Koha Jone_30 janar 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E mërkurë, 30 JANAR 2019

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 22 (8463)

E mërkurë, 30 Janar 2019

Çmimi 30 Lekë

Pikëpyetjet që ngrihen janë: Nëse gjithë këto institucione kushtetuese nuk bënë një verifikim kaq kryesor për një kandidat në KLP, çfarë dokumentesh të tjera kanë “harruar” për dhjetëra juristë që janë emëruar? Kush është garancia se dokumente dhe përgjigje nga SHISH, tatimet, doganat, hipotekat, burgjet dhe dhjetëra institucione të tjera nuk janë “harruar” dhe për të tjerët?

PD-LSI: Hetim penal ndaj Kryeprokurores

Me daljen e dokumenteve të Autoritetit të Dosjeve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i detyruar të mblidhet për të shkarkuar prokurorin që u zgjodh në kundërshtim me ligjin, si ish-spiun i Sigurimit të Shtetit. Por sido që të jetë vendimi i KLP, Reforma në Drejtësi ka marrë një goditje fatale, duke vënë në pikëpyetje dhe emrat e tjerë që janë zgjedhur FAQE 3

Deputetja e LSI, Silva Caka: Riciklimi i këllirave, kjo është Reforma në Drejtësi e Edi Ramës

FAQE 8

Në foto: Deputetja e LSI, Silva Caka EDITORIAL

TAKIMI

Gjashtë vetitë e Kryebashkiaku i Liderit të ri që po Vienës: Tirana duhet lind në Partinë të jetë krenare që ka Socialiste, një njeri si Erion Veliaj Ditmir Bushatit

FAQE 13

Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë për 5 vite, është tashmë një figurë e njohur ndërkombëtare dhe me kredibilitet në të majtën shqiptare. E bëri të tillë posti ministror, por kryesisht karakteri dhe vizioni...

FAQE 2

Lulzim Basha në Shkodër: Më 16 shkurt largojmë pushtetarët që po vjedhin popullin

Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha dje gjatë takimeve në Shkodër

FAQE 7

PARIS

ISH-MINISTRJA

Arta Dade: Rama Presidenti i EUROSIG Group, Kadri është mësuar të fshihet Morinaj nderohet me çmimin “The Best” pas të huajve. Aventura e ndryshimit të kufijve është e rrezikshme FAQE 9 LUAN RAMA:

Kur qeveria jo vetëm i gënjen, por edhe i pengon studentët!

FAQE 8

FAQE 12


EDITORIAL

POLITIKE

2 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Gjashtë vetitë e Liderit të ri që po lind në Partinë Socialiste, Ditmir Bushatit

D

itmir Bushati, ish-minis tri i Jashtëm i Shqipërisë për 5 vite, është tashmë një figurë e njohur ndërkombëtare dhe me kredibilitet në të majtën shqiptare. E bëri të tillë posti ministror, por kryesisht karakteri dhe vizioni i tij europian. U shkarkua padrejtësisht dhe mungesën e tij do t’ja ndjejë qeveria dhe vendi në muajt që po vijnë furishëm, ku Shqipëria ka negociatat e pambyllura me BE si dhe merr kryesimin e OSBE, organizata më e madhe dhe serioze në Botë. Ditmir Bushati ishte në qeveri me Edi Ramën, ndërkohë që qeverisja u shpartallua nga korrupsioni, nepotizmi dhe kanabisi, por në asnjë rast nuk ka patur akuza ndaj ish-ministrit Ditmir Bushati. Jeta e tij pesëvjeçare politike ishte sa në një avion në tjetrin, ku pothuaj 2/3 e muajit i kalonte në ajër, duke punuar për Shqipërinë. Natyrisht për PS-në dhe kryeministrin, por ministri i Jashtëm përfaqëson Shqipërinë e jo një parti kur flet nëpër botë. Dhe e bëri mirë detyrën. E hoqën nga detyra se lojërat e frikshme politike që po fryjnë në Ballkan

jo vetëm. Ja 6 vetitë e Ditmir Bushatit për nesër si kryeministri “hije” i PS-së: E para mbetet europianist në themel dhe i vendosur. Ka vite, edhe kur ishte në opozitë, që punoi për Integrimin e vendit në BE.

nuk e donin nëpër këmbë një ministër atdhetar, patriot dhe krejtësisht europian në mendime e veprime. Në PS kanë filluar tashmë lëvizjet, klanet po grupohen, baza socialiste ndjen se është tradhtuar në ideale, por edhe në premtimet për një jetë më të mirë. Largimi i disa emrave VIP dhe thellësisht socialist nga qeveria, edhe si Ditmir Bushati, kanë sjellë rritje të pakënaqësisë në grupin parlamentar të PS. Gramoz Ruçi si një “shtyllë kurrizore” historike e PS-së ka filluar të ndjejë pleqërinë dhe nuk mban më si “shtyllë”; Fatmir Xhafa si një prej ikonave socialiste nuk

duket shumë aktiv, ndonëse mbetet një “amerikan” i vërtetë; Pandeli Majko, dy herë ish-kryeministër socialist në kohë krizash të mëdha mes të majtëve rri vetëm me kostum në krah për kryeministër, duke shikuar pjerrtas rënien e Edi Ramës, por nuk po motivon. Socialisti Erjon Braçe u zhyt në rënien e pashmangshme të qeverisë dhe nuk e kap gjatësinë e valëve të popullore antisistem dhe antiqeveri. Ndërsa Ditmir Bushati po lëviz. Ka staturë, ka grimë politike, tharm të majtë që në gen dhe mbetet një shpresë për të majtën shqiptare. Përreth tij po grupohen në grupin parlamentar të PS-së, e

E dyta, i pakorruptuar. E treta, është nga Shkodra. Asnjëherë nuk ka patur kryeministër nga Shkodra. E katërta, i vetmi që mund të bashkojë thellësisht të majtën shqiptare. E pesta, i bëri rezistencë të hapur projektit famëkeq Thaçi-Vuçiç për copëtimin e Kosovës, ku dhe e pësoi për këtë qëndrim. E gjashta, mbetet një antiErdoganist i hapur. Nuk janë pak këto veti! Një Lider kështu rritet dhe bëhet gati për të nxjerrë nga qorrsosaku një forcë politike, e cila po shkon turravrap drejt humnerës. Megjithatë duhet pranuar se mbetet meritë e Edi Ramës që i dha mbështetje për tu bërë lider, Ditmir Bushatit. S.Prulli

SHKODER

Edhe socialistët deklarojnë se do jenë në protestë për të larguar qeverinë “Rama”

Socialisti-Bashës: Ta rrëzojmë Edi Ramën për 24 orë, më 16 shkurt N

jë qytetar nga Shkodra, i cili është socialist, i kërkoi kreut të opozitës Lulzim Basha që të dalin në shesh të rrëzojnë kryeministrin brenda 24 orëve, pasi varfëria na ka pushtuar, krimi kudo dhe po ikin të rinjtë nga vendi. Qytetari, i cili deklaroi se më parë kishte votuar gjithmonë për Partinë Socialiste, kërkoi që në 16 shkurt opozita të rrëzonte Edi Ramën me çdo kusht. “Kryeministri Rama është pa

zgjidhje, pa ide, pa vizion, i vetmi vizion politik që ka për këtë vend është vjedhja. Por herë pas here e kap paniku. Na dëgjon ne dhe mundohet të kopjojë. Kjo nuk funksionon në gjendjen ku është sot Shqipëria”, tha Basha. Informacionet janë se më 16 shkurt mund të jenë mbi 100 mijë protestues, nga të cilët mbi 4 mijë veta janë të vijës së parë. PD dhe LSI kanë një skenar, por që ka filluar të zbulohet disi. Një variant mbetet se pas fjalës së Lul-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

zim Bashës, turma do të turret për ta rrethuar krejt kryeministrinë në katër anët, krejtësisht në mënyrë paqësore. Porosia e drejtuesve të protestës do të jetë që asgjë të mos prishet, bile as bari, por për ta rrethuar kryeministrinë as që vihet në diskutim, për të mos lenë kryeministrin dhe qeverinë të hyjë brenda për ditë me radhë. Nëse kryeministri jep urdhër policisë të mos lejojë protestuesit ta rrethojnë kryeministrinë,

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

atëherë përplasja vjen për fajin e Edi Ramës. Burime nga LSI tregojnë se do jenë mbi 2 mijë forca të LRI, djem të rinj e plotë pasion për një Shqipëri me të mirë, të cilët do bllokojnë kryeministrinë nga pjesa e rrugës përballë “Rognerit” dhe nga ana e Piramidës, duke mos përjashtuar dhe gjysmën e Bulevardit. Megjithatë skenarët variojnë deri me 16 shkurt, por një gjë dihet prej liderëve të opozitës: Më

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

16 shkurt do vendosë populli se çdo bëjë me kryeministrin. Ndërkohë në PS dhe në grupin parlamentar janë shqetësuar se po humbasin pushtetin. Dialogu mes Bashës dhe qytetarit socialist nga Shkodra: Qytetari: Me ardh në Tiranë dhe me e hek brenda 24 orëve ket legen. Basha: Më datë 16 e vendosni ju! Qytetari: E ke të kryme! Me nejt aty.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Pikëpyetjet që ngrihen janë: Nëse gjithë këto institucione kushtetuese nuk bënë një verifikim kaq kryesor për një kandidat në KLP, çfarë dokumentesh të tjera kanë “harruar” për dhjetëra juristë që janë emëruar? Kush është garancia se dokumente dhe përgjigje nga SHISH, tatimet, doganat, hipotekat, burgjet dhe dhjetëra institucione të tjera nuk janë “harruar” dhe për të tjerët?

PD-LSI: Hetim penal ndaj Kryeprokurores

Me daljen e dokumenteve të Autoritetit të Dosjeve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i detyruar të mblidhet për të shkarkuar prokurorin që u zgjodh në kundërshtim me ligjin, si ish-spiun i Sigurimit të Shtetit. Por sido që të jetë vendimi i KLP, Reforma në Drejtësi ka marrë një goditje fatale, duke vënë në pikëpyetje dhe emrat e tjerë që janë zgjedhur Grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kallëzuar penalisht Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Padia e firmosur nga kreu i grupit të PD, Edmond Spaho dhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili lidhet me përgjegjësitë ligjore që ka Arta Marku për dosjen e prokurorit Bujar Sheshi, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Bujar Sheshi, sipas e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, rezulton se ka qenë para viteve ’90 anëtar i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Venusi”. Edhe pse prokurori Sheshi dje ka paditur Autoritetin e Dosjeve për pasaktësi në dokumentacion për rastin e tij, fakti që një institucion shtetëror deklaron me dokumente përfshirjen e një prokurori në ish-sigurimin e shtetit është i mjaftueshëm për shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Genta Sula drejtuese e Autoritetit të Dosjeve deklaroi se institucioni që ajo administron është i bindur në provat që implikojnë Bujar Sheshin dhe se prokurori nuk duhet të ishte zgjedhur në institucionet e reja. “Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori” tha Genta Sula. Pavarësisht padisë që do të ndiqet në gjykatë lidhur me përplasjen mes Bujar Sheshit dhe Autoritetit të Dosjeve, jemi para faktit të kryer se personi me probleme me të kaluarën ose qoftë

Faksimile e padisë së PD-LSI

edhe si i dyshuar ka arritur të zgjidhet në një post kryesor të institucioneve të reja. Në këtë pikë hyn në lojë dhe Prokuroria e Përgjithshme, që me ose pa dashje, ka lejuar që kjo të ndodhë duke shkelur ligjin. Kandidaturat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, para se të shkonin për miratim, janë verifikuar dhe seleksionuar nga Prokuroria e Përgjithshme që drejtohet nga Arta Marku. Përgjegjësia ligjore dhe morale për çdo dokument dhe kontroll të emrave që do zgjidheshin është e këtij institucioni, i cili ka për detyrë mbledhjen e informacionit nga gjithë institucionet e tjera si Autoriteti i Dosjeve, SHIK, prokuroritë e rretheve, etj. Në rastin e Bujar Sheshit, dokumenti i certifikimit nga Arta Marku është mjaftuar vetëm me vetëdeklarimin e

prokurorit, i cili sigurisht që është shprehur se nuk ka lidhje me ish-sigurimin e shtetit. Pjesa tjetër e verifikimit duke kërkuar dosjen nga institucionet ishte e prokurorisë. Pa pasur në dorë përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve, Prokuroria e Përgjithshme ka rekomanduar zgjedhjen e Bujar Sheshit në KLP, duke shkruar në dokumente se “plotëson gjithë kërkesat ligjore për tu zgjedhur”. Me daljen e dokumenteve të Autoritetit të Dosjeve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i detyruar të mblidhet për të shkarkuar prokurorin që u zgjodh në kundërshtim me ligjin. Por sido që të jetë vendimi i KLP, reforma në drejtësi ka marrë një goditje fatale duke vënë në pikëpyetje dhe emrat e tjerë që janë zgjedhur. Ndërkohë opozita pas gjithë kësaj përplasje in-

stitucionesh mendon se Prokuroria e Përgjithshme qëllimisht ka fshehur dokumentet ose ka lejuar që të zgjidhen në institucionet e reja njerëz me probleme. Rasti i Bujar Sheshit nuk u zbulua nga ata që kishin detyrë në prokurori dhe as nga institucionet e Vetingut, por nga një institucion si Autoriteti i Dosjeve që ka një staf modest dhe paga e trajtime të papërfillshme në krahasim me qindra ekspertët vendas dhe të huaj drejtësisë së re. Pikëpyetjet që ngrihen në këtë rast është; nëse gjithë këto institucione nuk bënë një verifikim kaq kryesor për një kandidat në KLP, çfarë dokumentesh të tjera kanë “harruar” për dhjetëra juristë që janë emëruar? Kush është garancia se dokumente dhe përgjigje nga SHISH, tatimet, doganat, hipotekat, burgjet dhe dhjetëra institucione të tjera nuk janë “harruar” dhe për të tjerët? Për këtë qëllim, në adresë të Arta Markut dje është bërë një padi penale për shpërdorim detyre dhe shkelje të tjera ligjore. Padia është dorëzuar në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë. Veç hetimit për kryeprokuroren, PD dhe LSI kërkojnë dhe pezullimin e saj nga detyra. Argumenti i pezullimit lidhet me faktin se duke qenë drejtuese e prokurorisë, kryeprokurorja mund të ndërhyjë për të prishur apo devijuar hetimet në adresë të saj. Padia e PD dhe LSI është dhe një test për të gjithë drejtësinë e re dhe të vjetër. Kur hijet e dyshimit për reformën po shtohen, a do të gjendjet një prokuror apo prokurore që të hetojë shefen e saj të Përkohshme Arta Marku? Nuk ka! Arben Marku


POLITIKE

4

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Kandidati për kreun e KLSH-së premton luftë kundër korrupsionit, mazhoranca rrëzon dekretin e Presidentit

PS vendos për mosmiratim të Bahri Shaqirit, Ahmetaj: Është i papërshtatshëm S

ocialistët në Komisionin e Ekonomisë vendosin për mosmiratimin e emrit të Bahri Shaqirit në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i ri i këtij Komisioni, Arben Ahmetaj i cili e cilësoi Shaqirin si të papërshtatshëm për detyrën në fjalë.në këtë mënyrë Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi dje dekretin e Presidentit për propozimin e Bahri Shaqirit në postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Shaqiri nuk ka eksperiencë në fushën e auditimeve financiare,”-tha ndër të tjera Ahmetaj. Vendimi i Komisionit pritet që t’i kalojë Kuvendit, organ i cili gjithashtu pritet që ta rrëzojë propozimin e presidentit Ilir Meta. Bahri Shaqiri është propozuar për kreun e KLSH-së nga presidenti Ilir Meta, dhe kjo është hera e dytë që mazhoranca refuzon emrat e kreut të Shtetit, pas asaj të Vitore Tushës, që u rrëzua nga mazhoranca me arsyetimin se do të sillte ngërç në institucionet e reja të drejtësisë, pasi është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun

dhe është bërë pjesë e KED-së. Seanca dëgjimore Fillimisht komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidatin e propozuar nga kreu i Shtetit për kryetar të KLSH-së, Bahri Shaqirin, ku u njoh me prioritetet dhe vizionin e tij për drejtimin e këtij institucioni. Lufta kundër korrupsionit, sipas Shaqirit, “është një prioritet i reformës në drejtësi që do të reflektohet edhe në punën e KLSH-së, në rast të

zgjedhjes së tij”. Duke mbajtur si referencë standardet europiane në drejtimin e KLSH-së, Shaqiri siguroi se në rast se do të zgjidhet si kryetar i KLSH-së do të bashkëpunojë ngushtësisht me komisionin parlamentar dhe institucionet përkatëse. Ndërsa vlerësoi integritetin moral, kryetari i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj nënvizoi si mangësi kryesore mungesën e përvojës në fushën financiare dhe të auditit.

“Plotëson kushtin për arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së”, tha Ahmetaj. Angazhimet e Shaqirit, sipas tij, “janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH-në. Eksperienca në

KËRKESA E PD-së

Komisioni hetimor, Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot për Tahirin

Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë për çështjen “Tahiri” në Kuvend. Mësohet se nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen që do të mbahet sot të Konferencës së Kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Po kështu mësohet se sot në orën 12:00 është vendosur të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. PD kërkon shtyrje të afatit të komisionit dhe të mbajnë përgjegjësi ata që nuk i janë përgjigjur kërkesave të komisionit; Ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit që nuk kanë sjellë informacion për Saimir Tahirin. Kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor është bërë nga PD që në nisje të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm. legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera. Ai është larg specifikës financiare dhe të auditimit. Kështu që duke iu referuar të gjithë tagrit kushtetues të këtij komisioni, ky komision, i dërgon seancës mosmiratimin e kandidaturës së tij”, tha deputeti socialist Arben Ahmetaj.

NËNKRYETARJA E KOMISIONIT TË EKONOMISË: KONTRATAT E FIRMOSURA KAPIN VLERËN E 3 MILIARDË DOLLARËVE SI BORXH I FSHEHUR

N

dryshimet në ligjin për kontratat e partneritetit publik privat dhe anulimin e kontratës për projektin Thumane-Kashar, Partia Demokratike nuk e shef si tërheqje të qeverisë nga ky model financimi. Madje për deputeten e Partisë Demokratike dhe nënkryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku qeveria po kujdeset që të përfundojnë të gjitha kontratat në proces, duke cenuar në këtë mënyrë dhe konkurrencën. “Unë nuk e konsideroj tërheqje. Sepse në qoftë se do të ishte tërheqje do të anuloheshin të gjitha kontratat. Në qoftë se do të ishte tërheqje zbatimi do të fillonte në 1 janar të këtij viti. Ndërkohë që ato janë duke u kujdesur që të përfundojnë të gjitha kontratat që janë në proces dhe janë duke u kujdesur që të bëjnë dhe kontrata të reja siç mund të jetë rasti i autostradës Tiranë-Durrës. Ofertat e pakërkuara kanë cen-

Tabaku: Qeveria s’është tërhequr nga PPP-të, nuk ka nisur kufizimi

uar konkurrencën. Ofertat e pa kërkuar kanë rritur kostot është e paimagjinueshme që një 1 km rrugë të shkojë 20 milionë euro, 22 milionë euro.”- tha Tabaku.

Teksa këtë model financimi deputetja demokrate e cilëson si eksperiment të rrezikshëm, në një intervistë për Neës24 ajo u shpreh dje se rrezikun më të

madh e ka borxhi publik dhe qytetarët. Ajo thotë se kontratat e firmosura deri me tani do të rëndojnë në buxhet, pasi kanë kapur vlerën e 3 miliardë dollarëve si borxh i fshehur. “Rreziku aktual që i kanoset buxhetit të shtetit në përgjegjësi, por çdo qytetari në veçanti është rritja e borxhit. Borxhi publik ka shkuar sot në 71%. Kjo 71% shtuar dhe 13% të projekteve të PPP e çojnë borxhin në shifra të frikshme në 83-84%. Çfarë ndodhi me tërheqjen nga kontrata e rrugës Thumanë-Kashar. Megjithëse është një kontratë që ka angazhime konkrete nuk llogaritet në borxh. Për vitin aktual ka zero pagesë. Pagesa fillon për vitin e ardhshëm më 20 milionë euro dhe

këtu ndalon”- u shpreh Jorida Tabaku. Ndrysa e pyetur në lidhje me nismën më të re të qeverisë, atë të krijimit të Korporatës së Investimeve Strategjike, Tabaku është e prerë, teksa e cilëson një projekt korruptiv që do të ndajë prona private dhe publike me procedura te dyshimta. “Korporata e investimeve publike është një projekt korruptiv, i cili ka për qëllim që nëpërmjet procedurave të dyshimta pa garë pa tender të ndajë prona publike dhe private. Ne jemi duke e analizuar si ligj, do ta denoncojmë në të gjitha instancat që kanë lidhje me çështjen e pronës dhe sigurisht që do ta kundërshtojmë. Shpresoj shumë që të tërhiqet të mos rrezikojë pronën private dhe publike dhe të mos ta ndajë atë si plaçkë”- tha Tabaku. Sipas deputetes demokrate, korporata e investimeve strategjike ka lidhje dhe me cenimin e ish-pronarëve te vjetër.


POLITIKE

5

E mërkurë, 30 JANAR 2019

PS NUK DO TË THËRRASË NË SEANCË DËGJIMORE KREUN E AUTORITETIT TË HAPJES SË DOSJEVE GENTIANA SULËN

“Ish-Sigurimsi”, Ulsi Manja: Nuk do ketë seancë të posaçme te Ligjet për Bujar Sheshin P

as konsultimit me dokumentet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Komisioni për Koordinimin e Reformës në Drejtësi kërkoi që Gentiana Sula të raportonte përpara Komisionit të Ligjeve në mënyrë që të shpjegojë rezultatin në lidhje me të kaluarën e prokurorit Bujar Sheshi nëse ka qenë i lidhur me ish sigurimin e shtetit. Një ditë pas kësaj thirrjeje, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi dje nuk do të ketë një seancë të posaçme për këtë çështje, por Gentiana Sula, tha ai, do të raportojë kur autoriteti që drejton të ketë radhën sipas ligjit. “Kur të vijë të raportojë në Komisionin e Ligjeve do të pyetet edhe rreth atyre shqetësimeve dhe problematikave që ka ngritur Komisioni i Pavarur i Monitorimit në raportin e vet. Pra nuk do ketë një seancë dëgjimore të posaçme për këtë çështje por do jetë në kuadrin

e raportimit që do bëjë Autoriteti për Informim në Komisionin e Ligjeve”- u shpreh Ulsi Manja. Po ashtu, deputeti socialist u rezervua të shprehë

një qëndrim se çfarë duhet të bëhet me prokurorin Bujar Sheshi për sa kohë nuk është shprehur gjykata. “Jo vetëm për mua, por për këdo do ishte shqetësuese që në çdo organ, jo vetëm në KLGJ apo KLP të ketë anëtarë që kanë probleme me ligjin por çështja po trajtohet në rrugë institucionale dhe zyrtare. Është ende herët të flasim sesi qëndron problemi për sa kohë ai vendim i Autoritetit është i ankimueshëm në gjykatë”- u shpreh dje kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Prokurori Bujar Sheshi është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të cilin autoriteti i hapjes së dosjeve dokumentoi përfshirjen e tij si bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit. Vetë prokurori e quajti këtë pretendim si falsifikim dhe goditje politike ndaj figurës së tij.

Ish-Sigurimsat, Kryetarja e Autoritetit për Dosjet: Janë verifikuar rreth 1550 figura në sistemin e drejtësisë, 4 prej të cilëve janë gjetur me probleme në

Sula: Jo vetëm Bujar Sheshi, por janë 30 zyrtarë në sektorë të rëndësishëm me dosje

AMBASADORJA GJERMANE

Bujar Sheshi, ish-sigurims? Shutz: Rëndësi ka besimi i qytetarëve tek reforma

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka reaguar për rastin e prokurorit Bujar Sheshi. “Nuk i njoh të gjitha detajet e procesit, por për mua është mjaft e rëndësishme të theksoj edhe njëherë se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian është shumë e rëndësishme që reforma në sistemin e drejtësisë të mund të ecë përpara. Dimë gjithashtu se këshillat përkatës, KLP dhe KLGJ, janë duke punuar në këtë drejtim pikërisht që reforma në drejtësi të mund të zhvillohet edhe në të ardhmen. Dhe sigurisht po kaq e rëndësishme është që edhe qytetarët të mund të ruajnë besimin e tyre tek institucionet”- u shpreh dje ambasadorja gjermane, Susanne Schütz.

AKUZAT

Prokurori Bujar Sheshi padit Autoritetin e Dosjeve

K

ryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit (AIDSSH) Gentiana Sula deklaron se në 2 vite është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me probleme. Ndërkohë në organet e drejtësisë janë verifikuar rreth 1550 figura, 4 prej të cilëve janë gjetur me probleme. “Autoriteti në dy vite ekzistencë ka verifikuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, natyrisht ashtu siç i ka ligji. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme. Në dokumentët e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme. Në asnjë rast nuk ka agjendë politike tek ne, nuk ka asnjë agjendë, koordinim, absolutisht asgjë. Tek ne është vetëm ligji, procesi. Do bëjmë punën ashtu siç e kemi bërë çdo ditë. Është një proces i zakonshëm që kemi bërë, dhe në rastin konkret na vjen keq që ka dalë vendimi në shtyp sepse nuk duhet të dilte, nuk e di kush e ka nxjerrë por e vërteta është se ne punën e kemi krejtësisht të pandikuar nga çdo gjë që ndodh. I shërben ligjit dhe reformave të rëndësishme të Shqipërisë”– u shpreh Gentiana Sula. Por a ka ndonjë shans që të jetë ngatërruar identiteti i Bujar Sheshit me një person tjetër siç pretendon vetë anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë? “Autoriteti ka zhvilluar të gjithë procedurat administrative

dhe për më tepër i kemi shkuar të drejtës deri në fund, sepse në të vërtetë ka pasur problematika në gjeneralitetin e zotit Sheshi, por ato që kanë qenë në përputhje me rekordet e tjera, të verifikuara edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile kemi pasur një shkresë zyrtare ku thotë se në emrin e personit në fjalë figuron ky person dhe asnjë person tjetër. Kjo ka qenë dhe vendimtare që autoriteti është investuar në marrjen e vendimit

për të saktësuar faktin që është ky person. Pjesët e tjera të procesit i kemi arritur në një nievl shumë të lartë transparence dhe standard ligjshmërie në marrjen e vendimit të Autoritetit. Autoriteti është shprehur me vendim dhe në mënyrë të saktë eksplicite si figuron”– u përgjigj Sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni. Kryetarja Sula u shpreh e hapur për hetim pas kallëzimit penal që anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë bëri ndaj saj.

Qëndrimin e mbajtur ndaj akuzave që e pozicionojnë si bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk mund të mos e formalizonte. Kallëzimin drejtuar prokurorisë së shkallës së parë Tiranë, Bujar Sheshi e bën kundrejt Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Kjo pasi sipas anëtarit të KLP-së, përfundimet e dala nga vendimi nr. 12 i 22 janarit të Autoritetit të Dosjeve, të cilat e cilësojnë Sheshin si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit dhe anëtar në hetuesinë e degës së punëve të brendshme Fier nga viti 1979, janë të rreme. Të dhënat e rreme janë shënuar me dashje në vendim, sipas Sheshit, me qëllim cënimin e integritetit moral e profesional të tij.


POLITIKE

6

E mërkurë, 30 JANAR 2019

“Dhuna ndaj studentëve”, Opozita pret ministrin në seancë dëgjimore në Komisionin e Medias, por ai dhe mazhoranca e bojkotojnë. Reagon Lleshaj

Nuk erdhi në Kuvend, Vokshi: Lleshaj shkeli Kushtetutën, ka marrë urdhër nga Rama Herion Mesi

N

ë Komisionin e Medias janë e mbledhur anëtarët e opozitës pas kërkesës për seance degjimore me Ministrin e Brendshëm për ndërhyrjen e policisë në Universitete. Pas deklarimit të së hënës se opozita kërkonte të pyeste Ministrin e Brendshëm për sjelljen e policisë deputetët janë në sallën e mbledhjeve, por aty nuk ka asnjë deputet të mazhorancës. Po ashtu, nuk është as ministri Lleshaj. Deputetja Albana Vokshi u shpreh se bojkotim për të disatën herë dhe refuzim i Ministrit të Brendshëm për tu paraqitur për një çështje shumë problematike, akt antikushtetues. “Refuzimi i ministrit një fyerje e rëndë për Kuvendin dhe deputetët e komisionit. Refuzimi i Lleshajt për të ardhur dhe për t’u pyetur është një akt antikushtetues. Ftesa i është dërguar ministrit dhe do ta presim një përgjigje deri në orët e vona të natës. Ai nuk vjen sepse ka marrë urdhër nga Rama edhe pse kjo është një fyerje e rëndë për Kuvendin”- u shpreh Vokshi. Më tej, Vokshi ka shtuar se ky është një refuzim i përsëritur nga ministrat e kabi-

netit Rama, dhe e ka cilësuar si të turpshme bojkotimin e komisionit nga ana e mazhorancës. Pas Vokshit, fjalën e ka marrë Luçiano Boçi, i cili u shpreh se uronte që ministri të kishte një agjendë vërtet të ngjeshur për të refuzuar komisionet, ku kërkohej prezenca e tij. Reagimi i Lleshajt Nga ana tjetër ministri Sandër Lleshaj me anë të një njoftimi drejtuar deputetëve të opozitës

shkruan se nuk është dot i pranishëm për shkak të agjendës. Më tej Lleshaj i ka bërë vërejtje deputetëve ku thekson se duhet që ftesat të mbërrijnë në kohën e përshtatshme, më qëllim që ato të përfshihen me përparësi në agjendën zyrtare. “Duke ju falënderuar për ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe mjetet Informimit Publik me duhet t’ju bëj me dije se për shkak të angazhi-

meve të tjera të parashikuara në agjendë, e kam të pamundur pjesëmarrjen. Lutem që të mbani në konsideratë që, në rastet e tjera kur prania e Ministrit të Brendshme në mbledhjet e komisionit konsiderohet nevojshme, duhet që ftesat të mbërrijnë në kohën e përshtatshme, më qëllim që ato të përfshihen me përparësi në agjendën zyrtare”, u shpreh në përgjigjen e tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

NISMA E RE

Studentët firmosin peticionin për anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë

Anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë është një prej kërkesave të shtruara nga studentët gjatë protestave të tyre, por gjithnjë kanë marrë përgjigjen se nuk mund të realizohet për shkak se kërkon shumë kohë. Nismëtarët e protestës studentore, studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një tjetër hap në përshkallëzimin e protestës, duke u përpjekur të shfuqizojnë ligjin e Arsimit të Lartë me anë të mbledhjes së firmave. Peticioni që po firmoset që prej ditës së djeshme tek Inxhinieria e Ndërtimit dhe Arkitektura, pritet të përhapet në të gjitha fakultetet e tjera. Ndërkaq, Fakulteti i Drejtësisë do të nisë mësimin ditën e sotme në ambiente të tjera. Mësohet se procesi mësimor do të zhvillohet pasdite në një nga gjimnazet e Tiranës. Ky vendim vjen pas kërkesës së dekanit të fakultetit Artan Hoxha drejtuar Ministrisë për rifillimin e mësimit, dekani Hoxha i çoi një kërkesë ministrisë së Arsimit për t’i mundësuar ambiente për të zhvilluar mësimin. “Duam ambiente të tjera për të bërë mësim, pasi këtë e kërkon shumica e studentëve. Ambientet tona ne i kemi të bllokuara për shkak të ngujimit të një pjese studentësh”, theksoi dy ditë më parë dekani i Juridikut, Artan Hoxha në kërkesën e tij.

PEDAGOGU: ME VKM-TË ËSHTË THELLUAR KRIZA DHE ËSHTË DËMTUAR EDHE AJO PAK PJESË ÇFARË ISHTE POZITIVE NË LIGJIN PËR ARSIMIN E LARTË

P

edagogu Mark Marku, i ftuar dje në programin “Wake Up” argumentoi se pse Ligji i Arsimit të Lartë kundërshtohet prej studentëve dhe pjesa më e madhe e pedagogëve. Marku është shprehur se dhe VKM-të e reja që kanë dalë pas protestave nuk e kanë ndryshuar gjendjen e degraduar në universitetet publike. Sipas tij, ato vetëm se cënojnë autonominë. Profesor Mark Marku ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk i jep zgjidhje kësaj situate duke rrëzuar Ligjin e Arsimit të Lartë, të gjithë profesorët e universiteteve publike do të hyjnë në grevë. “Me VKM-të është thelluar kriza dhe është dëmtuar edhe ajo pak pjesë çfarë ishte pozitive në Ligjin për Arsimin e Lartë. Edhe me ligjin është tentuar të hiqet autonomia financiare e universiteteve, ku praktikisht nuk ka fare autonomi financiare. Pra,

Mark Marku: Me 1 shkurt fillon greva kombëtare e pedagogëve

unë mendoj që është bërë mirë që janë ndarë aspekti financiar me aspektin e drejtimit dhe menaxhimit akademik. Por,

problemi është se janë krijuar dy pushtete paralele dhe pjesa akademike (universiteti) nuk ka fuqi që të bëjë politikat e

shpërndarjes së buxhetit në universitet. Kjo sepse, Bordi i imponohet Senatit, i imponohet të gjithë organeve të zgjedhura. Pra, do të ishte normale që Senati të përcaktonte politikat, dhe menaxhimin ta bënte Bordi financiar, si në rastin e një korporate. Por këtu ka ndodhur e kundërta, Bordi është mbivendosur mbi strukturat e tjera dhe bën dhe politikat. E dyta, janë 5 agjenci të Arsimit të Lartë që qëndrojnë mbi Universitetin dhe të cilat në njëfarë mënyrë ngushtojnë autonominë e Universitetit. Me VKM-të pastaj kemi një universitet që nuk merr totalisht frymë. Pezullohet autonomia e tij dhe liritë akademike. Nuk ka universitet në

botë që qeveria merr përsipër të bëjë vlerësimin shkencor të pedagogëve. Është edhe në Kushtetutë, në nenin 57, pika 7 ku si çdo universitet në botë garantohet liria akademike dhe universitare. Dhe kjo është sanksionuar në Europë që në Mesjetë, ku askush nuk ndërhyn dot në sistemin universitar. Me këtë fushatë denigruese që ka ndërmarrë, kryeministri sulmon universitetet dhe pedagogët për shkak të klientelizmit privat që ka ndërmarrë duke u munduar të mos e ndryshojë ligjin; dhe e dyta, ai kërkon të fusë konflikt, siç ishte përplasja e së hënës, ku studentë të nxitur nga jashtë shkuan të sulmojnë studentët e ngujuar. Nëse ndodh që nuk merren parasysh kërkesat, atëherë ne do i drejtohemi të gjithë trupës akademike të universiteteve publike për nisjen e grevës”, u shpreh pedagogu Mark Marku.


POLITIKE

7

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Kreu i PD-së takime në Shkodër për mobilizimin qytetar: Nuk duhet të largohet populli, por duhet të largohet qeveria

G

rupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur ngritjen e një grupi pune me ekspertët më të mirë për hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë sipas standardeve europiane. Lajmin e bëri me dije vetë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili nga Shkodra deklaroi dje anulimi i Ligjit korruptiv dhe klientelist për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë. Sipas Bashës, dyfishimi i buxhetit të arsimit është i mundshëm. PD në programin e saj mundëson stazh punësimi njëvjeçar për 10 mijë studentë në vit me pagë 300 mijë lek të vjetra në muaj, duke e integruar në tregun e punës. I vetmi produkt i qeverisë së Ramës, tha Basha, është korrupsioni. Basha tha se PD po e përmirëson planin e saj ekonomik, ku ekspertët gjermanë të CDU-së, do vijnë të premten në Tiranë për të punuar së bashku, për një plan që i jep fund politikave korruptive, ku prioritet janë arsimi dhe shëndetësia. PD do të anulojë koncesionet korruptive në shëndetësi. Do të rrisim investimet në shëndetësi, vijoi kryedemokrati, dhe bashkë me to edhe pagat e mjekëve dhe të infermierëve, që ata të mos largohen nga vendi. E në këtë kuadër kreu i PD-së apeloi për një pjesëmarrje masive në 16 shkurt në protestën që do të organizojë opozita e bashkuar. “Sot një i ri, një student ka dy mundësi, të ikë ose të rrijë këtu! Të luftojë, të përballet bashkë me mua dhe të rinjtë e tjerë, duke ardhur në 16 shkurt në Tiranë. Duhet bërë ajo që bën çdo popull europian. Nuk duhet të largohet populli, por duhet të largohet qeveria”-

Protesta e opozitës, Basha: Më 16 shkurt do largojmë modelin kriminal Rama

tha Basha. Në vijim ai tha se protesta e 16 Shkurtit është për të larguar modelin e hajdutëve dhe kriminelëve nga qeveria. Dhe ftesa e parë e kryedemokratit për rininë është: Ejani masivisht me 16 shkurt në Tiranë. “Një vend mbështet më të mirët, mbështet më të mirët në Arsim, mbështet më të mirët në Inovacion, mbështet më të mirët që sjellin vlerë të shtuar në ekonomi, sjellin teknologji të reja, hapin vende pune. Natyrisht mbështet më të mirët në art. Mbështet më të mirët në sport.Ne sot kemi një shtet të padrejtë. Modeli që ka ndërtuar Edi Rama mbështet më

të këqijtë. Je trafikant, bëhesh deputet, kryetar bashkie. Je hajdut, bëhesh biznesmen i madh. Je servil, bëhesh ministër. Puna e parë në jetë, ministër. Ne duhet t’i japim fund këtij modeli dhe t’i japim fund këtij modeli do të thotë në radhë të parë të nxisim modelin që evidenton më të mirin, të garantojmë që ligji, duke përfshirë dhe ligjin për sportin dhe të gjitha ligjet e vendit, në radhë të parë garantojnë garën e barabartë mes njerëzve. Natyrisht ka disa që do ecin përpara, ka disa që do mbeten mbrapa. Për këta që do mbeten mbrapa, shteti ka buxhetin dhe politikat sociale.

Apo jo?! Duhet t’i ketë. Duhet t’i ketë në rast se paratë nuk shkojnë për atë grusht oligarkësh dhe kriminelësh dhe politikanësh të korruptuar. Por po kështu, shteti duhet të mbështesë ata që janë të parët. Sepse ata janë modeli. Sepse duke i mbështetur i tregon të gjithë të tjerëve se ja “në qoftë se çan përpara për shkak të aftësive, talentit, vullnetit siç është rastin tënd të sportistëve, do të kesh në krah shtetin. Do të mbështesë shteti. Ky është modeli i ri për të cilin po flas. Dhe në fakt nuk është model i ri, është modeli europian. Nuk na duhet ne të shpikim rrotën, na duhet thjesht të vendosim

këto parime dhe t’i ndjekim këto parime. I vendosëm, i thamë, si do t’i ndjekim, kush do të ketë forcën që të detyrojë një qeveri që t’i ndjekë sot, nesër, pasnesër, këto parime? Forcën e ka vetëm populli, i cili gjykon me votë. Me votë të jep të drejtën të qeverisësh, pra të delegon vullnetin e përgjithshëm për interesin publik dhe me votë ta heq. Këtë mekanizëm ka thyer Edi Rama. Këtë mekanizëm ka prishur Edi Rama, prandaj ia del të vjedhë, batërdisë, gënjejë, shajë, mashtrojë, dhunojë, nëpërkëmbë dhe pastaj mendon se do t’ia hedhë duke hequr disa prej ministrave hajdutë e duke qëndruar vetë në krye të qeverisë. Në fakt të gjithë e dimë se as Arben Ahmetaj, as Damian Gjiknuri, as Saimir Tahiri, as Fatmir Xhafaj, as Vangjush Dako, as Qazim Sejdini, nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë fuqi pa Edi Ramën. Fuqia e tyre është Edi Rama, fuqia e këtij modeli të keq që e ka kapur vendin tonë është Edi Rama. Prandaj 16 shkurti është dita kur do të rrëzojmë modelin, dhe të parin e këtij modeli që është Edi Rama. Dhe dita kur do të sjellim një model, ku të nxisim më të mirët, të mbështesim më të mirët, të nxisim konkurrencën, të nxisim vlerat, dhe në këtë mënyrë të bëjmë atë që bën çdo popull i civilizuar europian”- tha dje kryedemokrati Lulzim Basha në takimin me të rinjtë e Shkodrës.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Me protestën tonë do tentojmë ndryshimin e qeverisë

A

leksandër Biberaj, i rikthyer në Partinë Demokratike pas rreth 10 vitesh si anëtar i Këshillit Kombëtar, i ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, deklaroi se protesta e 16 shkurtit do tentojë ndryshimin e qeverisë. Ai tha se porositë politike të dhëna nga PD për organizatorët janë për një protestë paqësore, por shtoi ai, nuk mund të parashikohet se çfarë do ndodhë gjatë protestës përpara Kryeministrisë, duke shtuar se pjesëmarrësit janë të lirë të veprojnë. “Unë mendoj se protesta do të jetë paqësore, por ne do të kërkojmë që Shqipëria të ketë një qeverisje tjetër. Unë nuk mund të parashikoj se çfarë mund të ndodhë gjatë protestës, por

Protesta e opozitës, Biberaj: Do jetë paqësore, por s’mund të parashikojmë se çdo ndodhë udhëzimet politike janë për protestë paqësore. Se çfarë mund të ndodhë pastaj me pjesëmarrësit është problem tjetër, këtë le t’ia lëmë kohës. Demonstruesit janë të lirë të veprojnë sipas bindjeve të tyre sigurisht në përputhje me ligjin”- tha Biberaj. Ai tha se nga kjo protestë do synohet ndryshimi i qeverisë. “Qëllimi i protestës është t’i bëjmë presion qeverisë. Do shohim mundësinë për të ndryshuar qeverinë. Do bëjmë presionin tonë për këtë. Gjithçka do të shihet në vend nga protesta. Do bëjmë përpjekje maksimale për një pjesëmarrje maksimale

në këtë protestë. Do kemi parasysh që Shqipëria nuk është si në 1990 kur dilnin në gjithë. Janë bërë më indifer-

entë, shumë janë larguar jashtë vendit. Por besoj se do jetë një protestë e madhe“, tha Biberaj. Ish-deputeti i PD tha se ajo që kërkon opozita është që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen pa Ramën kryeministër. Qeveria kalimtare, siç e quan opozita, shtoi Biberaj, mund të jetë e PSsë, por pa Ramën dhe ministrat aktualë. “Ne kërkojmë që zgjedhjet e ardhshme të bëhen pa Ramën kryeministër. Të shkohet në zgjedhje me një qeveri të pranuar edhe nga opozita. Nuk kërkojmë qeveri teknike, apo të përbashkët. Mund të jetë e maxhorancës, por me persona dhe individë të besueshëm.

Të jetë me kryeministër dhe ministra të tjerë. Në 17 maj u krijua një qeverisje disi e përbashkët për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por zgjedhjet u manipuluan dhe nuk pasqyruan realitetin në Shqipëri”, tha ai. I pyetur për bashkëpunimin e PD me LSI, Biberaj tha se i ka bashkuar opozita për sa kohë janë të pakënaqur nga qeveria. Por a ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha? Biberaj nuk e beson një tezë të tillë. “Patjetër janë thashetheme. Pozicionet janë diametralisht të kundërta. Nuk besoj se ka një marrëveshje të tillë”, tha Aleksandër Biberaj.


POLITIKE

8

E mërkurë, 30 JANAR 2019

DEPUTETJA E LSI-së

Caka: “Riciklimi i këllirave”, kjo është Reforma në Drejtësi e Ramës

D

uke marrë shkas nga e kaluara e anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi, i cili sipas Autoritetit të Hapjes së Dosjeve rezulton të jetë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, por edhe thirrja në prokurori e anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili është dhe institucioni i ngarkuar për të bërë vetingun e anëtarëve të sistemit në Drejtësi, Lulzim Hamitaj, i cili është vënë nën hetim nga prokuroria pas denoncimit të opozitës se ka falsifikuar dokumente

e paraqitura kanë shkaktuar një valë të fortë reagimesh të përfaqësuesve të opozitës. Një i tillë është edhe i deputetes së LSI-së në Komisionin e Ligjeve, Silva Caka e cila përveç akuzave ndaj qeverisë për kapjen e reformës në drejtësi, kritikon ashpër heshtjen e ndërkombëtarëve të të përfshirë në procesin e reformimit të sistemit të drejtësinë tonë. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “facebook”, Caka thotë se “riciklimi i këllirave” është Reforma në Drejtësi e re-

alizuar nga Qeveria dhe kryeministri Edi Rama. “Riciklimi i këllirave”: kjo është Reforma në Drejtësi e Edi Ramës. Tmerr pacipësi si kjo, s’na kanë parë sytë!!! Ne kujtuam se do zgjidheshin këta që kanë mbaruar jashtë, në krye të drejtësisë, kurse këta i zgjodhën edhe bashkëpunëtorë të sigurimit në gjimnaz, edhe studentë të sigurimit, edhe hetues të sigurimit, edhe 65-vjeç, pa një gjuhë të huaj, edhe mashtrues, që gënjejnë për mbiemrin, edhe shantazhues ndaj Autoritetit të Dosjeve,

që thotë të vërtetën. Ndërkombëtarët rrinë e vështrojnë reformën që vjen erë. Ndërsa ONM, merr miliona euro për të mbyllur sytë?!”- shprehet deputetja e LSIsë Silva Caka në reagimin e saj.

Zëvendës Kryetari i LSI-së: Studentët që mbarojnë Juridikun nuk quhen juristë se qeveria që prej 2015-ës ka bllokuar provimin e shtetit

D

eputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama në një deklaratë për mediat foli për situatën e protestës së studentëve dhe ligjin e Arsimit të Lartë. Rama u shpreh se fakti që studentët që diplomohen në Fakultetin e Drejtësisë nuk e fitojnë të drejtën për të qenë juristë, është vetëm njëra anë e problemit. Ana tjetër, po aq, në mos më e rëndësishme ka të bëjë me pamundësinë e tyre për t’u punësuar apo për të qenë konkurrues në tregun e punës, sidomos referuar reformës në drejtësi. “Kur qeveria jo vetëm i gënjen, por edhe i pengon studentët! Do të duhej të protestonin studentët, që më së pari Qeveria dhe Kryeministri i saj, e më tej edhe opinioni qytetar, të mësonin se e vërteta në universitetet tona është pothuaj e mjeruar dhe skandaloze. E kur duhej reflektim dhe angazhim i përgjegjshëm për ndreqjen e gjendjes, duke nisur me plotësimin e kërkesave të studentëve, e mandej me Paktin për Universitetin, që në fakt do të duhej të ishte Pakti Kombëtar për Arsimin, në të cilin të përcaktoheshin detyra e përgjegjësi për të gjithë aktorët; politikë, shkencorë, universitarë e qytetarë, duke e vlerësuar dhe konsideruar arsimin si prioritet kombëtar. Mirëpo, i denoncuar prej kontrastit alarmant mes standardeve të përgjegjshmërisë së studentëve e papërgjegjshmërisë së Qeverisë, Kryeministri nisi një tur hipokrit në mjediset universitare, duke nxjerrë në pah arrogancën e vet dhe mungesën e durimit e të përqendrimit për t’u përballur me studentët dhe problemet e tyre, shumica e të cilave kanë për shkaktar atë vetë, pra Kryeministrin dhe paaftësinë e tij. Për ta argumentuar këtë që sapo thashë, po veçoj në morinë e problemeve vetëm njërin dhe që nuk ka të bëjë vetëm me universitetet publike, por me të gjithë universitetet dhe shkollat e larta në vend ku ka fakultete të drejtësisë. Paradoksi i një diplome dhe gënjeshtra e qeverisë! Diplomohen në fakultetin e drejtësisë, por nuk janë juristë! Sepse, edhe pse kryejnë 5 vjet (3+2) në fakultetin e drejtësisë, ata nuk diplomohen

Luan Rama: Kur qeveria jo vetëm i gënjen, por edhe i pengon studentët!

si juristë, nuk e fitojnë të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni! Dhe kjo nuk ndodh vetëm me studentët që diplomohen në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tiranës, por me të gjithë studentët e drejtësisë në të gjithë universitetet apo shkollat e larta në vend! Arsyeja? Sepse, që prej vitit 2015 Ministria e Arsimit dhe ajo e Drejtësisë, nuk kanë përmbushur detyrimin që përcakton “Ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenit 82, në pikën 2 të të cilit shprehimisht thuhet se: “Personat që kanë kryer studimet e integruara në drejtësi, ose në një program të ciklit të dytë të studimeve, të barazvlefshëm me to, mund të konkurrojnë për t’u përgatitur si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, avokatë të shtetit, përmbarues privatë ose shtetërorë, si dhe juristë në administratën shtetërore, qendrore apo vendore, pasi të kenë kryer provimin e shtetit në drejtësi”. Sakaq, po i njëjti nen në pikën 3 të tij përcakton se: “Provimi

i shtetit organizohet nga ministria përgjegjëse për arsimin dhe Ministria e Drejtësisë, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi”. Pra, studentë janë diplomuar në fakultetet e drejtësisë, por ata nuk janë juristë! E nëse i pyet se çfarë profesioni kanë, referuar diplomës që kanë marrë, ata nuk të thonë dot se janë juristë, sepse nuk janë ende të tillë, pa kryer edhe provimin e shtetit në drejtësi! Në pikë 7 të nenit 124 të Ligjit Nr. 80/2015“Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, është vendosur se: “Të gjitha institucionet e arsimit të lartë, që ofrojnë programe studimi të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, fillojnë zbatimin e programeve të integruara në vitin akademik 2017-2018. Mirëpo, as në atë vit dhe as në këtë tjetrin 2018-2919, nuk ka filluar zbatimi i programeve të integruar!Pra, studentët e diplomuar në fakultetet e drejtësisë në të gjitha universitetet në vend, kanë kryer studimet e larta, por nuk kanë

profesion, sepse nuk marrin dot titullin jurist, nuk e fitojnë dot të drejtën për të qenë juristë! Çfarë problemesh krijon moszbatimi i ligjit prej Qeverisë? Fakti që studentët që diplomohen në fakultetin e drejtësisë nuk e fitojnë të drejtën për të qenë juristë, është vetëm njëra anë e problemit. Ana tjetër, po aq, në mos më e rëndësishme ka të bëjë me pamundësinë e tyre për t’u punësuar apo për të qenë konkurrues në tregun e punës, sidomos referuar reformës në drejtësi pikë së pari. Sepse, në kriteret për të qenë konkurrues për të gjitha nivelet e institucioneve të qeverisjes së organeve të drejtësisë, kushti i parë është që duhet të jesh jurist! Pra, mundësia që organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe administrata e tyre të “ushqehen” me juristë të rinj është zero! Me moszbatimin e detyrimit ligjor për organizimin e provimit të shtetit në drejtësi, qeveria u ka bllokuar të gjitha mundësitë studentëve që kryejnë fakultetin e drejtësisë, për të fituar profesionin e juristit, e për pasojë, u ka bllokuar atyre mundësinë për

të qenë konkurrentë për të gjitha nivelet e mundshme në kuadër të reformës në drejtësi. Por Qeveria, besoj prej paaftësisë, pra prej injorancës e jo për keqdashje, u ka bllokuar diplomantëve në fakultetet e drejtësisë edhe mundësinë për të konkurruar në shkollën e magjistraturës, sepse edhe për të konkurruar për magjistratë, duhet më parë të jesh jurist! Pra, qeveria i ka gënjyer dhe vazhdon t’i gënjejë studentet e drejtësisë, i ka mashtruar dhe vazhdon t’i mashtrojë, i ka bllokuar dhe vazhdon t’i bllokojë ata, duke iu dhënë në dorë një diplomë të pavlerë, me të cilën nuk mund të shkojnë gjëkund. Edhe premtimi për punësim pa konkurs i studentëve të ekselencës, eshtë vetëm demagogji dhe mashtrim, sepse në të gjitha ato vende hipotetike të punës ku një nga kriteret është për të qenë jurist, nuk mund të punësohet askush pa kryer më parë provimin e shtetit në drejtësi. Kjo do të thotë se edhe ata të diplomuar, të paktën prej vitit 2012 e tëhu që nuk e kanë në diplomë profesionin juristë, që janë punësuar juristë në vende pune në administratën publike ku njëri nga kriteret ka qenë ai i tê qenit jurist, janë emëruar në kundërshtim me ligjin! Sot pra, pa kryer provimin e shtetit në drejtësi, nuk mund konkurrosh as për t’u bërë gjyqtar, as për t’u bërë prokuror, as për t’u bërë avokat, as për t’u bërë noter, as për t’u bërë përmbarues dhe as për të punuar jurist në çdo nivel të administratës shtetërore! Kjo është e vërteta, dhe për paradoks të të gjithë talljes së qeverisë me studentët, edhe në Paktin e Qeverisë për Universitetin nuk gjen asnjë fjalë për zgjidhjen e këtij problemi! Ja pra se si Qeveria jo vetëm i gënjen, por edhe i pengon studentët, duke mos zbatuar ligjin!”, tha Luan Rama.


POLITIKE

9

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PS: Edi Rama është mësuar të fshihet pas të huajve

I

sh-ministrja dhe ish-deputetja e PS-së, Arta Dade në një intervistë për “Ora News” e ka cilësuar të rrezikshme idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Dade ka kritikuar dhe qëndrimin e Edi Ramës, i cili nuk e ka kundërshtuar këtë ide si përfaqësues i qeverisë së Shqipërisë. Dade ka lënë të kuptohet se Edi Rama është pro ndarjes së Kosovës, por e ka lënë që ideja e territoreve të prezantohet si qëndrim i ndërkombëtarëve. “Rama është mësuar të fshihet pas te huajve, e kjo është dhe çështje karakteri, por aventurat e ndryshimit të kufijve janë shumë te rrezikshme”,tha Dade. E ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon në “Ora News” ish-ministrja ka komentuar dhe delegimin e detyrës së ministrit të Jashtëm te Gent Cakaj. Dade tha se nuk e ka gjetur ende CV-në zyrtare të Gent Cakaj dhe nuk ka një ide mbi formimin e tij profesional. “Që kur u diskutua emri i tij nuk gjeja dot CV-në. Sigurisht CV-në e ka shkruar vet, por kjo nuk e bën atë që të ketë garancinë si ministër i Jashtëm që do të përballojë sfidat që kemi. Mënyra se si ai ka dalë në skenën politike është pak jo e natyrshme. E kam ndjekur kur justifikonte kryeministrin që ne duhet të kemi një president të përbashkët. Ishte e pamundur të merrje thelbin e deklaratave të tij”,- deklaroi Dade. Duke ju referuar fjalimit të parë të Cakaj, Dade u shpreh se ar-

Arta Dade: Aventura e ndryshimit të kufijve është e rrezikshme

tikulimi i tij dipomatik ishte i papranueshëm. “Si mund të jetë ministër i jashtëm një që s’ka koncepte e artikulim serioz e që emocionohet para kryeministrit të tij. Nëse Cakaj është kaq i mirë le ta çonte në Kosovë dhe të kontribuonte për diplomacinë atje. Kur dëgjon dikë që ka një dalje publike dhe është e pamundur të komunikojë me audiencën, sigurisht që nuk të krijon një habi të madhe si gjeni

sikur është prezantuar nga ana e kryeministrit që ky njeri mund të drejtojë një ministri kaq të rëndësishme. Në mënyrën se si ai u pozicionua kur mori kompetencat tregonte mosdije totale për detyrat e shtetit”,- tha Dade. Lidhur me delegimin e detyrës së ministrit, Dade tha se Rama tregoi se nuk e ka idenë e shtetit. “Në rastin konkret, Edi Rama është dekretuar duke vënë dorën mbi Kushtetutë dhe pas gjysmë

PRESIDENTI I SERBISË

Vuçiç vjen në Tiranë, konfirmon pjesëmarrjen në samitin e marsit S

ituata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në Samitin që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të zhvilluar me homologun e tij slloven. Gjatë diskutimeve presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon. Diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës pritet të jenë temë e diskutimeve edhe në Tiranë në Samitin e Brdo-Briunit, në datat 7 dhe 8 mars. Në konferencën e përbashkët për mediat të Presidentit slloven dhe atij të Serbisë, ky i fundit tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Duke u ndalur te korrigjimi i kufijve, Presidenti i Sllovenisë, Borut

Pahor, u shpreh se çdo vendim në këtë kontekst nuk duhet të sjellë probleme në rajon. “Ky është një proces që në radhë të parë duhet të jetë tolerant, i besueshëm dhe me zgjidhje paqësore e të mos sjellë probleme të tjera në rajon. Unë nuk do ta hedhja këtë si një zgjidhje, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm”, tha Pahor. Ndërkohë, presidenti Vuçiç tha se duke parë situatën aktuale, për zgjidhjen e problemeve me

Kosovën duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve. “E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vuçiç. Vuçiç foli gjithashtu për protestat kundër autoriteteve, duke thënë se kur do të shkojnë në votime të gjitha ato parti politike që marrin pjesë në këto organizime nuk do të jenë në gjendje të fitojnë.

ore t’ia delegojë zv/ministrit. Delegohen kompetencat në momentin kur ministri i Jashtëm është në mungesë absolute për të kryer të dytën. Unë nuk e di që kryeministri shqiptar është në mungesë absolute për të kryer detyrën. Genti e kishte hallin të mos zhgënjente kryeministrin, jo të kryente detyrën për Shqipërinë. Kam ndjekur edhe një ish-ministre që i gjithë meraku të ishte të mos zhgënjente kryeminis-

trin. Këtu marrëdhënia nuk është për institucionit, por marrëdhënie kanalizohet në mënyrë personale”,- tha Dade lidhur me zëvendësministrin e Jashtëm. Ish-ministrja e PS-së është ndalur dhe në ligjin për diplomacinë, i cili sipas saj, është shkelur gjatë viteve të fundit. “Është keqardhje që Ben Blushi nuk është më në politikën aktive, ashtu si shumë personalitete të ndryshme jo vetëm në Partinë Socialiste. Largimi për arsyet që s’kemi kohë t’i shpjegojmë nuk është një gjë e udhës. Blushi është një nga kontributorët për ta përmirësuar atë ligj, i cili nuk mbështeste dhe nuk inkurajonte të rinjtë që të futeshin në shërbimin diplomatik. Ligji parashihte që 80% të emërimeve të ambasadorëve të vinin nga shërbimi diplomatik dhe 20% nga radhët jashtë këtij shërbimi. 20% i lejonte çdo qeverie që në vende të përcaktuara si vende me partneritet strategjik mund të çoheshin ato figura që mund ta bënin punën më mirë. Ky ishte thelbi i ligjit. Duket hequr fare këtë prag, mendohet që 100% mund të mos vijnë fare nga karriera diplomatike”,- deklaroi Dade.

INTERVISTA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS

Presidenti Thaçi fton zyrtarisht Presidentin rus Vladimir Putin në Kosovë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë ftesë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që ta vizitojë Kosovën. “Kosova nuk është armike e Rusisë”-ka deklaruar Thaçi, në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve, RIA Novosti. “I bëj thirrje atij të vijë në Kosovë. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë, të krijojmë një lidhje”, ka thënë Thaçi. I pyetur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Thaçi është përgjigjur se “dialogu duhet të zhvillohet pa kushte nga të dyja palët”. Presidenti kosovar ka thënë se beson se “Serbia nuk duhet të kërkojë shfuqizimin e taksës si kusht për vazhdimin e negociatave”. I pyetur rreth mundësisë së një pjesëmarrjeje të mundshme më aktive të Rusisë në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian aktualisht e luan rolin udhëheqës në procesin e dialogut, dhe këtë rol do ta luajë edhe në të ardhmen. Ai ka theksuar se është “frymëzuar shumë” nga biseda e drejtpërdrejtë që ka zhvilluar në Paris me Putinin, dy muaj më parë, kur presidenti rus i ka thënë Thaçit se “nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për paqe, nëpërmjet dialogut, ai do ta pranojë dhe do ta mbështesë një dokument të tillë”. “Ky është një hap i ri dhe pozitiv”, ka vlerësuar Thaçi. /Express/


ANALIZE

10 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Ballkani shesh lojërash për Putinin apo qëndresa e fundit morale e BE Nga Ivan Krastev

T

ranzicioni në Ballkan ka përfun duar," më tha para disa kohësh Remzi Lani, një analist politik shqiptar. Por ndryshe nga ç'ka ndodhur në shumë vende post- komuniste, zoti Lani nuk nënkuptonte një kalim nga diktatura në demokraci. "Kemi kaluar nga regjime represive në regjime depresive." Ai ka të drejtë. Komunistët e vjetër dhe nacionalistët radikalë etnikë janë pakësuar; në vend të tyre është stanjacioni - ekonomik, social dhe politik. Pyetja tani është se si përshtaten këto regjime depresive në një rivalitet gjeopolitik në rritje. Një ditë para vizitës së tij të fundit në Beograd, Serbi, Presidenti Vladimir Putin i Rusisë shprehu pakënaqësinë e tij të madhe me ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe akuzoi "Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore" për "destabilizimin" e rajonit. Ndërkohë, ministri i jashtëm rus ka denoncuar "gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t'i futur të gjitha shtetet e Ballkanit në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për të hequr çdo ndikim rus në këtë rajon. "Rusia dëshiron që ta bëjë të qartë se kjo nuk është ajo që duan njerëzit në rajon". Duke parë vizitën e z. Putin në Beograd dhe duke dëgjuar retorikën e tij, nuk mundesh veçse të dalësh në përfundimin se përballja ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë në Ballkan po ndryshon si në natyrë dhe në intensitet. Në dekadën e fundit, Rusia e mbronte në mënyrë aktive praninë e saj ekonomike dhe kulturore në rajon, por kurrë nuk e sfidoi haptazi hegjemoninë e NATO-s apo të Bashkimit Evropian. Jo më. Në pamje të parë, ambiciet e Rusisë duken joreale. Ballkani mbetet i ndërthurur fort me Perëndimin: Greqia, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Shqipëria dhe Mali i Zi janë të gjithë anëtarë të NATO-s dhe Maqedonia është drejt rrugës së anëtarësimit. Çdo vend në rajon ose është anëtar i Bashkimit Evropian, ose aspiron të bashkohet me të. Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i rajonit, investitori më i madh i tij dhe destinacioni i preferuar për emigracion. Mençuria konvencionale thotë se Rusia mund të jetë një shkaktues problemesh, por vështirë se mund të jetë më shumë se kaq. Mençuria konvencionale mund ta ketë gabim. Moska ka ndjerë një dobësi kritike në pozitën e Perëndimit në Ballkan: Ndërsa në vende si Ukraina Bashkimi Evropian është perceptuar si një simbol

i ndryshimit, në Ballkan shihet si mbrojtësi i një status quo-je që mund të jetë gati për shpërbërje. Publiku është i frustruar dhe i zemëruar. Tensionet etnike janë në rritje. Pothuajse çdo shtet i rajonit ka parë demonstrata anti- qeveritare në shkallë të gjerë. Rritja ekonomike është e ngadaltë në shumicën e vendeve, mjerimi është tejet i përhapur dhe shpopullimi i rajonit është dramatik: Më shumë se 40 përqind e njerëzve të lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë janë larguar nga vendi; rreth 40 për qind e atyre që kanë lindur në Shqipëri dhe rreth 25 për qind e atyre që kanë lindur në Maqedoni kanë bërë të njëjtën gjë. Dhe ndërsa sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve ende e sheh hyrjen në Bashkimin Evropian si rrugën më të mirë drejt mirëqenies, premtimi i integrimit evropian po humbet fuqinë e saj magjike. Jo vetëm që e ardhmja e Bashkimit Evropian duket e pasigurt, por udhëheqës si Presidenti Emmanuel Macron i Francës kanë bërë të qartë se nuk do të shpenzojnë kapital politik për të lobuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Dhe prapë, edhe pse mendimi në rajon ka ndryshuar, Bashkimi Evropian ngurron ta ndryshojë qasjen ndaj tij. Kjo është pjesërisht rezultat i inercisë burokratike dhe mungesës së interesit politik. Por gjithashtu vjen nga një frikë se çdo ndryshim i politikës në Ballkan do të duket si tradhti ndaj parimeve. Luftërat në vitet '90 në ish-Jugosllavi luajtën një rol kritik në formimin e identitetit politik të Bashkimit Evropian pas Luftës së Ftohtë. Evropianët e panë tragjedinë e afërt jo si një përplasje midis shteteve apo kombeve, por midis dy parimeve: parimi i nacionalizmit etnik, i përfaqësuar nga Sllobodan Millosheviçi, dhe parimi i demokracisë multietnike, mishëruar nga Bashkimi Evropian. Rrjedhimisht, politika e Bashkimit Evropian në drejtim të Ballkanit është më e shtyrë nga ideologjia se sa në çdo pjesë tjetër të botës. Ngurtësia ideologjike e Evropës është e admirueshme, por është gjithashtu pjesërisht përgjegjëse për paralizën e rajonit. Kjo ilustrohet më së miri nga roli i Bashkimit Evropian në diplomacinë e vazhdueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dialogu është iniciuar dhe inkurajuar nga Bashkimi Evropian sepse të gjithë e kuptojnë se njohja e ndërsjellë midis Beogradit dhe Prishtinës është e vetmja mënyrë për të hequr pengesat për një bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe për të hapur rrugën për Serbinë dhe Kosovën që t'i bashkohen Bashkimin Evropian. Por kur Presidenti Aleksandër Vuçiç i Serbisë dhe homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi, filluan të trajtonin çështjen e ndjeshme të "korrigjimit" të kufijve të tyre për të arritur një marrëveshje përfundimtare, kryeqytetet e mëdha evropiane nxituan të deklaronin se ata kurrë nuk do ta lejonin një gjë të tillë.

Ndryshimi i kufijve nuk është kurrë një ide e mirë, veçanërisht pas përvojës traumatike të luftërave etnike në Ballkan. Por as t'u thuash udhëheqësve të zgjedhur se ata nuk mund t'u japin formë marrëdhënieve midis vendeve të tyre nuk është ide e mirë. Kështu, ndërsa frika evropiane për faktin se ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi mund të inkurajojë vendet e tjera që të ndjekin të njëjtin shembull është legjitime dhe Bashkimi Evropian ka të drejtë kur këmbëngul që çdo ndryshim kufitar duhet të mbështetet nga shumica e njerëzve në ato vende, mesazhi vjen dobët. Duket sikur Evropa po i thotë fqinjit të saj trazovaç që të rrijë larg objekteve të mprehta. Dhe kjo është arsyeja pse ka dështuar. Shanset për një marrëveshje Serbi-Kosovë sot janë shumë më të pakta seç ishin muaj më parë, dhe rreziku i përplasjeve etnike është më i lartë. Këtu hyn Rusia. Nëntorin e kaluar, z. Putin u takua me z. Thaçi, pavarësisht faktit se Moska nuk e njeh Kosovën si shtet. Takimi tregoi se Rusia nuk e sheh rolin e saj në Ballkan vetëm si mbrojtëse e Serbisë, por gjithashtu si një influencues potencial politik dhe ekonomik. Prandaj

evropianët nuk duhet të habiten nëse Rusia së shpejti prodhon hartën e vet për normalizimin e marrëdhënieve serboshqiptare. (Ata gjithashtu nuk duhet të habiten nëse Turqia shpreh interes në një iniciativë të tillë ruse). Me fjalë të tjera, veprimet e Rusisë në Ballkan nuk janë vetëm lojëra. Moska dëshiron të zëvendësojë Bashkimin Evropian si ndërmjetës për zgjidhjen e konflikteve rajonale, në mënyrën se si po përpiqet - me shumë sukses - të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara si një ndërmjetës në Lindjen e Mesme. Të premten, pas 27 vite mosmarrëveshjesh të hedhura dëm, Parlamenti grek më në fund aprovoi emrin e ri të Maqedonisë, Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund një prej konflikteve që ka kërcënuar Ballkanin. Kjo ishte një fitore e vërtetë për strategjinë evropiane për rajonin. Tani, Evropa duhet të gjejë energji dhe fleksibilitet të ngjashëm për të nxitur Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë kompromisin e tyre. Kjo është mënyra e vetme që mund të mbetet e rëndësishme në rajon e jo duke qenë një forcë për status quo. NYtimes/ Perktheu: Kebriona Veliaj, Tema/

REPUBLIKA E SHQIPERISE KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE E. spokesperson@cec.gov.al, W.www.cec.org.al

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të ngrejë Zyra Rajonale Zgjedhore (ZRZ), për periudhën 1 mars – 31 korrik 2019, në qytetet si më poshtë: Berat, Skrapar, Dibër, Burrel, Durrës, Krujë, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Fier, Roskovec, Lushnjë, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Pukë, Tiranë, Vorë, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Delvinë. ZRZ, personeli i të cilave do të përbëhet nga një inspektor Rajonal Zgjedhor, do të kenë rol mbështetës në punën e administratës së KQZ-së, për koordinimin dhe komunikimin efikas midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, subjekteve zgjedhore dhe organeve të qeverisjes vendore, në funksion të mirëadministrimit të proçesit zgjedhor tw datws 30.06.2019. Paga për këtë pozicion pune është sipas VKM nr. 187, dt 8.03.2017, e ndryshuar, klasa IV-b. Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët: 1. Të kënë arsimin e lartë, me përparësi atë juridik; 2. Të kenë jo më pak se dy vjet eksperiencë pune në administratë dhe/ose në fushën e zgjedhjeve; 3. Të njohin programet bazë të kompjuterit; 4. Të mos kenë qenë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike në tre vitet e fundit; 5. Të mos jenë kandidat në listën shumemërore të partive politike apo i zgjedhur në organet e qeverisjes vendore; 6. Të mos jenë ushtarak, punonjës i policisë së shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror; 7. Të mos ketë masa administrative dhe penale ne fuqi; 8. Të ketë aftesi të mira kominikimi dhe analitike; 9. Të jetë me banim në Qarkun përkatës. Dokumentet që duhet të dorëzohen: 1. Kërkesë për aplikim; 2. CV (jetëshkrimi); 3. Çertifikatë personale; 4. Libreza e punës, fotokopje e noterizuar; 5. Diplomë, fotokopje e noterizuar; 6. Çertifikata kualifikuese, fotokopje të noterizuara; 7. Deklarata e aplikuesit se nuk ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike në tre vitet e fundit, dhe ndaj tij/saj nuk ka masë disiplinore në fuqi. Dokumentat duhet të dorëzohen brenda datës 12.02.2019, pranë zyrës së Protokollit të KQZ-së me adresë Rruga “Ibrahim Rugova” nr. 4, Tiranë.


AKTUALITET

11

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Duke sjellë shembullin e Ndranghetës, që i investon paratë e krimit përmes shoqërive tregtare, De Raho e lidhi pastrimin e parave edhe me korrupsionin Redjon Shtylla “Shqiptarët mbajnë titullin “ekspertë të drogës” në Itali, e gjithashtu mbeten aleatë të “Ndranghetës””. Kështu u shpreh prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero De Raho, për sa kohë që ky shqetësim përcillet çdo vit edhe nga agjencitë italiane. De Raho kujtoi se mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll trafikantët është sipas formulës “ndiq paratë”. “Formula më efikase për goditjen e krimit është ndjekja e parasë por edhe ndalimi i kontakteve mes të burgosurve dhe atyre që janë jashtë burgjeve”. Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike. “Hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë, e që përfshijnë edhe shqiptarë”, tha Federico Cafiero de Raho, gjatë konferencës me temë: “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit të burgjeve në eksperiencën italiane”, e cila lidhet me zbatimin e regjimit të posaçëm në burgje, që pritet të hyjë në fuqi së shpejti, pas miratimit nga parlamenti. Konferenca u organizua nga Ministria e Drejtësisë. Duke sjellë shembullin e Ndranghetës, që i investon paratë e krimit përmes shoqërive tregtare, De Raho e lidhi pastrimin e parave edhe me korrupsionin. “Vetëm në raste shumë të rralla, fitimet janë fshehur apo riinvestuar në Itali, pasi ka një mundësi të lartë që pastrimi i parave të ndodhë

Prokurori i Antimafies: Ndiqni paratë, shqiptarët ekspertë të drogës

përmes organizatave kriminale. Ky fenomen ndodh në Shqipëri. Riinvestimi i paligjshëm dhe korrupsioni është rrezik shumë serioz. Mendojmë sa korrupsion mund të ketë nga subjektet kriminale që kanë pasuri të mëdha.

Në çdo vend të botës ka jo vetëm një lidhje mes korrupsionit dhe rëndësisë ekonomike që ka marrë trafiku i drogës por edhe një marrëdhënie e drejtpërdrejtë e konsolidimit të organizatave të mëdha dhe depërtimi në poli-

tikën lokale apo qendrore”, tha De Raho. Për të parandaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha se pritet konfiskimi i pasurive të paligjshme. “Operacioni i kon-

fiskimit të pronave të paligjshme në Shqipëri është në fillim. Ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve, e po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit, që ky vend po bën në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Luigi Soreca. Vizita e prokurorit të Antimafias përkon me nisjen e zbatimit të ligjit “41 Bis”, përmes të cilit do të vendosen nën mbikëqyrje të gjithë të dënuarit e rëndësishëm, që vazhdojnë të mbajnë lidhje me grupet kriminale. Ndërkohë ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpegoi edhe se si do të monitorohen rreth 270 të ashtuquatur “kapo” brenda institucionit të burgjeve shqiptare. Sipas ministres, ka pasur shumë komunikime nga brenda burgut ndërmjet anëtarëve të grupeve kriminale me pjesëtarët që janë në liri. Regjimi i posaçëm “41-bis” që pritet të hyjë në fuqi të mërkurën në të gjithë sistemin e burgjeve ka si objektiv ndalimin e kontakteve të të burgosurve me jashtë.

AMBASADORI I BE-së

MINISTRJA E DREJTËSISË

Soreca: Negociatat do bazohet te lufta e krimit

“41-bis”, Gjonaj: Izolon 270 të dënuar N

I pranishëm në konferencë ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili vlerësoi operacionet e fundit për goditjen e krimit dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme, ndërsa kërkoi që të vijohet me këtë ritëm, pasi këtu do të bazohet edhe vendimi për hapjen e negociatave në qershor. “Është fillimi dhe ne presim vendime përfundimtare të konfiskimit të pasurive të paligjshme, është sinjal që vendi po bën në luftën kundër krimit. Vendimi në qershor do të merret edhe në bazë të rezultateve në luftën kundër krimit. Në muaj e fundit ka pasur rezultate. Ka pasur operacione të rëndësishme të policisë, tani duhet të vijohet edhe këto veprime të konsolidohen me vendime të rëndësishme. Pra, një drejtim i qartë i veprimit të qeverisë. BE-ja e mbështet këtë aksion”,-deklaroi ai.

ga sot në burgjet shqiptare do të aplikohet regjimi i posaçëm “41-bis”. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se këtij regjimi do i nënshtrohen 270 të dënuar apo që janë në proces gjykimi, pasi dyshohet se vijojnë kontaktet me botën e jashtme të krimit. “Në zbatimin e këtij regjimi do të kemi mbështetjen e Italisë. Sot inspektuam sallën operacionale që është ngritur për monitorimin 24 orë të burgjeve, që të rritet siguria, të ulet korrupsioni dhe për të eliminuar rastet kur subjektet e krimit kanë kontakt me botën e jashtme. Do të marrim masat dhe do të arrijmë ti minimizojnë rastet kur krimi vijon aktivitetin edhe në burgje. Në këtë grup përfshihen 270 subjekte që pritet ti nënshtrohen këtij regjimi të posaçëm. Ka subjekte që vijojnë veprimtarinë e tyre edhe në burgje”,-bëri me

dije Gjonaj. Çfarë është modeli italian “41-bis”? Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm,

për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze. Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minuteshë në muaj, edhe ajo e regjistruar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

12 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Vlerësimi si biznesmen i suksesshëm, për bamirësinë dhe filantropinë e tij. Çmimi iu dorëzua nga Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre

Presidenti i EUROSIG Group, Kadri Morinaj nderohet në Paris me çmimin “The Best” N

jë mbrëmje gala. Jo si gjithë të tjerat. Në kryeqendrën e elitës botërore, sikundër është cilësuar Parisi. Aty ku si çdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e çmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme. Personalitete nga fusha të ndryshme, figura të njohura dhe te suksesshme nga e gjithë bota u mblodhën në natën gala të çmimeve për më të mirët. Eshtë rasti të theksojmë se një personalitet shqiptar nderohet me këtë

mjaft personaliteteve me emër në botë.”” Ky Çmim është një çmim i radhës që unë marr pasi kam marr shumë çmime të vlerësuara nga shumë organizata jo vetëm në qytete europiane, por dhe të botës. Ky për mua është një privilegj shumë i veçantë sepse e marr nga një organizatë që ka 43 vjet në këtë aktivitet. Me këtë çmim janë vlerësuar shumë personalitete botërore siç është Lady Diana,Giani Rega,Gani Anieli dhe shumë personalitete të tjera nga kultura, arti dhe sporti. Kjo është vetëm

çmim të rëndësishëm, sikundër çdo shqiptar i suksesshëm në botë. Biznesmeni i njohur shqiptar Kadri Morinaj, presidenti Grupit EUROSIG-INSIG Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, në prani të më të mirëve, u vlerësua me çmimin “The Best Awards”, si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë. Çmimi Z.Morinaj iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre. Marrjen e këtij çmimi kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morinaj e konsideron një privilegj, pasi ky çmim më parë u është dhënë edhe

një detyrim për mua për bizneset e mia dhe sukseset e mia që kam arritur deri tani që unë të jem ne anvangard me kohën dhe me jetën. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Francë Dritan Tola e cilësoi biznesmenin Morinaj si pioner të kapitalizmit shqiptar dhe tha se figura të tilla i duhen Shqipërisë”,- tha Morinaj. Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Francë u shpreh: “k “këtë vit çmimi iu dha një shqiptari Z.Kadri Morinaj, i cili nga një anë është përfaqësuesi i shquar në Shqipëri, por dhe në botë. Një nga pionerët e kapitalizmit shqiptar, një kapitalizëm me fytyrë humane pikërisht për shkak të aktiv-

Përgjatë 21 viteve që Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar, gjithmonë në fokus ka patur klientin, duke krijuar vazhdimisht oferta dhe produkte të favorshme për ta dhe duke u shërbyer me cilësi dhe integritet. Për të qenë sa më pranë klientit 24 orë në 7 ditë të javës, banka ka krijuar Alpha Bot, ndihmësin virtual, i cili është një risi në sektorin bankar në Shqipëri. Alpha Bot është pjesë e integruar e platformës Facebook dhe i përgjigjet në kohë reale kërkesave për informacion të klientëve që interesohen në Inbox-in e

iteteve që ai ka zhvilluar dhe në fushën sociale. Mendoj se është krenari për ne dhe komitetin shqiptarë që personazhe të tillë të nderohen me çmime. Nga ana tjetër shërbejnë për rritjen e imazhit dhe te shqiptare ne Francë. Pjesëmarrës në të njëjtin event, vlerësime për biznesmenin Morinaj shprehën edhe personalitete të tjera akademike dhe lektore si në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor edhe në fusha të tjera”. Jean Senastien R obine Robine obine,, president i grupit te liderëve të rinj Gjeneve deklaroi gjatë ceremonisë se “ë “është një kënaqësi e madhe që unë sot mora çmimin e filantropisë dhe uroj qe ky event te zhvillohet edhe në Shqipëri. Çmimi “The Best” është një çmim prestigjioz. Unë jam një biznesmen i ri dhe ndjehem i privilegjuar që e mora këtë çmim në krah te mikut tim nga Shqipëria Kadri Morinaj”. Fakti që u vlerësua në këtë mbrëmje

gala një biznesmen shqiptar, nuk kishte si ti shpëtonte retorikës së anëtarit të akademisë së shkencave të Parisit Jean Marie Ruard, në kuadër të vlerësimeve edhe një emër i njohur në fushën e letrave sikundër është shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare. “Sot është një nga mbrëmjet më të veçanta në Paris. Unë kam takuar edhe shkrimtarin Ismail Kadare nga Shqipëria. Kadare është shkrimtari më i mirë në Shqipëri. Vlerësoj Z.Morinaj për kontributin e tij të dhënë dhe figura të tilla na duhen gjithmonë”,- tha Sink Jean Marie Ruard, anëtar i akademisë së shkencave të Parisit Parisit. Mbrëmja gala, e cila zgjati për më shumë se katër orë u shoqërua edhe më zhvillimin e një ankandi, ku me shumën e blerjes së një unaze të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve Sirian. Pas fitimit të çmimit për bamirësi dhe filantropi, një tjetër donacion u bë nga biznesmeni shqiptar Kadri Morinaj. Ai ishte blerësi që ofroi shumën më të lartë për vlerën e kësaj unaze. Gjest i cili u vlerësua edhe nga lektoria francize Sylvie Marshall.”” Unë do kisha shumë dëshirë që çmimet “The Best” të vinin edhe në Shqipëri. Kjo darkë ishte shumë interesante pasi Z.Morinaj beri një donacion për bamirësi, bleu një unazë në ankand, e cila është një akt i mirëfilltë bamirësie”,- tha ajo. Mbrëmja vijoi nën tingujt e muzikës franceze, në violinë dhe kitarë, ndërsa u ndanë dhe të tjera çmime. Nuk

mund të mungonin në këtë event kaq të rëndësishëm, aktorja Mia Fryen dhe modelja Patricia Contreras, të cilat theksuan rëndësinë e këtij eventi të kthyer në një traditë të përvitshme në Paris. “Unë vij çdo vit në këtë event të rëndësishëm, i cili falenderon njerëz të cilët kontribuojnë në vende të ndryshme duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Iniciativa të tilla janë të domosdoshme dhe evente të tilla duhet të zhvillohen gjithmonë”,- tha altorja, Sink Mia Fry aFryee. Ndërsa modelja P Patricia Contreras u shpreh ““Prej dy vitesh unë jam pjesë e këtij eventi të mrekullueshëm. Në këtë event takon persona të rëndësishëm të biznesit, artit dhe kulturës”. Për Presidentin e “Eurosig” dhe “Insig” Kadri Morinaj, kontributi i tij në fushën e biznesit nuk ndalet me fitim e këtij çmimi, por do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka nisur që herët në fillim të viteve 90 aktivitetet e biznesit e tij që tashmë janë te suksesshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Morinaj numëron disa çmime të fituara si çmimin “Sokratës” në Samitin Botërorë të biznesit në “Oxford”, vlerësimi nga familja mbretërore spanjolle për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri si dhe shumë çmime të tjera. Presidenti i “Eurosig” dhe “Insig” Kadri Morinaj shprehet se në fokus të veprimtarisë së tij do të jenë edhe ndihmesa për personat me aftësi të kufizuar.

Ndihmësi Virtual Alpha Bot; risia më e fundit në sektorin bankar nga Alpha Bank Albania faqes zyrtare të Bankës në Facebook. Por jo vetëm kaq... Alpha Bot mund të bëjë gjithashtu në kohë reale parashikimin e motit në varësi të vendndodhjes së klientit, të tregojë kursin e këmbimit të ditës, vendndodhjet e degëve, bankomateve, rrjetit të terminaleve POS për pagesat me kartë si edhe shumë informacione të tjera të vlefshme për klientët dhe gjithashtu, bazuar në historikun e bisedave që bën me klientët, u sugjeron

atyre produktin financiar më të përshtatshëm për ta. Për të siguruar mbështetje maksimale për rastet kur klientët kanë kërkesa më specifike, në çdo moment ata mund të kërkojnë vazhdimin e komunikimit me stafin e bankës. Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh e kanale të tjera

alternative, si ATM, web dhe mobile banking, si edhe 1,100

pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Erion Veliaj: “Bashkëpunim në fushat e urbanizimit, transportit publik dhe më shumë projekte për fëmijët”

T

irana dhe Viena do të rrisin marrëdhëniet mes tyre, për një bashkëpunim më të mirë në fusha si ekonomia, transporti apo aktivitetet kulturore e artistike. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në kryeqytetin austriak, i ftuar në edicionin e 16-të të Kongresit të Vjenës me temë “Shaping the Future”, i organizuar nën kujdesin e kancelarit Sebastian Kurz dhe kryetarit të Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig. Në vizitën e tij, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig, me të cilin diskutoi mbi konkretizimin e një sërë projektesh bashkëpunimi. Ai falenderoi homologun e tij për mikpritjen dhe marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy kryeqyteteve, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që ato të shkojnë edhe më tej, për t’u përkthyer në projekte konkrete. “Jam shumë i lumtur sot që jemi në Vienë dhe për mikpritjen e mikut tonë, kryetarit të ri të Bashkisë së Vienës. Me këtë qytet kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer, po ashtu edhe një vit kulturor midis Tiranës edhe Vienës, të cilin duam ta përforcojmë. Besoj se mund të bëjmë shumë bashkë. Viena është kryeqyteti i Austrisë, por është edhe kryeqyteti i Ballkanit. Shumë prej rrugëve tona, si ato ekonomike, si ato politike, kalojnë nga Viena, por unë besoj gjithmonë e më shumë se qytetet po zënë një rëndësi të veçantë ndaj do të vazhdojmë bashkëpunimin kur vjen puna te çështjet që kanë të bëjnë me urbanizimin e qyteteve dhe transportit publik”, tha kryebashkiaku Veliaj. Kryebashkiaku i Vienës, Michael

Ludëig vlerësoi kryebashkiakun Veliaj dhe siguroi se dy qytetet do të shtojnë bashkëpunimin e nisur për të çuar më tej projektet në fushën e ekonomisë, politikave vendore dhe ato të kulturës. “Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik. Patëm mundësinë të diskutojmë shumë projekte të përbashkëta midis dy qyteteve tona, projekte që do të lidhin në të ardhmen Vienën dhe Tiranën në fushën e ekonomisë, politikave vendore, por edhe ato artistike. Janë të shumtë personat të cilët lidhin vendet tona. Jemi shumë krenarë që edhe shumë artistë shqiptarë janë të angazhuar dhe kanë aktivitetin e tyre në Vienë. Kjo tregon se kemi tashmë marrëdhënie mjaft të mira, të cilat duhet t’i çojmë përpara për të përballuar sfida të mëdha në rrugën europiane”, theksoi ai.

Kryebashkiaku i Vienës: Tirana duhet të jetë krenare Një nga fushat për të cilat dy kryebashkiakët biseduan ishte edhe ajo për të investuar më shumë te fëmijët, duke shtuar hapësirat kushtuar atyre. Ata vlerësuan se vetëm duke i kushtuar rëndësi gjeneratës së re, mund të sigurohet një e ardhme më e mirë për qytetet tona. “Biseduam se si qytetet gjithmonë e më shumë po kthejnë vëmendjen tek fëmijët. Disa nga projektet tona për këndet e lodrave dhe për të krijuar hapësira publike ku edhe fëmijët edhe të rriturit mund të kalojnë kohë cilësore, janë disa nga planet tona të përbash-

këta”, theksoi ai. Veliaj e ftoi kryebashkiakun Ludëig të vizitojë Tiranën në pranverë, ku dhe pritet të nënshkruhet një marrëveshje për planet e bashkëpunimit mes dy qyteteve. “E kam ftuar kryetarin e ri të Bashkisë së Vienës që të vijë për vizitë në Tiranë dhe shpresoj shumë që brenda pranverës ai do të ketë një vizitë kthimi dhe do të nënshkruajmë sërish një marrëveshje të planeve tona për të ardhmen”, tha Veliaj. Gjithashtu, ai i shprehu mirënjohjen për integrimin dhe trajtimin e komunitetit shqiptar që jeton në

Vienë, si në jetën kulturore, artistike, sociale dhe politike, ndërsa theksoi edhe rolin dhe kontributin që japin qytetarët vjenez në Tiranë, si një urë lidhëse mes dy kryeqyteteve. Ndërkaq, në fjalën e tij në Kongresin e Vienës, në prani të shumë politikanëve, biznesmenëve e personaliteteve të shquara nga e gjithë Europa, Veliaj foli mbi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit të mirëmenaxhuar, për të siguruar jo vetëm një konkurrencë më të drejtë dhe të ndershme, por edhe për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve. Ai prezantoi disa nga hapat e marra nga Bashkia e Tiranës sa i përket digjitalizimit të marrjes së një sërë shërbimesh që ofrohen sot nga kjo bashki, siç është rasti i e-kioskës, aplikacioni “Tirana Ime, ku theksoi lehtësirat që sjell ky proces, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionin, për të menaxhuar më mirë problematikat që lindin nga puna e përditshme.

komunikojnë me pjesën tjetër të Tiranës më mirë dhe më shpejt, ndërkohë që nuk do të duhet më të çonin çdo muaj për kontroll

automjetet e tyre tek tekniku. Gjatë këtyre katër viteve, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në 50 blloqe çdo vit.

INVESTIMET

Bashkia e Tiranës rikonstrukton rrugën “Zef Serembe” në zonën e Tufinës

K

rahas investimeve mad hore, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën edhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve në periferi. Brenda një kohe të shklurtër Bashkia e Tiranës bëri të mundur ndërtimin e rrugës së re “Zef Serembe” duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e komunitetit në zonën e Tufinës. Për shumë vite, banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90 kanë vuajtur mungesën e një rruge. Në verë pluhuri, e në dimër balta, janë pikërisht këto vështirësitë që banorët e kësaj zone hasnin gjithmonë. Por tashmë ky makth ka marrë fund dhe banorët do të mund të


AKTUALITET

14

E mërkurë, 30 JANAR 2019

GJENDJA

SITUATA

Drogë pranë shkollave, të rinjtë e pranojnë Valë grabitjesh, Hodaj: Çështjet në shqyrtim

P

S

hpërndarësit e drogave pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve janë kthyer në një shqetësim për prindërit por dhe vetë nxënësit. Gjatë vitit të shkuar vetëm në Tiranë policia ndaloi 13 persona, ndërsa për sigurinë janë angazhuar 150 oficerë policie. Vetë nxënësit pranojnë se mes tyre janë të shumtë ata që përdorin drogë. Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet mbeten ambiente të synuara prej shpërndarësve të lëndëve narkotike. Të rinjtë shprehen se kanë konstatuar fenomenin kur miqve të tyre u ofroahen doza kanabisi. “Përreth shkollës normal, në çdo cep që mund të shkojmë është shumë

delikat. Rrugënjohje mund ta gjejnë pas mësimi ose shoqëria, jo në mënyrë direkte”. 150 oficerë sigurie janë angazhuar në sigurinë e institucioneve arsimore, por masat e marra duket se nuk kanë mundur t`i mbajnë të rinjtë larg nga lëndët narkotike. Nxënësit shprehen se në mesin e tyre janë

të shumtë ata që përdorin drogë. Më shqetësuese situata paraqitet në kryeqytet. Sipas të dhënave të marra nga Policia e Shtetit rezulton se përgjatë vitit të kaluar në qarkun e Tiranës janë arrestuar 13 persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike në ambientet përreth shkollave.

açka se në vend ka një valë grabitjesh me armë e maska, Ministria e Brendshme shpëtimin e gjen tek statistikat vjetore. Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj foli për përmirësim të treguesve kryesore të kriminalitetit për vitin 2018. Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj nga Vlora foli për përmirësim të treguesve kryesore të kriminalitetit. Goditja e krimit dhe zbardhja e ngjarjeve të vjetra kanë qenë prioritet. Por rezultate më të mira, Ministria thotë se i ka shënuar në luftën ndaj kanabisit. Zv/ ministri Hodaj thotë se të dhënat janë surprizuese në goditjen dhe parandalimin e kultivimit. Por për të

dhënat zyrtare duhet të presim raportin e Guardi Di Finanzias. “Ne kemi thënë që 2017 ishte viti më i mirë i regjistruar ndonjëherë por rezultatet e 2018 janë akoma shumë herë më të mira se ato një vit më parë”,-tha Hodaj. Gjatë

analizës së prefekturës së Vlorës, numri dy i ministrisë së Brendshme theksoi se lufta ndaj kultivimit të drogës mbetet prioritet edhe për vitin 2019, krahas luftës ndaj kriminalitetit dhe zbardhjes së ngjarjeve të vjetra.

Prokuroria, policia dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ushtruan menjëherë kontrolle në ambientet e fasonerisë pas ngjarjes duke pezulluar punën deri në përfundim të hetimeve

M

ëngjesin e së martës, 18 punonjëse të rrobaqepësisë “Alba Star” u paraqitën në urgjencën e spitalit të Durrësit, duke u ankuar për helmim. Gratë pohuan se shpërtheu tubi i aspirimit të gazrave në objektin e fasonerisë ku punojnë. Mes grave që janë helmuar njëra prej tyre është shtatzënë, ndërsa është dërguar në Shërbimin e Obstetrikës. Ndërkohë që disa prej punonjëseve të tjera kanë pasur probleme me sytë dhe janë dërguar në repartin e Okulistikës. Pas marrjes së ndihmës së parë disa nga punonjëset janë larguar për në banesat e tyre, ndërsa 7 prej tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Drejtoresha e Spitalit të Durrësit, Nadire Jani u shpreh se gjendja e grave është relativisht e mirë. ‘’Gjendja është relativisht e mirë, nuk janë të sëmura rëndë, më shumë i ka kapur paniku, kanë marrje mendsh, u vjen edhe për të vjellë. Shifrat e tensionit janë normal, ka një ulje të oksigjenimit në organizëm, ata që kanë qenë në gjendje më të mirë i kemi çuar në pavione, pasi kanë nevojë për oksigjen. Situata po stabilizohet’’,-tha ajo. Sipas policisë shkak i helmimit të punonjëseve në fasonerinë “Alba Star” ka qenë rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Ndërkohë që priten analizat toksikologjike për shkakun zyrtar, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dega Durrës ka pezulluar aktivite-

Helmohen 18 gra, gjobitet dhe pezullohet firma

tin e fasonerisë deri në datë 7 shkurt, ndërsa e ka gjobitur 500 mijë lekë për mungesë të kushteve higjeno-shëndetësore. Prokuroria, policia dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ushtruan menjëherë kontrolle në ambientet e fasonerisë pas

ngjarjes duke pezulluar punën deri në përfundim të hetimeve. Lidhur me këtë ngjarje, e cila nuk është e para që ndodh në Durrës, ka reaguar edhe Kol Nikolla, President i Konfederatës të Sindikatave të Shqipërisë. Ai u shpreh se rasti është i përsëri-

tur, ndërsa ende nuk ka asnjë përgjegjës edhe për ngjarjet e kaluara. Më tjetër, Nikolla tha se me gjithë kërkesat e Sindikatës, Inspektorati i Punës s’ka kapacitete për ti pasur nën kontroll. “Jemi njohur me rastin e përsëritur, pasi është i

SHKAKU “Sipas policisë shkak i helmimit të punonjëseve në fasonerinë Albastar ka qenë rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Prokuroria, policia dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ushtruan menjëherë kontrolle në ambientet e fasonerisë”. katërti rast dhe jemi të shqetësuar. Akoma nuk kemi në dorë një raport përfundimtar edhe të rasteve të para, të ndodhjes së këtyre fenomeneve. Ne kemi kërkuar që të kemi në dorë një raport. Në këto fasoneri ka kushte pafavorshme, mungesa e hapësirës dhe probleme të tjera. Me gjithë kërkesat tona, Inspektorati i Punës nuk ka kapacitete për ti pasur nën kontroll”. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se problemi tjetër është mjekësia e punës, pasi për të nuk ekziston dhe se për shkaktarët nuk janë përballë ligjit. “Punonjësit vetëm formalisht kurohen nga mjekët e familjes. Punonjësit janë pa kartela, shfrytëzohen. Kemi një ligj me standarde evropiane por nuk zbatohet. Situata është shqetësuese. Janë biznese të fuqishme që kanë suport politik. Po abuzohet, pasi edhe shkaktarët nuk po vendosen në përgjegjësi. Në këto fasoneri në të gjithë vendin janë 70 mijë të punësuar por pjesa më e madhe në informalitet”,-deklaroi ai.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi thotë se siguria ushqimore është pjesë e sigurisë kombëtare dhe toleranca do të jetë zero ndaj kujtdo që abuzon

N

ë portin e Durrësit u zbulua një ngarkesë me banane të prishura që vinin nga Kosta Rika. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi mëse 41 ton banane dhe dha urdhër që ngarkesa t’i nënshtrohet procedurave dogane për kthim në vendin e origjinës për shkak se janë të dëmshme për shëndetin e konsumatorit. “Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin në Pikat Doganore në të gjithë vendin. Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga Costa Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor, produkti i prishur. Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë”. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka reaguar pas aksionit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës ku u bllokuan 41.7 ton banane me cilësi jo të përshtatshme për konsum njerëzor. Ngarkesa vinte nga Kosta Rika. Pas konstatimit nga inspektorët e AKU-së ajo u kthye mbrapsht në vendin e origjinës sipas legjislacionit në fuqi. Ministri Çuçi thotë se siguria ushqimore është pjesë e sigurisë kombëtare dhe toleranca do të jetë zero ndaj kujtdo që abuzon. “Kur vjen fjala tek siguria ushqimore zbatimi i ligjit do të jetë pa kompromis. Zero tolerancë ndaj kujtdo që abuzon me cilësinë e produkteve që ne konsumojmë. Vlerësoj aksionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës për bllokimin e

Skandali në Durrës, bllokohen 41 ton banane të prishura

41.7 tonëve banane me probleme për konsum njerëzor. Inkurajoj të gjithë trupën e inspektorëve të AKU-së kudo në Shqipëri të tregohen vigjilentë ndaj çdo rasti dhe të zbatojnë ligjin me rigorozitet. Po kështu ftoj qytetarët të jenë bashkëpunes me AKU-në duke denoncuar rastet e produkteve të papërshtatshme për konsum. Le të jemi të ndërg-

jegjshëm se siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët. Krahas punës së AKU-së dhe institucioneve të tjera, kontributi i qytetarëve është i domosdoshëm për të patur në tregjet tona produkte cilësore. Siguria ushqimore është një komponent i rëndësishëm i sigurisë kombëtare, prandaj ne do të bëjmë çdo përpjekje që shqiptarët të

AKSIONI

Arrest shtëpie por del xhiro me makinë

N

jë i ri është arrestuar nga policia pasi thyen urdhrin e Gjykatës dhe largohet nga banesa me një automjet, duke e drejtuar këtë të fundit pa patentë. 24-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe burimet policore raportojnë se Njësia Operacionale e Sigurisë Rrugore pas sinjalizimit nga qytetarët, në aksin rrugor “Kopshti Botanik-Rrethrrotullimi i TEG-ut” ka konstatuar një drejtues mjeti, i cili po qarkullonte në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Shenjës së patrullës për të ndaluar, drejtuesi nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin por u kap. Shtetasi D. Sh, rezultoi i pa pajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë drejtues mjeti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale të “Kanosjes me armë”.

MASAT

N

ga 1 shkurti sikurse ishte premtuar, targat e Provës do të jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka marrë të gjitha masat që aplikimi dhe ndjekja e procedurës të bëhet në mënyrë të shpejtë. “Siç kishim premtuar nga 1.2.2019 TARGAT e PROVËS do jepen me procedurë të re! Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/ vartësi i subjektit)! DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh proble-

konsumojnë produkte me standarde”,-thuhet në reagimin e plotë. Pas lajmit të publikuar nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU) për bllokimin e 41.7 tonëve banana të cilat kanë rezultuar të prishura, burime konfidenciale nga Dogana e Durrësit bëjnë me dije se nuk ka qenë AKU-ja që konstatuar këtë problem por vetë subjekti pritës. Të njëjtat burime

KAPJA “Burime konfidenciale nga Dogana e Durrësit bëjnë me dije se nuk ka qenë AKU-ja që konstatuar këtë problem por vetë subjekti pritës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se vetë subjekti pritës, ka kërkuar kontroll fizik për mallin, për shkak të kohës së gjatë të rrugëtimit të përshkruar nga Costa Rika”. bëjnë me dije se vetë subjekti pritës, ka kërkuar kontroll fizik për mallin, për shkak të kohës së gjatë të rrugëtimit të përshkruar nga Costa Rika. Eduard Dauti, aksioner i kompanisë “ALBA EXOTIC FRUIT”, operon në treg që prej vitit 2011 dhe ka si objekt aktivitieti: “Tregtim artikujsh industriale, ushqimore, pijesh alkoolike.Tregtim duhan cigare, prodhimesh kozmetike e estetike. Tregtim karburantesh të ndryshme, vajrash lubrifikante, të çdo tipi e lloji, me pakicë. Tregtim automjetesh të çdo lloji, markë e tonazhi,si dhe pjesësh këmbimi për to. Hotel, bar, restorant. Transportimin e mallrave brenda dhe jashtë vendit për vete dhe për të tretë. Import- eksport dhe tregtim i produkteve blektorale (si vezë etj.) Import, eksport, tregtim, grumbullim dhe përpunim fruta-perime të ndryshme. Përpunim banane dhe proçese të tjera përpunuese për frutat në stabiliment me teknologji modern (Përpunime dhe proçese përpunimi sipas niveleve të kërkuara nga klientët). Proçese të ndryshme përpunimi për frutat dhe perimet në përputhje me kërkesat e klientëve në tregun vendas dhe atë të eksportit”.

1 shkurt, Targat e Provës me regjistër të veçantë

min e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/ vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë

duke u bazuar te vetdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat krejt ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime!


AKTUALITET

16

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çift me aftësi të kufizuara, të cilët me dëshirën e madhe për t’u bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë

E

l’Ana (Zoti na u përgjigj), është qytetarja më e re e Tiranës. Nëna e saj, e solli në jetë në moshën 50-vjeçare. Zenepja me aftësi të kufizuara u bë nënë e një vajze në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, pas një shtatzanie të vështirë që ia doli të finalizohej me sukses, falë kujdesit të ekipit mjekësor të këtij materniteti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila e ka ndjekur nënën paraplegjike prej disa muajsh, e vizitoi në spital, duke i garantuar edhe kujdesin e mëtejshëm për të dhe të porsalindurën. “Jetë të gjatë El’Ana! Pesë muaj më parë më shkroi Gëzimi, me dëshirën dhe forcën për t’a çuar deri në fund ëndrrën e tij dhe të Zenepes për t’u bërë prindër. Ata janë sot dy prindër të rinj me aftësi ndryshe, që me forcën e jashtëzakonshme të shpirtit dhe trupit kurorëzuan ëndrrën e tyre të madhe për të sjellë në jetë një fëmijë. E quajtën El’Ana, sepse siç thonë ata, Zoti na u përgjigj! Ekipit të mjekëve të Maternitetit “Koço Gliozheni” për përkushtimin dhe ekspertizën e pashoqe për të realizuar dhe finalizuar me sukses një rast delikat, shumë të vështirë! Kjo është historia juaj e suksesit”,-tha Manastirliu. Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çift me aftësi të kufizuara, të cilët me dëshirën e madhe për t’u bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. Në gusht të vitit 2018, Gëzimi iu drejtua me e-mail ministres Manastirliu me kërkesën për ta mbështetur për qëndrimin në spital dhe për vijimin e shtatzanisë së gruas së tij. Prindërit shprehen se e kanë quajtur El’Ana (Zoti na u përg-

50-vjeçarja me aftësi të kufizuara bëhet nënë, Manastirliu: Histori suksesi JA DOLËT

jigj) dhe falënderojnë ministren dhe stafin e përkushtuar të maternitetit për ndjekjen dhe kujdesin gjatë kësaj shtatzanie të pazakontë. “Përshëndetje znj. Ogerta. Unë jam Gëzimi, bashkëshorti i Zenepes. Të dy si çift jemi me aftësi të kufizuar (karrige me rrota) dhe së bashku jemi takuar në ambientet e punishtes Mirësia, ku ju keni shpërndarë karrige me rrota. Por,

sot po ju drejtohem personalisht për një arsye shumë më madhore. Bashkëshortja ime Zenepja është shtatzënë dhe jemi shumë të lumtur për këtë mrekulli. Por do t’ju lutesha të na ndihmonit që shtatzaninë Zenepja ta kalojë në spital për shkak të vështirësisë së madhe që paraqet rasti ynë’’, thuhej në email-in që Gëzimi i drejtoi ministres Manastirliu.

Ina Nuka, efektivja e plagosur gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit, i ka bërë një surprizë një vajzë të vogël 4-vjeçare nga Ura Vajgurore. Policia e Shtetit me anë të një video ka publikuar mesazhin e vogëlushes e cila thotë se ka parë Ina Nukën në televizor dhe është gëzuar shumë që ajo është shëruar dhe kërkon që ta takojë. “Unë do vij të të takojë te Tirana, suksese në punë, ta kesh mirë dorën dhe të shkuara fare”, ka qenë mesazhi i vogëlushes. Pas këtij mesazhi dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Ina Nuka ka shkuar tek shtëpia e vajzës dhe i ka bërë një surprizë. Efektivja në video pyetet nga vogëlushja për dorën dhe thotë se tashmë ajo është shëruar.

me sukses. Prindërit shprehen se e kanë quajtur El’Ana (Zoti na u përgjigj) dhe falënderojnë ministren dhe stafin e përkushtuar të maternitetit për ndjekjen dhe kujdesin gjatë kësaj shtatzanie të pazakontë.

ELBASAN

URA VAJGURORE

Ina Nuka i bën surprizë vogëlushes

Ministrja Manastirliu i është përgjigjur menjëherë dhe prej 5 muajsh, çifti Pirja jetonin në një dhomë të posaçme në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Gjatë kësaj kohe, ata kanë ndjekur biznesin e tyre familjar (një kopsht për fëmijë) nga dhoma e maternitetit nëpërmjet sistemit të kamerave. Shtatzania nuk ka qenë e lehtë por është finalizuar

“Ata janë sot dy prindër të rinj me aftësi ndryshe, që me forcën e jashtëzakonshme të shpirtit dhe trupit kurorëzuan ëndrrën e tyre të madhe për të sjellë në jetë një fëmijë. E quajtën El’Ana, sepse siç thonë ata, Zoti na u përgjigj! Ekipit të mjekëve të Maternitetit “Koço Gliozheni” për përkushtimin dhe ekspertizën e pashoqe për të finalizuar me sukses një rast delikat, shumë të vështirë! Kjo është historia juaj e suksesit”.

A

mbulanca “28 Nëntori” në Elbasan është transformuar tërësisht falë programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të mandatit. Kjo ambulancë është një nga 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara me themel gjatë fazës së parë të këtij programi. Faza e dytë e këtij programi nis këtë vit me 100 qendra të tjera. “Mirëmëngjes dhe me bindjen që edhe faktet kokëforta s’janë dot aq kokëforta sa refuzimi i atyre që nuk duan të shohin e as të dëgjojnë, por ama me kokëfortësinë për të mos i hapur rrugë budallait, ju uroj një ditë të mbarë”, theksoi kryeministri Edi Rama në një postim në facebook. Doktoreshë Tatjana Bardhi pediatre në ambulancën “28 Nëntori”, shprehet se “kushtet kanë qenë skandal, ishte lagështi e madhe, por ka ndryshuar si nata me ditën. Është bërë rregullimi me themel”. Një qytetar thotë se “erdhi dita që ambulanca u rregullua”. Ndërsa Jonida Vako,

Ambulanca “28 nëntori” transformohet tërësisht

infermiere shprehet se: “Ndryshimi është kollaj i lexueshëm që kur hyn në derë. Sot kemi dhoma të ngrohta dhe mund t’i presim fëmijët e t’i zhveshim gjatë kohës që u bëjmë vaksinën pa pasur frikën se mund të na ftohen dhe sëmuren në ambientet tona(,

thekson Vako. Qeveria shqiptare me anë të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të mandatit do t’i transformojë ato në qendra moderne mjekësore jo vetëm sa i takon infrastrukturës por edhe pajisjeve mjekësore.


KULTURE

17 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Pas pritjes fantastike nga publiku “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” rikthehet në skenë Shfaqja teatrore “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është mirëpritur si premierë nga publiku në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” shkruar nga autori Martin McDonagh përkthyer nga Adriana Tolka vjen në skenë me regji të Kiço Londos. Vepra shënoi sukses në teatër dhe do të rikthehet sërish në skenë për të përcjellë të tjera emocione me lojën aktorëve, raporton atsh. Në qendër të veprës janë marrëdhëniet e komplikuara nënë e bijë dhe rolet në vepër interpretohen nga

aktorët Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. Dy mbrëmjet e para salla ishte e mbushur plot me publik, që i përcolli me vlerësime aktorët në shfaqje, por kërkesat për bileta janë të shumta dhe për netët e tjera. Në skenën e teatrit vepra u përcoll me emocione nga publiku, ku aktorët sollën një nga kryeveprat e autorit McDonagh. Laura Nezha me rolin e Morin e përcolli me mjeshtërinë e saj këtë personazh në skenën e teatrit. Në rolin e nënës së saj Meg aktorja Ermira Gjata gjithashtu përcolli më të mirën e saj në skenë. Por dhe dy aktorët e

tjerë Genci Fuga si dhe Engjëll Hoxha ishin pjesë me vlerësime të kësaj shfaqje në skenë. Por këtë vepër regjisori Kiço Londo më herët u shpreh se e shikon dhe si një sfidë në aktivitetin e tij pasi njëzet vjet më parë e kishte vënë në skenë me të tjerë aktorë. “Ka histori me krijimtarinë time njëzet më parë. Këtë vepër e kam vënë në skenën e Akademisë së Arteve me aktorët Drita Pelinku, Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa dhe Arben Derhemi. Krijuesit janë në vorbullën e sfidave. Kësaj sfide si bëj përjashtim as unë, ndaj vendosa të sfidoj veten”, tregon

regjisori Kiço Londo. Pas pritjes fantastike nga publiku në premierë vepra do të vijë në datat 31 janar-1-2-3

shkurt ora 19:00 në sallën Moliere” në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”.

Ida Lupinos, Regjisorja e guximshme që thyente tabutë F

ilmat e guximshëm të Ida Lu pinos, jehojnë edhe sot, 70 vjet pasi janë bërë. Kështu shkruan për BBC kritikja e filmit Caryn James, shkrimin e së cilës e publikon online edhe Telegraf. Në një skenë të guximshme dhe të realizuar në mënyrë brilante në filmin “Outrage” (Tronditja, 1950) të Ida Lupinos, një grua e re me emrin Ann del nga zyra e saj, natën vonë, drejt parkut të makinave të braktisura. “Hej, bukuroshe!” Një burrë bërtet dhe e ndjek. Ann vrapon në rrugica dhe ngushtica mes kamionëve. Godet një dritare për ndihmë, por s’merr përgjigje. Për pesë minuta e ndjejmë frikën e heroinës, derisa ajo bie dhe gjithçka kalon në skenën tjetër: Ann duke u kthyer në shtëpinë me rrethoja, ku jetonte me prindërit, e tronditur dhe e traumatizuar nga sulmi. Pos modës dhe veturave të vjetra, ajo skenë mund të realizohet edhe sot. Por, ku ka gjë më të mirë se Hollivudi i vjetër dhe si Ida Lupino!? Fjala “përdhunim” nuk përdoret kurrë në “Outrage”, edhe pse ajo që ndodhi është e qartë. Duke thyer shabllonët e kohës që shpesh fajësonin viktimën, filmi portretizon Annën si të pafajshme dhe në mënyrë empatike shfaq stresin e saj post-traumatik. “Outrage” shfaq të gjitha cilësitë e një regjisori që ishte para kohe. Në vitet 1940 Lupino njihej si një aktore. Ajo ka luajtur ndër të tjera në filmat “They Drive by Night” (1940) dhe “High Sierra” (1941) me Humphrey Bogartin. Por, për një kohë shumë të shkurtë, në vitet 1949-1953, bën regjinë e gjashtë nga shtatë filmat e saj, duke qenë edhe bashkëskenariste. Ajo ishte regjisore në botën e mashkullit, por përtej kësaj, filmat e saj meritojnë të rizbulohen, sepse janë

të thellë, elegantë dhe të guximshëm. Lupino shpesh ka trajtuar çështjet sociale që ishin tabu. Dy filmat e saj më të mirë janë “Outrage” dhe “Not Wanted” (I padëshiruar, 1949) që flet për një grua të vetme që mbetet shtatzënë. “Never Fear” (Mos u frikëso, 1949) merret me epideminë e poliomelitit. E, të gjithë filmat e saj kanë dhembshuri për heroinat dhe kritikojnë shoqërinë paragjykuese. Në aspektin artistik, stili noir i jep më shumë zë trazirave të brendshme të personazheve. E frustruar nga rolet e zonjave të rrepta, ajo refuzoi të ripërtërijë kontratën afatgjate me kompaninë Warner Brothers. Nisi shkruante, fillimisht filmin “Not Wanted”. Kur regjisori i këtij filmi, Elmer Clifton, përjeton sulm zemre disa ditë pas xhirimeve, Lupino – e etur për të mbrojtur punën e saj – merr përsipër regjinë. Asaj nuk ia vunë emrin si regjisore, edhe pse dihej merita e saj. Lupino kishte mësuar shumë për filmat noir, duke luajtur me regjisorët Nicholas Ray dhe Raoul Walsh. “Not Wanted” zbaton stilet e tyre, në rrëfimin për Sallyn – një vajzë që bie në dashuri me një pianist të klubeve të natës. Filmi fillon me Sallyn duke ecur në një kodër të pjerrët. Ajo kalon pranë një karroce fëmijësh të cilën e merr me vete, bashkë me fëmijën, duke thënë në huti: “Është fëmija im”. Kur arrestohet për rrëmbim, shufrat e qelisë së burgut hedhin hije të lehta mbi të, duke treguar burgimin emocional që ajo tashmë po e vuante. Por, në flashback e kuptojmë se si arriti aty. Steve, pianisti joshës i xhazit (i luajtur nga Leo Penn, babai i Sean Pennit), kalon në qytetin e vogël të Sallyt. Në natën e tij të fundit aty, flenë së bashku (kamera ndalet kur veç e shohim një puthje, sepse Lupino lu-

ante me kufizimet e Kodit të Censorit të Hollivudit, që refuzuan edhe titullin origjinal për filmin – “Unwed Mother” (Nëna e pamartuar)). Kur Sally ndjek Steven në një qytet të ri, ai e braktis me fjalët që lëndojnë edhe sot: “Ishim dy njerëz që e dinim se çfarë po bënim, e mban mend? Unë kurrë nuk ta kam dhënë ndonjë ide të rreme për t’u martuar dhe për t’u plakur së bashku… Nuk të kam gënjyer kurrë, kuptoje këtë”. E frustruar nga kufizimet e imponuara për rolet e saj, ajo Lupino iu kthye shkrimit dhe regjisë. Lupino përdor truke vizuale për të zbuluar gjendjen e mendjes dhe të trupit të Sallyt. Një ekspozim i dyfishtë tregon fytyrën e Sallyt teksa sheh ëndrra me sy hapur, dhe Steven teksa luan në ëndrrat e saj. Me Steven e larguar, Sally e gjen veten në një shtëpi për nënat e pamartuara, ku një gruaja i thotë: “Jemi mikeshat tuaja, jo gjykatësit tuaj”. Ajo e pyet Sallyn nëse dëshiron ta mbajë fëmijën – një zgjedhje kjo e vështirë në kohën kur gratë e pamartuara detyroheshin t’i jepnin fëmijët për adoptim. Sot, aborti do të ishte si zgjidhje, por vështirësia e vendimit të saj do të rezonojë me zgjedhjen e çdo gruaje për të ardhmen. Natyrisht, disa dialogje janë të tejkaluara sot, fatmirësisht, si p.sh. kur Sally pyet për familjen që mund të adoptojë fëmijën e saj, e asaj i thuhet: “Do të jenë njerëz të racës dhe fesë tuaj”. Por, paraqitja e Sallyt megjithatë ishte radikale për vitin 1950 dhe përmes saj Lupino ofronte një vizion për një bote më të hapur. Edhe “Outrage” është po aq radikal. Elementët e thyerjes së kufijve nisin kur Ann dhe prindërit raportojnë krimin në polici, gjë të cilën shumë gra nuk e bënin atëherë, e madje as sot. Prindërit dhe i fejuari e saj bash-

këndjejnë me të. Megjithatë, ajo prish fejesën duke i thënë partnerit të saj se “gjithçka është e pistë” dhe “nuk do të harrosh kurrë”. Ajo ikën në një qytet tjetër. Atëherë hijet bardhezi kthehen në diell kur Anna shkon për të punuar në një fermë portokalli. Por, as aty nuk mund të shpëtojë nga traumat. Në një piknik, kur një burrë që nuk e njeh përpiqet ta puthë, i kthehet kujtimet e sulmit. E shohim në flashback një shenjë në qafën e përdhunuesit, kur afrohet ky burrë

pranë saj. Në panik, Ann godet. Por, Lupino sërish i rrethon heroinat me karaktere që kuptojnë dhe paraqesin më të mirën e shoqërisë. Një prift e ndihmon, jo duke ofruar këshilla fetare, por duke e ndarë një histori të ditëve të tij të errëta, pasi u plagos gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përvojat e përbashkëta të stresit post-traumatik, bëhen epiqendra emocionale e filmit. Shumica e filmave të Lupinos u prodhuan nga “The Filmakers”, një kompani që ajo e nisi me bashkëshortin e saj të dytë, Collier Young. Marrëveshja e keqe për shpërndarje me kompaninë RKO të Howard Hughesit, ndikoi në dështimin e kompanisë më 1955. Lupino vazhdoi një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si regjisore televizive, në projekte të zbehta që nuk lejonin as art e as autorësi. Por, karriera e saj e shkurtë si regjisore ishte e mahnitshme. Filmi i vitit 1953, “The Hitch-Hiker” (Autostoperi) ishte më i suksesshmi në aspektin komercial. Është ky një thriler rreth dy burrave të marrë peng nga një vrasës serik. Sot, mungesa e origjinalitetit duket si çelës suksesi: fokusohet tek personazhet meshkuj dhe mund të jetë bërë nga shumë regjisorë tjerë të shkollës së noirit. Por, vetëm Ida Lupino mund të kishte bërë “Outrage” dhe “Not Wanted”, filma që flasin ende, pothuajse 70 vjet pasi u shfaqën. Dhe, vetëm Lupino mund të kishte bërë filmin “The Bigamist” (Bigamisti, 1953), në të cilin një shitës martohet me dy gra, të luajtura nga Lupino dhe Joan Fontaine. Atëherë Lupino dhe Collier Young ishin të shkurorëzuar. Young, skenaristi i filmit, ishte martuar me aktoren Fontaine. Ky rreth është i pari i tillë në historinë e filmit, pra edhe një tjetër arritje interesante e Lupinos.


VIP

18 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Përdori të miturën si skllave seksi, R. Kelly nën hetim nga FBI FBI po heton akuzat se R. Kelly po përdor një të mitur si skllave seksi. Sipas TMZ, FBI po shqyrton pretendimet se këngëtari transportoi një të mitur nëpërmjet linjave shtetërore për qëllime seksuale. Nëse vërtetohet ylli i R&B mund të përballet me deri në 10 vjet burg. Pretendohet se një nga viktimat e Kelly, Azriel Clary, udhëtoi nga Palm Springs në Phoenix, Orlando në maj të vitit 2015. Ajo ishte 17 vjeç në kohën e udhëtimit të supozuar. Familja e saj thotë se fluturimet u rregulluan nga asistentja e Kelly. Ato nuk kanë dëgjuar për Clary që nga viti 2016 dhe besojnë se mund të jetë bërë një skllave seksi e këngëtarit. FBI ka qenë në kontakt edhe me familjen e Jocelyn Savage, një tjetër skllave e dyshuar seksi e Kelly. Avokati i Kelly, mohoi se këngëtari ka shkelur ligjin dhe shtoi se nuk ishte në dijeni për ndonjë hetim.

Celine Dion shokon me pamjen, shumë e dobësuar pranë të dashurit Ajo është një nga këngëtaret më të famshme në botë, por ditët e fundit ka bërë që mediat të shkruajnë pafund për të. Kjo për shkak të pamjes së saj fizike, e cila duket shumë shqetësuese, por edhe lidhja me një djalë të ri, 16 vjet më i ri se ajo. Pepe Munoz, është modeli spanjoll që i ka fituar zemrën këngëtares së famshme. Gjatë një interviste Dion pati thënë që i vetmi mashkull që kishte puthur në jetën e saj kishte qenë bashkëshorti, që ndërroi jetë 3 vjet më parë, pasi humbi betejën me kancerin. Tani ajo është në lidhje me Munoz për të cilin thotë që është i bukur dhe miku i saj më i mirë. Celinë, e cila ka një vajzë 18 vjeçare dhe binjaket djem, thotë se fwmijwt e saj do ta kuptojnë lidhjen me modelin bukurosh, edhe pse shumë vite më i ri se ajo.

Cardi B fal tradhtinë e bashkëshortit Zënka mes ciftit Cardi B dhe Offset ka marrë fund. Reperja duket se ka falur tradhtinë e ish-bashkëshortit dhe është gati ti japë një shans të dytë. “Cardi B është një person i fortë në pamje të jashtme, por nga brenda është shumë e ndjeshme. Ajo po lejon Offset ti qëndrojë afër, por ka shumë kujdes. Offset i theu zemrën, por Cardi mendon ta bëjë sërish lidhjen të funksionojë dhe të dy po punojnë shumë për këtë gjë. Reperja i ka treguar miqve se janë kthyer sërish bashkë. Ajo e di se një dashuri e tillë nuk të vjen dy herë në jetë. Të dy kanë dhe një fëmijë bashkë, prandaj dëshiron që ti japë një shans tjetër”, tha një burim pranë reperes për HollywoodLife. Megjithatë nuk ka patur ende ndonjë deklaratë zyrtare nga Cardi B. Kohët e fundit është përqendruar tek karriera, kryesisht tek koncertet muzikore.

Këngëtarja bën tatuazh portretin e Harry Styles në faqe Një këngëtare ka bërë një lëvizje drastike për të tërhequr vëmendjen e yllit të popit, Harry Style. Kelsy Karter, nga Zelanda e Re, bëri tatuazh në faqe portretin e këngëtarit. Ajo publikoi foton e tatuazhit në rrjetet sociale dhe shkruan: “Më në fund e di se çfarë do i dhuroj Harry për ditëlindjen e tij.” Më parë në janar, këngëtarja shkruajti në Tëitter se kishte planifikuar diçka për ditëlindjen e Harry, më 1 shkurt. Që nga publikimi i fotos, përdoruesit e mediave janë hutur. Disa prej tyre besojnë se tatuazhi është i rremë.

Gjithçka duhet të dini për të dashurin misterioz të Kourtney Kardashian Të gjithë sytë janë fokusuar tek jeta e më të madhes së Kardashianëve pasi u nda nga i dashuri 14 vjet më i vogël Younes Bendjima. Ylli 39-vjecar është fotografuar duke dalë me një mashkull, të identifikuar si David Duron. Kourtney dhe David dukeshin duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në Malibu. Ja gjithcka që duhet të dini për partnerin e ri të Kourtney! 1-David Duron ka lindur në Louisiana dhe banon në Miami. 2-Duron është shumë i përfshirë në Kishën Vous. 3-Duron është beqar. 4-Duron ka talent për të kënduar.


SHOWBIZ

19 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Thyen protokollin, Mbretëresha Elisabeth plan divorci për Meghan Meghan Markle e ka thyer shumë herë protokollin dhe për këtë arsye ajo nuk gëzon më simpatinë e Mbretëreshës Elizabeth. Dhe ndoshta ajo po përgatit një plan divorci. Sipas revistës Globe, një e-mail i një prej anëtare të amiljes mbretërore zbulon qëllimet e Mbretëreshës pas sjelljeve jo të mira të ish-aktores amerikane. Ndërkohë, Kate Middleton vazhdon të studiojë si të bëhet një mbretëreshë. Sic e keni parë edhe në daljet e saj publike për sa i përket veshjeve, Meghan nuk i përmbahet shumë protollit. Veshjet e saj kanë qenë në qendër të diskutimeve sa herë që ajo shfaqet në publik. Po ashtu dukesha e Susexx ka pushuar nga puna edhe shumë anëtarë të stafit të saj. Pra janë mbledhur shumë gjëra që Pallati Mbretëror nuk i kapërcen dot. Më e fundit ka të bëjë me fëmijën që pritet të vijë në jetë në muajin prill. Meghan vendosi që fëmija do të kujdeset nga nëna e saj Doria Ragland në vend të dadove të Pallatit Mbretëror. Sipas Globe, Mbretëresha ka

Po përjeton rini të dytë, prezantuesi i njohur 70-vjeçar në lidhje me 22-vjeçaren Prezantuesi i njohur italian, 70-vjeçari Giancarlo Magalli, duket se po përjeton një rini të dytë. Ai ka nisur një lidhje me një vajzë 48 vjet më të re se ai, 22vjeçaren Giada. Fotot janë publikuar nga e përjavshmja italiane "Gente". Ai fillimisht e ka mohuar këtë romancë, pastaj ka thënë se: "Nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, të dy jemi njerëz të rritur. Edhe pse të tjerët e shohin si anormale, ne na pëlqen ta shijojmë miqësinë tonë pa iluzione", thotë ai.

Trajneri i supermodeleve tregon si të dobësohemi në mënyrë të shpejtë

një plan divorci dhe për të larguar Meghan nga princ, Harry. Pas divorcit Meghan do të marrë 37 milionë dollarë, e më pas duhet të largohet nga Pallati Mbretëror por pa fëmijën që do të lind së shpejti. Por është shumë vështirë për

t'u besuar që princ, Harry të pranojë një pakt të tillë. Duka dhe dukesha i Sussex shfaqen më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit. Ata në cdo dalje publike janë të kapur dorë për dore dhe shfaqet tepër të buzëqeshur e të dashuruar.

Kida ikën paqësisht nga On Records, ja kush do e zëvendësojë Këngëtarja Kida ka disa muaj që është shkëputur nga kompania ku nisi karrierën "On Records". Menaxheri i saj, Met Elshani ka zbuluar të vërtetën e këtij largimi duke treguar se nuk ka patur asnjë pakënaqësi në pagesë pasi artistët paguhen më shumë se ai vetë. Me largimin e Kidës, i ësh-

të hapur rruga artistëve të rinj që të bëhen pjesë e labelit. Meti theksoi se "On Records" promovon artista të rinj dhe i rrit profesionalisht derisa të jenë gati për të vijuar të pavarur. "Ka qenë një bashkëpunim i gjatë. Nuk është se i kemi mbyllur të gjitha bashkëpunimet pasi Kida

është artiste dhe në të ardhmen do punojë prap ndonjë projekt në kompaninë tonë. Kida qëndroi pothuajse 8 vite me On Records dhe kemi kaluar shumë mirë. Kemi patur një marrëveshje 10 vjecare, por në vitin 2010 kemi bërë një marrëveshje të re që njerëzit nuk e dinë. Për këtë arsye ka ardhur dhe fundi i kontratës. Arsyeja përse Kida do të vazhdojë vetë ka qenë dhe biseda ime me të që i kemi bërë para disa viteve. Kur të vinte momenti që të vazhdonte vetë karrierën, ne do ishim mbështetje. Në momentin kur Kida ka menduar se mund të vazhdojë vetë, ne nuk kemi patur kundërshtime", tha Meti në një intervistë për "SevenBizz". Projekti i fundit i këngëtares Kida në bashkëpunim me On Records është "Ka je".

Margot Robbie ka një fizik të pabesueshëm, kjo falë trajnerit të saj personal. David Higgins thotë se ngrënia e vaktit të mëngjesit është mbivlerësuar dhe beson se të hash për një periudhë kohe prej tetë orësh çdo ditë është sekreti për të humbur peshë. Deklarata e trajnerit: Ndonjëherë nuk keni nevojë të hani mëngjesin." Ekperti është gjithashtu trajneri i supermodeleve Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer. Ai ka thënë se ideja se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, është thjesht një fushatë marketingu e viteve 1940 për të shitur vezë. Trajneri lavdëroi agjërimin dhe të mos ngrënit për 16 orë të ditës. Për shumë njerëz, kjo do të thotë të shmangësh mëngjesin, të hash drekë në mesditë dhe të kesh vaktin përfundimtar në orën 20:00.

Bebe kërkon këngë me Ritën, Duan dhe Ava Max Bebe Rexha e dëshiron me të vërtetë një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, aq sa u bëri një ftesë publike në Twitter. A mund të ndodhë? Bebe dhe Rita kanë bashkëpunuar edhe me parë në këngën "Girls" së bashku me Cardi B dhe Charli XCX, kështu që nuk është problem një tjetër projekt. Ava Max, shqiptarja nga Saranda që po korr sukses së fundmi, është shumë entuziaste nëse bashkëpunojnë. "Lady Marmalade" e re iu përgjigj ajo Bebe Rexhës, referuar këngës së famshme të kënduar dikur nga Christina Aguilera, Lil'Kim, Mya dhe Pink. Rita-Dua? Asnjë reagim. Megjithatë nuk është çudi që vajzat të hedhin pas krahëve inatet e të kaluarës.


SPORT

20

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Në 19 javë gjatë këtij sezoni, sulmuesi më i mirë është Amadu Latif vetëm me 9 gola të shënuar

Rozalb Lika

V

ioresin Sinani, Hamdi Salihi, Sokol Cikalleshi, Daniel Xhafaj, Indrit Fortuzi dhe shumë të tjerë i lidh vetëm një gjë: “goli”. Ata njihen si specialistë të gjetjes së rrugës së rrjetës, teksa të gjithë i mbajmë mend për gola nga pozicione të ndryshme. Në Kategorinë Superiore shpesh herë jemi mësuar që të shohim që ndeshjet e kampionatit tonë të mbyllen me pak gola. Këtë sezon është vënë re një mungesë e theksuar e sulmueseve të golit, të cilët shënojnë çdo javë. Për të parë një gol në Kategorinë Superiore duhet të presim 47.6 minuta, teksa këtë sezon janë shënuar vetëm 180 gola në 95 ndeshje në total. Nëse i hedhim një sy statistikave shënohen vetëm 1.89 gola për ndeshje, duke mos arritur as në shifrën 2, teksa 1.06 e golave shënohen në shtëpi dhe 0.83 jashtë fushës. 48 për qind e golave janë shënuar në pjesën e parë, ndërkohë që pjesa tjetër në të dytën. Golashënuesit- Besojeni ose jo, por sulmuesi më i mirë i këtij sezoni në 19 javë është Amadu Latif me vetëm 9 gola. Sulmuesi i ekipit të Teutës, ka qenë vendimtar në pjesën e parë të sezonit, duke qenë shpesh herë protagonist dhe duke i dhënë ekipit të tij pikë të rëndësishme. Bomberi ganez ishte shumë pranë largimit gjatë këtij janari, por transferimi i tij dështoi në fund për ndryshime të detajeve të kontratës. Interesant është fakti së 4 prej 9 golave të shënuar është nga pika e bardhë, duke pasur një mesatare shumë të ulët shënimi nga loja aktive.

Statistikat e tmerrshme, Superiores i mungojnë sulmuesit e golit SULMUESI

Flamurtari gjen pasuesin e Busic, zyrtarizon afrimin e Sukajt

GOLASHËNUESIT MË TË MIRË Amadu Latif 9 gola Dejvi Bregu 7 gola Reginaldo 7 gola Edon Hasani 7 gola Vasil Shkurtaj 7 gola Shoku i tij i ri, te ekipi i Teutës, Busic ka realizuar vetëm 5 gola, duke demonstruar se nuk është në sezonet e viteve të fundit. Pas Latif janë plotë 4 futbollistë me 7 gola të shënuar. Dejvi Bregu i Skënderbeut, i cili është i dëmtuar dhe do të mungojë edhe për disa ndeshje. Reginaldo ndërkohë nuk luan prej disa ndeshjesh, dhe tashmë ka përfunduar në ekipin e dytë të Kukësit. Të njëjtën numër

MERKATO

golash ka realizuar edhe Vasil Shkurtaj, i cili është shoku më i ri i tij që nga ky muaj, por ende nuk ka mundur që ta bëjë “sefte”. Një sezon mjaft të mirë ndërkohë po kalon Edon Hasani i Tiranës, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në 7 ndeshje, duke qenë futbollisti më vendimtar te bardheblutë. Statistika të veçanta- Këtë sezon në 19 javët e para, 37 ndeshje, ose 40 për qind e totalit të përg-

jithshëm kanë prodhuar vetëm dy gola. Ndërkohë që 2 gola janë shënuar në 24 ndeshje të tjera, duke demonstruar se në kampionatin tonë vështirë se mund të shohësh spektakël, njëlloj si në Seria A apo Premier League. Rezultati më i përsëritur është 1-0 për skuadrat vendase në 23 raste, i pasur nga 0-1 në 14 raste, ndërkohë që më pas janë 1-1 në 12 raste dhe 0-0 në 8 raste.

VERILINDORËT

Kukësi dhe Kamza pranë një shkëmbimi në mbrojtje

Plas te Kukësi, Gjici çon në ekipin B sulmuesin Rexhinaldo

Kukës dhe Kamza po mendojnë për një shkëmbim kokë më kokë në merkato. Skuadra verilindore dëshiron që të transferojë mbrojtësin Olsi Teqja, dhe në këmbim ofron Harrallamb Qaqi-n. Teqja, i cili erdhi tek Kamza në muajin Gusht, dëshironte të ishte pjesë e një skuadre pretendente dhe në momentin kur Kukësi shfaqi interes, atëherë iu realizua ambicia personale, ndërsa në krahun tjetër, Qaqi, që mbërriti tek Kukësi në qershor të 2018-ës si një prej kërkesave kryesore të ish trajnerit Pacult, nuk mori minutazhin e pretenduar pas largimit të austriakut. 25-vjeçari u aktivizua në vetëm 5 ndeshje si titullar në kampionat, duke përfunduar si zgjedhja e 4-t e trajnerit Cungu, pas Shametit, Cuculit e Krasniqit, ndërkohë që tek Kamza të paktën si fillim vendin e titullarit do ta ketë të garantuar.

Reginaldo është kthyer në çështje dhe durimi i drejtuesve të klubit ka kaluar çdo kufi. Presidenti Safet Gjici ka vendosur që autori i 7 golave këtë sezon të vijojë përgatitjet te Kukësi B për një afat të pacaktuar. Sulmuesi nuk ishte i disponueshëm në takimin e fundit ndaj Laçit për shkak të një dëmtimi, megjithatë kërkesat e tij të shumta, pakënaqësitë pas afrimit të Shkurtajt, kanë bërë që klubi verilindor të marrë këtë masë ndaj golashënuesit të dytë më të mirë të Superiores. 28-vjeçari ia bëri të qartë trajnerit se nuk do ta pranonte stolin, jo vetëm në një takim të drejtpërdrejtë me Cungun, por edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, më pas kërkoi largimin, që nuk iu aprovua nga presidenti duke bërë që në fund të dëbohet nga skuadra për të shkuar në ekipin B.

Flamurtari po vijon punën për të ndërtuar skuadrën për pjesën e dytë të sezonit pas problemeve të shumta financiare. Largimi i Tomislav Busic drejt Teutës, la një boshllëk në majën e sulmit të Flamurtarit, por që është mbushur shumë shpejtë. Klubi vlonjat ka prezantuar ditën e sotme sulmuesin shkodran Xhevahir Sukaj. Shkodrani është pa ekip prej muajsh, që kur shkëputi marrëdhëniet me Laçin, ndërkohë që forma fizike e tij nuk mund të jetë e tillë që të lejojë trajnerin Ilir Daja ta llogaritë për ndeshjet e ardhshme. 32-vjeçari është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit, ndërsa ende nuk dihet nëse është gati për të luajtur që nga fundjava e ardhshme. Sukaj ka firmosur kontratën që e mban në Vlorë deri në maj, ndërsa shpresa e tij është të luajë disa ndeshje dhe të ketë mundësi të tregojë sa vlen, para se të largohet fare nga kampionati shqiptar, për të firmosur ndonjë kontratë të majme në Azi. Shkodrani ka një karrierë mjaft të pasur sportive, pasi ka veshur fanellën e Vllaznisë, Partizanit, e Laçit në Shqipëri, por ka luajtur edhe në ligat iraniane, kroate, turke, etj. Flamurtari dhe Daja shpresojnë që ai të rikthehet në bomberin e munguar të këtij sezoni.


SPORT

21

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Skuadra verilindore nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj kurbinasve në Kamëz

Selmani bëhet “mur” për Kukësin, Laçi rrëmben një pikë

TALENTI

Keidi Bare rrëfen aventurën te Malaga: Në Shqipëri më ndjekin shumë pak Keidi Bare, është kthyer në një nga mesfushorët më të spikatur te skuadra e Malaga-s gjatë këtij sezoni në Segunda Division në Spanjë. Talenti i Shpresave sot është shfaqur për herë të parë në konferencën për shtyp ku ka folur për eksperiencën e re pas largimit nga Atletico Madrid. “Jam shumë i lumtur këtu. Gjithë kjo prej shokëve të skuadrës dhe trajnerëve. Shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje si titullar. Nëse punoni fort dhe përpiqeni, mundësi do vijë”, shprehet fillimisht Keidi në konferencë, në stadiumin “Ciudad de Malaga”. Fieraku flet edhe për presionin, që mund të mbajë apo jo Malaga, për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll. “Nuk kemi presion, ne luajmë futboll që e pëlqejmë të gjithë. Nuk shoh ndonjë presion tek ekipi. Kanë kaluar gjashtë muaj, nuk kanë ikur shpejt. E vërteta është se nuk e prisja, sepse erdha të ndihmoj ekipin tjetër, dhe tani jam këtu vetëm falë trajnerit. Në një vend si Shqipëria, me pak impakt në futbollin botëror, prezenca lojtari të Kombëtares në ligën e dytë spanjolle, ia vlen të ndiqet, megjithatë Keidi tregon për këtë situatë, se interesi nuk është aq i madh: “Këtu më ndjekin pak”.

KUPA

Atalanta-Juventus, është një sfidë golash mes Ronaldos dhe Zapata-s

K

ukësi dhe Laçi kanë dhuruar një 90 minutësh shumë të bukur mes tyre, por asnjëra prej nuk ka mundur që të dalë me një fitore ne duelin e zhvilluar në Kamzës. Diferencën mes tyre dhe futbollisti më i mirë në fushë, ishte padyshim kapiteni i Gentian Selmani, i cili bëri disa ndërhyrje që shpëtuan skuadrën e tij. As Vasil Shkurtaj nuk arriti të zgjidhte problemin e golit te Kukësi që vuajti sërish në repartin e avancuar. Pjesa e parë prodhoi dy raste për t’u përmendur. kurbinasit luajnë vetëm me kundërsulm dhe në momentin më të mirë të bluve, patën mundësinë për të shënuar me Xhixhën, i cili mori një top të bukur dhe doli i vetëm përballë

portierit Frashëri, por gjuajtja e tij është e dobët dhe ndalet nga portieri. Në vijim është Kukësi që shfaqet rrezikshëm me Vasil Shkurtaj, i cili qëndroi në hije deri në minutën e 41’-të, aty ku kontrolli një top mes mbrojtësve dhe goditi perfekt drejt portës. Aty është Gentian Selmani që bën mrekullinë duke e devijuar mbi traun e portës. Në pjesën e dytë skuadra e Cungut ishte më kërkuese por në të 47-ën Selmani bëri heroin duke i mohuar Çyrbjas një gol të sigurt, pas një goditje si një 11-metërsh në lëvizje. Në minutën e 62të u regjistrua një episod i shëmtuar me tifozët e Kukësit që goditën me sende të forta anësorin Denis Rexha. Verilindorët provojnë të shënojnë me

NDRYSHIMET

Rrocën e Çyrbjen, por Gentian Selmani është i pakalueshëm. Ashtu ndodhi edhe kur Ardian Cuculi goditi saktë nga një goditje standarde nga jashtë zone, dhe portieri i Laçit fluturon duke e devijuar në goditje këndorë. Kukësi provoi deri në fund por nuk mundi të zhbllokonte rezultatin duke marrë vetëm një pikë përballë Laçit të Besnik Prengës që iu gëzua më shumë këtij barazimi në pritje të dy sulmuesve të afruar në këtë merkato që do të rritin forcën goditëse të kurbinasve. Tashmë Partizani është 5 pikë larg, tekasa skuadra e Cungut duhet të mendojë që të bëjë ndryshimet e nevojshme për të mos ta parë veten shumë shpejt jashtë luftës për titull.

Ronaldo sfidon Duvan Zapata-n... e keni kuptuar mirë, nuk ka asnjë gabim. Në ndeshjen Atalanta-Juventus të Kupës së Italisë, Cr7 do të sfidojë kolumbianin, teksa në kampionat kanë të njëjtën numër golash, 15. Pa goditjet e 11-metërshave, Zapata do të ishte golashënuesi më i mirë këtë sezon në Seria A me 14 gola, do të ndiqej nga Quagliarella me 12, Milik dhe Piatek me 11 dhe më pas vjen Ronaldo me 10. Sulmuesi i Atalantës në fakt ka luajtur edhe më pak se portugezi, duke bërë më pak gjuajtje në portë 50 nga 100 të sulmuesit të bardhezinjve. Zapata shënon çdo 105 minuta, ndërkohë që Ronaldo njëherë në 129 minuta. Në ndeshjen e parë mes tyre në Bergamo, Zapata dhe Ronaldo gjetën të dy rrugën e rrjetës. Duke e krahasuar me sezonin e kaluar, Atalanta ka shënuar 16 gola më shumë ndërkohë që Juventusi ka shënuar 7 gola më pak. Do mbetet të shohim nëse nesër në mbrëmje do të triumfojë ekipi kualitativ i Allegrit, apo ai agresiv i Gasperinit.

Sekreti i Real Madridit të ri, të rinjtë dhe veteranët R

ezultatet e fundit të Real Madridit kanë qenë rezultat i projektit të Santiago Solarit për të ndërtuar një ekip të përbërë nga futbollistë veteranë, por dhe lojtarë me shumë prespektivë. Duke pasur Sergio Ramos , Luka Modric dhe Karim Benzema si shtyllën kurrizore të formacionit bazë të Los Blancos, argjentinasi ka bërë një miksim në ndeshje të ndryshme sipas gazetës “Marca”. Sergio Re-

guilon dhe Vinicius Junior, nga lojtarët të ekipit B, janë kthyer në dy nga futbollistët që strategu i ri ka më shumë besim. “Veteranë dhe të sapoardhur, gjithmonë shikoni në lavditë tuaja me respekt dhe emocion”. Kështu thotë një nga frazat e një letre të famshme motivuese, që nuk mashtron. Kjo është formula për sukses, që ka ripërqafuar Santiago Solari, pas krizës së madhe që përjetoi pas largimit në verë të Cristiano

Ronaldos dhe Zinedine Zidane. Paraqitjet e dobëta të Marcelos, kanë bërë që Solari t’i japë më shumë besim Reguilion, i cili ka një komunikim m2ë të mirë me Vinicius në krahun e majtë. Sergio Ramos ndërkohë është kthyer në golashënuesin e tretë më të mirë të ekipit, pas Benzemasë dhe Gareth Bale. Francezi dhe Modric duket se kanë rikuperuar formën e mirë, pas një fillimi të vështirë të sezonit.


KURESHTI

22 E mërkurë, 30 JANAR 2019

E përzënë nga autobusi se ishte pa biletë, vdes e ngrirë studentja Iryna Dvoretska, studentja ukrainase e mjekësisë, 21 vjeçare, vdiq e ngrirë në dëborë, pasi e përzunë nga autobusi sepse nuk kishte biletë. Ishte ora 4 e mëngjesit në very të Ukrainës dhe termometri shënonte -20 gradë. Por, shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy, nuk ka dëgjuar justifikimet e saj duke e lënë në mes të rrugës së ngrirë. “Shoferi e ka detyruar të zbresë nga autobusi dhe i ka dhënë gaz mjetit, duke e lënë vetëm në mes të të ftohtit dhe larg zonës së banuar”, ka rrëfyer tezja e vajzës Nadiya Typchuk. Vajza u gjet e vdekur nga babai i saj, dy ditë pasi ishte zhdukur. “Ishte shtrirë në mes të dëborës me sytë e hapur dhe të frikësuar”, -rrëfen babai. “Kurrë nuk do mund të gjej një shpjegim të arsyeshëm për këtë”. Sipas shpjegimeve të para, Iryna, që duhej të shkonte tek mamaja e

Në Romë mund të marrësh “me qira një të dashur Instagrami”

shtruar në një spital të Olevsk, ka vendosur të ecë në këmbë pasi e përzunë nga autobusi, por rruga ishte e bllokuar në mes të pyllit dhe ishte shumë errësirë. Vajza duhet të ketë rënë në një pritë, ku, e bllokuar për orë të tëra, ka humbur jetën. “Nëna jonë ishte me polmonit dhe gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej. Iryna donte vetëm të merrte autobusin e parë për

në Olevsk. Ecte me shpejtësi dhe kishte harruar madje edhe çantën në shtëpi”, ka deklaruar motra e saj, Natalia. Ndërsa nga policia, shpjegojnë se ka nisur një procedim penal për shoferin e autobusit dhe do dëgjohen të gjithë dëshmitarët, në mënyrë që të rindërtohet ngjarja. Zhelinskiy, shoferi i autobusit, rrezikon tani, deri në pesë vjet burg.

Doktori i jep 4-vjeçarit biskota me kanabis Një doktor në Kaliforni po përballet me humbjen e licensës së punës pasi i dha një djali 4 vjeçar biskota me kanabis. William Eidelman, një mjek popullor, tha se doza të vogla marijuane do të ndihmonin në kontrollimin e zemërimit tek fëmija. Mjeku diagnostikoi djalin me

çrregullim bipolar dhe çrregullim të vëmendjes (ADD). Bordi Mjekësor i Kalifornisë vendosi të anulojë licencën e mjekut. Bordi tha se nuk kërkoi anulimin e licensës për shkak se mjeku i dha kanabis fëmijës, por sepse ishte neglizhent në kujdesin dhe trajtimin ndaj tij, si edhe

nuk ishte konsultuar me një psikiatër për rastin. Babai i djalit u konsultua me Eidelman në shtator të vitit 2012, sepse djali i tij kishte sjellje të keqe në shkollë. Doktori i rekomandoi sasi të vogla droge, gjë e cila u zbulua nga infermierja e shkollës që i kërkoi fëmijës ti jepte biskotat me kanabis gjatë kohës së ushqimit të drekës. Gjithashtu babai i fëmijë kishte ADHD dhe çrregullmi bipolare. Ai filloi të përdorte marijuanë dhe kjo sipas tij e ndihmoi të qetësohej, të ndryshonte sjellje ndaj gruas ndaj që cilës më parë shfaqte zemërim. Babai i kishte dhënë drogë edhe djalit më të madh, i cili gjithashtu ishte diagnostikuar me ADHD dhe çrregullime bipolare. Ai tha se marihuana kishte pasur një “efekt pozitiv” për të dy fëmijët e tij. Eidelman ka apeluar kundër vendimit, të bërë më 4 janar, dhe thotë se do të vazhdojë të praktikojë profesionin. Përdorimi i kanabisit medicinal ka qenë ligjor në Kaliforni që nga viti 1996 dhe Eidelman vlerëson se i ka rekomanduar ilaçin mijëra pacientëve.

Je single dhe kërkon një të dashur që të të bëjë fotot teksa po shijon pushimet jashtë vendit? Tani ekziston mundësia të marrësh me qira një ‘Të dashur Instagrami’. Ai është i dashuri ‘fals’, i cili do të të shoqërojë për tri orë në një tour mes bukurive të Romës, duke të bërë foto perfekte për t’u postuar. Kjo iniciativë është lëshuar nga agjencia turistike amerikane “Roma Experience”, e specializuar për qytetet italiane. Çmimi i të dashurit ‘gjoja’, i cili në të vërtetë është një fotograf profesionist, është 350 euro. Por, kjo nuk është e gjitha: Me të mund të bësh edhe foto romantike, si psh: duke u përqafuar para Koloseut. Tour –i: Tour-i privat përfshin monumentet më të famshme të kryeqytetit Italian, si Cappella Sistina, Vatikani, Koloseu dhe kushton 735 euro. Për të patur ‘të dashurin e Instagramit’ është e nevojshme ama, të shtoni edhe 350 euro. Një investim i tërë, por sipas agjensisë sjell avantazhe të mëdha: në krahasim me të dashurin real, ky i Instagramit nuk ankohet, nuk ka detyra të tjera, përveçse të bëjë foto për tre orë dhe është fotograf profesionist.

Telefonon policinë për ta ndihmuar me detyrat e matematikës Një telefonatë e pazakonte ka ndodhur në një stacion policie në Lafayette, Indiana. Një djalë ka telefonuar policinë për ta ndihmuar me detyrat e matematikës. Antonia Bundy, e cila punon për Departamentin e Policisë Lafayette, iu përgjigj telefonatës nga djali, i cili i tha asaj se kishte pasur “një ditë të vërtetë të keqe” dhe kishte shumë detyra shtëpie për të bërë. Në audion e regjistruar nga policia, Bundy fillon me qetësi të punojë me djalin. “Kam pasur një ditë vërtet të keqe,”-tha djali. Ndërsa Bundy u përgjigj: “Çfarë ndodhi në shkollë që kaluat një ditë të keqe?” Më pasi si e informon: “Kam shumë detyra shtëpie.” Siç rezultoi, djali, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, kishte nevojë për ndihmë urgjente në matematikë. Dhe policija e ndihmoi të zgjidhte problemin e matematikës. Pas kësaj, nxënësi e falenderoi: “Më vjen keq që të telefonova, por unë me të vërtetë kisha nevojë për ndihmë.”

E rrallë, binjakët lindin 5 muajsh dhe mbijetojnë Binjakët nga qyteti lowa kanë thyer rekord botëror pasi janë foshnjat më të vogla në botë që kanë lindur para kohe dhe kanë mbijetuar. Kambry dhe Keeley Ewolt ishin vetëm 5 muajsh kur erdhën në jetë në nëntor të vitit të kaluar. “Ata janë pjesë e katër ose pesë foshnjave që lindën para kohe në këtë spital. Këtu erdhën në jetë dy foshnje 22 javësh, por nuk ishin binjakë. Është e rrallë që të mbijetojnë fëmijët që kanë qëndruar vetëm 4 muaj në barkun e nënës. Vetëm 10% janë mundësitë që të qëndrojnë në këtë botë”, tha mjeku i spitalit Jonathan Klein. Binjakët iu nënshtruan menjëherë kirurgjisë ër të shkëputur enët e gjakut dhe po mbahen nën vëzhgim për të shmangur problemet e lindjes së parakohshme.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 6. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 11. Super kompjuteri IBM Deep Blue mundi për herë të parë mjeshtrin e shahut Garry ..., ka ndodhur më 10 shkurt 1996 13. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 16. Zjarrdurues, quhet edhe ashtu 18. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 20. Peshk i madh i ujërave të ëmbla. Shkodra e ka emblemë të traditës së saj në kulinari 22. 1. Më mbushet mendja se diçka është e vërtete a e drejtë, besoj plotësisht për ketë 25. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 26. Përmendore prej graniti ose prej mermeri në trajtën e një shtylle 29. Ai që është larguar nga atdheu i vet për shkaqe politike, ekonomike etj 32. Qyteti ... është krijuar më 1946 si qëndër industriale për prodhimin dhe shfrytezimin e mineralit qymyrguri 33. Ajri i pastër mbi retë; hapësira qiellore 34. Pacifisti emblemë i politikbërjes, Indira ... u zgjodh kryeministre e Indisë më 19 janar 1966 35. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 36. Partia Socialpuntore Shqiptare 37. Plak që ka humbur kujtesën dhe shkathtësinë e të menduarit 42. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 44. I heq fuqinë një ligji, vendimi, urdhri etj, shfuqizoj 46. Fëmijë i vogël, foshnjë 48. Ndaras nga tjetri a nga të tjerët 49. Krahinë industriale në Gjermani 50. Fatkeqësi shumë e madhe, kob, xhëmë e paparë 52. Restorant, kafe, bar-bufe, ose... 55. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 56. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 57. Emri i një lojtari legjendar brazilian. 61. Vazhdim e kalim i pandërprerë i minutave, i orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj. Proverbi thotë "... është flori" 63. Elektrodë e polit negativ në një burim rryme ose elektrodë e lidhur me polin negativ të një burimi të rrymës elektrike, elektrodë negative; kund. anodë 64. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 65. Modeli i një vepre arti, i në ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj. 67. Shami koke për gra, zakonisht e zezë; jemeni 69. Bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vende me ujë 72. Zëri më i trashë i burrit në

E mërkurë, 30 JANAR 2019

Nga Albert VATAJ

të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 75. Lagje e një qyteti mesjetar, e cila ndodhej jashtë mureve të kështjellës 77. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 78. Vëllai i nënës 79. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 81. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 83. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 84. Ndalim i përkohshëm i luftimeve ndërmjet palëve kundërshtare, që bëhet me marrëveshje 86. Përkrahja që i jepet dikujt pa të drejtë e me paragjykim 88. Sistem pune që bëhet zinxhir, duke kaluar diçka dorë më dorë, pa ndërprerë punën 90. Rrip i gjerë prej lëkure a prej leshi, që i kalon kafshës së barrës nën bark 92. Romani i Anton Pashkut 96. Emri i Meshtroviq, skulptor dhe arkitekt kroat, lindi më 16 janar 1962 97. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 98. Vegël dore, e cila përdoret për të prerë xham 100. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 102. Vdiq më 12 shkurt 1905, Papa ... Negovani, klerik patriot dhe shkrimtar i shquar 103. Që ka shtat të lartë, të lidhur e të fuqishëm 104. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ishministër dhe profesor 106. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë

e një rrjetë fijesh të forta 108. Pastaj e ka brenda 110. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 111. Partia Shqiptare Atdheu 112. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 113. E vendos dikë a diçka në një vend 114. Emërtim i përgjithshëm për insektet, si mizat, mushkonjat etj 116. Ai që ka për mjeshtëri të qethë dhe të rruajë 117.Element kimik, jometal, që gjendet në natyrë i lirë ose në të gjitha lëndët organike (simboli C). 118. Që mbahet në gojë për ta përtypur. Lloj gome e përzier me aroma VERTIKALISHT 1. Zyrtar në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit 2. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 3. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 5. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 7. Tirana, e kishte targën e makinave ... 8. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 9. Copë e vogël zakonisht prej letre a kartoni, që i ngjitet një malli 10. Pret dru në pyll 12. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 14. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, sh-

kurtima 15. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 17. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 18. Formë e njohjes shqisore të realitetit objektiv 19. E shtënë me disa armë zjarri njëherësh 21. Ai që ka ngelur në provim është p... 22. Banka Botërore 23. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 24. Kafene a pijetore e mbajtur keq, ku venë lloj-lloj njerëzish, bëhet zhurmë dhe ka shumë tym 27. Përshtypje e madhe që bën një ngjarje a një lajm 28. Që mbillen herët në vjeshtë dhe korren në fillim të verës, të ... janë ato 30. Eshtë qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Karakteristikë e saj është ÇarshiaXhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 - 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës 31. Ministria e Arsimit dhe e Shkences, inicialet vlejnë në këtë rast 37. Zë e ngryset ose zë e gdhin, sapo nis të errët ose të zbardhë 38. Vjershë lirike a këngë solemne. 39. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 40. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 41. Rritja e tepruar e indit bashkues, e cila shkakton ngurtësimin e një organi të trupit dhe prishjen e funksioneve të tij 43. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën

70. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 71. Guxim i pathemeltë që mund të sjellë pasoja jo të mira 73. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 74. Mbledhës e shitës sendesh që çmohen për vjetërsinë a për vlerën e tyre historike 76. Ai që e ka të vështirë të thotë të vërtetën 77. Britma që lëshojnë dhentë, zëri i dhenve 78. Disa dorëza gruri ose të lashta të tjera, të korrura e të lidhura së bashku 80. Dërgestar lajmi, ai që lajmëron për diçka, ai që çon lajme të ndryshme te njerëzit e tjerë 82. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 85. ... Kosturi (1873-1943) politikan, regjent Kryeministër i Shqipërisë, anëtar i dytë i Kishës Ortodokse Shqiptare 86. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 87. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 89. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 91. Shenjë e veçantë që vihet para një note dhe që tregon se zëri duhet ngritur një gjysmë toni më lart 93. Marr njohuri, përvetësoj dije nga një fushë e caktuar, studioj një lëndë mësimore, nxë 94. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 95. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 96. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 99. Ajo është sharrë e madhe dore, me dy doreza, që përdoret nga dy veta 101. Arabia Saudite ka atë lekun e saj 104. Punimi që i bëhet arës për ta mbjellë, lëvrimi i tokës 105. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 106. Që e përdorin zakonisht fëmijët për të luajtur e për t'u argëtuar 107. Unioni Postar Universal 108. Frikë në italisht 109. Dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë kohës së punës ose gjatë lëvizjes 115. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 116. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën

45. Carl Gustav .., psikoanalist i famshëm 47. Zonë periferike e Tiranës, e banuar kryesisht prej të ardhurve nga zonat Verilindore 48. Që rri varur, që rri pezull; që varet pas diçkaje tjetër 51. Pjesë e sipërme e palosur dhe e modeluar e rrobeve 53. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake 54. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 58. Fjalë të mira lavdëruese, që i thuhen dikujt ndër sy për ta vlerësuar, e pse jo dhe t'i bërë qejfin, për ta lajkatuar 59. Eshtë bashkimi i duahnit me letrën. Atë e tymosim 60. Nigeria e ka atë monedhën e saj 62. Këlysh lepuri, lepurush; kunel 66. Enë që përdoret për mbartjen e ujit në tryezën e bukës, kanë 68. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

A C

A R

3

O H

4

5

6

C

D

C E

L O

E M 10

C

M

B

7

8

D

B

Z E

A

9

C D

S

11

R U

12

13

D

D

P

M C

E 16

E C

E 17

T

K

A K

18

U S

I

H

K

E

T

K

H I

33

B O

N I

Q A

V

Q

P

S

G

D

L O

D H

26

O B

I

˙

30

31

O

34

F I

P A

N

R E 25

A M I

R

32

R

A

R

24 29

P I

I

21

A S

28

K U

R

20

P 23

27

H

19

A R

22

D

U

14

R O

15

K

35

K O

J

K

R

N

O B

E R

T

36

D

U

A

Z

L

37

A

L A

38

B S

T E

N O

T

J

¸

M

U

R 44

L O

D

K U

I

J

L

L

49

O

M 50

L A

V I

E K

42

S P

55

K

J

T

H I

T

K

O

R

K

L

E A

K S

K

¸

64

T

69

B

65

M

58

Y T

U M B O

N

K E

R

T

R

R O

H E

A 73

A

K

N

A N

T

D

I

E

K O

J

H

L

R A

G E R

F I

R

R D

I

I

I

C

E

78

P

E R A

L

K

L A

B

J

E D

F

88

89

A R

E

R I

T O

L

N

U

T

K

R R

N E

K

L

95

I

Z

E

E

L

98

V H M I

H E

T

L

H 106

M

S

E

N 109

L

113

A R

˙

O

B

O

R

V

O D

110

P

L

K U

Q A

L A

P E

K

S H

¸ V E

D Y

C

N D

S T

I L

112

T E

R I

N E

U

R 115

R ¸

U S

108 111

A

T

104

107

I

117

J

G

E

P

114

M I

A 99

M U

101

E S

105

¸

M

90

L I

103

S

E A I

94

P

E

83

D E

86

B

97

I

O

A

L O

77

A D P

L

102

K

A F

76

93

100

L

B 68

82

96

K L

G R

G ˙

¸

O 92

E

L O

S I

M

M

A

87

E J

F

85

K A

91

M U

N

81 84

G

O

D

74

80

B

T

A

67

75

B

T M

71

A

72

79

A

59

66

A R

70

B L P

Y

J

63

A

R L

61

M A V

O

E

60 62

V

54

P 57

I

O Z I

52

56

W I

L O

51

R

E

S

47

53

Q

M ¸

L

I 46

48

I

K I

L 41

D I

45

L O

I

39

40

L 43

Z

V ¸

O

S

O N

S E

V

E

116

D A

M A

R

118

A

Z E

K

F

T

K

R V

¸

L

I


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 30 JANAR 2019

Shqipëria përrallore në një album

Presidenti Meta mesazh turistëve

P

residenti Ilir Meta përmes një statusi në “Facebook” ka shpërndarë pjesë nga albumi ku pasqyrohen disa nga vendet piktoreske të Shqipërisë. Meta rikujton se të gjithë

të interesuarit, që kanë dëshirë të njohin Shqipërinë duhet të kenë në dorë me patjetër albumin e një alpinisti dhe eksploratori si Fation Plaku. “Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori. Mos humbisni rastin për të

kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni”,- shkruan në postimin e tij Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Zëdhënësja e Qeverisë

Elisa Spiropali: Bllokimi i universiteteve, pengmarrje me prapavije politike Bllokimin e mësimit në disa fakultete të kryeqytetit, Qeveria e cilësoi si një “pengmarrje” me prapavijë politike. “Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e protestës, me angazhimin e drejtpërdrejtë të PD-së, LSI-së dhe vet Sali Berishës, i cili është i angazhuar me disa segmente së bashku brenda universitetit. Kjo është një shfaqje ekstreme e brutalitetit të një opozite, që nuk ka asnjë vizion, ide dhe as lidership, e që është gati të bëjë mish për top këdo, për të shfryrë dëshpërimin e vet të pangushëllueshëm”, tha Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ministrja Spiropali, njëherësh zëdhënëse e Qeverisë, tha se ligji për Arsimin e Lartë nuk e lejon ndërhyrjen e ekzekutivit. “Ligji nuk i jep mundësi Qeverisë të ndërhyjë me forcë për të zhbllokuar mjediset universitare, por nga ana tjetër, ligji ngarkon titullarin, pra rektorin, që të garantojë procesin mësimor dhe të kërkojë ndërhyrjen e policisë”, u shpreh më tej Spiropali. Qeveria i rikujtoi Rektoratit se garantimi i procesit mësimor është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrë e universitetit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.