Koha Jone, 29 korrik 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Basha: Tritol dhe mina! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 178 (8309)

E diel, 29 Korrik 2018

Çmimi 30 Lekë

Natyrisht që ky premtim i kreut të PD-së për konfiskime ndaj mafies oligarkike është një gjë shumë e mirë për vendin, por ka nevojë për garanci. Garancia nuk vjen nga një parti e cila synon të marrë e vetme pushtetin, siç bëri Rama në vitin 2017. Duhet koalicion jo për të shtuar numrin e demonstruesve dhe frikësuar qeveritarët. Koalicion vlerash, emrash, programesh për një Shqipëri tjetër dhe pa pazare. Ndaj, PD dhe vendi kanë nevojë për një hov të ri. Pa LSI-në, pa një kontratë të shkruar, publike mes tyre, bile të skanuar nga shoqëria shqiptare dhe pa një pjesëmarrje të madhe të shoqërisë civile në këtë kontratë, PD-ja dhe Basha nuk japin garanci, sepse Rama është aty duke na kujtuar se çka premtuar para vitit 2013

I jepet lamtumira Adem Demaçit. Presidenti Meta: Do mbetet përjetë maratonomaku shqiptar i lirisë!

FAQE 3

DEKRETI

Presidenca: Keqardhje për reagimet kundër kthimit të ligjit për Teatrin

FAQE 5

KRYEMINISTRI

OPINION

Edi Rama: Vetingu po Meta në lartësinë e vijon me sukses, opozita dinjitetin e Presidentit Nga Andi Bushati hidhet përpjetë pas Ilir Meta ka kryer këtë të premte një akt çdo goditjeje të denjë për postin që mban... FAQE 5

KOMENT

Fatmirësisht, njerëzit janë naivë Nga Frrok Çupi

FAQE 2

KRYEBASHKIAKU

Në foto: Presidenti Ilir Meta dje gjatë homazheve për Adem Demaçin

FAQE 12-13

Erion Veliaj: 40 ditë nuk e frenojnë punën tonë për Teatrin e Ri

FAQE 4

Pse na duket, apo vërtet njerëzit janë më naivë se kurrë, pikërisht tani?... FAQE 6

INTERVISTË

Vasili: PS të përgjigjet për 9 atentate ndaj Kushtetutës dhe ligjit

FAQE 8


POLITIKE

2 E diel, 29 KORRIK 2018

Kryeministri: Opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje. Basha: Rama është Koka e Oktapodit të Drejtësisë

Rama dhe Basha, sherr për Vettingun

K

r yeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë replikuar ashpër në Facebook për reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut. Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë në rrjetet sociale këtë të shtunë komentoi procesin e vetingut, duke u shprehur se procesi vazhdon dhe se opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje. Kreu i qeverisë thotë se pas çdo goditje të Vettingut opozita po hidhet përpjetë. "Vetingu vijon të godasë me sukses në kokë oktapodin e korrupsionit degjenerues në drejtësi. Po për fatkeqësinë e zgjedhësve të saj që e mbështesin Vetingun, njësoj si gjithë qytetarët e për turpin e saj më të madh, opozita hidhet përpjetë pas çdo goditje",- thotë Rama. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Rama në lidhje me deklaratën e tij të fundit për Reformën në Drejtësi. Basha me anë të një postimi në Facebook, shkruan se Rama është koka e oktapodit të Drejtësisë. "Edi Rama është Koka e Oktapodit

të Drejtësisë që mbron dhe nuk ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin. Për të mbrojtur Tahirin, Xhafën, Roshin,

Frrokun, Dakon, Sejdinin, Ahmetajn dhe Gjiknurin me shokë, Edi Rama kapi Prokurorin e Përgjithshëm dhe zhduku Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë",- shprehet Basha.

Sipas tij, Edi Rama po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, të cilët do t'i përdorë më pas për gjyqet që ka ndaj ministrave. "Tani

Edi Rama po mbron nga vetingu gjyqtarët e korruptuar si Toska, Dvorani dhe Faqolli, si shpërblim për dosjet që mbyllën dhe si kapar për dosjet që duhen mbyllur. Sa herë PD denon-

KREU I PD

"Teatri të ndërtohet te Piramida ose Bulevardi" Kreu i PD-së Lulzim Basha ka treguar përmes një video në Facebook, sipas tij se si do të vidhet prona e Teatrit dhe prona publike për të ndërtuar kulla. "Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë. Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës",- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

con me fakte konfirmimin në detyrë në kundërshtim me ligjin e Vettingut të shërbëtorit të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, Edi Rama, reagon me akuza të dala boje kundër

opozitës",- shprehet Basha. Kreu i PD-së shton se tashmë nuk ka dyshime se vettingu është një proces i kontrolluar politikisht nga Edi Rama dhe njerëzit e tij në sistem. Basha thotë se institucionet e Vettingut nuk kanë marrë parasysh as rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për largimin e disa gjyqtarëve. "Vettingu i kontrolluar politikisht prej Ramës, ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre. Ndaj atij i ka rënë maska dhe tregohet botërisht me gisht si njeriu që mbron korrupsionin në drejtësi, për të mbrojtur interesat e veta dhe të krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris",- shkruan Lulzim Basha në reagimin e tij.

konfirmuar nga KPK, ndërsa theksoi se janë të pritje të zbardhjes së vendimit edhe për këtë gjyqtar. Sa i takon vendimeve të marra më herët nga

gjyqtarët e përjashtuar tashmë nga KPK si të përjashtuar, Bardhi u shpreh se është e rëndësishme që edhe këto vendime të rishihen.

ISH-MINISTRI I PD

Gazment Bardhi: Vendimet e KPK janë të motivuara politikisht

I

sh-ministri i Drejtësisë dhe eksperti ligjor i PD, Gazmend Bardhi thotë se ka një numër të vendimeve të KPK që janë zbardhur dhe shihen standarde të ndryshme në vendimmarrje. "Nëse i analizon rastet konstaton lehtësisht se i njëjti standard që ndiqet për shkarkimin e një gjyqtari të caktuar nuk ndiqet në një rast tjetër. Pra, dy gjyqtarë janë në të njëjtën situatë dhe njëri konfirmohet dhe tjetri shkarkohet", shprehet ai. Më tej, Bardhi mori si shembull vendimet për dy gjyqtare, ku sipas tij, njërës i

është verifikuar pasuria e bashkëshortit përpara se ajo të martohej me të, e cila ka rezultuar me problematikë dhe nuk justifikohej, dhe për këtë arsye gjyqtarja është shkarkuar, ndërsa në rastin e një gjyqtare tjetër të gjendur në po të njëjtën situatë, KPK shprehet se subjekti konfirmohet në detyrë. "Shembuj të tillë janë në të paktën 10 vendime të zbardhura deri më tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kjo na ka krijuar ne dyshimin e bazuar në këto prova që KPK po vepron mbi bazat e përzgjedhjeve politike

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nën ndikimin e qeverisë po konfirmon në detyrë njerëz të saj të besuar, ndërkohë që po shkarkon nga detyra njerëz të cilët nuk gëzojnë besimin e qeverisë. Dhe kjo sjell kapjen politik të sistemit, nëpërmjet këtij procesi, u shpreh Bardhi, teksa risolli në vëmendje vendimin për gjyqtarin e Apelit, Ilir Toska, gjithashtu kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bardhi paralajmëroi se në ditët në vijim Partia Demokratike do të denoncojë një tjetër gjyqtar të

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 29 KORRIK 2018

Basha: Tritol dhe mina! Natyrisht që ky premtim i kreut të PD-së për konfiskime ndaj mafies oligarkike është një gjë shumë e mirë për vendin, por ka nevojë për garanci. Garancia nuk vjen nga një parti e cila synon të marrë e vetme pushtetin, siç bëri Rama në vitin 2017. Duhet koalicion jo për të shtuar numrin e demonstruesve dhe frikësuar qeveritarët. Koalicion vlerash, emrash, programesh për një Shqipëri tjetër dhe pa pazare. Ndaj, PD dhe vendi kanë nevojë për një hov të ri. Pa LSI-në, pa një kontratë të shkruar, publike mes tyre, bile të skanuar nga shoqëria shqiptare dhe pa një pjesëmarrje të madhe të shoqërisë civile në këtë kontratë, PD-ja dhe Basha nuk japin garanci, sepse Rama është aty duke na kujtuar se çka premtuar para vitit 2013

Lulzim Basha është hedhur në sulm me një retorikë që nuk ishte dëgjuar, që pas Çadrës, nga kreu i Partisë Demokratike. Në javën e fundit kryedemokrati ka bërë disa gjeste të forta publike që e pozicionojnë atë te qëndrimet ekstremisht radikale. Fillimisht, të premten, foli për përplasje civile dhe reagim mbarëpopullor nëse ligji për Teatrin Kombëtar do të dekretohej nga kreu i shtetit. Ndërsa dje, në përgjigje të qëndrimeve të PS, të cilët deklaruan se do të rivotojnë ligjin e kthyer nga Presidenti, Basha foli me tone lufte kur përmendi minat dhe tritolin. "Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!",- tha kreu i PD-së në një mesazh në Facebook. Më shumë se paralajmërim, ky qëndrim është një kërcënim i hapur ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Zyrtarë të lartë të PS kanë deklaruar se në muajin shtator ligji i kthyer nga kreu i shtetit do të votohet pa ndryshime në Parlament. Në këtë mënyrë, shembja e godinës së Teatrit Kombëtar vetëm sa është shtyrë për pak kohë dhe duket se fati i saj tashmë është vendosur nga mazhoranca qeverisëse. Rrëzim me tritol- do të jetë fati i Godinës së Teatrit. Ndaj dhe Basha kërcënoi duke përmendur minat, si e vetmja mënyrë për të tërhequr nga projekti jo thjeshtë qeverinë, por edhe kompaninë private që është vetëofruar për ndërtimin e saj. Po dje, në një tjetër deklaratë, deputetja Albana Vokshi foli për një projekt ligjor të PD që gjithë pasuritë e biznesmenëve që kanë bashkëpunuar me qeverinë në koncesione të jashtëligjshme do të sekuestrohen. Deputetja e PD-së, Vokshi tha se çdo pasuri që është vendosur me afera të dyshimta do të jetë subjekt i ligjit antimafia. Kjo do të thotë se pronat dhe llogaritë bankare që biznesmenë të ndryshëm kanë ven-

dosur nga bashkëpunimi në projektet shtetërore, me logjikën e PD, mund të konfiskohen njëlloj si pasuritë e krimit dhe drogës. "Partia Demokratike është e vendosur të anulojë çdo koncesion tjetër korruptiv dhe me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t'u kthehet shqiptarëve",- deklaroi deputetja Vokshi në emër të Partisë Demokratike. Derisa disa javë më parë, akuzat e Lulzim Bashës ishin drejtuar vetëm te Edi Ramës dhe të ministrat e kabinetit të tij, duke u përmendur drejtësinë dhe ndonjëherë edhe burgun. Si rrallë herë, kërcënimet e Bashës dhe PD tani po bëhen edhe për biznesmenët që janë pjesë e projekteve në investimet publike. Me këtë lëvizje, Lulzim Basha nuk synon vetëm të tremb qeverinë, por edhe të largojë një grup të madh sipërmarrësish privat që këto vite kanë qenë përfituesit kryesorë të projekteve të qeverisë. Beteja e Bashës ka hyrë në një fazë të re dhe nuk luhet me të njëjtat mjete me të cilat operohet në politikë. Nëse qeverinë dhe ministrat mund t'i kërcënojë me burg, me biznesin situata është shumë më e

ndryshme. Kjo për faktin se çdo koncesion është miratuar në Parlament dhe procedurat janë bërë me akte ligjore. Nëse kreu i PD e ndan mendjen për të vendosur minat dhe tritolin, sigurisht që do të dhuroj spektakël, por pas tymit të tritolit i duhet të përballet me realitetin. Dhe realiteti është se fatura e prishjes së kontratave të koncesioneve ndonjëherë është më e shtrenjtë sesa vetë vlera e koncesionit. Në fund, qytetarët i bie që do të paguajnë dyfish. Ndaj Basha ka një zgjidhje më praktike: Rrëzimin e qeverisë këtë vjeshtë më të gjitha format e mjetet demokratike dhe një aleancë të shkruar e precize me LSI, ku të përcaktohet jo vetëm koalicioni për rrëzimin e Ramës, por drejtimi i bashkive në vitin 2019. Dhe qeverisja pas largimit të PS-së nga pushteti. Kjo gjë frikëson gjithë kompanitë mafioze dhe vetë qeveritarët e PS-së. Ndryshe nëse nuk bëhet ky veprim konkret, i shkruar, publike dhe i sinqertë, atëherë edhe Basha kopjon Edi Ramën e dikurshëm. Një retorikë të ngjashme kundër disa biznesmenëve përdori Edi Rama para vitit 2013. Në jo pak raste, i etiketoi me

emra dhe premtoi se do t'u merreshin pasuritë për t'ua kthyer qytetarëve. Edi Rama në opozitë shkoi edhe më tej duke hartuar dosje dhe llogaritur milionat që i ishin marrë buxhetit të shtetit nga ortakëria mes disa ministrave dhe biznesit. Por pas ardhjes në pushtet, thirrjet alla komuniste për shtetëzimin e pronave u harruan. Dytre koncesione që u rishikuan nga socialistët rezultuan se juridikisht nuk mund të goditeshin dhe se në gjykatën ndërkombëtare humbiste shteti shqiptar. Në fund, Rama ndryshoi strategji, nga armiq të buxhetit të shtetit, biznesmenët në fjalë i bëri miq të "qeverisë" dhe u dha tenderime dhe koncesione disafish më shumë sesa edhe ata vetë e kishin imagjinuar. Tani Rama ata që biznesmenë të para vitit 2013 i ka bërë vëllëzër dhe tashmë këta oligarkë po vjedhin dhe shkatërrojnë ekonominë e shqiptarëve. Këtë raport paradoksal mes Ramës dhe biznesmenëve synon të godas sot Lulzim Basha. Natyrisht që ky premtim i kreut të PD-së është një gjë shumë e mirë për vendin, por ka nevojë për garanci. Garancia nuk vjen nga një parti e cila synon të marrë e vetme pushtetin, siç bëri Rama në vitin 2017. Duhet koalicion jo për të shtuar numrin e demonstruesve dhe frikësuar qeveritarët. Koalicion vlerash, emrash, programesh për një Shqipëri tjetër dhe pa pazare. Ndaj PD dhe vendi ka nevojë për një hov të ri. Pa LSI-në, pa një kontratë të shkruar, publike mes tyre, bile të skanuar nga shoqëria shqiptare dhe pa një pjesëmarrje të madhe të shoqërisë civile në këtë kontratë, PD-ja dhe Basha nuk japin garanci, sepse Rama është aty duke na kujtuar se çka premtuar para vitit 2013 Ndaj para tritolit dhe minave, Lulzim Basha, duhet të na bindë se ka një koalicion serioz dhe të palëkundur me LSI-në, e cila realisht ka mandate e vota gjaku, sepse i ka marrë me mundin e njerëzit e saj, pasi edhe vjet në qershor 2017, kishte përballë në një "dashuri mesnate" PD dhe PS. S.P.


POLITIKE

4 E diel, 29 KORRIK 2018

Nis ndërtimi i këndit të dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te Parku i Liqenit

Veliaj: 40 ditë nuk e frenojnë punën tonë për Teatrin e Ri

P

arkut të Madh të Liqenit do t'i shtohet një kënd i ri rekreativ, për të gjitha moshat. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të TIKAs dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, nisi punën për një shesh të ri çlodhës, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se në një qytet, ku fëmijët trajtohen me respekt dhe dashuri që në moshë të vogël, nesër bëhen qytetarë më të mirë. "Një nga arsyet pse kemi sot këto gërr-vërret e vogla është sepse kemi njerëz që janë rritur keq, nuk janë mësuar të luajnë në skuadër, nuk janë rritur duke menduar pozitivisht, nuk janë rritur që të shikojnë më të mirën, por ku të gjejnë hapësira për t'i përçarë njerëzit, për t'i ndarë ata, për t'i thënë jo progresit, për t'u trembur nga gjërat e reja. Kjo është arsyeja pse kemi këtë debat sot", deklaroi Veliaj. Duke u ndalur tek çështja e teatrit, ai tha se në shtator projektligji do të miratohet sërish nga Parlamenti. Veliaj renditi shumë prej investimeve në kryeqytet të cilat në fillim hasën në rezistencë, por që, më pas, dhanë rezultate fantastike. "Do të presim me durim këto 40 ditë, teksa Parlamenti të mblidhet sërish për të kaluar Teatrin e ri. Por, gjithmonë pyetja që i bëj vetes është: këta që kundërshtojnë çdo gjë, a nuk ishin po këtu që thoshin mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun? A është sot parku më i frekuentuar? Mjafton të shikojmë si është sistemuar këndi i lodrave, pista

e biçikletave, pista e këmbësorëve, pista e vrapit dhe Amfiteatri i ri. Mjafton të shohim edhe si u mbollën 126 mijë pemë. Këto pemë u mbollën nga ata që thonë mos prek, apo nga ata që thonë se diçka ndryshon vetëm po u prek me dorë?!", deklaroi ai. Kryebashkiaku i shprehu mirënjohjen gjithë komunitetit të artistëve, të cilët mbështetën projektin për t'i dhënë shoqërisë dhe qytetit një godinë të re, të denjë për të funksionuar si Teatër Kombëtar. "U jam shumë mirënjohës të gjithë aktorëve që mbështetën teatrin e ri, gjithë shoqërisë që mbështet zhvil-

limin e Tiranës. Për të gjithë ata njerëz që mund të kenë ende dyshime, duhet t'i bëjnë një pyetje vetes kur shikojnë kundërshtarët e projekteve të bashkisë dhe të qeverisë në televizor: Këta që kundërshtojnë çdo gjë, çfarë kanë bërë për mua? Kanë ndërtuar ndonjë çerdhe? Kanë ndërtuar ndonjë shkollë? Kanë mbjellë këta ndonjë pemë? Kanë hequr plehrat nga rruga? A

kanë bërë këta diçka konkrete që ma ka ndryshuar mua jetën? Po ashtu, le t'i bëjnë të njëjtën pyetje vetes për ne që jemi duke punuar: Këta, a ishin po ata që bënë sheshin "Skënderbej"? Që bënë Pazarin e Ri? Që bëjnë çerdhet, kopshtet, shkollat? Që bëjnë këndet e lodrave?", tha Veliaj. Sipas tij, Tirana do të vazhdojë të ndryshojë dhe pavarësisht ndonjë vonese të vogël prej pak ditësh, askush nuk do të frenojë punët publike. "Gjasat janë që ata që po ndërtojnë dhe transformojnë Tiranën, do të vazhdojnë ta bëjnë diçka të tillë apo jo? Përgjigja është po; ne do të vazh-

dojmë ta ndryshojmë Tiranën dhe një handikap i vogël prej pak ditësh nuk do të na frenojë që të vazhdojmë me një kënd lodrash këtu. Edhe këtu mund të kemi protesta sepse ritmi i punëve të bashkisë është që në çdo ditë po hapet një kantier i ri. Do ta vazhdojmë këtë gjatë gjithë verës. Por, pyetja është: A do t'i prekim gjërat me dorë? Do vëmë dorë në këtë vend që Shqipëria të lulëzojë?", vijoi Veliaj, duke shprehur bindjen se shumica dërrmuese, jo vetëm e aktorëve, por edhe e qytetarëve, e duan ndryshimin. "Unë besoj se shumica dërrmuese, jo vetëm e aktorëve dhe e tiranasve, por shumica dërrmuese e qytetarëve nga Kamza, nga Shkodra, që panë atë karikaturë të djeshme, duan që në fakt Kamza të bëhet si Tirana dhe jo Tirana si Kamza; duan që Shkodra të bëhet si Tirana dhe jo anasjelltas. Ndaj, besoj se Tirana nuk ka nevojë të marrë leksione nga ata që janë të mbytur në ujë dhe nga ata që janë të mbytur në plehra. Tirana ka nevojë që të vazhdojë të bëjë ato

punë të mira që ka bërë. Të vazhdojë me progresin, me energji pozitive dhe optimizëm", tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës garantoi se Tirana do të rikuperojë kohën e humbur dhe premtoi se ai dhe bashkia do të punojnë që kryeqyteti të vazhdojë në drejtimin e duhur. "Në fund të vitit do kthehemi këtu e do gjejmë një tjetër kënd lojërash të transformuar, e do themi: Sa mirë që nuk humbëm kohë! Ne vërtet po humbasim 40 ditë kohë, por ama do ta rikuperojmë edhe kohën e humbur. Në një qytet që ka humbur vite të tëra, çdo ditë është e çmuar dhe për këtë kemi keqardhje, por ama do ta rikuperojmë me shumë guxim. Dua të falenderoj të gjithë ata që duan që Tirana të ecë përpara dhe t'ju premtoj që përsa më përket mua, dhe gjithë miqve tanë, kolegëve, do të punojmë fort që Tirana të vazhdojë në drejtimin e duhur", tha Veliaj. Lidhur me këndin e ri që kanë nisur punimet, Kreu i Bashkisë u shpreh se brenda një viti kjo

zonë do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te liqeni në pjesën e Amfiteatrit. "Bashkë me miqtë tanë nga TIKA, sot po fillojmë një kantier të ri, që është në zonën jugore të liqenit, një zonë që më përpara ka qenë në njësinë Farkë, e pushtuar, e zaptuar. Sot është pastruar, është mbjellë, është krijuar një minipyll dhe kemi ruajtur këtë oaz në mes për ta kthyer në kënd lodrash, që do të jetë këndi i dytë më i madh i lodrave në Tiranë pas atij te liqeni", tha ai. Shumë prej banorëve që jetojnë në zonën e Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik apo Liqenit të Thatë do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë një kënd fantastik lodrash. Sheshi i ri rekreativ po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij me një sipërfaqe totale 5500 metra katror. Ky investim harmonizohet edhe me investimet e tjera të Bashkisë së Tiranës, si pistat e reja dhe shëtitorja e re perimetrale jug-perëndimore te Parku i Madh.

NJOFTIM PËR ANKAND Ankandi i dyte per pasurine e luajtshme:

· Uzina e Perpunimit te Naftes (UPN) ne qytetin e Fierit, aseti i llojit “License”, eshte në vlerën prej 26.177.777 LEKE Ankandi 2te perfundon me date 30.07.2018, zhvillohet ne zyren e shoqerise permbarimore TDR Group shpk


SPECIALE

5 E diel, 29 KORRIK 2018

Qëndrimet kundër kthimit të ligjit për Teatrin. Reagon Presidenca

Presidenca: Keqardhje për reagimet emocionale P

residenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu të premtën për rishqyrtim në Kuvend ligjin që çon në shembjen e Teatrit Kombëtar. Menjëherë filluan sulmet politike ana e maxhorancës. Presidenca ka reaguar dje me anë të zëdhënësit, Tedi Blushi lidhur me qëndrimet e PS dhe kritikat ndaj kreut të shtetit. Në reagimin e zëdhënësit të Presidencës shprehet keqardhja për qëndrimet e mbajtura, duke i cilësuar si deklarata emocionale dhe sipërfaqësore. "Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 "Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt:

Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar", shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara",- thuhet në reagimin e Presidencës. Në njoftim theksohet se Presidenti i fton të gjithë të shqetësuarit të lexojnë me objektivitet dekretin dhe arsyet juridike që kreu i shtetit ka paraqitur në Kuvend lidhur me ligjin. "Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, dety-

OPINION Nga Andi Bushati

I

lir Meta ka kryer këtë të premte një akt të denjë për postin që mban. Ai e ktheu në kuvend ligjin skandaloz për shembjen e teatrit, por më shumë sesa ky vendim politik, presidentit i bëjnë nder 9 argumentet që renditi për t'a përligjur zgjedhjen e tij. Me një gjuhë të përkorë dhe me kujdesin për të qene "i qetë dhe i dashur me të gjithë", Ilir Meta ka theksuar gjëra shumë të rënda. Të thjeshtëzuara për këdo që bezdiset nga fjalori i koklavitur juridik, ato mund të përmblidhen kështu: oMarrëveshja okulte Edi Rama Shkëlqim Demir Fusha për të ndërtuar kulla në mes të kryeqytetit shkel barazinë para ligjit dhe lirinë ekonomike. Pra, nëse kryeministri ka një truall për të nxjerrë në treg, ai nuk mund t'a bëjë këtë pa garë dhe tender. oShembja e Teatrit Kombëtar nuk respekton kon-

ventat për trashëgiminë kulturore që ka nënshkruar Shqipëria dhe parimet e mbrojtjes së kësaj trashëgimie. oRrëmbimi i një trualli që i përket qytetarëve të Tiranës pa kaluar sipas ligjit në Këshillin Bashkiak, ku shumica i mungon socialistëve, është cënim i decentralizimit dhe legjislacionit për autonominë vendore. Duke përmendur përkrah tyre dhe problemet që ky ligj special hap me marrëveshjet e nënshkruara me BE, si dhe me pronat e privatëve në zonën ku do të ngrihen grataçielat, presidenti bën ftesë për reflektim, aq më tepër që miratimi po bëhet në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Po t'i lexojë më kujdes, qoftë edhe një njeri që është neutral për çështjen e teatrit, e kupton se këtu ka vërtet diçka për të debatuar. Prandaj me siguri shumëkush ka pritur me kërshëri kundër argumentet

rimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi. Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë",- tha dje zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Gjithashtu, Presidenca thekson se nëse palët do të udhëhiqen nga interesi kombëtar mund të ruhet trashëgimia kulturore, por

edhe vendi mund të ketë një teatër të ri dhe modern. "Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjisla-

cionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial. Me këtë rast Presidenti i Republikës fton të gjithë të interesuarit për zgjidhje të lexojnë me vëmendje në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës http://president.al/njoftimper-media/dekretin, arsyet e kthimi për rishqyrtim në Kuvend të këtij ligji", bëri të ditur dje zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

Meta në lartësinë e dinjitetin e Presidentit e socialistëve për këtë arsyetim ligjor. Po kë nxori të përgjigjej Rilindja? Natyrisht kryekllounin e saj, Erion Veliaj. Ishte njësoj si të dërgoje Gaz Pajën të të mbronte përpara komisionit vettingut. Madje dhe më keq. Mjafton të lexosh të plotë reagimin e kryebashkiakut, që të kuptosh se nuk ka asgjë të ndryshme nga mendësia e njeriut që për propagandë përdhos dhe ditën e vet të dasmës. Asnjë fjalë për shkeljen e barazisë në biznes, asnjë fjalë për përçudnimin e autonomisë vendore, asnjë fjalë për shpërfilljen e marrëveshjeve ndërkombëtare, asnjë fjalë për trashëgiminë kulturore. Në vend të tyre, një loghore e denjë për një njeri që është mësuar të flasë pa i drejtuar kush pyetje dhe që komunikimin publik e koncepton si shpërndarje kasetash të gatshme. Të njëjtat fjalë për

veprat e mëdha që ka bërë në Tiranë, të njëjtat sharje për kundërshtuesit e punëve të tij, të njëtat batuta shterp me ShQUP-in, Kamzën, Zogun e Zi etj. Mjafton edhe ky ballafaqim i thjeshtë mes argumentave ligjorë dhe injorancës rrezatuese të atij që u përgjigj, për të kuptuar se nga cila anë qëndron e drejta për temën aq shumë të debatuar të teatrit.

Por ky episod i fundit, fatkeqësisht tregoi më tepër sesa kaq. Përmes cekësisë dhe banalitetit të Veliajt, që foli këtë herë në emër të socialistëve, nuk është e vështirë të kuptosh se deri në c'pikë ka degraduar Rilindja. Po, po, deri në pikën që i jep mundësinë Ilir Metës, që të duket si burrë shteti. *Marrë nga Lapsi.al. Titulli është i redaksisë.


FORUM

6

E diel, 29 KORRIK 2018

Fatmirësisht, njerëzit janë naivë

OPINION Nga Frrok Çupi

P

se na duket, apo vërtet njerëzit janë më naivë se kurrë, pikërisht tani? Ndoshta, të gjithë- jo e jo- por as shumica nuk e dinë se që në filozofinë e lashtë ishte thënë: ‘njerëz, kur jeni më keq, bëhuni më naivë!’. Nuk ka kështjellë më të mirë dhe veshje më të ngrohtë që e ruan kurmin e njeriut në kohë ‘kolere’ se sa vetë naiviteti… ‘Budalla, budalla, por lumin e kaloi’- thonë në të folmen e popullit kur tregojnë për naivin. Po të mos mbështilleshin në naivitet, vallë si do t’i kalonin ‘pa plasur’ këto ditë të nxehta dhe lufte këta njerëz të shkretë?! Luftë për vettingun, luftë për krimin, luftë për Saimirin, luftë se njani i ka thënë njanit kush ia dogji makinën atij kriminelit; se kush e hodhi në det gomonen, se kush e nisi aeroplanin, se pse e dogji shtëpinë e vjehrrit… O zot sa shumë luftë… Asgjë nga këto nuk iu takon njerëzve të shkretë, por këta hyjnë në këto punë dhe nuk mbyten në det veç pse veshin ‘naivitetin’ si kostum palombarësh. Se në fund të fundit, ç’u duhet të gjithëve Teatri!? (Kur them ‘të gjithëve’, them

për 99.99 për qind të popullsisë që lindin e vdesin dhe nuk shkojnë kurrë në Teatër). Por meqë e kanë marrë përsipër ‘sfidën’ ndaj vetes që të hyjnë në këtë punë arti, atëherë vallë si shpëtojnë nga ‘plasja’!? Fatmirësisht, njerëzit janë naivë. Naivë që në momentin kur besojnë se në një jetë tjetër të mëparshme paskan pas shkuar në Teatër dhe ‘janë kënaqur’ kur kanë takuar vetë Eskilin. Tani shmallen me dramaturgun e lashtë, u shesin mend shokëve kur pinë raki që në ora gjashtë të mëngjesit, dhe pastaj drejtohen për të mbrojtur godinën e Teatrit në Tiranë. Po të mos kishin hyrë në këtë ‘thes’ naiviteti, me siguri do të kishin kuptuar se nuk është ‘Teatri’ problemi i parë. Para ‘Teatrit’, të mjerët kanë njëmijë punë…, o zot sa punë të rënda: Puna e punës që askush nuk punon!, puna e shtëpisë që dikush ka por edhe nuk e ka!; puna e skamjes dhe e nivelit të ulët të jetesës!; puna e shkollës!; puna e shëndetit- që njerëzit mund të vdesin nga një grip!…. Mirëpo për fat të mirë, njerëzit janë naivë dhe eglendisen me Teatrin.

Me Teatrin po merren me kaq pasion, saqë mund të ‘plasin’ sikur të mos ishin naivë. Por janë naivë dhe, edhe pse shkojnë për të mbrojtur Teatrin, nuk duan t’ia dinë as për Teatrin. Të gjithë, përtej Teatrit shikojnë tjetër gjë: O ndonjë favor pse bëjnë performanca oponence dhe shqyhen në mikrofona; ose shikojnë në sy Partinë që do t’u japë ndonjë gjë nesër… Se po ta kishin seriozisht ‘Teatrin’, deri tani o do të kishin zgjidhje!, o do të ishin kthyer në shtëpi!, o do të kishin plasur!. Me Teatrin po merren me kaq pasion, saqë mund të ‘plasin’ sikur të mos ishin naivë. Por janë naivë dhe, edhe pse shkojnë për të mbrojtur Teatrin, nuk duan t’ia dinë as për Teatrin. Të gjithë, përtej Teatrit shikojnë tjetër gjë: O ndonjë favor pse bëjnë performanca oponence dhe shqyhen në mikrofona; ose shikojnë në sy Partinë që do t’u japë ndonjë gjë nesër… Se po ta kishin seriozisht ‘Teatrin’, deri tani o do të kishin zgjidhje!, o do të ishin kthy-

er në shtëpi!, o do të kishin plasur!. Tani, dmth., që dje, kur presidenti i Republikës nuk firmosi ligjin mbi shembjen e Teatrit, këta kanë rënë rehat; që mbrëmë fëmijët janë qetësuar sepse prindërit u vijnë në shtëpi më të kënaqur. Po të mos ishin kaq naivë, as që mund të besonin se vendimi i Presidentit nuk do të thotë ‘zgjidhje’ për Teatrin. Po të mos ishin naivë, do ta kishin kuptuar se ‘megjithatë, Teatri i vjetër do të shembet

dhe do të ngrihet i riu’. Kjo është e sigurt. Por naivët nuk kërkojnë kurrë të sigurtën, kërkojnë një kurë për trurin e tyre. Ja ku është kura për naivët: Opozita politike bëri zhurmë mbi ‘Teatrin’ për të larguar vëmendjen nga punët e mëdha të jetës së vërtetë; dhe kështu i bëri një shërbim qeverisë. Qeveria ia shpërblen opozitës, por fshehurazi. Opozita i bëri shërbim edhe vetes, sepse çimenton pozitat e liderit…, a ka burrë që ta heqë më liderin që bëri ‘luftën për Teatrin?” Naivët e morën si betejë të fituar për vete. Pas, opozitës, vetë qeverisë i duhej zhurma për Teatrin; madje i duhej edhe kundërshtimi i Presidentit. Zhurma i duhet për të thënë se ‘kemi kundërshtime demokratike’ në punët e shtetit. Ndërsa kundërshtimi i ligjit nga presidenti duhet për ‘ta mbyllur këtë punë paqësisht…”. … A u kënaqët të gjithë?… Mirë, atëherë shkoni në shtëpi se erdhi gushti për plazhe… Kur të ktheheni ‘shpikim’ një Teatër tjetër. Naivët kanë nevojë gjithmonë për një kurë. Veritas.com.al

AKTORI I PËRGJIGJET KREUT TË PD

P

as deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për teatrin, aktori i njohur Robert Ndrenika me anë të një statusi i është kundërpërgjigjur duke theksuar se ka marrë besën e shqiptarit se teatri i ri do të bëhet duke mos cenuar asnjë centimetër katror nga territori i tij aktual. Ndrenika ka ironizuar kreun demokrat ku në mënyrë ironike e fton që të minojnë së bashku kullën që është ngritur me PPP te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”. “I dashur Zoti Lulzim Basha ! Të falënderoj shumë që më hape sytë dhe me rrite vigjilencën në lidhje me bisedimet që kam bërë me Kryetarin e Bashkisë për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Siç të kam bërë me dije kam shkelur mbi veten time dhe kam rënë dakord që Teatri të ndërto-

Ndrenika ironi me Bashën: Eja t’i vëmë minat kullës që na dha një stadium të ri

het me PPP (ndonëse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka për detyre të ndërtojë SHTETI SHQIPTAR). E kam bërë këtë dakordësi

me kushtin që të mos jepet asnjë centimetër katror për ndërtim KULLASH dhe për këtë kam marre BESËN e SHQIPTARIT. Ne rast se

shkelet kjo BESË (që nuk është e mundur) shpreh gatishmërinë për të marrë pjesë në aksionin e vendosjes së minave për të rrëzuar

KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa. Sa për Piramidën, ka më tepër se 10 vjet që shoku Fatos Nano (ish- Kryeministër) na e ka rekomanduar për Teatër, por ajo nuk i plotëson kushtet. Personalisht (pak a shumë) i kam kryer detyrat, por më vjen keq për të rinjtë që bien viktima të sherreve politike dhe që ka shumë gjasa ta ngrysin jetën artistike (ndoshta për 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teatër Turbina” Me respekt Robert Ndrenika”,- shkruan aktori i njohur në postimin e tij në Facebook.


POLITIKE

7

E diel, 29 KORRIK 2018

Ish-kryeministri: Edi Rama po godet gjykatës dhe prokurorë me origjinë nga veriu dhe nga familje antikomuniste

P

as vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa nuk i kursen akuzat. Në një status në ‘Facebook’ Berisha ironizon gjyqtarin, ndërsa e cilëson ‘Dvoran Vettingu’, duke shtuar se i gjithë procesi i vettingut ishte një farsë. “Duke ndjekur farsën e procesit të dvoran-vetingut, të reformes unike në bote, pra Orwelliane apo Sorosiane, që ka shndërruar drejtësinë në degë të ekzekutivit të Norieges, konstatoj se Edi Rama e ka shndërruar këtë proces në një instrument për të bërë gjahun e shtrigave ndaj gjykatësve dhe prokurorëve me origjinë nga veriu apo nga familje antikomuniste dhe të djathta! Kshtu, me urdhër direkt te tij, gjatë dvoran-vetingut, siç po e quajnë mediat këtë proces të degraduar, në varësi nga këto dy kritere janë përdorur jo dy por madje dhe tre standarde në vlerësimet e të vetuarve duke diskretituar përfundimisht procesin dhe shndërruar atë në dvoran-veting apo në një instrument gjahu shtrigash për krijimin e drejtësisë së ardhshme totalisht të dominuar kontrolluar strikt nga Edvin Rama dhe narkomafia qeveritare!”,- shprehet ish-kryeministri. Berisha thotë se po përdoren metoda komuniste për të denigruar figurën e gjyqtarëve. “Një nga aktet më të shëmtuara dhe të pista të ketij dvoran-vetingut që udhëhiqet nga krye krye kreu i meduzes Rama dhe drejtohet direkt nga dueti mafioz Xhafa i Drogës-Don Agaçio, është përdorimi i metodave të vjetra të policisë politike sekrete në mungese të fakteve dhe argumenteve te besueshme për të goditur të

Berisha: Komision hetimor për Vettingun

vetuarin e listës së zeze që duhet qëruar. Njëra nga këto metoda të neveritshme dhe kriminale, që të rikujton luftën e klasave, është përdorimi i mediave të qeverisë, tashmë hanxhar krimi, për linçimin publik para fillimit të procedurave në sallën e vlerësimit të armiqve që duhen larguar nga sistemi i drejtësisë”,deklaron Berisha. Po ashtu Berisha i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit Ervin Metal-

la, që u shkarkua nga KPK-ja apo edhe gjyqtarit Shkëlqim Selimit. “Bazuar në këto metoda dyshja Fatzi Droga – Don Agaçio mashtruan me urdhër të Rames publikun shqiptar për gjykatësin Ervin Metalla duke shpifur se ky gjykatës kishte shërbyer me detyrën e avokatit mbrojtës për një kompani private biznesi në Gjykaten e Strasburgut. Dhe kjo padyshim do të ishte një shkelje ligjore e papranueshme. E vër-

teta ishte se gjykatës Metalla nuk kishte qënë kurrë në Strasburg dhe nuk kishte mbrojtur kurrë ndonjë kompani në atë gjykatë. Ai kishte një prokurë nga familja e tij, të cilën nuk e kishte përdorur ndonjëherë si avokat në atë gjykatë! Madje po me praktikat e vjetra të policisë sekrete, shpifjet dhe trillimet si kjo te gatuara në zyrat e xhelatëve të vjetër të sigurimit të shtetit që drejtojnë Shërbimin Informativ dhe DSIK, ia servirin publikut në narkomediat e tyre si informacione të sjella nga ONM duke keqpërdorur këtë të fundit si ombrellë të kësaj veprimtarie kriminale”,- shprehet ish-kryeministri Sali Berisha. Në deklaratën e tij, Berisha kërkon nga parlamenti ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë procedurat jo ligjore. “Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte të ulta të këtij grupi mercenaresh pa ligj dhe moral, i bej thirrje parlamentit të krijojë me urgjencë një komision parlamentar për hetimin e kësaj veprimtarie kriminale që udhëhiqet direkt nga Edvin Kristaq Rama dhe drejtohet nga ish-xhelati hetues i sigurimit të shtetit Fatzi droga dhe sekretari i përgjithshëm i narkomafies shqiptare, famoz në kancelaritë e huaja për lidhjet e tij mafioze, Don Agaçio!”,- shkruan në reagimin e tij, Sali Berisha.

ALBANA VOKSHI: ÇDO QINDARKË E GRABITUR DO T’U KTHEHET SHQIPTARËVE

PD: Do anulojmë koncensionet

P

artia Demokratike ka paralajmëruar se ditën që do të vijë në pushtet ligji anti mafia do të veprojë edhe mbi koncesionin e check up. Deputetja demokrate Albana Vokshi e ka cilësuar të dështuar këtë koncesion duke bërë të qartë fatin e tij kur socialistët të mos drejtojnë më vendin. “Partia Demokratike është e vendosur të anulojë konçesionin e dështuar të chek up dhe çdo konçesion tjetër korruptiv dhe me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qundarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve”,- tha Vokshi. Sipas PD-së në 3 vite Vilma Nushi është paguar 6.4 milionë euro për 420 mijë analiza që nuk i ka kryer asnjëherë. “Në vitin 2015 Vilma Nushi është paguar 1.7 milionë euro, për 100 e 11 mijë e 830 analiza të paktyera kurrë. Në vitin 2016 Vilma Nushi është paguar 2.2 milionë euro, për 145 mijë e 445 analiza të pakryera kurrë. Në 2017 Vilma është paguar plotë 2.5 milionë euro për 163 mijë e 32 analiza që nuk i ka bërë kurrë.” Sipas PD-së shuma prej 7 mil-

ionë Eurosh që i jepet çdo vit konçesionit të dështuar të check up, mund të përdorej për të gjetur zgjidhje për çështje më të rëndësishme siç është rasti i sigurimit të mjekimeve për të sëmurët me kancer. “ Konçesioni i dështuar

i check up duhet të anullohet dhe 7 milionë eurot që i jepen çdo vit klientes së Edi Ramës të programohen për rritjen e shërbimit në spitale. 7 milionë Euro të konçesionit të dështuar të check up, do të mjaftonin për t’u siguruar kurat dhe mjekimet e munguara të sëmurëve me kancer, që shpesh dergjen në mëshirë të fatit pa asnjë shpresë dhe detyrohen që të pagujanë çdo kursim të tyre ose të marrin kredi për t’i siguruar ato në spotalet private. 7 milion Euro të konçesionit të dështuar të check up do të mjaftonin për të rritur pagat dhe për të siguruar shpërblime për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në kushte skandaloze dhe që, shpesh përballen me zemërimin e drejtë të të sëmurëve apo të afërmve të tyre se nuk u sigurojnë dot mjekimin e duhur. Partia Demokratike është e vendosur të anulojë konçesionet korruptiv dhe me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qundarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve”,- deklaroi Albana Vokshi.

DEPUTETI I PD

Boçi: Po denigrohen mësuesit

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, shkruan në një status në facebook, se mësuesit janë të përçmuarit e përhershëm të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Kjo lidhet me një akt normativ që anulon rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë, që Boçi e quan një akt të turpshëm dhe që përsëritet çdo vit. “Si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht. Përgjatë këtyre viteve Ministria e Arsimit e drejtuar nga Nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma. Politizim të skajshëm të tyre. Kjo, nëpërmjet emërimeve politike të tyre e drejtuesve të shkollave, jashtë çdo standarti. Tërheqjes pothuaj me dhunë drejt votës së imponuar. Marrjes zvarrë në promocione politike. Angazhim ekstrem në përcjelljen e përkrahjes qeveritare”,- deklaron Boçi. Ai shton se në këto vite mësuesit janë varfëruar. “Varfërim absolut ekonomik. Heqje e pagës se 13 dhe shpërblimit të fundvitit. Refuzim i pagesave për distancën kilometrike të shkollave. Mosnjohje financiare e shkallës së vështirësisë për lëndë të caktuara. Sigurisht dhe mohim absolut i rritjes së pagës. Depersonalizim permanent. Kjo nëpërmjet kalvareve burokratike të testeve pa fund, të letrave idiote që mbushin kot. Të kërcënimit të vazhdueshëm për vendin e punës. Të lënies në dorë të fatit të tyre, drejtorëve të komanduar e militantë. Të mosnënshkrimit për vite me radhë të kontratës kolektive. Të ndryshimeve ligjore që godasin statusin e tyre”,- shkruan deputeti i PD.


POLITIKE LSI

8

E diel, 29 KORRIK 2018

Braimllari: Porosia për të mbushur xhepat e drejtorëve të uritur e në panik Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, hedh akuza ndaj qeverisë, se në vend po gjobiten biznese, edhe pse janë në rregull. Sipas tij, në këtë sezon turistik është dhënë porosia për të mbushur xhepat e drejtorëve, që për të janë të uritur dhe në panik. “Qeveria e

batakçinjëve është vërsulur si e babëzitur për të gjobitur edhe pse në rregull me ligjin çdo biznes të ndershëm në këtë sezon turistik. Porosia është e qartë: Me çdo kusht duhen mbushur xhepat e drejtorëve të uritur e të kapur në panik dhe në fund xhepi i kryebatakçiut Kryeministër. I morën

frymën biznesit dhe çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi. Sot kusht kryesor për mbijetesën, sipas kesaj qeverie është gjoba, trafiku, paligjshmëria dhe hajdutëria e pronës publike. Filozofia është e qartë “kap ç’farë të kapësh”,- shprehet Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komenton kthimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nga Presidenti

K

ryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për “Fax News”, vlerësoi kthimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Vasili tha se kreu i shtetit ka mbajtur një qëndrim institucional korrekt duke dhënë argumente ligjorë sepse projekti është i gabuar. Lidhur me qëndrimin e mbajtur nga PS për rivotimin e ligjit, Vasili tha se Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për 9 atentatet që i ka bërë Kushtetues dhe ligjeve me projektin për Teatrin e Ri. Dekreti i Presidentit për Teatrin u quajt një fitore dhe nga ana juaj pra e opozitës dhe nga PD apo LSI por edhe nga protestuesit. Pse pikërisht fitore? Unë jam shprehur si i thonë në të nxehtë menjëherë sa dekreti ndodhi dhe kam pasur një pozicion, nuk do thosha krejt tjetër, por një pozicion timin për këtë çështje. Kam qenë i lumtur sepse më së fundi një institucion shumë i rëndësishëm shtetëror siç është Presidenti i Republikës, në hierarkinë kushtetuese si institucioni më i lartë i shtetit i qëndroi në mënyrë të vendosur Kushtetutës dhe ligjit. Dhe mesazhi në këtë drejtim ka qenë shumë më i rëndësishëm sesa çdo mesazh tjetër pasi në shthurjen kushtetuese në të cilën ka hyrë Kuvendi i Shqipërisë pasi mazhoranca e ka futur vendin në ulli të tilla antikushtetuese çdo problem, ku çdo ligj shkelet nëpërkëmbet në mes të ditës, ku ka një zbatim preferencial të ligjit. Pra për disa ligje vepron për ca të tjerë jo. Dhe në një moment ku një sondazh i fundit i Gallup-it na rendiste si një vend me nivelin më të ulët të zbatimit të ligjit dhe të rendit publik, ishte në këtë zymtësi shumë të madhe, mungese të madhe shprese që shteti i së drejtës, shteti ligjor, mund të shfaqet dhe mund të veprojë, ky dekret i Presidentit për këtë çështje të caktuar siç ishte çështja e ligjit për teatrin siç quhet, i cili kishte vetëm referime kushtetuese dhe ligjore të qarta, përfshirë këtu dhe projektligjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e pushtetit lokal por dhe detyrimet që kemi

Vasili: 9 atentate ndaj Kushtetutës dhe ligjit për të cilat PS-ja duhet të përgjigjet për konventat ndërkombëtare por dhe ligjin për trashëgiminë kulturore, raporti me kushtetutën, raporti me konkurrencat dhe garën e lirë në treg të cilat garantohen me ligj pra një qëndrim tërësisht kushtetues dhe ligjor, patjetër ishte një ngjarje e mirë, një ditë e mirë, një moment i mirë dhe unë kam thënë për Shqipërinë e arsyes. Kushdo që ka arsye në këtë vend dhe mendon që ky vend do të bëjë përpara nëpërmjet barazisë para ligjit dhe në respekt të ligjeve, ky vend ka të ardhme dhe kjo ka qenë një shpresë për të ardhmen. Sigurisht mund të kontrastonte fort me arsyetime të tjera që mbase do kemi mundësinë ti diskutojmë së bashku dhe reagime të tjera, por në këtë këndvështrim e kam parë pra një ditë e mirë për shtetin e së drejtës. Kështu do ta përkufizoja. Referuar mosdekretimit nga z.Ilir Meta sigurisht ka pasur reagime dhe nga mazhoranca madje e kanë cilësuar veprimin si një moment të cilin ai ka dëgjuar Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Mos është thjesht një shtyrje afati e prishjes së Teatrit? Të tillë idiotër dhe budallenj, qyteti i Tiranës dhe Shqipëria ka pasur plot, ka parë plot dhe ua thashë secili e ka një vend atje në vendin e plehërave. Praktikisht për dekretin e Presidentit unë lexova argumentimin sot. Një argumentim shumë i hollësishëm shumë solid dhe shumë institucional. Po pres nga këta idiotë me pushtet që të shprehen e të thonë pse e përbuzën dhe shkelën ligjin e pushtetit lokal. Pse prishën garën dhe konkurrencën e ndershme dhe shkuan në Kuvendin e Shqipërisë me ligj për një kompani, për një firmë ndërtimi të caktuar. Një turp i padëgjuar. Pse e shkelën Kushtetutën? Pse

i shkelën konventat ndërkombëtare? Pse e shkelën marrëveshjen e stabilizim asoocimit? Pse shkelin ligjin e trashëgimisë kulturore miratuar po nga këta. Presidenti i Republikës është treguar shumë i ftohtë dhe shumë institucional, nuk e ka lëshuar veten që të bëjë dhe qytetarin se si qytetar mund të jepte dhe opinionin e tij. Mund të ishte ndoshta edhe më i fortë a ndoshta më i butë, nuk e di. Por i ka qëndruar në mënyrë shumë të ftohtë çdo elementi të Kushtetutës dhe ligjit. Me çfarë lexova unë, si politikan, si qytetar, më quani çtë doni, ky ishte një argumentim i cili u bë publik për qytetarët. Unë do ta përshëndesja presidencën që bëri një gjë shumë të mirë për transparencën e saj për tua vënë në dispozicion që të gjithëve për ta lexuar. Dhe nëntë korpuset e arsyetimit janë nëntë atentate të mëdha që i janë bërë shtetit ligjor dhe shtetit demokratik në Shqipëri. Me këto nëntë atentate

të bëra nga kjo mazhorancë kjo është një diktaturë e kamufluar e re, sepse kur zëri i qytetarëve në pushtetin lokal, të zgjedhurve, nuk merret fare në konsideratë, kur kapitalizmi është konkurrencë, kur ky dimension shkatërrohet, kemi raport me ndërkombëtarët, ne kemi qenë të izoluar para 90, nuk pyesnim për konventat ndërkombëtare. Tani kemi firmosur dhe këto konventat të cilat i shkelim. Kur ne kemi një ligj për trashëgiminë kulturore i cili mbron ruan, bën gjithçka për ta investuar, ky nuk respektohet pra gjithçka bie. Një pushtet i cili shkel të gjitha ligjet është një diktaturë e re. Dhe presidenti ka vënë në dukje që e keni shkelur Kushtetutën dhe ligjin në këto gjëra. Doni ta shkelni sërish? Mund ta shkelni, ne do të jemi aty, po dhe populli do të jetë aty. Populli vendos pushtetet, nuk vendosin 15 idiotër që të çmendur nga shfrenimi i hajdutllëkut kanë mundësi të nxjerrin

nga goja të tërë fëlliqësirat e mundshme. Në fund të fundit një politikan që nxjerr fëlliqësira nga goja, do ti vijë goja erë në fund. Kështu që në këtë çështje është një kohë e çmuar që Presidenti i ka dhënë në radhë të parë jo opozitës por mazhorancës për ta parë me qetësi dhe për të vendosur këto vendime që ajo merr në Kuvend brenda kufijve të Kushtetutës dhe ligjit. Pra kjo është një mundësi e çmuar për mazhorancën jo për opozitën. Pra ajo ka qenë që me forcën e kartonave e ka shkelur gjithë legjislacionin. Të vejë atje ti respektojë që të gjitha, ka numra, paska mazhorancë, le të shkojë ta përdorë mazhorancën brenda kufijve të kushtetutës. Nuk thotë Kushtetuta që mazhoranca të shkelë kushtetutën apo mazhoranca ka nderin të shkelë ligjin. Mazhoranca të qeverisi duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Përsa i takon shkakut dhe sebepit, desha tu qëndrojë dhe ca që o e bëjnë këtë gjë se nuk ka para e kam thënë shumë herë, po ua them dhe njëherë tjetër. Që në vitin 2016 dhe deri në 2018 në tre vite kalendarike buxhetore janë harxhuar 140 milionë euro për zyra, vila qeveritare, transferime zyrash etj. Sipas buxhetit të nxjerrë nga këta. Nga këto 140 me 30 milionë ai mund të bëhej një Teatër përrallor, bëhet dhe me 20. Duket se nuk do të funksiononte partneriteti publik privat më pas.. Partneriteti publik privat do të ishte kur këto para nuk do të ekzistonin. Përderisa këto para janë dhe në vend që ti vjedhin këta ti bëjnë pllaka banjash edhe vetura dhe pasurisë kombëtare siç është Teatri ja kursejnë janë më shumë se hajdut. Është më shumë se tragjike. Marrë me shkurtime nga “Fax News”


POLITIKE

9

E diel, 29 KORRIK 2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj intervistë për “FDI Magazine”

M

inistri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, në një intervistë për “FDI Magazine” flet për sfidat e ekonomisë shqiptare dhe reformat e qeverisë. “Qeveria e Shqipërisë i ka konsoliduar shpresat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Pak ditë para një vote thelbësore të Këshillit Europian në Qershor, e cila i dha Shqipërisë rezultatin e dëshiruar por me një afat të shtyrë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në një intervistë me Courtney Fingar shprehet se identiteti europian i vendit dhe axhenda e reformave nuk mund të tjetërsohen”,- shkruan Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj intervistë për “FDI Magazine”. Si po ecën ekonomia shqiptare? Ekonomia po ecën mjaft mirë. Kur qeveria jonë mori detyrën, rritja ekonomike ishte më pak se 1%, thuajse në prag të një recesioni ndërsa financat publike kishin deficit të lartë. Kështu që ne vendosëm të hyjmë menjëherë në ristrukturim; filluam një marrëveshje me FMN me shume kushtëzime sa i takon reformave strukturore, fiskale, financiare dhe institucionale. Sot ekonomia është përmirësuar konsiderueshëm: rritja në vitin 2017 ishte 3.84% e GDP. Ndërkohë ne arritëm të finalizojmë një program të suksesshëm tre-vjecar me FMN. Prodhimi është rritur; në manifakturë shifrat janë të konsiderueshme, ndërsa sektori i turizmit në rritje po kontribuon pozitivisht në ekonomi. Në tre muajt e parë të vitit 2018 patëm një fluks rekord të investimeve të huaja direkte prej 284 milione euro. Nëse ecim në këtë trend, në fund të vitit besoj do të kalojmë 1 miliardë euro.

Ahmetaj: Projekti europian i Shqipërisë vazhdon detyrat tona nëse nuk hapen negociatat, por ne besojmë se i kemi përmbushur ato. Por përtej debatit, kjo nuk na bën ne më pak europianë. Ndoshta nuk dukemi aq të sofistikuar sa disa vende të tjera europiane, por patjetër që ne jemi Europianë, fondamentalisht dhe në genet tona. Shënim i redaktorit: Këshilli Europian vendosi qershorin 2019 si datën për hapjen formale të negociatave me Shqipërinë.

Për një vend të madh mund të duket shifër simbolike, por për ne është një kapërcim cilësor. Unë besoj se në 28 qershor (në takimin e Këshillit Europian për diskutimet mbi zgjerimin), nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave, do të thotë që BE do ta vlerësojë faktin që ne i kemi përmbushur të gjithë detyrat tona. Në vijim ne do të prezantojmë një set tjetër reformash të rëndësishme, të lidhura me cilësinë e administratës, legjislacionin, sistemin gjyqësor,

sigurinë ushqimore etj. Hapja e negociatave do të rrisë besimin e qytetarëve shqiptarë.

Europian. Unë jam I bindur që endrra jonë europiane nuk kërcënohet aspak.

Po nëse nuk e merrni? Nëse nuk e marrim, do të jetë shumë e padrejtë për Shqipërinë. Shqipëria në fund të ditës është një vend europian. Ankora jonë do të vazhdojë të jetë Europa. Nëse negociatat nuk hapen, do të ketë zemra të thyera, do të ketë pesimizëm, do të jetë një shans i humbur për Europën dhe për ne, por destinacioni ynë mbetet Bashkimi

Pra ju nuk do të hiqni dorë nga anëtarësimi në BE dhe rruga e reformave, në cdo rast? Si mund të heqim dorë nga Europa? Ne jemi europianë në fund të ditës. Europa ka vendosur të vizatojë një hartë dhe thotë “ky brenda hartës është Bashkimi Europian”, por edhe jashtë saj, Shqipëria është nje vend europian. Ju mund të mendoni se ne nuk i kemi bërë

Cfarë reformash priten në të ardhmen? Janë disa reforma që do të lehtësojnë investitorët që vijnë në Shqipëri. Njëra është reforma në administratën publike e cila vazhdon, për ta bërë administratën publike më të përgatitur për të pritur investimet dhe investitorët. Sistemi ynë i taksave është shumë i thjeshtë, por ne kemi nevojë të përmirësojmë administrimin. Reforma në sistemin e drejtësisë po avancon dhe pastaj është reforma që sapo kemi filluar, për sigurinë ushqimore. Një nga elementët ku ne po shpenzojmë shumë energji dhe para është formimi dhe trajnimi profesional për të ngushtuar hendekun mes nevojave të tregut dhe asaj që sistemi arsimor ofron. Ky nuk është një proces që sjell fryte me një vit, por jam i sigurt se në një periudhë 4-10 vjecare, tregu i punës do të ndryshojë tërësisht.

BUXHETI DO SHPENZOJË 28 MILIONË DOLLARË

Nga 5 mijë lekë shpërblim pensionistëve P

ensionistët do të marrin nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, kur u ndryshua buxheti i shtetit. Në aktin normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2018, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë ose rreth 28 milionë dollarë që do të përdoret si shpërblim për pensionistët, çka nuk ishte parashikuar në buxhetin e miratuar në fillim të vitit. Veç fondit për pensionistët, ndryshimi i dytë më i rëndësishëm i buxhetit është ai që rishpërndan paratë për investimet publike. Përmes aktit normativ, qeveria heq 20 milionë dollarë nga investimet me ecuri të ngadaltë duke ja transferuar këto fonde projekteve që kanë realizim më të shpejtë. Sipas tabelave të aktit normativ, për vitin 2018, investimet publike arrijnë në 86.7 miliardë lekë me një rritje prej 300 milionë

lekësh krahasuar me buxhetin e fillim vitit. Paratë shtesë për investime vijnë nga kursimet, kryesisht tek interesat e borxhit. Në krahun e të ardhurave, ndryshe nga sa u përfol, qeveria vendosi të mos e shkurtojë buxhetin. Në aktin normativ të ardhurat totale në buxhet ruhen në masën 464.2 miliardë lekë, po aq sa ishin në buxhetin e miratuar në fillim të vitit, edhe pse brenda zërave të tyre ka rishpërndarje. Kështu të ardhurat tatimore janë ulur me 4.5 miliardë lekë krahasuar me fillimin e vitit. Por kjo ulje është kompensuar në të njëjtën masë nga rritja e të ardhurave që vijnë nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe ato shëndetësore. Rrjedhimisht parametrat kryesorë të buxhetit ruhen të pandryshuar. Këtu përfshihen jo vetëm të ardhurat, por edhe shpenzimet dhe huamarrja që mbeten në të njëjtat shifra si buxheti fillestar.


AKTUALITET

10

E diel, 29 KORRIK 2018

Kakavija nga ana tjetër është kthyer në një nga korridoret kryesore të kalimit të emigrantëve nga vendet e treta

S

hqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinjë, tre muajt e verës i shfytëzojnë për të ardhur tek të afërmit e tyre në atdhe. Që në muajin qershor, kalimi në doganën e Kakavijës u vështirësonte, sigurisht duke pritur me orë të shumta në radhë. Por këtë vit, emigrantët shqiptarë shprehen ndryshe. Fundi i muajit korrik, ka shënuar një fluks të lartë të emigrantëve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.Por ndryshe nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, këtë sezon emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi, thonë se nuk janë përballur me rradhë të gjata në doganën e Kakavijës. “Ishte shumë mirë. Nuk ka rradhë”,-shprehen ata. Disa prej tyre shprehen se nuk e kishin programuar ardhjen në Shqipëri por janë detyruar të largohen për shkak të situatës së krijuar në Greqi si pasojë e zjarreve masive. Ata shprehin keqardhje për katastrofën që preku shtetin fqinj dhe rrëfejnë përjetimet e tyre për atë që ndodhi. Policia po ushtron kontrolle të rrepta në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike dhe shkeljen e rregullave të lëvizjes në zonën Shengen. Të gjitha mjetet e tonazheve të rënda, përfshirë edhe autobusët e linjave ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, duhet të kalojnë në procesin e skanimit. Ndihmesë për këtë rregull dhe normalitet të kalimit në doganë

Kakavija këtë vit ndryshe, emigrantët: Nuk ka rradhë SITUATA ‘’Ndryshe nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, këtë sezon emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi, thonë se nuk janë përballur me rradhë të gjata në doganën e Kakavijës. “Ishte shumë mirë. Nuk ka rradhë”,-shprehen ata”.

e kanë dhënë edhe gjashtë lexuesit portabël të pasaportave që OSBE i dhuroi policisë në nisje të sezonit turistik. Fillimisht ato u shpërndanë në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë dhe Kapshticë.

“Një lajm i mirë për Policinë e Kufirit dhe Migracionit për këtë sezon turistik. Vizitorët e shumtë që do të hyjnë këtë verë në vendin tonë nga vendet fqinjë do të përballen me më pak radhë në pikat e kalimit kufitar

SHËNGJIN

AKU mbyll një fast-food në plazh N

ë kuadër të sezonit veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë një sërë kontrollet që turistët të kenë siguri tek produktet që konsumojnë. AKU bën me dije se ka mbyllur një fast- food në Shëngjin, i cili ishte në shkelje të kushteve higjieno-sanitar. Subjekti është i lincencuar por kryente aktivitetin në shkelje të kushteve higjeno-sanitare dhe tekniko/teknologjike të manipulimit, ruajtjes së tregtimit të ushqimit. Produktet ushqimore ishin me mungesë të fletë/ analizave, certifikatave dhe të etiketimit të këtyre produkteve. Subjektit me emër “Qebabtore te Qarshia” i’u sekuestruan 12 kg mish i grirë, 47 kg brum, 5 kg qofte, 2 kg sallam, 3 kg peshk dhe 4 kg byrek

të gatshëm, si produkte të pasigurta për konsumim dhe dërgimin e tyre për asgjesim. “Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative me gjobë, 350000 lekë për kushtet higjeno-sanitare, 100000

lekë për mungesë së gjurmueshmërisë, 50000 lekë për mungesë etiketimi, si dhe bllokim të menjëhershëm i ushtrimit të aktivitetit deri në plotësimin e kushteve dhe kërkesave ligjore në fuqi”.

falë gjashtë lexuesve portabël të pasaportave që iu dhuruan sot Policisë së Shtetit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri”. Por Kakavija është kthyer nga ana tjetër në një nga korridoret kryesore të kalimit të refug-

jatëve nga vendet e treta. Trendi në rritje i këtyre rasteve bëri që të përflitej edhe ngritja e një kampi refugjatësh në Shqipëri por deri më tani autoritetet thonë se nuk kanë asnjë kërkesë nga Bashkimi Europian. Nisur nga kjo situatë policia ka shtuar kontrollet në kufirin e gjelbër. Kakavija është një nga pikat më të aksesueshme nga emigrantët për shkak edhe të afërsisë me Janinën. Refuagjtët kryesisht me kombësi nga Siria, Afganistani, Libia dhe Pakistani afrohen deri pranë kufirit shqiptar me autobusët e linjës dhe më pas fshihen pranë rrjedhës së lumit që përshkon 2 vendet, duke pritur natën për të nisur ngjitjen e malit.

RAPORTI

Pikëkalimet kufitare, KSHH: Të keqmenaxhuara “Gjashtëmujori i parë i 2018-ës ka njohur fluks në rritje të emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar kufirin shqiptar,ndërsa në pikat kufitare ka mungesa në logjistikë. Shteti shqiptar nuk ka kapacitetet për të ushtruar kontrolle në të gjithë kufirin e gjelbër”. Konkluzionet janë bërë të ditura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit pas monitorimit dyditor në të gjitha pikat kufitare në Jug të vendit. “Vihet re një fluks i shtuar në këtë 6-mujor të parë të vitit në raport me vitin e kaluar. Të dhënat janë kapërcyer, nëse e shohim numrin e azilkërkuesve që kanë hyë në kufirin me Republikën e Shqipërisë përmes Sarandës dhe Gjirokastrës me Greqinë, pra kemi një rritje të këtij numri”,

thotë Skëndaj. Konkluzioni përfundimtar i tyre është se shteti shqiptar nuk ka kapacitet e trajtimit të një fluksi të madh klandestinësh. “Shteti shqiptar nuk mundet me kapacitetet njerëzore që ka por dhe me mungesën e infrastrukturës logjisitike nuk kishin

makina për të bërë kontrollin e kufirit të gjelbër dhe në Qafë Botë kufiri kontrollohej nga patrulla në këmbë. Nga persona punonjës të kësaj pike kalimi kufiri me grup patrullimi prej dy personash është praktikisht e pamundur”, tha Eria Skëndaj.


AKTUALITET 8.484 vepra penale janë evidentuar në tremujorin e dytë të vitit. Sipas INSTAT, kjo shënon një rritje me 1,1 %, krahasuar me tre mujorin e dytë të 2017. Sipas të dhënave, në tre muajt e dytë të 2018, ka pasur ulje të vrasje por është rritur trafiku i drogës. Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e dytë 2018 është 13, 6 vrasje më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për grupveprën penale vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 36 vepra, 1 më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 23, duke shënuar një rënie me 11 vepra, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjen. Në tremujorin e dytë 2018, janë evidentuar 31 krime me natyrë seksuale, 9 më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Nga këto, 8 prej tyre i përkasin veprës penale “Vepra të turpshme”. Në tremujorin e dytë 2018 janë evidentuar 438 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 26,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat prodhimi dhe shitja e nar-

11

E diel, 29 KORRIK 2018

INSTAT, publikon raportin për tre mujorin e dytë të vitit. Publikohen të gjitha veprat penale dhe bëhet krahasimi me tre mujorin e dytë të një viti më parë

Veprat penale për tre mujorin e dytë, ulen vrasjet VEPRAT PENALE Krime seksuale-13 Vjedhje banese-304 Vrasje me dashje-13 Vjedhje automjete-55 Vjedhje lokale tregtie-144 Vepra penale të tjera-6.752 Vrasje mbetur në tentativë-36 Krime në fushën e drogës-438 Vjedhje mbetur në tentativë-96 Vjedhja duke shpërdoruar detyrën-22 Vepra penale të rënda kundër pasurisë-23 Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor-570

kotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Në këtë periudhë janë evidentuar 55 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 24,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprave penale të evidentuara

për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e dytë 2018, është 144, duke shënuar një rritje me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e dytë

2018, është 304, duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë janë evidentuar 22 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 7 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e dytë 2018, është 96, duke shënuar një rënie me 23,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e dytë 2018 është 570,12 vepra më shumë të evidentuara, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

ELBASAN

ITALI

Arrestohet shitësi i armëve

Vrau shokun, ekstradohet 20 vite shqiptari

Në pranga të Policisë është vënë një shqiptaro-maqedonas, i cili u kap pranë fshatit Urakë, në Prrenjas, aty ku uniformbat blu i gjetën 2 armë zjarri të cilat dyshohet se do t’i shiste në Elbasan. 32-vjeçari Ylber Suma, lindur në Shkup e banues në Kosovë u arrestua pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Alfa Romeo” me targa “SK3771AD”, të cilin e drejtonte vetë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë. Sipas informacioneve që zotëronte policia këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, 32-vjeçari i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për t’i shitur ato më pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 euro.

20 vite nga vrasja e një shqiptari në Itali, 39-vjeçari Gazmend Nure ka përfunduar pas hekurave të burgut. Autoritetet italiane e ekstraduan shqiptarin nga Spanja, pasi ndaj Nures, Gjykata e Apelit në Leçe ka dhënë dënimin me 22 vite burg. Në atë kohë, vrasja që kishte kryer Nure kishte krijuar shqetësim të madh në komunitetin ku banonte. Më 1 gusht të 1998-s, ai vrau Luan Kajën më një kaçavidë në kokë. Kaja u dërgua në spital por vdiq disa ditë më vonë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Sipas hetimeve, midis viktimës dhe autorit kishte pasur një konflikt më motive të dobëta. Ata kishin pasur një debat të fortë se kush do të jetonte në një banesë të braktisur në periferi të Fasanos. Nga ngjarja pati një dëshmitar okular, i cili ishte miku i ngushtë i viktimës. Ai tregoi se Nure e kërcënoi

me një pistoletë pasi tentoi të mbronte mikun e tij. Dëshmia e tij ishte kyçe për hetimet. Nure e vrau Kajën disa minuta pasi ky i fundit foli me prindërit e tij në Shqipëri nga një kabinë telefonike. Fillimisht, 39-vjeçari u

dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Brindizit por Apeli në Leçe e ktheu dënimin në 22 vite burg. Sipas mediave italiane, 39-vjeçari në vitin 1999 ka kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar me identitet fals.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E diel, 29 KORRIK 2018

Presidenti Hashim Thaçi: Një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Haradinaj: Baca Adem, ti na e mësove rrugën deri te liria

Lamtumira e Adem Demaçit

M

e nderime të larta shtetërore është varrosur të shtunën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi. Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82vjeçare. Përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova, Shqipëria, por edhe politikanë nga vende të tjera të rajonit, e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Demaçit. Në ceremoninë komemorative, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para të pranishmëve se Damaçi, ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Ai tha se Demaçi ideal jetësore e kishe bashkimin e shqiptarëve. "Kombi shqiptar po ndahet nga Adem Demaçi, një kolos që u vetmohua tërë jetën për qëllimin madhor, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve", tha Thaçi. Presidenti Thaçi tha se sot bota po ndahet nga "Mandela i Evropës". Sipas tij, Demaçi ishte një burrë ku i flijoi 28 vitet në burgje, pa u mposhtur asnjëherë. "Rini, shpirtin e talentuar e plot dhunti, dhe moshën e burrërisë Adem Demaçi i flijoi 28 vjet në burgjet jugosllave pa u thyer e pa u mposhtur ndonjëherë", tha Thaçi. Ai tha se Adem Demaçi ishte njeriu më antikonformist që ka prodhuar ndonjëherë mendësia, kultura dhe historia politike. "Ai ishte i madh edhe kur fliste. Ai ishte i madh edhe kur qortonte. Në momentet më të rënda historike ishte mbështetës, zëdhënës dhe përfaqësues i lartë politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Demaçi kishte fituar imunitetin e pavdekësisë, andaj nuk u largua nga Prishtina as në ditët kur krimet dhe gjenocidi i forcave policore e ushtarake serbe ishte në kulm", u shpreh Thaçi. Presidenti i Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoninë komemorative tha se Adem Demaçi, qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët. "Jeta jote ishte luftë dhe këtë luftë e fitove, duke u bërë për gjithë shqiptarët modeli dhe shembulli i përkushtimit për atdheun i sakrificës dhe dashurisë për të, i vetmohimit dhe dedikimit me

po i bashkohet popujve të lirë", tha Haradinaj. Abetare Demaçi, vajza e Adem Demaçit, që mori fjalën në ketë ceremoni tha se "kisha një baba që e ndava me të gjithë shqiptarët". Ajo tha po ashtu se para se të vdiste "më thoshte se më e rëndësishmja është ta njohësh veten". "Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Ai donte të thoshte se

do të përpiqeshin ta përmirësonin veten, si individ dhe pastaj do ta kuptoni se vetëm në mënyrë kolektive mund të luftohet e keqja do të falnin do të kërkonin ta nxirrnin me të mirën nga vetja në këtë mënyrë asgjë ata nuk do të mund t'i ndalte çfarëdo që kërkoj e duan ata. Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit për një rrugë e një q[llim, do na përsëritet historia", ka thënë Abetare Demaçi, duke kujtuar fjalët që i kishte thënë babai. Në ceremoninë e varrimi ku morën pjesë shumë qytetarë. Te varrezat foli edhe shkrimtarie bashkëveprimtari i Demaçi, Selatin Novosella. Ai tha se Demaçi asnjëherë nuk u

gjithçka e pa cak për lirinë e popullit. I dashur baca Adem, jeta jote ishe luftë dhe t'i ketë luftë e fitove. Jeta jote ishte sakrificë pa mbarim po t'i ja dole t'i përballosh e sfidosh ato si rrallë me urti e fisnikëri", tha Meta. Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Adem Demaçi ishte patriot si të tjerët, por i veçantë me veprën e tij. Ai tha se kur të tjerët ju gëzuan lirisë së pjesshme, atë e mundonte padrejtësia e pjesshme. "Nuk ka si ti, të tjerë baca Adem që për të gjallë dhanë kaq shumë sa dhe ti nga e drejta jote për jetë e liri, që ne të jetojmë të lirë. Ti dhe na dhe lirinë tënde për lirin tonë më së shumti nga gjithë ne për së gjalli. Ti na e mësove rrugën deri te liria. Më në fund baca Adem, popull yt

po ta njihnin shqiptarët mirë veten do të ishin kritik ndaj vetvetes, do të kuptonin se çdo gjë e keqe rrjedh nga vetvetja

ndal e as nuk mposht dhe kurrë nuk i ekspozoi plagët e panumërta. Sipas tij, ai nuk lejoi që askush të jetë dëshmi-

tar i atyre plagëve. "Baci ynë i mirë, më parë e zgjodhe lirinë e burgut sesa burgun në liri të rrejshme. Në burgun tënd i papërkulur ishe grithje, sepse e ndjeje veten të lirë aty, në raport me veten, në raport me idealet tua", tha Novosella. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur që në nderim të figurës së veprimtarit të njohur politik, Adem Demaçi, të shpallë tri ditë zie në Kosovë. [27,28,29 korrik]. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po dje pas ceremonisë mortore, në nderim të emrit dhe veprës së Adem Demaçit ka marrë propozim vendim për vendosjen e shtatores Adem Demaçi në sheshin "Adem Demaçi" në Prishtinë, emërtimin e Autostradës Prishtinë - Pejë "Autostrada Adem Demaçi" dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës, "Parku Adem Demaçi". Në mbledhjen komemorative që u mbajt të premten në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e shtetit thanë se Demaçi ishte ndër figurat më të mëdha të 100 vjetëve të fundit. Demaçi veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj. Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si "Mandela i Ballkanit". Në fjalimet e liderëve politikë, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E diel, 29 KORRIK 2018

Presidenti Meta nderon kujtimin e Adem Demaçit Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte dje pranishëm në ceremoninë mortore dhe homazhet shtetërore në nder dhe respekt të atdhetarit, luftëtarit të lirisë e simbolit të rezistencës kombëtare, "Mandelës së Evropës", Adem Demaçi. Presidenti Meta u takua dhe u shprehu personalisht ngushëllimet dhe hidhërimin e thellë bashkëshortes, zonjës Xhemajlie Demaçi, si dhe vajzës Abetare dhe djalit Shqiptar, të afërmve,

miqve, bashkëluftëtarëve, bashkëvuajtësve e bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit Demaçi. Presidenti Meta vendoi një kurorë me lule duke bërë homazhe e duke nderuar kujtimin dhe veprën e luftëtarit të lirisë së Kosovës dhe simbolit të rezistencës shqiptare, i cili pas ceremonisë shtetërore të lamtumirës, do të prehet në "Varrezat e Dëshmorëve" në Velani. Në fjalën e rastit në ceremoninë shtetërore të mbajtur në Sheshin "Gjergj

Kastrioti Skënderbeu" në Prishtinë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në prani të autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës duke filluar nga Presidenti Thaçi e me radhë, drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, dhe mijëra bashkëatdhetarëve të ardhur nga mbarë trojet shqiptare e nga Diaspora, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi figurën e Demaçit.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe

Nga Ilir Meta*

FJALIMI

"Jemi mbledhur sot këtu t'i japim lamtumirën e fundit heroit të pashembullt të rezistencës për liri e dinjitet kombëtar e njerëzor. Në jetën e tij prej shqiptari të ndershëm e fisnik, ai kurrë dhe asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk u step. Por qëndroi gjithmonë në këmbë e stoik, ballë për ballë me të keqen dhe tiraninë, në luftë me ata që shtypnin me dhunë popullin dhe kombin tonë. Qëndroi, luftoi dhe fitoi! Duke u bërë për të gjithë shqiptarët, modeli dhe shembulli i përkushtimit për Atdheun, i sakrificës dhe i dashurisë për të, i vetëmohimit dhe i dedikimit me gjithçka e pa cak për lirinë e popullit! I dashur Baca Adem, Jeta jote ishte luftë, dhe ti këtë luftë e fitove! Jeta jote ishte sakrificë pambarim, por ti ia dole t'i përballosh e t'i sfidosh ato si rrallëkush, e me urti

e fisnikëri, sepse ti ishe dhe mbete Adem Demaçi i Kosovës, dhe Kosova dashuria e shpirtëzuar në Ty! Evropa dhe e gjithë bota të njohu, si 'Mandela i Evropës', si 'Saharovi' shqiptar, si i burgosuri politik me më shumë vite burg të vuajtura në ish-Jugosllavi. Por në fakt ti ke qenë, je e do të mbetesh përjetë Adem Demaçi shqiptar, maratonomaku i palodhur i lirisë! Ti, je njeriu, je prindi, shoku e miku përherë pranë, je intelektuali e qytetari, shkrimtari e gazetari i pakompromis, mbrojtësi i të drejtave të njeriut pa marrë parasysh se cilit komb i takojnë,

politikani i veçantë në veprime dhe qëndrime, humanisti i shquar, ti je Adem Demaçi, njeriu ndryshe i nënqiellit tonë. Sot fjalët Bacë janë të mangëta për ty. Sot dhimbja e rëndë është sa një mal! Prehu në paqen e përjetshme heroi ynë! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe, dhe që gjithçka ia fale me besnikëri dhe fisnikëri! Lamtumirë, Baca Adem Demaçi! Heroi ynë i përjetshëm i përpjekjeve për liri."

*Fjala Presidentit në ceremoninë mortore dhe homazhet shtetërore në nder dhe respekt të atdhetarit, luftëtarit të lirisë e simbolit të rezistencës kombëtare, "Mandelës së Evropës", Adem Demaçi


FORUM KOMENT Nga Rexhep QOSJA

A

dem Demaci, Baca Adem u nda nga jeta. Ndarja e tij nga jeta pikëlloi gjithë shqiptarët kudoqofshin ata. Adem Demaçi ishte dhe mbetet Baca Adem, i gjithëkohshëm në historinë e popullit shqiptar: i gjithëkohshëm me Emrin e tij, me Veprën e tij, me Lavdinë e tij. Në jetën dhe në historinë e popullit shqiptar ai ishte i veçantë me çdo gjë e me të gjitha. Ai e jetonte Idealin e tij; ai e jetonte Fjalën e tij; ai e jetonte gjithë Veprën e tij. Ideali i tij, Fjala e tij ishte, është dhe do të jetë përgjithmonë njëkohësisht Ideal i Kombit shqiptar, Fjalë për Kombin shqiptar. Herët, në rini ai u bë Mësuesi historik, politik, kulturor, kombëtar e moral i rinisë shqiptare në Kosovë. Ai u bë Mësuesi i qëndrimit të drejtë, të papërkulshëm, të dinjitetshëm, që nuk e përkulnin leverditë, premtimet, kërcënimet, burgjet. Ai u bë parathënësi i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës. Ai u bë parathënësi i bashkimit kombëtar shqiptar. Idealin e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ai e jetoi me 28 vjet burgje dhe me shumë përndjekje e krajata para dhe pas burgjeve. Dhe këto 28 vjet burgje dhe këto përndjekje e krajata u bënë dëshmi sipërore që të gjithëve bashkëkombësve dhe të huajve u dëshmonin se Adem Demaçi po ia dhuronte rininë, pjekurinë, dhuntinë krijuese kësaj lirie dhe pavarësie të Kosovës.

Me këtë sakrificë madhështore historike ai e dëshmoi burrërinë, vendosmërinë, parimësinë politike e morale edhe kur doli prej burgjeve. Sot kur Baca Adem u nda prej nesh vetëm me trupin e tij e do rendi të vetëpyetemi: çka bëmë ne për te. Sot kur u nda vetëm me trup prej nesh e do rendi te vetëpyetemi se çka bënë për të ata që e sundojnë politikisht e shtetërisht Kosovën sot. Përgjigjet janë dëshpëruese! Ata që edhe në ditët e luftës çlirimtare e vallëzonin vallen e paqes turpëruese nën dhunën dhe terrorin e regjimit serb i dhuruan Bacës Adem mohime, denoncime, përjashtime, fyerje! Ata të tjerët që pas luftës e bënë dhe po e bëjnë demokracinë e Kosovës - demokraci rurale e private e privuan Bacën Adem prej çdo mundësie që të bëhej çka para të gjithëve i takonte të bëhej: që të bëhej i pari i Madh i Kosovës. Nuk i lejuan të bëhej kryetar i Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as kryetar i Kuvendit të Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as kryeministër i Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as ministër i Kosovës! Prej ish të burgosurve politikë u propozua që të bëhej deputet i Kosovës, por nuk e lejuan kandidimin e tij as për deputet të Kuvendit të Kosovës ata që edhe për kandidime vendosnin! Popuj të tjerë, me tradita politike, shtetërore e morale, i zgjedhin senatorë apo deputetë të përjetshëm figurat politike me merita të veçanta në historinë

14 E diel, 29 KORRIK 2018

Parathënësi i bashkimit kombëtar shqiptar politike, kulturore e qytetëruese të tyre. Politikanët dhe shtetarët e Republikes Jugafrikane e bënë Nelson Mandelen figure politike e morale botërore, sepse ashtu e meritonte Mandela dhe sepse ashtu e donin interesat politike e shtetërore të asaj Republike. Por pushtetarët e sotëm të Kosovës nuk i lejuan Adem Demaçit të bëhet as deputet katërvjeçar i Kuvendit të Kosovës! Pse? Pse e cenuan kështu Adem Demaçin dhe pse e cenuan kështu Republikën e Kosovës. Ata që nuk ia lejuan Adem Demaçit as tre minuta fjalë në Parlamentin e Kosovës, ata që e privuan prej të drejtës së tij sipërore që të bëhej çka i takonte të bëhej në Kosovë, u frikësuan prej tij: prej etikës së tij politike e shtetërore, prej burrërisë së tij, prej nderit të tij, prej vendosmërisë së tij, prej parimësisë së tij, prej humanizmit të tij, dhe u frikësuan sepse ai, Baca Adem, nuk do t'i lejonte të bëjnë çka bënë e çka po bëjnë: ai nuk do t'i lejonte të zhvasin Kosovën, ai nuk do t'i lejonte të plaçkitin pasuritë e përbashkëta të Kosovës, ai nuk do t'i lejonte të bëhen milionerë duke përdorur e shpërdorur siç po i shpërdor-

in postet politike e shtetërore të Kosovës shtetërisht të privatizuar prej tyre. Dhe, ai nuk do t'i lejonte t'i sjellin Kosovës aq tragjikomedi politike, ekonomike, diplomatike, kombëtare e ndërkombëtare qe po ia sjellin asaj sot! Por, o çfarë ironie! Ata që nuk e lejuan të bëhet as kryetar i Kosovës, as kryetar i Parlamentit të Kosovës, as kryeministër i Kosovës, as ministër i Kosovës, madje as deputet i Kosovës, ata dje mbajtën akademi për të në sallën gati përgjysmë të zbrazët të Parlamentit të Kosovës dhe ata mbajtën fjalime në atë akademi për të. Ata shpallen tri ditë zie për të. Sot ata mbajtën edhe një akademi për të që e quajtën ceremoni dhe e mbajtën në sheshin para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku u rrjeshtuan njëri pas tjetrit në radhë të parë për ta përdorur lavdinë e Bacës Adem për interesat e tyre pushtetore. Prehu i qetë në dheun e Kosovës, Bacë i dashur. I privilegjove për të të nderuar kështu të ndarë nga jeta ata që këtë privilegj në asnjë mënyrë dhe me asgjë nuk e merituan! Vepra jote mendore e morale, veprimtaria jote politike ko-

mbëtare, lavdia jote historike, burrëria jote, ecja jote gjithmonë e dinjitetshme do të edukojnë gjithmonë rininë tonë dhe do ta lëvizin përparueshëm historinë shqiptare. Ti ishe më shumë se kryetar i Kosovës, ti ishe më shumë se kryetar i Parlamentit të Kosovës, ti ishe më shumë se kryeministër i Kosovës, ti ishe më shumë se ministër i Kosovës, ti ishe më shumë se deputet i Kosovës. E si të mos ishe! Ti na dhurove si trashëgim mospajtimin me pushtimin, me çdo lloj pushtimi, me çdo lloj pushtimi e nënshtrimi në të cilin ishte dikur Kosova, por ti na dhurove si trashëgim edhe mospajtimin me të gjitha të këqijat që cenojnë interesat e përgjithshme shoqërore: mospajtimin me korrupsionin, mospajtimin me nepotizmin, mospajtimin me zhvatjen e pasurive të përbashkëta të Kosovës, mospajtimin me gënjeshtrat, mashtrimet dhe arrivizmet që e kanë mbuluar sot Kosovën. Ti ishe dhe mbetesh ndjenja, ndërgjegjja dhe mendja historike në çastet më të vështira te popullit shqiptar. Mandati yt është mandat i përjetshëm në historinë e gjithë popullit shqiptar.

"HISTORIA E DIPLOMACISË SHQIPTARE"

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA M

inistria për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë çelur sjell për publikun një rubrikë të re me titull: "Historia e diplomacisë shqiptare". Kjo rubrikë synon t'i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare. Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata qe janë te interesuar. Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe

kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore. Këtë javë rubrika "Histori e Diplomacisë Shqiptare" prezanton pjesë nga përpjekiet e qeverisë shqipëtre për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, proces që u finalizua me 28 korrik 1922. Pas vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve , i cili rinjohu statusin juridik të shtetit shqiptar, si shtet i pavarur e sovran, dhe kufijtë politikë të tij të përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve 1913, u hap drita jeshile për njohjen e qeverisë së re shqiptare. Pas njohjeve të para nga disa prej Fuqive të Mëdha, qeveria shqiptare nxitoi të kërkonte edhe njohjen e qeverisë amerikane. Me 17 nën-

tor 1921, Komisionieri (përfaqësuesi jo-zyrtar) i qeverisë shqiptare në Uashington, Konstantin Çekrezi, dorëzoi kërkesën për njohje në Departamentin e Shtetit. Kërkesa u përsërit nga qeveria shqiptare në 7 qershor 1922. Qeveria e SHBA kishte dërguar në Shqipëri përfaqësuesin e saj jo-zyrtar Maxwell Black, me një mision hetimi paraprak për situatën politike në Shqipëri pas mbërritjes së kërkesës së qeverisë shqiptare për njohje. Black kreu disa takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare si dhe ndoqi zhvillimet politike në vend . Me 28 korrik 1922, ai i dorëzoi Xhafer Ypit në cilësinë e Kryeministrit të vendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme notën

e njohjes së qeverisë shqiptare nga SHBA. Deri në vendosjen e marrëdhënieve të rregullta diplomatike Black do të qëndronte në Shqipëri si Komisionier i SHBA në rangun e Ministrit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të SHBA. Në fillim të dhjetorit 1922 mbërriti në Tiranë përfaqësuesi i parë diplomatik i qeverisë amerikane U.Grant-Smith, në cilësinë e Ministrit të parë Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshëm të SHBA në Shqipëri. Me 4 dhjetor ai paraqiti letrat kredenciale. Deri në prill 1922 qeveria shqiptare u përfaqësua nga Komisionieri Çekrezi në Uashington. Me 25 gusht 1922 qeveria shqiptare vendosi të hapte Legatë shqiptare në Uashington dhe

caktoi si Ministër Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshëm të Shqipërisë në SHBA Mit'hat Frasherin. Për arsye financiare të shtetit shqiptar Frasheri nuk u nis në Uashington dhe qeveria shqiptare u përfaqësua nga konsujt e saj në New York, Koço Tashko e më pas Abdi Sula. Në korrik 1926 emërohet Ministri i pare Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm shqiptar në Uashington, Faik Konica, i cili hapi Legaten shqiptare në SHBA dhe kreu këtë detyrë deri pak muaj pas pushtimit te Shqiperise. Gjatë kësaj periudhe u nënshkruan disa marrëveshje midis dy vendeve, ku mund të veçojmë disa prej tyre si; traktati mbi njohjen e pasaportave amerikane shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, traktati mbi suprimimin e taksës së vizës për pasaportat shqiptare dhe amerikane të përsonave joemigrantë, , traktati i arbitrazhit, traktati i miqësisë për paqen e përgjithshme, traktati i neutralitetit, traktati i ekstradimit të përsonave keqbërës,ej.


KULTURE

15 E diel, 29 KORRIK 2018

Jazz & World music, Festivali në vitin e 7-të Edicioni i shtatë i këtij festivali, u mbajt në barin "Bier Garden", brenda hotelit modern Rogner, ndërsa performuan artistëve nga Austria dhe Izraeli. Në ceremoninë e hapjes, përveç artëdashësve merrnin pjesë edhe personalitete nga fusha të ndryshme. Besim

Petrela, drejtori i festivalit tha se ky evenimenti është më i rëndësishëm në Shqipëri për muzikën xhaz dhe tashmë është kthyer në një traditë. Sipas tij, festivali mbështet dialogun kulturor nëpërmjet muzikës xhaz, si mjet komunikimi midis të rinjve. "Si risi ka një pro-

jekt të ri të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor e cila mbështet projektin SANITI (Sarajevë-NishTiranë). Qëllimi është dialogu multikulturor". Festivali mirëpret dhjetëra artistë, ndërsa organizohet në Tiranë dhe qytetin e Fierit në datat 24 deri 28 korrik.

Mirela Kumbaro: Zgjedhja e "100 fshtrave" është një lloj ekuilibri mes disa pikave ose fshatrave që e kanë të garantuar suksesin që sot dhe janë sot model

64 projekte për restaurimin e objekteve kulturore

M

inistria e Kulturës ka gati 64 projekte të gat shme për t'u zbatuar, të cilat kanë të bëjnë me restaurimin e objekteve kulturore. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë takimit të saj në qytetin e Lezhës për programin "100 fshatrat", theksoi se pikturat murale të katër kishave në Voskopojë do të restaurohen. "Ministria e Kulturës ka mbi 64 projekte të gatshme për t'u zbatuar, të cilat mund të jenë që nga rindërtimi i një ure, rikualifiki-

mi i një sheshi, rindërtimi i një shtëpie, restaurimi i një kishe apo xhamie, si një tjetër veçori e jashtëzakonshme e turizmit kulturor shqiptar, siç është bashkëkzistenca e institucioneve fetare. Tashmë ka edhe disa kërkesa për mbështetje, madje një bankë, ABI bank, i ka tërhequr projektet e veta për restaurimin e katër kishave në Voskopojë të pikturave murale, kështu modelet i kemi, projektet i kemi dhe na mbetet vetëm që të takohemi më shpesh",-

theksoi Kumbaro. Duke u ndalur te qyteti i Gjirokastrës, Kumbaro bëri me dije se ky qytet, edhe pse kishte 13 vite që ishte shpallur qytet i UNESCO-s, kishte shumë pak hotele për të akomoduar turistët, ndërsa sot realiteti është ndryshe, hotelet janë shtuar, por përsëri kërkesat janë të larta. "Po të marr Gjirokastrën dhe nuk mund të merrja shembull tjetër veç Gjirokastrës sigurisht, për 1 milion arsye që nga ato personale deri tek ato politike, por sidomos kulturore, sepse është një ndër ato që ne i quajmë klishe, ama vetë Gjirokastra ka 13 vite që është qytet i UNESCO-s, por në qytetin e Gjirokastrës deri në 2013-ën kishte vetëm 2 hotele e gjysmë, tre nuk bëheshin. Ndërsa sot, në qoftë se do të futemi te "booking.com" kemi mbi 67 ofer-

ta dhe është e vështirë që të gjesh sidomos në fundjavë hotele të disponueshme. Bëhet fjalë për një qytet të vogël, cilido në fakt nëse e viziton e mbaron atë listën e vendeve për të vizituar në harkun kohor të 48 orëve por nëse del vetëm 10 minuta nga Gjirokastra dhe fillon të lëvizësh në fshatrat që ka qarku, pa frikë aty ka një ofertë turistike, kulinare, natyrore, turistike dhe bujqësore që të mban minimalisht 10 ditë". Sipas ministres Kumbaro, zgjedhja e "100 fshtrave" nga pikëpamja kulturore është një lloj ekuilibri mes disa pikave ose fshatrave që e kanë të garantuar suksesin që sot dhe janë sot model. "Dhe në fakt ky ishte synimi, që të gjitha këto pika që zgjerojnë hartën, turistike, kulturore të zhvillohet përmes "100 fshatrave". Po marr Labovën në të cilin kemi

ndërtuar rrugët për të aksesuar atje para një viti, në të cilën kemi një nga kishat më të jashtëzakonshme Bizantine, me një histori të mbushur me piktura dhe me një traditë rreth e rrotull, është restauruar tashmë. Aty ka filluar tendenca për agroturizëm por ajo që mungon është dija se si standardizohet agroturizmi që na mbetet për ta bërë në këtë fshat. Nëse unë do të thosha se çfarë mund të ofroni ju për këtë fshat është pikërisht ngritja e standardeve që janë pjesë e Ministrisë së Turizmit. Ndërsa kemi një fshat tjetër i cili ndoshta nuk ka këtë njohje, por mbetet për t'u ndërtuar, pra ekuilibri mes një fshati që e ka suksesin brenda dhe një tjetri që duhet të fillojë nga zero janë gjithashtu krijime të modeleve të ndryshme brenda "100 fshatrave",-theksoi Kumbaro.


FORUM Nga Shpëtim Kodra

S

hkrimtar, dramaturg, histori an. Vepra e tij gjigante, imponuese -monument artistik e doktrinar i opozitarizmit më të shkëlqyer të regjimit totalitar e inkuizitor stalinian. Monument i përbashkët i atyre që u torturuan e u vranë. Arkiv vuajtjesh e krimesh, humanizmi e mizorie. Kurajo e pashembullt, moral i lartë qytetar e fetar i një zëri profetik e misionar i ndërgjegjes së kombit. I dekoruar me Urdhra e Medalje Trimërie si pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore(oficer artilerie), më 9 shkurt 1945, për shkak të një letre private, drejtuar një shoku e ku kritikohej ashpër qëndrimi i Stalinit gjatë Luftës, u dënua me 8 vjet kamp pune e 3 vjet internim. Solzhenicin provoi tmerret e Gulagut,"grirësit të mishit njerëzor", ku ishin 17 milion njerëz në vitet 1929-53. Sistemi ishte i njëjtë në të gjthë Lindjen komuniste, edhe skemat të ngjashme. Intelektualët pushkatoheshin si reaksionarë, tregtarët si borgjezë, fshatarët e pasur si kulakë, komunistët idealistë si tradhtarë. Një model të përsosur të kësaj skeme makabre pashë te Shtëpia e Terrorit në Budapest, ku pasqyroheshin mjetet dhe format e torturave e të propagandës, fotot, emrat, si dhe prononcimet e viktimave e të kriminelë, përmes monitorëve në të gjitha sallat. Kur tanket sovjetike pushtuan Budapestin në prill 1945, kaluan në perëndim 1 milion hungarezë. Ushtria e Kuqe e Stalinit internoi në gulagët sovjetikë për të huajt 180.000 hungarezë; 700.000 nga gjithë Lindja. U deportua edhe diplomati suedez Raul Valenberg që kish shpëtuar mijëra ebrej nga nazistët. Ndërsa pas 11 vitesh, nga 28 tetori deri më 4 nëntor 1956 tanket sovjetike masakruan 2500 hungarezë dhe plagosën mijëra të tjerë që kërkuan pavarësinë nga B.Sovjetik. Edhe Shqipëria është quajtur "një bastion -gërmadhë e stalinizmit të kulluar e të ashpër", ku idealet e partizanëve u nëpërkëmbën dhe frytet e Luftës qenë: izolimi, varfëria, bunkerizimi, mungesa e të gjitha lirive dhe lufta e përbind-

16 E diel, 29 KORRIK 2018

Vepra e Solzhenicinit, skaner i diktaturës staliniane dhe demokracisë totalitare

shme e klasave, vazhdim i luftës civile në kohë paqeje. Është folur e shkruar për tmerret e kampit të Tepelenës. Ndërsa në kampin e Bedenit, ku u burgosdhe im atë, ishinedhe 29 priftërinj katolikë në një brigadë pune, një rast unik në botë. Dostojevski ka shkruar:"Njeriu vdes në qenien e tiranit". Prandaj dhe simboli i rezistencës intelektuale Solzhenicini ka thënë:"Krimet e Stalinit nuk mund të heshtin, sepse janë krime të kryera mbi miliona njerëz dhe kërkojnë dritë". Një revolucion mendor, një vetëtimë në qiellin rus shënoi në nëntor 1962 publikimi në "Novij mir"i romanit të shkurtër "Një ditë e Ivan Denisoviçit". Është vepra e parë që dënoi Gulagun sovjetik, me një realizëm të denjë në traditën e Tolstoit e çehovit. Ndër tregimet e novelat që botoi në B.S deri më 1966, spikat "Shtëpia e Matrionës", ku trajtohet fati tragjik i gruas ruse, simbol bukurie, fisnikërie e sakrifice. Romani polifonik "Rrethi i parë" ku përfshihen ngjarje të 3 ditëve të dhjetorit 1949, Stalini shfaqet si një paranojak i sëmurë. Romani

tjetër gjysmë autobiografik "Pavioni i kancerozëve", një kryevepër artistike, me përshkrime tronditëse. Kanceri shërben këtu edhe si metaforë për sëmundjen morale të shoqërisë sovjetike. Të dyja këto vepra, të botuara jashtë Rusisë më 1968-69, i hapën rrugën akordimit tëçmimit "Nobel" më 13.2. 1970 e që autori nuk u lejua ta merrte. Më 1958 ish i detyruar dhe B.Pasternaku ta refuzonte të njëjtin çmim dhe do të vdiste më 1960, në varfëri, izolim e survejim nga KGBja. Do ta merrte çmimin i biri Jevgjenij më 1989. Më 1973 u botua jashtë Rusisë edhe "Arkipelagu Gulak", kryevepra e tij, trilogjia që përmbledh 7 libra dhe që pasqyron vitet 19181956. Një paraqitje shumëplanëshe e kampeve të punës, përmes raporteve, kujtimeve personale, dëshmive të 227 të mbijetuarve, si dhe materialeve të 36 shkrimtarëve. Një osmozë e përkryer kujtese faktesh dhe imagjinate krijuese që na shpërfaq tashmë jo vetëm rrethin e parë, por të gjthë rrathët e ferrit stalinist: arrestime natën, bastisje shtëpish, internime e persekutime familjesh;

hetuesi e tortura çnjerëzore, dhunë e mundime kampi pune. Një kryevepër letrare e historike, një monument kujtese të shenjtë, në një organizim më shumë tematik se sa kronologjik. Stil i zhdërvjellët, dialog i këndshë, humor i hollë. Komunizmin Solzhenicin e shihte si një filozofi kundër ligjeve të natyrës e të karakterit të njeriut. Thuhet se ashtu si Papa Karol Vojtila rrëzoi Murin e Berlinit, edhe Solzhenicinin rrëzoi komunizmin dhe filozofinë nga u frymëzua ai mesianizëm i rremë. Në letrën që u dërgon udhëheqësve sovjetikë më 1973, ai shkruan:"Socializmi pengon trupin jetësor të kombit të marrë frymë. Dhuna, e ndërthurur me gënjeshtrë, është kthyer, jo vetëm në një kategori morale, por edhe në një shtyllë të shtetit". Më parë Hrushovi kish pohuar vetë:"Te secili nga ne ka nga një Stalin". Më 13 shkurt 1974 e arrestuan. Ia hoqën nënshtetësinë, e dëbuan, pasi, siç thuhet, dështoi edhe një atentat i KGB-së. U end pak kohë në Zvicër e Gjermani dhe u vendos në SH.B.A. Jashtë botoi edhe romanin epope "Rrota e kuqe" me 10 vëllime. U kthye në Rusi më 1994 e u prit me entuziazëm. Në dhjetor 1994 para Dumës ruse u shpreh:"Sot kemi një oligarki e pushtet të vendosur në rreth të mbyllur. Asistojmë në instalimin e një totalitarizmi demokratik ose të një demokracie totalitare". Sa aktuale tigëllon kjo deklaratë edhe për vendin tonë, ku janë ricikluar personazhe e mendësi diktatoriale, duke mbetur ende peng i së shkuarës. Politikanët tanë që nuk kanë dënuar krimet e diktaturës e të diktatorit, kanë përvetësuar mjeshtërisht artin e pasurimit, përmes privatizimeve, grabitjes së pronës shtëtërore e private, konce-

sioneve e tenderave, duke na lënë, njëlloj si dikatura, vendin më të prapambetur, krahasuar nëçdo fushë me Evropën. Për botimin e veprës së plotë në 30 vëllime të Solzhenicinit, është kujdesur bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë, Natalia Dimitrievna. Ajo kërkon që krimet të njihen, të dënohen e të mos harrohen, që të mos përsëriten. Ajo shprehet :"Udhëheqësit postdiktatorialë nuk e deklaruan komunizmin sistem kriminal e as Stalinin kriminel që luftoi popullin e vet". Vetëm në periferi të Moskës janë zbuluar tashmë 13 varre masive, ku në periudhën gusht 1937-tetor 1938 janë ekzekutuar 20.760 të burgosur.Në Shqipëri ende nuk janë zbuluar eshtrat e mjaft të pushkatuarve, varret e të cilëve disa herë edhe janë transferuar. Librat e Kujtesës sjellin vërtetësinë e munguar edhe në tekstet aktuale, por shërbejnë si mësim historik edhe për të ardhmen. Ndriçimi si duhet i së kaluarës e distancimi nga krimet, do të shmangë atë debatokraci të shëmtuar, si vazhdë e urrejtjes së institucionalizuar në diktaturë dhe do t'i hapë rrugën katarsisit e pajtimit social, si dhe edukimit të shëndoshë të brezave të rinj. Vepra e Solzhenicinit, me vlera universale, mbetet testament vigjilence me rol civilizues dhe për ne. Kadare:"Solzhenicin -njeri i madh i letërsisë e i lirisë. Figurë kolosale e shekullit XX. Shkrimtar emancipues në shkallë planetare. Shkrimtar i pakrahasueshëm në demaskimin e krimeve të Stalinit. Vepra letrare e dokumentare e tij kanë një peshë pak a shumë të barabartë e janë tepër të fuqishme, të thella, tronditëse. Solzhenicin-njeri jashtëzakonisht komunikues dhe kampion i të drejtave njerëzore".

konsiderohet si një nga arkitektët më aktivë të pavarësisë dhe bashkimit

të Shqipërisë, ka qenë përfaqësuesi i saj në Paris." (Blogu © Darsiani)

MEDIA FRANCEZE E VITIT 1930

“Lahuta e Malcis” e At. Gjergj Fishtës, poema që rrëfen epopenë shqiptare Gazeta franceze, "La Croix", ka botuar të premten e 3 janarit 1930, në faqen nr. 4, një shkrim në lidhje me "Lahutën e Malësisë", të poetit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, At. Gjergj Fishtës, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij "Dars (Klos), Mat - Albania", e ka sjellë për pub-

likun shqiptar : Epopeja shqiptare shkruar nga një françeskan. "Poeti kombëtar i Shqipërisë është një françeskan. At. Gjergj Fishta, ka shkruar, në fakt, një poemë, "Lahuta e Malcis", e cila rrëfen epopenë e Shqipërisë. Libri i parë u botua në vitin 1905 dhe i dyti në vitin pasues.

Entuziazmi qe i madh. At. Fishta ka vazhduar veprën e tij dhe këngët e reja. Thuhet se ato do të botohen së shpejti. Ky fetar është gjithashtu i njohur për poezitë e tjera të tij, të cilat admirohen për bukurinë e formës, që i bashkohet thellësisë së mendimit. At. Fishta, i cili


FORUM

17

E diel, 29 KORRIK 2018

BOTIMI

“Burra të vdekur-të gjallë”

Jak Rrozhani

kam shumë shënime, të cilët përbëjnë një botë më vete. Duke përmbledhur, shpesh, qasur botës së shënimeve të mia e botës tek personazhet e librit tim , shkruan në librin “Burra të vdekur- të gjallë …” autori Xhahid Bushati. Unë flas për famën që mbetet, jo për atë që vdes , pasi ky libër përpiqet të udhëtojë drejtë së vërtetës. Me Esat Oktrova, vite të arta të regjisorit në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, Faik Ballanca: Koha dhe “shenjat “ artistike, Frederik Rreshpja: iku “i vizatuar nga hëna”...në këtë rrugicë, te ky oborr, pranë frymës së Nënës, Gjon Shllaku, helinisti siç e njoha unë … Iliada që përktheu Iliadën, Hamid Gjylbegaj, mendimtari i lirë, liridashësi, ushtaraku, politikani, filozofi dhe poeti “ … marr frymë ajrin e Atdheut”, Lec Shllaku ,aktor dhe kujtimet nuk rreshtin për të … “ … kam preferuar ma mirë me jetue pezull … “, Ndue Pal Shllaku, përmes një arkive … poet i drithërimës e i zemrës së drithëruar … “ Skënder Drini: Jetë nga jeta e shkrimtarit, triptik . Zef Zorba , në nderim të poetit , kujtimet u kthyen përsëri... Në fjalën e përshëndetjes dhe falë, nderimit për drejtoreshën Bala dhe pjesëmarrësit që vlerësuan atë dhe veprën tij, autori Xhaid Bushati, tha se ky libër, përpiqet të udhëtojë drejt të së vërtetës, duke cituar Shekspirin: “E vërteta arrin larg dhe rron shumë, le të flasim të gjithë për të vërtetën”.

N

ë Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës, është promovuar libri “Burra të vdekur –të gjallë … “ me autor Xhahid Bushatin. Takimin me poetë, shkrimtarë, gazetarë, studiues etj, e ka hapur dhe moderuar drejtoresha e kësaj biblioteke, Suela Mino Bala. Në çdo kohë dritat e kontributeve të tyre, mbartin magjinë e një rrëfimi jo të zakonshëm jete dhe vlerash. Shpesh, kohën në të cilën jetuan ishte me re të turbullta, të zeza, me furtuna e ciklone. Në të shumtën e rasteve të tmerrshme, aq sa koha ekzistuese kthehej në antikohë. Personazhet që rrëfen në këtë libër, nëntë të tillë, gazetari, shkrimtari dhe studiuesi i njohur shkodran Xhahid Bushati, kanë ndërruar jetë, porse me punën dhe veprën e tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyera në profesionet e tyre e duke gëzuar respektin e qytetarëve të Shkodrës e më gjerë e të vetë autorit, ku autori Bushati i ka njohur, i ka intervistuar dhe ka pirë kafe me mikpritjen e tyre në shtëpitë e tyre. Për secilin personazh, kam një polieder vështrimesh, me ngjajnë se edhe sot e kësaj dite sikur bisedojnë e frymojnë edhe me njëri-tjetrin, në librin tim autorial. I bashkojnë shumë tipare, por edhe i ndajnë, por tek të gjithë ndrit e rrezaton Fisnikëria. Për secilin personazh

FORUM Nga Jonah Goldberg

Q

ytetërimi nuk është e kundërta e natyrës, dhe as një anije në rrymën e kundërt të një lumi. Marinarët shfrytëzojnë erën, dhe u përshtaten rrymave për të lundruar përpara. Por nëse injorohet drejtimi i anijes, era do të çojë anijen në një drejtim të padëshiruar. Peshku i shëndetshëm noton kundër rrymës; ai i ngordhur në drejtim të rrymës. Më të famshmet ndër ata që shpallën “Vitin Zero”, qenë revolucionarët francezë. Ata donin të fshinin gjithçka, dhe të rishpiknin njerëzimin nga e para. Donin të flaknin librat e historisë, dhe gramatikën e natyrës njerëzore, për të shpikur diçka tërësisht të re. Por siç e mësuan në fund si Jakobinët ashtu dhe Hipitë në vitet 1960, edhe kur shkatërroni të gjithë ekosistemin e institucioneve njerëzore, ju gjithmonë dështoni të çrrënjosni “lisat” dhe “bredhat”, rrënjët e të cilëve e mbajnë tokën të qëndrueshme, dhe barërat që ruajnë ujin dhe mbajnë krijesat mbi të cilat mbështetemi për ushqimin tonë. Sot njerëzit po e humbin toruan. Shihni NATO-n dhe problemet e saj. Për vite me rradhë, ne kemi subvencionuar shtetet e mirëqenies sociale në Europë, duke përballuar një pjesë të shpenzimeve të tyre të mbrojtjes. Ndoshta më keq akoma, elitat europiane kanë vepruar sikur paqja dhe prosperiteti që kanë gëzuar gjatë 70 viteve të fundit, janë shpikur rreth tryezave të sofistikuara të konferencave në Gjenevë dhe Paris.

Një kaos i ri botëror

Unë nuk kam asnjë problem me argumentin, se NATO është bërë shumë e madhe. Nuk pajtohem domosdoshmërisht me këtë, por është një argument i arsyeshëm. Dhe po kështu është edhe argumenti se aleanca nuk duhet të bëhet më e madhe. Por të gjitha disktuimet e lira rreth asaj se si ndoshta nuk duhet ta respektojmë nenin 5, që kërkon një mbrojtje të ndërsjellë nëse një anëtar i NATO-s sulmohet, janë një marrëzi. Retorika e përgjakshme në lidhje me “Pse duhet të vdesë biri im për Malin e Zi?”, është thjeshte një riciklim i debateve të para Luftës së Dytë Botërore “E pse duhet të vdesim për Dancingun?”. Megjithatë, debatit i mungon një element i rëndësishëm. Nëse do të vinte puna tek lufta, ajo nuk do të ishte vetëm për Malin e Zi, por për

NATO-n. Dhe për këtë ia vlen të luftohet. Unë mendoj se pranimi i Malit të Zi në NATO, ishte një ide e mirë. Fakti që rusët kanë punuar kaq shumë për ta parandaluar këtë – gati e përmbysën qeverinë malazeze në një grusht shteti, për të ndaluar hyrjen e vendit në NATO – sugjeron se ata e kuptonin më mirë se shumë amerikanë, se çfarë ishte në rrezik. Ndër të tjera, kjo i mohon Rusisë qasjes në Mesdhe – dhe me një kosto shumë të ulët për ne. Siç vë në dukje Xhon Podorec, nëse është në interesin tonë strategjik të bllokojmë ambiciet ruse në atë drejtim. Dhe përfshirja e Malit të Zi në NATO, është shumë më e lire, se sa pozicionimi i avionëve dhe trupave amerikane në rajon. Por unë jam i shqetësuar se po hyjmë në një kapitull shumë

të rrezikshëm në historinë botërore. Kryesisht me idenë se institucionet ndërkombëtare, të ndërtuara mbi rrënojat e dy kasaphanave të dy luftërave botërore, duhet t’i hapin rrugën një epoke të re të lavdishme të nacionalizmit, që elektrizon mendjet e njerëzve në perëndim. Është një epidemi shumë e çuditshme e mendësisë së “Vitit Zero” në nivel global. Si një mbështetës i Edmund Burke, unë jam i hapur për reforma:reforma graduale, të mirë-menduara, që përmirësojnë atë që kemi ndërtuar tashmë. Por retorika e kohëve të fundit nuk ka të bëjë me këtë. Ajo është arma mbrojtëse më e afërt për një president, që as nuk e kupton se si funksionon NATO. Kur Jakobinët shkatërruan gjithçka në emër të “Vitit Zero”, ajo që pasoi nuk ishte një shoqëri utopike e arsyes së përsosur. Ajo që pasoi ishte një shpërthim i aspekteve më të këqija të natyrës njerëzore, përfshirë terrorin, luftërat pushtuese, dhe përfundimisht Napoleoni, madje me më shumë luftëra pushtuese. Pa Napoleonin, Gjermania ndoshta nuk do të ishte bashkuar kurrë (të gjithë nacionalistët gjermanë ishin fillimisht kundër dominimit politik dhe kulturor francez). Dhe pa një Gjermani të bashkuar të përfytyruar në konceptet e jashtëzakonshmërisë teutonike, të gjitha llojet e fatkeqësive të dukshme – duke përfshirë edhe luftërat botërore dhe lindjen e Bashkimit Sovjetik – mund të ishin shmangur.

Natyrisht, mund të kishin gjëra të tjera të këqija. Por këto gjëra ndodhën. Ne reaguam me mençuri, duke ngritur institucione për të parandaluar përsëritjen e këtyre fatkeqësive – dhe kjo ka funksionuar, në Europë. Ekziston një supozim i çuditshëm këmbëngulës, në shumicën e këtyre bisedave tona me sfond nacionalist, se këto institucione ndërkombëtare të themeluara nga SHBA-ja, nuk i kanë shërbyer interesave tona. Ky është një absurditet i rrezikshëm. A mund t’i kishin shërbyer më mirë interesave tona? Sigurisht. Ka gjithmonë vend për më mirë. Por, a duhet të ndihemi si budallenj për krijimin e tyre? Natyrisht që jo. Sa për të parifrazuar presidentin Trump, “një Europë e begatë dhe paqësore është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”. Por s’ka asnjë dëshmi se zhdukja e këtyre institucioneve, do të ishte një hap përpara drejt një Rendi të Ri Botëror utopik. Do të kishte më shumë gjasa të ktheheshim në Kaosin e Vjetër Botëror të luftërave, proteksionizmit dhe logjikës së një burgu global. Unë nuk po them se të gjithë ata që nxitojnë të mbrojnë apo sulmojnë qëndrimet e Trump në lidhje me këto çështje, janë utopistë apo nihilistë. As nuk po them që çdo kritik i NATO-s, e ka gabim në çdo aspekt. Por jam duke thënë se kjo është një bisedë serioze, që duhet të kryhet seriozisht, sepse edhe zhvillimi i debateve të tilla është i rrezikshëm. Dhe nëse nuk jemi të kujdesshëm, situata do të dalë jashtë kontrollit, dhe do të kemi një sasi të madhe të ri-mësimesh për të nxënë. /Bota.al


SHOWBIZ

18

E martë, E diel, 24 29 KORRIK 2018

Stefi Prifti ngre alarmin për turizmin shqiptar: Sezoni veror po fle Këngëtari i njohur Stefi Prifti me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për situatën në të cilën ndodhet turizmi shqiptar. Prifti shkruan se turizmi shqiptar po gulçon dhe se sezoni veror duke sikur fle. Sipas tij të vetmit që po e mbajnë gjallë turizmin këtë vit janë të huajt edhe diaspora shqiptare. Më tej Alarm ! Turizmi shqiptar po gulçon..! Jam i bindur, se shumë njerëz e biznese po shikojnë, ndiejnë dhe kuptojnë rënien e një nga shtyllave kryesore të ekonomisë shqiptare - TURIZMIT veror. Dheee… "dardha e ka bishtin mbrapa…" Këtë vit (ky sezon veror), duket sikur fle..! Përjashto, disa hotele të mbushur me turistë të huaj, Polake, Ceke etj, (lavdi Zotit që janë dhe ata), pjesa tjetër e plazheve dhe hoteleve janë më dobët, shumë më dobët se minimalisht 5 vitet e fundit! Ajo që të bën më tepër përshtypje është, se nuk shikon shqiptarë të Shqipërisë, por edhe shumë pak shqiptarë të Kosovës! Ç'farë ka ndodhur? Ku janë shqiptarët? Mungesa e lekut apo abandonim i plazheve shqiptare nga vete shqiptarët? Faleminderit shqiptarëve të diasporës që vazhdojnë të jenë prezent dhe të vetmit, që duan dhe munden të paguajnë "nivelin e kuq" të çmimeve marramendëse, sidomos në Jug të vendit. Pra! Çmimet zonja dhe zoterinj! Çmimet idiote që nuk justifikojnë as gjysmën e vlerës, sa i përket kushteve dhe shërbimeve. Vërtetë i morrët ca lekë më shumë vitet që kaluan, duke abuzuar dhe duke menduar se gjithmonë do kishte budallenj për të paguar kot, vetëm nga atdhedashuria apo natyra jonë e bukur dhe fati juaj, që nuk dini si ta përdorni dhe ta vini në shërbimin tuaj dhe të shoqërisë. Por, jo! Njerëzit mund t'i mashtrosh njëherë nga e mira dhe njëherë nga e keqja, pastaj të tregojnë targën…! Të paktën dy-tre vitet e fundit është folur shumë për çmimet e kripura, por askush nuk e vuri ujin në zjarr - thotë populli. Eshtë e natyrshme për disa resorte me klas, që krejt natyrshëm mbajnë standarte dhe çmime "diferencuese", por,

Stefi Pristi thekson se çmimet e larta të cilat kanë larguar pushuesit dhe nuk justifikojnë as gjysmën e vlerës, sa i perket kushteve dhe shërbimeve. Prifti ka thënë më tej se Qeveria nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar situatën, ndërsa e kritikon këtë të fundit për orarin e mbylljes së lokaleve në darkë.

Sara dhe Ledioni i japin fund beqarisë, zbulohen detajet e dasmës këto resorte justifikojnë deri diku me investimet serioze dhe sherbime të mira, patjetër edhe me interesin që kanë për një klientelë të zgjedhur, me njerëz të pasur. Të tjerët..! "Ku i çon mushka"?! Edhe vezët ju duket sikur janë të florinjta…! Nuk ka çmime për shtresën e mesme, lëre pastaj për të varfërit që nuk marrin mundimin ta mendojnë qoftë edhe për një ditë jugun shqiptar. Edhe diçka tjeter! Oraret e lokaleve dhe koncerteve! Unë e di shumë mirë, se shumica e atyre që kanë poste drejtuese në këtë vend, në qeverisje dhe administratë nuk kanë kurajo dhe guxim për të sugjeruar apo ndryshuar ligje a vendime, që janë vendosur në një kohë të caktuar për arsye të caktuara… ndonjëherë edhe të gabuara…! Ata janë si majmunët (në vendim marrje e kam fjalën…)! As nuk ju shkon nepër mend që gjërat ndryshojnë… interesat e vendit kërkojnë vendime të reja. Unë mendoj, se ligji i orarit të lokaleve (minimalisht për dy muajt e verës, Korrik dhe Gusht) duhet të ndryshojë. Nuk mund të ketë gezim dhe ndjeshmëri pushimesh, kur në orën 11:00 duhet të mbyllet gjithçka, nga e Hena deri te

Enjte dhe deri në 12:00 të Premte dhe te Shtunë! Nuk është në shërbim të shqiptarëve dhe shqiptarisë ky ligj. Të paktën, duhet të ndjekim shembullin e vendeve ballkanike, si Kroacia, Sllovenia etj (mos flas për Greqinë..). Orari të shkojë deri në 01:15 min. Ç'do gjë do të jetë mrekulli për të gjitha palët e interesit, mbi të gjithë për pushuesit që duan të gezojnë dhe shijojnë ato pak ditë pushimesh. Pse jo edhe për artistët që kanë periudhën më të mirë të vitit për të realizuar koncertet e tyre dhe njëkohësisht bizneset, për të justifikuar një mbremje normale në kohë. Ja, më thoni ju! Si mund të fillojë një koncert në orën 10:00 dhe në 11:00 të përfundojë? E di..! Dikush do thotë të fillojë në 21:00! Asnjë pushues nuk vjen në atë orë kur, qëllimi kryesor i pushimeve janë deti dhe dielli..! Meqënëse nuk kam besim tek askush tjetër për të ndryshuar diçka rreth kësaj teme, po i drejtohem direkt kryeministrit shqiptar z. Edi Rama të ndikojë dhe orientojë ndryshimin e këtij ligji në favor të pushuesve, artistëve dhe bizneseve, për rrjedhojë në favor të turizmit shqiptar. Për të gjithë pjesën tjetër, kryesisht të rinj që duan të vazhdojnë jetën e natës, duhet të jenë vende të specifikuara (diskoteka, clube etj) në zona të veçanta apo ambjente të mbyllura. Nëse duhet të ketë disa zona, qyteza a fshatra turistike që duan qetësi absolute, të përcaktohen dhe të bëhen të njohura për të gjithë. Pushime të mbara ju uroj! Me respekt Stefi Prifti.

Pas kaq shumë vitesh bashkë, Sara Hoxha dhe Ledion Liço do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre, shumë më shpejt nga ç'mund ta imagjinoni. Ishte vetë Sara ajo që postoi një fotografi në Instagram Story, në këmishën e së cilës shkruhet: "Thashë Po". Në foto është shënuar edhe data e dy ditëve më parë, 26 korrik 2018, data ku me me shumë mundësi është marrë propozimi . Ceremonia martesore do mbahet në datë 11 gusht, ndërkohë që një ditë para saj, dyshja ka menduar të realizojë një pritje shumë intime. Por nuk mbyllet me kaq! Më 12 gusht të pranishmit i pret një tjetër festë e madhe. Me aq sa dihet deri më tani, dasma do të jetë e paharrueshme!

Era Istrefi "trend" në Youtube Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, pas suksesit të saj me "Live It Up" në Kampionatin Botëror "Rusi 2018", ka publikuar së fundmi edhe këngën "Oh God". Me një videoklip të veçantë, hiti i pritshëm i verës është realizuar në bashkëpunim me artistin e njohur xhamajkan, Konshens, i cili është mjaft i pëlqyer në gjithë botën. Deri tani "Oh Good" ka arritur rreth 1 milion klikime dhe për më tepër ata po renditen të 17-tët në "YouTube Trending". Trendi i YouTube i ndihmon ndjekësit të shohin se çfarë po shikohet më shpesh në këtë kanal.


SHOWBIZ

K

jo verë ka patur një numër të madh prurjesh të reja pasi artistët nuk kanë publikuar vetëm një projekt muzikor por disa të tillë. Ndryshe nga vera e kaluar, ajo që është vënë re këtë sezon veror është suksesi i artistëve të rinj, të cilët kanë rrëmbyer menjëherë vëmendjen e publikut, këngët e të cilëve janë renditur mjaft mirë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Një sukses të jashtëzakonshëm deri më tani ka korrur projekti muzikor më i ri i Unikkatil, i cili u rikthye më fuqishëm se kurrë. Një ndër reperat më të preferuar shqiptar, goditi në shenjë më këngën e tij, "Ni Milion Rrugë", e cila për 6 javë ka mundur të mbajë kreun e listës zyrtare të "Top Awards". Ky projekt muzikor ka 14 javë që është në "The Top List" dhe vazhdon të mbetet në katërshen e këngëve më të votuara. "Columbiana" është një tjetër këngë që është dëgjuar dhe votuar pafund deri më tani. E publikuar në muajin qershor, kjo këngë është një bashkëpunim mes Tayna dhe Don Phenom. Tayna është reperja më e re në tregun muzikor shqiptar, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke dhënë koncerte të shumta edhe pse ka publikuar vetëm 2 këngë në total. Prej katër javësh, kjo këngë mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Pas suksesit të bashkëpunimit të parë muz-

19 E diel, 29 KORRIK 2018

Hiti i kësaj vere? Sukses po korrin artistët e rinj, dominon fenomeni Tayna

ikor, Ledri Vula dhe Buta publikuan një tjetër projekt muzikor, e cila vazhdon të jetë një ndër këngët më të dëgjuara deri më tani. "Merri Merri" titullohet ky projekt muzikor, i cili për dy javë rresht ka qëndruar në vendin e parë në "The Top List". Nga ana tjetër, një tjetër bashkëpunim i Ledrit ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar. Ai dhe Lyrical Son kanë publikuar rreth një muaj më parë, "Princess Diana", një këngë që vazhdon të jetë pjesë e 5 këngëve më të dëgjuara dhe votuara në "The

Top List". Don Phenom është shndërruar në një prej reperave më të dëgjuar të momentit. Përveç "Columbiana", artisti është votuar pafund nga ana e fansave për projektin e tij "Jena Lit" dhe bashkëpunimin me Cartanin, "Smoking Cubana". Këto dy projekte muzikor vazhdojnë ende të votohen nga fansat edhe pse kanë disa muaj që kanë dalë në treg. Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesi bashkuan fuqitë dhe sollën "Dashni me raki", një këngë nuk kishte dyshim që do të pëlqehej pafund nga publiku.

E publikuar rreth 8 javë më parë, ky projekt muzikor është renditur në disa pozicione të rëndësishme në klasifikimin e "The Top List" dhe ende vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga fansat, duke treguar kështu që kjo këngë mund të konsiderohet një ndër hitet e kësaj vere. Kësaj vere sigurisht që nuk mund t'i mungonte një hit nga Alban Skënderaj. Ndërkohë që ka publikuar disa këngë, publiku ka votuar pafund bashkëpunimin e tij me Mc Kresha, "Ping Pong". Kjo këngë ka arritur të renditur

Kur rregullat i thyen Dukesha Kylie Jenner Dukesha e Sessex-it, Meghan rikthen buzët Markle edhe një herë është kthyer qendra e vëmendjes vetëm për e fryra një puthje. Çifti ishin në një garë polo e cila zhvillohet për të mbledhur fonde për fëmijët e Afrikës ku janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje pasionante. Meghan Markle ka qenë ajo e cila i ka dorëzuar trofeun e fitores kapitenit Nacho Figueras dhe kur është kthyer tek bashkëshorti i saj menjëherë i ka dhuruar princit një puthje në publik. Ky veprim i Dukeshës thyen protokollet e vendosura nga Familja Mbretërore por megjithatë ata edhe një herë na treguan se dashuria nuk njeh rregulla e kufi.

Kylie Jenner ka vendosur të kthejë sërish buzët e fryra artificialisht. Blogerja dhe sipërmarrësja e famshme është shfaqur në disa foto në rrjetet sociale me buzët e saj të vjetra dhe fansat kanë mbetur disi të zhgënjyer për shkak se e mbështetën shumë pamjen e saj natyrale. Kylie u shfaq me buzët e saj të fryra gjatë intervistës me partnerin Travis Scott për "Vogue" megjithëse të gjithë menduan se ajo ishte e regjistruar kohë më parë. "Kylie nuk mund t'i ketë fryrë sërish buzët e saj, dukej aq bukur dhe natyrale" ,-u shpreh një fanse e saj në Twitter duke mos besuar këtë vendim të 20vjeçares.

në treshen e këngëve më të nxehta të klasifikimit zyrtar të "Top Awards", duke iu afruar shumë kreut. Edhe pse kanë kaluar 11 javë që nga publikimi i saj, "Ping Pong" vazhdon të ketë ende vëmendjen e publikut. Një bashkëpunim interesant i kësaj vere është edhe "Cika Cika" e Ardian Bujupit dhe Xhensila. Dyshja e talentuar bashkoi fuqitë, duke sjellë një këngë mjaft ritmike, e cila luhet pafund nëpër makina dhe klubet e natës. E renditur në disa pozicione të rëndësishme, kjo këngë madje ka arritur të renditet në vendin e dytë, shumë pranë kreut të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. "Mike" është një tjetër projekt muzikor që po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Një bashkëpunim mes Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, kjo këngë ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar, edhe pse ka rreth 3 javë që ka dalë në treg. Për dy javë rresht, "Mike" mban vendin e dytë të listë, duke lënë kështu të nënkuptohet se kjo këngë mund të shndërrohet në hitin e kësaj vere. /Top Channel/


SPORT

20

E diel, 29 KORRIK 2018

Milan dhe Juventus janë përfshirë në ditët e fundit në një megaoperacion intrigues në merkaton e futbollit

M

ilan po fokusohet në një tjetër rikthim të bujshëm, pasi prezantoi brazilianin Leonardo si drejtorin e ri teknik dhe një personazh që do të ndikojë fuqimisht në përmirësimin e imazhit të klubit dhe joshjen e yjeve në merkato. Frenk Rajkard, është emri që entuziazmon jo pak tifozët kuqezi për atë që holandezi ka dhënë me fanellën e skuadrës milaneze, dhe mund të japë tashmë nga një poltronë drejtuese. Referuar mediave spanjolle, trajneri holandez po diskuton një ofertë të marrë nga Milan për një rol drejtues teknik por jo trajnerin e parë që mbetet për momentin siguri e Gatuzos. I cilësuar si një nga mesfushorët me tipare mbrojtëse më të mirë në historinë e futbollit, ai ishte pjesë e armatës fantastike të holandezëve bashkë me Van Basten dhe Gulit që shkruan historinë te Milan. Rajkard ka veshur fanelën e Milanit për 5 sezone, ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin te kuqezinjtë. Aventurat e kaluara të dështuara dhe larg shkëlqimit që përjetoi në pankinën e Barcelonës e kanë bërë të mos pranojë më një rol në pankinë. I fundit për të ishte posti i trajnerit të Arabisë Saudite. Nga ana tjetër, Milan dhe Juventus janë përfshirë në ditët e fundit në një megaoperacion intrigues në merkaton e futbollit që mund të përfshijë 5 lojtarë. Higuain, Bonucci, Calda-

Koha e rikthimeve të mëdha tek Milani, 5 lojtarë në lëvizje FRENK RAJKARD “Ai ka veshur fanelën e Milanit për 5 sezone dhe ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin te kuqezinjtë. Aventurat e kaluara të dështuara dhe larg shkëlqimit që përjetoi në pankinën e Barcelonës e kanë bërë të mos pranojë më një rol në pankinë”.

MERKATO “Milan dhe Juventus janë përfshirë në ditët e fundit në një megaoperacion intrigues në merkaton e futbollit që mund të përfshijë 5 lojtarë. Higuain, Bonucci, Caldara, Benatia dhe Pjaca”.

ra, Benatia dhe Pjaca janë pjesë e një skenari të pamendueshëm pak ditë më parë, që nëse do të konkretizohet brenda muajit gusht, do të ndryshojë sërish Serinë A. Situata kryesore përfshin sulmuesin Gonzalo Higuain, i cili tani shihet si burimi kryesor për të rikuperuar disi sforcimin ekonomik për Cristia-

no Ronaldon. Por bomberi argjentinas kërkon një destinacion të pëlqyeshëm si dhe një çek të majmë, që ia ofron Milani. Kuqezinjtë ndërkohë i kanë hapur rrugën kalimit të mbrojtësit të tyre Leonardo Bonucci tek Juve, vetëm një vit pas ardhjes së tij nga torinezët. Në intrigat e zakonshme të merka-

tos, kundërpeshat teknike dhe ato financiare lëvizin shpejt. 7 herë kampionët e Europës do të donin të fusnin një lojtar juventin në tratativa dhe emri i preferuar nga kuqezinjtë është Mattia Caldara, i cili konsiderohet zëvëndësuesi perfekt për kapitenin e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso. Një takim në

GARA

ITALI

Udineze, një ekip me 17 kombësi të ndryshme

Çdo ekip ka futbollistë nga kombësi të ndryshme por Udineze i kalon pritshmëritë. Udineze është një skuadër në futbollin italian që gjithmonë është karakterizuar si një organizatë shumëkombëshe për shkak të lojtarëve nga vende të ndryshme por këtë sezon ka shkuar drejt rekordit. 17 kombësi të ndryshme të futbollistët dhe një trajner spanjoll. Pikërisht për këtë gjatë seancave stërvitore të friulanëve, përveç moduleve të ndryshme të lojës do të mësohet edhe gjuha italiane. Trajneri Hulio Vaskez, e ka patur të vështirë për të mos thënë e pamundur, t’i transmetojë idetë e tij futbollistëve kaq të ndryshëm. Skuadra në pronësi të biznesmenit Poco ka si objektiv qëndrimin në elitën e futbollit italian por tifozët shpresojnë që me merkaton e bërë të synohen edhe kupat europiane.

E

thet e finishit sa vijnë dhe shtohen. Geraint Thomas i përdori kilometrat e fundit mbi male për të shtuar diferencën e tij në krye të renditjes së përgjithshme në turin e Francës, aktiviteti më prestigjioz i çiklizmit që mbyllet pas pak ditësh. Çiklisti britanik bëri luftë me nervat e tij përveç rivalitetit me sportistët e tjerë por në fund llogaritë e vlerësuan. Në etapën e 19 të Turit të Francës, Thomas preu finishin i dyti. Britania e Madhe kishte pritur 109 vjet për një fitues, por tani me uellsianin favorit, mund të koleksionojë triumfatorin e tretë në 7 vitet e fundit nga “Team Sky”. Slloveni Primoz Roglic, regjistroi kohën më të shpejtë nga të gjithë, por përveç kandidimit të tij për podiumin prestigjioz nën kullën Eifel, ai rihapi dhe garën për titullin. Fanela e verdhë me shumë gjasa do të mbetet në supet e Gereint Thomas, kjo pasi kampioni i botës Doumolin është vështirë të fitojë sekondat e çmuara deri në finale. Për t’u shënuar gjithashtu rivalitei i Kris Frum, që do të dorëzohet në Turin e Francës vetëm kur matematika ta lejojë.

Milano të martëm mes drejtuesve të dy klubeve shtoi mundësitë e ndryshimit të fanelave për këta lojtarë. Marrëveshja mund të përfshijë dhe marokenin Benatia, gjithmonë i pakënaqur te kampionët e Italisë dhe kroatin Marko Pjaca, një talent i blerë me bujë, që deri më tani nuk ka shpërthyer asnjëherë.

“Tour de France” pret kampionin


SPORT

21

E diel, 29 KORRIK 2018

“Me kalimin e kohës çdo trofe ka rëndësinë e tij. Të avancosh në Europë është bukur, shpresojmë të arrijmë sa më larg”

Napoli blindon Hysaj, sfidë Ronaldos A

frim lojtarësh për të përforcuar skuadrën, shitje por edhe rinovime. Napoli mbetet aktiv në merkato sa i takon shitjeve, rinovimeve, por një çështje me rëndësi te nënkampionët e Italisë është cilësuar edhe e ardhmja e mbrojtësit Elseid Hysaj. Padyshim që ai e ka të qartë se çfarë kërkon të arrijë sezonin e ardhshëm, ku flet për Championsin. ”Rinovimi i kontratës sigurisht që do të më pëlqente por kam edhe tre vite, të presim se çfarë do të ndodhë. Duam të fitojmë diçka dhe kur e them këtë, nuk e kam fjalën vetëm për “Scudetton”. Duam gjithçka. Edhe Championsi nuk është keq. Me kalimin e kohës çdo trofe ka rëndësinë e tij. Të avancosh në Europë është bukur, shpresojmë të arrijmë sa më larg. Ancelotti ka fituar tre Champions. Ka shumë eksperiencë dhe do të na mësojë shumë”,-thotë Hysaj. I kërkuar me ngulm nga Chelsea, shqiptari ishte edhe në radarët e Manchester United dhe Liverpool. Gjithsesi, Hysaj mbetet një prej elementëve më të rëndësishëm të Napolit, me drejtuesit

e klubit që janë takuar me menaxherin e lojtarit, Mario Giufreddi. Ky i fundit pohoi se bisedoi me klubin rreth planeve për Hysajn dhe të ardhmes, duke bërë të ditur se gjithsesi palët nuk e kanë me nxitim që

të rinovojnë kontratën aktuale që përfundon në vitin 2021. Giufreddi saktësoi se nëse Napoli do ti propozojë zgjatjen e marrëveshjes, patjetër që palët do të uleshin të bisedonin, sepse Hysaj kërkon të tregojë që është

MESFUSHORI

Fabian Ruiz: Më bindi CR7 për të kaluar në Serinë A

M

esfushori spanjoll Fabian Ruiz, që është bashkuar me Napolin në këtë merkato vere ka treguar se një arsye përse ai zgjodhi italianët ishte Cristiano Ronaldo. Super ylli portugez u largua nga Real Madridi pas 9 vitesh për t’u bashkuar me “Zonjën e Vjetër” duke i dhënë në këtë mënyrë një prestigj më të madh edhe Serinë A. Gjatë një interviste të dhënë për “La Repubblica”, ish-mesfushori i Betis u pyet edhe për transferimin e CR7 në Serinë A. “Cristiano Ronaldo në Juventus është një arsye tjetër që më bën të lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Napoli është një ekip i shkëlqyer dhe do të kem mundësinë të luaj në një kampionat që po rritet edhe më shumë në aspektin e prestigjit, sezon pas sezoni”, u shpreh 22-vjeçari. “Unë e kam vlerësuar gjithmonë Serie A, e di se niveli mesatar

është cilësi e lartë dhe konkurrenca është shumë e vështirë. CR7 është më i miri në botë sëbashku me Leo Messi-n dhe u largua nga Real Madridi për të shkuar te Juventusi, nuk mendoj se ka nevojë të shtoni ndonjë gjë tjetër”, shtoi mesfushori spanjoll që do të luajë për nënkampionët e Italisë. 22-vjeçari erdhi nga Real Betis disa javë më parë për një tarifë prej rreth 30 milionë eurosh. Në sezonin e fundit 22-vjeçari grumbulloi 34 ndeshje në La Liga, prej të cilave 30 si titullar ndërsa shënoi edhe tre gola. Spanjolli do të zëvendësojë mesfushorin e kombëtares italiane, Jorge Luiz Frello Filho, të njohur ndryshe si Jorginho, pasi ky i fundit vendosi të bashkohej me Chelsea-n në merkaton e verës duke hedhur poshtë një ofertë nga kampionët e Premier League, Manchester City.

i fortë edhe në fazën ofensive dhe se mund të paraqitet mirë edhe pa trajnerin Sarri. Negociatat për rinovimin e kontratës së Hysajt janë shtyrë për në muajin shtator, kur përfaqësuesi i lojtarit kuqezi dhe drejtuesit

e Napolit do të zhvillojnë një tjetër takim. Plani i klubit të Serisë A është që ta “blindojë” mbrojtësin shkodran, me një kontratë afatgjatë deri në vitin 2023. Në anën tjetër, menaxheri i kuqeziut pretendon nga klubi heqjen e klauzolës me vlerë 50 milionë euro për prishjen e kontratës, si edhe rritjen e pagës. Aktualisht Elseid Hysaj përfiton diçka më tepër se 2 milionë euro në sezon, ndërsa në kontratën e re, në rast se palët gjejnë gjuhën e përbashkët, rroga e mbrojtësit pritet të shkojë në shifrën 2,5 milionë euro. Por Hysaj ka edhe një mesazh për Ronaldon, për të cilin thotë se nuk do t’i shënojë Napolit por e pranon se ai është lojtar i një niveli të lartë. ”Siç e dimë të gjithë, është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na stimulon shumë prania e tij. Markimi i tij është një sfidë që më pëlqen. Ne jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën grup. Të shohim si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë diferencën në një ndeshje të caktuar, jo përgjatë gjithë kampionatit”,-thotë Hysaj.

MERKATO

Barcelona kërkon 70 milionë euro për tre lojtarë të saj

Barcelona, pas blerjes së brazilianit Malkom, i është vënë francezit Nzozni për mesfushën, por më parë duhet të sistemojë të paktën tre nga lojtarët që ka aktualisht në organikë. Katalanasit kanë nxjerrë në shitje disa lojtarë dhe për tre prej tyre është gati transferimi. Barcelona kërkon 70 milionë euro për Dinje, Mina dhe Vidal. Janë të tre pranë shitjes dhe me 70 milionë klubi i madh spanjoll mund të bëjë goditjen e radhës. Mbrojtësi francez i krahut të majtë është një hap larg Evertonit në Angli, Aleks Vidal do ta kalojë te Sevilja, ndoshta që sot, ndërsa Jerri Mina mund të bëjë një lëvizje të befasishme drejt Mançester Junajtid, që ka kërkuar informacione për kolumbianin dhe është gati të shpenzojë 40 milionë euro për të.


SHENDETESI

22 E diel, 29 KORRIK 2018

Ekzemat, kujdesi që duhet treguar dhe trajtimi dermatologjik E

kzemat janë një problem shën detësor, i cili është bërë alar mat për shkak të hyrjes në mënyrën tonë të jetesës të shumë preparateve me përmbajtje kimike. Dermatologët e kosniderojnë si shumë emergjente trajtimin e situatës nga vetë individët, të cilët duhet të mbajnë lëkurën e tyre sa më larg ndikimit të preparateve, detergjenteve, kremrave, e gjithë kësaj game produktesh. Ekzemat (dermatitis apo pezmatimi i lekurës) prek rreth një në çdo pesë individ të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Shkaqet janë të shumëllojshme, duke nisur nga kontakti me çfarëdolloj produkti kimik me lëkurën (materiale ndërtimi, pastrues të ndryshem kimik), produktet kozmetike (shampo, kremra, make up etj), kontakti me çfarëdolloj materiali (veshje, metale, dru), kontakt me bimet apo me kafshet etj. Të gjithë këto agjentë, sipas Dr. Ardiana Sinani, janë shkaktarë petencialë për gjenerimin e kushteve të favorshme të një shëndeti jo të mirë të lëkurës. Shtimi i këtyre agjentëve e ka bërë të domosdoshme respektimin me rigorozitet përdorimin e preparateve të përdorimit të përditshëm dhe mënjan-

pezmatim kronik i lëkurës që është shumë e zakonshme tek fëmijët, por mund të ndodhë në çdo moshë. Ajo është e njohur edhe si ekzemë, dermatit atopic dhe neurodermatitis. Kjo është forma më e zakonshme e dermatitit. Ekzema atopike zakonisht ndodhet te njerëzit, të cilët kanë një tendencë atopike, prirje gjenetike për të qenë alergjik dhe mund të shfaqet së bashku me fenomene respiratore alergjike, astma dhe riniti alergjik. Shpesh këto patologji janë familjare, femija mund të ketë njerin prej prindërve, vëlla ose motër alergjik nga patologjitë që përmendëm më sipër. Një histori familjare për astma, ekzemë ose rinit alergjik është veçanërisht e dobishme në diagnostikimin e ekzemës atopike në foshnjat. Ekzema atopike nuk është ngjitëse! Ajo lind për shkak të bashkëveprimit kompleks të faktorëve gjenetikë dhe faktorëve të mjedisit të jashtëm. Këto përfshijnë defektet ne funksionin normal mbrojtës të lëkurës e duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj kontaktik me faktorë të jashtëm specifik si detergjente, shampo, veshje (lesh ose sintetike) dhe irritues të tjerë në kontakt

imin e mënjëhershëm të ndonjërit prej tyre që krijojnë probleme. Termi që përdoret gjerësisht është ekzemë ose me thjeshtë pezmatim i lëkurës ( skuqje e saj). Ekzema mund të jetë akute ose kronike ose të dyja bashke. Gjatë Ekzemës akute lëkura skuqet, enjtet ka prurit (kruajtje) dhe mundet edhe të krijohen vezikula të mbushura me lëng seroz. Në Ekzemën kronike lëkura është e kuqe e errët e kufizuar përgjithësisht me lekurën e e shëndoshë e trashë dhe shpesh herë edhe me skuama të vogla të bardha (copëza të imëta lëkure të shkëputura). Pasi është shfaqur ekzema, një faktor i cili mund të provokojë apo përkeqësoj në pezmatimin e lëkurës është stresi psikologjik, me sa duket nga mekanizmat e shtypjes normale imunitare. Disa lloje ekzemash më të hasura në praktikën klinike. Ekzema atopike Ekzema atopike (ose rrjebulla) është

me lëkurën, apo ndryshime jo specifike si ndryshimet e motit, temperatura. Lekura e prekur nga egzema atopike është e skuqur e enjtur, me luspa të kuqe pa kufij të qartë me lëkurën e shëndoshë. Trajtimi i egzemës atopike duhet të filloje që në marrjen e masave të thjeshta si: përdorimi i veshjeve të pambukut, përdorimi i larësve të butë pa përmbajtje aromatike, dhe aplikimi pomadave zbutesve të lëkurës, kremrave dhe pomadave të prodhuara posaçërisht për këtë problem, kur këto nuk japin efekt duhet drejtuar dermatologut tuaj për të përdorur për një kohë të shkurtër pomade me përmbajtje kortizoni gjithmon nën kujdesin e mjekut dermatolog. Kam degjuar shpesh nëna të reja, të cilat të keshilluar nga nënat dhe vjehrrat e tyre, të thonë të mos e mbyllësh rrjebullën në lëkurë por ta lësh të kullojë sepse shfaqet brenda në organizëm. Specialisti dermatolog është i prerë se ky mendim është shumë

i gabuar. Ekzema atopike, sipas tij, duhet të mjekohet dhe të trajtohet vazhdimish në mënyrë kronike sepse lënia e patrajtur e saj çon në mbiinfeksione bakteriale, të cilat e acarojnë dhe vështirësojnë edhe më shumë trajtimin e saj. Ekzema e duarve nga përdorimi i detergjenteve larës Sot e me shumë po shtohet përdorimi i detergjenteve kimikë larës të ndryshëm që përdoren gjerësisht në shtëpitë tona. Përdorimi pa kriter i tyre, pa masa mbrojtëse, siç janë (përdorimi i dorezave gjatë punës me to) çojnë në acarimin apo pezmatimin e lekurës, skuqjen e saj dhe shfaqjen e atyre qe quhet ekzema irritative nga kontakti me produkte kimike, në fazën e parë lekura është e skuqur e enjtur dhe me vezikula te vogla apo buleza me lëng serotik, ku pruriti (krujtja) është prezent, kjo është faza akute e ekzemës. Me pas me vazhdimin e përdorimit të këtyre produkteve kimike, lëkura fillon dhe thahet, ashpersohet dhe trashet, mund të krijohen edhe ragade (çarje të lëkurës). Ekzema nga kontakti me lëndë ndërtimi Gjithashtu jane duke shtuar gjithnjë e më shumë ato që quhen ekzemat profesionale nga puna me produktet dhe lëndë kimike, sidomos tek puntorët e ndërtimit, banakierë, parukierë apo persona që punojnë me këto produkte kimike. Ekzema të tjera janë ato që vijnë nga kontakti me bimë të ndryshme. Trajtimi i kësaj patologjie konsiston në aplikimin e emollienteve zbutës, përdormi i pomadave me kortizon dhe në fazën akute edhe kortizonik sistemik. Dermatiti nga panolinat Dermatiti nga panolin vjen si rezultat i kontaktit me panolinen apo acarimit të lekurës nga jashteqitjet apo urina e femijve, e cila në kontakt të ngushtë me lëkurën e acaron atë dhe lëkura skuqet dhe shpeshherë mbiinfektohet nga bakterie apo myshqe që janë më të shumtë në atë zonë, tek disa fëmijë përgjithësisht gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve imuniteti fillon dhe bie, ata bëhen më të ndjeshëm ndaj virozove dhe enterovirozave, të cilat shprehen me diarre, e cila përgjithësusht është acide dhe e pezmaton shumë lëkurën. Te disa fëmijë të tjerë ky dermatit ndodh nga përdorimi i panolinave jocilësore dhe tek disa nga higjena e pakët. Masat që duhen të merren Panolinat duhen të ndërrohen sa më shpesh, kryesisht tek fëmijët që kanë këto probleme sa herë që ata defekojnë apo urinojnë, duhen pastruar mirë duke u larë me ujë të rrjedhshëm për çdo ndërrim pelenash. Përdoren përgjithësisht pasta apo emolliente (zbutës) që në përmbajtje e tyre kanë oksid zinku, që ka veti antiinflamatore. Dhe në rastet kur lëkura është acaruar përdoren edhe pomada antimykotike dhe antibakteriale.

Receta me bimë mjekësore

Të gjitha sëmundjet dhe problemet shëndetësore që trajton Bishtamithi

I

laçi me qëllime mjekësore nxirret nga pjesa mbitokësore e tharë e bishtamithit (emra të tjerë janë të kësaj bime janë: njëmijëgjethësi, barnozella, bar pezmi). Kjo bimë është e zakonshme dhe gjendet në livadhe dhe zona malore. Periduha e saj e lulëzimit dhe pjekjes, kohë në të cilën rekomandohet të mblidhet për arsuye shëndetësore është maj-korriku. Ilaçi i kësaj bime ka një përdorim të gjërë dhe ka gjetur zbatim në trajtimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore. Ajo përdoret si spazmolitik, veçanërisht për të mitrën, ngërçet (dhembjet, spazmat) e stomakut (me origjinë nervore) të grave. Gjithashtu ajo ka rezultate të mira në mjekimin e majasëllit. Njihet si rregullues dhe lehtësues i menstruacioneve, kundra heqjes së barkut, si antiinflamator në acarimet e fytit, gojës, në djegie etj. Njëkohëshit ky ilaç ndihmon në ndërprerjen e rrjedhjes së gjakut, si psh, në menstruacione të mëdha, në hemorragjinë e mushkërive, të veshkave, si dhe për mjekimin e anemive sekondare të ndryshme; kundër kollës. Përdorimi për një kohë të gjatë i ilaçit jep pështjellim, turbullim dhe dhembje koke. Kjo ka nxjerrë si rekomandim që të përdoret në mënyrë korrekte dhe pa teprime. Përgatitja e recetës: Një lugë supe me bimën e grimcuar hidhet në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë, ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja zihet për 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet i paëmbëlsuar, gjysëm ore para buke. Merren dy doza të tilla në ditë. Për përdorim të jashtëm, në formë banjash për mjekimin e plagëve të qelbëzuara, të sëmundjeve të lëkurës, mishrave të dhëmbëve etj., përdoret çaji që përgatitet si më sipër, por duke përdorur 2 lugë gjelle nga bima për një gjysëm gote ujë. Për mjekimin e ulçerave varikoze, të majasëllit, morthit etj., përdoret lëngu i shtrydhur i bimës së freskët. Bishtamithi është përdorur në Europë dhe në prodhimin e birrës, në vend të sumullbarit. Birra e bishtamithit mendohej se kishte veti afrodiziake. Bishtamithi (Achillea millefolium, familja Compositae)

Përgatiti: Albert Vataj


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 3. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 8. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndryshe ... 13. Derë e vogël, zakonisht në murin e kopshtit prapa shtëpisë 15. E ka ujin me pakicë. Del rakia me ... 16. Një prej tekave shumë të rrezikshme të zemrës 19. Koha nga mesdita deri në mbrëmje 22. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 23. Djalë që punonte si ndihmës te një zejtar për disa vjet pa shpërblim për të fituar mjeshtërinë 25. FAIK ...1876-1942, publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik i shquar 27. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 28. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 29. Shkurre e viseve bregdetar nga të cilat mund të nxirret raki 32. Kadri..., gazetar dhe jurist, veprimtar i shquar atdhetar, vritet me vëllezërit Gërvalla më 17 janar 1982 35. E detyroj dikë të largohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj 37. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i recitojnë pjesët e tyre. 41. Cilësia e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron 42. Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave politike e qytetare 43. ... Izetbegoviq, politikan dhe kryetar boshnjak 44. Aleanca Kuq e Zi 46. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 47. Kur diçka është e sheshur, është ashtu 49. Emri i një të përditshme e medias së shkruar shqiptare 52. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 53. Peshk i ujërave të kripura, më i preferuari nga prodhimet e detit 55. ... Hitler, futi Gjermaninë në rrjedhën e Luftën e Dytë Botërore 58. Përdoret për të ruajtur e për të mbartur gaze të ngjeshura 60. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 61. Tufë e madhe bagëtish, zakonisht të imëta), grumbull kafshësh që rrinë a kullotin së bashku 63. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 65. Masë e vjetër për drithëra, e barabartë me rreth dyzet deri në pesëdhjetë kilogramë 67. Përdor Kepi i Verdit si monedhë të saj 68. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 69. I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolik 70. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë.

E diel, 29 KORRIK 2018

Nga Albert VATAJ

71. Manastir ose kuvend i pasur katolik, që drejtohet nga një abat; dërtesat e këtij manastiri ku vepron kisha katolike 72. Kërkesë e shkruar, që i drejtohet nga një grup njerëzish një organi të lartë shtetëror 75. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 77. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 79. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë 80. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 81. ... Kolonja patriot i shquar shqiptar, aktivist i përpjesëtimeve kombëtare 83. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 84. I heq fuqinë një ligji, vendimi, urdhri etj, shfuqizoj 85. Monarkët, ai që trashëgohet nga pasardhësit quhet ashtu. Ahmet Zogu ishte i tillë 89. Që shërben për pastrimin e plagëve dhe për ndalimin e infektimit 90. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 91. Rri syhapët e gati për të vepruar shpejt në rast të një rreziku 93. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 94. Eqerem .. (6 gusht të vitit 1908-13 gusht të vitit 1980). Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare 96. Ajo përdoret zakonisht nga

gratë për të ngjyrosur flokët 97. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 102. Ai që bën lëshime ndaj të metave, gabimeve etj 105. Gjej një vend të përshtatshëm për vete 107. Arma e piktorit ësht ajo 109. Tërësia e krijimeve epike të një populli 110. Lëng i helmet i pangjyrë dhe me erë të keqe, që nxirret nga katrani dhe që përdoret për përgatitjen e bojërave, të barnave etj 111.Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 112. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 113.Livadh pranë pyllit a në mes të korijeve, ku kullot bagëtia. 114. Gjilpërë e kthyer, me një gur të çmuar ose me një send tjetër zbukurimi VERTIKALISHT 2. Qëndrim i prerë e përfundimtar që mbajmë për një punë a për një çështje 4. Galeri e nëndheshme me disa tunele të gjata, ku, në Romën e vjetër, të krishterët fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrime 5. Dakord në gjuhë universale 6. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 7. Haxhi ... etnomuzikolog i shquar, ka krijuar dhe riorkestruar shumë këngë e valle popullore të trevave shqipfolëse 8. Tërësia e mjeteve tingullore të një gjuhe, ndërtimi tingullor i një gjuhe 9. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 10. Nota e tretë e shkallës muz-

ikore, shenja për këtë notë 11. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 12. Banor vendës i Libanit ose ai që e ka prejardhjen nga Libani 14. Monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para Shpalljes së Pavarësisë 17. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 18. Mbin përnjëherësh, shpërthen me shumicë (për bimët e lulet 20. O sa mirë me qenë... o hej! 21. Njëra nga drejtëzat që ndërpriten në sistemin e koordinatave 24. Ashtu quhen formacionet e rrjeshtura në formë katror, gjatë një parakalimi 26. Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite 30. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 31. Titull që mbante në disa vende myslimane kryesundimtari 33. Përdorej në mbarim të lutjeve ose të shërbesave fetare me kuptimin: "ashtu qoftë!" 34. Dera ka .... edhe dritarja ka P. 36. Eshtë ai i punës, ai i mësimeve, ai i veprimeve. Oren e ka në të. 38. Partia Republikane, inicialet 39. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 40. Martin Camaj, poeti dhe shkrimtari nga Temali i Dukagjinit, Shkodër, e publikoi këtë novelë më 1987 45. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 48. ... Ndrenika, një nga aktorët më të shquar shqiptar të kinemasë dhe teatrit 49. Dëshirë e madhe për të mar-

64. Pajis një mjet a një strehim me mburojë çeliku ose e përforcoj për ta bërë të qëndrueshëm 66. Burrë ose djalë i dhënë pas aventurave të dashurisë dhe pas qejfeve 68. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 72. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 73. E tillë është një kohë shumë e ftohtë, me dëborë dhe akull 74. Zyrtarisht quhet, ndërrmarrje e trajtimit të studentëve, fjetore, mencë,etj 75. Titull fetar në kishën ortodokse ndërmjet priftit dhe mitropolitit, peshkop. 76. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 77. Një nga shenjat e pikësimit 78. Pëlhurë prej pambuku, e butë e me push dhe e endur lirshëm 82. Pjesë e hapët, e rrethuar zakonisht me parmakë dhe e shtruar me dërrasa, në katin e dytë të shtëpive të vjetra 86. Gjendja civile e një borri që ka qëndruar larg kurorëzimit në martesë 87. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 88. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën, janë... 91. Mjet i thjeshtë a përdorëse që shërben për të bërë një punë, quhet... 92. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 95. Pjesë e sipërme e palosur dhe e modeluar e rrobeve 98. Josip ... Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980 99. Secila nga dy brinjët e një trekëndëshi që formojnë këndin e drejtë 100. Shumë autorë mbamendet të kenë bërë libra por ende jo një ... 101. Tërësia e anijeve luftarake, tregtare të peshkimit etj. që ka një vend; forca detare e një shteti 103. Punë që sjell të këqija e ngatërresa 104. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 105. Quhet është ajo që bën pula 106. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 108. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 110. Partia Aleanca Popullore

rë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje 50. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 51. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 54. Pjesa e rrafshit që përfshihet midis dy gjysmëdrejtëzave ose midis dy drejtëzave që dalin nga një pikë 55. Përdoret për të shprehur një lutje ose për të kërkuar falje a mëshirë 56. Përmasat (gjatësia e gjerësia) e një botimi (e një libri, e një reviste, e një gazete etj 57. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 59. Lëndë e zezë si pluhur, që lë tymi kur kalon nëpër oxhak ose në vende të tjera 61. Pjesë muzikore për katër vegla ose për katër zëra 62. Newton, fizikan dhe matematikan i famshëm anglez, Lindi më 4 janar 1643, vdiq më 1727 1

2

3

A K T

4 10

L

5

P

D 9

O

U

˙

6

A K T ¸ 12

A

B

P U C A R I

I

8

K

K

13

K A R D I

O L O G

¸

I

H

M A R C U S

A

V

15

K ¸

7

S

11

E P

14

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

16

B R D

B

M

17

U

M

E

D

F

18

19

L B

T

R

20

21

M U K A J

E

T

M

O

23

U

C

24

L U A N

T

I

B

27

B 22

˙

P

25

26

Z H A K E

E

R

Y

28

R R E

R

I A

29

O N

Z A P T

O J

S

A

M A

K R Y E

I 37

K

S

M

R A E L

E

N

S

S O R

K

E

38

I

P

N

D I

U

P

I 41

E

D A R E

R

39

40

I

I

35

36

D H A L L

R

N 32

34

P

P

31

A 33

J

S 30

42

¸

43

A T A V I

K

N U E S

T

U

A

A

M

O

T E

K

44

¸

O

45

46

O

P

I 47

A B S

N 48

49

R A G M A T

I

Z

¸

M

50

51

V I

˙

B

L

E

L 54

¸

L 58

L

F

M T

55

O L

K L

T

A P

53

P

P

E T

¸

56

O R

¸

L

T 57

A J

M ¸

E

S

L

I

60

S

M 62

I

52

K J

59

61

L

C

63

I

R

M

65

B I

O G R A F I

D

L

64

O K I

M I

66

O

D H E

K 67

E

S 68

S

R

S

69

A

A

R

70

V

T

71

M E ˙

B

E

74

¸

S

U

72

P U K

73

B A R L E

K

T I

S

75

H O S

H A F I

A

I

G

U K

¸

D 80

F

77

L I

C

N

D

81

R

K

78

C A R

79

M

J

M U R

A

E

T

82

B E

I

D E R G J

L

E M

A 83

D

C 86

Q E

O

T

85

B U J

O

¸

76

S I

S

87

K

U

P

V

84

K R A V A T ¸

88

H

Z O L A

T

H

S

S

89

I M

D I

94

E

L L 102

A 104

M I

91

O M 96

K ¸

I 101

M

K A R I

D

K U

A

U

E

L I

N G O N ¸

S

105

R

L

100

K A T U R E F

106

M I

U

A

˙

˙

H S

B L

T

107

109

U

T

95

103

M O N G O L L

99

K

V

108

A

N 98

L

K

J

93

97

E

90

D O L O M I

A 92

A T A S H E 110

I

J

V A J

K

R


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

24 E diel, 29 KORRIK 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.