www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 73 (8514)
E premte, 29 Mars 2019
Çmimi 30 Lekë
Mazhoranca dhe opozita tashmë nuk po ecin, por po vrapojnë drejt përplasjes finale, e cila do të kulmojë me 30 qershor, nëse Rama nuk pranon zgjidhje. Ditën e zgjedhjeve vendore opozita do të djegë çdo kuti votimi në Shqipëri
Basha: O liri, o vdekje! Rama: Nuk iki deri 2021!
“Do ta vazhdojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që ka asgjësuar demokracinë, ka blerë ekranet kryesore të mediave, të cilat për faqen e tyre të zezë kanë braktisur interesin publik. Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të PD për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi djersën, gjakun dhe sakrificën tuaj dhe shqiptarëve të ndershëm”,- deklaroi kreu i PD-së FAQE 3
Erion Veliaj: Shtatë projektet madhore për Tiranën në mandatin e dytë si kryebashkiak
Në foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Blendi Fevziu, dje në stidion e “Opinion” INTERVISTË
Kim Mehmeti: Një kryeministri nuk i ka hije sjellja si budallai i mëhallës
ISH-PRESIDENTI
Djegia e mandateve të opozitës, Bamir Topi: Veprim i detyruar FAQE 6
FAQE 10-11
Fatmir Xhafa dje foli me kurajo dhe integritet të lartë. Priten edhe ish-ministri Ditmir Bushati dhe ministri Pandeli Majko
FAQE 2
Në foto: Ish-ministri Fatmir Xhafaj dje në Kuvend
AMBASADORI RUS
Karpushin: Rama e ka më të lehtë të akuzojë rusët, sesa të zgjidhë hallet e vendit
PRESIDENTI
TURIZËM
Surpriza e verës është... Shqipëria Nga Brunela Beshaj
FAQE 15
FAQE 13
ANALIZA
Henri Çili: Grusht Shteti nëse Rama miraton Reformën Zgjedhore pa PD-LSI
FAQE 8-9
FAQE 2
Meta: Mirënjohje të thellë për skënderbegasit kudo që ndodhen
FAQE 24
POLITIKE
D
je ish-ministri Fatmir Xhafaj foli në parlament me sens kritik ndaj një projektligji që ka sjellë ministri aktual i Brendshëm, Sandër Lleshi.Fatmir Xhafaj ka dalë kundër projektligjit për Vettingun në polici. Ai tha, ndër të tjera, se SHÇBA nuk mund të bëjë dot vettingun e policëve, pasi është një institucion që varet direkt nga ministri i Brendshëm. Po ashtu sipas tij ky institucion nuk i ka kapacitetet e duhura për ta bërë këtë proces.“Ndryshimet që i bëhen ligjit, nuk janë të duhurat. Cenohet privatësia, nuk mund të bëhet nga SHÇBA një institucion që drejtohet nga ministri. Cenohet cilësia dhe shpejtësia e vetë procesit. SHÇBA nuk ka kapacitet e duhura të kryejë këtë proces. T’i besosh vettingun e 1300 policëve një institucioni me mbi 100 punonjës nuk është e duhura”, theksoni ish-ministri i Brendshëm. Dhe nuk e votoi pro, ai dhe pesë deputetë të PS-së. Por kryeministri kishte në sallë plot deputetë nga këta “opozitarët e rinjë”, të cilët votuan për projektligjin e qeverisë. Megjithatë e rëndësishme mbetet se Fatmir Xhafaj, një prej
2
E premte, 29 MARS 2019
Fatmir Xhafa dje foli me kurajo dhe integritet të lartë. Priten edhe ish-ministri Ditmir Bushati dhe ministri Pandeli Majko
ikonave në PS dhe socialist 24 karatsh, doli dhe tha mendimin e tij kundër një projektligji të qeverisë. Dhe e argumentoi. Kur të gjithë janë vendosur në
rrjesht dhe nuk bëzajnë në PS, janë disa emra me integritet dhe personalitet të spikatur, që flasin dhe ndalin disi turrin marramendës të kryeministrit
REAGIMI
PARASHIKIMI
Ironia e Lubonjës: Mua më quani “Kadri”, por Rama më ngjan me Enver Hoxhën
Henri Çili: Grusht Shteti nëse Rama miraton Reformën Zgjedhore pa PD-LSI Në emisionin “Open” në Top Channel ishin të ftuar analistë dhe politikanë. Por ajo që ra në sy ishte Henri Çili, i cili tha se duhet patjetër qeveri tranzitore dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Henri Çili theksoi se nëse kryeministri e bën reformën zgjedhore me deputetët e “opozitës” së re të cilët janë të blerë dhe nuk përfaqësojnë asnjeri.Ndryshimi i Kodit Zgjedhor përfshiu në debat edhe Henri Çilin, i cili e cilësoi një shkelje në kufijtë e një “grushti shteti”, rastin hipotetik të ndryshimit të Kodit Zgjedhor përmes votave të deputetëve të “opozitës së re”. Në vazhdën e diskutimeve mes panelistëve të emisionit “Open” të EniVasilit, moderatorja i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, njëherësh aleat i kreut të opozitës LulzimBasha. A do të hynte në zgjedhje ai, nëse Kodi Zgjedhor do të ishte i ndryshëm nga ai aktuali?Zoti Duka tha sigurisht që do të hynte në zgjedhjet lokale, nëse Rama ndryshonte sistemin zgjedhor, por, ai theksoi se gjasat janë që të mos ketë kohë për një ndryshim kaq të rëndësishëm ligjor, sa ç’është Kodi Zgjedhor, që kërkon 84 vota në Kuvend.Për ta bërë të mundshëm këtë ndryshim, sipas Dukës duhet një qeveri tranzitore, teksa i cilësoi deputetët e futur rishtazi në Parlament, në emër të opozitës, si persona që nuk e përfaqësojnë opozitën, pavarësisht se nga qeveria këmbëngulin se ato emra i kanë përzgjedhur krerët e PD-së dhe LSI-së, jo Rama.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Rama që për hir të së vërtetës po e çon vendin drejt një përplasje të fortë civile si dikur Berisha në vitet ‘96-’97. Largimi i ministrit të brend-
shëm Fatmir Xhafa ka qenë pa asnjë mëdyshje lojë dhe presion i Edi Ramës, sapo Xhafa filloi arrestimin e ishdeputetëve dhe politikanëve të PS si dhe pritej të arrestonte dhe kryebashkiakë të rëndësishëm të mazhorancës.Në PS nuk janë të gjithë gojëmbyllur. PandeliMajko po heziton por do flasë së shpejti. Ditmir Bushati ka folur dhe pritet të shpalosi platformën e tij për daljen nga kriza politike dhe rrënimi. MimiKodheli po bën presion se duhet gjetur zgjidhje e nuk duhet treguar forca e pushtetit. Fatmir Xhafa foli. Priten zhvillime të forta edhe në gjirin e PS-së. Ndërkohë kryeministri po tregon dhëmbët e pushtetit ndaj kujtdo që nuk flet si ai. Por në këto 28 vite kemi parë disa politikanë që janë rrëzuar, ndonëse me rrëmuja. Fatkeqësisht po shkohet edhe tani drejt një përplasje të madhe. Ndaj duhet të flasin mendjet e ftohta dhe me integritet në PS.
Analisti Fatos Lubonja duke komentuar fjalën dhe akuzat e kryeministrit për analistët në studiot televizive në Kongresin e PS, tha se Edi Rama po vijon të imitojë diktatorin Enver Hoxha.Ai theksoi në emisionin të “Pa Ekspozuarit” në News 24 se shefi i qeverisë është një person, që nuk di të pranojë kritikën. Lubonja mes tjerash përdori edhe një ironi me fjalën etiketuese të përdorur nga Rama për analistët e medias teksa iu drejtua drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipit që t’i drejtohet me emrin ‘Kadri’.“Zoti Kadri më thuaj tashmë! Kjo mund të shikohet në dy kënde. Mund të shikohet me satirë dhe me dramë. Është një lloj tragji-komedie. Po imiton një Enver Hoxhë në një kohë tjetër. Historia përsëritet si tragjedi edhe herë të tjera dhe jo njëherë. Unë e kam me ata derrat që janë të shtrirë aty para atij. Ata rrinë dhe duartrokasin para atij, kjo është drama e atyre që duartrokasin. Nuk mund të mos lexosh edhe gjithë inkoshientin e këtij
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
njeriu. Sikur të këtë me vërtet pushtetin e Enver Hoxhës, çfarë do të kishte bërë. Ky do ta kishte mbush vendin me kampe. Ky është një njeri që nuk pranon kritikën. Ai është një diktator në potencë. Nuk na thua të paktën faleminderit, sepse këta Kadrinjtë shpëtuan 20 milionë euro”, – tha Lubonja.“Mediat në kohën që Berisha kishte pushtet, njëra prej tyre, e madhe madje ishte me ish-kryeministrin, kurse tjetra ishte me Edi Ramën. Madje, Rama edhe 21 janarin e bëri të bujshme me medien e vet kur ishte në opozitë.
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Kurse sot, Rama ka thuajse gjitha mediat me vete dhe kjo gjë të frikëson. Edhe unë e kam shkruar se kryeministri aktual është i sëmurë psikik. Rama ka mbyllur gojët e gazetarëve duke kapur mediat më të mëdha të Shqipërisë”,- tha Lubonja. Ai shtoi se Edi Rama ka hapur edhe një televizion privat, ERTV, gjë që nuk e bën as Chaves.“Edi Rama ka hapur edhe një televizion privat me emrin ERTV. Këtë gjë as Chaves në Venezuelë nuk e ka bërë. Chaves del në televizion publik dhe i flet popullit”, – tha Lubonja.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 29 MARS 2019
Mazhoranca dhe opozita tashmë nuk po ecin, por po vrapojnë drejt përplasjes finale, e cila do të kulmojë me 30 qershor, nëse Rama nuk pranon zgjidhje. Ditën e zgjedhjeve vendore opozita do të djegë çdo kuti votimi në Shqipëri
Basha: O liri, o vdekje! Rama: Nuk iki deri 2021!
“Do ta vazhdojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që ka asgjësuar demokracinë, ka blerë ekranet kryesore të mediave, të cilat për faqen e tyre të zezë kanë braktisur interesin publik. Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të PD për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi djersën, gjakun dhe sakrificën tuaj dhe shqiptarëve të ndershëm”,- deklaroi kreu i PD-së Një muaj e gjysmë pas djegies së mandateve të opozitës dhe protestave masive të vazhdueshme kriza politike duket ende shumë larg zgjidhjes. Dje opozita dhe mazhoranca kanë rikonfirmuar pozicionet e tyre nga llogoret, madje duke hedhur edhe një hap më tej drejt konfliktit që duket i pashmangshëm. Në momentin kur mendje të arësyeshme në të majtën shqiptare flisnin se duhej nga kryeministri Rama të shikonte një udhë të mençur për gjetjen e një zgjidhje, ai i hodhi benzinë zjarrit. Ndërkohë opozita u mblodh në protestën e 7-të para Parlamentit. Mijëra qytetarë kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeveri teknike për të zhvilluar zgjedhjet e parakohshme. Ndryshe nga sa pretendon qeveria për protesta të dhunshme të opozitës, dje ishin drejtuesit e partive politike që ndaluan popullin të hynte brenda në Kuvend. Në vend të tensioneve, Lulzim Basha zgjodhi të jepte mesazhe dhe paralajmërime që mund të cilësohen më të fortat që kreu i PD ka mbajtur ndonjëherë në fjalimet e tij. Basha premtoi para protestuesve se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë në asnjë lloj varianti. “Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kojtur me paratë e narkokryeministrit, le ta dëgjojë, kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë mire: zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë! Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë!”,- deklaroi kreu i PD-së. Si rrallë herë, Basha sulmoi televizionet kryesore, të cilat këto ditë të krizës politike i kanë kthyer bateritë në shërbim të qeverisë dhe jo interesit qytetarë. Duke shprehur pendesë për ndihmën që PD u ka
dhënë në qeverisje botuesve dhe biznesmenëve që sot janë aleatët më dobishëm të Edi Ramës, Basha premtoi se shumë shpejt do të vinte dita e shpagimit për të gjitha ata që u vunë në shërbim të Edi Ramës. ”Do ta vazhdojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që i ka asgjësuar demokracinë, ka blerë ekranet kryesore të mediave, të cilat për faqen e tyre të zezë, kanë braktisur interesin publik. Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të PD për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi djersën, gjakun dhe sakrificën tuaj dhe shqiptarëve të ndershëm”,- deklaroi kreu i PD-së. Por veç kërcënimeve ndaj atyre që i cilësoi bashkëpunëtorë të regjimit të Ramës, shefi i opozitës Basha pati dhe një mesazh për qytetarët, kur e cilësoi aksionin që ka nisur jo si fushatë, por si një betejë për jetë a vdekje. “Ne nuk trembemi, ne nuk tërhiqemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fund. Liri a vdekje, demokraci a vdekje”,- tha
Lulzim Basha. Thirrja e njohur luftarake “Liri a vdekje” nuk lë vend më për hamendësime pazaresh dhe marrëveshje. Basha dje i tha të gjitha që mund të thuhen me fjalë dhe dha mesazhin se për PD, demokratët dhe gjithë opozitën kjo nuk është me lojë, por luftë politike që do të arrijë ekstremet e përballjes. Gati dy muaj protesta, sulme, arrestime, goditje poshtë brezit , blerje deputetësh, tradhti dhe një fushatë medatike që synon ta tregojë opozitën si “të keqen e vendit” e kanë bindur Bashën dhe gjithë opozitën se Qeveria nuk po godet më politikisht, por po kërkon asgjësimin e saj me çdo mjet. Ndaj deklarata “Liri a vdekje, demokraci a vdekje” nuk është më thirrje, por paralajmërim i përplasjes që është shumë afër. Kësaj klime lufte i dha dje “një dorë” edhe Kryeministri Edi Rama. Njeriu që ka përgjegjësinë ligjore dhe morale për të shtensioniuar situatën, në fjalimin e djeshëm në Parlament tregoi edhe një herë se ai është përgjegjësi i krizës aktuale dhe kaosit që po vjen. Teksa mblodhi deputetët e rinj të blerë në “pazarin e
Milotit”, që dje hynë në Kuvend me më shumë roje sesa mban vetë kryeparlamentari Ruçi, ishte Edi Rama që tregoi dhe njëherë se ka vendosur të shpikë opozitën e re dhe po punon për eliminimin e opozitës reale. Kryeministri deklaroi se nuk ka asnjë arsye se përse duhet të largohet nga qeveria, duke konfirmuar se do të vazhdojë të qeverisë më protesta, gaz lotsjellës dhe me deputetët e blerë që i quan opozitë! Sipas tij, zgjedhjet parlamentare do të mbahen vetëm në vitin 2021, siç parashikon Kushtetuta. Ai deklaroi se në zgjedhjet vendore do të hyjë edhe pa opozitën reale, që është PD dhe LSI. ”E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. E keqja e tyre është të mos hyjnë në zgjedhje. Natyrisht, Shqipërisë nuk i bëhet nder, nëse siglat e atyre partive që janë jashtë, nuk janë në fletën e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh ata ia kanë bërë, ia bëjnë dhe do ia bëjnë vetes. Hyjnë ata në zgjedhje, s’hyjnë ata në zgjedhje, zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar dhe ne do të marrim përsipër të qeverisim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri më sot dhe do të qeverisim shumë më mirë se ata, edhe për ata që ne nuk na kanë votuar dhe përsëri nuk do vijnë të na votojnë”,- deklaroi dje kryeministri Edi Rama. Tashmë kriza politike nuk është më vetëm çështje deklaratash, por edhe një betejë reale që zhvillohet çdo ditë me tubime, polici dhe tensione. Tani po vrapohet drejt përplasjes me 30 qershor kur opozita jo vetëm nuk do marrë pjesë në zgjedhje, por do të djegë çdo kuti votimi. Qamil Xhani
POLITIKE DËSHTON PAKTI I RAMËS Këshillat studentorë të 7 univeristeteve në të gjithë Shqipërinë paralajmërojnë protesta të tjera nëse nuk do të plotësohen kërkesat e studentëve. Një përfaqësi e këshillave studentorë të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Universitetit të Korçës “Fan Noli”, Universitetit të Mjekësisë, Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit Bujqësor, përmes një deklarate informojnë se kanë marrë në shqyrtim paktin për
4
E premte, 29 MARS 2019
Studentët bëhen gati për protesta të reja: Mbi 90 % e kërkesave nuk janë plotësuar Universitetin të prezantuar nga Qeveria. Sipas tyre, mbi 90 % e kërkesave ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak. Ata thonë se përgjysmimi i tarifave që duhej të bëhej në janar 2019 është plotësuar pjesërisht. Nuk janë ulur tarifat për masterin. Nuk janë krijuar ëeb faqet të cilat do të bënin transparencën e buxhetit të Universiteteve. Po ashtu studentët deklarojnë se nuk është
bërë asgjë për peshën e votës. Po ashtu, ata thonë se shkarkimi i anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme. Po sipas tyre, nuk është bërë asnjë hap për kartën e studentit. Në njoftimin për shtyp këshillat studentorë konfirmojnë kërkesën e tyre për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe marrjen me seriozitet të plotësimit të kërkesave. Ata informojnë se shumë shpejt do
të thërrasin një takim mbarkombëtar për të diskutuar mbi situatën në Universitetet publike dhe kërkojnë takim urgjent me ministren e Arsimit, Besa Shahini.
Shashka, fishekzjarre, shtyrje me policinë. Arrestohen banorë të “Astirit”, protestuesit lyejnë me të zezë murin e Ministrisë së Brendshme
Herion Mesi
K
a zgjatur 4 orë protesta e opozitës së bashkuar, e cila protestoi këtë të enjte sërish para parlamentit ndërsa brenda tij po zhvillohej seanca plenare. Kërkesat e saj janë të pandryshueshme: qeveri transitore, e cila do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalimin përmbyllës të protestës u premtoi qytetarëve që nuk do t’i braktisë kurrë. Basha, theksoi ndër të tjera nga protesta se beteja për të cilën zgjohet çdo mëngjes, është ajo e një Shqipërie si gjithë Europa. Protesta e nisur mëngjesin e djeshëm në orën 9:30, paralelisht me seancën plenare është shoqëruar me tensione dhe hedhje shashkash mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re, ku policia ka shoqëruar edhe disa prej tyre. Protestuesit kanë tentuar disa herë të çajnë kordonin e policisë, por nuk ia kanë dalë. Pas rreth 2 orë e gjysmë protestë tek sheshi para parlamentit, ishte ishdeputeti Flamur Noka i cili iu kërkoi protestuesve të vazhdonin marshimin drejt pedonales e cila qëndroi e mbyllur gjatë kohës që protesta zhvillohej para Kuvendit. Protestuesit vijuan marshimin me në krye kreun e PD-së Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, si dhe përfaqësues të lartë të të gjithë kampit opozitar, etj., dhe kanë ndaluar tek Ministria e Brendshme ku kanë bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar në protestat e kaluara. Protestuesit para parlamentit kanë hedhur sende të forta drejt policisë, tymuese e shashka duke shtyrë kordonin e policëve për të hyrë në parlament. sa i përket masave të policisë, në terren ishin rreth 1000 forca policie dhe ndryshe nga herët e tjera në kordonin e vendosur para Kuvendit kishte edhe efektive femra. Ndërkohë, grupe policësh do të shpërndaheshin në ruajtje edhe të institucioneve përveç se tek parlamenti, siç ishte Ministria e Brendshme,
Opozita proteston 4 orë para Kuvendit: Rama ik! S’bëjmë pakt me Maduron
Kryeministria, Kryesia e Kuvendit, KQZ-ja, por edhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, pasi aty ishte shoqëruar dhe protestuesit e ndaluar në nisje të protestës së djeshme. Ndërkaq në oborrin e xhamisë së Namazgjasë do të ishin të dislokuara FNSH-të, ndërsa deputetët do të hynin nga pedonalja, e cila ishte e rrethuar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. Godina e Parlamentit do të vijonte të ishte e rrethuar me kamera për të fiksuar të gjithë protestuesit e opozitës që mund të shfaqin shenja dhune. Gjithashtu, dera që lidh selinë e Partisë Demokratike me sallën e Parlamentit ishte e bllokuar edhe përgjatë ditës së djeshme. Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme. Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 6 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte
më 21 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të zgjedhjeve të 2017-ës. Protesta minutë pas minute Ora 09:50 - Banorët e zonës së “Astirit” janë konfrontuar me forcat e policisë. Përplasja ka ndodhur përpara nisjes zyrtare të protestës, në zonën pranë Ministrisë së Brendshme. Mësohet se ka pasur një tentativë për të çarë kordonin e policisë nga banorët që protestojnë prej 5 muajsh për të mbrojtur banesat e tyre. Shkak i përplasjes u bë vendimi i papritur i policisë për të zgjeruar zgjeruar perimentrin e sigurisë rreth parlamentit i cili do të zhvillonte paralelisht me protestën seancën e radhës plenare. Një numër i madh efektivësh dhe kanë krijuar kordon disa metra larg Ministrisë, duke lënë të lirë dhe një pjesë të bulevardit, por duke bllokuar atë që njihet si “pedonalja”, ç’ka shkaktoi dhe
përplasjen mes protestuesve që donin të kalonin përmes pedonales për t’u bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve para hyrjes së Kuvendit. “Kemi marrë lejë për të protestuar dhe nuk po na lejojnë”, tha ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi. Ora 10:05 - Mbështetës të opozitës, por dhe ish-deputetë të saj përplasen me policinë, sepse duan ti afrohen parlamentit për të protestuar. Por policia nuk i lejon dhe vendosi kordon m’u pranë godinës së KQZsë. Bulevardi u mbajt i liruar për të kaluar një delegacion nga Holanda që do të jetë në parlament, ndërkohë demokratët thanë se po u mohohet e drejta e protestës. Ora 10:13 - Situatë e tensionuar para parlamentit. Një grup protestuesish po përpiqen të çajnë kordonin. Makina shihedhëse afrohet . Nderkohe po hidhen dhe kapsolla. Kryetari i PD-se ndodhet me protestuesit te cilët thërrasin “Rama ik!”. Ora 10:40 - “Mos hidhni
kapsolla”, policia thirrje protestuesve Protestuesit kanë hedhur tymuese, ndërsa policia iu ka bërë thirrje me megafon të mos hedhin kapsolla dhe të ruajnë gjakftohtësinë për të mos u përplasur me efektivët. “Të nderuar qytetarë! Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin. I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti nderpresin menjëherë këto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen”, bën thirrje policia. Ora 10:55 - Vijon protesta e opozitës para parlamentit, ndërsa brenda vijon seanca normale parlamentare me deputetët zëvendësues. Ishdeputetë demokratë, por dhe të LSI-së mbajtën fjalime para Kuvendit të ndjekur nga mijëra protestues. Policia ishte vendosur kordon, ndërsa disa metra më tej në gatishmëri ishin dhe forcat speciale. Dhe gjatë dy orëve të qëndrimit në shesh ka pasur dhe disa momente tensioni mes protestuesve dhe policisë. Me thirrjet: “Rama ik!”, protestuesit tentuan të çanin kordonin policor. “Nuk ka kthim pas deri në fund, deri në rrëzimin e Ramës”, tha Klevis Balliu. Ndërsa Klajda Gjosha falënderoi Petrit Vargun, i cili nuk pranoi mandatin e deputetit dhe shtoi: “Turp për ata që pranuan mandatin!”. Dhe gjatë këtyre minutave kishte dhe momente kur hidheshin dhe tymuese nga protestuesit në drejtim të policisë, ndërkohë brenda në Kuvend vijonte seanca plenare dhe 3 deputetë të rinj bënë betimin. 11:19 - Rritet tensioni para Kuvendit. Protestuesit tentuan të çajnë sërish kordonin e (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5
E premte, 29 MARS 2019
ZHVILLIMET NË TIRANË: QË NGA SHKURTI I KALUAR, OPOZITA KA ZGJEDHUR TË DALË NË RRUGË PËR DORËHEQJEN E RAMËS
Protesta në mediat ndërkombëtare: Rama akuzohet si i korruptuar dhe i lidhur me krimin Protesta e opozitës së bashkuar ka gjetur pasqyrim edhe në mediat ndërkombëtare. Gazeta “New York Times”, “The Associated Press” etj, kanë raportuar për zhvillimet në Tiranë. “Mbështetësit e opozitës në Shqipëri përpiqen të pengojnë zhvillimin e seancës parlamentare. Protestuesit e opozitës shqiptare, teksa kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, kanë tentuar sërish të hyjnë me forcë në parlament.” – shkruan New York Times. “Protestuesit e udhëhequr nga Partia Demokratike përdorën tymuese, kapsolle dhe u përleshën me policinë duke u përpjekur të thyejnë kordonin, që mbron ndërtesën e parlamentit ku po mbahet seanca parlamentare e radhës. Opozita
akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon. Që nga mesi i muajit shkurti, mbështetësit e opozitës janë përpjekur vazhdimisht të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose të qeverisë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me ujë”, citohet në artikullin e New York Times. “Opozita protesta, tensione” është titulli agjencisë së lajmeve ANSA. “Partia Demokratike bën thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Socialist Rama. Tensionohet protesta e sotme (djeshme) nga ana e opozitës shqiptare, përpara Parlamentit ku është duke u zhvilluar protesta e radhës. Përveç fishekzjarrëve dhe bombave të tymit, grupet e protestuesve kanë provuar disa herë që
të kalojnë kordonin e sigurisë në hyrjen kryesore, ku janë vendosur shumë oficerë policie. Që nga shkurti i kaluar, opozita ka zgjedhur të dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit socialist Edi Rama, i akuzuar për
korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas krijimit të një qeverie transitore. Një grup deputetesh të opozitës dhanë dorëheqjen, duke hequr dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Megjithatë, të paktën 17 prej tyre u zëvendësuan nga kandidatë të tjerë të opozitës, të cilët ishin në listat e vitit 2017.” – shkruan ANSA. Po ashtu protesta është transmetuar “Live” edhe nga Zëri i Amerikës, përmes rrjeteve sociale. “Kërkesa e opozitës, mbetet e pandryshueshme: largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie të përkohshme që të përgatisë zgjedhje të parakohshme”, thuhet në shkrimin e Zërit të Amerikës.
Protestuesit e Unazës së Re marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë, kërkohet lirimi i të arrestuarve
“Astiri”, Balliu: Edi Rama hapi veshët, po të vjen ora për të shkuar përpara gjykatës B
anorët e zonës së “Astirit” në Tiranë banesat e të cilëve rrezikojnë të shemben si rezultat i zbatimit të projektit korruptiv të qeverisë për zgjerimin e Unazës së Madhe nuk lodhen së protestuari. Pak orë pasi protestuan para Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme, banorët do të dilnin sërish pasditen e djeshme në protestë, e cila dje shënoi ditën e saj të 147, kundër shembjes së shtëpive të tyre nga qeveria “Rama”. Pasi protestuan për afro 1 orë në rrugë duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve përgjatë Unazës, protestuesit do ti drejtoheshin Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku do të kërkonin lirimin e protestuesve të ndaluar ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës te Parlamenti. Deri më tani sipas informacioneve janë 30 të arrestuar që mbahen të shoqëruar. Dhe siç kanë bërë thuajse çdo mbrëmje të këtyre 5 muajve, edhe mbrëmjen e djeshme në mbështetje të banorëve ishin dhe përfaqësues dhe ish-deputetë të opozitës. Ish-deputeti demokrat Klevis Ballliu, i kujtoi Edi Ramës se mendon gabim kur arreston protestuesit, pasi sa më shumë persona që ndalon aq më shumë janë ata në mbështetje të protestës së opozitës. “Dua t’ju përgëzoj për atë protestë masive përpara parlamentit, që
(Vijon nga faqja 4) policisë duke shtyrë gardhin e policëve. Ata vazhdonin të hidhnin tymuese, sende të forta, shashka e fishekzjarre. Ora 12:08 - Vijojnë përplasjet para Kuvendit mes protestuesve dhe policisë. Ndërkohë kryetari i PD-së në fjalën e tij deklaroi se protestat nuk ndalen deri në rrëzimin e qeverisë. “Liri a vdekje, demokraci a vdekje. Ora e hakmarrjes po vjen”, paralajmëroi Basha mazhorancën. Ora 12:16 - Protesta zhvendoset te Ministria e Brendshme Pas fjalimit të kryetarit të PD-
tmerroi gjithë hajdutët që vodhën xhepat tuaj në këto 6 vite dhe ishte kjo arsyeja që deputetët dhe ministrat futeshin nga hyrja të fshehta dhe ashtu do të futen për sa kohë nuk do të mbahet përgjegjësi për vjedhjen që u bëhet këtyre qytetarëve. U futën si kriminelë të vërtetë në atë sallë. E vërteta është se ata e kanë vjedhur atë parlament, prandaj futen si hajdutë. Dëgjova sot (dje) ofendimet personale të Edi Ramës nga
së, Lulzim Basha protestuesit u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme. Të kryesuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e tjerë të opozitës, protestuesit ndodhen momentalisht përballë godinës së Ministrisë së Brendshme. Me thirrjet “Lironi djemtë tanë”, protestuesit rrethuan në këtë mënyrë godinën e Ministrisë së Brendshme. Ora 12: 50 Protestuesit lyejnë me bojë të zezë Ministrinë e Brendshme. Protestuesit kanë spërkatur me bojë të zezë ministrinë e Brendshme. Qytetarët të
Parlamenti dhe siç ka thënë Margaret Thaçer, “nëse merresh me anët personale të njerëzve, është sepse je në ditën e fundit, sepse nuk ke argumente politike”. Ndaj është i kuptueshëm shpërthimi yt, inati yt, pasi po të vjen ora për të shkuar përpara gjykatës. Edi Rama hapi veshët o mjeran, sepse pastaj do të tronditesh nga fuqia që do të të vijë ballit nga qytetarët shqiptarë. Do të të përplaset ballit, e
udhëhequr nga opozita vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard që prej orës 10:00. Ata e nisën protestën fillimisht para Parlamentit, ndërsa tani janë zhvendosur
drejta, fuqia e këtyre njerëzve dhe do të thuash që ma bëri koka. Ke kohë ti hapësh rrugë zgjidhjes politike, dhe jo të bësh këto arrestime politike. Sot (dje) janë arrestuar 30 protestues. Por çfarë mendon ti se ata janë vetëm. Por ne për një ngrihemi 1 mijë, për 30 ngrihemi 30 mijë. Ne nuk do ti lejmë vetëm, sepse ne nuk jemi të pabesë si puna jote. Kështu siç jemi ju ftoj që ti drejtohemi bashkë Drejtorisë së Policisë. Edi Rama nuk na frikëson.”, deklaroi dje nga zona e “Astirit”, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Dhe pas këtyre mesazheve me qindra qytetarë marshuan në rrugë për të mbërritur në orën 19:25 përpara Drejtorisë së Policisë në mbështetje të banorëve protestues të Unazës, të cilët kërkojnë lirimin e e të arrestuarve të djeshëm në protestën masive që u mbajt nga opozita. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe përfaqësues të Opozitës së Bashkuar. Në thirrjet “Lironi çunat”, “Rama ik”, dhe “Edvin hajdut, kazan, legen”, “Policia e Leshit”, ata janë vendosur përpara një kordoni të gjatë policësh. Deri më tani nuk raportohen për përplasje, ndërsa përfaqësues të opozitës do të futeshin në ambientet e brendshme të Policisë së Tiranës për të marrë informacion për të arrestuarit.
në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar në protestat e
mëparshme. Protestuesit, pas thirrjeve “Lironi djemtë tanë”, zgjodhën të lyejnë me bojë të zezë godinën e ministrisë. Menjëherë më pas ata kanë nisur marshimin, ku këtë herë protestuesit u nisën drejt selisë së Partisë Demokratike, ku pritet që kryetari Lulzim Basha, do të mbante edhe fjalimin e tij përmbyllës. Protestuesit u ndalën pak minuta para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar lirimin e të gjithë demonstruesve të shoqëruar dhe arrestuar në protestat e mëparshme. Ora 13:10 Basha nga selia e PD: Sot u dëgjua zëri i shumicës, s’ka zgjedhje me Edi Ramën.
POLITIKE
6
E premte, 29 MARS 2019
Kreu i PD-së mbyll protestën: Ndjesë për ata që u bënë miliarderë gjatë pushtetit të PD-së mbi djersën, gjakun dhe sakrificën e shqiptarëve
M
e një ndjesë për ata që u bënë miliarderë gjatë pushtetit të Partisë Demokratike, në mbyllje të protestës së opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha foli para mbështetësve në selinë blu. Basha tha se sot u dëgjua zëri i shumicës. Ndërsa i shpreh i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Ai iu dërgoi një mesazh edhe atyre që pranuan mandatin e deputetit dhe ata që kanë bërë pakt me kryeministrin Edi Rama. Basha tha se në këtë protestë askush nuk është për karrige. “Sot në këtë protestë keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës së shqiptarëve që ka një mesazh të qartë dhe të parevokueshëm. Rama Ik! Qëndresa dhe beteja jonë po hap një horizont shprese për çdo shqiptar që do të ndërtojë këtu të ardhmen evropiane. Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për të çliruar Shqipërinë. Kjo qëndresë ka nisur për ti kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa të bëhet realitet. Askush në këtë protestë, askush në këtë kryengritje demokratike popullore, nuk është këtu për karrige, për pushtet dhe aq më pak për pazare, por për t’i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të popullit, Pazareve në kurriz të qytetarëve, pazareve në kurriz të demokracisë, pazareve në kurriz të lirisë. I vetmi Pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallë, kopja më e shëmtuar e pazarit të Milotit që po e merr përpara vala e papërmbajtshme e revoltës së shqiptarëve të bashkuar.
Basha: Do jem në ballë të çdo proteste dhe përplasjeje, do të çojmë Ramën në burg
Shpresa i ka hapur krahët e saj dhe po mbulon anekënd vendin tonë. Shpresa për një ndryshim të vërtetë fillon me largimin e bandës së hajdutëve dhe kryehajdutit Edi Rama, por nuk mbaron aty. Të gjithë ne i kemi një borxh të madh Shqipërisë, të gjithë i kemi borxh ta çlirojmë nga të gjitha të këqijat që e kanë marrë peng shpeshherë këtë vend në 30 vite. Ndaj zotohem sot para jush, bashkëqytetarë të mi, vëllezër dhe motra të sakrificës, njerëz që ngriheni herët në mëngjes për t’iu bashkuar protestës, e
largoheni shpeshherë me buzë të thara dhe të pangrënë, por me zemrën plot me shpresë dhe vendosmëri dhe nuk ka forcë mbi tokë t’ju tradhtojë ju, ta tradhtojë këtë lëvizje për liri dhe demokraci të standardeve europiane, se do të bëhet realitet verdikti juaj për Shqipërinë si gjithë Europa. Me ju në shi e në diell, me ju në mëngjes, në agim, në muzg e në darkë, në këmbë, në marshim, në përballje, në përplasje, do të jem gjithmonë unë dhe Partia Demokratike, opozita e bashkuar. Në betejat tona jetike për demokracinë nuk do t’ju
KREU I FRD-së
braktisim në ëndrrën tuaj më të bukur, që fëmijët e shqiptarëve të gëzojnë demokracinë europiane, mirëqenien europiane, lirinë europiane, këtu në Shqipëri dhe jo si refugjat të larguar nga vendi. Kjo është beteja për të cilën luftojmë. Kjo është beteja për të cilën çohemi çdo mëngjes dhe do ta vazhdojmë betejën deri në fitore, deri në çlirimin e Shqipërisë nga grushti i shtetit që i ka dhënë fund institucioneve demokratike, ka shkatërruar Parlamentin, ka asgjësuar demokracinë, ka kapur dhe ka blerë ekranet kryesore të
mediave të cilat për faqen e tyre të zezë, me paratë e narkotrafikut kanë braktisur interesin publik. Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të Partisë Demokratike, për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi djersën, gjakun dhe sakrificën tuaj dhe shqiptarëve të ndershëm. Ora e drejtësisë po afron dhe në këtë orë ne e dimë se betejën që bashkë kemi nisur, bashkë do ta përfundojmë, por bregu i lirisë dhe i demokracisë, ku do të dalë kjo anije kombëtare e shpresës, nuk mund të pranojë më kurrë gabimet e së kaluarës. dua t’i kthej në mësim ato pësime. Për këtë zotohem përpara Zotit dhe përpara jush, misionarëve të lirisë dhe demokracisë. I gjithë populli, të gjithë shqiptarët e bashkuar për një qëllim, Shqipërinë si gjithë Europa. Opozitarë, mbështetës të partive të opozitës, Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë, socialistë të zhgënjyer, të tradhtuar, ngrijeni kokën, bashkohuni në këtë lum drite dhe shprese. Një ditë e re po agon për Shqipërinë. Shqipëria do të ketë një të ardhme. Kjo e ardhme nuk do të jetë e Edi Ramës, nuk do të jetë e narkotrafikantëve përdhunues, nuk do të jetë e oligarkëve grabitqarë dhe mashtrues, do të jetë e ardhmja e shqiptarëve të thjeshtë e të ndershëm, do të jetë e ardhmja juaj e Shqipërisë Europiane”, tha Basha.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD-SË
Djegia e mandateve të opozitës, Topi: Veprim i detyruar Boja në muret e Ministrisë, Bardhi: Shqipërinë i Republikës, e ka nxirë Rama, e bëri çerdhe të krimit Ish-presidenti dhe tashmë kryetar i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi i ftuar dje në studion e lajmeve në Ora News ka komentuar djegien e mandateve të opozitës dhe daljen e saj në rrugë, prej më shumë se një muaji. Topi ka thënë se djegia e mandateve është një veprim ekstrem i opozitës por gjithashtu ka theksuar ata kanë qenë të detyruar. “Duke pasur një inerci nga detyra që kam kryer më duket një veprim ekstrem i opozitës për të dorëzuar mandatet. Në një farë mënyre edhe kanë qenë të detyruar për të marrë këtë vendim ekstrem. Sepse kjo sot është një politikë që patjetër duhet ta mbyllë ciklin e vet. Nuk është një politikë perëndimore. Rama nuk ka prishur marrëdhëniet vetëm me opozitën parlamentare
por ka prishur marrëdhëniet në shumë drejtime dhe duket që ende nuk e ka ndalur turravrapin e tij”, u shpreh Bamir Topi. Në vijim të diskutimit të krizës politikë ku ndodhet vendi, ish-presidenti deklaroi se “e djathta” në Shqipëri nuk është më, sepse askush nuk flet më për të. Më tej Topi shtoi se politika po tentohet edhe pas ndryshimeve të kodit në vitin 2008 që të krijojë formacione militanteske, me njerëz biznesmenë të
politikës së kryetareve të partive. “Nuk është politikë kjo. Politika po tentohet edhe pas ndyshimeve të kodit në vitin 2008 që të krijojë formacione militanteske, me njerëz biznesmenë të politikës së kryetareve të partive. Ndërkohë që sot ende ekzistojnë mundësitë edhe në këtë terren ata që ndjehen të harruar, të fyer janë intelektualët, politikanët me peshë, njerëz që mund t’i jepnin shumë këtij vendi”, u shpreh Bamir Topi.
Pas minuta pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në Kuvend për gjestin e opozitës ndaj bojës së hedhur mbi institucionin e Ministrisë së Brendshme, do të vinte reagimi zyrtar i Partisë Demokratike. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, akuzoi kreun e qeverisë se është ky i fundit ai që ka nxirë vendin dhe jo opozita. Sipas Bardhit, njollat e zeza mbi ministrinë ishin për Sajmir Tahirin, Fatmir Xhafajn e Sandër Lleshajn. Drejtues, që sipas numrit dy të PD, kanë mbrojtur krimin. “Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto
6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”. Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për
Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit! Tik….tak…. tik….tak #Rama ik! #Shqipëriasigjithëeuropa”, u shpreh dje Gazment Bardhi.
POLITIKE ISH-DEPUTETJA E LSI-së
I
sh-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha në një intervistë për Neës 24 tha se qëllimi protestës së djeshme nuk ishte dhunimi i institucioneve, por sensibilizimi çdo ditë e më shumë i qytetarëve se kjo qeveri duhet të largohet. “Qytetarët sot janë të pa përfaqësuar dhe këtë kishte për qëllim edhe protesta e sotme, të tërhiqte pas vetes sa më shumë qytetarë. Protestuesit do të mund ta thyenin kordonin policor për 5 minuta. Por pavarësisht kësaj masa u tregua e përmbajtur, tregoi që nuk e ka revoltën me policinë, me institucionet, por me qeverinë”, tha ajo. Ish-deputetja e LSI-së
7
E premte, 29 MARS 2019
Gjosha kundër zgjedhjeve vendore: Rama do të pranojë zgjedhjet e parakohshme u pozicionua qartazi kundër pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet lokale, ndërsa parashikoi se në kushtet e protestave dhe presionit popullor, Rama do të pranojë shumë shpejt zgjedhjet e parakohshme. “Rama shumë shpejt do t’i pranojë zgjedhjet e parakohshme. Kërkesa jonë është për të pasur zgjedhje të parakohshme, që t’i japë fund fenomenit të ndodhur në 2017 të shitblerjes së votës”,vijoi ajo. Sa për situatën e krijuar në Ballkan, në Serbi e Mal të Zi, dy vende ku ka protesta të vazhdueshme si në Shqipëri, Gjosha gjeti
si pikë lidhëse një problem larg tyre, por në Komisionin Europian. “Problem i përbashkët është mos funksionimi i Komisionit Europian. Është fatkeqësi që komisioni ka humbur detyrën kryesore për të punuar teknikisht me institucionet e çdo vendi që do të jetë pjesë e BE, të monitorojë punën e tyre. Vitet e fundit Komisioni Europian nuk është më teknik, por politik. Ka humbur detyrën kryesore. Kjo duhet të ndryshojë, shpresoj shumë se me zgjedhjet e reja të ndryshojë qasja atje”, tha Gjosha. E sa për situatën e tensionuar, gati në vlim të
Ballkanit, Gjosha tha se edhe Europa ka filluar të ndryshojë mendim dhe t’i afrohet qasjes se pa demokraci edhe stabiliteti është i pamundur. “Besoj që Europa ka filluar të ndryshojë. Mediat europiane kanë reaguar shumë fortë për atë që po ndodh në Ballkan”, tha ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.
Kryetarja e LSI-së: Koha që politikanët të jenë shërbëtorë të qytetarëve, dhe jo qytetarët shërbëtorë të politikanëve
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur para mijëra protestuesve të mbledhur në sheshin para Kuvendit, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për largimin e 400 mijë shqiptarëve. Ajo tha se qeveria e tij dështoi dhe foli për rrezikun e kthimit të trafikut të vizave. “30 vjet më parë kur studentët e dhjetorit u ngritën, u ngritën për një shtet të barabartë, demokraci dhe lëvizje të lirë. Ne sot mbajmë vendin e parë në Europë për azilkërkues. Të gjitha duna të largohen nga Shqipëria. Kjo do të sjellë heqjen e vizave. Ky njeri që nuk mendon për shqiptarët por vetëm për veten e tij ka detyruar shqiptarët të ngrihen dhe të ikin. Ky njeri do të kthejë dhe njëherë trafikun e vizave. Ky ka krijuar probleme pafundësisht. dështoi si qeveri me 300 mijë vende e punës. Nuk hapi 300 mijë vende pune por largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria. E kemi dëgjuar që do hiqte TVSH-në për fermerët por iu shtoi taksat”, tha kryetarja e LSI. Sipas saj, Rama ka kthyer një prokurori që shërben për bandat. “Një prokurori që ka arrestuar 38 mijë fukarenj dhe nuk thërret qoftë dhe njëherë të vetme Damian Gjiknurin, Qendron që vjedhin vetëm me një firmë 40 mln euro. Nuk ka thirrur një herë Vangjush Dakon apo Edi Ramën. Një mesazh për vëllezërit tanë policë: Janë njësoj si ne, janë me zemër këtu në parlamentin e popullit sepse kanë rrogën më të ulët që duhet të ketë një polic për t’u përballur me krimin”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së deklaroi se djegia e mandateve të opozitës për shumëkënd mund të jetë veprim ekstrem, i nxituar, por se ishte përgjegjësi e plotë e atyre deputetëve që morën përsipër të jenë njësh me popullin. “Djegia e mandateve për të treguar se interesi publik është më i madh se interesi i 5 njerëzve që drejtohen nga Edi Rama. Ishte një mea culpa e jonë
Opozita në protestë, Kryemadhi: Rama ka dështuar, ndaj duhet të largohet sa më parë
që ne sot nuk duhet të ndalemi, por të ecim para për të thënë se shqiptarët e kanë vetë fatin në dorë”, deklaroi Kryemadhi. Në vijim, kryetarja e LSI-së deklaroi Rama ka ikur që në momentin që dështoi. “Djegia e mandateve të opozitës për shumë kush mund të thotë veprim ekstrem, i nxituar e të tjera, djegia e mandateve të opozitës ishte përgjegjësi e plotë e atyre deputetëve që morën përsipër të jenë njësh me popullin. Djegia e mandateve të opozitës ishte e vetmja mundësi për të treguar dhe njëherë që interesi publik është më i rëndësishëm se interesi i 5 njerëzve qe drejtohen nga Edi Rama. Djegia e mandateve ishte një meaculpa e gjithë e jona përballë jush motra dhe vëllezër. Sepse ne sot duhet të luftojmë pafund pa u ndalur në asnjë moment. Pa bërë asnjë hap pas. Por duke ecur përpara
për të thënë që fatin shqiptarët e kanë në dorë vetë dhe nuk e ka një njëri i vetëm. Për të thënë njëherë e përgjithmonë se politikanët janë shërbëtorë të qytetarëve dhe jo qytetarët shërbëtor të politikanëve. Kjo filozofi, ky sistem duhet të kthehet njëherë e përgjithmonë në Shqipëri. Ne si opozitë kemi shumë për të bërë me veten tonë kemi shumë për të bërë sepse janë bërë aq shumë gabime saqë do na duhet të gjithë së bashku që ti rregullojmë. Ne duke filluar që nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke vazhduar pastaj me te gjithë kolegët e tjerë. Por jo vetëm ne dhe jo vetëm deputetët te cilët dogjën mandatet, por me të gjithë ata burra dhe gra, pedagogë dhe pedagoge në Universitetet e Shqipërisë, me të gjithë ata biznesmen që duan të bëjnë ekonomi të lirë, me të gjithë ata djem
dhe vajza të reja që nuk duan të ikin nga Shqipëria, por duan të ndërtojnë të ardhmen e tyrë, duhet të hapim të gjithë një etapë të re. Duhet të sjellim erën e ndryshimeve, duhet të sjellim erën e zhvillimit. Shqipëria atë bekim që ka marrë nga Zoti duke qenë në mes të botës duhet të marrë dhe bekimin e popullit të vetë, besimin e shqiptarëve për të pasur një Shqipëri të vërtetë evropiane. Dhe jo për të pasur një Shqipëri fasadë që bën sikur mbështillet me flamurin e BE por nuk është gjë tjetër veçse kështjellë e krimit të organizuar, e orgjive politike të Ballkanit dhe të rajonit për të krijuar destabilitet. Stabiliteti i krimit të organizuar në Shqipëri është destabilitet i shqiptarëve dhe Europës. Motra dhe vëllezër, ju jam shumë mirënjohëse për angazhimin tuaj të pa ndaluar. Dhe përulem me respekt para jush. Sepse të gjithë ju këtu nuk jeni ndaluar në asnjë moment, por përkundrazi në çdo protestë secili nga ju ka ardhur me një shok dhe më një mik. Kjo është një gjë shumë e mirë, për t’i treguar atij që thotë që shqiptarët nuk ngrihen. Por shqiptarët ngrihen fort dhe të thyejnë turinjtë kur iu do qejfi. Rama ka ikur, që në momentin që dështoi me premtimet e tij. Është Kryeministri më dështak që ka pasur Shqipëria në periudhën e vetë të tranzicionit. Por nga ana tjetër është dhe Kryeministri që i ka bërë më keq shqiptarëve në këto vite. Dua të them dhe një fjalë të fundit. Sot ne jemi një pjesë por mendoni që janë qindra dhe mijëra të tjerë në gjithë Shqipërinë, që janë me ne, që na përkrahin ne dhe që janë kundër politikave diskriminuese të Edi Ramës”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ish-deputeti-diplomatëve të huaj: Reaguat për kërpudhën e Ramës, po heshtni për invalidin e dhunuar nga policia
I
sh-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar dje përmes rrjeteve sociale në lidhje me monologjet e Kryeministrit Edi Rama, i cili i ka hapur luftë mediave europiane dhe anë e mbanë globit. Vasili theksoi se ky i marrosur pas karriges ka vetëm një gjë në mendje: të prishë e të shkatërrojë Shqipërinë me devizën “pas meje le të bëhet qameti”. “Monologjet në jerm të Kryeministrit, që vdes për karrigen dhe urren shqiptarët. Monologjeve në jerm të Kryeministrit, që i ka hapur luftë mediave europiane dhe anë e mbanë globit, ja kanë zili sot
Vasili: Kryeministri që vdes për karrigen dhe urren shqiptarët edhe budallenjtë më të mëdhenj. Një gjë e ka kuptuar dhe shqiptari më i fundit që ky i është ngjitur karriges si ai …pas këpuce, pasi që këtij nuk i kërcet fare as për negociatat, as për ekonominë dhe as për varfërinë, por veç për karrigen kjo s’do as mend as kalem. Ky i marrosur pas karriges ka vetëm një gjë në mendje, të prishe e të shkatërrojë Shqipërinë me devizën “pas meje le të bëhet qameti”. Jermin e karriges dhe urrejtjen për
shqiptarët vetëm kaq ka në tru ky Kryeministër”, tha Vasili. Dhuna policore ndaj qytetarit invalid Gjergj Çuni, fotoja e të cilit bëri dje xhiron e rrjetit, ka sjellë edhe reagimin e ishdeputetit të LSI-së, Petrit Vasili. Ky i fundit tregon habinë se si ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë nuk reagon për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa reagoi menjëherë pas dëmtimit të kërpudhës te Kryeministria. “BE që foli për kërpudhën e Ramës, pse hesht për
dhunimin e invalidit nga policia? Policia dhunon në mënyrë kriminale qytetarin invalid, të papunë dhe pa asnjë ndihmë z. Gjergj Çuni. Këta të BE dhe OSBE etj etj, që u merakosen kaq shumë për kërpudhën e Edi Ramës, ç’hall kanë që nuk flasin sot asnjë fjalë për këtë akt kriminal dhe ç’njerëzor të policisë ndaj qytetarit invalid. Gjergj Çuni që ka akoma besim dhe mban flamurin e BE….që hesht”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili.
POLITIKE
8 E premte, 29 MARS 2019
“Ëndrrën e gjithë shqiptarëve nuk mund ta jetësojnë politikanët si Kryeministri i Shqipërisë, që e ‘copëzoi’ edhe atë pakë mëmëdhe që kemi”
Intervistoi: Qamil Xhani
Kim Mehmeti: Një kryeministri nuk i ka hije sjellja si budallai i mëhallës S
hkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti e sheh krizën e fundit politike në Shqipëri si pasojë që ka ardhur nga sjellja e përgjegjshme e klasës politike në 30 vitet e fundit. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Mehmeti thotë se Edi Rama është përfaqësuesi më i denjë i politikani që në këto vite i morën gjithçka vendit dhe nuk i dhanë asgjë. Duke e cilësuar kryeministrin Rama modelin e politikanit që për interesa të pushteti partiak sakrifikon çdo gjë, Mehmeti shprehet se politikanëve të tillë nuk ke çfarë këshillash t’u japësh. “Andaj edhe s’ke çka i sugjeron njeriut që të lë përshtypjen se nuk e ka kuptuar më parësoren që duhet ta dijë një burrështetas: se çfarë i ka hije të bëjë e të thotë budallai i mëhallës, nuk i ka hije të parit të shtetit, se e ka pru punën deri aty sa paraqitjet e tij publike duhet të shoqërohen me paralajmërimin: keni kujdes, është e ndaluar për adoleshentët, ngaqë folësi është i paparashikueshëm dhe mund të bëjë ndonjë sjellje të turpshme dhe të përdorë fjalorë të pistë!”,- shprehet shkrimtari i njohur. Mehmeti thekson se tema e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një projekt serb, i cili është prezantuar në mënyrë të paturpshme dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Lidhur me tezën e bashkimit të trojeve shqiptare, Mehmeti shprehet “ideali për bashkim kombëtar nuk do vdes deri sa të ketë shqiptari”, por shton këtë nuk mund ta realizojnë politikanë “si Kryeministri i Shqipërisë, që e ‘copëzoi’ edhe atë pakë mëmëdhe që kemi”. Z. Mehmeti në komunikimin tuaj publik ju flisni shpesh për “Shqipëritë tona” duke ju referuar Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Në te tre shtetet duket se problemet janë të njëjta, problemet me qeverisjen, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe një braktisje vendeve nga të rinjtë që nuk shohin më shpresë. Cili është problemi kryesor i elitave në Shqipëritë tona që duket se vetëm riciklojnë kriza? K.Mehmeti: Elitat tona politike e pasqyrojnë edhe kulturën dhe mendësinë tonë kolektive politike, sepse të zgjedhurit e një populli janë edhe fytyrat e zgjedhësve të tyre. Pastaj politikanët tanë janë ‘prodhim’ i shoqërive në të cilat politika është ‘biznesi’ më fitimprurës. Dhe ku pushtetmbajtësit përjetohen si pronarë të shtetit, të cilët të japin aq sa duan dhe kur të duan, por edhe marrin sa të duan dhe pa pyetur askënd! Dhe e tëra kjo mbase ka të bëjë edhe me diçka më të thellë se problemi me elitat politike: se ne ishim dhe mbetëm popull ‘joinstitucional’ dhe si të tillë, i përkulemi dhe i nënshtrohemi të fortit e të pushtetshmit, por jemi mospërfillës ndaj institucioneve, se neve nuk na intere-
son gjithaq ligji, por ‘maliqi’ që e zbaton atë, se ne e çmojmë ‘bajraktarin’ dhe ‘cubin’ e fshatit e të mëhallëve, por jemi mospërfillës ndaj të ndershmit dhe të dinjitetshmit. Më në fund, nuk duhet harruar se gjatë historisë sonë, ne nuk jemi marrë gjithaq me ndërtimin e shtetit për vetveten, por të atij që u pëlqen pushtetarëve. Pastaj ne kemi mbrojtur e kemi dhënë çdo gjë tonën për prijësin e partinë, por jo edhe për shtetin. Andaj nuk duhet harruar se Shqipërinë e sotme demokratike, e ndërtojnë të ardhurit nga e djeshme, ata që edhe sot, njësoj si dje, çdo gjë e matin me peshoret partiake. Madje për ata edhe vendi e shqiptaria, janë të barasvlershme me partinë që drejtojnë. Pra ne jetojmë në shtete partiake, e jo me institucione të mirëfillta demokratike. Dhe elitat tona të sotme politike, që dinë si forcohet partia, por jo edhe si bëhet shteti, forcën e shtetit e barazonte me atë të partisë. Me çka nëpër ‘Shqipëritë’ tona ende mbisundon mendësia politike se partia e fortë është mbi çdo interes tjetër. Mendësi që neve na bënë të jemi besnikët e partisë dhe liderit partiak, por pa pasur thuajse asnjëfarë ndjesie ndaj shtetit.
Shkurt e shqip, në të gjitha ‘Shqipëritë’ tona ndodhi thuajse e njëjta: patriotizmi dhe çdo gjë që ka të bëjë me shqiptarinë, u barazua me interesat partiake. Pra libreza partiake u bë ‘certifikatë’ mbi gjitha të tjerat. Me çka u partizua çdo gjë e jona, e të cilën më së miri e pasqyrojnë debatet e përnatshme televizive mes ‘mendjendriturve’ tanë, të cilët bëhen copa mes veti, duke mbrojtur parimin se nuk është kriminel dhe hajdut vjedhësi i partisë sime, që më jep edhe mua, por ai i partisë kundërshtare, që vjedh nga unë dhe u jep të vetëve! Mendësi e cila rrënon, e nuk ndërton shtet! Në Shqipëri prej muajsh po konsumohet një konflikt politik i paprecedentë që ka sjellë djegien e mandateve parlamentare të opozitës dhe protesta kundër kryeministrit Edi Rama. Në këndvështrimin tuaj, kë shihni për-
gjegjës për krizë në Tiranë dhe cila mendoni se do të ishte zgjidhja e duhur për të mos sjellë destabilitet? K. Mehmeti: Përgjegjës për krizën e sotme në Shqipëri janë të gjithë ata politikanë, të cilët thuajse tri dekada me radhë janë duke ia djegur vendit të sotmen e të ardhmen. E Kryeministri i sotëm është fytyra më e besnike e politikanëve që Shqipërisë ia morën të gjitha, duke mos i dhënë asaj asgjë. Pra ai është portreti më besnik i një klase politike që thuajse tri dekada me radhë e sunduan vendin, por duke mos mundur t’i sundojnë pirjet e tyre destruktive, pra duke e humbur pushtetin mbi vetveten. Mendoj se kriza e fundit që ka kapluat Shqipërinë, do sjellë një të mirë: do e shpëtojë vendin nga një gjeneratë politikanësh që nuk dinë të bëjnë asnjë punë (Vijon në faqen 7)
POLITIKE
9 E premte, 29 MARS 2019
(Vijon nga faqja 6)
tjetër, përpos se të merren me politikë. Pra do e shpëtojë Shqipërinë nga burrështetasit që u pasuruan duke e varfëruar shtetin e popullin, të cilët janë ta gatshëm ta djegin edhe fatin kolektiv, për ta fshehur fytyrën e vet prej hajduti. Pra besoj se kjo krizë politike, që ka mbërthyer Shqipërinë, do krijojë hapësirë për ardhjen e një gjenerate të re politikanësh, si zgjidhje e vetme që kjo shqiptari ta shpëtoj vetveten nga përqafimi ngulfatës i burrështetasve të sotëm. E kjo do ndodh ditën kur do bie kjo qeveri, e cila do e tërheq me vete një kastë politike, e cila thuajse tri dekada me radhë mbolli farën e bimës së keqe politike, për to cilën u fola më lartë. Shpesh herë keni kritikuar ashpër Kryeministrin Edi Rama për mënyrën sesi po drejton Shqipërinë. Pas 21 vitesh në poste të ndryshme drejtuese dhe pas 6 vitesh si Kryeministër i Shqipërisë, çfarë do t’i sugjeronit Edi Ramës? Kim Mehmeti: Në Maqedoninë ku jetoj, janë ndërruar tri gjenerata të drejtuesve partiak nëpër partitë maqedonase, dhe rrallëkush i mbanë mend emrat e ish-kryeministrave dhe presidentëve të shtetit. Ndërkaq, ne shqiptarët, mbetëm me elitat politike që na i solli postkomunizmi. Në Maqedoninë ku jetoj, dënohet me burg edhe ish kryeministri, e në Shqipëri flitet për keqpërdorime të përmasave perverse dhe për kanabizim të shtetit, e Kryeministri del në ekranet televizive dhe i përqeshë dhe i akuzon akuzuesit e vet. Pastaj fjalorin që e përdorin shumice e deputetëve të Shqipërisë, me në krye Kryeministrin e vendit, kanë turp ta përdorin edhe vashat e përdala dhe djemtë rrugaç të katundit ku jetoj, e le më ata që njohin turp e njerzillëk. Dhe vlerësuar sipas zënkave mes disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, e ku më i zëshëm është Kryeministri i vendit, ke përshtypjen se shteti është kapur nga ata që besojnë se paturpësia, papërgjegjësi dhe gënjeshtrat, janë vlera mbi të cilat qëndron demokracia. Dhe ka ardhur puna deri aty sa ne duhet të turpërohemi nga paturpësia e tyre. Andaj edhe s’ke çka i sugjeron njeriut që të lë përshtypjen se nuk e ka kuptuar më parësoren që duhet ta dijë një burrështetas: se çfarë i ka hije të bëjë e të thotë budallai i mëhallës, nuk i ka hije të parit të shtetit, se e ka pru punën deri aty sa paraqitjet e tij publike duhet të shoqërohen me paralajmërimin: keni kujdes, është e ndaluar për adoleshentët, ngaqë folësi është i paparashikueshëm dhe mund të bëjë ndonjë sjellje të turpshme dhe të përdorë fjalorë të pistë! Që nga muaji gusht i vitit që
lamë pas në Prishtinë është hedhur nga Presidenti Hashim Thaçi ideja e “korrigjimit” apo shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ju personalisht e keni cilësuar si një projekt serb, por si shpjegohet që një variant i tillë deri më tani ka mbështetjen e dy politikanëve shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama? K.Mehmeti: Sikur Presidenti i Kosovës të kishte lexuar pak më shumë se sa abetaren, do i kishte rënë në dorë edhe projekti serb i Dobrica Qosiqit për ‘zgjidhjen’ përfundimtare të konfliktit serbo-shqiptarë, nëpërmjet shkëmbimit të territoreve. Dhe nëse Presidenti i Kosovës do merrej me shumë me hallet e popullit të vet, se sa me brengën si ai e Vuçiqi të mbeten përjetësisht në pushtet, që moti do e kuptonte se është e pamundur të të takojë edhe lavdia e djeshme e ‘çlirimtarit’ edhe fama dhe pasuria e politikanit të sotëm. Pra do e kuptonte se kur je injorantë dhe i pavlerë, si dhe kur ‘lavdinë’ e djeshme e përdorë si ‘kartë-kredie’ për ta blerë të sotmen politike, kot që për ty shkruajnë libra, sepse herdo-kurdo ‘kartela’ të zbrazet dhe përballesh me të vërtetën se nuk ka pasuri apo pushtet, që ta mbulon ‘varfërinë’ morale dhe njerëzore! Dhe Presidenti i Kosovës merret me ‘korrigjim’ kufijsh sepse me asgjë nuk mund ta ndihmojë ‘korrigjimin’ e pozitës mjerane të vendit që përfaqëson, të vendit që nga djep i mburrjes sonë kombëtare, u bë thuajse varrezë masive e ëndrrave rinore. Dhe kuptohet, tërë këtë ‘strategji’ të vet për ‘t’ia marrë’ Serbisë Preshevën, duke mos i dhënë asaj asgjë si kundërvlerë, Presidenti i Kosovës nuk do mund ta shpaloste kaq guximshëm dhe paturp-
shëm pa mbështetjen e’ piktorit’, i cili e morr veshtë se ka shqiptarë edhe matanë kufijve të mëmëdheut atëherë kur duhej diku ta promovonte ‘Kurbanin” e tij, pra pasi u bë Kryeministër i Shqipërisë. Sidoqoftë, ka ardhur koha kur shqiptaria duhet ta shpëtojë vetveten nga këta burrështetas që e përbuzin inteligjencën tonë, duke menduar se ne i kemi ngatërruar ëndrrat për “Shqipëritë” tona dhe se nuk e shohim se ato u bënë vende me institucione të partizuara, me gjyqësor që e zbaton ligjin vetëm ndaj varfanjakut që vjedhë 50 euro për t’i ushqyer fëmijët, por jo edhe ndaj politikanit që e plaçkitë popullin, me sistem të rrënuar shëndetësorë ku vdesin varfanjakët, e ku nuk shkojnë të shërohen burrështetasit e sëmurë, me institucione publike arsimore ku libreza partiake ta siguron edhe titullin shkencor…, se u bënë shtete që shenjë njohëse kanë keqqeverisjen dhe korrupsionin! Në këmbim të territorit të Kosovës, enturazhi i kryeministrit Edi Rama në mënyrë të rafinuar po hedh për konsum publik tezën e një bashkimi të mundshëm Shqipëri-Kosovë. Si duhet të reagojnë shqiptarët në gjithë rajonin ndaj një ideje të tillë? K.Mehmeti: Ëndrra dhe ideali për bashkim kombëtar nuk do vdes deri sa të ketë shqiptari. Por atë ëndërr nuk mund ta jetësojnë politikanët si Kryeministri i Shqipërisë, që e ‘copëzoi’ edhe atë pakë mëmëdhe që kemi. Si mund ta bashkojë shqiptarinë ai që nuk mundet të komunikojë njerëzishëm me të zgjedhurit e popullit të vet?! Si mund ta bashkojë popullin ai që nuk ndjen përgjegjësi për asgjë, të cilin kur e përballë me
Përgjegjës për krizën e sotme në Shqipëri janë të gjithë ata politikanë, të cilët thuajse tri dekada me radhë janë duke ia djegur vendit të sotmen e të ardhmen.E Kryeministri i sotëm është fytyra më e besnike e politikanëve që Shqipërisë ia morën të gjitha, duke mos i dhënë asaj asgjë. Pra ai është portreti më besnik i një klase politike që thuajse tri dekada me radhë e sunduan vendin, por duke mos mundur t’i sundojnë pirjet e tyre destruktive, pra duke e humbur pushtetin mbi vetveten. Mendoj se kriza e fundit që ka kapluat Shqipërinë, do sjellë një të mirë: do e shpëtojë vendin nga një gjeneratë politikanësh që nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër,përpos se të merren me politikë.Pra do e shpëtojë Shqipërinë nga burrështetasit që u pasuruan duke e varfëruar shtetin e popullin, të cilët janë ta gatshëm ta djegin edhe fatin kolektiv, për ta fshehur fytyrën e vet prej hajduti. Pra besoj se kjo krizë politike, që ka mbërthyer Shqipërinë, do krijojë hapësirë për ardhjen e një gjenerate të re politikanësh, si zgjidhje e vetme që kjo shqiptari ta shpëtoj vetveten nga përqafimi ngulfatës i burrështetasve të sotëm. E kjo do ndodh ditën kur do bie kjo qeveri, e cila do e tërheq me vete një kastë politike, e cila thuajse tri dekada me radhë mbolli farën e bimës së keqe politike, për to cilën u fola më lartë. aeroplanët që ulen për të ngarkuar marihuan, ai to thotë se ato janë mushkonja, të cilit kur i thua se ka bashkuar krimin me politikën, ai të përqesh..., pra si mund ta bashkojë popullin e vet ai që gënjeshtrën dhe papërgjegjësinë i ka instrumente të vetme për të mbijetuar politikisht?! Në Tiranë ekziston perceptimi se pas ardhjes në pushtet të Zoran Zev me ndihmën partive shqiptare kryesisht BDI, situata ka ndryshuar për mirë për shqiptarët duke nisur me zbatimin e ligjit për gjuhën, përfaqësim më i madh në institucione dhe vendimmarrje. A zgjidhen problemet e shqiptarëve vetëm me gjuhen dhe përfaqësimin? K.Mehmeti: Krahasuar me regjimin e deridjeshëm të VMRO-BDI’së, çdo qeveri të del me e mirë. Dhe duhet pranuar: me rënien e qeveris së mëparshme, tani në Maqedoni merret frymë më lehtë. Andaj edhe janë ngjallur shpresat se më në fund, Maqedonia do ecë rrugës
së mbarë drejtë harmonizimit të marrëdhënieve ndëretnike. Dhe kjo do varet nga të gjithë ne, pra edhe nga drejtuesit e këtushëm të partive shqiptare, të cilët deri më tani zbatonin vetëm “tregtinë” politike, nëpërmjet të cilës tregtie ia dilnin që interesat kolektive t’i shkëmbenin me përfitimet e tyre personale. Andaj elitat politike maqedonase shqiptarëve u ‘jepnin’ aq sa mjaftonte për t’i kënaqur drejtuesit e partive të tyre. Me çka shqiptarët e këtushëm jetonin nënë sundim të dyfishtë: nën atë të qeverisë shtetërore dhe nënë sundimin e partisë shqiptare në pushtet. Dhe paguanin ‘haraç’ të dyfishtë: taksën që ua merrte shteti dhe haraçin e shqiptarisë, që ua merrte partia shqiptare për t’i punësuar. Pra Maqedonia kurrë nuk ka pasur interes shtetëror edhe interesin shqiptarë, por atë të partisë shqiptare në pushtet. Të shpresojmë se me emrin e ri të vet, ky shtet do e kuptoj se nuk ka të ardhme, nëse atë nuk e ndjejnë si të vetin edhe shqiptarët e këtushëm.
INTERVISTE
10 E premte, 29 MARS 2019
Kryebashkiaku Veliaj: Rama është shoku dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar e mbështetur
Erion Veliaj: Projektet kryesore për Tiranën në mandatin tim të dytë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira. I ftuar në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu, Veliaj theksoi se Edi Rama është një nga njerëzit që e ka mbështetur në punën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës. “Është jo vetëm shefi, por edhe shoku im dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar, dikush që më ka mbështetur në ditët e mia më të vështira, larg edhe brenda syrit të medias dhe dikush që më ka mbështetur në një vendimmarrje jo të lehtë në Bashkinë e Tiranës. Nëse ka pasur komunikim të tillë për sondazhet ka qenë Edi që më thotë: Lal, shi sa mirë ia kemi dalë, jepi gaz e shih punën”, theksoi Veliaj, ndërsa komentoi edhe çështjen e rikandidimit të tij për një mandat të dytë. “Unë dhe kryeministri e kemi shumë të qartë këtë mision. Kemi refuzuar, dhe kemi bërë një plan, që ne me idiotësi, me thashetheme dhe me gjithë diversionet që bëhen nuk do merremi. Pse? Sepse dita ka 24 orë, nga të cilat një kohë e ke në familje, dhe tjetrën e ke në punë. Nëse ne vazhdojmë merremi me çdo idiotësi, për sa kohë Partia Socialiste doli dhe tha kur të mbajmë Kongresin do të shpallim kandidatët. U bë Kongresi dhe u shpallën kandidatët. E kam thënë në këtë studio “mishi me thoin” nuk di të jenë më afër se unë me Ramën”, tha Veliaj teksa shtoi se në këto 30 vite, asnjëherë nuk ka pasur një marrëdhënie më të mirë mes një kryeministri dhe një kryetari Bashkie se sa kanë qenë këto katër vite mes tij dhe Edi Ramës. “Unë nuk di në 30 vite pluralizëm, një kryeministër të ketë qenë më afër me një kryetar bashkie, seç jam unë me Edi Ramën dhe seç kam qenë këto 4 vite. Sinkronizim vendimmarrje, qëllimi dhe pasioni, si këto katër vite, unë vetë nuk di të ketë pasur ndonjëherë Tirana”, u shpreh ai. Veliaj theksoi se gjithçka tjetër janë diversion i opozitës e cila nuk ka asnjë al-
ternativë. “Nuk kemi pasur asnjë ngërç. Problemi është që në një situatë ku çdo gjë gatuhet në kafe, dhe ku çdo gjë bëhet për diversion, ku pala tjetër nuk kas një alternativë, as nuk e kemi marrë mundimin që të refuzojmë ose që të replikojmë me çdo lloj diversioni. Në pjesën më të madhe unë dhe kryeministri jemi argëtuar dhe kemi thënë, ne kemi punë më të mirë për të bërë. Ai është mandatuar për të qenë kryeministër, unë kryetar bashkie”, nënvizoi Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës zbuloi edhe komunikimin që ka me kryeministrin Rama dhe bashkëpunimin e tyre të përditshëm. “Di t’ju them që unë dhe kryem-
një pronë Qeveria. Në disa raste të tjera duhet të bëjë rrugë aksesi bashkia, siç është rasti i stadiumit “Qemal Stafa”. Bashkia do të bëjë rrugët e aksesit dhe parkingun nëntokësor, sepse është në tokën e vet në Sheshin “Italia”. Kryeministri stadiumin. Kështu që i kemi lidhur pazgjidhshmërisht punët”, u shpreh kreu I Bashkisë. Në 30 qershor do të ketë zgjedhje edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e tyre. Këtë e deklaroi sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur gjatë emisionit “Opinion” , ku ndër të tjera theksoi se ai vet dhe Partia Socialiste do të vijojnë të ftojnë qytetarët që ta votojnë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi gjithashtu se mbajtja e zgjedhjeve vendore në datën e dekretuar
për varreza, nga qumështi që shkon nëpër kopshte e çerdhe, nga pemët që do mbillen, nga ujësjellës kanalizmet, nga mbledhjet e bordit që caktohet si duhet të zgjerohet Bovilla. Pra në dallim nga ministria që ka një titullar politik dhe sekretar të përgjithshëm që menaxhon administratën, menaxheri i qyetit është i njëjti person, kryetari i Bashksië. Pra, në momentin që kryetari i Bashksië nuk bën punën e vet do të thotë që nuk shkon nesër furnizimi në kopshte e çerdhe, nuk varrosen njerëz sepse duhet të bësh gjithë urdhrat e punës…”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu ai shtoi se sjellja e opozitës është e papranueshme pasi një pakicë nuk mund ti imponohet një shumice të ligjshme të dalë nga vota. “Ky është
inistri flasim mesatarisht 20 herë në ditë. Nëse kjo quhet ftohje, nuk e di çfarë vlon më tej. Në 30 vite dyshoj se gjeni një rast ku një kryetar bashkie të jetë mbështetur kaq shumë dhe të jetë më afër me një kryeministër sesa unë dhe Edi Rama”, u shpreh më tej Veliaj ndërsa renditi edhe disa prej çështjeve ku qeveria dhe bashkia kanë bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer. “ Jam pjesë e Kryesisë së PS dhe kam kontributin tim në vendimmarrjen qëndrore të PS, si anëtar kryesie. Duke qenë se Tirana është edhe selia e të gjithë institucioneve qendore, përfshi këtu një stadium kombëtar, përfshi këtu gjykatat, përfshi Teatrin Kombëtar, do të thotë që jemi të ndërlidhur në këtë vendimmarrje. Disa herë kemi prona siç është rasti i Teatrit, ka një pronë Bashkia, ka
nga Presidenti i Republikës bëhet diçka e detyruar sepse në 30 korrik atij si kryetar bashkie i mbaron mandati dhe pas kësaj date për shkak të specifikës së ligjit pushtetin vendor s’ka askush që mund të ushtrojë kompetencat për administrimin e punëve të përditshme të qytetit. “Unë nuk kandidoj për të marrë pëlqimin e opozitës. Unë kandidoj për të marrë bekimin, uratën e zgjedhësve. Nëse opozita nuk vjen është turpi i tyre. Nëse unë vazhdoj bëj punën është nderi im dhe atyre qytetarëve. Unë jam betuar një muaj pasi u votova në zgjedhjet e qershorit 2015. Do të thotë që mbas betimit tim në 4 vjet pra në 30 korrik skandon mandati im. Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të firmosë çdo ditë. Unë kam një bllok tre orë vetëm firmos shkresa nga toka që shpronësoj
bullizëm. Bullizëm. Të gjithë prindërit që na ndjekin i mësojnë fëmijët e tyre. Nëse tek klasa jote është një pakicë, një rrugaç, një lac i vogël që ju detyron të bëni gjëra kundër vullnetit tuaj, ju do grupoheni bashkë do i thërrisni drejtoreshës, i thoni mësuese, pra të bërit me dhunë të një dëshire, të një minorace nuk mund të jetë rend shoqëror, nuk mund të pranohet si normë, ndaj ajo që thoni është le të bëjmë atë gjë që shqiptari ka bërë tipikisht që është shprehja hapi rrugë budallait. Si mund t’ui hapim rrugë budallait?”, tha Veliaj. Nga ana tjetër kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se nuk e shqetësonte bojkoti i opozitës, pasi një gjë e tillë në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka vite që ndodh prej të djathtëve. “Ndoshta për ju është gjë e re që nuk i
kemi në. Unë kam 2 vite e gjysmë që nuk i kam në Këshill Bashkiak. Ai është parlamenti im, pra nëse më pyet se çfarë më lë mua pa gjumë, kjo nuk më lë se unë dy vite e gjysmë i kam marrë vendimet pa ta. Nuk kanë ardhur për vendimet e ndihmës ekonomike. S’po flas për gjëra politike që lënë shenjë për kryetarin e Bashkisë, për pagesën e aftësisë së kufizuar, për bonusin e energjisë, të qirasë, për banesat sociale. Të pyesësh një kryetar bashkie që ka dy vite e gjysmë që e drejton bashkinë pa ta. Kur marrin rrogën se marrin rrogën si këshilltarë, pra vijnë aty sa për të marrë rrogën dhe ikin”, u shpreh Veliaj. “Do ndërtohet Teatri i ri Kombëtar” Tirana do të ketë teatrin e saj të ri dhe modern. Duke folur në emisionin “Opinion”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se kryeqyteti ka nevojë për një godinë të re të teatrit kombëtar që plotëson të gjitha standardet. “Sot shumica e veprave në teatër kanë nevojë për një skenë fundore , pra për një hon të madh, ku skena të shkojë poshtë, për atë që quhet oxhak ku skena të shkojë sipër, ka nevojë që të kenë disa ambiente, të kenë një garderobë, të kenë hapësira. Ne do të kemi një teatër të ri por nëse dikush mendon një mendim alternativ siç është opozita duhet patjetër të vijë në 30 qershor e të na tregojë sa vetë”, tha Veliaj. Kreu I Bashkisë u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë edhe referendum më i mirë edhe për vetë opozitën, nëse qytetarët e duan një teatër të ri modern në qytetin e tyre apo do të duan të kenë sërish atë ngrehinë. “Edhe po të donim një referendum sot do të duheshin 6 muaj ndërkohë që zgjedhje kemi për tre muaj. Kush do të jetë në këtë referendum njerëzit që duan që siç u bë sheshi I ri Skënderbej, se e kishin sheshin e vjetër dhe me të njëjtat argumente ruhej. Sheshi i vjetër nuk mori asnjë çmim. Sheshi sot mori çmimin e Barcelonës. Paneli I Barcelonës me 20 arkitektët më të mirë e ndau në dallim nga ata që janë qejflinj partish. Ne kishim edhe në pazar të vjetër. Pati protesta edhe për pazarin e vjetër, por ja ku (Vijon në faqen 11)
INTERVISTE
(Vijon në faqen 11)
jemi sot! BERZH vlerësoi me çmim pazarin e ri. Shihni kalanë. Të gjithë thanë u futën prishën kalanë. Kalaja e Tiranës sot është hapur ku janë ruajtur të gjithë muret por që mund të ruhet dhe pjesa tjetër që ishte një ferrishte, sot është transformuar”, deklaroi Veliaj. “Kemi dhënë më pak leje ndërtimi se administrata e mëparshme” Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke iu referuar të dhënave zyrtare, ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së qytetit nga Lulzim Basha janë dhënë më shumë leje ndërtimi dhe me volum shumë më të madh sesa janë dhënë në këto 3 vite e gjysmë. Duke folur gjatë emisionit “Opinion”, tha se një pjesë e mirë e volumit të ndërtimeve të dhëna nga Bashkia e Tiranës janë për objekte publike. “Ne kemi dhënë 550 mijë metra katrorë ndërtim në 2018, Lulzim Basha në 2014 ka dhënë 660 mijë metra katrorë ndërtim. Ajo që ne ngatërrojmë është një gjë. Gjysma e ndërtimeve të Bashkisë janë ndërtime publike, që gjithashtu marrin leje ndërtimi, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri. Pazari i ri është 14 mijë metra katrorë, sheshi “Skënderbej” 92 mijë metra katrorë, Bulevardi i ri është 115 mijë metra katrorë, stadiumi kombëtar është 46 mijë metra katrorë. Kjëto brenda 500 mijë metrave katrorë, nga të cilat vazhdohet pastaj me hotele, sherbime, tregje, në total 267 mijë. Pra gjysma e lejeve të bashkisë janë vetmëm për publike. 80 % e këtyre ndërtuimeve janë jashtë Unazës së re”, tha Veliaj. Ai theksoi gjithashtu se
parardhësi i tij në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pra kryetari i opozitës së sotme, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesave i dha leje vetes së vet, ndërsa bëri dhe shtesa të tjera pa leje. “Kam çuar një pafundësi lejesh në prokurori. E di që disa kanë vajtur dhe në gjykatë. Kanë anuluar komplet projektin e vjetër të bulevardit të ri, pikërisht për ti prishur këto pazare dhe nëse do le të themi rezultatin më pikant të auditit shiko një vendim të Bashkisë së Tiranës, datë 1 gusht dhe thotë: Vendim për miratimin e lejes për zonjën Aurela Isufi dhe Lulzim Basha dhënë nga Lulzim Basha. Ka bërë 4 mbyllje dhe e para e punës ti flet për një. Ai ka marrë leje për një dhe ka bërë 5. Nuk ka bërë vetëm kat shtesë, ka bërë edhe 4 xhepat anash. Është puna tek parimi se duhet të jesh shumë i paaftë, i ulët, komplet pa nivel, fyes ndaj qytetarëve të tu që nuk shkon në Bashki. Nuk të punon sahati dhe i jep leje vetes tënde. E kam çuar në gjykëtë dhe me të marrë vendimin e gjykatës patjetër do prishet. Ti pse nuk bën pa leje. Këta këtu, pse nuk bëjnë pa leje. Një që s’ka bërë këtu meriton të jetë kryetar opozite se është më e I ndershëm se një që në çdo mundësi e ka rrjepur këtë shtet”, u shpreh Veliaj. Ai shtoi se për këtë rast ILDKP është shprehur se është në kundërshtim me ligjin. “Sapo të thashë, e para punës. ILDKP ka kthyer përgjigje dhe thotë: Është konflikt interesi të japësh leje për veten tënde. Sidomos kur është në shkelje të ligjit, sepse aty ku leja është dhën quhet e
11 E premte, 29 MARS 2019
ezauruar, nuk mund të shkosh as më lart, as më anash”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu ai theksoi se ndërtimet në Tiranë janë një domosdoshmëri për tiu përgjigjur zhvillimit demokrafik që ndodh në kryeqytet. “Unë jam pro ndërtimeve cilësore në lartësi. Pse? Se sot ne nuk kemi një metro në Tiranë që t’i bëjmë kullat në Paskuqan dhe në Kamëz, apo t’i bëjmë në Krrabë dhe Maqellarë, apo në Ndroq dhe t’i sjellim njerëzit me metro. Të gjitha qytetet moderne sot në botë kanë atë të quhet “Doën Toën”, pra një qytet në qendër. Më përpara nuk kishim plan urbanistik, dhe gjithmonë më
nxirrni jashtë konteksti kur më thoni ke thënë kështu. Jo, shihe të plotë, se kam thënë për sa kohë Tirana nuk ka asnjë plan urbanistik. Por kur morëm ar-
kitektin, sot ndër më të mirët në botë, Stefano Boerin, bëmë një plan urbanistik, edhe për pyllin orbital, edhe për koeficinetet që ti s’mund të ndërtosh 100, do ndërtosh 45. Do të lëmë të shkosh lart, por do na lirosh pjesën e tokës ku do bëjmë një shkollë, një kopsht, një çerdhe. Se ndonjëherë ne harrojmë që në Tiranë, shkolla “Kosova” ishte nisur për kullë nga këta që bërtasin për kullat. Sot u bë shkollë. Pra ne dimë t’i dallojmë. Ke një rast kur Lulzim Basha duke ikur nga Bashkia dha gjithë kullat te diga. Dhe isha tek pull. Gabim, pra. Po gjithë këta dashnorët e hapësirave publike jo vetëm që nuk erdhën në gjykatë, por asnjë nuk u përfshi. Pse? Sepse të gjithë ishin pjesë e asaj afere. Pra të gjithë këta, që ju dhemb me demek natyra, kur u bënë ato të diga nuk u interesonte. Të gjithë kemi qenë jashtë Blendi. Dhe “Down Toën-i”, është vendi ku janë hotelet, ku janë bankat”, tha Veliaj. Erion Veliaj ka “shpalosur” ndryshimet që do të ndodhin në Tiranë, nëse ai merr një mandat të dytë. Ajo që për Veliajn është më kryesorja, është edhe përfundimi i Bulevardit të ri që projekton Tiranën e 100 viteve të ardhshme. “Bulevardi i ri sot i ndërtuar nga
sheshit “Nënë Tereza”. “Do të rivitalizohet edhe Bulevardi “Zogu I” për t’u lidhur me Bulevardin e ri”, theksoi Veliaj. “Rehabilitimi i bulevardit Zogu i Parë-Rikonstruksion i gjithë fasadave me veshje termike, termoizolim. Do ketë rikonceptim më të madh të hapësirave në kryqëzime. Do jetë një zgjatim me të njëjtën cilësi si Sheshi Skënderbej”, nënvizoi Veliaj. Transformimi i Piramidës “Piramida e Tiranës është konceptuar që të ruajë efektin e hipje-zbritjes. Një ministacion ku ti mund të kesh një ekspo, një vend-pushimi, të gjitha të lëvizshme. Në disa vende do ruhen pjesët rrëshqitëse, në disa vende të tjera do jenë me shkallë. Do jetë ekzaktësisht një ballkon belvedere mbi majën e piramidës. Brenda do ndahet ne klasa të ndryshme, një shkollë alternative për gjithë fëmijët e Tiranës 5-15 vjeç, kryesisht për kurse të teknologjisë së informacionit”,- tha Veliaj. Ndërtimi i terminalit të autobusëve te kthesa e Kazmës “Terminali te kthesa e Kamzës, konceptuar nga Grimshaë. Unë besoj se pjesa e stacionit të autobusëve mbaron për dy vjet. Pjesa e stacionit të trenit është diçka jashtë kompetencës sime, do e ndjekë Belinda dhe ministria
Grimshaë. Kush do udhëtojë nga ky muaj në Stamboll hapet aeroporti i ri i Stambollit që është më i madhi sot në Europë do shohë të njëjtën kompani që ka bërë bulevardin e ri. Ngeci ai projekt 4 vite. Rama negocioi gjithçka deri tek financimi. U bllokua me një tabelë aty : S’na lë Edi Rama. Si s’të lë Edi Rama? Ti dy vite ishe me Saliun, kë gënjen? 2 vite me Saliun kush te pengoi ty për ta bërë?”, tha Veliaj. Sa i përket Unazës së Re, Veliaj siguroi pas përfundimit të procedurave, brenda këtij viti, një pjesë e punimeve do të jetë realizuar. “Unë besoj që brenda këtij viti jo vetëm do jetë bërë një pjesë e punimeve por do jetë normalizuar situate”, tha ai. Por projektet infrastrukturore do të vijojnë edhe me rehabilitimin e
e saj”,- tha kryebashkiaku. Puna do të vijojë edhe me ndërtimin e 17 shkollave të reja duke i dhënë fund pas 30 vitesh mësimit me dy turne në kryeqytet. Kopsht Zoologjik “Pjesa e kopshtit Zoologjik do ketë hyrje të re. Do bashkohet me kopshtin Botanik dhe aty shpresojmë do ketë mbi 200 të punësuar, pra duam ta trajtojmë edhe si një park të madh argëtimi. Ambiente didaktike. Jemi duke parë mundësinë që një teatër Kukullash të jetë këtu. Parkimi është i gjithi nëntokësor. Besoj do të fillojmë para zgjedhjeve punimet për Kopshtin e ri Zoologjik. Është I ndarë në tre faza. Secila fazë zgjat nga një vit. Brenda mandatit do kemi Kopshtin zoologjik”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 29 MARS 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 29 MARS 2019
TURIZËM
Surpriza e verës është... Shqipëria Nga Brunela Beshaj
S
hqipëria është akoma një vend që duhet zbuluar, ndryshe nga turizmi klasik i turmave të njerëzve që mbushin plazhet e gadishullit tonë. Disa italianë e kanë eksploruar dhe kanë mbetur të mahnitur. Në Shqipëri ka plazhe të virgjëra me det të mrekullueshëm. Çmimet janë shume te ulëta, pak a shume siç kane qene ne Kroaci gati 20 vjet me pare. Një javë në një hotel me 3 yje, me mëngjesin e përfshire në Ksamil, një nga zonat bregde-
tare më të njohura, në muajin Gusht kushton më pak se 600 euro, përfshirë udhëtimin. Në Shtator e gjitha kushton me pak se 500 euro. Të konsumosh ushqim jashtë kushton më pak se 4 euro, shezlloni dhe çadra kushtojnë një euro e gjysmë. Janë të shumta destinacionet shqiptare ku mund të kaloni pushime të bukura low-cost: përveç Ksamilit është Himara, Saranda, Vlora, që janë vetëm disa nga më të njohurat. Pjesa më e vështirë deri me tani ishte
rruga për të mbërritur. Tashmë ka fluturime direket me nisje nga disa qytete italiane drejt Tiranës të ofruara nga BluPanorama dhe nga kompania e re ajrore italiane low-cost FlyErnest, por do të të duhet të arrish ne bregdet qe është larg rreth 50 km. Përndryshe, mund të fluturoni drejt Korfuzit dhe të merrni tragetin ose të nisesh direkt nga Brindisi, siç bëhej kohë me parë për të shkuar në Greqi, e kështu arrihet në Vlorë. Hotelet po rriten në numër dhe
në cilësinë e shërbimit. Dhomat me pamje nga deti dhe shef kuzhine italian, gjithmonë e me të bukura e me të rafinuara. Çdo gjë vetëm 2 hapa larg Italisë. Destinacioni i ri i turizmit, mbi të gjitha për ata që janë familjar, padyshim që duhet të kalojë nga Jugu i Shqipërisë. Vija bregdetare shtrihet për 363 kilometra e gati te gjitha janë plazhe te lira. Në rrethinat e Vlorës mund të gjesh plazhe tërheqëse si Paradise Beach Hotel e Orikum, me ujëra të kristalta. Jo shumë larg
detit ndodhet mali, Llogaraja, ku ofrohen mundësi për ekskursion malor, nga mund të admirosh panoramën marramendëse te detit, aty ku takohet Joni me Adriatikun, ishujt Diapontie, një arkipelag ishujsh jonian në veri-perëndim të Korfuzit. Bregdetit mesdhetar shtrihet përgjatë Jonit dhe ofron plazhe për të të gjitha llojeve. Bregdeti i Dhërmiut, peizazh i egër, nëpërmjet te cilit mund te shkosh drejt Shpellës se Pirateve. Drimadhes është një gji me rëre të bardhë, i rrethuar nga një bimësi e dendur. Plazhi më popullor është ai i Palasës. Llamani është një nga plazhet me pak të frekuentuara, madje edhe gjatë piku të sezonit turistik, një gji me ujera të kristalta, i rrethuar nga kodra, të cilat zbresin deri në breg. Gadishulli i vogël i Porto Palermos, i quajtur kështu nga ushtaret italiane, të cilët u vendosën në Shqipëri gjatë Luftës së Dyte Botërore, është një vend i mrekullueshëm, i përdorur shpesh edhe si shesh xhirimi. Borshi, me plazhin e tij rreth 3 kilometra është vija bregdetare joniane më e gjatë shqiptare. Afër Dhërmiut ushtarët kanë lënë të lirë një nga vendet simbol të këtij bregdeti, plazhin e virgjër te Gjipes, i cili shtrihet nën këmbët e një anioni natyror që mund të arrihet duke ecur në këmbë për më pak se gjysmë ore. Kjo gjë ndodh edhe me disa limane në Sardenjën tonë, por këtu nuk shpenzohet praktik-
isht asgjë. Shqipëria, destinacioni i ri turistik i Italianeve : Shqipëria po kthehet në një nga vendet alternativë më të frekuentuara, ku italianët kalojnë pushimet. Me hapjen e resorëve të reja dhe fluturimeve ajrore me nisje direket nga Italia, Shqipëria ishte një nder destinacionet me te vizituara në vërën e vitit 2017. Sektori turistik është një ndër më të rëndësishmit në vend, me një xhiro prej 1.5 milion euro, 7% e ekonomisë kombëtare. Kjo rritje vjen edhe nga fluksi i vendeve që ndodhen afër Shqipërisë, si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, por ka rritje edhe të turisteve nga Gjermania (gjermanet ishin ndër të parët që braktisen plazhet e Rumanisë për të zbuluar pjesën tjetër të bregut) , nga Polonia, Rusia dhe tani nga Italia. Turistëve, Shqipëria u ofron një natyrë të paprekur, plazhe të mrekullueshme, zona arkeologjike mijëvjeçare, një gastronomi të shkëlqyer dhe njerëz besnik. Më mirë se kaq …
JO VETËM RRUGËT KRYESORE
Bashkia e Tiranës asfalton edhe rrugicat e lagjeve
B
anorët e dy lagjeve në kryeqytet do të mund të lëvizin tashmë në rrugë të aslfatuara. Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugët dhe rrugicat e lagjeve, për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit kushte sa më mira. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë punuar edhe gjatë orëve të natës, për të asfaltuar rrugën “Hamit Troplini”. “Po rrugicat kur do rregullohen. Është një pyetje që na behet shpesh nga qytetarët, dhe ne përgjigjemi me punë. Punojmë natën, dhe konkretisht në rrugën “Hamit
Troplini”. Me durim dhe vullnet do behet Tirana që duam!”, thuhet në postimin e
Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes Rrugë Ndriçim Sinjalistikë - DPN2, teksa
shihen edhe disa foto nga puna në terren. Po kështu, është asfaltuar edhe rruga “Islam Petrela”. “Qëllimi jonë është të prekim çdo cep të Tiranës. Po punojmë jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe në rrugica, kësaj radhe punuam në rrugën “Islam Petrela”. Puna vazhdon”, thuhet në këtë postim.
POLITIKE
14
E premte, 29 MARS 2019
Ish-ministri i Brendshëm godet fort në Kuvend: Policia është nën sulm pasi me operacionet e realizuara ka prekur interesa të deputetëve
P
arlamenti miratoi këtë të enjte ndryshimet në ligjin për vetingun në polici, draft i cili parashikon që SHÇBA do të kalojë në sitë dosjet për 12 mijë efektivë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se me këtë draft do të kemi një dinamik të shtuar për procesin. “Vlerësimi do të kryhet në tre faza, 300 në të parën, 3000 në të dytën dhe 9 mijë punonjës në të tretën. Është parashikuar ngritja e komisioneve dhe sekretariateve mbështetëse. Rreht 390 persona do të merrem me vetingun”, tha Lleshaj gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend. Por ndryshe nga ë’pritej kundërshtinë për këtë draft, Lleshaj do ta merrte nga paraardhësi i tij në Ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafaj. Teksa është kundër draftit, nga foltorja e Kuvendit deputeti socialist Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet nuk janë të duhurat dhe se kjo gjë do cënojë cilësinë e vettingut në polici. “Nuk është herezi ndryshimi i ligjit. Nuk ka ligj perfekt dhe përher ka vend për reflektime. Gjithsesi në vlerësimin tim, ndryshimet që i bëhen ligjit nuk janë ndryshimet e duhura për disa arsye: Së pari, druaj se nga ky mekanizëm mund të cenohet pavarësia, paanshmëria dhe besueshmëria e vet procesit. Kemi të bëjmë me një skanim të një lloji të veçantë që në gjykimin tim nuk mund të bëhet, për herë të parë, nga SHCBA, një organ në varësi të Ministrit të Brendshëm. Jo pa qëllim në mekanizmin ekzistues në ligj, për fazën e dytë dhe të tretë, parashikohet që komisionet të përbëhen nga punonjës të vetë organeve që kalojnë me sukses në fazat paraardhëse. Së dyti, mendoj se
Përplasje për vetingun në polici, Xhafaj abstenon ligjin e Leshajt: Bie cilësia
cenohet cilësia dhe shpejtësia e vetë procesit. Ndoshta gabohem, por për momentin dhe për shumë kohë SHCBA nuk ka e nuk mund të ketë kapacitetet e duhura për ta kryer këtë lloj procesi. Ti besosh vetingun e 13 mijë punonjësve një institucioni që ka në total rreth 110 punonjës, përfshirë ata që kryejnë detyra të tjera të caktuara me ligj apo ata të shërbimeve mbështetëse, vlerësoj se do ta ngadalësojë më shumë procesin”, u shpreh
Fatmir Xhafaj. Në vijim, ishministri i Brendshëm u shpreh i sigurtë kur deklaroi se asnjë punonjës i ndershëm në Policinë e Shtetit apo institucionet e tjera nuk i trembet këtij procesi. “E gjithë pjesa e shëndetshme ndër to e ka kuptuar qartazi se vetingu është një instrument vlerësimi dhe certifikimi për të gjithë ata që përditë rrezikojnë jetën për ne të gjithë, për të gjithë ata që sakrifikojnë çdo orë të ditës e të natës për t’ju
shërbyer qytetarëve”, u shpreh Fatmir Xhafaj. Sipas Xhafajt, policia është nën sulm pasi me operacionet e realizuara ka prekur interesa të deputetëve. “Jam i vetëdijshëm se reforma ka prekur jo pak interesa ne grupe kriminale por dhe disa politikaneve dhe një pjese të medieve”, tha deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj. Iniciativa e ndryshuar nga Lleshajt Iniciativa për “vetting” të të
gjithë Policisë së Shtetit u ndërmor nga Xhafaj, gjatë kohës së ai mbante postin e Ministrit të Brendshëm. Por Lleshaj ka kërkuar realizimin e disa ndërhyrjeve në ligjin ekzistues për Vettingun. Ai tha se ndryshimet e propozuara nuk prekin thelbin e procesi të Vettingut, por për të përshpejtuar procesin. “Problemi themelor që lidhet me këtë situatë ka të bëjë me kohën, e cila është në dispozicion për të mbyllur procesi e Vettingut. Sipas ligjit aktual, procesi i Vettingut për 13 mijë punonjës të Ministrisë së Brendshme duhet të mbyllet në marsin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që procesi ende nuk ka filluar dhe praktikisht është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që ky proces të mbyllet ashtu sikundër ligji e parashikon, pra në marsin e vitit të ardhshëm”, tha Lleshaj. Ndërsa shtoi se një arsye tjetër që ka të bëjë me kërkesën për të ndryshuar ligjin lidhet me volumin e madh administrative që kërkohet për të realizuar atë, kërkohet që rreth 240 punonjës me kohë të plotë, nga strukturat e Policisë dhe të SHÇBA, të shkëputen nga funksioni i tyre bazë dhe ti dedikohen Vettingut me kohë të plotë. Pra, “kjo është një volum shumë i madh administrativ dhe këtij volumi administrativ i bashkëshoqërohet dhe një faturë jo e parëndësishme financiare, e cila shkon rreth 3 milionë dollarë, kosto e parashikuar e këtij procesi”, u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në përfundim të diskutimeve, drafti mori votën pro të mazhorancës, por edhe abstenimin e ishministrit Fatmir Xhafaj.
KRYEMINISTRI FYEN OPOZITËN DHE PROTESTUESIT: BARBARË DHE ENDACAKË, RRUGËN ZGJODHËN, NË RRUGË LE TË RRINË!
Rama: S’ka kompromis, me apo pa opozitën, zgjedhjet vendore do mbahen K
ryeministri Rama është shprehur se mungesa e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet vendore do jetë në dëm të dy partive. Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Rama theksoi se zgjedhjet do mbahen edhe pa opozitën, ndërsa shtoi se nuk do bëhet asnjë kompromis. “Sot dhe në vijimësi do dëgjojmë avazin nuk hyjmë në zgjedhje. Është puna e tyre. E mira e tyre është të hynë në zgjedhje, e keqja e tyre është të mos hyjnë në zgjedhje. Natyrisht Shqipërisë nuk i bëhet nder nëse siglat e atyre partive që janë jashtë nuk janë në fletën e votimit në zgjedhjet vendore, por qederin më të madh ia kanë bërë, po ia bëjnë dhe do ia bëjnë vetes. Hyjnë apo nuk hyjnë pozita
zgjedhjet vendore do mbahen në afatin e caktuar. Do marrim përsipër të qeverisnim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri sot dhe të qeverisim shumë më mirë se ata dhe për ata që ne nuk na kanë votuar dhe përsëri nuk do vijnë të na votojnë. Ideja se këtu do ketë zhvillim dhe do bëhet përmbysje e rregullave të
lojës, apo kompromis kudo futet si pjesë e kompromisit mandati që shqiptarët i kanë dhënë PS për të qeverisur e vetme deri në 2021 është ide ngushëlluese për të ridalë tek gardhi të enjten tjetër”, deklaroi kreu i mazhorancës. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit sulmoi opozitën, për të cilën tha
se janë barbarë dhe endacakë. Rama është shprehur se shumë shpejt qeveria do të sjellë në Kuvend ndryshimet e reja që do të bëhen në Kodin Penal për të ashpërsuar dënimet për ata që dhunojnë mjekët, dhunën në futboll, por edhe goditjet për shkak të detyrës së deputetëve në Kuvend (sulmet nga opozita me vezë, miell dhe sende të tjera), por edhe punonjësve të shtetit, përfshirë policët gjatë protestave. “Kujtojnë se të hedhësh gurë mbi policinë në emër të partisë që të ka nxjerrë në rrugë është trimëri. “Lironi djemtë tanë”, bërtet partia e endacakëve që vjen vërdallë. Ata do të shkojnë duke u rrudhur dhe ne do të bëjmë detyrën. Barbarëve edhe këtu në Parlament, përgjithmonë nuk mund të ketë deputeti imunitet
për të goditur deputetin, apo të sulmojë fizikisht foltoren. Edhe kjo do të përfshihet në kodin penal. Ata janë të dëshpëruar, e dinë që nuk fitojnë dot me votë. Ata të rrinë në rrugë aty ku janë, rrugën kanë zgjedhur në rrugë të rrinë, ndërsa ne të vazhdojmë në rrugën që kemi marrë përsipër të udhëheqim shqiptarët. Është pjesë e detyrës tonë, jo të shkelim mbi kontratën e shqiptarëve për të joshur ata që të lënë rrugën, por hir të rrugës që kemi zgjedhur ti japim mundësinë të ndihen të përfshirë. Përfshirja e tyre sot ka vetëm një mundësi. Të japin kontributin e tyre atë për të cilën i kanë rrokanisur kokën shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve”, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama.
INTERVISTE
15 E premte, 29 MARS 2019
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin flet për akuzat e financimeve dhe ndikimin e Moskës në Tiranë
Karpushin: Deklarata e Ramës, zbavitëse! Të zgjidhë hallet vendit Intervistoi: Endri Xhafo Prej ditësh qeveria akuzon opozitën se po proteston, ndihmuar dhe nga rusët. Po ashtu sa i përket kontratave të lobimit të PD-së, ata thonë se janë paguar nga rusët. Por ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin ka një përgjigje për këto akuza. Sipas tij akuzat janë të pabaza, ndërsa ka dhe një mesazh për politikën shqiptare. “Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit. Për fat të mirë, populli shqiptar e kupton këtë gjë dhe nuk i merr seriozisht këto spekulime, ashtu si edhe shumica e ekspertëve dhe analistëve të këtij vendi”, tha Karpushin për A2. Sipas ambasadorit rus, është shqetësuese që deklaratat e udhëheqësve shqiptarë nganjëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Kriza më e fundit politike në vend ka rinxjerrë në pah akuzat që palët i bëjnë njëra-tjetrës për ndikimin rus në jetën politike të vendit. Kryeministri Edi R ama e përmendi në konRama ferencën për shtyp me kryeministrin Zaev Zaev,, kurse prokuroria po heton burimin e parave që Partia Demokratike ka përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara në vitin 2 017, për të 20 cilat është akuzuar se janë fonde ruse ruse.. A keni gisht ju, Rusia, në krizën e fundit politike në vend? Duke folur për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në procesin aktual politik në Shqipëri, dëshiroj të kujtoj se parimi themelor i politikës së jashtme ruse është mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera. Ky parim është plotësisht i zbatueshëm edhe në marrëdhëniet tona me Shqipërinë. Për sa u përket akuzave të pasqyruara nga mediat shqiptare për rritjen e njëfarë ndikimi negativ të Rusisë, për financimin prej saj të opozitës shqiptare, medias apo edhe politikanë të caktuar, dua të them se të gjitha këto, në thelb, janë absolutisht absurde dhe të pabaza. As nuk do të doja t’i komentoja, aq më tepër të argumentoja se përse ato nuk janë të vërteta. Megjithatë, do të them disa fjalë për këtë temë. Është e qartë se teza e përhapur në media, e përsëritur në deklaratat e drejtuesve të niveleve të ndryshme për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në punët e brendshme të Shqipërisë, jo rastësisht është hedhur në qarkullim. Kjo lidhet me tensionimin e situatës së
brendshme politike në vend ku “faktori rus”, për fat të keq, përdoret në përplasjet midis mazhorancës dhe opozitës. Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit. Për fat të mirë, populli shqiptar e kupton këtë gjë dhe nuk i merr seriozisht këto spekulime, ashtu si edhe shumica e ekspertëve dhe analistëve të këtij vendi. Është shqetësuese që deklaratat e udhëheqësve shqiptarë nganjëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet. Për shembull, kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Sidomos zbavitëse është kur deklarata të tilla bëhen në Itali, me të cilën Rusia ka tradicionalisht marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore, sie dhe ndërveprim shumë intensiv politik. Midis vendeve tona ka një numër mekanizmash të rëndësishëm bashkëpunimi duke përfshirë takimet e rregullta të Komisionit Ndërqeveritar. Dhe tani bëni një krahasim me Shqipërinë, ku shkëmbimet tregtare dhe ekonomike me Rusinë janë tepër të politizuara dhe praktikisht nuk ecin përpara. Ndërkohë që sesioni i fundit i Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri është zhvilluar gati 10 vite më parë. A mund t’ju ndërpres një moment zoti Ambasador? Ju, kur thoni “deklaratat e bëra në Itali”, i referoheni intervistave të fundit të kryeministrit për mediat italiane? Po, kam fjalën edhe për deklaratat e Kryeministrit Rama i cili u shpreh se çdo ngadalësim i rrugëtimit evropian të Shqipërisë është gjoja në interes të Rusisë. Do të doja të thoja me përgjegjësi të plotë: Moska kurrë nuk ka kundërshtuar as zgjerimin e BE-së, as integrimin evropian të Shqipërisë. Ne nuk pajtohemi me disa qëndrime në bllok të Brukselit, si për shembull, përpjekjet e tij për t’i vënë vendet kandidate përpara një zgjedhjeje artificiale: ose me Moskën, ose me Brukselin. Megjithatë, drejtuesit më të lartë të Rusisë, përfshirë edhe Presidentin Putin, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se për vendin tonë BE-ja është një fqinj i rëndësishëm dhe partneri kyç ekonomik. Do të përmend vetëm një shifër: aktualisht 45% e shkëmbimeve tregtare të Rusisë realizohen me Bashkimin Evropian, dhe kjo ndodh pavarësisht sanksioneve. Për fat të keq, elitat qeverisëse të Shqipërisë nuk e shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar marrëdhënie pragmatike njëkohësisht edhe me Rusinë, edhe me BE-në. Por, ky nuk është faji ynë. Udhëheqja shqiptare me vetëdije sakri-
fikon perspektivën e partneritetit dypalësh, përfshirë këtu edhe rritjen e fluksit të turistëve rusë, e cila mund të kontribuonte në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Tendenca për të përmbushur objektivat e menjëhershëm politikë mbizotëron mbi mendimin strategjik për një perspektivë afatgjatë. Zoti ambasador ndjesë, t’i rikthehem edhe njëherë çështje së financimeve: Në mënyrë nominale dhe të prerë ju mohoni që Rusia të ketë financuar Partinë Demokratike etarin e saj Demokratike,, kry kryetarin Lulzim Basha, apo figura të tjera të jetës politike apo mediatike në vend? Unë tashmë ju fola për absurditetin dhe pathemelësinë e materialeve të tilla në mediat shqiptare. Nëse i analizojmë ato me kujdes, do të shohim se në to nuk ka as edhe një fakt të vetëm konkret, por vetëm hamendje. Dhe kryesorja është që nuk shpjegojnë motivet apo, të paktën, ndonjë arsye të financimit të Partisë Demokratike nga burimet ruse. Madje, unë dyshoj se biznesmenët rusë kanë dëgjuar ndonjëherë për ekzistencën e saj. Përse duhet t’i japin para Partisë Demokratike? Mos vallë është më proruse sesa Partia Socialiste? Jo, aspak. Sot ne shohim se njësoj si mazhoranca, ashtu edhe opozita nuk janë të prirura për të bashkëpunuar me Rusinë dhe janë futur në garë me njëra-tjetrën se kush bën më shumë deklarata antiruse. Në të njëjtën kohë, aleatët e demokratëve në parlament organizojnë aktivitete rusofobike në Uashington me mbështetjen e kongresmenëve amerikanë. Nga të gjitha këto, çfarë mund ta shtyjë Rusinë, të paktën teorikisht, për të mbështetur opozitën shqiptare? E kuptoj, natyrisht, që Shqipëria po përpiqet, në çdo aspekt, të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara, ku tashmë prej disa vitesh trumbetojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Megjithatë, shikoni ju lutem se si përfundoi hetimi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller. Pas shumë hulumtimeve dhe një fushate të pafundme propagandistike në media, të gjitha akuzat për “dorën e Kremlinit” kanë plasur si një flluskë sapuni. A mendoni se ndonjë nga politikanët, ekspertët, gazetarët në Perëndim apo në Shqipëri do t’i kërkojë falje Rusisë për të gjitha fyerjet e bëra ndaj vendit tonë në kontekstin e kësaj historie? S’di pse, mua më duket se jo. Ka edhe një moment tjetër interesant që dua ta përmend. Pak kohë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tashmë një politikan me përvojë, e paraqiti lajmin e rremë për financimin e Partisë Demokratike si një fakt të vërtetuar. Ai deklaroi haptazi se kandidatët për postin e Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit shqiptar caktohen dhe madje paguhen nga Moska. Kjo deklaratë më duket një gabim. Dakord zoti Ambasador yAmbasador,, që ta mb mbyllim çështjen e financimeve: Rusia nuk jep, biznesmenë ruse nuk japin
financimetë fshehta, sipas jush. Po financime publike a jep Rusia apo ambasada ruse për shqiptarë? Kam parasysh këtu në vitet ’90 pati disa studentë shqiptarë që studiuan në Rusi, njësoj siç studiuan në një vend tjetër të lindjes siç ishte Rumania, që asokohe nuk ishte ende anëtar as i NA TO-s NAT O-s,, as i Bashkimit europian. Nuk e kuptoj, përse përmendët Rumaninë? Pasi studentët shqiptarë studiojnë në të gjithë botën. Po, është e vërtetë që në Rusi ekziston një program i posaçëm shtetëror, sipas të cilit qeveria u ofron çdo vit maturantëve të huaj bursa falas për të studiuar në universitete ruse. Dhe ky program realizohet edhe sot. Universitetet ruse janë prestigjioze dhe tërheqëse për studentë nga e gjithë bota. Të rinjtë shqiptarë nuk përbëjnë përjashtim dhe demonstrojnë një kërkesë të qëndrueshme për t’u arsimuar në Rusi. Jam i sigurt se qeveria shqiptare është e interesuar për trajnim të specialistëve të kualifikuar, të cilët kur të kthehen në atdhe do të japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit të tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh procesin e largimit të popullsisë nga Shqipëria, si edhe deficitin e punonjësve të rinj të kualifikuar. Në vitin 2018 në kuadër të këtij programi më shumë se 15 mijë aplikantë nga e gjithë bota morën bursa studimi, duke përfshirë edhe 53 studentë nga Shqipëria. Këtë vit do të fillojnë studimet e tyre në Rusi edhe 51 studentë të tjerë shqiptarë. Gjithsej, në Rusi janë diplomuar disa qindra shqiptarë, përfshirë këtu ambasadorë aktivë dhe drejtorë të drejtorive në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të mos përmendim mijëra shqiptarë që studiuan në universitetet e Bashkimit Sovjetik, si për shembull shkrimtari Ismail Kadare i cili ka mbaruar në Moskë, apo babai i Kryeministrit aktual të Shqipërisë që është diplomuar në Akademinë e Arteve në Shën Petërburg. Çfarë është Shqipëria për Rusinë nga pikëpamja gjeopolitike gjeopolitike,, ekonomike dhe kulturore? Para së gjithash, për Rusinë Shqipëria është një vend, me të cilin kemi një histori pozitive të marrëdhënieve në vitet 1945-1961. Ne jemi të lidhur nga një përvojë shumëvjeçare e raporteve shumë miqësore, pothuajse vëllazërore. Edhe sot e kësaj dite, pavarësisht disa vështirësive, për të cilat biseduam sot, nëse do të vlerësojmë marrëdhëniet tona në tërësi, duhet të theksojmë se, për fat të mirë, ato janë miqësore. Midis vendeve tona nuk ka ndonjë problem të pazgjidhur apo pretendim ndaj njeri-tjetrit. Natyrisht, do të dëshiroja që partneriteti ynë të depolitizohej, të ndërtohej në balancën e interesave kombëtare dhe të sillte
përfitime reale për të dyja palët. Kjo, padyshim, do të ndihmonte në forcimin e paqes dhe stabilitetit si në Ballkan, ashtu edhe në Evropë. Për fat të keq, tani për tani nuk mund të konstatojmë një gjë të tillë. Potenciali i bashkëpunimit midis Rusisë dhe Shqipërisë nuk shfrytëzohet plotësisht. Shpresojmë se, pavarësisht trillimeve për gjoja Rusinë agresive dhe për rrezikun që vjen prej saj, ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë keqkuptimet ekzistuese dhe të përqendrohemi në zhvillimin e lidhjeve dypalëshe, në të mirë të popujve tanë. Për më tepër, siç tregon jeta, ne kemi shumë interesa të përbashkëta, shumë gjëra që na bashkojnë. Ne e dimë se shqiptarët kanë interes për kulturën tonë, shumë prej tyre janë rritur me letërsinë dhe muzikën ruse, kanë mësuar gjuhën ruse dhe kujtojnë me ngrohtësi kohën e asaj miqësie. Siç e thashë, brezi i ri shfaq një interes në rritje për t’u arsimuar në Rusi. E rëndësishme, siç u shpreh Presidenti Putin, është të merremi vesh në mënyrë të ndershme dhe me respekt të ndërsjellë. Jam i sigurt se kështu do të jetë. Zoti Ambasador Ambasador,, ju thatë që marrdhëniet mes dy vendeve duhet të depolitizohen. Por a janë ndikuar këto marrëdhënie nga dëbimi i diplomatëve respektivë nga të dy vendet? I jam përgjigjur disa herë kësaj pyetjeje. Dëbimi i dy diplomatëve rusë pa asnjë arsye bindëse ishte një akt jomiqësor ndaj vendit tonë. Edhe pse është mjaft e qartë se vendimi është marrë nën presionin e jashtëm, për të demonstruar të ashtuquajturin “solidaritet transatlantik”. Dhe tani, pas gati një viti, kur pala britanike nuk ka paraqitur asnjë provë të përfshirjes së Rusisë në helmimin e Skripalëve, është e qartë se ky vendim ishte një gabim i autoriteteve shqiptare. Pa asnjë dyshim, kjo ndikoi në mënyrë më negative në marrëdhëniet tona dypalëshe. Sot, niveli i raporteve tona ka arritur pikën më të ulët që nga momenti i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në fillim të viteve ‘90. Kuptohet që janë të nevojshme përpjekje dhe hapa seriozë për normalizimin e tyre. Ne gati jemi, por, të jem i sinqertë, lidershipi shqiptar sillet në mënyrë paradoksale: nga njëra anë deklaron për nevojën e zhvillimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit, shpreh interes për rritjen e fluksit të turistëve rusë, por nga ana tjetër e demonizon Rusinë, shpif kundër saj duke përdorur argumente nga më absurdet për qëllime të brendshme politike dhe për të ruajtur reputacionin e vet në sytë e partnerëve perëndimorë, sipas logjikës së solidaritetit euroatlantik. Marrë me shkurtime nga televizioni ““A2” A2”
AKTUALITET
16
E premte, 29 MARS 2019
Në konferencën për shtyp me ministren Etilda Gjonaj, Grapperhaus vlerësoi punën e qeverisë në lidhje me atë që e cilësoi ndërmarrje monumentale madhore, Reformën në Drejtësi
H
olanda mbështet nismën monumentale të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Të enjten, kur mijëra qytetarë ishin në protestë përballë Kuvendit, të mbështetur nga opozita, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë të Holandës, Ferdinad Grapperhaus, zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë. Holanda është një nga tre vendet skeptike që qershorin e kaluar shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë por çfarë do të ndodhë këtë vit? Për Holandën është ende herët pasja e një vendimi për mbledhjen e qershorit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për çeljen apo jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE: “Ne duhet të presim për raportin e progresit të Komisionit Europian që do të dalë në maj. Të presim këtë raport dhe ne si qeveri do t’i diskutojmë bashkë me Parlamentin tonë në Holandë”. Ministri Holandez si dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj morën pjesë në aktivitetin e organizuar në ambientet e Shtëpisë së Europës, për lançimin e projektit “Mbështetje ndaj Shkollës së Magjistraturës për zhvillimin dhe zbatimin e Programeve të Formimit Fillestar dhe të Vazhduar”. Gjatë këtij aktiviteti, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Qendrës së Trajnimeve dhe Studimeve për Gjyqësorin në Utreht të Holandës, në prani të magjistratëve të rinj. Në fjalën e tij, ministri Grapperhaus, shprehu mbështetjen e plotë të Holandës në nismën monumentale të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. “”Shteti
Negociatat, ministri i Holandës: Presim raportin e BE-së RAPORTI “Për Holandën është ende herët pasja e një vendimi për mbledhjen e qershorit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen apo jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE: “Ne duhet të presim për raportin e progresit të Komisionit Europian që do të dalë në maj. Të presim këtë raport dhe ne si qeveri do t’i diskutojmë bashkë me Parlamentin tonë në Holandë””.
SHTETI I SË DREJTËS
i së Drejtës” është fokusi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur”. Ai e cilësoi monumental procesin e Vetting-ut dhe u tha magjistratëve të rinj, se ata janë shpresa e Shqipërisë, pasi vetëm nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës, vendi do integrohet në Bashkimin Europian. Vizita e tij përkoi me protestën e opozitës, ku foli edhe për qëndrimin e opozitës për djegien e mandateve. “Demonstratat janë një element shumë i rëndësishëm dhe
VIZITA
thelbësor i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë. Por më vjen keq që kemi pasur raste dhune në Shqipëri, në disa protesta. Unë u bëj thirrje të marrin masa e të sigurohen të jenë të paqta. Më vjen keq që opozita ka marrë vendim për djegien e mandateve. Dalja nga kuvendi nuk është mënyra për të zgjidhur problemet. Kuvendi është forumi ku duhen trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është themeli i çdo demokracie”. Ndërsa ministrja Gjonaj theksoi
Rama pret ministrin holandez D
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi dje një takim me ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus. Rama ka postuar një foto, duke theksuar se bashkëbisedimi mes tyre ka qenë mjaft i hapur dhe interesant. “Me ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus, pas një bashkëbisedimi shumë të hapur dhe interesant”, shprehet Rama. Më herët ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës, zhvilloi edhe një takim me ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ku gjatë konferencës së përbashkët vlerësoi ecurinë e reformave të Shqipërisë dhe sidomos të Reformës në Drejtësi.
HISTORIA
y të rinj shqiptarë që synojnë të plotësojnë ëndrrën e kurorëzimit si kampionë të xhudos në Francë po kërcënohen me dëbim nga vendi nga autoritetet franceze. Në mbështetje të familjes Gjoka kanë dalë mediet dhe komuniteti i komunës ku ata jetojnë, të cilët nënvizojnë se fëmijët janë shembull për edukatën dhe talentin e tyre dhe nuk duhet kurrsesi të braktisen. Nikolla 11-vjeçar dhe motra e tij, Xhensila Gjoka, 15-vjeç, janë dy fëmijë model emigrantësh shqiptarë të integruar mjaft mirë me komunitetin francez. Familja Gjoka emigroi në Francë në vitin 2016, të nxitur nga motive politike. Babai i familjes, Gjergji, thotë se nëse ata kthehen pas nuk do të kenë të njëjta kushte. “Fëmijët kanë fituar një edukatë sportive, janë integruar dhe
se “vetëm nëpërmjet kësaj qasjeje në u garantojmë qytetarëve shqiptare një sistem drejtësie siç ata e meritojnë: të drejtë, të pavarur dhe të denjë për një shtet Europian”. Grapperhaus u prit në një takim edhe nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Vetë ministri Lleshaj përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se biseduan për një fazë të re bashkëpunimi në luftën kundër krimit. “Sapo mbylla një takim shumë të rëndësishëm me Ferdinand Grapperhaus,
“”Shteti i së Drejtës” është fokusi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur”. Ai e cilësoi monumental procesin e Vetting-ut dhe u tha magjistratëve të rinj, se ata janë shpresa e Shqipërisë, pasi vetëm nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës, vendi do integrohet në Bashkimin Europian.
Ministër i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Hollandës. Ndamë vullnetin e përbashkët për një fazë të re bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar në funksion të një Shqipërie europiane”,-shkruan Lleshaj.
Dy “kampionët” kërcënohen me dëbim nga Franca
ndjehen shumë mirë këtu në Francë. Nuk duan që të kthehen pasi do të humbnin të ardhmen dhe ëndrrat e tyre. Shqipëria nuk ka lidhje me vendin këtu”. Kundër dëbimit të tyre kanë dalë mbi një mijë qytetarë përmes një peticioni drejtuar organeve
vendore por edhe klubi sportiv ku ata trajnohen, duke theksuar se pavarësisht origjinës, dy të rinjtë flasin një frëngjishte të përsosur dhe nuk kanë asnjë problem me integrimin në komunitet. Familja Gjoka e ka apeluar vendimin e komunës.
AKTUALITET
17
E premte, 29 MARS 2019
3 të rinj dhe 30 mijë euro është shuma e paguar për kokën e Jurgen Kurtit. Policia e kryeqytetit, për këtë vrasje të bujshme, arrestoi tre persona, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim
G
jykata e Tiranës vendos masën e sigurisë ‘’arrest me burg” për Esli Levendi, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj. Të tre të rinjtë janë arrestuar për vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit. Klodian Bane është personi i katërt i shpallur në kërkim për vrasjen e 26-vjeçarit, i cili dyshohet se drejtonte makinën tip ‘’Mercedez’’, makinë që është fiksuar nga policia me anë të kamerave të sigurisë. Gjatë zhvillimit të seancës, të rinjtë nuk kanë dhënë asnjë sqarim për ngjarjen dhe kanë mohuar akuzat. Sipas burimeve në relatimin e organit të akuzës, thuhej se ata e kanë ndjekur prej ditësh menaxherin e VIP-ave. Policia po heton pistën e hakmarrjes por dyshohet se shkak për vrasjen e Kurtit mund të jetë bërë dhe një sherr banal për makina, pasi të dyshuarit merreshin me tregimin e automjeteve. Grupi hetimor po përpiqet të zhbllokojë telefonat e të rinjve, për të zbuluar detaje të tjera për atentatin ndaj Jurgen Kurtit. 3 të rinj dhe 30 mijë euro është shuma e paguar për kokën e Jurgen Kurtit. Policia e kryeqytetit, për këtë vrasje të bujshme, arrestoi tre persona, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim. Tre të arrestuarit janë ekzekutorë me pagesë dhe pjesëmarrës në krimin që tronditi Tiranën dhe se personi i kërkuar mësohet se ka pasur rolin e koordinatorit. Nuk dihen ende emrat e personit/ ave që kanë porositur vrasjen e Jurgen Kurtit. Esli Levendi 21-vjeç, lindur në Athinë/Greqi
30 mijë euro vrasja e Kurtit, burg për tre autorët PISTA “Policia po heton pistën e hakmarrjes por dyshohet se shkak për vrasjen e Kurtit mund të jetë bërë dhe një sherr banal për makina, pasi të dyshuarit merreshin me tregimin e automjeteve. Grupi hetimor po përpiqet të zhbllokojë telefonat e të rinjve, për të zbuluar detaje të tjera”.
dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33-vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, janë tre autorët e arrestuar si vrasës me pagesë. Ekzekutimi i Kurtit është bërë me porosi. Autorët e kanë ndjekur për më shumë se dy javë Jurgen Kurtin, ndërsa dyshohet që vrasësit me pagesë të kenë marrë 30 mijë euro për ekzekutimin e Kurtit. Policia thotë se ka sekuestruar një
pistoletë TT, fishekë luftarakë, një sasi të vogël lënde narkotike, 2470 euro e lekë shqiptare, si dhe 13 aparate celularë. “Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë 3 të arrestuarit bashkë me një tjetër të shpallur në kërkim. Policia gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre gjeti
SEANCA
Apeli jep masën e sigurisë për Ervin Matën
Gjykata Apelit Tiranë la në fuqi masën “detyrim paraqitje” për Ervin Matën, i cili është përfshirë në ngjarjen në ish-bllok në tetor të vitit të shkuar. Prokurorët e çështjes ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit, ku kërkuan sërish “arrest me burg” për 32-vjeçarin por kjo kërkesë u rrëzua. Mata u vetëdorëzua në Mars të këtij viti, pas katër muajsh në kërkim, ndërsa Shkalla e Parë vendosi për të “detyrim paraqitje”, masë e konfirmuar nga Apeli të enjten. Mbi 32-vjeçarin rëndojnë akuzat për “vrasje mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai ka deklaruar para policisë se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në tetor dhe se ai nuk ka qëlluar. “U largova se u frikësova por nuk kam qëlluar. Mua më sulmuan”, ka thënë Mata. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit të shkuar, ku pas një përplasje me armë, mbeti i vdekur Fabian Gaxha dhe plagosur Ervis Martinaj e Eljon Hato.
VLORË
N
ë 22-vjetorin e tragjedisë së Otrantos, familjarët e viktimave thanë se proceset gjyqësore sipas tyre dhe dëmshpërblimet, janë bllokuar pasi janë paditur nga shteti italian. Ndaj në këtë përvjetor ata kërkuan mbështetjen e shtetit shqiptar për drejtësinë sipas tyre të munguar në dy dekada. 22-vjetori i tragjedisë së Otrantos u përkujtua me lot e lule nga familjarët e viktimave. “Kështu siç jemi ne kërkojmë drejtësi, drejtësi, këtu nuk ka shtet”. Nga paditës këtë përvjetor zbuluan se janë të paditur nga shteti italian, çka ka bllokuar dëmshpërblimet që u takojnë. “Më kanë thënë që juve ju ka paditur shteti italian, sikur ne kemi faj dhe na kanë ndërprerë dhe gjyqin dhe dëmshpërblimin dhe të tëra nuk duan të na i japin më”. Ata kërkojnë mbështetjen e shtetit për të marrë drejtësinë. sipas tyre të mohuar. “Shteti ynë e ka detyrë
dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze. Shkak për ekzekutimin e Jurgen Kurtit dyshohet se kanë qenë konfliktet e vjetra ku ishte përfshirë viktima, ndër të cilat edhe vrasja e Agim Arapajt në Durrës. Pas ekzekutimit të Kurtit djali i Arapajt u shpall në kërkim por në një komunikim për mediat, Dervis Arapaj mohoi
të kishte lidhje me ngjarjen, ashtu siç deklaroi më parë edhe e ëma e tij. Arrestimi i 3 të akuzuarve ndodhi gjatë mbrëmjes së të hënës në Tiranë. Ata kanë mohuar gjatë dëshmisë në polici të kenë patur lidhje me vrasjen. Jurgen Kurti u ekzekutua me armë mbrëmjen e 18 marsit, poshtë banesës së tij në kryeqytet. Kurti ishte një emër i njohur për policinë, pasi gjatë vitit 2016 dhe 2017 u përfol si autor i dyshuar në dy vrasje, të cilat më pas nuk u provuan dhe ai u la i lirë. Autorët e kanë ndjekur për më shumë se dy javë Jurgen Kurtin.
Tragjedia e Otrantos, Italia padit familjarët
kushtetuese, duhet të na mbrojë me ligj si qytetarë shqiptarë. Po na sjell vërdallë italiani si i do qejfi. Të na lindë e drejta të marrim dëmshpërblimin e fëmijëve tanë”. Në vitin 1997,
anija “Kateri i Radës” me 118 persona, mes të cilëve gra e fëmijë, u godit nga anija luftarake “Sibila”. Për pasojë 84 persona u mbytën, 34 prej tyre shpëtuan dhe 24 humbën në fundin e detit.
AKTUALITET
18
E premte, 29 MARS 2019
Ekzekutimi i avokatit për kolegët në Elbasan është një kambanë alarmi për sigurinë, ndaj në shenjë proteste për vrasjen në qendër të qytetit, ata vendosën bojkot të proceseve gjyqësore
S
hoqata e Avokatëve Shqiptarë në Itali, ka reaguar ndaj ngjarjes së rëndë të vrasjes së avokatit Ravik Gurra. Me një komunikim për mediat ata dënojnë këtë akt kriminal duke kërkuar zbardhjen e autorësisë së vrasjes. Në mesazhin e tyre, ata shprehin solidaritet me nismën e ndërmarrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri. “Shoqata “Avvocati Albanesi in Italia”, pasi mori lajmin e ekzekutimit të Avokatit Ravik Gurra, i regjistruar pranë dhomës së Avokatisë Elbasan, dënon ashpër aktin kriminal dhe uron që organet hetuese të vënë sa më shpejt para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Shprehim solidaritetin tonë si kolegëve që ushtrojnë profesionin në Shqipëri të cilët janë garanci e respektimit të të drejtave të çdo personi, ashtu edhe nismës së Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë për ndërprerjen e përfaqësimit përpara çdo gjykate dhe organi procedues në Republikën e Shqipërisë për datat 27, 28 dhe 29 mars. Nga ana tjetër, ata kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe ekzekutimi i avokatit, për ta është një sulm i papranueshëm. “Ekzekutimi i kolegut Gurra është një sulm i papranueshëm ndaj kategorisë tonë e cila në mënyrë të palodhshme lufton çdo ditë për respektimin e ligjit. I shprehim gjithashtu ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së kolegut Gurra dhe i jemi afër në një
Vrasja e Gurrës, avokatët shqiptarë në Itali: Akt kriminal SULM “Ekzekutimi i kolegut Gurra është një sulm i papranueshëm ndaj kategorisë tonë e cila në mënyrë të palodhshme lufton çdo ditë për respektimin e ligjit. I shprehim gjithashtu ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së kolegut Gurra dhe i jemi afër në një moment kaq të dhimbshëm për ta”.
moment kaq të dhimbshëm për ta”,-thuhet në reagimin e plotë të shoqatës. Ekzekutimi i avokatit për kolegët në Elbasan është një kambanë alarmi për sigurinë, ndaj në shenjë protestë për vrasjen mafioze në qendër të qytetit, ata vendosën bojkot të proceseve gjyqësore. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ndërpreu për tre
ditë shërbimin e avokatisë. 25 gjyqe u shtynë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas bojkotit të avokatëve për shkak të vrasjes së avokatit Ravik Gurra. 19 seanca janë shtyrë në Gjykatën e Apelit dhe 15 në Gjykatën Penale. Në këtë bojkot, janë përjashtuar vetëm masat e sigurisë, pasi janë me afat kohor. Të hënën e 25
POLICIA
LEZHË
Kanabis në burg, pezullohen 6 policë
Gjashtë punonjës të policisë së Burgut të Shënkollit në Lezhë, janë pezulluar nga puna pas një tentative për t’u futur drogë në qelitë e të dënuarve. Ka qenë Kontrolli i Brendshëm i Burgjeve ai që ka zbuluar se punonjësit e policisë nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë. Mësohet se droga u tentua të futej përmes ushqimit. Nuk bëhën ende të ditura detaje rreth kësaj ngjarje. Punonjësit e policisë dy netë më parë kanë tentuar që të fusin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Ende nuk mësohet sasia e drogës por dihet se rasti është zbuluar nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm, të cilët pas mësimit të rastit pezulluan nga detyra policët e burgut. Po ashtu pritet të mësohet se nga e kanë marrë drogën efektivët e policisë së burgut, dhe për cilin të dënuar ishte lënda narkotike.
marsit, Dhoma e Avokatisë Kombëtare mori vendimin për bojkot nga data 27 deri në 29 mars. Në këtë bojkot, kanë marrë pjesë dhe shuma dhoma avokatie në vend. Avokatët deklaruan mbështetjen me kolegët e tyre në të gjithë vendin si shenjë solidarizimi për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, në Elbasan. Kryetari
i Dhomës së Avokatisë Berat, Agron Mahmutaj, ka deklaruar se do të përkrahë dhe solidarizohet me vendimin e ndërmarrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë disa ditë më parë. Sipas Mahmutajt, me vrasjen e avokatit Ravik Gurra është në rrezik institucioni i avokatit dhe të gjithë avokatët në vend ndihen të kërcënuar për jetën e tyre. Në Elbasan bojkoti ka filluar që ditën e hënë. Avokati Ravik Gurra u ekzekutua me plumb në kokë në një kafe në qendër të qytetit të Elbasanit nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte avokati i fisit Çapja por edhe shumë dosjeve të tjerë penale dhe civile.
N
donëse Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë vendime që të mbrojnë bluzat e bardha, dje një mjek u dhënua. Një mjek është dhunuar në ambjentet e Spitalit Rajonal të Dibrës. Agron Mevexhiu 70-vjeç, u godit me grushta nga dy persona, nga të cilët njëri është arrestuar (shtetasi A.L 43-vjeç) ndërsa vëllai i tij shtetasi V.L është shpallur në kërkim.I arrestuari dhe vëllai i tij akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Kujtojmë se tre javë më parë një tjetër mjek u dhunua në spitalin e Lezhës për shkak të detyrës. Për këtë rast pasti mjaftë reagime të forta nga bluzat e bardha në të gjithë vendin. Gjithashtu një reagim pati edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku u firmos edhe një urdhër për regjimin e disiplinës dhe rregullave
Dhunohet mjeku në Dibër
për vizitorët në çdo spital të vendit. Vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00-13:00 dhe mbasditë nga ora 17:00 -19:00. Nga ana tjetër, vizitat në shërbimin
e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00-19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.
AKTUALITET
M
19
E premte, 29 MARS 2019
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në shtator 2018 ngriti “Task Forcën” për barnat, me një grup kontrolli të përbashkët të disa institucioneve
e urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është zgjeruar “TaskForca” e ushtrimit të kontrollit të barnave. Në këtë “TaskForcë” janë përfshirë anëtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Fondi i Sigurimit të Detyrieshëm të Kujdesit Shëndetësor, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor. “Zgjerimi i grupit të kontrollit të kësaj “Task-Force” ka për synim kontrollin në çdo farmaci të plotësimit të kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut, etj”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. “Task Forca” për barnat vetëm gjatë muajit të fundit ka kontrolluar 67 farmaci duke marrë masa për shkelje administrative për 29 prej tyre. Sipas MSH-së, më konkretisht, u morën masa edhe për 15 farmaci që tregtonin barna në mungesë të recetave sipas klasifikimit, për 10 farmaci që jepnin barna pa recetë, 1 farmaci për tregtim të barnave spitalore, 1 farmaci për mungesë të farmacistit, 2 masa për ruajtjen dhe sigurinë e barnave. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në shtator 2018 ngriti “Task Forcën” për barnat, me një grup kontrolli të përbashkët të disa institucioneve, ku për herë të parë përfshihen dhe anëtarë nga Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, për të kontrolluar çdo farmaci. “Task-Forca” Me urdhër të ministres së Shëndetësisë, farmacitë do
Zgjerohet “Task-Forca”, gjobiten 29 farmaci
ZGJERIMI “Në këtë “Task-Forcë” janë përfshirë anëtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Fondi i Sigurimit të Detyrieshëm të Kujdesit Shëndetësor, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor”.
SYNIMI “Zgjerimi i grupit të kontrollit të kësaj “TaskForce” ka për synim kontrollin në çdo farmaci të plotësimit të kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut, etj”. kontrollohennganjëgruptaskforce për kushtet dhe mënyrën e tregtimit të barnave. “Task-Forca” përfshinë disa instituticione si Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku për herë të parë edhe Urdhri i Farmacistëve. Konkretisht Ministrja Manastliu ka urdhëruar kontrollimin për
kushtet e ruajtjes së barnave, verifikimet për pullën e sigurisë, kushtet higjieno-sanitare të farmacive, lëshimin e barnave pa recetë, shqetësime të ngritura më heret nga bluzat e bardha. Aksioni Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjienosanitare, kontrollin e barnave
Falë programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin, banorët e Krujës marrim një shërbim cilësor në kushte bashkëkohore. Qendra shëndetësore Derede në Krujë është transformuar plotësisht falë këtij investimi. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kjo qendër shëndetësore, të cilat flasin vetë për ndryshimin tërësor. Doktor Dashamir Kurti u shpreh se gjendja e ambulancës së vjetër ka qenë e dobët dhe me lagështirë, ndërsa me ndërhyrjet që janë bërë kushtet janë përmirësuar dukshëm si për stafin edhe për pacientët. “Në këto 15 vite këto janë kushtet më të mira që kemi punuar”, tha infermierja e kësaj qendre, Rudina Merlika. Edhe banorët e kësaj zone shprehen mjaft të kënaqur me ndryshimin drastik që ka ndodhur në ambientet e kësaj qendre shëndetësore.
qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin. “Zgjerimi i grupit të kontrollit të kësaj “Task-Force” ka për synim kontrollin në çdo farmaci të plotësimit të kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut, etj”.
STUDIMI
KRUJË
Transformohet qendra shëndetësore Derede
mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut. “Task-Forca” për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, ku përfshihen për herë të parë edhe inspektorë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik. Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin, me
K
onsumimi i marijuanës tek adoleshent mund të ketë efekte serioze në shëndetin mendor në moshë madhore, sipas një studimi të ri kanadez, i cili ka vërejtur një rritje prej 40% të rreziqeve të depresionit tek të rriturit në mesin e adoleshentëve që kanë përdorur kanabis. Rreziqet e depresionit të rëndë me ide vetëvrasëse, në moshë të rritur, rezultoi gjithashtu 50% më i lartë në mesin e atyre që kishin përdorur marijuanën në adoleshencë. “Rreth 7% e rasteve të depresionit në popullatën e rritur, lidhet me përdorimin e kanabisit në adoleshencë”, thotë Gabriella Gobbi, psikiatre dhe profesoreshë. Analiza e re bazohet në shqyrtimin e 11 studimeve, që pasuan një total prej 23 317 adoleshentësh deri në moshën madhore. Në përgjithësi, vlerësimet e
Marijuana tek adoleshent nxit depresionin
reja tregojnë se përdorimi i marijuanës para moshës 18 vjeç lidhet me një rritje të probabilitetit të depresionit prej
1,4 herë më të lartë se ata që kurrë nuk kanë pirë kanabis si edhe një rritje të ideve vetëvrasëse prej 1,5 herë më të lartë.
SHOWBIZ
20 E premte, 29 MARS 2019
Anxhela Peristeri & Mateus Frroku sjellin dashurinë si muzë Muzika u flet të gjithë ndjenjave dhe përjetimeve me një çiltërsi dhe ëmbëlsi joshëse, por dashurisë ajo i këndon me zë qiellor, i miklon çdo thërmije të saj dritën dhe gjallërinë e një eteri që ngjizim brenda gjokseve që shpërthejnë në pëshpëritje e më pas në kolovitje dehëse. Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku sjellin në këtë fillimpranverë në bashkëpunim, një klip të ri, një mundësi konkuruese përfaqësimi muzikor, një prurje me shumë ambicie në ngulmin për të përthithur interesimin e muzikëdashësve dhe fansave. Ata hedhin zjarr dashurie në prehrin e ëndjeve dhe dëshirave që na thërrasin në përjetime të fuqishme që asgjë nuk mund t’i ngasë më shumë se sa muzika. “Muza ime” e Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku është një sfidë e radhës e MAX Production, me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst Fifi &A. Ngjyrat vokale të zërave kumbojnë dhe gërshetohen me një harmoni përshkuese të muzikës, e cila i ngjit, i
Zbulohet projekti i radhës i Angelina Jolie Angelina Jolie është padyshim një nga aktoret më të suksesshme. Për shumë vite ajo është konsideruar edhe si një nga femrat më të bukura në botë, jo më kot ftesat për filma ku ka rol protagonist janë të shumtë. Së fundmi sipas ‘Hollywood Reporter’ është zbuluar se Angelina ka nisur bisedimet më gjigandin kinematografik ‘Marvel’ për të marrë pjesë në një film të ri. Ky projekt ka në qendër një grup superheronjsh gjysmë të vdekshëm që njihen si Eternals dhe kanë jetuar në Tokë duke ndryshuar historinë dhe civilizimin zbret dhe i mban në kuota vibruese, ashtu si dhe zemrat, të cilave ata u flasin, ndjenjat që ata i përshkojnë. “Muza ime” sjell dëshmimin e dashurisë bashkë me sythet e pemëve dhe gjethin e parë të shpërthimit të Anxhela Peristeri & Mateus Frroku. Ata vijnë në këtë bashkim karakteristikash vokale si një vlerë e shtuar e veçantive përformuese, dalluese dhe përbashkuese. Klipi shquhet për dinamizëm dhe zhdërvjelltësi, për gjallëri dhe një hare që mëton thelbësoren e fabulës, përmbajtësores poetike dhe vetë asaj thelbësoreje që
mëton muza, dashuria si finale e këtij komunikimi, e kësaj qasjeje përfshirjeje. Pritshmëritë e këtij klipi do të spikasin, sepse gjithë gama krijuese është cilësisht e mirë, në veçanti zërat e këngëtarëve, të cilët në këtë duet sjellin një harmoni ledhatare dhe raporte të arrira me komponentët e tjerë. Muzika shqiptare shënon në galerinë e saj “Muza ime” si një këngë dhe bashkëpunim, sprovë dhe sfidë, të denja për përballje. Suksese duetit Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku. Albert Vataj
Rona Nishliu: Shoh makthe çdo shkurt dhe mars Rona Nishliu i ka prekur të gjithë me postimin e fundit të publikuar në ‘Instagram’.
Krah disa fotosh nga lufta e tmerrshme mes Kosovës dhe Serbisë, këngëtarja ka ndarë
me të gjithë përjetimet e saj, që i kujtojnë 20 vitet e shkuara. “Kjo ishte situata ime dhe e qindra mijëra bashkëqyetarëve të mi në Kosovë 20 vite më parë. Nëndërgjegjia ime po kalon një proces sistematik të të riprodhuarit kujtime nga lufta duke më kthyer atmosferën e saj çdo mbrëmje të Shkurtit dhe Marsit, në ëndrrat e mia. Shtëpi tek e cila ende nuk mund të shkoj, familjarë që kanë ndërruar jetën, forcat militare serbe, rrënim, gjak, frikë, vuajtje, të gjitha vijnë në ëndrrat e mia dhe zgjohem e mbuluar nga djersë të ftohta. Është e rëndësishme të kujtojmë të shkruarën që të mos përsëritet kurrë më. Paqe”,shkruan Rona. Përjetimet nga lufta e rëndë që përjetoi Kosova kundër Serbisë, ende i bën qytetarët shqiptarë të vuajnë. Kujtimet nga ajo periudhë janë rrënjosur thellë në memorien e të gjithëve. Nuk janë të paktë artistët që e prekin këtë temë dhe ndajnë njësoj si Rona përjetimet e tyre.
Halsey rrëfen sëmundjen: Vuaj çdo ditë, kam abortuar tre here Halsey, këngëtarja e famshme amerikane, ka treguar publikisht se lufton çdo ditë me një sëmundje mjaft të rrezikshme të quajtur endometriozë. Kjo e fundit është një patologji gjinekologjike, ku endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës, e cila zëvendësohet çdo muaj me ciklin menstrual) fillon të rritet jashtë mitrës. Përmes disa postimeve në Twitter, 24-vjeçarja ka rrëfyer se sëmundja në fjalë i ka shkaktuar 3 aborte dhe 4 operacione. Sipas saj, njerëzit përreth janë lodhur me vuajtjen e vazhdueshme dhe nuk arrijnë ta kuptojnë atë. E gjitha kjo është një fyerje e madhe për të pasi këngëtarja ka deklaruar se vuan çdo ditë të jetës së saj pasi nuk mund të bëhet
dot nënë dhe ky fakt e trishton shumë. Rikujtojmë se ylli i muzikës pohoi se diagnostikuar me endometriozë në vitin 2018-të dhe që prej asaj dite vazhdon të jetojë me sëmundjen e rëndë.
Johnny Depp i penduar për martesën me Amber Heard Johnny Depp është i dëshpëruar për të rregulluar imazhin e tij pas problemeve me ish-bashkëshorten nëpër gjyqe. Shumë kohë pas ndarjes, aktori i njohur është shprehur se ajo e ka përdorur dhe burime pranë tij kanë zbuluar për ‘Hollywood Life’ që pendesa e Johnny për atë martesë është shumë e madhe. Këto ndjenja, Depp i ka ‘përmbledhur’ në një dokument, të cilin e ka paraqitur në gjykatë. Sipas po të njëjtit burim, gjyqin për dëmshpërblim me vlerë prej 50 milionë dollarësh për akuza të rreme, aktori e ka hapur pas ndjesive të këqija që ka përjetuar. Së fundmi po pritet vendimi që do e detyrojë Amber Heard të paguajë shumë marramendëse për akuzat false që ka drejtuar kundër ish-bashkëshortit. Sipas saj, Depp e ka sulmuar fizikisht gjatë një sherri.Këto ndjenja, Depp i ka “përmbledhur” në një dokument, të cilin e ka paraqitur në gjykatë. Sipas po të njëjtit burim, gjyqin për dëmshpërblim me vlerë prej 50 milionë dollarësh për akuza të rreme, aktori e ka hapur pas ndjesive të këqija që ka përjetuar.Së fundmi po pritet vendimi që do e detyrojë Amber Heard të paguajë shumë marramendëse për akuzat false që ka drejtuar kundër ish-bashkëshortit. Sipas saj, Depp e ka sulmuar fizikisht gjatë një sherri.
SHOWBIZ
21 E premte, 29 MARS 2019
8 femra të dyshuara për vrasjen e një burri! Ankohet për çdo gjë dhe për të gjithë. Një lakmitare që i pëlqen të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes! Agustina, ky personazh “plot me virtyte” do të vijë nën interpretimin e aktores Olta Daku, në veprën “8 femra” që do të ngjitet në skenën e Turbinës, më datat 29-30-31 mars, ora 19.00 nën regjinë e Driada Dervishit. Vepra gati provokative e Robert Thomas ka bërë bashkë emra të njohur femër në teatrin shqip. Për regjisoren Dervishi njohja me këtë vepër ka qenë një tërheqje e menjëhershme. Pasi lexoi veprën e pëlqeu aq shumë sa mendoi ta vendoste në skenë, duke zgjedhur 8 aktoret që i përshtateshin personazheve të ndërtuar nga Thomas. Shfaqja është e ndërthurur me pjesë muzikali, ku secila aktore këndon këngën e karakterit të saj. Fabula e pjesës është kjo: Në një shtëpi të madhe në fshat të mbuluar nga dëbora, një familje është mbledhur për të festuar Festat e Fundvitit. Por nuk do të ketë festime, babai patriark i familjes është gjendur i vrarë. Vrasësi mund të jetë vetëm njëra nga 8 femrat më të afërta të burrit të shtëpisë. Situatat komike shpërthejnë kur familjes fillon t’u dal sekreti. 8 femra. Secila nga ato është e dyshuar. Njëra prej tyre është fajtorja. Cila nga ato është? Ngjarja rrotullohet rreth femrave të familjes dhe punonjësve të tyre, loja fillon kur 8 femrat mblidhen në shtëpinë e madhe për të festuar Krishtlindjet dhe përfundojnë duke kërkuar të zbulojnë vrasësin e Marselit, burrit të shtëpisë. Të bllokuara në shtëpi, secila nga femrat është e dyshuar, secila nga ato kanë motivet dhe sekretet e tyre. Një tjetër aktore që rikthehet të interpretoje në këtë vepër, pas një mungese të gjatë është Merita Çoçoli.
“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”, premierë në teatrin“Migjeni” Vepra teatrore “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” do të jetë premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Pas suksesit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vepra me regji nga Kiço Londo mbrëmjet e datave 29 dhe 30 mars do të jetë në teatrin “Migjeni” në ora 19:00. Në qendër të veprës janë marrëdhëniet e komplikuara nënë e bijë dhe rolet në vepër interpretohen nga aktorët Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. Gjithashtu kjo komedi trajton dhe fundin tragjik të Meg, një nëne 70-vjeçare, e cila jetonte me të bijën e pamartuar 40-vjeçare, Morin. Për të mos mbetur vetëm, nëna bllokon çdo rast të së bijës për t’u martuar. E kjo e fundit pas dhunës së herëpashershme fizike, edhe e vret atë. Komedia “Mbretëresha e Bukurisë nga Leenane”, është shkruar nga Martin McDonagh në vitin 1996. Kjo vepër ka marr shumë çmime si Tony Aëards, Oliver Aëards. Në vitin 1999 u vu në skenë në Akademinë e Arteve me një trupë aktorësh si Drita Pelingu, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa.
Ajo interpreton Pjeretën, një ish kërcimtare nudo” apo një “artiste me talent dhe e pastër si zambak”? Zamira Kita, aktorja e njohur e shumë roleve që kanë mbetur në kujtesën e publikut do të interpretojë një gjyshe që nuk heq dorë nga alkoli. Koprace apo vrasëse? Ky dyzim do të shihet më mirë nën intepretimin e Kitës. Yllka Mujo interpreton në këtë vepër rolin e Gabit, zonjës elegante së shtëpisë që i do shumë
paratë, pak të bijat dhe aspak të shoqin. Në role të tjera interpretojnë aktorët Rajmonda Bulku, Klodiana Keco, Blerta Belliu, Paola Kodra dhe Ilda Pepi. Raimonda Bulku intepreton në rolin e Chanel, punonjësja e shtëpisë. Klodjana Keco në rolin e Suzanës, vajzës së Gabit dhe Paola Kodra si vajza adoleshente e familjes, e cila është stërmullari i ngjarjes për shakanë që përfundoi në tragjedi.
Aktori i madh Reshat Arbana në gjendje të rëndë shëndetësore Një ndër aktorët më të dashur dhe respektuar për publikun, Reshat Arbana, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se Arbana është shtruar ditën e djeshme me urgjencë në pavionin e Kardiologjisë në spitalin “Nënë Tereza”. Njoftohet se gjendja shëndetësore e 85 vjeçarit është përkeqësuar për shkak të një sëmundjeje ishemike të zemrës, e quajtur “Angina Pectoris”. Kujtojmë se Reshat Arbana është një nga aktorët më popullor të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963.
“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, në festivalin e Moskës Qendra Kombëtare e Kinematografisë bën me dije se filmi artistik i metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është pranuar në selektimin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë (MIFF), pa qenë në garë. Sipas materialit të publikuar nga QKK filmi me regji nga Kushtrim Bekteshi hyri në selektimin zyrtar në një festival të kategorisë A. Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është bashkëprodhim mes Manufaktura Production
(Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media& Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radio-
televizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë. Në film është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona
Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj. Filmi është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Drejtori i fotografisë në këtë film është Alm-
ir Gjikolli, muzikën origjinale e ka kompozuar Trimor Dhomi, montazhin e ka bërë Radovan Petroviç, skenograf është Durim Neziri, kostumografe Zhaklina Krstevska dhe dizajner i zërit Darko Spasovski. Premiera e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” do të jetë më datën 29.03.2019 (e premte), në kinemanë Cineplexx-Shkup, me fillim në ora 19:30. Filmi së shpejti do të shfaqet edhe nëpër kinematë në Shkup dhe në qytetet e tjera të Maqedonisë.
SPORT
22
E premte, 29 MARS 2019
Presidenti i Kukësit në intervistën për “Koha Jone” ka sulmuar disa nga ish-strategët e verilindorëve
Gjici: Trajnerët në Shqipëri si në “kohën e qepës”, Gjoka bëri mirë si puna e “lopës”
SULMUESI
Rama: Duam vetëm fitore me Partizanin, jam gati për të luajtur
Kukësi bëri një blerje të madhe në merkaton e janarit, duke afruar ish-mesfushorin e kombëtares, Valdet Rama. Duke folur para ndeshjes ndaj Partizanit, mesfushori me tipare sulmuese është shprehur i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës për të ndihmuar ekipin në sfidën më vendimtare të sezonit. “Kemi një ndeshje të veçantë pasi Partizani kryeson aktualisht në Kategorinë Superiore. Kemi dëshirë të fitojmë. Do japim maksimumin. Shpresoj të bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje, ato që kërkon edhe profesori nga ne. Lojtarët i kemi të mirë dhe të gjithë kemi dëshirë të luajmë për fitore. Jemi përgatitur mirë, kemi punuar dhe kemi harmoni në ekip. Të gjithë duam të futemi në fushë dhe po e presim. Duam ta fitojmë këtë ndeshje. Nuk kam qenë fizikisht ku duhet të isha kur erdha në fillim. Kisha disa muaj pa luajtur. I kam treguar cilësitë e mia në ofensivë dhe ndihem mirë. Jam gati të luaj”, deklaroi Valdet Rama.
TRAJNERI
Ndreu: Gara për titull e hapur, ndaj Partizanit një ndeshje e veçantë Nga Rozalb Lika
S
afet Gjici shquhet si një president shumë i ashpër me stafin drejtues, pasi në 7 vite që po investon te skuadra e Kukësit, ka ndryshuar plotë 12 trajnerë të ndryshëm. Numri një i verilindorëve në një bashkëbisedim për gazetën “Koha Jone”, pranon se ka vështirësi të mëdha për të gjetur një trajner të aftë për të marrë më të mirën nga futbollistët edhe kur ke një grup të kompletuar. I pyetur për trajnerin më të mirë në këto vite, Gjici ka folur për Ernest Gjokën që i dha titullin kampion në vitin 2017 dhe Duron që fitoi Kupën në vitin 2016. “Ernest Gjoka bëri mirë si puna e “lopës” deri aty dhe aty ku kishte për të hedhur një hap të madh për veten dhe për klubin i ra me shkelm. Erdhi momenti për të bërë hapin e madh, për të kaluar një tur në Champions League. Ai duhet të bënte mirë për veten e vet, jo për mua. I thash “mos ja lërë penalltinë Pero Pejiç sepse portieri i atyre ishte kroat dhe logjikisht ai e njeh Peron”. Trajnerët nuk mendojnë shumë, janë “kokëvogël”. Unë nuk i thash që të hiqte Peron dhe ta gjuante “x”. Trajneri e sheh vet
se kush është në formën më të mirë. Aty ishte Emini që shënoi dy gola, tani lërja atij, ta humbë. Edhe Messi e Ronaldo kanë humbur penallti. 1.3 milion euro humbëm nga ajo penallti. Gjoka nuk është trajner i keq, por çfarë bëri më pas, mori Vllazninë dhe Kamzën dhe i ul nga kategoria. Një trajner kampion shkon në ekipet që janë në 3-4 ekipet e para dhe nuk mund ta ulë veten. Kjo ndodh sepse nuk është trajner i madh, nuk e bën dot “vezën e madhe”. Kisha Klodian Duro, ai thoshte se unë ja dhashë Kupën Kukësit. Kur mbyllëm marrëveshjen bashkë i them: “Urime, suksese, ishalla merr një ekip kampion dhe të jetë konkurrues me Kukësin”. Nuk e mori asnjë ekip derisa shkoi te Kamza, humbte 5 ndeshje radhazi dhe vijonte thonte: “Vazhdojmë, jemi të fortë”. Nuk po e krahasoj me Ernest Gjokën, pasi ai u shpall kampion, edhe pse e bëri skuadra atë dhe jo ai skuadrën. Nuk humbëm asnjë ndeshje atë vit derisa u shpallëm kampion. Ai bëri mirë në aspektin e kampionatit, por shumë keq në aspektin e post-kampionatit. Na mori në “qaf” vetëm për një detaj. Marrim rastin e Kupës ndaj Teutës, çfarë na bëri trajneri i
“famshëm” (Cungu). Ishim në rezultatin 2-0, shkon e heq Rrocën dhe pjesën e sulmit dhe e fut ekipin në mbrojtje. Do të kishim mbyllur gjithçka. Trajnerët nuk studiojnë kundërshtarët, janë trajner “bjeri ti bimë”. Trajneri duhet të përgatitet shumë që të shkojnë te dy orët e stërvitjes. Kemi vështirësi të mëdha sepse në Shqipëri nuk ka akademi trajnerësh. Përse nuk kemi trajner për kombëtaren, po shkojmë lusim Panuccin apo dikë tjetër, sepse nuk ka. Vetëm Ilir Dajën dhe Shpëtim Duron, të gjithë kanë të njëjtën filozofi, me shkollën e kohës së qepës. Futbolli ka evoluar dhe nuk lidhje me futbollin e para 20 vitesh. Trajnerët e huaj nuk është se nuk dinë, por kanë një problem me mentalitetin shqiptar. Ose duhet t’i marrim për një afat të gjatë, duhet të presësh dy vite dhe më pas të pretendosh për titull. Krejt ndryshe Shqipëria nga futbolli austriak. Në Shqipëri nuk pret kush të presësh tri vite për të pretenduar. Europa të sjell para, pasi nëse nuk arrin në zonën europiane je i mbaruar. Sezonin e kaluar dolëm më mirë, pasi shitëm edhe Gurin. Në aspektin e futbollit kemi bërë mirë, por në aspektin e trajnerit nuk kemi bërë mirë”, deklaroi Safet Gjici.
Kukësi e ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për të ndryshuar trajnerin dhe tashmë në drejtim është Ramazan Ndreu. Ish-trajneri i Kastriotit, ka folur para sfidës ndaj Partizanit dhe premton një Kukës agresiv e sulmues, duke e pasur të qartë që barazimi është si humbje. “Gara për titull është e hapur deri sa lejon matematika. Nuk kemi presion. U kam thënë futbollistëve, të tregojmë se jemi skuadër e mirë jo vetëm në letër. Futbolli të sjell edhe humbje, apo barazime. Ne duam të fitojmë dhe do bëjmë maksimumin. Ndeshja me Partizanin është e rëndësisë së veçantë, pasi kanë kryesuar gjatë gjithë kampionatit. Gjatë kësaj periudhe jam i kënaqur me punën e bërë. Kemi avantazhe dhe jemi më të etur për të marrë pikët, si dhe jemi një skuadër që mund të rivalizojmë deri në fund. Duke krahasuar dy skuadrat, kemi avantazhe. Shoh më shumë mobilizim për të marrë fitore. Kuptohet do shumë punë, pasi Partizani jo kot është në krye. Partizani ka mbrojtjen më të mirë? Nëse ata kanë mbrojtjen më të mirë, ne kemi sulmin. Jemi munduar të punojmë me kujdes, e kemi ndjekur Partizanin me kujdes. Me sulmin që kemi mendojmë ta çajmë kundërshtarin. Sulmi nis nga mbrojtja dhe jemi munduar të qarkullojmë topin dhe të dalim para portës. Kemi lojtarë që në fund duhet ta zgjidhin. Do luajmë në sulm, por nuk do harrojmë mbrojtjen. Duhet ekuilibër. Në vijën e parë kemi lojtarë shumë të mirë dhe puna jonë është fokusuar aty”, deklaroi Nreu para ndeshjes.
SPORT
23
E premte, 29 MARS 2019
Trajneri i Partizanit është shfaqur i qetë para ndeshjes me Kukësin që do të luhet sot në Shkodër
Gega: Mungesat nuk janë justifikim, edhe në Bangladesh do të kishim tifozë T
rajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka dalë para mediave për të folur në lidhje me super fidën e së premtes kundër Kukësit. 9 pikë diferencë i japin qetësi trajnerit të të kuqve, i cili beson se skuadra e tij do të bëjë mirë në Shkodër pavarësisht mungesave të shumta. Mungojnë Telushi, Idrizaj e Rexhepi, si është gjendja e skuadrës? Kemi marrë maksimumin në dy ndeshjet e shkuara, por nuk ka rëndësi, tani kemi një ndeshje me rëndësi të veçantë. Kemi pasur një periudhë pushimi, por edhe dëmtimin e Telushit, më përpara Idrizajn. Patëm edhe Bardhin e Hebaj jashtë, i pari duhet të jetë gati për nesër (sot) (sot). Jemi gati, përtej mungesave. Kemi avantazh të madh, nuk kemi panik. Mungesat janë të parashikuara, ndaj kemi 25 lojtarë. Kthimi i Hilës na ndihmon shumë në mesfushë, kemi edhe alternativa të tjera. Kush do jetë zëvendësuesi i Telushit? Emra kemi në ekip, grupi ka forcë për ta zëvendësuar Telushin. Merkatoja e janarit, thuajse gjithë lojtarët e ardhur janë larg formacionit, disa as janë përfshirë fare. Si është e mundur që janë kaq lart formës së plotë fizike? Kemi pasur dëmtime, lojtarët e ardhur janë dëmtuar këtu. Rexhepi ka luajtur, Duka ka qenë disa muaj pa futboll, edhe një nga të huajt e ardhur kishte kohë pa luajtur. Kemi edhe një fazë, mund të na vlejnë në vazhdim. Rexhepi dhe kartonët, sa ju shqetëson mesatarja prej thuajse një karton për ndeshje? Nuk do jetë ndaj Kukësit, ka një mënyrë loje që ndoshta bën që të marrë kartonë të verdhë. Natyrisht na shqetëson kjo gjë, duhet të jetë më i kujdesshëm. A është hapi i fundit drejt titullit në rast fitoreje ndaj Kukësit? Nuk mendoj se mbaron nesër (sot) gara për titull, pavarësisht rezultatit. Kukësi me trajner të ri, sa i druheni ndryshimit dhe mendoni t’i prishni debutimin Ndreut?
Nuk ka rëndësi çfarë bën Kukësi, duam maksimumin dhe nuk mendojmë t’i prishim debutimin Ndreut. Çështja e biletave për ndeshjen në Shkodër ka
shkaktuar jo pak debate. Nuk merremi me ato që bëjnë klubet rivale. Di që edhe po të luhet në Bangladesh, Partizani nuk do jetë vetëm, do i ketë tifozët me vete. Të ishte për
mua, në këtë vend, me këtë ekonomi, do e bëja hyrjen falas në stadiume. Gjithsesi, nuk jam për hakmarrje, nuk do e bëja diçka të tillë në ndeshjen pasardhëse ndaj Kukësit.
MERKATO
Reali bën gati 500 milionë euro për Hazard, Pogba dhe Mbappe
Real Madrid po përgatitet për një verë të nxehtë, teksa pritet që të shpenzojë as më pak dhe as më shumë se 500 milionë euro. Florentino Perez së bashku me Zinedine Zidane kanë vullnetin e plotë për ta rikthyer Realin në një skuadër galaktike. Eden Hazard është në krye të listës, i cili sipas raportimeve, mendohet që ka arritur akordin me drejtuesit “Los Blancos”. E vetmja gjë që mund ta pengojë atë të largohet nga “Stamford bridge” është fakti që Chelsea-t i është hequr e drejta për të zhvilluar merkato, teksa drejtuesit e klubit shpresojnë që të bindin belgun të ndërrojë mendje dhe të rinovojë kontratën. Kampioni i Botës, Paul Pogba është gjithashtu i theksuar në listën e klubit madrilen. Mesfushori nuk ka nguruar ta deklarojë hapur, edhe pse jo në mënyrë direkte, se do t’i pëlqente që një ditë të transferohej në Madrid. Kalimi i francezit duket më se i mundshëm duke patur parasysh edhe vetë dëshirën e kampionit të botës. Kylian Mbappe është emri i fundit, por jo më pak i rëndësishme. Madje sulmuesi i Paris Saint Germain qëndron në krye të kësaj liste dhe është objektivi primar i “Los blancos”. Ditët e fundit rreth së ardhmes së Mbappe kanë qarkulluar shumë zëra edhe pse shpesh ka patur përgënjeshtrime, por në Madrid të gjithë janë të bindur për transferimin e tij.
MBROJTËSI
BLAUGRANËT
Hila: Presioni është te Kukësi, marr përgjegjësitë në mesfushë
Barcelona shet Coutinhon dhe Malcolm për të “rrëmbyer” Rashford
Në krahë të trajnerit Skënder Gega në konferencën para ndeshjes ndaj Kukësit, ka folur mesfushori Ardit Hila. Ai është shprehur se presioni do të jetë te skuadra verilindore dhe jo te Partizani. “Është ndeshje e rëndësishme, por jo një finale për ne. Duhet thjesht të japim më të mirën dhe të luajmë pa presion. Kemi qenë gjithmonë me këmbë në tokë. Nuk mendojmë çfarë do të ndodhë pas disa ndeshjesh, por për sfidën e radhës. Nuk besoj se një rezultat negativ do të prishte balancat. Telushi ka qenë ndër lojtarët më të mirë të ekipit. Çdo lojtar ka përgjegjësinë e tij, normalisht edhe unë. Mbas dëmtimit do të marr përgjegjësitë e mia. Ne jemi të qetë, jemi stërvitur mirë, pavarësisht dëmtimit të lojtarëve. Grupi ka harmoni. Goli i parë sezonal ndaj Teutës? Për çdo futbollist goli ka shumë rëndësi, sepse e çliron, i jep më tepër besim. Natyrisht, përgjegjësia bie edhe mbi mua pas mungesës së Telushit, kam pak më shumë përgjegjësi edhe për sa i përket kërkimit të golit”, deklaroi Hila në konferencën për shtyp.
Barcelona është e gatshme për të hequr dorë nga dy brazilianët Philippe Coutinho dhe Malcom për të siguruar paratë që duhen për të blerë “yllin” e Manchester United, Marcos Rashford. Rashford vlerësohet rreth 100 milionë paundë dhe te Barcelona janë të gatshëm të ofrojnë një nga lojtarët dhe para për të bindur drejtuesit e United, ndoshta edhe të dy. Malcom dhe Coutinho u blenë vitin e kaluar (ishmesfushori i Liverpoolit në janar) për shumë totale 180 milionë euro, por vlera e tyre ka rënë ndjeshëm. Ky operacion duket i vështirë që të realizohet, pasi duhet parë edhe dëshira e Manchester United, nëse do të heq dorë nga Rashford për të siguruar Coutinhon. Malcolm ndërkohë mund të shkojë në Itali, atje ku Interi e kërkon prej kohësh. Blaugranët kërkojnë që të ndërtojnë një skuadër me futbollistë të rinj dhe premtues, pasi Suarez dhe Messi duken të paprekshëm të paktën edhe për dy sezone.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 29 MARS 2019
PRESIDENTI
Meta: Mirënjohje të thellë për skënderbegasit kudo që ndodhen Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dje përvjetorin e themelimit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej” . Në një mesazh në Facebook, Presidenti shkruan ushtarakët që u trajnuan në këtë shkollë shkëlqyen jo vetëm si pjesëtarë të Foracave të Armatosura, por edhe në fushat e tjera të jetës. “Sot me rastin e themelimit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej” kam kënaqësinë t’i përshëndes të gjithë skënderbegasit e mrekullueshëm, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm në forcimin e ushtrisë sonë dhe të gjithë institucioneve të sigurisë kombëtare me dijet dhe atdhedashurinë e tyre, por që shkëlqyen edhe në të gjitha fushat e tjera si sportistë, akademikë e artistë, falë një edukimi të gjithanshëm plot pasion që morën nga mësuesit e mësueset më të mira të kohës. Gjurmët e shkëlqyera të këtij edukimi janë ende të freskëta në të gjithë Shqipërinë, që nga veprat më të mëdha hidro-energjitike me në krye Fierzën, e deri te brezaret e Ksamilit. Skënderbegasit ishin të parët kudo në çdo shërbim dhe sakrificë që u kërkohej për mbrojtjen dhe zhvillimin e atd-
heut”,- shkruan Presidenti Meta. Kreu i shtetit vlerëson dhe rolin e kuadrove ushtarë të kësaj shkollë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në
NATO. “Ata përqafuan ndryshimet demokratike dhe dhanë një kontribut të shkëlqyer në transformimin e modernizimin e Forcave të Armatosura, si
edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Aleancën më të madhe të lirisë, 10 vite më parë. Ndaj shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë
skënderbegasit kudo që ndodhen, për familjet e tyre dhe të gjithë mësuesit e pedagogët e tyre të dashur”,- shkruan Presidenti Meta.
Presidenti Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Gjysëmhënës së Kuqe të Katarit Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht qytetarëve të Kosovës, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999. Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimPresidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Gjysëmhënës së Kuqe të Katarit, Ambasador Ali Bin Hassan Al-Hammadi dhe delegacionin që e shoqëronte. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmat financiare që Gjysëmhëna e Kuqe dhe shteti i Katarit i kanë dhënë ndër vite
it mes Gjysëmhënës së Kuqe të Katarit dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, me qëllim përmirësimin e kushteve ekonomike e sociale të shtresave në nevojë në vendin tonë. Duke e falënderuar me mirënjohjen z.Al-Hamma-
di dhe organizatën humanitare që ai përfaqëson, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin e Katarit, si edhe shprehu domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy popujve e vendeve tona.