www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 180 (8621)
E martë, 30 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë: “Sot Kavaja në ditën e ngadhënjimit të saj”, ndërkohë PD-ja bën thirrje për rrethim të bashkisë me popull që të mos hyjë Rilindja
Sot prova e KAVAJËS, PS do marrë bashkinë
Nëse në Devoll, një zonë përgjithësisht e majtë, opozitarët nuk rezistuan gjatë, në Kavajë reagimi pritet të jetë shumë i fortë. Zhvillimet në Kavajë do të jenë paralajmërim për qytetet e tjera ku socialistët kërkojnë të marrin bashkitë si në Berat, Lezhë apo Shkodër. Nëse sot merret Kavaja, kryeministri do të turret drejt Shkodrës FAQE 3
Lulzim Basha: Ramës nuk Petrit Vasili: Teatri, vija ndarëse i duhet Teatri Kombëtar, por për ndërkombëtarët që 200 milionë eurot nga 6 kulla dëgjojnë italishten e qeverisë
FAQE 5
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha
ARKITEKTI
INFORMALITETI
Maks Velo: Rama po 4 të arrestuar dhe vjedh edhe ajrin e 30 nën hetim për Tiranës me pallate kuponat tatimorë FAQE 14
FAQE 14
FAQE 2
Në foto: Nënkryetari i LSI
NISMA
REAGIMI
“Special Olympics Albania”, një organizatë për kampionët me aftësi të kufizuara intelektuale
Aleanca për Teatrin, për ambasadorin Soreca: Mos mbështet shkeljet e ligjit nga Rama
FAQE 12
ANALIZË
Hipokrizia ndërkombëtare me krizën shqiptare Nga Andi Bushati FAQE 10
FAQE 4-5
POLITIKE N
ënkryetari i Lëvizsjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është bërë pjesë e debatit për Teatrin Kombëtar. Në një dalje për media nga foltorja e LSI-së, Vasili ka dhënë arsyet, se pse sipas tij, të gjithë shqiptarët janë ngritur në këmbë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga grabitësit e pushtetit dhe hajdutët me kravatë. “Të gjithë shqiptarët janë me sy e vesh të hapur dhe në këmbë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga grabitësit e pushtetit dhe hajdutët me kravatë, sepse teatri është beteja e ligjit, me antiligjin. Mbrojtjes të vlerave dhe rrënjëve kulturore e historike nga njëra anë dhe pushtetarëve shkatërrues nga ana tjetër. Beteja mes qytetarisë dhe vandalëve. Beteja për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik kundër grabitjes dhe vjedhjes së tij. Është beteja mes shkuarjes në Europë përmes vlerave, përballë antivlerave të hajdutëve dhe pastruesve të parave të krimit që na mban larg nga Europa. Është lufta për të mbrojtur memorien e ndritur të vendit nga njëra anë dhe atyre që duan ta shuajnë këtë memorie nga ana tjetër. Çështja e Teatrit Kombëtar është një betejë në radhë të parë qytetare, e prirë nga profesionistët dhe që i ka qëndruar fort këtij dimensioni. Kjo betejë është politizuar vetëm nga Edi Rama dhe sejmenët e tij, të cilët në vend që ti kthejnë përgjigje se pse e shkelën dhe dhunuan ligjit për të grabitur pronën publike, janë fshehur pas parullave politike, boshe, për fat të keq të mbështetura dhe nga disa ndërkombëtarë. Në çështjen e Teatrit Kombëtar është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, është shkelur Konventa Evropiane e Trashëgimisë Kulturore, është dhunuar kryq e tërthorë parimi i decentralizimit dhe autonomisë vendore duke rrëmbyer kompetencat, janë dhunuar standardet dhe vlerat e Bashkimit Europian dhe parashikimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është grabitur prona publike në mënyrë të dhunshme dhe gjithçka është reduktuar në një tender të paracaktuar, të qepur sipas kostumit të fituesit dhe interesave qindra milionëshe të Edi Ramës dhe të tijve. Ky skandal i dimensioneve kombëtare është aty në mes të sheshit. Një skandal i tillë s’do guxohej të ndodhte në asnjë kryeqytet europian të perëndimit, ku aktorë e protestues janë dhunuar mes sheshit, janë rrethuar duke mos u lejuar as ujë të pijnë, dhe gjithë kjo dhunë shtazarake ka qenë vetëm në funksion të grabitjes së pronës publike, dhunimit të interesit publik dhe vijimësi e planit të zi për instalimin e antishtetit. Përfundimisht, Teatri është vijë ndarëse edhe
2
E martë, 30 KORRIK 2019
Nënkryetari i LSI-sË: Nuk tërhiqemi! Teatri Kombëtar është një betejë qytetare, e prirë nga profesionistët dhe që i ka qëndruar fort këtij dimensioni
Vasili: Shqiptarët në këmbë për të mbrojtur Teatrin Kombëtar NJOFTIMI
IRONIA NË RRJETET SOCIALE
Sejko: Lekët për Teatrin i gjejmë, problem është “kafeja” e Ramës
për ndërkombëtarët që janë shndërruar ne avokate të qeverisë dhe që dëgjojnë vetëm italishten e qeverisë, ndërkohë që edhe në opozitë ka mjaft që flasin dhe italishten, por atë të së vërtetës dhe jo atë të korrupsionit dhe grabitjes. Është dita që ata zgjedhin në Shqipëri, të cilët janë pro vendosjes së ligjit dhe shtetit të së drejtës, apo me grykësinë dhe babëzinë e qeverisë? Janë me të drejtën e qytetarëve që të protestojnë e të mbrojnë të drejtën publike apo më dhunuesit e pacipë të çdo të drejte themelore për tu shprehur? Janë për tenderë fiktivë për të pastruar qindra miliona euro apo janë për procedura transparente të një vendi që aspiron në BE? Janë për tërheqjen zvarrë të
njerëzve që për dhjetëra vjet kanë prodhuar art e kulturë apo janë në mbrojtje të atyre që kanë prodhuar për dhjetëra vjet art kulturë e kanë edukuar brezat? A do guxonte njeri të tërhiqte zvarrë Macello Mastoianon, apo Michele Placidon, apo Giancarlo Gianinin, apo Michele Picolin, Alen Delonin, Zhan Gabenin, Robert De Niron, Inuke Dauglas, Al Pacinon? Edhe Shqipëria është krenare për artistët e saj të mëdhenj e do t’i mbrojë deri në fund, ndërsa ata që sillen si pushtues e nga mëngjesi deri në darkë mendojnë si do futen aty brenda si hajna natën në sallën e teatrit, do të shporren. E gjithë kuraja e hajdutëve në pushtet vjen nga drejtësia e kapur dhe pandëshkueshmëria që erdhi
pas kapjes së drejtësisë. Asnjë shqiptar nuk do tërhiqet përpara dhunuesve të qeverisë të cilët grabisin të gjithë pronat publike e private duke e konsideruar Shqipërinë çifligun e tyre privat. Asnjë procedurë tenderi korruptiv nuk mund të shërbejë dhe nuk do të shërbeje si alibi e krimit shtetëror të konsumuar tek Teatri Kombëtar dhe çdo avokati e këtyre procedurave korruptive do të refuzohet me forcë. Korrupsion dhe grabitje do të thotë antiligj dhe çdo mbështetje do të jetë edhe ajo antiligjore. Rezistenca qytetare do të triumfojë mbi antishtetin e kriminelëve në pushtet! Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët!”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
NËNKRYETARJA E LSI-së
M
inistri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka publikuar një video mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në të cilën gjëkundi nuk përmendet fakti që komunizmi i quante armiq Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke marrw shkas nga kjo, në një shënim në faqen e saj zyrtare nw rrjetin social “facebook”, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ndërsa i shtron disa pyetje Cakajt se si ka mundësi një harresë e tillë apo dashakeqësi: Apo vallë edhe Z.Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për t’u përmendur. “Më i dituri dhe
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Mehmetaj-Cakajt: “Gjeniu” i Ramës harron komunizmin në marrëdhëniet me SHBA-në
i lexuari, vet “gjeniu” i kabinetit Rama, Z. Gent Caka, ka publikuar këtë video në llogarinë zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
e Jashtme në Twitter referuar marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-ShBA. Sipas studimeve të thelluara që personalisht do
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Çështja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar mjaft tensione në politikën shqiptare dhe jo vetëm gjatë ditëve të fundit. Por kjo situatë nuk mund të kalonte jashtë vëmendjes së rrjeteve sociale, ku nuk mungojnë ironitë në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së tij të të trajtuarit të kësaj çështjeje, duke nxituar për ta shembur dhe për të ndërtuar në truallin ekzistues kulla shumëkatëshe. Lidhur me këtë situatë, aktivisti Genc Sejko nuk kursen ironitë therëse për kryeministrin. “Ore lekët për të rregulluar Teatrin edhe i gjejmë. Problem është kafja e Ramës”, shkruan Genc Sejko në postimin e tij. Gjatë kohës që ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama është akuzuar shpeshherë se, për çdo leje ndërtimit të dhënë kërkonte 20% të vlerës… Thua kjo është “kafeja” që përmend Sejko? ketë kryer, Z. Caka ka dalë në përfundimin se Shqipëria është shteti që më gjatë ka përjetuar luftën e dytë botërore, plot 52 vite (sipas videos nga viti 1939 deri në vitin 1991). Enigma që kanë tani shqiptarët “jo aq të lexuar” sa Z. Caka është: 50 vitet e komunizmit nëpër të cilat kaloi Shqipëria ku humbën? Si shpjegohet ky gabim? Padituri? Frikë nga e kaluara? Apo vallë edhe Z. Caka po ndjek rrugën e Ramës drejt rikthimit të historisë dhe kohën e komunizmit e konsideron normalitet të parëndësishëm për tu përmendur. Çudirat vazhdojnë…”, u shpreh dje nw reagimin e saj, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 30 KORRIK 2019
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë: “Sot Kavaja në ditën e ngadhënjimit të saj”, ndërkohë PD-ja bën thirrje për rrethim të bashkisë me popull që të mos hyjë Rilindja
Sot prova e KAVAJËS, PS do marrë bashkinë
Nëse në Devoll, një zonë përgjithësisht e majtë, opozitarët nuk rezistuan gjatë, në Kavajë reagimi pritet të jetë shumë i fortë. Zhvillimet në Kavajë do të jenë paralajmërim për qytetet e tjera ku socialistët kërkojnë të marrin bashkitë si në Berat, Lezhë apo Shkodër. Nëse sot merret Kavaja, kryeministri do të turret drejt Shkodrës Partia Socialiste ka programuar që sot, datë 30 korrik, të zhvillojnë ceremoninë e marrjes së pushtetit vendor, të dalë nga votimet e kontestuara të 30 qershorit, në qytetin e Kavajës. Në orën 10:00 PS-ja ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen dhe konstituimin i Këshillit të ri Bashkiak të Bashkisë Kavajë. Po sot, pas këshillit pritet të marrë dhe detyrën e kryetarit edhe kandidati i PS, që ka fituar në zgjedhjet partiake të 30 qershorit. Skema e PS për të marrë pushtetin vendor në Kavajë pritet të sjellë reagime të forta nga ana e opozitës. Demokratët e Kavajës paralajmëruan dje një mbrëmje protestë të fortë dhe bllokim të procesit të betimit të kryebashkiakut të ri. Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të degës së PD, demokratët deklarojnë se qytetarët e Kavajës do të jenë në shesh për të bllokuar procesin fars të marrjes së Bashkisë, si dhe do të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës, i cili anuloi 30 qershorin. “Asnjë hap pas! Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Kavajës! Ditën e nesërme me 30 korrik, në orën 09:30 ju ftojmë të gjithëve përballë bashkisë së qytetit të protestojmë dhe të bllokojmë procesin ilegjitim të farsës së votimeve të 30 Qershorit! Të gjithë së bashku në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës ti themi ndal instalimit të diktaturës në vendin tonë. Bashkia është e qytetarëve”,thuhet në njoftimin e demokratëve të Kavajës. Po dje në mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për
protestë masive në këtë qytet. Duke publikuar një video nga protestat masive të mëparshme, Berisha shkruan në rrjetet sociale: “Nesër (sot) Kavaja në ditën e ngadhënjimit të saj! Rama ik! Fitore!”. Protesta e PD do të nisë 30 minuta para se në bashkinë e Kavajës të vijnë këshilltarët e PS dhe kandidati i saj për të marrë detyrën. Kryebashkiaku i PD-së, Isa Sakja së bashku me mbështetësit PD-së në këtë qytetet, pritet që të zhvillojnë një protestë masive. Tubimi pritet të mos jetë i zakonshëm edhe për shkak të asaj çfarë përfaqëson Kavaja për demokratët dhe opozitën. Në qytetin e Kavajës u zhvilluan përplasjet më të forta me policinë, pas Shkodrës, për të mos lejuar farsën e 30 qershorit. Mijëra demokratë dolën në rrugë gjatë muajit qershor dhe kërkuan që të
mos hapeshin qendrat e votimit. Nëse nuk do të ishte qëndrimi zyrtar i opozitës për të mos përdorur dhunë, në Kavajë në 30 qershor do të kishte përplasje të ashpra që do t’a bënin të pamundur zhvillimin e votimeve vetëm me kandidatin e PS. Tashmë që farsa e 30 qershorit është certifikuar nga anëtarët e PS në KQZ, demokratët e Kavajës ndodhen para faktit që socialistët do të synojnë të marrin edhe zyrtarisht drejtimin e bashkisë. Ajo çfarë e bënë këtë proces jo vetëm anti ligjor, por edhe moralisht të dënueshëm është rezultati i votimeve moniste. Kandidat i PS që garoi me një kandidat anonim të “opozitës” ka marrë 6 mijë vota. Pra një kandidat i PS që ka marrë gati 5% të votave do të drejtojë një bashki me rreth 80
mijë banorë. Pakica do të drejtojë shumicën e qytetarëve. Në ditët më të mira të saj në Kavajë, PS ka marrë 20 mijë vota, ndërkohë PD-ja ka qenë gjithmonë forca që ka dominuar në gjithë fushatat. Për shkak të votave opozitare dhe historisë politike të Kavajës, marrja e pushtetit sot pa zgjedhje nga ana e PS do të jetë një provokim i fortë politik që do të sjellë dhe reagime. Njëherazi rrëzimi i pushtetit të PD Kavajës me zgjedhje farsë është dhe një test për gjithë PD-në dhe opozitën. Nëse në Devoll, një zonë përgjithësisht e majtë, opozitarët nuk rezistuan gjatë, në Kavajë reagimi pritet të jetë edhe më i fortë. Zhvillimet në Kavajë do të jenë dhe paralajmërim për qytetet e tjera ku socialistët kërkojnë të marrin vendimin si në Berat, Lezhë apo Shkodër. Mili Xhani
POLITIKE
4
E martë, 30 KORRIK 2019
REGJISORI IA KTHEN “DHËMB PËR DHËMB” DHE IA PLAS PËRBALLË AMBASADORIT : NJIHU MË 6 KËRKESAT TONA
Budina-Sorecës: Nuk jemi të politizuar. Jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë Regjisori Robert Budina ka replikuar ashpër me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, i cili kashprehur sot keqardhjen e tij se çështja e Teatrit Kombëtar është politizuar. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, për prezantimin e punimeve të disa studentëve të Harvardit për Tiranën policentrike, në të cilin u diskutua gjithashtu dhe për çështjen e Teatrit, duke e parë në sy diplomatin europian, Budina i ka kujtuar këtij të fundit se prej më shumë se 1 vit e gjysmë, artistët janë investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë. Regjisori nuk ka ngurruar ti numërojë Sorecës
gjashtë kauzat që artistët mbrojnë qysh nga nisja e qëndresës së tyre për kundërshtimin e projektit të ri të Teatrit, por njëkohësisht dhe t’ia thotë të vërtetën në sy. Kujtojmë që një reagim i tillë erdhi vetëm pasi ambasadori e quajti të gjithë protestën e Teatrit si të politizuar dhe një mashë e partive opozitare. “Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata. E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë. E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar. E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike. E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet
të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar. E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuik rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet. Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja. Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysëm ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë”, tha Robert Budina.
Deklarata: Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve
A
leanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra sot nga ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili e cilësoi çështjen e shembjes së Teatrit si politike dhe kërkoi transparencë për tenderin. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit e Aleancës i kujtojnë ambasadorit se me qëndrimet e tij ka dalë nga statusi dhe kompetencat e një ambasadori. Gjithashtu, Aleanca thekson se ambasadori i BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare mund të rekomandojnë vetëm respektimin e vendimeve të drejtësisë, por jo të legjitimojë tendera fiktivë dhe të dyshimtë. Duke kritikuar qëndrimet e ambasadorit, Aleanca shprehet se diplomati i BE u rreshtua me në kreh të Edi Ramës dhe kundër artistëve. “Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e djeshme të Aleancës. Deklarata e plotë e Aleancës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, z. Luigi Soreca. Deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues privatë të një trualli publik në një nga zonat më të lakmuar të Shqipërisë. Fatkeqësisht, Ambasadori Soreca është përpjekur t’i japë legjitimitet një tenderi fiktiv, me fitues të paracaktuar, për një zhvillim privat që do të financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Pohimet e Ambasadorit Soreca janë jashtë kompetencës së tij dhe përtej statusit të tij diplomatik. Por mbi të gjitha, ato bien ndesh me interesin publik, shtetin e së drejtës dhe
Aleanca për Teatrin reagon ashpër ndaj Sorecës: Mos mbështet shkeljet e ligjit
parimet e demokracisë, për fuqizimin e të cilave taksapaguesit evropianë kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë qindra milionë euro. “Ligji special” i teatrit shkel Konventën Aarhus për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen; shkel parimet kushtetuese të autonomisë lokale dhe të barazisë para ligjit; si dhe ligjet e prokurimit
publik dhe të konkurrencës. Ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti, por mungesa e saj i ka dhënë pushtet absolut qeverisë të miratojë dhe zbatojë ligje antikushtetuese pa asnjë kontroll apo kufizim institucional. Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës
në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor. Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme dhe me qëllimet e duhura, por për shkak të keq planifikimit dhe keq zbatimit të saj ne ndeshemi sot më rrënimin thuajse total të sistemit gjyqësor, e cila ka krijuar edhe çështje si ajo e Teatrit Kombëtar. Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë. Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të ri mendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë.
Ambasadori i BE-së: Kërkojmë tender me standarde, mbështesim lirinë e shprehjes së artistëve
A
mbasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca komentoi debatin e fundit që ka përfshirë politikën për teatrin Kombëtar. Ai tha se nuk është BE-ja ajo që duhet të thotë nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, pasi këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare, por kishte vetëm një kërkesë, respektimin e standardeve europiane për tenderin dhe konkurrencën e lirë. “Dëshiroj të them se kjo është çështje shumë e rëndësishme edhe është pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare ku janë përfshirë shumë ndjesi edhe interesa. Për këtë arsye është një çështje
“Teatri”, Soreca: Çështje delikate dhe e politizuar, vendosni ju, jo BE-ja
delikate edhe e politizuar. Nuk duhet të jemi ne ata që themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare. Ashtu sikur e dini edhe ju pozicioni ynë ka qenë i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar, BE i ka bërë thirrje qeverisë
që të jenë transparent edhe pa qasje diskriminuese në treg. Ky duhet të jetë parimi që duhet të udhëheqë autoritetet shqiptare, prandaj është lançuar edhe tenderi për më tej. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë kritere të qarta edhe transparente, edhe të ketë një qasje të drejtë për këtë çështje. Ajo që është e rëndësishme për ne është sundimi i ligjit, procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje
me ato të BE-së, mesa di tenderi është i hapur deri në 19 shtator. E rëndësishme është edhe konkurrenca e lirë dhe e drejtë. Elementi më i rëndësishëm për ne është konkurrenca e lirë”, tha dje ambasadori i BE-së në Tiranë. I pyetur mbi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBEsë, Thomas Greminger, Luigi Soreca tha se për BE-në është e rëndësishme shteti i së drejtës dhe respektimi i
kritereve të tenderit. “Kjo është një çështje që vazhdon që të ketë debat të madh në Shqipëri. Për ne është e rëndësishme shteti i së drejtës. Tenderi është i hapur deri në muajin shtator. Janë institucionet shqiptare që duhet të marrin vendimin për këtë çështje. Brenda periudhës së tenderimit të sigurohet një konkurrencë e drejtë sipas rregullave. Për ne është e rëndësishme liria e shprehjes së artistëve që ajo të ruhet edhe këtë po bëj. Në mbështesim lirinë e shprehjes së artistëve edhe do të diskutojmë me ta në vijim”, u shpreh dje ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.
POLITIKE
5
E martë, 30 KORRIK 2019
Kreu i Qeverisë dhe kreu i opozitës janë përplasur dje në distancë lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar
Rama: Shumica do teatër tjetër! Basha: Ai që nuk distancohet, është bërë pis
K
ryeministri Edi Rama vijon që të sjellë zërat e artistëve të njohur që janë pro ndërtimit të një teatri të ri kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit, projekt të cilin e kundërshtojnë me forcë artistët dhe qytetarët e mbështetur nga opozita. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama risjell deklaratën e regjisorit Altin Basha, që pak kohë më parë shprehej se godina aktuale nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore. “Regjisori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese. Altin Basha: Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët”, thuhet në pasazhin e Altin Bashës, të përzgjedhur dje për ripublikim nga kryeministri Edi Rama. Reagimi i Bashës Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për
TEATRI KOMBËTAR
Maks Velo: Katastrofa erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore
Teatrin Kombëtar duke deklaruar se ai që nuk distancohet tregon se është bërë pis. Basha tha se Edi Rama kërkon ta shembë Teatrin për të ngritur 6 kulla bashkë me Erion Veliajn dhe oligarkun “Fusha”. Sipas tij, hajduti psikik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro. “Hajduti psiqik Rama vazhdon
të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro. Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera RamaVeliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar
është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla. Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, tha dje Lulzim Basha.
ISH-DEPUTETI I PD-SË: RAMA DO TË RRËZOHET SHUMË SHPEJT, TË KENË DURIM SHQIPTARËT
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i është përgjigjur ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili tha dje se çështja e Teatrit Kombëtar është delikate dhe duhet trajtuar me kujdes. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, ish-deputeti Bumçi deklaroi se në çështjen e teatrit nuk ka asgjë të ndërlikuar, mjafton që teatri i ri të ndërtohet në një hapësirë tjetër. Sipas tij, vetë shqiptarët duhet t’i zgjidhin këto probleme, pasi ambasadorët nuk kanë asnjë rol. “Pse ka rëndësi deklarata e tij apo e ndonjë ambasadori tjetër. Para një jave mbaroi mandatin dhe u largua ambasadorja gjermane, kështu do të ndodhë edhe të tjerët. Ambasadori nuk ka asnjë rol, e vërteta është a mund ta zgjidhim ne shqiptarët këtë punë. Ka vende plot për të ndërtuar teatër. Pse fjalët e një ambasadori, çfarë ka të
Teatri, Bumçi përgjigje Sorecas: S’ke asnjë rol, Rama do rrëzohet!
ndërlikuar këtu”, tha Bumçi. Më tej, ai vijoi me akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se e ktheu Parlamentin në noter për t’i dhënë 8500 metra katror një biznesmeni të lidhur me të dhe për të shembur teatrin. “Rama e
ktheu Parlamentin në noter për t’i dhënë 8500 m2 një biznesmeni të lidhur me të. Kjo është vjedhje me ligj. Kjo u bë pa tender, nuk u bë as ankand. Parlamenti vendosi emrin e personit që do të merrte këtë hapësirë. Sot kemi një person që nuk pyet më
për ligje, Kushtet, por bën çfarë të dojë”, u shpreh ish-deputeti demokrat. I pyetur se a do të prishet Teatri Kombëtar, Bumçi deklaroi se Rama po bën gjithçka në një kohë që vendin e ka lënë pa gjykata. Por nga ana tjetër, ai shprehu besimin se Edi Rama do të rrëzohet shumë shpejt nga pushteti. “Në fantazinë tonë e çojmë kudo me shprehjen e Ramës “nuk keni parë gjë akoma”. Sot ky njeri është Zot i këtij vendi. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk pyet për dekret të Presidentit. Çfarë ka mbetur më të bëjë ky njeri. Ky njeri sot po bën gjithçka. Rama do të rrëzohet, të kenë durim shqiptarët. Protestat masive do të vijojnë edhe në shtator”, deklaroi dje ish-deputeti i PDsë, Aldo Bumçi.
Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora për Teatrin Kombëtar u shpreh mbrëmjen e djeshme se katastrofa në Shqipëri erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore. “E gjithë kjo katastrofë tek ne erdhi nga ligjet e BE për autonominë vendore. Vërtetë në Francë, Parisi, Tuluzi, një fshat ka autonomi vendore, që do të thotë secili vendos vetë. Pra një kryebashkiak vendos vetë, por tek ne nuk është e njëjta gjë. Këtu janë të tërë hajdutë. Në Voskopojë nuk e ka bërë turku, turku nuk e ka bërë, të bësh dy godina të marrësh para nga Banka Botërore për të harxhuar, për të vjedhur”, tha Velo. Arkitekti tregoi dhe arsyen se pse nuk e dëgjon më kryeministrit Edi Rama, teksa u shpreh se vendosi të largohej nga kryeministri, sepse e kishte parë që ai të përdorte, ndërsa thekson se kishte kuptuar se çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. “Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është (stadiumi) “Qemal Stafa”, është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hotelerie, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Toptani dy kate nuk funksionoi se ka super ngopje në dyqane dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. Po pse i bëjnë. Vjedhin ajrin. Ne Beti jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin”, u shpreh Maks Velo.
POLITIKE ANËTARI I KRYESISË SË PD-së
A
nëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në një intervistë dhënë dje për “Fax News”, komentoi zhvillimet më të fundit në Bashkitë e vendit, ku në zyra po shkojnë të zgjedhurit e 30 Qershorit. Çollaku tha se me instalimin në zyra të kryebashkiakëve të 30 Qershorit, zhduket pushteti vendor, dhe vendi kthehet në një diktaturë, njësoj si me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit. “Për mua nga sot nuk ka më Bashki, po ka vetëm komitete ekzekutive. Kur flasim për autonominë vendore, ajo sot po vdes, nuk ka më këshilla bashkiakë, po ka komunitete lagjesh, njësoj si në kohën e regjimit komunist. Kam dëgjuar nga mediat që nga
6
E martë, 30 KORRIK 2019
“Po instalohet diktatura”, Çollaku: Qëndresë në çdo bashki! nesër dhe Tirana do të ketë komitetin e saj ekzekutiv, praktikisht nga sot është rrëzuar një nga kolonat e pushteteve. Po instalohen disa njerëz të pavotuar dhe të pa mandatuar, njësoj si bënë farsën në 30 Qershor, edhe tani po instalojnë dhunshëm disa individë në institucione të cilat duhet të ishin zgjedhur. Jemi në fazën e fundit të një grushti shteti, dhe për fat të keq po heshtin dhe disa ndërkombëtarë që deri më dje kanë deklaruar të kundërtën e saj”, u shpreh Çollaku. Më tej zyrtari i PDsë tha se forca politike ku ai bën pjesë do të
bëjë rezistencë në të gjitha bashkitë e vendit, ku do të tentohet të merren peng Bashkitë. “Nxis çdo qytetarë që të rezistojë njësoj siç ndodhi në Devoll. Sot jemi në kushtet e viteve 90, pasi qytetarët nuk kanë votuar, dhe po përpiqet që të instalohet një diktaturë e re. Në zyrë po instalohet një person që nuk ka marrë votat e 6% të qytetarëve. PD nuk e njeh këtë proces që po ndodh, e gjitha kjo është një vepër penale. Si mundet një dekret i presidentit të rrëzohet me intervistën e një ambasadori, kushdo qoftë ai. Nuk mundet të
ndodhë kjo në një vend demokratik, as në vendet afrikane. Ambasadorët nuk mund të sillen si një parti e tretë në vendin tonë, nuk mund tiu kërkojmë më shumë sesa duhet, pasi ata përfaqësojnë qeveritë e tyre”, tha më tej Anëtari i Kryesisë së PD-së Kreshnik Çollaku.
Ish-deputetët demokratë raportojnë situatën: Nuk po lejohet instalimi i një junte debilësh që flenë nëpër institucione
TensionetnëDevoll,Basha:Kyregjimkriminal po shkon drejt përplasjes me popullin P
ër situatën, kryedemokrati Lulzim Basha në rrjetet sociale tha se qeverisja lokale po uzurpohet, ndaj paralajmëroi se përgjegjësit sipas tij do të kenë fatin që meritojnë. “Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët”, u shpreh Basha. Ndërsa ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nga Devolli tha se Eduard Duro do të kallëzohet për përvetësim titulli, ndërsa opozita nuk do të lejojë instalimin e një “junte debilash”. “Nuk po lejohet instalimi i një junte debilësh që flenë nëpër institucione publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para. Një barkderr i shëmtuar sa kryeministri Rama shkallmoi dy herë institucionet për të treguar që këtu nuk ka institucione, nuk ka ligj dhe vetëgjyqësia është akti në të cilin do të mbajë përgjegjësi në bazë të një kallëzimi penal”, theksoi Salianji. Ish-deputeti demokrat deklaroi
se opozita nuk do të tërhiqet nga bashkia e Devollit. “Sikur e keni parë nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash të cilët flenë në institucionet publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para, e parë se si një barkderr i shëmtuar pothuaj sa Rama shkallmoi dyert e institucioneve për të treguar se nuk ka ligj dhe se bëri vetëgjyqësi do të
mbajë përgjegjësi pas kallëzimit dhe personi i vetëshpallur si kryebashkiak do të kallëzohet për përvetësim të titullit. Qytetarët nuk do të tërhiqen. Do të jemi në mbështetje për shkak të kërcënimeve që bëhen ndaj administratës. Këtu ka qenë një njeri (i referohet Eduard Duros) që ka fjetur nga dita e premte dhe deri sot”, theksoi dje Ervin Salianji.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, do të qëndronte deri në fund të protestës së djeshme së bashku me shumë opozitarë të tjerë para Bashkisë së Devollit. Në mesditë, Salianji shpërndau një video në rrjetet sociale, në të cilën tregohej prezenca e shumtë të policëve dhe FNSHsë para bashkisë. Sipas Salianjit, junta vazhdon të shtojë policët, të cilët në kundërshtim me ligjin janë të armatosur përballë qytetarëve. “Vazhdon zaptimi i bashkisë Devoll dhe kthimi në fjetore të ruajtur me policë! Të trembur nga qytetarët junta vazhdon të shtojë policët të cilët në kundërshtim me ligjin pêr tubimet janë të armatosur përballe qytetarêve!”, theksoi dje Salianji. Ndërsa ish-deputeti tjetër i PD-së, Endri Hasa, është shprehur dje duke ironizuar se “Edi Rama i Devollit” ka hyrë si hajdut dhe është izoluar që pa gdhirë brenda bashkë me forcat e FNSH. “Paligjshmëria e vazhdon dhe sot në Bashkinë e Devollit. Qytetarët janë të vendosur dhe të bashkuar në krah të Bledion Nallbatit kryetarit legjitim të bashkisë. Ndërkohë, Edi Rama i Devollit ka hyrë si hajdut dhe është izoluar që pa gdhirë brenda bashkë me forcat e FNSH, tha ish-deputeti demokrat, Endri Hasa
Ish-deputeti demokrat: Shqipëria pa ekuilibra të demokracisë e të së drejtës!
Tritan Shehu: Parodi me konstituimin e “kryetarëve” të bashkive
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se po ndodh një parodi me konstituimin e kryetarëve të bashkive në vend. Përmes një qëndrimi të mbajtur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu shton se kjo parodi mund të ishte evituar në rast se do zbatohej dekreti i Presidentit për votimet. “Shqipëria pa ekuilibra të demokracisë e të së drejtës! Parodia e konstituimit të “kryetarëve” të bashkive po e evidenton këtë! Kjo parodi tragjike mund të evitohej edhe duke respektuar in exstremitas Dekretin e Presidentit për
shtyrjen e atyre “votimeve”. Argumenti kryesor që u përdor për mos respektimin e tij ishte dhe vazhdon të përdoret,
mos funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pra pamundësia e apelimit të tij. Një logjikë e tillë, në qoftë se pranohet, duhej e duhet aplikuar për të gjitha institucionet e vendimet e atij niveli. Pra, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, asnjë ligj a vendim i tillë nuk mund të merret. Duhej e duhet bllokuar funksionimi i Parlamentit si ligjvënës, Qeverisë si vendimmarrëse, etj., që prej ditës së kolapsit të Gjykatës
Kushtetuese. Por, ndërkaq, Kuvendi voton koncesione, PPP qindra milionëshe në euro, ligje, ndryshime kodesh, Qeveria nxjerr akte të rëndësishme; dhe e gjithë kjo në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, i vetmi institucion ku mund këto të apelohen. Në fakt ishte kjo gjendje paradoksale një arsye, që çoi në fiktivitetin tonë si deputetë të opozitës, një nga shkaqet kryesore të dorëzimit të mandateve. Interpretimet e qëndrimet parimore ndaj të
drejtës e demokracisë, ndaj funksionimit të institucioneve qendrore në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, ose aplikohen për të gjithë kur pranohen, ose për asnjë, në qoftë se hidhen poshtë. Por kurrë nuk mund të aplikohen në mënyra selektive, sepse kështu shkatërrohen ekuilibrat, mbi të cilat mbështetet demokracia dhe e drejta. Kjo po ndodh në Shqipëri”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu.
POLITIKE
7
E martë, 30 KORRIK 2019
Duro: Policinë e thirra unë, administrata duhet të ishte në punë, i detyrojnë të mos hyjnë. Nallbati: Beteja jonë vazhdon
L
ufta për Bashkinë e Devollit ashtu siç dhe u paralajmërua në fundjavën e shkuar ka vijuar edhe këtë të hënë, me socialistët në zyrë e opozitën në protestë. Forca të shumta policie përfshirë edhe ato të FNSH-së blinduan godinën, ndërsa Eduard Duro dhe Bledjon Nallbati pretendojnë zyrën e kryetarit. Lulzim Basha paralajmëroi se pushteti lokal po uzurpohet, ndërsa ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se qytetarët nuk do lejojnë instalimin e juntës së devilave siç e cilësoi ai. Dhe pas 9 orësh protesta para Bashkisë Devoll, në fjalën e tij, kryebashkiaku në ikje Bledjon Nallbati deklaroi se aksioni opozitar do të vazhdojë. “Protesta sot tregoi qartë vullnetin e devollinjve për të mos pranuar farsën e 30 qershorit, cili na ka sjellë në këtë situatë duke vazhduar me urzupimin e institucioneve në mënyrë të dhunshme, jashtë orarit. Kryetari i vetëshpallur i 30 qershorit është ngujuar në zyrë të vet vetëm me njerëzit e tij duke mos mundur të organizojë dhe të zhvillojë asnjë shërbimi. Do ta vazhdojmë aksionin tonë, për ligjshmëri dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai. Ngjarjet dje në Devoll Kryebashkiaku socialist i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit u fut të premten pasdite, më 26 korrik 2019, me forcë në zyrë, por demokratët nuk janë tërhequr nga beteja për Bashkinë e Devollit. Këtë të hënë, Eduard Duro, mbërriti në bashki rreth orës 06:30 minuta dhe me kërkesë të tij, forca të shumta policie përfshirë edhe ato të FNSH-së blinduan ndërtesën. Rreth një orë më vonë, para bashkisë mbërriti ish-kryebashkiaku demokrat Bledjon Nallbati i shoqëruar nga qytetarë, duke refuzuar që të lëshojë zyrën që e ka mbajtur për 4 vite. Njëri me policinë në krah e tjetri me mbështetësit, që të dy pretendojnë se kanë të drejtë
Devolli me dy kryetarë: Njëri brenda i ruajtur me policë, tjetri jashtë proteston NËNKRYETARI I PD-SË
Situata në Devoll, Paloka: Njerëzit me uniformë, pjesë e bandës
për Zyrën e Kryebashkiakut të Devollit. Demokrati Nallbati flet për uzurpim të zyrës të bashkisë, ndërsa socialisti Duro, pret që punonjësit e Bashkisë të rikthehen në detyrë dhe të distancohen nga veprimet e ish drejtuesit. “Sot Bashkia është kthyer në burgun 313. I zaptuar nga vetë shteti. Keni parë dhe pamje më të rënda Institucioni i bashkisë është uzurpuar duke shkallmuar dyert dhe duke u marrë në mënyrën më të keqe të mundshme, si hajdut, kriminel në momentet kur institucioni ka qenë i mbyllur dhe jashtë orarit të punës. Unë jam kryetari i ligjshëm i zgjedhur me votat e 59% të qytetarëve të Devollit në një proces legjitim. Në një proces ku partia shtet ka vendosur ta marrë me dhunë këtë institucion e ka rrethuar me polici dhe e
mban të uzurpuar”, u shpreh Bledion Nallbati. Ndërsa, kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro që doli nga votimet moniste të 30 qershorit, u bëri thirrje punonjësve që të futen në ambientet e institucionit për të vijuar punën. Ai sqaroi se policinë e kishte thirrur ai që të ishte në gatishmëri, pasi ish-kryetari kishte njoftuar se do të kishte grumbullim para bashkisë. “Nga ana e ishkryetarit është njoftuar se do të kishte një grumbullim njerëzish, ka disa punonjës bashkie dhe familjarët e tyre. Ata duhet të ishin në zyrat e tyre. Ishkryetari njoftoi se do të kishte tubim para bashkisë. Ditën e shtunë kam pasur takime me disa punonjës të bashkisë, të cilët kanë ardhur dhe ditën e shtunë e kanë bërë ditë pune
për të marrë informacion mbi organikën. Brenda bashkisë ka punonjës aktualisht, mbrojtja e territorit, burimet njerëzore, policia bashkiake. Jam në pritje që punonjësit të vijnë në zyrë. Policinë e kam njoftuar unë. Nuk është normale por edhe grumbullimi i njerëzve nuk është normal. Punonjësit e bashkisë janë të ftuar të hyjnë në zyrë, i kam ftuar personalisht. Nuk do të pengoj asnjë punonjës. Ndoshta nuk hyjnë se u vjen zor nga ishkryetari ose janë detyruar nga persona të tjerë. Punonjësit do të hyjnë në punë, është detyrim ligjor. Nuk e besoj se nuk do të paraqiten”, u shpreh Duro. Ishkryetari deklaroi se do vijojë që t’u shërbejë qytetarëve, por Duro me ironi përgjigjet: “Po u shërbeu te rruga është i nderuar, ndoshta e gjen mundësinë”.
SEKRETARI I PS-SË TAULANT BALLA I PËRGJIGJET BASHËS: BASHKIA VIJON PUNËN NORMALISHT, TI JE PËR LLAFE DHE ZHURMË Ministri Eduard Shalsi nga Korça ka komentuar tensionet e djeshme në Bashkinë e Devollit, pasi ish-kryetari Bledjon Nallbati kërkoi që të futet në zyrë, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit. “Janë përpëlitjet e fundit nga përfaqësuesit e një force që e futi opozitën në një rrugë pa krye. Cilido që do të dalë mbi ligjin do të përballet me forcën e ligjit. Janë veprime të çoroditura, njerëzish të dëshpëruar. Në vend që të merrnin përgjegjësinë për atë që përfaqësonin po kërkojnë që të pengojnë funksionimin e punës në një bashki, që në sajë të zgjedhjeve të ligjshme po përpiqet që të vijojë punën. Kjo është kastë e dëshpëruar”, u shpreh dje ministri Eduard Shalsi. Po dje edhe kryetari i grupit
Tensionet në Devoll, Shalsi: Opozita e çoroditur, janë përpëlitjet e fundit të kastës
parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas tensioneve që janë shënuar paraditen e djeshme në Bashkinë
e Devollit, e cila u rrethua nga policia, pasi kryebashkiaku i ri Eduard Duro mori detyrën. Përmes një postimi në faqen
e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Balla deklaroi se bashkia vijon normalisht punën, duke ofruar shërbime bazë për qytetarët. “Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve. 30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas “blindimit” të Bashkisë së Devollit nga forca të shumta policore, teksa ka marrë detyrën kryebashkiaku i ri, Eduard Duro. Paloka është shprehur me ironi se uniformat blu duhet të ndalonin “hajdutin e Ramës”, kryebashkiakun e Partisë Socialiste, që sipas tij, ka thyer derën e bashkisë natën. “I shihni këta me uniformë ku shkruan “Policia”? Janë në bashkinë e Devollit! Po nuk janë aty për të kapur hajdutin e Ramës që ka hyrë duke thyer derën, natën, kur të zotët e shtëpisë nuk ishin aty. Këta, edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdhër të kryehajdutit. Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen më! Grabisin me dhunë! Silluni me ta siç do silleshit me një grabitës që ju ka hyrë në shtëpi, po pa njoftuar “policinë që nuk duam””, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”, u shpreh dje kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
POLITIKE
8
E martë, 30 KORRIK 2019
“Presion e kërcënime”, PD: Gjykata në mënyrë absurde dhe antikushtetuese, ka anuluar fitoren e Elisabeta Katiaj duke favorizuar kandidaten e përkrahur nga qeveria
N
dërhyrjes se politikës nuk ka mundur t`i shpëtojë as Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Gati një muaj pas zgjedhjes se Elisabeta Katiaj është vendosur rizhvillimi i zgjedhjeve për kryetar. “Për pushtetin e tij, Edi Rama kërkon të kapë edhe institucionet e pavarura si Dhomën e Tregtisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë”, denoncoi dje Partia Demokratike, e cila përmes nënkryetarit të saj Edmond Spaho thekson se pas presionit me vetting-un e Ramës, Gjykata Administrative në mënyrë absurde dhe antikushtetuese, ka anuluar fitoren e Elisabeta Katiaj në zgjedhjet për këtë institucion, duke favorizuar kandidaten e përkrahur nga qeveria. Sipas Spahos, çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik. “Babëzia për pushtet e Ramës nuk fal asnjë institucion të pavarur qoftë ai dhe jo i lidhur me shtetin drejtpërdrejt. Veglat e tij qorre veprojnë edhe mbi institucione si Dhoma e Tregtisë si dhe Bashkimi i Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Mbi 1 muaj më parë institucioni i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, zhvilloi zgjedhjet konform rregullave të statutit. Në garë morën pjesë
Spaho: Si çdo institucion tjetër, Rama kërkon të kapë dhe Dhomat e Tregtisë
dy kandidatë dhe konform rregullave, fituese u shpall zonja Elisabeta Katiaj. Gjendur përpara këtij fakti dhe duke pasur frikë nga zgjedhjet si forma e vetme demokratike e përzgjedhjes në krye të një institucioni, Rama urdhëroi një operacion tërësisht kundërligjore. Ai angazhoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për të sulmuar procesin me një kërkesë antiligjore në favor të kandidates së tij. Përballë këmbënguljes të mbështetur në ligje dhe procedura demokratike, insituticioni i
Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe industrisë procedoi me shpalljen fituese të kandidates Katiaj. E gjendur në minorancë votash kandidatja humbëse, dhe natyrisht në mbështetje të kryeministrit Rama, përdori ministren Denaj, e cila në shkelje të Ligjit për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, ndërhyri brutalisht në proces. Nën presionin brutal të personave të lidhur ngushtë me Edi Ramën, komisioni që shpalli fitues dhe vulosi zonjën Katiaj, u tërhoq. Kjo kthesë e
beftë e Komisionit, fsheh në thelb babëzinë për të kapur këtë institucion të pavarur që jo rrallë herë ka shprehur shqetësimet e bizneseve karshi politikave ekonomike të qeverisë. Këto shqetësime janë paraqitur pranë raportuesve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kontrolli qeveritar i kësaj organizate është qëllimi pse Edi Rama po ndërhyn me të gjitha mjetet. Presione dhe kërcënime u ushtruan ndaj Gjykatës Administrative, e cila pasi pranoi kërkesë - paditë e
zonjës Katija, duke e shpallur fituese, iu anullua fitorja nga ministrja Denaj dhe kryeministri Rama. Gjykatësi vendosi që të mos merrte Sigurimin e Padisë duke ia hequr kësaj Gjykate këtë të drejtë. Një vendim sa absurd aq edhe antikushtetues marrë nga presioni me vetting që Rama i bën tanimë çdo gjyqtari. E gjithë kjo histori kriminale dhe antikushtetuese zbatohet për të kapur dhe mbytur çdo zë të pavarur nga një njeri që ka frikë dhe dhunon institucionin e zgjedhjeve kudo ku interesat e tij kërcënohen. Njeriu që zhduku zgjedhjet nga partia që drejton, që zhduku zgjedhjet nga shqiptarët dhe i ktheu në votime moniste, duhet ndalur me çdo kusht e çdo mjet. Çdokush që i bëhet krah në këtë vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik. Askush nuk do të harrohet dhe as falet në orën e llogarisë që po afron. Zemërimi popullor nuk do kursejë askënd dhe pasuritë e askujt që sot kalëron me Edi Ramën por nesër e pret gremina dhe fundi i tmerrshëm i çdo bashkëpunëtori me krimin dhe tradhtari të interesit publik”, tha Edmond Spaho.
RIZGJEDHJET NË DHOMËN E TREGTISË, KATIAJ DENONCON PARREGULLSITË LIGJORE: MË PËRJASHTUAN NGA GARA Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë po rizhvillon zgjedhjet për kryetar. E zgjedhura si kryetare në procesin e parë, Elisabeta Katiaj ka depozituar një ankesë, duke kërkuar ndalimin e procesit të zgjedhjeve. Katiaj shkruan në ankesë se procesi me zhvillohet me parregullsi dhe shkelje ligjore. “Kërkoj ndërprerjen e procesit zgjedhor për shkak të parregullsive dhe shkeljeve ligjore. Si rezultat edhe mos certifikimin e këtij procesi zgjedhor në cilësinë e anëtares së asamblesë së BDHTISH, në cilësinë e Kryetares së zgjedhur nga procesi zgjedhor i datës 13.06, 2019, në cilësinë e një qytetari që ka konstatuar parregullsi ligjore të cilat kam për detyrim ti denoncoj,”-shkroi ajo. Katiaj u zgjodh kryetare e Dhomës së Tregtisë më 13 qershor. Por gati një muaj pas zgjedhjes se Elisabeta Katiaj u vendos rizhvillimi i zgjedhjeve për kryetar. Në votimet e datës 13 qershor, kandidatja Ines Muçostepa nuk paraqiti ankime apo vërejtje gjatë procesit. Vetëm në një rast ajo kërkoi të mos lejohet votimi me
Unioni i Dhomave zgjedhje pa transparencë, u mbyll kamerat televizioneve
prokurë ç`ka u pranua. Por pasi rezultoi humbëse, Muçostepa ankimoi procesin duke sjellë dhe ndërhyrjen e Ministrisë së Financave. Një tjetër fakt që e bën absurd vendimin për zgjedhjet e reja është kërkesë padia e dorëzuar prej Elisabeta Katias, kryetares së zgjedhur më 12 korrik. Katija kërkon njohjen e rezultatit si dhe moszhvillimin e zgjedhjeve të reja. Por komisioni vendosi dy javë më parë datën e re të zgjedhjeve më 29 korrik, pra ditën e djeshme, pa u shqyrtuar
fillimisht padia e Elisabeta Katias. Votimet Procesi i rivotimeve për kryetarin e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë është zhvilluar në mungesë të plotë transparence për mediat. Ndryshe nga një muaj më parë, kamerat e televizioneve janë ndaluar të jenë prezentë, edhe pse janë garanci e shtuar për transparencë. Televizionet kërkuan që ta ndiqnin procesin zgjedhor, por prania u refuzua me argumentin se nuk ka
kërkesë nga kandidatët që janë në garë. Në fakt dhe në zgjedhjet parlamentare, vendore apo të tjera prezenca e medias shihet si vlerë e shtuar dhe jo cenim i procesit, ndërsa çuditërisht në Unionin e Dhomave media refuzohet. Komisioni Zgjedhor vendosi që media të jetë e pranishme vetëm në momentin kur të jepet rezultati, por jo gjatë votimeve. “Komisioni zgjedhor për organet drejtuese të BDHTISH vendosi se nëse do të kishte kërkesë nga konkurrentët drejtuar Komisionit për pjesëmarrjen tuaj dhe ndjekjen e procesit, do të merrte një vendim për të pranuar kërkesën tuaj. Në këtë situate ku asnjë nga pjesëmarrësit nuk na ka vënë në dijeni për kërkesën për të qenë prezente ndonjë media, Komisioni vendosi qe media të jetë e pranishme vetëm në momentin e fundit kur te jepet rezultati”, ishte reagimi i
Uarda Llazit, Sekretare Teknike e Komisionit Zgjedhor në Unionin e Dhomave të Tregtisë. Në qershor kandiduan Ines Muçostepa dhe Elisabeta Katiaj, ku kjo e fundit rezultoi fituese. Por Ministria e Financave anuloi votimet edhe pse gjatë procesit nuk pati asnjë ankesë, ndërsa në rivotimet e djeshme kandiduan Ines Muçostepa dhe Pjerin Fusha. Fituesja e zgjedhjeve të 13 qershorit Elisabeta Katiaj thotë se u përjashtua nga gara pa marrë asnjë njoftim. Ndërkaq kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka edhe pse ka marrë pjesë në procesin e 13 qershorit kur u shpall fituese Elisabeta Katiaj, ishte i pranishëm edhe në rivotim, por duke iu shmangur komenteve. Edhe ish kryeministri Sali Berisha denoncoi të dielën manipulimet ne zgjedhjet e Unionit.
POLITIKE
9 E martë, 30 KORRIK 2019
AMBASADORI I BE NË TIRANË
Deklaratat për Teatrin, reagon Soreca: U nxorën jashtë kontekstit Reagimet e shumta për deklaratat e bëra dje për Teatrin Kombëtar, kanë bërë që Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca të sqarohet me një tjetër deklaratë. Soreca shkruan në “Twitter” se përgjigjja e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe se ka mbajtur të njëjtin qëndrim si Komisioni Europian në shtator për procedurat e prokurimit publik. “Vërej me shqetësim se përgjigjja ime sot
në një pyetje mbi çështjen e Teatrit Kombëtar është paraqitur jashtë kontekstit. Prandaj është e dobishme të theksohet se sot kam përsëritur qëndrimin e deklaruar në shtatorin e kaluar nga Komisioni Europian, kur autoritetet kompetente shqiptare u ftuan për të ndjekur pajtueshmërinë me parimet e prokurimeve publike të BE-së dhe për të siguruar qasje jodiskriminuese në treg.
Unë gjithashtu deklarova sot se transparenca e procedurave është thelbësore për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe të lirë. Unë shtova… se është e nevojshme që të jepet kohë që procedurat institucionale të marrin një vendim për çdo mosmarrëveshje juridike që ekziston në këtë çështje, në
respekt të plotë të zbatimit të ligjit. Në fund konkludova duke kujtuar se Delegacioni i BE-së është plotësisht i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shprehjes si të drejtë themelore dhe është gati të vazhdojë dialogun me artistët dhe qytetarët e përfshirë”, shkruan ambasadori Soreca.
Kryebashkiaku i Tiranës: Çdo projekti do t'i shkojmë deri në fund; Ata që s'erdhën në betejë, s'kanë të drejtë të flasin për të ardhmen e qytetit
KryebashkiakuVeliaj:Tirananukndalet
K
r eu i Bashkisë së Ti ranës Erion Veliaj ka konfirmuar edhe njëherë vendimin për t'i dhënë qytetarëve të Tiranës një teatër të ri kombëtar. Nga konferenca ku u prezantuan punimet e disa studenteve të Harvardit me fokus shtimin e hapësirave për fëmijët, Veliaj theksoi se qyteti nuk mund të mbetet pas i nostalgjive të dikurshme. "Unë besoj se e ardhmja iu përket njerëzve me vizion, që arrijnë ta shohin këtë qytet dhe këtë vend pas 10, 20 dhe 30 vitesh, jo ata që u ka ngelur koka pas. Mund të ketë akoma njerëz që kanë nostalgji për gjyqet e komunizmit dhe për dënimet me varje që jepeshin në teatër. Nostalgjitë do t'i respektojmë, do të gjejmë një mënyrë për t'i akomoduar edhe tek Teatri, si te stadiumi i ri, fasada e tw cilit është përqafuar nw projektin e ri. Por me gjithë respektin për nostalgjinë, me gjithë durimin për nostalgjinë dhe tolerancën ndaj
gjithollogëve, Tirana nuk ndalet dhe jam i vendosur që çdo projekt që do miratojmë sot e në vijim t'i shkojmë deri në fund", deklaroi ai. Veliaj theksoi se më 22 korrik është hapur thirrja për ofertat që do të paraqiten për Teatrin e ri modern, ndërsa i cilësoi akuzat e deritanishme si "beteja imagjinare". "Teksa jam duke ndjekur çështjen e Teatrit,
prapë është një ilustrim ideal i histerisë kolektive. Shkon drejtori me një dum-dum të marrw dy-tre dosje, arkivën, financën, duke qenë se ka dy vjet që janë zhvendosur te Art'Turbina, dhe krejt papritur plas histeria se do të prishet Teatri. Ndërkohë, jemi ende muaj larg; në datën 22 korrik kemi hapur thirrjen për të gjitha ofertat se kush mund ta bëjë këtë Teatër modern. Ka dy muaj kohë thirrja. Këta i kanë betejat të gjitha imagjinare, vetë i sajojnë, vetë i luftojnë dhe vetë i fitojnë betejat. Wshtë e gjitha vetëm te koka e tyre, sepse në realitetin jashtë këtij 'akuariumi', jeta vazhdon normalisht. Ndaj, dua t'ju sfidoj që të përgatiteni që shumë prej vendimeve që ju mund t'ju duken totalisht të pafajshme, të thjeshta, mund të përballen me një histeri të jashtëzakonshme", tha ai. Kreu i Bashkisë u shpreh se përgjigja për teatrin u dha më 30 qershor përmes referendumit. "Vendet demokratike funksion-
ojnë me zgjedhje. Ti nuk mund të jesh edhe aktor të thuash të ruajmë tallashin, edhe aktivist politik të thuash edhe unë do bllokoj zgjedhjet, edhe militant i rrugës të thuash Rama ik dhe pastaj nuk vjen në asnjë garë. Unë aty isha në 30 qershor, ata që më thanë do e shohësh nuk erdhën. Ata që të thonë do e sho-
hësh, ke për ta parë ti, ta tregoj unë ty, dhe nuk vijnë në betejë, u ikën e drejta të flasin për të ardhmen e qytetit. I dëgjoj këta që flasin si ekspertë për teatrin kur thonë: "Unë vërtet jam themelues i kësaj partie, por kjo s'është fare politike". Nëse nuk është politike çfarë është?", nënvizoi Veliaj.
POLITIKE ANALIZË Nga Andi Bushati
S
humica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për krizën shqiptare, japin një përgjigje standard: “Ne, në këtë rast nuk bëjmë arbitrin, sepse i takon politikës shqiptare, ta zgjidhë lëmshin që ka krijuar vetë”. Në pamje të parë korrekt, ky qëndrim që duket sikur respekton sovraninetin e një vendi të pavarur, që gëzon të gjithë ata që kanë kërkuar lehtësimin pas tre dekadash të tutelës së huaj, është në të vërtetë po aq hipokrit sa edhe i pamundur. Dhe kjo për dy arsye. Së pari sepse nuk ka ndodhur kështu dhe së dyti sepse nuk është e mundur që kjo të ngjasë. Le ti marrim me radhë. As BE dhe sidomos SHBA, nuk kanë qenë vëzhgues neutralë që pas djegies së mandateve të opozitës në 16 shkurt. Ata kanë mbështetur pa rezerva palën qeverisëse duke e goditur sistematikisht opozitën. Ata kanë treguar me gisht liderët e saj dhe tashmë janë të njohur me emra diplomatët në Tiranë, që përpunonin në zyrat e tyre sharlatanët e opozitës së re, për t’i servirur si kundërshtarët realë të qeverisë, në një vend ku gjithçka shkon normalisht. Ky angazhim u bë edhe më i ndjeshëm me ardhjen e voti-
meve lokale. Ai nuk u mjaftua me thirrjet se PD dhe LSI duhet të hynin në lojë, me deklaratat e hapura se udhëheqësit po tradhtonin elektoratin e tyre (në fakt 30 qershori tregoi se zgjedhësit i ndoqën si trupë unike nga pas), por marrja krah u bë më e qartë kur kriza u shndërrua nga politike në institucionale. Diplomatët që merren me Shqipërinë, nuk u përfillën as dekretin presidencial për anulimin e votimeve, as faktin se po zhvillohej “garë” krejtësisht moniste, madje mbyllën sytë edhe ndaj shkeljeve ligjore për rrëzimin e tij me Kolegj zgjedhor, gjë që edhe raporti i ODHIR e nënvizoi si absurde. Pra, pasqyra është e qartë, faktori ndërkombëtar në Tiranë, nuk ka qenë një arbitër indiferent, por një gjykatës i rreshtuar pro njërës palë. Madje aq evidente ka qenë kjo sa edhe vetë Edi Rama u detyrua ti falenderojë në asamblenë e fundit të PS-së se shpëtuan Shqipërinë nga rrëshqitja në kaos. Pra, pasi pamë se deri tani ndërkombëtarët nuk kanë hezituar ti zhgërryejnë duart në këtë batak, le të shohim edhe pse ata e kanë të pamundur ta vazhdojnë këtë strategji. Kjo lidhet drejtpërdrejt me ecurinë e reformës në drejtësi të
10 E martë, 30 KORRIK 2019
Hipokrizia ndërkombëtare me krizën shqiptare cilës ata i kanë vënë gjoksin. Ky projekt ambicioz dhe shumë i propaganduar, ka pasur si objektiv dy aspirata kryesore. Së pari, atë teknik për rregullimin e sistemit, që do të sillte si pasojë dënimin e politikanëve të korruptuar, ripërtëritjen e një klase politike të delegjitimuar dhe krijimin e një mjedisi më të ndershëm dhe më miqësor për investitorët e huaj, që nuk kanë asnjë garanci në këtë vend. Së dyti atë psikologjik. Kjo aspiratë ka qenë e lidhur me rikthimin e shpresës së popullatës për të jetuar në një vend më të ndershëm, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit; për të qenë pjesë e një shoqërie më të drejtë, ku fatet personale nuk varen as nga dhuna e pushtetit politik dhe as nga arroganca e atij të parasë. Realizimi i këtyre dy objektivave ishte basti i madh i perëndimit në Shqipëri. Në emër të tij shumë qytetarë e kanë mbështetur këtë projekt që shpresonin t’u dhuronte një atdhe më të mirë. Por, eksperi-
enca e këtyre tre viteve po na vërteton, përditë e më shumë, se suksesi i kësaj nisme nuk mund të bashkëjetojë me një pushtet autoritar dhe të pabalancuar. Raste si ato kur ekspertët ndërkombëtarë të Euraliusit apo OBDAT-it janë shndërruar në paterica të pushtetit, duke dhënë rekomandime absurde për Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme apo për gjyqtarë të lartë provizorë, janë dëshmia më e qartë për këtë. Një drejtësi e ndershme dhe e paanshme është praktikisht e pamundur pa ekzistencën e një sistemi pluralist, pa institucione të pavaruara dhe të balancuara, pa një shtet ligjor që kufizon fantazitë, makthet apo epshet e liderëve të plotfuqishëm. Pra, thënë shkurt, që Reforma në Drejtësi të ketë ndonjë shans për ti’u përafruar shpresave që përndezi, ajo ka nevojë për rikthimin e vendit në shtratin demokratik. Dhe këtu perendimorët sado të përpiqen të bëjnë arbitrin indiferent nuk e kanë luksin
të fshihen pas shprehjes: “ne nuk ndërhyjmë në krizën tuaj”. Ata janë të dënuar të shpëtojnë produktin që mban markën e tyre. Ç’do lloj tjetër sjellje, çdo alibi prej struci, është një bashkëjetesë, në mirëkuptim, me regjimin në fuqi. Ajo, jo vetëm që është vazhdim i përkrahjes së sotme për Ramën, por edhe përçudnimi përfundimtar i projektit që nisën tre vite më parë. Nëse, ashtu sikurse po duket, institucionet e reja të drejtësisë, do të formëzohen në mjedisin e një pushteti personal, ato do ti shërbejnë me devotshmëri deri në fund atij dhe ç’është më e keqja, do ti konformohen me të njëjtin zell edhe zëvendësuesit. Dhe atëherë, vite më vonë, pasardhësit e këtyre diplomatëve që merren sot me Shqipërinë (e që ndoshta do të vazhdojnë karrierën me ngritje në të tjera vende të humbura të rruzullit) do të thonë me të njëjtën këmbëngulje: “bëmë gabim që nuk ndërhymë në kohë”. Lapsi.al
torik i tij. Për Lubonjën, amortizimi i Teatrit është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar “Tirana nuk ka nevojë për një teatër, ka nevojë për 10. E kanë lënë të parestauruar. Amortizimi është forma që ka gjetur Rama për të mashtruar. Shiko si
e ka bërë në krahun tjetër, i ka dhënë një pamje normale. Supozojmë që duhet shkatërruar po ato 6 kulla nga mbrapa për çfarë duhen? Trashëgimia nuk vlerësohet pikërisht nga e gjithë kjo propagandë mashtruese”, deklaroi Lubonja.
“Ligji special për Teatrin Kombëtar është një tregues se si demokracia degradon në funksion të pushteteve të disa personave”
Lubonja: Teatri një test. Disa pyetje për ambasadorin Soreca
A
nalisti Fatos Lubonja e shikon si një test për mënyrën si bën politikë kryeministri Edi Rama çështjen e Teatrit Kombëtar. Në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Lubonja tha se po shkatërrohet trashëgimia kulturore për të ngritur kulla. Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ambasadorit të BE Luigi Soreca. “Teatri dhe mënyra e veprimit me Teatrin nga ana e qeverisë duhet parë edhe më gjerë si një test për mënyrat e qeverisjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Lexova sot dhe një prononcim të Sorecës që e reduktonte çështjen në thjesht procedura tenderësh dhe thoshte është politizuar shumë. Unë mendoj që pikërisht politizimi është i rëndësishëm.
Çdo gjë është politikë dhe ne bëjmë politikë. Edhe ata aktorë që rezistojnë bëjnë politikë dhe ata të tjerët, dhe opozita dhe Edi Rama bën politikë. Problemi është se për çfarë politikash bëhet fjalë dhe si bëhen këto politika. Teatri i parë si test i mënyrës se si bën politikë Edi Rama me Erion Veliajn, është një test që e nxjerr në një dritë shumë të errët. Do doja t’i jepja një përgjigje Sorecës, padyshim është politikë por ju për çfarë jeni aty në qoftë se jeni? Nuk vëreni ju çuditërisht që ky njeriu në krye të Kryeministrisë bëri një ligj të posaçëm dhe nuk flet kjo për mënyrën se si bëhen ligjet ‘ad personam’ në përgjithësi. A nuk vërejnë këta se si u hoq mënjanë nëpërmjet këtij ligji dhe këshilli bashkiak? A është
një tregues se si demokracia degradon në funksion të pushteteve të disa personave? Këta shikojnë që ka një president që bën 7-8 pika të arsyetuara? Teatri është një test…nuk po flas për shkatërrimin e monumenteve të kulturës, shkatërrohet trashëgimia jonë kulturore për të ngritur disa kulla. Këta nuk i shikojnë dhe thonë se kjo u bë lufta Basha-Rama. Duhet të shikojnë se tek e fundit janë këta që thonë i ka plotësuar ose jo standardet Shqipëria. Këtu ka një problem ose janë të korruptuar, ose të paditur, të painformuar dhe e treta le të mos merren me punët e shqiptarëve”,deklaroi Lubonja. Ai theksoi se kjo nuk është çështje artistësh dhe se vlera e një qyteti është tek shtresëzimi his-
POLITIKE OPINION Nga Zef Bushati*
Ç
ështja “Teatri Ko mbëtar” edhe një herë rikthen debatin shumë të përfolur e të rëndësishëm gjatë 29 viteve të proceseve demokratike në Shqipëri. Kujt duhet ti referohemi per zgjidhjen e problemeve tona : Partisë apo Ligjit ? Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta iu drejtua Ligjit për zgjidhjen e konfliktit midis Aleancës per Mbrojtjen e godinës egzistuese të Teatrit Kombëtar. Presidenti e kishte kundërshtuar me Dekret Ligjin e miratuar nga Parlamenti, i cili hapte rrugën e prishjes së godinës së Teatrit. Presidenti duke pare qe po rritej konflikti midis protestuesve që mbrojnë godinën dhe policive bashkiake, private dhe policise së shtetit, u drejtua personalisht në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar Dekretin e tij për interpretim nga ana e kësaj Gjykate. Këtu ligjërisht çështja u kthye në nul. Në këtë moment asnjë institucion shtetëror nuk mund të veprojë mbasi është në shkelje te ligjit. Ne këtë moment te gjitha variantet e policive, bashkiake, private dhe shteterore u larguan nga Teatri. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE i ndodhur ne Shqiperi
u prononcua me fjalet: Te presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është rruga e duhur LIGJORE per zgjidhjen e problemit dhe problemeve. Por këtë rrugë e bën pis POLITIKA e cila edhe mbas 29 viteve ndjek rrugen e Vendimeve te Komitetit Qendror te Partise. Një Vendim i tille u firmos midis Kryetarit te Partise Demokratike Lulzim Basha dhe Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit. Çfarë fuqie Ligjore ka ky dokument përveç propagandës politike ?!? Cfare fuqie Ligjore ka shprehja “ kur te vi PD ne pushtet “ !? Po ndoshta PD nuk vjen ne pushtet. Atëherë ky eshte nje kusht politik ? Ju te Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit, ju protestues te Astirit, ju protestues të pakenaqur ndaj Edi Rames, na ndihmoni që PD të vi në pushtet dhe ne do ju a zgjidhim problemet tuaja. POLITIKË qe jo rrallë here ka sherbyer per marrjen e pushtetit nga PD e PS dhe mbas marrjes se tij ka vijuar me mos mbajtjen e premtimeve dhe mashtrime. Rruga me e drejte eshte rruga Ligjore. Ligji është mbrojtësi më i mirë. Nëse nuk zbatohet Ligji duhet te gjithë te ngrihemi per te kerkuar zbatimin e ligjit. Nëse një ligj nuk
Nga Ergys Mërtiri
E
E martë, 30 KORRIK 2019
Ligji, Politika dhe Teatri Kombëtar! mbron interesat tona duhet te ngrihemi te kërkojmë ndryshimin e Ligjit. Mjaft me me mashtrime politike qe nuk te cojne drejt zgjidhjeve por qe i shërbejnë partive per te marre pushtetin. Debati rreth Teatrit Kombëtar ka një motiv, i cili në shumicën e rasteve nuk lexohet qartë, dhe interpretohet simbas interesave të grupimeve të ndryshme të botës së biznesit dhe politikës. Kërkesa e artistëve është që Godina e Teatrit Kombëtar të ruhet e të kthehet ne “Muzeu Kombetar i Artit Skenik Shqiptar.” Të ruhet siç u ruajt “ Shtepia me Gjethe” e Sigurimit të Shtetit Komunist ( ku mund të ndërtohej një ndërtesë e lartë në zemër të Tiranës ) Të ruhet siç u ruajtën Tynelet e Ministrisë së Brendëshme të Shtetit Komunist apo Tynelet e Byrosë Komuniste në Malin e Dajtit, etj. Godina e Teatrit Kombëtar është histori e të gjitha gjinive të artit skenik shqiptar nga viti 1945. Aty nisën hapat e para të Teatrit, të Operas, të Baletit klasik e popullor, të filarmonise, të Estradës e të cdo gjinie skenike. Aty interpretuan aktorët, këngëtarët, instrumentistët e valltarët më
të mëdhenj të Shqipërisë. Kjo godinë nuk i prish aspak punë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar po në atë vënd, po në atë sipërfaqe të madhe në Qëndër të Tiranës për të cilin sot Shqipëria ka shumë nevojë. Një Teatër Kombëtar si të gjitha Teatrot Kombëtare Europiane, nje Teatër Kombëtar me llozha, ku qytetarët ta ndjejnë vehten Europianë të lashtë të kontinentit Europian. Në asnjë vënd të Europës nuk ka Teatër Kombëtar në një Qendër Biznesi. Kinema po, por jo Teater. Projekti i prezantuar cdo gje mund te jete, Qender Biznesi, Supermerkato, Zyra, etj. por jo Teater Kombetar, jo Teatro Nazionale. Ne keto debate marrin pjese mjaft njerez qe nuk e kane idene se cfare eshte Teatri dhe specifiken arkitektonike dhe akustike te tij. Ne Tirane nuk ka asnje salle ku mund te interpretohet Teater. Ne te gjitha sallat mungon akustika teatrale. Spektatori ne Teater duhet te degjoje jo vetem fjalet, por edhe frymemarrjen e personazheve, edhe psheretimat e tyre, dhe renkimet apo frymemarrjet qe te sjell gezimi. Teatri eshte pasuria e aristokracise se qytetit dhe e
aristokracise se shtetit. Lloj lloj injorantesh japin mendime per Arkitekturen, Inxhinjerine, Mjeksine, Bujqesine, Gjelogjine, Artin, Politiken, Diplomacine, etj. duke mos e ditur qe per te gjitha keto shkenca duhet mbaruar Universiteti dhe duhen bere edhe mastera e specializime gjithe jeten, e jo duke blere diplloma fallco sa andej ketej. Si perfundim rruga më e mirë eshte dialogu. Dialog të gjerë me intelektuale e aristokrate si dhe grupe interesi per te gjetur me te miren e mundeshme, qe ti sherbeje qytetareve te Kryeqytetit dhe te gjithe Shqiperise. Politika aktuale, politika mediokre, politika e interesit, te Pasurit e Pangopur, duhet të qëndrojnë larg ketyre diskutimeve se nuk jane pjese e aristokracise shqiptare, pjese e klases se intelektualeve dhe akademikeve te Shqiperise. Te Pasurit e Pangopur më shumë ngatërrojne se sa ndihmojne ne zgjidhjen problemeve qe shqetesojne shoqerine shqiptare. *Ish-Aktor, Regjisor dhe Pedagog në Akademine e Arteve
Ambasadoruci
ANALIZË uropa Nostra, një institucion europian qe mbron trashëgiminë kulturore, është shprehur qarte dhe prere kundër shembjes se Teatrit, ndërsa një ambasadoruc si Soreca, mundohet te spërdridhet pas fjalëve, për të dhënë një përgjigje as mish e as peshk për këtë çështje. Te gjitha pyetjeve për këtë çështje ai iu përgjigj me te njëjtat fjale: ‘Çështja është delikate, është e politizuar, dhe duhet pare me kujdes. E rëndësishme është qe procedurat e tenderit te bëhen te drejta.’ Qe nuk keni turp z. Soreca, ketë e kemi pare qe ditën e pare qe erdhët ne Shqipëri dhe duket se për ketë arsye ju kane zgjedhur aty, por, mos na shisni pallavra duke investuar ne aktivitete kulturore, duke bere sikur e doni kulturën shqiptare, ndërkohe qe heshtni
11
ndaj një prej masakrave kulturore ne mes te Tiranes. Ju lutem, mos na shisni përralla, duke investuar koncerte në Theth, kur pak kilometra me tej, një HEC i çmendur po betonizon Valbonën. Nëse çështja do parë me kujdes, shiheni! Ç’ju pengon? Perse keni vështirësi për te thënë te drejtën? Thoni se për ju ka rendësi sundimi i ligjit dhe konkurrenca e lire, ndërkohe qe ka bere batërdi me ligjet, duke hartuar ligj special, duke i marre kompetencat pushtetit vendor, duke paracaktuar fituesin e tenderit, duke mashtruar publikun me institucione qe falsifikojnë kushtet teknike te godinës, etj. Është ironi e madhe te flasësh për konkurrence te lire ne një afere te tille kusarie ku ndërtuesi është paracaktuar qe prej dy vjetësh.
Çështja nuk është fare politike z. Soreca. Është, pike se pari, çështje kulturore dhe çështje e një te drejte elementare për te mbrojtur trashëgiminë tone. Jeni ju qe po bëni politike, dhe me e keqja, po bëni politike te shëmtuar. Jeni ju qe po spërdridheni duke mos iu përgjigjur drejt pyetjeve mbi teatrin, ne mënyrë qe helli juaj te mos digjet, ndërsa mishi te piqet. Pikërisht politika juaj e dështuar, është një prej duarve qe po e shkatërrojnë këtë vend. I keni hyre një rruge qorre për te mbrojtur një Kryeministër te zhytur ne lluce, me te inkriminuarin qe ka pasur ky vend ne këto 30 vjet, dhe tashme ju duhet ta mbroni deri ne fund, për te dështuar edhe ju bashke me te, ndonëse ai është gjithmonë një hap larg rrëzimit. Kështu, ju ve ju duhet tani te paguani kostot duke i thëne te zezës të bardhe e derrit dajë, duke ia mbajtur anën me siklet në çdo skandal që e shoqëron.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
12 E martë, 30 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
13 E martë, 30 KORRIK 2019
“SPECIAL OLYMPICS ALBANIA”
Një organizatë për kampionët me aftësi të kufizuara intelektuale
P
rej më shumë se dy vitesh në Shqipëri ka marrë jetë një projekt i veçantë që synon të ndihmojë dhe integrojë në shoqëri dhe projektet sportive fëmijët dhe të rriturit me aftësi ndryshe. “Program of Special Olympics Albania” (SOA) është zyrtarisht pjesë e projektit global “Special Olympics”, një nga organizatat më të njohura botërore për personat me aftësi të kufizuara intelektuale e themeluar nga Eunice Kennedy Shriver, motra e Presidentit amerikan John Kennedy. Për të kuptuar rëndësinë e kësaj organizata, mjafton të përmendin se në një vit kjo nismë trajnon dhe organizon turne apo kampionate sportive për më shumë se 5 milionë persona në gjithë botë. Në një vit organizohen më shumë 100 mijë aktivitete. Synimi është që nëpërmjet sportit shoqëria të ndikojë në jetën e çdo personi me aftësi ndryshe, duke përmirësuar jo vetëm shëndetin e tij, por edhe duke realizuar projekte, lobim për nisma ligjore dhe sociale dhe mbi të gjitha për t’i bërë këta njerëz të mos ndjehen ndryshe nga pjesa
e shoqërisë. Pjesë e kësaj organizate janë më shumë se 172 vende dhe historia e saj nis në vitin 1962. Fatmirësisht një grup i palodhur njerëzish të artit dhe shoqërisë civile, më nismën e tyre individuale, kanë arritur që t’a bëjnë Shqipërinë zyrtarisht pjesë të këtij rrjeti global mjaft të rëndësishëm për personat me aftësi ndryshe. Drejtor i këtij projekti në Shqipëri artisti i njohur Landi Hysi, kryetar i bordit drejtues, Endri Bushati, drejtorja sportive Bruna Hyka Komti dhe mjaft emra të tjerë të me përkushtim dhe qëllimin e mirë për të ndihmuar personat me aftësi ndryshe kanë arritur ta bëjnë Shqipërinë anëtare më të drejta të plota të Special Olympics. “Qëllimi lëvizjes është të sig-
urojë në mënyrë të qëndrueshme, por edhe të vazhdueshme, trajnime sportive dhe gara atletike të llojit Olimpik gjatë gjithë vitit në shumëllojshmëri sportesh për personat me aftësi të kufizuara/ndryshe intelektuale”,- thotë Landi Hysi në një prononcim për “Koha Jonë”. Ai shton se synimi është që kjo organizatë të përcjellë vlera jo vetëm për komunitetin e personave që kanë aftësi të kufizuara/ndryshe intelektuale, por për të gjithë Shqipërinë e më gjerë. Aktiviteti i SOA në Shqipëri synon të ofrojë trajnim sportiv gjatë gjithë vitit dhe konkurrencë atletike në një shumëllojshmëri të sporteve olimpike për fëmijët dhe të rriturit me
aftësi të kufizuara intelektuale, duke u dhënë atyre mundësi të vazhdueshme për të zhvilluar aftësitë fizike, të tregojnë kurajo, të gëzojnë përvojë dhe të marrin pjesë në ndarjen e dhuntive, aftësive dhe miqësinë me familjet e tyre, atletët e tjerë të Olimpikut Special dhe komunitetin. Falë angazhimit të Program of Special Olympics Albania nuk kanë munguar dhe rezultatet e para në pak kohë. Në lojërat olimpike speciale botërore Shqipëria u përfaqësua denjësisht dhe korri rezultate të kënaqshme, nga sportistët Gersi Troka, në disiplinën e notit dhe Lulëzim Koçi në disiplinën Atletikë, të cilët arritën rezultate mjaft pozitive.
AKTUALITET
14
E martë, 30 KORRIK 2019
Ndërtimi i 100 qendrave të tjera shëndetësore
M
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ditën e djeshme ka inspektuar punimet e qendrës shëndetësore në qytetin e Krujës, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore. E shoqëruar nga deputetët e Krujës, Manastirliu u shpreh se kjo qendër do të ofrojë shërbimet e para të integruara socioshëndetësore për 15 mijë banorët e Krujës. “Pas përfundimit të fazës së parë të 80 qendrave shëndetësore në gjithë Shqipërinë tashmë kemi filluar me fazën e dytë të rehabilitimit të 100 Qendrave për këtë vit, ku zbatimi ka filluar dhe sot po e shohim se si në këtë qendër që do t’i shërbejë 15 mijë banorëve të Krujës kanë filluar punimet dhe do të ketë shërbimet e para të integruara socio-shëndetësore. Duke përfshirë jo vetëm shërbimin shëndetësor me të gjithë kabinetet specifike por edhe shërbimet e kujdesit shoqëror, duke përfshirë këtu edhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara apo personat me nevoja të veçanta”, tha Manastirliu. Manastirliu nga Kruja bëri me dije se ka filluar ndërtimi
Manastirliu në Krujë, e para qendër me shërbime të integruara socio-shëndetësore
i 100 qendrave të tjera shëndetësore në të gjithë vendin, duke e konsideruar punën në kujdesin parësor
si gurin e themelit të shëndetësisë. “Sigurisht që puna duhet të ecë më shpejt, ndaj jemi këtu për
PUNËSIM PËR MË TË MIRËT
Praktikë klinike për 116 studentë të shkencave teknike Në kuadër të paktit për universitetin, 116 studentë të degës Teknikë Laboratori po kryejnë praktikën klinike në Laboratorin Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se ky është grupi i d y t ë i stu d e n tëve të Fakultetit të S h k e n cave Teknike Mjekësore që po kryejnë praktikën klinike pranë Laboratorit Qendror të Programit të Kontrollit Mjekësor Bazë. Ajo ka lajmëruar po ashtu se cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të
verës ndërsa më të mirët do të punësohen. “116 studentë të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të degës Teknikë Laboratori do të kryejnë praktikat klinike verore pranë
këtij laboratori.Cikli vijon me studentët e tjerë deri në fund të verës. Më të mirët punësohen menjëherë, për secilin prej tyre do të njihet si eksperiencë pune”, -thotë Manastirliu.
të premtuar që brenda 2019 përfundojmë dhe 100 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë
vendin. Të punosh për kujdesin parësor është të punosh për gurin e themelit të kujdesit shëndetësor”, u shpreh ministrja. Lidhur me këtë aktivitet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook shkruan: Bashkë me deputetët e Krujës inspektuam punimet e fillimit të rehabilitimit të Qendrës Shëndetësore të Krujës, në kuadër të Programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore. Qendra shëndetësore e Krujës do të jetë e para që do të ofrojë shërbime të integruara socioshëndetësore për 15 mijë banorët e saj. Investim i nevojshëm për shëndetin e fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara. 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca po rehabilitohen në gjithë vendin për të siguruar çdo standard përkujdesi”.
FUSHATA E DHURIMIT TË GJAKUT
12,177 dhurues të gjakut në 7 muaj Nga 1 janari 2019 janë kryer 12,177 dhurime të gjakut në bankat e gjakut në Tiranë. Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se tani është momenti i duhur për të dhuruar gjak. “Nuk ka kohë më të mirë për të dhuruar gjak se tani nevojat rriten, ndaj dhurimi vullnetar është zgjidhja! Cili grup gjaku je? Dhuro Gjak Shpëto Jetë. Bashkë ja dalim të sigurojmë. Gjak të Sigurtë për të Gjithë. Nga 1 Janari janë kryer 12 177 dhurime të gjakut në bankat e gjakut në Tiranë”, -thotë
ministrja. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur
prej kohësh fushatën solidare për dhurimin e gjakut.
AKTUALITET
15
E martë, 30 KORRIK 2019
PASQYRA E REZULTATEVE
D
rejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, Lutfi Minxhozi ka bërë një pasqyrë të rezultateve të aksionit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme. Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 89 subjekte në shkelje të ligjit dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre janë proceduar penalisht për veprat penale: fshehja e të ardhurave, moslëshim i kuptonit tatimor, ushtrim aktiviteti tregtar i paligjshëm, mospagim i taksave dhe i tatimeve, ndërtim i paligjshëm etj., të cilat ndiqen në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore përkatëse. Janë proceduar penalisht 30 zyrtarë të administratës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët: 23 nëpunës të bashkive; 3 nëpunës të sistemit fiskal; 4 nëpunës të Drejtorive Rajonale të Punësimit. Nga nëpunësit e proceduar penalisht, 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, konkretisht: Kryetari i një Njësie Administrative, Bashkia Fier; 4 punonjës të Tatim-Taksave, në Bashkinë Shkodër. Në 80 raste, për subjekte të ndryshme janë marrë masa administrative nga Tatimet duke vendosur gjoba. Në 15 raste, organet tatimore kanë vendosur bllokimin e aktivitetit të bizneseve të paligjshëm. Masat, sipas Drejtorive Vendore të Policisë: Në DVP Tiranë, janë kontrolluar 46
Aksioni kundër informalitetit, drejtori i Policisë: 4 të arrestuar dhe 30 të proceduar
subjekte, janë vendosur 11 gjoba dhe 9 përfaqësues të subjekteve janë proceduar penalisht; Në DVP Durrës janë kontrolluar 61 subjekte, janë vendosur 13 gjoba, u është bllokuar aktiviteti 4 subjekteve, si dhe janë proceduar penalisht 8 përfaqësues të subjekteve; Në DVP Berat janë kontrolluar 15 subjekte dhe janë proceduar penalisht 2 përfaqësues të subjekteve; Në DVP Fier janë kontrolluar 177 subjekte, janë vendosur 19 gjoba, i është bllokuar aktiviteti 1 subjekti dhe janë proceduar penalisht 3 përfaqësues
të subjekteve; Në DVP Vlorë janë kontrolluar 258 subjekte, janë vendosur 17 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 4 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 22 përfaqësues të subjekteve; Në DVP Gjirokastër janë kontrolluar 5 subjekte, të cilat janë gjetur në ligjshmëri; Në DVP Korçë janë kontrolluar 30 subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 3 subjekte dhe 7 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht; Në DVP Elbasan janë kontrolluar 25 subjekte, 17 përfaqësues
MES TYRE 14 VAJZA
PARANDALIMI I AKSIDENTEVE RRUGORE
54 oficerë të rinj e me ambicie i shtohen Forcave të Armatosura
P
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kenë 54 oficerë të rinj, mes të cilëve 14 vajza. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i uron suksese oficerëve të rinj. “Urime 54 kadetëve mes të cilëve 14 vajza që përfunduan kursin e oficerit të ri, me mesataren më të lartë të viteve të fundit. Forcat e Armatosura do të kenë 54 oficerë të rinj e me ambicie, ndërkohë që për rritjen e mëtejshme të cilësisë së tyre, synojmë të hapim ciklin trevjeçar të Akademisë”, shprehet Xhaçka. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) u formuan menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 1912. FARSH përbëhet nga: Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare dhe Forcat Detare Shqiptare.
subjektesh janë proceduar penalisht; Në DVP Kukës janë kontrolluar 17 subjekte, 1 përfaqësues subjekti është proceduar penalisht; Në DVP Dibër janë kontrolluar 23 subjekte dhe është vendosur 1 gjobë, është bllokuar aktiviteti në 1 subjekt dhe 3 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht; Në DVP Shkodër janë kontrolluar 12 subjekte dhe të gjithë përfaqësuesit janë proceduar penalisht; Në DVP Lezhë janë kontrolluar 132 subjekte dhe janë vendosur 16 gjoba, është
bllokuar aktiviteti në 2 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 5 përfaqësues të subjekteve. Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Tatimeve, Doganave, Inspektoratet Qendror Teknik etj., janë duke vazhduar me intensitet në shkallë vendi kryerjen e detyrave të përcaktuar në “Planin e Posaçëm të Masave, kundër informalitetit dhe evazionin fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës”, deri në kontrollin e plotë të gjithë territorit të vendit. Gjatë këtij operacioni masash, përveç parandalimit, evidentimit dhe ndëshkimit të subjekteve, vëmendja kryesore e strukturave të Policisë së Shtetit do të përqendrohet në zbulimin, dokumentimin dhe procedimin penal të çdo zyrtari bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalitetin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktiviteteve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktivitetit tregtare pa kasë fiskale, shmangie doganore, në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrencës së pandershme si dhe kanë sjellë dëme të konsiderueshme Buxhetit të Shtetit.
Policia bën kërdinë në Elbasan, 800 gjoba dhe heqje patentash
olicia Rrugore ka bërë namin me gjoba në Elbasan gjatë kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, në të gjitha akset urbane dhe rurale. Në vijim të masave të mara nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë javës që kaloi, janë arrestuar në flagrancë 5 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Po si rezultat i kontrolleve të shtuara janë pezulluar 15 leje drejtimi nga këto: 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 4 për shpejtësi tej normave të lejuara, 5 për drejtim mjeti në sens të kundërt. Gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e
mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative. Janë vendosur gjithsej 800 masa administrative nga këto: 50 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 300 për parakalim të gabuar. 350 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit
Rrugor. Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
KULTURE
16 E martë, 30 KORRIK 2019
Mes magjisë së pikturave të Leonardo Da Vinçit në Tiranë Ekspozita “Leonardo-Opera Omnia”, me riprodhime të 17 vepra pikture të Leonardo Da Vinçit të një cilësie të lartë dhe me përmasat origjinale e çelur në Muzeun Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, po ndiqet me interes të madh jo vetëm nga artëdashësit shqiptarë, por edhe turistë të huaj. E kuruar nga historiani i artit prof. Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom, ekspozita e cila ka udhëtuar nëpër botë është pjesë e një programi promovues ndërkombëtar për artin dhe edukimin e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe mbledh riprodhimet, të stampuara në kanavacë në shkallë reale dhe me rezolucion shumë të lartë të kryeveprave të Leonardo-s të ruajtura në 11 prej muzeve më të rëndësishëm në botë. Falë teknikave digjitale të sofistikuara dhe përdorimit me zgjuarsi të dritave, vizitori vendoset virtualisht përpara veprës origjinale, duke përjetuar për-
Nata e fundit e Festivalit Muzika Internacionale në Korçë, iu kushtua serenatave. Për pesë netë me radhë, festivali ngjiti në skenë dhjetëra artistë shqiptarë e të huaj në një festival kushtuar muzikës, historisë dhe kulturës. Inva Mula, në cilësinë e organizatores e cilësoi një edicion të suksesshëm “Ka qenë një festë e shënueshme. Të gjitha zhanret e muzikës por e vërtetë është që zemra e Korçës është serenata. Në sheshin e pazarit të vjetër, u bënë bashkë disa nga këngëtaret dhe instrumentistët më të njohur të serenatave korçare. Një ndërthurje e ikonave të kësaj muzike me ata që synojnë të ruajnë traditën. Për muzikologët, festivali kishte nivel të lartë artistik çka e bën vlerë të shtuar. Me suksesin e edicionit të dytë, organizatorët thonë se do ta kthejnë festivalit në traditë.
vojën emocionale që përjetimi i kryeveprave të mëdha shkakton. Kuratori i ekspozitës, Antonio Paolucci, njihet si një prej ekspertëve më të shquar të artit ndërkombëtar. Kjo ekspozitë, së bashku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi Caravaggio-n dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ardhshëm mbi Raffaello-n, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeveprave të mjesh-
tërve të mëdhenj. Në të gjitha veprat e tij, Leonardo sjell një mesazh të madh njerëzimi, duke na provokuar që, edhe sot, të mos mbetemi në sipërfaqe, por të hetojmë thellësitë e botës, të njeriut, të jetës, për t’u rritur nga pikëpamja e njerëzimit dhe të jemi të hapur ndaj të ardhmes. Ekspozita do të qëndrojë e hapur çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 18.00 deri në 10 gusht.
106 vjet nga konferenca e londrës ku u përgjysmuan trojet shqiptare Dje u bën plot 106 vjet nga përfundimi i punimeve të Konferencës së Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i tyre. Konferenca e Ambasadorëve filloi punimet në dhjetor 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913. Ajo mund të ketë qenë përcak-
Mik Fest në Korçë mbyllet me serenata
tuese e të ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë
Otomane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin). Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë Perandorisë Otomane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918). Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.
Saimir Pirgu shkëlqeu në amfiteratin grek me shfaqjen “La Traviata” Tenori i njohur shqiptar, Saimir Pirgu ka performuar në amfiteratrin e Iridios, në Greqi shfaqjen mbresëlënëse “La Traviata”. Ambasada shqiptare në Greqi në një postim në twitter ka publikuar disa foto nga momente të shfaqjes, ndërsa shkruan se publiku i Iridios u magjeps nga shfaqja e jashtëzakonshme e tij. “Amfiteatri emblematik dhe i tejmbushur i Iriodio, u magjeps nga shfaqja e jashtëzakonshme & elektrizuese e tenorit me famë Saimir Pirgu. La Traviata, një shfaqje mbresëlënëse”,- shkruan ambasada. Amfiteatri është i mbushur plot e përplot me shikues, të cilët shijuan performancën e Pirgut.
Shpallje Ankandi i Parë për shitjen e Pasurisë Lloji i pronës: Truall me sipërfaqe 210.00 m²; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/623, Vol. 36, Faqe 239 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92; në vlerën prej 50,400 (pesëdhjetë mijë e katërqind) EURO dhe Pasurisë: Lloji i pronës: Njesi; Vendndodhja: Rr. “Qemal Stafa”, Tiranë; Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, Zona Kadastrale: 8140, Numri i Pasurisë: 5/277, Vol. 23, Faqe 92 – vijon nga Vol. 23, Faqe 92 – vijon në Vol. 23, Faqe 92 deri në Vol. 36, Faqe 239; në vlerën prej 93,600 (nëntëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind) EURO. Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve është salla e mbledhjeve e Shoqerise se Permbarimit “TDR GROUP” sh.p.k. e cila gjendet në adresën: BULEVARDI “GJERGJ FISHTA” KULLA NR. 5, KATI I 11-TË, NR.54 TIRANË. Ankandi për shitjen e sendeve të paluajtshme shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri më datë 31.07.2019.
KULTURË
Nga Luan Shtëpani
A
rbëreshët e Italisë që për arsye të njohura historike u detyruan të shtegëtonin në dhe të huaj, e kanë ruajtur brez pas brezi të pashuar deri në ditët tona mallin për vendlindjen e të parëve. Ata ruajtën e u lanë në trashëgim brezave kujtime, tregime, zakone, këngë, veshje e mbi të gjitha gjuhën shqipe të cilën ata u munduan edhe ta shkruajnë, edhe ta lëvrojnë sikurse bëri Serembe, Skiroi, De Rada, Santori, Kamarda, Darejt, etj dhe siç po bëjnë dhe sot pasardhësit e tyre të denjë. Në studimet e deritanishme për arbëreshët në përgjithësi dhe për pesonalitet e shquara në veçanti, të cilët u shtrënguan të lënë atdheun, nuk është arritur të përcaktohet me siguri se nga cila krahinë a fshat i Shqipërisë u shpërngulën. Eshtë thënë vetëm në mënyrë të përgjithshme se ishin kryesisht nga Shqipëria e Jugut, por ka patur edhe nga Shqipëria e Veriut. Do të ishte në dobi të vetë ngjarjeve historike, të bëhen përpjekje për të njohur më nga afër vendin, prejardhjen e disa fiseve dhe të disa figurave më të shquara të botës arbëreshe. Për këtë janë shfrytëzuar të dhëna të burimeve të ndryshme historike, gjuhësore, etnografike, folklorike etj. Burime janë edhe të dhënat e vetë autorëve arbëreshë në veprat e tyre, ngjarje që rrëfejnë, vendet që përshkruajnë, emrat e viseve dhe të personave që përmendin etj. Sipas disa nxënësve të Normales së Elbasanit (1926-1930), Aleksandër Xhuvani duke folur me pasion për “Këngën e sprasme të Balës” u kishte përmendur ndër të tjera toponimin “Përroi i Shtogut” dhe duke u mbështetur në pohimin e një studenti nga Shëngjergji i Tiranës u kishte thënë normalistëve se disa ngjarje që përshkruan autori Gavril Dara ( i Riu) ka lidhje më Shëngjergjin. Pra, prof.dr Aleksandër Xhuvanit i mjaftoi vetëm toponimi “Përroi i Shtogut” për të hedhur idenë se disa prej ngjarjeve që përshkruhen në këtë poemë ka të ngjarë të kenë burimin nga zona e Shëngjergjit. Një munër i madhe i toponimeve, antroponimeve dhe ngjarjeve lidhen ngushtë më një trevë të Shqipërisë së Mesme ku përfshihet Biza e Shëngjergjit, Balleja e Kaptina e Martaneshit, pjesa veriore e lindore e Çermenikës ( Gurakuqi, Orenja, Guri i Muzhaqit, Bark- Madhi e pyjet e fshatrave të Nezhdës e të Kostenjës) të cilat në kohët e lashta dhe të reja kanë qenë bazë kryesore e të sigurta të luftëtarëve nga ku kalonin dhe rrugët me rëndësi. Për të përcaktuar vendorigjinën e zhvillimit të ngjarjeve dhe të vetë autorit, Darës, që na i përshkruan
17 E martë, 30 KORRIK 2019
Gavril Dara, paraardhësit nga Tamadheja (Shëngjergji i Tiranës ) ato, po i rerferohemi të dhënave të poetit në të katër pjesët që ndahen në nëntë këngë të poemës “Kënga e sprasme e Balës” e cila u botua e plotë pas vdekjes së poetit (1885) në vitin 1906 dhe që në vitin 1955 u botua në vendin tonë e përshtatur nga Ziaudin Kodra. Pjesë të veçanta ishin botuar edhe para vitit 1955. Prof.dr Aleksandër Xhuvani pati botuar një pjesë të kësaj poeme të përshtatur në gjuhën shqipe të sotme në revistën “Dituria”. Në citime është patur parasysh varianti i përshtatur nga Ziaudin Kodra, kurse origjinali ( <Il canto ultimi di Bala. Poema inedito di Gabriello Dara>), botimi i përgatitur nga prof. Sh. Demiraj botuar në Prishtinë në vitin 1976 si dhe botimi i përgatitur nga kritiku letrar R. Brahimi janë përdorur për krahasime. Janë shfrytëzuar të dhëna nga “Historia e Skënderbeut” e M. Barletit, “Aranitët”, studime historike të Dh. Shuteriqit, “Studime Filologjike” dhe korrespondenca e Konsujve të Austro- Hungarisë etj. Poeti në thurjen e poemës sidomos në pjesë e parë ”Bala”, “Përrallëza”, “ Kënga e Hënzës”, “Vasha e Lalës” dhe në pjesën e dytë- “Plaku”, “ Humbja e Kusarit” e “ Kënga e Zogut “ etj, ka përdorur emra vendesh dhe emra njerëzish të shquar të trevës së sipërpërmendur ( Shëngjergj, Martanesh, Çermenikë). Më parë po japim disa të dhëna për këto treva. Biza e Shëngjergjit është pjesa malore e krahinës së Tamadhesë ( Shëngjergji i Tiranës ) një krahinë e vjetër etnike, e cila sundohej në shek XIV e XV ndoshta edhe më parë bashkë me krahinat e Çermenikës e Martaneshit nga Aranitët nga vëllezërit Valadan, Pal e Gjergj Araniti. Valadan Araniti qe martuar me të bijën e Gjon Kastriotit, Angjelinën. Pjesa lindore e krahinës së Tamadhesë ka bjeshkë të larta, me rrugë të kufizuara, me shkëmbinj gëlqerorë, e me pyje shumë të dendura deri të pakalueshëm në kohët e shkuara. Territore siç qenë: Biza, Gryka e Valit, Gropat, Bërrojshi, Bërdheta, Linosi, Mëceku i Shëmrisë, Rrinasi, Mali Kësulit, Shtogu, Batra, Shpellëza, Kollogjeshi, Calcabani, Mali i Korrës,( Crepa Corra) ky i fundit i ka kaluar Elbasanit më vonë, Mali i Shëngjinit ose i Fagut ku ndodhet edhe Qyteza dhe Kalaja e Skënderbeut, kanë qenë kullota verore të begatshme të cilat gjatë 5 – 6 muajve bëheshin
të banueshme me stane ku veronin mijra bagëti. Shëngjergji ( Tamadheja) është kryqëzim i rëndësishëm rrugësh. Nëpër Shëngjergj kalohet nga Tirana për në Dibër. Nga natyra Shëngjergji ishte vend i mbrojtur mirë nga sulmet e pushtuesve të huaj, të cilët e kishin të vështirë të kalonin e të përqëndroheshin aty me garnizone. Pjesa lindore kufizohet me Ballejën nga pylli i Fushë- Imës me Gurin e Muzhaqit, Kostenjën, Nezhdën, pra me krahinën e Çermenikës. Terreni është në përgjithësi malor, me pyje të dendura dhe kullota për bagëti që janë shfrytëzuar për këtë qëllim të paktën që në mesjetë. Treva dallohet për klimë të mirë, për bukuri natyrore me livadhe, pyje e burime me ujë të ftohtë. Kullotat e shumta dhe livadhet e mira lejonin mbajtjen e bagëtive për verë dhe sigurimin e ushqimit për dimër, prandaj kjo krahinë ka patur bagëti me shumicë. Këtë natyrë të bukur arbëreshët e shpërngulur nga këto anë ose ata që kaluan nëpër to nuk e harruan kurrë. Shpesh ata e fiksuan me saktësi në tregimet e poezitë e tyre. Kështu ka bërë edhe G. Dara në poemën “Kënga e sprasme e Balës” ku janë përshkruar me aq hollësi këto vise, sa duket sikur janë fotografuar. Ngjarjet dhe përshkrimet që përmban pjesa e parë dhe e dytë e poemës kanë si bazë këtë trevë dhe se të parët e autorit mendohet se mund të jenë shpërngulur nga këto anë. Për të vërtetuar prejardhen e Darajve fillimisht do t’i referohemi toponimeve dhe antroponimeve që gjenden në poemë, duke i krahasuar ato me toponimet e sotme të krahinës së Shëngjergjit të shoqëruar dhe me një spjegim historik të nevojshëm. -Mali i Gropës- eshtë vendi i quajtur “Gropa” që shtrihet mbi “Kroin e Kuq” në Shëngjergj dhe vazhdon deri afër Bizës ku merr emrin “Shkëmbi e Renzës”. - Zjarret e Prandverës; - quhet vendi ku ndizeshin zjarret ( 12 mars sipas kalendarit të vjetër) ditën e Novruzit, rit pagan që ishte kthyer në festë popullore e cila ka lënë mbresa të pashlyeshme në mendjen dhe në kujtimet e banorëve të këtyre viseve sepse zhvillohej me gëzime dhe argëtime popullore. - Brija; – quhet vargmali që ndan fshatin Shëngjergj me Gurakuqin ( Çermenikë). Kjo brinjë 5-6 km e gjatë e ka mbyllur fare Gurakuqin nga perendimi dhe u ka zënë diellin disa shtëpive të këtij fshati duke
u krijuar hije gjë që nuk mund të mos linte përshtypje tek ata që kanë banuar në ato anë. Këtu ndodhet edhe Kisha e Lazit. - Pilia ;- grykë e ngushtë e fshehur me klimë të butë në veri të Shëngjergjit. Sot quhet Pille. Këtu kemi edhe toponimet, “Çarjet në Pille të Poshme” dhe “Çarjet në Pille të Epërt”. Muret e shumta në faqet e malit, që duket se rrethonin copëza toke flasin se dikur këtu ka patur tokë buke ku mbillej elbi, thekra etj. Këtu duke zënë 3-4 prita, vendi mund të mbrohet fare mirë. Vendi këtu ka pak ujë dhe lidhet me Gropat, Bërdhetën, Bërrojshin vënde të gjëra këto me kullota e pyje të dendura. - Muzakët; -( Muzakët plot kroje – thotë poeti). Sot kemi lagjen “Krojet e Muzhaqëve” në Gurakuq, në skajin verilindor të fshatit, në drejtim të Gurit të Muzhaqit. Këtu edhe sot ka disa kroje me ujë të bollshëm dhe me një bukuri të rrallë. - Livadhet e Petës;- Ky toponim ka të ngjarë të lidhet me toponimin e sotëm “Lugu i Petjet”, emër i një livadhi në Bizë pronë e dy familjeve të Shëngjergjit. Këto janë vetëm ato toponime që përmenden në poemë për shek 1415 dhe që janë ruajtur edhe sot pothuajse pa ndryshime në zonën e Shëngjergjit. Në poemë përshkruhen edhe vende të tjera që nga veçoritë që dalin nga përshkrimi mund të lidhen me vende të sotme të krahinës së Shëngjergjit megjithse poeti nuk i përmend me emra ndoshta se ishin harruar në kohën e tij. Me rëndësi ështe dhe përqasja e emrave historikë me emra të sotëm familjesh të krahinës së Shëngjergjit. -Lala;- ( Mori bijë, bijë e Lalës ), eshte një mbiemër i një familje të vjetër të përmendur në Gurakuq ( Çermenikë), në atë kohë mund të ketë luajtur ndonjë rol historik e që poeti e quan “kaurr” po që mund të lidhet edhe me Kishën e Shën Lazit në Gurakuq. -I madhi i Golemeve;- Bëhet fjalë për Gjergj Aranitin ( Golemin ) dhe të vëllanë e tij Valadin Aranitin që ishin banorë dhe sundimtarë të Tamadhesë. -Peta;- Krahas patronimit Peta siç u përmend më sipër takohet edhe toponimi “Lugu i Petjet (livadhe) që ka të ngjarë të kenë qenë pronë e Nikut ose e një tjetri nga familja Peta, ose në atë vend mund të këtë rënë ndonjë prej kësaj vëllazërie duke luftuar me osmanllinjtë. Nuk është pa rëndësi dhe fakti që
nga veriu ngjitur me Lugun e Petjet është vendi i quajtur “Gropa e Zezë” dhe nga lindja vendi “Mashna”, fushëza shumë të bukura të cilat lidhen me pyje të dendura me vendin Hupia e Kusarit ( Kroi i Kusarit). Mashni mund të lidhet me familjen Mashi e cila përmendet në dokumentat osmane të shek XVIII si udhëheqëse e një kryengritje në Tamadhe. Mashi është i njohur edhe tek arbëreshët e Italisë, jo rastësisht ata edhe atje jetojnë në një krahinë. -Niku; -Në Shëngjergj në pjesën veriore të këtij fshati, ku sot është një arë buke, vendi quhet “Kodra e Nikës”. Kjo arë dhe “Lugu i Petjet” janë prona të të njejtit pronar me mbiemrin Rroshi. - Manzi; Ky emër del në origjinalin italisht Manesi. Eshtë Manishi, Pol Manishi bashkëluftëtar, besnik i Skënderbeut. Ai qëndroi e luftoi në Shqipëri edhe 12 vjet pasi vdiq Skënderbeu. Ishte nga Tamadhea, Shëngjergji i Tiranës. - Angjelinës;- “ Me trimëri e Angjelinës” . Në këtë varg poeti bën fjalë për Muzakun e Angjelinës djalin e motrës së Skënderbeut, njërin nga kapedanët më trima të tij që i kishte pronat në Tamadhe. - Aranitët;- “Me ta në këmbë bisedonim /Dhe Aranit Këshilltari, fq. 56 . Edhe ky antroponim flet qartë se aty ndodhej njëri nga Aranitët, Gjergji ose Valadani, kunati i Skënderbeut që ishin banorë e sundimtarë të kësaj krahine. -Bidherënjevet;- (Zoja Marie Bidherenjve) që përmendet në fq. 30 dhe Kolj Bidheri në fq. 72 të botimit italisht janë dy emra që lidhen me familjen Bitri në Shëngjergj. Si përfundim nga ky vështrim i toponimeve dhe antrponimeve që gjenden te “Kënga e sprasme e Balës” del se një pjesë e madhe e tyre lidhen me emra vendesh të krahinës së Tamadhesë dhe persona historikë, që në një mënyrë ose një tjetër lidhen më këtë krahinë. Edhe përshkrimi i këtyre vendeve në mënyrë të gjallë e me hollësi nga poeti, përputhen me natyrën e këtyre viseve sot në një formë aq të dukshme, sa të krijohet përshtypja se autori i ka patur parasysh ku ka shkruar vargjet e poemës. Pra dhe përshkrimi i natyrës është një dëshmi e prejardhjes së të parë të poetit nga këto anë. Artikullin e plotë mund ta lexoni në faqen online të gazetës; www.kohajone.com
VIP
18 E martë, 30 KORRIK 2019
Beyonce pavarësisht moshës vazhdon të jetë në top formë Beyonce dhe Jay Z janë ndër çiftet më të dashura në showbizin botërorë, andaj ata kujdesen që edhe paraqitjet e tyre në publik të jenë gjithnjë të veçanta. Ata morën pjesë në ditëlindjen e 21 të Teanas, mbesës së tyre, kjo festë u organizua në New York.Ajo u pa dorë për dore me bashkëshortin e saj reperin Jay Z. 37 vjeçarja po shkëlqente nga bukuria, e veshur me një fustan të kuq që vendoste format e saj trupore në plan të parë. Kujtojmë që çifti Beyonce – Jay Z janë të martuar nga viti 2008 dhe shfaqen mjaft të lumtur së bashku.
Për herë të parë në histori, një dukeshë i bashkohet redaksisë së revistës Ishte faqja zyrtare e Meghan Markle dhe e Prin Harryt që dhanë lajmin që dukesha do të jetë pjesë e revistës prestigjioze ‘Vogue’. ‘Ne jemi krenar të njoftojmë se Dukesha e Sussex do të merret me redaktimin e revistës së modës për çështjen e shtatorit të BritishVogue”, njoftoi profilin social të Meghan Markle dhe Princ Harry. Gjatë shtatë muajve të fundit, Meghan së bashku me kryeredaktorin Edward Enninful ka zgjedhur si të sjellin për kopertinë e muajit shtator. Me titullin “Forcë për ndryshim” Meghan zgjodhi 15 gra, që përfaqësonin ndryshimin. Grupi i grave që Meghan admiron përfshin të famshme, politikanë dhe aktiviste të njohura për çështje të tilla si diversiteti, të drejtat transgjinore dhe ndryshimet klimaterike. Ajo ka përfshirë aktore si Laverne Cox, Gemma Chan, Yara Shadidi, Jameela Jamil, Jane Fonda dhe Salma Hayek Pinault modele si Adwoa Aboah, Adut Akech dhe Christy Turlington Burns, aktiviste si Sinead Burke dhe Greta Thunberg Francesca Hayward. Por ajo është përplasur me kritika në internet, të cilat vënë në dukje mungesën e Mbretëreshës në kopertinë. Të tjerë gjithashtu e kanë kritikuar dukeshën për injorimin e infermierëve, mjekëve, juristëve dhe mësuesve. Një komentues në Twitter e quante kopertinën “të zbrazët” dhe një tjetër e quajti revistën “absolutisht të tmerrshme”.
8 vjet pas vdekjes së Amy Winehouse, ish-bashkëshorti kërkon pasurinë Kanë kaluar 8 vjet nga vdekja e Amy Winehouse, yllit ndërkombëtar të muzikës Soul. Ishbashkëshorti i saj FielderCivil, që ka pranuar që ka qenë pikërisht ai që i ka mësuar këngëtares heroinën, kërkon tani në rrugë ligjore 1 milion
stërlina nga pasuria e Amy, një shumë së cilës do i shtohen edhe ato mujoret. Familja e yllit është shumë e zemëruar dhe e gatshme për një luftë ligjore: ’Nuk ka sjellë gjë tjetër veç dhimbje për të gjithë. T’i jepnim edhe para do të ishte e
tepërt’, thonë familjarët. Në 23 korrik 2011 Amy Winehouse u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Londër. ‘Love is e losing game’ ( shkruhet në një pjesë të këngës së saj Black to Black), një këngë ku tregohet marrëdhënia e saj jo e mirë me bashkëshortin Blake FielderCivil, me të cilin ka qenë e martuar nga 2007- 2009. Siç tregon vetë ai pas vdekjes së këngëtares, ka qenë ai që i ka mësuar këngëtares përdorimin e drogës, një gjë për të cilën ka thënë që është penduar. Një burim pranë familjes Winehouse ka treguar për mendimin që ato kanë në lidhje me kërkesën e ish bashkëshortit të Winehouse: ‘Ai është një njeri që i ka marrë shumë para Amy gjatë kohës që ka qenë më të. Është fare e padrejtë që ai të përfitojë nga pasuria e saj’. Ylli nuk kishte lënë testament dhe e gjithë pasuria e saj prej 3 milion stërlinash i ka kaluar prindërve të saj Mitch dhe Janis.
Martohet Leona Lewis Aktorja britaneze, Leona Lewis, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj, Dennis Jauch. Çifti, të cilët janë në lidhje që një kohë të gjatë, u martuan në një ceremoni luksoze të shtunën në Itali. Sipas Hello gjatë dasmës, Leona ndërroi tre fustane, një për ceremoni, një për pritjen dhe një për festën, ndërsa në dasmë morën pjesë afro 180 persona. “Ne jemi shumë të gatshëm. Dennis është personi më i sjellshëm që kam takuar ndonjëherë”, ka thënë Leona. Aktorja dhe koreografi i njohur u takuan në vitin 2010 dhe për “People” ata më parë dhanë një intervistë ekskluzive, teksa po
flisnin për raportin e tyre. “Është e mahnitshme që ne u mblodhëm prej anëve të ndryshme të botës nga dy pasione të ndryshme, kurse u takuam në turne tetë vite më parë”, vazhdon më tej 34 vjeçarja.
Demi Lovato së shpejti me album të ri Demi Lovato po përgatitet për albumin e saj të ri, pas rreth 2 vjetësh pauzë. Këngëtarja me origjinë meksikane, aktualisht është e përqendruar shumë ndaj shëndetit të saj, po punon për albumin e ardhshëm, i shtati me radhë. “Përveç vizitave në studion muzikore, Lovato “ndjek orët e boksit në Los Anxhelos,” thotë një burim i afërt me këngëtaren. Lovato, 26-vjeç, së fundi dukej e lumtur teksa u pa të largohej nga festa e datëlindjes se mikes së saj, këngëtares Chloe Star Nakhjavan-
pour e njohur si Etch, në West Hollywood.
SHOWBIZ
19 E martë, 30 KORRIK 2019
11 vite “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea shpreh mirënjohjen me fjalë zemre “E Diela Shqiptare” ka qenë për një kohë të gjatë pranë publikut shqiptar në çdo ditë të diel, ekzaktësisht plot 11 vite. Ditën e diel, stafi i programit nisi pushimet dhe Ardit Gjebrea i ka falënderuar të gjithë nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Moderatori ka treguar mirënjohje për të gjithë punën e palodhshme të kolegëve të tij dhe i është drejtuar atyre me fjalën ‘familje’. “Është kjo skuadër që më jep motiv të jem aty, kur jam i pamundur, të bëj gjithçka që të ndihen mirë jo vetëm me mua, por mbi të gjitha me njëri-tjetrin. E nëse them se ne jemi familja e madhe e ‘E Diela Shqiptare’, është meritë e skuadrës familje që punon për këtë program”, ka shkruar Arditi. Sigurisht, ai nuk ka harruar të falënderojë dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj për këto 11 vite, publikun. “Kryefjala e vërtetë e programit, janë ata që na ndjekin”, ka përfunduar ai. Çdo vit, ky program sjell risi dhe programe të reja, qoftë për fëmijë apo për të rritur. Me siguri dhe këtë vit do shohim diçka ndryshe, por për këtë na duhet të presim fillimin e sezonit të ri.
Konfirmohet lidhja, Arbana e dashuruar totalisht me Eduartin Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj ndodhen me pushime në destinacionin përrallor në vendin e largët orential Marok. Që nga momenti i mbërritjes ata kanë publikuar në Instagram foto të ndryshme ku kanë treguar se janë duke kaluar pushimet e ëndrrave. Dhe në këto foto nuk kanë munguar as komentet të mbushura me dashuri që i bëjnë njëri- tjetrit. I pari ka qenë Eduarti i cili në një foto të moderatores ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq regjisori dukej i mahnitur nga kjo foto dhe nuk ngurron t’ja thotë publikisht. “Më e bukura e Marokut”. E së fundmi ka qenë Arbana ajo që i ka komentuar Eduartit në foton e tij që ka publikuar. “Paqja ime” shkruan moderatorja në foton e regjisorit duke pohuar lidhjen dhe duke treguar që ato po jetojnë romancën e tyre të lumtur.
Rita Ora e lumtur për fillimin e sezonit të ri muzikor
Rita Ora duket se po i shijon në maksimum sukseset me projektet e saj muzikore, mjaft të pëlqyera në anembanë. Kjo ka bërë që ajo të jetë mjaft e kërkuar nëpër koncerte të ndryshme. E së fundmi Rita ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet mjaft e lumtur, duke paralajmëruar se së shpejti fillon sezoni i re muzikore e muajit gusht me koncerte të tjera. Kujtojmë që kënga e fundit nga Rita ishte “New Look” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.
Angela Martini: Nganjëherë duhet të jesh e bukur dhe bishë Angela Martini bëri edhe një nga ato paraqitjet joshëse, por kësaj radhe e veshur me fustan të shkurtër. Modelja kishte vënë në plan të parë gjoksin dhe këmbët seksi teksa pozoi e ulur në krevat. Nganjëherë duhet të jesh e bukur dhe bishë”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotografisë atraktive. Sa i përket jetës private, Angela Martini është e martuar me miliarderin Dragos Savulescu.
Nuk janë më 2 por 3, Orinda dhe Turi me pjesëtar të ri në familje Pak javë më parë Orinda dhe Turi mbyllën një sezon të suksesshëm në televizion me emisionet e tyre. Orinda prezantoi për një sezon “Jo vetëm modë” duke sjellë shumë risi në këtë program ndërsa Turi drejtoi spektaklin “Familja” ku shumë familje fituan para dhe dhurata. Tanimë çifti shumë i dashur për publikun, Orinda dhe Turi kanë nisur pushimet dhe ndodhen në Lukovë. Nga atje çifti ka pozuar në breg të detit me pjesëtarin e ri të familjes, një qenush shumë të lezetshëm. “Ne të tre”, shkruan Turi në foton e postuar në Instagram teksa çifti ka marrë shumë komplimente.
SPORT
20
E martë, 30 KORRIK 2019
Liverpool apo Man. City? Në diskutim trofeu i parë sezonal
SULMUESI ARGJENTINAS
E papritur, çështja Icardi merr një tjetër kthesë
P
as betejës elektrizuese deri në javën e fundit për titullin kampion në futbollin anglez, Liverpul dhe Mançester Siti do ta rinisin aty ku e lanë, por me ndryshimin e vetëm se mes tyre do të dorëzohet menjëherë një trofe. Kampionët e Europës do të përballen me kampionët e Anglisë në Superkupën vendase, një ndeshje që ka zgjuar kërshërinë e tifozëve në garë për një biletë në stadiumin Uembli të dielën. Liverpool ka vuajtur një fazë përgatitore katastrofike duke humbur 3 nga 6 miqësoret parasezonale. Mbrojtja që ishte krenaria e Reds e që i shpalli kampionë të kontinentit, tani i përngjan shpesh një rreshtimi amator të cilën armata e trajnerit Pep Guardiola nuk mund ta falë. Për Reds do të mungojë Mane’ që u impenjua në Kupën e Kombeve, ndërsa Xherdan Shaqiri është në dyshim prej një dëmtimi. Në kampin tjetër Mancester Siti pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë, blerjen e re Rodri. Trajneri Guardiola me gjasë do të vendosë bast te formacioni më i fortë të dielën, njësoj siç bëri me Celsin në vitin 2018, kur në lojë ishte i njëjti trofe. E veçanta e kësaj përballjeje është se do të lejohen nga 6 zëvendësime për secilën skuadër, e me Klop dhe Guardiolën në pankinat
respektive, është thuajse e sigurt se cdo mundësi ndërrimi do të ezaurohet para fundit të kohës së rregullt. Ndërkohë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë një paralajmërim për Manchester City, në prag të ndeshjes së vlefshme për “Community Shield”. Liverpool ka pasur një fazë parasezonale katastrofale, duke u vërtetuar dje me humbjen 0:3 kundër skuadrës
së Napolit. Për ndeshjet e 4 gushtit, që do të jetë e vlefshme për ‘Community Shield’, kundër Man City, Liverpool do të ketë në dispozicion edhe lojtarë si Mo Salah, Alisson, Mane e Firmino. Klopp ka paralajmëruar kampionët e Premierligës se për këtë ndeshje, ‘Reds’ do të jenë tjetër “bishë’. “Të kesh gjashtë lojtarë në mungesë është e vështirë. Por, kështu është
situata, dhe ne jemi të përgatitur aq sa kemi mundur” ka thënë fillimisht trajneri gjerman. “Kundërshtarët mundohen të na analizojnë tani, dhe kjo nuk është e lehtë, pasi javën tjetër do të jemi ‘bishë’ tjetër” ka shtuar Klopp. Në katër miqësoret e kaluara, Liverpool ka pranuar plot 10 gola, por Klopp beson se fitoret e lehta do të ishin më keq për skuadrën nga “Anfield”.
Mauro Icardi rikthehet të stërvitet me grupin por kjo nuk do të thotë se ndërmjet tij dhe Interit është vendosur paqja. Sulmuesi argjentinas zyrtarisht nuk bën pjesë në planet e klubit ziklatër për sezonin e ri por akoma është nënkontratë me Interit dhe ka kërkuar të punoj me pjesën tjetër të skuadrës. Icardi do të zbres në fushë të mërkurën, ditë në të cilën Inter do të nis përgatitjet. Objektivi i Icardit është i qartë, kërkon të jetë gati për fillimin e sezonit, pavarësisht se ku do të luaj. E ardhmja e tij mbetet e paqartë, nuk ishte pjesë e ekipit në turneun aziatik dhe nuk pritet të jetë pjesë në sezonin e ri, për këtë askush nuk ka dyshime. Ashtu siç u shpreh presidenti Zhang pak ditë më parë: “Nuk ka asnjë shans që Icardi të vesh sërish fanellën zikaltër”. Ideja e klubit mbetet fikse, Icardi është në shitje, ndërsa Marotta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po punojnë me kohë të plotë për ti vendosur në dispozicion trajnerit Conte një sulmues të ri. Për momentin Icardi mund të stërvitet me grupin por nuk do të luaj në asnjë ndeshje, në asnjë moment nuk do të jetë pjesë e lojës dhe skemave të Contes.
E ARDHMJA E FRANCEZIT
SULMUESI NGA B. I FILDISHT
DJAJTË E KUQ
Ribery ende i pavendosur, ofertë nga Gjermania dhe Italia për francezin
Pepe mbërrin në Londër, zyrtarizimi te Arsenali çështje orësh
Refuzohet oferta e lartë e Unitedit për Ruben Dias
Franck Ribery është larguar nga Bayern Munich pas 12 viteve qëndrim tek rekordmenët gjerman. Francezi ka disa oferta nga Katari, Amerika e Australia, por dëshira e tij është të vazhdoj të luaj në Evropë. 36-vjeçari dëshiron një klub të një niveli të lartë dhe tani është ofertuar nga dy skuadra të respektuara. Eintracht Frankfurt i ka bërë ofertë francezit, duke i ofruar një kontratë dy vjeçare. Në anën tjetër edhe klubi italian Fiorentina po dëshiron të nënshkruajë me të, duke i prezantuar një projekt ambicioz. Ribery ende është i pavendosur për të ardhmen e tij, por mediat franceze raportojnë se nëse nuk nënshkruan me ndonjë ekip në Serie A, Bundesliga e Ligën Premier, ai do të rikthehet në Francë. Ish-numri shtatë i Bayernit ka një ofertë nga ish-skuadra e tij Olympique Marseille.
Nicolas Pepe ka mbërritur në Londër për ta kompletuar transferimin te Arsenali. Sulmuesi nga Bregu i Fildisht do t’i bashkohet Arsenalit pas një viti të jashtëzakonshëm në Ligue 1 me Lillen. Pepe do të bëhet transferimi rekord i Arsenalit, pasi klubi londinez ka pranuar të paguajë 80 milionë euro për të. Lojtari tanimë ndodhet në Londër, pasi janë publikuar videot e tij nga aeroporti londinez. Zyrtarizimi i këtij transferimi nga Arsenali është çështje orësh sipas medieve angleze. E mesfushori shqiptar Granit Xhaka duket se është i lumtur për transferimin e Pepes. Në një foto në Instagram ku shihet Pepe me fanellën e klubit londinez, Xhaka e ka pëlqyer atë.
Manchester United nuk është duke arritur të sigurojë shërbimet e një qendërmbrojtësi. Pasi po refuzohen vazhdimisht nga Leicester për të nënshkruar me Harry Maguire, një tjetër ofertë është refuzuar. Djajtë e Kuq kanë një plan B për pozitën e qendrës së mbrojtjes nëse nuk arrihet Maugire. Klubi nga Old Traford synon të nënshkruajë me qendërmbrojtësin e Benficas, Ruben Dias, por edhe kjo ofertë është refuzuar. United ka ofruar në drejtim të Benficas 66 milionë euro për të nënshkruar me Dias, ofertë që është hedhur poshtë nga gjiganti portugez. 22-vjeçari ka bërë një sezon fantastik me Benfican dhe po kërkohet nga disa skuadra angleze. Përveç Unitedit, në garë për të janë edhe Arsenal dhe skuadra tjetër angleze Wolverhampton Wanderers.
SPORT
21
E martë, 30 KORRIK 2019
MBROJTËSI SHQIPTAR VLEN 20 MILIONË EURO
H
ysaj mbetet një emër fiks në merkaton e transferimeve, një nga lojtarët më të përmendur në Serie A. E ardhmja e tij është gjithnjë e më larg Napolit por për të zbuluar ekipin e ri duhet pritur ende. Sipas “Corriere dello Sport”, Fonseca ka telefonuar personalisht Hysajn për ta bindur për tu transferuar tek Roma, një mënyrë kjo për t’i treguar se është i rëndësishëm. Anësori i Kombëtares shqiptare parimisht ka gjetur akordin me ekipin kryeqytetas, agjenti tij dhe drejtori sportiv i Romës janë takuar personalisht por për të arritur deri tek zyrtarizimi duhet ende kohë pasi Napoli nuk heq dorë nga kërkesa e tyre, Hysaj vlen 20 milion euro. Për një anësor kjo është një shumë e madhe, shkruan Corriere, për më tepër që ai rol nuk është prioritet për momentin në shtëpinë verdhekuqe. Roma mund të shkoj maksimumi deri në 17 milion, shumë të cilën kërkojnë ta paguajnë në formë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare. Aktualisht nuk janë ende kushtet për të mbyllur këtë marrëveshje por merkato është ende e gjatë dhe Roma nuk e ka me nxitim. Fillimisht duhet të gjejnë një qendërsulmues dhe një qendërmbrojtës, më pas do të bëjnë edhe një herë llogaritë për të kuptuar se sa para i mbeten për të investuar për Hysajn. Në garë për të siguruar shërbimet e Hysaj nuk është vetëm Roma por sipas “90min”, edhe Juventus vijon të ndjek me interes situatën e anësorit të Napolit. Fakti që në stolin e Juves është Mauricio Sarri, mundësia që Hysaj të
Elseid Hysaj, një telefonatë i ndryshon të ardhmen!
kaloj tek “Zonja e Vjetër” mbetet gjithnjë e hapur. Në lidhje më të ardhmen e Hysaj ka folur sërish agjenti i tij, Mario Giuffredi: “Nuk mund të vendos dy lojtarët e mi të konkurrojnë për një rol. Di Lorenzo erdhi tek Napoli pasi si qëllimi im ashtu dhe i klubit ishte që Hysaj të largohej. Ka
nevojë të ndryshoj ambient, të provoj eksperienca të reja për tu rikthyer në nivelin e tij. Po punojmë për ta transferuar si në Itali ashtu dhe jashtë saj, e rëndësishme është të jetë një klub serioz, theksoi agjenti i Hysaj. Shkodrani pëlqehet nga drejtori Fabio Paratici që e
TRAJNERI ITALIAN
NDESHJA MIQËSORE ME LYONIN
sheh si zëvendësuesin e duhur të Joao Cancelos. Ky i fundit është jashtë planeve të Sarrit, pasi nuk e bind për mënyrën e lojës. Shkodrani është njohje e vjetër e trajnerit dhe ky i fundit do e priste me krahëhapur duke qenë se kanë punuar së bashku tek Empoli dhe Napoli.
Klopp jep një lajm të mirë për Shaqirin
Naby Keita dhe Xherdan Shaqiri janë kthyer nga dëmtimi dhe do të jenë gati për kampin trajnues në Evian. Jurgen Klopp tha se dyshja do të jetë gati për ndeshjen miqësore të së mërkurës kundër Lyonit në Gjenevë. “Shaqiri dhe Keita gjithashtu, ata kanë trajnuar një sesion me ne“, tha Klopp për ‘Liverpoolfc. com’ pas takimit të së dielës me Napolin në Edinburg. “Ata nuk janë këtu, por ata do të vijnë nesër. Ata do të vijnë nesër dhe shpresojmë se do të jetë një hap më tej“. “Shpresojmë se ata mund të luajnë disa minuta të mërkurën“, tha ndër të tjerash trajneri gjerman.
PANKINA
Lerda rrezikon stolin, gjithçka vendoset më 1 gusht!
“Zgjohet” Luftëtari, Klevis Dalipi trajneri i ri i ekipit
Fill pas largimit të Skënder Gegës në shtëpinë e kuqe gjithçka po shkon keq. U desh jo pak kohë për të gjetur pasuesin e trajnerit që risolli titullin në kryeqytet dhe u desh shumë pak kohë për të zhbërë gjithçka të bukur që kishte ndërtuar Gega. Në pak kohë nga Partizani humbi shpirti i grupit, u zhduk harmona dhe u prishën shumë balanca brenda ekipit. Ata që në sytë e Gegës dhe të tifozëve ishin heronj sot nën drejtimin e Lerdës mund t’i shohësh në stol. Ardhja e trajnerit italian u pasua me një merkato sa të bujshme në letër por dhe aq të çuditshme,
Pas peripecive të shumta dhe largimit të një pjese të madhe të futbollistëve, por edhe aksionerit kryesor, Grigor Tavo, Luftëtari ka nisur më në fund përgatitjet për sezonin e ri në Superiore, duke prezantuar dje trajnerin dhe drejtorin teknik të skuadrës. Kështu pankina i është besuar ishtrajnerit të Partizanit, Klevis Dalipi, i cili pas eksperiencës me klubin e kuq, do të ketë mundësi të marrë një skuadër nga fillimi i sezonit dhe të tregojë veten në menaxhimin e saj. “Pranova me kënaqësi ftesën e drejtuesve. Jam këtu për të formuar skuadrën dhe ‘basti’ im është që deri në fund të sezonit klubi të shesë një ose dy lojtarë. Do të bazohemi te elementët e rinj
shumë lojtarë të huaj, shumë sulmues por në fund ajo që i mungon Partizanit është pikërisht goli. As në sfidën kundër Karabak e as kundër Sherif Tiraspol, të kuqtë nuk arritën të realizonin. Si të mos mjaftoi eliminimi në Champions dhe humbja në sfidën e parë kundër modalëve në “Selman Stërmasi”, tekniku italian duket
shumë i shkëputur nga pjesa tjetër e stafit por dhe e disa lojtarëve. E gjithnjë kjo situatë e krijuar vetëm sa rëndon atmosferën në shtëpinë e kuqe në vigjilje të ndeshjes së kthimit kundër Sherif Tiraspol, e vlefshme për raundin e dytë në Europa League, ndeshje kjo e cila me shumë gjasa mund ti jap të ardhmes së Partizanit dhe stolit të trajnerit Lerda një tjetër rrjedhë. Një tjetër humbje mund të bëjë që stafi drejtues të rishoh dhe një herë pozicionin e teknikut italian. E shkuara e freskët ka konfirmuar se italianët e kanë të vështirë të mbijetojnë në kryeqytet.
dhe kryesisht te futbollistët shqiptarë. Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe shumë lojtarë në provë. Objektivi minimal është qëndrimi në Superiore, por do të shohim hap pas hapi. E rëndësishme është të formojmë një grup dinjitoz, që të përballoj më së miri garën. Do të punojmë me ata lojtarë që kanë dëshirë për të punuar, sesa ata që kanë cilësi, por nuk angazhohen sa duhet”, tha Dalipi. Më
pas fjalën e mori drejtori teknik Artur Dade, i cili tha se skuadra është pak me vonesë në organizim, por se do kontaktojë me FSHFnë për licencsimin dhe do të bashkëpunojë me bashkinë e Tavon, për t’u rikthyer në rrugën e duhur. “I kemi bërë kërkesë zyrtare FSHF-së për licencimin, duke marrë përsipër shlyerjen e borxheve. Do të bashkëpunojmë me kryetarin e ri të bashkisë, Tavon dhe aksionerët e tjerë. Jemi disi me vonesë, por gradualisht do të shikoni Luftëtarin e vërtetë, që besoj do të jetë ai që duam të gjithë ndoshta pas muajit janar. Shpresojmë që kampionati të shtyhet dhe të bëjmë një fazë përgatitore model”, tha Dade.
SHENDETESI
22 E martë, 30 KORRIK 2019
Ndikon tek aparati i frymëmarrjes, problemet gastrontensinale dhe pastron
Mentja, 7 vetitë e saj terapeutike tek shëndeti ynë
V
lerat e bimës së mentes janë të njohura që në an tikitet. Ajo është e përbërë kryesisht nga uji, fibrat, proteinat, minerale në sasi të madhe, vitamina dhe aminoacide. Nga vaji esencial i mentes nxirret mentoli, një lloj alkooli i zbuluar dymijë vjet më parë në Japoni. Mentja ka në përbërje fibra, proteina, aminoacide dhe minerale si: kalciumi, potasi, magnezi, mangani, fosfori, sodiumi etj. Vitaminat që gjenden te mentja janë ato të grupit A, B, C dhe D. Qetëson problemet gastrointestinale. Vaji esencial i mentes ka veti antispazmike, çka ndihmon
muskulaturën gastrointestinale, shmang kontraktimet e zorrëve dhe lehtëson kalimin e ushqimit. Është analgjezik. Studime të kryera në Gjermani dhe Iran kanë arritur të njëjtin përfundim: Mentja është një ilaç i mirë kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës. Në të dy rastet, ekspertët kanë konstatuar reduktim të dhimbjeve në masën rreth 40 për qind. Studiuesit iranianë vunë re sidomos te pacientët meshkuj se aplikimi mbi ballë i një solucioni me përmbajtje menteje lehtëson simptomat e migrenës si: të përzierat, të vjellat dhe irritimi nga drita dhe zhurmat.
Antiseptik. Mentja ka veti antiseptike dhe antiparazitare. Ajo vepron në mënyrë të veçantë në aparatin e tretjes. Efektet antiseptike dhe antivirale i detyrohen polifenoleve që ka në përbërje. Një tjetër veti e zbuluar së fundmi është edhe aftësia e mentes për të shkrirë gurët në fshikëzën e tëmthit, por studimet e kryera deri tani në këtë drejtim janë të pakta. Liron aparatin e frymëmarrjes. Mentja ka efekt freskues dhe hollues në sekrecionet e aparatit të frymëmarrjes. Në mjekësinë kineze, ajo vazhdon të përdoret kundër rrufës, etheve, kollës dhe ftohjes.
KUJDESI
Studimi, kanceri rrezikon seriozisht edhe familjen e pacientit
N
jë studim i fundit mjekësor doli në përfundimin se nëse në një familje, një prej pjesëtarëve është me kancer, rriten mundësitë që edhe anëtarët e tjerë të preken. Sipas studimit, anëtarët e tjerë të familjes mund të preken nga lloje të ndryshme tumoresh. Në të tregohet se rreziku i prekjes nga kjo
sëmundje rritet si pasojë e trashëgimisë gjenetike, stilit të përbashkët të jetës dhe mjedisit që i rrethon njerëzit e të njëjtës familje. Ekipi kërkimor ka mbledhur informacione në familjet që kanë pasur disa të prekur nga kanceri. Ky fenomen prek të afërmit e shkallës së parë që janë
prindërit, fëmijët dhe motrat e vëllezërit, të cilët ndajnë 50 për qind të informacionit gjenetik. Vëzhgimi është kryer në 23 mijë persona në Itali dhe Zvicër. Në shqyrtim janë marrë 13 lloje të ndryshme kanceri. Studimi është publikuar në gazetën e Onkologjisë.
STUDIMI
Lëngu i portokallit, një aleat i rëndësishëm për jetëgjatësinë
T
ë gjithë kërkojmë dhe dëshi rojmë që të kemi një jetëgjatësi të lartë dhe të jetojmë gjithmonë të shëndetshëm. Ekspertët kanë deklaruar se lëngu i portokallit mbetet një aleat shumë i mirë për jetëgjatësinë edhe për plakjen e parakohshme. Lëngu i portokallit ka efekte të reduktojë yndyrnat në
trup, sikurse edhe mbetjet e ushqimeve të skuqura. Ky rezultat ka ardhur në bazë të një studimi të "American Journalof Clinical Nutrition". Në studim janë marrë 30 persona, të cilët pas çdo vakti ata konsumonin nga një gotë me lëng portokalli. Pas një kohe të shkurtër, janë vënë re ndryshime të mëdha në
organizmin e personave të cilët janë studiuar. Sipas studimit në fjalë, janë renditur një sërë vetish kuruese, kjo pas konsumit të përditshëm të një gote me lëng portokalli. Nëse ju dëshironi të keni një shëndet të mirë dhe jetëgjatësi të lartë atëherë sekreti juaj është që të konsumoni sa më shumë lëng portokalli.
STUDIMI BRITANIK
Gjelbërimi është i favorshëm për mirëqenien dhe lumturinë
N
jë ndikim të lartë pozitiv në shëndetin mendor dhe fizik të qytetarëve ka jetesa afër hapësirave të gjelbra. Ky rezultat ka dalë sipas një studimi britanik. Ilaçi më i mirë për të rimarrë formën dhe moralin është qëndrimi në një zonë të gjelbër. Gjelbërimi është i favorshëm për mirëqenien dhe lumturinë tonë. Studiuesit në Universitetin Exeter, në Britaninë e Madhe, dëshironin të zbulonin nëse personat që jetonin
në zonat urbane afër hapësirave të gjelbëruara ishin më të lumtur se të tjerët. Për ta studiuar këtë, studiuesit analizuan të dhënat nga një anketë e evolucionit të mirëqenies në më shumë se 5.000 familje britanike nga viti 19912008. Familjet që jetonin në afërsi të një zone urbane të përbërë nga hapësira të gjelbra ishin shumë më të lumtur se të tjerët, pavarësisht nga ndryshimet në të ardhura, në statusin civil ose shëndetësor. Ky
është përfundimi që arritën studiuesit e shumtë. Shkencëtarët zbuluan edhe një tjetër fakt: Ata zbuluan se gëzimi i të jetuarit afër një hapësirë të gjelbër do të jetë i barabartë me një të tretën e atij gëzimi që ndjehet në ditën e martesës suaj ose një e dhjeta e lumturisë që keni kur ju punësoheni. Ato kanë matur nivelin e mirëqenies që vjen nga jetesa afër një hapësirë të gjelbër në krahasim me disa momente të rëndësishme të jetës.
Freskues dhe tonik. Menten e gjejmë shpesh në përbërje të preparateve kozmetike, për shkak të ndjesisë së freskisë dhe tonifikimit që i jep lëkurës. Vlerat aromatike. Mentja përdoret gjerësisht në kuzhinë, kryesisht në ëmbëlsira. Gjithashtu e gjejmë si përbërës kryesorë të pijeve si likeret apo kokteilet e ndryshme. Pastrues. Mentja ka efekt pastrues dhe lufton efektivisht erën e keqe të gojës. Krahas produkteve farmaceutike që e kanë përbërës kryesor, edhe një gargarë e përgatitur me 5 mg gjethe të hedhura në 100 ml ujë ka të njëjtin efekt. Mentja e përshtatshme për të luftuar obezitetin! Obeziteti një nga sëmundjet më të përhapura dhe më të vështira për tu kuruar. Por një lajm i mirë vjen nga Departamenti i Mjekësisë i Universitetit të Padovës në Itali, ku në bazë të një studimi është arritur në përfundimin se mentja (mentoli) është një strategji e mundshme për trajtimin e obezitetit. Sipas Marco Rossatos, koordi-
natorit të grupit të studiuesve, mentja është e njohur nga të gjithë për aftësinë e saj të shkaktojë një ndjesi të ftohti, kur bie në kontakt me lëkurën dhe kjo substancë e nxjerrë nga bimët dhe e njohur për mijëra vjet, stimulon qelizat e indit të bardhë dhjamor të djegë yndyrat duke prodhuar nxehtësi. Mentja, kujton Rossato, është përdorur gjerësisht në ushqime, kozmetike dhe farmaceutike dhe janë parë efektet anësore të njerëzit dhe për këtë arsye është një strategji e mundshme e re për trajtimin e obezitetit. Mentja dhe molekula të tjera të ngjashme, janë në gjendje për të rritur metabolizmin e indit të bardhë dhjamor që çon në djegien e yndyrës së depozituar. Gjithashtu, mentja është një ilaç shumë i mirë popullor, ajo ka aftësi të: - Largojë gazrat - Qetëson të vjellat - Qetëson kollën - Relakson mujskut dhe qetëson alergjinë - Heq dhimbjen e kokës.
EKSPERTET
“Dieta e gjumit” zgjidhja më e mirë për kile të tepërta H
arrojini ushtrimet dhe numërimin e kalorive, për një dukje më vitale do t'ju mjaftojë një orar më i gjatë i gjumit se zakonisht, sugjerojnë ekspertët amerikanë. "Dieta e gjumit" do të mund të shihej si zgjidhja më e mirë nëse keni dispozicione gjenetike që kilogramët t'ju 'ngjiten'". Me sa duket, më pak se shtatë orë gjumë në ditë nxit gjenet, të cilat e shkaktojnë mbipeshën, përderisa nëntë e më tepër orë e parandalojnë një gjë të tillë. Ekspertët deri te një zbulim i tillë kanë ardhur duke analizuar më shumë se 1000 binjakë. Duke marrë parasysh se binjakët kanë gjene të njëjta, kjo atyre ua kishte mundësuar që ta vërtetojnë nëse mbipesha është trashëgim apo ndikojnë edhe faktorët e jashtëm. Ata kishin vërtetuar se më shumë gjumë praktikisht e parandalon mbipeshën. Vitin e kaluar, shkencëtarët nga universiteti në Uarvik kanë vërtetuar se mungesa e gjumit mund të ndikojë në shtypjen e lartë të gjakut te femrat, derisa kjo nuk ndikon te meshkujt. Femrat që flenë vetëm pesë orë, apo më pak, janë dyfish më të rrezikuara nga mbipesha.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 4. ..ho, sa e mirë është. 7. Përpiqem për të bërë diçka, bëj çmos për të arritur diçka 11. Peshk i llojit të troftës, me pika të kuqe në trup, që ka si habitat ujërae e ëmbla, peshku i Pogradecit 13. Fletore e posaçme me fletë të trasha, e lidhur bukur, që shërben për të mbajtur fotografi, pulla poste etj 15. Kur vitet kanë ardhur dhe ikur shumë herë nga unë, tashmë ndjehem i ... 16. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 17. E vendos dikë a diçka në një vend 18. Lëng i bardhë si qumësht e shumë i hidhur, që bëhet kryesisht me zhivë e që përdorej zakonisht nga gratë për të zbardhur fytyrën 21. Përdor atë monedh Bullgaria 23. Të menduarit e të vepruarit verbërisht vetëm sipas dogmave të caktuara, pa përpjekje krijuese 26. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 28. Shkop i shkurtër, i prerë pjerrtas në të dy anët, me të cilin luajnë fëmijët duke e goditur me një shkop 29. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar 30. Ashtu bëj kur dua të njihem me peshën trupore 33. Romani i Anton Pashkut 34. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 35. Fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje, për një film, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm 37. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra 39. Element kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë 41. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 42. Avni ... ka lindur më 28 janar 1976 në Pejë, është aktor, producent dhe regjisor shqiptar nga Kosova 43. Faltore në trajtë piramide në disa vende të Lindjes së Largët; faltore e budistëve 45. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 46. Që është i dalë si gungë dhe i rrumbullakët nga sipër a nga jashtë, që është me kurriz, grahuq 48. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 49. Shpend i butë a i egër me krahë të shkurtër, me pendë të bardha ose ngjyrë hiri në të kaltër 52. Kinezët shquhen shumë për atë. Ne e kemi të famshëm atë të malit 53. E pajis shtëpinë me orenditë e nevojshme. 56. Mishërimi i së keqes dhe i ngasjes për punë të liga; shpirti i keq, dreqi, shejtani 58. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, “Ura mbi Drin” është një nga trilogjitë e tij 60. Ai tipi që bën projektet e ndërtimeve dhe ndjek zbatimin e tyre
E martë, 30 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
61. ... Hitler, futi Gjermaninë në rrjedhën e Luftën e Dytë Botërore 62. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 64. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 67. Romano ..., ish-Kryeministri italian 68. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 69. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 70. Bashkëshorti ose bashkëshortja quhen edhe ashtu 73. Sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz në një krahinë 74. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 75. Kujdesi për thonjtë e duarve e ka atë shumëngjyrëshin dhe shndritësin si aksesor kryesor 79. Guxim i pathemeltë që mund të sjellë pasoja jo të mira 80. Aktorja e teatrit dhe filmit shqiptar, Marjeta ... Luajti në “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), “Rruga e lirisë” (1982), “Lamerica” (1994), “Njerëz dhe Fate” (2003), “Koha e Kometës” (2007), etj. 82. Përkohësisht. 85. Fondi Monetar Ndërkombëtar 86. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik 89. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 92. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 94. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 95. Veprim i njëhershëm i njeri-
ut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 97. Emërtim i përgjithshëm për insektet, si mizat, mushkonjat etj 99. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 100. Benjamin ... konsiderohet si një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara 101. Njësi e matjes, e barabartë me rreth një mijë hapa 102. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 103. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 104. Drejtuesi i lartë i prefekturës, kryetari i këtij institucioni, quhet ashtu 105. E bëjmë atë për një fëmijë të padëshiruar 109. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 111.Kafshë grabitqare e familjes së maceve, e madhe sa tigri, me qime të verdhë e me lara të zeza 112. Ali ..., (28 nëntor 1884-20 dhjetor 1966), ishte poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar VERTIKALISHT 2. Partia Demokristine 3. Kryeqyteit i Tataristanit dhe njëri prej qyteteve më të mëdha ruse. Është qendër e madhe industriale dhe kulturore e tatarëve 4. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 5. ...Nela, poeti dhe mësuesi nga Kukësi që u ekzekutua me varje më 10 gusht 1988 6. Sotir ... (10 Qershor 1934-3 Mars 2012) piktor shqiptar me titullin “Artist i Merituar”
7. Shkurre helmuese me lule të verdha dhe me erë të mirë, që rritet në vende me lagështi. 8. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 9. Pas dallendysheve, janë ato, bukuria, ngjyra dhe aroma e të cilave plotësojnë pranverën 10. Sabri ..., shkrimtar dhe politikan shqiptar 12. Eshtë qytet në juglindje të Shqipërisë. Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e “Rajonit Melotid” 14. Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e shfrytëzueshme për nevojat personale 19. Vegël frymore prej druri, me një gyp të gjatë 20. Nik ..., në vitin 2010, vjen bujshëm si protagonist në filmin “Shqiptari - Der Albaner” me regji të Johannes Naber 22. I qepem dikujt për të bërë diçka, nuk i ndahem, i ... 23. ndërtesë e posaçme ku ruhen armatimet a pajimet e tjera ushtarake 24. Lugë e madhe, qepshe, garuzhde që ndihmon në racionimin e gjellës 25. Banor vendës i Libanit ose ai që e ka prejardhjen nga Libani 27. Ndryshim i pandërprerë i diçkaje sipas ligjesh të caktuara; zhvillimi e shndërrimi i diçkaje 29. Uji është i tillë, pa...., pashije dhe pangjyrë. 31. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 32. Mjetet teknike e të motorizuara, automjetet, quhen edhe ashtu 36. Të lag e të bën qull 38. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 39. Që ka formën ose pamjen
muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 59. Që ushtron pushtetin shtetëror në formën e veprimtarisë urdhërdhënëse e ekzekutive, që ka të bëjë me organizimin e zhvillimin e kësaj veprimtarie 63. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 65. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 66. Stefan ..., (28 nëntor 188123 shkurt 1942), biograf dhe shkrimtar i jashtëzakonshëm vjenez 69. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 71. Quhet ashtu mënyra e përditshme dhe e pandryshueshme e të bërit të gjërave 72. Mjet për të nxjerrë ujë nga pusi 76. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 77. Partia Lëvizja Shqipëria e Re 78. Mashkulli i maces, maçok 79. Rrobë e gjatë zakonisht prej mëndafshi dhe e stolisur, që mbanin zyrtarët e lartë turq 81. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 83. Burrë i ve. Quhet ashtu bashkëshorti pa grua 84. Përdor Mongolia si paranë e saj 86. Kandërr me ngjyrë të zezë a të murrme etj 87. Tërësia e bimëve të gjelbra, e barishteve të njoma etj. 88. Dëshirë e madhe për të marrë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje 90. Grumbulloj në një vend, njerëz, kafshë a gjëra të shpërndara andej-këtej, i vë bashkë 91. Mjet ndriçimi në kushtet e mungesës së energjisë elektrike, pasardhës i pishtarit dhe qiririt 93. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 96. Njësia monetare bazë e Rumanisë; monedhë që ka këtë vlerë 98. Shtrat i vogël dërrase për foshnja, me anë të ngritura e me dy këmbëza në trajtë gjysmërrethi, që të përkundet lehtë 104. Partia Socialpuntore Shqiptare 106. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 107. Partia Aleanca Popullore 108. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 110. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa
e njeriut (zakonisht për majmunët) 40. Bajram ..., gazetar, albanologë dhe politikan shqiptarë. Ka qenë kryeministër i Kosovës 42. Qesh e luaj, dëfrehem i shkujdesur; ngacmohem o zbavitem me dikë 44. Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë primitive 46. Copë pëlhure, zakonisht e qëndisur, që shtrohet mbi tryezë a mbi një orendi 47. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 50. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe... lindje, ... e zakonshme, etj. 51. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 54. Kokërr e rrumbullakët, afërsisht sa një karamele 55. Makinë vetëlëvizëse që shërben për të gërmuar a për të gërryer dheun, etj 57. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si 1
2
P
3
A
L ¸
4
5
M U
A R
E
R
I
R
6
V
7
V
P
8
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
K 12
V
K R 14
15
16
K
O
O D
R U
M
T
T
17
R
B
E
D A
P
C H
10
A E
L
K
N
¸
E S
A
X
R
T
H
18
P
9
M I
A
L A
19
D R
E J
T U
T
20
B
11
13
21
M
T
22
A
23
T
O H
E M
24
V
K O
S
25
T
K
¸
N
E T
¸
26
R
P
A
R A
K A
27
R
28
T
M I
H
29
B
D
A
E
H
R
A
30
I
N
A K
D
N
A
D
31
O R
A C
A K
A
O
32
T
I
H E
N
I
T
Z
E
33
O 34
35
M I
R ¸
36
K U
P
T
I
37
E K
M
M 38
O N
39
O M A T
40
Z
B
B
I
O
I
E
T
43
N S
U R
S
E
D
49
50
P
¸ 46
V E
S
H
T U
L L
51
B O
52
L I
V I
¸
A
O
47
D P
P
L
O 57
Z
P
F
E
R
D M
G
S
H
A
M
A
N D
A S
S
62
K
H
L
¸
R
A
O G
N
J
E
E
T
K
63
D
64
K
U R
P
V E
A
E 71
T R
E
N
T
72
K
75
A
D I
T
R
A
73
I
B R U
E
O
T
Z
R
S
C E
L U
L E
B
I
R
N
I 81
S
H
D O
A N
G M A T
D
J
K
82
Z
E M
89
90
M
E
C O
K A
L
S
K
79
T
I
N
D
A
D
M
S 85
B A
R D
H O
S
H
M
U
O
N J
O R
A N
I
E
D
86
S
87
H
91
U
97
D 92
N
R
G
95
I
M
O
83
94
E
I
78
84 88
P
S
76
M I
80
F
93
T
K O
D
E
U
E
N
L
A L
I
T
R
96
D
I
T
98
N V
E S
T I
M
P
A S
H I
K
99
G
T
T
D
100
A I
H
L
102
R
R B
M 103
P
D E
105
¸
E
65
R M A T
77
R
I T
O Z
67
70
S
I
U R
69
¸ 74
M
O
60
M
68
B
R 54
59
66
L
R U
61
U
K
56
58
A
G
48
S
53
55
E
B
M U
K
45
E
42
44
C E A
L
B
41
S P
D
S
H
T E
H
A
U S
T R
104
P
R
O T
106
R I
101
O N 107
A S
A N
S
˙
E T
¸
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 30 KORRIK 2019
Opozita, protestë në Devoll: Nuk njohim 30 qershorin Nallbati. Forca të shumta policie ishin brenda dhe jashtë ambienteve të bashkisë. Bashkia e Devollit është para ku kryebashkiaku socialist i dalë fitues në 30 qershor merr detyrën që deri përpara zgjedhjeve mbahej nga një kryebashkiak i opozitës. Duro thotë se është në pritje që të gjithë punonjësit të hyjnë dhe vijojnë normalisht punën.
O
pozita protestoi dje përpara bashkisë së Devollit, kundër kryebashkiakut të ri, Eduard Duro. Kandidati i PS në 30 qershor, Duro shkoi në zyrë që prej orës 06:30, ndërkohë që administrata e bashkisë protestoi së bashku me Bledion Nallbatin, ish-kryebashkiak. Duro hyri të premten në zyrë duke shpërthyer derën e bashkisë, pasi ish-kryebashkiaku Nallbati nuk pranoi t’i kalonte detyrën sepse nuk i njeh votimet e 30 qershorit. “Bashkia është uzurpuar, është antiligjore. Unë do të vazhdoj të shërbej
dhe të punoj edhe pse më kanë zënë zyrën. Këta le të mbajnë zyrat, unë do të punoj jashtë në terren me banorët”, është shprehur
97 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
M
ë 28 korrik 1922 shënohet një moment ven dimtar për diplomacinë shqiptare pasi da ton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada Shqiptare në SHBA shprehet se Shqipëria mbetet gjithmonë mirënjohëse për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetjes së vazhdueshme në momente kulminante të popullit tonë. “Ne mbetemi të përkushtuar që të rrisim bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në nivelet më të larta, bazuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik të nënshkruar në vitin 2015, që përbën gurin e themelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit strategjik Shqipëri-SHBA dhe fokusohet në partneritetin mes dy vendeve në tre plane: partneritet për çështjet globale; partneritet për çështjet rajonale dhe partneritet për agjendën dypalëshe – dialogu politik, siguria, forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe shkëmbimet arsimore-kulturore”, -bën me dije ambasada Shqiptare në SHBA.