www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Basha: Sot beteja finale. Do shkulim kryeministrin E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 129 (8570)
E diel, 2 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Lulzim Basha: Të heqim të keqen me rrënjë, të gjithë sot në shesh!
FAQE 2
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha
CHAMPIONS LEAGUE
Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje gjatë mitingut për hapjen e fushatës elektorale të 30 qershorit
FAQE 4
EMERGJENCA
OPINION
REAGIMET NË PS
LETRAT E KRYEMINISTRIT
Tërmet në Korçë, 4 të plagosur, 100 shtëpi të dëmtuara
Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)
Socialistët me letra të hapura: Refuzoni votimet pa zgjedhje!
Edmond Spaho, sfidon Ramën: Po ishe burrë rri në zyrë dhe fol vetë me demokratët
Liverpool “mbret” në Europë pas 14 vitesh, mund në finale Tottenhamin FAQE 20
Edi Rama nis fushatën pa kundërshtarë: PS do jetë forcë e padiskutueshme
Nga Andi Bushati FAQE 9
FAQE 7
INTERVISTA
DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE
Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj: Koha që Rama të ikë
Presidenti Meta: Të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e fëmijëve në një Shqipëri të vërtetë europiane
Redjon Shtylla FAQE 10-11
FAQE 9
FAQE 14
FAQE 24
POLITIKE
2
E diel, 2 QERSHOR 2019
ISH-DEPUTETI I PD-së
Fushata e PS-së, Spahia-Ramës: Ulëret se po fiton në votim monist, aktrim i dobët! K
ryeministri Edi Rama në nisje të fushatës elektorale tha se do të nisin bashkë me qytetarët shqiptarë një maratonë 30 ditore, e cila do i sigurojë PSsë drejtimin në të gjitha bashkitë e vendit. Ai përsëriti edhe një herë kërcënimin duke thënë se, çdo shqiptar që do vendosë të shkelë ligjni dhe Kushtetutën jo vetëm do dënohet ashtu siç ligji parashikon, por edhe do ju ndalohet hyrja në SHBA apo
BE. Këtyre qëndrimeve të kryeministrit, do t’i kthente përgjigje ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia u shpreh dje se, sondazhet e kanë tmerruar Ramën ndaj dhe ulëret se po fiton me votim monist. “Domethënë në një votim ku do hyjë vetëm e do mundë veten, prapë me PD-në merret! Pra, as ky vetë nuk i merr seriozisht ata që ka emëruar si
kandidatë, jo të PS. Eh more diktatoruc që i bën lajka vetes! Ja që e vërteta është aq e fortë, sa ia del të artikulohet me gojën tënde, krejt e qartë. Sondazhet të kanë tmerruar e prandaj ulëret se po “fiton” në votim monist! Klloun! Mbeturinë komunizmi! Aktrim tejet i dobët përbetimi se nuk ka vjedhur kurrë, por ama të rrëzon së qeshuri”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.
Kreu i PD-së në protestë me banorët e “Astirit”: Qëndresa juaj, model frymëzimi. Asnjë hap pas për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja! Largimi i Rames i panegociueshëm
B
anorët e Unazës së Re në kryeqytet kanë dalë në protestë pasditen e djeshme, duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre siç e parashikon projekti për Unazën e Madhe. Edhe dje banorët u vendosën në dy anët e rrugës pranë mbikalimit te pallati me shigjeta, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Në protestën e tyre ishin jo vetëm ish-deputetë të opozitës, por edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili gjatë fjalës së tij në terren theksoi se, Unaza e re ka qenë dhe është frymëzimi për betejën opozitare. “Është modeli i qytetarëve të bashkuar kundër një tiranie të krimit, bande në pushtet dhe një grup njerëzish hajdutë dhe kriminelë”, u shpreh Basha. Gjatë takimi me banorët e Unazës së re kryedemokrati deklaroi se me “Unazën e Re”, ata donin të hapnin kantierin e parave të pista për “Taulant Yaris” dhe mikun e tij trafikant droge. “Nga kjo bandë hajdute, kjo bande e pashpirt e shtazarake, që tash një vit është kthyer në terrorin e fëmijëve dhe të vogëlushëve shqiptarë, në terrorin e fëmijëve të unaza e anë e kënd vendit, për shkak se ka vendosur xhepin e pangopur dhe të babëzitur të Edi Ramës, hajdutit më të madh në tre dekada në Shqipëri, mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë, mbi bukën e gojës së këtyre vogëlushëve. Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qënë dhe është frymëzimi për betejën tonë. Të gjithë bashkëqytetarëve që po na ndjekin në këtë çast apo në kronikat e lajmeve të atyre ekraneve që nuk kanë pronarë plaçkitës të bukës së fëmijëve tuaj dhe të ju jap këtë mesazh: Donin të vidhnin këtu 40 milion euro për 2 kilometra, 30 milion prej tyre ti çonin në kontot bankare. Donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën për Taulant Yaris dh mikun e tij trafikant droge që do të pastrojë 60 milion euro. Dhe për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve”, u shpreh dje kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Ftesa e Bashës Kreu i PD-së nga Unaza e Re i ftoi shqiptarët që të zgjedhin: Ose Shqipërinë e shpresës dhe drejtësisë, ose skllevër të krimit, duke shtuar se Rilindja e krimit është katandisur në një kotec-palestër. “Të bashkohemi nesër para bselisë të së keqes, ku Shqipëria e hajdutërisë kriminale të Milot- Balldrenit, ku Shqipëria e propagandës kriminale të kotecit palestër ku është katandisur organizata kriminale e Rilindjes, dhe Shqipëria e qendresës stoike të banorëve të Unazës, të takohen në një betejë ku
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Basha: Pushteti i Edi Ramës ka rënë, por e keqja duhet shkulur me rrënjë
vetëm njëra do të mbijetojë: O Shqipëria e drejtësisë, shqipëria e prindërve që luftojnë për fëmijët e tyre, Shqipëria e Kushtetutës dhe e ligjit, Shqipëria e vlerave europiane, apo Shqipëria e zuzarëve dhe banditëve, hajdutëve që kanë përzënë gjysmë milioni të shqiptarëve, qeverisjen më të korruptuar dhe më të inkriminuar të Europës! Kjo është beteja! Kjo është kauza, dhe në këtë kauzë nuk ka ngjyra, nuk ka të djathtë e të majtë. O je me fëmijët e tu, o je me vlerat elementare të dinjitetit njerëzor e të punës së ndershme, ose je skllav dhe qen I krimit. 30 milion donin të vidhnin këtu. 300 milion duan të vjedhin me rrugën Milot-Balldren, me rrugën e Orikumit, me të njejtën skemë si tek unaza e re. 300 milion euro, paratë e xhepave tuaja, të kërdisur nga taksat e ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
shtuara, të kërdisur nga faturat e kripura të energjisë elektrike, të kërdisur nga nafta më e shtrenjtë në Europë, të popullit më të plaçkitur të Europës, nga një grusht injorantësh dhe hajdutësh, politikanët më të korruptuar, më kriminelë dhe më të pasuruar në kurriz të popullit dhe që përfaqësohen sot nga Edi Rama, Uria Heep-i i bashkisë së Tiranës dhe Taulant Yaris. Kjo është prova më e qartë, se që ta ndalim të keqen nuk mjafton. Që shtëpitë tuaja të jenë njëherë e mirë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë (tregon me dorë fëmijët që protestojnë tek Unaza e re) të pa traumatizuar nga lotët e prindërve të tyre, që paratë e prindërve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e bukës së gojës së fëmijëve shqiptarë, mos të vidhen NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
më në afera të tilla të tmerrshme që si ka parë e si ka dëgjuar në 30 vjet, Europa, nuk mjafton të ndalim të keqen. Njësoj si nuk mjafton të ndalim kancerin! E keqja duhet shkelur me rrënjë!”, theksoi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sot protesta Një orë para se ti bashkohej banorëve të zonës së “Astirit” në protestën e tyre që vijon prej më shumë se 7 muajsh, kryetari i PD-së, Lulzim Basha publikoi një video për të dhënë mesazhin se Edi Rama nuk ka më shanse të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë bashkë me krimin. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, kreu i opozitës rendit faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin. “Në rastin e Edi Ramës, këto fakte lidhen me marrjen e pushtetit me blerjen e votave nëpërmjet krimit dhe parave të korrupsionit”, thuhet në mesazhin e kryedemokratit. Po ashtu, Basha përmend rreth 20 raste, kur Rama duhet të ishte larguar, duke nisur nga pakti me krimin tek keq qeverisja, dhunimi i qytetarëve dhe korrupsioni. “Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar: Kur i dha pushtet kriminelëve; Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues; Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash; Kur Shqipëria u kthye në hambar droge; Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë; Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet; Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë; Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit; Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin; Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve; Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës; Kur bllokoi rrugën drejt Europës; Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike; Kur tradhtoi integritetin e Kosovës; Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje; Kur mbylli gjykatat; Kur ja dorëzoi shtetin banditëve! Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja! Asnjë hap pas!”, tha Basha.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 2 QERSHOR 2019
Basha: Sot beteja finale. Do shkulim kryeministrin Edi Rama e hodhi hapin e madh drejt konfliktit civil. Në një spektakël deliri dhe arrogance, Kryeministri, kryetari i PS dhe njeriu që ka pushtetin, por edhe peshën kryesore për të ruajtur stabilitetin e vendit, dje e lëshoi mazhorancën drejt një fushate elektorale pa opozitën. Partia që qeveris sot vendin, vendosi të ndjekë në këtë marrëzi kombëtare, kryetarin e saj, duke quajtur garë elektorale një proces ku përballë ka vetëm veten. Këto ditë nuk do të kemi fushatë, por një shfaqje të marrëzisë kolektive të kandidatëve të një partie, që pas kaq kohësh pluralizëm u kthye në origjinën e tyre duke ndjekur verbërisht liderin. Sido që të justifikohet e majta, PS dhe Edi Rama, çelja e fushatës elektorale në një krizë politike që vetëm për zgjedhje lokale nuk mund të flitet është goditja më e madhe që i është bërë demokracisë. Të festosh se po hyn në një garë pa rivalë dhe se gëzohesh se e ke nxjerrë me çdo mjet kundërshtarin politikë jashtë ringut nuk është arritje, por krimi politik i radhës. Ata pak socialistë që e dinë se çfarë i është dashur të kalojë kjo parti, dje duhet të ishin ndjerë të turpëruar dhe nuk do të pranonin të merrnin pjesë në një cirk elektoral që rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit. Edhe ata kanë fëmijë dhe njerëz të cilët do të kacafytën ditën e zgjedhjeve me palën tjetër. Kjo është një marrëzi e madhe, bile edhe vëllavrasëse. Por Edi Rama e bëri lëvizjen e tij. Zgjodhi rrugën më të gabuar. Mes shtetarit dhe njeriut që për karrigen është gati të djegë vendin, zgjodhi variantin më të keq duke rrëzuar edhe ato pak merita që mund të kishte në karrierën e tij. Më kot betohej dje se vendimi për të hyrë në zgjedhje nuk ishte për arsye personale, por për qytetarët, për interesa madhore dhe për mision historik që ai dhe PS-ja kanë për Shqipërinë. Një
idiotësi e madhe kjo! Të shkosh në zgjedhje në këtë mënyrë do të thotë se çosh vendin drejt konfliktit të pashmangshëm. Ndaj këto zgjedhje nuk ia kërkuan socialistët, nuk ia kërkuan qytetarët dhe në këtë mënyrë nuk ia kërkon as interesi i vendit, por vetëm dëshira personale për të fituar gjithçka. Pasi ka nisur sfidën për të marrë çdo gjë duhet të llogarisë edhe se mund t’i humbasë të gjitha. Tani është radha e opozitës, qytetarëve për të reaguar për t’ju kundërvënë këtij modeli të rrezikshëm për vendin. Sot Fronti Opozitar ka thirrur protestën e radhës kombëtare para kryeministrisë. Në orën 19:00, opozita pritet të zhvillojë një nga mitingjet më të mëdha ku do të kërkohet me forcë largimi i
Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që do të mundësojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Protesta e sotme nuk është e zakonshme. Kriza politike dhe hapja e fushatës nga Edi Rama, e ka tensionuar situatën në mënyrë të tillë ku nuk mund të ketë më zhvillime normale. Opozita ndodhet në pikën ku nuk ka më çfarë të humbasë. Përballë ka një kryeministër që jo vetëm nuk kërkon zgjidhjen e krizës, por e thellon edhe më tepër atë duke kërcënuar me burg këdo që nuk lejon që në vend të zhvillohen zgjedhje farsë. Tashmë nuk është më debat politik mes palëve, por betejë dhe luftë për ekzistencë. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi dje se përballë nuk kanë një qeveri të
ligjshme, por sipas tij një “bandë kriminelësh” që duhen larguar një orë e më parë. Sot Basha ka caktuar objektivat e protestës dhe misionin për të larguar me çdo kusht kryeministrin Edi Rama. Mesazhi që Basha dha për qytetarët dhe demokratët pak pas çeljes së fushatës nga Edi Rama nuk lë dyshime se tubimi sot do të jetë përplasje e fortë. ‘“Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve! Asnjë hap pas! Nesër (Sot) të gjithë në shesh në orën 19:00”,- deklaroi Lulzim Basha. Sonte mund të jetë një natë e egër përplasje. Qamil Xhani
POLITIKE
K
reu i Qeverisë Edi Rama, dorëheqja e të cilit kërkohet prej muajsh, shfrytëzoi çeljes e fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme vendore për ti përcjellë një mesazh ishkryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke i paralajmëruar që të mos përpiqen të pengojnë zgjedhjet që do mbahen pa opozitën, pasi janë duke luajtur me zjarrin. Por jo vetëm kaq, ai tha se çdo shqiptar që do vendosë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën jo vetëm do dënohet ashtu siç ligji parashikon, por edhe do ju ndalohet hyrja në SHBA apo BE. “Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave për shkak të një plaku të marrë, ndaj do ju dalim borxhit gjatë gjithë këtyre ditëve, do ju tregojmë me durim ku janë kufijtë e ligjit, do ju tregojmë çfarë thuhet në kod. Do jemi të vërtetë dhe do ju themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE. Unë kam bindjen se 30 qershori do jetë një ditë ku shumë prej atyre që i dalin atyre në krahë s’ do pranojnë t’ju binden”, tha kryeministri. Rama tha se kundërshtari i tyre në këto zgjedhje do të jenë ata që ai i quajti fantazma e së shkuarës. “Motra dhe vëllezër kjo që nisim sot nuk është betejë pa kundërshtarë, por një betejë historike, një betejë për t’i dhënë fund përgjithmonë një mënyre të ulët, të poshtër, të pabesë të të bërit politikë duke u tallur me popullin duke dhunuar gjuhën që na bashkon, duke dhunuar ligjësitë universale të bashkëjetesës demokratike. Do i japim fund një iluzioni ringjalljeje të një plaku të marrë fund që e ka djegur Shqipërinë për së gjalli duke përfituar nga përçarja jonë në të shkuarën. Kujton se na bën shantazh me zjarrin e urrejtjes përçarëse dhe atë pinokun që ka në krye të partisë së tij. Ti japim fund buzëqeshjeve cinike, të mbyllim kapitullin e mllefit, vulgaritetit. Betejën që do ta zhvillojmë me pasion, këmbëngulje me qytetarët e këtij vendi, qoftë aty ku kanë kundërshtarë, qoftë ku s’kanë, aty ku kundërshtari është fantazma e së shkuarës, e cila po jep shpirt po nuk po heq akoma dorë”, tha Rama. Sipas tij, Shqipëria nuk do mbajë peshën e turpit, të askujt prej atyre që përpiqen të pengojnë zgjedhjet. “Kurrkush të mos e mendojë, jo më ta guxojë të bëjë një maskarallëk të tillë! Ky është vendi i fëmijëve të Shqipërisë. Do punojmë fort dhe pa pushim që çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi, çfarëdo qoftë në 30 qershor t’i përgjigjet me votë apo të distancohet nga ai turp, që në fund do ta mbajnë vetëm ata që e kanë, por kurrë Shqipëria. Nuk kërkojmë votën
4
E diel, 2 QERSHOR 2019
Kryeministri çel fushatën: Imagjinoni çfarë rumpalle bëhet ZGJEDHJET VENDORE demokracia nëse zgjedhjet bëhen peng i tekave të një partie Balla kërcënon opozitën:
Rama kërcënon: Po luani me zjarrin! Mos e mendoni, jo më të guxoni të prekni zgjedhjet
e askujt që s’do të marrë pjesë në zgjedhje por të dalësh me trup kundër zgjedhjeve do të thotë të dalësh me trup kundër Kushtetutës. Është një e drejtë që askush nuk ua prek dot. Ky s’mund të jetë sheshi i vjetër për përsheshet e një plaku të marrë që luan me zjarrin”, deklaroi ai. Rama u shpreh se zgjedhjet nuk do të shtyhen dhe se ky është një vendim që nuk bie ndesh me demokracinë. Sipas tij, nëse opozita do pengohej të hynte në zgjedhje do ishte jodemokratike. “Sot është 1 Qershori, Dita e Fëmijëve dhe ardhmërisë që duam të ndërtojmë për ta. Le ta themi me zë të lartë: Kemi bërë
reforma që askush nuk guxoi, ky ishtë detyrimi ndaj fëmijëve. Edhe këto zgjedhje të braktisura nga kundërshtari janë pjesë e detyrimit tanë ndaj fëmijëve. Ata kanë frikë nga zgjedhjet nga gjykimi i popullit, ndaj kërcënojnë rrugëve se s’do t’i lejojnë. Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik. Sot, nga vendnisja e maratonës sonë ju them gjithë shqiptarëve se zgjedhjet janë të çdokujt prej jush që do të votojë. Kush e çon ndërmend se do ju pengojë të mendohet dy herë para se t’i bjerë me kokë gurit të sistemit demokratik. Kush vendosi të dalë nga binarët e
sistemit s’mund të vendosë për asgjë më shumë se vetes së tyre. Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike vetëm nëse e pengojnë të hyjë në zgjedhje por kur ajo vendos vetë nuk janë aspak jo demokratike. Imagjinoni çfarë rumpalle bëhet demokracia nëse zgjedhjet bëhen peng i tekave të një partie. Sot shtyhen për njërën dhe nesër për tjetrën. Imagjinoni çfarë çorapi bëhej jeta jonë nëse i hapnim rrugë shtyrjes së zgjedhjeve, imagjinoni çfarë kuptimi ka nesër vota e popullit nëse sot fitonte politika e pengmarrjes”, tha dje kryeministri Edi Rama.
Burg, nëse pengoni zgjedhjet
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ishte i pari që mbajti fjalën në çelje të fushatës së PS-së për zgjedhjet lokale të parashikuara për tu mbajtur më 30 Qershor. Duke lavdëruar Partinë Socialiste si të vetmen që ka treguar një qeverisje të mirë vendore, Taulant Balla tha se do të fitohen edhe ato bashki që nuk kanë treguar të njëjtin nivel qeverisjeje si socialistët. “Jemi e vetmja forcë politike që ka arritur të tregojë një qeverisje të mirë vendore. Padyshim që më 30 Qershor do të marrim përgjegjësinë për të qeverisur edhe në ato bashki që nuk kanë mundur të tregojnë nivelin tonë qeverisës. Duke nisur nga Shkodra, e deri në Gjirokastër”, tha Taulant Balla. Por, kryetari i grupit parlamentar të PSsë pati një paralajmërim për ata që premtojnë dhe përbetohen se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 Qershor. “Dy fjalë për ata që thonë se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve. Nuk ka më ende ndonjë budalla që ti besojë Lulit, Saliut dhe Monikës dhe të marrë veten në qafë. Kemi qeverisur me sukses në 30 bashkitë e vendit dhe 30 Qershori i jep mundësinë vendit dhe të 61 bashkive të drejtohen nga njerëzit e duhur dhe të bëjmë ndryshimet rrënjësore. Për ata që kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve kam një paralajmërim; cënimi i procesit zgjedhor është krim dhe ai që tenton të bëjë qoftë edhe shkeljen më të vogël do të përballet me ligjin”, tha dje kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
PS ÇEL FUSHATËN
Veliaj: Më 30 qershor duhet të fitojë Shqipëria, duhet të fitojë Tirana Partia Socialiste ka çelur këtë të shtunë zyrtarisht edhe fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili garon në këto zgjedhje për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës, kërkoi rikonfirmimin për transformimin e shpejtë që ka pësuar kryeqyteti në këto katër vite. “Sot është 1 qershori, dita e fëmijëve. Një kujtesë që Partia Socialiste është e vetmja parti që në çdo vend që ka qeverisur, në çdo vend ku ka pasur diçka në dorë nuk ka menduar për zgjedhjet e ardhshme po ka menduar për gjeneratën e ardhshme. Edhe sot po takohemi në një hapësirë që është për të rinjtë dhe për fëmijët. Mbaj mend ditën e parë në Bashkinë e Tiranës, ditën e parë përpara katër vitesh bashkisë së Tiranës i kishte ngecur ora, nuk punonte sahati 4 vjet. Pas katër vitesh Tiranës dhe gjithë Shqipërisë i ka ardhur ora, por SHQUP-it i ka ngelur ora akoma”, tha Veliaj. Ai theksoi se opozitës i ka ngelur ende sahati, ndërsa shtoi se në datën 30 qershor duhet të fitojë Shqipëria, duhet të fitojë Tirana. “Ne nuk mund t’u themi fëmijëve tanë se Shqipëria nuk do të qeveriset, se Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje, se Shqipëria do të bllokohet sepse një grup fëmijësh të parritur nuk janë gati të vijnë në betejë. Kjo është betejë për fëmijët tanë, nuk është betejë për partinë.
Ndaj miqtë e mi në datën 30 qershor duhet të fitojë Shqipëria, duhet të fitojë Tirana, duhet të fitojë Shkodra, duhet të fitojë Tropoja, duhet të fitojë Kamza dhe fëmijët e Shqipërisë kudo që janë”, deklaroi Veliaj. Ai shtoi më tej se Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës ka bërë progresin më të madh në vitet e tranzicionit dhe se në datën 30 qershor , shqiptrarët e kanë vetë në dorë që t’i japin fund tranzicionit dhe Shqipëria të jetë një vend dinjitoz për vete dhe për fëmijët. “ Gjatë gjithë këtyre viteve jemi munduar ku ka pasur nevojë, ku ka pasur një mundësi, ku ka pasur diçka për të ndrequr që të jemi prezent, por unë jam i bindur që me Edi Ramën dhe të gjithë kryetarët e bashkive, atë që kemi bërë në Tiranë do ta bëjmë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Miqtë e mi, sot me ne nuk janë vetëm socialistët, sot me ne janë bashkuar qytetarë në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilët besojnë që vetëm PSSH, mund ta qeverisi çdo bashki me të njëjtin dinjitet që qeverisim ne çdo familje tonën. Për të gjithë ata që, për të gjithë ata, për të cilët fëmija është më i rëndësishëm se partia, për të gjithë ata që nuk duan të kthehen në ’97 dhe ’98, për të gjithë ata që e duan realisht Shqipërinë si gjithë Europa, ka vetëm një zgjidhje Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kandidatët e saj”, tha Veliaj.
POLITIKE
5
E diel, 2 QERSHOR 2019
Kreu i Qeverisë “shmang” kreun e PD-së, letra e shtatë publike adresohet për qytetarët demokratë
K
ryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar ditën e çeljes së fushatës elektorale të PS-së për zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor për të nisur dhe një valë të re diversionesh brenda radhëve të opozitës duke synuar intimidimin e mbështetësve të PD-së dhe opozitës në përgjithësi. Këtë të shtunë, Rama ka shkruar një tjetër letër publike, kësaj here nuk i drejtohet kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, por iu drejtohet qytetarëve demokratë. Në letrën e tij të shtatë publike, shefi i Qeverisë thekson se partia që ata kanë votuar nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pasi është e trembur nga reforma në drejtësi. Ai e cilëson vendimin e opozitës si një rrugë pa krye, në dëm të çdo qytetari që e do paqen e zhvillimin social. Sipas Ramës, vendimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje është një dëm që i shkaktohet perspektivës së vendit. Mes tjerash, në letrën drejtuar qytetarëve me bindje demokrate, kryeministri Rama shprehet se ata tashmë janë të braktisur nga lidershipi i tyre, ndërsa shton se Basha nuk merr pjesë në zgjedhje pasi i trembet disfatës së radhës elektorale. Por a janë këto zgjedhje demokratike pa pjesëmarrjen e opozitës? Shefi i qeverisë edhe për këtë ka një përgjigje të artikuluar, përmes së cilës thekson se vetë-përjashtimi i një partie nga gara nuk ka asnjë shans, që të njollosë procesin dhe ta bëj atë antidemokratik. “Kam dëgjuar shpesh pyetjen: A mund të bëhen zgjedhje demokratike pa opozitën? Zgjedhje demokratike do të thotë që të gjithë të gëzojnë të drejtën të zgjidhen. Por nëse përjashtimi në çfarëdo forme i opozitës nga zgjedhjet i bën ato antidemokratike, vetëpërjashtimi i një partie kryesore nga zgjedhjet nuk i bën ato jo demokratike”, shkruan Rama në letrën e tij drejtuar demokratëve, por jo kreut të tyre. Letra e plotë: LETER E SHTATE PUBLIKE JO PER LULZIM BASHEN Bashkëqytetarë demokratë, sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërsa partia të cilës ju i përkisni si anëtarë apo që e keni votuar, si mbështetës ose simpatizantë, nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Fatkeqësisht, jo vetëm për ju po edhe për vendin, udhëheqja juaj politike ka hyrë në rrugën pa krye të frikës nga zgjedhjet, të panikut nga drejtësia dhe të kërcënimeve e të orvajtjeve të dëshpëruara, në dëm të Shqipërisë e të çdo shqiptari të interesuar për paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim të plotë të vendit në Bashkimin Europian. Braktisja pa kthim e parlamentit, nxitja e dhunës, bojkotimi i zgjedhjeve, janë në thelb arratisje nga misioni, funksioni dhe korniza e vlerave
Rama nis diversionet ditën e fushatës: Basha ka braktisur demokratët të një partie demokratike. Jam sinqerisht i keqardhur për këtë. Unë nuk jam ai që ju doni të shihni në krye të vendit. Nuk më keni votuar dhe sot nuk ju kërkoj të më votoni, po thjesht shpresoj të më lexoni. Kur kemi vendosur të jetojmë në një sistem shumëpartiak dhe të synojmë bashkimin e Shqipërisë me Europën, kemi sfiduar një histori të gjatë e aspak bujare në aspektin e traditës demokratike. Hymë në rrugën krejt të re të demokracisë, pas një gjysëm shekulli diktaturë komuniste dhe një mënyre jetese të imponuar, ku kundërshtari politik ishte thjesht një armik për t’u luftuar pa asnjë mëshirë, e për t’u asgjësuar pa asnjë ngurrim. Sot e gjithë ditën, jeta jonë politike vuan ende nga paaftësia për ta respektuar kundërshtarin pa e sakatuar publikisht, me sulme që rëndom tejkalojnë çdo kufi etik dhe kthehen shpesh në dhunë gjuhe të përdalë me egërsi, deri në farë e në fis. Por sidoqoftë, kemi tejkaluar një fazë të rëndë, kur kundërshtarët politikë sakatoheshin me dhunë fizike ose kur protestat ishin të rrezikshme, sepse armët e shtetit përdoreshin për të qëlluar me plumba mbi protestuesit apo reagimi policor ndaj tyre kthehej në hu masiv. Kësisoj, edhe pse rikthimi fatkeq i protestave të dhunshme së fundmi ka treguar se ende s’jemi deprimitivizuar politikisht, kemi bërë sidoqoftë progres të madh në qasjen e qeverisë e në sjelljen e forcave të policisë ndaj protestuesve. S’është pak. Disa mijëra ndër ju, keni marrë pjesë në protestat partiake të kohëve të fundit dhe shumë të tjerë prej jush, i mbështesni ato edhe pse, bazuar në anketimet tona, po edhe në çfarë tregojnë anketimet e pavarura të bëra nga miqtë tanë ndërkombëtarë, shumica e demokratëve nuk mbështesin as djegien e mandateve, as dhunën e ushtruar në protesta dhe as bojkotin e zgjedhjeve nga ana e udhëheqjes suaj. Gjithsesi, juve as ju pyeti kush për këto vendime politike ekstreme dhe politikisht vetëvrasëse, as nuk është qëllimi im këtu t’ju them çfarë duhet të bëni me udhëheqjen tuaj, e cila ka humbur shikimin pasi s’di të shohë përtej hundës së vet. Askush ndër ju mbase, unë jo e jo, s’e kishte menduar se do të vinte dita kur partia juaj, e lindur si parti parlamentare nga zgjedhjet e para pluraliste, as të mos ishte më parlamentare dhe as të mos futej
në zgjedhje. Çudi dhe degradim i madh njëkohësisht! Por sot, me një vendim sovran të udhëheqjes së asaj partie jemi përpara këtij fakti të kryer dhe s’kemi, mesa duket, asnjë mundësi ta zhbëjmë një zhvillim kaq negativ. Zgjedhjet janë një e drejtë e panegociueshme kushtetuese e të gjithë atyre që duan të zgjedhin dhe një detyrim i pashmangshëm kushtetues i të gjithë atyre që duan të zgjidhen. Udhëheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet një disfate elektorale të radhës. Ndërsa ne nuk e shkelim dot detyrimin, sepse duam të zgjidhemi në zgjedhjet e radhës. Kam dëgjuar shpesh pyetjen: A mund të bëhen zgjedhje demokratike pa opozitën? Zgjedhje demokratike do të thotë që të gjithë të gëzojnë të drejtën të zgjidhen. Por nëse përjashtimi në çfarëdo forme i opozitës nga zgjedhjet i bën ato antidemokratike, vetëpërjashtimi i një partie kryesore nga zgjedhjet nuk i bën ato jodemokratike. Prandaj unë e ngre ndryshe pyetjen: A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita? Imagjinoni për një moment sikur zhvillimi i zgjedhjeve në këtë vend të varet nga do apo s’do opozita të bëhen! Mendje të lehta politike e mediatike, kanë rrahur së fundmi shumë ujë në havan, lidhur me sa e tmerrshme qenka të bëhen zgjedhjet pa opozitën dhe sa e thjeshtë qenka, që të shtyhet data e zgjedhjeve meqë s’do opozita! Sinqerisht ju them, po të ishte kaq e thjeshtë, do të isha unë i pari që do të merrja flamurin e shtyrjes së zgjedhjeve, sepse në
fund të fundit do të parapëlqeja të përqendrohesha ‘non stop’ tek punët e qeverisë, pa qenë nevoja t’i bija rreth e përqark për fushatë Shqipërisë. Por jo vetëm pse është e pamundur nga pikëpamja kushtetuese, por edhe pse është e tmerrshme nga këndvështrimi i bashkëjetesës demokratike, unë mbetem absolutisht kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve. Si mund të vendoset – ku është parë? – ky rregull i ri i bashkëjetesës demokratike, që zgjedhjet të varen nga dëshira ose mungesa e dëshirës së një pale për zhvillimin e tyre, në datën e caktuar nga Kushtetuta. Kjo s’është punë date apo stine, kjo është punë qëndrueshmërie e themelit të jetës demokratike. Imagjinoni pak sikur të hapej rruga e një marrëzie të tillë jo vetëm qartësisht antikushtetuese, po edhe thelbësisht antidemokratike, se çfarë do të ndodhte në zgjedhjet pas këtyre zgjedhjeve, në ato pas tyre dhe me radhë, kur sipas tekave të opozitës së radhës (apo edhe të palës tjetër në qeveri pse jo!) data e zgjedhjeve të kthehej, nga një detyrim kushtetues për ata që duan të zgjidhen, në një lojë politike e kujtdo që nuk do zgjedhje! Disa mendje ndër ato të lehtat që lartpërmenda i bien shkurt: Po ik ti (dmth unë) e pastaj le të bëhen bashkë, andej nga vjeshta, zgjedhjet vendore e ato të përgjithshme dhe fitoji prapë po deshe, se po vazhduam kështu vendi do shkojë në përplasje civile! Kjo është një recetë nga ato që heqin dhimbjen e kokës duke e paralizuar komplet trupin!
Imagjinojeni pak çfarë rruge e tatëpjetë hapet për demokracinë tonë nesër, nëse sot vendoset precedenti që mjafton të ikësh nga parlamenti, të ushtrosh dhunë e të kërcënosh me moslejim të zgjedhjeve lokale dhe e përmbys, mu në mes të mandatit qeverinë e zgjedhur – duke provokuar zgjedhje të reja kur do ti, madje me kryeministrin që vendos ti! Nuk është e nevojshme besoj të zgjatem në këtë pikë, sepse s’ka mendje normale që s’e kupton çfarë çorapi do të ishte një jetë e tillë politike, ku fituesi nuk qeveris dot sipas kontratës me popullin dhe humbësi i imponohet me dhunë edhe vetë popullit! Shkurt, çdo zgjidhje anormale në emër të normalitetit demokratik sot, kthehet në bumerang që prodhon anormalitet antidemokratik, për vite me radhë nesër. Edhe dy fjalë për moslejimin e zgjedhjeve. Eshtë krim dhe ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, kushdo që e kryen një krim të tillë. Po jo vetëm kaq, cilido që do të kuturisej të prekte një hallkë të vetme të procesit zgjedhor dhe do të dënohej më pas për krime zgjedhore në Shqipëri, nuk do ta kishte më të mundur të shkelte për gjithë jetën në Shtetet e Bashkuara (do të merrte në qafë edhe familjarët e afërt sipas ligjit përkatës në SHBA) dhe as do të kalonte dot më, kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian duke u përfshirë në listën e kompjuterizuar të personave me rekorde kriminale, të cilët nuk hyjnë dot në territorin e Unionit. A ia vlejnë të gjitha këto pasoja të rënda për të shkuar pas berihait? Nuk besoj dhe jam i bindur se nuk do të ketë njerëz të zakonshëm, që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Në 30 qershor do të votohet në të 61 bashkitë e vendit. Ne do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë Kukësit, Shkodrës, Kamzës, Lezhës, Devollit, Mallakastrës e me radhë bashkive blu, qeverisjen e munguar deri më sot, pavarësisht nëse ju do të dilni apo jo në votime. Kudo ku do të fitojmë aty ku kemi kundërshtarë të regjistruar, njësoj si aty ku s’kemi të tillë, ne do të jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve pa dallim. Betejën politike me udhëheqjen tuaj ne e kemi fituar dukshëm e bindshëm, sa për meritën tonë aq edhe për paaftësinë e asaj udhëheqjeje – ndajeni vetë cila nga të dyja peshon më shumë. Por betejën e vërtetë, më të vështirën, ne e kemi me plagët e qyteteve e të fshatrave kudo në Shqipëri, po sidomos aty ku ende era e ndryshimit të madh urban të katër viteve të fundit, s’ka fryrë sa e si duhet si pasojë e keqqeverisjes vendore të shumë bashkiakëve demokratë. Me respekt të plotë për të drejtën tuaj për të menduar ndryshe prej meje, ju përshëndes e ju uroj çdo të mirë e shëndet në familjet tuaja. Edi Rama
POLITIKE
6
E diel, 2 QERSHOR 2019
Koncesionet e rrugëve, Nënkryetari i LSI-së: Edi Ramën e dorëzuar po e rrjepin në ikje e sipër oligarkët
I
sh-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar edhe një herë se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë me Edi Ramën, kryeministër. Përmes rrjeteve sociale, Vasili, mes të tjerash, u shpreh dje se ky kryeministër i mbaruar shtyu zgjedhjet në vitin 2007 për një copë certifikatë, tani na shkruan romane për dashurinë që ka për Kushtetutën. Dhe teksa i kujton se zgjedhje në 30 qershor, nënkryetari i LSIsë deklaron se populli do që të zgjedhë dhe jo të votojë. “Çfarë kryeministër i lodhur, vërtet i lodhur krye krejt. Po ky i mbaruar shtyu zgjedhjet ne vitin 2007 për një copë certifikatë, tani na shkruan romane për dashurinë që ka për Kushtetutën. Po ky i mbaruar i shtyu zgjedhjet edhe në 2017. Apo kur është në hall ky s’ka rëndësi Kushtetuta shtyhen zgjedhjet. Të gjithë vetëm qeshin me këtë kryeministër frikacak. Të gjithë tallen me këtë frikacak. Ky është i vetmi kryeministër që e ka kryeministrinë si panolino politike që i zgjidh hallin sa herë qe nuk i mbahet….frika. Zgjedhje ne 30 qershor nuk ka o frikacak se populli do që të zgjedhë dhe jo të votojë”, u shpreh ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. Pak orë ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, teksa referoi me atë çfarë po ndodh me koncensionaret e dyshimta korruptive të ndërtimit të rrugëve Milot – Balldren dhe Orikum – Dukat, u shpreh se Edi Rama është dorëzuar, ndërsa në ikje e sipër, atë po e rrjepin oligarkët. Vasili thotë se Rama është dorëzuar për shkak të rasteve skandaloze të korrupsionit në rrugën Milot – Balldren dhe Orikum – Dukat,
Vasili i përgjigjet Ramës: Zgjedhje në 30 qershor nuk ka, o kryeministër frikacak!
ndërsa në ikje po rritet nga oligarkët. Nënkryetari i LSI ka publikuar një artikull, ku thuhet se kompanitë koncesionare që zgjedh qeveria janë për t’iu qarë hallin. “Kryeministrin e dorëzuar po e rrjepin në ikje e sipër! Është shumë e qartë se koncesionet e fundit të rrugëve Milot - Balldren, apo edhe Orikum - Dukat janë vërtet vjedhje aq të trasha sa që analiza e tyre është shumë e lehtë. Kryeministri është dorëzuar përpara një presioni publik të jashtëzakonshëm, që sa vjen e rritet për shkak të korrupsionit të tij dhe të qeverisë. Si i mbyturi që kapet pas fijes së barit, kryeministri po
kërkon mbështetje te oligarkët lart e poshtë. Këta të fundit po i japin mbështetje, por me një çmim shkatërrimtar. Ata po e trajtojnë kryeministrin e dorëzuar si një pre dhe po e shqyejnë deri në fund. Ata po i imponojnë dhunshëm kushtet e tyre, të cilat kryeministri i dorëzuar i pranon pa bërë rezistencë se nuk ka se nga t’ia mbajë. Si do që të jetë për këtë korrupsion të frikshëm në radhë të parë do të përgjigjet e dënohet kryeministri dhe ministrat, oligarkët vijnë pas tyre. Edhe kryeministri e kupton këtë dhe po bën bashkëfajtor parlamentin për të shpërndarë
fajin. Ata që duan ta zhvasin kryeministrin e kanë gënjyer duke i thënë se mund t’ia hedhë me parlamentin. Kryeministri dhe ministri përkatës janë dy firmat miratuese në qeveri dhe ata do përgjigjen e dënohen të parët. Ndaj kryeministër hap sytë se po të fusin aq thellë nga nuk do dalësh dot kurrë…. Shifrat e dëmit në Shqipëri janë qindra milionë euro deri edhe në miliarda euro. Një katastrofe financiare apokaliptike, e cila ka rënë mbi të gjithë shqiptarët, pa asnjë përjashtim”, tha në reagimin e tij, nënkryetari i LSIsë, Petrit Vasili.
KRYETARJA E LSI-SË: DITA E NDËRGJEGJËSIMIT, E ZGJIMIT TË ÇDO NËNE DHE BABAI PËR FËMIJËN E TIJ
K
ryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar fëmijët e familjeve shqiptare për festën e 1 Qershorit. Përmes një komenti në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryetarja e LSI-së nuk ka lënë mënjanë edhe sulmet për qeverinë, ndërsa thotë se 300 mijë familje shqiptare jetojnë sot me vetëm 5 dollarë në ditë. Ajo shprehet se dita e fëmijëve tregon se sa pak është kthyer vëmendja ndaj tyre dhe se si pushteti i ka harruar krejtësisht, madje shton se ka ushtruar edhe dhunë mbi ta. Gjithashtu, Monika Kryemadhi tha se 1 qershori duhet të shërbejë si ditë shprese për të rinjtë, se Shqipëria do të ngrihet dhe forcohet falë kontributit të tyre. “1 Qershori është dita kur jeta merr kuptimin real, kur gjithsecili nga ne kupton se ia vlen të luftosh deri në fund, për të ardhmen e asaj pjese të shoqërisë
1 Qershori, Kryemadhi: Edi Rama i ka hedhur gaz fytyrave të ëmbla të fëmijëve që me sinqeritetin më të madh meriton mbështetje, siguri dhe dashuri të pakursyer! Sot është dita e parë e muajit, nuk e di se si e kanë mbyllur muajin që lamë pas 300,000 mijë familje shqiptare të cilat jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë. A e kanë pasur të mundur ti blejnë një dhuratë sa do të vogël fëmijëve për ti sjellë një shkëlqim lumturie në sytë e tyre? Është dita e fëmijëve që na kujton se sa pak kemi kthyer sytë nga realiteti, sa kemi gabuar për t’i besuar njerëzve që abuzojnë çdo ditë në emër të tyre. Kemi lejuar dhe kemi qenë dëshmitarë të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve tanë, të nxjerrjes nga shtëpitë me dhunë të dhjetëra fëmijëve te “Astiri”, “Bregu i Lumit” dhe
në gjithë Shqipërinë. Lejuam të hidhej gaz mbi fytyrat e ëmbla të dhjetëra fëmijëve në protestë, duke u përballur me urrejtjen e
këtij pushteti të krijuar nga ne! Shifrat alarmante të UNICEF për minorenët shqiptarë të braktisur në dyert e Europës, pamundësia që kanë prindërit sot për të strehuar fëmijët e tyre, për t’i ushqyer, ngrohur, arsimuar e për t’u kujdesur për shëndetin e tyre, tregon qartë qeverisjen e paskrupullt dhe të paaftë që i bëhet një kombi dhe të ardhmes së tij! 1 Qershori është dita e ndërgjegjësimit, e zgjimit të çdo nëne dhe çdo babai për fëmijën e tij. 1 Qershori është dita e integrimit europian që aspirojmë aq shumë, sepse vetëm fëmijët janë ata që mund të na detyrojnë të lëmë me një anë interesat e ngushta partiake dhe të pushtetit për interesat
ISH-DEPUTETI I PD
Tjetër rrugë “e florinjtë” që po ndërton Rama, Shehu: Ja ku shkojnë paratë!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu denoncoi dje përmes rrjeteve sociale një aferë tjetër skandaloze më ndërtimin e rrugëve “të florinjta” që po ndërton Edi Rama. Sipas Shehut, i ashtuquajturi Bypassi “i artë” i Tepelenës kushton rreth 10,2 milion euro për kilometër, edhe pse po ndërtohet në gjurmën e rrugës ekzistuese. “A është Tërmeti e Rilindja e Tepelenës në mbledhje të financimeve për “fushatën zgjedhore”? I ashtuquajturi By pass “i artë” i Tepelenës kushton rreth 10,2 milionë euro për kilometër! Nuk është ky By pass, është 2,3 km në gjurmën e rrugës ekzistuese, me dy kalime, me gjerësi 10,5 m, në shumicë mbi trasenë e vjetër, poshtë Kalasë së Tepelenës, që po rikonstruktohet me vlerë 28,5 miliardë lekë, pra rreth 24,5 milionë euro. Ndërkaq, dua t’ju kujtoj se By Pass i Fierit, autostradë me katër korsi, i financuar e kontrolluar nga Banka Europiane, ka koston rreth 2,2 milionë euro për kilometër. Ndërsa me tabelat e vendosur aty, duke përdorur gjoja lotuset, përpiqen të fshehin vlerën reale të të gjithë investimit. Pyetja del e qartë, ku do të përfundojë kjo diferencë gjigante vlerash financiare, në Tiranë, në Tepelenë, tek të dyja bashkë? Këtë duhet ta përcaktojnë institucionet që e kanë për detyrë”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.
kombëtare! Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve të çdo shqiptari kudo që ata ndodhen. Dua ti uroj 1 qershorin veçanërisht të gjithë atyre fëmijëve qe baballarët e tyre i kanë të burgosur nga ky regjim për të vetmen arsye sepse kanë protestuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre! 1 Qershori nuk mund dhe nuk duhet të jetë dita e zhgënjimit të fëmijëve sepse duke zhgënjyer ata, kemi zhgënjyer të gjithë kombin! Kjo duhet dhe do të jetë dita e shpresës për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë se Shqipëria do të ngrihet, do të forcohet sepse brenda saj ka një brez plot jetë, plot energji te i cili shpresa nuk vdes kurrë! Zoti i bekoftë fëmijët e shqiptarëve dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, u shpreh dje në mesazhin e saj, kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi.
POLITIKE
7
E diel, 2 QERSHOR 2019
Sot protesta Kombëtare e opozitës, flasin për “Koha Jonë”, Edmond Spaho, Edi Paloka, Fatmir Mediu dhe Luçiano Boçi. Ata kanë reaguar për letrën e kryeministrit Edi Rama
Spaho për “KJ”, sfidon Ramën: Po qe burrë rri në zyrë dhe fol vetë me demokratët Nga: Redjon Shtylla
NËNKRYETARI I PD
Letra e 7-të e Ramës, Paloka: Sot e merr përgjigjen
M
ëngjesin e së shtunës, kryeministri i vendit, Edi Rama u zgjua me një letër për demokratët. Në letrën e 7-të publike, disa orë para se të çelte fushatën zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rama shtroi pyetjen: A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita? Nga ana tjetër, Rama tha se nuk ka njerëz të zakonshëm që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Kërcënimet me burg nuk munguan as në këtë letër. Si e lexoi PD-ja këtë letër të 7-të? Në një prononcim për “Koha Jonë”, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka sfiduar hapur kreun e qeverisë. “Rama po qe burrë le të rrijë në zyrë dhe të flasë vetë me demokratët”. Për Spahon, meqë Rama ju drejtua demokratëve, ata do t’ia japin përgjigjen që meriton me grusht nesër. “Një shtet mafioz që drejtohet nga gangsterë e quajti Bild regjimin e Tiranës. Besoj se tek gangsterët duhet të jetë edhe Rama, sa kohë që kryeson këtë rregjim. Të presësh zgjedhje të lira e të barabarta nga gangsterët është iluzion. Meqënëse Rama me paçavurën e tij të shtatë ju drejtua të gjithë demokratëve edhe ata do ja japin përgjigjen që meriton me grusht nesër në ora 19:00”. Në letrën e tij, Rama thotë se: “Zgjedhjet janë një e drejtë e panegociueshme kushtetuese e të gjithë atyre që
duan të zgjedhin dhe një detyrim i pashmangshëm kushtetues i të gjithë atyre që duan të zgjidhen”. Të njëjtin mendim mbështet edhe Spaho por për të zgjedhjet janë të lira kur: “Nuk vidhen në bashkëpunim me krimin e organizuar, kur nuk manipulon listat e zgjedhesve, kur nuk përdor burimet shtetërore në funksion të mbledhjes së votave për PS, kur nuk përdor policinë për të trembur votuesit, kur nuk vjedh fondet publike me oligarkët për të financuar fushatën elektorale të partisë së kryeministrit. Zgjedhjet janë demokratike kur zgjedhësit kanë alternativa dhe jo të kenë vetëm një kandidat
në 40 bashki dhe në të tjerat kandidatin e partisë patericë e Ramës”. Nga ana tjetër, për “Koha Jonë”, nënkryetari i PDsë, thekson se edhe BE dhe SHBA janë për zgjedhje demokratike, të lira dhe të ndershme, duke ju përgjigjur kështu “kërcënimit” të Ramës i cili tha se do të jenë në listën e zezë të SHBA e BE kush prek zgjedhjet. “Pa u dënuar ata që kanë vjedhur zgjedhjet nuk do ketë integrim europian për Shqipërinë, kështu deklaroi kryetari i grupit parlamentar te CDU/CSU në Bundestag”. Kurse nënkryetari tjetër i PD-së, Edi Paloka thotë se Rama e merr përgjigjen sot nga demokratët.
ISH-DEPUTETI I PD-së
Boçi: Opozita pengon marrëzinë
N
ë një prononcim mbi këtë letër dhe mesazhet e Ramës, ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se gjendja e rënduar pisko-politike e Ramës, ka “prodhuar” këtë letër. Më tej ai thotë se Rama është peng i marrëzisë së vet dhe delirimeve pa fund. “Rama është në një gjendje të rënduar psiko-politike dhe trajtimi më i mirë për të, kur projeksionet e tij i hedh në letër, është shpërfillja. Ai është sot peng i marrëzisë së vet dhe delirimeve pa fund. Zgjedhjet demokratike nuk mund të bëhen duke i blerë, vjedhur dhe grabitur votën qytetarëve. As duke aktivizuar falangat e krimit apo të bandës policore të qeverisë”,-
thotë Boçi për “Koha Jonë”. Duke ju përgjigjur pyetjes së Ramës se: A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm
nëse do opozita, Boçi thekson se opozita nuk përcakton se kur bëhen zgjedhjet por që pengon marrëzinë e një hajduti serial të bëjë farsa zgjedhore. “Opozita nuk është ajo që përcakton se kur bëhen zgjedhjet por është ajo që pengon marrëzinë e një hajduti serial të bëjë farsa zgjedhore. Pengon të Marrin, që ai nëpërmjet proceseve false të sanksionojë pushtetin e një një kaste të korruptuar që tërheq zvarrë qyetarët e zakonshëm dhe para lirive dhe të drejtave të tyre kushtetuese protestuese e refuzuese ndaj padrejtësisë, hajdutërisë, babëzisë qeveritare u tund atyre prangat e regjimit që ai po instalon”.
“Përplasjen nuk e ka më vetëm me demokratët por më shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që e kanë kuptuar ose ca më keq e kanë pësuar çmendurinë kriminale të Edvinit. Përgjigjen e merr nesër (sot)”. Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se gjendja e rënduar pisko-politike e Ramës, ka “prodhuar” këtë letër. Më tej ai thotë se Rama është peng i marrëzisë së vet dhe delirimeve pa fund. “Rama është në një gjendje të rënduar psiko-politike dhe trajtimi më i mirë për të, kur projeksionet e tij i hedh në letër, është shpërfillja. Ai është sot peng i marrëzisë së vet dhe delirimeve pa fund”.
Në një prononcim për mesazhet e Ramës, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se kryeministri nuk e ka përplasjen me demokratët por me shumicën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, Paloka thotë se Rama e merr përgjigjen sot nga demokratët. “Përplasjen nuk e ka më vetëm me demokratët por më shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që e kanë kuptuar ose ca më keq e kanë pësuar çmendurinë kriminale të Edvinit. Përgjigjen e merr nesër (sot)”,-thotë Paloka për “Koha Jonë”. Edi Rama thekson në këtë letër se çdo zgjidhje anormale në emër të normalitetit demokratik sot, kthehet në bumerang që prodhon anormalitet antidemokratik, për vite me radhë nesër. Nuk harron të paralajmërojë se çfarë i pret ata që do të tentojnë te pengojnë zgjedhjet.
KREU I PR-SË
Mediu: Edi Rama po shkatërron Shqipërinë Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, thotë se Rama ka dalë nga e zakonshmja dhe në marrinë për pushtet po shkatërron Shqipërinë. “Ka vetëm një njeri që ka dalë nga e zakonshmja dhe në marrinë për pushtet dhe para po shkatërron Shqipërinë dhe ky është Edi Rama”,-thotë ai për “Koha Jonë”. “Nuk kemi një shtet që zbaton dhe respekton Kushtetutën por jemi shndërruar në një Republikë të Kryeministrit. Nuk kemi pushtet gjyqësor funksional. Kemi propozuar një sistem proporcional, kombëtar apo rajonal, me lista të hapura. Do të ishte një zhvillim pozitiv për politikën dhe kthimin e kushtetutshmërisë në Kuvendin e Shqipërisë”.
POLITIKE
8
E diel, 2 QERSHOR 2019
ISH-DEPUTETI I PD-së: PO SHPËRDAJNË QESET ME USHQIME PËR T’I MARRË MË TË VOBEKTËVE MË PAS VOTËN
P
artia Socialiste nuk humbet kohë për të nisur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Por gjithashtu, socialistët nuk humbasin kohë as për nisjen e blerjeve të votave të para që do i duhen të paktën në garën e parashikuar për t’u mbajtur në bashkinë e Elbasanit. Është ish-deputeti demokrat i këtij Qarku, Luçiano Boçi i cili përmes rrjeteve sociale denoncon skandalin e intimidimit të qytetarëve nga PS e Elbansanit me thasë mielli që në ditën
Boçi denoncon skandalin: PS nis blerjen e votave që ditën e parë të fushatës e parë të çeljes së fushatës. “Skandal! Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë. Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën. Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit. Gjithçka në mes të ditës e në mes
të njerëzve. I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve. Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë. Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!”, u shpreh dje ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi në denoncimin e tij.
PD i kthehet ashpër Ramës: Mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë. Por, kjo kohë ka mbaruar!
P
ak orë pas letrës së shtatë të kryeministrit Edi Rama do të vinte dhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përgjigjja e këtij të fundit do të vinte përmes një video-mesazhi nën hashtagun “Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh”. Basha theksoi se të dielën do i jepet grusht tiranisë, do i jepet “grusht” të gjithëve atyre që qëndrojnë pas kryeministrit e që janë përfshirë në vjedhje votash. Ndërsa ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi dje po në rrjetet sociale se Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë. Por, thotë Alibeaj, kjo kohë ka mbaruar. Ish-ligjvënësi demokrat, mbyll postimin e tij duke theksuar se tashmë populli është në këmbë, kundër pushtetit të ardhur nga krimi e nga vota e blera për të vjedhur e grabitur Shqipërinë. “Ndërsa po shihja nëpër rrjetet sociale, se cili nga qeveria ka shkuar në Korçë, për t’iu gjendur pranë banorëve që po kalojnë momente ferri nga tërmeti që goditi këtë zonë; Kur prisja ndonjë reagim për megaaferën e rrugës Milot-Balldren, që do të marrë nga xhepat e shqiptarëve, plot 16 milion euro për kilometër; Kur po prisja një plan pune për lajmin mbi dështimet e qeverisë që sollën vendimin e tmerrshëm që erdhi nga Holanda për rikthimin e vizave; Kur prisja ndonjë sqarim për shembjen e tunelit në rrugën e Arbërit; Kur prisja ndonjë reagim për kriminelët që ka përfshirë në listat e
Basha: Asnjë hap pas! Të gjithë në protestë sot në 19.00
kandidatëve me të cilët po shantazhon shqiptarët me zgjedhje të parablerja; Kur prisja ndonjë reagim për vitet e burgut që duhet të bëjë Vangjush Dako, Damjan Gjiknuri, Pjerin Ndreu e dhjetëra zyrtarë të tjerë të kapur në shitblerje votash, pashë një letër mediokre, të turpshme,
të Edi Ramës që kërkon me çdo kusht dhe çdo çmim, të mbrojë karrigen e tij si garanci për të mbrojtur milionat e krimit dhe korrupsionit. Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë. Kjo kohë
ka mbaruar. Populli është në këmbë, kundër pushtetit të ardhur nga krimi e nga vota e blera për të vjedhur e grabitur Shqipërinë. Nesër ora 19.00 së bashku para Kryeministrisë për Shqipërinë Si Europa”, e mbyll reagimin e tij, ishdeputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Ish-Kryeministri: Bajpasi i Fierit, po ndërtohet me 2,2 milion për kilometër, Rama po ndërton një rrugë me 17 milionë euro kilometrin
Koncensioni i Milot-Balldren, Berisha: Rama, Balluku e Gjiknuri po vjedhin 250 mln euro
I
sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për projektin e rrugës Milot-Balldren. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha përmend tre emra zyrtarësh të lartë që sipas tij janë përfshirë në këtë aferë korruptive. Berisha thotë se kryeministri Edi Rama, ministrja e Transportit, Belinda Balluku dhe paraardhësi i saj në këtë detyrë, deputeti Damian Gjiknuri janë, sipas tij, tre zyrtarët që po vjedhin 250 milionë euro nga ky projekt. Sipas Berishës, në një akt vjedhjeje të çmendur e të paimagjinueshme, kanë vendosur me duart e tyre të zeza të vjedhin me thase të paktën 250 milionë euro në zgjerimin e
rrugës Milot – Balldren, nga dy në katër korsi. “Zgjerimi i rrugës prej 17 km Milot – Balldren nga dy në katër korsi me PPP do kushtojë 17 milion euro km. Ndërkohë që, 27 km në Bajpasin e Fierit ndërtohen nga Bankat Europiane me 2,2 milion euro. Të
dashur miq, në një akt vjedhje të çmendur e të pa imagjinueshme Edvin Kristaq Hajni, Ndrikullat e tij petullushka Riformata dhe Sekretia dhe Hajdut Gjiknuri kanë vendosur me duart e tyre të zeza të vjedhin me thasë të paktën 250 milion euro në zgjerimin e rrugës Milot – Balldren, nga dy në katër korsi. Këta horra të pafytyrë dhe shpërfytyruar kanë firmosur zgjerimin nga 2 në katër korsi të 17 km të rrugës fushore Milot -Balldren me PPP t’u kushtojë takspaguesve
shqiptarë 290 milionë Euro, apo 17 milionë euro për kilometër, apo 17 milionë euro shtimi i dy korsive për kilometër. Për të kuptuar përmasat e kësaj vjedhjeje monstruoze po ju rikujtoj lexuesve se Bajpasi i Fierit, vepër e financuar nga bankat europiane BEI dhe BERZH po ndërtohet me 2,2 milion për kilometër dhe para këtyre, po me financimin e këtyre bankave u ndërtua autostrada Levan – Vlorë me ura të gjata mbi Vjosë dhe vepra të tjera
arti. Po kështu, tuneli prej 5,3 km të dy anët së bashku është ndërtuar me 14 milionë euro km. Sipas të gjitha krahasimeve me çmimet e veprave të ngjashme, por edhe ato ndërkombëtare të ndërtimit të autostradave në terren fushor, ky zgjerim nuk mund të kushtonte kurrë më shumë se 40 milionë euro, çka do të thotë se kryehajduti me hajnat dhe horrat e tij vjedhin të paktën 250 milioë euro”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-Kryeministri Sali Berisha.
POLITIKE OPINION Nga Andi Bushati
S
a më shumë afrohet 30 qershori, aq më të fortë bëhen zërat që mbrojnë alibinë e Edi Ramës, se nuk është në dorën e tij të gjejë zgjidhje, se ai nuk mund të pranojë shantazhin e pakicës, se ai nuk mund të shkelë kushtetutën dhe vullnetin e popullit, se ai nuk mund të krijojë precedentin e largimit nën presion, që do të përsëritej në të ardhmen në mënyrë të pafundme. Të gjithë këto argumenta konvergojnë në pikën se dorëheqja e kryeministrit as nuk mund të diskutohet dhe as mund të imagjinohet si një çelës për të hapur derën e pajtimit. Të marra veç e veç dhe të shkëputura nga konteksti aktual, të gjitha këto arsyetime ndoshta qëndrojnë. Ato do t’i përqafonte çdo mendje e ekuiliburar në çdo situatë zakonshme. Por, pavarësisht se sa normale dhe bashkësisht të pranueshme të duket logjika e mësipërme, ajo duhet testuar me rezultatin që prodhon.
Sepse asnjë ide nuk është e mirë apo e keqe, e bardhë apo e zezë, pa kaluar nën testimin e efektit që sjell. Dhe për të parë këtë na vjen në ndihme një projektim i Shqipërisë së pas 30 qershorit. Në këtë moment ne do të realizojmë se për herë të parë në pluralizëm do kemi zhvilluar zgjedhje që nuk e meritojnë këtë emër, pasi shumicës së shqiptarëve u është hequr mundësia të votojnë për më shumë sesa një alternativë të vetme. Në këtë moment ne do të shohim se, gjithashtu për herë të parë, të tëra bashkitë e vendit do të jenë të ngjyrosura me një bojë të vetme. Por anomalitë nuk do të mbarojnë këtu. Shqipëria e pas 1 korrikut do të ketë parlamentin me një parti unike që bën estradë me disa opozitarë qesharakë. Ajo do të ketë të parën kryeprokurore të pjellë nga reforma në drejtësi, të zgjedhur me votat e njërës palë. Ajo do të ketë një shërbim sekret të kontrolluar
9 E diel, 2 QERSHOR 2019
Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit) nga ai kryeministër që e hoqi qafe me ngritje si ambasador “spiunin dixhital të Saliut”, vetëm për ta kapur edhe ShiSh-in. Ajo do të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit të sakatuar, sepse shumica rrfuzon të votojë edhe të vetmet kompetenca që kushtetuta i ka lënë në dorë kreu të shtetit. Ajo do të ketë një Gjykatë Kushtetuese të vdekur, që nuk kthen dot asnjë nga ligjet “ad hominem” që kryeministri i çon parlamentit për të qerasur klientët e tij. Ajo do të ketë një parti në pushtet, pa rryma, pa fraksione dhe pa zëra kundër, ku kryetari nuk pranon të organizojë as zgjedhje formale, duke qëndruar në majë pa u votuar prej dhjetë vjetësh. Ajo do të ketë për udhëheqës unik të vetmin lider politik shqiptar që nuk e ka praktikuar qoftë edhe
njëherë dorëheqjen. Ajo do të ketë për herë të parë në histori një sistem ku oligarkët më të mëdhenj të vendit mbështesin dhe financojnë ekskluzivisht njërën palë dhe kur mediat kombëtare janë shndërruar në autoporlant të saj. Kjo pra do të jetë Shqipëria moniste e pas 30 qershorit, domeni ekskluziv i një njeriu dhe ku do të jetë zhdukur çdo lloj kundërpushteti demokratik. I gjithë ky “udhëtim” imagjinar në Shqipërinë e Edi Ramës pas zgjedhjeve, nuk është i rëndësishëm vetëm për të ngritur pyetjen që kundërshtarët e tij bëjnë rëndom: A ja vlen sakrifikimi i karriges së një njeriu për të penguar krijimin e kësaj mostre diktatoriale? Personalisht besoj se kjo është një dilemë retorike që i asgjëson të gjitha alibitë e
ngrituara në fillim të këtij shkrimi. Por, kjo panoramë, është mbi të gjitha e vlefshme për të kuptuar një gjë tejet më thelbësore. Për tu ndërgjegjësuar për faktin se atdheu i një dite më pas, nuk do të jetë thjeshtë një aksident, i prodhuar prej vendimit kapriçoz të opozitës për të mos marrë pjesë në një garë elektorale. Ai është fryti i një projekti të përgatitur me kujdes për ta trajtuar Shqipërinë si një tepsi personale. Në këtë kuptim, 30 qershori do të jetë epilogu i finalizimit të një regjimi anti demokratik. Fillimi i marshimit përmes një tuneli të errët, me të gjitha rrisqet dhe vështirësitë që përmban kjo rrugë. Por ndoshta pikërisht për këtë, ai mund të përbëjë edhe ditën e parë të përligjjes së dhunës për tu përballur me këtë monstër. Lapsi.al
ISH-ZËVENDËSMINISTRJA
Socialistët me letra të hapura: Refuzoni votimet pa zgjedhje! Nga Irena Beqiraj* Letër e hapur popullit tim! I nderuar Shqiptar që po lexon këto rreshta, Vendosa të shkruaj pikërisht sot kur për vitin e dytë radhazi Komisioni Europian jep rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërkohë që Holanda i kërkon po Komisionit kthimin e vizave për Shqiptarët. Pikërisht sot kur kreditimi në ekonomi ka rënë sërish për muajin Prill, por qeveria është besim plotë, që një kompani e mesme për nga madhësia, mund të marrë borxh 70 milionë euro. Sot që rritja e investimeve të huaja është e dukshme në 1 miliard lek por që fatkeqësisht akoma këto investime, shkojnë vetëm në shfrytëzimin e pasurive natyrore që kemi.
Vendosa të shkruaj sot sepse partia ime ku unë aderoj hap fushatën e zgjedhjeve vendore, ku do të valviten flamujt e fitores, ndërsa opozita nesër proteston që nuk do të këtë zgjedhje dhe do të çirret në zemërim. E mbase vendosa te shkruaj sot, sepse është periudhë ku letrat janë marrëzisht në modë. Por fatkeqësisht deri tani, jo si një mënyrë reflektimi edhe përmbajtje për të mos in thënë fjalët nxitimthi, por vijnë si justifikim i pastër i pavlerë si kofini pas të vjelit. Natyra na ka bekuar me pasuri me ujë e me Diell. Kemi gjithçka që kemi nevojë! Vendet e zhvilluara do të donin të kishim shumë më pak nga ato që kemi dhe i harrojnë. Të pasur, por ne ende jetojmë në zemërim, urrejtje dhe varfëri. Hipokrizia ushqen makinat e liderëve tanë; propaganda dhe
gënjeshtra, formojnë mendimet tona. Lakmia, zilia dhe urrejtja i kanë skllavëruar mendjet tona. Ne mendojmë se e njohim armikun e vërtetë, ndërsa armiku i vërtetë është “injoranca” që është ulur këmbëkryq në partitë tona, në institucionet tona, në ekranet tona. Ju mendoni se kemi udhëheqës? Ne nuk kemi udhëheqës. E druaj se kurrë nuk kemi pasur. Ne kemi dështuar të kuptojmë se çfarë e karakterizon një udhëheqës. Një udhëheqës nuk është ai që është zgjedhur nga partia, për të udhëhequr partinë, nuk është ai që është zgjedhur për të të drejtuar qeverinë. Udhëheqës është ai që është i kujdesshëm me çdo fjalë që nxjerr nga goja, me çdo vendim që merr për vendin e tij. Udhëheqës është ai që për të mbajtur popullin të bashkuar është i gatshëm të shpërfillë
propagandën, dhe të arrijë kompromise pa kushte. Udhëheqës është ai që nuk ka nevojë të kërkojë të vërtetat në raportet e ndërkombëtareve, duke pritur dëshpërimisht një fjalë të mirë për punën e tij duke thënë “ E shikoni kemi punuar!” Udhëheqës e burrë shteti është ai që ndahet nga pushteti “me një ndarje për të qenë” edhe pse siç thotë Kadare për të ndërtuar një ndarje për të qenë është më vështirë se të ngresh një piramidë”. Populli im, uroj me gjithë shpirt që Europa të hapë negociatat për të prurë sadopak shpresë ndër nesh, për të na ndihmuar të gjejmë rrugën e humbur, edhe pse në ato negociata nuk do të ulemi ballëlartë e si palë e barabartë me anën tjetër të tavolinës, pasi do të na duhen 4 dekada (sipas Bankës Botërore) për të
arritur standardin e tyre ekonomik e shoqëror. Dua pafund që ajo derë të hapet, megjithëse e di që nën udhëheqjen e politikës së sotme Europa nuk do të jetë shumë afër për ne. Nëse Liderët e arsyes së humbur, nuk gjejnë dot më arsyen për tu ulur në tavolinën e kompromisit pa kushte duke na shpjeguar njëri përse zgjedhjet nuk shtyhen e tjetri përse nuk do të këtë zgjedhje, ne duhet t’i refuzojmë. Populli im, duhet ta refuzojmë me qytetari këtë politikë. Duhet të refuzojmë hedhjen e bombave moltov, duhet të refuzojmë djegien qoftë edhe të një fije bari e cila sërish do të zëvendësohet me paratë tona, si kurse duhet të refuzojmë pa hezitim votimet pa zgjedhje. *Ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama”.
AKTUALITET
P
10
E diel, 2 QERSHOR 2019
Kryebashkiaku i Korçës, deklaroi se banorët ndihen të rrezikuar dhe se ka kërkuar që të furnizohen me 100 çadra që të ngrejmë në kamp të përkohshëm për banorët
residenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar lidhur me 6 tërmetet që tronditën Korçën. Kreu i Shtetit shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi. Kreu i Shtetit u uron shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo deklaroi se banorët ndihen të rrezikuar dhe se ka kërkuar që të furnizohen me 100 çadra që të ngrejmë në kamp të përkohshëm për banorët që do kalojnë natën jashtë. “Nga ana e bashkisë dhe shtabit të emergjencave janë marrë masat dhe presim raportime nga qytetarët. Kemi bashkëpunuar edhe me shtabin qëndror të emrgjencave pasi një pjesë të banesave janë dëmtuar dhe banorët kanë frikë të kalojnë natën brenda tyre. Kemi kërkuar të furnizohemi me 100 çadra dhe të ngremë një kamp të përkohëshm për familjet që kanë problematika më të mëdha”, u shpreh Filo. Në terren kanë zbritur ekspertë për të bërë vlerësimin e dëmeve. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në
Presidenti Ilir Meta: Autoritetet të marrin masa THIRRJA “Presidenti u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi”. vazhdim edhe në jug të vendit, ndërsa banorëve të dëmtuar do tu vihen në dispozicion çadra nga Shtabi i Emergjencave Civile si dhe ushqime. “100 banesa të dëmtuara është totali i banesave të dëmtuara si pasojë e serisë të tërmeteve që kanë rënë në juglindje të vendit. Bëhet e ditur se në fshatin Floq, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit janë vënë në dispozicion 40 çadra, për banorët. Në këtë fshat janë dëmtuar 70 banesa, në Qafzezë 10 shtëpi, në
Vidohovë 20 banesa, ndërsa në Mollas, banesat kanë marrë dëme të lehta. “Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra. Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë
Në zonat e prekura nga tërmeti në rajonin e Korçës kanë mbërritur që pasditen e së shtunës çadrat, shtretër dhe batanije për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar. Efektivë të FAsë në Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, janë në ndihmë të banorëve për nevojat e tyre. Prefekti Dhori Spirollari mblodhi në herët shtabin e emergjencës pas situatës së krijuar nga tërmetet e njëpasnjëshme. Sipas prefektit banorët nuk do lejohen të hyjnë në banesa e tyre, pasi një pjesë e tyre janë kthyer në të pabanueshme. “Bashkia e Korçës të marrë masa për ujin e pijshëm. Nëse do na duhen vullnetarë, rinia korcare të na vijë në ndihmë”, deklaroi prefekti. Banorët do të sistemohen nëpër çadra, ndërkohë që do shpërndahen ushqime në fshatrat Floq, Qafzezë dhe Vidohovë. Kompanitë private, gjithashtu janë ofruar paketa ushqimore.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi.
REAGIMET
USHTRIA
FA-të vendosin çadra për banorët
në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar. Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situatë”, njoftom Ministria e Mbrojtjes.
B
anorët e tmerruar në fshatin Floq, së bashku me fëmijët po qëndrojnë jashtë banesave pasi kanë frikë të futen brenda. “Do vendosë dorë shteti? Ku do rrinë njerëzit? Shtëpitë janë dëmtuar, plasaritur. Ku do flemë? Ku do rrimë. Kemi frikë të futemi brenda, kur të futesh atje”,-thotë një banor. Ata thanë se tërmeti ka shkaktuar shumë dëme dhe se nuk i ka ardhur asnjë ndihmë nga shteti. “Këtu duhet të ngrihet shteti në këmbë. Këtu nuk është asnjë. Shikon ndonjë ndihmë këtu? Shumë dëme janë shkaktuar. Gjithë fshati është shkatërruar. Në shtëpi nuk hyhet sot. Ama dhe shteti duhet të vinte në ndihmë”. Banorët kanë bërë apel që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Asnjë prej tyre nuk pranon të futen në banesë, për shkak se i tremben një tërmeti të radhës. “Isha shtrirë dhe në momentin që doja të ngrihesha, pata
Banorët e tmerruar: Shteti të ngrihet në këmbë
një aritmi të tmerrshme. Ime shoqe u trondit shumë. Menjëherë mora në telefon vajzën, që jeton në kat të gjashtë dhe ajo ishte shumë e
trembut. E dyta më tmerroi fare. Nuk kthehemi në shtëpi sepse mund të përsëritet sërish. Unë dola në tërmetin e tretë”, u shpreh një tjetër banor i zonës.
AKTUALITET KORÇË
11
E diel, 2 QERSHOR 2019
Prefekti: Bashkia dhe banorët të ndihmojnë Prefekti Dhori Spirollari, disa orë pas tërmeteve që tronditën Korçën e më së shumti fshatrat përreth sajë, mblodhi shtabin e emergjencës pas situatës së krijuar nga tërmetet e njëpasnjëshme që prekën zonën juglindore. Sipas prefektit banorët nuk do lejohen të hyjnë në banesa e tyre, pasi një pjesë e tyre janë kthyer në të pabanueshme. “Bashkia e Korçës të marrë masa për ujin e pijshëm. Të gjithë elementët e tjerë që duhet t’u vijmë në ndihmë. Nëse do na duhen vullnetarë, rinia korçare të vijë në ndihmë të vënies së çadrave”, tha Spirollari. Ndërkohë, gjendja e njëjtë paraqitet edhe në Bashkinë e Kolonjës. Në qytet nuk ka pasur probleme, ndërsa në
njësinë administrative Mollas ka pasur dëmtime, kurse probleme ka edhe në fshatin Qafë-Zezë, ku janë dëmtuar 30 shtëpi. Në lidhje me situatën, ka folur edhe nënkryetari i Bashkisë së Kolonjës Gjergji Qiriazi. “Me probleme paraqitet edhe Selenica. Në fshatin Butkë janë dëmtuar 5 shtëpi, kurse në fshatin Rehovë janë 15 raste të dëmtimeve të banesave, të cilat më së shumti kanë pësua plasaritje. Kurse, në 7-8 fshatra ka dëmtime në kabinat elektrike. Po shohim situatën nga afër dhe po marrim masa”, tha Qiriazi. Drejtori i Përgjithshëm i emergjencave civile, Haki Cako dhe zv. ministri Petro Koçi ndodhen në Korçë.
Banorët në fshatin Floq kanë bërë apel që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Asnjë prej tyre nuk pranon të futen në banesë, për shkak se i tremben një tërmeti të radhës
Seri tërmetesh me magnitude 5.3 ballë në zonën juglindore të vendit, kanë shkaktuar dëme të mëdha. Banorët e krahasojnë këtë tërmet të ngjashëm me atë të vitit 1961. Të dhënat e fundit të prefekturës së qytetit juglindor, flasin për mbi 100 shtëpi të dëmtuara, veçanërisht në Floq, Qafëzezë si dhe në fshatin Vidohovë. Referuar situatës së rënduar, Emergjencat Civile, tashmë kanë vënë në dispozicion të banorëve të Floqit, 40 çadra për familjet e mbetura pa çati, pasi shtëpitë e tyre janë të pajtueshme pas goditjeve te tërmetit. Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas. “Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra. Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar. Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situatë. Është komunikuar me QBO-në në ministrinë e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm. Janë marrë masa edhe për furnizimin e banorëve me ushqime”,-njofton Ministria e Mbrojtjes. Përveç dëmeve materiale, spitali rajonal konfirmon se katër të lënduar nga fshati Floq si pasojë e rënies së materialeve nga banesat kanë
Tërmetet “shkatërrojnë” Korçën, mbi 100 banesa të dëmtuara dhe 4 të plagosur SITUATA
BANORËT
marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore dhe raportohen të jenë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Lëkundjet e tërmetit vijojnë të ndihen edhe në Ersekë dhe Gjirokastër por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të dëmtuar. Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme edhe në pediatrinë e spitalit të Korçës. Burimet informojnë se ka çarje të mureve të godinës por dhe rënie të suvasë. Gjithashtu është dëmtuar edhe spitali i
Korçës. Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas. Banorët në fshatin Floq kanë bërë apel që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Asnjë prej tyre nuk pranon të futen në banesë, për shkak se i tremben një tërmeti të radhës. “Isha shtrirë dhe në momentin që doja të ngrihesha, pata një aritmi të tmerrshme. Ime shoqe u trondit shumë. Menjëherë mora në telefon vajzën, që jeton në kat
“Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra”. “Shumë frikë. Isha në punë, na ranë xhamat dhe u larguam. Jemi të tmerruar. Që nga viti 1994-1995 nuk kemi parë një tërmet të tillë”, tha një tjetër. “Frika është e madhe. Ishte shumë e fortë. Ku të rrish? Kush e di se nga do të fluturojmë. Isha vetëm në shtëpi”, tha një e moshuar.
të gjashtë dhe ajo ishte shumë e trembut. E dyta më tmerroi fare. Nuk kthehemi në shtëpi sepse mund të përsëritet sërish. Unë dola në tërmetin e tretë”, u shpreh një banor. “Shumë frikë. Isha në punë, na ranë xhamat dhe u larguam. Jemi të tmerruar. Që nga viti 19941995 nuk kemi parë një tërmet të tillë”, tha një tjetër. “Frika është e madhe. Ishte shumë e fortë. Ku të rrish? Kush e di se nga do të fluturojmë. Isha vetëm në shtëpi”, tha një e moshuar.
Bledar Mullaj, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e saj qëndrojnë jashtë. Banesa që kishin u është dëmtuar nga tërmeti. Gruaja nuk mban dot lotët ndërsa Bledari i lutet zotit të mbajë dorën: “I lutemi Zotit të mbajë dorën kemi fëmijë të vegjël, jemi në pikë të hallit”. Familja ka mbetur në qiell të hapur dhe nuk dinë si do të bëjnë tani pasi gjëndja e tyre ekonomike është shumë e keqe dhe nuk mund të përballojnë ndërtimin edhe një herë të banesës së tyre të vogël.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SHOWBIZ
12 E diel, 2 QERSHOR 2019
Anxhela Peristeri dobësohet 16 kg, ky është ushqimi që eliminoi Anxhela Peristeri i befasoi të gjithë me fizikun e saj. Këngëtarja e njohur shqiptare ishte e ftuar në “Zonë e lirë” ku u shfaq tepër në formë. Më e dobët, më elegante dhe në formë shumë të mirë fizike, ishte fare e dukshme që Anxhela Peristeri i kishte humbur disa kilogramë nga hera e fundit kur ajo u shfaq në publik. Ky detaj nuk i shpëtoi as vëmendjes së moderatorit të emisionit, i cili nuk ngurroi t’ja shprehte hapur befasinë, duke e pyetur mandej edhe për dobësimin e dukshëm, për sekretin e kilogramëve më pak, etj. “Duket sikur është e vështirë të dobësohesh, por në fakt nuk është”, u shpreh Anxhela Peristeri, e cila pohoi se ishte dobësuar plot 16 kilogramë për një periudhë kohore prej shtatë muajsh. Ajo tregoi se përveç stërvitjes në palestër, një rol të rëndësishëm në këtë rezultat ka luajtur edhe regjimi i saj ushqimor. “Kam eliminuar në mënyrë drastike brumërat, sidomos bukën”, tha këngëtarja, duke ndarë kështu me të gjithë ne sekretin e dobësimit të saj. Ndaj, e kënaqur me veten dhe nga ky rezultat i dukshëm, Anxhela Peristeri ka zgjedhur që të realizojë një sesion fotografik me bikini, ku duket në super formë!
Harry dhe Meghan marrin vendimin drastik për “Royal Foundation” Lajmet për familjen mbretërore në Britani janë gjithnjë të pranishme në mediat e huaja. Këtë herë në fokus janë dy çiftet Princ Harry me Dukeshën Meghan dhe gjithashtu Princ William dhe Dukesha Kate. Mësohet se Harry dhe Meghan kanë vendosur të largohen nga organizata mbretërore “Royal Foundation” ku ishin së bashku me William dhe Kate. Sipas burimeve në familjen mbretërore çifti i Sussex ka vendosur të vazhdojë vetëm aktivitetin e bamirësisë dhe jo së bashku me William dhe Kate. Megjithatë diçka e tillë nuk do të thotë se ata do të ndalojnë së bashkëpunuari me njëri-tjetrin në projektet që do t’u jepen nga pallati “Kensington”. Markle u bë pjesë e kësaj organizate në 2018-n.
Liberta Spahiu: Nuk dua burrë me rrogë 200 euro
Divorcohet zyrtarisht këngëtarja Fergie Ferguson Këngëtarja e njohur Fergie Ferguson është ndarë zyrtarisht pas 10 vitesh martese me aktorin amerikan Josh Duhamel. Çifti i njohur është ndarë që në vitin 2017, por vetëm këtë vit duket se çdo gjë ka përfunduar. Ndonëse divorci zyrtar ka ardhur vetëm tani ata kanë vijuar me jetët e tyre. Aktori i njohur është parë në shoqërinë e vajzave të ndryshme më të reja se ai në moshë. Gjatë një interviste më herët ai është shprehur: “Unë nuk jam më 30 vjeç. Unë jam 45. Dua më shumë fëmijë tani ose në vitet e ardhshme. Jam në kërkim të një femre që është e re në mënyrë që të kem fëmijë!”. Çifti kanë së bashku një djalë 5 vjeçar dhe kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë për hir të tij.
Moderatorja e njohur e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu është padyshim një ndër personazhet më të komentuara në media. Jeta e saj private dhe karriera kanë qenë gjithmonë të komentuara dhe në vëmendje të publikut. Liberta së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Thumb” ku e pyetur nga gazetari se nëse e do mashkullin me lekë apo jo, ajo ka dhënë troç një përgjigje që askush se priste. “Më mirë një të dashur pa makinë dhe me era rozmarinë, apo një të dashur me një super makinë por që i vjen era trëndelinë?”, e pyet gazetari moderatoren. “Ndalu veç pak, nuk mund të them që jam materialiste por nuk mund të them që kam qejf ta kem një të dashur me 200 euro rrogë”, përfundon Liberta.
Provokon Miley Cyrus, promovon albumin e ri si kurrë më parë Është një nga këngëtaret e njohura për ekstravagancën e saj si në sjellje ashtu edhe në këngët e saj. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Miley Cyrus ka publikuar albumin e saj më të ri me titull provokues “She is coming”. Përveç vargjeve provokuese në këngët e saj më të fundit Cyrus nuk është ndalur me kaq. Për të promovuar albumin e saj ajo ka stampuar emrin e tij tek masat e mbrojtëse, të cilët arrijnë vlerën e 20 dollarëve. Gjithashtu në shitje janë edhe bluza me vargjet me pikante në këngëve si për shembull: “I LOVE MY P*SSY THAT MEANS I GOT CATTITUDE”. Kujtojmë se vite më parë Miley i habiti të gjithë më klipin e këngës “Wrecking Ball” në të cilin u shfaq nudo.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E diel, 2 QERSHOR 2019
Nga ferma e kafshëve te panairi i ushtrisë, kryeqyteti shndërrohet në një hapësirë festive
Veliaj: Iku koha kur për ideal të partisë prisheshin votimet
“1 Qershori”, Dita e Fëmijëve, e ka shndërruar kryeqytetin në një hapësirë festive për të vegjlit, ku muzika, argëtimi dhe lojërat pafund i kanë sjellë Tiranës gjallërinë, gëzimin dhe ngjyrat e pranverës. Të vegjlit, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre, kanë vërshuar në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo në kodrat e Liqenit Artificial, ku i janë gëzuar aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një moment reflektimi për të gjithë. Ai nënvizoi se njerëzit kanë prioritet fëmijët dhe familjet e tyre dhe jo partitë politike. “Jam shumë i lumtur sot që na janë bashkuar kaq shumë fëmijë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet. Në këtë stinë të nxehur politike, fëmijët janë kujtesa më e fortë se për çfarë jetojmë, për çfarë i bëjmë gjërat që bëjmë, për çfarë i bëjmë festat. Sot kushdo duhet të reflektojë pak, t’i bëjë vetes një pyetje: çfarë ka prioritet - idealin e partisë apo të ardhmen e fëmijëve? Gjithmonë e më shumë njerëz në Tiranë kanë prioritet fëmijët e tyre, familjet e tyre”, tha Veliaj. Ai shtoi se Tirana është e vendosur të ecë përpara dhe tha se ka ikur koha kur për ideal të partisë prisheshin proceset zgjedhore. Veliaj shprehu bindjen se qytetarët do
të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur, në mënyrë që Tirana të vijojë transformimin edhe për katër vitet e ardhshme. “Iku koha kur për ideal të partisë prisheshin votimet dhe shkatërroheshin proceset. Sot jemi në një epokë tjetër, Tirana po ecën përpara. E sigurt që do të vazhdojë të ecë përpara edhe katër vitet e ardhshme. Ama, këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë. Nëse mbajmë parasysh çfarë është e rëndësishme
në jetë, atëherë do të marrim vendime të duhura për këtë muaj fushate ku po futemi, si dhe për çfarë do të bëjmë pas datës 30 qershor”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku deklaroi se 30 qershori është një datë e rëndësishme për qytetin, në mënyrë që katër vitet të ardhshme të ketë më shumë shkolla, çerdhe, gjelbërim, kënde lojërash dhe një qytet miqësor për të gjithë. “Data 30 nuk është që partitë të zgjedhin popullin, por është koha kur populli zgjedh partitë. Zgjedhja në Tiranë është çfarë do të bëjmë për fëmijët: do vazhdojmë të ndërtojmë më shumë shkolla, kopshte çerdhe, siç bëmë këto 4 vjet? Do vazhdojmë të mbjellim më shumë pemë? Do vazhdojmë të shtojmë këndet e lojërave, siç bëmë tek “7
Tring organizon festën më të madhe të 1 Qershorit! Tring, platforma e njohur televizive dhe një nga ofruesit më të mëdhenj të internetit organizuan një festë të paharrueshme me rastin e 1 Qershorit. Fëmijë të moshave të ndryshme mbushën ambientet e jashtme të Tring në një atmosferë të pazakontë por, të ftuarit special ishin fëmijet e Shtepisë së Fëmijës Zyber Hallulli. Ndonëse festa e madhe e 1 Qershorit u mbajt në zonën e Kombinatit në Tiranë, pjesëmarrja e fëmijëve dhe prindërve ishte e madhe. Fëmijë nga Durrësi, Berati, Kruja, Elbasani por dhe nga Kosova, kishin ardhur për t’u argëtuar dhe për të takuar nga afër personazhet e tyre më të dashura të ekranit. Atmosfera e oborrit Tring vlonte nga
organizimet e shumëllojshme. Këndi i Artistit Tak Fak, këndi i perrallave, këndi i gatimit, facepainting, bouncing game, kinemaja me filma dhe seriale nga kanalet e dedikuara për fëmijë: Tring Tring, Tip TV dhe Tring Kids, artistë nga cirku,
lojërat e jonglerave dhe tullumbacat me forma ishin plot e përplot me fëmijë. Go kart, pista e madhe e makinave i shndrroi të gjithë në profesionistë. Shpejtësi, argëtim, xhiro, gara dhe shume emocion, për fëmijë të të gjitha moshave.
xhuxhat” dhe te Liqeni? Nëse ky qytet është miqësor për fëmijët, është miqësor për të gjithë”, nënvizoi Veliaj, teksa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në këtë muaj të rëndësishëm të mendojnë më shumë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. “Dua t’iu uroj gjithë fëmijëve Gëzuar 1 Qershorin. I uroj të gjithë prindërit, u them se duhet të mësojmë nga fëmijët, ata janë më idealistë, më të pastër, më seriozë me qytetin e tyre dhe me të ardhmen tonë. Nëse themi që i duam fëmijët, të mendojmë një çikë më shumë për ta se sa për partitë. Gëzuar 1 Qershorin”, deklaroi Veliaj. Festimet për 1 qershorin filluan që prej orës 9 të mëngjesit dhe atmosfera ndihet kudo. Sheshi “Skënder-
bej” është shndërruar në një arenë argëtimi, ndërkohë që një mini-fermë është improvizuar përpara Bashkisë së Tiranës, me shpendë, kafshë të ndryshme, dhe lepurushë të vegjël, që ka tërhequr jashtëzakonisht shumë vëmendjen e fëmijëve. Po kaq interesant për më të vegjlit e kryeqytetit, është edhe panairi i mjedisit, i cili jo vetëm i njeh ata me elementët kryesorë të tij, por edhe i mëson fëmijët me informacionin e duhur për ta mbrojtur ambientin që na rrethon. Syrin kureshtar të fëmijëve e tërhoqi edhe panairi i Policisë së Shtetit dhe i Ushtrisë, ku disa mjete ushtarake dhe të forcave të rendit të vendosura në Bulevard janë vizituar nga të vegjlit.
POLITIKE
14 E diel, 2 QERSHOR 2019
Intervistë për “Koha Jonë”, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj: Rama të dorëzojë karrigen e kryeministrit
Protesta, Mehmetaj: Koha që Rama të ikë Intervistoi: Redjon Shtylla
“Protesta e sotme, do të jetë padyshim me pjesëmarrje shumë të larte dhe me mesazhin e qartë se Shqipëria nuk mund të kthehet pas në kohë për tu bërë sërish diktaturë moniste e se ne nuk do të lejojmë më që një njeri i vetëm të shkatërrojë të gjithë vendin”, kështu ka deklaruar nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në intervistën për Gazetën “Koha Jonë”. Më tej ajo shprehet se protestat do të vazhdojnë deri në çlirimin e shtetit nga këta pushtetarë të papërgjegjshëm që e drejtojnë aktualisht. “Kur qindra mijëra qytetarë të kërkojnë largimin, ik! Rama duhet të dorëzojë karrigen e kryeministrit që po e mban peng dhe kështu ti hapet rruga një qeverie trazitore e cila do të marrë të gjithë masat që zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare të jenë të lira e të ndershme”, shton më tej Mehmetaj. Gjatë këtyre ditëv ditëvee, LSI ka zhvilluar takime të shumta në të gjitha degët e saja në Shqipëri. Është kjo një lloj fushate për të prezantuar erisje paketën e LSI-së për qev qeverisje erisje.. Çfarë po të ndodh më 2 qershor qershor,, protestë simbolike si herën e shkuar? Si do të veprojë LSI-ja më 3 qershor eministrisë shor,, çadra përballë Kry Kryeministrisë apo datë tjetër për protestë? Lëvizja Socialiste për Integrim është parti që karakterizohet nga afërsia që ka me votuesit dhe qytetarët, për ne është tejet e rëndësishme të jemi në takime të vazhduara me ta, qoftë për të kuptuar vështirësitë me të cilat haset çdo grup interesi, por edhe për tu konsultuar mbi aksionet dhe vendimet politike që ne marrim si parti. Turi i javëve të fundit ka patur si qëllim kryesor pikërisht konsultimin, pasi situata ekonomike dhe politike nëpër të cilën po kalon vendi është tepër e vështirë dhe së dyti hartimin bashkë me qytetarët të një alternative të re politikash që forcon shtetin dhe e kthen atë në shërbim të qytetarëve dhe jo mbajtjen peng nga një dorë e vetme apo nga një klikë që është pasuruar në kurriz të varfërisë së familjeve shqiptare. Në takimet të cilave ju u referoheni qytetarët na kanë kërkuar të mos ndalemi në rrugën që kemi nisur, të vazhdojmë protestat deri në çlirimin e shtetit nga këta pushtetarë të papërgjegjshëm që e drejtojnë aktualisht. Protesta e radhës, ajo e datës 2 qershor, do të jetë padyshim me pjesëmarrje shumë të larte dhe me mesazhin e qartë se Shqipëria nuk mund të kthehet pas në kohë për tu bërë sërish diktaturë moniste e se ne nuk do të lejojmë më që një njeri i vetëm të shkatërrojë të gjithë vendin. Vendimin për çdo lloj forme të përshkallëzimit të situatës do e marrin në çdo rast qytetarët. E cilësuar si “bomba” gjermane ku dy partitë kryesore qeverisëse janë shprehur kundër hapjes së negociata ve, por edhe vvende ende si Franca dhe atav Holanda nuk duan një zgjerim, çfarë do të thotë nëse në qershor nuk do të jepet drita jeshile për negociatat? Si një e re që jetën kam vendosur ta
ndërtoj në Shqipëri ndihem thellësisht e zhgënjyer që, që nga dita që unë kam lindur e deri më sot, thirrjet dhe kërkesat tona mbeten të njëjta pa bërë asnjë hap përpara: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Lajmet e fundit që kanë ardhur nga Hollanda, e cila zyrtarisht i ka kërkuar komisionit Evropian të shqyrtojë kërkesën për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë dhe nga vende të tjera si Gjermania, Brukseli e Franca të cilat nuk e mbështesin hapjen e negociatave, janë përplasja që na bëhet si qytetarë me realitetin e hidhur të cilin qeveria kishte bërë çdo përpjekje të na e shiste të gënjeshtërt. Sipas qeverisë negociatat ishin hapur që vitin e kaluar dhe me propagandën e tyre të paguar tentuan të fshihnin të vërtetën. Mos hapja e negociatave tregon se problemet nëpër të cilat po kalon vendi janë të rënda dhe se qeveria vetëm e ka përkeqësuar situatën nga viti në vit. Raportet flasin për krimin e organizuar, korrupsionin galopant, emigrimin masiv, varfërinë ekstreme, shkatërrimin e shtetit të së drejtës e kështu me radhë. Mos hapja e negociatave do të thotë se vendi ka nevojë urgjente të ndryshojë drejtim, ti kthehet normalitet, duke forcuar institucionet që u shërbejnë qytetarëve e duke zhvilluar ekonominë, e këtë nuk mund ta bëjmë më ata që duhet të përgjigjen përpara drejtësisë për dëmet që kanë shkaktuar. Qeveria ju ka akuzuar si pengues dhe prishës imazhi, por a ka ndikim politika e opozitës në këtë situatë të Shqipërisë, apo qeveria ka probleme serioze me korrupsionin, krimin elektoral etj elementë të përmendur edhe në raportin e KE-së? Unë e përmenda edhe pak më sipër, propagandës ‘fake’ i erdhi fundi edhe për Ramën. Ai njihet për vetitë e tij argëtuese prej shoë man-i, por me sa duket edhe me këtë rol i doli boja dhe për qytetarët është kthyer në një personazh për të ardhur keq. Askush nuk i beson më gënjeshtrat që thotë pa pushim. E vetmja e vërtetë lidhur me hapjen e negociatave dhe
imazhin e Shqipërisë, lidhet me punën që do të duhej të kishte bërë qeveria. Një qeveri me disa ish ministra , kryetar bashkish dhe vet kryeministrin të akuzuar për bashkëpunim me krimin e organizuar, për përfshirjen në skema të rënda korruptive që i kanë shkaktuar buxhetit gropa disa miliarda euroshe (para të cilat do të duhej të investoheshin në arsim, shëndetësi apo bujqësi etj), për favorizimin e një grupi të vogël oligarkësh që mund të numërohen me gishtat e duarve duke lënë në varfëri qindra e mijëra biznese që ushqejnë familjet me punë të ndershme, apo për shkatërrimin e çdo institucioni shtetëror, nuk mund të jetë qeveri që vendet e bashkimit europian do ta konsideronin partnere, apo tu falte investitorëve të huaj siguri për investime. Sa përmenda më sipër edhe shumë të tjera që lidhen me shkatërrimin e artit dhe kulturës, apo nxitjen e varfërisë ekstreme duke nxjerrë qytetarët nga skema e ndihmës ekonomike apo edhe duke shkatërruar me dashje arsimin, janë arsyet e vërteta pse Shqipëria nuk ja ka dalë mbanë të ketë një imazh pozitiv dhe të mbajë shqiptarët në shtëpitë e tyre. Si do të zgjidhet kriza? Rama dorëhiqet, krijohet qeveri kujdestare, Rama shkon në zgjedhje, PD dhe LSI jo, apo vendi shkon në konflikt? Apo Presidenti shtyn datën e zgjedhjeve për në vjeshtë ose marrëveshje opozitë-PS? Cili skenar është më pranë qëndrimit të LSI-së? Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë shumë e qartë në qëndrimet e saj sa i takon evitimit të përdorimit të dhunës apo përplasjes civile. Për sa kohë dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë çdo javë e qindra mijëra të tjerë e mbështesin protestën, është e panevojshme të tregosh muskujt. Por nga ana tjetër, sa më shumë kalojnë ditët, akoma edhe më e vështirë bëhet të përmbash revoltën e qytetarëve, të cilët nuk protestojnë për parti, as për kryeministrin e radhës, por protestojnë se nuk kanë çfarë tu japin për të ngrënë fëmijëve në darkë, protestojnë se u janë larguar fëmijët, protestojnë se nuk marrin shërbim në spitale, se tokat u përmbyten dhe produktet bujqësore u shiten ekstremisht lirë dhe shteti nuk bën as-
gjë për ti ndihmuar. Protestojnë se qytetarë të thjeshtë përfundojnë burgjeve për faturat e dritave dhe të ujit, ose pse rregullojë pa leje gardhin e shtëpisë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë janë miq të ngushtë të kryeministrit dhe vasalëve të tij. Protestojnë për shtëpitë që u shembin pa dëmshpërblime dhe për pronën shtetërore që nga hici privatizohet e ndërtohet për përfitime të oligarkëve. Të gjithë këto arsye nxisin reagime të ashpra dhe arroganca e Ramës, provokimet e dhuna që ushtron nëpërmjet policisë së shtetit gjatë protestave s’bën gjë tjetër vetëm se i hedh benzinë turmës së revoltuar. Zgjidhja është e thjeshtë: Kur qindra mijëra qytetarë të kërkojnë largimin, ik! Rama duhet të dorëzojë karrigen e kryeministrit që po e mban peng dhe kështu ti hapet rruga një qeverie trazitore e cila do të marrë të gjithë masat që zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare të jenë të lira e të ndershme. Si do e vendosni ju mosmbajtjen e zgjedhjev 0 qershor zgjedhjevee në 3 30 qershor,, përmes një konflikti civil? Keni një përgjigje për elektoratin e PS-së e cila është në të drejtën kushtetuese për të votuar më 30 qershor? Kushtetuta e Shqipërisë flet për zgjedhje demokratike, zgjedhje që sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët për të zgjedhur e për tu zgjedhur. Përfshirja e bandave në zgjedhje, shitblerja e votës dhe përdorimi i presionit shtetëror në këmbim të votës janë ato që cenojnë realisht kushtetutën dhe zgjedhjet demokratike duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen e barabartë të qytetarëve në proceset zgjedhore. Zgjedhjet me rezultat të ditur paraprakisht, nuk janë më zgjedhje por detyrim dhe diktaturë. Nga biseda të shumta që kam patur me kolegë të kampit socialist e mbi të gjitha me votues të partisë socialistë, ju them me bindje që ata janë pjesa më e zhgënjyer dhe më e dhunuar nga Rama dhe qeverisja e tij. Asnjë qytetar i ndërgjegjshëm nuk do ti japë më krahë këtij kryeministri të dështuar. Unë gjykoj që reagimi qytetar do i japë zgjidhjen e duhur situatës. Do të jenë vet qytetarët ata që nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit.
AKTUALITET
15
E diel, 2 QERSHOR 2019
Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” priti vizitorë të veçantë, efektivët e Policisë së Tiranës, të cilët festuan së bashku me banorët e kësaj shtëpie, me rastin e 1 Qershorit
Manastirliu tek “Zyber Hallulli”: Fëmijët do të rikthehen në familjet biologjike D
ita e Fëmijëve shënohet më 1 Qershor, ditë e cila nuk është vetëm festë por njëherësh 1 Qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve por edhe për më shumë politika sociale për ta. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, organizoi aktivitete të shumta me fëmijët e institucioneve të përkujdesit shoqëror kudo në vend. Ministrja Manastirliu ishte me fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në një ditë ndryshe, ku dhuratat dhe argëtimi nuk munguan. Ajo shoqëroi dhe u kujdes për fëmijët, në aktivitetet e organizuara në Tiranë për festën e fëmijëve. “Po punojmë çdo ditë për fuqizimin e familjeve me qëllim që këta fëmijë të rikthehen në familjet biologjike”,-u shpreh ministrja. Në fjalën e saj ministrja theksoi se për fëmijët pa kujdes prindëror po punohet për t’u ofruar kujdes alternativ nëpërmjet identifikimit të familjeve kujdestare. “Puna jonë do të vazhdojë që çdo fëmijëve t’i sigurohen të drejtat dhe mbrojtja e tyre”,-tha ministrja. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte e pranishme
THIRRJA “Në fjalën e saj ministrja theksoi se për fëmijët pa kujdes prindëror po punohet për t’u ofruar kujdes alternativ nëpërmjet identifikimit të familjeve kujdestare. “Puna jonë do të vazhdojë që çdo fëmijëve t’i sigurohen të drejtat dhe mbrojtja e tyre””. “Po punojmë çdo ditë për fuqizimin e familjeve me qëllim që këta fëmijë të rikthehen në familjet biologjike”,-u shpreh ministrja”.
edhe në festën e organizuar në Spitalin Pediatrik nga ku i uroi fëmijëve shërim të shpejtë dhe siguroi gjithë mbështetjen për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për fëmijët. Nga ana tjetër, Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” priti disa vizitorë të veçantë, efektivët e Policisë së Tiranës, të cilët festuan së bashku me banorët e kësaj shtëpie, me rastin e 1
325
Qershorit. Punonjësit e Policisë shpërndanë dhurata të shumta për fëmijët, duke i bërë ata të ndihen specialë në këtë ditë. Më pas fëmijët u “shndërruan” për pak çaste në policë duke provuar edhe mjetet e Policisë, makinat dhe motorët e saj. “Policia e Shtetit është gjithmonë pranë komunitetit e sidomos pranë fëmijëve, në mbrojtje të tyre e në çdo nevojë që ata kanë”, thuhet
1 Qershori në burgun e grave N
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ato që e vuajnë më shumë këtë ditë përveç fëmijëve që jetojnë në kushte të mjerueshme, janë edhe gratë e dënuara. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ka bërë të munudur bashkimin e fëmijëve me nënat e tyre që vuajnë dënimin në IEVP-në Ali Demi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjonaj shprehet se dhurata më e bukur që mund t’iu bënte fëmijëve ishte bashkimi me nënat e tyre, të cilat vuajnë dënimin në burgun e grave në IEPV-në “Ali Demi”. “Në një ditë feste, dhurata më e bukur që mund t’iu bënim fëmijëve, ishte t’i bashkonim me nënat e tyre që qëndrojnë në IEVP-në Ali Demi”-shkruan Gjonaj.
në njoftim. Gjithashtu efektivët e Policisë së Elbasanit vizituan fëmijët me aftësi ndryshe për t’i uruar për festën e 1 Qershorit dhe për tu argëtuar së bashku me ta. Fëmijët me aftësi ndryshe janë pjesë e shoqërisë sonë, pjesë e ylberit vezullues. Ata nuk janë të frikshëm dhe as të “këqij”, janë thjesht fëmijë për tu dashur pasi kështu kuptohet me mirë vlera e dashurisë me gjithë shkëlqimin
që kanë këta fëmijë kanë brenda tyre. Përmes aktivitetit festiv te shkolla speciale “Zërat e Jetës”, punonjësit e Policisë së Elbasanit kishin mundësinë të ishin pranë këtyre fëmijëve, në festën e tyre, për tu argëtuar së bashku me ta. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Drejtori i DVP Elbasan Arjan Muça, prindër e mësues. Gjatë aktivitetit u shpërndanë dhurata simbolike nga efektivët e DVP Elbasan, ndërsa fëmijët patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet, makinat e motorët e Policisë. Policia e Shtetit uron 1 Qershorin për gjithë fëmijët, duke u gjendur pranë tyre në çdo nevojë që ata kanë.
MINISTRJA E ARSIMIT
ë kuadër Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë lançoi nismën më të fundit, atë të krijimit të “Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë”. Prezantimi u bë nga Ministrja Besa Shahini në një aktivitet festiv të organizuar në sallën e amfiteatrit të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë para dhjetra nxënësve, mësuesve e drejtuesve të shkollave 9-vjeçare e të mesme të ardhur nga të gjitha bashkitë e vendit. Shahini theksoi rëndësinë e veçantë që Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë (MASR) i kushton fëmijëve e të rinjve të Shqipërisë. “MASR punon për fëmijët e të rinjtë dhe duam që zërat e tyre të dëgjohen e të reflektohen në politikat tona”, u shpreh ajo. Ajo tha se zgjedhjet e para të këtij parlamenti do të bëhen në vjeshtën e ardhshme me fillimin e vitit të ri shkollor.
Shahini: Krijojmë “Parlamentin të Nxënësve të Shqipërisë”
Në fokus primar të “Parlamentit të Nxënësve të Shqipërisë”, i cili do të shërbejë si një organ këshillimor pranë MASR, është zhvillimi dhe thellimi i çdo lloj politike që synon
drejtëpërdrejtë përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve në vend, rritja e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike, si dhe angazhimi i shtuar i tyre në vendimmarrje.
EKONOMI
Nga Blerina Hoxha
N
ë kulmin e angazhimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar nëpërmjet kontratave me Partneritet Publik-Privat (PPP) disa akse kombëtare rrugore, vjen një studim i Bankës Botërore që analizon kostot e reja të ndërtimit të rrugëve në vend me të dhënat e vitit 2018. Një kilometër autostradë i kategorisë A, e ngjashme me Rrugën e Kombit dhe rrugën Tiranë – Elbasan, kushton 6 milionë euro, sipas një hulumtimi të publikuar së fundmi nga Banka, që analizon shpenzimet që duhet të përballojë Shqipëria për mirëmbajtjen e rrugëve nga fatkeqësitë natyrore. Më tej, një kilometër rrugë interurbane e kategorisë “B” kushton 4 milionë euro, 1 kilometër rrugë interurbane e kategorisë “C” kushton 1 milion euro, 1 kilometër rrugë kryesore urbane e kategorisë “D” kushton 1,2 milionë euro, 1 kilometër rrugë sekondare urbane e kategorisë “E” kushton 1 milion euro dhe 1 km rrugë lokale e kategorisë “F” kushton 800 mijë euro. Banka Botërore i ka rishikuar më rritje kostot e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri kryesisht nga rritja e çmimeve të naftës, kostove të punës dhe lëndëve të para. Kostot e reja për kilometër variojnë nga 800 mijë deri në 6 milionë euro. Këto vlera janë shumë më të ulëta se kontratat e qeverisë për ndërtimin e rrugëve, si me fonde buxhetore ashtu edhe me kontratat e Partneritetit Publik Privat. Gjatë vitit 2018 janë ndërtuar 4.2 kilometër autostradë e kategorisë A2 me 5.3 miliardë lekë, të cilat ishin fonde të brendshme. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, kosto për kilometër përllogaritet në 1.27 miliardë lekë, ose më shumë se 10 milionë euro për kilometër. Qeveria shqiptare ka harxhuar vitin e kaluar për ndërtimin e një kilometri autostradë 4 milionë euro, ose 40% më shumë se kostot e reja të Bankës Botërore. Por shpenzimet katastrofike po vijnë nga kontratat me Partneritet Publik – Privat, të cilat që nga fillimi deri në angazhimin e punimeve kanë kaluar me mungesë të plotë transparencë dhe ende vlerat mbahen të fshehta. Kontrata ndërmjet kompanisë A.N.K dhe Ministrisë së Financave, për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren, me gjatësi 17,6 kilometra e kategorisë A megjithe TVSH është rreyth 250 mln euro. Kostoja për kilometër përllogaritet me 14.2 milionë euro, ose 2.3 herë më e lartë se kostot që përllogariti Banka Botërore së fundmi. Ekonomisti i njohur, Sherefedin Shehu, argumenton se nga paketa 1 miliard euro, realisht do të investohet shumë pak. Një kredi 13-vjeçare, me 12%, interes që paguhet me 13 këste të barabarta vjetore, kushton 2.2 herë më shumë se vlera e kredisë
16 E diel, 2 QERSHOR 2019
Kostot e shfrenuara të PPP-ve, kostot sa dyfishi i referencave të Bankës Botërore që merret sot. “Ndryshe mund të thuhet: për çdo para që biznesi do të investojë ‘veresie’ sot, do të marrë mbrapsht 2.2 lekë ose më shumë se dyfish. Pra fatura e projekteve të ndërtuara ‘veresie’ nga biznesi është dy herë më e madhe se sa kostoja e tyre”, – tha Shehu. Arsyeja kryesore që dha qeveria për projektet e Partneritetit Publik-Privat lidhej me faktin që buxheti i shtetit, nuk ka fonde të mjaftueshme për të ndërtuar këto vepra madhore, ndaj kompanitë do të ndërtonin me fondet e veta apo nëpërmjet kredive bankare dhe shteti do t’u paguante me këste dhe interesa (pagesa e parë bëhej kur të kishin mbaruar të paktën 25% e punimeve). Milot – Balldren, 137% më shumë se kosto reale Përveç të tjerash, qeveria po përdor një procedurë absurde në dhënien e kontratave PPP, pasi është duke i
cesit të shpalljes së fituesit, vlera e investimit shkoi 168 milionë euro, pasi qeveria ka vendosi të marrë në konsideratë propozimin e kompanisë për projektin dhe jo variantin e saj, duke planifikuar një shpenzim 50% më të lartë se planifikimi fillestar. Por në negociatat që zhvilloi Ministria e Infrastrukturës dhe e Financave me kompaninë ANK për interesat bankare dhe normat e fitimit, e çoi vlerën e kontratës nga 168 milionë euro në 256 milionë euro. Rruga Milot – Balldren është e kategorisë A dhe është pjesë e Korridorit Jonian, me gjatësi rreth 18 kilometër. Me standardin e fundit të Bankës Botërore, një kilometër e kësaj kategorie kushton 6 milionë euro, ndërsa qeveria e kontraktoi me 14.2 milionë euro për kilometër ndërtimin e saj, ose 132% më shumë se standardi i kostove të Bankës së këtij viti. Konkretisht, segmenti i pro-
shkak se investimet me financim të huaj kalojnë në procedura e praktika kontrolli, që nuk lejojnë kosto jo logjike. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018”, shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë, nga të cilat rreth 9 miliardë lekë financimin i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë financim i huaj. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës tregojnë se për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja. Nga të dhënat shihet se nga financimi i brendshëm u harxhuan 4.2 miliardë lekë, me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë, ose 1.1 milion euro me kursin aktual të këmbimit. Po për kategorinë C,
negociuar interesat bankare, normat e fitimit dhe kostot e mirëmbajtjes me kompanitë pas përzgjedhjes së fituesit nga Ministria e Infrastrukturës. Në çdo rast, vlera e plotë financiare finale në kontratat PPP është 50% më e lartë. Kjo praktikë e ndjekur për Rrugën e Arbrit ishte e vlefshme dhe për ndërtimin me PPP të akseve Milot – Balldren dhe Orikum – Dukat. Ndërkohë që qeveria i ka miratuar kontratat pa njoftuar vlerat e tyre, Ministria e Financave është duke negociuar interesat e rrisin vlerën totale të kontratës së publikuar nga Ministria e Infrastrukturës me mbi 50%. Në javën e fundit të qershorit 2018, qeveria miratoi një bonus për kompaninë A.N.K sh.p.k., e cila ka paraqitur një ofertë të pakërkuar lidhur me ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Vlera e përafërt e ndërtimit e programuar nga qeveria, e bazuar në një studim fizibiliteti të Autoritetit Rrugor ishte 110 milionë euro me kursin zyrtar të këmbimit, të asaj kohe. Gjatë pro-
pozuar Milot-Balldren përfshin ndërtimin e rrugës së re përgjatë aksit të rrugës ekzistuese, nga Miloti deri në nyjën e rreth-rrotullimit të Lezhës, duke bërë ngritjen e trupit të rrugës varion nga 0.5 metra deri në 0.8 metra nga niveli i rrugës ekzistuese. Më pas vijon me ndërtimin e aksit të ri rrugor, nga nyja e rrethrrotullimit të Lezhës deri në hyrjen e tunelit në Balldren, duke kaluar përmes kënetës së Kune-Vainit, si dhe ndërtimin e segmentit rrugor, për të bërë lidhjen me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës. Rrugët me financim të huaj, ndërtohen 10 herë më lirë se me taksat tona Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me fonde të brendshme kushtojnë shumë më tepër se e njëjta kategori rruge e ndërtuar me financim të huaj. Kjo diferencë sistematike në koston për kilometër të ndërtimit me fonde të brendshme dhe të huaja tregon keqadministrimin e fondeve publike në procesin e investimeve. Për
me fonde të huaja, u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë, 136 mijë euro, ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm. E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018 u investuan 1.7 miliardë lekë, me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë, ose 2 milionë euro për kilometër. Kosto për kilometër për të njëjtën kategori rruge me fonde të huaja kushtoi shumë herë më pak. Gjatë vitit 2018 u ndërtuan 89 kilometra rrugë të kategorisë B, me një shumë prej 3.2 miliardë lekësh. Kosto për kilometër ishte 36 milionë lekë ose 294 mijë euro për kilometër. Siç shihet nga të dhënat, kosto e financimit të brendshëm për kilometër me fonde të brendshme është fiks 10 herë më e lartë se me fonde të huaja. Në përllogaritje nuk përfshihen shpronësimet, pasi këto janë një zë i veçantë që mbulon ko-
stot si për financimin e brendshëm dhe atë të huaj. Gjatë vitit 2018 janë ndërtuar 4.2 kilometër autostradë e kategorisë A2 2×2 me një shumë 5.3 miliardë lekësh vetëm me fonde të brendshme. Kosto për kilometër përllogaritet në 1.27 miliardë lekë, ose më shumë se 10 milionë euro për kilometër. Në një studim të posaçëm për kontratat e punimeve në Europë dhe Azi, Banka Botërore e renditi Shqipërinë në vitin 2011 të tretën pas Kazakistanit dhe Azerbajxhanit, për rritje të kostos së punimeve në rrugët, pasi ishin lidhur kontratat. Në Kazakistan, të gjitha kontratat e rishikuara të punëve rrugore të nënshkruara në vitin 2000 u rritën me gati gjysmën e vlerës (me 47%); Azerbajxhani rriti kostot me 31%, Shqipëria me 23%, ndërsa Armenia, Estonia, Gjeorgjia dhe Serbia i tejkaluan mesatarisht kostot me 15%, prag i lejueshëm nga rregullat e Bankës Botërore. Por që atëherë, situata ka ndryshuar kryekëput, pasi kostot thuajse janë dhjetëfishuar për të gjitha kategoritë e ndërtimit të rrugëve. Ndërlikime fiskale Projektet e shtrenjta të rrugëve me PPP do të sjellin ndërlikime negative në borxhin publik të vendit. Një situatë e ngjashme ka ndodhur më parë. Në vitin 2007, borxhi publik i Shqipërisë ishte 53.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por angazhimi i qeverisë së kohës për të investuar në Rrugën e Kombit dhe Tiranë – Elbasan dhe akseve të tjera kufitare dhe turistike ishin një ndër faktorët kryesorë që e çuan borxhin e vendit në fund të vitit 2013 në 65%, sipas të dhënave kombëtare. Ky borxh nuk ishte i saktë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili pas nënshkrimit të një marrëveshje të re me qeverinë e re Rama 1, e rishikoi duke e çuar në 70% të PBB-së, pasi përfshiu në përllogaritje edhe detyrimet e akumuluara ndër vite. Kosto e Rrugës Durrës – Kukës vlerësohet të ketë kaluar në 1 miliard euro, apo gati 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (nga të cilat një e pesta ka shkuar fitim për kompaninë kryesore ndërtuese). Shpenzimet e larta në 20082009 çuan në rritjen e borxhit publik të vendit, që arriti në kufirin maksimal, rreth 60% të PBB-së në 2009n, më i larti në rajon, nga 53% që ishte në 2008-n, sipas të dhënave publike të Ministrisë së Financave. Fillimi i krizës globale, në 2009-n, që ngadalësoi rritjen ekonomike në vend, ia vështirësoi punën financave për uljen e borxhit, që dhe sot e vendos Shqipërinë në një nga vendet me nivele më të larta borxhi në rajon dhe si rrjedhojë dhe me risk më të lartë. Monitor .al Monitor.al
FORUM
17 E diel, 2 QERSHOR 2019
ANALIZË
AdotëketëLuftëpërpushtetnëEuropë? “Luftë për pushtet në Evropë”, “Duel midis Merkelit dhe Macronit për postet kryesore evropiane”. Tituj mediatikë të tillë sigurisht synojnë të tërheqin vëmendjen. Në fund të fundit, në postet kryesore drejtuese të BE zgjidhen periodikisht përfaqësues të rinj nga shtete të ndryshme evropiane. Konkretisht është fjala për zgjedhjen e posteve kryesore politike në Evropën e Bashkuar. Ose të posteve me ndikim te politika në Evropë: për zgjedhjen e Presidentit të Komisionit Evropian – si të thuash të kryetarit të qeverisë së Evropës; të Presidentit të Këshillit Evropian, ku janë të përfaqësuar kryetarët e qeverive e shteteve evropiane; të Presidentit të Parlamentit Evropian, ku mblidhen deputetët e zgjedhur në shtetet anëtare; posti i të Ngarkuarit të Politikës së jashtme të BE – në njëfarë mënyre, ministri i Jashtëm i Evropës; si dhe të Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane – që vendos për politikën monetare në zonën e euros. Këtë herë e gjitha tërheq vëmendjen më fort në Gjermani e Francë, sepse Franca kundërshton kandidatin e Partisë Popullore Evropiane, konservatore, në Parlamentin Evropian, gjermanin Manfred Weber. Kurse Gjermania e ka deklaruar atë si kandidatin më të mirë dhe e mbështet. Konservatorët e PPE vërtet e humbën në këto zgjedhje evropiane shumicën absolute në Parlamentin Evropian, por sërish janë grupi më i madh parlamentar. Dhe tradicionalisht nga grupi më i madh parlamentar del Presidenti i Komisionit. Shanset që Gjermania ta imponojë zgjedhjen eW eberit – jo të mëdha Weberit
FORUM Nga Jeva Lange Kur u pyet në vitin 1923, pse dikush do të përpiqej të ngjitej në majën e malit Everest, alpinisti anglez Xhorxh Mallori, shqiptoi 3 fjalë të pavdekshme: “Sepse është atje!”. Për dekada të tëra, sfida e paraqitur nga ekzistenca e Everestit si maja më e lartë e botës, ka qenë një karrem për qindra alpinistë profesionistë. Ai ishte mesa duket joshës edhe për të paktën 11 alpinistë, që kanë gjetur tragjikisht vdekjen në mal këtë sezon, duke shënuar vitin më vdekjeprurës në Everest, që kur një ortek vrau 21 njerëz në Kampin Bazë në vitin 2015. Edhe Mallori, ishte i destinuar të bëhej një nga qindra të zhdukurit në malin e famshëm, në ndjekje të ëndrrës së qëndrimit në “çatinë e botës”. Sidoqoftë, kushtet e ashpra në majën e Everestin, ishin të panjohura për Mallorin, sherpën (udhërrëfyesin) Tencing Norgaj dhe klientin e tij, Sër Edmund Hillari, të cilët ishin njerëzit e parë të regjistruar që i‘u ngjitën malit më 30 maj 1953. Ndërsa rreziku i Everestit, qëndronte dikur në fatin se ai është një nga vendet më të larta dhe më shumë jo mikëpritës në Tokë, kërcënimi i tij është sot i një lloji të kundërt: qasja ndaj tij. Kur Hillari dhe Norgai, mbërritën në majën e Everestit 66 vjet më parë, ata ishin ekspedita e nëntë britanike e alpinizmit që provonte të ngjitej për herë parë. “Si Tencing dhe unë menduam se sapo të ngjiteshim në majë, nuk kishte gjasa që këtë gjë ta provonte dikush tjetër”- tha Hillari për “National Geographic Adventure” në
Këto shanse janë 50:50, tipike për ndërlikimin që ka çdo vendimmarrje në strukturat evropiane. Macroni kundërshton parimin që grupi më i madh parlamentar të ketë të drejtë të nxjerrë automatikisht Presidentin e Komisionit Evropian. Në fakt, Lëvizja e tij En Marche nuk i përket asnjërit nga blloqet e mëdha. Lëvizja e Macronit dërgon pas këtyre zgjedhjeve evropiane vetëm 23 deputetë në Parlamentin Evropian; por është bërë aleate me Liberalët, duke mbledhur kështu 102 deputetë nga 751 sa ka Parlamenti Evropian. Kjo është një shumicë që mund të pengojë vendimmarrjen e Presidentit të Komisionit. Macroni mund të krijojë aleanca bllokuese me Spanjën, Portugalinë e ndoshta Greqinë edhe në Këshillin Evropian. Pasi Presidentin e propozojnë kryetaret e qeverive në Këshillin Evropian, por atë duhet ta zgjedhë edhe shumica e Parlamentit Evropian. Merkeli: “ta trajtojmë me kujdes njëri-tjetrin” Me këtë thënie në Bruksel, në samitin e posaçëm pas zgjedhjeve evropiane, Merkeli nuk pati në mendje vetëm interesat gjermane, por edhe Evropën. Jo më kot atë e quajtën edhe të enjten, në Universitetin e Harvardit, lidere faktike të Evropës. Kancelarja kërkoi kujdes që të mos hapen plagë, që dëmtojnë bashkëpunimin e mëtejshëm në strukturat evropiane. Vëzhguesve u tërheq këtë herë vëmendjen mënyra e pazakontë se si liberalët, por edhe socialdemokratët përpiqen t’ia marrin kontrollin nga duart Merkelit. Korrespondentë të mediave gjermane treguan se në samitin e posaçëm që u mbajt
në Bruksel pas zgjedhjeve, për të fituar aleatë, Macroni u premtonte të gjithëve gjithçka: evropianojugorëve se do të mbështesë si President të Komisionit, socialdemokratin Frans Timmermans; Liberalëve se do të mbështesë Komisioneren daneze Margarethe Vestager; evropianolindorëve, që duan dikë nga Lindja si President, se do t’i pengojë si Timmermansin, ashtu edhe Vestagerin e Veberin. Pse vepron në këtë mënyrë Presidenti Macron? E gjitha është pjesë e lojës politike. Zyrtarisht Macroni thotë që bavarezit Manfred Weber i mungon përvoja ndërkombëtare dhe ekzekutive. Por në thelb, një politikan francez si Macroni, që e zgjodhën në post me një program pro-evropian, dhe që në këto zgjedhje evropiane e mundi radikalja e djathtë Marine Le Pen, është në presion për të dëshmuar diçka. Ndoshta do të dëshmojë se ai dhe Franca janë megjithatë vendimtarë në Evropë. Edhe pa Gjermaninë ose madje edhe kundër vullnetit të saj. Por Manfred Weberin e kundërshton edhe Spanja, pasi socialisti Pedro Sanchez preferon për President socialdemokratin Timmermans; njësoj si kryeministri i Portugalisë, Antonio Kosta; edhe holandezi Mark Rutte, kërkon një person me përvojë ndërkombëtare. Sigurisht, francezët do të preferonin si President Komisioni një francez, negociatorin e Brexitit, Michel Barnier. Por sipas burimeve nga Brukseli, gjermanët e kanë bërë të qartë: po nuk u zgjodh një gjerman, nuk zgjidhet as një francez në këtë post. Kjo shton shanset e danezes Vestager.
A pritet një çarje në marrëdhëniet Gjermani – Francë? Për këtë gjasat janë të vogla. Kancelarja Merkel deklaroi se gjermani Weber mund të zgjidhet edhe kundër dëshirës së shteteve të veçanta. Por njëkohësisht ajo tha që BE duhet të mbetet “i aftë për të vepruar”, pra të mos bllokohet pas këtij emërimi. Sepse p.sh. pas kësaj pune duhet miratuar buxheti i BE. Dhe ai miratohet vetëm njëzëri, pra nëse askush nuk vendos veton. Kjo do të thotë se Gjermania do të vërë në peshore çfarë fiton dhe çfarë humbet nga zgjedhja me çdo kusht e Manfred Weberit si President të Komisionit Evropian. Merkeli nuk është e interesuar për çarje në Evropë. Po as Franca nuk ka interes që të denigrohen publikisht Gjermania dhe Merkeli. Njëkohësisht: pas një fitoreje hipotetike (me pengimin e Weberit) në Parlamentin Evropian, Franca mund të jetë më pak konfrontuese. Nëse Gjermania lëshon pe në rastin e Weberit, Franca p.sh. mund ta mbështesë për zgjedhjen e një gjermani, si drejtues të Bankës Qendrore Evropiane. Ose të tregohet më tolerante ndaj prioriteteve gjermane në BE. Deri në samitin e ardhshëm të BE, në 20/21 qershor Manfred Weberi duhet të sigurojë shumicat pro tij në Parlamentin Evropian. Ndërsa kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me ndihmën e grupeve parlamentare do të konstatojë se cili kandidat ka shanse më të mëdha, që t’ia propozojë Këshillit Evropian. Deri atëherë negociatorët e të DW gjitha palëve kanë shumë punë.
Tragjedia e Everestit përvjetorin e 50-të të ngjitjes në vitin 2003. “Nuk mund ta kishim më gabim sesa kaq!”- theksoi ai. Këtë vit, Nepali lëshoi një numër rekord prej 381 lejesh për t’u ngjitur në majën Everest, një numër që nuk përfshin ato alpinistët që shoqërohen nga guidat. Megjithatë, pavarësisht nga kritikat për mbipopullimin e malit, turizmi i Everest mbetet një industri prej 100 milionë dollarësh për Nepalin, dhe “ne nuk jemi në gjendje ta lëmë Everestin të pushojë”, shpjegoi sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Alpinistëve në Nepal për “The Guardian” në vitin 2015. Prania e kaq shumë kërkuesve të emocioneve të forta, e nxiti djalin e Norgaj, Jamling Tencing Norgaj, të deklarojë se ngjitja në malin Everest e ka humbur tashmë “shpirtin e tij të aventurës”. Si për të ilustruar pikëpamjen e tij, në vitin 2014 një shtetas kinez u akuzua për përdorimin e një helikopteri, për të ndihmuar në ngritjen e majës më të lartë, duke çelur një debat mbi motivet që kanë realisht të ashtuquajturit “pseudo alpinistë”. Kompani udhërrëfyes oportunistë, fryjnë enkas numrin e alpinistëve të papërvojë në mal, duke u ofruar turistëve ambiciozë një shans për të arritur majën më të lartë të botës, për aq kohë sa ata mund të paguajnë çmimin përkatës. Sigurisht, jo të gjitha vdekjet në Everest këtë vit kanë qenë për shkak të mbipopullimit.
Maja e këtij maji, është ende një sfidë e jashtëzakonshme edhe për alpinistët më me përvojë. Koha e pakët me mot të mirë, krijoi mundësi të kufizuara për një ngjitje të sigurtë, megjithatë, duke përkeqësuar cilësinë e alpinistëve që synonin të ngjiteshin në majë. Disa prej tyre “thjesht nuk ishin të aftë për t’u ngjitur në mal”, raportoi “The Neë York Times”, ndërsa “alpinistët e tjerë nuk dinin as të vishnin si duhet këpucët e alpinistit”. Ndërsa Alan Arnet, që e ka ngjitur 4 herë Everestin, shpjegoi për “Outside”:”Turmat e mëdha të alpinistëve, edhe pse nuk janë e vetmja arsye pse njerëzit vdesin në Everest, e ngadalësojnë ritmin e alpinistëve. Kështu ata shtojnë lodhjen dhe përdorimin e oksigjenit”. Dhe kjo është dëshmia vdekjeprurëse në Everest, ku rruga e vitit 2019 është përshkruar si një “kopsht zoologjik”, një “skenë që të kujton Zotin e Mizrave”. Në mënyrë të pabesueshme, nuk ka më kërkesa për disa trajnime, apo për të kaluar ndonjë lloj ekzaminimi të gjendjes fizike, para se të jepet një leje ngjitjeje në Everest. Kina, është i vetmi shtet që zbaton kritere të rrepta për shtetasit e saj, duke përfshirë ngjitjen e një tjetër mali afro 8 mijë metra të lartë, përpara se të lejohet përpjekja për të ngjitur Everestin nga ana e Tibetit. Edhe disa alpinistë me përvojë, kanë propozuar ndryshime gjithëpërfshirëse në menaxhimin e Everestit,
duke përfshirë zgjerimin e sezonit të ngjitjes, në mënyrë që të ketë një hapësirë më të madhe, duke ruajtur dhe rregulluar më rreptësisht rrugët dhe manualet e ngjitjes, dhe vendosur një kufi maksimal për numrin e njerëzve në mal në një sezon të caktuar. Në shumë aspekte, kurrë nuk ka qenë më e sigurt se tani ngjitja në Everest, “kryesisht për shkak të marshimit më të mirë, parashikimit të saktë të motit, dhe më shumë njerëzve që ngjiten në kuadër të operacioneve komerciale”- thotë Arnet për “National Geographic”. Siç e ka treguar ky vit, rreziku qëndron në popullaritetin e këtij sporti në mesin e të papërgatiturve, të cilët e bëjnë ngjitjen një aktivitet të rrezikshëm për të gjithë të tjerët. “Everesti, është bërë kryesisht i shkëputur nga pjesa tjetër e ngjitjes dhe alpinizmit. Ai është shndërrua në një përvojë unike, që tërheq shumë njerëz që zakonisht nuk kanë shumë interes në këtë sport. Dhe kjo vërtetohet nga mbulimi mediatik”vëren Peter Bumon të “The Guardian” . Më e rëndësishmja, rritja e turizmit në Everest, ka qenë një barrë më e madhe mbi sherpat. Nepalezët përbëjnë numrin më të madh të viktimave të Everestit, kur bëhet fjalë për vdekjet që lidhen me industrinë e turizmit ekstrem. “Në qoftë se për shembull, 1 % e udhërrëfyesve amerikanë do të vdisnin në vendin
e punës – shkalla e vdekshmërisë në Everest e sherpave – industria e guidave do të zhdukek” – shkruante Grejson Shafer në vitin 2014 pas vdekjes së tmerrshme të 16 sherpave në një ortek dëbore. “Por, ngjitja në Himalaje është kuptueshëm një aktivitet jashtëzakonisht i rrezikshën, dhe njerëzit që e luajnë ende këtë lojë, frymëzohen me shumë nga orgjina romantike e këtij lloj eksplorimi, sesa në statusin e saj aktual si turizëm rekreativ”theksoi ai. Thuhet se një alpinist i vërtetë, “nuk kënaqet duke ngjitur këtë kodër apo mal, por duke ngjitur vetveten”. Por, me Everestin që është më tundues së kurrë më parë, disa njerëz nuk mund t’i rezistojë rrugëve më të shkurtra, duke përdorur njerëz të trajnuar dhe duke i paguar ata sa kërkojnë për këtë shërbim. Kjo qasje, është ajo çka e bën malin më të rrezikshëm, si për alpinistët e papërvojë që bllokojnë rrugët, ashtu edhe për udhërfyesit e zonës, jetët e të cilëve janë të përkushtuara që t’i ndihmojnë të parët. Megjithatë, deri kur më shumë njerëz të ndalojnë së ngjituri në Everest, gjendja tragjike e malit dhe industria e turizmit ekstrem në Himalaja, është e destinuar të vazhdojë. “Nuk është mali që ne e pushtojmë, por vetja jonë”- tha dikur Edmund Hilari. Vetëm tani, me një ironi therëse, mund ta kuptojmë se sa të drejtë kishte. The W eek – Bota.al Week
KULTURE
18 E diel, 2 QERSHOR 2019
Memoriali i Skënderbeut më i vizituari, 6030 turistë të huaj dhe Arbëresh M
emoriali i Vend varrimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është kthyer në një atraksion dhe destinacion i preferuar e ndër më të vizituarit, nga vizitorë e turistë vendas e të huaj, të moshave dhe profesioneve të ndryshme . Kjo, jo vetëm për njohjen nga afër të jetës dhe veprës së lavdishme të Skënderbeut, por edhe nga puna profesionale dhe shërbimi korrekt ndaj vizitorëve dhe turistëve të shumtë brenda e jashtë vendit, e drejtorit të pasionuar të këtij Memoriali , Paulin Zefi, që e ka bërë derë të hapur për të
gjithë në çdo kohë e duke sjellë risi dhe e specialistëve që punojnë këtu.-”Memoriali i Skënderbeut, është bërë
“Corde Oblique”, grupi i njohur muzikor italian koncert në Vlorë Grupi i njohur muzikor italian “Corde Oblique”, ishte i pranishëm të premten në mbrëmje në Vlorë me një koncert në sallën e Teatrit “Petro Marko”, të këtij qyteti në kuadër të Festës së Republikës së Italisë. Kjo mbrëmje e veçantë, e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, nisi me një minutë heshtje në nderim të parodistit të njohur vlonjat, Muhamet Liko, i cili u nda nga jeta tre ditë më parë në një nga klinikat e vendit fqinj. Të pranishmit në sallë, konsullja e Përgjithshme, Luana Mikeli, qytetarë vlonjatë dhe shtetas italianë, mes të cilëve edhe mjaft të rinj e të reja nga Italia që kanë mbërritur në Vlorë në kuadrin e një projekti bashkëpunimi të ndërsjelltë, nderuan kujtimin e artistit të njohur, ndërkohë që, në homazh të veprës dhe jetës së Likos, kompozitori Aulon Naçi, interpretoi në piano pjesë nga vepra e vet “Shi lotësh”. Për rreth 90 minuta, muzika e këtij grupi krijoi një atmosferë festive në sallë, ku artdashësit e shumtë e shoqëruan performimin e artistëve nga Italia, me duartrokitje të zgjatura. “Corde Oblique”, vlerësohet si një ndër grupet e njohura sot në vendin fqinj, me një gjeografi të pasur koncertesh në qytete të Italisë dhe vende të ndryshme të botës, si në Kinë, me 9 ture, në Gjermani, në Holandë, Belgjikë, Francë etj.
Rikthehen “këngët e liqenit”, mijëra njerëz kujtojnë muzikën e viteve ‘80 Këngët e liqenit, aq të famshme gjatë viteve ‘80 u rikthyen mbrëmjen e së premtes pas 40 viteve, për nostalgjikët në një aktivitet të gjatë festiv. Për Arben Duron ky rikthim ishte tepër emocionues, pas një kohe të gjatë mungese në skenë. Artisti premtoi se shumë shpejt do të risjellë këngët e liqenit ne version te përpunuar. Këngët që më së shumti i kushtoheshin dashurisë, Arben Duro dhe miqtë e tij i interpretonin fshehtas dikur pasi për regjimin komunist ishin të papranueshme. Mbrëmja e së premtes, veç nostalgjikëve mblodhi shumë të rinj që duartrokiten këngët e rebeleve të viteve 80.
destinacion shumë i kërkuar dhe më i vizituari në çdo kohë nga vizitorë dhe turistë vendas dhe të huaj dhe
përbën risi dhe vlerësim “, thotë për “Koha Jonë”, drejtori i Muzeut, Memorialit të Skënderbeut dhe Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi. Kështu, nga 8700 vizitorë dhe turistë nga vendi dhe bota që kanë frekuentuar Memorialin e Skënderbeut, 3030 turistë janë të huaj nga: Hungaria, Polonia, Italia, SHBA, Kanada, Kili dhe Kina e Largët, etj, dhe 3 mijë nga Arbëreshët. Ata shfaqin interes dhe kureshtje për jetën dhe veprën e lavdishme të Skënderbeut, por dhe për historinë dhe kulturën shqiptare. Të bie në sy edhe numri i shumtë i vizitorëve
dhe i turistëve nga trojet shqiptare, që vizitojnë Memorialin e Skënderbeut, ku deri më tani janë 3480 vizitorë . Por edhe nga qytetet shqiptare , me 2200 vizitorë , shto këtu edhe nxënësit e shkollave, studentë, etj, duke përbërë një numër të konsiderueshëm të vizitorëve edhe të turistëve këtu. Me të veçantën e vizitave, nga Arbëreshët e Italisë edhe me aktivitete kulturore këtu, me 3 mijë vizitorë, që tashmë është kthyer në traditë, e pagëzuar: rikthimi i bijve të shqipes në vendin e folenë e shqiponjave. /Jak Rrozhani/
Libri i kësaj shkrimtareje, do të botohet në vitin 2114
M
und të ndodhë që shkruan një libër, por vetëm njerëzit në vitin 2114 do të kenë mundësi ta lexojnë. Ky është projekti Future Library (Biblioteka e së ardhmes). E nisur nga artistja skoceze Katie Paterson, Biblioteka e së ardhmes përgatit çdo vit nga një shkrimtar të ri që të kontribuojë me një dorëshkrim, i cili do të mbesë i papublikuar për 100 vjet. Materiali do të ruhet në një bibliotekë speciale në Norvegji, në një dhomë të ndërtuar nga drurët, që e rrethojnë bibliotekën. 100 pemë do të mbillen po në të njëjtin vend, dhe në vitin 2114 pemët do të priten dhe do të përdoren për të shtypur tekstet. Han Kang është autorja e fundit që do të kontribuojë për këtë projekt. Autorë të famshëm, si Margaret Atwood dhe David Mitchell, ishin ndër të parët shkrimtarë që dhanë dorëshkrimet e tyre. I titulluar “Dear Son, My Beloved” nuk dihet saktë se për çka bëhet fjalë në këtë shkrim, dhe nuk do të mund ta dimë deri pas 100 vjetësh. Për Kang-un, ndarja nga dorëshkrimi i saj ishte tepër personale. Në një inter-
vistë për The Guardian, Kang përshkruan se si i tha lamtumirë dorëshkrimit të saj. “Ishte sikur një martesë e dorëshkrimit tim me këtë pyll. Ose një ninullë për një gjumë të gjatë shekullor që prek butësisht tokën… Është koha për t’u thënë lamtumirë”, ka thënë ajo. Procesi i dorëzimit të dorëshkrimit bëhet duke e mbështjellë atë në një pëlhurë
të bardhë dhe duke e zvarritur nëpër pyllin norvegjez. Në Kore, një rrobë e bardhë tradicionalisht përdoret si fustan për foshnjat e porsalindura ose përdoret si veshje në funerale. Mbase është dëm që njerëzimi nuk mund ta lexojë këtë libër për një kohë kaq të gjatë. Ju a do të lejonit që dorëshkrimi juaj të mbetej i fshehur për kaq shumë kohë?
NDERMENDJE
19 E diel, 2 QERSHOR 2019
70-VJETORI I LINDJES SE KENGETARIT
KUJTESE
Tonin Tërshana, magjiku i këngës shqiptare... ... zëri që ngacmon nostalgjinë dhe grish kujtesën e muzikdashësve
Bekim Fehmiu, shqiptari i roleve të mëdha kinematografike...
Nga Albert Vataj
A
i, nuk është më në të gjallët që frymojnë, në vazhdën e sfidës së jetës dhe rreken të shfaqen vakët në kujtesën e gjeneratëe, por, sikur të ishte ende mes nesh, siç ka mundur të mbetet në ëndjen për të dëgjuar zërin e tij, do të ishte 70 vjeç. Tonin Tërshana, u lind në Shkodër, më 1 qershor 1949. "Kam ndenjur shumë pak në Shkodër, megjithatë e kujtoj shpesh fëmijërinë, ajo ka qenë pjesa më e bukur e jetës sime. Atëherë e përballojnë jetën të tjerët dhe nuk bie gjithë përgjegjësia mbi ty", është shprehur ai. Jeta për të ka qenë e vështirë, por ai ka ditur të sfidojë dhe t'ia dalë. "Që i vogël kam jetuar i pavarur nga prindërit dhe e kam përballuar herët jetesën, pasi edhe prindërit nuk kishin mundësi të më shoqëronin dhe ndihmonin. Kam çarë vetëm në jetë". Ndërsa nuk ka nguruar gjatë atij kumtimi për median në lidhje me mbështetjen që i ka dhënë familja, kryesisht vëllai i madh, "i cili zëvendësoi babën që vdiq shpejt dhe më la kur isha pesë vjeç". "Megjithatë, mu duk sikur u bëra burrë shpejt". Këngëtari Tonin Tërshana ishte një nga emrat më të vlerësuar në skenën e festivaleve të këngës. Pjesëmori në 20 evente të tilla të këngës, duke rrëmbyer me talent dhe vokal, përkushtim dhe meritë një vend të privilegjuar në ëndjen e publikut për krijimtarinë dhe performimet e tij në skenët e mëdha të këngës. Ai ndoshta ishte një befasi, një i zgjedhur nga fati dhe i vlerësuar nga mundësia që herën e parë që ngjitet në skenën e festivalit në RTSH më 1965, ku fiton çmim të parë me këngën “Të dua o det”, një këngë që sipas tij do ti hapte rrugën e bukur të krijimtarisë me këngën. Vazhdon të ketë një përfaqësim vlerësues, të marrë çmime dhe të rrëmbejë admirimin e publikut, i cili e ndjek dhe e duartroket në çdo skenë dhe çdo komunikim muzikor. Ai arriti të ngulitej në adhurimin e muzikëdashësve sa, atëherë edhe sot, këngët e tij, këndohen dhe përcillën brezave të këngëtarëve si visare të traditës sonë të këngës. Ai u largua nga skena që në festivalin e vitit 1989. Vite më vonë ka shprehur si arsye ndry-
...ai që shkëlqimin e sojit të vet e dëshiron mbi të gjitha
shimin e shijeve në këngë. Ai mbeti deri në fund të jetës një pëlqyes i këngëve të para viteve ’90. Kishte nostalgji për këtë krijimtari, që sipas tij ka qenë me vlera dhe prandaj ka mbetur dhe sot tek publiku. Në 20 festivale të këngës dhe në atë kohërendie të përfshirjes së tij në skenën e këngës ai është nderuar; Festivali IV (1965)- Çmimi i parë me këngën "Të dua o det". Kompozitor Tonin Harapi. Teksti: Mark Gurakuqi; Festivali X (1971)- "Kënga e nënës" ( varianti tjetër i kënduar nga Sherif Merdani). Kompozitor Agim Prodani. Teksti: Agim Shehu;Festivali XI (1972)- "Kur vjen pranvera". Kompozitor Pjetër Gaci. Teksti: Fatos Arapi; Festivali XXII (1983)- "Vajzë moj, lule moj".Kompozitor Luan Zhegu. Teksti: Adelina Balashi; Dy çmime të para në Festivalet e Interpretuesve.Viti 1984 me "Këngë për Fato Berberin", kompozitor Pjetër Gaci; Viti 1985 "Kthjelltësi, lumturi", kompozitor Pjetër Gaci Një etapë e pashlyeshme në jetën e këngëtarit ishte koha e gjatë kur ai emigroi në Greqi. Jo pak por 15 vite, kohë që ai qëndroi larg Shqipërisë por jo i shkëputur nga çfarë ndodhte në jetën artistike të vendlindjes së tij. Gjithnjë jam përpjekur që famën e një artisti ta mati me mirënjohjen që ai ka shprehur dhe vlerësimin që nuk ka nguruar të tregojë për ata me të cilët e lidhi kënga, bashkëpunoi dhe i pati miq të artit dhe të jetës. Një prej të cilëve është edhe Pjetër Gaci, për të cilian ai është shprehur: Kam punuar më shumë me Pjetër Gacin dhe
kam kënduar shumë këngë të tij. Një ndër bashkëpunimet me të është F estivali 11-të, kur fitova çmimin e parë me këngën "Kur vjen pranvera". Ishte një ndër kompozitorët e mi të preferuar. Një emër po kaq i rëndësishem dhe një mik ka qenë edhe Ferdinand Deda. "Për herë të parë drejt Radio Tiranës dhe festivaleve të këngës, më ka drejtuar Ferdinand Deda.I dedikohem shumë atij. Një natë kur këndoja në lulishten e Sahatit erdhi Ferdinand Deda dhe më thirri në tavolinë dhe më tha: Nesër në mëngjes të vish te Radio Tirana të të provoj." është shprehur Tonini. Edhe pse kishte vite që ishte tërhequr nga jeta aktive e skenës, ende flitej për të, ende meloditë e këngëve të tij pëshpëriten, ende edhe sot ai zë kumbon në ëndjen e dëshiruesve të këngës. Jo vetëm zëri e shënjon si një piketë e rëndësishme të historisë së muzikës shqiptare. Është nder dhe krenari i gjeneratave që duke e ndërmendur në këtë kremte të madhin e muzikës, Tonin Tërshana, ne ofrojmë me përunjësi mirënjohje dhe respekt për atë çfarë ai skaliti në ëndjen tonë të etur për të bukurën. Me zërin e tij të jashtëzakonshëm, me kontributin e tij të pashoq, ai jo vetëm shkroi një faqe të historisë së krenarisë së vendlindjes së tij, Shkodrën, por nguliti në memuarin e kohëve një përvojë, një sfidë dhe një mundësi të shpirtshme që këndon pambarim. Për artistët si Tonin Tërshana, ka vetëm datëlidnje.
Sot 83 vite më parë më 1 qershor të vitit 1936 u lind aktori shqiptar i roleve të mëdha në kinematografinë botërore, Bekim Fehmiu. Ai erdhi në jetë në Sarajevë, dhe u shua përmes aktit tragjik të vetëvrasjes më 15 qershor 2010 në Beograd. Aktori me famë botërore rrjedh nga një familje e njohur dhe me tradita të hershme patriotike kombëtare shqiptare nga Gjakova. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, një ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe. Bekim Fehmiu është ai që emrin e shqiptarit e ka shkruar me shkronja në arta në librin e historisë së kinematografinë botërore. Ai edhe pse nuk pati fatin të luante asnjë vepër shqiptare gjithmonë dhe me krenari të pagjunjëzur e ka shprehur përkatësinë e tij kombëtare, "Atje ku shkel këmba ime atje është Shqipëri"- thoshte ai. Kjo shprehje emblematike është një sintezë e gjënezës dhe shpirtit të thekur nëpër dallgë e suferina të shqiptarizmës së gurruar në venat e tij. Filmat që i skaliti me daltën e pasionit dhe përkushtimit, talentit dhe sakrificës dëshmojnë te ai Orfeun e skenës, dëshmojnë cakun që e ngjiti atë në panteonin e famës. Në gjithçka që përbën veprën e tij skenike dhe kinematografike, Bekim Fehmiu, mbetet e pashembullt, kurse heshtja që e veshi atë si një breror ishte një mosbzamje prej mllefi, pakënaqësie dhe pezmi. Bekim Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai konsiderohet gjithashtu si aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore. U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësiren ballkanike është gati në përmasat e një miti. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”,-shprehet ai. Galeria e krijimtarisë së tij interpretuese është e larmishme dhe e vlerësuar. Starton në këtë kolanë me “Prova speciale”, për të vazhduar me “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanëve” dhe “Të kuq dhe të zinjë”. Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shoë, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Bekim Fehmiu ishte një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi. Bekim Fehmiu shqiptari i roleve të mëdha, "Odisea" që gjeti Itakën por që vdiq zemërplasur për Kosovën. “Në shenjë proteste ndaj propagandës antishqiptare dhe të përhapjes së urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im, në vitin 1987, e la demonstratvisht shfaqjen “Madame Collontein” (Agnette Pleyal), në të cilën luante Leninin dhe Stalinin, dhe ndahet përfundimisht e publikisht nga aktiviteti artistik në ish-Jugosllavi”, shkruan i biri i tij Uliksi, sot aktor në Amerikë, në hyrjen e librit me kujtime të Bekimit, Blistavo i strašno (E shkëlqyer dhe e tmerrshme), publikuar nga shtëpia botuese “Samizd” në Beograd, në vitin 2002. Atë libër tronditës, Bekimi e fillon me vargjet e Carl Goldonj-it për Dalmacinë: “Në tokë Ilire kam lindur, këtë nuk e mohoj, në dejet e mia qarkullon i njohuri gjaku im famëlartë, gjaku i heronjve të shquar, vend i lavdisë së përjetshme, ku fjala e dhënë është më e rëndësishme se jeta, që shkëlqimin e sojit të vet e dëshiron mbi të gjitha”. Albert Vataj
SPORT ZIKALTRIT
20
E diel, 2 QERSHOR 2019
Interi arrin akordin me Dzekon, zyrtarizimi pritet të hënën
Antonio Conte u prezantua mëngjesin e së premtes si trajneri i ardhshëm i Interit, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, ndërsa menjëherë në mbrëmje u nis drejt Madridit bashkë me drejtuesit zikaltër, për të ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve. Pasditen e djeshme Conte pati kohë edhe për një takim me
pronarin e Interit, Zhang Jindong, i cili gjithashtu udhëtoi drejt Madridit, ndërsa burimet thonë se tekniku dhe drejtuesit kanë marrë garanci për investime në merkato. Vetëm pas minuta pas takimit me Zhang Jindong, mediat në Itali kanë raportuar edhe për “dhuratën” e parë që Interi i ka bërë Antonio Contes. Bëhet
fjalë për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili pritet që të prezantohet si futbollisti më i ri zikaltër, që nga dita e hënë. Interi ka arritur akordin me Romën për të transferuar Dzekon për 13.5 milionë euro, ndërsa sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare, me pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.
Klopp triumfon më në fund, “The Reds” marrin Championsin e 6-të në historinë e tyre
Rozalb Lika
L
iverpooli është fituesi i Champions League për sezonin 2018/2019. Pas 14 vitesh, që pa finales historike ndaj Milan më 2005, “The Reds” rikthehet në majën e Europës. Skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar pastër 2-0 në finalen e Madridit, duke i dhënë më në fund trofeun e parë strategut gjerman në finalen e tij të tretë në histori. Tottenham zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por “The Reds” u mbrojtën mjaft mirë. Mauricio Pochettino surprizoi në formacionin që hodhi në fushë duke lënë në stol futbollistin që e dërgoi në finale me tri gola, Lucas Moura. Ndeshja do të niste në mënyrën më të keqe të mundshme për “Spursat” pasi pas 30 sekondash Sissoko prek një top me dorë në zonë, teksa për gjyqtarin Skomina nuk ka asnjë dyshim. Nga pika e bardhë shkon Salah, duke arritur që të shënonte përballë portierit Lloris. Tottenham përpiqet të reagojë pas pësimit të golit, por vuan shumë mungesën e hapësirave në gjysmëfushën e kundërshtarëve. Alexandre-Arnold ndërkohë lëshon një bombë nga distanca në minutën e 20-të, por për fatin e mirë të portierit të “Spursave”
Liverpool “mbret” në Europë pas 14 vitesh, mund në finale Tottenhamin
përfundon jashtë kuadratit. Në minutën e 37-të, Robertson provoi me një të majtë potente, që do të ndalej nga “gardiani” i Tottenhamit. Më tej në minutat në vijim loja flet më shumë për
E VEÇANTË
Modelja bionde me bikini pushton finalen e Championsit Në stadiumin “Wanda Metropolitana” të Atleticos së Madridit, në kryeqytetin spanjoll, u luajt mbrëmë finalja e Ligës së Kampionëve, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit. Megjithatë në mesin e pjesës së parë, një bionde arriti të thyejë sigurinë e fushës dhe të vrapojë në terrenin e blertë ,duke detyruar arbitrin slloven Damir Skomina, që të ndërpresë për disa sekonda ndeshjen. Jemi mësuar të shohim jo rrallë tifozë meshkuj që vrapojnë në fushë në mënyrë të befasishme, për të takuar idhujt e tyre, por këtë herë ishte tërësisht ndryshe. Vajza që “pushtoi” fushën ishte Kinsey Wolanski duke zënë menjëherë edhe faqet e para të mediave online, pasi zbriti në fushë me bikini, duke sikletosur edhe forcat e sigurisë, në momentin që tentuan ta nxjerrin jashtë.
skuadrën e Pochettinos, por Son nuk është në mbrëmjen e tij më të mirë, ndërkohë që Arnold dhe Robertson mbrojnë mjaft mirë aksionet e shpejta të Kane dhe Eriksen. Ky i fundi nuk arrin që
të koordinohet mirë në fundin e pjesës së parë, pasi tentativa e tij me të majtën është për t’u harruar. Harry Kane ka luajtur 45 minutat e para më të shëmtuara këtë sezon, duke e prekur topin,
sipas statistikave të “Opta”, vetëm 11 herë dhe duke mos prodhuar asgjë. Fillimi i pjesës së dytë flet vetëm për Tottenhamin që shton presionin, duke krijuar shanse të rrezikshme me Harry Kane, i cili vuan mbulimin e afërt të van Dijk dhe Matip. Klopp ndërkohë ndërhyn për të përmirësuar lojën e ekipit të tij duke aktivizuar heroin e gjysmëfinales, Origin dhe Milner. Ky i fundit futet mjaft mirë për “The Reds”, pasi do të krijonte një shans të artë në minutën e 68të, me një goditje në hyrje të zonës që shkoi ngjitur me shtyllën e portierit Lloris. 4 minuta më pas Dele Alli provonte të befasonte Alisson me një parabël të bukur brenda zonës. Në minutën e 78të, do të ishte sërish mesfushori anglez ju afruar golit me një goditje me kokë, ndërkohë që Son vendosi në provë Alisson me një “bombë” nga distanca. Në minutën e 84-t, do të ishte sërish brazilian i Liverpoolit që bën një mrekulli, duke ndalur tentativën e Eriksen nga një goditje dënimi. Në momentin më të mitë të Tttenhamit, 3 minuta nga fundit i kohës së rregullt, Liverpooli shënon edhe golin e dytë me Origin, i cili realizon një gol të bukur me një goditje me të majtën. “Spursat” provuan në të gjitha mënyrat edhe në minutat shtesë, por ishte e pamundur për të mposhtur Alisson, i cili ishte i pakalueshëm.
ARGJENTINASI
Messi: Më mungon Xavi dhe Iniesta, por edhe Ronaldo
L
ionel Messi e mbylli sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u mundur në finalen e Kupës së Mbretit, por ai do të ketë kohë për të harruar këtë zhgënjim në Kupën e Amerikës që fillon nga 15 qershori. Numri 10 i “Albicelestëve” ka dhënë një intervistë për “Fox Sports Radio” në Argjentinë, duke zbuluar objektivat, por dhe mungesat e madh në sezonin e fundit. “Dua që kur të tërhiqem të kem fituar diçka me Argjentinën. Do të vazhdoj të luftoj për këtë ëndërr. Guardiola ka qenë një mjeshtër për mua, një pararendës mes trajnerëve. Më Mungojnë Xavi, Iniesta, janë dy lojtar fitues.
Neymar? Është një fenomen, dëgjohemi shpesh në Ëhatsapp. Ronaldo? Kur u largua, thashë se humbja e tij do të dëmtonte Realin. Por kjo do të kishte ndodhur te të gjitha ekipet, një
lojtar si ai mungon në La Liga, sepse lojtarët e mëdhenj e bëjnë kompeticionin më të mirë: ne u përpoqëm t’i kalonim dhe të përmirësohemi edhe më shumë”, deklaroi Messi.
SPORT
21
E diel, 2 QERSHOR 2019
Trajneri që zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm nuk ka arritur marrëveshje me “të kuqtë”
D
isa ditë nga fitorja e titullit kampion në Kategorinë Superiore, trofe që u mungonte prej 26 vitesh, vjen edhe surpriza e parë e madhe. Strategu që udhëhoqi të kuqtë në këtë sukses historik, Skënder Gega, është larguar nga drejtimi i pankinës për më tej. “Divorci” mes tij dhe klubit që ka fituar 16 herë kampionati, ka ardhur për shkak se nuk është arritur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre. Nuk dihen detaje të tjera për këtë zhvillim të bujshëm, por kjo përbën me të vërtet një zhvillim të befasishëm, pasi trajneri Gega dukej tejet i lumtur për suksesin që kori së bashku me ekipin e “demave të kuq” këtë sezon të Superiores, duke bërë edhe dedikimet e tij speciale për trofeun. Kontrata e Gegës me të kuqtë ishte fillimisht 6 mujore e pastaj u rinovua në janar që ai të vazhdonte deri në fund të sezonit punën e shkëlqyer me të kuqtë të cilët kishin krijuar distancë nga ndjekësit dhe po ecnin drejt titullit kampion. Partizani u shpall kampion prej disa javësh, rinovimi mes tyre vonoi dhe të dy palët “dribluan” disi pyetjet për rinovimin edhe pse në fakt drejtuesit e klubit deklaruan se ata ishin gati të blindonin teknikun me një marrëveshje afatgjatë. “Në
Gega “divorcohet” me Partizanin, nuk ka akord pak ditë pas titullit ZIKALTRIT
Inter transferon talentin shqiptar për 11 milionë euro
një familje jo gjithmonë mund të përfundohet një projekt. Duhet të jemi të kujdesshëm që ai që vjen të bëjë diferencën. Jam i dashuruar mbas këtij grupi. Klubi ka projektet e veta dhe interesat e veta. Uroj që dikush të largohet për mirë dhe të bëj progres. Asgjë s’është konkrete”, deklaronte një javë më parë Gega për mediat. Pritet që në ditët në vijim skuadra e
SPANJOLLI
40
ndeshje ka drejtuar Skënder Gega skuadrën e Partizanit duke arritur që të marrë nje mesatare prej 1.95 pikësh për ndeshje, duke marrë në konsideratë të gjitha kompeticionet
Partizanit dhe trajneri të dalin me një deklaratë për shtyp për të sqaruar edhe arsyet përse nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Në 36
javë kampionati, Partizanin nën drejtimin e Gegës e mbylli me 70 pikë, teksa arriti plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje.
MBROJTËSI
Tronditët futbolli spanjoll, Reyës Juventus kërkon Hysajn, por vdes pas një aksidenti me makinë gjithçka është në dorën e Sarrit
Futbolli spanjoll dje në mesditë ka marrë një lajm tronditës. Në moshën 35-vjeçare është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur mesfushori Jose Antonio Reyes, pas një aksidenti tragjik paraditen e kësaj të shtune. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga klubi i Sevillas nëpërmjet platformave të saj sociale. Sipas televizionit spanjoll “Deportes Cex”, përplasja ndodhi në orën 11:40, në rrugën mes zonës së Utrera dhe Sevillas dhe në makinën e tij ndodheshin edhe dy persona të tjerë. 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Mercedes-Brabus” teksa është përplasur me një shtyllë që ka qenë në anë të rrugës. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal ku ka shpërthyer në flakë. Në makinën e tij ndodheshe edhe kushëriri i tij Jonathan Reyes, 23 vjeç, ndërsa personi i tretë ka pësuar vetëm djegie. Ai ka lënë pas tre fëmijë, dy vajza Noelia dhe Triana dhe djalin Jose Antonio Jr, ndërkohë që është martuar me Noelia Lopez, në qershorin 2017. Gjatë karrierës së tij, Jose Antonio Reyes është aktivizuar me klube si Sevilla, Atletico Madrid e Real Madrid në Spanjë; Arsenal në Premier League dhe Benfica në Portugali. Vitin e kaluar, ai u aktivizua në kategorinë e dytë kineze, për t’u kthyer në Spanjë tek Extremadura, skuadër e kategorisë së dytë.
Juventus ka arritur një marrëveshje me Maurizio Sarrin dhe është në pritje të lirimit nga Chelsea. Më pas do të jetë koha që drejtuesit e bardhezinjve të përqendrohen në merkato për afrimin e lojtarëve cilësorë. Sipas “Corriere dello Sport”, Maurizio Sarri mund të marrë me vete edhe mbrojtësin e kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Futbollisti shkodran ka punuar me strategun toskan te Empoli dhe më pas edhe te Napoli, në tri vite shumë të suksesshme për të dy. Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli dhe është në pritje të një ofertë konkrete. Për momentin ekipi që ka shfaqur më shumë interes është Atletico Madrid, një opsion që lojtari shqiptar do ta pranonte me kënaqësi. Mbrojtësi i Napolit është në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e Maurizio Sarrit. Hysaj mund të jetë një xhol për bardhezinjve, pasi mund të luajnë si në të djathtë, ashtu edhe në krahun e majtë. Me një sakrifikim të mundshëm të Joao Cancelo dhe Alex Sandro, bardhezinjtë janë gati të transferojnë një futbollist besnik për Sarrin. Një operacion i ngjashëm ndodhi me De Sciglion, në kohën e ardhjes së Allegrit te skuadra torineze.
Pas Antonio Contes, Interi tashmë ka filluar punën në merkato. Sipas revistës turke “Boxer”, Interi është shumë pranë transferimit të mesfushorit me origjinë shqiptare Eljif Elmas. 19-vjeçari, i cili aktivizohet me Fenerbahçen, pritet t’i bashkohet zikaltërve në ditët e ardhshme, teksa operacioni do të kushtojë rreth 11 milionë euro. Mësohet se klubi turk ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mesfushorit drejt Serisë A, teksa Elmas pritet të mbërrijë në Milano në ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.
SULMUESI
Reja merr një tjetër goditje, Grezda braktis grumbullimin
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Islandës dhe Moldavisë. Mungesat shtohen me kalimin e ditëve, pas një sezoni të lodhshëm në skuadrat e tyre respektive. Për dy ndeshjet e radhës ka ndryshime në radhët e skuadrës kuqezi, pasi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit italian as Eros Grezda. Futbollisti do të humbasë këto duele për shkaqe personale, të cilat nuk janë zbuluar, por ai u ka uruar shokëve të tij suksese me një mesazh në rrjetet sociale. ““Më vjen keq të informoj që nuk do të jem gati të ndihmojë skuadrën kombëtare në dy ndeshjet e radhës… Shpresoj dhe besoj të marrim 6 pikë. Suksese çuna”, ka qenë mesazhi i sulmuesit. Në këtë situatë, trajneri Edy Reja vendosi të grumbullojë në ekipin e parë Lorenc Trashin nga Partizanit. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen me Islandën në fushën e kësaj të fundit në 8 qershor, ndërsa në 11 qershor do të luajë me Moldavinë në ‘Elbasan Arena’. në dy ndeshjet e para të kualifikueseve, Kombëtarja shqiptare ka marrë 3 pikë, ato të fitores me Andorrën.
KOSOVA PRESIDENTI I MALIT TË ZI
F
orumi i nivelit të lartë për politikë dhe siguri “To be Secure” mblodhi të shtunën në Budva të Malit të Zi përfaqësues të vendeve të rajonit dhe BE-së, të cilët diskutuan çështje të rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.Presidenti i Malit të Zi, MiloGjukanoviç u shpreh se çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.“Çelësi është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës kur përfundon. Kjo nënkupton se nëse nuk ka epilog, atëherë do të vazhdoj në këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që ta mbështesim këtë dialog”, tha ai. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vuri në
ANALIZË Nga BenikBislimi
Q
ë nga Marrëveshja e Brukselit e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013, që rezultoi me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në nëntor të po atij viti edhe në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë me shumicë serbe, institucionet e Kosovës më pas kanë arritur ta shtrijnë pushtetin juridik edhe në këtë pjesë të vendit.Por, integrimi faktik i katër komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë veriore, ndonëse ka shënuar përparim, nuk ka arritur asnjëherë të rrumbullakohet dhe të fitojë në tërësi lojalitetin e qytetarëve të asaj pjese të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë. NaimRashiti, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se aktualisht, ekziston një numër shumë i madh i qytetarëve serbë të asaj pjese, të cilët kanë marrë dhe i përdorin dokumentet e Kosovës, i kanë bizneset e regjistruara, kryejnë regjistrimet në regjistrin civil të Kosovës.Por, sipas tij, vështirësitë politike të integrimit të veriut, kryesisht ndërlidhet me problemet e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe manovrat dhe fuqia e kësaj të fundit për t’i minuar këto presione, në mënyrë që ta mbajë ndikimin në veri të Kosovës. Gjithashtu, sipas tij, e gjithë kjo situatë ka të bëj edhe me mungesën gati se të tërësishme të institucioneve në Prishtinë, për të pasur një qasje më gjithëpërfshirëse për t’i integruar serbët e veriut të Kosovës në sistemin e vendit.“Ka pasur hezitim në Prishtinë dhe nuk ka qenë agjendë konsistente integrimi i komunitetit serb dhe shtrirja e rendit dhe ligjit në atë pjesë, për shkak të problemeve në pjesën tjetër të Kosovës, për shkak të problemeve politike, për shkak të problemeve me rendin dhe ligjin në Prishtinë dhe me institucionet e udhëhequra nga, kryesisht, shqiptarët. Megjithatë, mendoj që ka pasur efekte pozitive. Qytetarët e veriut duan të jenë pjesë, kështu siç është, me një status të avancuar të Kosovës. Por, efekti i këtyre shtrirjeve të institucioneve, është më i mangët se sa që ishte dashur që të ndodhë”, tha Rashiti.Ai shtoi se efekti i shtrirjes së institucioneve në veri nuk ka arritur të jetë më i madh se sa efekti i problemeve të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak se problemet dhe konfliktet bilaterale po e pengojnë jetën normale të qytetarëve, përfshirë edhe ata në pjesën veriore të Kosovës. Njohësi serb i zhvillimeve politike në Kosovë, RangjelNojkiq, thotë për Radion Evropa e Lirë, se autoritetet e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë, deri më tash
22
E diel, 2 QERSHOR 2019
Gjukanoviç: Çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është përfundimi i dialogut Serbi-Kosovë dukje se e ardhmja e rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën është në BE.“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Marrëveshjes së Prespës, komunikimi mes shteteve siguron një rrugë të sigurtë për të ardhmen atlantike. Edhe pse BE po bën vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën, megjithatë alternativa e vetme është e ardhmja në BE”- tha ThaçiNdërkaq, duke folur për temat nacionaliste që po mbizotërojnë në rajon, presidenti Thaçi u shpreh i vendosur se deri sa BE po vonohet , mund të ketë ide që nuk janë në frymën
euroantlantike.“Rajoni kurrë më mirë nuk ka qenë, secili flet me secilin dhe komunikojmë. Mundësitë për mbyllje të çështjeve të hapura ekzistojnë, por vet BE duhet të jetë më i përgatitur për të na pranuar më shpejt. Mos të lejojmë që të shikohet me hezitim Ballkani Perëndimor. Sa më afër BE gjitha problemet mund t’i kalojmë. Sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në gjitha shtetet e rajonit “- tha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Veriu mes integrimit në Kosovë dhe kontrollit të Beogradit
kanë thënë se kanë pushtet dhe kontroll të plotë mbi veriun e Kosovës. Por, sipas tij, ngjarjet e fundit në veri të vendit, të cilat ndërlidhen me aksionin e Policisë së Kosovës për arrestimin e zyrtarëve policorë dhe qytetarëve të caktuar, të dyshuar për krim të organizuar dhe kontrabandë, reflektojnë situatë krejtësisht tjetër nga ajo që pretendojnë autoritetet e të dyja vendeve.“Ne jemi bindur tash se nuk e kanë pushtetin e plotë as njëri e as tjetri. Nuk e ka as Prishtina, por as Beogradi. Ngjarjet e fundit e thonë pikërisht këtë. Për mua është brengosës fakti se Beogradi dhe Prishtina po shkëmbejnë akuza rreth asaj se ku ka krim dhe kriminelë më shumë. Në fakt, duket se Beogradi dhe Prishtina, në mënyrë të njëjtë po i mbrojnë kriminelët e tyre në veri të Kosovës”. “Kjo u dëshmua edhe me këto arrestimet e fundit, se ka ekzistuar urë e qartë ndërmjet mjaft serbëve dhe shqiptarëve dhe kur bëhet fjalë për kriminalitetin, pavarësisht se çfarë janë marrëdhëniet politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kriminelët e kuptojnë mjaftë mirë njëri tjetrin dhe kanë bashkëpunim”, tha Nojkiq.Në anën tjetër, liderët politik të serbëve në Kosovë, e sidomos të atyre të veriut të vendit, të cilët i takojnë Listës Serbe, në mënyrë të
hapur dhe publike mohojnë lojalitetin ndaj shtetit të Kosovës, pavarësisht se janë pjesë e institucioneve të sistemit të Kosovës dhe thonë se janë besnik të shtetit të Serbisë.Kryetari i Listës Serbe, GoranRakiq, gjithashtu edhe kryetar i komunës së Mitrovicës Veriore, së fundmi ka ripërsëritur deklaratën e tij se përderisa ekzistojnë serbë në Kosovë, ajo është tokë serbe. Ai ka theksuar se komuniteti serb i Kosovës i takon shtetit të Serbisë dhe i beson vetëm presidentit të saj.“Ky popull është me ty kryetar dhe të besojmë vetëm ty dhe vetëm shtetit tonë. Ne nuk do të frikësohemi dhe do të mbesim këtu”, ka thënë Rakiq, gjatë një proteste të mbajtur më 29 maj, në Mitrovicën Veriore.Më herët, Vuçiq, pas fitores së kandidatëve të Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, më 19 maj, pati theksuar se “ky është konfirmim i luftës përinteresat më të rëndësishme shtetërore” të Serbisë.Orientimin, të paktën deklarativ, të përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, kah Beogradi, Rashiti e sheh si agjendë politike të instruktuar nga Beogradi, për t’i refuzuar në çdo kohë institucionet e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, qytetarët serbë, nuk i besojnë pohimet e liderëve serbë, për shkak se në praktikë, ata
veprojnë ndryshe.Por, deklaratat e liderëve serb të Kosovës, siç thotë Rashiti, reflektojnë pozicionimin që Beogradi dëshiron të ruaj në negociatat me Kosovën e që nënkupton se nuk heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës dhe kontrolli mbi të.“Atë e ruan si kundërvlerë për marrëveshje finale me Kosovën. Ajo që është arritur në kuadër të dialogut teknik, për të lejuar zgjedhjet, integrimin policisë dhe të tjera, ka të bëjë me kushtet e specifike që BE-ja ia ka vendosur Serbisë, e Gjermania në veçanti, për hapjen e negociatave, për një proces, deri diku, normalizimi”.”Por, ai proces nuk ka qenë për njohje reciproke dhe nuk ka qenë për mbylljen e procesit të plotë të normalizimit (të marrëdhënieve) Serbi – Kosovë. Siç e tha presidenti serb (AleksandarVuçiq) në Kuvendin e Serbisë, ‘pjesën tjetër të Kosovës nuk e kontrollojmë, por veriun nuk e lejojmë askënd që ta kontrollojë’”, u shpreh Rashiti.Ndërkaq, Nojkiq vlerëson se sikurse qytetarët në veri të Kosovës, ashtu edhe liderët e tyre politik i kanë pranuar institucionet sipas sistemit të Kosovës. Deklaratat e liderëve politik të serbëve, shërbejnë për, siç thotë ai, konsum të brendshëm, por edhe për ta ruajtur pozicionin e politikës së Beogradit zyrtar.“Marrë parasysh që Vuçiq ka pasur planin rreth përcaktimit të kufirit dhe ka qenë në masë të madhe i bindur se do ta bëj një caktim të tillë të kufirit,për një plan të tillë i janë nevojitur përfaqësues të pushtetit në Prishtinë. Ata i ka parë në përfaqësuesit politik që janë nga veriu dhe në këtë mënyrë ai po përpiqet ta zbatojë planin e tij.Por, marrë parasysh që nuk ka pasur sukses në këtë, tashmë ai po përpiqet të gjej zgjidhje tjetër, pra, të bëj një plan tjetër. Prandaj ai tash po i manipulon politikanët serb të veriut dhe unë mendoj që ky manipulim do t’i kushtojë shumë serbëve në veri”, tha Nojkiq. Sidoqoftë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, të cilët i takojnë Listës Serbe, subjekt ky politik i krijuar dhe i mbështetur nga Beogradi zyrtar, në disa raste kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, duke dhënë dorëheqje nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga institucionet tjera.Së fundmi, në shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, kryetarët e të katër komunave veriore, më 26 nëntor 2018, patën dhënë dorëheqje, por jo edhe ata të komunave tjera me shumicë serbe në pjesën qendrore të Kosovës, të cilët po ashtu i takojnë Listës Serbe.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Viç mashkull gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh 3. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 7. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit, përftohet nga distilimi i thatë i qymyrgurit 9. Dal për herë të parë në skenë 10. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 13. Kur diçkasë i shkojmë përsipër me diçka, çfarë bëj, e ... 15. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 17. Eshtë kryeqyteti i Britanisë së Madhe 19. Organizata Ndërkombëtare e Punës 21. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 22. Pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje; ai që punon në anije 23. Ai që nuk është i ditur, mbetet të jetë i molepsur nga ... 24. Vendbanim i njerëzve që u është privuar liria, të penalizuarit 25. Korporata Ndërkombëtare Financiare 26. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 27. Send me vlerë, mjet, vegël etj., që përgatitet në një fabrikë 29. Dëshirë e brendshme e zjarrtë, ndjenjë e fortë, afsh, zjarr 31. Të qenit bashkëkohës, përçues i tendencave dhe veçorive identifikuese të së tashmes 33. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 34. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra 36. "... Jonë", gazeta e parë e pavarur në Shqipër është ajo 37. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 38. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 39. E vendos dikë a diçka në një vend 40. Pllakë guri; petë e trashë guri 43. Sëmundje që prek rrushin dhe ia rrallon mjaft kokrrat 45. Një sipërmarrje evropiane për të vertetuar se ekzistenca ka zanafillen nga Bing-Bang 46. E ndaj nga tjetri a nga të tjerët 47. Norvegjezi Boerge Ousland u bë personi i parë që kaloi ... i vetëm dhe i pa ndihmuar 50. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 51. Lodhem shumë, këputem, rraskapitem, dërrmohem; më priten fuqitë, dobësohem shumë 53. Transformimi që trashëgoi si element koloristik Partia Sociliste Shqiptare më 2013 54. Romani i Anton Pashkut 56. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 57. Një nga televizionet kombëtare shqiptare, i pari në transmetim në HD, falas. Degëzimi i saj në Kosovë 58. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore, që rron në ujë dhe që ndryshon trajtën gjatë lëvizjes
E diel, 2 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
59. Gjëegjëzë, në të cilën paraqitet me vizatime, me shifra 61. Pastaj e ka brenda 62. Dru i ulët me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara 63. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 64. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 67. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 69. Lloj loje me nëntë gurë mbi një figurë prej tre katrorësh të brenda vendosur njëri-tjetrit dhetë bashkuar me vija në mes 72. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 73. Më të njohur janë ato elektrike dhe atomike 74. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 75. Pemë që rritet në pyllë 77. Racë dhensh me prejardhje nga Afrika e Veriut e nga Spanja, që kanë lesh të hollë e shumë të butë 80. E kaloj kohën në mënyrë të gëzueshme e të këndshme, kënaqem me argëtime; argëtohem, bëj qejf 83. I veshur me rroba të reja dhe të hekurosura, i pispillosur 86. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 87. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 88. Thurje e hollë me pe, me forma, me dredha e me zbukurime të ndryshme, që punohet me grep 92. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka
94. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 95. Enë druri në trajtën e një kupe, ku shtypen hudhra, arra etj.; shtypës hudhrash 96. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 97. Fletë prej druri jo shumë e trashë, zakonisht e ngushtë, që nxirret duke sharruar një trung për së gjati dhe që përdoret si lëndë ndërtimi 101. Shfaqja e një vepre muzikore ose e një programi artistik me pjesë të ndryshme muzikore, me këngë, me valle 102. Mosha e femrës deri sa martohet, ka atë status 104. Që përsëritet rregullisht kohë pas kohe ose në periudha të caktuara 107. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 109. E flak tutje dikë, e përzë, e dëboj, e shporr 110. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 111. Secili nga litarët e trashë, që lidhen në majën e direkut të anijes 112. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 113. Nëpunës, i cili ndjek veprimtarinë e një sektori dhe raporton për të, ashtu quhet 116. Aleanca Kuq e Zi 117. Pronë tokë e trashëgueshme e feudalëve ose e çifligarëve VERTIKALISHT 1. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 2. Tërësia e zhvillimit shoqëror
në krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi,etj. 3. Pronar tokash në sistemin ekonomik feudal në Shqipëri para Çlirimit 4. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 5. Automjet i pajisur me një fuçi të madhe e të gjatë 6. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 8. Bëj një përmbledhje të sistemuar të normave juridike, së drejtës 10. Yndyrë, tërësia e tyre 11. Burri i motrës për vëllanë ose për motrën e saj është ... 12. Vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath 14. Masë detyruese izolimi e të prekurve nga një sëmundjeve epidemike 16. Të kapluarit nga të ftohti që të hy në palcë 18. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm 20. Më 22 shkurt 1974 u themelua Organizata e Konferencës Islame, duhet inicialet 22. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 24. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 28. Ai është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42,09° V, 20,43° L 30. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 31. Tërësia e rrjeteve të lundrimit dhe e forcave detare të një shteti, flota detare 32. Përvoja që kemi në jetë, në një profesion, apo në disa marrëdhënie, si quhet 35. Sistemi i rrugëve dhe i
për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 60. Vajzës i thonë ashtu edhe kështu në Veri të Shqipërisë 65. Mjerim i madh, fatkeqësi e madhe, mynxyrë; vdekje, mbart edhe këtë shquarje emërtore 66. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 68. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng 70. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 71. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi 72. Ajo shërben për t'u hedhur nga një aeroplan 76. Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite 78. Angelina ..., aktore e famshme amerikane 79. Vend i ngritur, breg i vogël; kodër e vogël 81. Ai i ... Parë u bë mbret i Prusisë më 18 janar 1701 82. Që ka gradë, detyrë a përgjegjësi më të lartë se të tjerët 84. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 85. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 89. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 90. I mirënjohur i muzikës, ... Simaku, ka kompozitor muzikën e një ser filmash 91. Veprimtari politike, që është kundër pikëpamjeve dhe politikës së të një qeverie. 93. Nëpunës i cili varet nga dikush tjetër me detyrë 98. Shkresë ose fjalë, që i drejtohen një organi zyrtar për të shprehur kundërshtimin 99. Pika e horizontit që është përkundrejt jugut 100. Me 7 dhe 8 të këtij muaji janë festa e mësuesit dhe e grave 103. "... i zemrës" me autor, Filip Shiroka, botues, Toena. Faqet e librit 260. 104. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqiperise 105. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 106. Ai që kullot, që ruan dhe që mbarështon bagëtinë, çoban 108. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 110. Partia Republikane, inicialet 111. Partia Balli Kombetar 114. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 115. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte
llojeve të ndryshme të ndërlidhjes tokësore, detare e ajrore, quhet edhe kësisoj 38. Shumë i rreptë, shumë i ashpër, i egër, i pamëshirshëm (për një ligj etj.) 41. Ajri që thithim e që nxjerri nga mushkëritë 42. Tezë themelore e një feje, që duhet pranuar verbërisht nga besimtarët dhe që është e detyrueshme për ta 44. Emri përgjithësues i gjallesave rreth njeriut. Me atë pagëzim thirren edhe ato njerëz shtazë 45. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 46. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 48. Një zog këngëtar me ngjyrë të verdhë 49. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 52. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 55. Fyt i hollë që del nga një enë 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
V
3
B
9
Z
E H
I
U
13
A
O R
6
I
T
7
A
N T
8
E N
I
E 12
15
S
16
M P
F
17
I
R
T
O
N
R
K S
23
O
¸
N
K
14
L O
22
D
5
K
11
O V
T
4
B
10
˙
18
K
K
B O
N A
19
K
20
K
21
K E
P
O
E
E
N
L
R
C
E S
A R
E
A
N
P
24
A
K
U
P
A
R T
25
V
V E
N E
R I
B
A N
K
S
26
L 28
B
P
V
29
30
R
31
B I
N A
27
A R
A
32
A 33
˙
R
T
P
P
K 34
R O
F
E
T
35
R
O
R
37
38
A S
H I
39
K
36
H
O
40
41
A K
V
E
E N
G I
T
U
E L
L ¸
S
L 42
R R
E S
D E
T
43
E M
A
O
G
D
R
P
M
O
G R
A D
P
T
T
R
R O
X
H K
44
T
N
˙
O
45
H
R
46
K V
L
47
A G
50
¸
A
P
L
T I
L A
F
L
R
L
A
49
57
R I
S
T
I
P
T
I
58
M
L
B
D
63
U
M E
N
V
M I
T
E
E R
R I
T O
¸
D
T ¸
¸
N I
M I
G
B
I
O
J
K
72
G
H
T O
T
81
I
P
P
L
82
A N
I
Z
¸
84
A B
A C
E
H
R
U T
U R
O J
C F
K
H
I
85
L 88
K
D
A
T H
K I
L O
A
U
A N
T
B
G R
R R
L
P
I
E
T
N
M I D
V
E
T A
L E
O
A
E
N
R
105
A
Z
N
D
V
P
¸
T
E
R C
L E
Z
P
¸
A
E P U
I
A 113
T I
M I
M U N
109
M T
112
O
N
N T
I
D
116
T
91
E
106
A H
115
P
L I
102
108
I 111
D
95
T A
J
K
107 110
K S 90
C
101
T
A M 104
R E
T A
98
B 100
V
A
86
J
89
M I
K
103
R
E
97
99
S
A M A J K
94
L
J
R
M
93
S
N
76
A N
¸
96
K
P 79
A G
83
D A
E B U
B
K A
V 75
M
92
O
G A
E
87
D
O N
T 78
R I
E
70
74
A
A
80
T
I ˙
A
I 73
B O
77
A
A H 68
S
S
71
R
R 62
E
67 69
O
E
65
B 66
N
B
U H
61
64
K U
I
O
59
L
60
T
B 54
56
I
T O
53
K 55
48
˙ 51
52
M E
J 114
O
R ¸
D
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE DITA NDËRKOMBËTARE E FËMIJËVE
24 E diel, 2 QERSHOR 2019
Presidenti: Të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e fëmijëve në një Shqipëri të vërtetë europiane!
P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti dje para dite në Institucionin e Kreut të Shtetit, vogëlushë dhe vogëlushe me rezultate të shkëlqyera në mësime nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë, me rastin e Festës së tyre, 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Presidenti i Republikës në një atmosferë të bukur festive, u përshëndet nga afër me fëmijët e dalluar, të cilët kishin mbushur kopshtin e Institucionit, duke bashkëbiseduar ngrohtësisht me ta si dhe duke u uruar atyre përzemërsisht Festën. Presidenti Meta dhe të pranishmit e shumtë ndoqën koncertin e festiv me këngë e valle nga muzikantët e vegjël të Ansamblit “Shqiponja” dhe recitime kushtuar 1 Qershorit nga vogëlushët dhe vogëlushet e talentuara. Presidenti i Republikës theksoi se: “Mbështetur në ëndrrat shumëngjyrëshe të fëmijëve, çiltërsinë dhe dashurinë e tyre të pamatë, të punojmë të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre në një Shqipëri të vërtetë europiane”
Presidenti Meta në seancën e dhurimit të gjakut nga organizata “Akropoli i Ri”
“Mbrojtja e jetës, misioni ynë i përditshëm” Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të zhvilluar nga organizata “Akropoli i Ri”, në kuadër të nismës së Tij, të ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Presidenti Meta, falënderoi organizatën “Akropoli i Ri” dhe vuri në dukje se kjo seancë e mbajtur pikërisht më 1 Qershor, mbart një simbolikë të veçantë për arsye se sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. “Në Ditën e Festës së tyre, 1 Qershorit, një urim të veçantë kam për të gjithë fëmijët me talasemi, duke i garantuar ata dhe prindërit e tyre, se do t’u jem gjithmonë pranë për kapërcimin e sfidave jo të lehta dhe të zgjidhjes së problemit serioz të mungesës së gjakut, aq shumë të domosdoshëm për ta. Krenar që së bashku me Aleancën për Dhurimin e Gjakut dhe organizatën “Akropoli i Ri”, zhvilluam sot një seancë dhurimi gjaku për të gjithë këta vogëlushë, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të jetë misioni ynë i përditshëm”,- tha Presidenti Meta.