www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOT, votimet e PS si në kohën e DIKTATORIT E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 154 (8595)
E diel, 30 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Mediat ndërkombëtare: “Në Shqipëri mbahen zgjedhje të stilit komunist”
FAQE 2
Në foto: (Majtas) Diktatori Enver Hoxha duke votuar në proceset elektorale moniste, (djathtas) Kryeministri Edi Rama PESHKOPI
TENSIONET
Policia dhunon gazetarin e “News 24”, Enver Doçi
KREU I PD
Përplasje mes qytetarëve Basha, apel shqiptarëve: dhe policisë në Dibër, Mat dhe Shkodër. Bojkotime Bojkotoni! Rezistoni! Me qëndresë dinjitoze! në Gjirokastër e Fier FAQE 14
FAQE 14
REAGIMI
Presidenti Meta dënon dhunën ndaj gazetarit në Dibër: Të ndëshkohen autorët
FAQE 2
INTERVISTË EKSKLUZIVE ME MINISTRIN E JASHTËM DHE TREGTISË SË HUNGARISË
Péter Szijjártó: Mjaft me ndërkombëtarë që ju tregojnë çfarë duhet të bëni. Asnjë i huaj s’mund të jetë më shqiptar se shqiptarët Intervistoi: Lindita Kokoli
FAQE 11
FAQE 10-11
POLITIKE
2
E diel, 30 QERSHOR 2019
Kreu i PD-së mesazh për demokratët: Dhuna nuk është zgjidhja. Jini krenarë! Regjimi i Ramës është drejt fundit!
P
ak orë para çeljes së votimeve moniste, ku shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi të zgjedhin krerët e rinj të bashkive të vendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se sot në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Në një dalje urgjente për media, Basha iu ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve të distancohen nga dhuna ditën e nesërme, pasi sipas tij, dhuna nuk prodhon përfitime politike, por thjesht sjell një triumf të rremë. Nga selia blu, kryedemokrati deklaroi se regjimi i Edi Ramës është plagosur për vdekje dhe shumë shpejt do të rrëzohet, ndërsa akuzoi kryeministrin për nxitje të vëllavrasjes dhe humbjeve njerëzore. “Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti. Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal. Të dashur bashkëqytetarë: Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore. Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura, Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës! Ndaj sot dua t’i them çdo demokrati dhe qytetari që është bashkuar në përpjekjet tona: Jini të gjithë
Basha apel shqiptarëve: Rama do vëllavrasje, thojini “jo” dhunës
krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama! Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj! Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt. Unë e di, se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës. Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë, por unë nuk besoj se dhuna është
zgjidhja. Unë besoj se forca jonë qëndron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë. Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre. Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim. Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj. Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ndryshimi me Ramën Gjatë fjalës së tij Basha tregoi ku ndryshon ai nga Rama. Ai tha se për pushtetin personal, Rama
është gati të çojë shqiptarët në vëllavrasje, duke shtuar se unë kam përgjegjësi për jetën e çdo shqiptari. “Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye. Ai kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm për të justifikuar shtetin e tij policor për të justifikuar dhunën dhe abuzimet dhe krimet që ka kryer deri tani. Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, nuk mund të vijë duke goditur, duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij. Nga distancimi prej tij. Nga izolimi i tij. Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme
kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal. Përgjegjësia dhe detyrimi im kryesor është interesi publik, është mirëqenia e njerëzve. Ky interes vjen mbi çdo interes partiak, vlen para çdo interesi vetjak. Ndryshe nga Edi Rama që për pushtetin e tij personal është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar. Ndaj, për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!”, u shpreh Lulzim Basha. “Jo dhunë!” Në përfundim të fjalës së tij, Lulzim Basha i bëri apel tjetër shqiptarëve: Bojkotini! Rezistoni! Me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë, tha ai. “Unë ju bëj thirrje të mos shkoni të votoni, të bojkotoni! Nëse jeni të detyruar të shkoni në qendrat e votimit nga hakmarrja e regjimit, rezistoni! Regjimit po i vjen fundi! Nuk kanë çfarë t’ju bëjnë! Ngrijeni zërin nesër në protesta në rrugë! Sfidojeni regjimin kudo! Në mënyrë paqësore! Nesër është dita për të treguar vullnet me bashkim, me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë! Në këtë ditë të keqe për Shqipërinë, forca jonë janë vlerat që ne tregojmë, parimet mbi të cilat ne veprojmë! Ne duam të jemi europianë dhe duhet të sillemi si europianë! Nesër dhe çdo ditë! Nesër duhet dhe do të dallohet qartë diferenca mes autokracisë kriminale të votimeve farsë dhe dinjitetit të një populli të tërë të bashkuar që sfidon regjimin”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“POLICIA MË GODITI, MË HODHI TELEFONIN NË TOKË DHE MË PAS I RA NË SHKELM”
Policia dhunon gazetarin Enver Doçi, e godet me tytën e armës N
jë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dibër, teksa na ndanin vetëm pak orë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore nga mazhoranca. Policia e Dibrës ka dhunuar gazetarin e News24, Enver Doçin. Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia. Uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e armës në këmbë dhe në krah. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar. Në një lidhje për News24 lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dibër vetë gazetari Doçi tregoi si u dhunua nga forcat RENEA, të cilët e kanë goditur me tytën e automatikut dhe me karikator. Gazetari u shpreh se policët jo vetëm e kanë dhunuar, por i
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
kanë thyer edhe telefonin, si dhe kartën e gazetarit. “Policia më goditi, më hodhi telefonin në tokë dhe më pas i ra në shkelm. Ndërkohë, njëri prej tyre më goditi me tytën e armës. Ishin të RENEA. Tani unë po shkoj në spital, po më shoqërojnë disa kolegë. Iu kërkova telefonin, duke iu thënë se jam gazetar, por ata më këputën kartën e gazetarit dhe më morën celularin. Njëri më ra me tytën e automatikut, tjetri me karikator”, tha gazetari Enver Doçi. Pak minuta pas ngjarjes në fjalës ish-deputeti demokrat i Dibrës, Xhemal Gjunkshi denoncoi terrorin policor në mes të bulevardit të Peshkopisë dhe publikoi videon e arrestimeve. në pamjet e servirura nga Gjunkshi, vërehet se gjatë arrestimit policia dhunon edhe gazetarin e News 24, Enver Doçi. ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 30 QERSHOR 2019
SOT, votimet e PS si në kohën e DIKTATORIT Zgjedhjet quhen dita më e rëndësishme e demokracisë. Por sot nuk kemi zgjedhje. Në shumicën e bashkive ka vetëm një kandidat. Nëse doni, votoni, nëse nuk doni mos shkoni, por emri që ka caktuar Edi Rama është zgjedhur që para një muaji. Pra, edhe ata që e kanë ndarë mendjen të votojnë për hir të partisë, duhet të dinë se ajo gjeja e shenjtë që në demokraci quhet VOTË, sot nuk ndryshon asgjë. Është hera e parë pas 30 vitesh kur edhe pa shkuar asnjë qytetar në votime rezultati dihet. Dihet që PS do marrë më shumë se 55 bashki dhe pjesën tjetër do t’ua lërë aleatëve, pra ata që janë me PS, po me emra të tjerë. Dihet që votimi, numërimi dhe çdo etapë e këtij procesi është një farsë. Të gjitha i bën një parti. Të gjithë ata që mendojnë se duke votuar po kryejnë një detyrim ligjor, po gabojnë. Ligjërisht sot nuk ka zgjedhje. Presidenti ka dekretuar si datë për zgjedhje vendore 13 tetorin. Këto zgjedhje po bëhen vetëm për interes të Edi Ramës. Nëse e ka gabim Presidenti apo kryeministri, për këtë mund të bëjmë sherr gjithë ditën, por askush nuk e vendos dot, pa folur Gjykata Kushtetuese. Ajo që dimë është se ka një datë të re të dekretuar, 13 tetor dhe çdo institucion duhet t’i bindet dekretit. Kryeministri ka vendosur ta shkrijë Gjykatë Kushtetuese dhe sot jemi në fazën kur Rama thotë “ligji jam unë”. Të respektosh ligjin do të thotë t’i bindesh një akti ligjor, dekretit, dhe jo fjalëve të kryeministrit. Të gjithë ata që mendojnë se sot po shkojnë në zgjedhje sërish gabojnë. Sot ka votime, por jo zgjedhje. Kushtetuta e Shqipërisë dhe çdo ligj i së drejtës kombëtare thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira, të barabarta dhe konkuruese. Sot zgjedhjet nuk janë të lira, sepse opozitës ju
ndalua që edhe të jetë vëzhguese e procesit. Sot në qendra votimi ka policë me uniformë dhe civile me armë. Ka forca speciale dhe kamera që do regjistrojnë jo vetëm votuesit, por edhe votën. Ka komisionerë vetëm të PS dhe gjithë ushtria e Rilindjes që do të rrisë vetëm numrin e pjesëmarrjes, sepse procesi ka mbaruar që mbrëmë. Zgjedhjet nuk janë sipas Kushtetutës. Dhe në fund, po sipas ligjeve, zgjedhjet nuk janë as konkuruese, sepse konkurim do të thotë të zgjedhësh mes dy ose më shumë kandidatëve. Nëse në fletën e votimit ke vetëm një emër, këto nuk quhen zgjedhje, por votime. Në fjalorin e ndërkombëtarëve, ky model quhet “Votë pa zgjedhje”. Është termi që sot përdoret vetëm për Korenë e Veriut dhe i vetmi si
diktaturë komunistë. Në çdo deklaratë dhe manual për elektoral, “Vota pa zgjedhje”, cilësohet si modeli që ndan një shtet demokratik nga një diktaturë. Me votimet që sot do të bëjë Edi Rama, zyrtarisht Shqipëria do të krahasohet me Korenë e Veriut. Por pa shkuar larg deri në Korenë komuniste, Shqipëria ka modelin e saj origjinal jo fortë të largët të zgjedhjeve moniste. Para viteve ’90, shqiptarët drejtoheshin në kutitë e votimit njëlloj si sot. Partia e Punës krijonte një koalicion me bashkimet profesionale (njëlloj si Rama me PUK-n e Idajet Beqirit sot) dhe vendoste vetëm nga një kandidat në çdo zonë elektorale. Edhe atëherë bëhej fushatë spektakolare. Edhe atëherë, i
njëjti Golik Jakupi, ai që i këndoi këngën komandantit Rama të hënën në Gjirokastër, mbante iso për komandantin Enver Hoxha. Edhe atëherë kishte komision zgjedhjesh që shpallte fituesit, të cilët diheshin që para votimit. Sot më 30 qershor 2019 duket se asgjë s’ka ndryshuar. 29 vjet beteja dhe leksione për demokracinë nuk kanë vlejtur për asgjë. Shqiptarët po thirren në votime me urdhër partie, njëlloj si “delet” për të cilat jemi tallur këto 29 vite. Të gjithë ata që janë mashtruar nga propagande helmuese e Rilindjes se gjasme sot vendoset fakti i demokracisë së vendit, duhet të jenë të bindur se sot po varroset demokracia. 30 qershor nuk është ditë zgjedhjesh, por dita e turpit dhe dita më e zezë për demokracinë. Mili Xhani
POLITIKE
4
E diel, 30 QERSHOR 2019
Ish-deputeti Flamur Noka: Banditët dhe ushtarët po vishen si policë, po provokojnë përplasje civile
I
Votimet, paralajmëron PD: Sot do të ketë dhunë, Edi Rama kërkon viktima
sh-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, teksa denoncoi përdorimin e mjeteve të ushtrisë në procesin e votimeve moniste që do të mbahen nesër, i bëri apel shqiptarëve që ta refuzojnë Edi Ramën dhe bandën e tij shtetërore-kriminale që ai përfaqëson. Vetëm pak orë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit Partia Demokratike ka dalë me një komunikatë zyrtare. Nga selia blu, ish-deputeti Flamur Noka ka denoncuar se ditën e nesërme gjatë zhvillimit të votimit do të ketë dhunë, dhe e gjithë kjo është një skenar i bërë nga Edi Rama. Noka tha gjithashtu se janë angazhuar segmente nga krimi i organizuar për incidente gjatë votimeve. Ndërkohë që e gjithë kjo është një skemë e Edi Ramës dhe faturimi do të jetë i gjithë për Partinë Demokratike. “Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t’ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës. Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të
cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit. Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policisë kufitare. Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale
të Edi Ramës. Veshja e personave civilë apo efektivave të Forcave të Armatosura me uniformë të policisë është një shkelje e rëndë ligjore dhe përbën vepër penale. Me urdhër të Sandër Lleshit dhe të Edi Ramës, po kryhen të paktën dy vepra penale, “Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Këto vepra ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247. Por me gjithë angazhimin e të gjithë strukturave kriminale të Rilindjes, ky skenar dhune
shtetërore i Edi Ramës do të dështojë. Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka. Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Por ne nuk do të pranojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit. Partia Demokratike
VENDORET NË SHKODËR
Ish-deputetja Ulqinaku: Tërhiqen komisionerët e PS në Postribë
Ish-deputetja e PD-së Izmira Ulqinaku njoftoi dje përmes rrjeteve sociale se komisionerët e Partisë Socialiste në njësinë administrative Postribë janë tërhequr. Sipas saj, edhe socialistët e ndershëm e kanë kuptuar që me diktaturë nuk vazhdohet, siç kërkon ta bëjë sot Edi Rama. “Tërhiqen komisionerët e PS në NJ.A.Postribë. Mirënjohje! Edhe socialistët e ndershëm e kanë kuptuar që me diktaturë nuk vazhdohet! Me 30 Qershor nuk ka zgjedhje! Rama ik! Asnjë hap pas!”, u shpreh dje ish-deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”. fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës! Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën! Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, falsifikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimit që po vjen”, deklaroi ish-deputeti demokrat, Flamur Noka.
PD: DHUNA SHTETËRORE E PUSHTETIT NË IKJE TË EDI RAMËS NUK PO KURSEN ASNJË DHE ASGJË.
Vokshi: Kriminelë të pushtetit gjoba bizneseve për të votuar
N
ë një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi denoncoi se kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit, po vendosin gjoba në biznese që t’i detyrojnë të dalin në votimet e paligjshme dhe kriminale të Partisë Socialiste. Sipas saj, gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike, duke shtuar se ato do të anulohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht. Në këtë kontekst, Vokshi përsëriti apelin e PD-së ndaj bizneseve që të mos përkulen para kërcënimeve të kriminelëve të veshur me pushtet. “Dhuna shtetërore e pushtetit në ikje të Edi Ramës nuk po kursen asnjë dhe asgjë. Në
shënjestër të dhunës shtetërore të regjimit kriminal rilindas janë vënë edhe bizneset dhe mijëra të punësuarit e këtij sektori.
Në tentativën e dëshpëruar për të zgjatur komën e pushtetit të vjedhur me krimin, Edi Rama po kërcënon biznesin nëpërmjet gjobave dhe formave të tjera të presionit tatimor. Kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit të pushtetit, janë duke trokitur derë më derë në çdo biznes që t’i detyrojnë të dalin në votimet e paligjshme dhe kriminale të Partisë Socialiste. Janë me qindra rastet e denoncuara nga bizneset, kur taksidarët dhe tatimorët e Edi Ramës kanë vendosur gjoba të rënda, që rrezikojnë falimentimin e shumë bizneseve që nuk i binden urdhrit të pushtetit të fituar me votën e vjedhur dhe grabitur nga krimi. Partia Demokratike
u bën thirrje bizneseve që të mos përkulen para kërcënimeve të kriminelëve të veshur me pushtet. Gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike. Ato do të anulohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht. Asnjë gjobë politike dhe e paligjshme e pushtetit të Edi Ramës, nuk do të njihet dhe do të anulohen nga një qeveri europiane që do të vijë me zgjedhje të lira, pa kriminelë e taksidarë në kutitë e votimit. Liria ekonomike për të punuar pa frikë nga bandat e taksidarëve, punësimi dhe mirëqenia për çdo shqiptar, janë prioriteti ynë numër 1. Bashkë do t’i japim fund padrejtësisë,
dhunës shtetërore, korrupsionit të regjimit kriminal. Së bashku, do ta çlirojmë biznesin dhe ekonominë shqiptare. Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë bizneseve! Mos u trembni! Mos u dorëzoni para skenarëve kriminalë të pushtetit, që do varroset këtë të dielë! Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën! Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi çdo dhunim, presion, dhunë, falsifikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimit që po vjen”, deklaroi ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi.
POLITIKE
5
E diel, 30 QERSHOR 2019
Nënkryetari i LSI-së paralajmëron: Ligji flet qartë dhe ata do të përgjigjen deri në fund
Votimet moniste, Vasili: Qytetarët po kërcënohen me bukën e gojës N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e presionit që bën Edi Rama dhe banda e tij. Gjatë një deklarate të tij nga selia e LSI-së, Vasili tha se është tashmë e qartë publike dhe pa asnjë ekuivok që ka nisur një fushatë kriminale, kërcënimesh të pushtetit të Rilindjes duke shantazhuar me bukën e gojës dhe vendin e punës mijëra punonjës të administratës publike që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste, të shëmtuara të 30 qershorit. “Të nderuar qytetarë dhe qytetare, Të nderuar mësues, mjekë, infermier, policë, ushtarak, të gjithë ju të tjerët punonjës të thjeshtë të administratës publike shtetërore dhe vendore të Republikës së Shqipërisë. Është tashmë e qartë publike dhe pa asnjë ekuivok që ka nisur një fushatë kriminale, kërcënimesh të pushtetit të Rilindjes duke shantazhuar me bukën e gojës dhe vendin e punës mijëra punonjës të administratës publike që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste, të shëmtuara të 30 qershorit. E dimë dhe jemi shumë të qartë dhe kemi sigurisht në dispozicion informacione pafund, informacione vërtetë të liga, të poshtra të fëlliqura që vetëm Rilindja i bën. Se drejtuesit e Rilindjes, e institucioneve publike, të ministrive, drejtorë të të gjitha niveleve përmes këshilltarëve e shefave të tyre të shpërndarë ngado, nëpërmjet pozicioneve, të paligjshme që Rilindja u ka dhënë si dhuratë, që kanë marrë përsipër të kërcënojnë e shantazhojnë, duke marrë dhe të dhënat personale edhe farefisnore të punonjësve të administratës publike, për t’i detyruar me shantazhe e kërcënime që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste të 30 qershorit. Ju bëjmë me dije të gjithëve ju, biznesmenë, të vegjël e të mëdhenj, biznesmenë të mesëm dhe kapilarë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, që jeni nën presionin e taksidarëve të Rilindjes. E dimë shumë mirë të nderuar fermerë, që jeni nën presion për heqjen e subvencioneve. E dimë shumë mirë që të gjitha llojet e bizneseve të cilat janë nën presionin fiskal, për të detyruar e bizneseve, që punonjësit e bizneseve të marrin pjesë në votimet e paligjshme dhe moniste të 30 qershorit. I dimë edhe shumë njerëz të
tjerë, me probleme të të gjitha llojeve e formave që kërcënohen me ndihmën shoqërore, që kërcënohen edhe me Kempin, për aftësinë e kufizuar të tyre. kërcënohen me të gjitha format që kanë të bëjnë me mbijetesën e tyre dhe janë të gjithë nën shënjestrën e një qeverie, pushteti dhe një rilindje gangsterësh, për pjesëmarrjen me dhunë në votimet moniste të paligjshme të 30 qershorit. Ka një armë, e cila është arma e shumicës së shqiptarëve, një shumice dërrmuese të paparë ndonjëherë në Shqipëri në këto dimensione, në këto përmasa, e cila refuzon haptas dhe prerë të pranojnë monizmin e gangsterëve të Edi Ramës. Megjithatë, të nderuar punonjës dhe të dini që ligji
është me ju. Kundër ligjit janë ata. Ligji flet qartë dhe ata do të përgjigjen deri në fund. Ne jemi garanci e plotë politike dhe juridike për secilin nga ju. Të nderuar mijëra punonjës të administratës, njerëz të thjeshtë kudo që jeni, ky është ligji. Ky është Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Neni 328, pika a, paragrafi i fundit thotë: Detyrimi ose kërkesat nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti, për të marrë pjesë ose jo në zgjedhje, për të mbështetur një parti politike ose një kandidat dhe për të votuar në mënyrë të
caktuar, përbën vepër penale që dënohet nga një deri në tre vjet. Ta dinë të gjithë këta drejtorë shantazhues, kjo ushtri shantazhuesish maskarenjsh që ligji është në favor të punonjësve të administratës. Askush nuk mund ti largojë nga puna, lë të guxojnë tu largojnë nga puna! Të gjithë së bashku ju keni një armatë të tërë njerëzish, miqsh, dashamirës dhe forcash politike që ka një fuqi juridike dhe politike të pamasë që t’iu mbështesë, të mos iu lërë vetëm dhe t’iu tregojmë vendin atyre. Ndaj, me fuqinë e të drejtës, me fuqinë e ligjit, me fuqinë e moralit, kemi vetëm një detyrë të gjithë së bashku, që të refuzojmë monizmin e fëlliqur të Edi Ramës. Ndaj, refuzojeni këtë monizëm të Edi Ramës. Kemi një armë, ta braktisim haptas, masivisht, t’i japim ndëshkimin më të rreptë monizmit të Edi Ramës, prandaj braktiseni monizmin e Edi Ramës. Së fundi, kemi një armë akoma edhe më të fuqishme, ta bojkotojmë njëherë e përgjithmonë atë monizëm të fëlliqur dhe të shëmtuar të Edi Ramës i cili është një reminishencë e poshtër e atij monizmi i cili i shtyu shqiptarët në anije nëpër Evropë, të varfër, të skamur, të pangrënë, të uritur. Ajo kohë ka mbaruar dhe nuk përsëritet kurrë, mbi 90 përqind të shqiptarëve e kanë marrë vendimin e tyre të pakthyeshëm për tu thënë jo votimeve moniste të Edi Ramës. Të gjithë bashkë t’i japim mësimin përfundimtar kësaj kufome politike që qelbet erë”, deklaroi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
QËNDRIMI
Nuk ka më skema, kush voton sot i shërben vetëm dikaturës
Nga Ylli Manjani Ju bëjnë presion bizneseve që të votojnë partinë shtet?! E ç’a pastaj?! Ça do me thënë kjo?! Që sa gjynah ata të shkretët, ti falim e ti lejmë të votojnë?! Jo or jo! Kush do diktaturën shkon e voton e s’i jep askujt llogari. Po ashtu kush do demokracinë nuk ja hedh as qyrret pleh-votimeve të partisë shtet! Është fare e thjeshtë. Nuk ka asnjë komplikim. O me diktaturën, o me demokracinë. Rrugë të mesme nuk ka! Hesapet i bën secili me kokë të vet. Nëse për të bërë bisnes me paret e tua nuk mjafton për të kuptuar nevojën për demokraci, është e kotë që ti mbajmë hallin ne të tjerët. Varianti që “nuk dua po skam ç’bëj”, nuk bën punë fare. Po aspak! Ndaj boll me variante e skema. Është momenti të ndahet njëherë e mirë kjo punë, që edhe politika të mos ketë iluzione demokracie me skema e me të shkelme syri! Edhe njëherë: Kush voton nesër (sot) i shërben vetëm diktaturës dhe pikë…
NËNKRYETARËT E LSI I PËRGJIGJEN RUDINA HAJDARIT: KRYETARI YT RAMA E REFUZOI TAKIMIN. NESËR SHKO VOTO BALLËLARTË
N
ënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në facebook, ka replikuar me deputeten Rudina Hajdari, pasi kjo e fundit gjykoni takimin që Presidenti Meta pati në Presidencë me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili. Mehmetaj, shkruan se shërbimet që Hajdari i ka bërë qeverisë Rama, i ka zili dhe Elisa Spiropali. “Me Rudinën nuk kam dashur të merrem kurrë, marrëzitë e saj i kam justifikuar me pamundësitë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejtë! Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurrencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë
Mehmetaj: Shërbimet që Rudina i ka bërë Ramës, ja ka zili dhe Elisa
përballë votuesve të PD. Tani, meqenëse Rudina që na u shit me principe perëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit: Familja është e shenjtë, nuk preket! E përpara se të shesë moral e të bëj shenjtoren në hapësirën politike shqiptare, duhet ta dijë se për të qenë shenjtore nuk mjafton një “shën” përpara!”, u shpreh dje në reagimin e saj, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Lidhur me këtë çështje edhe ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagoi ndaj një qëndrimi të mbajtur nga Rudina Hajdari në rrjetet sociale,
ku ankohej se përse Presidentit nuk e ka thirrur në takim. Vasili shprehet se kryetari i partisë së Rudinës,
Edi Rama nuk pranoi të shkonte në takim, ndërsa i sugjeron asaj që nesër të shkojë në votime. “Kjo Rudina paska shumë informacion sekret. Me siguri nga “Avokati i Fbi” në Tiranë. Po pse reagoi me dy ditë vonesë për një takim publik? Plus që kur kryetari i Partisë së saj refuzoi takimin me Presidentin, po kjo e shkreta çdo të bisedonte me të? Shyqyr që ia kishin shkruar pa gabime këtë reagimin, se po ta recitonte do na gajaste se qeshuri si ç’bën çdo të enjte në “Landfilldin” më të ri të Shqipërisë. Megjithatë e uroj që nesër të shkojë ballëlartë, duarplot…. dhe me Fitorje”, tha nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE ISH-DEPUTETI
I
sh-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, gjatë një deklarate përpara mediave nga selia e Partisë demokratike denoncoi dje terrorin që Policia e Shtetit e vënë në urdhrat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj po ushtron ndaj qytetarëve me qëllim që këta të fundit të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit. Tabaku ka referuar rastin e kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, që ka kërcënuar me heqjen e KEMPit një qytetari nëse ky i fundit nuk
6
E diel, 30 QERSHOR 2019
Kryebashkiakja kërcënon invalidët për votën, Balliu: Akt barbar do të merrte pjesë në votime. “Ishte Majlinda (Bufi) me Klodin, dhe më thanë se do t’ju heqim kemp-in për motrën që nuk shikon. Erdhi pastaj tek shtëpia dikush nga Fieri, më tha ose do votoni ose do t’ju heqim kempin”, tha Tabaku. Nisur nga ky denoncim, ish-deputeti tjetër i PD-së, Klevis Balliu e cilësoi si akt barbar kërcënimin e invalidëve.
“Akt barbar dhe i shëmtuar kërcënimi i qytetarëve me aftësi të kufizuar për të marrë pjesë në votimet MONISTE të Edvin Enverit. Rama po terrorizon qytetarët me pushtetin e tij. Urgjentisht të merren masa dhe të arrestohen dhunuesit. Me zë dhe figurë qytetarët po denoncojnë dhunën e pushtetit ndaj tyre”, u shpreh ish-deputeti Klevis Balliu.
PD denoncon ne zë dhe figurë atë çfarë do ndodhë në votimet e sotme, Tabaku: Refuzoni dhunën shtetërore të Ramës
I
sh-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, gjatë një deklarate përpara mediave nga selia e Partisë demokratike ka denoncuar terrorin që Policia e Shtetit e vënë në urdhrat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj po ushtron ndaj qytetarëve me qëllim që këta të fundit të marrin pjesë në votimet e 30 qershorit. Tabaku ka denoncuar rastin e kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, që ka kërcënuar me heqjen e KEMPit një qytetari nëse ky i fundit nuk do të merrte pjesë në votime. “Ishte Majlinda (Bufi) me Klodin, dhe më thanë se do t’ju heqim kemp-in për motrën që nuk shikon. Erdhi pastaj tek shtëpia dikush nga Fieri, më tha ose do votoni ose do t’ju heqim kempin”, thuhet në videon e publikuar nga ish-deputetja demokrate. Duke marrë shkas nga kjo, Tabaku i bëri apel shqiptarëve që të refuzojnë dhe të denoncojnë dhunën shtetërore që po ushtron Edi Rama gjatë këtyre ditëve. “Dhuna shtetërore që klika e Edi Ramës po ushtron ndaj shqiptarëve, për t’i detyruar të marrin pjesë në procesin farsë e të paligjshëm të 30 qershorit nuk po kursen askënd. Jo vetëm dhunë ndaj mësuesve, mjekëve dhe punonjësve të administratës, por dëshpërimi i ka çuar vartësit e Edi Ramës nëpër bashki të ushtrojnë dhunë edhe ndaj më të pambrojturve, ndaj invalidëve. Dëshmitë e familjarëve të tyre provojnë së Majlinda Bufi e Bashkisë së Roskovecit, ka arritur deri aty sa të kërcënojë qytetarë me aftësi të kufizuara për heqje kempi, e vetmja mundësi që shumica e tyre kanë për të mbajtur frymën gjallë. Dëshmia revoltuese sesi regjimi i Edi Ramës është
Qytetari tregon si e kërcënoi kryebashkiakja për votën: Do t’ju heqim Kemp-in
i gatshëm të ndëshkojë për karrigen e tij, me heqjen e bukës së gojës disa fatkeqëve, vjen nga djali i madh i një familjeje pa baba, me 3 djem me shikim të kufizuar dhe me dy vajza me aftësi ndryshe. Megjithëse kjo dëshmi është bërë publike prej disa orësh në
mediat që nuk kontrollohen nga regjimi në ikje i Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim nga asnjë institucion. Pas kësaj prove të sjelljes mizore të kryebashkiakes së Roskovesit, qëndron fytyra e vërtetë e regjimit të Edi Ramës. Ai është i gatshëm të lërë pa bukë,
pa ndihmë ekonomike dhe pa shërbime çdokënd që nuk i shërben pushtetit të tij personal dhe regjimit të tij kriminal. Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka. Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europian kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit. Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bie pre e provokimeve të Edi Ramës. Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën! Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi çdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimit që po vjen”, deklaroi ishdeputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Ish-deputetja e PD-së: Shqiptarët nuk duhet të braktisin vendin, por të braktisin votimet dhe Ramën në marrëzinë e tij
Dhurata Çupi: 5 arsye pse dhunuesi Edi Rama duhet braktisur me 30 Qershor
I
sh-deputetja demokrate Dhurata Çupi jep 5 arsye se pse dhunuesi Edi Rama duhet braktisur me 30 Qershor. Përmes rrjeteve sociale, Çupi u shpreh se Partia Demokratike nuk konkurron me krimin e me hajdutët e votës së shqiptarëve. “Shqiptarët nuk duhet të braktisin vendin por të braktisin votimet dhe Ramën në marrëzinë e tij. Votime? Për cilën alternativë ftohen shqiptarët drejt kutive të votimit? Kjo “alternativa” qeverisëse nuk ka palë përballë, sepse PD nuk konkurron me krimin e me hajdutët e votës së shqiptarëve. Në 6 vjet opozita në betejat e saj ka pasur shumë denoncime të cilat janë faktuar të vërteta në fund. Në 6 vjet opozita denoncoi: 1- Kanabizimin e vendit e shqiptarët e bota e pa dhe pranoi që Shqipëria u kthye në
kolumbinë e Europës. Përgjegjës për këtë është qeveria e Ramës, ndërsa ministri i tij po hetohet për trafik ndërkombëtar të drogës; 2- Kriminalizimin e Parlamentit, çka solli largimin njëri pas tjetrit
eksponentëve të ulur në atë sallë përmes votave të kriminalizuara. Ata u ulën aty pas paktit që Edi Rama kishte bërë me krimin pasi donte me çdo kusht ardhjen në pushtet. Edhe pse prirja e Ramës është të mos e zbatojë këtë ligj që u detyrua ta votonte; 3- Kapjen e institucioneve. Sot në ditën për diell të gjithë shqiptarët e shohin se si Edi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë, duke e lënë këtë sistem në kolaps, ndërsa emërimet në krye të tij vijnë pikërisht sipas direktivave të tij; 4Vjedhjen e pronës publike për tua dhënë oligarkëve të tij. Këtë e kemi parë me të gjitha PPP e qeverisë
ku aferat korruptive kanë kapur me miliona euro; 5- Vjedhjen e dinjitetit të shqiptarëve: Votës. E denoncuam që në momentet e para, u pranua fillimisht edhe nga OSBE/ODIHR që 20 % e parlamentit është nga vota e blerë. Sot shqiptarët e dinë mirë se si skema e vjedhjes, blerjes apo shantazhit për votën është ngritur në sistem. Ky sistem është ideuar dhe zbatuar nga Edi Rama dhe strukturat më të larta shtetërore të cilët janë kapur në përgjimet e publikuara nga BILD. Gjithçka që është thënë e denoncuar nga PD dhe opozita është faktuar. Sot shqiptarët gjenden përballë një fakti: Kryeministri u
kërkon votën shqiptarëve pikërisht për këtë alternativë absurdi të krijuar prej tij. Rama i fton shqiptarët të shkojnë në votime monopartiake për të votuar legjitimimin e këtyre veprimeve që detyruan mijëra njerëz të braktisin këtë vend. Prandaj këtë 30 qershor është momenti të braktiset Edi Rama në një proces votimi farsë, lëreni të shënojë fundin e marrëzisë së tij. Zgjedhjet moniste nuk mund të kthehen më kurrë por ato mund të jenë vetëm fundi i diktatorëve të kohëve moderne. Votimet moniste nuk janë zgjedhje. Më 30qershor nuk votoj”, tha dje ishdeputetja demokrate, Dhurata Çupi.
POLITIKE
7 E diel, 30 QERSHOR 2019
REAGIMI
Presidenti Meta dënon dhunën ndaj gazetarit në Dibër: Të ndëshkohen autorët
P
residenti Ilir Meta ka reaguar mbrëmë për dhunën e policisë ndaj gazetarit të “News 24”, Enver Doçi. Në një deklaratë për mediat, Presidenti u bënë thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të dënojnë autorët. “Presidenti Meta apelon zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve. Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”,- deklaron kreu i shtetit. Në reagimin e kreut të shtetit, theksohet se “Presidenti i
Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënon me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, z.Enver Doçi, i cili ishte në krye të detyrës. Presidenti Meta duke i uruar
ISH-DEPUTETI I PD
Balliu: Dhuna ndaj një gazetari është krim ndaj të gjithëve Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për dhunën e policisë ndaj gazetarit, Enver Doçi në Peshkopi. Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu shprehet se dhuna ndaj gazetarit është krim që duhet të ndëshkohet. “E papranueshme dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarit të News 24 Enver Doçi në Dibër. Dhuna ndaj gazetarit së shtë asgjë tjetër vetëm se një provokim në të njëjtën mënyrë që Rama do të provokojë nesër qytetarët. Ky është krim elektoral, pasi mediat kanë të drejtë të filmojnë se si po dhunohen zgjedhësit çdo ditë. Të mbahet përgjegjësi dhe të shkojnë para drejtësisë Policia e banditëve si dhe urdhëruesi Sandër Lleshaj. Ky akt barbar nuk mund të ANASHKALOHET”,- shkruan Balliu.
shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave”,- shprehet Meta.
Sot zhvillohen zgjedhjet lokale të kërkuara nga kryeministri dhe të anuluara nga Presidenti. Në shesh nisin protestat. Shqiptarët të ndarë mes votave dhe protestës: “Duam të ikim, por Italia është njëlloj si ne”.
Gazeta italiane, “La Stampa”: Shqipëria e ndarë mes protestave dhe votimeve Nga Letizia Tortello (Tiranë)
P
allatet e stilit fashist të kryeministrisë dhe kreut të shteti janë përballë njeri-tjetrit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një nga arteriet kryesore të Tiranës. Pak qindra metra i ndajnë, por dy drejtuesit nuk flasin më. Në një vend të paralizuar, kryeministri dhe presidenti i drejtohen vendit me postime në Facebook ose me anë të mediave. Është një sfidë totale me goditje dekretesh të kryqëzuar për të vendosur datën e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës kundër qeverisë, Ilir Meta versus Edi Rama, aleatë antikë, sot armiq në emër të Kushtetutës. Nesër Shqipëria do të shkojë në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e 61 bashkive, por bëhet fjalë për “zgjedhje ilegale”, “zgjedhje socialiste”, thotë Presidenti Meta. Pas dy javësh protesta, opozita e PD (Partia Demokratike, qendra e djathtë) bojkotoi procesin. Në fletën e votimit, ku dikur ishin të gjitha partitë e forta, nesër do të jetë vetëm emri i asaj të Kryeministrit. Dhe parashikohen përplasje në shesh. Votimet e nesërme janë të pavlefshme nga pozicioni më i lartë i shtetit (Presidenti), i cili kërkon që zgjedhjet të mbahen në tetor. Por kryeministri Rama i bie shkurt dhe kërkon të mbajë
zgjedhje. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë pezulluar nga funksionet e tyre. Situata është shumë e tensionuar, që nga muaji shkurt shpërtheu mobilizimi thuajse permanent kundër Ramës; manifestuesit e akuzojnë (Ramën) për korrupsion dhe e për shkatërrim të shtetit të së drejtës, e gjitha në një situatë ekonomike të vështirë. Në vigjilje të ditës më të nxehtë të vendit, i cili nga viti 2014 është kandidat për të hyrë në Europë, në sheshin “Skënderbej” valëvitet flamuri i kuq me shqiponjën e zezë me dy kokë dhe 18vjeçari Alex Bardhashi shpreh qëndrimin e tij: “Ndoshta për herë të parë njerëzit do të nisin të bëjnë revolucion”. Ai nuk do të shkojë të votojë. Ëndërron vetëm të largohet jashtë vendit për të bërë avokatin. Sigurisht jo
në vendin tonë (Itali). “Italia është si ne. Është mirë për të eksportuar drogë, -thotë-. Dëshira e shumë adoleshentëve këtu është të kenë një skaf dhe të bëjnë para me këtë biznes, drejt brigjeve italiane. Por nëse ikin të gjithë, çfarë do fundi do të ketë Shqipëria?” Ndërsa ai flet, socialisti Edi Rama mbyll fushatën elektorale në Vlorë. “Nuk mund të ndalojnë rrugën europiane të vendit,thotë ai,- ndëshkimi do të jetë ekzemplar për atë që nuk lejojnë votimet”. Që nga shkurti protestat në shesh i kërkojnë dorëheqjen. Akuzohet për manipulime elektorale dhe lidhje me krimin e organizuar, pas publikimit të një investigimi në gazetën gjermane “Bild”. SHBA janë në anën e tij, zëvendëssekretari i shtetit, Mattew Palmer,
duke komentuar kërcënimet e opozitës së qendrës së djathtë të drejtuar nga Lulzim Basha për bojkotin e zgjedhjeve, paralajmëroi këdo që provon të shpërthejë dhunë në vend. Çështja e Shqipërisë shqetëson edhe Italinë, zëvendëskryeministri Matteo Salvini kërkon një negociata mes Ramës dhe kreut të shtetit Meta, i cili ka ftuar palët për qetësi dhe në të njëjtën kohë kujton fantazmat e së kaluarës, me një video në rrjetet sociale të vitit 1982, që riprodhon imazhet e diktatorit Enver Hoxha. Është njëlloj si të thuash; këto të Edi Ramës nuk janë zgjedhje demokratike. Atë që do të ndodhë sot dhe nesër nuk e di askush. Kryebashkiaktë e bashkive të drejtuara nga opozita kanë deklaruar se nuk do të lejojnë hapjen e votimeve.
Komuniteti ndërkombëtar dënon dhunën e ditëve të fundit, si ajo e së enjtes, kur një ndërtesë ku ruheshin votat në Shkodër, në Veri, u dogj dhe tre policë mbetën të plagosur. “Prindërit e mi nuk do të shkojnë të votojnë dhe as unë,- thotë Neka Xhaferri, 19 vjeç -, është e rrezikshme”. Ashtu si ajo, e zhgënjyer nga politika është 71% e të rinjve të Shqipërisë, të cilët sipas një sondazhi të muajit dhjetor të Gallup duan të emigrojnë. Por nuk është me Italia ndalesa për një jetë më të mirë. “Unë do të doja të punoja në Gjermani”, shpjegon Nina Nuhu, e cila punon në një call center në Tiranë për një operator italian. Nëse në vitet ’90 vendi ynë (Italia) ishte një mirazh i adhurueshëm, sot të rinjtë duan Europën Veriore. Ndryshe nga prindërit e tyre, të rritur me bukë dhe programet e televizioneve italiane, sot të rinjtë italisht nuk dinë as edhe një fjalë. Ekonomia shqiptare rritet me 3,8%. Investitorët, mes të cilëve biznese italiane gëlojnë dhe biznesi rritet. E megjithatë, shpjegon Lorella Kuka, shitëse e produkteve kozmetike, nëse nuk ke rekomandimet e duhura dhe me këtë nënkupton paratë, nuk punon. Ndërkohë, Tirana shpreson gjatë verës te turizmi. Gjithmonë nëse situata e përplasjeve politiko-institucionale nuk degjeneron. Artikulli është publikuar në gazetën italiane “La Stampa”. Përkthehu: “Koha Jonë”
POLITIKE
8
E diel, 30 QERSHOR 2019
Në rresht për një – Transportimi i materialeve zgjedhore, nga kandidatët, kryetarët e PS-së, punonjës e drejtorë administrate
“Çunat” e PS-së nuk pyesin më as për ligjin, zaptojnë me forcë ambientet e bashkive Ë
shtë mbyllur pa incidente shpërndarja e bazës materiale zgjedhore nga KZAZ në qendrat e votimit në të gjithë vendin, ndonëse gjithçka është monitoruar nga policia, e cila ka qenë e armatosur me automatikë. Ndërkohë që nuk kanë munguar denoncimet për infiltrime të militantëve të PSsë dhe aq më keq akome, të personave me rekorde kriminale në organizimin e qendrave të votimit, ku shqiptarët janë thirrur sot për të shpallur diktaturën e re nga Edi Rama. PS hyn me forcë në ambientet e bashkisë Situata në qendrat e votimit në Shkodër nuk ka qenë aspak e qetë gjatë gjithë ditës së djeshme. Persona të cilët janë kanë për detyrë transportimin e materialeve zgjedhore kanë hapur forcërisht dyert e shkollave. Me dara në duar ata kanë prerë zinxhirin i cili kishte bllokuar derën e shkollës “Ali Laçej”, me qëllim pengimin e kthimit të saj në një qendër votimi. Kujtojmë që një veprim i tillë ka ndodhur dhe në shkollën “Edit Durham” po në qytetin e Shkodrës. Institucionet publike, pronë e Bashkisë Shkodër nuk kanë lejuar nga Voltana Ademi
të përdoren si qendra votimi. Pas vendimit për moslejimin e institucioneve publike nga ana e Bashkisë Shkodër që të ktheheshin në KZAZ për procesin e sotëm, dhe incidentit të ndodhur në shkollën “Jordan Misja” në këtë qytet, punonjës të policisë së shtetit kanë kërkuar nga rojet e shkollave të hapin dyert. Pavarësisht urdhrit të
paraqitur nga policia-rojeve për hapjen e ambienteve të shkollave të cilat janë nën administrimin e bashkisë , roja i shkollës “Jordan Misja” në Shkodër, në të cilën janë planifikuar për tu ngritur dy KZAZ nuk ka pranuar pranuar të hapë derën. “Jam në orar të punës ashtu sikurse edhe ju. Kam dalë për ditën e punës dhe nuk jam pendueshëm. Kam 27
ISH-DEPUTETI BARDH SPAHIA PUBLIKON PAMJET E VANDALËVE SOCIALISTË
I
sh-deputeti i Partisë Demo-kratike, Bardh Spahia, i ndodhur në “arrest shtëpie” pas përplasjes në KZAZnë e Shkodrës, ka denoncuar një skandal nga qyteti verior, një ditë para zgjedhjeve vendore. Ishdeputeti Spahia publikoi dy video në “Facebook”, përmes të cilave tregon se si shpërthehet qendra shëndetësore në zonën e Qafë Hardhisë nga individë të Partisë Socialiste. Ndër të tjera, ishligjvënësi i djathtë shkruan se institucionet po dhunohen, por policia nuk bën asnjë veprim. “Banditizmi, edhe si sjellje e shtetit bandit! Ja se si shpërthehet qendra shëndetësore në zonën e Qafë Hardhisë në Shkodër nga individë të PS-së! Këtë stil njohin, se për ta shteti është pushtet për t’u sjellë siç thote partia, e jo ligjet e rregullat! Kur institucionet dhunohen në këtë mënyrë, këtë e quajnë standard. Çuditërisht policia nuk bën asnjë veprim, hesht dhe i mbron krahët këtij
vite roje ne kete shkolle”, është shprehur roja i shkollës, duke thënë se nuk e ka mbyllur ai me zinxhirë e për këtë arsye nuk e ka ai çelësin për ta hapur. Transportimi Dhe në morinë e skandaleve të shënuar gjatë ditës së djeshme ajo që ra në sy ishte transportimi i materialeve zgjedhore drejt qendrave të votimit është shfaqur mjaft problematik dhe shqetësues gjatë ditës së sotme në gjithë vendin. Kështu nga Gjirokastra raportohet se materialet po transportohen me makina private, përfaqësues të Partisë Socialiste, pa prezencën e Policisë dhe përfaqësuesve të KZAZ-vë apo grupeve të vëzhguesve që marrin pjesë në proces. Por kjo nuk është e gjitha, pasi raportohet gjithashtu është se në këtë proces janë parë të përfshihen punonjës dhe drejtues të lartë të administratës së Gjirokastrës përfshirë drejtora, përgjegjës sektorësh etj. Diçka e tillë ka ndodhur edhe në qytete të tjera të vendit dhe pavarësisht denoncimeve të shumta, nuk është dhënë asnjë prononcim apo qëndrim zyrtarë nga asnjë përfaqësues i mazhorancës apo i atyre që mbarëvajnë këtë proces.
NË DROPULL
Kandidati i PS, shpërndan fletët e votimit
Banorët e fshatit Mezhgoran në Tepelenë, do të bojkotojnë zgjedhjet e ditës së nesërme për Bashkinë e Tepelenës. Në këto kushte banorët e këtij fshati që numëron gati 180 vota, nesër priten t’i bojkotojnë votimet në masë përveçse disa të punësuarve. Nuk është hera e parë që Mezhgorani refuzon të votojë, pasi edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2009, u përsërit i njëjti fenomen. Tërmet Peçi ka vendosur përballë të punësuarin e administratës, inxhinierin Gëzim Malkaj nga Patozi. Arsyeja themelore e bojkotit, ka qenë organizimi i takimit elektoral të kryebashkiakut Tërmet Peçi disa ditë më parë në kishën ortodokse të fshatit, veprim ky që u dënua nga Kisha Autoqefale e Shqipërisë si një organizim i paprecedentë. Banorët e Leklit të besimit ortodoks janë ndjerë të fyer nga ky takim dhe rrjedhimisht kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë ditën NË në DROPULL e nesërme qendrën e votimit që ndodhet në fshatin Kodër. Kandidati i Partisë Socialiste në Dropull, Dhimitër Toli, me sa duket po shpërndanë vetë materialet zgjedhore.
DELVINË
Kapet “mat” kreu i PS-së, shpërndan
PS dhunon shkollat dhe qendrën me makinën e tij materialet zgjedhore Teksa vijonte shpërndarja e shëndetësore në Shkodër materialeve zgjedhore në mbarë
“standardi”. Bandit Shtet”, shkruan Spahia. Pas këtij denoncimi, Spahia publikoi dhe foto nga hyrja me forcë në ambientet e shkollave, të cilat janë në pronësi të Bashkisë së Shkodrës. Spahia denoncoi
hapjen me forcë të shkollës “Edit Durham”, në lagjen “Mark Lula” për të futur materialet zgjedhore. Këtu do të jetë edhe qendra e votimit, në të cilën do të votojë kandidati i majtë për kryetar bashkie, Valdrin Pjetri. Ndërkohë burime nga bashkia e Shkodrës bëjnë me dije se të gjitha veprimet po dokumentohen nga ana e pushtetit vendor dhe do te ketë padi ndaj personave për dhunim të pronave. Por ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, përmes një postimi në facebook, denoncoi dje se drejtori i shkollës “Pashko Vasa”, angazhohet për të thyer derën e shkollës. “Banditizmi në aksion vijon… Vetë drejtori i shkollës “Pashko Vasa” angazhohet të thyejë derën, ndërsa policia e shtetit e mbron, që banditizmit t’i shkohet deri në fund! Standard banditësh”, tha Bardh Spahia.
vendin, e ndërsa po bëheshin përgatitjet e fundit për votimet e sotme, në të cilat merr pjesë vetëm Partia Socialiste. Janë vënë re disa raste skandaloze të procesit. Shpërndarja e materialeve zgjedhore deri më tani nuk është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërkohë, për të bërë shpërndarjen janë angazhuar edhe vetë socialistët. Një gjë e tillë ka ndodhur në fshatin Rusan të Bashkisë së Delvinës. Kryetari i Partisë Socialiste në këtë fshat, Landi Shkrepa, i ka transportuar vetë materialet zgjedhore, me një makinë private. Siç shihet nga pamjet, materialet janë transportuar me dy makina personale. Sipas korrespondentes së “Panorama”, në fshatin Rusan të Bashkisë Delvinë, materialet janë transportuar nga kryetari i PS-së, së këtij fshati, Landi Shkrepa. Këto materiale janë tërhequr nga KZAZ-ja nr.87, në Delvinë. Për këtë bashki do të votohet të dielën për një kandidate të vetme, ajo është socialistja Majlinda Qilimi.
POLITIKE
9
E diel, 30 QERSHOR 2019
Tensione dhe arrestime në disa bashki të djathta. Bashkitë e majta shembullore në zbatimin e urdhrave të udhëheqësit
K
yçja e shkollave dhe kopshteve të miratuara si qendra votimi ishte lëvizja e radhës së disa bashkive të drejtuara nga opozita në kuadër të qëndrimit të deklaruar se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit Meta që anuloi procesin zgjedhor të 30 qershorit. Por këto veprime, kanë çuar në pranga punonjësit e disa bashkive të djathta nën akuzën e Pengimit të subjekteve në zgjedhje. Gjatë pasdites vijoi shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha bashkitë e vendit. Nga ana tjetër, në bashkitë e drejtuar nga të Majtët që në orët e mesditës nisi procesi i shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit që do të hapen të dielën në orën 07:00 të mëngjesit. Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore u ndoq edhe nga vëzhgues të OSBE dhe organizmave të tjerë të angazhuar në monitorimin e votimeve të 30 qershorit. Në Korçë u bë shpërndarja e materialeve të zgjedhore në KZAZ-në numër 74, ku procesi vijoi normalisht. Në Sarandë nisi në orët e para të mëngjesit shpërndarja e materialeve të zgjedhore në KZAZ-në numër 88 për 51 qendra votimi. Bashkitë e djathta kyçin shkollat Bashkitë e Shkodrës, Mallakastrës dhe Pogradecit mbyllën gjatë paradites shkollat e kopshtet e përcaktuara si qendra votimi për 30 qershorin, në vijimësi të qëndrimit se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit që e ka anuluar procesin. Por këto veprime u kushtoi arrestimin 4 punonjësve të bashkive Pogradec e Mallakastër, ndërsa nënkryetari i kësaj njësie vendore u shpall në kërkim. Ndërkohë në bashkitë e majta nisi shpërndarja e materialit zgjedhor. Në Mallakastër, nënkryetari i Bashkisë Haredin Serjani është shpallur në kërkim, ndërsa dy punonjës të njësisë vendore dhe roja i një shkolle janë arrestuar. Bashkë me Dervish Dervishaj, Erjon Isufaj, dhe Nimet Kapaj, Ai akuzohet se ka mbyllur 2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë. Në Pogradec, me të njëjtën akuzë në pranga u vunë edhe dy punonës të Arsimit të Bashkisë të cilët mbyllën katër shkolla të përcaktuara për qendra Votimi. Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të punonjësve që sipas tij bënë vetëm detyrën, kryebashkiaku i Pogradecit u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të shmangin situatat konfliktuale. Nuk hapet dera e shkollës “Jordan Misja” Në KZAZ nr 4, shkolla “Jordan
Hapen drynat në Shkodër, shpërndahen materialet zgjedhore nga veriu në jug
Misja” në Shkodër kanë mbërritur materialet zgjedhore nga KQZ. Dera e shkollës është e mbyllur dhe pritet hapja me forcë. Në shkollë ka mbërritur dhe policia e shtetit. Roja i shkollës nuk ka çelësin e zinxhirit. Policia raporton dhe kërkon informacion si do të procedohet. Bashkia Shkodër nuk ka asnjë vendim që i është paraqitur zyrtarisht, pavarësisht paligjshmërisë. Por, materialet zgjedhore kthehen mbrapsht nga shkolla “Jordan Misja”, pasi nuk
u bë e mundur hapja e derës së shkollës. Materialet zgjedhore do të transferohen në një vend tjetër. Shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Kukës Në KZAZ nr 11 në Kukës vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore, për në qendrat e votimit. Procesi i shpërndarjes së materialeve është drejt fundit. Me heret janë shpërndarë në zonat dhe fshatrat përreth, ndërsa tani po shpërndahen në zonën e qytetit. Në Kukës ka 1 KZAZ dhe 88 qendra votimi. Votues
në këtë qark janë 44 962 votues. Shpërndarja e materialeve është kryer pa probleme nëpër qendrat e votimit. Shpërndahen materialet zgjedhore në Elbasan Është mbyllur pa incidente shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ në qendrat e votimit në qarkun e Elbasanit, ndonëse gjithçka është monitoruar nga policia, e cila ka qenë e armatosur me automatikë. Në total ne Elbasan janë 10 KZAZ. 4 prej tyre i takojnë
bashkisë Elbasan përkatësisht ato me nr 47, 48, 49 dhe 50 dhe 6 të tjera i takojnë bashkive Prrenjas, Librazhd, Cërrik, Belsh, Gramsh dhe Peqin. Në total numri i votuesve në qarkun e Elbasanit është 343 258 votues të cilët do të votojnë në 2800 qendra votimi. Ndërkohë, vetëm në bashkinë Elbasan numërohen 166.538 zgjedhës dhe 235 qendra votimi. Shpërndahen materialet zgjedhore në Fier Në bashkitë Fier, Patos, Roskovec dhe Ballsh, perfundon procesi i shpërndarjes se materialeve zgjedhore nga të 5 KZAZ- t në drejtim të Qendrave të Votimit. Procesi nuk ka shënuar asnjë problematike. Ka qenë i qetë dhe normal. Policia e Shtetit është në gatishmëri për garantimin e procesit zgjedhor, rendit dhe qetësisë. Shpërndahen materialet në Dibër Pas tensioneve dhe përplasjeve të një dite më parë, në orët e pasdites së sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ numër 19 në Dibër. Sipas kryetarit të KZAZ-së 19, Agron Cara, çdo gjë ka kaluar sipas rregullave. Aktualisht vetëm Peshkopia dhe njësia administrative Tomin janë pa materiale zgjedhore, por sipas Carës procesi do të mbyllet brenda 2 orësh. Devoll - Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha Qendrat e Votimit të bashkisë së Devollit. Procesi ka qenë normal dhe pa incidente. Shkodër - Rreth orës 16:21, në Shkodër ka vijuar shpërndarja e materialeve zgjedhore nga shkolla profesionale “Arben Broci”. Gjirokastër - Rreth orës 16:00 janë shpërndarë materialet zgjedhore në KZAZ 78. Sipas kreut të KZAZ, Roland Skendo asnjë qendër deri me tani nuk ka njoftuar per bojkot.
SHQIPTARËT DETYROHEN TË VOTOJNË, DUKE MOS MOS PASUR ASNJË ALTERNATIVË ZGJEDHJEJE
Sot 30 qershori, 3.5 milionë shqiptarë thirren në votim P
ër herë të parë pas rrëzimit të diktaturës, nesër më 30 qershor do të mbahen zgjedhje vendore ku në 31 bashki do të ketë vetëm një kandidat. Për herë të parë që prej 1990 në Shqipëri zgjedhjet do të realizohen pa pjesëmarrjen e opozitës e cila ka djegur mandatet duke mos qenë pjesë e parlamentit dhe nuk u regjistrua në zgjedhjet vendore pa plotësuar kushtin e largimit të kryeministrit Edi Rama dhe ndëshkimin e atyre që vodhën votat. 30 qershori dhe 13 tetori - Nga ana tjetër presidenti Ilir Meta zhdekretoi datën 30 qershor si datë të zgjedhjeve vendore dhe firmosi një datë të re 13
tetor. Por për ndërkombëtarët 30 qershori është data zgjedhjeve vendore dhe bëjnë thirrje që ato të zhvillohen në mënyrë transparente. Gjithashtu nxitin udhëheqësit politikë të refuzojnë cdo lloj dhune apo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari
për të votuar. Një mesazh i tillë është përcjellë si nga ambasada amerikane, ajo e BE-së por dhe e OSBE-së. KQZ vijon punën - Ndërkohë KQZ vijon punën për organizimin këtij procesi zgjedhor dhe siguruar mbarëvajtjen e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Por në bashkitë e djathta, si Shkodër, Mallakastër dhe Pogradec janë mbyllur shkollat e kopshtet e përcaktuara si qendra votimi për 30 qershorin, në vijimësi të qëndrimit se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit që e ka anuluar procesin. Por këto veprime u kushtoi arrestimin 4 punonjësve të bashkive Pogradec e Mallakastër, ndërsa
nënkryetari i kësaj njësie vendore u shpall në kërkim. Ndërkohë në bashkitë e majta ka nisur shpërndarja e materialit zgjedhor. 3.5 milionë shqiptarë në votim - Sipas shifrave të ministrisë së Brendshme janë 3.5 milionë shqiptarë që kanë të drejtën e votës. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00- 19:00. Sipas të dhënave zyrtare janë 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; ndërsa sa i përket gjinisë, 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra. Në të gjithë vendin do të hapen 5.417 Qendra Votimi të cilat do të administrohen nga 90 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.
INTERVISTA
10 E diel, 30 QERSHOR 2019
Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó: Jam ngopur me ata politikanë, që shkojnë në vende të tjera me mendjen për t’u treguar njerëzve atje, se çfarë duhet të bëjnë. Ky është vendi juaj, është çështja juaj, ju takon juve ta zgjidhni
EKZKLUZIVE
Péter Szijjártó: Mjaft me ndërkombëtarë që ju tregojnë çfarë duhet të bëni. Asnjë i huaj s’mund të jetë më shqiptar se shqiptarët
Intervistoi: Lindita Kokoli
M
inistri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaron se kriza politike në Shqipëri duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët, në mënyrën më të mirë për interesin dhe stabilitetin e vendit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Koha Jonë”, gjatë vizitës që zhvilloi tre ditë më parë në Tiranë, kryediplomati hungarez thekson se qasja e organizatave ndërkombëtare ndaj krizave është shpesh herë e gabuar. I pyetur se çfarë duhet të bëjnë ndërkombëtarët për tensionet në Shqipëri, Péter Szijjártó, sjell shembullin e vendit të tij dhe thotë se askush nuk mund të jetë më shqiptar sesa shqiptarët. “Të jem i sinqertë, jam ngopur me ata politikanë, që shkojnë në vende të tjera me mendjen për t’u treguar njerëzve atje, se çfarë duhet të bëjnë. Ky është vendi juaj. Kjo është çështja juaj, prandaj ju takon ju që ta zgjidhni. Unë nuk mendoj se keni nevojë për këshillat e tyre. Nuk mendoj se keni nevojë për këshillën time, pikë së pari. Së dyti, unë e bazoj politikën time të jashtme në një qasje, respekt të ndërsjellë. Kjo do të thotë se, unë nuk mund të jem më shqiptar sesa shqiptarët, prandaj më mirë ta zgjidhë vetë populli shqiptar”,shprehet Péter Szijjártó. I pyetur mbi deklaratat e BE-së për Shqipërinë, Szijjártó sjellë shembullin e Hungarisë në raport me vendet e tjera. “Unë ua ndaloj ambasadorëve të mi, kudo, që të bëjnë deklarata për çështjet e brendshme të vendeve të tjera. I ndaloj që të bashkohen me çdo lloj deklarate të delegacionit të BE-së që merret me çështjet e brendshme, sepse, nuk është puna jonë të mbështesim një palë apo një tjetër në këtë çështje. Së dyti, Bashkimi Europian mund të bëjë rolin e ndërmjetësit, vetëm në një rast, nëse ka pëlqim, nëse ka një konsensus në vendin e caktuar për të ftuar BE-në që të ndërhyjë”,- deklaron Szijjártó.
1- Z. Péter Szijjártó, ju falënderojmë që pranuat të jepnit këtë intervistë për gazetën “Koha Jonë”. Do donim të nisnim komunikimin me raportet mes dy vendeve. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë vlerësohen të shkëlqyera. Si i konsideroni marrëdhëniet ekonomike dhe a ka projekte të afërta konkrete mes dy vendeve? Ne e konsiderojmë të gjithë Ballkanin Perëndimor si një ndër prioritetet tona kur bëhet fjalë për ekonominë kombëtare, sepse është afër. Biznesmenët hungarezë e njohin mjaft mirë. Ballkanasit janë të guximshëm për të marrë vendime. Tani ne kemi një kompani mjaft të suksesshme këtu, banka më e madhe hungareze, OTP. Sapo ka marrë blerë aksionet e bankës Societe General dhe pritet të bëhet një ndër aktorët kryesorë të sektorit bankar në Shqipëri. Kjo sipërmarrje do të ketë një efekt të paparë, sepse kudo që OTP operon, u jep besim kompanive hungareze që të rriten në të njëjtin treg. Pra, OTP është tani një sipërmarrje e suksesshme, e cila do t’i ndihmojë kompanitë hungareze që të investojnë këtu. Momentalisht, ne kemi një shkëmbim tregtar prej 129 milionë dollarësh në vit. Por, ka hapësira për përmirësim, padyshim. EXIM Bank ka
hapur linjën e kredisë prej 125 milionë dollarësh për të ndihmuar financiarisht kompanitë hungareze dhe ato shqiptare për të lidhur marrëveshje tregtare me njëra-tjetrën. Shpresoj që kompanitë të përfitojnë nga kjo mundësi, dhe pastaj mund të flasim për përparim të mëtejshëm. Por 120-150 milionë euro nuk është tavani, kështu që duhet t’i rrisim investimet. 2-Hungaria ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e integrimit të Ballkanit Perendimor në BE dhe Shqipërisë. Çelja e negociatave për integrimin është hapi i radhës i Shqipërisë drejt rrugës për në BE. Vendimi që pritej javën e kaluar për hapjen e negociatave u shty në muajin tetor. Mendoni se në muajin tetor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin çeljen e negociatave? Cili është hezitimi i BE konkretisht në rastin e Shqipërisë? Për ne vendimi e Këshillit Europian ishte shumë zhgënjyes. Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë. Ne ishim pro çeljes së menjëhershme të bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ne kemi ndjekur përpjekjet që ju dhe Maqedonia e Veriut keni bërë gjatë viteve të fundit. Bazuar në këto përpjekje, ne jemi absolutisht të bindur se, si ju dhe maqedonasit keni fituar mjaft merita dhe i keni përmbushur kriteret, në bazë të të cilave duhet të nisin bisedimet e anëtarësimit. Për ne, të ashtuquajturat argumente të parashtruara nga shtetet e Europës Perëndimore, miqtë tanë, për mosçeljen e negociatave, janë të pakuptimta, gjepura. Para së gjithash, mendoj se ishte qesharake që ata iu referuan mungesës së kohës, sepse ju keni qenë kandidatë për pesë vjet dhe të gjithë e dinin për këtë plan që prej një viti. Gjithkush e dinte se nuk ka asgjë të re në raportin e Komisionit, kështu që unë mendoj se të gjitha kushtet e domosdoshme ishin plotësuar, për të marrë një vendim. Megjithatë, u bë një lojë taktike shumë e padrejtë për të konsumuar kohë, kur (Vijon në faqe 5)
INTERVISTA
11 E diel, 30 QERSHOR 2019 ndërmjetësit, vetëm në një rast, nëse ka pëlqim, nëse ka një konsensus në vendin e caktuar për të ftuar BE-në që të ndërhyjë. Nëse nuk ka konsensus të tillë, mendoj se institucionet evropiane nuk duhet të ndërhyjnë. Kjo është qasja ime, jo vetëm për Shqipërinë. Kjo është qasja ime në përgjithësi, që institucionet e BE-së nuk duhet të marrin rolin e ndërmjetësit, vetëm nëse i ftojnë. Pas marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, një nga pikat më të nxehta në Ballkan është arritja e një marrëveshje finale mes Serbisë dhe Kosovës. Pjesë e këtij debati është bërë kohët e fundit dhe ideja e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve. Cili është qëndrimi i Hungarisë për këtë çështje? Para së gjithash, dua t’ju them se, për ne, stabiliteti, zhvillimi dhe e ardhmja më e mirë e
(Vijon nga faqja 4)
francezët i bënë presion Komisionit Evropian që të mos e nxirrte raportin para zgjedhjeve të Parlamentit Europian dhe më pas Gjermania deklaroi se nuk kishte autorizimin e Parlamentit gjerman. Pra, kjo nuk ishte asgjë tjetër veçse harxhim kohe. Të gjithë e dinin për datën e mbledhjes së Këshillit që para shumë kohësh. Gjithkush mund të ishte përgatitur për këtë. Disa argumente të tjera, që u hodhën nga Këshilli Evropian, ishin pak më thelbësore, si lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore apo çfarëdo qoftë. Unë mendoj se këto janë çështje serioze, por këto çështje duhet të trajtohen dhe duhet të adresohen gjatë bisedimeve për anëtarësim. Ka kapituj të dedikuar për këto çështje dhe trajtimi i tyre duhet të bëhet gjatë procesit të anëtarësimit bazuar në kapitujt përkatës. 3-Ju ndodheni në Tiranë në një situatë aspak të zakontë politike. Partia Socialiste në pushtet për pak ditë do të shkojë drejtë zgjedhjeve lokale, më 30 qershor. Opozita ka djegur mandatet në Parlament dhe ka bojkotuar zgjedhjet lokale me argumentin se me një qeveri të akuzuar për krime dhe vjedhje të votave nuk mund zhvillojë zgjedhje. Për të shmangur konfliktin dhe për t’i ulur palët në dialog, Presidenti i Republikës anuloi datën e zgjedhjeve. Sot jemi në fazën kur qeveria kërkon shkarkimin e Presidentit dhe po hyn në zgjedhje duke pasur në garë vetëm kandidatët e saj dhe pa një datë ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve. Cili është mesazhi që keni për palët politikë dhe a quhet një proces i tillë zgjedhje
demokratike me standarde europiane? Të jem i sinqertë, jam ngopur me ata politikanë, që shkojnë në vende të tjera me mendjen për t’u treguar njerëzve atje, se çfarë duhet të bëjnë. Ky është vendi juaj. Kjo është çështja juaj, prandaj ju takon ju që ta zgjidhni. Unë nuk mendoj se keni nevojë për këshillat e tyre. Nuk mendoj se keni nevojë për këshillën time, pikë së pari. Së dyti, unë e bazoj politikën time të jashtme në një qasje, respekt të ndërsjellë. Kjo do të thotë se, unë nuk mund të jem më shqiptar sesa shqiptarët, prandaj më mirë ta zgjidhë vetë populli shqiptar. Sepse pres që të gjithë të tjerët jashtë Hungarisë të respektojnë vendimet e hungarezëve për të ardhmen e Hungarisë. Pra, këtu mund të bëjmë vetëm një gjë, të presim që ju ta zgjidhni situatën sa më shpejt, sepse të jetosh në një vend ku politika është më paqësore dhe më e qëndrueshme është më mirë se të jetosh në një mjedis të turbullt politik. Nuk më pëlqen qasja e organizatave ndërkombëtare apo vendeve më të mëdha, që ata gjithmonë mendojnë se duhet të mësojnë të tjerët. Prandaj, më mirë nuk ndërhyjmë në këto çështje dhe pyesim nëse mund të ndihmojmë. Diçka që munde ta bëjmë patjetër, sepse mund ta shtyjmë përpara procesin e integrimit, por nuk kemi pse të ndërhyjmë në çështjet e brendshme, “nuk është puna jonë”. Kriza në Shqipëri ka më shumë se 6 muaj që ka nisur dhe qëndrimet që kanë ardhur nga ambasadorë dhe institucionet e BE jo vetëm nuk kanë ndikuar për zgjidhjet e saj, por ndonjëherë kanë krijuar idenë e një mbështetje të pamerituar vetëm ndaj
Unë ua ndaloj ambasadorëve të mi, kudo, që të bëjnë deklarata për çështjet e brendshme të vendeve të tjera. I ndaloj që të bashkohen me çdo lloj deklarate të delegacionit të BE-së që merret me çështjet e brendshme, sepse, nuk është puna jonë të mbështesim një palë apo një tjetër në këtë çështje. Së dyti, Bashkimi Europian mund të bëjë rolin e ndërmjetësit, vetëm në një rast, nëse ka pëlqim, nëse ka një konsensus në vendin e caktuar për të ftuar BE-në që të ndërhyjë. Nëse nuk ka konsensus të tillë, mendoj se institucionet evropiane nuk duhet të ndërhyjnë. Kjo është qasja ime, jo vetëm për Shqipërinë. Kjo është qasja ime në përgjithësi, që institucionet e BE-së nuk duhet të marrin rolin e ndërmjetësit, vetëm nëse i ftojnë. qeverisë. Në 30 qershor lajmet që mund të vijnë nga Shqipëria mund të jenë ato të një konflikti civil. A ka ndërmend BE të ndërhyjë seriozisht? Para së gjithash, unë ua ndaloj ambasadorëve të mi, kudo, që të bëjnë deklarata për çështjet e brendshme të vendeve të tjera. I ndaloj që të bashkohen me çdo lloj deklarate të delegacionit të BE-së që merret me çështjet e brendshme, sepse, nuk është puna jonë të mbështesim një palë apo një tjetër në këtë çështje. Së dyti, Bashkimi Europian mund të bëjë rolin e
Ballkanit Perëndimor është thelbërose, sepse jemi vende fqinje. Ne ende i kujtojmë ato kohë kur dhjetëra e qindra mijëra refugjatë duhej të hynin në Hungari nga territori i Jugosllavisë, për shkak të luftës, për shkak të tensioneve, për shkak të çështjeve të pazgjidhura. Prandaj, kur flasim për mbështetjen tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, i cili është gjithashtu një çështje e jona, sepse është edhe në interesin tonë që situata të jetë e qëndrueshme. Kur është fjala për Serbinë, më duhet të them se për një kohë të gjatë, marrëdhëniet tona kanë qenë të tensionuara, madje armiqësore, do të thosha. Por para disa vitesh, ne ishim në gjendje t’i zgjidhnim këto marrëdhënie të tensionuara mes dy vendeve. Serbia është vend mik dhe aleat strategjik i Hungarisë, i cili u garanton të drejta hungarezëve më shumë se të gjitha vendet ku jetojnë komunitete kombëtare hungareze. Në shumicën e vendeve fqinje, jetojnë komunitete hungareze, por serbët u japin më shumë të drejta sesa vendet anëtare të BE-së që na rrethojnë. Pra, me Serbinë, ne ishim në gjendje t’i zgjidhnim çështjet tona. 10 vjet më parë, dukej se zgjidhja ishte e pashpresë. Pra, kjo duhet të shërbejë si nxitje, që zgjidhja e çështjeve, në dukje të pashpresa, mund të bëhet realitet, pikë së pari. Së dyti, ne duam vërtet që dialogu Beograd-Prishtinë të jetë i suksesshëm. Por, duhet t’ua lëmë atyre që të negociojnë. Dhe nëse ka një zgjidhje, ta zgjidhin si të dëshirojë. Nëse ka një zgjidhje, e cila, së pari, bazohet në mirëkuptimin e tyre të përbashkët të të dyja palëve; dhe së dyti, respekton të drejtën e ligjet ndërkombëtare, atëherë pse duhet ta kundërshtojmë. Si mund ta kundërshtojmë? Ta zgjidhin si të dëshirojnë. Pra, unë nuk dua të dal në përfundime të mundshme se si do të shkojë dialogu, sepse, sërish, nuk dua të ndërhyj në çështjet e tyre. Por, çfarëdo që përputhet me mirëkuptimin e tyre të përbashkët dhe kërkesat e të drejtës dhe ligjeve ndërkombëtare, ne nuk do ta kundërshtojmë, pa asnjë dyshim.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E diel, 30 QERSHOR 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13
E diel, 30 QERSHOR 2019
Ky 30 qershor po na mëson një gjë të rëndësishme
OPINION Nga Bashkim Shehu*
N
jë të riu që voton për herë të parë, kjo ditë, do t’i mësojë si votohej dikur; kur diktatori Hoxha thoshte dhe mburrej se diktatura e proletariatit qenka demokracia më e plotë. Partia urdhëronte e populli votonte. Çdo kuksian ka rastin të kuptoje se sa shpejt shkatërrohet e bie shteti. Kutitë e votimit të 30 qershorit, datë e rrezuar nga
dekreti i Presidentit, janë tiparet e diktaturës, të cilën e kishim lënë pas para 30 vjetësh. Zullumi, konflikti, sherri dhe përplasjet nuk janë cilësi të demokrateve të thjeshtë, as të socialistëve të thjeshtë. Nesër jemi të gjithë kuksianë, të djathte e të majtë- Ky është leksioni ynë për këdo që na nënvlerëson dhe përçmon. I mirëkuptoj njerëzit e pakët që
për të ruajtur vendin e punës, janë të detyruar të votojnë një farsë, në kundërshtim me dekretin e Presidentit.I kuptoj akoma më shumë demokratët dhe gjithë qytetaret e tjerë që nuk duan të shkojnë të përligjin shtetin e kapur nga mafia e votës, nga korrupsioni i madh dhe nga makineria e pasur e drogës. Si kryetar Bashkie dhe si kuksian me rrënjë, i ftoj qytetarët të
tregojnë vlerën më të lartë që ata kanë: kulturën dhe maturinë. Edhe pse votimet janë të paligjshme, në kemi rastin të kuptojmë që qytetarinë nuk na e marrin dot peng as me kuti, as me babëzi. Ne nuk kemi asnjë arsye tëkonfliktohemi për votime që nuk kanë asnjë peshë në demokracinë që duam.Unë ju ftoj t’i bashkoheni kauzës së Partisë
ANALZIË
Shqipëria është një rrëmujë e madhe
The Economist Fenerë kineze me fjalën ‘Ik’ shiheshin kudo nëpër qiellin e mbrëmjes. Duke mbajtur flamuj kuq e zi, flamuj të Bashkimit Europian dhe amerikanë, turma të mëdha të mbledhura përpara kryeministrisë thërrasim ‘Rama Ik! Rama Ik! Rama Ik!” Protestat e vazhdueshme dhe përplasjet mbi 30 qershorin, jo vetëm që kanë dëmtuar imazhin e vendit, por edhe kanë pakësuar shpresat për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.Që nga shkurti, në një seri protestash masive, opozita ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen. Gjatë demonstratave të ashpra, fishekzjarre dhe bomba me bojra janë hedhur vazhdimisht në drejtim të zyrës së tij. LulzimBasha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës është duke u thënë vazhdimisht mbështetësve të tij se nuk do ta lë lejojë që Shqipëria të rrëshkasë në diktaturë. Por, ndërkohë që kaosi në parlament dhe në rrugë vazhdon, gjasat e Shqipërisë për t’u përafruar me BE-në janë tanimë duke u pakësuar”, shkruan “The Economist”, duke theksuar se shtyrja e negociatave ishte një vendim i pritshëm për qeverinë Rama. Një vit më parë, BE-ja parashtroi një sërë
kushtesh për hapjen e negociatave. Më 29 maj një raport i Komisionit Europian rekomandoi nisjen e bisedimeve, por më 18 qershor disa vende të BE-së i dhanë Tiranës një goditje të madhe. Ishte një sulm i hidhur, edhe pse qeveria shqiptare e kishte pritur. Rama insistoi që përpjekjet e vendit të tij për t’u bashkuar me BE-në do të vazhdonin dhe fajësoi qeveritë europiane që u tremben partive populiste. Maqedonia e Veriut, e cila ka bërë përparim më të mirë drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, u la gjithashtu për në vjeshtë”, shton më tej gazeta. Sipas saj, situata kaotike ku ndodhet nënkupton se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak e denjë për t’u bashkuar me unionin europian. Ajo e vë theksin tek zgjedhjet lokale, duke theksuar se pas 30 qershorit, Partia Demokratike do të humbasë të gjithë ndikimin që i jepte pushteti lokal.“Më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e bashkive. Zoti Rama thotë se do të shkojë përpara, edhe pse Presidenti Ilir Meta i ka shtyrë për shkak të situatës së rënduar. Kolegji zgjedhor mbështet qeverinë, por zoti Basha thotë se zgjedhjet janë të paligjshme dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Basha po kërkon miratimin ndërkombëtar për protestat
e tij dhe bojkotin e parlamentit, por deri më tani nuk e ka marrë. Sulmet e mbështetësve demokratë në bashkitë e mbajtura nga partia e tij kanë sjellë reagime të ashpra nga qeveritë e huaja. Nëse zgjedhjet vazhdojnë, partia e zotit Basha do të humbasë vendet e punës dhe patronazhin që qeveria lokale i jep. Në të njëjtën kohë, parlamenti, në të cilin Partia Socialiste e zotit Rama ka shumicën, ka filluar lëvizjet për të shkarkuar Presidentin Meta”, shkruan gazeta britanike, e cila intervistuar edhe kryebashkiakunErionVeliaj. “Ligji”, thotë Veliaj, është shumë i qartë. Nëse përpiqesh të pengosh njerëzit të votojnë, shkon në burg “. “The Economist” thekson se Basha po përpiqet të dëshmojë se kryeministri Rama u ndihmua nga bosët e krimit të organizuar për të fituar zgjedhjet e fundit të përgjithshme, në vitin 2017. “Rama e mohon atë dhe thotë se do të padisë gazetarin PeterTiede, i cili publikoi përgjimet në gazetën gjermane Bild. Ndërkohë më 17 qershor, Basha ishte thirrur për t’iu përgjigjur akuzave për financimin e paligjshëm të partisë së tij, akuza për të cilat kreu i PD-së thotë se akuzat janë të rreme”, shkruan gazeta britanike.Ajo kujton trazirat politike të vitit 1997, duke ngritur shqetësimit se vendi ynë mund të gjendet sërish në një situatë të ngjashme. Në vitin 1997, Shqipëri u trondit nga një rënie e plotë e rendit dhe ligjit kur qytetarët rrëmbyen tanket dhe e detyruan presidentin e atëhershëm Sali Berisha të jepte dorëheqjen. Edhe pse demokracia drejt të cilës ka ecur Shqipëria e bën shumë të vështirë që një ngjarje e tillë të ndodhë përsëri, politika në Shqipëri është një biznes i pistë. Partitë kryesore janë të lidhura me klanet të paqëndrueshme. Basha thotë se armiqtë e krerëve të krimit të organizuar, të cilët janë aleatë të socialistëve, i kanë bërë atij propozime nga më tronditëset, për të cilat kreu i PD-së shprehet se i ka hedhur poshtë”, shkruan gazeta e njohur britanike. “Këtu nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim të qeverisë dhe krimit të organizuar, por për një bashkim,” thotë ai për “The Economist”.Por zoti Rama thotë se nëse akuzat e tilla janë të vërteta, Komisioni Europian nuk do të kishte rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit, megjithëse liderët e BE-së vendosën t’i shtyjnë sërish“Megjithatë situata kaotike duket se po pastrohet pak të paktën në gjykatat e Shqipërisë. Gjyqtarët dhe prokurorët po shqyrtohen për pasuri të pashpjegueshme apo lidhje me krimin e organizuar”, përfundon “The Economist”.
Demokratike për standarde euroatlantike të zgjedhjeve që kërkojnë ndëshkim të krimeve elektorale, pa manipulime, pa presione mbi administratën, pa kriminelë e drogaxhinj ordinerë! Nëse kuptoni që familja është e shenjte, atëherë keni kuptuar se atdheu është i shenjtë. Të mos i ulim vlerën duke votuar njëlloj si para viteve ‘90. *Kryetar i Bashkisë së Kukësit
ISH-KREU I SHTETIT
Ish-presidenti që dje fliste për marrëveshje, sot quan normale votimet pa opozitën
Ish-Presidenti AlfredMoisiu ka bërë sot deklarata që nuk janë në lartësinë e postit që ka mbajtur si kryetar i shtetit. Në një intervistë për “News 24”, ish-presidenti u shfaq në të njëjtën gjatësi vale me Kryeministrin Edi Rama. Politikani që ndryshoi datën e zgjedhjeve lokale kur ishte vet kryetar shteti, sepse ia kërkoi Edi Rama, sot nuk e sheh të arsyeshme ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Mesa duket, me që sot është kundër saj Edi Rama. Politikani që u detyrua të shkelte kushtetutën vetëm për tekat e çertifikatave, sot e quan shkelje kushtetuese shtyrjen e datës së zgjedhjeve që synon të shmang përplasjen civile. Ndryshimi është se tekat e certifikatave në atë kohë i kishte Edi Rama dhe sa herë që ankohet Rama nuk ka shkelje kushtetuese, por vetëm parime demokratike. Por deklaratat e AlfredMosiut, presidenti që u propozua nga opozita e sotme, janë jo korrekte jo vetëm nëse i krahasojmë me disa vite me parë, por dhe me tre ditë më parë. Ish-Presidentit, së bashku me një grup intelektualësh zhvilluan një takim ku kërkuan zgjidhjen e krizës. 30 qershori në këtë takim të tre ditëve më parë nuk quhej problem, pra mund të shtyhej. Madje edhe nga vet ish-presidenti nuk u përmend si një datë e pakalueshme. Me të drejtë, Moisu tha se e rëndësishme ishte të gjendej një zgjidhje afatgjatë dhe të shmangej përplasja. Por me qëndrimet që mbajti sot, nuk kuptohet se për çfarë kërkonte dialog AlfredMoisu. Nëse ishte i bindur se zgjedhjet ishin të drejta në 30 qershor pa opozitën, siç tha sot, për çfarë duhej dialogu! Një ish-president i zgjedhur nga e djathta dhe që është vlerësuar për qëndrimet që ka mbajtur në detyrë kundër arrogancës që kanë gjithmonë qeveritë duket shumë i njëanshëm kur sot shfaqet në krah të Edi Ramës. Pikërisht në kohën kur edhe vet në PS ka zëra kundër këtij procesi farsë. Duhet thënë se ish-presidentit në fjalë është i vetmi nga ish-krerët e shtetit të cilin qeveria “Rama” e ka mbështetur më tepër. Nuk dihet nëse qëndrimet e tij kanë lidhje me një makinë dhe një zyrë që ka marrë nga Rama?Kjo mbetet të provohet!
POLITIKE
14
E diel, 30 QERSHOR 2019
PD: Dhuna shtetërore në Dibër, nga e njëjta bandë shtetërore-kriminale që doli në përgjimet e BILD-it
Paloka dënon dhunën në Dibër: Refuzojeni, braktiseni dhe bojkotojeni Edi Ramën! P
artia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës: Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi çdo dhunim, presion, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Nënkryetari Edi Paloka deklaroi nga selia blu se Dibra është prova më e qartë e dhunës shtetërore. “Policë, forca speciale të ushtrisë me maska, pa identifikim, kanë dhunuar e terrorizuar gjatë natës qytetarët. Dhuna shtetërore në Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetërorokriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it, duke blerë vota, duke kërcënuar dhe dhunuar qytetarët, duke penguar votën e kundërshtarëve”, u shpreh Paloka. Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës, duke i nxitur të filmojnë, regjistrojnë, fotografojnë dhe denoncojnë çdo dhunim, presion, falsfikim, mashtrim që regjimi i Ramës bën. “Regjimi në ikje e Edi Ramës e ka kthyer dhunën shtetërore në mjetin kryesor që mishëron procesin kriminal, anti kushtetues dhe antiligjor të 30 Qershorit. Dibra është prova më e qartë e kësaj dhune shtetërore. Policë, njerëz mer maska dhe uniforma shteti,
por pa identifikim, si dhe forca speciale të ushtrisë me uniforma të përziera janë bërë njësh për të dhunuar, për të terrorizuar qytetarët e Dibrës dhe për t’i detyruar ata të dalin në votimet moniste dhe të paligjshme, të organizuara nga Edi Rama. Mbrëmjen e djeshme nuk ka ndodhur asgjë nga ato që policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt mashtroi. Nuk është hedhur asnjë bombë molotov. Ka pasur vetëm protestues paqësorë në të drejtën e tyre kushtetuese për të kundërshtuar rikthimin e diktaturës në vend. E vetmja që ka qenë në paligjshmëri, ishte policia, e cila ka goditur me gaz lotsjellës protestuesit paqësore. Dëshmia e infermieres kurajoze nga Dibra, rrëzon poshtë propagandën dhe mashtrimet luftënxitëse të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës. Infermierja tha të vërtetën se policët nuk janë lënduar nga protestuesit paqësorë, por nga vetë kolegët e tyre. Në dhunim të rëndë të ligjit, policia dhe forca të paidentifikueshme, të pajisura me armatim ushtarak dhe jo policor, kanë ndërhyrë si banditë në familjen Kaloshi në Dibër, duke arrestuar dhe dhunuar në orën 03.00 të mëngjesit disa anëtarë të kësaj familjeje. Ata
kanë goditur me gaz lotsjellës dhe janë treguar barbarë kundër grave dhe fëmijëve, duke i goditur dhe duke i ndaluar të marrin menjëherë ndihmën e shpejtë. Arsyeja e vetme e kësaj dhune shtetërore dhe kriminale është se anëtarët e familjes Kaloshi janë kundërshtarë politikë të regjimit të Edi Ramës. Dhuna shtetërore në
Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetëroro-kriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it, duke blerë vota, duke kërcënuar dhe dhunuar qytetarët, duke penguar votën e kundërshtarëve. Në vend që Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditë të tjerë të ishin pas hekurave të burgut për shkatërrimin e procesit zgjedhor të Dibrës, ata janë janë të lirë
dhe po organizojnë farsën e së dielës dhe dhunën shtetërore për llogari të Edi Ramës. Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditët me apo pa uniformë, me apo pa maska janë simbolet e Edi Ramës për 30 Qershorin në Dibër. Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka. Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgjatur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit. Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës. Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën! Sfidojeni dhe mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimit që po vjen!”, deklaroi dje Edi Paloka.
PD: MARSHIMI PROTESTË I OPOZITËS, U PROVOKUA NGA POLICË CIVILË DHE TË PANJOHUR, TË INFILTRUAR NGA POLICIA
“Lëre të vdesë’, Gjunkshi: Rama urdhëroi terror në Dibër, policia dhunoi nënë e bir
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi akuzon policinë se ka ushtruar dhunë e terror në Dibër mbrëmjen e së premtes, ku sipas tij, ishin policët e infiltruar ata që provokuan përplasjet me qytetarët që po protestonin para KZAZ-së së Dibrës. Në një deklaratë për mediat pas përplasjeve në KZAZ nr. 19 në Dibër, Gjunkshi deklaron se policë me maska kanë shqyer dyert, kanë kontrolluar dhe kanë shoqëruar 12 qytetarë. Sipas tij, në fshatin Tomin është goditur një grua e cila ndodhet në gjendje të rëndë si dhe djali 14-vjeçar,
pasi ka tentuar t’i japë ndihmës nënës duke i thënë “lëre të vdesë aty”. Ai i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të lërë mënjanë planet e kryeministrit për të shantazhuar opozitën. Gjunkshi thotë se protesta ishte në formën e marshimit, e qetë dhe qytetare, por se u provokua nga policë civilë dhe të panjohur, të infiltruar nga policia. “Në shkelje të plotë të ligjit, policë me maska të veshur si terroristë kanë shqyer dyert, kanë kontrolluar dhe kanë shoqëruar 12 qytetarë. Kundrejt personave të shoqëruar dhe familjarëve të tyre është ushtruar dhunë fizike, çka
është e pa pranueshme. Kontrollet kanë vijuar nga ora 02:30 e natës e në vazhdim, duke goditur e masakruar gra e fëmijë. Në fshatin Tomin është goditur një grua e cila vazhdon të jetë ende në gjendje të rëndë, madje policia ka goditur edhe djalin 14-vjeçar i cili ka tentuar ti japë ndihmë nënës së tij dhe nuk është lejuar ta çojë në spital, duke i thënë ‘lëre të vdesë aty’. Në fshatin Kandër në orën 03:37 min, policia ka hedhur gaz lotsjellës brenda në një banesë duke helmuar burra gra e fëmijë në gjumë. I bëjmë thirrje kamikazit Lleshaj, të lerë mënjanë planet e Ramës për të shantazhuar opozitën. Edhe një herë informojmë opinionin publik se; Protesta ishte në formën e marshimit, shumë e qetë dhe qytetare. Provokimet ishin të gjitha nga policë civilë dhe persona të pa njohur të infiltruar nga policia, gjë e cila u konstatua që në fillim të protestës. Nga ana e protestuesve nuk është lënduar,
dëmtuar asnjë punonjës i policisë së shtetit apo qoftë edhe një qytetar i thjeshtë. Deklarata në ngutje e sipër e Ministrit Lleshaj dhe policisë së shtetit, ka qenë tërësisht një mashtrim dhe një turp shumë i madh. Lëndimet e policëve, gazetarëve dhe qytetarëve, kanë ardhur nga sasia e tepërt e gazit lotsjellës që është përdorur. Gjatë gjithë kohës qytetarët kanë ndihmuar policët, që ishin të pa përgatitur për përdorim gazi. Protestuesit nuk kanë dëmtuar asnjë xham, asnjë objekt shtetëror apo biznes privat, për pasojë gjithë kjo dhunë policore është e pa ligjshme, e pa nevojshme, e pa justifikueshme dhe provokuese. Partia Demokratike distancohet dhe dënon ashpër veprimet provokuese, të dhunshme të cilat bien në kundërshtim me ligjin. I bëjmë thirrje policisë së shtetit dhe organizatës së dosjes 184, të mos provokojë qytetarët e Dibrës. Prej më shumë se 7 orësh policia nuk
lejon avokatin të takojë qytetarët e shoqëruar. Ndaj të shoqëruarve Brenda ambienteve të policisë është ushtruar dhe po ushtrohet dhunë dhe tortura fizike. Oficeri Bujar Alla po i merr për deklarim të shoqëruarit, pa praninë e avokatit. Krejtësisht në kundërshtim me kodin e procedurës penale. Një paralajmërim për Drejtorin e Policisë vendore të Qarkut Dibër, Skënder Kalemaj i cili ka provokuar haptas protestuesit, ka sharë, fyer dhe ofenduar rëndë, duke përdorur një fjalor banal, jashtë etike, të pa pranueshëm për një oficer policie. Nga burimet tona, që disponojmë deri në këto momente në KZAZ nr. 19 nuk ka pasur materiale zgjedhore. E gjitha kjo ka qene një provokim nga ana e policisë pasi kjo vërtetohet se edhe në këto momente mjetet e ushtrisë po transportojnë materialet zgjedhore nga Bulqiza drejt Peshkopisë”, deklaroi dje ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi.
AKTUALITET Pas finalizimit të 4 provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët duhet të ndjekin procedurën 15
E diel, 30 QERSHOR 2019
për regjistrimin në Universitet, në një nga 10 degët e studimit që ata kanë përzgjedhur
P
as notës të provimit të gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, dje dolën notat e provimit të tretë të Maturës Shtetërore 2019, atij të matematikës. Provimi u zhvillua më datë 17 qershor dhe sipas rregullores së maturës janë publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore brenda afatit prej 15 ditësh pas përfundimit të provimit. 1 mijë maturantë nuk kanë mundur të kalojnë testin duke rezultuar mbetës. Ndërkohë që vetëm 31 maturantë kanë mundur të marrin 10 në matematikë. Provimi i matematikës vijon të jetë më i vështiri i maturantëve. Referuar të dhënave nga MAS nota mesatare e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë në rang vendi është 6.5. Pas finalizimit të 4 provimeve të Maturës Shtetërore, maturantët duhet të ndjekin procedurën për regjistrimin në Universitet, në një nga 10 degët e studimit që ata kanë përzgjedhur. Maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e postës shqiptare nga data 27 qershor deri më 25 korrik. Portali U-albania nuk do të pranojë aplikime nga maturantët, të cilët nuk plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit. Raundi i dytë Raundi i dytë i aplikimeve do të nis në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet
Del nota e matematikës, 1 mijë maturantë mbetës PROVIMI “1 mijë maturantë nuk kanë mundur të kalojnë testin duke rezultuar mbetës. Ndërkohë që vetëm 31 maturantë kanë mundur të marrin 10 në matematikë. Provimi i matematikës vijon të jetë më i vështiri i maturantëve. Referuar të dhënave nga MAS nota mesatare e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë në rang vendi është 6.5”.
online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/ A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore por që a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë b)
kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U-Albania. Raundi i tretë Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të
MORINË
Lumë mjetesh, bllokohet dogana
Mëngjesin e së shtunës, rruga e Kombit ngjante me një lum mjetesh, ndërsa në kufirin Shqipëri-Kosovë, mijëra shqiptarë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën. Nga mëngjesi deri në orën 10:00 raportohen se kanë kaluar doganën mbi 7 mijë pushues nga Kosova. Mësohet se policia e kufirit ka punuar me procedurë të përshpejtuar, duke lehtësuar qarkullimin për të shmangur vonesat në kufi. Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë ditëve të fundit, ku destinacioni më i preferuar mbetet Shëngjini dhe Velipoja, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike.
BASHKIA
N
jë nga problemet më të mëdha me të cilat përballen prindërit pas mbarimit të shkollës, është organizimi i orareve të fëmijëve në kohën që ata punojnë. Përveç 10 apo 14 ditë plazh, pjesën tjetër të kohës fëmijët e kalojnë me gjyshërit. Në rastet kur një gjë e tillë lejohet, prindërit marrin fëmijët në punë. Koha e tyre nuk është aspak kreative dhe çlodhëse por e mbyllur në ekranet e smartfone. Në Elbasan, bashkia në bashkëpunim me organizatat jofitim-prurëse kanë filluar të krijojnë kampet verore. Këto kampe janë pa pagesë dhe të fokusuara kryesisht në kategoritë e familjeve në vështirësi social ekonomike. “I filluam kampet verore në kopshte. Sot ishim në kopshtin nr.12 ku në bashkëpunim me Këshillin Rinor organizuam lojëra dhe aktivitete të
bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë b) kanë kryer procesin e aplikimit online
në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër.
Nisin kampet verore për fëmijët e Elbasanit
larmishme për fëmijë. Jo vetëm që kopshtet qëndrojnë të hapura gjatë gjithë verës por organizimi i këtyre aktiviteteve do ta bëjë
më të larmishme veprimtarinë e fëmijëve duke i argëtuar ata dhe duke e shndërruar verën në një stinë lojërash dhe gëzimi”.
AKTUALITET
16
E diel, 30 QERSHOR 2019
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka nisur intensivisht inspektimet në zonën bregdetare. Sipas AKU-së inspektimet më të shumta janë kryer në qarkun e Durrësit, Vlorës
N
ë vijim të kontrolleve që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë për të siguar produktet që konsumojnë pushuesit, një tjetër subjekt që tregton në një zonë turistike është gjobitur. Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, në kuadrin e garantimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik, gjobiti dhe mbylli një nga tre subjektet pa kushte higjienosanitare dhe me produkte të skaduara. Sipas AKU-së, nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Market” me aktivitet “Tregtim produktesh ushqimore” Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë të palicencuar. Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse. “Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “A.H” me aktivitet “Restorant” Golem, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjenosanitare; produkte me afat të kaluar përdorimi; si dhe subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrolli (HACCP). Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative “Gjobë” me vlerën totale 900,000 lekë; “Bllokimi i aktivitetit” dhe “Bllokimi i produkteve” të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre”, thekson AKU. Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në subjektin “I.H.G” me aktivitet “Restorant (produkte mixe)” Tiranë, u konstatua se subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP). “Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerën totale 100,000 lekë për mungesë të implementimit të
AKU kontrolle intensive në markete, mbyllet një restorant në Golem
AKSIONI “Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Market” me aktivitet “Tregtim produktesh ushqimore” Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë të palicencuar. Për shkeljen e konstatuar, AKU mori masën administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse”.
KONTROLLET “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm. Sigurimi i standardeve ushqimore vazhdon të jetë një sfidë, e sidomos në sezonin turistik”.
planit të vetëkontrollit (HACCP)”, shprehet AKU. Au t o r i t e t i Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm. Sigurimi i standardeve ushqimore vazhdon të jetë një sfidë, e sidomos në
sezonin turistik pasi shumë qytete të Shqipërisë kanë nsiur të mbushen plot me turistë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka nisur intensivisht inspektimet në zonën bregdetare. Sipas AKUsë inspektimet më të shumta janë kryer në qarkun e Durrësit, Vlorës, ndërsa produktet që më së shumti janë sekuestruar jashtë standardeve ushqimore kanë qenë ato me prejardhje jo shtazore, specifikisht pijet
SITUATA
MINISTRIA
Paketa shëndetësore falas në 40 spitale publike
Pacientët përfitojnë falas ekzaminime të ndryshme, pjesë e paketave të shërbimeve spitalore që Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor financon në 40 spitale publike. Sipas shifrave të bëra publike, vetëm gjatë 5 muajve të parë të 2019 në spitalet rajonale, bashkiake dhe ato universitare janë kryer 23.797 ekzaminime radiologjike dhe endoskopike, 818.501 ekzaminime ambulatorike, 71.035 vizita okulistike, 7.680 rezonanca magnetike. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se këto paketa financohen për efekt të mbulimit shëndetësor universal.
e ndryshme. Drejtoresha e Shërbimeve në AKU, Arsiola Dyrmishi tregon se vetëm gjatë sezonit turistik do kryhen 20% më shumë kontrolle në zonat bregdetare. Shkeljet më të shumta janë konstatuar mbi kushtet higjeno-sanitare dhe në raste të tilla ka pasur mbyllje të aktivitetit. Ndërsa shitja e produkteve jashtë datës së skadencës vazhdon të jetë një problematikë e vazhdueshme. “Shkeljet janë klasifikuar sipas
tipologjisë. Kemi pasur raste kur operatorët ushqimorë nuk kanë pasur dokumentacionin shoqërues për produktin. Ka pasur raste të produkteve jashtë afatit të përdorimit dhe nuk ka pasur vetëm masën me gjobë. Kemi pasur probleme me kushtet higjeno sanitare dhe kemi marrë masa deri në bllokimin e aktivitetit”, shprehet Dyrmishi. Produktet e shumta që tregtohen jashtë çdo standardi, e sidomos të produkteve që vijnë nga jashtë kanë rritur gatishmërinë e institucioneve për të kryer sa më shumë kontrolle. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë këtij viti ka kryer 115 inspektime më shumë nga vitet e kaluara.
E
dhe këtë vit, një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur ti kalojnë pushimet jashtë vendit. Përfaqësuesit e agjensive turistike, pohojnë se kërkesat janë rritur me 30%, ndërsa vendi më i preferuar mbetet Turqia. Kërkesat për të pushuar jashtë vendit tregojnë se menaxherët turistikë janë rritur me 30%, ndonëse pritshmëritë e tyre ishin më të mëdha. Turqia mbetet e para në listën e preferencave dhe kjo për shkak të ofertës turistike megjithëkëtë nuk mungojnë dhe prenotimet për në Maldive. Çmimet e paketave turistike sipas përfaqësuesve të agjencive këtë sezon veror janë 5 deri në 10 % më të larta se vitin e shkuar. Edhe Shqipëria është destinacion kryesor. Këtë fundjavë ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, kanë patur shumë vizitorë nga Kosova dhe turistë të huaj. Brenda pak
Shqiptarët zgjedhin t’i kalojnë pushimet jashtë
kohësh këto dy pika turistike janë kthyer në destinacionet më të kërkuara për pushuesit. Të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe turistë të huaj do të eksplorojnë
bukuritë që ofron ishulli. Udhëtimi zgjat jo më shumë se 50 minuta nga porti i Vlorës. Me pamjet që ofron bregdeti jonian të rinjte argëtohen me muzikë dhe kërcim.
AKTUALITET
17
E diel, 30 QERSHOR 2019
Kujtomë se banorët e Floqit prej disa javësh kanë braktisur banesat e tyre dhe po qëndrojnë në çadrat dhe ambientet e krijuara nga Forcat e Armatosura shqiptare dhe të Emergjencave Civile
K
orça nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Gjatë ditës së shtunë, u shënuan 18 lëkundje ku më e madhja ishte 4.2 e shkallës Rihter më epiqendër fshatin Arrëz në Korçë. Ky tërmet ka rënë gjatë orës 14:36. Ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në fshatrat Floq dhe Qafzëz. Lëkundja e parë e shënuar ka qenë 3.6 ballë i shkallës rihter dhe ka rënë në lindje të Nikolicës në Korçë rreth orës 12:44. Thellësia e tërmetit të parë mësohet se ka qenë rreth 10 km. Ndërsa lëkundja e fundit është shënuar në orën 20:08 me epiqendër Nikolicën e Korçës. Shkalla e lëkundjes ka qenë 3.6 ballë. Kujtomë se banorët e Floqit prej disa javësh kanë braktisur banesat e tyre dhe po qëndrojnë në çadrat dhe ambientet e krijuara nga Forcat e Armatosura shqiptare dhe të Emergjencave Civile. Ndërkohë për sa u përket banesave të prishura nga lëkundjet e tërmeteve, qeveria ka premtuar se do të dëmshpërblehen të gjithë. Në këtë nismë janë përfshirë edhe bashkitë e drejtuar nga PS. Në datë 5 qershor vetë kryeministri Edi Rama, pa nga afër situatën e krijuar teksa i premtoi banorëve se dëmet do të llogariten dhe të gjitha shtëpitë e ndërtuara do të rindërtohen brenda verës. Situata Banorët e fshatit Floq që mbetën në qiell të hapur si pasojë e tërmetit janë sistemuar në
Tërmetet “nuk ikin” nga Korça, 18 lëkundje në 24 orë TËRMETET “Korça nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Gjatë ditës së shtunë, u shënuan 18 lëkundje ku më e madhja ishte 4.2 e shkallës Rihter më epiqendër fshatin Arrëz në Korçë. Ky tërmet ka rënë gjatë orës 14:36. Ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në fshatrat Floq dhe Qafzëz. Lëkundja e parë e shënuar ka qenë 3.6 ballë i shkallës rihter dhe ka rënë në lindje të Nikolicës në Korçë rreth orës 12:44”.
BANORËT ambiente të ndryshme. 25 persona kryesisht nëna me fëmijë dhe të moshuar u strehuan nga fondacionet në Korçë, 45 persona u akomoduan në ambientet e përshtatura të shkollës për qëndrimin e përkohshëm, ndërsa 70 persona vijojnë të qëndrojnë në çadra. Frika nga përsëritja e tërmeteve por edhe shqetësimi për gjënë e gjallë i ka kushtëzuar lëvizjet e banorëve të cilët refuzojnë të lënë fshatin. Shqetësimi më i madh banorëve mbeten shtëpitë
BANKA
Kredia për biznesin u rrit në 327 miliardë lekë
Portofoli i kredisë për biznesin u rrit në 327 miliardë lekë në fund të muajit maj, ose 2,5% më shumë ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se kreditimi i biznesit përbën rreth 60% të portofolit total të kredisë për ekonominë e vendit. Pas një procesi disavjeçar të pastrimit të portofolit nga kreditë e këqija, ky segment i tregut duket se po gjen një frymëmarrjeje të re në drejtim të huamarrjes. Banka e Shqipërisë gjatë këtij viti është shprehur optimiste për rritjen e kreditimit të ekonomisë. Në veçanti, mbyllja e ristrukturimit të sistemit përmes disa shitblerjeve të rëndësishme, pritet ta kthejë fokusin e bankave drejt zgjerimit të biznesit dhe të rrisë ofertën për kredi.
që janë bërë të pabanueshme ndërsa ende jetojnë me frikën e tërmeteve të tjera. Në Korçë kohë më parë, u zhvillua edhe mbledhja e shtabit të emergjencave, ku u lanë detyrat për menaxhimin e situatës. Banorët Pjesa më e madhe e familjeve të dëmtuara nga tërmetet në zonën e Floqit, janë zhvendosur nga çadrat, në shkollën e fshatit dhe në dy qendra sociale në Korçë. Ata kërkojnë rindërtimin
e shtëpive, ashtu siç u premtoi kryeministri Edi Rama. Disa prej banorëve të zonës së Floqit janë zhvendosur nga çadrat në ambientet e shkollës së fshatit dhe në dy qendra sociale të Korçës. Janë të kënaqur me kushtet e ofruara aty por mendjen e kanë tek shtëpia e shembur nga lëkundjet e forta sizmike. Kurse pjesa tjetër e banorëve ndodhen ende në çadra. Furnizimi me ushqime nuk u ka munguar por presin që shtëpitë e tyre të rindërtohen sa më shpejt.
“Shqetësimi më i madh banorëve mbeten shtëpitë që janë bërë të pabanueshme ndërsa ende jetojnë me frikën e tërmeteve të tjera. Në Korçë kohë më parë, u zhvillua edhe mbledhja e shtabit të emergjencave, ku u lanë detyrat për menaxhimin e situatës. Ndërkohë banorët do të strehohen të gjithë në ambiente të përkohshme deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare”.
SITUATA
Shqiptarët i vaksinojnë fëmijët por janë mosbesues Mosbesimi publik ndaj vaksinave, do të thotë se bota po ndërmerr një hap pas në luftën kundër sëmundjeve infektive vdekjeprurëse, të cilat mund të parandalohen. Paralajmërimi vjen nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës, që kanë kryer studimin më të madh global, i cili tregon se ka besueshmëri të ulët në disa rajone. “Ngurrimi i vaksinimit ka një potencial, të paktën në disa vende, që të pengojë progresin real që bota ka bërë në kontrollin e sëmundjeve të parandalueshme. Çdo rigjallërim i këtyre sëmundjeve është një hap i papranueshëm prapa”, tha Ann Lindstrand, eksperte imunizimi në OBSH. Sa i përket Shqipërisë, situata mund të konsiderohet pozitive: 63% e qytetarëve mendojnë se vaksinimi është i sigurt, ndërsa 13% besojnë të kundërtën. Krahasuar me shtetet
e Europës Jugore, vendi ynë ka një nivel më të ulët besueshmërie. Ndërsa kur vjen puna te fëmijët, shqiptarët janë më të ndjeshëm pasi 96% e të anketuarve mendojnë se vaksinimi i tyre është i rëndësishëm. Shqiptarët janë mosbesues edhe për shkencën: vetëm 10% e të anketuarve kanë besueshmëri të lartë, 46% besueshmëritë mesme
dhe 39 të ulët. Organizata Botërore e Shëndetësisë liston hezitimin e vaksinimit si një ndër 10 kërcënimet për shëndetin botëror. Studimi zbuloi se shtetet më të pasura kanë besim të ulët tek vaksinimi. Një ndër sëmundjet infektive që parandalon vaksinimi është fruthi, që kohëve të fundit ka gjetur një shpërndarje të gjerë në botë.
KULTURE Muzeu Historik Kombëtar ka çelur për publikun ekspozitën me titull “Trashëgimia shpirtërore përmes instrumenteve muzikore”. Ekspozita është e përbërë me objekte origjinale nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar. Midis tyre ndodhen objekte të personaliteteve shqiptare, si dorëshkrimi i Hilë Mosit, oboe e Fan Nolit, violina të Heronjve të Popullit, Qemal Stafa dhe Ylbere Bylykbashi etj. Ndër të tjerash, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh për këtë ekspozitë se, “midis tipologjive kryesore të trashëgimisë shpirtërore shqiptare përfshihen këngët dhe vallet, meloditë dhe ritet e ndryshme, proza dhe poezia popullore, shfaqjet dhe lojërat popullore, si dhe instrumentet e nevojshme për shoqërimin e tyre. Lidhur me instrumentet popullore duhet thënë se ka lloje të ndryshme që përfshihen në instrumentet idiofone, membranofone dhe kordeofone. Pjesa më e madhe e objekteve të përfshira në ekspozitë janë veglat kordeofone, ku hyjnë ato
18 E diel, 30 QERSHOR 2019
Trashëgimia shpirtërore përmes instrumenteve muzikore
vegla të cilat nxjerrin tinguj nga vibracionet e kordave. Ndër to mund të përmendim çiftelitë, lahutat etj. Në ekspozitën e çelur, publiku do të gjejë vegla frymore (membra-
nofone) si fyelli, cylja, zamare etj. Nuk mund të mungojë gjinia e veglave idiofone, ku hyjnë mjetet kumbuese që nxjerrin tinguj nga vibracionet e trupit të
tyre të ngurtë nëpërmjet tundjes”. Ndërsa akademiku dhe muzikologu i njohur Vasil Tole theksoi se: “Ndjej një kënaqësi të veçantë që marr pjesë në këtë ekspozitë të
një rëndësie të veçantë. Ju ftoj të gjithëve që ta konsideroni këtë event si një pjesë të pasurisë humane të popullit tonë. Të huajt, gjithnjë e kanë pasqyruar shqiptarin tradicional të veshur me kostum popullor dhe me një armë në brez, por në të vërtetë përveç armës, traditë për shqiptarin ka qenë edhe vegla muzikore. Instrumenti kishte një peshë të madhe në traditën popullore. Mjeshtëria e veglave tradicionale po shkon drejt zhdukjes, ndaj kjo ekspozitë duhet të na ndërgjegjësojë së tepërmi në mbajtjen gjallë të kësaj tradite popullore”. Ekspozita u çel me qëllimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë shpirtërore të krijuar nga shqiptarët ndër shekuj. Këto vlera, unike dhe të shumëllojshme për nga mënyra e krijimit, përçimit dhe realizimit të tyre, përbëjnë një nga shtyllat e identitetit kulturor të shqiptarëve.
Filmi “Zgjoi”, bashkëprodhimi i parë zyrtar mes Kosovës dhe Zvicrës
Artanja Myqelefi fiton festivalin e këngës për fëmijë në Elbasan
P
ër të 33-in vit me radhë nën kujdesin e veçantë të bashkisë së Elbasanit, organizohet festivali i fëmijëve. Edhe këtë vit, salla e Teatrit “ Skampa” ka pritur me qindra fëmijë të cilët kanë dëgjuar përreth 90 minuta këngët e artistëve të vegjël elbasanas në skenën e madhe dhe të bukur të këtij teatri. Në fund edhe pse ishte pak e vështirë, juria vendosi që të vlerësojë me çmim të parë këngën “Edhe frutat do ti dua” të kompozitorit Armando Broshka, kënduar me mjaft talent nga vogëlushja Artanja Myqelefi. I kthyer tashmë në traditë, Festivali i 33 – të për fëmijë, organizohet nga bashkia Elbasan dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve I cili ka si qëllim evidentimin e talenteve të reja që në moshë të vogël. Kjo traditë promovon talentet e reja të cilat përfaqësohen në skena më të mëdha kombëtare. Festivali i 33- për fëmijë mbështetet tek krijimtaria e kompozitorëve elbasanas dhe jo vetëm, ndërkohë që këtë vit në finalen e madhe të festivalit u interpretuan 12 këngë. Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Elbasan, Martin Kushin tha se “ kjo ishte një natë emocionuese e cila nxori në pah vlerat artistike tek fëmijët në këtë edicion të 33-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë”. Çmimet e dyta shkuan për Kamela Bajrami me këngën “Ngrita zërin” dhe Sergita Varfi me këngën “Bota ime”, ndërsa çmimi i tretë për Laura Borici dhe Noel Hoxhollin.
Filmi “Zgjoi” me regji dhe skenar nga Blerta Basholli dhe producent Yll Uka mbështetet nga tri fonde të tjera: nga Zvicra – Fondi Shtetëror (Federal office Culture OFC), Cinéforom nga kantoni i Géneves si dhe nga Televizioni Nacional Zviceran RTS, i cili është njëkohësisht edhe bashkëprodhues, thuhet në një komunikatë të Qendrës Kinematografike të Kosovës. Filmi pëcjell Fahrijen, e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes së saj në një
ambient tradicional patriarkal, ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve, që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jet-
uar në një situatë të re për të. Ky është koproduksioni i parë zyrtar Kosovë-Zvicër, duke qenë njëkohësisht i mbçshtetur edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia, që e bën një bashkëprodhim mes katër shteteve. Producent të tjerë të filmit janë: producenti ekzekutiv Valon Bajgora, bashkëproducentët Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Paskal Semini dhe Agon Uka. Aktorët në rolet kryesore janë: Yllka Gashi, Çun Lajçi, Kaona Sylejmani, Mal Safqiu, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Blerta Ismaili, Molikë Maxhuni, Valire Zeneli etj.
Filmi “Bohemian Rhapsody” i sjell shitje magjike grupit “Queen” Rock bendi britanik “Queen” ka shitur më shumë albume në Amerikën e Veriut sesa çdo artist tjetër në gjysmën e parë të vitit 2019, ndërkohë që muzika e shfaqur në filma dhe televizione i ngriti shifrat e streamingut dhe shkarkimeve në qiell.Një raport gjysmëvjeçar nga Nielsen Music, i publikuar të enjten, tha se kolona zanore e muzikorit “Bohemian Rhapsody”, i cili i fitoi katër “Oscarë” në shkurt, ishte kënga më e shitur rock gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, ndërsa kompilacioni “Greatest Hits 1 i Queen” vjen në vendin e dytë.
”Queen” i ka shitur më shumë se 731.000 albume, më shumë se çdo artist tjetër, si dhe më së shumti këngë digjitale me më shumë se 1.3 milionë shkarkime, tha Nielsen.”Queen” në shkurt u bë rock bendi i parë që e hapi ceremoninë për Oscar kur e filloi ceremoninë vjetore në Hollywood me një performancë live të We Will Rock You dhe We Are the Champions. Performanca e “nxehtë” e Lady Gaga dhe aktorit-regjisorit Bradley Cooper në skenën e “Oscarit” për duetin e tyre fitues Shallow nga A Star is Born gjithashtu i rriti shitjet. Balada romantike i
ka pasur 648.000 shkarkime të versionit digjital deri më tani sivjet, tha raporti. Biopiku i Elton Johnit “Rocketman” e pati një rritje prej 138% në shitjet e albumeve për kantautorin britanik në javën e parë pas shfaqjes së filmit më 31 maj. Bashkëpunimi i reperit Post Malone me Swae Lee për këngën Sunflower arriti në krye të top listës Billboard Hot 100 në janar pasi u paraqit në filmin e animuar “Spider-Man: Into the SpiderVerse”. Kënga e pati një rritje prej 170% në radiotransmetime, ndërsa videoja është shikuar më shumë se 642 milionë herë në YouTube.
SHOWBIZ
19 E diel, 30 QERSHOR 2019
Detaje shokuese nga lidhja e Pamela Anderson me futbollistin Adil Rami Aktorja e njohur Pamela Anderson deklaroi pak ditë më parë ndarjen nga i dashuri i saj Adil Rami, pasi ky i fundit sipas saj e tradhtonte. Megjithatë ai pas këtyre akuzave u shpreh në një postim se nuk e kishte tradhtuar aktoren. Mesa duket lufta e tyre në rrjete sociale nuk ka përfunduar. Anderson publikoi disa emaile të shkëmbyera me ishpartneren e tij, Sidonie Biemont, e cila është dhe mamaja e dy fëmijëve të futbollistit. “Ata duhet të më vënë në gjumë që të më bëjnë gjilpërat…duart e mia po bëheshin më mirë…por ai më lëndoi sërish kur ishim në hotel. Kur u acarua me mua se e pyeta pse duhet të rrija në dhomë dhe të bëja gati rrobat ndërkohë që ai ishte tek eventi i hotelit me familjet e “lojtarëve”(që tradhtojnë).”– shkruante Pamela asokohe. Ajo tregonte sesi Rami i kishte thyer të dyja duart dhe e kishte rrotulluar duke e kapur prej
Habit Naomi Campbell: Mund të rri ditë pa ngrënë
flokësh, gjatë një zënke mes tyre verën që lamë pas. Aktorja e ka nisur komunikimin me ish-partneren e tij për t’i ofruar mbështetje, ndërkohë që ajo i tregoi se kishte ende marrëdhënie seksuale me futbollistin Rami. Ish-partnerja e futbollistit i ka thënë aktores se ai ishte shprehur se lidhja me Anderson ishte thjesht për publicitet. Gjithashtu, Rami kishte gënjyer teksa thoshte që ishin vetëm miq dhe nuk jetonte me Pamelën. “Më vjen
shumë keq. Kam më shumë se 2 vjet që jetoj me të. Asnjëherë nuk kam takuar një burrë si ai. Që jeton jetë të shumëfishtë. Jam e shokuar. Më vjen shumë keq për ty dhe djemtë e tu. Unë po e lë. Për mirë këtë herë. Nuk mund ta përballoj më. Kam provuar 10 herë që ta lë, por ai gjithnjë më gjen dhe më përgjërohet të kthehem.”- ishte dhe përgjigja e aktores. Nuk dihet sesi do të reagojë futbollisti pas këtyre postimeve të aktores.
Elvana Gjata dhe Capital T i befasojnë të gjithë, bëhen bashkë për hitin e verës Elvana Gjata dhe Capital T duket se janë bërë bashkë për të sjellë hitin e kësaj vere. Pas suksesit të këngës me titull ‘Lejla’, dyshja e artistëve ka
bashkëpunuar sërish për të sjellë një projekt të ri muzikor për muajt e nxehtë të verës. ‘Prive’ ka zbuluar se xhirimet e videoklipit më të fundit i cili
pritet të publikohet ditën e sotme, janë bërë në Turqi. Pak ditë më parë, Elvana zbuloi një pjesë të ‘look-ut’ të saj në këtë videoklip, për të cilin ishin kujdesur si gjithmonë stilisti Valdrin Sahiti dhe artistët e ‘makeup-it’ Kaçi&Sellma. Me një pamje ekstravagante dhe ndryshe nga çdo paraqitje e mëparshme e saj, Gjata bëri që gjithë sytë të kthehen menjëherë nga ajo. Ndërsa Capital T preferoi të publikojë vetëm një shkrim në ‘Instastory’, duke paralajmëruar atë që do të sillte për fansat e tij. “Qetësia para stuhisë”-, shkroi artisti në një postim të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”. “Prive” ka zbuluar gjithashtu se artistja e dashur për publikun shqiptar, do të sjellë edhe 2 projekte të tjera për këtë sezon vere, ndërsa më poshtë ju sjellim një pjesë të xhirimeve të klipit nga i cili na ndajnë shumë pak orë.
Supermodelja Naomi Campbell ka lënë pa fjalë në intervistën e saj të fundit kur është shprehur se ajo mund të qëndrojë me ditë pa ngrënë. Në një intervistë për “Lorraine” Naomi është shprehur që ha bazuar në gjendjen që ajo është atë ditë. “Unë ha kur më hahet. Nuk e lë veten të ngordh urie. Nëse dua të rri një ditë pa ngrënë, e bëj dhe thjesht konsumoj ujë ose pije. Varet se si ndihem. Kur është nxehtë, ndonjëherë nuk ha, thjesht dua të konsumoj lëngje. Është shumë vapë. Nuk është asnjëherë e planifikuar. Mund të jetë një ditë, mund të jenë dy ditë në javë. Thjesht si të ndihem,”tha Naomi. Më herët në vitin 2010 ajo ka thënë në emisionin e Oprah Winfrey që rreth tre herë në vit bënte një dietë shumë kufizuese, të quajtur “The Master Cleanse”. Dieta konsistonte vetëm në konsumimin e tre pijeve- limonadë, ujë dhe çaj laksativ. “Periudha më e gjatë që e kam bërë ka qenë 18 ditë. Është mirë ta pastrosh trupin njëherë në disa kohë. Sa i përket stërvitjes ‘pantera e zezë’ u shpreh se e ka nisur vetëm 2 vitet e fundit.
Pirro Çako zbulon të dashurën simpatike 20 vite më të re Stafi i të “Dielës Shqiptare” pak ditë më parë u zhvendos në jug të Shqipërisë për të xhiruar puntatën e fundit të emisionit. Juliana Pasha, Venera Lumani, Isli Islami e Pirro Çako do të jenë disa prej të ftuarve speciale për këtë puntatë dhe duket se do të jetë mjaft dinamike, mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë drekës, ka qenë e dashura bionde e Pirros. Kantautori ka vendosur që për herë të parë të shfaqet në publik pranë të dashurës së tij. Pirro dhe biondja simpatike duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe ne mezi po presim që të shohim momentet e tyre në televizion. Bukuroshja në fjalë është punonjëse në gjykatën e Tiranës dhe duket të jetë rreth 20 vite më e re.
Pas Barbadosit, Marina dhe Geti zhvendosen në një tjetër zonë tropikale Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po vazhdojnë pushimet. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi për disa ditë me radhë kanë qëndruar në Barbados. Dyshja kanë kaluar momente të paharruara atje, ndërsa nuk i kanë kursyer fotografitë në rrjete sociale. Me të përfunduar pushimet në Barbados, Geti dhe Marina udhëtuan në një tjetër destinacion, kësaj radhe në Antigua. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes një fotografie që e postoi në Instagram, ku shfaqet duke u freskuar me një pije.
SPORT
20
E diel, 30 QERSHOR 2019
Dy lojtarët e kombëtares sonë pritet të ndryshojnë skuadër gjatë kësaj vere
Rozalb Lika
E
lseid Hysaj dhe Etrit Berisha do të kalojnë një verë aspak të qetë, pasi janë në pritje që të mësojnë destinacionin e tyre të ardhshëm. Gazeta italiane “Tuttosport” shkruan se Juventusi ka vendosur që të heqë dorë nga Elseid Hysaj, i cili pritet që të largohet nga Napoli. Futbollisti i kombëtares sonë edhe pse është një nga besnikët e trajnerit Sarri, vlerësohet 25 milionë euro, një shifër që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend që ta investojnë për të. Kjo shifër, megjithatë, mund të paguhet nga Atletico Madrid, që është në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë. Hysaj në këtë mënyrë do të realizojë dëshirën për të luajtur ne një skuadër, ku mund të luajë për të fituar trofe, krejt ndryshe nga çka ndodhur me Napolin. De Laurentiis do të merrte një shumë të konsiderueshme, që mund ta përdorë më pas në operacionin për të rrëmbyer Lozanon ose James Rodriguez. Nga gara nuk ka dalë tërësisht as Roma, që mund të tentojë një ofertë surprizuese, e cila do të pranohej me kënaqësi nga shkodrani, për të mbetur në Seria A. Berisha drejt Spal- Etrit Berisha nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Atalantës dhe ky tashmë nuk është më një lajm i
Juventus i mbyllë “derën” Hysajt, Berisha akord me Spalin
ri në Itali. Portieri i kombëtares sonë është në kërkim të një skuadre ku do ta ketë të sigurt rolin e titullarit. Gasperini në gjysmën e dytë të sezonit të fundit preferoi Gollinin para
Berishës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, portieri shqiptar është pranë një marrëveshje me Spal, që ka nisur negociatat me Atalantën. Raportet e mira mes të dyja klubeve mund të
bëjnë që transferimi të mbyllet shumë shpejt. Në sezonin e fundit Berisha u aktivizua në 22 ndeshje, duke pësuar në total 30 gola, një formë aspak e mirë që bëri që ai të ulej më pas në stol.
SULMUESI
BLAUGRANËT
MBROJTËSI
Higuain rikthehet sërish në Seria A, por jo te Juventusi
Neymar më pranë Barcelonës, PSG gati të pranojë super ofertën
PSG “peshkon” sërish në Itali, kërkon Leonardo Bonuccin
Gonzalo Higuain është gati të rikthehet të luajë në Serinë A pas 6 muajsh në Premier League, ku ishte totalisht në hije tek Chelsea. Pas aventurave me Napolin dhe Juventusin, sulmuesi 31-vjeçar pritet që këtë herë të luajë me Romën. Sipas “Correire Dello Sport”, Juventus e Roma kanë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit te kryeqytetasit. Roma fillimisht kërkoi të marrë lojtarin në formë huazimi, ku Juvja do të të kontribuojë për pagën e lojtarit. Higuain do të transferohet te Roma në formë huazimi, por verdhekuqtë do të paguajnë 12 milionë euro. Roma ka në favor klauzolën e blerjes 100% të kartonit të lojtarit pas një viti. Pritet që Higuain të ulë disi pretendimet financiare, 13 milionë euro në sezon, një shumë disi e lartë për arkën e Romës.
PSG është gati për të lënë të lirë Neymarin gjatë kësaj vere, por kërkon një ofertë sa më të lartë, e cila të arrijë shifrën e 300 milionë eurove. Braziliani zgjodhi të transferohej në Paris dy sezone më parë për shifrën e 222 milionë eurove, një vendim për të cilin ai është penduar dhe kërkon rikthimin. “Le Parisien” shkruan se ai i ka “dyert e hapura” për ribashkimin me Barcelonën. Klubi francez do të pranojë që përveç shifrës prej 130 milionë eurosh, të përfshihen edhe dy futbollistë të katalanasve. Emrat e tyre janë: Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti. PSG mund të zgjedhë një mes Coutinhos dhe Dembele dhe Rakitic, dy goditje që do të përforconin shumë ekipin.
Drejtori sportiv i PSG, Leonardo është në kërkim të futbollistëve cilësorë që mund t’i shërbejnë trajnerit Tuchel për sezonin e ri. Duke qenë se për një periudhë të gjatë ka qenë pjesë e futbollit italian, ai është shumë i lidhur me kampionatin italian. Dy nga objektivat kryesor vijnë pikërisht nga aty, teksa përveç Milinkovic-Savic, është shtuar edhe Leonardo Bonucci. Afrimi i De Ligt te bardhezinjtë, ka bërë që mbrojtësi italian të kalojë sërish në plan të dytë, teksa zgjidhja më e mirë duket se është largimi. PSG është gati për t’i ofruar një fanellë si protagonist dhe sigurisht edhe disa miliona më shumë. Problemi i vetëm është që PSG duhet të gjejë fondet nga shitjet e lojtarëve, pasi ka probleme me Fair Play-in Financiar dhe vetëm një shitje e Neymar do të përmirësonte ndjeshëm anën financiare, duke sjellë emra të tjerë.
ISH-TRAJNERI
Lippi elozhe për De Ligt: Kurrë nuk kam parë një mbrojtës aq të fortë
Marcello Lippi nuk ka parë kurrë asnjë më të mirë se Matthijs de Ligt në moshën e tij. Ish-trajneri fitues i Kupës së Botës me Italinë ka punuar me disa nga mbrojtësit më të mirë si Franco Baresi, Paolo Maldini dhe Fabio Cannavaro, por ai këmbëngul se asnjë nuk ishte në nivelin De Ligt në moshën 19 vjeç. Talenti i Ajax ka qenë në orbitën e disa skuadrave të mëdha europiane, por ai vendosi që të vijojë karrierën te Juventusi gjatë kësaj vere, teksa pritet vetëm njoftimi zyrtar i transferimit. Lippi këmbëngul se kjo lëvizje do të jetë në të mirë si të De Ligt, ashtu edhe për kampionët e Italisë. “Unë besoj se De Ligt do të jetë blerja më e mirë për Juventusin. Mendoj se ai është shumë i fortë. Është shumë imponues dhe ka inteligjencë të larg, ai i jep ekipit ekuilibër, është teknikisht i fortë dhe gjithashtu shënon shumë gola”, deklaroi fillimisht strategu italian për “Tuttosport”. Më tej Lippi bën një krahasim me disa nga mbrojtësit më të mirë në botë, me të cilët ka punuar. “Nuk është e nevojshme të bësh krahasime, por kam parë shumë të mëdhenj, si Alessandro Nesta, Franco Baresi, Paolo Maldini, Ciro Ferrara, Fabio Cannavaro dhe Marco Materazzi. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë të tillë, në moshën e tij. Juventus me De Ligt do të bëjë një hap të madh përpara në kualitet, duke e vendosur pranë Chiellinit dhe Bonuccit, duke e bërë edhe një ekip më të fortë. Besoj se do të arrijnë disa objektiva, madje dhe Championsin”, u shpreh Lippi.
SPORT
21
E diel, 30 QERSHOR 2019
ZYRTARE
Manchester United nënshkruan me Wan-Bissaka për 50 milionë paund Manchester United ka njoftuar se ka zyrtarizuar afrimin e Aaron Wan-Bissaka për 50 milionë paund nga Crystal Palace. 21-vjeçari luan në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe është transferimi i dytë këtë verë pas Daniel James (15 milionë paund). Wan-Bissaka ka luajtur në 42 ndeshje gjatë sezonit të fundit, ndërkohë që ka firmosur një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 80 mijë paund në javë. Talenti anglez është gati për të dhënë kontributin e tij në “Teatrin e Ëndrrave” për të ndihmuar
United që të rikthehet në majat e klasifikimit të Premier League. Trajneri i “Djajve të Kuq” reagoi pas kësaj blerje: “Aaron është një nga mbrojtësit më të mirë në Premier League. Ai ka talentin dhe mentalitetin për të luajtur për Manchester Unitedin. Ai ishte lloji i lojtarit që ne po kërkonim. Jemi të bindur që do të na ndihmojë me cilësitë e tij. Aaroni është një lojtar i ri, i etur për të mësuar dhe kjo është e rëndësishme në moshën e tij. Jam i kënaqur që ai ka nënshkruar me ne”.
Gazeta spanjolle ka evidentuar disa nga faktorët e dështimit të “pleshtit” gjatë këtij edicioni
“Marca”/ 5 arsye përse Messi është një “hije” në Kupën e Amerikës A
rgjentina siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, teksa të premten në mbrëmje fitoi me lehtësi ndaj Venezuelës. Albicelestët kanë një problem të madh gjatë këtij edicioni, pasi Lionel Messi është një hije e vërtet fushë në të gjitha ndeshjet. Të gjithë e dinë se “Pleshti” mund të shpërthejë sa hap e mbyll sytë për të udhëhequr të besuarit e Lionel Scaloni-t drejt kupës, por kjo duket e vështirë që të ndodhë për disa arsye. Fushat në gjendje skandaloze Messi është ankuar për gjendjen e fushave në Brazil këtë verë dhe këto ankesa i ka përsëritur pas fitores me Venezuelën. “Kam vuajtur me gjendjen e fushës, nuk dal dot përpara, topi duket si një lepur,” është shprehur ai. Padyshim që ai ka të drejtë dhe nuk është i vetmi që ka shprehur pakënaqësitë, por lojtarët e nivelit të tij mund të bëjnë magjira edhe në fusha të tilla. S’ka partner për të bashkëpunuar në sulm Megjithëse Scaloni e ka ndryshuar formacionin e tij në sulm në mënyrë konstante, Messi nuk ka qenë në gjendje të formojë një partneritet me askënd, qoftë ky Aguero apo Martinez. Mesa
SPANJOLLI
Chelsea i kërkon 55 milionë euro Atleticos për Moratën
Chelsea ka kërkuar që Atletico Madrid të paguajë menjëherë shifrën e transferimit të Moratës, e cila arrin shifrën e 55 milionë euro. Në të kundërt, klubi londinez do ta rimarrë sulmuesin spanjoll sërish në Premier League. Lajmin e jep “The Telegraph”, që bën me dije që Morata u transferua janarin e kaluar në formë huazimi për 18 muaj, më pas klubi spanjoll duhet të paguante kartonin e tij. Blutë e Londrës nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje në merkato, për shkak të sanksioneve nga FIFA, ndërkohë që shitën edhe Eden Hazard te Real Madrid.
MESFUSHORI
Po kërkon shtëpi në Madrid, Eriksen drejt kalimit te Reali
duket Lo Colso ishte lojtari me të cilin është marrë vesh më mirë, por ai ishte në stol ndaj Venezuelës. Me Agueron dhe Lautaro Martinez në disa raste humbasin vazhdimisht topa, duke mos arritur që të mbyllin aksionet sulmuese. Pak i përfshirë në ndeshje Messi nuk është përfshirë aq sa ka dëshirë. Ai ka shënuar
vetëm një gol dhe ai ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë. “Prania e Messi-t në fushë na ka ndihmuar shumë. Ai kontribuon si brenda ashtu edhe jashtë fushe,” shprehet Scaloni. Gjithsesi fakti që ai vrapon shumë pak, është shumë i dukshëm. Kur mungon dhe kualiteti si te Barcelona, bëhet edhe më i dukshëm.
Një qershor për t’u harruar Messi ka mbërritur në Brazil pas një mbylljeje jo të mirë të sezonit me Barcelona-n ku humbi finalen e Kupës së Mbretit si dhe u eliminua nga Liverpool në gjysmëfinalen e Champions League. Brazili mund të jetë ndeshja ideale që Messi të shpërthejë, teksa do të luhet në fillim të muajit korrik.
DJAJTË E KUQ
United fikson çmimin për të cilin lë të lirë Pogba-n M
anchester United ka fiksuar çmimin për kartonin e Paul Pogba, i cili kërkohet nga Real Madrid dhe Juventus. Sipas “Mirror”, francezi nuk do të lëvizë nga “Old Trafford” për më pak se 150 milionë sterlina, rreth 167 milionë euro. Gjithmonë sipas shtypit anglez, madrilenët janë në avantazh ndaj
bardhezinjve, të cilët duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga gara. Pogba ka kaluar një nga momentet më të mira të karrierës së tij me Juventus-in, duke e mbyllur eksperiencën e tij 4-vjeçare në Torino me 34 gola në 178 ndeshje. Ndër të tjera, ai ka fituar katër kampionate, 3 Superkupa të Italisë dhe 2 Kupa të Italisë me
“Zonjën e Vjetër”. Më pas ka ardhur transferimi te Manchester United, klubi me të cilin ka pasuruar koleksionin e trofeve me një Carabao Cup dhe një Europa League. Tani duket se aventura me “Djajtë e Kuq” ka ardhur në fund. Real Madrid dhe Juventus janë gati ta presin me krahët hapur.
Reali nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato. Los Blancos tashmë janë në kërkim të një mesfushori të njohur për sezonin e ardhshëm. Duke parë vështirësitë e operacionit për të rrëmbyer Paul Pogba, tashmë po kanë kaluar në planin B. Bëhet fjalë për mesfushorin e Totenhemit, Christian Eriksen. Sipas të përditshmes “AS”, mesfushori danez është duke kërkuar shtëpi, në kryeqytetin spanjoll. Për 27-vjeçarin, Reali interesohej edhe një vit më parë por nuk arritën një marrëveshje në atë kohë. Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Londra. Për lojtarin, Florentino Perez, pritet të paguajë 100 milionë euro në arkat e Tottenhamit. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, ka treguar në të kaluarën se nuk është një njeri që dorëzohet me lehtësi, por në avantazhin e madrilenëve është fakti se kontrata aktuale e Eriksen skadon pas një viti dhe klubi anglez nuk mund të rrezikojë ta humbasë atë me kosto zero pas 12 muajsh.
POLITIKE N
E diel, 30 QERSHOR 2019
Kush janë 6 bimë dhe 6 mrekullitë shëndetësore
gadalësimi i trupit dhe metabolizmit tonë bash kë me fillimin e muajve të verës i hapin rrugë problemeve të ndryshme shëndetësore, të cilat mund të kërkojnë një trajtim të specializuar. Ndryshimi i stinëve ndikon direkt në trupin e njeriut. Ne duhet të përshpejtojmë hedhjen jashtë të ujit nga trupi dhe të përdorim këto 7 bimë të ndryshme për të lehtësuar masën e këtij ndikimi. Bimë si rozmarina, gjethet e gëmushës, bishtat e qershive, gjethet e hithrës, çaji jeshil, dhe trumëza (zhumbrica) krijojnë një lloj detoksi në trup me ndihmën e veçorive antioksiduese që përmbajnë. Ja disa nga qëllimet e përdorimit të 6 bimëve të ndryshme Në studimet e realizuara gjethet e rozmarinës shtypin enzimën pankreatike lipaz dhe pakësojnë
G
22
astriti është një problem shëndetësor i cili lind si pasojë e një sërë faktorësh fizikë dhe kirurgjikalë, të cilët çojnë në ënjtjen e mukozës së stomakut. Kjo gjendje shpesh herë shndërrohet në kronike, gjë që sjell dhe përkeqësimin e mëtejshëm. SHKAKTARËT E GASTRITIT Ka disa arsye kryesore, të cilat specialistët i quajnë si faktorë që shkaktojnë gastritin. Tejkalimi i pirjes së alkoolit Tejkalimi i pirjes së alkoolit ose përdorimi i tij i shpeshtë mund të çojë në shfaqjen e gastritit. Ndërveprimi i shpeshtë i indeve të stomakut me alkoolin çon në dëmtimin e tyre, gjë që sjell dhe shfaqjen e gastritit për një kohë të gjatë. Ilaçet Disa ilaçe specifike gjithashtu mund të jenë shkaktare të gastritit. Është e vërtetuar që njerëzit që marrin më shpesh ilaçe si aspirina për një kohë të gjatë, bëhen persona potencialë për t'u prekur nga gastriti. Operacionet Shfaqja e gastritit lidhet edhe me disa ndërhyrje kirurgjikale. Disa sëmundje si kanceri në stomak kërkojnë detyrimisht heqjen e qelizave dhe indeve të prekura, por gjatë këtij procesi ndryshon dhe funksionimi normal i stomakut. Djegiet Djegiet e rënda në zonën e stomakut, gjithashtu ndryshojnë funksionimin normal të tij. Në këto raste, trupi e konsideron stomakun si diçka të jashtme, duke e luftuar. Kjo ndikon në dëmtimin e indeve dhe mukozës së stomakut. Edhe infeksionet mund të prishin mënyrën e funksionimit të tij. Heqja e kilogramëve nëpërmjet kirurgjisë Edhe pse këto procedura ndikojnë në heqjen e dhjamit nga zona e barkut, një nga efektet anësore më të çuditshme të tyre është gastriti. Në disa raste, gjatë këtyre operacioneve kemi lidhje të pjesëve të stomakut me aparatin tretës. Në këtë mënyrë sekrecionet e panevojshme të acideve gjatë tretjes, duke u kombinuar me ndryshimet e funksionimit të stomakut, bëhen shkaktare të gastritit. Faktorë psikologjikë Faktorë të ndryshëm psikologjikë si: Stresi, tensioni, shqetësimet apo depresioni mund të çojnë në sekre-
përthithjen e yndyrës nga zorrët , në këtë mënyrë parandalohet shëndoshja dhe shtimi i yndyrave në mëlçi. Krahas kësaj duke shtuar prodhimin e fshikëzës së tëmthit lehtëson tretjen e ushqimeve dhe veçanërisht të atyre me yndyrë. Nga ana tjetër ndihmon në heqjen e edemës me ndihmën e veçorisë së pastrimit të urinës që përmban. Gjethet e gëmushës ndihmojnë në lehtësimin e tretjes së ushqimit. Bishti i qershisë me ndihmën e përmbajtjes së lartë të potasiumit parandalon prishjen e ekuilibrit të vendosur mes urinës dhe potasiumit Gjethet e hithrës ndihmojnë në pastrimin e rrugëve urinare dhe heqjen e edemës. Çaji jeshil heq lodhjen fizike dhe të jep energji për shkak të lëndës kafeinë që përmban. Llojet e kafeinës ndihmojnë në heqjen e edemës nga trupi dhe në pastrimin e urinës. Çaji jeshil
dhe njihet për veçoritë djegëse të yndyrës dhe glikogjenolitike. Ndërsa vaji i trumzës njihet për shtimin e ndikimit të fshikëzës së tëmthit dhe për këtë arsye lehtëson tretjen.
Gastriti, si te parandalojme dhe t’i luftojmë semundjen e stomakut cione jonormale të stomakut si dhe lëngje të ndryshme të tij. Kur nuk kanë se me çfarë të reagojnë, këto lëngje sulmojnë indet e stomakut dhe shkaktojnë gastritin. GASTRITI Ashtu si edhe për shumë sëmundje të tjera, çelësi është në parandalimin e tyre. Nëse gastriti arrin të shfaqet njëherë, ai sjell me vete edhe shumë rregulla dhe kufizime në mënyrën e jetesës. Për këtë arsye është më mirë që të marrim masat e nevojshme për ta parandaluar. KONSULTIMI ME MJEKUN Shumë prej nesh kanë zakonin që të pinë ilaçe pa recetë për të hequr dhimbjet e stomakut. Nëse duam që të ruhemi nga gastriti, duhet të heqim dorë nga kjo procedurë. Dhimbjet e stomakut kanë natyrë të ndryshme. Ne nuk mund të dimë nëse ilaçi që kemi blerë pa recetë dhe që e pimë, jep rezultate të ndryshme nga ai që ne dëshirojmë. Për këtë arsye gjithmonë është e rekomandueshme që të konsultohemi me një mjek para se të pimë çfarëdolloj ilaçi. USHQIMET E FRESKËTA Nëse duam që të jemi të shëndetshëm dhe të mos kemi probleme me gastritin, është e rekomandueshme që të hamë ushqime të shëndetshme. Nëse është e mundur duhet të eliminojmë produktet dhe ushqimet e ngrira. Edhe më keq është nëse konsumojmë ushqime të cilat kanë qëndruar në frigorifer për një kohë të gjatë. Tek ushqimet që ruhen në të tilla kushte zhvillohen disa lloje bakteresh të cilat mund të shkaktojnë gastritin. MËNJANONI USHQIMET E YNDYRSHME DHE TË DËMSHME
Disa kura për sëmundjet e stomakut Ulcera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra në cipën e stomakut, ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë (duoden). Kjo është një sëmundje nga e cila stomaku preket më shpesh. Djathë dhe qumësht Për ulcerën në mjekësinë popullore përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. I përzieni bashkë derisa të formohet një formë kremi. Përgatesën e mbani në një enë plastike në frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga një lugë gjelle para buke. Nenexhik Një lugë çaj nenexhik i copëtuar e vendosni në një copë leukoplasti, të cilin duhet ta ngjisni mbi kërthizë. Leukoplastin duhet ta mbani aty për disa orë derisa t'u pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut. Lakra turshi Lëngu i lakrave turshi ka dhënë rezultate të mira për sëmundjet e stomakut dhe për ulcerën. Ky lëng duhet të pihet çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle për 1-2 muaj rresht. Gjatë këtij mjekimi nuk duhet të pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumësht dhe lëngje frutash mund të pini sipas dëshirës. Panxhari i kuq Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak e duoden. Përzierje bimësh Për mjekimin e gastriteve hiperacide përdoret kjo kurë. Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta të dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugë çaj nga kjo përzierje dhe e valoni më 1 gotë ujë për 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gotë çaji në ditë. Lule basani Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lule basani të thara e të grimcuara. Këto i zieni për 20-30 minuta. Pasi përgatesa të ftohët e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjatë ditës ng 1 ose 2 gotë ujë, pak i vakët dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Majdanoz Merrni 1 lugë gjelle majdanoz, po 1 lugë gjelle rrënjë grami dhe një dorë mustaqe misri. Përzierjen e zieni për me 3 gota uji për 15-20 minuta. Përgatesa pihet 2 herë në ditë nga 1 gotë e gjysmë uji para buke për 5-6 ditë rresht. Raki Për mjekimin e ulcerës, merrni çdo mëngjes esëll 30-40 gr raki rrushi të fortë 19 gradë. Kjo pihet me gllënjka. Gjysmë orë pas pirjes së rakisë hani 1 lugë gjelle me mjaltë, kurse në darkë para gjumit, merrni 1 lugë gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon për 30-40 ditë. Hudhra Njerëzit që konsumojnë shumë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.
E rëndësishme është që të hamë ushqime të lehta dhe të shëndetshme. Njerëzit, të cilët hanë ushqime të shpejta, të skuqura dhe pikante janë më të predispozuar
për t'u prekur nga gastriti. Kur ne hamë ushqim të yndyrshëm ose pikant, struktura e trupit tonë ndryshohet së bashku me sekretimin e lëngjeve që ndih-
mojnë në tretjen e ushqimit. Kjo gjë mund të dëmtojë sistemin e tretjes dhe të shkaktojë gastrit. TË MËNJANOJMË USHQIMET E PAGATUARA MIRË Ushqyerja me ush qime që janë të pagatuara mirë ose të gjalla nuk është e shëndetshme. Ndër këto ushqime kryeson mishi. Duhet të jemi të sigurt se ushqimi që konsumojmë është i zierë ose i pjekur sa duhet. Nëse është gjysmë i pjekur, me siguri përmban baktere, të cilët lehtësisht mund të hyjnë në trup nëpërmjet stomakut dhe me siguri fillimisht do të dëmtojnë indet e tij. LANI SHPESH DUART TUAJA Diçka që e mësojmë që kur jemi fëmijë dhe që duhet ruajtur në mënyrë strikte, nëse duam që të parandalojmë gastritin është ruajtja e higjienës ose "zakoni i shëndetshëm" për të larë duart me sapun para se të fillojmë të hamë. Me-qenëse duart prekin dhe mbajnë gjëra të ndryshme gjatë gjithë ditës, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt nëse nuk kemi pasur kontakt me ndonjë lloj bakteri që mund të dëmtojë organizmin tonë. Ushqimet që përmirësojnë sëmundjen e gastritit MOS KONSUMONI FRUTA DHE PERIME TË PA LARA E këshillueshme është të mos hamë fruta dhe perime të pa lara, sidomos ato që shiten nëpër kuti ose në rrugë. Ato, jo vetëm që do të jenë të mbuluara me pluhur por janë të mbushura me shumë baktere, duke qenë se janë lënë për orë ose ditë të tëra në rrugë. Kur hamë këto fruta, bakteret hyjnë në organizmin tonë dhe e bëjnë më të ekspozuar për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe gastritin.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Ai që nuk i bindet një pushteti është ashtu 4. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 8. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 10. Eshtë një frut i ëmbël, i kuq, i zi dhe i bardhë 12. Aparat i posaçëm me pllakëza plumbi të zhytura në një lëng me acid sulfurik, që shërben për grumbullimin dhe për ruajtjen e energjisë elektrike 13. Përvetësoj një lëndë të jashtme, duke e përpunuar në organizëm 14. Murg i një urdhri reaksionar katolik, të themeluar në shekullin XIII 18. Vendi i palestinezëve quhet ashtu 20. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 22. Ndërtesë e thjeshtë përdhese, e bërë me thupra të thurura, me qerpiçë, me gurë etj. 24. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 25. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 26. Tregon mbi diçka që pritet të ndodhë, bën para... 28. Punë që sjell të këqija e ngatërresa 30. Ai që është kundër rregullit, disiplinës dhe organizimit 31. Partia Republikane, inicialet 33. Fat në lojë, në punë a në jetë. 37. Listë që përmban emrat e punonjësve të një ndërmarrjeje a të një institucioni 39. Para floriri; monedhë e vjetër prej ari 41. Mënyrë e prerjes së flokëve 42. Emri ... Haradinaj, ishudhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 44. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 46. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 48. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 52. Marr një mall në një dyqan ose marr diçka nga një tjetër, kundrejt një pagese 53. ... Çeliku është aktore e njohur, kujtojmë rolet në kinematografi: "Ata ishin katër" (1977), "Shokë të një skuadre" (1984), "Një djalë edhe një vajzë" (1990) 56. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmurimë 57. Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë 59. Të lag e të bën qull 60. Mbyllja e një sipërmarrje prodhon ... 62. Zbatimi i detyrueshëm i disa rregullave të caktuara nga të gjithë anëtarët e një kolektivi 64. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W)
E diel, 30 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
66. Përdor atë monedh Bullgaria 69. Që i përket periudhës së Greqisë dhe të Romës së Vjetër 71. Ajo është vepër a pjesë muzikore, që luhet me tetë vegla ose që këndohet me tetë zëra. 72. Lëng i bardhë si qumësht e shumë i hidhur, që bëhet kryesisht me zhivë e që përdorej zakonisht nga gratë për të zbardhur fytyrën 73. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 74. Aleanca Kuq e Zi 77. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 82. Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonisht në vise të ulëta, në gryka malesh etj 83. Reparti i të sëmurëve nga tumori, quhet, reparti ... 86. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 87. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 89. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 91. Tish ... (1926-2004), shkodrani i mirënjohur i muzikës, autor i shumë veprave të mëdha 92. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 95. Copë shkëmbi; gur i madh, popël 97. Gatesë, emblematike e kuzhinës italiane, spageti,etj. 99. Shkurre e viseve bregdetar nga të cilat mund të nxirret raki 100. Qesh e luaj, dëfrehem i shkujdesur; ngacmohem o zbavitem me dikë
102. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 104. Që s'ka njohuritë e nevojshme në një fushë, që s'e njeh atë fushë 106. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 107. Hapësirë e pafund ose që duket e paanë 111. Vegël e vogël frymore, me dy tyta paralele e me gjuhëz, që bëhet zakonisht prej kashtës së grurit ose thekrës. 113. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 114. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 115. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu VERTIKALISHT 2. Ashtu njihet dhe quhet edhe një njeri që sillet ashpër e me mendjemadhësi 3. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 4. Shkurtesa e Union of European Football Associations dhe e shoqatës Futbolle Evropiane 5. Organizata e Kombeve të Bashkuara, u themelua pas Luftës së Dytë Botërore për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës 6. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 7. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 8. Peshk me trup të gjerë, me lëkurë të fortë, që e ka kokën si të breshkës 9. Veshjet e brendshme zakonisht janë prej ... 10. Gadishmëria për t'u dhënë, nënshtrohem para
diçkaje, dorëzohem, jepem 11. Gjallesë parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar 15. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 16. Ajo që bën pula, vezë ose.. 17. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 19. Çorbë e trashë, që bëhet zakonisht me oriz të zier shumë 21. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 23. Bërë me gjëra të çmueshme, me veshje e me stoli shumë të shtrenjta 25. Burrë trim e bujar 27. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 29. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 32. Gruaja e katërt, që martohej pa kurorë me një të krishterë, shprehje e vjetër 34. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 35. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 36. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 38. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 39. Ai që nuk ka parime të qëndrueshme dhe lëkundet, quhet oport... 40. Tirana, e kishte targën e makinave ... 41. Saim ... kinematograf shqiptar, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër 43. Gadishmëri, përqëndim
61. Mëvetësi ekonomike e politike, të qenët ekonomikisht e politikisht i pavarur 63. Isuf ... (1913-2000) ishte arsimtar, shkrimtar, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe filozof shqiptar 65. Mjet peshkimi, përdoret kryesisht për të zënë ngjala 67. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 68. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 70. Sheshoj kundërtitë ndërmjet dy a më shumë pikëpamjeve, tezave 75. Zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. 76. Vdekje Fashizmit, Liri e Popullit 78. Shtëllungë e gjatë liri, që është rrahur e krehur për t'u tjerrë 79. Mjet që zbut a që qetëson dhembjen, ngushëllim 80. Ajo është edhe kryedëndra e rrethit së Hasit 81. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 82. Armë zjarri automatike e fuqishme 83. Ne të gjithë e kemi një të tillë, prejardhje ndryshe 84. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. 85. Akullore e ngrirë, në forma të ndryshme e zakonisht me disa shtresa 88. Ai që beson në fenë katolike, përkrahës e pasues i katolicizmit. 90. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 93. Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me metale, me hekurin, me kalciumin etj. 94. Avni ... ka lindur më 28 janar 1976 në Pejë, është aktor, producent dhe regjisor shqiptar nga Kosova 96. Peshk i ujërave të kripura, më i preferuari nga prodhimet e detit 98. Mpaket, zvogëlohet, ose...e ke ne fillim duke hequr një M 101. Miami International Airport, shkurtima e saj 103. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 104. Partia Demokristine 105. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 108. Partia Aleanca Popullore 109. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 110. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 112. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë
forcash dhe mjetesh, përpjekje për të triumfuar në një sipërmarrje 45. Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish 47. Emri përgjithësues i gjallesave rreth njeriut. Me atë pagëzim thirren edhe ato njerëz shtazë 49. Njësia monetare bazë e Kinës; monedhë që ka këtë vlerë 50. Emri i nënës në dokumentet zyrtare 51. Stina e katërt dhe më e ftohtë e vitit, që vjen pas vjeshtës 54. Filozof i Gregisë së lashtë, babai i mendimit filozofik, (384-322 p.e.r.) 55. Në të ne shtrihemi, paqtohemi dhe kridhemi në ëndrra 58. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 60. Drita ... aktore shqiptare me një galeri të pasur rolesh në teatër dhe kinematografi 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
V 8
9
G B
3
A 10
V A
14
4
E
F
E
A
E L
T
A
7
R
Y
A
M ¸
R K
U R
R
E
E
S
O S
N E
T A
20
E V
M
R
M
E
C
A
¸
17
A
N
21 27
T
D
22
¸
O
G
R E
M O
N I
23
24
25
M T
E
M O D
E L
A
O
O
O
26
L
28
29
C E
30
N
31
E P
I
O
K
34
35
J
L
39
I
P
32
R
O G
O
S
K
K
A
T
M
T
O J
L ¸
N G
S
A
I
V A
B I
N G
K
49
50
A
V
51
I
52
E
K A L
R I
H
O
U 46
S
A
P
J
O
N
55
T
N
A
T
N
56
B S
L
F
A N
I
J
K
T
O
M
J
47
G R
F
G
53
A
˙
54
A N
U B
S 44
45
E P
J 38
43
N 48
G
N B Z
41
O V
M
O
37
B A
40
S
R A
K
33
36
A
42
˙
R
13
A
A
19
R O
K
6
V
12
K U
16
18
P
5
C
L 11
L L
15
O L
U T
I
Z
57
K
E M
58
59
F
A
B E
I
K
60
¸
O
R
E
P
O
61
A
˙
A
R I
Z
S
F
M N
O
62
R
P
63
R
N
P
65
¸
R A
S
K
64
F
R
66
O J
67
D
K
T R
68
U K
U Z
E L
I 69
E 70
K
71
R
S
U
72
E P
R
I
L
E
R U
A R
S
I
N
Q
C
A F
R E
S
K
74
A 76
75
C A
77
N A
L
F
A
79
S
H
A
I
78
Z A
V E
I
73
I
K
80
U
81
D
O
A J
N I
L
82
A J
M
K
¸
83 85
86
L
B
B
87
A T
K
O
¸
S
M
E
L A
89
I
90
T U
¸
A
S
U K
Z
94
R
95
M ¸
V
84
K
¸
R
R 91
92
B
B
K
A R
A L
E L
P
H
N
D
V
96
D
97
I
I
I
I
E
H
O
R
A
L T
O R
¸
N 104
I
N
E
C
P
A
B
R O
D H
A
J
¸
I
L
H P
˙
E
E
S
106
A P
U ˙
F
P
U
R
E
J
I
109
E
V G
M 110
V
O
112
O J
U K
E
107 108
E
T
111
O
K
102 105
Z
E
100
M A
101 103
J
98
M
Z
R
93
99
I
R
88
I
L
J
H U
¸
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 30 QERSHOR 2019
Apeli i Presidentit Meta: Sot, më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është paqja sociale
P
residenti i Republikës Ilir Meta u ka bërë apel qyteta rëve që në ditën e sotme të shmangin çdo provokim dhe çdo akt dhune. “Të dashur miq! Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës. Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike”,- shkruan Presidenti. Presidenti Ilir Meta, në një tjetër apel në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ditës së nesërme të shmangin incidentet. Kreu i shtetit shprehet se çdo
qytetar duhet të sillet me maturi dhe ruajta e paqes sociale është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin. “Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme. Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri! Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale. Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë. Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cenojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”,deklaron Presidenti Meta.
Mediat ndërkombëtare tallen me votimet moniste të Edi Ramës me 30 qershor, Shqipëria krahasohet me Korenë e Veriut
“Në Shqipëri mbahen zgjedhje të stilit komunist” M ediat ndërkombëtare kanë nisur ta etike tojnë 30 qershorin e Edi Ramës, si zgjedhje të stilit komunist. Gazetarja Francesca Norton, në një shkrim në faqen amerikane, Citizentruth.org, shkruan për votimet pa kandidatë se “Shqiptarët ndihen më të turpëruar se kurrë në këtë skenar të paimagjinueshëm të krijuar nga kryeministri Edi Rama. Ky votim i stilit komunist sjell kujtimet e regjimit më mizor komunist të Enver Hoxhës gjatë një periudhe 45 vjeçare të diktaturës”. Ndërkohë gazeta italiane “La Stampa”, e cilëson krizën në Tiranë si një përplasje që vjen për shkak të mos tërheqjes së Edi Ramës dhe mosnjohjes së dekretit të presidentit. Gazeta bele “Lesoir”, në një shkrim të të dërguarit të saj në Tiranë, Dominique Dunglas, ndalet jo vetëm të votimet anormale, por edhe të problemet që Shqipëria ka me drogën dhe trafiqet. “Shqipëria një narko shtet…”, është titulli që pasqyron edhe atë që po ndodh në vend. “30 qershori është dita e votimit për qeverinë lokale në Shqipëri. Votim dhe jo zgjedhje sepse në 30 nga 61 komunat e vendit njerëzit duhet të votojnë vetëm
për një kandidat, ndërsa në pjesën tjetër të qyteteve, kandidatët e opozitës i përkasin një partie të sapo regjistruar e cila nuk ka ndjekës, por vetëm bën lojën në këtë teatër. Shqiptarët ndihen më të turpëruar se kurrë në këtë skenar të paimagjinueshëm të krijuar nga kryeministri Edi Rama. Ky votim i stilit komunist sjell kujtimet e regjimit më mizor komunist të Enver Hoxhës gjatë një periudhe 45 vjeçare të diktaturës. Shqipëria
është anëtare e NATO-s por nuk po praktikon demokracinë. Ajo synon të bashkohet me BE-në por nuk po ecën përpara, përkundrazi duke sjellë përsëri kujtimet e një të shkuare të errët. Ambasadat dhe delegacionet e huaja në Tiranë nuk po thonë asgjë për këtë fiasko. Duke vepruar me të njëjtin neglizhencë siç bënë gjatë gjashtë viteve të qeverisë së Ramës që lejoi kultivimin e kanabisit në të gjithë territorin shqiptar. Kjo
neglizhencë e bëri Shqipërinë të njohur si Kolumbia e Evropës dhe tani mund të kushtojë shumë për popullin shqiptar dhe për procesin e integrimit të vendit. Partia socialiste që qeveris vendin, ka zhvilluar e vetme fushatën elektorale. Kjo tingëllon aq komike por edhe aq tragjike”- thuhet në median amerikane. Shkrimi Francesca Norton, thekson se shoqëria është e tronditur nga ky proces që cilësohet si rikthim në komu-
nizëm. “Për të rinjtë shqiptarë kjo duket e pabesueshme, për brezin e vjetër kjo sjell kujtimet e komunizmit. Intelektualët janë të tronditur dhe njerëzit kërcënohen të marrin pjesë në këto zgjedhje të rreme. Shumë thirrje janë bërë në mënyrë që partitë të ulen dhe të mbajnë dialog, por Kryeministri Rama jo vetëm që nuk pranoi diskutimet, por vazhdoi të provokonte opozitën me një retorikë konfliktuale dhe madje edhe me fyerje. Presidenti i vendit, Ilir Meta, anuloi me dekret 30 qershorin si një datë zgjedhore për të lejuar një dialog mes palëve por Rama dukej më i vendosur se kurrë për të hyrë i vetëm në zgjedhje dhe me një kandidat të vetëm në gjysmën e komunave. Në një epokë të globalizimit, të mendimit të lirë dhe të filozofive moderne, diktatorët si Edi Rama ende shfaqen, duke sjellë ndarje në vend, duke krijuar paqëndrueshmëri për rajonin e Ballkanit dhe madje duke shkaktuar probleme dhe duke dëmtuar imazhin e gjithë kontinentit evropian. Hapni sytë o botë, një Kim Jong-un i ri po mbin në Evropë, emri i tij është Edi Rama”, shkruan Citizentruth.