CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E martë, 29 JANAR 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 21 (8462)
E martë, 29 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
Autoriteti i Dosjeve konfirmon zyrtarisht: Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, figuron si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit
Prokurori që grisi Reformën në Drejtësi
Reforma në Drejtësi u mirëprit nga 96 përqind e shqiptarëve, por ka pak muaj që duke parë se si po zgjidhen apo përzgjidhen me dy standarde të ndryshme, emra që nuk e meritojnë kurrsesi qenien në organet e drejtësisë, po krijon dyshime se qeveria ka futur duart në emërimet e reja. Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca dhe Ambasada Amerikane në Tiranë po bëjnë çmos që Reforma të përmbyllet me sukses. Ata i bëjnë thirrje prokurorëve të pastër të aplikojnë në SPAK FAQE 3
Ramush Haradinaj: Bushati ishte kundër copëtimit të Kosovës, kurse Rama nuk po flet!
Në foto: Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë intervistës me gazetarin Çim Peka EDITORIAL
KREU I PD
Loja e Presidentit Thaçi dhe Presidentit Vuçiç për të rrëzuar kryeministrin kosovar, Haradinaj
Basha: Me 16 shkurt të rrëzojmë kryeministrin e krimit dhe oligarkëve
FAQE 7
Flet për herë të parë në Parlament ministrja e re e Financave, Anila Denaj
REAGIMI
FAQE 9
FAQE 8-9
Në foto: Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj URIMET
KOMENT
Vasili: Arta Marku gënjeu 83-vjetori i Ismail Kadare, rëndë. KLP të sjellë Presidenti Meta: Kolos i shkarkimin e saj në Kuvend përmasave botërore FAQE 4
FAQE 24
Kryeministri kosovar Haradinaj, kryeministër patriot dhe i admirueshëm
Vendosmëria e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të mos hequr taksën ndaj mallrave serbe ka rritur dinjitetin dhe autoritetin e shtetit të Kosovës, sikurse ka acaruar në kulm Serbinë e veçanërisht...
Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës duhet të respektojë historinë në funksion të dinjitetetit shqiptar. Taksa vendosur Serbisë është zgjidhje...
FAQE 2
FAQE 2
Nga Spartak Ngjela
POLITIKE
2 E martë, 29 JANAR 2019
EDITORIAL
Loja e Presidentit Thaçi dhe Presidentit Vuçiç për të rrëzuar kryeministrin kosovar, Haradinaj
V
endosmëria e kryeminis trit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të mos hequr taksën ndaj mallrave serbe ka rritur dinjitetin dhe autoritetin e shtetit të Kosovës, sikurse ka acaruar në kulm Serbinë e veçanërisht presidentin serb Vuçiç. Pala serbe e shikon vendimin e kryeministrit Haradinaj jo vetëm se Serbisë i ikin qindra milionë euro nga ky veprim kosovar, por edhe si prekje të autoritetit serb në Rajon. Nga ky vendim përveç palës serbe, çuditërisht është mërzitur edhe presidenti Hashim Thaçi, një ishluftëtar i rëndësishëm i UÇK-së, që tashmë është futur në një lojë të rrezikshme për fatet e Kosovës dhe është bashkuar më Presidentin serb Vuçiç. Pra kundër taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës janë dy veta: Thaçi dhe Vuçiç, të cilët kanë dërguar sinjale në BE e në SHBA se është pikërisht kjo taksë, e cila po bëhet pengesë për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës. Por tashmë të gjithë e dijnë në Kosovë, edhe në Shqipëri, se marrëveshja synon një akt antikombëtar, duke i hequr toka kombit shqiptar, sidomos pjesën më të
rëndësishme të Mitrovicës. Bile edhe Kulla e heroit të kombit shqiptar, Isa Boletinit, kalon në shtetin serb, nëse firmoset marrëveshja mes Vuçiç dhe Thaçit. E parë në këtë kontekst kjo tarifë për mallrat serbe mbetet një vendim i kryeministrit Haradinaj, që shquhet për patriotizëm dhe mos tërheqje nga tarifa, deri sa Serbia të njohë shtetin e Kosovës. Por edhe në Shqipëri, praktikisht nga biznesi, kjo tarifë ndaj mallrave serbe ka rritur me 44.5 % eksportin nga Shqipëria në Kosovë, që prej vendosjes së tarifës 100 përqind nga Prishtina zyrtare ndaj mallrave që importohen nga Serbia. Sipas Alban Zusit, një ekspert në fushën e ekonomisë, kjo ka shtuar eksportin e Shqipërisë dhe po sjellë me shumë të ardhura në disa dhjetra milionë euro për në Shqipëri, pasi më parë shkonin në Serbi. Realisht kjo masë ndaj mallrave serbe, po i shërben edhe më shumë bashkimit, de facto, ekonomik të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë. Sa gjithë retorikat e kryeministrit Rama me presidentin Thaçi, ky vendim është historik, patriotik dhe me leverdi ekonomike për biznesin sh-
qiptar. Çuditërisht kryeministri Rama është bashkuar me dyshen ThaçiVuçiç, kur ekonomia shqiptare po njeh rritje për shkak të kësaj takse kosovare ndaj Serbisë. Megjithatë dyshja Vuçiç-Thaçi, mundet edhe me fshehtësinë e kryeministrit Rama, po mundohen ta rrëzojnë kryeministrin Haradinaj dhe qeverinë e tij. Hapur nuk dalin dot, pasi pothuaj të gjitha partitë shqiptare në Kosovë, por edhe në Shqipëri janë pro vendimit të kryeministrit Haradinaj. Ndaj kanë financuar dhe po krijojnë faktorin grevë ndaj qeverisë. Po sajojnë greva që të rrëzojnë qeverinë Haradinaj dhe më pas të heqin taksën ndaj Serbisë dhe të ecin në udhën e tyre të copëtimit të Kosovës. Prandaj grevës në arsim e asaj në shëndetësi në Kosovë së shpejti mund t’i bashkohen edhe shërbyesit civilë, të cilët, po ashtu, po kërkojnë rritje të pagave. Sipas deputetëve, buxheti i shtetit nuk i përballon të gjitha këto kërkesa, ndërsa analistët politikë vlerësojnë se masivizimi i grevave e rrezikon Qeverinë “Haradinaj” Mësimdhënësit dhe një pjesë e per-
sonelit mjekësor tashmë më shumë se dy javë po vazhdojnë të jenë në grevë, për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për rritje të koeficientit, që nënkupton rritjen e pagave. Grevës së këtyre dy institucioneve publike sot do t’i bashkëngjiten edhe shërbyesit civilë të komunës së Prishtinës, të cilët po ashtu po kërkojnë rritje të pagave, derisa greva është paralajmëruar edhe nga shërbyesit civilë të komunave tjera. Analistë të çështjeve politike në vend kanë vlerësuar se ditën e sotme shteti do të futet në vakuum institucional dhe se nëse nuk merren veprime serioze për grevat, ato mund ta fusin në krizë të thellë Qeverinë e po ashtu ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra skenari po thuret në Prishtinë e Beograd. Në çdo shtet njerëzit dhe të punësuarit duan me shumë paga, me shumë mirëqënie, etj, porse në rastin në fjalë janë pas tyre dy presidentët, Vuçiç dhe Thaçi që të rrëzojnë kryeministrin Haradinaj. Kryeministri Rama hapur akoma nuk del se nuk ka mirë punët në Tiranë me datë 16 shkurt. S.P.
FORUM
Nga Spartak Ngjela
R
amush Haradinaj, kryeministri i Kos ovës duhet të respektojë historinë në funksion të dinjitetetit shqiptar. Taksa vendosur Serbisë është zgjidhje për lartësimin shqiptar, dhe hakmarrje kundër një pushtuesi kriminal siç është Serbia. Askush nuk ka të drejtë që të ndalojë shqipëtarët për të vijuar luftën në rivendosje të dinjitetit të tyre të nëpërkëmbur nga Fuqitë e Mëdha në shekullin që kaloi, dhe kundër krimeve që serbët kanë bërë kundër shqiptarëve si push-
Kryeministri kosovar Haradinaj, kryeministër patriot dhe i admirueshëm dhe lulëzon prodhimi në Kosovë, madje edhe në Shqipëri. Pse kanë europianët kaq shumë merak për falimentimin e një shteti që ka bërë vetëm krime kundër shqiptarëve!!! Kryeministri shqiptar i Kosovës duhet të tregojë për herë të parë në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, se shqiptarët sot janë futur në historinë e tyre mijëravjeçare për t’u treguar vendin historik të ardhurve që kanë 400 vjet që fallsifikojnë historinë e Arbërisë.
tues territoresh. Nëse politika amerikane nuk e kupton këtë, atëherë ajo po luan jo vetëm kundër interesit shqiptar, por edhe kundër interesit amerikan. Qëndresa e Ramush Haradinajt për të mos hequr taksën 100 përqind kundrejt mallrave serbe që hyjnë në Kosovë, është në mbrojtje edhe të interesit shqiptar edhe të interesit amerikan. Me taksën e vendosur kundër mallrave serbe arrihen dy objektiva: falimenton Serbia ekonomikisht,
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 29 JANAR 2019
Autoriteti i Dosjeve konfirmon zyrtarisht: Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, figuron si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit
Prokurori që grisi Reformën në Drejtësi
Reforma në Drejtësi u mirëprit nga 96 përqind e shqiptarëve, por ka pak muaj që duke parë se si po zgjidhen apo përzgjidhen me dy standarde të ndryshme, emra që nuk e meritojnë kurrsesi qenien në organet e drejtësisë, po krijon dyshime se qeveria ka futur duart në emërimet e reja. Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca dhe Ambasada Amerikane në Tiranë po bëjnë çmos që Reforma të përmbyllet me sukses. Ata i bëjnë thirrje prokurorëve të pastër të aplikojnë në SPAK Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka konfirmuar dje zyrtarisht se në arkivat e saj gjenden të dhëna që tregojnë se prokuror Bujar Sheshi ka qenë pjesë e strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit para viteve ’90. Në komunikatën zyrtare Autoriteti pranon se ka një kontradiktë mes të dhënave të gjendjes civile të prokurorit Sheshi, por shton se ekziston një dokument që flet për “tërheqjen e tij në bashkëpunim me sigurimin”. “Nga verifikimet u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”,-njoftoi dje Autoriteti i Dosjeve. Dje, Bujar Sheshi i zgjedhur vetëm pak muaj më parë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, deklaroi në mbledhjen e këtij institucioni se nuk ka asnjë të vërtetë në akuzat ndaj tij për lidhje me ish-Sigurimin e shtetit. Ai i cilësoi sulmet që janë bërë këto ditë janë politike dhe me qëllim për të goditur reformën në drejtësi. Prokurori që është zgjedhur në institucionin më të lartë të reformës në drejtësi foli për skenarë që vijnë nga kampe politike kundër figurës së tij dhe se do të ndiqte rrugën ligjore për të zbardhur të vërtetën. Sigurisht, çdo njeri që pretendon se po i bëhet një padrejtësi duhet të kërkojë të vërtetën deri në fund. Por në situatën aktuale, ndaj një prokurori nuk ka vetëm akuza që vijnë nga opozita, por edhe dokumente që janë lëshuar me vulën e institucioneve shtetërore. Konfirmimi në deklaratën publike nga ana e institucionit të vetëm shtetërorë që ka
të drejtë të hapë dosjet është i mjaftueshëm për të treguar se në të kaluarën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka një problem që e bënte të pamundur zgjedhjen e tij në këtë post. Nëse vërtetë Bujar Sheshi apo dikush tjetër me të dhëna shumë të ngjashme me ato të tij ka qenë ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, kjo duhet verifikuar nga hetimi i mëtejshëm. Por nëse ky dokument do të ishte bërë publik disa muaj më parë, kandidati për në KLP nuk duhet të ishte zgjedhur. Ose ishte sqaruar para se të bëhej votimi. Por dikush ka nxituar ta zgjedhë me shpejtësi pa ardhur përgjigja nga Autoriteti i Dosjeve. Përgjegjësia për atë që ka ndodhur më shumë se personale e prokurorit është institucionale dhe shkon të gjithë institucionet që kanë marrë përsipër reformën në drejtësi. E para në listë është Prokuroria e Përgjithshme, e cila në mënyrë të hapur ka anashkaluar dhe shkelur ligjin për rastin e Bujar Sheshit. Sipas ligjit, kandidatët për në KLP duhet të ishin verifikuar më parë nga kryeprokurorja. Kushdo që nuk plotësonte kriteret e pastërtisë së figurës morale dhe kritereve profesionale nuk duhet të ishte miratuar si kandidaturë. Bashkëpunimi me ish-sigurimin është një kriter skualifikues për çdo pozicion në institucionet e reja që po dalin nga reforma në drejtësi. Prokuroria e Përgjithshme e ka çuar dosjen e Bujar Sheshit për kandidat në KLP pa marrë përgjigje zyrtare nga ana e Autoritetit të Dosjeve. Në dokumentet e kandidimit, Prokuroria është mjaftuar vetëm me një vetëdeklarim të kandidatit që thoshte se “nuk kam qenë pjesë e strukturave të ishsigurimit”. Ndërkohë shkeljet e Prokurorisë thellohen edhe më tej, teksa dje fajësonte Autoritetin e Dosjeve për kthimin me vonesë të përgjigjes dhe deklaronte se dokumenti i Autoritetit nuk ishte kusht për kandidimin. “Në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyr-
ueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Institucionet e tjera që kanë dështuar janë komisionet e Vettingut. Prokurori Sheshi disa muaj më parë u certifikua si profesionist i aftë dhe nuk kishte probleme me të kaluarën. Në këtë mënyrë rezulton se jo vetëm Prokuroria, por edhe institucionet e tjera nuk kanë bërë asnjë verifikim për figurën e prokurorit që iu besua pjesëmarrja në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Dje, disa ditë pas daljes së skandalit, Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësi pranoi se ndodhet para një situatë të paprecedentë. Për sa kohë që Autoriteti i Dosjeve thotë se është një “ishbashkëpunëtorë i sigurimit” ky institucion duhet të mblidhet për të marrë një vendim për Bujar Sheshih. Komisioni i Monitorimit rekomandon se qenia ishbashkëpunëtor dhe detyra e anëtarit të KLP janë të papranueshme dhe në mbledhjen e radhës pritet një vendim. Ndërkohë edhe Komisioni i Monitorimit, njëlloj si Prokuroria e sheh problemin të Autoriteti i Dosjeve dhe kërkon hetim përse u vonua dokumenti.
Përpara se ti bëhet gjyqi një institucioni që s’ka lidhje direkte me drejtësinë, përse nuk i kërkohet llogari Prokurorisë që certifikoi një kandidat pa pasur dokumentacioni? Përse organet e tjera të drejtësisë, që paguhen për verifikimin e njerëzve që do hyjnë në sistem, kaluan në vetting një kandidat dhe as pyesin fare Autoritetin e Dosjeve? Praktikisht gjithë organet e reja të drejtësisë dështuan në ushtrimin e detyrës së tyre dhe tani po mundohen ta kalojnë përgjegjësinë në institucione që nuk kanë lidhje me reformën në drejtësi dhe as kanë përgjegjësi. Rasti i fundit mjafton për të kuptuar se ata që morën përsipër reformën në drejtësi e kanë shkelur ligjin rëndë që në nisje të saj. Cilado qoftë e vërteta për përfshirjen e prokurorit Bujar Sheshi në strukturat e ish-sigurimit, ajo nuk e zhbën faktin se gjithë reforma është vënë në pikëpyetje. Një rast flagrant u kap dhe dyshimet mbeten se ka edhe emra të tjerë që kanë kaluar pa rënë në sy, por që nuk kanë kaluar filtrin e Autoritetit të Dosjeve. Reforma në Drejtësi u mirëprit nga 96 përqind e shqiptarëve, por ka pak muaj që duke parë se si po zgjidhen apo përzgjidhen me dy standarde të ndryshme, emra që nuk e meritojnë kurrsesi qenien në organet e drejtësisë, kjo krijon një dyshim të madh se qeveria ka futur duart në emërimet e reja. Ndërkohë BE dhe SHBA po bëjnë të pamundurën që Reforma të mbyllet me sukses. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë një takimi mbi “Rolin strategjik të KLGJ-së dhe KLP-së në zbatimin e Reformës në Drejtësi” tha se tashmë kemi kaluar nga nevoja për ta mbrojtur Reformën në diskutime për zbatimin real të saj. Ai theksoi se, BE-ja do ta shtojë mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi me një program të rëndësishëm prej 34 milionë eurosh, gjatë 3 viteve të ardhshëm. Pa mbështetjen e BE dhe SHBA asgjë nuk mund të arrihej në këtë Reformë jetike. Q. Xhani
POLITIKE
4
E martë, 29 JANAR 2019
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Shqipëria pa Prokuror të Përgjithshëm. Roja i ligjit është kthyer në dhunuesin kryesor të tij
K
reu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp i është rikthyer debatit lidhur me emërimin e Bujar Sheshit në KLP, të akuzar nga opozita si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, duke e kthyer në emërim të paligjshëm të tij. “Shqipëria është pa Prokuror të Përgjithshëm sepse ai që duhet të ishte roje e pakalueshme në zbatimin e legjislacionit, jo vetëm e shkel dhe e dhunon, por aq më keq si sot që mori përsipër dhe të gënjente publikisht duke thënë se kushti për të mos qenë anëtar apo ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit nuk qenka një kusht detyrues. Ndaj, Shqipëria është pa Prokuror të Përgjithshëm dhe shkarkimi i këtij Prokurori duhet të ndodhi, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë propozimi duhet të vijë sa më parë në Kuvend. Pasi dhe çdo vonesë që KLP bën në mos shqyrtimin dhe mos marrjen e kësaj mase e implikon shumë rëndë atë Këshill, Reformën në Drejtësi dhe implikon shumë rëndë në shkeljen e legjislacionit dhe integriteti të asaj reforme që siç ishte imagjinuar, ishte një shpresë për ndryshim të drejtësisë shqiptare”- deklaroi dje kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Situata e Kryeprokurores Sipas Vasilit situata në të cilën ka hyrë institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm është e rëndë, pasi siç tha ai, Prokurori i Përgjithshëm është vendosur tërësisht kundra ligjit, kundra Kushtetutës dhe ka vendosur të mashtrojë dhe të shpërdorojë gjithmonë e më shumë detyrën shtetërore. “Konkretisht për çështjen e një anëtari të Këshillit të Lartë të
Vasili: Arta Marku gënjeu rëndë. KLP të sjellë shkarkimin e saj në Kuvend
Prokurorisë, prokurorit Bujar Sheshi dhe mosverifikimin e kryer nga Prokuroria shqiptare lidhur me këtë prokuror, sot Prokurorja e Përgjithshme ka sqaruar se ajo e ka përcjellë kandidaturën e këtij prokurori, pasi sipas saj, verifikimi te Autoriteti i Dosjeve, nuk është një prej kritereve të parashikuara në ligj. Sot Prokuroja e Përgjithshme në këtë mënyrë mashtroi. Pse mashtroi të nderuar qytetarë? Ligji nr. 115 për organin qeverisës të drejtësisë, i miratuar si pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi. Çfarë thotë? Në procedurat e zgjedhjes anëtarëve së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në të cilin do të zgjidhej ky prokuror si anëtar i
Këshillit të Lartë të Prokurorisë, çfarë thuhet? Pika 2, Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme, pra duhet ti plotësojnë. Pika (dh) thotë shprehimisht: të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të Sigurimit të Shtetit para korrikut të vitit 1991. Ligji e thotë qartë që të mos kenë qenë dhe më lart pika 2 thotë kushtet që duhet të plotësojnë. Pra, kushti i verifikimit ka qenë kusht kualifikues, ku një kandidat që nuk i plotësonte duhej të skualifikohej dhe nuk mund të vazhdonte garën”- u shpreh Petrit Vasili. Përgjegjësia Në vijim kreu i ligjvënësve të LSI-së përgjegjësia për këtë
shkelje të rëndë bie vetëm mbi Prokurorin e Përgjithshëm. “Çfarë thotë ligji përkatës, neni 109: Që nga dita kur mbyllej afati për dorëzimin e shprehjes së interesit nga kandidati. Saktësisht, të nderuar qytetarë jini të vëmendshëm, nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, administrata e Prokurorisë së Përgjithshme verifikon plotësimin e kushteve nga kandidatët sipas përcaktimeve përkatëse. Pra ligjvënësi ka përcaktuar vetëm një përgjegjës: institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ndërsa neni 279 është asgjësues. Ai thotë: Prokurori i Përgjithshëm verifikon përmbushjen e kritereve
ligjore, sipas proceduarve të parashikuara në nenin 109 të këtij ligji. Dhe në rast se kandidati nuk i plotëson kriteret, Prokurori i Përgjithshëm njofton kandidatët në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kushti pra ishte detyrues dhe ndodhej saktësisht në nenin 105. Pra të mos ketë qenë anëtar i Sigurimit të Shtetit. Dhe këtë verifikim dhe këtë vulë mund t’ia vinte vetëm Agjencia e Dosjeve, e cila është përgjigjur në janar të këtij viti. Dhe Prokurorja e Përgjithshme pa pritur përgjigjen, pra pa verifikuar integritetin e figurës së kandidatit e ka përcjellë për t’u votuar. Prokurori i Përgjithshëm ka detyrë me ligj që të jetë ai dhe vetëm ai që verifikon që ky kandidat ka integritet, është i pastër dhe mbetet vetëm çështja e votimit. Fiton apo s’fiton një kandidat në garën e hapur, është një çështje që ka pak rëndësi. Ligji ka thënë që Prokurori i Përgjithshëm është përgjegjësi. Kushtet duhet të përmbushen nga i pari tek i fundit janë të vendosura në ligj, dhe kush nuk i plotëson skualifikohet. Prokurori i Përgjithshëm ka çuar shkresën e dosjeve në datë 26, pa pritur përgjigjen në datën 31 e ka quajtur kandidaturën të rregullt dhe pa probleme. Kandidatura ka konkurruar dhe ka fituar, ndërkohë që verifikimi ka ardhur në datën 22 dhe kanë dalë problemet përkatëse”- u shpreh kreu i deputetëve të LSIsë, Petrit Vasili.
PD PËRPLASET ME PROKURORËT E ÇËSHTJET PËR AKUZAT NDAJ PROKURORES SË KRIMEVE TË RËNDA
Alibeaj: Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjim me Avdylajt K
omisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të shprehet sot mbi çështjen e Drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Ndërkohë, edhe dje deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, tha se në dosjen e saj ka dokumente që provojnë se miliona lekë nga pasuria e saj janë të pajustifikuar, se bashkëshorti i saj dyshohet për pastrim parash dhe se, në rastin më të mirë, ai ka punuar në të zezë. Ndër të tjera, Alibeaj kërkoi nga KPK-ja të verifikojë nga kamerat e sigurisë për t’i dhënë përgjigje disa pyetjeve të ngritura prej tij. “Përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, KPK duhet të verifikojë nga kamerat e sigurisë a është takuar Donika Prela në nëntor-dhjetor me anëtaren e
vetingut Valbona Sanxhaktari dhe a është pjesë e dosjes 339, duke u kapur në përgjim me Astrit Avdylajn. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgjegjësinë të bëjë verifikim të plotë për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një prokuror i korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar nuk mund të japë drejtësi! Organet e vetingut kanë përgjegjësinë të mos lejojnë që një prokurore me pasuri të pajustifikuar, e dyshuar për lidhje me krimin e organizuar të drejtojë strukturat më të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” -u shpreh Alibeaj nga foltorja e selisë blu. Pas këtyre akuzave të ngritura nga Partia Demokratike mbi drejtuesen e Prokurorisë së
Krimeve të Rënda, e cila sipas demokratëve rezulton në përgjimet me grupin e Avdyljave, kanë reaguar edhe prokurorët e dosjes së shumëpërfolur 339. Në njoftimin shpërndarë mediave i cili mban firmën e prokurorëve, Vladimir Mara dhe Dritan
Prençi hidhen poshtë pretendimet e PD-së, duke theksuar se “ato janë të pavërteta”. Kaq ka mjatuar që të reagonte sërish selia blu. “Në një akt të paprecedentë në historinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka detyruar sot (dje) dy prej vartësve të saj të nxjerrin sekretin hetimor. Vetëm për këtë shkelje flagrante të ligjit, Donika Prela duhet të shkarkohet nga organet e vetingut. Vartësit e Donika Prelës nuk thonë të vërtetën. Shefja e tyre është pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve në dosjen 339. Këtë e provojnë përgjimet e muajit janar 2018. Duke qenë se tani Donika Prela e ka cënuar sekretin hetimor, le t’i shkojë deri në fund! Të urdhërojë të bëhen publike përgjimet audio
të bandës së Avdylajve në muajin janar 2018, kur në makinën e kreut të bandës u gjet një armë pa leje, 9 mm, dhe Astrit Avdylaj u arestua në flagrancë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgjegjësi ta verifikojë këtë informacion. Organet e vetingut duhet ta detyrojnë Donika Prelën të përgjigjet, nëse ajo ka urdhëruar dhe firmosur lirimin e kreut të bandës së Avdylajve dhe nxjerrjen e tij të pafajshëm, në janar 2018, kohë kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit. Është në përgjegjësinë e organeve të vetingut të mos lejojnë një tjetër prokurore të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar të qëndrojë në sistemin e drejtësisë”- deklaroi pasditen e djeshme në reagimin e saj, Partia Demokratike.
POLITIKE
5
E martë, 29 JANAR 2019 AKUZAT NDAJ SHESHIT
I AKUZUAR NGA OPOZITA
“Bashkëpunëtor i Sigurimit”, Sheshi: Sajesë dhe goditje ndaj KLP-së
A
nëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi ka reaguar për akuzat e PD se ka kaluar vettingun në kundërshtim me ligjin, pasi ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. Gjatë mbledhjes së KLP-së, që u mbajt paraditen e djeshme, Sheshi tha se nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe akuzat i cilësoi si skenar mafioz me prapavijë politike. “Deklaroj se nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Objektivi i këtij sulmi më i ulet se kaq. Synohet të goditet procesi i reformës në drejtësi. Fakti që kanë arritur të manipulojnë deri në institucione shtetërore, me krijon bindjen që pas tij fshihen njerëz të rëndësishëm të politikës. Në rastin tim nuk synohet vetëm goditja ndaj meje për çështjet që kam hetuar, por synohet goditja si institucion i KLP, pasi kemi ardhur në një moment për krijimin e
SPAK. Pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara, jo vetëm në njërin krah, por persona me pushtet. Përballë kësaj situate do të kërkoja të gjithë përkrahjen tuaj për të zbardhur të vërtetën dhe zbardhur këtë
skenar mafioz. Do kërkoja ndihmën tuaj për zbardhjen e të vërtetës dhe që janë bërë pjesë e një skenari mafioz. Reagimi ynë duhet të jetë institucional dhe i fuqishëm, jo për të mbrojtur personin tim, sepse me apo pa Bujar Sheshin në KLP, SPAK-u do të zgjidhet. Prokurori i ri i përgjithshëm do të zgjidhet. Por për të bërë të mundur mbrojtjen e institucionit tonë si dhe të gjithë arritjet e reformës në drejtësi në këtë fazë delikate që ndodhet sistemi i drejtësisë, por edhe vendi në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Refuzoj kategorikisht çdo akuzë dhe vendimmarrje sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Drejtësia do merret me këtë çështje dhe do arrijë një konkluzion të qartë. Nuk besoja se do arrinin deri në këtë sajesë”- tha Sheshi. KLP nuk e ka caktuar ende datën se kur pritet të vendosë për anëtarin Bujar Sheshi.
AIDSSH: U ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi
“Ish-sigurims” - Autoriteti i Dosjeve: Bujar Sheshi u tërhoq në bashkëpunim që 18 vjeç A
utoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka reaguar lidhur me debatin e ditëve të fundit, në të cilin prokuroria Bujar Sheshi është akuzuar të jetë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, akuza të hedhur poshtë nga ky i fundit. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare Autoriteti i Dosjeve thotë së nga administrimi i dokumentacionit që disponon dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). “Është paraqitur kërkesë nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, e protokolluar në Autoritet më datë 30.10.2018, për të verifikuar pastërtinë e figurës të kandidatit z. Bujar Sheshi, që ka aplikuar për anëtar në KLP nga radhët e prokurorëve, si detyrim ligjor në dispozitat e ligjit 45/2015 dhe ligjit 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Menjëherë Autoriteti, më datë 31.10.2018, është vënë në lëvizje me procedurë të përshpejtuar për legjitimitetin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka urdhëruar administratën për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës së verifikimit të cilësive etiko-morale dhe profesionale të shtetasit Bujar Sheshi (Shesha), sipas nenit 29, pika 1 dhe 2 të ligjit 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e
ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Pavarësisht faktit të mungesës së një dispozite të veçantë në ligjin 45/2015, për sa i takon afatit kohor të shqyrtimit dhe përmbylljes së procedurës të kërkesave institucionale, të paraqitura nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike, Autoriteti i ka trajtuar, vlerësuar dhe verifikuar me përparësi këto kërkesa dhe në veçanti, kandidaturat për anëtarë në KLP dhe KLGJ të përcjella nga radhët e avokatisë, shoqërisë civile, pedagogë të fakulteteve juridike të universiteteve publike, nga shkolla e magjistraturës, nga radhët e gjyqësorit dhe prokurorisë. Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit
që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi). ”- tha Autoriteti i Dosjeve.
Ish-sigurims? Komisioni i Monitorimit: Kuvendi të thërrasë Autoritetin e Dosjeve Komisioni i Monitorimit të Reformës në Drejtësisë, kërkon verifikimin e rastit të ish-prokurorit Bujar Sheshi, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky Komision, shkruan se sipas Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Bujar Sheshi “figuron në dokumente të Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor, Sektori V, drejtimi Inteligjencë-Rini, por nga verifikimet e tanishme nuk disponojmë dokumente që vërtetojnë aktivitetin e tij”. Sipas Autoritetit të Dosjeve, figuron që Sheshi të ketë materiale në emër të tij në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, si anëtar me detyrë hetues në sektorin e Hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme të Fierit që nga vitit 1979. Nisur nga këto, Komisioni i Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut të ushtrojë kompetencat e parashikuara duke thirrur në seancë të posaçme, anëtarët e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, duke kërkuar shpjegime për arsyet dhe shkaqet e vonesës në shqyrtim dhe verifikim të rastit, si dhe raport të plotë për afatet e shqyrtimit dhe kthimit të përgjigjeve për të gjitha kërkesat e marra nga Autoriteti.
PROKURORIA
“Bujar Shehi”, Marku: Verifikimi në AISSH s’ishte një prej kritereve të ligjit Prokuroria e përgjithshme ka reaguar pas akuzave në adresë të prokurorit Bujar Sheshi. Partia Demokratike akuzoi prokurorin Bujar Sheshi se ka kaluar vettingun në kundërshtim me ligjin, pasi ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit. “Në rastin e kandidatit për KLP, prokurorit Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Komisionit verifikimin e të gjitha kushteve ligjore parashikuar në nenin 108 të Ligjit nr. 115/2016, dhe, njëkohësisht i ka dërguar për verifikim AISSH, formularin përkatës të plotësuar dhe nënshkruar prej kandidatit në respektim të nenit 29 të Ligjit 45/ 2015. Pasi është njohur me Relacionin e Burimeve Njerëzore datë 01. 11. 2018, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë kandidat i KLP, në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së. Përgjigja e ardhur nga AISSH me shkresën nr. 1030/ 6, datë 23. 01. 2019, i është njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019. Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente”- thuhet në deklaratën e djeshme të prokurorisë.
POLITIKE
6 E martë, 29 JANAR 2019
KOMENT Nga Ylli Manjani
N
jë ligj i poshtër. Ligji më i ri që ka përgati tur qeveria, për krijimin e një kompanie shtetërore për të menaxhuar pronat publike, është mjaft i disktutueshëm. Ideja e krijimit të kompanive shtetërore nuk është detyrimisht e gabuar, por propozimi i qeverisë ngre pyetje dhe dyshime serioze. Disa nga pyetjet/çështjet që ngrihen natyrshëm janë: 1. Përse duhet një ligj i veçantë për të krijuar një kompani shtetërore? Ligji aktual për Shoqëritë Tregëtare e parashikon mundësinë e krijimit të kompanive shtetërore. Mjafton që Qeveria të shprehë një vullnet, të ketë një ide dhe me një tufë aktesh themelimi mund ta krijojë një kompani me kapital 100% shtetëror. Atëherë përse duhet një ligj i ri?!! Qartësisht me këtë ligj kërkohet të nxirren nga funksioni ligjet ekzistuese. Fiks si në rastin e ligjit, të ashtuquajtur, për Teatrin!
2. Përse një kompani dhe jo disa kompani? Po të ndiqet logjika normative e ligjit për Shoqëritë Tregtare, kuptohet natyrshëm që larmishmëria e shoqërive që mund të krijohet është e madhe. Ligji synon krijimin e vetëm një (super) kompanie që do menaxhojë ekskluzivisht pronat shtetërore. Natyrshëm lind pyetja tjetër: 3. Po qeveria ç’punë do ketë pasi të krijohet kjo kompani? Prona shtetërore administrohet nga qeveria. Tani do krijohet dhe kompania për këtë gjë. Tani kemi qeveri dhe kompani, apo kemi vetëm kompani ose vetëm qeveri? Detyra Kushtetuese e qeverisë është të administrojë pronën shtetërore, por nëse kjo pronë i kalon kompanisë, atëherë qeveria për çfarë duhet?! Si mund të kryejë detyrat e saj një qeveri që ska asnjë pronë nën administrim? Fjala bie çprona do ti jepen ish pronarëve nga qeveria, kur ajo nuk ka më prona në inventar? Meqë dolëm tek
Po qeveria ç’punë do ketë? pronarët del pyetja tjetër: 4. Çdo të thotë pronë shtetërorë? Sot pronë shtetërore quhet çdo gjë që nuk është private. Mirëpo jo e gjithë prona private është regjistruar ende në ZRPP. Thuajse e gjithë Riviera është ende e pa regjistruar, megjithëse prej vitesh k pronarë dhe ndërtime private aty. Ndërkohë zyrtarisht ato janë ende prona shtet. Kjo është situatë në shumicën e tokave të ndara me ligjin 7501. Kjo do të thotë se qeveria ja merr tokën pronarëve dhe ja jep Kompanisë?!! E njëjta logjikë vlen për zonat me ndërtime informale. Pra dyshimi është se me këtë nismë qeveria, nëpërmjet Parlamentit, në abuzim të plotë kushtetues mund të heqë tituj pronësie. Ky do ishte kulmi! 5. Me ç’logjikë një kompani që administron pasuri e interesa publikë duhet përjashtuar nga procedurat e prokurimit publik? As ko-
FORUM
Integriteti i dyshimtë i reformës në drejtësi dhe falsiteti i procesit të vetingut! Nga Luan Rama*
P
rej Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, është shpallur një vendim, Vendimi Nr. 12, Datë 22.01.2019, sipas të cilit, del e provuar se njëri prej anëtarëve të KLP ( Këshilli i Lartë i Prokurorisë), i zgjedhur nga radhët e prokurorëve, rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Edhe pse personalisht kam një qasje tjetër në lidhje me qëndrimin ndaj ishbashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, për sa kohë ligji i përjashton ata nga e drejta për t’u përfshirë në organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, analizën nuk mund ta bëjmë ndryshe, por vetëm duke iu referuar ligjit. Dhe ligji e thotë qartë: “Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” (Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 105, germ dh). Mirëpo, paradoksalisht e në mënyrë groteske, me anë të një deklarate për shtyp, prokurorja që kryen detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, na thotë se
“... verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj”. Vërtetë mendon kështu zonja me mandat të përkohshëm e zgjedhur për të kryer detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm?! Vërtetë nuk e di ajo se ligji ia ndalon një ish-bashkëpunëtori të Sigurimit të Shtetit që të zgjidhet në organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?! Apo bën sikur nuk e di?! Mbase vërtetë nuk e di. Dhe dua të mendoj se nuk e di. Sepse në të kundërt, nëse e di dhe shprehet se “nuk ishte njëri prej kritereve të parashikuar në ligj”, gjendemi para një rasti skandaloz të shkeljes së ligjit dhe të përpjekjes për ta fshehur atë me injorancën, që jo gjithmonë është aq e pafajshme sa mendohet! Pavarësisht komenteve e labirinthit të fjalive të deklaratës, që teksa rreken sikur e merr në mbrojtje, në fakt e shet prokurorin që u bë shkak i këtij debati duke ia lënë përgjegjësinë atij, ndërkohë që ligji njeh si autoritet përgjegjës vetëm Prokurorin e Përgjithshëm (neni 109 dhe 297 i Ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”), një gjë evidentohet qartë: integriteti i dyshimtë i reformës në drejtësi dhe falsiteti i procesit të vetingut! *Zëvendëskryetari i LSI-së
mpanitë private nuk e kanë këtë praktikë. Të gjitha e bëjnë një proces përzgjedhës të çmimit dhe cilësisë më të mirë. Përse një kompani publike nuk duhet ta ndjekë këtë proces?! E vetmja arsye është korrupsioni! Meqë dolëm tek korrupsioni, lind pyetja: 6. Me çmetodë dhe mbi çkritere do vlerësohet pasuria publike që do jetë kapital i kompanisë? Ky është sot kaosi më i madh i trajtimit të pronave, pasi metodat e vlerësimit janë të gjitha të diskutueshme dhe që kanë krijuar shume përplasje. 7. Kush siguron që prona publike nuk degjeneron përgjatë menaxhimit të saj nga kompania shtetërorë? Manaxhimi publik është kriza më e madhe e shoqërive shumë më të zhvilluara se ne. Në shtetin tonë ku ligji nuk zbatohet, qeveritë janë mbi shtetin, administratorët publikë nxiten thjesht nga korrupsioni, një ide e tillë është mjaft e rrezikshme.
Pra pasuria publike mund të zhvleftësohet dhe të tjetërsohet për një copë bukë tek cilido “partner privat” që do jetë i përzgjedhur është pa tender!!!! 8. A është kjo ide një mënyrë e re për të fshehur borxhin publik? Pa dyshim që po! Meqë koncensioneve dhe PPP-ve ju erdhi fundi, nëpërmjet kësaj kompanie shqiptarët të marrin borxh tregtar në formë kredish. Kompania ka të drejtë të marrë kredi. Nga ana tjetër nëpërmjet falimentit dhe zhvleftësimit fiktiv të pasurisë kjo metodë mund të shërbejë lehtësisht për të “privatizuar” edhe ato pak prona që kanë ngelur. Pra nga njëra anë marrim borxh nga ana tjetër nuk kemi pasuri ta lajmë. Ka edhe pyetje të tjera, por këto më duken më thelbësoret që e bëjnë këtë ligj në kushtet tona TË PAPRANUESHËM! Kjo është poshtërsi që as pushtuesit nuk ja bëjnë dot një populli!
REPUBLIKA E SHQIPERISE KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE E. spokesperson@cec.gov.al, W.www.cec.org.al
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të ngrejë Zyra Rajonale Zgjedhore (ZRZ), për periudhën 1 mars – 31 korrik 2019, në qytetet si më poshtë: Berat, Skrapar, Dibër, Burrel, Durrës, Krujë, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Fier, Roskovec, Lushnjë, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Pukë, Tiranë, Vorë, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Delvinë. ZRZ, personeli i të cilave do të përbëhet nga një inspektor Rajonal Zgjedhor, do të kenë rol mbështetës në punën e administratës së KQZ-së, për koordinimin dhe komunikimin efikas midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, subjekteve zgjedhore dhe organeve të qeverisjes vendore, në funksion të mirëadministrimit të proçesit zgjedhor tw datws 30.06.2019. Paga për këtë pozicion pune është sipas VKM nr. 187, dt 8.03.2017, e ndryshuar, klasa IV-b. Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët: 1. Të kënë arsimin e lartë, me përparësi atë juridik; 2. Të kenë jo më pak se dy vjet eksperiencë pune në administratë dhe/ose në fushën e zgjedhjeve; 3. Të njohin programet bazë të kompjuterit; 4. Të mos kenë qenë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike në tre vitet e fundit; 5. Të mos jenë kandidat në listën shumemërore të partive politike apo i zgjedhur në organet e qeverisjes vendore; 6. Të mos jenë ushtarak, punonjës i policisë së shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror; 7. Të mos ketë masa administrative dhe penale ne fuqi; 8. Të ketë aftesi të mira kominikimi dhe analitike; 9. Të jetë me banim në Qarkun përkatës. Dokumentet që duhet të dorëzohen: 1. Kërkesë për aplikim; 2. CV (jetëshkrimi); 3. Çertifikatë personale; 4. Libreza e punës, fotokopje e noterizuar; 5. Diplomë, fotokopje e noterizuar; 6. Çertifikata kualifikuese, fotokopje të noterizuara; 7. Deklarata e aplikuesit se nuk ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike në tre vitet e fundit, dhe ndaj tij/saj nuk ka masë disiplinore në fuqi. Dokumentat duhet të dorëzohen brenda datës 12.02.2019, pranë zyrës së Protokollit të KQZ-së me adresë Rruga “Ibrahim Rugova” nr. 4, Tiranë.
KOSOVE
7
E martë, 29 JANAR 2019
KRYEMINISTRI I KOSOVËS: NUK KAM FRIKË NGA ZGJEDHJET EDHE SIKUR TË ZHVILLOHEN SHUMË SHPEJT
Haradinaj: Bushati ishte kundër copëtimit të Kosovës, kurse Rama nuk po flet!
K
ryeministri Haradinaj ka treguar përballë gazetarit Çim Peka, se ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka qenë hapur kundër debatit për kufijtë dhe këtë e ka thënë gjithmonë. ‘Tirana zyrtare duhet të ruhet në marrëdhëniet me Serbinë. Në çdo tryezë ose çdo forum ndërkombëtar qëndrimi i Ditmir Bushatit ka qenë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, ka qenë i qartë. Ende nuk e kam dëgjuar këtë gjë nga Edi Rama dhe pres ta dëgjoj diçka të tillë. Edi Rama duhet të niset nga pozi-
cioni bazë, që të ruhet Kosova ekzistuese. Çdo kush duhet të ketë këtë bindje’, është shprehur Ramush Haradinaj në emisionin ‘FAKT’. Më tej kryeministri kosovar tha ‘Kemi pasur një përplasje në shtëpinë e Behgjet Pacollit dhe që prej asaj dite nuk jam takuar më me Hashim Thaçin. Në fakt ajo përplasje ka ndodhur mes meje dhe Thaçit për çështjet e Kosovës. Nuk mund të tregoj më shumë se ç’ka ndodhur në atë takim, të zhvilluar në shtëpinë e Behgjet Pacollit’. Ndërsa në lidhje me planet e presidentit Thaçi që
ta rrëzojë qeverinë ai shtoi se “Zgjedhjet janë të shëndetshme dhe aleati im mund të ndërmarrë veprime për të ikur nga qeveria. Nuk kam frikë nga zgjedhjet edhe sikur ato mund të ndodhin shumë shpejt”. Haradinaj nuk e ka përjashtuar faktin se brenda javës qeveria që ai drejton mund të bjerë, për shkak se mund të tërhiqet PDK-ja e Hashim Thaçit, që sot drejtohet nga Kadri Veseli. “Kemi pasur një përplasje në shtëpinë e Behgjet Pacollit dhe që prej asaj dite nuk jam takuar më me Hashim Thaçin. Në fakt ajo përplasje
ka ndodhur mes meje dhe Thaçit për çështjet e Kosovës. Nuk mund të tregoj më shumë se ç’ka ndodhur në atë takim, të zhvilluar në shtëpinë e Behgjet Pacollit’, është shprehur Ramush Haradinaj përballë gazetarit Çim Peka.
Dokumenti i qeverisë së Kosovës për ambasadorët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe përfaqësueses së Bashkimit Europian
K
ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur disa kushte për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, për anulimin e të cilave është vënë nën trysninë perëndimore. Në një dokument të publikuar në faqen e tij në facebook, kryeministri thekson se u ka dërguar një dokument ambasadorëve të pesë vendeve kryesore perëndimore dhe përfaqësueses së Bashkimit Evropian, në të cilin thekson se qeveria e tij do të pezullojë menjëherë tarifën në rast se plotësohen disa rrethana, duke filluar nga organizimi i një konference ndërkombëtare me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve. Konferenca, shkruan ai, duhet të fillojë sa më parë që është e mundur dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve. Ne dokument thuhet se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet do të japin zotime publike dhe do të garantojnë që në Konferencë nuk do të ketë: Çfarëdo rivendosje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre; dhënie të kompetencave ekzekutive të çfarëdo forme për asociacionin e komunave serbe në Kosovë ose ndonjë marrëveshje tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës; masa të çfarëdo natyre të bazuar në koncesione që shkojnë para datës 17 shkurt 2008”. Në dokument thuhet se “BEja duhet të jap zotime shtesë publike dhe do të garantojë se: do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës para fillimit të Konferencës; do të zbatohet dhe do të jetë plotësisht funksionale Marrëveshja për Energji e arritur
Kushtet për heqjen tarifave ndaj Serbisë
në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para fillimit të Konferencës”. Në dokument kërkohet edhe vërtetimi se “Serbia ka larguar të gjitha barrierat jo-tarifore ndaj lëvizjes së mallrave nga Kosova, si dhe të gjitha kufizimeve të paligjshme në tregtinë e shërbimeve dhe lëvizjen e njerëzve nga Kosova në Serbi. Presidenti, Kryeministri ose Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë konfirmojnë publikisht se janë ndaluar në mënyrë permanente të gjitha politikat dhe veprimet e çfarëdo lloji të drejtuara
kundër aspiratave të Kosovës si shtet sovran qoftë nëse ato aplikohen në nivel lokal, rajonal apo ndërkombëtar”. Në dokument theksohet se “tarifa do të ri-vendoset menjëherë nëse Konferenca nuk përfundon me një marrëveshje gjithëpërfshirëse të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron, ndër të tjera, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Tarifa do të ri-vendoset në një datë të mëvonshme nëse nuk arrihet të zbatohet marrëveshja gjithëpërf-
shirëse e detyrueshme e arritur në Konferencë”. Dokumenti pasoi thirrjet e së premtes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pezullimin e menjëhershëm të tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja si një masë e nevojshme për të rimëkëmbur procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në një komunikatë të ambasadës amerikane në Prishtinë thuhej se veprimet që minojnë këto bisedime, pengesat nga anash dhe refuzimi për ta pezulluar këtë tarifë shkojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke tërhequr vërejtjen për pasoja të mundshme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, në rast se ndërmerren veprime të ngjashme. Tarifa ndaj mallrave serbe, e vendosur me 21 nëntor të vitit që lamë pas, nxiti edhe reagimin e Bashkimit Evropian i cili krahas kërkesës për heqjen e saj, i dërgoi edhe një propozim Prishtinës nëpërmjet komisionarit për zgjerim Johanes Hahn, për një marrëveshje që përfshin të gjitha aspektet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Por, kryeministri Haradinaj tha se një marrëveshje e tillë do të ketë kuptim vetëm bashkë me marrëveshjen për njohjen e Kosovës. Beogradi ndërkaq kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi i bisedimeve të vazhdojë të mbetet i pezulluar me gjithë thirrjet evropiane dhe amerikane për një marrëveshje sa më të shpejtë që u hap rrugën të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane. Por, mbajtja në fuqi e tarifave dhe thirrjet amerikane për anulimin e tyre kanë nxitur qëndrime të ndryshme në Kosovë dhe një përplasje në distancë ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Zëri i Amerikës”
Presidenti Meta pret Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Nikolić
P
residenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë, Kryetarin e Komisionit parlamentar të Malit të Zi për Politikën e Jashtme, Andrija Nikolić. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për takimin, që realizohet vetëm pak ditë pas vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi. Presidenti Meta e vlerësoi vizitën e Nikolić si pjesë të agjendës së përbashkët dhe të intensifikimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të ngushta, miqësore e të bashkëpunimit, midis dy vendeve. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi modelin e ndërtuar të bashkëpun-
Presidenti: Projektet të përbashkëta Shqipëri-Mal i Zi imit të fqinjësisë së mirë, që sot po jep rezultate konkrete, si në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ashtu edhe në funksion të zhvillimit të ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore dhe energjetike. “Zhvillimi i projekteve ndërkufitare për përmirësimin infrastrukturor janë shumë të rëndësishme për të dy vendet”, – nënvizoi Presidenti Meta. Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që ka parlamenti i Malit të Zi për të ndërmarrë iniciativa ligjore në
drejtim të përmirësimit të përfaqësimit të shqiptarëve në Malin e Zi, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor. Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në mënyrë të veçantë vlerësuan si arritje historike zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. Gjithashtu nënvizuan, se çelja e rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO e në BE, i shërben dhe forcimit të sigurisë së rajonit dhe të hapësirës euro-atlantike.
POLITIKE
8
E martë, 29 JANAR 2019
Frontex në Shqipëri, reagon deputeti i LSI-së, Braimllari: Rama i ka vënë kufijtë në shërbim të terrorizmit
Herion Mesi
M
arrëveshja ndërmjet Bashkimit Europian dhe Republikës së Shqipërisë për kontrollin e kufirit, e cila u diskutua në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar të Sigurisë, çertifikon qëndrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorit dhe kufijve nga krimi. Me marrëveshjen në fjalë, opozita thekson se BE-ja merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave. Qëndrimi vjen nga anëtari demokrat i këtij komisioni, Ervin Salianji i cili në mënyrë të përmbledhur shpjegon dhe qëllimet e kësaj marrëveshjeje të kërkuar nga vetë BE-ja, si rast urgjence. Sipas Salianjit, Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në Rajon që detyrohet me shpejtësi për marrëveshjen, ku siç thotë ai, kjo marrëveshje konfirmon që kufijtë i menaxhon krimi dhe jo policia. “Qeveria tashmë edhe zyrtarisht provohet si e paaftë dhe e pabesueshme për partnerët. Qindra tonelata me drogë dhe përdorimi i Shqipërisë si vendi kryesor për tranzitin e kokainës dhe heroinës detyron BE të sjellë agjenci policore të BE për të kontrolluar kufirin. Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në Rajon që detyrohet me shpejtësi për marrëveshjen. Lajmi i keq që Shqipëria i ka institucionet e saj të pabesueshme për partnerët dhe kjo marrëveshje
BE kërkon kontrollin e kufirit shqiptar, Salianji: Konfirmohet se kufijtë menaxhohen nga krimi
konfirmon që kufijtë i menaxhon krimi dhe jo policia, lajmi i mirë është që BE po sjell trupa të specializuar për kontrollin e kufirit. Marrëveshja është paralajmërim për institucionet shqiptare dhe fatkeqësisht është paralajmërim për rikthimin e vizave. BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave! Marrëveshja çertifikon qëndrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e
kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorit dhe kufijve nga krimi. Marrëveshja është kërkuar nga BE si rast urgjence”- shprehet deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Opozita ka qenë e pranishme në disa komisione parlamentare këtë të hënë, duke thyer kështu bojkotin e vendosur prej disa muajsh. Në Komisionin e Sigurisë, deputeti i LSI-së, njëherësh edhe
Sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike, Endrit Braimllari, gjatë debatit me zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda, ngriti shqetësimin e vendosjes së forcës “Frontex” (Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare) në Shqipëri. Sipas tij, kjo ka ardhur pasi Kryeministri Edi Rama i ka vënë kufijtë në shërbim të terrorizmit. Nga ana tjetër, ai ka kërkuar transparencë për këtë
marrëveshje, pasi për të kjo e kthen Shqipërinë në portë hyrëse të refugjatëve. “Keni shkatërruar sigurinë e kufijve. I vutë radarët që monitorojnë pikat tona kufitare me shërbim të krimit të organizuar. Implikuat gjithë shtetin në përkrahje të krimit dhe këtë e keni të vërtetuar nga përgjimet e partnerëve. E bëtë me qëllim që të favorizonit krimin e organizuar. Ky kryeministër ka eksportuar destabilitet për Rajonin dhe Europën. Mbushët Europën me drogë dhe e kthyet Shqipërinë në pikën kryesore të kalimit të kokainës dhe heroinës dhe kjo e gjitha me përkrahje shtetërore e vërtetuar nga përgjimet e antimafias. Duhet të sqarojmë qartë marrëdhënien me refugjatët. A e kthen kjo marrëveshje Shqipërinë në portë kryesore të hyrjes dhe pritjes së refugjatëve në vendin tonë. Duhet të ketë transparencë mbi këtë marrëveshje në këtë drejtim. Sepse kjo marrëveshje bëhet për tjetër gjë, bëhet për të siguruar kufijtë shqiptarë nga trafiku i drogës dhe terrorizmit. Sepse në këtë gjendje e keni kthyer ju vendin”, u shpreh dje deputeti i LSI-së Endrit Braimllari.
Deputetja e PD-së: Koorporata e Investimeve Strategjike në Shqipëri, favorizim i Qeverisë ndaj oligarkëve
P
artia Demokratike pritet ta kontestojë fort projektin e qeverisë për krijimin e Koorporatës së Investimeve Strategjike në Shqipëri. Një projekt i qeverisë “Rama” që sipas ekspertëve po cilësohet si një favorizim ndaj të ashtuquajturve oligarkë. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cilëson nismën e qeverisë për draftin që synon krijimin e Koorporatës së Investimeve Shqiptare si një përpjekje për vjedhjen e pronës private dhe publik me anë të ligjit. Tabaku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se nisma është forma e radhës që qeveria ka zbuluar për të kamufluar vjedhjen e çdo prone dhe rrjepjen e çdo qindarke nga xhepat e qytetarëve është Korporata e Investimeve Shqiptare. “Projekti djallëzor i qëndisur deri në detaje nga qeveria kanalizon çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji). Sipas
Tabaku: Koorporata, projekti djallëzor i vjedhjes së pronave nga qeveria
ligjit të propozuar Korporata e Investimeve Shqiptare do të jetë e përjashtuar nga Ligji i Prokurimit Publik. Siç edhe është e qartë për gjithsecilin tanimë, qeveria ka ngritur një superstrukturë të cilën e përjashton nga një ligj që i nënshtrohet çdo korporatë private. Kjo do të thotë që kryeministri pasi bëhet pronar i çdo prone publike vendos vetë se si,
kur dhe me kë do të bashkëpunojë në “zhvillimin” e pronës publike. Duke dalë mbi ligjin dhe duke përfituar nga pushteti i tij për të lidhur marrëveshje me këdo privat tjetër”, thekson nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë. Më tej demokratja shton se Koorporata ndonëse është një institucion shtetëror njëkohësisht është i
përjashtuar nga ligji i prokurimit publik mundet që të operojë në bazën e ligjit tregtar për korporatat. “Pra kemi një krijesë hibride e cila është sa shtetërore aq edhe private, sa pronë e qeverisë po aq edhe pronë e një individi. Me pak fjalë kemi një korporatë gjoja në shërbim të publikut, por që në thelb është në pronësi të një individi. Për rrjedhojë çdo pronë private e cila mund të hyjë në syrin e Kryeministrit mund të “sekuestrohet” përmes mekanizmit të marrjes së pronës për “investime strategjike” nga Korporata dhe shfrytëzimit të saj për interesa personale private në bashkëpunim me privat. De facto duke i kaluar një privati tjetër. Shkurtimisht, KISH është hapi paraprak në të cilin Kryeministri angazhohet për të fundit herë përmes një ligji për të marrë çdo lloj prone publike dhe private në
vend”, vijon më tej demokratja. E gjithë kjo histori e shëmtuar, sipas Tabakut nisi me ligjin e Investimeve Strategjike, vazhdoi me Ligjet speciale të PPP-ve me emër biznesi, vazhdoi me ligjin famëkeq dhe antikushtetues të pronës e së fundmi dhe po vazhdon me KISH dhe me gjasë do të përfundojë me shpalljen përfundimtare të pronarit të vetëm të tokave të një njeriu. “Prona është e shenjtë, është përveçse e drejtë kushtetuese është dhe e drejtë themelore e njeriut. Çdo ligj, çdo vendim që kanë bërë shkon në shkelje të kësaj të drejte. Pa respektuar të drejtën e pronës nuk ka investime të huaja, nuk ka integrim në BE, por së fundmi nuk ka as demokraci! Nga ndryshon kjo që po bën Rama me atë që bëri Enver Hoxha?”, u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
POLITIKE
9
E martë, 29 JANAR 2019
Kryetarja e LSI-së në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”: Opozita detyroi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë
Monika Kryemadhi: Me 16 shkurt mund të rrethohet Kryeministria K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar mbrëmjen e djeshme denoncimin në vazhdimësi të aferave korruptive të qeverisë, dhe më pas nisjen e protestave. Në një intervistë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Kryemadhi tha se ndryshimi i kabinetit qeveritar në masën 90% është fryt i punës së opozitës në denoncimin e përditshëm të keqqeverisjes sipas saj. “Në mandatin e dytë qeverisës, brenda 12 apo 13 muajsh ndryshon 90% e saj, vetëm kryeministri nuk ndryshon. Kjo ka ardhur si rezultat i agjendës së ngjeshur të opozitës në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë civile që kanë qenë pjesë e kësaj agjende për të denoncuar korrupsionin e qeverisë”, u shpreh Kryemadhi. Ajo është shprehur se me nisjen e protestës, opozita nuk do të ndalet. “Në datën 16 shkurt fillon protesta dhe nuk ndalemi më. Mund të qëndrojmë aty gjatë, mund të rrethohet Kryeministria, mund të ketë disa skenarë”, tha kryetarja e LSI-së. Kryemadhi tha se opozita nuk do dilte në protestë për rrëzimin e Edi Ramës dhe marrjen e pushtetit, por për të rilindur shpresën e shqiptarëve. PJESË NGA INTERVISTA Në shtator do të niste një cikël protestash. Ato u shtynë dhe më në fund e keni përcaktuar për në datën 16 shkurt. Përse i keni shtyrë? Ndiheni të pasigurtë në një mbështetje popullore? Nuk kemi shtyrë asnjë protestë. Ju kemi thënë që kemi një axhendë shumë të ngjeshur me aktivitete, denoncime, protesta. Por asnjëherë nuk kemi thënë se cila ka qenë axhenda e opozitës. Duke pasur parasysh që efekti surprizë e ka efektin më të madh se çdo efekt tjetër. Mos të harrojmë se në 27 vite tranzicion, me përjashtim të zgjedhjeve midis viteve ’96-’97, kemi rastin e rrëzimit të një qeverie, por ndërkohë në të gjithë këto vite të tjera, që nga ’91 e këtej, për herë të parë kemi që në mandatin e saj të dytë qeverisë, një qeveri brenda 12-13 muajsh, ndryshon 90% të qeverisë së saj. Vetëm Kryeministri pra nuk ndryshon. Kjo mos mendoni se ka ardhur si rezultat i punës së mirë të qeverisë, as si rezultat i punës së mirë të mediave, por ka ardhur si rezultat i një agjende të ngjeshur dhe të organizuar të opozitës në bashkëpunim edhe me faktorë
të tjerë, qoftë me grupe interesi, qoftë me shoqëri civile apo edhe me individë të caktuar që kanë qenë pjesë e kësaj agjende për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e qeverisë. Rama ju ka akuzuar ju si LSI, si parti e tepsisë. Tani që jeni prej gati dy vjetësh në opozitë, a është tkurrur anëtarësia juaj? Ka një problem se tepsi Rama ka quajtur gjithmonë tepsinë e tij. LSI-ja nuk e ka quajtur ndonjëherë tepsi pushtetin, por përkundrazi ato vite që ajo ka qenë, në ato mandate që ajo ka pasur, qoftë në ato 4 vite me PD-në, qoftë në ato 4 vite me Rilindjen, LSI nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësisë së saj dhe e ka marrë përsipër çdo angazhim të saj. Ndoshta mund të them që ka bërë më shumë se çfarë mund të pritej, për shkak të shkopinjve nën rrota që fusnin elementë të caktuar, duke filluar që nga vetë Kryeministri. Për sa i përket tkurrjes së LSI-së, përkundrazi nuk më duket e tkurrur, më duket e pastruar LSI-ja nga ajo pjesë e atyre që lëpijnë tepsia, të cilët për hir të së vërtetës erdhën në LSI në kohën që ishte në pushtet dhe ikën përsëri te pushteti, pra te pronari i tepsisë. Kemi një administratë në përmasat anekdotike të paaftësisë së saj që vjen një parti e caktuar, heq ata që kanë qenë më parë, fut militantët e vet e kështu me radhë. Ndërkohë kemi dy administrata, një që paguhet sepse ka fituar gjyqet dhe një tjetër që është në punë e që i përket njërës apo tjetrës parti... Si zgjidhet kjo? Cila është zgjidhja që keni ju?
Sot kemi një administratë publike që vlerësohet ndërmjet likeve dhe share që merr drejtori i tyre, pra nëse ju jeni ministër i Arsimit dhe në facebook-un tënd keni 100 like dhe 100 share, ju konsideroheni ministër i mirë, nëse ju keni 10 like dhe asnjë share, ju konsideroheni ministër i dështuar, pra ju nuk konsideroheni për shkak të punës, të politikave apo të angazhimeve që bëni. Kjo nuk është legjendë urbane, kjo është e vërtetë, sot po të shikosh kemi një Kryeministër që rri gjithë kohës online në rrjete sociale edhe po ta hapni whatsapp-in do ta shikoni se është online, është duke komunikuar me të gjithë dhe është një njeri që fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë, gjë që tregon që gjatë gjithë kohës ky njeri rri në rrjete sociale. Edhe 15 minuta
më pak po të flejë, sipas një mikut tonë që na ka bërë shpjegimin, edhe 1 orë e 30 minua po të flejë, ai nuk do të jetë i vullnetshëm në vendimmarrjet e tij. Është një personazh, i cili e ka ndërtuar të gjithë karrierën e tij dhe jo vetëm karrierën e tij, tashmë ka futur edhe institucionet e shtetit në bazë të propagandës. Dy muajt e fundit zonja Kryemadhi janë karakterizuar nga një përballje e juaja me Kryeministrin. Sulme deri në fyerje, fyerje personale, përse? (Doktoresha, çizmet, i droguari) Vetëm unë nuk do ta merrja fjalën doktoreshë si fyerje. Doktoresha është nj titull shumë me vlerë për mua sepse doktorët janë ata që kujdesen për shëndetin e njerëzve dhe nuk ka absolutisht
gjë të keqe, të gjithë në fund të ditës, duam apo s’duam sidomos kur të plakem të shkojmë në dorë të doktorit dhe do vdesim në dorë të doktorit, në mos do të ngelim vetëm në shtëpitë tona në mos do të na harrojnë dhe do të na gjejnë të vdekur pas ditëve të tëra, por në fund të fundit unë mendoj që titulli doktoreshë është shumë i mirë, ndërsa për sa i përket fjalës i droguar, unë nuk i kam thënë i droguar, unë i kam thënë mos pi mall bëj palestër, sepse me problemin që ke të frymëmarrjes përdorimi i drogave të forta nuk të bën mirë, pavarësisht që për momentin të jep një iluminim të mendjes duke menduar që po zgjidh probleme e mëdha, por në të ardhmen ajo krijon probleme shumë të mëdha sepse nga ana kimike mund te flasim atë që është tani s’mund ta mohoj dot që kjo s’është e vërtetë, e vërtetë energjinë e një jave ta jep në një orë, por do të thotë që mbas një jave tjetër ti këtë energji që e ke konsumuar në një orë duhet ta zëvendësosh me diçka tjetër, gjë që ia merr ditëve të tjera që janë në vazhdim. Kështu, pavarësisht se përdorimi i masave, përdorimi i drogave, apo i lëndëve narkotike, apo drogave të ndryshme, mund të krijojë një element sigurie, një element force. Ju duket normale kjo që po thoni sepse po akuzoni njeriun më të rëndësishëm të vendit, Kryeministrin e Republikës që është përdorues lëndësh narkotike? Unë jam e gatshme që të pres që zoti Kryeministër ka barrën e provës dhe ta vërtetojë që ai nuk merr lëndë narkotike dhe këtë mund ta bëjë çdo njeri.
KREU I PD-SË NIS TURIN E MOBILIZIMIT PËR PROTESTAT MASIVE NGA KAVAJA: KA ENDE SHPRESË
Protesta e 16 shkurtit, Basha: Do ngrihemi për t’iu dhënë fund grabitqarëve Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kavaja u shpreh se vendi po qeveriset nga një qeveri, e cila ndan paratë e shqiptarëve me një numër të vogël njerëzish. Kryedemokrati në fjalën e tij premtoi se gjëja e parë që do të bëjë partia e tij kur të vijë në pushtet do të jetë aborgimi i Ligjit të Arsimit të Lartë. Gjithashtu, Basha në nënvizoi faktin se Shqipëria do ecë përpara vetëm nëse shtohen investimet në fushën e arsimit, ndërsa i bëri thirrje rinisë që të marrë në dorë fatin e vet. “Po ngrihemi për t’i dhënë fund një shteti grabitqar. Misioni më i rëndësishëm i PD, është që kjo rini të marrë në dorë fatin e vendit nesër. Që ta bë-
jmë këtë, natyrisht që të rikthejmë impulsin e zhvillimin pozitiv si parakushte të zhvillimit. Pa investuar në arsim vendi shkon në kapitullim dhe dështim total. Dyfishimi për arsimimin e lartë”, tha Basha. Kreu i PD-së u shpreh i bindur se me 16 shkurt shqiptarët do kenë mundësinë t’i japin fund kontratës sociale me qeverinë e Ramës. Basha tha se me planin ekonomik të PD-së, shqiptarët dhe mbi të gjitha rinia do ketë më shpresë. “Shteti është një kontratë sociale me qytetarët. Rama e konsideron përgjegjësinë e qeverisjes privilegj personal. Me 16 shkurt qytetarët me pjesëmarrjen e tyre do zgjidhin kontratën e tyre me
Edi Ramën dhe bandën në pushtet. Kemi edhe tjetër për të sqaruar, jo vetëm vendosmërinë e Kavajës, por edhe argumentet pse duhet të jemi të gjithë bashkë. Mesazhi që dua t’ju jap sot është që Shqipëria ka ende shpresë, që të mbaroni studimet. Kemi mundësinë që të mos ndiheni as vetëm, as të zhgënjyer as të tradhtuar. Me planin tonë ekonomik, do kemi të gjitha mundësitë jo vetëm që të kthejmë shpresën . Themeli i të keqes është kapja e pushtetit nga njerëz të lidhur me krimin. A do ta lejojmë t’ia grabisin shpresën rinisë së Kavajës apo edhe Shqipërisë. 16shkurti është dita kur do ndezim shpresën”, u shpreh ai.
EKONOMI
10 E martë, 29 JANAR 2019
Flet për herë të parë në Parlament ministrja e re e Financave, Anila Denaj
Rritja ekonomike për vitin 2018 është 4.2% Nga Anila Denaj*
Të nderuar Deputetë Përpara se të prezantoj objektivat kryesorë që mundëson ky Akt Normativ i buxhetit 2018 si dhe elementët specifik të tij, më lejoni të paraqes shkurtimisht zhvillimet kryesore makroekonomike gjatë vitit 2018. Edhe gjatë këtij viti, ekonomia duket se ka vijuar të ndjekë trendin përshpejtues të ritmit të rritjes. Në nëntë muajt e parë të vitit 2018 ekonomia u rrit në terma real me rreth 4.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Gjatë kësaj periudhe, po sidomos për tremujorin e tretë, kërkesa e brendshme është nxitur kryesisht nga kontributi i konsumit, po në një masë të konsiderueshme edhe nga ai i investimeve totale në ekonomi. Konsumi final total, i cili përbën peshën më të madhe në ekonomi, u rrit me rreth 2.83% në terma real vjetorë përgjatë nëntë muajve të parë të 2018, ndërsa konsumi final i popullatës u rrit me rreth 3.41%. Investimet totale u rritën me rreth 3.89% në terma real vjetorë përgjatë të njëjtës kohë. Ndërkohë vetëm për tremujorin e tretë të vitit 2018 norma e rritjes për investimet u zgjerua në 5.40%.
Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto ishte përgjithësisht e diversifikuar në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë. Sektorët me kontributin më të lartë ishin ai i industrisë i ndjekur nga sektori i shërbimeve, ku spikat sektori i turizmit. Gjithashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të ndërtimit patën një rritje dhe kontribut të qenësishëm pozitiv. Presim që rritja për të gjithë vitin të jetë të paktën sa projeksioni fillestar i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për një rritje vjetore prej 4.2%. Vlen për tu përmendur se, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas publikimit të rritjes ekonomike për tremujorin e tretë, ka rishikuar për herë të dytë në rritje projeksionin e saj për 2018-tën duke e çuar në nivelin 4.2%. Perfomanca e mirë ekonomike ka sjelle zhvillime pozitive edhe në tregun e punës. Sipas statistikave të anketës së forcave të punës nga INSTAT, norma e papunësisë (për grup moshën 15-64 vjeç) ka vijuar trendin e saj rënës që prej T1-2014 ku regjistroi vlerën e saj më të lartë prej 18%, duke zbritur tashmë në nivelin 12.7% në T32018. Punësimi deri në tremujorin e tretë të vitit 2018 u rrit me 21.5 mijë të punësuar
krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Bazuar në statistikat e Bankës së Shqipërisë, bilanci i pagesave (BP) për periudhën janarshtator të vitit 2018, shënoi përmirësim kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë duke arritur vlerën +97.6 milion euro. Komponenti më i rëndësishëm pozitiv ishin flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Këto të fundit rezultuan me një rritje me rreth 11.6% kundrejt nëntë muajve të parë të 2017, një sinjal ky mjaft pozitiv për perceptimin e investitorëve të huaj mbi ekonominë tonë. Ndërkohë inflacioni mesatar për vitin 2018 ka rezultuar në nivelin 1.8%, po aq sa edhe një vit më parë. Performanca Fiskale Sa i takon zhvillimeve kryesore në financat publike, sipas treguesve paraprak faktit të buxhetit 2018 rezulton se: - Të ardhurat totale në vitin 2018 patën një rritje prej 4.4% krahasuar me vitin 2017. - Ndërsa të ardhurat tatimore me gjithë efektet domethënëse negative që pati vlerësimi i kursit të këmbimit si dhe rimbursimi më i lartë i TVSH së një viti më parë, sërish rezultuan me një rritje prej 5.2% kundrejt 2017.
- Shpenzimet, falë edhe dy rishikimeve të buxheteve që u realizuan gjatë 2018 (pra, dy akteve normative, përfshirë edhe këtë që po diskutojmë tani) patën gjithashtu një ekzekutim të mirë. Shpenzimet totale në 2018 ishin 3.1% më të lartë se sa një vit më parë, ndërsa vetëm shpenzimet kapitale ishin 14% më të larta se sa një vit më parë. - Sigurisht nga ana tjetër rezultuan kursime të konsiderueshme në zëra të ndryshëm të shpenzimeve korente. - Ndërkohë për sa i takon ekzekutimit të shpenzimeve kapitale, me gjithë rialokimet e bëra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në dy rishikimet e buxhetit, sërish mbetet mjaft për të përmirësuar në ekzekutimin e tyre, veçanërisht prej ministrive kryesore shpenzuese. - Si rezultante e këtyre, dhe ajo çka është edhe më e rëndësishme për financat publike në vitin buxhetor 2018 rezultoi se: o Deficiti i përgjithshëm fiskal ishte 1.6% e Produktit të Brendshëm Bruto, i cili është deficiti më i ulët i regjistruar gjatë thuajse tre dekadave të fundit. o Balanca primare rezultoi sërish pozitive, pra me një suficit primar prej 0.6% e PBB. o Ndërkohë borxhi publik neto, i zhveshur nga mjetet likuide të qeverisë (kryesisht flukset nga Eurobondi) rezultoi në 63.9% PBB. Ndërsa borxhi publik bruto në fund të 2018 rezultoi në nivelin 67.2% të PBB me një reduktim prej thuajse 3 pikë përqindje kundrejt vitit 2017. Për ta mbyllur me zhvillimet gjatë 2018 sigurisht duhet përmendur emetimi i Eurobondit 2018, jo thjesht vetëm për sigurimin e një financimi mjaft optimal të buxheteve dhe mbi të gjitha është reflektimi më i mirë dhe më objektiv për përmirësimet që kanë ndodhur
në financat tona publike dhe në ekonominë shqiptare në tërësi gjatë viteve të fundit. Tani po vijoj me përshkrimin e objektivave kryesore që synonte ky Akt Normativ. Objektivi i parë ishte të sigurojë hapësirën financiare shtesë për njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmes rritjes së tavanit të shpenzimeve tyre me 3.4 miliardë lekë. Kjo, në përputhje me ecurinë pozitive të mbledhjes së të ardhurave vendore, të cilat në fakt për të gjithë vitin 2018 rezultuan me një tejkalim prej rreth 3 miliard Lekë kundrejt Buxhetit Fillestar 2018. Performanca me e mirë ka qenë veçanërisht nga zëri i të ardhurave nga taksat lokale. Tek pushteti vendor, zhvillim tjetër gjatë vitit 2018 dhe i reflektuar në ndryshimet e këtij Akti Normativ ka të bëjë me faktin se njësitë e vetëqeverisjes vendore gjatë 2018-ës kanë shlyer detyrime të prapambetura për një shumë prej rreth 2.1 miliardë lekë. Gjithashtu, disa nga njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë zbatuar projekte me financim të huaj, ku plani i tyre nuk ka qenë i parashikuar në buxhetin fillestar të vitit 2018. Njësitë e vetëqeverisje vendore kanë trashëguar fonde nga vitet e mëparshme duke krijuar nga viti në vit një stok që ka rritur presionin për të kryer shpenzime. Në këto kushte, ishte e domosdoshme edhe krijimi i hapësirës fiskale për mbulimin me plan buxhetor të shpenzimeve me financim të huaj për pushtetin vendor në vlerën prej 1.3 miliard Lekë. Objektivat dhe elementët e tjerë që mundësoi ky Akt Normativ, ishin: - Të rrisë performancën e shpenzimeve kapitale, përmes rialokimit të fondeve mes projekteve të investimeve publike (me financim të brendshëm dhe të huaj (Vijon në faqen 11)
EKONOMI
11 E martë, 29 JANAR 2019
Ish-Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit emërohet në krye të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare
Benet Beci emërohet drejtor i KESH I
sh-Drejtori Ekzekutiv prej 13 vjetësh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH, ka pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për të drejtuar një tjetër institucion strategjik, siç është Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Një lëvizje e konsideruar prej shumëkujt si e papritur duke pasur parasysh faktin se Beci është një prej drejtuesve më të suksesshëm në bilancin e tij, në krye të FSHZH. “E pranova me kënaqësi këtë propozim si shenjë të besimit, por edhe si mundësi që përvojën time prej shumë vitesh si menaxher dhe drejtues, ta zbatoj edhe në një sektor tjetër strategjik, siç është KESH”,- ka thënë Beci pas emërimit drejtor i Korporatës Elektronergjitike Shqiptare. Që prej vitit 2005 Benet Beci është drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i krijuar në vitin 1993 me fonde të donatorëve të huaj me mision zbutjen e varfërisë në zonat rurale. Beci e mori drejtimin e FSHZH në kohën kur portofoli i këtij insti-
tucioni ishte rreth 116 milionë Euro. Gjatë drejtimit të tij ky portofol u rrit në më shumë se 480 milionë euro, ose 8 herë më shumë. Nga viti në vit aktiviteti i FSHZH u zgjerua duke u transformuar nga një institucion me aktivitet kryesisht në zonat rurale, në instrumentin më të besuar të donatorëve për investime në të gjithë territorin e vendit në infrastrukturë, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar etj. Donatorët e mëdhenj si Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka e Këshillit të Europës, etj. i kanë besuar FSHZH projektet madhore të zhvillimit. Rreth 20 projekte madhore dhe 2,100 nënprojekte në funksion të zhvillimit të infrastrukturës, turizmit, kulturës janë realizuar me sukses gjatë këtyre 13 viteve. Pikërisht prej këtij bilanci dhe shndërrimit të FSHZH në një partner strategjik shqiptar, Beci është cilësuar si një prej drejtuesve më të suksesshëm në sektorin publik.
JETËSHRKIMI
Kush është Benet Beci? Benet Beci ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1987, ato master në administrim biznesi me një temë mbi sistemin bankar në vitin 2003 dhe doktoraturën në vitin 2015 me një temë mbi zhvillimin rajonal. Ai ka kryer edhe një sërë specializimesh të tjera brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në sistemin bankar dhe atë të mikrofinancës, analizës financiare e menaxhimit të riskut, por edhe mbi partneritetet publikoprivate dhe inovacionet në qeverisje. Gjatë karrierës së tij, Benet Becit i janë besuar detyra të rëndësishme sidomos në sistemin bankar ku ka pasur disa pozicione, nga të cilat më i spikaturi ka qenë ai i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai ka një përvojë të gjerë edhe në menaxhim financiar në institucione të Financimit Rural. Detyra më e rëndësishme ka qenë ajo e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, një institucion publik që implementon projekte zhvillimi në nivel lokal dhe kombëtar. Beci e ka drejtuar me sukses këtë post që prej vitit 2005 deri më sot.
SPECIALE (Vijon nga faqja 10)
- Të realizojë ‘pastrimin’ e detyrimeve të prapambetura në sektorin e infrastrukturës, në përputhje me angazhimin e marrë edhe kundrejt FMN-së, përmes akordimit të fondeve të nevojshme për shlyerjen e rreth 2.2 miliardë lekë fatura të projekteve në vazhdim. - Të garantonte mbulimin me fonde buxhetore për disa çështje parësore, dhe konkretisht: o Financimi i konvikteve të studentëve në Bashkinë Tiranë, në masën 300 milionë lekë (MAS); o Financimi i Stadiumit të Kukësit, përmes grantit të sportit në MASR, në masën 200 milionë lekë; o Financimi i investimit për Kampusin Universitar Durrës, në masën 150 milionë lekë (MAS); o Financimi i projektit të rikonstruksionit të Teatrit të Operës dhe Baletit, në masën 210 milionë lekë (Ministria e Kulturës); o Mbështetje AKSHI 650 milionë; o Financimi i investimit të nevojshëm shtesë për Spitalin e Traumës, në masën 470 milionë lekë; o Financimi i projektit të
Bankës Botërore “Përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”, në masën 500 milionë lekë. o Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të disa institucioneve buxhetore, për vendime gjyqësore, përkatësisht për: § (I) MIE 150 milionë lekë; § (II) MPB 83 milionë lekë (33 mln lekë Policia e Shtetit dhe 50 mln lekë INUK); § (III) MFE 200 mln lekë. Ndërkohë që, është garantuar disponueshmëria e fondeve për shlyerjen një vendimi gjyqësor prej 190 mln lekë për MBZHR. o Rritja e mbështetjes buxhetore me burime të huaja për energjinë në masën 1.2 miliard lekë, përmes alokimit të këtij fondi në programin “Mbështetje për Energjinë”. Në vijim objektivat e Aktit Normativ ishin - Të mbulonte me financim, detyrimet për disa objekte të rëndësishme investimesh publike, të tilla si: o Ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti III, me vlerë 300 milionë lekë; o Pjesa e mbetur e punimeve në segmentin Lin-Pogradec (km 4-24), në masën 100 milionë lekë; o Loti III i aksit Librazhd-Qafë Studë, me vlerë 221 milionë
lekë; o Ndërtimi i aksit rrugor Skrapar-Përmet, Loti I, në masën 60 milionë lekë. o Shlyerje e vendimeve gjyqësore për shpronësime, në sektorin rrugor, në masën 150 milionë lekë o Shlyerje e detyrimeve për TVSH & Kosto Lokale në programet “Transporti Rrugor” dhe “Infrastruktura e Ujitjes dhe Kullimit”, në vlerën 542 milionë lekë si më poshtë: § 280 milionë lekë për projektin e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore
§ 202 milionë lekë për projektin Qukës-Qafë Plloçë § 60 milionë lekë për projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes, me Bankën Botërore. Në fund të fjalës sime të parë në këtë Komision të nderuar parlamentar, dua të theksoj angazhimin tim maksimal për të shtyrë përpara reformat e kësaj mazhorance si udhërrëfyesin më të mirë dhe të vetëm të vërtetë të rrugës së zhvillimit të vendit tonë. Ne do të vazhdojmë të jemi në krye të punës për të lehtësuar dhe shpejtuar ofrimin e shërbi-
meve cilësore dhe transparente në drejtim të secilit tatimpagues. Do të sigurohemi gjithashtu në çdo hap dhe çdo fazë për intensifikimin e punës kundër informalitetit dhe padrejtësisë në treg pasi besoj se është një ndër shtyllat kryesore të konsolidimit ekonomik dhe promovimit të konkurrencës në treg, të një shoqërie që po tenton të lërë pas periudhën e tranzicionit dhe të ecë në terren të frytshëm. Do të intensifikojmë komunikimin me sipërmarrjen vendase dhe të huaj për të adresuar kërkesat e tyre në legjislacion dhe paketat e ardhshme fiskale me qëllim ofrimin e ambientit të rregulluar dhe klimës optimale të biznesit. Sigurisht të gjitha këto dhe politikat e tjera publike nuk do të cenojnë në asnjë moment, përkundrazi, do të stabilizojnë më tej, treguesit kryesor makro-ekonomik të Shqipërisë si rritje ekonomike e qëndrueshme, deficiti buxhetor më se i përmbajtur dhe borxhi publik i ulët si tregues besimi. *Fjala e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për miratimin e Aktit Normativ 2, 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
VIP
12 E martë, 29 JANAR 2019
“Black Panther” dominon SAG Awards
Në atë që është provuar të jetë sezoni më i paparashikueshëm i çmimeve, “Black Panther” arriti të mbizotërojë. Filmi i preferuar me superhero dominoi në 25 vjetorin e Screen Actors Guild Awards. “Black Panther” fitoi çmimet më të mëdha të eventit të shumëpritur mbrëmjen e së dielës në Los Angeles, duke e vendosur në një pozicion të fortë për të fituar Oskar-in në shkurt. Filmi mundi ‘A Star is Born’, ‘Bohemian Rhapsody’, ‘Crazy Rich Asians’ dhe ‘BlacKkKlansman’ duke rrëmbyer çmimet: “Cast in a motion picture” dhe “Stunt ensemble in a motion picture”. Shikoni listën e plotë të fituesve: Film Female actor in a leading role – Glenn Close, The Wife Male actor in a leading role – Rami Malek, Bohemian Rhapsody Female actor in a supporting role – Emily Blunt, A Quiet Place Male actor in a supporting role – Mahershala Ali, Green Book
Cast in a motion picture – Black Panther Stunt ensemble in a motion picture – Black Panther Television Female actor in a television movie or limited series – Patricia Arquette, Escape at Dannemora Male actor in a television movie or limited series – Darren Criss, The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story Female actor in a drama series
Celine Dion e lindur për t’u veshur couture Në Folies Bergere Music Hall në Paris, Celine Dion nxorri në pah stjuardesën e saj të brendshme me haute couture Alexandre Vauthier. Veshja në fjalë ka dekolte të theksuar, një copë të tyltë mbi gjoks dhe vata shpatullash dramatike dekoruar me shpërthime fishekzjarresh. Për aksesorë, zgjodhi një kapelë ushtarake të zezë, syze të vockla dhe çizme të zeza. Celine Dion ka goditur në shenjë me veshjet përgjatë javës së modës Paris haute couture. Në fillim të javës veshi një fustan rrëzëllitës, me të çarë në anë.
– Sandra Oh, Killing Eve Male actor in a drama series – Jason Bateman, Ozark Female actor in a comedy series – Rachel Brosnahan, The Marveous Mrs Maisel Male actor in a comedy series – Tony Shalhoub, The Marvelous Mrs Maisel Ensemble in a drama series – This is Us Ensemble in a comedy series – The Marvelous Mrs Maisel Stunt ensemble in a comedy or drama series – Glow.
Vjen në jetë fëmija i reperit, 7 muaj pas vrasjes së tij E dashura e reperit të XXXTentacion ka sjellë në fëmijën e tij vetëm 7 muaj pas vdekjes së artistit. Jenesis Sanchez mirëpriti në jetë një djalë. “Foshnja dhe nëna janë mirë,”tha në një deklaratë nëna e XXXTentacion, Cleopatra Bernard. Ajo tha se ishte e entuziasmuar nga ardhja në jetë e Gekyume Onfroy. Emri i Gekyumes rrjedh nga një fjalë që XXXTentacion e kishte krijuar para vdekjes së tij që e ka kuptimin ‘një gjendje tjetër’ mendore ose universi ‘i ardhshëm’ i të menduarit”. Shtatzania u zbulua qershorin e kaluar, pak pasi XXXTentacion u qëllua dhe u vra në Florida në moshën 20 vjeçare. Në dhjetor doli në tregun muzikor, një album me 10 këngë të XXXTentacion. Ky ishte albumi i tretë i reperit, pas “?” që debutoi në numrin 1 të US Billboard 200, marsin e vitit të kaluar.
Aksidenti në familjen mbretërore, 97-vjeçari i kërkon falje gruas që plagosi Duka i Edinburgut u përfshi në një aksident automobilistik më 17 janar dhe plagosi një grua. Ajo deklaroi se Princi Philip nuk i kishte kërkuar falje dhe prandaj kërkonte dënimin e tij. Tashmë, 97vjeçari ka reaguar duke i uruar Emma Fairweather një “shërim të shpejtë” dhe duke shtuar se ishte “disi i tronditur pas aksidentit”. Princi sugjeroi se nuk e pa makinën që ajo ishte një pasagjere për shkak të diellit të ndritshëm. Automjeti i tipit “Land Rover Freelander” u përplas me një automjet “Kia” që drejtohej nga mikja e zonjës Fairëeather.
Miley Cyrus dhe Liam dalin për herë të parë pas martesës Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth realizuan një dasmë sekrete para 3 muajsh. Ata patën daljen e parë publike në mbrëmjen e së shtunës ku dukeshin si dy pëllumba të dashuruar. Ata morën pjesë në 16-vjetorin e USA Gala në Los Anxhelos. Të dy ishin veshur me të zeza dhe dukeshin më bukur se kurrë. Këngëtarja Miley ekspozoi dekoltenë dhe mbushi duart me aksesorë që të mos vihej re unaza e martesës.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
13 E martë, 29 JANAR 2019
“Kreolët e Ballkanit” nderohet me dy çmime në festivalin e Gjilanit Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me dramën shqiptare “Kreolët e Ballkanit” u përfaqësua në festivalin “Talia e Flakës 2019” që po zhvillohet në qytetin e Gjilanit në Kosovë, mbrëmjen e diel. “Kreolet e Ballkanit” u nderua me dy çmime në festivalin “Talia e Flakës 2019” në Gjilan. “Drama më e mirë origjinale” shkoi per autorin dhe regjisorin Enver Petrovci dhe “Çmimi special i jurisë fryma e re për brezin e ri” shkoi për aktoren Vanesa Petrovci, raporton atsh. Kjo dramë e shkruar dhe me regji nga Enver Petrovci erdhi nën interpretimin e aktorëve Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe Vanesa Petrovci. Drama është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Autori dhe regjisori Enver Petrovci ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ul në prehrin e tij: dashurinë, fitoren dhe lumturinë. Pak mbi festivalin “Talia e Flakës” Festivali “Talia e Flakës” nisi
Rrugëtimi i Ismail Qemalit përmes objekteve vetjake për publikun në Muzeun Historik
mbrëmjen e datës 23 janar dhe përfundoi mbrëmjen e djeshme me ndarjen e çmimeve. Në këtë festival u prezantuan veprat shqiptare “I ligu për mend” autor Gjergj Fishta dhe regjia Altin Basha, Teatri Kombëtar i Kosovës; “I vetëm në banesë” autor Avni Shkodra dhe regjia Natyra Kallaba, Teatri i Qytetit në Gjilan; “Kreolët e Ballkanit” nga Enver Petrovci -Teatri Eksperimental në Tiranë; “Hipokritët ose pacienti anglez” autor Jeton Neziraj dhe regjisorë Blerta Neziraj dhe Agon Myftari, Qendra Multimedia, si dhe sonte në natën e fundit është vepra “Kur Hana del” autor Ag Apolloni dhe regjia Ben Apolloni teatri “Adriana”
Ferizaj. Festivali i dramës kombëtare “Talia e Flakës”, që mbahet në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019” edhe sivjet ka sjellë në skenë shfaqjet më të mira të realizuara kohëve të fundit e që janë me autorë shqiptarë. I zhvillua prej vitesh në këtë qytet ky festival ka sjellë dhe më parë vepra teatrore që janë mirëpritur nga publiku, mes tyre nuk kanë munguar dhe ato nga Shqipëria. Edhe një vit më parë në skenën e festivalit u prezantuan shfaqje që përcillnin mesazhe për shoqërinë, me regjisorë të njohur, por dhe në role aktorë që publiku i njeh në skenat e teatrit në Shqipëri dhe në Kosovë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar çelën dje për publikun ekspozitën dokumentare dhe fotografike “100 vjet nga vdekja e Ismail Qemal Vlorës” dhe ekspozitën me objekte vetjake të tij “Rrugëtim i Ismail Qemali ndër vite”, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në përkujtim të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta. Ekspozita prezantoi për publikun objekte vetjake të Ismail Qemalit, si flamurin e tavolinës dhe gotën e ujit. Gjithashtu, ekspozita përmban objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik i përdoruar nga Qeveria e Vlorës, një flamur të vitit 1913, gazeta të vitit 1912,etj.. Ekspozita e kuruar me kujdes nga specialistë të Promovimit dhe Komunikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave u prezantua nga Drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve të DPAsë Endrit Musaj, ku cilësoi se do të vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin e midis dy institucioneve sikurse ishte dhe gjatë Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe ekspozita me objekte vetjake të Ismail Qemalit u prezantua nga Drejtori i Muzeut Historik kombëtar Dorian Koçi. Të pranishëm në këto ekspozita ishin studiues dhe historianë të ndryshëm si dhe nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët deri në datën 28 shkurt 2019.
Pasioni sipas Polla Jean Harveyit B
ritmë, heshtje, më në fund sukses. Ky është evolucioni i PJ Harvey, të cilën e krahasojnë me Madonnën, Kurt Cobainin dhe Nick Caven. Shkrimi i mëposhtëm është botuar më 1999 në Javoren Politike Shqiptare – “Zëri” me autor Blerim Shalën. Polly Jean Harvey është Nick Cave i gjinisë femërore apo Madonnë e skenës së pavarur të rock-muzikës. Në kërkim të personaliteteve, me të cilat do të mund të krahasohej, rock-kritikët kështu gjymtuan një figurë aq komplekse dhe aq komplete, çfarë është PJ Harvey. PJ Harvey doli në skenë si e mbrama, në aspektin kohor,
ndër femrat kreative të fundviteve të ’80-ta. Pas një Sinead O’Connor, Tracy Chapman, Tory Amos, por edhe Madonnës, e cila me të ecur në karrierë fitonte peshë si një autore dhe këngëtare dhe i dytësonte atributet e saja erotike, PJ Harvey, me tërë atë rrebesh mllefi krejtësisht pak të zbutur nga producentët në albumet “Dry” dhe “Rid of Me” (të edituar në vitet 199293), thuajse dëshironte të jetë Kurt Cobain femëror. Përvoja personale e përbërë në masë të madhe nga vetë-refuzimi për adaptim në një mjedis vlerash urbane perëndimore, të cilat kënaqësinë e lidhin me vikend, obligimet me ditë pune dhe përkushtimin
religjioz me një të diele, me Pashkë dhe Kërshëndella, e ndërlidhur me aftësinë e saj për të shfaqur artistikisht paaftësinë e adaptimit ndaj këtyre klisheve, bëri që PJ Harvey të pranohet si britmë (e jo si zë) e brezit të saj. Natyrisht, pas britmës dhe piskamës, pason heshtja dhe tentimi që paksa ndryshe të shprehet pakënaqësia. Më 1995 PJ Harvey editon albumin “To bring you my love”, ndërsa më 1998, atë të titulluar “Is this desire”. Te të dytë, PJ Harvey dëshmon tërë kreativitetin e nxjerrë nga mllefi dhe tregon se sot, mbase është autorja më e fuqishme femërore në rockun botëror.
“E bukura dhe bisha” bën bashkë prindërit dhe fëmijët Përralla e njohur “E bukura dhe bisha” gjatë fundjavës ka bërë bashkë prindërit dhe fëmijët në Teatrin e Kukullave. Kësaj here shfaqja erdhi si muzikal nën regjinë edhe përshtatjen e Endri Çelës. Vajza e një tregtari, e bukura, për të shlyer borxhin e babait të saj, burgoset nga bisha në një kështjellë të magjepsur, e mbushur me sende shtëpiake magjike. Ndonëse e frikësuar, nis e miqësohet me stafin e magjepsur të kështjellës. Ajo arrin të shohë përtej pamjes së jashtme të Bishës, që në të vërtetë është një princ zemërmirë. Gjatë kohës që qëndron në kështjellë lind një histori dashurie mes tyre. Shfaqja “E bukura dhe bisha”, erdhi për publikun e vogël nën interpretimin e Jorida Metës, Flori Kokonës, Shegushe Bebetit dhe aktorëve të tjerë, dhe gjithashtu i mëson fëmijët se si për të njohur njerëzit duhet që të shikojnë përtej pamjes së tyre.
AKTUALITET
14
E martë, 29 JANAR 2019
Qeveria depoziton në Kuvend një projektligj për rininë: Kornizë ligjore që ndërhyn dhe rregullon angazhimin rinor
Nga Herion Mesi
Q
everia shqiptare ka depozituar së fundmi në Kuvend një projektligj për rininë, ku në thelb të draftit prej 28 nenesh është hierarkia e ngritjes së mekanizmave të kontrollit të rinisë, në mënyrë që Qeveria në të ardhmen të mos përballet me “surpriza” të pakëndshme si ato që shkaktuan në këto dy muajt e fundit lëvizja studentore. “Prej disa kohësh tashmë në Shqipëri është ndjerë një reagim i fuqishëm nga studentët dhe të rinjtë shqiptarë në lidhje me zbatimin e të drejtave të tyre dhe njëkohësisht me mundësitë që Shqipëria u ofron për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Në këtë kuadër dhe njëkohësisht falë punës së pandërprerë dhe intensive që kanë bërë grupet e interesit dhe organizatat e shoqërisë civile është parë e nevojshme hartimi i një kornize ligjore që ndërhyn dhe rregullon disa aspekte të angazhimit rinor”, thotë Qeveria në relacionin që shoqëron projektligjin, duke nënkuptuar pikërisht ndërhyrje në angazhimet rinore. Drafti Në kreun e parë të projektligjit “Për Rininë” trajtohet çështjet kuptimore të rinisë ku theksohet se ky ligj rregullon çështjet themelore që kanë të bëjnë me rininë, pjesëmarrjen e tyre në jeteë publike, ushtrimin e të drejtave, si dhe strukturat në nivel qendror dhe vendor, që bëjnë të mundur mbështetjen, fuqizimin, pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në zhvillimin e jetës shoqërore, politike, kulturore dhe ekonomike në vend. Por pjesa e rëndësishme e draftit ka të bëjë me kapitullin e dytë, i cili trajton gjerësisht mekanizmat institucionalë për rininë, ku në majën e piramidës drejtuese dhe të kontrollit të rinisë shqiptare qëndron qeveria, përmes Këshillit Kombëtar të Rinisë. Por çfarë është ky institucion që propozohet nga Qeveria? Përgjigja e kësaj e pyetjeje sqarohet në nenin 7 të drafit, në të cilin thuhet se: “Këshilli Kombëtar i Rinisë është organ këshillimor që ngrihet me vendim të Këshillit të Ministrave. Në përbërje të tij janë 9 përfaqësues nga çdo ministri që ndër të tjera mbulon çështjet e rinisë dhe 9 përfaqësues nga shoqëria civile, sipas kësaj ndarjeje: 3 përfaqësues nga OJF-të rinore, 3 përfaqësues të Këshillave studentore të Universiteteve publike dhe 3 përfaqësues të Qeverisë së Nxënësve ose Parlamenteve Rinore. Mbledhja e Këshillit drejtohet nga Koordinatori Kombëtar për Rininë. Të ftuar në Këshill mund të jenë dhe drejtuesit e Forumeve politike
Revolta e studentëve nxit qeverinë të ngrejë mekanizmat e kontrollit të rinisë me Ligj
të të rinjve të partive politike parlamentare. Përbërja e tij ndërtohet mbi bazën e perfaqësimit të barabartë gjinor”- thuhet në pikën 1 të nenit 7. Por kush është Koordinatori Kombëtar për Rininë, të cilit i besohet drejtimi i Këshillit Kombëtar të Rinisë? Sërish edhe ky “funksion”, sipas projektligjit, i besohet njerëzve pranë Kryeministrit, ku është
ky i fundit që e emëron Koordinatorin me propozim të ministrit përgjegjës. “Koordinatori Kombëtar i Rinisë emërohet nga Kryeministri me propozim të Ministrit përgjegjës për çështjet e rinisë. Ai është përgjegjës ndër të tjera për këto detyra: Koordinon dhe monitoron zbatimin e politikave dhe të masave përkatëse për zbatimin e këtij ligji, të strategjisë kombëtare e të planit
të veprimit për rininë, si dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë në fushën e rinisë; Kontrollon veprimtarinë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë dhe të shërbimeve të ofruara prej tij dhe miratonin planin vjetor të aktiviteteve të Shërbimit; Koordinon, bashkëpunon dhe mbështet ministritë që punojnë ndër të tjera për çështjen e rinisë, Shërbimin Kombëtar
të Rinisë dhe Sektorët e Rinisë në njësitë e qeverisjes vendore; Orienton donatorët vendas dhe të huaj për zbatimin e objektivave të strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit për rininë; Koordinon zbatimin e politikës shtetërore rinore në bashkëpunim dhe duke mbështetur organizatat jofitimprurëse të të rinjve, strukturave këshillimore rinore në njësitë e qeverisjes vendore, forumet politike të të rinjve të partive politike, grupimet rinore etj; Bashkërendon punën për përgatitjen e materialeve dhe organizimin e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar të Rinisë; Mbledh, analizon dhe bën publike të dhënat e raporteve statistikore e të raporteve të tjera për rininë dhe koordinon me ministrat e tjerë, me qëllim përshtatjen e politikave të rinisë; Përgatit raportin vjetor të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Rininë dhe të Planit Kombëtar të Veprimit; Zbaton çdo detyrë e përgjegjësi tjetër të caktuar nga Këshilli i Ministrave, Ministri përgjegjës për rininë ose Këshilli Kombëtar për Rininë”- thuhet në nenin 10 të projektligjit në fjalë.
MINISTRJA E ARSIMIT
Tarifat dhe bursat, Shahini: Buxheti në dispozicion të universiteteve M inistrja e Arsimit, Besa Shahini, informoi këtë të hënë mbi procesin e jetësimit të vendimeve të qeverisë për tarifat dhe bursat. Përmes një deklarate për shtyp, Shahini reagoi pas shqetësimeve të paraqitura nga studentët te portali shqiperiaqeduam.al, lidhur me paqartësitë për bursat dhe tarifat. Qeveria, tha ajo, ka ndarë buxhetin dhe e ka vënë në dispozicion të institucioneve të arsimit të lartë për të përgjysmuar tarifat, ndërkohë që tani jemi në procesin e mbledhjes së informacionit për bursat. Përgjysmimi i tarifës, sipas Shahinit, ka hyrë në fuqi menjëherë dhe studentët përfitues e kanë ndjerë efektin, pasi nuk janë detyruar të paguajnë tarifën e plotë. “Kemi marrë informacion nga universitetet që studentët që e kanë paguar tarifën e plotë, tani janë në proces të marrjes së rimbursimit. Kjo do të zgjasë disa ditë ose javë, por të
gjithë studentët që e kanë paguar tarifën e plotë po përfitojnë nga përgjysmimi i tarifës dhe do të rimbursohen”, theksoi ministrja. Ndërkohë, Shahini tha se universitetet do të shtyjnë afatin, që është data 31 janar, për pranimin e dokumentacionit të nevojshëm për bursat, që t’u lihet pak më
shumë afat studentëve që u përkasin kategorive të ndryshme në nevojë të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm. “Ka pasur paqartësi se kush është përfituesi i bursave dhe si kalkulohet nota mesatare 9-10, pra kush janë studentët ekselentë, dhe si aplikohet për të përfituar në njërën nga këto kategori të veçanta”, tha ministrja. Për notën mesatare 9 dhe 10, ajo sqaroi se merret parasysh mesatarja e vitit paraprak, për ata studentë që kanë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraprak. Për studentët e vitit të parë të studimeve të ciklit të parë, sipas Shahinit, merret parasysh nota mesatare e shkollës së mesme dhe e maturës. Ky informacion, theksoi ajo, u është dërguar sot të gjitha universiteteve, ndërsa pritet që për studentët e vitit të 2 dhe të 3, universitetet t’i bëjnë vetë kalkulimet. Po ashtu, Shahini sqaroi se “për kategori të
veçanta, si studentët në ndihmë ekonomike etj, deri vitin e kaluar bursa është ndarë në bashkëpunim mes universitetit dhe bashkive, por realisht bashkia ka nxjerrë listat përfundimtare”. Sivjet, sipas saj, bursat jepen nga qeveria me kalkulimet që i bën universiteti, duke pranuar dokumentacionin e studentëve. “Studentët duhet të marrin një vërtetim në bashki dhe mbi atë vërtetim dhe dokumentacionet e tjera që kërkon universiteti, të përfitojë bursën. Pas aplikimeve, janë bordet e studentëve që miratojnë listat përfundimtare”, tha ajo. Ministrja theksoi se “në universitetet që nuk kanë punuar sekretaritë për shkak të studentëve që kanë bllokuar hyrjet, ka qenë e vështirë të mblidhet dokumentacioni i studentëve”. Ndaj, ajo u kërkoi universiteteve të vihen në punë aty ku ka pasur vonesa të tilla.
AKTUALITET
15
E martë, 29 JANAR 2019
Studentët e ngujuar nuk lejojnë prishjen e protestës – Dekani Artan Hoxha kërkesë MASR: Duam ambiente për mësim
Përplasje mes studentëve te Fakulteti i Drejtësisë, një vajzë çohet në Urgjencë
UNIVERSITETI I SHKODRËS
Studentët: O Ademi jonë me miliona o, nuk kërkojmë gjë tjetër veç të drejtave tona
K
a pasur momente tensioni mëngjesin e djeshëm tek Fakulteti i Drejtësisë në të cilin një grup studentësh janë ngujuar prej ditësh aty. Për shkak të këtyre tensioneve një studente nuk është ndjerë mirë dhe për këtë është përcjellë më ambulancë drejt spitalit. Studentët nuk kanë lejuar që të filmohej shoqërimi i saj për tek ambulanca. Konflikti ka nisur pasi disa studentë që pretendonin se donin të bënin mësim janë përplasur me studentët e ngujuar. Grupi i studentëve që kërkojnë të bëjnë mësim kanë hequr karriget nga dera e fakultetit, çka ka sjellë revoltën e studentëve të ngujuar. Sipas deklaratave të studentëve të ngujuar, “pala” tjetër ka tentuar të hyjnë me dhunë në auditore, madje kanë thyer dhe një xham. Për shkak të përplasjeve fizike, një nga studentet e ngujuara nuk është ndjerë mirë, ndaj dhe është transportuar me ambulancë drejt urgjencës. Debatet kanë përfunduar edhe në përplasje fizike ku një studente shprehet për Fax Neës se është dhunuar nga një djalë që nuk e njihte. Ajo ka deklaruar se të hënën u ishte thënë se do të zhvillohej mësimi, ndaj kanë tentuar të hiqnin karriget dhe të futeshin në mësim. “Një djalë që është ngujuar dhe nuk e di a është student i këtij fakulteti më ka
goditur në fytyrë. Këtë çështje do ta ndjek nëpërmjet avokatit”, u shpreh studentja. Ndërkohë, policia private nuk ka ndërhyrë gjatë tensioneve mes dy grupeve të studentëve, ku pas tensioneve situata është normalizuar. Reagon Dekani Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkon ambiente të reja për zhvillimin e procesit mësimor. Kërkesa e Dekanit vjen në një kohë kur një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për
plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk lejojnë pjesën tjetër të zhvillojë procesin mësimor ne auditore. “Duam ambiente të tjera për të bërë mësim, pasi këtë e kërkon shumica e studentëve. Ambientet tona ne i kemi të bllokuara për shkak të ngujimit të një pjese studentësh.”- thotë ndër të tjera dekani i Juridikut në kërkesën e tij. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme pati përplasje mes grupit të studentëve të ngujuar me ata që kërkojnë të bëjnë mësim dhe nuk duan të humbasin vitin akademik. Grupi i studentëve që kërkojnë të bëjnë mësim kanë hequr karriget nga
dera e fakultetit, çka ka sjellë revoltën e studentëve të ngujuar. Studentët e Durrësit në protestë Një grup nga Studentët e UAMD-së kanë protestuar dje orën 08:30 në kampusin e Spitallës. E paralajmëruar prej të premtes së 25 janarit, mëngjesin e djeshëm rikujtuan edhe një herë çfarë ata kërkojnë në protestat e tyre. Ndryshe nga protestat e tjera të zhvilluara deri më tani prej 4 dhjetorit të 2018-ës, studentët më datë 28 janar kishin paralajmëruar që të niseshin në orën 08:30 nga Kampusi e më pas do të marshojnë drejt portit në shenjë
Studentët e Universitetit të Shkodrës vijojnë rezistencën, ndërkohë që disa prej tyre janë ngujuar nëpër universitet ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave. Ditën e djeshme studentët kanë vendosur që ti drejtojnë disa “meme”, rektorit të universitetit Adem Bekteshit, pasi ky i fundit vendosi që të fikë kaldajat që shërbejnë për ngrohje pranë ambienteve ku po zhvillohej ngujimi i studentëve. Studentët e ngujuar i bëjnë thirrje rektorit që dëshirën e mirë për bashkëpunim ta konkretizojë duke hequr dorë nga këto metoda. Kujtojmë se studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër vijojnë ngujimin e tyre prej 7 ditësh në ambientet ku studiojnë, duke kërkuar kështu plotësimin e kërkesave të tyre që i janë adresuar ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Rama. simbolike, për të treguar se asnjë prej tyre nuk do të largohet nga vendi, por se duan një Shqipëri më të mirë, një jetesë cilësore, një arsimim cilësor por pjesëmarrja e ulët bëri që protesta të zhvillohej në oborr. Pavarësisht kësaj proteste, mësimi në auditore ka vijuar normalisht nga studentët e tjerë.t
DEBATE NË KOMISIONIN E ARSIMIT - MAZHORANCA KËRKON INTERPELANCË ME MINISTREN E ARSIMIT, BESA SHAHINI
M
inistri i Brendshëm dhe Ministrja e Arsimit do të raportojnë para Komisionit parlamentar të Arsimit dhe Medias për situatën e krijuar me protestën e studentëve. Deputetët e opozitës kanë kërkuar të zhvillojnë një interpelancë të martën me Sandër Lleshin për dhunën e ushtruar ndaj studentëve në fakultete. Në reagim të kësaj kërkese, mazhoranca propozoi një tjetër interpelancë, me Ministren e Arsimit Besa Shahini, e cila do të duhet të paraqitet të mërkurën para deputetëve. Mbledhja e komisionit Deputetët e opozitës në Komisionin e Medias kanë akuzuar Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm për dhunë ndaj studentëve që janë ngujuar në fakultete. Për këtë arsye opozita
“Dhunë ndaj studentëve”, opozita kërkon seancë dëgjimore me ministrin Sandër Lleshaj ka kërkuar në interpelancë ministrin Sandër Lleshi. “Ministri Sandër Lleshi të vije nesër përpara këtij komisioni, për të raportuar arsyet pse është ndërhyrë me dhunë brenda ambienteve universitare”, u shpreh kryetarja e Komisionit Abnana Vokshi në cilësinë dhe të deputetes së PD-së. Por akuzat e deputetes Vokshi janë pasuar me debate me tone të larta, madje deri në fyerje si në rastin me deputeten socialiste në qarkun e Vlorës, Vilma Bello. “E patë në Vlorë gjyqin që i bënë studentët”, u shpreh Vokshi. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i socialistes
Bello. “Falë ligjeve të jetës që nuk klonohet një si ty, se pastaj ti do ishe modeli më i gabuar, i nënës, i gruas, i deputetes dhe i kryetares së komisionit”- iu kthye deputetja e PS-së, Vilma Bello. Ndërkaq, mazhoranca si kundërpërgjigje ndaj propozimit të PD-së kërkoi në interpelancë ministren e Arsimit, Besa Shahinin. “Unë propozova që nesër të bëjmë një dëgjesë me ministren dhe grupet e interesit”- u shpreh deputetja e PS-së, Milva Ikonomi. Në komision, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi rritjen e përfaqësimit të studentëve në borde. Nismëtarët kërkuan dhe 1 javë
kohë para se çështja të diskutohet për të diskutuar më parë me grupet e interesit. Ajo që nuk mbeti pa u vënë re ishte dhe pjesëmarrje e dy ish-ministreve Mirela Kumbaro dhe Lindita Nikolla, të cilat nuk preferuan të debatojnë për studentët dhe për Ligjin e Arsimin e Lartë. “Propozimi i LSI i bërë që në dhjetor që kapi një problem emergjent të studentëve, propozimi i ri është që të shtyhet dhe të hapet nje debat i gjerë. Pse? Sepse Parlamenti, komisioni, deputetët nuk kanë bërë deri më sot një debat rreth kësaj problematike”- tha deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj.
AKTUALITET
16
E martë, 29 JANAR 2019
Dy shqiptarët ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutorët, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon
“Avokati” që po vret shqiptarët në burgjet greke Redion Shtylla
V
rasja e shqiptarëve në Greqi në vitin që lamë pas, mbetet një alarm kombëtar. 13-të është numri i shqiptarëve të vrarëve në Greqi. 2019 nisi me vrasje në burgje, ose më saktë me eleminimin e dëshmitarëve shqiptarë. Vrasja e Albert Bakos dy javë më parë dhe vdekja e Bandiol Tushajt dy ditë më parë, që të dyja ngjarjet po në burgun e Koridhalosit, nuk janë pa rastësi. Ata ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutorët, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, ekzekutorin e avokatit në banesën e tij në lagjen Kalithea. Edhe pse mediat greke shkruajnë se vdekja e Tushës ka ardhur nga mbidoza, duket se është e dyshimtë pasi viktima ka qenë përdorues droge që prej të paktën 3 vitesh dhe nuk mund të ngatërronte dozat e heroinës. Bandiol Tushaj u arrestua në 2017 dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën armë automatike kallashnikovë, pistoleta, dinamit dhe qindra fishekë. Ai konsiderohej si një ndër kokat e krimit të organizuar të mafies
“Aristides Floros një biznesmen grek, kreu i një organizate kriminale që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, urdhëroi Bakon dhe njerëzit e tij që të hiqnin qafe avokatët e shtetit, të cilët e kishin zbardhur këtë skeme dhe e çuan në burg”.
AVOKATI “Vrasja e Albert Bakos dy javë më parë dhe vdekja e Bandiol Tushajt dy ditë më parë, që të dyja ngjarjet po në burgun e Koridhalosit, nuk janë pa rastësi. Ata ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos”.
shqiptare në Athinë. Tushaj rezulton se ka qenë prezent në një vrasje të ndodhur në Glifadha, ku dy shtetas shqiptare ekzekutuan pronarin shqiptar të një lokali në këtë zonë por edhe gjatë një plagosje me armë në sheshin Davaqi në lagjien Kalithea, ku sërish viktima ishte shtetas shqiptar. Persona që njohin mirë botën e krimit në Greqi, pohojnë se Tushaj është
hequr qafe nga banda e ciganeve në burgun Koridhalos, sikundër edhe Bako, ndërsa Lekocaj më herët ka denoncuar tentativë helmimi brenda në burg. Madje për këtë qëllim, për Lekocajn janë marrë masë shtese sigurie në burgun Koridhalos. Në të gjitha rastet, gishti tregohet kundër personit që ka pranuar se ka qenë ai që tërhoqi këmbëzën në ekzekutimin e Zafiropulos
HISTORIA
Emisioni italian reportazh për kanunin
E
SKEMA
misioni i përjavshëm Italian “Le Iene”, i cili transmetohet çdo të dielë nga Mediaset, këtë herë ka sjellë një histori ku personazh kryesor është një shqiptar dhe Kanuni. Babai i një 22-vjeçari, i cili mbeti i vrarë nga pronari i shtëpisë ku shkoi të vidhte, kërcënon se do të marrë hak me kanun ndaj shtetasit ialian. Katër vjet më parë Francesko Sikinjano, vrau një grabitës shqiptar i cili kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij. E tashmë babai i 22-vjeçarit shqiptar kërcënon se do të marrë hak me kanun ndaj shtetasit italian. Gazetari italian ka shkuar në shtëpinë e shqiptarit të vrarë në shtëpi duke treguar se si prindërit e tij duan hakmarrjen dhe zbatimin e kanunit. 22-vjeçari Gjergj Gjoni në tetor të 2015-s hyri në shtëpinë e Francesco Sicignano për të kryer një grabitje. Pronari i shtëpisë i cili po flinte me bashkëshorten e tij, mori pistoletën që e mbante me leje dhe në vetëmbrojtje qëlloi duke lënë të vrarë të riun. Babai dhe nëna i djalit të vrarë konfirmojnë para gazetarit italian dhe kamerave: “Do të vrasim Franceskon, ne vetë ose do paguajmë dikë për ta bërë”. Hakmarrja mund të përfshijë këdo anëtar mashkull të familjes së tij.
AKSIONI
N
donëse me ligj që prej 1 janarit në Shqipëri nuk lejohen lojrat e fatit, në terren situata është ndryshe. Policia e Shtetit vijon operacionin në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Mësohet se janë proceduar penalisht dy persona për organizim të lojërave të fatit. Në Tiranë është proceduar penalisht shtetasi, B.C 62-vjeç, ndërsa në Kukës, shtetasi E.K, 29-vjeç. Policia e Shtetit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy tavolina pokeri, dy valixhe me çipsa, një monitor për lojëra fati dhe tre njësi kompjuterike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në
dhe kreu me dorën e tij, vrasjen e Albert Bakos në oborrin e Koridhalos, Ibrahim Hibrahimaj. Kush po i urdhëron eleminimet e shqiptarëve në burgjet greke? A është kreu i bandës së ciganëve në Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj, urdhëruesi i vdekjeve të pjesëtareve të bandës së Bakos në burg, apo ai është përdorur prej organizatës kriminale të Aristides Floros, një biznesmen
grek, kreu i një organizate kriminale që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, e në vazhdim urdhëroi Bakon dhe njerëzit e tij të heqin qafe avokatët e shtetit të cilët e kishin zbardhur këtë skeme dhe e çuan në burg? Askush nuk mund ta thotë me siguri këtë por ajo çka dihet, është fakti që viktima të kësaj lufte shumë milionëshe, janë kriminelë shqiptarë të nivelit të ulët, të cilët përdoren për të larë hesapet mes aferave milionëshe të organizatave kriminale greke. Disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgën e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar.
Lojërat e fatit, vijojnë procedimet penale
gjithë vendin deri në ndëshkimin e subjekteve që ushtrojnë këtë aktivitet anti-ligjor. Policia deklaron se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave
të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.
AKTUALITET
17
E martë, 29 JANAR 2019
Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias, ndaj dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim
Z
gjatja për të 5-tën herë e hetimeve, duket se e kanë shqetësuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve dhe ka kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë. Tahiri ka kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë pasi vendimi është i pabazuar në ligj dhe në prova. Në ankimin e përpiluar nga avokati i ish-ministrit, Maksim Haxhia, Prokuroria për Krimet e Rënda ka pasur të gjithë mundësitë kohore për t’i përfunduar hetimet. Shtyrja e fundit e hetimeve për Tahirin është e pesta në radhë nga nisja e procedimit penal ndaj tij. Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit për ish-ministrin Saimir Tahiri. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigjja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit. Ish-ministri i Brendshëm ka qënë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Katanias me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Sipas përgjimeve të kryera nga organi i akuzës italiane, flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për t’i dhënë një personi me emrin Saimir dhe bizhuteri gruas së tij. Pavarësisht kësaj, nuk ka prova të mjaftueshme që e përfshijnë Tahirin në aktivitetin kriminal në rrjetin kriminal të Habilajve. Për pasojë, autoritetet italiane kërkuan mbylljen e çështjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda
Saimir Tahiri: Çështja të shkojë në Gjykatë KËRKESA “Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rëndë për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij. Tahiri ka kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë pasi vendimi është i pabazuar në ligj dhe në prova”.
SHKAKU edhe vendimin e prokurorisë së Katanias. Grupi Habilaj u vu në hetim nga prokuroria e Katanias ku aktualisht i gjithë grupi është dërguar në gjykim me akuzën e trafikut të tonelatave kanabis dhe disa armë kallashnikov në Itali. Banda kriminale drejtohej nga Moisi Habilaj, ku Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg dhe një shekull për të gjithë anëtarët
e bandës së tij. Përgjimet, parcelat e drogës të asgjësuara në disa fshatra të Vlorës, si dhe ngarkesa prej gati 4 tonë drogë e sekuestruar në një fabrikë në fshatin Babicë, fundosin grupin “Habilaj”. Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë, përfundoi hetimet për Moisi Habilajn, Florian Habilajn, Tigrencs Mezuraj, Armando Sulaj, Meridian Sulaj, Nezar Seiti e
të tjerë, dhe e dërgoi çështjen për gjykim. Akuzat që rëndojnë ndaj 9 të dyshuarve janë ato të “grupit të strukturuar kriminal”, “trafikut të drogës” dhe “kultivimit të drogës”. Prokurorët thotë se i dyshuari Moisi Habilaj është mbështetur nga punonjës policie dhe zyrtarë të lartë të policisë për kultivimin e kanabisit, e më tej edhe të trafikut të drogës.
“Arsyeja për zgjatjen e hetimeve janë bërë letër-porositë që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigjja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit”.
TEPELENË
LEZHË
Grabitet banka nga “ushtaraku” me kallashnikov
Shtohen vjedhjet në Tale V
Një tjetër bankë ka rënë pre e vjedhjes pasditen e së hënës. Një person i maskuar dhe i armatosur grabiti rreth orës 15:10 një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë. Autori i veshur me rroba ushtarake, i cili dyshohet se mund të jetë 35-vjeç, teksa ka kërcënuar punonjësit e bankës me një armë zjarri tip kallashnikov, ka grabitur 500 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia ka arritur të identifikojë autorin e grabitjes. Sipas informacioneve të fundit zyrtare, bëhet e ditur se falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë. Policia deklaron se për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e autorit. Policia është vënë në ndjekje të tij.
jedhjet në banesa janë kthyer në shqetësim të madh për banorët në zonën e Grykë Lumit në Tale të Lezhës. Së fundmi pre e grabitjeve ka rënë banesa e Zef Lalës, emigrant prej vitesh ne Greqi. Babai i tij tregon se hajdutët kanë hyrë në banesë pa thyer dyer e dritare dhe kanë marrë rreth 7 mije euro materiale. Në të njëjtën natë, Pjeter Lala tregon se janë thyer dhe vjedhur edhe disa banesa të tjera, ku grabitësit kanë marrë çfarë kanë gjetur. Në Tale ndodhin çdo natë vjedhje dhe sipas banoreve ka munguar reagimi i policisë. Sipas tyre edhe pse rastet e vjedhjeve janë denoncuar deri më tani nuk është kapur asnjë nga autorët që po ngjallin frikë e panik në këtë zonë. Banorët ende shpresojnë që shteti të marrë situatën në kontroll për gjetjen e autoreve të këtyre vjedhjeve të shtuara me qellim që ata të dalin para drejtësisë dhe të rikthehet qetësia në zonën e Tales.
AKTUALITET
18
E martë, 29 JANAR 2019
MARRËVESHJA
NISMA
Emigrantët, Shqipëria kthehet në vend pritës “Dita e Privatësisë”, luaj dhe mëso “Happy Onlife” Paçka se shqiptarët janë tek vendet e para të shtetasve që kërkojnë azil në vendet e BE-së, vetë Shqipëria kthehet në vend pritës në rast fluksi emigrantësh të paligjshëm. Është kjo marrëveshja staturë e nënshkruar mes vendit tonë dhe BE, për marrëdhënien me FRONTEX, përmes një pr/ligji tashmë të dërguar në Kuvend. Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, pjesë e grupit negociator të marrëveshjes me Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian (FRONTEX), thotë se Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkruan këtë marrëveshje. “Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka firmosur dhe ka finalizuar këtë marrëveshje në drejtim të rritjes së sigurisë
së kufijve të Shqipërisë. Shqipëria është prekur shumë nga flukset migratore nga vendet e treta dhe ka bërë që BE të kthejë sytë nga vendet e Ballkanit që janë portë hyrëse për këta emigrantë”,-tha për “Tv Klan”. Sipas këtij projektligji, me anë të kësaj marrëveshje synohet forcimi i bashkëpunimit për menaxhimin e
kufijve, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe kryerjen e operacioneve të kthimit e të ripranimit të emigrantëve. Gjatë vitit 2018 në vendin tonë u futën rreth 6 mijë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta si Siria apo Afganistani. Ndërsa shumicës së tyre iu refuzua kërkesa për azil në vendin tonë.
Për “Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale”, Zyra e Komisionerit prezantoi nismën “Luaj dhe mëso-Happy Onlife”. Në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Kosova” u zhvillua aktiviteti festiv me nxënës e mësues ku kjo iniciativë është promovuar, me mbështetjen dhe koordinimin e Drejtorisë Arsimore të Tiranës. Komisioneri, Besnik Dervishi, vlerësoi rëndësinë e kësaj date për edukimin e brezit të ri me njohuri të plota për garantimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave të tyre personale, sidomos gjatë përdorimit të mjedisit digjital. Nxënës nga secila prej shkollave pjesëmarrëse në këtë nismë të Zyrës së Komisonerit: “Kosova”, “E Kuqe”, “Jeronim de Rada”, “Edith Durham”, “Emin Duraku” dhe “Dora
D’Istria”, zhvilluan një demonstrim të lojës. Ajo është përgatitur nga Qendra e Bashkuar Kërkimore e Bashkimit Evropian (Joint Research Centre) për grup-moshën 8-14 vjeç. Loja “Happy Onlife” ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe zgjerimin e njohurive për mbrojtje efektive nga fenomene negative si bullizmi, kontaktet e padëshiruara në internet apo vjedhja
e identitetit, sidomos në rrjetet sociale. Nga studimet e kohëve të fundit, rezulton se të rinjtë janë gjithnjë e më shumë përdorues të teknologjive digjitale, rrjedhimisht dhe më të ekspozuar ndaj rreziqeve në internet. Prej 2006, 28 janari është vendosur si “Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” nga Këshilli i Europës, ndërsa në botë njihet si “Dita e Privatësisë”.
Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend do aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%
Redion Shtylla
D
isa ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend do aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%, çka shkaktoi debat të madh tek qytetarët. Lidhur me këtë, Komisioni i Konkurrencës bazuar në ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, ka vendosur të pezullojë zbatimin e vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, duke bërë që çmimet e shërbimeve dentare të mos rriten. Sipas Komisionit të Konkurrencës, vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, nr. 12, datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003. Po ashtu sqarohet se masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrja Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të
Autoriteti i Konkurrencës: Kush rrit çmimet dentare gjobitet VENDIMI “Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se ligji ndalon të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg. “Vendimi i Urdhrit të Stomatologut, mund të ketë elementë të kufizimit të konkurrencës në kuptim të nenit 4 të Ligjit 9121/2003””.
konkurrencës. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë për individët që me dashje ose nga pakujdesia kryejnë ose bashkëpunojnë në veprimet e sanksionuara në nenet 73 pika 1 dhe 74 pika 1 e Ligjit 9121/2003. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët
(ekzaminim me sy) i kanë falas por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte. ‘’Do
të merren masa nga Ministria e Shëndetësisë dhe Financave’’, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me debatin për tarifat dentare. ‘’Ministria e kundërshtuar këtë vendim, pasi është i pazbatueshëm. Urdhri i Stomatologut ka kaluar kompetencat. Ne kemi dërguar në gjykatë një kërkesë padi për anulimin e këtij ligji. Garantojmë qytetarët që nuk
do të ketë rritje të tarifave dysheme, pasi nuk është kompetencë e Urdhrit ky vendim. Të gjitha organet janë duke bashkëpunuar. Vendimi është i pa aplikueshëm dhe i pabazuar në ligj. Ndaj jo vetëm ministria e Shëndetësisë por edhe instancat e tjera që janë pjesë e kësaj iniciative janë nën vëzhgim. Por garantojmë qytetarët që nuk do të ketë asnjë aplikim të asnjë vendimi që është në tejkalim të kompetencave’’,-deklaroi ministrja të shtunën.
AKTUALITET
19
E martë, 29 JANAR 2019
Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për autorin dhe bashkëpunëtorët e vrasjes së Arben Gjecit. Bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti ka folur edhe për skenarin e fshehjes së vrasjes
I
ndodhur në një zonë të thellë malore të Qarkut të Tiranës, fshati Bastar i Mesëm u trondit nga një vrasje, ajo e 34-vjeçarit Arben Gjeci, baba i 3 fëmijëve. Shkak i vrasjes është një histori dashurie jashtëmartese. Të hënën, Gjykata e Tiranës dha masat e sigurisë për autorin dhe bashkëpunëtorët e krimit. Elida Cani kishte nisur prej muajsh një lidhje jashtëmartesore me viktimën, Arben Gjeci. Autor i krimit dyshohet të jetë vëllai i Elidës, Esat Cani për të cilin Gjykata i dha masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për 20-vjeçaren dhe bashkëshortin e saj, masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Esat Cani akuzohet për “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”, Dëfrim Kurti për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, kurse Elida për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Të tre të përfshirët në ngjarje, janë munduar që vrasjen ta raportojnë si aksidentale, me argumentin se Gjeci ishte rrëzuar nga një lartësi por 4 plagët në kokë kanë bërë që policia të dyshonte në lidhje me shkaqet e vërteta të ngjarjes dhe pas dëshmive të marra dhe verifikimeve te kryera ka mundur të zbardh vrasjen. Prokuroria Alma Bramo, në dokumentin ku i kërkon Gjykatës vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, jep dëshmitë e tre personazheve të vrasjes.
20-vjeçarja: Të dashurin e vrau vëllai, burri bëri skenarin
Vajza 20-vjeçarja ka pranuar se ka pasur lidhje me viktimën dhe se natën e krimit, ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën. “Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anulloja takimin por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Me Dëfrim Kurtin jemi martuar para dy vitesh. Arbeni erdhi kur im shoq nuk ishte në shtëpi. Vendi ku takoheshim ne të dy është një dhomë e veçuar
FIER
Kapet shoferi, aksidentoi për vdekje të riun P
olicia e Fierit ka mundur të vërë në pranga shtetasin me inicialet A.B, 24 vjeç, banues në Pojan. I riu dyshohet se ka aksidentuar për vdekje me makinë shtetasin A.Xh 20-vjeç. Ngjarja ka nodhur një ditë më parë ku i riu u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Hoxhare të Fierit pasi ishte përplasur nga një automjet. “Ndalohet drejtuesi i mjetit i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë shtetasin A.Xh. Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan. Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.
nga shtëpia. Pata merak se mos vinte burri dhe i thashë Arbenit por ai më tha të rrija e qetë se burri po pinte kafe. Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën, pasi kishte pasur idenë që dikush po e ndiqte. Nuk pashë askënd se kush e qëlloi, sepse aty është një mur që s’të lejon të shikosh. Dola me vrap dhe e pashë të përpëlitej, hodha sytë ngado, por nuk pashë askënd. Arbeni gjendej aty në mes të pellgut me gjak”,-është shprehur ajo. Vëllai E ndërsa në fillim e mohoi vrasjen, Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares
ka pranuar gjithçka duke treguar ngjarjen. Ai ka thënë se nuk ka pasur si qëllim për ta vrarë por për ta trembur që të mos shkatërrojë martesën e së motrës. “E godita, jo për ta vrarë por që të trembej dhe të mos të shkatërronte më tej martesën e motrës. Të nesërmen në mëngjes doli lajmi në fshat se Arbenin e kishin qëlluar me sende të forta dhe se ai kishte ndërruar jetë. Por si arriti deri këtu? E ruajta gjithë ditën Arbenin. E pashë furgonin e tij kur parkoi në lokal dhe piu kafe me kunatin tim, burrin e Elidës, pastaj të dy u larguan. Kunati iku në një lokal tjetër,
ndërsa Arbeni u drejtua drejt shtëpisë së motrës. Kisha që në muajin tetor që më gërryente dyshimi. Një ditë kur u ktheva nga Greqia, ishim si pasagjerë në makinën që drejtonte Arbeni. Bashkë me mua ishte edhe ime motër dhe e fejuara ime. Arbeni po sillej çuditshëm dhe unë aty në atë çast dyshova se ai ose ishte lidhur me motrën time ose me të fejuarën time”,-tha dëshmuar ai. Bashkëshorti Dëshmi ka dhënë edhe bashkëshorti i Elidës, i cili ka treguar skenarin për fshehjen e vrasjes. “Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tha hajde më dërgo te shtëpia ime. Unë kisha lëvizur nga ai lokal dhe ndodhesha pak larg, në një lokal tjetër, 20 minuta larg shtëpisë. I thashë kam punë tani, herë tjetër. Ajo më telefonoi sërish duke qarë më tha hajde shpejt, në shtëpinë tonë gjendet një burrë i gjakosur, dikush ka qëlluar Arben Gjecin. Pastaj më tha sërish me mua bëj ç’të duash, ai ishte tek unë. Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës’’.
GJYKATË
Vrasja e Marvit, Prokuroria dorëzon provat P
ër 19-të muaj, prindërit e të ndjerit Marvi Mihali, ndjekin çdo seancën gjyqësore për të kërkuar drejtësi për djalin e tyre. Të hënën Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave, ndërkohë që avokati i dy të akuzuarve, të cilët janë shpallur në kërkim, ka kërkuar që klientët e tij të paraqiten në gjyq si dëshmitarë. “Dy të rinjtë që janë në kërkim të thirren si dëshmitarë. Do të përpiqem që të kontaktojë me ta, që të paraqiten në gjyq”, deklaroi avokati i vëllezërve Klidens dhe Marsel Alla, të cilët kërkohen nga policia. Kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata. Në seancën e fundit, Pavllo dhe Mira Mihali u paraqitën për të dëgjuar dëshmitë e dy personave. Njëri prej tyre ishte truproja e kazinos, Besim Sokolaj, ku sipas pamjeve filmike shihet që është në vendngjarje, në momentin e vrasjes së 22-vjeçarit Marvi Mihali. Në
dëshminë e tij, Sokolaj ka thënë se nuk mbante mend mirë ngjarjen, pasi nuk ishte afër momentit të krimit, dhe se nuk kishte parë mjete prerëse (thika) tek autorët e krimit. Dëshmia tjetër ishte ajo e Grejsi Stërmasit, shoqes së Marvi Mihalit. Ajo ishte me
të ndjerin deri pak minuta para ngjarjes kriminale. Dëshmitarja ka treguar se para ngjarjes, ajo së bashku me Marvin dhe disa miq të tjerë kanë qenë te sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa e ka marrë Armendi në telefon disa herë dhe i ka thënë që të shkonte me të.
ART
20 E martë, 29 JANAR 2019
BOTIMI I “MUZG”
A është vonë nesër? Nga Mark Simoni
D
eri mbi kopertinë të librit duket se del entuziasmi dhe dëshira e Alketa Hiles për të shkruar poezi dhe për tu marrë me letërsi. Dhe sapo e hapën librin, e ndjenë se futesh në rrezen e kësaj gjendje. "Nesër është vonë" e ka titulluar librin e saj autorja, ku ndjehet koha jo vetëm si dimension filozofik, por kuptohet menjëherë dhe shqetësimi që ka Alketa për të mos u vonuar në deklarimin e artit të saj të vargut. Pikërisht, kjo ndërgjegje krijuese e ka bërë të vetëdijshme poeten, për t'i sjellë lexuesit një grusht
LIBRI
Nga Vilson Culaj
J
o rrallë njerëzit flasin për dijen e filozofinë, përplas jet e urrejtjet ndërnjerëzore, religjionin, dhimbjen e dashurinë, por thuajse fare rrallë u bie ndër mend të reflektojnë lidhur me intuitën letrare dhe meditimin. Këtë dimension të pikëvështrimit letrar e imagjinar, e posedon krijuesi i ri shkodran, Andreas Dushi, në romanin e tij "Kur vdekja të na bashkojë" i cili roman, edhe pse modest në vëllim, po të mos e njohësh moshën e tij të krijon përshtypjen se atë e ka shkruar një shkrimtar në moshë të pjekur. Ky ngacmim i bukur të sjell në mend thënien e Richard W. Childin "Jeta për mua është aq ngazëllyese saqë atë nuk mund ta mbaj vetëm për vete. Thjesht, këtë duhet t'ua tregoj njerëzve". Prozatori i ri Andreas Dushi, që në fillim të mbërthen me gjakimin e tij letrar, për ta rigjetur, ritakuar e përjetuar lirinë personale, qoftë ajo liri e ideve, emocioneve, apo e vizioneve rinore. Autori është në luftë të përhershme me kufizimet, ai nuk e do hermetizmin, ndrydhjen po as thyerjen e ëndrrave. Vendosja e personazhit të Stefanit,të gjyshes dhe Irenës si protagonistë të modelit rrëfimor e romanor, nuk është e rastësishme. Ata janë model i një jete harmonike, përkrahjeje, ndihmëse, shprese e dashurie për idealet e autorit, por edhe si subjekte shkarkimi emocional. Subjekti letrar në esencën e tij është post modern, por nuk mungojnë as refleksionet filozofike për jetën, shpresën e dashurinë
poezishë sa serioze aq dhe të hijshme e të frymëzuara. "Librat e parë ngjajnë me pranverën e pyllit, ku çdo gjë lulëzon e buis me një harlisje të jashtëzakonshme, ku çdo gjeth e lule vjen nga shenjtëria mistike e natyrës", -thotë Isabel Aliende. Ky libër është kuruar me kujdes, në një ekuilibër perfekt të unit të autores dhe natyrës që e rrethon, Ky regjistër krijimi vjen pikërisht nga që, Autorja është e frymëzuar nga muza e atij areali dhe abitati ku ka shkuar vitet e saj. Ndjehen kudo zërat që vijnë nga ndërgjegja e vetë Divjakës, dhe marrin përmasa universale nga ky afeksion poetik me natyrën. E gjitha kjo më kujton një devizë të Dostojevskit, kur na tërheq vemendjen se, vendlindjet
janë terrenet më të sigurta, ku kujtimet, frymëzimi dhe gjendjet, dijmë t'i shkruajmë më mirë. Alketa Hila shkruan poezi me shumë nerv dhe grintë. Gjithashtu në dimensionin tjetër të të shkruarit, autorja ka plot poezi intime e dashurore, të shkruara me finesë, ashtu të brishta dhe delikate, të hajthme dhe elegante. E gjithë kjo fashë poetike është e kuruar me shumë mjeshtri e talent nga poetja. Madje poezitë për dashurinë janë jo vetëm si ndjesi, por dhe si argumente letrare. Kjo poete na sjell para syshë imazhe dhe përfytyrime shumë interesante, të veçanta, që na e afrojnë pranë botën e Alketës, frymëzimet e saj të lehta e transparente, gati mjegullore si akuarelet. Kjo autore ka në
agregatin e saj krijues dhe përceptiv, shqisa të përthithjes së të bukures, ndjesinë e ngjyrës, konceptin e gjeografisë së bukur të gjërave. Pikërisht tërë këto gjëra bëhen menjëherë pjesë e koshiencës letrare të Alketa Hilës, dhe volum i frymës së saj estetike. Pablo Pikaso thotë që, çdo art është prezent tek artet e tjera. Dhe mos harroni, sa herë unë bëj pikturë, po në atë çast kam bërë në këtë tabllo, edhe poezi, edhe muzikë. Regjistri i tastjerës së Alketa Hilës përfshinë gjithë spektrin e krijimit, që nga idili dhe dashuria, dhe deri te shqetësimet dhe gjykimet sociale. Tërë këtë gjeografi temash, Alketa e përndez me ngjyra të shuma dhe me tërë forcën e vargut, e shkruan me shumë estetikë dhe hamoni, e dëshmon në vokacionin e saj letrar, e sjell me një
energji të veçantë. Atmosfera letrare të këndëshme, gjendje sociale dhe harmoni me unin poetik, dhe tërë këtë lëndë letrare autorja e administron krejt mire. Madje tek Alketa Hila evidentohet se i trajton hijshëm ndjenjat dhe përditësinë, si dhe i stilon bukur ato.
Urtia letrare e Andreas Dushit, e mbështjellë me intuitën e një fryme të stuhishme të rinjohjes Vështrim i shkurtër për librin e Andreas Dushit "Kur vdekja të na bashkojë", botuar nga "Enti Botues GJERGJ FISHTA", 2017 në mes të rinjve . Figura e Irenës është boshti i rrëfimit romanor. Në modelin e saj jetësor, subjekti lirik nuhat fenë , shpresën, dashurinë e butësinë njerëzore si një nevojë ekzistenciale dhe burim frymëzimi për një jetë të re, edhe pse jeta e saj e kërcënuar seriozisht nga sëmundja. Metafora romanore për "pacientin klinik" është një gjetje e mjeshtri e rrallë e autorit Dushi, i cili aq bukur di të luajë me personazhet, figurat, ngjarjet, terenin dhe subjektet romanore, gjithmonë duke lënë pas vetes edhe mesazhe të ndërdishme, hera-herës edhe të mistershme hermetike për lexuesit. Vetëm tryeza e tij e pasur emocionale mund ta bëjë një trajtim e vështrim të tillë, por gjithmonë duke pasur kujdesin e shtuar se nuk dua gjithçka t'i rrëfehem botës dhe dua që diçka të ruaj vetëm për shpirtin tim. Heroi i novelës reflekton si një lloj modeli letrar se si duhet çmuar jeta, paraardhësit, prindërit, por edhe subjekti Eva, e cila edhe pse në pragun e kalimit në amshim, di t'i japë kuptim jetës dhe ndjenjës së tjetrit. Ajo në fakt është përmbushja imagjinare e autorit i cili botën e vështron në këndin e Erosit e jo
të Tanatosit. Lufta mes brezave është epiqendra e rrëfimit dhe e luftimit ideo - artistik të autorit Dushi. Ai ka pjekurinë e një të rrituri në diskursin letrar, por shijen për jetën e ka rinore. Lufta e përhershme në mes të kujtesës, kufizimeve, indiferencës , etjes për dashuri familjare e sociale, janë tundim i përhershëm i autorit. Ai ka një etje e klithje të brendshme sa i përket këtij rrafshi, sepse i mbërthyer në mes të libidos mentale për të lënë gjurmë në art e kulturë, ai çdo ditë sfidohet nga furtunat e Edipit, kufizimet e Erosit, dhe refuzimit të Tanatosit, të cilat dukuri metafizike mundohet të i'a imponojë superstruktura shoqërore. Lufta e përhershme e autorit për t'i krijuar vetes një taban të personalitetit të tij unik dhe të një shëmbëlltyre në dashuri është beteja më fisnike me sa kam nuhatur unë në këtë mbarështrim letrar përgjatë leximit tim. Andreas nuk vuan nga mungesa e dashurisë, por ka mungesë të dashurisë, sepse rruga e tij paksa unike dhe idetë e tij metafizike që nuk maten me kohën tokësore, e tundojnë çdo ditë. Jo rastësisht, Rudolf Flesh shprehet se "Asgjë nuk është më
e pavërtetë se sa anonimiteti" . Çdo shkrimtar në fakt ka një prirje për dramatizim të gjërave, por me sa kam nuhatur gjatë leximit të këtij romani të tipit nanual ditor, ku përmes një intervali kohor shprehet një botë e histori, lirshëm mund të konstatoj se autori Dushi është në kërkim të historisë së tij personale, lirisë, ndërgjegjësimit, dhe shkëputjes nga të menduarit kolektiv. Dialogjet dhe sentencat në roman janë të shkurtra, por kuptimplota dhe të nënshtresuara. Ai përmes një sentence të vetme zbërthen një qiell ndjesi e gjakim, por edhe dendësi të mesazhit. Lakonizmi është art në vete, por
edhe sakrifica akti me sublime i një individi, do kisha gjykuar pas këtij leximi vertikal të veprës. Autori Dushi i ka të dyja këto cilësi e dhunti natyrore. Edhe pse i ri në moshë ai kërkon "filtrin social" jo si një lloj gjykimi as paragjykimi, por si një kumti letrar për një Katarsis familjar, shoqëror e kombëtar. Vetëm i liruar nga narcisi personal, autori ka arritur që ta kapë fijen e talentit letrar. Ai është empatist në dhimbje, sëmundje e dilema ekzistenciale. Autori Dushi ndoshta për momentin i është mbyllur botës, por në fakt i është hapur lexuesit. Pra, humanisti ngihet kundër vetë mendimit si një lloj lumturie e reduktuar për t'i dhënë dikur botës e shoqërisë një lloj lumturie universale e cila ushqen ëndrrën. Pra, lumturia dhe pasioni letrar e përjashtojnë njëra tjetrën. Titulli "Kur vdekja të na bashkojë" është një lloj frike nga dashuria për lexuesit, por edhe një model letrar i begatë njëkohësisht…. Arti pra nuk është një pasion por një mision jete, andaj lumturia qëndron tek të lumturit… Misioni i Andreasit pra është kjartë. "Të krijosh d.m.th. ta vrasësh vdekjen…"
KURESHTI
21 E martë, 29 JANAR 2019
Gjen gjallë nënën 103 vjeçare, pas 61 vitesh kërkime Një grua e moshuar ka gjetur nënën e saj 103-vjeçare pas 61 vitesh kërkime për ta gjetur. 81-vjeçarja, që u rrit në Kirwan House, një jetimore protestante në Dublin, nisi përpjekjet për të gjetur nënën kur ishte 19 vjeç. Macken telefonoi Radio RTE për t’i treguar moderatorit Joe Duffy se më në fund kishte gjetur nënën e saj dhe se ishte personi më i lumtur në botë. “Nuk mund ta besoja kur dëgjova fjalën se ishte gjallë, gjithçka që unë dua të bëj është ta takoj atë,”-tha Macken në emisionin radiofonik. Ajo shpreson të bashkohet me nënën e saj në javët e ardhshme. Pas dekadash kërkime, Eileen tha se ky zbulim do të thoshte gjithçka për të. “Dua të ulëras: Nuk jam më jetime”, shtoi gruaja. Macken u ndihmua nga një gjenealogjist, që e kishte dëgjuar më parë në stacionin e radios, duke disku-
Rosaku Trevor, që është quajtur zogu më i vetmuar në botë ka ngordhur pasi u sulmua nga qentë në ishullin e largët të Paqësorit Niue. Ky ishte zogu i vetëm i këtij lloji që jetonte në ishull. Ai kishte ardhur në 2018, por është e paqartë se si ai kishte mbërritur atje. Zogu jetoi në një pellg përgjatë rrugës, ku ushqehej rregullisht dhe u kujdes nga banorët vendas. “Ai u paraqit në Niue në janar të vitit të kaluar pas një stuhie të madhe, ne mendojmë se ai fluturoi dhe erdhi këtu”,tha Rae Findlay, shefi i Dhomës së Tregtisë së Niue.
tuar për çështjen e kërkimit të mamasë. Në përpjekje për të gjëtur prindërit, Macken bëri një test AND-je. “Mami im është 103 vjeçe dhe së shpejti
do mbush 104 vjeç”, shpjegoi ajo. “U përpoqa të flisja në telefon me të por nuk më dëgjonte. Dua vetëm të shkoj ta takoj”.
U zhduk për disa ditë, 3-vjeçari: Jetova me një ari Një djalë 3-vjeçar që u gjet i gjallë pasi u zhduk për disa ditë, deklaroi se kishte jetuar me një ari. Casey Hathaway
Ishulli mban zi për rosakun më të vetmuar në botë
ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë të martën, kur u zhduk nga oborri i gjyshes së tij në një zonë rurale në lindje të
Karolinës Veriore. Vogëlushi u gjet i gjallë pas dy ditësh kërkime intensive. Halla e Casey, Breanna Hathaway, raportoi në një postim në Facebook se nipi i saj ishte në shtëpi, i shëndetshëm dhe i qeshur. Ajo tha se 3-vjeçari i kishte rrëfyer se jetoi me një ari gjatë kohës që humbi. “Casey më tha që qëndroi me një ari për dy ditë,”-tha Hathaway. “Zoti i dërgoi atij një shok që ta mbronte. Mrekullitë ndodhin.” Në një post tjetër, Hathaway shtoi se Casey i pëlqen të shikojë “Masha and the Bear”, një shfaqje rreth një vajze që jeton në pyll me një ari, i cili e mbron. Policia tha të enjten se ku u gjet djali ishte i lagur, i ftohtë dhe ishte ngatërruar në hardhi, por nuk kishte lëndime serioze.
Grabitet piktura murale e Banksy Është grabitur një pikturë murale e Banksy. Piktura ishte vendosur në derën e teatrit Bataclan në Paris. “Puna e Banksy, një simbol i kujtimit dhe që i përket çdo njeriu, banori të këtij vendi, parizienëve, qytetarëve në të gjithë botën, është vjedhur,”-shkruajti teatri në një postim në Twitter. Piktura tregonte një grua të trishtuar që mbante një vel të zi dhe të bardhë, me kokën ulur ndërsa shikonte poshtë. Ky mural i veçantë ka rëndësi të veçantë, pasi u pikturua në derën e Bataclan, ku 90 vetë u vranë gjatë një sulmi terrorist në nëntor të 2015. Reuters raportoi se hajdutët vodhën derën duke përdorur një kamion të premten.
Të martuar prej 70 vitesh, ndërrojnë jetë duke mbajtuar duart njëri-tjetrit Norma June Platell, 90 vjeç dhe Francis Ernest Platell, 92 vjeç kanë vdekur vetëm pak momente pas njëri-tjetrit. Nuk bëhet fjalë për ditë apo për orë, por për minuta. Çifti i martuar prej 70 vitesh ishin vendosur në të njëjtën dhomë spitali dhe ndërruan jetë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit. Vajza e tyre u shpreh se Norma June kishte pasur frymëmarrje të pazakontë ndërsa Francis Ernest ishte i shqetësuar. Infermierja u kthye për ti kontrolluar 10 minta më vonë, por i gjeti të vdekur. Ata vdiqën së bashku, ashtu siç dëshironin. Doktori nuk mund të konkludonte se kush vdiq i pari. Certifikatat e tyre të vdekjes dhe minutazhi i ndarjes nga jeta janë identike. 90 vjeçarja vuante nga sëmundja e Alzheimer.
SHOWBIZ
22 E martë, 29 JANAR 2019
Supermodelet Bella, Kendall dhe Hailey në gjyq për mashtrim Dy agjenci që përfaqësojnë supermodelet si Bella Hadid, Kendall Jenner, Hailey Bieber dhe Emily Ratajkowski së shpejti do të detyrohen të zbulojnë detajet rreth pagesave që morën nga mashtruesi Billy McFarland për festivalin e dështuar të vitit 2017 ‘Fyre’. Yjet e pasarelave do të duhet të tregojnë informacionet që morën rreth pagesave për promovimin e festivalit. Administratori që mbikqyr falimentimin e Fyre Media, i kërkoi një gjyqtari që të thërrasë në gjyq të famshmit që ndihmuan në promovimin e festivalit që u mbajt në Bahamas, sipas Billboard. Gregori Messer, me thirrjen e modeleve në gjyq shpreson të kuptojë se çfarë ndodhi me gjithsej 26 milionë dollarë që u mboldhën nga investitorët e Fyre. Dy vjet më parë, organizatori Bill McFarland mash-
Shën Valentini i parë i Harry dhe Meghan Markle, ja ku do “arratiset” çifti mbretëror Duka i Sussex-it do të kalojë Ditën e Shën Valentinit si një burrë i martuar. Thuhet se Harry dhe partnerja e tij, Meghan Markle do arratisen për në Rrethin Arktik me 14 shkurt. 34-vjeçari Harry do kalojë ditën duke takuar trupat e marinës mbretërore që do marrin pjesë në “Exercise Clockwork”, ndërsa darkën do ta kalojë me bashkëshorten e tij shtatzënë. “Exercise Clockwork” është emri tradicional për trajnimin vjetor dimëror, i bazuar në një prej mjediseve më të vështira në botë dhe duke u fokusuar në mbijetesën në kushte ekstreme.
Super modelja ruse sulmon sërish Kim Kardashianin: Tani jam unë... troi investitorët me rreth 26 milionë euro, duke u premtuar organizatorëve një “festival që bota kurrë nuk e ka parë.” Të interesuarit u mashtruan duke paguar një biletë deri dhjetë mijë euro, për një strehim “luks” në ishullin e largët. Jenner në mënyrë specifike
thuhet se mori 250.000 dollarë për një postim të vetëm në Instagram rreth festivalit. Modelet do të duhet të shpjegojnë se si i morën paratë dhe për këtë arsye nuk kanë respektuar ligjin federal dhe publikimet i kanë shënuar si reklama të paguara.
Brooklyn Beckham harron Rita Orën, zbuloni kush është e dashura e re Brooklyn Beckham, djali i çiftit Victoria-David është fotografuar duke shkëmbyer disa puthje e përqafime me të dashurën e re Hana Corss. Fotografi 19-vjecar dukej shumë i lumtur teksa ecte në rrugët e Nju Jorkut me modelen 21-vjeçare. Pasi i treguan të gjithëve se sa të dashuruar janë, ata u ulën në një restorant që gatuhet sushi për të ngrënë drekë. Lidhja e re e dashurisë së Brooklyn vjen pas historisë sekrete që pati me këngëtaren shqiptare, Rita Ora para dy vitesh. Thuhet se Brooklyn i dha fund asaj romance pasi prindërit e tij nuk ishin aspak dakord, prandaj e dërguan me studime në Nju Jork sepse nuk donin të takohej me Ritën. Arsyeja ishte se këngëtarja shqiptare me famë botërore njihet për lidhje dhe takime me disa yje roku. Madje pati dhe një histori me Dave Gardner, një mik i familjes Beckham që acaroi më shumë babain David dhe e mbajti larg Ritës të birin.
Modelja e njohur ruse, Anastasia Kvitko u bë mjaft e famshme për shkak të krahasimit që i bëhej me seks simbolin, Kim Kardashian. Gjithsesi, 23vjeçarja ka deklaruar shpeshherë se është shumë më e bukur se Kim, ndërsa përafrojnë vetëm për format fizike. Së fundi, Anastasia ka sulmuar sërish Kim Kardashianin, duke u shprehur se asaj tanimë i ka ikur mosha dhe i ka mbetur vetëm Photoshopi. 23-vjeçarja ka shtuar ndjeshëm edhe fansat në Instagram, teksa vetëm gjatë vitit të fundit ka kaluar nga 2.1 milionë ndjekës, në 7.6.
Courtney Stodden me të brendshme duke blerë ushqime Ylli i televizioneve Courtney Stodden ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën ndërsa hyri në një ushqimore. Bomba bjonde u shfaq për të blerë ushqime e veshur me të brendshme dhe mbante sipër një pallto të hapur. Të gjithë sytë ishin drejt Courtney, e cila nuk i ndjeu fare temperaturat e ftohta. Stodden u fotografua ndërsa dilte nga supermarket me qesë në dorë. Nuk dihet ende çfarë e ka shtyrë atë të dalë me të brendshme në rrugë.
SPORT
23
E martë, 29 JANAR 2019
Real Madrid thyen gjithë rekordet, duke u bërë klubi i parë që arrin 750 milionë euro
20 klubet me më shumë fitime S
ezoni i keq i Manchester United ka bërë që klubi anglez të lërë vendin e parë në renditjen e ekipeve me më shumë të ardhura në Europë. Pasi nuk kaluan fazën e 1/16, “Djajtë e Kuq” janë parakaluar në renditjen e pasanikëve. Real Madrid thyen gjithë rekordet, duke u bërë klubi i parë që arrin 750 milionë euro. Pavarësisht rënies së Manchester United nga vendi i parë në vendin e tretë në klasifikim, kampionati anglez Premier League numëron 6 skuadra në “Top 10”, më shumë se gjithë vendet e tjera. Tottenham Hotspur (428 mln euro të ardhura) hyn sërish në “Top 10 të Money League” pas një mungese më shumë se dhjetëvjeçare (2006/07). Falë 750.9 milionë euro të ardhura, Real Madrid rifiton vendin e parë në “Money League”, që mungonte që prej sezonit 2014 /2015, duke lënë pas Barcelonën me 690.4 milionë euro, hendeku më i madh i parë ndonjëherë. Real Madrid thyen gjithë rekordet, duke u bërë klubi i parë që arrin 750 milionë euro. Rritja ka ardhur kryesisht për shkak të të ardhurave komerciale (+54,8 milionë euro), duke përfshirë edhe të ardhurat nga marrëveshjet sponsorizuese, merchandising dhe fitimet nga ndeshjet
KONTRATA
S
ulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është lojtari më i ri i Atletico Madridit. Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Chelsean për huazimin e sulmuesit Morata. ‘’Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e 26-vjeçarit për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe për sezonin e ardhshëm’’. ‘’Sulmuesi ka nënshkruar kontratë pas kalimit të testeve mjekësore gjatë të dielës’’, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll. Ky është një rikthim për Moratan te Atletico, pasi spanjolli është lojtar që ka kaluar kohë në ekipet e moshave. Te Atletico besojnë se e kanë gjetur profilin e duhur të golashënuesit, pasi sipas tyre këtë e ka
LISTA 20-Newcastle-201,5 milionë euro 19-West Ham-197,9 milionë euro 18-Milan-207,7 milionë euro 17-Everton-212,9 milionë euro 16-Schalke 04-243,8 milionë euro 15-Roma-280,8 milionë euro 14-Inter-280,8 milionë euro 13-Atletico Madrid-304,4 milionë euro 12-Borussia Dortmund-317,2 mln euro 11-Juventus-394, 9 milionë euro 10-Tottenham-428,3 milionë euro 9-Arsenal-439,2 milionë euro 8-Chelsea-505,7 milionë euro 7-Liverpool-513,7 milionë euro 6-PSG-541,7 milionë euro 5-Manchester City-568,4 milionë euro 4-Bayern Munchen-629,2 milionë euro 3-Manchester United-666 milionë euro 2-Barcelona-690,4 milionë euro 1-Real Madrid-750,9 milionë euro
miqësore në fillim të sezonit. Po si ishin shifrat për 2018? Në klasifikimin e përvitshëm të klubeve të futbollit me të ardhurat më të larta në botë nga Forbes, për të dytin vit me radhë, Manchester United në 2018 u renditet në vend të parë, me një vlerë prej 4,12 miliardë dollarësh, krahasuar me 3,69 miliardë dollarë vitin e kaluar. Manchester United ka gjeneruar të ardhurat më të larta (737
REAL MADRID
“Thyen gjithë rekordet, duke u bërë klubi i parë që arrin 750 milionë euro. Rritja ka ardhur kryesisht për shkak të të ardhurave komerciale (+54,8 milionë euro), duke përfshirë edhe të ardhurat nga marrëveshjet sponsorizuese, merchandising dhe fitimet nga ndeshjet miqësore në fillim të sezonit”.
milionë dollarë) gjatë sezonit 2016-2017 dhe thuajse 50% më shumë të ardhura operative (254 milionë dol-
Atletico Madridi nënshkruan me Moratan G
treguar në shumë liga evropiane. Morata ka luajtur në La Liga me Real Madridin, në Ligën Premier me Chelsean dhe në Serie A me Juventusin, ku në total
ka shënuar 82 gola dhe 37 asistime me këto klube. 26-vjeçari gjithashtu është një reprezentues i rregullt i Kombëtares së Spanjës, ku ka 27 paraqitje dhe 13 gola.
larë) krahasuar me çdo klub tjetër. Në këtë klasifikim, vlera e të gjitha skuadrave është rritur me të paktën
SITUATA
entian Mezani nuk është më trajneri i Luftëtarit. Tekniku ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij menjëherë pas ndeshjes me Kastriotin në kampionat, të cilën skuadra gjirokastrite e humbi me rezultatin e thellë 5-1. Gentian Mezani e mori drejtimin e Luftëtarit në muajin shtator të vitit 2018 kur zëvendësoi Milosh Kostiç dhe tashmë e sheh vetën të largohet pas 3 muajsh. Pas 19 javëve kampionat, Luftëtari është në vendin e 8 të klasifikimit me 17 pikë dhe tashmë e sheh veten në luftë për mbijetesë pasi Kamza dhe Kastrioti që e ndjekin janë shumë pranë me
9%, këtu bën përjashtim Milan, vlera e të cilit ka rënë me 24% krahasuar me vitin e kaluar, në 612 milionë dollarë. Pas Manchester United, janë dy gjigantë spanjollë-Real Madrid (4,09 miliardë dollarë) dhe Barcelona (4,06 miliardë dollarë). Të dyja klubet shumë shpejt mund t’i kalojnë Red Devils në aspektin e vlerës: i pari, falë fitores së Champions League (102 milionë dollarë në 2017/2018), ndërsa Barcelona falë të ardhurave të mëdha që duhet të gjenerojë stadiumi i ri kur të përfundojë (brenda katër vjetëve).
Humbja largon Mezanin nga Luftëtari
pikë. Ndërkaq, Luftëtari duket se e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij dhe me shumë gjasa
trajneri i ri do të jetë Mladen Milinkovic, një emër i njohur në ambientet e klubit gjirokastrit.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 29 JANAR 2019
83-vjetori i Kadaresë, mesazhe nga Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj
Presidenti Meta: Ismail Kadare, kolos i përmasave botërore
P
residenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në facebook, të madhin Ismail Kadare. Në mesazhin e urimit
për 83-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Kreu i Shtetit e cilëson si kolosin e përmasave botërore. “Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të
tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme”,-shkruan Presidenti Ilir Meta në facebook. Urimi i plotë i kreut të shtetit: “Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes. Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme. Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndri-
tur!”. Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në instastory me rastin e 83-vjetorit të lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. Rama shkruan se Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore. “Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”– shkruan Rama në video. Urime për gjeniun e letrave shqipe kanë ardhur dhe nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka uruar
shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për ditëlindjen e 83-të. Haradinaj shkruan se shqiptarët janë me fat që e kanë shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë identitare. “Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes, shtëpia e tij kthehet në muze
Veliaj: Po vëmë dorë mbi një xhevahir që do të kthehet në epiqendër për turistët Shkrimtari Ismail Kadare festoi dje 83-vjetorin e lindjes. Por, ky përvjetor vjen ndryshe për njeriun e madh të letrave shqipe, shtëpia e të cilit shumë shpejt do të jetë një muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni, kanë nisur pa humbur kohë punën për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh shqiptar në Rrugën e Dibrës, e cila në të ardhmen do të jetë një destinacion turistik jo vetëm për të pasionuarit pas veprave të Kadaresë. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë nismë një eksperiencë krejt të veçantë. “Jam shumë i lumtur që me rastin e ditëlindjes së të madhit Ismail Kadare kemi nisur punën në atë që nuk është vetëm një shtëpi muze, por është një eksperiencë në zemër të Tiranës, në
një pallat i cili mbart shumë histori; një pallat që çoi Maks Velon për vite të tëra në burg, një pallat ku me Kadarenë ka qenë komshi edhe shkrimtari Dritëro Agolli”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se falë kësaj ndërhyrje, do të dalë në pah, i transformuar, një tjetër xhevahir i mbuluar nga pluhuri. “Falë projektit të Elisabetta Terragnit, arkitektes së famshme të “Shtëpisë së Gjetheve”, po vëmë dorë mbi një xhevahir të mbuluar nga pluhu-
ri në qendër të Tiranës, e cila i ka të gjitha mundësitë të transformojë ndoshta një nga pallatet më të përfolura në Tiranë. Kemi punuar shumë me pallatet e Tiranës, me administratorët, për t’i rregulluar me veshje kapotë, por kjo ndërhyrje është e veçantë. Sigurisht, do të kujdesemi që pallati të transformohet dhe të shkojë në fazën përfundimtare siç e kishte projektuar i madhi Maks Velo, por epiqendra do të jetë apartamenti i Ismail Kadaresë, në të cilin ai jetoi nga vitet ‘70 deri në vitet ‘90, dhe ku ka shkruar disa nga
kryeveprat e tij”, u shpreh kryebashkiaku. Veliaj falenderoi shkrimtarin Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, Helenën, për bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. “Ai është ndoshta emri më i njohur ndërkombëtarisht nga ne shqiptarët dhe besoj se për shumë turistë që vijnë në Tiranë, të cilët vizitojnë “Bunkerin”, “Shtëpinë e Gjetheve”, do të kenë një tjetër stacion fan-
tastik këtu në shtëpinë e Ismail Kadaresë. E falenderoj atë dhe Helenën, që bashkëpunuan me Bashkinë e Tiranës për ta rikonceptuar, për ta kaluar këtë shtëpi në pronë të Bashkisë së Tiranës, teksa bashkia po eksploron se si do të marrë një rol aktiv edhe në muzetë e qytetit, dhe mbi të gjitha t’i uroj atij jetë të gjatë, shëndet dhe gëzuar ditëlindjen”, tha Veliaj.