www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 99 (8540)
E diel, 28 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Analiza e gazetarit Ylli Rakipi: Shqipëria po shkon drejt një konfrontimi civil. Më 30 qershor opozita do të pamundësojë zgjedhjet me përplasje fizike në çdo qendër votimi
Rakipi: Po shkojmë drejt përplasjes si në 1997-ën!
Thirrni mendjes politikanë dhe gjeni udhën e arsyes, uluni në tavolinë për të gjetur zgjidhjen për shtetin, për popullin dhe kushdo të fitojë më pas me zgjedhje të lira, ta gëzojë pushtetin. Por kështu siç po shkoni drejt përplasjes fizike me popullin me 30 qershor, do jetë katastrofë. Asnjë nuk e gëzon mandatin kur të shikojmë se si njerëzit do të sakatohen, apo edhe më keq, kur sirenat e policisë do jenë plotë me opozitarë të arrestuar. Apo edhe më keq, nëse digjen kutitë e votimit. Ndaj drejtohuni logjikës dhe mirëkuptimit, zotërinj politikanë!
FAQE 3
Protestuan kundër Ramës në Shkodër dhe Elbasan, policia arreston 30 qytetarë
Në foto: Makina dhe eskorta e Kryeministrit çajnë “murin” e protestuesve, dje në Elbasan
OPINION
Kohë e pisët, kohë tradhtarësh, PD dhe LSI po reformohen nga dezertorët… Nga Artur Zheji Kryeministri duket se ka një portofol pushtetesh dhe një portofol financiar të pafund në dispozicionin e vet dhe i koordinon qokat dhe llokmat në mënyrë të admirueshme. Sot, nga "nënat" Parti, PD dhe LSI, kanë dalë grupe të reja parlamentare, deputetë dezertorë të linjës... FAQE 8
FORUM
Kjo Shqipërifoshnje… Nga Dom Gjergj Meta E dini si më duket nganjëherë Shqipëria dhe problemet...
FAQE 17
FAQE 2
Presidenti uron Pashkët: Përballë arrogancës e korrupsionit, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë
FAQE 24
Në foto: Presidenti Ilir Meta
PREMTIMET
PREMTIMET
Lulzim Basha: Çdo Petrit Vasili: Zvarritjet qindarkë që është vjedhur e Ramës dhe policisë me koncesione do t’ua se tij u kushtojnë kthejmë qytetarëve miliona shqiptarëve FAQE 7
FAQE 6
INTERVISTA
Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi: LSI, projekt për të ndalur eksodin e të rinjve Nga Redjon Shtylla
i uron të gjithë ortodoks
Gëzuar Pashkët!
FAQE 6
POLITIKE
2
E diel, 28 PRILL 2019
REAGIMI I PETRIT VASILIT
K
ryeministri Edi Rama prezantoi dje përpara qytetarëve Gledjan Llatja si kandidat i PS-së për Bashkinë e Elbasanit. Takimi nisi me një kundërpërgjigje për simpatizantët dhe ish-deputetët e opozitës, të cilët ashtu sikurse dy ditë më parë në Shkodër, edhe dje bllokuan rrugën në Bradashesh. “Si mundet që një parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas. Më vjen mirë, që edhe një herë tjetër, si gjithmonë në Elbasan kemi një mikpritje dhe një mbështetje kaq
Ankohet se i bllokojnë rrugën, LSI nxjerr videon kur Rama digjte rrugët e Shqipërisë kuptimplotë dhe me kaq shumë njerëz, më vjen mirë që shiu po i shton nuk i pakëson. Më vjen shumë mirë, që sa herë vij këtu dëgjoj fjalë të mira në adresën time”, tha dje Rama. Dhe për t’i kujtuar kohën kur Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të opozitës, tetë vite më parë bllokonte rrugët në 8 akse kryesore të vendit në protestë kundër kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha, duke djegur goma makinash në çdo cep të Shqipërisë ka menduar ish-kryetari
i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili sjell në vëmendjen e publikut kohën kur Rama që sot ankohet për bllokimin e rrugëve, jo vetëm i bllokonte ato, por i shndërronte në sheshe betejash fizike me policinë, duke mos u kursyer të përfshijë në këto përplasje edhe gra dhe fëmijë. Dhe këtë për inatin e vetëm se nuk e kapërdinte dot faktin që e
kishte humbur drejtimin e Bashkisë së Tiranës. “Shiheni videon e mëposhtme, që të kuptoni se çfarë kryeministri karagjoz ka Shqipëria. Shiheni se çfarë bënte në 2011-ën, ky derdimen dhe partia e tij me burra e me gra kur ishte në opozitë dhe se çfarë idiotësirash flet sot. Përbuzeni këtë
budalla!”, tha Petrit Vasili.
Tensionet në protestë, Spaho: Rama do të qërohet nga ky vend, do t’i hapë rrugën me hir a me pahir zgjedhjeve të ndershme
D
hjetëra anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare që po përgatiteshin t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama, janë përplasur me policinë dhe forcat speciale të ardhura enkas nga Tirana, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Protesta I pari i qeverisë pritej të shkonte dje rreth orës 11.00 në Elbasan pasi në Sheshin Gensher do zhvillohet takimi “Bashkia që Duam”. Por ndërkohë që protestuesit kishin për qëllim t’i bllokonin rrugën atij, forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të lejuar qarkullimin normal. Kjo ka bërë që mes tyre të ketë edhe përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve, ku pjesë e tensioneve janë bërë edhe ishdeputetë të PD-së. Protestuesit thanë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Elbasan pasi, sipas tyre, qeveria e tij nuk ka bërë asgjë nga ajo që ju kishte premtuar elbasanasve. Në momentin që ka kaluar eskorta e kryeministrit Rama, në drejtim të saj është qëlluar edhe me gurë, në tentativë për ta ndalur. Në orën 10:00 eskorta e kryeministrit kaloi rrugën ndërsa FNSH përpiqej të mbante grupin e protestuesve larg rrugës. Tensioni u mbajt në autostradë, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku protestuesit thërrisnin njëzëri: “Rama ik!” Protestuesit kanë ecur në këmbë nga rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe me ta ishin edhe ishdeputetët demokratë të kryesuar nga
Përplasje me policinë, gurë eskortës së Ramës në Elbasan
nënkryetari i PD-së Edmond Spaho. Por me t’u afruar makina e kryeministrit, Forcave Speciale, policisë, dhe efektivëve civilë u është dashur të mbajnë me forcë protestuesit që deshën të bllokonin rrugën, ndërkohë që bodigardë kanë shoqëruar eskortën e Kryeministrit
me vrap në të dy anët deri sa është kaluar segmenti me protestues. Gjatë protestës policia ka tentuar të shoqërojë ish-deputetin Spaho dhe ish deputetë të tjerë të PD-së por nuk janë lejuar nga protestuesit. I pyetur nga mediat lidhur me përplasjet me policinë dhe tensioneve
në protestën e djeshme, Spaho nënvizoi kërkesën e opozitës se Rama duhet të largohet dhe të krijohet qeveri tranzitore. “Rama sot hyri në Elbasan me forca speciale. Qytetarët treguan edhe njëherë se sa shumë e urrejnë Ramën. Rama do të qërohet nga ky vend, do t’i hapë rrugën me hir a me pahir zgjedhjeve të ndershme”, u shpreh Edmond Spaho. Pas përplasjes së qytetarëve dhe mbështetësve të PDsë me policinë, në tentativë për të mos lejuar që kryeministri Rama të hynte në Elbasan, një mesazh do të kishte edhe kreu i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi i cili tha se elbasanasit kanë dalë në protestë për t’i thënë stop varfërisë dhe krimit. “Por përveç këtyre ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ish-deputeti demokrat, Aurel Bylykbashi. Kryeministri Edi Rama u prit me protesta të ngjashme edhe nga mbështetësit e opozitës, dy ditë më parë. Duke folur për ngjarjen, ai tha se një gjë e tillë nuk ndodhte kur PD-në e drejtonte Berisha, por se ndodh vetëm tani kur “Luli e Mona” janë bashkë.
Protestat në rrethe - Procedohen penalisht 10 persona në Shkodër dhe 20 në Elbasan
I bllokuan rrugën Ramës, 30 protestues brenda 24 orëve përfundojnë në qeli
K
ushdo që do përpiqet të protestojë në rrugët ku do të kalojë i pari i qeverisë do të arrestohet. Është ky mesazhi që vjen nga policia e shtetit, e cila vetëm 24 orëshin e fundit ka arrestuar mbi 30 persona që protestuan në Shkodër dhe Elbasan, të cilët sipas policisë tentuan të bllokonin kalimin e kryeministrit Edi Rama. Konkretisht, dhjetë persona janë proceduar penalisht dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, pasi morën pjesë në protestën e së premtes të zhvilluar në vendin e njohur si ura e Bahçallekut në Shkodër. Protestuesit dolën në rrugë duke e bllokuar atë që të mos lejonin Kryeministrin Edi Rama të kalonte pasi kishte paralajmëruar një takim me banorët e Malësisë së Madhe. Personat të cilët janë proceduar penalisht akuzohen
për tubim të paligjshëm, duke bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë. “Më datë 26.04.2019, ora 18:00, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit; 1. Arvit Ridvan Bushati, i datëlindjes 03.09.1990, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë, 2.Xhevdet Arif Amuli, i
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
datëlindjes 16.12.1964, banues në lagjen Gurrile, Shkodër, me arsim 16 klasë, 3.Gezim Halil Kraja, i datëlindjes 24.08.1970, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë, 4.Halit Skender Meta, i datëlindjes 01.02.1969, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, me arsim 12 klasë, 5. Nikoll Zef Marku, i datëlindjes 16.05.1957, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër, me arsim 12 klasë, 6.Selami Jonuz Hoxha, i datëlindjes 24.02.1964, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër, me arsim 12 klasë; 7. Martin Ndue Ndoci, i datëlindjes 29.07.1965, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
8 klasë; 8.Bardhok Nike Kinaj, i datëlindjes 22.07.1970, banues në lagjen Perlat Rexhepi, Shkodër, me arsim 8 klasë; 9. Pjetër Gjon Mhilli, i datëlindjes 15.01.1955, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër, me arsim 8 klasë; 10. Gjergj Prelë Çuni, i datëlindjes 10.11.1963, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë, sepse në orën 10:00, në lagjen Bahçallek, Shkodër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona duke organizuar një tubim të paligjshëm dhe bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë”,
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
thuhet në njoftimin e djeshëm të policisë. E njëjta situatë ka vijuar edhe dje në Elbasan ku ka vijuar reprezalja nga ana e Policisë pasi deri më tani ka realizuar shoqërimin 20 personave në komisarit. Mësohet se janë mbi dhjetë persona të shoqëruar të cilët akuzohen për grumbullim të paligjshëm dhe bllokim rrugësh si dhe për prishje të rendit e qetësisë publike pasi gjatë ditës së djeshme tentuan ti bllokonin rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se vizita e Ramës u prit me protesta nga demokratët të cilët i kishin bllokuar rrugët hyrëse në qytet, por më kot.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 28 PRILL 2019
Analiza e gazetarit Ylli Rakipi: Shqipëria po shkon drejt një konfrontimi civil. Më 30 qershor opozita do të pamundësojë zgjedhjet me përplasje fizike në çdo qendër votimi
Rakipi: Po shkojmë drejt përplasjes si në 1997-ën!
Thirrni mendjes politikanë dhe gjeni udhën e arsyes, uluni në tavolinë për të gjetur zgjidhjen për shtetin, për popullin dhe kushdo të fitojë më pas me zgjedhje të lira, ta gëzojë pushtetin. Por kështu siç po shkoni drejt përplasjes fizike me popullin me 30 qershor, do jetë katastrofë. Asnjë nuk e gëzon mandatin kur të shikojmë se si njerëzit do të sakatohen, apo edhe më keq, kur sirenat e policisë do jenë plotë me opozitarë të arrestuar. Apo edhe më keq, nëse digjen kutitë e votimit. Ndaj drejtohuni logjikës dhe mirëkuptimit, zotërinj politikanë! Kriza politike në vend dhe mënyra sesi palët politike kanë nisur të kërcënojnë njëra-tjetrën tregon se përplasja civile është afër. Tashmë është përcaktuar dhe një datë, zgjedhjet e 30 qershorit, si pikëtakimi zyrtar që do të shënojë edhe nisjen e konfrontimit, nëse gjërat nuk ndryshojnë. Për gazetarin e njohur Ylli Rakipi, situata aktuale është e ngjashme me atë të vitit të mbrapshtë 1997. Në një intervistë dhënë dje në televizionin “News24”, gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” deklaroi se vendi po shkon drejt anarshisë, njëlloj si në vitin që shkaktoi luftë mes shqiptarëve. Duke bërë krahasimin me vitin 1997, Rakipi thotë se njësoj si atëherë edhe tani kryeministri e ka të pamundur qeverisjen. “Një situatë shumë e vështirë është krijuar. Situatat nuk është se i ngjajnë njëra-tjetrës, po përsëritet një ’97, ku vidheshin depon, zbrazen pushkët. Eshtë një gjendje edhe sot, pothuajse e tillë. Po ta vësh re, Edi Ramës i dalin gjithandej, sepse ka një vendim politik për këtë punë, në mënyrë që kryeministrit t’ia bëjë gjithçka të pamundur, t’ia bëjë të pamundur qeverisjen. Dhe aktualisht Edi Rama me përjashtim të ndonjë vendimi për koorporatat që po krijon për interesat e veta, ai nuk është se po qeveris vendin. Dhe në këtë pikëpamje, jeta politike e vendit, drejtimi i vendit, është bllokuar. Ne nuk kemi tani një qeverisje të qartë”,- deklaroi Rakipi. Duke folur për qëndrimin e qeverisë për të hyrë pa opozitën në
Vlorë, 22 shkurt 1997
zgjedhje, Rakipi shprehet se një proces i tillë do të thotë konfrontim mes mbështetësve të opozitës dhe qeverisë. Sipas tij, çështja e zgjedhjeve është jetike për opozitën dhe më 30 qershor partitë opozitare nuk do të lejojnë edhe fizikisht që një proces i tillë. “Realisht Shqipëria është drejt një konfrontimi. Të dy palët po luajnë fort me nervat e njëra tjetrës. Opozita thotë nuk ka zgjedhje më 30 qershor dhe e ka jetike. Ndërsa maxhoranca thotë me qetësi, ne do shkojmë në zgjedhje e do fitojmë të gjitha bashkitë, etj. Opozita reale e vërtetë, se kemi edhe opozitë të opozitës, nuk do të hyjë në zgjedhje. Nëse bie Edi Rama,
opozita shkon në zgjedhje, ky është kusht thelbësor. Pa këtë kusht opozita është e asgjësuar. Opozita do t’i pamundësojë zgjedhjet më 30 qershor, ndoshta fizikisht, me përplasje”,- deklaroi Ylli Rakipi. Për gazetarin Ylli Rakipi një zgjidhje normale për vendin do të ishte që kryeministri Edi Rama të largohej nga posti në qeveri dhe të hynte në zgjedhje si kryetar i PS. Sipas tij, një lëvizje e tillë do t’i jepte pikë Edi Ramës. ”Opozita nuk po kërkon të ndërrojë kokë për kokë, Edi Ramën me Lulzim Bashën. Nuk po thotë njeri të ikë Edi Rama, ai t’i lerë vendin një qeverie tranzitore që do të çojë vendin, me një paketë reforme,
në zgjedhje të lira e të ndershme, për herë të parë, pas 30 vjetësh, dhe Edi Rama merr meritë në këtë rast. Opozita mund të humbë në zgjedhje dhe nëse ai ka siguri absolute sikundër thotë se votat e tij janë rritur, bujrum bëj proceset normale, bëj reformat, shko në zgjedhje, fito, rri 20 vjet në pushtet. Kjo opozitë, sipas meje këtë po kërkon”,- sqaroi gazetari Rakipi. Edi Rama nuk ka ndërmend të largohet dhe një marrëveshje mes palëve duket ende larg. Kryeministri dje than ë Elbasan se do të fitojë 61 bashkitë, pra të gjitha, me 30 qershor duke konfirmuar se do të shkojë në zgjedhje pa opozitën reale të vendit. Pas tepsisë së qeverisë, marrja e gjithë pushtetit vendor, në një garë pa opozitën dhe në një proces të manipuluar që në nisje të tij, duket se e bën të pashmangshme atë që të gjithë i tremben, përsëritjen e një 1997-ës. Thirrni mendjes politikanë dhe gjeni udhën e arësyes, uluni në tavolinë për të gjetur zgjidhjen për shtetin, për popullin dhe kushdo të fitojë më pas me zgjedhje të lira, ta gëzojë pushtetin. Por kështu siç po shkoni drejt përplasjes fizike me popull me 30 qershor, do jetë katastrofë. Asnjë nuk e gëzon mandatin kur të shikojmë se si njerëzit do të sakatohen apo edhe më keq, kur sirenat e policisë do jenë plotë me opozitarë të arrestuar. Apo edhe me keq nëse digjen kutitët e votimit. Ndaj drejtohuni logjikës dhe mirëkuptimi, zotërinjë politikanë! Qamil Xhani
POLITIKE
4
E diel, 28 PRILL 2019
Bindja Demokratike hyn në zgjedhje, reagon Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD: Vendimi i anëtarëve të Ramës në KQZ, i paligjshëm
“Bindja Demokratike” regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit. Regjistrimi i lëvizjes më të re politike që drejtohet nga Astrit Patozi u bë me votat e 4 anëtarëve socialistë në KQZ të cilët votuan pro regjistrimit të BD-së dhe një kundër, që ishte e përfaqësuesit të vetëm të opozitës në institucionin më të lartë zgjedhor në vend, që njehrësh është dhe kryetar i KQZ-së, Klement Zguri. Partia më e re me koordinator Astrit Patozin tashmë është pjesë e garës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por për Partinë Demokratike, subjekti zgjedhor nuk mund të quhet parti, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata, e cila ka regjistruar një padi ndaj “Bindjes Demokratike” për falsifikim të firmave për krijimin e saj si parti. Reagimi i selisë blu vjen nga përfaqësuesi ligjor në KQZ, njëherësh dhe anëtar i Kryesisë së PD-së, Ivi Kaso, i cili shprehet se vendimi i paligjshëm dhe politik i shumicës së Ramës në KQZ është një tjetër provë për opozitën se Edi Rama është armik i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në vijim Kaso shprehet se KQZ-ja ka vendosur të regjistrojë si parti politike në zgjedhje një subjekt që ligjërisht nuk konsiderohet parti politike, për shkak se vendimi i regjistrimit i shkallës së parë nuk ka marrë formë të
Kaso: “Bindja” s’është parti ligjërisht, vendimi i gjykatës nuk ka marrë formë të prerë
prerë. “Arsyeja pse Edi Rama vendosi që të uzurponte KQZ, duke emëruar në kundërshtim me ligjin 4 anëtarë nga PS, është që, sa herë ka zgjedhje, të shpikë rregullat e lojës sipas qejfit. Sot vendosi të regjistrojë “Bindjen” si opozitë fasadë, si patericën e tij në zgjedhje me synimin për të zbehur mungesën e opozitës së vërtetë. Vendimi i paligjshëm dhe
politik i shumicës së Ramës në KQZ është një tjetër provë për opozitën se Edi Rama është armik i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot KQZ ka vendosur të regjistrojë si parti politike në zgjedhje një subjekt që ligjërisht nuk konsiderohet parti politike, për shkak se vendimi i regjistrimit i shkallës së parë nuk ka marrë formë të prerë. KQZ, ka rrëzuar edhe
qëndrimin e vet të mëparshëm për këtë çështje, kur në një rast identik, me votim 7 me 0, kishte vendosur mos regjistrimin e subjektit në zgjedhje. Rama e ka të kotë. Populli ka vendosur që në datën 30 qeshor nuk ka për të pasur zgjedhje!”, shprehet në reagimin e tij, përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, njëherësh dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.
KANDIDATËT E OPOZITËS REFUZOJNË MARRJEN E MANDATEVE TË DEPUTETËVE NË LISTAT SHUMËEMËRORE
K
omisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi regjistrimin në zgjedhjet e 30 Qershorit të Partisë “Bindja Demokratike”, të Astrit Patozit. Me 4 vota pro dhe 1 kundër të kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, kjo forcë hyn tashmë zyrtarisht në garën elektorale. Bindja Demokratike u regjistrua tre ditë më parë edhe në gjykatë, pasi paraqiti 4 mijë firma, si dhe mbështetjen e deputetit të ri, Andi Përmeti. Gjatë mbledhjes së ditës së radhës që u zhvillua ditën e djeshme, në Komisionib Qendror të Zgjedhjeve u regjistruan si subjekte për organet e qeverisjes vendore, për zgjedhjet e datës 30 Qershor 2019, edhe tetë parti të tjera. Konkretisht, në KQZ u regjistrua: Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian me kryetar Edmond Themelkon; Partia Balli Kombëtar, me kryetar Adriatik Alimadhin; Partia G-99, me kryetar Redi Shtino; Partia Aleanca Demokrate Shqiptare, me kryetar Eduart Abazin; Partia
KQZ regjistron “Bindja Demokratike” në zgjedhjet e 30 Qershorit
Aleanca Arbnore Kombëtare, me kryetar Gjet Ndojn; Partia Bindja Demokratike, me kryetar Astrit Patozin; Partia Shqipëria e Re, me kryetar Oltion Kordhan; si dhe Partia Aleanca Popullore, me kryetar Artur Dojakan. Gjithashtu, gjatë takimit u regjistrua Komiteti Nismëtar për organizimin e punës për paraqitjen e Z. Fran Molla si kandidat të propozuar
nga zgjedhësit në zonën e Tiranës. Ndërkaq, KQZ-ja vendosi që t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Klajdi Qama, nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku Berat. Në kuadër të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, u vendos edhe për “Për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ nr. 27, lirimin
dhe emërimin e sekretarit të KZAZ nr. 70”. REFUZUAN MANDATET Gjithashtu, në mbledhjen e së shtunës u miratua nga KQZ edhe lista e emrave të kandidatëve që do të lirohen nga detyra duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit. Konkretisht, kandidatët vijojnë si më poshtë: Almer Toska - Partia Demokratike, qarku Fier Artmir Krasniqi - Partia Demokratike, qarku Elbasan Dashnor Visha - Partia Demokratike, qarku Tiranë Erald Shulla - Partia Demokratike, qarku Tiranë Erzen Laçi - Partia Demokratike, qarku Durrës Hysen Kadiu - Partia Demokratike, qarku Tiranë Jolio Dine - Partia Demokratike, qarku Vlorë
ISH-DEPUTETI I PD-së
Shehu: Mjekë e infermierë paga 1200 dhe 700 euro me PD-në në qeveri
Referuar Konferencës Rajonale e Politikave Shendetesore, Realitetit e Sfidave e organizuar nga Fondacioni Kondrad Adenauer në Tiranë, ishdeputeti demokrat Tritan Shehu thotë se vetëm Partia Demokratike mund ta ndryshojë shëndetësinë. Sipas tij, rritje të ndjeshme do pësojnë pagat e mjekëve dhe infermiereve me ardhjen e PD-së në qeverisjen e vendit. “Pagat e mjekëve do të fillojnë nga 1200 euro, të infermierëve nga 700 euro. Medikamente në nivelin e standardeve të BE e FDA, siguri e cilësi e tyre. Një listë rimbursimi e pasur në numër e alternativa, me nivel të lartë rimbursimi, e sigurtë për qytetarin dhe e gjerë për vendimmarrjen e mjekut. Fund varfërisë Afrikano Qendrore të sistemit tonë shëndetësor dhe financimit anti-social të shëndetësisë. Ndalim përfundimtar i të gjitha skemave të PPP-ve që janë korruptive, jo eficiente e jo transparente; vendosje e standardeve europiane edhe për ato. Sistemi shëndetësor parësor e spitalor do të jetë afër qytetarit, duke e vendosur në qendër të tij pacientin, i cili edhe do të zgjedhë lirshëm shërbimin që dëshiron. “Privati” do të jetë pjesë e sistemit, duke u vënë në funksion të publikut të gjerë. Fund i centralizmit bolshevik të sistemit tonë shëndetësor, e lidhur kjo me interesa politike e korruptive; decentralizim e autonomi atij. Stimulim i zhvillimit profesional, teknologjik, interesit të mjekëve e personelit, dinjitet për ata. Personeli do të jetë bashkautor i reformës sonë shëndetësor, qytetari e pacienti një konsulent i çmuar i saj”, evidentoi dje ish-deputeti demokrat Tritan Shehu.
POLITIKE
5
E diel, 28 PRILL 2019
Kreu i PS-së në Elbasan: I gatshëm të dialogoj me Bashën, por atë nuk e lë LSI-ja
Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen, do fitojmë të gjitha bashkitë J
o vetëm që nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve lokale, por Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi nga Elbasani kreun e opozitës Lulzim Basha, se në 30 Qershor do të humbasë edhe ato bashki që drejtohen nga demokratët. Nga turi i takimeve “Bashkia që Duam”, ku prezantoi prefektin Gledjan Llatja si kandidat për Elbasanin në zgjedhjet vendore, Rama sjell në vëmendje marrëveshjen e 2017-s, por 2 vjet më pas prerazi mohoi një pakt të ngjashëm. Tha se është i gatshëm për të dialoguar më Bashën, por pengesa sipas Ramës i vjen nga aleatja e tij, LSI-ja. Poshtë hodhi sërish çdo zë që e lidh atë më Partinë “Bindja Demokratike” të Astrit Patozit, teksa tha se pas kësaj force të re brenda kampit të djathtë qëndron ish-Kryeministri Sali Berisha. Pa koment nuk la edhe protestën e mbështetësve të opozitës që shoqëroheshin nga ish-deputetë demokratë, të cilët u munduan të bllokonin rrugën për të ndaluar kalimin e tij në Elbasan. Kryeministri tha se përmes daljes nga parlamenti, opozita kërkon të pengojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Nga Elbasani, ku mori pjesë në takimin “Bashkia që duam” kreu i qeverisë Edi Rama, u ngatërrua në shifra ndërsa solli në vëmendje bursat e studentëve, por nga situata e ‘nxori’ kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha. Ndërsa u ndal në
tarifat e studentëve, për të cilat tha se cdo prind i paguan ato të përgjysmuara, Rama përmendi edhe bursat për studentet, por përllogaritja në lekë për vit, e në muaj, u ngatërroi kryeministrin, i cili solli në vëmendje lapsusin e kryedemokratit në parlament 7×7=42 Në fund ajo që dua të them është se në një pikë s’na krahasojnë dot me asnjë, sepse ne i dëgjojmë njerëzit, i kemi dëgjuar edhe ata sa kemi plas, na e kanë rrokanis kokën përditë e kanë fol në parlament më shumë
se ne. Luli ka mungu 6 muaj në parlament ka fol 3 orë më shumë se unë e thotë nuk kemi të drejtë fjale në parlament. Ne jemi të detyruar t’i dëgjojmë po jo të vendosim atë që duan ata. I kemi dëgjuar, tani gjërat janë të qarta, ata vendosën të ikin. Dolën me festë,e cdo të enjte vinin për të hy me zorr. Gjithë ajo festë për të dalë e pastaj sherri sherr, për të hyrë. Po shyqyr jemi në Elbasan jo në Tiranë, se do i kishin nëpër pemë sot. Vjen opozita në protestë hyp në pemë,
e tund pemë, e ata rrinë poshtë e thonë Ik .. Ik.. Ik.. Mua më dridhet zemra, se thonë ik ik ik, për të ik unë, po bie ai tjetri nga pema. E sot, qe kur morëm besim për të qeveris pa fallxhoren kemi dëgjuar 41 mijë njerëz. Edhe studentët kush i dëgjonte më parë. Dalin në protestë e thonë e para, mos afrohet opozita, e dyta këto duam të na i zgjidhë Edi Rama. Ndërkohë po të ishin normal ata do të thoshin të ikë Rama e të vinë këta, po jo ata thonin mos të vinë ata fare. E këta maskoheshin e futeshin në protestë. I dëgjuam dhe i dhamë të drejtë studentëve. Dhe sot prindërit paguajnë 50 % të tarifës për të gjithë studentët, ata me ndihmë ekonomike apo të shkëlqyerit i paguan qeveria. Marrin edhe bursë, 1.2 mln lekë në vit. 200 mijë lekë në muaj, më falni 100 mijë lekë në muaj. Se u bëra edhe unë si Luli, 7*7 bëjnë 42. Se kështu është ajo, më thuaj me kë rri të them se kush je. Po ca të bëj, u detyrova të rri me atë që doja ta fus në zgjedhje, tani do prapë të rri me të që të hyjë në zgjedhje po kam unë kohë të merrem me Lulin tani. Ore, unë mund të merrem prapë po atë s’e le fallxhorja, se unë i them hajde po ajo i thotë jo edhe pak se këtu të filxhani E po bie L po ngrihet, e kam pa E përmbys, i thotë fallxhorja e mbyti në kafe turke e shkatërroi. Është rrit konsumi i kafes te SHQUP-i. Piq kafe, fut filxhan ndiz furnelat”, tha Rama.
ZGJEDHJET VENDORE, PS PËRCAKTON NJË PJESË TË KANDIDATËVE PËR KRYETARË TË BASHKIVE
K
ur na ndajnë dy muaj nga data e zgjedhjeve vendore, socialistët duket kanë përcaktuar një pjesë të kandidatëve me të cilët do të kërkojnë votat e shqiptarëve për qeverisjen e bashkive. Tirana iu besua sërish Erjon Veliajt, sikurse edhe bashkia Fier, ku Armando Subashit do i jepet mbështetja për të kërkuar mandatin e dytë. Sotiraq Filo në Korçë dhe Dritan Leli në Vlorë duket se gjithashtu kanë bindur në PS dhe votuesve do u kërkohen edhe një herë votat për kryebashkiakët aktualë. Shkodrën e drejtuar nga demokratja Voltana Ademi, socialistët e kërkojnë me ngulm dhe pritet të kandidojnë atje Valdin Pjetrin, ish-kreun e hipotekave. Ish-zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo, pritet të kandidohet në Berat dhe deputeti aktual i Gjirokastrës Flamur Golemi në Gjirokastër. Në Elbasan, pas 12 vjetësh, Edi Rama nuk e kandidon më Qazim Sejdinin duke propozuar në vend të tij prefektin aktual Gledian
E mbyll Qazim Sejdini, Rama prezanton Gledian Llatja kandidat në Elbasan Llatja, por në pikëpyetje ende mbetet kryebashkiaku tjetër me 3 mandate, Vangjush Dako i Durrësit. Edhe ky, njësoj si Sejdini, është vënë nën akuzë nga opozita për lidhjet e tij me krimin, por për të nuk është thënë ende fjala e fundit nëse do vihet në betejë për mandatin e katërt. Ikën Qazim Sejdini Prefekti i Elbasanit Glendian Llatja është kandidati socialist i përzgjedhur për kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit. Kryeministri Edi Rama udhëtoi dje në Elbasan për të bërë prezantimin e Gledianit, i cili siç tha ai do të ndjekë rrugën e Qazim Sejdinit. “Më vjen shumë mirë që kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tashmë Qazimi po mbyll me nder, me gjurmë që do
mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetit... Më 30 qershor në këtë shesh do të bëhet një festë e madhe i gjithë Elbasani do falenderojë Qazim Sejdinin dhe do i japë bekimin votës dhe fitores pasardhësit të tij Gledit. Duke uruar që të vazhdojë në atë rrugë dhe të bëjë edhe më shumë”, tha Rama. Qazim Sejdini
ka qenë 3 mandate në krye të bashkisë së Elbasanit, plot 12 vite, dhe për këtë kreu iQeverisë do të rezervonte një falënderim të veçantë. “Gjithcka ne kemi arritur të bëjmë për Elbasanin nuk do të ishte e mundur pa Qazim Sejdinin. Nga ana tjetër, patjetër Qazim Sejdini nuk do bënte dot atë që ka bërë pa ne. Ka qëndruar 12 vjet në krye të Bashkisë së Elbasanit. 6 vite i ka pasur me Saliun, 6 vite me mua. Nëse shikoni se sa investime dhe sa projekte kanë marrë mbështetje në 6 vitet e para me 6 vitet e dyta, shifra është dhjetë herë më shumë në 6 vitet e dyta. Më vjen shumë mirë që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tashmë Qazimi po e mbyll me nder, me gjurmë që do mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetit”, u shpreh kryeministri Rama.
FUSHATA NË ELBASAN
Balla: 6 vitet e fundit në Elbasan është bërë më shumë punë se në 23 vitet e kaluara
Takimi i radhës i ciklit kombëtar “Bashkia Që Duam” u ndal dje në Elbasan, ku u prezantua kanditadi i PSsë për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja. Balla është ndalur të flasë për protestën e Partisë Demokratike në Elbasan dhe bllokimin e rrugës, sipas së cilit ishin mbledhur 4 persona për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. “Dua të them dy fjalë për ata që u munduan të bllokonin sado pak rrugën. Ishte Luçi, Aureli, Mondi dhe çuni i këtij Hasës që nuk i di as emrin. 4 veta gjithsej, 4 veta për të bllokuar zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit. Nuk ka për tja arritur dot, sikur nuk ia arritën dot të pengonin Parlamentin legjitim, qeverinë legjitime, nuk do të arrijnë të pengojnë dot Elbasanin”, tha Balla. Në fjalën e tij, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe Drejtues Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në fjalën e tij deklaroi se në 6 vitet e fundit në Elbasan është bërë më shumë punë se në 23 vitet e kaluara. Sipas Ballës, gjithçka është bërë deri më tani është fillimi i një procesi transformimi të plotë të Elbasanit. “Në këto gjashtë vite nuk ka pasur krahasim me gjithçka është bërë në 23 vitet e shkuara në Elbasan. Edhe ky shi tregon se sa bereqetli ka qenë kryeministri Edi Rama me Elbasanin. Unë dua t’ju them se gjithçka kemi bërë deri tani është fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm, i një transformimi të plotë të Elbasanit. Ne kemi bërë, dhe e themi shpesh që nuk keni parë gjë akoma dhe realisht në shumë pjesë të Elbasanit ne jemi vetëm në fillim të punëve. Kemi mbaruar gjithë pjesën kryesore, atë të shesheve qendrore të qytetit, por shumë punë të rëndësishme vijojnë, sikurse është edhe angazhimi ynë i para 4 viteve për furnizimi me 24 orë ujë të çdo cepi të Elbasanit”, u shpreh deputeti socialist Taulant Balla.
POLITIKE
6 E diel, 28 PRILL 2019
Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi shpjegon programin e LSI-së për arsimin dhe punësimin e të rinjve
Nga Redjon Shtylla
S
hqipëria është kthyer në një vend ku çdo ditë e më shumë po mbetet pa rini. Të dhënat e publikuara nga Eurostat, bëjnë të ditur se për vitin 2018, numri i aplikimeve të minorenëve të pashoqëruar nga Shqipëria për azil në një nga vendet e BE-së ishte 475, duke përbërë rreth 2.5% të totalit të aplikimeve nga e gjithë bota. Ky alarm u dha edhe gjatë protestës të së enjtes para Kuvendit nga të rinjtë e FRPD-së dhe të LRI-së. Koha Jonë Ndaj “Koha Jonë”, kontaktoi me kryetaren e LRI-së, me ish-deputeten Floida Kërpaçi. E pyetur se si e lexon këtë raport, ajo thotë se është një indikator që tregon se kjo qeveri i ka lënë në baltë të rinjtë. Për të, emigrimi i tyre ka pasoja të rënda edhe për vetë shtetin. Sesi e sheh të ardhmen LSI-ja dhe frenimin e këtij eksodi, Kërpaçi pohon se shtyllat bazë janë një arsim cilësor dhe punësim i mirëpaguar. “Arsim cilësor e bashkëkohor sipas nevojave të tregut të punëve të së ardhmes. Punësim i mirëpaguar me paga të larta që tu mundësojë rinisë përballimin e kostove të jetesës por edhe krijimin e
Kërpaçi: LSI, projekt për të ndalur eksodin e të rinjve familjeve të reja. Ne e kemi bindje se duhet ta bëjmë Shqipërinë të shikohet si shtëpi dhe do të ndalojmë largimin e rinisë”. Azil nga minorenët e pashoqëruar ka bërë që Shqipëria të renditet e dyta në botë. Në këtë përfundim ka dalë raporti i Eurostat. Të enjten ju protestuat për të rinjtë që po ikin nga vendi dhe kërkojnë azil në vendet e BE-së. Si e komentoni këtë raport? Raporti i Eurostat është një tjetër këmbanë alarmi që vjen menjëherë mbas raportit të UNICEF-it Italian ku Shqipëria renditej e para për numrin e minorenëve të pashoqëruar të cilët në mënyrë të dhimbshme janë larguar prej familjeve duke shkuar në emigracion për të gjetur punë e të ardhura edhe për familjet që kanë lënë pas. Numri i lartë i të rinjve shqiptar që janë larguar si azilkërkues në vendet e BE-së është një tjetër indikator që tregon se kjo qeveri i ka lënë në baltë të rinjtë. Është e dhimbshme të shohësh sesi në Shqipërinë e vitit 2019, kur ne aspirojmë të çelim negociatat me BE, të mitur, adoleshentë, të rinj
të të gjitha moshave, marrin rrugët e vështira të emigrimit të paligjshëm për shkak të pamundësive të ndryshme që përballen këtu për të ndërtuar të ardhmen. Është e dhimbshme të shohesh se të rinjtë shqiptar janë të pamundur për të gjetur pune, nuk marrin arsimin që i duhet dhe nuk u ofrohet mbështetje nga shteti për të ndërtuar jetën e familjen këtu. Emigrimi i tyre ka pasoja të rënda edhe për shtetin. Ata janë mjekët e së ardhmes, mësuesit, inxhinierët, politika e media, shkrimtarët e inovatorët e së ardhmes
dhe nëse ata largohen do të thotë se shteti ynë do të dobësohet. Duke parë që LSI-ja është parti e të rinjv rinjvee, çfarë programesh keni ju për grup në mënyrë që këta të fundit ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre dhe çfarë po bën LSI-ja për të frenuar këtë eksod? LSI-ja është partia e të rinjve dhe ne jemi të vendosur që duke krijuar punësim dhe ofruar arsim cilësor e mbështetje shtetërore për të ndërtuar familjen këtu, të ndalojmë eksodin e gjeneratës së re larg atdheut. Të rinjtë nuk kanë nevojë për propagandë,
mashtrime dhe premtime të pambajtura. Të rinjtë meritojnë më shumë prandaj ne kërkojmë largimin e kryeministrit Rama, i cili instaloi në vend modelin e antivlerave dhe duam të ringrejmë shtetin në funksion të të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë dhe të fuqizojmë modelin e vlerave, ku të rinjtë që duan të punojnë ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri të kenë mundësi e shanse të barabarta. Të rinjtë kanë nevoje për politika konkrete të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në një jetë me më shumë mirëqenie dhe shpresë për ta. LSI-ja punon çdo ditë me të rinjtë dhe ne jemi të bindur se bashkë me të rinjtë do të ndërtojmë alternativën e vlerave, shpresës e prosperitetit për të rinjtë dhe familjet e tyre. Arsim cilësor e bashkëkohor sipas nevojave të tregut të punëve të së ardhmes. Punësim i mirëpaguar me paga të larta që tu mundesojë rinisë përballimin e kostove të jetesës por edhe krijimin e familjeve të reja. Ne e kemi bindje se duhet ta bëjmë Shqipërinë të shikohet si shtëpi dhe do të ndalojmë largimin e rinisë.
ky do të shkojë sikur bën takime me ushtri policësh, me dhunë me pranga, të një populli i cili e ka refuzuar përfundimisht dhe nuk do të dijë më për këtë kryeministër, i cili është armik i tij. Sepse kur sillesh si pushtues je armik i popullit tënd. Dhe të vlerësojë çdo lek. Sepse, po ua bëj shumë të qartë, të gjithë drejtuesve të policisë, të Gardës, Ministrisë së Brendshme, forcave të ndërhyrjes së shpejtë, përgjegjësitë. Së pari, për mënyrën e përdorimit të dhunës, përdorimin e dhunës përtej ligjit, përdorimi i armatimit përtej ligjit, përdorimi i lëndëve helmuese kimike të rënda përtej ligjit. Për të gjitha këto do të përgjigjen si institucione, por më e rëndësishmja është se secili do të përgjigjet individualisht, që nga komandanti e deri te polici më i thjeshtë, kur e ka tejkaluar ligjin. Veçanërisht do të përgjigjen komandantët e zellshëm dhe një pjesë e atyre që nuk veshin
uniformë, por shfaqen me turmat e policisë si gjysmë të paidentifikuar të cilët ne i kemi identifikuar një për një dhe monitoruar dhe të cilët individualisht do të japin përgjigje para ligjit. Së dyti edhe për shpërdorimin e frikshëm financiar të qindra milionë lekëve të shqiptarëve, të cilëve nuk ka mundësi tu shtohet rroga, pensioni, do të përgjigjen sërish. Edhe për përdorimin e helikopterëve nga ana e Kryeministrit, i cili nuk mund të eci dot në tokë si gjithë të tjerët por i tmerruar nga frika hidhet nga sipër dhe për dhjetëra mijëra bukët e qytetarëve, të cilët shpërdorohen nga karvani dhe nga pushtuesi për frikërat e tij. Koha e tij ka mbaruar. Raporti i popullit me pushtuesin është vetëm një. Shqiptarët i kanë përzënë dhe i kanë zbuar me neveri dhe forcë pushtuesit e tyre. Këtu bën pjesë dhe Kryeministri i tyre aktual”,- deklaroi Petrit Vasili.
Petrit Vasili: Të hetohen shpenzimet qeveritare për sigurinë dhe policinë e kryeministrit Edi Rama
“Zvarritjet e pushtuesit Rama dhe policisë se tij u kushtojnë miliona shqiptarëve”
L
ëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar dje nga institucio net që të nisin hetimet për shpenzimet që kryeministria bën për sigurinë e Edi Ramës. Ish-kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat iu referua takimeve të fundit të Edi Ramës në Shkodër dhe në Elbasan, ku sipas raportimeve të mediave, për sigurinë e kreut të qeverisë janë angazhuar me qindra forca policore. Vasili deklaroi se shqiptarët po paguajnë me taksat e tyre që Edi Rama të shkojë në qytete dhe të bëjë takime ku ka më shumë policë dhe agjentë sesa qytetarë. Në emër të LSI, Vasili i bëri thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit që të nisë verifikimet administrative për fondet e buxhetit të shtetit që po shkojnë për aktivitete të panevojshme dhe jashtë çdo kriteri ligjor. “Po paguhen qindra milionë lekë për ushtrinë, policinë dhe agjentët që shoqërojnë Ramën. Shqiptarët nuk kanë lekë për të shpenzuar për takimet e Ramës me policinë”,- deklaroi Petrit Vasili. Përfaqësuesi i LSI-së kërkoi dhe hetime nga prokurori lidhur me shkel-
jet ligjore që një pjesë e drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës kanë kryer gjatë muajve të fundit të protestave. Ai deklaroi se opozita i ka identifikuar të gjithë zyrtarët e policisë, me uniformë apo civilë, që kanë shkelur ligjin gjatë tubime duke dhunuar qytetarët në Tiranë dhe në rrethe. Kryeministri Edi Rama ishte dje në Shkodër ku u raportua nga mediat për më shumë se 500 forca policore, efektivë të gardës dhe agjentë të SHISH që ishin në terren për të ruajtur kreun e qeverisë. E njëjta situatë ishte dhe sot në Elbasan, ku reparte speciale me më shumë se 100 efektivë u panë rrugëve të qytetit. Ndërkohë që numri i gardistëve me uniformë dhe civilë ishte disa herë më i madh. Po ashtu, gjithë komisariati i Policisë së Elbasanit sot ishte me kohë të plotë vetëm në shërbim të kreut të qeverisë. Vasili ka bërë dhe një llogari paraprake të shpenzimeve të Edi Ramës gjatë udhëtimeve të tij jashtë Tiranës. “Çfarë do të thotë që Edi Rama shkon me helikopter? Shumë thjesht, një vajtje e Edi Ramës me
helikopter kushton 1 milion e 500 mijë lekë. Për qytetarin e thjesht, jo për pasanikun pafund, miliarderin Edi Rama po ja përkthej popullit, çfarë janë 1 milionë e 500 mijë lekë? Janë 2500 bukë, me të cilat familje të varfra e me mijëra familje shqiptare sigurojnë mbijetesën e ditës dhe të fëmijëve të tyre. Pra bukën e 2500 familjeje e shpërdoron me një vajte pushtuesi në një nga qytetet e Shqipërisë. Dhe përditë këto shëtitjet politike të trembura të Edi Ramës kushtojnë mijëra bukë nga goja e qytetarëve, që ky të mundë edhe të vërë përfundi frikën e tmerrshme që e ka pushtuar. I bëj thirrje këtu Kontrollit të Lartë të Shtetit të monitorojë dhe kontrollojë batërdinë e financimeve dhe shpenzimeve pa fund, që shoqërojnë karvanët e pushtuesit lart e poshtë nëpër Shqipëri”,- deklaroi Petrit Vasili. Ish-kreu i deputetëve të LSI, shtoi se qytetarët nuk mund të paguajnë milionë lekë për takime të kryeministrit si në shtetrrethim. “Shqiptarët nuk kanë taksirat të paguajnë qindra milionë lekë sepse
POLITIKE
7
E diel, 28 PRILL 2019
Ish-deputetja prezanton ofertën e PD-së për ekonominë: Ulje e taksave dhe shpenzim i borxhit në shërbim të qytetarëve dhe të mirës publike
P
artia Demokratike vlerëson se shqiptarët sot janë më të varfër, ndërsa krejt e kundërta është për qeveritarët, të cilët sipas selisë blu, janë pasuruar shumë herë më shumë. Qëndrimi vjen nga ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku e cila në një analizë të gjatë të situatës ekonomike theksoi dje se alternativa ekonomike që ka propozuar mazhoranca socialiste që në vitin 2014 ka qenë “Takso më shumë dhe merr borxh!”. Politikën e marrjes së borxhit, qeveria e shiti si një përpjekje për të shlyer borxhin e prapambetur ndaj bizneseve, por e vërteta qe që ky borxh u përdor për të ngjyrosur fasadat e godinave qeveritare dhe për të ndërtuar sheshet e qyteteve që përditë e më shumë boshatiseshin nga qytetarët. Në analizën e saj Tabaku vëren se nga viti 2014 kur në Shqipëri u implementuan politikat fiskale rilindase gjendja ekonomike është përkeqësuar ndonëse rajoni ka pësuar ndryshime. Ndërkaq, ish-deputetja demokrate thekson se ajo ç’ka ofron PD-ja është krejt e kundërta; ulje e taksave dhe shpenzim i borxhit në shërbim të qytetarëve dhe të mirës publike. “Alternativa ekonomike që ka propozuar mazhoranca socialiste që në vitin 2014 ka qenë “Takso më shumë dhe merr borxh!”. Politikën e marrjes së borxhit, qeveria e shiti si një përpjekje për të shlyer borxhin e prapambetur ndaj bizneseve, por e vërteta qe që ky borxh u përdor për të ngjyrosur fasadat e godinave qeveritare dhe për të ndërtuar sheshet e qyteteve që përditë e më shumë boshatiseshin nga qytetarët. Një borxh i marrë sot është padyshim një taksë e vendosur nesër. Prandaj, qeveria vazhdoi të rriste barrën fiskale duke shpikur lloj-lloj mënyrash për të detyruar qytetarët të
Tabaku: Shqiptarë të varfër, qeveritarë të pasur. Rama ofron vetëm taksa të larta
paguajnë borxhin e marrë. Kur fasadat përfunduan dhe u vu re mungesa e rritjes ekonomike, thithjes së investimeve të huaja apo edhe rritjes së mirëqenies; qeveria morri borxh duke projektuar krijimin e PPP-ve. Ajo doli në treg për të marrë një tjetër borxh me shpresën që do të kënaqte oligarkët por edhe do të pasuronte qeveritarët përmes skemës së PPP-ve. Projekti ambicioz i vjedhjes së 1 mld eurove përmes PPP-ve (që sot ka shkuar në 2,2 miliardë) si dhe përvetësimit të pronave publike dhe private përmes ligjeve speciale, u aplikuan në tokën e
djerruar të ekonomisë vendase. Shqiptarëve iu është rritur barra fiskale me një vlerë prej 1,9 mld eurosh ndërsa brenda një dite që prej vitit 2014 janë mbyllur 188 biznese. Me një barrë fiskale më të rëndën në rajon, me një politikë fiskale aspak premtuese për të thithur investime si dhe me një borxh të rritur në kufijtë e 82%, qeveria vazhdoi skemën e qartë të pasurimit të vetes dhe varfërimit të qytetarëve. Produktet e kësaj skeme mund t’i dallojmë lehtësisht nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Sipas një studimi të BSH për vitin 2013 rreth 53% e mikrobizneseve
(pra dyqaneve që kanë 1-4 të punësuar) kanë deklaruar rënie të xhiros dhe të ardhurave. Shumica e ndërmarrjeve nuk mund të marrin kredi, ndërsa vetë bankat kanë ulur dhënien e kredive për bizneset dhe individët. Qartësisht paratë që përdorin shqiptarët për të mbajtur familjet e tyre gjenden në tregun e zi. Sipas një tjetër raporti të Bankës së Shqipërisë 30% e kredisë së marra nga familjet shqiptare raportohet të jetë nga tregu i zi. Të dhënat e këtij raporti tregojnë rritjen e huasë nga tregu i zi si dhe mospagimin e mallit (pra efektin e listave).
Nga viti 2014 kur në Shqipëri u implementuan politikat fiskale rilindase gjendja ekonomike është përkeqësuar ndonëse rajoni ka pësuar ndryshime. Mrekullia mbi tokë që premtoi rilindja u shua që në muajt e parë edhe pse propaganda e rrogës së 13 vazhdoi të jehonte nga ekranet televizive. Qëllimi është shumë i qartë; pasurohen oligarkët, pasurohen qeveritarët dhe pjesa tjetër mbetet në kushtet e skllavërisë. Huaja në të zezë janë në fakt lëmosha që grupet rreth të parëve jep ndaj shumicës së shqiptarëve. Ajo çfarë opozita propozon është e lidhur ngushtë me si e shohim ne qytetarin. Politika fiskale me taksa të ulëta është oferta për një Shqipëri ku liria për të bërë biznes incentivohet. Ne nuk dëshirojmë të taksojmë punën dhe punëdhënësin shproporcionalisht pasi jemi të bindur që paraja qarkullohet më mirë dhe i shërben mobilitetit të qytetarëve kur është pranë tyre dhe jo në xhepin e madh dhe me vrima të qeverisë. Taksat e ulët prej 0,5% të xhiros është oferta që opozita i jep mikro-bizneseve familjare që vuajnë sot kontrollet tatimore, dhunën edhe presionin e qeverisë, taksat e larta dhe mungesën e konsumit. Lufta ndaj oligarkisë është në fakt betejë që nis me ndihmën ndaj bizneseve të vogla, të atyre bizneseve familjare që luftojnë përditë me një sistem që punon kundër tyre. Shqiptarët varfërohen dhe taksohen përditë e më shumë për të paguar borxhet që qeveria merr në emrin e tyre dhe i shpenzon për qejfet personale. Partia Demokratike ofron të kundërtën; uljen e taksave dhe shpenzimin e borxhit në shërbim të qytetarëve dhe të mirës publike”, tha dje Jorida Tabaku.
Kreu i PD-SË PREMTON: INVESTIMI NË BURIMET NJERËZORE DO TË JETË PRIORITETI ABSOLUT. PAGA TË LARTA PËR MJEKËT DHE INFERMIERËT
Basha prezanton programin për Shëndetësinë: Luftë mafies së ilaçeve
N
jë ditë pasi bëri skanimin e plotë të sistemit aktual të shëndetësisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka shpalosur programin e demokratëve për shëndetësinë. Që nga anulimi i PPP-ve korruptive siç tha ai, deri tek lufta ndaj mafies e ilaçeve, rritja e pagave për mjekë e infermierë, shtimi i spitaleve dhe përmirësimi i kushteve në këto spitale, ishin disa prej premtimeve të Bashës të shpalosura këtë të shtunë përmes një platforme të publikuar në rrjetet sociale. “Sistemi shëndetësor është në kolaps. Pasi t’u kthejmë pushtetin qytetarëve dhe ta heqim nga kthetrat e politikanëve të lidhur me krimin që mbajnë pushtetin me vota të blera, do të trajtojmë menjëherë dhe me prioritet problemet emergjente në
shëndetësi. Me ligjin antimafia PD do të anulojë PPP korruptive në shëndetësi që i vjedhin buxhetit 33 milionë euro çdo vit. Çdo qindarkë e marrë në mënyrë korruptive do t’u kthehet qytetarëve. Programi
ynë për shëndetësinë parashikon: Rritje të financimit të shërbimit shëndetësor, modernizim dhe decentralizim të tij. Pacienti të jetë i lirë të zgjedhë duke iu njohur pagesa e sigurimeve. Ndërtimin
e ambienteve të reja spitalore dhe qendrave shëndetësore. Investimi në burimet njerëzore do të jetë prioriteti absolut. Paga minimale për mjekët do të arrijë në 1200 euro në muaj. Paga minimale për infermierët do të arrijë në 700 euro në muaj. Do të rrisim numrin e personelit duke nisur me një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve që diplomohen në Mjekësi. Rritje të financimit për të rritur larmishmërinë e specializimeve dhe kualifikimeve dhe garantimin e kushteve të punës. Do të luftojmë mafian e ilaçeve, të instaluar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet. Qytetarët sot blejnë ilaçe të skaduara apo fallso që nuk kanë asnjë efekt në trajtimin e sëmundjeve. Ne do
të rikthejmë barrierat mbrojtëse të standardeve europiane për sigurinë e ilaçeve dhe do të rrisim listën e medikamenteve të rimbursueshme, duke synuar arritjen e mesatares europiane prej 2 mijë medikamentesh nga 440 që është sot dhe duke rritur vlerën e rimbursimit që sot është ne masën 50-60% të vlerës. Ku ka vullnet politik, ka edhe mundësi. Paratë që shkojnë për korrupsionin, për PPPtë apo zhduken pa lënë gjurmë, plot 1.7 miliardë euro vetëm vitin e kaluar sipas KLSH, do të orientohen drejt sektorëve prioritarë, ku në mënyrë absolute shëndetësia është tek më prioritarët”, u shpreh dje në reagimin e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
FORUM OPINION Nga Artur Zheji
K
ryeministri duket se ka një portofol push tetesh dhe një portofol financiar të pafund në dispozicionin e vet dhe i koordinon qokat dhe llokmat në mënyrë të admirueshme. Sot, nga “nënat” Parti, PD dhe LSI, kanë dalë grupe të reja parlamentare, deputetë dezertorë të linjës politike dhe jo vetëm, parti të reja që regjistrohen fët e fët nga KQZ, e më the e të thashë. Opozita është bymyer në rrugë dhe është tkurrur në anëtarë dhe personazhe “historike”, që dikur linin kokën për partitë e tyre dhe të bënin “gjëmën” në emër të tyre. Ankandi i madh Zgjedhor,
qarkullimi kolosal i parave që lëvrijnë nën rrogoz, po e bën punën e vet dhe kërpudha identitetesh politike njëpërdorimshëm, po përmbyt tregun e ri politik, që ka një regjisor dhe koordinator të vetëm, kryeministrin dhe kupolën oligarkike që financon fasadën e re. Thënë të gjitha këto, panorama e sotme është e trishtueshme, por edhe e shëndetshme, sepse Rama, po bëhet vetë reformatori I Partisë Demokratike dhe i LSI. Ai po grumbullon mbetjet pa integritet, inatçinjtë dhe sabotatorët e padukshëm dhe të panjohur të këtyre subjekteve, karrieristët e zhgënjyer, e më the e të
Nga Kastriot Islami
P
E diel, 28 PRILL 2019
Kohë e pisët, kohë tradhtarësh, PD dhe LSI po reformohen nga dezertorët... thashë. Në të vërtetë, pjesa dërmuese e tyre, e personave “gurë fasade” e sistemit të kalbur që po bie dhe është sot, mbështetur vetëm mbi supet e Ramës, nuk do të rikthehen më, në strehën e tyre politike, ku hëngrën me lugën e madhe dhe me pirunin bujar të partisë, shumë e shumë vite rresht dhe kjo e lehtëson Opozitën. Tani, Opozita, nëse di dhe nëse do, mund të nxjerrë mësime historike dhe të rithemelojë strukturat e veta të dëmtuara nga tradhtia. Të ftojë në rresht të parë personalitete dhe idealistët, sigurisht kjo ndodh,
nëse mundet ti frymëzojë ata, kjo është sot e vështirë, por ndoshta jo e pamundur. Ndërsa ata, apo këta të “fasadës” së sotme: “Zgjedhje të Lira dhe Pluraliste”, po shkojnë me një lugë edhe më të madhe dhe me sfurk në vend të pirunit, që ta hanë e të fryhen, te Gjelltorja e madhe e Maxhorancës, duke kafshuar nga ushqimi dhe llokma e tyre… Por shpejt, pasi të përfundojnë “misionin” e tradhtisë, i presin surpriza, se do fillojë shpejt tallja dhe përbuzja me ta, e më pas rruga e madhe. Kështu ka ndodhur gjithmonë, tradhtinë e duan të
gjithë, ndërsa tradhtaret nuk i do askush, sepse bëhet gjithmonë pyetja: “Kur tradhtove shokët e tu, përse nuk më tradhtoke edhe mua?” Kryesorja është se situata është e mbarsur keq, rënia e Ramës do të jetë një proces i kushtueshëm dhe dialektika e do, që të gjithë ata që kontribuan për mbërritjen deri këtu të këtij personi të dëshpëruar dhe krejt pa skrupuj tashmë, do të paguajnë pjesën e tyre të majme dhe të dhimbshme. Sikundër dhe po e bëjnë, qofshin sot në Pozitë, apo në Opozitë. 360grade.al
Përse qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër?
KOMENT ërse zgjedhjet e vitit 2017 kanë rezultuar rënd shëm të manipuluara? Sepse vota është blerë dhe votuesit janë kërcënuar. Dakord, por përse opozita pretendon që maxhoranca është ilegjitime? Sepse madhësia e manipulimit të zgjedhjeve ka ndikur jo vetëm në rezultatin zgjedhor, por ka qenë aq e madhe, ose thënë ndryshe numri i mandateve të fituara përmes manipulimit të zgjedhjeve ka qënë në atë vlerë (nga llogaritë rezulton në masën 8-11 mandate) për të arritur në përfundimin se Rilindja s’ka qënë dhe s’është maxhorancë reale, ajo vetëm mund të konsiderohet maxhorancë ilegjitime. Përse ky përfundim s’është nxjerrë menjëherë pas zgjedhjeve por opozita po insiston të deklarojë ilegjitimitetin e tyre me kaq vonesë? Sepse konkluzioni është provuar me fakte e prova vetëm pas dy vitesh, pra në vitin 2019 ndërkohë që zgjedhjet janë mbyllur në 2017. Konkretisht janë kapur bisedat telefonike mes drejtuesve politikë të Rilindjes dhe oligarkëve blerës të votave e kriminelëve e trafikantëve kërcënues të votuesve, të cilat i ka bërë publike edhe VOA. Po përse kjo ka ndodhur dy vjet “pas pilafit” do të pyeste Rama dhe opozita s’ka reaguar menjëherë pas zgjedhjeve të 2017, madje anëtarët e opozitës kanë
8
votuar në KQZ në favor të daljes së rezultatit zgjedhor? Sepse blerja e votës dhe kërcënimi i votuesve janë kryer shumë të fshehta dhe të sofistikuara nga ekipi i politikanëvë-oligarkëvekriminelëve i drejtuar nga Rama dhe ka qënë e pamundur për tu kapur, evidentuar me fakte e prova dhe dërguar në gjykatë gjatë ditëve të fundit para ditës së votimit. E rëndësishme nuk është se ky manipulim ka ndodhur dhe është provuar me fakte (interceptimet telefonike e provojnë katërcipësisht) dhe nuk mund të thuhet meqë gjetja e provave dhe fakteve ka ndodhur pas 2 vitesh kjo gjë duhet harruar apo nuk përbën shqetësim. E për rrjedhojë duhet të pranohet realiteti sic ka qënë… Po misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve, përse s’i kanë evidentuar këto manipulime dhe kanë vazhduar të shprehen, edhe gjatë kohëve të fundit, se zgjedhjet ishin dhe janë legjitime? Sepse edhe vëzhguesit ndërkombëtarë (bëhet fjalë vetëm për ata anëtarë të misionit ndërkombëtarë të vëzhgimit të zgjedhjeve që realisht mund të jenë përpjekur të evidentonin të gjithë manipulimet në zgjedhjet e fundit të 2017) e kanë të vështirë për të mos thënë të pamundur për të evidentuar këto lloj manipulimesh. Aq më tepër që
tendenca e përgjithshme e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit (dhe kjo po ndodh gjithnjë e më shpesh ndërkohë që manipulimet janë softistikuar) është të mbyllin me sukses misionin e tyre dhe të “konfirmojnë” një rezultat që siguron “stabilitet”, sepse për “demokracinë” dhe kontestimet e palës jo fituese gjithcka do të shkruhet me një gjuhë të drunjtë në pjesën e rekomandimeve të raportit ndërkombëtar…Ka edhe ndonjë rast, sigurisht të rralllë, kur qëndrimi i misioneve të vëzhgimit është ndryshe nga ai që mbahet në shumicën e rasteve të tjera apo më saktë kur është paravendosur që qëndrimi i misionit të jetë ndryshe, pra në favor të “demokracisë”… Po qeveria a është ilegjitime përderisa zgjedhjet janë manipuluar rëndshëm? Nisur nga fakti që gjatë zgjedhjeve të fundit të 2017 është tjetërsuar rezultati zgjedhor për shkak të blerjes së votës dhe kërcënimit të votuesve, në masën 8-11 mandate, kjo con në përfundimin se Rilindja s’është maxhorancë as reale dhe as legjitime. Për rrjedhojë edhe qeveria Rama, edhe kryeministri Rama janë ilegjitimë. Nëse maxhoranca, qeveria dhe kryeministri janë ilegjitimë dhe kjo gjë është evidentuar pas dy vitesh, si zgjidhet ky ngrëc?
Vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme, me një qeveri tranzitore të mbështetur nga të gjithë palët në parlament, nga ato palë që kanë fituar përfaqësimin, qoftë edhe të deformuar, në zgjedhjet e 2017. Natyrisht qeveria tranzitore duhet të garantojë ndër të tjera kushte konkurimi edhe për të gjitha ato parti jashtëparlamentare, që për shkak të manipulimeve skanë mundur të futen në parlament. Përse duhet qeveri tranzitore dhe s’pranohet organizimi i zgjedhjeve të parakohshme nga qeveria Rama pra nga Rilindja? Nga analiza racionale e mësipërme u arrit në përfundimin se Rilindja, duke qënë ilegjitime, s’rezulton maxhorancë reale nga zgjedhjet e 2017, pra nuk i ka votat e nevojshme për të formuar qeveri. Thënë ndryshe zgjedhjet e lira e të ndershme s’mund të organizohen e garantohen nga një qeveri ilegjitime, e dalë nga një maxhorancë ilegjitime. Ok, nëse pranojmë se zgjidhja e krizës aktuale realizohet përmes organizimit të zgjedhjeve të parakohshme dhe me një qeveri tranzitore që merr mbështetjen e gjërë në parlament, përse të mos jetë Rama kryeministër i kësaj qeverie tranzitore? Së pari qeveria tranzitore do të ngrihet mbi bazën e mbështetjes sa më
konsensuale të të gjithë forcave politike në parlament, sepse as Rilindja, as PD, as LSI, apo tjerë, s’kanë të vetme shumicën për të mundur të kenë qeverinë e tyre. Së dyti, dhe kjo ndoshta kjo është edhe më e rëndësishmja, Rama është ideatori, organizatori dhe përfituesi më i madh i manipulimit të zgjedhjeve të 2017, prandaj nëse do të pranohej ky opsion, kjo do të thoshte ndryshe, sic thotë populli, ti varësh ujkut mëlcitë në qafë, Aq më tepër që në zgjedhjet e 2017 opozita, e ndodhur edhe nën presionin ndërkombëtar, ja dha Ramës këtë mundësi që ai rikërkon sot, dhe Rama e keqpërdori këtë mundësi, duke blerë votat në atë masë sa të siguronte i vetëm “timonin dhe tepsinë” e pushtetit, pra duke flakur edhe aletaten e saj, LSI, e cila e mbështeti Ramën-kryeministër në 2013. Pranda jemi këtu ku jemi sot, në një krizë të paprecedentë. Dhe së treti, përderisa Rama s’pranon të ndëshkohen të gjithë politikanët, oligarkët dhe kriminelët që janë kapur mat në përgjimet telefonike duke komunikuar për të manipuluar zgjedhjet, provon se edhe ai vëtë është së paku është në bashkëpunim me ta. Ndërkohë që e vërteta është se Rama është ideatori dhe drejtuesi i manipulimit të zgjedhjeve të 2017.
FORUM
K
ryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkë. Në mesazhin e urimit ai thotë se ngjallja e Krishtit fuqizon shpresën se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni, interesat e errëta që zakonisht ecin së bashku me gënjeshtrën tinëzare dhe arrogancën e egër dhe e vrasin paqen. Mesazhi i plotë: Shpresë pa kufi Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks, Bij të shtrenjtë më Zotin, “Duke u gëzuar në shpresë”, le të thërresim: Krishti u Ngjall! Ngjallja, vëllezërit e mi, na ofron shpresë të pamasë. Kjo shpresë buron nga lajmi i gëzuar se u mund vdekja, armiku i paepur i njeriut. E mundi Krishti. “Ku është gjembi yt, o vdekje? Ku është fitorja jote, o hadh? U ngjall Krishti dhe ti u munde”, thërret shën Joan Gojarti dhe, bashkë me të, e gjithë Kisha Orthodhokse: “…U ngjall Krishti dhe jeta qytetërohet… Sepse Krishti, duke u ngjallur së vdekurish, u bë kulloshtra e të fjeturve. E Atij është lavdia dhe fuqia në jetë të jetëve. Amin”. Ngjarja e Ngjalljes së Krishtit ndriçon me dritë jetëprurëse tërë jetën njerëzore. Madje, edhe në kushtet më të vështira, përvoja paskale na jep forcë “që të mos kemi shpresë në veten tonë, po në Perëndinë që ngjall të vdekurit” (2Kor. 1:9). Mendja njerëzore nuk e percepton dot mrekullinë. Por zemra e kupton këtë të vërtetë dhe gufon duke psalur “Krishti u Ngjall!”. Në të njëjtën kohë, Ngjallja na forcon shpresën për të përballuar si fitimtarë çdo energji vdekjeprurëse që hidhëron jetën tonë. Ajo fuqizon shpresën se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsio-
9 E diel, 28 PRILL 2019
Kryepeshkopi Anastas mesazh për Pashkët: Shpresë për të mposhtur padrejtësitë
ni, interesat e errëta që zakonisht ecin së bashku me gënjeshtrën tinëzare dhe arrogancën e egër dhe e vrasin paqen, duke e çuar shoqërinë njerëzore në mjerim dhe dekadencë. Veçanërisht, gjatë së Kremtes së tërëndritshme të Pashkës, shpresa përhapet si rreze drite shpëtimtare në të gjitha drejtimet. Ajo ndriçon qenien e besimtarëve, prek në mënyrë mistike edhe ata shpirtra vullnetmirë që ndodhen në dyert e besimit. Shpresa e krishterë nuk buron nga një optimizëm abstrakt, nuk ka lidhje me ndonjë iluzion utopist. Ajo mbështetet në sigurinë se ekziston Perëndia i Gjithëpushtetshëm, Krijuesi dhe Përkujdesësi i gjithçkaje, Perëndia personal i dashurisë, i Cili kaq shumë e deshi botën, “sa dha Birin e tij, të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që t’i besojë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16). Shpresa e Ngjalljes nuk i referohet ndonjë ideje abstrakte, por është e lidhur ngushtë me një Person, Perëndinjeriun Jisu Krisht, i Cili pësoi me dëshirën e Tij tortura të tmerrshme, u kryqëzua dhe e mposhti vdekjen. Përshëndetja “Krishti u Ngjall”, nuk tregon që u ngjall PerëndiaHyjnia nuk vdes- por që u ngjall Perëndinjeriu Jisu Krisht dhe, së bashku me veten e Tij, ngjalli natyrën njerëzore, të cilën e mori prej “Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari”. Apostull Pavli na shpjegon: “Tani Krishti u ngjall prej së
vdekurish; u bë pema e parë e atyre që kanë fjetur. Sepse, sikurse vdekja erdhi me anë njeriu, kështu edhe ngjallja e të vdekurve është me anë njeriu. Sepse, sikurse të gjithë vdesin në Adamin, kështu edhe të gjithë do të marrin jetë në Krishtin” (1Kor. 15:20-22). Kisha ecën përpara me këtë shpresë pa kufi duke psalur himnin triumfal të Ngjalljes:
Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli, edhe të varrosurve jetën u fali. Në mënyrë të vazhdueshme, ajo thotë me ngazëllim lavdërues: “Qoftë i bekuar Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, i cili, sipas përdëllimit të tij të shumtë, na lindi përsëri në një shpresë të gjallë me anë të ngjalljes së Jisu Krishtit prej së vdekurish” (1 Petr. 1:3). Kjo shpresë u jep fuqi të gjitha gjymtyrëve të saj, ne të gjithëve, në përpjekjen tonë të përditshme për të duruar hidhërimet e shumëllojta, shpifjet, sëmundjet, dështimet, varfërinë, dhimbjen e thellë që shkakton largimi nga kjo jetë i njerëzve tanë të dashur. Gjithashtu, shpresa paskale na fal fuqi dhe na ngushëllon se me anë të ndriçimit të Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ngjallur do të gjenden daljet shpëtimtare nga rrugët e shumëllojta pa krye: politike, kishtare, personale dhe sociale, që na mundojnë. Pra, ecim përpara “duke u gëzuar në shpresë, duke duruar në shtrëngim e duke qëndruar në lutje” (Rom. 12:12). Sigurisht, ekzistojnë parakushte konkrete për aktivizimin e kësaj shprese. Së pari, është
besimi tek ato që na ka zbuluar Krishti, tek ato që Kisha ungjillëzon në mënyrë të pandërprerë, të cilat kanë autoritet të përjetshëm dhe të përbotshëm. Dhe së dyti, bindja se Krishtit të Ngjallur iu dha “çdo pushtet në qiell dhe mbi dhé” dhe për pasojë, historia nuk formësohet nga planet dhe veprimet e të fuqishmëve të kohës, por se fjalën e fundit e ka Perëndia i përjetshëm i drejtësisë dhe i dashurisë. Krishti i Ngjallur premtoi praninë e Tij të përhershme në jetën tonë: “Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët deri në mbarim të jetës” (Matth. 28:20). Paqja dhe gëzimi ecin bashkë me shpresën e Ngjalljes. “Paqja e Perëndisë që kapërcen çdo mendje” (Filip. 4:7), ashtu siç e përcaktoi Krishti para pësimit të Tij: “Paqen time po jua jap juve; jo siç e jep bota, jua jap juve” (Jn. 14:27). Ashtu siç na e ofroi Ai pas Ngjalljes së Tij, si karakteristikë të përhershme të nxënësve dhe të apostujve të Tij: “Paqe mbi ju. Siç më dërgoi Ati, edhe unë ju dërgoj ju” (Jn. 20:21). Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi! Le ta përmbledhim këtë përshëndetje ngjallësore me fjalët e apostullit të kombeve: “Edhe Perëndia i shpresës ju mbushtë me çdo lloj gëzimi dhe paqeje me anë të besimit, që të teproni në shpresë me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë” (Rom.16:13). Ose, duke e interpretuar lirisht me fjalët tona këtë varg: Perëndia i shpresës le të mbushë shpirtrat e të gjithëve me gëzim dhe paqe që burojnë nga besimi. Që, me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, të kemi shpresë të pashterur. Jo thjesht pak shpresë, por shpresë që të derdhet dhe të teprojë, që të mund t’ua ofrojmë edhe të tjerëve. Dhe të gjitha këto, do të kryhen jo me anë të aftësive tona, por me praninë dhe hirin e Shpirtit të Shenjtë. Le të urojmë që, Zoti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur, Kreu i Kishës sonë, të na dhurojë neve dhe të tjerëve këtë shpresë të pafund paskale. Krishti u Ngjall! Me dashuri të tërëshpirtshme në Krishtin Jisu, Shpëtimtarin tonë, Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
FORUM KOMENT Nga Klodian Tomorri
S
iguria ushqimore e ka ndarë publikun në dy pjesë. Një pjesë është e alarmuar për shkak të raportimeve të fundit në media, ndërsa një pjesë tjetër thotë se e gjithë kjo zhurmë është një komplot i madh dhe djallëzor kundër fermerëve. Në thelb ky është një debat që zgjidhet thjesht fare. Mjafton t’i japësh përgjigje një pyetjeje. A e garantojnë strukturat dhe instirucionet tona të ngarkuara me ligj sigurinë ushqimore? Këtë përgjigje besojne e dinë të gjithë. Korrupsioni dhe paaftësia e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë ushqi-
more praktikisht ka çuar në një situatë që në shkencën e ekonomiksit njihet me termin “market failure” ose ne shqip dështim tregu. Në këtë rast dështimi i tregut ka formën e asimetrisë së informacionit që çon në humbje ekonomike. Çështja është e thjeshtë, kur në një treg ka asimetri informacioni mes shitësve dhe blerësve, ai treg është i destinuar të dështojë pa një arbitër të drejtë. I pari që e kuptoi këtë ishte George Akerlof, i cili studioi tregun e makinave të përdorura në SHBA (Lemon Markets Theory). Ajo që Akerlof pa ishte se në treg
10 E diel, 28 PRILL 2019
Lemon markets dhe siguria ushqimore kishte asimetri informacioni. Shitësit e dinin ça po shisnin, ndërsa blerësit nuk e dinin se çfarë makine po blinin. Akerlof i ndau makinat e përdorura në dy grupe: të mira dhe defektoze. Por meqë blerësit nuk kanë informacion se cilat makina janë të mira dhe cilat defektoze ata ndryshojnë sjelljen përmes çmimit. Çfarë ndodh? Supozojmë se një makinë e mirë vlen 10 mijë dollarë, ndërsa një defektoze vlen 5 mijë dollarë. Kur një blerës shkon për të blerë ai nuk e ka informacionin cila është
makinë e mirë dhe cila është e keqe. Rrjedhimisht ai mban një çmim të fiksuar, zakonisht në mes të çmimit për makinat e mira dhe ato defektoze. Në rastin konkret 7 mijë dollarë. Por nëse blerësi ofron 7 mijë dollarë, shitësi do i shesë vetëm makinën defektoze për 7 mijë dollarë, ndërkohë që të gjitha makinat e mira do të dalin nga tregu. Në afatgjatë kjo çon në përkeqësimin e cilësisë së produkteve dhe humbje ekonomike. Teoria e Lemon Markets ka marrë “Nobel” në ekonomi. Kjo është ajo që ndodh me ushqimet në Shqipëri. Ferm-
eri që shet produktet bujqësore apo tregtari që i importon ato e di çfarë po shet. Qytetari që ble jo. Rrjedhimisht në afatgjatë qytetarët do ulin blerjet dhe çmimin e blerjes, ndërsa fermerët për shkak të çmimit më të ulët do nxjerrin të gjitha ushqimet e mira nga tregu dhe do tregtojnë vetëm ushqime të cilësisë së ulët. Këtë më vjen inat ta pranoj por kjo shmanget vetëm me arbitër. Dhe arbitri është shteti. Tani ne po paguajmë kostot e korrupsionit të AKU-se dhe shtetit, i cili mund të shkatërrojë komplet ekonominë bujqësore.
e procesit për hapjen e negociatave do të jenë pjesë e axhendës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor, më 29 prill në Berlin, edhe pse jo temë qëndrore. Normaliteti politik dhe procesi zgjedhor – të rrezikuara në Shqipëri Analisti i pavarur në Tiranë, Aleksandër Çipa, nuk beson që negociatat do të hapen. “Parlamenti Europian ka përcaktuar dy tregues të rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë në procesin e afrimit me BE: normalitetin politik dhe procesin e mbarë zgjedhor, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Të dy këta tregues aktualisht janë shumë të rrezikuar. Braktisja e parlamentit nga opozita ka kosto të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit europian. Është provë e paqëndrueshmërisë së demokracisë institucionale në Shqipëri: Klasa e saj politike ndodhet në një moment kthimi pas”, thotë Aleksandër Çipa. Lidhur me pritshmëritë nga Konferenca e Berlinit mbi Ballkanin Perëndimor, më 29 prill, ai mendon
se do të këmbëngulet në forcimin e shtetit ligjor në BP, do të vlerësohet Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe do të kërkohet një proces zgjedhor sipas standarteve ndërkombëtare, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Çështjet e përbashkëta në rajon do të përqëndrohen në inkurajimin e nismave që zgjidhin mosmarrëveshjet historike dhe «ojnë drejt forcimit të kohezionit rajonal dhe sidomos në dialogin Kosovë – Serbi dhe gjasat për arritjen e marrëveshjes mes tyre, duke patur parasysh deklaratat konsekuente të kancelares Merkel për mosndryshimin e kufijve. “Konferenca do të vlerësojë kapacitetin e BP për të tejkaluar mosmarrëveshjet historike, duke u nisur nga kapërcimi i problemeve mes Greqisë dhe Maqedonisë. Çështje tjetër mendoj se do të jetë kontributi diplomatik i rajonit për stabilitetin, marrëveshjet mes vendeve të tij në kontekstin gjeopolitik të rajonit”, thekson Aleksandër Çipa. /DW/
Procesi i integrimit, normaliteti politik dhe procesi zgjedhor janë të rrezikuara në Shqipëri
Besim dhe skepticizëm për hapjen e negociatave B
esimi se Këshilli Euro pian do të hapë negoci atat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë shoqërohet me skepticizëm dhe pasiguri nga analistë e studiues në Shqipëri. Vlerësimet e fundit të Komisionit Europian që “Shqipëria i ka bërë mjaftueshëm mirë detyrat e shtëpisë” konsolidojnë shpresat e optimistëve. Ndërkohë faktorë të tjerë si zgjedhjet europiane ngrenë pikëpyetje mbi përbërjen dhe prioritetet e institucioneve të reja të BE: Parlamentit dhe Komisionit të ri Europian, që do të dalin pas zgjedhjeve në muajin e ardhshëm. Skeptikët dhe pesimistët i kthejnë sytë tek kriza aktuale politike në Shqipëri, që në fakt, ka nxjerrë në pah dobësi të sistemit demokratik dhe shkujdesje ndaj vlerave europiane si dialogu dhe kompromisi. Konfererenca në Berlin për Ballkanin Perëndimor, e organizuar nga kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez Macron, më 29 Prill, ngjall pritshmëri që ajo të ndalet edhe në situatën aktuale në Shqipëri, përderisa në qendër të saj do të jetë stabiliteti dhe zhvillimi i mirë i rajonit. Krizës politike në Shqipëri nuk i mungon potenciali i destabilitetit.
Gjipali: Besim në hapjen e negociatave Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiuv i organizatës “European Movement Albania – EMA” është optimist se Këshilli Europian do të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë. “KE ka rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shqipëria ka realizuar “detyrat e shtëpisë” në atë nivel që e bëjnë të mundur hapjen e negociatave, nga pikëpamja e procesit politik dhe teknik. Vetë Këshilli Europian vendosi vitin e kaluar ta shtyjë për sivjet marrjen e vendimit, por duke njohur progresin e arritur. Shqipëria nuk ka bërë hapa mbrapa që KE të ketë një qëndrim tjetër. Këtë realitet pozitiv e ka vënë në dukje sivjet edhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn. Procesi është shumë kërkues pas hapjes së negociatave, kur fillojnë reformat europianizuese, që do ta «ojnë Shqipërinë drejt pranimit” thotë për DW, Gledis Gjipali. Por optimizmi i tij është i përmbajtur përballë rezultateve të panjohura të zgjedhjeve europiane. “Vendimi i Këshillit Europian do të reflektojë përbërjen në Parlamentin e ri Europian, nëse do të ketë rritje të numrit të forcave populiste
dhe qëndrimeve kundër zgjerimit të BE . Këto do të ndikojnë tek vendimmarrja e Këshillit Europian,”thekson ai. Rakipi: Koha e ndarjes nga trashëgimia konfliktuale Dr. Albert Rakipi, Drejtor i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare është skeptik lidhur me marrjen e një vendimi pozitiv nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave. “Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat. Sistemi politik nuk funksionon. Parlamenti është jashtë funksionit, opozita është jashtë sistemit, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka dialog mes qeverisë dhe opozitës. Protestat e vazhdueshme mund të «ojnë në destabilizim, zgjedhjet lokale pa opozitën kanë rrezikun e gjenerimit të destabilitetit. Ruajta e statusquo-së është e dëmshme. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet nga trashëgimia konfliktuale e tranzicionit, nga zgjedhjet e kontestuara, nga përdorimi i parave të drogës dhe ndikimi i të fortëve. BE duhet të heqë dorë nga stabiliteti në Shqipëri në kurriz të vlerave evropiane të demokracisë, sepse ky lloj stabiliteti nuk është i qëndrueshëm”, thotë për DW, Albert Rakipi. Ai mendon se situata në Shqipëri dhe ecuria
AKTUALITET
11
E diel, 28 PRILL 2019
Ministrja Balluku tha se të gjitha strukturat shtetërore në pikën kufitare të Morinës janë të angazhuara për të ofruar një shërbim me cilësi sa më të lartë për të gjithë udhëtarët
V
itin e shkuar, Policia Shqiptare firmosi marrëveshje bashkë-punimi me Policinë Kosovare në kuadër të sezonit veror, kjo për të siguruar një mbarëvajtje më të mirë të kalimit në doganë por dhe për të rritur sigurinë. Në prag të nisjes së sezonit turistik, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj inspektuan pikën kufitare të Morinës, ku kontrolluan nga afër masat e marra në këtë pikë, e cila ka fluksin më të lartë të lëvizjes gjatë sezonit veror. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoi nga autoritetet që të shtohen masat në drejtim të pritjes dhe menaxhimit sa më të mirë të fluksit të turistëve, duke e vënë theksin tek shtimi i masave që tradicionalisht janë ndërmarrë për patrullimin e përbashkët, për kontrollin e përbashkët e çështje të tjera. “Do të marrim masa në bashkëpunim edhe me autoritetet e Kosovës që ta kompensojmë me masa të shtuara sigurie këtë liri të lëvizjes, që po rritet përditë e më shumë. Duke qenë se jemi edhe në prag të sezonit turistik, unë gjej rastin të kërkoj nga autoritetet dhe t’i inkurajoj ato, për të shtuar masat në drejtim të pritjes dhe menaxhimit sa më të mirë të fluksit të turistëve, me qëllim që ai të rrjedhë i lirshëm por edhe i sigurt. Të shtohet ato masa që tradicionalisht janë ndërmarrë për patrullimin e përbashkët, për kontrollin e përbashkët e
Bashkëpunim me Kosovën, Lleshaj: Masa shtesë për fluksin gjatë sezonit veror
MASAT “Do të marrim masa në bashkëpunim edhe me autoritetet e Kosovës që ta kompensojmë me masa të shtuara sigurie këtë liri të lëvizjes, që po rritet përditë e më shumë. Gjej rastin të kërkoj nga autoritetet dhe t’i inkurajoj ato, për të shtuar masat në drejtim të pritjes dhe menaxhimit sa më të mirë të fluksit të turistëve. Të shtohet masat për patrullimin e përbashkët”.
SHËRBIMET
çështje të tjera”, tha Lleshaj. Në fjalën e saj pas inspektimit të kryer, ministrja Balluku tha se të gjitha strukturat shtetërore në pikën kufitare të Morinës janë të angazhuara për të ofruar një shërbim me cilësi sa më të lartë për të gjithë udhëtarët. Balluku e vuri theksin tek rëndësia e ofrimit të një shërbimi të integruar në këtë pikë kufitare në mënyrë që të ulet koha e pritjes së qytetarëve që duan të
kalojnë kufirin. “Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se është pika që përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit dhe të gjitha strukturat shtetërore kanë një fokus dhe janë të përqendruara për të ofruar shërbime sa më të mira. Shërbimet e integruara janë ato, të cilat ne synojmë, pasi zvogëlojnë kohën e pritjes dhe ofrohen në mënyrën më
DOGANË
Pashkët, në Kakavijë hynë 17 mijë persona
Pashka Ortodokse ka shtuar fluksin e lëvizjeve në Pikën Kufitare të Kakavijës, edhe pse sa herë ka festë, kjo situatë është e njëjtë. Sipas informacionit zyrtar, vetëm 40 orët e fundit ka pasur një rritje të fluksit të të ardhurve në Shqipëri me rastin e kësaj dite të shënuar. Janë regjistruar 17 mijë vetë në hyrë nga Greqia. I lartë është edhe numri i atyre që udhëtojnë drejt shtetit fqinj për të kremtuar Pashkët. Sipas policisë kufitare më shumë se 10 mijë persona janë larguar jashtë vendit dy ditët e fundit. Pala shqiptare punon me 6 sportele gjithsej kurse pala greke me 4 të tilla. Nga ana tjetër, i lartë ka qenë gjithashtu edhe numri i atyre që kanë ardhur për Pashkët nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.
VENDIMI
V
itin e kaluar në bregdetin shqiptar patrulluan për herë të parë policë nga Italia, ndërsa prej vitesh ka një bashkëpunim mes agjensive shqiptare dhe atyre kosovare gjate sezonit turistik. Edhe këtë vit, për të ofruar sigurinë maksimale për pushuesit, në zonat e frekuentuara do të vendosen vrojtuesit e plazhit. Në prag të sezonit turistik, në Shëngjin ka nisur kursi për trajnimin e vrojtuesve të plazhit. Prefekti i Lezhes Gjergj Prendi ka ndjekur nga afër përgatitjen e tyre ndërsa ka bërë me dije se nuk do të lejohen subjekte të cilët nuk vendosin kulla vrojtimi me roje plazhi të certifikuar. Luciano Marku merret me trajnimin e të rinjve dhe thekson se pushuesit duhet të jenë të sigurtë edhe në ujë. Në sezonet e kaluara në plazin e Shëngjinit bizneset kanë qënë indiferente përsa i takon zbatimit të ligjit për kullat vrojtuese. Mungesa e rojeve të plazhit në
cilësore dhe me standarde më të larta”, u shpreh Balluku. Ministrja nënvizoi se në qarkun e Kukësit, fokusi i Ministrisë që drejton është infrastruktura ku bëri të ditur se në fund të muajit qershor pritet të përfundojnë edhe punimet që po vijojnë përgjatë rrugës KukësMorinë, për të qenë gati për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve që ka në këtë aks rrugor gjatë sezonit veror.
“Pika kufitare e Morinës është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se është pika që përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit dhe të gjitha strukturat shtetërore kanë një fokus dhe janë të përqendruara për të ofruar shërbime sa më të mira. Shërbimet e integruara janë ato, të cilat ne synojmë, pasi zvogëlojnë kohën e pritjes dhe ofrohen në mënyrën më cilësore dhe me standarde më të larta”. “Fokusi kryesor në zonën e Kukësit është infrastruktura. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po investon në aksin Kukës-Morinë dhe shpresojmë që shumë shpejt, brenda fundit të muajit qershor, të gjitha punimet e nisura të përfundojnë për të qenë gati dhe për sezonin dhe për ngarkesën e trafikut që kjo rrugë ka”, deklaroi Balluku.
Rojet e plazhit, jo leje për subjektet që nuk i kanë
jo pak raste ka patur pasoja edhe në humbje jetë njerëzish. Policë çekë do të patrullojnë këtë sezon të ri turistik në krah të kolegëve shqiptarë. Ambasadori, Jaroslav Ludva, nga Vlora tha se ky nivel i ri bashkëpunimi lidhet me numrin në rritje të çekëve që zgjedhin vendin tonë për pushime. Zbatimi i projektit do të nisë me tre patrulla,
ndërsa vit pas viti synohet të zgjerohet. Për të sjellë sa më shumë çekë për pushime në Shqipëri, amabasadori Ludva është angazhuar personalisht. “Unë dua të kemi më shumë turistë në Shqipëri, këtu në Vlorë, se në Greqi. Do të shkoj pas dy muajsh në Pragë ku do të bashkëpunojmë me Agjencitë turistike për turizmin këtu”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E diel, 28 PRILL 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E diel, 28 PRILL 2019
Pushime sipas muajit Nga Blerina Ago
V
era në Shqipëri është e mbushur plot me alternativa për këdo që dëshiron të përjetojë shumëçka, nga moti mahnitës me diell, pamjet piktoreske, mali, deti, liqenet dhe parqet kombëtare. Megjithatë, ende shumë njerëz nuk e njohin mjaftueshëm Shqipërinë. Si më poshtë sugjeroj të paktën 1 vend që mund ta vizitoni gjatë muajve të ngrohtë që janë duke ardhur. Shpëtojini turmave këtë verë dhe provoni një destinacion më pak të frekuentuar nëpërmjet eksperiencave shumë interesante. Pushime aktive mes natyrës! Muaji prill: Kajak gjatë perëndimit të diellit në lagunën e Nartës, Vlorë Laguna e Nartës është mjaft e njohur më së pari për Ishullin e Zvërnecit me Manastirin e famshëm mesjetar. Kajak dhe vrojtimi i shpendëve është një tjetër arsye e mirë përse të vizitosh Zvërnecin. Këto janë ditët e fundit të qëndrimit të flamingove, prandaj nxitoni t’i shihni me fëmijët tuaj. Aventurë e përshtatshme për fëmijët mbi 2 vjeç. Ishulli njihet për pyllin fantastik prej disa hektarësh me pemë të larta që e mbrojnë si kurorë dhe për Manastirin e Shën Mërisë, një vepër e periudhës bizantine. Muaji maj: Karvan me mushka drejt Ujvarës së Sotirës Nga burimet e ujit që vijnë nga Mali i Tomorrit, krijohet Ujëvara e Sotirës, një shfaqje fantastike natyrore që të bën të humbasësh totalisht në një
spektakël ngjyrash. Nëse doni të vizitoni një nga malet me madhështore të Shqipërisë dhe të përjetoni bekimin dhe harmoninë nga faltorja e perëndive duke zotëruar një pamje të gjithë horizontit zgjidhni shëtitjen me mushka drejt Sotirës nga fshati Qaf Dardhë. Muaji qershor: Hiking në Malësinë e Kelmendit
rrugën Shkodër–Hani i Hotit–Tamarë–Vermosh, një rrugëtim plot gjarpërime e ballkone panoramike që do të të bëjnë të ndalosh herë pas here për të parë nga afër Leqet e Hotit, Luginën e Cemit, Majën e Mështjerrës, si dhe të shijosh pamjet e shumta spektakolare që shfaqen së largu. Muaji korrik: Liqeni i Prespës Për të gjithë ata që duan një destinacion veror larg zhurmave dhe dyndjes masive, Prespa është zgjidhja e përsosur. Liqenet fantastike të Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël, i bëjnë prej 5 milionë vitesh shoqëri njëri tjetrit. Prespa e Madhe bashkon 3 shtete Shqipërinë, Greqinë dhe Maqedoninë. Ky liqeni njo-
Yjet vrojtohen me një teleskop profesional prej 12 inç. Muaji Shtator: R afting në Vjosë Rafting dhe ujërat termale të Bënjës, Përmet Ndihmoni për të ruajtur biodiversitetin e lumit të Vjosës duke përjetuar rafting në qytetin e vogël dhe të dashur të Përmetit. Lumi Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të rrjedhshëm të Evropës, në të gjithë rrjedhën e saj 270 km është e egër, e pandotur dhe e stolisur me kanione të bukura, ishuj të vegjël dhe ujë të kristaltë. Për t’u relaksuar në mbrëmje, ju mund të vizitoni Banjat Termale të Benjës dhe të ngjiteni në kanionin e Lengaricës ku mund të shplodheni dhe notoni në ujërat e tyre natyrore. Në
hur për plazhet me rërë dhe gurë të imët. Muaji gusht: V rojtimi i yjev Vrojtimi yjevee në Fushë Studen, Librazhd Kaloni të paktën një natë me yjet në Fushë Studën, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Simboli i Fushë Studnës është liqëni i saj, i cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka i jep atij një pamje tëpër piktoreske. Sipas preferencave tuaja personale, transporti mund të organizohet me këmbë, kalë ose me makina 4×4. Në zonën e vrojtimit, ngrihet kampingu dhe ju pret një darkë magjike nën qiellin e hapur.
të gjitha këto zona ju do gjeni njerëz mikpritësa dhe të dashur, te cilët do ju presin si turistë e do ju përcjellin si miq. Këtyre pushimeve nuk do t’i mungojë edhe udhëtimi mes shijesh të forta dhe tipike. Edhe pse një vend i vogël, çdo zonë ka një karakteristikat e veta të kulinarisë dhe pjata të shumëllojshme, përfshirë perimet e freskëta, mishin, peshkun dhe frutat e stinës. Ndërsa zbuloni vendin tuaj, ju i ndihmoni banorët lokalë të vazhdojnë plot besim dhe entuziazëm iniciativat e tyre në turizëm, duke siguruar më shumë të ardhura për familjen e tyre.
Në Kelmend është një luginë me origjinë akullnajore dhe ndodhet në 1.100 metra mbi nivelin e detit. Në të dy anët e luginës janë shpatet malore të mbuluara me pyje dhe kullota. Ka 45 maja me lartësi mbi 2,000 metra, secila prej tyre me një emër të vetin. Bimësia përbëhet kryesisht nga pemët e ahut dhe konifer. Fshatrat arrihen duke ndjekur
INVESTIMET
Zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza në Laprakë Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës. Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, ka nisur rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës nëntokësore dhe sipërfaqësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza prej shumë vitesh, për banorët e rrugës “Hysni Gërbolli” dhe rrugës “Egnatia”. Prej disa ditësh, punëtorët e qytetit po vijojnë punën për rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve, si
dhe rehabilitimin e trotuareve. Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, banorët e Laprakës do të mund
të kenë infrastrukurën e nevojshme dhe kushte sa më të mira në lagje.
AKTUALITET
14
E diel, 28 PRILL 2019
Gati 3 javë pas grabitjes në Rinas, 6 persona janë arrestuar ndërsa një nga krerët e grupit Admir Murataj u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit
S
uper grabitja në Rinas, vijon të prodhojë lajm dhe të zbulojë detaje të reja. Pas arrestimit të “Dajës”, emri i vërtetë Ragip Hajdini, janë mësuar më tepër për grupin dhe planin që grabiti në mënyrë spektakolare brenda aeroportit “Nënë Tereza”. Nisur edhe nga begraundi i 50-vjeçarit, i cili ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg flori nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës 7 vjet më parë, dyshohet se ai mund të ketë ndihmuar grupin për të siguruar furgonin nga Kosova si dhe për hartimin e planit për super grabitjen e rreth 6 mln eurove. Identifikimi i Ragip Hajdinit por edhe gjithë bandës së grabitësve, erdhi pas dëshmisë së Alkond Bengasit, të afërmit të Klement dhe Eldi Çalës, vëllezërve që vijojn të jenë në kërkim. Në dëshminë e Bengasit përmendet edhe Talo Çela dhe një shtetas tjetër nga Kosova, persona që po ashtu kërkohen nga grupi hetimor për të verifikuar implikimin e tyre, përfshirë edhe një femër. Gati 3 javë pas grabitjes në Rinas, 6 persona janë arrestuar ndërsa një nga krerët e grupit Admir Murataj u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ditën e ngjarjes krahas armatimit të rëndë, hetimet zbuluan se 47-vjeçari mbante me vete edhe një aparaturë për bllokimin e valëve telefonike. Admir Murataj dhe Klement Çala ishin në këkrim ndërkombëtar edhe nga Greqia por kjo nuk i pengoi që të riorganozoheshin sërish për të realizuar një nga grabitjet më spektakolare. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të personazhit misterioz me emrin “Tani”. Emri i këtij të fundit doli në skenë nga dëshmitari i drejtësisë Alkond Bengasi Qevani. Sipas tij, “Tani” është i gjatë rreth 180-185 cm me origjinë nga Fushë-Kruja me pak mjekër si edhe besimtar i fesë islame. Nisur nga karakteristikat e përcaktuara nga Bengasi, dyshohet se “Tani” të jetë edhe komandoja që del pas krahëve të të ndjerit Admir Murataj, gjatë aksionit për grabitjen e disa miliona euro, pikërisht brenda pistës së avionit në Rinas. Alkond Bengasi, kushëri me vëllezërit Çala, Saimir Çela dhe Renaldo Sula nga Elbasani dhe Elton Pikli nga Fushë Kruja, dyshohen si bashkëpunëtorët kryesorë të grupit të dhunshëm. I vetmi që ka pranuar se ka dijeni për ngjarjen dhe ka pranuar bashkëpunimin me hetuesit është Alkond Bengasi, të tjerët deri më tani kanë mohuar çdo përfshirje në grabitjen spektakolare dhe i janë drejtuar gjykatës së Apelit ku kanë kërkuar lirinë.
Në kërkim të “Tanit” dhe roli i “Dajës” në grabitjen e Rinasit “TANI” “”Tani” është i gjatë rreth 180-185 cm me origjinë nga Fushë-Kruja me pak mjekër si edhe besimtar i fesë islame. Nisur nga karakteristikat e përcaktuara nga Bengasi, dyshohet se “Tani” të jetë edhe komandoja që del pas krahëve të të ndjerit Admir Murataj, gjatë aksionit për grabitjen e disa miliona euro, pikërisht brenda pistës së avionit në Rinas”.
Ragip Haxhiajdini ose Hajdini me mbiemrin e ndryshuar, ka vënë dispozicion të grupit hetimor disa prova si pamje filmike për të përjashtuar
atë nga të dyshuarit e tjerë si pjesëmarrës në supergrabitje e Rinasit. Ndërkohë prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të njihet me tabulatet telefonike
të 50-vjeçarit të prangosur në hotelin e tij te Shkëmbi i Kavajës. Sipas organit të akuzës, këqyrja e aparateve telefonike të Ragip Hajdinit si
edhe të pesë personave të tjerë të prangosur më herët, bëhet me qëllim për të vërtetuar nëse kanë biseda ndërmjet njëri-tjetrit në aplikacionet Whatsapp, Facebook dhe rrjete të tjera komunikimi elektronik.
MINISTRJA
ITALI
Rinasi, Balluku: Po marrim masat maksimale
Zinxhiri i 13 vrasjeve që vjen nga Shqipëria
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka reaguar sa i takon autorizimit të Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare ligjore, për shërbim konsulence, për marrëveshjen koncensionare me kompaninë kineze në aeroportin e Rinasit. “Përsa i përket një kontrate konsulence që Avokati i Shtetit ka aplikuar për zgjidhjen e problematikës që ne kemi me kontratën koncensionare, kemi të gjithë të drejtën si shtet të aplikojmë për ta pasur mbështetje ligjore nga studio të njohura ndërkombëtare dhe kjo nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim. Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për t’a sonduar dhe skanuar atë kontratë e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport, edhe për policinë e shtetit, edhe për shtetin shqiptar, nga njëherë dhe për cilësinë e shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve atje. Kështu që nuk ka asgjë të fshehur prapa kërkesës së Avokatit të Shtetit për mbështetjen nga një studio ligjore ndërkombëtare përsa i përket kontratës së koncensionit, thjesht ne po marrim masat maksimale për t’u ofruar të gjithë udhëtarëve shqiptarë por dhe atyre të huaj të cilët janë mbi 6 milionë turist në vitin e shkuar dhe presim dhe një rritje”.
Girolamo Perna u vra në një pritë mafioze në Vieste të Italisë. Bosi i drogës ishte pranë shtëpisë së tij së bashku me një person tjetër, kur vrasësit e identifikuan dhe e ekzekutuan në vend. Policia që hetoi krimin mori në pyetje personin që ishte me viktimën. Klani Perna ishte rival me klanin Raduano. 28-vjeçari është një tjetër viktimë në përleshjet për kontrollin e shitjes së drogës në zonën Gargano dhe trafikun e saj me Shqipërinë. Në tre vitet e fundit, në Vieste janë eliminuar, përveç shefit historik, Angelo Notarangelo, që vdiq në janar 2015 edhe 9 persona të tjerë. Girolamo Perna i shpëtoi një atentati në shtator të 2016 nga rivali i tij, Marco Raduano. Atë kohë ai u plagos por mbrëmjen e së premtes mbeti viktimë. Trafiku i drogës nga Shqipëria është motivi i përplasjes mes dy grupeve mafioze. Biznesi i drogës ballkanike, e ka gjetur rrugën e saj drejt Italisë në sajë të brigjeve të shkëmbore, të vështira për të patrulluar nga policia. Për këtë arsye ky është vendi i përsosur për lumenjtë e marijuanës.
AKTUALITET
15
E diel, 28 PRILL 2019
Në raport me popullsinë, Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve por ka një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre
S
hqipëria është kthyer në një vend ku çdo ditë e më shumë, po mbetet pa rini. Pasi kjo e fundit sytë i ka drejt vendeve të BE-së. Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Rinore për Integrim, me simbolikën e 200 këpucëve, protestuan para Kuvendit për të rinjtë që janë larguar nga vendi drejt shteteve të BE-së. Ata prekën plagën më të madhe, atë të emigrimit dhe përgjegjëse bëjnë keqqeverisjen. Duke parë shqetësimin e vende si Franca, Belgjika, Holandë, etj për shqiptarët që kërkojnë azil, lind pyetja sesa shqiptarë kanë përfituar azil. Në raport me popullsinë, Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve por ka një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre. Eurostat publikoi dje se mbi 300 mijë azilkërkues kanë përfituar mbrojtje në një nga shtetet e BEsë, ku 35% e tyre ishin sirianë. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të njohjes së kërkesës së tyre për azil që herën e parë, me vetëm 8%. Agimi, fermer nga Lushnja, pak muaj më parë nisi djalin e mitur 14-vjeç për të kërkuar azil në Francë. Djali u shoqërua rrugës nga e ëma dhe kur mbërriti në Francë u paraqit vetëm, si fëmijë që vinte nga prindër të divorcuar. Agimi thotë se tashmë djali ka filluar shkollë dhe po mëson gjuhën. Teksa vetë arrin të sigurojë me vështirësi jetesën nga ferma në Lushnjë, Agimi shton se ndonëse e rrezikshme, kjo ishte zgjidhja e vetme, që ai pa për të ardhmen e djalit të
Azil nga minorenët e pashoqëruar, Shqipëria e dyta në botë
tij dhe nuk do të ngurronte të dërgonte as tjetrin. Të dhënat e publikuara nga Eurostat, bëjnë me dije se në vitin 2018, numri i aplikimeve të minorenëve të pashoqëruar nga Shqipëria për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian ishte 475, duke përbërë rreth 2.5% të totalit
të aplikimeve nga e gjithë bota. Në krahasim me një vit më parë, numri i aplikimeve ka rënë me 10% por pesha ndaj totalit ishte më e ulët në 2017-n (1.6%), për shkak se në vitin 2018 kanë rënë aplikimet në përgjithësi. Pjesa më e madhe e aplikimeve të të miturve shqiptarë janë bërë në
1 në 3 familje në Shqipëri rezultojnë se kanë një borxh për të paguar. Në vrojtimin e bërë nga Banka e Shqipërisë, mbi situatën huamarrëse të individëve në Shqipëri, rezulton se 37% e këtij borxhi është marrë për nevoja konsumi. 2 në10 familje të cilat kanë deklaruar se kanë një hua për të paguar, shprehen se detyrimi është ndaj një malli për të cilin nuk i kanë dhënë paratë, ndërsa pjesa tjetër e familjeve me detyrime, e kanë marrë atë si kredi për banesë apo investim për biznesin e tyre. 44% e familjeve huamarrëse pranojnë se kanë marrë hua në burime joformale, me para në dorë, ndërsa vërehet se është rritur përdorimi i burimeve formale të borxhit drejt bankave apo institucioneve financiare. Të ardhurat për familjet shqiptare u rritën me 1% në fund të vitit 2018, megjithatë gjysma e tyre deklarojnë se marrin 17 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa shpenzimet minimale për jetesën e tyre nisin nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë në muaj. 60% e individëve kanë si burim të ardhurash vetëpunësimin dhe pensionin, ndërsa pjesa tjetër ndahet në të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror.
“Shqipëria ka numrin më të lartë të aplikimeve të minorenëve në Ballkan. Vetëm në 2018-n, në total numri i aplikimeve nga vendet e tjera të Ballkanit ishte 50, nga të cilët 20 nga Kosova, 15 nga Serbia, 10 nga Maqedonia e Veriut dhe 5 nga Bosnjë Hercegovina. Në raport me popullsinë totale, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, Shqipëria renditet e dyta në botë”. 20 nga Kosova, 15 nga Serbia, 10 nga Maqedonia e Veriut dhe 5 nga Bosnjë Hercegovina. Në raport me popullsinë totale, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, Shqipëria renditet e dyta në botë, pas Eritresë, me 17 aplikime për 100 mijë banorë. Eritrea ka nivelin më të lartë të aplikimeve të minorënëve në botë me 43 për 100 mijë banorë. Sipas raportit të publikuar nga Eurostat, pothuajse 20,000 të mitur të pashoqëruar ishin në mesin e azilkërkuesve të regjistruar në BE në vitin 2018. Një e katërta janë afganët ose Eritreasit. Në vitin 2018, shumica e të miturve të pashoqëruar ishin meshkuj (86%). Tre të katërtat ishin të moshës 16 deri 17 vjeç (14 800 persona), ndërsa ata të moshës 14-15 vjeç përbënin 17% (3 400 persona) dhe ata me moshë më të vogël se 14 për 7% (1 400 persona).
64 MASA
SITUATA
1 në 3 familje kanë borxh për të paguar
Mbretërinë e Bashkuar (285), në Gjermani (40), në Suedi (35), Holanda (30), Belgjikë (25) Francë dhe Itali nga 15. Shqipëria ka numrin më të lartë të aplikimeve të minorenëve në Ballkan. Vetëm në 2018-n, në total numri i aplikimeve nga vendet e tjera të Ballkanit ishte 50, nga të cilët
TË DYTËT
I
nspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka nisur prej muaji prill, inspektime në të gjithë vendin me qëllim garantimin e një turizmi të sigurt dhe të shëndetshëm. Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, theksoi se në kuadër të masave përgatitore për sezonin turistik veror 2019 dhe ngritjen e “Task-Forcës” për menaxhimin e tij, strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, si pjesë e kësaj “Task-Force”, do të realizojnë duke filluar nga muaji prill, inspektime në të gjithë vendin me qëllim garantimin e një turizmi të sigurt dhe të shëndetshëm. Sfida e ISHSH është të realizojë inspektime të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve higjieno sanitare sipas standardeve dhe garantojë respektimin e normave kërkesave ligjore në shëndetësi për të realizuar objektivin e qeverisë shqiptare për një sezon turistik të shëndetshëm dhe të suksesshme. Në periudhën 1 janar-31 mars 2019 nga ana e
Sezoni, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
trupave inspektuese të ISHSH janë kryer 2805 inspektime dhe 159 ri-inspektime. Në të njëjtën periudhë janë marrë 213 masa administrative me gjobë, 20 vendime të ndërmjetme dhe 45 paralajmërime. Për zbatimin e ligjit nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” jane kryer 913 inspektime dhe janë marrë
134 masa administrative. Për zbatimin e ligjit nr. 9518, datë 18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” janë kryer 38 inspektime dhe marrë 15 masa për moszbatim të ligjit. 64 masa administrative janë marrë për mos plotësim të kushteve Higjieno-Sanitare ose mosrealizim detyrash nga ana e subjekteve të inspektuar.
AKTUALITET
16
E diel, 28 PRILL 2019
Vrasja dyshohet të jetë hakmarrje për shkak se viktimat kanë lidhje me një tjetër vrasje ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet
A
rsen Stojku dhe Mislim Rama, janë dy të arrestuarit nga Policia e Shkodrës, të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, më 30 mars. Ata akuzohen si bashkëpunëtor në vrasjen e Ibrahim dhe Astrit Bilali, ndërsa në kërkim është shpallur edhe Ibrahim Lici, i dyshuar si autor kryesor në vrasje por dhe shtetasi D.B, pasi mbi të rëndon akuza për “përkrahje të autorit”. Seanca e pyetjeve për detajet e vrasjes zgjati prej shumë orësh por Arsen Stojku dhe Mislim Rama, kanë mohuar të gjitha akuzat duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen. Ata kanë thanë vetëm se e kanë lyer makinën. Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, që të katër këta persona kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim vrasjen e vëllëzerve me breshëri kallashnikovi në lagjen “Kiras”. Dyshimet janë se vrasja e tipit mafioz është një ekzekutim për hakmarrje si pjesë e luftës së nisur mes dy fiseve të njohura në botën e krimit në Shkodër. Vrasja dyshohet të jetë hakmarrje për shkak se viktimat kanë lidhje me një tjetër vrasje ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet. Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmeni i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Vëllai i tij, Brahim Bilali ishte ish-kampion i hipizmit dhe ishte kryetar i Shoqatës “2 Prilli”, masakrës së fundit të komunizmit. Astmer Bilali, ish-boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së
Të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali: Jemi bojaxhinj GJURMËT “Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë lyer me bojë makinën e cila është përdorur në vrasjen e Ibrahim dhe Astrit Bilalit. Pas vrasjes së dy vëllezërve në lagjen Kiras, pak metra më tutje policia gjeti një makinë që po digjej. Pas akteve të ekspertizës në mjet u gjetën gjurmë sipas prokurorisë të Arsen Stojku dhe Mislim Rama”. mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku ndërsa kalëronte në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun, kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali, shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ibrahim Lici 26-vjeç i dyshuar si personi që më 30 mars 2019, vrau në një atentat vëllezërit Astrit
ELBASAN
Përplasi për vdekje kalimtarin, kapet shoferi
Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që përplasi për vdekje një kalimtar në Elbasan dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia e Elbasanit bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin G.S, 30-vjeç, banues në Elbasan. “Në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B, 42-vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”-thotë policia. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: G.S, 30-vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B, 42-vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””,-thuhet në reagimin e plotë të Policisë së Shtetit.
dhe Brahim Bilali, është djali i Mustafa Licit. Ky i fundit është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, i arrestuar më herët për gjobëvënie ndaj tregtarëve në qytetin e Shkodrës. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë lyer me bojë makinën e cila është përdorur në vrasjen e Ibrahim dhe Astrit Bilalit. Pas vrasjes së dy vëllezërve në lagjen Kiras, pak metra më tutje policia gjeti një makinë që po digjej.
Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe makina nuk u dogj në brendësi. Pas akteve të ekspertizës në mjet u gjetën gjurmë sipas prokurorisë të dy shtetasve Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Këta dy shtetas janë të afërm të personit në kërkim Ibrahim Lici ndërsa ky i fundit nga prokuroria dhe policia dyshohet si autori kryesor. Për Ibrahim Licin, në mjetin e sekuestruar nga policia nuk ka gjurmë të tij por
ai dyshohet si autor i vrasjes, kjo edhe nga përgjimet telefonike dhe ambientale që janë bërë pas kësaj ngjarje të ndodhur. Ibrahim Lici është shpallur në kërkim nga policia si ekzekutori i vëllezërve Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 mars të këtij viti në Shkodër. Ibrahim Lici është nipi i Fatbardh Licit, i vrarë më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal.
SITUATA
Saga e krimeve mes fiseve në Shkodër E
kzekutimet në Shkodër, të ardhura nga grupet kriminale që veprojnë në kryeqytetin verior, kanë një histori më shumë se 25-vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj. Atentati ndaj Lulzim Kullës u pasua nga atentate të njëpasnjëshme, ku deri tani kanë mbetur të vrarë 9 persona ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur. Githçka nisi më 13 janar të 2018, me një atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla, në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës. Në qershor të 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla. Pastaj më 18 qershor 2018, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi. Më 15 korrik 2018, vriten në një atentat, në hyrje të banesës,
ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të. Krimi tronditi familjen Lici, ku më 8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vëllai i Mustafa Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale. Më 1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku, teksa po kalëronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan
shenjestrën. Tjetër vrasje u shënua më 14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut. Ndërsa më 20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura. Saga e vrasjeve u rrit frikshëm më 30 mars 2019, ku vëllezërit Bilali vriten në derën e shtëpisë së tyre.
FORUM OPINION Kjo Shqipëri-foshnje...
17
E diel, 28 PRILL 2019
Nga Dom Gjergj Meta
E
dini si më duket nganjëherë Shqipëria dhe problemet e saj në krahasim me Europën? Kur isha fëmijë, e në familje vinin njerëz, të afërm ose jo, dhe ishin të angazhuar në biseda shumë serioze
për të zgjidhur një çështje apo disa syresh, unë gjeja mënyrën për të sajuar ndonjë rreng që vëmendja të kthehej nga unë. Shpesh, sidomos herët e para e fitoja vëmendjen, por herë të tjera situatat e të mëdhenjëve ishin aq të rëndësishme saqë nuk i binte kujt ndërmend për mua. Por edhe ishin mësuar me mua. Atëherë filloja e zihesha me vëllanë më të vogël e ai me mua. Por qëllonte që ai nuk ishte fare ose ishte në
gjumë. Në këtë rast filloja e zihesha me veten time, ngatërrohesha me ndonjë objekt ose litar aty nëpër shpi, e lidhja dhe e zgjidhja kot vetë, me shpresën se dikush do vinte të më çlironte nga gjërat që vetë kisha sajuar. Por me kalimin e kohës askush nuk e kishte më mendjen te unë. Fati i madh është se ky fëmijë u rrit e, mirë a keq, ka bërë zgjedhjet e veta, gabimet dhe arritjet e tija. Si unë edhe shumë të tjerë
sigurisht. Por rritja nuk qenka e mirqenë për të gjithë. Prandaj duke dalë jashtë metaforës, kjo shqipërifoshnje, ende e parritur, vazhdon të kapet me veten e vet, zien ndër vete e nuk vendos të rritet. Ndërkohë “të mëdhenjtë”, Evropa & USA, kanë punët e veta e ndoshta do të vijë një moment që nuk do pyesi kush më, do të mësohen me mbrapshtitë tona e do na lënë, sikurse na lanë 50 vjet nën komunizëm. Çështja
është se “nën kë” mund të ndodhë të mbetemi? Megjithatë larg qoftë e mos e thashtë Zoti. E Shqipëria u rrittë e hyftë në familjen evropiane. E kjo familje e prittë krahapur, së paku te dera, në qeshor që do të thotë në zhargon të thjeshtë: hajdeni të merremi vesh (këtë kuptim ka fjala negocim e përkthyer për ata që ndoshta nuk e kuptojnë). Ndoshta deri atëherë jemi marrë vesh me njëri-tjetrin e nuk zihemi me veten … Ndoshta!
“Mbi 20.000 të mbijetuara ende sot vuajnë në heshtje, të izoluara nga stigma dhe diskriminimi. Me gjithë provat ekzistuese, asnjë rast nuk është dënuar deri më tani”
Nga Ruben Avxhiu
N
jerëzimi nuk mund të le jojë më përdorimin e dhunës seksuale si një mjet lufte. Është çnjerëzore dhe duhet ndaluar ashtu si janë ndaluar ashtu si janë ndaluar një numër armësh dhe praktikash në botën e civilizuar. Një hap i madh në këtë drejtim ishte seanca e posaçme dhe debate i organizuar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me nismën e Gjermanisë. Në debat u paraqit një raport historik nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ku denoncoheshin shembujt e kësaj praktike të turpshme. Shqiptarët kanë arsye ta ndjekin me vëmendje këtë proces. Një nga krimet më të pandriçuara e për të cilat nuk është bërë drejtësi në Kosovë ka qenë krimi i përdhunimeve në mënyrë të organizuar dhe të qëllimshme të forcave ushtarake, policore e paraushtarake serbe. Është e papranueshme që raporti i Sekretarit të Përgjithshëm nuk e përfshiu rastin e Kosovës. Në fjalën e saj, Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare e ngriti çështjen e kësaj mungese dhe kërkoi që Kosova të përfshihet në edicionin e ardhshëm të këtij raporti. “Unë vij nga një rajon i cili në një të kaluar jo të largët ka përjetuar pasojat shkatërruese të dhunës seksuale, e cila është përdorur si taktikë dhe armë lufte. Këtua dua ta përmend rastin e Kosovës, ku dhuna seksuale është përdorur sistematikisht dhe qëllimshëm si armë lufte gjatë konfliktit në fund të viteve ’90", tha ajo. E ftuar për të folur në këtë seancë historike nga drejtuesi i saj, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass, Ambasadorja Kadare tha për Kosovën se “mbi 20.000 të mbijetuara ende sot vuajnë në heshtje, të izoluara nga stigma dhe diskriminimi. Me gjithë provat ekzistuese, asnjë rast nuk është dënuar deri më tani”.
Ambasadorja Kadare kërkon përfshirjen e Kosovës në raportin e OKB
Duke këmbëngulur se Kosova nuk mund të përjashtohet në një raport të tillë, ajo argumentoi se përfshirja do të ishte një mbështetje e madhe për të mbijetuarat që “të përballen me paragjykimet dhe turpin me të cilat hasen, si dhe do të vinte në pah përvojën e vlefshme të Kosovën në mbështjetjen e viktimave, si një shembull i mirë për rajonin dhe më gjerë”. “Na vjen keq që Raporti aktual i Sekretarit të Përgjithshëm nuk e përmend Kosovën mes vendeve të pasluftës që vuajnë nga pasojat e krimeve seksuale dhe i bëjmë thirrje Sekretarit të
Përgjithshëm që ta përfshijë Kosovën në raportin e tij të ardhshëm”, tha Ambasadorja Kadare. Shqipëria qe i vetmi vend që përmendi Kosovën në fjalimet e ditës. Shqipëria gjithashtu ka ndjekur Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit me një Plan Kombëtar të Veprimit, të aprovuar nga qeveria që në shtatori i vitit 2018, që do të promovojë veç të tjerash një pjesëmarrje më të madhe të grave në jetën publike, politike si dhe në sektorin e sigurisë. “Padënueshmëria e këtyre krimeve të marrë fund”, tha Ambasadorja Kadare në fjalën e saj, duke bërë thirrje për “tolerancë
zero tolerancë ndaj përdorimit të përdhunimit si mjet luft. Vendet anëtare të OKB-së duhet gjithashtu të zbatojnë politika që stigma të mos bijerë mbi viktimat pro të zhvendoset mbi autorët e krimit”. Një rezolutë e hartuar me kujdes fitoi me 13 vota pro si dhe me dy abstenime nga Kina dhe Rusia. Një numër figurash publike kishin udhëtuar për të ndjekur zhvillimet dhe për të dhënë kontributin e tyre në këtë debat. Mes aktivisteve shqiptare ishte edhe ishPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Mes figurave ndërkombëtare më shumë vëmendje tërhoqi avokatja e njohur e të
drejtave të njeriut, Amal Clooney, e cila tregoi për përpjekjen që ka bërë në emër të vajzave dhe grave jazedi nga veriu i Irakut që vuajtën përdhunime masive nga terroristët e ISIS-it. Dy javë më parë, në Gjermani, rasti i parë i drejtësisë po hapet me gjykimin e njërit prej këtyre terroristëve. Një tjetër figurë ishte Nadia Murad, laureate e Çmimit Nobel të Paqes dhe Ambasadore e Vullnetit të Mirë të OKB-së për Dinjitetin e të Mbijetuarve të Trafikut Njerëzor. Ish-Presidentja Jahjaga, e cila në fund të muajit është ftuar që të dëshmojë në seancën e posaçme dëgjimore kushtuar krimeve të dhunë seksuale në luftën e Kosovës, të thirrur nga kongresisti Eliot Engel në Komitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kongresin Amerikan, përshëndeti rezolutën e re të aprovuar nga Këshilli i Sigurimit si “një hap të mirëpritur nga të gjithë të mbijetuarit në mbarë botën”, por shtoi se ende mbetet shumë për të bërë nga shtete për të zbatuar vendimet e marra. Ambasadorja Kadare e vlerësoi shumë angazhimin e ish-presidentes së Kosovës dhe tha se ajo “është duke bërë punë të jashtëzakonshme që t’iu japë zë të mbijetuarave të dhunimeve gjatë luftës dhe t’i luftojë paragjykimet me të cilat ballafaqohen”.
KULTURE
18 E diel, 28 PRILL 2019
Eqrem Çabej, gjuhëtari që i dha gojë historisë së arbëreshëve Nga Matteo Mandala* "Në botën e arbëreshëve të Italisë" ka qenë i pari libër që bleva gjatë udhëtimit tim të parë në Shqipëri. Gjatë atij udhëtimi do të blija të tjerë libra, por ky qe i pari. Ishte fundi i verës së vitit 1987 dhe bëja pjesë në një grup studentësh arbëreshë që ndiqte kursin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare. Mbaj mend sesi kureshtja e natyrshme e arbëreshit që për herë të parë vizitonte atdheun mitik të të parëve përplasej dhunshëm me realitetin e një vendi që na u shfaq qysh në fillim në tërë zymtësinë, trishtimin dhe prapambetjen e thellë ekonomike. Nga ai udhëtim prisja të zgjeroja njohuritë e mia, çka ndodhi vërtet, por nuk prisja të përjetoja ato përshtypje që më lanë mbresa të thella. Në vend që të na vendosnin në Tiranë, sikurse ka kishin premtuar, na degdisën, "për arsye sigurie", në një hotel të plazhit të Durrësit: ato ditë ambasada italiane ishte e rrethuar nga policia sepse brenda mureve të saj ndodhej familja Popa që kishte kërkuar strehim politik. Mund të merret me mend gjendja që u krijua mes ankimeve tona të drejta për izolim dhe sikletit të shoqëruesve që përpiqeshin me çdo mënyrë të na kënaqnin sa mundeshin. Një ditë fundi shtatori u organizua një ekskursion. Rrugës për në Berat, ndërsa përshkonim qytetin e Lushnjës me një autobus të vjetër, më zuri syri librari. Kërkova dhe m'u dha leja ta vizitoj. Zbrita me nxitim nga autobusi dhe iu afrova shitëses, e cila po ngjiste në derë një fletë ku kishte shkruar: "me raport mjekësor". "Jemi mbyllur, shok!", më tha duke me treguar fletën. Mirëpo ato çaste mbërriti një djalosh me një pako me libra dhe shitësja u detyrua ta hapte derën. Rrëmbeva librin e parë nga pakoja e sapohapur mbi banak dhe pa lexuar as titullin pagova dhe dola jashtë. Më në fund kisha në duar një libër të botuar në Shqipëri! Sapo hipa në autobus lexova kopertinën: Eqrem Çabej, Në botën e
Arbëreshëve të Italisë. Ishte si një shenjë ogurmirë! Ai titull më bëri aq shumë përshtypje sa fshiu si me magji absurditetin e situatës ku gjendeshim dhe më ngrohu zemrën, duke më dhënë kurajën për ta vazhduar deri në fund atë udhëtim të çuditshëm. Në parathënien e shkruar nga një tjetër studiues i shquar, prof. Mahir Domi, lexova shprehje që më kanë mbetur në kujtesë dhe që i përsëris sa herë më bie rasti t'u shpjegoj shqiptarëve rolin që lozën historikisht arbëreshët në procesin e gjatë dhe të mundimshëm të formimit të lëmenjve të ndryshëm që përbëjnë albanologjinë e sotme. Mahir Domi vinte në pah njohjen e thellë dhe vlerësimin e Çabejt për atë rol, duke e mbyllur parathënien me fjalët: "Botimi i kësaj përmbledhjeje do t'i shërbejë shumë jetës sonë shkencore e kulturore, do të bëjë të njohura në rrethe të gjera aspekte me interes të historisë së kulturës shqiptare, të pasurive shpirtërore të popullit tonë, studime këto me vlerë të një figure të shquar të shkencës sonë". Sot për hir të së vërtetës nuk kam të dhëna të sakta mbi efektet dhe ndikimin që ushtroi ky libër ndër lexuesit dhe studiuesit shqiptarë. Mund të flas vetëm për ndikimin që ushtroi tek unë, asokohe student i ri, që hidhja hapat e parë në botën magjepsëse të albanologjisë. Leximi i asaj përmbledhjeje studimesh ngjalli tek unë një nderim të menjëhershëm për nivelin shkencor të Eqrem Çabejt, nderim që gjatë viteve në vijim u konsolidua e u shndërrua në një vlerësim objektiv të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në
lëmin e studimeve arbëreshe. Udhëzimet e vyera metodologjike të Çabejt, interesi i sinqertë dhe ndjenjat e tij miqësore për arbëreshët që rrezatonin faqet e atij libri mund të them se përcaktuan zgjedhjen time për t'iu përkushtuar kërkimeve albanologjike. Edhe për këtë arsye fjalët e Mahir Domit e ruajnë ende sot të njëjtin vitalitet që më trazoi asokohe ndërgjegjen. Angazhimi i gjuhëtarit dhe filologut që e kishte zënë fillin me studimet vjeneze, u konkretizua me studime të shumta që u botuan gjatë periudhës mes viteve '30-'50. Po t'i shohim këto studime nga një pikëpamje globale, do të vëmë re se metoda e zbatuar nga Çabej mbante gjurmët e mësimeve të profesorit të tij të madh, Norbert Joklit, dhe të veprës së tij Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen (1923), vepër që kishte përuruar - sikurse thoshte Carlo Tagliavini - një "model të historisë gjuhësore-kulturore një një fushë veçanërisht të vështirë" si ajo e albanologjisë. Veç kësaj, disa shqyrtime të tjera krahasuese mbi punimet rinore të Çabejt më lejuan të evidentoj karakterin thellësisht shkencor të sistemit të tij hermeneutik. Përfundimet e mia nxirrnin në pah jo vetëm rolin e rëndësishëm që luajti Çabej qysh në fillim të viteve '50 për t'i hedhur themele të forta shkencore ngrehinës së filologjisë shqipe, por edhe përpjekjet e tij titanike në përvijimin e kufijve të rinj epistemologjikë të Albanologjisë, a thënë ndryshe, të asaj shkence ndërdisiplinore që ai parapëlqente ta quante "Albanistikë", duke zgjedhur një
term të traditës perëndimore dhe evropiane, në vend të asaj sovjetike. Në fakt, Çabej ishte ndër të paktët studiues që vinin në qendër të vëmendjes tekstin, problemet dhe strukturën e tij, në radhë të parë gjuhën, por edhe stilin, pra, formën dhe shkrimin, - pa lënë mënjanë edhe gjithçka që rrethonte tekstin (autorin, kontekstin historiko-kulturor, diakroninë tekstore). Ai nuk iu nënshtrua kurrë prirjeve ideologjike të pedagogjisë popullore, e cila i kërkonte shkencës t'u përshtatej me çdo kusht nevojave divulgative dhe propagandistike të regjimit. Qëndrimet e tij, të karakterizuara nga maturia, takti dhe thellësia e mendimit sot marrin vlerë të veçantë dhe na japin përmasat moderne të shkencës së albanologjisë nëse i shohim në tërësinë e tyre, pleksur bashkë aspektet gjuhësore me ato kulturore, pra, qoftë kontributet organike dhe sistematike, si botimi kritik i "Mesharit", qoftë edhe studimet me frymëmarrje të gjerë historiko-kulturore si ato që përfshihen "Në botën e arbëreshëve të Italisë". Nga ky kënd vështrimi hulumtimet e tij në botën arbëreshe marrin një vlerë të jashtëzakonshme, do të thosha strategjike për fatet e ardhme të albanologjisë. Me anë të tyre Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë ar-
bëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe. Jo rastësisht, Çabej i konsideroi arbëreshët si një burim të pashtershëm për njohjen dhe studimin e historisë së gjuhës shqipe si edhe të përmasave të saj antropologjike e kulturore, duke u njohur atyre një rol që për fat të keq ende sot nënvlerësohet: "Nga këto vatra të shkëputura, nga ky "gjaku ynë i shprishur", si shprehet Jeronim De Rada, ato të Italisë nga pikëpamja kulturale zënë vendin e parë. Bijtë e shquar që kanë dalë prej këtyre vatrave të andejdetit kanë vënë një gur themeltar në ndërtesën e një kulture shqiptare". Nëse gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve të fundit albanologët arbëreshë kanë sjellë dëshmi të reja që konfirmojnë përfundimet ku mbërriti Eqrem Çabej, merita për këtë i shkon edhe atij që në kohë të vështira, falë kontributeve të shumta dhe refleksioneve stimuluese, diti të çelë shtegun dhe të tregojë udhën për t'u ndjekur. Asnjë gur, sado i lashtë, nuk ka gojë të dëshmojë për historinë po nuk e bëri të flasë arkeologu i ditur. Eqrem Çabej i dha gojë historisë së arbëreshëve dhe rolit të tyre në kulturën kombëtare e për këtë arbëreshët do t'i jenë përjetë mirënjohës. /konica.al
Teatri “Bylis” rikthehet pas rikonstruksionit Teatri “Bylis” në qytetin e Fierit është gati për nisjen e një epoke të re, pasi iu nënshtrua një rikonstruksioni total, i pari pas 50 vitesh. Nga data 30 prill, Teatri i “rikthehet” artdashësve fierakë me një kalendar të pasur shfaqjesh artistike me emrat më të njohur të skenës shqiptare. Gjatë periudhës gati 1-vjeçare të rikonstruksionit, trupa e aktorëve fierakë ka zhvilluar turne thuajse në të gjitha skenat artistike të vendit, ndërsa tashmë pret të rikthehet në shtëpi. Shtëpia e artit të fjalës dhe emocioneve të forta tashmë është gati, pasi iu nënshtrua rikonstruksionit të parë në 5 dekada. Sezoni i ri artistik në teatrin e rindërtuar nis me shfaqjen “Terror” Ti vendos! e cila do të vihet në skenë në datat 30 prill, 14 dhe 15 maj, me aktorët Viktor Zhusti, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Lulzim Zeqja etj. Ndërsa në datat 1 dhe 2 maj në skenën e Teatrit “Bylis” do të vijë “Darka e lamturmirës” me regjisor Kiço Londo. Kalendari artistik vijon në datat 3, 4, dhe 5 maj me shfaqjen “Kopraci”, për të vijuar në datat 16, 17 dhe 18 maj me “Fqinjët”. Ndërsa shfaqja “Sundimi i gruas” do të vihet në skenë në 22, 23 dhe 24 maj për t’u pasuar nga shfaqja “Maskuar në datat 6, 7 dhe 8 qershor. Rikonstruksioni i Teatrit “Bylis” përfshiu ndërhyrje në fasada, ambiente të brendshme, ndriçim dhe foni, duke krijuar kushte më të mirë për aktorët dhe artdashësit fierakë. Teatri Bylis është krijuar në vitin 1971, ndërsa salla e tij ka një kapacitet për 480 spektatorë.
SHOWBIZ
19 E diel, 28 PRILL 2019
Njihuni me blogeren irakiane me një pasuri 550 milionë dollarë Huda Kattan është blogerja më e pasur me pasuri prej 550 milionë dollarësh. 36-vjecarja është me origjinë irakiane por lindur dhe rritur në SHBA. Aktualisht jeton në Dubai, ku themeloi kompaninë kozmetike ‘Huda Beauty’ në vitin 2013 së bashku me motrën. 36-vjecarja ka studiuar ekonomi në SHBA dhe në vitin 2013 transferohet në Dubai. Ajo vendosi t’i përkushtohej make up-it një pasion që e kishte që fëmijë. Kështu vendosi të niste një tjetër shkollë atë të make up artist. Sot produktet ‘Huda Beauty’ shiten në dyqanet kozmetike në të gjithë botën por edhe online. Bukuroshja brune ka mbi 36 milionë ndjekës në Instagram. Në vitin 2017 Huba sipas ‘Times’ ishte në listën e 25 personave më me influencë në internet. Ndërsa revista ‘Forbes’ e klasifikoi në listën e femrave që kanë ecur vetë në jetë (America’s Richest Self-Made Women). Ndërsa “Daily Telegraph” në fund të vitit 2018 e klasifikoi në listën e 10 personave më të paguar në Instagram. Për çdo postim të saj të sponsorizuar ajo fiton plot 18 mijë euro. Në një
Charlize Theron flet për fëmijët: Dua të jenë krenare për vendin e tyre Aktorja e njohur Charlize Theron është shprehur rreth rritjes së vajzave të saj të adoptuara Jackson dhe August. Vajzat janë me origjinë nga Afrika në moshën 7 dhe 3 vjeçare dhe Theron ka theksuar në intervistën e fundit, se po mundohet t’i rrisë me shumë dashuri për vendlindjen e tyre. “Ju kam mësuar pak nga gjuha afrikane, por është një gjuhë me shumë konflikte historike. Po rris dy vajza krenare afrikane dhe dua që ato të gjejnë veten kudo dhe të jenë të lumtura. Jam shumë e lumtur për marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën, që duhen kaq shumë”,-u shpreh Charlize emisionin ‘The Graham Norton Show’. Kujtojmë se më herët ajo është shprehur për ndërrimin e gjinisë së Jackson nga djalë siç pati lindur në vajzë tre vite më vonë: “Edhe unë mendoja se ishte djalë, derisa kur ajo ishte 3-vjeç dhe më tha: “Unë jam vajzë”,-ka thënë Theron më herët, duke shpjeguar në këtë mënyrë përse Jackson vishet si vajzë.
intervistë për Daily Mail 36-vjecarja tregoi edhe për një krisje në martesën e saj më shokun e
shkollës me të cilin u martua në vitin 2008. Arsyeja? Fiksimi i saj për punën.
Burri më seksi në botë martohet në një dasmë tre ditore në Marok Idris Elba u martua me Sabrina Dhowre në një dasmë tre ditore në Marok. Aktori britanik u martua me të dashurën e tij Miss të premten në hotelin Ksar Char Bagh në Marrakesh.
Fotot e realizuara nga Vogue britanik zbulojnë disa nga detajet e eventit. Elba veshi një kostum nga Ozwald Boateng, ndërsa Dhowre dy fustane të ndryshme, të dy të dizenjuar
nga Vera Wang. Për ceremoninë, Sabrina zgjodhi një fustan të bardhë me shpatulla zbuluar, ndërsa më vonë u ndërrua në një fustan me dekolte të theksuar, me detaje të qëndisura me perla, gurë të çmuar dhe dantellë. Të enjten, të ftuarit morën pjesë në një darkë me temë “Ngjyrat e Souk,” ndërsa, të shtunën, ishin prezent në një festë të bardhë në Mandarin Oriental, që do t’i ngjasojë një festivali. Elba i propozoi tashmë gruas së tij në një kinema në Londër, pasi u shfaq filmi i tij “Yardie” në shkurt të 2018-s. Çifti u lidh në 2017-n dhe u njohën teksa Elba po filmonte filmin “The Mountain Between Us” në Kanada. Në fund të 2018-s, Revista People emëroi Idris Elba-n si burrin më seksi të atij viti.
Del “Originals” album i Prince, tre vjet pas ndarjes nga jeta të artistit Pas më shumë se tre vjetësh nga ndarja nga jeta e Prince, vjen lajmi për daljen e albumit të dytë të tij, pas atij me titull “Piano & a Microphone 1983”, marrë nga arkivi i tij. Më 7 qershor do dalë në platformën onlinë Tidal, albumi “Original”, me 15 këngë të shkruara për artistë të tjerë, në versione të pa dëgjuara më parë, përveç këngës së famshme “Nothing compares 2 U”, e bërë e njohur nga Sinead O’Connor, por e publikuar edhe nga autori i këngës. Më 21 qershor, vepra do publikohet edhe nga Warner Bros. Kjo sipërmarrje u mbikqyr dhe aprovua nga familja e muzikantit dhe nga menaxheri dhe producenti Troy Carter dhe nga Jay- Z. Mes këngëve të përzgjedhura, janë “Manic Mondays”, e cila u kthye në sukses nga grupi femëror “The Bangles”, kënga “The Glamorous Life” e “Noon Rendezvous”, të dhuruara për t’u kënduar nga Sheila E., nxënësja e Prince. Një tjetër nxënëse dhe ish e dashur, Apollonia, përfitoi këngën “Sex Shooter”. Lista e këngëve përfshin “Baby, You’re a Trip”, një tjetër vepër e interpretuar nga shoqet e tij të jetës dhe muzikës, Jill Jones.
Taylor Swift thyen rekord, kënga merr 10 milionë klikime në dy orë Para dy ditësh, këngëtarja e njohur Taylor Swift publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Me!” që rezultoi një sukses i madh. Aktualisht kënga numëron më shumë se 65 milionë klikime, por hyri në histori që në orët e para të publikimit. Për herë të parë në Youtube, një video merr më shumë se 10 milionë klikime në vetëm dy orë. Fabula e këngës është në lidhje me partnerin e këngëtares, i cili “nuk do të gjejë tjetër si ajo”. “Është një këngë për përqafimin e individualitetit dhe zotërimin e saj”, tha ylli.
SPORT
20
E diel, 28 PRILL 2019
Strategu i kuqezinjve pritet të bëjë ndryshime në formacion, Piatek mund ta nis nga stoli
Nga Rozalb Lika
M
ilani luan kundër Torinos për të siguruar vendin e katërt në renditje, që e dërgon në zonën Champions. Strategu italian ka sqaruar momentin që po kalon ekipi i tij, ndërkohë që për të ardhmen gjithçka do të vendoset pas kampionatit. “Nesër (sot) do të luajmë për fanellën, karrierën e futbollistëve dhe për të gjithë universin Milan. Po luajmë shpesh dhe vijmë nga një moment negativ me shumë kritika. Do të luajmë ndaj një ekipi që na kujton Atalantën, kanë karakteristika të ngjashme. Nevojitet forcë fizike dhe shkëlqim. Në momente të vështirë kemi treguar shpirtin, tani na mungon. Mund të luash keq, por nëse luan me zemër mund t’ia dalësh. Në rast të një fitoreje, do na rikthehet buzëqeshja, por ka dhe 4 ndeshje. Duke parë ndeshjet e fundit them që nuk do të jemi në gjendje për të ruajtur vendin e katërt, por futbolli është i çuditshëm. Në këtë moment duhet të kërkojmë qartësi dhe qetësi. Do të bëjmë gjithçka për të qenë të bashkuar dhe më pas do të presim fundin e sezonit. Suso? Nuk ishte vetëm ai që u fërshëllye, të gjithë jemi kritikuar me të drejtë. E ardhmja? Të shohim se çfarë do të ndodhë, tani e kemi fokusin te ndeshjet e fundit të sezonit, do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, deklaroi Gattuso. Piatek jashtë- Gattuso do të bëjë sërish ndryshime te Milani, teksa këtë herë në ndeshjen
Gattuso: Milanit i mungon shpirti, kështu rrezikojmë Championsin
e radhës ndaj Torinos, do të ketë ndryshime në modul. Sipas “Sky Sport”, me shumë mundësi Piatek do ta nisë nga stoli sfidën e mbrëmjes së sotme. Sulmuesi polak ishte pjesë e ekipit rezervë, ndërkohë që në vendin e tij pritet të aktivizohet Cutrone, duke
FRANCEZI
formuar tridentin me Suson dhe Calhanoglu. Paraqitja e mirë në Kupën e Italisë në mesjavë, kanë bërë që tashmë sulmuesi italian të fitojë balotazhin me Piatek. Me shumë mundësi nga minuta e parë do të luajë në mesfushë Paquetà, ndërkohë që Conti është
në avantazh me Abaten për një vend titullari në krahun e djathtë. Në mbrojtje me shumë mundësi Musacchio dhe Rodriguez do të formojnë repartin së bashku me Romagnolin. Në pjesën tjetër të formacionit, Gattuso do të luajë me formacionin e zakonshëm.
BUNDESLIGA
Zidane: Hazard dhe Neymar së bashku? Te Reali realizohen ëndrrat
Dortmundi i “dorëzon” titullin Bayernit, mundet në shtëpi nga Schalke
Zinedine Zidane u shfaq para mediave në Valdebebas për të analizuar sfidën e radhës që skuadra e tij do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Rayo Vallecano në. Në këtë ndeshje mungesa e madhe do të jetë Karim Benzema, pasi nuk është stërvitur në seancën e fundit. “Ne duhet të jemi intensivë, duhet të luajmë në këtë mënyrë për të fituar pikë, duhet të bëjmë të njëjtën gjë nesër kundër Rayo nëse duam të shënojmë. Të gjithë janë gati, Benzema nuk do të jetë dhe ne do të vendosim një skuadër që do lëndojë kundërshtarin. Nuk do të them kush dhe si do të luajmë Neymar? Real Madrid është ëndrra për shumë lojtarë, sepse ata e dinë se ky është një klub shumë i rëndësishëm. Shumë që kanë përfunduar këtu, e kanë menduar si klub normal, ndërkohë që më pas e kanë parë se çfarë ndodh. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Të gjithë lojtarët të përshtatshëm, edhe për mua më kanë thënë se nuk i përshtatshëm me Djorkaeff”, deklaroi Zidane.
Dortmundi i ka dhënë një goditje të fortë shpresave për të fituar titullin kampion. Verdhezinjtë kanë pësuar një humbje shokuese në shtëpi në shifrat 2-4 ndaj Schalkes. Mario Gotze kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 14-t, me një gol të shënuar me kokë. 4 minuta më pas, Caliguri vendosi baraspeshën nga pika e bardhë. Salif Sane ndërkohë në minutën e 28-të shënoi golin e avantazhit me një goditje me kokë. Në të 60-n, Marco Reus u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër. Pikërisht nga faulli i shkaktuar nga një distancë prej 25 metrash, Caliguri arriti që ta dërgonte topin në trekëndësh. 3 minuta më pas Dortmundi mori një tjetër goditje të rëndë, pasi Wolf u ndëshkua me karton të kuq. 7 minuta nga fundi Witsel provoi të rihapte ndeshjen, por shpresat e verdhezinjve do të shuheshin 4 minuta nga fundi pasi Emboli shënoi pas një goditje në hyrje të zonës. Pas kësaj humbje, Dortmundi mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, vetëm një më pak se Bayerni, që ka një ndeshje për të luajtur.
RASTËSIA
Burnley-i bën që Liverpooli të ëndërrojë titullin
Liverpooli dhe Manchester City po bëjnë një duel fantastik për titullin kampion, teksa “misteri” do të zgjidhet vetëm në javën e fundit. City mundi Tottenhamin dhe Manchester Unitedin në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, teksa tifozët e Liverpool-it shpresonin që një prej tyre të ndalte “Qytetarët”. Djemtë e Guardiolës, pas zhgënjimit në Champions League, janë fokusuar vetëm për të mbyllur llogaritë në kampionat. Liverpooli ende ka një shpresë, bazuar kryesisht në një statistikë mjaft interesante në lidhje me Burnley-in, që është ekipi që Manchester City do të duhet të përballet këtë të diel. Skuadra e drejtuar nga Sean Dyche në sezonet e fundit i ka mundur gjithmonë në sezonet e fundit, në duelet e luajtura brenda apo jashtë, ekipet që në sezonin paraardhës kanë fituar titullin. Kjo ndodhi në sezonin 2009-2010, duke mundur minimalisht 1-0 kampionët e Manchester United. Në edicionin 2014-2015 ishte radha e Manchester City-it, duke i mundur në shtëpi me 1-0, ndërsa në sezonin 2016-2017 ishte Leicester, ekipi që fitoi në sezonin paraardhës titullin kampion. Këtë vit ndeshja e parë mes Manchester City-ut (ekipi që fitoi Premier League) dhe Burnley përfundoi në shifrat 5-0 në favor të djemve të Guardiolës, ndërkohë që tashmë mbetet që të shohim nëse rastësia do të përsëritet sërish. Klopp dhe të gjithë tifozët e Liverpoolit janë duke shpresuar në një mrekulli të Burnley-t, pasi ndodhen momentalisht në krye të renditjes me dy pikë më shumë, por dhe me një takim për t’u luajtur nga City.
SPORT
21
E diel, 28 PRILL 2019
Skuadra e Gegës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj kurbinasve, i shpëton Telushi
Dy penallti për një pikë, Partizani ndalet edhe ndaj Laçit
KURBINASIT
Starova: Ndeshje dinjitoze, Partizani me meritë në krye Partizani është në krye me meritë, kjo është çka deklaroi Starova pas ndeshjes me Partizanin. Trajneri i Laçit pas ndeshjes është shprehur se ekipi i tij mund të kishte marrë maksimumin por ndikoi edhe mungesa e eksperiencës së disa lojtarëve. “E kam thënë nuk ishte e lehtë, nuk ishte kjo ndeshja vendimtare kampionatit pasi do ishte e rëndë për mua ndaj Partizanit. Për mua realizuam një ndeshje të mirë, luajtëm sipas mundësive tona. Kemi pasur mundësi po të ishim më të freskët për të shënuar edhe golin e dytë. Por edhe Partizani kishte mundësitë e veta. Po të më thoshin para ndeshjes për rezultatin mund të na pëlqente, edhe pse objektivi ishte fitorja, por duke luajtur ndaj më të mirëve bëmë një ndeshje dinjitoze. Kur kam thënë që Partizani me Ekuban e Torasa ishte i mirë, e kam thënë që atë kampionat duhej të merrnim ne. Por pa denigruar ekipin që kryeson sot, është më meritë ku është dhe ka 8 lojtarë nga ai ekip. Kur e kam thënë atë, nuk është për të deklaruar se kjo skuadër nuk është e fortë. Janë 8 lojtarë nga ajo skuadër e atëhershme”, tha Starova.
BARDHEBLUTË
Bashkia nxjerr në shitje aksionet e Tiranës
P
artizani vijon të mos fitojë në Kategorinë Superiore. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Laçit, pas atij ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë. Në kryeqytet vendosën gjithçka dy penallti nga një për çdo pjesë dhe nga një për secilën skuadër. Ndeshja nisi më mirë për Laçin e Starovës që pati dy mundësi të mira me Lushkjen por Hoxha u tregua vigjilent. Në minutën e 21-të gjyqtari Emirion Sino akordoi penallti për Laçin për një ndërhyrje të gabuar brenda zone të Alban Hoxhës ndaj sulmuesit Xhixha. Nga 11-metra distancë Ndriçim Shtubina u tregua i qetë dhe i saktë duke i dhënë avantazhin kurbinasve për kënaqësinë e ishit të madh të sfidës Sulejman Starova. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë për faj edhe të Mensah që shpërdoroi një rast flagrant me portën e boshatisur. Ndërkohë në fillimin
PARTIZANI-LAÇI 1-1 83′ (p) Telushi / (p) 22′ Shtubina Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Kalari, Trashi, Hila, Duka, Mala, Mensah, Asani, Bardhi. Trajner: S. Gega Laçi: Selmani, Shtubina, Toro, Gjoni, Domgjoni, Mersinaj, Eller, Çokaj, Lushkja, Okpotu, Xhixha. Trajner: S. Starova Kartonë të verdhë: Hoxha, Trashi, Telushi / Okpotu, Domgjoni, Mersinaj, Shtubina Gjyqtar: Emirjon Sino
e të dytës Partizani u mundua të barazonte shifrat fillimisht me Asanin dhe më pas me Ibraimin por pa mundur dot. Në këto momente ndërhyri trajneri Gega që fillimisht aktivizoi Çinarin dhe më pas Bruno Telushin që u rikthye në fushë pas një mungese të gjatë. Pikërisht këto dy ndërrime i dhanë më shumë gjallëri lojës së të kuqve, të cilët ishin më të rrjedhshëm në aksionet sulmuese. Në minutën e 82-të, shkodrani Çinari u pengua brenda zone nga Mersinaj me
gjyqtarin Sino që akordoi një tjetër 11-metërsh këtë herë në favor të të kuqve. Telushi realizoi shumë thjeshtë përballë Selmanit duke i evituar humbjen Partizanit dhe duke i dhënë një pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit, megjithatë nëse Kukësi fiton të dielën ndaj Teutës diferenca mes tyre do të ngushtohet në 8 pikë kur mbeten edhe 5 javë për t’u luajtur. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për të kuqtë, që javën e ardhshme do të sfidojnë Flamurtarin.
Bashkia e Tiranës do të nxjerrë në shitje aksionet e saj që ka te klubi i Tiranës. Kryetari i këtij institucioni, Erion Veliaj ka konfirmuar gjithçka teksa ka deklaruar se kjo lëvizje do të jetë një ndihmë për klubin bardheblu dhe administrimin e tij. Veliaj deklaroi se aksioneri kryesor i Tiranës, por edhe tifozët kanë kërkuar që klubi të jetë i lirë në marrjen e vendimeve të tij kështu së Bashkia do të nxjerrë në shitje kuotën e saj prej 36% të aksioneve. Veliaj tha gjithashtu se në këtë mënyrë të gjithë kënaqen dhe se ai nuk e ka problem shitjen e këtyre aksioneve tek klubi për sa kohë që vendimmarrja te Tirana është e plotë. Aktualisht aksioneri kryesor i Tiranës është Refik Halili, i cili mban edhe pozicionin e presidentit të klubit.
PARTIZANI
Gega: Ishim të përgjumur në fillim, ne dominuam ndeshjen
KATEGORIA E PARË
Pas Vllaznisë edhe Bylis siguron matematikisht kalimin në Superiore Pas Vllaznisë edhe Bylis siguron zyrtarisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Kompletohet kështu numri i 10 skuadrave që do të garojnë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ballshiotët kishin hedhur një hap të sigurt drejt ngjitjes falë fitores 0-1 brenda në Kavajë ndaj Besës dy javë më parë, por me suksesin e sotshëm në transfertën vlonjate ndaj Orikut në Orikum siguruan edhe matematikisht rikthimin në Superiore, 2 javë përpara fundit të sezonit në Kategorinë e Parë. Bylis kryeson grupin B pas 24 ndeshjesh me 39 pikë, 8 më shumë se Besa që në transfertën e Roza Haxhiut ndaj Lushnjës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Ndërkohë autorët e golave për Bylisin në sfidën ndaj Orikumit ishin Guindo dhe Peposhi. Skuadra mallakastriote rikthehet në Kategorinë Superiore pas një mungese që zgjat prej 3 sezonesh.
Partizani u ndal nga Laçi në “Selman Stërmasi”, në një barazim 1-1. Pas sfidës Skënder Gega është shprehur jo i kënaqur me këtë rezultat. “Pas golit të Laçit që na zuri në befasi, çdo minutë tjetër foli për ne. Më vjen keq për çunat se të gjithë e kanë vlerësuar. Unë ndihem shumë mirë me ta dhe bën të pamundurën për të fituar. Ky është futbolli. U vështirësua ndeshja, pas golit që shënuan ata. Janë një ekip shumë i mirë dhe sulmuesit nuk e patën të lehtë pasi Laçi mbyllet pas. Patën raste, dhe gjuajtje por nuk shënua. Ky është futbolli. Nuk besoj se ishte karikimi sesa përqendrimi në këtë ndeshje. Duhet të jesh shumë i vëmendshëm dhe u treguam të përgjumur në fillim. Mbas një momenti ata kaluan në epërsi rezultatin. Luajtëm me dy sulmues në fund dhe ndonjë herë e merr ndeshe me një goditje”, deklaroi Gega.
SHENDETESI
22 E diel, 28 PRILL 2019
Dhimbja e fytit, disa mënyra për ta kuruar Dhimbja në fyt janë një ndër dhimbjet më të shpeshta gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Ajo shkaktohen shpesh edhe nga ndryshimet e temperaturave në mënyrë të njëpasnjëshme. Rroba të nxehta rreth qafës- Një rrobë të butë lageni në ujë të përzier me uthull, raki po alkool të butë, vendoseni përreth qafës dhe mbi të vendosni një ma-
ramë apo shall më të trashë. Këtë shtresë mbajeni së paku dy orë. Limoni i fuqishëm -Në fazën e hershme të angjinës janë efikase preparatet me bazë limoni. Mjakët popullorë këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, të mbahen nga dy copë limonë, të pastruar nga lëvozhga dhe të thithen ngadalë. Kur limoni të zbutet, mund ta gëlltisni, ndërsa të njëjtën
Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër Çdokush mund të reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë dhe një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri. Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind. Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni. Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa lloje kancerësh, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.
Ushqimet që nuk duhet t’i hani në punë Kur jeni të ulur në tavolinën e punës çdo ditë lehtësisht mund ta gjeni veten duke konsumuar mesvaktet, por ka disa prej tyre që më shumë ju bëjnë keq se mirë. Femrat që hanë mesvakte në punë konsumojnë 100 mijë kalori më shumë çdo vit. Por si duhet ta shmangim? Jo fruta të thata dhe arra- Susie thotë se bëjnë të kundërtën nëse konsumoni gjithë pakon në punë dhe bëhet fjalë për shtimin në peshë. Ajo rekomandon fokusin tek frutat e freskëta, dhe vetëm një racion të vogël në ditë me fruta të thata apo arra. Biskotat- Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë. “Biskotat, fatkeqësisht, mund të shtojnë 300-400 kalori në ditë”. Kafe me qumësht-Të gjithë ne konsumojmë disa kafe me qumësht, apo kapuçino në ditë, dhe këto nuk mungojnë as gjatë orarit të punës.
Frutat duhen komsumuar në mëngjes Frutat janë baza për një ushqyerje të shëndetshme dhe nuk mund të mos i konsumojmë nëse duam të kemi të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Tre racione në ditë me frutat e stinës, të pjekura dhe të lara mirë, janë një burim kripërash mineralke dhe fibrash. Por dilema është se kur është më mirë ti konsmuojmë gjatë ditës. Dilema është se kur duhen konsumuar, në fund të një vakti, apo në vend të një ëmbëlsire apo si mesvakt? Nëse të gjithë bien dakord për vlerat që kanë frutat, jo vetëm në fibra, por dhe ujë, antioksidantë etj, ndajnë mendime të ndryshme se kur duhen konsumuar. Përfundimi është se momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi, apo dhe mesvakti. Momenti më pak i rekomanduar është në fakt darka. Zgjatja në kohë e tretjes mund ta bëjë më të rëndë vaktin pikërisht kur trupi përgatitet të pushojë gjatë natës.
procedurë përsëriteni gjatë gjysmë ore. Preparate për shparitje të fytit -Në një gotë me panxhar të shtrydhur, hidhni një lugë kafeje qepë të llomitur dhe pastaj i hidhni një gotë të ujit paraprakisht të vluar, por më pas të ftohur. Lëreni të qëndroj 5-6 orë, por përziejeni çdo gjysmë ore, pastaj kullojeni dhe shpërlajeni fytin disa herë gjatë ditës.
A po ju shëndosh sallata? Ekspertëtshpjegojnë fiksimet e gabuara S
humë prej nesh fikso hen me sallatat me idenë të mos konsumojnë shumë kalori dhe të kontrollojnë peshën, por duhet të mendoni dy herë këtë. Nëse besoni ekspertët, sallata jeshile dhe salca e domates ju shëndoshin. Nutricionistjua Susie Burrell shpjegon pse një sallatë e thjeshtë ju zgjeron belin. Dhe disa pre tyre mund tju habisin. Sallata teknikisht i referohet ushqimit të ndarë në copa të vogla të shoqëruar me salcë. “Por në të vërtetë kjo do të thotë se sallata mund të përfshijë çdo gjë që nga perimet e përziera, gjethet, dhe vaji i ullirit tek makaronat disa perime të prera që shërbehen me pesto. Ajo paralajmëron për sallatat me ushqime të cilat janë mjaft kalorike. Sallata e perimeve Kur mendoni për sallatën tradicionale të perimeve si sallata jeshile, domatja,
kastraveci dhe karrota, mendoni për një ushqyerje të pastër. Por në të vërtetë ironia është se ato janë shumë pak kalorike, dhe përmbajnë disa nga ushqyesit kyç si vitamina C, folatin dhe fibrat, por ndërkohë perimet janë pjesa më e madhe ujë, dhe sasia e këtyre ushqyesve është relativisht shumë e vogël. “Përdorni perime të gatuara, si kunguj, karrota, kunguj të vegjël dhe kërpudha, të cilat ndihmojnë në rritjen e vlerave ushqyese të çdo sallate, si dhe të përfshini vaj ulliri apo avokado, të cilat ndihmojnë në përthithjen e një numri kyç përbërësish nga vetë periemt”, vijon Susie. Veshja e sallatave Sipas Susie, teksa sallatave i shtojmë arra, fara, apo djathë, ato mund të jenë një shtesë shumë e shijshme, por gjithashtu janë “një zgjedhje me yndyrna të
larta, dhe do të kthejë shumë shpejt sallatën tuaj të shëndetshme në një bombë kalorike nëse nuk jeni të kujdesshëm”, thotë nutricionistja. Këshilla është të mos i përdorni këto shtesa të gjitha bashkë. Për shembull, mund të shtoni vaj ulli dhe avokado, ose arra dhe djathë, por jo të gjitha bashkë. Ruaj balancën E fundit, por jo për nga rëndësia, Susie këshillon që “sallatat standarde që porosisim nuk përmbajnë as shumë e as pak kalori”. “Sallata e makaronave, e orizit kaf, quinoa, apo peshk ton, sallata Çezar etj. Në secilin nga këto ka ose nuk ka kalori. Shumë karbohidrate nuk do të mbështesin peshën apo të kontrollojnë oreksin gjatë ditës, ndërsa të tjerë mund ti marrë uria vetëm një orë më vonë. Çelësi i suksesit është ekuilibri i drejtë”, vijon Susie.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Kur çelin lulet dhe vijnë dallendyshet, jemi në ... 3. Në të gjitha anët, në çdo vend, anekënd 8. Ajo që bën pula, vezë ose.. 9. Gatim që bëhet zakonisht me patate e me mish të grirë, me qepë, me erëza e me vezë dhe që piqet në furrë 10. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që rron në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes 12. Shaban ..., gjuhëtar, albanolog, i njohur shqiptar. 17. Dakord në gjuhë universale 18. Vijë e lakuar dhe e mbyllur që ka trajtë vezake si të vijës së përftuar nga prerja e pjerrët e një koni 20. ... Çeliku është aktore e njohur, kujtojmë rolet në kinematografi: "Ata ishin katër" (1977), "Shokë të një skuadre" (1984), "Një djalë edhe një vajzë" (1990) 21. Që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a që i përgjigjet plotësisht diçkaje tjetër 22. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 23. Vjershë lirike a këngë solemne. 24. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 25. 1. Më mbushet mendja se diçka është e vërtete a e drejtë, besoj plotësisht për ketë 27. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 28. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 29. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 31. Ashtu quhet pjesa e këmbës nga gjuri deri tek nyelli 33. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 34. Lëkundje a qëndrim i pavendosur midis dy gjërave a dy anëve, mëdyshje 36. Pjesë lirike për një zë, që shoqërohet me një vegël ose me orkestër 37. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 39. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 41. Masë e vëllimit të lëngjeve, e barabartë me një decimetër kub 42. Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, që zakonisht është e rrethuar me tokë jo nga të gjitha anët dhe që qëndron disi e veçuar 44. Anëtar i një urdhri fetar, që rri në një manastir e bën një jetë prej asketi 45. Pjesa e oxhakut që ngrihet mbi çati ashtu quhet 46. Panajot ..., lindi më 2 gusht të vitit 1924, është koreograf, mjeshtër baleti, pedagog shqiptar 48. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit, përftohet nga distilimi i thatë i qymyrgurit 50. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 52. Punimi që i bëhet arës për ta mbjellë, lëvrimi i tokës 53. Jon me ngarkesë negative, e kundërta është kation 54. E vendos dikë a diçka në një vend
E diel, 28 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
55. James ... ishte evropiani i parë që zbuloi ishujt Hawaii, të cilët i emëroi "Ishujt Sanduiç" 56. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 57. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 58. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 59. Gjendje shpirtërore e zymtë dhe e rënë, trishtim i thellë 63. Romani i Anton Pashkut 64. Njësi administrative vendore, që përfshin zakonisht disa fshatra ose një krahinë 66. "Edhe ..., edhe ashtu", filmi i vitit 1989, me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut dhe muzikë të Ardit Gjebresë 67. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 69. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 70. Pacifisti emblemë i politikbërjes, Indira ... u zgjodh kryeministre e Indisë më 19 janar 1966 71. Korporata Ndërkombëtare Financiare 73. Periudhë gjatë së cilës feja e krishterë u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet 74. Vij ose shkoj me këmbë a me një mjet në vendin për ku isha nisur, sosem në pikën e fundit të udhëtimit 76. Parahistorik, ose ashtu, i përket së shkuarës së largët 78. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 79. I thonë edhe ashtu ushëtimës 83. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 85. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 87. Aktor i mirënjohur i kinemasë
dhe pedagog i aktrimit, Kastriot ... lindi në Tepelenë më 1954 88. Parzmore ose ..., shtresë mbrojtëse prej çeliku a prej metali të fortë, mburojë për mjetet levizëse 89. Emërtim i përbashkët për disa besime të krishtera që u shkëputën nga kisha katolike romake pas reformës së shekullit XVI 92. Trupa të posaçme, që zbarkojnë nga deti a nga ajri në prapavijat e kundërshtarit për të kryer veprime të caktuara luftarake 96. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 99. Matësi i 365 ditëve të vitit, mendohet se është futur në përdorim në Egjiptin e lashtë më 2769 p.e.sonë. Gregoriani është ai përdorim 101. Enë e vogël prej teneqeje, me dorezë e lëfyt, që shërben për të mbajtur vajin 103. Copë buke e thekur në zjarr; copë dhjami ose mishi e skuqur fort. 104. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 105. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 106. Qepët, spinaqi, lakrat, domatet, specat, bamjet, barbunjat, patatet, karotat etj... janë ashtu 109. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 110. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 111. Sakrificë, flijim që bëhet për mbarësi dhe devotshmëri 112. Kafshë gjithare, shumë dinake dhe e guximshme
113. Cigan endacak, barbon VERTIKALISHT 1. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 2. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 3. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 4. Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme, urrejtje ose ... 5. Ushqim që bëhet me miell drithi të gatuar me ujë e të pjekur në furrë a në saç 6. Pastaj e ka brenda 7. Me 7 dhe 8 të këtij muaji janë festa e mësuesit dhe e grave 8. Shteg që hapet në vijën e ujit për ta kthyer këtë në arë, krahinore 11. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 13. Sharrë me motor për prerjen e lëndës drusore 14. Tradhtar e spiun i poshtër, ai që shet edhe babanë a vëllanë e vet 15. Ashtu ose pjesë e vogël prej diçkaje lëndë, cohë, mall etj.) që e nxjerrim si kampion identik 16. Pastroj, i heq një kafshe aftësinë riprodhuese 19. Që parashikon dhe paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen 21. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 26. Grua që e merrnin me pagesë familjet e pasura për t'u rritur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për ta 27. Nota e gjashtë e shkallës
familjen e nuses, quhet edhe ashtu 51. Që është i dalë si gungë dhe i rrumbullakët nga sipër a nga jashtë, që është me kurriz, grahuq 60. Partia Aleanca Popullore 61. Aksesor veshjeje. Pa të nuk mund të vëndosësh kravatë apo papion 62. Janë të tilla ata të shtypit dhe mediave në tërësi 65. Trup qiellor, mysafir i herpashershëm i tokës, njihet si yll me bisht 66. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 68. Kur na përizhen e na bëhen ... punët, mendimet, idetë 72. Mashkulli i maces, maçok 75. Degë e ekonomië që merret me shfrytëzimin e burimeve për prodhimin e të mirave materiale 77. Tokë e cila ka qenë punuar një herë dhe është prishur më vonë nga shirat 80. Të lag e të bën qull 81. Marr njohuri, përvetësoj dije nga një fushë e caktuar, studioj një lëndë mësimore, nxë 82. Sporti i Kassius Kleit 83. Sejcila nga pagesat e një kredie, apo të një shlyerje detyrimi financiar, quhen ashtu 84. Urë e gjatë dhe e lartë, që ndërtohet mbi vende të lugëta ose mbi një rrugë për të kaluar trenat ose automjetet 86. Partia Republikane, inicialet 90. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 91. Armë lufte ose mjet pune, i mbushur me lëndë shpërthyese 92. Disa dorëza gruri ose të lashta të tjera, të korrura e të lidhura së bashku 93. Ushqehet me gjak 94. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 95. Kungohet për besimtarët në kishë 97. I ndërtuar posaçërisht për të zënë kafshë të egra, minj, zogj etj.; çark, grackë 98. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza 100. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve 102. Një nga televizionet kombëtare shqiptare, i pari në transmetim në HD, falas. Degëzimi i saj në Kosovë 107. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 108. Si kishtin makinat e Durrësit targën
muzikore; shenja për këtë notë 28. Kristaq ... regjisor i njohur shqiptar. Kontribues edhe si pedagog në Arte 30. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 32. Themistokli ..., një patriot, figurë e shquar e pavarësisë, shpëtoje Korçën nga pushtimi i sigurte i forcave te Venizellosit 35. Figurë, zbukurim, portret që krijohen me copëza shumëngjyrëshe guri, mermeri, xhami, metali etj 38. Copë e vogël, e grisur a e prerë nga një rrobë 40. Nuk lëviz dot, nuk ndiej me ngacmimet e ndryshme, e kam trupin si të ngrirë, pa ndjeshmëri në një pjesë të trupit 43. Xhaketë burrash prej shajaku, me mëngë të shkurtra dhe me kapole, jakucë e thjeshtë pa thekë 44. Njerëzit e mërguar në dhe të huaj, mërgimtarët si të tërë janë ... 47. Pyll i vogël e i dendur 49. Dhëndri që bashkëjeton me 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
P
A
J
3
4
5
A
Z
D
Z
A
O
6
S 11
A
K
7
Z
D
R A
K O
N I
T
F
A N
23
24
G
B
M
P
A
E
O
S
A
D
K T
I
D A
A L
O
U
J
20
¸
R
21
C
I
A B
T
H
S
E N
Z H
Y
M
K
L
I
A
O
T
U R
A K
33
L G
E
P
M
M
R
N P
38
A S
G
D 34
U Q
V
I
Z
I
E
¸ 40
V E
A
T 41
I A
42
G S
H
K R
D
E N
J
J
R
A
A
I
M B
L L
M
P
I
S 51
V
53
54
A
K
I
K L
A
R A
N
O
P
U
K D E
K
K
M O N
O
P
L
K
A B
O R
A T
P
K
61
K
L U
D S
T
R 64
E R
67
V A
R
Z
70
R
R A
K A
P
69
P
T
P
71
S
74
72
P
D
R A
Z H
T
73
J
S
A
E
L
75
A
R B
O R
E
B
65
M
68
A R
T
57
B E
60
M
A M O J
A 66
P
A 56
A T
N D
K T
55
63
H
U
52
K
59
D E
62
E
47
P 50
58
¸
46
F 49
P
O
R
E 48
S
39
H K 44
¸
45
I
C
A R
76
I
T
77
B
O
M B R
E Z
K
78
G
I
H D
¸
79
T
N
N
¸
I
D
I
Z
80
A N
A
81 84
N
H
I
I
F
V
A
P
I
V E
I
˙
E
R
89
R E
A
S
K
D
K
D
A B
E S
I
T
T
R
L
90
I
92
P
Z
N I
M
I
I
B
I
S
E
E
M
M E
T ¸
R
H 102
R O
U
S
P
H
M
Y
A
¸
E
A T
E S
T O
J
M
T
R
T
95
K
100
101
K
H
91
98
P
99
L
E
S C E 94
M E S 97
K
M
D R
D
A
93
96
Z H
N
87
88
R
N 83
T O
86
D
O 82
P
85
R
L
C
T 30
A L
43
B
L
Z
29
37
S
E
R
B
19
V A
32
R E
P
A G
36
D
J
O N
28 31
10
K
26
D E
U K G
V
25
F 27
35
D R 16
18
J
N
E
N
17 22
9
L D
13
A H 15
Z B
8
P
12
14
N O
D
I
103
E
104
B L
O
I
S
M A N
105
M U T
H O M A T
A
R 106
A A R
107
K L
113
108
O S
V E
J
U 109
110
N D
R O
O
K
111
J
¸
E U
112
L E
114
I
K
U
E V
A
B
X
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 28 PRILL 2019
Presidenti uron Pashkët: Përballë arrogancës e korrupsionit, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë
P
residenti Ilir Meta ka uruar be simtarët ortodoks për festën e Pashkëve. Në urimin e tij në rrjetet sociale, kreu i shtetit jep dhe mesazhe të forta sociale dhe politike që lidhen dhe me situatën në të cilën sot ndodhet vendi. Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta për Festën e Pashkëve: “Në vigjilje të kremtimit të Ditës së Ringjalljes së Krishtit, u uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: Nga mot gëzuar Pashkët! Mbarësi, shëndet, paqe e begati në familjet tuaja! Festa e Pashkëve dhe e dritës që nuk perëndon kurrë, na kujton sot se para malit të së keqes, padrejtësive, veseve,
frikës e zhgënjimit, mosbesimit e arrogancës, korrupsionit, dhunës dhe çdo fenomeni negativ që vret paqen, drejtësinë e barazinë sociale dhe helm-
KREU I KUVENDIT
Mesazhi i Ruçit për Pashkë: Pasuria e pakicës të mos varfërojë shumicën
K
ryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi dje be simtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Ai për colli mesazhe të rëndësishme, duke theksuar se në ditë të tilla, por jo vetëm të mbizotërojë dashuria dhe vlerat. “Tradita e çmuar që në festat fetare gëzojmë bashkë. Të duam tjetrin siç duam vetveten. Dashuria, vlerë e gjithë qytetërimeve e besimeve. Pashkët, pasuria e pakicës të mos varfërojë shumicën. Drejtësia të mund padrejtësinë dhe e mira të keqen. Të bëhemi njësh drejt BE-së së vlerave”,- tha Ruçi.
on rëndë shoqërinë, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë. Me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore,
morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe sho-
qëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane. Të dashur miq, Dita e Ringjalljes së Krishtit gjithashtu na kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për përkujdesje e dashuri të përhershme. Duke u përcjellë të gjithëve urimet e mia më të mira në prag të kësaj Dite të Shenjtë, jam i bindur se shpresat te jeta më e mirë do të ringjallen për mbarë shqiptarët! GËZUAR PASHKËT!”
Presidenti Meta e nis ditën nga qyteti i Beratit
P
residenti Ilir Meta ndodhej dje në qytetin e Berati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka dhënë urimin e tij për një fundjavë të bukur në vigjilje të Pashkëve Ortodokse. “Të dashur miq, ju uroj një fundjavë të mbarë nga Berati i mrekullueshëm i një mbi një dritareve, në vigjilje të kremtimit të festës së Pashkëve Ortodokse!”,- shkruan Presidenti Ilir Meta