Koha Jone_30 Tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 260 (8701)

E mërkurë, 30 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

Edi Rama vijon të qeverisë i qetë, të drekojë e darkojë me oligarkët, të bredhë me brekushe nëpër zyrat e BE dhe të tallet me opozitën që sot duket më e paqartë dhe më pa strategji se kurrë më parë. Opozita vetëm po lufton me “facebook’!

Ku je Opozitë?! Rama tallet me ju!

Basha dhe Kryemadhi deklaronin se në 6 mujorin e parë të këtij viti do ta rrëzonin kryeministrin. Opozita prapë premtoi se në muajin shtator do të niste revolucioni i vërtetë kundër qeverisë “Rama” dhe oligarkëve që mbajnë në këmbë një qeveri kriminale. Opozita u zotua se nëse kryeministri dështonte me negociatat me BE do ta përmbysnin me forcën e popullit. Por asgjë nuk po ndodh! Edi Rama thotë prerë se nuk do të japë dorëheqje dhe as nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të parakohshme. Atëhere pse na duhet opozita!? FAQE 3

Presidenti Meta nderohet me titullin më të lartë të Kroacisë nga Presidentja kroate

E NOMINUARA PËR AMBASADORE E SHBA NË TIRANË

Yuri Kim: Do ushtroj presion që të zgjidhet kriza politike në Shqipëri FAQE 4

KRYETARJA E LSI

KREU I PD

Basha: Shqipëria ka vetëm një alternativë, rrugën europiane dhe anëtarësimin në BE FAQE 2

INVESTIMET NË TIRANË

Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësohet në Australi

Monika Kryemadhi: Reformë zgjedhore me ISH-DEPUTETI I PD-SË integritet të plotë, që t’u Salianji: Pas dështimit me negociatat, protestat shërbejë qytetarëve mjet i domosdoshëm TAKIMI ME MITSOTAKIS kundër qeverisë Kryeministri Rama Intervistoi: Jonida Halili në Athinë: Së shpejti njohja e patentave PADIA mes dy vendeve Haradinaj: Me Ramën do shihemi në gjyq. MAQEDONIA E VERIUT Sot është në pushtet, Stevo Pendarovski: por nuk e ka të sigurt Kujdes me Miniqë do qëndrojë Shengenin Ballkanik!

FAQE 9

FAQE 2

FAQE 8

FAQE 4

Në foto: Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, dje gjatë FAQE 16 ceremonisë së dhënies së titullit “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.

FAQE 7

FAQE 7


POLITIKE

2 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Kreu i PD-së takon analistin amerikan dhe tregon se çfarë diskutoi me Daniel Serwer

K

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti paraditen e djeshme në zyrën e tij në një takim analistin amerikan Daniel Serwer. Përmes një njoftimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha ka treguar detaje nga takimi në fjalë, ndërsa thekson se bashkë ndanë shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit e korrupsionit. Mes të tjerash, kryetari i PD-së ka dhënë mesazhin e tij se Shqipëria ka vetëm një alternativë; rrugën europiane dhe anëtarësimin në BE. “Daniel Serwer ështe një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës. Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë

Basha: Shqipëria ka vetëm një alternativë, rrugën europiane dhe anëtarësimin në BE total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit. Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE. Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE”, u shpreh analisti amerikan Daniel Serwer.

shqiptarët. Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, u shpreh dje kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në rrjetet sociale. Analisti amerikan Daniel Serwer prej ditësh ndodhet në Tiranë , ku mori pjesë edhe në konferencën “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”, që u zhvillua dy ditë më parë. Gjatë fjalës së tij, ai shprehu bindjen e tij se Shqipëria e Maqedonia e Veriut e meritonin hapjen e negociatave, ndërsa theksoi se përgjigja më e mirë tani është angazhimi ndaj reformave të kërkuara. “Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos

Kryetarja e LSI-së takim me Drejtorin për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan

KREU I PBDNJ-SË

Kryemadhi: Jemi të angazhuar për Reformën Zgjedhore, por duhet të jetë me integritet

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se partia që ajo drejton është e angazhuar për të miratuar një reformë zgjedhore me integritet të plotë, që t’u shërbejë qytetarëve. Gjatë takimit me Drejtorin për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Kryemadhi thotë se u diskutua për rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Për Kryemadhin, vlerat e demokracisë euroatlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri. “Sot (dje) pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore e Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI). E falënderova për kontributin e dhënë gjatë bashkëpunimit shumë vjeçar të LSI me NDI. Për mbështetjen e pakursyer me eksper-

tizë amerikane dhe ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve të forumit rinor dhe atij të gruas, për realizimin e transparencës financiare të partisë, për rritjen e standardit të përfaqësimit dhe politik-bërjes. Diskutuam mbi rëndësinë themelore që ka në demokraci vota e lirë dhe e barabartë. Gjithashtu theksova angazhimin e LSI për një reformë

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

zgjedhore me integritet të plotë që do i shërbejë interesit të qytetarëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Vlerat e demokracisë euro-atlantike janë udhërrëfyesi më i mirë për forcimin e shtetit të së drejtës, tregut të lirë dhe garanci për ndërtimin e jetës në Shqipëri”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

Dule: Të gjithë dhanë dorëheqjen, vetëm timonieri i madh është mbërthyer me thonj pas karriges Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një postim në tëiter duke komentuar situatën politike në vend, dhe mungesën e vullnetit politik nga Rama për të dhënë dorëheqjen pas dështimit në hapjen e negociatave, shkruan se gjatë 6 muajve të fundit kanë dhënë dorëheqjen nga detyra disa kryeministra, vetëm timonieri i madh duke iu referuar Ramës, nuk jep dorëheqjen. “Gjatë 6 muajve të fundit: Kancelari i Austrisë Kurz, pas publikimit të një video-skandali të zv/kancelarit, shpalli zgjedhje te parakohshme. Cipras, pasi partia e tij Syriza humbi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërmori të njëjtin akt. Fillimisht Theresa May dha dorëheqje, ndërsa tani pasuesi i saj Boris Johnson shpalli zgjedhje te parakohshme ngaqë dështuan me Brexit. Edhe Zaev në zgjedhje para 10 ditësh pas -Jo-së për negociatat. Sot, pas protestave disaditore, edhe Hariri i Libanit dha dorëheqje. Vetëm Timonierin tonë të Madh nuk ka dështim a skandal që e tut! I mbërthyer me dhëmbë dhe thonj pas karriges!”, shprehet Vangjel Dule.

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Edi Rama vijon të qeverisë i qetë, të drekojë e darkojë me oligarkët, të bredhë me brekushe nëpër zyrat e BE dhe të tallet me opozitën që sot duket më e paqartë dhe më pa strategji se kurrë më parë. Opozita vetëm po lufton me “facebook’!

Ku je Opozitë?! Rama tallet me ju!

Basha dhe Kryemadhi deklaronin se në 6 mujorin e parë të këtij viti do ta rrëzonin kryeministrin. Opozita prapë premtoi se në muajin shtator do të niste revolucioni i vërtetë kundër qeverisë “Rama” dhe oligarkëve që mbajnë në këmbë një qeveri kriminale. Opozita u zotua se nëse kryeministri dështonte me negociatat me BE do ta përmbysnin me forcën e popullit. Por asgjë nuk po ndodh! Edi Rama thotë prerë se nuk do të japë dorëheqje dhe as nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të parakohshme. Atëhere pse na duhet opozita!? Reagimi kombëtar që nisi pas djegies së mandateve u zbut vetëm pak para datës 30 qershor kur u mbajtën zgjedhjet e fundit moniste në vend. Aksioni opozitar u ndal çuditshëm me përbetimin solemn se në shtator Edi Rama do të marrë fund, si qeveri. Shtatori iku, po ashtu dhe muaji tetor, kurse Edi Rama vijon të qeverisë i qetë, të bredhë me tuta nëpër zyrat e BE dhe të tallet me opozitën që sot duket më e paqartë dhe më pa strategji se kurrë më parë. Problemeve të qeverisë “Rama” ju shtua dhe damka e votimeve komuniste të 30 qershorit, e sikur të mos mjaftonte kjo, erdhi dhe refuzimi i negociatave duke e futur Shqipërinë në listën e vendeve që s’ka më as plan të integrohet në BE. E megjithë këto dështime dhe skandale, sjellja e opozitës ngjan vetëm me shprehjen “Dhe yjet rrinë dhe vështrojnë”. Lulzim Basha bërtiste që prej shkurtit të këtij viti se “Edi Rama është kupola e mafies”, se “Kryeministri i krimit bën siç e urdhëron oligarkia”, se “do ta rrëzojmë kryeministrin e krimit”, se “populli do ta zbojë këtë kryeministër”, se “nëse nuk merren negociatat do ta rrëzojmë Ramën”, etj, etj. Lulzim Basha thirri popullin në protesta dhe duhet pranuar se numri i pjesëmarrësve ishte nga më të mëdhatë e këtyre 29 viteve, ku në disa mitingje kapi shifra edhe 150 mijë veta, një numër që fshinte çdo qeveri të korruptuar. Por lideri

opozitar, në mënyrë të pakuptimtë, nuk i linte të bënin rezistencën e një populli të tradhtuar nga Edi Rama, por i lodhte nëpër xhiro të pakuptimta nëpër Tiranë, aqsa u kthye në barsoletë se “i sjellin për xhiro në Tiranë”. Një opozitë serioze, e cila ka bindjen se kryeministri është pjesë e mafies dhe grupeve kriminale që vjedhin edhe votat, nuk heziton ta rrëzojë qeverinë me gjithë fuqinë e shpirtit njerëzor opozitar. Por edhe pasi negociatat nuk iu dhanë Shqipërisë, edhe pasi bërtasin partitë opozitare se “fajin e ka kryeministri” përsëri nuk e thërrasin popullin në demonstratë. Edhe kur këto ditë, që fatmirësisht moti ishte tamam për protesta ideale antiqeveri, opozita vetëm shkruan në Facebook. Asnjë thirrje për protestë nga PD dhe LSI!

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, si dy përgjegjësit kryesorë të popullit opozitarë, nuk kanë bërë asnjë thirrje për protestë antiRama, aq më tepër se zhgënjimi popullor është i tmerrshëm nga varfëria, nga mungesa e shtetit ligjor, nga mungesa e gjykatave, nga ikja e njerëzve drejt emigracionit, nga mungesa e lirisë së mendimit, nga krimi dhe oligarkia që ka uzurpuar gjithçka. Pasi opozita ka bërë gjithë këto denoncime dhe deklaron gjithë ditën “shteti ka rënë” nuk mund t’u thuash qytetarëve, prisni se duhet të bëjmë me nge reformën zgjedhore. Sigurisht që kodi elektoral dhe rregullat e lojës në një garë janë të rëndësishme, por kjo është një tezë që vlente të diskutohej kohë më parë, jo në situatën që ndodhet sot vendi. Meqënëse

ndërkombëtarët e kanë merak këtë pjesë, opozita le të dorëzojë një orë e më parë propozimet e saj të qarta, siç i do OSBE, dhe të kërkojmë \miratimin me urgjencë nga Edi Rama. Çdo humbje kohe me muaj dhe vite nuk ka asnjë sens dhe është vetëm lojë për të tërhequr vëmendjen. Reforma zgjedhore, kur i është dashur Edi Ramës, është miratuar dhe brenda një nate, ndaj çdo sorollatje sikur po bëjnë shpikje është vetëm tallje me opozitën dhe qytetarët. Për më tepër edhe sikur opozita të propozojë formulën me ideale të reformës zgjedhore, sërish do jenë në dorë të humorit të Edi Ramës dhe “gjeneralit” Kujtim Gjuzit. Ndërkohë qytetarët që po provojnë vetë në kurriz se në çfarë situate po jetojnë, nuk kanë kohë presin sa opozita të zgjidhë hallet me reformat dhe të mendohet. Me këtë strategji pa strategji të opozitës, ata ose kanë nisur të mos i besojnë më, ose po shohim të ikin nga ky vend një orë e më parë. Nuk mjafton të thërrasësh në ditë në media dhe rrjete sociale “shteti ka rënë”, pasi sado e vërtetë të jetë kjo, Edi Rama dhe gjithë problemet që ka sjellë qeverisja e tij vijojnë të jetë ende në këmbë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë detyrimin t’u shpjegojnë shqiptarëve se pse po heshtin para një qeverie, të cilën duhej ta kishin zbuar më kohë!


POLITIKE

4 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Zbardhet takimi Rama-Mitsotakis, kryeministri grek: Së shpejti në Parlament njohja e patentave

P

ak orë pas zhvillimit të tij, Kryeministria do të zbardhte takimin e kryeministrit Edi Rama me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, i zhvilluar dje në kryeqytetin e vendit fqinj, teksa Rama po merr pjesë në forumin e BE-Ligës Arabe. Në deklaratën e shpërndarë nga Kryeministria thuhet se dy kryeministrat kanë diskutuar për të gjitha çështjet e përbashkëta mes dy vendeve. Ndër të tjera, teksa Rama ka theksuar angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, kryeministri grek është shprehur se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjelltë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek. “Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim me frymë pozitive nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Në këtë takim u diskutuan të gjitha çështjet e përbashkëta. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se pavarësisht vendimit të Këshillit të BE-së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri. Në të njëjtën kohë është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje, theksoi Rama, të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpunimi mes të dyja palëve. Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet prespektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim. Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në

Kryeministri Rama në Athinë: Ligji për shpronësimet nuk synon minoritetin grek, dhe as rrëmbimin e pronave

Shqipëri. Veç kësaj, Kryeministri grek theksoi se marrëveshja bilaterale për njohjen e ndërsjellë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamentin grek. Kryeministri i Shqipërisë ftoi Kryeministrin e Greqisë për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen e afërt, ftesë të cilën ai e pranoi”, njoftoi dje zyra e shtypit e Kryeministrisë. Ndërkohë që në një intervistë të

dhënë për “Euroneës”, Rama ka fajësuar ndërhyrjet politike për tensionet që krijohen në minoritetin grek në Shqipëri. Rama ka shpjeguar se ligji për shpronësimet nuk synon minoritetin grek dhe as që t’u rrëmbejë atyre pronat. “Këto janë akuza pa kuptim. Shqipëria përbën një shembull të shndritshëm për respektimin e minoriteteve dhe atij grek që jeton prej shumë kohësh në të

njëjtat kushte me shqiptarët dhe kur ka probleme ato janë të njëjtat për të gjithë. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që të rregullojmë bazën ligjore për të mirën e të gjithëve dhe të luftojmë një sistem korruptiv i cili po thith gjakun e njerëzve përsa i përket çështjet së pronave të tyre. Pra nuk ka të bëjë në mënyrë ekskluzive me minoritetin grek por me të gjithë. Historia e marrëdhënieve mes dy

popujve ka treguar se po nuk ndërhyri politika apo agjendat e ndryshme politike është një e përbashkët. Kështu që nuk ka përçarje apo urrejtje në zemrat e dy komuniteteve ku shqiptarët e grekët jetojnë së bashku prej shumë kohësh, ato përbëjnë një shembull të përkryer se si politika duke të menaxhojë faktin se ne jemi fqinjë dhe në një farë mënyre të mallkuar të jetojmë së bashku dhe të duam njeri-tjetrin”, tha Rama. I pyetur për deklaratat e tij për vrasjen e Konstandinos Kacifas nga policia shqiptare Rama u përgjigj: “Kam besuar më parë dhe besoj se një persona që vrapon me një armë në dorë dhe kërcënon jetën e njerëzve është i rrezikshëm”. Për sa i përket diskutimeve për kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë kryeministri Rama ka nënvizuar se midis dy shteteve janë hedhur shumë hapa para. Ai është shprehur se shpreson që pas rezultateve të arritura me qeverinë e kaluar bisedimet të vazhdojnë edhe me qeverinë e re greke për tu gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët. Ndërsa përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë pamjet e takimit me homologun grek, Rama shkruan se Shqipëria dhe Greqia do të intensifikojnë dialogun dhe rrisin bashkëpunimin.

punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s. Luftëtarët e huaj që janë të arrestuar është sfidë e madhe nëse konfirmohem ambasador edo të punoj me qeverinë për të zgjidhur këtë çështje”, tha Kim. Yuri Kim u propozua nga Trump në qershor për të zëvendësuar Donald Lu. Ajo është një diplomate karriere që ka mbajtur funksione të ndryshme dhe detyra të larta në shërbimin e jashtëm amerikan. Yuri Kim me origjinë aziatiko-amerikane është zyrtare e lartë e shërbimit të jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Në Departamentin e Shtetit ajo ka drej-

tuar zyrën e Evropës Jugore. Më herët ajo ka qenë drejtoreshë për qendrën e studimeve për diplomaci në DASH, si dhe shefe e kabinetit e zv. Sekretarit të shtetit. Ajo ka shërbyer gjithashtu si asistente speciale e ndihmës sekretarit të shtetit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Në këtë rol, ka qenë pjesë e delegacionit amerikan në bisedimet shumëpalëshe mbi programin nuklear të Koresë së Veriut. Gjithashtu Kim ka qenë Konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut. Diplomatja Yuri Kim e propozuar nga presidenti Trump pritet të zërë vendin ambasadorit Donald Lu të larguar në maj të 2018-ës.

E nominuara për ambasadore: Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve

Yuri Kim në Senat: Si ambasadore në Shqipëri do i shtyj liderët të zgjidhin menjëherë krizën politike D

iplomatja amerikane Yuri Kim ka dalë mbrëmjen e djeshme përpara Komisionit për Politikën e Jashtme në Senatin Amerikan ku ka folur për prioritet nëse emërohet ambasadore në Shqipëri. Në deklaratën përpara senatorëve, Yuri Kim u fokusua në tre pika kryesore sa i përket objektivave të saj si ambasadore në Tiranë. Fillimisht, tha Kim, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate. Yuri Kim theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. “Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjëhershëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një

mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim. Së treti, tha Kim, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet. Në hyrje të fjalimit të saj, kandidatja për ambasadore vlerësoi simpatinë dhe besnikërinë që shqiptarët kanë shfaqur ndaj SHBA-së. “Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë Shqipërinë – sondazhe pas sondazhe tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë. Shumë pak miq kanë qenë më besnikë – trupat shqiptarë kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bosnje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë kaq të gatshëm për të bërë më shumë

me SHBA-në. Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta”, u shpreh Kim. E propozuara e Presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri evidentoi dhe problemin e madh shqiptar, atë të situatës së krimit në vend, e kryesisht të trafikut ndërkombëtar të grave dhe lëndëve narkotike. “Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve. Është një problem shumë serioz. Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre. Do të


POLITIKE

5 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Gjata: Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri, ata e sfidojnë shtetin ligjor, gënjejnë qytetarët dhe përdorin çdo mjet për të qëndruar në pushtet

P

artia Demokratike deklaron se Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën për të shkarkuar kryetarin e tij të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, të kapur në shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit. Nga foltorja e selisë blu, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se prej 24 orësh në zyrat e bashkisë po qëndron një person që sipas PD-së duhet të ishte në burg për falsifikim të Formularit të Dekriminalizimit. Gjata saktësoi më tej se ligji i dekriminalizimit shprehet fare qartë se një funksionuar i lartë publik, i cili kapet në falsifikim të formularit të dekriminalizimit, humbet mandatin dhe dënohet deri në 4 vjet burg. “Prej 24 orësh në krye të Bashkisë së Vorës po qëndron një person, i cili duhet të ishte në burg për falsifikim të Formularit të Dekriminalizimit. Agim Kajmaku vazhdon të jetë në detyrën e kryebashkiakut me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse prokuroria vërtetoi çdo akuzë të bërë nga Partia Demokratike dy muajt e fundit. Agim Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi. E vërteta, siç u provua nga prokuroria, është se Edi Rama kandidoi në 30 Qershor një të arratisur nga drejtësia, me urdhër kërkimi në Greqi dhe në Europë deri 6 javë më parë. Përpjekja e Edi Ramës për të mbrojtur një zyrtar të lartë që ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin nuk ka mbaruar. Agim Kajmaku qëndron

PD sulmon Ramën për kryetarin e Bashkisë Vorë: Agim Kajmaku duhet të ishte në burg

në detyrë dhe akoma nuk është shkarkuar nga Edi Rama, njeriu që i dha mbështetje politike, duke e kandiduar për Bashkinë e Vorës. Ligji i dekriminalizimit shprehet fare qartë

NISMA

se një funksionuar i lartë publik, i cili kapet në falsifikim të formularit të dekriminalizimit, humbet mandatin dhe dënohet deri në 4 vjet burg. Sjellja e Edi Ramës në mbrojtje

të kriminelëve që përfshiu në politikë, nuk është e papritur. Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën për të shkarkuar kryetarin e

tij të Bashkisë Vorë, të kapur në shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit. Bashkëqeverisja e tij me krimin dhe më të fortët që blejnë vota për të, pa u dënuar nga drejtësia, është arsyeja pse dera e Europës vazhdon të qëndrojë e mbyllur për Shqipërinë. Sjellja me rastin e Agim Kajmakut, duke e mbrojtur, edhe pas verifikimit zyrtar të Prokurorisë, është tregues se Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë seriozisht as kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, ku zbatimi i ligjit, lufta kundër krimit, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe i kujtdo që ka vjedhur zgjedhjet janë rruga për të çuar Shqipërinë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Agim Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Ata e sfidojnë shtetin ligjor, gënjejnë qytetarët në mënyrë të paturpshme dhe përdorin çdo mjet për të qëndruar në pushtet kundër interesit publik”, deklaroi dje nga selia blu, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Nga Interpoli është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi

Kajmaku rrezikon burgun, kryebashkiaku i Vorës akuzohet se gënjeu për dekriminalizimin Ambasada: SHBA, e përkushtuar për të luftuar korrupsionin në Shqipëri

P

ërmes një postimi publikuar në facebook Ambasada Ameri kane në Tiranë shkruan së SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë”, njoftoi dje ambasada amerikane. Lidhur me këtë çështje, ambasada njofton se iu ka ardhur në ndihmë studentëve javë studentëve të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë, në kuadër të nismës për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. “Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Shqipëria lufton Korrupsionin! Ndal Korrupsionit”, u shpreh dje ambasada amerikane në njoftimin e saj.

K

ryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, përveç heqjes së mandatit rrezikon të dënohet deri në 4 vite heqje lirie për falsifikim të dokumenteve. Pas verifikimeve, Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet. Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës për kreun e Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, i cili akuzohet se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Materialet i janë përcjellë njëkohësisht edhe KQZ-së pas mbërritjes së letër-porosisë nga Greqia që vërtetonte ndalimin e Kajmakut. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi. Kajmaku nuk e ka deklaruar këtë dënim kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit

nën siglën e PS-së. Në përgjigjen drejtuar prokurorisë kryebashkiaku i Vorës ka deklaruar se nuk e dinte që ishte në hetim nga Greqia dhe se duhet ta deklaronte në formular. Këtë fakt ai tha se e kishte mësuar nga mediat. Sipas ligjit, zyrtarët të cilët gënjejnë në formularin e dekriminalizimit, rrezikojnë të dënohen deri në 4 vite heqje lirie. Denoncimi për Kajmakun u bë nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi atë se ka

qenë i arrestuar në Greqi me emër tjetër, Jorgo Toto. Partia Demokratike publikoi një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, të datës 19 qershor 2003, ku thuhej se ai ishte arrestuar në janar 2003 në Janinë për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera me para të falsifikuara. Pas kërkesës që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e mandatit, do të jetë KQZja e cila do të vendosë për kryetarin e Bashkisë së Vorës.


POLITIKE

6 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Partia Socialiste çon në Kuvend projekt rezolutën: Aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga vendet e treta, përpos Rusisë, janë të përfshira në ndërhyrje dashakeqe

P

ër zgjedhjet e ardhshme të 2021, Partia Socialiste kërkon të frenojë ndikimin e aktorëve të huaj në fushatën zgjedhore. Në projektrezolutën e mazhorancës, e cila ndodhet në tryezën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi thuhet se aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga vendet e treta, përpos Rusisë, janë të përfshira në ndërhyrje dashakeqe në debate publike në vendin tonë. “Duhet të mbrojmë demokracinë shqiptare nga çdo lloj ndërhyrje politike e huaj, por duhet të mbrojmë dhe cilësinë e demokracisë nga çdo lloj forme dezinformimi”, deklaroi dje Taulant Balla. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PSsë Taulant Balla rasti më flagrant është lobimi rus për Partinë Demokratike. “Kur flasim për ndërhyrje të huaja, rasti i Partisë Demokratike dhe hetimi ndaj saj për financime të paligjshme bën që ne duhet të rrisim garancitë e sistemit tonë të financimit të partive politike”, u shpreh Taulant Balla. Kreu i grupit parlamentar socialist, i kërkon Komisionit të reformës zgjedhore që të adresojë me prioritet auditimin e financimeve politike. “Duhet të ndryshojmë ligjin e financimit të partive politike me qëllim që të kemi transparencë të plotë të shpenzimeve të partive politike, qoftë për sa i përket lobingut jashtë Shqipërisë, qoftë për sa i përket shpenzimeve të tyre ditore, madje dhe të fushatave zgjedhore”, theksoi Taulant Balla. Gjithashtu, mazhoranca i bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për krijimin e Task Forcës për parandalimin e fenomenit të dezinformimit dhe parandalimin e financimeve të paligjshme në fushatë elektorale. Projekt-R ezoluta Projekt-Rezoluta Kuvendi i Shqipërisë duke vlerësuar se ndërhyrjet e huaja në mënyrë të parregullt në proceset elektorale, dezinformimi dhe lajmet e rreme në proceset demokratike polarizojnë opinionin publik, nxisin akte të dhunshme dhe gjuhën e urrejtjes duke minuar demokracinë dhe zbehur bësimin publik në proceset demokratike; Duke pasur parasysh se ndërhyrja elektorale e huaj përbën një sfidë të madhe pasi paraqet rreziqe serioze për shoqërinë dhe institucionet demokratike shqiptare, të drejtat dhe liritë themelore, sundimin e ligjit, sigurinë, mirëqenien ekonomike dhe, në fund të fundit, përbën një sfidë për sovranitetin e Shqipërisë; Duke pasur parasysh që ndërlidhja globale e njerëzve dhe ekonomive me instrumenta dixhitale dhe teknologji të reja është përdorur dhe keqpërdorur nga shtete të caktuara që merren me ndërhyrje të huaj; ku mediat, veçanërisht platformat sociale, lehtësisht mund të shfrytëzohen për të përhapur dezinformimin. Në kushtet ku: tentativa nga aktorë të huaj publikë dhe jo publikë për të ndikuar në vendimmarrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut, solidaritetit

Rezolutë kundër ndërhyrjes ruse, Balla: Rasti më flagrant është lobimi rus i PD-së

dhe barazisë me mjete të ndërhyrjes keqdashëse janë pjesë e një trendi mbarë botëror; ndërhyrja e huaj mund të marrë forma të ndryshme përfshirë fushatat e dezinformimit në mediat sociale për të formësuar opinionin publik, sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën kritike në lidhje me zgjedhjet, mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë financiare të aktorëve politikë; duhet të rritet ndërgjegjësimi për fushatat e dezinformimit të Rusisë, pasi ky i fundit përbën burimin kryesor nga i cili buron dezinformimi në rajon, Evropë e më gjerë; aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga vendet e treta, përpos Rusisë, janë të përfshirë në ndërhyrje dashakeqe në debate publike të vendit tonë; shkalla e akteve të ndërhyrjeve dashakeqe kërkon koordinim të të gjitha institucioneve kombëtare në përgjigje të saj; në vendet anëtare të BE-së, disa hetime kanë treguar që rregullat e rëndësishme elektorale janë shkelur ose anashkaluar, veçanërisht dispozitat ekzistuese për transparencën e financimit të fushatës, me pretendime për shpenzime politike nga organizata jo-fitimprurëse me burime të vendeve të treta, veçanërisht nga Rusia; pritet që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen në Shqipëri në 2021; Kuvendi i Shqipërisë: Nënvizon se liria e fjalës dhe e të shprehurit, mbrojtja e të dhënave personale dhe pluralizmit të mediave, janë në thelb të shoqërive demokratike dhe sigurojnë mbrojtjen më të mirë kundër fushatave dezinformuese dhe propagandës armiqësore; Vlerëson

nevojën e miratimit sa më shpejt të masave të nevojshme legjislative dhe administrative për të parandaluar dhe luftuar dezinformimin në zbatim të praktikave më të mira evropiane me qëllim mbrojtjen e proceseve demokratike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike. Përsërit se ndërhyrja e huaj në zgjedhje minon të drejtën e shtetasve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, direkt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur, siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe se një ndërhyrje e tillë nga shtetet e tjera përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, edhe kur nuk ka përdorim të forcës ushtarake, kërcënim për integritetin territorial ose kërcënim për pavarësinë politike; Beson se zgjedhjet e lira dhe të

ndershme janë në zemër të procesit demokratik dhe prandaj kërkon që institucionet e vendit të ndërmarrin veprime për këtë çështje, në kuadër edhe të proceseve integruese të vendit në BE; Vëren me shqetësim se Bashkimi Europian është thellësisht të shqetësuar për “natyrën jashtëzakonisht të rrezikshme të propagandës ruse, e cila është burimi kryesor i dezinformimit në Evropë dhe që është dyfishuar që nga janari 2019 (me 998 raste) në krahasim me 2018 (me 434 raste)”. Konsideron se ndërhyrja elektorale synon të ketë ndikim në përbërjen e institucioneve të vendit; Beson se këto kërcënime nuk mund të adresohen vetëm nga autoritetet kombëtare që punojnë në izolim dhe as nga vetërregullimi i sektorit privat, por kërkojnë një qasje të koordinuar në shumë-nivele, me shumë palë të interesuara; Konsideron se një kornizë ligjore për trajtimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet në internet dhe dezinformimin, duhet të zhvillohet si në Shqipëri ashtu edhe në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, në mënyrë që të mundësojë një reagim të efektshëm ndaj këtij fenomeni; U bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të siguruar që procesi demokratik, si dhe zgjedhjet, të mbrohen nga ndërhyrjet dhe manipulimet e aktorëve të huaj shtetërorë dhe jo-shtetërorë; Thekson në veçanti nevojën për të përmirësuar edukimin e mediave dhe arsimimin qytetar përmes kulturës dhe shkollimit që në moshë të re, në mënyrë që të mundësojë ata që synohen nga fushatat dezinformuese të arrijnë të identifikojnë informacionin e dhënë si të njëanshëm; Inkurajon institucionet përgjegjëse, të përfshijnë në kurrikulat shkollore, dhe të zhvillojnë fus-

hata informuese të synuara me segmente të caktuara të popullatës që janë më të prekshëm ndaj dezinformimit; Inkurajon organizimin e trajnimeve dhe workshopeve të vazhdueshme për shkëmbimin e praktikave më të mira për të kundërshtuar propagandën dhe dezinformimin; I bën thirrje institucioneve kompetente të vlerësojnë ndërhyrjet e mundshme në legjislacion, marrjen e masave ligjore dhe administrative, të cilat kanë kompromentuar lirinë e shprehjes, mund të konsistojnë në ndërhyrje nga platformat e mediave sociale me qëllim të etiketimit sistematik të përmbajtjes, rishikimin e algoritmeve në mënyrë që t’i bëjnë ato sa më të paanshëm që të jetë e mundur, dhe mbylljen e llogarive të personave që merren me veprimtari të paligjshme dhe që synojnë prishjen e proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes; I bën thirrje institucioneve kompetente të hartojnë masat përkatëse për transparencën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja si dhe të marrin nisma ose nxisin ndërmarrjen e nismave për ndryshime ligjore në këtë drejtim. I kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore të adresojë transparencën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja në fushata elektorale dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë politike. I kërkon organeve kompetente të vlerësojnë nevojën e krijimin të Task Forcave ose fuqizimin e institucioneve aktuale me ekspertizë të posaçme për të forcuar parandalimin e fenomenit të dezinformimit si dhe për të ndaluar çdo ndërhyrje të huaj të parregullt ose financim të paligjshëm në proceset elektorale dhe demokratike në vendin tonë.

ISH-DEPUTETI I PD-SË

Ndërhyrja e të huajve në zgjedhje, Strazimiri Ballës: Ka dalë tjetër dosje veç 339 dhe 184?

K

reu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla depozitoi këtë të martë në Kuvend një projekt-rezolutë, përmes të cilës synohet parandalimi i ndërhyrjeve të huaja në proceset elektorale në vend. Pas kësaj nisme të maxhorancës, ka reaguar menjëherë edhe ishdeputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Me një shënim në “Facebook”, Gent Strazimiri ironizon veprimin e maxhorancës, ndërsa shtron pyetjen se kush ka

dalë i huaj nga ato që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje si “Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? apo dhe Habilajt”. “Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje” …?! Kush ka dalë “i huaj” nga ata që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje: Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? Habilajt? Apo ka dalë ndonjë dosje tjetër veç “339” dhe “184”?”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri.


POLITIKE

7 E mërkurë, 30 TETOR 2019

KRYEMINISTRI NË DETYRË I KOSOVËS

Haradinaj: Me Ramën do shihemi në gjyq. Sot është në pushtet, por nuk e ka të sigurt që do të qëndrojë

K

ryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ka folur sot në një intervistë për mediat në Prishtinë, lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për padi. “Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezër e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes. Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë

me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas. ...Mbi 10 miliardë euro dëme do i bëheshin Kosovës në rezerva dhe minerale të Trepçës. Gjithsesi ai (Rama) për momentin është në pushtet por nuk e ka të sigurt që do të qëndroj dhe mund ta humb atë. Shihemi në gjyqe”,- tha Ramush Haradinaj. Sipas

Haradinaj, “nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia”, tregoi kryeministri në detyrë. Haradinaj i qëndron idesë së Edi Rama, bashkë me Hashim Thaçin kanë qenë pro idesë së ndarjes së territorit të Kosovës. Ai ka treguar se që prej takimit në Berlin nuk ka folur më me Ramën.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Nuk ka vdekur ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

P

residenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovs ki ka shprehur rezerva sa i përket idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Pendarovski tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se një alternativë mund të jetë rigjallërimi i marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Nëse Shengeni apo MiniShengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (zona europiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi i fundit i Këshillit Europian-së do të isha shumë I kujdesshëm për këtë çështje”, – u shpreh Pendarovski në RTSH. Ai tha se nuk e priste vendimin negative të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Megjithatë sipas tij integrimi europian është e vetmja alternativë që duhet të ndjekë Ballkani Perëndimor. “Ata folën për fqinjë, për fqinjësinë. Fqinjë të Bashkimit Europian janë vendet në të ashtuquajturin

Pendarovski: Kujdes me MiniShengenin Ballkanik! Jam kundër

Partneritet Lindor, vendet e Azisë Qëndrore, Moldavia dhe vendet e pjesës veriore të Afrikës. Ne nuk jemi fqinjë. Ne jemi pjesë e kontinentit Europian dhe sipas dokumentave bazë të BE-së nga 1957, kemi të drejtën e plotë për të qenë një

ditë pjesë e Europës institucionale”, – u shpreh Pendarovski në RTSH. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur ende. Pendarovs-

ISH-MINISTRI I JASHTËM

Paskal Milo: Takimi Rama-Mitsotakis përgatitje terreni për problemet sensitive

I

ftuar në Abc News me gazetaren Mirela Milori ka qenë kryetari i PSD, historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo. Në bisedën e zhvilluar në studio me gazetaren Mirela Milori, Milo u shpreh se takimi i kryeministrit Rama me atë grek Mitsotakis, ditën e sotme, është hap i parë që dy kryeministrat të ulen dhe të vazhdojnë të zgjidhin problematikat mes dy vendeve. Si fillim janë diskutuar çështjet që janë më pak problematike, theksoi Milo, si hap i parë për të kalu-

ar në çështjet më sensitive siç është ajo e paktit detar. Sipas Milos problemi më i mprehtë, ku dy vendet mund të kenë probleme, është çështja e vetdeklarimit, pasi terreni shqiptar është i komplikuar për shumë shkaqe. “Nga informacionet që kam marrë, dy kryeministrat japin të kuptojnë që takimi ka qenë pozitiv në kuptimin, që të dy janë ulur dhe kanë filluar të bisedojnë mes tyre. Është rënë dakord për të filluar angazhimin me problemet më pak delikate, duke kaluar më

pas, mendoj në çështje më delikate për të dy vendet. Problemi më i mprehtë për mua është çështja e vetdeklarimit, ku do të bëhet dhe një census. Mendoj që nuk do jetë problem i lehtë për tu zgjidhur për shkak të komplikacionit në terrenin shqiptar. Ndërsa për çështje më sensitive siç është pakti detar, mbetet për tu parë në vazhdim pasi të përgatitet terreni. Pra mendoj që dy kryeministrat po përgatisin terrenin për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve”, tha Milo.

ki ka thënë në RTSH se kjo ide vazhdon të diskutohet nga politikanë e ekspertë të rajonit. “Jo, ende jo [nuk ka vdekur ideja e shkëmbimit të territoreve]. Ju e dini që kjo ide erdhi publikisht nga nivelet më të larta të mundshme politike, erdhi nga ishkëshilltari për Sigurinë kombëtare i presidentit amerikan, z. John Bolton. Ai tashmë nuk është pjesë e administratës për arsye krejt të tjera, por aty-këtu dëgjoj njerëz nga rajoni, politikanë, ekspertë, që ende rreken me këtë ide”, ka thënë Pendarovski, ndërsa ka theksuar se “kjo është ide e rrezikshme”. Ai ka thënë se mënyra për t’i bindur bashkëbiseduesit, gjegjësisht Kosovën dhe Serbinë, se kjo është një ide e rrezikshme, është se shpërndarja etnike e popullsisë në rajon nuk guxon të ndodhë pasi që ajo sjell efektin domino. “Së pari, nuk mund të ndjekësh shpërndarjen etnike të popullsisë në rajon. Nëse ti e nis diku, për shembull në Kosovë dhe do të vijosh pastaj me

zona të tjera, çdokush e di që në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë në vetvete, ne jemi heterogjenë në pikëpamjen etnike dhe fetare. Prandaj, teza ime kryesore është se do të doja të shihja që problemi i Kosovës, problemi ndërkombëtar i Kosovës, të zgjidhet. Pse?! Sepse të dyja këto vende janë fqinjët tanë të drejtpërdrejtë. Ne kemi vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën. E njëjta gjë me Serbinë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie dypalëshe shumë të mira me të dyja vendet, dhe për ata që të kenë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe me njëri-tjetrin. Por nuk është gjë e mirë që të mbyllësh një problem, problemin e Kosovës dhe të hapësh 2 apo 3 probleme të tjera në rajon”, tha kreu i shtetit maqedonas, Stevo Pendarovski. Edhe presidenti maqedonas është i mendimit që pa përfshirjen serioze të SHBA-së nuk ka zgjidhje të krizave. “Ju e dini, sikundër dhe unë, që rreth 30 vjetët që kanë kaluar na kanë treguar se pa një përfshirje serioze të SHBA-së nuk është e mundur që BE-ja e vetme t’i zgjidhë krizat dhe problemet e kësaj natyre. Ne patëm një krizë tonën në vitin 2001, patëm konflikt në territorin tonë dhe pas kësaj nënshkruam marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe atëherë ndërmjetësuesi i BE-së punonte ngushtësisht me ndërmjetësin amerikan. Unë nuk mendoj që pa një përfshirje aktive nga Uashingtoni, do të shohim një zgjidhje të qëndrueshme të këtij procesi”, deklaroi presidenti maqedonas, Pendarovski. Ai tha se e di pak shqipen, ndërsa shtoi se do t’i nxisë edhe maqedonasit që ta mësojnë atë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

8 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji flet për aksionin e opozitës: Zgjedhjet e parakohshme, një hap larg për shkak të opozitarizmit të fortë

Ervin Salianji: Pas dështimit me negociatat, protestat mjet i domosdoshëm kundër qeverisë

I Intervistoi: Jonida Halili

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” ka deklaruar se vendimi zyrtar i Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri tranzitore ose kujdestare. “Protesta është mjet i domosdoshëm në kushtet kur qeveria dështoi të hapë negociata për faj të keqqeverisjes, korrupsionit, krimit të organizuar, mossundimi të ligjit mosndëshkueshmërisë, vjedhjes së zgjedhjeve”, ka deklaruar Salianji. I pyetur në lidhje me aksionin e opozitës, ai thotë se zgjedhjet e parakohshme janë një hap larg për shkak të opozitarizmit të fortë dhe akteve të guximshme të marra nga opozita. “Rruga për zgjidhjen e krizës kalon nga 9 pikat kushtëzuese të Bundestagut gjerman, themeli i kushteve është ndëshkueshmëria e deformimit të votës dhe krijimi i kushteve për implementimin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse”, thekson më tej ish-deputeti. Teksa shprehet i bindur, Salianji thotë se shumë shpejt qeveria aktuale do përfundojë në kosh, disa prej hajdutërisë, disa prej lidhjeve me krimin dhe disa si bashkëpunëtorë të drejtësisë për të shpëtuar kokën e tyre do ta lëshojnë Ramën.

Opozita e bashkuar paçka se gjatë verës ka deklaruar se në shtator do të kishte vijimësi të protestave, në tetor u tha se për shkak të përgjegjshmërisë për hapjen e negociatave, opozita nuk do të dalë në shesh, por sipas saj format e protestës do të jenë vetëm kontaktet me qytetarët. Negociatat nuk u hapën, cili është plani duke qenë se zëra të fuqishëm brenda kampit të PD lëshojnë thirrje për protesta të fuqishme? Partia Demokratike është një forcë e madhe e cila ashtu siç numerikisht përfaqëson në çdo rast gjysmën e shqiptarëve ashtu edhe ka mendime, qëndrime apo ide të ndryshme por gjithçka diskutohet dhe në fund merret një vendim që i nënshtrohet vendimmarrjes dhe më pas të gjithë ndjekin vendimin. Zërat e fuqishëm që ju i referoheni kanë pasur dhe kanë ndjekur qëndrimin zyrtar

të PDSH të miratuar në Këshillin Kombëtar. Vendimi zyrtar i Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës së bashkuar është largimi i Ramës dhe përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri tranzitore ose kujdestare. Për të arritur këtë qëllim protesta në mendimin unanim të Këshillit Kombëtar te PDSH ka qenë dhe mbetet mjet i domosdoshëm për të arritur qëllimin. Personalisht mendoj që protesta është mjet i domosdoshëm në kushtet kur qeveria dështoi të hapë negociata për faj të keqqeverisjes, korrupsionit, krimit të organizuar, mossundimi të ligjit mosndëshkueshmërisë, vjedhjes së zgjedhjeve. Ne sot jemi në një aksion vijues të nisur që nga 16 Shkurti, qeveria e sotme është ilegjitime për shkak të një parlamenti ilegjitim i cili ka dalë nga votat e vjedhura dhe nga bashkëpunimi me krimin. Në një demokraci duhej që pas kësaj qeveria të dorëhiqej dhe të çonte vendimmarrjen tek qytetarët, në një autokraci qeveria nuk e njeh përgjegjësinë tek vetja, por e delegon tek populli apo aktorë të tjerë, në

këto kushte padiskutim që ne do vazhdojmë aksionin tonë në çdo front. Protesta është vendimi në fuqi i strukturave të PDSH, koha do të vendoset sipas një taktike dhe strategjie të mirëmenduar nga opozita. Kontaktet me qytetarët janë formë organizmi e Partisë Demokratike për të organizuar strukturat, për të vjelë mendimin e qytetarëve dhe për të përgatitur alternativën që të jemi të gatshëm për zgjedhjet e parakohshme, kontaktet me qytetarët nuk janë me udhëzim ato janë punë e përditshme e politikanëve dhe përfaqësuesve të opozitës dhe padiskutim që shërbejnë edhe për përgatitjen e protestave. A është e aftë opozita të ndërpresë mandatin e qeverisë dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme? Nëse po, kur dhe si do realizohen pasi sipas jush kjo është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën politike? Ne sot jemi në vitin e dytë të mandatit të qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme janë një hap larg për shkak të opozitarizmit të fortë dhe akteve të guximshme të marra

nga opozita. Rruga për zgjidhjen e krizës kalon nga 9 pikat kushtëzuese të Bundestagut gjerman, themeli i kushteve është ndëshkueshmëria e deformimit të votës dhe krijimi i kushteve për implementimin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse. Thënë këto ndërkombëtarët e kanë pranuar ilegjitimitetin e qeverisë dhe rrugëzgjidhja do të kalojë me qeverinë tranzitore. Mos harroni që në Maqedoninë e Veriut ka qenë e njëjta problematikë me qeverinë e mëparshme dhe u gjet zgjidhja qe iu ndërpre mandati në mes dhe u sanksionua në kushtetute që çdo herë që organizohen zgjedhje ka një qeveri kujdestare. Shumë shpejt qeveria aktuale do përfundojë në kosh, disa prej hajdutërisë, disa prej lidhjeve me krimin dhe disa si bashkëpunëtorë të drejtësisë për të shpëtuar kokën e tyre do ta lëshojnë Ramën. Kritikë të PD-së, shprehen se selia blu duhet të tregojë program, të ketë njerëz dhe të japë aksion. A janë këtë 3 elementë kryesorë për të cilën po punon edhe vetë struktura bërthamë e PD-së, apo interesi juaj është diku tjetër? Partia Demokratike ka program, ka shumë njerëz me ide dhe teza, ka pasur aksion në 6 vite këto janë fakte. Nëse dikush që nuk ka dhënë kontribut për 6 vite në opozite do të hyjë pa radhë në majë të sistemit pa garë dhe rregulla pasi ka marrë nga kontributi i demokratëve në qeverisjen e mëparshme kjo për mua personalisht është e pavend ashtu siç është e pavend që disa bashkëpunëtorë të Ramës që kane punuar kundër PD në 2017 ti bëhet temena. PDSH ka vetëm nevojën për hapjen drejt shoqërisë me njerëz të rinj dhe për vlerësimin e njerëzve që kanë mbajtur peshë të rëndë në opozite apo demokratë që kanë sakrifikuar vendet e punës, ushqimin e fëmijëve, bizneset, represionin e qeverisë por nuk i janë nënshtruar pushtetit as me para as me kërbaç, padiskutim që kontribut të madh kanë kryetarët e degëve, ish-deputetët që dorëzuan mandatet apo ish kryetarët e bashkive. Këta janë njerëzit që janë pasuria e Partisë Demokratike dhe këta janë pafund, me vjen t’i përqesh me të madhe disa që thonë që s’ka njerëz në PD dhe vetë nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

9 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Tirana mikpret Konferencën Botërore të Parqeve 2020

Veliaj vlerësohet në Australi

K

ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori një tjetër vlerësim, kësaj here në Australi, ku Tirana u përzgjodh si vendi organizator i Konferencës Botërore të Qyteteve dhe Parqeve Urbane 2020. Transformimi i Tiranës në katër vitet e fundit, por sidomos i Parkut të Liqenit, në një kohë aq të shkurtër e me gjithë kundërshtitë për lodrat dhe ndërtimet pa leje aty, kanë bërë që kryeqytetit shqiptar t’i besohet organizimi për vitin e ardhshëm i këtij takimi të rëndësishëm, i cili këtë vit u mbajt në Australi. Parku i Liqenit të Tiranës është sot hapësira më e frekuentuar nga qytetarët e saj, me mbi 300 mijë

përdorues. Po ashtu, ajo zonë cilësohet si mushkëria kryesore e kryeqytetit. Teksa prezantoi disa nga nismat e suksesshme të ndër-

marra nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj foli për rilindjen e Tiranës, vendosjen e fëmijëve në qendër të vëmendjes së qytetit dhe të gjitha

investimet e bukura për ta, si kënde lojërash dhe parqe rekreative. Veliaj i cilësoi fëmijët e Tiranës si avokatë të të gjitha ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në kryeqytet. “Jam i lumtur që ndodhem këtu për të folur mbi gjëra kaq shumë të rëndësishme për jetët tona. Jemi këtu për jetën e qyteteve dhe nismat për më shumë parqe, hapësira publike e rekreative, me fokusin tek

fëmijët dhe të moshuarit, gjejnë zgjidhje në konferenca si kjo e sotmja. Këtu marrim eksperiencë sesi t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, jo duke shpikur rrotën, por duke zbuluar atë që ka funksionuar në një vend dhe që lehtësisht mund të funksionojë në një vend tjetër”, u shpreh Veliaj. Konferenca Botërore e Qyteteve dhe Parqeve Urbane kishte në fokus lidhjen e parqeve dhe hapësirave publike me shëndetin e mirëqenien e qytetarëve, si dhe adresoi nevojën për politika më të mira të mira, shtimin e hapësirave të gjelbra sidomos për fëmijët.

INVESTIMI

Një kopsht i ri për fëmijët e Çorovodës kate e katër ambiente secili sipas grup moshave të ndryshme. Në të njëjtën godinë janë vendosur edhe dy grupet e çerdhes me fëmijë më të vegjël. Rreth 60 fëmijë të Çorovodës përfitojnë nga investimi prej 498,000 Euro, pjesë e programit të Investimit Social dhe Mjedisor të TAP-it. Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema dhe Menaxheri i TAP-it për Shqipërinë, Malfor Nuri, u shoqëruan në mjediset e kopshtit të ri nga drejtoresha e këtij institucioni, Enerida Hoxha. Ata panë nga afër kushtet që u ofron god-

N

gjyra, ngjyra, siç është dhe vet bota e fëmijëve. Kështu duket sot godina e Kopshtit nr. 1 në Çorovodë, e cila u rindërtua nga TAP-i, duke qenë se objekti i mëparshëm nuk përmbushte kushtet e nevojshme. Sot fëmijët kanë një kopsht me ngrohje qendrore, mobilim të ri dhe një kuzhinë të plotë. Oborri i tij është sistemuar dhe i janë shtuar lodra, që fëmijët të luajnë gjatë ditëve të bukura me diell. Godina ka dy

ina e re më të vegjëlve të qytetit. “Faleminderit TAP-it për investimin dhe këtë dhuratë të bukur. Iu uroj fëmijëve që do të kenë fatin të jenë në këtë kopsht çdo të mirë. Do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të sigurojmë investime të tilla për edukimin e fëmijëve, që janë e ardhmja e këtij vendi”, tha Adriatik Mema, Kryetari i Bashkisë së Skraparit. Pas vizitës në mjediset e kopshtit të ri, Malfor Nuri, Menaxher i TAP-it për Shqipërinë, u shpreh: “Nuk e fsheh gëzimin tim teksa shikoj fëmijët e Çorovodës që luajnë në godinën e re. Më vjen mirë që kemi mundur të krijojmë kushte moderne për ta. Përmirësimi i jetesës së komuniteteve pranë gazsjellësit është njëherazi një objektiv dhe një dëshirë e TAP-it dhe për ta realizuar këtë ne po bëjmë një sërë investimesh so-

ciale dhe mjedisore. Kopshti është një shembull i mirë i impaktit pozitiv të TAP-it në komunitet ku ai kalon.” Zbatimi i projektit u menaxhua nga Abkons, kontraktor i TAP-it për investimet sociale dhe mjedisore, ndërsa përgjegjës për ndërtimin e kopshtit e rregullimin e mjediseve të jashtme ishte shoqëria Desaret shpk. Punimet kanë zgjatur rreth 6 muaj dhe në to janë punësuar afërsisht 70 persona. Deri më sot, TAP-i ka investuar mbi 3 milion euro në rehabilitimin e 12 shkollave, kopshteve e çerdheve në Shqipëri. Rreth 5,000 fëmijë janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre investimeve. TAP-i mbetet i përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe atë vendore.


SPECIALE TIRANË

10 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Ushqime te dera e shkollës, vijon fenomeni P

olicia e Shtetit, që në nisje të vitit të ri shkollor, bëri të ditura masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë së nxënësve. Ndër to ishte edhe mbyllja apo largimi i lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes, që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave. Në shkollën 9-

vjeçare “17 Shkurti”, u pa se tek dera e shkollës qëndronin dy punonjëve të policies. Sapo panë praninë e policëve dhe kamerës, një motorist picash që vjen sapo nis pushimi i madh në shkollë, u detyrua të kthehej pas, duke i lënë nxënësit më kot në pritje. Në shkollën “17 Shkurti i Ri” po në zonën e Qesarakës, prindërit janë ankuar për një byrektore sporteli i të cilës bie nga

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike

RENEA del në rrugë, arrestime dhe kontrolle blic në Tiranë dhe Vlorë

P

as Durrësit, aksioni blic i Policisë së Shtetit, është shtrirë në Tiranë dhe në Vlorë. Rreth 200 forca policie morën pjesë në një operacion blic të zhvilluar paraditen e së martës në ambientet e doganës së Tiranës. Për kontrollin e territorit, krahas punonjësve të Policisë, u përdorën drone dhe qen antidrogë. Pas kontrolleve blic në Portin e Detar të Durrësit, në sitë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt kaloi Dogana e Tiranës. Në skaner të forcave të rendit kaluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona. Gjatë kontrolleve, u zbulua 1pistoletë, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme. Forcat Lëvizëse Operacionale, shoqëruan 7 persona por nuk specifikohet për çfarë vepre penale akuzohen. Ky operacion u krye në zbatimi të planit të masave nga policia e Shtetit për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë. “Policia e Shtetit do vijojë kontrollet në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112,

duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm”, njofton Policia e Shtetit. Në Vlorë, forcat operacionale të drejtorisë së përgjithshme të policisë kanë arritur të ndalojnë 3 persona dhe të sekuestrojnë një sasi droge e llojit çokollatë si dhe ka bllokuar dy automjete. Droga e llojit çokollatë është gjetur në dy automjetet e sekuestruara. Pas atij në Portin e Durrësit, Policia e Shtetit ka vijuar aksionet blic në Tiranë, Fier dhe në Vlorë. Ndërkohë policia ka dhënë edhe detajet e para të këtij operacio-

ni. “Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me “TaskForcën” e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”. Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit e së martës në lagjen “1 Maj”, në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Në përfundim të këtij

operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve: A.M, 40-vjeç, banues në Fier. M.K, 46-vjeç, banues në Fier K.Sh, 40-vjeç, banues në Vlorë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

oborri i institucionit arsimor. “Unë e marr ushqimin me vete, pasi kam frikë të blej nga ato ushqime që na sjellin tek dera. Jam helmuar më përpara dhe prindërit më ndalojnë të blej tek kangjellat e shkollës. Sot kisha kek me vete, ndërsa unë bukë nga shtëpia. Te dera e shkollës vijnë përditë e na sjellin byrekë e sanduiçë, jo pije alkolike apo energjike”. KODI PENAL

Hodaj: Rriten dënimet për falsifikimin e parave Falsifikimi i monedhave, pritet ti nënshtrohet ndryshimeve ku do të shtohen masat ndëshkuese. Shqipëria nuk është vend prodhimi i monedhave të falsifikuara por duhen marrë masat për parandalimin e këtij fenomeni. Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, thotë se ndryshimi është propozuar nga Prokuroria e Përgjithshme. “Është një sugjerim vetëm i Prokurorisë së Përgjithshme. Ne po e marrim në konsideratë shumë seriozisht dhe me projektin e ndryshimeve të reja që mund të paraqiten për kodin penal do të shikohet edhe mundësia e paraqitjes së një dispozite specifike”. Për këtë vepër penale, ligji aktual parashikon deri në 5 vite burg, ndërsa kur kryhet më shumë se një herë apo bashkëpunim, deri në 15 vite. Sipas Hodaj, në Shqipëri ka patur raste sporadike të falsifikimit të parave, por përjashtohet nga vendet e prodhimit. “Më së shumti monedha të falsifikuara vijnë nga jashtë edhe për shkak të specifikës dhe teknikës që duhet”.


SPECIALE

V

endosja e sistemit elektronik të rezervimit dhe investimet për shtrirjen e shërbimit të koronarografisë edhe në spitalet “Shefqet Ndroqi”, Fier dhe Shkodër, pas QSUT-së, ka ulur sot që flasim rradhët e pritjes me 2 javë”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet e reanimacionit të ri të Kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku deklaroi se do të hapet shërbimi i ri i kardiokirurgjisë. “Po investojmë 1 milion dollarë për të hapur shërbimin e ri të kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Me këtë investim hapim për herë të parë këtë shërbim pas QSUT-së edhe në këtë spital universitar, që do të mundësojë uljen e rradhëve të pritjes edhe për ndërhyrjet kardiokirurgjikale, sikurse ka ndodhur për paketat e kardiologjisë që aktualisht ofrohen në këtë spital”. Shërbimi i koronarografisë dhe paketat e tjera të kardiologjisë i kanë mundësuar 1069 pacientëve vetëm gjatë këtij viti ta marrin shërbimin në kohë dhe me cilësi në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi, janë ofruar falas 5900 intervente të angiografisë dhe angioplastikës në katër qendrat e Hemodinamikës në vend si dhe në spitalet jopublike me financim nga shteti. “Investimet e qeverisë për hapjen e qendrave të reja të

11 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Shërbimi i koronarografisë dhe paketat e tjera të kardiologjisë i kanë mundësuar 1069 pacientëve vetëm gjatë këtij viti ta marrin shërbimin në kohë

Jo rradhë për koronarografinë, Manastirliu: Gati kardiokirugjia tek “Shefqet Ndroqi”

Hemodinamikës, në Fier për rajonin e jugut dhe në Shkodër për rajonin e veriut si dhe funksionimi me kapacitet të plotë i qendrave të Hemodinamikës në Tiranë, ka mundësuar uljen e kohës së pritjes për këtë shërbim në 2 javë, që

SHPËRNDARJA

është një kohë tejet optimale”. Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” po investohet jo vetëm për ndërtimin e reanimacionit të kardiokirurgjisë, i cili brenda 3 mujorit të vitit të ardhshëm do të pajiset edhe me aparatura të

teknologjisë së lartë por vijojnë investimet edhe për rikonstruksionin e laboratorit mikrobiologjik të tuberkulozit, një investim në infrastrukturë prej 6.6 milion lekë nga buxheti i shtetit. Gjithashtu është drejt përfundimit investimi për

sistemin e ri të kondiciomit dhe aspirimit, aq të domosdoshëm për një trajtim optimal e të sigurtë për pacientët dhe personelin mjekësor. Çdo të hënë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu do të fillojë një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes rrjetit social facebook. Manastirliu thotë se kjo është një tjetër mënyrë për të marrë nga qytetarët shqetësime që lidhen me shëndetësinë apo mbrojtjen sociale dhe në të njëjtën kohë për të adresuar çështje që do të përfshihen në axhendën e saj javore. “Deri më sot kanë filluar nga lentet falas mbi 1687 qytetarë. Po punojmë që shumë shpejt këtë paketë ta ofrojmë edhe në spitalet e Durrësit, Fierit, Vlorës duke garantuar shërbime afër vendbanimit. Vijojmë gjithashtu me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore ku puna e 100 qendrave këtë vit po ecën me ritme të shpejta”.

EUROSTAT

622 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në vendet e BE N Dimri, qendrat në Tropojë furnizohen me medikamente

N

jësia Vendore e Kujdesit Shëndetësorë Tropojë (NJVKSH) monitoroi shpërndarjen e barnave të paketës shtesë për 6 qen dra shëndetësore që janë më larg qytetit të Bajram Currit. Drejtori i NJVQSH, Avni Boshnjaku thotë se me qëllim përballimin e kërkesave për një shërbim shëndetësor të vazhdueshëm, duke qenë se po afron sezoni i dimrit dhe shumë qendra shëndetësore dhe ambulanca mund të bllokohen, tha se: ‘’Kemi ndërmarrë aksionin për shpërndarjen e barnave për 6 qendra që janë më larg qytetit të Bajram Currit’’. Sipas Boshnjakut, kjo nismë e Ministrisë së Shëndetësisë që po zbatohet prej 6 vitesh ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin për qytetarët. Nga kjo nismë, theksoi ai, përfitojnë banorët e qendrave shëndetësore të njësive administrative Legbibaj, Bytyç, Margegaj, Tropojë e Vjetër, Bujan dhe Fierzë. ‘’Synimi është marrja e masave në kohë, që edhe në këto qendra shëndetësore shërbimi shëndetësor të jetë në cilësinë e duhur, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike’’.

donëse vendet e BEsë, kthejnë shqiptarët duke iu refuzuar azilin, 622 mijë shtetas që kanë marrë në 10 vitet e fundit leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Numri më i lartë i lejeve të dhëna rezulton ai në periudhën 2008-2010, kur do të arrihej praktikisht dhe një rekord prej 100 mijë lejesh qe evidenton qartë nivelet e larta të emigrimit në atë kohë. Kjo situatë nuk do të vazhdonte gjatë; viti 2013 solli një rënie të ndjeshme të lejeve, shifra e ulur e të cilave për atë kohë konsiderohet dhe një tregues i frenimit që mori ky fenomen. Por rigjallërimi i ciklit të emigracionit nuk vonoi, duke mbërritur vitin e kaluar në rreth 62.5 mijë leje qëndrimi, niveli më i lartë ky që nga 2010-ta. Vendi që ka dhënë më shumë leje të tilla rezulton

Italia, ndërsa Greqia renditet e dyta pas saj. rritje të ndjeshme nderkohe ka shënuar këto vitet e fundit edhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, 10 mijë nga të cilat vetëm në 2018-tën. Ky vend është kthyer së fundi në një magnet

për profesionistët shqiptarë; ekonomia më e madhe e Europës është duke joshur në mënyrë të vecantë infermierë, punonjës IT-je, inxhinierë, ndërsa në përgjithësi po i jep hapësirë personave të kualifikuar.


KULTURE

12 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Muzetë e Beratit, vendtakimi i brezit të ri me traditën Muzetë e Beratit tashmë po shndërrohen në vendtakime mjaft interesante mes historisë, traditës dhe brezit të ri. Së fundmi, nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës “Sali Gjuka” të bashkisë “Ura Vajgurore” realizuan në Muzeun Etnografik aktivitetin “Muzeu Tradita dhe Tregime Imagjinare”. Nëpërmjet imazheve nxënësit u njohën me ambientin dhe koleksionin e Muzeut Et-

nografik, me pas bazuar në historikun e fotove ata ndërtuan një tregim imagjinar. Synimi i këtij projekti është të sigurojë lidhje dhe të kuptojë të kaluarën nëpërmjet artit, historisë, dramës, edukimit personal e shoqëror. Ky projekt gjithashtu synon të zhvillojë tek të rinjtë aftësitë themelore si kreativitet, imagjinata, komunikimi, bashkëpunimi dhe zhvillimi personal.

Letërsia e re shqipe në fokus të “New Literature Festival” Letërsia e re shqipe ishte në fokus të “New Literature Festival”, i cili hapi për herë të parë siparin nga data 29-30 tetor, në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar. Personazhe të jetës letrare pas viteve ‘90 dhe emra të njohur të letërsisë shqipe ishin bashkë në një komunikim, që kërkon të nxjerrë në pah prirjet e sotme të letërsisë bashkëkohore shqipe. Festivali ishte konceptuar në formën e një dialogu, ku gjithnjë në fokus është një autor i ri. Por duke e parë letërsinë si një proces, pjesë e dialogut nuk ishin vetëm të rinjtë, por dhe emra të konfirmuar në fushën e letrave si Ardian Vehbiu, Visar Zhiti, Blendi Fevziu, Bashkim Hoxha, etj. Dy ditë të mbushura me takime, debate, promovime, që përmbyllin Tetorin e Librit.

Ndërron jetë regjisori i njohur i Hollywoodit

Asteriksi, personazhi i dashur i filmave vizatimor mbush 60-vjeç Asteriksi, gali më argëtues në histori, mbushi 60 vjeç. Ai që konsiderohet si njëri prej personazheve më të dashur të librave vizatimorë të shekullit të XX-të, do ta shihte dritën e diellit 29 tetorin e vitit 1959, në numrin e parë të revistë “Pilote”. I krijuar nga Renè Goscinny e Albert Uderzo, përmes librave por edhe filmave vizatimorë, Asteriksi do të shndërrohej në një simbol të fëmijërisë së disa brezave me radhë. Këto ditë, si për të kremtuar përvjetorin e galit hipnotizues, del dhe seria e re e tij, e quajtur “Vajza e Vercingetorige”. Që nga dalja e parë e deri më tani, aventurat e Asteriksit

imcak, mikut të tij trupmadh, Obeliks dhe fshatit të galëve të pathyeshëm në rezistencën e tyre përballë trupave të Jul Cezarit falë lëngut magjik të Panoramiksit, janë kthyer gati në një libër klasik. Historia e tyre lindi fill pas luftës së dytë botërore, e u pa nga disa si shenjë e rezistencës franceze ndaj nazismit. Megjithatë me kalimin e kohës, nisi të konsiderohej si një mishërim i shpirtit francez me Asteriksin nga njëra anë që ka virtytet e një heroi të guximshëm, dhe Obeliksin nga ana tjetër që përfaqëson difektet si ndjeshmëria e tepruar apo grykësia.

Kinematografia botërore ka marrë një lajm të hidhur. Regjisori i njohur, Robert Evans është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga publicisti, Monique Moss dhe më pas nga familjarët e tij. Kreu i studiove kinematografike të Hollywoodit gjatë viteve ‘70, u bë i njohur për publikun në filmat “Kumbara” dhe “Qyteti kinez”. Evans njihet edhe si personi që shpëtoi “Paramount Studios” nga katastrofa, nëpërmjet shfaqjes së shumë filmave të suksesshëm, si edhe për mënyrën e tij të jashtëza-

konshme të jetesës, karakterizuar nga shpenzimet e luksit, kokaina dhe shtatë martesa. Ali McGraw, e cila u martua me Evans në 1969 para se ta linte atë për aktorin Steve McQueen, tha se ai do të “mbahet mend si një gjigant”. Në mesin e grave tjera me të cilat ishte i martuar Evans ishte edhe ylli i “Dinastisë”, Catherine Oxenberg, me të cilën ishte i martuar për dhjetë vjet.

“Ditët e Kulturës Shqiptare” në Karlovac të Kroacisë Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda ka marrë pjesë në aktivitetin “Ditët e Kulturës Shqiptare” i organizuar nga Bashkësia Shqiptare dhe Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Karlovacit. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Riza Poda përshëndeti takimin, ndërsa vendosi theksin te forcimi i bashkëpunimit kulturor mes popujve. “Nisma dhe organizime të tilla kulturore ndikojnë pozitivisht në mënyrë të dukshme jo vetëm në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit kulturor me popullin kroat, por në mënyrë të veçantë edhe në transmetimin e frymës së kulturës e traditave shqiptare sidomos tek brezi i ri”, tha ai.


KULTURE

13 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Angelina Jolie flet për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit “Kam humbur gjyshen dhe nënën time nga kanceri i gjirit. Mbaj mend një herë duke mbajtur dorën e nënës sime, pasi ajo po merrte kimioterapi, kur ajo më pas filloi të zbehet dhe unë duhej të vrapoja për të marrë infermieren”, ka shkruar Angelina Jolie në esenë e saj të fundit për revistën Time. Tani ka mënyra të reja për të identifikuar se cili ilaç kimoterapie është më i miri për secilin pacient, duke rezultuar edhe në efektet anësore të tmerrshme. Nëna ime luftoi me kancer për gati një dekadë. Ndërsa qëndroja në korridorin e spitalit duke pritur që trupi i nënës sime të mblidhej, doktori i saj më tha që i kishte premtuar nënës sime se do të sigurohej që unë të informohesha për mundësitë e mia mjekësore. Vite më vonë, unë kam qenë në gjendje të kem një test gjenetik që zbuloi se mbaja një gjen, të ashtuquajturin BRCA1, që më predispozon për kancer. Testi erdhi shumë vonë për gratë e tjera në familjen time. Gratë zakonisht kanë një rrezik prej 13% të zhvillimit të kancerit të gjirit gjatë gjithë jetës së tyre. Kam pasur një rrezik të vlerësuar 87% të zhvillimit të sëmundjes dhe një rrezik prej 50% të kancerit të vezores. Për shkak të rrezikut tim të lartë, ekspertët rekomanduan opera-

Çiljeta Xhilaga në stadium për njeriun e zemrës Këngëtarja e dashur për publikun, Çiljeta Xhilaga, ka qenë e pranishme në stadium për të ndjekur supersfidën Partizani-Kukësi, e sidomos për të parë të dashurin e zemrës, portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Ajo ka mbështetur me brohoritje të vazhdueshme kapitenin e të kuqve, i cili është njëkohësisht edhe kapiteni i zemrës së saj. Çifti simpatik po përjeton tanimë prej 3 vitesh një histori dashurie. Kujtojmë se të dy janë prindër, nga lidhjet e tyre të mëparshme.

cione parandaluese. Kam pasur një mastektomi të dyfishtë dhe më vonë hoqa vezoret e mia dhe tubat fallopiane, duke ulur ndjeshëm, megjithëse nuk e heq aspak, rrezikun tim për të zhvilluar kancer. Në vitet që vijnë nga operacionet e mia, ka pasur përparim të mëtejshëm. Teknologjia dhe shkenca po konvergojnë në mënyra që do të sjellin zbulime në klinika – dhe në shtëpitë tona – me ritmin më të shpejtë në historinë njerëzore. Testimi gjenetik është bërë më i arritshëm dhe më pak i kushtueshëm, megjithëse ende nuk është për të gjithë. Përparimet e imunoterapisë nënkupton se tani ekzistojnë trajtime të synuara si frenuesit e pikave të kon-

trollit, të cilat ndihmojnë në bllokimin e “mantelit të padukshmërisë” që qelizat kancerogjene vendosën për të shmangur sulmin imunitar. “Shpresoj të jetoj për aq kohë sa të jem me fëmijët e mi. Kam jetuar pa nënën time për më shumë se një dekadë, e cila takoi vetëm disa nga nipërit e saj, në një kohë kur ishte shumë e sëmurë për të luajtur me ta. Unë e di se ata do të ishin shumë më të pasur nëse do të kishin pasur mundësinë ta njihnin më mirë dhe të shijonin dashurinë e saj. Nëna ime luftoi me kancer për më shumë se një dekadë dhe arriti të ‘50-at, dhe gjyshja ime vdiq në të ‘40-at. Shpresoj që jeta ime të më lejojë të jetoj më gjatë”, ka shkruar Jolie.

Selena Gomez thotë se është gati për lidhje të re Ylli i famshëm botëror, Selena Gomez, vazhdon të mbetet një nga emrat më të pëlqyer në industrinë muzikore në botë.

Ajo së fundmi ishte e ftuar në “The Zac Sang Show”, ku ka folur gjithçka për muzikën e saj e po ashtu edhe për jetën

personale. E njëjta ka thënë se ka qenë “shumë, shumë e lirë që dy vite”, por që tashmë është gati për lidhje të re. “Dëshiroj të di se si dashuria do të ndikojë te unë”, vazhdon 27-vjeçarja. “Dëshiroj të jetë e vërtetë”. “Kur bëhesh më e vjetër, ju i gjeni njerëzit që janë pikërisht për juve, nuk është njëjtë si vite më parë”. Gomez, 27-vjeçe, këtë kohë lansoi këngën e re “Lose You to love me”, ku shumë prej fansave të saj mendojnë se i është dedikuar ish-të dashurit Justin Bieber. Duke folur më tej me Sang, Gomez thotë se është ndryshe të jesh e lirë në fillim, por tani për tani e dua këtë kohë dhe po argëtohem pafund.

Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kthehen më bashkë Ndarja e bujshme mes Kylie Jenner dhe Travis Scott ka marrë vëmendjen e medias prej disa javësh. Gjatë gjithë kësaj kohe është dyshuar se e gjitha është bërë për të tërhequr vëmendjen, por në fakt e vërteta nuk është kjo. Edhe pse takohen shpesh për shkak të vajzës së tyre, Stormi-t, duket se jetët e çiftit paskan marrë të tjera drejtime. Burime të sigurta kanë treguar për revistën “Cosmopolitan” se ata nuk do të kthehen më bashkë. “Kylie dhe Travis nuk janë ende bashkë. Nuk duket sikur papritur do të pajtohen sërish! Ata kanë objektiva të ndryshme dhe po jetojnë jetë të ndryshme”, ka thënë burimi. Familja e Kylie-t dëshiron që 22-vjeçarja të kthehet sërish me reperin, por modelja duket se ka nisur ta shijojë kohën vetëm me vajzën e saj.

“Piratët e Karaibeve” do të rikthehet pa Jack Sparrown “Disney” po krijon një version të ri të filmit “Piratët e Karaibeve” por kësaj here pa aktorin ikonë të tij, Johnny Depp. Skenaristi i versionit origjinal të filmit, Stuart Beattie, konfirmoi se roli i Depp si kapiteni famëkeq Jack Sparrow, nuk do të përsëritet. “Natyrisht që ai e ka bërë atë personazh të tijin dhe është bërë roli i tij më i famshëm deri më tani. Ka qenë e shkëlqyer për të dhe për ne”. Kujtojmë se Depp ka luajtur rolin e Jack Sparrow në pesë filma përgjatë 14 viteve, të cilët kanë grumbulluar mbi 4,5 miliardë dollarë duke e bërë filmin më të madh të të gjitha kohërave. Ndërkaq krijuesi i dokumentarit “Çernobil” Craig Mazin dhe shkrimtari veteran Ted Elliott, do të zhvillojnë një version të ri të filmit, historia e të cilit mund të mos ketë lidhje me origjinalin.


SPORT Hazard: Largimin nga Chelsea e kisha vendosur në vitin 2018

14 E mërkurë, 30 TETOR 2019

E

den Hazard u largua gjatë verës që shkoi nga Chelsea për t’iu bashkuar Real Madridit. Por, ylli belg thotë se për largimin nga “Blues” kishte vendosur në vitin 2018. Eden Hazard e pranon se në mendjen e tij ishte largimi nga Chelsea që prej vitit 2018. Ylli belg gjatë sezonit të kaluar nuk kishte garantuar se do të qëndronte gjatë në “Stamford Bridge”. Sidoqoftë, atij nuk i doli keq pasi me “Blues” e fitoi Europa Leaguen në sezonin e fundit atje, duke u transferuar më pas në Real Madrid për afro 150 milionë euro. “Unë e kisha ndarë mendjen pas Botërorit dhe i pata thënë vetes: ‘Duhet t’i bashkohem Real Madridi”, ka thënë ai për “Real Madrid TV”. “Kjo nuk ishte e mundshme dhe e kalova edhe një vit në Chelsea dhe më pas largimi ishte më i lehtë. Klubi e kuptoi dhe më la të largohesha”, shtoi ish-futbollisti i Lillet. “Ëndërr e imja ishte gjithmonë të luaja për Real Madridin,

Buffon nuk e mendon largimin, ja çfarë do bëjë në fund të sezonit klubin më të madh në botë dhe tani jam i lumtur. Courtois gjithmonë më thoshte se ishte klubi më i mirë i mundshëm. Kam folur edhe me Modricin dhe ma konfirmoi se të gjithë donin të më shihnin në Real Madrid dhe më në fund ndodhi kjo”, tregon tutje përfaqësuesi belg. Hazard nuk e ka shijuar një fillim aq të mbarë

në Madrid, ku e ka realizuar vetëm një gol dhe i ka dhuruar dy asistime në La Liga dhe Champions League. Edhe pse e pranon se do të jetë e vështirë për të ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, do të mundohet ta japë maksimumin në “Santiago Bernabeu”, për t’i gëzuar tifozët madrilenë.

Kur të gjithë mendojnë se ky është sezoni i fundit i Buffon si futbollist, portieri italian ka ardhur së fundmi me një vendim të ri. 41-vjeçari ka deklaruar se nuk e mendon tërheqjen dhe do të vazhdojë akoma të jetë pjesë e “Zonjës” si futbollist edhe sezonin tjetër. Ai u shpreh: Nuk e shoh veten si drejtues, dua të luaj akoma, kur fiziku të mos më lejojë më për të zbritur në fushë do t’ia bëj të qartë klubit tim se koha ime ka mbaruar”. “Tuttosport”, raporton se gardiani italian dëshiron të rinovojë kontratën me bardhezinjtë të paktën deri në qershor 2021, ndërsa vendimi përfundimtar sigurisht që i takon presidentit, Andrea Agnelli.

Montella mbyll çështjen: Ribery gaboi, por u sqaruam

Sarri i palumtur: Sulmuesit e mi po shënojnë pak gola

T

rajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka pranuar se nuk është i kënaqur me sulmuesit e tij, prandaj u ka bërë thirrje atyre të jenë më efikas para portës. Duke folur para ndeshjes kundër Genoas sonte mbrëma, Sarri tha se numri i pakët i golave nga sulmuesit e tij është çështje mentale më shumë se çdo gjë tjetër. Juventusi vazhdon të jetë lider në Serie A, me gjithë barazimin 1:1 me Leccen, për shkak se edhe Interi dhe Napoli u ndalen me barazime nga Parma dhe SPAL, përkatësisht. Kampioni në fuqi e ka sulmin e pestë më të mirë në ligë deri tani me 16 gola të shënuara, duke ngelur prapa Atalantas (28), Interit (20), Napolit (18) dhe Lazios (18). “Jemi duke iu përshtatur një stoli të ri të futbollit, prandaj është normale që merr kohë për t’u përkryer. Mund të përmirësohemi shumë dhe jemi në rrugë të duhur për ta bërë”, tha Sarri. “Kemi një përqindje të ulët jo vetëm të golave të shënuara por edhe të goditjeve brenda kornizës së portës. Mendoj se ky është problem mental më shumë se çdo gjë tjetër”, shtoi ai.

“Ribery gaboi, ndoshta më të drejtë. E pranojmë vendimin, por shoqëria mendoj se është rasti të apelojë. Kërkoi ndjesë”. Nuk justifikon lojtarin e tij Vincenzo Montella, pasi Franck Ribery u skualifikua për tre javë për shkak të kartonit të kuq të pësuar në fund të ndeshjes me Lazio, për shkak të një shtyrje ndaj asistentit Passeri, fajtor, sipas sulmuesit viola, se nuk akordoi një faull ndaj Sottil në aksionin që solli golin e 2-1 të bardhekaltërve. Edhe Montella është skualifikuar për një ndeshje: “Dola pak nga vetja, por tani të ulim tonet”. Në raportin me Ribery, tekniku viola qartëson: “Ka një raport të bukur me Franck që para se të mbërrinte. E prisja që në një farë mënyre ta vuante, e kishte adrenalinën të lartë. U sqaruam, e kuptoi që e kaloi cakun”. Sulmuesi francez mbetet i rëndësishëm për Fiorentina: “Erdhi këtu sepse është ende një kampion e këtë e ndjejmë të gjithë. Duhet të bëj vlerësime objektive e të mendoj të kursej energji të një lojtari 36 vjec. Fiziku mund të mos e durojë, sidomos pas minutës së 70. Pesë minuta para se të dilte ishte në pankinë për të masazhuar pulpën e kontraktuar. E pashë

BLERJET

që nuk kishte më forcë në këmbë për të mbaruar ndeshjen. E mbajta edhe pak në fushë e pastaj e zëvendësova. Sigurisht po ta dija si do të reagonte pas ndeshjes – përfundon Montella – nuk do ta hiqja”.

Marcelo drejt Juventusit

M

brojtësi i majtë brazilian mund t’i bashko het në Torino shokut të tij, Cristiano Ronal do. Braziliani Marcelo mund të largohet nga Real Madridi gjatë janarit, eventualisht në fund të sezonit aktual. Mbrojtësi i majtë po kërkohet nga Juventusi, pas fillimit të zbehtë të sezonit që e pati ai. 31 vjeçari është pjesë e “Los Blancos” qe 12 vjet, ndërsa forma e tij ka nisur të bie. Marcelo ka dështuar të përshtatet në krahun e majtë me përforcimin Eden Hazard. Sipas mediumit “Don Balon”, përfaqësuesi brazilian do të donte t’i bashkohet shokut të tij, Cristiano Ronaldo në Torino. Mirëpo, Marcelo pëlqehet edhe nga klubet tjera evropiane. Mbetet të shihet nëse mbrojtësi ofanziv do të largohet nga Madridi gjatë dimrit apo verës së ardhshme.


SPORT

15 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Në orën 14:00, Vllaznia do të presë Bylisin në “Loro Boriçi”, teksa në orën 17:00, nën dritën e prozhektorëve, Skënderbeu do të përballet ndaj Laçit. Një sfidë tepër interesante mes ekipeve

E

hëna mbylli 2 sfidat e fundit në kuadër të javës së 10-të të Kategorisë Superiore, duke i lënë vendin javës së 11-të, e cila do të zhvillohet në 3 ditë. FSHF-ja ka zyrtarizuar kalendarin e javës së ardhshme e cila do të startojë të premten, me supersfidën Teuta-Tirana, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Për ditën e shtunë janë planifikuar të zhvillohen 2 sfida. Në orën 14:00, Vllaznia do të presë Bylisin në “Loro Boriçi”, teksa në orën 17:00, nën dritën e prozhektorëve, Skënderbeu do të përballet ndaj Laçit. Një sfidë tepër interesante mes ekipeve që mbajnë vendin e 7-të dhe të 8-të në renditje. Dita e dielë do të përmbyllet me dy sfidat e fundit. Në orën 14:00, Kukësi sfidon Flamurtarin e vendit të fundit, ndërkohë që në orën 17:00, do të zhvillohet përballja mes Partizanit dhe Luftëtarit. Të kuqtë që do të luajnë takimin e tretë radhazi në “Selman Stërmasi”. Supersfida e javës së 10 të Superligës mes

Java e 11-të e Kategorisë Superiore, sfidat luhen në 3 ditë JAVA 11 E premte Teuta-Tirana ora 18:00 E shtunë Vllaznia-Bylis ora 14:00 Skënderbeu-Laçi ora 17:00 E dielë Kukësi-Flamurtari ora 14:00 Partizani-Luftëtari ora 17:00 RENDITJA Partizani-18 pikë Bylis-17 pikë Tirana-17 pikë Teuta-16 pikë Kukësi-15 pikë Vllaznia-15 pikë Skëndërbeu-14 pikë Laçi-13 pikë Luftëtari-6 pikë Flamurtari-3 pikë Partizanit dhe Kukësit u mbyll me shifrat e bardha 0-0. Në Selman Stërmasi Partizani kampion në fuqi ishte më kërkues se nënkampionët, por pavar-

SITUATA

ësisht tentativave në fund nuk ia doli të merrte më shumë se një pikë. Çinari ishte ai që i shkoi më pranë golit në këtë sfidë, pasi shkodrani në

minutën e 11 me një të majtë potente shkaktoi drithërima në portën e Kuësit, por topi fillimisht u ndal në transversë dhe më pas përfundoi jashtë

zonës së 16-shes. Në minutat e fundit Kukësi dukej më i kënaqur me rezultatin, pasi shpeshherë tentoi të ulte ritmin e ndeshjes.

SITUATA

Sherr te Partizani, Lerda në rrezik largimi

D Shkëndija, rikthehet sulmuesi Samir Fazli

S

hkëndija e Tetovës nuk qetësi dhe ka ndërruar 3 trajnerë në vetëm pak javë, teksa momentalisht drejtohet nga Ernest Gjoka. Gjatë fundjavës ai u ankua për cilësinë në sulm të skuadrës, ndërsa drejtuesit ndërhynë menjëherë për t’i plotësuar nevojat, duke rikthyer në ekip sulmuesin Samir Fazli. Shkupjani 28-vjeçar ishte pjesë e kuqezinjve edhe në sezonin e fundit, kur ata fituan titullin kampion por në verë nuk u arrit marrëveshja për vijimin e bashkëpunimit. Sulmuesi shkupjan u shpreh mjaft i lumtur për këtë rikthim dhe pranoi se është gati për t’u përfshirë menjëherë në skemat e Gjokës, pasi nuk ka nevojë për përshtatje. Për më tepër, 28-vjeçari shfaqi optimizëm se Shkëndija mund të mbrojë titullin sërish. ‘’Jam i lumtur sërish të jem pjesë e Shkëndijës dhe pa marrë parasysh fillimin jo aq pozitiv të sezonit aktual, besoj edhe këtë vit të dalim kampion. Kjo skuadër ka cilësi brenda grupit, nuk do të kem nevojë për adaptim dhe jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivat’’.

uket se sfida mes Kukësit, ka lënë pasoja tek Partizani. Nuk ekip nuk gjen qetësi. Trajneri Franko Lerda është përplasur fizikisht me ndihmësin e tij, Dritan Mehmeti. Situata ka precipituar deri në konfrontim fizik, aq sa më pas është dashur ndërhyrja e personave të tjera për t’i ndarë. Mosmarrëveshjet mes Lerdës dhe ndihmësit të tij kanë nisur disa muaj më parë, kur Lerda sapo kishte marrë drejtimin e të kuqve dhe pati pezulluar për disa ditë Mehmetin dhe Sakonen. Nëse Sakone përfundimisht u largua, Lerda vendosi t’i japë edhe një shans Mehmetit. Situata është tensionuar aq shumë mes tyre, saqë kanë debatuar me fjalë dhe më pas janë përplasur fizikisht. Gjithçka ka nisur te një debat për zëvendësimin. Lerda ka urdhëruar që të dilte Bardhi dhe të futej Braun, por Mehmeti ka qenë kundër (mendohet se donte Asanin në

fushë). Lerda nuk e ka dëgjuar dhe ka këmbëngulur që zëvendësimi të bëhej siç e kishte kërkuar ai. Në këtë moment, Mehmetit mësohet se i ka shpëtuar goja në nerva e sipër. “Na çave tr..in edhe ti me këto.

Nuk dëgjon asnjëherë…”. Lerda është xhindosur kur ka dëgjuar ndihmësin e tij t’i flasë në këtë mënyrë. “Si guxon ti të flasësh kështu? Çfarë je ti more? Kush je ti? Përgjegjësinë e kam unë dhe vendos unë…”.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

16 E mërkurë, 30 TETOR 2019

Presidenti Meta nderohet me titullin më të lartë të Kroacisë nga Presidentja kroate Gjatë vizitës së Tij shtetërore në Zagreb, Presidenti i Republikës Ilir Meta u nderua dje në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kolinda GrabarKitaroviæ, me Titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”, për VIZITA NË KROACI

P

residenti i Republikës, Ilir Meta nisi dje vizitën e Tij shtetërore dy ditore në Kroaci, duke u pritur me nderime të veçanta nga Presidentja kroate, Kolinda GrabarKitaroviæ. Pas ceremonisë zyrtare së mirëseardhjes, Presidenti Meta zhvilloi një takim të ngrohtë dhe të përzemërt me Presidenten Grabar-Kitaroviæ dhe më tej, kryesuan bisedimet zyrtare

mes delegacioneve respektive. Në përfundim të takimeve zyrtare Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitaroviæ dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti Meta, në përfundim të takimit me Presidenten kroate, vizitoi memorialin “Zëri i Viktimave Kroate- Muri i Dhimbjes” ku vendosi një kurorë me lule dhe u përul në kujtim dhe në respekt të martirëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë. Në fjalën e tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit të vendit në BE. “Jemi të lumtur që Kroacia do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe jemi shumë të kënaqur për pozicionin mjaft të qartë të Kroacisë, që anëtarësimi i vendeve tona të Ballkanit Perëndimor në BE është e

kontributin dhe veprimtarinë e Tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke shprehur mirënjohjen e thellë për nderimin me titullin e lartë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera

gjatë kësaj ceremonie se “ky vlerësim më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat. Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!”.

Presidenti Ilir Meta takon Kitaroviç: Marrëdhëniet Shqipëri-Kroaci, të shkëlqyera

në të gjitha fushat”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit. Presidenti vlerësoi dhe mbështetjen që Kroacia ka dhënë për komunitetin e shqiptarëve në këtë vend. “Njëkohësisht dua t’iu falënderoj shumë sepse gjatë këtyre viteve edhe falë vëmendjes dhe kujdesit tuaj të veçantë kanë marrë një vëmendje më të madhe të gjitha interesat e komunitetit Arbanas këtu në Kroaci, që është një komunitet i përbashkët që përfaqëson një trashëgimi të përbashkët të dy vendeve tona dhe të dy popujve tanë.Jam i

vetmja alternativë dhe e pazëvendësueshme nga çdo lloj opsioni tjetër. Njëkohësisht, dua të shpreh edhe një herë tjetër kënaqësinë që gjatë këtyre dy viteve marrëdhëniet shqiptaro-kroate janë ngritur në nivele të jashtëzakonshme,

ku spikat Marrëveshja e Partneritetit Strategjik midis vendeve tona, që ka shtruar një rrugë të gjerë për të ardhmen e një bashkëpunimi shumë të fuqishëm, shumë më konkret dhe shumë më efikas midis Shqipërisë dhe Kroacisë

sigurt se kujdesi juaj ndaj këtij komuniteti do të shtohet akoma më tepër dhe ne nuk kemi gjë tjetër veçse mirënjohjen më të thellë dhe më të plotë për ju, sikurse do të bëjmë edhe ne përpjekjet tona që ashtu sikurse ju do të punonin më shumë për promovimin e gjuhës shqipe këtu, edhe ne të promovojmë gjuhën kroate në Shqipëri dhe kësaj t’i shërbejë edhe më mirë në të ardhmen bashkëpunimet në fushën e arsimit dhe universiteteve”,- deklaroi presidenti Ilir Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.