Koha Jone_2 maj 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 102 (8543)

E enjte, 2 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Nga sot ndërkombëtarët, Presidenti, mazhoranca dhe publiku do të kenë në dorë planin e detajuar të opozitës se si mund të dilet nga kriza dhe të mos shkohet në përplasje civile me 30 qershor

Opozita jep profilin e Qeverisë Tranzitore Burime që nuk duan të identifikohen nga selitë PD dhe LSI flasin se tashmë e kanë portretizuar profilin e emrave kandidat për kryeministër, që natyrisht do vijnë nga PS, por kurrsesi jo Edi Rama. Bile dy emra janë kandidatë, me sa duket të gjithëpranuar edhe nga ndërkombëtarët, ku njeri është ministër në kabinetin e sotëm të Edi Ramës dhe tjetri nuk është në qeveri, por që ka dhënë shumë për integrimin e Shqipërisë në BE, ndonëse Tirana zyrtare pardje dështoi në Berlin, për fajin e kryeministrit dhe zv/ministrit si ministër

FAQE 3

Ministrja Anila Denaj: Mbi 6 mijë vende pune të lira për punëkërkuesit

Në foto: Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dje në Panairin e Punësimit 2019

NËNKRYETARI I PD

MOSBINDJA CIVILE

Edi Paloka: Rama Opozita përshkallëzon gati ta kthejë vendin protestat. Sot në hi, po na çon bllokim rrugësh në drejt një përplasjeje gjithë Shqipërinë Intervistoi: Redjon Shtylla

FAQE 6-7

FAQE 4-5

FAQE 14

Presidenti Meta, në aeroplanmbajtësen e SHBA-ve, “Abraham Lincoln”

Në foto: Presidenti Ilir Meta në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane “Abraham Lincoln”

NËNKRYETARJA E LSI

Erisa Xhixho: Rama të vendosë nëse do të largohet me dinjitet!

FAQE 8

GRUPIMI I QENDRËS SË DJATHTË

“Zgjedhjet pa opozitën, kërcënimi më i madh për stabilitetin e vendit”

FAQE 10

FAQE 24

REAGIMI

Samiti i Berlinit, Edi Rama: Fajin e ka Ramush Haradinaj! FAQE 11

CHAMPIONS LEAGUE

Barcelona shkatërron në Camp Nou 3-0, Liverpulin, shkëlqen me dygolësh Leo Mesi FAQE 21


POLITIKE ISH-MINISTRI I JASHTËM

S

htyrja e pranimit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian si vend kandidat, nga qershori në shtator, ka ngacmuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati që të reagojë një ditë pas këtij vendimi. Në reagimin e tij, fillimisht Bushati kujtoi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, 15-vjetorin e zgjerimit të “Big Bang” të BEsë me 10 vende, të cilën e cilëson një arritje historike. Ndër të tjera, ish-kreu i diplomacisë shqiptare shprehet se pranimi në

2

E enjte, 2 MAJ 2019

“Berlini”, Bushati thumbon Edi Ramën: Pranimi në BE duket i largët BE i Ballkanit Perëndimor duket mjaft i largët, duke përmendur këtu boshllëqet ekonomike dhe sociale të vendeve që aderojnë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, përfshirë këtu dhe vendin tonë. “Sot shënon 15 vjetorin e zgjerimit të “Big Bang” të #EU me 10 vende të #CEE. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i #WesternBalkans duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende

boshllëqet ekonomike dhe sociale. Punë e pa përfunduar!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Vjet kur në qershor 2018 nuk e pranuan Shqipërinë, kryeministri Edi Rama deklaroi prerë se në qershor 2019 do marrim vulën zyrtare. Tashmë kur Samiti i Berlinit e shtyu prapë datën e nisjes së këtyre bisedimeve, solli reagimin e Ditmir Bushatit.

Kreu i PD-së: Sot shpalosim platformën e opozitës për detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme

E

dhe pasi aleatët e tij zhvilluan një takim të martën me Presidentin e republikës për gjetjen e një zgjidhjeve politike që do të çonte në tejkalimin e krizës së rëndë politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se tre muajsh, sërish asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i opozitës. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit që zhvilloi paraditen e djeshme me kryetaren e LSIsë Monika Kryemadhi, takim që ndryshe nga herët e tjera, u mbajt në selinë e LSI-së. Ndonëse u duk sikur kishte një lëvizje të re dhe mundësi për dialog mes opozitës dhe maxhorancës, Basha tha para mediave se largimi i kryeministrit Edi Rama është kusht për dialog. Sai përket aksionit opozitar, kryedemokrati deklaroi se sot në orën 11:00 do të ketë një prezantim nga koalicioni opozitar të planit për qeverinë tranzitore dhe në orën 18:00 të së enjtes do të ketë sërish bllokim të disa akseve kombëtare. “Me zonjën Kryemadhi dhe me të gjithë aleatët po konkludojmë hapat që opozita do të hedhë për përshkallëzimin e aksionit opozitar. Jemi në një krizë të thellë, një krizë politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë dhe 24 orët e fundit dhe një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, të integrimit të vendit në BE. Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar Kushtetutën, ka asgjësuar demokracinë, ka asgjësuar zgjedhjet, themelin e llogaridhënies së qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë. Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi kreu i PD-së. Basha deklaroi se ndërkohë po punojmë intensivisht për programet tona respektive politike dhe ekonomike, për ofertën tonë për shqiptarët, jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për t’iu dhënë atyre sigurinë, lirinë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

Takimi me Kryemadhin, Basha: Largimi i Ramës kusht për dialog

mirëqenie për të gjithë. Pyetjes nëse do të ulet në një tryezë ku të jetë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama kreu i PDsë iu përgjigj duke deklaruar prerazi se kusht i panegociueshëm është largimi i Edi Ramës, si kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore, detyrat e së cilës, në veçanti sa i përket organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të prezantohen paraditen e sotme. PRONONCIMI I KREUT TË PD-SË Z. Basha çfarë diskutuat në selinë e LSI-së? ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

Rëndësi nuk ka vendi, rëndësi ka Kuvendi, apo jo?! Me zonjën Kryemadhi dhe me të gjithë aleatët po konkordojmë hapat që opozita do të hedhë në përshkallëzimin e aksionit opozitar. Jemi në një krizë të thellë, një krizë politike, një krizë kushtetuese, një krizë ekonomike dhe sociale. Dhe siç u bë e qartë edhe 24 orët e fundit në një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar Kushtetutën, ka asgjësuar demokracinë, ka asgjësuar NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

zgjedhjet, themelin e llogaridhënies demokratike të qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë. Ndaj ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensifikisht për programet tona respektive politike dhe ekonomike për ofertën tonë për shqiptarët; jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për t’iu dhënë atyre sigurinë, liritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjitha. Z. Basha nëse do të ketë një tryezë me disa parti politike, do të pranoni të uleni në këtë tryezë ku të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, qoftë edhe si kryetar i PS? Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë politikë, koalicionit më të madh, maxhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit : Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore. Detyrat e së cilës, në veçanti sa i përket organzimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do t’i shpalosim nesër publikisht në orën 11:00 në Tiranë në praninë e medias, përfaqësuesve më të lartë të koalicionit dhe një numri të madh të ftuarish. Z. Basha, por ju thatë që propozimi i partive të vogla që kërkojnë pikërisht thirrjen e kësaj tryeze ishte në harmoni me Partinë Demokratike, çfarë ka ndryshuar që i riktheheni qëndrimit tuaj? Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tim. Rivizitoni qëndrimet tuaja. Falëminderit, ditë të mbarë.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 2 MAJ 2019

Nga sot ndërkombëtarët, Presidenti, mazhoranca dhe publiku do të kenë në dorë planin e detajuar të opozitës se si mund të dilet nga kriza dhe të mos shkohet në përplasje civile me 30 qershor

Opozita jep profilin e Qeverisë Tranzitore Burime që nuk duan të identifikohen nga selitë PD dhe LSI flasin se tashmë e kanë portretizuar profilin e emrave kandidat për kryeministër, që natyrisht do vijnë nga PS, por kurrsesi jo Edi Rama. Bile dy emra janë kandidatë, me sa duket të gjithëpranuar edhe nga ndërkombëtarët, ku njeri është ministër në kabinetin e sotëm të Edi Ramës dhe tjetri nuk është në qeveri, por që ka dhënë shumë për integrimin e Shqipërisë në BE, ndonëse Tirana zyrtare pardje dështoi në Berlin, për fajin e kryeministrit dhe zv/ministrit si ministër

Koalicioni opozitar është hedhur në aksion total kundër qeverisë “Rama”. Strategjia që do të ndiqet nga sot dhe në vijim është fokusuar në dy drejtime. Pjesa e parë e aksionit ka të bëjë me protestat dhe përshkallëzimin e tyre drejt bindjes civile, me qëllimin për të detyruar Edi Ramën të largohet. Sot në gjithë vendin do të bllokohet qarkullimi në akset kryesore rrugore. Ndryshe nga java e kaluara, këtë herë bllokimi i rrugëve do të nis në orën 18:00 dhe do të zgjasë dy orë. Pjesa e dytë e aksionit, që është dhe më e rëndësishmja, është zgjidhja politike që opozita paraqet si mundësi për të dalë nga situata. Në këto muaj proteste, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë folur për qeverinë tranzitore dhe për formulën që garanton zgjedhje të lira dhe integrimin e vendit, pas largimit të kryeministrit Edi Rama. Tashmë nuk kemi më vetëm një ide politike, por një projekt konkret të opozitës. Paraditen e sotme, partitë opozitare do të prezantojnë në mënyrë të detajuar planin kombëtar për qeverinë tranzitore dhe daljen e vendit nga kriza. Njoftimi për këtë zhvillim të ri në kampin opozitar u dha nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, dje pas takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. “Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensifikisht për programet tona respektive politike dhe ekonomike për ofertën tonë për shqiptarët; jo vetëm për ta

nxjerrë vendin nga kriza por për t’iu dhënë atyre sigurinë, liritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqenie për të gjitha”,- tha ndër të tjera kreu i PD. Në këtë proces të ri të opozitës, i rëndësishëm është fakti tashmë fronti opozitar ka një platformë që shkon përtej protestave dhe largimit të Edi Ramës. Projekti opozitar tregon jo e vetëm përgjegjshmëri, por është dhe një mundësi për të kuptuar qeveria dhe ndërkombëtarët se në tryezë është një alternativë serioze që shmang krizën dhe largon hijet e një përplasje të fortë civile në 30 qershor. Konkretisht ky projekt do të prezantojë se çfarë do të ketë mision qeveria tranzitore, cilat janë objektivat e saj dhe se si do të sigurohen zgjedhje normale në vend, si do të rikthehet stabiliteti ekonomik dhe më kryesorja, çfarë mund të përmirësohet për të garantuar hapjen e negociatave. Veç platformës

politike dhe ekonomike, sot opozita do të prezantojë dhe profilin e ministrave që mund të jenë pjesë e kësaj qeverie. Siç është deklaruar në qëndrime personale të drejtuesve të opozitës, flitet për teknicienë, intelektualë dhe profesionistë në fusha të caktuara që gëzojnë mbështetje në publik dhe nuk kundërshtohen nga asnjë kamp politikë. Qëllimi i këtij takimi do të jetë edhe skicimi i profilit të ri të kryeministrit(es) me të cilin opozita pranon të hyjë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore në një ditë. Burime që nuk duan të identifikohen nga selitë PD dhe LSI flasin se tashmë e kanë portretizuar profilin e emrave kandidat për kryeministër, që natyrisht do vijnë nga PS, por kurrsesi jo Edi Rama. Bile dy emra janë kandidat, me sa duket të gjithëpranuar edhe nga ndërkombëtarët, ku njeri është ministër në kabinetin e sotëm të Edi Ramës dhe tjetri nuk është në qeveri, por që ka

dhënë shumë për integrimin e Shqipërisë në BE, ndonëse Tirana zyrtare pardje dështoi në Berlin, për fajin e kryeministrit dhe zv/ministrit si ministër. Natyrisht që sot jepet zyrtarisht se si e kërkojnë qeverinë tranzitore, kompetencat dhe profilin e shefit të ri të qeverisë. Emri i kryeministrit të ri do të jetë një nga socialistët e pa lidhur me krimin dhe bandat e drogës. Pas publikimit të platformës të opozitës zyrtare pritet që PS të ulet në bisedime për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët në mënyrë që vendi të mos përfundojë në destabilitet, sepse me 30 qershor opozita nuk do të lejojë, me çdo kusht e mjet, zhvillimin e zgjedhjeve farsë. Nga sot ndërkombëtarët, Presidenti, mazhoranca dhe publiku do të kenë në dorë planin e detajuar të opozitës se si mund të dilet nga kriza dhe të mos shkohet në përplasje civile. Q. Xhani


POLITIKE PROTESTA

B

anorët e “Unazës së Re” ende edhe dje vazhdojnë qëndrimin e tyre, duke kundërshtuar me forcë projektin i cili synon të prishë një pjesë të madhe të objekteve në zonë. Të mbështetur nga ish-deputetët e opozitës, banorët prej 6 muajsh dalin në rrugë duke mbajtur kështu një protestë simbolike, e cila tashmë është kthyer në qëndresë. Teksa inkurajohen për të mos e lënë kauzën e tyre në mes, njëri nga banorët është shprehur se ata kërkojnë zgjidhje të problemit të

4

E enjte, 2 MAJ 2019

Kërcënojnë banorët e Astirit: Pa zgjidhje në Unazën e Re, s’ka kuti votimi tyre, dhe jo zgjedhje. “Të gjitha këtu janë bërë si historitë me Belulin. Vetëm kështu, të bashkuar mund ta mbrojmë pronën. Jetën na e ka dhënë zoti, pronën e mbrojmë vetë. Përveç fyerjeve dhe ofendimeve, politikanët harrojnë që jemi dhe votues. Por nga tani ta harroni që mund të hyni në Unazën e Re për vota. Dhe që ta dini qeveria serbe është sjellë më mirë me kosovarët sa po sillet qeveria me në.

Këtyre qeveritarëve u duhen tokat tona që ne e kemi blerë me para, dhe nuk e kemi pushtuar. Ata kujtojnë se na frikësojnë kur thonë burg, por që në fillim ne i kemi thënë burgut hapu vetë. Por ta dinë, nëse nuk zgjidhet problemi jonë deri në 30 qershor, asnjë kuti votimi nuk do të vendoset në Unazën e Re. Ne i kërkojmë vemjes së bashkisë, zgjidhje dhe jo zgjedhje”, tha banori.

Ndryshe nga java e kaluar, opozita do të protestojë jo në 5 por në 12 akse nacionale, dhe jo për 1 por për 2 orë

Mosbindja civile, opozita përshkallëzon protestat në gjithë Shqipërinë: Rama Ik! Herion Mesi

K

reu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi këtë të mërkurë të merrte rrugën drejt selisë së LSI-së dhe të takonte kryetaren Monika Kryemadhin në zyrën e saj. Në mbyllje të takimit që zgjati përreth 1 orë, Basha në një deklaratë për mediat tha se aksioni i opozitës vazhdon dhe dita e enjte sipas të gjitha gjasave do të jetë shumë intensive. Kjo pasi opozita gjatë paradites do të prezantojë për opinionin detyrat e qeverisë tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa pasdite në 18:00 nis aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore. Ndryshe nga protesta e kaluar ku u bllokuan vetëm 5 akse kombëtare, opozita ka vendosur ta përshkallëzojë aksionin e saj, duke e shtrirë mosbindjen civile në të paktë 12 akse nacionale, të cilat nuk do të bllokohen për 1 por për dy orë, ku protesta do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Pak ditë më parë në kuadër të mobilizimit qytetar kryedemokrati mblodhi në selinë blu krerët e degëve të PD-së në rrethe të cilëve u kërkoi pjesëmarrje sa më masive në protesta që ata do të zhvillojnë në qarqet e tyre respektive, duke bllokuar akset rrugore si pjesë e përshkallëzimit të qëndrimeve të PD-së dhe aleatëve të saj

ndaj mazhorancës qeverisëse, ku kërkesa kryesore e opozitës mbetet e pandryshuar: Largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike, e cila do të mund të organizojë më pas jo vetëm zgjedhjet lokale, por edhe ato të parakohshmet parlamentare. Protestat në rrethe Në kuadër të mosbindjes civile, opozita në Shkodër ka vendosur të protestojë nesër duke bllokuar rrugën nacionale në Krye Bushat, zonë kjo që do të ndalojë qarkullimin e të gjithë automjeteve që i drejtohen Shkodrës dhe anasjelltas, por do të bllokohet dhe rruga që lidhet me zonat e Pukës dhe Tropojës. Një gjë e tillë është paralajmëruar nga vetë kryetari i degës së PD-së, Xhevdet Amuli ku i bëhet thirrje të gjithë protestuesve të zonës së veriut të

mblidhen pikërisht në këtë aks rrugor. “Sot u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, dega Shkodër, ku në fokusin kryesor ishte organizimi për protestën e radhës, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, datë 2 Maj në orën 18:00 për bllokimin e rrugës nacionale në Krye Bushat. Protesta është e koordinuar njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, pjesë e agjendës së këtij takimi, ishte edhe angazhimi i strukturave dhe qytetarëve në protestën kombëtare të datës 11 Maj në Tiranë. Ne nuk ndalemi. Tik-taku i fundit i oligarkisë po afron. Rama Ik! Shqipëria si Europa”, thuhet në njoftimin e degës së PD-së në Shkodër, pjesë të cilit ishte dhe ish-deputeti demokrat Bardh Spahia. Në Lezhë bllokimi u rrugës do të bëhet si herën e shkuar,

në rrethrrotullimin pranë Milotit që lidh dhe rrugën kombëtare me atë të Kosovës. Në qarkun Dibër në rrugën që lidh Peshkopinë me Bulqizën. Gjithashtu mësohet se pesë akset e rrugëve që u bllokuan të enjten shkuar do të jenë sërish edhe qendra e protestës dhe të nesërmen. Grumbullimi i protestuesve të qarkut të Tiranës do të jetë në rrethrrotullimin e sheshit “Shqiponja”, ndërsa për ato të Durrësit në zonën e Plepave në Durrës. Demokratët e qarkut Fier do të mblidhen në Rrethrrotullimin e Sheqit, ndërsa demokratët e Beratit do të mblidhen tek Ura e Hanit, në pjesën e rrugës së Perondisë. Opozita do të protestojë edhe tek rrethrotullimi në Çiflig, në hyrje të Korçës, si dhe në rrugën në hyrje të të superstradës Vlorë – Levan. Për Qarkun e Gjirokastrës

protesta është do të bëhet te Ura Leklit në Tepelenë. Sipas burimeve të “Koha Jonë”, kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka vendosur ende se në cilin qark do të jetë i pranishëm. Protestën e shkuar ai vendosi të ishte me protestuesit e mbledhur në rrugën e Milotit. Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në zonën e rrugës së Plepave në Durrës. Akset që bllokohen nesër nga opozita Qarku Kukës - Në pjesën e rrugë së Kombit Qarku Shkodër - Në zonën e quajtur Krye-Bushat Qarku Lezhë - Në rrotullimin e rrugës së Milotit ku lidhet rruga me Kosovën Qarku Dibër - Bllokim në rrugën që lidhet me Bulqizën Qarku Tiranë Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” Qarku Durrës - Aksi DurrësKavajë, në rrethrrotullimin pranë vendit të quajtur zona e Plepave Qarku Elbasan - Në Bradashesh pranë Karburant “Gega” Qarku Fier - Afër Urës së Mbrostarit, sa fillon rruga dy kalimshe për të hyrë në Fier Qarku i Beratit Grumbullimit tek Ura e Hanit Qarku Korçë - Tek rrethrrotullimi në Çiflig, në hyrje të Korçës Qarku Vlorë - Rruga në Hyrje të Superstradës Vlorë - Levan! Qarku Gjirokastër - Ura Leklit në Tepelenë


POLITIKE

5

E enjte, 2 MAJ 2019

Ministria e Arsimit u uron “1 Majin” Sindikatave që protestuan dje: Kontrata kolektive përmban të gjitha kërkesat

1 Maji, mësuesit protestë para MAS: Boll me Drejtorë politikë dhe Ministra të importuar! M

ësuesit, minatorët dhe shoqëria civile zhvilluan protesta në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Me këtë rast ata kërkuan nga shteti më shumë vëmendje, paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës veçanërisht në aspektin e sigurisë në punë pasi në gjashtë vitet e fundit kanë humbur jetën 112 persona si pasojë e kushteve të rënda dhe mungesës së sigurimit teknik. Sipas një raporti të Eurostat rezulton se në një vit shqiptarët punojnë rreth 200 orë më shumë se punëtorët e vendeve të BE-së, por marrin vetëm 25% të pagës së këtyre të fundit. Protesta e 1 Majit Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Tiranë u përkujtua me protesta. Mësuesit kërkuan më shumë vëmendje nga shteti duke apeluar për pagë më të larta dhe rritje të cilësisë së arsimit. “Zonja Ministre jemi këtu me një kërkesë shumë minimale. Kërkojmë rritje 20% të pagës, ju që nga 2013 e keni rritur vetëm 7%. 20% është vetëm një kafe. Ju nuk mendoni të rrisnin pagat tona, ju mendoni vetëm të bëni korrupsion dhe të shkatërroni arsimin publik. Ju nuk mund ti përgjigjeni kërkesave më minimale që kanë mësuesit. Në MAS po shkatërrohen tekstet, po dalin tekste që janë me vulgarizma dhe gabime shkencore. Po shkatërrojnë arsimin dhe cilësinë e tij. Ju si titullare e këtij institucioni nuk prononcoheni. Ju uroj që këtë ditë ta kaloni mirë duke pirë atë verën e shtrenjtë por dhe me një detyrim që gjitha

P

o dje, përfaqësues të Sin-dikatës së Naftëtarëve dhe përfaqësues të ndërmarrjeve të naftës nga i gjithë vendi, janë mbledhur dje në qytetin naftëtar të Kuçovës, ku kanë firmosur një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama, me kërkesat e tyre. Në emër të naftëtarëve shqiptarë, një prej kategorive më të vuajtura të popullsisë sonë, shumica e të cilëve me sëmundje profesionale e që vdesin për shkak të kushteve të vështira të punës në industrinë e naftës, përfaqësuesit e sindikatës parashtruan problematikat që prekin këtë kategori njerëzish, duke deklaruar nevojën emergjente për të sjellë një drejtësi në trajtimin e duhur financiar të kategorive të vështira në Shqipëri, siç janë: naftëtarët, minatorët, metalurgë etj. Naftëtarët kanë kërkuar nga qeveria të mbajë qëndrim përgjegjës në lidhje me nismën që u ndërmor për

“1 MAJI”

Minatorët e Pogradecit protestë: Të gjitha qeveritë kanë gënjyer

këto pyetje që ju shtrojmë të na thërrisni ti diskutojmë së bashku sepse përndryshe ne do të përshkallëzojmë protestën tonë në gjithë Shqipërinë me 36 mijë mësues”, u shpreh kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Vlorë. Në protestën e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, mësuesit thanë se ndihen nën presion dhe se drejtorët janë të vendosur nga politika. “Ministre boll mashtruat me reformat tuaja, janë të dështuara. Përfshini mësuesit në reformat tuaja, boll kopjuat shtetet e zhvilluara. Prej vitesh presim premtimet tuaja të pa mbajtura lidhur me pagat dhe buxhetin në arsim. Gjithë mësuesit janë të frikësuar për

vendet e punës, sepse me Drejtorët politikë vetëm presione shohim në shkollat tona. Kemi 6 vite që na mohoni shpërblimin e fundvitit. Nëse do të kemi një arsim cilësor do të kemi një të ardhme, po vrasim të ardhmen. Ju ftojmë të zhvilloni reforma duke përfshirë mësuesit. Boll me Drejtorë politikë dhe Ministra të importuar, kemi kuadrot tona. Boll me figura të paprovuara”, theksoi Alma Lama. Reagimi i ministrisë Në reagim për protestën e djeshme, Ministria e Arsimit nënvizoi se rritja e përvitshme e rrogave të mësuesve do të reflektohet në pagën e prillit që secili mësues do ta ketë në llogari këtë muaj. Në një deklaratë për mediat, MAS tha dje se protesta është

një e drejtë dhe “1 Maji” është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat. Sa i takon shqetësimeve të ngritura nga Sindikatat për mungesë dialogu me Ministren, MAS nënvizon se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive. Kontrata, nënvizon MAS, përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe jemi të lumtur që rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit, të cilën çdo mësues/e do ta ketë në llogarinë e tij/saj duke filluar që nga dita e sotme. Ndër të tjera, MAS i uron përzemërsisht 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe sindikatave.

Protestë zhvilluan edhe minatorët, të cilët edhe këtë 1 Maj kërkuan statusin që u mundëson më shumë mbështetje sociale. “I bëj thirrje Kryeministrit t’u japë atë që u takon minatorëve”, thanë minatorët që protestuan dje para Kryeministrisë. Po dje, në Ditën e Punëtorëve, minatorët e Pogradecit dolën në protestë për statusin e minatorit. Protesta u zhvillua në qendër të qytetit, ndërsa i janë bashkuar edhe organizata të shoqërisë civile. Minatorët i kërkuan qeverisë, dhënien e statusit të munguar prej 15 vitesh, rritje të pensioneve, të cilat i konsiderojnë qesharake. “Të gjitha qeveritë na kane gënjyer për statusin. Jemi në vështirësi ekonomike, pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe. Kemi mbi 30 vite punë nën tokë. Qeveria të marrë në konsideratë kërkesat tona”, deklaruan minatorët.

Naftëtarët kanë kërkuar nga qeveria të mbajë qëndrim përgjegjës në lidhje me nismën përgatitjen e projektligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira

Statusi i naftëtarit, sindikata e naftëtarëve peticion Ramës

përgatitjen e projektligjit për trajtimin financiar shtesë të profesioneve të vështira. Pas diskutimeve të shumta për padrejtësitë e mëdha dhe indiferencën vrastare të shtetit ndaj naftëtarëve në të kaluarën,naftëtarët i kërkuan qeverisë korrigjimin e

ligjit të statusit të naftëtarëve,duke mbajtur premtimin e dakordësuar në 26 Prill 2018,për një shtesë financiare dinjitoze,40% të pagës minimale si rritje të pensionit aktual. Në fund të takimit,të gjithë naftëtarët e pranishëm firmosën peticionin

drejtuar kryeministrit Rama me kërkesat e tyre,peticion që do të përcillet për tu firmosur nga të gjithë naftëtarët në çdo ndërmarrje të prodhimit të naftës në vendin tonë. Burra e gra naftëtarë kanë folur për kushtet e vështira në punë,problemet shëndetësore që kanë prej vitesh dhe indiferencën e shtetit ndaj trajtimit të tyre të padrejtë financiare. Kryetari i Sindikatës së Re të Naftëtarëve të Shqipërisë, Kostandin Kina, është shprehur se,qeveria duhet të amendojë Ligjin aktual për statusin e Naftëtarit Nr. 8/2017 dhe ti japë kësaj kategorie të drejtat e munguara prej vitesh. Kina ka deklaruar se,projektligji i përgatitur është i mangët pasi nuk

përfshin dakordësinë e shprehur mes Ministrisë së Energjitikës e Infrastrukturës dhe Ministrisë së Financave,që trajtimi financiar shtesë i pensioneve nga profesionet e vështira të ishte 40% e pagës minimale,pra 10 mijë lekë në muaj. Sipas Kinës, trajtimi aktual financiar i naftëtarëve është një tallje për naftëtarët dhe një padrejtësi shumëvjeçare. Kina ka pohuar se,qeveria duhet të përcaktojë sfatin kohor të përfitimit të statusit 15-vjet për meshkujt dhe 10-vjet për gratë. Kina ka deklaruar se,nqs kërkesat e naftëtarëve nuk merren parasysh,ata do të përshkallëzojnë formër e rebelimit duke bllokuar prodhimin.


POLITIKE

6 E enjte, 2 MAJ 2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, intervistë për “Koha Jonë”: Në 30 qershor ose do të triumfojnë qytetarët dhe demokracia, ose do të instalohet dhe një herë diktatura

Paloka: Rama gati ta kthejë vendin në hi, po na çon drejt një përplasjeje Intervistoi: Redjon Shtylla

“Sigurisht që dialogu dhe negociatat janë ato që do të përcaktojnë rrugën se si do të shkohet në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri por që ne të ulemi në dialog, ka disa kushte paraprake dhe më i rëndësishmi është largimi i Ramës si kryeministër”. Paçka se aleatët e PD-së kërkojnë tryezë dialogu, për nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka, opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Paloka i pyetur për sinjalet që u dhanë në Berlin për çështjen e Integrimit të Shqipërisë në BE, thotë se: “Problemi është se ndryshe nga Zaev që deklaroi se do të jepte dorëheqje nëse vendit të tij nuk i hapeshin negociatat, Rama është gati të çojë në humnerë Shqipërinë vetëm të mos e lëshojë karrigen”. Ndërsa për datën 30 qershor, ai thotë se: “Ose do të triumfojnë qytetarët dhe demokracia, ose do të instalohet dhe një herë diktatura. Kjo është luftë për ekzistencë, po e them përsëri”. Protesta e radhës e opozitës, e planifikuar në 11 maj po vjen me një paralajmërim për një tubim të fortë dhe me objektiva të qarta. Thirrja për dëbimin e qeverisë me protesta është hera e parë që bëhet në mënyrë direkte nga z.Basha. Si do të organizohet PD-ja me aleatët, protestë disa orëshe dhe pastaj do të tërhiqeni? Protestat janë mjeti për të arritur një qëllim. Qëllimi i opozitës së bashkuar, tanimë është i shpallur; krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, në radhë të parë duhet vullnet politik nga qeveria, e cila ka mekanizmat për të lejuar ose penguar që zgjedhjet të jenë të tilla. Kryeministri aktual, pavarësisht nga emrat në qeverinë e tij, ka treguar se jo vetëm nuk ka vullnet të lejojë zgjedhje të lira por është frymëzuesi dhe organizatori direkt i manipulimit të tyre, duke përdorur në mënyrë të kundraligjshme çdo mjet që ka në dispozicion, madje duke shkuar deri atje sa të përdor krimin dhe të bashkëpunojë me krimin e organizuar për të blerë e kërcënuar votuesit. Ky është një fakt që opozita e ka denoncuar që me zgjedhjet e pjesshme në Dibër, e denoncoi dhe në 2017 dhe sot vërtetohet për këdo nëpërmjet dy dosjeve të njohura me numrat 339 dhe 184, dosje të bëra publike dhe nga mediat ndërkombëtare. Siç e dini, të implikuarit në këto dosje janë njerëz të ngarkuar direkt nga kryeministri Rama me manipulimin e zgjedhjeve, madje për të dhënë një sinjal të qartë të vullnetit të tij, Rama njërin prej tyre, Damian Gjiknurin e “gradoi” si nr.1 të organizimit të zgjedhjeve për “rilindjen”. Kjo është dhe arsyeja pse prokuroria dhe drejtësia nuk veprojnë, sepse ai që tanimë

kontrollon drejtësinë, e ka dhënë të qartë sinjalin që jo vetëm nuk do të lejojë të dënohen ata që kryen krimin elektoral në Dibër apo në zgjedhjet e 2017 por ata do të drejtojnë dhe krimet e tjera elektorale që po përgatiten. E vetmja “punë” që ka bërë qeveria Rama në këto gjashte vite, ka qenë përgatitja intensive për grabitjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të radhës. Në këto kushte, opozita e bashkuar ka bërë dhe lëvizjet e saj, që janë lëvizje absolutisht të forta dhe ekstreme por të detyruara pikërisht nga situata ekstreme ku ndodhemi. Të gjitha partitë kryesore në vend, të djathta dhe të majta, pas dorëzimit të mandateve të deputetit, kanë vendosur të mos lejojnë më përsëritjen e krimeve elektorale në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitë, me opozitë fasadë dhe me Ramën kryeministër nuk mundet e nuk do të ketë më! Protestat janë një nga mënyrat që opozita ka zgjedhur për të realizuar këtë qëllim. Pjesëmarrja e sa më shumë protestuesve ka qenë objektivi ynë në këto protesta të para dhe siç e keni ndjekur nga protesta e parë më 16 shkurt deri tek e fundit, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë ka qenë në rritje të dukshme. Pavarësisht të gjithë pengesave dhe presioneve të qeverisë duke filluar nga presioni mbi drejtuesit e mjeteve, që sjellin protestues në Tiranë apo postoblloqet e rrugëve e deri tek largimet nga puna, dhuna gjatë protestave, kërcënimet dhe burgosjet e protestuesve, jo vetëm që numri i protestuesve është rritur, por dhe shprehja e revoltës ka qenë në shkallë më të lartë. Duhet theksuar që dhuna, gazi dhe burgosjet, jo vetëm nuk i kanë bërë njerëzit të tërhiqen por kanë forcuar bindjen dhe shpirtin e tyre të revoltës. Ka kohë që

pakënaqësia është kthyer në urrejtje për Ramën dhe dhuna e represioni, vazhdojnë ta ushqejnë e rrisin këtë urrejtje çdo ditë e më shumë. Në këto kushte, kur reagimi qytetar vihet përballë arrogancës e dhunës qeveritare, nuk ka rrugë tjetër veçse shpërthimit të revoltës. Bllokimi i rrugëve është vetëm një hap drejt përshkallëzimit. Hapa që opozita i ndërmerr për të dhënë sinjalin e duhur por që nuk merr përgjigjet dhe reagimet e duhura nga qeveria. Kjo, për mendimin tim, do të na çojë deri më 30 qershor në një përplasje të pashmangshme. Unë e kam thënë dhe një herë, Rama është gati ta kthejë vendin në hi, po të jetë i sigurtë që më pas do të jetë ai që do të sundojë mbi hirin. Për pushtetin e tij, për interesin e tij ai nuk llogarit askënd. Ne të tjerët e kemi luftë për ekzistencë. Jemi në kushtet e luftës për ekzistencë. Është në diskutim jo demokracia si koncept abstrakt, por direkt jeta jonë dhe e fëmijëve tanë. Unë vetë kështu e shoh. Pushteti i Ramës përballë të ardhmes e jetës së fëmijëve tanë. Si i lexoni sinjalet e deritanishme nga Samiti i Berlinit? Sa i takon çështjes së Integrimit të Shqipërisë në BE, sinjalet janë që nuk do të marrim dritën jeshile për në qershor, data është shtyrë për në shtator? A ka faj dhe opozita për

këtë situatë ku kriza politike është duke shkuar drejt rrezikimit të pluralizmit? Takimi i Berlinit, nuk dha thjesht sinjale por përgjigje te qarta. Sot nuk jemi në kushtet kur mund të presim hapjen e negociatave por po rrezikojmë dhe të bëjmë hapa pas në kthimin e vizave. E këtu nuk është vetëm vendimi i Parlamentit holandez, por kemi dhe një deklaratë të Macron që BE-ja të rishikojë kushtet e lëvizjes në zonën Shengen për disa vende. Kjo deklaratë u konkretizua fatkeqësisht me një qëndrim, pikërisht në Takimin e Berlinit ku Shqipëria e Ramës u konsiderua si shkak edhe për mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është shumë e rëndë dhe fajtor për këtë është vetëm një njeri, Edvin Rama! Po çfarë ndodh me Ramën e qeverinë? Reagimet janë edhe më skandaloze e tregojnë qartë se jo vetëm nuk reflektohet por kanë ndërmend të bëjnë që shqiptarët të prekin fundin e gropës së zezë ku po na zhysin. E mbani mend që një vit më parë u vendos shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave. Ky në fakt ishte një farë favori, për të mos dhënë një “Jo” të prerë, po për t’i lënë qeverisë dhe një vit kohë që të plotësonte kushtet e vëna bashkë me disa kushte të shtuara posaçërisht për qeverinë Rama. (Vijon në faqen 7)


POLITIKE

7 E enjte, 2 MAJ 2019

Duke cituar të dhënat e publikuara nga Banka Botërore, ish-deputetja e PD-së thekson se pjesa dërrmuese e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë

Jorida Tabaku: Shqipëria e varfër dhe e papunë

Për ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Shqipëria është një vend i varfër dhe qytetarët e saj nuk kanë punë. Me anë të një shënimi në Facebook, duke cituar të dhënat e publikuar nga Banka Botërore, Tabaku thekson se pjesa dërrmuese e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Sipas Tabakut, premtimet e bëra për punësimin janë një dështim i madh i kësaj qeverie. Ajo shton se ky lloj dështimi detyron të rinjtë të enden dyerve të Europës në kërkim të një jete më të mirë. “Ne nuk duam të taksojmë punën dhe aftësinë për të punuar, ne duam ta vlerësojmë punën. Duam të incentivojmë punësimin dhe zhvillimin e bizneseve dhe besojmë që taksat e ulëta prodhojnë një ekonomi të shëndetshme dhe

rritje të punësimit. Do të ndjekim çdo investitor të huaj në rajon e ta bëjmë Shqipërinë përsëri konkurruese! Shqipëria nuk e meriton të jetë kjo që është sot”,-shkruan Tabaku. Shkrimi i plotë Pak javë më parë një raport i Bankës Botërore paraqiste fotografinë e gjendjes mjerane të vendit ku puna është zhdukur ndërsa bizneset mbyllen nën dhunën e barrës fiskale. Në raport thuhet se mbi 35% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$/ditë. Një shifër kjo që nuk paraqet aspak zbukurimet fasadë të qeverisë dhe një e dhënë që nuk justifikon taksat e rritura që me sa duket nuk kanë shkuar për hapjen e vendeve të punës. Vendet e reja të punës janë inekzistente ndërsa shumicën e vendeve të punës i kanë hapur

vetëm një grusht biznesesh të mëdha, që në fakt nuk kanë atë fuqi punësimi për t’iu përgjigjur punëkërkuesve. Kjo gjendje pesimizmi që vëren edhe BB në raportin e saj ndjehet edhe tek të rinjtë. Sipas raportit, papunësia në afatgjatë është 52,7% dhe kjo është shenjë negative për të papunët që kanë kohë që kërkojnë punë duke prodhuar të papunë të dekurajuar që nuk shpresojnë të gjejnë punë dhe emigrojnë. Gjithashtu raporti nënvizon se punësimi part time në vendin tonë është më i larti në BP. Mesatarja e rajonit është 12% ndërsa ne si Shqipëri e kemi 19% (punësimi part time llogaritet si i punësuar në statistikat tona). 26% e të punësuarve kanë një punë të përkohshme (renditemi të dytët). Ndërkohë 58% e grave dhe 39% e burrave

shqiptare të moshës 15-49 vjeç deklarojnë se nuk janë të punësuar dhe as kane punuar gjëkundi gjate 12 muajve sipas UNICEF. Të gjitha këto shifra tregojnë se këtu ka një dështim total të premtimit për punësimin e për këtë arsye sot të rinjtë enden dyerve te Europës. Papunësi masive që vjen prej taksave te larta, mbylljes së bizneseve, mungesës së investitorëve te huaj dhe dritëshkurtësisë së qeverisë. Partia Demokratike do ta kthejë punësimin më prioritet kombëtar

duke investuar së pari me arsim dinjitoz sipas nevojave te tregut e së dyti nëpërmjet politika e fiskale. Ne nuk duam të taksojmë punën dhe aftësinë për të punuar, ne duam ta vlerësojmë punën. Duam të incentivojmë punësimin dhe zhvillimin e bizneseve dhe besojmë që taksat e ulëta prodhojnë një ekonomi të shëndetshme dhe rritje të punësimit. Do të ndjekim çdo investitor të huaj në rajon e ta bëjmë Shqipërinë përsëri konkurruese! Shqipëria nuk e meriton të jetë kjo që është sot!

prapë rekomandimin e KE-së si sukses) dhe nëse nuk plotëson kushtet, në vjeshtë do të ketë një tjetër “Jo”. “Thashetheme” nga Berlini përmendin se kërkesat e opozitës, nuk janë shtuar si kushte, po nuk kanë kaluar pa u përmendur si mënyrë për zgjidhjen e krizës dhe hapjen e rrugës për Integrimin e Shqipërisë. Problemi është se ndryshe nga Zaev që deklaroi se do të jepte dorëheqje nëse vendit të tij nuk i hapeshin negociatat, Rama është gati të çojë në humnerë Shqipërinë vetëm të mos e lëshojë karrigen. Duhet parë sesa janë gati shqiptarët ta pranojnë të sakrifikojnë të ardhmen e tyre, për karrigen e Ramës. Në platformën politike me 12 pika, aleatët e PD-së ndër të tjera kërkojnë tryezën politike nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. A janë këto takime sinjale se kriza mund të zgjidhet pa patur nevojë për përshkallëzim të mëtejshëm dhe si do të reagojë PD-ja, do të dëgjojë zërin e aleatëve për tryezë që vendi të mos rrezikojë destabilitetin? Përshkallëzimi ose jo i situatës, siç përmenda dhe më lart, varet vetëm nga reagimi i Ramës. Sigurisht që dialogu dhe negociatat janë ato që do të përcaktojnë rrugën se si do të shkohet në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri, që janë dhe qëllimi i të gjitha pikave të përcaktuara dhe në marrëveshjen e partive opozitare, por që ne të ulemi në dialog, ka disa kushte paraprake dhe më i rëndësishmi është largimi i Ramës si kryeministër. Kjo nuk është një tekë e opozitës, as se ne po

kërkojmë ti heqim “Cristiano Ronaldon” ekipit kundërshtar, siç e quan veten Rama, por është kërkesë që lidhet me sa thashë dhe më lart, që është vërtetuar tanimë se Rama me pushtetin e qeverisë, ka manipuluar dhe synon të manipulojë dhe zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Ne nuk kërkojmë “daljen nga fusha” të Ronaldos, po ky “Cristianoja” i “Rilindjes” duhet të hyj në fushë me kushte të barabarta e rregulla të njëjta loje me kundërshtarin. Nuk mund ti bëj golat me dorë e pastaj edhe në rolin e arbitrit ta quaj golin e rregullt duke thënë; “unë kam parë kamerat”. PS firmosi koalicionin “Aleanca

për Shqipërinë Europiane” dhe siç z.Rama thotë, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe se PSja do të fitojë të gjitha bashkitë. Rama ka “kërcënuar” me burg kush pengon zgjedhjet. Në këtë situatë aspak të qetë, ku presioni është rritur, si do ta izolojë PD-ja qeverinë “Rama 2” për të shkuar në zgjedhje të lira? Fakti që Rama vazhdon ti përgjigjet me arrogancë dhe nuk afron zgjidhje për situatën e krizës në vend, sigurisht që nuk projekton asgjë të mirë për të ardhmen. Nëse ai vërtetë mendon se do ta kthejë Shqipërinë në ditët më të errëta të saj e ka gabim. Siç e ka gabim nëse mendon që duke rrethuar

Tiranën me tela e duke u rrethuar vetë me bodyguardë e forca speciale, do të mundet ta mbajë në këmbë pushtetin e tij personal pa u cenuar. E përmenda dhe më lart, pakënaqësia e njerëzve ndaj Ramës është kthyer në urrejtje dhe në këto kushte arroganca e tij vetëm e acaron më tej situatën, duke na çuar drejt një përplasjeje ku në fakt populli nuk ka më asgjë për të humbur. 30 qershori kthehet kështu në një pikë pa kthim, në fund të së cilës ose do të triumfojnë qytetarët dhe demokracia, ose do të instalohet dhe një herë diktatura. Kjo është luftë për ekzistencë, po e them përsëri. Si e komentoni nxitjen dhe thirrjen që Ambasada Amerikane dha për cilindo kandidat, që të regjistrohen në zgjedhjet lokale? E cilësoni ndërhyrje në punët e Brendshme të Shqipërisë dhe a po mbështet kauza e opozitës për zgjedhje të lira nga ndërkombëtarët? Kauza për zgjedhje të lira, nuk është vetëm kauzë e opozitës shqiptare. Zgjedhjet e lira janë themeli i çdo demokracie në botë dhe sigurisht ajo amerikane është kampionia në këtë pikë. Ne po kërkojmë pikërisht që edhe shqiptarët të gëzojnë ato të drejta që kanë qytetarët në vendet demokratike. Për këtë është beteja jonë dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund. Tanimë problemet me demokracinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, i kanë denoncuar jo vetëm mediat më të rëndësishme ndërkombëtare por dhe institucionet përkatëse ndër të cilat do të kujtoja raportet e dy viteve të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

INTERVISTA (Vijon nga faqja 6)

Po çfarë ndodhi? Në vend që minimalisht të kërkonte ndjesë për bllokimin e të angazhohej për realizimin e kushteve që ishin shtuar, Rama shpalli “fitoren”. “Negociatat u hapën”, -tha me pafytyrësinë më të madhe. Lëshoi dhe ca të pafytyrë të tjerë nëpër studio televizive që flisnin për “suksesin e arritur” (mbaj mend që në njërën prej tyre Shalsi më ftoi dhe të festonim së bashku “hapjen e negociatave”) hodhi dhe fishekzjarrë. E më pas, jo vetëm nuk u impenjua të ndiqte realizimin e kushteve që i kërkoheshin, por i çoi gjerat edhe më zi aq sa dhe atë që mbante si të vetmin kalë beteje që i kishte mbetur, të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”, ja menderosën me publikimin e një sondazhi dhe bashkëautorët e saj. Ndryshoi qeverinë, po jo për ti përmirësuar gjerat, po për t’i zhytur më keq. Mjaftojnë dy ministritë kryesore; e Brendshmja dhe e Jashtmja, për të kuptuar këtë realitet. Llesh kimiku ja arriti që në më pak se një vit, të ketë dyfishim vrasjesh në vend. Ai gjeniu i vogël në Ministrinë e Jashtme, ka vetëm një “meritë” se po zbavit shqiptarët e ndërkombëtarët me “gjeninë” e tij. Rezultati; jo vetëm nuk na hapen negociatat por siç thashë, rrezikojmë kthim prapa. E për qartësi, se shoh që bëhet prapë një “ngatërresë” diku më e diku pa qëllim; në vjeshtë është shtyrë marrja e vendimit dhe jo hapja e negociatave. Në Berlin, Ramës ju bë e qartë që vendet anëtare, as nuk do t’a dëgjojnë fare se çfarë do të thotë Komisioni Europian për qershorin ( meqë Rama synonte të shiste

Kryeministri aktual,pavarësisht nga emrat në qeverinë e tij, ka treguar se jo vetëm nuk ka vullnet të lejojë zgjedhje të lira por është frymëzuesi dhe organizatori direkt i manipulimit të tyre, duke përdorur në mënyrë të kundraligjshme çdo mjet që ka në dispozicion, madje duke shkuar deri atje sa të përdor krimin dhe të bashkëpunojë me krimin e organizuar për të blerë e kërcënuar votuesit. Ky është një fakt që opozita e ka denoncuar që me zgjedhjet e pjesshme në Dibër,e denoncoi dhe në 2017 dhe sot vërtetohet për këdo nëpërmjet dy dosjeve të njohura me numrat 339 dhe 184, dosje të bëra publike dhe nga mediat ndërkombëtare


POLITIKE

8

E enjte, 2 MAJ 2019

Pas Samitit të Berlinit, nënkryetari i LSI-së: Protestat tona, janë protesta për të ecur përpara për integrimin

P

ër nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shqiptarët ditët e fundit kanë dëgjuar me hidhërim lajmet që erdhën nga Berlini, ku përkundrejt euforisë së një viti më parë dhe një mashtrimi të strukturuar të qeverisë që, me demek, çështja e negociatave ishte mbyllur dhe ishte zgjidhur, dëgjuan qartë që Shqipëria për shkak të qeverisjes së saj të gjithë fenomenet negative janë rënduar siç është krimi, korrupsioni, krimi zgjedhor etj. Në një dalje për mediat, nga e selia e LSI-së, Vasili deklaroi se ka ardhur koha e përgjigjeve të mëdha, por këto përgjigje, tha ai, kushdo mund ti japi, por vetëm kjo qeveri dhe ky kryeministër të cilët gënjeshtrën e kanë mënyrë komunikimi, mënyrë jetese dhe mënyrë veprimi politik, pra kjo qeveri nuk mund ta japë kurrë. “Integrimi europian është prioritet madhor, nuk është pronë e qeverive sikurse do ta trajtojë Edi Rama dhe Rilindja e tij. Sigurisht këto lajme të hidhura që vijnë dhe ky integrim i bllokuar është e qartë dhe ne, po nga kjo foltore kemi denoncuar. Këto janë lajme të mira për qeverinë, sepse një qeveri që ka agjenda të tjera anti-europiane sigurisht nuk e gëzon ecjen përpara të integrimit europian, por e gëzon shumë kur lajmet për bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë vijnë vazhdimisht. Pasi qeveria shqiptare, kthimi në prioritet madhor, mobilizimin e të gjithë energjive më pozitive, për pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politikë, opozitë, mazhoranca, shoqëri civile, njerëz të dijes, njerëz të shkencës, njerëz me ide. E ka zëvendësuar këtë gjë me disa lobime të errëta dhe të dyshimta me personalitete të huaja, me darka e dreka restorantesh, me negocime të pa principta dhe me pritmërinë e jashtëzakonshme, se dikush nga diku do na bëjë

Vasili: Ka ardhur koha e përgjigjeve të mëdha, por kryeministri Rama gënjeshtrën e ka mënyrë jetese

një dhuratë sepse ne e njohim e kemi mik, e kemi shok dhe hamë e pimë. Integrimi është një prioritet madhor, është prioritet profesional në radhë të parë. Është prioritet politik. Nuk kërkonte zhbërje ministrish siç ishte Ministria e Integrimit, kërkonte specialistët më të mirë që të ishin deri në front. Çdo ministri shqiptare të kishte kryefjalën e saj vetëm integrimin europian . Në çdo prokurori shqiptare duhet të ishte prioritet zbardhja e dosjeve shumë të rënda, të cilat i nxijnë faqen Shqipërisë, qoftë dosjes 339,

184, çështjes Babale, korrupsionit të tmerrshëm i cili është aty dhe nuk hetohet, që nga Unaza e Re, në OST , në të gjitha koncesionet e Shqipërisë. Dhe në të gjitha rastet kërkonte qasje ballore dhe profesionale, objektiva dhe jo kapjen e drejtësisë, e cila sigurisht në vend që të ishte një arritje, u shndërrua dhe po shndërrohet në një problem madhor. Sigurisht që në këtë proces Shqipëria nuk mund ta banalizohej si një vit më parë ky kryeministri duartrokiste për gjëra të cilat nuk u arritën, ku dhe për humorin e të gjithë

shqiptarëve, po ua kujtoj edhe sot në 29 qershor ai dekoronte edhe katër ambasadorë të tij, sepse këta kishin arritur të rregullonin çështjet e Europës, të mbyllnin negociatat dhe të bënin gjithçka dhe sot ja ku jemi, kemi 4 medalje ambasadorësh, por nuk kemi Integrim Europian, përkundrazi jemi bërë problem i madh edhe për Kosovën. Shqipëria nuk ka nevojë në mënyrë të veçantë për një çështje madhore siç është Reforma në Drejtësi as për duartrokitje, as për lëvdata fiktive, por ka nevojë të përballet me 2 standardet e

Reformës që i ka ulur besimin njerëzve, mbi 60% e shqiptarëve nuk e besojnë më atë. Nuk ka nevojë edhe për qëndrime të përcipta të ndërkombëtarëve në Tiranë apo gjetkë për këtë Reformë, por ka nevojë për një zbatim ashtu sikurse Kushtetuta dhe 21-22 korriku që e miratoi këtë platformë të Reformës në Drejtësi të zhvillohet pikë për pikë, pasi hapat tona do të jenë mbrapa dhe Shqipëria, do të mbetet në mes, e izoluar, pa perspektive, pa zhvillim ekonomik dhe pa shpresë për qytetarët e saj. Sot përfundimisht ka ardhur koha e përgjigjeve të mëdha, por këto përgjigje kushdo mund ti jap, por vetëm kjo qeveri dhe ky kryeministër të cilët gënjeshtrën e kanë mënyrë komunikimi, mënyrë jetese dhe mënyrë veprimi politik, pra kjo qeveri nuk mund ta japë kurrë. Ndaj protestat tona, janë protesta për të ecur përpara në Integrimin Europian të Shqipërisë, janë protesta edhe për vëllezërit tanë në Kosovë, të cilët nuk mund dhe nuk është e ndershëm të dënohen, penalizohen, izolohen sepse qeveria e kapur dhe e korruptuar në Tiranë ua pengon edhe atyre ëndrrën evropiane”, deklaroi dje ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

NËNKRYETARJA E LSI-SË: MOS HAPJA E NEGOCIATAVE ËSHTË DËSHTIMI I RAMËS. NUK DO KETË ZGJEDHJE VENDORE

Erisa Xhixho: Rama të vendosë nëse do të largohet me dinjitet!

Z

hvillimet në Samitin e Berlinit për Erisa Xhixhon, nënkryetare e LSI-së, janë dështim i kryeministrit Edi Rama, i cili mori tre ditë më parë lajmin për shtyrjen e negociatave, por dhe që edhe për kufinjtë KosovëSerbi u dha dritë e kuqe. “Mos hapja e negociatave është dështimi i Ramës. Është e trishtë që Shqipërisë nuk iu hap drita jeshile. Drita e kuqe u dha dhe për kufinjtë Kosovë-Serbi. BE kërkon të rrisim standardet evropiane.” tha Xhixho. Në një intervistë dhënë dje për “Fax News”, nënkryetarja e LSI-së thotë që janë disa pika kryesore që veçohen në raportin e Brukselit dhe se janë arsyet për rezultatet e deritanishme. “Në raportin e Brukselit nënvizohen disa pika kryesore: 1. Ngadalësia e procesit të vetingut, dhe ulja e besimit të qytetarëve te ky proces; 2. Prokurorët dhe gjyqtarët që kanë

lidhje me qeverinë, e kanë kaluar shumë shpejt dhe lehtë procesin. Kjo gjë ka sjellë dhe reagim nga ana e Komisionerëve”, tha Erisa Xhixho. Sipas Xhixhos, Ramës nuk i leverdis çelja e negociatave. Nënkryetarja e LSI-ja, tha gjithashtu se sistemi i drejtësisë është i kapur nga mazhoranca. “Ka një kaos në sistemin e drejtësisë. Mungon Gjykata e Lartë dhe një Gjykatë Kustetuese. Mungesa e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë bën të mos kontrollohet asnjë prokuror apo gjyqtar, gjë që rrit riskun që ata mund të japin vendime pro qeverisë. Sistemi i drejtësisë është kapur nga mazhoranca” ,vijoi më tej Xhixho. Lidhur me takimin e Bashës me krerët e partive të tjera opozitare, Xhixho thotë që është pjesë e aksionit të opozitës. Ajo shton se çdo gjë është e mirëpërcaktuar

dhe se do të vazhdojnë protestat dhe bllokimet e akseve kryesore. “Takimi mes Bashës dhe krerëve të tjerë të partive opozitare ka ardhur në vazhdën e aksionit të opozitës. Do të vazhdojmë me bllokimin e rrugve ë 12 qarqe në pika të përcaktuara. Qeveria tranzitore është e vetmja zgjidhje e këtij ngërçi

politik ku kemi ngecur. Ne kërkojmë që qeverisja tranzitore të krijojë një klimë neutraliteti që do mund të çojë përpara proceset integruese dhe stabilitetin e vendit”, tha Xhixho. Në vijim gjatë intersitës së saj, Xhixho u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë pritshmëri për ndonjë rol në qeverinë tranzitore. Ajo shton se qeveria po bën propagandë kur thotë që LSI-ja do marrë pjesë në zgjedhje, sepse kjo gjë nuk është e vërtetë. “Ka një propagandë nga mazhoranca aktuale ku thotë që LSI do marrë pjesë në zgjedhje. Ne jemi opozitë e bashkuar dhe nuk do ketë zgjedhje lokale, por vetëm zgjedhje parlamentare të parakohshme. Nesër do ketë një detajim të gjithë formatit të qeverisë tranzitore. Mendoj që nëse ka vullnet mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita ka djegur

mandatet, situata ekonomike është shumë e keqe”, nënvizoi Xhixho. Nënkryetarja e LSI-së thotë që me të gjitha ngjarjet politike që po ndodhin në Shqipëri, bashkë me protestat dhe vendimet në Samitin e Berlinit, Rama duhet të marrë vendimin nëse do të largohet me dinjitet, apo në një formë tjetër. “Opozita i përgjigjet kërkesave të qytetarëve si për përshkallëzimin e protestave, si për djegien e mandateve. Rama duhet të shohë gjendjen pas Samitit të Berlinit, pas protestës nga qytetarë dhe duhet ta vendosë nëse do të largohet me dinjitet ose jo. Për kreun e qeverisë së besimit që duhet të ndërtohet ka intelektualë që mund të japin kontributin e tyre në vendosjen e një klime besimi. Ai mund të krijojë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.


POLITIKE

9 E enjte, 2 MAJ 2019

Reagimi i kreut të qeverisë shqiptare, për kritikat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj

Edi Rama sulmon Haradinajn: Po gënjen!

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, pas deklaratave të këtij të fundit se udhëheqësi shqiptar i kishte bërë presion në Berlin, gjatë Samitit për Ballkanin, që të hiqte taksën ndaj Serbisë. Gjatë një interviste dhënë dje për mediat në Kosovë, Haradinaj tha se më shumë kishte presion nga Edi Rama për heqjen e taksës sesa nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Rama, nëpërmjet një shkrimi në adresën e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet, e ka ofenduar Haradinajn, duke thënë se kryeministri i Kosovës po gënjen publikisht. Në vijim, postimi i plotë në Facebook i kryeministrit, Edi Rama *** E vërteta ime me shumë dëshmitarë Si rregull udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq më tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lëre pastaj t’i shtrembërojnë, duke gënjyer për të dalë “burra të mirë” para popullit të tyre, si të ishin duke shitur mish në pazar. Më vjen sinqerisht keq që miku im Ramush, nuk e ka mësuar ende këtë rregull kaq të thjeshtë, megjithëse normalisht ky s’është as ndonjë rregull udhëheqësish në fakt, po një normë elementare mirëkuptimi njerëzor. Nuk është hera e parë që e bën, po është hera më e gabuar dhe prandaj këtë herë, s’e kaloj dot në heshtje si të tjera. Askush s’i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën. Unë jo e jo. Madje askush as i’a ka kërkuar hiç që ta heqë taksën! Unë jo e jo. Përkundrazi. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, kanë nxitur një diskutim informal në holl mbi rifillimin e dialogut. Kam ndërhyrë vetëm njëherë, duke thënë

se ata duhet të hynin vetë në proces. Më tutje i kanë kërkuar më shumë durim dhe disa herë Ramushit jo ta heqë taksën, po thjesht të japë pëlqimin që taksa të pezullohet përkohësisht, për 6 muaj apo edhe për 4 muaj qoftë, duke u zotuar që të hyjnë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ata vetë. Edhe të dy personalisht, Kancelarja dhe Presidenti! I kam sugjeruar Ramushit në dy momente ta pranojë këtë kërkesë të tyre, sepse kam menduar dhe mendoj që përfshirja direkte në nivelin më të lartë e Gjermanisë dhe Francës, boshtit të Bashkimit Europian, u shfaq si një mundesi e re dhe shumë e favorshme për ta shtruar çështjen e finalizimit të dialogut, në nivelin më të lartë të mundshëm. E kam mbështetur dhe e mbështes edhe sot taksën si një “klithem” të Kosovës, që ta dëgjojë bota dhe si të tillë edhe e kam mbrojtur, kudo e me këdo. Po unë di që ajo është një taksë që i është vënë Serbisë, jo një mur që i është vënë Gjermanisë, Francës apo SHBA, për t’i ndaluar ta ndihmojnë e ta mbështesin Kosovën, në rrugën e përpjekjes së mundimshme historike drejt njohjes përfundimtare nga gjithë bota. Dhe kur këta aleatë të mëdhenj dhe të pazëvëndësueshëm dot nga askush e askurrë (pa të cilët jo Ramushin, po as Kosovën dhe të drejtën e saj njëqind vjet të mohuar s’do ta njihte kurrëkush ende sot), kërkojnë thjesht pezullimin e përkohshëm të taksës, në mënyrë që të mund ta ndihmojnë e ta mbështesin Kosovën drejt njohjes së saj të plotë ndërkombëtarisht, refuzimi është i pakonceptueshëm për mua. Shtoj këtu se më ka mbetur gozhdë fakti që miqtë e mëdhenj, hasen në një refuzim të pashpjegueshëm edhe kur propozuan që përkundër pezullimit të përkohshëm të taksës, nëse në

fund të muajve të dialogut nuk do të arrihej objektivi final i nënshkrimit të paqes, atëherë do t’i hapej përfundimisht rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën(!). Gjithësesi, meqë Ramushi u qa publikisht se unë i paskësha bërë më shumë presion se sa Vuçiçi për heqjen e takses, mua s’më mbetet tjetër vecse të ngushëllohem me faktin që pas samitit edhe Vuçiçi, u shpreh publikisht ndaj meje po aq i palumtur sa Ramushi. S’kam dashur dhe s’dua të hyj asnjëherë në polemika publike me askënd në Kosovë, aq më pak me kryeministrin e Kosovës. Uroj që të mos jem i detyruar ta bëj përsëri. Ai ka të drejtën e tij të flasë në emër të Kosovës, po mua s’ma heq dot askush të drejtën të flas për Kosovën.

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës që nervozoi Edi Ramësn

Haradinaj: Thaçi e Rama më bënin më shumë presion se Vuçiç K

ryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar të martën, pas kthimit nga Samiti i Berlinit, se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy drejtuesve të BE, në Berlin, për ta hequr taksën. Në një intervistë për median në Kosovë i tha se ata kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera, me qëllim që të kuptonin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, të cilët ishin organizatorët e Samitit të Berlinit. “Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma se vështirë ish. Edhe presidenti (Thaçi), edhe Edi Rama më shumë bënin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë insistonin

ANALIZË

Kim Mehmeti: Shqipëria nga ëndërr u shndërrua në dëshpërim!

A

nalisti dhe shkrimtari i njohur Kim Mehme ti shprehet i zhgënjyer me atë çfarë po ndodh në Shqipëri. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai thotë se Shqipëria nga një ëndërr për shqiptarinë, u shndërrua në një dëshpërim. “Ne donim të ishte Shqipëria një tendë që do mbrojë gjithë shqiptarinë dhe jo një shtet tendash dhe një shtet që do jetë pronë partish. Ne ëndërronim një mëmëdhe që do na përfaqësojë mirë dhe do na përfaqësojë mirë dhe do na bëjë të ndihemi krenarë dhe jo një Shqipëri me institucione si Parlamenti që të bën shpesh herë të turpërohesh si sh-

qiptarë dhe ta arsyetosh edhe marrëzi, edhe pse marrëzia nuk arsyetohet. Ne donim një Shqipëri ku do të ketë politikanë që të jenë të sinqertë me ne dhe gjithë shqiptarinë dhe jo politikanë si kryeministri i Shqipërisë që nuk ka frikë opozitën, por ka frikë të vërtetën për vetëveten. Ne donim një Shqipëri që do të ndërtojë institucione dhe jo të ndërtojë vila të individëve. Kështu që Shqipëria nga ëndërr e jona për diçka të mirë për shqiptarinë u shndërrua në dëshpërimin tonë. Unë shpresoj që do ti vijë fundi kësaj, sepse Shqipëria bëhet edhe e pabanueshme për rininë shqiptare”.

që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Makronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb. Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Makron”,tha Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini. Megjithatë Haradinaj thotë insistuar të tregojë që vendimin për taksë e ka marrë i detyrua, pasi Serbia e ka luftuar Kosovën në çfarëdo forme. “Unë u kamë thënë që ai vendim është marrë nga zori. Serbia ka marrë vendime agresive ndaj nesh, që kanë rrezikuar sigurinë nacionale. Ky vendim hiqet në rast të një marrëveshje për njohje. Nëse përgatitet një marrëveshje për njohje, dhe nënshkruhet mund ta suspendojmë. Por jo për një proces të dialogut që mund të devijojë”- tha Haradinaj.

Kryeminsitri ka thënë që Thaçi dhe Edi Rama duhej të kishin një qëndrim të përafërt, pasi që me deklarimet dhe presionin e tyre e kishin vendosur në një pozitë të keqe para të gjithëve në Berlin. Megjithatë ai mbetet e i palëkundur duke thënë se vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, do të hiqtë taksën. “Edhe dje kam dalë keq. Ma mirë ka qenë që Edi edhe Hashimi me thanë që mos me qit kushte në dialog. Por tash kur të thotë presidenti yt, dhe kryeministri i vendit tjetër, i bjen që veç ti po e pengon këtë proces. Kjo nuk është në rregull. Ne s’kemi ku me shku pa pas qëndrime të njëjta. Nuk besoj që dikush ka dilema, që njohja është formula. Por si me ardhe deri te njohja, nuk duhet me dobësuar pozicionin e Kosovës tek taksa. Heqja e taksës në start të dobëson”, ka thënë Haradinaj.


POLITIKE ISH-DEPUTETI I PD-së

I

sh-deputeti i PD-së Agron Shehaj i cilëson qesharake pretendimet e kryeministrit Edi Rama, referuar raportit të Bankës Botërore, që numri i papunësisë në vend është ulur ndjeshëm. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehaj shkruan se pavarësisht se është data 1 maj, kryeministri Rama këtë ditë e ka 1 prill, duke iu referuar kësaj date si “dita e gënjeshtrave”. Shehaj, nuk harron edhe largimet nga vendi, ndërsa shton se shumë të rinj po largohen në kërkim të punës duke i dhënë vendit një goditje të rëndë. “Është qesharake që Kryeministri i vendit u referohet studimeve të të huajve, të bazuar në të dhëna të sajuara dhe të

10

E enjte, 2 MAJ 2019

Agron Shehaj: 1 maji, dita e punëtorëve, por Edi Rama e ka çdo ditë 1 prill përgatitura prej qeverisë së tij, për të thënë që është ulur papunësia. Kryeministri e ka të thjeshtë: le të thotë se ku janë krijuar vendet e reja të punës në cilën industri dhe nga cilat biznese, ku ndodhen këto biznese, sepse kemi të bëjmë me 38.000 vende pune të reja, pa përfshirë vendet e punës që janë mbyllur. Por ai nuk e thotë dot këtë sepse në Shqipëri janë mbyllur vende pune dhe nuk janë krijuar vende të reja pune. Në gjashtë vite të qeverisë Rama në Shqipëri ku nuk ka pasur asnjë investim të ri të huaj, ndërsa qindra investitorë të huaj janë larguar nga vendi; nuk ka pasur asnjë investim

të brendshëm prodhues; nuk ka pasur asnjë përmirësim teknologjik; nuk ka pasur rritje të pagave reale; ndërsa investimet publike janë vjedhur nga qeveritarët ose janë shpërdoruar për fasada. Një ekonomi e tillë nuk prodhon as punë, as zhvillim. Ndaj nga Shqipëria po largohen në masë të rinj e të vjetër në kërkim të punës, po largohen madje edhe mjekët, inxhinierët dhe specialistët duke i dhënë të ardhmes së vendit një goditje të rëndë. Edi Rama është dy gjëra: hajdut që vjedh pasuritë dhe paratë publike bashkë me klientët e tij grabitqare dhe gënjeshtar që pastaj

mbulon varfërinë dhe prapambetjen që ka shkaktuar me mashtrime të turpshme si kjo e uljes së papunësisë. Sot është1 maj, dita e punëtorëve, por Edi Rama e ka çdo ditë 1 prill”, u shpreh ish-deputeti Agron Shehaj.

Grupimi i Qendrës së Djathtë takim në Durrës, Agron Duka: Monument kulture sot në Durrës është betoni

Partitë opozitare: Zgjedhjet pa opozitën, një rrezik i madh për stabilitetin e vendit Q

yteti i Durrësit ka qenë ndalesa e dytë e “Forumit për zgjedhje të lira”, i organizuar nga “Grupimi i Qendrës së Djathtë”. Aleatët e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë. Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e ka cilësuar mjaft shqetësues nivelin e korrupsionit në qarkun e Durrësit. I shoqëruar edhe nga katër drejtuesit e partive aleate të PD-së, pjesë e Grupimit të Qendrës së Djathtë, ata kanë vijuar takimet për parashtrimin e zgjidhjes që ofron platforma e tyre. Takimi radhës ka qenë me strukturat e Durrësit, qytet për të cilin Duka tha se monument kulture të vetëm sot ka betonin. “Korrupsioni në qarkun tonë ka arritur kulmin. Sot monument kulture vetëm betoni në Durrës”, u shpreh dje kreu i PAA-së, Agron Duka. Platforma për krizën Krerët e partive opozitare, me qëndrimin

e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe, gjithashtu, kanë njohur mbështetësit e

tyre me “Platformën për marrëveshje kushtetuese” me 12 pika të prezantuar këtë të hënë, të cilën e shohin si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike

dhe institucionale që ka kapur vendin. Në unison edhe me qëndrimin e Presidentin e Republikës, të cilit, partitë e Qendrës së djathtë, i kanë kërkuar të thërrasë një tryezë politike me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, deklarojnë se zgjedhjet pa opozitën përbëjnë një rrezik të madh për stabilitetin e vendit si dhe cenojnë pluralizmin politik. “Zgjedhjet pa opozitën përbëjnë një rrezik të madh për stabilitetin e vendit si dhe cenojnë pluralizmin politik. Dalja nga kjo krizë mund të vijë vetëm nëpërmjet një marrëveshje afatgjatë, me të cilën të ndërmerren ndryshime kushtetuese që do të kufizojnë dhe kontrollojnë autoritetin e pushtetarëve. Që do të krijojë më shumë hapësira dhe respektim të plotë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, një ligj zgjedhor me lista të hapura, kufizimi i mandateve, reformë kushtetuese dhe administrative”, thuhet në deklaratën e përbashkët të krerëve të partive të qendrës së djathtë. Ata u e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve të angazhohen në moslejimin e zgjedhjeve farsë si dhe t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 11 maj.

Kreu i PDIU-së tregon pse nuk ishte në takimin me aleatët te Presidenti

Idrizi takon Bashën: Kemi gati platformën e qeverisjes

K

ryedemokrati Lulzim Basha, pas përfundimi të takimit me Monika Kryemadhin, është takuar veçmas me kreun e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizin. Menjëherë pas takimit me Bashën, i pyetur nga gazetarët se përse nuk ishte në tryezën me presidentin Ilir Meta, Idrizi deklaroi se ai ka një marrëveshje me PD-në dhe nuk ka nevojë për përfshirje me parti të tjera. “Sigurisht ne kemi një marrëveshje me PD-në por çdo forcë politike dhe grupim ka të drejtën e vet të japë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës. Nuk kemi pasur nevojë. Përveç aleancës me PD-në të potencojmë apo të kemi mundësira të tjera të bëhemi pjesë e opozitës së bashkuar“, tha Idrizi. Më tej kreu i PDIU-së, Idrizi tha se opozita

ka projektin e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai theksoi gjithashtu se opozita e bashkuar ka tashmë një plan elektoral dhe ekonomik. “Opozita e bashkuar

platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Platformë për programin elektoral. Sot kemi pushtet dhe jo shtet. Nisur nga momenti shumë i vështirë dhe delikat që po kalon demokracia shqiptare, patëm një diskutim me z. Basha, për të rakorduar të gjithë aksionin opozitar. Opozita e bashkuar do të paraqesë platformë të përbashkët për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Kjo nuk është thjeshtë një retorik, por kemi një platformë të përbashkët, ku ne do t’ju bëjmë të qartë të

gjithë shqiptarëve, fenomenet negative që ndodhin në zgjedhje, duke filluar nga vjedhja e votave dhe përdorimi i pushtetit në zgjedhje. Sot nga 120 mijë, kemi 160 mijë të punësuar në shtet, pra kemi 40 mijë persona që janë shtuar dhe janë punësuar në strukturat shtetërore. Janë dhe 27 mijë persona të tjerë që kanë ikur nga puna në mënyrë të padrejtë dhe i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro. Nuk është krijuar një qeverisje shërbëtore, por kemi një pushtet që punon vazhdimisht, për të përdorur gjithë makinerinë shtetërore,

tenderat, asistencën sociale, punësimet etj, në mënyrë që të fitojë zgjedhjet. Opozita e bashkuar po punon edhe për programin elektoral dhe mbi të gjitha për programin ekonomik. Drejt një modeli të ri ekonomik, i cili duhet të bazohet tek prodhimi dhe punësimi, sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe resurset. Jemi në momentin që të shpjegojmë para shqiptarëve, se si opozita ka projektin e saj që pas 30 vitesh të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta”, tha kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.


POLITIKE

11

E enjte, 2 MAJ 2019

15 VJETORI I ZGJERIMIT

Mesazhi i Hahn: BE dhe Ballkani Perëndimor, më të fortë së bashku! N

ë 15 vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian, komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn vlerëson se është koha për finalizimin e këtij projekti historik duke integruar dhe Ballkanin Perëndimor. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, Hahn u shpreh dje se zgjerimi i BE-së është një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ribashkuar kontinentin europian dhe për të ruajtur

paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Dhe në këtë kontekst, Hahn shprehet optimist se zgjerimi me vendet e Ballkanit do të jetë një tjetër histori suksesi e Bashkimit Europian. “Sot ne festojmë 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së, një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ribashkuar kontinentin europian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë

realitet dhe tani është koha për të parë përpara dhe për të finalizuar projektin historik të Bashkimit Europian duke integruar Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Johannes Hahn. Në vijim, Hahn shprehet i sigurt se me përpjekje të përbashkëta nga të dyja palët do të jetë gjithashtu një histori suksesi, për BE dhe Ballkanin Perëndimor. “Më të fortë së bashku!”, thotë komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn në mesazhin e tij.

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU për situatën në Shqipëri: Pa kompromis nuk ka demokraci

S

hqipëria pritet të mësojë në shtator nëse do hapen negociatat me Bashkimin Europian, dhe jo në qershor. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, për shkak se raporti i Komisionit të BE-së pritet të vijë pas zgjedhjeve europiane dhe deri në qershor është kohë e kufizuar për të marrë një vendim. Ai foli edhe për krizën politike në vend, duke apeluar partinë simotër, PD-në, të jetë pjesë e proceseve zgjedhore. Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të merret në muajin shtator. Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/ CSU në Bundestag, Johann Wadephul, tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se vendet e BE-së nuk janë në gjendje që të organizojnë konsultat deri në qershor, për shkak se rekomandimi i Komisionit të BE-së do vijë pas zgjedhjeve europiane. I pyetur nëse Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave, zyrtari gjerman tha se ka ende punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës. “Unë konstatoj se bëhen përparime, por ka ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Sot e kam të vështirë të jap një vendim. Prandaj them se duhet të ecet përpara”, tha Johann Ëadephul. Për krizën politike në Shqipëri, nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU inkurajon opozitën të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa për konfliktin Kosovë-Serbi, Wadephul shprehet se duhet të vazhdojë dialogu, dhe të mos bëhen pengesë pretendimet

Negociatat në shtator, deputeti gjerman: S’jemi në gjendje për vendim në qershor

për territore. INTERVISTA E PLOTË Zoti Wadephul, cili është vlerësimi juaj për samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin? Samiti ishte shumë pozitiv. U gëzova shumë që erdhën kaq shumë liderë nga rajoni për të biseduar me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron. Ishte një impuls i rëndësishëm që Angela Merkel me Emmanuel Macron dhanë dhe ky impuls tani duhet të merret nga vendet e rajonit. Dhe sidomos mes Serbisë dhe Kosovës na nevojiten negociata shumë konkrete. Si mendoni ju se mund të zgjidhet konflikti SerbiKosovë? Problemi i njohjes nuk mund të zgjidhet brenda ditës, askush nuk e pret këtë. Por mund të flitet për çështje të veçanta, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e pakicave, për asociacionet e komunave. Tani është e

rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë e të mos ngecet në ca grindje të panevojshme për territore. Këto janë çështje të dorës së dytë. Nëse negociatat do të fillojnë tani me zgjidhjen e këtyre çështjeve praktike dhe shumë konkrete, atëherë kjo është një shenjë e mirë. Gjithsesi, ishte një nismë e rëndësishme nga Parisi dhe Berlini, sepse tani mund të rifillojnë negociatat. Ju u takuat edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kur mund të shpresojë Shqipëria të marrë “po”-në e grupit parlamentar CDU/CSU për çeljen e negociatave? Ne jemi në pritje të rekomandimit të Komisionit të BE-së dhe ky do të na vijë pas zgjedhjeve evropiane. Prandaj, sipas gjasave, nuk do të jemi në gjendje që t’i organizojmë konstultat deri në qershor. Vendimi do të merret në shtator. Por parimisht u kemi thënë të gjitha vendeve

të Ballkanit Perëndimor se janë pjesë e Evropës dhe se e kanë vendin në Bashkimin Evropian. Dhe, nëse Shqipëria i përmbush kushtet për çeljen e negociatave, edhe ne do ta japim votën tonë pozitive në Bundestagun gjerman, duke i mundësuar qeverisë gjermane që të votojë në nivel europian. A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për çeljen e negociatave? Duhet të presim njëherë raportin e Komisionit të BEsë. Unë këtë nuk e njoh. Duhet ta lexoj dhe të shoh situatën në vend. Unë konstatoj se bëhen përparime, por ka ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Sot e kam të vështirë të jap një vendim. Prandaj them se duhet të ecet përpara. Kush dëshiron të hyjë në BE, duhet të afrohet me standardet europiane, dhe kjo nuk ka ndodhur ende në atë masën që ne e konsiderojmë të duhur. Por ka shumë shanse

që të arrihet. Shqipëria është momentalisht në një krizë ku është përfshirë edhe partia simotër e partisë suaj, PDja. A shihni ndonjë mundësi për ta zgjidhur krizën? Zgjidhje ka gjithmonë. Zhvillimi aktual është i keq. Është problematike që PD-ja nuk mund të marrë pjesë në parlament me deputetët që janë zgjedhur në të vërtetë. Dikur ajo duhet të guxojë një fillim të ri. Unë besoj se është e rëndësishme që Shqipëria të gjejë veten. Prandaj u them partive pro-europiane që të arrijnë kompromise në nivel kombëtar dhe të vijnë së bashku në Evropë. Mos është ky një apel për kolegët e partisë simotër, pra, për Bashën, që ai të marrë pjesë në zgjedhjet lokale? Nuk do të dëshiroja të ndërhyja në raportet personale të PD-së në Shqipëri. Por dëshiroj ta inkurajoj atë të marrë pjesë në proceset politike. Ne nuk mund ta sjellim Shqipërinë në Bashkimin Evropian nëse forcat pro-evropiane qofshin ato pro-Rama, qofshin proBasha, janë në konflikt me njëra-tjetrën. Duhet bërë një afrim në një farë mënyre. Sesi do të arrihet kjo, kjo do të vendoset në Shqipëri. Unë mund të them në drejtim të partisë simotër: mos u mbyllni përgjithmonë: Kush kalon portën për të dalë jashtë, duhet ta kalojë atë sërish për të hyrë brenda. Demokraci do të thotë komunikim, grindje, por edhe aftësi për kompromis. Pa kompromis nuk ka demokraci. Marrë nga Deutsche Welle


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E enjte, 2 MAJ 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E enjte, 2 MAJ 2019

A

plikacioni “Tirana Ime”, një mjet i dobishëm në duart e qytetarëve për të raportuar çdo problematikë që hasin në kryeqytet, mori dje çmimin “Shërbimi Publik i Vitit” nga Albanian ICT Awards, platforma që vlerëson risitë teknologjike në Shqipëri. “Tirana Ime” është një prodhim i Vodafone Albania dhe Bashkisë së Tiranës, në të cilën veç opsioneve për raportimin e problemeve dhe monitorimin e trafikut në kohë reale, është shtuar edhe opsioni i monitorimit online i ndotjes së ajrit në 4 pika të ndryshme të kryeqytetit. Në shpërndarjen e çmimeve në Albanian ICT Awards, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi organizatorët për çmimin e dhënë për aplikacionin “Tirana Ime” dhe nënvizoi nevojën që kanë vende si Shqipëria për t’u përfshirë në revolucionin digjital që po përjeton sot bota. Ai solli në vëmendje suksesin e aplikacionit “Tirana Ime”, përmes të cilit qytetarët mund të marrin informacion në kohë reale dhe të ndikojnë në vendimmarrje. “Jam i bindur se teknologjia na ka bërë pak më të mirë, jo vetëm si njerëz, por së pari vendimmarrës më të mirë. Shtesa e fundit që i kemi bërë aplikacionit ‘Tirana Ime’, na tregon në kohë reale cilësinë e ajrit në Tiranë. Nëse nuk emancipohemi dhe nuk e marrim dijen në kohë reale, jo si monopol i kryetarit të

Bashkia e Tiranës vlerësohet me çmimin “Shërbimi Publik i Vitit” për aplikacionin “Tirana Ime”

Veliaj: “irana i bashkohet revolucionit digjital Bashkisë, por secili tek xhepi i vet, atëherë nuk i kuptojmë shumë nga gjërat për të cilat po flasim”, u shpreh kryebashkiaku. Ky aplikacion ka përmirësuar edhe raportimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe ka ndihmuar në uljen e kostove të bashkisë. “Krejt papritur teknologjia na kurseu edhe para. Qindra rroga që paguheshin për inspektorët që nuk bënin asnjë gjë të dobishme, i kursyem dhe sot kemi 20 mijë përdorues aktivë të aplikacionit, të cilët raportojnë çdo problem në mënyrë

të vazhdueshme”, tha Veliaj, duke shtuar se shumë prej investitorëve tradicionalë po i kthejnë sytë nga teknologjia. “Besoj se i kemi përbërësit për të parë kush janë talentet në këtë fushë dhe në vend të një shoqërie që heroizon dhe mitizon të fortin me makinën mbi trotuar, lind nevoja që të gjithë si shoqëri të çohemi dhe të duartrokasim djemtë dhe vajzat e talentuar, e t’u themi se jemi shumë krenarë për ju”, theksoi Veliaj. Ai deklaroi se Piramida do të rijetëzohet pikërisht për këtë

arsye, për t’u kthyer në qendër të teknologjisë e inovacionit për të rinjtë e Tiranës, duke vendosur të shkuarën në funksion të së ardhmes. “Jam sot shumë krenar që Piramidën, ndërtesën kryesore të qytetit, ajo që quhet një nga pronat më të rëndësishme publike shqiptare, do e kthejmë në një platformë për këto dije”, tha Veliaj. I konsideruar gjerësisht i “Oscar-i” i teknologjisë në Shqipëri, Albanian ICT

Awards vlerëson dhe shpërblen çdo vit profesionistë, udhëheqës biznesesh, inovatorë, akademikë dhe të rinj të cilët kanë lënë gjurmë teknologjike shqiptare me punën e tyre në komunitetet ku jetojnë. Albanian ICT Awards VII u përfaqësua nga 7 kategori vlerësimi: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja ne ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit, si dhe Siguria Kibernetike.


AKTUALITET

14

E enjte, 2 MAJ 2019

Godina e re e maternitetit do të ketë të gjitha shërbimet, duke filluar nga urgjenca, sallat e lindjes, dy salla operacioni, me një kapacitet 50 shtretër “Materniteti i ri i Lezhës nis të ndërtohet brenda këtij viti”. Gjatë prezantimit të ekipit të ri të mjekëve specialistë, të cilët i janë bashkuar spitalit rajonal të Lezhës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi projektin për transformimin e spitalit të Lezhës, që nis me ndërtimin e maternitetit të ri. “Kemi finalizuar projektin për transformimin e spitalit rajonal Lezhë, që nis këtë vit me ndërtimin e maternitetit të ri, i cili do të jetë pjesë e korpusit spitalor”, tha Manastirliu gjatë takimit me mjekët e këtij spitali. Janë 350 milion lekë nga buxheti i shtetit, të cilat do të investohet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë. Godina e re e maternitetit do të ketë të gjitha shërbimet, duke filluar nga urgjenca, sallat e lindjes, dy salla operacioni, me një kapacitet 50 shtretër. Duke deklaruar se ky është investimi më i rëndësishëm prej më shumë se 2 dekadash në këtë spital, Ministrja Manastirliu tha se projekti do të vijojë edhe në dy faza të tjera, me rehabilitimin e Poliklinikës së spitalit dhe rehabilitimin e plotë të godinës qendrore të spitalit të Lezhës. Këto deklarata Ministrja Manastirliu i bëri gjatë prezatimit të 9 mjekëve specialistë në shërbimet e gjinekologjisë, kardiologjisë, kirurgjisë, urgjencës, reumatologjisë, onkologjisë, mikrobiologjisë dhe mjekësisë transfuzive, duke mundësuar edhe shërbime që nuk ofroheshin më parë në këtë spital. “E kemi dëgjuar shpesh që mungojnë mjekët specialistë. Politika e

Lezhë, Manastirliu: Këtë vit nis ndërtimi i maternitetit të ri GODINA E RE “Janë 350 milion lekë nga buxheti i shtetit, të cilat do të investohet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë. Godina e re e maternitetit do të ketë të gjitha shërbimet, duke filluar nga urgjenca, sallat e lindjes, dy salla operacioni, me një kapacitet 50 shtretër”.

bllokimit të specializimeve për 4 vite patjetër që shkaktoi probleme dhe mungesa, por sot, pas katër vitesh specializim ja ku janë mjekët e rinj që po ofrojnë shërbime të specializuara. Janë 167 mjekë specialistë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, që prej muajit mars janë atashuar pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake në vend”, tha Manastirliu. Nga ana tjetër,

ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi dy ditë më parë edhe planin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë për sezonin turistik. “26 qendra shëndetësore do të jenë të hapura 24/7 për turistët gjatë këtij sezoni veror me 60 mjekë dhe 80 infermierë personel shtesë, për të siguruar shërbim në kohë, afër vendpushimit

MARRËVESHJA

Kanadaja njeh pensionet për 60 mijë shqiptarë

60 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada, do të mund të përfitojnë pension edhe nëse kanë punuar në Shqipëri. Ministrja e Financave, Anila Denaj, e bëri me dije këtë fakt në Panairin e Punës ku theksoi se tashmë janë në proçes diskutimi edhe 4 marrëveshje të tjera. E pyetur në lidhje me projektligjin për Korporatën e Investimeve, Ministrja u shpreh se do të merren parasysh edhe rekomandime të FMN dhe BB. Shqiptarët që jetojnë në Kanada, tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë pension edhe nëse kanë punuar në Shqipëri. Ministrja e Financave, deklaroi se janë 60 mijë shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje. Ndërkohë ende nuk është arritur një marrëveshje me Italinë dhe Greqinë, ku kanë emigruar pjesa më e madhe e shqiptarëve. “Janë 60 mijë shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi në të dyja aspektet. E para në aspektin e mbulimit të dyfishtë dhe bashkimit të periudhave. Nuk do të ketë asnjë shqiptar që jeton në Kanada sot, i cili do të quajë të humbur çdo ditë pune si në Shqipëri dhe në Kanada”.

PANAIRI I PUNËS

M

inistria e Financave dhe Ekonomisë, nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit, organizoi dje në Tiranë Panairin e Punës 2019, si pjesë e ciklit të panaireve që do të zhvillohen në të gjithë qarqet e vendit. Për vitin 2019, MFE i është bashkuar organizimit të përbashkët me Bashkinë Tiranë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë të panairit të Punës në kuadër të eventit “Work &Study2019”. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte e pranishme në Sheshin Skënderbej, ku u organizua aktiviteti dhe vizitoi nga afër stendat e biznesve pjesëmarrëse. Ministrja ftoi të rinjtë dhe të rejat që të vizitojnë panairet e punës, ku mund të adresojnë nevojat dhe kërkesat e tyre për t’i përshtatur me tregun e punës dhe ofertat e sjella nga bizneset. Ajo theksoi se janë mbi 6 mijë vende të lira pune që ofrohen nga bizneset dy panairet, Panairi i Tiranës 2019 dhe “Work & Study 2019”. “Përfitoj nga kjo ditë të uroj së pari 1 Majin dhe të

të qytetarëve. Çdo qendër shëndetësore do të jetë e pajisur me barnat dhe materiale mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë”,-tha Manastirliu. Qendrat shëndetësore verore do të jenë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës n ë t e r r i t o r , m e r r j etin e autoambulancave të shpërndara në 17 postacione përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të

lartë turistësh. “Falë investimit në 37 autoambulanca të reha që i janë shtuar flotës së urgjencës mjekësore, sigurojmë shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarët dhe turistët gjatë këtij sezoni veror”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Plani i masave për sezonin veror përfshin edhe kontrollet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor para dhe gjatë sezonit. “Inspektoriati shëndetësor po intensifikon kontrollet përgjatë gjithë zonës turistike, në bare, restorante apo subjekte akomoduese, duke lënë detyrat për përmirësimin e standardeve, për ti paraprirë sigurisë që këto subjekte duhet të ofrojnë për qytetarët”.

Denaj: Mbi 6 mijë vende pune të lira për punëkërkuesit

falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë Panair. Janë 72 biznese që marrin pjesë në panairin jashtë dhe 60 biznese në stendat këtu brenda, të cilët së bashku ofrojnë më shumë se 6 mijë vende pune. Kjo është një traditë e cila vazhdon prej gati 10 vitesh por së fundmi e kthyer në një rutinë në 12 qarqe ndërkohë që flasim. Është muaji i Panaireve të Punës dhe gjej mundësinë të ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të adresojnë nevojat e tyre, për t’i përshtatur këto nevoja,

dëshira dhe kërkesat e tyre për tregun e punës me ofertën e sjellë nga këto biznese”, u shpreh Ministrja Denaj. Në Rajonin e Tiranës ushtrojnë aktivitetin e tyre Zyrat e Punësimit në Tiranë dhe Kavajë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT mbi forcën e punës 2018 për qarkun e Tiranës, pjesëmarrja në forcën e punës është 64.0% nga 62.7%. Për periudhën 1 janar-30 prill 2019, janë shpallur 17905 vende të lira pune, nga këto 6744 në rajonin Tiranë ose 38 % të totalit të vendeve të lira të punës të shpallura në rang kombëtar; janë punësuar 8896 punëkërkues të papunë nga këta 2390 punësime në rajonin Tiranë; 517 punëkërkues të papunë janë dërguar në kurse të formimit profesional. Panairi i Punës në Tiranë pason panairet që u zhvilluan pak ditë më parë në Elbasan dhe Fier.


AKTUALITET

15

E enjte, 2 MAJ 2019

Ai u tha fqinjëve që shkuan në shtëpi se ishin të tjerë persona ata që e kishin vrarë. Varrimi është bërë në fshatin e saj të lindjes, pasi familjarët e saj nuk kanë qenë dakord të varrosej në fshatin e “burrit vrasës”

“Më tradhtonte”. Këtë arsye ka dhënë Skënder Hoxha për vrasjen e gruas, nënës së katër fëmijëve. Policia ka marrë dëshminë e 63-vjeçarit që vrau gruan, mëngjesin e së martës në fshatin Vagalat të Memaliajt. Skënder Hoxha ka deklaruar se qëlloi bashkëshorten e tij, Antoneta Hoxhën, nënën e katër fëmijëve sepse e tradhtonte. 63-vjeçari u tha hetuesve se kjo ishte dhe arsye pse ishin larguar nga Tirana për t’u rikthyer përsëri në fshat. Autori e ka goditur gruan e tij me levë në kokë dhe në trup. Ai u tha fqinjëve që shkuan në shtëpi se ishin të tjerë persona ata që e kishin vrarë por pas disa orësh në polici pranoi krimin. Çështja për vrasjen e Antoneta Hoxhës i ka kaluar Krimeve të Rënda. Burri ka deklaruar se pasi e goditi me levë, gruaja i ka kërkuar ndihmë për ta shpëtuar por Skënder Hoxha e la në gjendje të rëndë duke ndërruar jetë. Fillimisht ai mohoi që të ishte autori i vrasjes por pas disa orësh në pyetje në komisariatin e Policisë, Skënder Hoxha është dorëzuar duke pranuar krimin. Tashmë çështja kalon te Krimet e Rënda për krimin brenda familjes. Antoneta Hoxha është dërguar për në banesën e fundit mesditën e djshme, e ndërsa mësohet se varrimi u bë në fshatin e saj të lindjes, Veliqot të Tepelës, pasi familjarët e saj nuk kanë qenë dakord të varrosej në fshatin e “burrit vrasës”.

Masakroi gruan, rrëfimi i burrit: Më tradhtonte

Ngjarja Një ngjarje e rëndë ndodhi në Memaliaj, ku u vra nëna e 4 fëmijëve. Antoneta Hoxha u vra nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. 63-vjeçari e vrau dhe tentoi të fshehë autorësinë e krimit. Pas disa orësh pyetësor në polici, burri ka pranuar krimin. Ai ka thënë se e ka goditur gruan me levën e kazanit të rakisë. Pasi e ka goditur, ajo ka qenë ende

gjallë dhe ka kërkuar ndihmë nga i shoqi, por ai e ka lenë të vdekur. Fqinjët që e gjetën të pajetë thanë se ata ishin një familje e qetë, ndërkohë që gruaja është gjetur e mbuluar në gjak. Burri është shprehur se 53-vjeçarja e tradhtonte me një burrë më të ri, 45-vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër. Dje u mbajt me qetësues, sepse pasi ka qenë

i ndërgjegjshëm për veprimin që ka bërë, nuk ka pushuar së qari, e ndërsa endej në dhomë duke kërkuar të shoqen. Raporti Këtë vit Shqipëria është tronditur disa herë nga krimet brenda familjes nga Tirana në Ballsh dhe Vlorë. 16 gra dhe vajza humbën jetën nga dhuna në familje në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2018. Ndërkohë gjatë 8 viteve të fundit

DEKLARATA “Burri është shprehur se 53-vjeçarja e tradhtonte me një burrë më të ri, 45vjeç, gjë që sipas tij e ka detyruar të kryente krimin makabër. 63-vjeçari u tha hetuesve se kjo ishte dhe arsye pse ishin larguar nga Tirana për t’u rikthyer përsëri në fshat. Autori e ka goditur gruan e tij me levë në kokë dhe në trup”. 106 gra dhe vajza janë vrarë dhe masakruar, 73 prej të cilave janë vrarë nga bashkëshortët e tyre. Situata kriminale në vend është përkeqësuar në 4 muajt e parë të vitit 2019, duke regjistruar 30 persona të vrarë. Numri i lartë i viktimave gjatë kësaj periudhe është i lartë nga vrasjet në familje, apo atentatet mafioze. Rritja e kriminalitetit konfirmohet edhe nga INSTAT, ku sipas raportit të publikuar së fundmi, kemi rritje të krimit në vitin 2018, krahasuar me vitin paraardhës. Katër muajt e parë të këtij viti janë mbyllur me bilanc të përkeqësuar për sa i përket numrit të vrasjeve në vend. Gjatë katër muajve të parë numri i viktimave nga krimet kundër personit është 30, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Nga fillimi i vitit janë kryer 24 vrasje, 9 nga të cilat janë brenda familjes por numër të shtuar kemi dhe vrasjeve mafioze.

HETIMET

DOSJA

“Toyotat” me euro, “porositësit” dalin të pastër

Mbyllen hetimet për 613 kg kokainë

Alfred dhe Elvis Vladi, dy personat e dyshuar si porositësit e makinave “Toyota Yaris”, ku rreth 1 vit më parë u kapën 3.4 milionë euro, rezultojnë të pastër penalisht në Belgjikë dhe Gjermani. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka në dorë informacionet e ardhura nga autoritetet belge dhe gjermane për dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar për aferën e 3.4 milionë eurove që u gjetën në makinat “Toyota Yaris” e sekuestruara rreth një vit më parë në portin e Durrësit. Nga përgjigjet e kthyera nga drejtësitë e dy shteteve europiane rezulton se Elvis dhe Alfred Vladi janë të pastër dhe pa precedentë të mëparshëm penalë në këto dy shtete. Në letërporosinë e kthyer nga autoritetet belge është e zbardhur edhe dëshmia e shitësve të makinave që janë marrë në pyetje për këtë ngjarje. Në deklarimet e tyre thuhet se ata kanë bërë një kontratë shitje të rregullt dhe se nuk disponojnë asnjë informacion në lidhje me paratë e gjetura brenda makinave. Organi i akuzës shqiptare, nëpërmjet letërporosive i ka kërkuar informacion autoriteteve britanike në lidhje më këta dy persona.

T

re persona do të përballen me drejtësinë për trafikimin e 613 kg kokainë nga Amerika Latine të sekuestruara në Maminas shkurtin e vitit 2018. Pritet që brenda kësaj jave t’i komunikojnë akuzat tre të dyshuarve si pjesë e këtij trafiku. Ata janë Armando Pezaku shoferi i trajlerit me të cilin u bë transporti i kontenierëve nga porti i Durrësit deri në kapanonin e kompanisë “Arbër Garden”, menaxheri i kompanisë së bananeve Donaldo Lushaj, si dhe pronari i kësaj firme, Arbër Çekaj. “Grup i strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe vepra penale të kryer në kuadër të grupit kriminal”,-janë ndër akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tre të dyshuarve të cilët hetohen prej 14 muaj. Me anë të letër-porosisë nëpërmjet ambasadës pritet që Çekajt akuza t’i komunikohet në Gjermani atje ku ai mbahet

që pas ndalimit nga autoritetet gjermane. Për Çekajn është kërkuar ekstradimi në Shqipëri por pas më shumë se një viti ende drejtësia gjermane nuk ka dhënë dakordësinë. Pak muaj pas operacionit “Last Snow” që zbuloi sasinë rekord të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, forca

e ligjit vuri në sekuestro dhe disa asete të Çekaj “Forca e Ligjit” sekuestron disa llogari bankare në emër të kompanisë “Arbri Garden” shpk, të cilës iu sekuestruan 613 kg kokaine në 28 shkurt të këtij viti në Portin e Durrësit, si dhe subjektit “Ecoalmax” shpk, të dyja në pronësi të Arbër Çekajt.


AKTUALITET

16

E enjte, 2 MAJ 2019

KRIMET

6 milion euro u grabitën në Rinas 6

milion euro është shuma e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit më 9 prill. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, bëjnë të ditur se kjo është shifra e dhënë zyrtarisht nga tri banka të nivelit të dytë, shuma e konfirmuar nga tri bankat e nivelit të dytë, në shkresën dërguar organit të akuzës, kanë deklaruar se shuma e parave të grabitura është 6 milionë euro. Fillimisht u dyshua për 10 milionë euro të grabitura. Burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se paratë që nuk u arrit të grabiteshin, nuk kanë bllokuar. Ndërkohë, janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë

përdorur nga grabitësit. Ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara. Për këtë ngjare janë arrestuar 6 perona dhe 3 janë të shpallur në kërkim. Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit

të zjarrit me policinë ditën e ngjarjes. Gjykata e Krimeve të Rënda, do të zhvillojë sot seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017.

GREQI

Theret shqiptari në burgun e Trikalas V rasjet e shqiptarëve në burgjet greke, po marrin shifra të frikshme. Një tjetër 29-vjeçar shqiptar raportohet se ka vdekur në burgun e Trikalasë në Greqi. Vrasja e fundit vjen më pak se dy javë pasi një tjetër shqiptar humbi jetën në një tjetër institucion dënimi, ndërsa historiku i vrasjeve makabër sa vjen e shtohet. Viktima raportohet se u sulmua me mjete të improvizuara prerëse nga dy shtetas ruse, jashtë klinikës së burgut të Trikalasë. I ndjeri u transportua me ambulancë në spitalin e qytetit por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra në kraharor dhe gjymtyrët e poshtme. Ky është rasti i dytë që një

shtetas shqiptar humb jetën në burgun e Trikalasë, brenda tri javëve, pasi më 12 prill, një tjetër i dënuar i moshës 66-vjeç mbeti viktimë e bashkëkombësit të tij shqiptar. Tre muaj më herët u vra 36-vjeçari Arbër

Bako në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalosit po në Greqi, ndërsa një ditë më pas në burgun e Kretës u gjet i varur një shqiptar dhe një tjetër i dënuar humbi jetën në burgun e Trikalasë.

Tre autorët që u vetëdorëzuan të martën në Komisariatin e Laçit, u kanë treguar hetuesve detajet që çuan në masakrën e mbrëmjes së dielë. Referuar dëshmive, viktimat dhe autorët njiheshin

“Nuk deshëm ti vrasim kushërinjtë Jushi por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër”. Këto janë fjalët që kanë thënë para hetuesve, autorët e vrasjes së dyfishtë në Laç. Markel, Manuel dhe Vinçens Bushi, kanë shprehur pendesë për krimin e kryer. Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura rezulton se autorët dhe viktimat janë përplasur fillimisht me njëri-tjetrin jashtë ambjenteve të lokalit dhe më pas janë përdorur armët. Sipas të dhënave ata ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe debati në lokal ka nisur për rrjetet sociale, duke i thënë njëri-tjetrit pse ke postuar këtë foto dhe pse atë foto. Ende nuk dihet personi që ka qëlluar me armë por po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Për dorëzimin e tyre ka negociuar shefi i komisariatit të Kurbinit me dajën e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:15 në lagjen nr.1 në qytetin e Laçit. Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent. Rrëfimi Markel, Manuel dhe Vinçens Bushi, kanë shprehur pendesë për krimin e kryer. Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura rezulton se autorët dhe viktimat janë përplasur fillimisht me njëri-tjetrin jashtë ambjenteve të lokalit dhe më pas janë përdorur armët. Fotografitë e publikuara në rrjete sociale, u bënë shkak

Masakra në Laç erdhi nga fotot në rrjetet sociale DËSHMIA “Tre autorët që u vetëdorëzuan të martën në Komisariatin e Laçit, u kanë treguar hetuesve detajet që çuan në masakrën e mbrëmjes së dielë. Fotot në Instagram u komentuan gjatë qëndrimit në lokal. Pas një farë kohe komentet nuk ishin më miqësore. Aty nisi konflikti verbal mes kushërinjve Erjon e Kelvin Jushi dhe 28-vjeçarit Vinçens Bushi që u pasua me atë fizik jashtë lokalit”.

HETIMET

“Autorët pretendojnë se arma u përdor pasi edhe viktimat ishin të armatosur por kjo nuk është vërtetuar nga hetuesit. Në vendngjarje u gjetën vetëm gëzhoja të qitura nga një armë e vetme. Pistoleta dyshohet se u përdor nga 25-vjeçari Markel Bushi, një person me precedentë të mëparshëm kriminal”.

i konfliktit mes 5 të rinjve në Laç të Kurbinit. Tre autorët që u vetëdorëzuan të martën në Komisariatin e Laçit, u kanë

treguar hetuesve detajet që çuan në masakrën e mbrëmjes së dielë. Referuar dëshmive, viktimat dhe autorët njiheshin dhe mbrëmjen

e ngjarjes ishin bashkë. Fotot në Instagram u komentuan gjatë qëndrimit në lokal. Ngjarja Fotot në Instagram u komentuan gjatë qëndrimit në lokal. Pas një farë kohe komentet nuk ishin më miqësore. Aty nisi konflikti verbal mes kushërinjve Erjon e Kelvin Jushi dhe 28-vjeçarit Vinçens Bushi që u pasua me atë fizik jashtë lokalit. Në ndihmë të Vinçensit shkuan edhe vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi. Autorët pretendojnë se

arma u përdor pasi edhe viktimat ishin të armatosur por kjo nuk është vërtetuar nga hetuesit. Në vendngjarje u gjetën vetëm gëzhoja të qitura nga një armë e vetme. Pistoleta dyshohet se u përdor nga 25-vjeçari Markel Bushi, një person me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi viktimat po dhunonin Vinçens Bushin. Qitjet ishin në një largësi 4-5 metra nga njëra tjetra duke lënë të plagosur rëndë Erjon dhe Kelvin Jushin, të cilët ndërruan jetë në spital në Tiranë. Autorët Manuel Bushi 23-vjeç, Markel Bushi 25-vjeç dhe Vinçens Bushi 28-vjeç, të tre banorë të Laçit u larguan menjëherë për t’u dorëzuar të martën pas negociatave të dajës së tyre me shefin e Komisariatit të Laçit.


FORUM KOMENT Nga Agim Jazaj

L

exuesit e mi, të hershëm e të rinj, miq dhe shok, personazhe, apo të pa njohur, në komunikim të rastit, kanë shprehur “etjen” e tyre dhe janë bërë shtysë për të publikuar sa më shpesh pjesë elitare, prijësit në cilindo nivel, për t’u marë për referim nga pasuesit, për të çuar më përpara misionin e tyre; ata dhe ato që na kanë përçuar, nuk na kanë përçmuar, të cilët mbeten në kujtesën njerëzore, të qytetarisë vlonjate, të gdhendur me “daltë”! I kam njohur dhe si kam njohur nga afër, ata që më kanë frymëzuar, dhe besoj jo vetëm mua... Kur në çdo metër/ Të thonë tungjatjeta/ Ke bërë goxha emër/ Ka lënë shije jeta.

“Njeriu i madh” kish humbur përshëndetjet e të vegjëlve Ne shqiptarëve, kam lexuar se; na admirojnë edhe për një urim të veçantë e mjaftë kuptimplotë: “Tungjatjeta”! Në tabelat e pa publikuara nga ndonjë instutucion legal, monitorues, nuk kemi parë bilancin e këtij rezultati. Ndërsa qytetaria shprehet në mënyrën e vet dhe rezulton se: Tungjatjetën vlerë madhe e meritojnë të paktit dhe rezultojnë humbës të shumtit. Fitues të shumtë, rezultojnë veçmas njerëzit e shoqërisë civile dhe humbësit më të mëdhenj, rezultojnë ata të përfshirë në (“stallat” e ndotura) të politikës dhe në administratën shtetërore. Arsyeja spjegohet sepse; të dytët, pra humbësit e tungjatjetës, janë edhe abuzivistët më të mëdhenj me votën, aspiratën e qytetarëve. Një ish drejtues i lartë i pushtetit vendor, pas shumë kohë i “larguar”, një mbrëmje ishte në xhiro në qytet, përpara teatrit; “Petro Marko”,Vlorë i vetmuar, fillikat. Askush nga ata që e kishin pasur shok, pa u ngjitur në majë të pushtetit dhe nga ata që i bëri shok në kohën e pushtetit, nuk i jepnin më as përshëndetje me tundje të kokës; Tungjatjeta. Ai ecte dhe mërmëriste me vete, priste në xhiro fillikatë, ta përshëndesnin ish miqtë, madje dhe të njohurit e vet, bashkëqytetarët e tij! Rezultonte se kishte humbur dhe përshëndetjen: “Tungjatjeta”! Pasi ishte (e kishin) ngjitur në piramidë, (të cilën e ka vet njeriu në dorë) e tashmë i zbritur, (të cilin e zbresin të tjerët) kishte humbur në shumicë, pikërisht edhe ata që e kishin ngjitur në majë të piramidës. Këtë “vendim” e kishin marrë qytetarët, pa u mbledhur dhe pa e votuar! Një vendim i rrallë, mjaftë domethënës, i ashpër, i pa formuluar në ndonjë kod ligjor, por i formuluar në kodin moralo-njerëzor. Askush nuk mund të shkelte këtë “ligj qytetar”, i hyrë “menjëherë në fuqi”! Ndërrimi i pushtetit, me anën e ndryshimit të votës, nuk ka sjellë ndryshimet dhe prosperitetin që posedon vota demokratike, qëllimin që synon sovrani në raport me harkun kohor të stërtranzicion-stanjacionit shqiptar. Kjo ka realizuar ndryshimin e mësipërm, në hyrje të këtyre radhëve. Në këtë bilanc, nëse nuk shënohen tregues të tjerë, është i prekshëm dhe po bëhet më i prekshëm dhe ky tregues: Fituesit e paktë dhe humbësit e shumtë të tungjatjetës vlerë

madhe! Ata që përligjin votën qytetare Vitet ikin tutje. Njerëzit e kësaj sëre bëjnë tëhu. Në shtratin e tyre ruajnë njerëz, elita, shënojnë data, përcjellin dhe ruajnë në kujtesën njerëzore ecje dhe ngecje. Në memorien e tyre njerëzit kanë skalitur ata që i kanë drejtuar, në cilindo nivel të administratës, ata që kanë justifikuar ‘’taksën’’ e qytetarëve, të cilët kanë vendosur “gurë” të skalitur, (jo të pa gdhendur si këta të sotmit në shumicë) për të ngritur shtetin, që po aspirojnë shqiptarët dhe po kërkojnë me pishë, në gjithë harkun kohor të ekzistencës së tyre. Ata që kanë shpalosur vlerat, janë dhe nuk janë, por mbeten promotor të fuqishëm frymëzimi për pasardhjen e tyre, dhe fatkeqësisht kalojnë pa vëmendjen e duhur nga politika e ditës. Dhe kjo jo pa arsye: Për të “venitur” yjet e ndriçuar dhe për të “lartësuar” yjet e venitur, për të trazuar miellin e krundet... Ndjen keqardhje dhe mbetemi të etur për njerëz të dimensioneve të tilla. Aq më shumë kur puna, kontributi, sjellja dhe angazhimi i tyre në cilëndo fushë rrezatonin karakteret e forta, njerëzit që përfaqësojnë qytetarinë, kur personaliteti i tyre edhe i atyre që janë larguar ndoshta nga jeta dhe nga përfaqësimi prushërojnë edhe në ditët e sotme të “marra”. “Kohët e marra” si i quan një poet i yni, nuk mund të venitin aspak shkëlqimin e këtyre njerëzve me kontribut dhe mbetet apel i ditës edhe për të nesërmen për ne shqiptarët të cilët ndodhemi të fyer edhe nga mos përfaqësimi dinjitoz i shtetit, të përballur përditë me dhunues të drejtave të qytetarëve dhe shpërdorues të votës së tyre. Një vështrim i shpejtë mbi administratën e shtetit, bilanci drithërues rezulton se: Të zgjedhurit nga rrethi i politikës, madje duke i shërbyer asaj, e kanë kaluar në dorë të dytë qytetarin. Organet e drejtësisë, ku janë vlerësuar nga gjithë anët, vendorët e ndërkombëtarët, sondazhet e zhvilluara nga mediume dhe organizata të pa diskutueshme, të monitoruara i kanë dhe shpallur ato si pjesa me e korruptuar e shtetit. Ndoshta për të kuruar këtë plagë të rëndë, mungon pafuqia e shtetit, por aq më keq mungon edhe aksioni qytetarë përballë këtyre dhunuesve të cilët rreken me pozicionet zyrtare, duke sfilitur njerëzit nëpër radhë, deri dhe duke iu kthyer jetën e përditshme në maraz. Plot të pa lyrë/ Njerëz informalë/ Pa gjak në fytyrë/ Pa cipë në ballë... Në ’’dylbitë’’ dhe memorien e qytetarëve mbeten nëpunësit e administratës, ata që administrojnë votën e qytetarëve dhe përpos tyre qytetari i thjeshtë bën bilancin: “Na është përligjur, apo na është ndotur vota”?! Shtetasit nëpërmjet këtyre njerëzve- njerëz në veprimet dhe mosveprimet e tyre prekin në përditshmëri shtetin e qytetarëve, aspiratën e synuar, shohin të “ekranizuar” votën e tyre. Gurë të tillë “fosfor ndriçues” përgjatë gjithë rrugës për ne shqiptarët dhe gjithë botën e civilizuar, mbeten orientim edhe për pasuesit, mëtejëshmrinë e funksionimit të administratës së shtetit, ata që duhet të zgjedhim e vendosim në poltronet e

17 E enjte, 2 MAJ 2019

100 njerëz, në 100 poezi, në 100 vjet... administratës së sotme, të cilët nuk mund t’i gjejmë as me “pishë” sot në radhët e saj. Grupe të vogla njerëzish, në bashkësi dhe të vetmuar mbrëmjeve kemi “pare” nëpër kryqëzime rrugësh, me qirinj të ndezur në duar! Kanë kohë që kryejnë këtë ritual. “Në kërkim të kohës së humbur” humbur”, në kërkim të njerëzve të munguar. Kombe të mëdha, madje shumë të mëdha, por dhe shumë më të vegjël se sa ne, kanë ngritur shtete dhe qytetërime. Duke bërë krahasimin, mbetemi të fyer: Vet ne nuk dimë të zgjedhim dhe nuk i duam, ata që i vet zgjedhim. Ngjan se po mbetemi gjatë nëpër tunelin e errësirës. Për të dalë në rrugët e hapura, mungojnë udhërrëfyesit, po kërkojmë intelektualët e vërtetë. Këtyre grupeve, në kërkim të këtyre njerëzve, udhërrëfyes në vend, u janë bashkuar më herët edhe shumë nga ata emigrant të ndodhur jashtë vendit, diaspora e re dhe veçmas diaspora e vjetër shqiptare, njerëz të thjeshtë, të pajisur me vizione të reja, edukatë dhe kulturë bashkëkohore, ndoshta dhe duke mos përfituar “statusin e intelektualit”, por më açik prijnë në kërkesat e përbashkëta, kanë vizione dhe frymëzojnë të tjerë. Kjo pjesë elitë e quajtur pa druajtje të tillë, nuk janë të paktë që arsyetojnë dhe aspak nuk e pranojnë se mungojnë intelektualët në radhët e shoqërisë dhe në pozicionet e administratës. Ata këmbëngulin se; mungojnë qytetarët, mungojnë njerëzit, atdhetarët, po mungon shumë gjatë fatkeqësisht edhe aksioni qytetar...Këtë mungesë e arsyetojnë me qeverisjet në kapërcyell të sistemeve, përgjatë më se 3 dekadave, udhëkryqeve. “Intelektual” me barrë- tituj e grada” na janë servirur dhe kemi zgjedhur për t’i votuar e qeverisur, por pa na dhënë atë produkt që kërkohet dhe është e mundur. “Testi i të përzgjedhurve”: Ky di kaq gjuhë të huaja. Ky tjetri ka këto grada të larta shkencore. Prof. Dr. Tjetri Dr. Prof. Iksi As. Prof. Dr. Shumë pak kemi dëgjuar të na prezantohen, “As. Prof Njeri”, rezultate që ka shënuar në jetë dhe këto rezultate i ka prekur dhe i pozon vet njeriu, realiteti. Më është ngulitur në kujtesë vargu i një shkrimtarit tonë të njohur: “Do vdes nga pasioni për të mbetur njeri”! Por nga një vështrim i shpejtë edhe pas 3 dekadave gjithë grada mëdhenjtë dhe gjuhë shumë njohësit, nuk kanë mundur të shpalosin nivelin e tyre intelektual, aftësitë organizative dhe forcën drejtuese në shërbim të kombit, komunitetit, votës së sovranit. Të gjithë me arsimim të lartë, por a janë të gjithë me përgjegjësinë e lartë?! Ata zotërojnë shumë gjuhë të huaja, por nuk “zotërojnë” gjuhën e dhëmbshurisë

së kombit. E kanë të vështirë të komunikojnë me bashkëqytetarët, madje me shokët e miqtë e afërt, kur ngjiten në pushtet e në politikë. Karakteret e dobëta kultivojnë mëndjemadhësinë, shkëputjen nga njerëzit, largësinë nga jeta reale e pakuptueshme, sa dhe e pa pranueshme për karakter fortët. Fare harrojnë nga vijnë, misionin e tyre në shërbim të qytetarëve! Cilido në pozicion është sekondar dhe në jetë kalimtar! Me aftësitë, nivelin dhe komunikimin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme shumë organizator, drejtues dhe intelektual, si ata që i ngrinin njerëzit në luftë, i ndiqnin pas si njerëz të afirmuar, qoftë edhe në Vlorë, të cilët nuk kanë munguar e mbeten në kujtesën qytetare. Vitet ikin tutje, por ata bëjnë tëhu, mbeten të shënuar në memorien e njerëzve, të qytetërimit, të qytetarisë vlonjate, përcillen me madhështi tek pasardhësit. Ata kanë shërbyer dhe nuk kanë rrëmb yer rrëmby er.. Edhe sot dhe për gjithë jetën edhe nesër shoqëria sa më e emancipuar dhe e civilizuar, do t’i ruaj me respektin e tyre, duke i gjykuar dhe vlerësuar në raport me kohën, rrethanat shoqërore dhe politike. Ndoshta prej tyre nuk ishin të paisur me titujt e grada: Dr. e Prof., nuk kishin shkollën e lartë, por kishin përgjegjësinë e lartë dhe mbeten të shënuar në kujtesën e njerëzve dhe transmetohen tek breznitë. Ata nuk kanë të ngritur përmendore, as nuk janë të futur në muzet e kohës, por rrojnë ende tek “muzet” njerëzore, njerëzit e njohur dhe ata që si njohin, në kafenetë e thjeshta të Vlorës, në çdo cep të saj nga Himara, Sevasteri, Kuçi, Selenica, Novosela e përtej kufirit të Vlorës: Mbahen mend, zihen në gojë, flitet e flitet për ta… Punuan, drejtuan, e organizuan, frymëzuan, dhe merituan mirënjohjen e bashkëqytetarëve të Vlorës. Dhe kjo nuk është pak. Këto pers onalitete dhe shumë të personalitete tjerë si këta, kishin në gjuhë: Mjaltin, në shpirt Njerëzit, në mendim Udhë rrëfimin, në veprim Misionin dhe aksionin, Shëruan e nuk Lënduan, Shërbyen dhe nuk Rrëmbyen!... At Ata vijuan misionin e tyre nga paraardhësit, duke u frymëzuar nga vepra e tyre madhore, “Pavarësia Kombëtare”, “Themelimi i Shtetit Shqiptar” dhe u përkushtuan në misionin me pasionin e pashoq, e çuan më tej amanetin e paraardhësve, për të ngritur shtetin, dhe ndërtuan vendin nga rrënojat. Publiciti i njohur për mëse 40 vjet nëpër udhët e publicistikës: KRISTO MËRTIRI shkruan: “Sidomos te “mikroenciklopedia” kushtuar mbi 100 bijve të Vlorës që kanë mbetur “të shënuar, jo rëndom të

regjistruar” në memorien historike të kësaj treve lavdimbuluar. 4 vargje për secilin janë edhe pak, edhe shumë. Sepse nuk është kaq e lehtë të ndash grurin nga egjra, sojllinjtë nga sojsëzët. Plot Sot na mbytën e ndotën mjedisin: “Plot të palyrë/ Njerëz informalë/ Pa gjak në fytyrë/ Pa cipë në ballë !...Të nderosh a të thuash qoftë edhe 2 fjalë të mira për të vdekurit e të gjallët, sidomos për ata që “shëruan e nuk lënduan” nëpër qytete e fshatra, nuk do të thotë të marrësh viston e partive politike ose dorën e pushtetit të radhës. Përndryshe, me dashje a pa dashje, ke ngritur gjerdhe me hunj të kalbur që populli i shikon me qesëndi, e pse jo me neveri e përbuzje”… Lexuesve e bashkëqytetarëve u kërkoj ndjes për “lodhjen” që do të mund t’iu shkaktojë renditja, lista e “gjatë” e emrave dhe shumëfish për pamundësinë e ekspozimit as të pjesshëm të plejadës së madhe të njerëzve që kanë drejtuar e kontribuor në kohë dhe kanë fituar zemëra njerëzis. Qoftë dhe përpjekjet më të mëdha, a do të mund të evitojnë qejfmbetjet e vogëla?! Janë dhe nuk janë, ishin dhe mbeten… E pa mundur të përmblidhen brënda këtyre radhëve dhe në librin tim armata e tyre, balli i udhëheqësve të vegjël, apo përfaqsues të votës, me dimensione të mëdha, në radhët e administratës shtetërore brënda hapsirës së Vlorës në paspavarsinë e pasçlirimin, dhe ndërtimin e vendit. Të djeshmit, duke i marrë për pikë referimi, për të sotmen dhe duke i avancuar për të nesërmen. Për të tillë intelektualë, organizator e udhëheqës, kemi etje. Ata mbeten si “gurët fosforndriçues” anës së rrugës, dhe orientojnë kalimtarët. Karakteri për njeriun, drejtuesin, udhëheqësin, përfaqsuesin e votës së qytetarëve, është primar, prona më e çmuar, nuk janë fjalët, pozita zyrtare, përpara pozitës njerëzore, nuk është as dhuratë. Kur mungon baza e karakterit tek cilido përfaqsues i votës, udhëheqës a drejtues i cilitdo niveli, ai shkon drejtë rrënimit: Drejtuesit, krijuesit, inelektualët dhe organizatorët në Vlorë dhe jashtë saj, me nivelin intelektual, aftësitë organizative dhe forcën drejtuese në gjithë harkun kohor të ekzistencës së shtetit janë aramata të tëra dhe në pafundësinë e këtyre rreshtave… Teksa i ofrova idenë një intelektuali të thjeshtë, i cili u paraqit për të kryer CENSUSIT,, teksa lexoi regjistrimin e CENSUSIT në maket temën dhe emrat e këtyre njerëzve të botuar në një të përditëshme vlerësoi. Artiukullin e plotë mund ta lexoni në www .kohajone .com www.kohajone .kohajone.com


KULTURE

18 E enjte, 2 MAJ 2019

“Korça sipas një kosovari”, thirrje për ta zbërthyer qytetin e kulturës shqiptare K orça sipas një kosovari”, libër nga autori Agron Shala, doli të martën në shitje nga shtëpia botuese “Armagedoni”. Libri është udhërrëfyes për Korçën, i konceptuar si një reportazh që ngërthen në vete kronikën e dokumentaren, dedikuar këtij qyteti. Vepra e cila mund të lexohet me vetëm

një frymë, tejkalon stereotipat Kosovë-Shqipëri, Veri-Jug, apo edhe paragjykimet përbrenda vet regjioneve të caktuara, të imponuara nga izolimet e dikurshme dhe mungesa e komunikimit të duhur sot. Duke u përqendruar te shqiptari i rëndomtë, në anën më të ndritshme të tij, në art e në kulturë, si dhe te shembujt e shumtë nga Korça për sakrificën, humanizmin dhe patriotizmin e vërtetë, zbërthehen hallet dhe ëndrrat reale të shqiptarëve që janë të njëjta kudo ku ata jetojnë sot në Ballkan. Në këtë aspekt, Korça dhe shembujt e saj të ngritjes intele-

ktuale, materiale, kulturore dhe të shtetndërtimit – mbetet shpresa e një rilindje të re shqiptare. “Korça sipas një kosovari”, me një galeri të pasur ngjarjesh dhe personazhesh nga e kaluara dhe nga e sotmja, mund të perceptohet si një pasqyrë për Korçën e ditëve të sotme, por edhe si përmbledhje e ngjeshur e historisë së begattë dhe të vjetër të këtij qyte-

ti. Libri i ilustruar me 50 fotografi të rralla dhe të veçanta, këto ditë do të jetë i pranishëm në libraritë kryesore të Prishtinës. Agron Shala, ka lindur në Mitrovicë në vitin 1977. Ka studiuar për psikologji dhe dramaturgji. Nga viti 1995 merret me gazetari ndërsa veprimtaria e tij shtrihet edhe në muzikë teatri, filmi e dokumentarësh.

“Rrjedh në këngë e ligjërime”, teksti i këngës që na bënë krenarë të gjithëve Një nga këngët që i ka rezistuar kohës është “Rjedh në këngë e ligjërime”, e këngëtares së madhe Vaçe Zela, vazhdon të zgjojë edhe sot e kësaj dite ndjesi të forta krenarie kombëtare. Kjo është një nga dy këngët që fitoi çmimin e dytë në festivalin e 19 të këngës në RTSH me muzikë të Feim Ibraimi e tekst të Gjok Becit, në dhjetor të 1980ës. Teksti:

Eh i fortë po shndrit ai diell dhe burimi këngës lugjeve i përcjell. Eh i fortë po ngroh ky diell edhe trimat nëpër mend m’i sjell, m’i përkëdhel. Nga ky diell i kohës sime shndrisin shekujt në agime dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron! Po ku ka si ti, o Shqipëria ime ime,, O fisnikja përmbi gur gur.. Rrjedh në këngë e ligjërime ligjërime,, ballëlarta me flamur! Eh i fortë po bien ai tel dhe lahuta tingujt m’i çon larg, m’i përcjell. Eh i fortë po bjen ai tel, partizanët nëpër mend m’i sjell, po m’i sjell. Nga ky zë i tokës sime flasin shekujt me gjëmime gjëmime,, edhe krisma e shqiptarit rrjedh brez më brez. Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime ime,, Oh fisnikja përmbi gur gur.. Rrjedh në këngë e ligjërime ligjërime,, ballëlarta me flamur!

Kisha e Shën Mërisë me afreske të rëndësishme artistike dhe historike Kisha e Shën Mërisë së Athalit është një ndër objektet më të rëndësishëm të kultit, për banorët e Himarës. Kjo kishë ndodhet mbi një kodër rreth dy orë në lindje të qytetit të Himarës. Në një mbishkrimi që gjendet i pikturuar mbi portën perëndimore të kishës, thuhet se ndërtimi i saj u përfundua në 10 prill të vitit 1795. Kisha është e tipit bazilikë me tre nefe, me përmasa të brendshme 10,10 x 5,10 m. Ambienti i altarit ndahet nga një ikonostas prej muri mjaft të lartë, me tri hyrje. Mbi frontonin e murit qendror ngrihet kambanorja, ndërsa në lindje përfundon me një absidë cilindrike. Ambientet e naosit dhe altarit janë të pikturuara me afreske dhe mbishkrime me vlera të rëndësishme artistike dhe historike. Në krah të kishës ndodhet ndërtesa gjysmë e rrënuar e manastirit. Ajo është dykatëshe, kati i poshtëm i së cilës ka shërbyer për katoje, ndërsa i sipërmi për banim.

Aktori shqiptar në një film me John Travolta dhe Morgan Freeman Aktori shqiptar Blerim Destani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, me pjesëmarrjen në filmin “The Poison Rose” ku luan me disa nga aktorët më të mirë botërorë si John Travolta, Morgan Freeman, Kat Graham dhe Famke Janssen. Tashmë është publikuar edhe traileri zyrtar i filmit, i cili do ta ketë premierën në sallat e kinemave amerikane më 24 maj. Aktori shqiptar luan rolin e një djali meksikan me emrin Lorenzo Rodriquez. Filmi trajton historinë e një ishylli të futbollit amerikan, i cili tenton të ndihmojë një vajzë të re në telashe dhe përfundon duke luftuar me një rrjet kriminal. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatoën,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye”.


SHOWBIZ

19 E enjte, 2 MAJ 2019

Radio Times: Ju prezantojmë me Jonida Maliqin “Radio Times” ka shkruar një artikull për pjesëmarrjen e Shqipërisë në konkursin europian të këngës “Eurosong”. Kjo media vë në dukje se Shqipëria këtë vit ka si përfaqësuese Jonida Maliqin. Media në fjalë shkruan se Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Eurosong në vitin 2004. “Shqipëria mori pjesë për herë të parë në vitin 2004. Ky vend kurrë nuk e ka fituar Eurosongun, por pjesëmarrja e Rona Nishliut më 2012 ishte për t’u mbajtur mend. Nishliu mori çmimin “Barbara Dex”, që i jepet këngëtarit apo këngëtares me veshjen më të mirë”. Më tej në artikull shkruhet: “Këtë vit Shqipëria ka zgjedhur të përfaqësohet nga një zë që ka emër në vendlindjen e saj, me një karrierë të pasur muzikore. Jonida Maliqi merr pjesë në Eurosong me këngën ‘Ktheju tokës;’. Ajo ka marrë pjesë për herë të parë në një festival fëmijësh në moshën 13-vjeçare. Ajo ka qenë e përfshirë në skenën muzikore shqiptare që në atë kohë, me disa çmime të fituara në konkurse muzikore kombëtare”. Çfarë përfaqëson kënga e Shqipërisë? Kënga e

Bebe Rexha pjesë e turit të grupit të njohur amerikan Grupi i njohur “Jonas Brothers” pasi janë kthyer sërish bashkë dhe publikuan disa këngë, kanë vendosur të realizojnë një tur. Në këtë tur do të jetë si e ftuar speciale këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Ka qenë vetë këngëtarja, e cila e ka njoftuar një fakt të tillë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram. “Do të jem në tur me Jonas Brothers. Jam shumë e lumtur dhe mezi po pres,”-ka shkruar Bebe krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.

Chris Brown rikthehet me ish-të dashurën kënduar nga Jonida Maliqi mban titullin “Ktheju tokës” dhe është dedikim ndaj emigrantëve të shumtë në Shqipëri. Pritet që kënga të këndohet shqip edhe në Izrael. Teksti i këngës dhe muzika janë përgatitur nga Erjona

Rushiti. Kënga është e mbushur me dramaticitet, e kompletuar me kërcimtarë që kërcejnë në një sfond të errët të skenës. Më herët, në vitin 2018 Shqipëria kishte përfaqësues këngëtarin Eugen Bushpepa dhe zuri vendin e 11.

Evi Reçi bën “bilancin” e 29 viteve jetë: Paskam buzëqeshur shumë

Evi Reçi festoi 29-vjetorin e lindjes dhe urimet nga të afërmit dhe fansat e saj qenë të shumta. Në mbrëmje moderatorja festoi me miqtë e saj më të mirë në një nga restorantet e qytetit. Pas festës Evi bëri një “bilanc” të viteve të jetës së saj dhe falenderoi të gjithë ata që e uruan me fjalë zemre për ditëlindjen. “Të numërosh pranverat që ke kaluar me buzëqeshje, me dashuri, me lodhje, me muzikë, me punë, me njerëz që të duan, por edhe që të kanë lënduar. Bilanci ishte i tillë: paskam buzëqeshur në shumicën e rasteve dhe kam falur shumë aq sa sot jam mirënjohëse për çdo buzëqeshje të falur me apo pa meritë. Mirënjohëse për çdo urim që mora dje, për çdo ‘story’ të hedhur ku vërtet tregonit që jam në jetën tuaj, në një mënyrë apo në një tjetër duke krijuar një histori të vockël. Mirënjohje për lulet e bukura që gjithmonë i kam preferuar se sa dhuratat. Dje u emocionova dhe u përlota dhe jo se u rrita në moshë, por sepse reflektova brenda vetes dhe pashë Evin që desha të shoh dhe që ende nuk ka humbur entuziazmin për të jetuar”, ka shkruar Evi në postimin e saj në “Instagram”.

Duket se Indyamarie ia ka rrëmbyer zemrën Chris Brown. Mediat rozë raportojnë se këngëtari është rikthyer sërish me modelen pas 4 vitesh ndarje. 29-vjeçari u lidh me Indyamarie pasi i dha fund marrëdhënies me ish të dashurën Karrueche Tran. Por duket se kanë rindezur romancën e tyre pasi u panë bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit të Brown dhe Eric Bellinger, “Type a Way”. “Chris dhe 25-vjeçarja ishin kapur për dore dhe qeshnin me njëri-tjetrin,”-tha një burim. Brown së fundmi publikoi një foto në Instagram të Indyamarie që mbante veshur xhaketën e tij. Reperi është babai i një vajze, Royalty, me Nia Guzman. Jeta e tij personale u trazua në fillim të këtij viti pasi paditi për shpifje një grua që akuzoi Chris se e përdhunoi në Paris. Brown mohoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan.

Kylie Jenner dëshiron fëmijë tjetër me Travis Scott Kylie Jenner dëshiron më shumë fëmijë. Bukuroshja me rastin e ditëlindjes së Travis Scott ka postuar një seri të fotografive të saj dhe të ashurit të saj me vajzën një vjeçe, Stormi. Në këto postime të saj me reperin e hitit “Sico Mode”, këngëtarja ka zbuluar se ajo është gati për fëimun e dytë. “Të të shikoj teksa zhvillohesh në partnerin, mikun, djalin dhe babain që je sot aq shumë më plotëson. Shoku më i mirë i imi dhe bashkëshorti im. Të dua dhe jam shumë krenar me ty. Urime ditëlindjen dhe le të kënaqemi e të bëjmë një tjetër fëmijë”, u shpreh Kylie në rrjetet sociale. Kylie Jenner konsiderohet prej femrave më seksi në botë kurse lidhja e saj me Travis Scott vjen pas lidhjes me Tygan.


SPORT

20

E enjte, 2 MAJ 2019

Portieri i Portos është shtruar me urgjencë në spital, por është jashtë rrezikut për jetën

Nga Rozalb Lika

B

ota e futbollit përjetoi disa orë ankthi për Iker Casillas. Portieri spanjoll është shtruar me urgjencë në spitalin “Cuf Porto”, për shkak të një ataku kardiak. Klubi i Portos e konfirmoi lajmin për televizionin TVI, ku sqaronte se gjendja e spanjollit është e qëndrueshme dhe po shkon drejt përmirësimit. Casillas ka ndier shqetësime në zemër gjatë seancës stërvitore të paradites dhe është transportuar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. “Iker ka pësuar një infarkt të miokardit gjatë stërvitjes në mëngjes. Stërvitja u ndërpre menjëherë për t’i ardhur në ndihmë portierit, i cili në këto momente ndodhte në spitalin e CUF të Oportos. Është mirë dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Problemi kardiak është zgjidhur”, shkruhet në njoftimin e klubi portugez. Pavarësisht relativizimit të situatës nga Porto, është e qartë që portieri i famshëm spanjoll e ka mbyllur sezonin, ndoshta edhe karrierën. Pas 16 vitesh të suksesshëm në “Bernabeu”, 725 ndeshjeve me “Los Blancos”, si dhe trofeve të shumtë me kombëtaren spanjolle, Casillas u transferua te Porto në vitin 2015. Ai është i martuar me gazetaren televizive, Sara Carbonero, dhe ka dy fëmijë, Martin dhe Lucas.

Frikë dhe ankth për Casillas, pëson atak kardiak në stërvitje

REAGIMI- Real Madrid publikoi një deklaratë në mbështetje të Iker Casillas pas sulmit në zemër që pësoi portieri në stërvitje. “Real Madrid CF dëshiron të transmetojë të gjithë mbështetjen ndaj kapitenit, Iker Casillas. Iker Casillas na ka mësuar gjatë

MESFUSHORI

karrierës së tij profesionale për të kapërcyer sfidat më të pabesueshme, për të rritur lavdinë e klubit tonë. Ai na ka mësuar që heqja dorë nuk përshtatet me filozofinë tonë të jetës dhe na ka treguar gjithmonë se sa më e fortë dhe e vështirë

të jetë sfida, aq më shumë të shijon edhe fitorja. Real Madrid dëshiron të shohë kapitenin e tyre të përjetshëm të rimëkëmbet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të gjejë të gjithë guximin e botës”, shkruhej në reagimin e klubit madrilen.

STATISTIKA

Van de Beek, talenti i Ajax që di të parashikojë të ardhmen

Ajax barazon rekordin e Bayernit dhe Real Madridit

Donny van de Beek është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni, të paktën për ata që nuk kanë ndjekur me interes ndeshjet e kampionatit holandez. Trekuartisti i talentuar i Ajax-it, i lindur në vitin 1997, ka fituar vëmendjen e Europës në muajin e fundit, pasi ka qenë vendimtar në dy ndeshjet më të rëndësishme. Ai shënoi ndaj Juventusit në Torino, golin e barazimit momental, ndërkohë që mbrëmjen e së martës gjeti sërish rrugën e rrjetës ndaj Tottenham-it. Van de Beek është një nga talentet më të dobishëm te Ajaxi, i aftë për të luajtur në një pozicion të padallueshëm për kundërshtarët. E thënë më “shkoqur”, nëse De Ligt dhe de Jong janë dy talentet që kanë më shumë famë në media, van de Beek është më vendimtari dhe më i rëndësishmi te ekipi holandez. Përveç aftësisë për të shënuar, ai di të parashikojë shumë mirë të ardhmen. Në rrjetet sociale, po bëjnë xhiron e botës, dy fotot ku duket portreti i tij duke festuar, para se topi të shkonte në fundin e rrjetës. Mesfushori holandez ka zbuluar vetë motivin: “E dija, sepse e kisha goditur mirë topin. E dija që do të përfundonte në rrjetë. Kur topi shkon në cepin e portës, portieri e ka të pamundur për ta pritur”.

Ajax kaloi dje një tjetër mbrëmje magjike në Champions League nën drejtimin e Erik Ten Hag. Holandezët arritën që të fitonin 1-0 ndaj Tottenham në Londër falë një goli të shënuar nga Donny Van de Beek, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së madhe të Madridit gjatë këtij edicioni. Falë këtij suksesi, holandezët bëhen skuadra e tretë që arrin të fitojë për herë të tretë radhazi në transfertë, në fazën e 1/8-ve, çerekfinale dhe gjysmëfinale. Një rekord që ekziston në formatin modern të Champions League, dhe që është arritur nga Bayern Munich (sezoni 2012/13), Real Madrid (2017/18). Para se të mundte Tottenham, Ajax arriti që të mundte Realin në “Santiago Bernabeo” dhe Juventusin në “Allianz Stadium”. Skuadra e Ten Hag ka fituar në transfertë edhe ndaj AEK-ut të Athinës, duke arritur në këtë mënyrë në 4 fitore radhazi në transfertë në Champions League. Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme, Donny Van de Beek u bë futbollisti i tretë më i ri që shënon në Champions League, në moshën 22 vjeç e 12 ditë. Vetëm Nordin Wooter (19 vjeç 237 ditë) e Mario Melchiot (20 vjeç e 170 ditë) kanë bërë më mirë.

MERKATO

Juventus përgatit revolucionin në verë, ja 5 emrat që do të largohen

Juventus po përgatitet për një revolucion gjatë kësaj vere. Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport” bardhezinjtë po përgatiten për shitjen e 5 futbollistëve për të pasur në arkat e tyre 45/50 milionë euro më shumë në arkat e tyre duke marrë në konsideratë edhe blerjet që mund të bëjnë. Ende dilemë mbetet shitja apo jo e Dybala-s, i cili duket se do të varet shumë edhe nga fakti nëse do të qëndrojë edne Allegri në krye të ekipit apo do të largohet. Kampionët e Italisë po përgatitin ndryshime në radhët e skuadrës që kanë të bëjnë jo vetëm me largime por edhe me përforcime. Çdo gjë lidhet edhe me bilancin ekonomik të klubit torinez. E ardhmja e Pjanic-it mbetet e paqartë. Për momentin duket se mesfushori boshnjak do të largohet dhe për ta zëvendësuar atë njëri prej kandidatëve është Eriksen i Tottenahmit, që synohet nga drejtuesit e Juventusit. Douglas Costa, Mandzukic, Alex Sandro, Cuadrado janë në listën e emrave të mundshëm që mund të largohen në fund të këtij sezoni, pasi duket se nuk janë në ritmin që kërkohet për të synuar fitimin e Championsit. Dybala është pikëpyetja e madhe. Mbetet për t’u parë nëse argjentinasi do të qëndrojë. Ardhja e Ronaldos, por edhe performanca disi në rënie e sulmuesit, e kanë lënë atë në hije. Nëse largohet, sigurisht që Juventusi do të përfitonte një shumë të konsiderueshme, që mund t’i investojë më pas pr të bërë ndonjë goditje të madhe.


SPORT

21

E enjte, 2 MAJ 2019

Blaugranët fituan 3-0 në duelin e parë, tani janë me një këmbë në finalen e Madridit

Barcelona shkatërron Liverpoolin në “aktin” e parë, Messi shkëlqen me dopietë B

arcelona ka hedhur një hap të sigurt drejt finales së madhe të Madridit. Skuadra katalanse ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit në “Camp Nou”, duke ju falur dy magjive të Messit dhe një golit të Suarez. Skuadra e Klopp ndërkohë luajti më mirë për pjesën më të madhe të lojës, por shpërdoroi shumë në portën e Ter Stegen. Ndeshja nisi me një ritëm të shfrenuar me Liverpoolin që ushtron presing shumë lart, ndërkohë që katalanasit kishin mundësinë e parë për shënim që në minutën e 4-të me Coutinhon, që nuk arriti të shërbente për Vidalin, i gjendur në një pozicion shumë të favorshëm. Një minutë më pas skuadra angleze kërkoi një penallti pas rrëzimit të Mane në zonë, por për arbitrin Kuipers ishte gjithçka e rregullt. Në minutën e 14-të Lionel Messi kërcënon portën e “The Reds” me një aksion të bukur, ndërkohë që Coutinho vendos në provë portierin Alisson me një goditje në hyrje të zonës. Klopp u detyrua që të bënte një zëvendësim të detyruar pas dëmtimit të Keita në mesin e pjesës së parë, teksa vendin e tij e zë Henderson. Në minutën e 26-të, Barcelona kalon në avantazh me një aksion model. Jordi Alba shërben në zonë për Luis Suarez, i cili me një lëvizje

të bukur mposhtë portierin Alisson. Liverpooli reagon mjaft mirë pas pësimit të golit, teksa në minutën e 35-të, Sadio Mane shpërdoroi një rast të artë përballë portierit Ter Stegen duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Dy minuta më pas Milner shkarkoi të majtën në hyrje të zonës, por edhe këtë herë “sfera” përfundoi shumë jashtë kuadratit. Fraksioni i dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me Milner, i cili detyroi Ter Stegen të zgjatët në

cepin e portës për të bërë një super pritje. Në minutën e 53-të Mohamed Salah tenton me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës, por do të ishte sërish portieri gjerman që zgjatet në cepin e portës. Sulmuesi egjiptian dhuron spektakël në krahun e majtë dhe shërbeu në zonë në minutën e 49-të për Milner, por mesfushori britanik godet shumë lehtë. Valverde provon të ndryshojë diçka në skuadrën e tij duke aktivizuar Semedon në vend të Coutinhos,

por është shumë e vështirë për të krijuar rrezikshmëri në portën e anglezëve. Në momentin më të mirë të miqve, Barcelona shënoi golin e dytë. Pas një aksioni te shpejtë, Suarez godet shtyllën përballë Alisson, ndërkohë që më pas Messi e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Blaugranët nuk ndalen me kaq, pasi në minutën e 83-të, argjentinasi shënon një gol spektakolar nga një goditje dënimi prej 30 metrash, duke lënë të shtangur Alisson.

KUQEZINJTË

ITALI

U vonua një orë në stërvitje, Gattuso përjashton një javë Bakayoko-n

Brescia e Ndojt siguron matematikisht ngjitjen në Seria A

Situata te Milani nuk është aspak e mirë. Bakayoko mëngjesin e sotëm është prezantuar në stërvitje një orë me vonesë, ndërkohë që Gattusso ka shpërthyer menjëherë duke marrë një masë të ashpër ndëshkuese. Futbollisti është dënuar me 5 deri në ndeshjen e së hënës ndaj Bolognës. Për Bakayokon, ndërkaq, pritet një gjobë e rëndë: flitet për thuajse 100 mijë euro. Situata e tij është mjaft delikate dhe tashmë rrezikon që me këto sjellje të largohet në fund të sezonit. Për Bakayoko është gjoba e dyte që merr, pas asaj për fanellën e Acerbit. Tensionet në klubin e Milanit vijojnë që të jenë të larta, pasi ditën e djeshme Leonardi dhe Gazdis i kanë kërkuar ekipit që të shfaqin impenjim dhe seriozitet në këtë fund sezoni. Disa sjellje të futbollistëve nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit, i cili ka vendosur që të jetë me dorë të hekurt.

B

rescia bëhet skuadra e parë e Serisë B, që siguron ngjitjen për në ligën elitare të futbollit italian, ndonëse kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit. “Dallëndyshet” mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Ascolin në shtëpi dhe u ngjitën në krye, në kuotën e 66 pikëve, aq sa mjaftojnë që edhe matematikisht të jenë në Serinë A sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Eugenio Corini rikthehet kështu në elitën e futbollit italian, pas 8 sezonesh në Serinë B, pasi kishte rënë në sezonin 2010-2011. Pjesë e skuadrës lombarde është edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Emanuel Ndoj, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ngjitjen e Brescias në Serinë A. 22-vjeçari shqiptar ka luajtur 27 takime si titullar këtë sezon, teksa ka arritur të gjejë 3 herë rrugën e rrjetës, ndërsa në sfidën e sotme nuk ishte i grumbulluar, për shkak të një dëmtimi të pësuar në fundjavë përballë Lecces.

SA MBROJTËSI ULMUESI

Interi e ka seriozisht për Hysajn, Spalletti thotë “po” për shkodranin

Një nga prioritet e Interit për sezonin e ardhshëm është transferimi i një mbrojtësi krahu. Shumë emra qarkullojnë, nga Danilo te Damian, por sipas “fcinterneës”, zikaltërit janë duke menduar për Elseid Hysaj. Ausilio prej kohësh është në kërkim të një mbrojtësi krahu, teksa emri i parë në listë ishte Danilo, por duket se do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshje. Më e thjeshtë duket rruga që të çon te mbrojtësi i kombëtares sonë. Sipas mediave italiane futbollisti shkodran pëlqehet shumë nga Luciano Spalletti dhe nga ndihmësi i tij Giovanni Martusciello, i cili ka pasur mundësinë për ta njohur mirë në kohën që ka qenë pjesë e skuadrës së Empolit. Kontaktet e para mes klubit zikaltër dhe agjentit të mbrojtësit shqiptar kanë nisur, duke përfituar edhe nga fakti se ai nuk po rinovon kontratën e Napoli. Agjenti Giuffredi dhe De Laurentis në takimin e fundit, një muaj më parë, nuk arritën një marrëveshje, pasi kërkesat e Hysajt ishin shumë më të mëdha se oferta e bërë. Hysaj kërkon 3.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që Napoli shkon deri në 2.5 milionë euro. Transferimi në Milano mund të jetë lëvizja e duhur për futbollistin shkodran që ka kaluar një sezon me shumë ulje-ngritje, duke qenë shpesh herë një zgjedhje e dytë për Ancelottin. “FcInterneës.it” shkruan se kontaktet mes Interit dhe Hysajt po vijojnë prej kohësh. Në ditët në vijim pritet një tjetër takim për të gjetur një marrëveshje. Zikaltrit janë të gatshëm për të përfituar nga fakti se shkodrani nuk është më i pazëvendësueshëm në Napoli. Interi është skuadra që shkodrani bën tifo që kur ka qenë fëmijë, dhe ky mund të jetë edhe një tjetër faktor që mund ta përshpejtojë këtë lëvizje.


SHENDETESI

22 E enjte, 2 MAJ 2019

Cili është ndikimi negativ i qumështit tek personat me astmë kziston një pikëpamje e përgjithshme se njerëz it me astmë duhet të shmangin qumështin dhe nënproduktet e tij, pasi thuhet se ato nxitin prodhimin e mukusit dhe rrjedhimisht shkaktojnë sulmet e astmës. Ky perceptim daton më shumë se 2000 vjet më parë, kur disa sisteme të mjekësisë alternative i atribuan konsumimit të qumështit, pro-

E

e tij të shkaktojë një sulm të astmës. Alergjitë e vërteta nga qumështi i lopës, shkaktohen nga një proteinë e qumështit dhe mund të shkaktojnë një shumëllojshmëri simptomash, duke përfshirë urtikarien, ekzemën, vjelljen, diarrenë dhe frymëmarrjen e shpejtë. Si ndikojnë në astmë qumështi dhe nënproduktet e tij?

dhimin e tepërt të mukusit. Sipas specialistëve më me emër në fushën e imunologjisë klinike dhe alergjisë, është e rrallë që qumështi dhe nënproduktet

Kur qumështi konsumohet ai përkohësisht do të trashë pështymën në gojë, një ndjesi që shumë njerëz e ngatërrojnë me prodhimin e mukusit të frymë-

marrjes. Kjo ndjesi nuk është për shkak të rritjes së prodhimit të mukusit – ndodh nga përbërja kremoze e vetë lëngut, ashtu sikundër ndodh dhe me lëngje të tjera që kanë strukturë të ngjashme. Nuk ka prova klinike për të treguar se zvogëlimi ose ndalimi i konsumit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, do të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të astmës. Simptomat e astmës kryesisht shkaktohen nga substancat që thithen (të tilla si alergjenët pluhur), jo ato që janë të ngrënshëm. Disa njerëz mund të kolliten pasi kanë pirë qumësht të ftohtë, por kjo zakonisht ndodh për shkak të frymëmarrjes në ajër të ftohtë gjatë pirjes. Ngrohja e qumështit mund të ndihmojë. Astma dhe dieta juaj Reagimet negative nga çdo ushqim, duke përfshirë nënproduktet e qumështit, janë relativisht të rralla në njerëzit me astmë - më pak se 5% të njerëzve me astmë janë të prekur nga ushqimet, pijet apo kimikatet e ushqimeve. Nevoja për kalcium Qumështi dhe nënproduktet e tij janë një burim i madh i kal-

ciumit, vitaminës A dhe B12, riboflavinës dhe proteinave. Më shumë se gjysma e kalciumit të rekomanduar në dietën ditore për të rriturit, merret nëpërmjet qumështit dhe nënprodukteve të tij. Specialistët e fushës raportojnë se shumë njerëz me astmë në mënyrë të panevojshme privojnë veten nga një burim i pasur dhe ushqyes i rëndësishëm, duke kufizuar qumështin dhe nënproduktet e tij. Qumështi dhe nënproduktet e tij, të cilët janë vendimtare për zhvillimin e kockave, rritjen dhe për shëndetin e përgjithshëm, rekomandohen si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar për shumicën e njerëzve me astmë. Nëse ju vendosni për të shmangur nënproduktet e qumështit për shkak të shqetësimeve në lidhje me astmën tuaj, është e rëndësishme për të identifikuar zëvendësues të përshtatshëm në mënyrë që të siguroheni se ju apo femija juaj do të merrni ushqyesit e nevojshëm. Ndërsa qumështi dhe nënproduktet e tij janë burim i pasur i kalciumit, ai gjendet dhe në:

· Perimet jeshile si bok choy dhe brokoli; · Salmonin e konservuar me kocka dhe sardelet e konservuara; · Pije të sojës të pasura me kalcium; · Tofu i përpunuar me kalcium; dhe · Bajame dhe drithëra të pasuruara me kalcium. Organizatat kryesore mjekësore këshillojnë që mënyra më e mirë për të marrë të gjithë ushqyesit që ju nevojiten, duke përfshirë edhe kalciumin, është me anë të konsumimit të një diete të ekuilibruar. Megjithatë në disa situata, një suplement kalciumi mund të nevojitet. Flitni me mjekun tuaj Nëse keni astmë dhe jeni të shqetësuar në lidhje me efektin e qumështit dhe të produkteve të qumështit, bisedoni me mjekun tuaj. Me përjashtim të rastit kur ju jeni testuar dhe diagnostikuar nga një mjek specialist i cili ka identifikuar se astma juaj shkaktohet nga një alergji ndaj qumështit dhe nënprodukteve të tij, nuk është e nevojshme për ti eliminuar ato nga dieta juaj.

isht është e përgjithshme pas të notuarit. Në këtë rast dylli mund të hiqet nëpërmjet kirurgjisë duke futur me ngadalë një shiringë më ujë të ngrohtë. Dylli

shumë i vështirë mund të ketë nevojë që të hiqet me zbutje me pika nga farmacia, ose me vaj ulliri të ngrohur pak.

Si duhet ta trajtojmë dyllin e veshit, pse nuk duhet hequr D ylli në vesh shkakton shqetësime të pa nevojshme. Shumë prindër shqetësohen që fëmija i tyre ka dyllë të tepërt në vesh dhe hasin vështirësi të mëdha duke u përpjekur për ta hequr atë. Kjo është e panevojshme dhe ndonjëherë mund të jetë e dëmshme. Dylli i veshit është mjaft i padëmshëm dhe është një pjesë normale e mekanizmit të vetëmbrojtjes të trupit. Ai krijohet nga gjëndra të vogla në lëkurë që rreshtohen në kanalin e veshit. Puna e dyllit të veshit është si një kurth për të kapur papastërtitë dhe gjëra të tjera që hyjnë në kanalin e veshit dhe për të

zvogëluar rritjen e baktereve. Disa njerëz duken se kanë më shumë dyll se të tjerët. Kjo nuk është një shenjë e higjienës së dobët. Trajtimi i dyllit të veshit Ndonjëherë dylli formohet në kanalin e veshit. Nuk dihet se pse dylli i veshit ndodh që formohet shpesh tek disa persona dhe se përse shfaqet shpesh vetëm në një vesh. Mundimi për ta pastruar dyllin nga brenda kanalit të veshit nuk është një ide e mirë. Në veçanti, futja e pastruesve të veshit në kanalin e veshit duhet të shmangen. Këto mund të dëmtojnë ndjeshmërinë e kanalit dhe madje edhe

dëmtimin e daulles së veshit. Në pjesën më të madhe, e gjithë kjo që ndodh është për shkak se dylli është shtyrë poshtë kanalit. Pastrimi i vetëm i nevojshëm i veshit është larja e veshit dhe pastrimi i dyllit që del jashtë kanalit. Edhe qirinjtë e veshit nuk janë të rekomandueshëm. Kërkimet kanë treguar se qirinjtë e veshit nuk funksionojnë dhe mund të shkaktojnë dëmtime siç janë djegiet, bllokimet dhe dëmtimet e daulles së veshit. Nëse në kanalin e veshit ka shumë dyll, kjo mund të shkaktojë një ndjesi mbushjeje ose probleme të dëgjimit. Kjo zakon-


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Haki ... (1895 - 1953) ishte shkrimtar patriot dhe demokrat. Romani i tij, "Sikur t'isha djalë" (1936) 5. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 8. Fill uji që rrjedh nga lëfyti i kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh 10. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 12. Më 7 janar 1610, Galileo Galilei pa katër satelitët e Jupiterit. Ai ua vuri atyre emrat Io, Europa, Ganymede dhe ... 14. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 15. Stof leshi i butë dhe i punuar hollë 18. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 20. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 21. Ha shumë, është i pangopshëm 22. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 23. I pari i murgjve në një abaci; titull kishtar i afërt me atë të ipeshkvit; prift katolik 25. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 26. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 29. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 30. Këmbim i vazhdueshëm letrash a shkresash ndërmjet njerëzve ose ndërmjet institucioneve; letërkëmbim 34. Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i një opere, etj. 36. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 37. Ashtu quhet ai që bëhet aty zot i pasurive të tjera të vendit dhe i shfrytëzon ato për nevojat e veta 38. Shitje botërisht e diçkaje, duke ia dhënë atij që paguante më shumë, shprehje e vjetër 39. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 40. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 41. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 42. Një e njëmijta pjesë e gramit (shkurt. mg) 44. Qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, katund 48. Ajo që bën pula, vezë ose.. 49. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 50. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 54. Në drejtim të anës së përparme të diçkaje 56. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 59. Që nuk është as i gjatë as i shkurtër, as i madh as i vogël 61. Shpërblej dikë me të holla sipas punës që ka bërë 62. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 63. Tërësia e punonjësve që drejtojnë vënien në skenë të një shfaqjeje ose të një filmi 64. Përkrahja që i jepet dikujt pa të drejtë e me paragjykim 65. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, shkurtima

E enjte, 2 MAJ 2019

Nga Albert VATAJ

66. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 68. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 69. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 70. Arkë e vogël prej druri, kartoni, metali a prej ndonjë lënde tjetër 73. Dakord në gjuhë universale 74. Vegël e hekurt pune me dy anë pak të përkulura 76. Gur i çmuar ngjyrëvjollcë dhe i tejdukshëm 77. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 78. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 82. Ai që ka dëshirë e fortë dhe synim këmbëngulës për të bërë diçka 84. Partia Levizja e Legalitetit 86. Ai që jeton i fshehur, cub. ... i maleve. 87. Suazë ose ..., katërkëndorshi prej druri, ose tjetërçkaje, e cila mban një tablo apo një fotografi 90. Pluhur i bardhë prej gjipsi të pjekur, që ngurtësohet pasi njomet në ujë 92. Quhet ashtu. Sandejmi gjejmë shtegun për të hyrë në qytetin e Durrësit 95. Ha sipërfaqen e diçkaje me limë ose me një vegël a mjet tjetër për ta bërë të sheshtë e të butë 99. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 100. Kryeqyteti i Estonisë, Ta... 103. Milto Sotir ...(1884-1972), atdhetar, shkrimtar e publicisti, botoi revistat "Shkëndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrëjenjë", "Goca e malësisë", "Kur rilindej Shqipëria", vëllimin poetik

"Dëshirë" 104. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 105. Sulejman Pashë ... është ai që thmeloi Tiranën më 1614 109. Ben ... Abraham, filozof çifut (1110-1180), kundërshtar i fortë i platonistëve, në shumë teza i afërm me Aristotelin 110.Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 113.Vetia e atij që është i korrekt, jotolerues, kërkues 116.Që përhapet a që ngjitet me anë të organeve gjinore 117.Propozim për çmim të madhit që shitet, ose punës që ofrohet. VERTIKALISHT 1. Kirkizia ka atë monedhën e saj 2. Hoxhë ose një tjetër i ngarkuar prej tij, që hipën në minare dhe thërret besnikët në xhami 3. Ai që nuk është analfabet, duhet të dijë shkrim e ... (këndim) 4. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 5. Kryeqyteti i Bangladeshit është 6. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 7. Kompozitori i famshëm francez Georges ... 8. Anton ..., shkrimtar i madh rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të realizmit rus 9. Eshtë dramë e shkruar nga Sami Frashëri. Drama njihet edhe me emrin Farkëtari Gave 11. Emri i Bonaparti, lindi në Ajaçio, 15 gusht 1769, vdiq në Ishulli Shën Elenamë 5 maj 1821... Perandor i Francës

13. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 16. Kafaz për kafshë të egra a për zogj 17. Enë qelqi që shërben zakonisht për të mbajtur ujë në tryezën e bukës 19. Rruga e njeriut është nga djepi në ... 24. Fondi Monetar Ndërkombëtar 25. Pikantet që janë pjesë e asortimenteve të ushqimit janë të tilla. Speci ... është tipiku 27. Që ka vrarë të vëllanë 28. Lloj ëmbëlsire që përftohet nga zierja e frutave, jo kompostë por 29. Medalje, urdhër etj., që i jepet dikujt nga shteti si shenjë nderimi për shërbime të larta ose për merita të veçanta 31. Quhet ashtu çdo objekt apo send që kapet nga shqisat 32. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 33. Ajo është vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra. 34. Grup fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalë të vetme 35. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 43. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 45. Tërësia e shkronjave të një gjuhe, të radhitura sipas një rendi të caktuar 46. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 47. Me të cilën nuset ose gratë mbulonin fytyrën 51. Uji është i tillë, pa...., pashije dhe pangjyrë. 52. Secila nga fletët që mbyllin derën, dritaren apo dollapin 53. ... Pano, Në vitin 2003 me ras-

rezistencës elektrike. 75. Vegimi a përshtypja e rreme që krijohet nga përthyerja jo e njëllojtë e rrezeve të dritës në shtresat e ajrit 77. Shumë autorë mbamendet të kenë bërë libra por ende jo një ... 78. Ai që mbron dikë a diçka; dalzotës i dikujt a diçkaje, përkrahës 79. Të lag e të bën qull 80. Njësi tregtare e mallërave të ndryshme. Dialektore, dugaj 81. Titull i sulltanit në Perandorinë Osmane dhe i sundimtarit absolut në disa vende të Lindjes 83. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 85. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë 88. Mënyrë veprimi, sjelljeje, shprehi, ose ... 89. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 91. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 93. Gjyqtar ose lojtar i krahut të majtë a të djathtë, ndryshe i thone gardeline 94. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 95. Gjini e letërsisë artistike e cila përfshin veprat që shprehin në vargje ndjenjat, dëshirat e përjetimet 96. Miami International Airport, shkurtima e saj 97. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 98. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë 99. Mundim, mund; vështirësi, zor, ose z...t 101. Që përbëhet nga lënda e që perceptohet si e tillë nga shqisat 102. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 106. Newton, fizikan dhe matematikan i famshëm anglez, Lindi më 4 janar 1643, vdiq më 1727 107. Pushoj se jetuari, s'jam më i gjallë, nuk jetoj më, ose... 108. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 111.Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 112. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 114. Tirana, e kishte targën e makinave ... 115. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën

tin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit 55. Arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës dhe që ushqen me gjak gjithë trupi 57. Narkotik që përftohet nga opiumi dhe që përdoret në mjekësi për të qetësuar dhembjet e të sëmurëve 58. Victor Marie..., shkrimtari francez, romanet emblematik të të cilit janë, "Katedralja e Parisit", "Të mjerët", "Njeriu që qesh" 59. E bëj që të humbasë ndjeshmërinë, e kthej në diçka si të ngrirë, e ngrij, e topit 60. Studim i gjerë që mbrohet përpara një këshilli shkencor për të marrë një gradë shkencore 67. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 70. Hekurpunues, zejtar i punëve të metalit 71. E vendos dikë a diçka në një vend 72. Njësia bazë për matjen e 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

M 9

E

3

4

L

Z

E X

I

10

C

L

5

J 11

A

K

E

K

A

N

A

P

J

T

I

18

D

R

E

R

J

T

A N

R

D

B I

B ¸

H

R

B

E

19

O K N

E

K A

N

O

˙

R

K

B

O K

O N

A

N

R

23

S

T

E T

I

M

L

K

E

G

A

25

N

27

E

E

20

D

K

8

˙ L I

17

S

24

26

D R

E J

T O

R I

R

S

A

R

28

K A

B I

L A

T I

N K

A

H

29

L

S

P

30

R

S

33

34

H I

O B

E

32

K ¸

V A

K S

I

N

¸

S

L A

A

R

D

K

E

B U

F

C

O

A

L

I

N S

A T

O R

A

U

N

D E

I

K L

58

U S

R

A

T

D E

O

K

D

52

V I

53

A V

G

U L

L

R

A

O

J

55

A

61

Y L

K

E

J

R

I

A

N I

59

D 60

N

O

R K

X

51

U D

A L

T 57

O B

P

45

L E E

54

U

R

39

48

O N

L 56

K A

I

N

R

50

E C

T O 44

E U

49

A

S

¸

42

47

K

H

38

A R 43

M P

S

Z 37

U L

41

46

M I

35

A

40

M E

I

31

36

Z

K

O

16

22

M I

7

P 13

R

15

21

D

6

N A

12

M

14

F

E

62

B I

63

M

P

A

T I

¸

S

64

H

65

K O

D E

K

L

R

66 67

V

I 68

E L

¸

69

Z

A

P

K

70

L 71

O M

B

M

Z

E

U

F

72

U G

73

H

L

79

B 80

Y R

B

C

E

O V

L O

N

P

D

76

U R

S

81

C

74

K

A

75

A 78

82

R

E

T

T

K

77

U L

L

83

V

C

I

K

E

84

U

E

O

Z

85

S

O

P

B

M I

N E

R

E 86

K T

E T

¸

R

87

R A

A N

O

Q E

L I

K

N O

91

M

H 92

93

A

94

I

95

P

D

J A

M

D

L

N

R

K I

T A

O

S

N

M

Z H

98

A R

G O

100

E

E 104

U

S

K

J

S

A

E

R

B E

R

K

S

L U

D

S

H

I

O A

L I

C I

O N

E

N

¸

L

112

S

H

106

H

E

108

111

E F

R

E G

105

107

L

R

O

99

101

103

E P

N

B O 96

A

97

C

E 90

M

102

V

88

89

E

A

A R

A

S

109

I

V

110

M K

D

113

P

M ¸

V E

T ¸

S

I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 2 MAJ 2019

Presidenti Ilir Meta, në aeroplanmbajtësen e SHBA, “Abraham Lincoln”

P

residenti Ilir Meta ka zhvilluar dje një vizitë të veçantë. Kreu i shtetit është ngjitur në bordin e aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila ndodhet në detin e Adriatik. Në një postim në

Facebook, Presidenti shkruan se në një prej aeroplanmbajtëseve më të mëdha të SHBA ka takuar personelin e saj, një pjesë e të cilëve 20 vite më parë kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës. “Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë

Presidenti Meta priti në takim një grup studentësh nga Sanxhaku

në NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci për stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan. Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

1 MAJI

“Bashkëpunimi i të rinjve, investimi më i mirë për një rajon në paqe” sishme që ne të gjithë të punojmë fort për intensifikimin e marrëdhënieve mes popujve dhe vendeve tona, veçanërisht në drejtim të turizmit, të arsimit e kulturës, shkëmbimeve studentore apo edhe bashkëpunimit të shoqërisë civile. Ju inkurajoj, që së bashku me të rinjtë e tjerë në rajon, pavarësisht kombësive, të bëheni promotorë të integrimeve europiane dhe të proceseve demokratike në vendet ku jetoni”, theksoi Presidenti Meta. “Bashkëpunimi i të rinjve në mënyrë të hapur e krijuese është investimi më i mirë për një rajon në paqe, më të sigurt dhe më të begatë”, - tha ndër të tjera Presidenti Meta gjatë takimit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim të përzemërt një grup studentësh nga Sanxhaku, të cilët ndodhen për një vizitë disaditore në Shqipëri. Pasi u uroi mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Meta e vlerësoi kontributin e tyre, shumë të vlefshëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Sanxhakut dhe Serbisë. “Kënaqësi e veçantë t’ju pres në Institucionin e Presidentit dhe të zhvilloj me ju këtë bashkëbisedim. Është shumë e rëndë-

Presidenti Meta: Po largohen punëtorët, shteti të garantojë kushte të mira pune

P

residenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndarë shqetësimin për më shumë kushte të mira dhe dinjitoze pune. Në kuadër të Ditës së Punëtorëve, në krah të tyre, Kreu i Shtetit apelon që shteti të garantojë kushte të mira pune pasi kështu do të frenohet largimi i punëtorëve si emigrantë. “Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe vazhdon të vuajë largimin në emigrim të shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar. Është detyra e shtetit në rradhë të parë të garantojë, jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune, në mënyrë që kjo kategori vitale të ndërtojë të ardhmen dhe të kontribuojë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë”. Nga ana tjetër, Presidenti Meta, ka një falenderim të veçantë për emigrantët shqiptarë, ‘‘që me punë të ndershme kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme kundër varfërisë dhe zhvillimit të vendit në vitet e vështira të tranzicionit”,-shkruan Presidenti Meta në facebook.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.