www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 236 (8677)
E mërkurë, 2 Tetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Taktika qeveritare mbetet se duke bërë sikur po mbrojnë Kushtetutën, po vjedhin e bëjnë kërdinë me koncensione, privatizime, PPP-të, me tenderime, si dhe duke kontrolluar rrjetet e kokainës nga Amerika Latine. Nën këtë zhurmë po përgatisin të kalojnë me ligj tjetërsimin e pronave publike e private në llogari të disa personave të lidhur me qeverinë
Zhurma kundër Metës, zhurmë për të vjedhur Në mënyrë gati perverse prej një jave, “juristë” të PS dhe gjithë media përfituese prej kryeministrit po bombardojnë opinionin me gjasme shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, kur në fakt Venecia në asnjë rresht të draft-raportit nuk përmend fjalën shkelje të Kushtetutës dhe as nuk kërkon shkarkim. Gjithë kjo zhurmë e përhapur këto ditë fsheh një tjetër hall të qeverisë “Rama” për të kryer megavjedhjen e shekullit me një grup biznesmenësh
FAQE 3
Presidenti Meta, vizitë në Estoni: Të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe Presidentja e Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid
AKUZAT
TRAFIKU I DROGËS
Fotoja 80 mijë dollarëshe, bashkëpunëtori i Edi Ramës dënohen në SHBA. Endri Fuga: Nuk komentojmë akuzat për çështje lekësh
FAQE 16
Fotoja e Edi Ramës me Presidentin Barak Obama në vitin 2012, e cila kushtoi 80 mijë dollarë
ISH-KRYETARI KQZ
KREU I PD-SË
Koço Kokëdhima: Të Tedi Blushi Basha letër bankave: hetohet Edi Rama për paralajmëroi valën e Mos financoni mafies shqiptare të 80 mijë dollarët e PPP-të e Ramës. drogës fotos me Obamën Do t’i anulojmë! FAQE 2
FAQE 15
FAQE 2
“30 qershori”, Kristaq Kume: Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën FAQE 4
FAQE 85
POLITIKE
2 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Skandali i pagesës për foton me Obamën, dy bashkëpunëtorët e Edi Ramës përfundojnë në burg. Basha u vu nën hetim pas një artikulli të mediave të huaja, për Ramën ka dy vendime gjykate në SHBA dhe asnjë verifikim në Tiranë
Drejtësia e SHBA kap Edi Ramën S
kandali i vitit 2012, ku për një foto me Presiden tin Brak Obama, Edi Rama pagoi 80 mijë dollarë është zbardhur thuajse plotësisht nga drejtësia amerikane. Gjatë 7 viteve, hetimet e SHBA kanë zbuluar skemën e mashtrimit dhe kanë dënuar 2 persona. I pari është Bilal Shehu, shqiptaro-amerikani që i siguroi ftesën Edi Ramës duke përdorur emrin e gruas së tij. Në këtë mënyrë Shehu futi në takimin e mbledhjes së fondeve të Barak Obamës, Edi Ramën për të realizuar foton. Por Bilal Shehu nuk i ka paguar nga xhepi i tij 80 mijë dollarët. Ai u dënua për mashtrim ndaj ligjeve amerikane me gati një vit burg, të cilat më pas u konvertuan në liri me kusht. Puna e tij në këtë “operacion” ishte të siguronte vetëm hyrjen e kandidatit për kryeministër në atë kohë në takim. Personi i dytë i dënuar me 4 muaj burg, pak ditë më parë, William Argeros, një qytetar amerikan nga Florida. Sipas mediave amerikane, avokati i të dënuarit William Argeros, ka deklaruar se klienti i tij po vepronte në emër të kandidatit për kryeministër në Shqipëri, Edi Rama. Prokurorët amerikanë arritën të provojnë se William Argeros ja dha paratë Bilal Shehut një shqiptaroamerikani, i cili ishte i ftuar në aktivitetin ku futi dhe kryeministrin Edi Rama për të bërë foton e famshme me Obamën. Por në gjyq Argeros ka pranuar se paratë i ka marrë nga një
REAGIMI
Endri Fuga: Çdo përgojim i Ramës për muhabet lekësh nuk meriton koment “burim i jashtëm”, pa e specifikuar emrin se nga kush dhe si. Por Aregros ka treguar se për kë e bëri shërbimin dhe në të gjithë dosjen emri i Edi Ramës nuk fshihet. Drejtësia amerikane e bëri hetimin e saj dhe ndëshkoi autorët e mashtrimit. Ligjet amerikane ndalojnë financimet e huaja për fushatat politike amerikane dhe ky është rasti i parë kur një politikan shqiptar faktohet se ka shkelur ligjet e SHBA. Ky dënim në SHBA në fakt është dhe një vendim gjyqi kundër Edi Ramës. Gjykatat provojnë se kryetari i PS-së dhe kandidati për kryeministër i Shqipërisë në vitin 2012 ka shkelur ligjet amerikane. Ndaj Ramës nuk ka një hetim në SHBA, por moralisht kryemi-
nistri shqiptar bëhet i pari politikan që praktikisht është dënuar, pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij. Por nëse SHBA ka gjetur fajtorët për shkeljen e ligjeve të saj për financimet e huaja, në Shqipëri ende nuk e dimë se si i futi në SHBA Edi Rama 80 mijë dollarë. Nuk ka asnjë faturë për këto para dhe asnjë llogari bankare. Një shumë e tillë nuk është deklaruar në KQZ dhe as në pasqyrat e Partisë Socialiste. PS ka kërkuar hetimin e Lulzim Bashës për çështjen e fondeve në fushatë duke e akuzuar edhe për lidhjet me rusët, pasi një media në SHBA bëri një gjasme artikull investigativ. Personalisht Edi Rama ka kërkuar hetimin dhe dënimin
e Bashës dhe ka vënë në lëvizje prokurorinë, e cila ka thirrur në pyetje gjithë drejtuesit e PD, disa herë. Ndërkohë, ka dy vendime gjyqi në SHBA që e përmendin Edi Ramën si njeriun që ka qenë pas skemës së 80 mijë dollarëve dhe në Tiranë as është bërë ndonjë verifikim. Ky është rasti i parë kur një politikan shqiptar del fajtor për një aferë korruptive në një shtet të huaj. Për foton e Edi Ramës dy qytetarë në SHBA po bëjnë burg, vetëm se pranuan të jenë pjesë e skemës për kalimin e parave. Ndërkohë ai që pagoi paratë dhe përfitoi nga fotoja nuk jep minimalisht asnjë sqarim edhe pse dy procese gjyqësor në SHBA e shpallin fajtorë moralisht.
KREU I ZGJIDHJA
Kokëdhima: Të hetohet Edi Rama për 80 mijë dollarët e fotos me Obamën
K
reu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të nis hetimet për kryeministrin Edi Rama. Kërkesa e Kokëdhimës vjen pas publikimit të fakteve të reja të procesit gjyqësor në SHBA, ku rezulton se Edi Rama, në vitin 2012 ka paguar 80 mijë dollarë për të realizuar një foto me Presidentin e SHBA, Barak Obama. Kokëdhima shprehet se për një skandal të tillë çdo kryeministër do të kishte dhënë dorëheqjen. “Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend perëndimor, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen përballë presionit qytetar, që nuk pranon abuzimin me taksat. Prandaj prokuroria të tregojë pavarësi duke Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
nisur hetimet ndaj kryeministrit të vendit”,- shprehet Kokëdhima. Kreu i Lëvizjes Zgjidhja shprehet se hetimet ndaj Edi Ramës duhet të kishin nisur dy vite më parë. “Partia ‘Zgjidhja’ nuk shpreson që Rama do t’i kërkojë falje shtetasit amerikan që do të vuajë dënimin me burg për fajin e tij. Por ajo i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet ndaj kryeministrit të Shqipërisë për përdorimin e fondeve të padeklaruara që të lobonte pranë administratës së Shtëpisë së Bardhë. Madje, kjo vepër korruptive duhet të ishte hetuar mëse dy vite më parë kur u vërtetua se Rama kishte paguar për një foto me presidentin amerikan”,- deklaron Koço Kokëdhima.
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Endri Fuga, zëdhënësi i Kryeministrit Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në SHBA, ku një qytetar amerikan u dënua pasi ka ndihmuar kreun e qeverisë shqiptare për të paguar për një foto me Barak Obamën, në vitin 2012. Në seancën e zhvilluar më 30 shtator, William Argeos u dënua me 4 muaj burg për shkeljen e ligjeve amerikane. Avokati John Azzarello në Nju Xhersi deklaroi para gjykatës federale se klienti i tij, William Argeos – i dënuar për kontribut të paligjshëm elektoral, kishte punuar për llogari të Edi Ramës në vitin 2012, kur 80 mijë dollarë pagesë i dhanë Ramës mundësinë e një fotoje me Obamën. Zyra e kryeministrit në Tiranë i quajti deklaratat “përgojim që nuk meriton të komentohet”. Zëdhënësi i kryeministrit, në një reagim për BIRN thotë se kjo është deklarata e një avokati që nuk meriton koment. “Kjo është një histori e vjetër dhe e stërqartë për sa i takon kryeministrit dhe s’kemi asnjë interes të merremi me kush thotë çfarë! Çdo përgojim i tij për çështje lekësh në këtë rast apo në çdo rast, meriton keqardhje po jo koment,”- tha Fuga për BIRN. Për të njëjtën çështje të 80 mijë dollarëve u dënua në SHBA dhe Bilal Shehu, shqiptaro amerikani që ndihmoi Edi Ramën të hynte në takimin me Barak Obamën.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Taktika qeveritare mbetet se duke bërë sikur po mbrojnë Kushtetutën, po vjedhin e bëjnë kërdinë me koncensione, privatizime, PPP-të, me tenderime, si dhe duke kontrolluar rrjetet e kokainës nga Amerika Latine. Nën këtë zhurmë po përgatisin të kalojnë me ligj tjetërsimin e pronave publike e private në llogari të disa personave të lidhur me qeverinë
Zhurma kundër Metës, zhurmë për të vjedhur Në mënyrë gati perverse prej një jave, “juristë” të PS dhe gjithë media përfituese prej kryeministrit po bombardojnë opinionin me gjasme shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, kur në fakt Venecia në asnjë rresht të draft-raportit nuk përmend fjalën shkelje të Kushtetutës dhe as nuk kërkon shkarkim. Gjithë kjo zhurmë e përhapur këto ditë fsheh një tjetër hall të qeverisë “Rama” për të kryer megavjedhjen e shekullit me një grup biznesmenësh
Sulmet e PS dhe qeverisë kundër Presidentit të Republikës janë tema e ditës në politikë. Edhe kur zhurma zbehet, pasi nuk ka asnjë bazë ligjore kundër kreut të shtetit, socialistët gjejnë forma të reja për të riaktivizuar fushatën kundër Ilir Metës. E tillë është dhe fushata që po bën urdia e Rilindjes kundër Presidentit me dokumentin që nxori nga sirtarët për Komisionin e Venecias. Draftopinioni i Komisionit të Venecias nuk ka nevojë për koment. Aty thuhet qartë se Presidenti nuk duhet të shkarkohet dhe se Presidenti nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës. Në mënyrë gati perverse prej një jave, “juristë” të PS dhe gjithë media përfituese prej kryeministrit po bombardojnë opinionin me gjasme shkelje të Kushtetutës nga Presidenti, kur në fakt Venecia në asnjë rresht të draft-raportit nuk përmend fjalën shkelje dhe as nuk kërkon shkarkim. Gjithë kjo zhurmë e përhapur këto ditë fsheh në fakt një tjetër hall të qeverisë “Rama” për të kryer megavjedhjen e shekullit me një grup biznesmenësh. Mazhoranca ka gati të ashtuquajturin projekt të Korporatës së Investimeve. Janë një sërë ligjesh të ndryshuara, duke nisur nga ai i pushtetit vendor, që i jep të drejtë qeverisë të grumbullojë prona private dhe shtetërore për interes të investimeve. E thënë ndryshe, çdo qytetar që ka një pronë në një zonë ku ka interes për investime nga biznese të mëdha, qeveria ka të
drejtë ta tjetërsojë apo transferojnë pronësinë në funksion të zhvillimit. Pjesë e kësaj pakete janë dhe ndryshimet në ligjin për bashkitë i japin të drejtë këshillit bashkiak me votim pakice t’i kalojë pronat, kur kërkohen për në fondin e Koorporatës së Investimeve. Është një projekt që sado i nevojshëm të quhet për zhvillimin e investimeve, praktikisht është grabitje e pronave publike, por edhe pronave private apo të tjerave që kanë status ende të paqartë. Përfituesit real i këtij projekti nuk është shteti, por kompanitë private, oligarkë vendas dhe të huaj që do ta kenë më lehtë të marrin pronat nga qeveria, pasi kjo e fundit i ka grabitur nga qytetarët. Ky projekt i kundërshtuar nga institucionet ndërkombëtare është dërguar në Komisionin e Venecias për marrje mendimi nga qeveria “Rama”. Në
11 tetor, kur Venecia pritet të nxjerrë dokumentin përfundimtar për Presidentin e Republikës do të dalë dhe raporti për Koorporatën e Investimeve. Për të kaluar në heshtje skandalin e vjedhjes së miliarda euro pronave, qeveria po merret vetëm me çështjen e Presidentit të Republikës. Mediat janë fokusuar tek sesioni plenar i Komisionit të Venecias më 11 tetor ku mazhoranca do përfaqësohet nga Taulant Balla. Por, ajo që nuk përmendet është se bashkë me të do të shkojë edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i cili do të bëjë mbrojtjen për ligjin e Pronave e cila përfshin Korporatën e Investimeve. Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias thuhet se po përgatitet mendimin për një projektligj lidhur me pasuritë e paluajtshme, i cili synon të përfundojë proceset e pronësisë kalimtare.
Ndërsa teksa vëmendja e shqiptarëve do përqendrohet tek Presidenti, në të njëjtë seancë varet fati i pronave të tyre të cilat priten të rrëmbehen nga qeveria dhe oligarkët. Projekti i vjedhjes së pronave me Korporatën e Investimeve është cilësuar nga opozita dhe ekspertë të ekonomisë si një nga ligjet që mund të sjellë pasoja të rënda për qytetarët. Synimi është mbledhja e pronave publike dhe asete të tjera dhe vënia në përdorim për investime private. Gjë që do të thotë se çdo kompani vendase dhe e huaj që do të investojë në Shqipëri, bie fjala në bregdet, nuk kontakton pronarët realë të tokës, por qeverinë “Rama”. Në këtë mënyrë shkelet një nga parimet kryesore të shtetit për njohën e pronës, ndërkohë që qeveria kryen një vjedhje të hapur me ligj. Ky projekt pret miratimin këto ditë dhe ka vënë në alarm gjithë institucionet ndërkombëtare, si një praktikë jo demokratike. Por qeveria e ka gjetur mënyrën sesi të mos merret njeri me këtë çështje. Zhurma që po bëhet për Presidentin dhe sulmet e sponsorizuara ndaj tij, janë mënyra më e mirë për mbajtur vëmendjen e qytetarëve larg problemeve reale. Qeveria “Rama”, me ligjin e Korporatës së Investimeve kërcënon pasurinë publike dhe të çdo qytetari duke kthyer modelin e shpronësimeve si në komunizëm, ndërkohë skandalin po e mbulon me zhurmën ndaj kreut të shtetit. Mili Xhani
POLITIKE
4 E mërkurë, 2 TETOR 2019 Kreu i PD-së: Pse nuk duhet të financoni dy rrugët me PPP, Orikum-Dukat e Milot-Balldren
Basha letër bankave: Mos financoni PPP-të e Ramës. Do t’i anulojmë!
K
reu i Partisë Demokratike Lul zim Basha u ka dërguar një letër bankave në vend duke u kërkuar që të mos financojnë projektet me Partneritet Publik Privat të miratuara pak javë më parë nga Kuvendi. Kjo kërkesë e kreut të PD-së, u artikulua edhe publikisht në një dalje publike pas miratimit të kontratave. Sipas kreut të opozitës, dy kontratat koncesionare për ndërtimin e akseve rrugore Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat janë në shkelje të ligjit, cënojnë interesin publik dhe dëmtojnë në mënyrë të rëndë interesat financiare të shtetit shqiptar, duke u siguruar përfitime të padrejta zyrtarëve të korruptuar dhe kompanive private Letra e plotë e kreut të PD-së: Po ju drejtohem me këtë letër për të ndarë një shqetësim timin dhe Partisë Demokratike (“PD”), që ka të bëjë me përpjekjet evidente të shumë aktorëve për të pastruar shuma të mëdha parash nëpërmjet aktiviteteve të licensuara apo të kontrolluara nga sektori publik. Ne kemi vlerësuar gjithmonë se sektori bankar është një nga asetet më të rëndësishme që ka ekonomia shqiptare dhe, padyshim, që do të bëjmë ç’është e mundur që ta ruajmë si të tillë. Në këtë drejtim, krijimi i kushteve për të ndaluar që sektori bankar të përfshihet direkt apo indirekt në financimin e aktiviteteve që mbartin risk për aktivitete të paligjshme, është një objektiv njësoj i rëndësishëm për PD dhe bankën që ju drejtoni dhe, gjithashtu, është i domosdoshëm për të ruajtur të paprekur reputacionin e çdo banke si operator tregu i besueshëm. Prej shumë kohësh PD ka bërë publike faktin (tashmë të pranuar edhe nga institucionet ndërkombëtare dhe institucionet ligjzbatuese të vendit), që vendi është përfshirë në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, si dhe është bërë rrugë tranziti për lëndët narkotike nga vendet e ndryshme drejt Europës Perëndimore. I gjithë ky aktivitet i paligjshëm gjykohet që ka prodhuar miliarda Euro, një pjesë e të cilave janë përdorur edhe për të paguar qeveritarët dhe punonjës publikë, në formën e korrupsionit. Kjo ka qenë arsyeja që PD ka paralajmëruar se shumë aktorë janë përfshirë në operacione të mbështetura nga të njëjtët punonjës publikë (përfshi nivelet më të larta të qeverisë), për të pastruar paratë e përfitu-
ara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike apo/dhe korrupsioni. Ne kemi tërhequr vëmendjen se, në veçanti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, punonjës publikë të korruptuar dhe kompani afër këtyre të fundit, po përdorin sektorin e ndërtimit si mjet për të financuar dhe pastruar paratë e fituara nga aktivitete të paligjshme. Sistemi bankar është më i ekspozuari ndër shumë sektorë të tjerë për t’u përdorur për këtë qëllim nga të tillë subjekte. Natyrisht, që ne nuk mendojmë se çdo biznes i angazhuar në këtë sektor është duke kryer një aktivitet të paligjshëm dhe, madje, vlerësojmë se aktiviteti i ndërtimit është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Nga ana tjetër nuk mund të mos vëmë re se disa kompani kanë marrë leje ndërtimi dhe kontrata publike në nivele të tilla që nuk justifikohen as nga eksperiencat e tyre dhe as nga mundësitë financiare që ato kanë. Pa përmendur këtu, çmimet me të cilat ato ndërtojnë dhe/apo shesin produktet dhe shërbimet e tyre. Ky bashkëpunim dhe ajo çfarë parashtruam më sipër, ishte evidente edhe në vendimmarrjen në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, të datës 12 Shtator 2019, ku u miratua shpallja fituese pa garë dhe lidhja e kontratës së partneritetit publik privat për projektet: “Për projektimin, ndërtimin, dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”; “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e
Shën Elizës)”. Të dyja kontratat publike të mësipërme, haptazi, cënojnë interesin publik dhe dëmtojnë në mënyrë të rëndë interesat financiare të shtetit shqiptar, duke u siguruar përfitime të padrejta zyrtarëve të korruptuar dhe kompanive private (shoqërisë “ANK” sh.p.k., shoqërisë “Bardh konstruksion” sh.p.k., shoqërisë “Gjikuria” sh.p.k. dhe shoqërisë “Rruga Orikum – Llogara” sh.p.k.). Nga vlerësimi i kapaciteteve financiare dhe teknike të kompanive private të përfshira në këto dy projekte, rezulton se ato nuk kanë mundësi për t’i përfunduar ato me mjetet e tyre dhe, për pasojë, parashikohet marrja e kredive bankare. Mirëpo, këto kompani nuk kanë mundësinë reale për të kthyer kredinë që do të kërkojnë nga ju, pas momentit të anullimit të financimit të paligjshëm shtetëror që kanë përfituar si pasojë e veprimeve korruptive. Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar, duke e vlerësuar të një rëndësie madhore për mbrojtjen e interesit publik, stabilitetin e sistemit bankar në vend, vlerësoi të arsyeshme të informojë bankën tuaj mbi fatin e shpejtë që do të kenë këto dy projekte korruptive. Duke përfituar nga ky rast, ju kërkojmë zyrtarisht që të vlerësoni me seriozitet informacionin e përcjellë. Ne shprehim besimin e plotë që ju do të distancoheni dhe nuk do të bëheni palë në akte që provojnë mbështetjen ndaj projekteve korruptive, që cënojnë interesin publik. Ne, vazhdimisht, jemi angazhuar që të bëjmë publike këtë skemë dhe të mbrojmë ekonominë shqiptare nga pasojat shumë negative që sjell një aktivitet i tillë, përfshirë, por pa u kufizuar në shkatërrimin e konkurencës së ndershme, fuqizimin e grupeve krimina-
le, kapjen e shtetit, në përgjithësi, me pasoja të pariparueshme në reputacionin e vendit dhe, për rrjedhojë, reduktimin e investimeve të huaja. PD ka një projekt të qartë dhe me masa drastike e konkrete për të luftuar këto fenomene dhe për të vënë përpara përgjegjësisë personat e përshirë në to. Të tilla janë, por pa u kufizuar vetëm në to, ngritja e strukturave që do të verifikojnë plotësimin e kushteve nga operatorët ekonomikë privatë që kanë përfituar leje ndërtimi apo kontrata publike, mundësitë financiare që këta operatorë kanë pasur duke i krahasuar me kostot reale të investimeve të kryera dhe çmimet e shitjes së produkteve e shërbimeve të tyre, gjurmimin e financimeve të tyre etj. Të gjitha këto masa do të shoqërohen, gjithashtu, me veprime të tjera nga ana e organeve tatimore/ligjzbatuese, të tilla si revokimin e lejeve apo përfundimin e kontratave të dhëna në mashtrim me ligjin apo në kundërshtim me të, kalimin në favor të shtetit të gjithë pasurisë së fituar nëpërmjet apo të përfshirë në të tilla aktivitete etj. Ne jemi të bindur ndërkohë që edhe ju jeni po kaq të shqetësuar dhe po kaq të interesuar që të bëni të mundur që paratë e qytetarëve shqiptarë, të depozituara në bankën tuaj, të përdoren vetëm për të financuar biznese të ndershme dhe të rregullta, si dhe të vendosni barriera për të gjithë bizneset që dyshohen se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme. Të gjithë bashkë duhet të ndalojmë që subjekte të tilla, të mos e përdorin bankën si infrastrukturë për pastrimin e produkteve që rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm. Financimi i të tilla projekteve, të cilat qartësisht kanë si qëllim pastrimin e parave të trafiqeve dhe korrupsionit, jo vetëm që s’duhet të lejohet, por do
“PLANI MAFIOZ”
të përbënte dhe kriminalizimin e atij personi a institucioni që ka bashkëpunuar në këtë drejtim. Prandaj ne presim që banka juaj të aplikojë procesin e “vigjilencës së zgjeruar” në çdo transaksion ku përfshihen subjekte që janë angazhuar në aktivitetet e sipërcituara, veçanërisht, duke pasur parasysh indiciet që janë publike jo vetëm nga PD, por edhe nga raportet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare. Ne vlerësojmë se ju jeni një aktor shumë i rëndësishëm në ndalimin e fenomeneve të tilla, ndaj, mirëpresim çdo propozim që mund të na jepni për t’u bërë pjesë e programit për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit. Siç e keni vënë re, kjo letër i është drejtuar edhe Bankës së Shqipërisë, sepse ne besojmë se institucionet rregullatorë duhet të kenë gjithashtu një rol aktiv në garantimin e integritetit dhe reputacionit të sistemit bankar, pavarësisht presioneve nga degët e tjera të pushtetit. Në fund, më lejoni t’ju shpreh angazhimin tonë, që, me të njëjtën forcë që do të godasim dhe luftojmë fenomenet negative dhe personat e përfshirë në to, me të njëjtën forcë dhe vullnet do të mbështesim të gjithë ata operatorë dhe subjekte që besojnë në konkurrencën dhe tregun e ndershëm, si dhe punojnë në përputhje me ligjet e vendit dhe praktikat e gjithë-pranuara ndërkombëtare. Ne mirëpresim, gjithashtu, çdo propozim që do të ndihmonte në krijimin e një ambienti më të mirë në sektorin bankar në funksion të kreditimit të ekonomisë reale dhe jo asaj të mbështetur në paratë e krimit dhe të korrupsionit. Me besimin se ndajmë qëndrim të përbashkët dhe do të gjejmë mirëkuptimin tuaj në këtë betejë ndaj fenomenit të pastrimit të parave dhe korrupsionit, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta.
PD: Rama po mban të fshehtë kompanitë për ndërtimin e 6 kullave tek Teatri
I
sh-deputetja demokrate Albana Vokshi ka dalë dje para mediave duke akuzuar kryem inistrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranë se po shkelin dhe ligjin e tyre korruptiv për grabitjen e tokës publike dhe Teatrit Kombëtar duke mbajtur të fshehtë emrat e kompanive që kanë pranuar të bëhen pjesë e planit mafioz për ndërtimin e 6 kullave. Vokshi theksoi se data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentet, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës. “Edi Rama ka paracaktuar gjithçka për
projektin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro. Ka paracaktuar kompaninë fituese, ka paracaktuar edhe projektin për Teatrin e ri, një bashkëpunim kriminal me arkitektin e tij Bjarke Ingels. Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels. Bashkëpunëtorja tjetër në krim e Edi Ramës, kompania Fusha shpk, e cila ka përfituar 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia”, tha dje ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi.
POLITIKE
5 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Ish-kryetari KQZ-së: Punët janë të ndara, Komisioni i Venecias po përdoret
Anulimi i 30 qershorit, Kume: Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën
P
ër ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume Komisioni i Venecias në raportin e tij nuk thotë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën, me vendimin e tij për të shfuqizuar 30 qershorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Në një intervistë për “Ora News”, Kume thekson se drafti i Komisionit të Venecias nuk duhet të keqpërdoret për çështjen e standardeve të 30 qershorit. Kume u shpreh se vlerësimi që Komisioni i Venecias për bojkotin e zgjedhjeve nuk duhet të merret si qëndrim për vlefshmërinë dhe standarde te 30 qershorit. “Këtij komisioni ju kërkua që të shprehej për atë se cila ishte mbështetja ligjore e Presidentit kur ai dekretoi datën 30 qershor si datë kur nuk duhet të zhvillohen zgjedhjet. Ajo që bën Komisioni i Venecias është jo vetëm analiza e saktë dhe profesionale e gjithçkaje të realizuara nga institucionet, por dhe çfarë i lejon ligji shqiptar. Venecia thotë se nuk ka qenë kushti i gjendjes së jashtëzakonshme dhe presidenti e ka kapërcyer. Por ka një ndryshim mes shkeljes së Kushtetutës dhe kapërcimit. Nuk ka shkelje ligjore në rastin e Presidentit”, tha Kume. Sipas tij, in-
teresimi i Venecias për t’i dhënë përgjigje 8 pyetjeve të Kuvendit të Shqipërisë tregojnë mbështetjen e këtij institucioni për shoqërinë shqiptare, por nga ana tjetër pohon se ai nuk ka targetin për të vlerësuar lidhshmërinë e zgjedhjeve. “Ndryshimet zgjedhore nuk janë ndërruar në bazë të analizave, por referuar asaj se çfarë ka në dorë politika. Kodi më i fundit ka bërë që zgjedhësi shqiptar mos të ketë mundësi të përfitojë nga thelbi i asaj se çfarë i ofron vota. Komisioni i Venencias që ndryshe është komisioni për demokraci është një institucion i BE për të mbështetur vendet, që ato të realizojnë demokracinë. Është një institucion që merret me këshillime dhe opinione dhe nuk ka në target të problematikave mënyrën e zbatimit të ligjit. Kërkesa e bërë së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë nuk është në atë çka ky komision mund dhe duhet ti kërkohet. Por fakti që e ka trajtuar dhe analizuar dhe ka formuluar një draft-opinion është një tregues domethënës për mbështetjen që ka shoqëria shqiptare nga instituciont ndërkombëtare. Këtij ju kërkua të shprehej për atë se cilat ishte mbështetja ligjore kur ai dekretoi datën e zgjedhjeve. Në vlerësimin e tyre Presi-
denti refruar legjislacionit shqiptar e ka kapërcyer gjënë. Dua të ndalem në 2 momente: E para ka të bëjë me argumentimin e presidentit se e mori vendimin për informacionin që kishte se çfarë mund të ndodhte: E dyta nuk e justifikon, por e vlerëson se e ka kapërcyer presidenti të drejtën që i njeh kushtetuta. Kjo sepse nuk ndodheshim në gjendje të jashtëzakonshme. Se e ke informacionin, por nuk ndodhesh përballë gjendjes së jashtëzakonshme. Ky moment në asnjë rast nuk duhet të përdoret si argument për atë që edhe Komisioni i Venecias shprehet për qëndrueshmërinë e procesit. Është tjetër institucion i BE që ka për detyrë të vlerësojë që procesi zgjedhor është bërë në bazë të parimeve apo jo. Komisioni i Venecias po përdoret. Punët janë të ndara. Duhet të ndajmë edhe shkeljen nga kapërcimi i kompetencave. Shkelje duhet të ekzistojë diçka dhe ta shkelësh. Nëse nuk ka një gjë të tillë, ti e kapërcen. Komisioni i Venecias në këtë raport i ka kushtuar vëmendje dhe pasojave që mund të sillte kjo sjellje dhe efektet e saja nuk mund të klasifikohen në një veprim që të justifikojë shkarkimin e Presidentit nga detyra”, u shpreh dje ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume.
KAPET SASI REKORD KOKAINE NË BRAZIL, ME DESTINACION SHQIPËRINË. NË HOLANDË BLLOKOHEN 13 MILIONË EURO
Tedi Blushi paralajmëroi valën e mafies shqiptare të drogës
N
uk ndalon mafia shqiptare duke sjellë drogë. Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit, pati paralajmëruar se qeveria dhe mafia janë në aksion për tregti kanabisi, kokaine dhe do t’jua dëgjojmë zhurmën. Ai pati bërë thirrje se duhet që organet ligjzbatuese të luftojnë këtë mafie të rrezikshme, por me sa duket mafia ka lidhje me struktura të caktuara qeveritare shqiptare. Nuk ka se si ndodh ndryshe, pasi nuk mund të nisen sasi në disa miliona euro kokainë nga Amerika e Jugut drejt Shqipërisë pa patur garanci shtetore shqiptare. Dhe ja, nga Brazili dje lajme për mafien shqiptare me kokainë drejt Elbasanit, nga Ekuadori prapë kokainë drejt Durrësit. Para pak çastesh del dhe një operacion i policisë holandeze. Kapen 13 mln euro para droge shqiptare në Holandë, 2 shqiptarë në pranga. Falë një aksioni blic, policia holandeze arriti të sekuestrojë plot 12.8 milionë euro, cash. Sipas gazetës holandeze NRC, paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona në Amsterdam, ndërsa theko-
het se, kjo sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë. Gjatë operacionit janë arrestuar dy shtetas nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një nga Maroku. Gjithçka nisi tre javë më parë pas një informacioni se kolumbianët, që mund të ishin përfshirë në importimin dhe shitjen e kokainës në Holandë, ndërsa një grua 52-vjeçare nga Kolumbia cilësohet si përgjegjëse për trafikun. “Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit”, është shprehur Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
NJOFTIM
PËR RISHPALLJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR PLOTËSIMIN E VENDIT AKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE “VAKANCË E PARAKOHSHME” Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin nr.530 prot, datë 26.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së nr. 137, datë 21.09.2019, konstatoi se: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit zotit Besnik Imeraj dhe e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018, ka evidentuar se nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që kanë shprehur interesin për konkurim, kanë ngelur në garë vetëm dy kandidatë të lejuar për kandidim dhe, konkretisht, zoti Besnik Muçi dhe zonja Regleta Panajoti. Bazuar në këto kushte, ku në garë për kandidim për plotësimin e kësaj vakance kanë ngelur vetëm 2 (dy) kandidatë, pra më pak se numri i domosdoshëm 3 (tre) kandidatë i parashikuar nga neni 125, pika 1 të Kushtetutës dhe neni 7/b, pika 4 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, në mbledhjen e datës 21 shtator 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me Vendimin nr. 137, datë 21.09.2019 ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e Presidentit të Republikës si organ emërtese për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant. Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi u njoh dhe vlerësoi njoftimin nr. 530 prot, datë 26.09.2019 dhe Vendimin nr. 137, datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me qëllim ndjekjen e procedurave të kërkuara akance të pararakoshme”, në nga Kushtetuta dhe ligji për plotësimin e kësaj “V “Vakance nr Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës me Dekretin nr.. 1129 1, datë 27.0 9.2 019, ka miratuar: 1291, 27.09.2 9.20 · Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në aGjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “V “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj. Presidenti i Republikës, pasi ka vlerësuar informacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mbi ecurinë e procesit për plotësimin e këtij vendi vakant, fton: Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur publik për plotësimin e vakancës së mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës këto dokumente: - Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të rishpallur; - Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail); - Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokumentacionin shoqërues, nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; - Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit është i publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës. - Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular i cili gjendet i publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës. Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm bashkëlidhur është data 18 tetor 2019. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikuesve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik. Lista e aplikuesve dhe dosjet respektive të tyre do t‘i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vijimin e procedurës së verifikimit dhe vlerësimit sipas ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Për lehtësinë e të gjithë aplikuesve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 125 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. 5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj. 0.0 2.2 000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës · Ligji nr nr.. 8577, dt 1 10.0 0.02.2 2.2000 Kushtetuese të R epublikës së Shqipërisë”, i ndry shuar Republikës ndryshuar shuar.. Neni 7/a Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. 2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere: a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. 3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: a) vjetërsisë në profesion; b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. 4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohen me postë ose drejpërsëdrejt në zyrën e protokollit të Institucionit të Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.
Sqarim: Në zbatim të nenit 127 pika 3 të Kushtetutës dhe nenit 7/dh pika 2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për oganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kandidati që do të përzgjidhet për t`u emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar. Tiranë, më 27.09.2019
POLITIKE
6 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Ish-deputetja e PD-së: Nuk kemi luksin të humbasim personat me eksperiencë në parti. Të ndryshohet sistemi zgjedhor, jo vetëm Kodi
Duma: 9 kushtet e Bundestagut do të detyrojnë Ramën të ulet në dialog
A
nëtarja e Kryesisë së Par tisë Demokratike, Grida Duma është e bindur se 9 kushtet gjermane do ta detyrojnë kryeministrin Rama të ulet për zgjidhur krizën politike. Në një intervistë për ABC Neës, Duma thekson se Partia Demokratike mund të vijë në pushtet përmes një procesi të koordinuar dhe transparent brenda së djathtës. Grida Duma është e bindur se opozita pas 6 vitesh e ka arritur qëllimin e saj. Imponimi që Bundestagu gjerman ka bërë përmes kushteve te vendosura për çeljen e negociatave, për anëtëren e kryesisë së Partisë Demokratike janë sinjal i qartë se Edi Rama nuk mund të refuzojë më zgjidhjen e krizës politike. “Nuk është më çështja a e pranon ose jo Rama këtë, tashmë ajo është e detyrueshme për të. Fakti që opozita shqiptare e bëri të mundur që të ishte e detyrueshme dhe e imponuar nga Bundestagu gjerman për momentin historik në hapjen e negociatave, pa dyshim që është meritë e parë, e themi kështu, sepse pa mbështetjen e ndërkombëtarëve s’do ta arrinim dot, meritë e parë është e opozitës shqiptare dhe e Partisë Demokratike”, u shpreh Duma. Deputetja demokrate llogaridhënien e kërkon nga forca e saj politike. Pas 6 vitesh beteja opozitare brenda dhe jashtë institucioneve,
Duma e sheh ardhjen në pushtet përmes një procesi të koordinuar dhe transparent brenda vetë të djathtëve. “Në këto 6 vite është bërë mjaftueshëm duke shkuar drejt qytetarit, duke bërë zgjedhje të brendshme, zgjedhje pas zgjedhjesh, etj, etj,. Pra, PD-ja thuajse ka qenë në një modus zgjedhjesh dhe fushatash. Pa dyshim që momenti i radhës kërkon qartësi, qartësi dhe vetëm qartësi. Një strategji e cila të koordinohet mirë, që nga terreni dhe deri në hierarkinë e lartë të Partisë Demokratike dhe të gjithë kampit opozitar. Një koordinim i
padiskutuar dhe transparent; një koordinim nga platforma ekonomike, e grupeve të punës të reformës zgjedhore, reformës në drejtësi, pra çdo element që prek politik-bërjen tashmë duhet të jetë si të themi “një plan lufte””, thekson Grida Duma. Kontributin në reformën zgjedhore e sheh si një hap pjekurie të Partisë Demokratike, por edhe në këtë rast sugjeron që garancia në proces të sigurohet nga ndërkombëtarët. “Nuk mendoj që gjithçka që do të draftohet në letër do të jetë garanti i vetëm për të siguruar votën e lirë. e kemi thënë dhe
do ta përsërisim, por kjo nuk do të thotë që të mos kuptohet momenti i përgjegjshmërisë politike që kemi në këtë moment. Reforma zgjedhore duhet draftuar deri në fund dhe me seriozitetin e plotë dhe duhet të shkojë me konstruktivitet edhe nga Partia Demokratike me mbështetjen e plotë të ekspertizës së ndërkombëtarëve”, thekson Duma. Bindjen e ka se ndryshimi i sistemit zgjedhor do të ishte një hap pozitiv, por vendimmarrjen për këtë nismë e lë në gjykimin e opozitës së bashkuar. “Duhet të jemi të hapur të diskutojmë për
ndryshime dhe në sistemin zgjedhor. Nëse kjo do të ndodhë do të jetë një lajm i mirë për mua. Nëse kjo nuk do të ndodhë dhe Partia Demokratike do të qëndrojë tek Kodi, ky është një diskutim që duhet parë në vijim”, u shpreh Duma. Rikthimin e ish-funksionarëve të lartë të PD nuk e sheh si problem, por kërkon që për hir të aksionit opozitar të ketë një përpjesëtim të drejtë mes kontributit dhe vlerës që gjithsecili ka në parti. “Një parti si Partia Demokratike pa dyshim ka nevojë për të gjitha kontributet. Por besoj, gjithashtu, që kontributi duhet të akomodohet bashkë me vlerën e vet. Absolutisht, dhe do ta theksoj gjithmonë këtë, që nuk e zëvendëson asgjë eksperiencën: atë në ekzekutiv, në qeverisje, eksperienca në parti politike, në fushata zgjedhore, eksperienca në terren. Nuk e kemi luksin që t’i humbasim këto. Por duhet të kemi kujdes që eksperienca të kombinohet me kontribute dhe me atë që është dhënia dhe angazhimi në opozitë”, u shpreh Grida Duma. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi fundjavën që lamë pas strukturat më të larta të PD dhe kërkoi nga të gjithë mobilizim për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij kriza politike është në fazën finale të zgjidhjes së saj.
tjera ndërkombëtare, qoftë edhe nga Bundestagu, apo Departamenti Amerikan i Shtetit, ku zgjidhjen për këtë çështje ia kanë adresuar Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Halimi. I larguar në 2018-ën nga jeta politike duke dorëzuar mandatin e deputetit për t’iu përkushtuar një projekti personal në Ballkan, e një vit pas largimit të tij, ish-kolegët vendosën të dilnin jashtë parlamentit. Dhe Halimi e cilëson djegien e mandateve në bllok si një akt që e forcoi Partinë Demokratike dhe opozitën. “Gjykoj që Partia Demokratike
sot është më e fortë se ç’ishte më parë. Vendimet politike janë vendime politike, e sigurisht që ato janë marrë në kuadër të diskutimeve brenda strukturave politike, vendimi im ka qenë personal dhe s’ka lidhje me këtë çështje. Unë i jam përkushtuar një projekti në Ballkan. Por gjykoj që ishte një vendim i cili në momentet që u mor dhe në momentet që pasoi më mbrapa e bëri më të fortë Partinë Demokratike, duke pasur parasysh edhe pjesën e pjesëmarrjes së publikut”, thekson ish-deputeti i PD-së, Eduard Halimi.
Ish-ministri i Drejtësisë: Opinioni i Komisionit të Venecias nuk e thotë në asnjë paragraf të sajin se, cilin nen apo paragraf të Kushtetutës ka shkelur Presidenti Ilir Meta
Eduard Halimi: “Tejkalim i kompetencave” nga Presidenti, term që nuk ekziston në Kushtetutë
I
sh-ministri i Drejtësisë Edu ard Halimi ka komentuar edhe një herë opinionin paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas tij, “tejkalim i kompetencës” nuk ekziston, ndërsa shton se opinioni i Komisionit të Venecias nuk e thotë në asnjë paragraf të sajin se, cilin nen apo paragraf të Kushtetutës ka shkelur presidenti i Republikës Ilir Meta. “Termi tejkalim nuk njihet nga Kushtetuta. Në fjalorin shqip-shqip, ka të bëjë me tejkalim shpejtësie, apo ti marrësh kompetencat dikujt tjetër. Sipas Kushtetutës, i vetmi insti-
tucion, është presidenti. Shkelje, në bazë të fjalorit, do të thotë të dhunosh një nen apo paragraf të Kushtetutës. Nga ajo që kam lexuar unë, nuk gjej një cilësim të tillë, që presidenti i Republikës, me shtyrjen me 100 ditë të zgjedhjeve të ketë shkelur një nen apo paragraf të Kushtetutës. Për sa kohë nuk kemi shkelje, nuk mund të flasim për shkelje të vogël apo të madhe”, shprehet Halimi në një intervistë dhënë dje për portalin informativ “Syri TV”. Sipas Halimit, Komisioni i Venecias nuk e ka në tagrin e saj të gjykojë zgjedhjet e 30 qershorit, apo zgjedhje të tjera. Sipas tij, kjo është detyrë e OSBEODIHR. “Lidhur me proceset zgjedhore, ekspertët më të mirë
ligjorë në këtë fushë janë ata të OSBE/ODIHR-it. Dhe ekspertët e OSBE/ODIHR-it lidhur me dekretin e Presidentit janë shprehur në raportin e tyre përfundimtar që kjo kompetencë nuk i përket Kolegjit Zgjedhor dhe as KQZ-së. Biles, ata kanë qenë nën presionin politik, kanë qenë nën veprimin partizan politik për të mbrojtur njërën forcë, apo forcën tjetër, kështu që ekspertët e OSBE/ODIHR-it i kanë dhënë një përgjigje ezauruese çështjes në fjalë. Pra, përgjigja e tyre përfundimtare është që është në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese që të shprehet për dekretin e Presidentit. Ky opinion i OSBE/ODIHR-it është artikuluar edhe nga institucione të
POLITIKE
7 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Negociatat, ambasadori gjerman “rrëzon” ambasadorin e BE-së: Kushtet duhet të plotësohen, janë artikuluar prej kohësh
S
hqipëria duhet të përm bushë disa kushte përpara se Gjermania të hapë dritën jeshile për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, dhe pjesa tjetër është në formën e detyrave që duhet të plotësohen në fazën e dytë. Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka sqaruar vendimin e Budensatgut Gjerman me kushtet e vendosura për hapjen e negociatave me vendin tonë. Ndërsa një ndër kushtet e vendosura ishte reforma zgjedhore, Ambasadori Zingraf shprehet se Gjermania nuk do të luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe se zgjidhja duhet të vijë nga institucionet shqiptare. Pas votimit në Bundestagun gjerman për negociatat me Shqipërinë, Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ishte i pari që deklaroi se Shqipërisë ju hapën negociatat, pa përmendur në asnjë rresht se vendimi gjerman kishte disa kushte për qeverinë “Rama” dhe politikën. Të njëjtin qëndrim që i thurte lavde reformave të Edi Ramës mbajti dhe komisioneri në ikje Johannes Hahn. Por dje në Tiranë, ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka sqaruar më mirë për qytetarët se çfarë nënkupton vendimi i Budestagut që u mor në Berlin javën e kaluar. Në çeljen e konferencës “Tetori Gjerman”, Zingraf tha se Gjermania është pro negociatave, por ka disa kushte, të cilat duhet të përmbushen në dy faza. Mesazhet e ambasadorit Nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për çeljen e negociatave duhet të plotësohen të paktën në dy faza. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf thekson se këto
Gjermania, kushte e detyra për në BE, Zingraf: Një pjesë duhen plotësuar para vendimit
kushte ekzistonin dhe ishin artikuluar shumë më herët se parlamenti të shkonte në votim. “Bundestagu gjerman ka formuluar disa kushte të cilat duhet të përmbushen në një hap të parë, përpara ndërmarrjes së Konferencës së parë dhe më pas do të duhet do të përmbushen edhe kushtet e tjera në fazën e dytë. Është e rëndësishme që të theksojmë siç tha edhe ambasadori i BE Soreca, se po pritet edhe së çfarë vendimi do marrin vendet e tjera të BE. Përshkallëzimin apo ndarjen në fazat që ishin të
parashikuara në Rezolutën e Bundestagut gjerman apo ishin pjesë e vendimit të Bundestagut gjerman nuk do të doja që t’i sqaroja me hollësi apo të jepja dhe data të caktuara për këto. Por duhet të them, duhet të bëj të qartë se kushtet, të cilat u formuluan këtë herë ekzistonin dhe ishin artikuluar prej kohësh që përpara këtij vendimi”, theksoi Peter Zingraf. Kreu i diplomacisë gjermane në vendin tonë u shpreh optimist për realizimin e reformës zgjedhore, teksa bëri të qartë se krizat politike duhet
DIPLOMATI
DIPLOMATJA AMERIKANE
Leyla Moses Ones: Gratë përballen me sfida strategjike
N
ë kushtet kur ekzistojnë pengesat në përfaqësimin e tyre politik, nevojitet një angazhim më i ndjeshëm i grave jo vetëm në këtë drejtim, por edhe në sfidat e sigurisë. Këtë apel përçoi e ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Moses Ones, në aktivitetin e a Institutit për gratë në politikën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Diplomatja amerikane tha se gratë në gjithë botën kanë rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë, proceseve të paqes, në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve. “SHBA-të i kuptojnë shumë mirë sfidat strategjike, me të cilat përballen gratë globalisht dhe pengesat për përfaqësimin në udhëheqjen politike, dhunën e hapur kundër grave dhe vajzave, pabarazinë e vazhdueshme, por këto çështje mund të tejkalohen me angazhimin tonë të përbashkët. Jemi entuziast që jemi bashkuar me partnerë si ju për të shqyrtuar potencialin e plotë të garave në siguri. Për të ngritur tematikën e grave, paqes dhe të sigurisë si përparësi”, u shpreh Leyla Moses Ones. Diplomatja amerikane ftoi çdo aktor të shoqërisë civile dhe institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre në garantimin e të drejtave të barabarta dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje. “Fuqizimi i grave duhet të jetë i plotë dhe i barabartë në çdo hap. Ne jemi 50% e njerëzimit që duhet të sillet në vendimmarrjen e së tashmes si dhe politikat që i japin formë së ardhmes”, tha Leyla Moses Ones.
të zgjidhen nga institucionet shqiptare. “Jam i bindur plotësisht që zgjidhja për këto konflikte politike duhet të vijë nga vetë partitë politike dhe institucionet shqiptare. Nuk e shikoj Gjermaninë këtu në rolin e një negociatori apo ndërmjetësi. Ne sigurisht kemi folur me partitë politike me përfaqësues dhe kemi dhënë dhe mbështetjen tonë teknike dhe në kuadër të Komisionit për reformën zgjedhore deri në fund të viti që shkoi ka bashkëpunuar edhe një ekspert gjerman i cili ka vendo-
sur në tavolinë edhe një draft mbi të cilin mund të vazhdohet të punohet. Kjo pjesëmarrje në tryezën mbi reformën zgjedhore, e shumë partive ishte një sinjal pozitiv që mund të vazhdohet në procesin dhe debatin gjithëpërfshirës partiak mbi reformën zgjedhore”, deklaroi dje, Peter Zingraf. Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë shtoi se proceset e ndryshimit nga reformat e ndërmarra duhet të shkojnë edhe më thellë në fushat sociale, por edhe në fushat kulturës dhe politike dhe të depërtojnë më thellë në shoqëritë tona. “Fjala qendrore apo termi qendror i të gjitha reformave të ndërmarra në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është pikërisht termi shoqëri civile. Pasi mund të themi se këto nuk do të kishin suksese pa një rol aktiv dhe kontribut aktiv të shoqërisë civile në këtë proces”, nënvizoi ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf. Deklaratat u bënë gjatë konferencës “Tetori Gjerman”, një traditë 13 vjeçare, ku përmes një sërë aktivitetesh kulturore e sociale që do të mbahen përgjatë gjithë muajit, synohet të vendosen ura shkëmbimi midis shqiptarëve dhe gjermanëve. Aktivitetet, tha ambasadori, do të ndërtojnë ura lidhëse mes dy vendeve.
Integrimi, Tarifa: Shqipëria nuk është ende gati për në BE! D
iplomati Fatos Tarifa, thotë se Shqipëria nuk është gati për integrimin në Bashkimin Europian. Sipas tij, shpresat tona se në tetor do të hapet drita jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësimin tonë me të drejta të plota në BE janë të pajustifikuara. “Nga qershori deri tani nuk ka ndryshuar asgjë. Kushtet që janë vënë nuk janë plotësuar. Është një retorikë politike që i shërben interesave të çastit të të gjitha palëve, por që do të zhgënjejë sërish shumë njerëz. Thuhet se BE-ja nuk do të ndajë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria, por kjo është ide e gabuar sepse një ndarje e tillë ka ndodhur edhe më parë. Maqedonisë mund t’i hapet drita jeshile dhe ne të ngelemi në pritje. Sa kohë ka
kushte, nuk ka hapje. Kushtet janë të vështira, Reforma Zgjedhore dhe Reforma në Drejtësi janë kushte që duan kohë dhe vullnetin e mirë”, theksoi Fatos Tarifa. Në intervistën e tij dhënë dje për “A2Cnn”, diplomati nënvizoi se klasa jonë politike është ajo që nuk e do integrimin në Bashkimin Europian. “Paaftësia
e klasës sonë politike nuk e ka bindur ende Francën, Holandën dhe Danimarkën. Pra, nuk është problem evropian, por problemi ynë”, u shpreh Fatos Tarifa. Në fund, Tarifa parashikoi se edhe nëse negociatat hapen, Shqipërisë do t’i duhen mbi 20 vite për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Socialistët nisin të ngrejnë alibinë e dështimit në rast të refuzimit të Brukslit për çeljen e negociatave
Balla: Të gjitha partitë të marrin përgjegjësitë për procesin e integrimit në BE T eksa po afron data e ven dimmarrjes së Brukselit për fatin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, mazhoranca qeverisëse nis të artikulojë dhe “fajtorët” e ardhshëm në rast të një përgjigjeje negative, duke krijuar alibinë e dështimit të radhës. Është kryetari i grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla tha se të gjitha partitë politike duhet të marrin përgjegjësitë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit Evropiane, Balla tha se detyrat e shtëpisë të vendosura nga Gjermania duhet të plotësohen. “Pa dyshim çështjet e ngritura nga Bundestagu janë detyra shtëpie që ne duhet të intensifikojmë punën për realizmin e tyre, qoftë reforma e plotë zgjedhore, qoftë plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese apo të lartë. Përmbyllja e BKH apo SPAK janë në rrugë të mbarë. Unë dua të them që populli shqiptar e meriton fillimin e bisedimeve. Jemi krenarë që jemi vendi që kemi më
shumë se 94 % e popullsisë që mbështet vendin në BE. Një vlerësim meriton qeveria shqiptare, për gjithçka është bërë në këtë këndvështrim. Të gjitha partitë politike duhet të marrin përgjegjësinë në këtë proces. Kushdo që u mundua të bllokon-
te reformën në drejtësi e ka marrë një mesazh të qartë, kushto që u mundua të bllokonte 30 qershorin e ka marrë një mesazh të qartë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS-së. Taulant Balla tha se mbështetja e Gjermanisë është konfirmim i
rrugës europiane të Shqipërisë dhe punës së Kuvendit me reformat e rëndësishme. “Rishpreh në emër të grupit të PS-së mirënjohjen për qeverinë gjermane që mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Mbështetja e Gjermanisë është konfirmim i
Deputeti i PS-së propozon paketë me amendime të Rezolutës së Kuvendit për negociatat me BE-në
Propozimi i Ditmir Bushatit: SPAK e Byroja të ngrihen brenda 2019 D
eputeti socialist Ditmir Bushati propozon një amendamentet për projektrezolutën e Kuvendit për integrimin në Bashkimin Europian. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkon Kuvendit ngritjen e një plani pune për integrimin. Po ashtu Bushati, i kërkon Kuvendit të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019. Gjithashtu kërkohet që Kuvendi të angazhohet për zbatimin e reformës zgjedhore brenda 2019-ës. Propozimet iu janë dërguar Komisionit Përgjegjës për integrimin europian. Në amendamentet e tij, Bushati propozon amendimin e titullit të rezolutës. “Çelja e negociatave” të bëhet “Mbështetje për procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim”. Po ashtu Bushati propozon amendim për vlerësimin e punës përgatitore të nisur nga KE me institu-
cionet shqiptare të njohur si procesi”screening”. Ai kërkon që të rikonfirmohen angazhimet që burojnë nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë datë 24.05.2018. “Kuvendi të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funk-
sionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019; Kuvendi të angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit
2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik; Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore; Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqes brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian; Kuvendi i bën thirrje Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian që në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian të 17.04.2018, rikonfirmuar në 29.05.2019, si dhe Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, të mbeshtetur nga Këshilli Evropian, të qershorit 2018, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë”, thuhet në draftin e mendimeve të propozuara nga deputeti socialist Ditmir Bushati.
rrugës europiane të Shqipërisë dhe punës së kuvendit në jetësimin e reformave të rëndësishme, ku reforma më e madhe është ajo në sistemin e drejtësisë. Ngritja e institucioneve të drejtësisë është në rrugë të mbarë. Të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë në këtë proces. Kushdo që u mundua të pengojë reformën në drejtësi mori përgjigje të qartë, kushdo që u mundua të pengonte zgjedhjet lokale mori përgjigjen e duhur”, deklaroi Balla. Ndërkohë deputetja Rudina Hajdari, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit tha se është përgjegjësi e të gjithëve të punojnë për të plotësuar kriteret e vendosura. “Ne duhet të jemi të përgatitur për të plotësuar të gjitha kriteret. Vendimi i Bundestagut duhet përshëndetur. Kemi ende vende skeptike. Duhet të marrim gjërat hap pas hapi e të shohim me qartësi se çfarë kushtesh na ka lënë Bundestagu. Është përgjegjësi e të gjithëve, edhe atyre që kanë dalë jashtë parlamentit”, theksoi Rudina Hajdari. ZËVENDËSMINISTRI I JASHTËM
Cakaj: Kosova të anëtarësohet dhe të njihet nga vendet anëtare të OKB-së Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u takua me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqe-ndërtuese të OKB-së, Rosemary DiCarlo. Në njoftimin e tij të shkurtër përmes rrjeteve sociale Cakaj shprehet se ky takim u fokusua në tre çështje kryesore: Mbështetja e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse, të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e “Fondit për Ndërtimin e Paqes”, nevoja për anëtarësim të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare, si dhe kandidatura e Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023. “Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalëshe në përgjithësi!”, theksoi në përfundim Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
9 E mërkurë, 2 TETOR 2019
FOTO LAJM
Në fundjavë merr familjen e miqtë dhe shko te liqeni për barbecue Liqenit, të rriturit mund të bëjnë një barbecue. Mjafton të keni një skarë me vete, sepse stolat dhe tavolinat do i gjeni aty. S’ju mbetet gjë tjetër veçse të shijoni ushqimet dhe pamjen e mrekullueshme buzë liqenit, nën shoqërinë e njerëzve më të dashur për ju.
Ç
do ditë e më shumë Tira na po bëhet qyteti i të gjithëve dhe ku mund të gjeni gjithçka për të kaluar një fundjavë ndryshe, pa pasur nevojë për udhëtime të gjata. Jo vetëm vogëlushët, të cilët janë në fokus, por çdokush gjen
diçka për të bërë në kryeqytet. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit po vijon punën për krijimin e një tjetër hapësire rekreative që do i bëjë më të bukura fundjavat tuaja me miqtë dhe të afërmit. Teksa fëmijët mund të luajnë në Parkun e Madh të
Vijojnë regjistrimet për Gjysmë-Maratonën e Tiranës që zhvillohet në 13 tetor
Veliaj: Këtë vit do të garoj për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti E
kthyer në një traditë të bukur sportive, Gjysmë-Maratona e Tiranës vjen këtë vit në në 13 tetor, në edicionin e saj të katërt, me mbi 1 mijë vrapues të regjistruar nga 35 vende të ndryshme të botës. E certifikuar nga International Athletic Federation (IAAF), Gjysmë-Maratona e Tiranës do të ketë plot risi, përfshi një itinerar të ri, që përshkon disa nga pjesët më tërheqëse dhe të bukura të kryeqytetit. Ajo ka ngjallur interesin e veçantë, jo vetëm të apasionuarve pas vrapimit brenda vendit, por gjithnjë e më shumë po zgjeron hartën e saj me pjesëmarrës edhe nga shumë vende të tjera të botës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u regjistrua sot si pjesëmarrës në maratonë, në një nga pikat e ngritura posaçërisht nga organizatorët në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që duan të garojnë që të regjistrohen sa më parë. “Sapo u regjistrova për të vrapuar në maratonën e Tiranës në 13 tetor. Kam një lajm të mirë për të gjithë ata që, si puna ime, e kanë lënë për minutën e fundit: regjistrimet i kemi shtyrë deri në 6 tetor, ndaj dua t’i ftoj të gjithë ata qytetarë, të apasionuar pas sportit
apo atletë, të shfrytëzojnë kohën deri në 6 tetor”, tha Veliaj. Ai shtoi se gara e tij këtë vit do t’i kushtohet ndërgjegjësimit të qytetarëve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i muajit të shkuar. “Unë kam zgjedhur një kauzë, do të vrapoj në maratonë për të ndihmuar rindërtimin e të gjitha shtëpive të prekura nga tërmeti. Nëse dikush, ashtu siç ka mbështetur disa kauza mjedisore apo kauza të tjera sociale, do të mbështesë kauzën për të cilën unë vrapoj, di se ku më gjen në qendër të Tiranës. Keni një mundësi fantastike që nëpërmjet këtij aktiviteti sportiv, edhe shumë kauza të tjera, duke filluar nga rindërtimi i shtëpive tek ato për personat me aftësi të kufizuar apo kauzat mjedisore, të gjejnë sadopak mbështetje”, theksoi Veliaj. Pjesë e maratonës nuk do jenë vetëm të rinjtë dhe ata që merren me sport, por edhe të moshuar që kanë vendosur të sfidojnë vitet e jetës dhe të provojnë veten në këtë garë. Në Ditën e të Moshuarve, kryebashkiaku tha se regjistrimi i kësaj kategorie është pa asnjë kosto. “Për të gjithë të moshuarit maratona e Tiranës është pa kosto. Ne kemi të moshuar mbi 65 vjeç,
83-84 vjeç, me shpresë do kemi edhe 100 vjeç, pasi ai që është i ri në shpirt nuk matet me kalendar, por me atë që ndien dhe takatin që ka për të jetuar një jetë të shëndetshme në Tiranën tonë”, shtoi Veliaj. Një tjetër kategori që do jetë e favorizuar për të marrë pjesë në GjysmëMaratonë do jenë edhe studentët. Kryebashkiaku nënvizoi se të gjithë ata që kanë një kartë studenti do të përfitojnë ulje në kuotën e regjistrimit. “Lajmi tjetër i mirë është: për të gjithë studentët kemi ulje me kartën e studentit deri në 80% të maratonës. Pagesa është komplet simbolike, sa për t’u siguruar që ai që regjistrohet realisht vjen, duke qenë se bashkia paguan një çip, një bluzë, një çantë me të gjitha materialet e maratonës”, sqaroi Veliaj. Duke iu referuar regjistrimeve të deritanishme, ai tha se interesi është vërtet i lartë, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga shumë shtete të ndryshme. “Kemi nga 35 shtete pjesëmarrës, nga Australia deri në SHBA. Praktikisht kemi nga çdo kontinent dhe besoj se edhe gara këtë herë do jetë e fortë. 1000 prej garuesve janë profesionistë, ndaj përveç atyre që do vrapojnë për qejf dhe për atë që quhet fun-run nga shkollat tona. Kemi pasur shumë garues të fortë, sidomos
nga shtete të ndryshme afrikane, të cilat kanë një kulturë më të madhe për maratonat; kanë shumë qëndrueshmëri dhe më shumë eksperiencë, por duke qenë se kemi kampionë nga maratona jonë e Voskopojës dhe disa gara të tjera të triathlonave, shpresoj shumë që edhe garuesit shqiptarë do bëjnë një performancë fantastike, duke qenë se kemi disa çmime dhe premium financiare që mirë do ishte të ngeleshin në Shqipëri, duke qenë se edhe ne kemi disa vite që bëjmë maratonën”, tha më tej ai. Ndërsa, falenderoi vullnetarët për organizimin e këtij eventi ndërkombëtar sportiv, Veliaj tha se GjysmëMaratona është edhe një mundësi shumë e mirë për promovimin e Ti-
ranës. “Maratona është një mundësi ideale për turizëm, për të treguar imazhin e qytetit, është një kartolinë për Shqipërinë, ndaj ju kërkoj të gjithëve në itinerarin e maratonës, por në gjithë Tiranën, mirë është që ta mbajmë pastër, të respektojmë barrierat, duke qenë se e dimë se atë ditë i gjithë qyteti është bllokuar, të mos insistojmë të kalojmë rrugën në momentin që po vrapohet. Nëse gjithë qytetarët do na bashkohen në këtë nismë, për të dalë realisht të nderuar nga gjithë miqtë që do vijnë dhe qindra vrapues që sjellin familjet e tyre, kalojnë dy-tre netë në Tiranë, shpenzojnë për turizmin, do jetë realisht një kartolinë e Tiranës evropiane. Europën e kemi vetë në dorë nga gjërat që bëjmë, mënyra si organizojmë, si prezantohemi dhe besoj që do dalim të gjithë faqebardhë nga organizimi i këtij edicioni të maratonës së Tiranës”, shtoi Veliaj. Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë Gjysmë-Maratonë do jetë edhe 83 vjeçari Nexhat Xhemalçe, një garues i përhershëm i garave të tilla në shumë vende të botës. “Kam gati 30 vjet që frenkuentoj këtë aktivitet sportiv. Gjatë këtyre 30 viteve kam një gamë të madhe aktivitetesh qofshin këto rang kombëtar dhe atij ndërkombëtar”, tha Xhemalçe.
SOCIALE
10 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Sot është e mundur të ekzaminohesh pranë vendit ku banon, të bësh mamografinë në spital sepse përmes mamografive të lëvisshme shërbimi ofrohet falas edhe në zonat e thella të vendit
Tetori rozë, Manastirliu: Gjysmë ore nga koha jote, të shpëton jetën N
is nga e marta tetori rozë, muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për të rritur ndërgjegjësimin se beteja me këtë sëmundje mund të fitohet. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një mesazh inkurajues drejtuar çdo gruaje që të bëjnë ekzaminimet për të kapur në kohë kancerin e gjirit. Sipas saj, sot është e mundur të ekzaminohesh pranë vendit ku banon, të bësh mamografinë në spital sepse përmes mamografive të lëvisshme shërbimi ofrohet falas edhe në zonat e thella të vendit. “Muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për të rritur ndërgjegjësimin se beteja me këtë sëmundje mund të fitohet! Dua të mar pak minuta nga koha juaj për t’i bërë një pyetje të gjitha grave, kudo që ndodhen: kur është hera e fundit që keni kryer një ekzaminim të gjirit. Ashtu sikurse edhe unë, shpeshherë mund të mendoni: do ta kryej javën tjetër dhe java bëhet muaj dhe muaji bëhet vit.
THIRRJA
“Dua të mar pak minuta nga koha juaj për t’i bërë një pyetje të gjitha grave, kudo që ndodhen: kur është hera e fundit që keni kryer një ekzaminim të gjirit. Ne gratë shpesh e neglizhojmë kujdesin ndaj vetes. A e dini se 1 në 8 gra rrezikon të preket nga kanceri i gjirit. Ju nuk duhet të keni frikë sepse të kufizosh rrezikun sot është e mundur, duke filluar nga vetëkontrolli i gjirit, është e mundur të diagnostikohesh në kohë dhe diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën. Përmes mamografive të lëvisshme shërbimi ofrohet falas edhe në zonat e thella të vendit”.
Ne gratë shpesh e neglizhojmë kujdesin ndaj vetes. A e dini se 1 në 8 gra rrezikon të preket nga kanceri i gjirit. Ju nuk duhet të keni frikë sepse të kufizosh rrezikun sot është e mundur, duke filluar nga vetëkontrolli i gjirit, është e mundur të diagnostikohesh në kohë dhe diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën. Sot
është e mundur të ekzaminohesh pranë vendit ku banon, të bësh mamografinë në spitalet tona në Kukës, Dibër, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Tiranë, Vlorë, Berat por nuk ka dallim se ku jeton sepse përmes mamografive të lëvisshme shërbimi ofrohet falas edhe në zonat e thella të vendit”. Në mesazhin e
saj, ministrja thotë se kontrollet ofrohen falas në shërbimin spitalor publik. “Të dashura gra, motra, nëna, vetëkontrollohuni, kontaktoni me mjekun e familjes për të caktuar pranë poliklinikës, spitalit apo shërbimit të mamografëve të lëvisshëm datën e ekzaminimit të gjirit. Kontrolli i gjirit ofrohet falas, shërbimi shëndetësorë publik. Këtë tetor lë të kujtojmë të gjithë arsyen pse e mbajmë fjongon rozë. Së bashku të rrisim ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit të gjirit. Beteja me këtë sëmundje mund të fitohet vetëm nëse kryhen ekzaminime në kohë. Mos e shty për nesër kontrollin, koha më e mirë është tani, vetëm gjysëm ore nga koha jote të shpëton jetën. Bashkë ia dalim”. Çdo vit kanceri i gjirit u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje që rrezikon të kthehet
në epidemi, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Një fjongo rozë dhe më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund t’i shpëtojnë jetën një gruaje të prekur, pasi ky lloj tumori renditet si një ndër të vetmit e kancereve që mund të parandalohet. Kanceri i gjirit së bashku me kancerin e qafës së mitrës përfaqësojnë vrasësit më të mëdhenj ndër kanceret te gratë. Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësish preken moshat mbi 50-vjeç por ka raste të shfaqjes së tij edhe në mosha fare të reja. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te gratë në mbarë botën i cili ka ardhur duke u rritur veçanërisht në vendet në zhvillim, ku shumica e rasteve diagnostikohen në fazat e vona.
PROJEKTLIGJI
ANKETA
Pajisjet mjekësore, Manastirliu: Kontroll që në doganë R Universitetet, 52% e studentëve të pakënaqur
L
argimi i të rinjëve duke kërkuar “azil” në vendet e BE-së, një ka arsyet ka arsimimin. Këtë e vërteton edhe një sondazh i qeverisë. Ministrja e Arsimit, Besa Shahni ka publikuar një pyetësor të zhvilluar tek studentët mbi institucionet arsimore. Në sondazhin e zhvilluar në prill-maj 2019, 89 mijë pyetësorë iu dërguan studentëve dhe 31.2% e tyre në nivel kombëtar e plotësuan. Sipas sondazhit të publikuar nga ministrja Shahini, 52% e studentëve shprehen se institucionet ku studiojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre. 66% e studentëve thonë se personeli akademik është kompetent në shpjegimin e njohurive ndërsa 55% tyre shprehen se infrastruktura mbështetëse është e pamjaftueshme. Sipas ministres, në sondazh u mblodhën opinionet e studentëve mbi 6 çështje kryesore: Organizimi i institucionit, burimet e institucionit, kurrikulat dhe përmbajtja, mësimdhënia dhe mësimnxënia, aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.
egjistrimi i pajisjeve mjekësore do të kryhet përpara hyrjes së tyre në treg, duke rritur sigurinë për pacientët, sipas përcaktimit në ligj të rimbursimit të pajisjeve mjekësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi të martën në Komsionin Parlamentar, ndryshimet lidhur me projektligji “Për pajisjet mjekësore”, të cilat do të sjellin një përmirësim të procedurave rregullatore të sektorit,
të lidhura me prodhimin, importimin dhe regjistrimin e pajisjeve të tilla. “Ndryshe nga më parë kur pajisjet mjekësore regjistronin pasi kishin hyrë në treg, me ligjin e ri që ne propozojmë forcohen masat në kontrollin e tregut të pajisjeve mjekësore, duke kryer procesin e regjistrimit që në doganë. Do të monitorohet i gjithë zinxhiri, deri në daljen në treg, duke filluar nga pajisjet dentare të implantueshme e deri te pajisjet mjekë-
sore të teknologjisë së lartë”. Projektligji i ri garanton cilësinë dhe ruajtjen e standardeve më të mira mbi pajisjet mjekësore që prodhohen, importohen apo tregtohen në Republikën e Shqipërisë, duke u përafruar me legjislacionin e BE-së. Manastirliu gjatë fjalës së saj theksoi se një ndryshim i rëndësishëm është përfshirja e pajisjeve mjekësore që rimbursohen. “Aktualisht ne ofrojmë rimbursimin e fishave të diabetit falas deri në 25-vjeç dhe me këtë projektligj i hapet rrugë rimbursimit të pajisjeve mjekësore, përmes një liste të mirëpërcaktuar”. Sipas ministres në vend janë regjistruar rreth 6000 pajisje apo grupime pajisjesh mjekësore dhe janë shtuar 8 penalitete për subjektet që shkelin ligjin, duke filluar nga masat administrative me gjobë për mosdeklarim importi apo vendosjen në treg të pajisjeve në kundërshtim me ligjin, deri në revokim license në rast të shkeljes së rregullave më shumë se një herë.
AKTUALITET BRAZIL
11 E mërkurë, 2 TETOR 2019
617 kg kokainë drejt “K.F Elbasani”
A
utoritet në Brazil kanë kapur një sasi rekord kokainë, 617 kg, ndërsa destinacion dyshohet se ishte pikërisht Shqipëria, pasi në pakot e drogës që ishin futur në një kabinë të dyfishtë të një kamioni ishte shkruar “K.F. Elbasani”, stema e ekipit të futbollit të këtij
qyteti. Vlera e kokainës në tregu europian me pakice arrin në 60 milionë dollarë. Operacioni është zhvilluar në Gefron të Brazilit, ku policia arrestoi edhe katër persona. Mes të arrestuarve është edhe një grua. Dy nga të arrestuarit, po shoqëronin kamionin me kokainë.
Shqiptarja.com sjell pamjet e operacionit ku u sekuestrua kokaina dhe vendi ku ishte fshehur në kamion. Shoferi ka treguar se do të merrte 10 mijë dollarë për transportin e drogës. Autoritetet braziliane vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin dhe kush ishin porositësit e kokainës.
më të lartë që do të përballen me procesin e Vetting-ut, nga Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Garda e Republikës, e ndërsa vijon puna për 200 dosje të tjera. Pas hedhjes së shortit nga ana e Komisionit, mësohet se tre emrat e parë që do të përballen me Vettingun janë Ardjan Çipa, drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Gjovalin Loka, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, si dhe Bujar Ahmeti, drejtor i Forcave të Posaçme. Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë ka për objekt vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figurës si dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Më herët, drejtues nga Ministria e Brendshme janë
shprehur se: “Ky proces do të marrë kohën e vet, do të vetojë pjesën e drejtuesve. Ne përftojmë njerëz që asistojnë këtë proces, derisa të arrijmë në një nivel normal të procesit të vetingut, si një proces që në fund të ditës në një polici europiane ndodh rëndom. Nga momenti që dikush aplikon për të qenë pjesë e Policisë kalon përmes një procesi Vetting-u, i cili administrohet nga vetë institucioni. E njëjta gjë ndodh për rritjen në gradë, e njëjta gjë ndodh kur dikush merr pozicione drejtuese. Pra, ne jemi duke ndërtuar struktura ose më saktë, kemi krijuar ligjin në mënyrë të tillë për të ndërtuar strukturat të cilat do jenë të afta për të vetadministruar procesin”.
Deri më tani janë shqyrtuar 45 dosjet e drejtuesve më të lartë që do të përballen me procesin e Vetting-ut, nga Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Garda e Republikës
Vetting-u vijon të shtyhet, shkaqet nga ‘’furtuna’’ në Polici dhe dorëheqjet SITUATA D
uket se Vetting-u në Poli ci ka ngecur në kohë, pasi po përballet me vështirësi të shumta jo vetëm nga refuzimi i institucione kushtetuese për dhënien e informacioneve për drejtuesit e Policisë por edhe me dorëheqjen e stafit teknik. Vetëm nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka dhënë dorëheqjen një anëtar, e ndërsa nga Sekretariati Teknik, janë dorëhequr të paktën 3 të tjerë. Motivacionet e dorëheqjes kanë qenë për arsye të ndryshme, si dhe ajo e numrit të lartë të dosjeve që duhet të shqyrtojnë. Pikërisht ky problem u diskutua edhe pak javë më parë në Komisionin e Sigurisë, ku raportoi kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ana Kapaj. Po ashtu, Kapaj kërkoi që stafi i saj që do të shqyrtojë dosjet e oficerëve që do të përballen me Vettingun të
“Vetting-u në Polici ka ngecur në kohë, pasi po përballet me vështirësi të shumta jo vetëm nga refuzimi i institucione kushtetuese për dhënien e informacioneve për drejtuesit e Policisë por edhe me dorëheqjen e stafit teknik. Vetëm nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka dhënë dorëheqjen një anëtar, e ndërsa nga Sekretariati Teknik, janë dorëhequr të paktën 3 të tjerë”.
kenë dyfishim të burimeve njerëzore, për shkak edhe të punës voluminoze. ‘’Furtuna’’ në nivele drejtuesish në Policisë e Shtetit dhe në Gardën e Republikës, kanë vënë në vështirësi procesin e Vetting-ut. Përveç mungesës së burimeve njerëzore dhe dorëheqjeve që kanë paraqitur persononeli mbështetës, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, po
DIBËR
përballet edhe me refuzimet e vazhdueshme të dy isntitucionet e Kushtetuese si SHISH dhe Prokuroria e Përgjithshme. Nga verifikimet e nënkomisionit të Sigurisë ka rezultuar se dokumentacioni nuk është dorëzuar në kohë për punonjësit e policisë, siç e parashikon ligji, brenda 15 ditëve. Deri më tani janë shqyrtuar 45 dosjet e drejtuesve
HETIMET
2 muaj për transportin e drogës nga Ekuadori
N
ë lidhje me trafikimin e 137 kg kokainë, Prokuroria e
Pronat, tre jetë të humbura për një gardh
N
jë konflikt për pronën u kthye në tragjedi me tre viktima në fshatin Xibër të bashkisë Klos. Sherri ka nisur mes dy vëllezërve, K.D dhe S.D dhe shkak është bërë një gardh ndarës të pronave të tyre, ku më pas 55-vjeçari S.D ka marrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar mbi 52-vjeçarin K.D, duke i marrë jetën. Në momentin e sherrit pranë ka qenë edhe 19vjeçari, F.D, djali i viktimës K.D, i cili sapo ka parë xhaxhanë dhe babain në konflikt e sipër ka ndërhyrë për t’i ndarë por plumbat e kanë kapur edhe atë. Fatkeqësisht edhe F.D ka gjetur vdekjen nga plumbat e pistoletës që përdori xhaxhai i tij. I gjendur përpara dy viktimave, vëllait dhe nipit, S.D ka vrarë edhe veten. Viktimave u është dashur rreth 2 orë që të transportohen drejt spitalit të Burrelit, kjo vonesë dyshohet të jetë bërë për shkak të thellësisë malore të këtij fshati dhe rrugës së amortizuar.
Krimeve të Rënda zgjeron grupin e personave që janë të përfshirë, apo që kanë favori-
zuar për kalimin e lëndës narkotike në portin e Durrësit. Nën hetim janë vënë një numër i lartë zyrtarësh të Portit të Durrësit, Doganës dhe Policisë Kufitare. Për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Prokurorët thanë se kanë dyshime të arsyeshme se këta individë kanë krijuan favorizime për hyrjen e personave të paautorizuar në port. Kontenjerët u nisën prej Ekuadorit më 24 korrik dhe mbërritën në Portin e Durrësit më 17 shtator. Katër ditë më pas kontejnerët do të bënin daljen deri në sekuestrimin e tyre nga policia shqiptare, pasi që ditën e mbërritjes prokurorët thanë se vendosën mjetet përgjuese.
KULTURE
12 E mërkurë, 2 TETOR 2019
ZBULIMET
Arkeologët gjejnë gjurmë të reja në kalanë e Paleokastrës
I
nstituti i Arkeologjisë në bash këpunim me ekipin italian të arke ologëve nga universiteti i Maçeratës kanë nxjerrë në dritë detaje të reja të rëndësishme pas gërmimeve disa javëshe në kalanë e Paleokastrës. Objekti i njohur nga arkeologët që prej fillim shekullit të kaluar i përmendur nga studiuesi anglez Hamond dhe i studiuar rreth viteve ’70 nga arkeologët shqiptarë i përket periudhës së antikitetit të vonë. E vendosur në luginën e Drinos pranë fshatit me të njëjtin emër Paleokastra u ndërtua
mes viteve 311-314 dhe pati fillimisht funksion ushtarak. Në kështjellë, që u shkatërrua nga gotët në vitin 378, ka zbulime të reja të rëndësishme edhe për funksionin e saj si bazilikë paleokristiane. “Identifikimi i gjurmëve të reja të funksionit dhe jetës së kështjellës e bën atë tashmë shumë interesante edhe për vizitorët”, thotë Dhimitër Çondi, drejtues i ekspeditës. Gjetjet e kësaj faze sipas tij janë të pasura në informacione. Një pllakë në hyrje të bazilikës zbulon emrat e ndërtuesve dhe finan-
cuesve të objektit, ndërsa qeramika dhe gjetjet e tjera përforcojnë të dhënat edhe për funksionin civil dhe fetar të objektit. Kështjella ka formë trapezi dhe sipërfaqe rreth 1 ha. Ajo u rindërtua në shek.V pas shkatërrimit prej gotëve, kohë kur u ngritën edhe dy bazilika paleokristiane. Jeta në kështjellë ka vazhduar deri në fund të shek.VI. Gjetjet e kësaj ekspedite pritet të stabilizohen dhe konservohen, ndërsa siti është kthyer në një objekt studimi për dhjetëra studentë dhe studiues shqiptarë e të huaj.
BOTIMI
“Gjiganti i fjetur”, përkthehet në shqip kryevepra e nobelistit anglez “Gjiganti i fjetur”, romani i shkrimtarit anglez Kazuo Ishiguro, fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017, tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Kryevepra e Ishiguros, është përshtatur në shqip nga përkthyesi Renato Kalemi. Ky nuk është libri i parë i sjell në shqip nga gazetari dhe përkthyesi Kalemi, por ndoshta më i vështiri dhe më i rëndësishmi deri më tani. Kalemi ka sjell më herët në shqip edhe romane si: “E veçanta e dhjetorit”, “Rrezatimi”, “Shtegu i parfumeve” etj. “Gjigandi i fjetur”, është një reflektim i hollë e melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe të vendeve e popujve. Gazetat më prestigjoze të botës si ‘New York Times’, “The Indipendent”, “The Guardian”…e kanë vlerësuar si një nga librat më të mëdhenj të kohës: që të mbetet gjatë në mendje pasi e ke lexuar, refuzon të largohet, duke të detyruar t’i rikthehesh gjithnjë e më shpesh… “Po sikur kujtesa të mos ekzistonte? Ose së paku, të na fshihej mbi një bazë ditore dhe njeriu të mbante mend vetëm disa copëza të vogla të së kaluarës, si nëpër ëndërr, pa qenë asnjëherë i sigurt nëse ato kanë ndodhur apo ekzistuar vërtet? Po sikur e shkuara të jetë një iluzion, a do të ishte e ardhmja një shpresë? Po ju vetë, a jeni përpjekur ndonjëherë të harroni me vështirësi një kujtese të hidhur, pa ia dalë mbanë? Apo të përpiqeni të kujtoni edhe grimcat më të vogla të një çasti të gëzuar, që për fat të keq e keni harruar? Kujtesa dhe harresa jetojnë në antitezë me njëra-tjetrën, janë përjashtuese të secilës. E megjithatë, imagjinoni çfarë do të ishte njeriu sikur të kujtonte gjithçka apo të harronte çdo gjë!?” Këto dy elementë janë baza mbi të cilën Nobelisti anglez me origjinë japoneze, Kazuo Ishiguro, luan në librin e tij “Gjiganti i fjetur”, i sapobotuar dhe i sjellë në shqip nga përkthyesi
Renato Kalemi. E shkruar si një përrallë, plot realizëm magjik, me një mjeshtëri të jashtëzakonshme rrëfimi të thjeshtë, por po aq i thellë për simbolikën që Ishiguro përcjell përmes personazheve të frymëzuar nga epoka e mbretit Artur, “Gjiganti i fjetur” është padyshim një nga romanet më befasues dhe më të bukur të shkrimtarit që mori Nobelin në 2017. “Gjiganti i fjetur” është një reflektim i hollë e melankolik për kujtesën dhe harresën, si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm në jetën e individëve, por edhe të vendeve e popujve. Sepse vendet, popujt, vetë njeriu, është hiçgjë pa kujtesën; asnjëri prej tyre nuk do të ekzistonte. Ishiguro e di se vetia e njeriut për të kujtuar dhe mbajtur mend,
por edhe dhuntia për të harruar detaje, çaste, sensin e kohës, emra e mbiemra, janë elemente të lidhura ngushtë me secilin prej nesh, e pikërisht këtu e gjen materialin për të mbrujtur një nga romanet më të mira që ka shkruar. Akseli dhe Beatrisi janë një çift pleqsh, që nisen në kërkim të djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që ua ngatërron dhe fshin kujtimet. Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, përballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: një barkëtar i ngjashëm me Karontin, që shpie çifte si ata drejt një “ishulli me
cilësi të veçanta”, duke lënë shpesh në tokë vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga përbindësha dhe pre e supersticioneve mizore; elfë, kukudhë, dragonj, shëronjës dhe murgj të pabesë, një kalorës, sër Gavinin, me sjellje kalorsiake dhe donkishoteske, një luftëtar trim e të paepur dhe një djal riosh të pambrojtur… Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së bashku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime të bukura dhe dhembje të thella, një dashuri që ka kapërcyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mirë dhe kaq të thella, saqë asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin të flas qartë për to. Ky udhëtim do t’i shtyjë të mendojnë dhe zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fort të thellë dhe të pazgjidhshme. Por, në rrëfimin e Ishiguros, personazhet e tij gjenden të dyzuar mes “kujtesës si bekim” dhe “kujtesës si mallkim”. Për Akselin dhe Beatrisin, kujtesa si bekim është në qendër të marrëdhënies së tyre. Teksa vazhdimisht shqetësohen se çfarë do të ndodhte mes tyre sikur të fillonin të kujtonin të kaluarën e tyre së bashku, ata e mbështesin njëri-tjetrin pa as më të voglin dyshim. Por, dëshira për të kujtuar, qofshin gjërat e mira apo ato të këqija, jo vetëm që i shpie përpara të dy pleqtë, por thekson/nënvizon vlerën që ka kujtesa për njeriun. “Me këtë mjegull që na ka rënë mbi kokë, çdo kujtim është i çmuar dhe bëjmë mirë ta ruajmë fort” – thotë në një çast të udhëtimit të tyre Beatrisi. Shumë nga ne mund t’i japin të drejtë asaj. Kujtesa është një nga gjërat më të çmuara që kemi. Ajo na thotë kush jemi. Mbi kujtesën ne formojmë identitetin tonë, marrëdhënen dhe mënyrën si e shohim botën. Një popull pa kujtesë është i destinuar të shuhet. Një njeri pa kujtesë është i destinuar të vdes në humbëtirë. Prandaj, kujtesa është një bekim, pavarësisht
nëse sjell dhimbje apo gëzim. Dhe vijmë te kujtesa si mallkim. Sado e çmuar të jetë ajo, njeriu tenton të sjell ndër mend kujtimet e bukura, që i sjellin kënaqësi, dhe të shkund tutje kujtesën plot dhimbje e trishtim. Është natyra njerëzore, mënyra si jemi gatuar. Në romanin e Ishiguros, disa personazhe nuk janë nën efektin e mjegullës që të bën të harrosh; njëri prej tyre është Uistani, luftëtari sakson. Imuniteti ndaj mjegullës i jep atij një pikë interesante në mënyrën se si i sheh gjërat. Ndryshe nga Akseli dhe Beatrisi, kujtimet e Uistanit për luftërat e përgjakshme midis saksonëve dhe britonëve, e nxisin atë të veprojë me motivim. Pavarësisht miqësisë që krijon me Akselin dhe Beatrisin, për Uistanin ata janë ende britonë, të cilët duhet të paguajnë për krimet që britonët kanë bërë. Kështu, Uistani përfaqëson shembullin e dikujt që manipulon kujtesën në favor të vetes. A nuk na ka treguar edhe historia jonë se përpjekja për të nënshtruar një popull nis me shuarjen e kujtesës së tij? Por, kujtimet mund të na mallkojnë të tashmen, duke na thithur në vorbullën e tyre të dhimbjes dhe trishtimit, pa na lejuar të shohim çfarë na rrethon. E për rrjedhojë, të na mbaj në vend numëro. Një fije e hollë na ndan. “Një vëzhgim i thellë për kujtesën dhe fajin, por edhe një rrëfim i mbushur me atmosferë të jashtëzakonshme, një histori që lexohet kaq lehtë dhe përpihet me një frymë. Një roman i dhimbshëm dhe shumë i bukur rreth detyrës për të kujtuar dhe nevojës për të harruar.” The Guardian: “Gjiganti i fjetur” bën atë që bëjnë librat e mëdhenj: të mbetet gjatë në mendje pasi e ke lexuar, refuzon të largohet, duke të detyruar t’i rikthehesh gjithnjë e më shpesh.” The New York Times: […] Ishiguro i trajton rrëfimet letrare me anë të alegorisë dhe aluzionit. Njerëzit dhe gabimet e tyre janë në qendër të kësaj përralle.”: The Indipendent.
SHOWBIZ
13 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Bebe Rexha përlotet pasi takoi Angelina Jolie Bebe Rexha ka realizuar ëndrrën e saj të kamotshme për të takuar aktoren e famshme Angelina Jolie. Të hënën ishte premiera e filmit “Maleficent: Mistress Of Evil”, ku këngëtarja arriti që ta takonte aktoren aty. Këtë e ka bërë të ditur vet Bebe Rexha përmes disa fo-
tografive të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa shprehet tejet e emocionuar për këtë takim, kurse aktoren e quajnë mbretëreshë. “Takova Mbretëreshën Jolie”, ka shkruar Bebe Rexha. Bebe Rexha ishte veshur mjaft elegante, me një fustan të zi, të gjatë.
Martohen Hailey dhe Justin, publikohen pamjet nga ceremonia luksoze Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë zyrtarisht të martuar për herë të dytë. Çifti i njohur që u martuan në fshehtësi të plotë vitin e kaluar, shkëmbyen sërish unazat në një ceremoni luksoze në Karolinën e Jugut. Dasma e tyre ishte shumë private dhe të gjithë të ftuarit janë përpjekur të zbulojnë sa më pak pamje. Megjithatë fansat e Bieber kanë arritur të sigurojnë disa foto, në të cilat Hailey shfaqet me një vello të bardhë si ato të princeshave, ndërsa Justin shihet veshur me një kostum të zi elegant. Motra e Hailey, Alaia dhe kushërira e saj, Ireland, ishin shoqërueset e nuses dhe në dasmë nuk munguan as prindërit e Baldwin, Stephen dhe Alec, xhaxhai i saj, Billy. Ndërsa nga ana e Justin ishin të pranishëm prindërit e tij, Pattie Mallette, babai Jeremy
Bieber, si dhe motrat e vëllezërit e tij. Në dasmë ka pasur dhe shumë personazhe të famshëm të ftuar dhe përpara nisjes së saj të gjithë kanë realizuar një fotografi
Rita Ora do të dhurojë një pjesë të fitimeve për Kosovën Rita Ora ka shkëlqyer në Javën e Modës në Paris, ku është shfaqur në “showroom-in” e Escada për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane. Surpriza e këngëtares 28-vjeçare ishte se zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante, për Kosovën. “Koleksioni im është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e garderobës edhe të zërit të tyre,” tha Rita.
Adele nis një lidhje të re me reperin e njohur? Pak kohë më parë këngëtarja britanike Adele i ka dhënë fund martesës së saj shtatë vjeçare me Simon Koneckin, me të cilin ka edhe një djalë. Mesa duket tashmë ajo e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe duket se ka nisur të frekuentojë dikë të ri. Sipas mediave të huaja Adele ka nisur të dalë dhe të kalojë shumë kohë me reperin 37-vjeçar Skepta. Sipas miqve të tyre ata duken mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe vetëm dy javë më parë Adele e ndihmoi reperin në organizimin e ditëlindjes së tij në Londër. Burime pranë tyre janë shprehur se nëse do të nisin një histori dashurie do të ishin një çift i mrekullueshëm Sa i përket karrierës Adele pritet të sjellë së shpejti një bashkëpunim me Beyoncen.
së bashku. Hailey dhe Justin kanë shumë vite që njihen me njëri tjetrin dhe pak ditë para dasmës këngëtari publikoi një foto nga dita e parë e takimit me partneren e tij.
Habit këngëtari, bën tatuazh portretin e Rihannës në fytyrë! Këngëtari Aaron Carter ka realizuar një tatuazh të pazakontë për të cilin kanë shkruar mediat e huaja. Ai ka realizuar portretin e këngëtares nga ishujt Barbados, Rihanna në fytyrë. Duket se këngëtari nuk është penduar aspak nga ky veprim madje ka pozuar duke treguar tatunë, ndërkohë që foto e tij po bën xhiron e rrjetit. Carter ka mbuluar pjesën e majtë të fytyrës nga balli tek nofulla me tatuazhin e fundit. Foto e Rihannës nga e cila është frymëzuar 31-vjeçari, i përket kopertinës të revistës GQ në vitin 2013 ku ajo shfaqet si Medusa. Këngëtarja ende nuk është shprehur rreth këtij veprimi të tij.
SPORT
14 E mërkurë, 2 TETOR 2019
3 skuadrat e Superiores kanë siguruar një biletë për në raundin tjetër në Kupën e Shqipërisë
Kukësi kualifikohet me “poker”, Partizani dhe Luftëtari bëjnë detyrën T re skuadra të Kategorisë Su periore janë të parat që sig uruan kualifikimin në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Kukësi, Partizani dhe Luftëtari kanë bërë detyrën në duelet e tyre, duke u siguruar një vend për në raundin tjetër. Skuadra verilindore pas triumfit 1-3 në Peqin, u dha sërish besim të rinjve dhe atyre që kanë luajtur më pak në këtë fillim sezoni, por kjo nuk e pengoi Kukësin që të triumfojë me rezultatin e thellë 6-0. Marko Van Basten Çema ishte protagonist te verilindorët, pasi arriti të shënojë 3 herë në portën e skuadrës peqinase, ndërsa goleada u kompletua me golat e Mirlind Dakut, Domit dhe Rashës, me Kukësin që kalon kështu në fazën e 1/8-ave. Kukësi do të presë ndeshjen mes Lushnjes dhe Orikut për të njohur kundërshtarin në turin e ardhshëm. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, u mbyll me fitoren e Lushnjes me rezultatin 1-2 Edhe Partizani e kishte një formalitet, pasi është mjaftuar me një sukses minimal 1-0 pas triumfit 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Vorës. Trajneri Lerda kishte lënë pushim një pjesë të madhe të atyre që luajtën në derbi, duke u dhënë mundësi të tregojnë veten edhe lojtarët që kanë pasur pak hapësira, teksa golin e
fitores e shënoi Bruno Telushi me penallti në pjesën e dytë. Në turin tjetër, Partizani që bën pjesë në grupin A do të përballet me fituesin e çiftit Korabi-Besëlidhja. Ndeshja e parë, është mbyllur me fitoren e Korabit me rezultatin 1-2. Fitore me rezultatin e ngushtë 2-1 mori edhe Luftë-
SHKODRANI
tari i trajnerit Marantas, në sfidën përballë cërrikasve të Turbinës, me gjirokastritët që vazhdojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1, falë fitores 01 në Cërrik dy javë më parë. Rapo me penallti dhe Vyent shënuan për bluzinjtë gjirokastritët sot, ndërsa Turbina gjeti golin e vetëm të takimit në MANCHESTER UNITED
pjesën e dytë me anë të Peqinit, por pa arritur të rihapë shpresat për kualifikim. Luftëtari do të përballet në turin tjetër me Apoloninë, e cila kaloi më tej falë fitores në tavolinë përballë Kamzës. Sot në orën 14:00 do të luhen edhe të gjithë ndeshjet e mbetura të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë.
TIRANA
Halili: Akt terrorist në derbi? Ishin thjesht tymuese ngjyrë blu Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka komentuar për herë të parë ngjarjet e dhunshme që ndodhën vetëm 60 minuta para startit të derbit të kryeqytetit. Numri 1 i klubit bardheblu, që ishte edhe pritës në takimin e të dielës në mbrëmje, hodhi poshtë akuzat e drejtuesve të Partizanit për tentativën për “akt terrorist me eksploziv”. Halili shtoi gjithashtu se një përgjegjësi të veçantë në ngjarjet që prishën atmosferën e derbit, ka edhe kompania që ishte kontraktuar për organizimin e ndeshjes, pasi nuk kishte ushtruar kontroll gjatë hyrjes së tifozëve, për të bllokuar futjen e sendeve të palejuara.”Nuk ka asnjë element që të provojë këto pretendime. Hetimet do të tregojnë se objektet e gjetura, që pretendohet se ishin eksploziv, janë thjeshtë tymuese ngjyrë blu të vendosura nga individë që kundërshtojnë vendimin e mëparshëm të klubit të Tiranës, që në stadiumin “Selman Stërmasi” të lejohet të luajë edhe klubi rival i Partizanit. Tirana distancohet nga çdo akt i dhunshëm fizik ose verbal”, tha presidenti i Tiranës, Refik Halili në emisionin “Top Talk”.
FEMRAT
Solskjaer e thotë hapur: Kemi nevojë për një sulmues!
Hysaj refuzon grumbullimin me Napolin në Champions League Situata e Elseid Hysaj te skuadra e Napolit vazhdon të mbetet e paqartë. Mbrojtësi i kombëtares sonë vijon të mbetet një zgjedhje e tretë për trajnerin Ancelotti, i cili e hedhë në fushë vetëm në raste emergjence, siç ndodhi edhe në fundjavë kur hyri në fushë në vend të të dëmtuarit Maksimovic. Mbrojtësi shkodran nuk i ka pëlqyer aspak sjellje e trajnerit, ndaj edhe duket se ka refuzuar grumbullimin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që do ta vendosë përballë Genk. Mediat pranë klubit të kaltër shkruajnë se Hysaj ka pasur një takim me Ancelotti-n dhe aty mbrojtësi ka shprehur dëshirën që të vazhdonte të stërvitej këto ditë për të gjetur përsëri formën më të mirë, pasi kishte kohë që nuk luante e me shumë mundësi në fundjavë do të aktivizohej në kampionat meqë Napolit i mungojnë qendërmbrojtësit për dëmtime e pezullime. Shkodrani mund të largohet që në muajin janar, pasi pranoi që të qëndronte në verë, duke shpresuar se bënte pjesë në planet e trajnerit dhe do të aktivizohej më shumë.
Manchester United ka nevojë për një sulmues, teksa trajneri Solskjaer shpreson që lojtari i duhur të jetë Mario Mandzukic, i cili është në listën e largimeve nga Juventusit. Trajneri i Djajve të Kuq gjatë verës u shpreh se nuk kishte nevojë për sulmues, por në fillimin e sezonit, ka kuptuar se forca sulmuese mungon, pasi Rashoford dhe Martial nuk mund të garantojnë golat për të synuar një vend në Champions League. “Sigurisht që kur u largua Sanchez dhe Lukaku, nuk kishim nevojë, por më pas kërkuam një sulmues. Kishte ardhur momenti që Lukaku të largohej, nuk mund të mbanim një futbollist, i cili nuk dëshironte që të qëndronte. Po kërkojmë një që ka fantazi dhe shënon gola. Duhet të jetë sulmuesi i duhur, që nuk arritëm që ta merrnim”, deklaroi Solskjaer. Mbetet të shihet nëse Mandzukic do të jetë sulmuesi që kërkon United, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e një afrimi të Bruno Fernandes apo Christian Eriksen.
Sinani: Do paraqitemi mirë dhe synojmë rezultat pozitiv ndaj Portugalisë Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ka nisur grumbullimin për ndeshjet e radhës eliminatore të Evropianit të vitit 2021 ndaj Portugalisë dhe Finlandës. Trajneri i skuadrës sonë përfaqësuese është i ndërgjegjshëm për shkallën e vështirësisë së këtyre ndeshjeve, por theksoi se ka besim se skuadra do të bëjë një paraqitje të mirë. “Besoj se po bëjmë një punë të mirë për t’iu përgjigjur Portugalisë në ndeshjen e parë për të dhënë më të mirën tonë. Jam shumë i bindur që do të bëjmë një lojë të mirë dhe pse jo të mos mendojmë për një rezultat pozitiv. Janë skuadra të forta, jemi në një grup të fortë, por unë jam i bindur se me vajzat do të bëjmë maksimumin për këto dy ndeshje”, shprehet Vioresin Sinani. Ndër pikat më të forta që vlerësoj te skuadra është kolektiviteti, besoj se jemi një grup mjaft mirë ku janë ndërthurur lojtare që luajnë në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit”, deklaroi Sinani.
SPORT INTER
15 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Conte: Gati për të sfiduar Barcelonën me ose pa Messin
P
as një nisje fantastike në Seria A me 6 fitore në 6 ndeshje, Interi do të tregojë forcën e saj edhe në Champions League, ku e pret Barcelona. Trajneri Antonio Conte ka folur në konferencë për shtyp, duke u shprehur i bindur se ekipi i tij do të luajë kartat e tij. “Sigurisht jemi në një grup të vështirë dhe interesant, e pamë edhe me Slavian. Kemi ambicie për të
ecur përpara, duhet të synojmë të marrim pikë në çdo ndeshje. Të luash në “Camp Nou” nuk është e thjeshtë, por kemi ardhur për të luajtur kartat tona. Përballemi me një prej favoritëve për suksesin në finale. Si ndryshon ndeshja pa Messin? Pres një duel të vështirë, pasi do të përballemi me një nga më të mirë në botë si Messi, i cili së bashku me Ronaldon spostojnë ekuilibrat.
Jemi gati për të sfiduar Barcelonën me ose pa Messin. Duhet të bëjmë një ndeshje të luftuar, me shumë ritëm si fazën e zotërimit të topit ashtu edhe pa të. Duam të tregojmë se jemi në rrugën e duhur. Të dielën sfidoni Juven? Ndeshje të bukura, pasi pas Barcelonës kemi Juven, por siç e them gjithmonë ndeshja e jetës është ajo e radhës”, deklaroi Conte.
të vënë në zbatim idetë e tij? Kjo duket e vështirë që të ndodhë. Calhanoglu, Suso e Biglia, vërshëllehen nga i gjithë stadiumi Tri nga futbollistët nga të cilët pritet më shumë, janë kthyer në futbollistët më të kritikuar dhe të vërshëllyer nga tifozët. Suso është futbollisti nga i cili pritet më shumë në fazën sulmuese për krijimin e
rasteve të rrezikshme, por diçka e tillë nuk po ndodh. Lucas Biglia-s ndrkohë i është besuar shpesh herë roli i trurit të skuadrës në mesfushë, por mesfushori argjentinas është shumë larg formës së tij më të mirë, duke u kthyer në problem për ekipin. Calhanoglu ndërkohë as nuk po shënon më dhe as nuk po ndihmon shokët në sulm për të gjetur rrugën e rrjetës.
Kuqezinjtë e kanë nisur me 4 humbje në 6 ndeshjet e para në Seria A, trajneri rrezikon shumë
Nga Giampaolo te Maldini, ja përgjegjësit e krizës te Milani
4
humbje në 6 ndeshje e para, nuk kishte ndodhur prej 80 vitesh te Milani. Kuqezinjtë ka filluar që të ndjeje hapat e parë të kësaj nisje katastrofike, pasi gjendet 12 pikë larg nga rivalët e Interit. Nëse ndaj Torinos, skuadra shfaqi shenja zgjimi në këndvështrim e lojës, ndaj Fiorentinas u dorëzua pa kushte. Me 6 pikë në 6 ndeshjet e para, gjyqi publik ka filluar për kuqezinjtë. Drejtuesit për momentin kanë konfirmuar Giampaolon në krye të skuadrës. Tifozët e braktisën skuadrën në ndeshjen e fundit duke lënë tribunat e boshatisur. Gjithç-
ka ndodhi para syve të Gorgon Singer, djali i pronarit të Elliot, i cili ishte në gjendje të konstatonte drejtpërdrejt momentin e jashtëzakonshëm që po kalon bota kuqezi. Boban dhe Maldini nën kritika: Milani është shumë i ri Në një kolektiv ku problemet janë të shumta, sigurisht që nën kritika kanë përfunduar edhe dy drejtuesit kryesorë: Boban e Maldini. Së pari, ekziston problemi i moshës, pasi janë afruar shumë futbollistë të moshës së re. Të luash me fanellën e Milanit është e vështirë dhe në një ekip të uritur e bën edhe më të vësh-
BARCELONA
tirë. Kuqezinjtë kanë formacionin më të ri në kampionat dhe ky është një problem më vete për trajnerin Giampaolo. Giampaolo në krizë, Milanit i mungon loja Marco Giampaolo është padyshim më i kritikuari për situatën aktuale. Trajneri i kuqezinjve ka arritur vetëm dy fitore deri më tani, ndërkohë që siç e konfirmoi pas ndeshjes me Fiorentinën, futbollistët nuk luajtën në asnjë moment lojën që ai kishte parashikuar. Mediat italiane evidentojnë se ai ka pasur gjithmonë fillime të vështira, por a do ja lejojë Milani kohën që dëshiron për
SULMUESI
Valverde: Interi me Conten ka ndryshuar shumë, Messin nuk e rrezikoj
Griezmann: Ndaj Interit duel special me Godin, me Messin nuk flas shumë!
T
N
rajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk i ka kursye elozhet për Interin në prag të ndeshjes së radhës në Champions League. Strategu spanjoll ndërkohë u shpreh i paqartë në lidhje me dëmtimin e Messit dhe Dembele duke lënë gjithçka të hapur për aktivizimin e tyre. “Është një ekip që ka ndryshuar shumë gjëra, lojtarë, trajnerin, është duke luajtur një skemë tjetër. Kanë bërë një nisje spektakolare, kanë fituar të gjitha ndeshjet dhe na pret një ndeshje e komplikuar. Sezonin e kaluar kemi kaluar një pjesë të parë të vështirë, por ky është një tjetër Inter për shkak të Inerit. Diçka e ngjashme me Chelsea-n që përballëm dy sezone më parë. Është një ekip soli, i vështirë për t’i shënuar. Dëmtimet e Messit
dhe Dembele? Do të presim stërvitjen. Dje Dembele mori pjesë në stërvitjen e parë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Leo ndërkohë ka bërë një gjysmë stërvitje, të shohim nëse do ta mbarojë seancën e radhës. Nuk e di nëse do ta kemi të gatshëm. Diçka të sigurt mund ta them, nuk do ta përshpejtojmë futjen e tij në fushë, nuk do ta rrezikojmë”, deklaroi Valverde.
ë konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Interin, te Barcelona ka dalë në konferencë edhe Antonie Griezman, i cili ka folur hapur për duelin me Godin, por edhe për marrëdhëniet me Lionel Messin.”Ndihem mirë, por dua të përmirësohem edhe më shumë në lëvizje. Dua të jem në formën tim më të mirë dhe besoj se jam në rrugën e duhur. Nuk e di nëse mbrojtja e Interit është me e vështirë, por jam i bindur se Conte është një trajner i zoti, i cili gjithmonë merr rezultate të mira. Për këtë gjë do të jetë një ndeshje e vështirë, ku duhet të japim më të morën për të marrë 3 pikë. Dueli me Godin? Të gjitha ndeshjet janë speciale kur Diego-s, sepse është një mik i imi dhe një shembull. Kumbari i vajzës sime, ndaj dhe
do të jetë më speciale. Nëse ka truke për ta mposhtur, do t’i përdor gjatë ndeshjes. Marrëdhënia me Messin? Ai nuk flet shumë, ashtu si edhe unë. Është e vështirë për ne që të flasim shumë, por besoj se jemi në rrugën e duhur. Në fushë është e vështirë që të mësosh
dhe të lidhesh shumë, por mendoj se jemi dy djem të mirë. Championsi? Për të gjithë është një ëndërr. Kam fituar shumë, por Champions League është synimi më i madh, ëndrra. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë një mbrëmje e bukur dhe në fund të marrim 3 pikë”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
P
residenti i Repub likës, Ilir Meta nisi dje vizitën zyrtare në Estoni duke u pritur me nderime të veçanta shtetërore nga Presidentja e Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid. Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, dhe më pas vijuan me takimin e zgjeruar të dy delegacioneve. Presidenti Meta falënderoi homologen e tij estoneze për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe vuri në dukje faktin se më 18 tetor Shqipëria shpreson të marrë lajmin e mirë nga Këshilli i Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Gjithashtu, Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi Memorandumin e Bashkëpunimit për procesin e Integrimit Europian mes dy vendeve tona që u nënshkrua gjatë kësaj vizite, duke e cilësuar atë si një mundësi të shkëlqyer për të mësuar nga përvoja estoneze në këtë fushë. “Jam
16 E mërkurë, 2 TETOR 2019
Presidenti Meta në Estoni: Forcim i marrëdhënieve mes dy vendeve
shumë i kënaqur që jem Presidenti i parë i vendit tim që vij për një vizitë zyrtare në vendin tuaj të bukur dhe miqësor, Estoninë. Pata rastin të takoja miken time, Presidenten Kersti Kaljulaid. Më duhet të them që kemi pasur një shkëmbim pikëpamjesh shumë të frytshme për shumë çështje me interes të përbashkët. Ne ndajmë të
njëjtat vlerësime për sfidat e sigurisë në Evropë, mbi zhvillimet në rajonet tona dhe proceset e integrimit euro-atlantik, si dhe për nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Estonisë. E falënderoj Presidenten Kaljulaid për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në procesin e integrimit evropian të vendit
tim. Ne presim që më 18 tetor të marrim lajmin e mirë nga Këshilli i Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”,- tha Presidenti Meta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp. Të dy Presidentët ndanë të njëjtat vlerësime mbi zhvillimet në
rajonet respektive, sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe proceset e integrimit euroatlantik, si dhe për nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Estonisë. Presidenti Meta e ftoi Presidenten Kaljulaid për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Presidenti Meta takon presidentin e parlamentit estonez P
residenti Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Estoni është takuar me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas. Në një mesazh në rrjetet so-
ciale, Presidenti Meta shprehet se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që parlamenti estonez ka dhënë për integrimin e Shqipërisë. “Pata kënaqësinë të takohem sot me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas, një personalitet i shquar. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ndamë vlerësimin se dy popuj me histori dhe vlera të ngjashme, kanë një bazë
solide për të patur marrëdhënie miqësore e të
shkëlqyera”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.