www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 233 (8364)
E martë, 2 Tetor 2018
Çmimi 30 Lekë
Xhisiela Maloku, vajza që çmendi një Shqipëri me denoncimin për djalin e deputetit thoshte se e kishte përdhunuar dhe rrahur, mbrëmë ndryshoi dëshminë dhe thotë se e bëri padinë nga xhelozia dhe u talla me policinë
Dëshmia ndryshoi! Vajza peng i mafias? Nëse në intervistat e djeshme ajo rrëzoi vetveten për të mbrojtur deputetët e përfshirë, atëherë kemi të bëjmë jo vetëm me dhunë, por me një skenar pengmarrjeje, bile shtetërore. Ajo pranoi të shkojë në burg dhe të nxjerrë nga burgu djalin e deputetit. Presioni, kërcënimi apo ryshfet-kërcënimi? Mbetet për t'u verifikuar! FAQE 3
Presidenti Meta takon senatorin Blunt në zyrën e Presidentit të SHBA, Harry S. Truman
KREU I DEPUTETËVE TË LSI
Petrit Vasili: Shteti ka rënë, tani fjalën e ka populli Intervistoi: Herion Mesi
FAQE 7
DEPUTETJA E PD
Jorida Tabaku: Xhisiela vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës me pushtet FAQE 4
Beti Njuma drejtore e Informacionit e RTV "Ora News"
FAQE 24
Presidenti Ilir Meta me Senatorin e Missourit, Roy Blunt, në zyrën historike të Presidentit të SHBA, Harry S. Truman OPINION
80-vjetori i Marrëveshjes së Mynihut
Parlamenti si atlasi i Lombrozos
Nga Aleksandër Karpushin
Nga Ilir Babaramo
FAQE 17
FAQE 13
ANALIZË
FAQE 10
POLITIKE A
jo është 25 vjeçe dhe prej shumë ditësh ndodhet në qendër të vëmendjes mediatike. Shumë pyetjeve iu ka dhënë përgjigje mbrëmë Xhisiela Maloku. A janë të vërteta apo jo përgjigjet e saj, mbetet për t’u diskutuar, por të vërtetat e saj që i thotë me bindje hedhin poshtë të gjithë dëshminë e dalë në media nga prokuroria se është dhunuar nga djali i deputetit të PSsë Rrahman Rraja. Në emisionin “Open” në Top Channel, Xhiseila ka mohuar se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka qenë në komisariat. Madje edhe se ishte marrë me forcë nga njerëzit e Rexhepit dhe ishte çuar në komisariat. Xhisiela tregoi në “Open” edhe për dëshmitë e saj në komisariat dhe kontaktet me dy oficerët e policisë Gentian Çitozi dhe Emiljano Nuhu. Pjesë nga intervista Çfarë kanë qenë këto vite me Rexhepin? Kemi qenë shumë mirë. Kemi pasur dhe debate por jo gjë tjetër. Nuk ka pasur dhunë, më shumë kemi pasur debate verbale. Arsye xhelozie, mospërputhje mendimesh. Keni pasur hyrje familjare? Jo, jo nuk kemi pasur. Si erdhi ndarja? Erdhi pa kuptim. Kishim 3 muaj që nuk ishim dakord me gjërat e njeri-tjetri. Erdhi me kërkesë të Rexhepit. Si u ndjeve? Normalisht që u ndjeva shumë keq. Nuk po e besoja dot. Jeni takuar pas këtij momenti? Po jemi takuar. Jemi takuar për t’u sqaruar. Unë i thosha pse jemi ndarë. Ai thoshte hajde ta them këtu. Me kërkesë të të dyve. Cili ka qenë muaji? Që në maj. Po jemi parë dhe jemi takuar më pas. Kur ka qenë takimi juaj i fundit? Ka qenë në komisariat takimi i fundit, më 21 korrik. Ndodhi një konflikt mes ne të dyve. Isha në gjendje të rënduar. A pati dhunë? Jo nuk pati. Normalisht një shuplakë por jo më shumë. Kishim më shumë debate. Dëshmia që ka dalë në media është nga dosja e prokurorisë, ku ju thoni që e keni takuar Rexhepin jashtë një hoteli? Është e vërtetë. Si përfunduat në hotel? Me ftesë të atij. Zënka normale, vetëm një shuplakë të vetme. Në dëshminë në media që ka dalë nga prokuroria ju thoni që jeni qëlluar me pistoletë, që është ushtruar dhunë me grushte dhe djegie me cigare. A është e vërtetë kjo pjesë e kallëzimit? Jo nuk është e vërtetë. Këtë gjë e kam kallëzuar nga xhelozia dhe nga inati që kisha ndaj Rexhepit. Është bërë një akt ekspertize nga një doktor… Në Tiranë kur dola nga Komisariati e takova. Ku e dinte ai? E lajmërova unë. Më tha pse. Ok
2
E martë, 2 TETOR 2018
Xhisiela Maloku rrëfen “të vërtetën” e saj për denoncimet e saj në Polici dhe prokurori për dhunimin nga djali i deputetit të PS-së
“Jam djegur vetë me cigare”, Xhisiela: Rexhepi më ka qëlluar një herë më tha dil më tako. E takova e më kërkoi falje. Çfarë ndryshoi kur shkove në komisariatin numër 3? Ndryshoi sepse ai nuk e mbajti fjalën e dhënë. Çfarë fjalë? Më tha që s’do bëj asgjë që të lëndojë. Dhe iku me pushime me një vajzë tjetër. Nga inati shkova ditën tjetër e denoncova për dhunë. Kush ta ka bërë ekspertizën? Nuk e di, mjeku, nuk e njoh. Është një akt ekspertize me foto s’mund ta mohosh? Nuk e di, e kam dëgjuar në media. Aty thoshte dhe prerje. Jo hematoma dhe shenja nga cigare. Po të shohësh në trupin tim i kam akoma ato shenja, janë shenja të një aksidenti që kam bërë në Fier. Kur po shkoja në Patos. Keni makinë tuajën? Ishte makina e shoqes. Po çka thuhet në akt ekspertize për shenjën e cigares çfarë mund të thuash? Unë e kam dhe këtu një shenjë. Kur ziheshim ne i bënim vetë. Po ta shikosh dhe Rexhepin i ka. A je duke e justifikuar Rexhepin? Absolutisht jo. Unë dua të them të vërtetën. Nuk jam nën presion e askujt dhe as kërcënimin e askujt. Dua të them të vërtetën sepse vetëm për një sherr xhelozie është bërë e gjitha kjo. Nuk më ka djegur me cigare e as më ka vënë pistoletën. E di që ka pasoja dëshmia e rreme? Po e di. Për një gabim, janë përfolur emrat e njerëzve të pafajshëm që nuk e di për çfarë arsye e ka bërë oficeri. Kush janë njerëzit e pafajshëm? Duke filluar që nga babai i Rexhepit, zoti Rrahman Rraja. Ku keni qenë në datë 21 në darkë? Kam qenë në Tiranë pastaj në komisariatin e Fushë Krujës. Shkova vetë në Komisariat. Nuk është e vërtetë që më kanë marrë me zor. Me kë shkove? Kam shkuar me një shoqen time. Kush ka qenë atje? Ka qenë oficeri i policisë Gentian Çitozi, Rexhepi, babai dhe një kushëri i tij kanë qenë jashtë. Ato që kanë thënë që më kanë kërcënuar më kanë mbështetur gjithmonë. Pse vajte në darkë? Ashtu e mendova. Pse nisi në orën 10 marrja në pyetje? Sepse duhet të vinte avokatja dhe psikologja. Kam qenë para psikol-
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
oges dhe avokatit. A ju ushtruan presion brenda komisariatit? Jo. Unë kam qenë në Tiranë dhe më pas direkt në komisariat pa shkuar në shtëpi. Në datën 21 kush ishin personat prezentë? Brenda ishte vetëm oficeri Çitozi dhe Rexhepi. Jashtë ishte një kushëri i Rexhepit, babai. A nuk ishin Taulant Balla dhe Artur Bushi? Jo absolutisht, e them me bindje të plotë. DENONCIMET TEK OFICERËT Më thuaj diçka për sjelljen e Çitozit? Nuk më pëlqeu sjellja e tij. Çfarë bëri ose çfarë nuk bëri që s’të pëlqeu?
ADRESA E REDAKSISË:
Nuk e di por nuk më pëlqeu. Nuk bëri pyetjet e duhura? Pyetjet e duhura, nuk e di nuk më pëlqeu. Favorizonte. Bënte presion? Thoshte mendimet e tij. Mënyra si fliste. Thoshte tërhiqe por nuk më ndikoi. Ti ke vajtur në SHKB dhe e ke denoncuar? Po nga fjalët që më tha mu duk se po favorizonte palën tjetër. Unë shkova me dëshirën time. Çfarë ndodhi pasi përfundoi marrja në pyetje? Mbaroi rreth orës 23:00. Dole nga komisariati kush ishte jashtë? Kam parë vetëm një kushëri të Rexhepit që po e priste. Rexhepi doli pas meje. Unë shkova tek halla në Krujë e kam 2 minuta larg.
Jam vënë në dijeni se ky ishte hetuesi i çështjes dhe do marrë deklarimet. Pastaj e takova në komisariatin e Krujës. Ai po fillonte të bënte pyetje jashtë hetimet që po bënte. Kush është familja Rraja, me çfarë merren, a janë të lidhur me krimin. Po më pyeste jashtë temës. I thashë që nuk janë gjërat siç thua. Më tha mos ki frikë, se unë nuk i kam frikë. Tha unë ata do t’i shkatërroj. I thashë që nuk kam frikë. I thashë po do të nisësh hetimet për ata nise për ata. Çështja ime është tjetër.
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Shkova vetëm. Të nesërmen ku shkove? Shkova në komisariatin numër 3 për të denoncuar. Më thanë të shkoja tek SHKB. Denoncova në SHKB Çitozin. Pra u nise për Rexhepin dhe e denoncove Çitozin? Po se duhej të jepja arsyen e tërheqjes së denoncimit ndaj Rexhepit. Për favorizim. Me sa di unë është thirrur Rexhepi në polici. Atë natë pasi tërhoqa denoncimin ai iku sërish në Sarandë dhe unë ndaj shkova sërish në polici. Pas një jave kam shkuar dhe kam takuar oficerin Emiljano. Keni dhënë një dëshmi? Po kam dhënë një dëshmi. Jemi takuar në prokurorinë e Krujës. Jam vënë në dijeni se ky ishte hetuesi i çështjes dhe do marrë deklarimet. Pastaj e takova në komisariatin e Krujës. Ai po fillonte të bënte pyetje jashtë hetimet që po bënte. Kush është familja Rraja, me çfarë merren, a janë të lidhur me krimin. Po më pyeste jashtë temës. I thashë që nuk janë gjërat siç thua. Më tha mos ki frikë, se unë nuk i kam frikë. Tha unë ata do t’i shkatërroj. I thashë që nuk kam frikë. I thashë po do të nisësh hetimet për ata nise për ata. Çështja ime është tjetër. … Si dëshiron që ne të ndihmojmë? Cila është ndihma që kërkon nga unë? Dua të zbardhen të vërtetat e ngjarjes. Po sikur të jenë të vërteta? Por nuk janë të vërteta. Po sikur prokuroria, gjykata t’i nxjerrë? Jo nuk ka si dalin sepse nuk janë të vërteta. Është i pafajshëm. Ai ka pasur vetëm fajin që ka ikur me pushime. A të ka dhunuar psikologjikisht? Po psikologjikisht po. Ti thua se të ka qëlluar me shpullë. Nuk është dhunë? Po një shpullë. Edhe unë e kam qëlluar atë, jo atë ditë. A do të riktheheshe me Rexhepin? Jo nuk do rikthehesha. Do largohesh nga vendlindja? Po do largohem sepse nuk e duroj dot mentalitetin. Të të thonë të përdhunohesh nga i dashuri është shumë i rëndë. Do largohesh nga Shqipëria? Po dua të largohem, do iki tek njerëzit e mi që kam jashtë. A është duke u dhënë kjo intervistë me vullnetin tënd të plotë? Absolutisht po. Ne jemi duke u takuar në Durrës me çfarë erdhe? Me taksi. Pse pranove ta japësh këtë intervistë? Pranova sepse po përfshihen shumë njerëz të pafajshëm duke nisur nga Rexhepi. Ishte një gabim i imi dhe të bëhet një show kaq i madh mediatik. Marrë me shkurtime nga Top Channel
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 2 TETOR 2018
Xhisiela Maloku, vajza që çmendi një Shqipëri me denoncimin për djalin e deputetit thoshte se e kishte përdhunuar dhe rrahur, mbrëmë ndryshoi dëshminë dhe thotë se e bëri padinë nga xhelozia dhe u talla me policinë
Dëshmia ndryshoi! Vajza peng i mafias? Nëse në intervistat e djeshme ajo rrëzoi vetveten për të mbrojtur deputetët e përfshirë, atëherë kemi të bëjmë jo vetëm me dhunë, por me një skenar pengmarrjeje, bile shtetërore. Ajo pranoi të shkojë në burg dhe të nxjerrë nga burgu djalin e deputetit. Presioni, kërcënimi apo ryshfet-kërcënimi? Mbetet për t'u verifikuar! Xhisiela Maloku, 25-vjeçarja që prej një jave ka ngritur në këmbë gjithë Shqipërinë me historinë e përdhunimit dhe të dhunës nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, dje ka përmbysur gjithë versionin që njohim deri tani për dhunën. Në dy intervista, në "Top Channel" dhe "TV Klan", Xhisiela Maloku ka deklaruar se nuk është dhunuar asnjëherë nga djali i deputetit. Gjithashtu, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kërcënim të saj, djegie të trupit me cigare, por janë vetëdjegur me dëshirë të dy! 25-vjeçarja deklaroi se ka bërë tre denoncime në komisariate të ndryshme të policisë, por sipas saj kanë qenë për shkaqe xhelozie. "Nuk më ka kërcënuar asnjëherë djali i deputetit dhe nuk më ka përdhunuar",- tha Xhisiela. Gjithë Shqipëria u trondit këtë javë nga denoncimi i Xhisiela Malokut dhe detajet në raportin e policisë së korrikut 2018, i cili është firmosur nga eksperti mjeko-ligjor dhe policia. Por tronditja ishte dhe më e madhe dje, pas dy intervistave befasuese që vajza rrëzonte gjithçka lidhur me dhunën. Vajza 25-vjeçare me arsim të lartë, deklaroi praktikisht se me të gjitha denoncimet që kishte bërë në polici për dhunë, përdhunim, pistoleta dhe djegie me cigare ishte tallur me policinë! Sipas saj, të gjitha denoncimet ishin për shkak të xhelozisë që kishte pas ndarjes nga djali i deputetit. Ndërkohë që edhe kur është vendosur përballë raportit mjekoligjor, ku zyrtarët e shtetit kanë firmosur se ajo është rrahur dhe dhunuar, me shenja të dukshme, Xhisiela Maloku deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë. Edhe pse vajza thotë se u tall me
policinë, sipas ligjit, ajo mund të paditet për denoncim dhe dëshmi të rremë ne polici, një vepër penale që dënohet me disa vite burg. Është e pashpjegueshme sesi një denoncim mund të ndryshojë ngjarjen kretjësisht. Jo vetëm që ka liruar nga akuzat personin që dy muaj më parë deklaronte se e kishte kërcënuar me armë, por është e gatshme që të rrezikojë edhe vet burgun. Pra, pas dëshmisë së saj mbrëmë djali i deputetit socialist lirohet nga burgu dhe arrestohet Xhiseila! Është e pashpjegueshme sesi një denoncim mund të ndryshojë në mënyrë të tillë 100 për qind. Nga viktimë dhe një rast që solli reagime të mëdha dhe mbështetje nga gjithë shoqëria, dje Xhisiela Maloku u përpoq të dukej një vajzë mendjelehtë që i "kish rënë në kokë" për djalin e deputetit dhe tallej me policinë disa herë. Në daljet e saj në media, 25vjeçarja u përpoq të tregonte se bëhej fjalë për një histori dashurie dhe gjithë zhurma që po bëhet këto ditë nuk ka lidhje me dhunën dhe ndë-
rhyrjet e deputetit në rastin e saj. Bile ajo akuzoi median se përse e kanë publikuar këtë ngjarje! Në një analizë më të thelluar të atyre që kanë ndodhur këto ditë, rrëfimi i saj dje për mediat ngre pikëpyetje edhe më shumë sesa më parë. Dëshmia e vajzës dje nuk bind se është ajo e vërteta. Edhe pse deklaronte me papërgjegjshmëri se nuk ishte dhunuar dhe nuk dinte se kush e kishte bërë raportin mjeko ligjor, fakti është se raporti ka firmat e mjekëve dhe ekspertëve të policisë. Nëse vajza mund të ketë bërë humor për xhelozi, një ekspert mjeko-ligjor nuk tallet dot me profesionin e tij, sepse shkon në burg. Vajza deklaronte se denoncimet i kishte bërë për humor me policinë, por si ka mundësi që në një rast ajo është ankuar dhe për oficerin e policisë duke e çuar për procedim penal, sepse po mbante anën e djalit të deputetit. Nëse ishte shaka, pse dërgoi për procedim penal dhe një oficer policie? Ndërkohë për "talljen" që ajo ka bërë me policinë, një oficer policie sot është nën hetim dhe i pezulluar,
ndërsa një nënkomisar ka ikur në azil dhe deklaron se i kanë venë pistoletën në kokë pikërisht për historinë e saj. Një tjetër fakt që ngre pikëpyetje është se në të tre denoncimet që ka bërë detajet janë të njëjta. Në të gjitha rastet vajza ka folur për armë, përdhunim dhe dhunim nga djali i deputetit. Është pak e çuditshme dhe e pabesueshme sesi një vajzë 25vjeçare mund të tallet dhe bëj humor me nderin e saj, duke thënë se e kanë përdhunuar. Një ndryshim i tillë i deklaratave mund të bëhet vetëm nëse vajza ka probleme serioze personaliteti dhe kjo do ishte një dramë personale e saj. Ose, ajo çfarë është më e rënda, dhe në këtë histori s'mund të përjashtohet asnjë variant, kemi të bëjmë me vazhdimin e kërcënimit ose ryshfeti. Nga detajet që publikoi dje gazetarja Eni Vasili në jo pak raste Xhisiela Maloku linte të kuptonte se po gënjente. Një fakt, që u tha ishte se gazetarja e Top Channel e pyeti se me çfarë do të shkonte pas intervistës, ajo kishte thënë "me taksi", ndërkohë që gazetaret e kishin parë se e priste një makinë, të cilët e morën. Nëse në intervistat e djeshme ajo rrëzoi sërish variantin për të mbrojtur deputetët e përfshirë, atëherë kemi të bëjmë jo vetëm me dhunë, por me një skenar pengmarrje, madje shtetërore. Kjo është e frikshme për gjithë qytetarët. Ajo vajzë dukej e frikësuar, e kërcënuar. E tregojnë dëshmitë e saj me shkrim në polici e prokurori, e manifestonte nga mënyra se si fliste mbrëmë. Ajo pranoi të shkojë në burg dhe të nxjerrë nga burgu djalin e deputetit. Mili Xhani
POLITIKE
4
E martë, 2 TETOR 2018
“Sabotoni OSBE-në”/ Thirrja ndaj zv.kryeministres Mesi: Mos e prano në zyrë atë batakçi, atë përdhunues
A
shtu siç dhe ishte lajmëruar më herët, u mbajt pasditen e djeshme protesta para Kryeministrisë për rastin e Xhisiela Malokut e cila u dhunua nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së Rraman Rraja. Qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë dhe gra deputete nga kampi opozitar kanë marshur tek kryeministria për të dhënë mesazh të fortë kundër dhunës ndaj femrave. Ata kanë bërë thirrje që të ndalet dhunë, ndërsa kanë shigjetuar në kritikë të ashpra ndaj kryeministrit Rama, qeverinë dhe politikën në tërësi e cila mbron sipas tyre të fortët dhe jo qytetarëve. “Rexhep Rraja ka bërë ato që bën çdo i fortë, Rraman Rraja atë që bën cdo i fortë, kryeministri atë që bën çdo i fortë. Është politika që e mbrojti Rexhep Rrajën”, tha njëra nga aktivistët. Në nisje të kësaj proteste, anëtarja e shoqërisë civile, gjatë fjalës së saj u bëri thirrje qytetarëve të sabotojnë OSBE në Tëitter dhe në çdo rrjet social, pasi sipas saj në një lajm të shpërndarë nga zyrat e saj, u tha se këtë protestë e ka organizuar opozita dhe jo shoqëria civile. “Kjo protestë është organizuar nga shoqëria civile dhe të gjithë të tjerët i janë bashkuar më pas me dëshirë…. Sabotoni OSBE, sepse diplomatët nuk mund të tallen me ne, as me dinjitetin e as me kurajon tonë. Rraja ka rrahur e përdhunuar pa pësuar gjë sepse ai është i fortë. Dhe pushteti është i të fortëve, i maskarenjve… të fortët janë kudo “, tha ajo. Ndërkohë nga protestuesit janë dëgjuar ovacione “Rama ik! Rama ik!” dhe “qeveri e krimit”. Një tjetër ak-
Shoqëria Civile në protestë për Xhisiela Malokun: Qeveri e krimit, sot është koha e të fortëve DEKLARATAT
Protesta para Kryemninistrisë, Pesha: Po është një protestë politike, sepse…
tiviste tha se si Xhisiela ka shumë në Shqipëri, por sot në vendin tonë është koha e të fortëve dhe ndaj ndodhin të tilla raste. Apeli për Senida Mesin Në protestën e djeshme para Kryeministrisë, në përkrahje të Xhisiela Malokut, 25-vjeçares së dhunuar nga Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja kishte pjesëmarrës nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, ndërsa ra në sy thirrja e fortë e një banori të malësisë së Pukës, ndaj zv.kryeministres Senida Mesi. Teksa tha se ka ardhur enkas nga Puka për të marrë pjesë në protestë ai tha: “Të dashur vëllezër dhe motra, të dashur
bashkëqytetar të Republikës së Shqipërisë. Unë jam Isa Shkrel, vij nga fshatrat më të thella të zonës së Pukës. Kam ardhur apostafat. Nuk e ka përdhunuar
i biri i Rrahman Rrahjas, përdhunuesi është Edi Rama, e ka përdhunuar Taulant Balla dhe Artur Bushi. Përdhunimin më të madh ia ka bërë parlamenti. I bëj thirrje zv.kryeministres që është grua prej Shkodre. Zonja Mesi, me porosinë e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, mos e prano nesër në zyrë atë batakçi, atë përdhunues, i cili me vendim gjykate 4 gra i ka përdhunuar dhe i ka ndarë”- tha protestuesi. Ndër të pranishmit ishte edhe avokati Adriatik Lapaj, i cili hodhi akuza ndaj klasës politike, ndërsa i quajti ata si horra, ndërsa tha se duhet të jemi krenar për nënkomisar Nuhun, i cili publikoi rastin.
PROTESTA PËR XHISIELËN
M
e qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, u mblodhën pasditen e djeshme para Kryeministrisë për të protestuar ndaj dhunës që u ushtrua ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit R r a h m a n R r a h j a . E p r a nishme në këtë protestë ishte dh zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila deklaroi se nuk ishte aty për të folur për politikë, por ishte aty për të mbështetur qytetarët dhe shoqërinë civile në këtë luftë kundër krimit shtetëror. Ajo tha se shteti në Shqipëri ka rënë, që ditën që Xhisiela është dhunuar dhe përdhunuesi është marrë në mbrojtje. “Unë sot nuk kam ardhur këtu të bëj partinë, por kam ardhur sepse i jam bashkuar një kauze që ka të bëjë me politikën. Në parlament ka
Ina Zhupa: Shteti ligjor ra që ditën që u dhunua Xhisiela! Në parlament ka horra
kriminelë, ka njerëz të lidhur me krimin, ka njerëz që kanë vetting në politikë, por asnjëri
nga këta nuk përfaqëson PD-në. Unë sot nuk do të doja të isha këtu, sepse nuk do doja të ishte
dhunuar një grua. Jam këtu dhe jam shumë e lumtur që shoqëria civile organizoi këtë protestë. Ne nuk jemi për ta kapur dhe përdorur protestën, por jemi këtu për tu përballur me të vërtetën. Shteti vdiq. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje për shtetin ligjor që ka vdekur. Shteti ligjor vdiq kur Xhisiela shkoi në 3 komisariate dhe nuk pranuar ti marrin denoncimin. I bëj thirrje ambasadorit të BE-së që të sigurojë në një nga vendet e BE-së, për Xhisielën, nënë dhe motrën e saj”, tha zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në protestën e djeshme.
Aktivisti i shoqërisë civile, Besjan Pesha, mori pjesë sot në protestën e organizuar para Kryeministrisë, në përkrahje të 25-vjeçares Xhisiela Maloku, e cila është dhunuar nga Rexhep Rrahja, i biri i deputetit socialiste Rrahman Rrahja. Teksa ka bërë thirrje kundër sistemit politik të inkriminuar, dhe futjes në Kuvend të personave të panjohur, që njihen vetëm në raste krimesh, Pesha u shpreh se kjo është një protestë politike, kundër të gjithë sistemit. “Si të mos jetë kjo në protestë politke, kur ky sistem politik çon në Kuvend persona që njihen vetëm kur bijtë e tyre përdhunojnë vajzat e fshatrave. Si të mos jetë politke, kur të gjitha partitë çojnë në Kuvend persona të anonimë. Si të mos jetë politike, kur e dimë që ky përdhunues do të rrijë disa muaj në burg, e më pas do të dalë e askush nuk do e kujtojë më këtë. Me këtë politikë, nëse nuk do të bëhemi të gjithë bashkë, situata nuk do të ndryshojë, por do të vijë duke u përkeqësuar”, – tha Pesha.
POLITIKE
5
E martë, 2 TETOR 2018
Deputeti socialist kokë më kokë me Taulant Ballën: Nuk iki nga grupi PS, djali s’ka kryer dhunë
D
eputeti Rrahman Rraja deklaron se nuk do të largohet nga grupi parlamentar i PS-së. Gjithashtu, ai mbrojti djalin e tij duke deklaruar se ky i fundit nuk ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, Xhisiela Maloku. Pas takimit ai mbrojti tezën se i biri i tij nuk kishte ushtruar dhunë ndaj 25 vjeçares. “Nuk ka lidhje fare me atë punë, nuk ka kryer dhunë”- deklaroi Rrahman Rraja. Në mbledhjen e organizuar paraditen e djeshme të gru[pit parlamentar të PS-së, deputeti socialist i Krujës nuk mori pjesë, por u paraqit më vonë në Kryesinë e Kuvendit për një takim me kryetarin e grupit të tij parlamentar Taulant Balla, takim ky që u zhvillua në zyrën e këtij të fundit. Në momentin kur doli nga Kryesia e kuvendit, gazetarët i drejtuan mikrofonin dhe në largim e sipër deputeti i gjendur prej një jave në akuzat jo vetëm të opozitës, por edhe të opinionit publik pas denoncimit të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhu, lidhur me dhunën e ushtruar nga djali i tij ndaj Xhisela Malokut, është shprehur shkurt: “Djali im nuk ka kryer dhunë, e keni gabim (u drejtohet gazetarëve). Nuk largohem nga Partia Socialiste”- tha Rraja. Në përpjekje për t’ju përgjigjur akuzave publike dhe denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu se djali i tij e ka kërcënuar për të fshehur
“Xhisiela”, Rrahman Rraja: S’bëhem prokuror i djalit, i takon drejtësisë
një përdhunim, deputeti i PSsë Rrahman Rraja ka reaguar sërish ditën e djeshme, por kësaj here jo përmes përballjes me gazetarët, por me një koment në rrjetin social “Facebook”, ku ai tha se nuk ka bërë kurrë presion
ndaj policisë. Rraja pohoi se ai nuk bëhej prokurori i djalit të tij, i cili qëndron pas hekurave nën akuzën e përndjekjes ndaj ishtë dashurës, Xhisiela Malokut, duke shtuar se kjo çështje i takon drejtësisë për të hetuar. Mes të
tjerash socialisti tha se me familjen e vajzës që denoncoi djalin e tij, ka lidhje disa vjeçare, që për të mbetet e pandryshuar. “Unë Rrahman Rraja, për shumë vite kryetar i komunës Nikël dhe sot deputet i PS, deklaroj: 1. S’kam
marrë pjesë në asnjë lloj presioni mbi policinë dhe kam kërkuar dhe kërkoj të hetohet vendndodhja ime atë ditë; 2. Mos prisni nga unë që të bëhem prokurori i tim biri dhe mos keqpërdorni fjalët e mia si baba! Po e them shumë qartë që prokuroria duhet ta hetojë çështjen deri në fund; 3. Familja jonë dhe familja e vajzës kanë marrëdhënie të vjetra miqësore që janë të pandryshuara sot dhe gjithë jetën. 4. Djali dhe vajza kanë pasur një marrëdhënie disa vjeçare dhe pavarësisht asaj që mendoj unë, e përsëris, kjo çështje i takon drejtësisë, jo politikës”- deklaroi dje deputeti Rrahman Rraja. Ndërkohë burime nga grupi PS-së bëjnë me dije se kryetari i këtij grupi Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të merren me çështjet dhe agjendën e tyre politike, e të mos merren me opozitën. Vetë kryeministri Edi Rama edhe pse i pranishëm në m,bledhjen e djeshme mësohet se nuk ka folur asnjë fjalë. Ndërkaq, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit në Durrës deri në momentin e daljes në gjykatën e Krujës për rivlerësimin e masës së sigurisë. Rexhep Rraja u arrestua paraditen e së dielës 30 shtator, teksa ndodhej në një biznes që jepte makina me qera pranë Rinasit. Ndaj tij është ngritur vetëm akuza e “Përndjekjes”.
MINISTRIA E BRENDSHME AKUZA OPOZITËS: PO TENTON TË SHFOKUSOJË POLICINË NGA GODITJA E GRUPEVE KRIMINALE
K
ryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se arrestimi i djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja ishte një “arrestim fasadë”. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “tëitter”, shefi i qeverisë thotë se PD-ja po prezanton “jashtënxjerrjen politike” të radhës. Me tej Rama shton se Xhisiela Maloku është kthyer në mish për top për dëshpërimin e opozitës. “Arrestim fasadë”!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s’janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë”- u shpreh dje në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama. Reagimi i Ministrisë Për akuzat reagoi dje edhe ministria e Brendshme, nëpërmjet zv/ministres Romina Kuko e cila tha se nuk ka pasur një favorizim për djalin e deputetit duke theksuar se kallëzimi dhe ndjekja penale nuk janë mbyllur nga policia edhe pse sipas saj denoncuesja ka insistuar që të tërheqë padinë.
“Arrestim fasadë”, Rama ironizon PD-në: Prurje e re e jashtënxjerrjes politike
“Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale. Ky është standardi, me të cilin Policia e Shtetit punon prej vitesh”- u shpreh Kuko. Zv/ ministrja Kuko tha se tentativat për përdorimin politikisht të policisë së shtetit kanë si qëllim shfokusimin e luftës ndaj grupeve kriminale. “Tentativat për përdorimin politikisht të policisë së shtetit kanë si qëllim shfokusimin nga objektivi strategjik dhe operacional kundër grupeve kriminale. Institucionet nuk bazohen në shpërthime emocionale por dispozita ligjore dhe standarde”- deklaroi zëvendësministrja Kuko. Sipas Kukos, menjëherë pas denoncimit të Xhisiela Malokut, brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues nga policia duke pezulluar dhe proceduar penalisht në prokurori punonjësin, i cili nuk veproi konform ligjit dhe
procedurave standarde. Në një dalje për mediat ditën e djeshme, një ditë pas arrestimit të të riut Rexhep Rraja, ajo deklaroi se ministria e Brendshme përtej çdo reagimi emocional apo të motivuar politikisht ripërsërit edhe njëherë qëndrimin e palëkundur
institucional duke rikonfirmuar korrektesën e veprimeve të kryera nga Policia e Shtetit për rastin e Xhisiela Malokut. “Gjykojmë të arsyeshme dhe nuk do të rreshtim së përsërituri se nuk ka patur asnjë favorizim të askujt pavarësisht emrit apo mbiemrit
që mban. Ky është momenti të ritheksojmë se kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë”, shprehet Kuko. Ajo shtoi se brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës. Po ashtu deklaroi se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale. Sipas saj, ky është standardi, me të cilin Policia e Shtetit punon prej vitesh. Më tej shton se pavarësisht politizimit të skajshëm të këtij rasti, për të cilin shprehu keqardhje të thellë, ajo konfirmoi se Policia e Shtetit trajton duke iu referuar të dhënave të vitit të fundit 4500 raste të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
POLITIKE
6
E martë, 2 TETOR 2018
Zgjedhjet, deputetja e LSI-së: Të gjitha mundësitë janë aty, opozita i ka të gjitha alternativat, e ka të gjithë forcën
P
as ngjarjeve të fundit që kanë tronditur jo pak opinionin publik, duket se opozita po diskuton edhe mundësinë për një bojkot total të parlamentit. Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha deklaroi dje se duke u nisur edhe nga situata e fundit politike, apo ngjarjet e fundit bojkoti total i parlamentit është një alternative që po mendohet. E ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës, duke folur për vetingun në politike, Gjosha tha se nëse do të kishte një “Jo” të prerë nga ana e mazhorancës, kjo do të ishte fillimi i fundit të dialogut mes palëve politike. E pyetur nëse do të konsiderohet bojkoti total i Parlamentit nga opozita, deputetja e LSI-së u përgjigj prerazi: “Patjetër që po, është një alternativë e cila është duke u menduar. Duke parë edhe mënyrën sesi ne po vijojmë me aktualitetin politik në vend, me ngjarjet e fundit. Opozita ka pasur disa opsione tashmë të parashtruar mazhorancës, siç ka qenë edhe vettingu në politike, ku ne kemi një pr/ligj të depozituar që pret një PO apo një JO nga mazhoranca dhe ka hasur në debate të shumta gjatë gjithë kësaj kohe. Nëse do të kishim një JO të prerë nga mazhoranca besoj që këtu do të ishte fillimi i fundit të dialogut mes palëve politike dhe marrjes së një rruge tjetër përveç asaj institucionale”- tha Gjosha. Nëse LSI-ja i bashkohet ose jo qëndrimit të PD-së se nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër, Gjosha dha këtë përgjigje: “Unë besoj se është pak
Gjosha: Po e mendojmë edhe mundësinë e bojkotit total të parlamentit
herët për të folur për zgjedhjet. Të gjitha mundësitë janë aty, opozita i ka të gjitha alternativat, e ka të gjithë forcën. Duhet të luftojë me programin e saj, me qytetarët shqiptarë
për t’i ndërgjegjësuar ata. Nuk është e nevojshme për të pritur zgjedhjet nëse duhet t’i japim fund një pushteti të tillë, një mënyrë të keqqeverisjes që po ndodh në këtë vend. Ndaj të
gjitha mënyrat e tjera, protestat dhe reagimi qytetar është i mirëpritur dhe ne do të jemi aty në çdo rast që qytetarët do ta kërkojnë nga opozita”- u shpreh Klajda Gjosha. Më herët, nga
foltorja e LSI-së, deputetja Gjosha deklaroi se rasti i Xhisiela Malokut është kthyer tashmë në çështje kombëtare që i përket gjithë shoqërisë, sepse nuk ka të bëjë vetëm me dhunën e ushtruar ndaj një vajze të re, por në fakt ky rast ka nxjerrë në pah realitetin e hidhur të lidhjes së pushtetit me krimin. “Rasti i Xhisielës tregoi qartë se çfarë do të thotë që një qytetar të ndodhet i vetëm përballë presionit të pushtetit diktatorial dhe pushtetit mediatik. Është e paprecedentë të quash arritje arrestimin e djalit të deputetit, dy muaj pasi ka ndodhur ngjarja, dy muaj pasi është kryer ekspertiza mjeko-ligjore që vërtetonte shenjat e dhunë në trupin e një vajze të re e cila edhe sot që flasim vazhdon të jetë e pambrojtur dhe e terrorizuar. Shqipëria sot ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm të këtyre viteve të fundit, ku shteti ia ka dorëzuar qeverisjen bandave kriminale dhe ku institucionet kanë ndalur totalisht së funksionuari. Drejtësia sot është nën robërinë e plotë të pushtetit duke rrezikuar jetët e qytetarëve shqiptarë”deklaroi dje deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.
KREU I LIGJVËNËSVE TË LSI-SË REAGON EDHE NDAJ DEKLARATAVE TË DEPUTETIT TË PS-SË RRAJA: SHTETI DUHET SHPËTUAR SOT
“Xhisiela”, Vasili: Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen!
K
reu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me dhunën e djalit të deputetit ndaj 25-vjeçares, Xhisila Maloku. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa i referohet reagimit të kreut të Qeverisë, Vasili shprehet se i vetmi rast kur Edi Rama është i sinqertë është kur gënjen. “Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen! Dikur 7 vjet më parë në opozitë, Edi Rama zbrazte fishekzjarre dënglash dhe hipokrizie morali me tonelata. Në Kongresin e Partisë Socialiste në 6 nëntor 2011 ja ç’thoshte pacipësisht dhe me zë të lartë: “Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta,
ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam”. Po sot? Sot standardi i vërtetë i Edi Ramës është vetëm një: alibia e çdo lloji llumi qoftë ky përdhunim, krim, trafik droge., etj etj. Ky është standardi që mbrojti Elvis Roshin, Saimir Tahirin, Agron
Xhafën, dhe së fundi përdhunuesit e Fushë-Krujës, e plot e plot të tjerë kryetarë bashkie, drejtorë e nëpunës të lartë. Ndaj mos e besoni kurrë. Ai është thjesht një hipokrit dhe gënjeshtar. Çdo fjalë e tij është vetëm e kundërta e asaj që thotë.
Edi Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen”- deklaroi ditën e djeshme deputeti i LSI-së Petrit Vasili. Deklaratat e Rrajës Po dje, po përmes rrjeteve, kreu i ligjvënësve të LSI-së do të reagonte edhe ndaj qëndrimit të shprehur nga deputeti “nën akuzë” i PS-së, Rrahman Rraja, i cili tha se djali i tij nuk është dhunues dhe se ai nuk largohet nga grupi i PS-së. Për Petrit Vasilin, ky qëndrim tregon se qeveria ka në pushtet deputetë gangsterë. Kreu i grupit parlamentar i LSIsë, shton se Kryeministri dhunon denoncimin e krimit dhe po mbron hapur dhunuesit. Ndaj dhe thirrja e Vasilit, shkon për të gjithë shqiptarët që të bëhen bashkë për të shpëtuar shtetin. “Shteti duhet shpëtuar sot, nesër është vonë. Shteti u asgjësua. Rasti i Xhisiela Malokut ja bëri të qartë edhe qytetarit më të fundit. Poli-
cia që nuk zbulon dhunën kriminale, por e mbulon. Prokuroria që nuk heton, por e mbulon edhe ajo akoma më shumë krimin. Kryeministri, që dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit. Deputetët e rilindjes, që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën dhe lapërdhinë e njëri-tjetrit. Shtet që dhunon, rreh dhe poshtëron qytetarin e thjeshtë dhe mbron me gjoks kriminelët, siç bëri haptas kryeministri. Na kanë rrëmbyer shtetin. E kanë shqyer shtetin. Të shkosh në dyert e shtetit është njëlloj si të shkosh në gojë të ujkut. Shteti të vret e të rreh dhe të varros për së gjalli. Nëse e informon shtetin për krimin dënohesh ti dhe jo kriminelët. Shteti është sot vetëm një zgjatim, një atavizmë e krimit. Shteti duhet shpëtuar sot nesër është vonë”u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
7
E martë, 2 TETOR 2018
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Kryeministri ka zgjedhur të bëjë gangsterin ordiner
Intervistoi: Herion Mesi Prej disa ditësh në media po artikulohet historia e dhunimit të vajzës nga Kruja, Xhisiela Maloku nga ish- i dashuri Rexhep Rraja, që është djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, histori kjo e denoncuar nga nënkomisari i policisë, Emiljano Nuhu, ku ky i fundit pretendon se është kërcënuar me armë në zyrën e tij nga deputeti Rrahja në prani edhe të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, në mënyrë që ai të mos i shkonte më tej hetimeve të ngjarjes. Për kryetarin e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke marrë shkas nga largimi nga vendi i oficerit të policisë thekson se të gjithë e kemi të qartë tashmë se jemi jo vetëm të tradhtuar nga shteti, por edhe të këcënuar, pasi oficeri Nuhu sapo denoncoi faktet u kërcënua personalisht në mënyrë banditeske nga kryeministri Rama, gjë që shënon fundin e shtetit dhe të autoritetit të ligjit. Deklaratat e tij, Vasili i bëri dje gjatë një interviste për “Koha Jonë”, ku shton se e gjithë kjo ndodh pasi Kryeministri ka zgjedhur të bëjë gangsterin ordiner, “të bëjë prokurorin, të bëjë ndëshkuesin dhe të mbyllë dhunën dhe krimin me autoritetin e karriges”. Ndërsa arrestimin për “Përndjekje”, kreu i ligjvënësve të LSI-së e ka cilëson si akuza më e lehtë që mund t’i jepej djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. “Arrestimi i djalit të deputetit duke fshehur të gjithë akuzat dhe duke lënë vetëm një, është thjesht një provë e një shteti të rënë që ka tradhtuar kryq e themel qytetarët e vet. Është prova e gangsterizmit të ulur në institucione, është perfeksionimi i mekanizmit kriminal të ngritjes së alibive për dhunën dhe krimin dhe krijimin e një shteti satrap dhunues e shtypës për qytetarët e thjeshtë. Akti i oficerit Nuhu ishte një shërbim i madh për t’i nxjerrë sheshit këtë zgjyrë kriminale që po gërryen vendin”- thotë Petrit Vasili. Z. Vasili prej disa ditësh ka një përplasje politike për sa i përket një deklarate të një oficeri të policë, Emiliano Nuhu, ku përfshihet edhe një vajzë e cila ka bërë denoncim për dhunim ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja, dhe po sipas dëshmive të Nuhut në media ka ndërhyrë edhe Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Krujës në tentativën për fshehjen e saj. Si e komentoni ju këtë ngjarje dhe çfarë qëndrimi ka LSI për këtë? Është pa asnjë dyshim një moment shumë dramatik ky, pasi të gjithë e kemi të qartë tashmë se jemi të tradhtuar nga shteti dhe të gjitha institucionet kenë rënë. Jo vetëm kaq, por jemi edhe të kërcënuar pasi oficeri Nuhu sapo denoncoi faktet u kërcënua personalisht në mënyrë banditeske nga kryeministri Rama gjë që shënon fundin e shtetit dhe të autoritetit të ligjit, pasi Kryeministri zgjedh të bëjë gangsterin ordiner, të bëjë prokurorin, të bëjë ndëshkuesin dhe të mbyllë dhunën dhe krimin me autoritetin e karriges. Mbrojtja politike që ju është ofruar deputetëve socialistë të përfshirë në këtë aferë të ndyrë është tashmë një standard i qelbur amoral i njëjtë
me atë që iu ofrua Tahirit kur e mbrojtën nga arrestimi, apo kur mbyllën çështjen e Agron Xhafës, apo mbrojtja e Elvis Roshit, apo deputetëve që ushtruan dhunë rrugaçërore në sallën e parlamentit. Pra, me një fjalë standardi politik i Edi Ramës është rrugaçëria. Shqipëria dhe shqiptarët pas bërjes publike të këtyre ngjarjeve kaq të rënda dhe tragjike e ka shumë të qartë se antishteti ka rrëmbyer institucionet dhe në krye të shtetit është një horr. Ndërkohë, dje (të dielën) ka pasur zhvillime mbi këtë ngjarje, ku ndaj djalit të deputetit është ekzekutuar një urdhër arrestimi, një arrestim ky që vjen pas akuzave të kryeministrit ndaj oficerit Nuhu që është dhe denoncuesi i kësaj ngjarjeje. Si e shikoni këtë qasje? Dhe në gjykimin tuaj, a mbaron historia me arrestimin e djalit të deputetit? Arrestimi i djalit të deputetit duke fshehur të gjithë akuzat dhe duke lënë vetëm një, është thjesht një provë e një shteti të rënë që ka tradhtuar kryq e themel qytetarët e vet. Është prova e gangsterizmit të ulur në institucione, është perfeksionimi i mekanizmit kriminal të ngritjes së alibive për dhunën dhe krimin dhe krijimin e një shteti satrap
Vasili: Shteti ka rënë, tani fjalën e ka populli
dhunues e shtypës për qytetarët e thjeshtë. Akti i oficerit Nuhu ishte një shërbim i madh për t’i nxjerrë sheshit këtë zgjyrë kriminale që po gërryen vendin. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje zëra të ndryshëm nga opozita kanë nisur të kërkojnë radikalizim të qëndrimit të opozitës, me bojkot përfundimtar të Kuvendit dhe djegie mandatesh, a është koha për një qëndrim të tillë? Opozita është në një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin e Shqipërisë, një kuvend të uzurpuar nga rilindja ku dhunohet çdo procedurë parlamentare dhe ku një tufë uzurpatorësh sillen si çakenj me prenë e tyre politike dhe ku roli i kryetarit të Kuvendit është krijimi i të gjitha kushteve që kriminalizimi i Kuvendit të ulet këmbëkryq në sallën e parlamentit, duke e ngarkuar veten me përgjegjësi të shumëfishta morale, politike dhe ligjore. Tani fjalën e ka marrë në dorë populli dhe në çdo rast ne do të zbatojmë atë që populli do të kërkojë nga ne, dhe do të vendose populli, pasi vetëm vullneti i pop-
ullit është shërimi për një vend të gërryer nga krimi korrupsioni, dhuna e trafiqet. Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku po diskutohej dhe çështja e Teatrit Kombëtar u bojkotua edhe nga anëtarët e LSI-së në këshill. Do të depozitohet nga ana e opozitës kërkesa në Kuvend për hapin e radhës për pengimin e shembjes së Teatrit? Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ishte demonstrimi i uzurpimit të Bashkisë së Tiranës nga interesat kriminale dhe kthimin e drejtuesve të Bashkisë së Tiranës në çirakë dhe shërbëtorë të krimit dhe asgjë më shumë. Ky drejtim i Bashkisë së Tiranës me këtë urrejtje kaq të madhe ndaj qytetit të Tiranës, veçanërisht, do të mbetet i fiksuar gjatë në memorien e qytetit si ditët më të zeza të zaptimit të kryeqytetit nga e keqja, nga provincializmi pa shërim, nga hipokrizia shkatërrimtare, nga nepsi i shfrenuar për korrupsion dhe histeria e shkatërrimit të çdo vlere të ndërtuar me vite
prej vandaleve të shekullit të 21. LSI-ja në Këshilin Bashkiak nuk do të ndalet asnjë herë në denoncimin e këtij pushteti abuziv dhe të kapur kryekëput nga interesa klienteliste dhe të errëta, duke bërë gjithçka për të shpëtuar kryeqytetin nga kjo mynxyrë babëzie dhe injorance që ai nuk e ka parë kurrë më parë. Para pak ditësh Ministri Gjerman që erdhi në Tiranë, tha që nuk futeshim në mënyrë automatike në Bashkimin Europian? Si e shikoni situatën politike në vend, pasi duket se dy kampet janë shumë larg një bashkëpunimi mes tyre për çështjen e integrimit? Kryeministri po punon kundër integrimit europian dukshëm dhe me një strategji të mirëpërcaktuar. Integrimi shkon përkundër agjendës kriminale të kryeministrit dhe projektit të tij për kthimin e Shqipërisë në lavatriçe të parave të pista të tij, por dhe të atyre anë e mbanë Ballkanit, në veri dhe lindje të tij. Kësisoj e gjithë klima e konfliktit dhe tensionit politik që mbahet gjallë nga Kryeministri, si dhe kriminalizimi i jetës së vendit janë shinat e politikës së tij për ta mbajtur Shqipërinë larg integrimit dhe për të krijuar alibinë e bashkëpunimit të tij me realitete anti-euroatlantike që shkojnë kah lindja. Opozita do të vazhdojë e bëjë gjithçka që kjo agjendë e zezë anti-euroatlantike e kryeministrit të dështojë. PS e PD kanë nisur riorganizimet në bazë në kuadër të zgjedhjeve, po në LSI çfarë po ndodh me strukturat, ka një takim në bazë, një riorganizim? Procesi i riorganizimit në LSI ka nisur muaj më parë me intensitet tepër të lartë dhe me shumë përgjegjësi, dhe kjo është bërë e qartë nga Kryetarja e LSI-së, zj. Monika Kryemadhi. I gjithë riorganizimi ka në thelbin e tij strukturimin organizativ dhe ripërtëritjen me prurje të shumta të reja për t’iu përgjigjur pakënaqësisë shumë të madhe në rritje të qytetarëve, të cilët i kanë sytë te opozita dhe ku LSI-ja ka qenë e vendosur pa asnjë hezitim gjithnjë në krah të tyre. Ky vitalizim i vazhdueshëm, duke ruajtur fokusin tek përfaqësimi i të gjithë shtresave shoqërore, por duke ruajtur prioritetin e përfaqësimit masiv të të rinjve që janë edhe ata që po vuajnë në mënyrë tragjike pasojat e pushtetit kriminal dhe pa perspektivë të Edi Ramës.
POLITIKE
8
E martë, 2 TETOR 2018
Jorida Tabaku: Xhisiela vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës
Arrestimi i djalit të deputetit, PD: Rama garantoi lehtësim të akuzës P
artisë Demokratike, përmes deputetes së saj Jorida Tabaku, arrestimin për “Përndjekje” e ka cilësuar si akuza më e lehtë që mund t’i jepej djalit të deputetit Rrahman Rraja, me të cilën ai ra dakord vetë që në 21 Korrik. Në deklaratë për shtyp nga selia blu, Tabaku deklaroi se njerëzit duhet të dalin në protesta masive për të mos lejuar që fëmijët të rriten nën pushtetin e krimit. “Opinioni publik u trondit dje, kur mësoi nga kryeministri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik – atë të përndjekjes së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë. Të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por, nën mbrojtjen e plotë të kryeministrit të vendit dhe me prokurorinë vegël të Ramës, përdhunuesi me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë – përndjekjen. Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh. Ndërkohë, deri më sot për vajzën nuk është ofruar asnjë mbrojtje. Xhisiela vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për mosprekjen e tyre.
Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm sot nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve. Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut, kur, në praninë e një oficeri policie, detyruan me armë vajzën e torturuar të tërhiqte dëshminë
e saj. Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik. Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë. Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor –
mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të Partisë Socialiste dhe deputetit Rraja. Për qytetarët dhe për shqiptarët sot po qartësohet çdo ditë e më shumë se Edi Rama e ka të lidhur fatin e tij politik me kriminelët. Tani është momenti për ta ndalur këtë pushtet mafioz! Nëse tolerojmë në heshtje, radha që banditët dhe kriminelët të veshur me pushtet të na ndjekin këmba-këmbës do të na vijë ne dhe fëmijëve tanë! Së bashku mund ta ndalim krimin!”- deklaroi dje, deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
REAGIMI
“Emiljano Nuhu është horr”, PD: Policia përgënjeshtroi Ramën
Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i cili denoncoi dhunimin e 25-vjeçares Xhiseila Maloku nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Në një deklaratë për mediat, PD-ja thotë se qëndrimi i policisë për sjellje korrekte të saj ndaj denoncimit të vajzës përgënjeshtron kryeministrin, i cili tha se Emiljano Nuhu është një horr që duhet ndjekur këmba-këmbës. “Që prej 21 korrikut, kur Xhisiela Maloku bëri denoncim për përdhunim, kanosje me armë dhe kërcënim për jetën ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu. Për shkak se oficeri i policisë, mori anën e ligjit dhe jo të krimit, sot kemi gjurmë të denoncimit! Për shkak të guximit dhe përgjegjshmërisë qytetare të atij që Edi Rama e kërcënoi dhe e quajti horr, qytetarët po njohin të vërtetën se Policia nuk u shërben atyre, por kriminelëve. Është mashtrim qëndrimi i Policisë se ndjekja penale nuk u mbyll edhe pas tërheqjes së kallëzimit nga vajza e dhunuar. Ligji e detyron policinë që, për veprat penale që ka kryer djali i deputetit, të mos e mbyllë çështjen edhe kur denoncuesi tërhiqet. Qëndrimi i sotëm i policisë për sjellje korrekte të saj që prej fillimit të denoncimit, përgënjeshtron kryeministrin Edi Rama se Emiljano Nuhu është një horr që ka shkelur ligjin dhe duhet ndjekur këmba-këmbë”- deklaroi dje selia blu.
“Xhisiela”, Grida Duma: Politika e përfshirë në fshehje krimi Deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar arrestimin e djalit të deputetit të PS, Rrahman Rrahaj, i akuzuar për dhunimin dhe përndjekjen e ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku. Në një intervistë për “News24”, Duma deklaroi dje se në këtë rast ka fshehje krimi dhe është e përfshirë edhe politika. Sipas saj, Rexhep Rraja është akuzuar zyrtarisht vetëm për ‘përndjekje’, por ndaj tij duhet të kishte dhe akuza të tjera si përdhunim, rrëmbim personi etj. “Policia bëri sikur arrestoi djalin e deputetit. Akuza vetëm për përnd-
jekje tregon se krimi shtetëror vazhdon dhe se duhet të kishte edhe akuza të tjera, si përdhunim, dhunim, rrëmbim personi, privim lirie etj. Në këtë rast ka fshehje krimi dhe politika është e përfshirë. Oficeri është gati një hero sepse ka denoncuar një krim dhe ka marrë përgjegjësi të thotë një të vërtetë. Nuk ka gjë më të madhe sesa dëshmia, sepse ne po denoncojmë policinë. Denoncimi me zë dhe figurë është prova më e madhe. Ne nuk e kemi zëvendësuar rolin e institucioneve, por po denoncojmë mosveprimin e policisë. Ishte
një situatë ku po fshihej krimi deri në momentin kur ngjarja mori këto përmasa. Meqë kemi ca prokurore gra, të drejtat i kanë të fituara dhe kjo është hipokrizi. Argumenti i kryeministrit është banal”- tha Grida Duma. Deputetja u shpreh ndër të tjera edhe lidhur me protestën para Kryeministrisë ku theksoi se duhet të protestohet kundër dhunës dhe se vendi është në një situatë shtet-rrethimi mendor për njerëzit. Grida Duma tha se institucionet me dashje nuk po veprojnë dhe po fshehin krimin. “Nuk mund të lejojmë që në këtë
çështje të fitojë krimi. Vajzës po i thonë tërhiqe denoncimin, ndërsa ne na thonë po përdorini vajzën për politikë. Prandaj sot në orën 17:30 duhet të protestohet kundër dhunës. Sot jemi në një situatë shtet-rrethimi mendor për njerëzit. Ne sot duhet të krijojmë një kuadër ligjor që kur të ndodhin këto duhet të kemi ku të bazohemi sepse njerëzit duhet
të jetojnë në siguri. Gangrena e krimit ka hyrë në pushtetin lart dhe mekanizmat institucionalë nuk mungojnë. Ne kemi problem zbatimin e platformave. Ne kemi një kuadër të mirë ligjor, por problem mbetet mos zbatimi. Institucionet me dashje nuk po veprojnë dhe po fshehin krimin. Ngjarje më të rëndë se kjo nuk ka”- tha Duma.
POLITIKE
9
E martë, 2 TETOR 2018
ISH-MINISTRI I DREJTËSISË: RAMA I PA FJALË PËR AKUZAT. DITË TË KËQIJA PO TË PRESIN
Manjani: Të hetohet Edi Rama për akuzat ndaj policit I
sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, për faktin se ai nuk ka asnjë fjalë për dhunuesin, por hedh akuza ndaj opozitës. Sipas Manjanit, Edi Ramën ditë të këqija po e presin. “Kryeministri nuk ka asgjë për të thënë ende për akuzat e Policit të kërcënuar, por merret me opozitën! Ndërkohë, paska marrë edhe detyrën e “mbrojtësit” të grave prokurore.
Në fakt e ndriti me gratë jo prokurore… Me Xh. M e ndriçoi fare!!! Nejse, po nëse Prokuroreshat i besojnë veten dhe familjet e tyre “ëngjëllit mbrojtës” Kryeministër, ditë të këqija do i presin… Ndaj do bëjnë mirë të bëjnë atë që nuk e bënë burrat prokurorë; të marrin nën hetim Kryeministrin për domethënien e shprehjes “do ta ndjekim këmba këmbës atë horr”. Të hetojnë de-
putetët e Kryeministrit për Kanosje ose vrasje të mbetur në tentativë. Dhe të hetojnë kupolën e Ministrisë së Brendshme përse nuk e mbrojtën policin?! Kjo e ndan dilemën nëse qeverisemi nga ligji apo nga krimi. Dhe këtë dilemë e ndan normalisht Prokuroria dhe në vijim gjykata. Të tjerat janë pallavra që shmangin vëmendjen nga problemi kryesor…”- u shpreh dje Ylli Manjani.
Ish-deputetja demokrate: Dhuna ndaj Xhisiela Malokut po përdoret politikisht
I
sh-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e shikon të ardhmen e saj sërish brenda partisë më të madhe të opozitës, për sa kohë që përplasjet e shumta me kryetarin aktual Lulzim Basha të përkthehen në përjashtim përfundimtar nga PD-ja. E ftuar pasditen e djeshme në studion e “Top Talk” në “Top Channel”, si një prej zërave që kanë mbajtur një peshë të madhe brenda PD-së, Bregu do të pyetej për situatën brenda PDsë, e cila pati premtuar se shtatori do të ishte muaji i protestave, por që nuk ndodhi. “Tanimë kam një detyrë tjetër, e kjo nuk më jep komoditetin për të thënë të gjitha ato që mendoj por besoj se nuk do të zhgënjeheni nëse ky premtim shtatori do të bëhet premtim tetori, e më pas nëntori”, u shpreh Bregu. Ndërkaq, ajo vlerëson se asgjë e re nuk pritet të ndodhë me liderët që drejtojnë sot PDnë. “Nuk ka asgjë të re që mund të ndodhi me establishmentin e PD”- tha ajo. Ndërkohë, Majlinda Bregu duket se nuk është shpresë plotë për të ardhmen e saj në Partinë Demokratike. “Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Lulzim Bashës, sepse opozita e Lulzim Bashës është opozita më fitimprurëse në këtë vend. Unë vijoj të jem ‘de juro’ anëtare
Bregu: Jam në PD, derisa të më shpallin armike e Partisë Demokratike, derisa për të më nxjerrë jashtë listës elektorale të shohë edhe emrin si armik i saj”, tha ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu. “Dhuna ndaj Xhisielës” Dhuna ndaj grave, një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri është rikthyer edhe njëherë fuqishëm në vëmendjen e publikut pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e cila ka denoncuar si dhunues të saj djalin e një anëtari të Parlamentit të Shqipërisë. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregun, një zë i fortë publik kundër dhunës ndaj grave, u shpreh se institucionet shqiptare bëjnë shumë pak për rastet e dhunës dhe në shumicën e rasteve hallkat e shtetit nuk funksionojnë siç duhet për të mbrojtur femrat e dhunuara. Por historia e Xhisielës, për Majlinda Bregut po përdoret politikisht dhe ende nuk po bëhet asgjë për t’i ofruar mbështetje. “Ajo që më ka shqetësuar ka qenë fati dhe gjendja e vajzës, politika do
e përdorë derisa të dalë lajmi i radhës dhe më pas do e harrojnë. Fatkeqësisht, ne në pjesën e konsumit të politikës së përditshme
harrojmë se sa për “mish për top” përdoren hallet e njerëzve. Të parët që duhet të kishin reaguar, duhet të ishin institucionet e
drejtësisë. Ata që kanë marrë të parët dëshminë e vajzës duhet t’i kishin thënë përpara se t’i bërë publike një polic i larguar nga Shqipëria, e nuk do të kishim mbërritur deri këtu. Dhe kjo është më e rënda për mua. Keqpërdorimi politik. Asnjë politikan dhe asnjë qeveri, qoftë më e mira në botë nuk lufton vetëm çdo episod dhune. Kam parasysh deklaratat e të gjithë atyre që në vend që të shqetësoheshin për fatin e vajzës, e kanë përdorur për tabelë qitje për të hedhur sulme ndaj njëri-tjetrit. Kjo nuk ishte vetëm nga ana e opozitës, por kundërpërgjigjja ka qenë edhe nga ana e opozitës. Do kishte qenë me vend, që të ngrihej një grup që të mund t’i mbështetje vajzës dhe familjes së saj. E më pas të fliste me nder se çfarë bëhet në mbrojtje të personit të dëmtuar. Deri më tani nuk ka pasur raste që vajzës ti ofrohet mbështetje emocionale, psikolog dhe për të kuptuar traumën se ku jetonte”, tha Bregu.
“Zvarritja e hetimit pas denoncimit si dhe mos arrestimi në kohë i djalit të deputetit Rrahja është një veprim i patolerueshëm”
Shoqatat e grave kërkojnë marrjen në mbrojtje të Xhisiela Malokut
O
rganizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut e kanë cilësuar të papranueshme situatën e krijuar me rastin e Xhisiela Malokut. Në selinë e Kuvendit ato kërkuan marrjen në mbrojtje të 25 vjeçares. “A ka pasur zvarritje në ndjekjen penale të çështjes? A i është ofruar mbrojtje vajzës me qëllim që ajo të përdorë mjetet ligjore dhe të mos ndihet e frikësuar dhe e kërcënuar?A është referuar rasti në mekanizmin e referimit kundër dhunës në familje në Krujë? A do paraqesë policia kërkesën për të mbrojtur vajzën?”- u shprehën sho-
qatat. Ndërsa bënë me dije se nga institucionet e drejtësisë është kërkuar të mos vendosin askënd mbi ligjin. “I bëjmë
thirrje prokurorisë të kryejë hetime të shpejta me qëllim vënien e autorëve të dhunës përpara përgjegjësisë penale. Është
detyrë e prokurorisë të forcojë ndëshkueshmërinë e autorëve të veprave të dhunshme ndaj grave dhe të sigurojë zbatimin efektiv të legjislacionit penal për një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe objektiv. Kërkojmë nga prokuroria të hetojë me paanësi, përgjegjshmëri me qëllim që çdo person që ka shkelur ligjin pavarësisht statusit të tij, funksionit politik, apo veshjes kriminale të vihet para përgjegjësisë penale”- theksuan shoqatat kundër dhunës. Në emër të 50 organizatave është kërkuar zbatimi i plotë i ligjit për mbrojtjen e grave nga dhuna. “Të ushtrojë të gjitha mjetet
e kontrollit parlamentar me anë të komisioneve parlamentare përgjegjëse apo strukturave të tjera parlamentare që ndjekin çështjet e barazisë gjinore mbi veprimet e ndërmarra nga organet përgjegjëse lidhur me këtë rast. U bëjmë thirrje partive politike dhe institucioneve të medias, përfshirë median sociale, që të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave të viktimës”- deklaruan dje para Kuvendit. Zvarritja e hetimit pas denoncimit të Xhisiela Malokut si dhe mos arrestimi në kohë i djalit të deputetit Rrahja është konsideruar prej tyre si një veprim i patolerueshëm.
FORUM
10 E martë, 2 TETOR 2018
Parlamenti si atlasi i Lombrozos
KOMENT Nga Ilir Babaramo
D
himitër Anagnosti është pa dyshim kineasti më i madh shqiptar. Mes dhjetëra episodeve të filmave të tij, që kanë ngelur në kujtesën tonë kolektive, është dhe batuta : e shikoni pra që krisma nuk ka patur. Gjithë aparati represiv I pushtuesve përpiqej të paraqiste si vdekje aksidentale vrasjen e një jetimi. Vetëm dikush guxoi të belbëzojë : dëgjuam krisma. Paniku i verbër kaploi kuestorin. Pasi shkundi nga leckat gjithë jetimët e uritur ngriti zërin e deklamoi frazën cinike. Pas ngjarjes së FushëKrujës gjithë shoqëria shqiptare ngjason me jetimët e "Lulëkuqet mbi mure". Kështu të topitur janë të gjithë : qytetarët, media e shoqëria civile. Skandali si reaguan gjithë institucionet shqiptare të cilat pasi nuk arritën ta fshehin dot marrjen peng, përdhunimin, rrahjen barbare deri dhe shuarjen e cigareve në trupin e një jetimeje nga djali I një deputeti të partisë në pushtet po përpiqen ta relativizojnë. Po përpiqen ta minimizojnë dëmet duke vepruar si xhenierët që vendosin një dordolec mbi një minë të aktivizuar për të shpëtuar nga rrezja goditëse
gjithë të tjerët që ia mbathin me vrap. Rasti më i fundit është klasifikimi që I ka bërë ngjarjes prokurorja e çështjes. Pavarësisht se që ditën e parë ka në dosje një raport mjekoligjor dhe fotot që dëshmojnë dhunën barbare në trupin e gocës, prokuroria e klasifikon veprën si "përndjekje". A thua se djali I deputetit ka shkelur kodin rrugor dhe jo atë penal. Dhe prokurorisë ju deshën plot dhjetë javë , plot dhjetë javë për të kërkuar masën kundër tij, pasi skandali tashmë kishte plasur dhe gjithë opinioni publik kërkonte shpjegime. S do shumë mend që një të shtyrë në përcjelljen cinike nga komisariati në komisiariat vajzës për ditë me radhë ia ka dhënë dhe prokuroria. Gjëja më e mirë që duhet të bëjë shoqëria dhe politika shqiptare është ta lërë gocën nga Fushë-Kruja të kurojë plagët e trupit dhe shpirtit në heshtje. Ajo që për të cilën duhet të vëmë kambanat e alarmit janë rrethanat e këtij krimi shtetëror. Përse u deshën dhjetë javë dhe jo dhjetë orë për të kërkuar arrestimin e një pinjolli par excellence të rilindjes? Çfarë ndodhi në këto dhjetë javë duhet të jetë shqetësimi ynë i vetëm.
Askush me dy pare mend në kokë dhe pak cipë në faqe nuk mund të mendojë se gjithë zyrtarët që u përfshinë në hetimin e kësaj çështje nuk u përpoqën ta mbyllin këtë krim si një histori pasioni mes dy të rinjsh. Ka një zell të paparë për ta diabolizuar nënkomisarin që denoncoi skandalin. E megjithatë le ta marrim të mirëqenë se ai është një pazarxhi që kërkoi favore nga familja e deputetit, që nuk i shpëton vettingut për shkak të vëllait si pjesëtar i një bande se denoncimin e bëri për të fituar strehim politik në Zvicër por a e fshehin të gjitha këto akuza krimin. Një fushatë e jashtëzakonshme e ngjashme me politikën sovjetike "ad hominem" ende nuk po ia del dot të dominojë opinionin publik për ta futur atë në kurthin se: kush e thotë dhe jo çfarë thotë. Kaq vetëvrasëse është kjo propagandë sa zyrtarët e policisë deklaruan se sot vajza është marrë në mbrojtje. Po deri sot, po plot dhjetë javë përse vajza është lënë në mëshirë të fatit, mund të pyesë dhe më naivi në botë. Le të mos merremi me vajzën, por me djalin e deputetit. Portreti i të atit të tij
na bën të kuptojmë gjithë ngrehinën e pushtetit që po na qeveris prej pesë vjetësh, Rilindjen. Besoj e keni parë tashmë në të gjitha televizionet ndonëse emrin kurrë nuk ia kishim dëgjuar më parë. E patë se fjalori i tij nuk i kalonte 30 fjalë. Mbi të gjitha e patë se dëshmia e tij për ngjarjen ishte si atyre dëshmitarëve mbrojtës në gjyqet e Palermos së viteve 70. E patë që nuk kishte pikë brerje ndërgjegje që kishte një bir të tillë. Dhe mbi të gjitha e patë që nuk kërkoi ndjesë viktimës në emër të familjes. A ju ka bërë përshtypje se asnjë nga deputetët e partisë në pushtet nuk ka dalë publikisht të tregojë një minimum përbuzje për Rrahmanin? Kjo është pyetja që duhet të na shqetësojë të gjithëve? Përgjigja e kësaj pyetjeje duhet të na bëjë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ka shumë vetë në grupin e PS që e përbuzin por këtë nuk mund ta bëjnë publikisht. Sepse janë në sallë me votat e rrahmavëve. Për disa zgjedhje rresht Edi Rama ka ngritur një strukturë elektorale perfide gati gati kriminale. Territorin e ka ndarë duke vendosur në krye të çdo ngastre një rrahman. Madje dhe aty ku
ka vendosur në krye të listës së deputetëve ndonjë zonjë të hirshme gjithsesi i ka bashkëngjitur një rrahman. Detyra e tyre është e qartë. Të blejnë votat dhe të intimidojnë këdo që është kundër. Pikërisht për këtë arsye parlamenti i sotëm dhe ai i kaluar ngjasojnë me atlasin e Lombrozos. Një shekull e ca më parë, kriminologu i famshëm Italian përpiloi atlasin e tij. Thelbi është që në bazë të portretit mund të përcaktohet lloji i krimit. Është një lloj tabele Mendelejevi i krimit. Thuajse të tillë janë dhe dy parlamentet e fundit. Shikoni kokat me qoshe të shumë prej tyre për të zbuluar se kush është përdhunues , kush xhepist, cili proksenet e kështu me radhë. Parlamenti i viteve 92-96 duket si një ëndërr. Nëse gjysma e tyre ishin me PHD nga universitetet më të famshme të Europës, ndonëse Shqipëria kishte çuar jashtë vetëm një grusht studentësh për 45 vjet rresht, për parlamentin e sotëm duhet përdorur tjetër kriter. Mjafton që Taulant Balla në fillim të mbledhjes së grupit të pyesë: Kush shkrimtar e ka shkruar "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur".
OPINION
Nga Skënder Minxhozi
S
humë buzë po rrudhen këto orë në Shkup, Athinë dhe disa nga kryeqytetet kryesore të Perëndimit. Shifrat e ulëta të pjesëmarrjes në referendumin për emrin e ri kushtetues të Maqedonisë, kanë futur në siklet të gjithë ata që besonin në zgjidhjen më në fund, të një ngërçi që mban peng republikën e vogël në qendër të Ballkanit. Por nëse Shkupi qan, as Prishtina nuk qesh, për të perifrazuar një thënie të lashtë. Jo sepse kosovarët kanë qenë shumë të preokupuar me fatin e emrit të Maqedonisë, por sepse në horizontin politik të Kosovës mund të shfaqet në të ardhmen e afërt një referendum po aq i rëndësishëm sa ai të dielës në Maqëedoni, lidhur me fatin e dialogut Serbi-Kosovë dhe thelbin e tij aq shumë të përfolur: shkëmbimin e territoreve. Është e vështirë të vendoset një paralele perfekte mes projektit kushtetues maqedon dhe atij të presidentëve Thaçi e Vuçiç për "korrigjimin kufitar". Megjithatë disa aspekte nuk janë fort të largëta mes dy
Kur Zaev qan dhe Thaçi mban shënim…
nismave. Që të dyja këto iniciativa vijnë si produkt i një negociate/ndërmjetësimi kryesisht ndërkombëtar, me dy palë që për vite me rradhë kanë qenë të paafta të merren vesh (maqedonët me grekët dhe kosovarët me serbët). Që të dyja nismat propozojnë diçka epokale - nisma e Zaev që t'i gjejë një herë e mirë një emër të dakordësuar shtetit që drejton, kurse Thaçi që ta vendosë vendin që drejton me të drejta të plota në hartën politike të kombeve. Rasti serbo-kosovar duket se sheh të grumbulluar rreth projektit një pjesë të mirë të komunitetit ndërkombëtar, amerikanë, shumë europianë, si dhe rusët më në hije. Çka s'mund të thuhet për referendumin maqedon, ku Rusia është akuzuar se po kërkon të mbajë gjallë një krizë të vjetër, për të penguar procesin e afrimit të Shkupit me NATO-n dhe BE-në. Mbi të gjitha, këto orë po duket se të dyja nismat ngjajnë gjithashtu në një pikë që shënon në fakt hallkën më të dobët të litarit - janë të negociuara keq dhe pak në rrafshin e
brendshëm. Megjithëse në këto orë Zaev përpiqet të insistojë mbi shumicën dërmuese të votave që pjesëmarrësit në referendum i dhanë emrit të ri të Maqedonisë, është e qartë si drita e diellit se ai dhe qeveria e tij dështuan për të bindur maqedonët të dalin e të votojnë masivisht në referendum. Shumica gri, e cila bojkotoi për shkak të thirrjeve të opozitës, qëndrimit kokëfortë të presidentit dhe mëdyshjes a paqartësisë mbi peshën dhe objektivat e referendumit, është prova materiale e dështimit të Zaev për të materializuar në ambjentin e brendshëm një projekt që pati mbështetje masive ndërkombëtare, por indiferencë dhe spekticizëm kombëtar. E njëjtat situatë, por pa kuti votimi në mes, duket se është instaluar tashmë edhe në Kosovë. Aty ku presidenti Thaçi duket edhe më i vetmuar, në projektin e tij të ndërrimit të territotoreve me palën serbe, sesa homologu i tij Zaev me emrin e ri të Maqedonisë në xhep. Ajo që kërkon presidenti kosovar shkon përtej shtimit ose heqjes së një emërtese në kokën e shtetit. Ndryshimi
i negociuar i kufijve, i konsideruar nga skeptikët si një "pastrim paqësor etnik", përbën një nismë që duket se deri tani ka mbështetjen më shumë të nënkuptuar sesa të deklaruar të SHBA, Rusisë dhe një pjese të vendeve euriopiane. Por që ashtu si në rastin e "referendumit Zaev", përkundër konsensusit ndërkombëtar, duket se është i vendosur mbi një trull të brendshëm thellësisht skep-
tik. Nuk është asfare e tepërt të supozohet se një referendum eventual sot, mbi dialogun kufitar Serbi-Kosovë, do ta bënte të dukej optimist dhe të suksesshëm rezultatin e votimit të të dielës në Maqedoni. Për momentin vështirë se do të kemi një Maqedoni të Veriut, ashtu siç mbetet ende një mister, nëse do të kemi dikur një kompromis terriorial historik për Kosovën e Veriut.
Dështimi de facto i Zaev dhe kundërshtia e brendshme politike e mediatike që rrethon sot Hashim Thaçin, janë simptomat e një qasjeje kryekëput të gabuar, që liderët ballkanikë përdorin shumë shpesh për të arritur objektivat e tyre politike. Miklojnë të huajt, u shkojnë pas atyre, bien dakord me gjithkënd përveçse me popullin dhe institucionet e veta. Përfundimi: shihni ShkJavanews.al upin!
AKTUALITET
11
E martë, 2 TETOR 2018
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale: Rijetësojmë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin
Përurohet Shtëpia e të Moshuarve Shkodër, Manastirliu: Deryrimin të investojmë për ta N
ë ditën Botërore të të Moshuarve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vizituan ambientet e reja të Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër. Në fjalën e saj, Manastirliu tha se është detyrim investimi për të moshuarit dhe se ministria ka si qëllim që të rijetësojmë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin. “Kemi detyrimin të investojmë për të moshuarit, për kontributin që kanë dhënë për shoqërinë, posaçërisht për ata që kanë më shumë nevojë, ndaj siç investuam këtu në Shkodër, rijetësojmë rrjetin e institucioneve të përkujdesit për të moshuarit pa përkrahje në të gjithë vendin”,-u shpreh Ministrja Manastirliu. Nga ana tjetër, ministri Bushati nënvizoi se kjo qendër është model suksesi, ku edhe ndau një thënie nga Shën Tereza. “Kjo qendër do shërbejë si model suksesi. Kur po vizitoja sot këtë qendër më erdhi në mend një thënie e Nënë Terezës e cila thotë, kemi ardhur në jetë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe dhe puna e
110 MLN LEKË “Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër është rehabilituar tërësisht, me një investim prej 110 milion lekë nga buxheti i shtetit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministri Bushati vizituan ambientet e reja”.
ekipit, Ministres Manastirliu dhe qeverisë e dëshmojnë më së miri këtë”, u shpreh Ministri Bushati. Investimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, nuk është i vetmi. “Brenda 6 muaj e do të hapim shtëpinë e të Moshuarve në Palasë dhe do të rijetësojmë institucionet e përkujdesit në të gjithë vendin”, tha Manastirliu. Duke synuar krijimin e një sistemi të unifikuar të ofrimit të shërbimeve të integruara
shoqërore dhe shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar është vizitat e specializuara për secilin nga 299 të
SHKODËR
Akuzat ndaj mjekëve, ministrja: Presim sqarimin nga Prokuroria
moshuarve në qendrat tona rezidenciale. Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se: “Në kuadër të reformimit të sistemit të shërbimeve të
kujdesit shoqëror kemi miratuar standardet e shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit, duke hedhur një hap të rëndësishëm për rritjen e kujdesit social për të moshuarit në nevojë”. Ministrja tha se lajmi i publikuar në media se godina e spitalit të sëmundjeve të mushkërive në Shkodër do ti kalojë Spitalit Amerikan është fake news. “Fake news. Sa për godinën kemi në plan për ta rikthyer në një senatorium me kushte të mirëfillta bashkohore”. E pyetur nga gazetarët për çështjen ndaj mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës, të akuzuar për korrupsion, ministrja tha se shpreson që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt, teksa garantoi vijimin e shërbimit të hemodinamikës.
FOTOLAJM
Nënë Haxhirja
E
pyetur nga gazetarët për çështjen ndaj mjekëve të spitalit rajonal të Shkodrës, të akuzuar për korrupsion, ministrja tha se shpreson që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt, teksa garantoi vijimin e shërbimit të hemodinamikës. “Shpresoj që kjo situatë të sqarohet sa më shpejt. Si Ministre e Shëndetësisë kam respekt maksimal për bluzat e bardha dhe shërbimet që ato ofrojnë për qytetarët. Si nëpunëse dhe si Ministre respektoj të gjithë organet e pavarura për të kryer të gjitha ato procedura. Shpresoj fort në sqarimin e të gjithë rrethanave”. E pyetur nëse qëndron akuza meqenëse tenderi për barnat kalon përmes Ministrisë së Shendetësisë, Manastirliu pati këtë koment: “Është një çështje që i përket prokurorisë dhe
nuk do të doja që me asnjë fjalë timen të influencoja mbi organet e pavarura. E rëndësishme është që shërbimi i hemodinamikës në spitalin e Shkodrës nuk ka pushuar së funksionuari pasi menjëherë ne kemi marrë masa
për të sjellë hemodinamistët e spitalit Shefqet Ndroqi. Tashmë me një plan shumë të përcaktuar kemi sjellë dhe hemodinamistët nga QSUT. Shërbimi për hemodinamikën nuk ka munguar dhe nuk ka për të munguar”.
Në një postim në facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prezantoi banoren më të re të Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër. Për nënë Haxhiren, e cila jetonte në kushte të vështira dhe pa përkrahje, nga sot nuk do të jetë e vetme. “Nënë Haxhirja jetonte në kushte të vështira pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj. E vetmuar dhe pa përkrahje, të moshuarës ju ofrua menjëherë ndihmë nga strukturat tona të Shërbimit Social dhe sot është banorja më e re e Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12 E martë, 2 TETOR 2018
"Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve", Veliaj i uron '1 Tetorin' gjysheve dhe gjyshërve
Veliaj: Rikthejmë traditën tonë të mirë të “Kafes me gjyshin”
M
ëngjesin e sotëm, krye bashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti disa miq të veçantë. Në "Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve" ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me gjyshe e gjyshër pensionistë, të cilëve u uroi gëzuar 1 Tetorin dhe bisedoi për disa nga nismat e ndërmarra në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit. "Në emër të Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve të Tiranës, dua t'i uroj të gjithë gjysheve dhe gjyshërve "Gëzuar 1 tetorin". Kam edhe një thirrje për nipat dhe mbesat: kjo është
dita kur një gjyshi ose një gjyshe që keni harruar, t'i çoni një mesazh, t'i bëni një vizitë, t'i çoni një dhuratë të vogël në shtëpi. Kjo është dita për t'i kujtuar ata. Unë besoj se një qytet është i mirë, kur kemi një harmoni mes brezave, mes atyre që ndërtuan Shqipërinë që kemi sot, dhe po ia kalojnë stafetën Shqipërisë që duam për nesër", tha Veliaj. Pas suksesit të tre viteve të mëparshme, Bashkia e Tiranës rikthen edhe një nga nismat më interesante që është zbatuar ndonjëherë në kryeqytet, atë të kafes me gjyshërit dhe gjyshet pen-
JAVA NDËRKOMBËTARE E KUJDESIT NDAJ KLIENTIT
sionistë, të cilët në disa lokale mund ta konsumojnë kafen me çmim të reduktuar. "Rikthejmë traditën tonë të mirë të "Kafes me gjyshin", ndaj dua t'i falenderoj të gjitha institucionet pjesëmarrëse të kësaj nisme të bukur. Vërtet është diçka modeste, por diçka që tregon se nuk harrojmë, se jemi këtu për të respektuar trashëgiminë e të parëve tanë. Ju falenderoj shumë për kontributin, disa si ushtarakë, disa si mësues, disa si doktorë. Pavarësisht profesionit, vendi ynë është më i mirë falë këtij kontributi të mrekul-
lueshëm", theksoi Veliaj. Teksa vlerësoi rritjen e frymës së humanizmit dhe të vullnetarizmit edhe tek të rinjtë, Veliaj i bëri apel gjithë shoqërisë për më shumë përkujdesje për të moshuarit. "Më vjen mirë që ndjenja e humanizmit tek të rinjtë sa vjen e po rritet. Po merren më shumë
vitit, më shumë të rinj që kujtojnë gjeneratën e vjetër dhe pranojnë që nuk kemi ardhur nga hiçi. Kemi ardhur nga dikush, kemi ardhur nga një traditë, kemi një histori. Fakti që e kujtojmë këtë histori, na bën nder të gjithëve", tha Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj u vlerësua nga të moshuarit për vë-
me sport, me aktivitete humanitare, më shumë me punë vullnetare, gjëra që kujtojnë rininë e gjyshërve tanë, kur këto gjëra nuk ishin tabu. Mezi pres që të shoh sot, por edhe gjatë gjithë
mendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar këto tre vite grupmoshës së tretë, qoftë në krijimin e infrastrukturës lehtësuese për ta, ashtu dhe në cilësinë e shërbimeve.
10% rimbursim me kartat e debitit dhe kreditit Alpha Bank! Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1998. Gjatë këtyre 20 viteve Banka është kujdesur që në qendër të operacioneve të saj të përditshme të jetë pikërisht klienti dhe përmirësimi i standardeve të jetesës së tij, duke krijuar produkte dhe shërbime financiare të leverdisshme dhe transparente, të shoqëruara nga një shërbim cilësor për të gjithë klientët e Bankës. Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në periudhën 1-5 tetor 2018, Alpha Bank Albania do të shpërblejë të gjithë klientët që përdorin kartat e lëshuara nga Banka, duke u ofruar 10% rimbursim të shpenzimit të kryer pranë restoranteve partnere. Për çdo blerje të kryer nëpërmjet kar-
tave American Express Green, American Express Gold, Enter American Express, kartës së debitit Visa ENTER dhe kartës së kreditit Visa Classic, të lëshuara nga Alpha Bank Albania, klientët do të rimbursohen 10%, pavarësisht vlerës së shpenzuar. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjitha pagesat e kryera nëpërmjet rrjetit të pikave të shitjeve (POS) të Alpha Bank Albania, në restorantet partnere në të gjithë Shqipërinë. Klientët mund të gjejnë më shumë informacion mbi kushtet e ofertës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në të gjitha degët e Alpha Bank Albania, në faqen zyrtare të Bankës në Facebook ose në adresën e internetit të Bankës: www.alphabank.al.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
13 E martë, 2 TETOR 2018
Beti Njuma drejtore e Informacionit e RTV Ora News Radio Televizioni Ora News ka një drejtore të re Informacioni. Ajo është Beti Njuma. Gazetarja me eksperiencë të gjatë në media, realizuesja e dhjetëra reportazheve dhe dokumentarë, por dhe përkthyesja e shumë librave nis sfidën e drejtimit të departamentit të informacionit në Radio Televizionin Ora News. Prezantimi u bë pasditen e sotme në newsroom mes gazetarëve, kameramanëve dhe gjithë stafit televiziv. "Pas shumë takimesh vendosa t'ia besoj drejtimin zonjës Beti Njuma. Me hir e me pahir Radio Televizioni Ora News ka hyrë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. Jam i sigurt që edhe me drejtimin e drejtoreshës Beti Njuma, ekrani i Ora News do të vijojë të jetë ekrani i të gjithë shqiptarëve për të përcjellë lajmin e vërtetë ashtu siç është i pandikuar politikisht. Do të vijojmë të jemi zëri i shqiptarëve që na besojnë dhe pultin e televizorit e mbajnë vetëm tek Ora News për tu
informuar," u shpreh presidenti Ylli Ndroqi, pa harruar të falenderojë, ish drejtoreshën e Informacionit, zonjën Ilva Tare, e cila punoi për të ngriti në standarde të larta profesionale ekranin informativ të Ora News. "Këtë traditë jam i sigurtë që do e vijojmë më tej," vijoi presidenti. Gazetarja Beti Njuma tha se vendosi ta pranojë sfidën e re, atë të drejtimit, sepse një gazetar profesionist nuk rresht së renduri pas sfidave "Falenderoj presidentin Ylli Ndroqi që vlerësoi kontributin dhe personalitetin tim duke më besuar këtë detyrë. Është e vërtetë, u mendova gjatë për të vendosur largimin tim nga Top Channel, ku punova për 14 vjet, por jam e bindur se lashë një familje për të gjetur një familje më të madhe këtu," u shpreh drejtoresha e Informacionit Ora News, Beti Njuma. Me urimin "Na vaftë mbarë! Suksesi arrihet kur të gjithë kemi dhe punojmë për një qëllim," drejtoresha Njuma u prezantua me stafin e televizionit.
Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove, ndahen çmimet, triumfon Reshat Arbana
Monumenti i Skënderbeut në Lezhë, kualifikohen 5 punime fituese
K
omisioni përzgjedhës i bocetit të Heroit Ko mbëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, busti të cilit do të vendoset në qendër të qytetit të Lezhës më 2 mars 2019, kualifikoi për vazhdimin e garës pesë punime nga 25 të paraqitura në konkurrim. Komisioni vendosi që fituesi nga punimet e kualifikuara për në fazën tjetër të shpallet pas dy javësh. Kjo periudhë është ftesë ndaj kritikëve të arteve figurative dhe artistëve të fushës që nuk janë pjesë e konkurrimit, të japin mendime, sugjerime dhe vlerësime në mënyrë që punimi fitues të jetë më dinjitozi. Më 2 Mars 2019, në sheshin kryesor të Lezhës do të vendoset busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, për të cilin Bashkia ka zhvilluar konkursin për përzgjedhjen e modelit më të mire.
Mbrëmjen e kësaj të diele u ndanë çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi nëntë çmimet që u dhanë u përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa, (kryetar jurie) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani. Siç transmeton agjencia telegrafike shqiptare, çmimi "Aktori i ri më i mirë" u dha
për Kristian Koroveshin, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Hajat Toçilla. Çmimi "Kostumogafia më e mirë", shkoi për Sofi Kara tek "Meda" dhe "Kostumogafia më e mirë", për Sofi Kara tek "Medea". "Aktori joprotagonist më i mirë për" Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula si dhe çmimi "Aktorja joprotagoniste më e mirë", për Gresa Pallaska tek shfaqja "Ata që ikin". Çmimi për "Aktorin protagonist më të mirë" shkoi për aktorin Reshat
Arbana tek "Babai". Çmimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove: 1. Çmimi "Aktori i ri më i mirë" u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja "Medea". 2. Çmimi "Aktorja e re më e mirë" është Hajat Toccilla. 3.Çmimi "Kostumogafia më e mirë", për Sofi Kara tek "Meda". 4.Çmimi "Skenografia më e mirë", Mentor Berisha tek shfaqja "Ata që ikin". 4.Çmimi "Skenografia më e mirë", Mentor Berisha tek shfaqja "Ata që ikin". 5. Çmimi "Aktori joprotagonist më i mirë për" Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula. 6. Çmimi "Aktorja joprotagoniste më e mirë", për Gresa Pallaska tek shfaqja "Ata që ikin". 7. Çmimi për "Aktorin protagonist më të mirë", Reshat Arbana tek "Babai". 8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liiza Xhuvani 9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin. 10. Çmimi "Regjia më e mirë", Altin Basha tek "Gomari i babatasit". 11.Çmimi "Shfaqja më e mirë" shkoi për "Vdekja e Dantonit" me regji te Dino Mustafiq.
AKTUALITET
V
ijon të jetë në arrati autori i vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër. Ngjarja u regjistrua në njësinë administrative Arras. Aleksandër Balla, bashkë me të vëllain, Vangjel Balla, akuzohen se qëlluan me thikë 36-vjeçarin me inicialet I.Z. Mësohet se sherri mes të rinjve, njëri nga fshati Muhur, tjetri nga Arras, ka nisur në rrugë. Si fillim ata kanë nisur që të konfliktohen verbalisht dhe më pas Balla ka nxjerr thikën nga xhepi dhe ka qëlluar 25-vjeçarin. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Deri më tani ngelen të paqarta rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit. “Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi i posaçëm i hetimit, i ngritur për zbardhjen e vrasjes së ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 30.09.2018, dyshohet se Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36-vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras. Nga veprimet e kryera dyshohet se Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha, në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit. Materialet hetimore do ti kalojnë
14
E martë, 2 TETOR 2018
Policia ka gjetur një mjet të bardhë, tip furgon, me të cilin autori u largua nga vendi i ngjarjes. Brenda makinës, u gjet edhe thika
Vëllezërit vranë të riun, sherri nisi në lokal
Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për Vangjel e Aleksandër Ballën për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 Kodit Penal, dhe për shtetasit Sami dhe Blerim Lusha për veprën penale “Moskallzim krimi”, kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 300 dhe 25 të Kodit Penal”,-thuhet në
njoftimin e Policisë së Shtetit. Ngjarja Të pranishëm në momentin e sherrit kanë qenë edhe tre të rinj të tjerë por ata nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e rëndë. Sapo autori, tashmë i identifikuar si Aleksandër Balla, ka nxjerrë nga brezi thikën, të pranishmit janë larguar. Agresori e ka goditur disa herë Zogun dhe është ngjitur në mal. Pas
KAMËZ
largimit të autorit, të rinjtë u rikthyen te shoku i tyre dhe pasi u përpoqën të ndalnin rrjedhjen e gjakut, e transportuan të plagosurin rëndë drejt Spitalit Rajonal Peshkopi. Megjithëse i dëmtuari u dërgua shpejt në urgjencën e spitalit, ai nuk i mbijetoi plagëve si pasojë e humbjes së madhe të gjakut gjatë rrugës dhe mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha të Di-
VRASJA “Ata kanë nisur që të KROATI konfliktohen verbalisht dhe më pas Balla ka nxjerr thikën nga xhepi dhe ka qëlluar 25-vjeçarin. Ky i fundit, ndërroi jetë rrugës për në spital”. brës. Banesat e familjeve të përfshira në konflikt janë marrë në mbrojtje nga Policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbështetur nga forcat policore operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë ngritur pika kontrolli dhe po hetojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Makina Policia ka gjetur një mjet të bardhë, tip Furgon, me të cilin Aleksandër Balla u largua nga vendi i ngjarjes. Brenda makinës, në njërën nga “xhepat” e dyerve anësore, është gjetur edhe thika me të cilën dyshohet se është kryer vrasja e të riut.Aleksandër Balla është ende në kërkim, ndërkohë që për vrasjen janë arrestuar 3 persona, vëllai i Ballës, Vangjeli, i cili akuzohet për vrasje në bashkëpunim dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi vrasja. Pasi u largua nga vendngjarja, Balla e la makinën dhe më pas është larguar drejt malit.
DURRËS
Babë e bir kapen me armë Policia procedim për 36 shtetas P
P
olicia ka vënë në pranga babë e bir pasi në banesën e tyre. Policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme. Bëhet e ditur se personat e arrestuar janë: Azis Xhini, 70-vjeç dhe Faris Xhini, 19-vjeç, banues në Kamëz. Sipas policisë, për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak. U sekuestruan në cilësinë e provës material: “Armë zjarri “Pistoletë”, armë zjarri “Automatik”, 460 fishekë arme të gjatë, 38 fishekë pistolete, 3 krehëra automatiku, 7 krehëra pistolete, vula rrethore dhe drejtkëndore, kuti boje për vula”.
olicia e Durrësit publikoi shifrat e të ndaluarve gjatë javës së shkuar. “U proceduan penalisht 36 shtetas për vepra të ndryshme penale në fushën e mbrojtjes së shëndetit dhe pronës. U arrestuan në flagrancë 11 shtetas, dy prej të cilëve provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimin, këshillimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe mos respektimin e normave të lejuara të shpejtësisë , me qëllim rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës. U arrestuan 5 drejtues automjetesh dhe motoçikleta pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. U proceduan në gjendje të lirë 12 shtetas, 7 prej të cilëve duke drejtuar motoçikletat pa
leje drejtimi. Në zbatim të planit të masave për “Goditjen e kultivimit të bimët narkotike” janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme
në të gjithë territorin që mbulon Drejtoria Vendore e Policisë Durrës si: sera, tunele dhe ambiente të ndryshme”.
AKTUALITET
15
E martë, 2 TETOR 2018
Projeksionet tregojnë se në 2050-n, Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet
D
hjetëra fshatra në zonën kodrinore dhe malore në Shqipëri, janë duke u braktisur me ritme të shpejta për shkak të vështirësive të jetës. Në këto zona mungojnë plotësisht shërbimet, nuk funksionojnë qendrat shëndetsore dhe shkollat. Raportet e huaja, tregojnë se të gjithë shqiptarët do të rendin nga fshati drejt qyteteve në të ardhmen, duke ‘’braktisur” tërësisht fshatrat. Projeksionet e Divizionit të Popullsisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tregojnë se në 2050-n, rreth 78.2% e popullsisë së vendit do të jetojë në zonat urbane. Ndërsa sipas censit të vitit 2011, i fundit i realizuar, 54% e popullsisë jetonte në qytet dhe 46% në fshat. Para viteve ‘90, mbi 60% e popullsisë jetonte në qytet. Por si paraqitet gjendja në rajon? A është më keq se në Shqipëri? Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara rreth 77% për qind e popullsisë do të jetë e përqendruar në zonat urbane të vendit. Maqedonia është e treta me 72.7%, Serbia me 68%, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka projeksionin më të ulët me vetëm 64% të popullsisë që do të
“Braktisja e fshatit”, shqiptarët të parët në rajon
2050 Edhe pse ‘’eksodi” nga fshati në qytet krahasuar me vendet e tjera fqinje në Shqipëri përfundoi në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, projeksionet tregojnë se në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet”.
SITUATA “Krahasuar me projeksionet e vendeve të tjera të rajonit, Shqipëria ka të projektuar përqindjen më të lartë të popullsisë në zonat urbane. Të gjithë shqiptarët do të rendin nga fshati drejt qyteteve në të ardhmen, duke ‘’braktisur” tërësisht fshatrat”.
jetojë në zonat urbane. Po si ka ndryshuar në vendet e rajonit përqendrimi i popullsisë? Vitet ’80 do të ishin vitet e fundit ku në Ballkanin Perëndimor popullsia do të ishte më përqendruar më shumë në zonat rurale se ato urbane. Maqedonia ishte vendi i parë Ballkanik, ku më shumë njerëz jetonin në qytete se sa fshatra, ndërsa
Bosnja ende vijon që të ketë më shumë banorë në zonat rurale se sa ato rurale. Kurse në Shqipëri vetëm në vitin 2009, popullsia që jetonte në qytet do të tejkalonte atë që jeton në fshat. Sikurse tregohet dhe nga grafiku ritmi i zhvendosjes së popullsisë në zonat urbane ka qenë shumë shpejtë. Edhe pse “eksodi” nga fshati në qytet
krahasuar me vendet e tjera fqinje në Shqipëri përfundoi në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri, projeksionet tregojnë se në 2050-n Shqipëria do të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në qytet. Në 2050-n bota do të jetojë më së shumti në qytete. E gjithë popullsia e Hong Kongut është projek-
tuar se do të jetojë vetëm në zonat urbane deri në 2050-n. Sipas revistës “Monitor”, në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara e gjithë popullsia do të jetë e përqendruar në qytete. Përqindja e popullsisë që jeton në zonat urbane në krahasim me përqindjen që jeton në zonat rurale. Harta tregon se pjesa më e madhe e popullsive jetojnë në zonat urbane. Popullsitë në zonat rurale janë të përcaktuara në bazë të kategorizimit të zonave urbane nga zyrat kombëtare të statistikave.
GJIROKASTËR
VOKOPOLË
Shkolla e re pa kushte Legalizimet, shtohen matjet në terren Q
Që shkolla e fshatit Vokopolë në Poliçan është ndërtuar rishtazi e tregon muri që ndan ende me godinën e vjetër. Por edhe pse e re kjo shkollë ka vetëm nxënës që jo vetëm mësojnë, por edhe mbushin ujë vetë në fshat. Në ditët kur s’ka diell mungon vetëm qiriri. Pasi për shkak të mungesës së ndriçimit, mësimi bëhet pranë dritareve. Mungesa e infrastrukturës e ka izoluar edhe këtë fshat nga pjesa tjetër e bashkisë Poliçan, duke bërë që as një vit pas ndërtimit shkollës së re të mos i vijnë as dritat as uji. Që prej nisjes së vitit akademik, opozita ka denoncuar moshapjen e qindra shkolla në mbarë vendit.
indra banesa tradicionale në Gjirokastër, mes tyre edhe monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë janë jashtë qarkullimit civil për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë. Sipas drejtuesit të Zyrës Rajonale të ALUIZNI-t në Gjirokastër, Nertil Nebiaj, ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara para vitit 1991 është shumë specifik për Gjirokastrën sepse do të favorizojë sidomos banesat historike që për arsye të ndryshme nuk disponojnë dokumente pronësie. 120 kërkesa janë depozituar nga qytetarët që prej mesit të shtatorit kur ligji hyri në fuqi ndërsa ekipet e matjeve dhe vlerësimit në terren janë dyfishuar. Gjirokastra si qytet pritet të regjistrojë 80% të volumit të kërkesave për legalizim. Sipas Nebiajt, qytetarët të cilët kanë
barrën e provës për këto pasuri duhej më parë të siguronin një numër të madh dokumentesh si dhe aplikime paraprake në bashki e më pas konfirmim të vendimeve prej Këshillit të Qarkut të shoqëruara me tarifa
financiare të larta. Procesi që sapo nisi pritet ti japë zgjidhje përfundimtare procesit që po zvarritet për 3 dekada. Ligji do të garantojë legalizimin falas deri në 300 m2 truall dhe tarifa normale mbi këtë sipërfaqe.
FORUM
16 E martë, 2 TETOR 2018
OPINION
Nga Aleksandër Karpushin* 80 vjet më parë, më 30 shtator 1938 në Mynih u nënshkrua një "marrëveshje", e cila ka hyrë në histori si "komploti i Mynihut" e katër fuqive: Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Ky dokument jo vetëm luajti një rol tragjik në fatin e Çekosllovakisë duke lejuar fillimin e pushtimit të saj nga Gjermania fashiste, por u bë edhe një nga ngjarjet kryesore që favorizuan shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Pjesëmarrësit e takimit të Mynihut duke i nëpërkëmbur normat e së drejtës ndërkombëtare, tradhtuan interesat e Çekosllovakisë dhe e shtynë Rajhun hitlerian drejt ekspansionit territorial në Evropë. Duhet theksuar se në vitin 1938 Çekosllovakia me një popullsi prej 14 milion banorësh zotëronte një industri të zhvilluar, ndër të tjera edhe atë ushtarake, dhe ishte një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve. Në masë të madhe, për këtë arsye pas anshlusit të Austrisë në mars 1938 A.Hitleri, me preteksin e mbrojtjes së gjermanëve sudetë, filloi realizimin e planit të shkëputjes me forcë të krahinës Sudete të Çekosllovakisë. Vetëm Rusia Sovjetike u përpoq të protestonte, por atë preferuan të mos e dëgjonin. Perëndimi pa asnjë keqardhje sakrifikoi Çekosllovakinë duke menduar se ai mund të jetonte pranë Gjermanisë naziste dhe Italisë fashiste. Pikërisht për këtë komploti i Mynihut është edhe simbol i një tradhtie të turpshme, edhe shembull i një hipokrizie të jashtëzakonshme dhe i dritëshkurtësisë së shteteve kryesore evropiane. Një pjesë e madhe e dokumenteve arkivore dëshmojnë se vijat e përgjithshme të komplotit të Perëndimit me A.Hitlerin ishin të përgatitura paraprakisht. Që në fillim të vitit 1934 E.Carr, një nga drejtuesit e Sektorit Jugor të Forin Ofisit, deklaroi se Britania do të preferonte më shumë një "zgjidhje gjermane" dhe se ajo "duhet të synojë arritjen e një marrëveshjeje me Gjermaninë, pasi fitorja e kësaj të fundit është e pashmangshme". Në fakt, britanikët që atëherë i kishin përpunuar pikat kryesore të programit të Mynihut: marrëveshje me A.Hitlerin në kurriz të Austrisë dhe Çekosllovakisë, orientimi i agresionit hitlerian drejt kufijve të Bashkimit Sovjetik etj. Pas anshlusit të Austrisë nga Gjermania në mars 1938 Rusia Sovjetike i bëri thirrje Britanisë së Madhe, Francës dhe SHBA-së të krijojnë një front të përbashkët për mbrojtjen e Republikës Socialiste të Çekosllovakisë kundër një agresioni të mundshëm të armatosur. Por ky propozim nuk gjeti mbështetje, përkundrazi, ambasadorët e Anglisë dhe Francës në Pragë në emër të qeverive të tyre paralajmëruan Ministrin e punëve të
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së Mynihut. Nga e majta në të djathtë: Kryeministri i Britanisë së Madhe, Neville Chamberlain; kryeministri i Francës, Edouard Daladier; kancelari i Rajhut të Gjermanisë, Adolf Hitler; kryeministri i Italisë, Benito Mussolini; ministri i punëve të jashtme i Italisë, Galeazzo Ciano
jashtme të Çekosllovakisë K.Krofta se "nëse për shkak të kokëfortësisë së Pragës do të lindë një konflikt i armatosur, Londra dhe Parisi nuk do të ndihmojnë Çekosllovakinë". A.Hitleri, duke e ditur këtë, filloi përgatitjen e operacionit për copëtimin e Çekosllovakisë dhe më datë 30 maj miratoi planin e luftës kundër këtij vendi (plani "Grün"), duke dhënë urdhër për zbatimin e tij jo më vonë se 1 tetor 1938. Gjatë muajve pasuses të vitit 1938 nga shtetet perëndimore u bënë përpjekje të mëdha për të arritur të ashtuquajturin "qetësim" të regjimit hitlerian, dhe bindjen e udhëheqjes së Çekosllovakisë për t'i dhënë vullnetarisht A.Hitlerit krahinën Sudete. Më pas ngjarjet u zhvilluan kështu: më 21 shtator të dërguarit e Londrës dhe Parisit i shpallin ultimatum udhëheqjes çekosllovake, të cilin presidenti E.Benes e pranoi i pavullnetshëm. Më datë 22 shtator qeveria polake dhe ajo hungareze i shpallën Pragës ultimatum për dhënien Hungarisë dhe Polonisë të territoreve, në të cilat jetonin pakicat polake dhe hungareze. Në lidhje me këtë U.Çërçilli u shpreh: "Polonia me lakminë e një hiene mori pjesë në grabitjen dhe shkatërrimin e shtetit çekosllovak". Më datë 25 shtator A.Hitleri gjatë fjalimit të tij në Pallatin e Sportit të Berlinit kërkoi që krahina Sudete t'i kalonte Gjermanisë jo më vonë se 1 tetor 1938, ndryshe Gjermania "do t'ia arrijë këtij qëllimi me forcë". Atëkohë aleatët e Çekosllovakisë ishin Bashkimi Sovjetik dhe Franca. Kjo e fundit menjëherë pas ultimatumit të Gjermanisë refuzoi të mbështeste Pragën. Megjithatë, edhe pa mbështetjen e Francës, BRSS deklaroi se ishte i gatshëm të përmbushte detyrimet e tij për mbrojtjen e Çekosllovakisë. Pragës iu propozua një plan ndihme që parashikonte përdorimin e trupave tokësore dhe dërgimin e avionëve luftarakë me qëllim forcimin e aviacionit ushtarak të Çekosllovakisë. Në kufijtë jugperëndimorë dhe perëndimorë divizionet e këmbësorisë, njësitë e tankeve, aviacioni dhe forcat e mbrojtjes kundërajrore të BRSS u vunë në gjendje gatishmërie. Megjithatë, Polonia dhe Rumania deklaruan se në asnjë mënyrë nuk do të lejonin forcat e Ushtrisë së Kuqe të kalonin përmes territorit të tyre. Madje polakët paralajmëruan për sulm në rast të avancimit të trupave sovjetike dhe për rrëzimin e çdo avioni që do të shfaqej në hapësirën ajrore të Polonisë. Propozimet sovjetike në Lidhjen e Kombeve për diskutimin e mbështetjes kolektive të Çekosllovakisë u bllokuan nga Londra dhe Parisi.
Një rol aktiv në përgatitjen e komplotit luajti edhe qeveria e SHBA-së. Që më 20 shtator 1938 amerikanët përmes ambasadorit të tyre në Paris U.Bullitt paralajmëruan qeverinë e Francës se nëse kërkesat e Gjermanisë ndaj Çekosllovakisë nuk do të përmbushen dhe situata do të ndërlikohet, atëherë Franca nuk do të marrë nga SHBA "as edhe një ushtar" dhe asnjë kredi amerikane. Sekretari i Shtetit amerikan K.Hull i la të kuptojë qartë ambasadorit gjerman në Uashington se Shtetet e Bashkuara "mbajnë një qëndrim dashamirës ndaj lënies së "duarve të lira" Gjermanisë në Evropën Juglindore dhe Lindore". Ambasadori amerikan në Londër siguroi qeverinë britanike se presidenti F.Roosevelt "ka vendosur të ndjekë [kryeministrin britanik] Chamberlain në çështjen çekosllovake". Ndërkohë që ky i fundit siguroi A.Hitlerin se ai mund të merrte gjithçka "pa luftë dhe pa vonesë". Më 27 shtator 1938 Presidenti i SHBAsë F.Roosevelt i bëri thirrje: A.Hitlerit që të zhvillojë një konferencë për çështjen çekosllovake me palët e interesuara; dhe I.Stalinit që të mbështesë këtë iniciativë amerikane. I.Stalini iu përgjigj F.Roosevelt-it se BRSS është dakord të marrë pjesë në konferencë "për gjetjen e masave praktike për të kundërvepruar ndaj agresionit dhe për të ruajtur paqen me përpjekje kolektive". Moska në mënyrë diplomatike dhe ushtarake bëri gjithçka për të treguar me mjete paqësore një qëndrim serioz ndaj problemit. Ndërkohë, A.Hitleri nxitoi të ftonte në Mynih vetëm B.Mussolini (Itali), N.Chamberlain-in (Britani e Madhe) dhe E.Daladier (Francë). Përfaqësuesit e Çekosllovakisë nuk u lejuan të merrnin pjesë në diskutimin e marrëveshjes. Edhe Bashkimit Sovjetik iu refuzua pjesëmarrja. Më 29 shtator, konferenca filloi punimet e saj. Në orën një të natës të 30 shtatorit 1938, N.Chamberlain, E.Daladier, B.Mussolini dhe A.Hitleri nënshkruan Marrëveshjen e Mynihut. Pas kësaj, delegacioni i Çekosllovakisë u pranua në sallë. Sipas këtij dokumenti, Gjermanisë i kalonin krahina Sudete dhe rajonet që kufizoheshin me ish-Austrinë, bashkë me pasuritë e tyre duke përfshirë këtu edhe armatimet. Çekosllovakia duhej të largohej nga territoret e shkëputura (41 098 km2 me një popullsi prej 5 milionë banorësh) në një afat kohor nga 1 deri në 10 tetor. Gjithashtu, marrëveshja parashikonte shkëputjen e një numri rajonesh në favor të Polonisë dhe Hungarisë. Pasi u njohën me dokumentin, përfaqësuesit e Çekosllovakisë protestuan. Megjithatë, të ndodhur nën presionin e Britanisë dhe Francës u detyruan ta
80-vjetori i Marrëveshjes së Mynihut firmosnin atë. Në mëngjes presidenti i Çekosllovakisë pranoi marrëveshjen për zbatim. Më 1 tetor Polonia i dërgoi Pragës një ultimatum, të mbështetur nga hitlerianët, për dhënien e krahinës Teshinsk. Marrëveshja e Mynihut ishte një shembull i tradhtisë së kryer në një shkallë të një vendi të tërë, pika kulmore e politikës angleze "të qetësimit". Më 30 shtator, me propozim të N.Chamberlain-it, Gjermania dhe Anglia nënshkruan në Mynih Deklaratën e mossulmimit të ndërsjellë dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve të mundshme. Më 6 dhjetor një dokument i ngjashëm u nënshkrua nga Franca dhe Gjermania. Natyrisht, N.Chamberlain dhe E.Daladier besonin se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ata e larguan nga Britania e Madhe dhe Franca kërcënimin e sulmit gjerman dhe e çuan atë në drejtimin e dëshiruar për ta - në lindje, kundër Bashkimit Sovjetik. Dhe ishte për këtë qëllim që fuqitë perëndimore i dhanë A.Hitlerit tokën çekosllovake. Sipas Marrëveshjes së Mynihut, përveç territorit, Gjermania rriti ndjeshëm lëndën e saj të parë dhe potencialin industrial duke marrë ndërmarrje të ndryshme, fabrika metalurgjike dhe kimike, miniera, linja dhe mjete komunikimi, si dhe armatime. E gjithë kjo bëri të mundur që deri në vitin 1941 të armatosen 9 divizione të këmbësorisë dhe të pajisen plotësisht 5 nga 21 divizionet e tankeve të Vermahtit me tanke të prodhuara nga Çekosllovakia. Megjithatë, ndihma e vendeve perëndimore ndaj agresorit nuk u kufizua me kaq. Më 13 tetor 1938, fill pas Marrëveshjes së Mynihut, kompania amerikane "Standard Oil" dhe koncerni gjerman "IG Farben Industry" nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një shoqërie amerikano-gjermane që monopolizonte patentat për prodhimin e benzinës sintetike, për të cilën ushtria e A.Hitlerit kishte shumë nevojë. Ky dokument u bë si njëfarë "marrëveshje e Mynihut" në fushën ekonomike duke i dhënë Gjermanisë mundësinë për të përgatitur forcat e saj të armatosura për operacionet luftarake. N.Chamberlain, duke u kthyer nga Mynihu në Londër, deklaroi te shkallët e aeroplanit: "Unë solla paqe në brezin tonë". E.Daladier u përshëndet në aeroport nga një turmë me thirrjet: "Rroftë Daladier! Rroftë paqja!". Ndërkaq, U.Çërçilli gjatë fjalimit të tij në parlamentin britanik dha një vlerësim të ndryshëm për rezultatet e Mynihut: "Copëtimi i Çekosllovakisë nën presionin e Anglisë dhe Francës është i barasvlershëm me kapitullimin e plotë të demokracive perëndimore para kërcënimit nazist të përdorimit të forcës. Një dështim i tillë nuk do të sjellë paqe apo siguri as në Angli, as në
Francë. Përkundrazi, ai do t'i vendosë këto dy vende në një pozitë, e cila do të bëhet gjithmonë e më e dobët dhe më e rrezikshme… Mendimi se siguria gjoja mund të garantohet duke lënë një shtet të vogël të gllabërohet nga ujqërit, është një iluzion fatal. Mos mendoni se ky është fundi. Ky është vetëm fillimi i shpagimit ". Kështu, në fakt, edhe ndodhi. Si rezultat i pushtimit të Çekosllovakisë, në qendër të Evropës u zhduk një nga forcat, e cila potencialisht mund të kontribuonte në shkatërrimin e fashistëve. Gjermania përforcoi pozicionet e saj strategjike, ushtarake e politike, përfitoi të gjitha mundësitë për të sulmuar Poloninë, e cila deri në momentin e fundit e shihte veten si një aleate të Berlinit duke marrë pjesë aktive në ndarjen e Çekosllovakisë. Më 3 tetor 1938, U.Çërçilli parashikoi: "Anglisë iu dha mundësia të zgjidhte midis luftës dhe pandershmërisë. Ajo zgjodhi pandershmërinë dhe do të marrë luftën". Ndoshta kjo është arsyeja pse Perëndimi po përpiqet ta harrojë Mynihun dhe brezat e rinj e perceptojnë atë si një ngjarje tashmë të "konsumuar". Megjithatë, pa marrë parasysh gabimet e së kaluarës, është e pamundur një e ardhme paqësore. Siç e ka treguar në mënyrë të përsëritur historia, të gjitha vendimet për fatin e kombeve që merren në prapaskenë dhe nuk marrin parasysh interesat e këtyre popujve, çojnë pashmangshmërisht në tragjedi globale. Komploti i Mynihut është një shembull klasik i asaj se çfarë pasojash katastrofike mund të sjellin mospërfillja e së drejtës ndërkombëtare, besimi në eksepsionalizmin dhe pagabueshmërinë e vet, si dhe mbështetja në egoizmin nacional. Mësimet e kësaj ngjarjeje duhet të shërbejnë si paralajmërim për të gjithë ne, sidomos duke pasur parasysh realitetin aktual. Është e qartë se siguria e vërtetë mund të jetë vetëm e barabartë, e pandashme dhe të mbështetet në parimet themelore të jetës ndërkombëtare të mishëruara në Kartën e OKB-së: respektimin e sovranitetit të shteteve, mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Rusia do të vazhdojë të kontribuojë me çdo mënyrë në forcimin e stabilitetit global dhe rajonal, kërkimin e përgjigjeve kolektive për shumë sfida dhe kërcënime të kohës sonë. Ne, siç e ka theksuar Presidenti rus Vladimir Putin, jemi të hapur për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë ata që tregojnë një gatishmëri për të punuar mbi bazën e barazisë, respektit reciprok dhe gjetjes së balancës së interesave. *Ambasador i Rusisë në Tiranë. Opinioni është botuar në gazetën "Panorama"
FORUM
17 E martë, 2 TETOR 2018
Reagimet pas dështimit të referendumit për çështjen e emrit në Maqedoni tregojnë zhgënjimin e palës greke. Megjithatë Greqia mbetet e ndarë për këtë çështje
Votimet në Maqedoni, zhgënjim në Athinë
M
ë shumë se 90% e vo tuesve në Maqedoni votuan të dielën për kompromisin e arritur me marrëveshjen e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me atë grek, Aleksis Tsipras, që zgjidhi grindjen për emrin me Greqinë. Por ky sukses e ka një kleçkë: Pjesëmarrja në votime në Maqedoni ishte shumë e ulët, nën 50%. Me këtë referendumi quhet i dështuar. Nga pala greke nuk fshihet zhgënjimi, por edhe pak çorientim. Gazeta e Athinës me tirazhin më të lartë, Ta Nea kryetitullon të hënën "Stuhi në Liqenin e Prespës". Ndërsa gazeta e majtë, Ethnos e quan fitoren e Zaevit "një fitore të Pirros". Portali To Vima nënvizon pa emocione se Zaev "do t'i mbetet kursit politik të ndryshimit të kushtetutës." Nënkuptimi - pjesëmarrja e ulët në zgjedhje për referendumin e dështuar në Shkup nuk është detyruese. Prandaj Zaev ende e
ka në dorë mundësinë për të vazhduar politikën e afrimit me fqinjin jugor, dhe marrëveshjen e kontestuar ta kalojë jo me referendum, por përmes parlamentit. Këtë shpresë e kanë jo pak politikanë grekë që angazhohen për një kurs afrimi më Shkupin. Njëri prej tyre edhe Nikos Filis, ish-ministër i Arsimit dhe deputet i partisë së majtë, Syriza. "Për të gjithë rajonin tonë është e rëndësishme që fqinji ynë verior të njihet nga ana ndërkombëtare dhe të stabilizohet, ndryshe mund të kthehet në një mollë sherri të fuqive të huaja", thotë Filis. Pakënaqësi në kampin qeveritar grek Për kujtesë: Marrëveshja e nëshkruar në qershor nga kryeministri Zoran Zaev dhe ai grek, Aleksis Tsipras ishte një marrëveshje për ndryshimin e emrit në "Maqedoni të Veriut" dhe
heqje dorë nga të gjitha pretendimet territoriale për provincën veriore greke, Makedoni. Në këmbim Greqia nuk e pengon integrimin e Maqedonisë në BE dhe anëtarësimin në NATO. Megjithatë në Greqi ende ka disa rezerva ndaj fqinjit verior, madje edhe në qeveri. "Rezultati i referendumit në Shkup ishte zhgënjyes", thotë Kostas Chrysogonos, jurist kushtetues dhe europarlamentar i partisë Syriza. Vetëm mbështetësit më të mëdhenj të qeverisë Zaev dhe shqiptarët vendosën për kompromisin për emrin, thotë ai. Sipas europarlamentarit, me sa duket një pjesë e madhe e opinionit ka rënë pre e qëndrimeve nacionaliste. E patundur vazhdon të tregohet partia populiste e djathtë, ANEL, partner koalicioni i kryeministrit Tsipras. Panos Kamenos, kreu i partisë dhe ministër i Mbrojtjes deklaron se nuk do ta
mbështesë marrëveshjen. Ai është kundër që fqinji verior ta mbajë edhe me ndryshimin e bërë emrin Maqedoni. Një referendum në Athinë nuk do ta marrë si rrezik përsipër askush, votimi për marrëveshjen me Shkupin zhvillohet më së herëti në mars 2019. Deri atëherë Tsipras dhe kundërshtari i tij për këtë çështje, Kamenos kanë marrëveshje "armëpushimi". Tsipras ka dy mundësi, nëse nuk ka një ujdi - ose të kërkojë zgjedhje të reja, ose të kalojë marrëveshjen me mbështetjen e deputetëve të pavarur. "Edhe mospjesëmarrja është një zgjedhje" Për momentin Tsipras nuk mund të llogarisë me mbështetjen e partive opozitare. Kreu i opozitës konservatore, Kyriakos
Mitsotakis është shprehur ndërkohë kundër emrit "Maqedoni e Veriut". Edhe kryetarja e socialistëve, Fofi Gennimatas nuk do të votojë pro marrëveshjes në parlament. Madje as komunistët që tradicionalisht janë kundër çdo lloj nacionalizmi, nuk do ta mbështesin Tsiprasin për marrëveshjen e emrit. Megjithatë topi është në anën tjetër, thotë eksperti Konstantinos Fili, drejtor studimor në Institutin e Athinës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. "Edhe mospjesëmarrja në referendum është një zgjedhje dhe kjo duhet respektuar", thotë Filis. Sipas tij, "Greqia duhet ta respektojë vendimin e vendit fqinj dhe nuk ka asnjë arsye të përzihet në çështjet e brendshme." DW
KOMENT
Dështimi i referendumit në Maqedoni një mësim i hidhur Nga Adelheid Feilcke
P
jesëmarrja e ulët në referendumin për emrin në Maqedoni është një pikënisje e keqe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, mendon Adelheid Feilcke. Dështimi qartazi i referendumit në Maqedoni si rrjedhojë e një pjesëmarrjeje shumë të ulët është një mësim i hidhur për shumë palë: Për qeverinë në Shkup, për qeverinë në Athinë, për mbështetësit në BE dhe në NATO dhe për rajonin. Edhe pse referendumi jo detyrues nuk kishte ndonjë peshë të veëantë, prej tij varej diëka e madhe: bëhej fjalë për emërtimin e ri të shtetit të Ballkanit, për pajtimin me Greqinë dhe kësisoj për anëtarësimin në NATO dhe në BE, shkurt pra për të ardhmen e republikës së vogël në bashkësinë e shteteve dhe të vlerave europiane dhe perëndimore. Ende këto nuk janë humbur, por rezultati i referendumit pasqyron atmosferën në popull, gjë që të fut në mendime. Edhe pse tani shumë përpiqen ta zbukurojnë situatën, për faktin se 90 përqind e
votuesve u shprehën pro, shumica e madhe në vend heshti dhe bojkotoi në mënyrë aktive. E kësisoj mungon miratimi i gjerë i shpresuar për një proces, që në referendum kishte ndërlidhur qartazi tre ëështje të së ardhmes: Marrëveshja me Greqinë. Integrimi në BE dhe në NATO. Ndaj dështimi i referendumit është edhe një sinjal paralajmërues jo vetëm për zhvillimet në vend, por edhe për orientimin e ardhshëm gjeopolitik të Balllkanit. Pavarësisht mbështetjes masive nga politikanë të nivelit të lartë si kancelarja Merkel, presidenti i Këshillit të
BE-së Kurz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij gjatë javëve të fundit nuk ia arritën ta mobilizojnë sa duhet popullin dhe ta bindin atë për avantazhet e marrëveshjes. Mjaft emocionale dhe rigoroze ëshë rezistenca e kundërshtarëve, të cilët donin pjesërisht të ndëshkonin qeverinë dhe pjesërisht të mos pranonin emrin Maqedonia e Veriut. Bojkoti masiv i referendumit tregon përëarjen politike të shoqërisë maqedonase dhe një pasiguri të madhe lidhur me ëështjen e identitetit kombëtar dhe atij europian: Llogaria se ndjenjat ko-
mbëtare do të pakësoheshin në favor të një perspektive europiane, nuk doli. Përkundrazi: konfrontimi edhe më emocional për ëështjen e emrit stilizohet si temë e kombit dhe identitetit maqedonas. Tani po shpaguhen dekadat e humbura, gjatë të cilave brenda vendit dhe në nivel ndërkombëtar është bërë shumë pak për ta zgjidhur grindjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e Maqedonisë dhe trashëgiminë e perandorisë antike. Këmbëngulja, frika dhe plagët në Shkup janë të thella. Euforia e deritanishme për BE-në dhe NATO-n tani po vishet prej dyshimit. Edhe nëse frikërat prej influencës ruse nuk u vërtetuan në referendum, narrativa antiperëndimore po zgjerohet. Lufta për kokat në Maqedoni është në kulmin e saj. Pas referendumit të dështuar, kryeministri i Maqedonisë tani të gjitha shpresat i var tek e vetmja kartë që i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisë të votojë për marrëveshjen me Greqinë, për të cilën janë të nevojshme dy të tretat e votave të de-
putetëtve. Të dielën në mbrëmje ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që ta mbështesin. Në rast të kundërt në dhjetor do të shpallen zgjedhjet e reja. Partia në opozitë VMRO DPMN triumfon pas dështimit të referendumit dhe e shpall qeverinë e Zaevit e po ashtu edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë të dështuar. Pavarësisht përbetimit, se është gjithashtu për integrimin në BE dhe në NATO, opozita tregohet lidhur me ëështjen e emrit e palëkundshme dhe pas suksesit të bojkotit të sotëm e inkurajuar. Me luftrat në politikën e brendëshme ajo po mban peng të gjithë vendin. Ajo që duket e pamundur duhet të ndodhë tani, disa deputetë nga radhët e opozitës duhet të ndryshojnë mendjen për arritjen e shumicës së nevojshme të dy të tretave. Në rast të kundërt marrëveshja me Greqinë është e dështuar, antarësimi në NATO dhe në BE do të jetë sërish i largët. Pasojat për Maqedoninë do të ishin fatale. E ardhmja e vendit sërish do të jetë më shumë se e pasigurtë. DW
SPECIALE
18 E martë, 2 TETOR 2018
Tuna: Roberti dhe Nora nuk kanë vlerë për mua Debati mes Tunës dhe çiftit të bashkëshortëve Nora Istrefi e Robert Berisha ka pushtuar titujt e mediave rozë. Dhe këngëtarja e famshme Tuna për herë të parë ka folur në lidhje me këtë çështje duke thënë se për të Roberti dhe Nora nuk kanë asnjë vlerë. Në një intervistë për "Prive", ajo nënvizoi se e rëndësishme për të është vetëm familja e saj. Tuna: "Nuk e kam komentuar, sepse për mua nuk kanë vlerë. E vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton, unë, Tiani dhe Patrisi. Krejt të tjerët janë të parëndësishëm për jetën time, mendimet e tyre janë të parëndësishme". Tuna ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private dhe del shumë pak në media. Këngëtarja tha se ka vendosur që të kufizojë më shumë jetën e saj për hir të familjes që ka krijuar. Tuna: "Kam vendosur që jetën time ta mbroj më shumë hermetikisht, më dallim nga herët e tjera.
Këngëtarja Zere ka marrë kërcënime për vdekje, pasi u shfaq në videoklip muzikor me stutjena. Vetëm disa orë pas publikimit të këngës së saj të parë "Kyz" (The Girl), Zere u bë e famshme në atdheun e saj dhe u katapultua në qendër të vëmendjes si zëdhënëse për të drejtat e grave në Kirgistan. Por gjithashtu u bë objekt i kritikave dhe madje i kërcënimeve me vdekje. Në video Zere shfaqet me sytjena të purpurta dhe kërkon që të drejtat e gruave të respektohen. "Pse duhet të jem ashtu siç doni ju? Ku është respekti për mua?" këndon ajo. Në Kirgistanin konservator, ku shumica e popullsisë është muslimane, videoja është provokative, diçka që këngëtarja thotë se ishte e qëllimshme për të tërhequr vëmendjen për problemin e rëndësishëm të diskriminimit gjinor. Pas marrjes së kërcënimeve me vdekje, Zere i tha Euronews se ka frikë të dalë nga shtëpia në mbrëmje apo në publik e pashoqëruar. "Unë mendoj se nuk do ndodhë asgjë, por nuk mund të jem 100% e sigurtë", shtoi ajo.
Sepse dua të mbroj familjen time, fëmijën tim dhe lidhjen time martesore. Nuk mund të them që nuk kemi pasur probleme se do të tingëllonte shumë banale, sepse nuk ka familje pa problem. Megjithatë problemet tona janë të masave shumë të vogla. Për lidhjen
tonë ja ka vlejt çdo sakrificë sepse kemi një djalë të mrekullueshëm për të cilin mundohemi të jemi prindër shumë të mirë dhe shembullor. Patrisi punën e tij si baba e bën shumë mirë, është babai i mrekullueshëm dhe kjo ka pasur rëndësi për mua."
Versace blihet nga Michael Kors? Donatella: S'kam ndërmend të iki asgjëkundi Prej ditësh qarkullon lajmi se shtëpia e italiane e modës Versace do ti shitet Michael Kors për 2 miliardë dollarë. Mes shqetësimeve dhe thash-
Në videoklip me sutjena, këngëtarja kërcënohet për vdekje
ethemeve për shitjen markës së famshme, Donatella Versace tha se nuk ka plan të dalë nga skena e modës. "Para së gjithash du t'ju njoftoj se nuk
do shkoj asgjëkundi, për ata që donin të më hiqnin qafe mua… kjo nuk ka për të ndodhur!"shkruajti Donatella në Instagram, shoqëruar me një foto të saj. Fjalët e dizenjueses tregojnë se ajo do të mbajë rolin si drejtore e kreativitetit tek Versance në pronësinë e Michael Kors, siç është raportuar nga Business Insider. Donatella pastaj ndoqi deklaratën e guximshme duke deklaruar synimin e saj për të siguruar ruajtjen e emrit, cilësisë dhe trashëgimisë së markës që u krijua 40 vite me parë nga familja Versace. "Gjithashtu doja të shtoja se Versace do të mbetet markë italiane, prodhuar në Itali dhe do të mbajë qëndrimin e saj magjepës, guximtar dhe gjithëpërfshirëse që ju bëri juve ta doni aq shumë", shtoi ajo.
Jo më Kanye West, por Ye Kanye West po ndryshon emrin e tij dhe tashmë do të quhet Ye. Reperi ka njoftuar lajmin me anë të një postimi në Twitter. "Jam njohur si Kanye West. Por jam YE", shkruan ai. 41-vjeçari ka pasur Ye si nofkë për njëfarë kohe dhe e përdori si emër për albumin e tij të tetë që u publikua në qershor. Ndryshimi erdhi përpara performancës së tij në Saturday Night Live, ku pritej të promovonte albumin e tij të ri Yandhi. Ai zëvendësoi këngëtaren Ariana Grande në shfaqje, e cila anulloi për arsye emocionale, tha moderatroi i emisionit. Shkurtimi i emrit sipas Kanye ka rëndësi të madhe për të. "Unë besoj se Ye është fjala më e përdorur në Bibël dhe do të thotë 'ju'", tha reperi më parë këtë vit ndërsa diskutonte mbi emrin e albumit në emisionin radiofonik Big Boy. "Kështu që unë jam ti, jam ne, jemi ne. Albumi është më shumë një pasqyrim i asaj se kush jemi".
Serena Williams këndon topless Tenistja e famshme Serena Williams ka publikuar një video ku shfaqet topless duke kënduar. Ylli i tenisit mbuloi gjoksin me duar ndërsa këndonte hitin global "I Touch Myself" për 'Muajin e Sensibilizmit për Kancerin e Gjirit'. Me këtë këngë Serena donte t'i kujtonte femrave që të bëjnë kontrolle rregullisht për kancerin e gjirit. "Kjo më nxjerr paska nga vetvetja por doja ta bëja sepse është një çështje që prek femrat e të gjitha ngjyrave, në të gjithë botën,"-shkruan ajo. "Zbulmi në fazat e para është çelsi, shpëton shumë jetë. Shpresoj ti kujtoj femrave që bëjnë këtë."
VIP
19 E martë, 2 TETOR 2018
"Playboy"-i italian vdes gjatë seksit me një 23-vjeçare Ndërron jetë në moshën 63 vjeçare, Maurizio Zanfanti, ose siç njihej "Zanza", i cili konsiderohet si "Mbreti i demave" në Rivierën Romanjole. Në natën mes të martës dhe të mërkurës, "playboy" i njohur ishte goditur nga një sulm në zemër, ndërsa ai po konsumonte një marrëdhënie seksuale me një 23 vjeçare nga Rumania, me të cilë kishte raporte miqësir, raporton shtypi italian. Ishte vajza që dha alarmin tek një mik i përbashkët, i cili më pas thirri ambulancën. Megjithatë, përpjekjet për ringjallje ishin të padobishme. I konsideruar si një legjendë e vërtetë në mesin e "latin lover" të Rivierës që nga vitet shtatëdhjetë, Zanza ishte bërë gjithashtu i njohur përtej Italisë: historitë e tij të dashurisë, arritën deri te gazeta gjermane 'Bild" e cila i kushtoi një artikull. Siç mësohet nga shtypi italian, duke punuar pë vite si një "dashnor" për një lokal frekuentuar si "Bloe Up", Zanfanti ishte në gjendje për të rritur reputacionin e tij si një
E dashura e Cristiano Ronaldos ka shprehur mbështetjen për yllin portugez pas akuzave ndaj tij për përdhunim. Georgina Rodriguez në një postim në Instagram tha se fubollisti gjithmonë do të jetë në gjendje të kapërcejë pengesat që janë vënë në rrugën e tij. Modelja publikoi një foto të saj realizuar në shkallët e stadiumit para ndeshjes Juventus-Napoli. "Të dua", shkruan ajo, duke i shprehur dashurinë. Ronaldo është akuzuar për përdhunimin e një modeleje në dhomën e një hoteli në Las Vegas në vitin 2009. Futbullisti ka mohuar akuzat duke thënë se po përdoret emri i tij për të bërë famë.
"heartbreaker", duke u bërë i papërmbajtshëm. Në fakt, dhjetëra turistë zgjodhën Rivierën e Romanjës për t'u takuar dhe përjetuar dashurinë latine me të. "Zanza" ka thënë se kishte marrëdhënie me mijëra vajza të huaja që arritën, sipas tij, një mesatare prej 150170 vajza në sezon. "Unë mendoj se kam bërë shumë promovim të turizmit për Riminin,
se sa njëqind agjenci", kishte deklaruar në 2015-ën. Një jetë e "ekzagjeruar", që ka ushqyer legjenda më të pabesueshme: më e famshmja, sipas thashethemeve, është se dikur ndoqi një grua deri në Suedi, me të cilën ishte dashuruar, por më pas zbuloi në komodinën e kësaj të fundit një fotografi të tij si një nga "playboy"-t më të njohur italianë.
Lana Del Rey përballet me Kanye West Lana Del Rey ka kritikuar Kanye West për mbështetjen e tij ndaj Donald Trump. Këngëtarja, e cila në performoi në dasmën e West dhe Kim Kardashian në vitin 2014, e përshkroi miratimin e reperit për presidentin amerikan si
Georgina mbështet Ronaldon pas akuzave për përdhunim: Të dua
"humbje për kulturën". Lana reagoi pasi Kayne u shpreh pro Trump në Saturday Night Live. "Deluzione të madhështisë, çështje të ekstremizmit me narcisizëm. Asnjëra nga këto nuk do të ishte një pikë diskutimi nëse nuk do të flisnim për
njeriun që udhëheq vendin tonë,"-tha këngëtarja. "Nëse mendoni se është mirë që të mbështesi dikë që prek një femër në vendet intime vetëm sepse është i famshëm, atëherë keni nevojë për të ndërhyrje po aq sa ai". West performoi tre këngë në Saturday Night Live, disa orë pasi lajmëroi se kishte ndryshuar emrin në Ye. Pas performancës ai mbajti një fjalim të thellë politik. Nuk u transmetua në shfaqje por fragmente të shkëputura të filmuara nga audienca u publikuan në rrjetet sociale. Reperi mësohet se ka shprehur pa diskutim mbështetjen për presidentin Trump . "Sa herë që flisja me një njeri të bardhë, më pyesnin se si mund ta pëlqeja Trump kur ai është racist", tha reperi. "Epo, nëse do shqetësohesha për racizmin, do të isha larguar nga Amerika shumë kohë më parë".
Reperja e famshme rreh dy banakieret që "i gjuajtën" bashkëshortin Reperja Cardi B ka përfunduar në polici dhe do dalë shumë shpejt në gjykatë pasi u përfshi në një sherr në klub striptize. Burime familjare tregojnë për TMZ tregojnë se Cardi do të akuzohet pasi ka sulmuar dy bariste në klubin Angels në Nju Jork. Dy motrat bariste, Jade dhe Baddie Gi thanë se reperja pati një sherr të gjatë me Jade pasi mendonte se ka patur një marrëdhënie seksuale me Offset. Cardi ishte në atë klub pasi po performonte grupi Migos, në të cilin është edhe bashkëshorti i saj. Dy banakerieret u sulmuan me shishe, karrige dhe një hookah. Të dyja morën lëndime, por refuzuan të shkojnë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Konfirmohet, Gwyneth Paltrow martohet me Brad Falchuk Aktorja Gwyneth Paltrow ka zbuluar është martuar me producentin televiziv Brad Falchuk. Çifti raportohet se ka lidhur nyjën të shtunën në një ceremoni private të mbajtur në shtëpinë e aktores në Hamptons. Të dielën, ylli i Hollywood ka postuar një foto në rrjetet sociale ku tregon unazat në dorën e saj dhe të Brad, ndërsa fansat e uruan. Drejtori Steven Spielberg, aktorja Cameron Diaz dhe Robertit Downey Jr i "Iron Man" ishin midis mysafirëve të famshëm që morën pjesë, sipas People. Falchuk është më i njohur për bashkëkrijimin e emisioneve televizive të goditura si Glee, American Horror Stories dhe Scream Queens. Çifti zbuloi se ishin në një marrëdhënie në vitin 2015 dhe njoftuan fejesën e tyre më parë këtë vit në kopertinën e revistës Goop të Paltrow.
SPORT KRITIKAT
20
E martë, 2 TETOR 2018
Në Belgjikë u soset durimi për Abazajn: Nuk është talent premtues T
ransferimi i Kristal Abazaj, nga Luftëtari te Anderlecht në Belgjikë, ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës në Superligën shqiptare. Ishte një transferim që në atë kohë u vlerësua shumë nga skuadra belge, e cila shprehej se po merrnin një sulmues shumë premtues nga Shqipëria. Kristal Abazaj, ishte një nga lojtarët më të mirë të Superligës shqiptare në sezonin e shkuar me
skuadrën gjirokastrite. Gjatë fazës përgatitore, Abazaj luajti në disa ndeshje miqësore, madje pati dhe momente të mira, mirëpo me nisjen e kampionatit futbollisti nuk u aktivizua. Trajneri tha se atij i duhej kohë për t`u përshtatur me skuadrën. Por në Belgjikë kanë nisur dyshimet e para për transferimet e bëra nga klubi i Anderlecht gjatë verës. Kryeredaktori i gazetës belge “voetbalnieuws.be”, Stephan
Keygnaert, ka shkuar një lajm për dy sulmuesit e krahut të afruar gjatë verës nga Anderlecht. Bëhet fjalë pikërisht për Kristal Abazaj dhe Luka Adziç, që sipas gazetës belge janë dy dështime të merkatos. Madje ato shkojnë më tej kur pohojnë se dy futbollistët nuk mund të quhen as premtues. “Dy blerje nga Anderlecht dështojnë plotësisht. Nuk mund të quhen as premtues”-shkruan gazeta belge.
Strategu portugez ka mohuar me ironi zërat që e shohin francezin në krye të United
TelefonataeZidane,Mourinho: Pyeteni gazetarin, ai ka hyrë në telefonin tim J
ose Mourinho është në një moment të vështirë të karrierës së tij. Manchester United ka barazuar fillimin më të keq në histori me 10 pikë të grumbulluara nga 21 të mundshme në këtë sezon, siç ndodhi me David Moyes në stolin e “Djajve të Kuq”, vitin pas lamtumirës së Sir Alex Ferguson. Special One” tha se nuk ka frikë për shkarkimin, ndërsa mediat kanë publikuar sot një bisedë telefonike të pretenduar mes portugezit dhe Zinedine Zidane, ku francezi i ka theksuar se nuk e do pozicionin e tij: “Pyetni atë person, që e ka shkruar, nëse kam folur me Zidane. Pyesni atë, e keni aty mbrapa (bën me gisht nga gazetari)”. Kjo ka shkaktuar kuriozitet në dhomën e shtypit, aq sa gazetari spanjoll i “Cope”, i cili e bëri këtë pyetje, u kthye dhe pyeti kolegun anglez. Ai iu përgjigj: Sigurisht, unë e kam bërë. Dhe Mourinho qeshi e tha përsëri: Ai e ka shkruar atë, ai është futur në telefonin tim”. Si është ekipi pas humbjes kundër West Ham? Është një javë e rëndësishme. Valencia, prej nesh ka mundësinë për të luajtur një lojë të madhe. Jo të gjithë mund të luajnë në Champions. Si ishte reagimi i lojtarëve pas disfatës kundër West Ham? Të gjithë lojtarët janë të ndryshëm. Asnjë nuk është i barabartë me tjetrin. Unë shoh reagime të ndryshme. Por, ndonjëherë ajo që shihni nuk është ajo që lojtarët kanë brenda. Natyrisht, kam parë fytyra të trishtuara, sepse kemi humbur ndeshjen e fundit, por pas dy seancave të trajnimit,
mendoj se jemi në situatë normale. Alexis Sanchez ka luajtur vetëm 60 minuta, si e shihni atë? Si e shoh (kërkon sërish gazetarin)? E ka thënë ai, ka nevojë për të krijuar më shumë. Unë pajtohem me gazetarin. A mendoni se keni përkrahjen e skuadrës? Pas 20 vitesh në futboll, nuk mendoj se lojtarët janë të pandershëm. Nuk besoj se ka ndeshje, ku secili nuk kërkon të japë gjithçka nga vetja. Ndryshe nuk është profesionist. Dhe, nëse dikush më thotë se ky futbollist nuk i dha gjithçka klubit, unë do të ndryshoj mendimin. Por, derisa dikush të ma thotë me sinqeritet,
unë do të mendoj se lojtarët gjithmonë duan të japin gjithçka. Një tjetër histori është performanca. Por statistikat thonë se… Statistikat janë statistika. Një gjë është statistika dhe një tjetër gjë njeriu. Nëse lojtarët janë të ndershëm, atëherë cila është arsyeja e rezultateve jo të mira: faji juaj, kolektivi…? Në të vërtetë, arsyeja është kolektive. Mosfitimi i ndeshjeve është përgjegjësi e të gjithëve. Sipas mendimit tim, performanca është pasojë e shumë faktorëve. Gjithkush në klub ka një rol. Edhe drejtuesit kanë një rol, unë po ashtu. Çdo person e ka një rol në futboll. Kur fitojmë, kemi merita të gjithë, edhe kur humbim,
gjithashtu, përgjegjësia duhet të ndahet. Pra, përgjegjësia iu takon të gjithëve në një klub futbolli. Çfarë mund të ndryshoni për të bërë më mirë? Do të përmirësoj gjërat që varen nga unë dhe nga puna ime. A keni thënë se pas ndeshjes kundër West Ham se lojtarët nuk e vrasin shumë për humbjen? Nuk e di se si ta them në gjuhën angleze. Është një thënie, ndonjëherë ajo që duket është e kundërta. Ju mund të qeshni dhe të jeni të trishtuar, ose mund të keni një fytyrë të keqe dhe të jeni një aktor fantastik. Ndonjëherë, ajo që shihni nga jashtë nuk është e njëjtë me çfarë ka shpirti brenda.
DEKLARATA
Maradona: Messi duhet të tërhiqet nga Argjentina
D
iego Armando Maradona, trajner aktual i ekipit meksikan, Dorados de Sinaloa, rikthehet të flasë për pikën e dobët të tij, Lionel Messin. Ai i ka dhënë disa këshilla të rëndësishme. “Mu duk pa kuptim zgjedhja e Scalonit, i cili nuk ja dha askujt numrin 10. Messi duhet t’ia jepte atij që luan si numër 10. Messi më surprizoi në Botëror, mendoja se do të ishte shumë i nervozuar me të gjithë, por ishte shumë i qetë. Do t’i këshilloja të mos kthehet më tek Argjentina, sepse në qoftë se gjërat shkojnë keq në kombëtare, faji i takon gjithmonë atij. Jemi të çmendur që e kemi lënë Kombëtaren në dorën e Scalonit. Nuk ka bërë asnjë gol për Argjentinën. Ai thotë se është gati, por nuk jam dakord. Nuk është në gjendje të menaxhojë situatën. Më pas tranjer si Simeone, Gallardo e Pochettino duan lavdinë në Europë, jo vetëm paratë”, deklaroi Maradona.
Por, a mendoni se dikush nuk shqetësohet shumë për humbjet? Mendoj se dikush interesohet më shumë se një tjetër. A është detyra më e vështirë që keni pasur si trajner? Pyetja tjetër... A mendoni se mund ta humbni punën në “Old Trafford”? Jo, absolutisht jo. Në Spanjë mendojnë se keni dështuar si trajner? Unë mund të them se sukseset e mëdha të Atletico Madrid vitin e kaluar janë sukseset e mia dy vite më parë.
SPORT
21
E martë, 2 TETOR 2018
Trajneri i Juventusit së bashku me Barzagli-n kanë folur para ndeshjes së sotme në Champions
P
as debutimit me fitore ndaj Valencias, Juventus vijon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve me një test që nuk pritet t’u hapë shumë probleme. Në “Allianz Stadium”, Young Boys do të shkojë me misionin për të shkaktuar surprizë. Bardhezinjtë në këtë ndeshje duhet të bëjnë pa Cristiano Ronaldon, i cili është skualifikuar me një ndeshje, pasi u ndëshkua me karton të kuq në “Mestalla”. Massimiliano Allegri ka folur në prag të ndeshjes duke kërkuar kujdes, por dhe duke qartësuar disi për formacionin që mund të hedhë në fushën e lojës. “Ndeshjet fillimisht luhen dhe më pas fitohen. Duhet të kemi respekt për Young Boys, pasi kanë fituar shumë ndeshje. Kanë një trajner të shkëlqyer, dhe janë shumë të zotë veçanërisht në topat e gjatë. 20 minutat e fundit ndaj Napolit nuk më kanë pëlqyer, ndaluam së vrapuari, Nesër (sot) duhet të arrijmë në kuotën e 6 pikëve. Mungesa e Ronaldos? Kemi luajtur me 10 që nga minuta e 25-të ndaj Valencias. Ronaldo ka luajtur shumë ndeshje, të shtunën bëri një ndeshje shumë intensive, duke bërë ndeshjen më të mirë që kur ka ardhur. Ai meriton që të pushojë. Formacioni? Chiellini nuk luan, Barzagli është këtu me mua sepse do të zbresë në fushë, është një njeri i madh dhe i vjetër. Cancelo mund të pushojë. Emre Can? Kam një dyshim, varet nëse d të luajmë me dy mesfushor apo me tre. Sulmi do të jetë me dy lojtarë, Mandzukic dhe Dybala,
Allegri: Fitorja detyrim ndaj Young Boys, ia dalim edhe pa Ronaldon
edhe pse Kean është shumë mirë. Bernardeschi? Mund të luajë në krahë, në qendër apo dhe në rolin e trekuartistit, por mund edhe të mos luajë. Khedira është rikthyer, por nuk do të luajë nga fillimi. Ndaj Young Boys mund të jetë në fushë maksimumi për 30 minuta, ndërkohë që mund të luajë në fundjavë ndaj Udinezes”, deklaroi strategu bardhezi. Më
REAL MADRID
Lopetegui shpjegon lënien jashtë ekipit të kapitenit Ramos
Real Madridi do të ketë sot një ndeshje aspak të thjeshtë në Ligën e Kampionëve ndaj CSKA së Moskës, për shkak edhe të mungesave të disa prej lojtarëve kyç të ekipit. Trajneri Julen Lopetegui, ka justifikuar zgjedhjet e tij për të lënë pushim Bale dhe Ramos. “Ne do të përdorim ata lojtarë që kemi. E kuptojmë që futbollistët që po qëndrojnë në shtëpi janë humbje domethënëse për ne. Por detyra jonë është që ta zgjidhim këtë situatë. Ky është takimi i dytë, gjithçka është e hapur. Ne po luajmë në transfertë dhe nuk ka motivim më të mirë. Pra dëshira për sukses është në maksimum Ramos? Ai ka luajtur më shumë minuta se çdokush në këtë sezon. Për këtë arsye vendosa mos ta grumbulloj”, deklaroi ish-trajneri i Spanjës. Reali është i pari i Grupit G, ndërsa CSKA-ja gjendet në vend të tretë me 1 pikë.
pas foli edhe Andrea Barzagli, i cili theksoi se fitorja nuk duhet të diskutohet kundër Young Boys. “Nuk është vetëm eksperienca që ndikon, por nuk është ndeshje e lehtë. Është ndeshja e dytë e Ligës së Kampionëve dhe do të jetë shumë e rëndësishme për ne që të fitojmë nesër (sot) për të patur pikët e plota, është një lojë e ndërlikuar, sepse të
gjitha ndeshjet në Champions janë sepse ekipet vijnë me entuziazëm të madh. Fillon nga një vit i ri, me shumë motivime dhe dëshirë për të arritur deri në fund dhe ky është shpirti dhe dëshira që duhet të përballemi me këtë konkurs. Ideja është që të mendojmë për të bërë një performancë të shkëlqyer dhe për të marrë tre pikë”, deklaroi mbrojtësi
PRAPASKENA
Cristiano Ronaldo refuzoi tre klube para kalimit te Juventusi C
ristiano Ronaldo, sipas “El Mundo” ka refuzuar Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United para se të bashkohej me Juventus. Ylli portugez u largua nga Real Madrid pas nëntë viteve të lavdishme në Bernabeu për të nënshkruar me kampionët e Italisë. Transferimi i tij kapi vlerën e 112 milionë eurosh nga madrilenët te “Zonja e Vjetër”. “El Mundo” shkruan se gjigantët e Serie A, Milan janë të parët që kanë bërë një ofertë për pesë herë triumfuesin e Topit të Artë. Kuqezinjtë u përpoqën që të merrnin shërbimet e kapitenit luzitan për 133 milionë paund. CR7-ta nuk kishte interes të luante në “San Siro” për shkak se Milan nuk luante në nivelet e larta të Evropës. Përveç shtatë herë kampionëve të Champions League, edhe ish-ekipi i tij, Manchester United thuhet se ka kontaktuar me drejtuesit e galaktikëve për t’i dorëzuar ofertën, por nuk u arrit asnjë marrëveshje. Siç shkruan media spanjolle në fjalë, oferta e tyre ishte e ulët dhe në atë moment në garë u fut edhe PSG. Kampionët e Ligue 1 kontaktuan me Mendes për të gjetur akordin, por Ronaldo kishte frikë se Reali mund ta përdorte për të marrë Kylian Mbappe ose Neymar që të zëvendësojnë atë, ndaj i refuzoi. Mundësia më e mirë për të ishte Juventus, pasi në undin e sezonit të kaluar mori duartrokitjet nga tifozët bardhezi.
BAYERNI
Kovac: Duhet të rregullojmë disa detaje për të qenë perfekt
Trajneri Niko Kovac mendon se Bayerni i tij, pavarësisht humbjes në kampionat, është gatipër Ajax-in në takimin e dytë të fazës së grupeve në Champions. “Ne e nisëm në mënyrë më të mirë sezonin dhe lojtarët duhet thjesht që të përqendrohen prapë në atë që ne kemi bërë mirë. Ne duam të punojmë te detajet e vogla.”, tha tekniku i bavarezëve në konferencën për shtyp para takimit. Në këtë përballje do të jetë edhe holandezi Arjen Robben, i cili e njeh mirë rivalin. “Sigurisht që Arjen e njeh mirë futbollin holandez. Me shumë mundësi do të jetë në fushë dhe ndihet goxha i motivuar. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion janë në formë të mirë. Edhe Leon Goretzka.” Tekniku i Bayern-it shtoi se ai mezi sa e pret përballjen. “Përballë do të jenë dy klube të mëdha, që e dominuan futbollin në 1970 me shumë lojtarë të mëdhenj. Kundër do të kemi një ekip me lojtarë të rinj, të talentuar, që teknikisht janë të zotë dhe u pëlqen të kontrollojnë topin”. Për këtë takim foli edhe Robben. “Liga e Kampioneve është një kompeticion shumë special. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë ku mund të luajë një futbollist dhe marrim pjesë ekipet më të mira. Duam të vemi në finale dhe ta sjellim trofeun prapë në Munih. Ajax ka ecur mirë dhe ata mund të kualifikohen për në fazën pasardhëse. Më bë qejfi që si Ajax, ashtu edhe PSV u kualifikuan në Champions pas kaq kohe”, tha lojtari i skuadrës gjermane.
SOT 18:55 Hoffenheim-Man. City Juventus-Young Boys 21:00 AEK-Benfica Bayern-Ajax Lyon-Shakhtar Donetsk Roma-Plzeň CSKA Moskva-Real Madrid Man. United-Valencia
NESËR 18:55 PSG-Crvena zvezda Lokomotiv Moskva-Schalke 21:00 Dortmund-Monaco Atlético Madrid-Club Brugge PSV-Inter Tottenham-Barcelona Napoli-Liverpool Porto-Galatasaray
KURESHTI
22 E martë, 2 TETOR 2018
Sheiku miliarder i pakënaqur me vilën në Skoci me 16 dhoma gjumi Pavarësisht se zotëron një vilë masive në Skoci, sundimtari miliarder i Dubait shpreson të zgjerojë edhe më tej dhomat akomoduese, duke shtuar një shtëpi me nëntë dhoma gjumi dhe dy lozha për stafin e tij. Sheiku Mohammed bin Rashid alMaktoum ka disa gra dhe 23 fëmijë që vizitojnë këtë ndërtesë gjatë verës. Në një deklaratë, u zbulua se udhëtimet e familjes në Inverinate në Wester Ross të Skocisë, ishin "të kufizuara nga mungesa e akomodimit". Tani sunduesi i pasur, nëpërmjet kompanisë së tij të zhvillimit Smech Ltd, po kërkon të ndërtojë akomodimin ekstra. Shtëpia aktuale ka 16 dhoma gjumi pranë një zone gjuetie, një pishinë dhe një palestër. Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, 69-vjeç, ka një pasuri prej 13.73 miliardë paund.
Pianisti perfomon mes mbeturinave Muzikanti i Shën Petersburg, Pavel Andreev, bëri një shfaqje të pazakontë për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të ndotjes globale. Për një projekt të quajtur "Breath of the Planet", një piano e madhe u instalua në mes të një landfilli në Leningrad të Rusisë. Një piano është pozicionuar në mes të një mali me plehra ku fluturojnë pulëbardha, teksa një vinç shkarkon të tjera plehra.Andreev tha për
Bëri seks me nxënësin në tualetin e aeroplanit, mësuesja ngeli shtatzënë Një mësuese fizike kreu marrëdhënie seksuale me një nxënës në një tualet të aeroplanit dhe ngeli shtatzënë. Eleanor Wilson raportohet se bëri seks me të miturin gjatë një udhëtimi shkollër në Swaziland tre vite më parë. 29-vjeçarja e mori në banjë të riun ku edhe kryen marrëdhënie dhe më pas shkëmbyen numrat pas udhëtimit. Wilson u deklarua jaftore per katër akuza të abuzimit me pozicionin e punës dhe marrëdhënie seksuale me fëmijë në gusht 2015. Mësuesja u tha në gjykatë sot (1 tetor) se i ksugjeruar nxënësit që të ndahej nga e dashura e tij. Eleanor është në burg dhe gjykimi i saj pritet të zgjasë katër ditë. Emri i adoleshentit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore.
Tmerri i kohërave moderne: Të prekësh ATM- në të sëmur Nëse gjithmonë keni menduar se duhet të ruheni shumë nga banjot publike, në fakt studiuesit e vënë alarmin tjetër kund. Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë të tërhiqni para në një bankomat, duhet të merrni parasysh faktin se rreziku për të marrë baktere është shumë serioz. Kjo sepse ATM- ja, si mënyra më moderne për të tërhequr para është një habitat i shkëlqyer bakteresh. Testet e higjienës të kryera në Britani vunë re se ATM- ja është po aq e ndotur sa banjot publike. Specialistët morën mostra nga tastiera e tyre dhe nga tualetet publike. Prania e baktereve ishte thuajse e njëjtë. Koha të tmerroheni!
Reuters se ideja e shfaqjes erdhi pasi ai luajti në piano në një liqen në parkun natyror Ruskeala. "Doja të flisja për bukurinë e natyrës në anën e kundërt", tha Andreev. Largimi i mbeturinave ishte një temë e diskutuar gjerësisht në Rusi vitin e kaluar pasi era e masivit të madh të plehrave në Moskë shkaktoi protesta të vazhdueshme nga banorët vendas.
Nxënësja me Sindromën Down zgjidhet mbretëresha e shkollës Të bëhesh një mbretëreshë në një shkollë në Amerikë është ëndërr e të gjitha vajzave. Dhe për herë të parë në shkollën e mesme në Luiziana 'St. Amant High School', titullin e ka rrëmbyer një vajzë me Down Syndrome. Skye Lemay fitoi falë mikes së saj Delaney Inabet, e cila i vendosi emrin në listën e konkurrenteve. Padyshim që ky ishte një emocion i madh për Skye kur fitoi çmimin. Kur Skye Lemay u shpall "Mbretëreshë" para të gjithë nxënësve, ajo nuk mundi t'i mbajë lotët e saj. Ndërsa falenderoi miken e saj për përzemërisë dhe këmbënguljen për ta bërë pjesë të konkursit.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 5. "Vjel" drithërat, me drapër, kosë apo kombajnë 7. Mustafa ..., Kryeministër i Shqipërisë (1941 - 1943) dhe Senator i Mbretërisë Italiane (v. 1957) 10. Riti fetar, ceremonia që bëhet në kishë kur krezmohet fëmija a i rrituri 11. Shpërfill paralajmërimet, sinjalizimet dhe këshillat për të shmangur apo parapritur një telash 13. Pastaj e ka brenda 14. Ndryshe i thonë hurmë. Frut që merr shijen kur zbutet. Farëzezt hahen edhe të forta 16. Mundimi e përpjekja që bëjmë për të kryer një punë zakonisht të rëndë 17. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 19. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 21. Mungesa e diçkaje dhe e dikujt, ndjenjë pasionante rijetimi 22. Mbulesë e trashë gjumi për stinën e dimrit. Me pambuk, filter apo përbërës të tjerë 24. Mbështetja kryesore e diçkaje 26. Që përbëhet prej indesh, që ka aftësinë të tkurret e të lëshohet 28. Përdor atë monedh Bullgaria 29. Ashtu quhet ai që bëhet aty zot i pasurive të tjera të vendit dhe i shfrytëzon ato për nevojat e veta 31. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 32. Dakord në gjuhë universale 34. Daton më 13 shkurt 1633 kur Galileo Galilei arrin në Romë për t'u gjykuar para ... 37. Ajo rracë duhet të mbizotëronte botën, sipas Hitlerit 38. Eshtë ai i punës, ai i mësimeve, ai i veprimeve. Oren e ka në të. 40. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 46. Pak herë, nganjëherë, me të rrallë; kund. shpeshherë. 50. Copë shkëmbi; gur i madh, popël 51. Guxim i pathemeltë që mund të sjellë pasoja jo të mira 53. Institucion qendror i administratës shtetërore; ministri 55. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj 56. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 59. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 60. Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. 61. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 64. U krijua në kohën e sundimit të Dioklecianit i cili me reformat e tij Perandorinë Romake e ndau në dy pjesë administrative, lindore (pars Orientis) dhe perëndimore (pars Occidentis 67. Institucion që merret me trajtimin e të moshuarve 69. Partia Pajtimit Kombëtar 71. Gur i vogël e i lëmuar, që gjendet zakonisht në shtratin e
E martë, 2 TETOR 2018
Nga Albert VATAJ
lumit. 72. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 74. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 75. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 76. GJOVALIN ... 1899-1974, inxhinjer, konstruktor i shquar në projektimin dhe ndërtimin e urave. Lindi në Shkodër 77. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 78. Grup fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalë të vetme 80. Ajo që bën pula, vezë ose.. 81. Hidhërim, dhimbje shpirtërore; merak i madh, brengë; mërzi, bezdi ose... 82. ... i Lartë i Drejtësisë 85. Qëllim a synim i rëndësishëm, ide a parullë që e nxit dhe e udhëheq dikë në jetë ose që e shtyn përpara në një veprimtari 86. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 88. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 90. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 91. ... Lee, aktor kinezoamerikan, po ashtu dhe djali i yllit të arteve marciale Bruce Lee 93. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 94. E sjell rrotull derisa e lodh a e mërzit, e mundoj. 95. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 96. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 97. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë
99. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 100. E shoqja e vëllait, kunatë, quhet edhe ... 105. Mjegull e hollë që vesh majat e maleve në verë ose në vende të ulëta kur ndërron moti 106. ... Hitler, futi Gjermaninë në rrjedhën e Luftën e Dytë Botërore 109. Milot-Rrëshen-..., vepra e fundit socialiste e ndërtuar me punë vullnetare, hekurudhë e cila nuk përfundoi kurrë 110. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 111.Titull fetar në kishën ortodokse ndërmjet priftit dhe mitropolitit, peshkop. 112. Frikë e madhe, e papërmbajtshme, që zë një njeri a një masë të madhe njerëzish 114. Ismail ..., ai që më 28 Nëntor 1912 ngriti flamurin në florë dhe e shpalli Shqipërinë të mosvarme 115. Qenie e mbinatyrshme me krahë të bardhë, djallin ka kundërshtar VERTIKALISHT 2. Një prej zonave të plazhit të Shëngjinit 3. Ashtu quhet harku i qimeve mbi gropën e syrit 4. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 6. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 7. Një nga pjesët përbërëse të bërthamës së qelizës, me formë zakonisht të zgjatur 8. Tërësia e vetive a e tipareve më të përgjithshme e më të qenësishme të një sendi, dukurie etj 9. Ai njihet si këngëtari më i
mirë ndër gjithë zogjtë 12. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 13. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 14. Ashtu është përftesa e një pasardhësi, fëmije, me prindër zezak dhe të bardhë 15. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 18. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 20. Një grup i njohur i muzikës shqiptare mbante atë emër 21. Prift besimit katolik që ka të drejtë të thotë meshë 23. Gjyqtar ose lojtar i krahut të majtë a të djathtë, ndryshe i thone gardeline 25. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 27. Pjesëtar i trupave të veçanta të fashistëve italianë që vishnin këmisha të ... quheshin ashtu 29. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 30. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 33. Bajram ..., gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë. Ka qenë kryeministër i Kosovës 35. ... PORADECI (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik më përfaqësuesi i letrave shqipe. Lindi ne Pogradec në një familje zanatçinjsh 36. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 39. Që mund të jetojë në tokë dhe në ujë 41. Një banor i Kroacisë, mund të quhet edhe ashtu 42. Kohë e caktuar ose pjesë e ditës, afat, kohë e duhur, ose ashtu 43. E vendos dikë a diçka në një
vihet në lëvizje me këmbë 62. Në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore 63. Varg lëvizjesh të caktuara të trupit e të gjymtyrëve nën ritmin e muzikës 65. Newton, fizikan dhe matematikan i famshëm anglez, Lindi më 4 janar 1643, vdiq më 1727 66. Pjesëtar i popullsisë fillestare të një vendi; banor i një vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij që në kohët më të lashta; vendës, anas, rrënjës 68. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 70. Aa që merr pjesë në një mbledhje, në një takim, është i ... 73. Pjesa më e yndyrshme e qumështit, ajkë qumështi 79. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 82. Trup qiellor, mysafir i herpashershëm i tokës, njihet si yll me bisht 83. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 84. Ai që nuk është analfabet, duhet të dijë shkrim e ... (këndim) 87. Emri i Furxhi, aktor i famshëm shqiptar. Lindi në Korçë më 24 mars 1943 89. Ngritja e shëndetit për dikë në një dasmë, në një gosti, në një pritje etj 91. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda 92. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 93. I pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm 98. Tërësi e dokumentuar ku rënditen emra, mjete, shpenzime, etj 99. Lloj bretkose, me trup pak më të madh se e zakonshmja, quhet ashtu 100. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 101. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 102. Dervish ..., (Ibrahim Naxhi) veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes, Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë 103. Tërësia e kockave të kokës. Mbetja e kokës së një të vdekuri 104. Kirkizia ka atë monedhën e saj 107. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 108. Partia Demokristine 109. ... e zi, është flamuri ynë kombëtar 112. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 113. Po Gjirokastra si e kishte targën
vend 44. Shkresë, që e lëshon një zyrë për të dëshmuar vërtetësinë e një fakti ose të një veprimi zyrtar 45. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 47. Qyteti i Shqipërisë së Mesme, i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' 48. Si kishtin makinat e Durrësit targën 49. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 52. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, inicialet 53. Viç dy-tre vjeç; ka i ri dhe i patredhur, që mbahet për ndërzim 54. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 57. Element kimik, gaz pa ngjyrë, pa erë e pa shije, i domosdoshëm për frymëmarrjen. 58. Mjet udhëtimi me dy rrota, që 1
2
3
M B R
O T
H
4
B
5
L 14
I
B A S A N
L
N
R
U R B
K
A
23
U S
R
P
D
R
A L
M O R E
R
I
Z
I 25
K
Z
¸ K I
R
21
24
M ¸
E M E
G 17
P 20
A N I
9
B
13
P A L A V I
H
19
22
E B
8
L
12
E L
16
K
Z
7
D
11
E 15
O M
18
R
6
A
D 10
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
L
R
26
K A J
S I
¸
O
27
H
˙
D
28
P
¸
M A I
S
N E
I
L
I
40
M 41
A L
A K
E
D
L
45 48
˙
˙
P
T O
59
K
J
V
O
O
A R
A P
S
O 52
T
E
N
I
V
R
53
O R M I
E
Z 57
A N E
K S
N 58
H E N R I
A
A
61
E
O M
I
M
T
64
J
D I
D A K A
56
B
63
K U F
T
I
44
51
M K
M B 60
D O R
36
M
47
A P
55
A
Z ¸
46 50
A N I
G
G A N I
39
49
S
O R
A
54
M
M 35
43
I
¸
M
38
42
D O M
31
34
M A
K E 37
62
˙
33
F A B R
I
E 30
32
L
A K M A K
29
T
A
C
F
K 65
B O L I
66
V I
C
A
E K A
67
R
L
˙
I
F L
I
G A R
68
Z
¸
69
P
R E
F E
E
N
G
K T
K
70
D R
O
¸
E
76
77
D
I
P
I
M I
S
A
78
H
79
T
R
V
A
D O C E
N T
M C
U
A
Z
U
E
A
P O S
87
A S
90
V
A
M
H 85
U K
A 89
O O K
D O 81
84 86
88
75
80
K
D 83
E S
74
Z I
Q
R
F A M I
D
R
L J
E
E
91
K A P T
E R
A B
N
R 92
G
E
U
E
R A R
R
93
O 94
A R B
I
T
L
L 95
M
H
96
M A N I
F E
I
O
I
100
A M B L
E
F
F
I
K R I
S
U
A
A
G
104
E 106
U
R
M
U L
E
A
D V A S
O J E
N D
110
T
S
Z
R R
¸
A
114
H ¸
A
¸
B
108
109 113
G 105
M 107
A M P
T P
V N A
102
B A R D H E
H K
99
K
R
101
103
˙
A
S T
97
A S
98
A
M A Z
72
K Y ˙
B
73
82
71
U
J
U
111
A S
B
112
R A Z I
L I
115
E
A 116
L
C
¸
I
P R
H
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 2 TETOR 2018
Presidenti Meta takon senatorin Blunt në zyrën e Presidentit të SHBA, Harry S. Truman Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Senatorin të Missourit, Roy Blunt. Në një postim në Facebook, Presidenti Ilir Meta shkruan se takimi me politikanin amerikan është zhvilluar në të njëjtën zyrë që më parë ka qenë e Presidentit të 32-të të SHBA, Harry S. Truman. "Në zyrën historike të Presidentit të SHBA, Harry S. Truman, aktualisht zyra e Senatorit të Missourit, Roy Blunt, njëkohësisht N/Kryetar i Konferencës së Senatorëve Republikanë",- shkruan Presidenti Meta.
Presidenti Meta, takime me diasporën shqiptare në SHBA
P
residenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikë. Kreu i shtetit është takuar me drejtues të shoqatave shqiptare që veprojnë në SHBA, si dhe me personalitete të spikatura shqiptare. Takimi me shoqatat Ditën e hënë kreu i shtetit është takuar me drejtues të disa prej shoqatave kryesore të shqiptarëve në Amerikë. Në një status të publikuar në Faceook, kreu i shteti shkruan. "Bashkëbisedim i përzemërt me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në SHBA. Falënderim e mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me
popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA". Shoqatat shqiptare në Amerikë
janë një urë lidhëse mes dy vendeve, por edhe institucione të rëndësishme lobimi në
SHBA, të cilat promovojnë vlerat e Shqipërisë. Takimet me personalitete të di-
asporës Gjatë qëndrimi në Amerikë, kreu i shtetit është takuar dhe me drejtuesit e gazetës kryesore shqiptare në Amerikë, "Illyria". Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta shkruan "kënaqësi të takohesha me Vehbi Bajramin, botuesin e gazetës shqiptaro-amerikane "Illyria" si dhe me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA. Mirënjohës për kontributin e tyre". Po dje, kreu i shtetit shqiptar është takuar me Mark Gjonaj, një nga shqiptarët që ka arritur të jetë pjesë e institucioneve drejtues në Nju Jork. "Takim i përzemërt me Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të New Yorkut. Përfaqësues dinjitoz i komunitetit tonë në SHBA",- shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.