Koha Jone_30 maj 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 126 (8567)

E enjte, 30 Maj 2019

Çmimi 30 Lekë

Kryeministri Rama: Nëse BE vendos pro është merita e qeverisë sime, nëse është jo, fajin e ka opozita!

Basha: Negociatat nuk hapen me Ramën Një vit më parë, në të njëjtin muaj, kryeministri Edi Rama hapi shampanjën e festës dhe doli para mediave për të deklaruar se me vendimin e KE-së, Shqipëria kishte marrë zyrtarisht çeljen e negociatave. Koha tregoi se festa jo vetëm ishte e nxituar, por një vit më pas jemi në të njëjtën situatë si qershorin e kaluar. Kryeministri doli dje para shqiptarëve për të thënë fiks të njëjtën gjë që kish thënë vjet dhe parvjet, por duhet të presim vendimin final të Këshillit të Ministrave të BE më 21 qershor

Si do jetë protesta e 2 qershorit? Përgjigjet opozita: Jo më me lule, vetëm përballje!

FAQE 3

SONDAZHI I IPR MARKETING NË ORA NEWS

60% e shqiptarëve: Zgjedhjet pa opozitën janë të pavlefshme

FAQE 16

VENDIMI

AKUZAT

Negociatat PD: Pushteti Shqipëri-BE, kriminal kërcënim Gjermania ende pa politik ndaj qëndrim zyrtar deputetëve opozitarë FAQE 9

NEGOCIATAT

Klajda Gjosha: 7 pika kyçe që rrëzojnë qeverinë

Luan Rama: Qeveria s’ka luftuar krimin dhe korrupsionin

ANALIZA

NDESHJA

Henri Çili: 30 qershori pa opozitën, katastrofë! Rama e ka mbyllur ciklin, duhet të ikë

Chelsea fiton Europa League, mund me “poker” Arsenalin në finale

FAQE 9

Në foto: Pamje nga protestat e opozitës para Kryeministrisë

FAQE 2

FAQE 6

RAPORTI I KE

FAQE 6

FAQE 7

FAQE 21


POLITIKE

2 E enjte, 30 MAJ 2019

Si do jetë protesta e 2 qershorit? Përgjigjet opozita: Jo më me lule, vetëm përballje! Redaksia e “Koha Jone” online iu drejtua me një pyetje të përbashkët disa prej pjesëtarëve të opozitës, pasi kryeministri Edi Rama ka vendosur të hapë fushatën elektorale më 1 qershor, duke qenë i vetëm në votimet e datës 30 qershor. Ndërkohë Opozita ka lajmëruar protestën e saj më datë 2 qershor. Por dje Komisioni Europian (si dhe vitin e kaluar që nuk u realizua) dha verdiktin që t’i kërkojë shefave të shteteve të BE hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke “harruar” krizën politike në Shqipëri. Ky qëndrim i ka dhënë fuqi Edi Ramës, që pas këtij vendimi është shprehur se PS do të shkojë e vendosur drejt 30 qershorit, sepse opozita ka vdekur përfundimisht politikisht. Ndaj kur nuk ka asnjë mjet tjetër për ta bindur Edi Ramën për gjetjen e një zgjidhje që vendi të mos shkojë në konflikt civil, e njëjta pyetje iu drejtua Mesila Dodës, Edi Palokës, Luan Rama, Fatmir Mediut, Nard Ndokës, Agron Dukës. Pyetja: Si mendoni se si duhet të jetë protesta e 2 qershorit; me parulla e lule dhe duke u shpërndarë në fund apo protestë përballje ku më pas të ngrihen çadra pafund nga sheshi “Nënë Tereza” deri te Lana në Bulevard? Përgjigjen: Mesila Doda, sekretare e Përgjithshme e PDIU: Protestë përballje e vazhdueshme e pa asnjë tërheqje. Nuk mundet më të vazhdojmë me protesta me parulla e lule. Në një vend europian e në një demokraci të konsoliduar kjo duhet

të ishte mënyra e protestës, por kemi përballë një regjim autokratik e një demokraci që po shpërbëhet de facto e de jure. Vendi ndodhet në udhëkryq e në asnjë rast nuk mundet të sakrifikojmë demokracinë e pluralizmin në vend. Nëse ka njerëz që janë mësuar të ulin kokën përballë dhunës e pushtetit ne duhet të zgjedhim t’i themi “JO” çdo regjimi autoritarist e kleptokratik. Edi Paloka, nënkryetar i PD: Gjithë qëndrimet dhe mesazhet e Ramës, përfshi atë të dhënë nga vila e diktatorit, janë thirrje për luftë. Shqiptarët duhet t’i përgjigjen dhe do i përgjigjen. Ai harron që ka përballë njerëz që nuk kanë më asgjë për të humbur. Të shohim si do i dalin llog-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

aritë, Ramës! Luan Rama, nënkryetar i LSI: Forca e opozitës mbi të gjitha qëndron tek cilësia qytetare e protestës, e cila duke bërë të veten kauzën e lirisë për të zgjedhur e jo thjeshtë për të votuar, ka të legjitimuar rezistencën si mënyrë sjelljeje në të gjitha format e shfaqjes së rezistencës qytetare ndaj të keqes; me lule dhe me zemër, me parrulla dhe përballje! Vetëm nuk duhet harruar për asnjë moment; e keqja nuk ikën vetë, ajo duhet luftuar! Këtë na e mëson përvoja botërore e luftës për liri dhe demokraci, këtë na e mëson edhe përvoja shqiptare e shekullit të kaluar! Fatmir Mediu, kryetar i PR: Çdo mjet demokratik për të ruajtur pluralizmim

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Për të garantuar një qeverisje që i shërben interesit kombëtar, qeverisjes për njerëzit dhe jo për krimin dhe korrupsionin. Nard Ndoka, kryetar i PDK: Opozita e Bashkuar duhet të mendojë seriozisht mbi rrezikun që kemi përballë, një mazhorancë e kapur dhe një kryeministër i çoroditur po e kthejnë vendin prapa në kohë dhe po asfiksojnë demokracinë e votës. Koha për të reaguar fort, shumë fort dhe me të gjitha mënyrat e mundshme, për të penguar dhe larguar këtë bandë që ka kapur peng shtetin dhe vendin. Koha e protestave normale mendoj ka përfunduar, të gjithë janë sensibilizuar për rrezikun që i kanoset vendit; qytetarët

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

janë të qartë dhe më të vendosur se kurrë; ndërkombëtarët e kanë kuptuar, por nuk po orientohen për më tej, ndaj opozita ka një përgjegjësi kombëtare për ti dalë Zot vendit dhe demokracisë. Kur i Zoti i shtëpisë çmendet dhe tenton të mbysë njerëzit e shtëpisë, i takon dikujt të reagojë, të pengoje dhe të lidhë të “zotin e shtëpisë”! Agron Duka, kryetar i PAA: Sikurse e kam theksuar edhe më parë, protesta jonë e fundit ishte një festival i vërtetë demokracie. Një demonstrim paqësor force, i cili do t’i shërbejë politikës në të ardhme si një etalon mbi mënyrën sesi duhet protestuar. Por, mbi të gjitha, do të ishte një mesazh, një kërkesë për ndryshim, që çdo qeveri do ta kishte kuptuar pa shumë vështirësi. Mirëpo nga momenti që kjo protestë trajtohet me indiferencë, apo tone tallëse nga mazhoranca, padyshim që nxitet një frustrim tek pjesëmarrësit të cilët nuk janë në protestë vetëm sepse thirren nga opozita, por sepse nuk pajtohen me këtë situatë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale. Dhe kur ‘bullizmi’ institucionalizohet, është e vështirë të kontrollosh qytetarët e frustruar nga arroganca, nga keqqeverisja, korrupsioni dhe mungesa e shpresës që këto fenomene sjellin, e për pasojë mund të çojnë në reagime të pakontrolluara në protestën e ardhshme. Madje edhe të kërkojnë një formë më të qëndrueshme proteste, qoftë edhe me çadra, deri në zgjidhjen përfundimtare dhe daljen nga ky udhëkryq i rrezikshëm.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 30 MAJ 2019

Kryeministri Rama: Nëse BE vendos pro është merita e qeverisë sime, nëse është jo, fajin e ka opozita!

Basha: Negociatat nuk hapen me Ramën Një vit më parë, në të njëjtin muaj, kryeministri Edi Rama hapi shampanjën e festës dhe doli para mediave për të deklaruar se me vendimin e KE-së, Shqipëria kishte marrë zyrtarisht çeljen e negociatave. Koha tregoi se festa jo vetëm ishte e nxituar, por një vit më pas jemi në të njëjtën situatë si qershorin e kaluar. Kryeministri doli dje para shqiptarëve për të thënë fiks të njëjtën gjë që kish thënë vjet dhe parvjet, por duhet të presim vendimin final të Këshillit të Ministrave të BE me 21 qershor

Shqipëria mori dje për herë të katërt rekomandimin nga Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në vendin ku 99% e qytetarëve janë pro integrimit në BE, njoftimi i djeshëm i KE padyshim që është zhvillimi më pozitiv i muajve të fundit për vendin. Por që në fillim duhet thënë se çështja e rekomandimeve është një film i parë disa herë. Që Shqipëria të shënojë zyrtarisht çeljen e negociatave vendimin final e jep Këshilli i BE që përbëhet nga ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare. Edhe pse Tirana e ka kaluar disa herë provën e Komisionit Europian, pra vlerësimin teknik reformave, në të gjitha rastet ka ngelur në provimin final, kur duhet të votojnë përfaqësuesit e qeverive të gjithë BE. Ndaj dhe lajmi i djeshëm nuk kishte vend për shumë entuziazëm as mes qytetarëve dhe as brenda qeverisë. Për më tepër, qeveria “Rama” ndodhej në pozitën më qesharake. Një vit më parë, në të njëjtin muaj, kryeministri Edi Rama hapi shampanjën e festës dhe doli para mediave për të deklaruar se me vendimin e KE-së, Shqipëria kishte marrë zyrtarisht çeljen e negociatave. Koha tregoi se festa jo vetëm ishte e nxituar, por një vit më pas ishim në të njëjtën situatë si qershorin e kaluar. Kryeministri doli dje para shqiptarëve për të thënë fiks të njëjtën gjë që kish thënë vjet dhe parvjet. Ketë herë munguan vetëm koncertet festive dhe ceremonia mondane me shampanjë dhe diplomatë të huaj. Zhvillim pozitiv dhe ajo që presin shqiptarët prej vitesh është që Shqipëria të çelë zyrtarisht negociatat me BE dhe jo të marrë rekomandimin. Ajo që bie në sy në

dokumentin e KE-së për Shqipërinë është se janë shmangur të gjitha çështjet e nxehta që lidhen me situatën në vend. Situata politike përshkruhet vetëm me një fjali ku flitet për të ndarje politike dhe jo krizë sistemi në vend. “Një konsensus më i fortë kombëtar mbi prioritetin mbizotërues të integrimit në BE, duke tejkaluar polarizimin aktual dhe duke demonstruar vullnet politik për të kapërcyer ndarjet partiake, është gjithashtu e nevojshme për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga vendi”,- thuhet në raportin e KE. Ndërsa çështja e luftës ndaj korrupsionit dhe reformave të munguara kalohet vetëm me frazën befasuese se “Shqipëria ka bërë një reformë të paprecedentë në drejtësi”. Reforma sigurisht është e paprecedentë, por jo domosdosmërisht ka sjellë efekte pozitive, pasi ka akuza se sistemin e drejtësisë po e merr Edi Rama dhe PS. Është e paprecedentë si e ka lënë vendin prej muajsh pa gjykatat kryesore në vend dhe aktualisht Shqipëria është i

vetmi shtet në botë që nuk ka elementët bazë të pushtetit gjyqësor. Nëse KE, si pjesë teknike e BE, e sheh me pozitivitet situatën, Këshilli i Ministrave që do të japë dhe vendimin final që tani ka shprehur rezerva për miratimin. Mbledhja e radhës për Këshillin e Ministrave, sipas gjasave, është fundi i muajit qershor dhe sinjalet që vijnë deri tani, për fat të keq nuk japin asnjë shenjë pozitive. Holanda, Franca dhe së fundi edhe Belgjika janë shtetet që mund të vendosin veton për Shqipërinë. Po dje, radio gjermane “Deutsche Welle”, raportonte se qeveria dhe parlamenti gjerman nuk kanë ende një vendim final për Shqipërinë. Arsyeja e qëndrimit kundër të këtyre vendeve, lidhet me politikën e brendshme të këtyre shteteve, por mbi të gjitha arsyet duhen kërkuar atje ku nuk i sheh Komisioni Europian. Shqipëria ndodhet prej kohësh në një krizë të rëndë politike që ka vënë në pikëpyetje jo vetëm standardet e BE, por edhe parimet themelore të demokracisë. Kryeministri dhe PS po bëhen gati

të hyjnë në një fushatë zgjedhore pa opozitën, duke shënuar dhe rënien finale të zgjedhjeve. Ndërsa korrupsioni, problemet me trafiqet dhe keqqeverisjen janë aq të dukshme sa nuk ka asnjë reformë që mund t’i fsheh. Për këto arsye, Edi Rama zgjodhi dje të bëj një lojë fjalësh duke parashikuar se cili do të jetë fati i negociatave në qershor ose më pas. Sipas tij, nëse ndodh që Shqipëria merr datën për negociatat kjo është vlerësim i reformave që ka bërë qeveria e tij, por nëse qeveritë e vendeve të BE vendosin për “jo”, atëherë kryeministri gjeti dhe fajtorin, që i bie të jetë opozita. Pra, në të gjitha rastet qeveria “Rama”, me këtë logjikë del pa faj. Kur në fakt është e kundërta. Dje Lulzim Basha nga Fieri, paralajmëroi se në qershor negociatat nuk do të hapen dhe arsyeja është pikërisht keqqeverisja e Edi Ramës. ”Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian i qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Dje kryeministri festoi dhe bëri zhurmë njëlloj si vjet dhe parvjet, por nuk duhet të ngutemi pasi vjen vendimi nga Këshilli Ministrave të BE nga fundi qershorit dhe aty do të mësojmë të vërtetën e festës së djeshme. Q. Xhani


POLITIKE

4

E enjte, 30 MAJ 2019

Kryeministri apel Bashës e opozitës: Tre javë vendimtare për çeljet e negociatave, lini protestat

ISH-MINISTRI

Rama i prerë: Nuk negocioj datën e zgjedhjeve, të shtunën nisim fushatën

Rekomandimi pozitiv i KE-së, Bushati: Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë

P

artia Socialiste nuk ka asnjë pëlqim për të diskutuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe në këtë kuadër kreu i saj deklaron se nuk ka datë për të negociuar dhe nuk ka Kushtetutë për të anashkaluar datën e përcaktuar nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Ky ishte reagimi i kreut të qeverisë, njëkohësisht kryetari i PS-së si përgjigje ndaj propozimit që Presidenti Meta bërë pak ditë më parë se ishte gati për të rishikuar dekretin për datën e zgjedhjeve. “Besoj që nuk e lexoj gabim raportin e progresit nëse them se siç ka një sërë detyrash që mund të nxirren, ka edhe një detyrë që duhet nxjerrë nga opozita. Këtë jua lë ju ta komentoni bazuar në çfarë është shkruar në raport. Presidenti në këndvështrimin tim ka shprehur një gatishmëri për tu vënë në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike, sepse kështu e përcakton dhe Kushtetuta. PS nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kjo ka lidhje me qëndrimin tonë të prerë. Duhet të fitojë Shqipëria institucionale dhe kushtetuese, që nuk mund t’i nënshtrohet axhendave partiake. Në këtë aspekt në raport me Presidentin qëndroj se “i duhet dhënë Çezarit ajo që i takon Çezarit”. Presidenti nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë pyetje. Ne nuk kemi datë

për të negociuar dhe Kushtetuetë për të anashkaluar”, u shpreh Rama. Në krah të ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, ndër të tjera Rama foli edhe për çështjen e letrave publike që ai i ka dërguar ditët e fundit kryedemokratit Lulzim basha për uljen e palëve në bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje të gjithëpranueshme të krizës politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se 4 muajsh. Në fjalën e tij, Kryeministri la të nënkuptojë se nuk heq dorë nga ftesa për dialog me Lulzim Bashën “Letrat thonë nuk ka 6 pa 7. Nuk e di, por mbase do të ketë edhe një të 7. Por në 6 letrat që kanë qenë 6 ftesa të përditshme unë jam përpjekur të bëjë me të

mirën. Sa ja kam arritur nuk e di. Pak, por e sigurtë është që në 1 qershor PS do të fillojë fushatën për zgjedhjet e ardhshme vendore të datës 30. Nuk bëhet fjalë se kush do të jetë kryetari i ri i Bashkisë, por për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Nëse opozita rrugore do të ndalonte dhe do ti jepte një shans Shqipërisë, jo qeverisë, 100% Shqipëria do të hapte negociatat. I vetmi element i panjohur në këtë ekuacion është opozita rrugore e Shqipërisë”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama. Negociatat Pak orë pas rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në kryeministri Edi Rama

dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dolën dje në konferencë të përbashkët për mediat , ku kreu i Qeverisë përcolli një apel drejtuar Lulzim Bashës. “Kam një apel për Lulzim Bashën dhe atë pjesë të opozitës që është rrugëve. Deri në momentin e vendimmarrjes së KE është mirë të mendojmë për Shqipërinë dhe jo për partinë, të mendojmë për gjeneratën tjetër dhe jo zgjedhjet e radhës. Është mirë të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, protestash që janë partiake, nuk janë popullore”, u shpreh Rama. Sa i takon progres raportit

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar i pari pas vendimit të Komisionit Evropian që u shpreh pro hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësim. Në një postim në rrjetet sociale, Bushati theksoi se rekomandimi erdhi pas progresit të arritur dhe kalendarit të miratuar që në qershor të vitit të kaluar, duke e cilësuar si një lajm të shkëlqyer për vendin dhe besueshmërinë e procesit të zgjerimit të unionit. “Komisioni Evropian përsërit rekomandimin Këshillit për çeljen e negociatave me Shqipërinë, bazuar ne progresin e arritur dhe kalendarit të miratuar në qershor të vitit 2018 prej Këshillit. Lajm i shkëlqyer për Shqipërinë dhe për besueshmërinë e procesit të zgjerimit”, shkruan Bushati. kryeministri la dhe detyrën për ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme. “E fundit që kam është ne e kemi lexuar me shpejtësi raportin dhe do ta lexojmë me shumë vëmendje dhe ministri në detyrë do të paraqesë në qeveri në mbledhjen e radhës një plan veprimi lidhur me problematikat që ngrihen në raport”, deklaroi dje kryeministri Edi Rama.

REKOMANDIMI POZITIV, AMBASADORI I BE-së: TRE JAVËT NË VIJIM JANË VENDIMTARE PËR SHQIPËRINË

T

re javët në vijim janë vendimtare për Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave dhe ambasadori Luigi Soreca inkurajoi qeverinë dhe opozitën të kontribuojnë pozitivisht në vendimmarrjen e Këshillit Europian, pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Tre javët në vijim do të jenë kyçe. Çdo shtet anëtar duhet të jetë i bindur dhe çdo shtet anëtar ka procesin e vet të vendimmarrjes për këtë çështje. Prandaj ne inkurajojmë sistemin politik shqiptar, qeverinë dhe opozitën të kontribuojnë drejt këtij objektivi duke komunikuar me të gjitha shtetet anëtare për ti shpjeguar se çfarë ka arritur Shqipëria”, u shpreh Soreca. Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë i dorëzoi dje kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë. Komisioni Europian i rekomandon Këshillit të Europës

Negociatat, Soreca: Nevojë për konsensus kombëtar, politika të lërë ndasitë

hapjen e bisedimeve pa kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në prani të gazetarëve, në Sallën e Hartave në Kryeministri, ambasadori Soreca teksa i dorëzoi progres raportin kryeministrit dhe i bëri thirrje klasës politike shqiptare të lënë mënjanë ndasitë dhe të japin kontributin e tyre në mënyrë që Këshilli i Ministrave të BE të japë një përgjigje pozitive për rekomandimin. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, kreu i diplomacisë evropiane në vendin tonë tha se duhet një konsensus i fortë kombëtar duke tejkaluar polarizimin dhe duke treguar vullnet politik të fortë. “Nevoja për një konsesus të fortë kombëtar për prioritetin madhor të integrimit evropian, duke tejkaluar

polarizimin dhe duke treguar vullnet politik të fortë për të kaluar përtej ndasive partiake. Të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuar dhe të lënë mënjanë ndasitë e tyre. Ne ritheksojmë thirrjet që i kemi bërë të gjitha partive politike që

angazhohen në dialog në interes të interesit publik që është mbi të gjitha. Sot Shqipëria ka arritur një gur kilometrik të rëndësishëm”, u shpreh dje ambasadori i BE-së. Luigi Soreca inkurajoi sistemin politik shqiptar, qeverinë dhe opozitën të kontribuojnë drejt këtij objektivi “Mbështetje e madhe popullore dhe besimi në BE e kanë ndihmuar Shqipërinë për të shtyrë përpara dhe për të konsoliduar procesin e reformave të paprecedentë që ju po bëni. Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të tregojnë se janë një nga vendet e Evropës me besimin më të lartë në BE. Çelja e negociatave dhe fillimi i procesit të shpjegimit të legjislacionit të BE do të linçojë një proces të gjatë intensiv për të gjithë vendet që kanë të bëjnë

me sektorë të ndryshëm, për të arritur standardet e BE. Ka shumë reforma që duhen bërë, por duke patur parasysh progresin e arritur do të thotë që KE ka marrë vendimin që Shqipëria është gati për hapat e tjerë. Hapat e tjerë do të thotë që shtetet anëtare në këshill do të vlerësojnë progresin e bërë në bazë të këtij raporti. Tre javët në vijim do të jenë kyçe. Çdo shtet anëtar duhet të jetë i bindur dhe çdo shtet anëtar ka procesin e vet të vendimmarrjes për këtë çështje. Prandaj ne inkurajojmë sistemin politik shqiptar, qeverinë dhe opozitën të kontribuojnë drejt këtij objektivi duke komunikuar me të gjitha shtetet anëtare për ti shpjeguar se çfarë ka arritur Shqipëria”, tha ambasadori Soreca.


POLITIKE

5

E enjte, 30 MAJ 2019

Kreu i PD-së nga Fieri: Nuk luftojmë për pushtet, por për ti dhënë fund tranzicionit

K

reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka fajësuar Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për faktin që në 3 vitet e fundit Shqipërisë vazhdon ti refuzohet hapja e negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë takimit me qytetarët e Fierit në kuadër të protestës së thirrur nga opozita pasditen e së dielës, Basha theksoi se çdo shtet anëtar ka raportet për situatën në Shqipërinë, për krimin dhe korrupsionin, për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë. Në këtë linjë, Basha theksoi se Rama duhet ti kërkonte falje shqiptarëve për gënjeshtrën e një viti më parë. “Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, siç kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian i qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij anti-evropiane. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin”, u shpreh dje Lulzim Basha.

Basha: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira. Fitorja është afër

Në vijim, kryedemokrati deklaroi se rruga e Shqipërisë për në BE hapet duke larguar Edi Ramën. “Zgjidhja është e thjeshtë nëse Edi Rama një herë në jetën e tij, një çast në jetën e tij, do të vendoste interesin tuaj, për interesin e vendit, interesin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi, jo të oligarkëve jo të banditëve, jo të vetës dhe

pushtetit të tij, jo të pasurisë së tij, por interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Zgjidhja është e thjeshtë: largimi i tij i hapë rrugë zgjidhjes politike, një qeverie të integrimit europian që do të mundësojë zbatimin e kushteve që Edi Rama dhe banda e tij, nuk i zbatojnë, sepse janë në konflikt interesi me to. Zgjedhje të lira e të ndershme,

dënimin e politikanëve të kapur me krimin në shitblerje votash. Nuk ka vend që i hapen negociatat në BE pa zgjedhje të lira. Nuk ka vend në BE që i hapen negociatat me shitblerje votash me krimin. Largimi i Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga jonë drejt Bashkimit Europian”, deklaroi Basha.

Gjatë fjalës së tij në Fier, Lulzim Basha theksoi se lufta jonë është jo vetëm për të larguar Ramën, por që kurrë më një bandë mos ta marrë peng Shqipërinë. “Bashkimi ynë rritet nga dita në ditë, radhët e protestës popullore shtohen nga dita në ditë, sepse e gjithë Shqipëria ka përqafuar kauzën tonë të drejtë. Ne nuk luftojmë për karrige, ne nuk luftojmë për karrigen e një partie, ne luftojmë që pushteti ti takojë çdo qytetari, ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale e qeveris, nga oligarkia e kusarëve, nga padrejtësia e zuzarëve, ne luftojmë për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Ne e luftojmë këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh të pangopur e të babëzitur, e njëjta bandë kriminelësh të mos marrë më peng kryeministrin e radhës dhe qeverinë e radhës. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të ndalojmë njëherë e mirë fenomenin e shëmtuar të “Rilindjes” të kapjes së të gjithë pushteteve. Ne luftojmë t’i japim fund tranzicionit dhe ti hapim rrugën e Shqipërisë Evropiane”, deklaroi kryedemokrati Basha.

REKOMANDIMI PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE, ISH-KRYEMINISTRI: E PËRSHËNDES, POR MË LE ZEMËRTHYER!

Berisha: Situata si para 1 viti, rekomandimi do rrëzohet nga Këshilli i Europës R

aporti i komisionit të BEsë rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ky rekomandim duhet të shqyrtohet tani në 28 shtetet anëtare, ku disa prej tyre, Gjermania, Holanda, Belgjika e Danimarka kanë shprehur hapur skepticizmin e tyre rreth këtij vendimi. Lidhur me vendimin e djeshëm të KE-së ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes rrjeteve sociale, Berisha përshëndeti dje rekomandimin e Komisionit, por shton se, që nga viti i shkuar, Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë prej 13 kushteve të vendosura në deklaratën e 27 qershorit 2016. “Një vendim që unë e përshëndes, por që më lë zemërthyer! Miq, sot (dje) në një konferencë shtypi të përbashkët, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Komisionin Europian, Johannes Hahn njoftuan rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me

Shqipërinë. Unë e përshëndes rekomandimin e raportit të Komisionit të BE për hapjen e negociatave pavarësisht se unë vlerësoj se Shqipëria që nga vjet nuk ka plotësuar asnjërin nga 13 kushtet e caktuara në deklaratën e 27 qershorit të vitit 2016 të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE. Unë e përshëndes dhe mbështes rekomandimin e Komisionit, sepse kam qenë dhe jam i bindur se hapja e negociatave do ndihmonte në mënyrë të padiskutueshme në plotësimin e kritereve dhe kushteve të kërkuara që Shqipëria të përparojë drejt anëtarësimit në BE. Përveç këtyre, përshendes rekomandimin e Komisionit për hapjen pa kushte të negociatave, duke hedhur poshtë kështu pretendimin se protestat e opozitës dhe vendimi i saj për të djegur mandatet pengojnë, apo dëmtojnë hapjen e negociatave me BE. Por, përsëri dua të them se me gjithë rekomandimin e hapjes pa kushte të negociatave, unë mbetem zemërthyer. Kjo sepse në vlerësimin tim, me

gjithë rekomandimin për hapjen pa kushte të negociatave, jemi identik si para skenarit të një viti më parë. Vjet Komisioni, njëlloj si këtë vit rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. Mirëpo pavarësisht nga kjo, ministrat e jashtëm të BE-

së hodhën poshtë me unanimitet këtë rekomandim dhe, po me unanimitet, caktuan 13 kushte që duhet të plotësonte Shqipëria në mënyrë që Këshilli i Ministrave të vendoste në qershor të vitit 2019 që vendimi të merrej pasi të shqyrtohej plotësimi i kushteve

në dhjetor të vitit 2019. Une jam zemërthyer se në gjendjen aktuale, ku asnjëra nga 13 kushtet e kërkuara nuk janë plotësuar ndaj dhe në bindjen time, Këshilli i Ministrave do mbajë të njëjtin qëndrim që mbajti vjet ndaj rekomandimit teë Komisionit Europian dhe do rendisë së paku edhe njëherë 13 kushtet e mëparshme për t’u plotësuar nga Shqipëria në mënyrë që të votohet për hapjen e negociatave më së afërmi nga fundi i vitit 2020, për të mos thënë edhe më vonë. Por kësaj radhe nuk besoj se do ketë eurokratë, apo europarlamentarë që do vijnë të mashtrojnë shqiptarët siç bënë fillim-korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapën. Kësaj radhe Edvin Kristaq Mashtrimi nuk do arrijë të hapë shampanjën e festës për hapjen e negociatave apo të ndajë dekoratat për ata që bënë të mundur hapjen e tyre siç bëri vjet. Kësaj radhe, ai deri në fund të qershorit do jetë flakur aty ku e ka vendin, në koshin e plehrave të historisë!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.


POLITIKE

6

E enjte, 30 MAJ 2019

6 ish-deputetët të vënë në akuzë: Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të funksionareve të lartë të policisë të dehur nga alkooli

PD: Pushteti kriminal kërcënim politik ndaj deputetëve opozitarë T

ë gjashtë ish-deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një konferencë për mediat, për ngjarjet e datës 16 shkurt tek Drejtoria e Policisë Tiranë ku kanë shpjeguar akuzat e ngritura nga prokuroria. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj sqaroi se, deputetët shkuan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi për më shumë se një orë iu mohua e drejta e informimit mbi gjendjen qytetarëve të arrestuar pas protestës së 16 shkurrit. Në këto kushte, shtoi Alibeaj, shkuan në DVPT dhe aty u përballën me zyrtarë të policisë në gjendje të dehur, të cilët i sulmuan. “Ne ishin në krye të detyrave kushtetuese e ligjore si deputetë”, tha Flamur Noka, ndërsa shtoi se në videon që ka shpërndarë policia, janë fshirë pamje ku censuron imazhet. “Në videon e shpërndarë nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që unë largoj punonjësin e policisë nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetët janë të paprekshëm”, u shpreh Noka. Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së PD-së, Enkelejd Alibeaj ka shpjeguar për gazetarët të gjithë dinamikën e

ngjarjeve të ndodhura mbrëmjen e 16 shkurtit, për të cilët janë vënë në akuzë të paprecedentë 6 nga ish-deputetët e grupit parlamentar të PD-së. “Ka qenë protesta e parë e organizuar nga opozita kur menjëherë pas saj ka ndodhur një valë e gjatë e fortë shoqërimesh, dhunë, ndaj pjesëmarrësve në protestë, qytetarëve, mbi 50 të shoqëruar ishin atë ditë. Menjëherë pas protestës, ne morëm të dhëna që shumë prej pjesëmarrjeve të protestës u shoqëruan përmes dhunës, terrorit arrestimeve, disa prej të cilëve vijojnë të jenë të arrestuar që prej datës 16. Një grup me në krye zotin Ndoka, kryetar i komisionit të sigurisë që ka për detyrë monitorimin e organeve të rendit shkuam të merrnim informacion se çfarë mbi të drejtat e qytetarëve. U pengua e drejta jonë ligjore për të marrë informacion dhe për të ndaluar valën e dhunës u penguam në të drejtën tonë. U penguam në rreth 1 orë. Në këto kushte shkuan në zyrën e drejtorit të policisë. Çokush mund të mendojë se ata mund të ishin të impenjuar me detyra të tjera. Pamë që drejtori i policisë së

Tiranës, drejtori i Përgjithshëm i policisë, nëndrejtorët e policisë, prokurorët ishin të im penjuar nga avujt e alkoolit, ndërkohë që qytetarët dhunoheshin, tmerroheshin, arrestoheshin. U ndodhëm përballë një presioni nda disa personave të dehur nga avujt e alkoolit dhe shtypja e kokës së qytetarëve dhe deputetëve të opozitës. Pamjet tregojnë qartë se si drejtorët e policisë agresion deputetin Strazimiri. Një nën/komisar vë dhe dorën në kobure. Nuk e di se kujt do ia drejtonte. Pas atij momenti ne depozituam kallëzim penal për ngjarjen për pengimin e të drejtave të deputetit në shërbim të publikut. Dje mësuam se të proceduarit jemi ne”, u shpreh Alibeaj. Pjesë nga deklaratat e ishdeputetëve Enkelejd Alibeaj: Policia na pengoi në të drejtën tonë kushtetuese dhe ligjore për të marrë informacion. Interesi ynë ishte për të marrë informacion për protestuesit e arrestuar e të dhunuar në mënyrë të kundërligjshme. Drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i Përgjithshëm, prokurori i

çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit. Në zyrat e shtetit u vumë përballë agresionit të disa funksionarëve të lartë të policisë të dehur nga alkooli. Pamjet tregojnë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë agreson deputetin Strazimiri për t’i marrë telefonin me të cilin po filmonte. Nëndrejtori i policisë vendos dorën në brez për të nxjerrë armën. Ne kemi depozituar në prokurori kallëzim penal ndaj çdo personi që na ka penguar të kryejmë detyrat kushtetuese, por prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për këtë kallëzim. Në përfundim të afatit të mbylljes së hetimeve, me 1 Qershor, ata që hetohen normalisht duhet të ishin thirrur për të dhënë shpjegime. Flamur Noka: Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga ana e pushtetit. Ne si deputetë ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur që

policia të godasë apo dhunojnë deputetë në krye të detyrës. Ky është rast i paprecedentë. Në videon e shpërndarë nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që unë largoj punonjësin e policisë nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetet janë të paprekshëm. Ata nuk janë policë, janë banda me uniformë që agresojnë fizikisht, përfaqësuesit e popullit në krye të detyrës kushtetuese. Në rast se do të kishte një prokurori, kjo do te ishte çështja për t’u hetuar. G e n t S t r a z i m i r i : Akti i paprecedentë, po procedohet penalisht Kushtetuta. Kjo vazhdon të mbetet de jure republikë parlamentare. Deputeti është i paprekshëm dhe detyra e policit është ta shoqërojë dhe t’i lehtësojë informacionin brenda ligjit. Jemi agresuar dhunshëm dhe ajo që po procedohet penalisht nën dhunën e “edvingut” është Kushtetuta, jo ne të 6-të.

NEGOCIATAT, ISH-DEPUTETI I PD-SË: S’KA MUNDËSI TË HAPEN AS NË QERSHOR

Shehaj: Oligarkët, një organizatë kriminale e kanceri i ekonomisë

P

ak minuta pasi Komisioneri i BEsë Johannes hahn lexoi raportin e Brukselit për Shqipërinë, ku rekomandohet çelja e negociatave të anëtarësimit, ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj shpreh besimin e tij se negociatat nuk do të hapen as në qershor. Deklaratat e tij, Shehaj i bëri dje gjatë një interviste në “News 24”, ku u shpreh se rekomandimi nuk është lajm i ri, pasi ka ndodhur edhe më herët, por hapja e negociatave nuk ka ndodhur. “Nuk është ndonjë gjë e re. Negociatat nuk i hap KE, por vendet anëtare. Unë uroj që Shqipërisë t’i hapen sa më shpejt negociatat. Mirëpo ka vende të cilat fatkeqësisht nuk dua të hapen negociatat me vendin tonë. Fatkeqësisht ka shumë pak mundësi që të hapen negociatat në qershor me Shqipërinë. Për të mos folur pastaj për mashtrimin e Ramës qershorin e kaluar, që tha “u hapën””,

u shpreh ish-ligjvënësi demokrat. Në vijim, Shehaj theksoi se kjo qeveri po grabit shqiptarët me koncesione rrugësh, që për të janë skandaloze. Ai nënvizoi se Rama dhe të tjerë duhet të ishin sot përpara drejtësisë për korrupsion. “Nëse marrim rrugën Orikum – Dukat. Kjo rrugë nuk është se është ndonjë rrugë që ka nevojë për ndërtim. Sidoqoftë, qeveria ka shpenzuar 70 milionë euro për 17 kilometër rrugë dhe kjo është për të vjedhur, pasi janë shumë para. E njëjta gjë ndodh edhe me rrugën Milot – Balldren. Janë shpenzuar 250 milionë euro për 17 kilometër rrugë. Ka qenë vetëm 1 kompani dhe nuk kishte as konkurrencë. Procedura ka qenë skandaloze, pa asnjë lloj transparente. Me ndërrimin e pushtetit, kur Rama të mos jetë më kryeministër, prokuroria dhe policia do jenë të lira të hetojnë këto skandale. Të çudit sjella e

pushtetarëve sot. Sillen sikur nuk do vijë dita që të mos jenë më në pushtet. Sillen sikur nuk do vijë dita që prokuroria dhe policia të ketë mundësi të hetojnë. Mendojnë se disqet që janë aty nuk do dëgjohen. Mendojnë se do jenë gjithmonë në pushtet. Kjo siguri u vlen edhe nga fakti që kanë hedhur themelet, sidomos në ekonomi, dhe kanë kapur drejtësinë që i lejon të veprojë kështu, sepse kanë garancinë që nuk do përndiqen. Skema e vjedhjes është aq e madhe dhe shkeljet janë shumë të mëdha. Mjaftosh të shikosh si veprojnë. Nëse një institucion nuk e ble naftën me çmimin e tregon por disa herë më shtrenjtë, nuk ka dyshim që aty ka korrupsion. Mjafton të gërmosh. Unë e zbulova një skandal duke parë regjistrin e kompanive në Delaware, imagjinoni se ç’mund të bënin prokuroria dhe policia. Nëse

është vullneti, kapen dhe është e domosdoshme që kjo të bëhet. Kjo sepse nuk kemi të bëjmë me një skemë të madhe vjedhjeje dhe korrupsioni, por kemi të bëjmë me ngritjen e një sistemi. Kemi një sistem ku Edi Rama dhe qeveria me një grup oligarkësh kanë kapur gjithë ekonominë. Jo thjeshtë vetëm përmes koncesioneve, por në gjithë jetën ekonomike. Sot unë mendoj se nuk duhet ti gjykojmë oligarkët si përgjegjës të një vjedhje të caktuar, por mendoj se ata oligarkë që abuzojnë me paratë publike dhe kanë vjedhur përmes koncensioneve, janë një organizatë kriminale. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale ku kemi oligarkët, politikanët dhe administratën që kanë kapur komplet pushtetin ekonomik. Sot oligarkët afër qeverisë janë kthyer në sekserë”- u shpreh dje ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj.


POLITIKE

7

E enjte, 30 MAJ 2019

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-SË NË KORÇË: BETEJA ËSHTË PËR TË SHEMBUR KËTË SISTEM KRIMINAL DHE TË HAJDUTËRISË

Braimllari: Më 2 qershor të gjithë bashkë kundër hajdutërisë së kësaj qeverie S

ekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, është takuar me strukturat e LSI-së në Korçë, në kuadër të mobilizimit qytetar për një pjesëmarrje masive në protestën e 2 qershorit të thirrur nga opozita, e cila do të mbahet në sheshin para Kryeministrisë në Tiranë. Në këtë takim, mësohet se ish-deputeti i LSIsë është shprehur se kryeministri Edi Rama provokon qytetarët, por i ka bërë thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë me opozitën kundër hajdutërisë së kësaj qeverie. Në vijim, Endrit Braimllari përsëriti se sot beteja e opozitës është për të shembur këtë sistem kriminal dhe të hajdutërisë dhe për të ndërtuar një sistem të fortë ku zbatohet ligji. “Edi Rama me papërgjegjshmëri dhe arrogancë provokon hapur qytetarët duke u tallur me varfërinë, papunësinë, largimin e të rinjve. Hajdutëria e kësaj qeverie ka kapur kulmin tek Unaza e Re, tenderë sekret pa fund për riparim tualetesh, televizor zyrash duke abuzuar me prokurimet publike, duke grabitur paratë e qytetarëve dhe nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria, gjë që tregon qartë që ky njeri ka kapur

çdo institucion në këtë vend. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe kapja e gjithë sistemit të drejtësisë është bërë me qëllim nga Edi Rama, në mënyrë që të thellohet më tej në paligjshmërinë e tij duke mos pasur institucione të pavarura që të ndalojnë këtë hajdutëri ekstreme në kurriz të qytetarëve. Sot është koha që të bëhemi të gjithë bashkë për të tashmen dhe të ardhmen

e shqiptarëve, për fëmijët tanë, me qëllim që në Shqipëri të ndërtojmë institucione të forta demokratike dhe jo të forcojmë një individ të vetëm. Sot zemrat e shqiptarëve janë të bashkuar jo kundër një individi por kundër një sistemi që ka ndërtuar ky individ. Sot beteja është për të shembur këtë sistem kriminal dhe të hajdutërisë dhe të ndërtojmë një sistem të fortë ku zbatohet ligji. Një sistem ku punohet për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë, për të hapur vende të reja pune, për të kthyer 500 mije qytetarë në vend dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga varfëria. Një sistem me një politike kombëtare ku në qendër është forcimi i shtetit dhe institucioneve dhe jo e një individi. Më datë 2 qershor, të bëhemi të gjithë bashkë në protestën e shqiptarëve, në protestën e vlerave, në protestën e shumicës kundër papërgjegjshmërisë, arrogancës dhe hajdutërisë së kësaj qeverie. Shqipëria shtëpia juaj”, u shpreh dje në takimin e zhvilluar në Korçë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Zëvendëskryetari i LSI-së: Mazhoranca ka refuzuar bashkëpunimin kombëtar me opozitën për integrimin

Negociatat, Luan Rama: Qeveria s’ka luftuar krimin dhe korrupsionin Z ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama në një deklaratë për mediat tha se Komisioni Europian thjesht rekomandoi dje hapje të negociatave me Shqipërinë, ndërsa prioritetet për mbeten prioritete lufta ndaj krimit dhe korrupsioni. Luan Rama u shpreh se mazhoranca ka refuzuar bashkëpunimin kombëtar me opozitën për integrimin europian të vendit. “Rekomandimi i djeshëm nxjerr edhe njëherë zbuluar atë që në fakt ne e kemi denoncuar që një vit më parë, gënjeshtrën e para një viti kur qeveria me hipokrizi dhe pafytyrësi i gënjeu shqiptarët duke ua paraqitur atyre rekomandimin e 2018ës si vendim për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Për negociatat vjet u bë festë dhe nuk kishte asnjë përgjigje pozitive. KE thjesht dha rekomandim e kjo nuk është një gjë e re. Opozita madje ndaloi protestat dhe sërish nuk kishte hapje negociatash. Në shtator të vitit të kaluar, opozita u kthye në Kuvend, donte një pakt kombëtar për integrimin europian të vendit sepse përmbushja e kësaj pike është strategji kombëtare. Mirëpo, Qeveria, mazhoranca me arrogancë dhe me mospërfillje, me fyerje, refuzoi klimën e bashkëpunimit dhe të kompromisit. Sabotoi edhe Paktin Kombëtar për integrimin europian, duke e kthyer këtë prioritet kombëtar në një sfidë të egos së vet politike dhe duke demonstruar në këtë mënyrë jo thjesht dhe vetëm mungesë vullneti, por ç’është më e rënda duke e sabotuar me papërgjegjshmërinë në qeverisje të

gjithë procesin e integrimit europian të Shqipërisë, çka dëshmohet tek dy nënvizime të rëndësishme që përmbajnë edhe rekomandimet e sotme dhe që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të këtyre dy sëmundjeve endemike të shoqërisë shqiptare. E afërmendsh, korrupsioni

dhe krimi i organizuar janë detyrat e para të qeverisë, ashtu sikundër korrupsioni dhe krimi i organizuar janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë, e cila mesa duket dëshmon se nuk ka prioritet integrimin europian të vendit, dëshmon se ka një agjendë tjetër të ndryshme nga agjenda kombëtare e integrimit europian

NËNKRYETARI I LSI

Vasili: Faleminderit për rekomandimet, që nuk hapën kurrë negociatat!?

Reagimeve të shumta të klasës politike shqiptare lidhur me raportin e djeshëm të Brukselit i cili i rekomandon Këshillit të Europës çeljen e negociatave me vendin tonë i është bashkuar dje edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. “Mogerini dhe Hanh ju falëminderit për rekomandimet, që nuk hapën kurrë negociatat?! Në konferencën melankolike, të një lamtumire pa lavdi Mogerini dhe Hanh folën për rekomandimin e radhës dhe për reformën në drejtësi në Shqipëri e për suksesin e saj te “paparë” të kësaj reforme. Është vendi për ti “falënderuar” pa fund për këtë vlerësim sepse vërtet i paparë ishte suksesi i saj i madh i reformës në drejtësi sepse: Shqipëria nuk ka as Gjykatë Kushtetuese; nuk ka as Gjykatë të Lartë; nuk ka as Inspektor të Përgjithshëm të drejtësisë; ka një Vetting me dy standarde të demaskuar edhe nga organizmat jo qeveritare; ka anëtarë të vetë komisioneve të Vettingut që janë pa asnjë integritet e të kompromentuar; ka mbi 50% të anëtarëve të KLGJ dhe KLP me standarde shumë të ulëta, që rrënojnë imazhin e drejtësisë së “re”; të gjithë anëtarët e KLGJ dhe KLP të refuzuar nga ONM u miratuan nga rilindja; që mbi 63% e shqiptarëve nuk kanë me besim te kjo reformë. Këto arritje të një reforme në drejtësi të abortuar i “meritojnë” lëvdatat e Mogerinit dhe Hanh. Edhe një falënderim përfundimtar. Falëminderit Mogerinit dhe Hanh për rekomandimet e përvitshme, por që nuk na i hapën asnjë herë negociatat për anëtarësim”, u shpreh dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

të Shqipërisë. Prandaj theksohet dhe kjo është e rëndësishme në rekomandim, se Shqipëria duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar, duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit. Por edhe duke mbërritur në një konsensus të fortë kombëtar për të bërë të mundur përmbushjen e këtij prioriteti kombëtar. Edhe njëherë dua të theksoj, nuk thotë kot populli, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, pavarësisht se e keqja e qeverisë për fatin e keq të shqiptarëve i ka jo vetëm këmbët, por edhe duart e gjata”, tha dje Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.


POLITIKE

8

E enjte, 30 MAJ 2019

REKOMANDIMET E KOMISIONIT EVROPIAN NË RAPORTIN E PROGRESIT PËR SHQIPËRINË

KE: Kriza politike e tejzgjatur, rregulloni marrëdhënien me presidentin Komisioni Evropian ka veçuar krizën politike në raportin e bërë për Shqipërinë. Në material ku rekomandohet çelja e negociatave, kërkohet kapërcimi i boshllëqeve në institucionet shtetërore. Sa i përket marrëdhënieve me BE, nënvizohet se heqja e vizave nga Shqipëria për shtetet që nuk kanë marrëdhënie të mira me unionin, nuk përputhen me politikat e bashkimit evropian. Rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Komisionit Europian erdhi mbi bazën e meritave dhe përparimit të secilit vend. Por raporti i paraqitur në mesditën e së mërkurën përmban rekomandime të shumta sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore. Në material evidentohet kriza politike nga bojkoti i tej zgjatur i opozitës që ka djegur mandatet, por sipas

Komisionit, veprimtaria e Parlamentit ka vazhduar normalisht. Nga ana tjetër Komisionit rekomandon përmirësimin e kontrollit të financimit të partive politike. Duke iu referuar ngërçit institucional që u krijua midis kryeministrit dhe presidentit për zëvendësimin e ministrave, e sidomos rastit të ministrit të Jashtëm, Komisioni rekomandon tejkalimin e boshllëqeve të krijuara. Kriza politike ka shkaktuar një kërkesë të lartë për emigrim të shqiptar sipas ekspertëve. Por Raporti evidenton uljen e numrit të kërkesave të pabazuara të azilit. Megjithatë një shqetësim mbetet marrëdhënia e Shqipërisë me vendet partnere dhe jo partnere të unionit. BE-ja ngre si shqetësimin liberalizimin e vizave nga ana e Shqipërisë për vende si Kazakistani, Kuvajti etj. Për shtete për të cilat BE-ja

nuk ndan të njëjtin regjim, theksohet se kjo politikë bie në kundërshtim me standardet europiane. Në lidhje me reformën territoriale, BE-ja kërkon konsolidimin e mëtejshëm të saj dhe thellimin e decentralizimit e garantimin e autonomisë fiskale vendore. Një nga vlerësimit më pozitive të progres raportit është reforma në drejtësi dhe këtu kërkon vazhdimin e procesit si dhe rekrutimin e magjistratëve të rinj. Gjithashtu për reformën në drejtësi, kërkohet formimi i shpejtë i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve. Përparim i mëtejshëm kërkohet për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale që burojnë nga veprat penale të korrupsionit. Shqetësim është mungesa e vend magazinimeve të posaçme për drogat, ndërsa theksohet se Shqipëria vijon të jetë vend burimi dhe transiti për heroinën dhe kokainën.

Ekonomia shqiptare në “syrin” e Komisionit Europian! Kritikat dhe vlerësimet e progres-raportit të këtij viti

K

omisioni Europian ka publikuar raportin e progresit të Shqipërisë, nga ku edhe bazohet rekomandimi për çeljen e negociatave mes Brukselit dhe vendit tonë. Në këtë raport analizohen të 33 kapitujt sa i përket përgatitjes së Shqipërisë për të qenë pjesë e unionit. Në Qershorin e vitit të kaluar Këshilli vendosi të shtyjë me një vit çeljen e negociatave, dhe gjatë këtij viti, Shqipëria ka vazhduar të implementojë reformat që janë jetësore për agjendën europiane, veçanërisht në arritjen e rezultateve konkrete në kushtet e identifikuara nga përfundimet e këshillit në Qershor të 2018-ës për hapjen e negociatave. Komisioni Europian ka vijuar që të monitorojë ngushtësisht situatën përgjatë këtij viti në këto drejtime. Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar në atë që lidhet me reformën në administratën publike. Përpjekje janë bërë në shumë drejtime, çka ka rezultuar në progres në eficencën dhe transparencën e shërbimeve publike, si dhe përmirësimin e kornizës rregullatore, si dhe procedura më transparente rekrutimi. Në drejtim të sistemit të drejtësisë, Komisioni Europian vlerëson se, Shqipëria ka një farë niveli përgatitje. Vlerësime merr edhe implementimi i deritanishëm i reformës në drejtësi, ku progresi vlerësohet si i mirë. Rezultatet janë konkrete në këtë drejtim, çka e ka bërë gjyqësorin më të pavarur, më të besueshëm dhe më profesional. Edhe në drejtim të luftës ndaj korrupsionit progresi i bërë vlerësohet si i mirë nga Komisioni Europian. Lufta ndaj korrupsionit lidhet ngushtë edhe me krijimin e organeve të reja të drejtësisë. Pra, edhe në këtë drejtim, Komisioni Europian jep vlerësime mjaft të mira. Korrupsioni Gjithsesi, në përgjithësi, korrupsioni është i pranishëm në shumë fusha si dhe mbetet një çështje për t`u shqetësuar, thotë në fund të paragrafit, progres-raporti për Shqipërinë. Edhe progresi në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar vlerësohet i kënaqshëm. Ndër masat e marra vlerësohen operacionet e policisë, bashkëpunimi me organet europiane, fushata kundër kanabisit, etj. “Këto hapa përfaqësojnë progres të ndjeshëm, më arritjen e rekomandimeve të vitit të kaluar në përmirësimin e rezultateve në këtë drejtim”thuhet më tej. Përpjekjet duhet të vazhdojnë, sidomos për të luftuar pastrimin e parave dhe konfiskimin e aseteve të krimit dhe pasurive të pajustifikuara, vijon Komisioni Europian. Veç kritereve të lartpërmendura, që janë edhe rekomandimet e bëra një vit më parë nga Këshilli, si një prej arsyeve se përse negociatat u shtynë me një vit, Komisioni Europian vlerëson me nota pozitive edhe performancën ekonomike. Në drejtim të kriterit politik ndërkohë, theksi vihet te kriza politike që ka përfshirë vendin. Pasi vlerëson situatën aktuale, Brukseli thotë: “Partitë opozitare duhet të ri-ingranohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike”.

KE arsyeton “PO”-në! Progres në rekomandimet kryesore, korrupsioni problem

Rreth 115 faqe vlerësime për Shqipërinë nga Komisioni Europian i referohen periudhës Mars 2018-Mars 2019. Ekonomia Komisioni Evropian publikoi progresraport për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Shqipërinë, specifikisht në fushën e ekonomisë, Komisioni Evropian cilëson se qeveria shqiptare ka bërë progres në uljen e borxhit publik, i cili ka vazhduar uljen e tij me ritme më të shpejta seç ishte planifikuar për shkak të vlerësimit të monedhës shqiptare dhe kursimet në buxhet. Megjithatë niveli i borxhit në 67.3% të PPB është i rrezikshme, sidomos në rastet e pësimit të ndonjë krize ekonomike. Progres-raporti vlerëson gjithashtu rritjen e PPB-së me ritme të kënaqshme, nga 2.2% në 2010-ën në 4.1% në tremujorin e parë të 2018ës. Këtë rritje raporti ia atribuon rritjes së konsumit privat, normave të ulëta të inflacionit dhe rritjes së numrit të të punësuarve. Megjithatë, edhe pse ekonomia shqiptare po zgjerohet me norma pozitive, ajo ende mbetet në 29% të mesatares së shteteve evropiane, çka për Komisionin Evropian është një e metë. Në lidhje me deficitin tregtar, Komisioni Evropian vlerëson se ai është në tkurrje e sipër. Kjo tkurrje ndihmohet nga remitancat, eksportet në mallra dhe shërbime, duke vlerësuar turizmin si komponentin kryesor. Megjithatë raporti cilëson se remitancat kanë një rënie

të lehtë nga 5.8% e PPB-së në 2015-ën në 5.2% e PPB-së në 2018-ën dhe investimet e huaja direkte janë ulur për shkak të mbarimit të projekteve të mëdha si TAP etj. Sipas progresraportit inflacioni i mbajtur vazhdimisht nën objektiv dhe rritja e shpejtë e valutës nxiti lehtësime të mëtejshme monetare dhe ndërhyrje në këmbimin valutor nga Banka Kombëtare e Shqipërisë. Në raportin e Komisionit Evropian i është dedikuar një sesion i veçantë edhe strategjisë së qeverisë për partneritetin publik-privat. Lidhur me këtë, theksohet se për shkak të pamjaftueshmërisë infrastrukturore që ekziston në Shqipëri, kombinuar me pamundësitë financiare, qeveria është duke kërkuar mobilizime të kapitalit privat për investime publike. Sipas raportit, investimet publike u rritën mesatarisht me 6.2% në vit në periudhën 2013-2018, dhe përbëjnë mesatarisht rreth 18% të shpenzimeve publike gjithsej. “Besimi në rritje te PPP gjeneron rreziqe fiskale, të cilat Njësia e Rrezikut Fiskal, e sapokrijuar, nuk i monitoron dot”. Raporti këshillon se financimi për infrastrukturë të re mund të jetë më efikas duke përfituar potencialin për sinergji në planifikimin dhe ekzekutimin e të dy, PPP-ve dhe investimeve publike konvencionale. Sa i përket klimës së të bërit biznes në Shqipëri, Komisioni Evropian vlerëson se ajo ende mbetet poshtë potencialit të vet dhe se politikat e ndërmarra

kanë pasur shumë pak efekt. Përveç sektorit të agro-turizmit, çdo sektor tjetër ka pasur rënie të numrit të ndërmarrjeve, qoftë me investitorë të huaj, qoftë me investitorë të brendshëm. Sipas raportit: “Shqetësimet kryesore të ngritura nga komuniteti i biznesit përfshijnë mungesën e zbatimit efektiv të legjislacionit, ndryshimeve ad hoc në rregullatorë ligjorë, procedurave të vështira të pagesave tatimore, informaliteti i lartë dhe përdorimi i diskutueshëm i prokurimit publik. Konsultimi me sektorin privat është joefektiv. Përveç kësaj, zhvillimi i një tregu të përshtatshëm të pasurive të paluajtshme është penguar nga mungesa e një kadastre dhe problemit të titujve të tokës që janë të rrethuara nga konfliktet e pronësisë.” Tjetër kritikë nga raporti vjen për sektorin e energjisë, i cili sipas Komisionit Evropian duhet liberalizuar. Ndarja funksionale e sistemit të shpërndarjes nga operatorët gjenerues nuk ka përfunduar. Kompanitë përballen me vështirësi në qasjen e lirë në treg dhe çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët nuk janë plotësisht konkurruese, çka siguron pak nxitje ekonomike për kompanitë e energjisë elektrike që të hynë në treg. Megjithatë po në këtë sektor, raporti vlerëson reformën për eliminimin e humbjeve në rrjet. Për sa i përket nivelit të papunësisë progres-raporti cilëson se rritja e punësimit prej 2.7% në vitin 2017, ka lejuar që norma e papunësisë të bjerë nga 15.6% në 2016ën, në 14.1% në 2017-ën dhe në 12.8% në 2018-ën. Megjithatë, rritja e punësimit u ngadalësua më tej në 2017-ën, duke rënë në 2.1%. Shkalla e lartë e papunësisë së të rinjve vazhdon të bjerë, duke rënë nga 33.2% në 2015-ën në 23.1% në 2018-ën. Në nivele të përgjithshme progresraporti vlerëson se tre tendenca vazhdojnë të transformojnë strukturën e ekonomisë shqiptare: zhvendosja e rëndësishme e punësimit në sektorin privat jobujqësor; rënia e rëndësisë së bujqësisë dhe rritja e orientimit të ekonomisë drejt sektorit të shërbimit. Në përfundim të progres-raportit për ekonominë, Komisioni Evropian vlerëson se sa i përket fuqisë kompetitive të ekonomisë shqiptare me ekonomitë evropiane, edhe pse është bërë një punë e mirë, Shqipëria ka probleme thelbësore në zhvillimin e teknologjisë së ekonomisë së saj dhe në sektorin e arsimit e edukimit për të prodhuar resurse njerëzore të konkurruese me vende të tjera.


FORUM OPINION Nga Michael Roth

K

ryetarët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian e kanë hapur perspektivën e anëtarësimit për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor që në vitin 2003. Këtë premtim e përsëritën në vitin 2018. Komisioni i BE-së do të publikojë këtë të mërkurë raportet vjetore për të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe do të rekomandojë çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai çertifikon për të dy këto vende, se i kanë bërë „detyrat e shtëpisë” dhe se i kanë plotësuar kushtet që iu vendosën prej Këshillit vitin e shkuar. Tani e ka radhën BE të „bëjë detyrën e vet”. Ne i qëndrojmë fjalës dhe duhet të mbajmë premtimin. Sepse për Ballkanin Perëndimor është shumëçka në lojë. Dhe për Bashkimin Evropian bëhet fjalë për interesa jetësore në aspektin e sigurisë, por edhe për besueshmërinë e tij. Te shumë të rinj në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut Evropa e bashkuar e vlerave të përbashkëta nuk ka humbur asgjë prej rrezatimit të saj. Brezi i ri, në pjesën dërrmuese të tij, kërkon demokraci, shtet të së drejtës, mirëqenie, siguri dhe liri. Bashkimi Evropian ka nxjerrë mësimet e veta nga anëtarësimet e shkuara dhe kërkon prej vendeve kandidate të kenë plotësuar disa kushte që përpara nisjes së bisedimeve. Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë duke punu-

ar për një progra ambicioz reformash dhe kanë arritur progres të prekshëm në këtë drejtim. Në të dy këto vende populli dhe qeveria tregojnë se janë të gatshëm të bëjnë kompromise të dhimbshme në funksion të afrimit me Bashkimin Evropian. Me zgjidhjen e konfliktit për emrin - përkundër të gjithë rezistencës - Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë shkruar një pjesë të historisë evropiane. Kësisoj bëhet i mundur fillimi i bisedimeve të anëtarësimit, rekomanduar prej Komisionit Evropian në mënyrë të herëpashershme që prej vitit 2009, pasi Greqia nuk e bllokon më këtë proces. Përpos kësaj qeveria ka hedhur piketat në reformat prioritare të përcaktuara nga BE, sikurse janë sektori i administratës publike, kontrolli i shërbimeve sekrete dhe lufta kundër korrupsionit. Thënë shkurt: Maqedonia e Veriut gjendet në një kurs të vendosur reformash. Në Shqipëri gjendja, në pamje të parë, duket më e komplikuar. Kjo lidhet para së gjithash me faktin që opozita ia del gjithnjë të prodhojë pamje dramatike në vend që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në kontekstin e një konkurrimi politik idesh në parlament, të cilin aktualisht e ka bojkotuar. Por kjo politikë e papërgjegjshme obstruksioniste nuk duhet të errësojë gjithë sa vendi ka arritur. Në kuadër të reformës në drejtësi, përmes një procesi deri më tani unik në

9 E enjte, 30 MAJ 2019

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e tij për Ballkanin mbarë botën - shoqëruar nga ekspertë evropianë - është duke u verifikuar integriteti i të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Rreth dy të tretat e subjekteve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese të verifikuar deri më tani nuk e kanë kaluar me sukses këtë test. Ata janë larguar në mënyrë konsekuente nga postet e tyre, të cilat janë duke u plotësuar hap pas hapi. Organet shqiptare të sigurisë - policia dhe strukturat e mbrojtjes së kufirit - bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mirë me autoritetet gjermane, austriake dhe italiane, e që prej pak kohësh edhe me Agjencinë e BE-së për Mbrojtjen e Kufirit FRONTEX. Shqipëria ka bërë një pjesë të mirë të rrugës në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian; veç të tjerash ajo është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009. Stabilizimi dhe përfshirja e rajonit është në interesin evropian, e para së gjithash në atë gjerman. Në fund të ditës Ballkani Perëndimor është atriumi i shtëpisë evropiane. Situata e këtyre vendeve, që shtrihen në mes të Evropës, rrethuar plotësisht

nga shtete të BE-së, na prek drejt për së drejti. Nëse BE i kthen shpinën këtij rajoni, do të vinte në rrezik zhvillimet pozitive dhe do t’ua linte fushën aktorëve të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia. Dhe që Bashkimi evropian të humbë ndikim në mënyrë të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk mund të jetë në interesin tonë. Suksesi në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian përcaktohet para së gjithash prej faktit, nëse ne do të mund të paqëstojmë, stabilizojmë dhe demokratizojmë Evropën në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë qëllim duhet të veprojmë duke vështruar para, me urtësi dhe kurajo. E qartë mbetet një gjë: rruga drejt BE-së është e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Pra nuk bëhet fjalë aspak për një automatizëm anëtarësimi, përkundrazi kemi të bëjmë vetëm me etapën e parë të një procesi që - referuar përvojës zgjat për vite të tëra. Në fund të fundit perspektiva e anëtarësimit për vendet e Balllkanit Perëndimor është një mundësi e shkëlqyer - po kështu edhe për BE-

në. Në këtë mënyrë dërgojmë një sinjal të rëndësishëm në mbarë rajonin: përpjekjet për pajtim dhe reforma të vështira ia vlejnë. Dhe se tek Bashkimi Evropian mund të besosh. Përpjekjet e suksesshme në vendet aspirante duhet të ndiqen nga një progres konkret në procesin e anëtarësimit. Vetëm fjalët e ngrohta nuk mjaftojnë, sepse përndryshe premtimi për anëtarësim shndërrohet në një frazë boshe. Ballkani Perëndimor mbetet guri i provës për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian, atij të demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës në siguri dhe mirëqenie. Vlerat tona mund të jenë vënë nën trysni, por ato vazhdojnë të mbeten produkti më i rëndësishëm i eksporteve tona. *Michael Roth është deputet i SPD-së në Bundestag që prej vitit 1998 dhe që prej vitit 2013 mban postin e Ministrit të Shtetit për Evropën pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme. Artikulli është botuar në gazetën gjermane „Frankfurter Allgemeine Zeitung”

dramatike – në vend që të garojë me qeverinë me ide konstruktive në parlament, të cilin për momentin e bojkoton.” Roth tërheq vëmendjen se : “Kjo politikë e papërgjegjshme penguese nuk duhet të fshehë atë që ka

arritur vendi.” Duke përmendur këtu reformën e drejtsësië, bashkëpunimin e suksesshëm të organeve shqiptare të sigurisë, me partnerët gjermanë, austriakë dhe italinë si edhe rishtazi me agjencinë kufitare të BE-së, Frontex.

Deputeti kristiandemokrat Gunther Krichbaum: Në tetor mund të merret një vendim

Negociatat Shqipëri-BE, Gjermania ende pa opinion zyrtar

R

aporti i komisionit të BE-së rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ky rekomandim duhet të shqyrtohet tani në 28 shtetet anëtare. Njëri prej të cilëve është Gjermania. Qeveria gjermane ende nuk ka krijuar një opinion unik për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ministri socialdemokrat i Evropës, Michael Roth, rekomandon qartazi çeljen e negociatave, kabineti i kancelares Angela Merkel pret progres-raportet që ta shqyrtojë me hollësi vendimin e komisionit. E pyetur në konferencën e rregullt për shtyp

nga DW për këtë çështje zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane Martina Fietz tha, se “do ta analizojmë me kujdes dhe pastaj do të shohim se cilat janë konkluzionet operative që do të ndërmarrim”. Por sikurse i ka deklaruar agjencisë gjermane të lajmeve DPA, kryetari i komisionit të Bundestagut për Europën, deputeti kristiandemokrat Gunther Krichbaum, nga ana e unionit konservator “mund të jetë tetor kur të merret një vendim”. Sipas tij “sigurisht që s’pritet gjë” me një votë pozitive të 28 vendeve anëtare në mes të qershorit. Në prag të publikimit të progresraporteve të Komisionit të BE-

së për gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor, ministri gjerman i shtetit, Michael Roth, i është drejtuar opinionit gjerman me një koment të botuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung. Michael Roth, i cili është edhe vetë deputet socialdemokrat, por edhe përgjegjës për politikën gjermane në Bashkimin Evropian, ka përsëritur kërkesën për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pjesën për Shqipërinë, ministri shtetit thotë se “në vështrim të parë situata mund të duket më e komplikuar. Por arsyeja është sepse opozita ia del vazhdimisht që të prodhojë tablo


INTERVISTA ryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Liberation” ku ka folur lidhur me situatën politike në vend, reformën në drejtësi dhe intergimin në BE. ”Rama është një kryeministër nën presion”,- kështu e ka nisur përshkrimin për kryesoLibéracialistin gazeta franceze “Libération tion”. Gjatë intervistës së tij, Rama është “kapur” me gazetaren për korrupsionin në vendin tonë. Rama ka nënvizuar se i vetmi raport që ka besueshmëri të padiskutueshme është ai i Këshillit Europian dhe jo të tjetër, duke nënvizuar se fenomeni nuk ndodh vetëm në Balkan. Artikulli i plotë: Në vjeshtë, ai u përball me demonstratat e mijëra studentëve shqiptarë që kërkonin më shumë financa nga buxheti i shtetit. Që nga shkurti, ai është i “poshtëruar” nga partitë opozitare që e akuzojnë atë për vjedhje të zgjedhjeve dhe për korrupsion. Ata madje vendosën të bojkotonin Parlamentin dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit për të protestuar me thirrjet “Rama Ik”. Edi Rama, 54 vjeç, është një kryeministër nën presion. Para shpalljës së mundshme nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, kreu shumë frankofil i qeverisë (socialiste) në pushtet që nga viti 2013 ka qenë prej kohësh e Kryeministria çlirimit, kryeministrin kur ai vend. Veshur me kostum të errët, më këmishë të bardhë dhe me atlete kuqezi, piktori ka jetuar për katër vjet në Paris para se të kthehej në krye të Ministrisë së Kulturës dhe të Bashkisë së Tiranës. Që tani e tutje, ai synon ta ankorojë Shqipërinë në zemër të Evropës. A jeni i shqetësuar për raportin e Komisionit të 29 majit dhe për vendimin e Këshillit Evropian të 18 qershorit për të vendosur nëse do të hapni apo jo negociatat për pranimit të Shqipërisë në BE? Jo, nuk jam i shqetësuar. Ky është një moment mjaft i veçantë dhe i vështirë për politikën në Evropë. Në demokraci, ne dëgjojmë fjalime që do të ishin absolutisht të paimagjinueshme në ditët e lavdishme të gjeneralit de Gaulle ose presidentit Mitterrand. Ne jetojmë në një kohë kur njerëzit që guxojnë të thonë “ne jemi të lodhur nga ekspertët, duhet të dëgjojmë vetën tonë” marrin shumicën e votave të një populli, siç edhe ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar. Si reagojnë shqiptarët ndaj këtyre diskurseve në Evropë? Kishte një kohë kur ankthi ishte mjaft ballkanik, sot është i përhapur. Ndërsa kemi hyrë në rrugën e evropianizimit të Ballkanit, ne kemi dëshmuar një balancim të Evropës. A mendoni se Shqipëria po mbahet peng nga populizmi dhe opinioni publik shumë i kujdesshëm i 28 shteteve anëtare? Nuk janë 28, janë shumë më pak. Pra, është Franca dhe Holanda? Unë nuk vë dallime mes vendeve antare. Ju që keni jetuar në Francë, a jeni prekur nga këto trishtime frënge? Franca shpesh ka treguar gjatë his-

10 E enjte, 30 MAJ 2019

Gazetari francez, kryeministrit: Në Shqipëri ka korrupsion. Edi Rama: Dhe pastaj?

torisë së saj një kapacitet të jashtëzakonshëm thyerjeje. Është gjithashtu një vend, vendimet e të cilit peshojnë mbi fatin e të tjerëve. Dhe kur bëhet në mënyrë negative, është vërtet e tmerrshme. Të jesh në krye të një vendi si Franca gjithashtu do të thotë të ndikosh një pjesë të madhe të një fati të përbashkët që angazhon shumë njerëz, territore dhe komunitete. Për më shumë se pesë vjet, Shqipëria është njohur si shtet kandidat për BE. A nuk keni frikë se populli shqiptar ndjehet i zhgënjy er jyer er,, nëse hapja e bisedimev bisedimevee me Evropën u shtyhet përsëri? Për shqiptarët e sotëm është po aq e thjeshtë sa edhe për etërit themelues të Evropës. Ne duhet të jetojmë në një hapësirë ku nuk jemi më të kërcënuar nga luftërat apo në situata ku kemi fatin tonë në duart tona. Por ne duam të shpëtojmë përgjithmonë nga mallkimi i një rajoni si Ballkani. Dy luftërat botërore filluan atje. Ky rajon është zemra e Evropës, shumë e rëndësishme për fatin e gjithë kontinentit. Edhe nëse është një vend që gjithmonë është perceptuar si një periferi, të thuash, si Saint Denis i Parisit, jo? Pse? Është si një periferi e bezdisshme që gjithmonë është mohuar ekzistenca. Dhe gjithmonë u kthyem në këtë periferi sepse kishte luftra. Nëse Europa mbyll derën për në Ballkan, a ekziston rreziku i luftës? Evropa nuk mund të mbyllë derën e Ballkanit. Është një iluzion. A mundet Paris ta mbyllë derën në SaintDenis? A mund të imagjinojmë një periferi që është e rrezikshme, e frustruar, e lënë jashtë? Nuk është e mundur. Përtej luftrave të së kaluarës, a nuk ka probleme të tanishme – krimi, korrupsioni etj? Si e shpjegoni këtë

perceptim? Po, është e vërtetë, nuk ka asnjë krim, asnjë korrupsion në Francë. Këto janë sëmundje të veçanta në rrethinat e Ballkanit që nuk ekzistojnë në Evropë … Të themi se “Ballkani është feja e së keqes” dhe si një burim i infektimit të rrezikshëm për Europën, kjo është me të vërtetë rruga më qesharake për t’u përballur me realitetin. Është e vërtetë, ka korrupsion ku ka më pak modernizim. Korrupsioni nuk është një sëmundje gjenetike, historike. Çfarë po bëjmë? A ndihmohen këto shtete për modernizimin? Sepse në fund, procesi i integrimit është një proces modernizimi. Ne duam të ndërtojmë këtu një vend për fëmijët tanë. Por fëmijët tuaj po zgjedhin mërgimin në masë. Çfarë i shtyn ata të largohen nga Shqipëria? Çfarë i nxiti italianët të largoheshin për Shtetet e Bashkuara? Ose çfarë i drejton sot italianët e Jugut për të shkuar në veri dhe ata të veriut për të shkuar në Gjermani? Si mund t’i parandalojmë të rinjtë që të ëndërrojnë? Nëse e braktisim Ballkanin, kjo fushë mund të bëhet një platformë për aktorët që nuk kanë domosdoshmërisht praktika shumë miqësore me Perëndimin. Mund të jetë shtet apo grupe, fenomen si fundamentalizmi, terrorizmi. Shqipëria është një vend ku jetojnë myslimanë dhe të krishterë. Dhe muslimanët shqiptarë janë më pro-evropianë se të gjithë votuesit e Marine Le Pen. Kohët e fundit, një sondazh tregoi se 60% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Si do ti ndaloni ata nga emigrimi? Ne jetojmë në një botë të hapur dhe të lidhur. Parisi nuk është më si hëna, është dy orë e tridhjetë minuta nga Tirana. Tundimet janë shumë më të forta, mundësitë janë shumë më të mëdha, është normale. Qever-

itë nuk mund të bëjnë mrekulli. Dua të besoj se e ardhmja është më e mira për ne. Me kalimin e kohës, me progres dhe integrim, do të ketë qendra të mëdha të Evropës së përbashkët dhe gjithashtu qendra të vogla. Këtë vit, studentët shqiptarë protestuan kundër rritjes së tarifave të shkollimit dhe mungesës së fondeve në një lëvizje proteste të pashembullt që nga rënia e regjimit komunist. A mendoni se i keni përmbushur pritshmëritë e tyre? E dëgjova mesazhin shumë mirë. Diskutimet që kisha me ta ishin të vështira, por shumë të qarta. Dinamika e tyre është shumë e bukur dhe na ndihmoi të bëjmë gjëra. Herë pas here, qeveria humbet ndjenjën e përparësive. Ne hapëm një projekt trevjeçar për të riprodhuar rezidencat studentore dhe për të ndërtuar ato të reja. Ne kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë sepse jemi në një situatë shumë më pozitive të buxhetit. Pse klima politike është kaq e tensionuar me demonstratat opozitare (Partia Demokratike) që bojkotojnë Parlamentin dhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke bërë thirrje për dorëheqjen tuaj, duke hedhur kokteje molotov në zyrat tuaja? Ne jemi një demokraci shumë e re. Ndërtimi i një shteti demokratik në një bazë joekzistuese dhe pas një historie të zymtë bujare [perandoria osmane, monarkia, pushtimi fashist dhe nazist, diktatura komuniste deri në vitin 1991] është një sprovë gjithsesi. Ne mund të ndryshojmë një regjim në tri ditë, por për të ndryshuar një sistem dhe për të ndërtuar demokracinë, një brez nuk është i mjaftueshëm. Ne jemi forca e vetme e madhe politike. Do të fitojmë zgjedhjet lokale dhe do të vazhdojmë. Por pa Parlamentit funksional dhe zgjedhje lokale lokale,, a ka vërtet demokraci? Po. Ky është hapësira e zgjedhjes së lirë. Nuk është demokraci nëse opozita vihet në mur, nëse ka pengesa kushtetuese ose ligjore. Tani, nëse opozita vendos të kryejë vetëvrasje në mënyrë politike, nuk është shprehje e një demokracie të shëndetshme, por është pjesë e një procesi. Opozita flet për zgjedhje të manipuluara, për korrupsion për të shpjeguar zgjedhjet e saj. Ti e di atë që të fajëson ty … Se ajo tregon provat. Nëse jeni në opozitë, keni të drejtë të mendoni dhe të thoni se fundi i botës po vjen për shkak të qeverisë. Por ju nuk keni të drejtë për të djegur qytetin. Nëse ju jeni zgjedhur nga populli për të përfaqësuar njerëzit, por në minorancë, ju

nuk keni të drejtë të vishni një jelek të verdhë dhe të thoni “Unë do ta thyej qytetin sepse ne duhet ta bëjmë atë, atë dhe atë “ Jo! Ka korrupsion? Kjo është pika e tyre e parë. Disa raporte gjithashtu nënvizojnë ekzistencën e këtij korrupsioni … Raportet e kujt? OJQ-të, si Transparency International, të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të cilët theksuan mungesën e transparencës në partneritetet publike-priv ate publike-private ate.. Ekziston edhe rasti i dy ish ministrave të brendshëm të cilët kishin për të dhënë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar … Dhe pastaj? Dhe pastaj? Këto janë fakte që japin argumente të natyrës politike për t’u angazhuar në një betejë dhe për të shkuar në zgjedhje. Nëse nuk fitoni, atëherë qëndroni në opozitë dhe duhet të vazhdoni të luftoni për gjithçka që dëshironi. Por ju nuk mund ta merrni vendin dhe sistemin peng dhe të thoni “Unë refuzoj mandatin tim dhe i vura një jelek të verdhë, sepse ata janë kriminelë, mafia në qeveri”. Dhe nëse flasim për raportet, gjithmonë duhet t’i shtrijmë në perspektivë. Shikoni se ku ishim dhe ku jemi. Drejtimi nuk është një shëtitje në Champs-Elysees. Është lart, poshtë, lart, poshtë … Ekziston një burim që ka besueshmëri të padiskutueshme: Komisioni Evropian. Raportet e tyre janë të qarta. Ne jemi në një shesh ndërtimi, si ajo e reformës së drejtësisë, e cila është vërtet masive. Dhe për sa kohë do të zgjasë ky projekt? Sa kohë keni futur Francën në një shtet të shkëlqyer dhe demokratik, me administrata që veprojnë në mënyrë të pavarur nga partitë, miqtë dhe kushërinjtë, paratë e xhepit? Ne po shqyrtojmë dhe vlerësojmë 800 gjyqtarët dhe prokurorët. Ndryshimi i vendit mund të marrë një tjetër 1020 vjeçar. Por kjo reformë nuk lejon që Gjykata Kushtetuese të vazhdojë punën… Shumica e gjyqtarëve u përjashtuan sepse nuk ishin në gjendje të justifikonin standardin e tyre të jetesës. Ata do të zëvendësohen nga vetë gjyqtarët, të cilët nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit. Kjo reformë kryhet nga disa subjekte dhe vërtetohet nga një operacion ndërkombëtar i kontrollit. Është e madhe ajo që po bëjmë, dhe nuk është e lehtë. Marrë dhe përkthyer nga Liberation.fr


POLITIKE ANALIZË Nga Artan Fuga

U

në nuk jam anëtar i asnjë partie politike. Mua më intereson qytetari shqiptar, të drejtat dhe mirëqënia e tij. Mua më intereson dija universitare, vendosja e universiteteve në rruge të drejtë, kërkimi shkencor që e kanë përdhosur, më intereson dija e të rinjve,integrimi i të diplomuarve në tregun e punës, kultura kombëtare, futja e teknologjisë së lartë në Shqipëri. Mua më intereson të vendoset një sistem qeverisjeje

dhe politike në Shqipëri ku pushteti të mos abuzohet nga lloj lloj individësh rastësorë dhe të padenjë! Mua më intereson drejtësia sociale për të majtë e djathtë, a për ata që nuk duan t’ja dinë për politikën. Por, në pikën ku ka arritur gjendja në shkencë dhe arsim, unë e mbështes plotësisht deklarimin e bërë dje në Elbasan nga lideri i opozitës, z. Lulzim Basha, se nëse i krijohen mundësitë dhe kushtet, opozita ardhur në pushtet nuk do të njohi

11 E enjte, 30 MAJ 2019

Kemi arritur fundin! Rama mori edhe Akademinë e Shkencave asnjë akt të këtij Kuvendi për Akademinë e Shkencave, nuk do ta pranojë atë si kamzhik të diktaturës kundër lirive universitare, shkencës, dhe se ata që shkelin ligjet dhe Kushtetutën, në përgjithësi dhe në këtë rast, cilëtdo qofshin, do të përgjigjen përpara ligjit dhe do të vihen prapa hekurave! Sikurse mbështes deklarimin e tij zyrtar se nëse vjen në pushtet, do të

ANALISTI

Andi Bushati: Opozita e vendosur të mos negociojë me Ramën A

nalisti Andi Bushati i ftuar në News 24, ko mentoi situatën politike dhe zhvillimin e fundit, atë të rekomandimit pozitiv të dhënë nga ana e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Sipas Bushatit, deklarata e kryeministrit se tashmë i pret një punë e madhe për të bindur këshillin e Europës, është një alibi, e dëgjuar edhe më herët nga ai. “Gjatë këtij viti po shikojmë trajektoren e deklaratave. Janë shumë kontradiktore. Vjet në këtë kohë hapi shampanjën dhe tha u hapën negociatat. Para tre muajsh hodhi një tezë tjetër, për ne hapen negociatat, por ata europianët kanë politikat e tyre të brendshme, për shkak të ksenofobistëve europianë ne penalizohemi. Dakord, po pranojmë tezën që faji qënka tek Europa po nëse i hapen Maqedonisë? Kur e pyetën kështu ai tha: Këtë kërkojani Lulit. Pra, gjithmonë gjen një alibi për të mos parë ku i ka problemet pushteti”,- tha Bushati. Ndërsa komentoi protestën e fundit paqësore të opozitës, Bushati u shpreh i bindur se ajo nuk ishte fryt i presionit të ndërkombëtarëve, por një shpresë e opozitës për të nisur dialogun me Ramën. “Nuk besoj se presioni ndërkombëtar e ka shtyrë opozitën drejt protestave paqësore. Duket që opozita është e bindur, faktorët e tjerë ka ven-

dosur të mos i dëgjojë për momentin. Unë jam i bindur që çdo lloj negocimi e nxjerr të humbur opozitën. E vetmja gjë që s’duhet të bëjë është të ulet me Ramën. Opozita e ka këtë shpresë. Opozita po përkund shpresën e kompromisit dhe uljes në tyrezë ndaj dha shenjë që s’po të qëlloj në protestë. Unë jam i bindur që nuk duhet të ulen”,- vijoi ai. Sa për gatishmërinë e Presidentit Ilir Meta për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, analisti Bushati komenton: “Propozimi i Metës ishte propozim i një njeriu normal, thoshte jam dakord ta shty nëse palët gjejnë konsensus. Edhe Rama është në të drejtën e tij për të vijuar garën. Unë men-

doj se edhe opozita s’ka pse kërkon arnim, shtyrje të datës së zgjedhjeve. Pa u rregulluar problemi qendror s’ka si rregullohet interesi lokal. Do ishte alogjike nga opozita të hyjë në zgjedhje për të fituar 4 apo 5 bashki por pushteti qendror të vijojë të punojë ashtu siç është sot”,- tha ai. I pyetur nëse Meta mund të çonte në finalizim idenë e tij, Bushati tha: “Nuk besoj se Meta do veprojë pa trysni të fortë ndërkombëtare, e cila nuk po duket dhe pa pasur asnjë konsensus mes palëve. Ai nuk ka as tagrin ligjor dhe as aureolën morale për të qëndruar mbi palët, duke iu referuar këtu lidhjeve të tij me LSI”.

shfuqizojë që ditën e parë ligjin e poshtër dhe të mbrapshtë, kriminal, të arsimit të lartë! A kam besim unë se këto premtime do të mbahen? Nuk ka rëndësi se çfarë mendoj unë! Pyetje e kotë! Llogaria është e thjeshtë, teknike, e ftohtë, filozofike po të doni: Nuk fitojmë asgjë po të mos besojmë sepse gjendja ka vajtur në atë pikë

saqë cdo sekondë që kalon aq më poshtë bie kultura dhe dija në Shqipëri, aq më shumë poshtërohemi ne si intelektualë, pedagogë, kërkues shkencorë dhe studentë! Kemi prekur fundin ! Ne këtu jemi për të qenë vigjilentë që politika të mos e tradhëtojë intelektualin, universitarin, studentin, punonjësin shkencor sikurse bën tani !

FORUM

Çështje që Kryeministri duhet ti sqarojë me veten si fillim Nga Ylli Manjani Kryeministri, me rastin e marrjes së përsëritur të vendimit pa vlerë të hapjes së negociatave shpalosi edhe njëherë përmbledhtas kontradiktat me të cilat Ai bën politikë. 1. Shqipëria ka bërë progres në reforma, pavarësisht faktit (jo atë që thotë kritika) se vendi është pa Gjykata. Cila reformë na paska dhënë kaq sukses?! Koncensionet apo pastrimi i parave në ndërtime masive?! Cili nga të mbrojturit prej Tij u hetua, gjykua dhe dënua?! (Flas për ato që ja kërkon prej kohësh perëndimi). 2. Lulzim Basha duhet të heqë dorë nga protestat, të marrë pjesë në zgjedhje, por zgjedhjet nuk shtyhen e madje as komisionerët e PD e LSI nuk pranohen. Për çfarë e do dialogun atëherë?! Të protestosh për demokraci, të bën anti-shqipëri?! Të plotësosh detyrimet ligjore për të dërguar komisionerë, quhet herezi?! Po Ai bëri grevë urie në 2009, kur pritej liberalizimi i vizave, e vetmja gjë që po i shijojmë BE-së… Si u hapkan negociatat duke mbyllur gojën, kur vendi zien në krim e drogë?! 3. Kushtetuta nuk e lejon të shtyjë zgjedhjet, por kur Presidenti thotë se është gati Ai thotë:Jo s’du! Pra kush nuk lejon gjetjen e zgjidhjes politike, Ai apo Kushtetuta?! Ç’e pengon Kryeministrin të ndjekë modelin Kurz, Tzipras, apo edhe Gruevski e Vuçiç?! 4. Protestat e opozitës nuk janë të popullit. Kjo është teoria më gjigande e Ti. Duhet ta ndajë njëherë e mirë dilemën: opozita është pjesë e popullit apo gjithë ai popull që proteston pa u lodhur është një opozitë e madhe! Reklamë më të madhe për një opozitë sesa kjo që bën Kryeministri nuk ka! Si ka mundëai që e mendon “të shkrirë” këtë opozitë që,megjithse “nuk është popull” arrin ta shqetësojë Kryeministrin, i cili popullin e di platformë dixhitale e Shqipërisë që do…! 5. Kryeministri mendon se i meriton negociatat (a thua se i ka për shtëpinë e vet), por Europa politike nuk është dakord. Po kë përpiqet të bindë ky, nëse nuk bind Europën politike?! Është Kryeministër apo fondacion ky njeri?! 5. Më në fund, na janë hapur prap negociatat që na u hapen vitin që shkoi?! A na u hapën, u hapën e na u mbyllën apo nuk na janë hapur ende?! E këshilloj ta ndajë mendjen se i ka rënë llogjika e komunikimit publik përtokë. Qesharak komplet!


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

12 E enjte, 30 MAJ 2019

Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos dhuron gjysmën e pasurisë për bamirësi MacKenzie Bezos, ish-bashkëshortja e Jeff Bezos, ka premtuar se do japë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi. Ajo iu është bashkuar miliarderëve të tjerë si investitorit Warren Buffett dhe themeluesit të Microsoft, Bill Gates në Giving Pledge. Nisma u ndërmor fillimisht nga Buffett dhe Gates dhe u bënë thirrje që të pasurit të jepnin gjysmën ose më shumë nga pasuria e tyre për bamirësi. Pasuria e Bezos vlerësohet se jetë gati 37 miliardë dollarë. Ajo dhe shefi ekzekutiv i Amazon u divorcuan në fillim të këtij viti. MacKenzie

siguroi 4% të kompanisë në marrëveshjen e divorcit. “Përpos çdo gjëje që jeta më ka përballur mua, unë kam një sasi të konsiderueshme parash për të ndarë me të tjerët,”-tha ajo në një deklaratë. “Qasja ime ndaj filantropisë do të vazhdojë të jetë e kujdesshme. Do të duhet kohë, përpjekje dhe kujdes.”

Emina Cunmulaj regjistron vajzën në shkollë shqiptare në Mal të zi Modelja Emina Cunmulaj është e martuar prej vitesh në SHBA me biznesmenin e fuqishëm Sam Nazarian, e megjithatë, ajo nuk ngurron t’i tregojë ndjekësve në rrjetin social “Instagram” thjeshtësinë që e karakterizon. Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet në vendlindje, Malësi të Tuzit. “Jeta e thjeshtë! Me babain tim, duke zgjedhur dhe pastruar qepët e njoma për të bërë lakror”- ka shkruar ajo krahas fotografisë, tek-

sa ka treguar më tej në “Insta Story”, sesi po e mëson vajzën e saj Ellën, që të mbledhë edhe ajo qepë. Por jo vetëm kaq sot Emina me anë të një video në Instastory tregoi se e ka regjistruar Ellan përkohësisht në shkollë në mënyrë që ajo të mësohet me fëmijët dhe gjuhën shqiptare. “Ella është në shkollë”, ka shkruar modelja pranë videos ku shihen ambientet e kopshtit dhe fëmijët e tjerë që recitojnë vjersha.

Pas mbarimit të “Game of Thrones”, aktori probleme me emocionet Aktori i njohur i “Game of Thrones” Kit Harington, i njohur për rolin e Jon Snow mësohet se ka kërkuar trajtim për shkak ‘çështjeve personale’ dhe ‘menaxhimin e emocioneve’. Sipas mediave të huaja Kit ka nisur trajtimin prej javësh pasi është duke kaluar disa shqetësime të shëndetit mendor. Më herët gjatë një interviste Harington është shprehur se ka patur emocione shumë të forta teksa ka xhiruar skenat e fundit të “Game of Thrones”, serial në të cilin ka qenë që në sezonin e parë e deri në fund. “Ditën e fundit të xhirimeve. Jam ndjerë mirë…jam ndjerë mirë… jam ndjerë mirë. Më pas kur kam xhiruar skenën e fundit më pushtuan emocione

Shqiptarja Ava Max arrin suksesin e radhës Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max ka arritur një sukses tjetër ndërkombëtar. Ava, e cila po zhvillon karrierën e saj në SHBA, është futur në top 10 këngëtaret e Billboard. Ajo ndau lajmin me fansat në Instagram ndërsa u shpreh se nuk mund ti besonte syve. “Nuk po mund t’u besoj syve të mi. Mbi dhjetë vjet punë për këtë moment të çmendur,”-shkroi këngëtarja. Ava Max së fundmi ka publikuar këngën ‘So Am I”, ndërsa arriti sukses të jashtëzakonshëm me “Sweet but Psycho”.

Ariana Grande anulon koncertet, shkak shëndeti të papërshkrueshme. Dhe më pas ata thanë: E mbyllëm! Dhe aty shpërtheva në lot. Ishte si miks ndjenjash mes çlirimit dhe hidhërimit, për faktin se nuk do të luaja më këtë person-

azh,”-është shprehur aktori. Edhe në dokumentarin e fundit lidhur me xhirimet e serialit Kit Harington është parë shpesh i emocionuar dhe duke qarë.

Këngëtarja e njohur Ariana Grande mësohet të ketë anuluar koncertin e saj në Florida dhe shkak për këtë janë bërë problemet shëndetësore. Ajo ka bërë një publikimin në profilin e saj në Instagram ku shkruan: “U zgjova shumë keq, kam vrapuar për një takim me doktorin dhe më është thënë që duhet të shtyj koncertet e nesërme. Më vjen shumë keq që po e bëj këtë gjë, por nuk kam zgjidhje tjetër. Do jua shpërblej, ju premtoj dhe ju lutem më falni”,-përfundon postimi i këngëtares. Kjo nuk është e hera e parë që këngëtarja anulon koncerte për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E enjte, 30 MAJ 2019

Kryeqyteti shqiptar në sytë e ekspertit të huaj të hapësirave publike

“Të pabesueshme të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë” N

dryshimet që ka pësuar Tirana duket se spikasin më shumë në këndvështrimet e të huajve të cilët bëjnë diferencën nga hera e parë që kanë vizituar kryeqytetin e shqiptarëve në një vizitë të dytë. Gil Penalosa është një ndër ekspertët që mbron fort zhvillimin e qyteteve sa më miqësore për fëmijët dhe të aksesueshme nga të gjithë. Ai është rikthyer në Tiranë pikërisht se ditën e premte zhvillohet një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare me temë “Qytete sa më miqësore për fëmijët” ku ekspertë nga shumë vende shpalosin idetë e tyre. Penalosa, i cili përfaqëson organizatën për qytete 8-80 vjeç, na tregon si e gjen Tiranën. “Më duken të pabesueshme të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, duke krijuar një qytet për njerëzit, për të gjithë njerëzit pavarësisht moshës apo backround-it të tyre në një kohë shumë të shkurtër. Herën e fundit që

isha këtu ishte 4 vjet më parë, këtu as nuk mund të flisje, kishte shumë zhurmë nga makinat, cilësia e ajrit ishte e tmerrshme, me gropa gjigande dhe madje ishte e vështirë të kaloje. Tani gjithçka që shohim janë gjithë këta njerëz që ulen, diskutojnë, socializohen, kjo është cilësi jete”, tha Penalosa. “Eksperti ndërkombëtar i zhvillimit të qyteteve duket se ka në fokusin e tij qytetin për fëmijët. Sipas tij ata janë indikatorët për një qytet për të gjithë. “Mendoj se në Tiranë ju keni bërë hapa gjigantë për të krijuar një qytet që është i këndshëm për fëmijët. Unë mendoj se në Tiranë, si në shumë qytete të tjera postkomuniste, makina është bërë një simbol i statusit ekonomik. Kështu që secili mendon se ia doli, nëse ka një makinë. Ndërsa realiteti tregon se në qytete në botë siç janë Kopenhagen, Parisi, Barcelona, Nju Jorku, makina nuk është një

simbol statusi. Më së shumti është simbol statusi që të mos kesh një makinë. Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë një qira më të lartë për të jetuar në një lagje ku mund të ecet lirshëm. Duhet të krijojmë një qytet të qëndrueshëm, një qytet që i krijon mundësi njerëzve që të jenë të shëndetshëm, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht”, theksoi Penalosa. Gil Penalosa vlerësoi nxitjen e lëvizjes me biçikleta, shtimin e parqeve, ndërtimin e shkollave të reja dhe gjithçka është bërë në kryeqytetin

shqiptar. “Është bërë shumë, por sigurisht ka shumë për të bërë”, deklaroi Gil Penalosa, një ndër ekspertët që mbron fort zhvillimin e qyteteve sa më miqësore për fëmijët dhe të aksesueshme nga të gjithë. Gil (Guillermo) Penalosa është i pasionuar për krijimin e qyteteve për të gjithë njerëzit. Ai ka frymëzuar dhe këshilluar vendimmarrësit në më shumë se 350 qytete në të gjithë botën, sesi të krijojnë qytete të gjalla me komunitete të shëndetshme, ku të gjithë njerëzit mund të jetojnë më të

lumtur, pavarësisht moshës, gjinisë, aftësisë, statusit social-ekonomik, apo etnik. Fokusi i tij është në projektimin dhe përdorimin e parqeve, rrugëve, trotuareve si vende të mëdha publike, si edhe lëvizshmërinë e qëndrueshme: ecjes, ngarjes së biçikletave, përdorimit të transportit publik dhe mënyrave të reja të përdorimit/shfrytëzimit të makinave. Gil vë në pah përfitimet për shëndetin publik, mjedisin, lëvizshmërinë, zhvillimin ekonomik.

NJOFTIM Drejtuar: Operatorëve ekonomikë; Shoqëri tregëtare, Agjenci Imobiliare apo Individë që kanë në pronësi ambiente për dhënie me qira për zyra. Lënda: Kërkesë për marrje me qira ambiente zyrash për akomodimin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së. Me qëllim krijimin e hapësirave të nevojshme për akomodimin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të ASHKsë, ASHK është duke kërkuar ambiente me qira sipas specifikimeve të mëposhtëme: · Sipërfaqja e shfrytëzueshme e objektit të variojë nga 220 m² - 270 m², me mundësi zgjerimi në të ardhmen. · Objekti të jetë pranë zonës së Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (Rruga Dora D‘Istria Nr. 2, Tiranë). · Objekti duhet të jetë me dokumenta të rregullta pronësie dhe të mos ketë barrë hipotekore ose sekuestro. · Nisur nga rëndësia e Institucionit ambienti duhet të jetë i përshtatshëm për ruajtjen me roje sigurie. · Të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm dhe energji elektrike si dhe të mundësi matje të vecantë të konsumit të tyre. Qiradhënësi duhet të vërtetojë që ambienti i marrë me qira nuk ka detyrime ndaj OSHEE dhe UKT. · Ambienti të jetë i përfunduar me dyer, dritare, tualete (min. 3) të kompletuara me hidrosanitare, pajisje për ngrohje-ftohje të ambienteve, i lyer me bojë në ngjyrë të hapur (mundësisht e bardhë ose gri), numër të konsiderueshëm prizash dhe instalime që suportojnë ngarkesë për minimalisht 40 poste pune (kompjuter komplet + printer). · Të ketë mundësinë e sigurimit të furnizimit me energji

nga një burim emergjence (gjenerator), në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike. · Të ketë mundësi për linjë Interneti. · Afati minimal i kontratës do të jetë deri në 31 Dhjetor 2019, me të drejtë ripërtëritje të kontratës së qirasë. · Afati i dorëzimit të objektit do të jetë jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga njoftimi për lidhje kontrate. · ªmimi i ofruar nga qiradhënësi duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi. · Pagesa e qirasë do të bëhet çdo muaj në lekë (brenda një date që do të përcaktohet në marrëveshje mes palëve) palëve), kundrejt lëshimit të faturës tatimore. Në rast se qiradhënësi është individ dhe nuk mund të lëshojë faturë tatimore, pagesa e detyrimeve tatimore do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e ASHK-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi për taksat e tatimet dhe shuma e detyrimeve do t’i zbritet qiradhënësit nga vlera e qirasë. Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm, i cili do të konsiderohet pjesë integrale e saj: · ªertifikatë pronësie me pronar subjektin pjesëmarrës në konkurim ku të jetë specifikuar ambienti që do të jepet me qira, si dhe të jetë përcaktuar qartë sipërfaqja në m2, (kopje e noterizuar). · Ofertën ekonomike me vlerën mujore të qirasë për m2 dhe në total. · Deklaratë e Qiradhënësit ku deklarohet se ndaj objektit nuk është vendosur sekuestro e çdo lIoji. · Dokument që vërteton se ambienti është i pajisur me matës

të veçantë të matjes së enegjisë elektrike dhe ujit. · Vërtetim nga OSHEE dhe UKT që subjekti nuk ka detyrime të papaguara. · Dokument që vërteton se subjekti nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore. · Vetdeklarim për përmbushjen e të gjithë kërkesave të parashtruara në ftesën për shprehje interesi. · Në rast se është person juridik duhet: NIPT/NUIS, certifikata e regjistrimit dhe Ekstrakt historik i regjistrimit të subjektit. · Vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore. · Vërtetim nga institucionet përkatëse që subjekti apo përfaqësuesi ligjor i tij nuk është në ndjekje penale si dhe nuk është në proces gjyqsor në lidhje me aktivitetin. · Në ofertën e tij subjekti i interesuar duhet të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit. Ky dokumentacion të paraqitet në një zarf të mbyllur nënshkruar nga subjekti, me mbishkrimin “Ofertë për dhënie me qira”, si dhe të dorëzohet në protokollin e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së. Oferta mund të dorëzohet nga të interesuarit fizikisht ose me postë. Mosparaqitja e njërit prej dokumentave përbën kusht s’kualifikues. Vendi i zhvillimit të konkurrimit: Drejtoria e Përgjithshme e ASHK-së (Rr. Dora D’Istria, Nr. 2, Tiranë) Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave do të jetë: 05 / 06 / 2019.


POLITIKE

14 E enjte, 30 MAJ 2019

Intervistë për “Koha Jonë”, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha: Protestat tona janë protesta qytetare, jo partiake dhe kjo është një drejtë thelbësore në çdo vend demokratik

Raporti i KE, Klajda Gjosha: 7 pika kyçe që rrëzojnë qeverinë Intervistoi: Redjon Shtylla

“Sot ka një mungesë të theksuar të bashkëpunimit të institucioneve tona me ato të vendeve anëtare të BE-së, që do të thotë se kredibiliteti ynë si partner i qëndrueshëm ka rënë”. Këtë pikëmapje i jep ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, Shqipërisë dhe rrugës drejt BE-së. Në një intervistë për “Koha Jonë”, lidhur me çeljen e negociatave, ish-deputetja e LSI-së thotë se rekomandimi pozitiv nga KE-ja nuk është një surprizë dhe për të nuk është hera e parë për vendin tonë, pasi është rekomandimi i katërt që nga viti 2016. ‘’Raporti në brëndësinë e tij ngre çështje serioze që kanë të bëjnë me mos funksionimin e shtetit, mungesën e shtetit ligjor, mungesën e dialogut politik, çështjet e krimit organizuar, korrupsionit dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut ku përfshihet edhe e drejta e pronës. Kjo kërkon një udhërrëfyes urgjent që do të koordinonte intitucionet mes njëra tjetrës për plotësimin e këtyre kushteve thelbësore’’. Për protestën e 2 qershorit, ish-deputetja thekson se: “Sa për zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk besoj se ka vend në botë që do të kundërshtonte këtë kërkesë legjitime të opozitës. Taktikat që ndiqen dhe teknikalitetet janë çështje që i takojnë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. 30 qershori pa një alternativë do të ishte vetvrasje për demokracinë dhe të ardhmen europiane”. Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave me Shqipërinë. Si e analizoni këtë vendim pozitiv? Në disa pika u vu theksi për mungesën e shtetit ligjor por eurodeputetët nga ana tjetër folën pro zgjedhjeve të 30 qershorit? Rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë nuk është një surprizë dhe as hera e parë për vendin tonë. Është rekomandimi i katërt që nga viti 2016. Në një analizë të ftohtë kjo do të thotë: 1-Qeveria nuk i kishte çelur negociatat ashtu siç deklaroi në deir të plotë qershorin e vitit 2018 dhe këtu del qartë loja politike që qeveria bën me këtë proces të rëndësishëm për çdo qytetarë shqiptarë. 2-Negociatat kanë ende një rrugëtim të gjatë për të marrë një dritë jeshile sepse gjithçka do të varet nga provimi më i vështirë që duhet të kalojmë në mbledhjen e Këshillit Europian dhe shpresoj që ekzekutivi të tregoj përgjegjshmëri dhe seriozitet në këtë sfidë që ka përpara. Sot që flasim janë minimumi katër shtete anëtare të pozicionuara qartë në votën kundër. 3. Rekomandimi pozitiv tregon rolin e katalizatorit që ka Komisioni Europian në lehtësimin e rrugës integruese të Shqipërisë dhe vendeve aspirante, për t’i dhënë një shtysë edhe vendeve anëtare të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor. 4. Komisioni Europian do të duhet të qëndroj fort në qëndrimet e mbajtura deri tanë për të ruajtur edhe kredibilitetin kundrejt vendeve anëtare. Debat ky që ka qënë në qendër të vëmendjes të BE-së kur flitet edhe për një reformim të brendshëm të mënyrës si funksion BE sot dhe institucioneve të saj. 5. Rekomandimi pozitiv vjen edhe si pasojë e nevojës ekzistenciale që Shqipëria ka për të mos u ndarë nga blloku me Maqedoninë e Veriut. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte

shkatërruese për perspektivën europiane të vendit tonë. 6. Raporti në brëndësinë e tij ngre çështje serioze që kanë të bëjnë me mos funksionimin e shtetit, mungesën e shtetit ligjor, mungesën e dialogut politik, çështjet e krimit organizuar, korrupsionit dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut ku përfshihet edhe e drejta e pronës. Kjo kërkon një udhërrëfyes urgjent që do të koordinonte intitucionet mes njëra tjetrës për plotësimin e këtyre kushteve thelbësore. 7. Theksi i veçantë është vendosur te kriteri ekonomik dhe dhe te papunësia, duke vënë në dukje sistemin e dobët ekonomik dhe duke e kthyer tashmë një kusht të rëndësishëm në vazhdimësinë e peocesit. Sa për zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk besoj se ka vend në botë që do të kundërshtonte këtë kërkesë legjitime të opozitës. Taktikat që ndiqen dhe teknikalitetet janë çështje që i takojnë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. 30 qershori pa një alternativë do të ishte vetvrasje për demokracinë dhe të ardhmen europiane. Fakti ndërkombëtar është i ndarë për situatën politike në vend. Përtej përkrahjes ndaj opozitës ose qeverisë, kjo krizë a po e thellon më tej largimin e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me BEnë? Kriza jonë e brendshme ndikon në perceptimin që ndërkombëtarët kanë për Shqipërinë por edhe në kushtet e funksionimit normal të parlamentit tonë, negociatat do të ishin thuajse të pamundura, për shkak të mungesës së rezultateve dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë. Vendet anëtare kanë informacionet e tyre si nga organet e inteligjencës ashtu edhe nga misionet e posaçme që ato sjellin në vendin tonë për të analizuar situatën. Sot ka një mungesë të theksuar të bashkëpunimit të institucioneve tona me ato të vendeve anëtare, që do të

thotë se kredibiliteti ynë si partner i qëndrueshëm ka rënë. Ky fakt u tregua qartë në parlamentin holandez me votimin e rezolutës për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Fenomen ky i paprecedentë që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria shqiptare. Kry eministri Edi R ama ka deklaruKryeministri Rama ar se nëse Maqedonia merr negociatat dhe Shqipëria jo, atëherë ky është faji i opozitës. A ka përgjegjësi opozita për negociatat? Gjithmonë fajin e ka një palë tjetër përveç z.Rama. Është një qëndrim i njohur për ne dhe nuk sjell asnjë risi. Nëse Kryeministri nuk do t’i kishte deklaruar të celura negociatat që vitin që shkoi, ndoshta mund të kishte punuar pak më shumë për të përmbushur kriteret dhe kushte që janë ende pezull. Opozita proteston, kurse maxhoranca ka nisur fushatën elektoama rale eministri R rale,, për të cilën kry kryeministri Rama thotë se zgjedhjet do të mbahen më 3 0 qershor 30 qershor,, madje ka kërcënuar me burg kush i pengon. Përveç protestës së 2 qershorit, si do të veprojë LSI-ja më 3 qershor qershor,, çadra përballë Kryeministrisë? Opozita tashmë është pozicionuar qartë në betejën e saj dhe ajo nuk është e vetme sepse mbron kauzën e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi. Protestat tona janë protesta qytetare, jo partiake dhe kjo është një drejtë thelbësore në çdo vend demokratik. Rama mund të zvarritet pafund në arrogancën e tij për ruajtjen e pushtetit personal por kjo nuk shkon në të njëjtën qasje me shqiptarët. Ndaj

zgjedhje pa alternativë opozitare është e pamundur të konceptohen në Shqipërinë e 2019. Kjo do të ishte një vrasje për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Në letrën e gjashtë për Bashën, Rama thotë se kjo është ja va e funjav dit për dialog. Në kushtet kur sistemi i Drejtësisë ka rënë, duhet LSI-ja që të ulet për ti dhënë zgjidhje krizës dhe jeta politike ti rikthehet normalitetit? Zgjidhja e krizës kërkon dialog të sinqertë, çështje madhore për diskutim por mbi të gjitha kërkon kushte të barabarta në tryezë. Përsa kohë z.Rama kërkon të dialogojë në pozicionin e kryeministrit, tryeza bëhet e pamundur. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Parlamenti i Kosovës dhe Shqipërisë duhet të miratojnë një qëndrim të përbashkët ku të shprehën hapur për bashkimin e dy vendev endevee. Çfarë pasojash do të kishin dy shtetet nesër bëhet një hap i tillë? Sa herë liderat dështojnë në qeverisjen e tyre të brendshme, i drejtohen qasjeve të rrezikshme, nacionaliste për të tërhequr vemendjen. Paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë bazohet mbi respektin që gjithësecili nga ne duhet të ketë për shtetet fqinje. Më vjen keq që liderat mundohen të fshijnë historinë duke anashkaluar atë që kanë bërë partnerët tanë si SHBA-ja për panvarësinë e Kosovës dhe për t’i dhënë fund konfliktit të kufijve. Shqipëria dhe Kosova duhet të drejtohen drejt perspektivës euro atlantike dhe këto qëndrime e vështirësojnë këtë rrugëtim tonin.


AKTUALITET

15

E enjte, 30 MAJ 2019

“RAMA E KA MBYLLUR CIKLIN, DUHET TË IKË”

B

otuesi dhe gazetari Henri Çili thotë se kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ciklin e tij në krye të qeverisë dhe se duhet ta ndërpresë mandatin, pasi sipas tij, do t’i bënte nder sistemit. Ai thotë se ndryshe nga mandati i parë ku u vunë re disa prirje reformiste, që pas grevës së studentëve, kryeministri i është kthyer populizmit. “Rama në krye të herët e ka nisur qartësisht si populist. Madje mund të thuhet se shenja ose fenomene të trampizmit, ai i ka manifestuar me kohë, që nga fillimi dhe shprehja e tij e famshme nuk jam politikan. Mendoj se kur u bë kryeministër pati një tentacion për të bërë gjëra reformiste dhe ndoshta u indikua ndoshta nga këshilltarët e tij që ka pasur në krah. Nuk është pak të kesh këshilltar politik si Tony Blair. Pati një fazë jo populizmi. Po bënte gjëra antipopullore. Të burgosësh 40 e ca mi veta për faturat e energjisë është antipopullore. Disa gjëra të tjera si reforma e pensioneve, arsimit, kontrollit të territorit, pati një fazë reformiste. Por nga vjeshta e këtij viti, Rama i është dorëzuar dhe ka përfunduar ciklin e tij si reformist, dhe i është dorëzuar populizmit, i cili në Evropën jugore ka tipare puniste. Kush mund ta përkufizojë sot se çfarë bën Rama? As ai vet nuk besoj se ai lodhet sot për këtë. Pas grevës së studentëve dhe këtej i është futur një projekti menaxhimi, populizmash, kërkesash, por nuk ka një ide

KONTRATA

T

elevizioni “News 24” publikoi dje marrëveshjen mes qeverisë dhe kompanisë fituese të koncensionarit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Sipas projektligjit të mbërritur në Kuvend për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro. Kjo do të thotë se taksapaguesit shqiptarë do paguajnë shifrën prej 15 milionë euro për çdo kilometër të rrugës, e cila shtrihet në një terren fushor dhe ndjek gjurmën e rrugës ekzistuese.Por si arriti në këtë vlerë kaq të lartë kostoja për ndërtimin e aksit MilotBalldren nga kompania ANK sh.p.k? Fillimisht, në relacionin e buxhetit të shtetit për vitin 2018 qeveria kishte përcaktuar një fond total prej 113 milionë euro. 7 muaj më vonë kostoja e rrugës u shtua me 48 milionë euro duke shkuar në 161.5 milionë euro, vlerë kjo e paraqitur nga kompania ANK sh.p.k e cila hyri në garë me

Çili: 30 qershori pa opozitën, katastrofë!

thelbësore me të cilin mund ta qeverisë vendin. Sot për sot, tiparet e tij janë të tilla që ai e ka mbyllur arsyen se pse duhet të rri në pushtet. Për hir të sistemit duhet ta lërë përgjysmë edhe këtë mandat dhe t’i japë vendit një kontribut të madh. Një sistem të ri politiko-zgjedhor shumë garantist. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Kemi që nga viti 1995 kemi problemin e rregullsisë së zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Rama duhet të ruaj dypartizmin. Do të bënte një gabim të madh kundër interesit publikë, të partisë së vet. Po them dy teza të tmerrshme. Dy partitizmi është një nga kushtet e ekzistencës së politikës shqiptare. Sado defekte të kenë PD dhe PS, ato janë dy parti të mëdha, të përgjegjshme dhe janë vlerë. Pa bipartizmin mendoni sikur në Shqipëri të kishin 7-8

parti dhe të bëheshin lëmsh”, theksoi Çili. -Çfarë ndodh nëse më 30 qershor shkon vetëm një parti në zgjedhje? Çili: Katastrofë sigurisht! Në një intervistë për “Politiko”, Çili thekson problemi thelbësor në politikën shqiptare është mënyra se si financohen partitë politike. “Jeta jonë politike ka një sëmundje “mëmë”, mënyra se si

financohet jeta politike dhe si paguhen politikanët. Metafora është e thjeshtë. Politika kërkon X lekë, ndërkohë që buxheti i shtetit jep një të katërtën e këtyre nevojave. Atëherë ku do gjenden paratë? Kjo në fillim nisi me angazhimin e njerëzve me premtim për punësim, iku administrata. Nisi me financim nën dorë të biznesmenëve me pretendimin e një tenderi. Iku gara e ndershme e tenderave publikë. Pastaj nisi me paratë nga informalja. Kostot u shtuan. Nisi dhe me para nga informalja. Erdhi një moment kur bota e krimit doli hapur, donte pjesëmarrje të hapur. I ndeshur në të dyja partitë por i shndërruar totalisht në fenomen gjatë qeverisjes së Rilindjes. Ndoshta ka qenë e vetmja rrugë. Ka pasur edhe një slogan Rama. Bile ka biseda informale që rrugaçëve në rrugë, do t’u përgjigjemi me rrugaçëve të qeverisë. Kjo i ka sjellë jashtëzakonisht dëm jetës politike. Dekriminalizimi është një nga fitoret e mëdha të Lulzim Bashës, sepse ky fenomen nuk mund të përsëritet më. Nuk e qortoj marrëveshjen e 17 majit. Marrëveshja e 17 majit është pozitive për Shqipërinë por zbatimi i dha shumë kosto Lulzim Bashës dhe e ktheu jetën politike mbrapsht. Të gjitha këto përfunduan; kjo nuk ecet më dhe kemi nevojë për një ristart”, tha ai.

Milot-Balldre, 15 milionë euro një KM! propozim të pakërkuar dhe përfitoi menjëherë bonusin prej 8.5 pikë %.Pas këtij momenti qeveria dhe kompania negociuan dhe normën e fitimit e interesat për 13 vitet e shlyerjes duke e çuan koston e rrugës në 213,7 mln euro, e cila në total bashkë me TVSH arrin gati 260 milionë euro.Sipas kontratës së propozuar për miratim, bëhet fjalë për një rrugë fushore pa vështirësi e pengesa punimesh e cila shtrihet përgjatë aksit ekzistues që lidh Milotin me qytetin e Lezhës. Ka vetëm një devijim ku do të ndërtohet rrugë e re nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren dhe projekti lidhet sërish me një rrugë ekzistuese në drejtim të Shkodrës.Në relacion sqarohet se do ndertohen dy ura paralele me ato ekzistuese mbi lumen e Matit, dhe të Drinit, gjatësia e të cilave është 840 metra. Po kështu

parashikon edhe ndërtimin e një tuneli me dy tuba në malin e Rencit edhe ky vetëm 850 metra i gjatë.Shifra e fryrë e kësaj rruge nuk ka të krahasuar me

çmimin dhe terrenin e rrugës së Kombit. Dhe për më tepër as nuk i afrohet shifrave të përdorura për autostradën Levan-Vlorë e cila kaloi e gjitha në një gjurmë

të re dhe në një terren pothuaj të njëjtë me atë të Milot-Balldren. Çmimi prej 15 mln eurosh për kilometër nuk gjendet as në projekte të ngjashme në vende të Rajonit e të Europës.Bashkë me rrugën Milot-Balldren qeveria ka dërguar në Kuvend edhe kontratën koncensionare për rrugën Orikum-Dukat, vlera e të cilës është 67.3 mln euro me një gjatësi prej 14.7 km.Koncensioni për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat u dhanë nga qeveria në një kohë kur ka propozuar që nga 1 Korriku 2019 të mos jepen PPP me propozim të pakërkuar në infrastrukturë. Fondi Monetarë Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore i kanë cilësuar koncensionet me propozim të pakërkuar si forma të rrezikshme për buxhetin dhe me ndikim në borxhin publik. Marrë nga “News 24”


SONDAZHI

16

E enjte, 30 MAJ 2019

SONDAZHI I IPR MARKETING NË TELEVIZIONIN ORA NEWS

M

ë shumë se 60% e qytetarëve shqiptarë shprehen se zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën, siç po tenton të veprojë PS-ja, është një proces i pavlefshëm. Rezultatet e sondazhit të realizuar nga RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing janë prezantuar dje në studion e emisionit “Tempora” të gazetares SonilaMeço. Në sondazhet, shumica e të pyeturve e vlerësojnë negativisht mënyrën sesi po qeveris, qeveria e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, shumica e qytetarëve mendojë se data e zgjedhjeve duhet të shtyhet dhe se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. Zgjedhjet të pavlefshme pa opozitën Pyetjes nëse, “pa pjesëmarrjen e opozitës, sipas jush, a do ishin të vlefshme zgjedhjet e qershorit?”, 60,6 përqind e të pyeturve i janë përgjigjur se i konsiderojnë të pavlefshme. Ndërsa vetëm 33.4% mendojnë se zgjedhjet do të ishin të vlefshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. 5.9% kanë thënë se nuk e dinë. Qeveria jo në zgjedhje pa opozitën Po sipas sondazhit, shumica e shqiptarëve nuk mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën. Për pyetjen “mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhjet lokale, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës?”, 47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se janë mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë. Data e zgjedhjeve duhet të shtyhet Sipas sondazhit të IPR Marketing shumica e të pyeturve mendojnë se data e zgjedhjeve duhet të shtyhet. Pyetjes “Disa mendojnë, duke iu referuar situatës aktuale, që data 30 qershor e zgjedhjeve duhet spostuar. Ju...”, 53.5% e shqiptarëve i janë përgjigjur se data e zgjedhjeve të 30 qershorit duhet të shtyhet, kjo referuar situatës aktuale politike. Ndërkohë 38.4% e shqiptarëve nuk janë dakord që data e zgjedhjeve të shtyhet dhe 8.1% janë përgjigjur “nuk e di”. Shumica vlerësojnë negativisht qeverinë “Rama” Pyetjes se si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama? 38.9% e shqiptarëve e

60% e shqiptarëve: Zgjedhjet pa opozitën janë të pavlefshme

gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, krahasuar me 34.7% nga sondazhi i kaluar. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit. Janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndërsa 10.6

% nuk kanë dhënë përgjigje. Shqiptarët duan të hapen vende pune Sipas sondazhit, largimi i shqiptarëve nga vendi do të frenohej nëse do të hapeshin më shumë vende pune. Kështu mendojnë edhe shumica e shqiptarëve, ku 64.8% prej tyre mendojnë se politikanë duhet të rrisin vende pune për të

evituar shqiptarët të largohen nga vendi. 50.7% e shqiptarëve mendojnë se duhet të rriten rrogat minimale. 29.9% janë të mendimit se duhet të përmirësohen kushtet pëer të bërë karrierë. Të përmirësojnë sistemin e formimit mendojnë 16.4 % e të anketuarve. Ndërsa 3.7% mendojnë se duhet të bëhen marrëveshje me vendet pritëse për riatdhesimin e

tyre. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se për të evituar largimin e shqiptarëve jashtë vendit duhet të luftohet korrupsioni dhe kriminaliteti. 12.3% mendojnë se duhet të inkurajohen (edhe ekonomikisht) kthimin e shqiptarëve nga jashtë vendit. PD-LSI, fitojnë zgjedhjet Sipas sondazhit të IPR Marketing, në rast zgjedhjesh parlamentare bashkimi i votave PD-LSI do të rezultonte fitues. Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, deklaroi dje gjatë prezantimit të sondazhit se janë 13 mijë qytetarë të pyetur për të nxjerrë rezultatet. “Ne nuk kemi intervistuar 2 mijë, por 12 mijë, 13 mijë, por ai kampion na jep thelbësisht të gjitha të dhënave për qëllime politike dhe se si orientohet vota. Qytetarët janë gjetur me telefon si në numër fiks edhe në celular. Marzhi i gabimit është 2.7%.” IPR Marketing është një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar në kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh.


AKTUALITET

17

E enjte, 30 MAJ 2019

Nga Lezha, Ministrja e Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu bëri dhe një apel për mjekët që duan t’i bashkohen sistemit publik, të aplikojnë për pozicionet e lira brenda datës 15 qershor

M

inistrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Kutillo morën pjesë në inagurimin e impiantit të ri të energjisë alternative në Lezhë, që plotëson nevojat e spitalit në këtë qytet. Ky është i pari institucion publik në Shqipëri që tashmë funksion me energji të rinovueshme. Nga Lezha, Manastirliu bëri thirrje për mjekët të aplikojnë në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, ku theksoi se aplikimet e para për 191 vende pune mbyllen me 15 qershor. “Është jo vetëm një investim që kursen energjinë elektrike por impiantet voltaike janë një formë energjie e pastër, e cila nuk është e dëmshme për mjedisin”, tha Manastirliu. Projekti është realizuar nga Universiteti Politeknik i Milanos dhe është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe qeveria italiane. “Besojmë se projekte të tilla do të zhvillohen dhe zgjerohen edhe në të ardhmen dhe qeveria shqiptare do të ketë mbështetjen tonë”, u shpreh ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo. Sistemi novativ i energjisë me panele voltaike është një investim prej 150 mijë euro që mundëson mbulimin e të gjithë spitalit të Lezhës me energji alternative, duke kursyer rreth 50 milion lekë në vit nga buxheti i spitalit të Lezhës, të cilat do të përdoren për më shumë barna dhe materiale mjekësore në shërbim të qytetarëve. Manastirliu në fjalën e saj u ndal edhe tek investimi që pritet të fillojë së shpejti për ndërtimin e maternitetit të ri të Lezhës, me vlerë 350 milion lekë. Nga Lezha, Manastirliu bëri dhe një apel për mjekët që duan t’i bashkohen sistemit publik, të aplikojnë për pozicionet e lira brenda datës 15 qershor. Në portalin mjekë.shëndetësia.gov. al çdo mjek i licensuar mund të zgjedhë vendet që preferon nga vendet vakante, të ngarkojë dokumentet e kërkuara dhe brenda datës 15 qershor, me mbylljen e aplikimeve të para, do të vlerësohen dosjet e gjithsecilit, për të vijuar më pas me fazën e dytë të vlerësimit me intervistë. Janë 112 vende vakante për mjekë të përgjithshëm dhe specialistë në kujdesin shëndetësor parësor dhe 79 vende të lira për mjekë në spitale në platformën “Mjekë për Shqipërinë”, të shpallur nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Manastirliu në një takim me mjekë të rinj dhe studentë të Universitetit të Mjekësisë. “Portali “Infermierë

Manastirliu: Spitali i Lezhës i pari institucion publik me energji të pastër INVESTIMI “Është jo vetëm një investim që kursen energjinë elektrike por impiantet voltaike janë një formë energjie e pastër, e cila nuk është e dëmshme për mjedisin”, tha Manastirliu. Projekti është realizuar nga Universiteti Politeknik i Milanos dhe është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe qeveria italiane”.

për Shqipërinë” ishte dhe mbetet një shembull suksesi, jo thjesht se ka transformuar njëherë e mirë mënyrën sesi rekrutohen profesionistët e shëndetit por

mbi të gjitha sepse ka ndryshuar mendësinë dhe u ka dhënë fund praktikave abuzive, nepotike dhe aspak transparente të punësimeve në qendra

RAPORTI

shëndetësore dhe spitale”,nënvizoi Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë theksoi edhe se është bërë një hap i mëtejshëm duke përfshirë në ndryshimet

ligjore të ligjit “Për kujdesin shëndetësor” dhe ndaj portali “Infermierë për Shqipërinë” është një instrument i përcaktuar në ligj dhe një garanci më shumë që çdo punësim për personelin e shkencave teknike mjekësore do të jetë përmes këtij portali.

NISMA

Divorcet dhe martesat në Tiranë Ministria e Brendshme dhuron gjak

Në Tiranë janë divorcuar 1691 çifte, një shifër kjo që ka pasur rënës në tre vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Tiranës, njësia 4, 5 dhe 7 mbajnë nivelin më të lartë me nga 174 zgjidhje martesash secila, duke u ndjekur nga njësia numër 6 dhe 9. Ndërsa ajo që vihet është se njësitë periferike, ish-komunat që i janë bashkuar Tiranës kanë numrin më të ulët të divorceve, ku njësia Bërzhitë dhe Krrabë, listojnë vetëm nga 1 të tillë. Ndërkaq numri total i ndarjeve mund të jetë edhe më i lartë se shifra zyrtare pasi matja është bërë krahasuar gjendjen civile në fillim të vitit me gjendjen civile në fund të vitit dhe pasi nuk janë përfshirë rastet që janë divorcuar dhe martuar brenda vitit. Sa i përket martesave, gjatë 2018, janë regjistruar në total 4406 akte martesore në 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Ku rezulton se edhe në këtë raste Tirana e “vjetër” martohet më shumë, ky kryeson njësia nr.3 e ndjekur nga njësia nr.11 apo Lapraka, njësia 2 dhe 4. Ndërsa shifrat janë më të ulëta në periferi, ku minimalja regjistrohet në Shëngjergj, me vetëm 12 akte martesore në një vit. Megjithatë, duhet theksuar numri i divorceve dhe martesave është edhe në varësi të numrit të banorëve që ka secila njësi.

Ministria e Brendshme i është bashkuar fushatës për dhurimin vullnetarë të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemik. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe punonjës të ministrisë së Brendshme i janë bashkuar kësaj nisme të rëndësishme. “Drejtues dhe punonjës të Ministrisë së Brendshme iu bashkuan fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë”, njofton ministria e Brendshme. “Bashkë rrisim ndërgjegjësimin për të krijuar zinxhirin e dhuruesve vullnetarë për të siguruar gjak të sigurtë për të gjithë”, theksohet në njoftimin e ministrisë së Brendshme Fushata për dhurimin e vullnetarë të gjaku në ndihmë të fëmijëve telasemik është shtrirë tashmë në shumë institucione shtetërore. Javën e shkuar , nga salla e kuvendit të Shqipërisë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bëri thirrje deputetëve të bëhen pjesë e kësaj fushate duke dhuruar gjak për të qenë pranë fëmijëve telasemik.


NDERMENDJE

18 E enjte, 30 MAJ 2019

NE DITEVDEKJEN E TE FUNDIT TE DINASTISE MARUBI

Nga Qerim Vrioni

G

ega ishte djali i fotografit të njohur Kel Marubi dhe ka filluar të mësojë profesionin e të atit që në moshë te re në studion e tij. Më vonë, Gega ka studiuar në France, në shkollën e fotografisë të vëllezërve Lymier( 1924-1926). Në foto janë fiksuar katër nga shkrimtarët më në zë te kohës: Gjergj Fishta (1871-1940), Asdreni (18721947), Ernest Koliqi (1903- 1975) dhe Lasgush Poradeci (1899-1989). Sipas një shkrimi të Nush Topallit në revistën “Cirka”, nr. 39 datë 13.2.1938, Asdreni ka shkuar në Shkodër me 9.2.1938, i ftuar me nismën e Koliqit nga autoritetet dhe personalitetet vendore nga Tirana, ku kishte mbërritur nga Rumania për kremtimin e 25-vjetorit te pavarësisë. Ai shoqërohej ne këtë vizitë nga poeti Lasgush Poradeci. Ata u pritën me nderime të mëdha nga mikpritësit me në krye At Gjergj Fishtën dhe Koliqin. Në koncertin artistik te mirëseardhjes të Shoqërisë “Rozafa” në kinemanë e qytetit, fjalimin përshëndetës e mbajti Fishta me tjalë të ngrohta për mikun e shquar. Atmosfera prekëse arriti kulmin kur të dy poetët, në mbarim të

përshëndetjes u përqafuan në skenë vëllazërisht. Jehonën e pritjes që Shkodra i rezervoi Asdrenit dhe Poradecit e gjejmë te pasqyruar edhe në shtypin e Shqipërisë së Jugut. Kështu gazeta “Jeta e re”, që dilte ne Vlorë, ne numrin e datës 21.2.1938, viti I, i përshkruan hollësisht veprimtaritë e kësaj pritjeje që ngrinte lartë frymën kombëtare, pa dallime krahinore. Gjatë vizitës së tyre ne qytetin verior, miqtë e shquar shkuan edhe në gjimnaz dhe në redaksitë e revistave “Hylli i dritës” dhe “Leka”. Gjatë qëndrimit të Asdrenit dhe të Lasgushit në Shkodër, që zgjati pesë dite, u bë edhe fotografia që shohim, ku ata qëndrojnë bashkë me mikpritësit, Fishtën dhe Koliqin. Fishta dhe Koliqi ishin nga Shqipëria e Veriut dhe shkruanin në dialektin gegë, ndërsa Asdreni dhe Poradeci ishin nga Jugu i vendit dhe praktikonin dialektin toskë. Periudha kur është fotografuar “Katër-

shja e madhe” e letërsisë, karakterizohej edhe nga përçapje, për të kthyer dallimin ndërmjet traditës letrare e kulturore te veriut me atë të jugut në një mur ndarës artificial. Ky “mur” u kishte shërbyer pushtuesve te huaj për të ndenjur sa me gjatë këmbëkryq ne Shqipëri. Kjo gjë ka filluar që në kohën e romakëve me devizën e tyre legjendare “përçaj e sundo”, devizë e përdorur me sukses edhe nga diktatorët. Shqiptarët e ndritur vazhdimisht kishin luftuar kundër kësaj përçarjeje. Kulmin e saj kjo luftë e kishte arritur me Rilindësit, që u kishin kënduar me dashuri e frymëzim të gjitha krahinave të vendit. Fotografia që po shqyrtojmë nuk ka vetëm vlerat e një fotoje kujtimi. Ajo ka një kumt që e kanë pasur ne krye të shqetësimeve të tyre elitarët e kombit dhe që ishte i domosdoshëm për shqiptarët. Ky mesazh ishte jetik dhe i thjeshtë: duhej bashkim dhe njëmendësi e të gjithë shqiptarëve, për të përballuar më lehtë luftën për mbijetesën e tyre si komb. Një fakt i thjeshtë nga historia e Shqipërisë: mungesa e një kryeqyteti të përhershëm pasojat e përçarjes që të huajtë kishin mbjellë me kujdes në vendin tonë. Kryeqyteti do t’u shërbente shqiptarëve si vendi nga ku do të shpërndahej në gjithë Shqipërinë fryma e atdhedashurisë dhe e nacionalizmit. Katër të mëdhenjtë e letërsisë qëndrojnë para aparatit te Marubit të vetëdijshëm se ajo fotografi do të kishte vlera simbolike, dokumentare dhe shoqërore. Ata e dinin se nuk kishin të përbashkët vetëm talentin e të shkruarit, por, mbi të gjitha, shpirtin shqiptar, dashurinë për vendin, pavarësisht nga krahinat e ndryshme nga kishin prejardhjet. Ata u aktivizuan në shkallë e në mënyra të ndryshme edhe si veprimtarë shoqëror dhe politik dhe kanë pasur një vizion të qartë për domosdoshmërinë e integrimit dhe njësimin shpirtëror e kulturor të të gjithë botës shqiptare. Kështu Fishta me 1908 zgjidhet kryetar i Komisionit të Kongresit të Manastirit për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ky alfabet pati një rëndësi të madhe për letërsinë, arsimin e kulturën e vendit, por edhe për çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi. Plot frymëzim e dashuri për atdheun janë vargjet e tij,”Edhe hana do ta dij/edhe dielli do t’ket pa/ se pëqark ksaj rrotullie/si Shqipnia i vend nuk ka”. Edhe Asdreni, më 1907 botoi poezinë « Betimi mbi flamur » që u bë me vonë teksti i Himnit Kombëtar, dhe po ashtu shkruan poezinë “Zëri i kryengritësve” i frymëzuar nga Kryengritja e Shqipërisë së Veriut më 1911 që, duke ua lexuar shqiptarëve te Kolonisë se Bukureshtit, mblodhi

mjete financiare për nevojat e kryengritësve, të cilat iu dorëzuan Luigj Gurakuqit. Poeti lirik me i spikatur shqiptar, Lasgush Poradeci shkruan për pavarësinë: “Bjenë telat venë e vinë,/ Po na tundin Shqipërinë,/ Toskërinë, gegërinë /Ne çdo vend, ne çdo krahinë /që ne Shkodër ne Janine./ Që ne Vlorë e ne Prishtinë/ 0 po po ç’fitoi lirine”. Ai pati një letërkëmbim te pasur me Asdrenin dhe e përshkruajti atë: “Burr i artë e i veçuar/shqipëtar me shpirt te qëruar/ vjershëtor i vjershëruar ». Gjithashtu ai shkruan: “Dyke nisur udhëtimin mes-përmes nër Shqipëri, Drini plak e i përmallshëm po mburon prej Shëndaumit“. Shohim në foto edhe Koliqin, shkrimtar e publicist me veprimtari të shumanshme. Me 1924 boton poemën “Kushtrimi i Skënderbeut” e më 1937, mbron laurën me temën “Epika popullore shqiptare”. Koliqi si ministër arsimi në periudhën 1941-1942, dërgoi në Kosovë rreth 200 mësuese dhe mësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku u hapën shumë shkolla, duke arritur tek e mesmja e parë e plotë në gjuhën shqipe me 12.12.1941, për të mb[rritur disa dhjetëvjeçarë më vonë në ngritjen e Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1957, në mërgim në Itali, themeloi revistën “Shejzat” që për 18 vjet u bë një përmendore e vyer e letërsisë dhe i kulturës shqiptare. Fotografia pasqyron jo vetëm dy çifte kulturore, të veriut dhe të jugut, por edhe një afrim tjetër, atë të brezave, të rinjtë (Koliqi dhe Poradeci) më këmbë dhe, të vjetrit (Fishta dhe Asdreni) ulur. Mbase vendosja diagonale e personave sipas krahinave ka qenë e vetvetishme nga pjesëmarrësit, por gjithsesi kjo shpërndarje merr kuptim simbolik që bëhet i plotë edhe nga duart e më të rinjve mbi supet e më të vjetërve, që përveç afërsisë fizike dhe shpirtëtore, flet edhe për vazhdimësi. Vështrimet e tre prej tyre i drejtohen objektivit të aparatit, ku gërshetohen ëmbëlsia e syve të mençur te Fishtës, qetësia stoike e Asdrenit dhe shikimi këmbëngulës i Lasgushit. Sytë e Koliqit japin një vështrim të bute dhe ëndërrimtar. Gegë Marubi, ashtu si i ati i tij, Keli, e studionte shumë mire gjithçka do të fiksonte në xham a celuloid. Të bien në sy raportet tonale të dy figurave të planit të dytë me sfondet përkatëse. Këto raporte thuajse janë

Fotografia “Katër shkrimtarët e mëdhenj” është realizuar nga Gegë Marubi (19071984), në Shkodër në vitin 1938.

të barabarta. I gjetur shumë mire është sidomos sfondi pas Poradecit, që ekuilibron të zezën e plotë te kostumit të tij. Fotoja do të shqetësohej disi në se sfondi do të ishte me një tonalitet më afër të bardhës. Drita në fotografi nuk është e drejtpërdrejtë dhe drejtvizore, por e shpërndarë, duke mos krijuar hije te forta. Fotografi, përveç dritës natyrore që hyn nga e djathta e figurave, mund të ketë përdorur edhe dritë artificiale që të arrinte mënjanimin e hijeve të forta. Në aspektin teknik, Gegë Merubi është në kuota optimale, duke na dhënë një fotografi shumë të pastër. Fotografia e shkrimtarëve të mëdhenj u ekspozua atëherë në vitrinat

BURIME:

KUMTIM

Katër princa të letrave shqipe në foton e Marubit

e Studio Marubit me titullin “Dy breza letrar”. Një fotografi tjetër e “katër te mëdhenjve te letërsisë”, në të njëjtin mjedis dhe kohë (pak sekonda para ose pas kësaj që diskutojmë) është botuar për here të parë në revistën “Përpjekja shqiptare” të Branko Merxhanit në numrin 14-15 të vitit 1938. Ajo atëherë ishte shoqëruar me titullin “Dy breza letrarësh” dhe nuk ka as vlerat artistike e as ato kuptimore të fotos që diskutojmë, të botuar në albumet e fundit të Marubëve. “Katër shkrimtarët e mëdhenj” mbetet nga fotografitë më të arrira të Gegë Marubit me ternë atdhetare dhe kulturore.

1.Ernest Koliqi-Vepra I-Prishtinë, 1996. 2.Revista “Cirka”-Shkodër, Nr.39, 1938. 3.Lazër Radi-Shqipëria në vitet ’30, 1995. 4. Gazeta “Jeta e Re”-Vlorë, 21.2.1938. 5. Përpjekja Shqiptare-Nr.14-15, 1938. 6. Bota Shqiptare-Tiranë, 1943. 7. Lasgush Poradeci-Vepra Letrare-Tiranë, 1990. 8. Rexhep Krasniqi-Shejzat-Nr.1-10, viti 1975. 9.Asdreni-Poezi të zgjedhura, Tiranë, 2000. 10. Gjergj Fishta-Vepra letrare, 1, 2 viti 2001.


INTERVISTA

19

E enjte, 30 MAJ 2019

Intervistë me Fatmir Hasani, Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë

“Sytë e gjithë shqiptarëve janë nga Tirana...”. Me një pohim të tillë shprehet gjatë një interviste të posaçme për “Argumentum. al” deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Fatmir Hasani, nga Lugina e Preshevës. Duke shtuar se gjithsesi, “bashkimi kombëtar me Shqipërinë kërkon akoma punë...”. Por ai shprehet në të njejtën kohë edhe skeptik në lidhje me raportet aktuale me Shqipërinë. Sipas tij, Tirana zyrtare ende nuk ka bërë asgjë për Luginën e Preshevës. Edhe pse kanëkaluar dy vjet nga premtimet që u bënë gjatë takimit Rama-Vuçiç në Tiranë. Në fund, i pyetur mbi idene e shkëmbimeve të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ai shprehet i qendrimit se varianti i publikuar është fabrikuar në Amerikë por nuk është e thënë se do zbatohet…

Fatmir Hasani: Për Vuçiçin është i hidhur pranimi i Kosovës

INTERVISTOI: MARJANA DODA -Kosova po kalon një proces delikat dhe vendimtar për të ardhmen e saj sic është dialogu me Serbine dhe normalizimi i marrëdhenive ndërmejt dy vendeve . Përse Lugina e Presheves nuk ka një përfaqesues në grupin negociator në dialogun Beograd-Kosove , për sa kohë pjesë e kësaj marrëveshje është edhe Lugina e Preshevës? Eshtë e vërtetë se Kosova po kalon një proces të vështirë para ngritjes së statusit të Kosovës në nivelin e duhur para faktorit ndërkombëtar. Dhe marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosoves pa përfaqësues nga Lugina nuk mund të jete e frytshme. Është faji i Kosovës që gjer më tani nuk kemi qenë pjesë e marrëveshjeve të mëparshme. Tani këtë anashkalim të Luginës se Preshevës gjatë të së kaluarës e paguan Lugina dhe shqiptaria sepse ne do të kemi vështirësi për të vendosur reciprocitet , për tu faktorizuar dhe barazuar përafërsisht me serbët e Kosovës. -Bashkëngjitja e Lugines me Kosovës, mendoni se është një marrëveshje e pranueshme që sjell paqe të qëndrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit “, kur ndërkombëtaret e shikojnë të rrezikshëm krijimin e shteteve etnikisht të pastra? Tokat e shqiptarëve të

Luginës së Preshevës quhen toka shqiptare dhe për toka gjithëherë është luftuar dhe derdhë gjak. Ne jemi jetima, të ngratë gjithnjë në pritje të kohërave më të mira dhe gjithnjë kemi qenë të ndëgjueshëm ndaj institucioneve shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri. Ne ishim servis i përgatitjeve për ndonjë marrëveshje eventuale të qëndrueshme në mes Serbisë dhe Kosoves. Ne e dëshirojmë bashkangjitjen sepse e kemi edhe referendumin e 1 dhe 2 marsit të 1992 –tës për bashkangjitje me Kosovën. Por ne nuk jemi dakord që ta cenojmë as 01% integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Për vendimet e mëdha është kuvendi i Kosovës. Ne mund të qëndrojmë edhe këtu ku jemi, por le të vejnë reciprocitet e jo siç është rasti që lista Serbska ka 3 ministri në qeverinë e Kosovës kurse ne nuk kemi as 1% të një ministrie në qeverinë e Serbisë. SHBA dhe BE së bashku me Rusinë mund ta pranojnë një korrigjim të kufijve por tek e fundit nuk jemi ne që vendosim. -A mendoni se trinomi Rama, Vuçiç, , Thaçi për shkëmbim territoresh ka sjelle një ndasi mes shqiptarëve këtej dhe matanë kufirit, dhe cili është qëndrimi juaj karshi Tiranës zyrtare dhe çfarë pritshmërish keni ndaj saj? Nuk ka trinom Rama , Vuçiç, Thaçi ai u krijua nga mediat, kundërshtarët partiak dhe analistët që janë të bollshëm

. Çfarë mentaliteti kemi ne, nuk mbeti asnjë shqiptar pa u njollos. Ai është variant që është përpunuar në Amerikë por nuk do të thotë se duhet të aplikohet. Sepse shtrohet pyetja a do Kosova ti ketë serbet brenda që do ti sjellin gjithnjë probleme Kosovës ? Ata po kërkojnë kuvend dy dhomësh ,duan të jenë element konstituiv i shtetit etj, duan shumëçka. Rahatia për dy palet është “ secili me të vetin “. Por për këtë vendosin të fortit. Tirana zyrtare ka vepruar mirë sepse i ka qëndruar afër situatës ,sepse as Thaçi e as Rama nuk marrin vendime me kokë të vet. Megjithatë , këtu Tirana zyrtare ka ngecë në raport me shqiptarët e Luginës sepse kaluan 2 vite nga takimi Rama Vuçiq në Beograd dhe Nish e ne nuk u thirrëm në Tiranë. Ne po presim më tepër nga Tirana . Unë sot e kam dorëzuar listën me 12 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Serbisë për formimin e grupit miqtë e Shqipërisë. Dhe do të filloj një bashkëpunim më i madh. -Po nga Shkupi , tani që faktori shqiptarë po jeton një realitet të ri, a keni ndonjë pritishmëri ? Shkupi aktualisht pas zhvillimeve të fundit është mirë , vetëm le të vazhdojnë ashtu. Prej tyre nuk kërkojmë asgjë sepse nuk kanë mundësi. -Cili është qëndrimi juaj për taksen 100% e Kosovës ndaj Serbisë dhe a ka ndikuar kjo për shqiptaret e Kosoves në

Luginë? Taksa prej 100% ma vonë do ta tregoje vlersimin real. Kosova do të ketë shumë ma pak të hyra nga dogana e mallrave serbe. Gati i gjithë malli serb prap gjendet në Kosovë me çmime të njëjta sepse hynë rrugëve ilegale. Neve në Luginë fare nuk na ka ndihmuar kjo , po ashtu as qëllimi i duhur nuk është arritur sepse malli serb është prezent . Unë bleva tel të rrymes që është prodhuar me 18 prill me të njejtin çmim, bleva biber me të njejtin çmim. -Që nga dhjetori i vitit të kaluar kritikë të qeverisë dhe parti opozitare protestojnë në mënyrë të përjavshme kundër politikës së Vuçiçit, po partitë shqiptare a i janë bashkengjitur këtyre protestave? Po mbahen protestat e përjavshme në shumë qytete por jo të gjithë opozitës. Opozita nuk është e bashkuar dhe kështu nuk po arrijnë të grumbullojnë masë të nevojshme. Kjo masë nuk mund të ndryshoj asgjë. Vuçiç momentalisht është mjaft i fortë , sot i mori 145 vota për programin mbi Kosovën dhe shpesh gjatë votimeve merr përafërsisht aq vota nga 250 sa i ka kuvendi Serb. - Me dt 27 Maj Presidenti Vuçiç lexoi raportin për Kosoven në një séance të posacme parlamentare . Por opozita e cila prej kohësh proteston në rruge, ka bojkotuar duke e quajtur kete seance një teater.

Cila ishte atmosfera në parlament dhe si u prit ky raport per Kosoven? Vuçiç në sallën e kuvendit u prit me duartrokitje të gjata dhe me ngritje në këmbë , ishin afer 170 deputet dhe plot diplomatë e gazetarë në katin e dytë në ballkone. Ndërsa opozita në hyrje ishin me transparete dhe thërrisnin se po e shet Kosovën etj. -Si e komentoni ju fjalen e Vuçiçit para parlamentit kur tha se është koha që të zgjidhet midis “gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur”,a është kjo e vertetë e hidhur për Vuçiç njohja e Kosovës si shtet i -pavarur? Për Vuçiçin është mjaft vështirë ti bëjë gjithë këto veprime por sigurisht që i ka premtu faktorit ndërkombëtar që ka me kry problemin e Kosovës. Ai kishte një gjuhë më të butë dhe shpesh përmendte fjalën “marrëveshje për stabilizim të marrëdhënieve me Kosovën”. Është e vërtetë që për Vuçiçin është më e hidhur pranimi i Kosovës por kjo është bërë nje realitet i pashmangshëm. -Thaçi nga Kukësi teksa foli për idene e një bashkimi të ardhshëm mes shqipërisë dhe Kosovës permendi dhe Bujanovcin, Medvegjen, Presheven etj. Si e komentoni ju një projekt të tillë dhe a do ta gjenit veten në një realizim të mundshëm të tij? Unë nuk po i kuptoj në thellësi deklaratat e presidentit Thaçi. Neve po na vjen mirë që po përmendet Presheva, Medvegja e Bujanoci. Megjithatë Bashkimi Kombëtar kërkon akoma punë, të shohim si po zhvillohen më tutje punët. -Përmendja e “Bashkimit Kombëtar” apo “Shqipëria e Madhe” po e bën skeptike Europen . Në pikëpamjen tuaj cila është e ardhmja e Shqiptarëve ? Shqipëria po ecën mirë dhe duhet të ketë kujdes me Europën. Turizmi është fabrika ma e madhe në Shqipëri dhe shpresa që nuk shuhet. Ajo ka resurse dhe krah pune të lirë. Sytë e gjithë Shqiptarëve janë nga Tirana. Shqipëria duhet të jetë mjaft stabile. Stabiliteti i saj është edhe përparimi i gjithë shqiptarëve. Argumentum.al


SPORT TALENTET Myrto Uzuni dhe Ardian Ismajli e kanë merituar ftesën në kombëtare pas një sezoni të shkëlqyer në Kroaci. Mbrojtësi i qendrës që luan me Hajdukun e Splitit dhe sulmuesi anësor që aktivizohet te Lokomotiva e Zagrebit janë përfshirë në formacionin më të mirë të zbulimeve të sezonit në Kroaci nga faqja e specializuar “24sata.hr”, e cila ka bërë edhe një përshkrim të shkurtër për paraqitjet e tyre.

20

E enjte, 30 MAJ 2019

Uzuni dhe Ismajli në formacionin e zbulimeve në Kroaci ISMAJLI (22 vjeç) - “Në Kroaci është prej vitit 2016, por vetëm këtë sezon spikatur”. Në vlerësimin e bërë për mbrojtësin, theksohet potenciali i madh që ai ka dhe fakti që fizikisht është perfekt, ndërkohë që nuk fal në duelet një kundër një. ka edhe një minus, kartonët e verdhë, pasi këtë sezon është ndëshkuar nëntë herë dhe për këtë pjesë duhet bërë kujdes. Në analizën e bërë flitet edhe për interesimin e Atalantës, ndërkohë që pritshmëritë

janë të mëdha që të ketë oferta të shumta. Mes të tjerash përmendet edhe grumbullimi dhe aktivizimi më kombëtaren shqiptar, gjë që i rrit edhe çmimin e kartonit.

UZUNI (23 vjeç) - “Garanci e dhënë nga Besnik Prenga dhe rreth 350 mijë euro të paguara për kartonin e tij te skuadra e Laçit në Superiore. Një goditje e vërtetë”. Vlerësim

pozitiv për beratasin, i cili në sezonin e tij të parë në Kroaci ka arritur të shënojë 7 gola dhe të japë 8 asiste. Shifra mjaft të mira. Mes të tjerash vihet në dukje kombinimi perfekt me Dejan Radonjiç, i cili i krijon mjaft hapësira Uzunit si sulmues i dytë. 29 ndeshje në kampionat për anësorin, ndërkohë që u bë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe ka luajtur 5 sfida me fanellën kuqezi.

Sulmuesi i kombëtares nuk i kursen fjalët pozitive për trajnerin e ri të kombëtares Rozalb Lika

A

rmando Sadiku ishte futbollisti i radhës që doli në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë. Nga grumbullimi në Durrës, bomberi nga Elbasani foli për shumë tema nga trajneri dhe deri te forma e treguar te skuadra e Luganos. Risitë e trajnerit Reja? “Trajneri ka punuar në stërvitje skemën që duhet praktikuar ndaj Islandës, 3-5-2. Ishte stërvitje intensive. Duket që i pëlqen të qëndrojë në fushë dhe t’i japë këshilla çdo futbollisti në çdo rol dhe i pëlqejnë edhe opinionet tona. Kjo është pozitive për ne”. Sa gati e ndjen veten dhe a do të luash titullar? Fatmirësisht kemi shumë kohë deri ditën e ndeshjes së parë me Islandën. Gjithsecili duhet ta përgatisë veten deri ditën e ndeshjes. Kjo është pozitive. Sa i përket titullar, dje ishte dita e parë, sot e dyta. Akoma nuk e di, trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij. A ka ardhur momenti të shënoni gola të rëndësishëm? Gjithmonë jam munduar të jap më të mirën: si në klub, ashtu edhe në kombëtare. Siç shënova në Andorra, edhe pse nuk isha në formën optimale. Luajta dhe shënova. Gjithmonë përpiqem të shënoj. Dua të jem deçiziv siç kam qenë edhe më përpara. Pse pas Europianit, Shqipëria hasi vështirësi, sidomos në grup. Çfarë ndodhi? Ndryshim brezi, nga Franca ka pasur prurje të reja. Të gjithë e dimë që shumica e lojtarëve kishte probleme në klubet përkatëse. Gjysma e skuadrës nuk ka luajtur, ndaj ndikon në ndeshje. Me Panuccin, ky ishte problemi. Me rregullat që kishte ai, në fillim nuk krijuam raport shumë të mirë. Por, besoj që forca më e madhe ka qenë grupi. Duhet të përmirësojmë këtë gjë, për t’u bërë si në Europian, me De Biasin. Atmosfera tani, me trajnerin Reja, është shumë e mirë. Besoj se do të rigjejmë grupin që kishim më parë. Islanda, si ju duket? Ekip që luan mirë në lojën në ajër.

Sadiku: Me Panuccin nuk kishim grup, Reja është ndryshe

Vetë rezultatet flasin: ka shkuar në Europian dhe Botëror. Kanë eksperiencë tashmë. Njëherë kam luajtur ndaj tyre. Duhet të harrojmë ato dy ndeshje që

kemi luajtur ndaj tyre, duhet të fokusohemi te kjo. Atmosfera është ndryshe dhe e mirë, ndaj duhet të përgatitemi. Atmosfera ka ndryshuar

nga Panucci te Reja. Do t’iu ndihmojë? Sigurisht, shumë! Ndihem më mirë kur jam i lirë. Kjo ka qenë forca jonë, të flisnim me njëri-

tjetrin dhe të krijojmë grupin. Ambienti që ka krijuar trajneri është pozitiv. Si po e përgatit trajneri këtë ndeshje të radhës, edhe nga ana taktike dhe psikologjke? Gjëja që më pëlqeu më shumë te trajneri ka të bëjë me komunikimin. Ai ka bërë që çdo futbollist të ndihet i rëndësishëm. Kur ai të vjen dhe të flet, duke të dhënë besim, të bën të mendosh se do të luash. Ai po mundohet të mbajë grupin të motivuar në 100%. Mundohet t’i japë idetë e skemës së tij 3-5-2. Duhet ta praktikojmë mirë dhe ndaj Islandës duhet të marrim pikët maksimale. E ardhmja juaj? Kam dy vjet ende me Levanten në kontratë. Isha në huazim te Lugano sepse vija nga një dëmtim i rëndësishëm. Për fat e përfundova me sukses te Lugano, pasi shkuam në Europa League. Tani në korrik kthehem te Levante dhe do të nis grumbullimin atje.

MBROJTËSI

Ismajli: Kishim nevojë për harmoni, do ngjitemi aty ku na takon N ë konferencën e djeshme për shtyp ka qenë i pranishëm edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili po kalon një formë fantastike në Kroaci, ku shumë javë ka qenë në formacionin më të mirë. Ai është shprehur optimist për dy ndeshjet e radhës, duke u ndalur dhe te impakti i parë pozitiv me trajnerin Reja. “Jam i kënaqur nga paraqitjet personale në nivel klubi dhe me kombëtaren. Kjo, edhe falë mikpritjes së lojtarëve këtu. Më kanë mbështetur shumë, ndaj iu them faleminderit të gjithëve. Shpresoj t’ua kem shpërblyer në fushë, sa herë kam luajtur. Ndryshimi i

trajnerit? Nuk e di, nëse do të ketë ndryshime, por ekipi ka nevojë për harmoni. Megjithatë, gjërat i di më mirë trajneri i ri. Ai vendos për gjithçka. Unë kam luajtur më parë me Kosovën, por kam zgjedhur Shqipërinë. Nuk kam asnjë pendesë për këtë lëvizje. Kosova po paraqitet vërtet mirë, ndaj iu uroj suksese shokëve të mi atje. Shqipëria po kalon ngërçet e veta, por do t’i kalojë shumë shpejt ato dhe do të ngjitet ku i takon. Forca fizike e Islandës? Kjo dihet, unë e kam për detyrim t’i studioj sulmuesit dhe mesfushorët kundërshtarë, ndaj të cilëve duhet të luaj. I

kam parë lojtarët e Islandës se si luajnë në klubet e tyre. Kjo kombëtare nuk është ajo që ka qenë, ndaj kemi shpresa. Besoj se do të marrim pikë. Trajneri Reja mund të luajë me pesë lojtarë në mbrojtje (5-3-2)? Nuk është problem për mua. Kam luajtur me tre, katër dhe pesë mbrojtës, si te Kosova, edhe te Hajduku. E ardhmja? Ka pasur interesim për mua, para disa muajve, por tani për tani jam i fokusuar te kombëtarja. Mbas ndeshjeve eliminatore do të ulem me menaxherin dhe do të analizojmë gjithçka, për të vendosur mbi të ardhmen time”, deklaroi Ismajli.


SPORT

21

E enjte, 30 MAJ 2019

Mario Giuffredi është shprehur se shkodrani mund të përfundojë te kampionët e Italisë

Agjenti italian: Hysaj largohet nga Napoli, i pëlqen drejtorit të Juventusit E

lseid Hysaj është gjithnjë e më larg Napolit. Mbrojtësi i kombëtares sonë sipas mediave italiane është me “valixhe në duar” pas afrimit të Di Lorenzos. Agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi ka dhënë një prononcim për “Radio Marte” duke komentuar edhe zërat që e shohin te skuadra e Juventusit në rast të një afrimit te Sarrit te bardhezinjtë. “Për 3 vite Hysaj ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë, teksa në vitin e fundit të Sarrit, Juventusi e ka kërkuar në merkato. Ka qenë ai që u tha “jo” sepse donte që të fitonte titullin me Napolin. Është e vërtet që këtë sezon, ka pasur një rënie, por nuk ka qenë i vetmi që ka pasur rënie të rendimentit te Napoli. Nuk mund të them që është faji i Ancelotti, por është e natyrshme që me një lojë të ndryshme, mund të ndodhë që Hysaj dhe Mario Rui të sulmohen. E ardhmja? Qëllimi është që të largohej. Hysaj pas një sezoni i mbaron kontrata dhe mund të largohet me parametra zero, por mendoj se është koha e duhur për të ndryshuar ambient. Atletico ka kërkuar informacione gjithmonë për Hysajn, por

nuk është vetëm ky klub pas tij, për shembull Paratici (drejtori i Juves) e ka me sy të mirë dhe e sigurt që do të shkojë në një klub të madh”, ka deklaruar agjenti i lojtarit të kombëtares sonë. Nëse konfirmohen zërat për afrimin e Sarrit te Juventusit, atëherë me shumë mundësi

BAKU

Duka takim me presidentin Ceferin në Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka marrë pjesë në takimin e radhës që qeveria e futbollit europian ka zhvilluar dje në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv u shqyrtuan shumë tema të rëndësishme të futbollit europian, amendime rregulloresh që ndikojnë drejtpërdrejt formatet dhe zhvillimet e kompeticioneve si edhe çështje që lidhen me marrëdhënien e UEFA-s me FIFA-n. Një temë e rëndësishme që u diskutua në këtë mbledhje të radhës ishte rregullorja e programit të investimeve HatTrick, edicioni i 5-të, i propozuar nga komiteti i HatTrick, pjesë e së cilës është dhe Presidenti Duka. Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të jetë në Lubjanë, Slloveni, më datë 24 shtator 2019.

do ta shoh i m f u t b o l l i s t i n shkodran me fanellën bardhezi, për të luftuar për trofe të rëndësishëm. Vlera e shkodranit në merkato shkon në 20 milionë euro nga mbi 40 milionë euro që vlerësohej një sezon më parë. Hysaj është aktivizuar vetëm në 27 ndeshje nga 38 në total

nën drejtimin e Ancelottit në kampionat, ndërkohë që në Champions League u hodh në fushë vetëm në 3 ndeshje nga 6 të mundshme. Largimi duket zgjidhja më e mirë, por te Juventusi do të jetë edhe më e vështirë që të gjejë hapësira, pasi Cancelo është dukshëm më i favorizuar.

KUQEZINJTË

SFIDA

Chelsea fiton Europa League, mund me “poker” Arsenalin në finale

Chelsea është fitues i Europa League për edicionin 2018-2019. Blutë e Londrës fituan me lehtësi 4-1 finalen e luajtur në “Olympic Stadium” në Baku. 23 minuta të çmendura në pjesën e dytë kanë vendosur ndeshjen, duke i dhënë Sarrit trofeun e parë në karrierën, ndërkohë që Chelsea mori trofeun e dytë në këtë kompeticion. Ndeshja do të niste më mirë për Arsenalin që do të krijonte disa mundësi të mira shënimi. Aubameyang dha sinjalin e parë në minutën e 9-të, ndërkohë që Lacazzette për pak sa fitoi një penallti disa minuta më vonë pas një aksioni të shpejt. Skuadra e Unay Emery provoi edhe me goditje nga distanca, teksa “bomba” e Granit Xhakës në minutën e 28-të, do të përkëdhelte shtyllën e traversën. Në fundin e pjesës së parë loja do të merrte një tjetër drejtim, pasi Chelsea do të zgjohej duke krijuar një mundësi të mirë shënimi me Giroud që do të ndalet nga portieri Cech. Sulmuesi francez do të ishte protagonist në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar me kokë golin e avantazhit në minutën e 49-të. Skuadra e Sarrit merr kontrollin e ndeshjes, teksa në minutën e 60-të shënoi dhe goln e dytë me Pedron, i cili realizoi pas një pasimi të Hazard nga e majta. Emocionet nuk kishin të ndalur këtu, pasi Blutë e Lpndrës shënuan sërish pas 5 minutash me Hazard nga pika e bardhë. Arsenali nuk dorëzohet dhe futet sërish në lojë me Alex Iwobi, që do të shkurtonte shifrat, por pa festuar ende mirë golin, Giroud jep një pasim magjik për Hazard. Belgu realizoi me lehtësi duke i dhënë një goditje të rëndë skuadra së Emery.

BLAUGRANËT

Milani gjen pasuesin e Gattusos, Barcelona konfirmon Valverden edhe për sezonin e ri do të jetë Simone Inzaghi

Simeone Inzaghi me shumë mundësi do të jetë trajneri më i ri i Milanit. Trajneri i Lazio është zgjedhja e parë e Gazdis dhe Paolo Maldinit për sezonin e ri, pas shkarkimit të Gennaro Gattusos. Firma me trajnerin e bardhekaltërve nuk do të jetë aspak e thjeshtë, pasi ky i fundit të firmosë me Milanin duhet që më parë të lirohet nga kontrata që ka me Lazion dhe duke patur parasysh problemet që mund t’i krijojë presidenti Claudio Lottito palët po veprojnë me qetësi. Inzaghi pëlqehet edhe nga Juventusi por nuk është zgjedhja e parë e Andrea Agnellit dhe për këtë arsye trajneri që fitoi me Kupën e Italisë me Lazion në këtë sezon nuk mund ta refuzojë Milanin. Inzaghi do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me kuqezinjtë me një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon Nëse do të dështojë pista Inzaghi, atëherë Maldini ka si alternativë, Marco Giampaolo, por për të duhet të fitojë konkurrencën me skuadrën e Romës dhe të binde Sampdorian për ta lënë të lirë.

Ernesto Valverde do të vijojë që të jetë trajner i Barcelonës edhe në sezonin 2019/20. Lajmin e shumëpritur e ka dhënë presidenti i klubit blaugrana, Josep Bartomeu. Humbje e papritur me përmbysje 4-0 nga Liverpooli në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Championsit, dhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit, shkaktoi shumë zhgënjim te katalanasit. Gjithsesi kjo nuk ka ndryshuar vendimin e drejtuesve për të ndryshuar trajnerin dhe stafin e tij. Valverde ka një kontratë deri në vitin 2020 me blaugranët, me mundësinë për ta zgjatur edhe për një sezon. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i cili u përfol për ta zëvendësuar, do të mbetet në pritje të zhvillimeve të reja te katalanasit.


FORUM

22 E enjte, 30 MAJ 2019

PRESIDENTI

Hashim Thaçi: BE-ja i ka mbyllur dyert për Kosovën

P

residenti i Kosovës, Hash im Thaçi ka deklaruar se me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian “po ndodhë ajo që nuk duhet te ndodhte, pasi që BE-ja ka mbyllur dyert për Kosovën”. “Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizem. Tash e tre vjet është dhënë rekomandimi për liberalizim, por ende nuk ka vendim nga shtetet anëtare”, ka thënë Thaçi. Këto komente, ai i bëri gjatë konferencës: ‘20 Vite Pas: Perspekti-

vat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor’, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi për Hulumtime të Politikave në Ballkan (BPRG). “Jo me fajin tonë është ky izolim, por nga paaftësia e shteteve të Bashkimit Evropian për të marrë vendim për liberalizimin e vizave”, është shprehur Thaçi. Konferenca po zhvillohet në ditën kur Komisioni Evropian do të publikojë Dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe

raportet për vendet aspiruese, përfshirë edhe Kosovën. Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Bashkimi Evropian i kishte vënë Kosovës si detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian. Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po atij viti, Parlamenti

Evropian kishte votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Mirëpo në muajin dhjetor të vitit

të kaluar, Këshilli i Ministrave nuk e vendosi fare në agjendën e takimit të tyre çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

REPORTAZH Mbresa nga punimet e Kongresit të Pestë të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës

Prishtina, krejt ndryshe në... periferi! Prof. Dr. Gani Bajraktari President i Shoqates se Kardiologeve te Kosoves

Nga Agron Sejamini

H

era e parë që nuk ndalem as për një kafe në Prishtinë. Dy ditët i kalova në periferi të saj, në një ambjent tepër lluksoz e komoditet bashkëkohor, ku zhvilloi punimet Kongresi i Pestë i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës. Nuk do e konsideroja të tepruar sponsorizimin e këtij hoteli me pesë yje, nëse iu referohem mysafirëve, të po këtij niveli edhe ata si mjekë kardiologë nëpër klinikat europiane, ku shërbejnë. Mes tyre, Prof. dr. Akos Koller, Budapest; Prof. dr. Ayca Bojaci, Ankara; Prof. dr. Bela Merkley, Budapest; Prof. dr.Dimitri Mikhalidis, London; Prof. dr. Frank Dini, Itali; Prof. dr.Franz Weidinger, Vienë; Prof. dr. Michael Henein, Umea-Suedi etj. Të këtyre lartësive, madje maja të larta në mjekësinë europiane edhe mjekët shqiptarë, si: Prof. dr. Adnan Kastrati, Munih; Prof. dr. Artan Godo dhe Prof. dr.Edvin Prifti, Tiranë; Prof. dr. Omer Xhemali, Zurih; të rinjtë e talentuar, Doc.dr. Dritan Poci, Gothenburg; Dr. Aurel Toma, Vienë; Dr. Fadil Ademaj, Nurenberg; Dr. Fadil Beqa, Berlin; Dr. Florim Cuculi, Luzern; Dr. Ramadan Jashari, Bruksel, etj. I lumtë Prof. dr. Gani Bajraktarit, Kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës që i bëri të gjithë bashkë në Prishtinë! Një tubim mjekësh elitarë për të shkëmbyer mes veti më të mirën e tyre. Për fatin tim, terminologjia shkencore e diskutimeve më dha mundësinë të meditoja për

aspektin moral të këtij Kongresi. Njiheshe me jetëshkrimin e çdo mjeku që ngjitej në podium për të demonstruar temën shkencore dhe të bëhej t’i thoshe me plotë gojën: Faleminderit për pjesëmarrjen! E gjithë salla, ku pjesa me e madhe ishin mjekë të rinj apo student të degës së mjekësisë, binte në qetësi absolute dhe bëheshin vetëm sy e veshë… Pyetje, përgjigje, diskutime dhe debate që shkonin deri në “ashpërsi” duke dëshmuar vëmendje, interes dhe profesionalizëm të lartë.Tubim mjekësh elitarë për të shkëmbyer mes veti më të mirën e tyre. Pikërisht në Prishtinë, aty ku europianët tanë kanë hedhur hapat e parë në këtë degë të rëndësishme të shkencës mjekësore. Sepse, tek çdonjëri prej tyre, kultura profesionale ka shkuar në të njëjtën hap me qytetarinë individuale. Ndalon bashkëbisedimin djaloshi gjakovar, Fadil Ademaj, i vlerësuar aq shumë nga mjekësia gjermane, kur para nesh kalon Prof.dr. Shpend Elezi: -Ja, edhe ky njeri i përsosur ka meritë në ecurinë tonë të deritanishme!, - dhe përqafon pedagogun e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si të kishte vite pa e parë. Mirënjohja është virtyt i çmuar, pasuri që nuk fitohet edhe po të shkëlqesh në profesion. Kjo prezencë kaq e gjerë në njëfarë mënyre është edhe të qenit krenar për vendlindjen. Ndjesi që nuk i bëri të mendohen dy herë për të ndërprerë përditshmërinë e tyre intensive në

klinikat e qyteteve më të mëdha europiane. Nuk erdhën me madhështinë e asaj që kanë arritur por me shqetësimin dhe obligimin për të mundësuar metoda ose praktika edhe në klinikat mjekësore të Kosovës. Diferencat në teknologjinë e paisjeve dhe aparaturave, kostoja e madhe finaciare, cilësia dhe llojshmëria e disa shërbimeve, natyrisht krijojnë në institucionet tona shëndetësore shpesh herë gjendjen e padëshiruar që të lëndon. Gjithsesi, ekziston përherë një e mirë e mundshme. Ndaj dhe gati të gjitha diskutimet pas referimeve shkencore përqëndroheshin në formën e një debati për të përsosur praktikën e sotme me përvojën bashkëkohore. Një arsye më shumë për të nxitur këtë bashkëbisedim të frytshëm, ishte edhe numri i ndjeshëm i pacientëve nga Kosova që trokiste në klinikat e huaja. Një pjesë e atyre vizitave apo mjekimeve mund të realizoheshin në qytetet ku ata banojnë duke kursyer kohën dhe harxhimet ekonomike. Duke u nisur edhe nga urtësia popullore, do të shpreheshim, se këta

janë djemtë e mbarë që jetojnë dhe punojnë në Europë, por nuk harrojnë të kthejne kokën nga vendlindja. Mëkat që për arsye nga më të ndryshmet, këta specialist të talentuar, nuk shërbejnë në institucionet tona shëndetësore. Mirë që nuk i mbajtëm dot, por pse nuk dimë t’i nderojmë dhe respektojmë?! Turpi institucional tashmë është bërë zyrtar. Pak kohë më parë u interesuam në Tiranë, për të mësuar emrat e mjekëve shqiptarë që janë punësuar në klinikat e huaja, ku disa prej tyre drejtojnë edhe shërbime apo departamente në fushën e mjekësisë. Asnjë listë nuk ekzistonte. Atë mund ta formosh vetëm nga informacioni qe gjen ne rrjetet sociale apo adresat që kanë pedagogët apo kolegët e tyre, por kurrë nga institucionet shtetërore, punonjësit e të cilëve paguhen me taksat tona. Të njëjtën dukuri të pakëndshme e ndeshëm edhe në ditët e këtij kongresi. Nuk u shfaq në podium asnjë përfaqësues nga institucionet zyrtare qendrore apo lokale që të përshëndeste këtë veprimtari shkencore mjekësore. Ndërkohë që për Minis-

trinë e Shëndetësisë, mendojmë se duhej të ishte sa kënaqësi aq edhe detyrim. Asnjë kamerë televizive nuk u pa në seancat e punimeve. Asnjë rresht nuk lexuam në shtypin e ditës dhe asnjë fjalë nuk dëgjuam nëpër stacionet radiofonike të Kosovës. A thua se nuk mund të gjendej një minutë kohë për t’i bërë vend këtij eventi. Në ato dy ditë, na rastisi të ndjekim lajmet e mbrëmjes nga një stacion televiziv, ku mësuam se “në një supermarket të Ferizajt ishin kapur tri vajza rome duke vjedhur disa artikuj ushqimorë. Grabitëset u arrestuan dhe iu dorëzuan organeve gjyqësore për ndjekje penale”. Në fakt ky lajm ishte nga fundi, por edhe ato që hapnin dhe mbushnin emisionin e lajmeve, përcillnin shifra korrupsioni zyrtarësh dikasteresh, akuza ndërpartiake për shitje dhe pazare, debate konfliktuale parlamentare, raste aksidentesh… Të gjitha të ndodhura nëpër qytete dhe kryesisht në kryeqëndrën e Kosovës. Ja, pse këtë herë më mirë se në qendër të Prishtinës, u ndjemë në… periferi!

Drejtuesit e njeres prej seancave te punimeve te Kongresit, nga e majta, Prof.Dr. Gani Bajraktari, Prof.Dr. Adnan Kastrati, Prof.Dr. Franz Weidinger, Austri, Prof.Dr. Shpend Elezi.


KULTURE

23 E enjte, 30 MAJ 2019

Ndërron jetë dramaturgu i njohur, Petrit Imami Ka ndërruar jetë dramaturgu i njohur Petrit Imami, autor i skenarit për serialin dhe filmin televiziv “Era dhe lisi”, pastaj i filmit “Përroi Vërshues” e shumë filma tjerë. Gjithashtu, dramaturgu Imami ishte edhe profesor inordinar në Akademinë e Filmit të Universitetit të Beogradit. Ka qenë një prej intelektualëve mjaft të respektuar në qarqet intelektuale në Beograd. Petrit Imami ka lindur më 11 shtator të vitit 1945 në Prizren, nga ku shkoi në Beograd me familje ku edhe vdiq. Petriti është i biri i përkthyesit të njohur, Sitki Imami, raporton Koha.net. Imami gjithë shkollimin e ka kryer në Beograd. Më 1974 diplomoi në degën e Dramaturgjisë në Akademinë për Teatër, Film, Radio dhe TV. Ka punuar edhe si dramaturg me korrespodencë në televizionin e Prishtinës në vitet’70. Nga viti 1978, Akademia në Beograd e ka angazhuar për bashkëpunëtor ligjërues profesional për skenar filmi e televizioni. Docent është zgjedhur më 1981, Profesor i Jashtëzakonshëm më 1986, kurse Profesor i rregullt më 1996. Ka qenë autor i serialit televiziv në gjuhën shqipe “Era dhe Lisi” më 1979 dhe i filmit me të njëjtin titull të metrazhit të

gjatë në “Kosovafilm”. Mori çmimin Arena e Artë për skenar në festivalin prestigjioz të filmit në Pulë më 1979. Gjatë viteve ka publikuar një varg shkrimesh dhe kritikash për filmin dhe eseje për revistën “Fjala” në gjuhën shqipe. Është hartues i librit për lëndën Skenari i Filmit dhe i TV-së, për teori e praktikë, 1 dhe 2 (1978-1983), botim i Universitetit të Arteve i Beogradit. Ka botuar edhe dy libra rreth marrëdhënieve serbo-shqiptare ndër shekuj, me titull “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, tri vëllime, pa dyshim pasqyra më e thellë, më e gjerë dhe më objektive e këtyre raporteve. Ka botuar edhe Fjalorin për Film e

Televizion në gjuhën angleze e serbe (2002), pastaj fjalorin e zhargoneve të Beogradit dhe atë për dramaturgjinë e filmit artistik. Është edhe koautor i fjalorëve Shqip – Serbisht e Shqip – Shqip, e i shumë librave tjerë. Ka qenë pjesë e redaksisë dhe autor i mbi 200 zërave të leksikonit të filmit dhe të televizionit, botim i Universitetit të Arteve dhe i Librit Shkencor në Beograd. Libri “Origjina e fjalëve në gjuhën shqipe” është botuar në Prishtinë në vitin 2011. I ndjeri prapa ka lënë bashkëshorten Nailen, docente në katedrën e albanologjisë në fakultetin Filologjik të Beogradit, si dhe djalin, Aurelin.

Muzeu i Louvreit përballë dyshimeve për “Salvator Mundin” “Salvator Mundi”, piktura më e shtrenjtë në botë, nuk do të jetë pjesë e ngjarjes së madhe të këtij viti për Leonardo da Vinçin për shkak se kuratorët në Louvre nuk besojnë se ajo mund t’i atribuohet vetëm artistit. Shkrimtari dhe historiani i artit, Ben Lewis, ka ravijëzuar rrëfimin e mahnitshëm të pikturës që jehoi në titujt e mediave gjithandej botës, kur u shit për 450 milionë dollarë në ankandin shtëpisë së ankandeve “Christie” në New York më 2017. Disa prej ekspertëve kryesorë në botë, përfshirë edhe profesorin e historisë së artit në Oksford, Martin Kemp, këmbëngulin që ajo është vepra e vërtetë e humbur e mjeshtrit. Të tjerët janë më të matur ose edhe zhvlerësues, shkruan sot Koha Ditore. Blerësi është identifikuar si princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për të cilin thuhet se ka rënë në ujdi që vepra do të bëhet perlë e Louvreit të Abdu Dhabit. Ajo do të shfaqet edhe në Louver në Paris për ekspozitën e

madhe me veprat e Leonardos që shënon 500-vjetorin e vdekjes së tij. Paraqitja e tij në Abu Dhabi ishte ndalur krejt papritur vitin e kaluar dhe huazimi i saj në Paris gjatë vjeshtës nuk do të ndodhë, ka thënë Leëis për “Hay literary festival”. “Burimet e mia të brendshme në Louvre, burime të ndryshme, më thonë se jo shumë kuratorë mendojnë që kjo pikturë është një nënshkrim i Leonardo da Vinçit”, ka thënë ai. “Nëse e ekspozojnë atë…ata do të donin që ta shfaqnin si ‘workshop’”.

“Nëse kështu është puna, s’ka fort gjasa që ajo të ekspozohet, për shkak se pronari thjesht nuk mund ta huazojë…vlera do të bjerë deri në 1.5 milionë dollarë”. Lewis është autor i librit “The Last Leonardo” (Leonardo i fundit), që ravijëzon rrëfimin e jashtëzakonshëm e të ndërlikuar të pikturës. Piktura është porositur nga dy tregtarë amerikanë të artit, që vunë bast më 2005 nga agjencia e shitjeve të patundshmërive në New Orleans për 1.175 milionë dollarë. Ishte katandisur në një gjendje të rëndë. Pas viteve të tëra të restaurimit ekspertët u bindën që ishte vërtet një vepër e humbur e Leonardos dhe ajo u përfshi në ekspozitën e Galerisë Kombëtare në Londër më 2011. Që prej shitjes së saj ka mbretëruar heshtja. Misteri mbulon vendndodhjen e saj, ndonëse Lewisi është i bindur që ajo ruhet në një vend të sigurisë së lartë në Zvicër. “Është një pikturë që nuk guxon ta zbulojë fytyrën e saj”, /The Guardian/ ka thënë Lewis .

Orkestra “Aleksandër Moisiu” sjell muzikën amerikane për artdashësit durrsakë Salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mbrëmjen e së martës ishte mbushur me artdashës të ftuar për të ndjekur një koncert me muzikë të përzgjedhur nga Amerika Latine dhe Amerika e Veriut. Për të tretën herë në pak vite orkestra e dirigjentit Petrika Afezolli sjell një program të veçantë për dëgjuesit durrsakë. Me orkestrim të violonçelistit Moni Kuriçi, formacioni i harqeve “A. Moisiu” drejtuar nga Afezolli intepretoi një buqetë me vepra të shkurtra, kryesisht muzikë tradicionale apo të autorëve të njohur nga Amerika Latine dhe Amerika e Veriut. Fagotisti i orkestrës sinfonike të RTSH, Pirro Sota provoi mbrëmjen e kaluar forcat me saksofonin, duke sjellë me shumë sukses muzikë të zgjedhur, që u përmbyll me “Besame mucho” (Puthmë shumë), shkruar në vitin 1940 nga kompozitori meksikan Consuelo Velasques. Koncerti morri një ngjyrë të këndshme edhe falë shoqërimit në tastierë dhe harmonikë nga Andi Trungu, veçanërisht në “Adios Nonino” nga Astor Piazzolla (1959). Orkestra që përbëhet kryesisht nga instrumentistë, mësues të shkollës “Jan Kukuzeli”, tingëlloi natyrshëm përballë partiturave me muzikë mjaft të njohur për dëgjuesit, një provë tjetër e interpretimit dinjitoz të formacionit durrsak.

Imazhi i emigrantit shqiptar, në një mural të Nju-Jorkut Fytyra e një mërgimtari shqiptar të fiksuar në një nga fotografitë historike nga Ishulli “i Emigrantëve” (Ellis Island) në Nju-Jork, është bërë pjesë e një nga muraleve më të mëdhenj të qytetit. Murali në fjalë paraqet pesë portrete emigrantësh dhe ka si autor artistin e famshëm të grafiteve, brazilianin Eduardo Kobra. Kjo është pjesë e një serie prej 18 pikturimesh shumëngjyrëshe masive që artisti Kobra ka bërë vitin e kaluar anembanë në qytet. Mes tyre, ai që bie më shumë në sy është pikërisht projekti që përfshin edhe portretet e pesë emigrantëve dhe titullohet: “Murali më i madh në Nju-Jork”. Mesazhi i tij është theksimi i natyrës së këtij vendi, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si atdhe i emigrantëve. Për kureshtarët që duan ta vizitojnë, ai shpaloset në muret e një prej shkollave të mesme më të famshme njujorkeze, “Qyteti si Shkollë” (City-As-School) (Adresa e saktë: 16 Clarkson Street ndërmjet Hudson Street and Seventh Avenue South). Projekti përfshin edhe punë të artistëve të tjerë, si dhe të nxënësve të shkollës.

Sadik Krasniqi boton “Parajsën e nëmur” Libri më i ri me poezi i poetit Sadik Krasniqi, “Parajsë e nëmur”, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, ka dalë nga shtypi në fillim të kësaj jave. Libri ka një parathënie shkruar nga kritiku Zija Vukaj, i cili analizon disa prej poezive dhe veçon karakteristikat letrare të tyre. “Ky vëllim poetik ka një strukturë ciklike dhe, si i tillë, dëshmon qartësinë artistike, kthjelltësinë dhe kohezionin e një vepre të ngjizur e të shestuar nga intuita dhe kredoja e autorit për të komunikuar ‘en bloc’ me lexuesin si vazhdimi i një dialogu artistik pa fillim e pa fund. Përbëhet prej pesë cikleve poetike: ‘Psalm dëshmie’, ‘Këmisha me flutura’, ‘Sa pak frymë’, ‘Solemniteti i mërzisë’ dhe ‘Bulëzim thysash’. Poezitë e këtij vëllimi, autorin e të cilit e lexoj dhe e njoh për herë të parë si poet, transmetojnë shumëçka nga kompleksiteti i ndërlikuar i shpirtit të njeriut, me një ndjeshmëri të lartë, lirizëm të hollë dhe mjeshtëri të rrallë artistike”, ka shkruar kritiku Vukaj, duke veçuar, ndër të tjera, ngjeshurinë e vargut të Krasniqit me imazh, mendim, përjetim dhe paraqitje gjendjesh.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 30 MAJ 2019

Presidenti Meta: Shpresojmë që rekomandimi të marrë miratimin e vendeve të BE Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian. Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare. Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian. “Kënaqësi të takoja sot ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, z. Luigi Soreca, me rastin e pub-

likimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian. E mirëprita dhe e përshëndes rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat

e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare”,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook

1-vjetori i themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë Presidenti Ilir Meta mori pjesë dje në 1-vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, një forum i formuar nga diplomatë karriere, ish-ministra të jashtëm dhe intelektualë të njohur të vendit. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shprehet: “Kënaqësi të uroja sot Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për 1-vjetorin e themelimit të kësaj nisme, që me kontributin, përvojën, analizën e çmuar dhe këshillat profesionale po jep një ndihmë të vyer në çështje të rëndësishme të politikës sonë të jashtme. Urtësia e këtij Forumi gjithëpërfshirës meriton të mbështetet!”


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.