www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
PS-ja sulme Presidentit Arsyeja? Lojërat e fatit! E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 181 (8312)
E enjte, 2 Gusht 2018
Çmimi 30 Lekë
PS-ja që thotë se nuk ka asgjë të re në këtë ligj dhe s'duhet të ishte kthyer nga kreu i Shtetit, para se të sulmojë Presidentin duhet të sqarojë qytetarët se çfarë ka bërë këto 5 vite me biznesin e lojërave të fatit? Pse nisi aksionin "Fundi i Marrëzisë", por e la në mes, apo ndryshoi pronarët e tyre, nga të PD në të PS? Çfarë është bërë me ligjin që rri në Kuvend që prej vitit 2016 për largimin e bizneseve të kumarit nga pallatet, lokalet dhe ambientet e banuara? Apo paguajnë pronarët e lojërave të fatit te qeveria?! FAQE 3
Rama konfirmon publikisht rikandidimin e Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës
FAQE 2
Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje me të rinjtë e FRESSH në Jalë DEPUTETI I PS
Pjerin Ndreu kërcënon me protesta: Kjo që po ndodh është turp!
FINANCAT
Edmond Spaho: Ata që po vjedhin sot, nesër në burg!
FAQE 2
ANALIZË
Ecuria e Reformës në drejtësi: Përtej afateve dhe përcaktimeve kushtetuese
FAQE 4
FAQE 6
Ndahet nga jeta artisti i madh, Gaqo Çako
FAQE 9
Presidenti Meta: Krenaria e Alpeve shqiptare është Plava dhe Gucia
Në foto: Presidenti Ilir Meta, dje në takimin me shqiptarët e Malit të Zi në zonën e Plavës dhe Gucisë FAQE 24
AKUZAT
NISMAT
INVESTIMI
Petrit Vasili: Ahmetaj, pecetë e kryeministrit për të fshirë buzët
Ministrja Manastirliu: Rindërtojmë 14 qendra shëndetësore në Tiranë
Përfundon mikro-tuneli 1.5 kilometra i TAP në Çorovodë
FAQE 5
FAQE 13
KREU I POLICISË SË SHTETIT
Ardi Veliu dekoron tre oficerë të Policisë së Shtetit
FAQE 11
FAQE 12
POLITIKE
2 E enjte, 2 GUSHT 2018
Kryeministri konfirmon rikandidimin e kryebashkiakut: Në kryeqytet po bëhet maksimumi
Rama mbështet Erion Veliajn: Tirana, në rrugën e duhur K
ryeministri Edi Rama ka konfirmuar, gjatë takimit me të rinjtë e PS në Jalë, rikandidimin e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës për një tjetër mandat. Në fjalën që mbajti para të rinjve, duke folur për ndryshimet që ka sjellë qeverisja e PS, Edi Rama është ndalur dhe në punët e bëra në Tiranë. Kryeministri tha se Tirana është në rrugën e duhur dhe po bëhet maksimumi, duke vlerësuar në këtë mënyrë dhe projektet që janë realizuar nga kryebashkiaku Veliaj. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme vendore, Rama tha se PS do t'u besoj më shumë të rinjve në Këshillat Bashkiak. "Vitin e ardhshëm të gjithë këshillat do ti kemi 50 me 50 djem me vajza, gra me burra. Kurse për urbanizmin ajo është një sfidë në vazhdim. Janë bërë dëme të jashtëzakonshme në vite të tëra. Nuk është e lehtë. Megjithatë, besoj që Tirana është në rrugën e duhur. Në Tiranë po bëhet maksimumi. Edhe në disa bashki të tjera që e kanë këtë plagë shumë të madhe unë besoj që po bëhet një punë shumë e madhe",- tha Edi Rama. Kreu i qeverisë foli dhe për reformat e tjera të qeverisë duke theksuar se në gjithë vendin po bëhen reforma dhe punë sistematike që sjellin ndryshime për qytetarët. "Sigurisht që janë probleme pafund që nuk mbarojnë asnjëherë, por besoj që po bëhet një punë goxha sistematike dhe ajo që është më e rëndësishmja është që po bëhen punët me radhë. Çka e karakterizoi qeverisjen e vendit tonë për 20 e ca vite ishte që s'kishte radhë puna. Një këtu, një atje, një atje, një këtu edhe faktikisht shteti, Shqipëria, si shtet, si institucione u bë së Bathorja, një kioskë këtu, një kioskë atje, një ndërtim këtu, një ndërtim atje, një garazh këtu, një lavazh atje. Kështu u bënë Ministrisë. Kështu u bënë Agjencitë. Kështu u bënë dhe sot e gjithë ditën ne kemi akoma shumë punë për të pastruar këtë trashëgimi",- u shpreh kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama gjatë
takimit të tij me aktivistët e FRESH në kampin veror të Jalës, theksoi se Komisioni Europian ka vendosur rreth 90 mln euro financime për shfrytëzimin e potencialit të fshatit, të cilat mund të përfitohen me projektet e duhura. I pyetur nga të rinjtë e FRESH për krijimin e zyrave pranë bashkive që do të orientojnë të rinjtë sesi duhet të aplikojnë për projektet e huaja, Kryeministri theksoi se nëse ka një projekt të besueshëm dhe bindës ka gjithnjë mundësi financimi. "Faleminderit për angazhimin me këto pyetje sepse janë pyetje që në thelb
kanë një nevojë, por nëse ka një projekt të besueshëm dhe bindës ka gjithmonë mundësi financimi, gjithmonë. Duhet ta besoni këtë dhe të besoni që nuk janë lekët problemi i parë për këdo që do të hyjë në rrugën e një iniciative të lirë të çfarëdo lloji. Problemi i parë është ideja dhe është projekti. Nëse ka një ide fituese dhe ka një projekt bindës, gjithmonë ka një mundësi financimi që mund të jetë në rastin konkret për pyetjen që u bë shteti, qoftë qeveria, qoftë bashkia, mund të jenë dhe privatët. Duhen gjetur këndet e shikimit dhe të shpjegimit të idesë që të ngjal-
lin interes tek financuesit e mundshëm. Ne kemi sot një sfidë konkrete tani për si të mund të vëmë në dispozicion të njerëzve që jetojnë në fshat, apo që duan të shfrytëzojnë potencialet e fshatit një fond që është më i madhi që kemi pasur ndonjëherë në dispozicion që vjen nga Komisioni Europian. Bëhet fjalë për 90 milionë euro",- tha Edi Rama. Kryeministri shtoi se këto para duhet të merren me projekte dhe dije. "90 milionë euro janë shumë duke pasur parasysh kushtet tona, por mund të jenë edhe zero në qoftë se ne nuk jemi të aftë që të kemi projektet
e duhura dhe me projektet e duhura të mund t'i thithim këto fonde. Kemi parasysh që po të shikoni historinë e financimeve të Komisionit Europian, vendet më pak të zhvilluara janë vendet që marrin më pak nga fondet që iu takojnë dhe jo sepse vendet e zhvilluara ua marrin, por sepse vendet më pak të zhvilluara janë vendet që kanë më pak dije", theksoi Kryeministri. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në kampin veror të FRESH, theksoi përpara të rinjve se zhvillimi e turizmit në vendin tonë ka hyrë në një fazë të re, duke e cilësuar këtë të fundit si një potencial të madh të zhvillimit ekonomik të vendit. "Besoj që turizmi në Shqipëri sot ka hyrë në një fazë të re që na jep mundësi të kemi më shumë të ardhura, më shumë arsye për të investuar në turizëm edhe patjetër edhe më shumë optimizëm për të nesërmen, sepse nga një mundësi e shfrytëzuar shumë keq në të shkuarën turizmi duket qartësisht që është kthyer në një potencial të madh zhvillimi ekonomik, punësimi dhe integrimi po ashtu. Patjetër që të bësh transformimet e infrastrukturës nuk është e lehtë, por të ngresh të gjithë sistemin e profesionistëve për shërbimin është shumë e vështirë akoma", theksoi Kryeministri Rama.
DEPUTETI I PS-së
Pjerin Ndreu kërcënon me protesta: Kjo që po ndodh është turp! Deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar ashpër dje ndaj mungesës së energjisë në zonat turistike. Deputeti i PS thotë se është paaftësi e tallje lënia për 4 orë pa drita e zonës turistike të Tales në Lezhë. Ai i konsideron vendimet e qeverisë për ndarjen territoriale si pseudoreforma me shpikje banale që kanë futur në qorrsokak menaxhimin e situatës. "Të lësh zonën turistike të Tales 4 orë pa drita në kulmin e sezonit turistik është kulmi i paaftësisë dhe talljes që struktu-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
rat e ç'akorduara të OSHE bëjnë me popullin e bizneset turistike. Ca pseudoreforma, me shpikje banale, kanë futur në qorrsokak menaxhimin e situatës. Si deputet zone kërkoj ndërhyrje të mënjëhershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vënë në krye të një proteste e cila nuk do të jetë e lehtë për gjithë ata që e gatuajnë këtë katrahurë turpi. S'më intereson aspak se kujt partie i përkasin, por çfarë zullumesh bëjnë në dëm të sezonit turistik ! Turp!",- deklaron deputeti i PS, Pjerin Ndreu. NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 2 GUSHT 2018
PS-ja sulme Presidentit Arsyeja? Lojërat e fatit! PS-ja që thotë se nuk ka asgjë të re në këtë ligj dhe s'duhet të ishte kthyer nga kreu i Shtetit, para se të sulmojë Presidentin duhet të sqarojë qytetarët se çfarë ka bërë këto 5 vite me biznesin e lojërave të fatit? Pse nisi aksionin "Fundi i Marrëzisë", por e la në mes, apo ndryshoi pronarët e tyre, nga të PD në të PS? Çfarë është bërë me ligjin që rri në Kuvend që prej vitit 2016 për largimin e bizneseve të kumarit nga pallatet, lokalet dhe ambientet e banuara? Apo paguajnë pronarët e lojërave të fatit te qeveria?!
PS-ja hapi "sezonin veror" të sulmeve ndaj Kryetarit të Shtetit. Edi Rama nuk del vetë personalisht, por ka ndërsyer të tjerët. Vetëm pak orë pas kthimit nga Presidenti Ilir Meta të ligjit për "Tatimin mbi të ardhurat", menjëherë Qeveria dhe Partia Socialiste kanë nisur një fushatë të ashpër sulmi ndaj kreut të shtetit. Në kthimin e ligjit, Presidenti arsyeton se një nen i tij, ai që ka të bëjë për lojërat e fatit, është i papranueshëm si nga ana ligjore e ekonomike, por edhe nga ana morale. Konkretisht, qeveria ka vendosur që të ulë taksat për të gjitha bizneset e lojërave të fatit, duke i trajtuar si sipërmarrje të veçanta që kanë nevojë për ndihmë nga shteti. Se çfarë logjike është kjo ku qeveria ka merak se lojërat e fatit janë keq e duan mbështetje! Ato janë aktivitet i ligjshëm dhe i tatueshëm, porse vetëm sa po shkaktojnë trauma familjare e sociale. Të gjithë e dinë se ka me shumë lojëra fati nëpër Shqipëri se sa fjala vjen kafe. Një absurditet që vetëm në vendin tonë e gjen kudo nëpër çdo qoshe pallati. Ndaj ligji është hartuar si një ndihmë për këtë biznes shkatërrues të shoqërisë. Një logjikë e tillë i heq buxhetit të shtetit disa milionë dollarë të ardhura, nga një biznes që asnjëherë nuk ka dalë me humbje. Përkundrazi, vetëm një vit më parë llogaritet se fitimi i deklaruar i kompanive ka qenë rreth 180 milionë euro. Këtu flasim për bilance të deklaruara në shtet, ndërkohë që dihet se në biznesin e lojërave të fatit më shumë para qarkullon e padeklaruar, bile ka
informacione se pastrohet para e madhe nga mafia. Gabimi tjetër me këtë ligj është dhe modeli që jep qeveria tek qytetarët. Pra, mazhoranca vendos që t'u lërë më shumë para në xhepa bosëve të kumarit dhe të vijojë të rrisë taksat për qytetarët e zakonshëm, bizneset e vogla dhe të rrisë pagesat për shërbimet që merren në shtet. Një vendim i tillë përveç se idiotësi ekonomike është dhe karagjozllëk dhe tallje me qytetarët. Sepse praktikisht bosëve të kumarit u hiqen taksat, ndërsa dyqaneve që shesin bukë u rriten. Në gjithë ligjin për "Tatimit mbi të ardhurat" kjo ishte pika e vetme ku kreu i shtetit i kërkonte Kuvendit rishikimin e këtij neni për efektet sociale që shkakton në shoqëri dhe pasojat në buxhetin e shtetit. Por çfarë ndodhi pas kthimit të ligjit. Në një mënyrë aspak etike, Ministria e Financave ka bërë një reagim ndaj kreut të shtetit ku shpjegon se përse, sipas saj, ligji nuk duhet të ishte kthyer. Deklarata rreket të bind opinionin, pa dhënë asnjë shifër, se ligji i kthyer nga Presidenti, sipas Ministrisë, nuk do t'i ulë taksat për lojërat e fatit. Në fakt, edhe një pjesë e deputetëve të PS në kohën kur u diskutua ligji ishin kundër Ministrisë së Financave me pak a shumë të njëjtat argumente që gjenden edhe dekretin e kreut të shtetit. Ministri Arben Ahmetaj shprehet i çuditur për kthimin e ligjit dhe thotë se "nuk ka asgjë të re në këtë ligj" që duhet të sillte kthimin e tij. Sipas Ministrisë së Financave ligji vetëm sa standrati-
zon dhe njehëson detyrimet për të gjitha llojet e lojërave të fatit. Por nëse nuk ka gjë të re, përse u miratua me urgjencë nga Parlamenti? Dhe nëse ka vetëm standardizim pse shqetësohet Ministria e Financave për një ligj që nuk shkakton asnjë efekt në buxhet? Pas reagimit, jo shumë etik, të Ministrisë së Financave që cilësoi dekretin e Presidentit si "kthim pa dashje të ligjit", ka qenë kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe që në një status të gjatë në Facebook ka replikuar me kreun e shtetit për vendimin. Braçe, një nga deputetët që ka qenë më kritik, me të drejtë, për çështjen e lojërave të fatit, këtë herë nuk bie dakord me Presidentin për kthimin e ligjit dhe inatin e nxjerrë sa te kreu i shtetit, aq dhe te LSI-ja. Deputeti i PS bën një kapërcim logjik shumë të guximshëm kur thotë se ligji për lojërat e fatit në vitin 2015 është miratuar nga LSI, ndërsa ai, Edi Rama dhe PS kanë qenë kundër ose s'kanë marrë pjesë në votim. Me këtë logjikë, ligjin e propozuar nga qeveria "Rama" nuk e ka miratuar PS-ja, gjë që ka pak mundësi të ndodhë. Ajo që thotë deputeti Braçe nuk ka asnjë bazë logjike dhe as faktike. Çudia me këtë deklaratë është se si ka mundësi që një parti që ka patur dhe ka në grupin e saj shumë biznesmenë të lidhur me lojërat e fatit nuk e dinë se çfarë ndodh në këtë sektor. Apo këta deputetë biznesmenë paguajnë te qeveria?! Kthimi i ligjit nga Presidenti, si rrallë here, ka veç argumenteve
ligjore dhe qëndrim moral dhe parimor të një politikani ndaj biznesit të lojërave të fatit. Nuk është fjala vetëm për paratë e paligjshme që qarkullojnë në këtë sektor, por edhe dramat sociale dhe krimet që sjellin lojërat e kumarit në vend. PS-ja, që thotë se nuk ka asgjë të re në këtë ligj dhe s'duhet të ishte kthyer nga kreu i shtetit, para se të sulmojë Presidentin duhet të sqarojë qytetarët se çfarë ka bërë këto 5 vite me biznesin e lojërave të fatit? Pse nisi aksionin "Fundi i Marrëzisë", por e la në mes apo ndryshoi pronarët e tyre, nga të PD në të PS? Çfarë është bërë me ligjin që rri në Kuvend që prej vitit 2016 për largimin e bizneseve të kumarit nga pallatet, lokalet dhe ambientet e banuara? Apo paguajnë pronarët e lojërave të fatit te qeveria?! Sa herë që në Parlament diskutohet për lojërat e fatit deputetët pranojnë se ka një presion të madh nga bizneset e kumarit. Ka pasur raste kur ligje të veçanta janë sponsorizuar nga biznesi dhe janë paraqitur si qëndrime politike të qeverisë. Prova më e qartë është ligji i zhvendosjes së lojërave të fatit në periferi të qyteteve. Aq të forta janë interesat e mazhorancës në këtë ligj se nuk guxon asnjë ministër apo deputet t'i rikthehet edhe një herë kësaj çështje. Mesa duket u intereson që edhe taksat t'ua ulin, edhe t'i lënë të qetë llotot dhe bastet rrugëve të Tiranës. Në pamundësi për të kontrolluar lojërat e fatit, duket se janë bizneset e kumarit ato që kontrollojnë qeverinë dhe Parlamentin. Qamil Xhani
ANALIZE
Nga Vincent W.J. van Gerven Oei*
J
avën e shkuar u përpoqa të gjej sadopak sens në mënyrën si po shkon procesi për formimin e institucioneve të reja të vetingut, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), dhe argumentova se për shkak të gjendjes aktuale të vetingut, me shumë gjasa do të duhen disa raunde vetingu për secilin nga këto institucione që ato të plotësohen. Ky fakt automatikisht do të shkaktojë vonesa të mëtejshme në krijimin e këtyre institucioneve, dhe për rrjedhojë do të vonohet instalimi i Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH). Kjo do të rezultojë në zgjatjen (ndoshta të pafund) të gjendjes pa ligj në të cilën ndodhet aktualisht Shqipëria, me organet më të larta të sistemit gjyqësor të dëmtuara në mënyrë të përhershme. Që nga miratimi bipartizan i reformës së drejtësisë, dy vjet më parë, ishte e qartë për të gjithë aktorët e përfshirë se politika lëviz me një ritëm ndjeshëm më të ngadaltë se kalendari i përcaktuar në Kushtetutë. Kjo gjë është gjithashtu vënë në dukje edhe nga organizata të respektuara të shoqërisë civile, si Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Megjithatë, Komisioni Europian dhe përfaqësuesit e qeverisë amerikane në Shqipëri, sikurse vetë qeveria shqiptare janë sforcuar së tepërmi ta përshkruajnë përparimin e reformës në drejtësisë si në tërësi në përputhje me "kalendarin e parashikuar". Le t'u hedhim një sy disa prej këtyre pretendime dhe t'i krahasojmë ato me atë çfarë po ndodh realisht. Në tetor 2017, zëdhënësja e BE Maja Kocijan?i? pohoi për Exit: "Duke qënë se Komisioni Evropian drejton Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, ne jemi të vetëdijshëm se fillimi dhe hapat e ndërlikuar përgatitorë kanë ecur në përputhje me afatet e pritshme që institucionet e vetingut të zbatojnë detyrat e tyre." Edhe pak muaj më parë, në prill 2018, Raporti i Përparimit për Shqipërinë i Komisionit Europian, shprehej: "Zbatimi i komponentëve të ndryshëm të reformës po ecën mirë në përputhje me detyrimet ligjore, si për sa i përket hapave ashtu edhe kalendarit." Më lejoni të jem i qartë: këto pohime janë të pavërteta. Për shembull, sipas Kushtetutës, KLP dhe KLGj duhet të ishin instaluar në shkurt të vitit 2017. Prandaj, ecuria e reformës nuk është "në përputhje me detyrimet ligjore". Pretendime të tilla të dinake për afatet kohore duhet të përballen me "momentet kyçe" të refromës-formimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, si SPAK-u dhe BKH-ja, të cilat varen nga formimi i KLP-së. Në shtator 2017, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, gjatë hapjes së Shkollës Verore të BE-së, deklaroi: "Reforma në drejtësi, e cila është në fakt reforma më impenjative dhe më komplekse nga të gjitha, është tashmë gati për t'u zbatuar me procesin e vetingut, i cili do të fillojë në më pak se dy javë. Krijimi i institucioneve të reja, përfshi prokurorianë e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, me shpresë [do të krijohet] nga fundi i këtij viti." Kjo nuk ndodhi. Në një përpjekje të re justi-
4 E enjte, 2 GUSHT 2018
Ecuria e Reformës në drejtësi: Përtej afateve dhe përcaktimeve kushtetuese fikimi, në prill 2018, Ambasadori i SHBA Donald Lu shprehu besimin e tij se "Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve (BKH) do të instalohen këtë verë." Ndërsa gjatë një diskutimi në Hagë, në maj 2018, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se KLP, KLGJ dhe KED do të formohen para verës.Është e qartë asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Ndërkohë, dokumentet e brendshme të Delegacionit të BE-së në Tiranë, të marsit 2018, tregojnë se vetë ata nuk e besonin Raportin e tyre të Përparimit. Megjithatë, raporti u botua pa ndryshme dhe u bë mjet i rëndësishëm propagandistic i qeverisë Rama. Atëherë, cilat janë tamam "afatet e parashikuara" të BE-së? Nga çfarë varen këto afate? A janë këto pikërisht afatet e sanksionuara në në Kushtetutën e vitit 2016. Nëse BE ka të njejtat afate si Kushtetuta e Shqipërisë, ne jemi qysh prej shkurtit 2017 në një vakum të papranueshëm ligjor dhe kushtetues dhe çdo afat kushtetues është tashmë i shkelur. Por nëse afatet e BE-së nuk janë ato të Kushtetutësë së Shqipërisë, atëhere është e qartë se ka një institucion tjetër "mbi" Kushtetutën shqiptare i cili po vendos afate "real-
stitucioneve të reja të drejtësisë: 1. Përparimi i procesit të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK); 2. Përparimi i trajtimit të ankimimeve në Kolegjin e Posaçëm të Apelit (AKP); 3. Përparimi i ankimimeve në Gjykatën Kushtetuese/Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ); 4. Procedurat për instalimin e organeve të reja gjyqësore. Progresi i vetingut i bërë nga KPK-ja është ndoshta më i qarti dhe më i lehti për t'u vlerësuar nga pikëpamja kohore. Aktualisht, janë përballur me vetingun 45 magjistratë dhe KPK-ja po ecën me një mesatare prej 6-7 rastesh në javë. Nëse vazhdon ky ritëm, nevojiten 110-130 javë të tjera derisa të gjithë magjistratët të kalojnë raundin e parë të vetingut. Pra, ky proces përfundon në fund të vitit 2020. Deri tani, 8 raste janë ankimuar në KPA, dhe vetëm një rast është trajtuar. Koha mes apelimit të vendimit dhe zhvillimit të seancës nga KPA duket se është diku rreth 6 javë. Pra, në rast se nuk apelohen shumë vendime, KPA-ja nuk duket se luan rol të rëndësishëm në afatat kohore. Për momentin, nuk ka pasur ankimime të mëtejshme në Gjykatën Kush-
iste". Por nga pohimet tërësisht kontradiktore të vetë Delegacionit të BE-së nuk mund të kuptohet asnjë kalendar i qartë për formimin e institucioneve të vetingut. Gjëja më e afërt me një kalendar që kam parë është një grafik në një prezantim të EURALIUS-it, sipas të cilit procesi i vetingut pritet të zgjasë deri në vitin 2021, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duke e zgjatur edhe përtej mandatit të misionit EURALIUS V. Por ky kalendar i përgjithshëm dhe aspak specifik mund të jetë thjeshtë rezultat i dëshirës së mirë, pasi deri më tani asnjë diplomat i huaj nuk ka qenë në gjendje të ofrojë afate kohore që bazohen në hapat procedurialë të përcaktuara në Kushtetutë dhe në ligjet e tjera të reformës dhe bazuar në ecurinë aktuale të vetingut. Për ta bërë këtë, së pari duhet të ndahen proceset e ndryshme por të ndërlidhura që ndikojnë në kalendarin e in-
tetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Prokurorja Rovena Gashi tashmë ka deklaruar se nuk e pranon gjykimin e KPK-së dhe ka lënë të nënkuptohet që do ta apelojë vendimin. Apelimi në Gjykatën Kushtuese është i mundur teorikisht, por praktikisht ajo nuk mund të shqyrtojë asnjë ankesë sepse nuk ka numrin minimum të anëtarëve për kuorum. Prandaj, duke qenë se kjo gjykatë praktikisht nuk ekzsiton, Rovena Gashi mund t'i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Çdo rast vetingu i çuar në GJEDNJ do të ketë, padyshim, efekte krejtësisht katastrofike në "afatet kohore" të formimit të institucioneve të reja. Ndryshe nga Komisioni i Venecias, i cili thjesht shqyrton legjislacionin e vetingut, GJEDNJ duhet të vlerësojë të gjithë vendimet e KPK-së dhe KPA-së dhe të vendosë nëse këto institucione të posaçme janë të afta të japin një
gjykim të drejtë. Duke marrë parasysh çështjet e grumbulluara në GjJEDNJ, ky proces mund të zgjasë disa vite, gjatë të cilave teorikisht krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë do të jetë në ngërç. Sepse për sa kohë që GJEDNJ-ja nuk ka vendosur nëse një kandidat për aëtar të KLGJ/KLP/KED është shkarkuar me motivacion të drejtë apo jo, duket e pamundur që kandidatët e rinj ose zëvendësues të mund të emërohen. Çfarë ndodh nëse GJEDNJ gjen se një kandidat është shkarkuar pa të drejtë? A rikthehet ai kandidat sërish në listë? Të gjitha këto janë pasiguri të tmerrshme ligjore që po mbizotërojnë procesin e vetingut dhe janë të paprecedenta në historinë ligjore dhe politike të Shqipërisë. E askush nuk është duke diskutuar apo duke i marrë parasysh pasojat e tyre. Tani, le të supozojmë për momentin se si me magji, një katastrofë e tillë nuk do të ndodhë. Si ndikojnë në të vërtetë procedurat e zgjedhjeve për KLP dhe KLGj në afatin e vetingut? Siç e kam shpjeguar më parë, raundi aktual i vetingut do të lërë një numër të pamjaftueshëm kandidatësh për KLP dhe KLGj që e kanë kaluar vetingun. Ky parashikim është tashmë fakt për KLGJ-në, dhe me siguri do të ndodhë shumë shpejt dhe për KLP-në. Për pasojë, duhet të mbahet një raund i ri aplikimesh, të cilat mund të hapen vetëm pasi Kuvendi të rinisë punën në shtator. Pasi të mbahet raundi i ri, çdo listë e kandidatëve do të duhet të miratohet në Kuvend, proces i cili sipas Kushtetutës duhet të marrë më pak se një muaj, edhe pse vetë procesi i zgjedhjeve është shumë i komplikuar dhe do të ketë nevojë për bashkëpunimin e opozitës. Duhet të kujtojmë se herën e fundit ky proces u dëmtua nga procedurat e paligjshme që zbatoi Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, ndërkohë që marrëdhëniet politike mes shumicës e opozitës janë përkeqësuar seriozisht. Nëse PS do të miratonte e vetme një listë shtesë kandidatësh, kjo do të nënkuptonte politizimin e plotë të organeve të reja drejtuese të sistemit të drejtësisë dhe një dështim shkatërrues të reformës në drejtësi. Nëse përsëri, me anë të ndonjë mrekullie, gjendet konsensusi politik, dosjet e këtyre kandidatëve të rinj duhet të hapen dhe vlerësohen nga KPK-ja, e kështu me radhë. Ka pak mundësi që kjo të ndodhë deri në fund të vitit 2018. Për KED-në situata është edhe më e keqe. Nëse vetingun nuk e kalojnë të gjithë anëtart e KEDsë, Gjykata Kushtetuese nuk mund të formohet. E njejta gjë do të ndodhë nëse edhe KEDja e vitit të ardhshëm nuk e kalon vetingun, e kështu me radhë derisa të jënë verifikuar të gjithë magjistratet kështu që në KED nuk do të zgjidhet asnjë anëtar i pavetuar. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetuese rrezikon të jetë e paralizuar deri në vitin 2021, ndërsa qeveria duhet të votojë ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve të vitit 2021 - të cilat me siguri do të apelohen në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk do të ekzistojë. Ja pra se çfarë do të thotë afat kohor realist. *Marrë nga Exit.al
POLITIKE
5
E enjte, 2 GUSHT 2018
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Ahmetaj, pecetë e kryeministrit për të fshirë buzët
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë se po mashtron në lidhje paratë që duhen për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili thekson se 59 milion euro janë më se të mjaftueshme për të ndërtuar jo një, por dy teatro kombëtare. Ai gjithashtu akuzon Ministrinë e Financave se plotëson në heshtje e kokulur psikopatitë e kryeministrit Rama. “Ministrinë e Financave mos e dëgjoni më se ç’thotë se as ata vetë nuk dinë se ç’thonë ata thjesht janë pecetë e kryeministrit për të fshirë buzët e tij dhe jo vetëm”, shkruan Vasili. Më tej ai theksoi se të ardhurat kanë rënë me 59 milion euro vetëm për gjysmën e parë të vitit në raport me planifikimin dhe rezulton se në 6 muajt e parë të vitit, janë mbledhur 216.9 miliardë lekë të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që ishin parashikuar të mblidheshin 224.5 miliardë lekë. “59 milion euro më pak të ardhura, kaq mjaftojnë për 2 teatro kombëtare dhe hajdutët thonë s’ka para. Ministria e Financave pa dyshim shkëlqen për llafazanllëkun e saj proverbial. Kur e degjon Mininistrinë e Financave është tamam siç thotë populli që “kur të dëgjoj i lumi unë, ama kur të shoh i mjeri unë”. Ndaj edhe të ardhurat bien vazhdimisht, sepse Ministria e Financave është jo
Vasili: Qeveri hajdute, për ndërtimin e dy teatrove duhen 59 milionë euro
kujdestarja e financave të shtetit dhe hartuesja e një modeli ekonomik realist dhe racional për vendin, por thjesht ministria që ka për detyrë vetëm që në heshtje, me kokën ulur dhe e poshtëruar të përmbushë të gjithë psikopatitë e kryeministrit, që s’kanë asfare të bëjnë as me nevojat e vendit, as me hallet e njerëzve dhe nevojat
e tyre urgjente. Ministrinë e Financave mos e dëgjoni më se ç’thotë se as ata vetë nuk dinë se ç’thonë ata thjesht janë pecetë e kryeministrit për të fshirë buzët e tij dhe jo vetëm…. Të ardhurat kanë rënë me 59 milion euro vetëm për gjysmën e parë të vitit në raport me planifikimin dhe rezulton se në 6 muajt e parë të vitit, janë mbledhur 216.9 mil-
iardë lekë të ardhura në arkën e shtetit, ndërkohë që ishin parashikuar të mblidheshin 224.5 miliardë lekë, Thënë me thjesht akoma kaq lekë mjaftojnë për dy Teatro të reja kombëtare. Dhe këta hajdutë na thonë s’ka para për teatrin”- u shpreh kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.
KRYETARI I PARTISË REPUBLIKANE
Mediu: PS po kontrollon gjyqësorin, KLGJ e KLP u sabotuan qëllimisht Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se mazhoranca ka bërë lëvizje të qëllimshme për të lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. I ftuar dje në rubrikën “Opinion” në “News24”, teksa u pyet mbi zhvillimet e fundit të shënuara nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, Mediu tha se shumë shpejt pritet që vendi ynë të ngelet pa Gjykatë Apeli. “Sabotimi i KLP-së dhe KLGsë është i qëllimshëm që të largojë gjyqtarë dhe prokurorë, për të sjellë njerëz nga jashtë sistemit. Ne kemi ankimuar pak. Duhet të mendojmë se sa themele kushtetuese ka. Duhet të mendojmë pasojat e kësaj reforme. Ne nuk u ulëm sëbashku për të vlerësuar reformën. PS injoroi marrëdhëniet me opozitën. Ndryshimet kushtetuese mbarin në themel një marrëveshje politike. Kushtetuta është një marrëveshje sociale. Ligjet me shumicë të kushtëzuar kanë të bëjnë me marrëveshje. Më thoni një vend të BE apo SHBA që nuk kanë Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Po kush e futi Magjistraturën si pjesë e kushtetueses?! Ishte kjo mazhorancë që e futi. Edhe ligjin për teatrin, Meta e ktheu, por Rama do të miratoje prapë. Qeveria synon të kontrollojë prokurorët e gjyqtaret e ardhshëm. Qeveria e korruptuar do të pastrojë gjyqësorin”, u shpreh dje kryerepublikani Fatmir Mediu.
ISH-KRYEMINISTRI: KJO ËSHTË NJË THIRRJE E QARTË PËR SHQIPTARËT PËR TË LARGUAR NJË ORË E MË PARË KËTË QEVERI
Raporti i DASH, Berisha: 6 vula të zeza i përplasen në fytyrë Edi Ramës Për ish-kryeministrin Sali Berisha raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit që u publikua katër ditë më parë nxori edhe njëherë në dukje se si krimi, problemi i pronave dhe korrupsioni vijojnë të lulëzojnë në Shqipëri, madje duke u rritur çdo ditë e më shumë. Për të ilustruar këtë qëndrim të tijin, Berisha publikoi në “Facebook”, 6 pikat e raportit të DASH-it, të cilat vlejnë në dukje të “zezat” e Shqipërisë. “6 vula të zeza nga Departamenti i Shtetit në fytyrën e Noriegës dhe Zho Zho-së tij! Ata përgjigjen: shumë kemi vjedhur por më shumë do të vjedhim! Të dashur miq në Raportin e Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, Edi Rama dhe ministrat e tij hajna damkosen me vulë të zezë: Vula e parë e zezë: Investitorët e huaj kanë shqetësim të madh
korrupsionin (sidomos në sistemin e drejtësisë), mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobët të kontratave (pasigurinë juridike). Vula e dytë e zezë: Ndonëse reforma në drejtësi është në zbatim (përfshirë vetingun), investitorët e huaj kanë perceptim “problematik” mbi klimën e të bërit biznes dhe shprehen së Shqipëria mbetet një vend i
vështirë për të investuar (…albania remains a difficult place to do business). Vula e tretë e zezë: Investitorët shprehen për paqartësi në interpretimin e bazës ligjore (nga organet), gjë e cila nga njëra anë pengon investimet (dekujaron) dhe nga ana tjetër krijon hapësirat për “favore” për kompani me lidhje politike. Legjislacioni ndryshon vazhdimisht dhe pa konsultime me
komunitetin e biznesit. Madje disa biznese të mëdha janë shprehur se kanë pasur presione për të nënkontraktuar disa biznese specifike (favorizime). Raporti thotë se: janë të zakonshme raportimet për praktika korruptive në prokurimet publike (të shpeshta dhe të përhershme). Vula e katërt e zezë: Praktikat PPP kane sjelle ulje të konkurrencës (ngushtim të hapësirave konkurruese). Analizat e paplota dhe të cekëta (të paplota, apo të varfra) të “kosto-benefiteve” dhe mungesat në ekspertizën teknike (stafet teknike) në konceptimin, draftimin dhe zbatimin e PPP-ve janë një shqetësim i vazhdueshëm. Vula e pestë e zezë: Problematikat me çështjet e pronësisë vazhdojnë të jenë sfidë për Shqipërinë. Mbetet e vështirë pajisja me titullin e pronësisë (prezente janë praktikat
korruptive të tjetërsimit të pronës). Kompensimi i tokave të konfiskuara gjatë regjimit komunist është vështirë i alokueshëm dhe i pamjaftueshëm (në aspektin financiar). Vula e gjashtë e zezë: Raporti mbështet edhe të indeksi i korrupsionit të “Transperancy International 2017”, e cila e rendit Shqipërinë në vendin e 91 (nga 180 vende), duke shënuar një përkeqësim krahasuar me vitin 2016, përkeqësim me 8 vende (në 2016 ishin në vendin e 83). Shqipëria perceptohet si vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor “më i korruptuar”. Shqipëria vazhdon të ketë vlerësime negative përsa i përket respektit/ zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës dhe furnizimit me energji elektrike. Ky raport është një thirrje për çdo shqiptar ti flakë këto kalbësira një minutë e më parë!”- u shpreh dje Berisha në reagimin e tij.
POLITIKE
6
E enjte, 2 GUSHT 2018
Nënkryetari i PD-së: Rama mashtroi shqiptarët për rritjen ekonomike, ja statistikat e vërteta
Duke iu referuar gjetjeve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me situatën e rënduar ekonomike që po kalon vendi, Partia Demokratike akuzon Qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama si shkaktarët e përkeqësimit të ekonomisë së familjeve shqiptare. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho u shpreh se viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës që ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë. “Mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës. Statistikat e Edi Ramës se rritja ekonomike është 4.45 përqind janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët”, tha deputeti demokrat. Spaho theksoi se rritja ekonomike është vetëm 2.45%, ndërsa sipas tij pjesën tjetër e zë shitja nga energjia elektrike. “E vërteta është se zëri kryesor i të ashtuquajturës rritje ekonomike është energjia elektrike. Numrat janë të pagabueshëm! 66.4 përqind të rritjes ekonomike e zë energjia elektrike. Thënë ndryshe, rritja ekonomike prej 4.45 përqind ka ardhur për shkak të reshjeve të shiut dhe shitjes së energjisë elektrike. E zhveshur nga zëri i energjisë elektrike, ekonomia shqiptare rezulton keq e më keq, me një rritje minimale prej 2.5 përqind, sepse energjia elektrike nuk prodhon punësim nuk hap vende të rëja pune”- u shpreh kreu i ligjvënësve të PD-së. Sipas Spahos, ekonomia mund të njohë rritje reale vetëm kur në
Spaho: Rritja ekonomike vetëm 2.45%. Ata që po vjedhin sot, nesër në burg! VENDIMI I KPK-SË
Dritan Hallunaj kaloi Vettingun, PD: Këmbanë alarmi për sistemin e drejtësisë
Shqipëri të vijnë investime serioze të huaja, “kur kryeministri të mos i shantazhojë investitorët e huaj që të punojnë me oligarkët e tij, kur kryeministri të mos e japë Shqipërinë me konçesion tek klientët e tij dhe kur kryeministri të mos e shndërrojë Shqipërinë në kampionë të Europës për korrupsion, ku 1 në 3 tendera jepen pa garë”deklaroi Nënkryetari i PD-së. Për Spahon, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka pasur asnjë investim serioz të
ISH-KRYEMINISTRI Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të KPK i cili konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin Dritan Hallunaj. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha e konsideron kriminal vendimin për gjyqtarin Hallunaj, ndërsa shton se kjo është edhe një herë një dëshmi që tregon se vetting-u është thjesht një hanxhar në duart e kryeministrit. Sipas Berishës, vendimi i KPK-së është dëshmi që tregon se do të jenë monstrat e drejtësisë së ardhme të reformës orwelliane që do vendosin për të drejtat e qytetarëve, nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës. “Ky është Hallun Veting, apo Krim veting! Krye kreu Edvin Kristaq Rama pastron famozin gjykatës Hallunin! Gjykatësin, që me urdhër të Ramës liroi në sallën e gjyqit Arben Frrokun,
huaj gjatë pesë viteve të fundit. “Prandaj Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka pasur asnjë investim serioz të huaj gjatë pesë viteve të fundit. Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike dhe konkurrencë të ndershme. Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune. Prandaj sot shqiptare janë edhe më keq dhe nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë as pushime modeste me familjet e tyre. Partia Demokratike beson se ekonomia mund të rritet duke
e çliruar nga klientët e kryeministrit dhe krijuar mundësi reale për të gjithë. Mundësinë për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare e siguron alternative e partisë Demokratike me taksat e ulëta, lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund klientelizmit dhe abuzimit me fondet. Ata që po vjedhin sot, të jenë të sigurt se nesër do të do të shkojnë në burg për çdo qindarkë dhe pasuri të vënë me korrupsion”, u shpreh dje në reagimin e tij deputeti i PD-së, Edmond Spaho.
Vendimi i KPK-së, Berisha: Vettingu, hanxhar në duar e Ramës
ekzekutorin e provuar me pamje filmike, dëshmitar okular dhe prova laboratorike të komisarit Dritan Lame! Ky vendim kriminal i Edvin Kristaq Ramës për gjykatës Hallunin, dëshmon edhe një herë se vetingu është thjesht një hanxhar në duart e tij! Ky vendim të dashur miq tregon se cilat do të jenë monstrat e drejtësisë së ardhme të reformës orwelliane që do vendosin për të drejtat tuaja, pra ata do të jenë byrazerë të vrasësve, hajdutëve, plaçkitësve, përdhunuesve të qytetarëve, nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës”- u shpreh dje Sali Berisha.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për shtyp e cilësoi si të padrejtë konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Dritan Hallunaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ky vendim, sipas tij, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të Drejtësisë dhe provë se Vettingu nuk po shkarkon gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të lidhur me krimin. “Konfirmimi në detyrë sot i gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës, Arben Frroku, vrarësit të komisarit Dritan Lamaj, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të Drejtësisë, dhe provë e qartë se Vettingu nuk po shkarkon gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar,” tha Alibeaj. Nga foltorja e selisë blu, deputeti demokrat u shpreh se lirimi nga burgu i një vrasësi ishte shkak i mjaftueshëm që gjyqtari Hallunaj të ngecte në “sitën” e Vettingut. “Lirimi nga burgu i një vrasësi si Arben Frroku, është shkak i mjaftueshëm për të shkaktuar nga detyra një gjyqtar. Dhe nëse gjyqtari nuk shkarkohet, Vettingu ka dështuar të kthejë besimin tek qytetarët. Organet e Vettingut e mbrojtën se i duhet Ramës në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nëse Vettingu s’do të ishte politik, ai do ishte shkarkuar,” u shpreh Alibeaj.
POLITIKE
7
E enjte, 2 GUSHT 2018
Pala greke hedh hapin konkret, MPJ: Negocimi për delimitimin e zonave detare, sipas kritereve që përcakton Konventa
S
hqipëria dhe Greqia po ecin drejt një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes tyre. Dy vendet fqinjë, me një histori të trazuar që nga Lufta e Dytë Botërore, po negociojnë një paketë marrëveshjesh mes tyre. Ka vullnet politik dhe shpresë nga të dyja palët se viti 2018 do të zgjidhë çështjet që kanë tensionuar dhe helmuar marrëdhëniet mes tyre për më shumë se 70 vjet. Perspektiva europiane e Shqipërisë, paqja dhe stabiliteti në rajon janë karburanti drejt këtij kapitulli të ri. Dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, shfaqen në një linjë kur, pas takimit të tyre në Samitin e Londrës, në kuadër të Procesit të Berlinit, shprehën bindjen se “së shpejti mund të arrihen zgjidhje pozitive për këto çështje.” Dhe fjala është për një paketë çështjesh në tri drejtime: e shkuara, e tashmja, e ardhmja mes dy vendeve dhe popujve. E shkuara: Heqja e Ligjit të Luftës nga Greqia, hap pozitiv kuptimplotë Mirëkuptim nga dy palët! Le të zgjidhim, në krye të herës, ҫështjet që trashëguam nga historia. Greqia hedh një hap kuptimplotë: zotohet të abrogojë Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Ky ligj famëkeq, i miratuar në tetor 1940, kur Italia e Musolinit sulmoi Greqinë nga territori i Shqipërisë së pushtuar prej tij në pranverën 1939, është “de jure” sot e kësaj dite në fuqi. Më konkretisht: ky ligj do të thotë që Shqipëria për Greqinë është një vend armik! Armiqësi paradoksale ndaj një vendi anëtar të NATO-s, me të cilin në 1996, Greqia nënshkroi Traktatin e Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë! Paradoksale që tre vjet pas këtij traktati, në 1999, Greqia i bëri me dije Ministrisë së Jashtme të Shqiqërisë se “Ligji i Luftës është në fuqi.” Situata tani ka ndryshuar, Greqia ka evoluar 360 gradë qëndrimin e saj. Glevin Dervishi, këshilltar për rajonin në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, thotë për DW: “Pala greke ka arritur që në negociatat e tanishme me palën shqiptare të kuptojë që Ligji i Luftës me Shqipërinë është një relike e historisë. Ajo është zotuar që abrogimi i tij të jetë pjesë e paketës së marrëveshjeve me Shqipërinë. Greqia na ka vënë tanimë në dispozicion një draft të abrogimit të ligjit, që duhet të bëhet me dekret nga Presidenti i Greqisë”, thekson Glevin Dervishi. Fund sekuestros 78 vjeçare të pronave të shtetit dhe shtetasve shqiptarë në Greqi Abrogimi nga Greqia i Ligjit të Luftës me Shqipërinë do të
Greqia i paraqet Shqipërisë draftin për heqjen e ligjit të luftës Glevin Dervishi thotë për DW: “Procesi i negociatave për ndarjen e zonave detare mes dy vendeve udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga Konventa mbi të Drejtën e Detit, nga parimet e të Drejtës Kushtetuese dhe legjislacionet respektive. Të njëjtin proces Shqipëria ka bërë dhe me Italinë në vitet 1980-1990, sipas kritereve që përcakton Konventa për sovranitetin dhe të drejtat sovrane”.
nxjerrë nga ngërçi i stërgjatur marrëdhëniet mes dy shtetevedhe dy popujve fqinjë. Ai do të bëjë të mundur së pari heqjen nga sekuestro preventive e pronave të shtetit dhe shtetasve shqiptarë, që vazhdon që nga 1940. “Abrogimi i Ligjit të Luftës me Shqipërinë do të shoqërohet edhe me akte të tjera juridike, ku do të përcaktohen mënyrat dhe mekanizmat sesi shteti dhe qytetarët e Shqipërisë do t’u drejtohen institucioneve e organeve, të përcaktuara nga autoritetet greke për të provuar pronësinë e tyre dhe fituar të drejtën e marrjes së saj, në bazë të dokumenteve zyrtare që disponojnë”, thotë për DW, Glevin Dervishi. E tashmja - Marrëveshja e Detit: Asnjë palë me avantazhe, negociata për win-win E tashmja e marrëdhënieve mes dy vendeve është përqendruar tek arritja e Marrëveshjes së Detit. Eshtë fjala për Detin Jon, ku Shqipëria dhe Greqia ndajnë mes tyre 3 hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zonë Ekonomike Ekskluzive, këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare si kërkimet për gaz, naftë etj. Kuptohet që për të 3 këto hapësira vendet kanë interesa strategjike. Si ndahen ato në Detin e përbashkët Jon? Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit,
që dy vendet e kanë ratifikuar, e thotë qartë me 320 nenet e saj. Zbatimi i Konventës bën të mundur që dy vendet të ushtrojnë sovranitet të plotë dhe të drejta sovrane secili në një zonë të përcaktuar qartë, me koordinata detare, të vendosura në një hartë të dakordësuar dhe të shoqëruar me koordinata detare për 3 hapësirat. Në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë ka një pjesë, ku koordinatat detare në hartë mungojnë. Për këtë po negociohet tani mes dy palëve, thotë për DW, Glevin Dervishi. “Kufiri i Detit Territorial Jon në kanalin e Korfuzit nuk ka një kufi të përcaktuar sipas kritereve të Konventës dhe të dakordësuar nga palët. Ajo që po bëjmë sot është negocimi për delimitimin e zonave detare në këtë zonë, sipas kritereve që përcakton Konventa”, thekson ai. Negociatat vazhdojnë. Marrëveshja ende nuk po duket. Ka thënie dhe kundërthënie mes palëve. Kryeministri grek Tsipras, pas kthimit në Athinë nga Samiti i NATO-s, të zhvilluar në Bruksel, (11-12 korrik), 2018 tha në një konferencë shtypi, sipas materialit që Ambasada Greke në Tiranë, vuri në dispozicion të DW, se “jemi shumë afër një zgjidhjeje në lidhje me përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, duke ofruar avantazhe të rëndësishme për palën greke”. Në këtë pretendim, kryeministri Tsipras është në një linjë me opozitën e djathtë në Shqipëri.
Ish-kryeministri Berisha akuzoi ditët e fundit kryeministrin Rama se me marrëveshjen që po negociohet tani “në mungesë të plotë transparence i ka falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të detit Jon”. Avantazhet apo ndryshe falja e hapësirës detare Greqisë ka qënë një nga argumentat kryesore të Gjykatës Kushtetuese, kur ajo hodhi poshtë në vitin 2010, Marrëveshjen e Detit, të arritur kur kryeministër ishte Berisha dhe opozita e sotme ishte në pushtet. Gjykata Kushtetuese mori parasysh kërkesën ankimuese të socialistëve, atëherë në opozitë, dhe me votë unanime e rrëzoi marrëveshjen si “antikushtetuese, që karakterizohet nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”. ( Vendim i i Gjykatës Kushtetuese, Fq. 44). Opozita e sotme vazhdon ta quajë edhe sot e kësaj dite “korruptiv” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Ministri Bushati i deklaroi DW se “ka një strategji të qartë, të orkestruar për të mbajtur peng dhe mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro-greke të çlirojë energjinë që mundet”. Gjithsesi a ka gjasa që marrëveshja që po negociohet të mos jetë win-win por win vetëm për palën greke?
E ardhmja - Marrëveshje e re partneriteti strategjik mes dy vendeve Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditimir Bushati është optimist për rezultatet e negociatave lidhur me Marrëveshjen e Detit. Ai i tha DW në Tiranë se “jemi në rrugë të mbarë për të arritur një marrëveshje që do të jetë e zbatueshme, e drejtë dhe shumë më e mirë se ato që kemi parë në të shkuarën”. Kreu i shtetit, Presidenti Meta është në dijeni të ecurisë së negociatave dhe ka dhënë autorizimin për vazhdimin e tyre. Vullneti politik i palëve është përtej paketës së negociatave. Nga zgjidhja e paketës tri dimensionale të çështjeve ai shkon drejt ngritjes së nivelit të bashkëpunimit me nënshkrimin e një marrveshjeje, traktati të ri të partneritetit strategjik. Zhvillimet e muajve të fundit janë në favor të një marrëveshjeje të tillë. Greqia u bë një nga avokatet më të vendosura të Shqipërisë, krahas Gjermanisë dhe Italisë, për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në qershor të vitit 2019. Vullneti i saj politik për të zgjidhur divergjencat me Shqipërinë para hapjes së negociatave është vlerësuar nga Komisioni Europian për vetë interesin strategjik të BE, për afrimin e rajonit me BE, në një situatë, ku mbetet i pranishëm rreziku i destabilitetit dhe rritjes së ndikimit rus. Greqia dhe Shqipëria, po ecin drejt rezultatesh konkrete për fqinjësi të mirë, forcim të paqes dhe stabilitetit. Marrë nga Deutche Welle
POLITIKE
8
E enjte, 2 GUSHT 2018
Ministrat e Turizmit dhe Mjedisit dhe i Jashtëm takim me bizneset e turizmit në Velipojë
N
ga takimi me përfaqësues të bizneseve turistike të Velipojës, drejtorët rajonalë dhe anëtarë të Komitetit të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ju kërkoi bizneseve, të jenë të ndershëm me çmimet. Çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, tha ministri Klosi, është balanca e çmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve. “Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj, do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, për sa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet për sa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit dhe zbatimi i rregullave nga të gjithë”tha Blendi Klosi. Duke bërë analizën e problematikave
Klosi paralajmëron bizneset: Mos abuzoni me çmimet, transparencë me turistët!
të këtij sezoni ministri Klosi theksoi se plazhi i Velipojës është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe
zbatimin e sinjalistikës ujore, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore. Ministri Klosi cilësoi arritje ngritjen e kullave të
vrojtimit dhe angazhimin e 250 vrojtuesve, duke minimizuar jetën e humbura në det, por kreu i Turizmit u riapeloi bizneseve të pranishëm në takim se është pikërisht detyrimi i
tyre ligjor për vënien e rojeve të certifikuara. Drejtuesi i qarkut Shkodër, Ministri Ditmir Bushati u ndal tek disa problematika që ngritën përfaqësuesit e biznesit. Ai i ftoi ata që të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh ndërveprimi dhe të kontribuojnë për zhvillimin e përbashkët në të mirë të gjithë komunitetit. Për Ministrin Bushati roli i pushtetit lokal është i pazëvendësueshëm. “Nuk zgjidhet puna duke i çuar mesazh kryeministrit, prefektit apo ministrit, por çfarë bëhet gjatë gjithë vitit. Çfarë kontribuojnë bizneset, pushteti vendor dhe qeveria”tha Bushati, duke shënjestruar kryetaren e djathtë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Dy ministrat inspektuan në Velipojë qendrën shëndetësore të shtuar këtë sezon turistik në shërbim të pushuesve. Qendra ofron shërbime në 24 orë në 7 ditë të javës.
MINISTRI I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, TAKIM ME BIZNESE TË REJA HOTELERIE NË SARANDË DHE KSAMIL
Gjiknuri: Porti i Sarandës së shpejti me linjë transporti turistike me Korfuzin Porti i Sarandës do të zgjerojë linjat e transportit për qëllime turistike me Korfuzin. Ky fakt u bë i ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, i cili bashkë me deputetin e zonës Alket Hyseni vizitoi disa biznese të reja hotelerie në Sarandë dhe Ksamil. “Patëm rastin të vizitojmë dhe shohim nga afër disa biznese hotelerie që janë hapur së fundi në Sarandë dhe Ksamil. Patëm mundësinë që të bisedojmë edhe me personat që operojnë këto biznese por edhe
me operatorët që kanë sjellë turistë nga Polonia apo vende tjera që vizitojnë Sarandën. Qeveria shqiptare po investon në të gjitha zonat bregdetare për të mbështetur turizmin por njëkohësisht fluksi sa vjen dhe rritet në turizëm”- u shpreh ministri Damian Gjiknuri. Aeroporti i Sarandës mund të ndërtohet me PPP, Partneritet Publik Privat. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria po shikon mundësinë e ndërtimit të aeroportit në
Sarandë në Partneritet Publik Privat me një kompani të huaj. Gjatë bashkëbisedimit me operatorët, Gjiknuri tha se është diskutuar edhe nevoja për një konektivitet më të mirë, sidomos me Korfuzin. “Pra më shumë linja transporti me Kofuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë dhe jam i bindur që, Saranda e ka këtë mundësi dhe
do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik”- theksoi Damian Gjiknuri. Sipas ministrit, zgjatja e sezonit turistik do të mund të krijojë mundësinë për të gjetur edhe fuqi punëtore më të përgatitur e cila të ofrojë shërbimet në këto zona turistike të bregdetit shqiptar. “Zgjatja e sezonit turistik do të mund të krijojë mundësinë për të gjetur edhe fuqi punëtore më të përgatitur e cila të ofrojë shërbimet në këto zona”- tha ministri Gjiknuri.
GUVERNATORI
Gent Sejko: Banka e Shqipërisë do të blejë sërish euro në tregun valutor Guvernatori Gent Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë do të vijojë që të blejë sërish euro në tregun valutor për të penguar zhvleftësimin e mëtejshëm të monedhës evropiane. Guvernatori i BSH, Sejko në konferencën për mediat theksoi ditën e djeshme se Këshilli Mbikëqyrës i BSHsë vendosi që të vijojë blerja e euros për shkak të prurjeve nga turizmi. Ai tha se masat e fundit të politikës monetare dhe ndërhyrja në tregun e brendshëm valutor
kanë rezultuar efektive, por oferta për valutë vijon të jetë e lartë tani edhe për shkak të faktorëve sezonalë. “Pas mbiçmimit të shpejtë të regjistruar në muajt prill-maj, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë arriti të qetësojë funksionimin e tregut të brendshëm valutor dhe të frenojë mbiçmimin e kursit të këmbimit. Megjithatë, analizat tona sugjerojnë se raporti i kërkesës dhe ofertës në tregun valutor mbetet i zhbalancuar,
pjesërisht dhe si pasojë e prurjeve të larta sezonale, dhe se mbiçmimi i shpejtë dhe i mëtejshëm i kursit të këmbimit do të dëmtonte kthimin e inflacionit në objektiv në afatin e mesëm. Duke gjykuar mbi sa më sipër, Banka e Shqipërisë vendosi të vijojë programin e blerjeve në tregun valutor, me synim frenimin e mbiçmimit të shpejtë të kursit të këmbimit”- u shpreh Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko.
FORUM
9 E enjte, 2 GUSHT 2018
Ndahet nga jeta Gaqo Çako Ndahet nga jeta Artisti i Popullit, Gaqo Çako. Simboli historik i operas dhe baletit shqiptar u shua në moshën 83-vjeçare. Njoftimi për ndarjen nga jeta të Artistit të Popullit, Gaqo Çako është bërë nga TKOB dhe në rrjetin social Facebook. "Lamtumirë simboli historik i operas dhe muzikës shqiptare, "Nderi i Kombit" Gaqo Çako. Me hidhërim të thellë bëjmë me dije se pak minuta me pare është ndare nga jeta në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, simboli historik i muzikës operistike shqiptare, "Nderi i Kombit" - Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u shua në shtëpinë e tij në Tiranë. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegeve të Gaqo Çakos - "Nderit të Kombit", shkruhet në njoftimin e TKOB. Gaqo Çako la pas shumë kujtime dhe këngë të dashura për publikun shqiptar. Gaqo Çako ka lindur më 24 janar 1935, është këngëtar shqiptar. Mban titullin Artist i Popullit. Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin "Çajkovski" të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna
OPINION Nga Artur ZHEJI Pas idesë së 100 fshatrave turistike, që ngjan më shumë me një slogan të Timonierit të madh, Mao Ce Dunit, KMja përpëlitet sepse po rrethohet gjith' e më shume me një indiferencë vrastare, pikërisht çka ai, urren më shumë. Dhe me të drejtë, sepse indiferenca është më e trishta e gjërave që na rrethojnë. E pra KM-ja, që në pak ditë hëngri dy goditje ende të lehta nga SHBA, e para, u nënvizua se, borxhet e shtetit ndaj ish pronarëve, kanë kaluar 50 milionë dollarë nga Gjykata e Strasburgut. E dyta, erdhi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe evidentimi i korrupsionit të PPP-të më të fundit, që janë borxhe të pastra dhe të reja që do rëndojnë në vite dhe njëkohësisht do të mbushin në vite, xhepat e miqve. Pastaj erdhën edhe dy "mosdekretime të pabesa", nga
Presidenti Meta, që janë acaruese për KM-në, por dhe që dëshmojnë se ndërmjetësit lajkatarë, që KM-ja dërgon 2 herë në javë te Meta, në vend që të "blejnë" Metën, gjëndjen e tij shpirtërore dhe jo vetëm, janë sjellë vërdallë nga Presidenti, që i ka shndërruar në gaztorë me qetësi dhe pa dashuri. Atëherë përpëlitja e KM-së, së 100 fshatrave dhe të 100 pushteteve në një dorë të vetme, gjen, në mënyrë iluzore një jastëçkë për të vendosur kokën dhe për të hutuar armiqtë e tij politikë: "Kam gati paktin me Lulëzim Bashën", është mesazhi i koduar i KM-së. Në të vërtetë, sa më shumë të humbasë konsensus ndërkombëtar, proces që po ndodh me shpejtësi të paparashikuar, KM-ja ka supernevojë për të gjetur aleatë të tjerë. E pra, ay, hodhi sërish parangallin në drejtim të Lulëzim
Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj, si dhe operat shqiptare "Mrika" e Prenk Jakovës, "Lulja e kujtimit" e Kristo Konos, "Pranvera" e Tish Daisë, "Heroina" e Vangjo Novës, "Skënderbeu" i Prenk Jakovës e "Skënderbeu" i Abdulla Grimcit, "Komisari" i Nikolla Zoraqit, "Zgjimi" i Tonin Harapit, "Toka e jonë" e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t'i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.
Provokimi veror i KM-së dhe dashuria për Lul Bashën Bashës, ndaj të cilit, buzëqeshjen e stigmatizuar të vitit 2011, në fushatën elektorale për Tiranën, sot ja urren më shumë se kurrë. Në të vërtetë, duket se KM-ja, i pangopur me adrenalinë dhe gjëra të tjera shumë më materiale, ëndëron që "viktimat" e tija politike, t'i shndërrojë mundëisht në dashnorë, për të luajtur me ta, valsin politik, të Vdekjes së tyre politike! Këtë synim ka me Metën dhe me Bashën, duke i qëndruar larg Kryemadhit, të cilën përfundimisht nuk e atrakton dot më. Basha u përgjëgj vetëtimthi me një "Jo!", ofertës më të fundit, Meta foli me mosdekretime acaruese, e kështu KM-së, i mbeten 100 fshatrat turistikë në letër dhe
oborrtarët që lëvizin andej këtej si miza pa kokë, në kërkim të parasë dhe në dëm të votave të ardhme. Si "intermezzo", Basha kridhet në Adriatik, Meta takon vllaznit në Plavë e Guci, ndërsa KM-ja, është me sytë nga Deti, në pritje të mikut Tony Blair, që çdo verë zbarkon në Dhërmi. "A do të zbarkojë edhe këtë verë Tony?" kjo është çështja, ndonëse e parapriu Jahti i miliarderit rus, që e i or-
gazmoi trurin KM-së, që ka ngelur kot, pa një Jaht, duke ruajtur veten nga llafet e botës së këtij fshati ku jetojmë. Në këtë drejtim, Sajmja është krejt i lirë, herë me kuaj, herë më bletë dhe më së shumti me Jaht, nga Mali i Zi, e tutje e tëhu nëpër Mesdhe, ndërsa KM-derëziu, paguan faturat e të gjithëve, tutje tëhu, nga një cep në tjetrin, nëpër fshatin që gjithmonë e më pak e do. 360grade.al
NJOFTIM PËR ANKAND Ankandi i dyte per pasurine e luajtshme:
· Uzina e Perpunimit te Naftes (UPN) ne qytetin e Fierit, aseti i llojit “License”, eshte në vlerën prej 26.177.777 LEKE Ankandi 2te perfundon me date 30.07.2018, zhvillohet ne zyren e shoqerise permbarimore TDR Group shpk
AKTUALITET
10
E enjte, 2 GUSHT 2018
KOMISIONI
Vetting-u në polici, procesi merr formë në shtator Procesi i Vetting-ut në radhët e Policisë së Shtetit, do të marrë të paktën edhe një muaj kohë. Vonesës për përzgjedhjen e 5 anëtarëve, me konkurrim të hapur dhe Sekretariatit Teknik që do jenë pjesë e komisioneve të rivlerësimit, tashmë i shtohet edhe nevoja e trajnimit disajavor të këtyre trupave të gjykimit, si dhe për-
gatitja e infrastukturës për mbarëvajtjen e procesit. Komisioni i Jashtëm i rivlerësimit, që do të kalojë fillimisht në sitë 300 zyrtarët e policisë më grada të larta, përbëhet nga 5 inspektorë të ILDKPKI-së, 5 pedagogë të Universitetit të Tiranës, si dhe 5 anëtarë që janë zgjedhur me konkurrim të hapur.
Procesi do të marri formë në shtator, ndërsa përgjedhja e anëtarve të komisionit të vlerësimit është bërë nga një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, Shërbimi Informativ i Shtetit, Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Observatori Europian i Krimit dhe Sigurisë, i ka kushtuar një artikull zhvillimit të bandave shqiptare të drogës në mbarë botën Edhe njëherë, Shqipëria shënohet nga media që dokumenton krimin dhe korrupsionin politik dhe korporativ në Europë, se ka bandat që kanë marrë në zotim trafikun e drogës në Europë dhe kanë gjetur rrugë të reja me Amerikën Latine. Observatori Europian i Krimit dhe Sigurisë (EU-CS), i ka kushtuar një artikull zhvillimit të bandave shqiptare të drogës në mbarë botën dhe impaktin negativ që ka kjo për çeljen e negociatave me BE. “Bandat shqiptare kontrollojnë territore, prodhojnë investime e gjithashtu ndikojnë në politikën shqiptare”,-thotë raporti i fundit i “Open Society” mbi evoluimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Sipas EU-CS, organizatata kriminale shqiptare janë shumë aktive në trafikun e drogës. Përveç prodhimi të brendshëm, tani ata kanë hapur dhe rrugë të rëndësishme nga Amerika Jugut, bazuar në raporte të shumta ndërkombëtare. “Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha marijuane sidomos në Europë, e është vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si portë hyrëse për shpërndarjen e heroinës në Europë”,-shkruante Departamenti Amerikan i Shteti në një raport në mars të këtij viti. Shqipëria është regjistruar në hartën globale të drogës dhe dallohet si vend prodhues dhe shpërndarës. Një raport botëror i drogës në vitin 2017 nga Kombet e Bashkuara nxjerr prova konkrete për përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës në Europë. Agjencia Kombëtare Britanike e
“Rrugë të reja me Amerikën Latine”, bandat shqiptare të drogës po rriten ndjeshëm RAPORTI “Organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë territoret, prodhojnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare”,-thotë raporti i fundit i Shoqërisë së Hapur mbi evolucionin e krimit të organizuar në Shqipëri.
Krimit (NCA) thotë se kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është domethënës. “Londra është baza e tyre kryesore, megjithatë ata janë shpërndarë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”. Por cila është rruga se si pastrohen paratë e drogës në Shqipëri? “Open Society” raporton se sektori i ndërtimit është kryesori,
për të vazhduar më pas me kazinotë apo me pikat e basteve. Aktivitetet e botës kriminale shqiptare kërcënojnë jo vetëm policinë ndërkombëtare dhe vëzhguesit e brendshëm në vend. Këshilli Europian vendosi të shtyjë bisedimet për çeljen e negociatave për vitin tjetër. Pra, përpjekjet për ndalimin e krimit në Shqipëri
AKSIONI
Rigon i dyshimtë? AKU bllokon 1.3 ton në Hanin e Hotit AKU bën të ditur se ka bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit plot 13.07 kg rigon, të cilin dyshon se është i pasigurtë për konsumatorin shqiptar. “Produkti “Erëza” ishte nisur Kanadaja me destionacion Shqipërinë dhe pasi mbërriti në doganën e Hanit të Hotit, u bë bllokimi i menjëhershëm për arsye se dokumentacioni që posedonin bie në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e Bimëve” dhe VKM-së Nr 750/2010 për “Rregullat e inspektimit karantinor fitosan-
itar”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, po vijon procedurat për asgjesimin e këtij produkti (1.3 ton erëza) .Siç dihet, destinacioni i produktit “erëza” përveçse është për shitje në treg edhe për industrinë ushqimore. Ky rast është tregues i një tjetër stadardi kontrolli të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në pikat e kalim kufirit dhe do vijojë të jetë i tillë, pra inspektime rigoroze, tolerancë zero për çdo produkt të pa sigurt për konsumatorin shqiptar”, thuhet në njoftimin e AKU.
nuk kanë qenë të mjaftueshme. Si në këto pika, po ashtu edhe në të tjera, qeveria shqiptare do të duhet të punojë nga tani dhe deri në 2019 për të bindur Bashkimin Evropian që të hapë negociatat e pranimit. Deri në atë datë, “lufta pa mëshirë ndaj drogës” e premtuar në vitin 2013 nga kryeministri Edi Rama do të
duhet të sjellë rezultate konkrete. “Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të ndjekë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, madje edhe në fusha specifike si represioni i kultivimit dhe trafikimit të drogës”, tha deklarata përfundimtare e takimit të 27-28 qershorit. Njëzet e tetë liderë europianë ftojnë Tiranën të “vazhdojë dhe thellojë përpjekjet e tyre për të reduktuar kultivimin e kanabisit” dhe “të sigurojë arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar”.
AKTUALITET
11
E enjte, 2 GUSHT 2018
Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, u akordoi certifikata vlerësimi oficerëve; Xhafer Barjami, Skënder Doda, Naim Baboçit
D
rejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka vlerësuar dje me Certifikatë “Për shërbime të dalluara” dhe “Certifikatë të Karrierës” , tre oficerë të nivelit të mesëm dhe drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ardi Veliu, u ka akorduar Certifikatë “Për Shërbime të dalluara” Drejtues i Parë Xhafer Barjamit dhe Drejtues Skënder Dodës, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizëm dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”, si dhe “Certifikatën e Karrierës” Kryekomisar Naim Baboçit, me motivacionin “Për kontribut të veçantë në rritjen e standardeve të rendit dhe sigurisë publike në shërbim të Policisë së Shtetit”. “Është një kënaqësi e veçantë për mua, që të vlerësoj me certifikatë, kontributin e tre punonjësve të nderuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë gjithë viteve të punës në shërbim të Policisë, kanë demonstruar vlera të larta njerëzore dhe profesionale. Një vlerësim dhe falënderim të veçantë, i përcjell z. Naim Baboçi, i cili tashmë e ka mbyllur kapitullin e gjatë dhe intensiv të shërbimit të tij në strukturat e Policisë së Shtetit, ku është shquar për devotshmëri e përkushtim, duke shpalosur një figurë dinjitoze të punonjësit të policisë, në respekt të etikës policore. Z. Baboçi ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e programeve për mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë, menaxhimin e trupës operacionale me nivel të lartë teknik e profesional, sipas standarteve bashkëkohore”,- tha Veliu. Ai shtoi se Baboci ka dhënë
Ardi Veliu dekoron tre oficerë të Policisë së Shtetit “Është një kënaqësi e veçantë për mua, që të vlerësoj me certifikatë, kontributin e tre punonjësve të nderuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë gjithë viteve të punës në shërbim të Policisë, kanë demonstruar vlera të larta njerëzore dhe profesionale një kontribut të rëndësishëm ka dhënë në parandalimin dhe zbulimin e veprave penale me karakter terrorist, gjatë shërbimeve të ndryshme për garantimin e rendit e të sigurisë publike, apo gjatë operacioneve policore të zhvilluara nga Forcat Lëvizëse Operacionale, duke bërë të mundur kapjen e autorëve të veprave penale me rrezikshmëri të lartë, si edhe në drejtim të rritjes së standardeve dhe në zhvillimin e vazhdueshëm të procesit të kriptimit të materialeve shifrare. “Në përfundim të rrugëtimit të tij në strukturat e Policisë së Shtetit, është në nderin tim, t’i akordoj z. Baboçi “Certifikatën e Karrierës”, duke i përcjellë njëherazi edhe urimet më të mira për një jetë sa më aktive dhe sa më pranë Policisë së Shtetit, pasi kontributi i tij
në çfarëdolloj rrethane, është gjithmonë një vlerë e shtuar për organizatën e policisë”,tha Veliu. Kreu i Policisë së Shteti vlerësoi dhe drejtuesin e policisë, Xhafer Barjamin. “Një tjetër vlerësim shkon për Drejtues i Parë Xhafer Barjamin dhe Drejtues Skënder Dodën, të cilët
në veprimtarinë e tyre gjatë viteve të punës në Policinë e Shtetit, kanë një historik me rezultate të suksesshme në përmbushjen e detyrave, si dhe në hartimin e akteve ligjore që normojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit. Z. Barjami ka shërbyer me devotshmëri për mbi 20 vite në
fushën e menaxhimit të financave në strukturat policore, duke dhënë kontributin e tij në menaxhimin me efikasitet të tyre”,- tha Veliu. Më tej ai shtoi se “z. Doda përgjatë 25 viteve, ka dhënë kontributin e tij në shumë drejtime në Policinë e Shtetit, duke kryer një sërë detyrash si në Akademinë e Policisë, në Drejtorinë e Forcave Speciale e të Ndërhyrjes së Shpejtë, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, etj”. Oficerët Baboçi, Barjami e Doda, gjatë fjalës së tyre, kanë falënderuar Drejtor Veliun për vlerësimin dhe vëmëndjen që po tregon, duke vlerësuar punën dhe kontributin e gjithsecilit në Policinë e Shtetit, çka është një motiv për efektivët, për më shumë angazhim e përkushtim në përmbushje të detyrave që ata kryejnë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
N
ë fund të muajit korrik, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi hapjen e mikrotunelit në Skrapar. Hapja e tunelit u realizua në afërsisht 6 muaj nga fillimi i punimeve, në Shkurt 2018. Ky Mikro-Tunel prej 1.5 kilometrash përshkon një terren mjaft të vështirë malor dhe krijon lidhjen e segmentin lindor me atë perëndimor të gazsjellësit në Shqipëri. Kontraktori i TAP, Spiecapag, dhe nënkontraktori i TAP, Bessac, arritën ta përmbyllnin ndërtimin e mikro-tunelit brenda afateve të parashikuara dhe me një nivel të lartë saktësie. Për realizimin e kësaj vepre inxhinierike sfiduese kanë punuar me turne ditë e natë mbi 50 punëtorë. Mikro-tuneli u ndërtua duke përdorur teknologjinë më të fundit që garanton sigurinë teknike në punë dhe ndikim minimal mbi mjedisin. Mikrotuneli është me diametër 1.8 metra dhe shmang kalimin e tubacionit të TAP përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapondërtuar, duke patur efekte minimale në komunitet. Mikro-tuneli i Çorovodës u ndërtua në dy faza: segmenti lindor me gjatësi 560 metra i cili u kompletua në fund të muajit Prill, dhe tuneli perëndimor me gjatësi 600 metra. Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e
12 E enjte, 2 GUSHT 2018
Përfundon mikro-tuneli 1.5 kilometra i TAP në Çorovodë
gazsjellësit TAP për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë deri në 2'100 metra mbi nivelin e detit dhe vetë përbërjes gjeologjike. Makineria e teknologjisë së fundit që u përdor në këtë proces mori në mënyrë simbolike emrin "Karl Gega", në nder të një prej inxhinierëve më të njohur në infrastrukturën e transportit në Evropë. Ky ndërtim shënon një prej arritjeve kryesore teknologjike për TAP në Shqipëri. Rëndësia e ndërtimit u theksua edhe gjatë nisjes së punimeve në shkurt 2018, gjatë një ceremo-
nie ku morën pjesë Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko, dhe Kryebashkiakut të Skraparit, Nesim Spahiu, krahas drejtuesve të TAP dhe kontraktorëve të tij. Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turkogrek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë
dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut. Rruga që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria. TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e
vendeve të punës përgjatë rrugës së tubacionit; ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte dhe kjo nuk varet nga grante apo subvencione. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për fundvitin 2018, prurjet e para në Evropë do të fillojnë përafërsisht me fillim-vitin 2020. Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%). Kontakt për Median: agim.fjolla@tap-ag.com Më shumë rreth TAP: www.tapag.com | Twitter | Facebook | Instagram | YouTube
NISIN PUNIMET TE DISPANCERIA
Manastirliu: Rindërtojmë 14 qendra shëndetësore në Tiranë K
linika e specializuar për sëmundjet e mushkërive e qytetit të Tiranës po rindërtohet për t'u kthyer në një qendër model jo vetëm në infrastrukturë por edhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi fillimin e punimeve tek Dispanceria, ku theksoi rëndësinë
e investimeve në shërbimin Parësor. "Kemi hapur investime madhore në shëndetësi dhe padyshim programi kombëtar për rindërtimin e 80 qendrave shëndetësore është ndër më të rëndësishmit që ka nisur e zbatohet këtë vit. Pjesë e këtij programi është investimi tek Dispanceria, e cila do të rindërtohet dhe do të pajiset me aparatura
moderne për t'iu shërbyer rreth 40 mijë pacientëve që marrin shërbim të specializuar në këtë qendër",- tha Manastirliu. Ministrja theksoi se ky nuk është i vetmi kantier i hapur në Tiranë. "Jemi të fokusuar te rindërtimi i qendrave të kujdesit parësor, si porta e parë hyrëse në shërbimin shëndetësor për qytetarët, ndaj kemi hapur kantierin e shëndetësisë edhe në qendrën shëndetësore nr. 4, qendrën nr. 10, në Kashar, Ndroq, Pezë, Bathore, janë 14 qendra shëndetësore në qarkun e Tiranës që po rikonstruktohen me buxhetin e shtetit vetëm gjatë këtij viti",-sqaroi ministrja. Duke theksuar rëndësinë e shërbimeve të integruara, Manastirliu vuri në dukje se Tirana është padyshim kantieri më i madh sa i takon investimeve këtë vit, pasi përveç shërbimit Parësor,
kanë nisur investime të rëndësishme sa i takon infrastrukturës spitalore. "Tre projekte madhore nisin këtë vit në QSUT. Ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme që do të zëvendësojë 6-katëshin ekzis-
tues; ndërtimi dhe pajisja e dy kateve të kirurgjisë së përgjithshme dhe pediatria e re moderne", tha Manastirliu. Vetëm për vitin 2018 po investohen 14 milion euro në shërbimin shëndetësor.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E enjte, 2 GUSHT 2018
35 rrugë të reja në bllokun e banimit te Dogana, jo më baltë e llucë
N
jë vit më parë, blloku i banimit në zonën e Doganës i ngjante një zone lufte, ku kalimi në dimër ishte tejet i vështirë prej baltës dhe gropave të shumta. Por sot, banorët e kësaj lagjeje të re të kryeqytetit, kanë një bllok të transformuar, me rrugë të rregulluara dhe hapësira të mjaftueshme, njësoj si në qendër të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut të banimit tek Dogana, ku janë rehabilituar 35 segmente rrugore, duke përfshirë ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore dhe shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellës kanalizimeve. "Jam shumë i lumtur që kthehemi pas një viti dhe në dallim nga hera e parë, me çizme e kambale, sot jemi në një situatë si dita me natën. Jo vetëm që infrastruktura këtu ishte e ngjashme me Kandaharin, por krijohej trafik, pluhur, baltë e llucë. Ndërkohë sot, jo vetëm që s'ka trafik sepse secili mbaron punë shpejt në rrugicën përkatëse, por kemi transformuar një bllok me 35 rrugë", tha Veliaj. Ai theksoi se tashmë është koha që edhe ata që kishin në dorë të bënin diçka për Tiranën dhe nuk e bënë, të bashkëpunojnë përtej bindjeve politike, për vendime të rëndësishme për qytetin. "Unë e kuptoj se jo të gjithë punojmë me të njëjtën dëshirë dhe dashuri për qytetin. Ka disa që nuk u vjen mirë pse qytetit po i shkojnë punët mbarë, megjithatë them se është mirë edhe për ata. Një qytet që funksionon, një qytet që është i pastër, një qytet ku njerëzit e duan njëri-tjetrin, është mirë edhe për ata. Edhe për ata që e kishin në dorë dhe mund ta kishin ndryshuar Tiranën, por humbën një shans për ta bërë dhe do të duhet që tani të bashkëpunojmë të gjithë,
Veliaj: Minoranca që saboton punët e qytetit, të na bashkohet për Tiranën
përtej të majtës dhe të djathtës, për vendime të rëndësishme për qytetin", theksoi Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se është optimist që edhe minoranca e zhurmshme që do të sabotojë
punët në qytet, do të kontribuojë në mbarëvajtjen e punëve të Tiranës. "Këtë frymë ende nuk e kemi parë, megjithatë jam shpresëplotë se duke shtrirë gjithmonë dorën, ne që duam
punë dhe që duam qytetin, besoj se edhe ajo minorancë e zhurmshme që do të sabotojë punën në qytet do të ketë mundësi të na bashkohet në këtë vit të fundit, për të thënë edhe ata që dhanë një kontribut modest për mbarëvajtjen e Tiranës", tha Veliaj. Gjatë inspektimit, ai theksoi se pas legalizimit të ndërtimeve informale, bashkia po vijon punën për urbanizimin e këtyre zonave, duke u krijuar banorëve të ardhur nga e gjithë Shqipëria kushte më të mira jetese. "Njësia 7 është njësi specifike, ka një pjesë shumë të madhe të asaj që ne e quajmë një kore urbane e pjesës së vjetër të Tiranës, ndërkohë është edhe pjesa e re, kryesisht me njerëz të ardhur nga veriu dhe jugu i Shqipërisë, të cilët gjithashtu meritojnë që pas 27 viteve të trajtohen njësoj si gjithë qytetarët e tjerë Tiranës. Do të thotë legalizim nga qeveria qendrore dhe urbanizim nga bashkia. Tani që kemi urbanizim, investojmë me risitë më të fundit; pra, me ndriçim Led dhe duke e bërë ujësjellësin nga e para", tha ai. Veliaj shtoi se edhe në këtë vit të fundit të mandatit, Bashkia e
Tiranës do të jetë në terren duke çuar investimet edhe në zonat rurale të Tiranës. "Do të vazhdojmë edhe këtë vit të fundit me një 'sprint' për të marrë vendime të tjera, të cilat mundësojnë që të përveshim mëngët dhe të jemi në terren non-stop. Tani që kemi mbaruar disa zona, për të cilat nuk mendohej se do të vinte ndonjëherë asfalti dhe Led-i, sot jemi në një situatë ku po mendojmë që të njëjtin standard ta përdorim në zonat rurale të Tiranës. Në momentin që dikujt i prek këmba asfalt nga Shëngjergji te Dogana, në Ndroq, në Kashar, në Krrabë, them se kemi një qytet shumë herë më dinjitoz se ai që gjetëm 3 vite më parë", përfundoi kreu i bashkisë. Duke vlerësuar investimin e realizuar në këtë zonë të re të kryeqytetit, kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, tha se në 3 vjet janë marrë 300 vendime të rëndësishme, ku pjesa më e madhe e të cilave lidhen me përmirësimin e infrastrukturës. "Jemi më pak se një vit nga vizita e fundit këtu dhe kemi parë një zonë në nevojë për infrastrukturë. Në 3 vjet kemi marrë 300 vendime për Tiranën, nga këto 300 vendime një pjesë e madhe kanë qenë për infrastrukturë, ashtu si kjo ndërhyrje, në këtë bllok. Më vjen mirë që sot banorët do të jetojnë në një rrugë me standarde të mira; marrin vlerë banesat, bizneset etj", tha Dalipi. Në këtë bllok banimi, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për rehabilitimin e 35 segmenteve rrugore, duke përfshirë ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, punime në trupin e rrugës për shtresat përkatëse dhe trotuare, ndërtimin e rrjetit të ndriçimit rrugor dhe linja rezervë, ndërtimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
AKTUALITET
14
E enjte, 2 GUSHT 2018
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarët Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi, Gentian Medja dhe prokurorin Besnik Muçi
E
dhe dita e djeshme ka qenë e ngarkuar për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilët vendosën konfirmimin në detyrë të tre gjyqtarëve dhe një prokurori, që kaluan me sukses vetingun. Konkretisht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi n ë d e ty rë pro ku r or i n e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj; gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi; dhe për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja. Konfirmohet prokurori Besnik Muçi Trupa gjykuese e KPKsë k o nfirm o i n ë detyr ë Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Prokurori tha se vetingu do i shërbejë njerëzve të drejtësisë si reflektim. “Procesi shumë i vështirë, por të shërben të jesh më koshient, më i vendosur dhe i përgjegjshëm në ushtrimin e funksioneve, dhe se je një shërbëtor i shtetit. Procesi nga ana e KPK-së ishte korrekt. Ia dola të provoj në mënyrë pozitive tre komponentët e vetingut”, u shpreh prokurori pas vendimit të KPK-së. Muçi është kandidat për në KLP, ndërsa ka qenë dhe një nga 7 kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm
Kalojnë vetingun tre gjyqtarë dhe një prokuror
përballë drejtueses aktuale, Arta Marku. Konfirmohet gjyqtari Dritan Hallunaj Me emocione e priti konfirmimin në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj. “Ndihem më i lehtësuar dhe ndjej keqardhje për kolegët që nuk e kalojnë këtë fazë. Proces i lodhshëm dhe i vështirë”, u shpreh prokurori në prononcimin për media pas vendimit. Hallunaj njihet si gjyqtari
që i shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, i dënuar nga gjykatat më lart për vrasjen e komisar, Dritan Lamajt. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme PD-ja kundërshtoi vendimin e KPK-së, duke e quajtur këtë të fundit të varur nga Rama. Konfirmohen gjyqtarët Brunilda Kadi dhe Gentian Medja Po ashtu, ditën e djeshme u konfirmua në detyrë dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
FUSHË-KRUJË
Rrahja e të dënuarit, nis hetimi për policët T
ë martën, u raportua një ngjarje e rëndë në burgun e Fushë-Krujës, ku një i dënuar dyshohet se është dhunuar në ambientet e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Një ditë pas lajmit, ka ardhur edhe reagimi nga institucionet. Pas dyshimeve se Adriatik Lala është dhunuar nga punonjësit e policisë së burgjeve, SHKBB ka nisur hetimin ndaj tyre, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërkohë që
për ngjarjen në burgun e Fushë-Krujës, reagoi edhe Komiteti i Helsinkit. Të martën u tha
se Lala kishte hematoma në kokë dhe në trup, ndërkohë që hetimi do të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Brunilda Kadi. Por KPK vendosi transferimin e një ndër vendimeve të gjyqtares në KLD për të vlerësuar nëse ka shkelje disiplinore. “Gjithashtu vendosi transferimin e çështjes civile të regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë me nr 9821/ 1649, datë 23 maj 2017 pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore”, u shpreh kryesuesi i seancës Lulzim Hamitaj. Bëhet fjalë
për një denoncim nga një shtetas spanjoll. “U befasova nga pjesa e dytë e vendimit të KPK. Është një ankim i një shtetasi të huaj që jo vetëm i pabazuar në ligj por dhe abuziv”, u shpreh gjyqtarja pasi dëgjoi vendimin. Trupi gjykuese përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Roland Ilia relator, Fildes Shuli anëtare. Po dje u konfirmua dhe gjyqtari pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja.
VLORË
S’ka eksploziv nën automjet, ndalohet pronari Ajo që u dyshua si vendosje e një lënde plasëse poshtë një automjeti të parkuar, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës mëngjesin e së mërkurës, rezultoi një alarm i rremë. Qyteti i Vlorës mund të ishte gdhirë me një ngjarje të zhurmshme të mërkurën, nëse ajo që ishte planifikuar gjatë orëve të natës do të ishte realizuar sipas planeve të dashakeqësve por e gjitha ishte një lajm i rremë, edhe pse denoncimin për tritol e dha autori i mjetit. Forcat xheniere, që shkuan në
vendngjarje për të çaktivizuar “eksplozivin” pas raportimit të ngjarjes, nuk gjetën asnjë lëndë plasëse nën automjetin tip BMW, me targa AA 895 TX, të parkuar pranë Drejtorisë
së Policisë së Qarkut të Vlorës. Ndërkohë, policia ka ndaluar pronarin e automjetit në qytetin e Fierit dhe e ka marrë në pyetje atë për ndonjë konflikt të mundshëm.
IN MEMORIAM
15 E enjte, 2 GUSHT 2018
NE PERVJETORIN E VDEKJES SE POETIT
KUMTIM Nga Albert Vataj
M
a i bylbylshmi za qi ka lmue kand jen e këndimit e kumtimit. Kangën e zashme të amshtit dhe kandës kurrkush nuk mujti me e ligjëru me atë amë hyjnie ma mirë se Dom Ndre Mjeda. Kurrkush, atëherë e dermsot, nuk ka mujt me e thuar me kaq amëlsi dhe finesë, më një shqipe t'kullueme zanin e shpirtit, kushtrimin e xanun vend thellë në të gjalltë e një prej figurave ma t'kandshme të letërsisë shqipe, personaliteteve ma t'venosun të politikës, shërbestarit të devotshëm të fjalës së shenjtë dhe nacionalistit . Tash rrëmojmë në mbamendjen e kandës së shqipes në gjininë e ligjërimit të hyjnive, poezisë, e sandejmi munena me nxjerr shumë emna, shumë skalitës së asaj gegnishtë t'kulluet, të asaj finesse kumtuese, por s'pariherë na yshtena me e vu përpara në këtë pjedestal Ndre Mjedën. Buzëhollin e lirikës shqipe, zanin e patëdytë të kumbimit. Jeta dhe përpjekjet I lindun në Shkodër më 20 nandor 1866, ai gjasi me ken e me met nji maj në krenin e shqipes dhe shqiptarëve. Kushtet e vështira ekonomike nuk e zhytën dot në terr shndritjen enjë ylli, të cilin e pikasën jesuitët, të cilët panë tëk ai tharmin e një shërbestari të devotshëm. Spanjë, Itali dhe Poloni, ishte gjeografia e studimeve dhe formimit teologjike të Mjedës. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci, prej ku u dëbuar nga urdhri jezuit për mosbindje, duke u kthyer në vendlindje. Që në ag të vrulleve, u lidh që herët me lëvizjen patriotike. Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë "Agimi", e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësuesëve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, ku ankoheshin kundër pushtetit osman.
Poeti ngriti zërin e kushtrimit pas mbylljes së shkollës së mesme shqipe në Korçë. Kjo veprimtari do ti kushtonte lirinë. Më 1902 Ndre Mjeda, arrestohet, por I shpëton në syrgjynosje në Anadoll, kapërcyell të jetës së tij që e himnizon me poemthin, "I tretuni". Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratikoborgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift në famullinë e Kukël. Vitet e fundit shërbeu si mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Shkodrës, dhe vdiq më 1 gusht 1937 në këtë qytet. Ndihmesa e shqipshkrimit Ndre Mjeda dha ndihmesën e tij edhe në fushën e gjuhësisë. Puna e tij u zhvillua në, gramatikë, leksikologji, filologji. Krijoi alfabetin që u zbatua prej shoqërisë "Agimi" me kriterin shkencor për çdo tingull një shkronjë, duke përdorur shenjat diakritike. Dha ndihmesë të shënuar në lëvrimin e gjuhës letrare. Në historinë e gramatologjisë shqiptare janë për t'u përmendur Vërejtje mbi artikuj e premna pronës të gjuhës shqipe (1934), Mbi shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndrtyshme të gjuhës shqipe (1902). Ndre Mjeda është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Transkriptoi pjesërisht veprën e P. Bogdanit (1930) dhe të P. Budit (1932), shkroi për dialektin shqiptar të Istries (1932) dhe për Perikopenë e ungjillit të shek. XIV-XV (1933). Mjeda dhe poezia Me Mjedjen kemi një nga mendjet më të mëdha të kohës, njeriu që dinte pothuajse gjithçka për
Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za i këndimit e kumtimit Ndeshkimi mkatit Nga Ndre Mjeda
poezinë. Duhet të kujtojmë se ai nuk qe rob i rregullave të ngurta të vjershërimit, pasi siç shkruan "masa e plotëson poezinë, por nuk asht nji gja e domosdoshme e saj". Kjo thënie ka vlerë të veçantë kur kemi parasysh një poet që ka kultin e formës: duhet kuptuar se, megjithëse mjeshtër i formës, ai nuk e ka kërkuar atë, ka qenë ideja që ia ka organizuar, duke u përftuar kështu katreni katërrrokësh me rimat ABAB, gjashtëvargëshi shtatërrokësh me rimat ABABCC, gjashtëvargëshi shtatërrokësh me rimat ABABCD etj. Botimi i veprës "Juvenilja" më 1917 pati fatin e veprave të dorës së parë, ato me të cilat mediokriteti i zakonshëm nuk hyn dot në marrdhënje: pra, nuk u shkrua për të. Gjergj Fishta ishte zëdhënës i letërsisë romantike kur do
të donte (Hylli i dritës, 1921) që kjo poezi të vinte "më tepër prej zemrës se sa prej mendjes". Mirëpo s`duhet harruar se në kulmin e postulatit romantik "poezia është shpërthim spontan i ndjenjave" (Wordsworth), John Keats thoshte se poezia është diçka "impersonale", pa dashur të përmendim Edgar Alan Po e Charles Baudelaire, të cilët sollën shkëputjen e plotë nga kjo atmosferë. Që në shkulmet e rinisë ai do të hidhte sytë nga poezia, poemthi "Vaji i bylbylit" u botua me 1881. "Liria" do të vinte më 1937. Në xherdanin e kangës ai I ka jo më pak shndritëse poemthat me tingëllima "Lissus" dhe "Scodra", kjo e fundit e papërfunduar. Mjeda e kaloi gati gjithë jetën e tij si prift në krahinat e Shkodrës, veçojmë shërbesën 1906-1907 në famullinë e Kuklit.
Si hângerne pêmen e lidhun, Adami e Eva e pane të zezen qi kishin bâ, u kujtuenë se ishin pa veshë (22) e prej marrjet (23) e prej friget shkuene e u mshehne në shkurre të Parrîzit. Por Zotynë i bâni zâ (24) Adamit e i tha: “Adam, pse e hângre kokrren e asáj pêmë qi ta pace lidhë?” Adami, tuj u mundue me i dalë zot védit (25), pergjegji: “Grueja qi më dhae per shoqe, ma prûni e une e hângra.” “E ti si me e bâ ketë punë?” i tha Zotynë Evës. “Më rrêjti gjarpni” j’a bani ajò. Atëherë Zotynë mallkoj gjarpnin, e i bâni me dítë se nji grue do të j’a ndrydhte (26) kryet. Kjo grue âsht Zoja e bekueme e Âma e të Lumit Jezu Krisht, Shelbuesit t’onë (27). Mbasandej i tha Evës: “Kam me grumbullue mbî krye t’and ahte e të vështira: me dhîmë të trupit ke me i qitë në dritë fëmijtë e tú, e ke me kênë nen pushtedë të burrit.” E Adamit i tha: “Kjoftë mallkue toka, per faj qi ke bâ; s ká me të qitë tjetër veç férra e rrozga, e buken t’ânde ké me e fitue me djersë të bállit, sa të jésh gjállë; e mbas deke trupi i yt ká me u bá hî e pluhun, pse pluhun ke kênë e jé.” Mbasandej i madhi Zot i qiti Adamin e Even prej Parrîzit të tokës, e në derë të tij vûni per rojë nji Êjëll me shpatë flake në dorë, mos me i lânë me hî mbrêndë. Tuj shkapercye fjalen e Tenzot Adami e Eva buerne hírin e Zotit; e pa tê fëmija e tyne smûnden me i pelqye të madhit Zot, e do t’i perligjen dekës (28) e shum të vështirave kah shpirti e kah korpi(29). E ky â mkati i rrjedhës, qi na të gjithë léjmë me tê.
FORUM
16
E enjte, 2 GUSHT 2018
ANALIZË Nga Lucrezia Reichlin*
P
artitë populiste 5 Yjet dhe Lega kanë më pak se dy muaj që kanë formuar qeverinë e re italiane, ndaj është ende herët për të kuptuar se si do ta kthejnë retorikën e fushatës në politika konkrete. Në fakt, mosmarrëveshjet e brendshme të koalicionit mund ta kufizojnë rrezen e veprimit të masave ligjore, ose edhe ta bëjnë qeverinë të bjerë që përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian, në Maj të vitit 2019. Por nuk është herët për të parë se çfarë do të sjellë për Europën qëndrimin anti-europian i kësaj qeverie. Për udhëheqësit e BE-së, të cilët e ndjekin situatën nga Brukseli, dinamika politike e koalicionit mund të ketë pasoja edhe më të ndjeshme se nismat e tyre specifike. Ky koalicion është rasti i parë që në një prej vendeve themeluese të bllokut e merr pushtetin një parti që e kundërshton haptazi BE-në. Edhe pse radikalizmi i tyre është kryesisht përgjigje ndaj zhvillimit të ulët ekonomik në Itali këto 20 vitet e fundit, lëvizje të ngjashme kundër sistemit janë fuqizuar edhe në vendet europiane, ku ekonomia është më e mirë. Italia mund të jetë duke treguar se çfarë pritet
të ndodhë me shumë vende të tjera, sidomos pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Qeveria e re e Italisë nuk ka humbur kohë për të nisur masat kundër emigrantëve. Mateo Salvini, drejtues i Lega-s dhe ministër i brendshëm, e ka ndëshkuar BE-në për faktin që e ka lënë Italinë të përballet e vetme me azilkërkuesit. Retorika e Salvinit është shpesh raciste dhe trazuese, por ai ka të drejtë kur thotë që kriza e refugjatëve kërkon një zgjidhje kolektive. Dështimi i dukshëm i BE-së në këtë çështje ka çuar ujë te mulliri i atyre që i kritikojnë. Deri tani, sfida e Italisë ndaj BEsë për emigrimin ka detyruar vendet më me peshë të bllokut, si Gjermania, që të nisin negociatat për një zgjidhje të problemit. Por nuk duket se po gjen një qasje bashkëpunuese. Kjo do të thotë se qeveritë që simpatizojnë qëndrimet e Salvinit do të vazhdojnë të ndjekin politike të njëanshme, ndoshta duke vënë në rrezik edhe udhëtimin pa viza në zonën Shengen. Qëllimi i Salvinit mund të mos jetë shkatërrimi i këtij institucioni bazë të BE-së, por është e qartë që ai po i çon gjërat në atë drejtim. Ndërsa në frontin politiko-ekono-
Italia kundër Europës mik, qeveria e re italiane ka paraqitur “Ligjin për Dinjitetin”, që synon të zhbëjë disa nga reformat e tregut të punës, të vendosura nga paraardhësi, kryeministri Renci, që vinte nga qendra e majtë. Këto ndryshime nuk do t’i lejojnë firmat t’i heqin nga puna punonjësit me kontrata të përhershme dhe të punësojnë njerëz me kontrata të përkohshme. Një studim teknik i kryer nga Institucioni Kombëtar i Sigurimeve, në Itali, parashikon se ligji i ri do të ulë numrin e punësimeve, dhe kjo ka për ta ndikuar buxhetin kombëtar për keq. Qeveria iu përgjigj studimit duke kërcënuar drejtorin e Sigurimeve Kombëtare me pushim nga puna. Ky sulm i 5 Yjeve dhe Legas ndaj pavarësisë së institucioneve jep një shenjë të asaj që pritet të ndodhë. Dy partitë qeverisëse po hasin konflikte që tani, pasi kanë vështirësi të pajtojnë politikat ekonomike të së djathtës e të majtës brenda kufijve që kanë caktuar ligjet fiskale të BE-së, rregulla që ministri italian i financave thotë se do t’i ruajë. Ky konflikt mund të thellohet nëse
koalicioni vazhdon të vërë në zbatim propozimin për skemën e të ardhurave të garantuara, që pritet të reformojë skemën e pensioneve dhe të ulë taksat. Edhe pse qëllimet e deritanishme të qeverisë përqendrohen në çështje vendase, politikat e tyre mund të kenë nënkuptime të thella për BE-në në përgjithësi. Siç kemi parë në rastin e politikave për refugjatët, qëndrimet e qeverisë italiane do të jenë kundërshtuese me BE-në, sa herë që të munden. Fundja, përballja me BE-në është ajo që pritet nga baza he votuesve të secilës parti. Qeveritë e vendeve të tjera, si ato të Hungarisë e të Polonisë, e kanë vërtetuar tashmë se sa e dobishme është t’ia hedhësh fajin Brukselit për problemet në vend. Por cili është qëllimi përfundimtar? Qëndrimi agresiv i qeverisë italiane mund të interpretohet si taktikë negocimi me BEnë, por mund të jetë edhe një strategji politike për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian. Ashtu si partitë e tjera nacionaliste në vendet anëtare
të BE-së, 5 Yjet dhe Lega mund të përpiqen ta shtyjnë BE-në drejt në federate me më pak rregulla, ku politikat bazë do të jetë kthimi te qeveritë e mëparshme kombëtare. Por ky rezultat do të shkaktonte paqëndrueshmëri në vendet e Eurozonës. Në mungesë të konsensusit për politikat buxhetore, në mungesë të rregullave të përbashkëta, monedha e përbashkët nuk mund të jetë e qëndrueshme. Edhe pse 5 Yjet dhe Lega nuk kanë bërë thirrje të dalin nga Eurozona apo nga BE-ja, programet e tyre dëmtojnë rëndë themelet e bllokut. BE-ja duhet ta mbledhë veten e të reagojë. Po shohim një dëm që bëhet vetëm kur një shtet i madh anëtar ndjek një program antagonizmi të BE-së. Italia po tregon se po të mos përparojmë e të krijojmë një union edhe më të lidhur, ajo që na pret në të ardhmen është një shpërbërje e heshtur. *Autorja është ish-drejtoreshë kërkimesh te Banka Qendrore e Europës, pedagoge ekonomie te Shkolla e Biznesit të Londrës./ Project Syndicate/ Përkthimi: TCH
Drejtuesit e lartë të medias sociale si Facebook,Twitter dhe Google do të përballen muajin e ardhshëm me ligjvënësit në Kongres
FORUM
Media sociale përballë ligjvënësve amerikanë
D
rejtuesit e lartë të medias sociale si Facebook,Twitter dhe Google do të përballen muajin e ardhshëm me ligjvënësit në Kongres për të shpjeguar se çfarë po bëjnë gjigandët e mediave sociale për të luftuar veprimet e huaja mbi informacionin. Njoftimi u dha të mërkurën nga kryetari i komisionit të Zbulimit në Senat, republikani Richard Burr dhe demokrati më i lartë senatori Mark Warner, në fillim të një seance dëgjimore lidhur me atë se si Rusia, vende apo aktorë të tjerë, kanë manipuluar mediat sociale. Qëllimi i seancës së 5 shtatorit do të jetë: “të dëgjohen planet që këto kompani po zbatojnë, t’i shtyjmë ato të bëjnë më shumë dhe të punojnë së bashku për ta përballuar këtë sfidë”, tha zoti Warner. “Ata mund të bëjnë më shumë për të mbrojtur demokracinë tonë”, shtoi ai. “Jam i shqetësuar që edhe pas 18 muajsh studimi, ne ende vetëm sa po e gërvishtim sipërfaqen kur bëhet
fjala për luftën e Rusisë lidhur me informacionin”. Zoti Burr i quajti operacionet e huaja ndaj informacionit, siç janë ato që po kryhen nga Rusia, “një sulm të patolerueshëm mbi themelin demokratik mbi të cilin është ndërtuar kjo republikë”. “Është gjithashtu e rëndësishme që populli amerikan të dijë se këto aktivitete as nuk filluan dhe as përfunduan
me zgjedhjet e vitit 2016”, tha zoti Burr. Ai paralajmëroi se aktivitete si ato të identifikuara kohët e fundit nga Facebook-u kanë shkuar përtej mediave sociale, duke krijuar siç tha “ngjarje në rrugët tona me amerikanë të vërtetë që marrin pjesë pa qenë në dijeni të asaj që po ndodh”. Gjatë seancës së Senatit të mërkurën, një numër senatorësh paralajmëruan
se çështja është shumë më e madhe se zgjedhjet e vitit 2016 apo 2018. “Bëhet fjalë për integritetin e shoqërisë sonë,” tha Senatori Burr. “Kjo ka të bëjë me sigurinë kombëtare”. “Do të ishte gabim të mendonim se kjo ka të bëjë vetëm me zgjedhjet” shtoi Senatori republikan John Cornyn, duke vënë në dukje se teknika të ngjashme mund të përdoren për të shkatërruar reputacionin ose çmimet e aksioneve. Ekspertët thonë se disa prej tyre tashmë po ndodhin. “Në frontin shtetëror kemi parë dëshmi të fushatave që synojnë energjinë dhe bujqësinë”, thotë Renee DiResta, drejtore e Kërkimeve në organizatën New Knowledge. “Në bujqësi, ka marrë formën e përhapjes së frikës nga OMGJ-të (organizmave të modifikuara gjenetikisht),” tha ajo. “Ekziston një dimension tregtar që nuk është raportuar. Në hapësirën tregtare ka shumë më tepër zhvillime”, tha themeluesi i kompanisë Graphika John Kelly. “Zëri i Amerikës”
KOSOVA
17
E enjte, 2 GUSHT 2018
125 USHTARË TË GARDËS KOMBËTARE AMERIKANË DËRGOHEN NË KOSOVË
SHBA garanton sigurinë në Kosovë Mbi 125 ushtarë të batalionit për sulme helikopterë të Gardës Kombëtare të shtetit amerikan Tenesi, vitin e ardhshëm do të dërgohen në Kosovë. Ata do të shërbejnë në Kosovë për 11 muaj dhe do t’i ofrojnë ndihmë KFOR-it në ruajtjen e paqes. “Ushtria e Shteteve të Bashkuara është e pranishme në Kosovë për më shumë se 20 vjet dhe
në vitet e fundit, këto forca janë komanduar nga Garda Kombëtare”, ka thënë gjenerali Max Hatson, raporton Fox17. “Stabilizimi i këtij vendi është një angazhim i SHBA-së dhe NATO-s, prandaj Garda Kombëtare e Tenesisë ka vendosur njësi të shumta dhe personal gjatë viteve të fundit, për të ndihmuar në ruajtjen e paqes”, ka
thënë tutje gjenerali Hatson. Përveç dërgimit të trupave në Kosovë, Garda Kombëtare e Tenesisë do të dërtgojë trupa edhe në Ukrainë dhe Poloni. Zyrtarët kanë thënë se në këto tre misione do të dërgohen pothuajse 1,200 ushtarë, që është numri më i madh i ushtarëve të dërguar në misione jashtë vendit, që prej vitit 2010.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Partitë të bashkohen për hartimin e një platforme të përbashkët për përfaqësimin e vendit
D
ebati për fazën e fundit të dialogut me Serbinë në Kosovë ka tensionuar raportet mes partive politike. Në mediet vendase vazhdimisht shkruhet për “ndarje të mundshme të Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë”. Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, siguroi qytetarët e Kosovës se “nuk do të ketë asnjë forcë që do të detyrojë Kosovën të diskutoj për ndarjen e vendit”. Presidenti hodhi kritika edhe te disa përfaqësues politik për hedhjen e ideve për ndarje apo shkëmbim territoresh. Debati për fazën e fundit të dialogut me Serbinë në Kosovë, që vazhdoi të hënën (30.07) edhe në parlamentin e Kosovës ka tensionuar raportet ndërmjet partive politike, ndërsa, në medie të ndryshme vazhdimisht shkruhet për “ndarje të mundshme të Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë”, si një marrëveshje e mundshme përfundimtare ndërmjet dy vendeve. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili tash për tash udhëheq dialogun me Serbinë dhe që ai kundërshtohet nga opozita kosovare, tha të martën (31.07) në një konferencë për medie se “në dialogun me Serbinë në Bruksel, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë palën kosovare që të flasë për ndarjen e Kosovës”. “Si president i vendit edhe njëherë i siguroj qytetarët e
Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës
Kosovës se nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj. Nuk do të lejojmë, as të diskutohet e lëre më që dikush të pajtohet me ndarjen e Kosovës. Janë shqetësuese zërat që flasin gjëra të tilla, kur në të vërtetë gjërat e tilla po kalojnë së foluri edhe nga njerëzit që kanë legalitet edhe në institucionet e vendit”, u shpreh Presidenti Thaçi, duke siguruar njëkohësisht se nuk do të ketë as bosnjëzim të Kosovës.
Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian duan që të fillojnë fazën finale të dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të detrueshme, që do të përmirësonte raportet ndërmjet dy vendeve. “Kjo marrëveshje, për Kosovën nënkupton njohje reciproke. Ne do të punojmë fuqishëm që marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve. Me këtë
PRESIDENTI I SERBISË
Vuçiç: Nuk dua luftë me Shqiptarët Presidenti Aleksandar Vuçic ka deklaruar se Serbia po lufton kundër 19 vende të botës për Kosovën. Në një interviste televizive ai ka lënë të kuptohet se Prishtina gëzon jo pak mbështetje nga vendet e perëndimit. “Ne kemi armiq në shumë vende perëndimore, keni parë atë që kemi pasur me britanikët në ditët e fundit. Ne luftojmë të vështirën, në kushte thuajse të pamundura, për të bërë më të mirën për popullin tonë. Ne jemi duke luftuar për Kosovën kundër 19 vende të botës”,- tha Vuçiç. Kreu i shtetit serb tha se nuk do donte ndonjë konflikt me shqiptarët, apo ndonjë popull tjetër. “Unë jam duke u përpjekur që të shpreh diçka të mirë për popullin serb, sepse në qoftë se ky trend vazhdon, nuk do të ketë më njerëz në Kosovë. Ne jemi duke u përpjekur të ruajmë të shenjtën në Kosovë. Ne jemi duke luftuar për të ruajtur paqen për fëmijët tanë, sepse unë e di se kam
punuar shumë për të ruajtur paqen në rajon”,- tha Vuçiç. Ai iu përgjigj dhe zërave se ka pasur takime të fshehta për bisedime me shqiptarët, duke thëne se i ka takuar ata vetëm në prani të zyrtarëve të bashkësive ndërkombëtare. “Mua më duket se amerikanët për herë të parë kanë treguar dëshirën për një zgjidhje rreth Kosovës, ndryshe nga disa të tjerë që nuk besoj se duan. Pa botën nuk mund ta zgjidhim problemin rreth Kosovës”,- tha Vuçiç.
marrëveshje Kosovës do t’i hapet mundësia që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi, i cili kërkon që të jetë në krye të një ekipi negociator të Kosovës për biseda me Serbinë. Por, këtë rol të presidentit po e kundërshtojnë partitë politike opozitare, megjithëse ato nuk mundën që ta miratojnë në parlament të hënën një rezolutë që do t’ia kontestonte rolin udhëheqës presidentit në dialog. Me anë të kësaj rezolute kërkohej po ashtu që Kuvendi të mandatonte udhëheqësin e dialogut me dy të tretat e votave. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, kërkon nga deputetët që të bashkohen, sikurse thotë, në ekipin gjithëpërfshirës për hartimin e një platforme të përbashkët për përfaqësimin e Kosovës në dialog. “Ajo që dua t’ju lus si deputetë është se një temë e vendit tuaj mund të shtrohet në tavolinat e vendimmarrjeve edhe pa kontributin tonë, edhe pa rolin tonë, dhe mund të ecin disa procese në mënyrën si kanë ecur në të kaluarën, e pastaj i kemi vajtuar qindra vjet ose kemi provuar t’i sanojmë, por ka qenë vështirë. Për këtë arsye, dua t’iu them merrni në dorë procesin e ardhshëm të dialogut si Parlament i Kosovës”, u tha deputetëve kryeministri Haradinaj. Por, është partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pos që kundërshton që Presidenti Thaçi të mos e udhëheqë dialogun, ajo kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që sipas saj “të zgjedhurit e rinj do të kenë legjitimitet për dialog me Serbinë”. Vjosa Osmani, njëra ndër deputetet më të votuara të kësaj partie thotë se “dialogu me Serbinë po përfaqësohet dhunshëm nga presidenti Thaçi. “Vërtetë Kosovës i
duhet uniteti, por i duhet uniteti për të parandaluar kompromiset që kanë filluar të bëhen për territorin. Si Kuvend na takon që t’i japim fund manovrimeve të Thaçit dhe është koha që për ato tema që njëanshmërisht i ka hapur në Bruksel të flasë populli. Meqë sot çështjet që janë në tavolinën e negociatave, nuk prekin çështje teknike, meqë ato prekin vet përkufizimin e shtetit të Kosovës karakterin e përcaktuar në Deklaratën e Pavarësisë, ku u shpreh vullneti i popullit, nuk ka sot politikan në Kosovë brenda kësaj sallë apo jashtë saj që mund të nënshkruajë marrëveshje për territorin”, tha Vjosa Osmani. Ndërkohë, lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, thotë se çështja e dialogut me Serbinë nuk është çështje procedurale, por është çështje përmbajtjesore. “Përpara çfarëdo dialogu të ri me Serbinë, janë të domosdoshme katër etapa përgatitore, që nënkupton, shqyrtim dhe vlerësim i dialogut 2011- 2017 dhe rezultateve të tij, e dyta synimet e Kosovës dhe kërkesat tona ndaj Serbisë, e treta parimet dhe kushtet e dialogut të ri dhe e katërta ekipi ynë negociator me strategji dhe udhëheqës të ri ”, thotë Albin Kurti, duke propozuar që të krijohet një grup i përbashkët parlamentar dhe t’i formulojë kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë. Megjithë këto debate, rezoluta në kuvend për dialog me Serbinë nuk kaloi për mungesë kuorumi të deputetëve. Sidoqoftë, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011. Janë arritur një sërë marrëveshjesh, por, tash nga Bashkimi Evropian po kërkohet një marrëveshje përfundimtare që do të përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Në takimin e fundit që dy presidentët zhvilluan në Bruksel Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuciq, megjithëse u shprehen për takim të vështirë, ata u pajtuan që “të intensifikojnë punët në javët në vazhdim”, në kërkim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
INTERVISTA
D
eri para pak kohësh Ermal Meta qëndronte i veçuar, duke shkruar këngë për të tjerët. Tani, pas suksesit në Sanremo, shfaqet në TV dhe mbush sheshet. Dhe pavarësisht ndarjes së dhimbshme nga e dashura e tij historike, ai dëshiron të rifillojë përsëri: "Në jetë nuk ka përfundime, vetëm fillime". Ermal Meta gjithmonë ka kitarën me vete, duart e tij mbështeten në tingujt e saj "Të luaj është gjëja e parë që bëj në mëngjes, kur ngrihem", shprehet Meta në një intervistë për revistën italiane "Donna Moderna". Ai buzëqesh, duket pak i lodhur, ka muaj që nuk ndalon, përkundrazi vite. Në tre vitet e fundit i ka ndryshuar jeta: nga Sanremo Giovani di Odio deri këtë vit kur u ngjit sërish në skenën e Ariston si fitues, së bashku me Fabrizio Moro, me këngën " Non mi avete fatto niente". Këngët që ai shkroi për të tjerët tani janë të tijat dhe këndohen nga mijëra fansa, që e kanë duartrokitur në TV, tek "Amici" dhe e ndjekin atë në mediat sociale. Ermal luan para se të fillojë intervista. Këndon në mes dhe në fund. Duke vendosur se deri në çfarë pike të tregojë për veten, si gjithmonë. Preferon që të tregojë të jetë muzika. Kur nuk i pëlqen të flasë për jetën personale, pasi e ka kënduar në albumin e fundit "Non abbiamo armi". Është gjithçka ndarja pas 9 vitesh me spikeren radiofonike Silvia Notargiacomo; dhimbja që provoi për Caro Antonello; dëshira për të ecur përpara në këngën e re "Io mi innamoro ancora". Le të fillojmë nga këtu. A jeni dashuruar përsëri ? Sigurisht, jeta vazhdon. Kjo këngë flet për dëshirën për të filluar. Çfarë tjetër mund të bëjmë? Ka pjesë të udhëtimit që bëni me disa njerëz dhe që
18
E martë, 242KORRIK E enjte, GUSHT 2018
Ermal Meta: Jeta e vetme që arrita të shpëtoja… ishte e imja
ndonjëherë përfundojnë. Por për mua nuk ka përfundime, vetëm fillime. Karriera ime është provë e kësaj: deri në dy vjet e gjysmë më parë po shkruaja këngë për të tjerët, u mbylla në gropën time. Unë kurrë nuk e kisha imagjinuar arritjen e qëllimeve të tilla të mëdha. Çfarë efekti të bën sot? Ka një përzierje të kënaqësisë dhe mosbesimit. Kam luftuar për të arritur këtu. Ndonjëherë bëja hapa mbrapa, por gjithnjë për të arritur diku. Ashtu si kur mendova se fati im ishte vetëm një autor, pasi me grupet e së kaluarës nuk kishte funksionuar. Por, le të themi se në këtë Silvia ishte thelbësore. Në çfarë kuptimi? Më ndihmoi të mos i besoja fatit tim. Më mbajti në krahë kur nuk isha në gjendje të ecja. Është merita më e madhe që ka pasur. Është normale, shpesh të mos ia dalësh vetëm. Nuk mund t'ia dalësh kurrë i vetëm. Dhe takimet e duhura janë gjithashtu të dobishme: thjesht mendoni për "jo"-të që kam
marrë para se të arrij në kompaninë time të tanishme diskografike, Mescal. Kështu që mësova të them: "Ok, nuk jam i kënaqur". Në punë, për
shembull, unë them se si duhet bërë diçka, por nuk u jap kohë të tjerëve për të kuptuar se si e dua. Ka shumë pak njerëz që i besoj: problemi është se nuk bëhet fjalë vetëm për muzikën. Si ia bëni atë atëherë? Besimi sillet rreth familjes sime dhe asaj lloj dashurie që duket si një lehtësim që ju mban dhe ju mbron. Duke folur për familjen: e juaja është nga Shqipëria. Ju jeni kthyer kohët e fundit nga Tirana për një koncert të madh. Çfarë provove? Ishte shumë bukur, kishte 100,000 njerëz në shesh. Më dhanë çelësin e qytetit. Në atë moment kuptova shumë gjëra: ndoshta shumë vite më parë kam shkruar "Sperare" për të arritur në këtë moment. Për t'u
Dhe si unë, shumë të tjerë. Kufijtë ekzistojnë. Por e di që ekzistojnë njerëzit para kufijve, duhet të japim një shans për jetën. Më lëndoi të lexoja disa gjëra kohët e fundit. Nuk ekziston një e drejtë lindjeje më shumë se një tjetër. Sot është një pjesë e botës që vuan dhe përpiqet të shpengojë ekzistencën e saj, të mos vdesë. Shumë vite më parë, kjo pjesë e botës ishte për mua, sepse isha në të. Megjithatë, zgjidhjet nuk duan të gjenden. Ky mendim më frikëson. Mendimi juaj, megjithatë, ku është tani? Tek fjalët. Unë tashmë kam njëzet këngë. Dhe po shkruaj një libër, një lloj ditari reflektimesh, gjysmë poezi, tekstesh që kurrë nuk do të bëhen
kthyer, në anën e kundërt, kur unë isha larguar. U ndjeva një hero, pa qenë kështu: në fund të fundit, jeta e vetme që arrita të shpëtoja deri më tani ishte e imja. Historia juaj është një histori shumë aktuale në një periudhë të porteve të mbyllura. Nëse ajo që po ndodh tani në Itali të kishte ndodhur 24 vjet më parë (Ermal arriti në Bari nga Shqipëria me nënën e tij, një vëlla dhe një motër në vitin 1994, kur ishte 13 vjeç), unë nuk do të isha këtu për të shkruar këngë, të bëja muzikë, të shkojë në TV dhe të luajë në koncerte.
këngë. Tani për tani, unë jam plotësisht i përkushtuar koncerteve 'live' momenti më i rëndësishëm për mua. Por, vitin e ardhshëm do bëj një pushim që të jem në gjendje të bëj një disk të ri.
SHOWBIZ Amber Rose lëshon "bombën": "Jay-Z ka tradhtuar Beyonce me Gwyneth Paltrow" Rrjetet dhe tabloidët e thashethemeve janë ende në kërkim të gruas, me të cilën Jay-Z ka patur një histori dashurie, duke vënë në rrezik martesën e tij me Beyoncé. Nuk ka asnjë dyshim Amber Rose, e cila në një intervistë zbulon: "Gwyneth Paltrow ka qenë e dashura e Jay-Z". Përmes zëdhënëses së saj, aktorja ka përgënjeshtruar zërat duke thënë: "Historia është tërësisht absurde dhe false 100%". Amber Rose ka folur gjatë një interviste dhënë për "Make Speidi Famous Again", nga Heidi Montag dhe Spencer Prat dhe ka shtuar: "Mendoj se Gwyneth ka qenë e dashura e Jay-Z. Në të shkuarën ajo dhe Beyonce' kanë qenë mikesha dhe papritur, nuk i pamë më bashkë. Më pas, në kohën e tradhëtisë, Gwyneth sapo ishte ndarë nga ish bash-
E enjte, 2 GUSHT 2018
Rocio Munoz Morales dhe Raul Bova në pritje të fëmijës së dytë
këshorti i saj Chris Martin". Në rrjetet sociale ishin shumë të forta kritikat kundër aktores, fituese e çmimit Oscar për filmin "Shakespeare in Love", e cila ndërhyri për të përgënjeshtruar kategorikisht rrëfimin, duke thënë: "Historia është tërësisht absurde dhe false 100%, ka thënë zëdhënësja e
saj. Gwyneth, Beyoncé dhe Jay-Z janë ende miq të ngushtë dhe asnjë nga këto hamendësime nuk ka kuptim". Në të shkuarën, emrat që dyshoheshin si të dashurat e mundshme të Jay-Z gjatë kohës së tradhëtisë ishin Rihanna, Rita Ora dhe dizenjuesja e modës Rachel Roy.
Pas fotografive të nxehta me të dashurin, aktorja turke "shpërthen" në rrjete sociale Aktores së famshme turke, Tuba Buyukustuan ka reaguar ndaj të gjitha faqeve rozë dhe rrjeteve sociale që publikuan fotografitë e saj intime, duke shijuar pushimet e nxehta
19
me të dashurin në Bodrum. Ajo kishte shkuar për të kaluar disa ditë me vajzat e saj binjake, por nuk mungoi edhe biznesmeni, Umut Evirgen. Në një postim në profilin e saj zyrtar, Tuba
shkruan "A ju bëjnë këto veprime të ndjeheni më mirë? A jeni njerëz më të mirë? Grua më e mrë, fëmijë më i mirë, prind më i mirë? Ndjeheni më të suksesshëm? Më të lumtur? Nëse po, atëherë vazhdoni! Pranoj të bëhem pasqyra juaj", duke iu drejtuar shkrimeve dhe komenteve gjykuese. Duket se vendimi për të reaguar ka ardhur pasi familja e saj nuk është ndjerë mirë që fotografitë personale janë bërë publike. Aktorja Tuba Buyukustun është mjaft e njohur dhe e dashur edhe për publikun shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë për rolet e saj si Elifi tek "Diamante dhe dashuri" dhe "Syhan" te seriali "Xhesuri dhe e Bukura".
Raul Bova do të bëhet baba për herë të katërt. E dashura, Rocio Munoz Morales është në pritje të fëmijës së dytë së bashku. E përjavshmja Chi e ka fotografuar ekskluzivisht, duke treguar barkun e artistes që është në muajin e pestë të shtatzënisë. Rocio është fotografuar në një park në Madrid teksa luan me të voglën Luna, vajzën e lindur nga dashuria me Bova, dhe tregon format rrumbullake. Morales dhe Bova janë lidhur në vitin 2013, pas fundit të martesës së aktorit me Chiara Giordano, me të cilën ka dy djem, Alessandro dhe Francesco. Në 2015 lindi Luna dhe tani çifti është gati për fëmijën tjetër. Në muajin maj Bova i kishte kushtuar një koment emocionues Rocio në Instagram në prag të debutimit të saj si moderatorë: "Më emocionon fakti që je kthyer në tokën tënde me një mundësi të mrekullueshme, e rrethuar nga njerëz të mirë, të mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive. Ne do të jemi gjithmonë bashkë, është bukur të ndaj me ty çdo moment të jetës…", ndërsa ajo i ishte përgjigjur: "Me ty bota ime është më e mirë".
Këngëtarja që kaloi në mbidozë, ende në gjendje të rëndë shëndetësore Këngëtarja e njohur Demi Lovato që kaloi në mbidozë para pak ditësh nuk është në gjendje që të futet në rehabilitim. Burime për TMZ tregojnë se ajo nuk është përmirësuar dhe po lufton me përzierje ekstreme e temperaturë të lartë. Doktorët nuk kanë dhënë ende një afat se kur do të mundet të dalë nga spitali, kështu që duhet të presim. Shumë njerëz që janë pranë saj thonë se nuk e dinë kur do të jetë në gjendje që të hyjë në qendër rehabilitime për tu kuruar me varësinë ndaj drogës. Një person tha: "Ne nuk mund ta detyrojmë që të shkojë në rehabilitim. Mbetet vendimi i saj. Lajmi i mirë është se Demi është e gatshme që të kurohet pasi bëri të njëjtën gjë në 2010 dhe ka dëshirë që të jetë sërish pranë nesh".
Kylie Jenner do bëhet miliardere, por i dashuri i saj nuk e di se si arriti deri këtu Kylie Jenner, miliarderja e ardhshme më e vogël në botë ka disa kohë që është bërë nënë me të dashurin e saj Travis Scott. Ata janë bërë pjesë e një quiz-i për revistën "GQ", ku Kylie ka bërë disa pyetje për të kuptuar se sa mirë e njeh reperi. Por duket se Travis nuk e di se, përveç emrit nga familja, Kylie ka arritur të ndërtojë një sipërmarrje. Ai nuk dinte se, cilat janë produktet që Kylie ka arritur të krijojë pasuri dhe do të bëhet miliarderja më e vogël në botë. Por me disa përpjekje arriti të gjente paletat e syve, buzëkuqet dhe lapsat, ndonëse pranoi se nuk di asgjë rreth grimit.
SPORT
20
E enjte, 2 GUSHT 2018
Skuadra verlindore është mundur 3-0 në Azerbajxhan, Alla u ndëshkua me karton të kuq
K
ukësi është mundur 3-0 nga Qarabag duke i dhënë lamtumirën Champions League në turin e dytë kualifikues. Skuadra e Agollit, i cili qëndroi në stol këtë ndeshje, ekzekutoi 3 herë penallti, duke gjetur në dy raste rrugën e rrjetës, ndërkohë që verilindorët luajtën me një lojtar më pak për thuajse në gjithë pjesën e dytë. Kukësi vuan që në startin e ndeshjes, duke u vendosur disa herë në vështirësi nga aksionet sulmuese të vendasve. Qarabag ka rastin më të pastër për shënim në minutën e 8-të, kur Michel goditi në hyrje të zonës, por jashtë kuadratit. Në të 19-ën Michel tronditi shtyllën e kuksianëve duke goditur fort me kokë pas një goditje këndi. Këmbëngulja e vendasce do të konkretizohej në minutën e 24-të, pas një penallti të shkaktuar nga portieri Frashëri i cili pengoi sulmuesin Emeghara në zonë. Dani Quintana shënoi me penallti golin e avantazhit për vendasit nga pika e bardhë, duke dërguar topin në mes të portës. Në të 29-n Qaqi shpëtoi Kukësin nga goli i dytë pasi pengon Quintanan të dilte i vetëm në zonë përballë Frashërit. Por pak sekonda më vonë mbrojtja kuksiane driblohet lehtësisht nga nga Emeghara, i cili u pengua në momentin e fundit nga Alla. Cungu vendosi të fillojë pjesën e dytë me ndryshime, duke kërkuar golin që i duhet për kualifikimin, teksa Shpehar dhe Rexhinaldo zunë vendin e Çyrbjes dhe Plakut. Fillimi i fraksionit të dytë do të ishte i tmerrshëm për verilindorët,
Kukësi eliminohet nga Championsi, Qarabagu gjuan 3 penallti EGJIPTIANI
Salah refuzon Realin, nuk do të luajë në një ekip me “armikun” e tij
të cilët mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 51-të. Alla u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali me dorë një gjuajtje të Emeghara drejt kuadratit dhe për gjyqtarin nuk kishte dyshime për karton të kuq dhe penallti sërish për vendasit. Gjuajtjen e mori përsipër vetë sulmuesi, i cili u ndal mjaft mirë nga portieri Frashëri, i cili i kuptoi mjaft mirë krahun e goditjes. Vendasit
UNITED
nuk demoralizohen dhe vijojnë aksionet sulmuese, teksa nuk do të vonin golin e dytë. Skuadra azerbajxhanase fitoi penalltinë e tretë në këtë ndeshje, pasi Maliqi, ndali në mënyrë të parregullt Emegharën. Këtë herë përballë portierit Frashëri u paraqit sërish Quintana, i cili si në herën e parë, arriti që të realizonte golin e dytë për skuadrën e tij. Kukësi i Cungut me një lojtar më pak
në fushë, e kishte të pamundur për të tentuar përmbysjen e pamundur. Në minutën e fundit të kohës së rregullit, Qarabagu shënoi edhe golin e tretë me blerjen e re, Delarge, i cili u gjend i lirë në mbrojtjen e skuadrës verilindore. Gjithsesi, skuadra e Kukësit do të vijojë sërish aventurën europiane, pasi tani do të marrë pjesë në turin e tretë të Europa Leagues.
TE DHËNAT
Mourinho drejt shkarkimit, Efekti Cristiano Ronaldo, në Zidane gati që të bëhet “djall” korrik askush si Juvja në Youtube
Situata e vështirë e “Special One” gjatë fazës përgatitore ka tronditur lojtarët dhe stafin e klubit, edhe pse portugezi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën aktuale me “djajtë e kuq”. Sipas burimeve nga “Old Trafford”, thirrja e parë që mund të bëjë United për zëvendësuesin e tij në pankinë është ajo ndaj Zidane. Legjenda e Francës, nuk do t’i kushtonte asnjë cent klubit, kjo pasi ai u largua nga Reali i Madridit pas fitores së trofeut të tretë në Champions League me gjigantët spanjollë. Por, Zizou është i vetmi profil i lartë i lirë në rolin e trajnerit, pikërisht siç ishte Mourinho gjatë sezonit të fundit të Louis van Gaal me United. Mourinho ka rritur tensionet brenda klubit, kur zbuloi se asnjë prej 5 objektivave të kërkuar prej tij në merkato nuk ka ardhur për të përforcuar ekipin. Për Zidane është përfolur edhe për një akord me Juventusin për një rol drejtuesi në muajin tetor.
Korriku ka qenë një muaj rekordesh për Juventusin pas afrimit të Cristiano Ronaldos. Ylli portugez tronditi jo vetëm Seria A, por gjithë botën e futbollit me transferimin në Itali. Çmimet e biletave kanë shkuar në stratosferë në stadiumet ku do të luajnë bardhezinjtë në Seria A, ndërkohë që një efekt të madh ka patur edhe në internet. Gjatë muajit korrik bardhezinjtë regjistruan një rekord në platformën e tyre në Youtube: 36.3 milionë shikime, sipas analizës së fundit nga Deportes & Finanzas. Më mirë se Barcelona, PSG, Liverpool, Bayern Monaco, Arsenal dhe dy Manchesterët, por sidomos Real Madrid. “Los Blancos” janë pozicionuar në vendin e tretë me 24.4 milionë vizita. Dhjetë milionë më pak se Juventusi. Nga 1 janar 2018 deri më 30 qershor, Juventusi regjistroi 18.3 milionë vizita në 5 muaj. Vetëm në korrik 36.3 milionë vizita, duke dyfishuar numrin e mëparshëm. Të gjitha në sajë të ardhjes së Ronaldos dhe asaj që solli me vete.
Mohamed Salah ka refuzuar një ofertë të Real Madrid për të luajtur me të sezonin e ri, pasi egjiptiani ishte një nga kandidatët për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon. E përditshmja spanjolle “El Pais” pretendon se drejtues nga klubi madrilen kanë kontaktuar me menaxherin e Salah, por edhe të Harry Kane për të joshur njërin prej tyre që t’i bashkohej skuadrës në përpjekje për të mos humbur “golat” me shitjen e CR7 te Juventus. Por 26-vjeçari nuk e pranoi ofertën dhe rinovoi me Liverpool, ndërsa në rastin e Kane, ishte Tottenham që refuzoi kategorikisht ta shiste. Në Madrid Salah do të luante përkrah Sergio Ramos, njeriun që e dëmtoi në finalen e Champions League mes Realit dhe Liverpool, të fituar nga spanjollët. Sado mund të jetë tunduar nga oferta madrilene, mundësia për ta pasur Ramos shok skuadre duhet të ketë ndikuar jo pak në vendimin përfundimtar. Në fund, ai vendosi të rinovojë me Liverpool, duke firmosur një kontratë të re të përmirësuar 5-vjeçare. Reali ndërkohë mbetet në kërkim të një sulmuesi, por me shumë gjasa do të mbetet duarbosh, pasi Chelsea kërkon 200 milionë paund për ta lënë të lirë Esden Hazard, i cili është futbollisti tjetër që kërkohet nga Lopetegui,
SPORT
21
E enjte, 2 GUSHT 2018
Mega-operacioni në aksin Torino-Milano më në fund është konkretizuar me sukses
T
elenovela mes Milanit dhe Juventusit për fatin e tre futbollistëve ditën e djeshme ka pasur një fund të lumtur. Gonzalo Higuain do të veshë fanellën e Milanit në sezonin e ri së basku me Mattia Caldara, që do të shkëmbehet me Leonardo Bonucci, i cili do të kthehet të veshë fanellën e Juventus. Janë dashur disa ditë, dhe shumë takime mes drejtuesve të bardhezsinjve dhe kuqezinjve, të cilët gjetën gjuhën e përbashkët gjatë pasdites së djeshme. Higuain do të transferohet Milan në formë huazimi me vlerë 18 milionë euro dhe kuqezinjtë do të paguajnë edhe 36 milionë euro të tjera në verën e ardhshme. Ndërkohë mes Caldara dhe Bonucci ka pasur një shkëmbim kokë më kokë. Milan, Juventus dhe futbollistët e kanë arritur marrëveshjen. Marotta dhe Paratici, drejtuesit e Juventus, Leonardo, drejtuesi i Milan, Nicolas Higuain, menaxheri i “El Pipita”, Alessandro Lucci, menaxheri i Bonucci dhe Beppe Riso, menaxheri i Caldara ishin të gjithë në një takim përfundimtar në zyrën e Lucci. Në orën 17:00 palët dolën nga mbledhje me deklaratën se marrëveshje u arrit. Higuain do të marrë te Milan të njëjtën
Bonucci rikthehet te Juventusi, Higuain dhe Caldara te Milan
pagë që merrte te bardhezinjtë, 7.5 milionë euro neto në sezon. Bonucci u përshëndet dje në mbrëmje shokët e tij te Milan dhe nesër do të jetë në Torino, për të kompletuar rikthimin e tij te “Zonja e Vjetër”, pas vetëm një sezoni me kuqezinjtë. Qendërmbrojtësi, u nis
në mbrëmje Mineapolis drejt Amsterdamit, ku më pas do të shkojë për vizitat mjekësore te bardhezinjtë dhe më pas do të bëjë edhe prezantimin. Leonardo në këtë mënyrë do të kompletojë një operacion të bujshëm, i cili do t’i garantojë një sulmues me shumë eksperiencë
dhe një mbrojtës të talentuar, i cili ka treguar vlerat e tij te Atalanta në dy sezonet e fundit. Në krahun tjetër Bonucci rikthehet në klubin ku ka kaluar 7 sezone mjaft të mira, por në sezonin e kaluar ka festuar keq ndaj tifozëve me shenjën “lani gojën” dhe pritet të shihet se si
do të jetë reagimi i tyre. Një gjë është e sigurt, se në këtë operacion dalin të fituar të dyja palët, pasi klubet kishin nevojë për një lëvizje të tillë. Allegri kompleton mbrojtjen, ndërkohë që kuqezinjtë bëjnë një goditje të dyfishtë për të shpresuar në një sezon pozitiv me Gatusson.
MESFUSHORI
Calhanoglu divorcohet pas 15 muajsh, e zyrtarizon në rrjetet sociale Ka zgjatur vetëm 15 muaj martesa e Hakan Calhanoglu me Sinem Gundogdu, të cilët organizuan një dasmë përrallore vitin e kaluar. “Do të divorcohem në mënyrë të pakthyeshme, sepse ka ndodhur diçka e rëndë dhe e pafalshme, kështu që nuk ka kthim prapa”, ka shkruar futbollisti i njohur në një postim në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të gazetës “BILD”, Sinem thuhet se ka
akuzuar bashkëshortin e saj se ai bën lojëra në Instagram, duke e fshirë nga profili i tij, ndërkohë që ajo pretendon se ka mbetur shtatzënë me të. Gjerman-turku i lindur në Mannheim shkruan gjithashtu: “Nëse një fëmijë duhet të dalë nga kjo martesë, unë do të mbajë përgjegjësinë time. Por unë nuk do të mbaj asnjë kontakt me ish bashkëshorten time dhe familjen e saj.
Kisha vendosur të mos komentoja për divorcin tim. Tani më duhet të komentoj, sepse nderi im dhe ai i familjes sime janë zvarritur deri në turpërim”, ka shkruar mesfushori i Milanit. Calhanoglu ka luajtur me Karlsruhe, Hamburger dhe Leverkusen në Gjermani, përpara se të kalonte te Milan në verën e kaluar. Në 31 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, ai ka shënuar 6 gola.
ZIKALTRIT
Luka Modric është ëndrra e (pa)mundur e Interit në merkato Vrsaljko nuk do të jetë blerja e fundit e Interit në këtë merkato vere. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen paraprake me Bayernin për rikthimin në Serinë A të Arturo Vidal (huazim me të drejtë blerjeje), por para se të zyrtarizojnë kilianin dëshirojnë të bëjnë goditjen e madhe. Ai është Luka Modric, teksa kane nisur edhe kontaktet me përfaqësuesit e kroatit. Rruga për të mbërritur te 32-vjeçari është shumë e vështirë, por Interi kërkon ta provojë, sepse bëhet fjalë për një nënkampion bote me të dhëna të jashtëzakonshme teknike. Modric, që do të mbushë 33-vjeç më 9 shtator, ka kontratë me Realin deri në vitin 2020. Mesfushori i Realit të Madridit, ndodhet me pushime në Itali së bashku me bashkëshorten dhe drejtori sportiv i In-
terit, Ausilio, pritet ta shfrytëzojë këtë moment, për një takim me 33-vjeçarin. Në orën në vijim priten detaje në lidhje me këtë interes të Interit, për mesfushorin kroat. Pasi humbi Cristiano Ronaldon, president i “Los Blancos” vështirë të lejojë largimin e një tjetër xhevahiri. Ausilio dhe drejtuesit e tjerë të Interit do të tentojnë të bindin futbollistin, që nuk i ka hedhur asnjëherë poshtë interesimet për të, përkundrazi, është shfaqur i hapur për bisedime. Nuk duhet harruar fakti që tek Interi Luka Modric do të gjente një pjesë të mirë të Kroacisë: Brozovic, Perisic dhe të ardhurin e fundit, Vrsaljko. Reali kërkon të paktën 50 milionë euro për kroatin, ndërkohë që për futbollistin janë përgatitur 11 milionë euro në sezon.
BLAUGRANËT
Abidal takim sekret me Pogba për ta bindur që të shkojë te Barcelona Gazeta torineze “Tuttosport” shkruan se sekretari teknik i Barcelonës, Eric Abidal, u takua disa ditë më parë me Paul Pogba në Beverly Hills duke përfituar nga prania e lojtarit që është me pushime në Los Anxhelos. Tuttosport siguron që Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United dhe Abidal, në atë takim, është munduar për ta bindur që të nënshkruajë me klubin katalanas. Nëse operacioni Pogba bëhet konkret, do të paraqiste shumë vështirësi. Ai është një lojtar me kontratë deri në vitin 2021, në një nga klubet më të pasura në botë, dhe i sapo shpallur kampion bote me Francën. Është e vështirë për t’u kuptuar se sa është aftësia bindëse e Abidal. Tani për tani, Tuttosport flet vetëm për një takim Los Anxhelos. Pogba ka qenë në orbitën e Barcelonës edhe në vitin 2015, kur Ariedo Braida u shfaq në Torino për të bindur bordin e Juventusit, por transferimi ndodhi një vit më vonë te Manchester United.
SPECIALE
22 E enjte, 2 GUSHT 2018
Dënohet me burg se nuk linte të dashurën të fliste me meshkuj në facebook Lidhjet e dashurisë janë të bukura, por në të njëjtën kohë të frikshme. Në Bolton të Anglisë ka ndodhur një histori 4 javore, ku një djalë ishte i fiksuar keq pas të dashurës së tij, sa e kërcënonte me vrasje nëse do ndaheshin. Ai është burgosur me 6 muaj për abuzim psikologjik ndaj romancës së tij, pasi cënonte privatësinë e të dashurës në rrjete sociale. Matthew Bailey, 24 vjeç ndalonte partneren Molly Cunliffe nga përdorimi i Snapchat duke e urdhëruar që të mos i çojë, apo kthejë mesazhe meshkujve heteroseksualë në Facebook e Instagram. Nuk përfundon gjithcka këtu. "Urdhri" i radhës për 19-vjeçaren ishte që të mos vendoste puthje në fund të postimeve. Të vetmit meshkuj, me të cilët ajo mund të komunikonte në rrjete sociale, duhet të ishin homoseksualë. Matthew ishte aq xheloz sa kontrollonte vazhdimisht celularin e të dashurës, i
Vera blu, gati për të "pushtuar" restorantet dhe klubet Franca është e njohur për verën e kuqe, të bardhë dhe të rrushit, por nuk është dëgjuar ndonjëherë për verë blu. Sipërmarrësi René Le Bail ka krijuar një ngjyrë natyrale turkizi, të kombinuar me të bardhë që ka marrë vëmendje nga vendi për prodhimin e verës në Francë, Bordeaux. E ashtuquajtura 'Vindigo' është një verë e bardhë e Chardonnay, e cila është vënë në lëkurën së rrushit të kuq dhe një pigment i saj kthen në ngjyrë blu. Le Bail e konsideron pijen si 'vera ideale për sezonin veror' dhe nuk u prit me shumë entuziazëm nga francezë. Kur u refuzua nga vreshtat për krijimin e kësaj vere, ai u detyrua të zhvendoste prodhimin e tj në Andaluzi, Spanjë. Tani ai po e shet verën edhe në Francë për 10 paund një shishe por ëndërron të bindë vreshtat që ta rrisin në nivel lokal.
thoshte cfaë të vishte dhe e detyronte të fliste me kamerë që të vërtetonte nëse ishte në shtëpi dhe po flinte gjumë. Gjatë romancës 4 javore, ai e bombardonte me telefonata të shpeshta dhe sa herë që ajo nuk i përgjigjej, ai e akuzonte
për tradhti. Ajo u mundua që t'i japë fund lidhjes, por 24-vjeçari e kërcënonte se do i vriste familjen. Më pas, ajo shkoi në polici dhe e denoncoi duke thënë se ka marrë 30 thirrje vetëm në mëngjes nga partneri i saj i fiksuar.
Thuajini "mirupafshim" rojeve të plazhit, ja droni që do i zëvendësojë Tashmë mund të themi se mund të jemi të sigurtë në plazh. Teknologjia po avancon dita ditës dhe të fikuarit pas saj kanë menduar dhe për sigurinë në plazh. Droni do të zëvendësojë rojet e plazhit! Pajisjet fluturuese do të ngrihen nga plazhet dhe do t'u hedhin mjete shpëtimi personave që gjenden në rrezik mbytjeje në det. Pas testimeve të para, përdorimi i dronëve në këtë fushë po përhapet me shpejtësi. Në Itali, projektet e para do të prezantohen në nëntor në Sea Drone Tech Summit 2018, kongresi që i dedikohet përdorimit të dronëve dhe robotëve mbi dhe nën ujë. Një version më i madh i dronit shpëtimtar do të jetë i pajisur me një gomone që fryhet, e cila do të përdoret në rast të mbytjes së mjeteve lundruese.
U dashurua me "djalin e saj", i riu i zhvat pasurinë dhe e lë në kazino Një grua e pasur ka zbuluar se i dashuri i saj ka përfituar 500 mijë dollarë nga lidhja e tyre, por ai instiston se shumë e madhe ishte dhuratë. Christiane Shellard, 66 vjeç tha se ia dha hua të dashurit Cristian Mihalea për të përmirësuar jetën, por ai i përdori për lojëra fati dhe orë të shtrenjta. Ajo shtoi se është treguar naive nga 29-vjecari, i cili nuk arriti ta kënaqte as seksualisht. Të dy nisën romancën në 2016. Mihalea insiston se paratë ishin dhuratë dhe u lëndua shumë kur Christiane e la për një model më të ri. Gruaja e pasur ka hapur gjyq për këtë rast që të marrë paratë sërish. "Isha naive dhe budallaqe. Sapo isha divorcuar nga burri im prej 38 vitesh. U lidha me një djalë 37 vjet më të vogël dhe isha e vetëdijshme që mund të ishte përfitues", tha ajo.
Duart gjigante "mbajnë" urën 1500 metra të gjatë Një urë e re spektakolare, rreth 1500 metra e gjatë është hapur në Vietnam dhe mbahet nga duart gjigante. Ura e artë është në malet e larta të qytetit "Tr??ng S?n" dhe është rreth 1400 metra mbi nivelin e detit. Në fund të urës janë duart gjigante që duken sikur e mbajnë gjithë urën. Edhe pse është hapur muajin e kaluar, duart janë dizenjuar në një mënyrë që duken sikur kanë qëndruar aty për vite. Ura është pjesë e projektit 2 miliardë dollarësh për ta bërë zonën më tërheqëse për turistët, të cilët mund të shijojnë dhe gjelbërimin e luleve gjatë shëtitjes.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 4. Që lidhet me pedagogjinë a me pedagogun 8. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 10. Eshtë "mysafiri" i paftuar, zakonisht në periudhën e verës dhe në vende ku sundon papastërtia 12. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë; fraq, cingërimë, thëllim 13. I vendit ku kanë lindur prindërit, ku kanë jetuar të parët e dikujt 14. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 16. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 18. Përfundim. Dalja në një finale mendimi dhe debati 20. Hebrenjt quheshin ashtu. Antisemitizmi ishte një luftë kundër tyre 21. ... Pano, Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit 23. Nuk shkoj por v... 25. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 28. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 29. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 31. Përvetësoj një lëndë të jashtme, duke e përpunuar në organizëm 33. Vajtja e një grupi prej disa vetash, me mjete e pajisje të nevojshme në një vend të caktuar për qëllime kërkimore, quhet kështu 34. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 35. Medalje, urdhër etj., që i jepet dikujt nga shteti si shenjë nderimi për shërbime të larta ose për merita të veçanta 37. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 39. ... Zwingl, ishte themelues zviceran i Kishës së Reformuar, ai lindi më 1 janar të vitit 1484 40. Lloj byreku me shumë petë 42. Cipë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën etj.; lëkurëz 45. Nëpunës i ngarkuar për të drejtuar një fushë veprimtarie pranë një përfaqësie diplomatike 47. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 48. Dokument, me anë të të cilit njihet dhe mbrohet e drejta e autorësisë për një shpikje 50. Tërësia e krijimeve epike të një populli 52. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 53. Fije e tjerrë prej pambuku, leshi, mëndafshi etj. 54. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 55. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 57. Ajo që bën pula, vezë ose..
E enjte, 2 GUSHT 2018
Nga Albert VATAJ
60. Komuna e Preshevës, vendlindja dhe mbiemri i Idrizit të luftës për bashkim kombëtar 62. E vendos dikë a diçka në një vend 63. Pjetër ..., i ashtuquajtur, mandela i shqiptarëve për vitet e burgut komunist 64. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 65. Bashkëshortja e rilindasit të madh, Sami Bej Frashërit 67. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 68. Ai është mbret i pyllit dhe shenja e pestë e horoskopit 71. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 72. Partia Unitetit Kombetar 73. Prishem keq me dikë, i keqësoj, i bëj të ndera marrëdhëniet me dikë; prekem nga diçka dhe egërsohem 75. Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri tek e diela është një ... 77. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, inicialet 80. Partia Aleanca Popullore 81. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 82. Dokumenti që përmban kërkesën për të rishikuar një vendim të dhënë nga gjyqi 86. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 87. Mërgim për të shpëtuar nga ndjekjet 88. Lloj xunkthi që rritet në vende moçalore e që përdoret për të bërë shporta 89. N a t i o n a l s o z i a l i s t i s h e Deutsche Arbeiter Partei, iniciale, lider i së cilës ishte Adolf Hitler 91. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
93. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 95. Guxim i pathemeltë që mund të sjellë pasoja jo të mira 97. Veshje e posaçme që mbahet sipas kushteve të punës a rrethanave të veçanta 101. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 102. Rrip i ngushtë dheu midis dy detesh, midis dy liqenesh etj., që bashkon një tokë me një tjetër 104. Marrëveshje e veprime të mbuluara me qëllime të pandershme 108. S ë m u n d j e n g j i t ë s e , shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 109. Tokë e cila ka qenë punuar një herë dhe është prishur më vonë nga shirat 111. Emër me të cilin të vegjlit thërresin babanë ose vëllanë e madh 113. Takimi i mjekëve specialistë për të shkëmbyer mendime për gjendjen e një të sëmuri dhe për mënyrën e mjekimit të tij 114. Aristokrat në Romën e Lashtë VERTIKALISHT 1. Vetëm nga nëna ose vetëm nga babai, motra e ka të tillë 3. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 4. Ashtu është të ndodhurit aty, të qenët i pranishëm 5. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 6. Romani i Anton Pashkut 7. Traktati i Shën ... ose i paqes ndërmjet Perandorisë
Ruse dhe Perandorisë Osmane, u nënshkrua më 3 mars 1878 8. Tirana, e kishte targën e makinave ... 9. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 10. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 11. Argjentina atë ka karmonedhën e saj 15. Gjarpër i trashë dhe i gjatë, me trup të fuqishëm 16. Sundimtar me pushtet absolut e të pakufizuar 17. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 18. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 19. Fushë a shesh i madh me bar, pa drurë e shkurre 22. Copëz metali e dizenjuar që i jepet dikujt për merita, ose pjesëmarrje, etj 24. Plotësoj nevojat për të rrojtur, siguroj kushtet e nevojshme për jetesë. Ti po bën ashtu 26. Turrë drush; stivë, grumbull; deng, vandak, ose... 27. "Viktimat e ..." është filmi shqiptar i vitit 1996, me regji dhe skenar të Ekrem Kryeziu 28. Emërtesa që merr një person që ka buajtur në një vend tjetër 29. E kundërta e simpatikut do të ishte kështu 30. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 32. Vdiq më 12 shkurt 1905, Papa ... Negovani, klerik patriot dhe shkrimtar i shquar 36. I htemi ashtu të voglit të një kafshe derisa bëhet disaditëshe ose disamuajshe 38. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën
59. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 61. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë 66. Helmëz, bimë të huaja që zhvillohen në një të mbjellë 69. Një e tillë të çon në gjyq 70. As mish, as ... 71. Ana ... ditari i saj u bë nga më të famshmit e Historisë së Luftës së Dytë Botërore, ishte hebre 72. Atë përdornim dikur për të shkruar me bojë 74. Furrë e posaçme, ku digjen e bëhen hi të vdekurit. Holokausti mbart dëshmitë më rrënqethëse 76. Përdoret një ilaç i tillë kur sëmundja është serioze 78. Përdorte para euros Greqia si monedhë të saj 79. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 83. Njeri hokatar, gaztor që e mbante mbreti ose një feudal në oborrin e vet për t'u zbavitur 84. Xhungë e mbushur me qelb, e cila zë shtrat thellë në mish; çiban, i thatë 85. Tufë e madhe bagëtish, zakonisht të imëta), grumbull kafshësh që rrinë a kullotin së bashku 90. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 92. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 94. Grua me trup të shëndoshë dhe zakonisht të trashë, është edhe femra e derrit e tille 95. Hekurpunues, zejtar i punëve të metalit 96. Sipërfaqe toke e rrethuar nga të gjitha anët me ujë 98. Martin Camaj, shkrimtari dhe albanolog shqiptar, lindi (...) Dushman të Dukagjinit më 21 korrik 1927 99. Grishje që i bëhet dikujt për të marrë pjesë në një festë 100. Vegël frymore në trajtën e një fyelli e me katërmbëdhjetë vrima 103. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 105. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 106. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 107. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 110.Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 112. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën
41. Pika më e afërt nga Toka në orbitën e Hënës, quhet ashtu 42. Të qenët me vete, sovran dhe i pavarur 43. Banka Botërore 44. Bathias ...filozof anglez (rreth 1100). Ai u përpoq të pajtojë pikëpamjen e Aristotelit dhe të Platonit 46. Aktori i mirënjohur, ..Prosi. "Vilhelm Teli, është sprova e tij e parë në teatër. E fundit ishte në kinematografi me "Kush vdes në këmbë" më 1984 48. Dele ose dhi që ka pjellë dhe jep qumësht 49. Copë nga trupi i kafshëve të therura, që përdoret për ushqim 51. Kosh i madh i thurur me purteka, që përdoret zakonisht për të mbartur fruta 56. I heq fuqinë një ligji, vendimi, urdhri etj, shfuqizoj 58. E ndaj nga tjetri a nga të tjerët 1
2
B 9
3
4
5
I
R 15
I
14
M I
L
T R A K S I
O N I
S
T
H
19
20
E K S K U R S I
O N
T
A
A
O
Q
21
R 23
I
O N E Z
D I
O P T
J
R
N
L U M I
R I
J 27
E A R V ¸ E P
B
L
P
C I
C E
G
E
29
J R O N I
N
N
V E
R I
O R
K O P
¸
A
B
R
O
A
D
48
49
N
¸
S
E F
T
M
T
L
Z
50
˙
N O S
T U D I
B
O R
B
B
C
P
H
M 65
M A
I 68
T
P
60
M O S T
E
R
K
B L
I
P
E
L
S
F 76
S
B R
E
A
72
I
K
T 82
R S
O N A L
L
L
P
A 87
M
T
P
O
C
88
V A L I
L
E
M
B
M
U 85
D A D E
P
89
K R A H
L
80
A B U Z I
83
84
E
73
D U H M E 78
K A N E
79
86
O N
P
L
E
77
K
81
P E
E
A
63
71
75
L
N
R E C E N S I
R C
70
P
K 56
67
D
M A G R I
M
M D A L J
61
A R
H
H 66
69
74
D I
A
53
C M E
62 64
D
S ¸
K A L A 52
59
O
H Y T ¸
55
L A 58
K I
I
47
51
M A J
E R I
46
54 57
R 38
M
M
¸ 45
T ¸
P
30
H
42
44
A F
O
H 28
41
O K
D A
37
D E 40
I
33
36 39
43
32
L 35
R
M 26
A 31
L
¸
25
M
V
22
M A J
K
24
34
S S
17
A B S
F
P
13
L
16
A
18
J
O
8
A
12
M
U
7
A R R E
11
Z M E
A
6
M
O S M A K 10
˙
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
I
R
90
E K
91
R
A S
D
K
P I
R A N T
F
92
M B R E S
¸
I
C 93
I
R
94
A N T
I
A R K T
95
I
K U N
P
P
O M
¸
O
U
T
Z
100
E R
107
K ¸
R
N G ¸
O
D
108
V
B I
T 103
L
U
105
K J
A M U L
B ¸
S
T
K
L T
I
L
H D H E
O Z
112
C A R
¸
G
L
P
R 113
O
J
114
L E
116
G E
R I
S
106 110
111
E
K
O M A N 104
109
115
B L E
A
C E N U E
E
101 102
R
K
98
99
A L
R 96
97
S
S
E
M E
E
F R A N K
R
I
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 2 GUSHT 2018
Presidenti: Kjo është një parajsë e vërtetë, e prekshme shqiptare! Krenaria e Alpeve shqiptare është Plava dhe Gucia
Presidenti Meta në Vuthaj të Plavës e Gucisë
P
r esidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon këto ditë një vizitë në viset e banuara nga bashkëatdhetarët tanë në Mal të Zi, në Plavë e Guci. Në kuadër të kësaj vizite Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti tubimin tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”, që u zhvillua në Vuthaj të Plavës e Gucisë, në Mal të Zi, me një pjesëmarrje të shumtë të shqiptarëve të ardhur nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe trojet e tjera ballkanike të banuara nga bashkëkombasit tanë, shumë prej të cilëve kishin ardhur nga Diaspora, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa, Kanadaja, apo edhe nga Australia e Zelanda e Re. Presidenti i Republikës u përshëndet përzemërsisht nga organizatorët si dhe nga qindra banorë të kësaj treve, të cilët e mikpritën vëllazërisht vizitën e kreut të shtetit shqiptar në Plavë dhe Guci, në kuadër edhe të Fes-
tivalit Folklorik Kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkoi”. Gjatë Festivalit Folklorik Kombëtar dhe tubimit masiv popullor traditicional të përvitshëm në Alpet shqiptare, Presidenti Meta dhe të pranishmit ndoqën këngë e valle të intepretuara nga artistë të ndryshëm shqiptarë si dhe garat popullore e tradicio-
nale të mundjes, tërheqjes së litarit, vrapimet me kuaj, hedhjes së gurëve, etj. Presidenti Meta u nderua nga drejtuesit dhe organizatorët e Festivalit Folklorik Kombëtar si dhe nga Shoqata “Krenaria e Alpeve shqiptare” me titullin e veçantë vlerësues e simbolik “Mirënjohje” për “Demokratizimin dhe tntegrimin e shqiptarëve në rajon”, që iu dorëzua kreut të shtetit shqiptar nga kryetari i Këshillit Organizator, Tahir Gjonbalaj. Presidenti Meta, i emocionuar nga ky titull mirënjohje, nënvizoi se krenaria e alpeve shqiptare është Plava dhe Gucia.
Në fjalën e tij në festën e këtij viti, Presidenti Meta duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi: “Plava dhe Gucia është një parajsë e vërtetë, e prekshme, njerëzore dhe natyrore. Është një parajsë, e cila mund t’i sigurojë një të ardhme shumë më të mirë këtij komuniteti jashtëzakonisht patriotik, i cili edhe në kushte të vështira ka ditur të mbijetojë, qëndrojë dhe të ruajë traditat më të mira kombëtare dhe njerëzore të kësaj treve. Vizitova kullën 200-vjeçare të Çelajve dhe vërtetë jam shumë i kënaqur për këtë eksperiencë që përjetova atje sepse mu duk sikur vërtetë vizitova dhe u ktheva në historinë e gjithë kësaj treve të lavdishme, aq të pasur me vende historike dhe me kaq shumë monumente natyrore”. Ai ftoi gjithë shqiptarët të vizitojnë këto zona duke theksuar se rruga nga Tirana në Plavë është vetëm tre orë. “Plava dhe Gucia ka një peizazh kaq të mrekullueshëm saqë vërtetë unë besoj që në pak vite një ndryshim edhe më i madh ekonomik e social do të vijë këtu për të gjithë komunitetin. Jam i lumtur që më në fund edhe rruga nga Tirana në Plavë e Guci është më pak se tre orë. Këtë duhet t’ua themi të gjithëve në Shqipëri pasi me të drejtë shumë shqiptarë nga Shqipëria, të cilët i duan malet, turizmin malor shkojnë prej vitesh në Kolashin, Zhablak, Mavrovë. Absolutisht unë jam i sigurtë se kur ata të vijnë në Plavë e Guci do ta kenë të vështirë që të shkojnë në një
vend tjetër”,-tha Meta. Në fjalën e mbajtur në Vuthaj të Plavës e Gucisë, Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu mirënjohjen për diasporën tonë, sidomos për bashkatdhetarët e Plavës dhe Gucisë, të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi, në SHBA dhe Europë për atë dashuri të pakufijshme që ata kanë për këtë trevë, të parët e tyre, për ato investime të mëdha që ata kanë bërë, por edhe për të gjithë kontributin që ata kanë dhënë për çështjen shqiptare historikisht në të gjithë kohët dhe momentet më të vështira. “Mirënjohje më të madhe edhe për të gjithë ata që kontribuan për këtë festival, dhe që kontribuojnë vazhdimisht, që ruajnë traditat tona, këngët tona, vallen dhe muzikën tonë, sepse duhet të jemi krenarë për këto vlera të trashëguara dhe duhet t’i ruajmë dhe t’i trashëgojmë brez pas brezi. Rroftë populli i mrekullueshëm i Plavës dhe i Gucisë! Rroftë diaspora jonë e jashtëzakonshme, së cilës i jemi mirënjohës të gjithë, dhe të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë! Rroftë ky Vit Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut që të na bashkojë më shumë dhe të na forcojë akoma më tej identitetin tonë kombëtar!”,- theksoi Presidenti Meta.