Koha Jone_30 nentor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E premte, 30 NENTOR 2018

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 284 (8415)

E premte, 30 Nëntor 2018

Çmimi 30 Lekë

Vlerësimi nga kreu i qeverisë për Mid'hat Frashërin, veteranët dhe përfaqësuesit e së majtës historike distancohen nga kryeministri

“Neoballisti” Edi Rama!

Edhe Gramoz Ruçi, një prej socialistëve me të thekur, është ndjerë keq kur ka dëgjuar kryetarin e tij të PS-së ta lartësojë politikisht, veprën e ish-kryeballistit Frashëri, ku e majta e ka shpallur armik politik dhe bashkëpunëtor të nazizmit

FAQE 3

Po troket burgu për drejtorin Presidenti Ilir Meta: Me Sali e ARRSH, Afrim Qendro. PD: E Berishën kam kimi të veçantë, sigurtë, në burg! Edhe komisioni! për çfarë e vlerësoj Veliajn

FAQE 2

Në foto: Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro INTEGRIMI

PE voton për çeljen e negociatave, por vendimi varet nga zgjedhjet në BE

ANALIZË

Në foto: Presidenti Ilir Meta dje gjatë intervistës me gazetarin, Blendi Fevziu

MINISTRI

Sali Berisha: 28 nëntori Blendi Klosi i përgjigjet 1944, Shqipëria - nga Edi Ramës për një pushtim i vjetër në luftën partizane kundër një pushtim të ri! ballistëve

FAQE 10

FAQE 8

“Ora News” pjesë e urdhrit të Medias Profesioniste të Huaj

FAQE 14

FAQE 4,5,6,7

HOMAZHE PRANË MONUMENTIT “NËNË SHQIPËRI”

Presidenti Meta: Mirënjohje për heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

FAQE 9

FAQE 24


POLITIKE

N

donëse e mbrojnë sot Afrim Qendrën, por sapo ti marrin firmat për gjithçka lidhet me 40 milionë eurot e Unazës së Re, e kur t’ia përlajnë eurot, do ta lëshojnë edhe vetë urdhëruesit e tij politikë dhe qeveritarë. Në burg e ka vendin, thonë në PD! SPAK-u po vjen. BKH, pas derës së tij do rrijë derisa ta arrestojë, sepse do ta lëshojnë edhe ministri, edhe kryeministri. 40 milionë euro mbetet një financim krejt korruptiv dhe ku prangat do tunden te zyrat e ARRSH. Edhe komisionerët e tenderimit, burgu po i pret! 40 milionë euro për 2.2 km, një tmerr korruptiv, ku mundet edhe ndonjë ministër mund të provojë udhën për në burg. E sigurtë thonë në PD se Afrim Qendro e ka prerë biletën e burgut. Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kreut të ARRSH, Afrim Qëndro, lidhur me projektin e Unazës së Re. PD i cilëson mashtrime ato që thotë drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, si dhe i bën atij 4 pyetje. Më poshtë deklarata e plotë e PD-së. *** Mashtrimi i sotëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e shpëton nga përgjegjësia penale për korrupsion dhe shpërdorim detyre Drejtorin Afrim Qëndro dhe as shefin e tij Edi Rama. Në përpjekje për të mashtruar shqiptarët, ARRSH provoi si të vërtetë denoncimin e PD për shkel-

2

E premte, 30 NËNTOR 2018

Po troket burgu për drejtorin e ARRSH, Afrim Qendro. PD: E sigurtë, në burg! Edhe komisioni!

jen e procedurave kryesore, të parashikuar nga VKM nr. 628/2015. Drejtori i ARRSH-së, që mbahet mend si njeriu që përmbyti Tiranën me urdhër të Edi Ramës në vitin 2001, pasi të konsultohet me ligjin, duhet të përgjigjet: Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë studimin e fizibilitetit? ARRSH nuk mund të fshihet

pas të shkuarës, sepse projekti për Unazën e Re është projekt i ri, i kërkuar në Janar 2018 nga Bashkia e Tiranës. Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për marrjen e lejeve të nevojshme, përfshirë marrjen e detyrueshme të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis? Projekti është tenderuar në 10 Shtator 2018, është shpallur fituesi në 19-21

Tetor 2018, ndërkohë që aplikimi për vlerësimin e ndikimit në mjedis është bërë më datë 8 nëntor 2018 dhe është marrë më 12 nëntor 2018, pasi kishte nisur zbatimi i projektit dhe pasi projekti ishte denoncuar si korruptiv dhe i paligjshëm nga opozita. Pse projekti është tenderuar me urgjencë dhe pa kryer më parë procedurat për vlerësimin paraprak të kostove dhe

përfitimeve, përfshirë vlerësimin mbi vlerën paraprake dhe të mundshme të shpronësimeve? Ky nuk është fondi i shpronësimeve që miratohet me VKM, për të cilin mashtron ARRSH-ja, por vlerësimi paraprak i shpronësimeve, që është i detyrueshëm të realizohet përpara miratimit të projektit. Pse ka kërkuar sponsorizim për projektimin në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve? Kjo procedurë nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin e referuar për një segment tjetër të Unazës së Re. Nevoja për të justifikuar vjedhjen dhe shkeljen e ligjit me projektin 40 milionë euro, e detyron Drejtorin e ARRSH-së t’u thotë shqiptarëve se ai po ndjek të njëjtën procedurë si 10 vjet më parë, kur ligji e detyron që të ndjekë vetëm procedurën e miratuar në 2015-ën nga qeveria e Edi Ramës! Partia Demokratike përsërit thirrjen për prokurorinë që të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal. Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit!

KRYEBASHKIAKU FALËNDERON BANORËT E ASTIRIT PËR BASHKËPUNIMIN

Veliaj: Tashmë të mbajmë fjalën dhe t’i hapim rrugë zhvillimit

K

ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar përfaqësinë e banorëve të zonës së Astirit që preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe që iu përgjigjën thirrjes së tij për të bashkëpunuar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj i drejtohet në mënyrë nominale disa prej banorëve që morën pjesë në takimin me të, ndërsa i kërkon tashmë gjithë komunitetit të kësaj zone që të mbajë fjalën e dhënë dhe të lejojnë zhvillimin e qytetit. “Faleminderit Ukës nga Tropoja, Gëzimit nga Burreli dhe hoxhës së Astirit, Diamantit nga Kukësi - përfaqësues të familjeve nga Unaza e Re që bashkëpunuan për të ardhmen e kryeqytetit. Pres nga sot që burrash të mbajmë fjalën - ata për prishjet e ne për kompesim e sistemim”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në Twitter. Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

NUMRI I KONTAKTIT:

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E premte, 30 NENTOR 2018

Vlerësimi nga kreu i qeverisë për Mid'hat Frashërin, veteranët dhe përfaqësuesit e së majtës historike distancohen nga kryeministri

“Neoballisti” Edi Rama!

Edhe Gramoz Ruçi, një prej socialistëve me të thekur, është ndjerë keq kur ka dëgjuar kryetarin e tij të PS-së ta lartësojë politikisht, veprën e ish-kryeballistit Frashëri, ku e majta e ka shpallur armik politik dhe bashkëpunëtor të nazizmit Data 29 nëntor e Çlirimit të vendit gjithmonë ka përçarë kampet politike në këto 28 vjet, por këtë vit ka treguar krisjen serioze mes vetë forcës kryesore të së majtës, Partisë Socialiste. Shkak janë bërë qëndrimet e kryeministrit Edi Rama dhe vlerësimi i tij për një pjesë të historisë që shënon vijën ndarëse kryesore mes të majtës dhe të djathtë shqiptare. Pak ditë më parë, me nismën personale të kryeministrit Edi Rama në atdhe u kthyen eshtrat e intelektualit Mid'hat Frashëri. Deri këtu nuk ka asnjë problem, madje prehja në atdhe e një emri të njohur është gjest që duhet vlerësuar për kryeministrin. Problemi për pjesën më të madhe të së majtës është qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në fjalimin e mbajtur në ceremoninë shtetërore. Kryeministri është dhe kryetari i Partisë Socialiste, që cilësohet si pasardhësja direkte e Partisë Komuniste që drejtoi Luftën Antifashiste. Në fjalimin e mbajtur për Mid'hat Frashërin, kreu i të majtëve shqiptarë, Edi Rama bëri një kapërcim faktesh që sipas socialistëve, veteranëve të luftës dhe ish-komunistëve është i pafalshëm për kryetarin e PS. Sipas tyre, Edi Ram i dha ishkryeballisti Mid'hat Frashërit meritat e një heroi të luftës dhe patrioti kombëtar, ndërkohë që për historinë që njeh e majta, Frashëri ishte një nga bashkëpunëtorët e nazizmit në Shqipëri. Për të

majtën historike, Mid'hat Frashëri është themeluesi i partisë së vetme kolaboracioniste me pushtuesit nazistë, "Ballin Kombëtar", si dhe sipas historianëve si Pëllumb Xhufi etj, hartues i një traktati anti-shqiptar për "krijimin e një federate greko-shqiptare dhe paraqitjen në Konferencën e Paqes me një delegacion të vetëm". Ndërkohë për kryeministrin dhe kreun e PS, Edi Rama, ish-kryeballisti Mid'hat Frashëri "është mishërimi i shërbestarit të kombit". Këto dhe fakte të tjera për figurën e Mid'hat Frashërit si politikan, dhe jo si intelektual, kanë bërë që vlerësimi i figurës së tij nga Edi Rama të shihet si akt i një tradhtie të lartë për vlerat e së majtës. Një 'tradhti' që ka nxitur reagime të forta jo vetëm të ithtarëve të Partisë Komu-

niste, por edhe të shoqatave të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, të cilët në masën më të madhe janë dhe votues dhe mbështetës së Partisë Socialiste që drejtohet nga Edi Rama. Argumenti i tyre bazohet në faktin se gjatë luftës "Ballin" dhe Mid'hat Frashërin e kishin armik njëlloj si nazistët, ndërsa sot kryetari i tyre Edi Rama e nderon si heroi dhe luftëtari i Shqipërisë. Kjo ndarje u pa dhe dje në homazhet për ndër të Dëshmorëve të Atdheut. Veteranët këtë herë nuk ishin në varreza vetëm për të nderuar dëshmorët, por edhe për të zhvilluar protestë kundër kryeministrit Edi Rama. Hera e parë që ndodh kjo. Mes parrullave që u hodhën në protestë binin në sy dhe ato që e cilësonin kryeministrin Edi Rama si "neoballist".

"Në 14 nëntor 2018 populli shqiptar pa edhe dëgjoi ceremoninë për kthimin e eshtrave të Mid'hat Frashërit. Ky akt është shprehja e qartë e rehabilitimit të kolaboracionistit. Qeveria rilindase socialiste e Ramës është neoballiste. Poshtë qeveria neoballiste e Edi Ramës",- tha gjatë fjalimit në protestë drejtuesi i Partisë Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari. Pavarësisht emrit dhe nostalgjisë që ka për ishdiktatorin, kjo është e njëjta parti politike që në vitin 2013 dhe më pas ishte në koalicion me Edi Ramën dhe PS. Ata janë komunistë, por votojnë majtas, bile shumë herë PS-në. Por qëndrimet e Edi Ramës nuk kanë shkaktuar mllef dhe pakënaqësi vetëm te veteranët e luftës. Kritika të forta kanë ardhur për kryeministrin

dhe nga një pjesë e mirë e historianëve që vlerësojnë periudhën e Luftës Antifashiste si një nga momentet më të rëndësishme të historisë. Historian si Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, etj në reagimet e tyre publike e kanë cilësuar të gabuar nderimin që një kryeministër i majtë ka bërë për një figurë që ka mjaft dritë-hije në historinë e vendit. Edhe Gramoz Ruçi, një prej socialistëve me të thekur, është ndjerë keq kur ka dëgjuar kryetarin e tij të PS-së ta lartësojë politikisht, veprën e ish-kryeballistit Frashëri, ku e majta e ka shpallur armik politik. Nuk po flasim për veprën intelektuale të tij. Por në sensin politik. Por a ndikojnë qëndrime të tilla të kryeministrit në elektoratin e majtë? E kaluara politike e Edi Ramës ka mjaft dëshmi kur në botime të ndryshme nuk i ka kursyer talljet për partizanët dhe Luftën Antifashiste. Me marrjen e drejtimit të PS dukej se politikani antikonformist iu përshtat dhe linjës së të majtës historike. Por gjeste si ai i nderimit të Mid'hat Frashrit duket se për një pjesë të së majtës kanë sjellë dhe ndarjen përfundimtare, aq sa veteranët kanë nisur ta cilësojnë "neoballist" dhe historianët "socialist i pabesë". Megjithatë nuk është çudi që Edi Rama në fushatën elektorale kur do ti duhen votat e tyre do ta sulmojnë Mit'hat Frashërin. Q. Xhani


INTERVISTA

4 E premte, 30 NENTOR 2018

Presidenti Ilir Meta: Me Sali Berishën kam kimi të veçantë, për çfarë e vlerësoj Veliajn P

residenti Ilir Meta i ftuar mbrëmë në emisio nin “Opinion”, në një intervistë ndryshe për jetën dhe karrierën e tij, ka rrëfyer raportet e tij politike zyrtare dhe personale me kryeministrin, Edi Rama, me ish-kryeministrin, Sali Berisha, si dhe me krybashkiakun Veliaj dhe aktorë të tjerë të politikës në vend.

Intervistoi: Blendi Fevziu Gazetari: Zoti Meta nga ju ka lindur ky pasion për hiking (ecje)? Unë e di që keni pasur një lloj sportiviteti por hiking? Presidenti Meta: Të them të drejtën këtu ka një meritë ambasadori jonë në Kosovës, zoti Qemal Minxhozi, pasi ai është shumë i apasionuar pas këtyre ecjeve dhe ai më ka motivuar shumë për të bërë ValbonëTheth. Gazetari: Valbonë-Theth sa orë është? Presidenti Meta: Ne kemi bërë për herë të parë për rreth 4 orë a diçka të tillë. Mund të bëhej ndoshta dhe me shpejt. Varet sepse kur ecën ne grup je në varësi me grupin. Gazetari: A është e bukur si rrugë? Presidenti Meta: Është shumë e bukur! Valbonë-Theth është jashtëzakonisht e bukur, Curraj shumë bukur, Vermoshi është gjithashtu jashtëzakonisht i bukur. Shpresoj të bëj sa më shpejt Vermosh-Lëpushë, është një destinacion i mrekullueshëm. Rruga është bërë, është një mrekulli, pastaj kemi PlavëGuci që është e jashtëzakonshme, Vuthajn.... Gazetari: Nga mënyra si po flisni zoti Meta, dukeni sikur ju po punoni vetëm në veri tani. Jeni vendosur mes Thethit, Vermoshit, Plavës e Gucisë dhe nuk po keni shumë lidhje me pjesën tjetër të Shqipërisë. Presidenti Meta: Unë kam qenë kudo në gjithë Shqipërinë, por kjo është një pjesë e mahnitshme, ashtu sikurse shumë e bukur është Vithkuq-Voskopojë dhe kudo gjithë Shqipëria ka bukuri. Gazetari: Pra, i bie që ju konsumoni një pjesë të pasionit, sa kohë ju merr ky pasion? Është kryesisht verior ky pasion kam përshtypjen? Presidenti Meta: Kryesisht veror është me thënë të drejtën, sepse koha është më e lirë dhe është një mundësi dhe për të pushuar dhe për të mbajtur vet-

en në formë fizike. Gazetari: Thatë që mund të bëni ose të planifikoni një ngjitje, një ecje të gjatë edhe me Kryeministrin e Kosovës, i cili po ashtu është shumë i pasionuar pas këtyre. Kryeministrin e Shqipërisë e keni ftuar ndonjëherë? Presidenti Meta: Me kënaqësinë me të madhe, por është shumë i dhënë pas detit... Gazetari: Ku do të doje të ecje me Ramën për shembull, në cilën zonë? Presidenti Meta: Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj. Gazetari: Këto zonat e jugut po i zgjedh në raport më pëlqimin e tij më duket më shumë sesa me tuajin? Presidenti Meta: Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug. Gazetari: Zoti Meta, si mund ta zgjidhësh pozicionin e Presidentit të Republikës, pra drejtuesit të një institucioni kaq të rëndësishëm, shtetari numër një i Shqipërisë, ndërkohë që jeni midis Kryeministrit, bashkëpunimit mes institucionit, ndërsa në darkë ktheheni në shtëpi ku keni bashkëshorte, kryetaren e njërës prej dy partive më të mëdha të opozitës? Presidenti Meta: Për mua kjo është tërësisht e zgjidhur... Gazetari: Po të ishte kjo kaq lehtësisht e zgjidhur kjo do ishte... Presidenti Meta: Unë e kam të zgjidhur, sepse nuk ndikohem nga asnjë lloj raporti në vendimet e mia dhe në sjelljen time si President. Gazetari: Po të kthehesh në darkë në shtëpi të ankohet gruaja gjithë ditën për mënyrën si qeveriset Shqipëria do ndikohesh vetvetiu. Burrat ndikohen nga gratë. Presidenti Meta: Së pari, gjëja që ka ndryshuar më shumë në jetën time si President është për arsye, sepse tani nga një kontakt dhe nga një takim i vazh-

dueshëm me Monikën për shkak të angazhime të mëparshme në të njëjtën forcë politike apo të dy në Parlament e kështu me radhë, tani janë dy axhenda krejtësisht të ndryshme. Aq sa ju ndoshta edhe nuk do ta besonit që kishim disa javë pa qenë bashkë për drekë apo për darkë, edhe falë ambasadorit të OSBE-së u takuam një ditë që hëngrëm darkë së bashku. Kështu që nuk është se jemi në një kontakt të vazhdueshëm përveç rasteve të ditëve të festave. Gazetari: Nuk po flasim për përditshmëri, por po flasim për momente të tensionuara, momente që janë delikate në politikë, ku angazhimi i LSI-së së bashku me PD-në është shumë i ndryshëm nga ai i PS-së dhe i Kryeministrit. Presidenti Meta: Kjo është një çështje e tyre. Gazetari: Debatoni ndonjëherë për çështje për të cilat ju nuk jeni dakord me qëndrimin e saj? Presidenti Meta: Sigurisht që debatojmë, por nganjëherë debati është i kotë për arsye sepse secili ka mendjen e vet pavarësisht nga debati. Gazetari: Dhe pas thuajse 25 vjetësh që jeni bashkë, akoma më shumë, nuk keni arritur që njëri t’i imponojë mendjen tjetrit dhe e kundërta? Presidenti Meta: Jo, ne e pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç ësh-

të. Secili ka individualitetin e tij dhe jemi mësuar me këtë. Gazetari: A ishit ju dakord që zonja Kryemadhi të bëhej kryetare e LSI-së ose a ndikuat ju që të bëhej kryetare e LSI-së? Presidenti Meta: Nuk besoj se ka qenë e nevojshme që unë të ndikoj për një gjë të tillë. Përkundrazi ashtu siç kam bindjen që nuk ka qenë një pozitë që edhe Monika vetë e ka kërkuar apo që e ka planifikuar. Gazetari: Po si, ia bën dhuratë? Sepse ajo kandidoi për kryetare. Presidenti Meta: Nuk besoj se në politikë bëhen dhurata të tilla, aq më tepër dhuratë për të qenë kryetar i një partie në opozitë. Gazetari: Megjithatë për shumicën e vendimeve a është dakord me ju? Qëllon që ju konteston? Flasim për pjesën private. Presidenti Meta: Monika, në qoftë se nuk konteston nuk është më Monika, kështu që frymën kontestuese edhe rebeluese e ka pjesë të karakterit të vet që nga koha që unë e kam njohur. Gazetari: Ka njerëz që mendojnë se ju jeni një lloj prapavije pak më e kamufluar e LSI-së apo edhe opozitës në raport me mazhorancën. Pra, që do të thotë mbani postin e Presidentit, detyroheni të respektoni detyrimet kushtetuese të Presidentit, por në thelb jeni një njeri që vazhdoni të drejtoni Lëvizjen Socialiste

për Integrim. Presidenti Meta: Mendoj që kjo është thjesht një përrallë, për arsye sepse kjo është jashtë dëshirës dhe vullnetit tim së pari dhe së dyti është jashtë çdo mundësie. Gazetari: Pse është jashtë dëshirës suaj? Presidenti Meta: Sepse nuk kam asnjë dëshirë që unë të vazhdoj të drejtoj një forcë politike, në kundërshtim me vullnetin tim për të përmbushur plotësisht detyrën që unë kam pranuar si Presidenti i Republikës. Dhe së dyti, unë kam bërë gjithçka për Lëvizjen Socialiste për Integrim, nga dita e projektimit, e themelimit edhe deri në ditën e largimit zyrtar përfundimtar nga kjo forcë politike. Gazetari: Ju dëgjoj vazhdimisht që thoni këtë mandat. Në fakt unë mesa di, çdo njeri që nis një mandat, gjithmonë mendon dhe për një mandat pasardhës. E mendoni dhe një mandat pas këtij, atë që vjen në vitin 2022? Presidenti Meta: Nuk e mendoj një mandat të dytë për arsye sepse kjo mund të më çojë në gabime dhe kalkulime të karakterit politiko-partiak që mund të dëmtojë përmbushjen e këtij mandati. Gazetari: Por ndërkohë nuk është se e përjashtoni një mandat të dytë? Presidenti Meta: Unë as nuk e (Vijon në faqen 5)


INTERVISTA

5 E premte, 30 NENTOR 2018

(Vijon nga faqja 4)

përjashtoj dhe as nuk e planifikoj. Thjesht jam duke përqendruar të gjitha energjitë e mia për realizimin me sukses të këtij mandati Gazetari: Për të marrë një mandat të dytë, a duhet të luajë një rol edhe Lëvizja Socialiste për Integrim zoti Meta, apo bashkëshortja mund t’ju lërë në baltë? Presidenti Meta: Kjo nuk është aspak e rëndësishme për mua dhe nuk kam asnjë arsye, dhe e theksoj edhe një herë, që të hyj në kalkulime partiako, politike dhe elektorale. Gazetari: Dhe ndërkohë në këtë pozicion që jeni, a keni pasur tensione për shembull në raportet me Kryeministrin, me kreun e Opozitës? Por po i marrim një më një. Me Ramën keni patur tensione? Presidenti Meta: Unë përpiqem që çdo raport ta menaxhoj në mënyrën më të përgjegjshme, më bashkëpunuese. Gazetari: Është pak e çuditshme. Ju jeni njohur me Ramën shumë më përpara sa njeri apo tjetri të hynte në politikë. Kur ju merreshit me ekipin e Dinamos në atë kohë në peshëngritje dhe ai me Dinamon në basketboll apo jo? Presidenti Meta: Kanë qenë njohje të papërfillshme. Gazetari: Ndërkohë ka një komunikim pak më normal përveçse zyrtar mes jush? A fliste ndonjëherë përtej pjesës zyrtare? Presidenti Meta: Unë dallohem gjithmonë për komunikime normale. Jam i hapur gjithmonë. Gazetari: Kjo do të thotë që është Rama që nuk ka komunikim normal? Presidenti Meta: Nuk e thashë këtë gjë. Thashë që unë dallohem gjithmonë për komunikime normale. Por e rëndësishme është në detyrën që unë kam si President është sjellja institucionale. Kjo është e rëndësishme për publikun, për të gjithë faktorët e tjerë. Gazetari: Dhe institucionalisht jeni korrekt në raportet tuaja? Presidenti Meta: Pa modesti mund të them që jam në mënyrë perfektë korrekt me të gjithë në bashkëpunimin institucional. Jam transparent dhe konstruktiv. Gazetari: A ua rikthen edhe Rama po e quaj këtë korrektesë në stilin e tij si Kryeministër? Për shembull a u ndjetë keq kur morët vesh që Sandër Lleshi ishte propozuar për ministër nga Twitter-i i Kryeministrit?

Presidenti Meta: Absolutisht, nuk jam shqetësuar për këtë gjë. Kjo është një mënyrë, një formë që i takon Kryeministrit ta zgjedhë. Nuk ka asnjë problem. Gazetari: Dhe mes jush ka pasur ndonjëherë bisedim normal, po e quaj pak më miqësor? Ju keni pasur në 20 vjet, raporte shumë të tensionuara dhe raporte të mira. Pra keni qenë shumë mirë kur ishit Kryeministër dhe Rama ministër i Kulturës, më pas kur u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës me mbështetjen tuaj dhe ju ishit sërish Kryeministër? Presidenti Meta: Raportet e mia nga ana institucionale kanë qenë dhe janë perfekte gjithmonë. Unë kam qenë Kryeministër dhe z. Mejdani ka qenë Presidentit. Nuk besoj se z. Mejdani si President ka pasur raporte më të mira bashkëpunimi me ndonjë Kryeministër se sa Kryeministrin e asaj kohe kur unë kam qenë në atë post. Gazetari: Sepse në stilin tuaj politik nuk është përplasja... Presidenti Meta: Unë përplasjen e bëj dhe e bëj si askush tjetër, kur duhet për të mbrojtur institucionet apo kur duhet për të mbrojtur një çështje të madhe për të cilën përplasja është e paevitueshme. Unë nuk nxi asnjëherë konfliktin dhe nuk jam i apasionuar pas përplasjes, por po të jetë për përplasje këtë e bëj si askush tjetër kur vjen fjala për një çështje të madhe. Gazetari: Personalisht a keni pasur ndonjëherë raporte me Ramën? A keni biseduar ndonjëherë jo si Kryeministri me ministrin apo me Kryetarin e Bashkisë, jo si dy kryetarë partie, jo si Kryeministri me Presidentin

apo me Kryetarin e Kuvendit? Presidenti Meta: Kjo është diçka e parëndësishme. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, kemi pasur edhe marrëdhënie problematike. Në detyrën që jam, për mua historitë e së kaluarës dhe raportet personale me asnjë nuk vlejnë. Për mua vlen sjellja institucionale, qëllimi i përbashkët për të cilin duhet bashkëpunuar. Gazetari: Dhe ndërkohë e keni të vështirë të vendosni raporte personale me të apo refuzoni ta bëni këtë gjë? Presidenti Meta: Nuk është ky prioriteti. Prioriteti im në raport me të gjithë në këtë detyrë është bashkëpunimi institucional. Gazetari: Iu pyeta jashtë detyrës, më shumë si një raport. Vë re për shembull që pak ditë më parë ka qëndruar për një orë e gjysmë në një takim me ju. Nuk besoj që për një orë e gjysmë është folur për çështjen e Lleshit? Presidenti Meta: Çfarëdolloj çështje që të diskutohet nuk ka rëndësi. Kjo nuk i intereson askujt se çfarë pimë ne, kafe apo kakao në kuptimin personal, apo se çfarë shakaje bëmë. Gazetari: Po marrëdhëniet me z. Basha si janë? Presidenti Meta: Raporte normale, institucionale. Gazetari: Nuk ka raporte të tjera përtej këtyre? Presidenti Meta: Nuk ka ndonjë raport të veçantë. Gazetari: Po me z. Berisha? Presidenti Meta: Këtu ka një dallim. Kuptohet që marrëdhëniet e mia me z. Berisha janë marrëdhënie të veçanta. Gazetari: Kur ka lindur kjo “dashuri” e juaja për Berishën, z. Meta? Ju keni qenë kundërsh-

tar politik për një periudhë të gjatë kohe, nga viti 1992 të paktën deri në vitin 2009, kur u bashkuat në një koalicion me të Presidenti Meta: Të gjitha në kompleksin e tyre kanë krijuar një marrëdhënie të veçantë. Është një kimi tjetër. Gazetari: A keni pasur një mllef ndaj Berishës në vitet 1992-93-94? Presidenti Meta: Sa të duash. Gazetari: Që vinte nga? Presidenti Meta: Kuptohet që vitet 1992-1997 kanë qenë vite të vështira dhe padyshim unë kam qenë dhe një nga përfaqësuesit e parë të opozitës, të cilit i është hequr imuniteti, që është kërcënuar me burg e kështu me radhë dhe sigurisht që nuk kanë qenë vite të lehta dhe për demokracinë. Gazetari: Jeni deputeti i parë i parlamentit pluralist, që i është hequr imuniteti në shtator të vitit 1992 që ka qenë edhe hera e fundit që Nano dhe Berisha kanë komunikuar në telefon në atë moment për ju. Për një 23-vjeçar duket një e ardhme e ndritur, që dy liderët kryesorë të vendit të flisnin në telefon për të zgjidhur mandatin tuaj. Më pas kur e keni njohur mirë keni ndryshuar mendim? Kishte një gjë që ndryshoi në perceptimin tuaj? Presidenti Meta: Patjetër. Kushdo që e njeh Berishën më nga afër dhe punon me të, krijon një mendim tjetër nga mendimi, që mund të krijojë nga media apo duke e perceptuar thjesht si kundërshtar. Gazetari: Dhe gjatë kohës që keni bashkëpunuar si Kryetar i LSI-së me të si Kryeministër, a ka qenë korrekte marrëdhënia juaj zyrtare? Presidenti Meta: Shumë korrekte. Gazetari: Vazhdoni të keni komunikim tani me të? Presidenti Meta: Komunikojmë herë pas here. Gazetari: Z. Meta, zakonisht ka një precedent, edhe pse në Presidencë është shumë më i pakët se në vende të tjera, që çdo person që një detyrë krijon një lloj shpërfillje ndaj paraardhësve. Çfarë raportesh keni ju me ish-Presidentët e tjerë të Shqipërisë? Presidenti Meta: Kam respektin më të madh për të gjithë Pres-

identët e Shqipërisë, jo vetëm për shkak të funksionit të tyre që kanë pasur, por edhe për shkak të raporteve personale që kemi pasur në të gjithë kohën. Unë të vetmin problem si President kam pasur me Doktorin kur ka qenë President, por jo më pas. Pastaj me të gjithë kemi pasur marrëdhënie shumë të mira, edhe shoqërore, edhe njerëzore, edhe me z. Mejdani marrëdhënie të shkëlqyera. Edhe me z. Moisiu kemi punuar, sepse unë kam qenë Ministër i Jashtëm në atë kohë dhe Kryeministër në kohën e z. Mejdani, edhe me z. Topi, edhe me z. Nishani. Gazetari: Po me ish-Presidentin e parë pluralist që ka pasur Shqipëria, Ramiz Alinë, edhe pse ai qëndroi thuajse një vit në atë detyrë në vitin 1991-92? A e keni njohur Ramiz Alinë? Presidenti Meta: Po, Ramiz Alinë e kam njohur dhe kam pasur herë pas here mundësi për t’u takuar me të, sidomos më 5 maj takoheshim herë pas here te motra e Margarita Tutulanit. Takoheshim ndonjë herë dhe ai ishte një njeri me shumë eksperiencë dhe do të thosha shumë i kthjellët në reflektimin që kishte bërë për të kaluarën. Gazetari: A mendoni se Ramiz Alia në fund të viteve ‘80 bëri ç’të mundej që të krijonte një kalim më të butë të pushtetit? Dhe e dyta, a ishte ai po aq fanatik sa Hoxha? Presidenti Meta: Me ç’na kanë parë sytë pas 1990-s nuk mund të themi se ai nuk bëri përpjekje të rëndësishme për ta ulur avionin sa më butë në pistën e pluralizmit dhe të demokracisë. Sepse ne shohim një nivel të jashtëzakonshëm të intolerancës edhe sot pas 28 vitesh, është e papranueshme, jo më në atë kohë kur Shqipëria ka qenë në një situatë mjaft të rëndë, edhe ekonomike, edhe sociale për të cilën nuk mund të bëhet përgjegjës thjesht Ramiz Alia si individ, pasi kjo situatë dramatike kishte nisur që me prishjen me Kinën. Kuptohet që në një situatë kaq të polarizuar për shkak të luftës së klasave dhe pasojave mjaft të rënda të saj te një shtresë e madhe e popullsisë dhe te situata ekonomike e tmerrshme, po të kemi parasysh kohën e tollonit e të 80 % dhe të gjithë fenomeneve të tjera, ka qenë mjaft e vështirë për të ecur drejt hapjes dhe drejt demokracisë, pasi ishte akumuluar me të drejtë një mllef shumë i madh. Gazetari: Z. Meta, herë pas here kam parë t’ju akuzojnë ose kam parë edhe të jeni në qendër të vëmendje për një lloj nostalgjie, po e quaj, ndaj Enver Hoxhës sidomos pranisë së përdorimit të portreteve të tij. Një person që është rritur në Tiranën e viteve ‘80 ku shumicën e rasteve ishin të paushqyer për arsye të tollonit, ku shihej që vendi ishte në një marrëzi të madhe, kur bota po zhvillohej ndërsa Shqipëria ishte krejt e mbyllur, ku parullat (Vijon në faqen 6)


INTERVISTA

6 E premte, 30 NENTOR 2018

(Vijon nga faqja 5)

absurde dominonin mbi logjikën normale, si mund të ketë nostalgji për Enver Hoxhën? Presidenti Meta: Së pari, nuk e di se ku është shprehur këtë nostalgji për Enver Hoxhën. Unë nuk kam asnjë lloj nostalgjie për Enver Hoxhën. Ajo që mund t’ju them është që gjithmonë kam pasur dhe kam një vlerësim dhe nderim për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare... Gazetari: E cila nuk ka qenë vetëm e Enver Hoxhës padyshim... Presidenti Meta: Jo vetëm që nuk ka qenë e Enver Hoxhës, por kur më pyetën një herë dhe fola për De Gaulle-n, që Franca sidoqoftë e kishte De Gaulle-n simbol të rezistencës, dhe më thanë: “Po këtu kush ishte De Gaulle?” Unë thashë: “Ishte Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Më pyetën sërish: “Mos ishte Enver Hoxha? Jo, - i thashë - , nuk ishte Enver Hoxha, për arsye sepse nëse rezistenca e Francës ndaj Gjermanisë naziste fillon me De Gaulle, me një figurë mjaft të njohur, që krijoi frontin e rezistencës, në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijuar as Partia Komuniste dhe pa u njohur as Enver Hoxha. Gazetari: Ka filluar që ditën që italianët zbarkuan në Shqipëri.... Presidenti Meta: Dhe më pas Enver Hoxha ishte një produkt i kësaj lufte dhe i mënyrës se si ajo u zhvillua apo qoftë edhe u manipulua në një mënyrë të caktuar. Kështu që nderimi im për LANÇ-in nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nostalgji për figurën e Enver Hoxhës. Ashtu sikurse unë jam i bindur që çdo figurë historike e Shqipërisë duhet parë në kuadër të kohës dhe duhet gjykuar me objektivitet, pasi përndryshe do të fshijmë gjithmonë historinë tonë pa qenë në gjendje për të ruajtur, për të vlerësuar ato gjëra të cilat vërtetë kanë qenë pozitive dhe për të mos përsëritur ato tragjeditë. Gazetari: Dhe mbi të gjitha nuk ka nevojë për pasione politike kur gjykohet historia... Presidenti Meta: Unë për këtë kam qenë dhe për këtë jam. Edhe për figurën e Zogut, edhe për çdo figurë tjetër. Gazetari: Po, ju keni pasur një kontribut sidomos për rivlerësimin e figurës së Mbretëreshës Geraldinë apo të mbretit Zog.... Presidenti Meta: Edhe Zogu është një figurë që duhet vlerësuar me shumë realizëm, sepse përndryshe do të ishim tepër të njëanshëm dhe nuk do të mësojmë asnjëherë nga historia. Gazetari: Por bëhet fjalë për figura që ishin anatemuar për 50 vjet dhe gati ishin fshirë nga historia dhe kjo është absurde... Presidenti Meta: Sepse ne këtë zakon e vazhdojmë edhe sot, që gjithmonë përpiqemi të fshijmë çdo gjë të mirë të paraardhësve dhe gjithmonë të krijojmë idenë se çdo gjë fillon nga ne. Gazetari: Ndërkohë që 2 javë më

parë erdhën në atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit, i cili e kishte lënë amanet në një testament, ku kishte dhuruar gjithçka që kishte përfshirë edhe reliket e familjes Frashëri për Shqipërinë dhe kërkonte vetëm të varrosej në oborrin e institutit të albanologjisë, për të cilin ai do të kontribuonte për t’u ndërtuar. Si e shihni kthimin e eshtrave të z. Frashëri? Presidenti Meta: Mendoj se kjo është një gjë shumë pozitive, sepse çdo shqiptar në fund fare ka të drejtë të prehet në vendin e vet, në atdheun e tij. Në rastin konkret është një figurë komplekse e cila ka kontribute të jashtëzakonshme. Ne pak ditë më parë festuam 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Ai ka qenë një ndër 2-3 figurat kryesore, kryetari i kongresit dhe nënkryetar i komisionit për alfabetin së bashku me Fishtën dhe me Luigj Gurakuqin, por edhe me figura të tjera. Jo vetëm kaq, por edhe në Pavarësinë e Shqipërisë ka kontributet e tij, edhe më pas. Sigurisht që angazhimi tij politik apo partiak me Ballin Kombëtar është një angazhim që krijon ndarje, por unë prandaj e theksova më parë që ne duhet t’i vlerësojmë figurat me objektivitet dhe të ruajmë e të çmojmë atë që ata kanë bërë për të mirën e Shqipërisë. Gazetari: Në thelb z. Meta kam përshtypjen se kjo është një gjë që sot mund ta shohësh më qartë, gjithsecili është angazhuar me idenë se po i shërbente më mirë Shqipërisë, pavarësisht se rrugët që zgjodhën shpeshherë dikush i pati të gabuara ose dikush jo... Presidenti Meta: Unë nuk mendoj se angazhimi i tij ishte një angazhim i nisur me qëllimin negativ për të dëmtuar vendin, pasi vinte nga një familje me tradita të jashtëzakonshme patriotike. Rrallë gjenden familje si familja Frashëri, që mund të ketë luajtur një rol të këtyre përmasave në historinë e Shqipërisë dhe që luan edhe sot dhe na frymëzojnë me atë trashëgimi të jashtëzakonshme që kanë lënë: filozofike, politike, por edhe në fushën e letërsisë, poezisë e kështu me radhë. Kështu që është një figurë që vërtetë u angazhua me Ballin Kombëtar, por duhet të kemi

parasysh ose bindja ime është që ishte një lexim i gabuar i rrjedhave të historisë dhe e theksoj edhe një herë, LANÇ ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për ekzistencën e Shqipërisë, pasi Shqipëria dha gjithë atë kontribut dhe ne e dimë shumë mirë se pas lufte përsëri pati përpjekje të jashtëzakonshme për të mos e njohur kontributin e Shqipërisë si një vend që u rreshtua në koalicioni antifashist, por për ta paraqitur atë si një vend humbës duke shfrytëzuar faktin që... Gazetari: Kjo ishte kryesisht nga fqinjët, kanë qenë grekët që kanë luajtur një rol... Presidenti Meta: Fqinjët gjithnjë kanë patur ndikim të rëndësishëm pasi ata kanë pasur aleanca shumë më të forta se ne. Gazetari: Edhe për momentin duket që kemi një tension me grekët për çështjen e ndarjes së detit dhe kam përshtypjen se pala greke ka drejtuar gishtin nga ju si njeriu që po e pengoni këtë marrëveshje. Presidenti Meta: Unë do të theksoj edhe një herë se kam qenë dhe jam tepër i vendosur për marrëdhënie sa më të ngushta sa më miqësore me të gjithë fqinjët dhe padyshim edhe me Greqinë. Dhe unë do t’i bëj shërbimin tim me përkushtimin maksimal kësaj marrëdhënieje edhe me Greqinë, duke marrë përgjegjësitë e mia në radhë të parë në respekt të Kushtetutës së vendit tim dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu që nuk shikoj asnjë arsye... Gazetari: Atëherë pse vjen ky pretendim z. Meta që ju po e pengoni marrëveshjen me Greqinë? Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të merrem me pretendimet e askujt, pasi nuk dua të bëhem pjesë e spekulimeve dhe as e përpjekjeve për të kompleksuar Presidentin e Shqipërisë, që të respektojë Kushtetutën e vendit të tij dhe interesat kombëtare të vendit tim. Gazetari: Jeni i bindur deri në fund për të respektuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e detit? Presidenti Meta: Më duket se jam tepër i qartë. Unë prirem në këto raporte për të qenë gjithmonë bashkëpunues dhe për të respektuar reciprokisht interesat e përbashkëta.

Gazetari: Ditët e fundit ju keni marrë pjesë në një sërë eventesh historike, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, shkuat në përurimin e shtatoreve të tre themeluesve, shkuat në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Ka një tentativë tuajën për të rivlerësuar historinë e Shqipërisë apo janë thjesht aktivitete që ju ftojnë dhe shkon për të marrë pjesë? Presidenti Meta: Së pari, këto janë aktivitete të rëndësishme. Janë aktivitete të cilat kanë të bëjnë me përkujtimin e ngjarjeve madhore në historinë e formimit të shtetit tonë dhe të arritjeve më të mëdha të tij. Kështu që është detyrë e Presidentit t’i respektojë këto ngjarje dhe të japë mesazhet e tij, jo vetëm në nderim të këtyre ngjarjeve dhe këtyre figurave që i kanë krijuar ato, por njëkohësisht edhe të aktualitetit për t’ju përgjigjur sfidave që ne kemi sot si vend apo që kemi si komb. Natyrisht, kur je i ftuar je i detyruar të bësh çdo gjë për të respektuar një kërkesë dhe për të dhënë një mesazh. Gazetari: Përse e firmosët vetëm pas një viti e ca dekretimin e kreun të Shërbimit Informativ Shtetëror? Përse duhet ta mbanit një vit? Po verifikonit, ishte kapriço apo thjesht kështu menduat? Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të kthehem pas por nuk mund të bojkotoj pyetjen tuaj, që do të thotë se më duket se kam qenë i qartë, që nuk më ka pëlqyer mënyra se si është bërë dorëheqja e ish-kreut të SHISH-i si një fakt i kryer dhe kam pritur me qetësi për të parë se si do të performonte nëndrejtori, i cili ishte i propozuar për t’u bërë drejtor. Gazetari: Dhe keni qenë i vëmendshëm ndaj aktivitetit të tij? Presidenti Meta: Patjetër, shumë i vëmendshëm. Gazetari: Dhe ju ka rezultuar që ka qenë korrekt? Presidenti Meta: Besoj se po dhe dëshiroj që me këtë dekretim të përmbushi edhe më mirë ky institucion detyrat e tij në një kohë kur duhet të shtojmë mprehtësinë, ndjekjen dhe parandalimin e gjithçkaje, që mund të na cenojë. Gazetari: Ndërkohë ju e dekretuat propozimin e dytë të Kryeministrit për të njëjtin emër, Sandër Lleshin. A keni ndonjë

lloj pendimi që nuk e bëtë që herën e parë? Presidenti Meta: Nuk kam asnjë pendim sepse nuk e kam pasur të mundur ta bëj këtë gjë herën e parë. Gazetari: Ishte Kushtetuta ajo që ju pengonte? Presidenti Meta: Sigurisht që Kushtetuta ka qenë dhe është shumë e qartë për pajtueshmërinë e një funksioni të tillë civil dhe politik me të qenurit ushtarak aktiv. Gazetari: Personalisht a kishit ndonjë vërejtje për emrin e z. Lleshi apo kjo nuk kishte lidhje me atë? Presidenti Meta: Unë nuk nisem në përmbushjen e detyrës sime nga mendime apo nga vlerësime personale për askënd, por nga përmbushja e detyrimeve kushtetuese. Gazetari: I keni bërë thirrje qeverisë disa ditë më parë që të negociojë, pra të vendosë dialog me banorët e Unazës së Re pas përplasjeve në protesta. Çfarë keni kuptuar më saktë me këtë? Presidenti Meta: Sepse mendoj që dialogu është i domosdoshëm aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër publike, që është në interes të publikut të gjerë, por njëkohësisht edhe kur bëhet fjalë edhe për pronën, për investimet e qindra familjeve dhe të banorëve. Në këtë drejtim kam bërë thirrje për transparencë të plotë sa i takon projektit dhe për një dialog.... Gazetari: Transparencë të plotë për financimin e projektit, pra për shumën e projektit, apo dhe për projektin në vetvete? Presidenti Meta: Transparencë të plotë për gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e këtij projekti me të gjitha fazat dhe etapat e miratimit të tij dhe me të drejtat e banorëve të cilat cenohen për shkak të këtij projekti. Të gjendet një zgjidhje e drejtë. Gazetari: I rikthehem edhe njëherë raportit tuaj kur thatë se tani keni më shumë impenjime institucionale, më pak impenjime të përditshme politike si një politikan që bën fushatë. Në fakt a ju mungon pjesa e fushatës? Është një adrenalinë më vete fushata. Presidenti Meta: Jo, jam mësuar tani pa fushatë... Gazetari: A nuk ju duket dita shumë e qetë? Presidenti Meta: Dita ime nuk është kaq e qetë në kuptimin e angazhimit, sepse është e mbushur me takime, me lëvizje, me mesazhe, me kontakte nga më të ndryshmet, por është një angazhim tjetër. Gazetari: Në një intervistë disa vite më parë më keni thënë se një nga pengjet, nëse mund të quhet i tillë, për arsye të impenjimeve, keni qenë më pak pranë fëmijëve. Tani që keni më pak impenjime, të paktën impenjime me më pak presion me atë që lidhet me votën, sepse fundja fundit ju jeni President i shtetit, keni një axhendë institucionale, jo kaq (Vijon në faqen 7)


INTERVISTA

7 E premte, 30 NENTOR 2018

(Vijon nga faqja 6)

shumë të asaj sfidës së garës që kanë zgjedhjet, a kaloni kohë me fëmijët? Presidenti Meta: Po, natyrisht që tani jam shumë më i vëmendshëm se më përpara. Pra, sa herë që kam mundësi përpiqemi sidomos për festa të ndryshme apo për gëzime familjare të planifikojmë gjithmonë kohën për të qenë së bashku, dhe përpiqem sa më shumë të rri me fëmijët. Gazetari: A janë të lidhur fëmijët me ju? Presidenti Meta: Janë, sidomos vajza e vogël është më shumë. Gazetari: Vajza e vogël është më shumë. Dhe ju zgjodhët ta kishit edhe si Zonjë të Parë. Për cilën arsye? Presidenti Meta: Nuk është se këtu është diçka e përcaktuar, por mua më pëlqen shumë të shoqërohem me Erën, sepse ajo i merr me shumë përgjegjësi këto ngjarjet apo eventet. Gazetari: I merr seriozisht? Presidenti Meta: Është shumë e përgjegjshme. Gazetari: Dhe ju ndiheni mirë me të? Presidenti Meta: Po, ndihem shumë mirë. Është shumë patriote në kuptimin më të mirë të fjalës. Gazetari: Çfarë pasionesh kanë? Djali është i madh... Presidenti Meta: Po, djali 18 vjeç, vajza e madhe 20 vjeç, kurse vajza e vogël po bën 13 vjeç. Gazetari: Çfarë të ardhmeje mendojnë se duan të kenë? Çfarë kanë zgjedhur? A iu intereson politika? Presidenti Meta: Nuk jam i sigurt për këtë gjë dhe asnjëherë nuk do të doja t’i nxisja për diçka për të cilën ata nuk janë të motivuar. Gazetari: Më keni thënë që nuk do të kishit shumë qejf të merreshin me politikë. Pse? Presidenti Meta: Nuk mund ta them këtë gjë, por do të ishte një gabim i madh kur prindërit përpiqen t’i nxisin fëmijët në një drejtim të caktuar, pasi edhe politika nuk është diçka që trashëgohet... Gazetari: Që fitohet nëpërmjet karizmës personale... Presidenti Meta: Është një dhunti që e ke apo që e fiton. Çdo përpjekjeje për t’i futur në një rrugë të sforcuar fëmijët, në çdo lloj profesioni, jo vetëm në këtë drejtim, është e gabuar. Gazetari: Në fakt ju kur keni qenë i ri, keni provuar shumë gjëra. Keni provuar të merreni me sport, sfida normale që ka qenë ajo e shkollimit. Keni provuar të merreni me komentimin sportiv, me gjithçka. Duket që ju ishit vazhdimisht në kërkim të kësaj gjëje. A janë edhe fëmijët në këtë tip? Presidenti Meta: Nuk mund ta them, por është ende herët... Gazetari: Për të parë se çfarë drejtimi do të marrin? Presidenti Meta: E rëndësishme për mua është që të jenë profesionistë shumë të mirë në profesionet që ata do të zgjedhin.

Kjo është kryesorja. Pastaj përsa u takon aspekteve të tjera të karakteri social, shoqëror ajo mbetet për t’u parë. Gazetari: Zoti Meta, a ndiheni keq në këto raste, që i quajnë evente pak më të gjera në nivel ndërkombëtar, kur ju shkoni si president pa Zonjën e Parë? Presidenti Meta: Nuk jam i vetmi, ka plot raste të tilla. Nuk ka asnjë arsye. Gazetari: Po për këto raste, moszgjedhja e Zonjës së Parë, a ka qenë një zgjidhje e zonjës Kryemadhi për ta ndarë nga posti i saj si kryetare e LSI-së? Presidenti Meta: Po sigurisht që ka qenë një zgjidhje e saj dhe është normale, është e natyrshme, sepse kjo gjë nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë. Së dyti, mendoj që rasti ynë me rastet e vendeve të tjera nuk është e njëjta gjë, pasi kuptohet që këtu angazhimi si Zonjë e Parë është një angazhim i karakterit përfaqësues apo shoqërues, por nuk është ai angazhim që është në disa vende të tjera, që kanë një traditë tjetër dhe që ky përfaqëson një institucion të përveçëm. Gazetari: Këtu është më pak formale, po thoni, se sa në vendet e tjera? Presidenti Meta: Domethënë që nuk është një gjë e domosdoshme. Gazetari: Ndërkohë që ju keni hyrë në politikë në moshën 22vjeçare. Sot ju keni 26 vite në politikë. Pra edhe më herët se mosha 22-vjeçare. Pra keni 26 vite i angazhuar në politikë. Duket sikur nuk keni pasur jetë tjetër përveç politikës? Pasi 23 vjeç keni qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë. 22 vjeç keni qenë një nga themeluesit e FRESSH-it. Keni qenë një person i njohur që në moshë të re. Duket sikur nuk keni pasur një jetë private tuajën. Gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut. A ndikon pozitivisht apo negativisht te një njeri kjo gjë? Presidenti Meta: Kjo është relative, varet se si e shikon. Sigurisht që gjithmonë që njeriu ka preferencat e tij, ka botën e tij shpirtërore, pasionet e tij, dhe unë i kam këto pavarësisht nga jeta publike dhe nga kufizimet e privatësisë. Fakti që ende vazh-

doj do të thotë që nuk dua të ankohem. Gazetari: Në moshën 22-vjeçare kur ju hytë në Partinë Socialiste që të gjithë ishin të rinj në politikë. Nuk është se kishin ndonjë karrierë të madhe, me përjashtim të dikujt që mund të kishte bërë një lloj karriere në Partinë e Punës, por edhe ajo nuk mund të quhej karrierë, sepse ishte një parti e vetme. Kush ka qenë nga më të moshuarit, por i quaj tani, që ka ndikuar më shumë në fillimet tuaja? Presidenti Meta: Mendoj se një ndikim të veçantë ka pasur Dritëro Agolli, për arsye se ishte një figurë shumë e madhe dhe unë duke qenë se isha edhe deputeti më i ri dhe rrija pranë tij... Gazetari: Një figurë që ishte më e relaksuar për politikën se sa të tjerët? Presidenti Meta: Jo, jo! Ishte një figurë që kishte një filozofi krejt tjetër dhe ishte sa i mençur e i ditur, aq edhe lojtar, në kuptimin e përshtatjes me të gjitha palët, me situatat e reja. Kishte një pragmatizëm të paparë dhe thellësi mendimi, gjykimi. Në mandatin e parë 1992-1996 pothuajse të gjithë kohën rrinim bashkë, jo vetëm në Parlament, por edhe jashtë Parlamentit. Dilnim bashkë nëpër rrethe, kudo nëpër takime, në Sarandë, në Skrapar, në Korçë, në mbarë Shqipërinë, dhe me Dritëroin mësoje në çdo moment, edhe kur rrije në makinë. Mënyra se si bisedonte me njerëzit, se si këndonte, se si e ç’tensiononte situatën... Gazetari: E kishte të mirë komunikimin? Presidenti Meta: Ai ishte brilant në të gjitha komunikimet. Domethënë edhe me gangsterin dinte si të sillej. Me intelektualë, me fshatarë, me ekstremistë politikë të njërit krah apo të tjetrit. Ishte një figurë jashtëzakonisht krijuese, ishte spontan, ishte i jashtëzakonshëm. Gazetari: Pra ky ishte po e quajmë një nga personat që luajti një rol ndikimi në fillimet e juaja? Presidenti Meta: Po. Ka pasur një rol të veçantë për arsye sepse edhe emri i tij, plus që unë kur kam qenë i ri kam qenë shumë i dhënë edhe pas letërsisë dhe ai

ka qenë një shkrimtar e një poet shumë i dashur për mua. Dhe shpesh unë i recitoja poezitë e tij. Ai kënaqej, por nga ana politike për mua ai ishte një shkollë e veçantë. Gazetari: Cila ishte poezia e Dritëro Agollit që ju ka ngelur në mendje? Presidenti Meta: Ajo që më ka ngelur më shumë është “Devoll, Devoll”, por më ka ngelur më shumë, jo kur e kam mësuar në shkollë, sepse e kam mësuar të plotë, por sidomos kur kam qenë një herë në Devoll, në muajin nëntor dhe po shkonim në fshatin Arrëz. Kishim një makinë “Land Rover” – makina shumë të forta kanë qenë ato në ato kohë, – dhe aty kam parë baltën e Devollit, dhe kam kuptuar që kjo çështja e baltës, të cilës ai i referohesh aq shpesh nëpër poezitë e tij, nuk ishte një krijim, por ishte një gjë shumë e vërtetë... Gazetari: E prekshme. Presidenti Meta: Po. Dhe e lamë makinën, sepse makina ecte dhe duke qenë se ishte një baltë e madhe, rrëshqiste dhe ishte e pamundur që të ngjitej. Kështu që e përmenda këtë për të thënë se Dritëroi ka qenë i vërtetë edhe në poezitë e tij. Gazetari: Po raportet me Fatos Nanon, si i keni pasur? Raporti juaj ka qenë kur ai ishte kryetar i partisë, kur ju u bëtë nënkryetar, edhe pse në burg... Më pas ka pasur shumë ulje-ngritje. Si do ta përcaktonit sot? Presidenti Meta: Raportet e mia me Nanon gjithmonë kanë qenë shumë të sinqerta nga ana ime. Unë kam pasur vlerësimet e mia shumë pozitive për të. Kam pasur kritikat e mia për të në aspektin që nuk kam qenë në një raport... Gazetari: Por ju kështu më thatë edhe për Ramën, që i keni pasur të sinqerta? Për Berishën të sinqerta. Për Nanon të sinqerta? Po ndonjë njeriu a ua keni “futur”? Se në politikë gjithmonë ka... Presidenti Meta: Unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë kjo?! Gazetari: “Futur” në kuptimin politik të fjalës? Presidenti Meta: Ajo që po theksoja është se kanë qenë shumë të sinqerta. Mund të kem pasur ato mendimet e mia të kundërta për

shumë çështje. Këto ia kam shprehur hapur. Gazetari: Si ishte Fatos Nano si personazh? Dhe si kryetar i Partisë Socialiste? Presidenti Meta: Mendoj se ai ishte një politikan, i cili kishte vizion. Kur ishte i qetë mund të bënte analiza të shkëlqyera, të kapte thelbin e çështjeve, të problemeve. Gazetari: Ishte inatçor? Presidenti Meta: Po, edhe ishte, edhe s’ishte në kuptimin që... Gazetari: Harronte shpejt? Presidenti Meta: Ishte sa inatçor, aq edhe tolerant në kuptimin e reflektimit. Gazetari: Kur i ktheheni sot mbrapa, në vitin 2004 nuk shihnit ndonjë zgjidhje tjetër veç largimit nga Partia Socialiste? Ju kishit qenë kryeministri, zëvendëskryeminstri i kësaj partie? Presidenti Meta: Së pari, nuk mu la një alternativë tjetër dhe së dyti, unë jam shumë i lumtur që kam ndërmarrë një nismë të tillë, pavarësisht se ajo nuk ka qenë një gjë e lehtë dhe e thjeshtë, pasi përmes krijimit të LSI-së unë u dhashë shumë mundësi shumë njerëzve, shumë të rinjve që do ta kishin të pamundur që t’i kishin këto mundësi për të treguar aftësitë e tyre në jetën politike. Gazetari: Ndërkohë sot, çfarë raportesh keni me Nanon? Komunikoni? Presidenti Meta: Kur shihemi, përshëndetemi. Gazetari: Pra, është një raport relativisht korrekt? Presidenti Meta: Për mua është një raport korrekt. Gazetari: Thonë që ju keni një dobësi – po e quaj në thonjëza “dobësi”, – për Erion Velinë. A është e vërtetë? Presidenti Meta: Se çfarë thonë, nuk e di. Gazetari: Unë e kam për detyrë t’ju them ato që thonë. Presidenti Meta: Kam raporte tepër korrekte me të gjithë. Dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës është një bashkëpunim institucional. Gazetari: Përtej institucionalit, a mendoni se është duke punuar më mirë apo keni një raport më të afërt me të se sa me Kryeministrin? Presidenti Meta: Këtë e gjykojnë qytetarët. Unë për aq sa më lidh kjo punë, mund them se Bashkia e Tiranës ka bërë një punë shumë të mirë për “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”. Ka pasur një angazhim shumë të mirë, si asnjë bashki tjetër mund të them, deri tani. Dhe kjo për mua është shumë pozitive. Për çështjet e tjera le të gjykojnë qytetarët, nuk është e drejta ime. Gazetari: Zoti Meta, cili ka qenë momenti më i vështirë në politikë, në 26 vite? Presidenti Meta: Ka pasur shumë. Është si puna e bukurive të Shqipërisë. Marrë me shkurtime nga emisioni “OPINION” në “TV KLAN”


POLITIKE

8

E premte, 30 NËNTOR 2018

RAPORTI

MINISTRI

Rezoluta për Serbinë, PE: Rajoni të mos synojë shtete një-etnike

Blendi Klosi i përgjigjet Edi Ramës për luftën partizane kundër ballistëve D ebati që krijuar të çara të mëdha në PS në lidhje me Luftën Nacional-Çlirimtare dhe rolin e ballistëve, me ish-kryetarin e tyre Mit’had Frasheri, ka sjellë edhe një reagim me finesë, por edhe stoicizëm për partizanët. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi poston një foto të djalit të tij përkrah 4 gjyshërve të tij partizanë. Ndërsa thumbon politikën duke shkruar

se renditja në anën drejtë të historisë mund ti bëjë brezat pasardhës krenarë. Ndërkohë kryeministri Rama ka lartësuar këto rolin politik të kreut historik të Ballit Kombëtar, Mit’had Frasheri. Partizanët dhe PS deri tani e ka quajtur bashkëpunues me nazizmin, ish-kreun ballist. Ministri Klosi, duke qenë 24 karatsh i majtë, bile me tradita partizane nuk

ka heshtur, por ka gjetur mënyrën e tij për të reaguar: “Aroni, krenarë për 4 stërgjyshët partizanë! Çfarë vlerash më shumë sesa sakrifica për lirinë dhe renditja në anën drejtë të historisë mund ti bëjë brezat pasardhës krenarë ?? Lavdi dëshmorëve dhe atyre që sakrifikuan për Shqipërinë e lirë e që kemi detyrën ta bëjmë më të mirë. Gëzuar 29 Nëntorin!”, shkruan Klosi.

Deputetja e LSI-së: Negociatat kanë problem themelor çështjen e pronës. Këto janë disa detyra që duhet të bëjë Rama

“Vota pro e PE”, Gjosha: E mirëpresim, presioni i Ramës i gabuar V

otimi i së enjtes në Parlamentin Europian i raportit të hartuar nga Raportuesi për Shqipërinë në Bruksel, Knut Fleckenstein, votim i cili i hap rrugë procesit të mëtejshëm të çeljes së negociatave të anëtarësimit në BE është përshëndetur nga klasa politike shqiptare. Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt familjes së madhe të Bashkimit Europian. Ajo në fjalën e saj përshëndeti Parlamenti Europian, i cili votoi me 459 vota raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, si një mundësi për hapjen e negociatave në qershor të 2019. Ish-ministrja e Integrimit theksoi se një ndër problemet bazë të Shqipërisë mbetet reforma zgjedhore, e cila ka pesë vite që pret në sirtaret dhe kjo sipas saj është një ndër pikat kyçe të anëtarësimit drejt BE-së. “Parlamenti Europian ka qenë mbështetëse i Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit. Unë e kam thënë se për ne negociatat janë jetike. Pavarësisht mesazheve pozitive qe jep PE nuk është se Shqipëria ka shkëlqyer në 5 detyrat kyçe. Unë sërish e përgëzojë dhe në të gjithë fazat duhet të marrim përgjigje pozitive. Reforma zgjedhore ka mbi 5 vite që pret. Sepse OSBE dhe rekomandimet e saj vijojnë të mbeten në sirtare dhe askush nuk shikon për t’i miratuar. Opozita e ka dhënë votën e saj, tashmë është vullneti i mazhorancës për të nisur në implementimin e saj. Është kollaj të thuash se faji është i opozitës. Çështja është se si ne duhet të largojmë shit-blerjet e votave. Ne

mund të shkojmë në Kuvend për ta votuar, e cila në radhë të parë duhet ta garantojë votën e qytetarit. Gurët luhen atëherë kur nuk ke bërë detyrat e shtëpisë. Atëherë luhet kjo karta e shfrenuar e nacionalizmit, patjetër që ka edhe një presioni që i vendoset PE. Aspirata e shqiptarëve është Bashkimi Europian. Në vend që këto dy shtete të fokusohen të bashkëpunimi, tek forcimi i tregjeve. Bashkimet e kufijve janë tema që hidhen në tryezë, të cilat behën për të larguar vëmendjen nga një sërë

çështjesh. Numri i madh i azilkërkuesve, që Shqipëria ka tek vendet më kryesore të BE-së është problem i madh. T’i je i detyruar t’ia njohësh pronën, ti duhet ta njohësh dhe ta respektosh atë, duke respektuar ligjin dhe qytetarin”, tha Gjosha. Gjithashtu, ish-ministrja e Integrimit foli edhe për deklaratat nacionaliste të Kryeministrit Edi Rama ditë më parë në Pejë, të cilat i quajti si presione të panevojshme për BE-në. Mes tjerash, deklaratat e Ramës në mbledhjen e përbashkët mes

Parlamenti Evropian miratoi të enjten rezolutën për Serbinë, në të cilën theksohet se janë bërë përparime në reformat ekonomike, por se është më rëndësi thelbësore, të arrihen rezultate të prekshme në reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e mediave. Rezoluta mirëpret “angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”. Gjithashtu eurodeputetët përshëndesin përpjekjet që janë bërë për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën. “Çdo marrëveshje mbi normalizimin e raporteve do të jetë e pranueshme vetëm nëse pajtohen të dyja palët dhe nëse ajo ruan stabilitetin në rajon dhe të drejtën ndërkombëtare” thuhet në rezolutë. Sa i përket idesë për ndryshim të kufijve, Parlamenti Evropian, thekson se “shtetet etnikisht të pastra nuk duhet të jenë qëllim i rajonit” përderisa potencohet struktura shumetnike e Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti i jep rëndësi themelimit të asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe zbatimit të gjitha marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve përfshirë edhe atë për energjinë. dy qeverive në Pejë, Klajda Gjosha i cilësoi si përpjekje për të fshehur disa detyra që në fakt nuk janë kryer siç duhet. Për ish-ministren e Integrimit është shumë e rëndësishme që Europa të fus brenda vetes edhe vendet e Ballkanit, sepse vetëm kështu shton ajo, BE bëhet edhe më e fortë. “Negociatat kanë problem themelor çështjen e pronës. Këto janë disa detyra që duhet të bëjë Rama dhe jo t’i bëjë presion BE me deklarata nacionaliste. Duhej të luhej me rezultate konkrete, kjo do të ishte karta më e mirë. Opozita ka vetëm fjalën, e falënderoj median, e cila na jep mundësinë që të shprehemi në formë dikrekte për të përçuar zërin tek qytetarët. Është e rëndësishme që në muajt në vijim, qeveria duhet të orientohet tek 5 pikat kryesore, përfshirë edhe ekonominë. Borxhi publik po fshehet. Nëse një fëmijë lind sot, ai ka një borxh 3 mijë euro. Ka shumë punë për të bërë, opozita duhet të ngrejë çështjen, por nuk mjafton kjo duhet edhe një dorë për të na mbështetur. Kjo në fakt ka munguar. Nuk e imagjinojë një Bashkim Europian të plotë pa përfshirë edhe vendet e Ballkanit. Ne kemi nevojë për një kontroll shumë herë më të fortë dhe e besoj se procesi i integrimit ka vënë në një linjë disa gjëra”, u shpreh dje deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha.


POLITIKE

9

E premte, 30 NËNTOR 2018

Me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin e Raportuesit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein

I hapet rruga Shqipërisë, PE pro çeljes së negociatave në qershor P

arlamenti Europian ka votuar pro raportit të KE për integrimin e Shqipërisë në BE dhe çeljen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm. PE ka votuar me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime raportin e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ky raport mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm. Dokumenti i hartuar nga eurodeputeti vë në dukje progresin e vendit tona në fushat prioritare, por nënvizon gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së kësaj ecurie pozitive, e sidomos në reformën në drejtësi si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raporti Fleckenstein Në prezantimin e raportit gjatë debatit, Fleckenstein deklaroi se tashmë Këshilli i Bashkimit Europian duhet të mbajë fjalën e dhënë gjatë qershorit dhe duhet të miratojë çeljen e procesit negociator për anëtarësimin e Shqipërisë. Megjithatë, porositë e tij nuk munguan as për Tiranën zyrtare ku kërkohet që të përmbushen detyrat e shtëpisë. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë mbetet për BE-në një çështje thelbësore. Në raportin e përgatitur nga raportuesit Knut Fleckenstein vlerësohen përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe progresin drejt finalizimit të hapjes së negociatave. “Mbështesim plotësisht rekomandimin e Komisionit që të hapen negociatat e pranimit për Shqipërinë në qershor të 2019. Inkurajojmë Shqipërinë për të ruajtur ritmin e zbatimit të reformave. Mirëpresim miratimin e Kodit të Sjelljes së Parlamentit Shqiptar, i cili do të rrisë integritetin dhe transparencën e procesit parlamentar dhe besimin e publikut. Kërkojmë zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR për zgjedhjet. Nevojitet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë me qëllim rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Reforma zgjedhore të adresojë pretendimet për financime të paligjshme të padeklaruara të partive politike. Mirëpresim punën e Komitetit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore të Parlamentit Shqiptar lidhur me pavarësinë dhe depolitizimin e

RAPORTUESI PËR SHQIPËRINË

Reformat, Fleckenstein: Opozita dhe mazhoranca të përballen së bashku me këto sfida

Eurodeputeti gjerman, raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një prononcim për “Deutsche Ëelle”, pas votimit në Parlamentin Europian për raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, u shpreh se vendi ynë tani duhet të vazhdojë me reformat, përfshirë edhe atë zgjedhore. “Një parlament konstruktiv dhe i besueshëm është i pazëvendësueshëm jo vetëm përsa i përket procesit të reformave, prandaj si opozita dhe mazhoranca qeverisëse janë të thirrura që të përballen së bashku me këto sfida”, theksoi dje eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein. administratës zgjedhore, transparencën në financimin e fushatës, regjistrimin e votuesve, përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe votimin e emigrantëve. Reforma të miratohet me konsensus dhe në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të 2019. Kandidatët me probleme penale të përjashtohen nga listat dhe nivelet e qeverisjes”- thuhet ndër të tjera. Brukseli kërkon nga Shqipëria ngritjen sa më shpejt të institucioneve të drejtësisë dhe rikthimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të

Lartë. “Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbatimi i të drejtave pronësore, varen nga suksesi i procesit i zbatimit të reformës gjyqësore. Kërkojmë nga autoritetet shqiptare që sa më parë të përfundojnë krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe të kthehen në funksion Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë”. Raporti shpreh shqetësimin për mos gjetjen e gjuhës së konsensusit nga klasa politike shqiptare për miratimin e ligjeve të tjera të reformës në drejtësi. Në këtë

raport bojkoti i parlamentit nga opozita që prej verës së 2018tës, cilësohet si një shqetësim i madh dhe kërkohet rikthimi i dialogut brenda institucioneve demokratike. Parlamenti Europian i bën thirrje opozitës që të rikthehet në Kuvend. “Ritheksojmë besimin e plotë se dialogu politik duhet të zhvillohet brenda institucioneve demokratike; jemi të shumë të shqetësuar për bojkotin e procesit parlamentar nga opozita”, thuhet në raportin e PE. Po ashtu, PE përshëndet luftën kundër krimit, por kërkon

vijueshmërinë e aksioneve. “Përshëndesim përparimet e bëra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në veçanti arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal të Bajri dhe kërkojmë që të vazhdohen më tej me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme” thotë raporti. Gjithashtu Shqipërisë i kërkohet të forcojë masat për të shkatërruar dhe ndaluar burimet financuese për terrorizmin dhe të merret seriozisht me radikalizmin që përhapet online përmes internetit

RAPORTI PËR SHQIPËRINË, BALLA: NJOHJE E PËRPJEKJEVE PËR ZBATIMIN E REFORMAVE

P

arlamenti Europian votoi këët të enjte me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime raportin e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, raport ky që mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm. Lidhur me këtë venduim të Brukselit do të reagonte dje edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati përmes rrjeteve sociale duke lexuar votën pro në Parlamentin Europian të raportit të KE për integrimin e Shqipërisë në BE dhe çeljen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm. “Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me

Bushati përshëndet votimin në PE: Gati për sfidat e reja drejt BE

BE-në. Rezoluta njeh progresin e padiskutueshëm në fushat e lidhura me shtetin e së drejtës

dhe bën thirrje për të hapur bisedimet në 2019. Shqipëria është gati të përballet me sfidat

e reja në rrugën e anëtarësimit në BE”- u shpreh dje në reagimin e tij, ministri Ditmir Bushati. Ndërkohë lajmin e votimit pozitiv për Shqipërinë e ka dhënë edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. “Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.


POLITIKE KOMENT Nga Sali Berisha

D

ata 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipërisë dhe siç dihet, edhe sot vazhdon debati mbi saktësinë e datës së çlirimit, nëse kjo ka ndodhur me datë 28, për ç’ka ekzistojnë të gjitha provat, apo me datë 29 nëntor, siç pretendon e majta shqiptare, datën e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit, madje, edhe pasi festoi dy vitet e para këtë festë me datën 28 nëntor. Rëndësia e këtij debati qëndron në faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë datë, për ta njehsuar këtë festë jo me ditën e Çlirimit, por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavisë, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. Pra, ai falsifikoi datën e çlirimit në mënyrë që, pas bashkimit si republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Shqipëria do të festonte edhe ajo më 29 nëntor së bashku me republikat e tjera, jo Jajcën, por Çlirimin e saj. Mirëpo mjerisht, ende sot e kësaj dite, jo pak shqiptarë dhe në tërësi e majta shqiptare, që edhe sot vazhdon të ketë si “Mekë” Beogradin, nuk janë ndalur në një aspekt tjetër themelor të kësaj date, nuk janë ndalur në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nëntori i vitit 1944 shënoi jo vetëm çlirimin nga një pushtim i huaj, por dhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim të dyfishtë, një tjetër pushtim të huaj dhe një të brendshëm si kurrë ndonjëherë më parë. Kjo pasi në fronin e pushtetit në Tiranë u ul një klikë shqiptaro-serbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit të pavarur të shqiptarëve. Sot, historianë dhe studiues vendas dhe të huaj, me botimet e tyre tejet serioze dhe të shumta të bazuara në mijëra dokumente të arkivave të vendit, të atyre të aleatëve dhe vendeve të tjera, kanë rishkruar historinë në dritën e të vërtetave historike të pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet të rëndësishme kanë shkrirë si rrezet e diellit brymën, malin e lartë të falsifikimeve të histeriografisë hoxhiste. Prandaj sot, bazuar në të vërtetat historike shkencore është koha për reflektim të thellë nga çdo shqiptar kudo që jeton për historinë tonë në tërësi si dhe në rastin konkret edhe rreth kësaj date. Studimet, botimet themelore të këtij çerek shekulli te bazuara në mijëra dokumente dhe raporte të kohës, kanë provuar në mënyrë shteruese së J. B. Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë, për interesa të serbomadhisë, themeluan, me dy qëllime kryesore më të dërguarit e tyre në nëntor të vitit 1941 në Tiranë, Partinë Komuniste të Shqipërisë. Qëllimi i parë dhe më kryesor ishte krijimi i kalit të Trojës, pra i një partie dhe lëvizje jugosllave në Tirane të drejtuar, urdhëruar dhe përdorur prej tyre kundër çështjes shqiptare. Qëllimi i dytë ishte që, në zbatim të porosive të Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo forcë dhe kjo lëvizje shqiptaro-serbe të mobilizonte shqiptarët në luftë kundër pushtuesve. Në këtë kontekst komunistët serbo-malazez shkruan programin e kësaj partie, pa ju referuar as dhe një herë të vetme Kosovës dhe çështjes shqiptare, vunë në krye të saj Miladin Popoviçin dhe emëruan rreth tij Enver Hoxhën dhe vasalet e tjerë. Pra, përfaqësuesit serbo-malazez të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), siç pohon dhe vetë Tito, themeluan, udhëhoqën dhe urdhëruan Partinë Komuniste

10

E premte, 30 NËNTOR 2018

28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri!

të Shqipërisë (PKSH) dhe njësitë e saj partizane gjatë gjithë luftës si parti dhe lëvizje jugosllave. Krahas këtyre, historianët dhe studiuesit kanë faktuar me dokumente të pakundërshtueshme se: udhëheqësit jugosllavë dhe vegla e tyre Enver Hoxha, pas shtatorit 1943, luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve e degraduan në një luftë kryesisht vëllavrasëse civile dhe se PKSH-ja, siç pranon unanimisht vetë Enver Hoxha dhe udhëheqja tjetër e kësaj partie në Plenumin e Dytë të Beratit, zbatoi gjatë luftës një vijë politike terroriste, pra veproi si një organizatë terroriste duke kryer në dhjetëra e qindra raste akte të mirëfillta terroriste. Këto studime të bazuara në dokumente të panumërta kanë provuar se serbët dhe Enver Hoxha dhe vasalët e tyre të tjerë shqiptarë në krye të ushtrisë partizane të Shqipërisë, kryen gjatë luftës kundër pushtuesve, gjenocid dhe krime të rënda kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve. Kjo klikë terroriste dhunoi në qindra e qindra raste konventat ndërkombëtare të Gjenevës, Hagës për mbrojtjen e popullatës civile, robërve të luftës, të sëmurëve dhe të plagosurve të luftës, etj, etj,. E vërteta të detyron, prandaj sot është në interes të çdo shqiptari, të raportit të tij me të vërtetën historike të kombit të shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datë 28 nëntor 1944? Në përpjekjen për një përgjigje objektive të kësaj pyetje do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë, është një medalje me dy faqe. Në njërën anë, është vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam mbasi gjermanët në humbje e sipër të luftës u tërhoqën nga Shqipëria dhe ne dolëm nga Lufta e Dytë Botërore si fitimtarë të renditur në anën e aleatëve. Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre, gjate luftës mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë

dhe, dhjetëra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejtë të historisë. Nderimi për ata që flijuan jetën për idealet e lirisë do mbetet i përjetshëm. Gjaku dhe sakrifica e tyre qëndron në themel të lirisë tonë kombëtare. Sikundër i tillë do mbetet ndërimi edhe për të gjithë ata që luftuan kundër pushtuesve për lirinë kombëtare dhe nuk u sollën gjatë luftës si kainë ndaj vëllezërve të tyre, nuk kryen akte terroriste, gjenocide dhe krime kundër njerëzimit. Ndërsa këta të fundit, për krimet e tyre kanë përfunduar aty ku dhe e kanë vendin si xhelat të popullit tyre, në koshin e plehrave të historisë. Dua të shtoj këtu se këto te vërteta historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze të luftës nga historianët hoxhistë, si: rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfryrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj etj. Këto të vërteta për luftën partizane nuk mund të mohohet as nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit, që udhëheqja komuniste shqiptaro-sllave, kreu gjatë luftës dhe për të cilat meriton çdo dënim, madje nuk mund të mohohen as dhe nga karakteri vëlla-vrasës dhe civil që dominoi këtë luftë, pasi Enver Hoxha dhe klika e tij, për qëllime të pushtetit personal dhe i urdhëruar nga padronët e tij serb, i dhanë asaj pas shkelmimit nga ai të Marrëveshjes historike të Mukjes, në shtator të vitit 1943. Në idenë e saj lufta kundër pushtuesve ishte një luftë e drejtë. Aleatët anglo-amerikanë kishin njohur, vlerësuar dhe mbështetur e financuar dhe furnizuar me armë uniforma, ushqime, specialistë, ushtrinë partizane. Qeveritë e tyre kishin përshëndetur që në fillim luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve. Në mënyrë të pamohueshme, forcat partizane komuniste ishin dhe njesitë më të organizuara dhe më numerike në teatrin e luftës në Shqipëri, dhe kjo jo

për shkak të mbështetjes së tyre të gjerë në popull. Por, para së gjithash, për shkak të dobësive të pamohueshme të nacionalistëve shqiptarë. Është i drejtë dhe plotësisht i justifikuar dhe mendoj unë i detyrueshëm dënimi me ashpërsi i të gjitha qëndrimeve ç’njerëzore antikombëtare i klikës serbo-shqiptare që udhëhoqi luftën partizane. Por është tejet i gabuar mohimi i luftës, i gjakut të derdhur dhe sakrificave të mëdha që partizanët bënë për liri. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se renditja në anën e drejtë të Luftës së Dytë Botërore pati një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Kjo jo vetëm për dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, por edhe për faktin se me gjithë mbështetjen që aleatët i kishin dhënë luftës së popullit shqiptar kundër pushtuesve, ata që në krye të herës kishin lënë të hapur, dhe këtu me sa duket nën ndikimin e Greqisë, çështjen e përcaktimit të kufijve të Shqipërisë. Sipas tyre, kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin pas luftës në Konferencën e Paqes. Këtu qëndron më shumë se në çdo drejtim tjetër dhe rëndësia e pamohueshme e renditjes së Shqipërisë në anën e aleatëve. Pasi renditja në anën e kundërt edhe mund të shoqërohej me ndëshkime të rënda si palë e humbur. Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes së datës së 28 nëntorit 1944, pra datës se çlirimit, është se kjo datë jo që nuk do të shënonte çlirimin e vërtetë të shqiptareve dhe Shqipërisë, por vetëm do të sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shumë herë më të rrezikshëm për vetë ezkistencën e kombit shqiptar, si dhe vendosjen diktaturës 46-vjeçare më të egër, më moniste, si pushtimi i brendshëm më barbar që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre. Kështu që kjo ditë e nëntorit të vitit 1944, në vend që të ishte dita e mrekullisë kombëtare, është dita e vendosjes së një pushtimi të zi për shqiptarët. Këtu më poshtë do të ndalem shkurtimisht në vendosjen e pushtimit

serb, jugosllav pas 28 nëntorit të vitit 1944 në Shqipëri. Ky zëvendësim i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ-së dhe Titos, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, të cilët pasi shitën Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombëtar, aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste jugosllavo-shqiptare që u instalua në pushtet në Tiranë dhe po hynin në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist. At Zef Pëllumbi, dëshmitar i çlirimit të Shkodrës, shkruan në kryeveprën e tij “Rrno vetëm me tregue” se: më datën 29 nëntor Shkrodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllavë dhe se në këmbanoren e Katedrales së qytetit, flamuri shqiptar pa yll u zëvendësua nga një partizan me flamurin jugosllav. Pra, në qytetin e perjetshëm të shqiptarëve valëvitej flamuri i pushtuesve të rinj, si dëshmi tragjike e zëvendësimit të pushtuesve, flamuri i pushtuesit që iku u zëvendësua jo me flamurin kombëtar, por me flamurin e pushtuesit të ri. Kështu, më 28 nëntor të vitit 1994 shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, të mashtruar si kurrë më parë në historinë e tyre, dhe duke mos e kuptuar shumë prej tyre se pikërisht këtë date ata hynë në një pushtim të ri. Më saktë, ata brohoritën atë ditë një klike shqiptaro-jugosllave me në krye Enver Hoxhën, që u instalua në pushtet me projektin makabër të asgjësimit të lirisë së tyre kombëtare, pavarësisë së Shqipërisë dhe aneksimin e saj si republikë e 7-të në Federatën e Sllavëve të Jugut të dominuar nga serbët, armiqtë shekullorë të kombit shqiptar. Pas kësaj dite, pra 28 nëntorit 1944, instalimit në Tiranë të klikës shqiptaro-serbe të Enver Hoxhës, vendosjes së veriut të Shqipërisë dhe më pas edhe Kosovës nga Tito në pushtim dhe administrim ushtarak, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të merrnin dhjetëra mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë. Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtritë e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por në njëfarë mënyre dhe në veriun e Shqipërisë dhe manu-militari do të zhduknin çdo pengesë në rrugën e aneksimit të plotë të Kosovës si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe për asgjësimin e pavarësisë dhe bashkimin e Shqipërisë me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj. Aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë

(Vijon në faqen 11)


POLITIKE ISH-POLITIKANI

11

E premte, 30 NËNTOR 2018

Xhufi shpërthen kundër Ramës: Tradhtar i elektoratit, i pabesë, ke bërë një palo parti… Shndërrimi i Partisë Socialiste në një sekt korruptiv të ashtuquajtur Rilindje, ka qenë shpesh temë e debatit për mjaftë politologë dhe akademikë, duke përfshirë edhe ata me bindje të majta. Në një nga puntatat e fundit të emisionit “Arena” të Dritan Hilës, gjatë diskutimin për piruetat ideologjike dhe politike të Ramës, pa asnjë bosht, historiani Pëllumb Xhufi, ka shpërthyer në akuza të forta. Sipas tij, Rama ka tradhtuar elektoratin dhe është treguar i pabesë ndaj atyre që e kanë votuar. Historiani i njohur gjithashtu, i bën thirrje kryetarit të Rilindjes se, “duhet të ndahet nga hipokrizia e ta ndajë mendjen nëse do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, apo nëse synon ta transformojë këtë parti në atë “palo-partinë”. “Unë mendoj se z. Rama duhet të ndahet nga hipokrizia e ta ndajë mendjen nëse do të jetë kryetari i Partisë Socialiste, apo nëse

(Vijon nga faqja 10) së madhe shqiptare që Josif Broz Tito dhe PKSH-ja dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit të kalit të trojës në Tiranë, injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes së tyre në vartësi të PKJ-së dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të këtyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish-Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Durrës, sipas tyre do të merrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës ne kuadrin Federatës së Jugosllavisë. Madje, duket se për këtë projekt, ata kishin bindur edhe vetë Stalinin, i cili në takimin me Titon dhe delegacionin e tij në Moskë, i kishte porositur qe te “gllabëronin Shqipërinë”. Në të vërtetë, në dokumentin e AVNOJ-it, në nëntor 1943, udhëheqja komuniste jugosllave, pasi nuk ftoi fare përfaqësuesit e Kosovës dhe në kundërshtim me atë që kishte premtuar, Kosovën e la si krahinë të Serbisë. Në këtë konferencë, Tito shpalli në letër Republikën Federative të Jugosllavisë dhe njësitë, apo republikat e saj. Ai në këtë dokument kishte lënë të hapur mundësinë e pranimit në federatë të republikave të tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipërinë, por duke vetëkuptuar, para së gjithash, atë. Kështu që pas datës 28 nentor 1944, jo rastësisht, por në funksion të zbatimit të projektit të aneksimit të Shqipërisë nga federata e Titos, në zyrat e pushtetit të ri në Tiranë, në të gjitha nivelet e tij ne parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, ndërtim, miniera, etj., etj., do të vërshonin mijëra këshilltarë jugosllavë, vendim-marrësit e vërtetë të vendit. Jugosllavizimi me shpejtësi dhe në çdo qelizë i shtetit dhe shoqërisë shqiptare ishte misioni i tyre me kryesor. Madje, autoritetet jugosllave, me lejen e Hoxhës do të instalonin në Shkodër, legalisht një seksion të shërbimit të tyre famëzi OZNA, që vepronte e ushtronte terror njëlloj si në Kosovë, i pavarur dhe me autoritet të plotë kundër qytetarëve shqiptarë në mbarë veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, në mënyrë të pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rrëmbente për në ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit të Shqipërisë, qindra dhe qindra shqiptarë, të cilët ky shërbim i konsideronte anti-jugosllavë. Në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e Titos dhe me zell dhe entuziazëm të veçantë, udhëheqja komuniste e Shqipërisë, do të përfundonte dhe do të firmoste me shpejtësi të rrufeshme, që në muajin dhjetor të vitit 1944, Traktatin e Bashkëpunimit dhe Ndihmës së dyanshme midis Tiranës dhe Beogradit, si paradhome ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufeshëm e firmosi vetë Marshalli Tito. Të dy qeveritë, po në procesin e bashkimit të plotë të të dy vendeve, firmosën

një seri marrëveshjesh të tjera për bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej më vonë nga historianët hoxhistë, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi që të dislokoheshin në Shqipëri divizione të ushtrisë Jugosllave, dhe pas kësaj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me një Komandë dhe Shtatmadhëri të përbashkët, pra unifikimin e komandës ushtarake të të dy ushtrive. Në sistemin arsimor të vendit, në të gjitha nivelet, serbishtja do të bëhej gjuha e detyruar. Të gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, buçisnin nga këngët dhe brohoritjet për Marshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do të mbushnin boshllëkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, që nuk kishin mbështetur apo kishin kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri. Enver Hoxha do të mbante fjalime në Kuç e gjetiu kundër Fishtës, do të krahasonte gjeniun e epikës së letrave tona me Vladan Gjeorgjeviçin, ish-kryeministrin serb në vitin 1913, që kishte kryer masakrat më të mëdha ndaj shqiptarëve dhe ishte shprehur se “shqiptarët, janë njerëz primitivë”. Ekonomia shqiptare u vendos e tëra në duart dhe kontrollin e dhjetëra e qindra ndërmarrjeve jugosllave, që u krijuan me shpejtësi në Shqipëri. Të gjitha shkëmbimet tregtare bëheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vetëm në këto shkëmbime, midis të tjerash, Beogradi grabiste nga Shqipëria sasinë kolosale dhjetëra e dhjetëra tonelata flori, dhe mallra te tjera të cilat pushtetarët komunistë ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtarëve, sipërmarrësve, qytetarëve shqiptarë dhe morën nga Jugosllavia si kundër vlerë punishte, vagona, hekurishte të pa vlerë. Për Enver Hoxhën dhe suitën e tij kriminale antishqiptare, zhdukja nga harta e Shqipërisë së pavarur, bashkimi i saj me Federatën e Jugosllavisë si Republikë e 7-të e e saj, ishte e ardhmja më e mirë, më e sigurt e kombit shqiptar. Në kontekstin e aneksimit të Shqipërisë, asgjësimit të pavarësisë së saj, në mbledhjen e Byrosë Politike, të dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, propozon “bashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar të Përgjithshëm të PKSH Mareshallin Tito, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipërisë me Federatën Jugosllave. Vendosmërinë e tij për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e saj si republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Enver Hoxha, do ta dëshmonte edhe nëpërmjet një letre te drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në këtë letër, ndër të tjera, Enver Hoxha shkruan: “nga shoku Savo, na është sugjeruar ….. një hap tjetër përpara në lidhje me formimin e shteteve tona, d.m.th., në rast se shkohet sa më shpejt në bashkimin e dy popujve tanë”, dhe se: “ky bashkim, s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë

gjë, në vendin tonë punohet me të gjitha format”, dhe vazhdon “por çështja që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë, sikundër na është sugjeruar nga shokët jugosllavë që përmenda më lartë” Më poshtë Hoxha vazhdon “ne kemi nevojë të na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti kur neve duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit dhe të mbërrimë në konkluzione”, dhe së fundi “ne kemi bindjen se, sikundër Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona”. Po në këtë linjë është edhe deklarata e Titos, dhënë agjencisë AP, në vitin 1946, se, “Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t’i aneksohen Shqipërisë”. Kjo deklaratë, është bërë vetëm e vetëm me projektin e “gllabërimit të Shqipërisë etnike” pra, Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare, si dhe shndërrimin e tyre në Republikën e shtatë të Jugosllavisë. Ky projekt ogurzi, në të cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me orën e Beogradit, që po shkonte i sigurt dhe pandalshëm drejt realizimit të tij, do të dështonte vetëm për shkak të keqësimit dhe prishjes së shpejtë të marrëdhënieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë apo marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, por që sigurisht, tashti Stalini nuk do të pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, të Shqipërisë. Këto të dhëna dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se ajo që quhet datë çlirimi dhe qe e majta shqiptare në tërësi, që nga Enver Hoxha gjer te neobllokmenët e sotëm, e mbajnë për arsye të mirëfillta ideologjike si kryefestën e tyre, e festojnë gjithnjë më shumë se çdo feste tjetër është njëkohësisht për kombin shqiptar një ditë me hipotekë të zezë, madje më të zezën në kalendarin e shtetit shqiptar. Kjo ditë shënon largimin, tërheqjen e gjermanit të fundit nga Shqipëria dhe vendosjen e pushtimit të fundit dhe të plotë të shqiptarëve nga serbët armiqtë e tyre shekullor. Shqiptarët dhe serbët në shekuj ishin përballur me dhjetëra e dhjetëra herë. Nga mesi i viteve 1800 e këtej serbët i kishin fituar në tërësi të gjitha luftërat kundër shqiptarëve, kishin dalë në Durrës dhe pushtuar shumicën e territoreve tona, kishin kryer genocide dhe masakrat më të tmerrshme ndaj nesh. Por në të gjitha këto luftëra, serbët kishin pasur ndihmën politike, ushtarake, financiare të perandorive më të mëdha të kohës përveç Austro-Hungarisë. Kurse fitoren e tyre më të madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 nëntorit të vitit 1994 serbët e arritën jo me mbështetjen dhe ndërhyrjen direkte në anën e tyre të fuqive të mëdha, por e realizuan nëpërmjet shqiptarëve, lëvizjes jugosllave që themeluan dhe udhëhoqën në Shqipëri dhe Kosovë me Enver Hoxhën dhe veglat e tyre. Tragjike është se sot pas 70 vitesh, e majta shqiptare në Shqipëri me në krye Edi Ramën, megjithëse ish-pushtuesit e asaj kohë janë miqtë dhe partnerët

synon ta transformojë këtë parti në atë “palo-partinë”, që tentoi pa sukses ta krijonte nga e para në vitin 1991. Por, që të marrë një vendim të pjekur i duhet të lerë për një çast Thoma Akuinin e Konfucin e të lexojë diçka edhe nga historia e Shqipërisë. E di që nuk ia mbushin syrin historianët shqiptarë. Le të lexojë të huajt. Sjelljeve të tij politike u mungon themeli. Janë të sipërfaqshme, konjukturale, pragmatike, reaktive, snobe. Për rrjedhojë, edhe simpatia e publikut ndaj tij s’mund të jetë veçse fluturake, kalimtare. Por nuk është e tillë antipatia, që ai mbjell në mënyrë thuajse të programuar, me paditurinë e me ngacmimet e përditshme e të pavenda, në shtresa gjithnjë e më të gjera të popullsisë, duke filluar nga elektorati i tij socialist, pabesisht i braktisur e i poshtëruar”, e ka portretizuar Pëllumb Xhufi, Edi Ramën. KTHIMI I ESHTRAVE TË MID’HAT FRASHËRIT

“Çlirimi” - Veteranët e luftës te Varrezat e Dëshmorëve: Edi Rama, qeveri neoballiste!

Veteranë të luftës dhe përkrahës të Partisë Komuniste iu bashkuan homazheve për të rënët në luftën Çlirimtare, tek Varrezat e Dëshmorëve. Edhe ata vendosën lule në monumentin “Nëna Shqipëri”. Por edhe këtë përvjetor të 74-të të Çlirimit të Shqipërisë nuk munguan pankarat e tyre për Enver Hoxhën, por këtë herë ata mbanin parulla kundër kryeministrit Edi Rama. Për ta, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, është “neoballiste”. Ky reagim vjen fill pasi kryeministri foli me nderime në rivarrimin e Mid’had Frashërit, i cili, sipas komunistëve dhe veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, ishte bashkëpunëtor me fashistë dhe nazistët. Ai ka qenë edhe kryetar i organizatës Balli Kombëtar. “Lufta Çlirimtare është ndër më të madhërishmet, një nga ato luftëra për jetë a vdekje,” shprehet një anëtar i Partisë Komuniste. Dhe të gjithë në kor thërrisnin: “Edi Rama neoballist!” Gjatë fjalës së tij kreu i Partisë Komuniste, Qemal Çiçollari ka reaguar ashpër kundër vendimit të qeverisë për rivarrosjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ai e ka cilësuar qeverinë e Ramës si neoballiste, pasi sipas tij Mid’hat Frashëri është tradhtar i vendit, ndërsa socialistët e rehabilituan. “Populli shqiptar nën udhëheqjen e Enver Hoxhës përballoi me heroizëm 15 divizione fashiste dhe naziste duke u shkaktuar 70 mijë të vrarë dhe dëme të pallogaritshme. Në këtë luftë dhëmbë për dhëmbë me fashistët dhe ballistët dhanë jetën dëshmorët e atdheut. Populli shqiptar bëri luftë heroike për çlirimin e vendit me në krye gjeniun Enver Hoxha. Kjo luftë fitimtare e shpëtoi Shqipërinë. Në 14 nëntor 2018 populli shqiptar pa edhe dëgjoi ceremoninë për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ky akt është shprehja e qartë e rehabilitimit të kolaboracionistit. Qeveria rilindase socialiste e Ramës është neoballiste dhe neokolaboracioniste. Poshtë qeveria neoballiste e Edi Ramës. Balli Kombëtar përfaqësonte interesat e borgjezisë. Balli Kombëtar zgjodhi bashkëpunimin me nazistët. Dokumentet e nazi-fashitëve vërtetojnë kolaboracionizmin e Ballistëve dhe Zogistëve. Populli i ka paguar shtrenjtë krimet e mëdha të Ballit Kombëtar. Balli Kombëtar vrau 48 mijë dëshmorët e atdheut. Dëgjoi dhe shkrumboi Shqipërinë. Fajtori kryesor për këto krime është kryetari i Ballit Kombëtar Mid’hat Frashëri. Ishte dhe mbeti deri në fund tradhtari i vendit. I bëjmë thirrje popullit të ngrihet kundër qeverisë së Ramës dhe të distancohen nga socialistët” deklaroi kryetari i partisë Komuniste. Në datë 14 nëntor mbërritën në Shqipëri nga SHBA eshtrat e shkrimtarit dhe politikanit, Mid’hat Frashëri duke ngjallur debat për rolin e tij si themelues i organizatës së Ballit Kombëtar”- tha kreu i Partisë Komuniste, Qemal Çiçollari.

tanë strategjik, mban si kryefeste të saj ditën e largimit të gjermanit të fundit nga Shqipëria dhe ditën parë të pushtimit serb dhe kjo vetëm si trashëgimi të etërve barbare, mizorë e tradhtar. Tragjike se sot pas 7 dekadash, Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptarëve se ai ka mik dhe është krenar me miqësinë me presidentin serbomadh Aleksandër Vuçiç që vetëm një muaj më parë gjatë vizitës në Veriun e Kosovës do të betohej se Serbia do të bëhet më e madhe, vetëkuptohet, pra duke marrë dhe spastruar territore të tjera

të Kosovës. Tragjike është se sot pas dy dekadave të çlirimit të Kosovës, argatë të Beogradit në Prishtinë, njëlloj si dikur Miladinët, Dushanët, Fadil Hoxhët kanë marrë në duar dhe tundin në Kosovë dhe në botë flamurin e zi të Serbisë së Madhe. Në këtë shkrim u ndala vetëm në njërin aspekt tragjik që mbart në vete ajo që festohet si dite çlirimi dhe jo në aspektin e saj më katastrofal si ditë e parë e vendosjes së diktaturës me barbare të të gjitha kohërave në Shqipëri, diktaturës hoxhiste.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

P

ër Partinë Demokratike, projekti i Unazës së Re në Tiranë është i paligjshëm, korruptiv dhe në shkelje të plotë të VKM nr. 628 dhe të ligjit të sponsorimeve. Nga foltorja e selisë blu, këshilltari ligjor i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi deklaroi se projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibililiteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh. Po ashtu ai tha se ligji i sponsorizimeve ndalon sponsorizimet për institucionet shtetërore në fushën e ndërtimit të rrugëve, siç ka ndodhur me projektin e Unazës së Re. Sipas tij, përveç kompanive të ndërtimit, Edi Rama ka paracaktuar edhe supervizorin e rrugës, kompaninë “dhuruese” të projektit. Në këtë kontekst, Bardhi paralajmëroi se çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit. “Projekti 40 milionë euro i Unazës së Re është aq korruptiv dhe i paligjshëm, saqë shumë zyrtarë të lartë duhet të ishin sot në burg, duke u hetuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Projekti është në paligjshmëri të plotë, sepse me miratimin e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, qeveria ka anashkaluar procedurat kyçe të realizimit të një projekti madhor publik, siç përcaktohet në vendimin nr 628 të Këshillit të Ministrave, të 15 korrikut 2015. VKM nr. 628 përcakton rregullat për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve, ku më kryesori është studimi i fizibilitetit, ai që orienton qeverinë, nëse një projekt është i dobishëm dhe nëse kosto justifikon përfitimin. Në nxitim për të grabitur 40 milionë euro,

12

E premte, 30 NËNTOR 2018

Gazment Bardhi: Projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibililiteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh

PD: Projekti i Unazës së Re në Tiranë është i paligjshëm, korruptiv

qeveria nuk ka zbatuar VKM nr 628 për të bërë analizën e kostos dhe përfitimeve, ku përfshihet si detyrim ligjor edhe vlera e shpronësimeve. Për shkak të shkeljes së ligjit, sot, askush nuk

e di sa kushton realisht projekti i Unazës së Re. 40 milionë euro është vetëm vlera që Edi Rama ka vendosur të ndajë me 3 kompani të paracaktuara për ndërtimin e 2.2 kilometrave rrugë. Ligji

përcakton se për të shkuar deri tek tenderimi i një vepre si kjo e Unazës së Re duhet të realizohen disa vlerësime. Projekti 40 milionë euro është tenderuar: Pa studim fizibililiteti; Pa vlerësim

të ndikimit në mjedis; Pa analizë kostoje dhe përfitimi; Pa vlerësim shpronësimesh. Procedurat janë kapërcyer qëllimisht për të fryrë faturën e ndërtimit dhe për të shmangur shpronësimet. Paligjshmëria e projektit 40 milionë euro të Edi Ramës nuk ndalet vetëm tek anashkalimi i disa procedurave kyçe, që fshehin vlerën reale të projektit. Nën presionin e protestave të qytetarëve dhe opozitës, qeveria ka pranuar se projektimi i veprës tek Unaza e Re është dhuratë, është sponsorizim nga një kompani private. Ky është një tjetër veprim i paligjshëm me projektin 40 milion euro. Ligji i sponsorizimeve, që në nenin e parë të tij, ndalon sponsorizimet për institucionet shtetërore në fushën e ndërtimit të rrugëve. Por, përsa kohë, projektet tenderohen për të vjedhur, shkelja e ligjit është një normalitet për qeverinë e Edi Ramës. Siç paracaktoi në tenderin korruptiv kompanitë me të cilat do të ndajë 40 milionë eurot tek Unaza e Re, duke pranuar një dhuratë, një sponsorizim të paligjshëm, Edi Rama ka paracaktuar edhe supervizorin e punimeve, që pritet të jetë vetë kompania dhuruese e projektit të paligjshëm 40 milionë euro. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallëzimin e tyre penal. Çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë gjigande korruptive duhet të përgjigjet para ligjit”- deklaroi dje këshilltari ligjor i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

ZËDHËNËSJA INA ZHUPA: KOMPANITË DO TË VENDOSIN VETË DHE PA TRANSPARENCË PËR NJË VEPËR PUBLIKE SE SI DUHET TË IDEOHET, PA PASUR NJË DËGJESË PUBLIKE

PD: Rama manovroi me VKM-në për koncensionet për të favorizuar oligarkët P artia Demokratike përmes zëdhënëses së saj, Ina Zhupa, akuzon kryeministrin Edi Rama se me ndryshimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) për koncesionet (PPP-të) po favorizon oligarkët. Përmes një qëndrimi të shprehur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Zhupa publikon vendimin e Këshillit të Ministrave, të datës 21.11.2018 lidhur me Partneritetin Publik Privat (PPP). Ajo thotë se nga VKM-ja i mëparshëm, hiqet definicioni i fjalës “projekt” dhe vendoset definicioni fjalës “propozim i pa kërkuar”, duke ju mundësuar kështu pozitë favorizuese kompanive ofertuese te paraqesin në mënyrë unifikuese idenë e tyre te realizuar privatisht një vepër publike. Sipas saj, ndryshimi

tjetër është ai që lidhet me bonusin e kompanive që marrin nga institucionet publike kontraktore. Shuma e vlerës së rimbursuar, thotë

zëdhënësja e PD-së, nga 2% që ishte, qeveria e ka 5-fishuar duke e rritur në 10% te vlerës së përllogaritur. “Manovra e Ramës me ndryshimin e VKM

për koncesionet (PPP) për të favorizuar oligarkët klientë me oferta te pakërkuara. Qeveria Rama me VKM nr. 696 datë 21.11.2018 ka vendosur të ndryshoj vendimi e mëparshëm nr. 634 date 1.10.2014 “PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PUNËVE PUBLIKE DHE SHËRBIMEVE”. Përkatësisht në Nenin 14 te VKM nr. 634 date 1.10.2014 hiqet definicioni i fjalës “projekt” dhe vendoset definicioni fjalës “propozim i pa kërkuar” duke ju mundësuar kështu pozitë favorizuese kompanive ofertuese te paraqesin në mënyrë unifikuese idenë e tyre te realizuar privatisht një vepër publike. Pra, kompanitë tashmë do të vendosin vetë dhe pa transparencë për interesin e një vepre publike

se si duhet të ideohet, pa pasur një dëgjesë publike apo kontroll paraprak nga autoriteti kontraktor publik. Ndryshime ka pësuar edhe Neni 15 i VKM që lidhet me bonusin e kompanive që marrin nga institucionet publike kontraktore gjate procesit te përgatitjes dhe propozimeve qe ofrojnë për punët publike. Shuma e vlerës se rimbursuar nga 2% që ishte, qeveria e ka 5-fishuar duke e rritur ne 10% te vlerës së përllogaritur që iu jepet nga qeveria kompanive te cilat propozojnë oferta të pakërkuara. Pra me këto dy ndryshime qeveria Rama, iu shërben më shumë interesit privat të kompanive të privilegjuara sesa interesit publik të qytetarëve”- deklaroi dje zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

13 E premte, 30 NENTOR 2018

LSI HOMAZHE NË 29 NËNTOR

Kryemadhi: Nderojmë ata që sakrifikuan për atdheun K

ryetarja e LSI, Moni ka Kryemadhi dhe drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan dje homazhe për74 vjetorin e Ditës së Çlirimit. Në një prononcim për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryema-

dhi deklaroi se nderimi për dëshmorët është një gjest mirënjohje ndaj atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit. "Do doja që në emër të LSI, nëpërmjet këtij ceremoniali, ku vendosim kurorat çdo vit, respektojmë dhe të nderojmë

dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të gjithë ata djem dhe vajza që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e tyre, për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues, në luftën kundër nazifashizmit. Nderimi ynë ndaj

këtyre djemve dhe vajzave është më e pakta që mund të bëjmë për ta sepse ata janë të cilët i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe nuk i morën asgjë",- tha Kryemadhi. Kryemadhi shtoi se nderimi i LSI-së për dëshmorët e atdheut do të jetë

pafundësisht, jo vetëm thjesht në një ditë ceremoniale por do të jetë pafundësisht duke i kujtuar ata, duke i vlerësuar ata dhe duke i vendosur ata në historinë e shqiptarëve, të cilët e kanë të domosdoshme për t'jua kujtuar herë pas here.

KRYEBASHKIAKU VELIAJ I URON SHQIPTARËVE DITËN E ÇLIRIMIT

FESTA

Kanadaja uron në shqip Pavarësinë e Shqipërisë Urimet për festën Kombëtare të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë ardhur edhe nga Kanadaja. Deputetja Julie Dabrusin, teksa ka folur të mërkurën në seancën plenare të Parlamentit ka uruar festën e Shqipërisë në gjuhën shqipe. Në fjalën e saj, deputetja është ndalur shkurt në domethënien dhe rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët. "Pas 5 shekujsh, nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912. Shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si 'Dita e Flamurit", tha ajo.

“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohje veteranëve” Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar në këtë ditë të shënuar për vendin, 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, të gjithë shqiptarët. "Përmes një postimi në twitter, Veliaj shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut duke bërë që vendi ynë të jetë I vetmi në Europën Lindore që çlirohet me forcat e veta. "Lavdi Dëshmorëve të Atdheut Mirënjohje veteraneve e familjareve te atyre qe dhanë jetën për liri, ne te vetmin vend të Europës Lindore qe u çlirua me forcat e veta - pa marshimin e trupave sovjetike në tokën tonë", ka uruar Veliaj.


AKTUALITET

P

as 11 vjetësh historie suksesi në median shqiptare, duke u shndërruar në një zëdhënës të interesit publik, Radio Televizioni Ora News është renditur përkrah mediave më të rëndësishme të botës, që çdo ditë përcjellin në kohë reale e profesionale informacionin mbi aktualitetin politik, ekonomik e social në Itali. Urdhri i Medias Profesioniste të Huaj, (Stampa Estera), me një histori më shumë se një shekullore, ka prezantuar, dje, në Romë logon e tij zyrtare, 26 vjet pas asaj të fundit. Për herë të parë, në logon zyrtare, si pjesëtare e këtij urdhri përfshihet edhe një media shqiptare. RTV Ora News ndan hapësirën e logos së përbashkët me mediat lider të informacionit në botë si Reuters, Associated Press, The New York Times, Le Figaro,The indipendent, NBS News, The Daily, El Pais, Observer, De Telegraph etj. Në një intervistë për gazetaren e Ora News në Romë, Alba Kepi gazetari holandez Maarten Lulof van Aalderen, korrespondent në Romë i “De Telegraaf” e zëvëndës President i Urdhërit Profesional të Medias së Huaj në Itali vlerëson si një risi mjaft të bukur që deri më sot mungonte. Alba Kepi: Dje u zhvillua një event mjaft i rëndësishëm

14

E premte, 30 NËNTOR 2018

“Ora News” pjesë e urdhrit të Medias Profesioniste të Huaj

për Urdhërin e Gazetarëve të huaj në Itali. U inaugurua logo e re. E treta në historinë e tij mbi 100 vjeçare e me një risi të rëndësishme për Shqipërinë. Maarten Lulof van Aalderen: Po ka një risi mjaft të bukur pasi për herë të parë në logon tonë është një kanal i rëndësishëm

GREQI

Policia sekuestron 87 kg marijuanë

Dy operacione të policisë greke, kanë goditur trafikun e drogës nga Shqipëria. Në kufirin greko-shqiptar, në Kallpaq, policia greke ka ndaluar një mjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 6 pako me 38 kg marijuanë. Gjatë operacionit është ndaluar vetëm drejtuesi i mjetit, shqiptar 23-vjeç ndërkohë që pasagjeri ka arritur të largohet me vrap. Në Selanik është kapur një bashkëpunëtor i tyre, grek 26-vjeç. Ndërkohë në një operacion të dytë në Selanik, janë sekuestruar 5 pako me 49 kg 300 gram marijuanë dhe janë arrestuar dy grekë, teksa po fusnin drogën në një automjet.

televiziv shqiptar e që ju e njihni mirë pra RTV Ora News Shqipëria. Është një risi mjaft e bukur që deri më sot mungonte. Mendoj se është një gjë mjaft e mirë që ky kanal televiziv shqiptar është pjesë e Urdhrit tonë. Urdhri ynë ka gazetarë e media nga e gjithë bota e mungonte Shqipëria, vendi

kaq pranë Italisë. Sot ky boshllëk tashmë është bërë realitet. Alba Kepi: Sa i rëndësishëm është roli i urdhrit të medias të huaj profesioniste në Itali në përcjelljen e informacionit? Maarten Lulof van Aalderen: Është mjaft i rëndësishëm, Kemi mbi 200 media

anëtare e mjaft gazetarë që ndihmojnë në lehtësimin e punës së çdonjërit prej nesh. Organizojmë çdo ditë konferenca të rëndësishme shtypi ku marrin pjesë kryeministra , ministra, politikanë, parlamentarë, magjistratë, sipërmarrës, ambasadorë etj. Shkëmbejmë informacione me njëri-tjetrin, kemi një jetë social mjaft të rëndësishme në punën tonë, punojmë mjaft me agjencitë e informacionit italiane e të huaja, me mediat e përditshme. Pra kemi mjaft burime informacione që ndihmojnë punën e anëtarëve të këtij urdhri. Urdhri i Gazetarëve të Huaj në Itali ka një histori mbi një shekullore dhe është unike në botë. Selia jonë është në zemër të Romës historike e jemi të kënaqur që tashmë kemi pjesë e saj është dhe një media shqiptare, pra Ora News e cila pasuron punën e Medias së huaj në Itali. Alba Kepi: Atëherë le t’i urojmë fat Ora News Albania? Maarten Lulof van Aalderen: Me shumë kënaqësi i urojmë paç fat e suksese Ora News Albania

ELBASAN

Zaranika, përroi që mban zgjuar banorët Z

aranika është përroi që përshkon qytetin e Elbasanit dhe në stinën e dimrit shkakton situata të rënda me përmbytjet e disa lagjeve. Gjendja e tij sot është skandaloze por bashkia thotë se priten fonde për investimin në të. 5.2 kilometra i gjatë nga diga në veri të Elbasanit deri në grykëderdhjen Shkumbin. Është Zaranika, me shtrat zgavrash dhe meremetime skandaloze. Në të dy anët përroit shtrihen disa lagje të qytetit. Shumë pallate dhe banesa me themelet ngjitur. Çdo vit aty shpenzohen qindra milionë lekë. Por sapo ndreqet një zgavër hapet një tjetër më e madhe. Me ardhjen e dimrit banorët përfshihen në panik. Nëse përroi del nga shtrati i

gjithë qyteti përmbytet. Pak vite më parë përroi i Zaranikës kaloi nën administrimin e bashkisë. Studimet për zgjidhjen e problemit kanë kohë që janë dorëzuar. Vetëm për

digën nevojiten të paktën 5-6 milionë euro. Edhe këtë dimër elbasanasve, sidomos të kësaj ane, do t’u duhet të kalojnë netë pa gjumë nga frika se mos përfundojnë në lumë.


AKTUALITET

15

E premte, 30 NËNTOR 2018

Përhapja e dhunës në familje është e madhe, sepse shumica e rasteve nuk denoncohen dhe të mbijetuarit e dhunës në familje e konsiderojnë këtë çështje si personale

E

dhe sa? 2018 do të mbyllet me një bilanc të frikshëm. 16 gra e vajza humbur jetën nga dhuna në familje. Në 2017, 10 gra mbetëm viktima të dhunës, ndërsa pëgjatë 8 viteve të fundit, 106 gra dhe vajza janë vrarë dhe masakruar. Dhuna në familje, vazhdon të jetë e përhapur në të gjitha shtresat e popullsisë. Sipas INSTAT dhe UNDP, rreth 53 për qind e grave (rreth 750 mijë gra) janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës në familje të paktën një herë në jetën e tyre. Përhapja e dhunës në familje është edhe më e madhe, sepse shumica e rasteve nuk denoncohen dhe të mbijetuarit e dhunës në familje e konsiderojnë këtë çështje si personale. “Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëz”, shkroi Ariela Murati, një studente 22-vjeçare e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, e cila u vra nga djali që e pëlqente por ky i fundit vrau edhe veten. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), një organizatë e rëndësishme për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në vend, me rastin e 16 Ditëve të Aktivizmit për Eliminimin e Dhunës Gjinore, përmes një deklarate publike, shprehu shqetësim të thellë për situatën e rëndë të dhunës kundër grave dhe vajzave në Shqipëri. Altin Hazizaj, drejtor i CRCA-së dhe anëtar i Këshillit Kombëtar

16 femra të vrara gjatë 2018-ës RAPORTI “Dhuna në familje, vazhdon të jetë e përhapur në të gjitha shtresat e popullsisë. Sipas INSTAT dhe UNDP, rreth 53 për qind e grave (rreth 750 mijë gra) janë shprehur se kanë qenë viktima të dhunës në familje të paktën një herë në jetën e tyre”.

ÇDO DITË “Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, ҫdo ditë në Shqipëri arrestohen dy meshkuj për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike në familje dhe një në ҫdo tri femër përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj bashkëshortore”.

për Barazinë Gjinore në Shqipëri, thotë se përgjegjësi kryesore mbajnë edhe bashkitë në Shqipëri, pasi për të, në 28 vjet nuk kanë arritur të ndërtojnë thuajse asnjë shërbim komunitar për zgjidhjen e konflikteve. “Shqipëria po kthehet në një shesh beteje për të drejtat e grave dhe vajzave! Nga njëra anë kemi një lëvizje gjithnjë në rritje të shoqërisë për arritjen e barazisë burrë-grua, por nga ana

LEZHË

Fshatrat pa drita, banorët: Duam zgjidhje

tjetër vlerat tradicionale dhe kulturore që e shikojnë dhe e trajtojnë vajzën dhe gruan si pronë prodhojnë dhunë dhe vrasje! Në këtë drejtim, përgjegjësi kryesore mbajnë bashkitë kudo në Shqipëri, pasi në 28 vjet nuk kanë arritur të ndërtojnë thuajse asnjë shërbim komunitar për fuqizimin e familjeve dhe zgjidhjen e konflikteve”. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ҫdo ditë në Shqipëri arres-

tohen dy meshkuj për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike në familje dhe një në ҫdo tri femër përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj bashkëshortore. Përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha pasi pjesa e madhe e rasteve mbetet pa u denoncuar, ngaqë viktimat e shohin dhunën si një ҫështje private dhe jo ҫështje të drejtash ku hyn shteti, shoqëria, komuniteti. Jo të

ITALI

gjitha viktimat ose viktimat potenciale të dhunës në familje në Shqipëri e kanë informacionin /vetëdijen se e drejta e jetës është një e drejtë bazë e njeriut, e sanksinuar në Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara dhe Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian. Parandalimi i dhunës apo mësimi i modeleve të reja për zgjidhjen e konflikteve dhe komunikimin tek fëmijët dhe të rinjtë, ende nuk kanë dhënë ndikimin e pritur.

U kap për grabitje, motra: E futën në kurth T

Zejmen, Pllanë, Treshit, Spiten por edhe shumë fshatra të tjerë në Lezhë, shumicën e kohës e kalojnë në errësirë. Mungesa e energjisë elektrike është kthyer në makth në këto zona, kryesisht gjatë stinës së dimrit por jo vetëm. Shkak i ndëprerjes së energjisë është amortizimi i rrjetit, në të cilin nuk është investuar prej dekadash. Banorët thonë se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, ndërsa investimet në rrjet kanë munguar në këtë zonë. Punonjësit e OSHEE ndodhen në terren ku po punojnë për gjetjen e defektit, i cili sipas tyre ka ardhur si pasojë e motit të keq dhe amortizimit të rrjetit.

re shqiptarë u arrestuan si autorë të një sërë grabitjesh të regjistruara javët e fundit në provincën e Trevisos. Shqiptarët e arrestuar janë: Mirsad Arci, Edmir Sadiku, dhe Taulant Leka. Ky i fundit ishte sipërmarrës i kompanisë Mediatech dhe shiste materiale ndërtimi. Ata u kapën pranë urës Busche, bashkë me sendet e vjedhura nga katër grabitjet e kryera. Atyre ju gjetën orë Rolex dhe Cartier, bizhuteri të shtrenjta, syze dielli dhe mjete elektronike. Ata vidhnin gjithçka që u dilte para syve” shkruan Il .trevisotoday.it. Policia ka identifikuar gjithashtu një vilë luksoze në Treviso, ku ishin fshehur sendet e vjedhura, përfshirë bizhuteri të shumta, unaza martese, gurë të çmuar dhe

artikuj të tjerë. Motra e Taulant Lekës, tregon se vëllai i saj ishte futur në kurth nga 2 personat e tjerë. “Është kurth dhe sajim kjo histori. Kemi dorëzuar doku-

mentet. Prisni të dalë e vërteta. Kur te marri drejtim historia jam e bindur se Taulanti do ju japë deklaratën duke treguar historinë si qëndron e vërteta”.


AKTUALITET

D

16

E premte, 30 NËNTOR 2018

Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjet ku dyshohet se shqiptarët janë vrarë, ku palës greke i ka kërkuar informacione për këtë krime të rënda

y javët e fundit të nëntorit, kanë qenë tragjike sa u përket shqiptarëve në Greqi. Në harkun kohor të 10 ditëve, 6 qytetarë shqiptarë kanë humbur jetën në shtetin fqinj, disa prej të cilëve të vrarë, e të tjerë që janë ndarë nga jeta aksidentalisht. Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen ku dyshohet se shqiptarët janë vrarë, ku nga pala greke ka kërkuar informacione për këtë ngjarje të rënda. Disa humbën jetën në aksidente e disa të vrarë, duhet të bëjë Shtetin Shqiptarë që të reagojë për këto ngjarje, pasi për vite me rradhë, vrasjet e shqiptare në Greqi, vishen me mister dhe për to nuk flitet kurrrë. 19 nëntor Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15-vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçar. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën. Për të nxjerrë trupat e nxënësve nga automjeti i shkatërruar, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Sipas burimeve mediatike, nxënësit sapo kishin dalë nga mësimi para se të merrnin pa leje makinën, e cila u shkaktoi atyre vdekjen. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet. 22 nëntor Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia gre-

‘’Nëntori i përgjakur’’ në Greqi, 6 shqiptarë të vdekur

ke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën. Sipas mediave greke, efektivët e policisë po zhvillonin një aksion kundër një grupi që dyshohet se trafikonte lëndë narkotike. Nga informacionet e shtypit grek, bëhet fjalë për një grup shqiptarësh që u pikasën në kufirin e gjelbër. Sapo vunë re makinat e policisë, ata qëlluan me armë ndaj efektivëve. Aksioni vazh-

don për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, dyshohet 4 të tillë. Ndërkohë, policia greke ka sekuestruar 10 thasë me drogë, me peshë 100 kilogramë kanabis. Po kështu, në vendngjarje u gjetën edhe 2 kallashikovë 24 nëntor Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar

SHKODËR

H

Profili i vrasësit të Ferracakut

etuesit kanë arritur të krijojnë një profil të autorit që vrau Fatos Ferracakun në Shkodër. Vrasësi është një i ri me trup mesatar dhe sportiv. Hetueset kanë siguruar pamje nga një kamër sigurie pranë vendit të ngjarjes por jo momentin kur autori ka shtënë mbi viktimën në lagjen “Rus” pranë markatës. Atentatori i ulur në pjesën e pasme të motorrit, është një i ri 180 cm i gjatë me peshë normale trupore. Në kokë mbante një kaskë dhe pjesa e fytyrës së tij ende nuk është identifikuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ekzekutimi i Fatos Ferracakut në 14 nëntor është kryer nga vrasës profesionist dhe të paguar. Kohët e fundit

viktima kishte biseduar me të afërmit e tij, se kishin rënë në gjurmët e autorit që vrau kushëririn Ajran Ferracakun. Madje është folur se shumë shpejt ai do të binte në kurth dhe

haku do të merrej. Duket se këto sekrete të Ferracakut e vunë në shënjestër të grupit kriminal, që ishte i interesuar për ta izoluar dhe lodhur fisin që mund tu hapte punë.

në oborrin e një shtëpie. Një ambulancë e dërgoi 38-vjeçarin me urgjencë në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë sapo mbërriti. Shqiptari jetonte prej disa vitesh me familjen e tij në Greqi. Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për të sqaruar tërësisht rrethanat e aksidentit me pasojë vdekje. 25 nëntor Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte

normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister. Sipas mediave greke, autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së shqiptarit. 26 nëntor Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë. Policia në Lefkimi ka nisur hetimet për vrasjen e 63-vjeçarit, ndërsa kanë marrë në pyetje familjarë e të njohur të viktimës. 29 nëntor Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. Sipas policisë greke, shqiptari u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar. Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije. Policia e Selanikut ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

TIRANË

Kapsollat, Policia kontroll në tregje

P

asi Ministria e Brendshme bëri me dije vendosjen e një regjimi të ri për lëndët plasëse, në tregje ka pasur reagime. Policia e Tiranës në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse ka vijuar kontrollet në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj. Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë

të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri. Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqa-

net e tregjee e vendit. Edhe nga eksperimentet që policia zhvilloi me to, rezultoi se janë të afta të dëmtojnë edhe materiale të forta si metali.


AKTUALITET

17

E premte, 30 NËNTOR 2018

THIRRJA

S

Policia: Respektoni rregullat e qarkullimit

hpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara, vijojnë të mbeten shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja të rënda për jetën. Sipas ekspertëve të policisë, çdo vit gjatë sezonit të festave ka burim aksidentesh. “Ka një moszbatim të normave të sjelljes nga këta përdorues të rrugës. Mund të themi se ka një liri veprimi, edhe pse rregullat

janë njësoj si në vendet e tjera, ashtu dhe në Republikën e Shqipërisë. Jo vetëm shtetasit kosovarë por edhe shqiptarët e tjerë që jetojnë diku jashtë dhe kthehen në vendin e tyre janë shumë të çrregullt në drejtimin e mjeteve. Shumë nga ata janë ndëshkuar, shumë janë këshilluar, shumë debatojnë me punonjësit e policisë”. Nga ana tjetër, ekspertët apelojnë

që drejtuesit e mjeteve të shmangin udhëtimet e gjata dhe përdorimin e celularëve gjatë drejtimit të mjetit. Pjesa tjetër e aksidenteve fatale është pasojë e infrastrukturës. Në faktorin njerëzor kemi një ndryshim të shkaqeve, nga përdorim i pijeve alkoolike, tani pjesa më e madhe e aksidenteve me vdekje ndodhin për arsye të tejkalimit të shpejtësisë.

Policia thotë se sa herë ka aksidente rrugore të gjithë moralizojnë por në rrugë harrojnë se ka shoferë që drejtojnë pasi kanë konsumuar alkool

P

as festës dhe alkoolit, vijnë pasojat fatale. Dje në vend u shënuar disa aksidente rrugore, ku rezultuan fatale për 2 persona, pasi humbën jetën. Në këto aksidente pati edhe të plagosur, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6-vjeçar. Një garë me makina i ka kushtuar jetën një 24-vjeçari në Maliq. Ndërsa në Shkodër, humbi jetën Petrit Barbullushi. 60-vjeçari ishte duke udhëtuar me biçikletë në kohën kur u përplas nga një automjet. Policia thotë se sa herë ka aksidente rrugore të gjithë moralizojnë por harrojnë se në rrugë ka shoferë që tejkalojnë normën e konsumimit të alkoolit. “Nuk ka shpjegim dhe aq më tepër kuptim, se si shumë te rinjë dhe të reja edhe pas sensibilizimeve të njëpasnjëshme apo kontrolleve të pandërprera nga Policia Rrugore, edhe pse në media apo rrjete sociale lexojnë e shikojnë ngjarje rrugore me pasoja fatale, shumica e të cilave janë për shkak të vetëbesimit të tepruar dhe neglizhencës gjatë drejtimit të mjetit, përsëri nuk hezitojnë që investimin e prindërve të tyre në mjete motorrike, ta kthejnë në një “armë vrasëse” me rrota që pret të shtypë të pafajshmin e radhës”. Sipas ekspertëve rrugorë, edhe pse shkaqet kryesore të aksidenteve janë për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve, masat për menaxhimin e trafikut dhe shmangien e aksidenteve nuk mund të jenë sezonale, kur rriten ndjeshëm fluksi, siç vepron aktualisht policia rrugore. Por duhet të bëhen më afatgjata dhe të studiuara, duke përfshirë edhe institucionet e tjera që janë përgjegjëse për gjendjen e rrugëve. Maliq Aksidenti i parë u regjistrua në aksin rrugor Maliq-Korçë. Tek ura në dalje të Maliqit, makina me të cilin udhëtonte Gjergji Elmasin, doli nga rruga dhe ra në lumin Devoll, ku 24-vjeçari humbi jetën tragjikisht. Policia bëri me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 03:45 minuta të mëngjesit të së enjtes, ndërsa ka qenë një shok i viktimës, ai i cili ka njoftuar blutë. Kërkimet për trupin e pajetë të të riut nisën rreth orës 08:00, nga një ekip polumbarësh

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 2 viktima në 6 aksidente 6 AKSIDENTE “Në një ditë të vetme, në Shqipëri janë regjistuar 6 aksidente, me 2 viktima dhe disa të plagosur. Në shumicën e rasteve, shkak është shpejtësia dhe niveli i lartë i konsumimit të alkoolit”.

të mbërritur nga Tirana. Rreth 5 orë pas aksidentit polumbarët nxorën nga ujërat e Devollit edhe automjetin e të riut. I riu dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, pasi po kthehej në shtëpi nga një lokal nate. Banorët e zonës në dalje të Maliqit ku ndodhi aksidenti, shprehen se ura ku kalojnë automjetet përbën rrezilk pasi nuk ka barriera mbrojtëse. “Aty është zonë e rrezikshme, janë bërë 5-6 aksidente, ku ka pasur edhe te vdekur. Ura nuk ka as barriera dhe rruga është pa bordura”, shprehen banorët. Shoku i të riut ka rrëfyer se

pa momentin kur makina doli nga rruga, ndërsa tentoi t’i japë ndihmën e parë shokut të tij por ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së lumit. Më pas ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. “Kalova dhe e pashë që ra makina. Doja të hyja edhe vetë por ishte shumë thellë. Makinës i dalloheshin vetëm dritat”,-tha ai. Shkodër Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor mesditën e së enjtes në lagjen Bahçallëk në Shkodër. Viktima është Petrit Barbullushi 60-vjeç dhe mësohet se ishte duke lëvizur me

biçikletë. Burime nga policia bëjnë të ditur, se 60-vjeçari i preu rrugën një makine, e cila e aksidentoi. Përplasja ka qenë fatale për Barbullushin, pasi humbi jetën në vend, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Golf”, Çlirim Hasa. Ai është efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër. Gjirokastër Një 52-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur shtetasen L.G, 49-vjeç, banuese në fshatin Lazarat. Aksidenti u shënua në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë. “B. Ç, 52-vjeç, banues në Gjirokastër ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l. Gruaja pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa 52 vjeçari është arrestuar. Elbasan Ndersa në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan, shtetasi S.L, 46-vjeç, banues në Gramsh,

duke drejtuar mjetin tip “Iveko” U, ka aksidentuar fëmijën e mitur K.T, 6-vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj. Fatmirësisht i vogli është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Kamëz Tek kthesa e Kamzës, u shënua aksidenti i pestë. Rreth orës 07:3008:00 automjeti ka përplasur një kalimtare të moshës 53-vjeç. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka ndihmuar gruan për ta dërguar në spital për ti dhënë ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht 53-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën. Veprimet hetimore do të zbardhin shkakun e aksidentit. Berat Tre persona kanë mbetur të lënduar, për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Kutall, në rrugën Ura VajguroreFier. Automjeti tip “Benz”, me drejtues A.M, 61 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtues F.Ç, 44-vjeç. Nga përplasja, mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja me inicialet H.M, 61 vjeçe, janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat. Grupi hetimor mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


FORUM

18 E premte, 30 NENTOR 2018

ANALIZË

Paqja e akullt e Bosnjës J

o përditë, por për çdo vit në Bos një del marmota dhe dëgjojmë se vendi nuk mban më dhe mund të plasë lufta sërish. Nuk ka vit që kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, të mos kërcënojë me diçka. Ose me ndonjë referendum për shkëputjen e serbëve, ose me tërheqjen e përfaqësuesve dhe nëpunësve serbë nga qeveria qendrore. Dhe tani ai po kërcënon se nuk do t'i respektojë më vendimet që treshja presidenciale i merr me shumicë votash. U bënë mbi 20 vjet që Dodiku kërcënon. Por asgjë nuk ka ndryshuar, as për keq, por edhe dhe ky është sekreti i provokimeve të vazhdueshme - as për mirë. Secili komb i shtetit katërmilionësh boshnjak: myslimanët, serbët dhe kroatët, kanë frikë nga dominanca e tjetrit. Rezultati është një bllokadë e gjerë e institucioneve që hapet vetëm rrallëherë dhe me shumë presion. Dhe është garancia më e mirë për pushtetin e një marmote, siç është Milorad Dodik. Në Bosnjë ekziston një mosbesim i madh - dhe jo pa shkak. Në luftën e zhvilluar prej vitit 1992-1995 luftuan në fillim serbët kundër aleatëve boshnjakë dhe kroatë, pastaj u bashkuan serbët dhe kroatët kundër boshnjakëve. Ndërkohë është ngritur një komb i tërë, shumë më i ndarë sipas kombësisë se brezat paraardhës. Por sot as frika - para së gjithash e serbëve, por edhe e kroatëve - nga predominimi i të tjerëve nuk është joracionale. Jo

vetëm në Bosnjë, por në të gjithë botën dhe te fuqitë e mëdha mbikëqyrëse në Europë, serbët janë humbësit moralë. Edhe pse janë shumë të rij për të qenë fajtorë në luftë, ata kanë frikë nga trajtimi i pabarabartë dhe keqtrajtimi. Vetëm lufta mund të përjashtohet me siguri, sepse vendi është në depresion. Boshnjakët, serbët dhe kroatët më përpara mbledhin plaçkat dhe shkojnë të rrinë paqësisht pranë njërittjetrit në autobus për Stuttgart, Köln ose Vjenë, sesa të mobilizohen për luftë. Të frustruar nga bllokadat dhe ngadalësia e përparimeve jo vetëm në

Bosnjë, disa politikanë dhe diplomatë europiano-perëndimorë kanë dalë me receta të vjetra - ushqim për marmotat. A nuk do të ishte më mirë sikur t'i ndanim etnitë, sepse është shumë e qartë që ato nuk bëhen dot me njëra tjetrën? Kështu edhe propozimi i presidentit të Serbisë dhe Kosovës, për të shkëmbyer territore, është dëgjuar me interesim dashamirës në shumë vende evropianoperëndimorë. A nuk është gjithçka më mirë, kur serbët dhe shqiptarët janë veç e veç, sesa të rrinë bashkë duke përgjuar papushim njëri-tjetrin? Hesape të ndara, miq të mirë: Kjo moto ka nisur të ketë

VOTIMI

PE: Hungaria të ekstradojë Gruevskin në Maqedoni P

arlamenti Europian miratoi sot dy amendamente përmes së cilëve i kërkohet Hungarisë të ekstradojë ishkryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni. Grupi i Socialdemokratëve dhe "Të gjelbërve" para disa ditësh dorëzuan amendament për këtë temë, ndërsa kishte dyshime se ai i "Të gjel-

bërve" nuk do të kalojë për shkak të fjalorit të mprehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t'i shmanget

dënimit me burg. Ndërsa eurodeputetët sot refuzuan amendamentet greke, të cilët kërkonin që të fshihet fjala "maqedonase" nga raporti, si dhe amendamentin e eurodeputetes greke e cila kërkonte në rezolutën për Maqedonin të përfshihet edhe dalja e ulët në referendum, shkruan alsat.mk.

SAMITI I G20

Putin dhe Trump do takohen të shtunën në Argjentinë P

residenti amerikan dhe homo logu i tij rus pritet të takohen në Argjentinë në mesditën e së shtunës gjatë samitit të G20-ës. Zëdhënësi i Kremlinit njoftoi të enjten se bisedimet janë konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë një ditë pasi kreu i saj, Donald Trump, deklaroi se po mendonte ta anulonte atë për shkak të gjendjes së tensionit midis Ukrainës dhe Rusisë. Negociatat duket se kanë qenë intensive. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka zhvilluar një

bisedë telefonike me presidentin amerikan të cilit i ka kërkuar të ndërhyjë për të larguar trupat ushtarake Ruse të dislokuara në kufirin me Ukrainën. Poroshenko u bëri thirrje edhe vendeve anëtare të NATOs, përfshirë Gjermanisë, që të dërgojë anije luftarake në Detin e Azovit për të mbështetur vendin e tij në përballjen me kundërshtarin rus. Presidenti Putin këmbëngul se forcat ruse vepruan drejt fundjavën e kaluar kur kapën tre anije ukrain-

ase dhe ekuipazhin e tyre. Masat janë kundërshtuar nga Ukraina, e cila pretendon se qëllimi i vërtetë i Rusisë është pushtimi i detit Azov, njësoj siç bëri me Krimenë katër vite më parë, dhe më pas me Ukrainën Lindore. Liderët e 20 vendeve të botës do të mbërrijë në Argjentinë këtë të enjte (29 nëntor) për të marrë pjesë në samitin e G20-ës, fokusi i të cilit do të jetë përmirësimi i marrëveshjeve tregtare mes vendeve anëtare.

gjithnjë e më shumë simpatizantë, sidomos në Bosnjë. Aty etnitë prej shumë kohësh janë të ndara faktikisht. Gjërat e përbashkëta, për të cilat duhet të bien dakord se si t'i administrojnë, janë shumë më të pakta se sa për shembull ato gjëra që ndajnë vendet e BEsë. Edhe Bosnja-Hercegovina është një shembull që e dëshmon më së miri se hesapet e ndara nuk garantojnë asnjëherë "miqësi të mirë". Me monoetnicitetin e arritur gjatë luftës, pjesa serbe nuk është bërë aspak më demokratike. Përkundrazi: përsa kohë që këtu institucionet e ndryshme duhet të merren vesh me njëri-tjetrin, janë të nevojshme institucione dhe procedura demokratike. Tani, meqë serbët janë "më vete", prandaj edhe lejojnë t'i qeverisë Milorad Dodik në stilin e një babai patriarkal: pa u kundërshtuar, pa opozitë serioze. Jo më kot ai i ndërron postet e kushtetutës: herë bëhet kryetar qeverie i republikës së

tij, herë president, herë anëtar i presidiumit të shtetit. Dhe pak të ngrihen në këmbë fëmijët e vendit, mjafton një provokim ndëretnik dhe të gjithë së bashku struke nën mbrojtjen e babait të madh të kombit. Ndarjet etnike, siç na e tregon edhe shembulli i Bosnjës, nuk sjellin asgjë. Përkundrazi. Edhe në vendet fqinje Serbi dhe Kroaci shndërrimi në shtet kombëtar nuk ka sjellë as lulëzimin e demokracisë dhe as fqinjësinë e mirë. Me Aleksandar Vuçiçin qeveris në Beograd sërish një burrë i fuqishëm, i cili arrin t'i japë vetes vazhdimisht pushtetin që i nevojitet me ngacmime të dozuara mirë ndaj Kosovës. Në Kroacinë tashmë thuajse tërësisht monoetnike, nacionalizmi dhe urrejtja ndaj pakicës serbe janë ndoshta edhe më të mëdha se në kohën e luftës. Bashkimi Evropian për çdo afrim të mëtejshëm u vë boshnjakëve si parakusht që së pari të sqarohen me njëri-tjetrin. Të krijojnë institucione të forta dhe të konsolidohen si shtet. Përpjekjet për të disiplinuar Dodikun autoritar nuk kanë munguar nga ana e fuqive mbikëqyrëse evropiane, por të gjitha kanë dështuar para mekanizmave të frikës. Shpresat se brezi i ri mund ta ndryshojë këtë gjendje janë zhgënjyer. Kjo vërtet që kërkon një zgjidhje tjetër. Por në vend që të mbështesë ndarje të mëtejshme etnike, Evropa duhet të ketë besim te zgjedhja e vet: që t'i vërë konfliktet lokale në kontekste më të mëdha në mënyrë që atyre t'u bjerë vlera, të mundësojë diversitet, të forcojë të drejtat individuale. Në një kontekst më të madh, siç ishte ish-Jugosllavia, boshnjakët e të gjitha kombeve kanë jetuar pa probleme. Një Evropë e bashkuar mund të përbënte një kornizë të re. Parakusht është që ajo të ketë besim DW te vetja.


FORUM

19 E premte, 30 NENTOR 2018

74-vjetori i themelimit të batalionit partizan "Dëshnica" në fshatin Kajcë të Përmetit

Nga Gëzim Meta 74-vjet më parë, në 26 tetor 1944, në fshatin Kajcë të Përmetit u themelua batalioni partizan "Dëshnica". Sot në Ditën e Çlirimit të Atdheut ku kujtohet kontributi i gjithë shqiptarëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, një homazh meritojnë dhe ata burra dhe gra të batalioni dhe këtij fshati që dhanë kontributin e tyre për çlirimin e vendit. Kajca ka qenë bazë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe si e tillë ka pritur me gëzim dhe vendosmëri partizanë jo vetëm të batalionit Dëshnica, i cili kishte bazën aty, se u krijua më 28 shtator 1943 dhe festohet më 16 tetor, por edhe partizanë të ardhur nga Përmeti, Skrapari, Tepelena, Gjirokastra dhe shumë zona të tjera. Nuk e teprojmë dhe nuk e përgjithësojmë për t'u lavdëruar e për t'u mburrur kur flasim e shkruajmë se Kajca ka qenë fshati i vetëm në Dëshnicë që ka mbajtur i gjithi qëndrim të vendosur dhe të palëkundur gjatë luftës. Kajca dhe kajcallinjtë kanë pritur e përcjellë në ato ditë të vështira të luftës, të bllokimit dhe të varfërisë të tejskajshme që s'kishin bukë për fëmijët e tyre. Më shumë se 100 partizanë, çdo ditë nga marsi 1943 prill1944 e më mbrapa janë strehuar në shtëpitë e banorëve të Kajcës dhe të zotët e tyre jo vetëm që nuk kundërshtonin, por i prisnin me gjithë zemër edhe pse s'kishin bukë në raste të tilla huazoheshin me njëri tjetrin dhe ua shtronin partizanëve. Tradita e bujarisë dhe e mikpritjes në këto vite të vështira u manifestua në shkallën më të lartë. Në Kajcë në mars 1943 u krijua çeta "Dëshnica" që ishte baza e këtij batalioni. Kajca rreshtoi 51 partizanë bijë të saj ku 5 prej tyre dhanë jetën për çlirimin e vendit. Janë të rrallë fshatrat që me një numër jo të madh banorësh kanë dhënë kaq shumë dëshmorë dhe partizanë dhe për atdheun. Në kujtimet e tyre, në shkrimet e shumë kuadrove të luftës që kanë qëndruar e luftuar në Kajcë si dhe në kujtimet e ish-partizanëve flasin me shumë dashuri e respekt për Kajcën e kajcallinjtë, jo vetëm për pjesëmarrjen në luftë, por edhe për vendosmërinë, trimërinë, mikpritjen e

“Moska e Vogël”, një fshat me histori të madhe bujarinë e ngrohtë e vëllazërore nga të gjitha familjet e Kajcës pa përjashtim. Këto kujtime na gëzojnë e na bëjnë krenar. Kajca është e lidhur ngushtë me batalionin "Dëshnica" sepse ky batalion fillimisht kishte bazë çetën me të njëjtin emër, e cila përbëhej shumica nga kajcallinjë. Ja disa nga këto kujtime: Në letrën e Birce Sinematit (kopje në muzen Përmet) shkruante si zëvendës i batalionit, më 26.11.1943, dërguar Këshillit të fshatit Kajcë; "Bëhuni gati të gjithë menjëherë, të niset çeta e Kajcës, të gjithë sa janë të gjithë me armë, po kjo të bëhet edhe në Vinokash dhe Toshkës. Komandën e këtyre ta marrë Myftar Bejo dhe Fuat Mezhgorani nisuni sot dhe kërkoni drejtimin tonë. Dërgoni një kafshë të marrë një mitraloz të rëndë në Fratar dhe ta bjerë në Kajcë ose ku të jetë batalioni. Na sillni kush ka armë të tepërta. Populli të rrijë i qetë, mos e lajmëroni, asgjë nuk ngjet, ju presim menjëherë. Te fala revolucionare Gëzimi (Pseudonimi i Birçe Sinematit)". Më 27dhjetor1943, Hysen Koka një nga kuadrot e batalionit "Baba Abas" shkruante në librin e tij "Ditë të zjarrta": "Në mëngjesin e datës 27.12. 1943 forcat e batalionit "Baba Abas" nëpër një borë të dendur u nisëm nga Kajca në drejtim të qafës së Taroninës. Përpara ecte shtabi i grupit të V dhe disa fshatarë nga Kajca, të cilët e njihnin mirë vendin. Pas një udhëtimi të

gjatë dhe një kohe të keqe me borë, pas plotësimit të detyrës u kthyem në Kajcë. Aty qenë strehuar edhe forca të tjera partizane. Megjithëse ishim shumë ngushtë 15-20 veta në një familje në një shtëpi, i zoti i shtëpisë bënte çmos për ti kënaqur të gjithë. Të nesërmen në mëngjes për në Rovicë na shoqëruan 2 fshatarë nga Kajca. Luftëtari trim dhe Heroi i Popullit Zylyftar Veleshja ka shkruar: "Atë ditë pasi u plagosa shkuam në Kajcë. Kajca heroike ishte plot me partizanë të plagosur e të sëmurë. Mua më shpunë në shtëpinë e sheh Latifit. Shpejt erdhi infermieri bashkë me Xhakon e Metkë Kajcën. Me Metkën përgatitëm programin e nisjes së të plagosurve për në Lupckë. Gjithë Kajca ishte mobilizuar për frontin, burra, gra. Ujët fjeti atë natë, por Kajca jo. Shumë korrierë venin e vinin atë natë, shumë urdhra e lajme dërgoheshin nëpër fshatra e krahina të tjera, shumë ushqime gatuheshin e shpërndaheshin, kujt ti jepej më parë. Në mëngjes kafshët ishin gati dhe të gjithë të plagosurit u nisën drejt Rodenjit për në Sukë. Te dyqani i Kajcës, në përrua dolën dy gra kajcallesha, Selvikua me Zajdekon, të cilat na kishin nxjerr sende ushqimore; vezë të ziera, suxhuk, bukëfiqe. Aty dolën edhe shumë gra të tjera, të cilat na uruan rrugë të mbarë e shërim të shpejtë. Burrat e Kajcës atë ditë të gjithë ishin në front me detyra në shërbim të luftës. Myrte-

RAPORTI

37 për qind e shqiptarëve migruan në Europë në 30 vjetët e fundit Shqipëria është vendi nga i cili më së shumti banorë u larguan prej vendit, në raport me popullsinë e shtetit, në 30 vjetët e fundit në Evropë. Sipas një harte të "Cook-Communications", Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë, nga i cili 37.6 për qind e popullatës kanë migruar drejt vendeve tjera, që nga viti 1987. Në një hartë të Evropës, Kosova është e përfshirë në mesin e vendeve, nga të cilat kanë mi-

gruar dhjetë për qind e popullsisë. Sa i përket vendeve se ku kanë shkuar shqiptarët mes periudhës 2000-15, nga Shqipëria lëvizjet më të mëdha janë bërë drejt Italisë e Greqisë. Drejt të dy vendeve nga Shqipëria janë larguar mes 200 mijë dhe 600 mijë qytetarëve. Prej Kosovës lëvizjet më të mëdha janë bërë drejt Gjermanisë dhe Austrisë. Në bazë të grafikës, drejt këtyre vendeve kanë shkuar mes 30

mijë dhe 200 mijë banorëve, transmeton Koha.net. Evropa Perëndimore shihet si destinacioni më i madh i migruesve. Në hartë duket se vendet si Gjermania, Zvicra, Skandinavia e Spanja kanë pasur imigrim prej 25 për qind në raport me numrin e popullsisë. Vendi që më së shumti ka shënuar shtim popullate nga migrimi, është Luksemburgu me 46 për qind rritje.

za Xhani, ish-zëvendës i komandës së vendit në Sukë do të deklaronte; nga Kajca janë dërguar në spitalin partian Lupckë shumë ushqime dhe ndihma. Në librin e ndihmës shoqërore të krahinorit të Dëshnicës, maj-shtator 1944 do të lexojmë për kontributin që ka dhënë populli i Dëshnicës: Në krye qëndron Kajca duke dhënë 900 franga, Bubësi 900 franga, Katundishta 700 franga, Çorrogunji 610, Psarri 540, Zhepova 530, Tolari 400, Shelqi 400, Mërtinji 400, Kuqari 360, Leskoveci 360, Vinokashi 320 Sëniçani 300, Ribani 280, Podgorani 260, Xhanaj 140, Panariti 120. Itedenti i spitalit të Beratit Petro Odriçani më 6.8.1944 do të raportonte: "Dëftejmë se morëm nga Këshilli i Rinisë Kajcë një kusi dhe një gavetë me 10 kg gjalpë dhe 100 kokrra vezë. U falnderojmë". Një tjetër letër falënderimi më 25.9.1944 konkretisht shkruhej: "Falnderojmë Këshillin e Rinisë e të Gruas të fshatit Kajcë për dërgimin e 15 palë çorape leshi, 20 kg fasule,10 kg gjizë dhe 50 kokrrave për spitalin Berat". Në kujtimet e tij Hajrulla Muhametaj do të shkruante: "Në mbledhjen e Vilzës më 17.4.1943 populli i Kajcës në përgjigje të kërcënimeve të bëra nga ballistët, në mbledhjen e Malit të Shelqit hartuan një letër për Ali Këlcyrën e Baba Kamberin, e cila iu dërgua nëpërmjet Hamit Xhungës. Në letër u bëhej e njohur vendosmëria e Kajcës për ti qëndruar besnike Partisë dhe Frontit, si dhe vendosmëria për të mos pranuar në Kajcë asnjë ballistë". Miku dhe shoku i luftërave të kajcallinjëve Zylyftar Veleshnja do të shkruante: "Ndodheshim në Tolar , një partizan i Therepelit pruri një fonogram të komandës së vendit në Çorovodë që më njoftonte se balli i ka dhënë ultimatum Kajcës ose të bëhet me ballin, ose të dorëzoj armët, mbasi ne nuk mund të lejojmë që në Dëshnicë një Moskë e vogël siç është bërë Kajca".

Me të marrë këtë fonogram neve pa marrë urdhrin e shtabit vendosem të shkojmë në ndihmë të Kajcës, sepse këtë e quanim më të rëndësishme. Kjo është aty për aty java e tretë e nëntorit 1943. U nisëm nëpër një shi të dendur dhe qëndruam në Toshkës. Unë së bashku me tre partizanë shkuam në Kajcë, mbasi atje ndodhej batalioni dhe shtabi i tij. U hap lajmi menjëherë se erdhën forca nga Berati në ndihmë të tyre. Ky lajmë u prit me gëzim të madh. Brenda gjysmë ore erdhi i tërë fshati; burra, gra për të na përshëndetur. Kërkuam me këmbëngulje të na ndërronin se ishim bërë ujë. Ne së bashku me komisarin e batalionit "Dëshnica" bëmë një plan dhe një përgjigje për ultimatumin e ballit. Kishim një tavolinë të vjetër dhe dy karrige në shtëpinë e Ferhat Bregasit dhe Gëzimi filloi të shkruante ultimatumin". Kajca ishte qendra e rëndësishme e LANÇ në atë krahinë. Kajca qëndroi në krahë të LNAÇ edhe në ditët më të vështira të saj duke mos u përgjunjur përpara sakrificave më të mëdha. Këtu e kishte qendrën batalioni "Naim Frashëri" , "Dëshnica". Kështu herë "Moska e vogël", herëherë baza e luftës së LANÇ është quajtur Kajca gjatë Luftës. Hysen Koka, libri "Ditë të zjarrta" f .51 .Qazim Kondi ish-komisar i grupit të 5-të "Dëshnicës" shkruante: "Kajca ishte mbështetja kryesore e partisë në Dëshnicë, prandaj lufta për mbrojtjen e Kajcës duhet të ishte e tillë që të merrte parasysh faktorin politik, rëndësinë dhe vënien e Kajcës si epiqendër të LANÇ . Në Dëshnicë, Kajca ishte Stalingradi i Dëshnicës". Vlerësime të mira për Kajcën dhe kajcallinjtë kanë bërë edhe Heroi i Popullit, Ngjeli Argjiri, si dhe Adil Prishta, Fadil Kame, Feti Bubësi, Kame Aliu. Për të gjitha këto merita Kajca është dekoruar me tre medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor; "Të kujtimit", "Të luftës" dhe "Të punës".


SPORT

20

E premte, 30 NËNTOR 2018

Trajneri i Tiranës është shprehur i bindur për një sukses të mundshëm të bardhebluve

Rozalb Lika

S

ot në orën 18:00, do të luhet derbi i madh i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Në “Selman Stermasi” do të ballafaqohen dy skuadra me histori të madhe e dhjetëra tituj kampioni në futbollin shqiptar. Tirana nuk e fiton derbin prej më shumë se 4 vitesh e gjysmë dhe prej plot 14 ndeshjesh por do të kërkojë kthesën e madhe këtë të premte edhe pse misioni do të jetë shumë i vështirë sepse me Memën në stol bardheblutë në 6 takime të zhvilluara ende nuk kanë provuar shijen e fitores në këtë kampionat duke regjistruar 3 barazime dhe 3 humbje. Megjithatë Mema është i bindur se do t’i vijë fundi ditëve të këqija të Tiranës në derbin e kryeqytetit me 24-herë kampionët që do të rikthehen te fitorja. Donit Partizanin në debutim, por a është momenti i duhur për derbin? E thashë kur erdha, pasi doja të jepja një mesazh për lojtarët: dua të bëj ndeshje të forta, si derbi me Partizanin. Është një ndeshje me histori të madhe dhe përcjell mesazh te lojtarët. Edhe kur kam qenë futbollist i doja ndeshjet e forta. Tirana ka shumë ndeshje pa fituar dot ndaj Partizanit. Me ju trajner, a është skuadra për ta fituar derbin? Çdo gjë varet nga futbollistët, por edhe nga unë. Bashkë me lojtarët e shohim si ndeshje radhe, vlen tri pikë, edhe pse ka peshën e vet. Lojtarët duhet t’i bëjnë mirë detyrat. Karikimi për këtë ndeshje është maksimal, kjo dihet. Por, të mos ngarkohemi më shumë se duhet: tri pikë vlen Partizani, si

Derbi ndez sot kryeqytetin, Ardian Mema: Momenti të shohim spektakël në fushë

çdo ekip tjetër. Si është një derbi pa tifozë… Që kur lashë futbollin, tifozët kanë dhënë spektakël. Më shumë ka pasur spektakël në shkallët e stadiumit se në fushë. Ata kanë luajtur më mirë se lojtarët. Shpresojmë të ndodhë e kundërta nesër, që spektakli këtë herë të jetë në fushë. Partizani ka pasur problem me kapitenin Hoxha, ndërkohë që duhet të mbrojë kreun. A e favorizon kjo gjë Tiranën? Në futboll, çdo lojtar ka peshën

e vet. Hoxha është një ndër portierët më të mirë. Natyrisht, Partizanit do t’i mungojë një titular si ai. Ne duhet të bëjmë punë tonë. Duhet të veprojmë mirë para portës së Partizanit, qoftë me Albanin, apo me atë tjetrin. A do të ishit për lojë të keqe dhe fitore? Nuk ka trajner, që do nga ekipi të mos luajë mirë. Në fakt, ne kemi luajtur mirë, por kaq nuk mjafton. Futbolli flet me rezultate. Po presim fitoret, unë dhe futbollistët. U bë kohë e gjatë pa fituar. Do të ishte kënaqësi po ta

Shqipëria në vendnumëro në renditjen e re të FIFA-s, Kosova fiton 6 vende

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Kuqezinjtë e Panuccit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 60 të renditjes, duke mos ndryshuar asnjë pozicion nga renditja e shkuar, pavarësisht rezultateve jo të mira në ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar për mirë për përfaqësuesen e Kosovës të kualifikuar në play off-in e Ligës së Kombeve pasi kryesoi grupin e saj. Skuadra e Shalond kanë rikuperuar 6 pozicione, duke u pozicionuar në vendin e 131-të, një pozicion i largët ky që vjen për shkak të anëtarësimit të vonuar të tyre në FIFA dhe UEFA dhe si rrjedhojë gjithçka ka filluar nga vendi i fundit. Për sa i përket kryesimit të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, atë vazhdon ta mbajë Belgjika, duke lënë pas Francën me vetëm 1 pikë. Vendi i tretë shkon për Brazilin.

FORMACIONET

BRAZILIANI

Neymar vendos një rekord unikal, lë pas Rivaldon dhe Kaka Asnjë si Neymar. Të paktën në Brazil nëse shohim statistikat e Ligës së Kampionëve. Fitorja 2-1 e PSG ndaj Liverpool-it, ishte një hap i madh drejt kualifikimit. Sulmuesi brazilian shënoi golin e dytë për ekipin e Tuchel, duke u bërë dhe braziliani me më shumë gola në historinë e këtij kompeticion. Neymar ka shënuar 31 gola në total deri më tani, 21 prej të cilëve me ekipin e Barcelonës nga sezoni 2013-2017. Ai ka kaluar emra të mëdhenj në Brazil si Rivaldo, i cili ka shënuar me katër ekipe të ndryshme: Barcelona, Milan, Olympiacos, AEK. Pas Neymar qëndron edhe Kaka me 30 gola të shënuar me Milanin dhe Realin, ndërkohë që lista vijon me Mario Jardel dhe Giovane Elber.

gjejmë fitoren në derbi. Çfarë i mungon këtij grupi të Tiranës për të fituar? Nuk dua të bëj analiza para ndeshjes. Futbollistët duhet të përgatiten në aspektin psikologjik dhe të jeni gati për 90 minuta. Situata në renditje nuk ju lejon të kënaqeni edhe me një pikë në derbi… Dëshira është të fitojmë, por në futboll, aq më tepër në derbi, njihen të tria rezultatet. Nuk mund ta parashikoj si del nesër ndeshja me Partizanin. Derbi është i paparashikueshëm.

KUQEZINJTË

P

Partizani-Tirana, ja si pritet të luajnë të dyja ekipet në derbi

artizani dhe Tirana sonte në mbrëmje do të përplasin forcat në “Selman Stermasi”. Bardheblutë nuk ia kanë dalë dot të fitojnë në 14 përballjet e fundit me “demat e kuq” dhe tentojnë të gëzojnë veten dhe tifozët me një rezultat pozitiv. Të dy trajnerët kanë pak dilema për formacionet. Te Partizani dilema e vetme është Esat Mala. Mesfushori pati probleme para ndeshjes me Flamurtarit. Pavarësisht dhimbjeve në kavilie ai luajti ndaj vlonjatëve, por para derbit është përgatitur vetëm dy ditë i diferencuar. Gjithsesi gjithçka është e planifikuar, në mënyrë që Mala të mos rrezikojë. Nesër në derbi

me shumë mundësi do të jetë nga minuta e parë. Nuk priten ndryshime nga takimi i fundit i vlonjatëve. Xhika mbetet në

portë, ndërkohë që edhe Mensah është votëbesuar si titullar. Partizani: Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi – Asani, Mensah, Mala – Bardhi Te Tirana, Bedri Greca do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kobinah dhe Blazhevski janë alternativat për sulmin, repart ku pritet të luajë edhe Sentamu. Pjesa tjetër e formacionit do të mbetet e pandryshuar. Të grumbulluar në derbi pritet të jenë edhe Gentian Muça e Majkëll Ngo. Tirana: Abibi , Doka, Atinga, Hoxhalla ri, Imami – Karabeci, Mauexhe, Daja – Hasani – Kobinah (Blazhevski), Sentam


SPORT

21

E premte, 30 NËNTOR 2018

Sulmuesi brazilian ka dhënë një intervistë për “Yahoo Sport” duke treguar vështirësitë në Shqipëri

S

hqipëria është vend pak i njohur në arenën ndërkombëtare sa i përket botës së futbollit. Megjithatë, shpesh tërheq shumë brazilianë, që e shohin si një portë për një karrierë të suksesshme në Evropë. Megjithatë, vështirësitë mund të jenë mjaft të mëdha, duke përfshirë edhe ato financiare, të cilat mund ta kthejnë ëndrrën në një makth. Ose të paktën të shkaktojnë shumë dhimbje koke dhe ta kthejnë në një histori të pabesueshme. Ky është rasti i sulmuesit të Flamurtarit Danilo Alves, 27 vjeç, i cili në Brazil ka luajtur për klube si Avaí, Criciúma, Portuguesa dhe Audax. Ai zbulon se është e zakonshme që klubet shqiptare të mos të arrijnë të të paguajnë për dy muaj. Çdo gjë do të varet nga performanca e ekipit: nëse skuadra fiton, paga kalon, nëse shkon është në fazë të keq, gjërat fillojnë të bëhen më të vështira. Në intervistën e dhënë për “Yahoo Sport” në versionin brazilian, ai ka shpjeguar edhe vështirësitë që has te klubi vlonjate. “Kur nisën probleme financiare sezonin e parë dhe u bënë disa muaj pa paguar, vendosa të largohem. Gjatë kësaj periudhe, Skënderbeu donte të më afronte, por ata u dënuan nga UEFA (për shkak të akuzave për trukim ndeshjesh). Duke qenë se nuk paguhesha, u shtira sikur udhëtova për në Brazil, për t’u fshehur në hotelin e skuadrës time të re (Tropical Resort, Durrës), deri në momentin kur kjo çështje të zgjidhej. Më zbulu-

Rrëfimi i Danilo Alves: Futbollistët paguhen vetëm kur fitohet në Shqipëri

an, një fotograf më fotografoi në Durrës dhe kjo më krijoi shumë probleme. Në fund, Flamurtari i shleu detyrimet dhe u ktheva. Edhe vitin pasardhës, qëndrova katër muaj pa u paguar. Bleva një biletë dhe u ktheva në Brazil. Kur drejtuesit më telefonuan, u thashë se arsyeja e largimit lidhej me mungesën e pagave. Ata më thanë: ‘A je çmendur, ktheu menjëherë’, ndërsa përgjigjja ime ishte ‘Është e thjeshtë, më

paguani detyrimet edhe do të vij’. Më paguanin dhe unë kthehesha. Duke qenë se kur unë luaja, ekipi fitonte dhe kur nuk isha në fushë, pësonim humbje, klubi u tregua gjithnjë më i duruar me mua dhe nuk më përzinte. Kam debatuar shpesh me presidentin Idrizi, edhe nëpërmjet gazetave. Pavarësisht kësaj, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë. Ndoshta sepse në Shqipëri është e rrallë që një

IFFHS

lojtar të dalë kundër presidentit. Aq e pazakontë, sa kur i thashë presidentit që doja të largohesha nga klubi, më organizoi një festë surprizë, me tortë dhe gjithçka tjetër. Lojtarët e tjerë u çuditën dhe më pyesnin: ‘Si ka mundësi, ti u largove, debatove dhe ai sërish bën këto gjëra për ty?’. Çështja është që pavarësisht debateve me presidentin, ne kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi sulmuesi brazilian.

AGJENTI

“Hysaj po vuan përshtatjen me lojën e Ancelotti-t”

Elseid Hysaj ka humbur postin e titullarit nën drejtimin e Carlo Ancelotti. Edhe ndaj Crvena Zvezdës, ai e nisi ndeshjen në pushimin e ndeshjes duke zënë vendin e të dëmtuarit Albiol, ndërkohë që Maksimovic u postua në qendër. Mbrojtësi shqiptar po negocion për kontratën e re me klubin e të kaltërve dhe është një ndër lojtarët e pakët që po vuan për të luajtur si në kohën kur ishte nën drejtimin e Sarrit. Mario Giuffredi, agjenti i tij ka reaguar në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss”. “Të gjithë i dimë vlerat e tij, momentet negative ekzistojnë, por jam i bindur se ai do të rikthehet në nivelet që jemi mësuar ta shohim. Ka vuajtur pak përshtatjen me futbollin e Ancelotti, pasi ka luajtur thuajse të gjithë karrierën nën drejtimin e Sarri.

MERKATO

Modric lojtari më i mirë për vitin 2018, Ronaldo i 10-ti

Juventus nis misionin për të rrëmbyer Iscon dhe Marcelon S

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) i ka dhënë çmimin e lojtarit më të mirë në botë Luka Modric. Mesfushori kroat ka grumbulluar 272 pikë, 128 më shumë se Leo Messi, i cili ka zbritur në vendin e dytë, pasi e ka fituar këtë çmim në tri vitet e fundit. Ekspertët e futbollit nga 90 vende kanë bashkëpunuar në këto vota për të emëruar si më të mirin kroatin Luka Modric. Ky vlerësim vjen për mesfushorin e Real Madridit pasi u shpall “The Best” për këtë vit nga UEFA. Dy javë më parë, kroati ishte, gjithashtu, i pari në listën vjetore të “GOAL 50”, ndërkohë që shihet si favorite kryesor për të fituar “Topin e Artë”, 2018. Pas Modric dhe Messit është renditur Eden Hazard (114 pikë), Kevin de Bruyne (36), Neymar (18), Paul Pogba (14), Christian Eriksen (10), Miralem Pjanic (7) e me radhë: James Rodriguez ( 7), Ronaldo (5), Isco Alarcon (3), Jorginho (3), Kylian Mbappe (3), Ivan Rakitic (3), Philippe Coutinho (2), Toni Kroos (1) dhe Thiago Alcantara (1).

kuadrat e mëdha kanë nisur të mendojnë për planet e merktos në janar, por dhe në verën e ardhshme. Emri më i përfolur për momentin është spanjolli Isco. Pas problemeve të raportuara me Santiago Solarin, gazeta spanjolle “AS”, e cila është një nga më të afërtat me Realin e Madridit, raporton se për mesfushorin është një luftë e hapur midis Juventusit dhe Manchester City-it. Massimiliano Allegri nuk e ka fshehur kurrë admirimin për spanjollin, i cili shkëlqeu nën sytë e trajnerit italian, në një ndeshje Milan-Malaga të vitit 2012. Nëse situata vazhdon të mos ketë ndryshim, për Iscon nuk ka dyshime. Largimi është zgjidhja e duhur, e ndoshta që në janar. Por, jo vetëm Isco. Mësohet se “Zonja e Vjetër” kërkon t’i rrëmbejë madrilenëve një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë,

Marcelo. 30-vjeçari brazilian, dëshiron të nënshkruajë atë që mund të jetë kontrata e fundit e majmë, me një klub të niveleve të larta. Ai është gati për t’ju bashkuar mikut të tij të ngushtë

Cristiano Ronaldo tek Juventus, dhe pse jo, bashkë me Iscon. Tek “Los Blancos”, pritet të ketë një revolucion, dhe nuk mund të niset një cikël i ri pa largimin e disa prej më të “vjetërve” në skuadër.


VIP

22 E premte, 30 NENTOR 2018

Aktori shqiptar i "Tekken" rrëfen pse zgjodhi një rol "anti-shqiptar" në film Emisioni Soirée nuk kishte si të ishte ndryshe veçse për patriotizmin duke qenë se përkoi edhe me 28 Nëntorin. Të ftuar në mbrëmjën e kësaj të mërkure ishin Irini Qirjako, Marin Mema, Briken Fejzullai, Aulon Tare dhe aktori i njohur shqiptar, të cilin e kemi asnjëherë në një intervistë në Shqipëri, Luran Ahmeti. Ahmetin e keni pëlqyer në serialin turk, Sulejmani i Madhërishëm apo në filmin amerikan "Tekken" dhe në një sërë produksionesh amerikane. Në intervistën e tij të parë në Shqipëri, Ahmeti ka treguar për Jonida Shehun se si nisi karriera tij dhe lidhja me projektet hollywoodiane. I pyetur se si u gjend Ahmeti në një film si Tekken ku shqiptarët e ballkanasit nuk ishin në kushte favorizuese, aktori ka rrëfyer: "Unë kam pasur disa oferta nga filma ku më është ofruar roli negativ e unë nuk e kam pranuar dhe më pas ato filma janë bëre

Arnold Schwarzenegger ndryshon ushtrimet: Dua të mbroj gjunjtë Arnold Schwarzenegger është detyruar të ndryshojë regjimin e ushtrimeve. Në intervistën e tij për Men's Health, 71-vjeçari tha: "Nuk mund të bëj ushtrime për këmbët. Gjunjët e mi janë të dëmtuar. Duhet t'i mbroj pasi dua të shkoj për ski." Por, kjo nuk do të thotë se Arnold ka hequr dorë nga peshat. Ai e bën këtë gjë me anë të teknologjisë. "Një mashkull si unë, i cili bëri operacion në shpatull, kofshë dhe gjunjë mund të gjejë gjithmonë një ushtrim. Nuk mund të ngre më pesha, por mund të gjej një makineri që bën këtë gjë dhe unë nuk do kem më dhimbje", përfundoi ai.

shumë të suksesshëm. E vërteta është se mua kjo më hante nga brenda, pse nuk i bëra pjesë e budallallëkut tim". "Të gjithë ne kemi momentet tona kur bëhemi pishman. Sidomos kur shohim persona të tjerë që bëjnë hapa me të mëdha dhe bëjnë kompromise të ndryshme", ka rrëfyer

Ahmeti. "Dhe kemi dobësi tonat ku themi, do ta bëj këtë kompromis. Industria amerikane dhe hollyëoodiane është e madhe, ne nuk mund t;i kundërvihemi. Tekkenin unë doja ta kisha një përvojë… prandaj dhe e pranova", ka përfunduar aktori i famshëm shqiptar.

Stalone tërhiqet nga Roky Balboa pas 40 vjetësh Sylvester Stallone tërhiqet dhe nuk do të interpretojë më Rocky Balboa. Këtë herë s'ka më kthim, pas 40 vjetësh dhe tetë filma. Përmes një video të publikuar në faqen e tij në "Instagram", aktori 72-vjeçar komunikoi se nuk do ta interpretojë më personazhin, për t'i lënë hapësirë gjeneratës së re, mishëruar nga Adonis Johnson, heroi i sagës "Creed". "Edhe pse me zemër të thyer, duhet të them se gjithçka ka një fund. Por, Rocky nuk do të vdesë kurrë, sepse do të jetojë bashkë me ju". "Tërhiqem sot, sepse historia ime është treguar, një botë e re hapet për publikun me këtë gjeneratë", -tha Stallone gjatë videos, e regjistruar në një plazh gjatë xhirimeve të "Creed II", film i cili doli në kinematë amerikane më 21 nëntor. Prej vitit 1976, aktori e ka interpretuar personazhin tetë herë, roli që e bëri të njohur dhe i ka dhënë disa nominime për "Oscar".

Quentin Tarantino i jep fund beqarisë me modelen 20 vite më të re Regjisori i njohur 54 vjeçar, Quentin Tarantino është martuar ditën e djeshme me këngëtaren dhe aktoren 35 vjeçare Daniella Pick. Ata u celebruan në Los Angeles dhe ceremonia ishte shumë private ku ishin të ftuar vetëm të afërmit dhe miqtë e çiftit. Tarantino nuk ishte martuar kurrë më parë pasi siç shprehej ai në intervista "puna

monopolizonte gjithë kohën e tij". Çifti u njoh gjatë promovimit të filmit "Bastardi senza gloria". Ishte një dashuri me shikim të parë dhe ata qëndruan të lidhur prej vitesh derisa u kurorëzua me fejesë një vit më parë.

Foxx dhe Holmes do të martohen në Paris, pas mbajtjes së sekretit romantik mes tyre Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë vendosur të martohen në Paris pas shumë viteve të takimeve të fshehta. Nëna 39-vjeçare e Suri Cruise dhe 50vjeçari, fituesi i çmimit Oscar po planifikojnë të martohen në "City of Light" (Paris), shkruan "Radar Online". Kjo vjen vetëm disa javë pasi shpërthyen thashethemet se dyshja ishte fejuar pasi në gishtin e Holmesit ishte vërejtur një unazë diamanti. Aktorët thuhet se janë takuar fshehurazi që nga viti 2013 - por Katie e ka bindur atë dhe ka vendosur ta bëjnë lidhjen zyrtare. Katie ka pritur një kohë të gjatë për t'u martuar me Jamien dhe tani e ka bërë të qartë se ku dhe kur dëshiron të kurorëzohet, shkruhet në "Radar Online". Theksojmë se bukuroshja amerikane u nda në vitin 2012 nga aktori hollivudian Tom Cruise.


SHOWBIZ

23 E premte, 30 NENTOR 2018

Kim Kardashian në sherr me gruan e vëllait, shkak paratë Kim Kardashian është bërë pjesë e çështjes gjyqësore së Blac Chyna me vëllain e saj rreth tarifave që duhen paguar për vajzën e tyre. Blac ka qenë e lidhur me Rob Kardashian për një kohë të gjatë dhe ndarja i shkaktoi probleme të mëdha ekonomike. Ai ka përfunduar në gjykatë pas denoncimit të modeles Blac për mospagesën e tarifës mujore për kujdesjen e vajzës 2-vjeçare, Dream. Kim është shumë e shqetësuar nga kjo histori. Një burim pranë saj ka rrëfyer: "Kim është zemëruar me Blac Chyna që çoi familjen në gjyq. Edhe Kylie, Khloe e Kris janë shumë të mërzitura me të, pasi po i kërcënon se do burgosë Rob. Avokati i familjes Kardashian po përpiqet të heqë padinë, por ende nuk ia ka dalë që të bindë Blac. Rob ndihet shumë keq për të gjithë situatën dhe

Larg drogës, afër muzikës! Demi Lovato është gati të kthehet në treg Këngëtarja Demi Lovato është gati që t'i kthehet muzikës. Gjatë gjithë kësaj mungese, ajo ka qenë në qendër rehabilitimi ku po trajtohej për shkak të problemeve me overdozën. Një burim pranë saj ka konfirmuar se ka shkruajtur këngën e re dhe do të rikthehet shumë shpejt. Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar. "Ajo është mirënjohëse që është ende gjallë dhe dëshiron shumë të ndihmojë njerëzit e tjerë dhe këtë gjë do ta reflektojë edhe në këngët e saj", tha burimi për Radar. Ndër të tjera, shtoi se Demi nuk është e detyruar që t'i kthehet punës, por është dëshira e saj pasi ndihet gati për të pushtuar sërish skenat dhe toplistat botërore.

përveç faktit se është baba i Dream, ai ndihet i penduar që pati një lidhje me Blac Chynan." Motrat Kardashian e kanë

paralajmëruar gjithmonë për të, por Rob ishte aq i dashuruar sa nuk i bënte përshtypje asgjë.

Elton John me infeksion në vesh

Kantautori britanik duhet të dilte në skenë më 27 nëntor në "Amway Center" në Orlando, por, sipas "Billboard", rreth 30 minuta pas nisjes së parashikuar të koncertit, u lajmërua anulimi i spektaklit. Organizatorët bënë me dije se koncerti 'live' do jepej në një datë të mëvonshme dhe biletat ishin të vlefshme. "Jemi shumë të keqardhur t'ju lajmërojmë se, për shkak të një infeksioni në vesh, Elton John nuk do mund të performojë sonte. Do ketë një datë tjetër për në Orlando, e cila do bëhet e ditur shumë shpejt, ndaj mbani biletat tuaja", shkruhet në profilin në Twitterit të Amway Center, pallati ku do duhej të mbahej koncerti i artistit të madh. Problemi shëndetësor bëri që të anulohej edhe koncerti i 28 nëntorit në Tampa të Florida-s, i cili është spostuar dhe nuk ka ende një datë se kur do zhvillohet.

Paris Hilton: Besoja në përralla Biondina ishte në prag të martesës, por që i dha fund fejesës me këngëtarin Chris Zylkan. Së fundi ka reaguar bukuroshja duke thënë fund hamendësimeve rreth ndarjes dhe i ka uruar fat në të ardhmen ish të dashurit. "Thjesht ndjej se kur bie në dashuri, unë bie kokë e këmbë. Por kjo romancë ishte si një rreth vicioz. Unë gjithmonë kam qenë e fiksuar me historitë e përrallave dhe mendova se kjo do të ishte përralla ime me fund të lumtur, por me kalimin e kohës kuptova që martesa nuk ishte vendimi i duhur", u shpreh ajo. "I uroj Chris më të mirat! Do të doja që një ditë të martohesha dhe të bëja fëmijë, por tani për tani dua të fokusohem te vetja dhe puna ime", vijoj Paris. Hilton nuk ka pranuar t'ia kthej Chrisit unazën 20 karatëshe të vlefshme dy milionë dollarë.

Puthja në buzë me vajzën, prindërit në botë mbështesin David Beckham Prindërit në botë janë bashkuar për t'i dhënë mbështetje David Beckham, i cili u kritikua se puthi vajzën e tij të vogël në buzë. Babai i katër fëmijëve është konsideruar i çuditshëm pasi shpërndau fotografinë e vogëlushen Harper në rrjete sociale. Tani, kanë filluar postime të ngjashme ku prindërit e quajnë si një veprim të zakonshëm me fëmijët. Për ta, puthja nuk është dicka e gabuar, qoftë në buzë apo faqe. Një grua shkruajti se do ta bëjë këtë veprim derisa fëmijët e saj të mos duan më.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

Zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të partive politike në vend përkujtuan sot, me një ceremoni solemne pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, 74-vjetorin e Çlirimit të vendit. Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeminis-

tri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra të kabinetit qeveritar, veteranë e tjerë zhvilluan sot homazhe duke vendosur kurora me lule në nderim dhe respekt të të rënëve. Në këtë ceremoni mun-

24 E premte, 30 NENTOR 2018

Presidenti Ilir Meta: Mirënjohje për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

74-vjetori i Çlirimit, homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri” guan përfaqësuesit e PDsë, të cilët prej vitesh e festojnë Ditën e Çlirimit në 28 Nëntor, bashkë me festën e Pavarësisë. Për 74vjetorin e Çlirimit, do të

zhvillohen ceremoni përkujtimore në një atmosferë solemne në mbarë vendin, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve. Në një mesazh në rrjetet sociale për këtë ditë të shënuar, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh: “Gëzuar 29 Nëntorin! Mirënjohje për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare, të cilët sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Lavdi të përjetshme!”.

Festimet për ditën e Flamurit, Presidenti Meta takon aktoren Adivie Alibali Kreu i Shtetit ka takuar gjatë festimeve për ditën e Pavarësisë, aktoren e njohur Adivie Alibali, e cila ka luajtur personazhin e Mamica Kastriotit në filmin “Skëndërbeu.” Presidenti Meta e cilëson aktoren si pionere të kinematografisë shqiptare. “Një suprizë e këndshme të takoja gjatë festimeve për Ditën e Flamurit, një nga pioneret e kinematografisë shqiptare dhe një nga personazhet më të dashura të filmit “Skënderbeu”, znj. Adivie Alibali apo siç njihet nga të gjithë ne si

“Mamica Kastrioti”. E falënderova për mbresat e jashtëzakonshme që na ka lënë ky film, falë interpretimit të papërsëritshëm të saj dhe

aktorëve të mëdhenj shqiptarë, Naim Frashëri e Besa Imami”,shkruan presidenti Meta në një postim në rrjetin social Facebook.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.