Koha Jone_2 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Protesta e 13 prillit fillon natën, ora 18.00 E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 76 (8517)

E martë, 2 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Skenari i opozitës për rrëzimin e kryeministrit fillon e zbardhet. Nuk ka më protestë si deri më tani që “shkoni në shtëpi pas proteste”. Tani ka demonstratë

FAQE 3

Spartak Ngjela: Presidenti Monika Kryemadhi takim me Erdogan ra, kryeministri Edi gjimnazistët në Tiranë: LSI do të Rama ka mbetur me brekushe! dyfishojë buxhetin për arsimin

FAQE 5

Në foto: Spartak Ngjela EDITORIAL

REAGIMI

Ministri që u bë dhe polic rrugor! Ministri i Jashtëm, në detyrë, Gent Cakaj duke dashur të tregojë se po "punon" dhe bënë "reforma" të mëdha në institucionin që i delegoi kryeministri Edi Rama, paralajmëroi dje masa të forta ligjore ndaj konsujve të nderit. Në një konferencë për mediat, Cakaj deklaroi se 38 konsuj... FAQE 2

Petrit Vasili: Qeveria e analfabetëve do të verifikojë titujt shkencorë FAQE 7

Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dje gjatë takimit me të rinjtë në Tiranë ALEANCA

INTERVISTA

Gazmend Oketa: Rama ia kaloi dhe Enver Hoxhës Intervistoi: Jonida Halili FAQE 9

NATO uron 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO me foton e Bashës FAQE 4

FAQE 24

FORUM

Roaming falas? Downloading... Nga Majlinda Bregu FAQE 10

KORRIGJIMI I KUFIJVE

Daut Haradinaj: Cakaj “t’i vërë fre gojës”

FAQE 16

VJEDHJA E ZGJEDHJEVE

Dosja 184/ Basha zbulon deputetin e Shkodrës

FAQE 4


POLITIKE

2 E martë, 2 PRILL 2019

Ministri që u bë dhe polic rrugor! M

inistri i Jashtëm, në detyrë, Gent Cakaj duke dashur të tregojë se po “punon” dhe bën “reforma” të mëdha në institucionin që i delegoi kryeministri Edi Rama, paralajmëroi dje masa të forta ligjore ndaj konsujve të nderit. Në një konferencë për mediat, Cakaj deklaroi se 38 konsuj nderi që kryejnë aktivitetin në Shqipëri kanë bërë “shkelje të habitshme ligjore”. Sipas ministrit bëhet fjalë për makinat personale që përdorin këta diplomatë, të cilat i kanë pajisur me targa diplomatike CD (Corps Diplomatique/trupi diplomatik). Cakaj e cilësoi mbajtjen e targave nga konsujt e nderit si një shkelje ligjore të pajustifikueshme. Konsujt e nderit në Shqipëri janë qytetarë shqiptarë, biznesmenë, njerëz të medias, kulturës, etj që janë zgjedhur nga shtetet e tjera respektive për t’i përfaqësuar në Tiranë. Kuptohet nuk kanë rolin e një ambasadori apo të ngarkuari zyrtar me punë, por veç anës honorifike kanë dhe peshë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe vendit që i ka përzgjedhur. Në listën e konsujve të nderit të akredituar në Shqipëri janë 46 qytetarë. Ministri në detyrë Gent Cakaj përmendi vetëm 38 prej tyre si problematikë me ligjin dhe paralajmëroi se do të merren masa të

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

rrepta, për targat. Sigurisht që me konsujt e nderit, si me shumë çështje të tjera në Shqipëri, mund të ketë probleme. Ka jo pak raste abuzimesh dhe devijim të misionit të tyre. Por detyra dhe aktiviteti i konsujve të nderit rregullohet në bazë të konventave ndërkombëtare për diplomatët, si dhe ligjeve të vendit për Ministrinë e Jashtme dhe trajtimin e përfaqësive të huaja. Praktikisht nuk ka nevojë që një zv/ministër apo ministër në detyrë të dalë dhe të bëj shfaqje për diçka që e parashikon apo e zgjidh ligji. Nëse mbajtja e targave diplomatike është shkelje ligjore, mjafton të udhëzohen me një shkresë institucionet e tjera dhe problemi zgjidhet. Nuk ka nevojë as për deklaratat shtypi dhe as për fushatë mediatike, njëlloj sikur të ishte zbuluar se problemi i diplomacisë shqiptare qenkan konsujt. Dje Gent Cakaj ka bërë më pak edhe se detyrën e një polici rrugor. Fushata e nisur nga zv/ ministri-ministër, zoti Cakaj, duket se vjen si përgjigje ndaj ngjarjes me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Nigeri, indianin Nitin Sandesara, i cili rezulton me probleme ligjore në vendin e tij të origjinës. Dje Cakaj tregoi se do të vendoste rregull duke kontrolluar gjithë konsujt për makinat e tyre. Por qytetarët duhen sqaruar se kemi të bëjmë me çështje të ndryshme.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Indiani i emëruar si Konsull Nderi në Nigeri ishte caktuar nga autoritet shqiptare, pasi nga SHISH, policia dhe prokuroria kishte dalë si person pa probleme. Ndërsa konsujt e nderit që dje iu është kërkua dorëzimi i targave nuk janë zgjedhur nga Shqipëria, por janë vendet e tjera që i kanë sugjeruar si përfaqësues të interesave të tyre në Shqipëri. Pra Cakaj nuk po kontrollon konsujt e nderit të Shqipërisë, por të vendeve të tjera në Shqipëri. Një fushatë e tillë e bërë me kaq bujë dhe akuza nga ana e Ministrisë së Jashtme mund të sjellë dhe reagimin e shteteve që kanë konsujt në Shqipëri. Akuzat ndaj konsujve për shkelje ligjore me targat ka sjellë dhe reagimin e një pjesë prej tyre. Zenel Hoxha, konsull Nderi i Afrikës së Jugut në Shqipëri, tha dje për “Koha Jonë” se vlerat e punës së konsujve nuk mund të krahasohen apo banalizohen me targat. Hoxha deklaroi se në dijeninë e tij, targat diplomatike janë kërkuar nga vendet që ata përfaqësojnë në Tiranë. “Shërbimi nga konsullatat e nderit është në dobi të Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me vendet përkatëse. Targat diplomatike janë kërkuar nga vendi që përfaqësojmë. Shteti shqiptar dhe shërbimi i tij i jashtëm kanë treguar gjithmonë seriozitet në marrëdhëniet dy palëshe e më gjere në 106

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

vitet qe kur u krijua”,- tha Hoxha për “Koha Jonë”. Ndërsa Përparim Kalo, Konsull Nderi i Danimarkës në Shqipëri, e cilësoi si fyese deklaratën e ministrit në detyrë, Cakaj. Ai tha se shërbimi i konsujve vlerësohet nga vendet që përfaqësojnë dhe është e pafalshme të fyhen nga shteti shqiptar. “Kërkoj që ministri të deklaroj publikisht që Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompensuar sado pak dëmin që ka shkaktuar lajmi i përcjellë me aq bujë në media. Jam i nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga një ministër i komanduar i shtetit tim”,- shkruan Kalo në një përgjigje zyrtare që i ka kthyer Ministrisë së Jashtme për çështjen e targave. Shqipëria pret në qershor një përgjigje për çeljen e negociatave. Në rajon kemi disa “hesape” pa mbyllur me Greqinë për çështjen e detit dhe Kosova ndodhet në momente delikate kur diskutohet edhe copëtimi i territorit. Këto tre çështje kryesore mjaftojnë për të mbajtur të angazhuar ditën dhe natën Ministrinë e Jashtme dhe çdo nëpunës të saj. Por në vend të këtyre çështjeve “periferike”, ministri i komanduar në detyrë Genc Cakaj zgjedh të bëj rolin e policit të trafikut dhe t’a ulë nivelin e diplomacisë në çështje targash. Qamil Xhani

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 2 PRILL 2019

Protesta e 13 prillit fillon natën, ora 18.00 Skenari i opozitës për rrëzimin e kryeministrit fillon e zbardhet. Nuk ka më protestë si deri më tani që “shkoni në shtëpi pas proteste”. Tani ka demonstratë

Nuk do të ketë më mbarim të orarit të protestës dhe më pas duke iu thënë nga oborri i selisë së PD se “tani shkoni në shtëpi”. Jo! Protesta e datës 13 prill zyrtarisht do të ftohet të fillojë në ora 18.00 para Kryeministrisë. Nuk ka orar mbarimi. Do të jetë më saktë demonstratë, e cila nuk do të mbarojë pa rrëzuar përfundimisht kryeministrin Rama. Thirrja për datën 13 prill për në ora 18.00 do bëhet këto ditë nga lidershipi opozitar. Ndryshe nga herët e tjera kur protesta bëhej ditën për diell, këtë radhë do fillojë natën. Të gjitha strukturat e PD dhe LSI, por dhe partive të tjera shqiptare po punojnë për masivitet, por mbi të gjitha për të siguruar elementë rinor të fuqishëm për tu përballur me çdo provokim të policisë apo strukturave të tjera të qeverisë. FRONTI BALLOR janë militantët e radhëve te para, të cilët shquhen dhe përgatitur më së miri kur ka duele të forta, të cilët llogariten diku mes 4 mijë deri në 5 mijë veta, pra këta do vendosin fatin e përballjes. Përveç popullit që do jetë në protestë me datë 13 prill, këta të rinj të FRONTIT BALLOR, janë përgatitur për të qëndruar me ditë-netë përreth kryeministrisë. Lidershipi opozitar e ka marrë vendimin, të cilin do t’ja bëjnë të ditur popullit në ora 18.00 me datë 13 prill. Vendimi nuk lë asnjë hezitim apo hamendje se mund të ketë protesta të tjera, pasi me datë 13 prill fillon FILLIMI I FUNDIT ndaj kryeministrit Rama. Situata në PS ka evoluar dhe kanë filluar grupimin e tyre deputetët dhe politikanët me dinjitet dhe vizion europian. Ndërkohë që opozita shqiptare është e vendosur se nuk ka kthim më

prapa, në Turqi humbi thellë miku i Edi Ramës. Presidenti Erdogan humbi në kryeqytetin e tij Ankara, humbi në Stamboll dhe në disa qytete kryesore. Pra rrëzimi i tij ka filluar. Po kështu dhe në Serbi opozita më protesta po detyron presidentin Vuçiç të pranojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në Mal të Zi çdo të shtunë vazhdojnë protestat e opozitës dhe shoqërisë civile. Pra krejt Rajoni është në valë proteste dhe kundër tiranisë së kohëve tona përfaqësuar nga Erdogan,

Rama dhe Vuçiç. Ndërsa në Tiranë vendimi që protesta të fillojë në darkë me datë 13 prill ka sjellë reagime në qeveri e cila ka urdhëruar angazhimin e krejt strukturave qeveritare për të marrë vesh skenarin dhe për tu përballur me skenarin e natës së 13 prillit. Ndërkohë në çdo rreth janë duke u regjistruar të rinjtë e FRONTI BALLOR, të cilët pavarësisht dëshirës së tyre, ka edhe një paraseleksionim nga strukturat e opozitës, sepse duhen njerëz të

fortë dhe të vendosur, e natyrisht rezistencë për netë të gjata. Më 13 prill, ora 18.00, fillon rrënimi final i kësaj qeverie, se cilës opozita i është drejtuar për të gjetur një zgjidhje me një qeveri tranzitore e cila të kryesohet nga kryeministër socialist, por jo me Edi Ramën. Por kryeministri nuk heq dorë nga karrigia e tij, derisa të jetë dorëzuar nga rrethimi popullor dhe pa harruar dhe nga përplasja, të cilën asnjë nuk e do, por mund të jetë edhe e dhunshme. A. Mati


POLITIKE

4

E martë, 2 PRILL 2019

Dosja “184”, kreu i PD-së zbulon deputetin e Shkodrës: Paulin Stërkaj është kapur në përgjime duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur Bashkinë e Dibrës

Basha në Shkodër: Nëse nuk zbardhen vrasjet, shteti ka dorë D

uke marrë shkas nga ngjarjet e fundit kriminale që kanë përfshirë qytetin e Shkodrës Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi këtë të hënë takime me mbështetësit dhe qytetarët në Malësinë e Madhe dhe në Shkodër. Në Malësinë e Madhe, Basha tha se mungesa e drejtësisë i ka çuar shqiptarët drejt dëshpërimit. Sipas tij, kjo qeveri ka ngritur trarë të padukshëm dhe po zhvat bizneset duke i detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër Lulzim Basha ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve në Shkodër, ku e fundit ishte ekzekutimi i dy vëllezërve në Shkodër, Astrit dhe Brahim Bilali. “Bandat po hanë kokat e njëri-tjetrit kjo është përgjigjja që jep policia, po policia për çfarë paguhet. Edhe vrasjet duhet të zbardhen sepse aty ka edhe njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose përndryshe ka gisht shteti, nuk ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzit në dëshpërim”, tha Basha. Kreu demokrat pohoi se vendi është kapur nga 5 oligarkë me në krye kryeministrin, Edi Rama dhe kjo është burimi i largimit të shqiptarëve dhe mungesa e perspektivës. Pas takimit në Koplik, kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi pasditen e djeshme edhe një takim tjetër me të rinj dhe qytetarë shkodranë, pjesa më e madhe e tyre e diplomuar jashtë shtetit. Ndërsa foli për betejën e nisur nga opozita, ai tha se ajo u shkëput nga qeveria e lidhur me krimin për të mbërritur në destinacion, atë të vlerave europiane. “Dora e zezë e krimit që është bërë njësh tash 6 vjet me dorën e një qeverie kriminale, që është në themel të kapjes së shtetit, siç e ilustron dhe Departamenti i Shtetit në raportin që sapo publikoi javën e kaluar. Është në themel të kapjes së çdo pushteti, në themel të kapjes së institucioneve, në themel të kapjes së ekonomisë, në themel të kapjes së universiteteve, dhe për të cilën jemi bashkuar si asnjëherë tjetër në 28 vite. Qytetarët e lirë shqiptarë, me shkodranët në ballë, dhe opozita politike, e cila duke djegur mandatet, refuzoi të jetë pjesë e këtij parlamenti të krimit, dhe ka vendosur t’ia kthejë edhe njëherë vendimmarrjen qytetarëve, përmes votës së lirë dhe të ndershme. Kjo është domethënia e betejës që kemi nisur, ndërsa destinacioni dihet, është destinacioni i vlerave evropiane, i vlerave të një shoqërie të lirë, ku gjithë secili të bëjë para përmes meritës, përmes aftësisë, përmes talentit, e në veçanti rinia ta ketë të sigurtë jetën, shkollimin dhe punësimin”- tha Basha në nisje. Basha tha se duhet të largohen ata deputetë, emrat e të cilëve kanë dalë në dosje përgjimesh, duke shtuar se një i tillë është deputet në Dukagjin. “Në Dukagjin kemi deputet një ishtrafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj

në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë Elvis Dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duvanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë. Qeverisja e ardhshme do asgjësojë çdo lidhje me krimin. T’i kthejmë sigurinë qyteteve dhe lagjeve tona. Na ka marrë frika me pi kafe në Shkodër më thanë. Ky

është krimi i Edi Ramës dhe banditëve me të cilët ai qeveris. Ky është një turp. Ne do t’i çojmë prapa hekurave aty ku e kanë vendin. Do t’i shembim shtyllat e sistemit që Rama ka ndërtuar. Ka vënë trarë të padukshëm që ju qytetarët të mos keni mundësi të përparoni”, vijoi Basha më tej. Shkatërrimi i monopoleve, barazia para ligjit dhe fund për binomin krim-politikë, këto janë tre shtyllat kryesore ku do mbështetet qeverisja e djathtë, sipas Bashës.

ISH-MINISTRI I JASHTËM

Shehu për Cakajn: Sa poshtë i ka rënë “pazari” Diplomacisë Shqiptare

Vendimi i zëvendësministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, për t’iu hequr targat diplomatike të gjithë konsujve të nderit të Shqipërisë, është kontestuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme Tritan Shehu. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PD-së ironizoi nismën duke thënë se targat janë problemi i madh i Diplomacisë. “Sa poshtë i ka rënë “pazari” Diplomacisë Shqiptare! Dëgjova Zv. Ministrin e Jashtëm, që deklaronte në media, se do t’u hiqen targat diplomatike Konsujve të Nderit në Shqipëri. Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacisë sonë, shkaku i humbjes së rolit tonë parësor në Rajon, i ndryshimeve të linjave tona strategjike, i dobësimit të bashkëpunimit me partnerët tanë kryesore, apo i bllokimit të procesit tonë të integrimit prej disa vitesh? Në fakt ajo është një çështje për të cilën mund të shprehet jo më shumë se Policia Rrugore. Ashtu si janë çështje të Ministrisë së Brendshme: droga, trafiqet, kriminaliteti, “larja” e parave etj, për të cilat po ky Zv. Ministër organizoi një konferencë të tërë shtypi dy ditë më parë. Siç duket vizioni, objektivat, funksionet e kësaj Ministrie me kontribute të mëdha ndër vite, janë “atrofizuar” kaq shumë, sa aty merren vetëm me tilla “çështje” përfshi dhe “reformën” e madhe të “spastrimit” nga puna të 20 punonjësve, si pasojë e “luftës brenda llojit”. Fatkeqësi kjo se Ministria e Jashtme së pari duhet të shprehi vizionin e saj për çështjet madhore që i përkasin vendit në kompetencë të saj, duke u koncentruar te “rrënjët” e problemeve, në vend që të merret me “gjethet”, apo të krijojë kakofoni me dikasteret e tjera”, u shpreh dje Tritan Shehu.

KREMTIMI

NATO “zbret në tokë” Ramën dhe uron 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë me foton e Bashës S

hqipëria festoi pak ditë më parë 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërsa në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet u zhvilluan disa aktivitete, ku morën pjesë përfaqësues të 29 vendeve anëtare. Të pranishëm ishin edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, por edhe shumë personalitete të tjerë. Edhe pse në momentin kur vendi u anëtarësua në NATO, kryeministër ishte Sali Berisha dhe ministër i Jashtëm Lulzim Basha, asnjë prej të dyve nuk u ftuan në aktivitetet e organizuara nga qeveria “Rama”. Por mesa duket përgjigjen për mungesën e firmëtarëve e ka dhënë vetë Aleanca Veri-Atlantike. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, për urimin drejtuar Shqipërisë, NATO ka zgjedhur pikërisht një foto me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në foton në fjalë është ministri i Jashtëm i asaj kohe, Lulzim Basha, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, dhe kryediplomati i Kroacisë në atë kohë, Gordan Jandrokoviç. “Më 1 prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia përfunduan procesin e anëtarësimit dhe u bashkuan me Aleancën si vende anëtare. Duke u bërë anëtarë të NATO-s, aleatët ndajnë të mirat dhe përgjegjësitë për sigurinë kolektive”, shkruan NATO në rrjetet sociale.


POLITIKE

5

E martë, 2 PRILL 2019

Kryeministri jep paralajmërimin e fundit për Konin: Ne po përgatitemi për planin B. Nuk mund t’i lëmë studentët në këtë situatë farse dhe falsiteti

Rama prezanton “bibliotektën digjitale”: Të bëhet vlerësimi i titujve akademikë K

ryeministri Edi Rama vijon ta akuzojë rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni se po pengon procesin e vlerësimit të titujve akademikë, por dhe procesin e realizimit të kërkesave të studentëve pas protestës së dhjetorit. Rama foli për ‘inkompetencë të plotë” dhe “mungesë vullneti alarmante” nga ana e rektorit të Universitetit të Tiranës, të cilin e quajti të pa pranueshme. “Ke mi re zerva l idhu r me drejtimin e Universitetit të Tiranës …është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar …. nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme”, u shpreh Rama. Po ashtu kryeministri Rama paralajmëroi dhe një ndërhyrje në ligjin e arsmit të lartë për të marrë kompetenca që aktualisht ky ligj i jep Universitetit. “Ka ardhur koha që ti referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem. Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen. Tani duhet të merret MAA dhe Agjencia përkatëse që të lehtësojë aksesin e Universitetit të Tiranës në bibliotekën dixhitale pasi nuk ka asnjë lloj shprehje vullneti as minimal nga rektori i Universiteti të Tiranës. Ne mund ti vazhdojmë objektivat edhe pa rektorin”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama. Titujt Akademikë Nga ana tjetër, teksa po prezantonte nismën më të fundit të qeverisë për një bibiliotekë digjitale, Rama akuzon rektorin se po pengon rishikimin e titujve akademikë. “Rektorati bën sikur nuk dëgjon dhe sikur nuk kupton. Të mos lindë nevoja që ne të ndërhyjmë në ligj për të marrë nën kontroll një zonë që i takon autonomisë, por ne nuk mund ti lëmë fatin e fëmijëve në dorë të atyre që nuk duan në asnjë mënyrë që të hapin këtë proces dhe kanë frikë nga vlerësmi i titullit të tyre akademik. Kush kujton se do të kërcënojë qeverinë me inskenime protestash apo krijime situatash që turbullojnë gjendjen e brendshme të universitetit me demek për këtë e për atë, por ndërkohë në fakt për t’iu shmangur kësaj e ka gabim. Ne jemi këtu për të

PROTESTA

Rama këmbëngul me “Paktin”, studentët i kujtojnë “Ditën e Gënjeshtrave”

bërë reformat dhe për të çuar ata deri në fund. Nuk jemi këtu për të siguruar reforma në karrige, jemi këtu për të bërë detyrën dhe protesta e studentëve ishte një shtysë shumë e rëndësishme. Nuk do të ketë harresë dhe nuk do të ketë bllokim të procesit të vlerësimit të titujve akademikë. Sharlatanët duhet t’i nxjerrim nga universiteti. Ne po përgatitemi për planin B. Nuk mund ti lëmë studentët në këtë situatë që ka brenda një dozë të madhe farse dhe falsiteti, përderisa e dimë do gjejmë mënyrën të ndërhyjmë. Lutja ime është të nisë puna për vlerësimin e titujve akademikë., të gjendet procedura dhe të përcaktohet metoda. Ne jemi në dispozicion si mbështetës. Nuk përcaktojmë as metodën

dhe as shpejtësinë por teatrin e “pritjes së Godosë” për këtë çështje nuk jemi të prirur ta vazhdojmë për një kohë të gjatë. Do të veprojmë në kushtet kur nuk ka një reagim”, u shpreh Edi Rama. Kryeministri foli edhe për transparencën e vlerësimit të titujve akademikë, duke thënë se këtë proces nuk mund ta bëjë dot e vetme qeveria apo Ministria e Arsimit. Ai u shpreh se kjo duhet bërë nga vetë universitetet, por drejtuesit e këtyre institucioneve po tregohen mjaft indiferentë. Ministri Rama iu ka dhënë përgjigje tre kërkesave të studentëve. “Transparenca e titujve akademikë është diçka që qeveria nuk e bën dot vetë as Ministria e Arsimit dhe nuk duhet që t’i hyjë dhe ta

bëjë vetë, por duhet ta bëjë çdo Universitet. Dhe as ka shanse që transparenca e titujve të ndërmerret në kushtet kur një rektorat, siç është ai i Universiteti të Tiranës, bën sikur nuk kupton dhe sikur nuk dëgjon. A i flet përçart duke krijuar më shumë konfuzion. Së dyti vlerësimi i pedagogëve nga ana e studentëve. Është një kërkesë e bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Dhe e treta, shqetësimi i studentëve për tregun e shitjes së librave në këmbim të notës. Edhe kjo nuk po adresohet asgjëkund. Po bëjmë përpjekje që është e diskutueshme, që të përkthejmë libra nga anglishtja në shqip, për t’ua vënë në dispozicion pedagogëve dhe studentëve”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.

E ndërsa kryeministri Edi Rama këmbëngulte se po realizon atë që ai e ka pagëzuar si “Paktin për universitetin”, nismë kjo që lindi si pasojë e protestave të fuqishme studentore dhjetorin e vitit të kaluar, studentët vijojnë ta refuzojnë kreun e Qeverisë. Një refuzim i tillë është shënuar edhe ditën e djeshme, ku ndërsa Rama po prezantonte “bibliotekën dixhitale”, studentët e kanë pritur ata jashtë godinës me pankarta në duar, duke i kujtuar atij datën, 1 prill, që njihet ndryshe si “Dita e gënjeshtrave”. Mesa duket studentët nuk kanë asnjë besim se qeveria “Rama” synon që të realizojë kërkesat e tyre, ndërsa vetë ata kanë paralajmëruar rikthimin e protestave të fuqishme në të gjitha auditoret universitare në të gjithë vendin.

ZGJEDHJET

Spartak Ngjela: Presidenti Erdogan ra, Rama ka mbetur me brekushe! Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sot rezultatin e zgjedhjeve vendore në Turqi, ku partia e presidentit Rexhep TayypErogan ka humbur në qytetet kryesore të vendit. Në shënimin e tij në Facebook, shprehet se osmanizimi primitiv i Erdogan ka marrë një goditje fatale nga fryma pro perendimore. Duke bërë një paralelizëm

me Shqipërinë, Ngjela shton se pas rrëzimit të Erdogan, në Shqipëri ka mbetur vetëm Edi Rama me brekushet e tij.“Ra shumë keq osmanizmi primitiv i Erdoganit në Turqi. Ky i humbi dje të tre qytetet e mëdha në zgjedhjet për pushtetin vendor në Turqi.Turqit e iluminuar të Ataturkut, perëndimorët e Ankarasë,

Stambollit, Izmirit dhe qyteteve të tjerë të Turqisë moderne e zhytën osmanin e fundit primitiv të injorancës, në llumin e primitivizmit dhe të brekusheve.Tani ne këtu në Shqipëri na kanë mbetur brekushet e Edi Ramës. Por në të njëjtin llum do të zhyten edhe ato bashkë me të zotin”,- shkruan Ngjela në Facebook.


POLITIKE

6

E martë, 2 PRILL 2019

PS thellon krizën, do i kërkojë deputetëve të rinj bashkëpunim për reformën zgjedhore

Nesër seancë plenare, opozita mobilizohet për protestën e radhës para Kuvendit K

uvendi i Shqipërisë duket se nuk po gjen stabilitet për sa i përket zhvillimit të seancave plenare. Kjo pasi, mazhoranca e pa shqetësuar nga opozita i programon sipas qejfit ditët dhe orët e zhvillimit të tyre. E nëse për afro 12 vite kishte një ditë të përcaktuar siç ishte e enjtja e çdo jave, tashmë Kuvendi mblidhet në ditë të ndryshme. Përmes njoftimit të fundit, Kuvendi lajmëron se seancën e radhës plenare do ta zhvillojë të mërkurën, ndryshe nga një javë më parë kur ajo u mbajt të enjten. Ndërkaq, ashtu siç e ka lajmëruar më herët, pritet që opozita të zhvillojë protestën e radhës para Kuvendit, ndërkohë protestën kombëtare ajo ka paralajmëruar për ta zhvilluar më 13 prill. Grupi i PS-së Seanca parlamentare e radhës do të jetë të mërkurën. Kështu ka vendosur maxhoranca në mbledhjen e grupit parlamentar duke caktuar orën 10:00 për nisjen e seancës, çka do të thotë se në të njëjtën kohë do të kemi edhe protestë të opozitës para parlamentit. Burime nga selia rozë thanë dje se në seancën e radhës PS-ja do të kërkojë shtyrjen me tre muaj të afatit

të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore. Po kështu PS-ja do të propozojë Damian Gjiknurin si bashkëkryetar të komisionit të reformës zgjedhore, duke zëvendësuar në këtë post Blerina Gjylametin. Ndërkaq mazhoranca do i kërkojë deputetëve të opozitës “së sajuar” të bëhen pjesë e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Nga të njëjtat burime mësohet se kryeministri Edi Rama u ka

thënë deputetëve të vijojnë punën për organizimin e zgjedhjeve lokale 2019, pasi sipas tij opozita do të hyjë në këto zgjedhje. “Opozita nuk ka çfarë bën dhe do hyjë në zgjedhjet vendore ose do digjet politikisht”, mësohet të jetë shprehur Rama para deputetëve socialistë. Mobilizohet opozita Pas vendimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që paditen e së mërkurës të zhvillohet seanca e radhës edhe opozita ka nisur

të mobilizohet për protestë. Mësohet se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet ditën mërkurë në orën 09:3o para godinës së Parlamentit. Po ashtu, mësohet se një tjetër kandidat në listat e PD-së për deputet ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Halil Jakimi ka dorëzuar sot në KQZ formularin dekriminalizimit. Halil Jakimi është kandidat për deputet në listën e PD, në qarkun Dibër.

RAPORTIMI NË KOMISION

Kushtetuesja dhe ILD në qershor, Gjonaj: KED po verifikon kandidaturat Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është optimiste që Gjykata Kushtetuese dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë do të funksionojnë me kapacitet të plotë deri në muajin Qershor. Periudhë që përkon me marrjen e vendimit nga Brukseli pasi Reforma në Drejtësi është një nga kushtet e unionit për hapjen e negociatave. Gjykata Kushtetuese, e cila prej muajsh ka mbetur vetëm me një anëtar, pritet që të bëhet funksionale para vendimit të Brukselit për hapjen e negociatave. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë raportimin në Komisionin e Integrimit, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, u shpreh se KED do të bëjë të mundur verifikimin e kandidaturave për Kushtetuesen dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. “Deri në qershor 2019 ne do të kemi Gjykatën Kushtetuese të plotësuar me vakancat me qëllim që ata të arrijnë kuorumin. Njëkohësisht do të kemi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë”, tha ministrja. Gjonaj, ashtu siç njoftoi edhe Kryeministri në Parlament, tha që së shpejti do të ketë ndryshime në Kod Penal. “Ne ndërkohë jemi duke përgatitur një iniciative ligjore për ndryshimin e kodit penal, ku një fokus të veçantë do të ketë dënimi sa i përket shit-blerjes së votës”, tha ajo. Në bilancin e Task-Forcës Antikorrupsion Ministrja raportoi se janë dërguar në prokurori 36 zyrtarë pas monitorimit të 80 institucione, 369 masa administrative dhe 544 masa disiplinore. Qeveria nuk është tërhequr nga amnistia por po diskuton nëse duhet risjellë para apo pas zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

“LIGJET” MIRATOJNË REZOLUTËN PËR KQZ-NË: BOJKOTI I ZGJEDHJEVE NGA OPOZITA TË MOS NDIKOJË NË PËRGATITJEN E PROCESIT

Financimi i partive, socialistët kërkojnë që KQZ të ndjekë rastin e PD-së N

isur nga situata e krijuar si pasojë e hetimeve mbi financimet të dyshuara të Partisë Demokratike, Kuvendi ka menduar t’i ngarkojë KQZsë detyrën për kontroll më të rreptë të shpenzimeve dhe kontributeve në adresë të forcat politike. Në projektrezolutën e diskutuar nga Komisioni i Ligjeve, theksohet se KQZ-ja përveç hartimit të metodologjisë së kontrollit të financave, duhet ta ndjekë në detaje këtë çështje. Më i drejtpërdrejtë në adresimin e kontrollit të financave ishte socialisti Alket Hyseni, sipas të cilit në dokument du h e t t h e k s u a r problematika e financimit të partive. Projektrezoluta që mori mbështetjen e deputetëve socialistë në Komisionin e Ligjeve do kalojë për votim në seancën parlamentare të ditës

së nesërme. Diskutimet në komision Bojkoti i zgjedhjeve vendore prej opozitës nuk do të ndikojë në përgatitjen e procesit prej KQZ. Madje në përfundim të raportit vjetor të këtij institucioni

deputetët e mazhorancës në Komisionin parlamentar të ligjeve kërkuan marrjen e masa për funksionimin e administratës zgjedhore. “Funksionimin e rregullt të administratës zgjedhore

duke konsideruar që mund të ndodhë në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare”, u shpreh socialisti Bashkim Fino. Por në diskutimin për monitorimin e shpenzimeve të partive, deputetët e PS-së nuk nguruan të rikujtonin kontratat e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike. “Kur një parti politike dhe lideri i saj është kapur duke financuar gati 1 mln dollarë”, theksoi Alket Hyseni. Në diskutimin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizimit, deputeti Spartak Braho kërkoi shkarkimin e drejtuesit të këtij instituti, pasi sipas tij është kthyer në seksion të Ballit Kombëtar që nxin luftën dhe dëshmorët. “Do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës derisa t’i thërrasë

mendjes. Ka marrë përsipër të nxijë çdo gjë duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët dhe nuk ka asnjë shkencore në tërë analizat”, u shpreh Braho. Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Agron Tufës, por këtë radhë përmes rrjeteve sociale. “Dhuratën më të çmuar sot për ditëlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash përfaqësuesi i zi i ish Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndajeni sa më gjerë ta dinë të gjithë, se si na rrezikohet jeta nga këta neandertalë të komunizmit”, u shpreh Agron Tufa. Ndërsa deputetja Vasilika Hysi kërkoi bashkëpunim mes këtij instituti dhe Autoritetit të Hapjes së Dosjeve e qëllim informimin e publikut, duke theksuar nevojën për përgatitjen e studimeve shkencore.


POLITIKE AMBASADORI I BE-së

7

E martë, 2 PRILL 2019

Soreca: Shqipëria ka bërë progres, por ka akoma punë A

mbasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter” ka kujtuar 10-vjetorin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit që Shqipëria ka nënshkruar me BE-në. Ai tha se Shqipëria ka bërë progres në këto 10 vite. “10 vjet më parë, më datë 1 prill 2009 hyri në fuqi

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha”, shkruan Soreca. Ai shton se gjithsesi Shqipëria ka ende për të bërë dhe vlerëson se është me rëndësi sundimi i ligjit në vendin tonë. “Ende ka shumë sfida,

veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të çuar më tej vendin, edhe në pikëpamjen e vendimit që do të merret në qershor”, nënvizoi dje në reagimin e tij, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca.

Ish-deputeti i LSI-së: Kryeministri përballë pedagogëve, me kurajon e marrë që vjen vetëm prej padijes së thellë

L

ëvizja Socialiste për Integrim e cilëson si skandal deklaratën e kësaj të hëne të kryeministrit Edi Rama për verifikimin e titujve shkencorë nga ana e qeverisë. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh dje se qeveria nuk mund të marrë përsipër që të verifikojë titujt e stafit akademikë, si të ishin tendera qeverie. “Ua-ua qeveria e analfabetëve do të verifikojë titujt shkencorë?! Kryeministri përballë pedagogëve, me kurajon e marrë që vjen vetëm prej padijes së thellë, mbushi bulçitë dhe me plot gojën tha: “Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar”. Qeveria e analfabetëve, që as shqipen e ministrave të vet nuk qeveris dot, do të ndajë shkencëtarët nga jo shkencëtarët, do të ndajë të diturit nga të paditurit, do të ndajë dijetarët nga gënjeshtarët. Gjëmë e pa dëgjuar kjo. Siç ndajnë koncesionet dhe tenderat me qeveri, ashtu duan të ndajnë edhe titujt shkencorë. Edhe në kohën e Partisë së Punës një

Vasili: Qeveria e analfabetëve do të verifikojë titujt shkencorë

budallallëk i tillë nuk ndodhi kurrë, bile ishte e kundërta dhe shteti e partia nuk hynë deri aty. Reforma më e mirë që mund të bëjë qeveria është të fusë në kurs veten, për të mësuar shqipen, që e flasin si këmishë e veshur mbrapsht. Dhe e dyta, të mësojnë fare pak logjikë,

aq sa niveli i shkollës fillore, se më shumë nuk mbajnë”, u shpreh dje në reagimin e tij, Petrit Vasili. Kryeministri Rama paralajmëroi dje një ndërhyrje në ligjin e arsimit të lartë për të marrë kompetenca që aktualisht ky ligj i jep Universitetit. “Ka ardhur koha që ti referohemi

ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem. Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen. Tani duhet të merret MAA dhe Agjencia përkatëse që të lehtësojë aksesin e Universitetit

të Tiranës në bibliotekën dixhitale pasi nuk ka asnjë lloj shprehje vullneti as minimal nga rektori i Universiteti të Tiranës. Ne mund ti vazhdojmë objektivat edhe pa rektorin”, u shpreh Rama. Më herët gjatë ditës së djeshme, ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, po përmes një postimi në rrjetet sociale, denoncoi betonizimin që po i bëhet Tiranës nga “vandalët e betonit të rilindjes”, siç thotë ai. Në vlerësimin e Vasilit, Tiranës i vodhën gjelbërimin, fëmijëve parqet, pra qytetarëve të Tiranës i vodhën jetën. “Betoni i dyshes “mish e thua” Rama – Veliaj, ktheu Tiranën në një bunker betoni. Betoni vazhdon pa u ndalur. Dhe Betoni pa u ndalur do të vazhdojë, derisa dyshja do të ekzistojë. Tiranës i vodhën gjelbërimin, femijëve parqet, pra qytetarëve të Tiranës jetën. Shihini pamjet se si ka qenë Tirana dhe se si e shpërfytyruan vandalët e betonit të rilindjes. Këto pamje flasin vetë. Të shpëtojmë Tiranën”, apeloi dje ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

ISH-MINISTRI I JASHTËM

Ditmir Bushati sulmon Ramën: Shqipëria larg objektivit për integrimin I

sh-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ka përkujtuar 10-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së StabilizimAsociimit ndërmjet vendit tonë dhe Bashkimit Europian. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se pavarësisht hapave të bërë drejt integrimit europian, vendi ynë mbetet ende larg objektivit të përcaktuar. Sipas ish-numrit një të dipomacisë shqiptare, politika ditore ka dalë mbi interesin kombëtar. Sipas Bushatit edhe pse progresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje. Në Shqipëri, në dallim prej shumë vendeve të

tjera, nuk ka asnjë forcë politike që të kundërshtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Mirëpo kjo nuk mjafton, vijon ish-kreu i diplomacisë, pasi sipas tij, politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar një fakt kokëfortë: nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve europiane. “Si sot 10 vjet më parë hyri në fuqi Marrëveshja e StabilizimAsociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ëalter Hallstein, një prej etërve themelues të Bashkimit Europian, njëkohësisht President i Komisionit Europian, do t’i përshkruante

marrëveshjet e asociimit “si një marrëveshje më shumë se sa thjesht tregtare dhe më pak se sa një marrëveshje anëtarësimi”. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëdhënia më e lartë angazhuese ndërmjet Shqipërisë dhe BE, parasheh një afat 10 vjeçar indikativ, të ndarë

në dy faza 5+5, për të përgatitur gradualisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara, me marrjen e statusit të vendit kandidat, marrjen e rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për nisjen

e bisedimeve për anëtarësim dhe vendimmarrjen e BE-së për nisjen e procesit “screening” dhe kalendarin e bisedimeve. Edhe pse pogresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje. Në Shqipëri, në dallim prej shumë vendeve të tjera, nuk ka asnjë forcë politike që të kundërshtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Mirëpo kjo nuk mjafton. Politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar një fakt kokëfortë: nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve evropiane”, u shpreh dje Ditmir Bushati.


POLITIKE

8

E martë, 2 PRILL 2019

Drejtoresha e KSHH-së, Erida Skëndaj: Punonjësit e shtetit po shfrytëzohen për fushatën e parakohshme zgjedhore

Helsinki: PS po shkel Kodin Zgjedhor, po përdor administratën për politikë K

omiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar shkelje të ligjit nga ana e Partisë Socialiste, duke theksuar se ka nisur para kohe fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit. Për këtë shqetësimi i ka dërguar një letër KQZsë, ndërsa drejtorja Erida Skëndaj, thotë se Kodi Zgjedhor për këto çështje ka vakuume ligjore të cilat duhen zgjidhur. Konstatimet e KSHH-së Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka kërkuar ndërhyrjen e KQZ për të mos lejuar fushatat të parakohshme për partitë politike. Ky institucion i referohet aktiviteteve të PS, ndërsa drejtoresha ekzekutive, Erida Skëndaj, në një intervistë për televizionin ORA deklaroi ditën e djeshme se ligji zgjedhor ka mangësi dhe nuk i parashikon situata të tilla. “Në Shqipëri ndodhin situata të tilla që është e vështirë që ligji t’i paraprijë dhe t’i parashikojë në detaje”, shprehet Erida Skëndaj. Por përtej, parashikimeve ligjore, Skëndaj thotë se kjo situatë kërkon vullnet politik. Sipas, KSHH-së, fushatat e parakohshme rrisin edhe rrezikun e përdorimit të administratës dhe fondeve publike. “Për këtë çështje duhet të ketë edhe një vullnet politik, për t’i dhënë fund përdorimit të administratës publike dhe burimeve të tjera publike që shteti disponon me qëllim që ato të shfrytëzohen sa i takon

fushatës së parakohshme zgjedhore”, tha drejtoresha ekzekutive e KSHH-së, Erida Skëndaj Përdorimi i administratës Partia Socialiste ka ndërmarrë një turne

në gjithë Shqipërinë “bashkia që duam” ku në shumë raste janë prezantuar edhe kandidatët për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë Partia Demokratike, edhe pse ka artikuluar se nuk do të ketë

zgjedhje me kryeministër Edi Rama, ka intensifikuar takimet me strukturat dhe qytetarët në gjithë vendin. Por ajo që është konstatuar gjatë kësaj kohe janë denoncimet e pafundme që vijnë nga opozita, e cila akuzon kryeministrin Edi Rama për përdorimin e punonjësve të shtetit për të mbushur aktivitetet e tij politike në kuadër të propagandës së tij qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme vendore. Precedenti që shënoi edhe më shumë denoncime ishte kongresi elektoral që socialistët organizuan dy javë më parë në sheshin “Nënë Tereza” dhe në sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Një ditë para këtij aktiviteti, ish-kryeministri Sali Berisha do të publikonte në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” denoncimet e qytetarëve dixhitalë, të cilët shpreheshin se kryeministri Edi Rama dhe kryetarë të PS-së në qytetet të tjera vazhdojnë të ushtrojnë terror mbi punonjësit e administratës duke i detyruar ata të marrin pjesë nesër në Kongresin e Partisë Socialiste në Tiranë. Sipas tyre, presioni ndaj administratës është shumë i madh. Ata i ankohen ish-kryeministrit duke u shprehur mes tjerash se kanë si kusht shtesë që të mbledhin edhe njerëz të tjerë, pasi në të kundërt do të pushohen nga puna.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së: Vangjush Dako fitoi dy herë në Durrës dhe kur Berisha ishte në pushtet

Balla si Rama: Në zgjedhje edhe pa opozitën, s’jemi shoqata K

reu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ashtu si dhe kryetari i tij Edi Rama, shprehet i bindur se PS-ja do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën. Balla shtoi se partitë që nuk hyjnë në zgjedhje janë shoqata. “Ne si Parti Socialiste do hyjmë në zgjedhje dhe pa opozitën. Një parti politike që nuk hyn në zgjedhje humb të qenurit parti politike. Shoqatat nuk marrin pjesë në zgjedhje”, deklaroi dje deputeti socialist në një intervistë për “Neës 24”. Në vijim, Balla nënvizoi se shpreson që edhe opozita të hyjë në zgjedhje. “Ne do të hyjmë në zgjedhje edhe pa PD dhe LSI. Ne shpresojmë që opozita të hyjë në zgjedhje dhe gara të jetë e ndershme dhe të jenë të gjitha palët. Një parti politike, si rregull hyn në zgjedhje dhe pret të fitojë”, tha Balla. Sipas Ballës, PS ka bërë partneritet me popullin, ndërsa shton se PD dhe LSI nuk janë me popullin. Në pyetjen nëse Partia Socialiste do të kandidojë ata

persona të përfolur nga opozita, ai tha se së shpejti do të dalin kandidatët me emra. “PS ka kontratë me popullin shqiptar. PD dhe LSI nuk mund të gënjejnë dot popullin. Ne do të hyjmë në zgjedhje. Sa i takon akuzave të opozitës, mund të them se kjo opozitë nuk ka lënë njeri pa bërë me baltë. Kjo opozitë ka baltosur deri hoxhallarë dhe priftërinj, jo më politikanë”, vlerësoi Balla. Balla tha se Kuvendi është legjitim dhe vijon punën e tij edhe pa praninë e opozitës. E sa i përket kodit zgjedhor tha se do i qëndrohet

strikt rekomandimeve të OSBE/ ODIHR-it dhe KE-së. Ndërkohë ai akuzoi opozitën dhe liderët, Basha, Kryemadhi e Berisha se kanë dy qëllime me protestat e tyre, të bllokojnë finalizimin e reformës në drejtësi dhe çeljen e negociatave. Ai tha se të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë e konfirmojnë se Shqipëria është duke ecur në rrugën e duhur. “Opozita ka si qëllim dëmtimin e rrugës europiane të Shqipërisë dhe çdo përpjekje për të dëmtuar reformën në drejtësi. Të dyja janë pa kthim mbrapa. Shqipëria duhet t’i kishte hapur negociatat

në dhjetor të vitit të kaluar por ishte një vendimmarrje europiane”, tha Balla. Për sa i përket protestave të opozitës, deputeti i PS deklaroi se ato nuk janë të popullit dhe se opozita kërkon pushtetin në tavolinë. “Gjithë kjo përpjekje ka ato dy qëllime kryesore që ju thashë. Punimet e Kuvendit zhvillohen normalisht. Televizioni juaj ka transmetuar të gjitha protestat, edhe seancat patjetër sepse shqiptarët kanë nevojë të dëgjojnë që flasin për problemet e tyre. Këto nuk janë protestat e popullit. Gjithë shqiptarët dinë ta kuptojnë se kush realisht janë protestat e popullit. Kujtojmë protestat e studentëve. Opozita thotë dua pushtet në tavolinë”, u shpreh Balla. Lidhur me akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve dhe ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Balla deklaroi se Dako i ka fituar zgjedhjet edhe me Berishën kryeministër. “Ku u vodhën zgjedhjet? Në Durrës janë vjedhur zgjedhjet? Dako

është zgjedhur në vitin 2007 kur Sali Berisha ishte në kulmin e pushtetit. Është zgjedhur në vitin 2011. Kur i vodhi zgjedhjet Vangjush Dako? Shqiptarët e dinë, Lulzim Basha do pushtet në tavolinë. Kërkoi dhe në 2017. Të kesh Kryemadhin në krahë dhe të ankohesh për vjedhje votash nuk të shkon. Zgjedhjet në 2017 janë certifikuar nga ODIHR, sot për cilësinë e zgjedhjeve të gjitha institucionet e tjera marrin e lexojnë raportin e ODIHR dhe ODIHR ka certifikuar zgjedhjet. Basha i pranoi zgjedhjet e 2017. Nuk ka sot një provë që të bëjë pis rezultatin e zgjedhjeve të 2017. Lëri thashetheme jo i tha Niçja, e ëma, babai. Sa për dosje prokuroria ka detyrimin që t’i shkojë deri në fund, që ka përdorur para për të blerë votat. Por ju e dini në raportin e OSBE-ODIHR, në ka një rast për blerje votash është një rast i përfaqësuesit të LSI-së”, u shpreh dje kreu i ligjvënësve socialistë Taulant Balla.


POLITIKE

9

E martë, 2 PRILL 2019

Intervistë për “Koha Jonë”, konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Presidenti duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Intervistoi: Jonida Halili Përvetësimi i meritave politike për realizimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut nga ana e Qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama në optikën e protagonistëve të 10 viteve më parë ngjan me veprimet që bënte dikur diktatori Enver Hoxha me partnerët e tij ndërkombëtarë. Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, që firmosi aktin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, thekson se me ceremoninë e së premtes, Edi Rama jo vetëm ia ka kaluar Enver Hoxhë por shkon edhe më larg derisa të përpilojë dhe komunikim imagjinar mes tij dhe Ramës. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Oketa në letrën imagjinare mes Ramës dhe Hoxhës i jep përgjigje dhe lidhjeve që ka Edi Rama kryeministër me sjelljet e tij autokrate, për të mos thënë diktatoriale. Për më shumë lexoni intervistën interesante që sjell anëtari I Këshillit Kombëtar të PD-së, dikur ministër i Mbrojtjes në vëmendjen e publikut përmnes “Koha Jonë”.

Të premten ishte 10 vjetori i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ajo që ra në sy në spotin e qeverisë ishte mungesa e një ftese për ish-krerët e shtetit të asaj kohe, kujtoj këtu ishpresidentin Bamir Topi, ishkryeministrin Sali Berisha si arkitekt i asaj arritje, apo mungoi një ftesë për ju si ministrin që firmosi aktin e anëtarësimit. Si e komentoni këtë mungesë, a ishte e qëllimshme nga kryeministri Rama për të marrë merita që mbase nuk i takojnë? Tingëllon si pyetje me sens humori anglez kjo e juaja, kur thoni se a ishte e qëllimshme apo jo mungesa e ftesës për ish përfaqësuesit e institucioneve të shtetit shqiptar? Z Rama nuk është nga ata që i bën gjërat pa asnjë qëllim. Me sa informacion kam nga disa kolegë, të vetmit individ që z. Rama i kishte çuar ftesë, ishte ish diktatori Enver Hoxha. Ai e kishte refuzuar duke i dhënë një përgjigje të gjatë dhe me disa arsye. Përgjigja ishte kjo: “I dashur shoku Rama, ti tashmë nuk ke më nevojë për prezencën time. Ti jovetëm që i ke përvetësuar mësimet e mia, por dhe ma ke kaluar. Ti, ashtu si unë, e bërë kuvendin e Shqipërisë monopartiak. Unë kisha vetëm PPSH në atë sallë, ndërsa ti ke vetëm Rilindjen, të cilën ndonjëherë sipas nevojës e quan edhe PS. Për të ulur nivelin intelektual të kuvendit, mua mu desh të vrisja shumë njerëz të shkolluar, ndërsa ti e mbushe kuvendin me kriminelë e trafikantë të cilët as nuk e kanë idenë çfar është shkollimi. Unë bëja zgjedhje sa për të thënë që demokracia e proletariatit funksionin, ti edhe këtu ma kalove. Ti i blen zgjedhjet. Votuesit të cilët nuk i blen dot, trafikantët që ke në koalicion i kërcënojnë, ata që nuk frikësohen, ti i pushon nga puna ose i gjobit biznesin. Unë kisha një sistem drejtësie të cilin e përdorja thjesht për të dënuar me pushkatim, burg apo internim kundërshtarët e mi politik, ndërsa ti nën preteksin e reformës, shkrive gjykatën kushtetuese e atë të lartë, e tani bën cfar të dojë qejfi me ligjet, tenderat apo koncesionet. Unë sa herë kisha nevojë, gjeja një grup armiqësor brënda partisë,

edhe ti me ndryshimet e fundit në qeveri, i gjete nja tetë të tillë menjëherë. Kujdes me atë të punëve të jashtëme. Ka shumë mundësi të jetë koka e grupit. Jam menduar dhe unë disa herë ta prish Teatrin Kombëtar, dhe ti e di që unë, ashtu si ti, kur doja dicka, e bëja, por kisha frikë ti bëja kundër edhe artistët, prandaj e lashë teatrin dhe prisha bashkinë e vjetër. Ti qënke më trim se unë. Edhe pse gjoja je artist, as që e vret mendjen për artin. Ti prish teatër dhe bën kulla. Të bësh kulla është arti i vërtetë për ty. Lëre pastaj me mendian që je i paparë. Unë një stacion kisha, ti jovetëm që ke bërë një TV tënden, ERTV, por nuk ke lënë media pa përdorur për ti mbushur mendjen shqiptareëve se sa sa mirë jetojnë nën diktaturën tënde. Unë e lashë Shqipërinë pa infrastrukturë, ty të lumtë, edhe ato rrugë që bënë të tjerët, ti i takson dy herë, njëherë tek cmimi i karburantit dhe një herë me taksën e rrugës. Të pata thënë se shqiptarët janë popull i urtë dhe se reagojnë me vonesë. Po vetëm kujdes, se kur reagojnë, edhe në varr nuk të lënë rehat. Jam menduar gjatë, por nuk kam arritur ta kuptoj as unë se si ja mbush mendjen dhe ndërkombetarëve. Këtu nuk ma ke fajin ti që se kuptoj, se unë nuk pija as një kafe me ata, e jo më të rrija për dreka apo darka për ti treguar arritjet e revolucionit socialist. Nejse, për këtë flasim një herë tjetër. Tani po e mbyll se dole përsëri ti në televizor. Kujdes me fjalimet se ke filluar ta menderosësh. Rroftë partia. Përqafime. Komandanti.” Djegia e mandateve nga ana e opozitës, edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, duket se po has vështirësi në pranimin e këtij akti nga ana e ndërkombëtarëve. A mos do ishte më mirë konsultimi me partnerët ndërkombëtarë për një vendimmarrje të tillë dhe a ka opozita strategji për të bindur këta për drejtësinë e kësaj kauze. Unë nuk di se deri në cfar pike kanë shkuar konsultimet me partnerët ndërkombëtarë dhe cili ka qënë qëndrimi i tyre jasht bisedimeve të bëra publike. Mos harrojmë se një nga arsyet që çoi opozitën në

10 vite Shqipëria në NATO, Oketa: Rama ia kaloi dhe Enver Hoxhës

marrjen e vendimit për djegien e mandateve ishin publikimet e bëra nga Zëri i Amerikës. Vetëm pas këtyre publikimeve dhe mos reagimit të drejtësisë shqiptare, përballë këtyre provave konkrete, opozita shqiptare ju drejtua qytetarëve shqiptare, për të marrë një vendim final. Arsyetimi që bëjnë ndërkombëtarët duke thënë se mandatet nuk duheshin djegur, vlen kur mandatet janë produkt i një procesi zgjedhor korrekt e të ndershëm. Në momentin që janë vetë ndërkombëtarët që paraqesin prova se grupet kriminale, kanë përdorur paratë e pista për të blerë zgjedhjet dhe deformuar vullnetin e qytetarëve, gjykoj se ka diçka që nuk shkon në qëndrimin e tyre. Duket sikur ata janë më shumë të interesuar për stabilitet, edhe pse ky është i rremë, sesa për një demokraci e cila funksionon me të njëjta rregulla e parime si në vendët e BE apo SHBA. Megithatë jam i bindur se çdo ditë që kalon edhe për ta bëhen më të qarta arsyet e këtij vendimi të opozitës dhe sigurisht qëndrimi i tyre do të jetë i ndryshëm nga ky i sotmi. Besoj se raporti i fundit i DASH, flet më shumë e më qartë se çdo deklaratë tjetër diplomatike. Si do mundet Vangjush Dako dhe PS në Durrës? Keni një plan për të parandaluar shit-blerjen e votës duke qenë se denoncimi i precedentit “Dako” nuk ka sjellë reflektim në radhët e qeverisë dhe kryeministrit Rama. Kërkesa kryesore e opozitës, pas dorëzimit të mandateve është

ajo e krijimit të kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, të pa ndikuara nga paratë e pista apo bota e krimit. Kjo kërkesë nuk ka të bëjë thjesht vetëm me qytetin e Durrësit por me të gjithë sistemin në tërësi. Nëse duam të hapim një kapitull të ri dhe të korigjojmë gabimet të cilat e kanë ulur seriozitetin e shtetit shqiptar në kuotat më të ulëta në këto 28 vite demokraci, gjykoj se duhet filluar me nje reformim të sistemit në tërësi. Dhe kur them sistem nuk e kam fjalën vetëm për sistemin zgjedhor. Ne kemi nevojë të rivendosim balancat ndërmjet institucioneve shqiptare, balanca të cilat u prishën përfundimisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ne kemi nevojë t’i japim pavarësinë e nevojshme nga politika sistemit të drejtësisë, e jo ta politizojmë akoma më shumë atë, siç po ndodh me reformën aktuale. Ne duhet të krijojmë kushte që drejtësia të funksionojë mbi cilindo politikan që politikën e sheh si biznes për t’u pasuruar dhe jo si një mundësi për t’i shërbyer vendit dhe të ardhmes. Dhe për të hapur këtë kapitull të ri, gjykoj se z. Rama duhet t’i lërë vendin një qeveria tranzitore, e cila duhet të miratojë disa reforma kryesore e më pas vend të shkojë në zgjedhje të përgjithshme. Duhet që ata të cilët kanë shitur apo blerë votën të japin llogari para drejtësisë për çdo krim elektoral që kanë bërë. Më pas, qytetarët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin të lirë përfaqësuesit e tyre, dhe të

zgjedhurit duhet ta respektojnë vullentin e shqiptarëve. Prej afro dy muajsh opozita është në protestë e duket se kjo qeveri është e pa shqetësuar nga protestat në rrugë. Cfarë do të ndodhë në ditët në vijim dhe a keni ju mjete për ta detyruar Ramën për të dhënë dorëheqjen? Nuk më rezulton që qeveria është e pashqetësuar nga protestat e qytetarëve shqiptarë të cilët kanë mbushur sheshet kryesore të Shqipërisë. Nuk besoj se z. Rama ruan dot qetësinë kur shikon mediat më serioze europiane të cilat, pothuaj çdo ditë, flasin për protestat masive të qytetarëve shqiptarë dhe të opozitës, flasin për kapjen e qeverisë shqiptare nga bota e krimit, për trafikun e drogës, për pastrimin e parave të pista dhe kriminalitetin në rritje. Opozita nuk ka mjete të tjera përveç atyre demokratike. Fatmirësisht, në protestë nuk është vetëm opozita. Protesta i kalon kufijtë e partive politike opozitare. Ajo është protestë e qytetarëve shqiptarë të cilëve ju premtua punësim, por në fakt ju ofrua emigrim, ju premtua shkollim më cilësor, por në fakt ju dha arsim me tarifa të papërballueshme, ju premtua ulje taksash, por u taksuan dhe për rrugët, ju premtua shëndetësi falas, në faks sot të gjithë ata përcillen në dyert e spitaleve private ku tarifat janë më të larta se në perëndim, e qytetarëve të cilëve ju premtua luftë kundër krimit, por sot ata i kanë kriminelët në kuvend apo duke drejtuar institucione shtetërore, atyre të cilëve ju premtuan pensione më të larta, por që kurrë nuk e gëzuan një gjë të tillë, është protestë e artistëve, të cilëve jovetëm nuk ju dha kurrë mbështetje, por kërkon t’u prishë dhe „shtëpinë“, është protestë e të gjithë atyre që nuk e durojnë më korrupsionin qeverisës, i cili vetëm në dy kilometra rrugë në Tiranë, vjedh 40 milion euro. Shumë personazhe politike flasin se mund të kemi një skenar destabilizimi. A mendoni se po ndodh diçka e tillë? Unë shoh vetëm një individ të destabilizuar. Fatkeqësisht ai është kryeministri i vendit tonë. Pavarësisht kësaj nuk besoj se ka aq forcë sa ta destabilizojë dhe Shqipërinë. Çdo imagjinatë mbi skenarë të tjerë gjykoj se bëhet thjesht për të dëmtuar aksionin e opozitës dhe për ti bërë shqiptarët që të pajtohen me këtë realitet edhe pse ai nuk i shërben interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.


FORUM KOMENT Nga Majlinda Bregu*

T

10 E martë, 2 PRILL 2019

Roaming falas? Downloading...

ani, në këtë moment, më shumë se gjysma e botës është online. Mbi dy të tretat e saj kanë një celular dhe pjesa me e madhe e tyre kanë një smartphone. Teknologjia ka zaptuar jetën e gjithkujt. Madje nuk është rritur me shpejtësi të habitshme vetëm numri i atyre që përdorin internetin, por edhe koha që ata kalojnë online. Një përdoruesi mesatar, jo dhe aq i fiksuar pas internetit, lundrimi mes pajisjeve e shërbimeve online i merr 6 orë të ditës. Më shumë se 76% e qytetarëve të Europës Juglindore janë përdorues të internetit, ndërsa 40% e tyre përdorin të gjitha aplikacionet e mediave sociale nga celularët. Dhe nuk besoj se i vjen ndokujt çudi po të them që shumica e përdoruesve janë të rinj. Janë po të rinjtë në rajonin tonë, që uljen e tarifave të roaming-ut e vlerësojnë po aq të dobishme sa lëvizja e lire. Një arsye më shumë që të udhëtojnë më shpesh dhe të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre. Ata që janë kontributorë direktë në zhvillimin ekonomik të rajonit, përfaqësuesit e biznesit, në një shumicë të konsoliduar, 70%, e shohin heqjen e tarifave të roaming-ut sindihmë për të rritur tregtinë. Më shumë se 12 milionë turistët që vitin e kaluar shijuan dheu endën mes mrekullive të Ballkanit, u kthyen pas në vendet e tyre duke rrudhur buzët për faturat e roaming-ut, edhe më të kripura se uji i detit. Të ndryshëm, por të

ngjashëm, të gjithë janë në një mendje se ulja dhe heqja e tarifave të roaming-ut, iu vjen për shtat të gjithëve dhe ndihmon në zhvillimin e ekonomisë. Si të gjithë ju, kësisoj edhe unë, lundroj online e medoemos jam një nga ata të shifrave të lartpërmendura. Deri diku kjo është dhe një pjesë e rëndësishme e punës dhe e detyrave të mia. Prej disa muajsh, kam privilegjin të punoj për fuqizimin ekonomik e social të rajonit tonë. Mandej, pse jo edhe për të shpalosur potencialin real të kësaj pjese të Europës. Është borxhi i pashlyeshëm që i detyrohemi qytetarëve në këtë rajon, atyre që kanë duruar një mal me vuajtje për më shumë se gjysmë shekulli rropamash historike; që besojnë fort se jeta e tyre do të ndryshojë për mirë duke ndjekur të njëjtin model si Europa. E vetëdijshme për këtë borxh e ahtet këtu ku jetojmë, parapëlqej rezultatet e prekshme në vend të premtimeve llamburitëse. Tek e fundit, unë jam një qytetare e Ballkanit Perëndimor, qëvjen nga Shqipëria e që e njeh me përvojën e drejtpërdrejtë, “tingullin” që shkakton fjala Ballkan mes nesh dhe jehonën e oshëtimën e kësaj fjale jashtë nesh. Shtëpia dhe familja ime janë në Tiranë, zyra qëndrore është në Sarajevë. Për shkak të punës më duhet të udhëtoj shumë dheshpesh. Të jem në kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët e kam sa të domosdoshme, por dhe të vështirë. Është me të vërtetë

P

A mund të flasim në Ballkan pa roaming?

ër njerëzit e biznesit, matema tika është e thjeshtë. Për shem bull, për biznesmenin me kartën SIM të Bosnjës, një GB në Shqipëri do të kushtonte më shumë se 9,500 euro. Kjo është arsyeja pse pjesa më e madhe e tyre, 70% besojnë se heqja e tarifave të roamingut në rajon do të ketë ndikim pozitiv në bizneset e tyre dhe nxit tregtinë. Të gjithë pajtohen se tarfiat e roamingut janë një pengesë kur udhëtojnë kudo jashtë. Njerëzit ndanë me ne historitë e tyre për faturat e telefonit të lartë kur udhëtonin për shkak të çmimeve të roamingut, duke rritur dhe tejkaluar buxhetin e tyre të udhëtimit, duke pretenduar se nuk do ta përdorin përsëri dhe shpresojnë se çmimet do të ulen. Disa na thanë se do të ishte mirë të mos mendonim roaming sa kalon kufirin, duke shtuar se çmimet më të ulëta të roaming me BE do të ishin gjithashtu një përfitim. Ata na thanë se po presin të eliminojnë roaming në të gjithë Ballkanin

Perëndimor dhe e shohin atë po aq të rëndësishëm sa lëvizja e lirë. Përfundimi është se njerëzit e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të kenë lidhje më të mirë midis njëri-tjetrit dhe të gëzojnë roaming falas. KBR ka dëgjuar qytetarët dhe ka vepruar sipas nevojave dhe shqetësimeve të tyre. Prandaj, qeveritë e Ballkanit Perëndimor, me ne, KBR si lehtësues dhe Komisioni Evropian që ndihmojnë në proces, kanë punuar pa u lodhur për vitin e kaluar në Marrëveshjen e Re Roaming Rajonale, që do të përfshijë të gjitha Ballkanit Perëndrimo 6, me uljen e tarifave roaming në fazën e parë dhe përfundimisht eliminimin e tyre, duke i hapur rrugë uljes së tarifave të roam-

nakatosëse të ndryshosh karta SIM të celularit sa herë kalon kufirin, ose të vraposh ku ka WIFI për të parë mesazhet. Të mbyllësh “roaming”, për të mos patur një faturë të frikshme në fund të muajit, dhe prap të duash të mbarosh punë, apo thjesht të njoftosh familjarët dhe miqtë se ke mbërritur mire, është më e bezdisshme se sa kur telefonat i kishim me fill. E po kështu si unë bëjnë dhe miqtë e kolegët, madje edhe biznesmenët. E lodhshme, e ndërlikuar dhe kushton shtrenjtë! Për t’i thënë gjërat troç. Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i zhvilluar ekonomikisht. Papunësia është e lartë, largimii “trurit” po rritet, të rinjtë duan të ikin. Njerëzit humbasin vendin e punës për arsye të ndryshme, por për disa të tjerë ky hovi i teknologjisë është një rrezik edhe më i madh. Jetojmë në një botë që s’po i lë më thuajse hapësirë atyre që s’përshtaten dot me teknologjinë. Je apo s’je on line është çështja. Lidhjet shoqërore, ndjenjat, aktivitetet, aventurat, biznesi, politikat, qeveritë, gjithçka po kalon on line. Një vit më parë, në Sofje në samitin për Ballkanin Perëndimor- BE, u përudh nisma për një Marrëveshje Rajonale Roamingfalas për rajonin tonë. Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, ne- Këshilli I Bashkëpunimit Rajonal(RCC) si lehtësues dhe

ingut edhe me BE. Pasi ministrat e rajonit të nënshkruajnë marrëveshjen, do të jetë një mesazh i qartë se rajoni është i përkushtuar ndaj vlerave evropiane, po aq sa vlerat e BE duhet të jenë të pranishme edhe në Ballkanin Perëndimor. Qytetarët do të jenë në gjendje të flasin, të bëjnë mesazhe ose të lundrojnë më shumë, kudo në rajon, ata gjejnë veten e tyre dhe paguajnë shumë më pak, njësoj si qytetarët e tjerë të BE. Marrëveshja e re e Roamingut është pjesë e rezultateve në fushën e Lidhjes së Planit të Veprimit Shumëvjeçar të rajonit për Zonën Ekonomike Rajonale që liderët e rajonit u angazhuan në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste në Kor-

padyshim Komisioni Evropian, jemi përpjekur të finalizojmë një marrëveshje, e cila sapo të nënshkruhet, i hap dritën jeshile planit konkret të uljesderi në heqjen e plotë të tarifave roaming (brenda 2021) për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të vërë në lëvizje edhe proçesin e uljes së çmimeve roaming midis nesh dhe Bashkimit Europian. Dhe që të jem e sinqertë, ky nuk është i vetmi përfitim. Trajtimi i drejtë dhe i barabartë i qytetarëve të këtij rajoni, është arritja më e mirë e kësaj marrëveshjeje. Fol si n”shpi! Do të çoni mesazhe ose lundroni më shumë në internet, kudo që të ndodheni në rajon dhe sigurisht do t ëpaguani shumë më pak. S’do t’ju prishet gjaku nëse harroni të mbyllni roaming para se të kaloni kufirin. Kjo marrëveshje për të gjashtë ekonomitë në rajon do të lidhë bizneset më shpejt dhe më lirë me njeri tjetrin, do të lidhë punëkërkuesit me punëdhënësit e tyre potencialë. Pa dyshim do të gëzojë turistët, të cilët mezi presin, të ndajnë e postojnë online,menjëherë të kuptohemi, kujtimet e ndjesitë nga pikat e shumta kulturore- arkeologjike apo aventurat gjatë pushimeve. Europa është mendësi dhe integrimi evropian s’ka kuptimtjetër veçse ndryshimit të vërtetë të rajonit ku jetojmë. Në një botë ku e ardhmja është e turbullt dhe e mjegullt nërastin më të mirë, por

rik 2017 dhe prioritet agjenda e miratuar në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor 2018 në Sofje. Gjithashtu, në këtë kontekst, Samiti Dixhital i dytë i Ballkanit Perëndimor (BP) do të mbahet më 4-5 prill 2019 në Beograd, Serbi, duke sjellë së bashku pjesëmarrës nga qeveritë, institucionet ndërkombëtare, bizneset, organizatat e komunitetit, akademia si dhe individët nga rajoni dhe Evropa, për të diskutuar dhe propozuar qasje inovative të politikave, për të prezantuar teknologjitë më të fundit, për të shkëmbyer ide dhe për të zbuluar tendencat e fundit digjitale dhe për të marrë bashkëpunimin numerik të BP. Qeveria serbe mikpret samitin e organizuar përmes bashkëpunimi me

me shumë të ngjarë është më shumë e pasigurt, s’kemi rrugë tjetër më të mire se sa forcimi i lidhjeve mes njëri-tjetrit. Çdo shans që nuk kapet tani e nuk lexohet si një dëshmiserioze e të ardhmes në duart tona, është një shans i humbur. Siç thotë Pierre Bourdieu: “Për të projektuar të ardhmen, ështëe nevojshme të mbahesh në të tashmen.” E meqenëse çka bëjmë sot, na çel rrugën e mundësive të së nesërmes, është koha për të bërë të mundur së bashku, përmbylljen me sukses të kësaj marrëveshje, si një mision shëlbyes ndaj qytetarëve, me vetëdijen se ky rajon është shtëpia jonë. *Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal(RCC)) është organizata qëpromovon bashkëpunimin rajonal me qëllim të integrimiteuropian të Europës Juglindore *Marrëv eshja e re R ajonale për *Marrëveshja Rajonale Roaming është një ngarezultatet e Axhendës të Lidhjes në Planin e Veprimit për Zonën R ajonale Rajonale Ekonomike në Ballkanin Perendimor (MAP REA), si një nga angazhimet e dakortësuara nga lideret e 6 vendeve në Samitin e Triestes në K orrik 2 017 dhe në Korrik 20 Samitin e Sofies BE- Ballkani Perendimor në 2 018. Si pjesë e 20 këtyre angazhimev angazhimevee, do të zhvillohet edhe Samiti i Dytë Dixhital për Ballkanin Perendimor në 4-5 Prill 2 019 nëBeograd, Serbia ku 20 pritet të firmoset kjo marrëv eshje marrëveshje eshje..

Zyrën e Kryeministres Ana Brnabiç, Zyrës për IT dhe eGovernment, Sekretariati i Përgjithshëm, Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen e internetit https://digitalsummitwb6.com/ about-the-digital-summit/. Sekretarja e Përgjithshme i KBR, Majlinda Bregu, do të hapë Samitin së bashku me Kryeministrene Serbisë Ana Brnabiç dhe Komisionerin Evropian për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale Marija Gabriel. Zonja Bregu gjithashtu do të drejtoje panelin ministror të BP që po zhvillohet më 4 prill nga ora 11.30 deri në orën 12.30.


AKTUALITET

11

E martë, 2 PRILL 2019

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se nëse ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka prova për autorët, ajo duhet të thirret urgjentisht në Prokurori

245

vatra zjarri janë në të gjithë vendin. Qarku që ka pasur më shumë vatra zjarri, raportohet të jetë Elbasani, ku janë evidentuar 49 zjarrvënie dhe nga ku janë djegur 15 hektar sipërfaqe pylli. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një deklarate për shtyp, i cilësoi si kriminale dhe veprime vandale zjarret që 3 javët e fundit. “Ajo që e bën këtë situatë edhe më të pashpjegueshme është fakti që këto zjarre janë akte kriminale, pra ato janë ndezur qëllimisht dhe në pjesën dërrmuese të rasteve pa asnjë arsye përfitimi prapa. Pra s’kemi të bëjmë me zjarre të vëna për të hapur kullota apo zjarre të vëna padashje duke djegur mbeturinat, në pjesën dërrmuese këto janë akte të pastra vandalizmi”, theksoi ajo. Ministrja Xhaçka u shpreh se në krahasim me vitin e kaluar, nuk ka patur zjarre të këtyre përmasave dhe kaq të shumta në numër. Pavarësisht se kushtet atmosferike kanë qenë të njëjta, sipas saj ky është një fakt që bën të mendosh për zjarrvënien e qëllimshme. “Unë dua t’ju jap sot disa fakte që edhe media por edhe qytetarët të kuptojnë më mirë përse e quaj këtë një situatë të pazakontë. Gjatë muajit mars janë shënuar plot 243 vatra zjarri, të shpërndara gjeografikisht në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Mesatarisht 8 vatra zjarri në ditë, edhe pse temperaturat kanë qenë nën 20 gradë, e madje në shumë prej këtyre zonave shumë më poshtë se aq. Vjet, në të njëjtën kohë ky numër ka qenë 0 edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë të ngjashme. Sado të kthehesh mbrapsht në vite nuk mund të gjesh një vit tjetër me këtë frekuencë zjarresh”,

Xhaçka: Zjarret janë akte kriminale, të ndezura qëllimisht

AKUZA “Nuk ka e nuk duhet të ketë asnjë forcë politike, pavarësisht problemeve që ajo ka, që të mbështesë duke justifikuar, apo të nxisë përmes gjuhës së konfliktit e dhunës akte, që e theksoj, nuk dëmtojnë qeverinë por rrezikojnë të kthehen në një kërcënim real për pronën dhe jetën e qytetarëve”.

8 VATRA NË DITË

u shpreh në deklaratën e saj Xhaçka. Më tej ministrja nuk ka nguruar as të përmend opozitën, ku thekson se nuk mund të ketë alibi e as justifikime për këto akte dhe se nuk duhet të ketë asnjë forcë politike që të mbështesë duke justifikuar, apo të nxisë përmes gjuhës së konfliktit e dhunës akte. Ministrja ka edhe një thirrje për autoritet lokale. “U bëj thirrje autoriteteve

SITUATA

Vatra zjarri në Kolonjë, Pogradec dhe Dibër Tre vatra zjarri janë aktivizuar në zonat e Kolonjës dhe të Pogradecit. Burimet bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi në fshatrat Rrëmenj dhe Bradvicë. Mësohet se zjarret janë riaktivizuar sërish mëngjesin e së hënës, ndërsa nuk dihen arsyet. Punonjës të emergjencave civile dhe zjarrfikëses janë në gatishmëri por terreni i vështirë e bën të pamundur lokalizimin e flakëve. Ndërsa në Dibër, në zonën pyjore të Zerqanit vatra e zjarrit është aktive dhe aktualisht. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Bulqizës, sektori i pyjeve në bashki, inspektoriati i pyjeve dhe banorët e zonës. Deri më tani janë përshkuar rreth 5 ha pyje dushku. Po ashtu në territorin e bashkise Bulqizë ka pasur edhe një rast tjetër zjarri në ekonomine pyjore Ramnagorë në zonën e Gollobordës ku janë përshkuar rreth 31 ha dushqe. Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka publikuar të dhënat e vatrave të zjarrit që janë raportuar në të gjithë Shqipërinë. Sipas kësaj Ministrie janë evidentuar 245 vatra zjarri në total.

lokale, të gjitha strukturave të njësive të qeverisjes vendore që në disa raste kanë qenë gati inekzistente përpara këtyre situatave se, minimumi që këto struktura duhet të bëjnë me punonjësit e drejtorët, me këshilltarët bashkiakë e administratorët e kryepleqtë, pra me këtë ushtri njerëzisht që janë sot në borderotë e njësive të qeverisjes vendore, është që

të informojnë në kohë për këto zjarre, të veprojnë menjëherë për parandalimin e përhapjes së tyre”. Pas deklaratës së ministres, reagoi ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi. Ajo shprehet se është qesharake fakti sesi ministrja po shërben ndaj kryeministrit Edi Rama dhe se nëse ka prova për autorët, ajo duhet të thirret urgjentisht në Prokurori. “Olta Xhaçka

“Gjatë muajit mars janë shënuar plot 243 vatra zjarri, të shpërndara gjeografikisht në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Mesatarisht, 8 vatra zjarri në ditë, edhe pse temperaturat kanë qenë nën 20 gradë, e madje në shumë prej këtyre zonave shumë më poshtë se aq. Vjet, në të njëjtën kohë ky numër ka qenë 0 edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë të ngjashme”. duhet të thirret në Prokurori. ajo ka deklaruar se ka dijeni për aktet kriminale nëpërmjet zjarrvënieve të qëllimshme. Ministrja ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për këto akte kriminale ti depozitojnë në prokurori”, u shpreh Çupi.

POLICIA

Djegia e pyjeve, nisin procedimet e para E

hëna nisi me identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të zjarrvënësve. Policia në Fier, Librazhd dhe Tropojë ka nisur procedimet e para penale. Një banor i fshatit Funares në Librazhd, kryeplaku i fshatit dhe inxhinieri i pyjores janë proceduar penalisht për djegien e një sipërfaqe kullote. Uniformat blu filluan proçedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B pasi në fshatin e Funarës, në vendin e quajtur “Bishti i Dheut” dyshohet se i ka vënë zjarrin, dhe si pasojë është djegur sipërfaqe e kosiderueshme kullotë. Gjithashtu janë proçeduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masa për parandalimin e vënies së zjarrit shtetasit F.M ( kryeplak i fshatit) dhe R.Ç, 37-vjeç (inxhinier i pyjores).

Policia e Fierit ndaloi shtetasin N.D. Ai u kap duke ndezur një zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 500 metra me shkurre e ferra duke rrezikuar edhe pyllin me pisha. Policia e Tropojës procedoi në gjendje të

lirë shtetasin Sh.B. “Procedimi ndaj tij filloi pasi, duke djegur mbeturinat në tokën e tij, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me shkurre rreth 1.5 dylim”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E martë, 2 PRILL 2019


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA

13 E martë, 2 PRILL 2019

Flet specialistja e mbrojtjes së fëmijëve në Bashkinë Tiranë, dhe publicistja, Dorina Hoxha

Problem, edukimi që bazohet mbi frikën, ashpërsia, keqtrajtimi Nga Albert Z. Zholi

N

ë Bashkinë e Tiranës po punohet sistematikisht për mbrojtjen e fëmijëve, punë e cila zë një peshë të madhe nga profesionistë apo specialiste në zbatim të interesit më të lartë të fëmijës që është siguria dhe mirëqenia e tyre. Puna e specialsitëve synon të krijojë një mjedis ku fëmijët, djemtë dhe vajzat, veçanërisht ata që janë më në nevojë, të marrin kujdesin e duhur, të mbrohen nga të gjitha format e dhunës dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në vendime që prekin jetët e tyre. Më konkretisht, Në bashkinë e Tiranës synohet për krijimin e një mjedisi pozitiv familjar dhe komunitar ku fëmijët të rriten të përkujdesur, të sigurt dhe të mbrojtur nga çdo formë dhune, abuzimi, neglizhimi apo shfrytëzimi. Kjo është tema e intervistës më specialisten e mbrojtjes së fëmijëve në Bashkinë Tiranë, dhe publicistin zj. Dorina Hoxha. Si specialiste e mbrojtjes së fëmijëve -Si në Bashkinë Tiranë, mund të na thoni cilat janë problemet e fëmijëve në përgjithësi? Po problemi më specifik? Fëmijët janë pasqyrimi i dashurisë njerëzore, ato janë reflektimi i asaj çfarë familja dhe shoqëria i ofron. Fëmijët janë si filizat që kërkojnë vëmendjen dhe përkushtimin e duhur që ato të shkojnë kah rrezeve të diellit duke e përthyer dritën e fort të saj tek brezat në vijim me durim, është një cikël jete i pashmangshëm që kërkon kontributin dhe impenjimin sa moral po aq dhe ligjor të secilit prej nesh për të përmbushur një mision njerëzorë, të mbrosh të pambrojturit. Të përmendësh terma si ‘Mbrojtja e fëmijëve’, zë një peshë të madhe që duhet ta mbash mbi supe jo vetëm si profesioniste apo specialiste në zbatim të interesit më të lartë të fëmijës, që është siguria dhe mirëqenia e tyre, por në radhë të parë si grua, prej së cilës buron kjo jetë, në radhë të dytë si prind për nga dashuria, dhembshuria dhe përkushtimi dhe në radhë të tretë si qenie humane për nga racionaliteti dhe shpirti. Një rol dhe detyrë e vështirë për të mbajtur në kontroll një mori faktorësh që e bëjnë gjithë procesin e jetës sociale një mjedis të sigurt për fëmijët që ju mungon një i tillë. Si specialiste e mbrojtjes së fëmijëve në Njësi Administrative, e prek situatën e fëmijëve në terren dhe jam pranë tyre çdo ditë për të evidentuar, raportuar, koordinuar dhe për ti dhënë zgjidhje problematikave dhe shqetësimeve të tyre. Problematikat e fëmijëve në përgjithësi lidhen ngushtësisht me problematikat familjare të tyre. Familja, prindërit janë mbrojtja, mbështetja dhe modeli i fëmijës ndaj kur ky rend nuk funksionon siç duhet pasojat i vuan fëmija. Divorci është një një ndër problematikat që shënjohet në tablonë e problemeve të fëmijëve. Mosmarrëveshjet e prindërve kur ata vendosin të ndahen, kalojnë drejtpërsëdrejti tek fëmijët duke i përdorur ata si ‘mjet’ për të shlyer inatet

dhe zemërimin, duke i mohuar njërit apo tjetrit të drejtën e prezencës së tyre në jetën e fëmijës. Një problem i rëndësishëm që prek fëmijët qëndron tek fryma edukuese me të cilin ata rriten nga familjarët e tyre, e veçanërisht edukimi që bazohet mbi frikën, ashpërsia, keqtrajtimi, Stigmatizimi, përjashtimi, dhuna, trajtimi i fëmijëve të diferencuar nga gjinia dhe sidomos heshtja dhe indiferença e një të rrituri, përpara keqtrajtimit, apo dhunës së ushtruar ndaj një fëmije. Një nga problemet e fëmijëve është të mos i plotësosh nevojën e tyre për prezencën, mbështetjen dhe sigurinë e të rriturit. Fëmijët kanë nevojë për sigurinë e të rriturit pasi ato vetë nuk dinë dhe nuk mund të marrin vendime. Problemet ekonomike të familjeve ndikojnë edhe tek problemet e fëmijëve si përshembull duke mos i plotësuar nevojat bazë jetike të tyre apo duke i detyruar fëmijët të punojnë apo edhe të lypin. Riktheksojë se problemet e fëmijëve lidhen ngushtësisht me problematikat familjare të tyre. Cila kategori e fëmijëve janë më prob-Cila lematikë? Në shoqëri problematikat sociale rrjedhin zinxhirë me njëra tjetrën, kategoritë e fëmijëve të grupeve vulnerabël janë ndër kategoritë e fëmijëve më me problematika. Vëzhgimi në terren të bën të kuptosh që nuk ka fëmijë problematikë, ka situata dhe të rritur problematike shkaqet e së cilës vijnë si pasojë e mungesës së arsimimit, mendësisë me të cilën rriten dhe më pas rrisin fëmijët e tyre. Cila është puna që bëjnë specialistët e -Cila bashkisë për minimizimin e problemeve të fëmijëve? Problemet dhe shqetësimet kanë lindur së bashku me njeriun dhe shoqërinë ndaj ato përgjatë kohërave marrin trajta të ndryshme. E rëndësishme është të duam ta bëjmë punën tonë me seriozitet, përkushtim, me frymën bashkëpunuese dhe mbi të gjitha me dashurinë për të mirën dhe zhvillimin. Të punosh për të minimizuar problemet e fëmijëve do të thotë të identifikosh, të referosh, të analizosh, të monitorosh, të vlerësosh, të menaxhosh raste, të ofrosh shërbime dhe të gjitha këto kërkojnë koordinimin e disa aktorëve dhe frymën bashkëpunuese e të qënit ‘ekip’ e të punuarit si një skuadër për një qëllim të përbashkët, ky është ndër tiparet më të mira që pasqyron Bashkia e Tiranës në çdo njësi administrative të saj. Një nga parimet themelore mbi bazën e së cilës ngrihet puna e një punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve është ‘zbatimi i interesit më të lartë të fëmijës’ dhe interesi më i lartë i fëmijës nënkupton të drejtën e fëmijës për të pasur një zhvillim të shëndetshëm fizik, mendor,moral, shpirtëror e social, si dhe për të gëzuar një jetë familjare e sociale të përshtatshme për fëmijën. Puna e një specialist për Mbrojtjen e fëmijëve ngrihet dhe bazohet mbi legjislacionin që përcakton qartësisht të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës. Një ndër më të përfolurit është edhe Ligji Nr.18/2017 “për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”. Mbrojtje e fëmijës është parandalimi dhe përgjigjja ndaj dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit të fëmijëve,

përfshirë rrëmbimin, shfrytëzimin seksual, trafikimin, punën e fëmijëve dhe praktikat e dëmshme tradicionale, si gjymtimi i organeve gjinitale dhe martesa e fëmijëve. Me kë institucion shtetëror -Me shtetëror,, ndërkombëtar apo OJF bashkëpunoni më tepër për të pasur rendimet në punën tuaj? Në bashkërendimin e punës për mbrojtjen e fëmijës një rol kyç luan përfshirja e një sër institucionesh e strukturash kryesore për nga roli dhe rëndësia e tyre. Ndaj nuk do veçoja njërin ose tjetrin sepse secili prej tyre sipas rasteve ka funksionin e tij, është si një zinxhirë hallkash që të gjitha bashkë kontribuojnë në mirëfunksionimin e një qëllimi. -Sa janë të lidhur sot fëmijët me librin dhe sa qëndron raporti libër-internet? Fatkeqësisht bota po shkon gjithnjë e më shumë drejt virtualitetit dhe raporti i fëmijëve me librin po zbehet gjithnjë e më tepë, të paktën ky është konstatimi im nga eksperienca në kontakt të vazhdueshëm me nxënës dhe fëmijët e territorit të Vaqarrit. Të kultivuarit të një biblioteke familjare mbase është tipar që ju mungon familjeve të ditëve tona. Një fakt

konstatues që fëmijët nuk lexojnë e vëren përgjatë një bisede që mund të bësh me ata dhe fjalorit të varfër që ata përdorin për të formuluar një pyetje ose për të shprehur një mendim. Virtualiteti ka përfshirë me ritme të shpejta edhe brezin më të rritur, kështu që nuk është çudi që fëmijët të jenë përdorues të mirë të aparateve elektronikë dhe virtualitetit. Keni kohë që jeni prezente në shtypin -Keni shqiptar shqiptar,, cilat janë problemet që përcillni tek lexuesi? Si qenie shpirtërore dhe sociale nuk mund të përfshihesh në diçka pa qenë e përfshirë edhe në diçka tjetër përpara saj, pra një lloj shtresëzime përjetimesh dhe përfshirjes të tipit “ shkak-pasojë’, pak a shumë edhe unë nuk mund të isha prezente në shtypin shqiptarë pa u ndikuar nga problematikat sociale që më ka lidhur puna ime si specialist për mbrojtjen e fëmijëve, kontakti me njerëzit e thjeshtë të së përditshmes, ballafaqimi me të vërtetat lakuriqe, pa kostumin e nëpunësit, përfshirja emocionale në ngjarje të tilla ka zgjuar tek unë Çudinë për të pyetur veten dhe botën përreth për fenemone si dashuria, vdekja, vrasja, dhuna, përjashtimi, familja dhe prindërimi, reflektimi për shpresën dhe vetminë. mendoni se gazetaria ka impakt tek -mendoni qytetarët për qarjen apo dhe sensibilizimin qytetarëve? Gazetaria është një dritare ku pasqyrohen qasje dhe ide prej edhe nga ku mund të marrësh informacion, por jo gjithnjë mund të jetë i besueshëm dhe fatkeqësisht gazetaria shqiptare së fundmi po funksionon si një Pazar ku tregtohen

burime jo të sakta informacioni, formate të kopjuara shoë talk dhe qasje të standartizuar. Në tërësi gazetari është një pushtet i fuqishëm për të pasur influencë por që për fatin e keq është në duart e një pakice njerëzish të pasur të cilët vendosin në mënyrë jo arbritare të ngrenë një imazh televiziv. Virtualiteti po sfidon medien dhe nuk është larg dita kur nuk do të ketë më gazeta apo revista të printuara. Kohët e fundit keni botuar një libër -Kohët publicistik me një titull intrigues, “Çorodia”çfarë ka si subjekt libri dhe pse ky titull? Libri erdhi si një përpjekje disavjeçare në fushën e publicistikës. Dita ditës vëreja se titujt e shkrimeve po shtoheshin dhe më duhej të shpenzoja kohë ti kërkoja e ti rikujtoja deri sa u binda që të gjitha publikimet e mija të mos i kisha të shpërndara nëpër gazeta, revista apo ëebe lajmesh por në një përmbledhje prej 60 shkrimesh. Titulli ishte një ndër faktorët që më ka marrë shumë kohë duke e diskutuar me miq profesionistë, ka pasur disa versione të ndryshme nga sugjerimet e tyre si përshembull “100 Vramendje” apo “Katastrofat e Mendjes” por përgjatë hulmutimit hasa fjalën “Çorodia” dhe vendosa ta quaj kështu. ” Çorodia” për mua do të thotë përjetim, kohë, zhgënjim, lumturi, dhimbje dhimbje,, orë pa gjumë, ankth, pasiguri por mbi të gjitha vullnet për ti dhënë botës një pikëpamje më shumë rreth saj. Shkrimet e përzgjedhura kanë të përbashkët reflektimin mbi katastrofat që mendja është e aftë të prodhojë në ditët me diell. Çorodia lind nga bashkëveprimi i dy forcave të kundërta brenda nesh, lind në hapësirën e zbrazët që lidh dy boshtet tona të vetvetes, të mirën dhe të keqen. Çorodia ngre krye atëherë kur dashuria nuk është e mjaftueshme dhe besimi është një çështje zgjedhjeje dhe jo zgjidhjeje. Çorodia është vvetja etja jonë e mohuar mohuar,, dëshirat tona të parealizuara, çorodia është aty ku përjetohet përjashtimi dhe përçmimi social. Titulli i librit përfshin pikëpyetje që njeriu i shekullit ia drejton vetes dhe shoqërisë. Çorodia është një shqetësim që e ngre njeriun në një nivel tjetër të kërkimit të pritshmëriv pritshmërivee, gjatë së cilës duhet të kemi të qartë frazën siç thotë Mevlana Xhelaleddin Rumi në serinë e tij të Poemës Mistike Mesnevi, se “ Nëse ti zë një punë seriozisht, e meta e saj mbetet për ty e fshehtë…” I fshehtë është ai shteg drejt së cilit ne mund të shkojmë edhe nëpërmjet rrugës së gabuar por duke pa-

sur idenë e rrugës së drejtë. E njëjta gjë ndodh edhe në jetën e përditshme të shqiptarëve, shkohet ndonjëherë drejt së panjohurës me mendimin se po shkojmë në drejtimin e duhur dhe çorodia jonë ngre krye vetëm atëherë kur ndodhin dramat sociale dhe atëherë kur ndodhemi përball vetes duke u vetpyetur: “ Çfarë bëre”? Çorodia për mua lind vetëm atëherë kur mendja është e aftë të kërkojë vetgjygjësi unit të saj, jo duke e urryer atë, por duke reflektuar dhe duke u penduar penduar,, sepse çorodia është edhe një formë pendimi. Mendoni se libri publicistik sot është -Mendoni më i kërkuar? Publicistika është një zhanër që kërkon impenjim, profesionalitet, imagjinatë, por mbi të gjitha ta shohësh botën dhe realitetin përtej asaj që duket dhe që vetëm mund të ndjehet. Mendoj se kush dëshiron të lexojë do jetë gjithnjë në kërkim të librit të radhës të çfarëdo zhanri qoftë nisur edhe nga situata e tij e prespektivës. Në përgjithësi cilat janë shijet tuaja në -Në gjinitë e letërsisë, romani, tregimi, novela apo poezia? Unë e dua librin dhe leximin, e dua aromën që shënjon koha mbi fletët e verdha të cilët dëshmojnë për dimensionin e kohës që lë vulën tek përjetimet tona dhe ne krejt të pafuqishëm njësoj si fletët e zhubrosur të një libri gjysëm shekullorë, riprodhojmë vetvete. Përgjatë viteve të gjimnazit kam lexuar pothuajse të gjitha kryeveprat e autorëve më të njohur botëror dhe që nuk më vjen turp ta pranoj që kam qarë pasi kam përfunduar së lexuari librin e Viktor Hygosë “Njeriu që Qesh” dhe për kryeveprën e G.G. Marquez” Dashuri në Kohërat e Kolerës”… Me përfundimin e studimeve në Shkencat Sociale dhe thellimin tek veprat filozofike, qasja ime për të lexuar filloj ti filtrojë titujt e librave poetikë, tregime, novela etj dhe të fokusohesha tek librat me karakter studimorë dhe didaktik. Ndonjëherë kur kjo qasje selektive nuk më ngroh shpirtërisht i kthehem sa herë letërsisë dhe romaneve për të rigjetur ‘emocionin e fjalës’ që logjika e përjashton në të shumtën e rasteve, sepse ajo është e ftohtë dhe pendante. Vlen të përmend rastin e fundit kur u riktheva të lexoja autoren e preferuara Elsta Triolet,” Trëndafil me Kredi”. Leximi është si aroma dehëse e një trëndafili që për ta shijuar duhet ta nuhasësh disa herë derisa të kuptosh që gjembat mbeten vetëm në mendjen e atij që nuk guxon dhe duron.


AKTUALITET

14

E martë, 2 PRILL 2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale: Agjensia e Mbrojtjes së Fëmijëve, ka identifikuar 349 raste të fëmijëve në situatë rruge dhe shfrytëzim ekonomik ‘’Në mbështetje të Agjendës për të Drejtat e Fëmijëve janë hartuar dhe janë në proces konsultimi Plani për Sigurinë online të fëmijëve dhe Plani për indentifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge dhe shfrytëzim ekonomik. Vendimi i Këshillit të Ministrave ‘’Për procedurat për identifikimin, ndihmën e menjëherëshme dhe referimin e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht’’, tashmë ka nisur të zbatohet dhe është në procedurë për miratim vendimi “Për sigurinë online të fëmijëve’’. Këtë deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë raportimit në grupin parlamentar ‘’Miqtë e Fëmijëve’’, seancë e cila i paraprin Raportit të 5-të drejtuar Komitetit të Kombeve të Bashkuara të Ekspertëve për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë. Ministrja deklaroi se 12 raste të prindërve që kanë shfrytëzuar ekonomikisht fëmijët janë dërguar për procedim penal. ‘’Agjens i a e M b r o j t j e s s ë Fëmijve ka identifikuar 349 raste të fëmijve në situatë rruge dhe shfrytëzim ekonomik, 286 prej tyre janë në ndjekje të vazhdueshme. Gjatë trajtimit të rasteve janë dërguar 12 raste të prindërve për procedim penal’’, tha Manastirliu. Duke theksuar të dhënat e studimit të fundit demografik dhe shëndetësor të vitit 2018, Manastirliu tha se ka një përmirësim të dukshëm të indikatorëve që lidhen me shëndetin e fëmijëve. ‘’Studimi ADHS 2018 tregon për përrmirësim të gjendjes nutricionale të fëmijëve 0-5 vjeç. Aktualisht vetëm 11% e fëmijëve janë të shkurtër për moshën (stunting) krahasuar

Manastirliu: Gati vendimi për sigurinë online të fëmijëve LIGJI I RI ‘’Ligji i ri ‘’Për Shërbimet e Kujdesit Social në Republikën e Shqipërisë’’ rregullon shërbimet e kujdesit shoqëror edhe për fëmijët në nevojë për tu mbështetur me shërbime, duke nxitur mirëqenien dhe përfshirjen sociale të personave në nevojë dhe familjeve të tyre në kujdesin shoqëror’’.

PROCEDIM PENAL me 19% që raportohej në ADHS 2008. Vetëm 2% janë të dobët për gjatësinë e tyre krahasuar me 9% që raportohej në 2008. Gjithashtu, ka përmirësimie në numrin e femijve qe janë mbipeshë dhe nënpeshe. Ka një rënie me 8% te fëmijëve mbipeshë dhe një rënie me 3% të fëmijëve që janë nënpeshë’’, tha gjatë raportimit Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh gjatë raportimit se: ‘’Ligji i ri ‘’Për

Shërbimet e Kujdesit Social në Republikën e Shqipërisë’’ rregullon shërbimet e kujdesit shoqëror edhe për fëmijët në nevojë për tu mbështetur me shërbime, duke nxitur mirëqenien dhe përfshirjen sociale të personave në nevojë dhe familjeve të tyre në kujdesin shoqëror’’. Gjatë takimit u diskutua mbi masat e marra dhe sfidat për më shumë mbrojtje dhe siguri në interesin më të lartë të fëmijëve, në kuadër të Raportit të 5-të që do t’i

drejtohet Komitetit të Kombeve të Bashkuara të Ekspertëve për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, tha se fëmijët shqiptarë duhet të gëzojnë të drejtat, të sanksionuara në Konventën e Gjenevës nga OKB. Ruçi tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për fëmijët, të harmonizohet teknologjia moderne me jetën e përditshme. Ai shtoi se fëmijët duhet të shkollohen, si dhe të rrinë larg krimit, drogat dhe të tjera metoda të jashtëligjshme.

INSPEKTIMI

Qendër e re në Tufinë, Manastirliu: Shërbim cilësor M

bi 4 mijë banorët e Tufinës, në periferi të Tiranës marrin sot shërbim me standarde, falë investimit për rehabilitimin e plotë të pikës së ambulancës Tufinë, të qendrës shëndetësore Dajt. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimin e kryer në kujdesin parësor të kësaj zone periferike, në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). “Programi ynë i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore po vijon në çdo komunitet, qendër dhe periferi, për të ofruar një standard të ri shërbimi në kujdesin parësor, edhe në bashkëpunim dhe me partnerët tanë, siç është rasti i ambulancës së Tufinës. Pjesë e këtij programi janë 100 qendra shëndetësore që do të

rehabilitohen këtë vit”, tha Manastirliu. Gjatë inspektimit në ambulancën e rehabilituar, Manastirliu tha se bashkëpunimi

me Agjencinë Turke do të vijojë me autoambulancat që do të përmirësojnë shërbimin e urgjencës. “Vijojmë jo vetëm

investimin në infrastrukturë, por me Agjencinë Turke për Bashkëpunim, së shpejti pesë autoambulanca moderne do t’i shtohen shërbimit të urgjencës”,tha Manastirliu. Ambulanca Tufinë është një nga 7 pikat e ambulancave të Qendrës Shëndetësore Dajt, duke mbuluar me shërbim shëndetësor tashmë me një standard të ri, banorët e katër fshatrave: Tufinë, Tujan, Brrarë, Ferraj. 320 mijë banorë të Tiranës dhe rrethinave kanë përfituar shërbime më cilësore, me rehabilitimin e 17 qendrave shëndetësore të cilat janë përfshirë deri tani në programin e rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore, nga të cilat 15 kanë përfunduar dhe brenda muajit Maj përfundon edhe rikonstruksioni i dy qendrave shëndetësore Vorë dhe Sauk.

‘’Agjensia e Mbrojtjes së Fëmijve ka identifikuar 349 raste të fëmijve në situatë rruge dhe shfrytëzim ekonomik, 286 prej tyre janë në ndjekje të vazhdueshme. Gjatë trajtimit të rasteve janë dërguar 12 raste të prindërve për procedim penal’’, tha Manastirliu. KORÇË

11 persona të prekur nga fruthi Situata e fruthit në qytetin e Korçës sa vjen e rëndohet. Të paktën 5 persona të tjerë rezultojnë të jenë prekur së fundi nga virusi vdekjeprurës, pas zbulimit së Bulgarecit, si vatër e kësaj sëmundjeje në qytetin juglindor. Të prekurit e fundit janë që të gjithë të grupmoshave 19 deri 29 vjeç, apo të lindur mes viteve 1980-’90, të cilëve prej kohësh iu është bërë thirrje të rivaksinohen për fruthin. Gjithsej në Korçë janë prekur 11 vetë në tri ditët e fundit, dy prej të cilëve janë foshnje nën 1 vjeç, që janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për kurim më të specializuar.


AKTUALITET

15

E martë, 2 PRILL 2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj prezantoi Prefektin e ri Valdrin Pjetri

E

kzekutimi i dy vëllezërve Bilali në Shkodër, për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi është më tepër se një ngjarje e rëndë por ajo tha publikisht se ndihet e kërcënuar nga krimi. Ngjarjet kriminale në kryeqytetin verior u bënë objekt debati mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Gjatë prezantimit të prefektit të qytetit Valdrin Pjetri, ata deklaruan se krimi në këtë zonë është i egër dhe se duhet bashkëpunim i ngushtë për të dalë nga kjo situatë. Ajo afroi bashkëpunimin që bashkë me policinë dhe qytetarët të luftojnë krimin por tha se krimi ka marrë zemër për shkak se nuk është parandaluar. “Kemi pasur goditje të forta të sigurisë në Shkodër, si pasojë e forcës së krimit në një qytet që njihet për kulturë dhe traditë. Për fat të keq është goditur nga krimi i akumuluar ndër vite, por besoj se drejtori i ri i Policisë, së bashku me stafin e ri dhe përforcimin nga Ministria e Brendshme, do të bëjë që niveli i sigurisë të kthehet në normalitet”, tha ministri Lleshaj. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bëhen palë me policinë për denoncimin e grupeve kriminale, për të rivendosur kështu qetësinë dhe harmoninë, e për të përmirësuar jetën e qytetarëve shkodranë. Lleshaj është kundërshtuar ashpër nga Ademi. “Nuk duhet të mjaftohemi me thënien se kjo apo ajo vrasje është larje hesapesh, siç bëtë ju një ditë më parë. Këtu duhet ndërhyrja e shtetit për të përmirësuar situatën në Shkodër. Asgjë nuk

Vrasjet në Shkodër, Ademi debat me Lleshajn: Ndihem e kërcënuar

është si më parë në këtë qytet, nga ku njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë për shkak të frikës”, tha Ademi. Për ministrin Lleshaj, situata në Shkodër nuk është edhe aq problematike, pavarësisht se ai qytet gjeneron 20 për qind të krimit në shkallë vendi. Ademi kërkoi nga ana e saj shkarkimin e ministrit dhe kryepolicit, Ardi Veliu. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj prezantoi Prefektin e ri të Qarkut Shkodër Valdrin Pjetri. Ky post

GJYQI

Vrasja e Marvit, Bitraj pranon krimin

Është mbyllur shqyrtimi gjyqësor për 4 të pandehurit, për vrasjen e Marvi Mihalit, verën e vitit 2017 nga Gjykata e Tiranës. Mbrojtja e të pandehurve, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla, kërkuan pafajësi për akuzat e ngritura gjatë seancës, ndërsa mbrojtja e Dejvis Bitrajt, kërkoi ndryshimin e veprës penale, duke pranuar vrasjen por të kryer përtej kufijve të mbrojtjes. Nga ana tjetër gjykata shtyu seancën dhe pritet që vendimi përfundimtar të jepet në 11 prill, ora 12:00. Kujtojmë se Marvi Mihali u vra para dy vitesh, vrasje e cilësuar për një karikues, ku sipas hetimeve viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme. Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja por sipas të arrestuarve, edhe aty Mihali i ka ofenduar. Fllimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë Mihalin duke e lënë të vdekur.

më parë mbahej nga Çesk Milja. Debati Ademi: Siguria është çështja numër 1 që duhet trajtuar. Njerëzit në Shkodër janë bashkëpunues dhe e duan shumë vendin. Padiskutim dhe do të kenë bashkëpunimin me pushtetin vendor sidomos duhet të krijojmë besimin tek njerëzit që ne të funksionojmë siç duhet ndryshe kjo nuk do i shërbejë askujt, do na bëjë të ikim të gjithë një orë e më parë.

Lleshaj: Kemi situatë që meriton vlerësim dhe kemi bërë ndërhyrje dhe do të vazhdojmë të bëjmë ndërhyrje të forta në Shkodrër sepse Shkodra na gjeneron një pjesë të madhe të krimit në Shqipëri. 20% e vrasjeve në shkallë vendi i prodhon vetëm Shkodra si qytet. Ky është paradoks i papranueshëm për ne si qeveri si qytetar si Shkodër. Hajde të bëhemi bashkë përballë krimit. Krimi nuk është i atyre përmasave sa mund të

na shkaktojë frikë. Absolutisht, asnjë frikë. Ademi: E keni shumë gabim. Sapo ka nisur. E keni shumë gabim. Lleshaj: E rëndësishme është që të bashkojmë forcat. Ditën që ndodhi vrasja në Shkodër u parandalua një krim në Lezhë. Përveç policisë duhet të mobilizojmë qytetarët që të bëhen palë. Në këtë kuptim jemi shumë herë më të fortë. Ne do të fuqizojmë kapacitetet tona të policisë në Shkodër. Jo më kot kam ftuar drejtorët e Drejtorive fqinje të Kukësit dhe Lezhës se do të mobilizojmë dhe burime nga këto me qëllim që siguria në Shkodër të rrijë në nivele optimale. Nëse ndjen frikë kryetarja e bashkisë Kemi një problem të madh Ademi: Fola për vetë kur nis tek unë mendoni të tjerët. Lleshaj: Do e zgjidhim sesbën. Padër Fishta ka thënë nj shprehje: “Zoti ka me rujt Shqipninë, për inat të djallit e shqiptarëve”. Ne kemi për ta vendosur sigurinë në Shkodër sesbën dhe për këtë nuk ka asnjë opsion dhe asnjë alternativë. Shkodra ka përballur rrezike shumë herë më të mëdhaja sesa dy-tre kriminelë, të qartur, të verbër që u ka marrë Zoti mendtë dhe vrasin njëri tjetrin për fatin tonë të keq dhe për turpin tonë. Unë jam i angazhuar që të bëhet gjithçka që në këtë qytet të kthehet ai dinjitet që meriton qyteti.

SHKODËR

Vrasjet, shkarkohet shefi i komisariatit P

as vrasjeve të ditëve të fundit, shefi i Komisariatit të Shkodrës, Vasil Çela është shkarkuar nga detyra. Burime bëjnë të ditur se Vasil Çela është zëvendësuar nga Lorenc Meta, i cili do të jetë nga sot shefi i Komisaritit të Shkodrës. Tre ditë më parë u shkarkua edhe drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj. Lleshaj tha se ndryshimet në policinë e Shkodrës vijonë për t’i dhënë një impuls të ri punës dhe për të goditur përfundimisht krimin në Shkodër. Ngjarjet kriminale në Shkodër: 13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës. Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla. 18 qershor, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar

i një servisi. 15 korrik, vriten në një atentat në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të. 8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale. 1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kaloronte bashkë me

Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën. 14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut. 20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura. 30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali.


AKTUALITET KORRIGJIMI I KUFIJVE

I

ftuar në “A Show”, në News24 deputeti i Parlamentit të Kosovës DautHaradinaj, njëherësh vëllai i kryeministrit të Kosovës, RamushHaradinaj solli një panoramë të gjerë të zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri. Ai komentoi aleancat brenda partive në Kosovë, e deri tek ministri në detyrë i qeverisë së Ramës, Gent Cakaj. Kyi fundit, tha deputeti i Kosovës, duhet t’i vërë fre gojës kur flet për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi. Të duket RamushHaradinaj kryeministër i fuqishëm? Mendoj se disa vendime të ndërmarra gjatë këtyre 18 muajve të qeverisjes kanë qenë të rëndësishme. Krijimi i Ushtrisë, Trepça, paraardhësit e tij nuk i kanë bërë. Ka patur sfida e probleme, kam edhe unë kritika që disa gjëra duhet t’i bënte më mirë. Mendoj se Ramushi është i suksesshëm në këto rrethana që jemi në Kosovë. Vuani nga aleanca me PDK, a qëndrojnë bashkë dy grupime që urrejnë njëra-tjetrën? Nuk është urrejtje, duke parë përgjegjësitë që ne kemi vazhduar, kemi patur dallim substancial nga PDK. Jemi nis bashkarisht, nuk jemi pajtuar, kemi patur divergjenca, dallime të mëdha. Kohët e fundit, këto 18 muaj, koalicionet politike jo gjithmonë janë parimore. Si subjekt politik jemi pajtuar me qenë bashkë dhe siç duket nuk kemi gabuar. Partia e Kurtit, nga pikëpamja e pragmatizmit, e sheh të mundur një aleancë dhe çfarë ndjesie ke? Kishim një aleancë, bashkëpunim opozitar, ndër më të mirët. Unë e kam mik Kurtin e vlerësoj

16

E martë, 2 PRILL 2019

Daut Haradinaj: Cakaj “t’i vërë fre gojës”

shumë. AAK po merr një rritje, mbështetje, nuk e pamundëson bashkëpunimin, s’kemi armiqësi mes subjekteve politike por dallime që nuk pajtohemi. Në fund të ditës jemi shqiptarë të Kosovës, mund të gjejmë gjuhë bashkëpunimi. Nuk më çudit që nesër të jemi me partinë e Kurtit. E folura parlamentare, gjuha në Parlamentin e Shqipërisë, a mendoni që ka mbërritur në Kosovë? Ne mundohemi me u kursy, ne kemi patur gaz, fillikaça, s’kemi patur pistoleta, s’dua të ketë as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Duhet me pasë respekt reciprok. Fyerjet ndodhin vetëm në Parlament, më pas i sheh bashkë duke pirë kafe. Lufta në Kosovë, e ke frikë Gjykatën Speciale? Jo, nuk e kam frikë, por ka qenë padrejtësi ndaj Kosovës.

Kemi patur 29 raste në Kosovë që kanë kaluar këto procese, përfshirë Ramushin 2 herë. Është padrejtësi që iu bë Kosovës, jo luftës. E keqja e dytë është se do të gjykohet etnikisht. S’ka patur ndonjëherë gjykatë etnike, drejtësia duhet të vlejë për të gjithë. Kemi humbur shumë njerëz, por kemi luftuar dhe jemi krenarë për atë që kemi arritur për Kosovën. A e mbështet kryeministrin për taksën me Serbinë? E mbështes 100%. Politika në Shqipëri nuk e ka kuptuar mirë taksën, kemi vite që negociojmë me Serbinë. Kemi 18 marrëveshje, prej të cilave asnjë nuk implementimet në Serbi. Nuk respektohen taksat, diplomat universitare, torturohen qytetarët tanë. Anëtarësimi në Interpol, Serbia

GREQI

VLORË

Orët e panikut nga tritoli

Për më shumë se 4 orë mbrëmjen e së dielës, banorët e lagjes “10 korriku” në Vlorë përjetuan panik, pasi në rrugën kryesore u konstatua një sasi lënde plasëse e aktivizuar, e madje e lidhur me një aparat telefoni celular. Pakoja u vu re nga kalimtarët, që lajmëruan më pas forcat e policisë. Ekipet xheniere mbërritën vonë, e pas bllokimit të valëve të telefonisë së lëvizshme, kanë mundur të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të lëndës shpërthyese të tipit tritol. Një segment prej rreth 500 metrash i rrugës u bllokua për qarkullimin e automjeteve. Dyshimet paraprake janë se lënda eksplozive mund të ketë rënë nga ndonjë automjet në lëvizje por deri më tani nuk ka të dhëna konkrete. Një ekip hetimor vijon punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ende nuk dihen personat që kanë pasur këtë sasi lëndë plasëse me vete, sikurse mbetet enigmë edhe objektivi. Megjithatë, bëhet e ditur se policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, për të identifikuar se nga cili mjet mund të ketë rënë pakoja me lëndën e dyshimtë.

ishte e pakompromistë ndaj Kosovës, nuk kishim rrugë tjetër. Serbinë duhet me e prekë në kuletë, është reciprocitet mes dy vendeve, ne po kërkojmë të drejta të barabarta. Nëse Serbia do të tregohet superiore, ne kemi instrumentet tona. Derisa s’ka njohje reciproke, kjo taksë nuk duhet të hiqet. Trepça, a i ka kaluar 100% Kosovës? Trepça ka qenë arenë dyluftimi, tani është mekanizëm 100% i qeverisë së Kosovës, është ndërmarrje shtetërore. Potenciali i Trepçës për të shpëtuar Kosovën është shumë i madh dhe resurset janë pasuri e Kosovës me ligj, të miratuara në Kuvend e të nënshkruara nga Thaçi. 78% e objekteve të Kosovës është e palegalizuar. Nga Shqipëria nuk po marrim

shembullin, po marrim modelin e mirë të Kroacisë. Kosova ndryshe nga Shqipëria nuk e ka patur problemin e pronës. A ka besim Ramushi te kryeministri Rama? S’kemi zgjidhje tjetër duhet të kemi besim, presim më shumë nga Rama, presim më të mira nga kryeministri i Shqipërisë. Kemi shumë gjëra të përbashkëta mes dy vendeve që duhet t’i bëjmë më mirë, lëvizja e lirë e mallrave, importin e përbashkët, pikat doganore. Duhet të bëhet më shumë për ekonominë mes dy vendeve. Integrimi. Posti i Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme…? Cakaj djalë i ri, ambicioz, i përgatitur, nuk është djalë i keq. Gent Cakaj duhet t’i vërë fre gojës, nuk ka mandat ai për të folur për territoret e Kosovës, si ndërrohen, ato mbrohen me gjak. Ministrat shkojnë e vijnë, mua personalisht Cakaj më ka thënë që në vetëdije ai nuk ka thënë që Kosova është e gatshme për korrigjim të kufijve. Kush e njeh historinë, për kufijtë janë derdhur gjak. Të ka shkuar mendja të bëhesh kryeministër i Kosovës? Jo, familjarisht s’kemi të kaluar me angazhim politik, rasti i parë ka qenë i Ramushit. Ndonjëherë ndodhin edhe aksidentalisht por fatmirësisht në të mirë të vendit. Personalisht nuk e shoh veten në këtë fushë. Situata politike në Shqipëri…? Atë që ka bërë Shqipëria për Kosovën, ne nuk mund të ua kthejmë asnjëherë. Shqipëria ka ndryshuar shumë. E ka perspektivën, jam optimist për çeljen e negociatave për Shqipërinë në qershor. Keni proces zgjedhor, ne do ta respektojmë kë zgjedh Shqipëria, ne do të jemi korrekt.

V

rasja e të dënuarit shqiptar Arbër Bako në qeli ka shkaktuar reagime të forta në Greqi. Ministria e Drejtësia tha se po pastron burgjet nga mafia shqiptare, ndërsa Sindikata e Policisë së Burgjeve thotë se pamjet e transmetuara janë të denja për vende si Venezuela apo Brazili. Nga ana tjetër opozita helene e quajti vrasjen një trup për qeverinë. Nga Athina zyrtare vijnë reagime të ashpra në lidhje me vrasjen e të dënuarit shqiptar Arbër Bako, i njohur edhe me emrin Albert brenda qelive të burgut Koridhalos, më i madhi dhe me kushtet më të larta të sigurisë së shtetit fqinj. Ministria e Drejtësisë reagoi e zemëruar duke thënë se publikimi i videos është një përpjekje “për të krijuar përshtypje të gabuar” dhe për “të mashtruar opinionin publik” në lidhje me gjendjen e sigurisë në burgje. Një deklaratë e lëshuar të dielën thekson ndër

Vrasja e Bakos, larje hesapesh mes bandave

të tjera se pas vrasjes së Bakos ka filluar punën për “pastrimin e burgjeve nga mafia shqiptare”. Ministria gjithashtu tha se vrasja e shqiptarit është nën hetim. Reagime ka dhe nga opozita. Zv/sekretari i Demokracisë së Re, Kostas Karagounis, tha se

në qeverisjen e SYRIZA-s, është normale që të burgosurit të vriten. Raportimet e medieve helene flasin për larje hesapesh mes grupeve shqiptare. Arbër Bako u vra më 14 janar 2019. Ai humbi jetën pasi u qëllua 17 herë me thikë në qafë dhe në gjoks.


FORUM

17 E martë, 2 PRILL 2019

Partia e presidentit turk ka humbur kontrollin e kryeqytetit, Stambollit dhe Izmirit, në atë që përbën goditjen më të fortë ndaj pushtetit të tij në 16 vitet e fundit

Stambolli ndëshkon Erdoganin

K

ur janë numëruar 99.81 për qind e qendrave të votimit në mbarë Turqinë, e cila zhvilloi një ditë më parë zgjedhjet lokale, partia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka humbur kontrollin e kryeqytetit, Stambollit dhe Izmirit, në atë që përbën goditjen më të fortë ndaj pushtetit të tij në 16 vitet e fundit. Një gazetar i shquar turk, Rusen Çakir tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte "po aq historik sa ai i vitit 1994", duke iu

referuar kështu vitit kur Erdogani u zgjodh kryebashkiak i Stambollit. Është pikërisht qyteti me popullsinë më të madhe në Turqi, ai që shtrihet njëkohësisht në dy kontinente, Europë e Azi, kryeqendra e tregtisë detare e jo vetëm, ai që bie pas kryeqytetit Ankara dhe qytetit të tretë më të madh, Izmir. Stambolli shërbeu dikur si trampolinë për ta ngjitur drejt politikës, pa e ditur se kryebashkiaku i atëhershëm do të kthehej në figurën më të rëndësishme që do të

OPINION Nga Arikan Erkan

S

i refren e ka përsëritur presidenti Recep Tayyip Erdogan një fjali gjatë daljeve në fushatën zgjedhore: Nëse AKP humb në qytetet kryesore, kjo do të sillte kaos në vend. Pas zgjedhjeve lokale në Turqi, duket se bëhet fjalë për më shumë se kaq: Bëhet fjalë për mbijetesën politike të presiden-

tit turk! Sepse këto votime ishin një nga dështimet më të mëdha të presidentit të mësuar prej kohësh me suksesin. AKP humbi në qytete të rëndësishme. Që në natën e të dielës zgjedhore po qartësohej, se postet e kryetarëve të bashkive të qyteteve bregdetare, Izmir, Aydin, Antalya, Adana dhe Mersin do t’i kalonin partisë opoziatre demokratike, CHP. Por pas kësaj erdhi edhe një goditje tjetër për Erdoganin: Pas 25 vitesh të sundimit konservator islam në Ankara shenjohet papritur ndryshimi. Postin e kryetarit të bashkisë do ta marrë për 5 vitet e ardhshme sfiduesi republikan, Mansur Yavas. Kritikët thonë, se Erdogan nuk ia ka dalë t’i

manipulojë në atë mënyrë që AKP ta mbante Ankaranë. “Nuk do të flemë në 48 orët e ardhshme” Me interes pritet Stambolli: E gjithë Turqia ndiqte betejën kokë më kokë të kandidatëve të CHP-së dhe AKP-së. Por papritur gjithçka u mbyll, komisioni zgjedhor nuk dha më rezultate. Kur ish-kryeministri turk,

dominonte pushtetin në 16 vite, derisa u bë edhe president me fuqi të shtuara ekzekutive, pas referendumit të një viti më parë. Erdogan e dha që mbrëmjen e së dielës një sinjal disfate, edhe pse i konteston këto zgjedhje, për shkak të diferencave të vogla. "Edhe nëse kemi pasur ndonjë mangësi, është detyra jonë ta korrigjojmë atë", do të shprehej ai në një dalje publike përpara mbështetësve të vet në Ankara mbrëmë. E vetëm pak më vonë do të shtangte edhe besnikët më

të mëdhenj, që kishin dalë madje të festonin rrugëve të Stambollit. "AKP-ja mund të ketë humbur edhe kontrollin e Stambollit", do të paralajmëronte ai. Entuziast u shpreh lideri i

opozitës. "Njerëzit kanë votuar në favor të demokracisë. Ata kanë zgjedhur demokracinë mbi gjithçka", është shprehur udhëheqësi i CHP-së në opozitë, Kemal Kiliçdaroglu.

Fillimi i fundit të epokës Erdogan? Binali Yildirim pohoi fitoren në mesnatë, e pastaj nuk doli më publikisht, shumë turq filluan të dyshojnë. Shpejt u përhapën zëra, se janë manipuluar votat për Stambollin, për të arritur një fitore të AKP-së. “Ne nuk do të flemë në 48 orët e ardhshme”, bëri të ditur kreu i CHPsë, Kilicdaroglu në një konferencë për shtyp. Tani ekziston frika, që fitorja e kandidatit të CHP, Ekrem Imamoglu në Stamboll ndoshta i ka ikur nga dora e partisë CHP për shkak të manipulimit. Një sinjal për këtë mund të jetë edhe bllokimi i publikimit të rezultateve nga Komisioni i Lartë Zgjedhor për Stambollin. Por nuk e pengoi kreun e CHPsë të pohonte në një konferencë për shtyp në orët e mëngjesit, se shumica e votave të numëruara janë për Imamoglu. E sigurtë duket se nëse vërtet Stambolli i

kalon AKP-së, mund të përballemi me protesta, përleshje në rrugë deri edhe mësymjen e pallatit presicencial, gjithçka është e mundur, thonë vëzhguesit në terren. Ata pohuan se zgjedhjet nuk janë zhvilluar të lira, pohim i mbështetur edhe nga vëzhgues zgjedhorë të pavarur nga Europa. Presidenti i jep fund krizës ekonomike Megjithatë CHP megjithë sukseset nuk duhet të gëzohet kaq herët: Erdogani nuk do të lerë gjë pa bërë, që të pengojë kryebashkiakët e rinj. Edhe pse ai tani paraqitet reflektues dhe pohon, se qeveria do të mësojë nga gabimet e bëra, nuk dihet se cili do të jetë hapi tjetër i Erdoganit. Opozita ka frikë se sidomos në Lindje dhe Juglindje të Anadollit, aty ku partia prokurde, HDP fitoi shumë komuna, mund të

ndodhë që ato të vendosen në administrim të detyruar me njerëz të AKP-së. Një mjet i përdorur nga Erdogani në të shkuarën për t’ua mbyllur gojën politikanëve të padashur për të. Po ashtu javën e kaluar presidenti Erdogan bëri të ditur, se kriza ekonomike merr fund më 1 Prill. Ekspertë të bursës menduan një shaka të 1 prillit të bërë para kohe: Nëse Erdogani i zgjidhka kaq shpejt problemet ekonomike, pse pret atëherë zgjedhjet lokale? Edhe sa kohë do të qëndrojë Erdogan në pallat? Një nga pyetjet më të rëndësishme pas kësaj shuplake zgjedhore për Erdoganin është, nëse ai do të qëndrojë në pallatin presidencial deri në fund të mandatit. Sepse edhe varianti tjetër është i mundur, që ai të përcaktojë një pasues që para fundit të mandatit të tij. I mundur është po ashtu edhe krijimi i një lëvizjeje të re konservatore-islamike. Prej kohësh flitet, edhe në radhët e politikanëve të moderuar, se ish-bashkëudhëtarë të Erdoganit duan të krijojnë një parti të re. Nëse ata e ndërmarrin këtë hap është e mundur, që deputetë të AKP-së i refuzojnë Erdoganit rreshtimin krah tij, dhe kalojnë tek lëvizja e re - një praktikë e njohur mes politikanëve në Turqi. Rezultati më vendimtar i këtyre zgjedhjeve megjithatë është: Presidenti Erdogan nuk u forcua në fund të tyre, përkundrazi: Imazhi tij brenda Turqisë, e sidomos brenda përkrahësve të tij ka pësuar goditje të fortë. DW


FORUM ANALIZË Nga Kolonel Hysni Gjergji

I

nstitutet e vlerësimeve të kërcënimeve globale nga ekspertë të NATO, për vitin 2018 në mënyrë simbolike u quajtën kërcënimët 3R duke patur parasysh Rusinë, Radikalizmin dhe Refugjatët si fenomene. Për gjatë gjithë vitit 2018 Aleanca e Atllantikut të veriut është përballur me këto rreziqe në vecanti ose të ndërthurura bashkë në disa vatra të nxehta të globit. Viti 2019 ka sjellë në vëmendje të institucioneve të sigurisë disa fenomene dhe rreziqe të reja. Drejtori i Inteligjencës kombëtare të SHBA, Dan Coats, më 29 Janar të këtij viti përshkroi sfidat me të cilat përballet SHBA por edhe gjithë globi, në këtë fillim viti si një “përzierje toksike e katër të mëdhenjve” -duke patur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani si aktorë shtetrorë. Gjithashtu edhe aktorë jo-shtetërorë si shteti islamik, ndryshime klimatike , migrimi etj . Dan Coats së bashku me drejtuesit e pesë agjencive të tjera të inteligjencës, dha vlerësim të zymtë për nivelin e sigurisë, në raportin vjetor të kërcënimeve në mbarë botën për ligjvënësit në Komisionin e Inteligjencës të Senatit Amerikan. Gjithnjë e më shumë është pwr institucionet e sigurise, eshte një sfidë për të caktuar kërcënimin real, pasi ballafaqohemi me ndryshime të rëndësishme në mjedisin e brendshëm dhe global që ka rezultuar në një botë gjithnjë e më komplekse dhe të pasigurtë dhe ne duhet të jemi të gatshëm por është e rëndësishme që të jemi edhe të përgjegjshëm që ky kërcënim ekziston. Raporti i zbulimit i adresuar në komisioinin e senaatit tregon se Rusia dhe Kina paraqesin kërcënimet më të rënda të spiunazhit dhe sulmeve kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara si aktorë shtetërorë, duke u përpjekur të zgjerojnë shtrirjen dhe influencën e tyre në nivel global. Në analizën e kërcënimeve për mbarë botën, vlerësohet se mardhënia midis Kremlinit dhe Pekinit është më afër se ka qenë në shumë dekada qysh nga viti 1950. Ky kërcënim bëhet edhe më i madh pasi disa aleatë po largohen nga Uashingtoni në reagim ndaj ndryshimit të politikave amerikane të sigurisë dhe tregtisë. Shtetet si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut gjithnjë e më shumë po përdorin sisteme kibernetike për të kërcënuar dhe manipuluar mendjet dhe industrinë në një numër të zgjeruar mënyrash si; të vjedhin informacionin, të ndikojnë qytetarët amerikanë dhe eurpiane gjatë

zgjedhjeve, ose të prishin infrastrukturën kritike të shteteve perendimore. Vlerësohet që rusët tashmë janë duke kërkuar mënyra të reja për të ndërhyrë në zgjedhjet e parlamentit europian te majit 2019 dhe te vitit 2020 në SHBA, duke rafinuar mënyrat, teknologjitë dhe aftësitë e tyre. Aleatët (toksikë) antiamerikanë dhe anti BE, janë duke kërkuar taktika të reja që mund të synojnë nxitjen e tensioneve shoqërore dhe racore tek shtete të cilat ata kanë “target” taktik apo strategjik, duke minuar besimin tek autoritetet e sigurisë si dhe duke kritikuar politikanët e konsideruar si antiRus. Nga ana tjetër Koreja e Veriut nuk ka gjasa të respektojë premtimet e saj për të denuclearizimin. Vlerësimi i sigurisë është forcuar edhe nga vëzhgimet e fundit satelitore amerikane për disa aktivitete që nuk janë në përputhje me denuclearizimin e plotë. Sic nuk pritej nga opinioni publik por sic kishte parashikuar inteligjenca amerikane, samiti i Vietnamit i mbajtur para në shkurt të këtij viti midis Kim Jong Un dhe

Donald Tramp, u mbyll pa marrveshje. Një samit i rëndësishëm i qershorit të vitit të kaluar midis Trump dhe Kim në Singapor përfundoi me një premtim nga udhëheqësi i Koresë së Veriut për të punuar drejt denuclearizimit të plotë të Gadishullit të ndarë Korean. Drejtori i CIA-s, Gina Haspei deklaron se pavarësisht nga indikacionet që lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un “po përpiqet të ecë në një rrugë drejt një lloj të ardhmeje më të mirë”, llogaritjet dhe bindja e tij mbi nevojën për armë bërthamore duket se nuk ka ndryshuar. Nga raportet e zbulimit amerikan rezulton që regjimi korean është i

18 E martë, 2 PRILL 2019

Kërcënimi global për 2019 nga “3R” te “përzierje toksike” angazhuar për zhvillimin e një rakete me armë bërthamore me rreze të gjatë që do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara. Megjithëse Koreja e Veriut nuk ka kryer një test bërthamor në më shumë se një vit, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes DIA, gjenerali Robert Ashley gjithashtu paralajmëroi se nuk ka arsye për tu ndjerë të qetësuar. Koreanët treguan një aftësi për të pasur një funksion ICBM, duke treguar për testimet më të vjetra të raketave dhe jo të raketave të reja. Aftësitë dhe kërcënimet që ekzistonin një vit më parë janë ende reale. Burimet e inteligjencës amerikane kanë arritur në analiza të besueshme se përparimi në terren që nga takimi i parë dhe i dytë ka qenë zhgënjyes. Shumë shqetësuese, sipas zyr-

pavarësi më të madhe nga Uashingtoni në përgjigje të perceptimeve të tyre për ndryshimin e politikave amerikane në sigurisë dhe tregtisë . Pekini është duke u përpjekur të fitojë ndikim duke shitur partnerë të mundshëm , një bashkim i dukshëm kinez i autokracisë së fuqishme dhe i një formë kapitalizmi në stilin perëndimor si një model zhvillimi dhe alternativë implicite për vlerat dhe institucionet demokratike. Në të kundërt Rusia po përdor shitjet e armëve, firmat private të sigurisë dhe marrëveshjet e energjisë me disa suksese në të gjithë Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Juglindore. Krahas perpjekjeve për krijimin e aleancave të euroazisë Rusia po kërkon edhe krijimin e aleanceve sllavo-orthodokse ku shkëputja e

tarëve të inteligjencës, është një aleancë në rritje mes Rusisë dhe Kinës që konkurron kundër SHBA jo vetëm për superioritetin ushtarak dhe teknologjik, por edhe për ndikimin global. Ndikimi rus dhe kinez tashmë po ndodh edhe në Evropë, ku të dy vendet gjejnë carje, pasi aleatët e SHBA-së tradicionalisht diskutojnë rolin e Uashingtonit dhe shqyrtojnë partneritetet e reja. Vlerësimi i kërcënimeve, duke mos përmendur përqendrimin e administratës së Trump në politikat e “Amerika e para” ose kritikat e përsëritura të aleancave të ngjashme me NATO-n, paralajmëron se shumë prej këtyre aleatëve amerikanë po kërkojnë

Maqedonisë nga ndikimi është quajtur nga disa analistë ushtarakë dhe të zbulimit, si “ngulja e gishtit në sy të Rusisë”. Ndikim rus në zgjedhjet e zhvilluara në Maqedoni, si dhe përdorimi i territorit maqedonas për të transmetuar “fake news” edhe për zgjedhjet në SHBA ; tregojnë interesin rus për rajonin dhe mos zgjerimin e NATO-s në Ballkan. Rusia do të përpiqet gjithnjë të pengoi dhe sabotoi cdo aktivitet të NATO në rajon dhe për rrdhojë edhe në Shqipëri. Format që Rusia ka përdorur dhe tashmë janë publike në Ukrahinë dhe vendet e tjera, mund dhe duhet të bëhen “lesson learned” edhe për vendet tona. Përdorimi i turizmit si mjet për të

futur në vend shumë “turistë” me qëllim të dyfishtë u përdor në ukrahinë për të dislokuar në pikat nevralgjike të Krimesë, forca speciale dhe oficerë të shërbimeve sekrtete. Fuqia e butë nëpërmes shkollimit falas të studentëve nga rajoni në shumë universitete ruse, mbetet një mënyrë efikase për të “krijuar” kontigjentet e nevojshme pro ruse, dhe përdorimin e tyre në një të ardhme nga një pozicion i caktuar politik dhe shoqëror. I vetmi satelit rus në Ballkan mbetet Serbia e cila vazhdon të shesë shtrenjtë rolin e saj në rajon kryesisht me Kosovën. Nga njëra anë kërkon antarësim në BE dhe nga ana tjetër nënshkruan dhjetra marrveshje tregtare ekonomike dhe ushtarake me Rusinë. Ngritja e qendrës së spiunazhit rus në Nish nën ombrellën e organizatës humanitare dhe blerja e armatimeve ruse disa miliardëshe tregon se Serbia kërkon të ulet në dy karrige. Kjo është e pamundurthotë ndihmës sekretari amerikan i shtetit- sidomos kur këto karrige janë shumë larg njëra tjetrës. Lidhur me faktorët jo shtetërorë te kercenimit, raporti i zbulimit gjithashtu paralajmëron se grupi i Shtetit Islamik (IS) mban një forcë prej mijëra luftëtarësh të cilat paraqesin një kërcënim serioz në Lindjen e Mesme. IS, i cili dikur mbante pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak, tani është zvogëluar në një enklavë të izoluar, gjykohet se do të shfrytëzojë çdo ulje të presionit kundër terrorizmit për të bërë një rikthim, ndoshta edhe më të ashpër. Gjenerali amerikan Joseph Votel , komandant i CENTCOM, (komandës qëndrore amerikane ), deklaron para senatit amerikan se ; ISIS pret për tu ringritur duke grumbulluar disa mijara luftëtarë të gatshëm për të rifilluar luftimet në Siri dhe në vende të tjera. IS ende ka mijëra luftëtarë në Irak dhe Siri të ndara në tetë degë, më shumë se dhjetë rrjete dhe mijëra mbështetës të shpërndarë nëpër botë, pavarësisht humbjeve territoriale. SHBA në dhjetor te vitit të kaluar njoftoi se po urdhëronte një tërheqje të plotë të trupave të 2.000 trupave amerikane nga Siria. Pentagoni pranon se kishte filluar tërheqjen, edhe pse sa do të zgjaste mbetet e pasigurt. Për të qartësuar aleatët Pentagoni më 5 shkurt 2019 seklaraon se tërheqa nuk do të thotë braktisje por ulje e prezencës ushtarake.


KUJTESE

19 E martë, 2 PRILL 2019

294-VJETORI I LINDJES SË XHAKOMO KAZANOVA

KUMTIM Nga Albert Vataj

H

ulumtues dhe biografë që përfshirë në kumtimet e tyre jetën dhe veprën e Xhakomo Kazanova, janë rrekur ta paraqesin atë si një prej burimeve më të njimendta të zakoneve dhe normave të jetës shoqërore europiane gjatë shekullit të 18-të. Ndoshta atij i ra shorti të ishte shembëllimi i një ere, një kapërcyelli, dhe tek ai mirërri çmosgjë që sinjifikon kohën që u ngjiz prej këtij tharmi. Me çfarë nuk i mbishi 73-vitet e jetës ky personazh i jashtëzakonshëm. Ai ishte filozof, prift, ushtarak, spiun, kumarxhi, diplomat, bibliotekar, shkrimtar, udhëtar, aventurier, por gjeneratat dhe vetë historia do ta mbajnë mend si dashnori emblematik, si kremtimin e pashoq të një mashkulli që do të flijonte 40 vite të jetës në krevatet e epsheve. "Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!" do të thoshte ai, dashnori legjendar dhe pasionanti frelëshuar. Ndërmendje në përvjetorin e lindjes Më 2 prill 1725 u lind në Venedik, Xhakomo Kazanova (Giacomo Casanova), personazhi më i pazakontë dhe gjeniu më autentik. Kazanova ishte aq i njohur për aventura dashurië sa emri i tij edhe atëditë e sot është sinonim i "feministit". Fatmirësisht është kjo duhmë djerse ku lëshoi ai dëshirimet dhe kjo ninull ofshamësh që ka zhvendosur atë nga panteoni i letërsisë, po pa mundur ta zbresin që andej. Më i pamëshirshmi ka qenë Stefan Cvajg, ndaj të cilit diti të lëshojë rrufetë e anatemës. Megjithatë, "Historia e jetës sime", një portretizim që Kazanova i ka bërë vetes. Aty rrëfen me sinqeritetin aventurat e tij, të cilat i'u vunë nga pas përgjatë gjithë udhëtimit nëpër Evropë ku fati e përkëdheli me mundësinë e njohjes dhe takimit me shkrimtarët më të mëdhenj të kohës së tij duke përfshirë Volterin dhe Rusoin, por edhe Mozartin, kompozitorin e famshëm si dhe krerët e lartë politikë siç ishte Frederiku II i Prusisë dhe Katerina II e Rusisë. Shthurjet e tij në shtratin e 122 gra kalon

flakëruese, dehëse, marrosëse, tashmë prej duarve të lëveshkuara të një shpirti që ende e ushqen me iluzione shkëlqimtare. Në penën e pamëshurshme të Cvajg Dashnori legjendar dhe pasionanti frelëshuar, mikluesi i damave dhe eksploratori i botës toksore dhe jargavitëse, tejkalon veten për tu mbushur kur ai po shpërbëhej, duke iu dhënë tekstshkrimit, krijimtarisë, pikërisht atëherë kur bota, krevatet me purteka bardhoshe, të cilave i’u ishte dhwnw me mish e me shpirtë, e kishte flakur. Kazanova në letërsinë botërore përbën një përjashtim. Thjeshtë një çështje fati, e papërshkruar. Bëri që sharlatani i famshëm të ndodhej në Panteonin e Shpirtit Krijues, aq i pajustifikuar sa edhe Pons Pilati para fesë, do të kumtonte Stefan Cvajg. Mund të vësh në dyshim të qënurit e tij fisnik, po aq sa dhe titullin tjetër të Kalorsit të Seingalit, të krijuar në një mënyrë fort të paftyrë, nga disa shkronja alfabeti të mbledhura aty këtu. Ato pak vjersha të improvizuara me ngut, diku midis tryezës së lojës dhe shtratit, për nder të ndonjë zonjëze, kundërmojnë erë myku dhe zamke akademike. Madje për të shkuar deri në fund "Iskameronit të tij" këshillohet një uri qëngji nën një lëkurë të regjur gomari. Kur i shtrenjti ynë Xhakomo Kazanova nis të filozofojë, rekomandohet të shtrëngoni mirë nofullat se mund t'ju ndydhen nga hapja e shpeshtë e gojës. Duke vazhduar Cvajg, në jetëshkrimin për të kumton se Kazanova nuk i përket aspak fisnikërisë poetike, pavarësisht se nuk e ndal veten para mburrjes së poetit, ashtu siç nuk ka të bëjë fare as me Almanakune Gëtes. Edhe këtu ai është një parazit, i future pa pozitë dhe pa të drejtë. Por ama, megjithëse e di mirë se është një bir bushtre, një prift mëkatar, një ushtar i përbuzur, një lojtar me famën e baronit dhe një "batakçi me emër". Ky lojtar i përjetshëm nuk e njeh përgjegjësinë e papërshkrueshme të një artisti të vërtetë, atë punë të mundimshme dhe titanike, vetmitare dhe të panjohur prej lexuesi, që kryhet shumë e shumë lega nën botën e ëmbël të ndjenjave, larg, shumë larg bashtinave ku shakadahen në dimensione e përversit, jargavitjes dhe dalldisë, në minierën ngadhnjimtare të përkushtimit apokaliptik. Letrari që lindi mbi gërmadhat e kënaqësisë Ai nuk e njeh kurrqysh gëzimin plot ankth të të projektuarit dhe brengën e të krjuarit, të shkrira në

Kazanova, një mit në dashuri, çështje fati në letërsi

njësh me të, brendi dhe sipërfaqe, ëndrra dhe botë rrethanore, që aq fort i ngjajnë asaj etje të përjetshme. Ai nuk e njeh as nevojën e ndjeshme të formave për një mishërim tokësor dhe të ideve për të ndjekur tallazet e ftohta qiellore. Ai, Kazanova, nuk i njeh netët pa gjumë, as ditët e hargjuara në punën krijuese plot përkushtim dhe shqetësim, për t'u dhënë formë fjalëve, në mënyrë që nëpërmjet thjerzës së të shprehurit, kuptimit, të shfaq qartë dhe plot ngjyra. Kësisoj nuk e njeh përjetimin përshkrues dhe depërtues të poetit. Ky është pra Kazanova, dashnori legjendar, eposi i një mashkulli që zhgrrythet në shtretër e flirte si një derr në lluc, gjithnjë me të njëjtin pasion çmendurie, fal gjithnjë dhe gjithsejciles femër që i jepet të njëjten përbetim të paftyrë dashurie, petalet e të cilit bien ende pa u ngritur nga krevati, për tu hedhur në tjetër masë mishi të fshehur pas salltaneteve mondane të grave të kohës, grave që shkruan përjetësinë e tij. Ky është pra ai megalloman sharlatan, që ka bërë të pamundurën për ti ikur përndjekjes së vështirësive të jetës, ai që

deri sa mbylli sytë nuk gjeti motiv për të sakrifikuar për një kauz asnjë thërrime lumturi, asnjë grim qejf, asnjë orë gjumë, asnjë minut ëndjeve të tij kumtuese. Vetëm atëherë kur ta kenë shporrur si një qen e ta kenë përqeshur femrat, kur të ndjehet në vete lypsar i vetmuar dhe pafuqishëm, një hije e së shkuarës, e asaj jete të mbushur përplot me kotësira dhe netë dalldije, kur ta shohë veten plak dhe llafazan, ai do të harrohet në punë, sikur kjo të jetë rrangallë e jetës, për të cilën e ka marrë malli, dhe për të cilën ai është i denjë. Prej mërzitjes dhe bezdisë, i torturuar si në ferr nga gjëndja e rëndë shpirtërore si një gërdadhë plehrash pa dhëmbë, bëhet gati duke hunguritur dhe grinder ti tregojë vetes 70-vjeçarë atë çka ai kishte jetuar. Kështu ai nis dhe rrëfen jetën e tij, pikërisht atë të vetmen gjë që ka patur dhe do të lërë trashëgim. Nëse je aq e fortë sa të përballosh atë që quhet paragjykim, me një fjalë, nëse je e gatshme që të bësh gjithçka për të siguruar një pozitë të mirë, bëj shumë kujdes që të mos gabosh. Mos u beso fjalëve të bukura që do të të thonë burrat e

dashuruar për të bërë të tyren, se sapo të të shtien në dorë zjarri i tyre do të ftohet dhe do të kuptosh se të kanë mashtruar, këshillon ai, Kazanova, mjeshtri i mashtruesve, shenjtori i zemrave të brengosura e trupave të velur nga pranverat e shterruara. Megjithëse një grua, në jetën e një aventurieri, si Kazanova, nuk duhet të ishte më shumë se një numër në historitë e shpenguara të pasionit te ketij perbindeshi oreksesh epshi. Lindja dhe perëndimi e mitit Asokohe ishte periudha e humanizmit evropian si dhe periudha e ngjizjes së ngjarjeve të mëdha, siç ishte Revolucioni Borgjez Francez, në të cilën edhe Giacomo Giralomo Casanova (Kazanova) me rrethin e tij, si një frimason i lozhave të Lionit dhe si një rosikrucian, kishte dhënë padyshim kontributin e vet, së bashku me njerëzit e shquar të letrave dhe miqtë e tij frimasonë si B. Franklin, alkimistë e shkrimtarë të shquar si Count de Saint, Germain, Volterin, d'Alembertin dhe Jean Jacque Rousseau. Kazanova ka qenë gjithashtu mik me Gëten dhe Mozartin. Ai ka takuar Xhorxhin III të Anglisë, Luigjin XV, Frederikun e Madh të Prusisë, Katerinën e Madhe të Rusisë, Papa Klementin XIII si dhe ishte anëtar i Urdhrit Papal "Èperon d'or". Gjatë Luftës 7vjeçare kundër Prusisë, Kazanova përfitoi shuma të mëdha financiare nga disa veprime me tregun e Bursës në Amsterdam, e si pasojë hapi një fabrikë tekstili. Femrat që punonin në këtë fabrikë tekstili ishin si një harem për Kazanovën, deri sa ai falimentoi dhe u shkatërrua nga borxhet. Vitet e fundit të jetës, Kazanova i kaloi në Bohemi (Çeki) si një bibliotekar në shtëpinë Ëaldstein, ku ndërroi edhe jetë më 1798 në moshën 73 vjeçare, një vit pasi ishte prishur Republika e Venecies nga Napoleoni. Pikërisht, për shkak të mërzisë në tre vitet e fundit në Bohemi, Kazanova filloi të shkruante "Kujtimet", këtë margaritar të rrallë në periudhën e humanizmit. Ky ishte Kazanova. Historia e jashtëzakonshme e jetës së një prej figurave më të përfolura të historisë së Europës së shek. XVIII. "Jetova si një filozof dhe po vdes si një i krishter", këto ishin fjalët që shqiptoi ai në shtratin e vdekjes më 4 qershor 1798.


SHOWBIZ

20 E martë, 2 PRILL 2019

Bebe Rexha në kopertinën e numrit të ri të revistës amerikane Bebe Rexha është fytyra e numrit të muajit prill të revistës “Nylon”. Bebe Rexha përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se është bërë imazh i revistës “Nylon”. Në këtë imazh, këngëtarja shfaqet tërheqëse e veshur me një fustan gri, ndërsa mbishkrimi që ia la fotos është “Shikojeni vajzën tuaj të coverit të këtij muaji të Revistës Nylon. AHHH më pëlqen shumë”. Bebe Rexha së fundi ka publikuar versionin akustik të këngës “Last Hurrah”.

“Christian Grey” baba për herë të tretë, zbulohet gjinia e bebes Aktori i filmit të famshëm “50 shades of Grey” Jamie Dornan është bërë baba për herë të tretë. Në nëntor të vitit të kaluar 36-vjeçari bëri publik lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij, Amelia Warner ishin në pritje të fëmijës së tyre të tretë, por nuk e zbuluan gjininë e bebit. Të dielën, për “Ditën e Nënës”, Warner konfirmoi lajmin me anë të një fotoje të publikuar në Instagram. Ajo ka postuar 3 palë këpucë vajzash duke i shoqëruar me shkrimin: “Krenare për këto tri vajza të mrekullueshme. Është një nder të jem nëna e tyre. Ndihem jashtëzakonisht me fat sot!”. Kujtojmë që aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij kanë edhe dy vajza më të mëdha, Dulcie, 5 vjeç dhe Elva, 3.

Rihanna e Drake homazh reperit të vrarë Artistë me famë botërore përfshirë Rihannën, Drake dhe J Cole i kanë bërë homazh reperit të ndjerë Nipsey Hussle, që u qëllua për vdekje në Los Angelos. 33-vjeçari u qëllua me armë përpara dyqanit të tij të veshjeve. Drake e përshkroi Hussle si një njeri i respektuar, ndërsa Rihanna shkroi: “Shpirti im është tronditur nga kjo.” Dy njerëz të tjerë u qëlluan nga të shtënat jashtë dyqanit Marathon Clothing në jug të Los Angeles. Policia raportoi se i dyshuari i vrasjes është një burrë me ngjyrë. Albumi debutues i Nipsey Hussle, Victory Lap, u nominua për “Albumin

më të mirë rap” në Grammy Awards të këtij viti, ku u përball me Cardi B, Mac Miller, Pusha T dhe Travis Scott. Në një postim në Instagram, Pusha shkroi: “Është i trishtueshëm largimi yt. Gjej paqe vetëm duke e ditur se je i bekuar. Jam i nderuar që ndava një vit muzikor me ty kaq të mahnitshëm.” “Jam i mërzitur të dëgjoj këtë,”-shkroi Drake. “Neve na u kryqëzuan rrugët për herë të parë në kaq shumë vite dhe thamë se do sillnim një këngë të re këtë verë.” Artistë të tjerë që kujtuan Nipsey ishin reperi J. Cole dhe producenti Pharrell Williams.

Khloe Kardashian kthehet në “makth” për Tristan Thompson Pasi trailer-i i sezonit të 16-të të “KUWTK” u publikua, drama e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, dhe Jordyn Woods u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes, pasi duket se tradhëtia më e diskutuar e vitit do të transmetohet e plotë. Edhe pse basketbollisti ka vijuar përpara me jetën e tij, indiferent ndaj atyre që shkruheshin në mediat rozë, madje duke dalë hapur me vajza të tjera dhe duke u përqëndruar tek karriera e tij, fansat e Khloe Kardashian nuk kanë ndërmend ta lënë të qetë. Dy ditë më parë Tristan ishte duke luajtur një ndeshje tejet të rëndësishme në Los Angeles dhe disa fansa të skuadrës kundërshtare, ulërisnin gjithë kohës: “Khloe, Khloe!” “TMZ” ka raportuar se kaq ka mjaftuar që Tristan të shpërqendrohet dhe të çoroditet gjatë gjithë lojës. Për rrjedhojë performanca e tij ka qenë aspak e mirë, pasi fansat e ish partneres ia bënë lojën një “makth” të vërtetë. Burime pranë tij kanë thënë që ai është lodhur duke dëgjuar emrin e saj, dhe e vetmja gjë që do është qetësia. Duket se pavarsisht dëshirës së tij për t’u larguar nga ndikimi i Kardashianëve, edhe për një periudhë të mirë kohore, Tristan do vijojë t’i vuajë pasojat e veprimeve të tij.

Pink nervozohet pas komenteve negative për të birin Ajo është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të njohura për shumë hite. Megjithatë një foto e publikuar nga Pink ka bërë që të ketë shumë reagime në rrjete sociale,të cilat çuan deri në acarimin e këngëtares. Ajo ndodhej në plazh me familjen e saj dhe publikoi një foto ku fëmijët e saj po luanin me një pelikan. Në foto djali i saj nuk kishte pelenë dhe ky ishte detaj që çoi në komente negative nga ndjekësit e saj. Këngëtarja është detyruar ta fshijë foton, por nuk ka munguar reagimi i saj përmes një postimi. “Ka diçka që nuk shkon me shumë prej jush. Të flisni ashtu për organin gjenital të tim biri? Për faktin që është bërë synet? E keni seriozisht? Si çdo nënë normale në një

plazh nuk e vura re që ai e kishte hequr pelenën. E fshiva sepse jeni të shpifur. Si ka mundësi që sillni kaq negativitet në jetët e njerëzve. Jeni shumë keq”,-shkruan Pink mjaft e revoltuar me këtë që ka ndodhur.


KULTURE

21 E martë, 2 PRILL 2019

Historiani serb: Shqiptarët kanë humbur shumë tokë tek serbët

N

doshta shqiptarët në mes jetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm të dytë drejt verilindjes deri në Novi Pazar, Nish dhe Vranja. Në mesjetë ato dolën si një popullsi e krishterë e lashtë me kulturë më shumë qytetare, e cila ishte shumë më pranë grekëve dhe romanëve dalmatë, sesa serbët e sapokonvertuar”. Kështu shkruan Kostandin Jirecek, historiani i njohur grek në librin “Historia e Serbëve”. Sipas tij, “për krishterimin dëshmojnë mbetjet e terminologjisë së vjetër latine në gjuhën e tyre dhe shumë emra vendesh me prejardhje nga emrat e shenjtë. Në dokumentin e manastirit të Deçanit (1330) dhe në kadastrën e Shkodrës (1416) ) çdo shqiptar mban dy emra;i pari ishte një emër i krishterë, rrallë një romak (si Calens nga Calenda ose Tanusius) ose kombëtar (Barda “i bardhë”, Progon, Bitri etj.), i dyti zakonisht emri i një fisi apo i një fshati, më rrallë emërtimi i një veçorie vetiake, si “i (e) bukur” (Mira),

“i(e) vogël” (Vogali) e të tjera si këto. Më të shumtët e këtyre emrave të fiseve sot janë ende të njohur si emra fisesh ose fshatrash: Tuzi (tanimë në 1330), Prekali, Shkreli, Kastrati etj. Në kadastër në vitin 1416 p.sh. në “villa i Tusi” (Tuzi në Podgoricë) quhen të 16 pronarët e shtëpive Tusi që e kanë zanafillën nga kryetari Jurco Tusi, ndërkohë që në Grouemira grande (shqip “gruaja e buku”) nga 20 shtëpi ishin të banuara vetëm 11. Romakët e Danubit, paraardhësit e rumunëve, në Mezinë e Sipërme dhe në Dardani kanë vuajtur në të shumtën, e rasteve, nga dyndjet e popujve që nga shekulli i 5 dhe kanë imigruar në pjesën më të

madhe, pjesërisht përtej kufirit të dikurshëm gjuhësor të latinishtes. Për barinjtë nuk ishte i vështirë largimi në zona më të largëta. Ato gjetën vendbanime të reja në Rodope, në Hemus, në Maqedoni, në Tesali, e cila u quajt në fund të mesjetës “Vllahia e Madhe”, në Epir, në tërë Serbinë, ku nuk mungojnë në asnjë nga dokumentet e shekullit të 12 – 14 të manastirit, në Bosnjë dhe në Hercegovinë, ku raguzianët i mbanin si vllahë në Trebinjë, Ljubine dhe Gacko, fiset Zubci, Banjani, Nikshiqët, Drobnjacit etj., po ashtu në malet bregdetare të Kroacisë sidomos nga Cetinja deri në krahinat e Lika dhe të Krbavas.

në alkool dhe seks. Në shkollë mbizotëron gjendje kaotike, xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinjë përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur të realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund gratë çohen në kryengritje. Si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat

duket se do të kthehet përsëri në normalitet. Kjo është historia që trajton filmi “Pranverë e harruar në fshatin e harruar” e cila pati premierën në Tiranë. Filmi “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti. Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë.

Tri prostituta në një kafene te filmi “Pranverë e harruar në fshatin e harruar”

J

etën e zakonshme dhe të qetë të një fshati “të harruar” e ndryshon ardhja e tri prostitutave në kafenenë ilegale të dy vëllezërve Makro. Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke harxhuar paratë e fundit

Përfundojnë xhirimet e filmit “Në kërkim të Venerës” Filmi i metrazhit të gjatë artisitik “Në kërkim të Venerës” i cili vjen me skenar dhe regji nga Norik Sefa si dhe producent Besnik Krapin, tashmë ka përfunduar xhirimet. Këtë e kanë bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës. “Në kërkim të Venerës” është një film që përcjellë përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re Dorinën. Ky përjetim e bën atë të marr guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale. Në këtë film luajnë aktorët si: Kosovare Krasniqi, Erjona Kakeli , që vijnë në rolet kryesore, ndërsa në rolet tjera: Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, dhe Bleon Monolli. Xhirimet e filmit janë realizuar kryesisht në Komunën e Kaçanikut dhe kanë zgjatur 30 ditë. “Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë. Filmi po ashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut.

Steve Nicks, The Cure, dhe Radiohead hyjnë në Rock and Roll Hall of Fame Sivjet në Rock and Roll Hall of Fame janë futur artistë dhe grupe të famshme dhe me ndikim si Stevie Nicks, Radiohead, The Cure, Janet Jackson dhe Deff Leapard. Nicks u bë gruaja e barë që futet dy herë në Hall of Fame, një herë në kuadër të bendit legjendar Fleetëood Mac, e pastaj edhe si këngëtare solo. Ndërkaq hyrja e këngëtares së zhanrit R&B, Jackson, vjen si vijim i iniciativës së tyre për t’i përfshirë në Hall of Fame edhe artistët e zhanreve të tjera. Ajo kështu iu bashkua vëllezërve të tyre, Jackson Five, si dhe Michael Jackson-it si këngëtar solo që kanë pranuar këtë nderim. Megjithatë, Janet refuzoi të performojë në këtë ngjarje dhe raportohet se shkaku ka qenë që performanca e saj do të emetohej në HBO, program ky që kishte transmetuar dokumentarin për vëllanë e saj, “Surviving Neverland”. Pjesëmarrës në event nuk ishte as vokalisti i Radiohead, Thom Yorke, i cili kishte thënë se ishte i zënë me krijimin e një vepre klasike me të cilën do të debutojë në Filarmoninë e Parisit. Megjithatë, Ed O’Brien dhe Phil Selway nga grupi britanik ishin prezent për ta pranuar çmimin.

Milan Kundera mbush 90 vjeç “U linda më 1 prill, ka të bëje me metafizikën”, kujton me ironi gjatë një interviste të tij të rrallë, shkrimtari Milan Kundera, i cili festoi dje përvjetorin e tij të 90-të. I lindur në Çeki dhe një francez i natyralizuar që prej vitit 1981, autor i “Lehtësia e papërballueshme e qenies” (1984), piktor sarkastik i gjendjes njerëzore, Kundera nuk bën pjesë në Akademinë Franceze dhe nuk ka marrë as Nobel-in në Letërsi, ndere që ai do t’i kishte merituar plotësisht si një nga autorët më të mëdhenj bashkëkohorë. Shkrimtari, i cili është larguar nga mediet, mund të shihet duke u endur vërdallë me gruan e tij Vera në rrugën “Cherche-Midi”, në Paris. Shfaqja e tij e fundit në televizion daton në 1984, ndërsa intervista

e tij e fundit me një gazetar ishte në vitin 1986. Pothuajse i padukshëm, autor i “Pavdekshmëria” dhe “Jeta është diku tjetër”, ai është rregullisht viktimë e mashtrimeve makabre në rrjetet sociale, ku disa herë është shpallur i vdekur.


SPORT

22

E martë, 2 PRILL 2019

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka publikuar vendimet e marra për shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara në fundjavën e shkuar në futbollin shqiptar

K

omisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka publikuar vendimet e marra për shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara në fundjavën e shkuar në futbollin shqiptar. Në veçanti vëmendje ka pasur ndeshja mes Tiranës dhe Laçit, ku krahas kontestimeve në fushë, pati edhe një përleshje në dhomat e zhveshjes, ku kurbinasit qëlluan ndaj të paktën dy futbollistëve bardheblu. Komisioni i Disiplinës ka vendosur të dënojë me 5 ndeshje pa spektatorë në shtëpi, klubin e Tiranës, vendim ky që mund të përkthehet në mbyllje për të gjithë sezonin, të stadiumit “Selman Stërmasi” për bardheblutë. Po me 5 ndeshje është pezulluar edhe sulmuesi anglez i bardhebluve, Michael Ngo’o, ndërsa ndihmës trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo është pezulluar me dy ndeshje. Në këtë mënyrë, klubi i Tiranës duhet të bëjë llogaritë me mungesën e dy armëve të saj më të forta, sulmuesit anglez Ngo’o dhe tifozërisë bardheblu. Shumë më tolerante është treguar Disiplina ndaj presidentit të Laçit, Pashk Laska, të cilin e ka dënuar me vetëm 3 ndeshje, ndërsa të birin e tij, Kleo Laska e ka dënuar me 9 ndeshje, pra deri në fund të sezonit. Vendimet e plota 1.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndëprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet

Disiplina “dorë të hekurt” për Tiranën, tolerante me Laskën

me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. 2.Lojtari i KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3.Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 4.Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes,

PORTIERI

Buffon afër kontratës së re me PSG-në

Gianluigi Buffon thuhet se është afër një kontrate të re me Paris Saint-Germain, e cila do ta mbante portierin në kryeqytetin francez deri në vitin 2021. Portieri italian erdhi te PSG nga Juventusi duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Sipas rrjetit televiziv ESPN, PSG është gati të përdor opsionin e tyre për të vazhduar kontratën e Buffon për një sezon shtesë. Megjithatë, ky medium shton se plani i gjigantëve francezë është të përfshijnë edhe një mundësi për një zgjatje të mëtejshme, potencialisht duke e mbajtur atë në klub derisa të jetë 43-vjeç. Ish-numri 1 i Juventusit dhe Italisë ka bërë 20 paraqitje për PSG-në këtë sezon, por u fajësua pjesërisht për eliminimin e tyre nga Manchester Unitedi.

XHUDISTI

I

ndrit Çullhaj është shpallur kampion i Ballkanit për të rritur për herë të dytë radhazi. Në aktivitetin “Balkan Judo Championship”, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri me një nivel kaq të lartë pjesëmarrjeje, Çullhaj fitoi 3 ndeshje me “ippon”, duke i mbyllur ato përpara se të mbaronte koha e plotë. Çullhaj përgatitet tashmë për garën e radhës, që do të mbahet më 5 prill, në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillohet turneu “Antalya Gran Prix”. Synimi tij është të grumbullojë pikë për të shkuar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Xhudisti Indrit Çullhaj e mbylli vitin 2018 mes sukseseve të shumta, duke fituar medalje dhe tituj të ndryshëm si në arenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare, ku arriti të kurorëzohet si kampion Ballkani. Përmes euforisë së fitores, Indriti nuk ka nguruar të falenderojë mbështetësit e tij dhe këtë e ka bërë përmes një foto në Instagram, ku shkrun se: “Dua të theksoj konkurenca ishte e fortë duke përmendur miqtë e

në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave. 5.Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska,

për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 6.Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 7.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rreglloret e tjera të FSHF. 8.KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF. 9.Zyrtari i KF “Shënkolli” , Albert Rrusti, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. 10.Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Kampion i Ballkanit, Çullhaj: Synimi “Tokyo 2020”

mi nga Kosova që u ndesha në finale, respekte pa fund sido që të shkonte ndeshja ky është një sport. Një falenderim i madh për tranjerin që stervitem në Kosovë, Driton Toni Kuka për ndihmën

e mësimet që më ka dhënë prej 4 vitesh. Falenderoj shumë sponsorin tim kryesor Klajdi Malo, gjithashtu shefin e klubit Xhelil Cibaku dhe tranjerin e Tiranës, Judo Cullhaj”.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Bashkëjetesa e një burri vetëm me një grua, si një formë e martesës; kund. poligami 4. Aktorja shqiptare, Marika ... Disa nga rolet e saj janë Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, etj. 9. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 10. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 11. Endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit 16. Nikollë ... (1862-1917) ishte klerik, politikan dhe atdhetar shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Zëv/Kryeministër i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit 17. Lloj paraziti që gjallon në kushtet e papastërtisë te njerëzit, gjithashtu edhe te disa kafshë e shpendë 20. Endi ... (6 gusht 1928-22 shkurt 1987) projektues grafik, artist, regjisor dhe botues amerikan po ashtu edhe bashkëthemelues dhe zëvendës i rëndësishëm i pop artit amerikan 22. Sipërmarrës i madh privat në vendet kapitaliste, që përpiqet të nxjerrë sa me shumë fitime me çfarëdo mjeti 23. Vëlla që kemi marrë dhe dhënë gjak, ose vëllam 24. Tërësia e bimëve të gjelbra, e barishteve të njoma etj. 25. Aparat i posaçëm që shërben për të matur fuqinë e rrymës elektrike 29. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 32. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 33. Pengesë për të pritur ujërat që vërshojnë. Fierza dhe Komani njihen për atë të madh 35. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 36. Njëra nga koordinatat, që shërbejnë për të përcaktuar vendin e një pike në një plan 39. Masë gjatësie për udhëtimet detare e barabartë me 4,445 km ose 5,556 km 40. Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën 41. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 43. Bimë e vendeve të nxehta, përdoret në sferën e sportit për vitetit e saja elastike dhe rezistente 46. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 47. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 48. Që e përdorin zakonisht fëmijët për të luajtur e për t'u argëtuar 51. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 54. Quhet ashtu një shkrim i shkurtër satirik 55. Marr frymë shpesh e me vështirësi pas një vrapimi, për shkak të një lodhjeje të madhe fizike etj 56. Rruzulli i Tokës; dheu me gjithçka që është në të 57. Dritshkurtër, ai që vuan pam-

E martë, 2 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

undësinë e largpamjes 59. Ashtu i thonë, kohës, epokës ose viteve të shkuara. Shprehje e vjetër 60. Quheshin ashtu burrat e tredhur që ruanin gratë e haremit 62. Femra e qenit, buçe, shakë. Edhe gratë e "moralshme" i quajnë ashtu 64. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 65. Përdor Mongolia si paranë e saj 67. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 68. Monedhë e vogël në kohën e pushtimit osman, që ishte e barabartë me pesë para 71. E ha pak e nga pak, e gërryen; e dëmton duke e kruar e duke i hequr grimca pak nga pak 72. Lloj sporti, rrëshqitje mbi akull me këpucë të posaçme 76. Kuvendim, bisedë që bëhet për të kaluar kohën, për t'u zbavitur 81. Trupi i njeriut të vdekur. Ashtu është edhe një njeri shëndetlig 83. Degë e gjuhësisë që studion prejardhjen e fjalëve të një gjuhe 84. Kalaja e Shkodrës mban emrin e saj gruaje që u muros në themelet e saj 86. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një komandant në krye 88. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 89. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 90. Pastaj e ka brenda 94. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 95. Eshtë "mysafiri" i paftuar, zakonisht në periudhën e verës dhe

në vende ku sundon papastërtia 96. Gjendja e një njeriu që rri kot, të ndenjurit pa bërë asgjë 97. Rrah rrobat me pallë kur i laj, kopanis 98. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri të njëjta, që merren së bashku ose që numërohen si një njësi 99. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 100. vizja per Zhvillim Kombetar 103. Kokërr fildishi ose prej lënde sintetike, e rrumbullakët dhe e madhe sa një portokall, që përdoret në lojën e bilardos 107. Kung fu ..., është fjala për ariun e famshëm 108. Shfaqja e një vepre muzikore ose e një programi artistik me pjesë të ndryshme muzikore, me këngë, me valle 109. Fill uji që rrjedh nga lëfyti i kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh 110.Llullë, zakonisht prej druri, me kokë e me bisht të gjatë për të pirë duhan VERTIKALISHT 1. Dita e shtatë e javës, që vjen pas të shtunës 2. Mundimi e përpjekja që bëjmë për të kryer një punë zakonisht të rëndë 3. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 5. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 6. Miami International Airport, shkurtima e saj 7. ... Stearns Eliot, shkrimtar anglez me prejardhje amerikane. 8. Partia Lidhja për Drejtësi e Progres 10. Shprehje algjebrike, që përbëhet prej dy termash të bashkuar me shenjën plus ose minus

11. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 12. Formë e veprimtarisë shtetërore, krahas asaj ligjvënëse e gjyqësore, për të ushtruar pushtetin shtetëror nëpërmjet organizimit të drejtpërdrejtë të funksioneve të shtetit e të veprimtarisë ekzekutive-urdhërdhënëse 13. Tërësi veprash, sendesh, dukurish ose veprimesh të lidhura e të gërshetuara mirë, i tillë është 14. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 15. India ka atë si monedhë 16. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 18. "... Jonë", gazeta e parë e pavarur në Shqipër është ajo 19. Quhej ashtu qeveritari më i lartë, i emëruar nga sulltani, në një vilajet të Perandorisë Osmane 21. Secila prej unazave të një zinxhiri është... 22. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 26. Gjalmë i hollë, i dredhur me dy-tri fije të kuqe e të bardha prej leshi a mëndafshi që ua lidhnin fëmijëve në duar a në qafë ditën e verës 27. Partia Demokracia Sociale 28. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 30. Përzierje që del nga shkrirja së bashku e dy ose e disa metaleve 31. Mbretëria e Bashkuar më 28 shkurt të vitit 1922 pranoi pavarësinë e ..., vendit të piramidave 34. Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe 36. Mungesë gjallërie, zhvillimi e përparimi, mbetje në vend (për ekonominë, punën, jetën men-

sipërme të trupit të njeriut nga supi deri te dora është 66. Zë i njëtrajtshëm, që zgjatet pa u ndryshuar dhe që shoqëron e mbështet zërat kryesorë në një këngë 69. Pjesa më e lartë e më e privilegjuar e klasave, e shtresave 70. Pasuria e patundshme, pronë e një xhamie, quhet kësisoj 73. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 74. Manastir ose kuvend i pasur katolik, që drejtohet nga një abat; dërtesat e këtij manastiri ku vepron kisha katolike 75. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 77. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 78. Armë zjarri me grykë të shkurtër, të gjerë dhe pa vjaska, që e hedh predhën jo larg e në vijë shumë të lakuar 79. Makinë radhitëse, që i derdh shkronjat veç e veç e në grupe sipas fjalëve dhe jo në rreshta tërësorë si linotipi 80. Podgorica është kryeqyteti i Malit të Zi, quhej ashtu kur i përkiste Jugosllavisë së Titos 81. Borxh bankar, shumë të hollash që i jep banka një qytetari, një ndërmarrjeje etj, kundrejt disa detyrimeve 82. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 85. Vegël frymore prej druri, me një gyp të gjatë 87. Gjeorgjia e ka atë monedhën e saj 91. Osama bin Laden publikoi më 23 shkurt 1998, ... (si quhet) duke shpallur xhihad kundër të gjith "judëve dhe kryqëzuesve" 92. Që shfaqet si mbeturinë e trashëguar nga tiparet e paraardhësve të lashtë 93. Lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur kryesisht vaj, verë, gjalpë etj.; shakull 95. Gatime të thata, të marinuara, të cilat shërbehen në gosti pije dhe muhabeti 96. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 101. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 102. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 103. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 104. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 105. GRamshi e kishte ashtu targën 106. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën

dore etj.); gjendje e fjetur 37. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 38. Banor i Venedikut, janë... 42. Ai që drejton një aerostat ose që fluturon me të 44. E vendos dikë a diçka në një vend 45. Gjethe të kësaj bime, të thara e të grira hollë, që përdoren për të bërë cigare 49. Përfaqësues politik i zgjedhur nga populli në organin ligjvënës 50. ... Ndrenika, një nga aktorët më të shquar shqiptar të kinemasë dhe teatrit 52. Njeri i trashë nga mendja, torollak, leshko; teveqel 53. Nëpunësi më i lartë qeveritar në Perandorinë Osmane 54. Orhan ..., shkrimtari turk, laureat i Nobelit në letërsi 58. Organizata Botërore e Tregtisë 61. Një detar, efektiv i flotës. Ai që është në marinë, është i tillë 62. I pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm 63. Secila nga dy gjymtyrët e 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

K

U

3

˙

4

L

5

6

T

L

A R

D E

7

K ¸

R P

8

U D

H ¸

10

A

L I

E

R 13

B 15

A

F

N

16

17

B T

L

D

A

J 18

A

I

P

M N

E Z

I

O V

12

A J

R E

F

K

S

E 23

J

E

N G

A

L E

K R

R

N

T

A

R

O

Y Q

L

K

G U

S

H A

34

L

M

K

B

A R

L I

A

J

L

R

P

E

O

T

Z

A

B E

S

E

I

A

P

41

K

44

D A

45

S

H

M A M I

T 47

L

V

R

T

P

48

49

N

A K

A

P

B 50

A G

U H

N

Z

56

Z

H

I

B

O M I

55

O N

A R

I

R

61

V

U

R N D

A

J 65

L ¸

¸

P

71

U L

C

B

N R T

B E

I I

F

I

K

A T

E

R

R

E

M

Z

¸

E

85

77

L

A

78

E

U

O

R

B

Z

G

E

79

B

T

K

¸

H O

U

R

R M U R

I

T

A

P

R

J

D

A G

D I

U T

E

T

N

M I

105

H K

E

96

O

L

X

I

N D

103

U K

Z H

A 112

V

H

Y S

A 113

O N

F

K

R

E

S

I

O N

I

A

S

H

F

B E

N E

I R

U C

S

E

T

V R

E K

E

A

E

D

I

E

I

N

115

K

E S

O

110

S

B

M

E

I

T ¸

K

117

H

H M I 99

I

108

114

I

E S L

B 104

107 109

A

O

91

98

B

102

106

M

D

L ¸ 97

D O

101

L L

A

94

E S

A 95

G 100

D A

F

M A Z 90

93

I

81

K

M A

A M U

R

92

R

K

R

84

P

89

111

A

87

E T

88

A

O P

K 80

83

V A

86

A D

E

76

K 82

R

M

74

E R

75

K

62

72

O

73

O

66

E K

69

C E

Y ˙

E

60

O J

V

T

D K

68 70

P

U

59

O T

67

I

L

64

A T

˙

52

H S

T

R 58

A

63

A N

M I

¸

54

57

E

¸

51

E M

53

G

I

E

46

I

R F

40

˙

A

43

A

A M A

E V A

39

B 42

G

H

E 32

36

J

K J

D 38

S

U S

F

31

35

P

37

E L

29

A S N

33

A

A

S P

30

P

U

25

28

L

U K

Z

24

21

27

R A O

D

B L

20

O

N

E R

O

26

O

D

R

14

19 22

F

9

B 11

M I

P

B

116

T

B

C

118

A

A F

B E

Z H

E

E


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 2 PRILL 2019

Takim i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim me gjimnazistët në Tiranë

Kryemadhi: LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin”

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me një grup gjimnazistësh në Tiranë. Me të rinjtë, kryetarja e LSI ka diskutuar për problemet me të cilat përballet sot rinia, si dhe ka shpjeguar pikat e programit të LSI për rininë. “Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët. Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e

rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë. Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin. Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket! Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë”, shkruan në Facebook Monika Kryemadhi.

Tirana merr ngjyrat e pranverës

Tashmë pranvera ka trokitur në Tiranë, dhe gjelbërimi i pemëve dhe i luleve shumëngjyrëshe të shoqërojnë kudo. Me rritjen e temperaturave, Bashkia e Tiranës ka filluar punën për rehabilitimin e të gjitha lulishteve

të kryeqytetit, duke i shprehur në këtë mënyrë dashurinë Tiranës, nëpërmjet luleve shumëngjyrëshe që po mbillen çdo ditë. Përpos punës së përditshme dhe plot kujdes të zonjave të Bashkisë në lulishtet ekzistuese, Tiranën i shtohen çdo ditë edhe lulishte të reja. Gjatë ditëve të fundit, po realizohen detajet e fundit në lulishten e ndërtuar përpara godinës së studentëve të Mjekësisë. Sakaq, nuk mund të mos vihet re puna e mjeshtrave të ndërmarrjes Nr.1, të cilët kujdesen për krasitjen dekorative, gjë e cila ia shton më shumë bukurinë lulishteve të kryeqytetit përmes formave artistike që marrin bimët. Në një kolazh fotosh të publikuara në rrjetet sociale, nga DPN1, Tirana shfaqet plot ngjyra, vitalitet, dhe pastërti.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.