marrë, trajneri Daja kishte një objektiv të vetën. Ndoshta edhe me të drejtë, pasi nuk mund të marrë një ekip gati në fund të sezonit. Secili trajner
ka skemat dhe logjikën e vet të lojës, ndaj u detyruam që të vendosnim Ndreun, pasi e njeh më mirë ekipin. Është e vërtetë që do të kandidoni për kryetar bashkie në Kukës? Për hir të vërtetës, unë do të kandidoj dhe do të fitoj, madje bindshëm në bashkinë e Kukësit. Kukësi në sport ka bërë historinë e vet, kemi investuar shumë. Për shkak të investimeve, kemi përfituar edhe për të bërë stadiumin e ri, edhe kjo falë gjatë kësaj punës prej 8 vitesh. Kur e mendon se Kukësi bën stadium para shumë qyteteve të mëdha, vjen nga investimet që kemi bërë ndër vite. Kemi marrë kampionat, Kupë dhe nuk kemi zbritur më poshtë se vendi i dytë, madje kemi kaluar edhe ture në Europë duke shkuar deri në turin e katërt në Europa League. Do të bëjmë një stadium të ri me standarde, për të cilën skeptikët thonë “po ne do hamë stadium”. Gjëja më e rëndomtë kur e dëgjon, por janë ekstremistë pa asnjë alternativë, pasi stadiumi sjell vetëm të mira. Impianti i ri do të jetë njëlloj si i Elbasanit, me të njëjtat kushte, madje edhe më të mira. Shumë shpejt fillojnë punimet dhe brenda vitit do të përfundojë, vetëm nëse burokratët nxjerrin pengesa. Gega është shprehur se “Partizanit po i mbajnë gjunjët”? Kampionati nuk ka mbaruar. Unë kam thënë se “ishalla i mban deri në fund të kampionatit”, dhe nëse e arrin do i shtrëngojmë dorën. Ato batutat që bëjmë ne në sport, Gega nuk i ka kuptuar akoma. Unë kam bërë pafund batuta me presidentin e Skënderbeut dhe kur ka ardhur fundi ka marrë ai apo unë kampionatit, jemi përgëzuar me njëri-tjetrin. Gega duhet të flasë në gjuhën e trajnerit dhe jo të presidentëve, pasi ne kemi një kod tjetër. Unë kam folur në aspektin president me president, por nuk ka përfunduar asgjë. Kampionati është i gjatë dhe diferenca prej 9 pikësh, mund të jetë shumë, por dhe jo shumë. Kamza e prishi pak kampionatit pasi disa skuadra fituan automatikisht 6 pikë, por megjithatë futbolli është i paparashikueshëm.
SPORT
21
Eenjte, 28 MARS 2019
Skuadra gjermane ka transferuar për 80 milionë euro Lucas Hernadez nga Atletico Madrid
Bayerni bën blerjen më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës
PRAPASKENA
FSHF pret përgjigje nga Reja deri të premten, ja ku kanë ngecur bisedimet Shqipëria i besoi kopjes BulkuMema në ndeshjen e dytë të eliminatoreve për “Euro 2020” ndaj Andorrës në transfertë. Emri më i përfolur për të marrë vendin e Christian Panuccit, i cili u shkarkua pas ndeshjes ndaj Turqisë, është ai i Edy Reja. Ky i fundit ka marrë edhe pak kohë për të reflektuar dhe kërkon Calori-n si ndihmësin e tij, por trajneri është nën kontratë deri në vitin 2020 dhe nuk është liruar ende nga kontrata me Ternanën. Reja nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar, por sipas mediave italiane FSHF, do të presë një përgjigje deri të premten. Duka ka shfaqur interes edhe për një tjetër italian, De Canion, i cili gjithashtu ka kontratë deri në vitin 2021 me Ternanën, por për të bëhet fjalë për një fazë pritje.
STATISTIKAT
Barazimi i çmendur ndaj Zvicrës, Danimarka nuk humbet prej 3 vitesh
U
li Hoeness do të hapë thesin në merkaton e kësaj vere kanë kaluar te veprat tashmë. Pas Benjamin Pavard i cili u ble nga Shtutgarti për 35 milionë euro, bavarezët kanë zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit të krahut të majtë të kombëtares franceze Lucas Hernandez, për kartonin e të cilit kanë derdhur në arkat e Atletico Madrid shifrën rekord të 80 milionë eurove. Hernandez i cili mund të aktivizohet edhe në qëndër të mbrojtjes ka firmosur për 5 vite me Bayernin dhe do të transferohet në Mynih në fund të këtij sezoni. 23-vjeçari francez me këtë transferim të tijin ka thyer disa rekorde pasi përveç se është bërë blerja
ISH-PORTIERI
S
fida e dyfishtë mes Ajaxit dhe Juventusit në Champions League, është ndeshje e rëndësishme për Edëin Van der Sar. Ish-portieri i të dyja skuadrave për momentin mbulon rolin e drejtorit të përgjithshëm në klubin holandez. “Kundër Juventusit do të jenë dy ndeshjes ekzaltuese. Jemi të kënaqur për faktin se jemi në çerekfinale. Kundër Realit kemi luajtur në një nivel të lartë dhe shpresojmë ta bëjmë këtë gjë dhe kundër bardhezinjve në Amsterdam. Skuadra ka besim se mund të mundim Juven. Ne kemi një
më e shtrenjtë në historinë e Bayernit dhe të Bundesligës, ka parakaluar edhe holandezit e Liverpoolit Virgil Van Dijk i cili u ble për 78,8 milionë euro në listën e mbrojtësve më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë. Me Pavard dhe Hernandez krahët e mbrojtjes së Bayernit do të flasin frëngjisht me trajnerin Kovac që do të ketë dy kampion bote në skuadër. “Jam shumë i lumtur që arritëm marrëveshjen me Lucas Hernandez, një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Lucas mund të luajë në krahun e majtë, por edhe në qendër të mbrojtjes. Bayern shquhet për traditën e lojtarëve francezë në skuadër dhe ai është një përforcim i madh për ne,” është shprehur drejtori
sportiv Hasan Salihamidzic. Edhe kampioni i botës po e pret me padurim aventurën e re: “Është një ditë e rëndësishme për karrierën time. Bayern Munich është një nga klubet më të mirë në Europë. Jam krenar që do të luftojë për titullin me fanellën bavareze. Dua të falënderoj klubin e Atletico-s, duke filluar nga drejtuesit, stafi teknik, shokët e ekipit dhe tifozët për këto pesë vite të mrekullueshëm. Atletico do të mbetet një pjesë e imja.” Gjatë vizitës mjekësore është dalluar një dëmtim në gju i lojtarit dhe si pasojë ai do të operohet ditën e mërkurë në Madrid. Me këtë shifër ai është kthyer në blerjen më të shtrenjtë të historisë së Bundesliga-s.
Van der Sar: Do ta mundim Juventusin, Ronaldon e njoh mirë skuadër të re, por kemi shtuar dhe eksperiencën me lojtarë si Tadic dhe Blind nga Manchester United. Jemi ende në lojë dhe mund të mundim Juventusin. Përballje si ajo me Realin na japin besim se të madh. E njoh shumë mirë Ronaldon, kam luajtur katër vjet me të. Unë e di se si funksionon trupi i tij dhe sa i fortë është mentalisht. Ai do të bëjë gjithçka që të jetë në këtë ndeshje”, deklaroi Van der Sar.
Të mërkurën në kualifikueset për “Euro 2020”, ndodhi praktikisht gjithçka në disa ndeshje, me shumë emocione, përmbysje por edhe surpriza. Një ndër ndeshjet më të çmendura ishte ajo e luajtur në “St. Jakob-Park” në Bazel, atje ku Danimarka përmbysi tre gola të disavantazhit ndaj Zvicrës, pasi ndeshja u mbyll në shifrat 3-3. Për helvetët shënuan Freuler, Xhaka dhe Embolo, ndërkohë që danezët gjetën barazimin falë golave të shënuar në 10 minutat e fundit nga Zanka, Gytkaer dhe Dalsgaard. Një rezultat i rëndësishëm për Danimarkën në aspektin e renditjes, por mbi të gjitha për të mbajtur ecurinë e rezultateve pozitive. Danimarka është e pamposhtur në 26 ndeshjet e fundit ndërkombëtare, një rrugëtim ku ka arritur 12 fitore dhe 14 barazime, teksa ka dhe një humbje me penallti në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Kroacisë. Më poshtë keni edhe rrugëtimin e plotë të Danimarkës, që nuk humbet që nga 11 tetori i vitit 2016, 0-1 ndaj Malit të Zi.
SULMUESI
Zbardhet skenari i Real Madridit për të “rrëmbyer” Mbappe “Le Parisien”, tashmë mund të jetë planifikuar një datë për largimin e talentit francez nga “Parce des Princes”. Kostoja e lojtarit, koha e tij e paktë te PSG dhe mosha e kampionit të botës janë faktorët kryesorë, që ndikojnë në këtë operacion. Për këtë arsye, Mbappé nuk pritet të bashkohet me Real Madridin këtë verë, por në merkaton e ngjashme të vitit 2020. Florentino Perez do të përpiqet ta zvogëlojë shumën që duhet të paguajë për Mbappe, duke përfshirë në operacion nisjen paraprake të James Rodriguez dhe Isco Alarcón tek ekipi parizien. Shifra prej 280 milionë eurosh, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori, është tepër e lartë për t’u paguar më 2019. Mediat franceze besojeni se rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e të bardhëve mund të jetë me ndikim të madh në këtë transferim. Sipas tyre, Florentino Perez do të ketë një vit të tërë në dispozicion, në përpjekje për ta marrë Mbappé nga PSG.
SHOWBIZ
22 E enjte, 28 MARS 2019
Lagjja e artit, në qytetin e Lozanës L
ozana është një qytet zviceran, në të cilin ësh të rritur gjithnjë e më shumë numri i turistëve. I famshëm për Muzeun olimpik dhe Parkun olimpik pranë liqenit, në 2018, Lozana ka regjistruar një rritje turistësh me një natë qëndrimi prej 2,5% krahasuar me vitin 2017, 43% e të cilëve në Canton Vaud. Dhe pikërisht për këtë arsye, Lozana ka njoftuar lindjen e një lagjeje të re arti: Plateform 10. Plateform 10, 25 mijë metra katrorë, do të ndërtohet në ish-zonën hekurudhore. Në të do të ndërtohen tre muze: Musée cantonal des Beaux-arts (mcb-a), Musée de l’Elysée dhe Mudac, transmeton “monitor”. Në fakt këto muze ekzistojnë, por do të marrin një kuptim krejt të ri, në një vend të ri, në një zonë, e gjitha me një temë artistike. Muzeu i Arteve të Bukura, Musée cantonal des Beaux-arts, do të përurohet më 5 prill, ndërsa përurimi zyrtar i kësaj zone arti parashikohet më 5 dhe 6 tetor. Musée de l’Elysée dhe Mudac parashikohet të përurohen në vitin 2021. Por Plateform 10 është më shumë se kombinim i këtyre tre muzeve – do të jetë një pikë takimi i arteve të
bukura, fotografisë, dizajnit dhe arteve të tekstileve. Në të vërtetë, MBCA është krijuar në vitin 1841 nga piktori Marc-Louis Arlaud dhe nga viti 1960, selia e tij është në Palaise de Rumine. Me Plateform 10, ai do të ndryshojë vendndodhje, por mbi të gjitha do të ndryshojë identitet – do të jetë një vendtakimi për arte të ndryshme, për epoka të ndryshme, për kultura të ndryshme, do të jetë një muze që do t’u hapet të gjithëve, për të gjithë. Ndërsa Mudac është i vetmi muze në Zvicrën frankofone, i cili i kushtohet dizajnit dhe ar-
tit bashkëkohor të aplikuar – mes viteve 2000 dhe 2016 – me 105 ekspozita të hapura deri tani. Edhe ky muze do të ketë një shtëpi të re në Plateform 10. “Shtëpia e re” e Musée de l’Elysée, një ndër muzetë më të mëdhenj në vend që i kushtohet fotografisë, do të jetë në harmoni me ambicien e tij – të konsiderohet nga profesionistët dhe nga publiku në përgjithësi një pikë referimi në fushën e fotografisë dhe imazheve. Janë të shumta pritshmëritë për Plateform 10. Si nga artdashësit dhe turistët në përgjithësi.
Ndërron jetë Ranking Roger, ylli i “The Beat” Ka vdekur ylli i “The Beat”, Ranking Roger, shtatë muaj pas një mini-sulmi në tru. Këngëtari i hitit “The Mirror in the Bathroom”, emri i vërtetë i të cilit është Roger Charlery, vdiq të martën, sipas një tweeti në llogarinë zyrtare të bendit të tij. “U prehtë në paqe Ranking Roger, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në paqe në shtëpi me familjen pranë tij”, thuhet në deklaratë.
“Ai ishte një luftëtar.” Një tjetër postim në faqen e bendit në Facebook thotë: “Ai luftoi dhe luftoi dhe luftoi, Roger ishte një luftëtar. “Familja e Roger dëshiron t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj kohe të vështirë.” Ikona u diagnostikua me dy tumore të trurit dhe kancer të mushkërive pas një sulmi në tru të cilin e pësoi gushtin e
kaluar. I lindur në Birmingham të Anglisë, në vitin 1963, Roger ishte më i njohur për punën e tij në “The Beat”, por ai ishte gjithashtu anëtar i grupit të veçantë “General Public” me mikun e tij të bendit “The Beat”, Dave Wakeling. Ai gjithashtu e publikoi një varg albumesh solo. Një biografi për jetën e Roger në muzikë, të cilën ai e bashkëshkroi, do të publikohet më vonë këtë vit. Billy Bragg, ylli i “The Specials”, “Neville Staple” dhe “UB40” ishin ndër të parët që e përkujtuan këngëtarin e ndjerë në mediat sociale të martën. Bragg e publikoi linkun e performancës së “The Beat” në koncertin britanik O.T.T. në 1982 në YouTube dhe shkroi: “Me keqardhje dëgjova se Ranking Roger ka ndërruar jetë. Pusho në paqë, Rude Boy”. Staple tweetoi: “Jam i tronditur nga humbja e Roger, partneri im i Special Beat!”
Ema Andrea: Duhet me ditë me e dashtë Teatrin, çdo ditë “Teatri nuk është “loje shpiash”, ku fqinjët mblidhen me pi kafe e me “vra” kohën, nuk është mjet deliri e famë “te lagja jone”, nuk është gare, “kush ja hipën më shumë” ! Teatri nuk kërkon pushtet sepse ka lind prej vetes, e ka pushtetin e ndërgjegjes, lind me ne e vazhdon të jetojë edhe kur ne ikim! Shkruhet në rërë çdo natë, dallgët e era që i shkojnë përsipër nuk e fshijnë por e kthejnë te i Zot -Njeriu që mbet pa formë kur i mungon Arti përgjatë rrugëtimit të ngushte drejt fundit! Duhet me ditë me e dashtë Teatrin, çdo ditë, më kuraje e perkushtim! Teatri frikëson ashtu si e vërteta! Ndaj, kush e “përdor” prej mundësisë apo pamundësisë me e dasht,duhet me pas kujdes se çfarë shkruan në rërë! Era e dallgët “kthehen në shtëpi” gjithmonë!”. Kështu
shkruan aktorja Ema Andrea në ditën Ndërkombëtare të Teatrit. Çdo vit në këtë ditë, një personalitet i teatrit shkruan një ese mbi teatrin. Këtë vit mesazhi i është besuar Carlos Celdran, nga Kuba.
Olga Kroitor dhe arti i performancës Me performancën e saj “Fulcrum”, ajo qëndroi mbi një shtyllë katër metra të lartë dhe vetëm 40 centimetra në diametër për më shumë se dy orë. Në veprën mbi një peme, ajo ka portretizuar kurthin, ku shumë të rinj presin të kthehen në një flutur të bukur, por që gjithashtu mund të gjejnë vdekje dhe agoni. Por, një tjetër vepër e cila tërhoqi shumë vëmendje, ishte performanca “Pa titull”, ku artistja e mbyll veten brenda një varri me kapak xhami. Spektatorët e kanë parë nga afër madje dhe kanë shkelur mbi të, teksa ajo rrinte e shtrirë.
“Bond” nis pa zhurmë xhirimet në Norvegji Më në fund, “Bond 25” ka nisur xhirimet. Ky kapitull e ka pasur rrugën e vështirë; mes problemeve me regjisorin, skenarin dhe lojën e Daniel Craig, i pasigurt për t’u rikthyer në rolin e Agjentit 007. Megjithatë, dy burime, njëri “The Daily Mail” dhe tjetri një faqe “fansat të Bond-it” (që shpesh ka informacione të besueshme për filmat), bënë të ditur se kanë nisur xhirimet për filmin. Regjisori Cary Fukunaga dhe Daniel Craig kanë shkuar në Norvegji, pa shumë bujë mediatike, për të xhiruar një sekuencë kyç të filmit, një skenë në një liqen të ngrirë, për ta shfrytëzuar përpara se të shkrijë. Edhe pse skenari nuk ka përfunduar ende, stafi i filmit mori vendimin për ta xhiruar sa më shpejt këtë skenë, një sinjal ky që pengesat janë kaluar dhe po nxitohet drejt realizimit sa më shpejt të filmit.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 5. Të qenët i pavdekshëm, pavdekshmëri 9. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 13. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 15. Havzi ..., poeti kuksian që u dënua me varje dhe u ekzekutua më 10 gusht 1988 16. Peshk i stërmadh që rritet në oqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj 17. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 19. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 20. Tërësia e shkronjave të një gjuhe, të radhitura sipas një rendi të caktuar 22. Ai që ka shkelur një rregull a diçka të ndaluar, fajtor ose ... 27. Ashtu quhet pjesa e këmbës nga gjuri deri tek nyelli 28. Quhen ashtu ata, makineritë, mjetet, veglat, orenditë, aparaturat 29. Pjesë makine, e përbërë nga dy rrathë çeliku të petëzuar, me disa saçma 31. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 32. I drejtohem dikujt me të mirë, me fjalë të buta e me mirësjellje dhe i kërkoj diçka 37. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 38. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 40. Janë punët e profesionit 43. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 44. Zbërthej e bëj të lexueshëm një tekst të shkruar me shifra; arrij të kuptoj shifrat dhe përmbajtjen e një teksti të tillë 48. Gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, trishtim i thellë nga malli për dikë, nga vuajtjet etj 49. Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim 51. Xhevahir ..., shkrimtar dhe poeti i mirënjohur, lindi më 1 mars 1945 53. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 54. Marr njohuri, përvetësoj dije nga një fushë e caktuar, studioj një lëndë mësimore, nxë 55. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 60. Ai që nuk i bindet një pushteti është ashtu 63. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 64. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 68. Përdoret për orendi të ndryshme druri e në ndërtim 70. Njeri me trup shumë të madh dhe me një sy të vetëm në mes të ballit 72. Uriel ... (1590-1640), filozof çifut, mohoi shumë tradita religjioze çifute, përkraha tezën mbi vdekshmërinë e shpirtit njerëzor 74. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën
E enjte, 28 MARS 2019
Nga Albert VATAJ
76. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 77. Para floriri; monedhë e vjetër prej ari 79. Si kishtin makinat e Durrësit targën 81. Burrë trim e bujar 83. ..ho, sa e mirë është. 85. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta 86. Pastaj e ka brenda 87. Tel elektriku me dy fije të veshura, që janë përdredhur ose janë ngjitur bashkë 88. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 90. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 92. Pengesë për të pritur ujërat që vërshojnë. Fierza dhe Komani njihen për atë të madh 93. Shtet në pjesën jugore të Evropës, në GadishullinApenin.Adriatiku e ndan Shqipërinë me të 94. Plëndës, bark ose ashtu 96. E marr diçka për të vërtetë 97. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 98. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 99. Njeri me gungë në kurriz. Kuazimodo te "Katedralja e Parisit" e Viktor Hygo, është i tillë 101. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 103. Aktori i teatrit dhe kinemasë, Stavri .... Vetëm në film ka plot 40 role 104. Partia Aleanca Popullore 105. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 106. Sabri ..., shkrimtar dhe
politikan shqiptar 108. Gji i vogël në breg të detit, të liqenit a të një lumi të lundrueshëm 109. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 113. Bar i keq që rritet zakonisht në arat e mbjella me grurë dhe që bën kokrra të vogla në ngjyrë të zezë 115. Që është karakteristik për një njeri të qetë e të ngadalshëm në veprimet e tij; i fjetur 118. Ndodhi që tregohet me gojë; tregim me gojë, zakonisht dëfryes 121. Paralajmërim përmes kësaj thirrme të rrezikut, ose një të keqeje. 122. Më 19 janar 1966, ... Gandhi u zgjodh kryeministre e Indisë VERTIKALISHT 1. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 3. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 4. Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me shkumë të dallgëve të detit. 5. Periudha më e hershme e kohës së gurit 6. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 7. Klithmë e fortë që lëshojnë zakonisht gratë kur vdes një njeri a kur ndodh një fatkeqësi, ulërimë 8. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 9. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 10. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 11. Ai që jep jetën për një çësh-
tje të madhe, bëhet ashtu 12. Banor vendas i Persisë ose ai që e kishte prejardhjen nga Persia. 13. Mbledhur kokë e këmbë bashkë, bëhet ashtu 14. Atë nuk e tret as toka 17. Kasolle e ndërtuar me thupra ose me dërrasa të vjetra dhe e mbuluar me kashtë 18. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 21. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 22. Enë druri e gjatë dhe e ngushtë në të cilën rrahim qumështin ose kosin për të nxjerrë gjalpin, tundës 23. Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë 24. Ngjyra e preferuar e Van Gogut, fillon me O, mbaron me R. 25. Si vjegë, që të mund të zgjidhet lehtë 26. Lidhja Shqiptare e Lezhës u formua më 2 mars 1444 dhe njihet si Besëlidhja e ... 30. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 33. Tirana, e kishte targën e makinave ... 34. Vangjush ....., piktor i shquar shqiptar 35. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 36. Pëlhura e merimangës. Rrjetë; kurth. 39. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë 41. Rrethi i drunjtë i rrotës së qerres, ku mbërthehen rrezet që dalin nga bucela, ka atë emër
59. Partia e të Drejtave të Mohuara 61. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 62. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 65. Gjinia femërore e mësueses së arsimit të lartë 66. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 67. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 69. I qepem dikujt për të bërë diçka, nuk i ndahem, i ... 71. ... Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografinë shqiptare, ku 10 janë role kryesore 73. Quhet ashtu dashi i madh me këmborë, që i prin tufës së dhenve. 75. Eshtë kryeqyteti i Britanisë së Madhe 77. Majmun trupmadh pa bisht, me krahë të gjatë, që rron në pyjet e ishujve Sumatra e Borneo. 78. Përshtar, e bëj funksionale, ndryshoj trajtën e diçkaje pa ia ndërruar thelbin 79. Kryetar i një shteti a i një qeverie. Ishin e tillë Enver Hoxha 80. Emetimi i parasë prej metali, është e tillë 82. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 84. E kundërta e tij është pesimisti. 89. ... i Lartë i Drejtësisë 91. Erë e lehtë, e freskët dhe e këndshme, puhi 92. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 95. Gardh me hunj ose me dërrasa të holla e të gjata që mbërthehen si parmakë 100. Aktorja ... Hyka, lindi në Tiranë më 9 Korrik 1958. Interpretoi disa role në estradë dhe kinematografi 102. "Vjel" drithërat, me drapër, kosë apo kombajnë 107.Dakord në gjuhë universale 110. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 111.Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë 112. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 114. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 116. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 117. Banka Botërore 119. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 120. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën
42. Drejtues i korit në dramaturgjinë e vjetër greke, i cili tregonte në skenë për jetën e heroit 44. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 45. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 46. Nga jashtë është jeshil, nga brenda gjak i kuq 47. Që i ka të gjitha të mirat, që është shumë i kënaqur e i gëzuar, fatbardhë dhe i ... 48. Ashtu njihet dhe quhet edhe një njeri që sillet ashpër e me mendjemadhësi 50. Që nuk ka besim të plotë te dikush a te diçka, është tip... 52. Njësia monetare bazë e Gjermanisë, para se të pranonte euron 56. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 57. Thikë e madhe dhe e rëndë që përdor kasapi për të prerë mishin; hanxhar ose ... 58. Demir... është aktor i mirënjohur kinematografisë shqiptare. U lind më 1 janar 1937 në Elbasan 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
L
3
I
4
M A
5
I
N T
6
7
E R
P
N
A
E
8
L A
N C
D I
S F
N 13
O L
P
14
E
F
15
O
T O
N
P
O
S
H
A
L
R
E 17
A 19
T
B 22
C O
R
L
23
M I
K
L O
B
24
J
K
S
30
S
I
E
M E
I
Y
R
Z
S
M
T O
31
L B
N
Z
32
H
D ¸
N
Z
V
K
L O
J
U
E
29
˙
S
H
¸
35
T
A M I
P
A
J
R
J
S
O H
E Z
I
39
I
C I
A P
M A
N
B
A
33
K 34
38
L A 26
28
M E
V
20
J
25
27
R
C
¸
A
16
18
F 21
E
P
N G
11
I 12
E
9
A M A
E
10
¸
40
36
M I
K
O
41
D U
M A
37
L
G
L L
U M
42
N
I
K O 43
O
A
B
N
A
K
R
L
44
J
45
O
Z
46
W E
I
G
47
R
E
48
A
K
V 50
D
I
P
51
M D
R
52
R
P
H E
A
A M O R
53
P
E
54
D
M ¸
M ¸
D
P
55
I
O
Q E
Z E
D
I
56
R I
T E
M
58
R
R
O 61
Y
L
49
L
A
P
59
P
O
F
H
62
O
F
I
C E
R
T E
S
R
E
T
S
R
S
T
U E
T
I
H
63
R O
57
M ¸
L
60
U
64
S
M U G
I
E
A
T
N
T
D O
O
K
65
T
R E
66
L
¸ 68
K
G
G O
R I
A N
N T
E
A
I
J
D A
A
U
Z
L Y
R
V
H
K
F
I
M
D
R A
G M A T
E
¸
79
A F
S
H
N
E P
R
S 81
E G
E
I
J
A
I
S
T
˙
A
A
V
J
86
87
I
H S
A N
89
O P
O Z
S
M
I
T
¸
L
90
91
S 95
H
V
96
D
A S
H N
O R
L O B
¸
I
N E
I
T ¸
94
D
T
G 103
P
104
E T
100
P
A S
E
R
101
K A
102
L I
K
O
O
D
D B
E
105
I
C
I
O
107
T 106
N
108
E G
J
A L
A 99
P
93
K ¸
97
D
T A
R
92
E
98
K A
L I
O
80
P
85
V 88
V
M U L
83
84
H
O G
V A
78
N
A
75
L 82
K
L A
O
74
77
Z O
O J
72
N
N 73
I
K T
D 71
M P O
D I
69
R E
70
76
M
N 67
E S
P
H
A
C A
O
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 28 MARS 2019
Presidenti Meta uron pianisten e talentuar nga Durrësi ndërkombëtare të muzikës klasike “Dam Festival” të Prishtinës. Presidenti Meta vuri në dukje kënaqësinë që takon një pianiste në moshë kaq të re, por tepër të talentuar: “Kristel është një shembull për ata qindra e mijëra vajza e djem që studiojnë me pasion e
P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim pianisten e talentuar 13-vjeçare nga Durrësi, Kristel Karagjozi, me të cilën zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor. Presidenti i Republikës e uroi Kristelin për fitimin e çmimit “Grand Prix”
përkushtim jo vetëm në fushën e muzikës, por në të gjitha fushat e artit. Ne ndihemi krenar për ta dhe për shembullin që ata japin për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.” “Të arrish aty ku ka arritur Kris-
dhe çmimin special të jurisë në Festivalin e 11-të “Young Pianist” në Kosovë, duke e përgëzuar për ftesën që ajo ka marrë për të luajtur së bashku me Filarmoninë e Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit polak Makowski, më 30 mars, në veprimtarinë e përvitshme
tel: të luajë me Filarmoninë e Kosovës nën drejtimin e një dirigjenti të huaj, duhet jo vetëm talent, por edhe shumë punë, sakrifica e përkushtim, duhen orë të gjata studimi e përgatitje. Përveç falënderimit për fëmijë si Kristel, të cilë kanë talent, por edhe pasion e vullnet, një falenderim i madh iu shkon edhe prindërve e mësuesve të këtyre fëmijëvë të talentuar, që i mbështesin dhe iu dedikohen gjatë gjithë kohës. Dëshiroj t’i uroj Kristelit të vogël shumë suksese në koncertin e saj të ditës së shtunë me Filarmoninë e Kosovës dhe t’i them që jemi pranë saj, që e mbështesim dhe që jemi shumë krenar për të dhe për të gjithë fëmijët e talentuar shqiptarë në Shqipëri dhe kudo në botë!”, - theksoi Presidenti i Republikës.
PRESIDENTI
Homazhe për ish-futbollistin dhe trajnerit të shquar tiranas, Ali Mema
P
në dhjetor të 1967-s në Tiranë, do të mbetet gjithmonë i paharruar dhe një burim frymëzimi për brezat më të rinj. Ali Mema ka qenë një model i jashtëzakonshëm në fushën e blertë për të frymëzuar ekipin që përfaqësonte. Por ai ka qenë gjithmonë një model jashtë fushës. Ka qenë një edukator, një trajner, i cili ka përgatitur e ka motivuar mjaft sportistë të
residenti i Republikës, Ilir Meta bëri dje homazhe në nderim të jetës dhe veprës së personalitetit të shquar të futbollit dhe sportit shqiptar, ishfutbollistit të ekipit të Tiranës dhe të Kombëtares, Ali Mema, duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt para trupit të të ndjerit, në ceremoninë e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Duke iu shprehur ngushëllimet familjes Mema, të afërmve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të shumtë, Presidenti Meta, vuri në dukje: “Padyshim që ndarja e parakohshme nga jeta e Ali Memës, një ikonë e jashtëzakonshme jo vetëm e bardhebluve, por edhe e kuqezinjve është një mungesë e pazëvendësueshme nga sot e në të ardhmen. Ashtu sikurse është e qartë se kontributi i tij madhor për Tiranën e madhe të viteve ’60-të dhe për atë Kombëtare të jashtëzakonshme që barazonte dhe skualifikonte nënkampionët e Botës së asaj kohe, Gjermaninë,
mëdhenj. Ali Mema i përkiste një familjeje të madhe të kryeqytetit tonë, që ka kontribute të panumërta në botën e futbollit e të sportit. Jam i sigurt se kontributi dhe vepra e tij do të mbeten të përjetshme dhe gjithmonë do të shërbejnë si një frymëzim për të ardhmen për të gjithë ata të rinj të cilët duan të jenë kampionë.”, - u shpreh Presidenti Meta.