Koha Jone_29 nentor 2018.

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E enjte, 29 NENTOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 283 (8414)

E enjte, 29 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Mesazhet për Festat e Nëntorit/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shkruan kreut të shtetit shqiptar, Ilir Meta

Presidenti Trump: Jeni aleatë të vyer!

Trump: Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku FAQE 3

Miku i shqiptarëve, ish-presidenti Ceremonia për 106-vjetorin e Pavarësisë. kroat Stjepan Mesiç vlerësohet me Presidenti Meta: Sfidat e vendit kërkojnë “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” unitet dhe përgjegjësi kombëtare

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiç dje gjatë ceremonisë së zhvilluar FAQE 12 në Presidencë INTERVISTË

Paskal Milo: Nacionalizmi nuk është "barkë shpëtimi" për zgjidhjen e problemeve të vendit

FAQE 5

LIBRI I JURISTIT LEDI BIANKU

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut u jep të drejtë banorëve të Unazës së Re

FAQE 10-11

Në foto: Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama me bashkëshortFAQE 24 en Linda Rama, dje në pritjen zyrtare për Pavarësinë, në Pallatin e Brigadave

FAKTET

Avokati i Popullit konfirmon: Daniel Dobraj është rrahur nga policia

KORRIGJIMI I KUFIJVE

Nipi i Isa Boletinit: Isa nuk luftoi që kulla e tij t'i bashkohet Serbisë

FAQE 8

FAQE 17

OPINION

Dështimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor Nga Marjana Doda FAQE 18

KRYEMINISTRI

Haradinaj për Washington Post: Nuk pranoj kurrë shkëmbim territoresh

FAQE 17


POLITIKE

2

E enjte, 29 NËNTOR 2018

28-29 Nëntori, politika sërish e ndarë për festimet e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit

F

estat e Nëntorit ashtu si prej më shumë se dy dekadash vijojnë të ndajnë politikën shqiptare sa i përket festimeve, duke vijuar kështu në “traditën” e krijuar prej vitesh në vendin tonë, ku e majta dhe e djathta i festojnë ndryshe nga njëra-tjetra ditët e 28 dhe 29 Nëntorit. Dukuri kjo, të cilën e konfirmojnë të dhënat e agjendave respektive, ku Presidenca dhe Kryeministria janë në një linjë sa i përket festimeve të sotme për datën 29 nëntor, e cila për të majtën në tërësi simbolizon ditë të çlirimit të vendit. E pikërisht në këtë ditë, Partia Demokratike nuk ka planifikuar ndonjë aktivitet të veçantë, pasi për datën e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë njeh pikërisht datën e djeshme, 28 Nnëtorin, datë e cila përkon në fakt edhe me ditën e Pavarësisë. Këtë e tregon konkretisht fakti që kryedemokrati Lulzim Basha, i cili do të zhvillonte homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të vendit, pikërisht në mëngjesin e ditës 28 nëntor, duke sinjifikuar në këtë mënyrë nderimin e të rënëve për çlirimin e vendit, në ditën që përkon historikisht në të njëjtën kohë edhe me pavarësimin e tij. Veprim ky të cilin kryeministri Edi Rama, do ta bëjë në fakt, një ditë pas tij, pikërisht sot më 29 nëntor, duke referuar në këtë mënyrë qëndrimin e kampit politik të cilit i përket, që njeh pikërisht si ditën e çlirimit të vendit këtë datë dhe duke e mbrojtur vazhdimisht me argumentin se ka qenë ajo kur është larguar edhe gjermani i fundit nga vendi ynë e aspak 28 nëntori, siç pretendon e djathta shqiptare. Homazhet e demokratëve Ndërsa kreu i shtetit dhe mazhoranca qeverisëse u zhvendos në Vlorë, Partia Demokratike dhe deputetë të saj zhvilluan homazhe edhe në Varrezat e e Dëshmorëve. I pranishëm në ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve ishte edhe ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Basha u shpreh se përulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë. “Përshëndetje dhe gëzuar nga zemra të gjithë shqiptarëve ditën e shenjtë të Flamurit, Ditën e Pavarësisë dhe Lirisë së Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar! Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre 28 Nëntor 1443. Përkulemi me nderim para Ismail Qemal Bej Vlorës dhe gjithë firmëtarëve të

Lulzim Basha homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Për lirinë luftohet çdo ditë

Pavarësisë së shtetit shqiptar, sakrificës së tyre sublime që çuan në datën tjetër të shenjtë në historinë tonë 28 Nëntorin e vitit 1912. Përkulemi para qindra e mijëra të rinjve e të reja, burrave dhe grave që dhanë jetën, antifashistë dhe nacionalistë në luftën për Çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët. Përkulemi para sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit legjendar Adem Jashari, i

cili po kështu lindi në këtë ditë të bekuar më 28 Nëntor. Dhe para sakrificës së mijëra shqiptarëve të tjerë që u flijuan për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e kombit shqiptar, kudo ku ata jetojnë. Kjo sakrificë, ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar për pavarësinë dhe lirinë është i pandarë nga beteja e përditshme për të ruajtur lirinë dhe demokracinë. Për lirinë dhe demokracinë duhet luftuar çdo ditë. Dhe jam sot në krah të

gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre dhe të drejtat e tyre. Dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar në fakt ashtu siç është e garantuar në ligj dhe në Kushtetutë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët!”- u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha.

DEPUTETI DEMOKRAT

Strazimiri ironizon Ramën: Rrëmon për poture, çnderon Flamurin

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, deputeti demokrat Gent Strazimiri ka ironizuar veshjen e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë për festën e Flamurit dje në Vlorë. “Vulgariteti vagabondesk i ngritur në piedestal”, kështu e përkufizon demokrati Strazimiri paraqitjen e kreut të qeverisë në ceremoninë e djeshme në Vlorë. “Vulgariteti vagabondesk i ngritur në piedestal! Këtu e 106 vjet më parë, në kohën e potureve, ca BURRA të mençur të veshur me frak e kostum në respekt të Flamurit e Atdheut, nisën rrugën e emancipimit edhe për “meket e potures dhe opingës”, “që dritë e diturisë përpara të na shpjerë” ... Sot pas 106 vjetësh, në kohën e frakut e kostumit, “mekja i radhës” rrëmon të gjejë poture e opinga, për të çnderuar Flamurin dhe ata Burra janë ende pa varr! Nuk them dot “Gëzuar” ... s’kemi ç”gëzojmë...”- u shpreh dje në reagimin e tij deputeti demokrat Gent Strazimiri.

FESTIMET E VLORËS

Z

ëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ishte dje në Vlorë për ceremonitë zyrtare të kremtimit të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ai është nderuar gjithashtu me titullin akadamik, “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës në një ceremoni që u zhvillua mesditën e djeshme me praninë e autoriteteve më të larta shtetërore, akademike të Shqipërisë dhe të rajonit të Vlorës. Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut që nxit mendimin shkencor kombëtar në këtë drejtim. Në një prononcim për mediat, Pacolli tha se është i nderuar për këtë vlerësim. “Gjithë shqiptarëve kudo qofshin,

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Zëvendës Kryeministri Pacolli nderohet nga Universiteti i Vlorës

urime 28 Nëtorin, dita e madhe, ditë feste, ditë e paqes për gjithë shqiptarët, ditë simbolike. Por edhe Vlora këtu vend pelegrinazhi. Titulli do të thotë shumë se e marr

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

nga një Universitet i rëndësishëm dhe për ardhmërinë e vendit, veprat e tyre, kontributin e tyre në ekonominë moderne. Por këtë çmim e marr dhe në ditën e shenjtë,

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

ditën e shqiptarëve, ditën e festës së madhe dhe për mua është një nder shumë-shumë i madh”- u shpreh dje Behgjet Pacolli. Ndërkohë në Vlorë ndodheshin edhe qytetarë të tjerë të Kosovës për kremtimet e këtij përvjetori. “Kam ardhur nga Zvicra për të vazhduar tutje për Kosovë për të festuar bashkë festën e flamurit, festat më të shënuara të historisë së kombit, festat e nëntorit”- tha njëri prej tyre. “Të kemi ëndrra të realizuara, të kemi mirëkuptim, dashuri mes popujve. Gëzuar të gjithëve!”- ishte urimi i një prej qytetarëve kosovarë që i bashkua festimeve të djeshme në “Qytetin e Flamurit”.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 29 NENTOR 2018

Mesazhet për Festat e Nëntorit/Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shkruan kreut të shtetit shqiptar, Ilir Meta

Presidenti Trump: Jeni aleatë të vyer!

Trump: Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku Shqipëria kremtoi dje 106vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit. Në historinë e një kombi kjo është data më e rëndësishme e të gjitha festave kombëtare, ndaj dhe mesazhet që vijnë në adresë të përfaqësuesve kryesore të shtetit kanë marrin një rëndësi të posaçme. Në adresë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta dje kanë mbërritur mesazhe urimi nga shumë kryetarë shtetesh. Për vetë rëndësinë që kanë marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mesazhet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë zënë vendin kryesor në media, por edhe në simbolikën e politikës së ditës. Në mesazhin e tij për Presidentin Ilir Meta, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ndër të tjera thekson se: "Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale." Mesazhi i Presidentit të SHBA përmbledhë esencën e raporteve mes Shqipërisë dhe Amerikës, duke konfirmuar dhe një herë marrëdhëniet specifike mes dy

vendeve. Në qëndrimin e Presidentit Trump vihen re dy elementë. E para është përcaktimi i nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke i cilësuar të forta dhe me arritje domethënëse. Për peshën tejet modeste që ka Shqipëria në zhvillimet ndërkombëtare, një vlerësim i tillë nga presidenti i superfuqisë botërore, është domethënës. Edhe pse mesazhet e urimit shpesh kalojnë si diçka protokollare, vlerësimet e Presidentit Trump për Shqipërinë

flasin shumë për raportet mes dy shteteve. Elementi i dytë në mesazhin e Presidentit të SHBA drejtuar Presidentit Ilir Meta është vlerësimi i Shqipërisë për kontributin e saj në rajon. Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe gjatë viteve të fundit është angazhuar pothuaj në gjithë misionet paqeruajtëse të aleancës. Në Irak, Afganistan, Bosnjë, Çad dhe së fundi në misionet në Mesdhe për fluksin e refugjatëve, Shqipëria i është përgjigjur thirrjes së Aleancës dhe SHBA për të

kontribuar me mjete dhe personal ushtarak në përballimin e sfidave. Edhe pse një kontribut i vogël në krahasim me shtetet që kanë superfuqi ushtarake, drejtuesit e NATO kanë shprehur vlerësimin për rolin e Shqipërisë. Qëndrimi i Shqipërisë përballë sfidave të tilla dhe nismave të SHBA, bëjnë që në mesazhin e tij Presidenti Donald Trump ta vlerësojë Shqipërinë si një "aleat të çmuar të Amerikës". Për shtetin shqiptar dhe shqiptarët që jetojnë në rajon, të pasurit aleat një super-

fuqi si Amerika është një fakt tejet i rëndësishëm. Mesazhet e Presidentit Donald Trump marrin rëndësi edhe të veçantë në kontekstin rajonal të Ballkanit, kur në horizont kanë nisur të diskutohen ide të vjetra për rishikim kufijsh dhe ndryshim të hartave. Ajo çfarë ka nisur të gatuhet në takimet mes pak përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës dhe një pjese të BE për kufijtë shihet si një lojë që prek gjithë rajonin, që nuk dihet si përfundon. Kur nisin diskutime të tilla në rajon suksesi dhe dështimi varet nga aleancat që ke në krah. Dje Presidenti i SHBA në mesazhin që i dërgoi homologut Ilir Meta, konfirmoi marrëdhënien e fortë dhe aleancën e vyer AmerikëShqipëri. E thënë nga Presidenti i vendit më të fuqishëm botë, kjo mbështetje nuk është pak për Shqipërinë. Por Shqipëria ka nevojë të jetë korrekte jo vetëm në fushën ushtarake. Duhet shtet ligjor dhe të ketë si ikonë drejtësie, SHBA. Ndryshe Amerika, kur vjen puna të bëjë analizën e demokracisë mbetet e ashpër. Në pak vite ka jo pak probleme në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Ndaj mesazhi i Trump duhet marrë jo vetëm si një inkurajim strategjik, por edhe si detyrë për një shtet ligjor.


POLITIKE

4

E enjte, 29 NËNTOR 2018

FESTAT E NËNTORIT

DITA E PAVARËSISË

N

ë kohën kur kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe të tjerë personalitete ishin duke nderuar personalitete të tjera në Vlorë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, zgjodhi sheshin “Skënderbej” jo vetëm për të ngritur flamurin, por për të lëshuar edhe mesazhe politike. Veliaj tha se edhe në kohën kur u shpall Pavarësia kishte një pakicë që nuk e donte flamurin kuqezi dhe ishte e gatshme të binte dakord me pushtuesin. “Kushdo që është tirans i vjetër apo tirans i ri, i viteve të fundit, duhet të ndihet krenar që është pjesë e një qyteti, i cili gjithmonë ka pasur një shpirt dhe zemër në momentet më të rëndësishme të historisë së kombit tonë. Në fakt, historia nuk ka ndryshuar shumë, edhe në ato kohë kishte njerëz që nuk ishin dakord me këto veprime. Për ju që jeni akoma nxënës jam i sigurt që po lexoni librat e historisë për një lëvizje që quhej “dum babën”; lëvizja “dum Babën” ishte një minorancë e zhurmshme shqiptarësh, jo të huajsh, të cilat thoshin mirë këta me pavarësi, por ne preferojmë të rrimë të pushtuar, të bëjmë pakt me zaptuesin, me pushtuesin. Edhe atëherë, jo të gjithë donin këtë flamur, jo të gjithë donin këtë himn. Kishte një minorancë që bënte zhurmë dhe që nuk e donte këtë vendim të rëndësishëm për pro-

Veliaj: Të vendosur më shumë se kurrë për të vijuar me urbanizimin e Tiranës

gresin e kombit dhe thoshin ‘dum Babën”-u shpreh Veliaj. Ai komentoi edhe projektin e Unazës së Madhe dhe tha se ka shumë vendime të rëndësishme që duhen marrë. “Edhe sot do të duhet të marrim vendime të rëndësishme. Vendimi për ta shpallur Shqipërinë të pavarur, më vete dhe për të vendosur që ky vend të progresojë ishte një vendim i rëndësishëm. Sot lipset që të

marrim vendime të tjera të rëndësishme, që të jemi një qytet, një shtet modern. Sot lipset që të kemi progres, që minoritetet e zhurmshme t’i respektojmë për fjalën e tyre, por shumica e heshtur të vazhdojë përpara. Nëse do të dëgjonim çdo minorancë të zhurmshme që thotë “dum babën”, nuk do e kishim këtë shesh, nuk do e kishim atë Pazar të Ri, nuk do e kishim atë Bulevard, nuk do e kishim Parkun, Lodrat te Liqeni. Nuk do të kishim shumë prej vendimeve të rëndësishme që merr shumica e heshtur dhe e drejtë e këtij qyteti. Ndaj, miqtë e mi, ne jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Tirana do ta ketë një Unazë të Madhe për të fituar pavarësi nga trafiku, nga bllokimi, nga zaptimi”-tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë shtoi se do të vijojnë bonuset për banesat sociale, por theksoi se puna për Tiranën duhet të vazhdojë me shpejtësi. Për kryebashkiakun Veliaj, progresi i Shqipërisë është një detyrim për të gjithë ata që sakrifikuan për Pavarësinë e vendit.

Kryeministri Rama “godet” sërish me stilin e çitjaneve në Vlorë, por e tërheq vëmendjen nga gafa e Bashës

Festa kombëtare bën bashkë Ramën e Metën në Vlorë

M

e rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, në qytetin e Vlorës është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, si dhe personalitete të tjera të politikës. Presidenti Meta dhe kryeministri Rama zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë. Ndërkohë, Partia Demokratike përveç kremtimeve të ditës së Flamurit do të zhvillonte homazhe tek varrezat “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Më pas, personalitetet më të larta shtetërore në këtë Vit Mbarëkombëtar kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeut zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në shenjë nderimi te varri i Ismail Qemalit. “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali”, u shpreh dje Presidenti i Republikës Ilir Meta në një prononcim të shkurtër për gazetarët. Rama shkakton reagime Është komentuar shpesh për veshjen e tij, më e fundit, shfaqja me atlete në mbledhjen e Bashkimit Europian, ndërsa dje kryeministri Edi Rama “ka ditur” të tërheqë sërish vëmendjen. Në shkelje ndoshta edhe të protokollit zyrtar, edhe

pse i veshur me ngjyrat kombëtare, kreu i qeverisë zgjodhi një stil paksa ekstravagant në ceremonitë për ditën e Flamurit në Vlorë. Me xhup dimëror ngjyrë të zezë, i përshtatshëm për një ditë me shi, kreu i qeverisë, guxoi sërish me pantallonat e tij, ç’ka tërhoqi vëmendjen, ndërsa videot e fotot u bënë virale në rrjetet sociale, të cilat në më të shumtën e rasteve e krahasonin me ngjashmërinë e aleatit serb të diktatorit Enver Hoxha, Miladin Popoviçit. Por pavarësisht kësaj, teksa preferoi të shmangte një komnet për paraqitjen e tij, preferoi të merrej me lapsusin e bërë nga kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha, i cili në të vetmen dalje publike që bëri dje i bëri lëmsh datat gjatë homazheve nga “Varrezat e Dëshmorëve”, ku duke dashur që t’i referohet 28 nëntorit 1443, datë e cila

shënon ngritjen e flamurit Kombëtar në familjen e Kastriotëve në Krujë. Fillimisht Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1444. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë. Duke marrë shkas kjo videoka e kryedemokratit do të bëhej virale duke shkaktuar plot humor në rrjetet sociale. Kryeministri përveçse e ka korrigjuar, gjithashtu edhe e ka falënderuar kreun e PD-së duke i thënë: “Falëminderit që na bën të qeshim”. “Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5 shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s’e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, por kujton se kështjella e tyre është në Lezhë, ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim”- u shpreh dje në reagimin e tij kryeministri Rama.

Kuvendi hap dyert për qytetarët, më i preferuari vendi i Kryeministrit

Dje më 28 nëntor, ditën e shpalljes së Pavarësisë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Sheshin e Flamurit dhe të Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës. Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, ministra, deputetë e personalitete të tjerë shtetërore dhe të qeverisjes vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete kulturore dhe intelektuale, si edhe qytetarë të Vlorës. Më pas, Kryetari i Kuvendit mori pjesë në homazhet në varrin e Ismail Qemalit, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të veprës dhe kujtimit të Atit Themelues të Shqipërisë. Ndërkohë paralelisht me këtë ceremoni me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë, Parlamenti është vizituar dje nga shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Me urimet e tyre, për një Shqipëri të anëtarësuar në Bashkimin Europian, kishte edhe nga ato qytetarë që shprehën pakënaqësitë për klasën politike. Ashtu si politikanët edhe qytetarët preferojnë më shumë postin e Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe të ministrave në sallën e Kuvendit. Në kohën kur i “zoti i shtëpisë” po merrte pjesë në festimet e 106 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në sallën e seancave plenare mbahej radhë për t’u ulur në vendet e të preferuarve të tyre politikë. “Ky është vendi më i preferuar për të gjithë, të gjithë e synojnë atë, por historia ka treguar se në Shqipëri nuk e kanë njerëzit e denjë dhe të duhur”. Në mesazhet për Ditën e Flamurit, qytetarët urojnë që vitin e ardhshëm vendi ynë të marrë një përgjigje pozitive nga vendet e unionit. “Vitin tjetër të jemi sa më shpejt në BE. Gëzuar Ditën e Flamurit!”- tha një vizitor. “Me këtë politikë që kemi ta çojmë vendin më përpara dhe të ecim sa më mirë drejt sukseseve që do ky popull dhe ky vend”- theksoi një tjetër vizitor. “Te parlamenti i kemi sytë dhe mendojmë për të ardhmen, jo vetëm tonë, por edhe të fëmijëve”- u shprehën ata. Me dyer të hapura për qytetarët, Kuvendi shpërndau bluza për të pranishmit për të sensibilizuar qytetarët për mbrojtjen e mjedisit. Edhe gjatë së sotme, qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Parlamentin nga ora 17:00-19:00.


POLITIKE

5

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Historiani flet për “Top Talk”: Terminologjia diplomatike e Edi Ramës, e dobët dhe e papërshtatshme

Paskal Milo: Nacionalizmi s’është “barkë shpëtimi” për zgjidhjen e problemeve të vendit H

istoriani, politikani dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ishte i ftuar dje në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ku u pyet nëse kryeministri Edi Rama po përdor kartën nacionaliste për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme. Milo theksoi se “nacionalist i mirë dhe patriot i mirë është ai që zgjidh problemet themelore që ka kombi i tij”. “Nuk janë parrullat dhe strategjitë nacionaliste barka e shpëtimit për zgjidhjen e problemeve në vend sepse jemi në një botë bashkëkohore që po shkon drejt globalizmit”, theksoi Paskal Milo. Më tej, Milo shpjegoi se “gjuha e ashpër e Ramës është karakteristikë e sjelljes dhe formimit të tij, por nuk është e pamenduar”- tha ai. Por, sipas tij, “shfaqjet dhe qëndrimet kritike të tij (Ramës) dhe mënyra se si i artikulon kudo ku është, nuk ndihmojnë, përkundrazi, krijojnë idenë se kryeministri i Shqipërisë është kryeministri i një vendi të vogël që pretendon shumë dhe nuk ndihmojnë për ta parë Shqipërinë në një dritë realiste”- u shpreh Milo. Ndër të tjera, Milo foli për deklaratat e forta të kryeministrit Edi Rama. “Nuk është hera e parë që Rama i bën vetes reklamë agresive kur shkon në Kosovë. Rama nuk shquhet për fjalor diplomatik.

Është një kryeministër atipik, me karakteristikat e veta, që nuk pyet shumë për rregulla dhe paraqitje protokollare. Këtë gjë bënte edhe si kreu i Bashkisë së Tiranës. Fjalori i tij në Pejë dhe kritikat ndaj komunitetit ndërkombëtar nuk ishin të parat e as do të jenë të fundit sepse shquhet për karakter të fortë. Ky lloj protagonizmi ka të bëjë dhe me atë që Shqipëria gjithmonë e ka mbështetur Kosovën, por vjen natyrshëm sepse Shqipëria është konsideruar si shteti amë nga

kosovarët. Shqiptarët e Kosovës i kanë drejtuar sytë nga ne dhe i kanë dhënë të drejtën e përkujdesjes. Disa qëndrime të Ramës, si për çështjen e vizave, Kosova i mirëpriti”, deklaroi Milo. Por, Milo e cilësoi term të palejueshëm për një kryeministër fjalën “gomar” që përdori për të sulmuar kritikët e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Një njeri i politikës nuk duhet të përdorë terma të tilla në adresë të kritikëve. Mendoj që e tejkaloi pozicionin dhe fjalorin politik

të një kryeministri”, theksoi Milo. Në lidhje me mbledhjet e dy qeverive, Milo u shpreh se këto takime “jo gjithnjë kanë provuar efekte konkrete apo kanë shënuar hapa përpara në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”. “Shpesh janë cilësuar vetëm si dekor politik për të qetësuar ujra që qarkullojnë brenda ekipeve respektive apo për të hequr vëmendjen ndaj ngjarjeve të politikës së brendshme”, shpjegoi dje gjatë intervistës së tij, historiani Paskal Milo.

DEPUTETJA E PD

Festa e 28 nëntorit, Kadiu: Sot duhet të reagojmë, që të mund të gëzojmë

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Pavarësisë, por më shumë se sa urimi ajo ka një mesazh për të gjithë qytetarët. Sipas Kadiut, është e vështirë të gëzohet kur shteti e shtetarët nuk punojnë për qytetarët, kur ata nuk i mbrojnë nga e keqja, kur të aftin e përzënë, kur të talentuarin e përbuzin, kur në çdo moment ndihet frike. Për deputeten demokrate, duhet të reagojmë e të përballemi në mënyrë që të mund të gëzojmë. “Sot 106 vite Shtet. Do doja të thoja “Gëzuar Shqiptar brenda dhe jashtë vendit”. Por si mund të gëzoni kur shteti e shtetarët nuk punojnë për ju, kur ata nuk ju mbrojnë nga e keqa, kur nuk ndiheni të sigurt, kur nuk ju dalin në krah, kur të aftin e përzënë, kur të talentuarin e përbuzin, kur në çdo moment ndihet frikë. Sot më shumë se gëzuar ndiej të them: Duhet të reagojmë, të përballemi që të mund të Gëzojmë!”- u shpreh dje deputetja e PDsë, Fatbardha Kadiu.

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-SË DËNON HESHTJEN E SHOQËRISË CIVILE KUR BËHET FJALË PËR SHTETARËT

Deklarata e Veliajt për efektiven, Vasili: Viktimë e histerisë së pushtetit

K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil akuzoi dje kreun e bashkisë së Tiranës, lidhur me deklaratën të tij për efektiven Ina Nuka, që u plagos gjatë protestës para parlamentit. Veliaj bëri pyetjen nëse do martohet njeri me një gocë pa gishta, ndërsa Vasili thotë se histeria për të mbajtur një karrige po e bën gjithnjë e më të neveritshëm kryebashkiakun e Tiranës. “Fjalë të neveritshme për gruan, nga një kryebashkiak i ligë e i pagdhendur.

Histeria për të mbajtur një karrige po e bën gjithnjë e më të neveritshëm Kryebashkiakun e Tiranës. Po ky kryebashkiak në mes të sheshit, me një sjellje të pagdhendur dhe pikërisht një ditë pas ditës botërore kundra dhunës ndaj grave, duke marrë shkas nga ngjarja me policen Ina tha me plot gojën sa më poshtë: “Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?”, u shpreh Veliaj. Viktimë e histerisë për pushtet dhe e ndonjë këshilltari idiot, ky krye-

bashkiak mendon se do të krijojë keqardhje duke përdorur policen e dëmtuar dhe kështu do demonizojë banorët e Unazës së Re. Në këtë mënyrë ai u rrëfen të gjithëve, dhe këtu është i sinqertë, që gruaja apo femra është për të, një tërësi fizike, një qënie anatomike, një mall njerëzor, të cilit i duhet bërë inventari, dhe në pastë diçka mangut, ajo femër nuk do ta ketë kurrë dashurinë njerëzore dhe do te jetë e përjashtuar nga jeta. Këtij kryebashkiaku mijërat e familjeve dhe martesave të personave

me handikap i duken anormalitet, që nuk meriton respekt, apo qindra mijërave të tjerëve, që për dhjetëra arsye traumatike, apo shëndetësore pësojnë modifikime të pjesshme të trupit të tyre. Ditë turpi për Tiranën në krye të Bashkisë së saj ka dhunuesin më të keq të grave, më të ligë se dhunuesit vetë, pasi me fjalën e tij dhunoi njëherazi mijëra e mijëra gra dhe familje. Sot është një ditë e keqe sepse Tirana, që duhet të printe me evolucionin shoqëror të saj gjithë vendin, ka

sot një kryebashkiak të pagdhendur e të ligë, që për karrigen dhe milionat e eurove demonstroi një sjellje të zezë dhe pa alibi. Ditë e trishtë për qytetarët e Tiranës. Ditë e trishtë edhe për Shoqërinë Civile shqiptare, e cila ka zgjedhur të flasë shumë edhe me pathos të zjarrtë bile, por vetëm një ditë në vit për gratë. Sho-

qëria civile shmanget të përballet me dhunuesit e vërtetë shtetërorë, që janë aty përpara syve tanë, arrogantë, shpirtkëqinj, cinikë, pushtetplot e parashumë. Të gjithë jemi në provë në përballjen ndaj kësaj dhune ndaj grave së pari si qytetarë, dhe së dyti si familjarë”u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE

6 E enjte, 29 NËNTOR 2018 11

E enjte, 29 NENTOR 2018

Qeveria depoziton në Kuvend projektligjin e ri për menaxhimin e pronave – Agjencia në varësi të Kryeministrit

A

gjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për të funksionuar në një njësi të vetme, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit. Projektligji i ri që është depozituar në Kuvend përcakton rregullat për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si institucioni shtetëror përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë (Ligjërimi i ndërtimeve pa leje, proceset e lidhura me tokën bujqësore, trajtimin e pronës dhe inventarizimin e pronave shtetërore) të trajtuara me ligj të posaçëm. Gjithashtu, qeveria thekson se përmes projektligjit të ri për kadastrën, synon të përmirësojë kuadrin ligjor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke parashikuar norma të reja ligjore për mënyrën e administrimit të regjistrit publik të këtyre pasurive, pasqyrimin e të drejtave dhe detyrimeve që rëndojnë mbi pasuritë e paluajtshme, si dhe përmirësim-përditësimin e të dhënave të regjistrit për të korrigjuar pasaktësitë gabimet materiale të mbartura në të gjatë tre dekadave të fundit. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, objektivi final i kësaj nisme është garantimi i sigurisë në marrëdhëniet juridike të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, duke sjellë si pasojë zgjidhjen e efekteve negative, ekonomike dhe sociale që kanë shoqëruar këtë fushë të së drejtës dhe të veprimtarisë shtetërore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues. Organet drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues do të ketë gjithsej 7 anëtarë, një prej të cilëve është Drejtori i Përgjithshëm. Anëtarët duhet të kenë formim profesional të fushave të inxhinierisë, gjeodezisë, drejtësisë, ekonomisë, ose administrimit publik, si dhe përvojë pune të paktën 5 vjet në organet e administratës shtetërore. Anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues, nuk janë funksionarë me kohë të plotë dhe zgjidhen përkatësisht si përfaqësues nga: a) Ministri i së Drejtësisë; b) Ministrisë i Financave; c) Ministri përgjegjës për bujqësinë; ç) Ministri përgjegjëse për zhvillimin urban; d) Kabineti i Kryeministrit; dh) Autoriteti shtetëror përgjegjës për informacionin gjeo-hapësinor. Agjencia përgatit dhe i paraqet Kryeministrit projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin

Shkrihen ALUIZNI, AKP dhe Hipoteka, krijohet Agjencia Shtetërore Kadastrës

e Hartës së Vlerës së Tokës”, që përmban çmimet e referencës së tokës ne Republikën e Shqipërisë. Metodologjia e llogaritjes së këtyre çmimeve përcaktohet me VKM. Gjithashtu, Agjencia ushtron drejtpërdrejt kompetencat që burojnë nga ligji nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të ish-pronarëve”. Drejtoritë vendore të Agjencisë administrojnë kadastrën e zonës/zonave të regjistrimit në kompetencë të tyre, si dhe janë përgjegjëse për zbatimin e procedurave për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. RELACIONI Në draftin e saj, Qeveria thekson se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i rregullave për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si institucioni shtetëror përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë (Ligjësimi i ndërtimeve pa leje, proceset e lidhura me tokën bujqësore, dhe inventarizimin e pronave shtetërore) të trajtuara me ligj të posaçëm. Si dhe, përmirësimi i kuadrit ligjor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, duke parashikuar norma të reja ligjore për mënyrën e administrimit të regjistrit publik të këtyre pasurive, pasqyrimin e të drejtave dhe detyrimeve që rëndojnë mbi pasuritë e paluajtshme, si dhe përmirësim-përditësimin të të dhënave të regjistrit për të korrigjuar pasaktësitë gabimet materiale të mbartura në të gjatë tre dekadave të fundit. “Objektivi final i kësaj nisme është garantimi i sigurisë në marrëdhëniet juridike të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, duke sjellë si pasojë zgjidhjen e efekteve negative, ekonomike dhe sociale që kanë shoqëruar këtë fushë të së drejtës dhe të veprimtarisë shtetërore”thuhet në relacionin bashkëngjitur projektligjit në fjalë. Vlerësimi i të ardhurave dhe shpenzimeve Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si

institucioni ligjzbatues për të gjitha procedurat e parashikuara në projektligj, do të kërkojë përfshirjen në një institucion vetëm të kompetencave të institucioneve që veprojnë në fushën e pronësisë, konkretisht, Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP), Agjencisë së Legalizmit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Për të bërë një vlerësim në terma të përgjithshëm të buxhetit të nevojshëm për mirëfunksionimin e Agjencisë është bërë një përllogaritje e buxhetit total që do të kishte në dispozicion Agjencia me krijimin e saj, duke marrë parasysh buxhetet aktuale të secilit institucion në raport me të ardhurat dhe shpenzimet. “Duke bërë një analizë të të ardhurave dhe shpenzimeve të këtyre institucioneve për periudhën 2016-2018, konstatohet që diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve rezulton përafërsisht në vlerën minus 600 milionë për çdo vit. Kjo diferencë negative ka një trend afërsisht konstant për të tre vitet e analizuara. Për këtë arsye, në vitin 2019 (viti i parë i ASHK-së) do të përdoren fondet e planifikuara nga buxheti i shtetit për ALUIZNI-n dhe AITPP-në. Ndërsa në vitet në vazhdim Agjencia do të funksionojë si një institucion me vetëfinancim dhe të ardhurat do të trashëgohen në buxhetin e vitit ushtrimor pasardhës”- deklaron Qeveria në draftin e saj. Përmbledhje shpjeguese Projektligji përbëhet nga 77 nene, të cilat janë të strukturuar në 10 krerë. Kreu II parashikon organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si organi përgjegjës për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, administrimin e regjistrit publik të këtyre pasurive, si dhe për realizimin e “proceseve kalimtare të së drejtës së pronësisë”,

të parashikuara në projektligj të posaçëm. Synohet që kjo agjenci të funksionojë si një institucion me vetëfinancim. Por të paktën për tre vitet e para propozohet financimi pjesërisht nga buxheti i shtetit. Agjencia do të jetë nën varësinë e Kryeministrit. Kjo varësi hierarkike propozohet në kuadër të angazhimit në rritje të Këshillit të Ministrave për të zgjidhur problematikat e lidhura me pasuritë e paluajtshme, si dhe në mënyrë të veçantë me nismën e vetë Kryeministrit për të mbikëqyrur drejtpërdrejt proceset që lidhen me këtë çështje. “Gjykojmë se rinormimi i procesit të regjistrimit të pasurive, ku përfshihet edhe riorganizimi institucional i strukturave shtetërore, është veçanërisht i rëndësishëm nëse do të marrim parasysh prioritetin e zgjidhjes së “çështjes së pronës”, si kusht për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit në BE”- thuhet në draft. Kreu VI përmban rregullat për trajtimin e mbivendosjeve, si një nga problemet më të mprehta që është

shfaqur në vite gjatë veprimtarisë së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ky kre synon të trajtojë pikërisht mbivendosjet e krijuara para hyrjes në fuqi të këtij projektligji. Trajtimi i tyre ndryshon në varësi të natyrës dhe origjinës së mbivendosjes. Kështu, bëhet dallimi midis mbivendosjes fiktive, që është shkaktuar nga gabimet në hartën kadastrale të administruar nga ZRPP-ja, pra keqpozicionimi i titujve në këtë hartë, apo nga gabimet materiale në elementet hartografike të titujve të pronësisë; dhe nga ana tjetër mbivendosja reale, e cila përkon me situatën kur për të njëjtën pasuri të paluajtshme ekzistojnë tituj të ndryshëm pronësie që konkurrojnë me njëri-tjetrin. Për trajtimin e këtyre të fundit propozohet që të aplikohet një zgjidhje me ligj, duke ndjekur në mënyrë sistematike disa rregulla të parashikuara në pikën 2, të nenit 37, të projektligjit, të cilat parashikojnë, si më poshtë: a) Kur pasuria e paluajtshme tokë, objekt i mbivendosjes, është zënë nga ndërtim, mbizotëron titulli i pronësisë që i përket pronarit të ndërtimit; b) Kur rregulli sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, nuk gjen zbatim, apo është i pamjaftueshëm për të zgjidhur mbivendosjen, mbizotëron titulli i pronësisë që vjen si rezultat i veprimit juridiko-civil të kalimit të së drejtës së pronësisë nga mbajtësi i parë i titullit të pronësisë private, tek ai aktual; c) Kur nuk gjejnë zbatim rregullat sipas shkronjave “a” dhe “b”, të kësaj pike, apo kur ato janë të pamjaftueshme për të zgjidhur mbivendosjen, zbatohet parimi “i pari në kohë, i pari në të drejta” dhe mbizotëron titulli që ka origjinën më të hershme.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune: I. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë:-Të ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar jo më poshtë se niveli master Profesional në degët Inxhinieri Informatike apo Inxhinieri Matematike dhe Informatike; Teknologji Informacioni; Të zotërojnë gjuhën angleze;Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; teknikat CAAT në Auditim, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese. Paga mujore për këto vende pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil. Përshkrimi i punës Paraqitja e dokumenteve Konkurrimi Si dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/ web/Vende_pune Kontrolli i Lartë i Shtetit


POLITIKE

7

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Kryebashkiaku viziton familjen Pira nga Unaza e Madhe, e sistemuar në banesë sociale

Veliaj: Do ndërtojmë shtëpi sociale për familjet e tjera B

enjamin dhe Zymbyle Pira janë prindërit e një vajze dhe djali 21 dhe 18 vjeç, të cilët jetonin në kushte të vështira në një nga banesat pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe dhe prej pak ditësh janë sistemuar në një nga shtëpitë sociale të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri atyre një vizitë për t’i uruar për shtëpinë e re dhe i siguroi se mund ta përdorin atë pa afat. “Ta gëzoni, e keni e sa të doni, gjithë jetën po të doni, se ai bonusi i qirasë është vetëm tre vjet, ndërkohë këtë e kemi sa të duam. Këto janë të Bashkisë dhe e kemi vetë në dorë, ndaj më vjen mirë që jeni sistemuar. Unë them se është dita me natën me ç’ka keni qenë sepse e pashë shtëpinë që keni pasur, kjo është më e mirë sesa ajo”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai u shpjegoi banorëve të rinj se lagjja ofron çdo lehtësi, si sa i përket lëvizjes, ashtu edhe çdo shërbim tjetër social dhe shëndetësor. “Kjo është një lagje jashtëzakonisht e mirë, njerëzit janë shumë të gjindshëm, janë të gjithë hallexhinj, vijnë nga cepa të ndryshëm të vendit, por janë shumë njerëz të mirë. Autobusi vjen këtu për punët që keni në qytet, këtu ka edhe pazar, është edhe shkolla, ka edhe kopsht e çerdhe, pra është e gjithë infrastruktura, me punonjëse sociale dhe doktorë”, shtoi Veliaj. Kryebashkiaku siguroi edhe një herë të gjithë banorët e zonës së

“Astirit” se Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera shtetërore do bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar një strehë dhe

kushtet e nevojshme të jetesës. “Ne kemi mbrojtur hebrenjtë, nuk i la njeri në Tiranë pa bukë e pa shtëpi, jo më njeri-tjetrin,

por tani duhet të kuptojmë: Edhe rruga të bëhet, edhe njerëzve t’u japim shtëpi! Ju garantoj se jo vetëm ju, por të gjithë ata që do

aplikojnë pas jush, kushdo që do të bashkëpunojë dhe do thotë, ore unë dua të bëhet rruga, por më ofroni diçka, ne jemi këtu që të ofrojmë diçka! Këtu, banesat i kemi pa limit kohor”, theksoi kryetari i bashkisë. Ai përsëriti edhe një herë se çdo banori të Unazës që preket ka projekti, por që i mbetet një pjesë tokë që mund ta përdori si truall, bashkia do t’i ofrojë lejen e ndërtimit për të bërë një banesë të re. Sipas tij, në bashkëpunim me qeverinë do bëhet e mundur edhe sigurimi i një financimi për të ndërtuar edhe një pallat tjetër me banesa sociale, ku mund të strehohen familjet e tjera që preken nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe.

SA KUSHTON UNAZA E RE?

Përplasja e shifrave mes ARRSH dhe opozitës

P

ërveç se për shembjen e shtëpive, përplasja e opozitës me qeverinë për rikonstruksionin e segmentit të Unazës së re nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi “Shqiponja” po zhvillohet edhe për kostot e projektit. Lulzim Basha ka denoncuar disa here çmimin e tenderimit. “Vjedhje rekord prej 40 milionë eurosh apo 2 mijë euro për centimetër të këtij segmenti prej 2 kilometrash”, shprehet Basha. Por sipas drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, kostot janë më të ulëta se segmentet e Unazës të ndërtuara nga qeveritë e Partisë Demokratike. Ai thotë duke marrë parasysh

rrugët dytësore dhe veprat e artit çmimet janë më të ulëta. “Kosto e Partisë Demokratike në atë kohë janë 14,12 milionë euro për kilometër. Kostot e

sotme janë 12,95 milionë euro për kilometër”, u shpreh ai. Qendro shton se projekti nga sheshi “Shkolla Teknologjike tek “Sheshi Shqiponja” nuk

ka reflektuar as kuotat e rritura në manualin shtetëror të çmimeve të ndërtimit në 6 vitet e fundit. “Rritjet e çmimeve në manualin shtetëror të çmimeve nga viti 2012 deri ne 2018 ka një rritje reale prej 30 përqindësh që do të thotë duhet të kishin një rritje prej 30 përqind më tepër në këtë projekt, nga ana tjetër strukturat inxhinjerike të ndërtuara këtu nuk janë të thjeshta, janë të vështira nga ana inxhinjerike”, sqaron Qendro. Ndërkohë opozita insiston fort se kemi të bëjmë me vjedhje, pasi sipas Bashës po shpenzohen 40 milionë euro për një rrugë ekzistuese. “Si ndryshe mund

të shpjegohet që për 2 km në një unazë ekzistuese, në një rrugë ekzistuese të kryeqytetit do të harxhohet një shumë rekord për Europën e ndoshta dhe për SHBA ku çmimet e autostradave variojnë nga 5 deri 8 herë më të lira se çmimi i unazës së re”, tha Basha. Përtej debateve e gjithë unaza e madhe e Tiranes, rreth 20 kilometra gjithsej, me segmentet e ndërtuara dhe ato të pandërtuara do t’i kushtojë xhepave të taksapaguesve shqiptare rreth 210 milionë euro. Ndërkohë që nga nisja e nderimit ka kaluar më shumë se një dekadë dhe disa mandate qeverisëse të forcave të ndryshme politike.


POLITIKE

8

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Avokati i Popullit zbardh dinamikën e hetimeve mbi protestat dhe shoqërimin e banorëve të Unazës së Re nga policia

Avokati i Popullit konfirmon: Daniel Dobraj është rrahur nga policia I

nstitucioni i Avokatit të Popullit ka konfirmuar sot ndaj një pjese të protestuesve të Unazës së Re është ushtruar dhunë nga policia. Në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit shpjegon gjithë verifikimet që janë kryer lidhur me protestat e banorëve të Unazës së Re. Inspektorët e këtij institucioni deklarojnë se gjatë verifikimeve është vënë re lëndim i të miturit D.D në dy gishtat e dorës. Kujtojmë që D.D (Daniel Dobraj) akuzohet nga Policia si personi që hodhi kapsollën që shkaktoi humbjen e gishtit të polices Ina Nuka. Sipas avokatit të Dobraj, në shenjë hakmarrje për policen, kolegët e saj kanë ushtruar dhunë ndaj të riut. “Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se përveç shenjave të një lëndimi të dukshëm në dorën e të miturit D.D. nuk ka pasur raportim tjetër prej dy të miturve për ndonjë shenjë tjetër të dukshme në trup. Janë verifikuar regjistrat mjekësorë dhe është vërtetuar se vizita mjekësore e të miturve është kryer me një vonesë prej dy orësh”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit. Deklarata Avokatit të Popullit Avokati i Popullit zbardh dinamikën e hetimeve mbi protestat dhe shoqërimin e banorëve të Unazës së Re nga policia. Ndërkohë që situata midis banorëve të një segmenti të Unazës së Re në Tiranë dhe autoriteteve shtetërore vazhdon të mbetet e tensionuar, Institucioni i Avokatit të Popullit informon se strukturat e tij e kanë ndjekur protestën në vijimësi duke kryer monitorim hap pas hapi. Duke nisur në mënyrë kronologjike që nga dita e parë, Avokati i Popullit ka konstatuar se protestat e banorëve janë zhvilluar në mënyrë të qetë dhe nuk ka pasur incidente, ndërkohë që Policia ka ndjekur nga distanca zhvillimet. Situata ka nisur të përshkallëzohet pas datave21-22 nëntor, me episodet e protestave përpara godinës së Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Sikurse është njoftuar opinioni publik, më datë 22.11.2018 Avokati i Popullit ka nisur një hetim për të zbuluar nëse nga ana e autoriteteve shtetërore ka pasur tejkalim të kompetencave gjatë përplasjeve të dhunshme me qytetarët përpara godinës së Kuvendit. Ky hetim, iu shtua hetimit të nisur prej të paktën dy javësh më herët, me anë të të cilit institucioni i Avokatit të Popullit kërkon përgjigje nga institucionet e ARRSH-së, IKMT-së, ALUIZN-it e Bashkisë së Tiranës në lidhje me procedurat e ndjekura për hartimin e projektit të zgjerimit të Unazës së Re dhe zbatimit të tij. Për t’u ndalur tek protestat e dhunshme që pasuan përplasjet mes policisë dhe banorëve, Avokati i Popullit ka ngritur me shpejtësi një ekip të përbërë nga tre komisionerë i cili, në një distancë prej pak orësh nga dalja e informacioneve për shoqërimin e një numri protestuesish,

është dërguar për inspektim në komisariatet ku mbaheshin ata. Në datën 22.11.2018, në orët e darkës, janë pyetur pa praninë e punonjësve të policisë të 11 personat e shoqëruar apo arrestuar që gjendeshin në këto ambiente, nga të cilët tre prej tyre i dhanë shpjegimet me shkrim në procesverbalet e mbajtura. Një pjesë e këtyre personave ishin shoqëruar pas mesditës rreth orës 12.30-13-00, ndërsa një pjesë tjetër pasdreke nga ora 14.30-17.00. Edhe pse rregullorja e thotë se të ndaluarit duhet të vizitohen nga një mjek brenda 12 orëve nga momenti i shoqërimit, asnjë prej tyre nuk shfaqi probleme shëndetësore apo pretendime për dhunë. Në kontaktin e parë, i mituri P.A. nuk ka

pranuar të japë informacion duke u shprehur se fillimisht dëshironte të këshillohej me avokatin e tij. Institucioni ka kontaktuar gjithashtu avokatët e dy personave të mitur me inicialet P.A. dhe D.D. dhe pas sqarimeve të nevojshme ka dërguar për herë të dytë 2 ndihmës-komisionerë për të kontaktuar me të miturin P.A. si dhe për të vendosur kontakt me të ndaluarin tjetër të mitur D.D., i cili ishte arrestuar një ditë më vonë. Sikurse raportohet në procesverbalin e rregullt të mbajtur gjatë takimeve të personelit të Avokatit të Popullit me këta dy persona, gjendja në të cilën ata janë shfaqur ka qenë përgjithësisht e mirë ndërkohë që të dy kanë raportuar për episode të

dhunës psikologjike dhe fizike, të ushtruar ndaj tyre kryesisht jashtë godinës së komisariatit por edhe gjatë shoqërimit për në komisariat. Shtetasi D.D.,i cili ishte ndaluar në datën 23.11.2018, deklaroi se, në datën 22.11.2018 kishte marrë pjesë në protestë sepse edhe familja e tij prekej nga projekti i Unazës së Re. Pasi ka mbaruar protesta, rreth orës 12:15, në afërsi të Hotel “Plaza” ishte rrethuar nga një grup policësh civilë të cilët e kanë dhunuar atë duke e goditur me shqelma në pjesën e të ndenjurave dhe në gishtat e dorës së djathtë. Sipas tij, nga goditja e marrë i ishin ndrydhur dy gishta të dorës së djathtë, ai tregues dhe i mesit. Me ndërhyrjen e disa protestuesve ai ka mundur t’u shpëtojë policëve dhe pasi ka hipur në një taksi është larguar dhe është fshehur për 24 orë. Gjithashtu ai pretendoi se në momentin që ishte kapur nga punonjësit e policisë tek Qendra tregtare “Globe” ishte goditur me shqelm në brinjën e djathtë nga një polic civil. Sipas tij, edhe gjatë rrugës në makinën e policisë dhe në momentin që e kanë zbritur nga automjeti në oborrin e DVP Tiranë ishte dhunuar nga policët, duke u goditur me grushta dhe shpulla në kokë e në trup, por sipas tij nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme për shkak të profesionalizmit të tyre. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se përveç shenjave të një lëndimi të dukshëm në dorën e të miturit D.D. nuk ka pasur raportim tjetër prej dy të miturve për ndonjë shenjë tjetër të dukshme në trup. Janë verifikuar regjistrat mjekësorë dhe është vërtetuar se vizita mjekësore e të miturve është kryer me një vonesë prej dy orësh. Në këto kushte, pasi janë përpiluar procesverbalet të cilat janë nënshkruar prej të miturve të ndaluar, është vazhduar me hetimin.

Për të bërë një hetim administrativ të plotë, objektiv dhe profesional nga Avokati i Popullit në datën 27.11.2018 i është bërë kërkesë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë për ekspertimin mjekoligjor të të dy shtetasve P.A. dhe D.D. Ndërkohë po në datën 27.11.2018 i është bërë një kërkesë DVP Tiranë për dërgimin e një CDje me pamjet filmike të regjistruara nga sistemi i monitorimit të DVP Tiranë, duke përfshirë edhe filmimet në oborrin dhe korridorin e godinës së këtij organi. Përveç sa më sipër, nga ekspertët e AP do të pyeten i ati i shtetasit D,D. dhe punonjësit e policisë që kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.D. në DVP Tiranë. Dhe pas këqyrjes së CD me pamjet filmike do të identifikohen dhe pyeten edhe punonjësit e policisë që mund të kenë ushtruar dhunë ndaj personave të cituar më sipër. Institucioni i Avokatit të Popullit është i vendosur për ta hetuar me paanësi, profesionalizëm dhe korrektësi të gjithë dinamikën e ngjarjeve të lidhura me çështjen e projektit të Unazës së Re, përfshi këtu edhe sjelljen e autoriteteve shtetërore ndaj qytetarëve që e kundërshtojnë duke protestuar këtë projekt. Në gjykimin e Avokatit të Popullit, çdo e drejtë duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe frymën e tij. Sidomos në lidhje me të drejtën për tubime, ligji u kërkon qytetarëve që të kryejnë njoftimin paraprak në organet e Policisë në mënyrë që të garantohet kjo e drejtë e tyre. Por ndërkohë, asnjë teprim apo abuzim i zyrtarëve që janë të ngarkuar për të zbatuar ligjin nuk do të mbetet pa u hetuar në mënyrë të imtësishme dhe pa u referuar. Të drejtat civile të qytetarëve tanë janë të shenjta dhe garantimi i tyre përkarshi çdo justifikimi me karakter zhvillimor apo të çdo lloji tjetër, është i panegociueshëm.

PD NXJERR FOTOT E TAKIMIT NË BASHKI: KUSH JANË KËTA NJERËZ QË TAKUAN VELIAJN?

B

anorët që preken nga zgjerimi i “Unazës së re”, tek zona e njohur si “Astiri” kanë përshkallëzuar reagimin e tyre mbrëmjen e djeshme në mbrojtje të banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Ata kanë bllokuar dy anët e rrugëve duke vendosur blloqe betoni dhe kanë hequr tabelat e sinjalistikës. Më pas protestuesit kanë sulmuar edhe rrethimin e firmës private që ka ngritur kantierin. Ata kanë drejtuar thirrje në adresë të institucioneve që të mos afrohen, duke thënë se Unaza është e tyre. Në protestë nuk janë parë forca policie, teksa në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të Partisë Demokratike. Deputetja e PD-së Albana Vokshi, njëkohësisht

Protesta tek “Unaza e re”, banorët bllokojnë rrugën me blloqe betoni

edhe kryetare e Komisionit të Medias e Arsimit në Kuvend, ka zbardhur mashtrimin e Erion Veliajt në takimin e mbajtur dy ditë më parë në bashki, me gjoja me banorë të Astirit. Duke bërë publike dy fotot, Vokshi është shprehur se në takimin me Veliajn kanë qenë të pranishëm policët dhe punonjës të bashkisë. Deklarata e Vokshit është bërë pasditen e djeshme në Unazën e re ku banorët prej më shumë se 25 ditësh janë duke protestuar për të drejtat e tyre. “Ju ftoj të bëni transparencë për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë

të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë police bashkiakë. Janë punonjës të bashkisë, janë

rrogëtarë të Veliajt. Me intrigën e tij Veliaj kërkon të mashtrojë banorët, por nuk ka për t’ia arritur. Ftoj të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për këtë takim dhe për projektin korruptiv. Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banorëve të Astirit”deklaroi dje deputetjaAlbana Vokshi, ndërsa banorët kanë vijuar rezistencën e tyre edhe gjatë orëve të vona të natës, duke mbikëqyrur zonën nga frika e makinave të INUV-it.


POLITIKE

9

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Avokati i banorëve mesazh të fortë për Ramën: Unaza do të jetë funerali yt politik. Këtu kemi të bëjmë me një bandë shtet

A

s në një ditë feste si ajo e Pavarësisë, nuk e kanë ndalur protestën e tyre banorët e “Astirit”, të cilët paraditen e djeshme bllokuan siç kanë bërë në 25 ditët e fundit, aksin që të çon nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të sheshit “Shqiponja”. Protesta Protesta është zhvilluar nën atmosferën festive dhe banorët kanë shpalosur një flamur kombëtar rreth 6 metra të gjatë, ndërsa janë shprehur se kjo e sotmja është një betejë kundër këtij regjimi. Ata kanë shprehur rezervat e tyre ndaj policisë, pasi thonë se po i provokon çdo ditë, ndërsa sa i përket banesave theksojnë se do t’i mbrojnë me jetë pasi i kanë ndërtuar me gjak. “Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpitë nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngremë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak”, u shpreh një nga banorët. Ndërkohë një tjetër protestues e ka krahasuar sjelljen e qeverisë me ta, si të njëjtë me regjimin e Enver Hoxhës. “Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia”, thanë protestuesit e “Astirit”. Ndër të tjera ata dënuan faktin se procesi i legalizimit tek “Unaza e Re” është bërë më miqësi dhe me ndërhyrje, ndërsa theksuan se janë dakord që projekti të vijojë, por “duhet të dëmshpërblehemi”- thanë ata. “Unazën e Re e kemi ndërtuar ne, i bëj thirrje ta mendojë mirë. Më mirë tani se më pas do të jetë vonë. Kur s’u tërhoqëm dje që binte shi, si mund të tërhiqemi sot ne. Kur të tërhiqet oligarkia atëherë edhe ne do të tërhiqemi”, tha një tjetër protestues. Ndërkaq një tjetër protestues në Unazën e Re theksoi se pas gjithë përndjekjes së shtetit gjatë këtyre ditëve, kjo çështje nuk ka të bëjë më me lekët. “Këtu

“Astiri”, protestuesit me flamurin kuqezi: Shtëpitë i mbrojmë me gjak!

kemi të bëjmë me një bandë shtet. Si dilka ai me një vKM anulloka ligjin! Si, qenka më i madh VKMja se ligji?! Unë s’mund ta kuptoj, s’mund ta kuptoj dhe qëndresën tonë ai e shuan kur të na marrë shpirtin! Nuk ka më punë lekësh, ka punë sedre, sepse gjithandej i ka shtypur me lekë, me manipulim. Siç ka blerë votat, që ajo pjesë nuk më intereson fare se nuk jam për asnjë lloj karrigeje, kam punuar me mund e me djersë në biznesin tim, në biznesin familiar. Si unë janë të gjithë ata që shihni këtu, nuk janë ata që 8 apo 9…Nuk janë. Por edhe nëse i kanë, ma nxirrni me emër atë që ka 8 apo 9 shtëpia. Jemi të gjithë që mbajmë shtëpitë me paratë tona dhe paratë i kemi fituar në kurbet. Nuk kemi para duke vjedhur taksat e shtetit. nuk ka mashtrim, nuk ka tërheqje

mbrapa. Zgjidhje ka kjo punë, po ai nuk do ta zgjidhë, do të na shtypë. Deri në pikën e fundit të frymë do të qëndrojmë”- deklaroi banori. Avokati i banorëve Një nga protestuesit dhe përfaqësuesi ligjor i banorëve tek “Unaza e Re”, avokati Artan Manushaqe, kishte dy thirrje dje nga Unaza e re; një për kryeministrin dhe një për kryeprokuren Arta Marku. “Edi Rama ka cenuar sigurinë e banesës dhe të pronës në mënyrë të drejtpëdrejtë. Turp i qeverisë dhe i Edi Ramës. Mesazhi tjetër është për Prokurorinë: lëshoni djemtë e arrestuar për politikë dhe nisni hetimin për projektin e Unazës së Re. Nisni hetimin e aferës korruptive të projektit te Unaza e Re, që fsheh grabitjen dhe synimin për dëbimin e shqiptarëve. Nuk të lejojmë Edi Rama, ne nuk do të largohemi nga

Shqipëria”, tha Manushaqe. Avokati i banorëve të zonës së “Astirit”, teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama e paralajmëroi këtë të fundit se projekti i Unazës së Madhe do të jetë dhe funerali i tij politik. “Edi Rama është antishqiptar i madh, njeriu që e po e çon Shqipërinë në greminë, po tenton të shkombëtarizojë Shqipërinë. Rasti tipik është Unaza e Re. Këtu ka shkelje terësisht fashiste, ka shkelje të dinjitetit të njeriut. Unaza e Re nuk është një rast. Kemi Bregun e Lumit. Dy lote janë shpronësuar, loti i tretë jo. Në 2015 u hoq me VKM. I bëj thirrje Ramës, pse e ke hequr? Pse diskriminohen njerëzit? Edi Rama mbaje mend, Unaza do të jetë funerali jot polik. Unaza e Re sot është Shqipëria e vogël dhe ju nuk arritët ta përçani dot”- deklaroi dje avokati Artan Manushaqe.

AMBIENTALISTI SAZAN GURI I BASHKOHET PROTESTËS SË BANORËVE TË “ASTIRIT”: JA PSE S’JU DUAN NËPËR KËMBË

N

jë figurë e njohur si ajo e ambientalistit Sazan Guri e ka mbështetur fort protestën e djeshme të banorëve tek Unaza e Re dhe ka folur publikisht para qytetarëve për atë që ai e quajti “babëzia”. “Babëzia e këtyre shkon deri në devjim lumenjsh”, tha Guri. Ndërkohë që ai shpalosi projektin në fjalë dhe ngriti pyetjen: “Po pse duhet bërë kjo rrugë më e gjerë edhe se autostrada?!” – vazhdoi Guri. “Ky lumë Lane, kjo pjesë me andër, – tregoi Guri hartën, – është lumë natyror, është proces natyror, po këtu Lana drejtohet! Lumenjtë e kanë këtë aftësi të tyre që janë të shtrembër, ndërkohë që ecin para dhe drejt. Ndërsa njeriu, që gjoja është i drejtë, ecën gjithmonë shtrembër sidomos kur është kryetar bashkie dhe kryetar qeverie”, – thumboi ambientalisti. “Pra, lumenjtë ecin para dhe shtrembër, ndërsa

“Unaza”, Guri zbulon aferën: I gjithë blloku i djathtë do të kthehet në bllok pallatesh

njeriu ecën mbrapa dhe gjoja drejt. Prandaj ky është një rast tipik kur vendoset një objekt ndërtimi mbi një lumë natyror

dhe këtë shembull këta duan ta bëjnë në gjithë bllokun e djathtë, nga mbikalimi deri tek Shqiponja. I gjithë blloku i djathtë do të kthehet në një bllok pallatesh, ku qeveria dhe bashkia nuk do t’i ketë nëpër këmbë këta banorë, që sot quhen banorë të ligjshëm. Përsa kohë këtyre nuk u ka thënë gjysëm fjale që “këtu jeni gabim”, nuk u vuri njeri një spango që nga “këtu lejohet e këtu jo”, që në 6- mujorin e parë, apo 6- vjetorin e parë apo në 26 vjet sot, këta quhen të ligjshëm! Nuk devijohen lumenjtë! Lana nuk është përrua, është lumë natyror. Sa mirë i shërben një pallati ai. Le t’u shërbejë banorëve. Babëzia e tyre hyn

deri në devijim lumenjsh, deri në devijim lumenjsh, për t’i shërbyer asaj që ata kanë qëllim të bëjnë. Ndaj e ardhmja e kësaj zone është… Rrugë kaq të gjëra në hyrje nuk ka as Spanja, as Madridi! As Brukseli! Le të merret një korsi për dy makina në të djathtë dhe dy makina në të majtë. Le ta bëjnë dhe me dy kate 0 një version! Po pse duhet të jetë kjo më e gjërë se autostrada jonë?! Pse duhet të jetë më e gjerë se vetë autostrada. Mund të marrë rrugë ndihmëse, që kërkojnë 4-5 metra, po jo 15 metra! Po këtu ka një lloj urrejtje qeveria me qytetarët e vet!” – nënvizoi gjatë fjalës së tij para banorëve, ambientalisti Sazan Guri.

DEPUTETI I PD-së

“Astiri”, Balliu: Protesta do të vijojë deri në fund kundër strukturës kriminale

Ndërkohë në mbështetje të banorëve që protestuan gjatë ditës së djeshme kanë qenë edhe deputetë të opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë sërish në krahë të banorëve, ku në një prononcim për mediat, Balliu tha se kjo protestë nuk ka për t’u mbyllur pa u tërhequr qeveria nga kërkesa e oligarkëve. Sipas tij kësaj proteste do ti bashkohen në ditët në vijim edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, që do të protestojnë kundër padrejtësive. “Protesta tek Unaza i vuri lakun në fut kësaj qeverie dhe u çorri maskën. Kjo protestë armik ka korrupsionin. Çdo qytetar duhet t’u bashkohet këtyre banorëve. Edi Rama ka vjedhur 40 milion euro dhe ato para nuk i jep mbrapsht. Këtu do të vazhdohet, do të qëndrohet derisa të rivihen në vend institucionet e shtetit, ligjet e këtij vendi. Përpjekjet mjerane të kësaj qeverie për ti përçarë, për të vënë dy-tre tulla në rrugë për të dhënë idenë se këtu është mbyllur protesta dhe do bëhet si duan ata, janë qesharake. Protesta vazhdon, PD do vazhdojë ta mbështesë”, u shpreh deputeti Klevis Balliu. Ndërkohë, të martën ALUIZNI publikoi listën e 107 banorëve që përjashtohen nga procesi i legalizimit te Unaza e Re. ALUIZNI ftoi qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social. “Nga ana tjetër, sqarojmë se subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listën e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja”, thuhet në reagim.


SPECIALE

10 E enjte, 29 NENTOR 2018

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut u jep të drejtë banorëve të Unazës së Re Protesta e banorëve të “Astir” që kundërshtojnë shembjen e shtëpive që preken nga projekti i Unazës së Re ka hapur dhe një debat juridik. Sipas zyrtarëve të qeverisë, një pjesë e banesave janë të palegalizuara dhe për pasojë nuk mund të këtë dëmshpërblim, pasi nuk janë pronarë realë. Ndërkohë banorët thonë se kanë më shumë se 20 vjet që i kanë ndërtuar objektet dhe përveç se janë në proces legalizimi, kanë dhe kontratat me OSHEE dhe Ujësjellësin, të cilat tregojnë se shteti i njeh si objekte të ligjshme. Ligjet shqiptare për objektet informale janë interpretuar në mënyrë të ndryshme nga gjykatat tona, sipas qëndrimeve dhe interesave të qeverisë. Por për të shmangur çdo rrëmujë juridike në Shqipëri, mjafton tu referohemi vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Ledi Bianku, juristi shqiptar që ka qenë pjesë Gjykatës së Strasburgut, në librin “Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut”, botim i vitit 2007, ka paraqitur disa raste vendimesh të kësaj gjykate ku është vënë në diskutim pronësia e objekteve të ndërtuara pa leje. Rasti që po botojmë në vijim, si pjesë e librit të Ledi Biankut “Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut”, trajton çështjen e padisë që një qytetari turk. Maþallah Öneryýldýz humbi disa anëtarë të familjes dhe shtëpinë e tij për shkak të një zjarri që ra në periferi të Stambollit në vitin 1993. Ai paditi institucionet vendore dhe bashkinë për mosmarrjen e masave për të shmangur tragjedinë. Në gjykatat turke, për shkak se banesa ishte pa leje, pati interpretime të ndryshme nëse ai konsiderohej pronar i saj ose jo. Por në vendimin e Gjykatës së Strasburgut që i njohu atij të drejtën e dëmshpërblimit pasuror dhe material çështja e pronësisë interpretohet në mënyrë të qartë duke e njohur atë si pronar real. Gjykata argumenton se fakti që institucionet shtetërore e kanë toleruar për disa vite objektin pa leje e kthente qytetarin në pronar të

objektit: “Megjithëse doli në pah që baraka e kërkuesit në truallin e lartpërmendur, ishte ndërtuar në shkelje të të gjitha normativave të planifikimit të ndërtimeve të qytetit, Gjykata vendosi se Z. Öneryýldýz kishte qenë një pronar de facto i strukturës kryesore dhe të pjesëve përbërëse të barakës dhe të çdo sendi personal që ishte gjendur në të. Sipas mendimit të Gjykatës ndërtimi i barakës dhe fakti që kërkuesi kishte jetuar në të së bashku me familjen përfaqësonte një interes thelbësor material i cili, duke qenë se ishte toleruar si u tha më lart nga ana e autoriteteve, arrinte të përbënte një pasuri për qëllimet e Nenit 1 § 1 të Protokollit 1 të Konventës”. Në vijim pjesë nga libri i Ledi Biankut për vendimin e Gjykatës së Strasburgut në çështjen “ÖNERYILDIZ kundër TURQISË”, që trajton çështjen e pronësisë për objektet e ndëtuara jashtë planeve urbanistike *** Öneryildiz kundër Turqisë

(kërkesa nr. 48939/99) 18 qershor 2002 I. Faktet kryesore 1. Kërkuesi, Maþallah Öneryýldýz, është një shtetas turk, i lindur në vitin 1955. Në kohën e ngjarjeve ai dhe dymbëdhjetë anëtarë të familjes së tij jetonin në zonën periferike të Stambollit që quhej Hekimbaþý Ümraniye. 2. Zona e Hekimbaþý përfshinte një numër ndërtesash të ndërtuara pa asnjë plan në një truall që rrethonte një zonë të grumbullimit të plehrave të përdorur së bashku nga katër këshilla zonalë që prej vitit 1970 dhe që ishte nën autoritetin dhe përgjegjësinë e Këshillit Bashkiak të Stambollit. Raporti i një eksperti i përgatitur në 7 maj 1991 me kërkesën e Gjykatës së Rrethit, tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, ndërmjet të tjerave, në lidhje me faktin që asnjë masë nuk ishte marrë përsa i përkiste zonës në fjalë për të parandaluar një shpërthim të mundshëm të gazit të metanit i cili po çlirohej nga dekompozimi i plehrave. Raporti i la vend një sërë debatesh ndërmjet krye-

bashkiakëve të interesuar. Përpara se procedurat e filluara prej tyre të kishin përfunduar, më 28 prill 1993 ndodhi një shpërthim i gazit të metanit në qendrën e grumbullimit të plehrave dhe zjarri që përfshiu një grumbull plehrash dogji edhe njëmbëdhjetë shtëpi që gjendeshin pranë tij, përfshirë atë që i përkiste kërkuesit, i cili humbi edhe nëntë anëtarë të familjes së tij. 3. Në lidhje me këtë ngjarje filluan hetime administrative dhe penale, në vijim të të cilave kryetarët e bashkive të Ümraniye dhe të Stambollit u çuan përpara gjykatave, i pari sepse nuk kishte përmbushur detyrën e tij për të prishur barakat e kundërligjshme në zonën e lartpërmendur dhe i dyti sepse nuk kishte vepruar për ta bërë zonën e grumbullimit të plehrave të sigurt ose për të urdhëruar mbylljen e saj, duke mos mbajtur parasysh as përfundimet e raportit të ekspertizës së 7 majit 1991. Në 4 prill 1996 të dy kryetarët e lartpërmendur të bashkive u dënuan për “neglizhencë në ushtrimin e detyrave të tyre” dhe u dënuan me një gjobë prej 160,000 lirash turke dhe me një minimum prej tre muajsh burg, parashikuar nga Neni 230 i Kodit Penal, të cilët, në vijim, iu konvertuan në gjobë. Gjykata turke urdhëroi gjithashtu një pezullim të ekzekutimit të këtyre gjobave. 4. Në vijim, kërkuesi paraqiti, në emrin e tij dhe të tre fëmijëve të tij të mbijetuar, një padi për dëme pranë Gjykatës Administrative të Stambollit kundër autoriteteve që ai konsideronte përgjegjëse për vdekjen e të afërmve të tij dhe shkatërrimin e pronës së tij. Në një vendim të 30 nëntorit 1995, autoritetet u urdhëruan që t’i paguanin kërkuesit dhe fëmijëve të tij 100,000,000 Lira Turke për dëm jo-material dhe 10,000,000 lira turke për dëm material (në kohën e ndodhjes së ngjarjeve përafërsisht 2,077 dhe 208 Euro respektivisht), ku shuma e dytë kufizohej në dëmtimin e sendeve që gjendeshin shtëpinë e tij.

II. Vendimi i Gjykatës 5. Kërkuesi ankohej, në bazë të Nenit 2 (e drejta e jetës) të Konventës, që aksidenti i 28 prillit 1993, në të cilin vdiqën nëntë anëtarë të familjes së tij, kishte ardhur si pasojë e neglizhencës nga ana e autoriteteve përkatëse. Ai ankohej për mangësitë e procedurave administrative dhe penale të nisura në vijim. Ai ankohej gjithashtu, mbi bazën e Nenit 1 të Protokollit 1 (mbrojtja e pronës), për humbjen e banesës së tij dhe të gjithë pasurisë së tij të luajtshme. A. Në lidhje me Nenin 2 të Konventës a) Vdekja e të afërmve të Z. Öneryýldýz 6. Përsa i përket vënies në zbatim të masave parandaluese në zonën e grumbullimit të plehrave të lagjes Ümraniye dhe të lagjeve të tjera afër saj, Gjykata vuri në dukje se ekzistonin në fakt rregullime administrative që synonin mbrojtjen. Gjykata vlerësoi se raporti i ekspertëve i vitit 1991 kishte nxjerrë në pah sidomos një situatë të cilën autoritetet lokale duhet dinin dhe ta kishin nën kontroll, aq më tepër kur ishin nxjerrë edhe normat përkatëse në këtë drejtim. Gjykata konstatoi se, megjithëse autoritetet nacionale nuk e kishin nxitur kërkuesin që të ngrinte një banesë pranë zonës së grumbullimit të plehrave, ato as edhe nuk kishin vepruar në drejtimin e kundërt. 7. Për këto arsye Gjykata ishte e mendimit se autoritetet administrative e kishin ditur ose duhet ta kishin ditur që banorët e disa zonave periferike ishin vënë pranë një rreziku real dhe se ato kishin dështuar në ndreqjen e situatës e nuk kishin bërë gjithçka që pritej normalisht prej tyre për të mënjanuar rreziqet në fjalë. Për më tepër, ato kishin dështuar në detyrën e tyre për t’i vënë në dijeni banorët e këtyre zonave për rreziqet që i kërcënonin. 8. Gjykata gjeti pra se ka pasur shkelje të Nenit 2, pavar(Vijon në faqen 11)


SPECIALE

(Vijon nga faqja 10)

ësisht se ankimet e kërkuesit mund të konsideroheshin se kishin pasur dëmshpërblim në shkallët e brendshme gjyqësore nga zbatimi efektiv i një vendimi të drejtë gjyqësor. b) Ndreqja e mundshme e situatës me anë të mjeteve ligjore 9. Gjykata vuri në dukje se procedurat administrative dhe penale që kishin filluar ndaj personave përgjegjës për aksidentin kishin përfunduar respektivisht me një gjobë dhe me një dënim. 10. Duke mbajtur parasysh procedimin penal, Gjykata vuri në dukje se Gjykata Penale e Stambollit i kishte dënuar dy kryetarët e bashkive me gjobë – e pezulluar në vijim – prej 9.70 • për neglizhencë në ushtrimin e detyrave të tyre. Ajo theksoi se pretendimet e ngritura në ankesën e Z. Öneryýldýz dhe vendimi i prokurorit kanë qenë bazuar në nocionin e vrasjes me neglizhencë. Sidoqoftë, pasi çështja iu kalua autoriteteve hetimore administrative faktet nuk u vlerësuan më nga këndvështrimi i një shkeljeje të mundshme të së drejtës së jetës; gjë që, sipas mendimit të Gjykatës e ka dobësuar thelbin e hetimit të kryer deri në atë fazë në kuptimin që procesi ishte kufizuar në gjykimin e “neglizhencës” si të tillë. Për më tepër, shuma e pallogaritshme e gjobave të vëna ndaj të akuzuarve tregonte se gjykatat e brendshme nuk kishin qenë të ndërgjegjshme për shkallën e seriozitetit të ngjarjeve. Duke pasur parasysh pra mënyrën se si u drejtuan procedimet penale, nuk mund të thuhet se ato përbënin mjete të përshtatshme dhe efektive ankimi. 11. E njëjta gjë mund të thuhej edhe për procedimin administrativ. Gjykata vuri në dukje se

e drejta e Z. Öneryýldýz për kompensim nuk ishte njohur për katër vjet, njëmbëdhjetë muaj e dhjetë ditë pas bërjes së kërkesës së tij të parë për kompensim e cila ishte hedhur poshtë dhe se kompensimi që i ishte akorduar më së fundi jo vetëm që ishte i një shume shumë të diskutueshme por edhe nuk i ishte paguar ende. 12. Për këto arsye Gjykata mbajti qëndrimin se mjetet ankimore të përdorura në procedimet e brendshme nuk kishin qenë në përputhje me kërkesat që rrjedhin nga detyrimi procedural në bazë në Nenit 2 të Konventës. B. Në lidhje me Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës 13. Megjithëse doli në pah që baraka e kërkuesit në truallin e lartpërmendur, ishte ndërtuar në shkelje të të gjitha normativave të planifikimit të ndërtimeve të qytetit, Gjykata vendosi se Z. Öneryýldýz kishte qenë një pronar de facto i strukturës kryesore dhe të pjesëve përbërëse të barakës dhe të çdo sendi personal që ishte gjendur në të. Sipas mendimit të Gjykatës ndërtimi i barakës dhe fakti që kërkuesi kishte jetuar në të së bashku me familjen përfaqësonte një interes thelbësor material i cili, duke qenë se ishte toleruar si u tha më lart nga ana e autoriteteve, arrinte të përbënte një pasuri për qëllimet e Nenit 1 § 1 të Protokollit 1 të Konventës. 14. Gjykata konstatoi se ushtrimi real dhe efektiv i të drejtës së parashikuar në Nenin 1 të Protokollit 1 mund të kërkojë edhe masa mbrojtëse me karakter pozitiv. Ajo vendosi se seria e mosveprimeve nga ana e autoriteteve administrative, të cilat kishin dështuar në marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të parandaluar rrezikun e një shpërthimi, dhe shkatërrimi masiv që ndodhi

11 E enjte, 29 NENTOR 2018 në vijim, përbënin një cenim të hapur në të drejtën e kërkuesit për gëzimin e pasurive të tij, i cili mund të konceptohet si një “ndërhyrje”. Përderisa këto mosveprime neglizhuese nga ana e autoriteteve ishin ndëshkuar nga e drejta administrative dhe penale turke, Gjykata vendosi se ndërhyrja e lartpërmendur kishte qenë haptas në kundërshtim me të drejtën e brendshme. 15. Duke pasur parasysh çështjen nëse pretendimi i kërkuesit kishte gjetur një zgjidhje në bazë të së drejtës së brendshme, Gjykata vuri në dukje se atij i ishte akorduar një shumë e barabartë me 210 • si kompensim për dëm material. Në marrjen e këtij vendimi gjykatat administrative nuk kishin vlerësuar siç duhej situatën reale në zonën përkatëse. Gjykata rimori përfundimin e saj të lartpërmendur mbi faktin që e drejta e kërkuesit për kompensim nuk ishte njohur brenda një periudhe të arsyeshme. Për këtë arsye ajo nuk mund të pranonte se pretendimet e kërkuesit për kompensimin e dëmeve materiale ishin vlerësuar me kujdes dhe shpejtësi me qëllimin që t’i akordohej atij kompensimi i duhur. Kjo, duke

2 286.50 • të dhëna ndërkaq si ndihmë nga ana e Këshillit të Evropës. III. Koment 18. Jurisprudenca e Gjykatës në lidhje me të drejtën për jetën është zhvilluar vetëm gjatë viteve të fundit. Çështja McCann kundër Mbretërisë së Bashkuar, e 27 shtatorit 1995, ishte e para çështje në të cilën u konstatua një shkelje e Nenit 2. Ky vendim u vijua nga ato të dhëna në çështjet LCB kundër Mbretërisë së Bashkuar, i 9 qershorit 1998, Osman kundër Mbretërisë së Bashkuar, i 28 tetorit 1998, dhe Keenan kundër Mbretërisë së Bashkuar, i 3 prillit 2001, të cilat e bënë të qartë që edhe “thjesht neglizhenca” nga ana e autoriteteve publike është e mjaftueshme për të çuar në shkelje të Nenit 2 në qoftë se arrihet të përcaktohet ndonjë lidhje shkakësore midis kësaj neglizhence dhe vdekjeve që ndodhin. Autoritetet pra janë të detyruara jo vetëm që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të eliminuar burimet e dukshme të rrezikut për jetën por janë gjithashtu të detyruara të informojnë publikun për ekzistencën e këtyre rreziqeve. 19. Sidoqoftë Gjykata përsërit

kushtuar kujdes të mjaftueshëm vdekjeve që kishin ardhur si pasojë e kësaj neglizhence. Kjo dilte qartë në pah nga gjobat minimale që ishin vënë si dënim dhe nga mungesa e referimit në dispozitat e së drejtës penale në lidhje me vrasjen. Sipas mendimit të Gjykatës as procedimi administrativ nuk ka qenë më i kënaqshëm. 20. Ky vendim përcakton gjithashtu një parim të rëndësishëm në lidhje me të drejtën e pronësisë. Gjykata njohu që banimi, edhe kur ndodh në shkelje të normativave të planifikimit të ndërtimeve, në qoftë se lejohet nga ana e autoriteteve merr karakterin e një pasurie të një lloji të tillë që përfiton mbrojtje nga ana e Nenit 1 të Protokollit 1. Tre gjyqtarë ishin të një mendimi të kundërt në lidhje me këtë moment duke bërë që vendimi të merrej me një shumicë të vogël prej katër gjyqtarësh. Megjithatë në vendimin e saj të 30 nëntorit 2004 Dhoma e Madhe e Gjykatës mban të njëjtin qëndrim në lidhje me shkeljen e nenit 1 të Protokollit 1 me një shumicë prej 15 kundër 22. Në këto kushte ky konceptim e ruan vlerën e tij të padiskutueshme për situatën

pasur parasysh që në këtë çështje nuk pati ndonjë njohje nga ana e gjykatave të faktit të përgjegjësisë së autoriteteve administrative në lidhje me ankimin për humbjen e pasurive të tij. Së fundmi, Gjykata theksoi se autoritetet nuk i kishin bërë asnjë pagesë kërkuesit. 16. Për këto arsye Gjykata arriti në përfundimin se autoritetet shtetërore turke nuk mund të thuhet se kishin njohur – dhe kompensuar në vijim – shkeljen e pretenduar dhe se pra ka pasur shkelje të Nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës. C. Në lidhje me Nenin 41 17. Gjykata i akordoi kërkuesit 154 000 • për dëm material dhe jo-material dhe 10 000 • për shpenzimet dhe pagesat gjyqësore, duke i hequr kësaj shume

(në paragrafët 92 dhe 94 të vendimit) që vdekja e shkaktuar nga neglizhenca nuk kërkon domosdoshmërisht të njëjtat sanksione penale si një vrasje me qëllim1. Në çështjen Calvelli ajo nuk gjeti shkelje të Nenit 2 për shkak se një mjek nuk ishte dënuar penalisht për neglizhencë në ushtrimin e profesionit të tij dhe të kujdesit ndaj një të sëmuri e cila çoi pastaj në vdekjen e këtij të fundit. Në çështjen Öneryýldýz shkalla e neglizhencës dhe numri i rreziqeve të konstatuara sipas Gjykatës kërkonin sanksione penale efektive që t’i përgjigjeshin rëndësisë së vdekjeve të ardhura si pasojë e neglizhencës në fjalë. Gjykata konstatoi se procedimet turke i ishin referuar vetëm “ushtrimit neglizhent të funksioneve zyrtare” dhe nuk i kishin

shqiptare të ndërtimeve të paligjshme, të cilat, të lejueshme për një periudhë të caktuar kohe gjatë së cilës banohen ose shfrytëzohen, veshin karakterin e një objekti që përfiton mbrojtje nga ana e Nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës. Kjo tregon që përgjegjësia administrative e organeve shtetërore angazhohet në këto raste kryesisht për shkaqe mosveprimi dhe madje mosveprimi në kohë. (Footnotes) 1 Shih çështjen Calvelli dhe Ciglio kundër Italisë të 17 janarit 2002, pararendëse në këtë botim. 2 Më 12 shtator 2002 Qeveria Turke duke u bazuar në nenin 43 të Konventës dhe në nenin 73 të Rregullores së Gjykatës kërkoi që kjo çështje t’i dërgohej për rishqyrtim Dhomës së Madhe. Një panel i kësaj Dhome e pranoi kërkesën më 6 nëntor 2002 dhe ia kaloi çështjen për shqyrtim Dhomës së Madhe e cila dha vendimin e lartpërmendur.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E enjte, 29 NENTOR 2018 Presidenti Meta vlerëson ish-Presidentin kroat, Stjepan Mesiç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti Meta: Një mik i pazëvendësueshëm i kombit shqiptar

M

e anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi dje ish-presidentin korat, Stjepan Mesiç me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi ish-Presidentit të Kroacisë, Dekoratën e lartë me motivacionin: “Për kontributin e veçantë në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë. Me mirënjohje të thellë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve tanë, për mbështetjen e dhënë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e çmuar në shërbim të paqes, bashkëjetesës e mirëkuptimit në rajonin tonë”. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm ish-Presidentët e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Bamir Topi, ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Ambasadorja kroate Bujas-Juraga, autoritete të larta nga Kosova, deputetë e përfaqësues të komuniteteve fetare, etj.

Në fjalën e rastit, Presidenti Meta u shpreh se Mesiç është një mik i pazëvendësueshëm i shqiptarëve. “Sot ne të gjithë së bashku jemi mbledhur që të nderojmë një personalitet të jashtëzakonshëm si Presidenti Stjepan Mesiç dhe t’i shprehim edhe një herë mirënjohjen, në emër të popullit shqiptar, për gjithçka ai ka bërë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Presi-

denti Mesiç është një Burrështetas i shquar kroat e njëkohësisht një mik i pazëvendësueshëm i kombit shqiptar, i cili gjatë gjithë jetës së tij politike ka mbrojtur me kurajë dhe vendosmëri të drejtat e shqiptarëve. Presidenti Mesiç ka më shumë se 50 vjet që bashkëpunon dhe mbështet aspiratat e të drejtat legjitime të shqiptarëve. Që në vitet 1970, ai u burgos për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Pranverën kroate” dhe së bashku me të ishin burgosur edhe shqiptarë, “disa për flamurin shqiptar” e disa për “Pranverën kroate”, siç tregon ai vetë”,- tha Presidenti Meta.

Presidenti Meta theskoi se Mesiç ka treguar me vepra se ka qenë gjithmonë në krah të kërkesave të drejta të shqiptarëve. “Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, në kohën kur dhuna, terrori dhe padrejtësia e regjimit të Milosheviçit po përgatiste dramën e madhe të Kosovës e të gjithë Ballkanit, Presidenti Mesiç, në atë kohë President i fundit i Presidencës së Jugosllavisë, kundërshtoi publikisht dhe me kurajo e vendosmëri të pashembullt këto përpjekje të cilat për fat të keq siç e provoi edhe historia shkaktuan një nga luftërat më të përgjakshme në zemër të

Evropës. Ai vazhdoi të ishte gjithmonë një zë i fortë e i qartë kundër masakrave dhe ndarjeve etnike dhe kundër spastrimit etnik që shoqëroi këtë luftë. Si President i Kroacisë në dy mandate të tij Presidenti Mesiç vazhdoi të mbrojë publikisht kauzën e drejtë të Kosovës dhe pavarësinë e saj”,tha Presidenti Meta. Kreu i shtetit u shpreh se dekorimi u zgjodh të zhvilloje në Ditën e Flamurit duke vlerësuar kontributin që Stjepan Mesiç ka dhënë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Si President i Kroacisë ai vlerësoi si askush tjetër më parë kontributin e shqiptarëve në luftën atdhetare mbrojtëse të Pavarësisë së Kroacisë, për të cilën të gjithë ne jemi shumë krenarë, kontribut që forcon më shumë lidhjet tona historike. Ndërkohë, kontributi i tij për forcimin e marrëdhënieve midis Kroacisë e Shqipërisë ka qenë shumë i vyer dhe i vlerësuar nga Presidentët shqiptarë me të cilët ai ka bashkëpunuar ngushtë dhe nga institucione të tjera në vendin tonë. Por sot pikërisht sot në Ditën e Flamurit tonë Kombëtar në shenjë të mirënjohjes sonë ndaj këtij burri shteti dhe mikut të shtrenjtë kam nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë, atë të “Flamurit Kombëtar””,- tha Presidenti Meta.

serbe. “Millosheviçi donte të ndryshonte kufijtë prandaj bëri luftë, qindra mijëra njerëz u vranë dhe kufijtë nuk u ndryshuan. Disa thonë sot që Millosheviçi qëllimet i ka patur të mira, po ka humbur

luftërat, ata e kanë gabim edhe sot. Evropa na duhet për të hequr njëherë e përgjithnjë luftën nga Ballkani. Me Europën kufijtë duhet ti hapim jo ti ndryshojmë”,- tha Mesiç ndër të tjera.

ISH-PRESIDENTI KROAT

Mesiç kundër ndryshimit të kufijve: Nuk ia doli dot as Sllobodan Millosheviçi

G

jatë ceremonisë së dekorimit nga Presi denti Ilir Meta, ishPresidenti kroat, Mesiç, gjerësisht i njohur si mbështetës i shqiptarëve dhe të drejtave te tyre kudo në rajon është shprehur hapur kundër idesë së presidentëve ThaçiVuçiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë. Politikani Stjepan Mesic, i cili ka një përvojë të gjatë si politikan në luftërat e ishJugosllavisë ka sjellë dhe një herë në vëmendje qëllimet e diktatorit Sllbondan Milosheviç dhe deklaratat e palës


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E enjte, 29 NENTOR 2018

Urimi i veçantë i kreut të shtetit për Ditën e Flamurit

P

residenti Ilir Meta si urim për Ditën e Flamurit Ko mbëtar ka zgjedhur një poezi recituar nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare

në Dacaj të Rozhajës. Në adresën zyrtare në Facebook, Presidenti ka postuar videon e interpretimit të poezistë nga nxënëset shqiptare në Mal të Zi.

Vargjet e poezisë përcjellin një mesazh të fortë: “Gjithmonë shqipja na mësoi si të mbrojmë gjuhë, komb e atdhe/Si ta zhdukim robërinë dhe të kemi ne lirinë/ Shqiptarët me flamurin, liri e shtet gëzofshi përjetë/Me fat 28 nëntori viti 1912”. Në komentin tij në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet: Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar! Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës”.

CEREMONIA PËR 106-VJETORIN E PAVARËSISË NË VLORË

Presidenti: Respekt për themeluesit e shtetit shqiptar Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje paradite në ceremoninë shtetërore me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë, të zhvilluar në Sheshin e Flamurit dhe Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës. Në praninë e Presidentit të Republikës dhe krerëve të institucioneve të larta të shtetit shqiptar, në Sheshin e Flamurit u ngrit Flamuri Kombëtar. Më pas, personalitetet më të larta shtetërore në këtë Vit Mbarëkombëtar kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeut zhvilluan

homazhe dhe vendosën kurora me lule në shenjë nderimi te varri i Ismail Qemalit. “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.”, - u shpreh Presidenti Meta për gazetarët.

FESTA E PAVARËSISË

Presidenti Meta merr mesazhe urimi nga liderët botërorë

M

e rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga Krerë Shtetesh të vendeve mike e partnere të Shqipërisë. Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ndër të tjera thekson se: “jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale.” Ndërsa, Presidenti Italian Sergio Mattarella, në mesazhin e tij të urimit shpreh ndër të tjera se: “Përkujtimi i përbashkët së fundmi i figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, forcoi më tej jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe por edhe ndjenjën e ndarjes bashkërisht të faqeve të rëndësishme të historisë – siç u dëshmua konkretisht nga pakica arbëreshe mjaft aktive – si dhe të horizonteve të përbashkëta në gjirin e familjes evropiane dhe të komunitetit euroatlantik”. Po ashtu, Presidenti

Gjerman, Frank-Walter Steinmeier thekson në mesazhin e tij se: “Shqipëria është për Gjermaninë një partner i ngushtë dhe i besuar në Ballkanin Perëndimor dhe një mik i çmuar evropian. Vendi juaj ka ndërmarrë vitin e shkuar përpjekje të mëtejshme të spikatura për të ardhur më pranë anëtarësim-

it në Bashkimin Evropian. Tani është e rëndësishme që Shqipëria të vijojë të ndjekë këtë objektiv në mënyrë të vendosur, duke u mbështetur në bashkëpunimin konstruktiv të të gjithë aktorëve politikë të vendit në interes të së mirës së përgjithshme”. “Të jeni të sigurt se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në mënyrë aktive në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian” – vijon më tej mesazhi i Presidentit të Gjermanisë. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij shumë miqësor shprehet ndër të tjera se: “Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë të mbështetura në historinë tonë të përbashkët. Janë për t’u vlerësuar sukseset e vendit tuaj në integrimin evropian dhe në zhvillimin ekonomik. Ne e ndjekim me kënaqësi kontributin e këtyre sukseseve, si për vendin Tuaj ashtu edhe për stabilitetin në Ballkan.” Një mesazh i veçantë urimi vjen edhe nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili ndër të tjera shk-

ruan se: “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe jam i gatshëm të bëj përpjekje së bashku me Ju që, duke shfrytëzuar rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në vitin e ardhshëm, t’i çojmë marrëdhëniet kino-shqiptare në një shkallë akoma më të lartë, për të mirën e dy vendeve dhe dy popujve tanë”. Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në mesazhin e tij nënvizon se: “Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimi dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të dy popujve e dy vendeve tona, si dhe të gjithë Evropës”. Po kështu Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviæ, në mesazhin e saj dërguar Presidentit Meta thekson se: “Bashkëpunimi midis dy vendeve tona në forcimin e stabiliteti, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore zë një vend të rëndësishëm, veçanërisht në evidentimin e bashkëpunimit trilateral të Adriatikut. Republika e Kroa-

cisë si mike dhe aleate e juaja, mbështet fuqishëm të ardhmen e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme për të vijuar të japë ndihmë dhe transferojë njohuri dhe eksperiencë nga proceset e saj të integrimit evropian”. Mesazhe urimi Presidenti Meta ka marrë edhe nga Perandori i Japonisë Akihito, Mbreti i Spanjës Felipe VI i Spanjës, Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset, Presidentja e Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid, Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaité, Presidenti i Azerbaixhanit Ilham Aliyev, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Dr.Yousef A. Al Othaimeen, e shumë personalitete të tjera evropiane e botërore, si dhe bashkatdhetarë nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët apo nga diaspora. Mesazhe të shumta vijojnë të mbërrijnë në këtë përvjetor të shënuar të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar.


AKTUALITET

14

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Sipas gjykatësit, vlerën e dënimit Kulla e ka vuajtur gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim

I

“forti” i Shkodrës, Lulzim Kulla, ndaj të cilit u bë një atentat më 13 janar 2018 dhe ku ai bashkë me 8 kalimtarë të rastit u plagos, është liruar nga burgu. Sipas gjykatësit, vlerën e dënimit Lulzim Kulla e ka vuajtur gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim. Gjithashtu gjykata ka marrë parasysh edhe gjendjen e tij shëndetësore pasi ai vuan nga kanceri në prostatë, ka një këmbë të dëmtuar dhe njëherazi ka mbetur shurdh nga një atentat me tritol dhe për rrjedhojë e ka lënë atë të lirë. Kulla, i njohur në Shkodër si biznesmen dhe i skeduar si kreu i një grupi kriminal, është liruar nga Gjykata e Gjirokastrës. Ai ishte arrestuar pak muaj më parë në pikën kufitare të Kakavijës me një pasaportë të falsifikuar, në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë. 43-vjeçari është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi është arrestuar në 2006 nga forcat “RENEA” dhe ka qenë nën hetim për disa ngjarje të rënda. Ndërkohë, në vitin 2014 rezulton se Kulla është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. Ai ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë. Kulla u bë kryefjala e mediave kur ju bë atentat me rreth 500 gramë tritol C4 që u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi

Lirohet “i forti” i Shkodrës, e shpëtoi sëmundja ARSYEJA “Sipas gjykatësit, vlerën e dënimit Lulzim Kulla e ka vuajtur gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim. Gjithashtu gjykata ka marrë parasysh edhe gjendjen e tij shëndetësore pasi ai vuan nga kanceri në prostatë, ka një këmbë të dëmtuar dhe njëherazi ka mbetur shurdh nga një atentat me tritol dhe për rrjedhojë e ka lënë atë të lirë”.

SHKODRA

djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. Blutë e Shkodrës më 8 shkurt në kuadër të operacionit “Together”, arrestuan 3 të rinj të dyshuar si autorë të atentatit ndaj 43-vjeçarit. Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Ai njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet

PROKURORIA

P

2,5 ton kanabis, dosja shkon në Gjykatë

rokuroria për Krimet e Rënda, përfundon hetimet dhe çon për gjykim dosjen me 9 persona të akuzuar për trafikun e 2.5 ton kanabis nga Shqipëria në Gjermani. Kamioni me këtë sasi drogë u kap në janar të 2017 në Ankona të Italisë. Mjeti u kontrollua dhe u bllokua për mungesë dokumentacioni, por më pas rezultoi se ai kishte një sasi gjigande kanabisi që po transportohej. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se kamioni u nis nga Porti i Durrësit në drejtim të Ankonës në Itali më datë 3 janar 2017. Automjeti drejtohej nga Dhimo Koraj, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte në Gjermani ku pritës i saj ishte Euron Hoti. Lënda ishte fshehur mes paletave me lëndë drusore, që ishte marrë në një kompani në Gramsh. Ajo do të transportohej përmes një shoqërie nga Fieri në drejtim të Gjermanisë.

se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në këtë qytetit, por për ngjarjen nuk është dënuar askush. Në qershor të vitit të kaluar, Lulzim Kulla është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Ai është mbajtur në burg dhe është liruar pas gjashtë muajsh. Lulzim Kulla pas vitit 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus” të qytetit verior. Lulzim Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shko-

drës, duke bërë që një pjesë e tyre të largoheshin nga qyteti. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar. Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore. Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia. Pak kohë më parë, një grup personash u kap si pjesë e një organizate kriminale

“Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore. Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia”. që u vendoste gjoba tregtarëve të vegjël. Në qytetin verilindor kishte ndodhur një prishje e balancave. Familjet që dikur kontrollonin periferitë, ruanin distancë mes tyre por ndërsa nisën të pranonin emisarë të politikës, nisi përçarja dhe vrasjet.

TIRANË

I riu kapet me 20 mijë euro të falsifikuara P

olicia ka arrestuar një 37-vjeçar, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”. “Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, automjet e aparate celular. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “500”, arrestuan në flagrancë shtetasin G.Xh, 37vjeç, banues në Kavajë. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte. Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

bashkë me mjetin dhe dy aparate celular. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat

penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 183 dhe 149/a të Kodit Penal”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


AKTUALITET

15

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Aksi Levan-Tepelenë i kalueshëm por kujdes

SITUATA

K

ush do të udhëtojë drejt Tepelenës, mund të përdorë rrugën nga Levani. Lëvizja pranë Poçemit, ku rruga u bllokua nga një rrëshqitje gurësh, bëhet me një By-Pass provizor por kërkohet kujdes nga shoferët. Pas 6 ditëve bllokim, lëvizja në aksin Levan-Tepelenë është zhbllokuar. ARRSH ka hapur një By-Pass për kalimin e mjeteve në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit, teksa rruga mbetet e bllokuar në atë pikë. By-Passi provizor i Poçemit, sipas ARRSH një rrugë me

shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë, por nga ana tjetër kërkon vëmendje të veçantë të drejtuesve të mjeteve që do të qarkullojnë aty. Lëvizja në këtë rrugë përgjatë by-passit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore. ARRSH dhe kompania kontraktore po punon për eleminimin e rreshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks por për hapjen e plotë të rrugës nuk ka afate.

Të dhënat nga UNICEF tregojnë se mosha mesatare kur fëmijët kanë aksesuar internetin për herë të parë është 8-vjeç duke qëndruar mesatarisht online 3 orë në ditë

Interneti pa kontroll, zv/ministrja Jaku: Kujdes prindër M

e shtimin e përdorimit të internetit masivisht në familje dhe shoqëri, fëmijët janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj rreziqeve që mund të kenë gjatë qëndrimit të tyre online. Kontakti me njerëz të panjohur që mund t’i përdorin fëmijët për qëllime të errëta, deri tek parja e materialeve me përmbajtje të lartë dhune apo me kontest pornografik. Ndaj institucionet vendase dhe të huaja ngrenë alarmin për një ndërgjegjësim më të madh të prindërve për të kontrolluar çfarë fëmijët shohin dhe të përdorin metoda që teknologjia ofron për të penguar hyrjen e fëmijëve në faqet e padëshiruara. Këtë apel e bëri Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ardiana Jaku gjatë tryezës së UNICEF, i cili bëri bashkë disa ministri në Samitin e “I sigurt online”. Teksa nënvizoi faktin që fëmijët në ditën e sotme ku teknologjia ka përparuar , për shkak të aksesit të pakontrolluar në internet mund të jenë më të rrezikuar ndaj kontakteve të panjohura , të papërshtshme dhe modeleve e sjelljeve negative ajo tha se rritja e ndërgjesimit dhe përdorimi i mekanizmave ligjorë do të ishte i nevojshëm në këtë rast për mbrojtjen e fëmijeve. “Fëmijët në ditët e sotme nuk rrezikohen vetëm në rrugë apo ambiente të jashtme por edhe brenda mureve të shtëpisë nëse ju jepet akses i pakontrolluar në internet. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj riskut të pamjeve të papërshtatshme, ndaj kontakteve të panjohura si dhe ndaj sjelljeve e modeleve negative. Është mbi të gjitha detyrë e jona si prindër mbrojta nga këto rreziqe. Por edhe institucionet shtetërore përmes mekanizmave ligjore dhe dialogut konstant me aktoret e shoqërisë civile dhe industrisë se komunikimit kanë një rol themelor në këtë proçes”, shprehet

LUSHNJE

Babunjë, qendër e re shëndetësore

Banorët e fshatit Babunjë në njësinë Administrative Gradishtë, Lushnjë, kanë tashmë një qendër të re shëndetësore. Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre, që u mundësua nga fondacioni “Mirësia”, ishin të pranishëm kryetari i këtij fondacioni Korab Kaja, kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, stafi i Qendrës Shëndetësore si dhe banorë të zonës. Fondacioni “Mirësia” ushtron aktivitetin e tij në gjithë Shqipërinë. Ndihmesa e tyre fokusohet kryesisht tek jetimët ku mbi 4500 prej tyre marrin ndihmë sociale. Ky fondacion ka ndërtuar shkolla, ambulanca, qendra kulturore, puse uji per nevojtarët, projekte rimëkëmbjeje në disa zona të varfra rurale, ndërtime të disa shtëpive për familje në nevojë, gjithashtu ndihma për familjet e zonave të përmbytura.

ZGJIDHJA

“Mbi të gjitha është detyrë e jona si prindër mbrojta nga këto rreziqe. Por edhe institucionet shtetërore përmes mekanizmave ligjore dhe dialogut konstant me aktoret e shoqërisë civile dhe industrisë se komunikimit kanë një rol themelor në këtë proçes”.

RAPORTI

‘’Të dhënat nga UNICEF tregojnë se mosha mesatare kur fëmijët kanë aksesuar internetin për herë të parë është 8-vjeç duke qëndruar mesatarisht online 3 orë në ditë. Por 37% e fëmijëve të anketuar në Shqipëri pohojnë se e kanë përdorur internetin edhe më herët se nga mosha 8-vjeçare”.

zv.ministrja. Të dhënat nga UNICEF tregojnë se mosha mesatare kur fëmijët kanë aksesuar internetin për herë të parë është 8-vjeç duke qëndruar mesatarisht online 3 orë në ditë. Por 37% e fëmijëve të anketuar në Shqipëri pohojnë se e kanë përdorur internetin edhe më herët se nga

mosha 8-vjeçare. Përgjithësisht, fëmijët kanë pohuar se nuk supervizohen nga familja dhe se ata kanë më shumë aftësi teknologjike online se prindërit e tyre. Ndaj, kontrolli prindëror për të siguruar qasje drejt përmbajtjeve cilësore në internet është thelbësor. “Rrjetet sociale cdokush

ka atë maninë që t’i ketë por prindërit më kanë imponuar dhe kanë këmbngulur që të mos i përdor. Internetin mund ta përdor për informacionet që më duhen mua në shkollë, pasi aty mund të shfaqen imazhe që nuk janë për moshën tonë”, thotë një nxënëse. Prania e teknologjisë nuk mund të shmanget; megjithatë qeveria, familja dhe komuniteti kanë përgjegjësinë të formojnë një botë më të sigurt dixhitale për çdo fëmijë në Shqipëri.


AKTUALITET

N

jë ditë pasi Ministria e Brendshme bëri me dije vendosjen e një regjimi të ri për lëndët plasëse, në tregje ka pasur reagime. Edhe pse në tregjet kryesore të Tiranës ende nuk ka nisur tregtimi i fishekzjarreve por duke nisur që nga java e ardhshme, autoritetet thonë se nuk do lejojnë shitjen e asnjë mjeti piroteknik që përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Kapsollat që janë shitur vitet e fundit në Shqipëri konsiderohen të rrezikshme për shkak të përmbajtjes së lartë të barutit dhe fuqisë shpërthyese. Paçka se këto ditë nuk shiten në masë, ato tregtoheshin në dy dyqane në shkelje me kriteret dhe kushtet që parashikon ligji, ndaj dhe u sekuestruan nga Policia e Tiranës, ndërsa pronarët e tyre u kallzuan në prokurori. Edhe nga eksperimentet që policia zhvilloi me to, rezultoi se janë të afta të dëmtojnë edhe materiale të forta si metali. Ekspertët zjarrfikës thonë se në duart e qytetarëve janë tejet të rrezikshme. “Ne presim urdhrat dhe në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit do i bllokojmë këto lëndë të rrezikshme. Këto mjete piroteknike duhet të përdoren vetëm nga pushteti lokal, bashkitë që organizojnë festat dhe jo nga qytetarët, pasi në të kaluarën kanë shkaktuar edhe dëmtime”. Ministria e Brendshme paralajmëroi vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike. Situata aktuale ku njerëzit kanë akses lirshëm në blerjen e mjeteve piroteknike ka bërë që qeveria të tërhiqet edhe nga

16

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Kapsollat që janë shitur vitet e fundit në Shqipëri konsiderohen të rrezikshme për shkak të përmbajtjes së lartë të barutit dhe fuqisë shpërthyese

Masat, bllokohen dy dyqane me kapsolla të rrezikshme RREZIK “Kapsollat që janë shitur vitet e fundit në Shqipëri konsiderohen të rrezikshme për shkak të përmbajtjes së lartë të barutit dhe fuqisë shpërthyese. Edhe nga eksperimentet që policia zhvilloi me to, rezultoi se janë të afta të dëmtojnë edhe materiale të forta si metali”.

AKSIONI

propozimi i bërë në paketën fiskale për heqjen e akcizës për fishekzjarret. Në miratimin nen për nen që iu bë paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë, ky propozim u rrëzua nga deputetët e mazhorancës me miratimin e Ministrisë së Financave. Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, në një deklaratë për mediat ditën e martë deklaroi se: “Nga eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese që u përdorën gjatë protestës

PRRENJAS

Plagosi të riun, kapet 29-vjeçari

përpara Kuvendit në 22 nëntor, janë regjistruar rezultate shokuese. Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet”, tha Kuko. Ministria e Brendshme u kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese

dhe piroteknike me efekt të tillë, ndërkohë që një apel ka edhe për prindërit. “Nxisim të ndërpritet menjëherë tregtimi dhe të dorëzohet produkti me këtë përmbajtje, duke lajmëruar sa më parë Komisariatin pranë. Kushdo që do të kapet me këtë produkt apo do të disponojë individualisht të tilla lëndë do të ndalohet e ndëshkohet. Në prag të festave të fundvitit, Ministria e Brendshme u bën thirrje prindërve, familjarëve

“Ne presim urdhrat dhe në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit do i bllokojmë këto lëndë të rrezikshme. Këto mjete piroteknike duhet të përdoren vetëm nga pushteti lokal, bashkitë që organizojnë festat dhe jo nga qytetarët, pasi në të kaluarën kanë shkaktuar edhe dëmtime”. dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e mjeteve të sipërpërmendura nga fëmijët apo të rriturit”, thotë ministria. Sipas Kukos, qeveria do të rishikojë edhe kriteret e standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të tilla të rrezikshme.

GJIROKASTËR

Sërish për Kaçifën në Bularat

V

Policia ka prangosur një 29-vjeçar nga Prrenjasi, i cili plagosi me armë një të ri dhe më pas grabiti me forcë një makinë për t’u larguar nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi dje, rreth orës 01:30, në një lokal në fshatin Karkavec, ku Afrim Radiçi, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me pistoletë shtetasin me iniciale Xh.P, 23-vjeç. Afrim Radiçi, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip ‘’Golf” në pronësi të shtetasit A.B, të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Afrim Radiçi u kap rreth 60 kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorez.

azhdojnë ta quajnë “hero” në Greqi, minoritarin grek Konstandinos Kaçifas që mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me forcat RENEA, pasi më parë kishte qëlluar mbi policinë e Gjirokastrës në Bularat. Nacionalistët grekë pritet që të rikthehen në Bularat, me rastin e mbushjes së 40 ditëve. Sipas një njoftimi të bërë në rrjetet sociale nga shoqëria e Shën Athanasit Voularati, pritet që në datë 8 dhjetor në nder të tij të zhvillohet një ceremoni përkujtimore në fshatin Bularat. Mesha do të zhvillohet në orën 11:00 në kishën e fshatit dhe për të nderuar figurën e tij pritet të mbërrijnë disa autobusë me

nacionalistë. Në 8 dhjetor, varrimi i ekstremistit u bë me thirrje antishqiptare. Prokuroria e Gjirokastrës po heton për

nxitje të urrejtjes, ndërsa shteti shqiptar shpalli “non grada” 52 shtetas grekë, mes tyre ekstremistë dhe zyrtarë.


AKTUALITET

17

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Tema e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka kursyer as Kullën dhe varrin e Isa Boletinit

Nipi i Isa Boletinit: Isa nuk luftoi që kulla e tij t’i bashkohet Serbisë N

ë Veri të Kosovës, paralelizmi sot më 28 nëntor po prekte një nivel tjetër. Aty ku përfundonte vargu i flamujve kuq e zi, shfaqeshin ata të Serbisë. Vetëm trupat e KFOR’it që ishin shpërndarë në distanca jo shumë të mëdha, po e thyenin këtë rregull. Derisa në fshatin Boletin të Zveçanit, shqiptarët po vizitonin kullën e Isa Boletinit për Festën e Flamurit, në qendër të Mitrovicës, serbët po i thurnin vargje “tokës së shenjtë”. Veriu dje ishte kthyer në destinacion i dy pelegrinazheve: i serbëve që po e vazhdojnë serinë e protestave ndaj vendimit të Qeverisë për taksën ndaj produkteve serbe, duke i kënduar Kosovës dhe Trepçës dhe i shqiptarëve, që shkonin në Kullën e Isa Boletinit për Festën e 28 Nëntorit. Gjithçka po zhvillohej në një perimetër jo shumë të gjerë, në zonën e qyteteve veriore, që janë përfshirë në debatin e ‘korrigjimit të kufijve’. Ekipi i Gazetës Express në mesditë qëndroi në Kullën e Isa Boletinit. Aty po përfundonin vizitën e tyre kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Kulla e Isa Boletinit në Boletin Tema e ndryshimit të kufijve nuk ka kursyer as Kullën dhe varrin i Isa Boletinit. Kryeministri Ramush Haradinaj javë më parë deklaroi se bëhet fjalë për ndarjen e veriut. Sipas kryeministrit, plani i ndarjes e lë jashtë edhe fshatin Boletin, në të cilin janë rivarrosur eshtrat e heroit. Për këtë temë për Gazetën Express foli edhe Gazmend Boletini, nip i Isa Boletinit, i cili po bënte nikoqirllëk në kullën e stërgjyshit të tij. “Ne jemi Kosovë. Isa nuk ka luftuar që Kulla t’i mbetët në anën tjetër” , tha ai.

PRESIDENTI I KOSOVËS NË SHBA

P

residenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke vazhduar vizitën zyrtare në Uashington gjatë së cilës u takua me dy zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidenti Thaçi tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje të ndërsjellë të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë. “Një gjë duhet ta kemi të qartë: se pa definim të kufijve, nuk do të ketë as marrëveshje përfundimtare paqësore që garanton njohjen reciproke. Prandaj, ekipet profesionale të të dy vendeve tona, ku do të jenë edhe ndërkombëtarët, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, të NATO-s, të BE-së, do

Ai tutje tregoi që kishin pritur qindra grupe të vizitorëve që për 28 nëntor shkojnë në Boletin. Për Gazetën Express foli edhe ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, themeluesi KIPRED’it, Lulzim Peci, i cili ka qenë i zëshëm kundër idesë së ndryshimit të kufijve/ndarjes së Veriut. “Pas 99’ës, kjo është ideja më e rrezikshme që është përballur Kosova. Kjo ide ka qenë edhe më përpara, mirëpo nuk ka pasur përkrahës. Problemi është se tash janë gjetur përkrahësit”, ka thënë Peci për Gazetën Express dhe T7. Ai e quan tradhtinë më të madhe përkrahjen e opsionit të ndryshimit të kufijve, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, kushdo që e quan tradhtar Hashim Thaçin është gomar. Në afërsi të kullës, trupat e

KFOR’it ishin shpërndarë në dy-tre pika të ndryshme. Nga ana tjetër, në udhëkryqin në dalje të Lagjes së Boshnjakëve qëndronte një veturë e policisë së Kosovës. Në të gjitha atë zonë, vetëm uniforma e policit që rrinte jashtë veturës kishte shenjë të Republikës së Kosovës. Lagjja e Boshnjakëve ishte mbuluar me flamuj kuq e zi për shkak të festës. Njëqind metra më në veri, të dy anët e rrugës ishin të mbushura me flamujt e shtetit serb. Vetura e Policisë dhe automjetet e KFOR’it po qëndronin larg qendrës së Mitrovicën Veriore, ku ishin mbledhur protestuesit serbë. Boletini dhe fshatrat përreth ishin mbushur me flamuj kuq e zi. Edhe veturat që destinacion kishin varrin dhe kullën e

Isa Boletinit, mbanin flamujt e Shqipërisë. Në qytetet veriore, aty ku përfundonin flamujt kuq e zi, fillonte vargu i flamujve serbë. Mëngjitë situatës tensionuese në Veri, sot të dy palët po festonin. Shqiptarët 28 nëntorin, e serbët që sot u mblodhën për herë të tretë për të protestuar rreth taksës të qind për qindtë ndaj produkteve serbe. Gazeta Express ka përcjellë edhe protestën e sotme, që po shoqërohej me një koncert. Protesta e thirrur për kundërshtim të taksës ndaj produkteve serbe, po i dedikohej “shefit të nëntokës”, Milan Radojciq. Serbët po bënin thirrje për ‘vëllanë’, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. /Express/

KRYEMINISTRI

Thaçi: Nuk ka marrëveshje me Haradinaj shkruan për Washington Post: Serbinë pa përcaktimin e kufirit Nuk pranoj kurrë shkëmbim territoresh

të punojmë sikurse edhe në ekspertizat e vendeve tjera, që të definohet qartë edhe vija kufitare në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Por, një gjë ju siguroj se nuk do të ketë kufij në baza etnike, do të ruhet karakteri dhe realiteti i Kosovës multientike dhe do të kemi një marrëveshje të standardit euro-atlantik. Është një momentum që nuk duhet ta humbim, përndryshe është rrezik që t’i humbim me dekada të tëra por edhe çmimin më të madh ta paguajnë gjeneratat e ardhshme”,-

deklaroi Thaçi. Sekretari i shtetit Pompeo dhe ambasadori Bolton, në takimet me presidentin Thaçi theksuan se koha është tani që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për arritjen e një marrëveshjeje historike. Çështja e përcaktimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, e shprehur muaj më parë nga presidenti Thaçi si “korrigjim” kufijsh dhe e interpretuar gjerësisht si shkëmbim territoresh mes dy vendeve, është pritur me kritika të ashpra në Prishtinë.

Gazeta e madhe amerikane, Washington Post e ka botuar dje një editorial të kryeministrit Ramush Haradinaj, në të cilin ai e kundërshton fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve. “Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i mbështetur nga Rusia, e ka bërë një ofertë të neveritshme: Serbia do ta njohë Kosovën nëse ne japim një pjesë të territorit. Serbia dëshiron të krijojë një shtet ‘të pastër’ etnik, duke ua marrë njerëzve nënshtetësinë dhe duke i dëbuar ata nga shtëpitë e tyre. Ky është një çmim shumë i lartë për ta paguar. Ne nuk do ta shkelim Kushtetutën tonë, nuk do të heqim dorë nga sovraniteti ynë dhe nuk do ta shkatërrojmë integritetin tonë territorial vetëm që Serbia ta njohë një fakt që tashmë ekziston. Ne gjithashtu nuk do të vendosim precedent të rrezikshëm që do ta destabilizonte Ballkanin dhe ato shtete që luftojnë për integritetin e tyre territorial, si Izraeli, Ukraina dhe India”, ka shkruar Haradinaj, raporton KTV. Haradinaj shkruan se shkëmbimi i territoreve kundërshtohet nga 77 % e qytetarëve të Kosovës. “Si kryeministër i vendit kurrë nuk do ta pranojë një tregti të tillë”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se e përkrah një marrëveshje me Serbinë, që do të çonte në njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB.


FORUM OPINION Nga Marjana Doda

Z

g jerimi i BE-së ka sjelle shumë debate dhe pikepy etje, duke marrë parasysh referendumin e Brexit, që rrezikon të kthehet në fenomen dhe për vende të tjera që aderojnë në bashkimin europian, por dhe për vetë problematiken që mbart Ballkani Perendimor. Ky plan pranimi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një rajon që gjeneron konflikte dhe që vazhdon të ketë mosmarrëveshje territoresh ka vënë në tension dhe në garë të gjitha palet. Strategjia e BE-së, e publikuar në Shkurt, caktonte vitin 2025 si kufi për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi, dy vendet që kanë përparuar më shumë me proçesin, si dhe për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Por 7 –vitet e ardhshme duken të veshtira që më shume se për tu bashkuar në BE rrezikojnë të shkojne drejt një ndarje dhe një lufte tjeter ballkanike . Mosmarrëveshjet gjeografike mbeten çështje të pazgjidhura, një trashëgimi nga luftërat e të shkuarës. “Ballkani ka shumë mosmarrëveshje territoriale, dhe ato duhen zgjidhur para se të ndërmerret ndonjë hap konkret”, do theksonte JeanClaude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, gjatë takimit të përvitshëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Përpos këtij konstatimi për këto mosmarrëveshje që të gjithë e dinë që ekzistojnë , nuk është bërë ende asnjë hap konkret për zgjidhjen e tyre duke treguar kështu një dështim të Bashkimit Europian në Ballkanin Perendimor . Konkretisht mosfunksionimin e direktivave Europiane e shohim së pari në Maqedoni. Ndërkohë që gjatë qeverisjes së Gruevskit , BE dështoi në angazhimin për integrimin e Maqedonisë në famijen Europiane dhe NATO , së fundmi BE arriti ta strehoje në gjirin e saj. Në fakt edhe integrimi i vetë Gruevskit në zemer të Europes duhet njohur si “ sukses” kësaj të fundit. Ndërsa pritej që Gruevski të shkonte në burg , ish- kryeministri i Maqedonisë u bë gjalle nga Budapesti… “Unë jam në Budapest dhe kërkova azil politik në Hungari”, shkroi Gruevski në profilin e tij në Facebook. Ai shtoi gjithashtu se kishte marrë kërcënime me vdekje në ditët e fundit duke justifikuar arratisjen e tij.Largimi aventuresk i Gruevskit nga Shqipëria ( besoj i kemi kthyer “borxhin” me strehimin e Nanos në 1998 në Maqedoni) solli reagime nga opozita shqiptare , por jo vetem . Ikja e Gruevskit la gjurmë në 6 shtete . Për këtë Bashkimi Evropianë ka thënë se nuk dëshiron që të përzihet në arratisjen e ish -kryeministrit maqedonas Nikola Gruevskit dhe në kërkesën e tij për azil në Hungari. Komisioneria e Bashkimit Evropian Maja Kocijancic ka thënë se nëse Hungaria dhe anëtarët e BE-së apro-

vojnë kërkesën për azil të Gruevskit, atëherë ata do ta respektojnë. Sipas komisioneres kjo çështje nuk duhet politizuar, transmeton Indeksonline. Ndërsa departamenti i SHBAve beson se ish kryeministri duhet ta vuaj dënimin e tij në Maqedoni.”Ne mendojmë që i gjithë proçesi duhet të kryhet në Maqedoni.”, tha Departamenti i SHBA-ve në deklaratën e saj. Sot Maqedonia pret të finalizoje marrëveshjen e Prespes , me shpresen se pas kësaj , do të siguroje një vend në BE dhe NATO . Megjithate me shume gjasa vendi do të shkoje në zgjedhje të parakohshme për shkak të situatës që është krijuar pas ikjes së Gruevskit nga vendi . Sikundër Maqedonia e cila deri diku ka arritur nje marrëveshje me pelqimin ose jo të të gjitha palëve , Kosova duket se është në vendnumëro, për të mos thënë që po bën hapa pas. Vetem pak ditë më parë Kosova humbi një tjetër mundësi për tu antarësuar në një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare. Në seancën e votimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit , me datë 20 Dhjetor 2018, Kosova dështoi për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të kësaj agjensie të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara. Pas dështimit në raundin e parë dhe përpjekjes për raundin e dytë, Kosova nuk arriti të merrte 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërës prej Agjencive më të rëndësishme të sigurisë në botë, në kuadrin e Kombeve të Bashkuara.Qeveria e Kosovës ka shprehur zhgënjimin për mosanëtarësimin e shtetit në INTERPOL, ku thekson se fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe një herë qëndrimin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve midis dy palëve. Kjo është hera e tretë që Kosova aplikon për anëtarësim në INTERPOL, pasi ka aplikuar konkretisht në vitet 2010, 2015 dhe 2017. Dështimet e Kosovës në UNESCO disa vite më parë dhe në INTERPOL disa ditë më parë përbëjnë këmbana alarmi për Shtetin e Kosovës por dhe për ndërkombëtaret . Si në rastin e UNESCO-S po ashtu dhe në INTERPOL është shqetesuese fakti se 15 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur nuk e votuan anëtarësimin e saj, duke rrezikuar keshtu njohjene e saj ndërkombetare si shtet . Në këtë situate , nuk pashë reagimin e Thaçit i cili flet për marrëveshje më të mëdha ...ndërkohë nuk arriti të binde Vuçiç që së paku të mos pengoje Kosoven të anëtarësohet në Interpol. Në fakt që nga deklarata e Gushtit nga Presidenti Thaçi për korrigjim të kufijve…Kosova duket sikur e ka humbur busullen e saj të orientimit dhe si pasoje janë dhe dështimet e

18 E enjte, 29 NENTOR 2018

Dështimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor njëpasnjeshme që po kalon Kosova në arenen ndërkombëtare. Kadri Veseli shkruan se :”Sot nuk ishte ditë e mirë për Kosovën. Por, më i fuqishëm se fakti i mos anëtarësimit në Interpol është fakti se as Serbia me politikën e saj të pengimit ndërkombëtar të Kosovës, as krimi i organizuar, e as terrorizmi, nuk do të mund ta ndalin fuqizimin e shtetit të Kosovë dhe integrimin ndërkombëtar të tij”, ka shkruar Veseli. Ai ka kërkuar nga partitë opozitare pas këtij dështimi të Kosovës, që t’i thërrasin arsyes që për t’iu bashkuar institucioneve të vendit. Politika dhe diplomacia Serbe, po bllokojnë zgjerimin e njohjeve të mëtejshme, duke punuar fort për tërheqjen e njohjeve për Republikën e Kosovës nga shtete të caktuara. Në një kohë që Serbia po lobon fuqishëm kundër Kosovës dhe nga ana tjeter flitet për dialog ndërmjet dy vendeve tregon sa jo serioz është ky dialog i cili duhet të ndërpritet menjehere deri në momentin që vertet Serbia pranon të dialogoje pa futur “shkopinj ndër rrota Kosoves”. E megjithate , vendimi më i drejte që ka marre qeveria e Kosovës është taksimi me 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia e Bosnja.Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, ka thënë Mogherini. Kur Serbia lobon kundër Kosovës, atëhere për cilin dialog po flasim…a ka kuptim dialogu në këto kushte? Përse Mogherini nuk i vendos ultimatume Serbise por vetem Kosovës…vallë kush është viktima në këtë mes...kush po sulmon kë? Pas kësaj në veri të Kosovës, policia ndërmori një aksion në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç, ku u konfirmua se janë arrestuar tre persona të lidhur me vrasjen e politikanit serb Ivanoviç dhe një person që ka penguar kryerjen e detyrës zyrtare. Gjithashtu, Policia ka bërë të ditur se është shpallur në kërkim një person i pestë me emrin Milan Radojiçic. Ky aksion mobilizoi qeverinë serbe duke tentuar ta ktheje në një gjendje kaosi me sirenat e saj të luftës , që më shume sa sa për serbet ishin alarm i kuq për BE-në , si për të treguar që , shqiptarët po na sulmojnë . Por vallë a nuk duhet të ishin serbet të parët të interesuar për

gjetjen e autoreve të vrasjes së Oliver Ivanoviç iliderit të Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”(!) Pakënaqësitë ndaj BE-së janë shtuar dhe nga lideret e shteteve në rajon. Për herë të parë Kreministri i Kosovës dhe Shqipërisë kanë qene bashkë ndaj qëndrimit kundër Serbise dhe BE-së duke theksuar fort dështimin e kësaj të fundit në këtë rajon . Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në qytetin e Pejës, k.min Rama do lëshonte deklarata të forta dhe kontradiktore . Gjatë fjalës së tij në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë, së pari Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy Ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025. Duke theksuar se Shqipëria nuk mund të presë pafundësisht BE-në në lidhje me pranimin në këtë organizëm, sikurse Kosova është e lodhur nga pritja për liberalizimin e vizave. Pamvarsisht sa e vertete është kjo , në fakt të tilla deklarata nacionaliste vetem sa cojne ujë në mullirin serb të cilët kanë trumbetuar me të madhe faktin se Kosova nuk do dialog me Serbine pasi do të bashkohet me Shqipërinë e si pasoje shqiptarët janë kërcënim në rajon etj. Kur e verteta është e kundërta. Me pas Rama do kërkonte një mbështetje për teorine e Thaçit për korrigjim të kufijve duke kundërshtuar veten brenda pak minutash nga bashkim në ndarje të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Serbinë është strategjike dhe afatgjatë. Por nëse Serbia e shikon këtë si shprehje të një nevoje të njëanshme gabon. Kjo është një nevojë e dyanshme dhe për këtë nevojë të dyanshme Serbia duhet të ulet në tavolinë me një fytyrë dhe jo me tre fytyra, një për Kosovën, një për Shqipërinë dhe një tjetër për komunitetin ndërkombëtar. Të zgjedhë cilën fytyrë do të përdorë në marrëdhëniet me shqiptarët. Ne jemi të gatshëm ti rrimë përballë me të njëjtën fytyrë që do të zgjedhë Serbia. Në fakt kjo ishte ajo çfarë dëshironin të dëgjonte pala kosovare por dhe një qëndrim i drejte që duhet të mbante si kryeminister i Shqiperisë . Por leximi mes rrjeshtave zhgenjeu jo pak njerëz. Së pari mikpritësit e mysafireve të shqipërisë, të cilet e panë këtë si mbështetje të ndarjes së Kosovës. Rama quajti gomar këdo që akuzon Thaçin për tradhëti pikërisht përkrah “gomarit” të parë të Kosovës ish-komandant i UCK-së dhe që më teper i ka dhënë Kosovës dy dëshmore nga familja e tij( k.min Ra-

mush Haradinaj) Ndërsa opozita shqiptare i ka lexuar këto deklarata si sulm ndaj partnerëve ndërkombëtare për të larguar nga vetja “akuzat” si negociator për ndarjen e Kosovës ..duke marre parasysh dhe mbrojtjen publike që bëri ndaj Thaçit gjatë intervistes me gazetaret .Ku akuzat më të rënda pas kësaj deklarate ishin të ish- presidentit Bujar Nishani duke thënë se: kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e antirajonale që ka inicuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e Kreut të Qeverisë. Shqipëria nga ana tjetër është një tjeter shtet në Ballkanin Perëndimor që shikon me sytë nga Europa por që serish jemi larg saj. Kujtojmë se dështimi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në ishte si pasoje e kanabizimit të vendit . E megjithatë përpos kësaj të vertete, BE kishte përfaqësuesit e saj diplomatik të cilët nuk e trumbetuan këtë problem pamvarsisht se Opozita shqiptare ka akuzuar drejtperdrejt zonjen Vllahutin për heshtjen e saj përballe kanabizimit të vendit dhe trafikut të madh të droges . Po ashtu dhe reforma në drejtesi e cila ishte nën kujdestarine e ndërkombetareve duket se po dështon dita dites… atëhere kush e ka fajin? Kurrë më parë nuk ka patur skepticizem më të madh ndaj integrimit në familjen Europiane se sa sot. Veçanërisht për shqiptaret ka qenë ëndërra më e madhe të jene pjesë e kësaj familjeje . Sa më shumë po i afrohemi europes…aq më shumë po na largohet ajo, ndaj dhe qindra të rinjë e të reja në këtë rajon po lënë vendet e tyre për të jetuar si emigrante në disa prej vendeve europiane , duke e brakstisur vendin amë pa perspektive . Në gjithë këto vite tranzicioni kemi qenë nën “diktatin” e ndërkombëtarëve …kemi punuar sipas direktivave të tyre…por serish jemi në vendnumero. Padiskutim nuk është vetem faji i nxenesit për mangësite e tij por dhe dështim i mesuesit ( ndërkombëtaret) për mënyren e mësimdhenies së tyre .”Disa i mban me hater e disa të tjere i ngel në klase” . Eshtë folur shumë që Ballkani Perendimorë është prioritet i BE-së por sot duhet vënë në agjende imediate pasi jo vetem që Ballkani Perendimor nuk po plotëson kushtet për tu integruar në BE por po krijohen boshllëqe shumë të mëdha që do sjellin konflikt dhe përplasje ndërmjet tyre. Tezat për ndarje–bashkim janë këmbanë alarmi për Europen . Ndërhyni para se të jetë vonë .


SHOWBIZ

19 E enjte, 29 NENTOR 2018

Aktorja Catherin Zeta-Jones tregon tmerrin që përjetoi Catherine Zeta-Jones ka treguar se si i ka përballuar akuzat që kishin ardhur në drejtim të bashkëshortit të saj për ngacmime seksuale. Aktorja dhe Michael Douglas kanë kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare para 18 vjetëve. Së bashku ata kaluan vështirësi të ndryshme dhe aktorja tregoi tani se sa e vështirë ishte për të gjithë familjen kur një grua e akuzoi aktorin për ngacmime seksuale. “Ne u shkatërruan pas atyre akuzave. Ne nuk e dinim se kush ishte ajo grua që e akuzonte Michaelin. Me të cilin kam pasur një bisedë serioze. Edhe fëmijët janë të përfshirë në këtë bisedë”, tha aktorja 49-vjeçare. “Michael më tha se nuk kishte asgjë dhe se këtë do ta dëshmonte koha. Doli që nuk kishte prova që mund ta konfirmonin këtë histori”, u shpreh Zeta-Jones. Aktori u akuzua nga një grua për një ngjarje që pretendonte të kishte ndodhur 32 vjet më parë. Aktori ishte në shok, veçanërisht u tronditën fëmijët

Një princeshë si Rita Ora në ARIA Awards Ajo është një nga emrat më të mëdhenj të famshëm që morën pjesë në ARIA Awards këtë vit. Dhe Rita Ora u shfaq si një prineshë në tapetin e kuq të eventit të madh muzikor. 28-vjeçarja mbërriti në mbrëmjen e madhë vjetore të industrisë muzikore australiane në Sidnei të mërkurën. Bukuroshnja zeshkane u vesh me një fustan ngjyrë lejla të frymëzuar nga princesha. Ajo dukej mahnitëse ndërsa pozoi para kamerave.

e çiftit hollivudian. Ishte shumë e rëndësishme për të që djali dhe vajza e tij nuk u etiketuan si fëmijë të një prindi

përdhunues. Catherine dhe Michael kanë dy fëmijë, vajzën Cyrus 15 vjeç dhe djalin e Dylan 18 vjeç.

Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale: Jam e fortë Selena Gomez është rikthyer në Instagram me një video të re dhe fansat e saj janë të emocionuar. Është hera e parë që nga shtatori që ylli i muzikës shfaqet në platformat sociale. Por video nuk është postuar në llogarinë e saj personale. Këngëtarja, e cila doli pak kohë më parë nga spitali psikiatrik, u shfaq në reklamën e re të Pumas për të promovuar bashkëpunimin e saj me markën SG x Puma. Në video, Selena dhe disa femra të tjera, përshkruajnë veten me një fjalë të vetme. Fillimisht 25vjeçarja thotë “marrëse e rrezikut” dhe më pas shprehet se është e “forte”, që është edhe slogani i ri i markës “vajzë e fortë”. Bashkëpunimi do të publikohet më 12 dhjetor.

Michelle Obama në librin autobiografik tregon momente intime me Barack Kujtimet e Ish-Zonjës së SHBA, Michelle Obama, në të cilën i referohej të së kaluarës dhe ndër të tjera, Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, u bë libri më i shitur i vitit. Libri në ditën e parë u shit më tepër se 750 mijë kopje ndërsa javën e kaluar arriti shifrat e 1,4 milion kopje. Libri e titulluar “Becoming” doli në shitje më 13 nëntor dhe tani pas interesimit të madh është planifikuar që të rrit tirazhin duke shtypur deri në 2.6 milionë kopje. Ajo shkroi në libër edhe në lidhje me detajet intime të martesës dhe vajzave të saj. Për herë të parë, ajo publikisht foli dhe për abortin spontan që kishte ndodhur 20 vjet më parë. Libri do të bëhet një nga librat më të rëndësishme të vitit dhe tani zyrtarisht ka marrë titullin e librit më të shitur në vitin 2018.

Rihanna jo më këngëtare, por një modele seksi Rihanna është shkëputur nga bota muzikore për tu përqëndruar tek biznesi i saj. Dhe ylli i popit është bërë imazhi i markës së saj të të brendshmeve për femra “Savage x Fenty”. Rihanna modeloi bodysuit tyli ngjyrë blu dhe dukej shumë seksi. 30-vjeçarja u shfaq shumë sensuale ndërsa pozoi para kameras. Dhe kush tjetër më mirë se Rihanna mund të reklamojë markën e saj.


SPORT

20

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Trajneri i Partizanit është shprehur se kapiteni i të kuqve nuk do të jetë në fushë të premten

Rozalb Lika

T

rajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur në prag të derbit ndaj Tiranës që do të luhet të premten në mbrëmje. Trajneri i të kuqve është pyetur fillimisht për problemet me Alban Hoxhën dhe Lorenc Trashin, duke u shprehur se i pari nuk do të jetë në ndeshjen e së premtes, ndërsa i dyti ishte i ngarkuar nga sharjet e tifozëve vlonjatë, për reagimin që bëri pas ndeshjes me Flamurtarin. Strategu i njohur ka deklaruar se skuadra e tij do të fitojë ndaj bardhebluve, madje ata do të dhurojnë spektakël. “Gjërat kanë funksionuar shumë mirë, në raste të veçanta ka pasur diçka që është bërë dhe mediatike, por që na ka penguar deri diku në ecurinë tonë. Për mua ka qenë shumë shqetësim dëmtimi i Albanit, sepse u bë ditë që nuk është i pranishëm në fushë, pavarësisht se ka punuar në palestër. Përpara derbit do të doja që Albani të ishte 100% në fushë fizikisht, aq më tepër që është dhe kapiten, por fatkeqësisht gjërat kanë ndodhur dhe besoj si qytetar duhet t`i marrim pak më gjerë. Secili nga ne, po të shohim majtas apo djathtas, besoj e ka tejkaluar një moment të veçantë me ndonjë gotë. Por si sportist besoj se nuk duhet të ishte në atë vend dhe në atë kohë. Albani nuk besoj se do luajë, përveç se ligjit, që unë jam dakord që të jetë i barabartë si për lojtarët, trajnerët apo presidentët e klubeve, besoj dhe se me mungesën e stërvitjes dhe gjendjes së tij, nuk besoj se do jetë në derbi. Partizani është një klub i madh, e dinë jashtëzakonisht mirë se sa vlen klubi, se sa vlen

Gega: Tiranën e mundim me spektakël, Hoxha nuk luan në derbi

ky derb, ndaj besoj se do ta kuptojnë të gjithë, si me Albanin, si me Trashin, qoftë e pa mua, qoftë dhe pa Gaz Demin në tribunë, Partizani duhet të dijë të jetë gati për një derbi, që do të thotë shumë për ne. Çështja Trashi? Njerëzit janë të ndershëm, ka njerëz që janë më tepër të qetë se duhet, ka njerëz që kanë temperamentin e tyre. Gjatë 90 minutave ishte shumë korrekt, në dhomat e zhveshjes

ishte shumë korrekt, ishte një shembull. Por në 90 minutave, pavarësisht se keni marrë diçka përsipër, dy ose tre veta në mënyrë konstante për 90 minuta të shqetësojnë duke sharë, duke përdorur fjalor jo normal, të shqetëson. Çdo gjë që ndodhi, erdhi pas bilbilit, pas ndeshjes, pas ndarjes me kundërshtarin. Do doje që derbi të luhej një herë tjetër? Unë s`mund ta ndryshoj derbin, është caktuar për tu

R

omelu Lukaku po kalon një nga periudhat më të vështira në karrierën e tij, ku nuk po gjen hapësirat e duhura me Manchester United. Belgu e nisi nga stoli edhe takimin me Young Boys të vlefshëm për Champions League, ku hyri në minutën e 73-të. Sulmuesi belg ka komentuar marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho. “Trajneri tha se unë nuk dukem i lumtur, dhe përgjigja ime ishte se për çfarë duhet të jem. Diskutuam për rreth 10 minuta, dhe pas asaj bisede, mu duk sikur gjeta stimuj të ri tek vetja, për të marrë atë që është e imja”. Ai e di shumë mirë se do të bëja çdo gjë, për të patur besimin e tij. Mourinho është ai lloj trajneri që është i sinqertë dhe ti thotë gjërat në sy. Nëse ti nuk e pranon situatën, atëherë është një problem i yti. Ai nuk hyn kurrë në një kompeticion për të dalë i dyti, dëshiron të jetë gjithmonë i pari, dhe këtë e vlerësoj”, deklaroi Lukaku.

Isco përplaset me Solarin, Juventus gati të përfitojë për ta rrëmbyer

Në shtëpinë e Real Madrid është hapur çështja Isco. Mesfushori spanjoll, një nga pikat kyçe të Zidane dhe Lopeteguit, me Soolarin ka luajtur shumë pak, ndërkohë që në ndeshjen ndaj Romës e shijoi ndeshjen nga tribuna. Trajneri e ka përjashtuar për “zgjedhje teknike”, por mediat iberike shkruajnë se mes tyre ka pasur përplasje në dhoma e zhveshjeve. Nëse situata nuk do të ndryshojë, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet që në merkaton e janarit. Juventus prej kohësh është në ndjekje të 26-vjeçarit dhe mund të bëjë edhe një tjetër tentativë për ta ribashkuar me Cristiano Ronaldon, me të cilin ka një raport të shkëlqyer. Gjithsesi në garë për të është edhe Interit, ndërkohë që Roma duket se ka pak shanse pavarësisht se është e interesuar.

CMIMI

SULMUESI

Lukaku flet për momentin e errët: Mourinho t’i thotë gjërat në sy

bërë dhe njeriu hynë siç e ka, me armët që ka. Por për fat, Partizani është familje e madhe, ekipi është i kompletuar, mungesa mund të ndodhin dhe në mënyra të ndryshme, duke qenë të lënduar, me kartonë, por kjo është mungesa. E rëndësishme është që klubi dhe ekipi është i karikuar. Do të bëjmë të pamundurën të japim spektakël, të japim atë që tifozët tanë presin”, deklaroi trajneri i skuadrës së Partizanit.

MERKATO

Në Spanjë janë të bindur: Modric fiton “Topin e Artë”, ndiqet nga Ronaldo

R

adio spanjolle “Onda Cero” raporton se Luka Modric është fitues i trofeut të Topit të Artë për vitin 2018. Lajmin e japin të sigurt tashmë në Spanjë me triumfin e suksesin e mesfushorit kroat të Real Madridit të garantuar. Për më tepër ajo zbulon edhe podin që plotësohet me sulmuesin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin e Atletico Madrid francezin kampion bote, Antoine Griezmann. Sigurisht që për të marrë zyrtarizimin e këtij lajmi do të na duhet të presim të hënën e 3 dhjetorit kur është planifikuar edhe për t’u mbajtur ceremonia por nëse do të konfirmohej një lajm i

tillë atëherë Modric, i cili pak kohë më parë u përzgjodh edhe si lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, do të thyente rrjedhën

natyrale dhe supermacinë e vendosur dekadën e fundit nga dyshja Ronaldo-Messi, dhe pse portugezi sërish do të ngjitej në pod, por një triumf i Modric do të hapte kështu një etapë të re në shpërndarjen e këtij trofeu. Deri më tani në të vërtetë ka patur shumë spekulime që jepnin indicie se këtë herë trofeu do të shkonte për Varane apo Mbappé që bashkë me Modric do të përbënin treshen e podit duke rrëzuar fare nga hierarkia Cristianon dhe Griezmann. Gjithsesi, mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në ceremoninë që do të zhvillohet më 3 dhjetor.


SPORT

21

E enjte, 29 NËNTOR 2018

Gazeta “MundoDeportivo” shkruan se UEFA dënon vetëm të vegjlit dhe fali kapitenin e Realit

UEFA vepron me dy standarde, kjo tashmë dihet dhe për këtë mjafton të shikosh dënimin shembullor që i dha Skënderbeut duke e përjashtuar nga kompeticionet europiane për 10 vite vetëm në sajë të dyshimeve të ngritura nga kompanitë e basteve për shkak të luhatje të koeficienteve gjatë ndeshjeve të korçarëve në Europë në sezonin 2015-2016, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Për të vënë në dukje edhe njëherë faktin që qeveria e futbollit europian përdor dy standarde në skualifikimet apo dënimet që jep kanë menduar mediat spanjolle dhe më konkretisht ato që qëndrojnë pranë klubit të Barcelona. Media e famshme gjermane “Der Spiegel” referuar zbulimeve të platformës “Football Leaks” pak ditë më parë bëri publik lajmin tronditës se kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos përpara finales së Champions League ndaj Juventusit në vitin 2017-të kishte marrë një medikament mjekësor që nuk lejohet të përdoret pasi është në listën e barnave të ndaluara në kontrollet e anti-dopingut. Megjithatë, nëse ka media që i kanë dalë në mbrojtje, ka dhe nga ato që kanë hapur arkivat, duke i treguar Spanjës, UEFA-s dhe gjithë botës, rastin e një futbollisti shqiptar që e pësoi nga dopingu. Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, prej një viti është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje

UEFA me dy standarde, dënoi Jashanicën por jo Sergio Ramos

të fazës në grupe e Europa League ndaj Young Boys, një vit më parë u konstatua se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave dopuese të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut. Kështu për të 27-vjeçarin është vendosur një masë disiplinore, duke e pe-

zulluar atë nga aktiviteti për dy vjet. Në krahun tjetër, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e Champions League të vitit të kaluar, është konstatuar se ka përdorur “dexamethasone”, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping. Prestigjiozja spanjolle, “Mundo-

REAGIMI

FSHF konfirmon Panuccin në krye të kombëtares deri në vitin 2020

Deportivo”, ka shkuar një artikull ku merr si shembull rastin e Jashanicës, i cili deri në 2020 nuk do të jetë në gjendje të luaj futboll. Në fakt ky është shembulli më i mirë, për të treguar standardin e dyfishtë që përdor UEFA në futboll, ku të vegjlit dëmtohen thuajse gjithmonë.

VLONJATI

Memushaj: Më intereson vetëm që Pescara të ngjitet në Seria A

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj synon që të ngjitet sërish në elitën e futbollit italian me skuadrën e Pescarës. Futbollistit të kuqezinjve tanë nuk i interesojnë arritjet personale, por vetëm sukseset e ekipit. “Nëse do të kishim mundur Ascoli-n, do të ishim ngjitur në krye të renditjes dhe do të parakalonim Palermon, prandaj them se kemi lënë pikë të rëndësishme. Sa i përket gjërave të tjera, mbetemi të qetë, natyrisht. Nuk ishim të aftë të shfrytëzonim superioritetin numerik, pasi Ascoli u mbrojt shumë mirë. Në sezonet e kaluara, këtu te Pescara kam shënuar disa gola dhe kam asistuar shpeshherë shokët e skuadrës, por këto janë vetëm disa statistika dhe numra. Gjëja që ka rëndësi është ngjitja sa më parë në Serie A, aty ku Pescara e meriton të jetë”, deklaroi Memushaj për Rete8.

DEKLARATA

Rrëfimi i Shaqirit: Interi ishte klubi i duhur, por zgjodha momentin e gabuar S

Federata Shqiptare e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve të mediave se është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Christian Panuccin që sipas mediave në fjalë do të shkarkohet. Me një njoftim në faqen zyrtare qeveria e futbollit shqiptar ka shuar çdo aludim duke nënvizuar se Panucci do të vazhdojë punën në krye të kuqezinjve deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020 siç është përcaktuar edhe në kontratën e tij. “Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, shkruhet në njoftimin e FSHF. Në këtë mënyrë pritet që strategu italian të ketë një shans të dytë në kualifikueset për “Euro 2020”, teks më 2 dhjetor do të udhëtojë me Dukën për të mësuar rivalët e Shqipërisë. Reagimi i FSHF erdhi në momentin kur kishte zëra se FSHF kishte filluar kërkimet përnjë trajner të ri.

ulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri gjatë një interviste të dhënë për “La Gazzetta dello Sport” foli për kohën e kaluar tek Interi. 27-vjeçari deklaroi se pavarësisht se te zikaltrit nuk kaloi një periudhë të mirë, nuk mund të flasë kurrë keq për ta dhe as për Italinë. Lojtari me origjinë shqiptare theksoi se në atë kohë Interi ishte në periudhë tranzicioni ku shumë lojtarë vinin e iknin. “Ishin muaj të rëndësishëm dhe kurrë nuk mund të flas keq për zikaltrit. Ishte një periudhë ku ndodhnin shumë ndryshime, si brenda dhe jashtë fushës. Shumë lojtarë të rinj erdhën dhe u larguan shumë të tjerë në verë. Përveç meje dhe Podolskit, edhe Kovaçiç e kishte të vështirë. Mancini? Nuk ka probleme mes nesh. Unë nuk pendohem për zgjedhjen e bërë, por kanë qenë muaj të ndërlikuar nga pikëpamja e rezultateve. Milano është qytet i bukur, kam jetuar në

qendër të qytetit, disa hapa larg nga universiteti dhe ndihesha shumë mirë. Nuk mund të flas keq për Italinë dhe Interin. Mbaj mend akoma mirëseardhjen e tifozëve kur shkova, ishte një moment i paharrueshëm. Nga ajo përvojë, unë do të ndryshoja periudhën në të cilën shkova, sepse ndoshta mbërrita tek Interi

në kohën e gabuar. Sot është një klub tjetër, niveli është rritur edhe i kampionatit nga tre vite më parë. Një ditë përsëri në Itali? Në Serie A jam argëtuar dhe është një vend fantastik. Jam mirë te Liverpooli, por kurrë mos thuaj kurrë në futboll …”, deklaroi Shaqiri që shprehu lidhjen e veçantë që ka me klubin zikaltër.


KURESHTI

22 E enjte, 29 NENTOR 2018

Zbulohet në Izrael maska 9.000 vjeçare prej guri Një maskë guri nga periudha Neolitike u zbulua në rajonin e Pnei Hever në Izrael. Maska daton 9.000 vite më parë dhe mendohet të jetë përdorur në ritualin e adhurimit të paraardhësve. Ajo u gjet disa muaj më parë po lajmi nuk ishte zbuluar deri tani. E bërë nga guri gëlqeror ngjyrë rozë dhe të verdhë, maska formoi me kujdes një fytyrë njerëzor, me sy hundë dhe buzë. "Guri është lëmuar tërësisht dhe tiparet janë perfekte e simetrike, madje edhe kockat e faqes. Ka një hundë mbresëlënëse dhe një gojë me dhëmbë të dallueshëm,"-tha Ronit Lupu nga Departamenti izraelit i Antikitetit.

E marrin si fotografe ajo tenton të përdhunojë të ftuarit e dasmës

Kur bën setin e fotografive të dasmës, gjëja për të cilën shqetësohesh më shumë është se si do të dukesh dhe si do të shkojë, por një çifti nga Teksasi nuk i ka mjaftuar kjo. Ata kishin ftuar një fotografe, e cila është njëkohësisht edhe modele në SHBA (shiko videon). Por, pasi kishte mbaruar me fotot, ajo futet në njërën

prej dhomave të të ftuarëve duke tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Situata del jashtë kontrollit dhe rojet e hotelit thërrasin policinë. Në gjendje të dehur, fotografja Catherine Li Mehta fillon të ofendojë të ftuarit, ndërsa e fusin në makinën e policisë. Botë e çuditshme, apo jo?

Hapi një pako patatina në supermarket, arrestohet gruaja shtatzënë Një grua shtatzënë është dënuar me dy muaj burg pasi hapi një pako patatina në supermarket pa bërë pagesën. 25-vjeçarja u akuzua për dëm penal pasi hapi pakon që kushton 1.50 euro. Gjykata e Cork District në Angli raportoi se Newlywed Kathleen McDonagh kishte dhe 31 dënime të mëparshme, të cilat ishin pezulluar. Kur u kap nga stafi, ajo tha: "E hapa që të më lini ta paguaj". Avokati i saj raportoi në gjykatë se Kathleen ishte 5 muajshe shtatzënë dhe kishte vuajtur nga ankthi. Por gjykatësi vendosi ta dënojë me burg për shkak të veprave penale.

2022, stadiumi që ngjan me një vaginë përfundon 3 vite para afatit Një nga stadiumet e reja që po ndërtohet për Botërorin 2022 në Katar është drejt përfundimit. Thuhet se ndërtimet do përfundojnë në vitin 2019, rreth tre vite para fillimit të kampionatit botëror. Imazhet janë bërë virale nga komentuesit që thonë se duket si zona intime e femrave dhe e kanë quajtur "stadiumi i vaginës". Ky stadium ka kapacitet prej 40 mijë ulëseve dhe brenda tij është vendosur një sistem i ri me ajër të kondicionuar që do zbusë nxehtësinë e madhe që ka Katari. Kujtojmë se Botërori i vitit 2022 do të luhet gjatë dimrit për shkak të temperaturave të larta që mbretërojnë gjatë verës.

Rruga më sfiduese me 68 kthesa Kjo është rruga më sfiduese për të gjithë shoferët në Yunnan të Kinës. Rruga malore "dredha-dredha" përmban 68 kthesa. "Corriding" prej 6.3 kilometrash konsiderohet si 'një mrekulli në historinë botërore të ndërtimit'.


VIP

23 E enjte, 29 NENTOR 2018

Dua Lipa, e para shqiptare me famë botërore që uron Festat e Nëntorit! Ja urimi i saj Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa nuk ka harruar të urojë Shqipërinë për Festat e Nëntorit. Në një postim në Instagram, ajo shfaqet me flamur në dorë para gjithë fansave të saj. Videon e ka shoqëruar me dy imazhe pranë partnerit Isaac, ku të dy shkëmbejnë puthje teksa janë të

mbuluar me flamurin shqiptar. Nuk munguan edhe fjalët e Duas në gjuhën shqipe: "Urime dita e flamurit Shqipëri me shumë dashuri. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri." Ndërkohë, artistet e tjera shqiptare me famë botërore si Bebe Rexha e Rita Ora nuk kanë bërë ende një urim.

Capital T dhe Granit Xhaka bashkohen për të uruar shqiptarët kudo ndodhen Ndër yjet shqiptarë që uruan festën e 28 nëntorit në rrjete sociale ishte edhe Capital T. Reperi pozoi pranë futbollsitit Granit Xhaka, ku të dy bënë simbolin e flamurit me duar. Fotografinë e ka postuar në Instagram dhe e ka shoqëruar me shkrimin: "Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës. Të shpërndarë, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku!".

"Krenarë kudo që jemi!", Era Istrefi bën shqiponjën në mes të Athinës 106 vite më parë, Shqipëria u shpall vend i Pavarur dhe për këtë festë të shqipatarëve kanë ardhur mijëra urime nga personazhe të njohur të showbizit. Mes tyre qëndron edhe këngëtarja me famë botërore Era Istrefi e cila së bashku me motrën e saj Nora Istrefi, të shfaqura me plis në koke, kanë formuar simbolin e shqiponjës dykrenare. Fotoja është shkrepur në Greqi dhe është shoqëruar me fjalinë "Krenarë ku'do që jemi". Kujtojmë se Era Istrefi tashmë është një këngëtare me famë ndërkombëtare dhe u bë shumë e njohur pas publikimi të kënges "Bonbon" si dhe shumë bashkëpunimeve të tjera me Dj dhe këngëtarë të njohur.

"1 Gjak, 1 Gjuhë, 1 Besë", Stresi uron Ditën e Flamurit nga burgu Edhe pse ndodhet në qeli, Stresi nuk ka harruar që të urojë festën e 28 nëntorit. Ai ka publikuar një imazh në Instagram nga kënga e tij "Me krahë shqipes nga Tropoja" ku shfaqet i veshur me veshje kombëtare. "1 Gjak, 1 Gjuhë, 1 Besë. Urime festën e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve", shkruajti reperi. Prej datës 17 tetor të këtij viti, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për "Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve" dhe "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

Françeska uron festën me një veshje joshëse, pothuajse pa rroba Në festën e 106-vjetorit të Pavarësisë nuk ka rezistuar pa bërë një urim edhe modelja Françeska Jaçe. Por si gjithmonë Françeska e ka bërë këtë urim thuajse e zhveshur. "Ditët e javës jam në mëdyshje. Të kuqe a të zezë? Sot e kam vendos, jam kuq e zi! Gëzuar Shqipëri", përfundon Françeska në rrjetet sociale. Edhe këtë herë ajo nuk ka qëndruar dot pa provokuar me format e saj fizike.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 29 NENTOR 2018

Festa e Flamurit në Pallatin e Brigadave

F

estimet zyrtare për 106vjetorin e Pavarësisë, ashtu si çdo vite, u festuan dje në qytetin historik të Vlorës dhe në kryeqytetin e vendit. Paraditen e djeshme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe autoritet e tjera të larta të shtetit, morën pjesë në ceremoninë shtetërore të zhvilluar në Sheshin e Flamurit dhe Monumentit të Pavar-

ësisë në qytetin historik të Vlorës. Ndërkohë në mbrëmje, Presidenti i Republikës, organizoi pritjen zyrtare në Pallatin e Brigadave me rastin e Festës sonë Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkë-

sive fetare, ish-Presidenti kroat Mesiç, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, drejtues institucionesh dhe arsimit të lartë, intelektualë, artistë, përfaqësues të familjeve dhe trashëgimtarë të atdhetarëve nënshkrues të Aktit të Pavarësisë, përfaqësues nga Kosova dhe bashkatdhetarë të shumtë nga e gjithë Diaspora shqiptare, arbëreshë si dhe miq të ndryshëm të Shqipërisë nga mbarë bota. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Ilir Meta u ndal në sfidat kryesore që ka vendi, siç janë integrimi në BE, frenimi i emigracionit dhe vendosja e shtetit ligjor. "Sfidat aktuale që po përjetojmë kërkojnë klimë bashkëpunuese, ndjenjë të lartë të unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare. Shqiptarët kanë nevojë për forcimin e bashkëjetesës demokratike, për një klimë politike konstruktive, për një paqe sociale ku respekti ndaj lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Duhet reflektim nga të gjithë, për një mjedis më bashkëpunues, më gjithëpërfshirës, për më shumë siguri juridike për pronën, për punën dhe të drejtat e njeriut",- tha Presidenti Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.