CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E shtunë, 2 MARS 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 50 (8491)
E shtunë, 2 Mars 2019
Çmimi 30 Lekë
Nisin pazaret për mandatet e deputetëve nga listat e kandidatëve të pavotuar. Skema e PS që i hedh benzinë zjarrit dhe zhbën çdo mundësi për zgjidhjen e krizës politike
Opozita fasadë që po sajon Edi Rama
FAQE 3
Media gjermane: A mund të mbahet në Shqipëri një qeveri e lidhur me krimin?
FAQE 5
Në foto: Pamje nga protestat e opozitës në Tiranë FORUM
Fleckenstein nuk e ka kuptuar ende: Nuk ka më opozitë në Parlament
FAQE 10
KOMENT
REAGIMI
Haxhinasto: Nuk është situatë demokratike dhe ndaj duhen marrë veprime jo normale FAQE 8
Presidenti Ilir Meta takon shqiptarët e Egjiptit: Krenar për kontributin tuaj
Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë takimit me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri FAQE 24 shqiptar të Egjiptit
INVESTIMET NË POLIKLINIKA
Ministrja Ogerta Manastirliu: Shërbime cilësore afër vendbanimit
REAGIMI
Organizata rinore e PPE: Shitblerja e votës e faktuar, indicie se është i përfshirë dhe Rama
FAQE 14
FAQE 13
SPECIALE
Në periudhën para e përgjatë-elektorale “qeveri” duhej të ishte KQZ
Kuvendi i Lezhës, ngjarja me e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar
Nga Artan Fuga
Nga Mark Uci FAQE 9
Redaksia e “Koha Jonë” ngushëllon botuesin Nikoll Lesi për vdekjen e nënës. Nëna e botuesit të gazetës ndërroi jetë dje në Lezhë. Redaksia i shpreh ngushëllimet e sinqerta botuesit dhe familjes së tij. Ceremonia mortore zhvillohet sot (e shtunë) në fshatin Spiten në Lezhë. Varrimi bëhet në ora 12:00
FAQE 14-15
Redaksia e “Koha Jonë”
POLITIKE
E shtunë, 2 MARS 2019
Organizata rinore e Partive Popullore: Pavarësisht fakteve të pamohueshme, Kryeministri i ka ndaluar prokurorët të hapin hetime
O
rganizata rinore e Partive Popullore YEPP ka bërë një analizë të situatës aktuale në Shqipëri, teksa thotë se fenomeni i shitblerjes së votave është faktuar dhe përmes dosjes së hapur të Prokurorisë. Në një deklaratë për situatën në Shqipëri, të rinjtë e PPE-së theksojnë se përgjimet e publikuara nga “Zëri i Amerikës” zbuluan prova konkrete që kryebashkiaku i Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri, Vangjush Dako, ka bashkëpunuar në mënyrë direkte gjatë zgjedhjeve të 2017-ës me një nga familjet kriminale më të fuqishme të Durrësit për të përfituar vota për Partinë Socialiste. “Shqipëria sot po përjeton kohë monumentale që nuk kanë precedentë në historinë e saj. Opozita shqiptare e bashkuar ka vendosur të tërheqë mandatet e saj parlamentare si përgjigje ndaj përgjimeve të publikuara nga “Zëri i Amerikës”. Këto përgjime vërtetuan denoncimet dhe akuzat e bëra nga Partia Demokratike gjatë këtyre viteve. Përgjimet zbuluan prova konkrete që kryebashkiaku i Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri, Vangjush Dako, ka bashkëpunuar në mënyrë direkte gjatë zgjedhjeve të 2017-ës me një nga familjet kriminale më të fuqishme të Durrësit për të përfituar vota për Partinë Socialiste. Të njëjtat regjistrime kanë dhënë indicie të forta që Damian Gjiknuri, ishministri i Infrastrukturës, dhe Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë, kanë kontaktuar dhe bashkëpunuar në mënyrë direkte me kriminelë dhe njerëz të dënuar për akte kriminale që kanë influencë të madhe në komunitetet e tyre përkatëse. Në mënyrë të paevitueshme kjo rezultoi në intimidimin e
2
PPE: Shitblerja e votës e faktuar, indicie se është i përfshirë dhe Edi Rama
mëtejshëm të votuesve, që ju desh të përballeshin me një mal kërcënimesh në rast se nuk bindeshin për të votuar siç i kërkohej. Kryeministri socialist i Shqipërisë i ka refuzuar këto fakte dhe e ka emërtuar “Zërin e Amerikës”, një organizatë mediatike prestigjioze e bazuar e SHBAsë, si “kazan”. Kryeministri, gjithashtu, i ka ndaluar prokurorët të hapin hetime mbi këto politikanë në rastin
kur nuk ka hetime ekzistuese në proces e sipër. Ky qëndrim është mbajtur pavarësisht fakteve të pamohueshme që implikojnë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryeministrit. Shqipëria është anëtare e OSBEsë dhe NATO-s, institucione ndërkombëtare që kërkojnë qeveri solide demokratike te anëtarët e tyre, në mënyrë që të mos vënë në rrezikshmëri demokracinë dhe legjitimitetin e tyre. Pas zgjedhjeve të 2017-ës, OSBE
ALEATËT OPOZITARË
PROTESTAT, GRUPI I TRETË MË I MADH NË PE NË KRAH TË OPOZITËS
leanca e Konservatorëve Agron Duka dhe Nard Ndoka A dhe Reformistëve në ACRE, grupi i tretë firmosin dorëheqjen nga mandati Europë, më i madh në Parlamentin
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka firmosur deklaratën e dorëheqjes së mandatit. Deri tani Duka nuk e kishte firmosur dhe këtë akt të nënshkruar pasditen djeshme, Duka i bashkohet zyrtarisht edhe deputetëve të tjerë të opozitës të cilët dy javë më parë vendosën të heqin dorë nga mandatet e tyre. Duke qenë se gjatë ditëve që opozita ndërmori hapin radikal për të dorëzuar në bllok mandatet, deputeti Nard Ndoka gjendej në Bruksel me punë zyrtare, spekulimet për një hyrje të mundshme të tij në parlament kanë qenë të shumta. Por kreu i PDK-së, Nard Ndoka sapo është kthyer ditën e djeshme, i është bashkuar edhe ai vendimit të opozitës së bashkuar dhe ka dorëzuar mandatin e deputetit. Burime pranë kreut të PDK-së e konfirmojnë këtë fakt dhe shtojnë se Ndoka nga Rinasi është paraqitur mesditën e djeshme në Kryesinë e Kuvendit dhe ka firmosur aty sipas procedurës, lënien e mandatit të tij duke shuar kështu edhe shpresat dhe spekulimet nga zëra të mazhorancës. Ndërkohë kundër
këtij vendimi janë shprehur disa deputetë, por edhe kandidatë për deputetë. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
konfirmoi parregullsitë e thella të procesit elektoral në lidhje me intimidimin e votuesve dhe shitblerjen e votave, fenomene që sabotojnë procesin demokratik të Republikës. 20% e votuesve kanë pranuar që u janë ofruar para në shkëmbim për votën e tyre. Shqipëria shpreson për hapjen e negociatave për anëtarësimin e saj në BE në Qershor 2019, por fatkeqësisht, përfaqësuesit e PPE kanë konfirmuar që kjo gjë nuk mund të ndodhë nëse
ndryshime drastike nuk ndodhin deri atëherë. Qytetarët shqiptarë sot janë të detyruar të durojnë një regjim që i mohon atyre të drejtat themelore kushtetuese – një regjim që në mënyrë konstante mbyt dhe saboton zërin e mediave dhe fjalën e lirë. Ky sistem politik e trajton udhëheqësin dhe aleatët e tij të ngushtë si njerëz të paprekshëm nga ligji. YEPP mbështet Shqipërinë dhe e lëshon këtë deklaratë, sepse kjo qeveri duhet vënë para përgjegjësisë për hir të shqiptarëve, por dhe për hir të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit në tërësi. Zbatimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave të opozitës së bashku me luftën kundër krimit të organizuar janë më të nevojshme se kurrë. Kjo nevojë është parashtruar qartazi dhe nga presidenti i PPE, Joseph Daul. Garantimi i të drejtave të opozitës, zbatimi i ligjeve kundra korrupsionit, dhe implementimi i plotë i ligjeve demokratike do të legjitimojë demokracinë e Shqipërisë. Në mënyrë që e ardhmja e dëshiruar evropiane të kthehet në realitet, Shqipëria në mënyrë urgjente duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si e vetmja garanci për themelet dhe principet e një demokracie funksionale”, thuhet në deklaratën e të rinjve të PPE-së.
Europian mbështet plotësisht kërkesat e opozitës në Shqipëri. Sipas ACRE, kriza politke në Shqipëri mund të zgjidhet vetëm përmes një qeveria të re. Në një deklaratë, ku mbështet bashkimin e Partisë Republikane me koalicionin opozitar, ACRE e nxit atë të marrë hapa konkretë për të luftuar korrupsionin qeveritar dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. “Në dritën e instabilitetit politik në rritje krizës qeveritare dhe listës së gjatë të skandaleve që janë bërë publik së fundmi, ACRE beson se vetëm një qeveri e re, e krijuar mbi një platformë të berë politike,
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
ACRE: Ngërçi politik zgjidhet me krijimin e një qeverie të re
mund të garantojë fundin e këtij ngërçi politik dhe të rifitojë besimin e qytetarëve shqiptarë në proceset demokratike integruese europiane dhe sundimin e ligjit në vend”- thuhet në deklaratën
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
e ACRE, ku bën pjesë edhe Partia Konservatore në pushtet e Britanisë së Madhe. ACRE mbështet bashkimin e Partisë Republikane me koalicionin opozitar dhe thotë se e nxit atë të marrë hapa konkretë për të luftuar korrupsionin qeveritar dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve, një grupim i qendrës së djathtë që po rritet me shpejtësi në Europë, shprehet se shqetësimi në rritje për zhvillimet e fundit në Shqipëri ka të bëjë me korrupsionin e qeverisë aktuale.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 2 MARS 2019
Nisin pazaret për mandatet e deputetëve nga listat e kandidatëve të pavotuar. Skema e PS që i hedh benzinë zjarrit dhe zhbën çdo mundësi për zgjidhjen e krizës politike
Opozita fasadë që po sajon Edi Rama
Pas disa javësh heshtje, kryeministri Edi Rama shqiptoi dje një gjysmë festë për dialog drejtuar opozitës. Nga Samiti i Diasporës, kreu i qeverisë përmendi nevojën e diskutimeve me opozitën. Por ftesa u bë më në mënyrën më jo serioze duke rikthyer në vëmendjen shprehjen e përdorur kur kreu i qeverisë tallej me studentët me shprehjen; "Kur do flasim?". Më shumë se dëshira për dialog, vetëofrimin e kryeministrit duket se diktoi solemniteti i takimit me shqiptarët e diasporës, teksa pak më vonë edhe ministri Pandeli Majko deklaroi se "qeveria tranzitore" është vija e kuqe që nuk do negociohet me opozitën. Në fakt opozita nuk ka kërkuar asnjë dialog me Edi Ramën, por ka paraqitur kushtet e saj që nisin me largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tanzitore për integrimin dhe zgjedhjet. Janë kërkesa që pasqyrojnë gjithë problematikën që ka ngritur opozita këto vite dhe mos reagimi i mazhorancës bëri që të ndërmarrin dhe hapin ekstrem për të djegur mandatet e deputetëve. Gjithë rruga që ka nisur opozita me protesta, bojkote dhe djegie mandatesh është e pamundur dhe as ata vet nuk e besojnë se zgjidhen vetëm me një takim tjetër me Ramën. Përkundrazi zgjidhja e krizës nis kur kreu i qeverisë dhe të tjerë në PS të kuptojnë se Edi Rama është pjesë e problemit dhe jo pjesë zgjidhjes së ngëçit politik. Por ndërsa nga PS kanë nisur të vijnë sinjalet e para në dukje për negociatat, lëvizjet e qeverisë tregojnë se në zbatim është venë një tjetër plan që jo vetëm nuk zgjidh krizën, por e bën atë edhe më të rëndë. Pas qëndrimeve të fillimit të mazhorancës, ku thuhej se mund të qeverisin pa opozitën, tashmë kanë kaluar në
skemën e krijimit të një opozitë fasadë. Shenja e parë u dha me deputetët 2-3 deputetët nga grupet kryesore parlamentare të opozitës që janë joshur të mos e dorëzojë mandatin. Edhe pse formalisht këta deputetët nuk përfaqësojnë më opozitën zyrtare, PS partinë socialiste mjaftojnë që dikur kanë qenë në radhët e opozitës dhe sot do t'i përdorë si përfaqësuesit e opozitës zyrtare. Veç këtyre deputetëve, dy ditët e fundit, mazhoranca është hedhur në sulm për të bindur emra të veçantë nga lista e kandidatëve opozitarë të vitit 2017 për të pranuar mandatin. Pjesa më e madhe e kandidatëve kanë firmosur deklaratën që nuk pranojnë mandatin që kur opozita dogji formalisht mandatet zyrtare. Por me listave me qindra kandidatë ka dhe emra që janë peshkuar me kujdes nga mazhorancë gjatë këtyre ditëve. Janë kandidat që renditen nga
fundi i listave dhe prej kohësh duket se kanë bërë zgjedhje të tjera politike duke u rreshtuar pranë Partisë Socialiste. Një pjesë e tyre, tashmë janë thirrur për të bërë dhe shërbimin e fundit ndaj Rilindjes duke u vendosur si opozita false e qeverisë së Partisë Socialiste. Deri dje, thirrjes së PS i janë përgjigjur rreth 10 emra, një pjesë e të cilëve opinioni publik i dëgjonte për herë të parë si emra kandidatësh. Sigurisht arsyet e vendimeve të tilla të kandidatëve mund të jenë dhe personale, por në situatën aktuale zgjedhja që ata kanë bërë për të hyrë në Kuvend nuk shpjegohet ndryshe vetëm se me fijet dhe interesat e pushtetit. Fakti është se shumica e tyre nuk kanë marrë vota, por në lista janë futur ndoshta edhe për të plotësuar listën që kërkon KQZ-ja në çdo fushatë. Tashmë këta kandidat, të pavotuar dhe të pa mandatuar nga partitë, po
servieren nga PS si njerëz që do të bëjnë opozitën në Kuvend. Është një skemë jo vetëm e pamoralshme politikisht, por edhe e rrezikshme për vendin. Sepse qeveria jo vetëm detyroi opozitën reale të dalë nga Kuvendi, por ka marrë guximin që të zgjedhë dhe emrat që do të jenë opozita fasadë e saj. Çfarë është më skandaloze është se një pjesë e PS e ka seriozisht me këtë skenar. Deputetë të PS dhe drejtues të qeverinë, thonë se një zëvendësim i tillë i opozitës është normal. Në fakt, një skemë e tillë është njëlloj si t'i hedhësh benzinë zjarrit dhe ta bësh edhe më radikale opozitën zyrtare të vendit. Prej më shumë se 10 ditësh vendi është pa Parlament funksional dhe institucionet në kolaps. Është një krizë që nuk zgjidhet me deputetë të blerë, sepse ata që po pranojnë mandatin nuk janë më të opozitës, por vetëm deputetët e rinj të qeverisë.
POLITIKE
4
E shtunë, 2 MARS 2019
Pyetja e “ZDF”-së për qeverisjen me krimin, Zëvendës Kryetari i LSI-së: Shqiptarët thonë jo, Rama thotë po…
I
sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë një panoramë të situatën aktuale politike në vend. Përmes një komenti të publikuar në rrjetet sociale, Vasili tha dje se Rama në vitin 2008 luftoi që listat e deputeteve të mos ishin të hapura dhe që shqiptarët të mos kishin asnjë të drejtë të zgjidhnin deputetët që ata donin. Sipas Vasilit ky sistem elektoral voton Partinë dhe Kryetarin dhe jo deputetët dhe shërimi i kësaj situate shpërthyese që ka kapluar vendin janë zgjedhjet e lira. Ndërsa lidhur me vendimin për djegien e mandateve të deputetëve u shpreh se ky veprim politik i opozitës asgjëson çdo argument dhe i jep fund çdokujt, që të spekulojë me gjoja deputetë të përgjegjshëm individualë, që bëjnë gjoja zgjedhjen e tyre për hir të qytetarëve. “Edi Rama, sistemi tij spanjoll i zgjedhjeve dhe demokracia e detyruar ligjore. Në vitin 2008, Edi Rama vendosi me veto dhe me bujurdi të madhe sistemin zgjedhor proporcional rajonal, pra ku votohej vetëm e vetëm për Partitë, të ndara në 12 Qarqet e vendit. Edi Rama në vitin 2008 luftoi egërsisht që listat e deputetëve të mos ishin të hapura dhe të ishin vetëm të mbyllura, pra që shqiptarët të mos kishin asnjë të drejtë të zgjidhnin deputetët që ata donin. Edi Rama me tërbim vendosi, që qytetarët
Petrit Vasili: Zgjedhjet e lira, shërimi i vetëm i kësaj situate shpërthyese që krijoi Rama
të votonin vetëm e vetëm për partinë në fletën e votimit. Sot Partitë Parlamentare të Opozitës kanë marrë vendimin politik të largohen nga një Parlament i kriminalizuar, i kapur dhe i bllokuar në çdo mekanizëm të tij nga Edi Rama dhe mazhoranca
e blerë me vota të krimit të organizuar. Ky veprim politik i opozitës asgjëson çdo argument dhe i jep fund çdokujt, që të spekulojë me gjoja deputetë të përgjegjshëm individuale, që bëjnë gjoja zgjedhjen e tyre për hir të qytetarëve. Pasi sistemi
TELEVIZIONI GJERMAN
ISH-DEPUTETI I LSI-së
Letra e ndjesës drejtuar bizneseve nga Veliu, Panariti: Qesharake Pas letrave të dërguara nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejtuar bizneseve në afërsi të Parlamentit për t’i kërkuar ndjesë për përdorimin e tepërt të gazit lotsjellës në protestë, ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti. Në një koment në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Panariti i cilëson qesharake letrat duke shkruar se kërkohet ndjesë për pasoja afatgjata shëndetësore, të cilave do t’u dëgjoni “krismën” pas shumë muajsh e vitesh, kur kjo ngjarje do të jetë harruar. “Ndjesë për helmimin! Policia e shtetit u kërkon ndjesë qytetarëve dhe bizneseve për dëmtim të shëndetit publik me lëndë helmuese! A thua se bëhet fjalë për shqetësim nga zhurma, apo bllokim trafiku!! Qesharake! Me fjalë të tjerat ndjesë, për bllokim të frymëmarrjes, për konvulsionet, të vjellat, marrje mendsh, turbullim të pamjes! Ndjesë për pasoja afatgjata shëndetësore, të cilave do tu dëgjoni “krismën” pas shumë muajsh e vitesh, kur kjo ngjarje do të jetë harruar… Ngjarja do të harrohet si dhe shumë gjëra të tjera në këtë vend, por pasojat shëndetësore të saj do shënjestrojnë fatin e keq të një pjese të atyre që do të preken nga patologji për të cilat askush nuk do të jetë në gjendje të përcaktojë shkakun….Sepse koha do ta ketë mbuluar gazin toksik me pluhurin e harresës.. Por dëmi nga ky gaz, te disa fatkeq mund të jetë instaluar tashmë, në qeliza, në ADN, në neurone dhe mund të ketë filluar ora e numërimit pas (count doën) deri në shfaqjen fatale të sëmundjes! Gjithsesi jeni të lutur të pranoni ndjesën e policisë së shtetit!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.
ynë elektoral voton Partinë dhe Kryetarin dhe jo deputetët dhe kjo ndodhi se kështu e deshi Edi Rama në 2008. Pra, deputeti as nuk është zgjedhur direkt dhe as është votuar personalisht nga qytetari në një liste të hapur, që ti japë atij të drejtën morale
të marrë vendime në emër të opozitës. Këtë realitet ligjor nuk e ndryshon dot kurrkush, qoftë nga ata që flasin shqip, apo anglisht. E kundërta do të prodhonte pasoja shumë të rënda për vendin, demokracinë dhe personale për individët anti-demokratikë dhe anti-ligj. Ndaj shërimi i vetëm i kësaj situate shumë të rëndë e shpërthyese janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, u shpreh dje në reagimin e tij, Zëvendës Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Më pas, drejtuesi i lartë i LSI-së do të komentonte edhe një qëndrim të një medieje gjermane, të cilët në publikimin e tyre shtrojnë një pyetje nëse mund të mbahet në Shqipëri një qeveri, anëtarët e së cilës kanë kontakte të ngushta me kriminelët. “ZDF gjermane pyet: “Nëse mund të mbahet ne Shqiperi një qeveri, anëtarët e së cilës kanë kontakte të ngushta me kriminelët”? Të gjithë shqiptarët thonë “Jo”! Vetëm Edi Rama thotë “Po”!”, u shpreh dje në reagimin e tij ish-deputeti i LSIsë Petrit Vasili.
R
rjeti publik gjerman, ZDF, zbarkoi në Tiranë si shumë media të tjera perëndimore, të shqetësuara për situatën gjatë ditëve të fundit. Kronikën e tyre nga Tirana, gjermanët e kanë titulluar: “Protesta kundër korrupsionit në Shqipëri”. Gazetarja e nis menjëherë kronikën me rastin e Unazës së Re. Ajo thotë se pavarësisht se do ndërtohet një rrugë, njerëzve që do u prishen banesat nuk do u shkojë asgjë. “Jo vetëm gjenerata ime, por edhe fëmijët e mi kanë punuar për këtë shtëpi. Janë rreth 1 mijë familje që preken”, thotë një banor protestues. “Ky është një nga shumë raste të korrupsionit në Shqipëri”, vijon kronika. Më pas, ZDF interviston gazetaren Klodiana Lala, që publikoi përgjimet për blerjen e votave, ku del edhe emri i kryebashkiakut të Durrësit. “Klodiana Lala ka publikuar përgjimet që tregojnë se si njerëzit e qeverisë blejnë vota me ndihmën e kriminelëve”, thuhet në kronikë. Kurse Lala shpjegon: “Një personi i kërkohet që të kthejë mbrapsht paratë pasi nuk ka votuar siç duhej. Kjo tregon
ZDF: A mund të mbahet në Shqipëri një qeveri e lidhur me krimin?
se këto zgjedhje nuk ishin as të lira dhe as të fshehta”. Analisti Enton Abilekaj thotë për ZDF-në se: “Shqipëria po bën hapa të mëdhenj mbrapa”. Në mbyllje të kronikës, ZDF bën një konstatim. “Për Brukselin, Edi Rama quhet si e keqja më
e vogël në politikën shqiptare. Prandaj ata po i kërkojnë opozitës që të tregohet e matur. Pyetja është nëse mund të mbahet një qeveri, anëtarët e së cilës kanë kontakte të ngushta me kriminelët?”, përfundon kronikën e saj media gjermane.
POLITIKE
5
E shtunë, 2 MARS 2019
Pandeli Majko “zbulon” se kush mund të pajtojë palët
KRIZA POLITIKE
M
inistri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka shpejtuar të japë detaje për atë se çfarë mund të diskutohet mes qeverisë dhe opozitës nëse kreu i PD-së Lulzim Basha pranon ftesën që i bëri dje shefi i qeverisë, Edi Rama në Samitin e Dytë të Diasporës. Majko teksa iu përgjigj interesit të mediave, u shpreh se
togfjalëshi “qeveri tranzitore” nuk do të jetë pjesë e diskutimeve mes palëve, të cilët kanë ashpërsuar së fundmi gjuhën dhe retorikën e tyre duke krijuar një krizë politike dhe institucionale në vend. Ministri Majko u pyet nga gazetarët nëse do të pranojë ai të jetë një kryeministër i qeverisë transitore. “Kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek
shprehja “kur do flasim”. Po kush duhet të luajë një rol pajtimi mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri? Për këtë rol, ministri Majko theksoi se negocimi i Presidentit Ilir Meta me palët do të ishte i mirëpritur nga të gjithë. “Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, shtoi ai.
Kryeministri përsërit mesazhin për studentët: Është koha, kur varet se nga cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd
N
ga Samiti i Diasporës, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për t’u ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike, me opozitën që tashmë ka dalë jashtë Parlamentit duke djegur mandatet e deputetëve, e po ashtu ka nisur një valë protestash për rrëzimin e qeverisë. Edhe kryedemokrati Basha ishte i ftuar në këtë samit, por ai zgjodhi të mos bëhej pjesë e fasadës qeverisëse. Dhe në mungesë të një takimi informal në këtë samit, gjatë fjalës së tij Rama ju drejtua vetëm me një pyetje, e pikërisht atë që zgjodhi për t’iu drejtuar studentëve që protestuan ashpër dhjetorin e vitit të kaluar. “Për ata shqiptarë që ishin ftuar këtu, por nuk kanë ardhur sot këtu... kam vetëm një fjalë: I them kur do flasim?”, ishte apeli i Ramës drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha. Të premten nga Tirana, delegacioni i Parlamentit Evropian rrëzoi kauzat dhe mjetet e opozitës, duke thënë se zgjedhjet e 2017-ës ishin korrekte, dhe se qeveria është legjitime. Megjithatë, pavarësisht “shuplakës” së fortë ndaj opozitës për protestat e saj, qeverinë tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme që kërkon opozita, ndërkombëtarët nuk lanë pas edhe një thirrje për kryeministrin Edi Rama për të gjetur gjuhën e zgjidhjes së krizës aktuale. Ndërkombëtarët refuzuan të ishin negociatorë, pasi e quajtën problem të brendshëm të shqiptarëve, që duhet zgjidhur nga palët politike në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Samitin
Edi Rama ftesë Bashës për zgjidhjen e krizës: Kur do flasim?!
e Diasporës, kreu i qeverisë nuk la pa përmendur edhe opozitën shqiptare, si një faktor që për interesa partiake, dëmton imazhin e vendit tonë tek të huajt. Rama tha se Shqipërisë i vjen e keqja nga vetë shqiptarët, duke ju referuar lobimeve të opozitës në takimet me ndërkombëtare, që përhap për vendin një imazh të zi! Rama tha se sa herë e kanë bërë këtë, i ka mbulur me turp historia. “Nuk ka pasur,
nuk ka dhe nuk mund të ketë asgjë më të rrezikshme dhe asgjë më penguese për shqiptarët, sesa kur ju dalin përballë shqiptarët dhe kur për hesapet e vogla të katundit, apo për hesapet e vogla të klubit, apo për hesapet e vogla të mjedisit politik, e marrin flamurin dhe e kthejnë në një armë për të luftuar me njëri-tjetrin se kush është patrioti, kush është tradhtari, kush është i miri, kush është i keqi, kush
është engjëlli, kush është djalli. Shqiptarët kundër shqiptarëve, këtu në Shqipëri kanë krijuar një ide, e kanë ushqyer me të gjitha mënyrat dhe e kanë shpërndarë edhe përtej kufijve, se kjo kohë e re e Shqipërisë është koha kur në Shqipëri paskan lindur kriminelët, qenkan rritur kriminelët e na paskan ardhur e na paskan pushtuar Parlamentin, kriminelët. Është koha kur qeveria e Shqipërisë ka 50% gra. Kjo është koha kur në Parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra, sesa ka pasur kurrë ndonjëherë. Kjo është koha kur në Këshillat Bashkiake të Shqipërisë ka 50% gra dhe 50% burra. Pra, kjo është koha, kur varet se nga cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd dhe varet sa e vret mendjen për vendin tënd, kur në gjuhë të huaj e kthen vendin tënd në mish për top për hesapet e tua. Sa herë shqiptarët kanë bërë këtë, ka humbur Shqipëria dhe nuk ka fituar askush dhe ata që e kanë bërë këtë, i ka mbuluar me turp historia, por kur të mbulon me turp historia, është shumë vonë. Ndërkohë që sot, ne nuk na duhet se ç’do bëjë historia”, u shpreh Edi Rama. Ai theksoi edhe një herë se synimi i qeverisë është për të vazhduar punën para, për të ndërtuar një sistem drejtësie që lufton korrupsion dhe kthen besimin e qytetarëve.
Kreu i PD-së: Aksioni opozitar është një rrugë pa kthim që kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme
“Kur do flasim?” Basha i përgjigjet Ramës: Me 5 dhe 16 Mars te Kryeministria
N
dërsa Edi Rama është zhdukur nga Tirana prej gati një muaji, që kur populli dhe opozita ka zbritur në shesh, ditën e djeshme nga një samit i improvizuar diaspore në rrethinat e Tiranës, Rama i është drejtuar Lulzim Bashës me pyetjen që drejtonte për studentët: “Kur do flasim?”! Por përgjigjen Edi Rama e ka marrë pa e bërë këtë pyetje. E ka marrë nga blloku i liderëve të opozitës. “Me 5 dhe 16 Mars dil e fol me popullin që do të rrethojë Kuvendin dhe zyrën tënde ku po qeverisë falë Gjushit, Lalës, Avdylajve, Habilajve, etj”. E ndërsa deri tani liderët e opozitës kanë heshtur, ishdeputeti demokrat Klevis Balliu i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama pas ftesës për dialog nga protesta e banorëve të
zonës së “Astirit” në Tiranë. “Sot (dje) Edi Rama i ka bërë një ftesë opozitës për të diskutuar, ku do të flasim? Ne do të flasim kur të
anulosh projektin këtu te Unaza e Re, kur të ketë zgjedhje të lira, kur ti shkosh para drejtësisë, kur të veshë ato byzylykët. Kam edhe diçka për Knut Fleckenstein, ky “niçja” jonë nuk është filozof, se mos e ke ngatërruar se ky i joni është trafikant.Në 5 mars do të jemi para parlamentit dhe ejani të përgatitur pasi kemi përballë kumbarin e krimit të organizuar. Ejani për ti dhënë atë që meriton atij parlamenti të drogës, vetëm ju e keni fuqinë për ti dhënë atë që meriton. Ejani për ta shkulur krimin e organizuar”, deklaroi demokrati Klevis Balliu. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
tha dje nga Lezha se aksioni opozitar është një rrugë pa kthim që kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme për ti kthyer parlamentin shqiptarëve. Basha mësohet se ka dhënë sinjale për rikandidimin e Fran Frrokajt për bashkinë e Lezhës, por tha se është ende herët për të folur për vendoret. Lezha ishte ndalesa e dytë e turit të Shpresës, siç i ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takimet me bazën para protestës së 5 marsit. Pas diskutimeve në kryesinë lokale, Kryedemokrati bëri të qartë se aksioni opozitar për largimin e Edi Ramës do të ndërthurë protestat qytetarë me
shpalosjen e programit të PD për një Shqipëri Europiane. “Aksioni i radhës do të jetë ndërthurja e protestave të fuqishme qytetare, me shpalosjen e vizionit dhe programit tonë për një Shqipëri dhe një Lezhë të shpresës dhe të të ardhmes që i takon shqiptarëve dhe jo bandave të krimit”, u shpreh Basha në një prononcim të shkurtër për mediat. Në takimin me dyer të mbyllura, Basha mësohet se ka vlerësuar maksimalisht punën e Fran Frrokajt si kryebashkiak i Lezhës, duke dhënë një sinjal për ta rikandiduar për një mandat të dytë. Por për të folur për vendoret, sipas Bashës ende ka kohë.
POLITIKE
6
E shtunë, 2 MARS 2019
Ish-deputeti i përgjigjet eurodeputetëve: Nuk është situatë demokratike dhe ndaj duhen marrë veprime jo normale
I
sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto ka komentuar lëvizjet e fundit nga lista e kandidatëve të LSI-së për zgjedhjet parlamentare pas vendimit të djegies së mandateve të deputetëve të kësaj force. Në një intervistë dhënë dje për “News 24”, Haxhinasto tha se është një veprim individual por se kauza e LSI-së dhe e opozitës është shumë më e madhe. “Mendoj se nuk është një fenomen për t’u përshëndetur. Ashtu si e kam thënë më parë, përfaqësuesit parlamentarë janë të dalë nga listat e partisë. Ata kanë kandiduar me siglën e partisë. Nëse i kanë ndjekur të gjitha hallkat staturore për të ndërmarrë një akt të tillë… Mendoj që kauza për të cilën lufton LSI dhe opozita është shumë më e madhe se sa veprimet individuale. Mandati është individual por është produkt i vendimeve të gjithë strukturave të partisë. Me sistemin që kemi, janë përfaqësues të partisë dhe kanë përgjegjësinë për ta përfaqësuar edhe në lista edhe në konkurrim. Megjithatë objektivi politik i LSI-së është shumë i qartë. Mirë nuk na vjen patjetër”, deklaroi Haxhinasto. Lidhur me deklaratat e delegacionit të Parlamentit Europian, Haxhinasto tha se ata kanë të drejtë pasi i referohen një standardi politik por se nuk e njohin situatën në vend. “Ndërkombëtarët janë partnerë të Shqipërisë patjetër dhe e ndjekin
Kandidatët e LSI po marrin mandatet, Haxhinasto: Kauza është më e madhe
politikën shqiptare ndoshta në një fraksion të aktivitetit të tyre politik. Sigurisht duke i njohur mirë qoftë individualisht qoftë si institucione mund të them që përgjithësisht përfaqësues
të Brukselit i referohen një standardi politik. Ata janë në rregull kur thonë se opozita duhet të jetë në parlament por patjetër mungesa e njohjes së situatës këtu apo qëndrimet relative
për shkak të njohjes së situatës ata i referohen standardit. Kur analizohet situata e pa nxjerrë nga konteksti kemi një situatë krejt tjetër. Nuk është se opozita i vlerëson parimet themelore të demokracisë ndryshe nga sa i referohen ndërkombëtarëve, por opozita në Shqipëri jeton një situatë tjetër politike. Nuk është situatë demokratike dhe ndaj duhen marrë veprime jo normale”, tha ish-ministri. Ai tha se pranimi pa kushte i çdo veprimi të mazhorancës nuk do ishte shërbim ndaj vendit apo demokracisë nga ana e opozitës. “Nuk mendoj se zgjidhja është një përulje, apo një pranim pa kushte i çdo veprimi të mazhorancës. Nuk besoj se opozita do i bënte ndonjë të mirë vendit apo demokracisë nëse do pranonte pa kushte mungesën e reflektimit të mazhorancës. Për reformën zgjedhore për shembull, për heqjen nga politika të elementëve të pa inkriminuar. Integrimi në Europë është një standard që arrihet pasi këtu ke ngritur atë që kërkohet nga BE, pra tërësinë e vlerave dhe standardeve”, theksoi në intervistën e tij, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto.
LETRA E NDJESËS NGA VELIU, ISH-DEPUTETI I LSI-SË: NDJESË KËRKOI SHQIPTARËVE PROTESTUES QË I HELMOVE ME GAZ SERB!
Përparim Spahiu: Ndërkombëtarë që flasin ndryshe
I
sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu i është rikthyer deklaratave të së enjtes të bëra nga eurodeputetët e PE-së lidhur me krizën politike në Shqipëri, të cilët fajësuan opozitën. Për Spahiun, pavarësisht deklaratave të tyre, ka të tjerë ndërkombëtarë që rrëzojnë pretendimet e eurodeputetëve. Përparim Spahiu akuzon Kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij mashtron për mediat italiane duke thënë se kemi luftuar korrupsionin, por, raporti thotë të kundërtën. Për ata që erdhën, thotë Spahiu, i bënë qokën Rilindjes, dhe ikën, korrupsioni nuk është problem, por për mijëra shqiptarë që mbushën dhe do të mbushin sheshet është halli më i madh që i ka zënë. “Ndërkombëtarë që flasin ndryshe! Një pjesë e eurodeputetëve thonë që Shqipëria nuk ka probleme, dhe djegia e mandateve është e panevojshme… Por, ndërkombëtarë të tjerë flasin me fakte dhe statistika për situatën
e vendit tonë. Raporti më i fundit i “World Justice Project” thotë se Shqipëria është në listën e vendeve më të korruptuara. KM mashtron për mediat italiane duke thënë se kemi luftuar korrupsionin, por raporti thotë të kundërtën. Shqipëria nuk ka ndryshuar asgjë nga viti i kaluar, dhe jemi në nivelin e vendeve si Nigeria, Moldavi, Venezuelë… Për ata që erdhën, i bënë qokën Rilindjes, dhe ikën, korrupsioni nuk është problem, por për mijëra shqiptarë
që mbushën dhe do të mbushin sheshet është halli më i madh që i ka zënë”, u shpreh në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ishdeputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Ndjesa e Ardi Veliut Pas letrave të dërguara nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejtuar bizneseve në afërsi të Parlamentit për t’i kërkuar ndjesë për përdorimin e tepërt të gazit lotsjellës në protestë, do të shkaktonte sërish reagimin e ish-deputetit i LSI-së. Në një
qëndrim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Spahiu u shpreh dje se Veliu duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve protestues që i helmoi me gaz serb, i cili përdoret kundër terroristëve dhe jo popullsisë civile. “Ardi Veliu duhet ti kërkojë ndjesë shqiptarëve protestues që i helmoi me gaz serb, i cili teknikisht përdoret kundër terroristëve dhe jo popullsisë civile. Policia e Ardi Veliut është më politikja që nga viti ‘91. Edhe atëherë në emër të ndjesës ndaj disave, goditej populli protestues. Fundja ka një mënyrë që ti pranohet ndjesa: të hedhë gaz lotsjellës te antimitingjet politike që bën Edi Rama me njerëz që mbledh me pahir! Edhe ata e shkelin ligjin dhe shumë rëndë madje! Të arrestojë edhe Edi Ramën që shkeli ligjin kur i bëri thirrje policisë së shtetit të dilte në fushatë! Ti bëje këto dhe do t’i pranohet ndjesa”, tha dje ishdeputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
ISH-DEPUTETJA SILVA CAKA
LSI: Të ndalohet prefekti i Beratit, të nisë hetimi ndaj ministres së Financave
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nga prokuroria e Beratit që të ndalojë prefektin e qarkut për shkak të situatës që ka krijuar në Bashkinë e Skraparit. Në një dalje nga selia, ish-deputetja e Beratit Silva Caka i bëri thirrje prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet edhe ndaj ministres së Financave, Anila Denaj. “Situata alarmante e bllokimit të buxhetit të Bashkisë së Skraparit, vazhdon akoma, duke futur në kolaps gjithë shërbimet bazike ndaj komunitetit, si mbyllja e çerdhes së fëmijëve, mbyllja e Qendrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, mbyllja e Konviktit të shkollës së mesme, shërbimi i pastrimit të qytetit, shërbimet që lidhen me logjistikën e bashkisë, si dhe pagat e punonjësve për më shumë se 2 muaj. Kjo situatë zbatohet me militantizëm të verbër nga Prefekti i Qarkut Berat, Harilla Dafa dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj. Këto sulme të ulëta, kanë prapaskenë politike dhe synojnë që nëpërmjet presionit dhe shantazhit, të terrorizojnë banorët e Skraparit, për të arritur objektivin e parealizueshëm, për të fituar Bashkinë e Skraparit. I kërkojmë Prokurorisë së Beratit, ndalimin e menjëhershëm të Prefektit të Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal, për konfirmimin e vendimit të miratimit të buxhetit të Bashkisë, kur rezulton se këto vendime të marra nga Këshilli i Bashkisë, janë të paligjshme, të falsifikuara dhe mbi të gjitha janë të pashoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do të duhej të ishin pasqyruar, në mënyrë që t’a bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm. Kjo vendimmarrje nga Prefekti i Qarkut Berat, ka shkaktuar këtë dëm kolosal, duke e futur Bashkinë në një kolaps të paprecedent. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, të nisë ndjekjen penale për Ministren e Financave, për “Shpërdorim detyre”, u shpreh ish-deputetja e LSIsë, Silva Caka.
POLITIKE
7
E shtunë, 2 MARS 2019
Çlirim Gjata: Prela është vënë në atë detyrë nga Rama për të shkatërruar dosjen e njohur si “339”
PD: Donika Prela në shërbim të bandës së Avdylajve
P
artia Demokratike ka hedhur akuza mbi drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe kryeministrin Edi Rama. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se Donika Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve, pasi sipas tij është vënë në atë detyrë nga Rama për të shkatërruar dosjen e njohur si “339”. Në një deklaratë për mediat nga foltorja e selisë blu Gjata u shpreh se Prela nuk sekuestron pasurinë e kreut të grupit të Avdylajve duke shkelur ligjin anti-mafia. “Dosja 339 e njohur si dosja që fakton blerjen e zgjedhjeve nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin, është njëkohësisht edhe dosja që fakton se Edi Rama i ka dorëzuar krimit të organizuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dosja 339 ka zbuluar se kryeprokurorja Donika Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve dhe se është emëruar në atë detyrë prej Edi Ramës për shkatërruar dosjen 339. Edi Rama ua ka dorëzuar Avdyljave Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse, grupit kriminal që bënte trafik ndërkombëtar droge, nuk i është prekur asnjë prej pronave dhe pasurive të blera me paratë e drogës. Avdylajt kanë pasuri përrallore, por shërbëtorja e bandës në Prokurorinë e krimeve të Rënda ka ndaluar sekuestrimin e pasurive të tyre, në shkelje të plotë të ligjit Antimafia. Sipas një denoncimi
të mbërritur në emailet e mbi 30 gazetarëve të vendit, një nga kokat e trafikut të drogës, që siguronte lidhjet e bandës me trafikun ndërkombëtar të drogës, Hekuran Hoxha, është pothuajse i paprekur. I njohur me nofkën Roni i Shijakut, truri i bandës, jeton në luks, por luksi që ka burim paratë e drogës, ka mbetur i njëjtë, edhe pas arrestimit të tij. Ligji antimafia detyron Prokurorinë e Krimeve të Rënda të sekuestrojë menjëherë pasurinë e trafikantëve të drogës, në mënyrë që t’u ndërpresë atyre çdo mundësi për financimin e aktivitetit kriminal. Por, për sa kohë në krye të Prokurorisë
së Krimeve të Rënda është shërbëtorja e Edi Ramës dhe e bandës së Avdylajve, Donika Prela, trafikantët e drogës, do të vazhdojnë t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Sot ne, faktikisht, nuk kemi një Prokurori të Krimeve të Rënda, por kemi një celulë kriminale. Më herët, Partia Demokratike ka denoncuar faktin se, në kohën që Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit, është liruar nga burgu kreu i bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinën e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi. Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari
të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve. Këtë fakt nuk mund ta mohojë asnjë prej vartësve të sa, duke u fshehur pas lojrave të fjalëve. Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë dhe pjesë e SPAK, është konfirmuar se reforma në drejtësi ka vdekur, se kryeprokuror është Edi Rama, se krimi i organizuar është i pandëshkueshëm dhe se Prokuroria e Krimeve të Rënda është në shërbim të bandave kriminale që blejnë dhe ndajnë pushtetin me Edi Ramën”, deklaroi dje sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata.
DENONCIMI TEK ISH-KRYEMINISTRI
Prag skandali, Berisha: Zhduken 613 kg kokainë e sekuestruar nga policia
Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon zhdukjen e sasisë prej 613 kg kokainë që u kap një vit më parë në Durrës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se sasia e madhe e kokainës së sekuestruar është shitur në Itali. Për këtë ngarkesë të madhe droge që u bllokua gjatë aksionit policor vitin e kaluar, është arrestuar në Gjermani Arbër Çekaj, i dyshuar si nga njerëzit kryesorë të trafikut të kësaj sasie lënde narkotike. Në reagimin e tij, Berisha thotë se ka marrë një mesazh në postën e tij elektronike, ku tregohet se, sasia e lëndës narkotike e kapur në vitin 2018 në Durrës, është nisur drejt Italisë dhe që është shitur e gjithë sasia. “Denoncohet zhdukja e 613 kg Kokainë! Transporti i tyre për në Itali! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb! Zoti Sali Berisha përshëndetje! Nuk e di a ke informacion për 613 kile kokainë që është kapur në 2018 në Durrës! Të gjitha janë nis në Itali dhe janë shitur të gjitha, di shumë mirë kush kamionist i ka transportuar”, thuhet në denoncimin e publikuar dje nga ish-kryeministri Sali Berisha.
ANALIZA: KJO QEVERI KA PRISHUR ÇDO PARIM TË KONKURRENCËS SË LIRË, ÇDO PROJEKT I PROGRAMIT 1 MILIARDË ËSHTË DHËNË ME OFERTË TË PA KËRKUAR, PA GARË!
I
sh-deputetja e Partisë Demokra-tike Jorida Tabaku analizon raportin më të fundit të “World Justice Project”, sipas të cilit Shqipëria është një prej vendeve me një zbatueshmëri të ligjit më të ulët në Ballkan, Azi dhe Afrikë. Në një analizë të saj, ihs-nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave vlerëson se korrupsioni i kthyer në sistem është pengesa kryesore për Shqipërinë. Sipas Tabakut, qeveria “Rama” ka prishur çdo parim të konkurrencës së lirë, çdo projekt i programit 1 miliardë është dhënë me ofertë të pakërkuar, pa garë. “Sipas World Justice Project, Shqipëria është një prej vendeve me një zbatueshmëri të ligjit më të ulët në Ballkan, Azi dhe Afrikë. Raporti evidenton qartë se shqiptarët kanë bindjen e
Jorida Tabaku: Korrupsioni i kthyer në sistem, pengesa kryesore për Shqipërinë
palëkundur se korrupsioni është mënyra se si jeton qeveria ndërkohë që zbatimi i ligjit është thuajse inekzistent.
Kur flasim për zbatimin e ligjit duhet të kemi parasysh koncesionet dhe tenderat që jepen në mënyrë anti-ligjore.
Shembulli i projektligjit për prishjen e Teatrit, problemet dhe shkeljet ligjore që vërejtëm tek rasti i Unazës në zonën e Astirit, problemi me ligjin për Aeroportin e Vlorës dhe për dhjetëra koncesione të tjera janë shembujt e prekshëm që argumentojnë këtë vlerësim. Kjo qeveri ka prishur çdo parim të konkurrencës së lirë, çdo projekt i programit 1 miliardë është dhënë me ofertë të pa kërkuar, pa garë! 1 në 3 tendera jepet pa garë! 11 oligarkë përmes 19 kompanive kanë fituar në total 2100 tendera! Katër deputetë të parlamentit dhe të mazhorancës kanë fituar 410 tendera dhe koncesione!
Ndërkohë që 78 000 biznese te ndershme kane ulur qepenat keto 5 vite e sot paguajnë 37% të të ardhurave të tyre taksa e tatime! Shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre kur i janë përgjigjur pyetësorit në lidhje me korrupsionin. Shumica e tyre mendon se në Shqipëri nuk zbatohen proceset e përcaktuara nga ligji por se mbizotëron përherë “miku” me influencë apo oligarku me pushtet. Shqipëria e cila sipas mazhorancës dhe qeverisë është një hap pranë integrimit ka nivelin e korrupsionit të barabartë me Perunë apo Algjerinë dhe është më poshtë në renditje se sa Maqedonia e Veriut (në nivel rajonal). Kjo nuk është Shqipëria që duam!”, u shpreh dje në analizën e saj, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
POLITIKE
8
E shtunë, 2 MARS 2019
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim: 94% e shqiptarëve mendojnë që Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë
K
ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me të rinjtë e LRIsë në njësinë nr. 2 në Tiranë ka deklaruar se dje 94% e shqiptarëve mendojnë se sot Shqipëria është më e varfër se çka qenë dhe janë të pakënaqur me qeverinë. Kryetarja e LSI ju referua rezultateve të disa sondazheve, të cilat tregojnë se shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë ndryshim në vend. Duke u ndalur në zhvillimet politike, kryetarja e LSI u shpreh se shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje të arakohshme parlamentare. “Të jeni të bindur që 94% e shqiptarëve meqë flitet për sondazhet dhe po jua them unë që bëjmë dhe ne sondazhe dhe i bëjmë sondazhet shumë të mira. 94% e shqiptarëve mendojnë që Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë. 94% e shqiptarëve besojnë që jeta e tyre është më e shtrenjtë se ç’ka qenë, çka do të thotë se dhe socialistët edhe ata që nuk votojnë kurrë, mendojnë si ne. Prandaj detyra juaj është që t’i zgjojmë, t’i sensibilizojmë, t’u flasim për LSI. Që jemi një forcë politike dhe parti politike e të rinjve dhe të rejave”,- deklaroi Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI tha se është e bindur që në muajin maj do të
FORUM Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
R
aportuesi për Shqipërisë në Parlamentin Evropian, KnutFleckenstein ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngrohta me qeverinë e Edi Ramës. Në vitet 2017 dhe 2018, Fleckenstein propozoi miratimin e raportit të progresit për Shqipërinë, i cili ishte tejet pozitiv dhe nuk përmendte shumë nga problemet e vazhdueshme të vendit. Në të dyja rastet, propozimi i Fleckenstein-it u ndryshua shumë nga kolegët e tij në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Vitin e kaluar, Fleckenstein pati gjithashtu një rol të rëndësishëm në arritjen e Marrëveshjes MacAllister+ pas bojkotimit të parlamentit nga opozita në 2017, edhe pse më parë kishte deklaruar se ai nuk “kishte negociuar për protestën”. Pas zgjedhjeve, në të cilat Partia Socialiste fitoi më shumicë absolute -sikurse u zbulua tani, pjesërisht përmes blerjes së votës në bashkëpunim me grupe kriminale -Fleckenstein deklaroi se: “shumica absolute nuk është rrezik për demokracinë.” Fatkeqësisht, u vërtetua pikërisht e kundërta. Me shumicën absolute
Kryemadhi: Në fund të muajit maj do të kemi zgjedhje të parakohshme ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, ndërkohë që theksoi se do të jenë vetë socialistët, por edhe gjithë shqiptarët që do ti thonë JO krimit të organizuar që ka marrë peng vendin. “Njerëzit e kanë perceptimin shumë të mirë për LSI-në. Njerëzit e kanë perceptimin shumë të mirë për ta ndryshuar këtë realitet. Tashmë duhet të bëhemi gati që njerëzit ti çojmë në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve që do të jenë në fund të majit, sepse jam e bindur që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të jenë të parakohshme. Sepse në radhë të parë do të jenë socialistët ata që do ta vendosin në cep Edi Ramën dhe në radhë të dytë do të jetë e gjithë shoqëria shqiptare që do ti thotë JO krimit të organizuar që ka marrë në dorë fatet e fëmijëve të shqiptarëve. Prandaj që nga ky moment mos hezitoni më. Çdo ditë e më shumë që zvarritet pushteti i kalbëzuar i Edi Ramës aq më shumë kalbëzohet dhe aq më i pafuqishëm bëhet. Prandaj terreni është i juaji, hapësirat
janë tuajat, mos ndaloni”,- tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka quajtur qokat e fundit, deklaratat e disa
eurodeputetëve në drejtim të zhvillimeve politike në Shqipëri. Kryetarja e LSI-së Kryemadhi theksoi se më shumë se sa deklarata të ndërkombëtarëve të caktuar, kanë rëndësi
marrëveshjet shtet me shtet dhe institucione me institucione. E për këtë, Kryetarja e LSI-së deklaroi nga ky takim se sot nuk ka asnjë qeveri të Bashkimit Europian që të përkrah reformat e dështuara të qeverisë së Edi Ramës. “Ka ndërkombëtarë që nuk i kuptojnë, mos u shqetësoni për ata që nuk i kuptojnë, por di tu them që ka ndërkombëtarë, ka institucione, sepse ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje me individë. Marrëveshjet bëhen shtet me shtet, marrëveshjet bëhen institucione me institucione dhe ja ku po ua them që nuk ka asnjë qeveri e Bashkimit Europian e cila përkrah qeverinë e Edi Ramës. Nuk ka asnjë institucion, qoftë ky Parlament Europian apo Komision Europian që të dali haptas sot dhe të përkrahë reformat e dështuara të Edi Ramës. Prandaj mos u intimidoni, mos u surprizoni nga deklarata, të cilat vijnë për të harxhuar qokën dhe për të marrë qokën e fundit në Shqipëri”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Fleckenstein nuk e ka kuptuar ende: Nuk ka më opozitë në Parlament qeveria socialiste jo vetëm masakroi disa akte nënligjore, pjesë të paketës së reformës në drejtësi, duke shkaktuar probleme të rënda kushtetuese (të cilat ende nuk janë zgjidhur, thjesht janë harruar), por gjithashtu e përdori këtë shumicë për të përforcuar imunitetin e deputetëve ndaj hetimeve të Prokurorisë Speciale të Anti-Korupsionit (SPAK), e cila, sipas Kryetarit të Kuvendit, do të të fillojë punë përpara qershorit. Si pasojë e këtyre veprimeve të shumicës socialiste, opozita vendosi të lërë mandatet parlamentare. Mençuria e këtij veprimi mbetet për t’u parë, por pasi e kishte paralajmëruar disa herë lënien e mandateve, nëse nuk do ta kishte bërë këtë veprim opozita do të kishte pasoja të rënda në zgjedhjet e 30 qershorit, që mund të çonin edhe në asgjësimin e saj. Rezultati është që tani kemi një situatë politike të paparashikueshme, ku zhvillimi i zgjedhjeve është në pikëpyetje. Nëse të gjithë kandidatët e
opozitës heqin dorë nga mandatet e tyre,- gjë që nuk mund të merret si e mirëqenë- kjo do ta bënte parlamentin antikushtetues. Kodi Zgjedhor nuk ofron zgjidhje se çfarë do të bëhet me mandatet e opozitës, pasi të gjithë kandidatët të kenë dhënë dorëheqjen nga mandatet, ndërkohë që Kushtetuta shprehet se parlamenti duhet të ketë 140 anëtarë. Dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese - edhe kjo pasojë e reformës në drejtësi nuk shihet asnjë zgjidhje. Thelbi i kësaj gjendjeje është se “zaret janë hedhur” dhe nuk ka kthim mbrapa. Ish-deputetët e PD-së nuk kanë më asnjë mundësi ligjore për ta çbërë dorëheqjen e tyre, dhe është thjesht qesharake të thuash-ashtu siç thanë anëtarët e misionit të PE-së dje- se anëtarët e tjerë të listës së opozitës mund t’i pranojnë mandatet dhe të formojnë një opozitë të “re”. Falë listave “të mbyllura”, sistem që OSBE e ka kritikuar shpesh, vetëm kandidatët në krye të listës janë, në fakt, ata që do të jenë
vërtet deputetë. Sa më poshtë shkojmë në listë, aq më pak të kualifikuar (më të varfër, më të dobët, ose më pak kriminelë) janë kandidatët. Pa një lidhje në partinë apo në zonën e tyre elektorale, këta deputetë “të rinj” të opozitës do të përjashtoheshin menjëherë nga partia, nëse do t’i pranonin mandatet, duke e krijuar kështu një parlament të mbushur me 50 për qind kufoma të gjalla politike, pa mbështetje nga partia. Asnjëra prej këtyre nuk është një zgjidhje e vërtetë për situatën aktuale. Pavarësisht kësaj, Fleckenstein ia lejoi vetes të thoshte: “Po e humbas durimin me qëndrimin e deputetëve të opozitës. Protestat duhet të mbeten paqësore. Imazhet e protestave vonojnë integrimin.” Së pari, nuk ka më asnjë deputetët opozite. Ky është fakt i thjeshtë. Së dyti, kjo nuk ka më lidhje me integrimin. Vendimi i tyre tregon qartazi se në llogarinë që bën opozita “pengimi” i integrimit ka më pak peshë se sa ta lësh qeverinë shqiptare në dorë të Edi
Ramës. Përmbledhtazi, ata nuk duan t’ia dinë më për “durimin” e Fleckenstein-it. Në fund të fundit, pse u dashka t’ia dinë? Me siguri që Fleckenstein do ta përjetojë këtë si një goditje të shumë të fortë ndaj egos së tij të madhe, pasi ai është mësuar t’i japë urdhra vendeve që të bëjnë punën e tij për hir të integrimit. Por realiteti i situatës aktuale politike në Shqipëri është ky: integrimi nuk është më një prioritet për opozitën; prioritetei i saj është largimi i Ramës. Ndaj edhe çdo apel - i bërë qoftë nga Eurodeputetët apo nga Ambasadori i BE-së Soreca- i bazuar në këngën e vjetër të integrimit nuk do të funksionojë më. Në vend të saj, këtyre të fundit do t’u duhet të përveshin mëngët, t’i futen punës, edhe për të kuptuar se si arriti vetë BE-ja të krijonte presionin dhe kushtet që pjesërisht çuan në krizën aktuale politike. Por të presësh që ata të thellohen e të mendojnë për këtë do të ishte e tepërt, mendoj unë. Exit.al
FORUM OPINION Nga Artan Fuga
V
endi ka nevojë urgjente për një reformë elektorale të thellë dhe të drejtë, si e gjithë Europa. Në një demokraci të gjitha institucionet kanë rëndësinë e tyre. Por, mbi të gjitha ligja elektorale, i të cilës është garant Komisioni Qendror Zgjedhor. Është ajo që përcakton elitat që ushtrojnë pushtetin apo edhe gjyqësorin. Si shumicën në Kuvend ashtu edhe opozitën me deputetët e saj. Por, unë lemerisem kur dëgjoj që ende vazhdon mendësia që me procesin elektoral duhet të ketë rol qeveria, qoftë kjo e korruptuar ose e pakorruptuar, teknike, apo militante, partiake apo multipartiake, e tepsisë, e dajres, apo e kazanit. Një ligjë e re elektorale, e drejtë, si në Europë, është gjëja që na duhet si shqiptarë. Sepse kemi 30 vjet që nuk votojmë si në Europë pavarësisht se kush i ka fituar zgjedhjet. Votojmë si në ferr. Pak më mirë se në periudhën komuniste, por aspak si në një demokraci. Kjo është e vërteta që e di çdo jevg dhe çdo gaxhi! Mjafton të shkosh te kafeneja e lagjes ose te klubi i fshatit dhe t’a thotë në sy drejt pijaneci i parë që do të takosh! Jemi bërë për turp. Ligja elektorale në Shqipëri veç deputetëve që janë serioze, por të nënshtruar, prodhon me shumicë deputetë dhe këshilltarë të inkriminuar, servila, të korruptuar, dhe pa asnjë nivel kulturor, që nuk dinë të bëjnë një analizë të thjeshtë, palé të bëjnë një ligj. Janë të zotët vetëm në studio televizive si zhurmues, në sharje reciproke, si edhe në beteja trup më trup. Turp. Ka në politikën
shqiptare politikanë, deputetë, pushtetarë që kanë zënë vend prej tridhjetë a njëzet vjetësh dhe nuk ikin prej andej për qamet. Janë ndryshuar elitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, në Itali, në Francë, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Poloni, në Rumani, kurse kushdo që vjen atje, kur është fjala për të takuar homologë shqiptarë gjen të njëjtët njerëz. Kanë dalë tre breza në pension nga nëpunësit e Brukselit, Londrës, Strasburgut, Uashingtonit, dhe edhe të sotmit kanë përballë dosjet e politikanëve të njëjtë shqiptarë. Kush m’a shpjegon këtë fakt? Veç përgjegjësisë që ka ligja elektorale?! Ja përse na duhet një reformë e thellë elektorale për zgjedhjet lokale të qershorit dhe më vonë. Çdo vonesë këtu është humbje kohe e pafalshme. Unë e kuptoj që lidershipi ynë politik nuk e do këtë reformë, por është ajo që na duhet neve si qytetarë. Na duhet e drejta e votës për të zgjedhur përfaqësuesit tanë sepse si këshilltarët ashtu edhe deputetët i vendosin në listë kryetarët e partive. Ne kemi një demokraci të kryetarëve të partive dhe jo të qytetarëve. Nuk kemi të drejtë vote. Pikë. Jemi skllevër. Kryetarët e partive e kanë bërë baltë demokracinë e brendshme dhe procesin zgjedhor brenda partive të tyre! Sepse ato zgjedhje gjithashtu duhet të survejohen nga përmbarues juridkë përndryshe nuk kanë asnjë vlerë. Çfarë pune ka qeveria, e korruptuar ose jo, e djathtë ose e majtë, militante apo teknike me zgjedhjet? Ne duam si në Europë apo në Shtetet e Bashkuara,
9 E shtunë, 2 MARS 2019
Në periudhën para e përgjatë-elektorale “qeveri” duhej të ishte KQZ Kanada, apo Australi, ku Komisioni elektoral përgjatë periudhës të zgjedhjeve është mbi qeverinë, mbi partitë, mbi kryeministrin dhe ka funksione ekzekutive për të kryer zgjedhjet duke pasur nën kontroll policinë dhe të gjithë administratën që ka ndikim në procesin elektoral. Edhe ministria e brendshme veç disa funksioneve speciale duhet të ishte në funksion të Komisionit Zgjedhor Qendror. Mjaft me këto komisione elektorale të mbushura me militantë partiakë. Na duhet tjetër gjë. Një komision qendror elektoral dhe zgjatime të tij të paanshme, fuqiplota, të rrepta dhe të drejta me të gjithë kandidatët. Jashtë administrata nga çdo fut-hundje në procesin elektoral. Ne ende nuk kemi zgjidhur problemin e statusit të nëpunësit publik në 30 vjet, dhe nga asnjëra nga partitë. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Vetëm kur administrata publike do t’a shohi veten të painflencuar në sigurinë e saj në punë, vetëm atëherë do të shpresojmë jo vetëm për një nëpunës profesionist dhe cilësor, por edhe që nuk do të mund të kthehej në repart militant për të shkatërruar procesin zgjedhor. Vendosja e e ndëshkimeve shumë të rrepta kundër kujtdo që falsifikon zgjedhjet ose i manipulon ato është e domosdoshme. Çfarë është hajduti i një banke përpara vjedhësit të votave ose i blerësit të votave me parà! Gati një naiv i pafajshëm! Nëse i pari do të dënohej me dhjetë vjet burgim, i dyti dyfishin
do t’a kishte pasur pak. I gjithë territori i vendit në kushtet zgjedhore ka vend të kontrollohet për këtë qëllim nga Komisioni qendror elektoral. Kryeministri përpara kryetarit të atij Komisioni në atë periudhë nuk do të duhej të ishte veçse një politikan i thjeshtë që pret fatin e tij t’a vendosi elektorati. Barazia mes partisë që ka shumicën dhe asaj që ka pakicën duhet të sigurohet poaq sa edhe barazia mes partive parlamentare dhe atyre që ende nuk janë futur në Kuvend, sa edhe midis kandidatëve të
pavarur dhe kandidatëve që mbajnë ngjyrat e partive politike. Cfarë kuptimi do të kishte që një birbo vetëm se ka mbi surrat logon e një partie të privilegjohet nga ligja në krahasim me një kandidaturë të pavarur që mund të ishte edhe një personalitet i shoqërisë civile? Fushatat zgjedhore të jenë falas në media. Financime private për partitë ose kandidatët? Shumë simbolikisht! Të gjitha nga buxheti i shtetit! Ministra ose zyrtarë a nëpunës që kandidojnë? Më parë të japin dorëheqjen nga
postet e tyre. Kryeministri të ngrijë duke ushtruar vetëm funksione bazike dhe urgjente që mbajnë shtetin në këmbë. Asnjë biznes që financon kandidatë nuk ka të drejtë të përfitojë nga tendera publike, ose ato që kanë fituar tendera nuk mund të financojnë parti apo kandidatë. Nuk e doni apo kërkoni këtë reformë? Si në Europë? Atëherë bëjuni gati që në çdo katër ose tetë vjetë t’i zgjidhni çështjet me gaz lotësjellës, me ujë fshikullues, me shashka dhe me bomba molotov.
SOCIALE
10
E shtunë, 2 MARS 2019
Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se paralelisht me investimet në infrastrukturë, po vijon punësimi i mjekëve në shërbimin parësor
Poliklinika e Lushnjes, Manastirliu: Shërbime cilësore afër vendbanimit
M
inistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi nga Lushnja dhe hapjen brenda muajit mars të portalit “Mjekë për Shqipërinë”, për punësimin e tyre në spitale dhe qendra shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet në poliklinikën e Lushnjes, ku deklaroi se do të vijojnë investimet në kujdesin parësor. “Kemi kthyer vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor, me investime si ky i poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore të Lushnjes, në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, që do të garantojë shërbime cilësore, afër vendbanimit për 186 mijë banorët e bashkisë së Lushnjes”, tha Manastirliu. Investimi i përbashkët i Qeverisë shqiptare dhe projektit “Shëndet për të gjithë”, me vlerë 91.4 milion lekë, pritet të përfundojë brenda muajit qershor 2019. Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu, se paralelisht me investimet në infrastrukturë, po vijon punësimi i mjekëve në shërbimin parësor. “Vetëm gjatë muajit shkurt, u punësuan 66 mjekë familje në qendrat shëndetësore dhe ambulancat nga veriu në jug të vendit, me procedura transparente dhe mbi bazë merite”, tha Manastirliu. Mjekët kërkuan mbrojtje dhe mbështetje për të kryer detyrën e tyre me dinjitet. “Mos prisni që ndryshimi të vijë nga lart. Ndryshim e bëni ju të parët. Nëse ju i respektoni rregullat, komunikoni me kujdes me qytetarët, patjetër do të gjeni mirëkuptimin e tyre”, u shpreh ministrja Manastirliu. Sipas urdhrit të ministres për të gjitha spitalet në vend, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër, do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00-13:00 dhe pasdite nga ora 17:00-19:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00-19:00. Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët por nuk do të lejojnë familjarë në ambiente ku ofrohet shërbimi i urgjencës. Përjashtim bën rasti
INVESTIM
ORARI
“Kemi kthyer vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor, me investime si ky i poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore të Lushnjes, në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, që do të garantojë shërbime cilësore, afër vendbanimit për 186 mijë banorët e bashkisë së Lushnjes”. kur mjeku vlerëson praninë e një familjari. Gjatë takimit me stafin mjekësor ishin të pranishëm dhe tre mjekët e reja të specializuara në Pediatri, Onkologji dhe
“Sipas urdhrit të ministres për të gjitha spitalet në vend, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër, do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00-13:00 dhe pasdite nga ora 17:0019:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00-19:00”.
Endokrinologji. Në të gjithë vendin, 161 mjekë që përfundojnë specializimin brenda muajit shkurt, të cilët kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, do t’i
shtohen ekipeve mjekësore në spitalet publike të vendit. Viti i parë i specializimeve, pas një bllokimi 4-vjeçar do të sjellë 300 mjekë të rinj specialistë.
SITUATA
ISHP: Gripi në rënie, mos i neglizhoni simptomat
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publik përmes një njoftimi zyrtar rastet e prekura nga gripi përgjatë tremujorit të parë të vitit 2019, duke theksuar se aktiviteti i tij paraqitet me një intensitet mesatar. ISHP i ka bërë thirrje qytetarëve të informohen mbi rreziqet e gripit dhe të drejtohen tek mjeku në rast komplikacionesh. “Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se infeksionet akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin, paraqiten në rënie dhe aktiviteti i gripit paraqitet me intensitet mesatar. Si në vendet Europiane dhe të Rajonit edhe në vendin tonë mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09. Për periudhën 1 janar-1 mars 2019 në ISHP janë testuar 1015 mostra nga të cilat 472 ose 47% kanë rezultuar pozitive për virusin e gripit. Nga 472 mostrat, 374 janë me virusin A/H1pdm09, 42 mostra ose janë me virusin A/H3 dhe 56 mostra janë në virusin e tipit A (nëntipizimi është ende në proces)”,-thuhet në njoftim. Instituti i Shëndetiti Publik bën apel të mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun. Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku.
ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË
Fruthi, Shqipëria e nënta në Europë për vitin 2018
R
astet e fruthit në shkallë globale janë rritur më 48.4 për qind mes viteve 20172018, sipas përllogaritjeve të UNICEF-it, të të dhënave të paraqitura nga 194 vende të botës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Dhjetë vende, mes të cilave Brazili, Filipinet dhe Franca përllogarisin afro tre të katërtat e rasteve të shtuara të fruthit në vitin 2018, sipas shifrave të publikuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët. Kjo rritje alarmuese e rasteve të fruthit përbën një kërcënim të madh për fëmijët, sipas UNICEFit. Infrastruktura e varfër shëndetësore, ndërgjegjësimi i ulët, trazirat civile, hezitimi dhe
kundërshtimi i vaksinimeve në disa raste, janë shkaktarë të këtij shpërthimi të fundit të sëmundjes. Ukraina, Filipinet
dhe Vrazili kanë përjetuar rritjen më të madhe të rasteve, sipas UNICEF, që ka analizuar rastet globale të fruthit të
paraqitura në OBSH. Ukraina ka shënuar rritjen më të madhe me 35.120 raste në 2018-n; 634 pwr qind më shumë krahasuar me 4.782 të regjistruara në 2017n. Në vitin 2018, në Filipine janë regjistruar 15.599 raste, 548% më shumë krahasuar me një vit më parë. Brazili nuk ka pasur raste fruthi në vitin 2017 por 10.262 janë raportuar në 2018-n. Jemeni, Venezuela, Serbia, Madagaskari, Sudani, Tajlanda dhe Franca kanë shënuar po ashtu rritjet më të mëdha. Shqipëria ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të fruthit, duke u renditur sipas OBSH-së në vendin e nëntë në kontinentin europian, me 1.466 raste fruthi në 2018-n.
AKTUALITET
11
E shtunë, 2 MARS 2019
Edhe sipas publikimeve të bëra nga INSTAT në vendin tonë shpeshherë kategori të caktuara bien pre e diskriminimit për shkaqe të gjinisë, racës, kulturës, si dhe mjaft shkaqeve të tjera
M
e rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Diskriminimit, sociologët pranojnë se jemi shoqëri diskriminuese duke shpjeguar dhe kategoritë më të prekura. 1 marsi njihet edhe si Dita Ndërkombëtare kundër Diskriminimit por sa i pranishëm është ky fenomen në shoqërinë shqiptare? Sociologët shpjegojnë se diskriminimi është prezent në vendin tonë edhe pse jetojmë në kohëra moderne, duke sqaruar edhe format e diskriminimit. ‘’Sigurisht thelbi i diskriminimit ka të bëjmë me dallimin, me diferencimin, me marxhinalizimin, me ndarjen, me përbuzjen për shkaqe të caktuara. Në shoqërinë tonë ka grupe të caktuara njerëzish që e ndiejnë këtë qoftë për shkak të ngjyrës dhe duhet thënë që nuk jemi akoma një shoqëri e purifikuar nga nuancat e veçanta të racizmit, apo nga intolerancat e caktuara. E ndiejnë shumë gratë dhe fëmijët, diskriminimin e tyre për shkak të gjinisë. Diskriminohet femra për shkak të seksualitetit të saj. Kurse ajo nga pikëpamja sociale është një qenie e barabartë si dhe meshkujt’’,-thotë Gëzim Tushe për “Abc News”. Sipas sociologut, shoqëria shqiptare vijon të jetë në kufijtë e sjelljes patriarkale e maskiliste dhe sqaron kategoritë që janë pjesë e diskriminimit. ‘’Duhet ta pranojmë që në shoqërinë shqiptare ka elementë jo të parëndësishëm të diskriminimit të individëve
Shoqëria shqiptare vijon të jetë diskriminuese dhe patriarkale
MASKILIZMI
‘’Duhet ta pranojmë që në shoqërinë shqiptare ka elementë jo të parëndësishëm të diskriminimit të individëve të caktuar për shkak të ngjyrës, së racës, apo orientimit seksual. Një nga aspektet themelore të diskriminimit në shoqërinë tonë është maskilizmi, fakti që shoqëria jonë ka nuanca të forta të diskriminimit patriarkal dhe maskilist të femrës. Nuk është se jemi ndonjë shoqëri e purifikuar. Në këtë aspekt kemi akoma më shumë për të bërë një lloj edukimi human’’.
të caktuar për shkak të ngjyrës, së racës, apo orientimit seksual. Një nga aspektet themelore të diskriminimit në shoqërinë tonë është maskilizmi, fakti që
shoqëria jonë ka nuanca të forta të diskriminimit patriarkal dhe maskilist të femrës. Nuk është se jemi ndonjë shoqëri e purifikuar. Në këtë aspekt kemi akoma
KRUJË
Fëmijët në shkollë duke rrezikuar jetën
Nxënësit e fshatit Brret në Krujë shkojnë çdo ditë në shkollë duke rrezikuar. Me një furgon të fshatit, ata udhëtojnë përmes një rrugë në mal që zgjat dy orë. Kjo për shkak se shkolla e tyre është mbyllur, por iu është prishur dhe ura. Janë 17 nxënës që jetojnë vetëm pesë kilometra larg qytetit të Krujës. Megjithatë u duhet ta kryejnë shkollën në kushtet e një aventure. “Ne shkollën e bëjmë në Krujë. Zgjohemi shumë herët se s’kemi rruygë ku të kalojmë këtej se është prishur ura. Rruga është është shumë e keqe, e gjatë. Kur është shi mund të ikë furgoni), tha një nxënës. Ky është njeriu që merr përsipër me fugonin e tij t’i marrë fëmijët çdo ditë nga shtëpia në shkollë, e t’i sjellë prapë në shtëpi. Është shumë e vështirë dhe një risk i madh. ‘’I marr në fshatin Brret, i çoj në shkollën “Abazaj”, i bie prapë në fshatin Brret. Dy orë. Shumë e vështirë, sidomos me gjithë këta fëmijë”, tha ai. Rruga është e vështirë, kalon nëpër mal por kur ka reshje shiu, ata thonë se ndihen të rrezikuar.
TIRANË
T
re pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë shkarkuar nga puna. Rektori Bahri Musabelliu shprehet se largimet kanë ardhur pas ankesave të disa studentëve për ngacmime seksuale, mitmarrje dhe shitje të librave me detyrim. Ngacmimet seksuale, shitja e librave me detyrim dhe mitmarrja i kanë kushtuar vendin e punës tre pedagogëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rektori Bahri Musabelliu shprehet se shkarkimi i tyre ka ardhur pas ankesave të disa studentëve. Përveç tre pedagogëve që tashmë janë larguar nga puna, rektori bën të ditur se është pezulluar edhe një profesor ndërsa një tjetër është transferuar. Drejtuesi i Universitetit Bujqësor nuk bën publik emrat për arsye etike ndërsa thekson se në vijim mund të ketë shkarkime të tjera po për të njëjtat arsye. Mësohet se këto lëvizje kanë
më shumë për të bërë një lloj edukimi human’’. Diskriminimi është trajtimi i personave në situata analoge në mënyrë të ndryshme, ose trajnimi i
njëjtë i personave në situata të ndryshme, pa justifikim objektiv dhe të arsyeshëm. Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem. Diskriminim është bërë gjithkund ndaj njerëzve autoktonë dhe ndaj minoriteteve, diskriminimi ndodh ndaj fëmijëve, femrave të cilat trajtohen si qenie njerëzore më pak të vlefshme, njerëzve të infektuar me HIV/AIDS, kundër atyre që kanë të meta fizike dhe psikike. Kjo shfaqet madje edhe në fjalorin tonë të përditshëm, përmes së cilit ndonjëherë, me qëllim ose pa qëllim e veçojmë veten nga të tjerët. Diskriminimi shfaqet në aq shumë forma, sa që mund të supozojmë se secili në njëfarë forme dhe sasie ka qenë i prekur nga diskriminimi. Prandaj, vetëdijesimi për këtë çështje është esencial për ta përballuar atë në mënyrë efektive. Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem. Diskriminimi shfaqet në aq shumë forma, sa që mund të supozojmë se secili në njëfarë forme ka qenë i prekur nga diskriminimi. Prandaj, vetëdijesimi për këtë çështje është esencial për ta përballuar atë në mënyrë efektive.
Ngacmim seksual, shkarkohen 3 pedagogë
FURTUNË
“Përveç tre pedagogëve që tashmë janë larguar nga puna, rektori bën të ditur se është pezulluar edhe një profesor ndërsa një tjetër është transferuar. Drejtuesi i Universitetit Bujqësor nuk bën publik emrat për arsye etike ndërsa thekson se në vijim mund të ketë shkarkime të tjera po për të njejtat arsye”.
ardhur pasi në zyrën e rektorit kanë shkuar disa studentë dhe i kanë shprehur shqetësimin se pedagogët i kanë detyruar të blejnë librat e tyre si dhe u kanë
kërkuar lekë në këmbim të një note kaluese. Studentët po ashtu kanë denoncuar edhe disa raste të ngacmimeve seksuale nga pedagogët.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 2 MARS 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E shtunë, 2 MARS 2019
Kryebashkiaku Veliaj shpreh mbështetjen për forcat shqiptare për Komunën e Tuzit
K
ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për forcat shqiptare në Tuz të Malit të Zi që do të garojnë me kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore nën koalicionin “Malësia na bashkon”. Në takimin me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Tuz, Nik Gjeloshaj, kryetar i Partisë “Alternativa Shqiptare”, Nikollë Camaj, kryetar i Partisë “Lidhja Demokratike e Shqiptarëve”, Fadil Kajoshaj, kryetar i Partisë “Unioni Demokratik Shqiptar”, kryebashkiaku Veliaj theksoi se Nik Gjeloshaj është njeriu i duhur për të sjellë ndryshimin e shumëpritur nga shqiptarët, por jo vetëm për Tuzin. “Jam shumë i lumtur që prita në Bashkinë e Tiranës, në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, një mik të vjetër me të cilin jemi rritur bashkë, Nik Gjeloshajn, dhe kolegët që janë bashkuar në një forum shqiptar si Unioni i gjithë shqiptarëve të Tuzit, për të fituar komunën e Tuizit dhe për të sjellë aty një transformim për të cilin ky qytet ka dëshpërimisht nevojë. Mbaj mend se kur kemi qenë aktivistë të shoqërisë civile, kemi kërkuar që Tuzi të ketë statusin e komunës më vete, për të treguar edhe si model se çfarë mund të bëjnë shqiptarët; tani jo vetëm shqiptarët veç e veç, por edhe shqiptarët e bashkuar”, tha Veliaj, ndërsa theksoi se bashkimi i tre partive shqiptare është një model shumë i mirë. “Vërtet bashkimi e bën fuqinë, vërtet bashkimi sjell fitoren dhe nesër vërtet
Veliaj: I lumtur që partitë shqiptare janë bashkuar për të transformuar Tuzin nuk ka rëndësi, sidomos në vende me popullsi modeste, çdo votë ka rëndësi. Ndihmoni mikun, miqtë tanë të këtij koalicioni të fuqishëm të forumit shqiptar dhe Bashkia e Tiranës do të jetë e para në gatishmëri, edhe për të ndarë njohuri, edhe për të ndarë eksperienca pune, edhe shembuj të mirë që ia vlen t’i imitosh e t’i përkthesh në realitetin lokal të Tuzit”, deklaroi Veliaj. Kandidati i përbashkët i partive shqiptare në Tuz, Nik Gjeloshaj, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në realizimin e projekteve për të sjellë ndryshimin. bashkimi e bën punën, kështu që së pari një përgëzim; së dyti, forca në këtë sprint! Është një sprint për qytetarët shqiptarë të Tuzit, por edhe të tjerët, edhe të etnive të tjera, qofshin malazezë, boshnjakë, sepse do të shohin tek djemtë e rinj dhe tek një forcë e re realizimin e aspiratave të tyre”, tha ai. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka pjesëmarrja në votime për Bashkinë e Tuzit, që kanë një rëndësi jetike për të transformuar jetën e qytetit. “Është jo vetëm një sprint për ata që e organizojnë fushatën, por edhe për ata që gjithë këtë dëshirë për ndryshim duhet ta transformojnë në kutitë e votimit, ditën e votimit, dhe mbi të gjitha, kjo është edhe një ftesë: shprehja “shqiptar, mos rri, po duku” nuk vlen vetëm për luftë, vlen edhe për paqe, edhe për punë, edhe për votimet transformuese të Tuzit. Pra, shqiptar, mos rri, po duku”, tha ai. Më tej Veliaj shtoi: “Ka shumë njerëz që thonë, unë s’mund ta transformoj botën. Dakord, por një votë apo një mendim e transformon një familje, pastaj një familje e transformon një mëhallë, po një mëhallë e transformon një lagje, po një lagje më pas e transformon një qytet; ndaj kushdo që mendon se një votë
“Është gjithmonë kënaqësi të bisedosh për të ardhmen e vendeve tona kudo që jemi, Tuzi me marrë eksperiencë prej qyteteve më të mëdha. Me siguri që fjalët tuaja inkurajuese për ne, për qytetarët tanë, janë edhe një shtytje më e madhe që të vazhdojmë që nga 4 Marsi, që këtë fitore që kemi këtë të dielë ta kthejmë që qytetarët të jenë të kënaqur dhe të jenë të sigurt që kanë marrë një vendim të mirë për zhvillimin e vendit. Faleminderit shumë, si çdo herë i kemi pasur hapur dyert e Tiranës, mbas 4 Marsit do të jetë edhe më bashkëpunues që të zhvillojmë Tuzin me eksperienca prej Tiranës, edhe jemi të sigurt që gjithmonë kemi patur gatishmëri tek ju”, deklaroi Nik Gjeloshaj.
AKTUALITET
14
E shtunë, 2 MARS 2019
Ajo u qëllua për vdekje nga kunati i saj me dy plumba, një në kokë dhe një në bark. Ngjarja ndodhi më 14 shkurt, në ditën e “Shën Valentinit” “E vrava se kishim konflikte pronësie”. Kështu u shpreh Dashamir Xhepa, i cili rreth dy javë më parë në Tiranë, vrau kunatën e tij duke e hedhur trupin e pajetë pranë Liqenit të Sharrës. Gjykata për Krime të Rënda e la në burg Xhepën, për vrasjen e Lirie Xhepës. Para togave të zeza, Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime të kunatës së tij me persona të tjerë. Vëllai i autorit, njëherësh bashkëshorti i së ndjerës, ishte ndarë nga jeta vite më parë, ndërsa gruaja kishte katër djem. Ajo u qëllua për vdekje nga kunati i saj me dy plumba, një në kokë dhe një në bark. Ngjarja ndodhi më 14 shkurt, në ditën e “Shën Valentinit”. E masakruar, e vrarë me tre plumba dhe e hedhur në ferra. Ky ishte fundi tragjik për Lirie Xhepa, 49-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në ditën e të dashuruarve. Gruaja u gjet e masakruar në afërsi të Liqenit të Sharrës dhe në trup kishte shenja të cilat mendohen se mund të jenë bërë më mjete të forta si dhe dy plumba. Njërin e kishte marrë në kokë dhe dy të tjerët në pjesë të ndryshme të trupit. Lirie Xhepa ishte nënë e 4 fëmijëve dhe prej vitesh ajo banonte me dy djemtë e saj. Më i madhi ndodhet në Londër, ndërsa djali i dytë ndodhet në burg për arsye që nuk dihen. Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Mes
N
Vrau kunatën, autori: Shkak pronësia dhe lidhjet intime SHKAKU “Gjykata për Krime të Rënda e la në burg Xhepën, për vrasjen e Lirie Xhepës. Para togave të zeza, Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona si dhe dyshimet për lidhje intime të kunatës së tij me persona të tjerë”.
viktimës dhe autorit mendohet se ka patur një lidhje intime, e cila mund të jetë bërë shkak për vrasjen edhe pse ai thotë se vrasja erdhi nga konflikti për pronësinë. Viktima me kunatin e saj janë fqinj, banesat e tyre janë 500 metra larg dhe ndodhen në lagjen “Qershori” në periferi
të kombinatit. Trupi i saj u gjet nga banorët e zonës që lajmëruan edhe policinë. Burri i saj i ndjerë ka katër vëllezër, tre prej të cilëve janë në Shqipëri dhe kunati tjetër jeton në Greqi. Sipas ekspertëve rindërtimi i skenës së krimit i çoi ata në rezultatin se vrasja ishte bërë diku tjetër dhe trupi
i pajetë u soll pranë ferrave për të humbur gjurmët. Disa nga banorët raportuan se kishin parë në mëngjes herët një automjet të bardhë që ishte afruar aty dhe kishte qëndruar pak minuta. Ndërsa një nga fqinjët shumë pranë vendit ku u gjet trupi deklaroi se s’kishte dëgjuar asnjë
të shtënë ndërsa Lirien e njihte si banore e lagjes. Njoftimi në polici nga banorët ka ardhur rreth orës 08:18 të mëngjesit të së enjtes, kur është konstatuar trupi i pajetë. Ekspertët e kriminalistikës në policinë e Tiranës nuk kanë gjetur gëzhoja pranë trupit të viktimës. Dyshohet se e ndjera u trasproportuar drejt vendit të qujatur Kodrat e Liqenit të Sharrës me një makinë mallrash të mbuluar në orët e vona të datës 13 shkurt. Krimi nuk po ndalon. Krimi në familje vijon të trondit opinionin publik shqiptar. Vetëm për këtë vit janë regjistruar 8-të viktima nga krimi në familje.
LUSHNJE
SHKODËR
Pas 32 vitesh nis ndërtimi i rrugës
Marijuanë në makinë, burg për 4 të arrestuarit
jë investim është duke u bërë për rrugën që lidh Karbunarën me Lushnjën por banorët thonë se në këtë periudhë po vuajnë pasoja. Bashkia e Lushnjës thotë se ky është nga ato projektet që do realizojë rrugën më të bukur. Punimet këtu nisën pas 32 vitesh. Është segmenti KarbunarëIsh-Uzina Plasmasit në Lushnjë. Për banorët duhet të ishte zgjidhje por thonë se problemet u janë shtuar. Aksidentet me pasoja të rënda janë të dukshme. Lapidarë janë ngritur buzë rrugës. Biznese dhe banesa janë ngjitur me asfaltin. Pluhuri dhe zhurmat e automjeteve, janë pjesë e së përditshmes. Sikur të mos mjaftonte rritja e parametrave ndotës në ajër, karbunarasit ankohen për zbatimin e projektit. Zërat kundër ndryshimeve në projekt, kundërshtohen nga bashkia, e cila ka dhënë mbështetje FSHZH për investimin. Sipas drejtorit të shërbimeve, punimet do të kryhen sipas standardeve të kërkuara, duke e bërë këtë rrugë ndër më të bukurat e qytetit. Karbunara ka rreth 5 mijë banorë dhe pjesa më e dendur e popullsisë banon pranë këtij segmenti.
G
jykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka lënë në burg katër të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “Segmenti”. Trupa gjykuese dha masën e sigurisë burg pa afat për Nardi Malaj, 45-vjeç, Jozef Ndoci, 34-vjeç dhe Aurel Tanushi, 24-vjeç, ndërsa për Dod Dodanin, 41-vjeç u dha masa e sigurisë “burg me afat 35 ditë”, pasi Prokuroria kërkon të verifikojë prova shtesë sepse sipas saj provat e paraqitura nga policia ishin të paqarta. Në seancën gjyqësore mësohet se Ndoci dhe Malaj kanë pranuar akuzat për trafik droge dhe pala mbrojtëse kërkoi “arrest shtëpie”. Tanushi dhe Dodani i kanë mohuar akuzat dhe avokatët mbrojtës kërkuan për ta detyrim paraqitje. Katër personat u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Shkodrës, pasi u kapën me një sasi prej 100 kg marijuanë. Lënda narkotike
u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në makinën “Audi” në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. “Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj
plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram”, sqaron policia. Po ashtu, në shtëpinë e Dodanit u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram.
AKTUALITET
15
E shtunë, 2 MARS 2019
Ky vit ka nisur në mënyrë negative për numrin e vrasjeve të regjistruara në vend në periudhën janar-shkurt. Numri i viktimave nga krimet kundër personit në dy muajt e parë të vitit është 16
Redjon Shtylla
2019
nisi me vrasje. Situata e rendit është përkeqësuar pasi gjatë dy muajve të parë janë shënuar 16 të vrarë, duke shënuar rritje në krahasim me dy vitet paraardhëse. Referuar dhe të dhënave të INSTAT, në 3-mujorin e parë të vitit 2018 janë shënuar 12 vrasje, ndërsa vetëm në periudhën janar-shkurt të këtij viti janë vrarë 16 persona. Ish-drejtues të policisë thonë se kjo situatë lidhet me punën e dobët parandaluese. Ky vit ka nisur në mënyrë negative për numrin e vrasjeve të regjistruara në vend në periudhën janarshkurt. Numri i viktimave nga krimet kundër personit në dy muajt e parë të vitit është 16, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 3 mujorit të parë të 2018ës në vend kanë ndodhur 12 vrasje, duke shënuar rritje me katër raste më shumë se viti paraardhës 2017. Për ishdrejtuesin e disa sektorëve në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, situata e rendit është shqetësuese, ndërsa rritja e numrit të vrasjeve sipas tij lidhet me punën e dobët në parandalimin e ngjarjeve kriminale. “Policia e Shtetit në momentin që ne flasim është në trysni të plotë. Të pretendosh se policia e shtet është në krye të detyrës do të thotë se realisht nuk e njeh situatën. Ajo që e ka çuar në këtë situatë për të cilën ne flasim unë mendoj se nuk është gjë tjetër veçse kupola drejtuese e policisë së shtetit, e cila tashmë është jashtë funksionit. Kjo polici shteti di të përdorë ndonjë gaz helmues”. Vetëm për këtë vit 6 gra mbetën viktima. Ndaj tyre vërshojnë pa mëshirë plumba dhe motivet janë sa banale por edhe tregojnë gjendjen e familjes shqiptare. Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është në depresion dhe se dhuna i ka rrënjët në mentalitetin e vjetër dhe gjendjen ekonomike. Në ditën kur dashuria do të duhet të ishte kryefjalë një tjetër grua u vra në kryeqytet. Lirie Xhepa e çoi në gjashtë numrin e grave të mbetura viktimë këtë vit, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët apo të afërmit. Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është në depresion dhe një nga arsyet e dhunës i ka rrënjët tek mentaliteti i meshkujve shqiptar që e konsiderojnë bashkëshorten pronë. 6 krimet e rënda Në ditën e dytë të vitit të ri, Gazmend Musta, pas një sherri
16 të vrarë brenda dy muajve, 6 janë gra
banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Grindja e fundit ishte fatale për të dhe për të motrën 19-vjeç, e cila duke tentuar ta shpëtonte ju ndërpre jeta nga 15 goditje me thikën e kuzhinës. Gazmend Musta, i dyshuari që i qëlloi për vdekje të dyja gratë, menjëherë pas krimit mori fëmijët dhe shkoi ne policinë lokale. Në gjykatë ai shpjegoi se kishte shkuar ne polici bashkë me dy fëmijët në mënyrë që mos t’i merrte askush tjetër vajzën dhe djalin por ti rrisë shteti. Një tjetër krim i rëndë u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit dhe më pas vetëvritet. Me idenë e qartë, në orën 5:30 të mëngjesit, Majlind Lila shkoi në rrugën ”Kristaq Mone”, në zonën e njohur si ”Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ishbashkëjetueses. Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata në Suedia. Nga marrëdhënia e tyre ata kanë edhe një vajzë të vogël. Mësohet se Majlind Lila ka patur konflikte të përsëritshme me Nevilën. Kjo e fundit nuk kishte pranuar që të kthehej nga Suedia me bashkëjetuesin e saj dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit. E kishte denoncuar në komisariatin e Vlorës që ishte afër banesës por siç ndodh rëndom, kallëzimin e kishte tërhequr. Sherri i fundit për Eva Lera rezultoi tragjik, pasi humbi
jetën nga duart e bashkëshortit. Krimi në familje që tronditi opinioin publik, u shënua paraditen e 6 shkurit dhe nga këqyrja e ekspertëve, mësohet se 45-vjeçarja u mbyt me duar. Me tre plumba, punonjësi i Gardës së Republikës, 44-vjeçari Alket Arapaj vrau gruan Ervilma
Seferaj, 36-vjeç në sy të vajzës 3-vjeçare. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa prej disa kohësh e ndjera i kërkonte divorcin. Pas krimit të rëndë ku ekzekutoi me 3 plumba bashkëshorten e tij, gardisti, Alket Arapaj ka tentuar ti jap fund jetës së tij në ambienetet e
POLICIA “Policia e Shtetit në momentin që ne flasim është në trysni të plotë. Të pretendosh se policia e shtet është në krye të detyrës do të thotë se realisht nuk e njeh situatën. Ajo që e ka çuar në këtë situatë për të cilën ne flasim unë mendoj se nuk është gjë tjetër veçse kupola drejtuese e policisë së shtetit, e cila tashmë është jashtë funksionit. Kjo polici shteti di të përdorë ndonjë gaz helmues”. drejtorisë së policisë së Tiranës. Në kushtet e tronditjes së thellë psikike, 44-vjeçari nuk e ka besuar atë kryer, ndërsa ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. Ai është shprehur se dyshonte se Ervilma Seferi, gruaja e tij e tradhëtonte madje para disa muajsh ajo i kishte kërkuar që të divorcoheshin. E masakruar, e vrarë me tre plumba dhe e hedhur në ferra. Ky ishte fundi tragjik për Lirie Xhepa, 49-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në ditën e të dashuruarve. Autori i krimit është kunati i saj, i cili thotë se vrasja ndodhi për arsye pronësie dhe për lidhjet e shumta që kishte kunata e tij. Gruaja u gjet e masakruar në afërsi të Liqenit të Sharrës dhe në trup kishte shenja të cilat mendohen se mund të jenë bërë më mjete të forta si dhe dy plumba. Lirie Xhepa ishte nënë e 4 fëmijëve dhe prej vitesh ajo banonte me dy djemtë e saj.
TAKIMI
Gjyshër të vrarë nga nipër e mbesa MEMORANDUM
“Memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve do të rrisë kapacitetet e Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në fushën e kodifikimit dhe hartimit të legjislacionit, duke përfituar nga eksperienca më e mirë Austriake. Gjithashtu, sipas marrëveshjes, Ministria e Drejtësisë do të asistohet në rritjen e kapaciteteve në fushë e statistikave gjyqësore, planifikimin dhe raportimin strategjik, si dhe në rritjen e standardeve dhe mekanizmave të kontrollit të brendshëm”.
P
romovimi dhe paraqitja e arritjeve të Shqipërisë, veçanërisht për reformën në drejtësi, ishin fokusi kryesor i vizitës në Austri, të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në kuadër të kësaj vizite, Gjonaj zhvilloi një takim me Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Elisabeth Lovrek dhe Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Birgitte Bierlein. Gjonaj e informoi
kryetaren e Gjykatës së Lartë, Elisabeth Lovrek me rëndësinë e Ministrit të Drejtësisë në Shqipëri, si një rol monitorues dhe koordinues i të gjitha institucioneve që po punojnë për zbatimin e reformës në drejtësi. Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Birgitte Bierlein propozoi që Shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugë si Austria për të ulur numrin e lartë të dosjeve
që gjenden në gjykata. Temë e takimit ishte edhe drejtësia penale për të miturit, ku u theksua mbështetja e ekspertëve austriak për hartimin dhe implementimin e disa ligjeve. Gjatë takimit, Gjonaj falënderoi krerët e dy gjykatave austriake për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.
SPECIALE
16 E shtunë, 2 MARS 2019
Kuvendi i Lezhës, ngjarja më e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar Nga Mark Uci*
K
uvendi i Lezhës, me 2 mars 1444, është ngjarja më e rëndësishme në tërë historinë e popullit shqiptar. Me vendimet që mori ky Kuvend i Madh si dhe me rrjedhojat historike që ai krijoi, me epopenë skënderbegiane njëçerekshekullor, i vuri shqiparët në llogoren e parë të luftës antiosmane për mbrojtjen e atdheut dhe Evropës kristiane nga barbari osman.Çlirimi i vendit me Kryengritjen e vitit 1443, ishte një fitore historike e Skënderbeut që duhej mbrojtur me çdo kusht. Perandorisë Osmane, fuqisë ushtarake më të madhe të kohës, Skënderbeu ia njihte mirë forcën dhe e dinte fort mirë, se nuk mund t’i bëhej ballë pa bashkimin e forcave të brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa bashkëpunimin me vendet e tjera. Për zgjidhjen e këtyre detyrave ai gjykoi mbajtjen e një kuvendi të përgjithshëm, ku të përfaqësoheshin të gjithë fisnikët e vendit dhe zhvilloi paraprakisht takime me ta, si rrjedhojë e të cilave u vendos që të mbahej në Lezhë një kuvend i madh. Lezha kishte një pozitë gjeografike tepër të favorshme për mbajtjen e kuvendit. Ajo
ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të kuvendit, veçanërisht me ato të Dukagjinëve e Kastriotëve. Që me Gjonin, t’atin e Skënderbeut, qendra e gravitetit të Kastriotëve, kishte kaluar në trevën bregdetare të Bregamatit, Fushë-Kuqes e
Shufadajës, e cila si në veri, (në Lezhë) ashtu edhe në jug të saj (Durrës) kishte zotërimet e Venedikut në Shqipëri. Porti i Shufadajës, si dhe Kruja kryeqyteti, për Skënderbeun, krijuan një pozitë shumë të përshtatshme gjeopolitike për lidhjen me Perëndimin antiosman. Marin Barleti, në librin e tij “ Histori e Skënderbeut” vlerëson shumë këtë vendim të peshuar të Kastriotit për thirrjen e Kuvendit në Lezhë, për të cilin shkruan: “Edhe në të zgjedhurit e vendit, Skënderbeu veproi me po atë urtësi e maturi. Kështu, që të mos i linte përshtypjen se kujdesej më fort për nderin e vet, se të të tjerëve dhe që të mos
mbetej asnjë shteg për dyshime, nuk i thirri princërit në Krujë. Por ai nuk i thirri as në Apoloni, as në Denjë, as në Zhabjak, apo në ndonjë qytet tjetër të Epirit, me qëllim që t’mos linte për të tjerët ndonjë arsye zilie apo bishtimi, sepse ka njerëz që gjërat e veta i ngrejnë më shumë se të tjerëve; prandaj dhe ata, duke i çmuar vendet e veta jo më pak, por më tepër të denjat, me siguri që ose do të tërhiqeshin me zor në vendet e të tjerëve, ose nuk do të pranonin të vinin fare. Në një largësi prej pak më shumë se 22000 hapash nga Kruja dhe ndërmjet kësaj e Shkodrës, ndodhet qyteti i Lissos, të cilin me një emër më të zakonshëm e quajnë Alessumin ( Lezha). Këtu u pa e udhës që të bëhej mbledhje edhe për shkak se vendi ishte vetiu i përshtatshëm, edhe për arsye se ndodhej nën sundimin venedikas, që e pëlqenin dhe e kishin fort për zemër të gjithë princat.’’ Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt me 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme antiosmane, si dhe pjestarë të tjerë të aristokracisë shqiptare. Midis tyre ishin; Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkë me dy djemt, Kominin e Muzaken dhe të nipin Tanushin ), Gjergj Stres Balsha, Nikoll e Pal Dukagjinin, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruoan dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu ( dhe pjestarë të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa, Lekë Dushmani me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan
Gjurashi (Cernojeviçi) bashkë me bijt e tij, Gjergjin e Gjonin) etj. ‘’Të gjithë princat’’, sipas Barletit, ‘’erdhen duke vrapuar me një suitë të shënuar kalorësish e këmbësorësh.’’ Vendimi më i rëndësishëm i Kuvendit të fisnikëve shqiptarë që u mor në Lezhë, me 2 mars 1444 nga kuvendarët, ishte bashkimi i shqiptarëve në formën e një besëlidhjeje politike ndërmjet zotruesëve të lirë dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Beslidhja Shqiptare e Lezhës. Si kryetar i Lidhjes u zgjodh njëzëri me brohoritje Skendërbeu. Për këtë vendim, le të lëmë të flasë Barleti: ’Me t’i dhënë fund fjalës Skendërbeu, princërit të gjithë u drejtuan nga ai dhe duke ia miratuar njëgojë dhe me zë të qartë mendimin, po e lavdronin fort dhe po e ngrinin në qiell si shpëtimtarin e lirisë e të gjithë lavdisë. Dhe kështu, pasi ia lanë atij të gjithë me radhë e vullnet të lirë dhe ia kaluan gadi si me dorë pushtetin, popujt, ushtritë dhe pasi ia besuan drejtimin suprem të të gjithë gjendjes e kujdesin e luftës, e zgjodhen kryetar e kapedan të tyre të vetëm.’’(Bar.’’H. Skend.’’b. 2005 f.55) Kuvendi i Lezhës, pasi zgjodhi kryetarin e Lidhjes së Lezhës, Skendërbeun, vendosi që institucioni më i lartë të bëhej Kuvendi i Anëtarëve të Besëlidhjes, (Parlamenti i shqiptarëve) i cili do të mblidhej herë pas here për çeshtje të rëndësishme të shtetit e të luftës. Kuvendi i princave shprehte bashkimin e shqiptarëve që u arrit në Lezhë. Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm, që (Vijon në faqen 17)
SPECIALE
17 E shtunë, 2 MARS 2019
VIP
18 E shtunë, 2 MARS 2019
Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët Vikingët hynë në histori në shekullin VIII dhe IX si kusarë detarë, duke terrorizuar Evropën nga Dublini në Konstantinopojë. Në shekujt në vijim ata u stacionuan në Evropën perëndimore dhe në Mesdhe duke krijuar njësi politike me tipar kolonizator. Gjatë shekullit XI ata nuk reshtën me veset e këqija për të terrorizuar popuj të pafajshëm. Në Perandorinë Bizantinë, zona më kritike në këtë kohë ndaj sulmeve të vikingëve u paraqit bregdeti i Ballkanit perëndimor, ku beteja kryesore u bë për Durrësin. Historia e vendit tonë në këtë periudhë u dokumentua nga Ana Komnena. Ana Komnena (1083-1148) ishte historiane bizantine, bijë e perandorit Aleks Komneni dhe Irina Dukas që ishte me origjinë nga famil-
je perandorake. Është autore e veprës “Aleksiasa”, ku përshkruan ngjarjet historike të viteve 1063-1118 dhe veprimtaritë e përsonaliteteve të Bizantit. Vepra ka rëndësi për të dhënat që jep për Shqipërinë dhe trevat e saj. Sidomos në tregimet për luftërat normanobizantine të shek XI. Vepra fillon me kryengritjen e strategëve të Durrësit (10771078) dhe vazhdon me ngjarjet e luftës normano-bizantine të viteve 1080-1108 që u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare. Jepen me detaje aktiviteti dhe veprimtaria ushtarake e normanëve në bregdetin shqiptar. Ekspeditat e Robert Guiskardit dhe të birit Bohemundit, rrethimi i Vlorës nga ky i fundit (1081); pushtimi i Kaninës, Orikumit dhe Korfuzit. Orvatjet për pushtimin e Durrësit i cili
mbrohej nga Gjergj Paleologu dhe Duka i Ilirisë Gjergj Monomakatas. Këtyre u shtohen të dhëna për qytete e fshatra të Arbërit dhe banorët e tyre që përmenden me emrat e tyre etnikë (kjo vepër konsiderohet si ndër të parët ku përmenden arbërit pra shqiptarët).Luftimet e Durrësit- Roberti pra u vendos në Epir me 17 të muajit qershor, indikacioni i IV-të, me një numër shumë të madh forcash, kalorës dhe këmbësorë, të cilët, po t’i shikoje, do të tmerroheshe nga trajta dhe nga gjëndja strategjike e tyre, se nga të gjitha anët përsëri ishte mbledhur ushtri; në det prapë, me anije të shumta e të çdo lloji edhe me ushtarë të tjerë të provuar e të zotë në luftën detare, lundronte flota e tij. Harta e ekspeditave normane në bregdetin arbëror-
Brenda në Durrës, meqenëse u rrethuan nga të dy anët, si nga toka ashtu edhe nga deti, dhe në anën tjetër, meqënëse panë fuqitë e panumërta ë të pallogaritura të Robertit, u tremben së tepërmi. Por Gjergj Paleologu burrë trim dhe i stërvitur në artin strategjik, njeri që kishte bërë shumë luftëra në lindje, dhe kudo kishte korrur fitore, i pa trembur fare, nisi të forconte qytetin, duke ngritur mbi muret pirgje sipas porosive të perandorit… i mbikqyrte punët ditë e natë dhe duke porositur rojet që të vëzhgonin. Atëherë i shkroi dhe perandorit për të lajmëruar se Roberti sulmoi dhe se bëhej gati ta rrethonte qytetin e Durrësit. Sulmi i dytë i normanëve- …Lantulfi, kur e pa Boemundin duke lundruar në mënyrë kaq të frikshme në
krye të një flote, siç e treguam më qartë e më sipër, me qenë se s’ishte i zoti të përballonte një fuqi të madhe, doli pak nga Vlora dhe ia la Boemundit sheshin të lirë. Atëherë ky, duke përfituar nga rrethana të favorshme, u hodh nga Bari në Vlorë dhe, gjithë ushtrinë e tij e nxori në tokë. Beteja e Durrësit- Së pari plaçkiti gjithë bregdetin me një ushtri të panumërt të përbërë prej Frëngjësh, Keltësh dhe prej tyre të ishullit të Tulës, që shërbenin si ushtarë të Romejve dhe tani, të shtrënguar, ishin bashkuar me të, dhe sidomos pre Gjermanësh dhe Keltiberesh. Si i mblodhi këta të gjithë i përhapi në të gjitha tokat e përfshira brënda Adriatikut dhe, si i plaçkiti të gjitha viset e afërta, sulmoi Epidamin që e quanin Durrës.
Zbulime historike gjatë restaurimit të pazarit në Gjirokastër Vetëm një copë kalldrëm, që duket se daton nga fillimi i pazarit rreth 300 vite më parë, pritet të konservohet në Gjirokastër. Gjatë punimeve për rehabilitimin e rrjetit të kalldrëmeve në “Pazarin historik” të Gjirokastrës, ekspertët kanë rënë në gjurmët e një shtrese historike rrugësh, kalldrëmesh dhe kubesh, që mund të çonin në një rivlerësim të historisë së pazarit. Gjetjet në thellësinë rreth 2.5 metra, çuditërisht janë mbuluar sërish pa marrë zgjidhje datimi dhe pa iu dhënë mundësi ekspozimi. Inxhinieri zbatues për punimet,
Pilo Dhame thotë se befasitë gjatë gërmimeve provojnë gojëdhënat e përcjella brez pas brezi, për një sistem të sofistikuar kolektorësh e katakombesh nën pazar. “Kolektori historik është ruajtur dhe do të vijojë të jetë funksional me rrjetin e ri që po ndërtohet”, tha Pilo Dhame, inxhinier zbatues. Drejtoria e Monumenteve mori vendim për rihapjen e shtresave të zbuluara për të rivlerësuar situatën. Punimet për rehabilitimin e rrjetit të rrugëve e kanalizimeve në pazar pritet të përfundojnë në tetor.
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare kompozitori i famshëm Andre Previn Kompozitori Andre Previn ka vdekur në moshën 89 vjeçare. Previn kishte fituar katër çmime Oskar në vitet 1958-1964 për filmat si “Gigi”, “Porgy & Bless”, “Irma La Douce” dhe “My Fair Lady”, ai madje pranoi edhe çmim për arritje jetësore në Grammy më 2010. Ai qe futur në Orkestrën Simfonike të Londrës dhe ishte i famshmëm me paraqitjet e tij me dyshen komike Morecambe dhe Ëise më 1971. Ai po ashtu mori famë në Britani të Madhe për udhëheqjen e emisionit Music Night, ku luante muzikë dhe kishte muzikantë për mysafirë. Previn, i cili kishte lindur në Berlin në një familje hebreje por që kishte emigruar në SHBA për t’i ikur regjimit nazist, ia kishte kthyer shpinën karrierës së tij luksoze në Hollyëood në favor të ndjekjes së karrierës si pianist xhazi.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 2 MARS 2019
Aurela Gaçe: Sot bëjnë paradë ndërsa dje nuk kishin bukë Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe është e njohur për thënien e gjërave troç. Ajo herë pas herë publikon postime që kanë të bëjnë me aktualitetin në vendin tonë. E duke qenë se Instagrami është bërë vendi ku të gjithë reklamojnë jetën e tyre, këngëtarja ka vendosur të flasë në lidhje me këtë dukuri. Ajo nuk flet me emra të përveçëm, por për të gjithë ata që kanë harruar nga kanë ardhur. “Mundohem të mos gjykoj njërëzit edhe e gjej nga një justifikimpër veprimet e tyre. Por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duke se akoma nuk dinë të gëzojnë plotësishtë paranë që me “mund” e kanë mbledhur.Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq VARFËRi SHPIRTËRORE... Sigurisht... nejse do thoni ju ka mundësinë edhe pse jo? Po po
Edhe një këngë e re i është bashkuar numrit të madh të projekteve që kanë ardhur kohët e fundit në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtarin shqiptar, Alban Skenderaj që ka sjell videokëngën e re. “Faleminderit”, titullohet kënga e re e rokerit, i cili njihet për një numër të madh të hiteve të sjella ndër vite. Artisti shfaqet i veshur me shumë stil teksa ka të veshur pallto dhe këpucë të markës Timberland. Kënga është një histori dashurie e përfunduar, por për romancën e tij është falënderues dhe mirënjohës. Për instrumentalin e këngës është përkujdesur vetë këngëtari gjersa video është xhiruar nga “Talelli Production”. Albani ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i publikon gjatë muajve në vijim.
dakort. Vetëm fakti qe e flet ose e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhaceve bosh të këtij fshatit tonë madhështor ku paradën e bëjnë pikërisht atë që dje mbase dhe buka u mungonte ( pikërisht kjo është dhe arsyeja që sot e tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë
nuk e mësuam se çfarë veshin, se çfarë hajnë ndoshta nga që janë bërë të pasur falë pasioneve.Në kundërshtim me këta të tonët që pasion kanë lekun, ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet.Ti zien ti derdhin ujin e parë se mos ju grisin lekët nga pordhët”, ka shkruar në postim Aurela.
Sërish tensione mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie Brad Pitt është tensionuar me Angelina Jolie, pasi kjo e fundit ka kaluar pesë muaj duke kërkuar shkollën e përshtatshme për të birin 17vjeçar Maddox, pa u konsultuar aspak me Bradin. Ndonëse të pestë fëmijët kanë atësinë e
Alban Skenderaj publikon këngën e re “Faleminderit”
ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt, duket se Jolie e ka lënë “jashtë” marrjes së vendimit, babain e fëmijëve të saj duke mos e përfshirë në zgjedhjet që bën për ta. “Holywoodlife” shkruan se Brad kishte dëshirë të përfshihej në këtë proces,
por Angelina nuk ia ka dhënë mundësinë. “Brad është shumë krenar për Maddox dhe do t’i pëlqente të merrte pjesë në zgjedhjen e kolegjit të duhur për të, por atë nuk e përfshinë në plan. Nuk ishte zgjedhje e Brad. Ai do të dëshironte shumë të ishte i përfshirë, por Angelina ka qenë shumë e qartë duke marrë çdo gjë vetë përsipër. Është shumë e rëndë për Pitt të ndihet kaq i përjashtuar”, është shprehur një burim pranë aktorit të njohur. Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt në shator të vitit 2017të është padyshim ndër më të bujshmet e viteve të fundit, pasi ata thyen imazhin e çiftit perfekt duke nisur një betejë ligjore tepër të ashpër për divorcin dhe kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjaket Vivienne dhe Knox.
Armend Rexhepagiçi rikthehet në muzikë me një bashkëpunim Albumi më i ri i Tuna Sejdiut, “Fortuna”, do të publikohet në datën 8 mars dhe prezantimi do të bëhet nëpërmjet një koncerti. Albumi do të ketë gjithsej 7 këngë dhe disa prej tyre do të jenë bashkëpunime. Një nga këto këngë, do të jetë ndër më të veçantat, pasi pas kaq shumë vitesh Armend Rexhepagiçi do të rikthehet si këngëtar, nëpërmjet një bashkëpunimi me Tunën . I gjithë albumi ka bashkuar tekstshkrues, këngëtarë dhe kompozitorë më të mirë të vendit. Kujtojmë që ky është albumi i parë i Tunës, i cili me siguri do të pritet mirë nga publiku.
Rikthehet “Rambo”, Silvester Stallone protagonist Pas publikimit të fundit në vitin 2008, Rambo kthehet sërish në kinematë botërore. Aktori i njohur Silvester Stallone do të jetë sërish protagonist në rolin e John Rambo. ‘Rambo:Last Blood’ është filmi që pritet të publikohet më 20 shtator të këtij viti. “Rambo: Last Blood’ vjen i pesti në serinë e realizimeve të para ‘First Blood,’ ‘Rambo: First Blood Part Il’ (1985), ‘Rambo III’(1988) and ‘Rambo” (2008). Të katër filmat kanë arkëtura 728 milionë dollarë në arkën botërore të filmave. Stallone vjen në këtë rol në moshën 73 vjeçare.
SPORT
20
E shtunë, 2 MARS 2019
Tirana dominoi në lojë dhe raste, por mundësitë më të pastra i pati skuadra e Gegës Nga Rozalb Lika
D
erbi i kryeqytetit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola edhe pse zgjati plotë 100 minuta. Dueli i luajtur në “Selman Stermasi” ka dhuruar shumë emocione, me të dyja skuadrat që ju afruan në disa raste golit. Alban Hoxha dhe shtylla e Abibit mohuan golin në këtë derbi, që ishte i paqtë në shumë aspekte të tij me Partizanin që mundi vetëm njëherë në 90 minuta të godiste portën. Fillimi ishte më i mirë për bardheblutë që dhanë sinjalin e parë me Grecën në minutën e 12të. Më pas skuadra e Memës në minutën e 19-të krijoi mundësinë më të pastër për shënim me Ngoo, i cili detyroi portierin Hoxha që të hidhej në trekëndësh për ta ndalur. 10 minuta më vonë, sulmuesi i Tiranës përsërit të njëjtin episod, por tentativa, është shumë më qendrore dhe më e lehtë për portierin. Në minutën e 55-të derbi u ndërpre pas një dëmtimi të Hektor Idrizit, i cili u detyrua të largohet me ambulancë nga fusha e lojës pas një përplasje me Kërçikun. Në vendin e tij është futur Kalari. Derbi është ndalur përsëri në minutën e 61-të për shkak të tymuesve të hedhur në fushën e lojës nga të dyja tifozeritë. Rasti i parë i rrezikshëm i Partizanit
Derbi nuk prodhon asnjë fitues, Partizani ndalet nga shtylla
ka ardhur në minutën e 73-t, kur Turtulli ka rrezikuar të shënojë një gol në portën e tij. 6 minuta më vonë ka qenë Telushi që ka shkuar shumë afër golit për “Të Kuqtë”, duke goditur shtyllën me një goditje të bukur nga jashtë zonës. Bardheblutë janë kundërpërgjigjur në të 92ën me Hoxhallarin, që nuk ka
arritur ta dërgojë topin në rrjetë me portën e boshatisur pas një goditje dënimi të Hasanit. Në fundin e shtesës, do të ishte sërish Telushi, i cili nuk arriti që të gjente kuadratin sërish me një goditje me kokë. Me këtë barazim Partizani ruan venin e parë me 50 pikë, ndërkohë që Tirana mbetet në të 7-in me 29 pikë.
TIRANA-PARTIZANI 0-0 Tirana: Abibi, Hoxhallari, Imami, Turtulli, Kërçiku, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina (73′ Doka), Greca, Ngo. Trajner: A.Mema. Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Idrizaj (60′ Kalari), Atanda, Duka (46′ Rexhepi), Telushi, Mala, Mensah (68′ Hebaj), Asani, Bardhi. Trajner: S.Gega. Kartonë të verdhë: Hoxhallari, Turtulli, Ngoo / Duka, Atanda, Kalari, Rexhepi Arbitër: E.Jorgji
TRAJNERI
PRESIDENTI
SHKODRANI
Mema: Nëse do të ishte ndeshje boksi, do të fitonim me pikë
Halili: Më vjen keq për tifozët, meritonim që të fitonim
Cungu: Duam vetëm 3 pikët me Luftëtarin, Shkurtaj titullar
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, mendon se ekipi ka bërë thuajse gjithçka mirë në derbin ndaj Partizanit, sidomos në pjesën e parë. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, ai u shpreh se Tirana kishte fituar “me pikë” në këtë duel ndaj rivalëve. “Po flitnim në korridor dhe nëse do të ishte boks do të fitonim me pikë. Jam i kënaqur me ekipin se luajtëm me Partizanin e vendit të parë. Duhet të rregullojmë disa gjëra, sidomos në pjesën e dytë, se kishte mangësi në interpretimin e pasimeve nga lojtarët, Partizani u vendos shumë poshtë dhe ishte në ekuilibër dhe ndodh të humbasësh topin. Ky është kampionat, kam ardhur brenda tij dhe nuk kam pasur kohën e nevojshëm për të rregulluar gjithçka. Disa gjëra kemi bërë mirë, kemi luajtur futboll dhe kjo më ka gëzuar sot. Shpresojmë të kemi vazhdimësi edhe në vijim. Ndoshta ekipi dha gjithçka në pjesën e parë për të fituar, edhe Partizani është ekip i fortë, edhe ata deshën të fitonin në derbi, Ne mendoj se e zgjidhëm goxha mirë manovrën dhe i kemi ndalur nga krahët si e pësuam në të kaluarën me Partizanin. Daljet e Hoxhallarit e Kërçikut ishin më të mira, nuk kishim freski në pjesën e dytë se ranë Greca, NgOo e Asani, lodhja fizike bëri të vetën. Ne jemi tifozë fillimisht dhe flasim emocionalisht për fitoren. Me shpirt deshëm të fitonim ndoshta nuk ishte fati. Po të shfrytëzonim më mirë pjesën e parë, ndoshta do të shënonim atë gjysmë goli që thotë Kola”, u shpreh Mema.
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas barazimit në derbi me Partizanin, ku u shpreh i pakënaqur për rezultatin, pasi sipas tij skuadra e tij meritonte që të dilte me 3 pikë nga kjo ndeshje. “Do ishte mirë që ta fitonim ndeshjen. Por ky është futbolli. Të 3-ja rezultatet janë brenda. Më vjen keq për tifozët. Për mbështetjen dhe atë çfarë kanë bërë gjatë kësaj kohe. Kjo është keqardhja. Shpresojmë që në të ardhme të vazhdojmë me rezultatet pozitive. I kënaqur do të isha po të kishim fituar. Unë kam bërë një pakt me skuadrën. Shpresojmë që ajo që ne kemi folur, të ecë para. Të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Kemi bërë një bisedë para ndeshjes me Kukësin. Kemi rënë dakord të gjithë bashkë. Në qoftë se sot do kishim marrë një fitore, do kishim notën 10-të. Unë jam i bindur që do e arrijmë Europën. Edhe merakun e licencimit do e zgjidhim. Do përballojmë edhe atë gjobë të tmerrshme që kemi, pas shumë e shumë gjobash që kemi përballuar. Aksionet? Pyesni ata që duan ti blejnë. Unë jam gati për bashkëpunim. Rëndësi ka që të ketë aksioner”, deklaroi numri një i skuadrës bardheblu.
Armando Cungu kërkon përqendrim maksimal nga skuadra e tij për përballjen me Luftëtarin. Trajneri shkodran i Kukësit hodhi poshtë dyshimet për aktivizimin e Vasil Shkurtajt, që luan ndaj ish-ekipit të tij. “Është e drejtë e presidentit për të kërkuar maksimumin, sikurse edhe ne duam t’i marrim ndeshjet një e nga një. Tani duhet të flasim vetëm për ndeshjen me Luftëtarin, ku duam të dalim me sukses dhe të marrim pikët e plota. Shkurtaj do të jetë nesër në fushën e lojës. Nuk ka asnjë dyshim mbi të. Luftëtari? Unë e kam thënë gjithmonë se ky kampionat nuk është i lehtë për askënd. Nuk mund të parashikosh asgjë, sa iu përket rezultateve. Duhet të djersish e të luftosh shumë për të marrë fitoren ndaj kujtdo. Të gjitha ekipet dinë të luajnë futboll, duan të marrin maksimumin. Këtu nuk bën përjashtim as Luftëtari. Eshtë një kundërshtar, që duhet respektuar, aq më tepër që po kalon një formë të mirë për momentin. E dimë se gjirokastritët kanë nevojë për pikë, por kjo vlen edhe për ne. Nesër (sot) do të hyjmë në fushën e lojës pa asnjë lloj dyshimi, për të marrë tri pikët”, deklaroi Cungu në prag të ndeshjes.
SPORT
21
E shtunë, 2 MARS 2019
Gazeta e madhe italiane ka shkruar për paraqitjet e shkëlqyera të talenti të kombëtares sonë
“Gazzetta dello Sport”: Ndoj, një yll i ri që po rritet te Brescia
FRANCEZI
Chelsea dhe Juventus në “luftë” për të rrëmbyer Zidane
Chelsea i shpall duel Juventusit për Zinedine Zidane. Lajmi raportohet nga gazeta “The Sun”. Blutë kanë vendosur që t’i besojnë strategut francez për të pasuar Sarrin, në rast se ish-trajneri i Napolit dështon në objektivat e mbetura (kualifikimi në Champions dhe Europa League. Juventusi ndërkohë ka zgjedhur ish-futbollin e Juventusit në rast se do të dështojë Massimiliano Allegri në Champions. “Po, një ditë do të rikthehem në Torino. Kurrë nuk i dihet, por mes meje dhe Juventusit ka një lidhje speciale”, ka thënë Zidane, disa kohë më parë duke lënë të kuptohet se një ditë do të drejtojë Juventusin. Tashmë trajneri francez, i cili ka hyrë në historinë e Champions League, duke fituar tre trofe radhazi me Real Madrid. Gjithçka do të varet nga Massimiliano Allegri, pasi në rast te një largimi të mundshëm, afrimi i Zidane te Juventusi do të ishte shumë i mundur, duke prishur planet e Roman Abramovich.
MESFUSHORI
Rakitic snobon Interin, vendos të qëndrojë të Barcelona
“I lindur në Catania. Rritur në Padova, pastaj në Romë. Pika e fortë e Brescia, pjesë e ekipit kombëtar shqiptar. Emanuele Ndoj është një simbol i përsosur i integrimit. Lidhja e tij me origjinën nuk bie ndesh me atdheun e adoptuar (Italinë). Zgjedhja e tij, e ngjashme me atë të një Giggs ose Boateng, nuk bie ndesh me anëtarësimin në të njëjtën klub me Bisoli dhe Tonali. Ndoj u bë profesionist tek Brescia dhe tani në mesin e lojtarëve më të kuotuar dhe të rrezikshëm në të gjithë Serie B”, këto janë fjalët e “La Gazzetta dello Sport” për mesfushorin kuqezi, që po kalon një moment të shkëlqyer në Itali. Progresi- Rritja e 22-vjeçarit shqiptar nuk është vetëm për golin e bukur që shënoi këtë të martë në Padova në stilin Del
STUDIMI SHKENCOR
Piero, por mesfushori ka njohur progres eksponencial dhe po rritet muaj pas muaji. Ndoj e filloi karrierën me të rinjtë e Padova-s, për të shkuar tek Roma U19, që e shiti tek Brescia për 1.2 milionë euro dhe më pas u rikthye sërish te Roma U19 në formë huazimi në vitin 2016. Që pas atij viti për të interesohej Spal dhe vlerësohej se mund të shitej deri në 10 milionë euro, por në fund u kthye tek Brescia dhe tani përkrah Tonali po njohin sukses ditë pas dite. Metamorfoza e Ndojit- Ishte i destinuar për t’u bërë një futbollist i njohur, edhe pse drejtuesit e klubit e pëlqenin por edhe dyshonin tek ai. Askush nuk dyshonte për talentin e tij, por në fushë tregonte shumë pak nga potenciali i tij. Këmbët i kishte magjike, por nuk shënonte
dot e nuk jepte asist. E dinte se mund të driblonte, por se kaloi dot asnjë kundërshtar. Elegant, por jo bindës. Tani është ndryshe. Në dy sezone te Brescia Ndoj ka përparuar. Ekipi po komandon në Serie B dhe pretendon të ngjitet në A sezonin e ardhshëm, ashtu edhe mesfushori Shqipërisë po dominon në fushë. Driblimet i bën të duken të thjeshta, asistimet nuk mungojnë, madje as golat. Përcaktues në ndërhyrjet e tij, ka korrigjuar numrin e kartonëve që merrte, aftësitë e tij përkthehen në performancë të shkëlqyer dhe sjellje të patëmetë. De Biasi desh e mori tek Shqipëria, por asokohe ishte tepër i ri, Panucci ia dha shansin dhe në Itali ndihen sikur kanë humbur një talent të tyre, e ëndërronin në mesfushë e “azurrëve” bashkë me Tonalin.
Ivan Rakitic hedh poshtë ofertën e Interit. Në javën e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Barcelona të mesfushorit kroat, duke parë afrimin e Frenkie de Jong. Një ndër destinacionet e mundshme të Rakitic ishte skuadra e Interit. Gjithsesi situata, siç shpjegon gazeta “Marca”, nuk është aq favorizuese për klubin zikaltër. Kroati nuk dëshiron që të transferohet në Milëno, por të vijojë aventurën te blaugranët, duke parë se është në një nga ekipet që fiton shumë trofe. Ai ka besimin e plotë të transferim Valverde dhe tashmë gjigantët spanjollë po punojnë për rinovimin e kontratës për numrin katër të tyre që sigurisht pritet të ketë përmirësime edhe në termat financiarë, por diçka e tillë nuk mund të ndodhë gjatë këtij sezoni për shkak të kufizimeve monetare, gjithsesi as klubi i Barcelonës dhe as kroati Rakitic nuk duket ta kenë me ngut një çështje të tillë me kontratën e lojtarit që është e vlefshme deri në 30 qershor të vitit 2021. Nëse ndonjë ofertë joshëse do të mbërrinte për të sigurisht që Rakitic do ta shqyrtonte, por gjasat janë që asnjë prej skuadrave europaine nuk do të bindë dot mesfushorin të lërë kampionët e La Ligas.
Ronaldo është një talent gjakftohtë, ja pse është fenomen Të qenurit gjakftohtë, është thelbësore gjatë ndeshjeve të futbollit. Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo duket se është “imun” ndaj presionit, ndërkohë që performanca e një futbollisti tjetër të madh, Neymar, bëhet gjithnjë e më keqe nën presion. Ky është rezultati i një kërkimi të bërë nga Universiteti Ku Leuven, në Belgjikë, dhe nga SciSports, teksa përfundimet janë dhënë në konferencën “Sloan Sports Analytics”. Futbollistët shpërblehen për talentin e tyre, por shpesh herë janë të detyruar për të luajtur nën presion. Për të shpëtuar portën, për të pritur penallti vendimtare, për të dhënë
asist perfekt, për të shënuar gol fitues. Hulumtuesit analizuan rreth 7,000 ndeshje në 7 kompeticione për të parë se si veprojnë lojtarët nën presion. “Ne kemi zhvilluar një model, i cili përdor të mësuarit automatik për të vlerësuar sasinë e presionit mendor të përjetuar nga lojtari në zotërimin e topit. Modeli se si vepron në presion. Le të supozojmë se ndeshja është e bllokuar deri në minutën e 89-të. Një futbollist vendos që të provojë që të shënojë ose të pasoj te shokët e tij. Modeli analizon nëse është nj vendim i mirë, nëse goditja u ekzekutua mirë dhe se si ndikon në rezultatin përfundimtar”. Në studimin shkencor
merren parasysh edhe disa parametra të tjerë: Ndeshja është në shtëpi apo në transfertë, nëse rezultati ka impakt të rëndësishëm për sezonin. “Në skenarin ideal, futbollistët kanë një prezantim të qëndrueshëm dhe të pandikuar nga presioni. Analizat tregojnë se Cristiano Ronaldo nuk ndikohet nga presioni, prezantimi i tij është konstant, ndërkohë që Neymar nën presion merr vendimi të gabuara”, shkruhet në studimin shkencor. Sergio Agüero, i Manchester City-it shkëlqen nën presion ndërkohë që nuk shkon aspak mirë për sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.
FORUM
22 E shtunë, 2 MARS 2019
SPECIALISTI
Si të shfrytëzohen sa më mirë vlerat e mollës
M
olla përmban dy substan ca të fuqishme që mbrojnë shëndetin: flavonoidët pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze, ndërsa proantocianidinat ndihmojnë sistemin imunitar. Kësisoj, kombinimi i këtyre dy antioksidantëve e bën mollën një ushqim, veç vlerave të saj të shumta pozitive për organizmin, ka edhe një potencial të madh për parandalimin e kancereve. Sipas një studimi, molla është një frut shumë i mirë për parandal-
imin e disa lloje kanceresh. Për të shfrytëzuar sa më mirë vlerat antioksidante të mollës, këshillohet që ato të lahen mirë e të konsumohen pa ua hequr lëkurën, duke shfrytëzuar të gjithë përbërësit e tyre ushqimorë, meqenëse flavonoidët (substanca që ndikojnë në ngjyrimin e disa luleve, frutave dhe bimëve) janë të përqendruara në lëkurën e tyre dhe pikërisht në pjesën më të jashtme të mishit të frutit. Molla mund të përdoret në çfarëdo
ore të ditës, por për të shmangur ngrëniet e tepërta të ushqimit, mund të merret edhe midis vakteve, pasi ajo ndihmon për shuarjen e urisë, gjë që ndihmon gjithashtu edhe për reduktimin e ngrënies së tepruar gjatë vaktit. Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh në efektin e mollës për parandalimin e kancereve është konsumi i tyre i rregullt, pra, është e rëndësishme që konsumi i mollës të kthehet në një zakon. Fëmijëve t'u jepen mollë të vogla
ose të prera me kubikë apo feta, në mënyrë që ata t'i hanë vetë, duke fituar kështu edhe një farë autonomie. Ndryshe nga ushqime të tjera me vlera antioksidante, molla
nuk krijon probleme nëse konsumohet e gjallë apo jo, prandaj ajo mund të përdoret edhe e pjekur në furë apo si shoqëruese e ushqimeve të tjera.
SEMUNDJA
Cilat janë shkaqet e dhimbjes së fytit, rekomandimet për kurimin e tij Dhimbja e fytit zakonisht është shenja e parë e një ftohjeje. Mirëpo, dhimbja e fytit nga ftohja zakonisht përmirësohet ose kalon pas një ose dy ditësh. Ndërkaq, mund të shoqërohet edhe me rrjedhje nga hundët dhe kongjestion (zënia e hundëve). Infeksioni i fytit me streptokok (faringjiti streptokoksik) është një tjetër shkaktar i dhimbjes në fyt. Në këtë rast, dhimbja është më e madhe dhe qëndron më gjatë. Tonsiliti është një inflamacion i dhimbshëm ose infeksion i tonsilëve (bajameve) - masa indore të lokalizuara në pjesën e pasme të fytit. Ftohja dhe fyti Dhimbja e fytit mund të shkaktohet nga viruset ose bakteret. Shkaktarët më të shpeshtë janë viruset, me ç'rast dhimbja e fytit mund të shoqërohet edhe me simptomat tjera të ftohjes, si rrjedhje nga hundët, kollitje, sy të kuq ose të njomur dhe teshtitje. Shkaktarët tjerë të dhimbjes së fytit janë edhe duhanpirja, ndotja ose irritantët tjerë në ajër, alergjitë dhe ajri i thatë. Përveç dhimbjes së fytit, te ftohja përfshihen edhe këto simptoma: • Rrjedhja e hundëve • Teshtitja • Kollitja • Kokëdhimbje e lehtë • Dhimbje të lehta trupore • Temperaturë Edhe pse nuk ka mjekim adekuat për shërimin e dhimbjes në fyt të shkaktuar nga viruset e ftohjes, ekzistojnë mënyra që të ndjeheni më mirë. Pirja e lëngjeve të nxehta, shpëlarja me ujë të ngrohtë të kriposur apo marrja e barnave të caktuar, mund t'i lehtësojë simptomat e dhimbjes ose etheve. Kur jeni të ftohur është me rëndësi që të pushoni mjaftueshëm, të konsumoni ushqim të shëndet-
shëm dhe të pini shumë lëngje. Barnat kundër dhimbjes (acetaminophen, ibuprofen, naproxen) mund të lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga ftohja e fytit. (Aspirina nuk guxon t'u jepet fëmijëve për shkak të lidhjes me sindromën Reye - një çrregullim që mund të shkaktojë dëmtimin e trurit apo vdekjen). Spërkatësit dhe tabletat për zbutjen e fytit dhe 'mpirjen' e përkohshme të dhimbjes janë po ashtu të dobishëm për lehtësimin e gjendjes. Për lirimin e hundëve përdoren spërkatës që përmbajnë dekongjestivë nazalë. Antibiotikët nuk duhet shfrytë-
zuar për trajtimin e viruseve të ftohjes dhe dhimbjes së fytit, duke qenë se ata janë të efektshëm vetëm kundër baktereve. Antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti mbi viruset. Faringjiti streptokoksik Dhimbja e fytit që shkaktohet nga infeksioni me bakterin streptokok, quhet laringjit streptokoksik. Infeksioni merret gjatë kontaktit me pështymën e personit të infektuar apo sekretet nazale. Është më i shpeshtë te fëmijët e moshave, ndërmjet 5-15 vjeç, por mund të haset edhe te të rriturit. Faringjiti streptokoksik mund të shkaktojë sëmundje më serioze,
siç janë ethet reumatike (sëmundje që mund të dëmtojë valvulet e zemrës). Prandaj është shumë e rëndësishme që të merret mjekimi i duhur që zakonisht zgjat 10 ditë. Simptomat e faringjitit streptokoksik janë zakonisht më të rënda se ato te dhimbja e fytit e shkaktuar nga ftohja, dhe mund të përfshijnë: • Dhimbje të vrullshme të fytit • Humbje të apetitit • Gëlltitje të dhimbshme • Tonsilë të kuq me njolla të bardha • Temperaturë dhe ethe Diagnostikimi i saktë i këtij infeksioni bëhet me anë të testit të streptokokut, i cili tregon praninë e bakterit në fyt. Trajtimi i faringjitit streptokoksik bëhet me anë të antibiotikëve, të cilët shkatërrojnë bakteret që e kanë shkaktuar infeksionin. Penicilina dhe amoksicilina janë antibiotikët më të shpeshtë që përdoren për mjekimin e dhimbjes së fytit të shkaktuar nga streptokoku. Ndërsa te njerëzit që janë alergjikë në penicilinë, jepen antibiotikë tjerë. Kërkoni ndihmë mjekësore, nëse ndodh që pas terapisë së ordinuar të mjekut shfaqen simptomat e mëposhtme: • Temperaturë dhe ethe, një ose dy ditë pasi jeni ndier më mirë • Nauze ose vjellje • Dhimbje veshi • Kokëdhimbje • Skuqje lëkure • Kollitje • Ënjtje të gjëndrave • Dhimbje nyjash • Frymëzënie • Urina e errët, ekzantema ose dhimbja në gjoks (mund të shfaqen tri apo katër javë më vonë). Tonsiliti
Ndonjëherë dhimbja e fytit shkaktohet nga tonsiliti, një inflamacion i bajameve që mund të shkaktohet nga viruset ose bakteret. 'Puna' e tonsilëve (bajameve) është që të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve, mirëpo edhe ato mund të infektohen. Nëse ndodh kështu, atëherë rezultati është tonsiliti dhe dhimbja e fytit. Krahas dhimbjes së fytit, te tonsiliti ënjten bajamet te të cilat mund të ketë njolla të bardha ose të verdha të shpërndara. Simptomat tjera, janë: • Erë e keqe e gojës • Temperaturë dhe ethe • Ndryshime të zërit për shkak të ënjtjes • Gëlltitje e dhimbshme • Ënjtje të gjëndrave limfatike në qafë Nëse infeksioni i tonsilitit është bakteror, atëherë përdoren antibiotikët, ndërsa nëse infeksioni është viral, atëherë antibiotikët nuk ndihmojnë. Rekomandimet • Te cilido infeksion i fytit, rekomandohet: • Pushim i mjaftueshëm • Konsumim i sasive të mëdha të lëngjeve • Konsumim i ushqimit të butë dhe të lëngshëm • Shmangia e ushqimeve të forta dhe pikante • Përdorimi i avullit • Shfrytëzimi i barnave kundër dhimbjes, temperaturës dhe inflamacionit Në rast se infektimi i bajameve ndodh shpesh në mënyrë të përsëritur ose nëse bajamet pengojnë gjumin dhe frymëmarrjen, atëherë mjeku mund të rekomandojë tonsilektominë (ndërhyrje kirurgjike për largimin e bajameve).
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 7. Pasuria e patundshme, pronë e një xhamie, quhet kësisoj 9. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 12. Rit në Greqinë dhe në Romën e vjetër, me të cilin nderonin si perëndi një hero 15. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 16. Pistoletë e vjetër me çark e me tytë të gjatë, që mbushej nga gryka, pisqollë 18. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 19. Formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës 20. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 21. Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë 24. Eva Anna Paula ... (6 shkurt 1912-30 prill 1945) e dashura e Adolf Hitler 25. Që nuk ka besim të plotë te dikush a te diçka, është tip... 27. Shpejtimi ose ngadalësimi i rrahjeve të zemrës, çrregullim i rrahjeve të zemrës 28. Gjëndje e përkohëshme e pijedashësve, e kundërta, i dehur 29. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 32. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 34. Anije e madhe për udhëtarë dhe për mbartur mallra në rrugë të largëta 36. Tërësia e organeve të njeriut, të kafshës a të bimës, quhet ashtu 37. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 38. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj. 40. Shpend i butë a i egër me krahë të shkurtër, me pendë të bardha ose ngjyrë hiri në të kaltër 41. Që nuk hyn në punë, që nuk vlen për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm 43. Shtet që shtrihet në pjesën juglindore të Evropës, kufizohet, në lindje me Bullgarinë, në jug me Greqinë, në perëndim me Shqipërinë dhe në veri me Kosovën 44. Ajo në botën e çudirave 46. Dakord në gjuhë universale 48. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 49. Çekan i madh prej metali, që përdoret për të thyer gurë 53. Pastaj e ka brenda 54. Njeri shumë i rëndësishëm a i shquar në një fushë të caktuar të veprimtarisë politike, shoqërore, ushtarake, shkencore etj. 58. Pjesëtar i një pakice kombëtare, që jeton në një vend a në një shtet tjetër
E shtunë, 2 MARS 2019
Nga Albert VATAJ
59. Ai që mbron dikë a diçka; dalzotës i dikujt a diçkaje, përkrahës 62. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 63. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë, llup 64. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 66. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 68. Helmëz, bimë të huaja që zhvillohen në një të mbjellë 70. Fryma e Re Demokratike 71. Njeri i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor 73. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 74. Po Gjirokastra si e kishte targën 75. Trupë e vogël ushtarësh, policësh a rojash që përdorej për mbikqyrje, patrullim të një zone sigurie 76. Gjeorgjia e ka atë monedhën e saj 78. Shërbestare e Urdhrit Nënë Tereza 79. Dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë kohës së punës ose gjatë lëvizjes 80. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 84. Vetëm nga nëna ose vetëm nga babai, motra e ka të tillë 87. Dita e muajit të një viti të caktuar sipas radhës në kalendar 90. Përdoret për të bërë qirinj, që nxirret nga përpunimi i naftës, i torfës, i qymyrit etj 91. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën
92. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 94. Murg ose besimtar, që rron i vetmuar, për besimin ortodoks 95. Pjesa e sipërme e grykës së njeriut, ku përftohet zëri; gabzherr, gurmaz ose ... 98. Shprehje krahinore, xhaxha, axh, vëllai i babait 99. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 100. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 101. Që kërkon e gjurmon për të mësuar diçka, që s'lë gjë pa trazuar, tepër kureshtar, zhbirues 104. Doktrin filozofike që nuk e merr parasysh arsyetimin e përgjithësimin shkencor 105. Njerëzit e mërguar në dhe të huaj, mërgimtarët si të tërë janë ... 106. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët VERTIKALISHT 1. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 3. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 4. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 5. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 6. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 7. Gruaja që ka humbur bashkëshortin është... 8. Bretkosa bën ashtu, por ua huazon atë edhe njerëzve që nxjerrin një zë të çjerrë dhe të fortë 10. Gjethet e kësaj bime përdoren në mjekësi, por dhe si erëza.
11. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PROFILIZOJ 13. Cohë mëndafshi a pambuku me push të gjatë e të butë 14. Një proces i trajtimit vjeshtak të hardhisë dhe pemëve, që kufizon harlisjen e tyre 15. Copa e fundit e një oreksi shovinist. Ajo që mbetet nga Jugosllavia 16. Vendqëndim i familjes së bletëve; tërësia e bletëve që rrinë në një zgjua 17. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 22. Ashtu është ai që merret me paleontologji 23. Pingul; i pingultë; kund. horizontal 25. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 26. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me pezmatim të grykës, të mukozës së fytit e të hundës dhe prek zakonisht të vegjlit 29. ... F.C. konsiderohet si një nga klubet e futbollit më të suksesshme të Anglisë 30. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 31. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 33. Lojë me top në ujë 34. E vendos dikë a diçka në një vend 35. Njeri sylesh, të cilit ia hedhin të gjithë; njeri budalla, i trashë 39. Recitoj me zë të lartë e në mënyrë shprehëse një pjesë letrare 40. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerë të caktuar 41. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 42. Zakonisht statusi civil që
ifikimi, organizimi etj. 57. Partia Republikane, inicialet 58. Eshtë ai fryti i mëkatit fillimor, fruti i shëndetit dhe logo e gjigandit Apple 59. Lëndë joorganike ose bashkim kimik natyror, gjendet i ngurtë a i lëngët në koren e Tokës ose në sipërfaqen e saj, xeheror 60. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 61. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 65. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës ... 66. Kreshtë e mishtë, zakonisht e kuqe e dhëmbëzuar, që e kanë mbi kokë disa shpendë 67. Spiro ... folklorist patriot (1844-1922) 68. Një nga televizionet kombëtare shqiptare, i pari në transmetim në HD, falas. Degëzimi i saj në Kosovë 69. Lëvoret e drithit të bluar, që mbeten në sitë kur sitim miellin, mbeturinat e miellit të situr, hime 72. Mërgim për të shpëtuar nga ndjekjet 77. Ben ... Abraham, filozof çifut (1110-1180), kundërshtar i fortë i platonistëve, në shumë teza i afërm me Aristotelin 78. Krahinore, ashti i thonë maces 81. Filip ... lindi më 1859 në Shkodër, vdiq më 1935 në Bejrut, Liban, shkrimtar, rilindas, shqiptar 82. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 83. Bimë barishtore si spinaqi, por me gjethe më të mëdha që përdoret për gatim 84. Dru i lartë që rritet nëpër pyje, me trung të drejtë, me kurorë të gjerë 85. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 86. Kafshë gjitare brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, shumë frikacake 88. Shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut 89. Një letër të tillë përdoret në procesin para shtypshkrimit te nje gazete, libri, etj 93. Prênk ... Doda lindi më 1858 në fshatin Orosh të Mirditës, pinjoll i familjes së Gjonmarkajve 96. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 97. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 102. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 103. Nuk e marr diçka nga vendi ku është
merr një person që flet shumë e pa pushim 43. Rrëshirë me erë të mirë, që nxirret nga disa lloje drurësh të pjesës lindore të Afrikës së Veriut dhe që përdoret në kozmetikë e në mjekësi 45. Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë 47. Pjesa e trungut, bashkë me rrënjët, që mbeten në tokë kur presim një dru të trashë, cung 49. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 50. Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit 51. Nuk shkoj por v... 52. Përfaqësues i zgjedhur nga një organizatë, nga një kolektiv etj 54. Secila nga kllapat e vogla që përdoren për të futur brenda një frazë disa fjalë a fjali 55. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 56. Parim i qartë e i përcaktuar mirë, sipas të cilit jepet gjykimi për diçka, bëhet vlerësimi, klas1
2
S
3
V
11
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
P
4
K
5
P
N ¸
S
6
L L
7
A M A R
A
J
O
15
˙
17
E
R
A
N
A T
D H
A
R E
A
O
K
R A
F
R
Z
R
23
A R
B
A R
24
M
R
R O
M A
M U R
R
I
E
H
P
R
25
N
27
F
O
D V
I
Z
I
N
Y
N
I
K
K 31
35
O
O 20
T
A K
R
T
A M A Z
O N
O
29
I
P T R
K
S
¸
I
28
L
10
V M I
19
O G
22
A N
E
18
K O
26
O
9
C ¸
T
16
F
21
L
8
M Y
13
O
14
T
A
12
R O
30
Z 32
K S
H I
S
U
P
V
33
B A
I
34
E
36
M
K
A
37
N
¸
A
O
L A
R
J
P
N A
N E
K
C
K R
U L
E
¸
D
I
38
B A
39
40
D
C
A T
¸
B
41
U N
D Y
42
A
B
C
43
L
¸ 48
V A
L
L
R
M
I
J 50
L
B
51
V
R
L O
R I
A
D A
S
G A
L I
V A
N
E
M
M I
C
K
A
J
A
T
L
E
K
I
M
E
I
N I
L
K
X
K
R
H
H 58
R
60
U
59
61
O H
U
D
O R
E 62
¸ 65
66
P A
T E
55
57
H
46
L Y
52
R A
54 56
73
E 45
49
53
F
A V
44
L 47
67
E 74
68
P
L
A 69
P
70
K
L
O
63
X 71
D L
75
P
¸
R
L
V
O
G
A R
D I
E M I
S
D
K
I
O
N
72
M
H
U R
I
H
B
A B
76
A S
A
64
E M I
I
77
A K
H S
Q
78 79
P
80
R
O N
¸
V
L A
81
S
E
82
M
A
U
F
83
A
S
O
N
87
S
U
88
H I
M
A R
E
D
E
¸
K
K O
B
L
T R
R
E
I
U
B
J
Z
M
P O
96
K
W
91
H
94
T P
N
90
93
B A
86
89
M
92
A
˙
84
N F
85
P
I
U A
N
L
I
D
A
95
L
L
T
97
M U G
T
99
A
A L
102
R
M U
H
S 98
I
H
T
N
J
O
R I
M
A F
T 101
M
E
E R
M E
103
S
I
100
E T
T
T
H
I
E
104
105
N D
S
L 106
A
M
O L
O R
107
A
L
108
H M O L
M
A
109
E
R I
A R
113
P
R
E
110
I K
S
C I
I
T 112
F
M U R
114
D K
K
111
E
O
115
F
E
L
E
Z O
F
A
G
J
K
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E shtunë, 2 MARS 2019
Presidenti takon shqiptarët e Egjiptit: Krenar për kontributin tuaj
G
jatë vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Re publikës, Ilir Meta, u takua me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit. Presidenti Meta vlerësoi kontributin e spikatur që ky komunitet ka dhënë, sidomos
N
ë vijim të vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit. Presidenti Meta shprehu vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë të Shqipërisë me vendet anëtare të Ligës Arabe. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta e përgëzoi zotin Gheit për zhvillimin me sukses të Samitit të parë mes Ligës Arabe dhe Bashkimit Europian, duke hapur një kapitull të ri për bashkëpunimin në të
gjatë periudhës së Rilindjes, si për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, ashtu edhe për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Duke u ndalur në miqësinë e hershme midis dy popujve, Presidenti Meta, nënvizoi se një rol shumë të madh luan
dhe komuniteti aktual, që vazhdon në traditën më të mirë të ruajtjes dhe promovimit të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve. “Shqipëria dhe Egjipti, ndajnë kulturë, histori dhe miqësi, që duhet ta forcojmë dhe zgjerojmë edhe më shumë në të
ardhmen. “Si vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe si vend mik me vendet e Ligës Arabe, Shqipëria është shumë e interesuar që ky
bashkëpunim të forcohet gjithnjë e më shumë”, – u shpreh Presidenti Meta. Gjithashtu, Presidenti Meta e njohu Gheit me zhvillimet më të fundit pozitive në rajonin e Ballkanit, si dhe orientimin e vendeve të tij drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s. Të dy bashkëbise-
ardhmen. Ju mund të luani një rol shumë të madh në këtë drejtim”,- nënvizoi Presidenti Meta. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, shprehën gëzimin për vëmendjen e treguar nga Presidenti Meta dhe shprehën besimin se shteti shqiptar do t’i mbështesë më shumë në të ardhmen për ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre kombëtar në Egjipt. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan për
takimin: “Shumë i lumtur të takoja në Kajro, Erik Adam, nipin e patriotit tonë të shquar Thimi Mitko, i cili më dhuroi Statutin e Bashkësisë Shqiptare në Egjipt të vitit 1929, zonjën Vera Zogu mbesën e mbretit Zog, si edhe shumë bashkëatdhetarë, përfaqësues të komunitetit shqiptar të vjetër e të ri në Egjipt. Krenar dhe mirënjohës për kontributin e tyre, jo vetëm për historinë e Egjiptit por edhe për çështjen shqiptare!”.
duesit u ndalën dhe tek sfidat me të cilat përballen rajoni i
vendeve të Ligës Arabe dhe ai i Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe