Koha Jone_28 nentor 2018.

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 282 (8413)

E mërkurë, 28 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Projektuesi i rrugëve dhe infrastrukturës, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, apel Kryeministrit Rama: Rishiko projektin e Unazës së Re, mund ta zvogëloni koston prej 40 milionë eurosh deri në masën 50 për qind

Inxhinier Ngjeqari: 20 milionë euro vjedhje Pothuaj një muaj nga nisja e protestës së banorëve të Unazës së Re opinioni publik është ndarë në dy qëndrime, në raport me të drejtën e banorëve, por të gjithë janë në një mendim: Kostoja 40 milionë euro për 2.2 kilometra autostradë është jashtëzakonisht e pabesueshme, dhe ka vjedhje të madhe

FAQE 3

Kreu i PD, Lulzim Basha: Të përgatitemi për luftë frontale ndaj qeverisë “Rama”

Në foto: Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dje pas votimit në Degën 8 të PD në Tiranë, për FAQE 8 zgjedhjet brenda partisë KRYEMINISTRI

Edi Rama: Jo më fshatra turistikë, por investimeve në resorte dhe hoteleri

KRYETARJA E LSI

Monika Kryemadhi: Rama kaloi çdo limit, socialistët e ndershëm të reagojnë

FAQE 8

Presidenti Meta dekoron ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu ANALIZË

INTERVISTA

Panucci: Më lehtë të drejtosh Realin se Shqipërinë, dua të kthehem në Spanjë

FAQE 22

A mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktuar skandal? Nga Enver Robelli FAQE 11

FAQE 24

DOSSIER

Kol Toma i Velës, bajraktari që shkriu jetën e gjithçka për Pavarësinë e Shqipërisë Nga Pjetër Marku FAQE 16

PLAGOSJA E POLICES

FAQE 9

Ministria e Brendshme: Mos përdorni më kapsolla, burg për shitësit

FAQE 18


POLITIKE

2 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

Flet inxhinieri dhe projektuesi i rrugëve dhe infrastrukturës, Xhevahir Ngjeqari

Inxhinieri, Ramës: Rishiko projektin e Unazës së Re dhe shmang konfliktin Çështja e “Unazës së re” ka dy aspekte, atë social dhe pronësor të banorëve, si dhe projektin e ndërtimit nga ana tjetër, për të cilin ka debate dhe dyshime të forta për koston e lartë, që arrin në rreth 40 milionë euro. Pikërisht për çështjen e projektit është folur këtë të martë në “Top Talk”, me të ftuar inxhinierin dhe projektuesin e rrugëve dhe infrastrukturës, Xhevahir Ngjeqari. Opozita pretendon se 1 km rrugë varion nga 18-20 milionë euro, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se i gjithë projekti nuk është vetëm rrugë, por ka edhe disa vepra arti, si mbikalime dhe nënkalime. Ngjeqari, si ekspert bëri një analizë dhe interpretim jopolitik të projektit. Segmenti prej 2.34 km, sipas tij është pjesë e unazës së brendshme të Tiranës, e konceptuar që nga vitet 1980. “Këta e konsiderojnë të jashtme, por kjo nuk është e jashtme. Ajo e jashtmja fillon te ‘Casa Italia’, kalon nga institucioni i Top Medias, në Mëzez, del në Vaqarr e deri tek ura e Farkës. Nuk e di nëse do ta vjedhin këtë, por fakt është që kjo është miratuar. E them kështu, sepse zakonisht këtu në Shqipëri i grabisin projektet, duke nisur nga kryeministrat, ministrat, etj.. Për të kaluar te pyetja, kjo është pjesë e unazës së brendshme dhe është e detyrueshme të rikonstruktohet dhe të plotësohet me disa vepra arti”, tha eksperti. Por a është i domosdoshëm ky projekt në situatën aktuale aktuale,, kur kemi pasojën sociale të pro dhuar prodhuar prej tij, apo revoltën e banorëve që kemi parë. A konsiderohet emergje emergje-ncë për t’u ndryshuar nga pikëpamja teknike? “Zona nga Pallati me shigjeta deri te sheshi Shqiponja ka dy aspekte, këtë korridorin pjesë të unazës, kryqëzimin te Shqiponja që është i domosdoshëm, por ka edhe nevojë të rikonstruktohet në vetvete. Projekti që kanë bërë këta për një ndërtim tërësisht të ri dhe me përmasa të reja nuk është i saktë dhe jo sipas standardeve. Ajo që rrit koston këtu është se këta e kanë vendosur të kategorisë A urbane (ndërkohë që ka edhe interurbane). Në përcaktimin e standardit të rrugëve ndikon intensiteti i qarkullimit të automjeteve, ndërsa këta kanë marrë intensitetin maksimal të standardit A urban, i cili është i panevojshëm. Kjo gjerësi rruge, me pak përmirësim, me nga 3 vija kalimi dhe një korsi shërbimi të rregullt, përballon deri në 9.000 mjete në orë. Këto janë norma europiane, nuk janë vendosur nga ne”, thotë Ngjeqari. Po përse nevojitet i gjithë ky kapacitet i madh, atëherë?

“Faktikisht, zona nga Pallati me shigjeta deri te Shqiponja, nga krahu i majtë i Lanës është një zonë e paurbanizuar dhe e pasistemuar në brendësi të Tiranës. Ndërtimet janë një kakofoni e vërtetë, e këta nëpërmjet kësaj rruge duan të zgjidhin njëherë e mirë edhe problemin urban të kësaj zone. Kapaciteti i stërmadh është pikërisht për të sistemuar të gjithë këtë zonë, e cila realisht duhet përmirësuar edhe nëse nuk do të ndërtohej kjo unazë. Për zonën duhet një plan urban dhe një status i veçantë. Nga ana e Astirit ka ndërtime bashkëkohore, pallate me konfiguracion urban dhe arkitektonik të pranueshëm, por ka edhe ndërtime të tjera sipas dëshirës, duke mos e shfrytëzuar në mënyrë racionale. Bëhet apo jo unaza, kjo zonë duhet trajtuar. Por nuk është përmasa e unazës që i vendos përpara faktit këto. Kjo gjurmë unaze e përmirësuar nuk është shkak për këtë punë”, shpjegon eksperti.

Në këtë situatë, lind pyetja: A është kjo një alibi për të hyrë në këtë zonë? “Besoj se një mënyrë për të ndërhyrë. Por ka një të keqe se nuk është bërë me studim urban, sepse aty ka aq shumë terrene të lira. Unë them se, nga mënyra sesi është ndjekur procedura, këtë e ka bërë një firmë në formë dhurate, pa shpenzime. Unë nuk i di marrëdhëniet e saj me qeverinë, shtetin shqiptar apo ARRSH-në. Ajo nuk e ka bërë mbi bazën e një projekti topografik të hollësishëm, ndërsa të dy mbikalimet në brendësi të saj janë të gabuara dhe shumë të shtrenjta”, thotë më tej Ngjeqari. Pikërisht për këto arsye, Ngjeqari nuk e konsideron një projekt të mirë, cilësor dhe të saktë. Sipas tij, përmasat janë të stërmëdha, ndërkohë që njëri prej mbikalimeve mund të eliminohet, kurse tjetri mund të bëhet nënkalim. Kjo do të bënte që të ulej jashtëzakonisht shumë kostoja. Por or,, sa e rrisin ato koston e

projektit? Apo e thënë ndry she ndryshe she,, a ka një bilanc mes projektit bazë prej 40 mln eurosh dhe një projekti tjetër që nuk do t’i kishte këto vepra arti? “Nëse kjo do të bëhet në standardin urban, me gjerësi 31-32 metra pa përfshirë trotuaret, dhe nuk do të kishte veprat e tepërta të artit, ky projekt do të shkonte më shumë se 20 mln euro. E vetmja vepër e saktë këtu, teknikisht e rregullt, është mbikalimi me tre nivele: ai që në kryqëzimin rrugor gjeneron 12 drejtime kalimi, duke i zgjidhur plotësisht problemet e trafikut. Ai ka një kosto prej rreth 8.4 apo 8.6 mln euro”, shpjegon eksperti. Duke e konsideruar Ramën një njohës të mirë urban, ai thotë se dizajnet janë shumë të bukura por jo të lidhura me realitetin. Për këtë arsye, ai shpreh nevojën që ky projekt të riformatohet, ose të ketë edhe dy variante të tjera. Kostoja e tij, sipas Ngjeqarit, nuk duhet të shkojë më shumë se 20 milionë euro.

A është ky një projekt, me një gabim nga pikëpamja e kursit të projektimit apo me një gabim të qëllimshëm për të përfituar? “Nuk mund të them i qëllimshëm, por koncepti im është që ajo studio mund të ketë një kapacitet, ketë projekt e ka bërë pa shpenzime, ndoshta nuk mendonte se do t’i dilnin këto probleme. Projekti është i ngutur dhe jashtë standardit. Përmasat 51 metra nuk janë teknikisht të sakta. Rruga mund të bëhet sa të duash, por baza është intensiteti i mjeteve. Studimi i këtyre nuk ka nisur duke studiuar paraprakisht edhe shpronësimet. Nuk bëhet projekti, del tenderimi dhe më pas të merresh me shpronësimet. E gjithë procedura është bërë nga ARRSH-ja, e në asnjë mënyrë nuk mund t’i lihet në dorë vetëm asaj. Aspekti ekonomik nga ai teknik duhen ndarë”, thotë eksperti Ngjeqari. A ka një apel zoti Ngjeqari për kry eministrin R ama, teksa në të kryeministrin Rama, kaluarën iu është adresuar shpesh kry eministra ve, përfshi Berishën, kryeministra eministrav duke qenë një person me integritet profesional? “I nderuar zoti Rama, m’u dha mundësia nëpërmjet emisionit ‘Top Talk’ të gazetarit Dyrnjaja, që t’iu them një të vërtetë. Forca të caktuara brenda qeverisë suaj dëmtojnë imazhin dhe gjithë atë mirëbesim që iu dha populli. Ju duhet ta rishikoni e të bëni edhe dy variante të tjera të projektit, e koston ta zvogëloni deri në masën 50 për qind. Kam bindjen që ka grupe të caktuara, ashtu siç bënë për taksën e rrugës Durrës-Kukës, që ishte e stërmadhe por më pas u ul në 5 euro. Nëpërmjet emisionit të Top Channel ju drejtohem për të dytën herë, që ju të rishikoni projektin dhe të shmangni konfliktin”, u shpreh inxhinieri Xhevahir Top Channel Ngjeqari.

FORUM

Kryeministër skile, Shqipëria po vdes Nga Elvira Dones

Ë

shtë kjo “gjëja” në Shqipërinë time, kjo “gjëja” që gjen në të githa vendet që vuajnë pafundësisht. Kur zbret në të je i huaj sido që të mbërrish, skamnor ose pasunar, me valixhe që vlen dy groshë si e imja, apo me Yves Saint Laurent legeni, me orë floriri në kyç, meqë është bërë kështu duke luajtur me jetën e të tjerëve. Kur zbret në Tiranë je ajo që je bërë në vitet e gjata të

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

emigrantit. Pastaj, sa e hap e mbyll sytë shndërohesh në shqiptar. Miqtë e tu të dashur janë atje për ty, të thërrasin në mes të natës, në odën tënde të bujtinës. Të thonë fjalë që askush tjetër nuk mund të t’i thotë, përveç atyre. Nganjëherë nuk të thonë asgjë. Shpesh të marrin erë, teksa të përfshijnë në një përqafim vuv, të marrin prapë erë para se të ulen me ty dhe të pijnë një çaj mali. Tek miqtë e mi të zemrës e vendos shpirtin tim krejt të

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

zhveshur, të pafajshëm, të marrë. Tek miqtë e mi që më marrin erë, që më dëgjojnë, që kanë parë dhimbjen në sytë e mi, që pa bërë zë më kanë dhënë ushqimin e tyre të barsaletave për atë politikë lokale muti… Këtyre miqve, të asaj Shqipërie sublime, i kushtoj të gjithë dashurinë time të pafuqishme. Në emër të tyre akuzoj klasën politike të tanishme, akuzoj dhe vetëm akuzoj kryeministrin e “shitshëm” për lajmet perëndimore, përherë e më të nxituara

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

dhe sipërfaqësore. Akuzoj këtë burrë për arrogancën tij të padëgjuar dhe vulgare, për korrupsionin e tij absolut. E akuzoj, sepse ka shuar shpresat e shqiptarëve. Në emër të Shqipërisë që mund të bëhej dhe ju e vodhët pa mëshirë, unë e akuzoj. Dhe as e vras mendjen për ironinë tënde dy lekëshe. I couldn’t care less of your dismissiveness. I accuse you. Dhe nuk mund të më bësh asgjë, sepse je i mjerë dhe skile, ndërsa Shqipëria po vdes.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

Projektuesi i rrugëve dhe infrastrukturës, inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, apel Kryeministrit Rama: Rishiko projektin e Unazës së Re, mund ta zvogëloni koston prej 40 milionë eurosh deri në masën 50 për qind

Inxhinier Ngjeqari: 20 milionë euro vjedhje Pothuaj një muaj nga nisja e protestës së banorëve të Unazës së Re opinioni publik është ndarë në dy qëndrime, në raport me të drejtën e banorëve, por të gjithë janë në një mendim: Kostoja 40 milionë euro për 2.2 kilometra autostradë është jashtëzakonisht e pabesueshme, dhe ka vjedhje të madhe

Pothuaj një muaj nga nisja e protestës së banorëve të Unazës së Re opinioni publik është ndarë në dy qëndrime, në raport me të drejtën e banorëve, por të gjithë janë në një mendim: Kostoja 40 milionë euro për 2.2 kilometra autostradë është jashtëzakonisht e pabesueshme. Sipas institucioneve shtetërore projekti i Unazës së Re është i domosdoshëm të ndërtohet dhe buxheti i shtetit nuk përballon dëmshpërblimin 100 përqind të rreth 350 banesave që do shemben. Opozita e ka kthyer në kauzë të saj protestën e banorëve dhe këmbëngul se qeveria po shkel ligjet duke vjedhur pronën e qytetarëve dhe buxhetin e shtetit me projektin e Unazës së Re. Kur propaganda politike, lajmet e rreme, plagosjet dhe protestat nuk të lënë të shohësh qartë thelbin e problemit është koha që të dëgjohet dhe zëri i ekspertëve më të mirë që ka vendi për koston marramendësë. Dje ka folur ka folur inxhinieri dhe projektuesi i rrugëve dhe infrastrukturës, Xhevahir Ngjeqari. I njohur për oponencën e shumë projekteve rrugore në Shqipëri dhe kundërshtar i projekteve rrugore jo efikase të Sali Berishës, Lulzim Bashës apo Edi Ramës, edhe këtë herë inxhinieri i njohur për projektin e Unazës së Re flet

si profesionist dhe jo si politikan. Ai ka qenë njeriu që ka kundërshtuar hapur dhe egër kryeministrin Berisha kur ai drejtonte qeverinë. Ndërsa dje në emisionin "Top Talk" në "Top Channel", Ngjeqari dha më shumë se një arsye se përse qeveria "Rama" po gabon me projektin e Unazës së Re. Fillimisht debati nuk ka të bëjë me banorët që humbin shtëpitë, por me projektin e ndërtimit të Unazës së Re. Si njeri që e njeh koston e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri dhe Europë, Ngjeqari e thotë hapur se shifra prej 40 milionësh që

qeveria do të hedhë në këtë segment mund të përgjysmohet. Pra, sipas tij, nga 40 milionë që janë tenderuar, projekti realisht ka nevojë vetëm për 20 milionë. Bile me pak se 20 milionë euro. Ai thotë se projekti aktual jo vetëm nuk është bërë nga ekspertë të mirëfilltë, por për shkak se i është dhënë qeverisë e gatshme gjithçka, nga një kompani private, kostot e tij janë shumëfishuar. "Projekti që kanë bërë këta për një ndërtim tërësisht të ri dhe me përmasa të reja nuk është i saktë dhe jo sipas standardeve. Ajo që rrit koston këtu është se këta e

kanë vendosur të kategorisë A urbane (ndërkohë që ka edhe interurbane). Në përcaktimin e standardit të rrugëve ndikon intensiteti i qarkullimit të automjeteve, ndërsa këta kanë marrë intensitetin maksimal të standardit A urban, i cili është i panevojshëm",deklaroi inxhinieri i njohur. Pra, veç opozitës dhe zërave të tjerë që flasin për grabitje, manipulimin me projektin dhe ndërtimin e një rruge me standarde më të mëdha sesa nevojitet e konfirmon dhe një ekspert i pavarur që është inxhinier profesionist. Duke shtuar dhe ato që Ngjeqari nuk i thotë, por dihet se në tendera kanë marrë pjesë firma fiktive dhe se kompania që merr pjesën më të madhe është e regjistruar në parajsa fiskale dhe nuk ka një emër pronari real, dyshimet për korrupsion bëhen edhe më të provuara. Ndërkohë dëmi që i bëhet buxhetit të shtetit nga ky projekt i bërë nga një kompani private që nuk ia ka kërkuar askush, është edhe më i madh. Deputetja e PD, Jordida Tabaku deklaroi se shifra reale në buxhetin e shtetit për 2 km rrugë do të arrijë rreth 50 milionë euro. Deputetja sqaroi se me 40 milionë euro për të cilat është bërë tenderi janë plus edhe 8 milionë euro taksa dhe TVSH që do të mbahen nga

buxheti i shtetit në përfundim të projektit. Në këtë mënyrë, rruga prej 2 kilometrash e Unazës së Re do t'u kushtojë shqiptarëve rreth 50 milionë euro duke thyer çdo rekord botëror për koston e ndërtimit. Ndërkohë që e njëjta rrugë në segmente të tjera, po nga kjo qeveri është bërë me kosto 8-10 milionë euro për kilometër. Bile edhe me pak. Por edhe nëse në këtë projekt nuk ka korrupsion dhe qeveria është nisur nga dëshira për të bërë një vepër moderne, pyetja që duhet t'i përgjigjet tashmë është: përse duhet një rrugë 50 milionë euro kur ekspertët thonë se mjafton me gjysmën e saj? Ngjeqari thotë se janë të gjitha mundësit që shuma e investimit të përgjysmohet duke e zgjidhur dhe problemin që kanë banorët me dëmshpërblimet. E për pasojë duke shmangur dhe konfliktin e panevojshëm me banorët e Unazës së Re që preken nga ndërtimit. Është një apel që vjen nga një ekspert dhe jo nga partitë politike, të cilin kryeministri duhet të marrë në konsideratë. Nëse jo, atëherë gjithçka është bërë me paramendim për të vjedhur fiks 20 milionë euro, të cilat duket se do ti përdorë mazhoranca për të blerë votat në zgjedhjet vendore qershor 2019.


POLITIKE

4

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Nënkryetari i PD: Te Unaza e Re qeveria po bashkëpunon me krimin për të kërcënuar banorët të dalin nga shtëpitë.

P

artia Demokratike denoncoi dje presonin që sipas saj segmente të shtetit po ushrojnë mbi banorët e Unazës së Re që nuk pranojnë shembjen e banesave. Nënkryetarit të PD, Edi Paloka, gjatë pjesmarrjes dje në protestën e banorëve të Unazës së Re, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kalon çdo masë njerëzore dhe ligj në vendimet kundër banorëve. “Për problemin Edi Rama ka vetëm një zgjidhje – largimi sa më parë i tij nga drejtimi i vendit”,- tha Paloka. Në vijim mund të lexoni deklaratën e plotë të Palokës për gazetarët, dje gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re. Pyetje: Zoti Paloka, edhe njëherë tjetër në mbështetje të banorëve të Astirit, por sot, përveç disa arrestimeve të ditëve më parë, kishte sërish dhunë. Si e komentoni këtë? Policia dhunoi një prej protestuesve. Kjo nuk është ndonjë e re për këtë regjim. Ky është një regjim që për interesat e xhepit të Edi Ramës nuk merr parasysh asgjë, as strehën e fëmijëve, as shëndetin e të sëmurëve që kanë futur kokat në këto streha. Shiheni, kanë ngritur gjithë policinë në këmbë. Krimi bën qejf, krimi bën kërdinë, ky ngre gjithë policinë kundër banorëve të kësaj zone, që në fund të fundit po mbrojnë një të drejtë që jo vetëm ia jep Kushtetuta. Ia jep e drejta njerëzore. Të gjithë ne kemi të drejtë të kemi një strehë mbi kokë e ca më tepër, ju e keni parë, e keni ndjekur si gazetarë. Çdo histori e tyre është një dhimbje më vete. Fëmijë që ngelen rrugëve, se u marrin prindërit dhe i çojnë në

Edi Paloka: Kriminelë ordinerë po kërcënojnë banorët e Unazës së Re

polici. Fëmija 8-vjeçar, e dëgjuat dhe në Gjykatë, ngeli rrugëve se i kishin marrë prindërit dhe ia kishin çuar në polici, njerëz që kanë invalidë nëpër shtëpi e s’dinë ku t’i fusin kokat. Kjo është ana njerëzore. Pse ndodh kjo? Sepse një monstër që ne e kemi për kryeministër, i pangopur bashkë me këtë Velinën e bashkisë, kërkojnë të fusin miliona të tjera në xhep. Këtu është krimi bashkë me Edi Ramën.

Sot banorët më denoncuan një fakt tjetër. Çfarë ndodh ditën me policinë, është histori tjetër me atë që ndodh natën. Natën vijnë kriminelë. Kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtimet për të ndërtuar pallatet kur të dëbohen këta banorë. Vijnë dhe kërcënojnë banorët. Ma thanë para 5 minutash banorët. Vijnë natën me xhama të zinj, makina të maskuara dhe u bëjnë presion banorëve, kriminelë ordinerë.

Me siguri janë pjesë të atyre që do të marrin leje për pallate nesër. Kjo po ndodh këtu. Vazhdon bashkëpunimi i politikës me krimin. Nuk pyetet për fëmijët. Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë gati të bëjnë gjithçka, për ndjenja njerëzore nuk bëhet më fjalë. Ndjenja njerëzore nuk kanë më ata. Nuk njohin më as ligj, as Kushtetutë. Këta banorë kanë të drejtë të rrinë në shtëpitë e tyre, as me kompensim, as me një mënyrë

tjetër nuk ka për t’i nxjerrë Edi Rama nga shtëpitë, ligjore, jo e jo. Ta harrojë se me këto metoda përçarëse që po përdor, për të marrë diku, për të joshur dikë, për t’i dhënë diçka më shumë dikujt, që pastaj ta nxjerrin në televizion dhe të thotë, ja, këta banorë e pranuan. Kush pranon? Kush nga ju? Kush qytetar do të pranonte që të dilte në rrugë? Çdo qytetar duhet ta mendojë si për vete. Të të thonë, se nesër do të dalësh nga shtëpia, me gjithë familje, me gjithë fëmijë, me gjithë ç’ke, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me gjithsecilin nga ju. Sepse ashtu ka ndodhur. Ne i kemi provat. Stacioni i trenit, s’ka marrë një qindarkë deri më sot. I nxorën si bastardë nga shtëpitë e tyre, sot s’kanë marrë asnjë qindarkë. Kjo është mënyra që njeh ky zotëria. Pyetje: Zoti Paloka çfarë mendon Partia Demokratike në protesta masive, bazuar jo vetëm në kauzën e banorëve të “Astirit”, por edhe në kauza të tjera? Unë kam bërë thirrjen time, jo thjesht si i Partisë Demokratike, por duke parë që qytetarë të cilët dhunohen, grupime qytetarësh që dhunohen nga kjo qeveri, janë tashmë të shumtë, nuk janë vetëm banorët e “Astirit”. Ju patë në të njëjtën ditë kur protestonin banorët tek Parlamenti, protestonin studentët. Protestonin minatorët. Janë bërë shumë njerëzit, që po dhunohen nga kjo qeveri. Absolutisht duhet të bashkohen të gjithë. Ne na kanë në krah. Ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një problem. Problemi është Edi Rama, zgjidhja është, largimi, qërimi sa më parë i Edi Ramës nga ajo karrige.

UNAZA E RE, BANORËT NË PROTESTË SËRISH, HIQEN SHTYLLAT ELEKTRIKE

Braimllari: Përplasja nuk është me policinë, por me Edi Ramën N

donëse mbrëmjen e së hënës së kaluar u deklarua nga bashkia se ka nisur zhvendosja e familjeve të “Astirit” në banesat sociale dhe prishja e objekteve në Unazën e Re, banorët kanë dalë sërish dje në protestë. Qytetarët kanë bllokuar rrugën për disa minuta dhe janë përplasur me policinë bashkiake, e cila ndodhej në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve. Dje pati disa momente tensioni gjatë protestës, por se pas negociimit të deputetëve të opozitës, banorët kanë liruar rrugën dhe ka rinisur qarkullimi. Po kështu mjetet e rënda që ndodheshin në vend për prishjen e objekteve janë larguar, çka ka sjellë në qetësimin e situatës. Por mjetet janë rikthyer

sërish për heqjen e shtyllave elektrike dhe banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre. Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari në një prononcim për mediat tha se përplasja e banorëve të Unazës së Re nuk

është me Policinë e Shtetit e as me policinë bashkiake por me Edi Ramën. “Ai po i provokon dhe po i shkatërron gjënë më të shtrenjtë pronën. Rama ka qenë në këtë zonë elektorale dhe iu

ka thënë që nuk do prishen këto banesa por ndërkohë nga ana tjetër vepron si një palaço kryeministër. Kryeministër pa pikë lidhje me realitetin, antikombëtar. Del hapur që Rama nuk i do qytetarët e tij”, tha Braimllari. Ai theksoi se opozita do vazhdojë të mbështesë banorët e kësaj zone. “Jemi në mbështetje të plotë të banorëve të Unazës së Re. Ne kemi ardhur për të mbrojtur të drejtën e tyre”, deklaroi Braimllari. Duke iu referuar 18-vjeçarit Daniel Drobaj, deputeti i LSI tha se “ai djali që mbahet atje nën arrest, nën dhunë e egër, është një student ekslent, që e ka mbaruar me 9.8 mesataren, po proteston për të drejtën e vet”. “Këtu bie poshtë

teoria e mashtruesit, që bashkëqeverisja vjen me qytetarët, nuk do i thoshte as shpellarë as zaptues. Çdo ditë e më shumë qytetarët po sensibilizohen të jenë çdo ditë e më shumë këtu”, u shpreh Braimllari. Dje ishte dita e 24 e protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre pa kompensim. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre. Nga ana tjetër qeveria ka premtuar bonus qiraje për tre vite. Prishja e banesave bëhet për t’i çelur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Nga ana tjetër opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se projekti është një aferë korruptive.


SOCIALE

5

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

TAKIMI NË BASHKINË E TIRANËS

“Do rritet bonusi i qerasë” K

ryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të banorëve të Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe. “Ky qytet e ka ndarë mendjen të zhvillohet dhe duhet të eci përpara. Arsyeja pse dua të falenderoj të gjithë miqtë e tjerë është se të paktën këtu nuk kemi ndarje, këtu kemi dakordësi maksimale që ky qytet do të zhvillohet, do eci përpara, do ndërtohet, do bëhen rrugë, do bëhen shkolla, do bëhen kopshte, do bëhen çerdhe, parqe dhe shpesh herë për këto punë do të duhet me hap rrugë të disa ndërtimeve, kjo nuk do as mend as kalem. Fakti që kemi stabilizuar këtë bazë dakordësie është një fillim i mirë”, tha Veliaj. Ai theksoi se nga projektet që sjellin zhvillim në qytet nuk humbet askush: “Këtu asnjë nuk do që të ketë të humbur dhe besoj që ekziston i gjithë mirëkuptimi, dashamirësia që të mos humbasë askush. Kur flas të mos humbasë askush dua t’i ndaj këto kategori. Kush është hallexhi, kush është pa lekë, kush

është pa legalizim, si rasti i 2 familjeve që lëvizën mbrëmë, e pashë familjen e parë, do shkoj ta takoj prapë, kishin bërë shtëpi me kushtet, me një jetë shumë të vështirë te kanali i ujërave të zeza. Brenda në shtëpinë që u prish mbrëmë, te dy të parat, ishte puseta e ujërave të zeza. Kishin vënë qilimin sipër, tavolinën sipër qilimit dhe jetonin mbi kapakun e ujërave të zeza. Sot janë

te banesat sociale, por prapë më mirë që u prish ajo gjëja pa leje mbi kolektor dhe sot kanë një shtëpi të cilën mund ta mbajnë pafundësisht”. Veliaj bëri të ditur edhe një herë se për të gjithë ata që s’kanë mundësi ekonomike Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion disa zgjidhje nga paketa e saj sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te strehimi në banesa sociale. “Bonusi i qirasë cash është 3 vjet, po edhe atë mund ta rrisim, po banesa sociale gjithë jetën. Do të thotë që jemi përgatitur që për të gjithë këtë kategori si dy shtëpitë që u prishën mbrëmë, si dy shtëpitë që u prishën sot në mëngjes, si dy shtëpitë që do të prishen tani në drekë që hyjnë te kategoria që as kishin bërë letra legalizimi, as kishin certifikatë pronësie, as kanë thjesht me fut kokën diku, sot e kanë fut kokën në një vend shumë më të mirë, me punonjëse sociale, me mensë sociale, me restorant, me të gjithë shërbimet që iu ofron në atë zonë”, shtoi kryebashkiaku.

Kryebashkiaku i Tiranës drekë në familjen Isufaj nga Unaza e Madhe, që u strehua në banesë sociale

Veliaj: Banorët të shfrytëzojnë mundësinë e banesave sociale T

ë moshuarit Demir e Violeta Isufaj dhe tre nipërve e mbesave të tyre, Sabina, Redoni dhe Irini Gjoka, u sistemuan dje në banesat sociale të Shkozës nga Bashkia e Tiranës pasi shtëpia e tyre pa leje te rrethrrotullimi “Shqiponja” prekej nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Një nga mysafirët e parë në shtëpinë e tyre të re ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj, i cili teksa i uroi për strehëzën e ngrohtë, tha se të gjithë ata banorë që do pranojnë të strehohen në banesa sociale do t’i përdorin ato pa afat. “Është më mirë t’i shfrytëzojmë maksimalisht këto banesa. Takova disa miq nga Tropoja, Kukësi, në fillim e nisëm si kundërshtarë në sy të njëri-tjetrit, tani jemi bërë shokë. Secili të sistemohet: Edhe rruga bëhet, edhe njerëzit marrin një banesë, edhe këtu mund të rrinë, se ajo pagesa ‘cash’, ajo është për tre vjet, kurse kjo banesë sociale e kemi vetë në dorë, këtu mund të rrish tërë jetën, merr një kontratë dhe mund të rrinë sa të duan”, tha Veliaj, ndërsa bëri të ditur se krahas banesës bashkia ka mundësuar edhe të gjitha lehtësirat e tjera për një jetesë sa më të mirë. Kryebashkiaku u shpreh se tashmë shumë banorë të tjerë të zonës së “Astirit” janë të bindur se rruga është një domosdoshmëri, duke pranuar edhe zgjidhjet që ka ofruar Bashkia e Tiranës. “Prita gjithë ata të Astirit, komunitetin e tropojanëve. Ata burra zotërinj, thanë:

O vëlla, ne kemi qenë me PD-në, grup seksioni të PD-së, kryetar të PD-së, kandidatë të PD-së, por e di çfarë? Nëse kjo punë do bëhet, të bëhet mirë, nuk ma

ndjen për ta. Se kur partia nuk erdhi të më ndihmonte në gjithë këto gjëra, por kujtohet tani që s’e mbështet më njeri, unë të jap dorën!”, tregoi Veliaj.

“UNAZA E RE”, ARRSH BALLAFAQON PROJEKTET

Afrim Qendro: Ja sa kushtoi segmenti që ndërtoi PD

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro doli dje përpara mediave në një komunikim të posaçëm për të bërë transparencë mbi akuzat e hedhura nga opozita për koston e projektit të rehabilitimit të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta- Sheshi Shqiponja. Qëndro tha se pretendimit të liderit të opozitës Lulzim Basha se kostot e kësaj vepre janë të fryra disafish krahasuar dhe me segmentet e tjera të unazës nuk qëndrojnë. Qendro ju akuzave duke sjellë në vëmendjen e opinionit publik tre shembuj konkret: atë të segmentit “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike”; atë “Shkolla Teknologjike –Sheshi Shqiponja”; dhe krahasimin mes kostos së mbikalimit të Kamzës dhe atij të projektit të ri me Nyjen e Shqiponjës. Për efekt krahasimi në kushte të barabarta, për shkak se segmenti “Komuna e Parisit – Shkolla Teknologjike” nuk ka një vepër të natyrës dhe madhësisë së Nyjes së Sheshit Shqiponja, kjo e fundit është ndarë më vete, jashtë projektit që krahasohet. Gjithashtu, ai tha se një pjesë e banorëve po përdoren nga politika, e cila vetëm hallin e tyre nuk ka. “Njerëzit nuk janë budallenj, mund të mos kenë doktoratura, por njerëzit nuk janë budallenj. Kur shikojnë njerëzit thonë: Ore më fal, po ku ke qenë ti ndonjëherë për mua? Kur më ke dhënë një shtëpi, kur ke bërë një punë? Kështu që, edhe atyre u ka dalë boja, tani fatkeqësia jonë është se duhet t’i durojmë, se kjo është demokraci, do durosh edhe atë që mendon ndryshe nga ty. Kur ti sheh disa kalamaj të llastuar që zbresin nga Range Rover-i i tyre dhe thonë: Dua për të varfërit. Do ti për të varfërit? Po pse nuk voton në Këshill Bashkiak ndihmën ekonomike? Pse nuk voton banesat sociale? Pse nuk shkon në parlament për ndihmën ekonomike? Ata kanë vetëm këtë hall: A do jetë partia jonë në pushtet apo jo?”, tha Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se partia që sot organizon protestat kundër projektit të Unazës së Madhe, deri para pak vitesh nuk ishte e aftë të shpërndante as banesat sociale. Ndërsa, theksoi se qëndrimi që mban sot për protestën është për të fituar disa vota më shumë. “I kam parë në çadër, por nuk u futën ata në çadër, nuk futen ata në çadër për punët e popullit, ata futen vetëm për hallet e veta. Ata thonë: Të bëhet rrëmujë te çadra, te teatri, te unaza, te lodrat, të bëhet rrëmujë, të vijmë ne në pushtet. Ore po ti ishe në pushtet, e kishe mundësinë ta bëjë vetë, pse s’e bëre?”, shtoi Veliaj. Ndërsa, 83 vjeçari Demir Isufaj u shpreh i kënaqur me kushtet dhe trajtimin e bërë nga punonjësit social të Bashkisë së Tiranës.


POLITIKE

6

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

11

E mërkurë, 28 NENTOR 2018

Kreu i PR-së denoncon në Bruksel mungesën e gjyqësorit, shit-blerjen e votave nga PS dhe shkeljen e pronave nga Edi Rama me banorët e Unazës së Re

Mediu: Më mirë pa qeveri, se me këtë kaq të korruptuar N

ën kryesimin e kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister dhe komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, u mbajt dje në Bruksel takimi i nivelit të lartë ku të pranishëm ishin përfaqësuesit të mazhorancës dhe opozitës shqiptare.. Në takimin e nivelit të lartë në Parlamentin Europian, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, theksoi se ideja e përfaqësuesve të qeverisë se “Më mirë një kohë pa gjykata se me gjyqtar të korruptuar” është e pavend, sepse, tha ai, si opozitë mund të themi më mirë pa qeveri sesa me qeveri të korruptuar. E në këtë kuadër, kreu i republikanëve do të denonconte mungesën e gjyqësorit, blerjen dhe vjedhjen e votave, si dhe çështjen e respektimit të pronave dhe pronarëve nga shteti i korruptuar i ngritur nën qeverisjen e socialistëve. Mediu denoncoi dhe aferën më të fundit korruptive sipas tij me projektin e Unazës së Madhe, ku siç tha ai, ajo që po bën qeveria “Rama” është e papranueshme. Po ashtu, ai denoncoi dhe gjetjet e vëzhguesve zgjedhorë të OSBE/ ODIHR-it, duke theksuar se vendi është në prag zgjedhjesh, ndër-

sa vetë Shqipëria nën drejtimin e qeveria “rama” është e kërcënuar seriozisht nga zgjedhjet dhe abuzimet6 me të drejtën e votës që i bëhen qytetarëve shqiptarë. “Europa është ndërtuar mbi respektimin e Kushtetutës, parimit Check and Balance. Dhe ekzistenca dhe funksionimi i

gjyqësorit është thelbësor për qeverisjen e drejtë dhe të drejtat e qytetarëve. Më shumë se një vit jemi pa Gjykatë Kushtetuese dhe gjithë pushtetin e ka kryeministri. Po ashtu, Gjykata e Lartë ka mbi 28 mijë çështje të pashqyrtuara, të cilat rëndojnë të drejtat e qytetarëve për vite me

radhë dhe shtojnë abuzimet dhe korrupsionin e qeverisë. Mbas miratimit të reformës në drejtësi është shkelur Kushtetuta dhe ligjet që janë miratuar. Një gjyqësor i kontrolluar politikisht, është më i rrezikshëm se një gjyqësor i korruptuar. Së dyti; Shqipëria ka probleme të mëdha me zgjedhjet. S’kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. OSBE/ ODHIR në raportin për zgjedhjet ka theksuar blerjen masive të zgjedhjeve. Hetimet e grupeve kriminale kanë provuar përgjime të grupeve kriminale me përfaqësues të qeverisë për blerje masive të votave. Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për ti dhënë fund vjedhjes së votave dhe vendosjen para drejtësisë të politikanëve që cënojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Së treti; Prona private e ligjshme në Shqipëri nuk respektohet, nuk respektohen vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Tensioni i krijuar nga qeveria nën pretekstin e investimeve duke shkelur të drejtat e pronës, biznesit dhe jetës së qytetarëve, si është rasti i ”Unazës së Tiranës”, është i papranueshëm”- deklaroi dje në takimin e nivelit të Lartë Bruksel, kreu i PR-së Fatmir Mediu.

NËNKRYETARI I PD

Spaho: Inkriminimi i qeverisë, pengesë kryesore për bllokimin e integrimit Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kryesimin e kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister dhe komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës shqiptare, kanë dominuar mesazhet pozitive për implementimin e një prej reformave kyçe të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho do të shprehej para zyrtarëve europianë se për sa kohë që krimi i organizuar do mbetet i lidhur me nivelet më të larta të qeverisjes, institucionet do kapen dhe do i shërbejnë krimit, zgjedhjet do shkatërrohen dhe ekonomia dhe pasuritë publike do ndahen midis përfaqësuesve të krimit dhe qeveritarëve. “Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, organizuar nga Parlamenti Europian rreth procesit të integrimit Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në perspektivën rajonale. Gjatë fjalës time shpreha mbështetjen e opozitës për hapjen e negociatave për anëtarësim, si dhe shpjegova nevojën për të luftuar lidhjet e politikës me krimin e organizuar, si pengesa kryesore e progresit të reformave dhe ecjes së vendit drejt BE-së. Sa kohë që krimi i organizuar do mbetet i lidhur me nivelet më të larta të qeverisjes, institucionet do kapen dhe do i shërbejnë krimit, zgjedhjet do shkatërrohen dhe ekonomia dhe pasuritë publike do ndahen midis përfaqësuesve të krimit dhe qeveritarëve”- u shpreh nënkryetari i PD-së Edmond Spaho.

DEPUTETJA E LSI-së NË TRYEZËN E RRUMBULLAKËT NË BRUKSEL: SHQIPËRIA NUK KA QENË KURRË KAQ E PASHPRESË

Gjosha në PE: Sistemi është në kolaps dhe rreziku që vjen nga kjo është tepër i madh D

eputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha ka qenë e pranishme ditën e djeshme në tryezën e rrumbullakët

në Parlamentin Europian, teksa ka shtruar çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Përballë krerëve të lartë të Bruk-

selit, Gjosha ka shkruar se gjatë takimit ka folur për reformën në drejtësi, për të drejtën e pronës në vendin tonë dhe për gjend-

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune: I. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:-Të ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar jo më poshtë se niveli master Profesional në degët Inxhinieri Informatike apo Inxhinieri Matematike dhe Informatike; Teknologji Informacioni; Të zotërojnë gjuhën angleze;Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; teknikat CAAT në Auditim, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese. Paga mujore për këto vende pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Paraqitja e dokumenteve Konkurrimi Si dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune Kontrolli i Lartë i Shtetit

jen e politikës në vend. Deputetja e LSI-së theksoi se sistemi është në kolaps dhe rreziku që vjen nga kjo është shumë i madh. “Në fjalën time ngrita disa çështje kryesore që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut si dhe largimin masiv të trurit nga Shqipëria. Reforma në drejtësi është një produkt i të gjitha forcave politike, ku LSI ka luajtur një rol kyç. Pavarësisht ecurisë së reformës është e rëndësishme të analizojmë momentin ku ne ndodhemi sot me sistemin e drejtësisë. Shqipëria është pa një Gjykatë Kushtetuese dhe pa një Gjykatë të Lartë. Ajo që quhet check and balance dhe që ka një rëndësi të madhe në demokraci, te ne është jo funksionale.

Sistemi është në kolaps dhe rreziku që vjen nga kjo është tepër i madh. E drejta e pronës është një nga plagët më të mëdha të qytetarëve shqiptar. Rasti i Unazës së re në Tiranë është vetëm fillimi i asaj çka do të shohim në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është çështje që zgjidhet me arrogancë por që kërkon një vëmendje edhe më të madhe edhe nga vetë Komisioni Europian. Për fat të keq politika në Shqipëri nuk ka qenë kurrë kaq e pashpresë dhe e polarizuar sa është sot. Keq qeverisja ka sjellë largimin në masë të shtresës së mesme dhe rinisë, e cila po kthehet në një

plagë të shoqërisë. Klima bashkëpunuese dhe fokusi te ekonomia janë të vetmet shtylla që mund ta frenojnë këtë fenomen. Shqipëria ka nevojë urgjente për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ky është i vetmi proçes që mund të kuadratojë qeverisjen brenda kornizës së rregullave dhe standardeve”mësohet të jetë shprehur ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në takimin e djeshëm të mbajtur në Bruksel në kuadër të bisedimeve përgatitore për fazën e ardhshme të çeljes së negociatave në anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.


POLITIKE

7

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Deputeti qipriot citon Ramën: “Shqipëri-Kosovë bashkohen në 2025”, dua shpjegime. Balla: Anëtarësohemi në BE në atë vit

F

jalimi kryeministrit Edi Rama në Pejë, për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka shkaktuar reagimet e para në Bruksel. Në takimin e Nivelit të Lartë që u mbajt dje në Parlamentin Europian, ku morën pjesë dhe përfaqësues të Parlamentit Shqiptar, Eurodeputeti qipriot Takis Hadjigeorgiou lexoi fjalën e Kryeministrit Rama dje në Kosovë. Sipas tij Rama foli për “bashkimin Shqipëri Kosovë në 2025” dhe “qëndrimin me dy fytyra të Serbisë”. “Dua nga Taulant Balla shpjegime”- shtoi eurodeputeti qipriot. Për këto deklarata të Ramës, Balla nuk ngurroi t’i përgjigjej duke saktësuar se 2025-a është viti i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Shqetësimit të tij, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje kolegëve të tij në PE që të mos frikësohen nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Ne besojmë se 2025 është momenti anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Mos kini frikë nga bashkëpunimi mes shqiptarëve. Jemi faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe paqeje në Ballkan. Jemi krenar që jemi kombi më pro-europian në Rajon, në Shqipëri mbështetja për anëtarësim në BE është mbi 90%. Zhvillojmë me të gjithë fqinjët marrëdhënie shumë të mira, përfshirë edhe

Fjalimi i Ramës në Kosovë shqetëson PE. Eurodeputetët i kërkojnë llogari Ballës TAKIMI

Ruçi pret homologun austriak. Sobotka: Bëni kujdes me vendet skeptike për Shqipërinë

Serbinë”- deklaroi Balla. Në vijim, kreu i grupit parlamentar socialist do t’i rikthehej qëndrimit të kryeministrit Rama lidhur me qëndrimin me “dy fytyra” të Serbisë. “Së pari Serbia duhet të çlirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet të pranojë realitetin e ri të pakthyeshëm dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Është qëndrim me dy fytyra që nga njëra anë bëhen bisedime, nga ana tjetër Serbia lobon kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare siç ndodhi me In-

terpol. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol i bën mirë luftës së përbashkët kundër krimit. Nuk e di se pse një eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që qëlloi mbi policinë. Kudo në Europë të qëllosh mbi policinë është akt terrorist. Është e papranueshme për normat dhe vlerat e këtij Parlamenti qëndrime dhe deklarata të tilla”- deklaroi dje Taulant Balla. Reformat Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është

shprehur se mazhoranca është e gatshme që bashkë me opozitën të votojë Reformën Zgjedhore përpara festës së Krishtlindjeve. “Jemi gati të votojmë sëbashku me opozitën, të cilët i falënderoj që jemi së bashku këtu, Reformën Zgjedhore, paketa ligjore për të cilën tashmë është gati. Besoj se do ta votojmë brenda krishtlindjeve. Sundimi i ligjit, përmes luftës lundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vijon me rezultate të forta dhe shumë domethënëse”- theksoi dje deputeti socialist Taulant Balla.

TAKIMI I NIVELIT TË LARTË NË BRUKSEL, KOMISIONERI PËR ZGJERIMIN INKURAJON POLITIKËN SHQIPTARE

N

ë tryezën e nivelit të lartë në Bruksel u diskutua për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku u theksua se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Mesazhe inkurajuese për Shqipërinë vijnë nga BE lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi dhe ecurinë e procesit të reformave me qëllim çeljen e negociatave të anëtarësimit. Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kryesimin e kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister dhe komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës shqiptare, kanë dominuar mesazhet pozitive për implementimin e një prej reformave kyçe të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Nga delegacioni shqiptar në këtë takim marrin pjesë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe nënkryetarja e Kuvendit si përfaqësues të maxhorancës, ndërsa nga opozita Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha. Në tryezën

Hahn: Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformës në drejtësi

e nivelit të lartë u diskutua për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa vëmendje iu kushtua progresit të Shqipërisë. Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka vlerësuar reformën në drejtësi, ndërsa është shprehur edhe lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi. Duam një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”- theksoi Johannes Hahn. Në këtë takim është theksuar gjithashtu

se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave. “Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve”, thekson raporti i Komitetit për Punët e Jashtme, me raportues Knut Fleckenstein, paraqitur më datë 16 Tetor 2018. Nga ky takim, mazhoranca, përmes kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh e hapur për konsensus me opozitën, duke e ftuar këtë të fundit që të votojnë sëbashku Reformën Zgjedhore përpara festës së Krishtlind-

jeve. Në fjalën e tij, Balla bëri gjithashtu, një prezantim edhe mbi ecurinë e implementimit të Reformës në Drejtësi, ecurinë e kënaqshme të Vetting-ut që paraprin ngritjen e institucioneve të reja KLGJ dhe KLP, si dhe të BKH dhe SPAK. Gjithashtu Balla u shpreh se ka bindjen që procesi i Vettingut në radhët e drejtësisë është duke dhënë rezultate të kënaqshme në rrugën tonë të forcimit të shtetit të së drejtës. “E di që ka pasur një shqetësim për vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese, por më mirë vakanca sesa gjyqtarë të korruptuar të japin vendime. Në fillim të vitit të ardhshëm institucionet e reja të drejtësisë do të jenë në detyrë. Shqipëria ka një ndër ligjet më të mira për minoritetet në Europë dhe ky është një standard për të gjithë Ballkanin. Madje edhe vende anëtarë të BE në rajon mund t’i referohen si model”- u shpreh dje kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Kreu i kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në një takim zyrtar homologun e tij Austriak Volfgang Sobotka. Kryetari i Kuvendit Ruçi, i kërkoi homologut austriak mbështetje për organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit, në vitin 2020 në Shqipëri. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp kreu i parlamentit austriak shprehu mbështetjen e vendit të tij për integrimin europian të Shqipërisë. “Duke u nisur nga historia ballkanike dhe përvoja jonë me këtë rajon, ne nxisim përpjekjet qe bëhen nga vendet e rajonit për kalimin nga konfliktet në ndërtimin e partneriteteve për zhvillim. Fati i ballkanasve është më shumë në dorë të tyre. Austria mbështet nxitjen e kontributit të të rinjve e të vendeve të Ballkanit, në procesin e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit midis këtyre vendeve. Një Ballkan i sigurt dhe i zhvilluar, do të thotë një Europë e sigurtë dhe e zhvilluar. Unë do t’ju jepja dy këshilla: bëni kujdes me vendet skeptike për Shqipërinë, në mënyrë që ato të qartësohen për arritjet tuaja dhe përpiquni që Ballkani të shndërrohet në një hapësirë ekonomike e unifikuar, duke hequr barrierat midis jush, si ballkanas”, nënvizoi Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë Volfgang Sobotka. Presidenti Sobotka u ndal edhe në situatën në Shqipëri. Ai rekomandoi që :“Shqipëria ende ka nevojë si për dorën e shtrirë të Qeverisë, ashtu edhe për kontributin parlamentar të opozitës. Opozita e ka vendin në parlament”.


POLITIKE

8

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Kryetarja e LSI-së: Banorët e Unazës së Re janë heronj të vërtetë. Të bashkohemi me ta, sepse nesër do të jetë vonë për çdo qytetar

Kryemadhi: Rama kaloi çdo limit. Socialistët e ndershëm të reagojnë L

ëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi pasditen e së martës një takim të zgjeruar me strukturat drejtues të LSI-së në Tiranë, ku kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalim të ashpër kundër kryeministrit Edi Rama. Duke iu referuar ngjarjeve që po prodhon rezistenca e banorëve të zonës së “Astirit” në Tiranë në mbrojtje të banesave të tyre që rrezikohen nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, Kryemadhi tha se Rama është kthyer në një armik të shqiptarëve dhe popullit të tij, duke shtuar më tej se Rama i urren shqiptarët më shumë se lojërat e fatit, pasi banorëve u dha vetëm 7 ditë kohë të dalin nga banesat, ndryshe nga lojërat e fatit që u dha mbi 2 vite kohë. “Nëse Edi Rama nuk është shqiptar le t’i ndajë qytetarët e tij në shpellarë dhe qytetarë, ne nga Saranda apo nga Kukësi, si rom apo minoritar, për ne janë të gjithë njëlloj. Ky njeri nuk mund të intimidojë njerëzit, dhe t’u thotë atyre edhe 7 ditë kohë keni. Lojërave të fatit u dha 2 vjet e gjysëm kohë. Edhe Hitleri u lente kohë hebrenjve kur u vendoste kryqin, ky as ajrin nuk do t’u lerë shqiptarëve. I bëj thirrje socialistëve që kanë mbetur si Musa Ulqini, Besnik Bare, të shkojnë të pinë një kafe

të zezë me ata banorë, dhe t’u thonë ne nuk jemi dakord me këtë turp të Edi Ramës, por nuk kemi fuqi ta ndalojmë. Nëse nuk e bëjnë më vjen shumë keq”, u shpreh Kryemadhi. Kryemadhi tha se këta banorë janë heronj të vërtet, jo sepse ata dolën sot kundër Edi Ramës, por sepse janë bërë bashkë dhe po rezistojnë përballë dhunës dhe presionit

qeveritar. “Dhe një kërkesë tjetër do t’ju kërkoja. Të gjithë të mos ndalemi, ti bashkohemi protestës së banorëve të Unazës së Re. Të gjithë kemi nga një mik, nga një shok, nga një familjar që jetojnë atje. Janë njerëz si puna jonë, janë njerëz të cilët janë stërmunduar janë rraskapitur për të ndërtuar banesat e tyre, edhe bizneset, se nuk ka asnjë gjë

të keqe, se nuk jemi në kohën e Partisë së Punës, që kush kishte biznese ishte kulak. Jemi në demokraci, nëse ne diskutojmë sot edhe demokracinë, atëherë kot që rrimë këtu. Prandaj do t’ju bëj thirrje, kudo që jeni, çdo ditë, brenda mundësive, pa prishur programin tuaj, por ndonjëherë edhe duke e prishur programin dhe rutinën tonë, tju bashko-

hemi qytetarëve të Unazës së Re, banorëve të Unazës së Re, sepse ata janë heronj të vërtet. Nuk janë heronj, sepse dolën sot kundër Edi Ramës, janë heronj sepse më shumë se 20 ditë kanë qëndruar të bashkuar, kanë qëndruar bashkë, ju kanë bërë ballë çdo presioni, çdo dhune, çdo intimidimi, çdo përçarje dhe kanë qenë një mësim i mirë për të gjithë. Sepse ne, nuk do të bashkohemi me ta, nesër do të jetë shumë vonë. Nesër do të jetë rradha e secilit qytetar të Tiranës, ku do të vijë dhe të trokasi qeveria e krimit, qeveria e trafikut për të zaptuar pronat e tyre. Prandaj çdo ditë e më shumë të përkrahim vëllezërit tanë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. I ashpër ka qenë edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili e ka cilësuar Ramën si “armik të popullit”. “Kryemadhi tha kemi përpara qeverinë, kryeministrin. Unë them kemi para një armik të popullit. Një njeri që dhunon popullin e tij është armik i popullit. Ai që vjedh popullin e tij është armik i popullit. Kemi përballë një armik, dhe ata që kanë një moshë të caktuar duhet ta bëjnë për nipërit e mbesat, ata që janë në moshë të re ta bëjnë për të ardhmen e tyre, ta çlirojmë Shqipërinë nga armiku”, deklaroi Vasili.

BANORËT E UNAZËS PARALAJMËROJNË PËRSHKALLËZIMIN E LËVIZJES: DO HAPIM ÇADRAT NË RRUGË

R

ezistenca e banorëve të zonës së “Astirit” në Tiranë në mbrojtje të banesave të tyre që rrezikohen nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe ka hyrë sot në ditën e 25-t, e cila thuajse ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe nuk pritet që të ndërpritet për asnjë moment. Kjo pasi ata nuk kanë asnjë besim tek institucionet, të cilat sipas tyre, mund të vijnë nga momenti në moment, dhe për këtë arsye ata prej ditësh bëjnë dhe roje me turne duke monitoruar rrugën edhe gjatë natës. Ashtu siç ndodh prej më shumë se tre javësh, përgjatë gjithë ditës së djeshme rruga ka qenë e bllokuar vetëm në njërin kah të saj, ndërsa në orën 17:00 do të bllokoheshin të dyja. Shiu nuk i ka ndalur banorët të dalin me karrige nga shtëpia të ulen në mes të rrugës. Heqja e shtyllave të ndriçimit është hapi i parë për ndërtimin e projektit. Banorët vazhdojnë me të njëjtat thirrje “Nuk na përçani dot”, “Jug, veri jemi një” e “do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak”.

Vijon rezistenca te “Astiri”, Basha: Të përgatitemi për luftën ndaj qeverisë

Drejtuesit e automjeteve do të fiknin automjetet dhe për asnjë moment ata nuk u ranë borive të automjeteve të tyre, duke mos shënuar asnjë incident.. Ndërkohë, një prej protestuesve pohoi se banorët do të qëndrojnë edhe gjatë natës në rrugë. “Do vazh-

dojmë të qëndrojmë edhe gjatë natës këtu. Do përshkallëzojmë protestën me çadra në rrugë. Nuk tërhiqemi, jemi të vdekur në rruge të madhe. Shtëpitë na i skualifikoi shteti”, tha ajo. Kryedemokratit Kryetari i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha ka votuar pasditen e djeshme për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8. tek Gjimnazi “Partizani”. Pas votimit, Basha tha për mediat se ishte i kënaqur me numrin e votuesve demokratë anë e mbanë vendit dhe tha se opozita do të jetë gati për të luftuar kundër krimit në politikë. Kreu i PD-së u shpreh se partia e tij do të ofrojë një model të ri qeverisjeje, atë të vlerave dhe konkurrencës së lirë. “Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr 8 në zemër të kryeqytetit të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një

anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup-seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD. Kjo do ti hapë rrugë Kuvendit Kombëtar të PD, zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, dhe krijimit të shtabeve elektorale dhe politike të Partisë Demokratike dhe të mbarë opozitës për betejën e madhe që na pret, betejë të cilën e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, të konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë, që nesër do tua ofrojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit. Ju uroj suksese kandidatëve dhe dua të shpreh vlerësimin për pjesëmarrjen maksimale në këtë proces votimi anembanë vendit”, u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha.


POLITIKE

9

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Kreu i Qeverisë mesazh të fortë investitorëve: S’jemi provincë e botës, na sillni projekte ambicioze

Rama: Nuk do të ketë më leje për ndërtimin e fshatrave turistikë

INVESTIMET STRATEGJIKE

Turizmi - Jashtë tenderave kompanitë me pronarë apo drejtues të dënuar

N

uk do të ketë më leje për ndërtimin e fshatrave turistikë. Kryeministri Edi Rama deklaroi se modeli i zhvillimit të turizmit do të ndryshojë dhe prioritet, do të jetë ndërtimi i resorteve. Ndërsa flet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri pas 2018-s një togfjalësh duhet ta fshish nga fjalori. “Ajo fjala “fshatra turistikë” duhet fshirë nga fjalori. Nuk kemi për të dhënë më leje për fshatrat turistikë që kthehen në lagje banimi, që janë zona banimi për ata që sot kanë mundësi të blejnë edhe një vilë në bregdet dhe pastaj ta mbajnë mbyllur”- deklaroi dje Edi Rama. Kryeministri Edi Rama është kategorik në thirrjen e tij drejtuar investitorëve vendas dhe të huaj. “As mos e merrni mundimi fare të vini me albume fshatrash turistikë bazuar tek shitja e menjëhershme e metrave katrorë dhe tek “të pashë dhe ika”. Duam projekte të cilat i përgjigjen ambicies sonë për të zhvilluar një industri turistike të qëndrueshme. Nuk jemi në një provincë të botës, për sa i përket turizmit. Jemi vërtetë në një nga qendrat më intensive të zhvillimit. Nuk janë ata më budallenj dhe ne më të zgjuar se ta që për 20 e kusur vite kemi marrë themelet e asaj që duhet të kishte industria për t’i kthyer në mëhalla. Brandet e njohura për të cilat kemi krijuar një legjislacion, nuk mjaftojnë sepse duhet që në të gjithë vijën horizontale të zhvil-

limit t’u qëndrojmë besnikë disa parimeve themelore. Nuk mund të shkojmë në disa drejtime që janë drejtimet e të tjerëve. Duhet të kemi fizionominë tonë. Të bazohemi tek ekselenca në mikpritje. Përqindja më e madhe e turistëve janë të tërhequr nga historia, trashëgimia, e veçanta e këtij vendi”- theksoi Rama. Shqipëria ka nevojë për shtimin e kapaciteteve akomoduese, por modeli i zhvillimit të turizmit do të ndryshojë. Bazë do të jetë ndërtimi i resorteve të cilat në vetvete mund të jenë një kombinim i hotelerisë me vilat individuale. Por për të marrë lejen e

ndërtimit, kryeministri tregon se do të ketë kushte. “Do të bësh një herë pjesën e hotelerisë pastaj do të marrësh lejen për të ndërtuar vila historia që fillojmë me hapim themele, i shesim në themel, marrim me këste dhe pastaj përfundojmë që hoteli mbetet në letër dhe një pjesë e hotelerisë mbetet një dëshirë e mirë e parealizuar. Ngremë kantierin dhe ikim dhe prapa lemë një tjetër mëhallë njerëzish që sot kanë një lek më shumë dhe e përdorin mëhallën 15 ditë në vit, është një histori që për ne duhet të konsiderohet e marrë fund”- deklaroi dje kreu i Qeverisë. Ai tha se në modestinë

tonë duhet të jemi ekselentë. Rama theksoi se është themelore që gjithë këto zhvillime t’i shërbejnë një zhvillimi të brendshëm ekonomik. “Mëhallat janë geto të kamurish, nuk kanë lidhje me turizmin. Jemi të bindur nëse investitorët do na kuptojnë dhe do na ndjekin do na falënderojnë, do ndërtojnë industri që do sjellë të ardhura për ata dhe fëmijët e tyre. Dua të falënderoj të gjithë ata që janë si investitor në këtë fushë strategjike. Mos hajdeni të kërkoni leje për gjëra të shëmtuara për çdo gjë tjetër jemi në dispozicionin tuaj”, u shpreh para investitorëve kryeministri Edi Rama.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar nen për nen 4 projektligje që përjashtojnë nga investimet strategjike në turizën të gjitha kompanitë pronarët e drejtuesit e të cilave janë dënuar me vendim gjykate. Madalena Koja, Drejtoreshë e Departamentit Juridik në Kryeministri tha se nga pjesëmarrja në tendera do privohen jo vetëm kompanitë me pronarë të dënuar, por edhe ato që kanë aksionerë, drejtues të niveleve të larta apo përfaqësues ligjore me precedentë penalë. “Projektligjet parashikojnë përjashtimin nga përfitimi i fondeve publike jo vetëm nga operatorët, të cilët janë të dënuar me një vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale të parashikuara në ligj, por edhe në rastet kur personi i dënuar me një vendim të formës së prerë për një sërë veprash penale është anëtar, aksioner, është administrator, apo një përfaqësues ligjor i një operatori i cili konkurron në një garë për të fituar një kontratë” – tha drejtoresha e Departamentit Juridik në Kryeministri, Madalena Koja. Ndryshimet në fjalë do të aplikohen në Ligjin për Turizmin, Për Investimet Strategjike si dhe për Investimet Publike.

MINISTRI I TURIZMIT: KEMI 92 POZICIONE TË CILAT KANË SHPËTUAR ENDE SI PRONA SHTET, POR ATO DUHET TË ZHVILLOHEN

N

dërsa lehtësitë fiskale në sektorin e turizmit kanë nisur ti japin efektet, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, thotë se bashkitë janë përfshirë nga “hotel-mania”. “Në vitin 2016 zyrtarisht janë licensuar vetëm 12 hotele, në 2017-n 53. Në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë marrë lejen për të filluar investimet plot 115 hotele”- u shpreh ministri Klosi. Vendi ynë këtë vit në optikën e qeverisë, ka përjetuar sezonin më të mirë turistik me 6 milionë turistë dhe rreth 2 miliardë euro të ardhura nga turizmi. Gjatë fjalës së tij në samitin e investimeve në turizëm, ministri Blendi Klosi u shpreh dje se po investohet nga veriu në jug në fushën e turizmit. Ministri tha se 10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri. Sipas Klosit, sfida e sotme mbetet arritja e 10 milionë turistëve në një vit. “10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri. Prestige, Royal, Prince, janë dhjetëra kompani me qindra dhoma në bregdetin

Klosi: Sfidë 10 milionë turistë në një vit. Modeli pa model në turizëm është ezauruar

shqiptar që presin turitët në Shqipëri me shërbimin e tyre. 115 hotele kanë marrë leje në 6 mujorin e parë. Nuk jemi mbledhur sot këtu vetëm për ti thënë çdo sipërmarrësi vendas dhe ndërkombëtare se keni bërë investimin e duhur, por mbi të

gjitha jemi këtu për të marrë përgjegjësinë e këtij zhvillimi të vrullshëm. Modeli pa model për të gëzuar fitim të menjëhershëm është ezauruar dhe sfida jonë e sotme është 10 milionë turistë brenda një viti. Qeveria ka bërë ndërhyrje në sektorët jetikë. Sfida 10 milionë turistë jonë është puna. Sa do punojmë ne për të realizuar të 365 masat. Po investohet nga veri në jug për turizmin. Shqipëria të bëhet destinacion europian turistik. Nuk duhet të lejojmë investime pa model. Sot propozojmë modelin e qartë me 5 pika. Kemi përcaktuar 6 destinacione nga veriu në jug. Arsyet se pse turisti i huaj duhet të zgjedhë Shqipërinë dhe jo konkurrentët tanë. Sot kemi 92 pozicione të cilat kanë shpëtuar ende si prona shtet, por ato duhet të zhvil-

lohen”- tha Klosi. Sakaq, kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Enver Mehmeti ka folur për ndryshimet që ka pësuar turizmi në vendin tonë gjatë viteve. “Dua të ndaj para jush në emër të shoqatës së turizmit statusin në turizëm. Në plot 28 vite kemi kaluar një tranzicion që jo pak e ka prekur turizmin duke u përpjekur duke bërë eksperimente për t’i gjetur një zgjidhje. Pretendojmë se kemi shansin e madh krahas gabimeve të bëra të ndajmë me miqtë e kësaj fushe një sfidë që kërkon përgjegjësi. Viti 2017-2018 ka qenë kryefjala e turizmit ku pushteti ka vendosur ta quajë prioritet. Unë dua të ndaj me ju eksperiencat që pa humbur kohë, jemi aktorë të kësaj fushe kujtoj vitet 98-2000 kur më pyesnin nëse ka luftë në Shqipëri. Luftë asn-

jëherë nuk ka pasur, kemi pasur vetëm diell dhe kemi treguar të vërtetën e pabesueshme që Shqipëria nuk ka pasur kurrë lufte. Është Shqipëria e sigurt ishte pyetja e dytë. Unë i kam shpjeguar që vendi ynë është i sigurt. Asnjë nuk e merrte vesh në çfarë formë do lëvizte turizmi. Në vitin 2008-2013 u përballëm me kërkesat e aventuriereve që kërkonin risi të reja në turizëm. Prekja më e madhe që ka pasur në fushën e turizmit ka qenë ajo në fushën e kulturës me të gjithë kanë pasur interesin ta kenë si destinacion kulture. Në këto 4 vitet e fundit ka pasur shumë ndryshime në bregdetin shqiptar. Shqipëria ka qenë më shumë nga Europa në krahasim në vendet e tjera, këtu kuptojmë ndryshimin që ka ndodhur”, u shpreh ai.


FORUM

10 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

DEKLARATAT NË KOSOVË

Kryeministri Rama: Doja të tërhiqja vëmendjen e Brukselit

S

erbia e quajti sërish provokim fjalimin e Kryeministrit Rama në mbledhjen e dy qeverive në Pejë. Kreu i qeverisë shqiptare e kishte paralajmëruar reagimin, por duket indiferent për çfarë shkaktuan deklaratat e tij në Beograd apo Bruksel. Në një intervistë për Tv Klan ai pranon se qëllimi i kritikave të forta ishte pikërisht tërheqja e vëmendjes për indiferencën që po tregon Bashkimi Europian ndaj Kosovës dhe favorizimin që po i bëhet Serbisë në procesin e dialogut. “Unë fola sinqerisht

dhe isha i drejtpërdrejtë. Mirëpres çdo reagim, kjo është jeta demokratike. Fjalimi synonte të tërhiqte vëmendjen. Serbët duhet të pranojnë të jetojnë në paqe”,tha Rama. Nuk e ka kompleks aspak të pranojë se Vuçiçin e ka mik, por thotë se kjo miqësi nuk ndikohet nga e vërteta e secilit prej tyre. “Miqësia është vlefshme, por të vërtetat janë të vërteta. I besoj më shumë asaj shprehjes, ‘e dua Platonin por më shumë dua të vërtetën”,- tha Kryeministri. Të vërtetën e vë edhe në mes si

ANALIZË Nga Enver Rabolli

A

mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktu ar skandal? A mund të vijë Edi Rama për vizitë në Prishtinë, Pejë apo Prizren si një kryeministër i Shqipërisë që respekton disa rregulla elementare të protokollit shtetëror? A mund të vijë për vizitë pa folur me kapadaillëk? A mund të mbajë ky njeri fjalim në Kuvendin e Kosovës pa e polarizuar shoqërinë kosovare dhe pa manipuluar faktet e historisë më të re të Kosovës? A mund të dalë para gazetarëve pa i ofenduar e etiketuar? Në Tiranë i quan "kadrinjë", në Kosovë i fyen si "gomarë", madje edhe kur bëjnë pyetje krejt të rëndomta, aspak me sherr, fundja edhe po të bënin pyetje me sherr: a nuk është kjo detyra e gazetarit? Kualifikimi i gazetarëve si pjesë e kazanit tingëllon mjaft atraktive (sepse edhe të tillë ka në dynjanë shqiptare). Pastaj Edi Rama e di mirë për çka po flet, sepse edhe vetë ka qenë afër kazanit medial prej se ka filluar të merret me politikë. Nëpër zorrët e këtij kazani është përzier edhe ai, duke harruar rolin e politikanit dhe duke u shndërruar në fjalaman me hithër në dorë. Përpjekja e Ramës që të diskualifikojë çdo kritik duke e goditur me peharin e kazanit, flet shumë për përbuzjen që ndjen ndaj shtypit të lirë dhe debateve

kritike. Ai do të donte debat, por me kusht që të flasë vetëm ai dhe të tjerët t'i nënçmojë pa masë. Ai do të donte debat për të treguar se është i gatshëm t'i shkruajë çdo shqiptari kritik një hajmali. Ai do të donte debat për çdo temë me kusht që të tjerët të heshtin dhe dëgjojnë vetëm interpretimin e tij. Kështu u soll edhe dje gjatë vizitës në Kosovë. Jo si mysafir, por si keqpërdorues i mikpritjes dhe si avokat (i paftuar) i kryetarit të Kosovës. Me epitetin e "gomarit" Rama i etiketoi jo vetëm kritikët e tij në Kosovë, por edhe vetë kryeministrin dhe kabinetin qeveritar të Kosovës. Dhe ka një shpjegim përse e bën këtë Rama: ai mendon se duke e zotëruar më mirë se shumë politikanë (dhe gazetarë) andej e këndej Drinit artin e gojëtarisë, kjo i jep atij të drejtë të tallet me secilin. Kur s'ka ndonjë konflikt me gazetarë e rivalë politikë, fillon të grindet me qytetarë, me "kadrinjtë" e rëndomtë. Kjo duket atraktive për militantët partiakë dhe ndonjë bjerrakohës të mediave sociale, por sjellje prej burrështetasi nuk është, sepse qeverisja nuk është performansën artistike. Nuk ka qenë kurrë. Nuk do të jetë kurrë. As me Edi Ramën artist-kryeministër. Ai nuk do të jetë gjithë jetën e tij kryeministër, rrje-

vijë distancimi mes Haradinajt dhe Thaçit kur pyetet se qëndrimin e kujt prej tyre mbështet në lidhje me korrigjimin e kufijve. “S’jam në një mendje as me Haradinaj as me Thaçin në kuptimin e ndarjes së mendjes. Korrigjim kufijsh për çfarë? Nëse flitet për korrigjim për t’u çliruar nga mekanizmat e brendshme që Serbia i ka imponuar jetës demokratike të Kosovës, normalizimit dhe bashkimit të shqiptarëve është e mirëserardhur. Por nëse flitet për ndryshim për një njohje të kushtëzuar me gjithë këto

mekanizma në emër të garantimit të minoriteteve jam kundra”,- u shpreh kreu i qeverisë shqiptare. Kryeministri është i bindur se po humbet kohë në një rreth vicioz me hile ballkanike kur në të vërtetë sipas tij Serbia

duhet të kuptojë potencialin që ka për të bashkëpunuar me Kosovën si një partner strategjik. Dhe si model për të ndjekur ai risjell në vëmendje edhe njëherë, Francën dhe Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.

A mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktuar skandal? dhimisht në të ardhmen do të ketë shumë kohë të shkruajë polemika e analiza, replika e fletërrufe. Por, nuk është vetëm shkathtësia retorike e Ramës që e shtyn të kacafytet me të gjithë që e kritikojnë. Ai këtë e bën edhe për të larguar vëmendjen nga hallet e tij të përditshme. Përkundër disa meritave të pamohueshme në qeverisje, edhe nën dorën e tij artistike Shqipëria po rrëshqet nga skandali në skandal. Mund të injorojmë sulmet shpeshherë bizare të opozitës shqiptare, e cila është e diskredituar pa fund, por nuk mund të injorohen kritikët kredibilë. Ambasadorë amerikanë, politikanë gjermanë, diplomatë holandezë- të gjithë vazhdojnë të numërojnë problemet e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës: banda që veprojnë me tolerancë të shtetit, ministra e deputetë që dyshohet të mbajnë lidhje me elementë kromogjenë, mungesë e sundimit të ligjit, kanabizim kolosal. Një shpjegim tjetër për sjelljen e tij është pozita e re e shqiptarëve në rajon. Me çlirimin e Kosovës, pavarësimin e saj, me hyrjen e Shqipërisë në NATO shqiptarët kudo në

rajon ndihen më komod se më parë në histori. Nuk janë më të fuqishmit ushtarakisht, por duke qenë popullsi e re e dinamike nuk shohin shumë rreziqe për të ardhmen e tyre. Në vend që ky shans historik të shfrytëzohet për përparimin e Kosovës dhe Shqipërisë, politikanët marrin poza kinse nacionaliste për të fshehur dështimet e tyre. Në këso situatash edhe loja me projekte të mëdha ("do të bashkohemi deri në vitin 2025") i shërben politikave populliste. Me shfaqjen e djeshme teatrale në Kosovë Edi Rama tregoi se për të më të rëndësishme janë lojërat populliste rajonale se qeverisja me duar të pastra në Shqipëri. Njëkohësisht ai u pozicionua qartë si përkrahës i idesë për korrigjimin e kufijve, një projekt i përbashkët i kryetarit të Serbisë dhe kryetarit të Kosovës. Për këtë projekt polarizues ekziston, siç po shihet, një përkrahje ndërkombëtare që s'mund të injorohet. Në muajt e fundit përkrahës dhe kundërshtarë të idesë kanë folur gjerë e gjatë. Disa ekspertë amerikanë e quajnë lojë të rrezikshme në shërbim të Rusisë, të tjerët opsion të mundshëm.

Përkrahësit janë kryesisht lobistë të paguar mirë. Në Kosovë një pjesë e madhe e opinionit e hedh poshtë ndarjen për shkak se nuk ka asnjë besim në veprimet politike të kryetarit të Kosovës. Edi Rama mund t'i thurë elozhe atij orë e çast, në iftar e në syfyr, por mendjen nuk ia ndërron dot shumicës së kosovarëve. Në vend se dje të kërkonte dialog me kosovarët kritikë ndaj lojërave me kufij, erdhi dhe i shau. Plani për ndarje po vihet në veprim çdo ditë. Edhe sot, me dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri. Me kërcënimet se do të ndërpresin çdo kontakt me autoritetet në Prishtinë. Situata në veri, sipas ekspertëve të sigurisë, mund të ashpërsohet me një qëllim: që ndarja të bëhet opsioni i vetëm i mundshëm. Atëherë mbetet të shohim Edi Ramën dhe kryetarin e Kosovës duke e realizuar planin për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Dhe njohjen e Kosovës nga Serbia. Dhe hyrjen në NATO dhe BE të Kosovës. Ekziston rreziku që nga këto të mos realizojnë gati asgjë. Dialogplus


POLITIKE REAGIMET Mbledhja e kësaj të hëne mes dy qeverive shqiptare në Pejë mes asaj të Shqipërisë dhe Kosovës është ndjekur me vëmendje të madhe nga mediat shqiptare, por edhe nga mediat serbe. Këto të fundit kanë shkruar për deklaratat e Ramës dhe marrëveshjet e nënshkruara. Nënshkrimi i nëntë marrëveshjeve të përbashkëta dhe heqja e tarifave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë ka revoltuar mediat serbe. Në numrin e të përditshmes, gazeta serbe “Alo”

11

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

“Mbledhja në Pejë”, mediat serbe: Shqiptarët bashkohen në 2025 shkruan se “Shqiptarët bashkohen në 2025”. “Shteti i rremë i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar nëntë marrëveshje që rregullojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e bashkimit doganor, uljen e tarifave, ndërprerjen e roamingut, krijimin e dhomave të përbashkëta dhe njohjen e pronësisë industriale”, shkruhet mes tjerash në median serbe. Marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, të cilat deri më

sot kanë qenë frenuese mes dy shteteve. Ministrat e dy kabineteve qeveritare në prani të dy kryeministrave firmosën marrëveshjet doganore, njohjen e ndërsjellë të patentave si dhe bashkëpunime në sektorë të tjerë. Gjithashtu një tjetër media serbe “Novosti” shkruan në titullin e madh se “Nuk ka asnjë bazë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, duke e shoqëruar artikullin me foton e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Deputeti i LSI-së: Qeveria nxitim me negociatat me BE-në, ndërkohë që përjashtoi opozitën nga procesi

Mbledhja e qeverive në Pejë, Panariti: Rama mori rol që nuk i takonte I

sh-ministri dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka komentuar mbledhjen e zhvilluar dje në Pejë mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës. Panariti tha se kryeministri Edi Rama mori një rol që nuk i takonte, pasi sipas tij, ky takim ishte në vazhdën e takimeve të tjera, dhe se ishte një moment për të parë bilancin e takimeve të mëparshme. “Ne kishim një agjendë të përbashkët mes dy qeverive. Të shohim si do hiqen barrierat. Kjo ka qenë edhe qëllimi i takimeve. Ndodhemi para një situate shumë anormale, ku vihen përpara opinionit publik disa çështje që nuk i takojnë një takimi në Tiranë. Temat, shkonin tej mandatit të kryeministrave, si çështja e kufijve. Përqasje e rëndë, krahasuar me më herët. Foli për atribute që nuk i takojnë kryeministrin. rama mori një rol që nuk i takonte. Aty ishte në një takim që përfaqësonte qeverinë shqiptare. Ishte momenti për të parë bilancin e takimeve të mëparshme.”-u shpreh Panariti. Ish-ministri i Jashtëm foli edhe për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas ish-ministrit, korrigjimi i kufijve është ndryshim kufijsh. “Ka disa qëndrime të paqarta të faktorit ndërkombëtar. Gjermanët janë të konsoliduar. Duam që Kosova të dalë nga ngërçi dhe të bëhet pjesë e unionit. Këtu ka disa gjëra që

duhen diskutuar. Këtu përdoret një term i paqartë. Shkëmbimi i kufijve është korrektimi i kufijve. Ai është ndryshim kufijsh në thelb. Kjo minon strategjinë e BE-së, sepse krijohen “shtetet-komb”. Nëse hapet kjo histori, do hapet kutia e Pandorës për shkak të minoriteteve”- theksoi Panariti. Deputeti i LSI-së në intervistën e tij u pyet edhe lidhur me taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë. “Jam kundër veprimit të Kosovës për një taksë 100%. Ishte e pamenduar dhe e pakonsultuar me ndërkombëtarët”, u shpreh dje deputeti i LSI-së, Edmond Panariti. Negociatat Ish-ministri i LSI-së u ndal edhe tek

çështja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Panariti tha se qeveria shqiptare po “nxiton” gjatë javë të fundit, ndërkohë përjashtoi opozitën nga përgjegjësitë. Sipas tij, opozita ka në dorë vetëm të drejtën e fjalës. “Deri para 3-4 muajsh thanë që ishte e mbyllur çështja e negociatave, sot shohim nxitim. Sot u hodh një plan B. Ja që nuk qenka dhe aq formalitet. Mendoj se ka në lojë të tjera gjëra. Duhet dialog me opozitën. Ne jemi jashtë parlamentit. S’bëhemi dot garniturë e një procesi që nuk po na pyet. Po na ndjekin njerëzit, na kanë votuar. Nuk jam për ekstremizmin e problemeve, por kur ngërçi është i tillë nuk bën dot

indiferentin. Detyrohesh që defakto t’a transmetosh edhe më tej. Kërkohet që qeveria të jetë tolerante ndaj opozitës. Kërkohet përfshirja e opozitës, se ajo ka vetëm fjalët, pushtetin e ka mazhoranca. Opozita s’mundet t’i bëjë vetëm fresk qeverisë”, tha dje Edmond Panariti. Bularati Lidhur me çështjen e shqiptarit të vrarë nga policia greke, Panariti tha se janë 3 vdekje në një hark shumë të shkurtër kohor, dhe shtoi se qeveria shqiptare duhet të thërriste ambasadoren greke për ta pyetur. “Ajo që unë mbështes është se ministria e Jashtme, duhet të kërkojë sqarim, nëse ka indicie se këto vrasje kanë qenë të pajustifikuara. Janë 3 vrasje, në harkun kohor shumë të shkurtër. Qeveria shqiptare duhet të thërriste ambasadoren greke për një shpjegim. Çështja e delimitit të ujërave territoriale, s’duhet nxitim. Çdo nxitim është me pasoja të rënda. Duhet të minohet. Diplomacia punon me shumë kujdes ndërkohë që një deklaratë e Kryeministrit hedh në ‘erë’ të gjithë punën. Politika e jashtme, s’është vetëm atribut i Ministrit të Jashtëm, por e qeverisë. Ministri dhe kryeministri duhet të jenë sinkron me njëri-tjetrin. Të dy janë zyrtarë të lartë”, u shpreh dje deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti.

Ish-ministrja e Integrimit: Qëndrime të një shtetari të frikësuar që përdor kërcënimin në vend të rezultateve

“Bashkimi me Kosovën”, Gjosha: Alarm i madh, Rama kërcënon BE për ikjen e shqiptarëve

I

sh-ministrja e Integrimit, tashmë deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ka reaguar ashpër ndaj

deklaratës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me bashkimin Shqipëri-Kosovë. Duke e cilësuar si alarm të madh këtë

deklaratë, deputetja e LSI-së, thekson se deklarata të tilla nacionaliste dhe të papërgjegjshme, trazojnë marrëdhëniet e brishta të rajonit. Sipas Gjoshës, këto qëndrime nuk mund të pranohen si shfajësim për braktisjen e qeverisjes së vendit, as për mos përmbushjen e kushteve që Shqipëria të çelë negociatat. Por shton ajo në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, këto janë qëndrime të një shtetari të frikësuar që përdor kërcënimin ndaj BE-së në vend të rezultateve konkrete. “Deklaratat e Kryeministrit për bashkimin me

Kosovën, janë një alarm i madh për dy shtete të pavarura, për të cilat perspektiva e vetme në të ardhmen është ajo europiane. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që me meritë duhet të ecin përkrah njëra tjetrës drejt BE, duke bashkëpunuar mbi të gjitha ekonomikisht që t’i bëjmë ballë sfidës së një konkurrence të madhe tregu. Janë deklarata të tilla nacionaliste dhe të papërgjegjshme që trazojnë gjithmonë marrëdhëniet e brishta të rajonit tonë. Janë pikërisht këto deklarata që nuk ndihmojnë vazhdimësinë

e një dialogu konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të vështirë me fqinjët, ku politika ”Zero Probleme me Fqinjët” e ka humbur tashmë kuptimin. Këto qëndrime nuk mund të pranohen si shfajësim për braktisjen e qeverisjes së vendit, as për mos përmbushjen e kushteve që Shqipëria të çelë negociatat. Këto janë qëndrime të një shtetari të frikësuar që përdor kërcënimin ndaj BE-së në vend të rezultateve konkrete”- u shpreh dje deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

54 piktorë shqiptarë “sjellin” Krujën dhe Skënderbeun

“Kruja dhe Skënderbeu” titullohet ekspozita e çelur mesditën e djeshme në Muzen Historik Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në ekspozitën e organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit, Muzeu Historik Kombëtar dhe bashkia Krujë ishin të pranishëm njerëz të njohur të artit dhe kulturës, piktorë, nxënës shkollash, etj.. Në këtë ekspozitë, siç raporton agjencia telegrafike shqiptare, 54 piktorë nga Shqipëria, Kosova dhe

“Ditët e Kulturës Shqiptare”, Inva Mula koncert në Koper Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja, Lule Elezi. Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”. Para koncerit të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës “Iliria” Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe profesor Shyqyri Nimani. I pranishëm, përveç publikut artdashës ishte edhe kleriku, drejtues i katedrales së Koperit. Koncerti i të mirënjohurës Inva Mula, përfaqëson një ngjarje, që vështirë se përsëritet dhe që do të mbetet gjatë në memorien e të pranishmëve dhe të jetës artistike të qytetit. Koncerti u zhvillua pikërisht në atë katedrale, ku rreth tre shekuj më parë drejtonte meshat shqiptari Agustin Bruti.

Maqedonia kanë hedhur në telajo impresionet e tyre për Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Fjalën e hapjes e mbajti Drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit Irena Toçi, e cila ndër të tjera tha se “e veçanta e kësaj ekspozite është se marrin pjesë piktorë nga trevat mbarëshqiptare. Janë 54 piktorë pjesëmarrës, të cilët i përkasin brezave të ndryshëm, prandaj meqë më jepet rasti i falënderoj për përkushtimin e tyre. Në këtë ditë na

nderon me pjesëmarrjen e tij edhe ish-kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi”. Në vijim e mori fjalën Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, i cili theksoi se “përvjetori i sivjetshëm i 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut na risjell sërish në vëmendje figurën e tij poliedrike, si strateg dhe udhëheqës i shquar, sepse figura e tij nuk mbeti

Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe ka shërbyer për forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Angazhimeve të marra nga qeveria shqiptare për të kremtuar vitin 2018 si vitin e Skënderbeut, i janë bashkuar edhe 54 piktorët më të mirë nga trevat mbarëshqiptare, të cilët kanë sjellë punimet e tyre në ek-

vetëm si një imazh, por është futur thellë në vetëdijen dhe ndërgjegjen e popullit shqiptar”. “Kjo krenari e trashëguar nga mesjeta u rishfaq dukshëm në Vitin

spozitën “Kruja dhe Skënderbeu”, që përurojmë sot”, nënvizoi Koçi. Koçi u shpreh se “ky vit pati prurje të mëdha për sa i përket vlerësimit të figurës së Gjergj Kastriotit

ndryshime t’i shijojnë edhe turistët. Projekti përfshin restaurimin e 68 banesave, mes të cilave përveç Shtëpisë së Marigosë edhe Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë. Kush është Marigoja U largua nga vendlindja e saj Hoçishti i Korçës dhe u vendos në Vlorë. Shkak i braktisjes së vendlindjes ishte persekutimi që po i bëhej atdhetarëve nga reaksioni osman. Në vitin 1904, bashkë me të shoqin u vendos në një shtëpi të lagjes Muradie, në rrugën që mban emrin e

gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut në vatrat vlonjate me idetë e saj përparimtare, por edhe me qëndismat që bënte. Kur solli plaçkat nga Korça në fund të sëndukut kish vënë një flamur të qëndisur me dorën e saj. E kishte mbuluar me gazeta të vjetra të ngjitura me brum, që të mos diktohej në rast kontrolli. Ajo u thoshte vajzave vlonjate: “Dëgjoni vajza. Në pajën tuaj duhet të keni medoemos një flamur, atë ua qëndis unë”. Kjo intelektuale e shquar, patriote e flaktë, gjente kohë të lexonte libra e shfletonte gazeta. Ishte e vetmja grua

Skënderbeut. Këtyre prurjeve i shtohet edhe ekspozita “Kruja dhe Skënderbeu”, që mbyll siparin e kremtimeve të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Dhe padyshim është Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i memories kombëtare në vend që ka hapur dyert për një aktivitet të tillë me pjesëmarrjen e 54 piktorëve të talentuar nga mbarë trevat shqiptare. Duke përfituar nga rasti i uroj piktorëve suksese dhe mirë u takofshim në aktivitete të tjera të kësaj natyre”. Në emër të bashkisë së Krujës përshëndeti të pranishmit Florind Terhoti, ndërsa në emër të piktorëve pjesëmarrës përshëndetën Kujtim Buza dhe piktori nga Kosova, Izriz Berisha. Pjesë e ekspozitës ishin piktorët Kujtim Buza, Abdi Bajrami, Adirana Puleshi, Adrian Çene, Adrian Devolli, Agim Kadillari, Agim Sulaj, Azem Kuçana, Idriz Berisha, Jordan Findiku, Pashk Përvathi, Nasuf Myftari, Nerjada Dado, Parid Dule, Romeo Kallço, Sadik Kasa, Sali Shkupolli, Spiro Panariti, Vangjel Gjikondi etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 6 dhjetor në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Vlorë, punime restauruese në shtëpinë e Marigosë së flamurit

N

ë shtëpinë e patriots, Marigo Posio, e cila qëndisi shqipon jën në flamurin që u ngrit në Vlorë nga Ismail Qemali vijojnë punimet restauruese në kuadër të projektit të restaurimit të qendrës historike të qytetit bregdetar. Marigoja me dorën e saj qëndisi shqiponjën e flamurit që u ngrit në nëntor të 1912. Ky projekt i rëndësishëm synon t’i kthejë këtij qyteti shkëlqimin e dikurshëm. Shoqata TID Vlora ( Zona për Zhvillimin e Turizmit), një organizatë jofitimprurëse që përfaqëson interesat e bizneseve dhe pronarëve të zonës bën të ditur për atsh se, “ndërkohë që festat e Nëntorit po afrojnë, vijojnë punimet restauruese tek shtëpia e patriotes Marigo Posio e cila qëndisi shqiponjën në flamurin që ngriti plaku i mençur Ismail Qemali në Vlorë, më 28 Nëntor 1912”. Projekti për restaurimin të qendrës historike të qytetit bregdetar është në funksion të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri të ekonomisë së qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit. Pranvera e ardhshme është koha, kur veç banorëve të Vlorës, këto

që aktivizohej në veprimtaritë patriotike të kohës, duke u bërë edhe një shembull për masën e grave. Në shtëpinë e Marigosë, që u bë vatër atdhetare, hynin e dilnin Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Ibrahim Shyti, Jani Minga, Musa Çakërri. Në shtypin e kohës citohet se Marigo Posio, mori pjesë në Komitetin e parë që u formua në Vlorë për shpëtimin e Atdheut dhe ndihmoi me të holla. Sipas të thënave, shoqet e fëminisë, Marigonë e thërrisnin Shqiponja. Kishte një arsye që e thërrisnin kështu. Dhe një arsye më shumë, ishte se ajo qëndiste qindra shqiponja me duart e saj. Gazeta “Arbëria”, që botohej në Gjirokastër, në kohën e saj shkruan: “Flamurin Kombëtar, që u ngrit për herë të parë në Vlorë nga dora e Ismail Qemalit, është hartuar nga duart e Marigo Posio, mbi copën e blerë tek tregtari Diamant. Qëndisja është bërë sipas modelit të shqipes, që kishin vizatuar patriotët Don Mark Vasa dhe Petro Fotografi. Këtë fakt e dinin edhe shumë patriotë të tjerë. Me të hollat e saj, ajo punoi edhe 500 flamuj për t’i vendosur në zyrat e shtetit të ri shqiptar.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

VIP

13 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

Nëna e tre fëmijëve rrëfen "fuqinë" që i sjellin fotografitë nudo Kourtney Kardashian është mësuar të jetojë e rrethuar nga syri publik. Në intervistën për "GQ", Kourtney ka folur për tre

fëmijët e saj, të cilëve përpiqet t'i japë më të mirën e mundshme. Ndër të tjera, Kourtney foli për dashurinë për fo-

tografitë duke shtuar se nuk dëshiron të konsiderohet modele. "Të jesh një modele e vërtetë do të thotë të jesh sa më transpartente të mundesh, pasi bota meriton ndershmëri. Unë jam e bindur se po jetoj për veten dhe po përpiqem të jem e mirë si nën, motër, vajzë dhe shoqe. Bota është një vend plot me vuajte, por fuqizimi i eksperiencave tona na jep më shumë fuqi", tregoi ajo. Më pas foli për imazhet nudo që i ka realizuar dy herë, një herë kur ishte shtatzënë dhe një herë pasi solli në jetë fëmijën e tretë. "Trupi gjatë shtatzënisë është shumë i bukur. Gjithmonë më ka pëlqyer të jem shtatzënë, është gjendje e këndshme që kam dashur ta shfaq me të gjithë. Në rastin e dytë, unë u fotografova nga mbas duke u shtrirë në tokë dhe e dashurova gjithë setin. Ndjeja fuqi në trupin tim dhe doja t'ia transmetoja femrave", shtoi Kourtney.

Julia Roberts mbështet dyqanin në Londër për refugjatët Aktorja amerikane po mbështet një dyqan në qendër të Londrës, të ardhurat e të cilit u shkojnë në ndihmë njerëzve me nevojë. "Gruaja e Bukur" Roberts, gjithashtu ka ndihmuar për promovimin e kësaj nisme duke veshur një T-shirt "Choose Love" në evente apo dhe postuar pamjet e modelimit të saj në mediat sociale. "Ju vini tek ne dhe blini batanije ose xhaketë shpëtimi dhe largoheni pa marrë asgjë me vete, e megjithatë keni marrë me vete ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë" tha Josie Naughton, shefe ekzekutive e bamirësisë. Dyqani "Choose Love", i drejtuar nga bamirësia e Ndihmës për Refugjatët, u hap në afërsi të rrugës Carnaby të kryeqytetit dhe pritet të hapet një i dytë në West Broadway, New York të martën. Dyqani në Londër do të qëndrojë i hapur deri në janar. Gjatë vitit të kaluar ai ka arritur të mbledhë më shumë se 750,000 paund ($ 963,000).

Tezja feston ditëlindjen në spital, motrat Kardashian “e injorojnë” Familja Kardashian-Jenner është më e madhe se sa kishim menduar. Kris ka një motër, që quhet Karen Houghton dhe ka festuar të shtunën ditëlindjen në spital. Asnjë nga emrat e famshëm të Kardashianëve nuk i bëri urim publik. Vetëm vajza e saj, Natalie Zettel që është modele ka shkuar me një copë keku në spital për ta surprizuar të ëmën. Mediat raportojnë se Kris dhe Karen kanë disa vite që nuk flasin. Ndërkohë, Karen ndodhet në spital pas komplikacioneve që iu shkaktuan nga ndërhyrjet estetike.

Këngëtari i famshëm: Dua t'ju vërtetoj që nuk jam homoseksual Këngëtari i njohur Shawn Mendes ka thënë se ka nevojë ti japë fund spekulimeve duke vërtetuar se nuk është homoseksual. Në një intervistë për "Rolling Stone", ai pranoi se ka krijuar imazhe të vetes me femra për të kundërshtuar fjalët e mediave. "Thellë në shpirt ndjeja nevojë për të dalë me një vajzë në publik që t'i vërtetoj njerëzve se nuk jam homoseksual", tha ai. Gjithashtu pranoi se komentet kritikuese e bënë që të analizonte gjestet. "Edhe pse e di që nuk është gjë e keqe, është një pjesë e imja që e mendon këtë. E urrej këtë anë të vetes", shtoi kanadezi. Shawn Mendez zbuloi se i sheh disa herë intervistat që bën duke analizuar zërin dhe gjuhën e trupit për të kuptuar mendimet e njerëzve rreth prirjeve seksuale. 20-vjeçari e përfundoi bisedën duke thënë se spekulimet i kanë shkaktuar shumë stres dhe ankth.

Celine Dion tregon motivin për të jetuar Këngëtarja humbi bashkëshortin në vitin 2016 pas një beteje të gjatë dhe të ashpër me kancerin. Celine Dion ka rimarrë veten pothuajse plotësisht pas vdekjes së bashkëshortit, René Angelil. Ajo gjeti fuqi te djemtë dhe muzika e saj. Kur nuk ka koncerte, artistja humb kohën me tre djemtë. Ata janë arsyeja e çdo buzëqeshje të saj. Këngëtarja e famshme ka treguar për revistën "People" se si po rrit binjakët dhe si po ia del me faktin që ata janë fizikisht të njëjtë, por kanë karaktere të ndryshme. "Puna kryesore e ditës sime është momenti që të kaloj me fëmijët", shprehet Dion. "Edhe pse binjakët janë shumë të ndryshëm, nëse njërit i pëlqen një bluzë, tjetri zgjedh veshje krejtësisht të ndryshme. Ata duan të jenë unik dhe këto gjëra të vogla janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre mendor", u shpreh ajo.


DOSSIER

14 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

Kol Toma i Velës, bajraktari që shkriu jetën e gjithçka për Pavarësinë e Shqipërisë Nga Pjetër Marku Askush nuk e dinte se në anijen që shkarkonte mallra në Durrësin e shkatërruar të vitit 1918, udhëtonin edhe dy malësorë të liruar nga internimi në Itali që shkonin pranë familjëve të tyre pasi kishin kaluar atje pothuajse gjithë periudhën e luftës së parë botërore. Në kushtet kur asnjeri nuk e kishte mendjen tek pasagjërët që hypnin e zbrisnin në anije, por tek gruri apo misri që shkarkohej, për të mbajtur gjallë frymën dhe jetën e njerzve të stërlodhur, nga lufta pothuajsë 10 vjeçare e shqiptarëvë me armiq të të gjitha krahëvë, dikush përgjoi ardhjen në Shqipëri të dy prej patriotëve më të mëdhënj dhe me influencë të veriut që ishin Kolë Toma i Velës dhe Kol Ded Gjo Luli i biri i patriotit të madh Ded Gjo Luli, të cilët kishin qënë dëshmitarët okularë të vrasjës së Ded Gjo Lulit në Orosh të Mirditës ku u kapën, burgosen dhe u dërguan në Itali. Ato u liruan nga autoritetet italiane duke menduar se ndryshimet e mëdha gjeopolitike të Ballkanit dhe Shqipërisë së pas luftës se parë botërore, kishin bërë të harroheshin disa ngjarje politike, disa fytyra dëshmitarësh të rëndësishëm dhe njërzish influentë sado të njohura të kishin qënë vitë më parë. Një sy i mprehtë dhe mendje e hollë, i kishte ndjekur me kujdes levizjet e tyre dhe kishte përgatitur për ta darkën ë fundit. Koha vertetoi se për këta dy burra, asgjë nuk kishte ndryshuar dhe eleminimi i tyre, ishte mbulimi përfundimtar i një prej vrasjeve më të diskutuara në Shqipëri në gjysmën e parë të shëkullit të njëzetë, ate të Dëd Gjo Lulit. Ndoshta këta dy luftëtarë ishin hallka të zinxhirit të shënjuar për t’u ekzekutuar, në vazhdën e vrasjeve të patriotëvë që ngritën flamurin në Vlorë apo që ndihmuan luftën për pavarësi, më armë në dorë, pjesë e planit të madh realizuar në fillim shekullin e njëzetë për eleminimin e shumë patriotëvë që i kushtuan jetën pavarësisë së Shqipërisë që nga I.Qemali e Ded Gjo Luli, I. Boletini etj, ku Kolë Toma i Velës dhe Kol Ded Gjo Luli ishin ndër njërzit që me

luften e tyre i kishin paraprirë shpalljes së pavarësisë. Nga helmimi, Kol Deda vdiq ne vend ndërsa Kolë Toma pas kurimit u kthye në shtëpi për të jetuar edhe 10 vjet të tjera, në fshatin e tij në Velë. 1. Vela, vater e shkollës, dijës dhe qender e rezistencës antiosmane Bajraku i Velës, është ndër bajraqet më të vjetra të trevës së Lezhës. Gojdhënat që vijnë nga lashtësia e largët, flasin se në mal të Velës, në shkëmbënjtë shekullorë, janë të ngulur çikrikë të mëdhëj në të cilët thuhet se janë lidhur direkët e anijeve në antikitet ose ne një qytetërim më të lashtë nga ai që njohim ne. Edhe sot në shkëmbënjtë e Velës janë janë të ngulur ganxha dhe mbajtëse të përmasave tejet të mëdha për t’u quajtur të zakonshme. Aty ka gropa të thella dhe hone ku mund të humbë edhe një banesë, një tufë e tërë me bagëti, gjë e cila në kohë të vjetra ka bërë shpesh vaki. Nën pjërrtësinë e malit të Velës 1140 m të lartë, ndodhet fshati me të njejtin emer që është konsideruar edhe si qendër e bajrakut të Velës. Fshati Velë, i ngritur mbi një pejsazh mahnitës, ku shihet si në pëllëmbë të dorës një hapësirë e pamatë nga Ulqini në Durrës, Tiranë e Shkodër, deri në malësitë e Këlmendit, dhe është i njohur për klimen e mrekullueshme pozicionin gjeografik strategjik dhe ditët e shumta me diell. Kisha e Velës është ndër më të vjetrat e ndër më të dëgjuarat e trevës së Lezhës, për rolin qe ka luajtur, për pozicionin dhe meshtarët që

kanë shërbyer apo strehuar aty. Si pjesë e dioqezës së Lezhës, ajo është e njohur që në mesjeten e hershme për shkak se aty më 1660, është hapur shkolla shqipe që është ndër të parat shkolla në Shqipëri. Seminari i Velës i cili kishte për qëllim përgatitjen e gjakonëve, (prandaj është quajtur edhe gjakoni), plotësonte edhe kërkesat e popullsisë së Bajrakut të Velës për arsim shqip e dituri. Shkolla e Velës ne kishen e Velës, e mbuluar me pyje të lartë dhe mjergull të dendur, e mbushur me histori, legjenda dhe enigma të mëdha, është hapur e mbyllur disa herë gjatë mesjetës. Ajo permendët edhe në Vendimet e Kuvendi të Arbërit si një ndër detyrat e tij për ruajtjen e përha-

pjen e gjuhës shqipe dhe kulturës arbërore. Kisha e Velës ka qenë përherë strehë e Ipeshkvit të Lezhës sa hërë jeta e tij gjendej në rrezik. Vela në të gjitha dokumentat e kohës del një vatër rezistence anti osmane ku rol posaçërisht të rëndësishëm, ka luajtur bajraktari i saj, Kolë Toma i cili për një jetë të tërë shkriu pronë e pasuri, familje dhe të afërm, në luftë kundër pushtuesve me një konsekuencë, vendosmëri dhe trimëri të pashoqe për pavarësinë dhe lirinë e vendit në mbrojtje të tokës së të parëvë e trojeve arbërore. Dom Nikoll Kimza e vendos këtë luftëtar në rresht me Ded Gjo Lulin Kolë Toma, lindi më 1855 në Velë. Babain ia vranë kur Kola ishte në moshë të re dhe për rrjedhojë familja e tij u largua nga sarajet dhe u vendos në Rrenjën e Velës, por aktiviteti i tij u zhvillua përsëri në Velë ku kulla e Bajaktarit Kolë Toma, ishte kështjellë rezistence me flamur të ngritur në oxhak dhe sofra e tij e shtruar në konak për miqtë, të cilët për arsye të pozicionit gjeografik të bajrakut, dhe qëndrimit konsekuent patriotik dhe antiosman të familjes së Bajraktarit të Lezhës ishin të shumtë. Jetim qe në moshë të re, Ai e fitoi me këmbëngulje, mençuri e trimëri të pashoqe tit-

ullin e bajraktarit të Velës, i cili për meritë të tij, është quajtur bajrak i parë në mes katër bajrakëve të Lezhës. Kolë Toma ishte aq i lidhur me Velën sa që në moshë të re u quajt Kolë Toma i Veles duke e krahasuar me malin e lartë me të njejtin emer që sundonte hapësiren në mes Mirdites, Lezhes, Matit e Kurbinit. Në moshën 23 vjeçare, me 18 qershor 1878, Kolë Toma i Velës ishte një ndër nënshkruesit e promemorjes së krerëvë të Mirditës drejtuar fuqive të mëdha për njohjen e autonomisë për principatën e Mirditës, ku do të bashkoheshin edhe malësitë e Pukës, Kthellës dhe Malësia e Lezhës ku bente pjesë edhe bajraku i Veles . Me këtë promemorie po i jepej jetë Republikës Katolike të Veriut, të cilen e kishin ideuar krerët e Mirditës Preng Marka Prenga e madje vetë Bib Doda, por ky ishte shumë i zgjuar për të dalë hapur në atë kohë kundër Turqisë, pasi e dinte forcën dhe dredhitë e saj. Keto kerkesa ishin shumë pak nga çfarë kerkonte lëvizja kombëtare më e përparuar e kohës. Këta bajraktarë e prijës fisesh të veriut, më konkretisht të Mirditës, Pukës, Malësisë së Lezhës , Malësisë së Shkodrës, Lurës, Ohrit dhe një pjesë e Kur(Vijon në faqen 15)


DOSSIER

15 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

(Vijon në faqen 14)

binit e Matit, kërkonin krijimin e një shtet shqiptar të paktën në kufijtë e zonës katolikë dhe prandaj në opinionin e kohës u quajt Republika Katolike e Shqipërisë. Pothuajse të gjithë ishin dakort se kjo ishte kërkesa minimale e shqiptarëvë ndaj perandorisë osmane apo edhe Europës për kohën, por gjithsesi ajo ishte një kerkesë e shqiptarëvë për të dalë nga zgjedha turke, pasi ishin krijuar kushtet historike dhe situata politike. Këto kërkesa u nënshkruan masivisht nga të gjithë bajraktarët e Mirditës që nga Preng Marka Prenga i Oroshit deri tek Kol Toma i Velës. Pas kthimit nga Kuvendi që u bë në mbështetje të autonomisë së Shqipërisë nga krerët e Mirditës, Ohrit, Pukës e Lezhës, Kolë Toma mblodhi kreret e Bajrakut në Velë ku kishte trojet dhe kullen e të parëvë, shtriu këmbën e gjatë e vendosi rëndë në gurin ë bardhë të Velës dhe tha: Turku duhet larguar, ky vend do çliruar, ky popull do drejtuar nga shqiptarët, populli të gëzojë e fëmijët të rritën të lire, pasi kështu edhe dielli që na ngroh do të jetë më i bukur, ajri që thithim do të jetë më i mirë, ujë që pijmë do të jëtë më i pastër, buka që hamë do të na bëhët shendet dhe të parët do të n’a e bëjnë hallall qumështin e nënës” dhe ngjeshi pushkë e allti për të mos i hequr kurrë në 50 vitet e ardhshme, derisa vdiq si shumë atdhetarë që përgatitën ngritjen e flamurit dhe sollën pavarësinë e Shqipërisë. Në Kuvendet që organizoheshin nga kreret e Mirdites, Shkodres e Malësisë së Madhe, përpara se të fillonin Preng Bib Doda pyeste: “A asht Kolë Toma” duke e marrë ate si pikë referimi të drejtësise se Kuvendit e mbarësise së tij,të garancisë së kuvendi kishte mbrojtjen e duhur nga trimat e Kol Tomes që ishin të zgjedhur për ta ruajtur bajraktarin e tyre në çdo rast apo rrethanë. Kolë Toma, ka marrë pjësë në të gjitha lëvizjet antiosmane në zonën e Malësisë se Lezhës, Rrubikut, Kashnjetit e Lezhës ku në bashkëpunim më luftëtarët trima të Bregut të Matës, Gjeto e Ded Coku me çetat e tyre organizuan veprime luftarake të herëpas hërëshmë. Bajraktar i një bajraku me traditë në lëvizjën antiosmane e kishte kthyer ate në vendstrehim të komitavë e çetave antiturke. Tek Kulla e Kol Tomës përhërë vinin e iknin njërëz, luftëtarë e komita që ndiqeshin nga ushtria turke. Ajo ishte qëndër rezistence, pikëtakimi e patriotëvë dhe luftëtarëvë antiosmanë, pikë strategjike ku hartoheshin plane dhe nisnin luftimet kundër taborreve turke që kalonin nga jugu në veri drejt Shkodrës, nga perendimi drejt lindjes, Prizrenit e Dibrës apo zonave të tjera. Nga kulla e Kol

Tomës në Velë vrojtohej e gjithë hapsira nga Durrësi në Shkodër dhe mund të organizohëshin sulme efikase ndaj karvaneve turke në çdo kohë. Nuk është e rastit që Kol Toma ishte mik i Ded Gjo Lulit, Bajram Currit, L. Gurakuqit, Preng Bib Dodës, Gjeto Cokut etj. Në kullën ë tij, janë strehuar më së një herë të gjithë patriotët ë priftërinjtë e veriut që ishin të padëshiruar nga Veziri e Shkodrës apo komandantët e garnizoneve turke që ndodheshin në të gjitha kryqëzimet e rëndësishme të Shqipërisë së pushtuar. Në vitin 1905 në kullën ë Kol Tomës në Velë ka bujtë për disa ditë Bajram Curri, i cili ka qëndruar në kullat e Kol Tomës dhe Nikoll Gjok Mellës, ku organizoi takime me krerët e Lezhës, Mirditës, Dibrës, Matit e Kurbinit për të kordinuar vëprimet dhe organizuar rezistencën antiosmanë të malësive të vëriut. B.Curri i pat lënë kujtim Kolës një pip cigareje prej qelibari dukë i thënë: “…qelibar t’a kesh zemren për vatan dhe kurrë mos u përkul se trimi ka selametin”. Të parët që u ngritën në këmbë kundër ushtrive turke të Shefqet Durgut Pashës qenë malësorët e Malësisë së Lezhës të prirë nga Kol Toma të cilët u përleshën me taborret turke në vendin e quajtur Erz i Gurit të Shqipës tek Maja e Frashnit, ku armiku la dhjetra të vrarë e të plagosur në fushën e betejës. Luftimet e malësorëvë të Velës ishin sinjali i fillimit të levizjevë të mëdha popullore dhe patën marrë shkas pasi xhonturqit nuk po i zbatonin rëformat që kishin premtuar kur erdhën në fuqi. Në çetën e Kol Tomës u regjistruan dhjetra luftëtarë nga të gjithë fshatrat por dhe nga bajrakë të tjerë të Mirditës nga Kashnjëti, Rubiku, Lezha e deri në Mat. Më 4 tetor 1910, kamejkami i Lezhës urdhëroi djegien e Velës dhe dër-

goi për këtë një ushtri të shumtë dhe të armatosur deri në dhëmbë. Taborret turke dogjën 35 shtëpi dhe 300 burra, gra e fëmijë, pasi mbetën pa strehë mbi kokë morën malin përpjetë dhe u futën thellë në fshatrat e Mirditës për tu strehuar e kaluar dimrin. Në Janar 1911, një grup prej 70 kryëngritësish nga Vela dhe rrethinat e saj me Bardh Kol Tomën në krye, u fut në fshatin Velë të pushtuar nga një garnizon prej 400 forcash turke. Pas 3 orë luftimesh të ashpra turqit, të zënë në befasi u tërhoqën të shpartalluar poshtë në pjerrtësitë e kodrinave dukë lënë në fushë të betejës shumë të vrarë dhe të plagosur si dhe armë e municion dhe pothuaj krejt fushimin me gjithçka kishte. Në muajn prill 1911 një betejë tjetër zhvillohet në mes forcave të Malësisë së Lëzhës më Kol Tomën në krye dhe garnizonit turk të Lezhës në kordinim me kryengritësit bregamatas, ku të dy çetat sulmuan njëkohësisht në dy drejtime me qëllim shkatërrimin e plotë të garnizonit osman të vendosur në Lezhë. Më 3 qershor 1911, me 350 burra sulmoi Lezhën. Kryëngritësit sulmuan administratën turke në Lezhë, pushtuan pazarin, morën kalanë dhe u vendosën në kodrat perreth qytetit. Një ndër luftëtarët e çetës së Kol Tomës, Ndue Pjetër Duli, u ngjit në minarenë e qytetit dhe prej aty la mbi 30 ushtarë turq të vrarë. Sulmi kundër garnizonit turk për marrjen e qytetit ku ishin dislokuar forca të mëdha turke, nuk pati sukses. Turqit kërkuan që Kola bashkë më trimat ë tij të dorëzohëshin por ky iu përgjigj: “Vela as në grykë të varrit për bukë, turkut nuk dorëzohët, as ushtarë nuk jep se, veç kësulave të bardha nuk ve asgjë tjetër mbi krye” Pas kësaj beteje që përfundoi pa u marrë plotësisht në dorë qyteti i Lezhës, një sulm më i madh

u përgatit dhe u zhvillua në gusht të po atij viti, te cilin populli e përjetësoi më këngë: Çfarë ka thënë Kol Toma i Velës,/ Në tre sahati me i ra Lezhës, /Në tre sahati e dhjetë dekika/Tre taborrë i ka çartë komita. Në betejën e Lezhës, në ndihmë të garnizonit turk, për të larë hesapet me kryëngritësit e Kol Tomës në Velë e Gjeto Cokut ne Breg të Mates, erdhën forcat e Esat Pashës. Luftime të ashpra u zhvilluan rrugë më rrugë e kodër më kodër qe vazhduan 7 ditë e 7 netë. Mjaft forca të armikut, lanë kokat në shkrepat e Malësisë së Velës . Pas Kuvendit të krerëve të Mirditës që u mbajt në Kallmet të Lezhës, në pranverë 1912, kur perandoria turke kishte filluar të lëshonte territore nëpër Shqipëri dhe ushtritë serbe, me miratim të heshtur të Preng Bib Pashes, po vendosnin pushtetin në Mirditë, Kol Toma i Velës, vendosi të sulmojë, çlirojë dhe të heqë qafe garnizonin turk që ndodhej i dislokuar në malin e Kreshtës. Kjo postë me ushtarë turq, ishte pikë dominuese mbi Zadrimë dhe ruante rrugen qe lidhte Lezhen me Shkodrën dhe ishte shumë afër Velës, ku ishte qëndra më e madhe e rezistencës anti osmane në zonë. Marrja e garnizonit të Kreshtës u bë bashkë me luftëtarët e bajrakut të Dibrrit. Në krye të tyre ishte Frrok Dod Bajraktari, Bajraktar i Kashnjetit, Nikoll Zef Doda i biri e një prej njerzvë të mënçur dhe patriotë të zones, që u bashkuan me Kol Tomën dhe sulmuan dhe shkatërruan garnizonin turk te Kreshtes. Në këtë betejë Nikoll Zef Doda u plagos dhe prej kësaj dite qendroi deri ne fund ne çeten e Kolë Tomës. Kol Toma së bashku me Gjeto Cokun, ishte organizator i Kuvendit të Zejmenit, që u mbajt me 12 maj 1912, në të cilin moren pjese krerët e Mirdites, Bregut të

Mates, Kurbinit dhe Toptanët. Pjesmarrësit e këtij kuvendi u quajten “ Të Beslidhurit”. Këtu u moren vendime për çlirimin e Lezhës nga turqit dhe shpalljen e pavarësisë. Ai ndihmoi kryengritjen e përgjithshme të bregamatasve, duke u ruajtur krahët, në betejat e zhvilluara në vjeshtën e 1912, që sollën pavarësinë e Lezhës dhe të gjithë vendit. Me 3 dhjetor 1912, në Lezhë pranë varrit të Gjergj Kastriotit u ngrit flamuri nga krerët e Lezhes Gjeto Coku, Kol Toma e Ded Coku, Frrok Bajraktari, Cen Osmani etj, të cilët krijuan Qeverinë e Lezhës që njohu dhe veproi nën urdhërat e Qeverise së Vlorës. Luftëtarët Lezhjanë, duke qenë të zënë në luftime të perditshme kundër Serbëve që kishin pushtuar Lezhën, dërguan në Vlorë përfaqësuesit e tyre të cilët morën pjesë në Kuvendin eVlorës më 28 nëntor1912. Kol Toma i Velës e vazhdoi luftën edhe pas renjës së Qeverisë së Vlorës. Ai dergoi një çetë në mbrojtjë të Qeverisë së Princ Vidit të cilët u ndeshen me forcat e Esat Pashës. 2. Sofra e shtruar e Kol Tomës Burri i gjatë Kol Toma, ishte një lis i madh që bëri hijë të rëndë në majën e Velës, në Lezhë e Mirditë dhe i kontribuoi tërë jetën pavarësisë së Shqipërisë me konsekuëncë të lartë dhe sakrifica të mëdha. Ai frymëzoi patriotizëm të pashoq në gjirin e popullsisë së Velës, duke e kthyer ate në çerdhe luftrash për liri, sofer bujarie e model bese e krenarie. Sakrifikoi gjithçka i pat falur zoti, Bajrakun nga vënd të lulëzuar më toka pjellorë e vreshta, e ktheu në fuqi baruti, e çeta komitash, kullën e bardhë e bëri objekt të qitjës së topavë turke, pre sulmesh të garnizonit turk të Shkodrës e Lezhës, Velën e bukur e bëri termopile, familjën e bëri çetë luftarake dhe luftoi natë e ditë si luftëtar dhe ushtar besnik i atdheut, për të cilin nuk kurseu jetën e të gjithë familjes që nga babai, vëllezërit që iu vranë në mbrojtjë të ushtrisë së Princ Vidit, dhe deri tek fëmijët,që mbeten në rrugët ë Shqipërisë nga lufta për pavarësi e deri tek lufta partizane duke mbyllur tragjikisht sagen heroike të një familje. Kodi i nderit i këtij burri të madh, ka qënë atdhedashuria dhe besa ndaj vatanit dhe bashkëluftëtarëvë që u sakrifikuan për liri e pavarësi. Vite më vonë kur asgjë nuk kishte mbetur nga kullat e larta të Kol Tomës, deshmor i pavarësisë, poeti Gjok Beci shkruan: Krejt sa rrethi i hënës /Shtrohej midis odes/Me një vrimë plumbi /Sofra e Kol Tomës./Ngrihej Bajram Curri /Ulej Ded Gjo Luli /Rridhte bujaria/Një baruti e brumi. Kol Toma i Velës, mbetet shembull trimërie e bujarie në panteonin e lirisë e pavarësisë se atdheut. *Autori është specialist i arkivit në Bashkinë Lezhë.


SOCIALE

16

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Dy pikat e konsultoreve të Qendrës shëndetësore nr. 8 janë pjesë e konsultoreve të nënës dhe fëmijës që po përfundojnë rehabilitimin e plotë këtë vit në të gjithë vendin

45

konsultore janë rehabilituar në të gjithë vendin. Me buxhetin e 2019, planifikohet të rikonstruktohen edhe 90 konsultore të nënës dhe fëmijës. Mbi 86 mijë banorët e Njësisë nr.5 në Tiranë tashmë e marrin shërbimin e kujdesit parësor në standarde bashkëkohore, me rehabilitimin e plotë të Qendrës Shëndetësore nr.8 dhe dy pikave të konsultorit të nënës dhe fëmijës. “Programet për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës janë në zemër të politikave tona sociale dhe shëndetësore, ndaj po investojmë për ofrimin e një standardi të ri për konsultoret në të gjithë vendin”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në ambjentet e rikonstruktuara në konsultorin e nënës dhe fëmijës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Dy pikat e konsultoreve të Qendrës shëndetësore nr. 8 janë pjesë e konsultoreve të nënës dhe fëmijës që po përfundojnë rehabilitimin e plotë këtë vit në të gjithë vendin. “Me programin e rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në vend, janë 45 konsultore të nënës dhe fëmijës që janë rehabilituar plotësisht dhe planifikojmë të rikonstruktojmë 90 konsultorë të tjerë me buxhetin e vitit 2019”, tha Manastirliu. Veç pikave të konsultorit, është rehabilituar tërësisht Qendra

Rehabilitohen qendra shëndetësore në ishBllok, Manastirliu: Investojmë për kujdesin

Shëndetësore nr. 8 në qendër të Tiranës. “Në kuadër të programit të rikonstruksionit të

INVESTIMET

Në 3 vjet 300 qendra shëndetësore

N

ë kuadër të programit për ndërtimin e 80 qendrave shëndetësore brenda vitit 2018, në Qarkun e Fierit u rindërtuan 9 qendra shëndetësore. Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e programit për investimet në shëndetësi, ku sipas tij në 3 vjet do të ndërtohen 300 qendra shëndetësore. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieret për ndërtimin e Qendrave Shëndetësore në qarkun Fier, pjesë të Programit Kombëtar 300 qendra të reja shëndetësore në 3 vjet, prej të cilave 80 qendra do të jenë gati në fund të vitit, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Kryeministri Rama.

300 qendrave shëndetësore në këtë mandat, po investojmë në përmirësimin e kujdesit

parësor jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa burokraci për qytetarët përmes programeve të recetës elektronike dhe referimit elektronik”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Qendra Shëndetësore nr. 8 në Tiranë është rehabilituar plotësisht, në të gjitha ambientet, përf-

PROGRAMET “Programet për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës janë në zemër të politikave tona sociale dhe shëndetësore, ndaj po investojmë për ofrimin e një standardi të ri për konsultoret në të gjithë vendin”.

100 QENDRA “Me buxhetin e 2019 do të financojmë 100 qendra shëndetësore të reja e ambulanca nga të cilat do të përfitojnë 580 mijë qytetarë në të gjithë qarqet të vendosura pas 80 qendrave që përfundojnë rehabilitimin brenda këtij viti”. shi edhe rehabilitimin dhe pajisjet e reja në laborator si dhe sistemin e informacionit që shmang sorollatjet e qytetarëve, një sistem që më parë nuk ekzistonte në këtë qendër shëndetësore. Qendra Shëndetësore nr. 8 në Tiranë është një prej 80 qendrave shëndetësore që përfundojnë rehabilitimin e plotë brenda vitit 2018. Gjatë vitit 2019 do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore të reja dhe ambulanca. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, një javë më parë në fjalën e saj në Kuvend, thas se: “Me buxhetin e 2019 do të financojmë 100 qendra shëndetësore të reja e ambulanca nga të cilat do të përfitojnë 580 mijë qytetarë në të gjithë qarqet të vendosura pas 80 qendrave që përfundojnë rehabilitimin brenda këtij viti”, nënvizoi ajo.

BUXHETI

Mbrojtja sociale, 7% më shumë fonde B

uxheti 2019 ka një vëmëndje të shtuar në programin e mbrojtjes sociale ku reflektohet rritja me 7% më shumë se viti i kaluar. Programi social ka në fokus mbrojtjen e familjeve në nevojë. Kështu, aktualisht nga ky program përfitojnë sot 61 mijë familje të ndihmës ekonomike, 161 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë si dhe 1100 të shërbimeve sociale në qendrat rezidenciale apo jo të shërbimeve të përkujdesit shoqëror. Pas 11 muajsh skema e ndihmës ekonomike është konsoliduar dhe i përgjigjet 11 mijë familjeve që janë përzgjedhur për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet një sistemi elektronik.

Sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë 15 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike të dyfishuar dhe trefishuar

nga sistemi paraardhës. 6 mijë gra kryefamiljare të përfshira në këtë skemë dhe rreth 4100 familje që janë përfituese nga fondi i dyfishuar për bashkitë.


AKTUALITET

E

ksperimentet e kryera nga Policia e Shtetit, kanë treguar se kapsollat që u përdorën në protestën e së enjtes së kaluar para Kuvendit, janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta por edhe materiale të forta si eshtrat edhe metalet. Zv/ ministrja e Brendshme, Romina Kuko në një konferencë për shtyp, paralajmëroi vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike. “Pas pasojave të rënda që solli përdorimi i mjeteve shpërthyese gjatë protestës së paligjshme, të zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë në datën 22 nëntor 2018, autoritetet përgjegjëse dhe ekspertë të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masat për të hetuar shkaqet e pasojave të rënda që solli përdorimi me papërgjegjshmëri i tyre. Nga eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës, janë regjistruar rezultate shokuese. Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet”. Në prag të festave të fundivitit, Kuko i bëri thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e mjeteve të sipërpërmendura nga fëmijët apo të rriturit. “Nxisim të ndërpritet menjëherë tregtimi dhe të dorëzohet produkti me këtë përmbajtje, duke lajmëruar sa më parë Komisariatin pranë. Kushdo që do të kapet me këtë produkt apo do të disponojë individualisht të tilla lëndë do të ndalohet e ndëshkohet. Në

17

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Ministria e Brendshme u bën thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e lëndëve piroteknike

Kapsollet, Ministria: Mos i përdorni, burg për shitësit THIRRJA “Në prag të festave të fundvitit, Ministria e Brendshme u bën thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë nga fëmijët apo të rriturit”.

NDËSHKIME

prag të festave të fundvitit, Ministria e Brendshme u bën thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e mjeteve të sipërpërmendura nga fëmijët apo të rriturit”, thotë ministria. Po sipas Kukos, qeveria do të rishikojë edhe kriteret e standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të tilla të rrezikshme. Ministria

NDYSHIMET

Gjonaj: 150 të burgosur do të izolohen

e Brendshme u ka kërkuar të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë, të cilat i drejtohen tregut të gjerë. Gjithashtu, Ministria e Brendshme fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në të gjitha rrugët e mundshme rastet e tregtimit apo përdorimit të lëndëve plasëse, atyre shpërthyese dhe

mjeteve piroteknike. “Ministria e Brendshme u kërkon gjithë subjekteve politike që të marrin masa për të mbajtur kontroll dhe përgjegjësi të plotë gjatë organizimit të veprimtarive, me qëllim ndalimin kategorikisht të përdorimit të mjeteve të sipërpërmendura gjatë tyre. Në ditët në vijim, qeveria shqiptare do të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo

“Nxisim të ndërpritet menjëherë tregtimi dhe të dorëzohet produkti me këtë përmbajtje, duke lajmëruar sa më parë Komisariatin pranë. Kushdo që do të kapet me këtë produkt apo do të disponojë individualisht të tilla lëndë do të ndalohet e ndëshkohet”. tregtojnë lëndë të rrezikshme. Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera shtetërore do të intensifikojnë kontrollet dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar rrezikun për sigurinë publike që buron nga përdorimi i mjeteve të rrezikshme”.

MINISTRI I BRENDSHËM

Lleshaj: Nderim për policët e rënë në detyrë G

150 është numri i personave që ndodhen aktualisht në burgjet e vendit, të cilët pas miratimit të ndryshimeve ligjore, duhet t’i nënshtrohen një regjimi të posaçëm nën masa të rrepta sigurie. “Nga puna operative e organeve ligjzbatuese dhe policisë rezulton se elementët kriminalë që vuajnë dënimin në burgje vijojnë të ruajnë lidhjet e tyre me jashtë”. Kështu u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat. Sipas ministres bëhet fjalë për personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore të dënuar për vepra të rënda penale si pjesëmarrës në grup të strukturuar krimial, organizatë kriminale, bandë e armatosur apo organizatë terroriste. Parashikohet që edhe takimet me familjarët e këtyre personave të regjistrohen audio dhe video si dhe po ashtu edhe telefonatat. Për takimet ose telefonatat e këtyre individëve, duhet marrë miratimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe prokurorit. Parashikohet reduktimi i qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura por jo më pak se një orë në ditë. Pas një periudhe 1-vjeçare, ministri mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm, ndërsa ndryshimet ligjore janë thuajse identike me ligjin e famshëm italian “41-bis”.

jatë ceremonisë të mbajtur para memorialit të policëve të rënë në krye të detyrës, që ndodhet pranë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u shpreh se nderimi i punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, është një detyrim i përhershëm për këdo. “Dëshiroj të shpreh bindjen time se nderimi ndaj heronjve të Policisë shqiptare është mënyra më e përshtatshme për të vlerësuar dhe nderuar edhe angazhimin dhe kontributin e gjithë punonjësve të saj, që me përgjegjësi dhe përkushtim, ofrojnë përditë e përnatë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike për qytetarët e vendit tonë. Policia e Shtetit është organizata që në vitet e demokracisë ka mbajtur barrë të jashtëzakonshme dhe që ka paguar një çmim shumë të rëndë, përballë të cilit çdo

shqiptar duhet të tregojë respekt të lartë. Por më së pari, përballë kësaj sakrifice kërkohet që të përulet vetë Policia e Shtetit dhe çdo pjesëtar i saj. Profesioni i policit është i bazuar tek nderi, sensi i detyrës dhe integriteti. Një sens i fortë dhe i qartë për nderin

personal dhe nderin profesional për punonjësin e policisë janë pjesë thelbësore e identitetit, pjesë e ADN-së së tij. Vetëm këtë mesazh dua të theksoj sot gjatë kësaj ceremonie. Për programin tim, do të kemi kohë që të diskutojmë së shpejti”, tha ai.


AKTUALITET MINISTRI I BRENDSHËM

M

inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj priti Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në qendër të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të

18

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Sobotka-Lleshajt: Luftë krimit të organizuar, pikë në kërkesat e BE veçantë përmbushjen e kushteve prej Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së. Lleshaj u shpreh se procesi i integrimit për Qeverinë shqiptare mbetet qëllim kombëtar. Duke u ndaluar tek reformat e realizuara, Sobotka theksoi se Vetting-u në sistemin e drejtësisë është një pikë kyçe në këtë proces dhe në këtë kontekst, vlerësoi dhe inkurajoi përpjekjet e Shqipërisë për të vijuar më tej. Sobotka tha se lufta kundër krimit të organizuar, jo më kot është një pikë e rëndësishme në kërkesat e BE-së, duke nënvizuar se rezultatet do të bindin

edhe vendet ende skeptike. Ai deklaroi se Austria mbetet një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, e këtu veçoi jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por edhe në një kontekst më të gjerë rajonal. Lleshaj shtoi se lufta kundër krimit të organizuar do të njohë të tjera rezultate. Ministri i konfirmoi bashkëbiseduesit se ‘’Task-Forca Speciale’’, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si një punë e nisur nga ministri paraardhës, do të vijojë më me forcë e ritëm, duke përfshirë gjithë strukturat dhe agjencitë ligj zbatuese.

Këngëtarja Elvana Gjata do të ndalohet në çdo pikë doganor, kjo për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut

A

jaks Boshnjaku, i vetëdorëzuar të dielën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka thënë se nuk e dinte që ishte shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut. Në seancën e së martës, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 45-vjeçarin. Në dëshminë e tij, ai ka thënë se gjithçka ka nisur pas një sharje që i është bërë Mevjol Bilos nga viktima Fabian Gaxha. “Mbrëmjen e 4 tetorit më telefonoi Redi Popesku për një gotë verë në lokalin e tij. Shkova me motor te lokali i Popeskut. Pasi kam mbërritur tek lokali kam takuar Redi Popeskun, Ervin Matën, Mevjol Bilon, Tan Allushin, Geldon dhe një person që sapo po dilte dhe quhet Ardi Baku. Pasi kam hyrë në ambientet e brendshme të lokalit jam përshëndetur me të gjithë dhe kemi nisur të pimë nga një gotë verë. Unë jam ulur tek tavolina e dytë në fillim në anën e majtë, përballë kam pasur shtetasin Mervjol Bilo. Teksa po bënim muhabet mes miqsh në këtë moment kanë ardhur 3-4 persona të cilët i shoqëronte Redi Popesku dhe ndërkohë është ngritur Ervin Mata dhe i ka takuar normalisht dhe janë ulur në ambientet e banakut. Pasi janë ulur njëri prej personave (siç më rezulton mua personi që u vra) i është drejtuar shtetasit Mevjol Bilo duke i thënë “o pi… motre pse shikon”, ndërsa Mevjol Bilo nuk ka folur fare. Ndërkohë ky personi me pistoletë në dorë është drejtuar tek Mevjol Bilo duke i vënë pistoletën në kokë dhe me dorën tjetër e godiste me grushta në kokë dhe në fytyrë. Ne të gjithë që ishim prezent nuk arritëm të lëviznim pasi personi ishte me armë në dorë dhe thërriste që të mos lëviznim. Në këtë kohë Ervin Mata ka thirrur “Mos çfarë po bën”, por personat filluan të godisnin më pas me grushte edhe Ervin Matën. Në goditje e sipër kam parë të rrezohet në tokë shtetasi Mevjol Bilo. Nuk arrita ta dalloj nga erdhi e shtëna me armë. Në këtë kohë kam ikur me vrap drejt derës për t’u larguar. Nuk e di më pas si vazhdoi konflikti në lokal. Kam marrë motorin dhe jam larguar në banesën time”,-ka thënë Boshnjaku në dëshminë e tij.Pas Ajaks Boshnjakut, një tjetër i arrestuar ka lënë qelinë. Bëhet fjalë për Geldo Hotin, i cili njihet si

Vrasja në ish-Bllok, zbardhet dëshmia e ajaks Bosnjakut

VENDIMI

20 muaj burg për gjyqtarin Miri

Gjykata e Krimeve të Rënda, dënon me 2 vjet e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit Shkëlqim Miri, për akuzën e korrupsionit. Deri në momentin e arrestimit, Miri ka qëndruar në masën e sigurisë “arrest me burg” dhe duke llogaritur kohën e paraburgimit atij i mbetet të kryejë edhe 20 muaj burg. Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë, pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzan e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997. Gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. I akuzuari quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Në fillim të nëntorit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 30 milionë lekë në shtëpi të cilat ai tha se ishin të disa të afërmve të tij.

VENDIMI

Gjykim i shkurtuar për Rexhep Rrajën

PËRPLASJA

“Boshnjaku ka treguar se sherri mes dy grupeve nisi në momentin kur Gaxha iu drejtua Mevjol Bilos me fjalët “o pi… motre pse shikon”. “Nuk arrita ta dalloj nga erdhi e shtëna me armë”.

miku i komandos, Merviol Bilo. Në datë 8 tetor Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë 45 ditë burg ndaj tij, e cila ka përfunduar në datë 20 nëntor. Hoti u arrestua në datë 6 tetor në tentativë për t’ u arratisur në Greqi, ndërsa u akuzua mbi dyshimet se kishte qëlluar me armë në ish-Bllok. Afati 30 ditor i shpalljes së Elvana Gjatës në

kërkim ka përfunduar dhe është dërguar njoftimi për të në të gjitha pikat kufitare. Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor pasi dje përfundoi afati 30-ditor ku këngëtarja ishte në kërkim për vrasjen në ish-Bllok. Por një njoftim është dërguar në të gjitha pikat kufitare dhe nëse paraqitet aty, këngëtarja do të shoqërohet për tu marrë në pyetje.

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Rexhep Rrajës, për çështjen “Xhisiela”. Me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar në rast dënimi, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja do të përfitojë ulje dënimi me 1/3. Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator për përndjekjen e ish-të dashurës së tij, Xhiseila Malokut. Avokati mbrojtës i Rrajës ka thënë se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë vetëm për motive xhelozie. “Problemet kanë ardhur për arsye xhelozie, siç e kam thënë edhe më parë. Të gjitha ato që kam thënë në media janë të vërteta”,-ka thënë vetë Xhisiela.


SHOWBIZ

19 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

Ray J nxjerr bllof Kim Kardshian: Nuk ishte e droguar Ish-i dashuri i Kim Kardashian, Ray J ka rrëzuar pretedimet e Kim Kardashian se ishte nën efektin e ekstazive kur po filmonte videon e seksit që e bëri atë më të famshme nga sa ishte. Gjithçka ndodhi në vitin 2003, kur videoja intime e Kim Kardashian dhe Raj J. u pa me qindra milion herë brenda pak orësh duke thyer rekord botëror. "Asnjëherë nuk ka përdorur ekstazë gjatë xhirimeve dhe Ray J ndihet i ofenduar nga pretendimi i Kim se ishte në një gjendje "high", kur kanë filmuar videon më të famshme të seksit të të gjitha kohërave", thanë burimet e afërta me Ray J për TMZ.

"Kim nuk kishte marrë drogë dhe nuk kishte pirë alkool para seksit, ajo thjesht pinte marijuanë nga një tub në formë penisi." Por si nisi e gjitha kjo? Të dielën që lamë pas, Kim i tha Kendall Jenner dhe Scott Disick se ajo kishte qenë nën efektin e ekstazive kur u filmua videoja. "Kur u martova herën e parë isha nën efektin e ekstazës. E bëra sërish kur filmova kasetën e seksit. Është e sigurtë që të gjithë e kanë parë atë video dhe gjatë gjithë kohës më dridhej nofulla", u shpreh Kim, por ish-i dashuri e shpjegon ndryshe. "Nofullat e saj po dridheshin sepse po bënim seks të fuqishëm", shpjegon ai.

Reperi i famshëm i pikëlluar në varrin e ish-gruas Sean "Diddy" Combs po mban zi për dashurinë e tij të humbur. Reperi i famshëm është fotografuar duke qëndruar vetëm në varrin e Kim Porter në Evergreen Memorial Garden Cemetery në Columbus të Gjerogjisë. Ai qëndroi i pikëlluar ulur në varrin e saj me një smoking. Qindra njerëz morën pjesë në funeralin e aktores, që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Sipas mediave amerikane, Porter është varrosur në një arkivol ari. Kim po prehet pranë varrit të nënës së saj Sarah Porter, e cila vdiq në vitin 2014. Aktorja dhe modelja e famshme, e cila ka tre fëmijë me Combs dhe një djalë nga marrëdhënia me Al B. Sure!, u gjet e vdekur në shtëpi më 15 nëntor në moshën 47 vjeçare. Ndërsa po mjekët në Los Angeles po presin përgjigjjen e analizave shtesë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Heidi Klum topless dhe në super formë

Bebe nuk uron Ritën për ditëlindje, çfarë po ndodh mes dy këngëtareve Rita Ora festoi të hënën 28-vjetorin e lindjes. Ylli i muzikës mori shumë dhurata dhe urime. Por ajo çfarë bie në sy është një detaj i vogël por që ndoshta do të thotë shumë. Rita nuk është uruar për ditëlindje nga mikja e saj më e mirë Bebe Rexha. Dy këngëtaret njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe gjithmonë kanë përkrahur njëratjetrën, e në shumë evente janë shfaqur bashkë. Por kohët e fundit Bebe është parë shumë në shoqërinë e Dua Lipës dhe fansat e kanë kritikuar se po harron Ritën. Bebe e mohoi këtë fakt, duke pohuar se ruan miqësinë me të dy këngëtaret shqiptare, por mesa duket pohimet e fansave janë të vërteta. Mbetet për t'u parë nëse marrëdhëniet mes Orës dhe Rexhës janë prishur apo jo.

Heidi Klum ka treguar fizikun e saj topless në një pishinë. Supermodelja u shfaq mjaft provokuese për të promovuar koleksionin e të brendshmeve Heidi Klum Intimates. Edhe pse 45-vjeç, ylli i pasarelave ka një trup për tu pasur zili. Heidi dukej mjaft seksi ndërsa u sigurua të mbronte modestinë e saj. Në një foto tjetër bardh e zi, e veshur me bikini, modelja vendosi në plan të parë të pasmet e saj.

E dashura e Isco-s përkrah Penelope Cruz, shkëlqen në rolin e aktores Futbollisti Real Madrid Isco nuk po kalon një formë dhe aq të mirë në fushën e blertë. Ndryshe ndodh me të dashurën e 26 vjecarit Sara Salamo, e cila është në kulmin e karrires së saj. Bukuroshja është shfaqur përkrah fituesve të çmimit Oscar, Penelope Cruz dhe Javier Bardem, në filmin spanjoll "Everybody Knows". Karriera e saj si aktore ka filluar që në moshë të vogël, kur ishte 18 vjeç në operën "Arrayan".


SPORT

20

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Trajneri i kombëtares sonë ka dhënë një intervistë për “goal.com”: Jam i lumtur te kuqezinjtë

Rozalb Lika

C

hristian Panucci e shikon si një stres më vete drejtimin e kombëtares shqiptare. Disa ditë pas grumbullimit të fundit në Ligën e Kombeve, strategu i njohur italian ka deklaruar se të drejtosh Realin është më e lehtë se në krye të kuqezinjve. Panucci në një intervistë për “Goal.com” ka komentuar gjendjen aktuale të merengues. Liga e Kombeve- “Ne kemi arritur qëndrueshmërinë. Unë mendoj se është një kompeticion i rëndësishëm. Nuk bëmë mirë, por qëndruam në Ligën C. Duhet të bënim shumë më mirë, por siç thashë edhe në Shqipëri duhet që të trajnohemi dhe të përgatitemi më mirë”. Stili i lojës- “Kjo varet nga lojtarët që kam në dispozicion dhe cilësia që ata kanë, kështu që unë përpiqem që t’i vendos në pozicionet e duhura. Pastaj skema mund të ndryshojë, por kjo varet nga skuadra që keni përballë. Përveç zgjedhjes, për shembull Spanja ka idenë e vetë. Edhe fëmijët e luajnë atë ide që në moshë të re. Duhet të mbrojmë veten dhe të shkojmë në kundërsulme në Shqipëri. Kjo është e sigurt”. Drejtimi i një klubi- “Jo, jam shumë i lumtur te Shqipëria, por sigurisht që nuk do e mbyll atje. Dua të jetoj në Spanjë, do të doja të kthehesha në Spanjë pas Shqipërisë, do të isha i

Panucci: Më lehtë të drejtosh Realin se Shqipërinë, dua të kthehem në Spanjë

kënaqur”. Solari apo Zidane- “Zidane fitoi tri herë Ligën e Kampionëve. Ta bësh këtë gjë, duhet të jesh një trajner i mirë dhe kam besim se edhe Solari do të arrijë ta bëjë.

INTER

Spalletti: Në Londër për të hapur portat e Europës, Wembley nuk na tremb

Interi është në kërkim të një bilete për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, teksasotdo të luajë provën e parë në një transfertë shumë të vështirë ndaj Tottenhamit. Skuadra e Pochettinos tregoi forcën e saj në fundjavë, duke thyer 3-1 Chelsea-n, por kjo gjë nuk e tremb aspak trajnerin e Interit, Lucciano Spalletti, i cili ka analizuar ndeshjen.“Entuziazmi që mund të sjellë kualifikimi, të kthen pas në kohë. Është një ndeshje e rëndësishme dhe do të bëjmë gjithçka për ta luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme. Wembley është një monument i futbollit, por ne vijmë nga “San Siro”, një stadium që ka minimalisht 60 mijë tifozë për ndeshje. Ky stadium të inspiron, por nuk mund të na trembë. Duhet të bëjmë një ndeshje të rëndësishme dhe të vendosur. Shpresoj që të jetë mbrëmja e Interit, nuk varet vetëm nga një futbollist i vetëm, vetëbesimi është rritur shumë. Kemi futbollistë që mund të bëjnë gjëra të rëndësishme edhe individualisht. Do të luajmë ndaj një ekipi shumë të fortë. Ju kujtoj momentin e shortit, ndërkohë që prova e fundit është ndeshja ndaj Chelsea-t. Gjithsesi ne jemi Interi, duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshme për 90 minuta”, deklaroi Spalletti në daljen për mediat.

Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin sesa Romën apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të

mirë. Ai fitoi katër ndeshje dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021. Pamë që Zidane bëri një skuadër mjaft të mirë dhe është më e lehtë sesa të kesh lojtarë mesatarë”.

MILAN

Bonaventura operohet me sukses, rikthehet në fushë pas 9 muajsh

Giacomo Bonaventura është operuar në Pittsburgh, në SHBA, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gjurin e majtë. Koha e rikuperimit të mesfushorit sipas mediave italiane do të jetë nga 8-9 muaj. “AC Milan njofton se Giacomo Bonaventura është operuar sot në gjurin e këmbës së majtë”, thuhet në fillim të deklaratës së klubit kuqezi. Më tej vijon: “Sot ai ka operuar ligamentin kroçat në klinikën Pittsburgh nga mjekët Volker Musahl dhe Freddie Fu, teksa të pranishëm kanë qenë dhe mjekët e skuadrës së AC Milan. Operimi shkoi në mënyrë të suksesshme dhe lojtari pritet që të qëndrojë larg fushës për të paktën nëntë muaj”. Kështu, trajneri Gennaro Gattuso duhet që të mendojë për të gjetur zëvendësuesin ideal. Pritet afrimi i mbrojtësit brazilian, 21-vjeçarit Lucas Paqueta, i cili u largua nga Flamengo për të vijuar karrierën në Serie A. Bonacentura ka postuar në Instagram pas operacionit: ‘Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”. Federica Ziliani, bashkëshortja e tij është shprehur se tani do të nisë periudha më e vështirë për Bonaventurën: “Për ta mbajtur pushim”.

TRAJNERI I SION

Yakin: Lenjani lojtari më i rëndësishëm që kam në ekip

Ermir Lenjani ishte i pafat në grumbullimin me kombëtaren, pasi për shkak të një dëmtimi u detyrua të largohej nga grumbullimi. Mirëpo fatmirësisht lojtari nuk pati asnjë problem serioz, teksa me rifillimin e kampionatit, Lenjani luajti me skuadrën e Sion. Trajneri i ekipit, Murat Yakin, arriti të merrte një tjetër suksese me rëndësi në fundjavë, ndërsa Lenjani u aktivizua si sulmues në krahun e majtë. Në fakt edhe pse nuk është roli i tij natyral, pasi luan si mbrojtës në këtë krah, Lenjani është parë shpesh të luaj si sulmues krahu te Sion. “Në mungesë të sulmuesve e kam vendosur Ermir Lenjanin përpara dhe deri më tani ai ka bërë mirë. Ka shënuar gola dhe ka bërë asistime, është më produktiv se sulmuesit që kam në dispozicion. Për mua ai është lojtari më i rëndësishëm që kam në dispozicion”, u shpreh Yakin.

ITALI

Juventus ekipi më i dashur, Interi më i urryeri nga tifozët

Në Itali janë rreth 34 milionë italianë që simpatizojnë një ekip në Seria A, 33 milionë janë tifozë: Juventus kryeson me 39 për qind, më pas janë Inter dhe Milan me 19 për qind. Duke folur për emocionet, Interi është ekipi më i urryer, duke lënë pas bardhezinjtë dhe kuqezinjtë. Këto janë rezultatet e një sondazhi të “European Football Benchmark”. 15 mijë të apasionuar në kampionatet kryesore janë intervistuar në këtë sondazh. Duke marrë vetëm pjesën për Italinë, 49 për qind e tyre kanë deklaruar simpatinë e tyre për Juventusin, më pas vijnë Napoli dhe Roma me 37 për qind, Milani me 35 për qind, Fiorentina 34%, Inter 33 % dhe Atalanta me 31%. Sa i përket ekipeve më të urryera kryeson Interi me 40%, Juventus 38%, Milan 32% dhe Napoli 30%.


SPORT

21

E mërkurë, 28 NËNTOR 2018

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” ditën e djeshme, portieri pritet të luajë me Tiranën

G

jykata e Tiranës e ka liruar nga para burgimi futbollistin e Partizanit, Alban Hoxha. Në seancën e zhvilluar dje për masën e sigurisë, portieri i të kuqve dhe i kombëtares shqiptare është lënë me “detyrim paraqitjeje” nga togat e zeza. Pra, ka lënë qelinë e komisariatit dhe mund të kthehet në stërvitje me shokët e skuadrës, duke nisur nga dita e sotme. Mbetet për t’u parë nëse klubi do të marrë ndonjë masë tjetër ndaj tij, por duke parë se në prag është derbi i madh i kryeqytetit me Tiranën, roli i kapitenit në portë bëhet i domosdoshëm. Xhika, siç u pa edhe në transfertën vlonjate, në rastin e pësimit të golit nga Bushic, nuk jep shumë garanci në portë, kështu që trajneri Skënder Gega dhe stafi i tij teknik do të bëjnë çmos që ta kthejnë në gjendje pune Hoxhën, duke besuar se ai mund të japë kontributi tij në derbin e së premtes ndaj Tiranës. Portieri i Partizanit është kapur në flagrancë, para katër ditësh, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, pasi e kishte kaluar masën 0.51 mg/l. Sipas asaj që parashikonte ligji, Hoxha duhej të qëndronte 72 orë në paraburgim (kjo vlen për të gjithë ata që kapen duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur), për të dalë sot nga qelitë

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Hoxhën, Disiplina fal Trashin

dhe për t’u ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Çështja Trashi- Komisioni i Disiplinës ka publikuar dje vendimet për ngjarjet e ndodhura në javën që lamë pas në futbollin

shqiptar. Subjekt i Komisionit të Disiplinës ka qenë edhe Lorenc Trashi, i cili pati konfrontim verbal me disa tifozë në ndeshjen me Flamurtarin. Mëngjarashi ia ka hedhur paq,

MESFUSHORI

Telushi: Dimë të ringrihemi pas humbjes me Flamurtarin

pasi ka evituar pezullimin, kjo për faktin se Disiplina vetëm e ka gjobitur. Në këtë mënyrë Trashi do të jetë i gatshëm për trajnerin Gega në takimin derbi me Tiranën.

MBROJTËSI

Hysaj probleme për rinovimin me Napolin, drejt ribashkimit me Sarrin

Elseid Hysaj ende nuk e ka të qartë nëse do të jetë pjesë e Napolit sezonin e ardhshëm, edhe pse ka kontratë me këtë klub deri në vitin 2021. Është pikërisht kontrata motivi kryesor që shton dyshimet për ta ardhmen e tij. 24-vjeçari, i cili u ble nga Empoli në vitin 2015 për 5 milionë euro, ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit napolitanë për rinovimin e kontratës. Bisedimet, që nisën që në pranverë, kanë arritur në një pikë delikate, pas zhvillimeve të vrullshme të muajve të fundit. Përfaqësuesit e mbrojtësit shkodran kërkojnë më ngulm një kontratë afatgjatë me pagë të dyfishuar, që shkon nga 1.6 në 3 milionë euro neto në sezon si dhe eliminimin e klauzolës 50 milionë euro e vlefshme për jashtë Italisë, kërkesa këto që konsiderohet të ekzagjeruara. Ka ende kohë për të shtrënguar duart, po jo në pafundësi. Hysaj shpreson që gjithçka të mbyllet brenda dhjetorit, maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse nuk merr një përgjigje, atëherë do të shohë mundësinë e largimit nga Napoli. Chelsea, ku drejton mentori i tij, Maurizio Sarri, e ka kërkuar edhe verën e kaluar dhe tani është gati të rinisë bisedimet për ta mbyllur një herë e mirë këtë çështje. Presidenti De Laurentiis, për momentin, nuk dëshiron të privohet nga Hysaj, por nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojë mendje.

RRËFIMI

Gjimshiti: Në Zvicër u zemëruan kur zgjodha Shqipërinë, pasaporta serbe ... M

Bruno Telushi ka folur në prag të derbit të së premtes Partizani-Tirana. Mesfushori vlonjat siguroi se atmosfera të “Demat” është mjaft pozitive, pavarësisht humbjes me Flamurtarin fundjavën e kaluar. “Ndeshja derbi është maja e futbollit shqiptar. Është një javë shumë emocionuese dhe po përgatitemi mjaft mirë edhe pse u mundëm në Vlorë. Uroj të arrijmë ku duhet dhe të mos dalim pa pikë. Humbja me Flamurtarin? Ishte një ndeshje për t’u harruar. E kemi bërë analizën e ndeshjes. Besoj se do ta kalojë këtë takim siç kemi bërë edhe pas humbjeve me Skënderbeun, ku kemi reaguar dhe kemi treguar se grupi ka forcë. Kartonët? Për kartonët kam folur dhe me shokët, që më pyesin pse kam qenë disi i ‘butë. Që pas kartonit të tretë e kam pasur mendjen të mos marr karton, edhe pse unë e kam pasur të vështirë pasi dihet që forca ime është karakteri i fortë. E kam menduar derbin që prej 7 apo 8 ndeshjesh, që kur kam marrë kartonin e tretë të verdhë ndaj Teutës. Uroj që të mos ndëshkohem as në derbi. Tifozët? Tifozët janë lojtari i 12-të. Kjo është një ndeshje që spektakli nuk duhet të mungojë. Stadiumi duhet të jetë plot dhe të na përkrahin, pasi janë të mrekullueshëm”, deklaroi Telushi.

brojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka folur për karrierën e tij në një intervistë të dhënë së fundmi për “Bergamo TV”. Futbollisti i njohur ka treguar se për momentin gjërat po shkojnë mjaft mirë tek Atalanta, ndërkohë që fillimisht tregoi disa detaje nga momenti kur ishte drejt largimit. “Drejtori i Atalanta-s më telefonoi dhe ishte ai që më ftoi në grumbullim. Isha paksa i çuditur. ‘Si të vij?!’ e pyeta. Ishte thuajse e sigurt që do të largohesha. Por ai më tha të shkoja se trajneri donte që të kthehesha. Mora valixhet e ika dhe që aty gjërat shkuan mirë. Trajneri më kërkoi të stërvitesha saktë dhe atë po bëj”, tha mbrojtësi kuqezi për televizionin lokal të Bergamos.“Flas 6 gjuhë, njërën jo aq mirë. Ndoshta isha pak më mirë në gjuhët e huaja se në gjërat e tjera në shkollë. Në Zvicër kemi bërë frëngjisht e anglisht në shkollë. Jam nga Cyrihu dhe atje flitet gjermanisht. Këtu bëra një muaj

shkollë në italisht kur erdha. Pastaj është gjuha shqipe dhe serbo-kroatishtja. Kombëtarja? Aty flasin të gjithë italisht, flitet vetëm italisht me stafin italian. Tani është Panucci, më parë ishte Tramezzani me De Biassi-n, të gjithë flasin italisht e kuptohet. Kam nënshtetësi të trefishtë. E treta është serbe. Familja ime është e lindur në një vend në Serbi që ka vetëm shqiptarë, pak e vështirë ta

shpjegoj. Kemi pasaportat serbe, por jemi shqiptarë. Kur ika nga moshat e Zvicrës te Shqipëria e di që janë mërzitur. Kam bërë të gjitha moshat me ta, është edhe çështje parash. Janë lojtarë kandidatë të cilët ata i shohin se mund të shkojnë në ekipin A, dhe ata shpenzojnë për ta, u bëjnë 4 teste të veçanta në vit. Unë isha te ai grup, ndaj u mërzitën kur shkova te Shqipëria”, deklaroi Gjimshiti.


KURESHTI

22 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

"Të përdorësh bukurinë për të kryer krime, nuk është e drejtë" Një femër e dyshuar e shpallur në kërkim nga policia në jugperëndim të Kinës është konsideruar si kriminelja më e bukur e vendit, pasi fotoja e saj u bë virale në mediat sociale. Posteri me foton e saj u publikua nga policia në qytetin e Mianyang në provincën Sichuan të martën e kaluar. Ajo është akuzuar se është pjesë e një bande kriminale që ka mashtruar konsumatorët në bare dhe shtëpitë e çajit. Mosha dhe profesioni i saj nuk janë konfirmuar edhe pse një ish-koleg ka thënë se ajo ishte rreth 19 vjeç. Policia filloi hetimin e bandës kur një burrë u ankua se i ishin marrë mijëra juanë - një shumë me vlerë qindra dollarë amerikanë në një bar. Policia më vonë arriti në përfundimin se banda kishte funksionuar për të paktën një gjysmë viti dhe kishte në shënjestër njerëzit e dehur. Pas fotos që u bë virale, llogaria e policisë në Weibo (rrjet sociale kinez) tha: "Të jesh e bukur nuk është problemi yt, por duke përdorur pamjet tuaj për të kryer krime nuk është e drejtë".

Lopa gjigante që nuk mund të shitet! Një lopë gjigante që peshon sa një makinë dhe është e gjatë 194 cm ka pushtuar faqet e mediave. Shumë prej titujve në Australi e krahasojnë me yllin e basketbollit, Michael Jordan. Pronari Geoff Pearson shpjegoi se lopa 1.400 kg nuk mund të shitet për eksport vetëm për shkak të madhësisë. Megjithatë, lopa që quhet "Knickers" i shërben për mirë fermës së tij. Të gjitha kafshët e tjera tërhiqen nga Knickers dhe sipas tij, është shumë e thjeshtë që t'i dërgosh për kullotje. "Sa herë që ajo dëshiron të ngrihet dhe të ecë, të gjitha kafshët janë pas saj", tha Geoff. Knicerks nuk ka arritur të hyjë në "Librin Guiness" pasi rekordin botëror për madhësi e mban një lopë që peshon 2267 dhe është më e gjatë se 2 metra.

I çmenduri pas operacioneve plastike rrezikon jetën që të duket si Kim Kardashian

Roboti i dërguar nga NASA zbret me sukses në Mars Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka zbarkuar një robot të ri në Mars. Sonda 'InSight' synon të studiojë brendësinë e panetit të kuq dhe ta bëjë atë planetin e vetëm, përveç

Tokës, që është ekzaminuar në këtë mënyrë. Roboti mbërriti i sigurtë në Mars pas 7 muajsh udhëtimi në hapësirë. Pak minuta pas uljes, InSight dërgoi një "sinjal" zyrtar në NASA për

të treguar se ishte gjallë dhe mirë, duke përfshirë një foto të sipërfaqes së planetit ku u ul. "Sot, me sukses u ulëm në Mars për të tretën herë në historinë njerëzore,"-tha administratori i NASA-s Jim Bridenstine. "InSight do të studiojë brendësinë e Marsit ndërsa përgatitemi për të dërguar astronautët në Hënë dhe më vonë në Mars". InSight, ose Exploration Interior do të eksplorojë një pjesë të Marsit për të cilën ne dimë shumë pak, brendësinë e saj. Ai u lëshua më 5 maj dhe do të qëndrojë dy vite në planetin e kuq. Anija me robotin InSight fluturoi për pothuajse 500 milionë kilometra, teksa ndiqej nga dy satelitë kuboidë, të cilët do të japin të dhëna për robotin.

Një fans i çmendur pas Kim Kardashian gati humbi jetën për shkak të operacionit për të rritur të pasmet. Jordan Parke luftoi për dy muaj me një sëmundje të qelizave të vdekura pas procedurës së parë që realizoi në Stamboll të Turqisë. Ky operacion i kushtoi 8.500 paund. Atij iu krijua një vrimë në të pasme për shkak të një insekti që i hëngri mishin dhe dhimbja ishte tepër e madhe. Pavarësisht, dashuria për Kimin ishte më e madhe dhe nuk hoqi dorë. Më pas, iu drejtua një klinike në Izmir ku në gusht vdiq një grua pas përpjekjes për të zmadhuar të pasmet duke marrë mish nga pjesët e tjera të trupit. 27-vjeçari ka shpenzuar

më shumë se 130 mijë paund në 80 operacione plastike për tetë vitet e fundit. Ai ka ndërhyrë tre herë në hundë, ka bërë implant në mjekër dhe botoks.

Pilotin e zë gjumi, tejkalon destinacionin gati 50 km Një avion i vogël tejkaloi destinacionin e tij në Australi me pothuajse 50 km pasi pilotin e zuri gjumi në kabinë. Piloti ishte i vetmi person në bordin e fluturimi të avionit të mallrave. Ai po udhëtonte nga Devonport në King Island në Tasmania më 8 nëntor. Incidenti u klasifikua si një rast 'paaftësie' dhe po hetohet nga Zyra Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB). Zyrtarët nuk zbuluan se piloti u zgjua, para se të fluturonte avionin në mënyrë të sigurt. Avioni Piper PA-31, i Vortex Air, kishte për detyrë të përfundonte udhëtimin prej 240 km në ora 07:15. "Gjatë fluturimit, pilotin e zuri gjumi, duke bërë që avioni të kalonte King Island për rreth 46 kilometra,"-tha ATSB në një deklaratë të shkurtër.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Lloj paraziti që gjallon në kushtet e papastërtisë te njerëzit, gjithashtu edhe te disa kafshë e shpendë 2. Partia e Çështjeve Shqiptare 3. Damixhan, enë për bartjen e pijes 7. Gatim që bëhet zakonisht me patate e me mish të grirë, me qepë, me erëza e me vezë dhe që piqet në furrë 10. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 11. Partia Social Demokrate 12. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 13. Roli që luajti Kadri Roshi në filmin "Lulëkuqet mbi Mure" 15. Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me shkumë të dallgëve të detit. 16. Që peshon me okë dhe me nënndarjet e saj 18. Përdoret për të shënuar zërin e zogjve të vegjël ose zëra të tjerë të hollë 19. Podgorica është kryeqyteti i Malit të Zi, quhej ashtu kur i përkiste Jugosllavisë së Titos 20. Njësi ushtarake, që ka disa kompani të armëve të ndryshme 21. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 22. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 23. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 24. Pastaj e ka brenda 25. Shtresë uji në sipërfaqen e detit, të liqenit, të lumit që lëviz 26. Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh 27. Vaj, që përdorej në ritet fetare katolike për të lyer ata që pagëzoheshin 29. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 30. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 31. E vendos dikë a diçka në një vend 32. E sulmoj dikë a diçka me fjalë, me qortime, me vërejtje, i sulem dikujt, i turrem 35. Trung çeliku mbi të cilin kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur 36. Tërësi e dokumentuar ku rënditen emra, mjete, shpenzime, etj 38. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 41. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 42. Enë e vogël prej teneqeje, me dorezë e lëfyt, që shërben për të mbajtur vajin 44. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 45. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 48. Lloj byreku me shumë petë 51. Qyteti italian që noton mbi ujë. Deri më 1797 ajo ishte Republikë 52. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 53. Një lopë e murrme në të zezë, quhet ashtu 54. GRamshi e kishte ashtu

E mërkurë, 28 NENTOR 2018

Nga Albert VATAJ

targën 55. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 58. Angazhim i përkohshëm dhe me përgjegjësi, shërbim 60. Shenjë dalluese e një dinastie, sporti, subjekti politik; logo 63. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 64. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 66. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 68. Mbiemri i Tanos, kolosit të humorit shkodran 72. Erë e këndshme, erë e mirë që lëshojnë lulet e disa lëndë 73. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 77. Emri duhet, ..Cali (18721945) udhëheqës i malësorëve në rezistencën e tyre të armatosur 79. Atë pëftojmë nga dheu i përzier me ujë 80. Shitja e një pasurie ose e një sendi botërisht 82. Bashkim i karbonit me një metal, kryesisht me kalciumin 84. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 85. Afrika e Jugut e ka atë monedhën e saj kombëtare 87. ..ho, sa e mirë është. 88. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 89. Ajo shërben për të lyer objektet prej druri për t'i ruajtur nga prishja, për t'u dhënë shkëlqim

90. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 92. Kafshë transporti për në shkretëtirë dhe stepa, që i reziston thatësirës 93. Ai që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme 96. Ndjenjë munduese që lind nga dëshira e madhe për të pasur diçka, smirë, inat 98. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial 99. Përdoret në ndërtim. Titan është prodhuesi grek në Shqipëri i saj 101. Lloj kërpurdhe që rritet në dru, përdoret për të ndezur me uror cigaren 103. Që të tërheq e të josh duke bërë shumë naze 106. Çdonjëra prej grimcave shumë të vogla elementare me ngarkesë elektrike negative 107. Universiteti Politeknik i Tiranës, ose ... universitar 108. Pëlhurë pambuku pak e ashpër 109. Praja që jepet nga një korruptues quhet r... VERTIKALISHT 1. Makinë radhitëse, që i derdh shkronjat veç e veç e në grupe sipas fjalëve dhe jo në rreshta tërësorë si linotipi 2. Partia Demokristine 4. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 5. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 6. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në

fushën e ekonomisë, të arsimit etj 7. Para e argjendtë e kohës së pushtimit osman, e barabartë me njëzet groshë 8. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 9. Ngadalë, në mënyrë të ngadalshme e të zgjatur (për mënyrën e ekzekutimit të një pjese) 11. Quhet ajo që merret me pastrimi 12. Zejtari quhet ashtu, ai që i beson duarve jo makinerive 13. Vihen në veshë për të përçuar dëgjesën më mirë dhe të personalizuar 14. Secili nga të dy drunjtë e sipërm të shtratit të qerres që shërbejnë për të mbajtur hunjtë 15. Gjë që i zë rrugën dikujt a diçkaje dhe e ndalon atë ose ia vështirëson lëvizjen 17. Vegël që përdoret për të shtrënguar e për të liruar vidat 20. Plan financiar, shuma e parashikuar e të ardhurave dhe e shpenzimeve të një shteti 28. Kafshë shtëpiake përtypëse e imët, me lesh të butë 30. Formë prej dërrasash të mbërthyera ose prej metali, që shërben për të derdhur shtylla, trarë 32. Eshtë film i regjisorit Muharrem Fejzo me skenari të Dhimitër Xhuvanit, dhe muzika, Limoz Disdari, prodhuar më 1970 33. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 34. Quhet femra e cjapit

detit quhet edhe ashtu 61. Thaj një kënetë a një tokë moçalore për ta bërë të punueshme 62. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 65. Dollap i madh brenda në mur të dhomës së gjumit në të cilin vihen rrobet e fjetjes 66. Shkëlqim që i japim një sendi, shtresa e shkëlqyer që ka diçka nga jashtë 67. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 69. Yndyrë, tërësia e tyre 70. Mpaket, zvogëlohet, ose...e ke ne fillim duke hequr një M 71. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 74. Mundim, mund; vështirësi, zor, ose z...t 75. Bodrum, ku mbahen dhe ruhen pije të ndryshme... e verës eshte në Durrës 76. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 77. Mendim që bie në kundërshtim me atë që dihet a që është pranuar përgjithësisht si e vërtetë 78. Ajo është makineria bujqësore, e cila zakonisht merret me korrjen dhe shirjen e drithrave 81. Alfred ..., psikolog i shquar austriak (1870-1937) 83. Sëmundja e tuberkulozit. U bë v... 86. Ashtu, ose vashë, cucë, qikë, etj. 91. Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh 94. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 95. Pjesa e prapme e trupit të njeriut që nga qafa e supet deri te mesi 97. Që është lënë i lirë, pa fre; i shpenguar, që nuk ka ndonjë pengesë 99. Anton ..., shkrimtar i madh rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të realizmit rus 100. Myslimanët e quajnë Zotin ashtu 101. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 102. Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë dhe simboli B 103. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 104. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 105. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu

35. E bëj më të fortë e më të qëndrueshëm një metal, një vegël të metaltë etj 37. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 39. Ka edhe kuptim fyes, por mbetet emërtesë që u ngjitet fëmijëve jashtë martese 40. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 43. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 46. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 47. Ai që drejton një orketër 49. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 50. S'ka dalë nga ... i derës sot 51. Dobësohet, e ul vrullin a forcën, venitet, ose ashtu 52. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 56. Ashtu ose periudhë 57. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 59. Pulë deti; zogu i pulës së 1

2

3

4

B

A S

T U N

C

R

A

5

B

6

7

8

B

P

E R

O

A

U

I

K A

B 9

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

11

12

B

N

13

L E

Z H ¸

S

10

K A Z A

S

F

A

K U

15

16

P 18

A

K

C

U

E N T R

A L

R

I

S

N 23

L A S 29

L I

R

˙

A

I

B

T

T

A L

I

O H U

O R

I

N

Z

K

F

R

U

V

E Z

A R

A

I

I

I

E

L

K

A

N

N G R A N A Z H A

36

M

U

D E

F T

Z H A P

K

H

E

R

F R

43

L A G

I

D

I

L

S

E R G

A L

59

I

T

S

H

J

V 52

53

A M S H O J

L

54

W M O

P 57

O

O

60

I

A

N K A S

56

T R

I

M A M I

R

61

S

T E

62

M

R

63

K U P

N

64

¸

65

D

N

N

G

67

A

Z

I

48 51

55 58

66

O R M I

A

U

42

K E C

Y

50

M

A

R

D 39

47 49

¸

28

46

P A M J

M

I

H

41

V L

I I

O 27

E B R

K R

A R

I

35

B

45

Z

K O N O

26

38

I

17

P

31

N 34

N

40

L

A F

25

33

L

44

L

T O G R

24

37

P

E 21

T

30

O K B 32

B

T 20

22

F

E

U

19

D

J

14

S

T O P I

R

S

68

K A P A D A I

E

P

T H O M A S 69

R

L

J

G A M I

E

70

E

C

71

B I

72

M E R

L U A N E S

74

T

J

78

M ¸

N G J

79

A R

R

D

H ¸ 75

B

E

77

M E

73

A K

A S

76

M I

I

O

80

M T

81

K R I

H

M

V A L ¸

¸

82

K

E

A

83

L 85

L

L

86

I

A

K

87

88

89

90

P A R A K A L I

B

92

K

R

S

K

84

A B T

K I

N K A L

E R

I

P

R

E

O L

S

94 98

99

O P E

U 100

L

101

R

R P

102

U C

L M

R A S K A

L

A 107

V

I

N

D A N U B

M

96

˙ 97

V

B

I

I

C

R

105

C

M

108

G J

P

N

109

E

111

M A L

B

103

N E B 106

H

O G I 95

V A T E

104

S

91

M

93

˙

I

110

D

D

K Y ˙

Y

¸

112

A J

Z I

S ¸

P

C

A R

R E

E


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 28 NENTOR 2018

Presidenti vlerëson ish-ambasadorin e SHBA, Alexander A. Arvizu me titullin e lartë "Për Merita të Veçanta Civile"

Presidenti Ilir Meta dekoron ish-ambasadorin e SHBA, Arvizu N

ë një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi dje Alexander A. Arvizu me Titullin "Për Merita të Veçanta Civile". Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi ish-Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Titullin e lartë me motivacionin: "Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit". Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm personalitete të ndryshme të trupit diplomatik të akredituar në Shqipërisë, ishPresidentë, ministra e deputetë, politikanë, intelektualë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

"SHBA-të kanë pasur dhe vazhdojnë te kenë një rol vendimtar dhe një rëndësi vitale në historinë e shtetit shqiptar që prej krijimit të tij, për çka Shqipëria

dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës. Në këtë kontekst vendoset edhe kontributi i Ambasadorit Arvizu gjatë, por edhe pas shërbimit të tij diplo-

TAKIMI ME MINISTRIN E JASHTËM SLLOVEN

Presidenti Meta: Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi për një marrëveshje të qëndrueshme Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje Zëvendës Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e të midis dy vendeve, të cilat në

afro tre dekada janë zhvilluar në mënyrë shumë të qëndrueshme dhe në traditën më të mirë të miqësisë midis dy popujve. Duke iu referuar vizitës së Ministrit Cerar dhe asaj të ardhshme të Presidentit të Sllovenisë në Tiranë, Presi-

denti Meta, nënvizoi se intensifikimi i këtyre vizitave është shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët për t'i çuar këto marrëdhënie në një stad edhe më të lartë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në nivel rajonal e shumëpalësh. Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në frymën e Procesit të Brdo-Brijunit dhe të Procesit të Berlinit, si dhe të intensifikimit të reformave të brendshme, për vijimin me sukses të procesit të integrimit dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Në mënyrë të veçantë u nënvizua nevoja e vijimit të procesit të pajtimit e të mirëkuptimit midis popujve e vendeve të rajonit, si dhe u theksua se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve është e një rëndësie jetike për të ardhmen evropiane të rajonit.

matik në Shqipëri. Ambasador Arvizu nuk ka nevojë për shumë prezantim, pasi secili prej jush

e ka njohur dhe ka punuar me të gjatë viteve që ai përfaqësoi SHBA-të si Ambasador në Shqipëri nga dhjetori i 2010-s deri në janar të 2015-s duke qenë dhe Ambasadori më jetëgjatë i SHBA-ve i cili ka shërbyer në vendin tonë",- tha Presidenti Meta. Presidenti shtoi se gjatë veprimtarisë së tij diplomatike si Ambasador në Shqipëri ai dha një kontribut të madh në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ish-Ambasadori i SHBA, Alexander A. Arvizu shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e Tij për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë.

PRESIDENTI META TAKON KREUN E PARLAMENTIT TË AUSTRISË

“Austria, mbështetëse e shtetit shqiptar që nga Pavarësia” Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë Kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që takohej sërish me zotin Sobotka, si dhe përshëndeti vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, një ditë para kremtimit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për Pavarësinë e Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar në më shumë se një shekull. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria, edhe në cilësinë e Presidencës së BEsë, po i jep procesit të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.