www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 100 (8541)
E martë, 30 Prill 2019
Çmimi 30 Lekë
Radio shtetërore gjermane DW shkruante dje: “Më pak se gjysmë ore kohë kishte Merkel në takimin me Edi Ramën para se në orën 17:00 të përshëndeste presidentin francez, Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave, por momentalisht kjo është më se e pasigurtë”
Gjermania: Negociatat nuk i hapen Shqipërisë
Në Berlin u mbajt dje Samiti i vendeve të Ballkanit, forumi më i rëndësishëm i viteve të fundit për rajonin, i organizuar nga dy vendet kryesore të BE, Gjermania dhe Franca. Delegacioni shqiptar i përbërë nga kryeministri Edi Rama, zv/ministri i Jashtëm Gent Cakaj dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kishte dy pika kryesore në axhendën e tij; Kosova dhe çelja e negociatave për Shqipërinë. Nga mënyra se si u prezantua Shqipëria, mund të thuhet se diplomacia jonë dhe politika e jashtme dje pësoi një dështim total në të dyja këto çështje FAQE 3
Basha: Kushti i padiskutueshëm për Këshilltari i Merkel: BE i vendosi veton pjesëmarrjen në zgjedhje është largimi Ramës, koha për ndryshime në Shqipëri i Ramës dhe qeveri tranzitore
FAQE 6
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha
OPINION
Rama doli kokulur nga Merkel Nga Andi Bushati
Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish...
FAQE 2
FORUM
Kaos me maus prej mishi Nga Zija Çela FAQE 14
BIE PLANI I THAÇI-VUÇIÇ
Samiti i Berlinit u jep fund ideve për ndarjen e Kosovës: Jo ndryshim kufijsh
FAQE 5
FAQE 4
Në foto: Kryekëshilltari ekonomik i CDU-së Gjermane, Martin Henze
ISH-KRYENEGOCIATORJA E KOSOVËS
Edita Tahiri: Në Berlin dështuan Thaçi-Rama-Vuçiç. Rama shkarkoi Ditmir Bushatin për interesat e Serbisë
SOT TAKIMI ME PRESIDENTIN
Aleatët e PD: Platformë kushtetuese për zgjidhjen e krizës
FAQE 5
NËNKRYETARI I PD
Edmond Spaho: Nuk ka kthim prapa, Rama duhet larguar Intervistoi: Herion Mesi
FAQE 7
RETROSPEKTIVË
Çfarë deklaronte Rama kur protestonte vetë në opozitë
FAQE 4
FAQE 8
POLITIKE
2 E martë, 30 PRILL 2019
DETAJET
Kryeministria: Ja çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merkel
K
ëshilli i Minis trave ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar dje në Berlin mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. “Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e
Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj”,thuhet në njoftimin e Qeverisë. Po sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit, “Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve”.
OPINION Nga Andi Bushati
A
ngela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shkurtër të mbajtur këtë të hënë në Kancelari, në Berlin. Po të lexohen me kujdes deklaratat e qeveritarëve shqiptarë, duket qartas se ata prisnin një komerdare shpëtimi të minutave të fundit nga Gjermania. Para takimit, vetë Kryeministri duke besuar në një mrekulli “in extremis”, i deklaroi Top Channel se ai do të shprehej pasi të fliste me Merkelin. Ndërsa menjëherë pas tij, Gent Cakaj, që ishte brenda në dhomën e bisedimeve, foli për atë që shpresonte dhe jo për atë që kishte ndodhur, duke thënë se Shqipëria kishte marrë “mbështetjen absolute” të Kancelares për hapjen e negociatave.
Në fakt, e vërteta e asaj që ka ndodhur gjendet shumë më pranë informacionit që dha radioja publike gjermane Deutsche Welle. Ajo i hodhi një dush të ftohtë qeverisë shqiptare duke dhënë dy arsye se përse negociatat nuk do të hapen as këtë qershor. Së pari, sepse Franca nuk do të dëgjojë për këtë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Së dyti, sepse Bundestagu gjerman nuk ka kohë të mjaftueshme për të vendosur (që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor), për çeljen e negociatave. Pra me një fjalë furgoni i Rilindjes e humbi edhe këtë stacion. Por, ajo që nuk kuptohet është se përse qeveria shqiptare shpresoi deri në minutat e fundit siç tregojnë edhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të saj. E vetmja përgjigje e arsyeshme
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
REAGON ISH-KRYEMINISTRI
“Me Ramën ecet drejt të shkuarës” Pas përfundimit të Samitit një-ditor të Berlinit, mes krerëve të BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke bërë skanerin e samitit, Berisha nxjerr edhe konkluzionet duke shtuar se nuk pati asnjë fjalë dhe asnjë premtim për hapje negoci-
atash me Shqipërinë. “Samiti një ditor i Berlinit përfundoi! Konkluzionet: Jo ndryshimit të kufijve! Jo përpjekjeve për krijimin e Serbisë së Madhe! Jo marrëveshje të fshehta si deri tani midis Vuçiçit dhe argatëve të tij me Kosovën! Po perspektives europiane të vendeve të rajonit mbi bazën e plotësimit të kushteve. Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë. Qeveria gjermane nuk do të
shqyrtoj deri në vjeshte as raportin e Komisionit Europian. Franca nuk pranon fare të flitet për këtë çështje. Asnjë fjalë dhe asnjë premtim për hapjen e negociatave, përveç trillimit me porosi të Rames e të sugarit te tij, të cilin e përgënjeshtroi pa u tharë boja radio shtetërore gjermane Dojçe Welle! Si përfundim miq, me Ramen ecet drejt të shkuarës nuk ka integrim!”,- shkruan Berisha.
Rama doli kokëulur nga Merkel duhet kërkuar në atë që ndodhi qershorin e kaluar. Atëherë, Angela Merkel u përpoq me mish e me shpirt për të zbutur veton e prerë që Franca dhe Holanda do të artikulonin për ne. Ajo bëri ç’është e mundur që “JO” ndaj Shqipërisë (pikërisht ajo që këtu u festua si “PO” me deklarata dhe shampanjë) të ishte sa më e moderuar dhe jo turpëruese. E kështu u gjet formula që edhe negociatat nuk hapeshin edhe qeveria shqiptare shpëtonte fytyrën duke thënë se kishte marrë një datë për fillimin e tyre. Por, që nga ajo kohë ka ndodhur një zhvillim i rëndësishëm. Në prill të 2018, para një takimi në Kancelari me Ramën, nga diplomatët gjermanë Edi Ramës iu kërkua dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve në këmbim të mbështetjes së përparimit europian të vendit.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në Kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit se nuk e mbështeste aventurën e dy Presidentëve, serb dhe kosovar. Kjo gënjeshtër, nuk është se kaloi pa rezultat imediat. Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe se ajo nuk do të lejonte në asnjë mënyrë lënien e Tiranës pas Shkupit në këtë proces. Por, pas përpjekjes gjermane në qershorin e shkuar, në gusht, Thaçi dhe Vuçiçi e shpallën publikisht idenë e tyre duke marë edhe miratimin e John Boltonit. Në fillim me hezitim dhe pastaj gjithnjë e më hapur Rama e mbështeti këtë ide. Ai arriti deri aty së të thoshte në mediat vendase se “Merkel sheh interesat e vendit të saj, kurse unë jam kryeministri i
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Shqipërisë”. Ky qe me sa duket edhe fundi i historisë së dashurisë mes tyre, që në fillim, nga mediat e pushtetit në Tiranë, u paraqit si një raport tejet e privilegjuar. Pas kësaj ‘tradhtie’ Kancelarja nuk mund të bënte asgjë për ta ndihmuar të preferuarin e saj që dikur e shkrinte gazit me barcaletat e kohës së komunizmit. Prandaj, në takimin e kësaj të hëne ajo nuk dha asnjë sinjal nga ato që qeveritarët shqiptarë shpresonin të dëgjonin. Ajo nuk kishte më as arsye personale, as për t’iu kundërvënë aleatëve të saj që nuk e duan zgjerimin, as për të ndihmuar një Kryeministër që e ka të turbullt situatën edhe brenda vendit. Këtë qershor Merkel nuk do të ketë më angazhimin e një viti më parë, kjo ndoshta edhe falë zhgënjimit nga Rama. Lapsi.al
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 30 PRILL 2019
Radio shtetërore gjermane DW shkruante dje: “Më pak se gjysmë ore kohë kishte Merkel në takimin me Edi Ramën para se në orën 17:00 të përshëndeste presidentin francez, Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave, por momentalisht kjo është më se e pasigurtë”
Gjermania: Negociatat nuk i hapen Shqipërisë
Në Berlin u mbajt dje Samiti i vendeve të Ballkanit, forumi më i rëndësishëm i viteve të fundit për rajonin, i organizuar nga dy vendet kryesore të BE, Gjermania dhe Franca. Delegacioni shqiptar i përbërë nga kryeministri Edi Rama, zv/ministri i Jashtëm Gent Cakaj dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kishte dy pika kryesore në axhendën e tij; Kosova dhe çelja e negociatave për Shqipërinë. Nga mënyra se si u prezantua Shqipëria, mund të thuhet se diplomacia jonë dhe politika e jashtme dje pësoi një dështim total në të dyja këto çështje Në Berlin u mbajt dje samiti i vendeve të Ballkanit, forumi më i rëndësishëm i viteve të fundit për rajonin, i organizuar nga dy vendet kryesore të BE, Gjermania dhe Franca. Delegacioni shqiptar i përbërë nga kryeministri Edi Rama, zv/ministri i Jashtëm Gent Cakaj dhe ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kishte dy pika kryesore në axhendën e tij; Kosova dhe çelja e negociatave për Shqipërinë. Nga mënyra sesi u prezantua Shqipëria, mund të thuhet se diplomacia jonë dhe politika e jashtme dje pësoi një dështim total në të dyja këto çështje. Samiti kishte temë kryesore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe dhënien fund të debatit të rrezikshëm për ndarjen e kufijve mes tyre. Realisht Shqipëria nuk ka ndonjë vendimmarrje në këtë proces, por qëndrimi që ka mbajtur qeveria “Rama” ndaj idesë së copëtimit është një fiasko diplomatike. Për herë të parë në historinë e diplomacisë sonë, delegacioni shqiptar nuk kishte ndonjë projekt të qartë lidhur me debatin për Kosovën. Në mënyrë indirekte, Edi Rama dhe këshilltarët e tij kanë mbështetur idenë e ndarjes së Kosovës, ndërsa zyrtarisht kanë deklarata të paqarta që tregojnë jo vetëm mungesë serioziteti, por edhe përfshirjen e interesave kombëtare në lojëra të rrezikshme. Ndaj dje, pala shqiptare në Berlin nuk dihej nëse ishte në krah të Serbisë që flet për ndarje territoresh apo në krah të Kosovës dhe qeverisë së saj që është kundër një projekti të tillë. Gjermania ka një qëndrim të qartë
se Tirana kur vjen fjala për Kosovën dhe është kategorikisht kundër ndryshimin e kufijve. Fatmirësisht çështja e marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk është lënë në dorë të faktorëve lokalë, sepse me mënyrën sesi po sillej qeveria “Rama” dhe qëndrimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dje mund të kishim dëgjuar nga Berlini çudira të paimagjinueshme. Çështja më me rëndësi e këtij samiti për Shqipërinë lidhet me hapjen e negociatave. Kryeministri Edi Rama shkoi në Blerin me besimin se në qershor vendi do të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Sipas asaj që kanë thënë kryeministri dhe gjithë kabineti qeveritar prej një viti, tashmë nga Brukseli pritet vetëm një datë në muajin qershor ku të konfirmohet që procesi i anëtarësimit me Shqipërinë u hap. Po mesazhet që erdhën dje nga Berlini jo vetëm nuk përcaktuan një datë, por i shtynë negociatat në shtator, pa dhënë asnjë garanci se përgjigja do të jetë pozitive. E thënë thjeshtë, qeveria “Rama” dështoi në prioritetin kryesor të saj, atë të integrimit të në BE. Të vërtetën dhe detajet e bisedimeve në Berlin nuk e gjen në deklarata e qeverisë që flasin për sukses në takimin me Angela Merkel, por në raportimet e medias shtetërore gjermane në gjuhën shqipe “Deutshe Ëelle”. Media e njohur raportonte dje pak pas përfundimit të takimit RamaMerkel, se biseda e dy delegacioneve zgjati më pak se 30 minuta. Ndërsa për çështjen kryesore të negociatave, “Deutcshe Welle” raportonte se hapja e tyre për Shqipërinë është
më se e pasigurt. “Më pak se gjysmë ore kohë kishte Merkel në takimin me Edi Ramën para se në orën 17:00 të përshëndeste presidentin francez, Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave, por momentalisht kjo është më se e pasigurtë”,- thuhet në raportimin e medias gjermane për takimin RamaMerkel. Raportimi i “Deutsche Welle” u postua në rrjetet sociale dhe krijoi jo pak paqartësi për shtyrjen e negociatave, pas ndryshimit që ju bë njoftimit disa minuta më vonë, duke e përafruar përmbajtjen e tij me deklaratën që kishte shpërndarë qeveria shqiptare për takimin. Por çdo dilemë për mesazhin që kishte marrë Edi Rama nga takimi me Merkel u sqarua në një raportim profesional në faqen zyrtare të medias gjermane. Në shkrimin ku pasqyrohen takimet e kancelares Angela Merkel me kryeministri Edi Rama dhe atë të Maqedonisë, Zoran Zaev thuhet në mënyrë të qartë se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të shtyhen të paktën deri në muajin shtator. “Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit. Merkel megjithatë nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Siç mësoi DË nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në
qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë DË-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator”, raporton Deutshe Welle. Në këtë mënyrë hapja e negociatave për Shqipërinë është jo vetëm e pasigurtë, por edhe me një afat që nuk ka garanci se do të jetë muaji shator. Pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë vendet e BE ndaj procesit të zgjerimit dhe konkretisht ndaj Shqipërisë. Çështja e negociatave tashmë që s’ka afat është pranuar indirekt dhe nga deklarata e qeverisë shqiptare për takimin mes Edi Ramës dhe Merkel. Në njoftimi e shkurtër thuhet se “Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj”. Pikërisht kjo deklaratë tregon se negociatat janë ende larg. Raporti i KE për Shqipërinë u publikua një vit më parë rekomandoi hapjen e negociatave pas një viti, nëse qeveria shqiptare do të kishte plotësuar reformat dhe kushtet. Fakti që Kryeministri flet ende për raport të KE nënkupton se veç kushteve të një viti më parë, Shqipëria mund të ketë kushte të tjera shtesë. Nëse Edi Rama do të fliste për pritshmëri nga Samiti i Berlinit sot do të kërkohej zyrtarizmi i hapjes së negociatave dhe jo shpresë se raporti i radhës do t’i rekomandojnë Këshillit të Ministrave sërish hapjen e negociatave. Fatkeqësisht Shqipëria dështoi edhe kësaj radhe për të hapur negociatat. Qamil Xhani
POLITIKE
4 E martë, 30 PRILL 2019
Këshilltari i Merkel, Martin Henze, “godet” Ramën
“Autokrati Rama ka humbur, koha për ndryshime në Shqipëri” P
as takimit Rama-Merkel, të mbajtur sot në Samitin e Berlinit, një deklaratë kryekëshilltarit ekonomik të CDU-së Martin Henze, i jep një goditje të forte kryeministrit Edi Rama Në një status të tij në rrjetet sociale Henze ka kritikuar jo vetëm politikën e ndjekur nga Rama në Shqipëri, por edhe ndë-
rhyrjet e tij në bisedimet KosovëSerbi. “Kritika të pasta të Gjermanisë dhe Francës ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me politikat e tij nacionaliste që po dëmtojnë të ardhmen e Shqipërisë. Në përpjekjet e saj për të ndalur nacionalizmin e ri dhe kufijtë e rinj, Merkel po mbështetet në Berlin nga ekspertë të
politikës së jashtme dhe Franca përmes partive politike atje’,shprehet ai. Për vendimin e Samitit të Berlinit, për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, në qershor por shtyrjen e tyre deri në shtator, Henze jep edhe arsyet pse Europa i vendosi veton kryeministrit shqiptar.
“Autokrati Rama/Shqipëria ka humbur: 1. Rama është nxjerrë në periferi (jashtë loje) 2. Nuk ka ndryshim kufijsh. 3. Në Kosovë vetëm zgjidhje bilaterale përmes rregullave të auto-emigrimit, si në Europën Veriore. 4. Franca dhe
shtetet e tjera të BE do të vendosin veton për hapjen e negociatave për shkak të politikave të Ramës. Koha për ndryshime në Shqipëri. Politika të gabuara në Shqipëri, politika të gabuara në Kosovë. Dizastër”,- shprehet Martin Henze.
Retrospektivë/Edi Rama në vitin 2010: Nuk pranojmë që zgjedhjet të paravendosen, një parlament teatër dhe një qeveri që rri si pykë dhe nuk ikën
O
pozita e bashkuar do të mbajë protestën e radhës Kombëtare në 11 maj, ndërsa çdo të enjte do të protestojë duke bllokuar akset kryesore. Partia Demokratike dhe aleatët e saj dogjën mandatet gjatë muajit shkurt dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme (duke shtyrë automatikisht dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit). Por këto kërkesa janë hedhur poshtë nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se opozita u largua nga parlamenti pasi do të pengojë me protesta rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave si dhe sipas tij ka frikë nga referoma në drejtësi. Po të kthehemi pas në kohë, kur Edi Rama ishte në opozitë, ai i cilësonte protestat si një mjet për të sjellë demokracinë në vend. Më poshtë po iu sjellim fragmente të deklaratave politike të Edi Ramës, që në thelb ngjasojnë me ato të Lulzim Bashës në ditët e sotme. Sipas Ramës protestat e tij ishin për një Shqipëri evropiane që nuk pengonin integrimin, kundër një parlamenti të kapur si dhe refuzonte dialogun me qeverinë. Pas protestave PS u fut në grevë urie, ndërsa në Bruksel mbahej takimi i komitetit të stabilizim asocimit që drejtohej nga Shtefan Fyle. Edi R ama, 1 Maj 2 010: Dëgjojmë Rama, 20 njerëz që thonë se gjërat vërtet mund të jenë keq po as rruga e protestës nuk është zgjidhje. Shkoni në parlament, përsërisin disa, se aty është vendi zhvillohet demokracia. Madje ka prej tyre që arrin të thonë se protesta jonë dëmton demokracinë dhe integrimin. Këta janë përgjithësisht një pakicë që vetë jeton sidoqoftë më mirë se shqiptarët që sot s’kanë asnjë rrugë tjetër përveçse të protestojnë. Janë ata që nuk kanë as dhimbjen e as ngutin tonë për Shqipërinë e shumicës që nuk shtyn dot muajin mes papunësisë, varfërisë e çmimeve të pafrenueshme të jetës së përditshme. Prandaj edhe kur flasim u dukemi sikur bëjmë politikën e arsyeve personale, jo betejën e vlerave qytetare. U them shumë thjesht: Ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe e
Çfarë deklaronte Rama kur protestonte vetë në opozitë
duam sot, këtu, në vendin tonë ku nuk do të lejojmë të instalohet një mbretëri e pashpallur dhe as do ngurrojmë të përballemi me fuqinë e rezistencës paqësore ndaj një pushteti që zgjedhjet i do lojë të paravendosur, parlamentin teatër të parashkruar, qeverinë pykë të palargueshme në rrugën mes nesh e të ardhmes europiane të vendit tonë. Kurse atyre që dashamirësisht thonë duam ta kemi të qartë kur, ku dhe si përfundon rruga e protestës u them ejani bashkohuni me ne se s’dihet kur e as ku mbaron kjo betejë – ndryshe s’do qe betejë po fushë për t’u mbjellë me lule – po është e sigurtë se sa më shumë dhe sa më të vendosur të jemi aq më shpejt fitorja e saj do të vijë për të gjithë”. *** Edi Rama 10 Maj 2010: Sot kam pasur një diskutim me një qytetar i cili më tha, se si plotë të tjerë, ishte plotësisht dakord me çka ne kërkojmë, ishte plotësisht dakord se kutitë duhet të hapen, ishte plotësisht dakord se
transparenca duhet të jetë parimi i funksionimit të institucioneve shtetërore, të parlamentit, të qeverisë e kështu me radhë. Ishte plotësisht dakord se liria e medias duhet garantuar, por nuk ishte dakord me formën e protestës sonë dhe as me grevën e urisë. Atij qytetari dhe të gjithë atyre që mendojnë si ai u them, në rast se jeni dakord me gjithçka që ne kërkojmë, por nuk jeni dakord me formën se si ne protestojmë, atëherë protestoni në formën tuaj, por mos rrini duke bërë sehir, mos rrini duarkryq, mos rrini larg, sepse ajo ç’ka ndodh për mirë, është e mirë për të gjithë dhe ajo çka ndodh për keq, është e keqe për të gjithë. Nuk shpëtoni sot nga e keqja të cilën ne po e luftojmë, duke u mjaftuar me konstatimin se ne kemi të drejtë kur themi se ja ku është e keqja, por nuk kemi gjetur formën e duhur për të protestuar kundër të keqes. Bëhuni pjesë e betejës për të protestuar kundër të keqes, gjeni formën tuaj.
Dhe në rast se nuk e keni një formë, respektojeni formën tonë. Në mbyllje dua ta përsëris se protesta jonë është shprehje e shpirtit tonë opozitar edhe e vizionit tonë për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri moderne, për një Shqipëri të mirëqenë, për një Shqipëri ku liria dhe e drejta e secilit janë mbi vullnetin e pushtetit mbi këdo. Në këtë rrugë të protestës ne kemi qenë dhe mbetemi gjithmonë të bindur se dialogu është i domosdoshëm dhe asnjëherë nuk i jemi larguar apo nuk e kemi refuzuar dialogun. Por nga ana tjetër është sot dita për ta thënë se nuk mjafton të thuash se jemi gati për dialog, dhe këtë e kam për zotërinjtë e palës tjetër, por duhet të thuash se për çfarë dialogu je gati. *** Edi Rama 16 Maj 2010: Sali Berisha del dhe thotë sikur të ishte duke i dhënë popullit një lajm të mirë, nuk ka draft, nuk ka marrëveshja, nuk ka zgjidhje, nuk ka gjë në tavolinën time. Po
atëherë çfarë bën zotrote në atë tavolinë në rast se nuk ke zgjidhje për këtë krizë që po e rrënon ekonominë , për këtë krizë që po rrënon demokracinë, shtetin e së drejtës, ekonominë? Çfarë bën zotrote në atë tavolinë kur nuk je në gjendje të bësh detyrën minimale? Dhe detyra jote minimale është ti japësh zgjidhje kësaj krize e cila i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura të zgjedhjeve të shkuara, prej të cilave kërcënohen zgjedhjet dhe zgjidhjet e ardhshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Çfarë bën zotrote në atë tavolinë, kur nuk je në gjendje të kuptosh dhe as të veprosh lidhur me këtë çështje të madhe me interes publik, që është transparenca. E në rast se në atë tavolinë nuk bën tjetër gjë zotrote veçse lexon kushtetutën, si ka mundësi që atë kushtetutë që e lexon përditë dhe na e këndon përditë ne të gjithëve, e ke shkelur më shumë se 30 herë i kapur në flagrancë nga gjykata kushtetuese e shumë e shumë herë të tjera. Për cilën kushtetutë flet zotrote, cilës kushtetutë i referohen kukullat e tua që dalin dhe bëjnë çdo ditë paradën e recitimeve nëpër ekranet e televizioneve duke u kujtuar shqiptarëve një kohë të shkuar, kohën kur fliste parti dhe dëgjonte populli, nënshtrohej populli dhe kënaqej partia. Ka mbaruar ajo kohë Sali Berisha, ka ikur, ka perënduar. Ku ka në europë, ku ka në botën e lirë demokratike, kryeministër që ti dalë popullit vetë përpara si triumfator dhe ti thotë, nuk ka zgjidhje, nuk kam zgjidhje, s’më kanë dhënë zgjidhje, nuk di për çfarë zgjidhje flasin. E kuptoni se ku është katandisur qeveria e këtij vendi? E kuptoni sesa të forta janë fijet e interesave personale të këtij oborri ku është mbyllur një pushtet i tërë duke i lenë shqiptarët jashtë rrugëve të zhvillimit dhe të mirëqenies. /Opinion.al
RAJON
K
ancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, thanë të hënën në Berlin se çdo zgjidhje e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të shmang tensionet dhe nuk mund të jetë në dëm të vendeve tjera të rajonit. Ata i bënë këto komente në fillim të takimit me vendet e Ballkanit Perëndimorë, ku çështje kryesore është procesi i bisedimeve tashmë të pezulluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kancelarja Merkel tha se nuk pritet zgjidhje nga takimi por do të ketë shkëmbim pikëpamjesh dhe se kjo nuk i zëvendëson negociatat e drejtuara nga Bashkimi Evropian. Ajo tha se takimi është një hap në rrugën e gjatë përpara, ndërsa theksoi se zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se nuk synohet “imponimi i një zgjidhjeje për Beogradin dhe Prishtinën. Ne dëshirojmë që të shqyrtojmë gjitha mundësitë, por edhe të shmangim tensionet e mundshme në rajon të cilat mund të ndodhin për shkak të mundësive që janë në tryezë”. Para se të fillonin darkën e punës me të ftuarit, të dy zyrtarët e lartë evropianë morën shembull marrëveshjen që Shkupi dhe Athina arritën për emrin e Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se ajo është shembull se si mund të zgjidhen konfliktet. Në një dokument që ata shpresojnë të miratohet në takim, thuhet se “Serbia dhe Kosova janë pajtuar që të përshpejtojnë
5 E martë, 30 PRILL 2019
Në qendër të të gjitha diskutimeve e analizave ishte ideja që ky takim do t’u jap fund ideve për ndryshime kufijsh, që ishin hedhur që në verën e vitit të kaluar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Merkel dhe Macron kërkojnë zgjidhje për Kosovën
përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe të përfshihen sërish në mënyrë konstruktive për në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me qilim që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare”. Por, as udhëheqësit e Kosovës dhe as të Serbisë, nuk shfaqën ndonjë pritje të madhe nga takimi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se e sheh takimin si, mundësi, “por jo ndonjë mrekulli apo zgjidhje magjike që dikush do të mund ta sjellë. Në këtë takim nuk do të ketë dialog, nuk do të ketë negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë, sikurse që është larg arritja e ndonjë mar-
rëveshjeje, mirëpo para së gjithash, siç ju e dini as dialog as negociata dhe as marrëveshje nuk ka pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkimi Evropian është shumë i dobët dhe jo unik për të lëvizur gjërat përpara në Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti Thaçi, pas takimit që zhvilloi më herët gjatë ditës me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini. Pas takimit me të ai bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua me ambasadorin amerikanë në Berlin, Richard Grenell. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se “nëse askush nuk
SAMITI I BERLINIT
dëshiron kompromis dhe mendon se duke bërë trysni mbi Serbinë mund të arrihet zgjidhja, atëherë këtu përfundon gjithçka”, ndërsa ritheksoi se pa heqjen e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe, nuk mund të ketë bisedime. Por, presidenti Thaçi tha se tarifat janë e drejtë e ligjshme, “është legjitime, nëse Serbia vazhdon me veprime agresive ne vetëm sa do t’i shtojmë masat dhe do të shkojmë në nivel të reciprocitetit”. Që nga paralajmërimi i takimit, janë ngritur shumë pikëpyetje se çfarë mund të sjellë ai në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.
Në qendër të të gjitha diskutimeve e analizave ishte ideja që ky takim do t’u jap fund ideve për ndryshime kufijsh, që ishin hedhur që në verën e vitit të kaluar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në këtë frymë vëzhguesit i shpjegojnë edhe deklaratat e mikpritësve të takimit. Më e zëshmja kundër ideve të tilla ishte Gjermania e cila i ka parë për të madhe dhe shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, faktin që lejoi të diskutohen ide të tilla në bisedimet e ndërmjetësuara prej saj. Zonja Mogherini po qëndron në Berlin për të marrë pjesë në takim, por duke zëvendësuar presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ishte ftuar fillimisht nga organizatorët e takimit. Mediet spekuluan gjatë javëve të fundit se Berlini do të mund të propozojë një “status të posaçëm” për veriun e Kosovës, mbështetur në marrëveshjen e pazbatuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, madje pati edhe ide për një sovranitet të dyfishtë në veriun e Kosovës. Por pohimet e tilla janë hedhur poshtë nga Prishtina por edhe nga Beogradi. Marrë nga “Zëri i Amerikës”
KANCELARJA GJERMANE
Edita Tahiri: Thaçi dhe Merkel: Ndjehemi Rama gabuan historikisht përgjegjës për Ballkanin I
sh-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri tha se samiti i Berlinit i jep fund idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për RTV Ora, Tahiri tha se Rama dhe Thaçi janë humbës që kanë gabuar historikisht. Sipas Tahirit, Kosova dhe Serbia të ndjekin modelin gjermano- francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. “Samiti i sotëm ka një rëndësi historike sepse merr procesin e dialogut, i cili ishte duke shkuar keq, ishte duke shkuar në drejtim të ndryshimit të kufijve. Ky samit i cili shpreh qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve, pra e ndal këtë proces që do të ishte i dëmshëm dhe e ve në drejtimin e duhur që dy shtetet, Kosova dhe Serbia të ndjekin modelin gjermano- francez, i cili është një shembull inspirues, sesi dy shtete që kanë qenë në luftë zgjidhin ato mosmarrëveshjet mes tyre. Ky samit i jep fund gabimeve historike të Thaçit dhe Ramës dhe na nxjerr fitues neve që ishim kundër
G
ndryshimit të kufijve, veçmas mua më ve në pozitat fituese”,- tha Tahiri. Unë si kryenegociatore për 7 vjet e kam ndaluar çdo tendencë të Serbisë që të flitet për territore. Un kam krijuar një proces të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të veriut në Kosovë. Sot Thaçi dhe Rama e kuptuan që janë humbësit dhe janë liderë që kanë gabuar historikisht.
jermania dhe Franca duan të forcojnë bashkëpunimin e tyre për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndmor nëpërmjet një agjende rajonale në sektorin e zhvillimit social, të sigurisë, të mbrojtjes dhe drejtësisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do ta forcojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. “Ndjehemi përgjegjës për perspektivën evropiane të këtyre vendeve”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel në Berlin në një konferencë të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, në prag të takimit të nivelit të lartë mes krerëve të Gjermanisë, Francës, të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe përfaqësuesen e Komisionit të BE-së për çështje të jashtme, Federica Moghierini. Të dy theksuan se samiti nuk kishte si synim të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon. “Duam të arrijmë që prob-
lemet të mos jenë aq të pazgjidhshme sa ç’duken”, tha kancelarja. Ajo përmendi çështjen e doganave të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës si një “zhvillim jo në drejtimin e duhur. Sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, të dy thanë se nuk donin të ofronin zgjidhje konkrete, por Merkel theksoi se zgjidhja duhet të jetë në të mirë të gjithë rajonit: “Nuk mund të ketë marrëveshje pasojat e të cilës mund t’i vuajnë vendet e tjera”, tha Merkel. Që të dy përmendën zgjidhjen e konfliktit të Maqedonisë së Veriut si shembull pozitiv.
POLITIKE
6
E martë, 30 PRILL 2019
Kreu i Partisë Demokratike: Ne jemi sot për një betejë për jetë a vdekje për demokracinë
Basha: Në zgjedhje vetëm pa Ramën kryeministër dhe qeveri tranzitore P
artitë opozitare kanë kërkuar një tryezë politike për daljen nga kriza duke i mëshuar faktit se duan një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Dhe në kuadër të kësaj ata do ti kërkojnë sot kreut të Shtetit që të nisë punën për uljen e palëve në tryezë për zgjidhjen e krizës që do të çonte në krijimin e një qeverie transitore e cila do të mund të garantojë më pas zgjedhje të lira e të ndershme, e si të tilla edhe të pakontestueshme nga palët. Nisur nga kjo nismë e aleatëve të tij, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se është në harmoni të plotë me aleatët e tij, të cilët kanë edhe një takim nesër me presidentin Meta për krizën politike. E teksa këta të fundit në platformën e tyre kërkuan një tryezë politike mes tij dhe Ramës si kryetar i PS-së, Basha përsëriti se kusht kryesor mbetet largimi i kryesocialistit si kryeministër dhe krijimi i një qeveri tranzitore. “Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë në ditët e ardhshme në mënyrë publike. E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë dhe pikat e programit tonë, ka një përputhje totale. Koalicioni opozitar po vepron
me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. Kryesorja është zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë vërtet zgjedhje dhe jo
një farsë kriminale dhe kushti për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacione në ditët në vijim”, tha Lulzim Basha. Modernizimi i PD-së Deklaratën e tij, Basha e bëri pas takimit me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar
Republikan,kuthasepoavancojnë në rrugën për demokratizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike. Në një komunikim me mediat nga selia blu, Basha tha se PD-ja ka hyrë në një rrugë modernizimi dhe transformimi, ku në bazën e gjithçkaje do të jetë transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve. Ai tha se selia blu do t’i zgjedhë kandidatët për deputetë mbi parimin në anëtar një votë, duke u bërë kështu partia e parë në Shqipëri që sjellë një model tipik perëndimor. “Jam këtu për të ndarë me qytetarët shqiptarë se po avancojmë në rrugën tonë për modernizimin e PD. PD do t’i zgjedhë kandidatët me sistemin në anëtar një votë. Është një model perëndimor, i shërben llogaridhënies dhe transparencës. Ne e fillojmë këtë brenda PD dhe nesër do të jetë ky modeli ynë i qeverisjes me transparencë. Do të bëjmë një transformim të thellë. Unë jam i vendosur ta çojë këtë proces deri në fund. Fiks një vit pas Kuvendit Kombëtar të PD, kemi hedhur një hap tjetër të rëndësishëm. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm falë miqve tanë perëndimorë. Ne jemi sot për një betejë për jetë a vdekje për demokracinë. Duke zgjedhur deputetët me përfshirjes e plotë të anëtarësisë, japim garanci që qeverisja do të jetë e qytetarëve dhe jo e oligarkisë, të cilët janë sot ortakë me këtë qeveri”, tha kryedemokrati Lulzim Basha.
KONFERENCA E KRERËVE TË PARTIVE TË VOGLA: NE NUK PËRCAKTOJMË SE KUSH ËSHTË KRYETARI I PS-SË E KUSH JO
A
leatët e qendrës së djathtë thonë se kërkesa e tyre ndaj presidentit Ilir Meta për të ulur në tryezë dialogu të gjitha palët politike për zgjidhjen e krizës, ka dakordësinë edhe të liderit demokrat Lulzim Basha. Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tha se kryedemokrati Basha është shprehur edhe më herët që nuk është kundër dialogut dhe se ulja në një tryezë me Edi Ramën, për sa kohë ai është edhe kryetar i Partisë Socialiste, është e pashmangshme. “Nuk është një kusht, edhe zoti Rama mund të ulet në tryezë institucionale si kryetar i PS. Kjo është krizë e thellë, që përgjegjësia është e kryeministrit, pavarësisht se ai është shkaktari. Lulzim Basha është shprehur që nuk është kundër dialogut, në çdo tryezë që ne jemi të barabartë si forca politike nuk ka asnjë pengesë, dhe besoj se ky do të jetë qëndrimi i opozitës së bashkuar”,
Aleatët shtyjnë Bashën drejt dialogut: Të ulet me Ramën si kreu i PS-së
tha Ndoka. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se nuk mund të ketë një
marrëveshje të dytë Rama-Basha, por duhet të jetë pakt mes të gjitha partive. “Detajet e tryezës i cakton Presidenti, ne nuk përcaktojmë se kush është kryetari i PS-së e kush jo”, tha Mediu. Ndërsa, Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, tha se është e mundur që Basha të ulet me Ramën. Njëjtë si aleatët që folën për një takim pa kushte mes tyre në një tryezë mes të barabartësh si kryetar partish, edhe Duka nuk artikuloi në fjalën e tij asnjë rresht për kushtin e dorëheqjes së Ramës si kryeministër, dhe më tej vijimin e dialogut. “Hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore, po e pranoi Rama këtë të parën, të jesh e sigurt ti që ulet basha me Ramën, padyshim nëse pranon këtë të parën. Në
zgjedhjet e ardhshme duhet të hyjmë të gjithë bashkë. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin farsë, duhet qeveri transitore”, u shpreh Agron Duka. Në cilësinë e anëtari të kësaj tryeze, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, pjesë e një konference për shtyp të aleatëve opozitarë të Partisë Demokratike, ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë antikushtetuese, siç thotë kryeministrit Rama. Dule ka kujtuar zgjedhjet e Kavajës ku fitoi kandidati demokrat Isa Sakja. Sipas tij ekziston precedenti i Kavajës dhe nuk duhet harruar. “Në Kavajë pati zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të pjesshme”, tha Dule duke shtuar se askush nuk i quajti antikushtetuese ato.
KREU I LZHK-së
Shehi: Ne në zgjedhje nuk futemi, u mbyll afati. Tani duhet të ikë Rama
Pesë aleatë të Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, pa Shpëtim Idrizin e PDIU-së, tashmë kanë hartuar një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese mes forcave politike, e cila më tej do të duhet të kalojë me votim në Parlamentin e Shqipërisë. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, qartësoi atë që për të gjithë mund të ketë mbetur me pikëpyetje: Do të marrë apo jo pjesë PD në zgjedhjet lokale të 30 qershorit?! Shehi tha se tre janë kushtet e pandryshueshme me të cilat PD-LSI, dhe aleatët e djathtë kanë lidhur marrëveshje: Djegia e mandateve të deputetëve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale, dhe largimi i kryeministrit Edi Rama. “Ku do hymë në zgjedhje, nga penxherja do hymë në zgjedhje? Iku ajo punë, kjo është pyetje koti. Ne në zgjedhje nuk futemi, u mbyll afati, iku kjo punë, kemi firmosur një marrëveshje me PD që nuk hyjmë në zgjedhje, dhe nuk e duam Ramën kryeministër. U dogjën mandatet, u dogjën zgjedhjet, nuk duam Ramën kryeministër. Kjo nuk është çështje për parlament, është marrëveshje kushtetuese. Do të ishim shumë të lumtur kryeministri Rama me ata që ka në Kuvend”, tha kreu i LZHK-së. Dashamir Shehi për herë të parë zbuloi se cila është pika e vetme që aktualisht i ndan me Partinë Demokratike: Ndryshimet në kodin Zgjedhor. “Dhe ne të 5 këtu nuk është se mendojmë njëlloj për Kodin Zgjedhor. Në kërkojmë prej vitesh ndryshimin e kodit zgjedhor. A ka tek PD që mendojnë si ne ose ndryshe? Plot. PD në këtë pikë nuk ka dhënë një qëndrim të saj definisht. Me PD-në kjo është një nga pikat që kemi debat, ndaj jemi me këtë platformë. Urojmë që edhe PD të vijë në këtë pikë sa i përket Kodit Zgjedhor”, u shpreh dje kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.
POLITIKE
7
E martë, 30 PRILL 2019
Propozimi i PR-së, PAA-së, PBDNJ-së, LZHK-së dhe PDK-së: Qeveri kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve për 15 vite me radhë
K
reu i republikanëve Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, Nard Ndoka i PDK-së, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së do të takohen sot me Presidentin Ilir Meta në përpjekje për ti dhënë një kurs të ri situatës politike në vend. në kuadër të këtij takimi kryetarët e partive PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK i propozuan këtë të hënë Presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës një marrëveshje kushtetuese për zgjidhjen e krizës politike. Dokumenti prej 12 pikash sugjeron arritjen e një pakti kombëtar që do të mundësojë zgjedhje të lira, ku aleatët e Partisë Demokratike, kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve vendore, si dhe krijimin e një qeveri teknike. Partitë aleate të PD-së, kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës dhe thuajse të gjitha institucioneve qeverisëse në vend. President nga Populli, Parlament me dy dhoma, kufizim mandati për kryeministrin dhe një sistem të ri të drejtësisë janë kërkesat kryesore të 5 aleatëve të Bashës. Teksa theksojnë se nuk ka asnjë gjasë që të marrin pjesë në zgjedhje, i kërkojnë Presidentit Meta që të ulë opozitën dhe mazhorancën në tryezë. Platforma për Marrëveshje Kushtetuese Duke vlerësuar se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe e paprecedentë, sistemi ynë kushtetues Republikë Parlamentare, pothuaj ka rënë tërësisht dhe transformuar në Republikë e Kryeministrit Rama; Duke u ndodhur përballë pamundësisë politike dhe ligjore për të ndalur veprimet antikushtetuese të qeverisë dhe mazhorancës socialiste për mëse 2 vjet, për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese; Duke vlerësuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, si mundësi për krijimin e një drejtësie të pa korruptuar dhe të pavarur, por që u deformua qëllimisht nga Rama, për ta kontrolluar politikisht, me pasoja të rënda mbi të drejtat e qytetarëve, për shkak të pamundësisë së tyre për gjykimin në kohë të mijëra çështjeve administrative, civile dhe penale, mungesa e një proçesi të drejtë gjyqësor, për shkak të mos funksionimit për mëse 2 vjet të Gjykatës së Lartë (duke dyfishuar numrin e dosjeve që presin për gjykim); Duke vlerësuar me shqetësim gjendjen e rëndë në vend, korrupsionin masiv, trafikun e drogës, përhapjen dhe fuqizimin e krimit shqiptar, siç vlerëson edhe raporti i fundit i DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit); Konstatimi se këto grupe kriminale në shumë qarqe të vendit, jo vetëm janë të paprekshëm, por zotërojnë potencial njerëzor aktiv kriminal
Aleatët e Bashës sot te Presidenti Meta: Platformë për Marrëveshje Kushtetuese
dhe kontrollojnë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe investimeve publike të lidhura me korrupsionin qeveritar; Duke dënuar kontrollin politik mbi Prokurorinë, në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe mos hetimin e krimeve elektorale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve nga grupe kriminale dhe kartelet e drogës, në marrëdhënie dhe shërbim të pushtetit absolut të Ramës; Duke vlerësuar se eksodi masiv ka marrë përmasat e një spastrimi të shqiptarëve, me pasoja të rënda politike, ekonomike dhe sociale; Duke konstatuar se në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 janë regjistruar vetëm parti politike të mazhorancës, si dhe përpjekjet e Ramës për të organizuar zgjedhje farse, me qëllim që të krijojë idenë false se zgjedhjet do të jenë “konkurruese”, përballë Opozitës dhe qytetarëve nga ana tjetër, të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve farse, tentativën e qeverisë për një krim elektoral me pasoja shkatërruese për vendin, e cila do të çonte në një përplasje me pasoja për vendin dhe Unitetin e Popullit. Partitë tona të Qendrës së Djathtë, në respekt të marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare, me qëllim garantimin e zgjedhjeve
të lira dhe të ndershme, jashtë ndikimit të grupeve kriminale dhe qeverisë të lidhur me to, të angazhuar për t`a kthyer vendin në binarët kushtetues dhe plotësuar detyrimet e vendosura nga BE: Partitë tona, si Grupim i Qendrës së Djathtë (GQD) të përbërë nga; PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK, propozojnë realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese, duke propozuar sa më poshtë: 1- Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Bazuar në Nenin 86/1, Presidenti është garant i unitetit të popullit. Ky unitet garantohet nga respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në respekt të Kushtetutës. Neni 1 i Kushtetutës sanskionon se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”. Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po shkatërron parimin themelor e kushtetues të pluralizimit. • Kjo tryezë të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e Administratës Shtetërore. • Kontrolli mbi territorin dhe proçedimi i grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në
shitblerjen e votës. • Proçedimin penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media, për manipulimin e zgjedhjeve. • Vlerësimin e skadimit të afatit të kartave të identitetit dhe paisjen e qytetarëve me karta. • Vlerësimin e përjashtimit nga lista të mbi 270,000 votuesve. 2- Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore (qeverisje kujdestare) me dakordësi politike. Data e zgjedhjeve të përcaktohet në përputhje me detyrimet dhe implementimin nga qeverisja tranzitore, e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shkëputjes së strukturave të Shtetit nga krimi i organizuar. 3- Reformë zgjedhore e cila ndalon financimin e paligjshëm, dënon jo vetëm njerëzit e angazhuar në blerje dhe manipulim votash, por edhe subjektet politike që marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve. 4- Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, nëpërmjet një sistemi zgjedhor dhe votimi me lista të hapura, ku qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe deputetin që do t`i përfaqësojë në Parlament, si dhe një shpërndarje
të mandateve në përputhje me parimin e barazisë së votës. 5- Përcaktimi me një dispozitë tranzitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj. 6- Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve. 7- Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi, funksionimi urgjent i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, qoftë edhe me një amendim të përkohshëm, për t`i bërë ato funksionale, duke zhvilluar një proçes për të garantuar integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre. 8 - Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve. 9- Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët. 10- Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejtpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë. 1 1 - Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë. 1 2 - Rishikimi i Reformës Administrative, për t`a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit. Nëse do të shohim përbërjen e këshillave bashkiakë, mbi 95% e tyre janë nga qendrat urbane, duke lënë të pa përfaqësuar pjesën më të madhe të popullsisë. Partitë tona angazhohen në dialog me forcat e tjera politike, duke qenë të hapur për qëndrimet dhe gjykimet e tyre.
POLITIKE
8
E martë, 30 PRILL 2019
Nënkryetari i PD-së: Kërkesat e aleatëve në të njëjtën linjë me PD-në. Kemi marrë në konsideratë çdo pasojë
Bisedoi: Herion Mesi
P
as djegies së mandateve dhe pas refuzimit për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, opozita i ka hyrë një rruge pa kthim, ku kusht i panegociueshëm për të është largimi i Edi Ramës si e vetmja mundësi për ti hapur rrugë zhvillimit normal të zgjedhjeve jo vetëm vendore por edhe parlamentare. Deklarata vjen nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili në një prononcim për “Koha Jonë” shprehet se aksioni opozitar do vijë veçse në ngritje deri sa Rama të largohet. “Arrestimet e gjeneral kimikut nuk na trembin. I kemi hyrë një rruge, e cila nuk ka kthim dhe kemi marrë në konsideratë çdo pasojë. Ata që duhet të tremben nga shpërthimi qytetar janë Rama dhe maxhoranca e tij”, deklaron Spaho. Ndërsa lidhur me platformën për një marrëveshje Kushtetuese që do të diskutohet sot në Presidencë në takimin që do të zhvillohet mes aleatëve historikë të PD-së dhe kreut të Shtetit, nënkryetari i PDsë shprehet se kërkesat e partive aleate janë në të njëjtën linjë me marrëveshjen e nënshkruar para një jave, ku përcaktohet se nuk do ketë regjistrim për zgjedhje deri sa të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, midis të cilave dhe e panegociueshme është largimi i Ramës, dhe “që nuk do lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve farse, si dhe që do bëjmë shpejt publik dokumentin për detyrat
Spaho: Nuk ka kthim prapa, Rama duhet larguar. Nuk do të lejojmë zgjedhje farsë
e qeverisë tranzitore”, thotë Spaho. Ndërsa lidhur me propozimet e partive të vogla për reformën e ardhshme zgjedhore, Edmond Spaho shprehet se këto mendime janë të vlefshme dhe të mirëpritura, ndërsa thekson se edhe PD-ja do bëjë shpejt publike një platformë për zgjedhjet, e cila
në thelb do përmbajë detyrat e qeverisë së tranzicionit për zgjedhjet. Prononcimi i Nënkryetarit të PD-së Z. Spaho, si e shihni kërkesën e të aleatëve për takimin që pritet të zhvillohet me Presidentin Meta?
Kërkesat e partive aleate janë në të njëjtën linjë me marrëveshjen që kemi nënshkruar para një jave, ku përcaktohet se nuk do ketë regjistrim për zgjedhje deri sa të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, midis të cilave dhe e panegociueshme është largimi i Ramës, që nuk
do lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve farse, si dhe që do bëjmë shpejt publik dokumentin për detyrat e qeverisë tranzitore. A janë konsultuar me Ju, dmth me PD-në dhe LSI-së mbi pikat që do bisedohen në këtë takim? Cilat janë pritshmëritë e këtij takimi? Aleatët kanë bërë publike mendimet e tyre për reformimin e sistemit politik, si dhe kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Këto mendime janë të vlefshme dhe të mirëpritura. Sikurse kemi theksuar, edhe PD-ja do bëjë shpejt publike një platformë për zgjedhjet, e cila në thelb do përmbajë detyrat e qeverisë së tranzicionit për zgjedhjet. A ka ndonjë hap konkret apo përpjekje nga aktorët, përfshirë dhe ata ndërkombëtarë për dialog “pas kuintave” që do të mundësojë uljen e palëve në një tryezë? Në dijeninë time deri tani nuk ka pasur dialog dhe kusht i panegociueshëm për në është largimi i kryeministrit Rama. Si do vijojë aksioni opozitar, duke qenë se kushdo që i “pret” rrugën Kryeministrit arrestohet? Aksioni opozitar do vijë veçse në ngritje deri sa Rama të largohet. Arrestimet e gjeneral kimikut nuk na trembin. I kemi hyrë një rruge, e cila nuk ka kthim dhe kemi marrë në konsideratë çdo pasojë. Ata që duhet të tremben nga shpërthimi qytetar janë Rama dhe naxhoranca e tij.
KREU I PD-së 1 ORË TAKIM ME ALEATËT, DULE: NUK DO KETË ZGJEDHJE ME NJË PALË NË 30 QERSHOR
Basha takon aleatët, Mediu: Nuk e duam Ramën kryeministër! K
reu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi mbrëmjen e djeshme në një takim aleatët e koalicionit opozitar të cilët sot do të priten në takim nga Presdenti i Republikës Ilir Meta, takim ky ku do i kërkohet kreut të Shtetit ndërhyrja për gjetjen e një zgjidhjeje për ti dhënë fund krizës politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se 3 muajsh. Në përfundim, në emër të partive aleate foli kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe kryerepublikani Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij, Vangjel Duke tha se takimi me presidentin Meta do të zhvillohet për t’i prezantuar këtij të fundit platformën e opozitës së bashkuar, teksa theksoi se nuk do ketë zgjedhje me një palë në 30 qershor. “Nesër (sot) në orën 11:00 zhvillohet takimi me Metën për t’i paraqitur këtë platformë.
Juve i ndoqët zhvillimet në Berlin, askush nuk e koncepton dot një situatë normale në vendin tonë. Zgjedhje nuk mund dhe nuk duhet dhe nuk do të ketë më 30 qershor. Arroganca, prepotenca e Ramës nuk i shërben këtij objektivi, që mbledh shumicën
dërrmuese. Kemi një koalicion që është funksional mbi bazën e demokracisë”, tha Dule. Për rreth 1 orë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët e tij opozitarë dhe në përfundim të takimit, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se qëndrimi është i
njëjtë: zgjidhje të situatës politike pa Edi Ramën kryeministër. “Kemi të njëjtën qëndrim për situatën, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore. Presidenti i Republikës organizon tryezën jo nga dëshira jonë, por për shkak të situatës së rënë politike për të ndaluar një konflikt që po përkeqësohet çdo ditë e më tepër. Nuk përcaktojmë ne se kush është kryetari i PS, as nuk përcakton Rama se kush është kryetari i PD apo i partive të tjera. Çdo parti përfaqësohet me kryetarin që ka zgjedhur. Kryeministri për ne nuk duhet të jetë Edi Rama. Kryeministri për ne është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye ne nuk pranojmë Edi Ramën kryeministër që të jetë zgjidhja për zgjedhje të lira dhe të ndershme”,
theksoi kryerepublikani Fatmir Mediu. Partitë e vogla po tentojnë të ulin sërish përballë njëritjetrit Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për ti dhënë vendit një zgjidhje jo vetëm politike, por edhe kushtetutese përmes një tryeze të thirrur nga Presidenti Meta. Lulzim Basha është shprehur publikisht se nuk ulet me Edi Ramën në dialog, por aleatët e kryedemokratit besojnë se edhe kryedemokrati do të pranojnë të bëhet pjesë e zgjidhjes, pasi në tryezë Edi Rama do të ulet si kryetar i Partisë Socialiste. Më herët, gjatë paradites së djeshme kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, Agron Duka, kryetar i PAA-së dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dolën në një qëndrim të unifikuar se kërkesa e tyre ndaj Presidentit Ilir Meta për të ulur në tryezë dialogu të gjitha palët politike.
POLITIKE
9 E martë, 30 PRILL 2019
Ish-deputetja e LSI-së: Nëse Rama vendos të futet në zgjedhje pa opozitën, atëherë ky veprim do të ishte vetëvrasje për të dhe për PS
Samiti i Berlinit, Gjosha: Integrimi i Shqipërisë varet nga vendimi për Maqedoninë Nga: Redjon Shtylla
T
ë hënën vendet e Ballanit zbarkuan në Berlin, aty ku liderët e rajonit u pritën nga kancelarja gjerman Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron. Shqipëria pret që Gjermania të jetë influencuese tek vendet që janë skeptike për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE por në këtë takim u diskutua edhe çështja e kufijve Kosovë-Serbi. Në këtë panoramë zhvillimesh që ofroi dje Gjermania, “Koha Jonë”, kontaktoi me ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, e cila thotë se është thelbësore që Gjermania dhe Franca të kthejnë në shina dialogun konkret mes Kosovës dhe Serbisë. Për të, duke qenë se është një çështje sensitive por dhe një precedent i rrezikshëm, duhet të nis me një traktat paqeje. “Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm per Ballkanin Perëndimor dhe agjenda do të jetë e fokusuar në dy shtylla, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe ecuria e procesit të Integrimit Europian për të gjitha vendet e rajonit. Është thelbësore që Gjermania dhe Franca të kthejnë në shinat e një dialogu konkret Kosovën dhe Serbinë, duke i dhënë fund aludimeve për ndryshimin e kufijve, çështje kjo tepër sen-
sitive për të dyja vendet por edhe precedent i rrezikshëm për rajonin dhe BE. Të dyja këto vende kanë nevojë për një agjendë konkrete bisedimesh dhe marrëveshjes që për mendimin tim, duhet të nisë me një traktat paqeje fillimisht e më pas me procedura teknike”, thotë Gjosha. Në vijim të prononcimit të saj për “Koha Jonë”, Gjosha u pyet se si e sheh ajo këtë takim dhe për vendimin që do merret lidhur me integrimin e vendit. Në këtë kuadër, Gjosha nënvizon se e vetmja mënyrë që Shqipërisë t’i hapet drita jeshile është pikërisht nëse vendet anëtare do të vendosin pro negociatave të Maqedonisë së Veriut. “Pika e dytë e
agjendës do ketë një fokus te Maqedonia e Veriut dhe te Shqipëria, për sa i përket mundësisë për çeljen e negociatave. Në këndvështrimin e rajonit, ne jemi shumë të lidhur me ecurinë e Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë vitit të fundit ka bërë një progres të jashtëzakonshëm që nis me reformat, zhvillimin ekonomik dhe arritjen e marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E vetmja mënyrë që Shqipërisë t’i hapet drita jeshile është pikërisht nëse vendet anëtare do të vendosin pro negociatave të Maqedonisë së Veriut. Kjo për arsye të forta gjeopolitike dhe stabiliteti në rajon por edhe për faktin se nuk mund të imagjinohet që Sh-
qipëria të mbetet pjesë e procesit në grupin e Kosovës dhe Bosnjës. Do të ishte një goditje e madhe për aspiratën tonë europiane”, shprehet Klajda Gjosha. Ish-deputetja e LSI-së, nuk lë pa përmendur skepticizmin e Francës që ka lidhur me integrimin e Shqipërisë, kjo për shkak të azilkërkuesve. “Megjithatë Franca do të ketë hezitime për çeljen e negociatave me Shqipërinë për arsye edhe të çështjes së azilkërkuesve. Edhe vendet e tjera kanë një skepticizëm të lartë për përmbushjen e kushteve nga Shqipëria. Kjo do të thotë që mund të kemi edhe një shtyrje në kohë për të marrë një vendim përfundimtar”, u shpreh dje për “Koha Jonë”, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Aksioni opozitar Ish-deputetja e LSI-së në një tjetër dalje mediatike ditën e djeshme tha se në qershor nuk do të këtë zgjedhje. Sipas Gjoshës, nëse kryeministri Edi Rama vendosë të futet në zgjedhje, atëherë ky veprim do të ishte vetëvrasje për të dhe për Partinë Socialiste. “Do të jetë vetë presidenti, i cili do të veprojë sipas kushtetutës. Kërkesa e aleatëve është e drejtë. Sot nuk mund të diskutohet për zgjedhjet lokale pa zgjidhur atë se çfarë është bërë në 2017. Kushti është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzi-
tore. Nëse ai do të shkojë në zgjedhjet monopartiake do të ishte një vetëvrasje politike. Besoj se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u ulur e biseduar. Nuk do të shkohet në zgjedhje. Të jeni të bindur. Edhe vetë kryeministri do të dorëzohet, patjetër që vendi do të shkojë në krijimin e një qeverie tranzitore. Nëse jo, do të jetë një vetëvrasje për Ramën dhe PSnë. Sot qytetarët e kanë kuptuar që pas 2017, e shohin se asgjë nuk iu rikthehet atyre dhe familjeve të tyre.”shtoi ajo. E pyetur se si do të jetë protesta e radhës kombëtare e opozitës së bashkuar dhe çfarë mekanizmash do të përdorë ajo me 11 maj, ish-ministrja e Integrimit u shpreh: Protestat i shoh si një instrument për të ngritur zërin përballë padrejtësive. Djegia e mandateve solli bashkimin e qytetarëve, që ndoshta deri dje nuk e kishin besimin e plotë tek ne. Protesta e 11 majit do të jetë kombëtare dhe organizimi do të vendoset nga koalicioni. Unë besoj fort se do të jetë një nga ato protestat që do të tregojë se njerëzit do t’i bashkohen opozitës reale në vend. I gjithë sistemi i drejtësisë është në kolaps. Kuvendi po rreshkët drejt një autokracie të plotë. Kriza politike ishte e fundit. Kjo kërkon një tryezë”, tha ishdeputetja Klajda Gjosha.
televizive për Air Albania apo aeroportin e Vlorës, që tenderat e tyre skandaloze e korruptive po hetohen nga BE. Si jargavitet dhe djersitet nga sikleti kur bën ligj antikushtetues për shembjen e teatrit dhe na del me orë të tëra për t’i shpjeguar sa pa vlerë është teatri, një nga krenaritë e shqiptarëve. Ndaj sot si nënë, si grua, si shqiptare dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve; konsumoni produktet tona të mrekullueshme, të mbjella e kultivuara nga vëllezërit tanë. Djersa e tyre, e jona, duhet respektuar e trajtuar me dashuri. LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e de-
ritanishme ku fermerët më shumë kohë dhe para harxhonin për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet. LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët, ashtu siç e hoqi për peshkimin kur drejtonte Ministrinë e Bujqësisë. Duhet të ndihmojmë dhe të çlirojmë fermerët nga këto taksa te larta që po i marrin frymën. Gjithashtu do paraqesin një paketë ligjore ne mbrojtje të prodhimeve të fermerëve dhe blegtorëve shqiptar, që asnjë spekulator të mos guxojë më të nëpërkëmbë emrin, sakrificën, punën e mijëra fermerëve për “fitime” aspak të ligjshme. Forca e shtetit do veprojë mbi këta spekulatorë, jo si sot ndaj qytetarëve të lirë. LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së: Së shpejti do të paraqesim një program të qartë për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve
Kryemadhi: Rama, kryeministër i bandave dhe oligarkëve. Qeveria, asnjë projekt për fermerët
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i ka kushtuar vë mendje të veçantë problemeve të fermerëve shqiptarë, që s’kanë subvencione, as tregje, as mbështetje qeveritare dhe ka publikuar pikat themelore të projektit të LSI-së për zgjidhjen e tyre. Në një shënim të gjatë të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Monika Kryemadhi theksoi dje se prodhimet e fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë këto ditë janë gjendur nën një stuhi goditjesh të padrejta dhe deri kriminale. Sipas saj, këto sulme diku të dirigjuara edhe me “figurantë” dhe aktorë televizivë sollën një stepje të konsumit të prodhimeve shqiptare. “Qeveria e Rilindjes u mjaftua me një deklaratë të thatë aspak bindëse të Ministrisë së Bujqësisë, e cila në vend të jepte mbrojtje djersës dhe sakrificës së mijëra fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë, u mundua të
justifikonte sulmet ndaj tyre. Fermerët dhe blegtorët japin 22% të prodhimit të brendshëm bruto dhe sigurojnë miliona euro eksporte, të cilat u rrezikuan nga ky sulm i paprinciptë. 50% e popullsisë jeton edhe punon në ferma apo merret me blegtori. Ne duhet të jemi në krah këtyre njerëzve punëtorë dhe të palodhur, që shteti i Rilindjes i ka lënë si qytetarë të dorës së dytë. Duke i shkurtuar subvencionet me gati 6 herë, duke mos pasur asnjë iniciativë në mbështetje të tyre, por vetëm taksa të larta dhe shfrytëzim i mundit të tyre. Jo vetëm nuk bën asgjë për t’i siguruar tregun fermerëve të Korçës, Dibrës dhe Pogradecit për mollët apo të heqë akcizën e naftës, por qeveria e Rilindjes i uli edhe TVSH-në në shitjen e produkteve të tyre. Edi Rama ka një javë që bredh me policë e forca speciale nëpër Shqipëri, por në fjalimet e tij kilometrike nuk gjeti asnjë
sekondë kohë për të mbrojtur prodhimin shqiptar. Ai tashmë i kthyer në një lolo pazari, merret me opozitën, por jo me shqiptarët. Halli i tij i vetëm janë bandat e krimit të organizuar edhe oligarkët. Vetëm për ta shqetësohet. Një telekomandë në dorën e tyre. E mbani mend si vrapoi të promovonte Check-up korruptiv duke i bërë analizat me media me vete? Harxhoi miliona lekë për spote promocionale nga taksat e shqiptarëve, për këtë vepër gjigante korruptive, por për fermerët e blegtorët u mjaftua me dy gisht letër. Nuk mjafton me kaq, por e paguan koncensionarin me miliona euro në vit nga paratë e shqiptarëve për punë të pakryer ose me saktë pa bërë asnjë punë. Fiks aq sa është edhe subvencioni i fermerëve ketë vit. Si tërbohet edhe hungërin në mbrojtje të drejtuesve të policisë, të kapur dhe shërbëtorë të krimit. Si promovon me mbulime live
POLITIKE
10
E martë, 30 PRILL 2019
SHEFJA E DIPLOMACISË EVROPIANE DO TË ZHVILLOJË TAKIME ME MAZHORANCËN DHE OPOZITËN
Kriza politike, Mogherini viziton Tiranën javën e ardhshme S
hefja e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini pritet të vizitojë Shqipërinë në datat 8-9 Maj. Ajo do marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës dhe pritet që gjatë vizitës së saj në Shqipëri të ketë takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës. Mogherini është ftuar dhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta të marrë pjesë në punimet e samitit të Brdo-Brijun, ku mblidhen të gjithë presidentët e Ballkanit, për të diskutuar për projektet e përbashkëta dhe ndihma që duan nga BE. Vizita e Mogherinit përkon me ditën e Europës dhe do të zhvillohet një muaj përpara se Këshilli i Europës të marrë një vendim për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Vetëm dy ditë më pas, opozita ka paralajmëruar protestën e katërt kombëtare. Nuk dihet ende nëse takimet e Mogherinit me përfaqësues të
opozitës do të ndikojnë në ecurinë e dialogut mes palëve politike. Një gjë e tillë mbetet për t’u parë. Ndërkaq, vizita e shefes së diplomacisë së Brukselit vjen disa javë para se Komisioni Europian te publikojë rekomandimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe 1 muaj para se në vendin tonë të zhvillohen zgjedhjet vendore te 30 qershorit. Dhe në kuadër të këtyre zhvillimeve tashmë vendit përballet edhe me një krizë të fortë politike, ku opozita ka djegur mandatet dhe prej më shumë se 3 muajsh vijo protesta lokale por dhe kombëtare, duke kërkuar largimin e Edi Rama nga qeverisja e vendit, për ti hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore. Dhe ky për opozitën është cilësuar si kushti i vetëm për mazhorancën në mënyrë që ti jepet fund tranzicionit të ztërgjatur politik përmes krijimit të mekanizmit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së: E vetmja gjë që ka në dorë Partia Socialiste është të regjistrohet për veten e saj
N
ë mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë Socialiste në Pogradec, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka siguruar mbështetësit se pavarësisht përpjekjeve të opozitës që ndodhet jashtë Parlamentit, për të bllokuar zgjedhjet vendore, ato do të mbahen më 30 Qershor. Balla tha se është Kushtetuta e Shqipërisë ajo që vendos për datën e zgjedhjeve dhe as PS e as PD. Tentativa e opozitës për të bllokuar zgjedhjet, sipas tij, lind nga interesa të ngushta, që kanë të bëjnë me dëshirën e tyre për të bllokuar edhe reformën në drejtësi. Ai dënoi ndër të tjera format e protestës me bllokim rrugësh e akte dhune. “Bashkë me Niko Peleshin, Eduard Shalsin dhe Ilir Xhakollin morëm pjesë në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë Socialiste Pogradec. Duke iu referuar procesit të përgatitjes për Zgjedhjet Vendore u shpreha se: Në kursin e dhunës dhe moskompromisit që opozita ka zgjedhur të ndjekë, Luli po përpiqet të bllokojë së bashku me Reformën në Drejtësi, edhe zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Kjo nuk do të ndodhë. Kur do të zhvillohen zgjedhjet nuk e përcakton Partia Socialiste apo Partia Demokratike, por Kushtetuta e Republikës. Si partia më e madhe në vend, Partia Socialiste ka qenë e gatshme dhe ka ofruar të gjitha kushtet për dialog. Ne i kemi lënë dorë të lirë opozitës që të propozojë çfarë të dëshirojë sa i takon reformës zgjedhore, e ne jemi të gatshëm ta votojmë çdo gjë që merr dhe aprovimin e OSBE. Përballë rrugës së zgjedhur nga opozita, përgjegjësia e vetme e Partisë Socialiste është që të ofrojë standardet më të mira ndonjëherë dhe transparencën më të lartë për këto zgjedhje lokale. Kjo do të ndodhë medoemos. Sot ndodhemi në kushtet e një non-sensi ligjor dhe politik, ku disa parti vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe këtë e festojnë si një fitore të madhe politike. Në një vend demokratik, fitorja e vetme politike mund të rrjedhjë nga kutitë e
Balla: Basha nuk i ndal dot zgjedhjet e 30 qershorit
votimit, si shprehje e vullnetit të lirë të popullit. Koshientë se do të humbë edhe më thellë se në 2017-n, Luli ka zgjedhur tanimë këtë rrugë për të mos u përballur me vullnetin e sovranit, por kjo as do të cënojë dhe as do të delegjitimojë zgjedhjet e ardhshme. Në këto zgjedhje, janë regjistruar deri më tani 42 parti, si dhe 6 kandidatë të pavarur. Edhe vendet e lëna bosh në Parlament po plotësohen thuajse të gjitha. Kjo tregon se bojkoti nuk është vullnet i të gjithë opozitës, por vetëm i disa liderve politikë që ndihen të kërcënuar nga zgjedhjet e ardhshme dhe
zbatimi i reformës në drejtësi. E vetmja gjë që ka në dorë Partia Socialiste është të regjistrohet për veten e saj, me bindjen që mund të ofrojë alternativën më të mirë për të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi. Nuk është as në dorën dhe as në kompetencën e PS që të bindë të tjerët të marrin pjesë. Në këtë kontekst dua t’ju them se ne kemi mbështetjen e plotë të partnerëve dhe se kam bindjen se vendimi për hapjen e negociatave me BE, nuk do të ndikohet nga kjo përpjekje idioteske e Lulit për ta influencuar negatiavisht. E kjo, sepse ndryshe nga sa
Basha dëshiron të bëjë të besojë, ai nuk zotëron monopolin e opozitës në vend. I vetmi monopol që ai gëzon sot është ai i dhunës, i shantazheve dhe i bllokimit. Zgjedhja për t’u vetëdjegur është komplet absurde, irracionale dhe e paprecedent, e diktuar nga interesa të ngushtë që lidhen me frikën e reformës në drejtësi, por ne nuk mund të lejojmë që së bashku me veten, Basha të djegë edhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Basha ka vendosur që të bllokojë të gjithë akset më të rëndësishme kombëtare të vendit. Ai mund të bllokojë disa minuta rrugët, por Basha nuk do të jetë kurrë në gjendje që të bllokojë reformën në drejtësi dhe reformat e tjera që Partia Socialiste dëshiron të zbatojë. Në vazhdën e protestave të dhunshme që dëmtojnë ekonominë, turizmin dhe konsumin, tani Basha ka vendosur që të bllokojë edhe rrugët, duke krijuar probleme të reja shtesë për qytetarët, duke treguar edhe një herë më shumë se mirëqenia dhe jetesa e përditshme e qytetarëve nuk ka asnjë rëndësi për të. E vetmja gjë që ka rëndësi për Bashën është interesi i tij i ngushtë politik, e për këtë është i gatshëm të agravojë jetën e përditshme të çdo qytetari të këtij vendi, duke nisur nga bizneset e vogla e familjet e reja, që Basha pretendon se janë në qendër të politikave të tij. Përballë kësaj vale dhune dhe vandalizmi, përgjigja e qeverisë mund të jetë vetëm një. Opozita ka të gjithë të drejtën e saj të protestojë, por të gjithë ata që nxisin dhunë, që kryejnë akte vandalizmi, që godasin institucionet e këtij vendi, Policinë e Shtetit, që terrorizojnë qytetarët e zakonshëm apo që shkatërrojnë pronën private, do të përballet deri në fund, në mënyrë individuale me pasojat e ligjit”, u shpreh dje kreu i dpeutetëve socialistë Taulant Balla.
SOCIALE
11
E martë, 30 PRILL 2019
Njerëzit që punojnë në këtë industri tregojnë se kompanitë thjesht kanë ndërruar emrat dhe se ligji nuk funksionon. Aktiviteti nuk është ndërprerë, tani luhet në celular
AVANTAZHE “U hoqën për dikë që e kishte me dy mendje të luante, sepse ai që ka për të luajtur do ta gjejë gjithnjë mundësinë. Por në realitet unë nuk besoj se ka ndryshuar gjë, sepse janë po të njëjtët njerëz, po të njëjtat pika bastesh. Besoj se tani e kanë më të lehtë, sepse nuk paguajnë taksa dhe as kanë licencë”.
Bastet me telefon, rrëfimi i të riut: Tani e kanë më të lehtë “Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi përfshin bastet sportive, baste me kauj, qen apo çdo kafshe tjetër. Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT. Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar’’,-kështu u shpreh në tetor të 2018, kryeministri Edi Rama. Kur kanë kaluar 4 muaj nga hyrja në fuqi të këtij ligji, si është situata në realitet? Shqiptarët vazhdojnë të vendosin loto sportive, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj që prej 1 janarit. Andi ka qenë frekuentues i rregullt i lojërave të fatit. I riu nga Elbasani thotë se, pavarësisht se pikat e basteve ulën qepenët, kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të luajë bixhoz. “U hoqën për dikë që e kishte me dy mendje të luante, sepse ai që ka për të luajtur do ta gjejë gjithnjë mundësinë. Por në realitet unë nuk besoj se ka ndryshuar gjë, sepse janë po të njëjtët njerëz, po të njëjtat pika bastesh. Besoj se tani e kanë më të lehtë, sepse nuk paguajnë taksa dhe as kanë licencë”,-tha denoncuesi. Njerëzit që punojnë në këtë industri tregojnë se kompanitë thjesht kanë ndërruar emrat dhe se ligji nuk funksionon. Aktiviteti nuk është ndërprerë për asnjë ditë, tani luhet në celular jo më nëpër loto lagjesh. Skema funksionon në këtë mënyrë: Kompanitë e mëparshme kanë pasur agjentë nëpër qytete e lagje. Agjentët që hasen gjithandej, u hapin llogari personale tashmë klientëve. Këta të fundit vënë sa lekë të duan. Duket se paratë qarkullojnë me mirëbesim dhe bileta e ndeshjes tashmë është një foto nga sistemi i kompanisë, e cila qarkullon në rrjetet sociale si dëshmi për lojtarin dhe bastvënësin. Si vendoset një loto sot? Mjafton të marrësh në telefon personin që është i regjistruar në një kompani të huaj bastesh. Ligji “Antibast” thjesht sa detyroi llotot t’i jepnin shfaqje publikut duke hequr televizorët, reklamat, adezivët nga xhamat dhe ulur qepenat. Ndërsa “në bast” me fenomenin rezulton të ketë fituar ky i fundit ndaj shtetit. Në Shqipëri janë rreth 10-15 pika bastesh online që e vazhdojnë pa ndërprerje punën pavarësisht mbylljes me ligj të
LIGJI “Mjafton të marrësh në telefon personin që është i regjistruar në një kompani të huaj bastesh. Ligji “Antibast” thjesht sa detyroi llotot t’i jepnin shfaqje publikut duke hequr televizorët, reklamat, adezivët nga xhamat dhe ulur qepenat. Ndërsa “në bast” me fenomenin rezulton të ketë fituar ky i fundit ndaj shtetit”. këtij aktiviteti që nga 1 janari i këtij viti. Skema funksionon në këtë mënyre: Kompanitë e mëparshme kanë pasur agjentë nëpër qytete e lagje. Agjentët që
M
hasen gjithandej, u hapin llogari personale tashmë klientëve. Këta të fundit vënë sa lekë të duan. “Më vendos 20 mijë lekë në llogarinë time”-i thotë një klient
agjentit. “U bë”-përgjigjet ai. Nëse bastexhiu kap ndeshje është po agjenti ai që i dorëzon shumën e fituar. Gjithçka bëhet me lekë në dorë, në të zezë. Dikur nëpër
pika bastesh tani nëpër bare, kafene e rrugë. “Kam kap 100 mijë lekë. Kur të vij t’i marr?”kaq është e gjitha dhe klienti shkon dhe i tërheq lekët dorazi.
UDHËZIMI
SITUATA
Maturantët mbetës, provime në gusht
AKU shkon në fshat, kontroll produkteve bujqësore
aturantët që nuk do të marrin notë kaluese në qershor, do të mund ti nënshtrohen testeve në një tjetër afat. Lëndët e detyruara dhe me zgjedhje do të zhvillohen në fund të muajt gusht dhe fillim të muajit shtator, ndërsa mund të marrin pjesë edhe maturantët që kanë rezultuar mbetës në provimet e 2019 apo të një viti më parë. Maturantët që nuk do të marrin notë kaluese në provimet e qershorit do të kenë një mundësi tjetër në sesionin e dytë. Përmes një udhëzimi, Ministria e Arsimit ka zbardhur datat e provimeve që do të mbahen në gusht dhe shtator. Më konkretisht në 27 dhe 30 gusht maturantët do të vlerësojnë njohuritë e gjuhës së huaj si dhe gjuhës shqipe dhe letërsisë, testimi i matematikës do të zhvillohet më 3 shtator ndërsa ai me zgjedhje më 6 shtator. Sipas udhëzimit në sesionin e dytë do marrin pjesë maturantët ose kandidatët që rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore të vitit 2019, maturantët që rezultojnë mbetës në një nga provimet në vitin shkollor 2018-2019, kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mese para vitit 2018 dhe nuk i kanë shlyer provimet si dhe ata që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njësuar dokumentet shkollore nga QSHA-ja. Provimet do të nisin në orën 10 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta, ndërsa secili testim vlerësohet me 60 pikë.
P
as akuzave të shumta që janë drejtuar ndaj fermerëve mbi përdorimin e pesticideve dhe kimikateve të ndryshme, ministria e Bujqësisë nisi kontrollet, të cilat kanë vijuar edhe në pikat e grumbullimit të perimeve dhe frutave në Fier dhe Berat. AKU-ja njofton se pas lajmeve të bëra publike në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese kanë kryer verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “ruajtjen dhe shitjen e fruta perimeve me shumicë”. Gjatë këtyre dy ditëve janë inspektuar një sërë subjektesh me këtë natyrë aktiviteti duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide. “Për rastet kur është konstatuar mos përmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit”,-thotë AKU-ja. Për parandalimin e kësaj problematike, një nga hapat që pritet të merret është edhe ashpërsimi i Kodit Penal dhe përdorimi i tepruar i pesticideve të cilësohet vepër penale e i dënueshëm me burg.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REPORTAZH Nga Albert Z. Zholi
D
itën e shtunë në Hotelin me 5 Yje “Plaza”Shoqata Kulturore Atdhetare Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit” organizoi promovimin e librit “Portrete me penë” të Profesor Ago Nezhës. Në këtë promovim ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e gjerë e intelektualëve më në zë shqiptarë si historian, inxhinier, fizikanë, diplomat, pedagog, agronom, jurist, ekonomist, politikan, mjek, studiues, muzikant, skulptor, piktor, aktor, regjisor, kompozitor,etj... Edhe pse ishte ditë me shi, salla komode e konferencave te Hotel “Plaza” ishte tejmbushur . Ndryshe nga shumë promovime këtë radhë ra në sy prania e mediave vizive si “News 24”. “Faxnews” e “Vizion Plus”.Me të vërtetë ndihesh mirë kur shikon personalitete nga të gjitha fushat që marrin pjesë në një promovim libri pasi duket sikur rëndësia e tij është zbehur në shoqërinë e sotme shqiptare. Kjo tregon se intelektualët tashmë sikur i janë larguar heshtjes, i janë larguar të qenit indiferentndaj zhvillimeve në vend. Intelektualët po e kuptojnë se duhet thyer heshtja, duhet thyer indiferentizmi ndaj politikës që e ka çuar Shqipërinë në zgrip të reputacionit dhe personalitetit në arenën ndërkombëtare. “ Jetojmë në kohën ku ekzistojnë shumë dijetar, por ata që flasin janë të paktë. E do të vijë koha kur do të ekzistojnë pak dijetarë, e ata që do të flasin do të jenë të shumtë!”- thekson, dijetari AbdullahIbënMesudi. Pra “Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra, librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital!”shprehet ThomasJefferson. Zbavitja më e bukur për njeriun është leximipasi libri është ngushëlluesi dhe nxitësi i njeriut për ecje drejt shtigjeve të reja! Kur flasim për portretin Për mendimin tim gjinia e portretit është një ndër gjinitë më të vështira në letërsi. Portreti është një ndërthurje mes publicistikës dhe letërsisë krijuese, një ndërthurje që lidh ekzakten në publicistikë me imagjinatën në letërsi, me figurat letrare. Në këtë gjini autori hulumton, kërkon, studion, gërmon, pyet, dialogon, sistemon, imagjinon, krahason, sheshon, shoshit, reflekton. Pra është një lidhje korrekte mes portretit fizik por kryesisht është një psiko-analizë e personazhit, një psiko-analizë e detajuar e botës së brendshme shpirtërore, jetës së tij, arritjeve, rezultateve, zhgënjimeve, personalitetit dhe vizionit. Portreti nuk e fal gabimin, as në kohë as në hapësirë. Nëse gabon tek portreti, personazhi apo ata që e njohin personazhinnuk ta falin, ose si autor prek dështimin. Portreti është si një thikë me dy presa për autorin, pasi as nuk mund të tejkalojë imagjinatën por as mund të “shtojë sheqer” në përshkrimet e tij pasi kjo gjini nuk i pranon mbivlerësimet, tifozllëkun, nënvleftësimet, entuziazmin, euforinë. Në portret autori duhet të jetë gjakftohtë pasi nëse portreti i del nga dora jo vetëm personazhi por edhe lexuesi do thartojë buzët për pasaktësinë. Portrete në përgjithësi në libër janë figura tejet të njohura në publik dhe nëse teprohet për lartësimin pa baza aty fillon dështimi i autorit. Portreti nuk është tregim ku autori ka dorë të lirë në imagjinatëne tij, por imagjinata zë vendin më të vogël dhe ka përgjegjësinë më të madhe.Në fund të fundit portreti është një mini-monografi për çdo personash që mbetet e përjetësuar dhe
12
E martë, 30 PRILL 2019
Një promovim me vlera mes ajkës së intelektualëve shqiptarë
ku mund të bazohesh për një monografi në të ardhmen. Tek kjo përgjegjësi Prof. Ago Nezha ka matur me peshoren e Drejtësisë sensin real të masës. Kalon masa prishet cilësia. Kjo është merita kryesore e librit të Prof. Agos, sensi i masës i llogaritur si një matematicien korrekt për të lënë të hapur shtigjet për shkrime të tjera për personazhet e tij të rrallë, pa e tepruar në mbivlerësime dhe pa lënë mangët çka posedon personazhii tij.Me një seriozitet dhe vullnet prej biografi prof. Ago Nezha në këtë libër ka hulumtuar në jetën e personazheve të veta edhe duke shkuar në disa raste dhe larg në historitë e tyre familjare, duke qëmtuar shumë fakte me domethënie të pasur dhe përgjithësisht të panjohura për publikun e gjerë, të cilat i ka vendosur me skrupulozitet në kontekstin e gjerë të historisë tonë kombëtare e shpesh edhe politike, duke u dhënë personazheve të veta një perspektivë logjike të shëndoshë e të qëndrueshme, dritë dhe emocion. Aktiviteti Aktivitetin e moderoi poeti e kineasti i mirënjohur tepelenas Petrit Ruka. Në fjalën e hapjes Rukatheksoi rëndësinë e librit, aq më tepër të librit me portrete të Prof. Ago Nezhës si një gjini e veçantë dhe plot përgjegjësi. Sipas Rukës libra të tillë janë të domosdoshëm për kohën pasi zbërthen karakteret e veçanta të personaliteteve të ndryshme shqiptare në fusha të ndryshme. Më pas ai lexoi përshëndetjen e Akademik Rexhep Qoses “Kryetar Nderi”iShoqatës Labëria, i cili e kishte të pamundurtë vinte në promovim për arsye shëndetësore. Ai, ftesës të Prof. Agos, i është përgjigjur me këto rreshta: “I dashuri Ago,Uroj të jesh mirë me zonjën dhe gjithë familjen tuaj të madhe. Më vjen shumë mirë që keni botuar librin me titullin shumë interesant “Portrete me penë” në përurimin e të cilit po më ftoni të marr pjesë. Me keqardhje duhet t’ju them se unë kam pasur një grip të rëndë nga pasojat e të cilit ende po mjekohem prandaj nuk do të mund të marr pjesë në përurimin e librit tuaj. Shpresoj të jem i mirëkuptuar. Duke ju dëshiruar përurim sa më të suksesshëm, Ju, zonjën tuaj dhe gjithë anëtarët e Shoqatës Kulturore Atdhetare Labëria ju përshëndes me përzemërsi të përkushtuar. Juaji vëllazërisht,Rexhep Qosja Përshëndetja e Akademik Qoses u prit me duartrokitje.Më pas moderatori Ruka ja dha fjalën shkrimtarit, publicistit e poetit erudit, “Mjeshtrit të Madh” MoikomZeqo, i cili u shpreh se ka një njohje miqësore me autorin prej mbi 50-vjetësh. Në fjalën e tij
Zeqo theksoi rolin dhe rëndësinë e librit në shoqërinë e sotme shqiptare, për rolin që ka libri për diturinë. Midis të tjerave ai theksoi se: NaimFrashëri poeti i madh i kombit dhe figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim theksin e vinte tek dituria.Më pas ai u ndal tek rëndësia e librit të Prof. Ago Nezhës, të cilin e vlerësoi si një risi në publicistikën Shqiptare, që është shkruar me dashuri, mjeshtëri dhe profesionalizëm. Pas Dr. MoikomZeqos moderatori Ruka ja dha fjalën aktorit të madh Mirush Kabashi,i cili interpretoi disa poezi nga krijimtaria e Profesor Agos, marrë nga vëllimi i fundit “Pse Vrapoj”... Me një zë të bukur, potent, plot temp dhe muzikalitet, ai e elektrizoi sallën te “Plaza”. Në fund ai theksoi dhe punën e Prof. Agos si Kryetar i Shoqatës “Labëria” i cili me punën e tij, vullnetin, këmbënguljen dhe fantazinë, ka zhvilluar aktivitete që si organizon dot as shteti. Gjatë gjithë interpretimeve dhe fjalës ai u përcoll me duartrokitje të shumta. Pas aktorit Kabashi fjalën e mori Profesor Pëllumb Xhufi. Në fjalën e tij Xhufi foli për rëndësinë e këtij libri, për stilin, për punën e madhe këmbëngulëse, për mënyrën e organizimit të librit. Sipas Xhufit ky libër ka vlera sa historike aq dhe letrare pasi kjo është një gjini e vështirë dhe një ndërthurje e publicistikës me letërsinë. Në të ka
portrete personalitetesh nga të gjitha trevat e Shqipërisë, Çamëria, Labëria, Korça, Myzeqeja, Kosova, Minoriteti, Shqipëria e Mesme dhe Veriu i Shqipërisë. Kjo tregon për vlerat intelektuale të shqiptarëve por dhe për unitetin që ka mes tyre. Sipas Profesor Xhufit autori me mjeshtëri dhe përgjegjësi ka mundur të sjell portrete të vërteta nga të gjitha profesionet dhe grupmoshat që është shumë e vështirë. Në fund të takimit sigurisht do të fliste i zoti i “dasmës” Profesor Ago Nezha. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit që ishin në këtë promovim, madje që kishin ardhur dhe nga Kosova si Berat dhe Labëri Luzha, MigenaArllati nga Gjakova si dhe ngaVlora, Gjirokastra, Shkodra, etj, dhe pse ishte ditë me shi, njëkohësisht falënderoi dhe zotin Behar Manaj, për nderin që i bëri duke i dhënë ambiente komode të hotel “Plaza”Autori e vuri më shumë theksin tek rëndësia e librit por edhe tek roli i mediave. Ai falënderoi mediat në këtë promovim si një risi që marrin pjesë në këto aktivitete pasi “nëse flet një politikan diku në rrugë një fjalë pa rëndësi, mediat vrapojnë aty dhe jo tek libri” -theksoi ai.Ne lebërit kemi një krenari që s’para flasim për gratë, por sot e ndjejë si detyrim që të them edhe një fjalë për bashkëshorten time Lilin e cila ka qenë redaktorja e 5 librave të fundit dhe ma ka lehtësuar shumë punën theksoi autori.Këtë libër ja dedikoj dashurisë diellore, nipit tim të shtrenjtë, Elias. Kur të rritet e të lexojë librin e gjyshit “Portrete me Penë” të frymëzohet dhe të nxitet nga jeta e këtyre personaliteteve të shquara të Kombit Shqiptar, e t’u ngjajë atyre, që një ditë edhe ai të dritësojë në kostelacionin e galaktikës njerëzore.Ky libër u mundësua me kontributin e Ardian Hamza Resulit, që e falënderoj përzemërsisht për fisnikërinë dhe altruizmin e tij të veçantë, njëkohësisht falënderoj dhe piktorin e Popullit, “Mjeshtrin e Madh”, Skënder Kamberi për kompozimin e kopertinësdhe botuesin cilësor të shtypshkronjës “Triptik” Fredi Markon dhe faqosësin Jani Gusha. Autori Ago Nezha, hap një parantezë ku shkruan se: Në librin “Portrete me Penë”, janë përfshirë disa personalitete të artit, kulturës, shkencës dhe ekonomisë shqiptare, që janë perla në gjirin e shoqërisë. I mblodha këto portrete një nga një në lëmin e krijimtarisë time disavjeçare dhe vendosa ti “strehoj” në një libër për të qenë së bashku në familjen intelektuale, pa dallime parësore, krahinore, partiake apo fetare. Në pemën e jetës së këtyre personazheve, unë kam parë lulet dhe frutat, por jo gjembat, edhe pse pema i ka të gjitha organet vegjetative në trupin e saj.- përfundoi autori. Kur largohesh nga promovime të tilla të duket vetja më i paqtë, më krenar, më i lehtësuar, më bujar dhe më vizionar. Në këtë promovim morëm një mesazh se libri është i vetmi kopsht që mbillet për të tjerët dhe se bota pa libra do të ishte botë e egërsirave! Kur largohesh nga një promovim i tillë model duket sikur ke parathënien e të madhit Sami Frashëri : “Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, andaj kujdesu të shkruash mirë, sepse një faqe e keqe e ndyn gjithë librin”! Në libra, njerëzit e mençur gjejnë ngushëllim nga vështirësitë që i sjell jeta! (ViktorHugo) Shkrimin e plotë mund ta lexoni në www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E martë, 30 PRILL 2019
FORUM
14
E martë, 30 PRILL 2019
Nga Berlini në Laç, nga negociatat tek vrasjet, hesapet lahen tek e njëjta llogari
Nga Ilir Nikolla
P
as statistikës së vrasjeve në 4 muajt e parë të 2019-s nuk fshihet veç një përkeqësim i situatës së rendit publik në vend, por para së gjithash një vazhdimësi që funksionon brenda një kreshendoje që s’dihet se ku do të ndalet. 29 të vdekur në vrasje gjatë 4 muajve janë një shifër e frikshme që flet për daljen e situatës së rendit nga kontrolli, por para së gjithash, flet për një falimentim të plotë të tentativave për parandalimin e krimeve ndaj jetës. Strukturat e shtetit flasin në mënyrë të turpshme për një etapë të larjes së hesapeve mes grupeve kriminale. Bile Edi Rama thotë “kokën hëngshin”, duke inkurajuar hapur një faida mes narkogrupeve. Veçse e vërteta rrëfen se qeveria s’është kaq dorëjashtë dhe
shoqëria s’mund të lihet në dorë të hakmarrjes së narkogrupeve, “dëmet anësore” të të cilave vlerësohet thuajse në 50 % të numrit të viktimave. Nëse Sandër Kimiku i Shqipërisë nuk kthen përgjigje dhe e trajton gjithçka sipas “vijës së partisë”, ekspertët ndërkombëtarë na paralajmërojnë mbi papërgjegjshmërinë në të cilën gjallojmë. VincenzoMusacchio, President i OsservatorioAntimafia në Rajonin Molise në Itali, në një analizë të rrallë, vë theksin atje ku ne s’guxojmë, tek roli i mafias në numrin e të vrarëve në Shqipëri. “Mbi 200 persona të vrarë janë të lidhur me pistën mafioze, ndonëse vetëm pak raste janë zgjidhur vërtet me dënimin e fajtorëve. Për mbi 80% të vrasjeve nuk ka as të dyshuar” vë alarmin profesori italian i të drejtës penale. Asnjë i hetuar, asnjë i dyshuar. Një hipotekë e vërtetë për mafian që të vijojë “faida”-n e vet. Prej këtij mesazhi vjen shifra e 29 të vdekurve nga vrasjet në 4 muajt e parë të 2019-s. Po të shtojmë plagosjet, grabitjet me armë dhe krime të tjera më të lehta, marrim me mend se askujt s’i shkon mendja të investojë në ekonominë tonë e gjithkujt i shkojnë nëpërmend mundësitë se si mund të lihet ky vend.
Asnjë i hetuar, asnjë i dyshuar. Një hipotekë e vërtetë për mafian që të vijojë “faida”-n e vet. Prej këtij mesazhi vjen shifra e 29 të vdekurve nga vrasjet në 4 muajt e parë të 2019-s. Po të shtojmë plagosjet, grabitjet me armë dhe krime të tjera më të lehta, marrim me mend se askujt s’i shkon mendja të investojë në ekonominë tonë e gjithkujt i shkojnë nëpërmend mundësitë se si mund të lihet ky vend. E gjitha ka lidhje në fakt me qeverimin, me qeverinë që thotë se është dorëjashtë (a thua e beson njeri këtë?) dhe prapë me qeverinë që thotë se s’do të bëjë asgjë dhe do ta lërë mafian të lajë hesapet, bashkë me jetët njerëzore që humben e po ashtu edhe me të pafajshmit që zënë 50 % të bilancit vdekjeprurës. Arsyeja pse pjesa më e madhe e vrasësve ende nuk është identifikuar, thotë eksperti Italian, është lidhja midis kriminalitetit të organizuar dhe politikës me struktura të policisë, drejtësisë dhe shërbimet e sigurisë.
Me fjalë të thjeshta, duhet që të trazohet uji qeveritar që thotë se do ta lëmë mafian të lajë hesapet e veta. Duket e ndërlikuar, por është i njëjti mesazh që na vjen edhe nga Gjermania, ku Ramës ju tregua dera, sepse s’i ka trazuar as ujërat e mafias, bile ka bërë gilivili me ujërat e rusofilëve e serbofilëve. 29 vrasjet në Shqipëri kanë lidhje me bllokimin e negociatave dhe me pasivitetin e Edi Ramës. Duhet ndalur larja e hesapeve të mafias dhe për këtë, lëvizja e parë duhet të jetë një lëvizje që lan hesapet me Edi Ramën.
KAMZA 23-VJET BASHKI
N
ën kujdesin e Kryebashkiakut z. Xhelal Mziukanë startuar sot festimet e 23-vjetorit të Bashkisë Kamëz. Qytetiështë zbukuruar dhe përfshirë nga një atmosferë festivee cila duket edhe të njerëzit, festë e cila do të vazhdojë deri në përfundim të ditës së nesërm. Skena gjigande e Pallatit të Kulturës ka ngritur siparin e aktiviteteve dhe ështëkthyer në një arenë të vërtet festive për të gjithë qytetarët, nga fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave ku do të përformojnë me shfaqjet e tyre.Në dy ditë festëdo të ketë çelje Ekspozite, festival Multikulturor të grupeve profesioniste etj. Sot festa do të startojë me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në festivalin Multikulturor “Kamza 2019”, në të cilin do të marrin pjesëveç Qendrës Kulturore Kamzës dhe Shoqata Kulturore ‘Afërdita” nga Belshi, Ansamblin “FolkAlb”, ansambli i këngëve dhe
Startojnë festimet, ja çfarë do të ndodh dy ditë në qytet
valleve Obiliq Kosovë, ansambli AlexComplexetj. Festa do tëshënojë kulmin nesër, ditën e themelimit të Kamzës Bashki, nëçeljen zyrtare të aktivitetit në ora 10:00, ku pas
këndimit tëHymnit Kombëtar para Pallatit të Kulturës, parakalimit të Bandës së qytetit do të ketë dhe koncerte të shkollave dhe aktivitete sportive. Kryetari i BashkisëXhelalMziu
do të ketë një takim me nxënësit më të mirë në sallën e Këshillit Bashkiak Kamëz.Në kuadër te festimeve të tjera grupe do të performojnë në Pallatin e Kulturës Kamzës për qytetarët si shoqata kulturore artistike “Benda” Tiranë, SHKA “Burimet e Sharrit” Tetovë, Qendra Kulturore Mallakastër, SHKA “Shote Galica” Drenas, Qendra Kulturore Tiranë. Në përfundim tëpërformancës artistike juria do të shpall dhe fituesit e festivalit. Do të vlerësohen personalitete që i kanë dhënë jetë qytetit ndër vite si dhe miq të Bashkisë Kamzës. Nuk do të mungojnë as surprizat ndaj Bashkia Kamëz dhe KryebashkaikuXhelalMziu Ju ftojmë t’i bashkoheni kësaj ngjarje të veçantë për qytetin.
FORUM
Kaos me maus prej mishi Nga Zija Çela
M
eqë krijohet prej shkaqeve te ndryshme, edhe llojet e kaosit janë të ndryshëm. Siç vjen nga rrëmuja e sendeve, vjen edhe nga rrëmuja e ideve. Prandaj ka kaos që shihet me sy dhe kaos të padukshëm, sepse ky ndodhet në mendjen e njeriut. Një kaos i kësaj natyre po haset gjithnjë e ma dendur. Është kaosi mëkatar i Fjalës. Kjo kakofoni, zhurmheri e zallamahi krijohet në të gjitha herët kur, para atyre që dinë, s’u pushon goja atyre që nuk dine. Nëçaste të tilla, kushedi përse, të urtit i vjen t’i hedhë veshët përtokë dhe t’ia mbathë vrapit kuturu, pa ditur as ku do të shkojë e as ku do të ndalet. Gjuha që kemi në goje si njëmaus prej mishi është, se mish ka por kocka thyen. Veçse nuk mund të jetë Do Not Cover. Ajo është e lidhur me softhuerin dhe windosin e saj, trurin, prej të cilit duhet të presë patjetër komandat logjike për t’u vënë në lëvizje. Mirëpo ç’ndodh, shpesh e shpesh bëhet vetësuperkomande dhe pa nevojë, llap e llap, njëçast nuk ndalet në gojë. Vini re, ju lutem, i pafund është kozmosi dhe prapëseprapë zotërohet nga harmonia. Vini re, ju lutem, tërë ky glob ku jetojmë, rrotullohet vazhdimisht në boshtin e vet, pra bën një punë vigane, por s’i dëgjohet një fije zhurmë. Ndërsa për ca punë tëvockëla, fort tëvockëla, me batërdinë e vet, sidomos në ekran, mjafton një llafazan dhe të gjithëve na bën duman.
AKTUALITET
15
E martë, 30 PRILL 2019
Marrëveshja vjen në kuadër të Paktit për Universitetin i shpallur nga Kryeministri Edi Rama dhe përcakton rolin e të gjitha ministrive për realizim e kërkesave të studentëve
P
as konsultimeve të vazhdueshme me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, dekanët e tre fakulteteve nënshkruan marrëveshjen për angazhimin konkret të institucioneve për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë, punësimin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në kërkimin shkencor. “Investimet në spitale do të kenë kritere të forta, që të krijojnë hapësira për mësimdhënien”, tha ministrja Manastriliu në fjalën e saj pas nënshkrimit të marrëveshjes. Duke theksuar se marrëveshja nuk është e shkruar në gur dhe mund të jetë subjekt i ndryshimeve nëse do të ketë nevojë për përmirësime, Manastirliu u shpreh se të gjitha të dhënat që ka Ministria do të vendosen në dispozicion të Universitetit të Mjekësisë për kërkimet shkencore që universiteti do të bëjë, njëkohësisht duke rishikuar buxhetin për të mbështetur projekte të ndryshme sipas nevojave të universitetit. “Studentët do të jenë pjesë aktive e kërkimit shkencor, duke u përfshirë në projektet e institucioneve tona si ndihmës në kërkimin shkencor për hartimin e raporteve të treguesve shëndetësorë”, tha Manastirliu. Duke theksuar mbështetjen për studentët ekselentë, Manastirliu tha se çdo student ekselent futet në procedurat e konkurimit për t’u punësuar me 10 pikë bonus,
Marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, Manastirliu: Investime në spitale, hapësira për mësimdhënie PAKTI “Investimet në spitale do të kenë kritere të forta, që të krijojnë hapësira për mësimdhënien. Studentët do të jenë pjesë aktive e kërkimit shkencor, duke u përfshirë në projektet e institucioneve tona si ndihmës në kërkimin shkencor për hartimin e raporteve të treguesve shëndetësorë”.
ndërsa administrata i ka dyert e hapura për ta në çdo pozicion. Marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Mjekësisë do të monitorohet nga vetë studentët, që do e ndjekin në mënyrë periodike zbatimin e saj dhe do të vendosin në një plan veprimi specifik, me data dhe veprime konkrete. Marrëveshja vjen në kuadër të Paktit për Universitetin i shpallur nga kryeministri Edi Rama dhe përcakton rolin e të
GRAMSH
Ujëvara e Sotirës, perla e natyrës pa infrastrukturë
Ujëvara e Sotirës mbetet një nga destinacionet më të bukura turistike, jo vetëm të Gramshit por të të gjithë vendit. Ujëvara ndodhet rrëzë malit të Tomorrit, me dy rrjedha të mëdha uji që burojnë nga shkëmbi. Ujëvara e Sotirës u promovua vetëm pak vite më parë, e tashmë është shndërruar në një prej destinacioneve më të frekuentuara të turizmit malor. Ajo ka mahnitur vizitorët e shumtë. Edhe pse ndodhet 20 km nga Gramshi, infrastruktura lë për të dëshiruar, por ndoshta ky është edhe shkaku, që ambienti këtu është i pastër dhe natyra fal mrekulli. Për ta shndërruar në një destinacion masivisht të frekuentushëm nevojitet ndërhyrje në infrastrukturë. Nuk janë të pakta vendet që mund të vizitohen në Gramsh, duke u ndalur te liqeni i Banjës, kanionet e Holtës, ujëvara dhe shpella e Kabashit, liqenin e zi etj.
gjitha ministrive për realizim e kërkesave të studentëve. Investimet në sistemin e shëndetësisë, ku po ndërtohen në sërë spitalesh, do të kenë brenda tyre edhe hapësira me të gjitha kushtet për zhvillimin e orëve të mësimit për studentët dhe stafin akademik. “QSUT është duke vijuar me projektet e mëdha dhe jemi në prag të përfundimit të spitalit kirurgjikal, ku do t’i shtohen rreth 4 klasa dhe gjithashtu spitalit të ri të
sëmundjeve të brendshme ka 10 klasa për studentët dhe për stafin pedagogjik, duke ofruar kushtet më të mira të mësimdhënies në këto ambiente të reja spitalore. Të gjithë investimet tona në spitalet universitare do të kenë po të njëjtat kritere, për të mundësuar investimet për sa i përket infrastructures por jo vetëm në spitale, por së bashku me rektorët dhe dekanët kemi të inventarizuar kërkesat për përmirësimin e infrastrukturës,
jo vetëm për klasat por edhe për realizimin e praktikave përmes laboratorëve që kërkohen në fakultetet përkatëse. Ministria e Shëndetësisë është duke aplikuar një projekt me Fondin Global për sa i përket të gjitha ndërhyrjeve dhe sëmundjeve të transmetueshme dhe për këtë pjesë ne kemi kërkuar që të kemi një rialokim të dedikuar për pjesën e kapaciteteve të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë dhe fuqizimin e strukturës laboratorike. Janë rreth 300 mijë euro të cilat janë të dedikuara për Fakultetin e Mjekësisë të cilat do të jenë për mbështetjen direkte të studentëve, me vizita studimore, shkëmbime të eksperiencave dhe fuqizimin e kabineteve sa i përket kërkimit shkencor dhe laboratorëve”.
RAPORTI
Shqiptarët, të stresuarit e Europës P
ërveçse një nga popullsitë më të varfra të Europës, shqiptarët rezultojnë të jenë ndër popujt më të stresuar në botë. Një sondazh i fundit i kryer nga Gallup, ka dalë në përfundimin tronditës se shqiptarët janë populli i katërt më i stresuar në botë, duke u renditur më keq edhe sesa vendet afrikane apo ato të përfshira nga luftrat. Sipas Gallup, në vitin 2018 më shumë se 55% e shqiptarëve janë ndjerë të stresuar, çka përbën nivelin më të lartë në çdo pikë gjatë dekadës së fundit. Pse shqiptarët janë në stres? “Papunësia, padrejtësia. Politika e mbrapshtë, vështirësia në strehim”, thonë qytetarët. Sipas Gallup, populli më i stresuar i botës që prej vitit 2012 vazhdojnë të jenë grekët, ndërsa dy vendet e tjera të vetme më të stresuara se Shqipëria janë Filipinet dhe Tanzania. Përfundimet e
sondazhit të Gallup, konfirmojnë se shqiptarët nuk vuajnë vetëm gjendjen e vështirë ekonomike por edhe atë shpirtërore. Gallup nuk përcakton me detaje se cili
është burimi i stresit të lartë tek shqiptarët por në rang global dy faktorët kryesorë të stresit janë gjendja ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen.
AKTUALITET
16
E martë, 30 PRILL 2019
Atentati ndaj vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një muaj më parë ishte nga më të bujshmit në qytetin verior. Dy burrat ishin duke shkuar te motra e tyre “Arrest me burg”, është masa e sigurisë që dha të hënën Gjykata e Shkodrës për Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Këta dy persona akuzohen si autorë të vrasjes së vëllezërve Bilali në Shkodër. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 30 mars, në lagjen “Kiras”. Përpara togave të zeza, ata i kanë mohuar akuzat për vrasje dhe ndërkohë, avokatët e tyre kërkuan masa lehtësuese. Pavarësisht kësaj, Gjykata vendosi që t’i lërë në burg. Ata e kanë pranuar se makinën që ka shërbyer për të kryer krimin e kishin lyer por se nuk kanë lidhje me vrasjen e Bilalëve. “Me Ibrahim Licin jemi kushëri nga nëna”, ka thënë Arsen Stojku. Ka përgjime ambientale që hedhin poshtë pretendimet e dy të rinjve, që vërteton se kishin dijeni për vrasjen. Ekzekutori kryesor që qëlloi ndaj tyre, është ende në kërkim, Ibrahim Lici, i cili dyshohet se nuk është larguar jashtë vendit por ndodhet në Shkodër. Menjëherë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali në lagjen “Kiras” në Shkodër, pak metra nga vendi i ngjarjes Policia gjeti një makinë të djegur që dyshohej se ishte përdorur nga autorët për të kryer vrasjen e dy vëllezërve Bilali. Makina e dyshuar se është përdorur për vrasjen e dyfishtë është djegur në pjesën e jashtme, ndërsa kishte shpëtuar pa u djegur përbrenda. Kjo ishte një ndihmesë e madhe për Policinë. Efektivët gjetën në atë mjet gjurmë të ndryshme. Astrit Bilali ishte babai i Astmer Bilali, i
Ekzekutimi i vëllezërve Bilali, Gjykata lë në burg dy të rinjtë
“Ka përgjime ambientale që hedhin poshtë pretendimet e dy të rinjve, që vërteton se kishin dijeni për vrasjen. Ekzekutori kryesor që qëlloi ndaj tyre, është ende në kërkim, Ibrahim Lici, i cili dyshohet se nuk është larguar jashtë vendit por ndodhet në Shkodër”.
SEANCA
arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Brahim Bilali ishte drejtues i shoqatës “2 Prilli”. Ibrahim Lici është nipi i Fatbardh Licit i vrarë më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal. Nga ana tjetër viktima Fatbardh Lici është kunati i Lulzim Kullës, biznesmenit të njohur ndaj të cilit
u bë atentat më 13 janar të vitit të kaluar me lëndë shpërthyese, ku mbeti i plagosur. Kurse nga kamerat e sigurisë së objekteve të ndryshme në Shkodër rezulton se Rama, Stojku, Lici janë ndodhur në shoqëri me njëri-tjetrin herë pas here, para se të kryhej krimi. Këto dhe dyshimet se vrasja e Bilalëve është një hakmarrje pas vrasjes se Fatbardh Licit, në të cilën u përfol emri i ishboksierit, Asmer Bilali, djali i
Aksidentet, 48 persona humbën jetën në 3 muaj
muajt e parë të 2019-ës, shënuan rritje të aksidenteve rrugore. Sipas shifrave që jep INSTAT, 48 persona humbën jetën në aksidente ku muaji më i përgjakshëm ishte marsi ku u regjistrua gjysma e viktimave. Në këtë situatë ekspertët rrugorë kërkojnë ngritjen e një autoriteti mbikëqyrës për të rritur sigurinë rrugore. Gëzim Hoxha, thotë se një autoritet i tillë mund të përcaktojë që nga sinjalistika deri te përcaktimi shpejtësisë së lëvizjes sipas rrugëve. “Nuk është normale që është ulur shpejtësia në qytet dhe duhen hequr vizat e bardha, ato duhet të jenë vetëm ku ka këmbësor. Ne kemi 10 veta në vit mesatarisht që na vdesin tek vizat e bardha. Njerëzit nuk duhet të futen në fluksin e qarkullimit të automjeteve por veten tek vizat e bardha në semafor. Këtu qytetarëve u mungon edukata e sigurisë rrugore por ka edhe drejtues mjetesh që nuk e dinë se pse e kanë marrë dhe kush ja u ka dhënë patentën dhe përfshihen në aksidente rrugore”. Të rinjtë janë ata që përfshin më shumë në aksidente.
Astrit Bilalit, nxitën prokurorinë dhe policinë për arrestimet. Atentati ndaj vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një muaj më parë ishte nga më të bujshmit në qytetin verior. Ekzekutimet në Shkodër, të ardhura nga grupet kriminale që veprojnë në kryeqytetin verior, kanë një histori më shumë se 25-vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj. Ibrahim
“Përpara togave të zeza, ata i kanë mohuar akuzat për vrasje dhe ndërkohë, avokatët e tyre kërkuan masa lehtësuese. Pavarësisht kësaj, Gjykata vendosi që t’i lërë në burg. Ata e kanë pranuar se makinën që ka shërbyer për të kryer krimin e kishin lyer por se nuk kanë lidhje me vrasjen e Bilalëve”. Lici është nipi i Fatbardh Licit, i vrarë më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal. Ngjarjet sipas policisë lidhen me hakmarrjen dhe përplasjen mes grupeve kriminale si dhe aktivitetin e djalit të Astrit Bilalit i cili mbeti i vrarë më 30 mars.
TIRANË
SITUATA
3
EKZEKUTORI
N
jë operacion i Policisë së Shtetit, ka vënë në pranga katër persona, ndërsa 10 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Kapja e tyre u bë gjatë kontrollit në lokale, automjete dhe ambiente të ndryshme. Në cilësinë e provës material, sipas Policisë së Tiranës, u sekuestruan doza me kokainë, kanabis, shiringa me lëndë narkotike heroinë, peshore elektronike e sende të tjera, që shërbenin për përpunimin dhe përgatitjen për shitje në doza të vogla, të drogave të forta. “U arrestuan në flagrancë shtetasit: Y.P, 19-vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë, K.P-, 36-vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë. Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për veprën penale “moskallëzimi i krimit”. Shtetasve Y.P dhe K.P, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale 11,1 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 1 peshore elektronike dhe një pjatë me mbetje të lëndës narkotike. Gjithashtu është kapur dhe arrestuar në
Shisnin kokainë dhe heroinë, 4 në pranga
flagrancë shtetasi H.A, 24-vjeç, banues në Tiranë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas të tjerë për veprën penale “moskallëzimi i krimi”, pasi këta shtetas qarkullonin me automjet dhe pasi janë ndaluar, nga kontrolli fizik që është ushtruar mbi shtetasin H.A, Policia gjeti një sasi prej 3,6 gr kokainë. Po në kuadër të kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi D.S, 19-vjeç, me banim në Tiranë, si dhe është proceduar në gjendje të
lirë një shtetas tjetër, për veprën penale “moskallëzimi i krimit”. Në vijim të kontrolleve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, 40 dhe 29-vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur 2 shiringa me heroinë, disa substanca te tjera të cilat janë dërguar për ekspertim te mëtejshëm. Po në kuadër të kontrolleve janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 shtetas 19 dhe një 25-vjeç, pasi janë gjetur me doza kanabisi”,-njofton policia.
AKTUALITET
17
E martë, 30 PRILL 2019
Njëri nga dy personat që u vra në Laç ka qenë futbollist. Kelvin Jushi 30-vjeç ka qenë pjesë e ekipeve të Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës 2009-2014
Q
yteti i Laçit u trondit mbrëmjen e së dielës, pasi dy të rinj humbën jetën. Kelvin dhe Jani Jushi, 35 dhe 30-vjeç, kushërinj me njëritjetrin, u qëlluan me armë zjarri në një lokal. Ata ndërruan jetë në një spital privat në Tiranë, ku u dërguan të plagosur rëndë pas ngjarjes. Një nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë ka treguar se autorët kanë dalë nga një lokal tjetër dhe pasi kanë kryer aktin janë larguar. “Se si ka ndodh se çfarë ka ndodh nuk di ç’me thënë. Me u ngatërru e me i than dikujt “ik andej” s’ka bërë vaki. Se ça ka ndodh se si ka ndodh. Këta kanë qenë në lokal tjetër aty brenda e kanë dalë. Pastaj kanë ikur nuk e di unë tash”. Policia e Lezhës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dy kushërinjve të parë në Laç. Sipas të dhënave, thuhet se në krim janë përfshirë tre persona, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Njëri nga dy personat që u vra në Laç ka qenë futbollist. Kelvin Jushi 30-vjeç ka qenë pjesë e ekipeve të Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës 2009-2014. Ai u qëllua me armë zjarri pas sherrit me vëllezërit Bushi dhe kushëririn e tyre. Policia njofton se në kërkim për vrasjen në Laç janë tre persona, Markel Bushi 25-vjeç me vëllanë e tij, Manuel Bushi 23-vjeç dhe Vincesk Bushi 28-vjeç, që është kushëriri i tyre i parë. Motivi i vrasjes ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes 5 personave dhe për zbardhjen e rrethanave të krimit, policia shoqëroi 23 persona në cilësinë e dëshmitarit, apo që kanë dijeni për vrasjet. “Në lidhje me
Vrasja e kushërinjëve në Laç, tre autorët me të shkuar kriminale NGJARJA “Qyteti i Laçit u trondit mbrëmjen e së dielës, pasi dy të rinj humbën jetën. Kelvin dhe Jani Jushi, 35 dhe 30-vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë zjarri në një lokal. Policia njofton se në kërkim për vrasjen në Laç janë tre persona, Markel Bushi 25vjeç me vëllanë e tij, Manuel Bushi 23-vjeç dhe Vincesk Bushi 28-vjeç, që është kushëriri i tyre i parë”.
SHKAKU
ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë, Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Menjëherë sa është marrë njoftimi, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë së Kurbinit si dhe grupi hetimor.
Në vijim janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët që lidhen me qytetin e Laçit si dhe disa pika kontrolli në akset kryesore rrugore, Milot -Lezhë, Milot -Kurbin -Tiranë. Me mbështetjen e FNSH, janë kryer një sërë kontrollesh në banesa e vende të dyshimta ku mund të ishin fshehur autorët, si dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, 23 persona të cilët u pyetën në lidhje me ngjarjen. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se
ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autorët e dyshuar të vrasjes janë shtetasit: M. B, 25-vjeç, M.B, 23-vjeç dhe V.B, 28-vjeç, të tre lindur e banues në Kurbin. Policia e Kurbinit vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet iu referuan Prokurorisë Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve
AKSIDENT
“Motivi i vrasjes ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes 5 personave dhe për zbardhjen e rrethanave të krimit, policia shoqëroi 23 persona në cilësinë e dëshmitarit, apo që kanë dijeni për vrasjet”. luftarake”, thuhet në njoftimin zyrtar. 25-vjeçari Markel Bushi është person me precedentë penalë dhe në kërkim nga policia që në vitin 2013 pasi akuzohet për grabitje me armë. Me precedentë penalë është edhe autori tjetër i dyshuar 28-vjeçari Vinçens Bushi. Ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në 2017 për armëmbajtje pa leje, ndërsa është liruar nga drejtësia me shërbim prove.
RINAS
Tiranë, makina ndahet më dysh 3 javë nga grabitja, ku fshihen paratë N
jë aksident i rëndë u regjistrua paraditen e së hënës tek mbikalimi i Kamzës në Tiranë. Një kamion u përmbys, një makinë u nda më dysh dhe dy makina të tjera pësuan dëmtime të vogla. Shoferi i automjetit “Volkswagen”, e cila u nda në mes, rezulton se ka marrë disa djegie në pjesën e fytyrës për shkak të kontaktit me jastëkun e ajrit që është hapur pas përplasjes dhe pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Traumës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka urdhëruar bërjen e ekspertizës autoteknike të mjetit për të parë nëse ka
3
patur apo jo probleme në sistemin e drejtimit apo frenimit. Vetë drejtuesi i dëmtuar P.Gjeci, rezulton se nuk ka qenë në gjendje të dehur gjatë
drejtimit ndërsa pritet që ekspertiza të nxjerrë dhe shpejtësinë e lëvizjes gjatë momentit që vetura ka përplasur nga pas kamionin me targa Fieri.
javë pas grabitjes së miliona eurove në Rinas, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia kanë çuar në qeli 6 autorë të dyshuar të ngjarjes, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim. Nga ana tjetër, ende nuk ka asnjë gjurmë të parave të grabitura. I njohur si “Daja” nga Kosova, 50-vjeçari u zbulua falë deklarimeve dhe njohjes nga bashkëpunëtori i drejtësisë Alkond Bengasi. Dëshmia e tij është një nga kartat më të forta që ka në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dëshmia e Alkond Bengasit ka rezultuar e saktë në çdo detaj që ai ka rrëfyer para
policisë. Grupi hetimor ka marrë në pyetje disa herë Ragip Hajdinin, pasi është një ndër personat kyç që mund të tregojë se ku janë fshehur paratë e grabitura. Supergrabitja në aeroportin e Rinasit ka mbetur pa një shifër zyrtare pasi akoma
nuk është konfirmuar shifra e parave që grupi i dhunshëm kriminal arriti që të grabisë në pistën e aeroportit. Sipas deklarimeve para grupit hetimor të bankave që iu grabitën vlerat monetare, shuma e vjedhur është rreth 6,5 milionë euro.
KULTURE
18 E martë, 30 PRILL 2019
Shqiptarja Eva Belishova, shpallet piktore e vitit nga revista amerikane “Destig 5”, revista e njohur amerikane e ka shpallur piktoren shqiptare, Eva Belishova “Top Artist” për vitin 2019. Tepër e njohur në shtetin e Kalifornisë, Belishova ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe disa nga pikturat e saj janë pjesë e një interviste të gjatë në “Destig 5”. Kur ishte vetëm 10 vjeç, babain e saj, një ndër mjekët më të mirë të vendit, e arrestuan. “Kështu që, në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova sesi t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar”, shprehet ajo për revistën. E larguar që në vitin ’90 nga Shqipëria, tashmë ajo ka 18 vite që pikturon, duke i dhënë mençurinë për të kuptuar se artisti kurrë nuk pushon së mësuari. Veprat e saj janë shfaqur në ekspozita dhe nëpër galeri në zonën e gjirit të San Franciscos. Ajo ka qenë pjesë e “Studios së Hapur” të Marin
Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve Arbëreshë nga zona e Lungros në Kalabri, Casalvechio dhe San Bebedetto Ulano sollën dje një koncert me këngë e vallë tradicionale në qytetin bregdetar të Durrësit. Në këtë manifestim të zhvilluar para bashkisë me rastin e përkujtimit të betejave të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, arbëreshët u mirëpritën nga publiku durrsak. Me interpretimet e tyre, arbëreshët spikatën me një nga veçoritë që i karakterizon më shumë; ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre, të cilin e kanë kuruar me një kujdes të jashtëzakonshëm. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet, ritet dhe doket.
Laert Vasili dhe Donald Shehu puthje dashurie në skenë Countyt. Punimet e saj janë pjesë e koleksioneve private në San Francisco, Londër dhe Nju Jork. Krijimtaria e saj është kësisoj shpirtërorja. E pyetur të tregojë për veprën e saj, artistja shprehet se pjesa më e madhe shumështresore e ngjyrave shtrihen në telajo, ku ngadhënjimi i fushave koloristike shkrihet me imazhet krejt të papajtueshme. Me të gjitha
forcat, ajo beson se jeta e saj mbetet një telajo e papërfunduar. Pikturat e saj prezantojnë ndershmëri, përulësi dhe përkujdesje ndaj sojit njerëzor, për të cilin, artistja shprehet se ka një dashuri të dhimbshme. Ajo e përfundon intervistën duke u shprehur se beson me gjithë shpirt, se arti është firma e vetme autentike e qenies njerëzore.
Shkrimtari Çapaliku promovon në Itali dy vëllimet e “Secili çmendet sipas mënyrës së vet” Shkrimtari Stefan Çapaliku promovoi dy vëllimet e parë të ciklit romanesk “Secili çmendet sipas mënyrës së vet” në panairin e librit “Nuovi mondi” në Bergamo të Italisë. Në ceremoninë e promovimit ishin të pranishëm shkrimtarë, botues, përkthyes, lexues, etj. I ndihmuar edhe nga fotot e
viteve 1970-1980, kur zhvillohen ngjarjet e librit, shkrimtari foli për disa prej personazheve që ai vizaton në roman, rreth 130 të tillë. Çapaliku, i njohur më së shumti si dramaturg dhe regjisor, ka hedhur në këtë vepër kujtimet dhe përshtypjet e fëmijërisë dhe rinisë nga qyteti i lindjes, Shkodra. “Janë
njerëz me histori të jashtëzakonshme, të cilat nuk mund të mos i shkruaja”, tha Çapaliku duke iu referuar bashkëqytetarëve të tij. Çapaliku u shpreh se “është një vepër që bart frymën e epokës dhe na bën të njohim më mirë veten se kush jemi dhe rrethanat në të cilën gjendemi, pse jo dhe perspektivën”. Vëllimi i parë i veprës “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, shtjellon ngjarjet në qytetin e Shkodrës, qyteti në të cilin autori Çapaliku ka kaluar fëmijërinë, duke shënuar kështu kontributin e tretë të rëndësishëm mbi qytetin. Ngjarjet e vëllimit të dytë të romanit, përveç Shkodrës janë vendosur në Tiranë dhe në Tropojë. Ky vëllim ka 29 tregime dhe është ndarë në tri pjesë: “Fundi i tunelit dukej i errët dhe i pafund” dhe “Midis të metave kemi edhe dobësi”. Pjesa e tretë, “Sistemi ndërroi si të ishte një fletë libri”, është veç fletë e zbrazët që duhet ta mbushin ata që e dinë se si ndodhi kjo!.
“Engjëjt e Amerikës” vepra provokative e Tony Kushner u ngjit premierë të shtunën në skenën e ArtTurbina nën regjinë e Arben Kumbaros. E konsideruar një vepër e vështirë jo vetëm për historinë që trajton, por konceptin regjisorial, duket se Kumbaro arriti të kalonte një tjetër sfidë profesionale. Kjo vepër ngjiti për herë të parë në skenën e një teatri shqip një ndërthurje fatesh të pesë homoseksualëve. Përtej mesazheve të forta të lidhjes të së keqes me pushtetin, ajo do të kujtohet dhe si vepra ku për herë të parë ndodhi një puthje mes dy burrash në skenën e teatrit shqip. Donald Shehu nën një interpretim të shkëlqyer ishin shndërruar në dy karaktere që do të shkëlqenin në çdo teatër në botë. Në rolin e dy dashnorëve, ata janë të parët që realizuan dhe puthjen e skenën e parë të dashurisë mes dy burrave në teatër, duke thyer një tabu. Në role të tjera spikatën Genti Deçka,
Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri dhe Vasjan Lami.
Borges: Pse dashurojmë gjithnjë gabim Nga Jorge Luis Borges Borges-Nuk jam i sigurt nëse ekzistoj. Në të vërtetë, unë jam gjithë shkrimtarët që kam lexuar, gjithë njerëzit që kam njohur, gjithë gratë që kam dashur dhe gjithë qytetet që kam vizituar. Unë nuk flas për hakmarrje, as për falje. Harresa është e vetmja hakmarrje dhe e vetmja falje. Nga tërë mjetet e shpikura prej njeriut, pa dyshim, më i mrekullueshmi është libri. Gjithë mjetet e tjerë janë shtojca të trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë shtojcë e të parit të tij; telefoni është shtojcë e zërit të tij; pastaj kemi parmendën dhe shpatën që janë shtojca të krahut. Por libri është tjetër gjë: libri është një shtojcë e memories dhe e imagjinatës së njeriut. E kaluara është argjila që e tashmja gdhend sipas trillit të tij, pambarimisht. Të gjithë udhëtojmë drejt anonimatit, por mediokrit mbërrijnë atje pak më përpara. Njeriu është i dashuruar me dikë tjetër, kur ka bindjen se ai tjetri është i veçantë.
SHOWBIZ
19 E martë, 30 PRILL 2019
Dua Lipa në një bashkëpunim me reperin e njohur
Këngëtari dhe moderatori i njohur Kastro Zizo, ka qenë i ftuar në emisionin “BE Cafe”, ku ka folur për jetën private dhe për karrierën e tij. Si e dimë të gjithë Kastro e nisi karrierin më grupin që i elektrizoi të gjithë në atë kohë, me këngët e tyre “2 Farm”. I pyetur nga moderatorët e emisionit, Kastro dha një super lajmë për të gjithë fansat e këtij grupi. Këngëtari zbuloi se ai mban kontaktet ende me anetarët e grupit dhe në verë kanë ndërmend të ribashkohen. “Këtë verë ka një reunion të ‘2 Farm’. Me këtë dua të tregoj se nuk ka vetëm më muzikë me teneqe, por ka dhe muzikë të bërë mirë, të risjellë në 2019-n”, u shpreh këngëtari i cili rrëfeu se ka ndërmend të bëjë një koncert në Tiranë me rastin e 20-vjetorit të albumit të parë.
Dua Lipa është kthyer në një nga këngëtaret më të suksesshme në të gjithë botën, ku muzika e saj ka vënë kufij të ri duke u shpallur si më e mira në shumë “charter” të ndryshëm. Postimi i fundit i Duas në Instagram është krah reperit të njohur me origjinë shqiptare Action Bronson, në studion e tij. Fansat kanë filluar të aludojnë për një bashkëpunim të mundshëm dhe se ngelet vetëm konfirmimi nga ana e tyre.
Arbana Osmani pushime në Borsh me të dashurin e përfolur Prej muajsh në mediat rozë ka qarkulluar lajmi sipas të cilit moderatorja e njohur ka nisur një lidhje me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ku në mediat rozë është folur shumë për këtë romancë të mundshme, Arbana s’ka dhënë asnjë shpjegim, por duket shumë e lumtur, gjithashtu ato i komentojnë shpesh njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Dhe së fundmi intv.al ka
Ribashkohet grupi i famshëm shqiptar
treguar se moderatorja e njohur ka kaluar fundjavën në Borsh me djalin dhe me regjisorin e emisionit të saj Eduart Grishaj. Këtë e tregon mjaft mirë fotoja më poshtë ku shihet dyshja teksa Eduardi po fotografon moderatoren, Arbana Osmani. Dyshja këtë fundjavë vendosi ta kalojë në Borsh në South Outdoor Festival, ku morën pjesë edhe shumë personazhe të famshëm shqiptarë.
Princ William dhe Kate Middleton festojnë 8 vjet martesë Për familjen mbretërore dita e djeshme ishte një nga më të bukurat pasi çifti Princ William dhe Kate Middleton festuan 8-vjetorin e lidhjes në martesë. Në profilin e tyre zyrtar janë publikuar disa foto nga dita e martesës së tyre ku shkruhet: “8 vite më parë-Ju falenderojmë për letrat e ëmbla për përvjetorin e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh”. Çifti mbretëror ka aktualisht 3 fëmijë, djem dhe një vajzë. Ndonëse është një nga historitë e dashurisë më të përfolura William dhe Kate kanë patur kohët e fundit disa probleme me lajmet për një tradhti të tij me komshien e tyre Rose Hunbury gjatë shtatzënisë së tretë të Kate. Familja mbretërore i ka hedhur poshtë këto aludime, madje William ka nisur procedim penal për mediat që kanë publikuar lajme të tilla.
Megan Fox dhe bashkëshorti i saj sërish bashkë, anulojnë divorcin Dashuria nuk ka marrë fund. ‘E!News’ shkruan se Megan Fox dhe Brian Austin Green kanë anuluar zyrtarisht divorcin e tyre. Ato kanë qenë të martuar prej 9 vitesh tashmë, megjithatë martesa e tyre nuk ka qenë gjithmonë e qetë. Në vitin 2010, çifti dha lajmin se kishin nisur proçedurat e divorcit, por në vitin 2015 erdhi në jetë djali i tyre i tretë Journey, i cili tregoi se Megan dhe Brian vazhdonin të ishin bashkë. Të enjten e kaluar u tha se çifti kishte rinisur proçedurat e divorcit, por burime për ‘Elle’ thonë se kanë vendosur ta tërheqin mbrapsht mendimin. Në podcastin e tij, në vitin 2018, Brian u shpreh: “Martesa është e vështirë. Është punë mendoj, për këdo. Kur arrin në pikën që ke tre fëmijë, ia del ditë pas dite. Ne kemi 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë”. Mesa duket, prioriteti i Megan dhe Brian janë fëmijët dhe kjo mund të jetë arsyeja që çifti ka vendosur të anulojë ndarjen e tyre.
TURIZEM
20
E martë, 30 PRILL 2019
Kisha e Engjëjve, thesari i fshehur në liqenin e Prespës
K
isha eremite e Engjëjve është një tjetër thesar i liqenit të Prespës. Për të vizituar këtë kishë e vetmja rrugë është ajo përmes liqenit me varkë.Udhëtimi drejt kësaj kishe është i mrekullueshëm ku përmes liqenit ke mundësi të shijosh peizazhin mahnitës që ky vend ofron e ku natyra gjatë kësaj periudhe nuk i ka kursyer ngjyrat e saj. Itinerari drejt kishës nis nga fshati Pustec, një udhëtim me varkë prej 30 minutash ku liqeni të shoqëron me madhështinë dhe ujërat e tij të kristalta.Malet dhe brigjet me shkëmbinj të thepisur që rrethojnë këtë liqen te japin ndjesinë e një bukurie të egër e cila pasqyrohet dhe zbutet nën qetësinë e liqenit.
Gjatë këtij rrugëtim pelikanët kaçurrel të urojnë mirëseardhjen ku duket se të përshëndesin kur bëjnë lojën e tyre lozonjare në ujërat e kristalta të liqenit. Teksa i afrohesh bregut të liqenit të Prespës në anën e malit Kallogjer në juglindje të fshatit
Pustec shfaqet madhështore kisha eremite e Engjëjve. Gjëja e parë që të bën përshtypje të kjo kishë është pozicioni i saj mjaft i veçantë në të cilin ndërthuret uji, qielli dhe madhështia e besimit. Gjithashtu një tjetër e veçantë e kësaj kishe para se ta prekësh
nga afër është ikona e Marisë me të birin Jezus e cila me ngjyrat e saj të forta ku dominon e kuqja duket si mrekulli dhe të jep ndjesinë mistike teksa ndriçohet nga rrezet e diellit.Kisha e Engjëjve e shek të XIV përbëhet nga dy kate ku për të arritur drejt
ikonave dhe brendësisë së saj të çojnë disa shkallë hekuri. Kjo kishë duket si një pikturë pasi është në brendësi të shkëmbinjve në liqenin e Prespës dhe pjesa e sipërme e kësaj kishe ku ndodhet dhe ikona e Marisë gjendet në 30 metra lartësi.Teksa ngjitesh përmes shkallëve të hekurta për në brendësi të kishës peizazhi përreth duket sikur ka ndalur në kohë e të jep idenë e kohëve më parë kur murgjit përshkonin në këmbë vendet e kultit. Në pjesën e poshtme të kishës ndodhej qelia ku kishte jetuar një murg, ndërsa pjesa e sipërme ku ndodhet dhe ikona e Marisë ka në brendësi piktura murale të cilat kanë të gdhendura dhe iniciale nga banorët e zonës që e shohin këtë kishë si vend pelegrinazhi dhe mrekullish. Afresket në brendësi të kësaj kishe janë tipike të shek të XIV pra të periudhës bizantine.Dritaret e kishës të cilat kishin pamje përballë liqenit janë i vetmi burim drite ku mund të shikosh afresket që ndodhen në brendësi. Teksa largohesh nga kjo kishë për t’u nisur drejt fshatit Pustec, gjithçka mbetet është një ndjesi qetësie dhe paqeje.
Kryeqyteti destinacioni i parë mikpritës i turistëve të huaj në Shqipëri Nga Adela Alla
P
ër turistët e huaj fillim i pranverës në Tiranë është më i preferuari. Në këto ditë ku temperaturat i ngjasojnë atyre të verës, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj. Gjatë një vëzhgimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare këto ditë grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare. Turistët që gjenden në Tiranë në këtë periudhë janë kryesisht nga vende si Izraeli, Gjermani, Italia dhe nga Kina.Grupet e turistëve në Tiranë i sheh me aparate fotografike në duar ku fokusojnë ndërtesat dhe pikat më interesante që kryeqyteti ofron. Turistët nga Gjermania, Izraeli dhe Italia dhanë përshtypjet e tyre për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ku veçuan kuzhinën tradicionale dhe njerëzit shumë
miqësor që vendi ynë ka.Ata gjithashtu u shprehën se vinin për herë të parë në Shqipëri dhe i dukej shumë bukur këtu dhe ishin mjaft të impresionuar nga kultura, arkitektura e Tiranës si dhe nga historia e vendit tonë. Gjithashtu këta turistë përveç Tiranës do të vijonin turin e tyre drejt Veriut të Shqipërisë për të eksploruar bukuritë që
ofrojnë këto vende.Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”, etj. ATA
SPORT
21
E martë, 30 PRILL 2019
Për shërbimet e reprezentuesit kosovar është përfolur në medie një interesim i skuadrës së Premierligës angleze, Crystal Palace, por Lala thotë se futbolli është i paparashikueshëm
I
sh-kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala (79 ndeshje me Kombëtaren), udhëton shpesh edhe në Kosovë. Ai e ndan jetën mes impenjimit si biznesmen dhe si menaxher futbollistësh. Për këta të fundit, ai thotë se: “Që nga viti 1991 unë jetoj në Gjermani, ku kam luajtur futboll, kjo është diçka që dihet. Merrem me manaxhim lojtarësh por kam edhe një biznes në Shqipëri. Kemi filluar edhe në Kosovë. Impenjimi kryesor imi është me menaxhimin e lojtarëve të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova por edhe nga Gjermania”. Milot Rashica po vazhdon të shkëlqejë në Bundesligën gjermane me skuadrën e Werder Bremenit. Pas largimit nga Vitesse, mesfushori nga Kosova vendosi t’i bashkohej Werder Bremenit, skuadër në të cilën pati fillimisht disa vështirësi që të ambientohej. Megjithatë, vetëm këtë edicion në të gjitha garat, 22-vjeçari që përfaqëson Përfaqësuesen e Kosovës, ka shënuar 11 gola në të gjitha garat. Për shërbimet e reprezentuesit kosovar është përfolur në medie një interesim i skuadrës së Premierligës angleze, Crystal Palace por
Menaxheri i Rashicës zbulon detaje për interesimin e klubeve të mëdha
Lala thotë se futbolli është i paparashikueshëm. “Nuk mund të them se mund të ketë lëvizje, por edhe në Werder Bremen, Miloti ndihet shumë mirë dhe do të ishte mirë për të që të luajë edhe një edicion aty”, vlerësoi ish-kapiteni i Hannoverit. Kosova me talente Ka lojtarë në Kosovë që ne
po i mbikëqyrim, akoma nuk mund të zbuloj emra. Dëshira dhe qëllimi është të nxjerrim sa më shumë lojtarë shqiptarë, që të luajnë në Bundesligë. Shpeshherë ndjek në SuperSport ndeshjen e kampionatit të Kosovës dhe të Shqipërisë. Marrim informacione për lojtarët që kanë talentin, vullnetin dhe
dëshirën për t’u afirmuar. Shqiptarët, krenarë për Rashicën Miloti është duke bërë jashtëzakonisht mirë sidomos nga janari. Është në rrugën e duhur dhe për mendimin tim në një përqindje të madhe do të bëhet edhe më i mirë. Ai po kënaq tifozët e Verderit por edhe shqiptarët që jetojnë
në Gjermani, Kosovë apo Shqipëri, që janë krenarë për të. Interesi i klubeve të mëdha Futbolli është bërë shumë i shpejtë, Miloti ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Europë. Ai duhet të përmirësohet në disa aspekte për të arritur nivelin më të lartë. A mund të ketë lëvizje? Nuk mund ta them 100%, futbolli është i paparashikueshëm, por edhe në Bremen ai ndihet shumë mirë dhe do të ishte mirë që të luante edhe një sezon. Klubet shohin shumë potencial te Miloti dhe shpresojmë që një ditë të arrijë majat. Kosova, impresionuese Për kaq pak vite, që nga njohja në UEFA dhe FIFA, Kosova është rritur shumë. Ka elementë shumë të mirë por natyrisht nuk duhet të presim gjera të mëdha sot për nesër. Deri tani kanë bërë shumë shumë mirë dhe mua më bëhet qejfi që për një kohë të shkurtër ka patur këtë përparim.
TRANJER
ATALANTA
TURQI
Zidane: Varane do të mbetet te Reali
Skuadra që hap dyert e stadiumit në 2021
Futbolli në zi, humb jetën Sural
Pas kalimit në finalen e Kupës së Italisë, Atalanta ka marrë një tjetër lajm të mirë. Bergamaskët kanë mësuar se stadiumi i tyre i ri do të jetë gati në vitin 2021. Impianti i ri do të kushtojë rreth 40 milionë euro, teksa do të quhet “Gewiss Arena”. Puna e ristrukturimit në “Stadio Azzurri d’Italia” në Bergamo do të fillojë muajin e ardhshëm, që do të thotë se dy ndeshjet e fundit të sezonit do të luhen në stadiumin “Mapei” në Reggio Emilia, ku Sassuolo luan takimet e saj. Ndërkohë, Akademia e të rinjve të Atalantës do të quhet Mino Favini, shefi historik i akademisë që vdiq këtë javë pas 25 vjetësh në klub.
Tragjedi e rëndë në futbollin turk. Mbrëmjen e së dielës një minibus që kishte në bord 7 lojtarë të skuadrës së Superligës turke Alanyaspor, ka pësuar një aksident tragjik në të cilin ka humbur jetën, futbollisti i kombëtares çeke Josef Sural. Në minibus ishte edhe ish-sulmuesi i Newcastle United dhe përfaqësueses së Senegalit Papiss Cisse, i cili bashkë me 5 lojtarët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Sural 28-vjeç, u transportua me urgjencë drejt spitalit më të afërt por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. E pabuesueshme sesi një klub profesionist që pozicionohet në vendin e 5-të të Superligës turke, nuk ka një autobus për t’u udhëtuar drejt transfertave dhe për të kthyer në Alanya, pasi në gjirin e saj Alanyas por ka edhe lojtarë që paguhen me miliona euro. Sipas asaj që ka thënë dhe presidenti i klubit, duket se aksidenti ka ardhur si pasojë e përgjumjes së shoferit. Futbollistët po ktheheshin në Alania, pas transfertës që kishin ndaj Kayseris por me një minibus të marrë me qira.
Paris Saint-Germain ishte Raphael Varanen një nga objektivat kryesore të afatit kalimtar të verës por do të duhet të gjejë një alternativë. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një nga lojtarët kryesorë në linjën mbrojtëse. “Varane qëndron, përfundimisht”, komentoi trajneri i merengezëve rreth lajmeve për largimin e francezit. Futbollisti është ende një nga mbrojtjet më të kërkuara në Europë, ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin në vitet e fundit por kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes. Theksojmë se duke pasur parasysh qëndrimin e Zidanet, e vetmja mundësi është që të aktivizohet klauzola e blerjes por kjo është 500 milionë euro. Varane arriti në Real nga Lensi në vitin 2011 dhe shënoi 27 gola në 273 ndeshje me 6 asistime.
SHENDETESI
22 E martë, 30 PRILL 2019
Qarkullimi i gjakut, këshillat e mjekëve për të shmangur variçet M
uskujt e tkurrur, në të vërtetë i aktivizojnë muret e enëve të gjakut, të cilët, të stimuluar, e shtyjnë gjakun dhe lëngjet nga poshtë, lart. Nëse në fund të orarit të punës ndjeni lodhje të këmbëve, kjo do të duhej të ishte sinjali i parë që, nëse nuk përfillet, do të mund të na ngadalësojë qarkullimin venoz dhe atë limfatik, i cili mundëson formimin e celulitit dhe venave të zgjeruara. Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por vetëm duke mbajtur sistemin tretës në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës, duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj; të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Kujdesi që duhet treguar Kujdesi i vogël që do t'u kushtojmë këmbëve, do të mënjanonte jo vetëm pengesat momentale, por do të ndihmonte edhe në evitimin e komplikimeve të mëvonshme serioze. Nëse kalojmë shumë orë duke punuar në tavolinë, ose qëndrojmë në këmbë pa pushuar, na ngadalësohet qarkullimi, në të vërtet na rritet sasia e gjakut që rrjedh poshtë dhe pengon kthimin lart, drejt zemrës, ku duhet të pastrohet dhe të rikthehet në cikël. Madje as personat që veshin fustane të puthitura dhe të ngushta ose pantallona të ngushta, nuk janë të liruar nga lodhja dhe nga dobësia e këmbëve, sepse venat dhe enët limfatike duhet të jenë të lira për të kryer funksionin e tyre; veshmbathja e ngushtë bënë vetëm presion në këto enë, dhe si pasojë, ngadalëson qarkullimin venoz. Po ashtu edhe ambienti tepër i ngrohtë është i dëmshëm për qarkullimin e gjakut dhe shkakton ndjenjën e rëndësisë në këmbë. Kush janë pengesat? Arteriet e marrin gjakun e pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese nga zemra dhe ua dërgojnë organeve dhe indeve. Ky këmbim bëhet në nivel të kapilarëve, kurse produktet e mbetura përmes rrjetit limfatik dhe atij venoz kthehen drejt zemrës. Kjo është e mundur vetëm nëse sistemi limfatik dhe ai venoz janë funksionalë. Për të mundësuar këtë, muskujt e këmbës me kontraksionin dhe relaksimin e tyre duhet ta ndihmojnë kthimin e gjakut "të papastër" lart,
duke imituar pompën hidraulike, e cila me forcën e vetë e mposht ndikimin e gravitacionit. Në të kundërtën vjen deri te staza e gjakut, në të cilën qarkullimi limfatik dhe ai venoz nuk mund ta kthejnë drejt zemrës. Indet kështu nuk ushqehen mirë, pasi nuk marrin oksigjen të mjaftuar. Kjo gjendje shkakton ndjenjën e lodhjes dhe të dobësisë së këmbëve. Me kalimin e kohës, staza sjell deri te grumbullimi i produkteve metabolike ndërmjet kapilarëve, qelizave indore dhe enëve limfatike, zgjerimin e venave dhe ngadalësimin e qarkullimit. Pasojat: celuliti, këmbët e ënjtura dhe venat e zgjeruar. Këshillat e duhura Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë. Nga ana tjetër sipas specialistëve që merren me këtë çështje, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin taka më shumë se tre ose katër centimetër dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda. Për të dyja gjinitë është e këshillueshme që gjatë natës këmba të lidhet me një korse najloni, e cila nuk lejon përhapjen e gjakut nëpër të gjithë damarët. Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pasha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu ato mund të shfaqen pas kësaj
moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variceve është veçse i trashëguar. Kapilarët Kapilarët janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjakut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trombozën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trombozë; dy të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjakut). Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat. Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës (pompa muskulore). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër. Parandalimi i problemeve në venat e gjakut Shumë kohë më parë njerëzit përdornin korse najloni për t'i mbajtur venat të shtrënguara fort. Por ilaçet kundër dhimbjeve dhe korsetë e ngushta të këmbëve ka kohë që nuk japin ndonjë rezultat të mirë. Ënjtja e venave mund të bëhet edhe shkak për bllokimin e qarkullimit të gjakut. Imazhet me ultratinguj tregojnë se në çfarë gjendjeje ndodhen këto vena. Ndërhyrja me reze thuajse nuk ndjehet fare. Rezet laser në këtë rast zëvendësojnë bisturinë e kirurgut. Kjo është edhe arsyeja, që shumë pacientë kërkojnë të trajtohen me këtë metodë. Nëpërmjet rezeve laser, venat çahen dhe pasi bëhet zhbllokimi i tyre, vendi i çarjes mbyllet përsëri. Shkencëtarët thonë se operacione të tilla me reze laser janë të suksesshme në 95 për qind të rasteve. Shkaktari i ënjtjes së venave nuk dihet dhe në disa raste kjo sëmundje është gjenetike. Këshilla për të shmangur variçet - Përdorni xhel freskues për këmbët - Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 centimetër - Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht - Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell - Mos hiqni nga menyja orizin - Përdorni vazhdimisht grurin - Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion - Mos i mbani këmbët e kryqëzuara - Mos mbani pesha të rënda - Përdorni korse najloni në mbrëmje.
Receta me bimë mjekësore
Dafina për kurimin e bronkiteve, gripit dhe ftohjes Periudha në të cilën ndodhemi është më e predispozuara që të bëhemi "viktima" të gripit, ftohjes dhe bronkiteve, kjo për shkak të ndryshueshmërisë së temperaturave, paqendryeshmërive atmosferika, ndaj të cilave shumë persona janë më të pamrojtur. Eshtë kjo periudhë e vitit kur dafina ka një rol përcaktues në ndihmesën e saj gjatë kapriçove të shëndetit. Produkti mjekësor përbëhet prej gjetheve e fryteve të thara të dafinës ose larit; ajo si periudhë të lulëzimit ka muajin prill-maj, frutifikimin në periudhën tetor-nëntor. Gjethet e dafinës përdoren gjithashtu si ndihmëse në mjekimin e bronkitit e të gripit, në rastet e ftohjes që shoqërohet me temperaturë, si erëza etj. Frytet e dafinës përdoren më shumë në veterinari, si mjet për të shtuar oreksin dhe si stomakik. Përgatitja e recetës: Një lugë gjelle me gjethe dafine të grimcuara (së bashku me 1 lugë gjelle me lëvore portokalli, në rast se keni) hidhen në një 1 gotë ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe përzierja lihet të qëndrojë 10 minuta. Pastaj kullohet. Pihen 2-3 gota të tilla në ditë. Në formë banje frytet e dafinës përdoren kundër djersitjes së tepërt dhe erës së keqe të këmbëve, në këtë mënyrë: një grusht me fryte të thara e të copëtuara të dafinës hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja zihet për 20 minuta, lihet derisa të ftohet. Lëngu kullohet, zbrazet në një legen ku paraprakisht është hedhur ujë i ngrohtë. Këtu futen këmbët dhe mbahen për një kohë të gjatë. Në vende të thata drogat e ruajnë efektin për 2 vjet. Dafina (Laurus nobilis L. , familja Lauraceae)
Përgatiti: Albert Vataj
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Mjet për të kapur minj, zogj ose kafshë të egra 7. Kontrolloj si është gjendja, si vete puna, si zbatohen rregullat në një sipërmarrje 13. Tufëz lulesh a kokrrash, që dalin së bashku në një bisht ose në një kërcell të hollë 15. Tirana, e kishte targën e makinave ... 16. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 18. ... FRASHERI 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës 19. Ka edhe kuptim fyes, por mbetet emërtesë që u ngjitet fëmijëve jashtë martese 20. Mjet i mekanizuar që shërben për të ngjitur e për të zbritur njerëz dhe sende në një ndërtesë shumëkatëshe ose në një minierë 23. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 24. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 25. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 26. Kam dashuri të zjarrtë dhe nderim të madh për dikë ose për diçka 28. Para e argjendtë e kohës së pushtimit osman, e barabartë me njëzet groshë 30. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 32. Organizëm shumë i vogël njëqelizor, gjendet në ujë e ajër dhe provokon sëmundje 33. Quhet kështu një nxënës i vitit të fundit të shkollës së mesme 34. Arti i valles dhe i baletit; mjeshtëria për të vënë në skenë një balet 36. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 40. Kungohet për besimtarët në kishë 41. Nënndarje e një fisi, e cila përbëhej nga disa familje të mëdha ose nga disa grupe familjesh 43. Kafaz për kafshë të egra a për zogj 45. Pastaj e ka brenda 47. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 49. Delet, deshtë dhe shqerrat. Ky grup quhet i tille 50. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 51. Ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në Detin Mesdhe 52. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 54. Ajri që thithim e që nxjerri nga mushkëritë 56. Që i përket një kohe të lashtë, që është shumë i vjetër, i lashtë 59. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 60. Shtet Federal në juglindje të ShBA-ve, emri i tij vjen nga gjuha
E martë, 30 PRILL 2019
Nga Albert VATAJ
spanjolle dhe kuptohet si "plot me lule" 63. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 65. Afrika e Jugut e ka atë monedhën e saj kombëtare 67. Edhe monedha e Algjerisë quhet ashtu 68. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 69. ... Nosi (1877-1945), njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore 73. Mitologjia greke, me vështrimin e saj nguroste në vend çdo njeri që e shikonte 75. E kthyer në fund a në anë të një rrobe ose të një cope 77. Ashtu quhej romani i Fatmir Gjatës që bënte fjalë për tharjen e ... së Maliqit 79. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 80. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 81. Quhet ashtu çifligari i madh në Poloni dhe në disa vende të tjera sllave 82. Kajkatohet, llastohet, sillet me ... 83. Barack Hussein ..., ai është presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-ve 84. Rusi, Yuri ..., njeriu i pare që udhëtoi në hapsirë me anijen kozmike "Vostok 3KA-3" më 12 prill 1961 85. Ministria e Turizmit Kultures, Rinise dhe Sporteve, inicialet 87. Pjesë e veçantë e një makine a e një mekanizmi 88. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 89. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndryshe ... 92. Rrethi i Tepelenës, ishte me
targë ashtu 93. Secila nga të nëntë hyjneshat, bijat e Zeusit, që përkrahnin degë të ndryshme të artit e të shkencës 95. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 97. Emri duhet, ..Cali (18721945) udhëheqës i malësorëve në rezistencën e tyre të armatosur 100. Që ka të bëjë me zemrën, i zemrës 103. Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 104. Degë e mjekësisë që studion metodat për shërimin e disa sëmundjeve me anë të operimit 105. Vegël muzikore, e cila ka tastierë si pianoja 107. Shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy a më shumë njerëzve 109. Më i vogli ndër vëllezërit, thuhet edhe ashtu 110.Që ka tipare pedanti; që karakterizon një njeri të tillë 112.Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 113.Pllakë metali ose një cope gypi, së cilës i bien për të dhënë një sinjal, edhe alarmi 114.Princesha ..., Mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Princ Vidit 115.Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 116.Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 117.Përdor Venezuela si monedhë kombëtare 118.Quheshin ashtu klubet e natës, që pihej, këndohej e vallëzohej, dhe jo vetëm
VERTIKALISHT 1. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 2. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 3. Burrë trim e bujar 5. Dru i gdhendur petashuq e me bisht që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmë në lumë a në govatë 6. Sportist që merret me atletikë; njeri me trup të lidhur, të zhdërvjellët e të shkathët 8. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes 9. Ai që është paracaktuar a është propozuar për t'u zgjedhur në një organ të lartë të pushtetit shtetëror 10. Aleanca Kuq e Zi 11. Quhet ashtu ai që ndihmon në përvetësimin e makinës, ushtrimin e një veprimtarie fizike etj 12. Francisco Pizarro themeloi më 18 janar 1535, qytetin ..., që është kryeqyteti i Perusë 14. Almiset për të lëruar tokën dhe për të ngarë qetë 17. Gjellë e lëngët, si supë e trashë që gatuhet zakonisht me oriz ose me makarona të holla dhe me të brendshmet e bagëtive 19. Gruaja e vëllait, për motrën ose për vëllain e tij 21. Vjershë lirike a këngë solemne. 22. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 27. Mekanizëm i veçantë në automjete (në automobila, në traktorë, në tanke etj.) që u jep rrotave shpejtësi të ndryshme 29. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 30. Ecje e shpejtë me biçikleta si sport dhe zhvillimi i garave me to
ruar, karakteristikë e megalomanëve dhe mediokërve 58. Një periodik kulturor në Shqipëri. Akademia e çmimeve të përvitshme me atë emër 60. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 61. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 62. Punëtor i kualifikuar që bën punë të thjeshta me dru e me dërrasa 63. Ai del nga bluarja e grurit dhe e mistrit, përdoret për bukë dhe gatime të ndryshme 64. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 66. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 67. Ndarje e vogël administrative, pak a shumë sa një rreth, në disa vende të tjera 70. Përmasat (gjatësia e gjerësia) e një botimi (e një libri, e një reviste, e një gazete etj 71. Quhet ajo që i japim për mëshirë e si ndihmë një lypësi 72. Shkenca që merret me edukimin dhe arsimimin 74. Unioni Postar Universal 76. Pajtohem me dikë për kushtet e kryerjes së një pune 78. Merrem me diçka a me dikë për të kaluar kohën ose për t'u çlodhur, zbavitem 86. Sende, orendi e plaçka të tjera të një shtëpie, zakonisht të përdorura a të vjetruara e pa ndonjë vlerë të madhe 90. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 91. Frensis ... filozof anglez, hyn në radhën e mendimtarëve më të guximshëm të shekullit XVI e XVII 94. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 96. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 98. Shenjë dalluese e një dinastie, sporti, subjekti politik; logo 99. Mundimi e përpjekja që bëjmë për të kryer një punë zakonisht të rëndë 101. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 102. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 104. Trup gjeometrik në trajtën e një hinke të përmbysur, që formohet duke rrotulluar një trekëndësh kënd drejtë rreth njërit prej kateteve të tij 106. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 108. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 110.Kafshë ose shpend i zënë në gracë 111.Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore
31. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxehtët e verës 32. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 33. Numri i barabartë me dhjetë herë njëqind 35. Po Gjirokastra si e kishte targën 37. Partia Levizja e Legalitetit 38. E shquar është Zagoria. 39. Quhen ashtu të gjitha, orenditë, sendet, armët në teatër 42. Eshtë bërë zakon, e ka fituar si shprehi 44. LLoj hardhuce, me trup të madh dhe me shpinë të blertë me pika të bardha a të murrme 46. Lubov Isakovna ..., filozof i shquar rus (1868-1946) 48. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 53. Korja e fortë që zë buka nga jashtë kur piqet 55. Shtet, kufizohet në perendim me Kosta Rikën, dhe me Kolumbinë në lindje. Në anën jugore ka dalje në oqeanin Paqësor, ndërsa në veri ka dalje në detin e Karibeve. 57. Sjellje e vrazhdë, e pakultu1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
P
R A
N V
3
E R
4
A
¸
N E
5
M B
A N
R 10
L
A
12
B E
D E
E
M U S
¸ 13
14
T
20
R A
J
O
I
U
O K
D
S
E
T
M
Z A
N A
A D
E K
B
R
U A
22
L
19
E L
I
P
S
N D
R
T
D
S
¸
I
30
S
A
H
35
Y Z
I
O
K ¸
42
I
E L I
Z N A
P I
54
R G
¸
¸
P
I
H
S
O S
O
R
I
H M A K
R
E
Z 51
52
M
55
¸
R T
R
45
M U 50
K S
E
D E
R
47
˙
49
K O
T ¸
44
K K A
46
C
G
T
I
41
R
M
43
E T
R C
33
37
A R
K
O
T
F 32
36
M
Z O
M U
31
40
D O
48
A 28
L I
R
A 34 39
L
E
27
E M
29
38
R 24
O D
26
B I
T 23
C U
25
V
A R
18
21
R E
D
K
M I
17
A
M
A K
15
16
D
7
P
9
N
V E
11
M E
6
B
E
8
B
L
53
A V
¸
A N
R
I
O
N
56
C O
O K
E
57
G
M Y
A
S
K
58
L ¸
R
L
A
J
B 59
M A J
60
M E L
61
A N
62
K O
L I
K 63
T
64
K
65
O M U N
¸
¸
L
V
E
I
K
S
H T
U
O M
G
O
A
A R
M
A N
K R
E S
I
¸
S
M
R E
H I
S
R
¸
H
D H
H M ¸
R I
76
J
E 79
C
N
O
S
P
D
80
81
H
82
T I
M ¸
B
¸
¸
O
F
C
H
K
V 85
V
¸
P
T
S
H
I
K
S
I
S
89
P
G 90
R
O T
E S
T A
I
D
N T
I
T
A N
T
R
101
J 97
¸
N I
V
99
K
O R
U
U
L 108
R R
E S
A
A T
111
B A
N
94
95
N
V
H K
¸
A L
E N
D
D A
R
O
O
M
¸
T
R
S
L
T
106
P
U S
E R
I
I
H I
M E
110
Y
J
T 112
U R
¸
¸
I 100
105
M
R T
109
D
K
A C
M
103
K 104
J
D
98
M K 102
A J
N
91
Z
93
S
96
U
I
E P
88
A U S
D E
O R
86
E
87
˙
E
77
92
K
N I
83 84
D
S
L 71
75
78
107
H
68
M E
73
D 74
V
O
¸ 67
¸
70
72
B
P
66
K 69
D
H
I
S 113
H E
L P
E R
A R
X
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
24 E diel, 28 PRILL 2019
Gjenerata e 6-të e Programit “LEAD Albania 2019” dhuron pemë për Tiranën
Veliaj: LEAD Albania, programi që sjell djem dhe vajza të talentuar në administratë
K
anë treguar lidership dhe profesionalizëm duke punuar në shumë prej institucioneve të rëndësishme të vendit, por mbi të gjitha qytetari dhe përgjegjësi sociale. Gjenerata e 6-të e Pro-
gramit të AADF “LEAD Albania 2019” iu bashkua kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbjelljen e 29 pemëve të reja në Parkun e Liqenit Artificial. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh
se falë reshjeve të shiut, ky muaj ka qenë fantastik për të thyer rekordin e këtij viti në mbjelljen e pemëve të reja, ndërsa vlerësoi Fondacionin ShqiptaroAmerikan në përgatitjen e të rinjve dhe të rejave shqiptare me përvojë të drejtpërdrejtë në procesin e qeverisjes së Shqipërisë. “Sa bukur që stina jonë e mbjelljeve shkon me një metaforë shumë të bukur të një mbjellje tjetër që ka ndodhur në Shqipëri, falë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, që ka të bëjë me një fidanishte djemsh dhe vajzash super të talentuar të cilët kanë punuar në administratën shqiptare. Unë besoj se fidanishtja e vërtetë nuk janë pemët tona për statistikën e vitit, por janë djemtë dhe vajzat që janë mbjellë nga fondacioni në secilën ministri, bashki apo institucion”, tha Veliaj. Duke vlerësuar nismën e Bashkisë së Tiranës, kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, tha se projekti për mbjelljen
e pemëve është një metaforë shumë e mirë për programin LEAD, që synon përgatitjen e liderëve të ardhshëm në fusha të ndryshme. “Projekti për mbjelljen e pemëve është një metaforë shumë e mirë për programin tonë, për atë çka fondacioni po përpiqet të përmbushë duke mbjellë pemë të mrekullueshme në të gjitha hapësirat e shoqërisë shqiptare. Mundësia për të qenë këtu me kryebashkiakun dhe mbjellja e këtyre pemëve, është një mënyrë shumë e mirë për të treguar se çfarë mund të bëjmë së bashku. LEAD Albania është një tempull i shkëlqyer i përpjekjeve tona për gjetur të rinjtë më të mirë dhe më të ndritur në Shqipëri, për t’u dhënë atyre një mundësi për të shërbyer në pozicionet më të larta të qeverisë, dhe të kenë një eksperiencë që me shpresë do të krijojë gjeneratën tjetër të liderëve”, tha Granoff. Veliaj theksoi se shumë prej të rinjve të programit LEAD kanë dhënë një kontribut tepër të vlefshëm në shumë prej reformave të ndërmarra kur ai ishte ministër, si ajo e pensioneve, hapja e dosjeve, zyrat e punës etj. “Kam qenë i bekuar që me këta
‘fidanë’ të sponsorizuar nga AADF-ja, djem dhe vajza të shkëlqyer, punova në ministri ku bëmë disa reforma shumë të rëndësishme, si reforma e pensioneve, reforma e tregut të punës, reforma e zyrave të punës, reforma e hapjes së dosjeve, reforma e ndihmës ekonomike”, tha ai, teksa shprehu bindjen se kjo mbjellje simbolike do të vazhdojë të shoqërojë metaforën e mbjelljes të fidanishtes së talenteve në gjithë administratën. “I jam shumë mirënjohës Majkëllit, bordit, drejtorëve të AADF, Martinit dhe Sandrit, sepse besoj që një fidanishte e shqiptarëve të mirë, por edhe të ditur, i kanë bërë nder shtetit tonë modern dhe kanë sjellë një pafundësi dijesh, një zell dhe etikë të lartë pune në administratën tonë”, nënvizoi Veliaj. Çdo klasë e re LEAD do të vazhdojë traditën e mbjelljes së pemës së tyre në shenjë simbolike. Kjo hapësirë simbolikisht do të etiketohet si Dedicated Place “LEAD HUB” dhe pjesëtarë të programit LEAD Albania zotohen të kujdesen për këtë hapësirë të Parkut të Tiranës.
teatër, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë
pjesë të Tiranës në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.
Muzikë dhe vallëzim për të gjithë qytetarët
Hapet sezoni i ri te Amfiteatri i Liqenit
A
mfiteatri i Tiranës në Parkun e Liqenit çel mbrëmjen e sotme në orën 19:00 siparin e koncerteve dhe të aktiviteteve të shumta social –kulturore. Në Ditën Botërore të Vallëzimit, Bashkia e Tiranës përmes APR-së do të nisë sezonin artistik në Amfiteatër me Brass Dance ku hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të dashuruarit pas muzikës së bukur, por edhe vallëzimit. Ky koncert do të
vijë në një format ndryshe, ku për herë të parë Banda e Qytetit do të shoqërohet në numrat e saj edhe nga performanca e balerinëve. Pjesë e shfaqjes do të jenë numra të përzgjedhur të repertorit më të njohur botëror. Amfiteatri i Tiranës (rindërtuar nga Bashkia e Tiranës në maj 2018) është arena më e madhe e kryeqytetit me një kapacitet prej 1334 vendesh. I pajisur me një skenë të
mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm mirëpret publikun me koncerte, festivale,