Koha Jone_29 tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Shqipëria vetëm me SHBA dhe NATO-n E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 259 (8700)

E martë, 29 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Pak ditë pasi firmosi me Edi Ramën të ashtuquajturin “Shengeni ballkanik”, kryeministrja e Serbisë nënshkroi marrëveshjen me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik që drejtohet nga Rusia dhe është kundër BE. A mos është lojë serbe “Shengeni Ballkanik” për mallrat ruse në Shqipëri, duke spostuar SHBA?! FAQE 3

Presidenti Ilir Meta pritet nga Sekretari i NATO-s: Shqipëria, vend anëtar i besueshëm i Aleancës. Do dyfishojmë përpjekjet për në BE

KRYEBASHKIAKU I VORES

PD, Bardhi: Rama të shkarkojë Agim Kajmakun. U konfirmua se ështëISH-DEPUTETI arrestuar në Greqi I LSI-SË

FAQE 8

KRYETARJA E LSI

Monika Kryemadhi: Protestë të mërkurën bashkë me fermerët

FORUMIN “GRATË NË LIDERSHIP”

Shqipëria është atdheu i Nënë Terezës Nga Linda Rama

Unë vij prej një prej vendeve me moshën më të re mesatare në Europë. Kur unë isha e re, le të themi më e re, vendi im ishte “the North Korea of Europe”. E izoluar si asnjë vend tjetër në Europë deri në përfundimin... FAQE 6

KRITIKAT PËR QEVERINË

FAQE 4

EKSPERTI AMERIKAN PËR BALLKANIN

Daniel Serwer: Në Shqipëri mungon kultura e ligjshmërisë

Vasili: Shqipëria dhe ekonomia e saj, vetëm një hap larg humnerës! FAQE 4

TRYEZA E ALEATEVE

Enkeljed Alibeaj: Opozita kërkon reformë zgjedhore reale, Rama tallet

FAQE 2

DEPUTETJA

Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë konferencës për mediat me Sekretarin e FAQE 16 Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

FAQE 5

Hoti: Rinia po ikën, qeveria të reagojë. Shqipëria të mos bëhet vend i huaj për ne

FAQE 5


POLITIKE

2 E martë, 29 TETOR 2019

Reforma zgjedhore, ish-deputeti i PD-së: Dy nga çështjet kryesore që u diskutuan janë shitblerja e votës dhe presioni ndaj administratës

Opozita diskuton draftin e qeverisë, Alibeaj: Ne duam reformë reale, Rama tallet G rupet e punës kanë filluar mbledhjet e tyre të para për të përcaktuar propozimet e secilit për sa i përket reformës zgjedhore, ku ekspertët e Partisë Demokratike dhe të aleatëve u mblodhën pasditen e së hënës në selinë e PD-së për propozimet e reformës zgjedhore. Dhe ashtu siç ishte lajmëruar ekspertët e opozitës për reformën zgjedhore diskutuan draftin e qeverisë për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se u diskutua edhe për shitblerja e votës dhe presioni ndaj administratës. "Dy nga çështjet kryesore që u diskutuan janë shitblerja e votës dhe presioni ndaj administratës. Veç kësaj u raportua edhe për veprimtarinë e nëngrupeve të tjera. Nuk kam pse ta fsheh u diskutua edhe çështja e draftit të bërë publik nga ana e qeverisë. Zgjidhjet që na ndajnë nga ky draft tregojnë edhe seriozitetin dhe dëshirën për të bërë një reformë reale. Të propozosh, përshembull, për shitblerjen e votës na u mjaftokërka vetëm me një deklaratë solemne që mund të bëjë Rama se nuk do të vjedh më vota unë besoj që kushdo shqiptar dhe ndërkombëtar e kupton që vetëm reformë zgjedhore nuk është. Është tentativë për ti hedhur sy shqiptarëve dhe ndoshta ndërkombëtarëve. Të adresosh simptomën tjetër më të rëndë siç është presioni mbi administratën publike duke propozuar se vetëm që me presion të administratës publike do të kuptohet edhe presio-

ISH-SEKRETARI I PËRGJITHSHËM PD-SË

Ristani: Program, njerëz dhe aksion janë 3 elementët që i duhen PD-së

I

ni që bëhet ndaj nxënësve kjo është një tallje me shqiptarët. Të adresosh çështjen e penetrimit të parave të pista në fushatë duke thënë se do të duhet të gjobiten ata që marrin para nga krimi, kjo besoj se është një tallje akoma më e rëndë me shqiptarët dhe mbi të gjitha jo seriozitet. Jo seriozitet për një nga dokumentet më të rëndësishëm, dokumentin e Bundestagut", u shpreh Alibeaj. Po ashtu, anëtari i Kryesisë së PD-së tha se opozita është e pozicionuar për një reformë zgjedhore reale. "Ne jemi të pozicionuar për një reformë zgjedhore reale. Për ti dhënë shqiptarëve votën e lirë, votën e ndershme. Vota e cila do të duhet të bëjë ndryshimin e shqiptarëve. Për këtë jemi të angazhuar për këtë ka qenë edhe mbledhja. Shembulli është ky: Me seriozitetin më të madh ne jemi të vendosur që ajo që do të quhet reformë elektorale reale është që të diagnostikoje zgjedhjet dhe të gjejë ilaçin efektiv, ndryshe do të jetë tallje. Për këtë jemi

ne", u shpreh ai. Enkelejd Alibeaj i bëri thirrje qeverisë që ti rikthehet seriozitetit, ndërsa theksoi se agjenda e opozitës është e orientuar në dokumentin e Bundestagut. Po dje, anëtarja tjetër e grupit të punës, Dhurata Çupi tha kontributi i PD-së do të jetë i dukshëm, sepse tha ajo, opozita ka përgjegjësinë që t'i japë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. "Opozita ka përgjegjësinë për t' i ofruar shqiptarëve kushtet më të mira për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të ndikuar nga kushtet e Bundestagut por edhe të vendeve të tjera, që kanë verifikuar që 6 vitet e fundit kanë parë rënien e cilësisë të procesit zgjedhor", u shpreh ishligjvënësja demokrate. PD ka ngritur një grup pune bashkë me aleatët, ku sipas Çupit po punohet për zgjedhje ku parimet bazë janë përcaktuar tashmë dhe janë të panegociueshme. "Zgjedhje të lira, pa ndërhyrjen e administratës shtetërore, pa delegimin e vullnetit të kryeministrit deri në qelizat bazë", theksoi ish-deputetja e PD-së.

sh-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në një intervistë dhënë dje për emisionin “Ditari” në A2 Cnn tre goi se cilët janë elementët që duhet të rregullojë Partia Demokratike në mënyrë që të bëhet e besueshme dhe të kthejë shpresën te shqiptarët. “Vetëm duke qenë e besueshme, opozita mund të rikthejë shpresën te shqiptarët dhe të jetë e gatshme për të drejtuar vendin. Ka disa elementë që duhen rregulluar për mendimin tim që PD të jetë e besueshme. PD duhet të jetë demokratike, me sistem parimesh që i ndjek në mënyrë të vazhdueshme, duhet program i besueshëm dhe njerëz që do ta realizojnë këtë program. U duhet thënë njerëzve se kush do të jetë nesër në vend të Gramoz Ruçit për shembull. Program, njerëz dhe aksion janë 3 elementët që i duhen PD-së”, theksoi Ristani. Më tej, Ristani u shpreh se PD-ja duhet t’i kthehet rrugës institucionale. “PD duhet patjetër që të gjejë mënyrën për t’iu kthyer rrugës institucionale, të forcojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe të harmonizojë të renë me përvojën, për të ndërtuar një ekip që i përfshin të gjithë elementët”, shpjegoi Ristani. Në lidhje me Reformën Zgjedhore, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk mendon se ndryshimi i Kodit Zgjedhor do të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive te listat. “Reforma Zgjedhore kërkon vullnet politik dhe pa të, të gjitha të tjerat janë kozmetikë që nuk rregullojnë gjë. Te blerja e votës, për shembull, duhet të zbatohet ligji që të parandalohet një vepër e tillë dhe nuk ka nevojë për ndryshime në ligj. Problemi është te implementimi. Në rast se do të ecim drejt ndryshimeve ligjore, duhet të ndajmë së pari se çfarë synojmë, pse e duam ndryshimin e sistemit. Sistemet janë dy: mazhoritar dhe proporcional. Të gjitha janë sisteme demokratike dhe të provuara kudo në botë. Sistemi zgjidhet në varësi të konstruktit politik dhe shoqëror. Debatet sot janë të fokusuara te lista e hapur. Qëllimin e kanë te kufizimi i mundësive të kryetarët e partive për të ndikuar te listat, por ndryshimi i kodit nuk e realizon plotësisht këtë qëllim. Duhet të demokratizohen partitë së pari brenda vetes”, theksoi ish-deputeti demokrat, Arben Ristani.

Gazetarja Albina Gjergji bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e bebit Gazetarja e njohur, Albina Gjergji është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e Facebook, ku shkruan: “Faleminderit ZOT për gëzimin e madh që na dhe”. Ndër të tjera gazetarja ka shkruar edhe datën e lindjes së bebit, që i përket ditës së enjte, 24/10/2019. Gazeta KOHA JONË mëson edhe emrin e bebit, të cilin duhet theksuar se deri tani çifti e ka mbajtur të fshehtë. SIMFONI, ky është emri që prindërit e rinj kanë zgjedhur për vajzën e vogël. Një emër mjaft i veçantë dhe thuajse aspak i dëgjuar në Shqipëri. Redaksia e gazetës “Koha Jonë”, si dhe “Koha Jonë online” urojnë Albina Gjergjin dhe bashkëshortin e saj për lindjen e fëmijës së parë. Me jetë të gjatë e fat të bardhë! Urime! Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 29 TETOR 2019

Shqipëria vetëm me SHBA dhe NATO-n Pak ditë pasi firmosi me Edi Ramën të ashtuquajturin “Shengeni ballkanik”, kryeministrja e Serbisë nënshkroi marrëveshjen me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik që drejtohet nga Rusia dhe është kundër BE. A mos është lojë serbe “Shengeni Ballkanik” për mallrat ruse në Shqipëri, duke spostuar SHBA?! Mos hapja e negociatave me BE ishte një dështim i qeverisë “Rama” me pasoja të rënda për vendin. Në vend të reflektimit dhe kapjes së kohës së humbur, kryeministri po tenton që këtë refuzim ta përdor për luftë politike të brendshme dhe për diversione rajonale. Frika kryesore e vendeve të BE që janë pro zgjerimit është se pas vetos së Francës, në Ballkan do të rritet ndikimi i Rusisë dhe Kinës. Kjo është dhe arsyeja kryesore pse në debatet që janë zhvilluar këto javë në BE, asnjëherë nuk është folur hapur për problemet që ka me krizën politike dhe kushtetuese, Shqipëria. Pra, BE mendon se problemi gjeostrategjik i Ballkanit është më i rëndësishëm sesa kriza politike dhe çështjet e tjera me të cilat përballet sot Tirana. Për këtë arsye, mbështetja ndaj qeverisë “Rama” dhe Shqipërisë nga vende si Gjermania, Italia e etj, ka qenë e pakursyer, pavarësisht se janë të vetëdijshëm për problemet që janë në Tiranë. Ndërkohë Franca vendosi veton për arsyet e saj, por edhe për shkak të krizës politike që ka Shqipëria. Duke kuptuar se frika kryesore e BE-së është futja e faktorëve si Rusia dhe Kina në rajon, Edi Rama po luan këto kohë me këtë kartë. Në mediat afër qeverisë, por edhe në fjalimet e zyrtarëve të rëndësishëm të mazhorancës, gjithnjë e më shumë kanë zënë vend këto teza. Por duke qenë se vet nuk e thonë dot se “jemi gati të kërkojmë aleatë të tjerë”, në mënyrë diabolike kanë zgjedhur që të fabrikojnë skenarë sikur është opozita ajo që është e interesuar drejt një ndryshimi kursi në partneritetin strategjik. Skema e parë që kanë gati është ajo e “denoncimit për paratë ruse në PD”. Është një skenar i ndërtuar në mënyrë të trashë, me

ndihmën edhe të disa mediave të paguara, ku lobimi i PD-së në SHBA paraqitet si një financim rus. Por mazhoranca ka shkuar edhe më tej, duke akuzuar jo vetëm kreun e PD-së, por gjithë aksionin e opozitës gjatë vitit të fundit si një skenarë që lidhet me faktorë të tjerë që duan të destabilizojnë Shqipërinë. Kur opozita protestonte para Kuvendit, kur qytetarët mblidheshin me qindra mijë para Kryeministrisë, raportet e brendshme të qeverisë për një pjesë të diplomatëve, hidhnin dhe aludime se pas kësaj krize dhe këtij reagimi ishin interesa që lidheshin me Rusinë apo faktorë të tjerë. Tashmë që kanë dështuar negociatat, për faj të Edi Ramës dhe jo të opozitës, sërish kjo skemë me “armiq të jashtëm”, po përdoret sërish nga mazhoranca. Skema të tilla që bëjnë BE-në të rrisë dyshimet ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe synojnë të shkatërrojnë në sytë e ndërkombëtarëve, opozitën, janë jo vetëm të dëmshme për vendin, por edhe të rrezikshme. Në këtë mënyrë,

Rama do të thotë se vërtetë qeveria e tij është e dështuar, por opozita apo një pjesë e shoqërisë kanë lidhje të dyshimta që rrezikojnë gjithë proceset e integrimit. Ndërkohë e vërteta është ndryshe. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë projekt më të rëndësishëm kombëtar se aleanca strategjike me SHBA, NATO dhe integrimi në Bashkimin Europian. Në çdo sondazh më shumë se 90 % e shqiptarëve janë pro integrimit dhe kundër projekteve të tjera strategjike. Asnjë pjesë e shoqërisë nuk ka dilema lidhur me këto objektiva. Aq më pak opozita, ku çdo partie e saj, projektin më të rëndësishëm vlerëson integrimin dhe aleancën strategjik mes SHBA. Nëse duhet të flasim për rreziqe reale, pas dështimit të negociatave, ato duhen parë në tjetër drejtim. Sinjali më i gabuar që është dhënë këto kohë është nënshkrimi i marrëveshjes mes ShqipërisëSerbisë dhe Maqedonisë së Veriut për “Mini Shengenin Ballkanik”. Projekti u quajt nga Edi Rama si një

zhvillim që synon të integrojë vendet e rajonit, por në fakt po rezulton tjetër gjë. Marrëveshja synon liberalizimin e tregjeve mes Shqipërisë dhe Serbisë, por në favor të Serbisë dhe mallrave ruse që hyjnë në Beograd. Pak ditë pasi firmosi me Edi Ramën, kryeministrja e Serbisë firmosi marrëveshjen me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik. Ky union është drejtohet nga Rusia dhe ideuar si rivalitet i BE-së. Me këtë marrëveshje Serbia ka hapur dyert për mallrat ruse, pasi ka konfirmuar nga Edi Rama marrëveshjen e tregtisë. Pas këtyre zhvillimeve nuk dihet nëse Rama ka hapur dyert për ekonominë serbe apo indirekt dhe për mallrat ruse. Projekte të tilla të qeverisë “Rama”, të pa konsultuara as me opozitën dhe as me Kosovën, janë devijime serioze të politikës së jashtme. Ndërkohë që Shqipëria i ka të qarta objektivat për në BE, aleancën strategjike me SHBA dhe NATO. Mili Xhani


POLITIKE

4 E martë, 29 TETOR 2019

Kryetarja e LSI-së: Kërkesat e fermerëve minimale. Qeveria nuk ka as vullnetin, as aftësinë t’jua plotësojë

L

ëvizja Socialiste për Integrim mbështet kërkesat e fermerëve dhe i përkrah ata në protestën e së mërkurës. Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi drejton gishtin nga qeveria, që sipas saj nuk mbështet fermerët. “Kjo qeveri me paaftësinë e saj krijoi një dëm eksporteve shqiptare dhe prodhimeve vendase ku ulja e TVSH në masën 6%, nuk solli gjë tjetër por solli vetëm një konflikt fals midis fermerëve dhe eksportuese. Solli uljen e eksporteve dhe rikthimin e balancave negative të importeve të huaja në Shqipëri. Para dy vitesh Shqipëria eksportonte prodhime bujqësore më shumë se importonte. Sot fermerët e kanë kuptuar që kanë të bëjnë me nje qeveri të paaftë. Kjo qeveri ka si inspirim grabitjen, vjedhjen dhe përfitimin edhe në kurriz të atyre, që zgjohen ne tre të natës për të dalë dhe për të punuar në fushë, në sera apo me bagëtinë e tyre përsëri kthehen në mes të natës. Kjo makutëri ka sjellë që imputeve bujqësore iu hoq TVSH dhe në fakt që ulej çmimi i imputeve bujqësore, përkundrazi ai u rrit. Pra nuk solli gjë tjetër veçse pasurimin e importuesve të cilët janë të lidhur drejtpërsëdrejti me qeverinë. TVSH në masën 6% solli pakësimin e tregut për prodhimet e fermerëve dhe iu dha treg te lirë importeve të huaja. Sot në mungesë të subvencionit, qeveria ka në mendje PPP-të. Ky në fakt paratë shkojnë për të shlyer paratë e oligarkëve dhe jo për të subvencionuar bujqësinë. Numri i gjedhëve vetëm këto dy vite ka rënë me më shumë se 100 mijë krerë dhe i të imtave ka rënë me më shumë se mbi 500 mijë krerë, ndërsa numri i boteve me qumësht dhe kamionave me perime nga Serbia është rritur në mënyrë eksponenciale. Këtë e sjell makutëria e rilindasve. Kjo qeveri me politikat e saj, në thelb edhe në veprim s’ka bërë gjë tjetër vetëm ka

Kryemadhi: Paaftësia, makutëria dhe anti-kombëtarizmi mbajnë në këmbë qeverinë

goditur fermerët dhe blegtorët shqiptarë të cilët po i detyron të braktisin tokat dhe fermat e tyre. Me dhjetra shqiptarë të kthyer nga emigrimi për të punuar në tokën e tyre në vendin e tyre, po kthehen kësaj radhe më të zhgënjyer se kurrë rrugëve të emigrimit. Kjo qeveri në fakt ka inspiruar vetëm largimin e shqiptarëve. Ashtu si dhe oligarkët të cilët janë kthyer në ideatorët ekonomikë të qeverisë tonë, nuk kanë më rëndësi nëse shqiptarët largohen nga Shqipëria, rëndësi për ta ka që krahun e djemve dhe vajzave shqiptarë t’a zëvendësojnë me emi-

grantë që vijnë nga Azia Afrika ku të cilët kostoja e tyre mund të jetë shumë më e vogël. Por në fakt oligarkëve dhe qeverisë të Edi Ramës nuk I duhen më punëtorë dhe krahët e djemve dhe vajzave shqiptarëve por i duhen skllevër modern me kurriz të ulur, pa gojë, pa gjuhë, pa krenari. Në fakt trinomi i qeverisë së Edi Ramës është paaftësia, makutëria, dhe anti-kombëtarizmi”, u shpreh Kryemadhi. Në vijim, kryetarja e LSIsë denoncoi atë që ajo e quajti si trinomi që po mban në këmbë qeverinë “Rama”: Paaftësia, makutëria dhe anti-kombëtarizmi. “Kjo qeveri me

paaftësinë e saj krijoi një dëm eksporteve shqiptare dhe prodhimeve vendase ku ulja e TVSH në masën 6%, nuk solli gjë tjetër por solli vetëm një konflikt fals midis fermerëve dhe eksportuese. Solli uljen e eksporteve dhe rikthimin e balancave negative të importeve të huaja në Shqipëri. Para dy vitesh Shqipëria eksportonte prodhime bujqësore më shumë se importonte. Sot fermerët e kanë kuptuar që kanë të bëjnë me nje qeveri të paaftë. Kjo qeveri ka si inspirim grabitjen, vjedhjen dhe përfitimin edhe në kurriz të atyre, që zgjohen ne tre të natës për të dalë dhe për të punuar

në fushë, në sera apo me bagëtinë e tyre përsëri kthehen në mes të natës. Kjo makutëri ka sjellë që imputeve bujqësore iu hoq TVSH dhe në fakt që ulej çmimi i imputeve bujqësore, përkundrazi ai u rrit. Pra nuk solli gjë tjetër veçse pasurimin e importuesve të cilët janë të lidhur drejtpërsëdrejti me qeverinë. Kjo qeveri me politikat e saj, në thelb edhe në veprim s’ka bërë gjë tjetër vetëm ka goditur fermerët dhe blegtorët shqiptarë të cilët po i detyron të braktisin tokat dhe fermat e tyre. Me dhjetra shqiptarë të kthyer nga emigrimi për të punuar në tokën e tyre në vendin e tyre, po kthehen kësaj radhe më të zhgënjyer se kurrë rrugëve të emigrimit. Kjo qeveri në fakt ka inspiruar vetëm largimin e shqiptarëve. Ashtu si dhe oligarkët të cilët janë kthyer në ideatorët ekonomikë të qeverisë tonë, nuk kanë më rëndësi nëse shqiptarët largohen nga Shqipëria, rëndësi për ta ka që krahun e djemve dhe vajzave shqiptarë t’a zëvendësojnë me emigrantë që vijnë nga Azia Afrika ku të cilët kostoja e tyre mund të jetë shumë më e vogël. Por në fakt oligarkëve dhe qeverisë të Edi Ramës nuk I duhen më punëtorë dhe krahët e djemve dhe vajzave shqiptarëve por i duhen skllevër modern me kurriz të ulur, pa gojë, pa gjuhë, pa krenari. Në fakt trinomi i qeverisë së Edi Ramës është paaftësia, makutëria, dhe anti-kombëtarizm”, deklaroi Monika Kryemadhi.

Reforma zgjedhore, nënkryetari i LSI-së: Po punojmë intensivisht për ti dhënë përgjigje edhe luftimit të shitblerjes së votës, si dhe dekriminalizimin

Vasili: Shqipëria dhe ekonomia e saj vetëm një hap larg humnerës!

P

ër Lëvizjen Socialiste për In tegrim Shqipëria dhe ekono mia e saj janë vetëm një hap larg humnerës. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaron se situata po precipiton drejt shpërthimit social që pason kolapsin. Teksa analizon të gjitha të dhënat negative që ofron sot situata ekonomike dhe politike e vendit, Vasili i bën apel shqiptarëve që ta ndalin në kohë këtë katrahurë. “Shqipëria dhe ekonomia e saj vetëm një hap larg humnerës! Megjithëse ekonomia po shkon drejt kolapsit, parlamenti i karavid-

heve vazhdon noterizimin e vjedhjes së qeverisë. Rritja e ekonomike, edhe duke ju referuar vetë shifrave të këtyre, është përgjysmuar deri në më pak se 2% nga 4.5 % që brohoritën, gënjyen e premtuan. Investimet publike janë bllokuar, dhjetëra tendera janë anuluar dhe paratë kalojnë për paga. Të ardhurat nuk realizohen deri në masën 50% më pak. Deri edhe sigurimet shoqërore qindra institucione publike nuk jua paguajnë punonjësve, për një vlerë mbi 100 milionë euro, duke shënuar një skandal të padëgjuar. Pushtetit lokal i rrëmbe-

hen nga qeveria mbi 116 milionë euro, duke dhunuar ligjet dhe autonominë lokale në mënyrë flagrante. Përgjysmohet tatimi mbi dividentin nga 15% ne 8% duke ju bërë dhurata oligarkëve dhe duke rrënuar të ardhurat publike. Bujqësia po rrënohet dita-ditës dhe fermerët po provojnë një drame shumë të hidhur pa ndalim, duke e detyruar të hedhin në rrugë djersën dhe gjakun e tyre dhe të familjeve të tyre. Borxhet që shteti u ka të tretëve janë me qindra milionë euro. Detyrimi ndaj koncesioneve shkon me miliarda euro deri në 40% të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi ka kaluar realisht 80%, pavarësisht gënjeshtrave gebelsiane të qeverisë. Aktet normative dhe koncesionet miratohen me një qetësi kriminale nga par-

lamenti i karavidheve. Parlamenti i karavidheve është shndërruar në një bashkë-hajdut me qeverinë! Ekonomia shqiptare është një hap larg humnerës së kolapsit dhe shpërthimit social pasues. Duhen ndalur sot kjo katrahurë. Nëse jo, shqiptarët do të mbeten të varfër për vite të tëra, ndërsa oligarkët të majmur përjetësisht”, u shpreh dje në reagimin e tij, Petrit Vasili. Angazhimet e opozitës Më herët gjatë ditës së djeshme, nënkryetari i LSI-së, në një intervistë për “Fax News” foli mbi angazhimet që ka marrë opozita për realizimin e Reformës Zgjedhore. Vasili u shpreh se opozita ka një grup ekspertësh shumë të mirë të cilët do të punojnë që tu sigurojnë qytetarëve zgjedhje të lira. “Ne kemi komuni-

kuar dhe po punojmë intensivisht për ti dhënë përgjigje dhe luftimit e shitblerjes së votës, si dhe dekriminalizimin me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, deklaroi Vasili. Ndërsa i pyetur për deklaratën e deputetes Rudina Hajdari, e cila tha në foltoren e Kuvendit se është kërcënuar, Vasili tha se i erdhi për të qeshur. “Kam qeshur aq shumë, se kam pasur ca ditë shumë të ngarkuar dhe kemi pasur një sitiuatë shumë serioze për të ardhmen e vendit siç është integrimi. Ky ishte një moment relaksi. I kam pagëzuar me patate të kalbura. Opozita legale?! Edhe kjo është për të qeshur. Ti lëmë patatet e kalbura se u vjen era. Kur u vjen era hidhini shpejt”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.


POLITIKE

S

ekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gaz ment Bardhi deklaron se tashmë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga prokuroria se kandidati i Edi Ramës, Agim Kajmaku për kreun e Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike. Për të argumentuar këtë Bardhi citoi shkresën e prokurorisë, në të cilën, siç tha ai, provohet zyrtarisht denoncimi i PD-së se Agim Kajmaku është Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi dhe në kërkim ndërkombëtar deri në shtator 2019. Në këtë kontekst, Bardhi deklaroi se me mbrojtjen e Edi Ramës, Agim Kajmaku fshehu të vërtetën, në një kohë që ligji i dekriminalizimit e skualifikon menjëherë nga detyra. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vorës, i cili gënjeu me formularin e dekriminalizimit. “[4:56 PM, 10/28/2019] +355 69 775 1648: Në datë 20 gusht 2019 Partia Demokratike solli fakte se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës ishte një person që ishte i arrestuar në flagrancë, në kërkim ndërkombëtar në shtetin fqinj, në Greqi. Me ndihmën e Edi Ramës, Agim Kajmaku u përpoq të vijonte mashtrimin e opinionit publik se në fakt Jordo Toto ishte një person i ndryshëm dhe nuk ishte Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës në bashkinë e Vorës. Partia

E martë, 29 TETOR 2019

Gazment Bardhi: Provohet zyrtarisht denoncimi i PD-së se Agim i arrestuar në Greqi dhe në kërkim ndërkombëtar deri në shtator 2019

PD: Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Vorës është Jorgo Toto

Demokratike asokohe solli fakte të pakundërshtueshme se në fakt Jordo Toto i arrestuar në

POLICIA

Agim Kajmaku letër Kryeprokurores Marku: Nuk e dija që isha në hetim në Greqi

K

5

ryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i ka dërguar letër kryeprokurores Arta Marku, pas lajmit të publikuar nga Partia Demokratike se Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin që Agim Kajmaku është shtetasi Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi për falsifikim parash. Në përgjigjen e publikuar dje nga Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, Prokuroria i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i hiqet mandati i kryebashkiakut Agim Kajmakut, pasi ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit. Në letrën drejtuar Markut, Kajmaku sqaron se është vënë në dijeni të dënimit nga autoritetet greke, pasi është zgjedhur kryebashkiak i Vorës. “Si subjekt i interesuar menjëherë jam paraqitur pranë autoriteteve përkatëse greke dhe kam kërkuar informacion lidhur me pretendimet e mësipërme. Nga informacionet e marra ka rezultuar se në ngarkimin tim ekzistonte një çështje penale e pezulluar nga autoritetet përkatëse të distriktit të Artës, Greqi, lidhur me një ngjarje të datës 13 janar 2003, për të cilën unë nuk kam pasur dijeni më parë”, thekson kandidati socialist për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku. Kajmaku pretendon se nuk ka pasur dijeni se ka qenë nën hetim në Greqi. Ai thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta. “Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në “Formularin e vetëdeklarimit” të fakteve lidhur me ndonjë masë sigurimi ose urdhër kërkimi ndaj personit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë dijenisë time lidhur për fakt të tilla sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit, duke qenë se i gjithë procesi hetimor është zhvilluar në mungesën time”, shprehet Agim Kajmaku.

flagrancë në Greqi ishte pikërisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për bashkinë e Vorës.

Sot denoncimi i Partisë Demokratike është provuar zyrtarisht nga Prokuroria e cila me shkresën e datës 28 tetor 2019 ka provuar si tërësisht të vërtetë denoncimin e kryer nga Partia Demokratike. Në konkluzion, organi i prokurorisë ka konfirmuar se shtetasi Agim Ymer Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për bashkinë Vorë, përfshihet në përcaktimin e pikës 3, germa ç, kreu 3, të vendimit 17-2016-të të Kuvendit të Shqipërisë. Citojmë: Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të pa plota dhe të pa sakta në këtë formular, pas sjell skualifikimin e menjëhershëm nga ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik. Pas këtij vendimi të organit të prokurorisë, tashmë çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në bashkinë e Vorës, është rrëzuar. Ne e kemi të qartë se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka

të lidhur me krimin. Mirëpo, shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, tashmë nuk është më një çështje vullneti në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator të vitit 2019-të, për një vepër penale të rëndë të kryer në shtetin grek, për të cilën do të duhej të ishte dënuar deri në 10 vjet burg. Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë është dhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kjo është një tjetër provë nëse Edi Rama do të vijojë të mbajë peng Shqipërinë, duke bashkëqeverisur me krimin, apo do të duhet të hapë krahun për ti hapur rrugë Shqipërisë si gjithë Europa”, tha Bardhi.

VOA

“Zëri i Amerikës”: Agim Kajmakun nuk e shpëton dot vendimi i Gjykatës së Janinës

N

ë Shqipëri, Partia Demokra tike bëri të ditur sot pasdite, se Prokuroria kishte vërtetuar akuzat e saj ndaj kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku, sipas të cilave ai kishte qenë më parë i arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto. “Zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Duke ju referuar sërish dokumentit që Partia Demokratike ka marrë zyrtarisht nga Prokuroria, zoti Bardhi tha se është provuar gjithashtu dhe nga verifikimet e vetë autoriteteve shqiptare se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person. Kryebashkiaku socialist i Vorës, në mënyrë të përsëri-

tur mohoi akuzat e Partisë Demokratike, dhe kur kjo e fundit tregoi pasaportën që ai kishte mbajtur me emrin Jorgo Toto, e që ishte e njëjta me atë të personit që ishte prangosur nga autoritetet greke në Janar të vitit 2003, duke këmbëngulur se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një “sulm politik” të Partisë Demokratike ndaj tij. “Siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët

lidhur për këtë sulm. Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime”, shkruajti zoti Kajmaku në një nga postimet e tij në Facebook, në përgjigje të disa daljeve publike radhazi që Partia Demokratike bëri gjatë muajit gusht lidhur me rastin e tij. Shtatorin e kaluar Gjykata e Janinës në Greqi e shpalli të pafajshëm Jorgo Toton (alias Agim Kajmaku) për akuzën e falsifikimit të parave, por kjo nuk e shpëton dot kryebashkiakun e Vorës, pasi ai nuk e ka deklaruar arrestimin e tij nga autoritetet greke. Partia Socialiste, shmangu komentet për rastin e kryebashkiakut të Vorës. Ndërsa sot (dje), zoti Bardhi deklaroi se “shkarkimi i tij menjëhershëm nga detyra nuk është më çështje vullneti në dorën e kryeministrit Edi Rama”, porse “ai ka detyrimin ligjor për ta bërë këtë”. Ky është rasti i dytë i një kryebashkiaku socialist që vërtetohet se ka fshehur të kaluarën, pas atij të Shkodrës Valdrin Pjetri, ndërkohë që nën akuzë është dhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani. /Marrë nga Zëri i Amerikës


FORUM

6 E martë, 29 TETOR 2019

Linda Rama në forumin ‘Gratë në Lidership’

Shqipëria është atdheu i Nënë Terezës Nga Linda Rama

U

në vij prej një prej vendeve me moshën më të re mesatare në Europë. Kur unë isha e re, le të themi më e re, vendi im ishte “the North Korea of Europe”. E izoluar si asnjë vend tjetër në Europë deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë, Shqipëria, fqinje me Italinë, Greqinë dhe ishJugosllavinë, kaloi dy periudha të gjata traumatike: Periudhën e pushtimit pesë shekullor otoman, deri në fillim të shekullit të 20tëdhe, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, periudhën gjysmëshekullore të regjimit më të egër komunist në kontinentin tonë. I jam mirënjohëse NASEBA-s për ftesën që të jem e pranishme në këtë takim dhe ndjehem e privilegjuar që më jepet mundësia të flas përpara jush, si përfaqësuesja e një vendi ku historia ka shfaqur anën e vet më brutale dhe brutaliteti i kohës që jetojmë, e ka bërë posaçërisht të vështirë kapërcimin e hendekut të historisë mes nesh dhe Europës, të cilës i përkasim gjeografikisht, kulturalisht dhe shpirtërisht. Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, ku të krishterët kremtojnë natyrshëm Bajramin dhe myslimanët kremtojnë po aq natyrshëm, Krishtlindjet. Unë vij nga një familje myslimane, im shoq është katolik, dy fëmijët tanë nga martesa e mëparshme janë të krishterë ortodoksë dhe i treti, djali ynë pesëvjeçar, do ta zgjedhë vetë se cilës fe do t’i përkasë, nëse do të dojë ta bëjë një ditë këtë zgjedhje natyrisht. Shqipëria është atdheu i Nënë Terezës, gruas trupvogël me zemër, kurajë e pasion të madh, që mishëroi botërisht simbolin e dashurisë e të vetëmohimit për më të dobëtit dhe u bë, falë përkushtimit të saj sublim, Shën Tereza e Kalkutës. Shqipëria është vendi ku në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, pati më shumë hebrenj sesa në fillimin e saj dhe ku, falë kurajës e besnikërisë së shqiptarëve, hebrenjtë gjetën mbrojtje e asnjë i vetëm nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria është vendi, ku në Kushtetutën tonë të parë, Kanuni i Shqiptarëve, qysh prej mesjetës u shkrua në fjalinë e parë dhe mbeti e shkruar në vetëdijen tonë kolektive, si vlerë e panegociueshme e bashkësisë sonë: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe Mikut. Me kënaqësinë më të madhe, dua të shpreh përpara jush dëshirën dhe ftesën njëkohësisht, që në të ardhmen të zgjidhni Shqipërinë, si vendin për të organizuar konferencën tuaj. Ju siguroj se nuk do të pendoheni! Ditën e daljes nga errësira e izolimit komunist, unë isha vetëm 26 vjeç. Sapo kisha filluar punë si ekonomiste, në një ndërmarrje të madhe tipike komuniste, kur papritur u gjenda, si të gjithë sh-

qiptarët, në mes të një deti të hapur ndryshimesh marramendëse dhe mundësisë për të patur më shumë se vetëm një zgjedhje për të ardhmen. Atë ditë, ne kishim vetëm lirinë e vështrimit mbi botën që u shfaq e magjishme dhe tunduese përpara nesh, por asgjë nga gjithçkaja e asaj bote të paanë lirish e të drejtash universale. Atë ditë, në Kushtetutën e Shqipërisë shkruhej ende se marrja e kredive të huaja ishte tradhti kombëtare dhe çdo aktivitet privat ekonomik ishte i ndaluar njësoj si çdo aktivitet kriminal. Kishte vetëm një bankë që kreditonte ekonominë shtetërore; vetëm një punëdhënës, që ishte shteti; vetëm një stacion televiziv dhe radiofonik, ku shihej e dëgjohej vetëm shteti; kishte vetëm një parti, Partia – shtet e Punës së Shqipërisë. Atë ditë ne ishim të gjithë të barabartë, në shtëpi të njëllojta që ishin të shtetit, me një ekonomi të njëllojtë, që ishte ekonomia familjare e mbijetesës dhe mbi të gjitha, njëlloj të paditur për mënyrat e lundrimit në detin e hapur, ku secilit iu desh të zgjidhte vetë një destinacion sa të dëshiruar, aq edhe të panjohur. Një pjesë e madhe zgjodhi emigrimin, duke i hyrë një kalvari të gjatë sakrificash për t’u integruar në mjedise të reja, ku fliteshin gjuhë të tjera, ku respektoheshin rregulla të reja dhe ku si rregull, paragjykimi e diskriminimi ndaj emigrantëve të ardhur me anijet e ndryshkura të komunizmit në brigjet e botës së re, ishin rregulli jo përjashtimi. Një pjesë tjetër zgjodhën rrugën po aq të vështirë, të integrimit në sistemin e ri brenda vendit, ku rregullat e vjetra ranë brenda një nate dhe rregullat e reja u deshën vite të tëra për t’u shkruar dhe edhe më shumë akoma, për t’u zbatuar. Unë zgjodha të studioj në një universitet jashtë vendit, me idenë fikse për t’u kthyer më e ditur në vendin tim. Dhe ashtu bëra. Sot, kur më duhet të flas për sfidat e më të rinjve, e kam të lehtë të kujtohem se nga kemi ardhur deri këtu, ne të rinjtë e vetëm 30 vjetëve më parë, por e kam të vështirë të parafytyroj, për arsye të ndryshimeve marramendëse në fraksionin e kohës që jetojmë, se ku mund të mbërrijnë ata që sot nuk i kanë mbushur ende të tridhjetat. Dhe sa më shumë, ndjej për fëmijët e mi pasigurinë që sjell me vete globalizmi dhe deti i ri i botës së komunikimeve, ndërveprimeve dhe influencave digjitale, aq më e fortë më bëhet bindja se e vetmja busull orientuese për të rinjtë e për vetë familjet, është edukimi me fanatizëm i parimeve e i vlerave të një civilizimi që kërcënohet gjithnjë e më fort nga humbja e busullës. Ndjesë për këtë parantezë, por sinqerisht dua të ndaj me ju pafuqinë time, si grua, si nënë,

si intelektuale po të doni, për t’u ndjerë e sigurt në forcën e fjalëve që mund të thuhen për liderët e rinj në funksion të një të ardhmeje më të mirë, përballë shpejtësisë së forcës së madhe e të frikshme relativizuese ndaj parimeve e vlerave të të konsoliduara të civilizimit tonë, që sjell kjo botë e re mbi më të rinjtë; duke vrarë kohën për të dyshuar, për të verifikuar, për të peshuar mendimin dhe argumentuar a provuar të kundërtën. Sidoqoftë, Shqipëria sot është një realitet katërcipërisht tjetër. Emigrantët shqiptarë të zbritur në brigjet e botës së re, nga anijet e ndryshkura të fillimviteve ’90, ia kanë dalë që fëmijët e lindur në furtunën e detit të hapur të asaj kohe, sot të jenë plotësisht të integruar në realitetet e vendeve të tjera, si “rrezatim” i kombit tonë në këto vende, siç i quan Kadareja, shkrimtari ynë i shquar. Kam bindjen që shumë prej jush keni patur rastin të njihni këtë rrezatim shqiptar në universitete, komunitete, sipërmarrje, institucione ndërkombëtare, në skenat dhe mjediset e artit dhe të kulturës, madje edhe në politikë ku së fundi janë gjithnjë edhe më shumë shqiptarë që garojnë për mandate përfaqësimi, nga këshillat vendorë, në parlamente e deri në Senatin Amerikan. E njëjta përpjekje dhe investim spektakolar është bërë nga familjet shqiptare për të arsimuar vajzat dhe djemtë e tyre, në Shqipëri apo jashtë saj, duke krijuar një armatë të rinjsh me një potencial të jashtëzakonshëm jo vetëm për të shtuar energjitë në përballimin e sfidave të sotme, por edhe për të garantuar qëndrueshmërinë e zhvillimit për vitet që vijnë. Mozaiku i mundësive për kontribut të grave dhe të rinjve është shumë i larmishëm dhe është e pamundur për ta rrokur në këtë fjalë, por unë dua të përqendrohem në dy më të rendësishmet, fuqizimin vendimmarrës dhe fuqizimin ekonomik. Vitet e fundit në Shqipëri, një numër i konsiderueshëm i platformave të rëndësishme publike, nga ato në politikë deri tek ato në administratë, janë pushtuar nga të rinjtë dhe një vëmendje e posaçme i është dedikuar sigurimit të balancës gjinore në përfaqësim. 30% e deputeteve në Parlament sot janë gra, 8 nga 15 anëtarët e kabinetit qeveritar janë gjithashtu gra, duke e klasifikuar Shqipërinë në vendin e pestë ndër 22 vendet me kabinetet qeveritare më të balancuara nga pikëpamja gjinore në botë. Këto Zonja aktualisht drejtojnë edhe sektorë që kurrë më parë nuk i ishin besuar gruas. nergjetika dhe infrastruktura sot kanë një Ministre grua, po ashtu Financat dhe Ekonomia. Gra janë edhe ministret e Mbrojtjes, Drejtësisë, Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës e të Marrëdhënieve me Parlamentin. Shumica prej tyre kur morën detyrën ishte nën 39 vjeç. Diplomacia dhe marrëdhëniet me jashtë i janë besuar një të riu që është vetëm 29 vjeç. 47% e zëvendësministrave sot në vendin tim janë gra. 40%

e institucioneve qendrore dhe 45% e Drejtorive të Përgjithshme drejtohen nga gra. 25% deri në 41% të atyre që mbajnë funksione të larta publike janë nën moshën 39 vjeç. E gjithë kjo tërësi të rinjsh dhe grash që sot punon në këto nivele, është jo vetëm fryt i një investimi afatgjatë individual, familjar dhe shoqëror mes sakrificash të panumërta me rrënjë thellë në histori, por edhe shprehje e një vullneti të brendshëm për të demonstruar publikisht tek vajzat dhe djemtë që kanë pasionin për t’u përfshirë në politikë dhe administrimin e lartë publik, që kjo është e mundur. Megjithatë, ndonëse në pararojë të qasjes së fuqizimit të rolit vendimmarrës të gruas dhe të të rinjve, në përmasa të spikatura në këto vitet e fundit, gratë dhe të rinjtë që kanë zotëruar dhe zotërojnë platformat publike nuk kanë përçuar ende një ndjeshmëri të atillë ndaj problematikave rinore dhe atyre gjinore, e cila do ta bënte këtë proces një fuqi ndryshimi të shtrirë në të gjitha shtresat e shoqërisë. Nuk kemi parë ende që kjo ndjeshmëri, e përkthyer në veprim të marrë vëmendjen e merituar krahas agjendës së ditës, ndonëse shoqëria ka për këtë një nevojë të krahasueshme me atë të të verbrit për dritën. Nëse sot, ata që i kanë këto pozicione nuk kujdesen dhe për të krijuar perspektiva të qarta edhe për të gjithë ata të rinj e të reja që luftojnë çdo ditë me pamundësinë për të ndjekur pasionet dhe ëndrrat, pengesat e panumërta në fijet e ngatërruara të burokracisë, varfërinë, ndrydhjen e talenteve, pamundësinë për të ekspozuar vlerat, apo për të gjitha ato gra që vuajnë agresivitetin, dhunën verbale, diskriminimin gjinor, ngacmimin seksual në vendin e punës, dhe shumë fenomene veçanërisht në zonat e varfra dhe ato periferike, atëherë jo vetëm që do të mbeten në një borxh të pashlyeshëm me shoqërinë, por do të prodhojnë një barrë që shoqërisë i kushton shumë. Shumë e rëndësishme është sot përfshirja e grave dhe e të rinjve në ekonomi. Një e treta e të punësuarve në ekonomi sot janë të rinj të moshës 15 – 28 vjeç. 30% e administratorëve dhe të pronarëve të biznesit privat janë gra. Dhe më shumë se 40% e pozicioneve në linjën e parë të menaxhimit në kompanitë private janë gra. Megjithatë, sa më lart në hierarkinë vendimmarrëse të kompanive, aq më pak gra rezultojnë. Madje ka sektorë, ku megjithëse masa kryesore e të punësuarve janë gra, si për shembull bankat, institucionet financiare jo bankare apo ato të sigurimit, në rastin më të mirë ka një ose dy anëtarë të bordeve gra, por në shumicën e rasteve nuk kanë asnjë grua në bord. Dhe nuk ka asnjë bord drejtues që të mos ketë të paktën një anëtar burrë, a thua se bordet e drejtimit të këtyre institucioneve mund të funksionokan shumë mirë pa asnjë grua, por nuk mund të ekzistokan pa një burrë. Avan-

cimi i të rinjve në karrierë në sektorin privat dhe shpalosja e kapacitetit të plotë të tyre bëhet e vështirë për shkak të natyrës dhe madhësisë së biznesit, që është i dominuar nga biznesi i vogël dhe i mesëm. Por shpreh bindjen, që qindramijëra të rinjtë shqiptarë të mirarsimuar dhe shumë të talentuar, brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë sot një potencial të jashtëzakonshëm, për të kontribuar nëse kompani të mëdha të huaja do të vendosnin për të investuar në Shqipëri. Prezenca e kompanive të mëdha ndërkombëtare, në vende si Shqipëria, do të ishte jashtëzakonisht e dobishme jo vetëm për ekonominë, por më së shumti për modernizimin e mjedisit të biznesit dhe imponimin e standardeve më të mira në të. Pa dashur të marr më shumë kohë dhe duke qenë e vetëdijshme për kompleksitetin kohës që jetojmë, e cila i kërcënon po njësoj, edhe pse në forma, nivele e përmbajtje të larmishme, qoftë të rinjtë e qoftë e gratë, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim, siç është Shqipëria, lejomëni ta mbyll fjalën time me një nga të paktat siguri që kam. Sa më shumë bota e re që po shfaqet me furinë e një shpejtësie që deri para pak vitesh ishte e paimagjinueshme, do të na ofrojë instrumente të rinj komunikimi e ndërveprimi, aq më alarmante bëhet nevoja për ta mbrojtur botën e vjetër të vlerave e parimeve të mëkuara nën çatinë e famijes, të artikuluara brenda mureve të shkollës, të imponuara në rrugën e bashkëjetesës së komuniteteve tona, si kode të patjetërsueshme të komunikimit e të ndërveprimit mes nesh. Këto vlera do të jenë arma më e mirë në duart e çdo të riu, vajzë apo djalë, jo vetëm në rrugën e avancimit të karierës profesionale, por sidomos në vemendjen dhe kontributin e tyre në dobi të një shoqërie më të mirë në të ardhmen. Sa më shumë do të ngrihen barrikadat e moskomunikimit, apo të konfrontimit pa dorashka mes atyre që mendojnë njësoj kundër atyre që mendojnë ndryshe, në territoret e botës virtuale dhe sa më shumë, e vërteta do të përballet me epideminë e gënjeshtrave, aq më alarmante bëhet nevoja për t’i mbrojtur fëmijët tanë nga epidemia në fjalë, e cila nuk është aspak e vështirë të konstatohet se ka prekur sferat më të larta të vendimmarrjes, edhe në vendet më të zhvilluara e më të pasura të botës. Natyrisht, konstatimet e mia nuk janë asgjë e re për askënd që ka një vëmendje sado modeste ndaj kësaj situate sa të mbarsur me potenciale të mëdha për të mirën e njerëzimit, aq edhe të mbushur me kërcënime të mëdha për civilizimin tonë. Por duke shpresuar, se sidoqoftë, kontributi im në këtë foltore, të ketë qenë i vlefshëm për ju, që patën mirësinë të më dëgjoni, ju falënderoj me shumë respekt! *Fjala e mbajtur në “W omen in “Women Leadership Forum – Naseba”, zhvilluar në Dubai të Emirateve të Bashkuara


FORUM

7 E martë, 29 TETOR 2019

EKSPERTI AMERIKAN PËR BALLKANIN

Mos kërkonin bashkim me Kosovën. Në Shqipëri mungon kultura e ligjshmërisë Nga Daniel Serwer*

K

y vend ka bërë përparim fan tastik, është anëtar i NATO dhe kandidat për në BE. 22 vite më parë ishte në kaos vendi në vijim të skemave piramidale, keni kaluar zhvillim spektakolar ekonomik dhe keni përmbushur kriteret për hapje të negociatave. Rrethanat politike ishin që e ndaluan. Francës e Holandës duhet ti vijë turp si vepruan me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Çështja është se si ti përgjigjemi kësaj vonese kaq të madhe për të

njohur atë arritje që Shkupi e Tirana janë krenarë. Jeni të zhgënjyer e acaruar ju mirëkuptoj por kjo s’do ju çojë përpara, përgjigje do jetë angazhimi ndaj reformave, ju jeni ende kandidat mund të përparoni edhe pa të ashtuquajturën negociata. S’duhet të vonojnë zbatimin e kuadrit ligjor evropian. Shumica e të mirave vijnë nga reformat që do merrni. Kjo vonesë do vonojë hyrjen eventuale që nuk do ndodhë gjithsesi edhe për shumë vite Mal i Zi nuk reshtën të kërkonin, vazhduan duke e ditur mirë që Franca e Holanda s’do i mbështesnin më shumë se sa mbështetën Shqipërinë e Maqedoninë. Ka dy çështje krye-

sore, sundimi i ligjit dhe sjellja politike. Jeni të lodhur prej atyre që predikojnë për sundimin e ligjit, po ju nevojitet jo për ne, por për veten, institucionet tuaja janë më të mira por ju mungon kultura e ligjshmërisë, nuk është e lehtë dhe e pranoj se ka dhe vende në Amerikë që mungon por sundimi i ligjit duhet të triumfojë. E di që është e vështirë për tu pranuar, por …dita do vijë si këtu dhe në Cikago, ku unë kam jetuar që ti ofrosh punë një kushëriri të kualifikuar është abuzim me detyrën. Dita do vijë kur s’do toleroni politikanë që kanë burime financiare që s’i justifikojnë si shumica e

gjyqtarëve që e kanë humbur detyrën për këto arsye. Këto janë vitale për individë të kualifikuar që s’varen nga lidhjet por kualifikimi. Të jesh në opozitë është frustruese e kuptoj dhe e besoj, por ka rëndësi që qeverisja dhe sistemi…disa mund ti gjykojnë se po tregohem i anshëm por se kam këtë qëllim, po përpiqem t’ju bind se pjesëmarrja është detyrim edhe nëse mendoni se është një mashtrim sistemi. Çështja është a do jetojnë shqiptarët në 6 vende të ndyshme ballkanike apo do sfidojnë marrëveshjen territoriale? Asgjë s’do ndikonte më shumë ambiciet… Shqipëria e Kosova s’duhet të kërkojë ndryshim kufijsh.

Uashingtoni e Berlini nuk do e pranonin kurrë, do kishte pasoja katastrofike e destabilizuese. E duhura është që Shqipëria e Kosova të kujdesen për ato sëmundjet e brendshme të ruajnë marrëdhënie të mira e të ushqejnë marrëdhënie të mira me shqiptarët që jetojnë në vende të tjera. Asgjë që mund të bëjë Franca e Holanda s’mund t’ju pengojë të bëni atë lloj Shqipërie e shpresoj të bëni zgjedhjen e duhur e të mençur. *Pjesë nga fjala e mbajtur në konferencën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor erëndimor..

KOMENT

Për Rusinë, Iranin, Kinën, Ballkani është një burim, i cili mund të shfrytëzohet dhe pastaj të flaket tej Nga Lelyla Moses-Ones*

Ë

shtë vërtet një nder të jem pjesë e kësaj konference. Jam ulur pranë një gjigandi të diplomacisë së Shteteve të Bashkuara dhe është nder i madh për mua që sot të ulem pranë ish NënSekretarit për Çështjet Politike Tom Shannon. Të gjithë pranojmë se rendi global pas Luftës së Dytë Botërore po evoluon. Ndërsa karakatina e ndryshkur e Luftës së Ftohtë shpërbëhet, vendin e saj e ka zënë një garë globale për ndikim. Shtetet e Bashkuara e mirëpresin këtë mundësi për të garuar për ndikim pozitiv, sepse ne jemi besimplotë në vlerën e ofertave tona. Është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara, sigurisht, të promovojmë paqen, begatinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Po, interesi ynë është praktik, pjesërisht. Një gadishull ballkanik në paqe iu mundëson vendeve të rajonit të kontribuojnë për rritjen e sigurisë gjetkë në botë. Një ekonomi e lulëzuar e Ballkanit siguron tregje për bizneset amerikane. Dhe qetësia e brendshme në Ballkan lejon hartuesit e politikave amerikane që të përqëndrojnë kohën dhe burimet e tyre në kriza që ndikojnë rajone të tjera. Por, politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor parashikon shumë më tepër se sa kaq. Që nga viti 1789, pjesë e interesave tona thelbësore ka qenë të bëjmë avokatin për lirinë dhe barazinë e të tjerëve – siç tha Presidenti Abraham Linkoln, kombi ynë është krijuar në liri dhe i përkushtohet premisës që të gjithë jemi krijuar të barabartë. Ndjekja e interesit të Sh.B.A. domosdoshmërisht përfshin të përkrahurit dhe të vepruarit në emër të idealeve tona. Ne duam që edhe ju të jeni të lirë

dhe të barabartë. Është e vërtetë – rruga që ne ofrojmë është e vështirë. Është e shtruar me standarde, pritshmëri dhe punë të palodhur, por që do të çojë drejt një Ballkani Perëndimor të lulëzuar, të qëndrueshëm, njerëzit e të cilit janë krenarë për nga vijnë dhe çfarë përfaqësojnë. Ndërsa shqyrtoj prioritetet e politikës së Shteteve të Bashkuara për rajonin, do të përqendrohem në politikën e Sh.B.A-së ndaj Shqipërisë, një vend me një angazhim të demonstruar ndaj bashkësisë transatlantike. Ajo që bëni dhe zgjedhjet që ndërmerrni kanë pasoja të mëdha për bashkësinë euro-atlantike. Më lejoni t’ju them se si. Po, deklarata e 18 tetorit e Këshillit të Evropës për zgjerimin ka frymëzuar faqe të tëra komentesh. Ja se çfarë ka rëndësi: Shqipëria është tashmë një vend kandidat – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, fshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por tashmë reforma zgjedhore është bërë një projekt kombëtar që qeveria, opozita parlamentare dhe partitë opozitare jashtë tij, po e ndjekin. Drejtuesit e Shqipërisë kanë treguar vullnetin për të bërë kompromis për hir të së mirës të përbashkët. E mira e përbashkët kërkon një mbrojtje të përbashkët – sigurisht, kjo është premisa e NATO-s. Presim

me kënaqësi të mirëpresm Maqedoninë e Veriut së shpejti si aleatja e saj e tridhjetë. Aleanca po evoluon gjithashtu, pasi siguria e mëparshme e Evropës, e subvencionuar nga Sh.B.A., transformohet në një përpjekje të përbashkët për të cilën kontribuojmë të gjithë. Dhe Shqipëria ka përmbushur angazhimin e saj. Shqipëria ka respektuar Premtimin në Samitin e Uellsit. Shqipëria kontribuon më shumë trupa për frymë se pothuajse të gjitha vendet e tjera evropiane. Dhe shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre në shërbim të mbrojtjes sonë të përbashkët. Ekzistojnë vende të tjera që kërkojnë rrugë më të lehta përpara. Në frymën e konferencës së sotme, shqyrtojini ofertat e tyre përpara se t’i pranoni ato. Do të zbuloni që, për Rusinë, Iranin, Kinën, Ballkani Perëndimor është një mjet për një qëllim, një burim nga i cili mund të shfrytëzohet dhe pastaj të flaket tej. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë të minojnë modelin perëndimor të vetëqeverisjes që çmon lirinë dhe zgjedhjen me oligarkitë e korruptuara të cilat janë të divorcuara prej interesit të njerëzve të cilëve supozohet t’iu shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për të blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe gjymton autonominë politike të të ashtuquajturve partnerë të saj. Kremlini këmbëngul të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit, ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet sovjetike nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë, duke kërkuar t’i përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e detonatorëve të fshehur.

Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse.. Dhe, Shqipëria ka treguar që nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur, sërish dhe përsëri, të mbajë qëndrime parimore. Vitin tjetër, Shqipëria do të marrë kryesimin e Zyrës së OSBE-së, duke udhëhequr një organizatë që gjithashtu mban qëndrime parimore. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë besnike ndaj Shqipërisë teksa ajo përdor vlerat frymëzuese dhe zyrën e respektuar të OSBE-së për të trajtuar çështje dhe kriza të mprehta. Shtetet e Bashkuara mirëpresin prioritet e përcaktuara nga Shqipëria – përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përkrahjen e rolit të grave në zgjidhjen e konflikteve, rininë dhe kontrollin e armëve – dhe presim me kënaqësi të punojnë me Shqipërinë gjatë kryesimit të OSBE-së në vitin 2020. Sigurisht siguria energjetike mbetet thelbësore për suksesin e bashkësisë transatlantike. Që nga hidrocentralet te gazi natyror i lëngshëm, nga nafta deri te energjia diellore, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të formojnë bërthamën e një strategjie energjetike të larmishme për të furnizuar botën perëndimore, ndërsa korrin përfitimet prej vendndodhjes së tyre gjeostrategjike. Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione

prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka ndërmarrë gjithashtu një qëndrim parimor për një çështje tjetër rajonale me rëndësi të madhe për Shtetet e Bashkuara: dialogu i lehtësuar nga BE ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar gjithashtu përpjekjet e tyre për t’u siguruar që dialogu të rifillojë, ashtu si u nënvizua edhe nga profesorët, përmes emërimeve të fundit të të Dërguarve të posaçëm në rajon. Vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka bërë thirrje që udhëheqësit e të dy vendeve të ecin përpra drejt një të ardhmeje të përbashkët, të begatë dhe të paqtë. Shqipëria gjithashtu e sheh qartë këtë të ardhme dhe bashkohet me Shtetet e Bashkuara në mbështetjen e saj për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkura u angazhuan për sovranitetin shqiptar në vitin 1912 – më shumë se një shekull më parë – dhe angazhimi ynë është i paepur. Rruga amerikane është e vështirë, por ia vlen, pasi ofrojmë një partneritet të bazuar në vlera të qëndrueshme – midis tyre lirinë e fjalës, lirinë e fesë, mundësi të barabartë, baraza, liri individuale dhe liri qytetare. Kjo është një kohë e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor. Jemi me fat që kemi këtë mundësi për të ndihmuar në dhënien formë të ardhmes duke mbështetur udhëheqësit e rajonit në formimin e qeverive të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Fjala e të Ngarkuarës me Punë *Fjala në Ambasadën e SHBA në Tiranë, në Konferencën Politika e ShBA në Ballkanin Perëndimor


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E martë, 29 TETOR 2019

Kreu i Qeverisë: Jemi larg paqes për sa kohë nuk ka një zgjidhje e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës

Rama: BE-ja s’e ka mbajtur fjalën për shqiptarët, por Perëndimi është rruga jonë e vetme K

ryeministri Edi Rama dek laroi në konferencën për Ballkanin se BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën disa herë për shqiptarët, Shqipërinë për negociatat dhe Kosovën për liberalizimin e vizave, por shtoi se rruga e vetme është Perëndimi. “Është shumë e vështirë që të kuptohet nga të tjerët ‘PS’-ja e marrëdhënies me SHBA-në që pa diskutim është e lidhur thellë me atë që kemi jetuar si komb në shumë faza të historisë dhe atë që kemi përjetuar si popull në Shqipëri dhe Kosovë në periudhën e parë të jetës sonë si bashkëkohës. Shqipëria ka një marrëdhënie speciale me SHBA-në. Nëse sot Ballkani është një vend më i mirë kjo i dedikohet në radhë të parë SHBA-së. Ballkani është pasqyra e suksesit më rrezatues i politikës së jashtme të SHBA pas Luftës së Ftohtë. Nisi me një konflikt të madh, pastaj u shkua në bomba dhe tani po flasim për itensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Jemi larg paqes për sa kohë nuk ka një zgjidhje e konfliktit mes Serbisë

dhe Kosovës. Pas vendimit të KiE-së në 18 tetor pozicioni i BE është dobësuar tej mase dhe ndikimi në procesin e dialogut është tkurrur, pasi BE-ja me vendimin e marrë apo mos vendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti ndër të tjera dhe në radhë të parë i dha

DEPUTETI FJALIM TË FORTË NË KUVEND

Lefter Maliqi: Vendi ka nevojë për protesta, jo për fjalime të bukura Deputeti Lefter Maliqi ka folur me tone të ashpra gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Nga foltorja e Kuvendit Maliqi i bëri apel shqiptarëve që ka ardhur koha që të ngrihen të gjithë këmbë kundër qeverisë “Rama”. Vendi s’ka nevojë për fjalë të bukura, tha Maliqi, por për protesta masive. Deputeti Lefter Maliqi tha nga Kuvendi se Brukseli i dha qeverisë së Ramës kartonin e kuq për negociatat. Sipas Maliqit, ky vendim i BE erdhi pasi Rama nxiu vendin me krim dhe korrupsion, e mbushi me ngjyrë të gjelbër, pasi e kanabizoi. “Si mund të hapeshin negociatat kur krimi i organizuar, shpopullimet dhe azilet ekonomike dhe politike, kur janë të kapura institucionet, kur varfëria ka pllakosur vendin. Këta morën në qafë edhe vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut. Nga t’ia nis nga Berati, nga fshatrat e Tiranës, që kanë mbetur pa investime. Kryetarët e Bashkive janë kthyer në drejtorë Rajonesh, që të gjithë tenderat i realizojnë dy persona, dhe një person që ndodhet në krahun e Kryeministrit. Del Kryeministri qesh, hap këmbë e krahë, kruan kokën dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Emërimet i kryejnë 3 persona, njërin që e ka në krah dhe dy të tjerë. Nuk mban më ujë pilafi, kriza e rëndë ekonomike dhe politike ka pllakosur këtë vend. Duhet zgjidhje dhe zgjidhja vjen nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe bashkiake. Këta duan të varfërojnë popullin që ta kenë nën kontroll. Unë nuk jam as me Bashën që del bën miting atje dhe ndez dritat. Ka ardhur koha që njerëzit të dalin para Kryeministrisë dhe të mos ikin më”, tha Maliqi.

një goditje besueshmërisë së vet dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë në mundësinë e icentivave që mund të mos mbahen. Nuk është hera e parë, pasi po bëhen disa që BE-ja nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës besoj që është një nga shembujt më flagrant të

mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën. Nuk është një shtet, por një tërësi shtetesh e cila funksionon në bazë të konsensusit dhe një të kundërvihet, e gjitha vihet në pozitë të vështirë. E kam fjalën për kushtëzimin absurd, një kushtëzim, që u mor në konsideratë dhe u adresa, të liberalizimit të vizave për Kosovën pas marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Është një rast unikal. Nga 2014 BE-ja liberalizoi vizat për 100 mln njerëz, që nuk janë në proces negociatash. Marrja peng e 2 mln shqiptarëve, reflekton mugesën e kohezionit dhe kapacitetit dhe rënien e gjithë familjes Europiane në vazhdimësi në grackën e një vendi apo tjetri që imponon mos konsensusin. Për shqiptarët nuk kanë asnjë rrugë tjetër, vetëm të ecin në rrugën që ka piketuar historia jonë, që është e trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit tonë”, tha Rama. Deklaratat e tij, kryeministri shqiptar i bëri gjatë punimeve të djeshme të konferencës “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”.

REAGIMI Ambasadori i BE-së

Soreca: U zhgënjyet për negociatat, por SHBA dhe BE janë këtu çdo ditë për t’u ndihmuar Në konferencën “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”, ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca gjatë fjalës së tij tha se SHBA dhe BE do të jenë cdo ditë në Ballkan për të ndihmuar shtetet për t’u afruar me familjen Europiane. “Rajoni i Ballkani është demokrat duke respektuar të drejtat e njeriut. Ne besojmë se të gjithë kemi punuar në transformimin, por duhet të vijojë punën për integrimin në BE. Jam i bindur se ka pasur shumë zhgënjim nga Maqedonia dhe Shqipëria për moshapjen e negociatave. Por njerëzit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë se Europa nuk e ka ndryshuar qasjen. Ne vijojmë të qëndrojmë me Shqipërinë. Është detyrë e qeveritarëve për të bërë akoma më shumë. BE dhe SHBA do të vijojnë që të qëndrojnë këtu cdo ditë për të ndihmuar çdo ditë për të vijuar progresin përmes reformave. Reforma në drejtësi në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme. Europa dhe Amerika do u ndihmojnë për të arritur objektivat, por gjithçka varet në dorën e liderëve të Ballkanit, ne jemi gati t’u ndihmojmë”, u shpreh ambasadori i BEsë në Tiranë, Luigi Soreca.

NËNKRYETARI I KUVENDIT

Murrizi ironizon Ramën: Nuk merreni me bujqësinë se nuk ka PPP Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër qeverinë se nuk ka dhënë asnjë subvencion për fermerët. Murrizi deklaroi se neglizhenca e qeverisë vjen për faktin se sektori i bujqësisë nuk është dhënë me PPP. Mes ironisë ai tha se kusht për përfituar nga grantet bujqësore ishte që serat të ishin mbi 2.6 metër, ndërsa shigjetoi kryeministrin Edi Rama duke shtuar se; “po ça halli kishit se nuk ju nxinte të parin tuaj kur të hynte aty?”. “Bujqësinë e keni lënë në harresë, sepse nuk është me PPP. 1 mijë hektarë sera ka Lushnja, i keni financuar ndonjë një zorrë ujë? Nga një metër platsmas? Sa erdhët në pushtet i thatë. Pse? Sepse që të marrësh financim për serat duhet të jenë te larta 2.8 metra. Ju keni pallatet në Tiranë 2.7 m. Po ça halli kishit se nuk ju nxinte të parin tuaj kur të hynte aty të inspektonte serat? Ç’është ky

kriter? Ku e keni marre? Ju them, o korrigjoni TVSH dhe mos u tallni me imputet bujqësore! Ata i blejnë imputet bujqësore me çmime të njëjta se para të futej në fuqi ligji”, tha dje nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi.

DEPUTETJA

Hoti: Rinia po ikën, qeveria të reagojë. Shqipëria të mos bëhet vend i huaj për ne Deputetja Elda Hoti, në fjalën e saj në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, foli në emrin e nënave shqiptare dhe problemeve që kanë familjet, sidomos në zonën e saj elektorale, në Lezhë. Ajo pyeti sesi ndihen zemrat e nënave kur shikojnë fëmijët e tyre që ikin nga vendi, pasi këtu tha ajo, ndihen të pasigurtë për të ndërtuar të ardhmen. “Kë djeg malli më shumë se nënën për të përqafuar, të puthë e të përkëdhelë fëmijën e sajë?”. Ndër të tjera ajo tha se rinia shqiptare po përjeton eksodin si të para 30 viteve, duke ikur në masë. Teksa shtroi pyetjen se rinia po braktis vendin, ajo tha se: “Papunësia është një nga problemet kryesore, ku rinia sheh sesi familjes i shtrëngohet jetesa. Nëse nuk ke referenca politike, arsimi dhe mbështetja familje venitet”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

9 E martë, 29 TETOR 2019

Kreu i grupit parlamentar të PS-së: Dokumenti i Bundestagut udhërrëfyesi më i mirë

Reforma, Balla: Deri në Krishtlindje të përmbyllim Kodin Zgjedhor P artia Socialiste vijon të kërcënojë opozitën se do ta realizojë e vetme reformën zgjedhore, mdaj ka dhe një afat për këtë, brenda dhjetorit të këtij viti. Deklarata vjen nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili në punimet e djeshme të Kuvendit tha se Kodi Zgjedhor do të përmbyllet deri për Krishtlindje, ndërsa ka përshëndetur vendimin e Komisionit të posaçëm të Reformës zgjedhore për të bërë ndryshime në çështjen e financimit të partive. Këtu Balla ka përmendur edhe çështjen e financimeve për PD-në. Nga ana tjetër kreu i grupit socialist, njësoj si opozita tha se dokumenti i Bundestagut është udhërrëfyesi më i mirë. Balla foli edhe për rezolutën e Parlamentit Europian në lidhje me ‘mosvendimin’ siç e quajti ai të Këshillit Europian. Ai iu kujtoi partive të opozitës por edhe Presidentit të Republikës, të reflektojnë mbi qasjen e partive simotra të përfaqësuara në PE. “Është një moment dhe atyre që ju kanë sjellë ju në këtë sallë, partive respektive, PD-së në radhë të parë si një prej partive më të rëndësishme në këto 28 vite të shikojë, të reflektojë mbi qasjen e partive simotra të veta të përfaqësuara në PE, PPE. Është e paimagjinueshme, gjuha që përdor gjuha PD në Shqipëri e për fat të keq edhe Presidenti i Republikës në fajësinë lidhur me mosvendimin e Këshillit Europian dhe Partia ose grupimi i PPE. Në mocionin për rezolutën të propozuar nga

MINISTRI I SHTETIT

Eduard Shalsi: Tryeza për reformën zgjedhore nuk ka dështuar

M deputetët e PPE ku spikat patjetër zoti Mçallister flitet qartë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj në rrugën për fillimin e bisedimeve dhe padyshim procesi i fillimit të bisedimeve, marrëveshja për anëtarësim është një proces i gjatë, nuk është anëtarësim por padyshim përfundon me anëtarësim. Dhe unë sot do doja t’iu bëja thirrje deputetëve të opozitës këtu në këtë sallë, është në detyrën tonë historike që ne të vijojmë punën për realizimin e detyrave të shtëpisë sepse hapeshin apo nuk hapeshin bisedimet më 18 tetor ne padyshim që kemi detyra shtëpie të cilat duhet t’i realizojmë. Dhe unë mendoj që instrumenti i vënë në dispozicion nga Bundestagu përmes disa hapave konkretë është udhërrëfyesi ynë më i mirë. Ne duhet ta përmbyl-

lim Kodin zgjedhor sipas rekomandimeve të ODIHR deri në Krishtlindje. Sepse padyshim që deri në pranverën e ardhshme dhe pastaj deri në Samitin e Zagrebit edhe ata që janë kundër vijimit të procesit të zgjerimit do të kenë ndryshuar mendje sepse gabimi strategjik i bërë më 18 tetor do duhet riparuar menjëherë dhe më pas dua ta përshëndes vendimin e Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore për të bërë edhe ndryshimet e domosdoshme në ligjin për financimin e partive politike. Duhet ta ndryshojmë, kemi pasur një rast tepër të rëndë në Shqipëri 2 vjet më parë, teksa PD është sot në akuzë publike, kryetari i saj për financime të dyshimta. Ne duhet ti presim rrugën çdo lloj financimi të dyshimtë për çdo parti politike përfshi dhe fushatat zgjedhore”, tha Balla.

TELEKOMUNIKACIONI

inistri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi shpreson ende tek dialogu me opozitën i nisur në tryezën për reformën zgjedhore, të thirrur nga OSBE-ja. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Shalsi u shpreh dje se qeveria nuk mund të diktojë sjelljen e opozitës. Sipas Shalsit, vërejtjet e OSBE/ODIHR janë baza mbi të cilën duhet të përmirësohet reforma elektorale. "Nuk mund ta them dhe nuk mund ta themi me bindje një tryezë të dështuar, procesi vazhdon. Nga ne është shumë e qartë që vërejtjet e ODIHR dhe OSBE janë baza mbi të cilën ne do të donim të përmirësonim ligjin zgjedhor. Janë konstatime që i kemi konstatuar të drejta. Jemi të vendosur ti bëjmë realitet, jemi me opozitën parlamentare, por nuk kemi përjashtuar opozitën jo parlamentare për të marrë pjesë. Ne do të donim që të kishte një pjesëmarrje sa më të gjerë na hartimin e ligjit elektoral dhe në përmirësimit e ligjit elektoral, por nga ana tjetër nuk mund të imponojmë me zor pjesëmarrjen e partive opozitare jashtë parlamentare. Ajo që vlen të theksohet është se konstatimet janë të drejta. Janë bërë nga institucione me reputacion në monitorimin e zgjedhjeve. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të bëjmë realitet ato vërejtje të drejta të pasqyruar në raportin e OSBE/ ODIHR-it", u shpreh ministri Shalsi. Sa i përket mundësisë së rikthimit të protestave të opozitës, Eduard Shalsi u shpreh se përsëritja e tyre nuk do të sjellë ndonjë gjë të re, përveçse impaktit negativ në ekonomi. "Unë dua të besoj që e provuan me protesta, e provuan me protesta e të mbështetura nga disa bashki të djathta. Nuk paragjykoj asnjë protestë, por në rastin konkret protestat ishin të stisura, nuk kishin mbështetje masive. Thirreshin nga krerët e opozitës të cilët më shumë sesa hallin e popullit opozitar kishin hallin e tyre. Ajo që dua të them është se i takon atyre të marrin vendimin, por nëse nuk kanë nxjerrë leksion nga gabimet fatale që bënë në 6-mujorin e parë nuk bëjnë gjë tjetër veçse vazhdojnë me dështimet. E gjithë ajo rrugë që ka ndjekur opozita gjatë këtyre muajve i çoi asgjëkund dhe nuk besoj se thirrja për protesta do të sjellë ndonjë gjë të re", theksoi Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi.

Vodafone Albania nënshkruan marrëveshjen për blerjen e Abcom

V

odafone Albania njoftoi dje nënsh krimin e marrëveshjes për blerjen e kompanisë Abcom. Abcom është kompania më e madhe kabllore në Shqipëri dhe rrjeti i saj mbulon rreth 460.000 familje në Shqipëri. Aktualisht, kompania ofron internet kabllor dhe shërbime Pay-TV për më shumë se 100.000 familje në vend. Ky transaksion është pjesë e strategjisë së Vodafone Group për të zgjeruar portofolin e shërbimeve të saj me internet fiks dhe shërbime televizive. Kjo blerje e bën Vodafone Albania një kompani telekomunikacioni të plotë me të gjitha shërbimet, telefoni fikse, celulare dhe shërbime televizive për familjarë dhe biznese. Transaksioni i do t’i nënshtrohet procedurave rregullatore për marrjen e aprovimit nga autoriteti përkatës. Pas finalizimit të transaksionit, Vodafone Albania do të

ndjekë një plan të ri strategjik investimesh për kompaninë. Vodafone Albania parashikon të prezantojë në treg një gamë të re shërbimesh dhe produktesh të konvergjuara, duke i ofruar konsumatorit shqiptar, krahas shërbimeve më cilësore të telefonisë celulare, edhe një paketë të plotë dhe të zhvilluar shërbimesh të internetit fiks dhe Pay-TV. Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris deklaroi: “Vodafone Albania është investitori më i madh i huaj në Shqiperi. Ky transaksion rithekson besimin tonë në potencialin në rritje të ekonomisë shqiptare. Integrimi i Abcom do të forcojë Vodafone Albania dhe do na japë mundësinë t’i ofrojmë konsumatorëve dhe bizneseve një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh të internetit fiks, Pay-TV dhe telefonie celulare, duke drejtuar kështu zhvillimin e shoqërisë digjitale në Shqipëri”.


SPECIALE MINISTRITË

M

inistrja e Shëndetë sisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me

10 E martë, 29 TETOR 2019

Mamografi falas për të gjitha gratë në burgje

ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj vizituan institucionin e vuajtjes së dënimit, ku është ofruar shërbimin e ma-

mografisë falas për gratë e dënuara. Manastirliu tha se pas ofrimit të kontrollit mjekësor bazë falas tani po ofrojmë edhe mamografinë falas për gratë që vuajnë dënimin, pasi e drejta për shëndet është për të gjithë njëlloj. “Jemi këtu për të siguruar që çdo grua kudo ku ajo ndodhet të kryejë mamografinë falas si e vetmja mënyrë për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit. Ashtu siç kryen kontrollin mjekësor bazë, edhe shërbimi i

mamografisë do të ofrohet në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit”. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duke falënderuar ministren Manastirliu për mbështetjen, tha se ky është një program që do të vijojë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. “Ministria e Drejtësisë i është bashkuar fushatës që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur për të kryer mamografinë falas në të gjithë vendin kudo ku ndodhen të

Ministrja e Shëndetësisë, gjatë takimit me infermierët e rinj, tha se për ta do të vijojë rritja profesionale nëpërmjet patronazhimit në qendrat shëndetësore apo spitalet ku ato punësohen

Manastirliu: Punësimi i 114 infermierëve, u shmang çdo gabim njerëzor M

inistrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes So ciale, Ogerta Manastirliu priti në një takim 114 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike të punësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”. Sipas saj, 1750 infermierë u interesuan për aplikimin në 350 vende pune. “Do të doja që t’ju uroja punë të mbarë të gjithëve ju, 114 infermierëve dhe profesionistë të shkencave teknike mjekësore të cilët sot bëheni pjesë e sistemit tonë shëndetësor në të gjithë vendin. Unë jam shumë e kënaqur që thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin në 350 vendet e lira që në shpallëm përgjatë muajit gusht iu përgjigjën plot 1750 infermierë dhe profesionistë të tjerë të shkencave teknike mjekësore”. Duke theksuar se platforma “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e infermierëve në sistemin shëndetësor është një hap përpara drejt garantimit të transparencës dhe meritokracisë, ministrja tha se për herë të parë në këtë thirrje u mundësua testimi i informatizuar. “Jam e kënaqur që arritëm të ndryshojmë edhe mënyrën e testimit. Nëpërmjet vendosjes së testimit të informatizuar, tashmë ne e kemi përmirësuar akoma më shumë mënyrën e testimit, duke krijuar një sistem i cili nuk të lë vend për gabime njerëzore dhe sigurisht rrit transparencën dhe besueshmërinë”. Manastirliu theksoi gjatë takimit me inferm-

TESTIMI “Jam e kënaqur që arritëm të ndryshojmë edhe mënyrën e testimit. Nëpërmjet vendosjes së testimit të informatizuar, tashmë ne e kemi përmirësuar akoma më shumë mënyrën e testimit, duke krijuar një sistem i cili nuk të lë vend për gabime njerëzore dhe sigurisht rrit transparencën dhe besueshmërinë”.

ierët e sapo punësuar, tha se punësimi i infermierëve do të vijojë sipas renditjes së fituesve. Aktualisht në listën e fituesve të portalit “Infermierë për Shqipërinë” janë 2100 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike, të cilët presin dhe do të punësohen ditë pas dite në sistemin shëndetësor publik. Manastirliu theksoi gjatë takimit me infermierët e rinj se për ta do të vijojë rritja profesionale nëpërmjet patronazhimit në qendrat shëndetësore apo spitalet ku ato punësohen dhe më pas me edukimin në vazhdim, nëpërmjet “Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim”. Çdo të hënë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale, Ogerta Manastirliu do të fillojë një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes rrjetit social facebook. Në daljen e saj të parë, Manastirliu tha se kjo është një tjetër mënyrë për të marrë nga qytetarët shqetësime që lidhen me shëndetësinë apo mbrojtjen sociale dhe në të njëjtën kohë për të adresuar çështje që do të përfshihen në axhendën e saj javore. “Deri më sot kanë filluar nga lentet falas mbi 1687 qytetarë. Po punojmë që shumë shpejt këtë paketë ta ofrojmë edhe në spitalet e Durrësit, Fierit, Vlorës duke garantuar shërbime afër vendbanimit. Vijojmë gjithashtu me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore ku puna

e 100 qendrave këtë vit po ecën me ritme të shpejta”. Manastirliu në komunikimin e parë të përjavshëm bëri një pasqyrim të punëve të bëra gjatë javës që lamë dhe nga ana tjetër dhe një informim të publikut për aktivitetet që do të ketë ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë kësaj jave. Në fund të komunikimit javor, Manastirliu nuk la pa përmendur edhe fushatën e ndërgjegjësimit për kontrollin e kancerit të gjirit nëpërmjet mamografive duke bërë një apel për të gjitha gratë që të kontrollohen në kohë si në spitalet ku ofrohet falas mamografia ashtu edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm që do të jenë në të gjithë Shqipërinë.

dënuara ose jo. Janë 30 gra të dënuara dhe të paraburgosura që do t’i nënshtrohen kontrollit të gjirit”. Në të gjithë njësitë ku ofrohet shërbimi i mamografisë gjatë muajit tetor gratë mund ta kryejnë mamografinë edhe në oraret e pasdites, deri në orën 18:00, dhe të shtunën deri në orën 14:00. Përveç 12 mamografëve në spitale, shërbimi ofrohet falas përmes mamografëve të lëvizshëm edhe në zonat e thella. SITUATA

Divorci, ekspertët: VKM për minimumin jetik për fëmijët Divorcet në vend, kanë nxjerrë në pah ditë pas dite problemin e referimit të minimumit jetik, i cili nuk përkon me përmbushjen e nevojave bazike të fëmijeve. Në vitin 2017, sipas të dhënave më të fundit të raportimit nga Instat, norma e divorcit pësoi sërish një rritje, duke arritur 19.9 divorce në 100 martesa. Ekspertët e fushës ligjore kanë raportuar një rritje të gjyqeve edhe këtë vit, që lidhen me problemin e pensionin ushqimor, që në rast divorcesh po në rritje, babai ka detyrimin ligjor të paguajë fëmijës/fëmijëve. ‘’Masa e pensionit ushqimor, (7000 lekë në muaj), rezulton diskriminuese në çdo rast e nuk përfaqëson kurrsesi interesin më të lartë të fëmijëve. Mungesa e references së një akti të tillë, ka prekur drejtpërsëdrejti mijëra fëmijê përgjatë kêtyre viteve e vijon të prekë sërish të tjerë ditë pas dite, duke cënuar kësisoj një standard të pranueshëm. Nevojitet një trajtim specifik i këtij problemi, detyrim parësor i insitucioneve të linjës, një studim i mirëfilltë me specialistë të fushës, drejt krijimit të një standarti i cili presupozon plotësimin e nevojave fizike, psikologjike dhe sociale të çdo fëmije’’,-pohon av.Denisa Daka.


SPECIALE

P

11 E martë, 29 TETOR 2019

Të hënën filluan studimet edhe 30 studentë që pasi kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare, janë përzgjedhur ndër rreth 600 konkurrues përmes disa testimesh

lot 500 të rinj, 59 prej tyre vajza, nisin rrugëtimin drejt Policisë së Shtetit. Ata janë përzgjedhur në një konkurs, në një proces të fortë, siç e quajti ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë. Në një ceremoni të veçantë, Lleshaj tha se: “Ky numër është, në të njëjtën kohë, edhe një shtesë tjetër neto në numrin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e cila do të ketë edhe 500 vende më shumë në organikën e saj”. Ministri nuk la pas edhe një apel dhe mesazh për studentët e rinj se si të ecin më të fortë në rrugën e vështirë të nisur, dhe si të kenë në qendër të saj shërbimin ndaj qytetarëve. “Që të mbërrini në fund të këtij udhëtimi që nisni sot duhet të dëshmoni se keni mendje, trup dhe karakter të fortë; se tek Policia e Shtetit nuk kërkoni thjesht një punëdhënës të sigurt; se suksesin nuk e gjeni tek rruga e shkurtër; se qëllimi juaj në jetë nuk është thjesht e vetëm pasuria apo mirëqenia personale, por edhe shërbimi me besnikëri ndaj interesit publik; se tek Policia e Shtetit nuk vini vetëm për të marrë por edhe për të dhënë. Akademia dhe Policia e Shtetit do të përpiqen që gjatë këtij udhëtimi t’ju vënë në provë të vërtetë, një provë të vështirë dhe të ndërlikuar. Megjithatë duhet të dini se gjithçka varet nga ju. Një gjë është tashmë e sigurtë: nëse doni, ju do të mundni”. Nga ana tjetër, ministri prezantoi dy projekte madhore të

Projekte madhore, Sandër Lleshaj-studentëve: Jeni portreti i ri i Policisë

qeverisë për modernizimin e uniformave blu. Një kampus i ri i Policisë së Shtetit pritet të ndërtohet, pjesë e të cilit është edhe vetë Akademia e Sigurisë. Po ashtu, ministri tha se së shpejti do të bëhet i njohur partneri i ri i binjakëzimit të Akademisë me

SHIJAK

një institucion homolog nga Bashkimi Europian, në kuadër të një projekti të rëndësishëm me Komisionin Europian. “Përmes këtij programi intensiv arsimimi dhe trajnimi, Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Brendshme synojnë që Policia e

Shtetit të arrijë në nivele krejt të reja, të krijojë një profil të ri profesional, të marrë një fizionomi plotësisht europiane, të jetë ekzaktësisht Policia që duam. Një organizatë ekselente, e motivuar, e besueshme, e re, dinamike dhe me integritet të

lartë. Që ajo t’i ketë këto tipare, ato duhet që t’i ketë secili prej anëtarëve të saj, secili prej jush. Ne jemi të gjithë të bindur dhe besimplotë që ju do të bëheni bartës dinjitozë të këtyre vlerave, portreti i ri i Policisë së Shtetit shqiptar”. Të hënën filluan studimet edhe 30 studentë që pasi kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare, janë përzgjedhur ndër rreth 600 konkurrues përmes disa testimesh, përfshirë edhe atë të gjuhës angleze. Ata do të fillojnë Kursin e Oficerit të Policisë Kriminale dhe më pas do të përfshihen në strukturat e hetimit në Policisë e Shtetit. Ndër programet ambicioze në proces ministri përmendi kampusin e ri të Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë, komisariatet e reja të Policisë, Policinë Shkencore, fuqizimin dhe modernizimin e flotës së automjeteve, pajisjet individuale dhe kolektive të Policisë, modernizimin e Policisë Kriminale, asaj Kufitare etj.

AKSIONI

Në 48 orë, 31 shoferë në pranga dhe 4624 masa N Rruga që nuk njeh investime prej vitesh

R

ruga tradicionale që shkon nga Durrësi në Shijak me gjatë si 7 km nuk ka njohur investime prej vitesh. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur biznese të shumta. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë. Kjo rrugë është kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët, bizneset dhe këdo që është i detyruar të përshkojë këtë segment, që vetëm rrugë nuk mund të quhet më. Disa muaj më parë, banorët u mbushën me shpresë se më në fund autoritetet kishin vendosur të vinin dorë mbi këtë aks por me sa duket premtimet e bëra tani duken si vegime, të cilat dyshojnë nëse i kanë dëgjuar me të vërtetë apo i kanë ëndërruar. Autoritetet premtojnë dhe pas ceremonive të rastit braktisin çdo gjë, janë banorët dhe përdoruesit e përditshëm të kësaj rruge që vazhdojnë të vuajnë edhe pse paguajnë çdo taksë që shteti ka vënë ndaj tyre.

ë 48 orët e fundit, Policia Rrugore bën të ditur se 31 drejtues mjetesh janë vënë në pranga, 16 prej të cilëve vetëm në Tiranë, 186 patenta të pezulluara dhe 4624 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Këto masa janë marrë me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, disiplinimin e trafikut rrugor dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim i ngjarjeve rrugore. “Duke përdorur aparatet drager gjatë 48 orëve janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 74 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit. Gjithashtu nga kontrollet parandaluese, u konstatuan me radar 76 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 174 km/h. Janë pezulluar dhe dërguar në OASH edhe 36 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera që

parashikohen nga Kodi Rrugor, me masë ndëshkimi pezullim patente. Janë vendosur 646 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, të cilat evidentuar nga shërbimet e kombinuara me punonjës policie civilë. 321 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 578 për parakalime të gabuara, 87 për mosvendosje të kaskës mbrojtës, 11

për gara shpejtësie, ndërsa pjesa tjetër prej 2 981 masash administrative janë vendosur për parkime të gabuara e shkelje të tjera”,-thuhet në njoftimin e Policisë. Policia Rrugore thekson se do vijojë kontrollet e shtuara në të gjitha ditët e javës për mjetet e transportit publik (kryesisht për nxënësit) dhe linjave urbane e interurbane.


KULTURE

12 E martë, 29 TETOR 2019

Drama gjermane “Eldorado”, premierë në teatrin e Durrësit

N

ë Teatrin “Aleksandër Moi siu” të Durrësit fundjavën që kaloi u shfaq premiera e dramës “Eldorado”, vepër e dramaturgut bashkëkohor gjerman Marius von Mayenburg. Trupa teatrore nën drejtimin e regjisorit Stefan Çapaliku fitoi duartrokitjet e publikut, jo vetëm falë interpretimit mjaft të mirë të aktorëve, por edhe për shkak të mesazhit aktual të veprës. Në grupin e interpretëve, shumica e të cilëve janë pjesë e trupës së teatrit “Moisiu”, u dallua Ervin Doko në rolin e Antonit, i cili bashkë me figurën e plotë që krijoi, përballoi me sukses ngarkesën më të madhe të shfaqjes. Suela Bako, Andja Xhunga, Bes Bitraku, Ina Morinaj dhe Ledian Gjeçi plotësuan ansamblin aktorial të premierës “Eldorado”, një nga shfaqjet më të mira që është ngjitur në skenën e teatrit “Moisiu” gjatë viteve të fundit. Vepra e përzgjedhur nga regjisori Ste-

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura ka krijuar atmosferë festive ditën e diel në Parkun e Liqenit Artificial, ku për shkak dhe të temperaturave të një stine pranvere qytetarët kanë zgjedhur të kalojnë një ditë të bukur me familjet apo të afërmit e tyre. Jo vetëm argëtimi, por edhe informimi i të gjithë atyre të rinjve që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura ka qene pjesë e këtij aktiviteti jo të zakontë në kodrat e liqenit në fundjavë. “Orkestra Frymore e FA me tingujt e saj, e bëri më të bukur të dielën te kodrat e liqenit në Tiranë, ndërkohë që kolegët e Qendrës së Personel Rekrutimit u kujdesën të informojnë çdo të interesuar për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura,” shprehet ministrja e Brendshme Olta Xhaçka.

fan Çapaliku, skenografia mjaft funksionale e shfaqjes nga Sadik Spahija, si dhe koreografia e Gjergj Prevazit e bëjnë “Eldoradon”, një shfaqje të plotë me mesazhe të qarta edhe për publikun që mbushi sallën e teatrit të Durrësit. Vënia në

skenë e dramës “Edorado” është pjesë e një projekti teatror në kuadër të Tetorit Gjerman, mbështetur nga Qendra “Gëte” në Tiranë. Pas premierës së Durrësit drama “Eldorado” do të jetë mysafire në Tiranë e Shkodër.

“Karnavalet e Korçës” shfaqja më e mirë e Skupifestival FNT Skupifestival mbylli edicionin e trembëdhjetë me shfaqjen e fundit nga programi i përzgjedhur për këtë edicion “Gra para sulmit nervor” nga teatri i Komedisë së

Orkestra Frymore, atmosferë festive në Kodrat e Liqenit

Shkupit. Juria e Festivalit Ndërkombëtar Skupifestival pas vlerësimit të të gjitha shfaqjeve, shpalli “Karnavalet e Korçës” nga autori Spiro Çomora, me regji të Altin

Bashës dhe me produksion të Teatrit kombëtar të Kosovës nga Prishtina si shfaqjen më të mirë të edicionit të trembëdhjetë të FNT Skupifestivalit. “Karnavalet e Korçës” vjen si realizim që vë në pah ridimensionimin konceptual regjisorial, ne të cilin dramaturgjia realiste tingëllon e freskët, duke vendosur në një frymë të re realitetin e zvetënuar përmes harresës. Në edicionin e sivjetshëm të Skupifestivalit 2019 morën pjesë shfaqje nga teatro të ndryshëm si nga teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Karnavalet e Korçës”, teatri Vazrazhdanie nga Sofja me shfaqjen “Xhaxha Vanja” , nga qyteti Perm i Rusisë, teatri “U Mosta” me shfaqjen “Perëndimi i vetmuar” , studio teatër “Poket” nga Lubjana me shfaqjen “Grate e Ibsenit”, teatri Puls nga Beogradi me shfaqjen “Kiri dhe Klodell”, teatri “Metropol” nga Tirana me shfaqjen “Natën Ma” dhe teatri i Komedisë nga Shkupi me shfaqjen “Gra para sulmit nervor”.

Shuhet Shpresa Bërdëllima, vuante nga një sëmundje e rëndë Arti shqiptar humbi një nga aktoret që ka lënë gjurmë në kinematografinë të para viteve ’90! Shpresa Bërdëllima është ndarë nga kjo botë në moshën 60-vjeçare. “Zonjusha Gajtan”, siç shumë e njohin për shkak të rolit të saj në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”, nuk mundi të fitonte betejën e saj me sëmundjen e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh. Ajo ndërroi jetë në Belgjikë, aty ku ishte zhvendosur të jetonte prej vitesh së bashku me familjen e saj. E lindur më 11 prill 1959, vajza nga Tirana, me bukurinë, elegancën, por mbi të gjitha me mjeshtërinë e saj në aktrim, Shpresa Bërdëllimado të mbetet gjatë në memorien e publikut shqiptar. Origjina e prindërve të saj ishte nga Gramshi, ku spikati në aktrim duke u shndërruar në një ikonë të kinematografisë shqiptare. Ajo ka numëruar një sërë rolesh në disa prej filmave më të suksesshëm të para viteve ’90.

“Joker” thyen rekord, filmi me më shumë fitime në të gjithë globin Filmi “Joker”, i vlerësuar maksimalisht nga kritika dhe publiku, është bërë zyrtarisht filmi për audiencë të rritur me më shumë fitime në të gjithë globin. “Warner Brothers” konfirmoi se prodhimi me protagonist Joaquin Phoenix, kishte grumbulluar plot 788 milion dollarë nga shfaqja në kinematë botërore. Ndërkaq i përqendruar tek origjina e personazhit të keq të “Batman”, “Joker” përflitet si kandidat i mundshëm për çmim “Oskar”.


KULTURE

13 E martë, 29 TETOR 2019

Martohet agjenti 007, Bond lidh kurorë me Madeleine Ka një lajm të veçantë nga sheshxhirimi i kapitullit të 25të të filmit mbi aventurat e agjentit më të famshëm në botë: James Bond, të cilin Daniel Craig e interpreton për herë të fundit, do t‘i japë fund historive me femrat, që e kanë bërë po aq të famshëm sa edhe zotësia e jashtëzakonshme e tij, e do të lidhë kurorë me Madeleine Swann, e interpretuar nga Léa Seydoux. Burime thanë për “The Mirror” se Bondi do të martohet, por Madeleine do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj të vajzërisë, në përpjekje për ta bërë historinë e tyre më moderne, e të përshtatshme me shekullin e 21-të. Kështu, në njërën nga skenat, Craig shihet duke iu drejtuar asaj me fjalët: “Mirëmëngjesi, zonja Bond”, dhe ajo që i përgjigjet: “ Mos do të thuash Swann?” Pas kësaj, siç thotë i njëjti burim, ai i hedh Madeleinës një vështrim të mbushur me admirim. Kjo është arsyeja përse u martua me të. Ajo është ai vetë, e fortë

Ndahet nga jeta aktori i “The lion” Aktori i Lion King, Andile Gumbi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak në Izrael javën e kaluar. Gumbi, 36 vjeç, ishte në Izrael duke luajtur rolin e mbretit Nebu në Daniel The Musical, në Teatrin e Jeruzalem. Në një deklaratë thuhej: “Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin që Andili ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Andile mori kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm. Ne kërkojmë që familjes t’i jepet hapësirë për tu pikëlluar dhe që privatësia e tyre të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë. Familja do të bëjë një deklaratë në kohën e duhur,” tha ekipi prodhues i “Daniel The Musical”. Ai interpretoi në “The Lion King” për 10 vjet nga viti 2003 në Australi, Shangai, Johannesburg, Londër dhe në Broadway në New York.

dhe e pavarur, vajza e një gangsteri. Craig do t‘i japë lamtumirën karakterit të tij ikonik, pasi e ka interpretuar pesë me shumë sukses agjentin legjendar. Mësohet se janë

xhiruar tre funde të ndryshme për No Time To Die, me qëllimin që askush të mos e nxjerrë dot paraprakisht informacionin sesi mbyllet filmi i shumëpritur.

Përkrahësja më e madhe e Selena Gomez është Taylor Swift Pas një kohe të gjatë pushimi këngëtarja Selena Gomez i është kthyer tregut muzikor me dy këngë të reja, të cilat vijnë si dedikim për ish-partnerin e saj, këngëtarin Justin Bieber. Një nga përkrahëset më të mëdha të saj duket se është bërë mikesha e saj e ngushtë këngëtarja Taylor Swift. Pas publikimit të “Lose You to Love Me”, Swift u shpreh se ky ishte një nga projektet më të mira që Gomez kishte realizuar ndonjëherë, duke patur

Me këngë shqipe, artistja ukrainase mahnit jurinë e “The Voice of Greece” Në “The Voice of Greece”, këngëtarja ukrainase Angelina Statyeva, ka çmendur jurinë dhe të gjithë publikun me një nga këngët më të bukura shqiptare. “Lule Lule”, kjo ka qenë kënga me të cilën këngëtarja nga Ukraina ka dashur të shkëlqejë në skenën e “The Voice of Greece”. Me një vokal të pakrahasueshëm Angelina ka tërhequr vëmendjen e të katër anëtarëve të jurisë, duke i lënë të mahnitur me interpretimin e këngës shqiptare, “Lule Lule”.

parasysh që ajo e njeh nga afër historinë e Selenës dhe Justin. Gjithashtu gjatë intervistave të fundit që ka dhënë Gomez ka pranuar se Swift e ka ndihmuar shumë të kalojë periudhën e vështirë pas ndarjes nga Bieber duke qëndruar me të gjatë gjithë kohës. Më pas Taylor Swift ka shtuar se ajo periudhë ka qenë e mërzitshme edhe për të gjithashtu, ndaj kjo situatë ka bërë që vajzat të kenë mbështetjen e njëra-tjetrës.

Meghan dhe Harry mendojnë të largohen në SHBA Meghan Markle dhe Princ Harry po mendojnë të jetojnë në SHBA dhe udhëtimin e ardhshëm në Kaliforni do e përdorin si një lloj testimi nëse mund të jetojnë në atë vend. Mendohet se duka dhe dukesha do të marrin një shtëpi në fshatin ku ka lindur Meghan dhe aty mund të kalojnë kohën më të madhe të vitit. Ata të dy do e kalojnë Ditën e Falenderimeve me nënën e Markle, Doria Ragland për shkak të një pushimi 6-javor nga detyrat e tyre të mbretërisë. Udhëtimi i radhës i Meghan dhe Harry në SHBA, do të vijë pak ditë pasi ata të dy shprehën hapur dëshirën për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Duka tha se vendi i tyre i preferuar për të jetuar do të ishte Afrika, por duket se tani ata kanë menduar se mundësia më e mirë është Amerika.


SPORT Inter pendohet për Icardin, sulmuesi i rilindur te Paris SG

14 E martë, 29 TETOR 2019

P

ër thuajse një sezon të tërë e mbajti jashtë fushe, ndërsa në merkaton e verës bëri gjithçka që ta largonte derisa i gjeti një sistemim te Paris SG. Por tani tek Inter duhet të jenë penduar që i rezervuan një trajtim të tillë Mauro Icardi. Sulmuesi ka rigjetur veten dhe po jeton revanshin personal ndaj klubit zikaltër, duke shënuar me vazhdimësi me skuadrën pariziene. Dy gola të tjerë për Maurito në ndeshjen kundër Olympique Marseille të fituar 4-0 nga Paris SG. Gjithçka e lehtë për kampionët e Ligue 1, që e vranë garën që në pjesën e parë. Icardi hapi serinë e golave në minutën e dhjetë, ndërsa në të 26-të, argjentinasi dyfishoi po vetë epërsinë e të zotëve të shtëpisë. Më pas në skenë u ngjit Mbappe. Sulmuesi

Milani në kërkim të një mbrojtësi, synohet huazimi i Sidibes

D

francez shënoi dy gola të tjerë në pjesën e parë, duke vulosur përpara kohe fitoren e Paris SG. Me këtë sukses, parizienët thellojnë në tetë

pikë diferencën me ndjekësit më të afërt të Rennes, duke konfirmuar edhe një herë se nuk kanë rivalë që t’iu rrëmbejnë titullin kampion.

jibril Sidibe u huazua në verë te Evertoni nga Monaco, por që nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez. Mbrojtësi i djathtë ka luajtur vetëm tri ndeshje dhe Monaco pritet ta ndërprejë huazimin e tij. Së fundmi për ta huazuar lojtarin është futur në garë gjiganti italian Milan. Trajneri i ri i Milanit, Stefano Piolo nuk është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion për krahun e djathtë të mbrojtjes. Rossonerët kanë kontaktuar Monacon duke kërkuar huazimin e Sidibes në janar. Milan ka kërkuar huazimin gjashtë mujor të Sidibes, por që duan ta kenë edhe opsionin e blerjes përfundimtare në verën e ardhshme. 27-vjeçari ka pranuar t’i bashkohet Milanit, pasi synimi i tij është të luaj rregullisht që të marrë pjesë në Euro 2020 me Francën.

‘TOPA TË ARTË’

Barcelona hedh sytë nga merkato, ofron Rakitic për yllin e Interit

Ronaldo parakalon Van Dijk dhe Messi-n për “Topin e Artë” Cristiano Ronaldo sipas informacioneve nga mediat italiane do të bëhet futbollisti i parë me 6 ‘Topa të Artë’ në historinë e futbollit. Lojtari i Juventusit që në verën e 2018 u ble për më shumë se 100 mln euro, sipas “Corsport” ka parakaluar Lionel Messi-n dhe Van Dijk për trofeun individual prestigjioz, që jepet më 2 dhjetor nga revista franceze ‘France Football’. Vetë futbollisti ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoni, diçka të cilën nuk e bëri te FIFA, për të cilën më vonë u tha se i akordoi çmimin e më të mirëve Lionel Messi-t prej inat të Ronaldo-s. Mediat në Itali shkojnë më tej duke thënë se në ditët e fundit një delegacion i revistës franceze ka vizituar Ronaldon në Torino dhe pritet që të ketë edhe një darkë me Fabio Paratici-n, drejtorin sportiv të Juventusit. Deri më tani favorit për Topin e Artë ishte mbrojtësi i Liverpool Virgil Van Dijk, por faktet tregojnë se kursi ka ndryshuar. Gjatë sezonit të fundit Cristiano Ronaldo ka fituar jo pak, duke filluar nga Seria A, Superkupën e Italisë, por edhe Ligën e Kombëve me Portugalinë. Viti i fundit që Ronaldo ka fituar këtë çmim ishte në 2017 dhe në rast se e bën sërish të vetin, diçka e cila duket shumë e mundshme, do të kalojë Lionel Messi-n, i cili aktualisht ka po aq “Topa të Artë” sa argjentinasi, 5.

Barcelona hedh sytë nga merkato. Dëmtimet e shpeshta në këtë fillim të sezonit i kanë detyruar drejtuesit katalanas që të mendojnë për përforcime. Dhe në prag të hapjes së merkatos së janarit, spanjollët po kërkojnë frymë të re në skuadër. Mesfusha duket reparti që ka më shumë nevojë dhe këtë pritet të ndërhyjë në merkato. Emri që po lakohet shumë në ambientet e klubit nga “Camp Nou” është ai i Stefano Sensit. 24-vjeçari ka shpërthyer nën urdhrat e Antonio Conte te Inter, që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Sassuolo për 25 milionë euro. Por, ndërhyrja e Barcelonës sjellë shqetësime të mëdha te Interi, me Conten që e konsideron si të ardhmen e klu-

bit nga “Giuseppe Meazza”. Për të prishur akoma dhe më shumë mendjen e drejtuesve italian, Barcelona është e gatshme të ofrojë kartonin e Ivan Rakitic. Kroati është në shënjestrën e In-

ter prej kohësh, por ky mund të jetë momenti ideal për të firmosur me të. Mbetet të shihet përfundimi i këtij operacioni, por kontaktet Inter-Barcelona sapo kanë nisur.

BLERJET

Gareth Bale largohet nga Real Madridi, niset për në Londër Gareth Bale është larguar nga Real Madridi dhe është nisur në drejtim të Londrës. El Chiriguito TV raporton se uellsiani ka shkuar në Londër shkaku i disa problemeve me lëndime. Bale thuhet se ka kërkuar nga Los Blancos që mos ta bëjnë publike raporton e tij mjekësor, e që deri më tani arsyet ende nuk dihen. Marca raporton më tej se uellsiani dëshiron që ta shfrytëzoj të drejtën e tij për mospublikim e informatave personale rreth gjendjes së tij. Agjenti i Bale, Jonathan Barnett i ka thënë ESPN-it: Raportet mjekësore janë private. Nëse raportet e qytetarëve janë private, atëherë pse mos të jenë edhe ato të Garethe”. Ish-anësori i Tottenham Hotspurit po lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu dhe në janar mund të realizohet një gjë e tillë.


SPORT

15 E martë, 29 TETOR 2019

Ndeshja që u luajt pasditen e së hënës në “Selman Stermasi” përfundoi me porta të paprekura duke bërë që të dyja ekipet të merrnin nga një pikë nga ky takim

M

e rezultatin 0-0 u mby ll supersfida e së hënës mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadra erdhën në këtë përballje pas triumfeve, teksa të kuqtë mposhtën Skënderbeun në javën e fundit me rezultatin 3-1, ndërkohë që Kukësi triumfoi në “Roza Haxhiu” të Lushnjës ndaj Luftëtarit me rezultatin 4-1. Për sa i përket përballjes në fazën e parë, verilindorët e Shpëtim Duros, arritën të triumfonin me rezultatin 1-0. Në 9 javët e para Partizani ka arritur të sigurojë 17 pikë, ndërkohë që kuksianët kanë 3 pikë më pak. Ndeshja që u luajt në stadiumin “Selman Stermasi” përfundoi me porta të paprekura duke bërë që të dyja ekipet të merrnin nga një pikë nga ky takim. Të dyja ekipet me sa u pa në fushë kishin hyrë në këtë ndeshje me mendimin për të mos humbur dhe kjo u vërtetua dhe me kalimin e minutave. Një ndeshje e dyluftuar shumë në mesin e fushës dhe me raste sporadike në të dyja portat. Megjithatë për të kuqtë kjo pikë e marrë në këtë ndeshjes ishte mjaft e rëndësishme pasi momentalisht janë të vetëm në krye të renditjes me një pikë diferencë. Nga ana tjetër Kukësi kërcënoi sërish me Et’hemin dhe Abazajn por Alban Hoxha konfirmoi se jo më kot është kapiten i Partizanit dhe një nga më të mirët në Kategorinë Superiore. Pati kohë edhe për një gol nga Eraldo Çinari në minutat e fundit, por që u anulua nga arbitri për një pozicion të dukshëm jashtë loje. Në ndeshjen tjetër, Flamurtari

Supersfida pa shkëlqim, Partizani mbetet i pari. Flamurtari merr 1 pikë

RENDITJA Partizani Bylis Tirana Teuta Kukësi Vllaznia Skëndërbeu Laçi Luftëtari Flamurtari barazoi me Skënderbeun në shtëpi duke thelluar dhe më tej krizën e vlonjatëve për rezultate dhe duke bërë që Kategoria e Parë të ndjehet më pranë edhe

DEBATI

pse sapo ka filluar faza e dytë e kampionatit. Miqtë nga Korça kaluan të parët në avantazh me Bregun në minutën e 23 të takimit, i cili barazua nga Sukaj

18 pikë 17 pikë 17 pikë 16 pikë 15 pikë 15 pikë 14 pikë 13 pikë 6 pikë 3 pikë

në minutën e fundit të pjesë së parë. Ekipi i drejtuar nga trajneri i komanduar Luan Birçe reagoi, dhe vetëm në minutën e 41-të, ishte Xhevahir Sukaj, që

shtyu topin drejt rrjetës pas një topi të ardhur nga e majta, dhe në barazim u mbyll pjesa e parë. Në fraksionin e dytë, teknikët bënë lëvizjet e tyre, dhe patën raste në të dyja portat, edhe pse jo aq të pastra. Deri në fund, edhe pse vendasit shfaqën më shumë dëshirë, rrjetat nuk u tundën më. Në fund, Flamurtari e Skënderbeu ndanë nga një pikë. Tashmë, Skënderbeu shkon në 14 pikë dhe mban vendin e shtatë, ndërsa ende në fundin e renditjes Flamurtari, me 3 pikë në total. Këngëtarja e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, ka qenë e pranishme në stadium për të ndjekur supersfidën Partizani-Kukësi, e sidomos për të parë të dashurin e zemrës, portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Ajo ka mbështetur me brohoritje të vazhdueshme kapitenin e të kuqve, i cili është njëkohësisht edhe kapiteni i zemrës së saj. Çifti simpatik po përjeton tanimë prej vitesh një histori dashurie. Kujtojmë se të dy janë prindër, nga lidhjet e tyre të mëparshme.

SITUATA

Teuta vijon sezonin me ulje ngritje

E Xhaka nuk i ka mirë punët me tifozët e Arsenalit

D

uket se ylli kosovar, Granit Xhaka, nuk i ka punët mirë me tifozët e Arsenalit, pasi këta të fundit kanë nisur një fushatë kundër tij. Mbështetësit e skuadrës londineze kërkojnë që mesfushorit me origjinë shqiptare t’i hiqet shiriti i kapitenit pas sjelljes së futbollistit në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes së fundit kundër Crystal Palace të mbyllur në barazim 2-2. Xhaka nuk i priti mirë kritikat dhe sharjet që vinin nga tribunat, duke reaguar ashpër. Në fillim ai nxiti tifozët të ngrenë më shumë zërin, ndërsa kamerat e kapën gjithashtu duke sharë. Sapo u zëvendësua, mesfushori iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes dhe në mënyrë demonstrative hoqi fanelën e Arsenalit. Të gjitha këto e kanë vendosur në shënjestër të tifozëve që kërkojnë që ai të dorëzojë shiritin e kapitenit.

kipi durrsak, Teuta ndryshon qasje duke investuar për të ndërtuar një ekip që minimalisht mund të pretendonte “zonën euro”. Në sezonin e shkuar, ku investuan fuqishëm, durrsakët siguruan një biletë për në Europa League por ai ishte një sezon ku Teuta i kishte të gjithë kartat për të pretenduar diçka më shumë. Në çdo rast kur kreu ishte i prekshëm, Teuta bënte dy hapa pas, i njëjti skenar po vihet në jetë edhe këtë sezon. Sërish ekipit të Bledit Shkëmbit nuk i mungojnë numrat për të synuar me kohë të plotë europën por as titulli nuk do të ishte një ëndërr e pamundur duke parë se sa shumë kanë gabuar edhe rivalët e tjerë. Pikërisht në momentin

ndodhej në krye, në dy javët e fundit kanë siguruar vetëm një pikë. Pas humbjes së rëndë që i shkaktoi Laçi, transferta e Bylsit ishte një mundësi e shkëlqyer për të

treguar potencialin e një ekipi favorit, por sërish ekipi i Bledi Shkëmbit dështoi në këtë objektiv, thjeshtë ishin me fat që dolën me një pikë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E martë, 29 TETOR 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg:

Ilir Meta: Ta mbajmë Ballkanin një hapësirë të orientuar drejt perëndimit P

residenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Pas takimit zyrtar, Presidenti Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë që ka Aleanca në rajonin e Ballkanit. “Ishte një kënaqësi e vërtetë të takohesha me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg. Së bashku patëm një shkëmbim shumë të mirë të pikëpamjeve tona mbi një numër çështjesh të rëndësishme. Ky vit shënon 70-

vjetorin e NATO-s si dhe 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë. Përgjatë shtatë dekadave NATO-ja ka qenë, në mënyrë të pashembullt, hapësira më e suksesshme e paqes dhe e begatisë”,- deklaroi Presidenti. Kreu i shteti u shpreh se Shqipëria është krenare për kontributin që jep në krah të vendeve anëtare të aleancës. “E kuptojmë fare mirë se çfarë kërkohet si dhe ç’do të thotë të jesh pjesë e një familje të themeluar mbi parimet e sigurisë, lirive dhe demokracisë. Ne do të respektojmë premtimin e dhënë për rritjen e investimeve në mbrojtje, si një angazhim të vendosur mbi lidhjen tonë Trans-

Atlantike. Me kënaqësi konstatova një vlerësim të merituar të pranisë së Shqipërisë në operacionet dhe misionet e NATO-s, përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne ndihemi krenarë për burrat dhe gratë tona në uniformë, që i shërbejnë paqes dhe lirisë, brenda dhe përtej kufijve të Aleancës së Atlantikut të Veriut”,- deklaroi Presidenti. Kreu i shtetit shqiptar shprehu dhe qëndrimin e Shqipërisë lidhur me zgjerimin e NATO-s në rajon. “Anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut në NATO është një tjetër arritje e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.Para dy ditësh u takova me Presidentin Pendarovski të

Takim me njohësin më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C

P

residenti Ilir Meta është takuar me ekspertin e shquar amerikan për politikat në rajon, prof. Daniel Serwer, i cili ndodhet këto ditë në Tiranë. “I lumtur të takoja profesor Daniel Serwer, një nga personalitetet më të njohura të

politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C. Kënaqësi e veçantë që një ndër librat e tij “Nga lufta te paqja, Ballkani, Lindja e Mesme, Ukraina”, tashmë është përkthyer në gjuhën shqipe dhe do të jetë në

dispozicion të lexuesve të interesuar. Kontributet e profesor Daniel Serwer në shërbim të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit, meritojnë mirënjohjen më të madhe”,- shkruan Presidenti në një mesazh në Facebook.

Maqedonisë së Veriut, dhe nënvizuam së bashku se politika e dyerve të hapura të NATO-s si dhe zgjerimi i mëtejshëm në këtë rajon vazhdon të jetë strategjik dhe instrumental për paqen dhe stabilitetin. Akoma e kujtoj kur nënshkrova personalisht më 1 maj 2003, nismën amerikane A3, që synonte përshpejtimin e proceseve të pranimit të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut në NATO. Jemi krenarë që ky proces ka qenë i suksesshëm, dhe është shtrirë më tej në formatin A5, i cili ka rastisur që këtë vit të udhëhiqet nga Shqipëria”,- tha Presidenti. Gjatë konferencës, Presidenti tha se inkurajon vazhdimësinë e misionit të NATO-s në Kosovë. “E drejta legjitime e Kosovës për t’i shndërruar gradualisht Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese dhe multietni-

ke të NATO-s, përmes një procesi ligjor, transparent dhe demokratik, është një burim i sigurisë së përforcuar. Inkurajova gjithashtu rivendosjen e dialogut Kosovë-Serbi duke synuar një marrëveshje përfundimtare e të detyrueshme juridikisht, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme, dhe që njeh pavarësinë dhe sovranitetin e pakthyeshëm të Kosovës, që kontribuon për paqen dhe stabilitetin e rajonit si dhe normalizon plotësisht marrëdhëniet mes të dy vendeve”,deklaroi Presidenti Meta. Kreu i shtetit theksoi se “na duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut.”


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.