Koha Jone_2 shkurt 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E shtunë, 2 SHKURT 2019

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 25 (8466)

E shtunë, 2 Shkurt 2019

Çmimi 30 Lekë

Skadon ultimatumi i pedagogëve: “Grevë në të gjithë vendin”. Opozita nis mitingjet në rrethe për të kulmuar në protestën e madhe më 16 shkurt, ku u ka premtuar protestuesve se do ta rrëzojnë Ramën me të gjitha format demokratike

Nisin grevat dhe protestat

Ndërkohë Edi Rama është shprehur se nuk do t’ia dijë aspak për 16 shkurtin dhe se qeveria e tij do të shkojë e qetë në zgjedhjet e 30 qershorit. Por kjo duket paksa e vështirë duke parë se opozita me 16 shkurt ka skenarin e përballjes frontale duke synuar detyrimin për t’u dorëhequr kryeministri e krijimin e një Qeveria Tranzitore, e cila do të çojë vendin drejt marrjes së statusit kandidat për në BE dhe zgjedhje të parakohshme FAQE 3

Presidenti Meta takon Majlinda Bregun: Suksesi i punës së saj, sukses dhe i bashkëpunimit rajonal

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu FLET PËR “KOHA JONË”, DEPUTETJA E PD

EDUART NDOCAJ

FAQE 13

Kryeministri Edi Rama në qytetin e Beratit: Bashkëfinancim i projekteve për fshatin

Në foto: Kryeministri Edi Rama, ministrat, Klosi dhe Çuçi, dje gjatë takimit në Roshnik të Beratit

INTERVISTË

PARALAJMËRIMI

FAQE 13

INTERVISTA

Ish-deputeti Berat Buzhala: Kufijtë Basha-Ramës: Ke Kryemadhi: Skema e Izmira Ulqinaku: “kaubojs” shpall kan- e Kosovës rrezikohen kohë të largohesh deri Ramës për pastrimin e Zgjedhjet vetëm me nga treshja në 15 shkurt, më 16 parave në banka qeveri tranzitore, fitojmë didaturën për kryetar Bashkie në Lezhë Thaçi-Rama-Vuçiç do të largojë populli! bashkitë kryesore Intervistoi: Redjon Shtylla FAQE 9

MINISTRI

Majko kundër Ramës për Kosovën: Shkëmbimi i territoreve, lojë e rrezikshme

FAQE 9

FAQE 9

FAQE 16

FAQE 9

MINISTRJA E SHTETIT

Spiropali takon ambasadorin e BE në Tiranë

FAQE 13

FAQE 13


POLITIKE

2

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Dështon takimi me ministren e Arsimit Besa Shahini. Pedagogët: Diskutim jo rezultativ

P

as zhvillimeve të shumta të ditës së djeshme në lidhje me protestat studentore dhe të grevës së paarlajmëruar të pedagogëve, të cilët shprehen kundër ligjit aktual të Arsimit të Lartë, grupi i autorizuar nga takimi i Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, ka bërë thirrje për takim ditën e hënë, ku do diskutohet dhe do merren vendime për vijimësinë e protestës. Takimi thirret, sepse qeveria dhe Ministria e Arsimit e ka kaluar afatin për të kthyer një përgjigje pozitive ndaj kërkesave të studentëve dhe pedagogëve të parashtruara për diskutim prej një jave. “Ditën e sotme (djeshme) ka pasur një sërë zhvillimesh në lidhje me kauzën universitare. Në orën 09.00 pati një takim tonin me Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në orën 11.00 është zhvilluar mbledhja e Senatit të Universitetit të Tiranës. Më vonë Znj. Shahini doli në konferencë për shtyp. Dhe në orën 14.00 u mblodh Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale. Në takimin me Ministren, grupi i pedagogëve paraqiti argumente të thelluara për kërkesat e paraqitura nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të UT. Ndryshe nga sa pritej, si hap logjik i kërkesave të paraqitura prej takimit të Asambleve të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës datës 25 janar 2019, Znj. Shahini nuk ktheu asnjë përgjigje konkrete për realizimin e këtyre kërkesave. Qëndrimi i saj ishte që brenda “Paktit për

Pedagogët drejt grevës pa afat, takim të hënën për vijimësinë e protestave

Universitetin” marrin zgjidhje të gjitha problematikat e arsimit të lartë. Sa më sipër znj. Shahini i konfirmoi edhe në konferencën për shtyp. Senati i UT vendosi për të kundërshtuar VKM-të e nxjerra nga qeveria dhe MASR, si akte nënligjore në kundërshtim me Kushtetutën e RSH dhe vetë ligjin “Për Arsimin e Lartë në RSH”. Asambleja e FSHS, me kuorum dhe shumicë votash, vendosi për shpalljen e grevës pa afat. Në këto kushte, grupi i autorizuar nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të Universitetit të

Tiranës, reagon si më poshtë: Thërret Takimin e Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës ditën e Hënë, datë 4 Shkurt 2018, ora 11.00, Godina Liria, në koherencë me vendimin e marrë në takimin e datës 25 Janar 2019, për t’u rimbledhur pas përgjigjes nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, thanë dje pedagogët. Takimi me ministren Një grup pedagogësh nga Universiteti i Tiranës zhvilluan një takim me ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini këtë të premte. Takimi mes një

përfaqësie të asamblesë së pedagogëve dhe drejtuesve të ministrisë së Arsimit nisi rreth orës 09:00 të paradites. Pas takimit, pedagogu Mark Marku, njëkohësisht Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, theksoi se diskutimi ishte jo rezultativ. “Diskutuam për gjendjen në universitet dhe u qëndruam kërkesave që kemi bërë. Praktikisht nuk pati një qëndrim konkret nga ana e Ministres së Arsimit, nuk u shpreh të paktën gjatë takimit për asnjërën nga kërkesat. Në

terma të përgjithshëm tentoi ta çojë diskutimin drejt një diskutimi jo rezultativ. Kështu që ne e konsiderojmë këtë si një mos përgjigje ndaj kërkesave, presim deri në darkë në ajo do ketë një përgjigje konkrete dhe pastaj do të mbledhim takimin e asambleve, asamblenë dhe do të marrim një qëndrim për këtë mosreagim të ministres ndaj kërkesave tona”, tha pedagogu Mark Marku Gjithashtu pedagogët i kanë vendosur një afat qeverisë që përfundoi dje në orën 16:00. Nëse nuk plotësohen kërkesat e pedagogëve, ata kanë paralajmëruar grevë pa afat. Mirëpo, Marku u shpreh se nuk është vendosur akoma mes pedagogëve nëse do të organizohet një grevë e përgjithshme. “Në qoftë se kolegët bien dakord që ne të organizojmë një grevë të përgjithshme, kjo do jetë grevë e pedagogëve. Normalisht një nga pikat është edhe mbështetja e studentëve, por studentët kanë grevën e tyre, agjendën e tyre. Natyrisht është komplimentare, por jo detyrimisht është e njëjta gjë”, tha ai. Pedagogët pjesëmarrës në takimin e djeshëm ishin Mark Marku, Rezart Prifti, Jani Marka, Marinela Sala dhe Erika Bejko. Si kërkesë kryesore ata kanë hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë.

“PAKT I FSHEHTË” – PEDAGOGËT I PËRVISHEN SHAHINIT: KENI MARRË VENDIM PA U KONSULTUAR ME NE

M

inistrja e Arsimit, Besa Shahini, ka takuar pasditen e djeshme senatin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Mësohet se takimi ka zgjatur 40 minuta, ku brenda Senatit bëjnë me dije se pedagogët kanë kundërshtuar diskutimin e nisur për “Paktin e Universitetit”. “Janë marrë vendime pa u konsultuar me ne dhe nuk kemi pasur asnjë mbledhje apo diskutim. Kërkojmë që nga ana juaj të punohet për të ulur studentët në auditore dhe për të nisur diskutimet”, mësohet ti kenë thënë pedagogët Ministres. Pas takimit me Senatin, Ministrja Shahini iu drejtua sallës për të takuar studentët, por ata nuk pranuan që takimi të bëhej pa media. Në këto kushte Shahini u largua, teksa studentët thërrisnin në kor ‘Turp’! “Sot (dje) ndodhi ajo që nuk pritej të ndodhte. Përveçse nuk u denjuan studentët për tu takuar nga ana e Ministres ndodhi një incident i padëshiruar nga ana jonë dhe ana juaj. Ne kërkuam transparencën e pyetjeve tona, ne nuk kishim ardhur këtu për të bërë

Ministrja i fton në takim pa kamera, studentët e Shkodrës e refuzojnë

pazare me Ministren as me Rektorin Bekteshi. Kërkuam praninë e kamerave dhe kamerat nuk u pranuan. Mesa duket kjo ndikoi që të ndodhë një precedent i paparë. Ministrja braktis takimin, nuk pranon kamerat dhe nuk

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

denjon të takojë studentët”- tha një student. Ndërsa një tjetër student i Shkodrës u shpreh se ministrja kishte frikë nga pyetjet e tyre që do ti dëgjonte gjithë Shqipëria. “Ky është fakti më i bukur që studentët e Shkodrës

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

të kuptojnë se në pamundësi për të paraqitur një shfaqe teatrale në favor të qeverisë ndodhi kjo perlë që Ministrja në një takim të prenotuar me lajmërim që studentët të jenë aty largohet dhe braktis studentët me gjithë

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

pyetjet që kishin për ti drejtuar. Pse? Se pyetjet dhe përgjigjet e saj do ti dëgjonte gjithë Shqipëria. Kjo dëshmon më së miri dështimin e kësaj qeverie dhe kësaj Ministreje që është thjesht dhe vetëm bashkëpunëtore e Ministres paraardhëse. Këta janë të parët për fasada. Ligji i arsimit të lartë është ligj klientelist për këtë arsye ata nuk pranojnë të deklarohen. Të rrojë sistemi i tyre, studentët këtu prapë janë të vendosur dhe ne presim vetëm nëse ata janë të vendosur të bëjnë reforma konkrete dhe në shërbim të studentëve”- u shpreh studenti. Për këtë situatë ka reaguar dhe vetë Ministrja Shahini, e cila në një postim në rrjetet sociale paraqet një tjetër version: “Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhet pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”- u shpreh ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E shtunë, 2 SHKURT 2019

Skadon ultimatumi i pedagogëve: “Grevë në të gjithë vendin”. Opozita nis mitingjet në rrethe për të kulmuar në protestën e madhe më 16 shkurt, ku u ka premtuar protestuesve se do ta rrëzojnë Ramën me të gjitha format demokratike

Nisin grevat dhe protestat

Ndërkohë Edi Rama është shprehur se nuk do t’ia dijë aspak për 16 shkurtin dhe se qeveria e tij do të shkojë e qetë në zgjedhjet e 30 qershorit. Por kjo duket paksa e vështirë duke parë se opozita me 16 shkurt ka skenarin e përballjes frontale duke synuar detyrimin për t’u dorëhequr kryeministri e krijimin e një Qeveria Tranzitore, e cila do të çojë vendin drejt marrjes së statusit kandidat për në BE dhe zgjedhje të parakohshme Në ditët dhe javët që vijnë fjala më e përdorur do të jetë protesta dhe rrethim kryeministrisë. Studentët, pedagogët dhe opozita praktikisht dje kanë shpallur nisjen e tubimeve dhe reagimit ndaj qeverisë. Kërkesat e studentëve dhe pedagogëve janë të ndryshme nga ato të opozitës, por kanë një pikëtakimi të përbashkët, Qeverinë. Të gjitha palët problemin e kanë me mazhorancën që drejton vendin dhe zgjidhja e problemeve të tyre vjen nga largimi i qeverisë. Edhe pse mes palëve që protestojnë nuk ka axhendë të njëjtë, qëndrimi i deritanishëm i qeverisë i ka bashkuar edhe duke protestuar më vete. Të parët që i nisën protestat janë studentët. Pas gati dy muajsh në rrugë me tentativa të përditshme të qeverisë për t’i përçarë, bojkoti i tyre vazhdon në fakultetet kryesore. Këshilli i Ministrave dhe ministrja e re e Arsimit kanë prezantuar një Pakt për Universitetin, që sipas tyre plotëson gjithë kërkesat e protestuesve dhe bojkotuesve. Studentët kanë kohë që e kanë “hedhur në kosh” këtë projekt, ndërsa dje atyre iu bashkuan dhe pedagogët. Asambleja e Pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale shpalli dje grevën e përgjithshme dhe bojkotin e mësimit. Vendimi erdhi pas një ultimatumi të bërë disa ditë më parë ku veç kërkesave të studentëve, Qeverisë i kërkohej anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë dhe rritja e buxhetit për universitetet dhe gjithë arsimin në vend. Në 10 ditë ultimatum, qeveria refuzoi të negocionte me pedagogët dhe profesorët e njohur të fakultetit më të madh në vend. Dje paradite ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini tentoi të negocionte, por bisedimet përfunduan me justifikime të qeverisë dhe me vendimin për të mos ndryshuar ligjin e Arsimit të Lartë. Në këtë situatë, pedagogët deklaruan dje

grevën e përgjithshme si hapin e radhës kundër qeverisë. Vendimi i pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërorë është mbështetur nga gjithë studentët, që kanë muaj që bojkotojnë. Pas këtij fakulteti greva universitare pritet të nis në gjithë Fakultetet e Tiranës dhe universitet e gjithë vendit. Efekti i vendimit të akademikëve në Tiranë dha rezultatin e parë në Shkodër. Pasditen e djeshme, ministrja Besa Shahini ndodhej në universitetin e këtij qyteti për të diskutuar me studentët për projektet e qeverisë. Takimi dështoi që në nisje. Studentët nuk pranuan asnjë negociatë më përfaqësuesit e qeverisë duke këmbëngulur në plotësimin e kushteve. Ndërsa pritet që edhe universitetet e tjera të shpallin bojkotin, studentët dhe pedagogët deklarojnë se nëse qeveria nuk reflekton do të dali në protesta para

Kryeministrisë. Situatës që po vlon prej muajsh në universitete i janë shtuar dhe protestat e opozitës. Partitë e Frontit Opozitar kanë paralajmëruar një protestë të madhe më 16 shkurt. Por duket se tubimet të tjera do ti paraprijnë kësaj proteste. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte dje në Durrës në një takim të zakonshëm me elektoratin e PD. Si rrallë herë në takimet e fundit të PD, një aktivitet partie u kthye në protestë masive në qytetin e Durrësit. Pas Durrësit, të dielën në Elbasan është paralajmëruar një tjetër protestë e madhe opozitare. Këtë herë janë qytetarët ata që po dalin para partive duke kërkuar protesta dhe tubime në gjithë vendin. Jo rastësisht, në takimet e krerëve të PD janë militantët dhe qytetarët që kërkojnë reagim më të fortë dhe jo vetëm protesta dekorative.

Nisja e protesta në shumë qytete të vendit pritet ti paraprijë mitingu që opozita ka paralajmëruar më 16 shkurt. Sipas opozitës ky do të jetë tubimi më masiv i viteve të fundit, që nuk do të ketë vetëm fjalime, por aksion konkret kundër qeverisë. Ndryshe nga studentët, opozita nuk kërkon ndryshimin e ligjit për Arsimin, por largimin gjithë qeverisë “Rama”. Ndërkohë Edi Rama është shprehur se nuk don t’ia dijë aspak për 16 shkurtin dhe se qeveria e tij do të shkojë e qetë në zgjedhjet e 30 qershorit. Por kjo duket paksa e vështirë duke parë se opozita me 16 shkurt ka skenarin e përballjes frontale duke synuar detyrimin për tu dorëhequr kryeministri e krijimin e një Qeveria Tranzitore e cila të çojë vendin drejt marrjes së statusit kandidat për në BE dhe zgjedhje të parakohshme


POLITIKE

4

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Kryekëshilltari Ekonomik i grupit gjerman të CDU-së: Mungon interesi i të huajve për të për të investuar në Shqipëri

Herion Mesi

K

ryekëshilltari ekonomik i grupit parlamentar të CDU-së Martin Henze u shpreh me tone të ashpra kritike ndaj politikës së ndjekur nga qeveria “Rama” ludhur me klimën e bioznesdit në Shqipëri. Teksa mori fjalën në prezantimin e programit ekonomik të PD-së. Martin Henze tha se politika ekonomike në Shqipëri ka dështuar, ku siç tha ai, që nga viti 2013 po asistojmë në shifra papunesia shumë të larta. “Një nga mesazhet më të këqija që i jepet biznesit nga një vend është borxhi dhe borxhi i Shqipërisë është shumë i keq. Me një vend si Shqipëria që ka një borxh të tillë kaq të lartë, sipërmarrësit e huaj nuk vijnë dhe ata që janë, janë të prirur për ta mbyllur biznesin. Politika ekonomike në Shqipëri, që nga viti 2013, ka dështuar. Shifrat e papunësisë janë shumë të larta. Para dy ditës bisedova me zotin Ervin Bushati të PS, i cili më me foli për shifra që nuk mu dukën të besueshme, sepse vetëm nga viti 2015, nga vendi juaj kanë ikur çdo vit mbi 58 mijë njerëz. Pra ju keni humbur shumë njerëz. Pavarësisht kësaj vale shumë të madhe emigrantesh, papunësia mbetet shumë e madhe. Sipas këndvështrimit tonë, qeveria e tanishme ka rritur papunësinë në kuotën më të lartë dhe i mbetet që Shqipërinë ta popullojnë njerëz të ardhur nga Azia, Kina, meqë shqiptarët po largohen.

Henze: Mesazhi më i keq që i jepet biznesit është se Borxhi i Shqipërisë është shumë i keq

Gjithashtu, edhe sistemi arsimor, sistemi shëndetësor, kujdesi për studentët është i mangët, kualifikimi i tyre është shumë i mangët, produktiviteti në bujqësi tepër i ulët. Kjo e fundit ka lidhje me infrastrukturën e keqe. Për sa i përket kontratave të PPP është e qartë se janë përzgjedhur në mënyra shumë korruptive. Ne në Gjermani e kemi përvojën e PPP, por e kemi të organizuar sipas standardeve të tjera. Ato

nuk ngjajnë fare me PPP-të që organizoni ju. Mungon interesi i të huajve për të për të investuar në Shqipëri. Ju keni taksa më të larta për të investuar këtu, krahasuar me fqinjët tuaj. Çfarë prisni atëherë, pse duhet të vijnë investitorët këtu, kur fqinjët tuaj kanë taksa 9%?! Edhe vetë SHBA po mendon ta ulë nivelin e taksave. Një shembull është edhe Irlanda, e cila i ka ulur taksat për te marrë sa më shumë investime

të huaja. Siç e përmendi zoti Basha, keni një sistem të lartë taksash. Ne në Gjermani kemi një sistem të ndërlikuar taksash, por për sipërmarrjet private i kemi ulur taksat më masën 7-8 %, në mënyrë që të rritet konsumi. Forca punëtore e kualifikuar mungon në disa sektorë dhe kjo është thelluar nga largimi në emigracion i tyre. Njerëzit ikin jashtë në emigrim, sepse nuk janë të lumtur këtu. Është një

shoqëri që nuk është e lumtur, por kjo mund të ndryshohet vetëm duke u ofruar atyre siguri për të ardhmen. Nëse bëj një bilanc, që prej vitit 2013, nuk janë arritur shumë gjëra dhe kur shoh rezultatin, keni humbur shumë njerëz nga qytetet e mëdha. Nuk mund të flas për suksese. Nëse kjo situatë do të ishte në Gjermani, brenda disa javësh do të kishim një ndryshim të qeverisë. Mendoj që edhe shifra e përmendur nga zoti Rama për rritje 4% të ekonomisë, nuk është e vërtetë, sepse nuk i shoh këto rezultate. Ju jeni duke hartuar një program për njerëzit që duan të punojnë e të kenë një të ardhme më të mirë këtu për vete dhe fëmijët e tyre.. Ky është koncepti që ofron PD, pra diçka e dobishme për çdo sipërmarrës në vend. Nëse do të më pyesni për të ardhmen, mund t’ju them se reforma e propozuar nga Lulzim Basha është e domosdoshme të realizohet. Së pari për të plotësuar kushtet për një reformë politike për perspektivën e anëtarësimit në BE, së dyti për të krijuar një stabilitet dhe siguri për të gjithë sipërmarrësit dhe qytetarët”- u shpreh eksperti gjerman i CDU-së, Martin Henze.

NËNKRYETARJA E KOMISIONIT TË EKONOMISË: KEMI EZAURUAR ÇDO DIJE DHE NORMË DISKUTIMI PËRBALLË NJË MURI QË NUK KA DËGJUAR

PD sjell shtyllat e programit ekonomik, Tabaku: Liri bizneseve P

artia Demokratike ka prezantuar shtyllat kryesore te programit ekonomik të saj para shoqatave të Bizneseve dhe sipërmarrësve. Deputetja demokrate Jorida Tabaku numëroi problemet ekonomike të programit të qeverisë. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë tha se vendi numëron një barrë fiskale shtesë prej 1.9 miliardë eurosh ku 97 % e bizneseve dhe konsumatorëve e mbajnë këtë barrë. Tabaku theksoi se programi i PD-së i jep biznesit atë që kjo qeveri ka më shumë frikë, që është liria. “Që nga 1 janari i 2014 Shqipëria u gdhi si një vend i mbushur me taksa dhe tarifa të reja. Shqiptarët sot nuk janë më një popullsi që ka dëshirë të sipërmarrë biznese, inovacione por thjesht sipërmarrjen e emigrimit. Rreth 400 mijë shqiptarë kanë tentuar ose janë larguar nga Shqipëria. Një vend që pas një qeverisje e gjysmë të Ramës numëron një barrë fiskale shtesë prej 1.9 miliardë eurosh ku 97 % e bizneseve dhe konsumatorëve

e mbajnë këtë barrë. Kemi zgjedhur këtë format për të nisur një rrugëtim të ri, për të shpalosur programin tonë ekonomik që do të shpëtojë vendin nga lëngimi i vazhdueshëm dhe kronik i keqqeverisjes, i keqqeverisjes me qëllim. Kemi takuar për mbi 5 vite çdo biznes të mundshëm, fermerë, kemi takuar shoqata, kemi takuar përfaqësuesit tuaj. Kemi debatuar dhe diskutuar për çdo ndryshim fiskal. Numërohen rreth 60 ndryshime fiskale të qeverisë. Kemi ngritur zërin në replika edhe brenda kufirit të debatit dhe logjikës. Kemi ezauruar çdo dije dhe normë diskutimi përballë një muri që nuk ka dëgjuar dhe nuk ka marrë vesh”, deklaroi deputetja demokrate. Sipas Tabakut, janë ngushtuar mundësitë e sipërmarrjes dhe inovacionit dhe se qeveria godet biznesin në kurriz, ndërkohë që përkëdhel një grup të vogël biznesesh. “Kemi vërejtur se si janë ngushtuar mundësitë e sipërmarrjes dhe inovacionit, ndërkohë që vendet rreth nesh

fillojnë teknologji të fjalës së fundit. Kemi vënë re se sistemi fiskal është konvertuar në armën me të cilën qeveria godet biznesin në kurriz, ndërkohë që përkëdhel një grup të vogël biznesesh duke krijuar monopole në treg. Ekonomia jonë sot vuan kreditimin e ulët, vuan mungesën e besimit, vuan rënien e prodhimit. Punësimi në vend ka rënë. Sipërmarrjet e vogla janë duke u mbyllur, 60 të tilla në ditë, një rekord i zi për regjistrat

e regjistrimit të bizneseve shqiptare. Vendi sot fatkeqësisht ndodhet në zgripin e errësirës, një vend më pak i ndërlidhur me rajonin, një vend më pak i ndërlidhur mes vetes, një vend që sot ka infrastrukturën më të dobët, pabarazinë më të lartë, kostot më të larta të koncesioneve dhe Partneriteteve Publike Private. Ndërkohë që kemi partnerë ndërkombëtarë që kanë të njëjtët argumente dhe besojnë të njëjtat gjëra që beson dhe

opozita”, u shpreh Tabaku. Ajo tha më tej se detyrimet e prapambetura kanë shkuar në 200 milionë euro e borxhi po arrin në 83%. “Ne ju kemi dëgjuar me kujdes, kemi mbajtur shënimet tona dhe jemi të hapur të vazhdojmë t’ju dëgjojmë për të promovuar më së pari një ekonomi tregu përballë ekonomisë së monopoleve dhe oligopoleve. Kemi dëgjuar problemet tuaja, çdo gjë që ju keni me rregullimet e tepërta dhe kemi menduar një zgjidhje. Kemi dëgjuar me kujdes ankesat për sjelljet e tatimorëve që vijnë e ju vendosin taksa ekstra shtesë të atyre të qeverisë. Ne ju ofrojmë atë që kjo qeveri ka më shumë frikë, lirinë. Lirinë tuaj për sipërmarrje, për subvencionim, për biznesin tuaj dhe vizionin tuaj inovator. Besoj ka ardhur koha që të mos shtyhemi më të largohemi nga ky vend. Ka ardhur koha që një orë e më parë të luftojmë që ta kthejmë ekonominë e tregut në një ekonomi konkurruese duke pasur ju në bazë”, theksoi deputetja demokrate, Jorida Tabaku.


POLITIKE

5

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Paralajmërimi për sistemin bankar: Rama po vë në zbatim piramidën e re financiare 1,5 miliardë USD. Mos financioni PPP-të, do anulohen të gjitha

K

ryetari demokrat Lulzim Basha zhvilloi një takim me Shoqatat e Bizneseve dhe Sipërmarrësit për prezantimin e shtyllave kryesore të programit ekonomik të Partisë Demokratike. Në praninë e kompanive dhe bizneseve të ndryshme, kreu i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar masat që Partia Demokratike do të shfuqizojë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së saj. Demokratët parashikojnë ulje të ndjeshme të taksave si frymëmarrje ndaj biznesit dhe Lulzim Basha premtoi ulje të TVSH-së dhe ulje të çmimit të naftës, ndërsa tha se rikthehet taksa e sheshtë në vlerën 9%. “Çfarë synon reforma jonë fiskale? Cilat janë arsyet e masave që ne do të ndërmarrim? Së pari, duam të ndërtojmë një sistem tatimor të thjeshtë, që do të japë fryte si për tatimpaguesin, ashtu edhe për interesin publik, administratën. Së dyti, duam të vendosim në piedestal qytetarin, tatimpaguesin dhe ta kthejmë inspektorin tatimor në shërbëtor të vërtetë të tij. Së treti,duam të lëmë sa më shumë para në xhepin e njerëzve, duke besuar fort së këto para kanë më shumë vlerë, nëse administrohen nga vetë njerëzit dhe sipërmarrësit, sesa nga burokratët e administratave. Së katërti, duam të shkurtojmë duart e gjata të inspektorëve dhe kontrollorëve. Po ashtu, kjo reformë fiskale synon të ulë kostot e vetëdeklarimit nga ana e tatimpaguesit. Konkretisht, për Biznesin e Vogël, brenda 100 ditëve të para, do të realizohet: Rritja e kufirit të regjistrimit për TVSH nga 2 milionë lekë xhiro vjetore në 14 milionë lekë ose 140 mijë dollarë. Qëllimi është krijimi i një kufiri të vetëm prej 14 milionë lekësh si për TVSH, ashtu edhe për Tatimin mbi të Ardhurat. Kalimi i tatimit mbi biznesin e vogël në tatim lokal, me kuota fikse sa 0,5% xhiros vjetore. Gjithashtu, pagimi i kuotave fikse nga Biznesi i Vogël do të shoqerohet me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinë e së cilës, do t’i thotë stop kontrolleve e inspektimeve korruptive e abuzive. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme. uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga rreth 24% në 18% për të vetë-punësuarit, ndërsa për të punësuarit 9%”- premtoi Basha. Paralajmërimi Para biznesit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar sistemin financiar bankar për rrezikun e ri që i kanoset ekonomisë së vendit ku i kërkoi që të mos mbështesë Partneritetet Publike Private të lidhura nga qeveria pasi, sipas tij, pjesa më e madhe do të anulohen. “Që nga 2013 asgjë s’është votë e shqiptarëve por produkt i krimit. Ndaj vetingu i politikanëve është

Basha prezanton alternativat ekonomike: Më shumë para në xhepat e njerëzve ISH-MINISTRI I DREJTËSISË Partia Demokratike prezantoi këtë të premte Programin e saj ekonomik, që do u propozojë shqiptarëve. Në prezantimin e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se në 100 ditët e para të ardhjes në pushtet, do të anulohen koncesionet dhe taksat e vendosura nga qeveria “Rama”. Lidhur me këtë program, ka reaguar pozitivisht edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes rrjeteve sociale Manjani nuk e fsheh aspak da-

Ylli Manjani: Do ta votoj programin ekonomik të Bashës kordësinë e tij për këtë projekt teksa është shprehur se do ta votojë këtë program. “Lulzim Basha ka prezantuar sot një program për klimën e biznesit. Ishte i thjeshtë; konkret; realist dhe i duhuri për të vende të reja pune dhe nxjerrjen e vendit nga kriza. Jam 100% dakord me këtë program dhe kam ndërmend ta votoj sapo të më jepet rasti! Do ta votoj që të kem të drejtë të kërkoj hesap për zbatimin e tij”- u shpreh Manjani.

100 DITËSHI I PARË - PIKAT KRYESORE TË PROGRAMIT “BASHA” Ekonomi e hapur, konkurrencë e lirë “Çlirimi i sistemit nga trinomi krim-oligarki-burokraci; Luftë kundër oligarkisë njësoj si kundër krimit; Shanse të barabarta dhe treg i lirë për biznesin” Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët Shfuqizimi i kontratave, lejeve dhe licencave abuzive; Në 100 ditë, eliminohen burokracitë për biznesin; Në 100 ditë, shkatërrohet rrjeti shtetëror i gjobëvënës mbi biznesin; Brenda një mandati, Shqipëria në listën e 30 vendeve më reformatore Rritja e punësimit dhe kujdesi për sipërmarrjen Sistem tatimor të thjeshtë për tatimpaguesin dhe administratën; Shndërrimin e inspektorit tatimor në shërbëtor të qytetarit; Më shumë lekë për njerëzit. Hapje e vendeve të reja të punës; Më pak kontroll mbi biznesin nga inspektorët Biznesi i vogël-gjenerator i punësimit Rritja e kufirit për TVSH nga 2 milionë në 14 milionë lekë; Tatim me kuotë fikse sa 0.5% e xhiros vjetore; Ndalimi i kontrolleve pas vendosjes së pullës fiskale; Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore ( për të vetëpunësuarit nga 24% në 18%. Për të punësuarit në 9%)

prioritet absurd. Së fundmi është edhe dekriminalizimin e ekonomisë. Dosja 339 dhe 339/1 tregon se kryebashkiakët kryesorë anë përfshirë në transaksione me

Tërheqja e investimeve të huaja Shfuqizim i taksës “Rama” për karburantet, ulje e çmimit me 30 lekë/litër; Taksimi i sheshtë 9% - (tatim fitimi, tatim mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatim mbi të ardhurat e tjera personale dhe kontributet e punëdhënësve dhe punëmarrësve për sigurimet shoqërore); Rimursimi i menjëhershëm i TVSH nëpërmjet ngritjes së një fondi special; Shkallë të larta për amortizimin. Shqipëria vendi më tërheqës në Europë; Zëvendësimi i taksës të ndikimit në mjedis me tarifë të njëjtë me koston e shtetit; Ulje e çmimit të energjisë elektrike me 30-40% Mbështetja për fermerët dhe prodhimin vendas 100 milionë USD subvencionim direkt; 50 milionë USD investime; Naftë pa akcizë për fermerët dhe peshkimin Mbrojtje e prodhimit vendas Rritje e kontrollit mbi cilësinë e produkteve dhe akses në treg Arsimi-prioritet kombëtar Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë; 10 mijë stazhe të paguara në vit për studentët; Modeli gjerman për arsimin profesional (50% teori, 50% praktikë); IT, Agropërpunimi & Turizmi fusha prioritare

krimin e organizuar, por sipas informacioneve tona edhe ministra si dhe vetë kryeministri janë të implikuar në këto transaksione. Oligarkia, në bashkëpunim

me regjimin e Edi Ramës, po rrënon biznesin e vogël e të mesëm dhe po dekurajon edhe biznesin e madh, që nuk është pjesë e tepsisë së pushtetit. Par-

tia Demokratike ka shpallur një platforme të qarte e të plotë për shkatërrimin e sistemit oligarkik të Edi Ramës dhe shpurës së tij. Asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi. Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keq-bërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet. Këtë vit sipas projeksioneve të institucioneve të besueshme ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare, ky grusht oligarkësh bëhet gati të hedhë 1.5 miliardë euro në projekte fantazmë. Projekte që pastaj duhet të financohen nga buxheti i shtetit, nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Dua ti bëj thirrje atyre drejtpërdrejt dhe sistemit financiar bankar, të ndalë menjëherë këtë marrëzi. Dua ti paralajmëroj se asnjë prej kontratave të lidhura me qeverinë korruptive të Edi Ramës nuk do të zbatohet. Dua ti paralajmëroj, veçanërisht dua të paralajmëroj sektorin bankar mos t’i futet kësaj aventure, sepse do të ketë pasoja të rënda. Nëse ne gjendemi përpara një zgjidhje, të financojmë këto kontrata korruptive dhe të lëmë pensionistët pa pensione, vogëlushët pa ngrohje, shëndetësinë në kolaps, të jeni të sigurt që zgjidhja jonë është e qartë dhe e vendosur, do të falimentojmë shpurën e oligarkëve dhe jo Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj ju bëj thirrje institucioneve financiare mos bëhen pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë ti marrë me vete. Çdo kontratë koncesionare, PPP e lidhur me këta oligarkë gjithsecila prej tyre nga e para tek e fundit do të shfuqizohen. Ky nuk është kërcënim, nuk është premtim, ku është vendim dhe ne do ta bëjmë realitet”- deklaroi para biznesit, kryedemokrati Lulzim Basha.


POLITIKE

6

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Kreu i Qeverisë takim me fermerët e Beratit: Bashkëfinancojmë direkt projektet. Janë 10 milionë euro për këto projekte

K

ushdo që aplikon në kuadër të programit “100 fshatrat” do të bashkëfinancohet nga qeveria. Ishte ky premtimi që Kryeministri Edi Rama bëri gjatë vizitës së tij në Roshnik të Beratit, ku vizitoi një pikë agroturistike që përbën një shembull konkret në kuadrin e Programit “100 fshatrat”, ku dhe starton agroturizmi i parë dhe, sipas tij, do të vijojnë investime të tjera në agroturizëm e trashëgimi kulturore. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se objektiv është përfshirja në këtë projekt e të rinjve që e kanë parë të ardhmen e tyre jashtë fshatit. “Ne kemi krijuar mundësi që ata mund ta kthejnë shtëpinë e tyre në një mekanizëm ekonomik duke e kthyer në pikë mikpritje, për të cilën qeveria të jep kontributin në dorë. Këtu është shembulli konkret që 80 mijë dollarë ne i kemi dhënë si bashkëfinancim për të bërë gjithë këtë transformim të madh dhe jo si kredi, por si dhuratë në mbështetje të një projekti. Janë 10 milionë që janë në dispozicion të programit “100 fshatrat” të vendosura për ta që kanë ide dhe projekte për t’u zhvilluar dhe duan të bëhen pjesë e këtij procesi, kur flasim për start up dhe itinerare turistike”, tha Rama. Sipas kreut të Qeverisë Ramës, ky është modeli që qeveria synon ta shtrijë në sa më shumë fshatra të Shqipërisë. “Një model zhvillimi i ekonomisë së fshatit dhe ekonomisë familjare, që kombinon me bukurinë natyrore, trashëgiminë kulturore, potencialet blegtorale e bujqësore dhe me gjithë traditën e mikpritjes”- u shpreh

Fushata - Rama ndjek Bashën, prezanton programin “100 fshatrat”

Kryeministri. Në vijim, Rama shprehu bindjen se familja e angazhuar në këtë projekt, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, vitin e ardhshëm do të jetë në një epokë tjetër të historisë së saj. “Nga një familje punëtore që ka tregtuar në këtë rajon verë e raki duke garantuar një ekonomi modeste familjare, ajo do të kthehet në një agroturizëm me të ardhura shumë të larta. Jo vetëm kaq, por do të jetë shtysë

për të tjerët rreth e rrotull, për të kuptuar se jetojnë në një territor ku mjafton të shkosh pas ëndrrës, për të garantuar një fitim shumë më të madh se të gjitha kursimet e emigracionit të mbledhura së bashku”, tha Rama. Kreu i Qeverisë nënvizoi se kjo është një histori që e kanë shkruar të tjerë para nesh, në vendet që e kanë agroturizmin një nga shtyllat e ekonomisë familjare dhe ekonomisë kombëtare. “Shtrirja e “100 fsha-

trave” në Roshnik e përreth, lidhet me ambicien që tanimë turistët, që rriten në mënyrë të konsiderueshme çdo vit në drejtim të Beratit, të shtrihen edhe përreth tij dhe të mund të qëndrojnë më shumë se një mbrëmje në këtë territor. Kjo do të thotë që t’i bësh turistët të paguajnë më shumë dhe të krijosh më shumë mundësi ekonomike”, tha Rama, duke nënvizuar ndërkohë itineraret e shumta turistike që përshkojnë këtë zonë.

DEPUTETJA FATBARDHA KADIU

PD i përgjigjet Spiropalit: Antimafia do të të marrë çdo qindarkë që ke vjedhur

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, i është përgjigjur ministres së re për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropalit, e cila anatemoi programin ekonomik të PD-së. Me anë të një reagimi pasditen e djeshme, Kadiu deklaroi se sulmi i Spiropalit ndaj programit të PD-së, vjen pasi është kapur nga paniku dhe frika. Më tej shkruan se me ardhjen e PD-së në pushtet, zonjës “5 milionë euro” do t’i merret çdo qindarkë që ka vjedhur tek doganat. “Zonja 5 milionë euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik të PDsë. Reagimi i saj është thjesht shprehje e frikës dhe panikut që i ka kapur. Antimafia do ti marrë zonjës dhe qindarkën e fundit të vjedhur në dogana, ndërsa ndarja e politikës nga krimi do ta çojë dhe më tej hetimin ndaj saj dhe padronëve të saj. Janë rëndë, shumë rëndë. Çdo ditë u zbulohet një aferë korruptive dhe një lidhje e re kriminale në shitblerje votash. Pas Zërit të Amerikës tani kanë zbuluar një tjetër armik të jashtëm: CDU-në. Por nuk kanë parë gjë akoma... tik-tak, tik-tak, zonja 5 milionë euro e doganave”- u shpreh dje në reagimin e saj, deputetja demokrate, Fatbardha Kadiu.

“ KËRKESA E SHUMË FAKTORËVE PËR KUJDES QË NE DO JEMI DAKORD ME GJITHÇKA PALËT DO BIEN DAKORD NUK ËSHTË DRITË JESHILE PËR ÇUDIRA”

M

inistri për Diasporën, Pandeli Majko bëhet zëri i dytë në radhët e PS, pas Ditmir Bushatit që u shkarkua si ministër, që kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për ABC News, ish-kryeministri gjatë kohës së luftës së Kosovës, thotë se Pavarësia e Kosovës është realitet ndërkombëtarë. Majko nuk është kundër dialogut mes dy shteteve, por thotë se çdo ide për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë është një lojë të madhe që nuk prek vetëm këto dy vendeve. Qëndrimet e prera të Majkos, janë një mesazh indirekt për kryeministrin Rama, që është shfaqur i lëkundur, për të mos thënë mbështetës i idesë së ndryshimit të kufirit të Serbisë me Kosovën.

Majko kundër Ramës për Kosovën: Shkëmbimi i territoreve, lojë e rrezikshme

“Nga të gjitha palët askush nuk toleron në këtë histori. Ka një politikë as mish as peshk që vjen nga Brukseli. Ka një qartësi nga politika gjermane dhe britanike, që kanë thënë se staus quo është e

rëndësishme dhe jo nga interesat e tyre, por nga koncepte të kontratës ndërkombëtare që është e Ahtisarit. Vendimi i Gjykatës Ndërkomëbatre për çështjen e Kosovës dhe të drejtën për pa-

varësi të Kosovës nuk ishin akte që mund të diskutohen e rishikohen sepse dikush në Beograd do tolerojë për të njohur pavarësinë e Kosovës“,- thotë Majko. Ai shton se nëse sot pavarësinë nuk e njeh Aleksandër Vuçiç, kryeministri i radhës i Serbisë do të kuptojë realitetin dhe do ta njohë. “Pavarësia e Kosovës është një fakt juridik ndërkombëtar që në mos sot nesër do njihet nga të gjithë, kur Vuçiç është ky që është, po të vijë një vend tjetër në vend të tij. Unë do thosha që Kosova mos i shkëputet linjës së negociatave. Nuk diskutoj

kutinë e Pandorës, diskutoj histori që po filluan vështirë se mbarojnë. Kërkesa e shumë faktorëve për kujdes që ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord nuk është dritë jeshile për çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar. Kjo po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos fluturojmë shumë lart”, -deklaroi Majko në emisionin ‘Studio ABC News’.Një qëndrim të ngjashëm lidhur me temën e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbajti dhe Ditmir Bushati, por duket se ishte pikërisht kjo linjë e mos cenimit të kufijve që solli dhe shkarkimin e Ministrit të Jashtëm.


POLITIKE DEPUTETI I PS-së

Z

gjedhjet vendore për pushtetin lokal që do të mbahen me 30 Qershor të këtij viti, duket se do të orientohen nga një garë që do të ketë më shumë se dy parti politike. Janë deri tani disa parti jo parlamentare që kanë deklaruar se do të dalin të vetme në këtë garë me kandidatët e tyre për kryetare Bashkie. Kështu, mbas Partisë Agrare Ambientaliste të drejtuar nga Agron Duka, një tjetër parti e ka nisur rrugën për të dalë e vetme në këto zgjedhje. Bëhet fjalë për Partinë Aleanca Demokristiane, e cila deklaroi nëpërmjet kryetarit të saj Zef Bushati, se do të garojë me kandidatin

7

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Gjetan Gjetani: Mbështes Eduard Ndocajn në garën për Lezhën të 30 qershorit e ADK për kryetar në Bashkinë e Lezhës. Kryetari i demokristianëve Zef Bushati e ka zyrtarizuar si kandidaturë Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie, ish-deputetin Eduart Ndocaj. Përmes njoftimit të shpallur në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, ka ndarë këtë zhvillim jo të papritur, duke marrë pëlqime dhe mbështetje të gjerë nga qytetarët e shumtë, të cilët janë solidarizuar me kandidaturën e “kaubojsit” demokristian si kandidat

potencial për drejtimin e Bashkisë së Lezhës. Ndër komentet e shumta, të bëra pas shpalljes publike të kandidaturës së Ndocajt, të bie në sy mbështetja publike që bën në favor të kësaj kandidature të Aleancës Demokristiane, deputeti i Qarkut të Lezhës Gjetan Gjetani, i cili shkruan se “do jetë në krah të Eduardit” në fushatën për Kryetar të Bashkisë Lezhë. Kjo lëvizje e papritur e deputetit të përjashtuar në mënyrë demonstrative nga Kryeministri dhe Kryetari i PS-së Edi Rama nga grupi parla-

mentar i Partisë Socialiste, konsiderohet si një afrim i deputetit Gjetan Gjetani me Partinë Aleanca Demokristine, afrim i cili do ta forconte edhe më shumë këtë parti në spektrin e politikës shqiptare.

Kreu i PD-së: Kur shpall armik Zërin e Amerikës, të kujton fatin e Gedafit dhe Sadamit. Dako, shëmbëlltyra regjimit që sundon sot Shqipërinë

Basha, Ramës: Ke kohë të largohesh deri në 15 shkurt, në 16 do të të largojë populli! K

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha udhëtoi pasditen e djeshme në Durrës ku zhvilloi takime me biznesmenë dhe banorë të këtij qyteti. Duke marrë shkas nga publiket e përgjimeve të dosjes së famshme “339” nga “Zëri i Amerikës”, ku kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është në qendër të këtyre publikimeve që dëshmojnë dhe krimin elektoral të blerjes së votave dhe përfshirjes së elementëve kriminalë në zgjedhje nga krerë të Partisë Socialiste, jo vetëm në Durrës, por në 6 qarqe të vendit, Basha i tërhoqi vëmendjen durrsakëve ndaj këtij fenomeni. “Agjenda normale e interesit publik është axhenda e punësimit, gjallërimit të ekonomisë dhe luftës kundër varfërisë. Ne si PD, jemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e rimëkëmbjes së shpresës dhe besimit tek kapacitetet e vendit. Këtë e shohim tek çmontimi i rreziqeve kryesore të kapjes nga kripi, shkatërrimi rrjetit oligarko-kriminal që ka kapur vendimmarrjen në nivel qendror dhe lokal. Këtu në Durrës është shembulli se si në nivel lokal ka degjeneruar në formën e shëmbëlltyrën e Vangjush Dakos, i cili është edhe kryebashkiaku i votave të vjedhura, edhe autori i vjedhjes së votave të 2017-ës, përfituesi

kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban, për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në këtë qytet, dhe njeriu që përcakton që betonierët mund të kalojnë vetëm nëse janë të kompanisë së tij dhe vetëm njerëzit që janë lidhur me të mund të punojnë dhe të ecin përpara. Është shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë”- tha dje Lulzim Basha. Kreu i opozitës i ka bërë thirrje nga Durrësi Edi Ramës, që ka kohë të largohet deri në datë 15 shkurt,

pasi në datë 16 shqiptarët do ta shkulin nga karrigia. Ndërkohë ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të arrestojë Vangjush Dakon, në të kundërt prangat do ja vënë shqiptarët. Më tej Basha ftoi qytetarët e Durrësit dhe të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e madhe opozitare të 16 shkurtit. “Edi Rama largohu deri në datë 15 sepse në datë 16 populli do të shkulë nga karrigia. Prokuroria të arrestojë Vangjush Dakon, përndryshe populli do ja vërë vetë prangat.

Ka ardhur koha që ti lëmë fjalët dhe të veprojmë. Të bashkohemi të gjithë në 16 shkurt, e cila do të jetë dita e bashkimit e të gjithë shqiptarëve. Zoti E bekoftë Durrësin, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha. Ndërkohë, gjatë takimit të tij me qytetarët e Durrësit, kreu i PD-së u prit nga një grup i madh shqiptarësh për të cilët ai shprehu vlerësime dhe mirënjohje për shpresën që i rikthyen vendit. “Mesazhi i parë që dua t’u jap si qytetar dhe si prind është mirënjohja që i ndezët Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me qëndresën tuaj. Falëminderit dhe mirënjohje për secilin prej jush. E dyta, mos u shkurajoni. Liria dhe punësimi kanë një armik, në Tiranë fytyrën e Edi Ramës, këtu fytyrën e Vangjush Dakos. Tani këta kanë shpallur armik mediat ndërkombëtare dhe Zërin e Amerikës. Durrsakët e dinë mjaft mirë se çfarë ndodh kur shpall armik Zërin e Amerikës, të kujton fatin e Gedafit dhe Sadamit. Por fatin e shqiptarëve dhe studentëve do ta marrim në dorë ne, prandaj në 16 shkurt ti japim goditjen përfundimtare këtij sistemi”- deklaroi Lulzim Basha. Basha është shprehur se me ardhjen e PD-së në pushtet, një litër karburant do të kushtojë të paktën 300 lek më pak.

KQZ hedh shortin për anëtarin e 7-të: KZAZ-të me numër tek i propozon PD-ja, ndërsa me numër çift, PS-ja

PS-PD ndajnë anëtarët e KZAZ-ve, LSI do të ketë një anëtar, PDIU e pakënaqur S

ocialistët dhe demokratët do të ndajnë mes tyre anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Dy partitë e mëdha do të ndajnë mes tyre edhe anëtarin e shtatë të KZAZve. Vetëm LSI nga partitë e tjera parlamentare do të ketë një anëtar në komisionet që do të administrojnë zgjedhjet e 30 qershorit

2019. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, PD dhe LSI ishin të papërfaqësuara nga ekspertët e tyre zgjedhorë, ndërsa në përfundim të shortit për përcaktimin e anëtarit të shtatë të KZAZ-ve, kreu i KQZsë Klement Zguri lexoi rezultatin e shortit. Sipas shortit të hedhur në mbledhjen e Komisionit, Partia Socialiste do të propozojë

anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift, ndërsa Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek. “Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë; dy anëtarë propozohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë;një anëtar propozohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim; anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë

dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë. Partitë politike të sipërcituara, duhet të paraqesin kandidaturat për anëtarë të KZAZ-ve jo më vonë se data 18.03.2019”- deklaroi kreu i KQZsë, Klement Zguri. Por kjo ndarje e bërë në mbledhjen e KQZ-së la të pakënaqur përfaqësuesin e PDIU-së. “Kjo frymë e këtij ligji nuk zbërthehet në këtë proces që ne po bëjmë, të paktën këto 2-3 vitet e fundit dhe sot më duket sikur po i vihet vula e shkatërrimit të këtij procesi demokratik të

zgjedhjeve”- u shpreh përfaqësuesi i PDIU-së në sallë. Ndërkaq, kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe nënkryetari Denar Biba debatuan në mbledhje në lidhje me buxhetin për edukimin e votuesve, që përfshin edhe spotet që do të shpërndahen në media. “Propozimi yt ndryshon për 24 orë, kjo është e tmerrshme. Dje ramë dakord dhe ishte propozimi yt. Vjen tani dhe ma kthen. Minimalisht pak respekt, të na e thoshe përpara”- u shpreh dje Klement Zguri.


POLITIKE

8

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Deputeti i LSI-së: Rama njësoj si diktatori Chavez, me media personale dhe ato që s’i binden i quan “kazan”

Përparim Spahiu: Zëri i Amerikës, Zëri i Ramës dhe Zëri i Dakos!

ZËVËNDËSKRYETARI I LSI

Luan Rama: Ata që tentojnë të anatemojnë Zërin e Amerikës, kanë parathënë fundin e tyre

T

ë mërkurën “Zëri i Amerikës” publikoi pjesë nga “Dosja 339”, ku kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako përgjohet në shoqërinë e anëtarëve të krimit të organizuar ku dhe dalin detaje të blerjes së votave. Publikimet patën impakt të madh në politikë dhe media, ku akuzat u ngritën ndaj kryeministrit Edi Rama si mbrojtës i Vangjush Dakos dhe ideator i shit-blerjes se votave. Lidhur me këtë çështje, por dhe qëndrimet e mbajtura një ditë pas këtyre publikimeve jo vetëm në Kuvend, por edhe në ekranet televizive mbrëmjen e së enjtes, kanë shkaktuar reagimin e ashpër të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” e cilëson sjelljen e kreut të qeverisë, Edi Rama, pas daljes së skandalit të njëjtë me atë të ish-presidentit diktator të Venezuelës, Hugo Chavez. Lidhur me këtë argument, ligjvënësi i LSI-së sjell në vëmendjen e publikut shqiptar dhe një ngjashmëri mes Ramës dhe Chavezit, ku thotë se ish-presidenti diktator i Venezuelës, kishte një emision të tijin të përditshëm, i quajtur “Alo Presidente”, dhe sot, thotë Spahiu, të njëjtën gjë bën edhe kryeministri me “ERTV”-në e tij. dhe po njësoj shton Spahiu në reagimin e tij, njësoj si Chavez, edhe Rama mediat që nuk i binden i quan kazan, përfshirë edhe Zërin e Amerikës. Gjatë kohës që ishte në pushtet, për të zbehur qëndrimet kritike të mediave perëndimore, Hugo Chaves drejtonte personalisht një shfaqe televizive ku “bashkëbisedonte” me qytetarët e vendit të tij. Emisioni ishte një propagandë e

mirëfilltë ku Chaves jepte një pamje tjetër të realitetit me të cilin ndesheshin përditë qytetarët Venezuelës. Të njëjtën gjë, sipas deputetit të LSI, po bën edhe sot Edi Rama duke “zëvendësuar” median ndërkombëtare dhe atë vendase me “spektakle” në Facebook dhe “bashkëbisedime” online. “Ish-presidenti diktator i Venezuelës, kishte një emision të tijin të përditshëm, i quajtur “Alo Presidente”. Sot të njëjtën gjë bën edhe kryeministri me ERTV. Njësoj si Chavez, mediat që nuk i binden i quan kazan, përfshirë edhe Zërin e Amerikës. Logjika i ka humbur edhe kryebashkiakut të Durrësit, i cili tha dje në një emision,

se në vitet ’80-të, Zëri i Amerikës ishte media model për të, kurse tani ka degraduar. Sesi mund të merrte vesh Dako nga lajmet në atë kohë, pasi ishte vetëm 14 vjeç, vetëm ai e di. Po mirë, a nuk ishit ju që fërkonit barkun kur Zëri i Amerikës kritikonte opozitën. Sot, si mundet të ndërsesh prokurorinë për të hetuar Zërin e Amerikës, dhe nuk thua asnjë fjalë për blerjen e votave. Nuk ke asnjë ndryshim nga Hugo Chavez, madje ke përsosur makinerinë e propagandës… atë makineri që shumë shpejt do të të fundos ty dhe grabitësit e votave që ke nga pas”, u shpreh Përparim Spahiu.

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TË LSI-SË: ERDHI DITA E PROGRAMIT TONË “NJË SHANS PËR TË GJITHË”

K

reu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mbi hapjen e hetimit nga ana e Prokurorisë për Zërin e Amerikës mbi investigimin e përgjimeve për blerje votash nga ana e Rilindjes në vitin 2017. Në reagimin e tij, Vasili tha dje se ky hetim është hapur me urdhër të Edi Ramës, i cili ka kapur Prokurorinë. Gjithashtu, kreu i deputetëve të LSI-së theksoi se kjo Prokurori e turpit i ka mbyllur veprat penale Edi Ramës, duke renditur disa nga ato më të rëndat. “Prokuroria hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut të karriges Edi Rama?! Faqe e zezë e Prokurorisë së kapur nga zvarraniku i pushtetit Edi Rama. S’ka të krahasuar as me Partinë e Punës. Kjo Prokurori e turpit i mbylli veprat penale Edi Ramës: 1. Që i kërkoi policisë të bënte fushatë elektorale për Partinë Socialiste; 2. Që mashtroi popullin dhe tha se kish bërë ekspertizën e audio-përgjimit të vëllait të

Petrit Vasili: Hetimi për Zërin e Amerikës është fundi i Edi Ramës

ish-ministrit të Brendshëm; 3. Që i mbylli çështjen pasi Edi Rama kërcënoi oficerin Emiljano Nuhu se tregoi fakte të vërteta kundra qeverisë. Kjo Prokurori guxon dhe hap hetim për Zërin e Amerikës. Dhe ndaj kujt? Ndaj Zërit të Amerikës. Ky është tamam fundi.

Kjo ishte Reforma në Drejtësi, ky ishte Vettingu, kjo është “drejtësia e re”. Prokurori e vënë në shërbim të një zvarraniku pushteti si Edi Rama, këtij me të shpëlarit e më të pështirit e zvarranikëve të karriges me merimanga të pushtetit”- u shpreh dje Petrit Vasili. Programi Në një tjetër reagim, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, deklaroi dje se vendi ndodhet në prag të ndryshimeve të rëndësishme politike. Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se është koha që qytetarët të shohin alternativat politike, duke ju referuar programit të LSI, “Një shans për të gjithë”. “Erdhi dita e Programit tonë “Një shans për të gjithë”. Shqipëria është në prag

të ndryshimit të madh politiko-shoqëror, që Shqipëria të jetë shtëpia juaj. Është ai ndryshim që e shpëton Shqipërinë nga mjerimi ekonomik dhe qeverisja grabitqare që e ka shkaktuar dhe që do të largohet patjetër. Qershori i 2017-ës ishte grabitja e votave nga rilindja e trafikantëve dhe krimineleve. Ketë grabitje të cilën e vulosi përfundimisht dhe pa asnjë ekuivok Zëri i Amerikës. Vjedhja e votave thjesht vonoi vënien në jetë të programit tonë politiko ekonomik “Një shans për të gjithë”, që e nxirrte Shqipërinë nga kriza. Asnjë hap prapa për realizimin e këtij programi te hartuar së bashku me qytetarët dhe për qytetarët”, tha kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.

Zëvëndëskryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ishte i ftuar ditën e djeshme në televizionin “A2” për të komentuar ngjarjet e fundit të politikës në vend. Një nga kryefjalët e ditëve të fundit ka qenë dosja e shumëpërfolur 339, që mund të hedhë dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër. Për Luan Ramën, konteksti i këtyre publikimeve është alarmant ku mazhoranca e këtij vendi është e tillë me anë të votave të marra në bashkëpunim me grupe kriminale, parti është katandisur në një situatë kur nuk dihet ku fillojnë strukturat partiake dhe ku mbarojnë strukturat e grupeve kriminale. “Konteksti është aq alarmant sa më bën të ndihem keq, ka qenë anëtari më i ri i grupit themelues të asaj partie. Mazhoranca e këtij vendi është e tillë me anë të votave të marra në bashkëpunim me grupe kriminale, parti është katandisur në një situatë kur nuk dihet ku fillojnë strukturat partiake dhe ku mbarojnë strukturat e grupeve kriminale”- u shpreh Luan Rama. Për sa i përket sulmeve të kryeministrit Rama ndaj mediave, madje edhe ndaj Zërit të Amerikës, deputeti i LSI-së mendon se ka qenë teknikisht ka qenë një lajthitje e Edi Rama, por ai i kujton kreut të Qeverisë se ata që tentojnë të anatemojnë “Zërin e Amerikës”, nuk kanë bërë asgjë më shumë se sa kanë paracaktuar fundin e tyre politik. “Një lajthitje në objekt , aq më shumë që Rama ka qenë protagonist i tranzicionit tonë, dhe ka pasur marrëdhënie miqësore me mediat. Ata që kanë tentuar të anatemojnë Zërin e Amerikës, që është shkollë e shtypit të lirë, kanë parathënë fundin e tyre”, u shpreh dje në intervistën e tij për “A2”, Zëvëndëskryetari i LSI-së Luan Rama.


POLITIKE

9

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Flet për “Koha Jonë”, deputetja dhe anëtarja e kryesisë së PD-së, Izmira Ulqinaku: Protesta çdo ditë, më pas në dorën e shqiptarëve

Intervistoi: Redjon Shtylla “16 shkurti pritet të jetë protesta që do të kulmojë pas disa protestash që do të bëhen në qytetet kryesore të vendit”. Kështu shprehet deputetja dhe anëtarja e kryesisë së PD-së, Izmira Ulqinaku, në një intervistë “Koha Jonë”. E pyetur pse opozita thërret shqiptarë në protestë dhe çfarë pritet të ndodh pas 16 shkurtit, Ulqinaku thekson se do të jetë edhe një ditë shprese. “Kjo qeveri është vrasja e shpresës që në këtë vend mund të jetohet normalisht. Ajo do të jetë dita e shqiptarëve dhe skenari është i tyre. Ato do të vendosin formën e protestës në vijim”. Duke marrë shkas nga zgjedhjet lokale të këtij viti, a do të ftohen shqiptarët edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare? “Do të kemi zgjedhje të parakohshme dhe vështirë që mazhoranca aktuale të votohet, madje në zgjedhjet vendore sipas sondazheve, pritet të humbasin edhe bashkitë e mëdha që drejtojnë tani”,-thotë Ulqinaku. Znj.Ulqinaku, si anëtare e re e Kryesisë së PD-së, si i keni pritur kritikat jo për ju por për këtë numër të vogël anëtarësh në Kryesinë e re të PD-së, që janë bashkëpunëtorë të z.Basha? Personalisht i kam gjykuar më shumë si opinione të atyre që duan të bëjnë “opozitën” e opozitës sesa si kritika mbështetur mbi ndonjë argument. Kryesia e re ka dalë nga një proces model votimi, vetë rezultati ka treguar për një konkurencë të mirëfilltë. Ka qenë një garë krejt e hapur. Megjithëse mua më duket absurde të kërkosh që kryesia e një partie të mbizotërohet nga kundërshtarët e kryetarit të saj por edhe në këtë pikë, në kryesinë e re nuk është se mungojnë personalitetet që janë treguar kritikë ndaj z.Basha. Gjej rastin të bëj një pyetje: Kujt nuk iu dha mundësia të konkurojë apo iu bë padrejtësi në votim? Askujt. Kjo është arsyeja kryesore që më bën të mendoj se opinionet e shprehura janë të pavend. 16 shkurti është dita kur opozita thotë se do të dalë në protestë të madhe. A do të jetë manifestim? Protestë? Revoltë? Do ketë përsëritje të skenave të protestës të së njëjtës periudhë të dy viteve më parë, që kulmoi me ngritjen e çadrës para godinës së Kryeministrisë, apo do të ketë befasi? 16 shkurti pritet të jetë protesta që do të kulmojë pas disa protestash që do të bëhen në qytetet kryesore të vendit. Partitë e opozitës së bashkuar po bëjnë koordinimin si dhe formës së zhvillimit të protestës. 16 shkurti do të jetë dita që do të shprehë revoltën popullore, lumi që do të bashkojë protesën e banorëve të megaskandalit të “Unazës së Re”, protestën e studentëve, të mijëra qytetarëve të varfëruar dhe të braktisur nga qeverisja e Ramës. Unë besoj se përveç revoltës ndaj keq-qeverisjes, qytetarët shqiptarë do të dalin masivisht, sepse do të jetë edhe një ditë shprese, nuk e them për sllogan politik pasi për mua një prej krimeve më

të mëdha që ka bërë kjo qeveri është vrasja e shpresës që në këtë vend mund të jetohet normalisht. Pavarësisht thirrjes për protestë demokratike nga partitë e opozitës, ajo do të jetë dita e shqiptarëve dhe skenari është i tyre. Ato do të vendosin formën e protestës në vijim. Opozita nuk dëgjohet më të artikulojë akuzat e “zgjedhjeve me kanabis”, pasi tani po përflitet se zgjedhjet mund të “manipulohen me karta identiteti”. A është kjo alibia e një humbjeje apo alarm për të parandaluar një vjedhje të caktuar? Zëri i Amerikës publikoi raportin për vjedhje të zgjedhje të qershorit 2017. Si e keni lexuar? Akuzat e opozitës janë vërtetuar, kanë dalë të sakta dhe vazhdojnë të vërtetohen. Përgjimet e fushatës së 2017, të cilat u bënë publike nga “VOA”, vërtetuan se mazhoranca kishte blerë vota masivisht me paratë dhe presionin e krimit. Manipulimin përmes vjedhjes dhe blerjes së votës Partia Demokratike e ka faktuar prej kohësh, sidomos me rastet flagrante në Korçë apo në Dibër, për të cilat nuk u mor dhe nuk u lejua të përfundonte asnjë hetim. Edhe tani, Partia Demokratike ka treguar që është gjithmonë një hap më para, sepse ka pranë vetes ekspertët më të mirë të së drejtës dhe ekonomisë por mbi të gjitha, një bazë të gjerë anëtarësie dhe mbështetje popullore nga vijnë edhe informacione e indicia për atë çfarë po përgatit që tani mazhoranca. Prandaj PD-ja po jep alarmin e manipulimit të zgjedhjeve me karta identiteti. Janë 1.4 milionë karta të identetit të cilat skadojnë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe me ritmin sesi po bëhet pajisja e tyre me kartat e reja do të duhen dy vjet të pajisen. Me një llogari të thjeshtë, i bie që të mos kenë mundësinë për të votuar më shumë se gjysma e shqiptarëve. Ky është problem real. Po të shtojmë këtu edhe blerjen e votës, çfarë mund të presësh atëherë? Nuk po them ndonjë gjë

Ulqinaku: Zgjedhjet vetëm me qeveri tranzitore, fitojmë bashkitë kryesore

të re, të gjithë shqiptarët e dinë se gjithë ky korrupsion qeveritar që po bëhet kaq haptas dhe me kaq ngut tani, ka vetëm për një arsye, mbledhje parash për të blerë zgjedhjet. Prandaj, thirrja për të parandaluar një vjedhje të mundshme votash nuk do të thotë që është alibia e një humbjeje. Sot shqiptarët e kanë krejt të qartë se prezenca e Edi Ramës në qeveri sjell më shumë varfëri, më pak rend dhe siguri. Besoj se do të kemi zgjedhje të parakohshme dhe vështirë që mazhoranca aktuale të votohet, madje në zgjedhjet vendore sipas sondazheve, pritet të humbasin edhe bashkitë e mëdha që drejtojnë tani. Shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të durojnë këtë qeverisje. A ka një qëndrim përfundimtar opozita për sa i përket reformës zgjedhore, pasi ishte paralajmëruar si një parakusht i opozitës reforma zgjedhore para zgjedhjeve vendore por çfarë po ndodh? Partia Demokratike do të vazhdojë të pjesë në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Padyshim që reforma zgjedhore mbetet e një rëndësie të veçantë për zgjedhjet e ardhshme. Edhe sot e kësaj dite PD-ja ka vënë theksin se duhet të garantohen çështje të tilla si ai i depolitizimi të komisioneve zgjedhore apo çështje që shkojnë në plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ ODIHR-t por edhe për votimin elektronik dhe teknologjitë e reja të votimit për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. I duhet dhënë fund njëherë e mirë

deformimit të votës së shqiptarëve. Por kjo nuk mund të realizohet asnjëherë me këtë qeveri dhe këtë kryeministër. Prandaj për zgjedhje të lira e të ndershme duhen organizuar nga një qeveri tranzitore. PD-ja prej kohësh ka nisur takimet në të gjitha degët në vend. Çfarë synohet me këtë proces? Janë sinjale të një rruge që të çon në zgjedhje të parakohshme? Me takimet që po organizohen në të gjitha degët e PD, synohet bashkimi i të gjitha fuqive që përmban partia jonë, në mënyrë që të jemi gati për të fituar zgjedhjet vendore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Siç e përmenda edhe më lart, besoj se do të kemi dy palë zgjedhje që do të mbahen njëherësh, ato parlamentare dhe ato lokale. Zhvillimet e fundit kanë treguar se kjo qeveri dhe kjo mazhorancë ka rënë. A është lëvizja e PD-së një lëvizje për të promovuar alternativë qeverisëse apo synon vetëm përmbysjen dhe largimin e kryeministrit Rama? Partia Demokratike që në 2017 ka promovuar alternativën qeverisëse nëpërmjet programit të saj. Vazhdojmë të jemi e vetmja forcë politike me një program të detajuar politik për drejtimin e vendit dhe për reformat që duhen ndërmarrë, pasi gjitha reformat e bëra nga Rama dhe qeveria e tij kanë dështuar, duke përfunduar vetëm në skema gjigande korrupsioni, ashtu siç e kishte paralajmëruar PD-në. Kemi kritikuar që prej dy vitesh reformën

në arsim dhe ja ku shpërtheu protesta e studentëve, kemi qenë që në fillim kundër reformës në mjekësi, së bashku me “chek-up”in e famshëm, dhe çfarë rezultati kemi sot? Kemi deklaruar që në fillim se “taksimi i ndershëm”, vetëm i ndershëm nuk do të ishte. Çfarë mund të themi për reformën zgjedhore, është ende në një rrugë pa krye, pasi PS dhe PD nuk po ulen. Çfarë qëndrimi ka opozita në lidhje me këtë reformë? E përmenda edhe më sipër, për PD por edhe për gjithë opozitën reforma zgjedhore ka një rëndësi thelbësore por mazhoranca po përpiqet ta fragmentarizojë punën e komisionit, duke shmangur një mori çështjesh të cilat duhet të adresohen nga qeveria, për të cilat kjo e fundit nuk po bën asgjë. Qëndrimi i PD mbetet i palëkundur në këto pika: dekriminalizim të procesit zgjedhor, penalizime të forta për të parandaluar shitblerjes së votës, financim shtetëror 100% të fushatës së partive, identifikim biometrik, votim dhe numërim elektronik. Ne vazhdojmë të ngrejmë zërin se duhet të shtohet infrastruktura dhe të subvencionohet çmimi për 1.4 milionë karta të të identitetit të cilat skadojnë këto muaj. Po ashtu duhet të përfundojë regjistri i adresave, e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund lëvizjes të votuesve nga një zonë në tjetrën. Në buxhetin e 2019-s nuk ka asnjë lek të parashikuar për këtë çështje. Procesi i përzgjedhjeve i koalicionit opozitar të kandidatëve për garën për bashkitë e vendit, si do të realizohet dhe si do të jetë PD-ja në këto zgjedhje? PD-ja ka përmbyllur fazën e riorganizimit të brendshëm të saj dhe tani fillon edhe periudha për strategjitë dhe përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Është ende herët të flitet për një proces përzgjedhjeje kandidatësh, pasi besoj se në zgjedhjet e ardhshme do të jemi së bashku me aleatët tanë politikë, për këtë arsye do të jetë një proces më i hapët dhe më kolegjial. Përsa i përket përzgjedhjes së kandidatëve akoma nuk është vendosur si do realizohen por di të them që do jenë kandidaturat më të mira që kanë dalë ndonjëherë nga ndonjë forcë politike. Për gjykimin tim, Partia Demokratike në zgjedhjet që na presin do të jetë më e fortë se kurrë. Sondazhet janë në favor të forcave të së djathtës. Bashkitë më të mëdha, pas qershorit do të jenë në drejtim nga demokratët.


REKLAMA

10 E shtunë, 2 SHKURT 2019

REPUBLIKA E SHQIPERISE SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

NJOFTIM Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se: Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për kandidat për magjistrat për vitin akademik 2019 – 2020, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019. Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2019 - 2020, do të jetë 50 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 25 profili gjyqtarë dhe 25 profili prokurorë. Rregjistrimi i kandidatëve për magjistratë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt - 28 Shkurt 2019, nga ora 9.00 – 14. 00. Kandidati për magjistrat që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte: 1. ka zotësi të plotë për të vepruar; 2. është shtetas shqiptar; 3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/ 2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”; 4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike. 5. ka kryer, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës, studimet universitare për drejtësi në një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe ka marrë një diplomë të barasvlershme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj: 6. ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore,

mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare; 7. nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë; 8. nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 9. nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 10. nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; 11. nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete. Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara: 1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si gjyqtar e prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës. 2. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur; 3. Dëshmi/certifikatë të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare, të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve. Nëse individi ka fituar një diplomë universitare të një programi studimi për drejtësi, të kryer në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në programin mësimor të studimeve është vlerësuar edhe për gjuhën angleze, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri; 4. jetëshkrimin; 5. kartë identiteti; 6. vetdeklarimi për gjendjen gjyqësore; 7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat; 8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit; 9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 12. librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë. 13. një fotografi 14. mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10.000 lekë. Konkurrenti, i cili do të aplikojë edhe për kandidat për këshilltar apo ndihmës ligjor, duhet të paraqesë dokumentat e mësipërme, ose kopje të tyre të noterizuara në dy kopje.

Brenda datës 15 mars mars, Shkolla e Magjistraturës, nëpërmjet një komisioni të ngritur për verifikimin e dokumentacionit të mësipërm, kryen një vlerësim paraprak, nëse kandidati përmbush kriteret e kandidimit. Shkolla ka të drejtën e verifikimit kryesisht të vërtetësisë së dokumentacionit që paraqitet nga kandidatët dhe ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë. Dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana juaj do të depozitohen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin e gjyqtarit dhe aplikantët që kanë plotësuar kërkesën për këshilltarë/ ndihmës ligjorë në gjykatë, si edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për aplikantët që kanë përzgjedhur profilin për prokuror. Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza. Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 23 prill 2 019 20 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional. Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe do të zhvillohet më datë 25 019 Prill 2 20 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Konkurrentët fitues për kandidatë për magjistratë të Testit Profesional, të renditur në 50 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik. Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë. Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit identifikimit. Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është publikuar në faqen e internetit të Shkollës www.magjistratura.edu.al . Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës. Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468826 dhe në adresën e email info@magjistratura.edu.al

REPUBLIKA E SHQIPERISE SHKOLLA E MAGJISTRATURËS

NJOFTIM Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se: Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 98/2016 “Për organet e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për vitin akademik 2019 – 2020 për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2019. Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2019 - 2020, do të jetë 25 kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë pranë gjykatave. Në rast se, në përfundim të procedurës së aplikimeve për pranimin në Programin e Formimit Fillestar, nuk ka kërkesa që të plotësojnë numrin e shpallur të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, kuota prej 25 kandidatësh, do t’i shtohen kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar. Rregjistrimi i kandidatëve për kandidatë për magjistratë dhe i kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë do të bëhet pranë sekretarisë shkencore të Programit të Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës në periudhën 1 Shkurt - 28 Shkurt 2019, nga ora 9.00 – 14. 00. Kandidati për këshilltar dhe ndihmës ligjor që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë sipas vendimit nr 17, dt 29.01.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor 1. këto kritere është shtetas shqiptar; 2. ka zotësi të plotë për të vepruar; 3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”; 4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 7 (shtatë), si dhe notë mesatare mbi 7 (shtatë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike. 5. Të mos jetë i dënuar me vendim penal të formës së prerë; 6. Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990 7. Të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 8. Të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 9. Të mos jetë anëtar i partive politike në kohën e kandidimit.

Kritere të veçanta për pozicionin e Ndihmësit Ligjorë në gjykatat e apelit janë: 1. Të ketë përvojë profesionale jo më pak se pesë vjet, duke përfshirë së paku tre vjet përvojë profesionale që lidhet me gjykatën. Kritere të veçanta për pozicionin e Këshilltarit ligjor jomagjistrat janë: 1. përvojë profesionale jo më pak se 10 vjet si nëpunës i lartë në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare; 2. njohuri në jurisprudencën e gjykatave vendase dhe atyre ndërkombëtare; 3. njohuri shumë të mira të paktën të një gjuhe të vendeve të Bashkimit Europian; 4. aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor; 5. të mos ketë masa disiplinore në fuqi në pozicionet e mëparshme; 6. të jetë autor i artikujve dhe botimeve shkencore në fushën e jurisprudencës. Në dosjen personale për regjistrim, kandidati për këshilltar dhe ndihmës ligjor duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara: 1. kërkesën për aplikim, ku përzgjedh profilin si këshilltarë e ndihmës ligjorë. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës. 2. deklaratën ku të garantojë vërtetësinë e dokumentacionit që paraqet; 3. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur; 4. jetëshkrimin; 5. kartën e identitetit; 6. vetdeklarimin për gjendjen gjyqësore; 7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si këshilltar apo ndihmës ligjorë në sistemin e drejtësisë; 8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit; 9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi; 10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit; 11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete; 12. kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë që plotësojnë kriteret, paguajnë tarifën e rregjistrimit në vlerën 10.000 lekë. Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 019, Shkolla e Magjistraturës do të depozitojë pranë Brenda datës 1 mars 2 20 Këshillit të Lartë Gjyqësor dokumentacioni me kërkesat e plotësuara nga ana juaj. Me vendimin Nr. 18, datë 29.1.2019 “Mbi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019 – 2020”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është vendosur ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin

e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë. Komisioni i Përkohshëm verifikon plotësimin e kritereve të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur Progamin e Formimit Fillestar, duke i propozuar për miratim Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda datës 1 0 mars 2 019, listën përkatëse që plotësojnë kriteret, si dhe 10 20 listën e atyre që nuk plotësojnë kriteret. Brenda datës 15 mars 2019, Këshilli i Lartë Gjyqosër miraton listën përkatëse të konkurrentëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit të pranimit. Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza. Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 23 prill 2019 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional. Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe do të zhvillohet në datë 25 prill 2019 19. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al . Konkurrentët që kanë arritur jo më pak se 50 për qind të pikëve totale, kanë të drejtë të përzgjedhin profilin për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, brenda vendeve vakante të shpallura. Kandidatët fitues për këshilltarë / ndihmës ligjorë të Testit Profesional, të renditur në 25 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik. Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë. Në rastet kur në renditjen përfundimtare të testimit profesional ka konkurrentë mbi numrin 50, që kanë aplikuar edhe për profilin gjyqtar dhe kanë arritur të paktën 60 për qind të pikëve totale të provimit të pranimit,kuotat e planifikuara për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë mund t’i shtohen numrit të përgjithshëm prej 50 vendesh të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar. Kandidatët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit. Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është publikuar në faqen e Shkollës www.magjistratura.edu.al. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës. Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468826 dhe në adresën e email info@magjistratura.edu.al


FORUM KOMENT Nga Ilir Babaramo

N

jë agresion i paparë propagandistik ka ni sur në të dyja anët e Drinit. Hashim Thaçi dhe Edi Rama po përpiqen të bindin gjithë hapësirën shqiptare se marrëveshja që ata të dy kanë arritur me njeriun e Moskës në Beograd është një zgjidhje jo vetëm historike, por dhe e favorshme për shqiptarët. Duket paradoksale, por është tërësisht e vërtetë: projekti kriminal Rama-Thaçi, që i fal Serbisë veriun e Kosovës, ka bashkuar ndoshta më shumë se kurdoherë shqiptarët. Taboret tashmë janë rreshtuar përballë. Rama, Thaçi dhe gjithë banda kleptokrate, provinciale e klanit “Pronto” kanë bërë bashkë në mënyrë instiktive gjithë opinionin publik dhe politik shqiptar. Si çdo krim dhe ky projekt është ndërtuar mbi një gënjeshtër. Thaçi përpiqet ta shesë si një hartë të vizatuar nga komuniteti ndërkombëtar, mbi të gjitha nga Shtetet e Bashkuara. E kundërta është e vërtetë. Dinamika e ngjarjes është krejt tjetër. E para, ky projekt nuk është zbuluar nga “gjenitë” e sotëm shqiptarë. Është hartuar nga një prej dy tre më antishqiptarëve në krejt historinë e Ballkanit. Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Beogradit, Dobrica Qosiq, ia ka nisur Rugovës, 25 vjet më parë, këtë

projekt si një “zgjidhje historike” . Ndonëse në atë periudhë, thuajse askush nuk i imagjinonte bombat e NATO-s mbi Serbi dhe Rugova kontrollonte vetëm dhomën e tij të gjumit në Velani, presidenti e refuzoi këtë projekt. Ky projekt u harrua deri sa Beogradi u përfshi në një garë idiote, goditjet që i bënin njeri-tjetrit nën brez Thaçi dhe Rama se kush do ishte përfaqësuesi i shqiptarëve në bisedime me Serbinë. Vuçiç e risolli në tryezë këtë projekt. Dy përfaqësuesit e shqiptarëve ranë dakord. Me premtimin se Serbia do njohë Kosovën pranuan. Si Vuçiç dhe Thaçi u ulën në bisedime me nga një hall mbi shpinë. Vuçiç duhet të heqë përfundimisht barrën e Kosovës si kushtin më të rëndë që Serbia të anëtarësohet në BE. Thaçi, pasi dështoi të zhbënte në parlament Gjykatën Speciale, shpreson se biletën vetëm vajtje për Holandë nuk do ia presin. Gjithmonë ka çuar të tjerë aty, por laku po ngushtohet. Shkon me shpresën që duke shkuar në Bruksel për të negociuar nuk mund të përshkojë të njëjtin itinerar si ai që kanë nisur disa ish-komandantë të UCK. Vuçiç pati intuitën se nuk po negocionte me një njeri të lirë, se kishte përballë një peng. Në këtë kontekst u rikthye ideja e

ANALIZË Nga Çim Peka Dje, në një seancë të ndezur parlamentare, ku Edi Rama dukshëm kishte humbur ekuilibrin psikik, duke përdorur një fjalor dhe retorikë të cilën rëndom e përdor ndaj ministrave dhe vartësve të tij, u krejis i ngazëllyer, se kishte në axhendë një bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë. Siç doli pak orë më vonë, bëhej fjalë për një telefonatë e thirrur nga Këshilltari i Presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, i cili pasditen e djeshme bëri shumë të tilla me krerë shtetesh në rajon. Nuk është ende krejtësisht e qartë, se nga i buron tërë ai makth që shpalosi në parlament gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe sot (dje) në mëngjes. Por me gjasë në kushtet kur dyert po i përplas-

en sistematikisht në fytyrë, nga Roma në Berlin, nga Londra në Ankara, nga Brukseli në Paris, duket qartë se e vetmja fije shpresë që i ka mbetur është lidhja përtej oqeanit me John Bolton. Një lidhje kjo e krijuar së fundmi me ndihmën e Thaçit dhe të Vuçiç, për arsye që po zbardhen me shpejtësi. Që inferioriteti dhe makthi janë shoqëruesit e vetëm në rrugën që Edi Rama po ecën në marrëdhëniet me Washingtonin, u duk qartë kur vetëm pak ditë pasi Sekretari i Shtetit Pompeo telefonoi Bushatin dhe jo Ramën, për të falenderuar për përzënien e dy diplomatëve iranianë, nxitoi dhe e shkarkoi këtë të fundit! Për fatkeqësinë e shqiptarëve dhe fatin e mirë të Ramës dhe të Thaçit (tani për tani), një

11 E shtunë, 2 SHKURT 2019

Projekti ThaçiRama, ose “kokë lashë, kokë mora” Qosiq, ide që i volit kaq shumë dhe Moskës në skenën globale, Krimeja në rend të parë. Pasojat dihen. Që kur u fillua të flitet publikisht për këtë zgjidhje, Beogradi ka shtuar agresionin diplomatik kundër pavarësisë së Kosovës dhe 15 shtete kanë tërhequr njohjen. Dy presidentët ramë dakord për ndarjen, të cilën Thaçi e quan me eufemizëm korrigjim kufijsh. E para u lebetit Merkel. I paralajmëroi se është totalisht kundër. Në Departamentin e Shtetit fillimisht i dëbuan bashkë me projektin si dy të marrë. Por Thaçi e Vuçiç nuk u tërhoqën. Gjetën një zgjidhje. Të dy paguajnë një lobues të përbashkët në Washogton D.C,. Lewandovski quhet, Madje të tre, përfshirë Ramën, kanë gjithashtu një polster të përbashkët, një farë Hasaf. Ingranazhi u vu në lëvizje. E vërteta është fare e thjeshtë. Zgjidhja nuk u hartua në SHBA. U paraqit si draft nga palët. Kush ka lexuar librin e Bob Woodward : “Fear, Donald Trump at White House” e ka fare të qartë si funksionon ad-

ministrata aktuale amerikane. Deal, është fjala magjike. Le ta marrim të mirëqenë se presidenti aktual amerikan mbështet projektin. Shtrohet pyetja: përse tani kjo marrëveshje? Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë partner strategjik i shqiptarëve. Janë shumë më tepër se kaq. Historia jonë 100 vjeçare na ka mësuar se Uashingtoni është aleati ynë jetik, ekzistencial. Vetëm një komb mund të jetë kaq proamerikan si ne, Izraeli. Në historinë 71 vjeçare të shtetit të Izraelit ka patur momente kur kanë kundërshtuar Uashigtonin. Sigurisht , jo për mustaqet e Erdoganit siç ka bërë Rama disa herë, por për interesa jetike të kombit hebre. Do ishte marrëzi që autoritetet e Prishtinës të sillen si Bibi Netanjahu me Barak Obamën. Mjafton të përgjërohen: jo, jo këtë marrëveshje nuk mund ta firmosim. Askush nga karafilat që mbrojnë marrëveshjen nuk thotë se si do jetë në SHBA konjuktura, qasja ndaj Ballkanit pas dy ose qameti pas 6 vjetësh. Të gjithë e dinë por pak vetë e

thonë. E pra në histori dy vjet zgjasin sa një frymëmarrje. Le të presim. Përse ky ngut për të mbyllur çdo gjë deri ne qershor? Ndoshta më mirë se kushdo, thelbin e këtij deal e shpjegoi dy ditë më parë kryeministri i Kosovës. Me çiltërsinë dhe zgjuarsinë e atij fshatarit nga Gllogjani që ka zbritur në pazar të Deçanit, Haradinaj i trajton si laro të gjithë ata Thaçistë që duan t’ia shesin sapunin për djathë. Dhe ka të drejtë. Sepse pjesa dërrmuese e opinionit publik në Serbi është e qartë. Ajo që tentojnë të mbajnë në Kosovë janë ose tregu ose manastiret, ose të dyja bashkë. Sigurisht nëse negociojnë me një njeri të lirë, jo me një president peng. Thaçi dhe Rama po ua shesin shqiptarëve këtë pazar me Vuçiçin si fitore. Mburrja e tyre është e ngjashme me atë të dikujt nga fshati i origjinës së Ramës. Fshatarit i mbeti i vrarë vëllai në përplasje me armë me fshatin fqinj. Gjithsesi arriti tu merrte një dele. Kaq mjaftoi që në darkë, në klubin e fshatit ti binte gjoksit: kokë lashë, kokë mora.

Bush-Berisha, Bolton-Rama! njeri që ka qenë kundër çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, aktualisht ka okupuar një post kyç të politikës së jashtme të SHBA-ve. Pikërisht me emërimin e tij në Shtëpinë e Bardhë dolën në sipërfaqe, edhe idetë për ndryshime kufijsh. John Bolton i telefonoi dje Edi Ramës, ashtu siç i telefonoi më herët Haradinajt, e në darkë Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç. Tema e vetme ishte, marrëveshja Kosovë-Serbi dhe ndarja e Kosovës. Se çfarë "ububu" të jashtëzakonshme kishte simbolika e telefonatës për Ramën, kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s dhe i një vendi faktor kyç në Ballkan, vetëm mendja e tij e sëmurë e di. Siç duket, Rama nuk e ka

harruar akoma zhgënjimin e tij, kur para dy vitesh, John Bolton, vizitoi Tiranën për tu takuar me përfaqësues të MEK dhe Pandeli Majkon, por nuk denjoi as ti hidhte sytë nga Rama. Prandaj gëzon, si ai fëmija kur i flet Goni (simbolikë që përdor vetë) që është më i forti i lagjes. Nën efektin e substancave, ai arriti deri aty sa ti përmendte Sali Berishës raportet e këtij të fundit me Washingtonin. E kujt, pikërisht Sali Berishës! Me besimin se Rama është më i kthjellët e më i qetë sot, po i kujtojmë se Sali Berisha kur ishte në vendin që mban tani Rama, solli në Tiranë George W. Bush, President i Shteteve të Bashkuara, së bashku me Stephen J. Hadley, paraardhës i Bolton dhe me gjysmën e

stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit. Presidenti amerikan jo vetëm që erdhi në Tiranë, por në krah të Sali Berishës, në qershor të vitit 2007, atëherë kur askush në botë nuk e dinte ende se çfarë do të ndodhte me Kosovën, deklaroi se, 1) Kosova do të bëhej shtet i pavarur dhe 2) Shqipëria do të anëtarësohej në NATO. Pas 9 muajsh, Kosova, shpalli pavarësinë nën drejtimin e ShBA-ve, dhe Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO! Ky është dallimi midis Sali Berishës dhe Edi Ramës; të parit i vjen Presidenti i ShBAve në shtëpi për të shpallur pavarësinë e Kosovës, të dytin e merr në telefon këshilltari i Presidentit për të ndarë Kosovën! Syri.net


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E shtunë, 2 SHKURT 2019

Kartat e identitetit, kryebashkiaku Veliaj apel qytetarëve për t’u dhënë prioritet atyre më në nevojë

Veliaj: Reforma Administrative një sukses K

ryetari i Bashkisë së Ti ranës, Erion Veliaj e vlerësoi të shkëlqyer vendimin e marrë nga qeveria për t’u dhënë kohë qytetarëve për të rinovuar kartat e identitetit deri në 31 dhjetor 2019, duke ulur në këtë mënyrë edhe fluksin nëpër sportele. Në takimin e zhvilluar dje me anëtarë të Këshillit Konsultativ “Qeveri Qendrore-Vetqeverisje vendore”, kryebashkiaku kërkoi që t’u jepet përparësi të moshuarve dhe atyre që kanë nevojë për ta përdorur më shpesh kartën. “Lajmi nga Ministria e Brendshme ishte i shkëlqyer, pra që kartat e identitetit do të vlejnë deri në fund të vitit 2019. T’u thuhet qytetarëve nuk ka asnjë nevojë të shtyhemi nëpër rradhë, sikur nesër do jetë qameti, përsa kohë që karta, pavarësisht kur e ka datën e skadimit, do vlejë deri në datën 31 dhjetor. Do të thotë t’u japim prioritet atyre që janë të moshuar”, theksoi Veliaj. Teksa vlerësoi bashkëpunimin me pushtetin qendror, Veliaj theksoi rëndësinë e kalimit të disa kompetencave që kanë të bëjnë me kontrollin e terrritorit nga qeveria tek pushteti vendor. “Kryetarët e bashkive ende nuk kanë disa kompetenca të qeverisë qendrore që, për mendimin tim janë rudimentare, për të adresuar një lokal që bën zhurmë; një bukëpjekës që bën tym; ose një gomisteri që e derdh në rrugë vajin që u ndërron makinave; ne duhet patjetër të lidhemi me ministrinë e linjës për

një leje mjedisore që e ka dhënë një inspektor i X partie, i X kohe. Por që ka disa karakteristika që një inspektor e dallon nga një kryetar bashkie”, tha ai. Kreu i Bashkisë e cilësoi pozitive reformën administrative, e cila krijoi mundësi për shpërndarjen e investimeve edhe në zonat rurale, që me ndarjen e vjetër do e kishin të pamundur financiarisht të përmirësonin kushtet e jetesës për komunitetin. “Ne për eksperiencën tonë në Tiranë, filluam me 24 njësi vendore, me 24 kryetarë njësish, me 24 sekretarë, me 24 Këshilla të Njësive Administrative. Kur mendoj se sot kemi mundësi të ndërhyjmë në njësi, që me kushtet e tyre modeste në nivel taksimi, në nivel fuqie punëtore apo realizimi investimesh, do t’i kishin të pamundura, besoj që si socialist dhe progresist, kjo reformë është një histori suksesi”,

tha ai, ndërsa e krahasoi gjendjen e mëparshme të njësive vendore me situatën që janë sot universitetet. Me fokus në zgjedhjet e ardhshme, Veliaj kërkoi prej drejtuesve të njësive të tjera vendore

që të respektojnë Kodin Zgjedhor, duke kufizuar përdorimin dhe afishimin e materialeve propagandistike zgjedhore që sjellin ndotje të ambienteve publike. “Ju e dini që jemi në situatë, ku me kodin e ri zgjdhor ka rënë volumi i ndotjes akustike, vizive, estetike në qytet dhe inkurajimi gjithmonë ka qenë, sidomos për kryetarët e bashkive është një dramë fushata, se shpërthejnë posterat, ndotja dhe grafiti, vandalizmi që ndodh prej pasionit militant, fatmirësisht për kodin e ri, edhe fushata është me e shkurtër, por edhe këto billbordet janë hequr. Në këtë sens të inkurajojmë të gjithë një fushatë më civile, më modeste, më me këmbë në tokë, edhe pa kallangjosje që i ndodh tipikisht qyteteve, ku gjithë Shqipëria bëhet për një pastrim masiv pas fushate”, tha ai.

Një tjetër kërkesë ishte edhe fillimi i punës për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore dhe evidentimin e ambienteve që mund të përdoren si qendra votimi. “Duke qenë se është një vit i rëndësishëm, dua që t’i bëj një thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, nuk ka asnjë arsye pse dikush që është sot kryetar bashkie, mos të identifikojë që tani qendrat e votimit dhe të mos kemi histori që përsëriten vit pas viti, ku qytetarët shkojnë dhe votojnë nëpër lokale. Sot vetëm numri i shkollave, kopshteve, çerdheve, bibliotekave që janë rregulluar falë kontributit të kësaj mazhorance, e bën të pafalshme që një kryetar bashkie të thotë që nuk gjeta vend tjetër, por shkoni te lokali i çunit të dajës. Kjo është pa sens”, deklaroi Veliaj.

Viti i Ri kinez festohet në Tiranë Në prag të festës së viti të ri kinez, arti dhe kultura e këtij vendi kanë zbritur në Tiranë. Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakteristike të kulturës kineze të cilat kanë surprizuar jo pak qytetarët e shumtë që kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë një foto. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Ambasadën kineze kanë menduar për të sjellë një atmosferë fantastike në shesh, ndërsa nuk do të mungojë spektakli me drita dhe me muzikë karakteristike kineze. Viti i ri kinez do të festohet nga ky popull në 1 shkurt. Kalendari tradicional kinez, është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit. Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrespondon me hënën e plotë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

13

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Intervistë e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në emisionin ‘Java Debat’ në RTSH

K

ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një intervistë në “RTSH”, deklaroi se kryeministri Edi Rama me projektet e PPP ka aplikuar një skemë jo të ligjshme për pastrimin e parave me anë të bankave private. Sapo kemi përfunduar me një ekspert ekonomie bisedën mbi pastrimin e parave dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se ai tha që 10-12% e parave të GDP-së, janë të ardhura nga veprime kriminale. Pra 1.2 miliardë euro në ekonominë tonë futen nga burime kriminale. Ju si kryetare e një partie të opozitës, keni një opinion? Absolutisht! Në fjalët e mia në Parlament gjatë gjithë kësaj periudhe, por jo vetëm në Parlament edhe në shumë dalje apo prononcime publike,çështja e pastrimit të parave, apo e induktimit të bërë ekonomisë shqiptare nëpërmjet parave që vijnë nga droga dhe krimi i organizuar, është një nga problemet kryesore që ka sot ekonomia shqiptare. Për momentin mund të duket si diçka pozitive për ekonominë, sepse kemi një rritje të GDP-së, por problemi qëndron në faktin që 10-11% që mund të jetë në bazë të studimeve të një shoqate, apo të institucioneve zyrtare, apo jo zyrtare, do të thotë që kjo pjesë drejton ekonominë shqiptare drejt asaj gjëje. Ajo ç’ka bën problematikën më të madhe është që përveç induktimit të parave që vijnë nga droga apo krimi i organizuar, Shqipëria është kthyer edhe në një lavatriçe të pastrimit të parave, e cila ka krijuar një nga problemet më të mëdha që do të ishin PPP-të e famshme, pra projekti 1 miliardë euro që e promovoi Kryeministri, kishte si qëllim futjen e parave të tjera, të cilat nuk do të shërbenin si paratë që vinin deri dje te krimi i organizuar nga blerja e apartamenteve, e makinave luksoze, orave, bizhuterive, pronave të ndryshme, apo hoteleve dhe moteleve, restoranteve. Por këto para tashmë do të futeshin edhe nga paratë e drogës, nëpërmjet pastrimit të një instrumenti shtetëror. Çfarë do të thotë? Po të marrim rastin e Teatrit Kombëtar, ishte një skemë e pastrimit të parave. Vetë kompania “Fusha”, në të gjithë turn overin e saj në 24 vjet, nuk i ka kaluar më shumë 20 milionë dollarë. E keni shifër zyrtare? Kjo është një akuzë shumë e rëndë... Jo kjo nuk është një akuzë. Unë e kam thënë edhe herë të tjera,

Kryemadhi: Skema e Ramës për pastrimin e parave në banka

në rastin e zotërisë në fjalë. Sikur ky të kishte fituar 100%, ta kishte koston zero, ky zotëri ka marrë tendera apo biznese nga buxheti i shtetit, nga investitorë të tjerë, të deklaruara në bazë të bilanceve, sepse kompanitë e mëdha kanë bilance dhe për hir të së vërtetës, duam apo s’duam ne, në 27 vite demokraci është formalizuar bilanci sidomos për kompanitë e mëdha. Në një turn over prej 40 milionë eurosh në 20 vjet, sikur rasti më i mirë i fitimit të tij të jetë 40 milion euro dhe këto para ky vetëm ti ketë ruajtur, të mos i ketë shpenzuar, këtij nuk i dilnim 40 milion euro për të ndërtuar kullën e teatrit që kushtonte 200 milion euro. Ky zotëri për të bërë këtë projekt 200 milion euro, do të drejtohej drejt bankave. Në qoftë se ju do të jeni kriminel, që mund të keni 200 milionë euro dhe si ke depozituar, ti nuk shkon dot ti marrësh këto para dhe ti fusësh në investim, sepse gjëja e parë që do të thonë krim ekonomik, pastrimi i parave është se ku i gjete paratë. Atëherë Lorenc Vangjeli thotë që të shkojnë në një bankë dhe banka thotë që unë do të jap kredi 160 milion euro. Jeni një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri që do të japë kredi 160 milion euro për Teatrin Kombëtar, kur ne e dimë shumë që bankat e nivelit të dytë në Shqipëri nuk e kalojnë kurrë vlerën 5-10

milion eurove maksimumi. Atëherë çfarë ndodh? Sikur sindikatat e bankave të nivelit të dytë të bëheshin bashkë që të miratohej një buxhet i tillë, duhet të miratohej në bordet e bankave të tyre që ndodhën jashtë Shqipërisë. Atëherë çfarë ndodh? Ndodh që përpara këtij rreziku, dhe jo më kot Banka Botërore dhe FMN-ja ishin kundër projektit të PPPve, dolën sepse ky projekt do të shërbeje për pastrimin e parave. Meqenëse Lorenci do merrte kredi, do të shlyheshin këto para. Si do të bëhej kjo gjë? Duke marrë paratë që vinin nga krimi i organizuar, që do t’i jepeshin Lencit dhe ky do t’i çonte në bankë si shlyerje. Faktikisht, ai 200 milionëshi që do hidhte Lenci, plus interesat, do shkonte diku rreth 220-230 milionë. Në Shqipëri këto para do të pastroheshin nëpërmjet buxhetit të shtetit. Fjalët dhe akuzat tuaja janë shumë të rënda... Jo këto janë të vërtetat. Pse u tërhoqën nga projekti i Teatrit? A e dini ju? Sepse bankat e Shqipërisë nuk pranuan për ta subvencionuar projektet PPP. Shikoni sot si ka ngelur Rruga e Arbrit. Nuk vazhdon puna te rruga e Arbrit sepse banka e nivelit të dytë në Shqipëri nuk e subvencionojnë nuk i japin kredi firmës ndërtuese, sepse kapacitetet e tij nuk e justifikojnë projektin që ai ka marrë për të bërë këtë rrugë.

Pra, përveçse ka dashur të përdorë kompanitë serioze, por duhet thënë se ne jemi një shtet i pakonsoliduar ku edhe biznesi, edhe ekonomia, edhe politika, edhe gazetaria por edhe akademia i nënshtrohen dashje pa dashje qeverisë. Dhe këtu qeveria nuk është institucioni, por është individi. Të jeni të bindur që Rama nuk do u frikësonte nga deklaratat e opozitës apo edhe nga FMNja apo Banka Botërore. Ai ka hapur hetim për ‘Zërin e Amerikës’. Por problemi qëndron se Rama nuk e mendoi që bankat e nivelit të dytë do të bëheshin pengesa kryesore e kësaj. Këto banka, përveçse monitorohen nga Banka e Shqipërisë, janë branch-e të bankave të tjera ndërkombëtare dhe asnjë bankë ndërkombëtare nuk do të pranonte të ishte pjesë e kësaj skeme të pastrimit të parave, sepse për momentin mund të fitonte disa para, por nga ana tjetër perspektiva e saj do të shkonte edhe drejt një mbylljeje. Mos harroni që edhe hapja e Abi Bank, sepse këtu i djeg miza edhe kryeministrit tonë, është bërë pa një dosje të qartë të historikut të saj. Kjo bankë nuk është hapur sipas ligjit shqiptar, pasi në Shqipëri është e pamundur hapja e bankave me origjinë of-shore. Kjo do të thotë që këto para që derdhen në bankë nuk dihet se të kujt janë. Nuk jemi parajsë fiskale ne... Po nuk mund të jesh parajsë fiskale, sepse nuk ke stabilitet, nuk ke shtet, nuk ke siguri. Je një vend i pasigurt në zhvillimin e këtyre parajsave fiskale. Që në historikun e hyrjes së Abi Bank në Shqipëri vjen edhe loja e pastrimit të parave, e cila për hir të së vërtetës nuk e pati dot kapacitetin e futjes së parave sepse dashje pa dashje edhe institucioni i Bankës së Shqipërisë do të ruajë veten e tij në një farë mënyre sepse nesër pasnesër do të mbajë një përgjegjësi. Shoqërinë nuk e tremb kjo, mua jo. Kjo skemë tremb në radhë të parë ndërkombëtarët pra institucionet, fqinjët tanë, SHBA, vendet e BE, sepse pastrimi i këtyre parave nuk është se

MINISTRJA E SHTETIT

Spiropali takon ambasadorin e BE në Tiranë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi dje një takim me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Ecuria e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian ishte në fokus të këtij takimi. Bashkëbiseduesit u ndalën edhe në veprimtarinë e Parlamentit, me theks të veçantë tek reforma zgjedhore, e cila u vlerësua si një prej sfidave të aktivitetit parlamentar. Ministrja Spiropali nënvizoi se për këto reforma është e mirëpritur mbështetja dhe kontributi i të gjithëve.

po rri në Shqipëri, apo të zhvillojë ekonominë shqiptare. Se të gjithë po i mbyllnim sytë edhe po thoshim, në qoftë se këto para do bëheshin shkolla, spitale, rrugë çerdhe. Por krimi të varfëron. Blen politikën, blen drejtësinë, për ta kthyer në shërbim të vetë. Rrezikshmëria e kësaj është te gjithë institucionet shtetërore dhe ekonomia e vërtetë shqiptare, që është ekonomia e vogël dhe e mesme, do të vdesë. Ju lini të kuptohet që keni një informacion shtesë, nëse mund ta ndani këtë informacion edhe me publikun? Jo nuk është informacion shtesë, mjafton të lexoni raportin e DASH dhe CIA-s, do të shikoni që institucione të tilla e kanë shumë të qartë dhe e tregojnë hapur , pastër dhe po ta lexosh me vëmendje dhe me gjuhën dhe metodën që ata flasin, për shuam njerëz që merren me punën e tyre, e kupton që zbardhja e skemës së pastrimit të parave, qëndron duke patur parasysh që informacionet e tyre kanë qenë në mënyrë shumë të saktë, mund të themi që kanë pasur edhe pendito në skemën e tyre të pastrimit në të cilën i kanë kapur dhe mbas kësaj gjurmët e ABI BANK shkojnë kudo. Mund të jetë ABI BANK si emër, por edhe ndonjë bankë tjetër, por unë mendoj që hapja me aq urgjencë dhe jashtë ligjit të Shqipërisë ishte një nga mekanizmat që mund të shërbente. Marrë me shkurtime nga emisioni “Java” në “RTSH”


AKTUALITET

14

E shtunë, 2 SHKURT 2019

NJOFTIMI Blutë kanë nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që në lidhje me ngjarjen bëhet e ditur se janë shoqëruar në Zyrat e aplikimit për komisariat 10 persona, të cilët po merren në pyetje karta ID, hapur edhe sot

Sulmi me armë, Bashkia e Lezhës: Autorët para drejtësisë

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, edhe këtë të shtunë, datë 2 shkurt. Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.

FUNERALI

6 orë leje për Bajrin

B

reshëri automatiku janë lëshuar mbi zyrat e Njësisë Administrative të Blinishtit në Lezhë por fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja është regjistruar rreth orës 2:00 të mëngjesit të së premtes, ndërsa mbeten të paqarta motivet dhe personat që e shkaktuan këtë incident. Autorët kanë qëlluar në pjesën e përparme të godinës, ndërsa plumbat kanë përshkuar pjesën më të madhe të këtij insitucioni. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Blutë kanë nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që në lidhje me ngjarjen bëhet e ditur se janë shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët po merren në pyetje. Gjithashtu grupi hetimor po merr në pyetje dhe drejtuesin dhe si dhe punonjësit e Njësisë Administrative të Blinishtit për të mësuar më tepër detaje rreth ngjarjes, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 gëzhoja automatiku të gjetura në vendin e ngjarjes. E njëjta ngjarje ka ndodhur dhe me datë 30 maj të vitit 2015-të, teksa godina në fjalë në të cilat ishin zyrat e Komunes Blinisht u qëllua me breshëri automatiku nga persona të paidentifikuar. Bashkia e Lezhës ka dënuar ngjarjen. Në një deklaratë për këtë

REAGIMI

“Sipas bashkisë nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit, nuk është dokumentuar asnjë ankesë e banorëve të kësaj zone që mund të krijojë indicie për ngjarje të tilla në raport me shërbimet që ofron administrata. “Nga inventari brenda godinës, rezulton që nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion”.

ngjarje, Bashkia sqaron se “me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z.Fran Frrokaj, u ngrit menjëherë një grup pune, nga i cili pas verifikimit deklarohet se kjo ngjarje nuk ka asnjë prapavijë në lidhje me shërbimin e administratës”. Po ashtu sipas bashkisë nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit, nuk është dokumentuar asnjë ankesë e banorëve të kësaj

zone që mund të krijojë indicie për ngjarje të tilla në raport me shërbimet që ofron administrata. “Nga inventari brenda godinës, rezulton që nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion”, thotë bashkia. Ndërkohë Bashkia i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje, që cënon rendin, shërbimin administrativ dhe

Safet Bajri, i cilësuar si “i forti i grupit të Bajrajve”, ka dalë në liri me një leje të veçantë nga Drejtoria e Burgjeve, për të marrë pjesë në funeralin e babait të tij. Liria e Bajrit zgjat 6 orë, ndërkohë që Prokuroria kërkon të sigurohet mbarëvajtja e lejes. Bajri konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë dhe gjatë orëve të lirisë është shoqëruar nga forca të shumta policore. Drejtoria e Burgjeve njofton se leja është dhënë vetëm pas miratimit të Krimeve të Rënda. Safet Bajri u arrestua në shtator të vitit 2018 në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. publik. Grupi hetimor mori në pyetje drejtuesin si dhe punonjësit e Njësisë Administrative të Blinishtit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 gëzhoja automatiku. Nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit nuk është dokumentuar

asnjë ankesë e banorëve të kësaj zone për shërbimin e njësisë. Ndërsa nga inventari brenda godinës nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion thuhet në njoftimin e bashkisë, e cila i ka bërë thirrje Policisë që të zbulojë sa më parë autorët.

TIRANË

Ekzekutimi për hakmarrje? Vrasjet nisën 27 vite më parë P

rokuroria ka dyshime të forta se 3 vëllezërit Bilali, më i fundit i tyre i vrarë pak ditë më parë, janë viktima të një zinxhiri vrasjesh të nisura 27 vite më parë për shkak të një borxhi. Siç thuhet në raportin e referuar në polici, nga Sektori kundër Vrasjeve, krimet e nisura në vitin 1992 mes familjes Xhabafti dhe një familjeje tjetër Ymeri, të dyja këto me vikima, kanë futur

në shënjestër edhe familjen Bilali. Edhe për ekzekutimin në afërsi të shtëpisë të vëllait të tretë, Arben Bilali, është ngritur pista e hakmarrjes por nuk përjashtohen edhe dyshimet për ngjarje të tjera. Pas pyetjes së Albert Xhabaftit, që është vëllai i Baki Xhabaftit, vrarë pak kohë më parë, policia ka vazhduar me marrjen në pyetje të 10 personave, kryesisht dëshmitarë okularë. Dy

nga dëshmitarët, që janë edhe shokë me viktimën, kanë treguar lëvizjet e dyshimta të disa makinave, e të një motori, sa herë kishin marrë si pasagjer 50-vjeçarin. I pyetur nga hetuesit, Albert Xhabafti mohoi të ketë konflikte me familjen Bilali, ndërsa për ditën e krimit, ai kishte si alibi drekën me miqtë e tij, një alibi e vërtetuar nga kamerat e sigurisë.


AKTUALITET

15

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë

M

inistri i Brendshëm, Sandër Lleshi e cilëson ngjarje historike faktin që 150 universitarë do t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë dhe më pas Policisë së Shtetit. Përmes një statusi në “Twitter”, Lleshi thotë se brenda vitit do ketë një grup të dytë. “150 universitarë do t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë dhe më pas strukturave hetimore të PSH. Një ngjarje historike. Brenda vitit një grup i dytë i ngjashëm do të pasojë”, shkruan Lleshi. Kjo hapje e Policisë së Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik, me gradën “nënkomisar”. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit fton dhe nxit të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kriteret e Përgjithshme -të jenë shtetas shqiptarë; -të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil; –të kenë zotësi të plotë për të vepruar; -të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht, për të kryer detyrën;

Lleshi: Historike, 150 universitarë në Akademinë e Sigurisë

-të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundravajtjeje penale me dashje; -të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie; -të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të

tipit “B”. Kriteret e Veçanta -të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë): -të jenë në moshë jo më

SITUATA

KRIMI

Në Belsh mungon policia N

Mungesa e një komisariati policie në Blesh, bën që 33 mijë banorë, pa llogaritur turistët e shumtë, të jenë të pasigurtë për jetën e tyre, ndërsa nga ana tjetër janë maskat ato që favorizohen dhe kanë dorë të lirë të bëjnë ç’të duan. Belshi varet direkt nga komisariati i policisë së Cërrikut i ndodhet rreth 25 km larg. Situata bëhet edhe më alarmante kur qyteza e Belshit vizitohet nga një numër i konsiderueshëm turistësh të cilët gjithashtu nga momenti në moment mund të bien pre e keqbërësve duke cenuar jo vetëm sigurinë por njëherazi edhe njollosur imazhin e vendit.

shumë se 29 vjeç; -të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”; -të jenë me gjatësi jo më pak se 175 cm për meshkujt dhe jo më pak se 165 cm për femrat; -të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT. Aplikimet duhet të bëhen

QËLLIMI “Kjo hapje e Policisë së Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik, me gradën “nënkomisar””.

nëpërmjet portalit të Akademisë së Sigurisë, nga data 1 shkurt 2019 deri në datë 15 shkurt 2019, ndërsa dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit: -Vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga mesatarja e mesatares së ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në të njëjtin profil arsimor, si dhe ata me mesatare të njëjtë sipas institucionit ku aplikanti ka përfunduar shkollimin; -vlerësimi i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT; -intervistimi i aplikantëve; -kontrolli shëndetësor; -marrjes së shenjave të gishtave; -verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Vritet shqiptari në Gjermani

jë i ri shqiptar me origjinë nga Delvina, humbi jetën në mënyrë tragjike në Gjermani. Ai u vra me thikë nga një afrikan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak ditësh dhe 25-vjeçari Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani, u goditur nga një shtetas afrikan me thikë. Bëhet e ditur se i riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët. Njëri prej shqiptarëve është goditur 6 herë me thikë por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, familjarët e të riut shqiptar kanë udhëtuar për në Gjermani dhe pritet që trupi i 25-vjeçarit të sillet për t’u varrosur në Rusan të Delvinës.


AKTUALITET INTERVISTË

Gazetari Berat Buzhala akuzon treshen Vuçiç-Thaçi-Rama si projektues të idesë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar në “Ora News”, Buzhala thotë se është fatkeqësi e shoqërive të tre shteteve që drejtohen nga njerëz të tillë aventurier, të cilëve u mungon memoria historike lidhur me tragjeditë që ka përjetuar Ballkani nga loja me kufijtë. “Problemi esencial nuk janë SHBA, por Presidenti Thaçi. Bashkë me Vuçiç dhe Edi Ramën janë ideatorët e kësaj ideje. Janë një treshe të prirur për të realizuar aventura të tilla duke mos pasur memorie se çfarë ka ndodhur në Ballkan në vitet ’90 duke prekur kufijtë.Është një tragjedi që këto shoqëri udhëheqen nga këta njerëz.Për kureshje, për trillet e tyre synojnë të bëjnë vepra të mëdha por që rëndom kanë përfunduar në tragjedi të mëdha“– u shpreh Buzhala. Buzhala thotë se Kosova nuk ka ngut për të shkuar medeomos në një marrëveshje finale me Serbinë. “Rama do me eklipsu ata që kanë qenë para tij me një vulë për ndryshime të mëdha në Ballkan. Duke qëndruar afër me Erdoganin dhe vetë mendon se është një lider i përmasave të tilla. Për Thaçin problem është Tribunali Special, ai e vuan dhe frikësohet shumë se një aktakuzë do të ngrihet ndaj tij. Shpreson se me kompromise të tilla të dhimbshme politike do ti shpëtojë kësaj. Kurse Vuçiç e bën se në 2025 Serbinë e pret BE por nuk mund të futet pa zgjidhur problemin

16

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Berat Buzhala: Kufijtë e Kosovës rrezikohen nga treshja Thaçi-Rama-Vuçiç

me Kosovën. Nuk ka shteti i Kosovës asnjë ngut të futet në zgjidhje finale. Për Interpolin kemi marrë më shumë vota se Serbia, për shkak të rregullave që duhen 2/3 nuk u anëtarësuam. Kemi humb disa njohje që i kemi fituar me turp. Në disa njohje Kosova ka ndërhyrë me lek, Serbia më me shumë lek i ka tërheq. Janë shtete marioneta, mercenare që japin njohjen për lekë“– theksoi Berat Buzhala.

MINISTRIA

Transformimi i Qendrës Shëndetësore në Elbasan Nga një godinë e shkatërruar që nuk siguronte as kushtet më minimale për stafin dhe pacientët, qendra shëndetësore nr. 4 në Elbasan është transformuar nga investimet e qeverisë. Kjo është një prej qendrave që ka përfituar tashmë nga Programi Kombëtar i rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin, deri në fund të këtij mandati qeverisës. Për doktoreshën e kësaj qendre shëndetësore, Oljeda Kaçani ndryshimi është shumë i madh. “Pjesa ku vendosnim medikamentet apo pjesa ku vendosnim kartelat kishte lagështirë. Tani jemi të kënaqur dhe punojmë në kushte më të mira, normalisht që edhe performanca e stafit është më e mirë”, tha ajo. Ndërsa infermierja Adriana Hoxha, u shpreh se ka 7 vite që punon në këtë qendër dhe tani personeli dhe pacientët janë shumë të kënaqur me kushtet.

Gazetari Berat Buzhala thotë se nëse SHBA-të do ti mbijetojnë Presidentit Trump, do të mbijetojë dhe vetë Kosova. Buzhala tha se SHBA-të nuk janë unik lidhur me taksën ndaj Serbisë. “Nëse Donald Trump dhe John Bolton janë SHBA-të atëherë i prek. Unë besoj se aty janë aty janë ozurpatorët e zgjedhjeve të fundit por SHBA-të kanë edhe institucione të tjera, kanë Kongresin. Eliot Engel e mbështet taksën. SHBA-të

nuk janë unik në këtë vendim.Miqtë tanë më të mirë të SHBA-së, historik, ata që na kanë ndihmuar me u çliru nuk ishin Trump dhe Bolton. Bolton ishte njeriu kryesor kundër pavarësisë së Kosovës, i vetmi zë në stablishmentin politik në Amerikë, për këtë arsye dhe u shkarkua nga Bush në 2008 nga pozita e Ambasadorit“– tha Buzhala. Por a janë lodhur amerikanët? “Jo do të duhej të ishim ne të lodhur.

Nëse një Ambasador amerikan vjen në 2019 dhe na thotë që marrëveshja duhet të jetë duke përfshirë dhe ndarjen e Kosovës, ky është një shock i madh. Në 17 vite ka qenë vetëm një kërkesë amerikane që Kosova të ruajë kufijtë e saj të Kushtetutës 1974. Nëse vjen një president dhe thotë po ndryshojë kufijtë ky është një shock për ne. Nuk mund ta përballojmë këtë shock, përkundër faktit që vjen nga Presidenti i SHBA“theksoi Buzhala. Rezerva ka edhe për Bashkimin Europian kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave. “Jemi mashtruar nga BE, Komisioni Europian si shoqëri. Kosova i ka të gjitha kushtet e plotësuara mirëpo për shkak të zgjedhjeve të majit në BE. Bëmë dhe Demarkacionin me Malin e Zi përkundër dhimbjes, nuk ka qenë kusht dhe na e kanë futur kusht. Demarkacioni ishte komision shtetëror. Nuk jam penduar që e kam mbështetur, Mali i Zi është aleati ynë. Ka qenë një obsesionim i kryeministrit Haradinaj me disa maje gjeografike pa hartë konkrete. Kam qenë që të aprovohet dhe kemi bërë mirë. Por nuk është i njëjti rast si vija kufitare me Serbinë“- u shpreh Berat Buzhala.

KONKURSI

“Infermierë për Shqipërinë”, ja datat e testimit

M

inistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, publikoi listat e kandidatëve që janë kualifikuar për të marrë pjesë në testimin që do zhvillohet për profesione të shkencave mjekësore, sipas profileve dhe qarqeve. Po ashtu, Ministria shpalli edhe datat dhe vendin e konkurrimit për infermierët dhe profesionistët e shkencave mjekësore. Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndëve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet. Ndërkohë datat dhe orari sipas qarqeve dhe pro-

fileve do të jenë si më poshtë: Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër

profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00. Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00. Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00. Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00.


FORUM KOMENT Nga Agim Jazaj

N

ë qytezën e Kotës, njesia vendore e bashkisë Selenicë, Instituti i Studimeve Politike “Ismail Qemali” dhe Bashkia Selenicë, organizuan ngritjen e bustit të Burrit të Kombit, modelit historik; Ismail Qemali. Banorë të këtyre anëve dhe nga gjithë kjo trevë e Labërisë, por dhe nga qyteti i Vlorës, etj u mblodhën në qëndrën e Kotës, ku morën pjesë në këtë ngjarje, jo të zakonshme. Kjo vepër monumentale është kontribut i studiuesit dhe ish deputetit; Bujar Leskaj. Punimi i skulptorit të njohur vlonjat; Zeqir Alizoti. Duke hapur aktivitetin dhe falnderuar të pranishmit, ideatorin dhe realizuesin, studiuesin dhe ish deputetin, kryetari i Bashkisë z. Përparim Shametaj theksoi: “Në këtë aktivitet sa të veçantë, aq dhe domethënës për të cilin ne jemi shumë të nderuar, Kota, bashkia Selenicë e

gjithë krahina e Labërisë, duke inaguruar ngritjen e bustit edhe këtu në Kotë, përjetësimin e burrit të ndritur të Kombit, themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali. Merita për vlerësimin, realizimin dhe ndërtimin e kësaj vepre të pavdekshme, e cila do të jetojë në shekuj, do të rrezatojë e transmetohet në breza, i takon të nderuarit, studiuesit; Bujar Leskaj. Ai me kontributin dhe përkushtimin e tij të çmuar ka mundësuar në vlerësimin e figurave dhe personaliteteve të shquuara të kësaj krahine dhe jo vetëm. Edhe me këto kontribute, duke vlerësuar këtë figurë madhore, në gjithë trojet shqiptare me gjestet e tij fisnike do të mbetet në mëmorjen kombëtare”. Dhe në Kotë u dëgjua dhe u përcoll kënga: “Cili je ti more burrë,/Që na vjen nga Shqipëria?/Unë jam Ismail Qemali,/Dua

17 E shtunë, 2 SHKURT 2019

Ismail Qemali “vjen” edhe në Kotë vatanet e mia./Do t’i marë se s’është punë, /Është e jona Shqipëria...” Kjo nuk është rastësi, në 100 vjetorin e vdekjes të burrit të pa vdekshëm; Ismail Qemalit, këtu në Kotë të ngrihet busti i tij, mbasi Ismail Qemali, në kohën e vet kishte miq dhe bashkëpunëtorë edhe nga kjo krahinë, (një ndër ta, poetin me famë nga Vajza; Ali Asllanin), në këtë qëndër historike, e njohur për epope të lavdishme, për lirinë e pavarësinë, ku janë zhvilluar beteja, ngjarje të shënuar, të cilat i kanë dhënë e lënë historisë gjurmë të pa shlyeshme. Këngët e hershme përcillen në vite, për brezat gjëmojnë: “Ranë komita në Kotë,/ Komita në Kotë ra,/Si në Kotë dhe më poshtë,/Majë vreshtave t’mëdha, Çeta Kudhës po luftonte,/Me drejtim për në Kala./Vallë kush i komandonte,/Rrapo

Çelua nëpër ta./Përpara portës me bojë,/Vritet Zigur Leljoja./Bolenës hallall i qoftë,/Për ata trima që dha,/ Bravo djemtë e smokthinjote, /U vra/në, u bën lakëra... Edhe sot kjo qëndër me gjithë fshatrat për rreth, ka pasuri admiruese dhe lakmuese; njerëzore dhe natyrore. Këtu, historia shënon data, ngjarje beteja në shekuj nga gjithë krahina e Labërisë, por edhe përtej hartës së saj dhe kanë marë dimensone të veçanta, nga njerëz të veçantë, siç është dhe mbetet themeluesi i shtetit shqiptar, me aktin e Pavarësisë Shqiptare...Historia dhe shoqëritë kanë nevojë për modele dhe ne pasardhësit kemi detyrimin; ti njohim e nderojmë, të frymëzohemi prej tyre, të shënjtërojmë veprën, të përmbushim amanetin e tyre: Shqipërinë e Ëndërruar. Ngritja e bustit të Ismail Qemalit edhe këtu

në nyjen lidhëse Kotë, rruga për në gjithë lumin e Vlorës, për në Himarë e më tej, Vajzë, krahinën e Sevasterit, Tepelenës, Gjirokastrës e tej kufijve shqiptare, mer vlera të veçanta. Kalimtarët do të mbajnë këmbët, do të përulen me përulësi dhe mirënjohje për veprën e këtij burri të kombit, përpara këtij obliskut, do të vendosin tufa lulesh, në këtë përmendore të babait të shtetit shqiptar, do të frymëzohen nga ky burrë i mençur, i urtë dhe tejpamës, themeluesi i shtetit shqiptar, i mbetur përjetësisht, në historinë shqiptare, në memorjen kombëtare... Pavarësia, Vlora, Ismail Qemali, janë: Trinomi i historisë, i Shqipërisë që na shërbejnë dhe frymëzojnë për të përmbushur aspiratën e këtij burri të pa kontesueshëm. Edhe pas 100 vjetësh, figura e tij mbetet ndër figurat më madhore, frymëzuese dhe referuese.

Martirët dhe ndërgjegjja jonë e përlyeme, Tymnajë, Shou dhe Kohë e çmendur, me një analizë reale dhe përshkrim profesionist të tyre. Ia kushtoi: Juljas, mbesës e Samuelit, nipit, është dedikimi i gazetarit, publicistit dhe botuesit të njohur, Frano Kulli, si autor në këtë libër të

arrirë. Duke falënderuar miqtë e bashkëpunëtorët, që e inkurajuan dhe e mbështetën në daljen e këtij libri. Rrugëtim që ky autor i njohur, do ta vazhdojë me realizëm, profesionalizëm e përkushtim, për të pasqyruar të vërtetat e kohës si gazetar, publicist e botues i suksesshëm.

BOTIMI

“Kohë e përlyeme” nga Frano Kulli Nga Jak Rrozhani

J

anë realitete të kohës që jetojmë dhe ngjarje reale të jetuara të së përditshmes sonë në vitet e demokracisë, me ndryshimet e mëdha, por edhe aspekte që shoqërojnë ato në çdo kohë, në raport me qytetarin e lirë, por edhe me vetë shoqërinë shqiptare edhe nga vetë titulli i këtij libri. Këto të pasqyruara realisht dhe të përshkruara mjeshtërisht, jo vetëm si qytetar dhe pjesëtar i denjë i kësaj shoqërie, por edhe si vëzhgues i thellë, njohës i mirë i realitetit dhe i ngjarjeve të kohës që jetojmë, me përvojë të gjatë e të pasur mes dy kohëve, gazetari, publicisti e botuesi i njohur Frano Kulli, në librin me publicistikë “Kohë e përlyeme “, Botimet Fishta, 2018. Janë shkrime, që autori Frano Kulli, i ka botuar në faqet e gazetave të përditshme kombëtare, ku lex-

uesi në këtë libër, do të gjejë realitetin dhe ngjarjet që ka kaluar njeriu dhe shoqëria shqiptare në vitet e demokracisë, të pasqyruara realisht dhe të përshkruara mjeshtërisht nga ky autor, duke qenë vetë protagonist i kësaj kohe e duke marrë përsipër pasqyrimin real të së përditshmes sonë. Por edhe duke evokuar figura emblematike të kombit tonë: Nënë Tereza, At Gjergj Fishta,martirët e Kishës Katolike etj. por edhe shkrimtarë, poetë, publicist, studiues etj. nga vendi, trevat shqiptare etj. si dashamirës i poezisë, artit e kulturës. Gazetari dhe botuesi Frano Kulli, do të vazhdonte rrugëtimin e tij të suksesshëm si gazetar e publicist, që në vitete `80 e më pas, për të vazhduar po më sukses, ngritjen e së parës shtypshkronjë në qytetin e Lezhës: Enti Botues “Gjergj Fishta “, duke u shquar për cilësi e korrektësi, por edhe për botimin e plotë të veprsës së At Gjergj

Fishtës, e të klerikëve të tjerë e të martirëve të kishës katolike etj. që aq shumë i dhanë kombit me veprën e tyre. Por edhe me botimin cilësor të veprave të autorëve vendas, nga trevat shqiptare e më gjërë, në poezi, prozë, monografi, studime etj. por edhe si -ish drejtues i gazetave dhe i medias vizive lokale në Lezhë.Tashmë edhe me promovimin e tyre në ambjentet e Bibliotekës Publike “Gjergj Fishta “në qytetin e Lezhës, si vazhdim i traditës e si drejtor i saj, një simbiozë e bukur kjo e dy institucioneve letrare e kulturore, që mbajnë me nder e me veprimtari të pasura emrin e të madhit At Gjergj Fishta. Këtë vërtetësi, do ta gjejmë në përshkrimin mjeshtëror e profesional të autorit të mirënjohur Frano Kulli, në kapitujt e këtij libri të arrirë : “Kokëderrat “ e kënaqun dhe … “Sokrati” i vuejtun, Fishta … dhe hijet e tij,


VIP

18 E shtunë, 2 SHKURT 2019

Grammy po vjen, Bebe Rexha zbulon kush do e shoqërojë në tapetin e kuq Bebe Rexha po ndjen dashuri. Pasi 29 vjeçarja foli për stilistët që nuk pranuan të krijonin veshje për pjesëmarrjen e saj në Grammy, ylli mori shumë mbështetje nga fansa dhe emra të njohur të muzikës si Demi Lovato. “Thjesht doja të tregoja historinë time dhe të tregoja sa e nervozuar isha. Nuk prisja të merrja aq shumë dashuri dhe mbështetje”, tha Bebe për People. Ndërkohë që po punon ende me veshjen ku do shfaqet në natën e madhe, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka treguar se kush do ta

shoqërojë në tapetin e kuq. “Në mbrëmjen e Grammy do të shkoj me nënën time, vëllain dhe babain. Do t’i sjell të gjithë në tapetin e kuq. I dua që të jenë me mua në çdo hap. Do të jem duke festuar pavarësisht çdo gjëje, o humba o fitova”, përfundoi Bebe. Këngëtarja e vërtetoi sërish se fitorja nuk ka rëndësi, por pjesëmarrja. Ndarja e cmimeve Grammy do të mbahet me 10 shkurt dhe Bebe është e nomimuar për çmimin e artistes së re më të mirë dhe të performancës më të mirë në grup.

Ribashkim i çiftit? Brad Pitt dhe Angelina Jolie dalin sërish bashkë Sërish bashkë! Për herë të parë pas ndarjes në shtator të 2016, Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë fotografuar bashkë. Ata u takuan me 30 janar dhe qëndruan bashkë për 3 orë. Thuhet se ata janë takuar për të folur rreth kujdestarisë së 6 fëmijëve të tyre. Ish-cifti i famshëm u fotografua duke dalë jashtë një zyre në Beverly Hills. Të dy ishin të veshur sportivë dhe kur dolën nga zyra u ndanë për të shkuar në makinat e tyre dhe u munduan që të shmangin kamerat. Duket se duhet të kalonin 2 vite nga ndarja për të arritur një takim ku mund të vendoset se ku do qëndrojnë fëmijët në vazhdimësi.

Ezel dhe Ejshan rikthehen së bashku në ekran me një super serial të ri Seriali “Ezel” i transmetuar në Tv Klan gjatë vitit 2011 mbetet ndër më të preferuarit e publikut e që ka arritur shifra rekord audience. Histori e Ezelit dhe Ejshanit i mbajti të mbërthyer para ekranit teleshikuesit për muaj të tërë. Pas 8 vitesh dy aktorët Kenan Imirzalioglu dhe Cansu Dere do të rikthehen bashkë për të luajtur një serial të ri. Seriali do të transmetohet në Netflix dhe mediat turke shkruajnë se do të fillojë në qershor. Detaje të reja nuk janë zbuluar për publikun.

I famshmi The Rock largohet nga ‘Fast & Furious’, kush do e zëvendësojë? Seritë e famshme të “Fast & Furious” kanë rezultuar cdo vit e më të suksesshme pasi nuk ka patur ndryshime të personazheve. Aktorët po bëhen gati që të nisin xhirimet e serisë së nëntë, por “familja” është përcarë. Aktori The Rock, i njohur për rolin si Hobbs dhe Shaë ka konfirmuar se nuk do jetë pjesë e xhirimeve dhe filmit që do dalë në kinema në vitin 2020. Në një ntervistë për MTV, ai tha se nuk dha detaje për largimin duke shtuar se mund të rikthehet në Fast 10. Mbetet ende për tu parë se kush do e zëvendësojë muskulozin në Fast 9. Thuhet se arsyeja e largimit është marrëdhënia e ftohtë me producentin dhe aktorin Vin Diessel.

Kylie Jenner jo vetem pasanike por edhe shumë e talentuar Një nga motrat më të famshme Kardashian-Jenner, Kylie Jenner, është gjithnjë në qendër të vëmendjes, mbi të gjitha për pasurinë e madhe që ajo ka krijuar vetë. Ajo tashmë zotëron një pasuri prej 900 milion dollarësh dhe ka gjasa të shndërrohen në miliarderen në moshë më të re në SHBA, kryesisht falë linjës së saj kozmetike “Kylie Cosmetics”. Megjithatë, 21 vjeçarja, përveç suksesit të saj në biznes, është edhe shumë e talentuar si grimiere. Ajo publikon vazhdimisht video në rrjetin social “Instagram” duke treguar sesi e bën grimin hap pas hapi me produktet e saj. Kjo padyshim ka tërhequr

vëmendjen maksimale të miliona vajzave qw janw ndjekësve të saj, të cilët e komplimentojnë vazhdimisht për telentin.


KULTURE

19 E shtunë, 2 SHKURT 2019

Yjet kërkojnë zhvendosjen e “Eurovizionit” nga Izraeli

D

ame Vivienne Westwood, Peter Gabriel dhe Wolf Al ice janë në mesin e 50 artistëve, të cilët kanë bërë thirrje që Festivali Evropian i Këngës të mos mbahet në Izrael. Duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut ata kanë nënshkruar një letër të hapur, ku i kërkojnë BBC-së që ta iniciojë zhvendosjen e garës në një vend tjetër. "Eurovizioni edhe pse ka karakter argëtues nuk është i përjashtuar nga konsiderata që duhet pasur për të drejtat e njeriut", kanë shkruar ata. Në përgjigjen e kthyer nga BBC-ja shkruhej se nuk është e përshtatshme që të përdorin BBC-në për qëllime politike. Gara vjetore do të mbahet në maj në Tel-Aviv, pasi më 2018 fituese ishte këngëtarja izraelite Netta. Vendi fitues zakonisht bëhet nikoqir i garës vitin e ardhshëm.

Sido që të jetë, grupi i personaliteteve të kulturës, ku përfshihen edhe Mike Leigh, Maxine Peake dhe Miriam Margolyes, ka thënë se "pretendimi për të shpallur diversitetin dhe gjithëpërfshirjen duhet të tingëllojë bosh". "Nuk mund të shpërfillim shkeljen sistematike të të drejtave që shteti izraelit ia bën popullit palestinez", kanë shkruar ata. "BBC-ja është e përkushtuar për të mbrojtur të drejtën "e lirisë së shprehjes". Ajo duhet të veprojë sipas parimeve të saj që të mundë ta zhvendosë Eurovizionin në një vend ku nuk kryhen krime ndaj lirisë". Letra vjen një javë para se Mbretëria e Bashkuar të përzgjedhë përfaqësuesen e saj në "Eurovision". "Për çdo artist, që është mjaftueshëm i vetëdijshëm, ky është nder i dyshimtë", thuhet në letër. "Ata dhe BBC-ja duhet të kenë parasysh se një

vend i tillë nuk është zgjerim i ligjit, që thotë se palestinezët nuk mund të vendosin për heqjen e zaptimit ushtarak të Izraelit dhe të jetuarit pa aparteid. BBC-ja ka thënë se "Eurovizion" nuk është "ngjarje politike dhe si e tillë nuk e mbështet asnjë mesazh apo fushatë politike". Në deklaratë thuhet: "Gara gjithmonë ka mbështetur vlerat e miqësisë, tolerancës dhe diversitetit, dhe ne nuk besojmë se është e përshtatshme të përdoret pjesëmarrja e BBC-së për qëllime politike". "Për këtë arsye ne do të jemi pjesëmarrës në garën e sivjetme. Vendi nikoqir përcaktohet nga rregullat e garës e jo nga BBC-ja". Europian Brodcasting Union, që e organizon këtë garë, theksoi gjithashtu edhe karakterin jopolitik të ngjarjes dhe theksoi se përgatitjet në TelAviv kanë përparuar. Shumë nga ata që nënshkruan letrën të mërkurën kanë bërë thirrje për një bojkot kulturor të Izraelit duke i kritikuar artistët si Nick Cave, "Radiohead" dhe Lana del Rey, që kishin organizuar koncerte në atë vend. Fushata e tyre shoqërohet nga një thirrje e mëhershme për zhvendosje të "Eurovizionit" e bërë në shtator të vitit të kaluar, nga një koalicion i artistëve nga e mbarë bota. Kjo ngjarje u organizua nga lëvizja "Boycott, Divestment and Sanctions" (BDS) e cila kërkon bojkotimin e plotë të Izraelit për shkak të politikave të tij ndaj palestinezëve. Izraeli thotë se BDS-ja e kundërshton qenësinë e Izraelit dhe është i nxitur /BBC/ nga antisemitizmi.

“Balkan's Gate”, 4 filma premierë në kryeqytet Katër filma premierë, tre artistikë dhe një dokumentar u shfaqën mbrëmjen e enjte premierë në Tiranë. Në qendrën "TEN" filmat premierë erdhën për të pranishmit të realizuar me regjisorë të huaj, por në role aktorë shqiptarë, emra të njohur por dhe të rinj. Filmat janë pjesë e projektit kinematografik "Balkan's Gate", që është i mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës. Xhirimet e tyre janë bërë vitin që lamë pas në Shkodër dhe tashmë premierat nuk munguan dhe në Tiranë. Filmat që u shfaqën për të pranishmit ishin realizime nga regjisorë francez, amerikanë, si dhe regjisorë italianë dhe iranianë, raporton atsh. "Revirgination" është një komedi e zezë nga regjisoret italiane Elene Beatrice dhe Daniele Lince. "Revirgination" bën fjalë për procesin e virgjërimit, si një dhunë e madhe që ushtrohet ende ndaj gruas në shoqërinë tonë. Filmi "Positive" (eksperimental) erdhi nga regjisorja iraniane Nasrin Golreyhan dhe bën fjalë për abortin duke ngritur pyetje

mbi të drejtën dhe moralen. Premiera "Bums" një film komedi nga regjisori francez Antoine Neudin që sjell personazhin e mbytur dhe të pashpresë të kohëve moderne, i cili nuk gjen forcë të përmirësojë vetveten. Këto filma angazhuan aktorë si Rita Gjeka, Anila Balla dhe të tjerë që u bënë dhe pjesë e punës së këtij projekti që nisi në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të projektit "Balkan's

Gate" u zhvillua "Visual Story Telling Lab", me regjisorin amerikan Nathanel Hansen, produkt i të cilit është dokumentari "Aktet e dhunës". Dokumentari "Aktet e dhunës" është pjesë e seksionit të Visual Storytelling Lab, një seksion i ri këtë vit dhe është realizuar nga studentët e gazetarisë që morën pjesë, bashkë me mentorin amerikan Nathaniel Hansen.

SOT NE DITELINDJEN E PIKTORIT

Një portret dhe... ca rreshta për Skënder Kamberi në 80-vjetorin e lindjes

R

reth dhjetë vite më parë, u organizua nga Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, një ekspozitë e veçantë e arteve pamore. Në këtë veprimtari, autorë të njohur të tablove kompozicionale të kohës së diktaturës do t’i riktheheshin atyre duke krijuar para publikut mbi idenë e punimeve të tyre të vjetra, telajo të reja. Ndërmjet shumë artistëve të ftuar ishte edhe piktori i njohur Skënder Kamberi (dt.1939), Piktor i Popullit, miku im i hershëm. Ndër veprat më të mira të Skënder Kamberit, studiuesit e artit shënojnë: “Ndihma e shokut”(1966), “Rrethimi i Krujës (Vrana Konti)” (1968),”Portreti i Poetes Maro Pasho” (1973),”Buka e duarve tona”(1976) dhe “Në Belvedere në Vienë, sikur pashë Skënderbenë”(1977). Piktura të tij, kryesisht kompozime, përveçse në organizime të ndryshme kombëtare, ku janë vlerësuar me çmime, janë ekspozuar edhe në disa shtete, si Egjipt, Francë, Angli, ShBA, Itali, Greqi, Gjermani, Turqi etj. Me penelat dhe telajot ai vazhdon edhe sot të takohet thuajse çdo ditë. Mbaj mend se atëherë, Skënderi kishte dëmtuar gishtin tregues dhe atë të mesit të dorës së djathtë dhe punonte pasi i kishte fashuar mirë ata, por disi me vështirësi. Ai do rikrijonte mbi një kompozim të tij të hershëm, subjekti i të cilit lidhej me Kongresin e Lushnjes (1920) dhe caktimin e Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë. Figura qëndrore e tablosë origjinale ishte nje vajzë e cila shpaloste Flamurin Shqiptar dhe i ngjante një shqiponje. Mbase kishte shumë patetizëm brenda saj, veçse në të binte në sy, sidomos e kuqja e Flamurit, mundet edhe sepse kështu e kërkonte koha. Në kompozimin e ri, Skënderi nuk ndryshoi shumë gjera në krahasim me të vjetrën, por për arsye a nxitje që vetëm ai i dinte, i hoqi të gjitha teshat vajzës dhe e paraqiti të shveshur. Ndoshta prej vitesh atij i hanin duart dhe i digjnin sytë për të pikturuar dhe ekspozuar publikisht një femër krejtë të zhveshur, ose si i thonë në arte, një nudo. Gjatë kohës që ai vizatonte tablonë, e fotografova nga afër, ashtu të zhytur në pikturën e tij disa herë, prej tyre zgjodha këtë. Ishte tetor i vitit 2008. Qerim Vrioni


SPORT

20

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Ekipet shqiptare kanë bërë shumë ndryshime gjatë janarit, teksa spikat skuadra verilindore

Rozalb Lika

T

ë enjten në mbrëmje është mbyllur merkato e dimrit, e cila këtë sezon ka qenë shumë e ndezur për disa klube të Kategorisë Superiore. Shumë prej tyre jo vetëm që kanë bërë përforcime, por kanë ndryshuar një pjesë të mirë të grupit. Duke parë lëvizjet e shumta që janë bërë, nuk është shumë e vështirë për të bërë një renditje të skuadrave më të mira dhe atyre që kanë bërë pak ndryshime. Kukësi- Skuadra verilindore meriton një vlerësim maksimal për punën e bërë gjatë këtij janari, duke përforcuar organikën e futbollistëve. Presidenti Safet Gjici kërkon të fitojë titullin kampion dhe për këtë qëllim ka blerë futbollistë të spikatur në Superiore dhe jo vetëm. “Qershia mbi tortë” ishte padyshim afrimi në ditën e fundit i Valdet Ramës. Ish-mesfushori i kombëtares do të shtojë shumë kualitetin në sulm me eksperiencën e madhe që ka. Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca u blenë nga Luftëtari, të dy ndër më të kërkuarit në merkato. Afrimi i katërt është Faton Xhemaili, mbrojtësi i krahut të majtë vjen nga Serbia. Pas dëmtimit të Faton Malokut, verilindorët huazuan portierin e SPAL-it në Seria A, Mauricio Gomes. Në mbrojtje u afrua një tjetër futbollist me shumë eksperiencë si Olsi Teqja, i cili gjithashtu ka shumë eksperiencë. Largimet: Haris Harba, Dino Spehar, Vangjel Zguro, Donjet Shkodra, Chafik Tigroudja, Omer Touren, Harallamb Qaqain, Arlind Kala. Teuta- Ekipi durrsak ka ndjekur një strategji të ngjashme me Kukësin, por kanë qenë disi më të kursyer në lëvizje. Bregdetarët afruan Erlis Frashërin, Tomislav Busicin dhe Renato Arapin. Të tre futbollist që e njohin mjaft mirë kampionatin tonë, duke i dhënë eksperiencën e duhur skuadrës së Shkëmbit që kishte nevojë për më shumë stabilitet, për të synuar pse jo titullin kampion. Largimet: Bojan Gjorgievski, Arsid Kruja, Jurgen Peqini, Jurgen Vogli, Edison Ndreca. Partizani- Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega ka bërë lëvizje të pakta në merkato, por të kuqtë nuk është se kishin shumë mangësi në dy fazat e para. Lum Rexhepi dhe Hektor Idrizaj ishin dy lëvizje të zgjuara, ndërkohë që në ditën e fundit u afruan edhe Kevin Mombilo dhe Tijan Jaiteh. Më parë për Partizanin nënshkruan edhe Alessio Hyseni dhe Dilly Duka. Largimet: Renato Gojkovic, Rron Statovci, Senad

Nga Kukësi te Kastrioti, ja si kanë ndryshuar ekipet e Superiores nga merkato

Hysenaj, Alma Uakili. Laçi- Skuadra kurbinase nuk ka bërë një merkato me shumë investime të mëdha. Presidenti Pashk Laska kanë afruar një talent si Enis Çokaj, ndërkohë që para tij nënshkruan Antoni Okpotu dhe Malik Mane. David Domgjoni, Edmir Sali, Klaudio Çema dhe Irlian Ceka plotësuan listën e afrimeve, por që pak prej tyre do të kenë mundësinë për të qenë titullarë, pasi Prenga ka nj ekip solid. Largimet: Sebastian Toro, Klevis Hasanbelli, Andi

Hadroj, Xhevahir Sukaj, Marjan Altiparmakovski, Erjon Dragoi. Skënderbeu- Ekipi korçar këtë herë ka qenë më i kursyer në merkato. Elmir Asani, Shqiprim Taipi, Idriz Toskiç, Marko Pervan dhe Këasi Sibo janë afrimet e merkato, por vështirë se ndonjë prej tyre do të ketë vend në formacionin bazë të trajnerit Shehi. Futbollisti më interesant është Sibo që jo rastësisht është blerë nga Uatfordi dhe Udinese. Largimet: Realdo Filin, Almir Ajzeraj, Guindo, Demte,Arnaud

Guedjin. Kamza- Ekipi nga preferua e kryeqytetit nuk ka bërë shumë investive të mëdha. Spikat afrimi i meksikanit David Izazola, Arbër Shala në formë huazimi nga Drita, Elidon Selacin nga Burreli, Hallaramb Qaqin dhe Bojan Gjorgevskin. Largimet: Erlis Frashëri, Olsi Teqja, Kirev, Rolovic, Rami, Xhuljan Turhani Kastrioti- Krutanët kanë bërë një revolucion të vërtet në merkaton e dimrit duke ndry-

shuar më shumë se gjysmën e skuadrës. Trajneri Bledar Devolli do të ketë një ekip të kompletuar, pasi ka afruar futbollistë si Edison Ndreca, Edi Boyom, Arlin Kalaja apo Brunild Pepa që kanë eksperiencë në Superiore. Nuk duhen harruar as emra të tjerë si Joan Beçka, Kleo Fejzaj, Erlind Koreshi, Amarildo Çekrezi dhe Kingsli Obodike. Nga ekipi krutan janë larguar 13 futbollistë. Flamurtari- Problemet ekonomike kanë bërë që vlonjatët të jenë shumë të tërhequr në merkato. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka humbur shumë elementë të rëndësishëm duke filluar nga kapiteni Tomoslav Busic dhe Goran Siljanovski. Flamurtari ka humbur edhe shërbimet e Alessio Hysenit, Kristian Sirgin e Edmir Salin. Afrimet kanë qenë vetëm sulmuesi Xhevahir Sukaj dhe mbrojtësi Lejdi Liçaj nga Luftëtari. Luftëtari- Është skuadra më e dobët në merkato, duke konfirmuar momentin e vështirë financiar. Ekipi gjirokastrit humbi një pjesë të mirë të titullarëve si Vasil Shkurtajn, Eduart Rrocën, Ivan Jakovljeviç, Vladan Milosavljev, apo dhe futbollistë të tjerë të rëndësishëm si Nemanja Janicic, Balsa Radovic e Romario Cekaj. Drejtuesit janë munduar të afrojnë lojtarë si Realdo Fili, Mërgim Nezirtin, Riste Iljovski, Angelos Hanti, Alvi Ahmetaj, Avernold Qyrani, Edvan Bakaj dhe Dimitris Kotsonis.

SULMUESI

Reginaldo: Muaj i turbullt, por tani mendoj vetëm për Kukësin R

eginaldo është kthyer në një çështje te skuadra e Kukësit në ditët e fundit. Sulmuesi i njohur nuk pranoi që të qëndronte në stol pas afrimit të Shkurtajt, duke shprehur pakënaqësinë në rrjetet sociale. Presidenti Gjici e dënoi dhe më pas e fali, por tashmë ai ka vendosur të reagojë sërish. “Janari ishte një muaj i vështirë për mua. Ishte një muaj me shumë pasiguri në lidhje me të ardhmen time. Kam pasur disa propozime për tu transferuar në klub tjetër, që më kanë pëlqyer. Gjithmonë ia kam komunikuar klubit dhe e kam ditur se ata marrin propozime edhe nga me-

naxherë të ndryshëm. Kam folur me njerëzit në klub pasi ishte një mundësi për mua, megjithatë, pa sukses, pasi klubi nuk më ka lejuar të iki për shkak të vlerës që ata donin, por edhe sepse luftojmë për titullin. E pranoj vendimin e presidentit, por ky ka qenë një muaj që më ka turbulluar. Unë jam profesionist dhe e respektoj mundësinë që më është dhënë. Ajo çka lamë pas është e kaluara. Tani do të punoj siç kam bërë gjithmonë. Jam i fokusuar të ndihmoj klubin për të arritur objektivat. E ardhmja i takon Zotit, Forca Kukësi”, shkruan Rexhinaldo në “Instagram”.


SPORT

21

E shtunë, 2 SHKURT 2019

Përfundon në barazim 1-1 ndeshja e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi”

Tirana dhe Teuta bëjnë “paqe” në sfidën hapëse të javës së 20-të

ZËRAT

Roma kërkon Panucci-n si trajner të përkohshëm Humbja e rëndë në shifrat 7-1 në Firenze në Kupën e Italisë, nuk ka ndryshuar mendimin e drejtuesve të Romës për të vazhduar me Eusebio Di Francesco-n, i cili rrezikon të shkarkohet nëse dështon ndaj Milanit. Konfirmohet në këtë mënyrë edhe besimi i Monchit dhe Totti-t për të vazhduar bashkëpunimin me ish-trajnerin e Sassuolos. Në krye të listës për ta zëvendësuar në rast t ndonjë zhvillimi të papritur sipas “La Gazzetta dello Sport”, qëndron Paulos Sousa, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që t’i besohet Christian Panuccit. Trajneri i kombëtares sonë nuk konsiderohet zgjidhje përfundimtare, por thjesht si trajner emergjencë. Gjithsesi, vështirë se 45-vjeçari do ta pranonte këtë ofertë. Ndërkohë tifozët e Romës në prag të takimit me Milanin po përgatiten për një reagim mjaft të ashpër ndaj situatës ku ka precipituar skuadra. Shënjestër e fansave verdhekuq janë sidomos Manolas dhe Kolarov, por edhe trajneri De Francesco, të cilit i kërkojnë dorëheqjen. “Il Messaggero” ndërkohë raporton se Maurizio Sarri është ëndrra e madhe, teksa një shkarkim i mundshëm nga Chelsea, mund të sillte që në fund të sezonit arritjen e një marrëveshje.

KROATI

Rikthehet më në fund kanakari i Massimiliano Allegrit

J

ava e 20-të e Kategorisë Superiore ka nisur me një barazim ndërmjet Tiranës dhe Teutës. Sfida e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” u mbyll në shifrat 1-1, pavarësisht se të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm golin e avantazhit. Dueli nisi në “malore” për bardheblutë që e panë veten në disavantazh që në minutën e dytë. Pas një aksioni të shpejtë, Frashëri krosoi në zonë, atje ku Progni del mjaft mirë nga markimi dhe me një goditje të lehtë mposhtë portierin Abibi. Skuadra e Memës përpiqet që të reagojë, por do të mungonte qartësia para portës. Në minutën e 38-të, pas një aksioni model dhe kombinimit Halili-Ngoo, do të ishte sulmuesi ganez që do të dërgonte topin në rrjetë. Sulmuesi festoi me ultrasit e skuadrës bardheblu, teksa është prishur edhe një pjesë e rrethimit nga

NGJASHMËRIA

Tirana-Teuta 1-1 Golat: 38′ Ngoo / 2′ Progni Tirana: Abibi, Doka, Atingah, Imami, Hoxhallari (74′ Goxhaj), Daja, Maveje, Karabeci, Halili (56′ Kobina), Greca, Ngoo. Trajner: Ardian Mema Teuta: Hidi, Frashëri, Arapi, Bicaj, Osmani, Hakaj (71′ Beqja), Sidibe, Traore, Kallaku, Progni, Kamara (60′ Vecaj). Trajner: Bledi Shkëmbi Karton të verdhë: Karabeci, Daja / Bicaj, Traore Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

festimi i shfrenuar. Në fundin e pjesës së parë, Progni shpërdoroi një mundësi shumë të mirë shënimi, teksa nuk arriti që të shtynte sferën në rrjetë pasi u gjend përballë portierit Abibi. Pjesa e dytë nisi me duele të ashpra në mesfushë, teksa asnjë prej ekipeve nuk kërkonte që të humbiste. Në minutën e 62-të, Sidibe gjen mjaft mirë në zonë Prognin, i cili nuk arriti që të shënonte golin e dytë personal, pro gjuajtja e tij përfundoi shumë pranë shtyllës.

Durrsakët ishin më të qartë me lojën e tyre, duke tentuar golin e dytë me Traore, i cili provoi me një goditje nga jashtë zonës. Loja do të ishte e balancuar deri në fundin e ndeshjes, me ekipin e Shkëmbit që kishte më shumë iniciativë për të gjetur një tjetër gol. Me këtë barazim Teuta ngjitet në vendin e dytë me 35 pikë, po aq sa Kukësi, por me 5 më pak se Partizani kryesues. Në krahun tjetër Tirana i jep fund serisë me dy fitore radhazi, duke mbetur në vendin e 7-të.

Juventus pas eliminimit të papritur në Kupën e Italisë nga Atalanta po vijon përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat. Nesër në mbrëmje bardhezintjë do të presin në shtëpi skuadrën e Parmës, në një ndeshje ku trajneri Massimiliano Allegri kërkon reagim të menjëhershëm nga skuadra, pasi në lojë janë vetëm dy trofe. Strategu livornez ka marrë lajme të mira nga infermieria, pasi ka rikuperuar një nga futbollistët e tij “të paprekshëm”. Bëhet fjalë për Mario Mandzukic, futbollistin kroat për të cilin Allegri ka shprehur gjithmonë “dobësi”, pasi e konsideron thelbësor në skemën e tij 4-3-3. Bomberi i njohur shquhet për stilin e tij shumë agresivë, pasi shpesh herë kthehet në rolin e mbrojtësit të parë ndaj kundërshtarëve, duke thyer shumë aksione sulmuese. Mandzukic ndërkohë ka “raporte” të shkëlqyera edhe me golin këtë sezon, pasi ka realizuar 8 gola në kampionat, 1 në dy ndeshje, duke u përshtatur më së miri me lojën e Ronaldos. Mungesa e tij është ndjerë shumë, pasi portugezi pa të duket se e ka të vështirë për të qenë i rrezikshëm në portën e rivalëve. Mediat italiane raportojnë se sulmuesi kroat do ta nisë nga minuta e parë që në ndeshjen ndaj Parmës, duke konfirmuar edhe njëherë besimin e madh që ka trajneri Allegri ndaj tij.

Nëse 3 indicie bëjnë një provë, Juve fiton Championsin Që nga ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino, Juventusi ka shfaqur synimin e madh në këtë sezon për të fituar Champions League, një trofe që mungon prej 23 vitesh. Një objektiv që sot duket më pranë, edhe pse Allegri nuk dëshiron të dëgjojë për “Juventusin super-favorit”, por vlerësimet teknike-taktike këtë herë nuk

kanë të bëjnë shumë. Siç nënvizohet në sajtin “Chiamarsi Bomber”, muaji janar ka krijuar një ngjashmëri të frikshme me rrugëtimin që ka ndjekur edhe Lippi në vitin 1996, kur fitoi Kupën e Kampionëve ndaj Ajaxit nga ruleta e penalltive. -Në Gedda Juventus fitoi Superkupën e Italisë duke mundur 1-0 Milanin, njël-

loj si 23 vite më parë, kur bardhezinjtë fitonin ndaj Parmës 1-0, në një finale që në atë kohë u luajt në muajin gusht dhe jo në janarin e vitit pasardhës. -Të mërkurën bardhezinjtë u eliminuan nga Kupa e Italisë nga Atalanta, ashtu si në vitin 1996, kur Del Piero dhe shokët e tij u eliminuan nga ky kompeticion, gjithmonë

me një ndeshje, dhe të luajtur në të njëjtën stadium. -E fundit ka të bëjmë me ngjashmërinë që ka lidhje me Ajaxin, që 23 vite më parë, u mundën me penallti në Romë. Skuadra holandeze mungon prej 13 vitesh në fazën e 1/8-ve. Tifozët bardhezi kanë filluar që të ëndërrojnë, por nëse tre indicie bëjnë një provë …


KURESHTI

22 E shtunë, 2 SHKURT 2019

Pacienti i sëmurë me kancer denoncon doktoreshën për abuzim seksual Një doktoreshë nga Toronto ka humbur licensën e saj mjekësore për shkak të lidhjes seksuale me një pacient të sëmurë me kancer. Theepa Sundaralingam u kap duke kryer marrëdhënie në krevatin e tij në spital gjatë trajtimeve mjekësore. Ata shkëmbyen numrat një ditë pasi ai u diagnostikua me sëmundjen e rëndë dhe 37-vjecarja i dërgonte mesazhe flirtuese pa pushim. “Theepa Sundaralingam, që i bëri trajtime 23 herë që nga mesi i janarit deri në korrik të vitit 2015 përfshiu veten në mënyrë fizike, flirtuese dhe seksuale me të. Ajo e vizitoi një herë në spital pasi kishte pirë alkool dhe kreu marrëdhënie me të”, thuhet në një deklaratë të gjykatës. Doktoresha i kërkoi pacientit të mbante lidhjen sekrete deri në 2015 dhe më pas i kërkoi të ndaheshin pasi ishte dashuruar me një koleg. Pacienti, identiteti i tij nuk dihet e dërgoi cështjen në gjykatë dhe e akuzoi për abuzim seksual.

Nuk i jepte dot lamtumirën, delfini mban foshnjën e ngordhur me vete Një delfin ka mbartur foshnjën e saj të ngordhur për ditë të tëra, pasi nuk ishte gati t’i jepte lamtumirën. Nëna delfin u pa në ujërat në Ishullin e Veriut në Zelandën e Re, duke notuar së bashku me të voglin e saj në shpinë. Mendohet se gjitari ujor lindi të vdekur foshnjën por nuk e braktisi. Ajo e mbajti në trup, pasi nuk mund të pranonte humbjen e të voglit.

“Ishte e vështirë për mua ta tregoja rastin sepse realiteti për mua është se jam mashkull dhe të them se kam patur lidhje me një onkologe nuk është surprizë. Nuk është kjo cështja. Unë ndihem i abuzuar

dhe është e vështirë për një mashkull që ta thojë këtë”, tha ai në seancën gjyqësore. Doktoresha duhet të paguajë 16 mijë dollar për terapitë e pacientit dhe 6 mijë dollarë për shpenzimet e gjykatës.

Studimi, rreth 60% e të moshuarve abuzohen

Sipas një studimi 56.4% e të moshuarve në Iran abuzohen. Në studim janë marrë 3.436 të moshuar iranian gjatë një periudhe dhjetëvjeçare nga viti 2005 deri në vitin 2015. Hulumtimi u krye nga Maziyar Mollaee nga Shahid Beheshti, Universiteti i Shkencave Mjekësore. Rezultatet treguan se abuzimi ishte i llojeve të ndryshme, përfshirë abuzimin emocional (30.7%), abuzimin psikologjik (25.4%), neglizhencën (25.1%), abuzimin financiar (19.7%), abuzimin fizik (13.1%) dhe braktisjen

(11.7%). Sipas hulumtimit abuzimi i të moshuarve është subjekt i lënë pas dore dhe i nënvleftësuar, megjithatë, është mjaft i përhapur në shoqëri. Ndërsa shkaqet kryesore se pse zbulimi i të moshuarve është i lartë në shoqëri sipas hulumtimit është se nuk ka një përkufizim të vetëm dhe të qartë të abuzimit, mos raportimi i incidenteve abuzive apo fshehja e tyre, mungesa e metodave dhe pajisjeve të duhura për një kujdes më të mirë ndaj të moshuarve, si dhe vështirësitë për grumbullimin e statistikave.

Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në park në temperatura të ftohta Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në park në temperatura të ftohta Policia ka shpëtuar një foshnje të porsalindur të braktisur në një park në Londër të temperatura shumë të ultëa. Autoritetet thonë se nëna e foshnjës mund të ketë nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor pas lindjes. Fëmija u gjet në parkun në Newham rreth orës lokale 10:15 të enjten, pasi policia mori informacione për fëmijën e braktisur. Temperaturat në zonë ishin -1.1 gradë celsius, në kohën kur u gjet vajza. Ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje nënës të marrë kujdesin e duhur mjekësor. “Ne jemi të shqetësuar për gjendjen tuaj, ndaj ju bëjmë thirrje të kontaktoi me policinë ose të shkoni në spital,”-tha Shane Clarke, një inspektor i Policisë Metropolitane. “Është shumë e rëndësishme që te jeni e sigurt.”

Parku më i madh nënujor në botë Bahrain po përgatitet për hapjen e parkut nënujor më të madh në botë në botë këtë verë. Parku është kompletuar me aeroplanin Boeing 747 të zhytur plotësisht në thellësinë 70 metra. Atraksioni turistik përfshin një sipërfaqe prej 100.000 metra katrorë dhe brenda do ketë kopje të shtëpive tradicionale të tregtarëve të perlave, shkëmbinj nënujorë artificiale të koraleve dhe skulptura të bëra nga materiali ekologjik. Rreth 20 metra i thellë, parku do të vendoset në ujërat në veri të kontinentit, rreth 30 km nga ishujt Amwaj dhe hapet në verën e vitit 2019. 747 do të jetë në qendër të vëmendjes, avioni më i madh i zhytur në ujë me qëllim. Aeroplani është dekontaminuar plotësisht.


SHOWBIZ

23 E shtunë, 2 SHKURT 2019

Zi në familjen e Ronaldos, ndahet nga jeta njeriu i shtrenjtë për çiftin Georgina Rodríguez është në zi. Babai të dashurës së Cristiano Ronaldos është ndarë nga jeta pas një betejetë gjatë me sëmundjen. Jorge Eduardo Rodríguez Gorjón vdiq në moshën 70-vjeçare. Babai i modeles kishte probleme me shëndetin pas

një goditje në zemër që mori rreth 2 vite më parë. Për të qenë me familjen e saj në momentin e pikëllimit, Georgina fluturoi në Argjentinë disa ditë më parë. Në fillim të javës, Georgina publikoi një foto nga vendlindja e saj.

“Si e trondita botën për 300 dollarë”,këngëtarja zbulon të vërtetën për tatuazhin e Styles Këngëtarja Kelsy Karter i shokoi të gjithë kur zbuloi se kishte bërë një tatuazh të Harry Styles në faqen e saj. Por e vërteta është zbuluar. Tatuazhi ishte i rremë dhe madje pjesë e një fushate marketingu. Këngëtarja zbuloi të vërtetë në një video ku shkroi: “Si shkunda të gjithë botën për 300 dollarë.” Kelsy pranoi se

Dua Lipa mahnitëse në premierën e Alita: Battle Angel në Londër Dua Lipa ka shkëlqyer në tapetin e kuq të premierës së Alita: Battle Angel në Londër. Ylli i muzikës pop u shfaq përkrah të dashurit të saj Isaac Carew dhe prindërve, Anesa e Dukagjin Lipa. Të gjithë sytë ishin drejt këngëtares e cila zgjodhi një fustan transparent për mbrëmjen e madhe. Dua realizoi këngën zanore të filmit, ‘Swan Song’, që rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm për të me 9.2 milionë klikime në YouTube për 2 javë. Alita: Battle Angel do jepet në kinema në ditën e të dashuruarve, më 14 shkurt.

U ndanë 2 dekada më parë, por Diddy nuk e harron Jennifer Lopez Ata ishin të lidhur rreth 2 dekada më parë. Por pavarësisht se kanë kaluar kaq shumë vite, Diddy nuk e ka hequr nga mendja këngëtaren. Sidomos kur shikon se JLo nuk plaket, por duket çdo ditë e më e re. Reperi i komentoi këngëtaren në një foto ku ajo tregoi trupin e saj të tonifikuar, pas një sfide 10 ditore ku nuk duhet të konsumonte sheqer dhe karbohidrate. “O Zot i madh”, shkroi 49-vjeçari. Por sidoqoftë i dashuri aktual i JLo ia bëri të ditur se e ka humbur tani dhe diva është në krahët e tij. “Sa me fat që jam”, shkruajti Alex Rodriguez. Diddy dhe J-Lo qëndruan të lidhur nga viti 1999 deri në vitin 2001. Madje u shfaqën së bashku në tapetin e kuq të 2000 Grammy Awards.

‘tatuazhi’ ishte pjesë e një marifeti për të promovuar këngën e saj, Harry.24-vjeçarja zbuloi se tatuazhi ishte thjesht për të reklamuar këngën e re që do publikojë të frymëzuar nga Harry Styles. Në video, Kelsy tha se kënga është regjistruar më shumë se 6 muaj më parë ku Harry është subjekt i saj.

Demi Lovato bën tatuazh të ri, do ju thyejë zemrën Demi Lovato ka bërë tatuazhin e dytë brenda javës dhe ishte një homazh për mikun e saj të dashur. Në një postim në InstaStory këngëtarja zbuloi se i dedikoi një tatuazh qenit të ngordhur Buddy, i cili u vra tragjikisht nga një ujk katër vite më parë. Portreti i ëmbël i qeni u tatuazhua në brendësi të kyçit të Lovatos shoqëruar nga teksti që thotë “Buddy ishte këtu”. Këngëtarja shkroi postim: “Unë do të dua dhe kurrë s’do të harroj”, shoqëruar me një emoji engjëlli. Demi e mbajti qenin së bashku me ish të dashurin, Wilmer Valderrama.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E shtunë, 2 SHKURT 2019

KUÇOVË

Presidenti Meta: Të nxisim vullnetarizmin jo vetëm për dhurimin e gjakut human të qytetarëve të Kuçovës. Nevoja për të dhuruar gjak është e përditëshme dhe kjo na vendos përpara detyrimit tonë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Bashkinë e Kuçovës në kuadër të nismës së ndërmarrë bashkë me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Pasi u takua me Kryetarin e Bashkisë, z.Selfo Kapllani dhe përfaqësues të tjerë vendorë, Presidenti Meta

shprehu kënaqësinë për këtë seancë të dhurimit të gjakut si dhe mirënjohjen ndaj dhjetra qytetarëve të Kuçovës, të cilët iu bashkuan me vullnetarizëm kësaj kauze humane. “Gatishmëria juaj për t’ju bashkuar kësaj kauze tregon për një shpirt të madh e

qytetar për t’u bërë dhurues vullnetarë periodikë. Dhurimi i sotëm nga ana e qytetarëve të Kuçovës do të shkojë për të ndih-

muar të sëmurët talasemikë të Lushnjes e Beratit. Unë ju falënderoj dhe ju përgëzoj për këtë ndjeshmëri të lartë shoqërore

dhe për vullnetarizmin tuaj. Nuk mund të lejojmë që të ketë të sëmurë talasemikë, të cilët nuk marrin dot shërbimin e nevojshëm jetik për ta, për shkak të mungesës së gjakut. Jam i bindur se me impenjimin e të gjitha institucioneve publike dhe private do të arrijmë të sigurojmë një dhurim gjaku të qëndrueshëm e të përhershëm. Duhet të nxisim vullnetarizmin jo vetëm për dhurimin e gjakut, por edhe për kauza të tjera sociale”,u shpreh Presidenti i Republikës. Kryebashkiaku i Kuçovës, Selfo Kapllani, e falënderoi Presidenti Meta për ndërmarrjen e kësaj kauze jetike, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkohen asaj masivisht.

Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

TAKIMI ME KAMPIONIN E “KICKBOX”

Presidenti Meta takon Bregun: Suksesi i punës së saj, sukses dhe i bashkëpunimit rajonal

P “Frymëzues për brezat e rinj” Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kampionin botëror në kickboxing, Adriatik Cami. Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se suksesi ndërkombëtar i Camit, do të mbetet frymëzues për brezat e rinj. Meta ndër të tjera, e cilëson kampionin në kickboxing si një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. “Me kampionin botëror në kickboxing, “King of the Ring”, Adriatik Cami. Suksesi ndërkombëtar i Camit, mbetet gjithmonë frymëzues për brezat e rinj. Sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. I lumtur të njihem me projektet e tij për të promovuar këtë sport së shpejti në qytetin e Durrësit”, shkruan Meta.

residenti i vendit, Ilir Meta ka pritur dje në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin për këtë takim, Meta shprehet se “Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. “Kënaqësi e veçantë të takohesha me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i RCC dhe i bashkëpunimit rajonal. Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal”,- shkruan Presidenti Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.