CYANMAGENTAYELLOWBLACK
www.kohajone.com
1 E enjte, 31 JANAR 2019
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 23 (8464)
E enjte, 31 Janar 2019
Çmimi 30 Lekë
“Zëri i Amerikës” publikon dosjen e përgjimeve të zyrtarëve të lartë të PS me drejtues të krimit të organizuar, ku flitet për manipulime dhe blerje të zgjedhjeve
Krimi bleu votat, zgjedhjet kanë rënë Por edhe kaq sa “Zëri i Amerikës” ka publikuar mjafton për të krijuar provat dhe bindjen se operacioni që nisi Fatmir Xhafaj në Durrës duhet të kishte përfunduar me pranga në Kryesinë e PS dhe grupin parlamentar. Tashmë është më e qartë se përse ish-ministri i Brendshëm u shkarkua me urgjencë dhe hetimet për dosjen “339” në Durrës dhe Shijak kanë mbetur në vend. Vangjush Dako, personi që përmendet më shpesh në këtë histori, dje deklaroi për “Zërin e Amerikës” se as nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria. Derisa prokuroria nuk ka bërë as veprimet e zakonshme proceduriale, kjo do të thotë se bllokimi i hetimeve është vendim politik dhe dëshmi se dosja shkon shumë më larg sesa Vangjush Dako FAQE 3
LSI-sti, Lulzim Bashës: Mos na thuaj ikni pas mitingut më 16 shkurt
FAQE 2
Në foto: Lulzim Basha dhe militanti i LSI, gjatë takimeve të kreut të PD në Shkodër EDITORIAL
Po vjen protesta e 16 shkurtit, rrethim i Kryeministrisë FAQE 2
Frikë nga arrestimet, PS kërkon imunitet për deputetët dhe ish-ministrat
KOSOVË
ZGJEDHJET LOKALE
INVESTIMI
Bashkim Fino: Mbështes kandidimin e Veliajt, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në Tiranë
TAP ndërton një kopsht dhe rikonstrukton një shkollë në bashkinë e Beratit
FAQE 8
FAQE 8
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe grupi parlamentar i PS
FAQE 12
PDK kundërshton Thaçin: Të hiqet dorë nga idetë për korrigjimin e kufijve
FAQE 10
Presidenti Meta përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi: Suksese, veprim i mençur
ANALIZA
Spartak Ngjela: “Zëri i Amerikës” po godet Ramën, njësoj si Sali Berishën në ’96-n
FAQE 7
FAQE 24
POLITIKE
2 E enjte, 31 JANAR 2019
EDITORIAL
Po vjen protesta e 16 shkurtit, rrethim i Kryeministrisë
P
rotesta e 16 shkurtit po pro jektohet për të qenë shumë e madhe në numër, porse pikësëpari e fortë në rezistencë ndaj kryeministri Rama. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, natyrisht me kryetarët e partive aleate, kanë një skenar për ta rrëzuar kryeministrin, natyrisht me forcën e popullit. Palët po përgatiten seriozisht. Basha dhe Kryemadhi po shkojnë rreth me rreth dhe në çdo familje shqiptare që t'i ftojnë për me datë 16 shkurt. Bile Basha sot në Kamëz iu lut banorëve të revoltuar me qeverisjen, se duhet të vini patjetër me 16 shkurt. Pra opozita e ka ndarë mendjen se me protestën e 16 shkurtit, e cila fillon, por nuk mbaron atë ditë, do të detyrojë kryeministrin Rama të pranojë zgjidhjen politike të krizës, duke shkuar në një qeveri tjetër, po e quajmë Qeveri Provizore ose Qeveri e Integrimit. Por fakti që kryeministri ka shpallur emergjencën në polici, ku po përgatiten mijëra trupa policie që do të jenë në Tiranë e ku do të mobilizohen edhe trupat e ushtrisë (jashtë ligjit), tregon se
edhe ai e ka marrë seriozisht. Nuk do të jap dorëheqjen në mënyrë të vendosur. Fakti që opozita po bën thirrje përditë, duke frymëzuar protestuesit se "hajdeni me 16 shkurt pasi do ta përmbysim kryeministrin", do të thotë se nuk do të ikin pasi fjalimit të Bashës. Nëse Basha dhe Kryemadhi i kërkojnë për "përballje", kjo nuk do të thotë që të vijnë nga ana e anës dhe të dëgjojnë Lulin e Monën se si sulmojnë qeverinë dhe më pas të shpërndahen për në shtëpi. Populli po u zhgënjye me datë 16 shkurt, nuk vjen më! Nëse kanë
në plan të detyrojnë kryeministrin të jap dorëheqjen, ai nuk pyet për fjalime, akuza, batuta apo silurime. Ai njeh forcën e popullit dhe aty Rama i ndalon "kovat me zift" që shprehet se do ti hedhë mbi kokat e "artistit" dhe "doktoreshës". "Zifti" do shpirt e trimëri ta hedhësh. Edi Rama nuk e ka këtë forcë që të përballet. Ai e di se përballë turmës së egërsuar dhe që i ka ardhur shpirti në majë të hundës, nuk ka polici që e mbron. Natyrisht që opozita nuk duhet të provokojë për sherr ditën e protestës. Por ajo ka të
drejtë ta rrethojë kryeministrinë me trupa njerëzore, paqësisht, duke mos e lenë kryeministrin dhe qeverinë të futet në kryeministri derisa të gjendet formula e një qeverie për integrimin dhe zgjidhjen e krizës. Në Paris kemi parë keq e më keq, por kurrsesi nuk themi se duhet dhe në Tiranë. Në asnjë mënyrë! Nëse policia konfrontohet apo godet protestuesit të cilët kanë të drejtën e tyre legjitime ta rrethojnë kryeministrinë, atëherë nuk dihet përfundimi. Në fund të fundit, jo si në Paris!
SHKODER
LSI-sti, Bashës: Mos na thuaj se ikni pas mitingut me 16 shkurt N
jë qytetar nga Sh kodra, anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kërkoi kreut të opozitës Lulzim Basha që të dalin në shesh të rrëzojnë
kryeministrin brenda 24 orëve. Në takimin e zhvilluar në Shkodër, qytetari i kërkoi Bashës që pas mitingut të paralajmëruar më 16 shkurt të mos i largojë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
protestuesit nga sheshi. Por ta rrethojnë kryeministrinë derisa të largojnë kryeministrin, shtoi ai. Ndërsa Basha deklaroi se “populli do ta vendosë me 16 sh-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
kurt, sa me shumë atë ditë që ta largojmë kryeministrin”. Mësohet se 16 shkurti do të jetë përballje e fortë e
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
opozitës me kryeministrin, ku protestuesit nuk do largohen derisa Edi Rama të jap dorëheqjen.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 31 JANAR 2019
“Zëri i Amerikës” publikon dosjen e përgjimeve të zyrtarëve të lartë të PS me drejtues të krimit të organizuar, ku flitet për manipulime dhe blerje të zgjedhjeve
Krimi bleu votat, zgjedhjet kanë rënë Por edhe kaq sa “Zëri i Amerikës” ka publikuar mjafton për të krijuar provat dhe bindjen se operacioni që nisi Fatmir Xhafaj në Durrës duhet të kishte përfunduar me pranga në Kryesinë e PS dhe grupin parlamentar. Tashmë është më e qartë se përse ish-ministri i Brendshëm u shkarkua me urgjencë dhe hetimet për dosjen “339” në Durrës dhe Shijak kanë mbetur në vend. Vangjush Dako, personi që përmendet më shpesh në këtë histori, dje deklaroi për “Zërin e Amerikës” se as nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria. Derisa prokuroria nuk ka bërë as veprimet e zakonshme proceduriale, kjo do të thotë se bllokimi i hetimeve është vendim politik dhe dëshmi se dosja shkon shumë më larg sesa Vangjush Dako Një seri përgjimesh të zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe Partisë Socialiste, të publikuara dje nga “Zëri i Amerikës” nxjerrin në dritë fakte skandaloze. Kryebashkiaku i Durrësi dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Vangjush Dako, drejtorë të qeverisë dhe administratës shtetërore janë kapur në biseda me anëtarë të krimit të organizuar. Emrat e personave me të cilët bisedonte Dako dhe të tjerë janë në dosjet e drejtësisë shqiptare prej disa vitesh dhe akuzohen për trafik ndërkombëtarë droge dhe dhjetëra krime të tjera. Përgjimet janë nxjerrë nga dosja “Avdylaj”, grupi kriminal që u cilësua edhe nga policitë ndërkombëtare si një nga organizatat më të mëdha dhe më të rrezikshme në Shqipëri. Bisedat e zbardhura nga “Zëri i Amerikës” u përkasin viteve 2016-2018. Veç pazareve të zakonshme mes anëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal (sipas prokurorisë) dhe zyrtarëve, tema kryesore ka qenë ajo e zgjedhjeve. Në disa raste, bisedat flasin për takime, dreka dhe darka dhe pagesa në lekë për blerjen e votave. Anëtarët e bandës dalin garant për të ndikuar në zona të veçanta për marrjen e votave, si dhe përdorin para në emër të zyrtarëve të Qeverisë dhe PS për të blerë votat. Përgjimet tregojnë votat janë blerë në zgjedhjet e kaluara parlamentare nga ky grup kriminal dhe të tjerë në Durrës, Lezhë dhe në Dibër. Faktet e publikuara nga media shtetërore “Zëri i Amerikës” janë të mjaftueshme për të futur në burg
Në foto: Faksimile e përgjimeve nga dosja "339", publikuar nga "Zëri i Amerikës"
emrat e zyrtarëve që përmenden në biseda. Dosja hetimore edhe pse e pazbardhur plotësisht tregon se janë të paktën dy vepra penale që do të çonin pas hekurave shumicën e drejtorëve të qeverisë dhe Bashkisë së Durrësit që kanë komunikuar me anëtarët e bandës “Avdylaj”. Krimi i parë është blera e votave, ndërsa i dyti jo më pak i rëndë është bashkëpunimi me krimin e organizuar. Nga bisedat e zbardhura, të gjitha palët e përfshira duket se tregohen të kujdesshëm në ato që thonë dhe bëjnë. Pas përgjimeve duhet të fshihen afera të tjera edhe më të rënda që tregojnë për lidhje të frikshme mes politikës shqiptare dhe krimit të organizuar. Por edhe kaq sa “Zëri i Amerikës” ka pub-
likuar nga kjo dosje mjafton për të krijuar provat dhe bindjen se operacioni që nisi Fatmir Xhafaj në Durrës duhet të kishte përfunduar me pranga në Kryesinë e PS dhe grupin parlamentar. Tashmë është më e qartë se përse ish-ministri i Brendshëm u shkarkua me urgjencë dhe hetimet për dosjen “339” në Durrës dhe Shijak kanë mbetur në vend. Vangjush Dako, personi që përmendet më shpesh në këtë histori, dje deklaroi për “Zërin e Amerikës” se as nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria. Derisa Prokuroria nuk ka bërë as veprimet e zakonshme proceduriale, kjo do të thotë se bllokimi i hetimeve është vendim politik dhe dëshmi se dosja shkon shumë më
larg sesa Vangjush Dako. Investigimi i “Zëri të Amerikës” veç përzierjes së zyrtarëve të lartë më krimin shfaqi dje para shqiptarëve dhe një të vërtetë tjetër të frikshme. Nuk janë skandaloze vetëm faktet se Dako dhe të tjerë në PS drekojnë me krimin e organizuar. Ajo që është më e rëndë për shtetin është se krimi i organizuar tashmë vendos dhe se kush fiton dhe kush humbet zgjedhjet. Mekanizmi që është vënë në zbatim në zgjedhjet parlamentare në Durrës është zbatuar dhe në gjithë qarqet e tjera të vendit. Ashtu siç PS thotë se “fitoi bindshëm” në Durrës ka fituar edhe në gjithë qarqet e tjera duke pasur në koalicion aleancën më të madhe të krimit të organizuar. Një aleancë që ka burim paratë e krimit dhe trafiqeve, si dhe platformën e frikës dhe terrorit mbi zgjedhësit. Me një “koalicion” të tillë politiko-kriminal është e kotë të flitet për votë të lirë. Dje “Zëri i Amerikës” tregoi se jo vetëm zyrtarë të PS janë bërë njësh me bandat dhe krimin, por praktikisht zgjedhjet e 2017 dhe pushteti i PS ka rënë. Zgjidhja për këtë situatë tashmë duhet të vijë nga opozita dhe i takon asaj të vendos se çfarë qëndrimi politik do të mbajë përballë një qeverie që po rezulton se nuk ka ardhur me vota të ndershme në pushtet. Ndërsa për Prokurorinë, çdo vonesë në arrestime dhe përfundimin e hetimeve për këtë dosje, nuk e bën të duket thjesht e paaftë, por bashkëpunëtore me krimin. Qamil Xhani
INVESTIGIM Nga “Zëri i Amerikës”* Dhjetëra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor. Në katin e tretë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, zyrat e prokurorëve që drejtojnë hetimet e dosjeve 339 dhe 339/ 1 janë të mbushura dëng me dokumente. Fletët e fashikujve gjenden të shpërndara mbi tavolina dhe dysheme, ndërkohë që një seri kutish kartoni të mbushura me CD presin radhën për t’u zbardhur. Mbi njërën prej kutive dallon shënimi me shkrim dore “korrupsion dhe blerje votash; 42 CD”. Një kat më poshtë, katër oficerë të policisë gjyqësore transkriptojnë përgjime që datojnë nga viti 2016. Nuk ka ende një bilanc të qartë, por mbeten ende dhjetëra CD me përgjime të patranskriptuara. Dosja hetimore 339 zuri fill në vitin 2016 me përgjimin e anëtarëve të një organizate të krimit të organizuar me bazë në Shijak dhe me fije të shpërndara në të dy skajet e Shqipërisë, të përfshirë në trafikun e heroinës dhe të kokainës. Bisedat telefonike me grupin “Avdyli” e zgjeruan rrethin e hetimeve edhe te një numër zyrtarësh dhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikime me tokat. E ndarë më vete në vitin 2017, nga dosja 339/1 është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut”. Por të dhënat e siguruara nga BIRN hedhin dritë mbi episode të dyshuara të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Durrës, Kavajë dhe Lezhë, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri elektoral pa kryer ende një reformë të thellë zgjedhore. Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN ngrenë dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017. Bisedat telefonike tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me
4 E enjte, 31 JANAR 2019
Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri
akses pranë disa institucioneve kyçe në Durrës. Përfshirja e grupit “Avdyli” në shitblerje votash nuk është një rast i izoluar. Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur pas kallëzimit të Partisë Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve të 11 shtatorit 2016 në Dibër ekspozon gjithashtu persona me precedentë si dhe aparatin shtetëror lokal në orientimin apo manipulimin e votës. Rekrutimi i personazheve të krimit të organizuar për mbushjen e hambarit të votave fajësohet si një ndër arsyet kryesore për rrënimin e besimit për zgjedhje të lira në Shqipëri. Opozita akuzon kryeministrin Rama se e ka kthyer bashkëpunimin me krimin në një strategji për mbajtjen e pushtetit, ndërkohë që Partia Socialiste dhe kryeministri i kanë mohuar akuzat dhe i cilësojnë ato alibi për humbjen e zgjedhjeve. Megjithatë, ekspertë të zgjedhjeve u bien kambanave të alarmit se roli i grupeve kriminale në disa zona periferike është tanimë edhe më i madh se ai i partive politike. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve për përfshirjen e dyshuar të Avdylajve në zgjedhje apo në korrupsion me sektorë të
ndryshëm të administratës. Ndërsa dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi refuzuan të komentonin mbi ecurinë e hetimeve. Në tetor 2018, prokuroria deklaroi se po hetonte edhe veprimtarinë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako-por pa specifikuar konkretisht se për çfarë. Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike me vëllezërit Avdyli dhe i ka paraqitur komunikimet me ta si të barabarta me qytetarët e tjerë që e mbështesin në zgjedhje. I kontaktuar nga BIRN, Dako refuzoi të komentonte mbi marrëdhëniet e shtrira në kohë me vëllezërit Avdyli, mbi ç’mënyrë ishte ndihmuar prej tyre në zgjedhje apo nëse në këmbim, u kishte ofruar atyre zgjidhje të problemeve. “Unë nuk jam marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria,” tha ai. Vota, dreka dhe trafik influence Përpara se të shfaqte interes për kryebashkiakun Dako dhe procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit, Astrit Avdyli, 45 vjeçari nga Shijaku që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kreu i grupit të organizuar në trafikun e drogës, kishte probleme të tjera. I dënuar
me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10 vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi. Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta. Për dy vjet e gjysmë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat. “Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli…strumbullarë të furnizimit me drogëra të
forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhet në kërkesën e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Por ekskluziviteti i gjithëpranuar në trafikun e drogës nuk ishte i vetmi aktivitet i kryer nga Avdulajt. Përgjimet e siguruara nga BIRN, të cilat janë pjesë e dosjes ende nën hetim 339/1, tregojnë se Altin Avdyli, i njohur si Niçja, ka pasur komunikime të vazhdueshme telefonike me kryebashkiakun Vangjush Dako nga janari 2017 deri në shkurt të vitit 2018. Përgjimet tregojnë gjithashtu se dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli kanë drekuar të paktën dy herë me Dakon në fillim të vitit 2017. Lidhja e kryebashkiakut me Avdylajt kulmoi megjithatë në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, ku një bisedë e publikuar tashmë nga media, tregon përfshirjen e grupit të Shijakut në procesin zgjedhor. Mbrëmjen e 24 qershorit, Altin Avdyli është përgjuar teksa komunikon me një person të panjohur, i cili i premton 6 vota dhe i kërkon që “t’i thotë Vangjushit që t’u japë ndonjë lek që të votojnë”. Dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor 2017, Dako është përgjuar sërish teksa flet në (Vijon në faqen 5)
INVESTIGIM
5 E enjte, 31 JANAR 2019
(Vijon nga faqja 4)
telefon me Altin Avdylin dhe kërkon të takohet me të vëllanë, Astritin. Sipas transkriptit të zbardhur, Dako thotë “doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë…”. Një prokuror në dijeni të hetimit, që foli me BIRN në kushtet e anonimatit tha se kreu i dyshuar i bandës, Astrit Avdyli komunikonte me kryebashkiakun Dako jo me telefonin e tij, por përmes personave të tjerë. Prokurori i tha BIRN se rrjedhja në media e lajmit se kryebashkiaku Dako ishte përgjuar në nëntor 2017 e dëmtoi hetimin. Por komunikimet u ndërprenë vetëm përkohësisht. “Mund të them që janë me dhjetëra telefonata të përgjuara,” tha prokurori. “Kryesisht flisnin për takime të ndërsjella, për të drekuar apo darkuar. Komunikonin edhe për probleme të tjera, kërkonin zgjidhje të problemeve të përditshme,” shtoi ai. Përgjimet e siguruara nga BIRN tregojnë se Dako ishte zyrtari më i lartë, por jo i vetmi që kultivoi raporte të ndërsjellta me vëllezërit Avdyli. Një numër zyrtarësh lokalë në institucione kyçe si inspektorë të INUK, drejtues në bashki, punonjës të Sigurisë Portuale apo madje edhe të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë përgjuar gjatë komunikimeve me vëllezërit Avdyli në fillim të vitit 2018, ndërkohë që këta të fundit kërkonin favore të llojeve të ndryshme. Dokumentet tregojnë gjithashtu se vëllezërit Avdyli kanë komentuar apo ndjekur me interes zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndonëse nga bisedat nuk del qartë se kush ishte kandidati i preferuar. Bashkia e Durrësit rezulton të jetë vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal, ndërsa të dhënat hetimore tregojnë se ata janë përfshirë edhe në Kavajë. Ndërsa në Lezhë, përgjimet tregojnë se vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet gjithashtu për blerje votash. “…Nga përgjimet e telefonave celularë në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, si para dhe gjatë fushatës zgjedhore është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputetë nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet,” shkruhet në dosjen hetimore. Megjithatë, jo të gjitha tran-
saksionet për votat kanë shkuar fjollë. Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës- por që BIRN nuk arriti ta verifikonte në mënyrë të pavarur, tregon jo vetëm fenomenin e blerjes së votës, por edhe fotografimin e saj dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht. “Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri, ka mbaruar ai muhabet,” thotë njëri prej biseduesve. “Ne i japim lekët me mbaru ato punë e halle që keni, jo me dhanë lekë e mos me dhanë votën,” shtohet aty, duke kërkuar që lekët të kthehen urgjentisht mbrapsht. Makineria e Dibrës Prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, akuzat për lidhje të politikës me krimin dhe përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje kanë qenë pjesë dominante e debatit politik në Shqipëri. Partia Demokratike në opozitë i intensifikoi akuzat në zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe veçanërisht gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit 2017kur Partia Socialiste mori e vetme mandatin për të qeverisur vendin. Aludimet për blerje të votës u reflektuan edhe në raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it. “Të dyja këto parti (Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim] treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve. Megjithatë, ato iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkalla e blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës,” shkruhet në raport. Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur gjithashtu në vitin 2016 pas një kallëzimi të Partisë Demokra-
tike për manipulim zgjedhjesh në Dibër ngre dyshime për përfshirjen e zyrtarëve lokalë dhe personave me precedentë në shitblerje të votës, premtime për vende pune dhe në disa raste, edhe përmes kanosjes. Procedimi me nr:184/2016 lidhet me zgjedhjet e kryera më 11 shtator 2016 në Dibër për të zgjedhur pasardhësin e Shukri Xhelilit-i shkarkuar pasi u kap mat në një videoregjistrim ndërsa kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Por zgjedhjet e reja, të cilat nxorën fitues mjekun socialist Muharrem Rama u përbaltën nga akuzat për shit-blerje të votës dhe përfshirje të personazheve me të kaluar të errët në zgjedhje. Në prag të zgjedhjeve, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal ndaj një morie drejtuesish lokalë të policisë, drejtorisë së Arsimit, OSHEEsë, Tatimeve si dhe denoncoi publikisht Ymer Lalën, një personazh kontrovers me lidhje të forta në zonë. Por dy vjet e gjysmë pas këtij kallëzimi, çështja me nr: 184/ 2016 kaloi gjithashtu nëpër duart e disa prokurorëve dhe nuk është finalizuar ende. Ish-prokurori Gentian Trenova, i cili mori i pari në dorë kallëzimin e Partisë Demokratike kujton për BIRN se menjëherë pas kallëzimit u vendosën nën përgjim rreth 20 numra telefoni. “Përgjatë ditëve 8, 9 dhe 10 shtator u përgjuan me dhjetra telefonata, ku ndër të tjera flitej për blerjen e votës,” tha Trenova, i cili shtoi se mes bisedave të përgjuara ndodheshin edhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste. Trenova u largua nga çështja, pasi u transferua nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. Çështja ndodhet aktualisht mbi tavolinën e punës së prokurorit Klodian Braho. BIRN mësoi se Prokuroria e
Krimeve të Rënda ka marrë nën hetim drejtues të policisë në Dibër dhe Bulqizë si dhe zyrtarë të drejtorisë Arsimore apo të Tatimeve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në mënyrë të paligjshme në proces zgjedhor, se kanë premtuar vende pune në këmbim të votës. Megjithatë, njësoj si në dosjen me nr.339/ 1, edhe hetimi për manipulimin e votave në Dibër pengohet nga përgjimet voluminoze, pasi rreth 60 CD vazhdojnë të presin radhën për t’u zbardhur. Minimi i zgjedhjeve Përfshirja e “individëve të fortë” në zgjedhjet shqiptare nuk është një fenomen i ri. Që pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së vendit ndaj zgjedhjeve pluraliste, partitë politike kanë kërkuar herë pas herë edhe “muskujt” në garat kundër kundërshtarëve. Megjithatë, ekspertë dhe monitorues të sistemit zgjedhor në Shqipëri shprehen të shqetësuar për përhapjen e fenomenit pas zgjedhjeve të vitit 2013 si dhe sofistikimin e mënyrës sesi krimi i organizuar dikton në zgjedhje. Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike i tha BIRN se monitoruan këtë aspekt në zgjedhjet e vitit 2017 dhe rezultoi se në disa zona specifike, roli i grupeve kriminale në fushatë ishte edhe më i madh se ai i partive politike. Krasniqi rendit Dibrën, Elbasanin, Shkodrën, Durrësin, Kavajën dhe Lezhën si zona më problematike. “Fillimisht patëm sponsorizim të botës së krimit ndaj politikanëve lokalë që duan të merren me politikë, më pas kaluam në kandidim të vetë elementëve kriminalë në zgjedhje. Në fazën e tretë kemi të dy fenomenet, sponsorizim dhe kandidim,” tha Krasniqi për BIRN. Ndërsa Dritan Taulla, zv.kryetar i Shoqatës KRIIK argumenton se forcimi i lidhjeve politike ka ardhur me
evoluimin e aktivitetit kriminal dhe fuqizimin ekonomik të individëve të implikuar në krime. “Kanë evoluar edhe format e mbështetjes ndaj politikës, derisa në vitin 2013 pati një numër të konsiderueshëm personash me precedentë penalë në funksione publike (përfshi parlamentin), ç’ka shpuri në nevojën emergjente për dekriminalizim,” tha Taulla. Ekspertët Krasniqi dhe Taulla rendisin një mori formash të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhje, që lidhen kryesisht me përcaktimin e komisionerëve, financimin e kandidatëve të caktuar, përfshirjen direkte në tregtimin e votës apo intimidimin e zgjedhësve apo komisionerëve të partive kundërshtare. “Në këmbim ata fitojnë “imunitet politik” apo përfitime ekonomike përmes pjesmarrjes së tendera publikë,” tha Krasniqi. Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje fajësohet edhe për humbjen e moralitetit dhe të integritetit politik në Shqipëri. Ekspertët kujtojnë përgjimet e publikuara të kryebashkiakut Dako dhe reagimin e këtij të fundit, si anashkalim të moralitetit politik, të llogaridhënies dhe përgjegjësisë. “Për më tepër, mungesa e një reagimi publik nga partia në emër të së cilës kryebashkiaku Dako është zgjedhur, sugjeron se kjo nuk është thjesht një qasje personale e tij,” tha Dritan Taulla për BIRN. Krasniqi bie dakord, ndërsa shton se lidhjet mes krimit dhe politikës kanë dëmtuar shtetin dhe integritetin e tij. “Ata kanë krijuar idenë përgjithshme se në demokraci gjithcka është në shitje. Sot është krijuar ideja se askush nuk mund të fitojë në zgjedhje nëse nuk merr mbështetjen e grupeve të tilla,” përfundoi Krasniqi. * Materiali u përgatit për Zërin e Amerikës nga gazetarja Klodiana Lala dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN.
POLITIKE
6
E enjte, 31 JANAR 2019
“Studentët”, Përplaset me opozitën, Ministrja e re e arsimit braktis Kuvendin në mënyrë demostrative
Nuk erdhi në Kuvend, Vokshi: Lleshaj shkeli Kushtetutën, ka marrë urdhër nga Rama M
inistrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh kundër amendamenteve të LSI-së për ligjin e arsimit të lartë, duke shpjeguar arsyet përse kërkesat janë të parealizueshme. E ftuar në komisionin e Edukimit, Shahini tha se shumë shpejt do të jetë aktiv portali i transparencës, ku buxheti dhe çdo vendim i senatëve akademikë të universiteteve do të bëhet publik. “Ka të bëjmë me një nismë ligjore për ndryshimin e katër neneve të ndryshimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Rritja e përfaqësisë së studentëve nga 10-50 për qind, por edhe në organet e tjera të zgjedhjeve të dekanëve, por edhe në borde të tjera të menaxhimit. Vendimet në senat duhet nga persona me një ekspertizë shumë e lartë. Ne për hir të transparencës dhe llogaridhënies kemi marrë një vendim që do të shkarkojmë të gjithë drejtuesit e bordeve, ndërsa kemi bërë thirrjen publike për përfaqësues të rinj. Kemi themeluar portalin e transparencës. Aty do të botohen të gjitha vendimet dhe të gjitha buxhetet. Ky informacion do të azhurnohet çdo tre apo katër muaj dhe kjo do shtojë transparencën. Nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen si ndryshime ligjore, ne me VKM dy nga çështjet e studentëve i kemi adresuar tashmë”, tha Shahini. Duke vijuar më tej, ajo shtoi se studentët duan rritjen
në 50% të numrit të studentit në senat, ndërkohë që kjo nuk është e mundur, pasi pjesëmarrja në senat kërkon gradë dhe nuk është një praktikë që ndiqet as në vende të tjera. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi akuzoi ministren se ka mashtruar studentët me paktin për universitetin. “Atëherë ju po pranoni që pakti nuk i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Atëherë pse po mashtroni që thoni që pakti i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve. Mua më vjen mirë që pranuat që nuk janë plotësuar. Në nderin tuaj është që të dilni dhe ti thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave. Ju po pranoni që pakti është një mashtrim”, tha Albana Vokshi.
Ministrja braktis Komisionin Por pas këtyre konstatimeve ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini është larguar në mënyrë demonstrative nga komisioni i Edukimit, ku po diskutoheshin problemet e studentëve dhe ndaj saj kishte një sërë pyetjesh nga ana e deputetëve të opozitës. Shahini i ka bërë të ditur kryetares së komisionit, Albana Vokshit, se pyetjet mund t’ia drejtonte me shkrim dhe është larguar pa e kthyer kokën pas. Ky qëndrim ka ardhur pas deklaratës së prerë së Vokshit se: “Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat e studentëve. S’e kuptoj pse kolegët e mazhorancës qeshin. Ato janë të parët për ne. Qindra studentë janë të ngujuar, qindra pedagogë dërgojnë ultimatum.” Në vijim, Vokshi i ka kërkuar ministres Shahini të mbajë shënim, sepse
kishte mbi 20 pyetje për t’i drejtuar: “Zonja ministre, a po e nisni ju detyrën duke shkelur ligjin për Arsimin parauniversitar? Duke zhvendosur mësimin nga fakultetet në shkollat e mesme? A jeni dakord që vajza të vogla 14-15 vjeçare, të zhvillojnë mësimin në të njejtin ambient me studentët që janë të rritur? A nuk duhet një marrëveshje?” Pas kësaj, ministrja tha: “Zonja Vokshi, a mund të m’i dërgoni me shkrim pyetjet? Mund t’i përgjigjem në një kohë të mëvonshme. Ditën e mirë!”, tha dhe Besa Shahini u largua nga salla. Kryetarja e Komisionit duke e konsideruar këtë sjellje “një skenar të mazhorancës”, tha: “Kjo është e turpshme! I gjithë opinioni e shikon tani se kë ka vënë ministre tani Edi Rama!”- u shpreh deputetja demokrate, Albana Vokshi.
KREU I DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT LUÇIANO BOÇI: DO TË JETË NJË PRODUKT JO POLITIK, POR AKADEMIK
P
artia Demokratike ka angazhuar deputetët dhe ekspertët më të mirë të saj për hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë. Ky angazhim vjen në një moment kur Universitetet ndodhen në krizë për shkak të protestave të studentëve dhe zotimit të kryedemokratit Lulzim Basha që do ta anulojë ligjin aktual sa të vijë në pushtet. Dhe në një kohë kur ligji për arsimin e lartë ka sjellë një krizë disa mujore në auditoret e Universiteteve, Partia Demokratike ka ngritur një grup punë për hartimin e një ligji të ri si alternativë. Komisioni përbëhet nga deputetë dhe ekspertë të fushës, ndërsa do të hidhet për konsultim të gjerë në publik dhe me grupet e interesit. “Atë që ne e kemi shprehur si shqetësim,
PD ngre grup pune me ekspertë për hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë
ripozicionimin e Universitetit publik, çështjen e statusit të pedagogut, pozicioni i tij akademik në raport me mësimdhënien por
edhe kërkimin shkencor”- shprehet kreu i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi. në një intervistë për “Ora Neës”, deputeti, Luçiano Boçi, që është pjesë e grupit të punës, tha se një fokus të veçantë do të ketë mënyra se si trajtohet studenti përfshirë edhe tarifat. “Ripozicionimi i studentit, i cili nuk duhet të jetë më ai klienti që i merren dhe të shkoqurat nga xhepi, siç bën kjo qeverisje. Pra integrimin e tij në tërësinë e botës akademike, jo refuzimin e tij dhe këqyrjen e tij si një dërgesë nga jashtë që mban në këmbë Universitetin”, u shpreh Luçiano Boçi. Sipas
ligjvënësit demokrat, drafti i ri që pritet të dalë nga Komisioni i ngritur nga Partia Demokratike, vjen si platformë arsimi për nesër në qeveri, por deputeti Luçiano Boçi thotë se në qoftë se qeveria do të reflektojë, ai mund të ofrohet si zgjidhje pa humbur kohë. “Do të jetë një produkt që nuk është politik, por është në radhë të parë akademik, studentor. Është ai ligj i cili është i domosdoshëm për situatën dhe që ndërton njëkohësisht një të ardhme për Universitetin, një të ardhme për kërkimin shkencor”, theksoi dje deputeti demokrat Luçiano Boçi.
KEJDI MEHMETAJ
LSI, Kërpaçi: Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në të cilin u diskutua në parim projektligji për arsimin e lartë, dy deputetët e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi kanë thënë se duhen ndryshime ligjore për të plotësuar kërkesat e studentëve. Sipas deputeteve të LSI-së, qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e studentëve dhe amendamentet e propozuara nga LSI janë mundësia e duhur për zgjidhjen e çështjes. “Situata është që pas 51 ditësh, akoma kemi zyrtarë dhe përfaqësues të qeverisë që nuk trajtojnë problemet e studentëve, por merren me denigrimin e tyre. Një nga ministret vijoi dje fyerjet ndaj studentëve. Askush nuk shkon të shohë gjendjen e tyre shëndetësore. Raporti nga ministria dukej kokëfortësi e qeverisë në raport me zbatimin e kërkesave të studentëve dhe të pedagogëve. Hapësirat e reja për mësim janë vendime qesharake. Lajme ‘fake’ se një pjesë e vogël e studentëve bojkotuan protestën. Të gjithë studentët protestojnë në mënyrën e tyre. Duke shikuar ata studentë do të thotë se kemi shitur shpirtin tonë”- u shpreh deputetja Kejdi Mehmetaj. Ndërsa deputetja tjetër e LSI-së, si nismëtare të projektligjit për mendimin e Ligjit të Arsimit të Lartë u shpreh se shkaku që studentët u ngritën në protestë ishte pikërisht mos përfillja e Qeverisë dhe vetë Kryeministrit Edi Rama e tyre. “Kryeministri ka treguar që nuk e mban fjalën. Studentët u ngritën ndaj qeverisë që nuk i përfill. U ngritën ndaj tarifave të larta. Këto amendamente që i keni janë zgjidhja e asaj që studentët kërkojnë. Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore. Pakti për Universitetin 3D është jo real. Të lëmë mënjanë denigrimin dhe shoën, por të bashkohemi për të ardhmen tonë”- deklaroi dje në Komision, deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.
POLITIKE
7
E enjte, 31 JANAR 2019
ZGJEDHJET LOKALE
Bashkim Fino: Mbështes kandidimin e Veliajt, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në Tiranë
N
jë nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, ish kryeministri Bashkim Fino, shprehet pro rikandidimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë ne krye të Tiranës. Në një intervistë për “Mapo”,
Fino vlerëson punën e Veliajt në Bashkinë e Tiranës teksa e cilëson të pakuptimtë zhurmën mediatike. “Unë jam një nga ata që e mbështes Erion Veliajn. Ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. E meriton të kandidojë në zg-
jedhjet e tjera. Kanë folur shumë personalitet të PSsë për këtë. Nuk e kuptoj pse bëhet kjo zhurma në media për kandidimin e tij. Bëhet fare kot ky debat, sepse procesi i diskutimit brenda PSsë do të bëhet njësoj si
për bashkitë e tjera”, ka thene Fino. Deklarata e deputetit socialist janë në një linjë edhe me ato të zevendeskryeministrit Erjon Braçe dhe ministrave Pandeli Majko, Elisa Spiropali, Olta Xhaçka etj.
Ndryshimi i Rregullores debate te “Ligjet”, PS rikthen imunitetin: Deputetët mbrohen me Kushtetutë Herion Mesi
S
htatë vite nga heqja e imunitetit të deputetëve, në parlament ka nisur diskutimi për rikthimin e mbrojtjes me Kushtetutë nga hetimi. Partia Socialiste ka propozuar ndryshimin e rregullores duke vendosur kushte ndaj prokurorisë. Me rishikimin e nenit 118 hetimi ose arrestimi i deputetit nuk mund të kërkohet pa paraqitur prova bindëse para Këshillit të Legjislacionit dhe Mandateve në Kuvend. Debat ky që u zhvillua dhe në rastin Sajmir Tahiri dhe për këtë arsye ky propozim ka hasur në kundërshtinë e deputetëve të opozitës. Mbledhja te Ligjet Komisioni i Ligjeve shqyrtoi këtë të mërkurë kërkesën e socialistëve për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, ndryshime këto që për demokratët kjo është një tentativë e mazhorancës që, sipas saj, kërkon të rikthejë imunitetin e deputetëve të kapur përmes ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Në këtë draft-rregullore janë parashikuar procedura të veçanta për rastet kur prokuroria do të kërkojë nga Kuvendi arrestimin e deputetëve apo ministrave të qeverisë. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se heqja e imunitetit të deputetëve është bërë nga Kushtetuta që në vitin 2012. “Po thoni se doni ta miratoni vetë duke prishur traditën për konsensus. Tani u binda se nuk është lapsus, është në shkelje të rregullores. Meqë ra fjala, kush e ka radhën? Sot po e fusni me dhunë në rregullore imunitetin. Frikën kush e ka? Po fusni sot edhe një herë koracën imunitare për të mbrojtur deputetët nga ndjekja penale. E kapët prokurorinë me Arta Markun. Arritjen e madhe të heqjes së imunitetit ju doni ta fusni sot në rregullore. Imuniteti është hequr nga Kushtetuta në vitin 2012. Ky parlament është i lidhur me krimin. Ju tregoni me këtë se deri ku ka shkuar frika
Alibeaj pyet Ballën njësoj si SHBA: Kush e ka radhën? Kaq shumë keni vjedhur
juaj. Është turp i madh”, tha Alibeaj. Ndërkohë, Ulsi Manja në cilësinë e kreut të Komisionit të Ligjeve u shpreh se ky propozim po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve, pasi Këshilli i Legjislacionit është bllokuar nga opozita. “Rregullorja duhet të ishte miratuar në sesionin e vjeshtës të vitit 2018, por bojkoti i opozitës bëri që të bllokohen edhe Këshilli i Mandateve i cili drejtohej për këtë periudhë nga opozita”, tha Manja. Sakaq në cilësinë e propozuesit të nismës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh gjatë fjalës së tij para anëtarëve të “Ligjeve” se këto ndryshime pavarësisht ndasive, nuk do të miratohen pa konsensusin e opozitës. “Këto ndryshime nuk miratohen pa konsensusin e opozitës. Nuk bëjmë habinë që ka bërë Kuvendi në vitin 2010 ku miratonte pa konsensus. Drafti ka 6 nene nga mazhoranca dhe 12 nga opozita”, u shpreh kreu i ligjvënësve të PSsë, Taulant Balla.
Ndryshimet Në projektvendim thuhet se nëse Prokuroria do të kërkojë heqjen e imunitetit të një deputeti, provat e hetimit duhet t’ua paraqesë edhe anëtarëve të Këshillit të Mandateve. Sipas ndryshimit, kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori dhe kërkesa duhet të përmbajë një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën. Deri më tani, Prokuroria ka kërkuar arrestimin e deputetëve bazuar në indicie dhe dyshime të arsyeshme. Debati në Komisionin e Ligjeve: Enkelejd Alibeaj: Ndryshimet e rregullores duhet ti shqyrtojë Këshillin Mandateve dhe Rregullores jo Komisioni i Ligjeve. Në rastin më të mirë është një lapsus. Ulsi Manja: Nuk është një lapsus por është fjale për fjale ven-
dimi i Konferencës së Kryetareve që ia ka lënë detyrë komisionit të ligjeve. Rregullorja duhet të ishte miratuar në sesionin e vjeshtës të vitit 2018, por bojkoti i opozitës bëri që të bllokohen edhe Këshilli i Mandateve i cili drejtohej për këtë periudhë nga opozita. Enkelejd Alibeaj: Doni ta miratoni vetë duke shkelur traditën 30-vjeçare të parlamentit. Tani u binda që nuk është lapsus dhe dua të di arsyen pse u shty që të miratohej në shkeljen me rregullore. Ditën e parë që vijmë në komision e prisni opozitën me këmbët e para. Doni të miratoni në parlament ndryshime në rregullore të cilat synim të vetëm është fakti se doni të fusni sot në rregullore të riktheni edhe një herë imunitetin e deputetëve. Meqë ra fjala, kush e ka radhën? Sot po e fusni me dhunë në rregullore imunitetin. Frikën kush e ka? Po fusni sot edhe një herë koracën imunitare për të mbrojtur deputetët nga ndjekja penale. E kapët prokurorinë me
Arta Markun. Kaq shumë keni vjedhur. Arritja e madhe e reduktimit të imunitetit ju doni ta fusni sot në rregullore. Vasilika Hysi: Jo, jo. Mos abuzo... Enkelejd Alibeaj: Doni të mbroni deputetët nga ndjekja penale. Kaq shumë keni vjedhur? Kaq frikë ju ka kapur? Ulsi Manja: Ka precedent parlamentar që ndryshimet janë bere në Komisionin e Ligjeve. Gent Strazimiri: Mos gënje. Është formalizuar në Komisionin e ligjeve nuk është vendosur në komision. Taulant Balla: Nuk i bëjmë gabimet që bëtë ju në 2010 dhe 2011. Në këtë draft 6 propozime janë nga ne, 12 janë nga opozita. Falënderoj Alibeajn që ka punuar për këtë dokument. Nuk miratohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit pa konsensusin e opozitës. Libri i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë duhet të përditësohet, sepse është shumë e vjetër. Ndryshimet nuk kalojnë pa dakordësinë tuaj dhe ato të cilat që ju i referoheni do rrinë ashtu siç janë. Do ndryshojë Rregullorja për grupet parlamentare, sepse nuk ka mundësi që të ngrihen grupe parlamentare me deputetë që kalojnë nga një parti tek tjetra. Shkruajini si të doni. Ne do t’i miratojmë. Enkelejd Alibeaj: Të erdhi dita të bësh edhe opozitën… Taulant Balla: Për teknikë legjislative prevalon Kushtetuta dhe ça është parashikuar në Kushtetutë duhet të futet në ligj. Dëshira jonë është që ky proces të bëhet bashkë me opozitën. Edhe ndryshimet apo përmbajtja e Kodit të Sjelljes të vijë tek Rregullorja. Në këtë sallë ne të dy pa praninë e Medias kemi rënë dakord për të ruajtur nenet 118 siç janë me prevalencë, siç parashikon Kushtetuta.
POLITIKE
8
E enjte, 31 JANAR 2019
Debatet - PD: Gjithçka bëhet për të penguar hetimin se gjithë kupola e kësaj mazhorance është e implikuar që nga Rama
Herion Mesi
P
artia Demokratike vazhdon të këmbëngulë për çështjen “Tahiri” në Kuvend, edhe pse mazhoranca e rrëzoi me forcën e kartonëve në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e opozitës për hetim parlamentar. E për këtë arsye nënkryetari i PD-së, njëherazi dhe nënkryetar i Parlamentit Edi Paloka ka bërë një tjetër kërkesë për mbledhjen që u mbajt dje të Konferencës së Kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Paloka tha se PD kërkon shtyrje të afatit të komisionit dhe të mbajnë përgjegjësi ata që nuk i janë përgjigjur kërkesave të komisionit; Ministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit që nuk kanë sjellë informacion për Saimir Tahirin. Kërkesa për zgjatjen e komisionit hetimor është bërë nga PD që në nisje të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm. Por për Palokën, ky komision ka marrë emrin e Saimir Tahirit, por ne si opozitë duam që të hetohen lidhjet e qeverisë me drogën dhe krimin. Edhe pse u refuzua nisma e saj, Paloka theksoi opozita do të paraqesë shumë shpejt një tjetër kërkesë të ngjashme në mënyrë që të nisë sa më shpejt hetimi parlamentar në një kohë kur tha ai, kemi të bëjmë me një qeveri krejtësisht të kaur nga krimi dhe në mënyrë që të provohen lidhjet e narkotrafikantëve me krerët më të lartë të Qeverisë duke nisur që nga Edi Rama e deri tek Taulant Balla. Paloka në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve ka kërkuar shtyrjen e mëtejshme të afatit të komisionit hetimor për implikimin e strukturave të policisë në trafikun e drogës. Ai ka denoncuar problemet me të cilat po përballet Komisioni Hetimor për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e institucioneve shtetërore. “Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë janë në krye të institucioneve që refuzojnë të kthejnë përgjigje lidhur me dokumentacionin e kërkuar nga komisioni hetimor dhe në disa raste, kërkesave tona u përgjigjen me kërkesa për shtyrjen e afatit të dorëzimit të dokumentacionit. Disa herë gjatë 2018-s kemi marrë kërkesa për shtyrje afatesh për dokumentacion, me alibinë se kërkohet një volum i madh pune, por s’kemi marrë asnjë dokumentacionin e kërkuar. Për të gjitha këtë problematikë unë kam kërkuar që ju t’i ktheni dinjitetin e duhur parlamentit dhe të ndaloni më tej vijimin e këtij bllokimi anti-kushtetuese.
Komisioni “Tahiri”, Paloka: Kërkojmë hetimin e lidhjeve të Qeverisë me krimin
Opozita, të vetmen mundësi që ka janë parlamenti, komisionet hetimore, por në qoftë se këto instrumente bllokohen, sepse dihet historia e komisioneve hetimore dhe e marifeteve tuaja me ndryshimin e objekteve hetimore, atëherë s’mbetet veçse shtyrja në kohë e të gjitha afateve hetimore. Siç e dini, të gjitha aspektet procedurale dhe ligjore për marrjen
në shqyrtim të dokumentacionit janë kaluar. Për ne është e qartë se gjithçka bëhet për të penguar hetimin, thjesht se gjithë kupola e kësaj mazhorance ka qenë e implikuar, nga kryeministri deri tek ministrat e brendshëm, familjarë të ministrave të brendshëm, përfshirë edhe Xhafën, kanë qenë pjesë e të implikuarve në trafikun e drogës, dhe se kjo është e
vetmja mënyrë për të bllokuar hetimin. Në këto kushte, unë kërkoj edhe njëherë shtyrjen e afatit të komisionit dhe ju drejtohem ju zoti kryetar që t’u bëni apel institucioneve që të zbatojnë kushtetutën dhe t’u përgjigjen kërkesave të komisionit tonë hetimor”- mësohet të ketë thënë deputeti demokrat, Edi Paloka. Prononcimi i plotë i Edi Palokës Paloka: Janë të shqetësuar se paskan kaluar ca orë, nga koha kur ne duhet të kishim bërë kërkesën për shtyrjen e komisionit. Me gjithë atë ne jemi të vendosur: do ta ribëjmë kërkesën, komisioni do të ringrihet, dhe kësaj pune do t’i shkojmë deri në fund, sado të përpiqen ta pengojnë. Sepse, kuptohet, ka vetëm një qëllim edhe pse z. Ruçi sot iu tërhoqi vërejtje formalisht institucioneve dhe iu drejtua të deleguarës së radhës, znj. Spiropali që të ketë kujdes që institucionet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet dhe t’i përgjigjen Parlamentit. Jam i bindur se kjo histori do të vazhdojë kështu, sepse nuk mundet as Rama, e askush tjetër të vetëdemaskohen për lidhjet që tashmë në fakt janë publike dhe i di kushdo, që kjo qeveri ka direkt me krimin, dhe sidomos me trafikun e drogës gjatë kohës që Ministrinë e Brendshme e drejtonte Saimir Tahiri. Kur do ta depozitoni kërkesën? Paloka: Kërkesën do ta dorëzojmë në momentin më të parë që do të përgatitet. Bojkoti juaj mendoni se ka nd-
ikuar në zvarritjen e punës së komisionit? Mban PD-ja ndonjë peshë për këtë? Paloka: Bëtë një pyetje që e përdori edhe mazhoranca aty si argument, por unë nuk e di se si mund të ketë lidhje përgjegjësia ligjore e institucioneve për t’iu përgjigjur komisionit hetimor, me faktin jemi ne apo s’jemi në Parlament. nëse do të kishin ardhur dokumentet dhe ne nuk do të ishim marrë me atom, atëherë sigurisht që kjo do të ishte përgjegjësia jonë. Por përderisa ata nuk i janë përgjigjur kërkesave të komisionit, si mund të ketë përgjegjësi opozita?! Pse zbatimi i ligjit nga Ministria e Brendshme varet nga fakti është apo jo opozita në Parlament. A është e tejkaluar nevoja për një komision hetimor për çështjen “Tahiri” duke qenë se kjo është e tejkaluar tashmë? Pse do të investoheni për Tahirin, kur mund të investoheni në shumë çështje të tjera? Paloka: Ky komision ka marrë emrin “Tahiri” në fakt, por ky komision merret me heti8min e lidhjeve të Qeverisë, nga Edi Rama deri tek Taulant Balla. Sepse në rreshtin e të akuzuarve, pavarësisht se fitoi një gjyq për shpifje, dhe kjo është një çështje tjetër pastaj se si një organ gjyqësor jep një vendim për një çështje që është akoma në hetim. Pra është një varg, nuk është vetëm Saimir Tahiri. Komisioni ka marrë emrin e Tahirit, sepse ai ishte në qendër të hetimit, por janë çështje që nuk janë mbyllur. Lidhjet e kësaj qeverie me krimin vazhdojnë të jenë problem madhor sot për Shqipërinë. Dhe sigurisht, lidhen edhe me të gjithë qëndrimet që ne do të mbajmë. Pra çështja e komisionit është lidhja e krimit me Qeverinë dhe trafikut të drogës. Pra lidhet me fenomenin dhe sigurisht pastaj lidhjet me emrat që kanë qenë dhe janë sot në Qeveri.
BALLA: PD E LSI TË SJELLIN NJË KËRKESË PËRSËRI SIÇ E KËRKON KUSHTETUTA DHE LIGJI ME QËLLIM QË TË VIJOJË PROCESI HETIMOR
K
omisioni hetimor që do të verifikonte veprimet dhe mosveprimet e organeve hetimore për fenomenin e kultivimit e narkotikëve dhe për ish-ministrin e brendshëm, i quajtur ndryshe edhe komisioni “Tahiri” ka qenë dje tema e diskutimeve të Konferencës së Kryetarëve. Dhe në përfundim të kësaj mbledhjeje mazhoranca nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për zgjatjen punimeve të komisionit hetimor parlamentar për çështjen “Tahiri” me pretendimin se ka kaluar afati. Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndonëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkonin vazhdimësinë, këtij komisioni ka dy muaj që i ka mbaruar mandati. Megjithatë tha Balla, gjatë mbledhjes së djeshme u
PS merr në mbrojtje Saimir Tahirin, rrëzon kërkesën për hetim parlamentar
ra dakord që PD-ja dhe LSI-ja të ribëjnë një kërkesë që hetimet të vazhdojnë. “Dakordësuam precedentin parlamentar, PD dhe LSI të sjellin një kërkesë përsëri
siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji me qëllim që të vijojë procesi hetimor siç e duan ata. Ne nuk do shkelim as Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit se
ishte PD në gjumë për dy muaj”,tha Balla. Më tej Balla shtoi se anëtarët e opozitës në këtë komision kanë treguar edhe më herët mungesë serioziteti. “Komisionit i është vënë në dispozicion pjesa më e madhe e dokumentacionit, mund të ketë edhe informacione të pa dokumentuara por siç tha dhe zonja Felaj ata kishin mungesë serioziteti. Ligji për administrimin e informacioneve të klasifikuara ka detyrimin që personat që iu vihet në dispozicion duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie”u shpreh dje kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla.
POLITIKE
9
E enjte, 31 JANAR 2019
Opozita paralajmëron Ramën: Nuk ka më zgjidhje politike, fjalën e kanë qytetarët para Kryeministrisë
K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar me turin e takimeve me qytetarët, të cilët i fton të bëhen pjesë e protestës së paralajmëruar për t’u mbajtur më 16 shkurt. Gjatë takimit të tij me qytetarë të Kamzës, Basha paralajmëroi se tashmë fjala është e qytetarëve, pasi sipas tij çdo zgjidhje tjetër politike është ezauruar. “Politikisht kemi shteruar çdo mjet për zgjidhje. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ne, Partia Demokratike, kemi dalë përballë betejave, duke pasur mbështetjen e qytetarëve edhe të të majtëve, për dekriminalizimin, për ndarjen e politikës nga krimi, për platformën tonë antimafia, për oligarkinë. Që t’jua marrim lekët kudo që t’i kenë, t’ua marrim paratë që ua kanë marrë shqiptarëve dhe t’ua kthejmë shqiptarëve. Ju e keni parë që të gjitha këto beteja politike kanë ndeshur në murin e mohimit nga Edi Rama dhe nga banda me të cilën sundon shqiptarët. Shqipëria sot nuk qeveriset por sundohet nga një bandë. Ne politikisht kemi shteruar çdo mjet për ta zgjidhur këtë. Prandaj sot kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ju ftoj që me zgjidhjen në mendjen dhe shpirtin tuaj të vini e të marshoni më 16 shkurt në Tiranë”, tha Basha. Kreu i PD-së, u kujtoi banorëve se Rama dhe familja e tij fituan 4 milionë euro nga shitja dhe rishitja e energjisë elektrike brenda një dite, një aferë kjo e zbuluar së fundmi
Basha-qytetarëve: Në 16 shkurt unë do të jem në ballë të protestës, por fjalën e keni ju
dhe që e shpjegon qartë arsyen pse Ramës i duhet “Abi Bank”. “E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur banesat tuaja ishin përmbytur. Më është dashur të mbaj vetë kur pashë se gjithçka e kishte marrë lumi, në kuptimin e vërtetë, jo figurativ. Në krye të detyrës ishte vetëm kryetari dhe punonjësit e bashkisë, të tjerë jo. Pas disa ditësh, kur situata ishte qetësuar, erdhi “fantazma”, që i rrahu shpatullat njerëzve dhe që lëshoi di-tre batuta dhe lëshoi mashtrimin tek kryetari i Bashkisë se do të kesh fondin 700 milionë! Po të shkojmë sot
FORUM
Nga Spartak Ngjela
Z
ëri i Amerikës, për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017; goditi në mënyrë frontale kryeministrin aktual të Shqipërisë. Në fakt, kjo është akuzë e rëndë që po ngre politika amerikane, se Rama është ngritur kundër sistemit.
në këto shtëpi, gjendja materiale është e mjeruar. Fatura totale e dëmit është afro 4 milionë euro! Kjo është e rëndësishme sepse dje media kombëtare dhe ndërkombëtare kanë zbuluar një aferë të familjes së Ramës: brenda një ditë kanë shitur dhe rishitur energjinë e KESH-it dhe kanë fituar 4 milionë euro! Ja pse duhet ABI Bank! Se nuk bëhen me trasta këto miliona! E ka zbuluar një ekspert slloven!”, u shpreh gjatë takimeve të djeshme kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Takimi në Bathore Kryetari i opozitës Lulzim Basha
zhvilloi një takim me banorët e Bathores, të cilëve iu janë djegur shtëpitë nga energjia elektrike dhe nuk janë kompensuar. Kryetari i PD-së dëgjoi me vëmendje problemin e një zonje, e cila kishte burrin dhe djemtë të operuar në shtëpi dhe shumë probleme ekonomike. Por, mbi të gjitha, nuk arrinte dot të vuloste dokumentet që i duheshin, pasi e vërtisnin nëpër zyrat e shtetit në Tiranë. Në këtë pikë, Basha i premtoi zonjës se me PD-në në qeveri, kompentencat do t’i ktheheshin pushtetit lokal, sepse vetëm pushteti lokal
e njihte realitetin në zonë dhe jo burokratët në Tiranë. Takimi në Valias Në kuadër të turit të tij në Bashkinë e Kamzës, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Valiasit, të përmbytur një vit më parë, por që nuk janë kompensuar për dëmet. “E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Kam parë me dhimbje të madhe, më është dashur të përmabja veten, kur shikoja lot të prindërve sepse i gjithë mundi i jetës së tyre dhe kursimet e fëmijëve nga emigracioni i kishte marrë lumi. Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë. Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qendrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin. Vetëm pas 3-4 ditësh kur situata u qetësua, por gjendja vazhdonte të mbetej e mjerë, erdhi fantazma. Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batura e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fondin 700 mijë Euro që të përballosh emergjencën. Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit, por pakujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës”, tha kryedemokrati Basha.
“Zëri i Amerikës” po godet Ramën, njësoj si Sali Berishën në ’96-n Njëlloj si Berisha në vitin 1996. Si mund të drejtojë vendin një njeri i tillë? Por pyetja më e drejtpërdrejtë duhet të jetë kjo: përse i duhet pushteti një personi si Rama që nuk di të bëjë asgjë, veç korrupsionit? Si mund të qeverisë një individ si ky kur abuzon mbi pasurinë kombëtare dhe vjedh dhe vota? I tëri është antikombëtar dhe antisistem. Kjo është një gjendje e rëndë për të ardhmen e Shqipërisë. Janë dy abuzues të mëdhenj të cilët, të akuzuar dhe në pritje
të penalizimit të tyre, po duan të destabilizojnë Shqipërinë: Sali Berisha dhe Edi Rama. Por a do ta arrijnë dot? Jo. Që të dy kanë shpresë për trazira në datën 16 shkurt. Por Zëri i Amerikës e filloi shpalosjen e hapjes së kutisë së zezë të Edi Ramës. Dhe sigurisht që do të vijojë edhe me Bashën e Berishën. Kështu duhet të vazhdojë. Pse e filluan me Ramën? Sepse ai është kryetari i mazhorancës, është kryeministër dhe kohët e fundit ka emëruar në policinë
e shtetit ish- drejtorët e inkriminuar të Sali Berishës. Kot e kanë. Procesi antikorrupsion sot filloi të ecë në një fazë të re. Dhe, nëse vijon kështu, çfarë duhet të kuptohet politikisht? Politika amerikanë kërkon të deligjitimojë zgjedhjet e vitit 2017, dhe ta çojë reformën përpara me një qeveri tekniko-profesionale të emëruar dhe të drejtuar prej saj. Kjo do të jetë rruga më e sigurt për varrosjen e korrupsionit kryeministror shqiptar të të dy krahëve të politikës aktuale.
KOSOVE
10 E enjte, 31 JANAR 2019
Parashikimi i frikshëm nëse korrigjohen kufijtë
Protesta, trazira e gjendje lufte në Kosovë e Serbi I
nstituti Evropian për Stu dime të Sigurisë ka pub likuar një analizë në të cilën projektohet ajo se çfarë do të mund të ndodhë pas dy viteve, nëse gjatë vitit 2019 nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve. Në këtë analizë të përkthyer nga Gazeta Express, fillimisht përshkruhet një situatë e paramenduar e cila potencialisht mund të ndodh në vitin 2021. Parashihen trazira e protesta të dhunshme si në Beograd njëjtë në Prishtinë nga kundërshtarët e kësaj ideje. Në krye të këtyre protestave projektohet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përveç këtyre, si pasoja të tjera cilat parashikohen nga një marrëveshje të mundshme për korrigjim të kufijve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë nxitja e lëvizjeve të ngjashme për ndryshime të kufijve në Maqedo-
ni, Bosnje e Mal të Zi. Çfarë nëse…Kosova dhe Serbia i shkëmbejnë territoret? Kur ora e madhe që ndodhet përballë Sheshit të Republikës në Beograd shënoi orën 12 të mesnatës së 1 qershorit të vitit 2021, policia e armatosur rëndë i mori pozicionet e tyre në rrugët e kryeqytetit serb. Kanë marrë mësim nga kryengritjet e gjera që ndodhën në dhjetor të vitit 2019 për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Serbisë, në të cilën përfshihet edhe shkëmbimi i territoreve. Marrëveshja hyri në fuqi po atë ditë dhe autoritetet në Beograd dhe Prishtinë u përgatitën për t'u përballur me protesta të partive serbe dhe shqiptare, të cilat e kundërshtuan atë. "Kjo qeveri dhe ky president nuk janë asgjë tjetër pos tradhtarë dhe ne të gjithë e dimë se si duhet të sillemi me tradhtarët", tha Vojislav Shesheli, kryetar i Par-
tisë Radikale Serbe. Duke iu drejtuar mijëra protestuesve të mbledhur në shesh, me një kapelë tradicionale serbe dhe me një emblemë çetnikësh në të, ai ishte në skenë bashkë me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe përfaqësues të lëvizjeve tjera nacionaliste, si "Dveri", "Treca Srbija" dhe "Lëvizja 1389". Disa nga udhëheqësit e lëvizjes së re, "Aleanca për Serbinë", e cila i bashkoi shumicën e grupeve opozitare, ishin gjithashtu të pranishëm. Në anën tjetër, qindra autobusë të mbushur me protestues u nisën nga e tërë Serbia drejt Luginës së Preshevës, rajon që ndodhet në jug të Serbisë dhe i cili iu bashkua zyrtarisht Kosovës më 1 qershor. Kjo u bë me qëllim të bllokimit të rrugëve dhe të parandalimit të tërheqjes së ushtrisë e policisë serbe nga ky territor. Përndryshe, popullsia shqiptare dolën gjithashtu në rrugë, duke valëvitur flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës për t'i mirëpritur forcat speciale të Ko-
sovës. Megjitatë, qeveria serbe nuk ishte e vetmja që u përball me kundërshtim të zbatimit të marrëveshjes. Autoritetet kosovare u përballën me dy detyra në të njëjtën kohë: vendosjen në territoret e reja dhe ruajtjen e paqes në Prishtinë për shkak të tërheqjes nga veriu i Kosovës, i cili iu bashkua Serbisë. Protesta e madhe në Prishtinë, e udhëhequr nga lëvizja "Vetëvendosje" dhe Albin Kurti dhe e mbështetur nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, solli krizën më serioze politike në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. "Sot nuk është ditë e fitores, siç po mundohet ta paraqesë qeveria jonë. Sot po e japim atë për të cilën luftuam në këmbim të diçkaje që tashmë ishte e jona", tha Kurti. Disa minuta më vonë, turma që brohoriste "poshtë qeveria" filloi t'ua vinte flakën veturave përderisa po marshonin nga sheshi "Nënë Tereza" drejt ndërtesës së qeverisë. Policia ishte e detyruar që shpejt t'i vendosë barrika-
dat për ta mbrojtur ndërtesën kryesore të qeverisë në kryeqytetin kosovar. Shumë shqiptarë që jetonin në komunat e kontrolluara nga serbët në veri të Kosovës dhe shumë serbë që jetonin në jug të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës tashmë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre prej kohës së nënshkrimit të marrëveshjes në vitin 2019. Misioni vëzhgues i Kombeve të Bashkuara, i cili e kishte vizituar më parë rajonin, raportoi se si shumë njerëz kishin shpresuar që marrëveshja të mos zbatohet. Sidoqoftë, pasi ajo u bë realitet, atyre nuk u mbeti zgjidhje tjetër përpos zhvendosjes. Prandaj, kufiri i ri tashmë kapërcehej nga të dyja palët. Policia dhe ushtria lëviznin drejt territoreve të reja, ndërsa kolonat e civilëve i linin prapa vetes shtëpitë e tyre. Siç raportoi agjencia "Associated Press"nga kjo skenë, "ka pak gjasa që në Kosovë, Serbi dhe në pjesën tjetër të Ballkanit të kthehet normaliteti brenda një kohe të shkurtër".
REPUBLIKA E SHQIPERISE KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE E. spokesperson@cec.gov.al, W.www.cec.org.al
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të ngrejë Zyra Rajonale Zgjedhore (ZRZ), për periudhën 1 mars – 31 korrik 2019, në qytetet si më poshtë: Berat, Skrapar, Dibër, Burrel, Durrës, Krujë, Elbasan, Cërrik, Librazhd, Fier, Roskovec, Lushnjë, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Pukë, Tiranë, Vorë, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Delvinë.
PDK kundërshton Thaçin: Të hiqet dorë nga idetë për korrigjimin e kufijve Partia Demokratike e Kosovës në një deklaratë për mediat ka kërkuar nga klasa politike, qeveria dhe Presidenti i Kosovës që të hiqet dorë nga qëndrimet për shkëmbim territoresh. PDK është forca politike në qeveri që drejtohet nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli. Kryetar i saj më parë ka qenë Presidenti Hashim Thaçi i cili është dhe politikani thuajse i vetëm që ka hedhur idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Deklarata e sotme e PDK, veç kritikave për qeverinë e Haradinaj duket se është dhe një kundërshtim i hapur i Hashim Thaçit. " Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve."Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të hiqet dorë nga deklarimet e thirrjes së një Konference Ndërkombëtare për Kosovën. Kjo ide përmban rrezikun real të rihapjes së
statusit final të Kosovës, i zgjidhur përfundimisht me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe rrezikun e involvimit të Rusisë në proces. Kosova shkon në Dialog vetëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, njohjen reciproke, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e anëtarësimit në BE dhe NATO. Partia Demokratike e Kosovës kërkon edhe një herë nga forcat politike opozitare që t'i marrin përgjegjësisë shtetërore ndaj vendit, për çka kanë marrë votëbesimin qytetar. Lidhja Demokratike e Kosovës ta ndalë përdorimin e gjuhës denigruese të zyrtarëve të saj dhe ikjen nga përgjegjësia shtetërore, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga diskursi i saj anti-shtet dhe ta njohë shtetin e Kosovës",- thuhet ndër të tjera në deklaratën e PDK.
ZRZ, personeli i të cilave do të përbëhet nga një inspektor Rajonal Zgjedhor, do të kenë rol mbështetës në punën e administratës së KQZ-së, për koordinimin dhe komunikimin efikas midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, subjekteve zgjedhore dhe organeve të qeverisjes vendore, në funksion të mirëadministrimit të proçesit zgjedhor tw datws 30.06.2019. Paga për këtë pozicion pune është sipas VKM nr. 187, dt 8.03.2017, e ndryshuar, klasa IV-b. Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët: 1. Të kënë arsimin e lartë, me përparësi atë juridik; 2. Të kenë jo më pak se dy vjet eksperiencë pune në administratë dhe/ose në fushën e zgjedhjeve; 3. Të njohin programet bazë të kompjuterit; 4. Të mos kenë qenë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike në tre vitet e fundit; 5. Të mos jenë kandidat në listën shumemërore të partive politike apo i zgjedhur në organet e qeverisjes vendore; 6. Të mos jenë ushtarak, punonjës i policisë së shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror; 7. Të mos ketë masa administrative dhe penale ne fuqi; 8. Të ketë aftesi të mira kominikimi dhe analitike; 9. Të jetë me banim në Qarkun përkatës. Dokumentet që duhet të dorëzohen: 1. Kërkesë për aplikim; 2. CV (jetëshkrimi); 3. Çertifikatë personale; 4. Libreza e punës, fotokopje e noterizuar; 5. Diplomë, fotokopje e noterizuar; 6. Çertifikata kualifikuese, fotokopje të noterizuara; 7. Deklarata e aplikuesit se nuk ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të ndonjë partie politike në tre vitet e fundit, dhe ndaj tij/saj nuk ka masë disiplinore në fuqi. Dokumentat duhet të dorëzohen brenda datës 12.02.2019, pranë zyrës së Protokollit të KQZ-së me adresë Rruga “Ibrahim Rugova” nr. 4, Tiranë.
AKTUALITET Redjon Shtylla
E enjte, 31 JANAR 2019
Vrasësi, jo vetëm që nuk doli nga automjeti por nuk e ka nxjerrë as kokën prej makinës, gjë që do t’i jepte policisë një mundësi identifikimi
Zinxhiri i vrasjeve, ekzekutohet ishpolici Arben Bilali
P
as vrasjes në 1997 dhe në 2010, dje familjes Balili i vranë edhe djalin e tretë. Ish-efektivi i policisë, Arben Bilali humbi jetën nga një ekzekutim mafioz. Ka qenë ora 14:30 minuta të së mërkurës kur ndaj, 50-vjeçit u qëllua me të paktën 14 plumba nga një automjet tip “Mercedens Benz” me ngjyrë të zezë. Salla operative e policisë u lajmërua në orën 14:35 për të shtëna të shumta në lagjen “Selitë”, në kryeqytet. Në vendin e ngjarjes, policia arriti të gjejë prova të mjaftueshme për të kuptuar dinamikën e atentatit. Përveç gëzhojave të shumta, ajo sekuestroi të gjitha pamjet filmike të bizneseve ku ndodhi ngjarja, e zbulon se atentatorët lëviznin me një automjet tip “Mercedes Benz”, me ngjyrë blu të errët dhe me targa të falsifikuara. Vrasësi nuk ka dalë nga automjeti dhe ka nxjerrë armën nga dritarja e pasme. Ai qëndronte i ulur në sediljen prapa shoferit dhe kreu qitje me zjarr të hapur në drejtim të 50-vjeçarit Bilali. Vrasësi, jo vetëm që nuk doli nga automjeti por nuk e ka nxjerrë as kokën prej makinës, gjë që do t’i jepte policisë një mundësi identifikimi. Automjeti është larguar më pas me shpejtësi, ndërsa policia vazhdon të mbledhë prova të tjera filmike për të parë se ku është ndalesa e fundit e këtij automjeti, nga ku u krye vrasja. Ndërsa viktima ishte në automjetin e tij “Hyundai”. Në atë moment kishte parkuar për të shkuar në një lokal në afërsi të vendngjarjes. Krimi ka ndodhur në të njëjtin vend, ku viktimës i kishin vrarë vëllain 9 vite më parë. Pista kryesore e kësaj vrasjeje mbetet ajo e hakmarrjes. Bilali ishte pjesë e një familjeje që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër fis në “Yzberish” të Tiranës, e prej këtij konflikti numërohen disa të vrarë nga të dyja familjet. Konflikt ky që daton prej vitit 1997. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë. Ish-efektivi i policisë, kishte vendosur kamera në të gjithë shtëpinë e tij, pasi i druhej një atentati të mundshëm. Pas vrasjes së Bujar Bilalit në vitin 1997 dhe Leonard Bilalit në vitin 2010, Arbeni qëndronte i ngujuar në banesën e tij shumicën e kohës, duke mos dalë shpesh. 3 vëllezërit e vrarë, kanë edhe një vëlla tjetër që qëndron gjithashtu i ngujuar prej frikës së vrasjes. Si i shpëtoi vdekjes ish-polici në vitin 2010? Ai i shpëtoi atentatit falë ndihmës mjekësore në spital, edhe pse kishte dy plagë të marra nga të shtënat me pistoletë. Ish-polici në shënjestër të këtij atentati ishte përfolur për një vrasje të ndodhur vite më parë,
11
PISTAT
“Jo zyrtarisht hetuesit thonë se ish-efektivi i policisë Arben Bilali ishte dyshuar për një vrasje vite më parë por për autorësinë e tij nuk ishin gjetur prova asnjëherë. Nga ana tjetër, edhe pista e hakëmarrjes që lidhet me vrasjen e dy vëllezërve të tij, është bërë pjesë e hetimit”.
edhe pse zyrtarisht nuk ishte paditur asnjëherë për këtë krim. Në atë kohë, policia shoqëroi në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës mikun e Arbenit, me
të cilin po pinte kafe në momentin e atentatit, si edhe disa dëshmitarë të tjerë, të cilët mendohej se kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes në rrugën “Emin Dura-
ku”. Mjekët kryen një ndërhyrje kirurgjikale për ta mbajtur në jetë. Por dje plumbat i morën jetën 50-vjeçarit, duke e veshur me mister këtë ekzekutim.
FRIKA
Shtëpia e rrethuar me kamera
Ish-efektivi i policisë, Arben Bilali kishte vendosur kamera në të gjithë shtëpinë e tij, pasi i druhej një atentati të mundshëm. Pas vrasjes së Bujar Bilalit në vitin 1998 dhe Leonard Bilalit në vitin 2010, Arbeni qëndronte i ngujuar në banesën e tij shumicën e kohës, duke mos dalë shpesh. 3 vëllezërit e vrarë, kanë edhe një vëlla tjetër që qëndron gjithashtu i ngujuar prej frikës së vrasjes. Dyshohet se në këtë rast kemi të bëjmë me një histori hakmarrje të nisur prej 20 vitesh por SHCBA po heton edhe pistën e vrasjes për shkak të detyrës. Ish-punonjësi i policisë po udhëtonte me mjetin tip “Honday” kur është qëlluar për vdekje me 14plumba nga persona ende të paidentifikuar.
KRIMET
Historiku i vrasjeve në familjen Bilali E
shkuara e familjes së ish-policit të vrarë mund të ketë çuar në atentatin ndaj tij. Fillimisht në 1997, ku bujar Bilali u vra dhe ende sot nuk ka autor për krimin. Më pas një tentativë për atentat ndaj Arben Bilalit, në maj të viti 2010, pranë stadiumit “Selman Stërmasi” por ish-polici i shpëtoi mrekullisht sulmit me armë. Më pas seria e sulmeve ndaj familjes Bilali vazhdoi më 10 gusht të 2010-s, kur ish-policit i vranë të vëllain, ish-mundësin e ekipit të “Dinamos”, Leonard Bilali. Ai sapo ishte kthyer nga Italia, ku qëndronte si emigrant, kur u qëllua me 4 plumba pistolete, teksa ishte ulur
në një nga lokalet në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Policia i përqëndroi atëherë hetimet në pistën e hakmar-
rjes, ose një sherri të çastit në lokalin ku ai ndodhej. Vëllai i ish-efektivit të policisë kishte pasur konflikt
fizik me një person, vetëm një ditë pasi ishte kthyer nga Italia, në muajin korrik të 2010-s. Policia asokohe hetoi edhe problemet e konfliktet e Arben Bilalit, i cili ka qenë ish-oficer i Forcave të Rendit. Policia kishte dyshime se pas dështimit të atentatit ndaj tij, në lidhje me këtë ngjarje të vjetër mund të jetë ekzekutuar vëllai 27-vjeçar i ish-oficerit. Leonard Bilali, afërsisht një muaj para ekzekutimit kishte qëndruar në vilën e familjes së tij në zonën e Selitës, ndërkohë që sipas fqinjëve shihej darkave nëpër lokalet që ndodhen në zonën e quajtur “stacioni i parafundit i Tiranës së Re”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE TAP ndërton një kopsht dhe rikonstrukton një shkollë në bashkinë e Beratit
B
erat, Shqipëri. Më 30 ja nar 2019, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Bashkia e Beratit përuruan zyrtarisht kopshtin e fshatit Dushnik dhe shkollën e fshatit Veterrik. Këto projekte, me vlerë të përbashkët prej rreth 440'000 •, janë pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri. Të dyja godinat tashmë u ofrojnë nxënësve dhe fëmijëve kushte bashkëkohore. Kopshti i Dushnikut, i cili frekuentohet nga rreth 70 fëmijë, është ndërtuar nga e para. Ai ka mobilim të ri dhe mjedise të jashtme që shërbejnë si park për fëmijët. Për më tepër, kopshti i ri është pajisur me sistem ngrohje qendrore, sistem për mbrojtje ndaj zjarrit, dalje emergjence dhe ka izolim termik. Mbi 180 nxënës dhe fëmijë kopshti shkojnë përditë në këtë shkollë. Në ceremonitë e përurimit të kopshtit dhe shkollës morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, stafet pedagogjike, banorë të këtyre dy fshatrave dhe fëmijët që frekuentojnë këto dy institucioneve. Në fjalën e tij, Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, tha: "Ndërtimi i kopshtit të fshatit Dushnik dhe rikonstruksioni i shkollës së fshatit Veterrik janë dy investime shumë të
rëndësishme të TAP në Berat. Mbi 250 fëmijë ta kenë më të lehtë të hapin më shumë dyer dhe të kenë një të ardhme më të mirë. Ashtu si edhe për Bibliotekën e Beratit, dua të falënderoj Bashkinë e Beratit që na ka qëndruar pranë në realizimin e këtyre investimeve. Brenda këtij viti do të përurojmë edhe
12 E enjte, 31 JANAR 2019
Investimet Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM) të Përfunduara Rikonstruksioni i mjediseve të shkollës "Andon Profka" në Seman të Fierit (Qershor 2015) Rindërtimi i urës me dy-kalime në Çorovodë (Tetor 2016) Faza e parë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (2016) Raundi i parë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2016) Ndihma humanitare për komunitetin e prekura nga përmbytjet dhe moti i acartë (Shkurt 2017) Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë (Qershor 2017) Rikonstruksioni i plotë i shkollës "Thanas Ikonomi" në Fier (Qershor 2017) Dhurimi i uniformave dhe pajisjeve për të përballuar emergjencat me zjarret (Gusht 2017) Rikonstruksioni i plotë i shkollës "7 Dëshmorët", në Strumë, Roskovec (Shtator 2017) Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (Tetor 2017) Raundi i dytë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2017) Ndihma humanitare për komunitetet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Berat (Dhjetor 2017) Rikonstruksioni dhe pajisja me sistem qendror ngrohje i shkollës
"Fuat Babani", Bilisht (Dhjetor 2017) Pastrimi i shtratit të luginës së lumit Osum në Berat (Dhjetor 2017) Dhurimi i Stolave për sheshin Skënderbej në Tiranë (Janar 2018) Pajisja me kondicionerë e klasave të shkollës "Zylyftar Veleshja" në Çorovodë (Janar 2018) Dhurimi i 1000 pemëve për Bashkinë e Tiranës (Mars 2018) Rehabilitimi i Ujësjellësit të Mbrostarit, Fier (Mars 2018) Mobilimi dhe dhurimi i 400 librave për Bibliotekën e Qytetit të Beratit (Mars 2018) Aksione pastrimi mjedisore në zonat ku kalon gazsjellësi (Gusht 2018) Rikonstruksioni i shkollës 9vjeçare ''3 Dëshmorët'', fshati Pobrat, Ura Vajgurore. (Shtator 2018) Raundi i tretë i programit të praktikave profesionale për studentët (Tetor 2018) Ndërtimi nga e para i kopshtit të fshatit Pashalli, Ura Vajgurore. (Dhjetor 2018) Rikonstruksioni i Muzeut Gjon Mili, Korçë. Ndërtimi nga e para e shkollës "Lluke Mita", fshati Konisbalte, Ura Vajgurore. Rikonstruksioni i shkollës 9vjeçare në fshatin Veterrik, Berat. Ndërtimi nga e para i kopshtit në fshatin Dushnik, Berat.
shkollën "Xhemal Çekini" në Uznovë. " Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, tha: "Investimi i bërë nga TAP ka qenë i domosdoshëm për komunitetet e dy fshatrave. Ambientet sportive të shkollës së Veterrikut do të përdoren edhe nga komuniteti. Kopshti i Dushnikut është ndërtuar nga e para dhe i shërben fëmijëve të një prej fshatrave më të mëdha në Berat. Gjej rastin të falënderoj TAP për bashkëpunimin dhe korrektësinë."
Kontraktori i TAP për projektet sociale, Abkons, menaxhoi punimet ndërsa Leon Konstruksion realizoi punimet. Për realizimin e ndërtimit të kopshtit dhe rikonstruksionit të shkollës u
punësuan afërsisht 135 persona. TAP mbetet i përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe vendore. Përmirësimi i infrastrukturës së institucioneve të edukimit ka një vëmendje të veçantë. Deri më tani, vetëm për programin e Zhvillimit të Edukimit, TAP ka rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para 10 shkolla dhe kopshte.
gjithë ata studentë që do të donin të aplikonin në një nga
71 universitetet e Indonezisë duke e parë atë si një mundësi
më tepër në pasurimin e kulturës se tyre personale.
Bursa studimi në Indonezi
K
onsullata e Nderit të Indonezisë në Republikën e Shqipërisë njofton se Ministria e Arsimit dhe Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indonezisë ofron bursa darmasiswa për një program një vjeçar që ju ofrohet studentëve të huaj nga vendet me të cilat Indonezia ka marrëdhënie diplomatike. Ky program një vjeçar konsis-
ton në studimin e gjuhës indoneziane, artit dhe kulturës në një nga 71 universitetet pjesëmarrëse. Kandidatëve të mundshëm ju kërkohet të regjistrohen dhe të paraqesin të gjithë dokumentacionin para datës 1 mars 2019. Website zyrtar i aplikimit të këtyre bursave është : www.damarsiswa.kkemdikbud.go.id Ky website do ju japi informacionin e nevojshëm për të
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E enjte, 31 JANAR 2019
Zyra të reja në gjithë kryeqytetin për aplikimet për kartë identiteti, shtyhet vlefshmëria. Lleshaj: Kemi zgjeruar kapacitetet dhe përmirësuar kushtet e aplikimit
Veliaj: Vlefshmëria e kartave të identitetit zgjatet deri më 31 dhjetor 2019
Q
ytetarët e Tiranës nuk do të duhet të presin më në radhë për t’u pajisur me kartën e identitetit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë Aleat, kanë nisur punën për hapjen e zyrave të reja në të gjithë qytetin, ku qytetarët mund të aplikojnë për rinovimin kartave të identitetit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishin sot në zyrat e reja në Rrugën “Bardhyl”, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Ata dhanë lajmin e mirë të zgjatjes së vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike që skadonin këtë vit deri më 31 dhjetor 2019 dhe të ofrimit të shërbimeve për aplikimet e reja edhe ditën e shtunë e të dielë. “Kemi filluar një proces që do të zg-
jasë gjatë gjithë kësaj jave, për hapjen e zyrave shtesë, në bashkëpunim me kompaninë që prodhon kartat e identitetit në gjithë Tiranën. Kjo e trefishon, në disa raste e katërfishon, kapacitetin tonë për të emetuar kartat dhe unë besoj se standardi që vendos Tirana, do të jetë një standard që do të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera. Bashkë me kompaninë dhe me autoritetet vendore do të vazhdojmë punën dhe të shtunën, të dielën, dhe me orare të zgjatura”, tha Veliaj. Për të ulur fluksin e qytetarëve të cilët aplikojnë për letërnjoftime elektronike, është vendosur zgjatja e afatit të vlefshmërisë për të gjitha kartat që skadojnë në 2019. Afati i tyre do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2019. “Do të kemi amendime ligjore, që pavarësisht nga data kur skadon karta në vitin 2019, skadimi fi-
nal do të jetë 31 dhjetori i 2019-ës. Do të thotë se për të gjithë ata që nuk e kanë me ngut, të cilëve karta u duhet për një a dy herë, si rasti i votimeve apo një dokument tjetër brenda vendit, vlefshmëria do të zgajtet deri në datën 31 dhjetor 2019. Ky është një lajm i shkëlqyer për të ulur pak këtë presion dhe për ta shfrytëzuar gjithë vitin”, nënvizoi ai, teksa kërkoi dhe bashkëpunimin e qytetarëve në mënyrë që prioritet në aplikim të kenë fillimisht të moshuarit apo ata qytetarë të cilët do të duhet të udhëtojnë jashtë shtetit. “T’i japim prioritet të moshuarve dhe atyre që mund ta kenë shumë të nevojshme pasjen e kartës së identitetit për udhëtime jashtë vendit ose për dokumente të tjera. Përsa i përket nevojave brenda Shqipërisë, vlefshmëria e kartës, pavarësisht datës do të jetë deri në 31 dhjetor 2019. Kështu që, qoftë për votimet, apo
edhe për nevoja të tjera, pensionet, apo çështje që kanë të bëjnë me autoritetet vendore apo qendrore të Shqipërisë, vlefshmëria është deri në 31 dhjetor”, tha Veliaj. Hapja e zyrave të reja për prodhimin e letërnjoftimeve elektronike do të vijojë edhe në njësitë e tjera, ku do të jenë të instaluara edhe sistemet e gjendjes civile. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj siguroi qytetarët se me kapacitetet e shtuara nuk do të kenë asnjë pengesë në marrjen në kohë të shërbimit të kërkuar. “Është rezultat i një pune intensive që është bërë ditët e fundit, për të rritur kapacitetet e prodhimit për kartat e identitetit edhe në prag të zgjedhjeve, por edhe për të përballuar fluksin e madh i cili lidhet me skadimin e një numri shumë të madh kartash, të cilat janë prodhuar pothuajse në të njëjtën kohë në vitin 2009. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme kanë ndërmarrë masa për të zgjeruar kapacitetet dhe për të përmirësuar kushtet e aplikimit”, nënvizoi Lleshaj. Ministri tha se modeli i suksesshëm që po aplikohet në Tiranë do të sh-
trihet edhe në qytetet e tjera të vendit, ku do të hapen zyrat e reja të aplikimit. “Kemi ardhur këtu edhe për të dhënë një mesazh, për të dhënë edhe një model se si duhet të shndërrohen zyrat e aplikimit në gjithë vendin, të cilat duhet të marrin këtë trajtë ose edhe më mirë. Po e fillojmë nga Tirana me shpresën se Tirana do të përbëjë modelin e duhur për t’u ndjekur nga qytetarët. Përveçse shtimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të kushteve, qeveria shqiptare do të ndërmarrë masa edhe për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit që skadojnë në vitin 2019. Pra, dua të krijojmë një mundësi që asnjë qytetar shqiptar të mos ngelet qoftë edhe për një arsye të vetme pa realizuar të drejtën e votimit për shkak të kartës”, tha Lleshaj.
dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor. Ashtu siç funksionon edhe sot,
pagesa që do të kryhet përmes këtij shërbimi do të kalojë 100% për llogari të Bashkisë së Tiranës”, bën me dije Bashkia.
REAGIMI I BASHKISË SË TIRANËS
“PD mashtron për parkimet” Në një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se po përgatit dy afera korruptive, atë të dhënies me koncesion të parkimeve në kryeqytet si dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa private. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Bashkia e Tiranës, ku përmes një deklaratë për mediat është bërë me dije se PD po mashtron qytetarët, ndërsa kanë sqaruar se po shtojnë mënyrat e pagesës për parkingjet si dhe po lehtësojnë shër-
bimin. “Bashkia e Tiranës vëren me keqardhje se Partia Demokratike përhapi sot qëllimisht një lajm abuziv dhe të pavërtetë lidhur me mënyrën e administrimit të parkimit në qytet nga Tirana Parking.”, thuhet në deklaratën e Bashkisë. “Aktualisht qytetarët e Tiranës e paguajnë parkimin përmes dy opsioneve: asaj me sms nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking. Por, jo të gjithë qytetarët kanë mundësinë për të patur kredit të mjaftueshëm në
telefonat e tyre për kryerjen e pagesës, e për pasojë ata kanë kërkuar me të drejtë metoda të tjera alternative për kryerjen e pagesës së shërbimit të parkimit. Për këtë arsye, por edhe nga nevoja për t’u krijuar lehtësi shërbimi qytetarëve të saj, Bashkia e Tiranës ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetëshërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë
AKTUALITET VENDIMI
14
E enjte, 31 JANAR 2019
SITUATA
Lamtumirë peshkimit me grep Depresioni, 70% e të anketuarve: Kemi vuajtur
70 Lamtumirë gjuetisë artizanale të peshkut, pa rregulla, me mjete lundruese me grepa apo me rrjeta. Kushdo që do të dalë për gjueti brigjeve të deteve apo liqeneve, me mjete lundruese, duhet të regjistrohet dhe organizohet në shoqata në nivel qarku, ose edhe më të mëdha. Zyrtarisht në vendin tonë janë rreth 200 subjekte të regjistruara, por shkalla e informalitetit, sipas Ministrisë së Bujqësisë është shumë e lartë. Ndryshimet në ligjin për peshkimin përfshijnë edhe gjuetinë në det të hapur. Raportimet mbi sasitë e kapura të peshkut do të bëhen që gjatë kohës që anija është në det, përmes një sistemi dhe pajisjeje të re, e cila duhet të vendoset nga të gjitha anijet e peshkimit me detyrim. Sektori i peshkimit në Shqipëri po zgjerohet. Statistikat e vitit 2017 flasin për rreth 8.300 tonë peshk të kapur në ujërat shqiptare.
përqind e të anketuarve nga INSTAT-i në Shqipëri thonë se kanë vuajtur nga depresioni. Edhe pse qytetareve u duket e ekzagjeruar ky rezultat, një anketim i fundit nga INSTATI dhe Instituti i Shëndetit Publik, thotë se gati 70% e shqiptareve kanë përjetuar depresionin në jetën e tyre. Por mjekët psikiatër shprehen me rezerva për rezultatit duke u shprehur se duhen dalluar sëmundjet e lehta mendore si ankthi nga sëmundjet madhore siç është depresioni. “Me fjalën depresion abuzohet dhe shpesh ngatërrohet me ankthin. Nëse flasim për ankthin atëherë shifrat janë shumë më të ulëta nga ç’vuan popullata jonë”, tha Arjana Rreli, Psikiatre. Si mjeke në një prej Qendrave më të mëdha të shëndetit mendor në kryeqytet,
psikiatrja flet për rritjen e numrin të njerëzve që vuajnë nga çrregullime mendore. “Nëse para 6 viteve numri i personave që merrnin shërbime te ne ishte 4000-5000, tani është 9000-10.000 persona”, thotë ajo. Qytetaret e pyetur për rezultatet përmendin
krizën social-ekonomike si shkaktar të çrregullimeve mendore. “Është e ekzagjeruar 70% me depresion, mërzitje e ankth po, edhe mund të jetë. Mendoj se 70% është shumë e lartë se na benë të gjithëve me probleme atëherë”, shprehen disa qytetarë.
Autoritetet shëndetësore në Durrës, gjobitën dhe pezulluan përkohësisht aktivitetin e subjektit fason ku dy ditë më parë u helmuan një grup punonjësesh nga rrjedhja e gazit
D
isa ditë pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ngriti zërin për ndryshime në Kodin Penal që lidhen me çështjen e Sigurisë Ushqimore, Komisioni për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, ngriti grupin e punës mbi propozimet e AKU-së. Në panelin e këtij grupi pune ishin përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, përfaqësues të Avokatit të Popullit si dhe përfaqësues nga disa ministri të cilët shprehën dakordësinë e tyre për këto ndryshime në kodin penal. AKU bën të ditur se: “Përfaqësuesit njohën nevojën për kryerjen e 3 ndryshimeve në kushtet kur dispozita aktuale neni 288 dhe nënparagrafët e saj janë të miratuar në vitin 1995 dhe nuk arrijnë të përmbushin funksionet e legjislacionit penal veçanërisht në kuadër të parandalimit të krimit ushqimor”. Propozimi i AKU-së për ndryshime në 5 dispozita ligjore është vlerësuar gjithashtu nga përfaqësuesit e institucioneve, pjesë e grupit të punës si dhe nga misioni i EURALIUS. Nga ana e misionit të EURALIUS do të ketë një vlerësim zyrtar të propozimeve të AKU-së edhe pse kjo e fundit më herët ka kryer analizë krahasuese të legjislacionit penal të vendeve të Rajonit, BE dhe USA lidhur me figurat e veprave penale që përbëjnë krim ushqimor. Ndërsa, propozimet e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila zyrtarisht është shprehur se është parimisht dakord, lidhen me aspekte të legjislacionit penal
Siguria ushqimore, AKU: Ndryshime në Kodin Penal
të parashikuara në pjesën e përgjithshme dhe jo me çështjen e elementëve të anës objektive të veprës penale. “AKU-ja referuar natyrës së shkeljeve të hasura, ka referuar pranë organeve të ndjekjes penale për veprën penale të nenit 288
rreth 65 materiale kallëzuese, ku në pjesën e madhe të rasteve është vendosur mosfillimi i procedimit penal ose pasi janë kryer disa veprime hetimore të vakëta (vlerësim aktesh) dhe është vendosur pushimi i procedimit penal”, theksohet
në njoftimin e AKU-së. Ndërsa për ngjarjen në Durrës, autoritetet shëndetësore gjobitën dhe pezulluan përkohësisht aktivitetin e subjektit fason ku dy ditë më parë u helmuan një grup punonjësesh nga rrjedhja e gazit. Nga inspektimi i kryer
PANELI “Komisioni për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, ngriti grupin e punës mbi propozimet e AKU-së. Në panelin e këtij grupi pune ishin përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, përfaqësues të Avokatit të Popullit si dhe përfaqësues nga disa ministri”. në ambientet e subjektit “Albastir” në Fllakë të Durrësit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale Durrës, vendosi pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti deri në datën 7 shkurt në pritje të përgjigjes së analizave nga ana e Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Durrës, si dhe masë administrative në vlerën e 500.000 lekëve. Të martën në Spitalin Rajonal të Durrësit janë shtruar fillimisht 7 punonjëse të subjektit “Albastir” Sh.p.k. me aktivitet në fasoneri/ hekurosje. Ato u paraqitën në spital me marrje mendsh, të përziera, kollë dhe nivel të ulët oksigjenimi. Numri i punonjësve që morën trajtim në spital gjatë ditës se djeshme arriti në 18 persona. Sipas burimeve spitalore, të gjitha punonjëset janë kthyer në banesë, pas marrjes së trajtimit mjekësor. Ndonëse rrjedhja ishte konstatuar një ditë para incidentit nga punonjësit, asnjë masë nuk është marrë paraprakisht për të shmangur pasojat e saj në shëndet.
AKTUALITET
15
E enjte, 31 JANAR 2019
Ideja e një “mafieje shqiptare”, të organizuar në shkallë ndërkombëtare, mbetet një mit i vërtetë dhe thjesht krijon stereotipa negativë për emigrantët shqiptarë nëpër botë
N
ë muajt e fundit, mediat britanike nuk kanë reshtuar së raportuari shpesh për një rritje të rrezikshme të krimit të organizuar shqiptar, duke iu drejtuar si “mafia shqiptare”. Këtë herë është shkruar për çmimin e lirë të kokainës dhe “fajin” ja kanë vënë shqiptarëve. Një ndër gazetat me më influencë në Britani dhe në botë, “The Guardian”, shkruan se fakti që “mafia shqiptare” sjell në Britani kokainë me çmim të lirë nga Amerika e Jugut, ka bërë që shumë të rinj të kenë mundësi për ta blerë atë. Kokaina dikur ishte në Britani një “mall” luksoz të cilin e konsumonin vetëm të pasurit e qyteteve dhe yjet rebelë të rokut por futja në treg e mafias shqiptare nga viti pas vitit 1990, ka transformuar gjithçka. Referuar një raporti të fundit të Agjencisë Kombëtare të Krimit, vitet e fundit “mafia shqiptare” ka marrë kontrollin e tregut të kokainës fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar, me një model biznesi brutalisht efektiv. Duke negociuar direkt me kartelet në Amerikën Latine që prodhon drogë, duke shkurtuar importuesit tradicionalë ndërkombëtarë, mafia shqiptare ka qenë në gjendje të ofrojë një produkt më të pastër dhe më të volitshëm në treg: kokaina nuk ka qenë kaq e lirë që nga viti 1990. Ligjet kundër drogës kanë përmirësuar gjithashtu cilësinë e kokainës. Akti i Krimeve të Rënda për vitin 2015 penalizoi importin e agjentëve të prerjes siç është benzokaina. Kur është e vështirë të pritet produkti, pastërtia rritet. Së bashku me faktin se prodhimi i kokainës është rritur në Amerikën Latine, ka krijuar një stuhi pluhuri të përsosur. Pastërtia e kokainës, e cila është rritur që nga viti
“The Guardian”: Kokaina e lirë në çmim, shkak “mafia shqiptare” ÇMIMI “Fakti që “mafia shqiptare” sjell në Britani, kokainë me çmim të lirë nga Amerika e Jugut, ka bërë që shumë të rinj të kenë mundësi për ta blerë atë. Kokaina dikur ishte në Britani një “mall” luksoz të cilin e konsumonin vetëm të pasurit e qyteteve dhe yjet rebelë të rokut, por futja në treg e mafias shqiptare nga viti pas vitit 1990, ka transformuar gjithçka”.
MITI
2010, është në nivelin më të lartë në një dekadë, raporton media angleze. Duket e pamundur që shqiptarët të kenë kontrollin e kokainës, ndaj kush fshihet në të vërtetë pas biznesit të drogës? Shqiptarët punojnë me grupe si Ndrangeta dhe “Hells Angels”. Sigurisht që është e mundur që disa kriminelë shqiptarë mund të kenë akses të drejtpërdrejtë te burimet e drogës, sidomos kokainës, në vende prodhuese si Bolivia apo Peruja por këto grupe janë më shumë të lidhura me shpërndarësit, se me trafikuesit. Kjo do të thotë që ata merren me
FIER
Kapet 41-vjeçari, ekstradohet në Itali
kokainë pasi ajo të ketë hyrë në portet përkatëse dhe punojnë vetëm në sajë të marrëveshjeve që kanë me grupet që merren realisht me trafikun, si klanet e Ndrangetës kalabreze. Ndodh shpesh që të ngatërrohen trafikantët e mëdhenj me shpërndarësit e vegjël që e shesin drogën pasi ka hyrë në një vend. Shpërndarësit e vegjël, që e marrin drogën dhe ua shpërndajnë shitësve të rrugës, brenda ose jashtë rrjeteve të organizuara, janë personat që ekspozohen më shumë dhe që rrezikojnë më shumë të kapen. Janë ata që bëjnë dërgesat e drogës
nga trafikantët te shitësit, dhe duhet ta bëjnë shpejt, edhe pse do të thotë që përballen me dhunën dhe kërcënimin e grupeve rivale, të cilat kanë trafikuar të njëjtin produkt. Rrjetet shqiptare janë parë shpesh si operatorë të besueshëm në këtë fushë por pesha e tyre në botën e drogës është për t’u vënë në dyshim. Sado që është domethënëse, në të vërtetë ata varen nga trafikantët, të cilët janë burimi, organizatorët dhe transportuesit e mirëfilltë të drogës. Ideja e një “mafieje shqiptare”, të organizuar në shkallë ndërkombëtare, mbetet
“Ideja e një “mafieje shqiptare”, të organizuar në shkallë ndërkombëtare, mbetet një mit i vërtetë dhe thjesht krijon stereotipa negativë për emigrantët shqiptarë nëpër botë. Po ashtu, bën që publiku të largohet nga thelbi, që është se krimi i organizuar është një kombinim i strukturave dhe roleve të ndryshme, që luhen nga një larmi individësh”. një mit i vërtetë dhe thjesht krijon stereotipa negativë për emigrantët shqiptarë nëpër botë. Po ashtu, bën që publiku të largohet nga thelbi, që është se krimi i organizuar është një kombinim i strukturave dhe roleve të ndryshme, që luhen nga një larmi individësh.
AKSIONI
Llotot ilegale, zbulohen 6 pika të tjera P
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një 41-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Asllan Fata mësohet se është 41-vjeçari i arrestuar, për të cilin Gjykata e Milanos në Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
olicia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshme të lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve janë zbuluar 6 pika, e për rrjedhojë janë proceduar penalisht 6 organizatorët. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, proceduan në gjendje të lirë shtetasit: I. M, 41-vjeç dhe S.Ç, 65-vjeç, pasi në rrugën “Foto Xhavella”, në një lokal, ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop. B.N, 36-vjeç dhe M.M, 25-vjeç, pasi rrugën “Foto Xhavella” në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e
provës materiale u bllokua një laptop. L.Q, 38 vjeç dhe H.M, 57-vjeç, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në një lokal ushtronin aktivitet të basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale u bllokua një laptop. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave
të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”.
AKTUALITET
16
E enjte, 31 JANAR 2019
Grupi ku luante rol drejtuesi 31-vjeçari shqiptar, organizonte dhe financonte blerjen e sasive të mëdha të drogës, të destinuara për të “ushqyer” sheshet romake dhe napolitane “Shqiptarët mbajnë titullin “ekspertë të drogës” në Itali, e gjithashtu mbeten aleatë të “Ndranghetës””. Kështu u shpreh të martën prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero De Raho, për sa kohë që ky shqetësim përcillet çdo vit edhe nga agjencitë italiane. Jo më pak se 24 orë nga kjo deklaratë, u finalizua një megaoperacion. U bë e mundur kapja e 650 kg kokainë, e gjetur brenda një kontejneri me kafe në portin e Livornos. Kjo ka bërë që autoritetet italiane të zbulojnë aktivitetin e një organizate të specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, e cila drejtohej nga Salvatore Casamonica, anëtari i familjes së njohur mafioze nga Roma dhe shqiptari Dorian Petoku. Ky i fundit u arrestua në Tiranë nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe do të ekstradohet në Itali së shpejti, ku do të përballet me akuzat për trafik ndërkombëtar droge. Me anë të një komunikate për shtyp, Policia e Shtetit dha detaje lidhur me arrestimin në Tiranë të shqiptarit të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. “Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë reale të informacioneve, mes Strukturave operacionale tē Departamentit tē Policisë Kriminale, Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme me Repartin e II-të të Komandës së Përgjithshme të “Guardia di Finanza” u lokalizua dhe arrestua në Tiranë një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë”,-shkruhet në komunikatën zyrtare. Kokaina që do transportonte ky grup është tashmë në dispozicion në Amerikën e Jugut, vlerësohet të kapë vlerën e 4,5 milionë eurove. Por si funksiononte rrjeti
7 ton kokainë, skema e grupit shqiptaro-italian
DORIAN PETOKU “Mediat italiane sqarojnë deri në detaje aktivitetin e organizatës mafioze, duke raportuar se grupi ku luante rol drejtuesi 31-vjeçari shqiptar, organizonte dhe financonte blerjen e sasive të mëdha të drogës, të destinuara për të “ushqyer” sheshet romake dhe napolitane”.
KOKAINA “Transporti i kokainës do të kryhej përmes një avioni privat i cili do të merrte 1 tonë drogë për çdo udhëtim. Shtetasi italian Casamonica kishte kontakte me trafikantët amerikano jugorë dhe për të lidhur marrëveshje për transportimin e gati 7 tonë kokainë në vit në Itali”.
i ndërtuar nga Casamonica dhe Petoku? Mediat italiane sqarojnë deri në detaje aktivitetin e organizatës mafioze, duke raportuar se grupi ku luante rol drejtuesi 31-vjeçari shqiptar, organizonte dhe financonte blerjen e sasive të mëdha të drogës, të destinuara për të “ushqyer” sheshet romake dhe napolitane. Salvatore Casamonica ka luajtur një rol udhëheqës me ndihmën e “ushtarit” të tij Silvano Mandolesi, duke krijuar kontaktet me trafikantët e drogës në Amerikën
e Jugut, me të cilët ka pasur marrëveshje për importimin në Itali të gjithë prodhimit vjetor të kokainës së tyre, që vlerësohet në rreth 7 ton. Në të njëjtën kohë, Petoku raportohet të ketë pasur lidhje me trafikantët e drogës brazilian, prej të cilëve kishte siguruar sasi shtesë të kokainës, teksa ai mbështetej nga miku i tij malazez Tomislav Pavloviç, i cili shkoi në disa raste në Brazil, në qytetin e Sao Paulos, për të siguruar logjistikën e trafikut. Malazezi nën urdhrat e Petokut
LIGJI
RAPORTI
Shqipëria refuzohet nga refugjatët Edhe pse vendi ynë ka qendra për të strehuar refugjatët e luftës, këta të fundit nuk e shohin Shqipërinë si vend strehimi. Një komision i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara theksoi të mërkurën se Shqipëria mbetet një destinacion i padëshiruar për shumicën e të ardhurve nga vendet në konflikt. Shkak për këtë raportohet të jetë mungesa serioze e qendrave të dedikuara për mikpritjen e personave me nevoja të veçanta dhe për fëmijët emigrantë të pashoqëruar, të cilët vijnë kryesisht nga vendet si Siria, Pakistani, Algjeria dhe Maroku. Sipas Agjencisë për Refugjatët në OKB, nga 4 mijë persona që aplikuan për azil në vitin 2018, vetëm 1 për qind e tyre e përfunduan procedurën zyrtare, ndërsa pjesa tjetër shprehën dëshirën për të vijuar rrugën drejt vendeve të Europës perëndimore. Ballkani sërish mbetet një zonë kryesore tranziti për shumicën e refugjatëve.
punoi me ndihmën e grupeve kriminale lokale duke u ofruar ryshfet zyrtarëve doganorë në detyrë në aeroportin e metropolit brazilian, në mënyrë që të shmangeshin të gjitha kontrollet për trafikun e kokainës. Transporti i ngarkesave të drogës do të bëhej duke përdorur një avion privat, ku në çdo udhëtim do të transportohej rreth 1 ton drogë. Në shumicën e rasteve Salavatore Casamonica i dërgonte mesazhet në Amerikën e Jugut nëpërmjet bashkëpunëtorëve të
tjerë, për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet si dhe për të minimizuar rrezikun e kapjes nga policia. Goditja e këtij grupi u bë nëpërmjet infiltrimit të një agjenti të fshehtë, i cili arriti të krijojë kontakt me Casamonican, të fitojë besimin e tij dhe të ndikojë në detyrat delikate të bandës, si rekrutimi pilotëve dhe gjetjen e avionit me të cilin do të transportohej droga. Agjenti i infiltruar kishte zbuluar se grupi në momentin e fundit ndryshoi planin kriminal, duke vendosur aeroportin në qytetin zviceran të Sionit si bazën për shkarkimin në Europë të drogës.
S
ipas ligjit të burgjeve, një i dënuar i zakonshëm del në ajrim dy herë në ditë, ndërsa të gjithë ata që do t’i nënshtrohen “41 bis” do të dalin në ajrim dhe ecje vetëm një herë në ditë dhe me orar të përcaktuar. “41 bis” i aplikuar në Itali pritet të izolojë e të vendosë nën kontroll të veçantë të dënuarit e grupit të imamëve, të cilët rekrutuan luftëtarë në Siri, apo Emiliano Shullazin për sa kohë u shpall fajtor për grup kriminal. Çdo i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, akte terroriste, trafik ndërkombëtar droge, apo pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal do t’i nënshtrohen ligjit “41 bis”, që është një nga ligjet italiane ndaj grupeve mafioze në shtetin fqinj. Ky ligj nuk mund të zbatohet megjithëse, paçka se hyri në fuqi të mërkurën përderisa ende nuk kanë nisur nga funksionimi Prokuroria e Posaçme SPAK.
Kokat e krimit jo kontakte me “ushtarët”
Vendosja nën regjim të posaçëm të të paktën 270 të dënuarve dhe të paraburgosurve do të thotë se ndaj tyre do të vëzhgohen takimet
me familjarët, këto takime do të përgjohen dhe regjistrohen. Qëllimi është për të parandaluar takimet me njerëz të jashtëm.
KULTURE KUMTIM Nga Albert Vataj
A
i, Robert Frost, poeti që do të skaliste emrin në memuarin amerikan, shkroi dhe jetoi në atë univers mëtimesh shpirtdlira, ndoshta për të provuar çfarë fati i mëkon zemrave të përkundur nga melodi e stuhive. Në kulmin e veprimtaris së tij krijuese, vdekja i këput një e nga një më të shtrenjtit e tij, duke çelur në botën e këtij shpirti një gropë terri dhe tronditjeje, që i’u vu nga pas deri në varr. Tradita amerikane e letërsisë e mban Robert Lee Frost si një nga figurat e saja publike më të rralla, duke e konsideruar emrin dhe veprën e tij si institucioni artistik. Puna e tij u botua fillimisht në Angli. Më pas janë botuesit amerikaë, ata që shfaqin interes për krijimtarinë e atij që do të shndërrohej në një embl;emë e shpërthimeve të hovshme poetike. Një shpirt i dlirë që lexonte me kaq qashtërsi dhe ëndje jetën e njerëzve të thjeshtë nuk mund të mos i përkiste pasurimit të asaj tradite që do ta mbante atë si një testament i vlertë. Robert Frost përnjiherash u rrok nga një dëshirim të epshëm i lexuesit, kjo sepse ai duke kumtuar poetikisht jetës rurale përmes një gjuhe të folurës bisedore amerikane, do të gjente një vend interesimi tek të gjithë. Robert Frost lindi në San Françisko të Kalifornisë, SHBA. I ati i tij, gazetar e politikan lokal, vdiq kur djali
ishte vetëm 11 vjeç dhe pas kësaj ai u rrit bashkë me të ëmën e tij, mësuese te gjyshërit në Lorenc në Masaçusets. Mbaroi shkollën e mesme më 1892 dhe për disa muaj me radhë vazhdoi kolegjin Dartmuth, të cilën e la dhe hyri në një numër punësh. Në 1894 u botua poezia e parë e tij "Flutura ime". Punoi disa kohë si mësues dhe më 1897-1899 vazhdoi studimet në Harvard por nuk u diplomua. Jetoi disa vjet me familjen në Angli ku botoi librin e tij të parë me vjersha "Dëshira e një djali" (1913). U kthye më 1915 dhe u vendos në Frankonia, Nju Hampshir ku jepte mësim në disa universitete dhe botoi disa madje libra me poezi. Me vdekjen e gruas më 1938 dhe humbjen e katër nga gjashtë fëmijët, nisi të vuante nga depresioni. Konsiderohet si poeti më i shquar pastoral i Anglisë së Re dhe është nderuar katër me çmimin Pulitzer dhe çmime të tjera. Robert Frost (26 mars 1874 - 29 janar 1963), së bashku me Stevens dhe Eliot u konsideruan si poetët më të mëdhenj amerikënë të shekullit XX. E veçanta dhe e virtytshmja, ajo lëndë e hyjshme që e ka vuçar këtë yll në galaksinë e penës dhe mëtimit letrar ka qenë, se kreçfarë ai ka shkruar, merr lëndën, zanafillon, ngjizet e flatron, jo prej kund tjetër veçse prej jetës së njerëzve të thjeshtë. Megjithëse ai jetoi në qytet, poezia e tij jetësoi
17 E enjte, 31 JANAR 2019
Robert Frost poeti i kumteve të zëshme të njerëzve shpirtdlirë
copëza të jetës së fshatarëve, të atyre që e mbuluan me lavdi këtë gjeni të penës. Krijimtaria e tij poetike u botua fillimisht në Angli para se ajo të njihej dhe të kaplonte famë në Amerikë. Ai është vlerësuar shumë për pamje e tij realiste e jetës rurale dhe të folurit bisedor amerikan, gjë të cilën nuk e gjen në përvojat
e mëhershme. Frost u nderua me katër Çmimet Pulitzer për Poezi. Ai u bë gjithashtu një nga të rrallët amerikanë, figura më e njohur dhe më popullore letrare. Është vlerësuar edhe me Medaljen e Artë të Kongresit në vitin 1960 për veprat e tij poetike. Megjithatë jeta e poetit do të ishte një ferr, flakët e së cilës
do të trokisnin në vitin, 1928, kohë në të cilën ai udhëtoi për në Angli me një grup miqsh. Brenda një kohë të shkurtër Frost do të humbiste katër nga fëmijët e tij. Elinor Bettina, e cila lindi në vitin 1907 jetoi vetëm pak kohë. Elliot, fëmija i tij i parë vdiq nga kolera. E trishtuar nga këto humbje, Elinor, gruaja e tij do të përjetonte një depresion që do ta çonte drejt vdekjes. Ajo vdiq në vitin 1938. Dy nga vajzat e Frost pësuan goditje psikike. Jeanie vdiq në azil më 1929, ndërsa Carol, djali kreu vetëvrasje. Vetë Frost ka qenë shpesh i prekur nga depresioni, dhe gjithnjë i udhëhequr nga një vetëdëshirë, që ai meritonte çmimin "Nobel" në letërsi. Pas vdekjes të së shoqes, Frost u dashurua me Katheeln Morrison, një grua e martuar. Frost e punësoi atë si sekretare dhe këshilltare, ndërsa më pas u përfshinë në një pasion dashurie të dy. Një nga poemat e tij më të bukura të dashurisë "Pema dëshmitare", i kushtohet asaj. Vitet e fundit të jetës Frost ua kushtoi udhëtimeve. Në moshën 80vjeçare ai shkoi në Brazil për të takuar Faulkner të cilin e gjeti të dehur. Frost vdiq më 29 janar 1963. Ai është konsideruar si një nga yjet e poezisë amerikane.
Një skicë e Rubens shitet për 8,2 milionë dollarë N
jë skicë e mjeshtrit flaman Rubens u shti sot për 8,2 milionë dollarë në Nju-Jork gjatë një ankandi shumë të përfolur, ku disa mendonin se familja mbretërore, pronare e kësaj vepre, duhej t’ia kishte propozuar fillimisht muzeve holandeze. Ky vizatim përfaqëson një djal të ri me duart e ngritura lartë dhe shërbente për përgatitjen e pikturës triptike “L’Erection de la croix” (rreth vitit 1610), u ble në vitin 1838 nga princi Guillaume d’Orange, që do të bëhej mbreti i Holandës nën emrin Guillaume II. Por shitja e kësaj pikture ka ngritur shumë kritika, pasi sipas tyre, princesha Cristina, që zotëronte pikturën e Ribens që u shit sot, duhej t’ia kishte propozuar për blerje fillimisht muzeve holandeze para se ta shiste në ankand jashtë vendit. Bëhet fjalë për një detyrë morale sipas muzeve, që vlerësojnë se piktura e Rubens bën pjesë në trashëgimin kulturore holandeze. /G.S/
Zbulohet gjurma e gishtit të Leonardo da Vinçit, vizatimi do ekspozohet në Cardiff Për 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh për të cilin janë organizuar 12 evente në Britaninë e Madhe – disa vepra të tij që janë pjesë e koleksionit të Mbretëreshës do të ekspozohen në qytetin e Uellsit, duke përfshirë një vizatim në të cilin janë të dukshme gjurmët e gishtit të madh të dorës së majtë të Da Vinçit. Vizatimi në të cilin ka mbetur gjurma e Da Vinçit është “Sistemi kardiovaskular dhe organet kryesore të grave”, një nga studimet e tij në anatomi, që daton në vitet e fundit të dekadës së parë të 1500-s. Nuk është hera e parë që vërehet një gjurmë e Leonardos në veprën që ai ka lënë pas, por kjo është hera e parë që bëhet një studim i hollësishëm mbi të. “Ka vizatime dhe piktura të pjesshme në vizatime të tjera nga Leonardo, por kjo është deri tani shenja më e qartë dhe më e pastër e Leonardos”, thonë studiuesit. Skica në fjalë do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar në Cardiff nga 1 shkurti deri më 6 maj
VIP
18 E enjte, 31 JANAR 2019
Dua Lipa dhe Kosova reklamohen në sheshin më të famshëm në botë Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa nuk di të ndalet me sukseset dhe promovimin e Kosovës në botë. Ajo është nominuar në kategorinë për Artisten më të mirë të re dhe Vallëzimin më të mirë në cmimet “Grammy”. Eventi i madh do të mbahet me 10 shkurt në Los Angeles. Këto nominime bënë që Kosova të lexohet në sheshin më të njohur të botës, “Times Square”. “Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në posterin e vendosur në New York. Vetë këngëtarja e ka shpërndarë në rrjete sociale duke treguar suksesin e saj të rradhës. Projekti i fundit muzikor që solli Dua është kënga “Swan Song”, që do jetë kolona zanore e filmit “Alita: Battle Ange”.
Bebe Rexha me mision për pajtimin e Dua Lipës dhe Rita Orës Katër shqiparet më të famshme në botë mund të vijnë shumë shpejt në një bashkëpunim. Ftesën e bëri publikisht Bebe Rexha me anë të një postimi në Twitter. Ajo shkruajti emrat e këngëtareve Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max duke shkruajtur: “Dua një bashkëpunim”. Vetëm artistja Ava Max iu përgjigj me komentin: “New Lady Marmalade”, dhe shtoi disa zemra me ngjyrë të kuqe
dhe të zezë. Ava Max është një tjetër shqiptare e lindur në Amerikë që po i ngjit majat në skenën muzikore ndërkombëtare. Mbetet për tu parë nëse lufta mes Rita Orës dhe Dua Lipës do të marrë fund për të sjellë një projekt muzikor që do dëgjohet nga e gjithë bota. Shpesh herë Bebe është vënë në vështirësi pasi i thonë që ka harruar Ritën për Duan dhe anasjelltas.
Bashkëshortja e Marcelos: “CR7 na mungon” Nga Spanja vjen një mesazh për Juventusin. Clarie Alves bashkëshortja e Marcelos, foli për lamtumirën e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid. “Ishim shumë të zhgënjyer, kaluam shumë kohë së bashku, e njoh mirë Georginën ajo është e mrekullueshme, dhe djali im ishte shumë i lidhur me djalin e Cristiano Ronaldos. Lamtumira e Ronaldos na ka zbrazur të gjithëve ne”. Ndërkohë kujtojmë se Marcelo dhe Ronaldos kishin shumë miqësi së bashku tek Real Madrid. Në verën qe lame pas me mbërritjen e portugezit në Torino, u përfol se dhe Marcelo mund t’i bashkohet Juventusit, por rinovimi i Alex Sandros e bën të ëvshtirë kalim e tij te bardhezonjtë.
Sepse në fakt, Gigi Hadid nuk quhet fare kështu Gigi njihet si një nga modelet më të njohura dhe më të suksesshme në botë momentalisht. Ajo njihet në gjithë botën si modelja me floket e artë, sytë e kristaltë bojëqielli dhe trupin perfekt me linjat e harkuara. Por në fakt shuë pak e dinë se në fakt emri i vërtetë i saj nuk është Gigi. Gigi është vecse një nofkë që i mbeti modeles pasi ia vendosi nëna e saj Yolanda kur njerëzit e patën të vështirë të shqiptonin emrin e saj të vërtetë. Gigi në të vërtetë quhet Jelena Noura Hadid.
Melissa Satta rrezaton, ndarja me Boateng një thashethem Melissa Satta është më seksi se kurrë më parë. “Showgirl” dhe njëkohësisht partnerja e sulmuesit të Barcelonës, Kevin-Prince Boateng, pavarësisht zërave për një thyerje të mundshme të marrëdhënies me ganezin, ka publikuar një foto në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. “Natën e mirë!” ishte komenti i Melissas, ndërsa fansat “shpërthyen” me komente pozitive për të.
SHOWBIZ
19 E enjte, 31 JANAR 2019
Arda Turan rrezikon 12 vite e gjysmë burg në Turqi Futbollisti i Barcelonës, Arda Turan, i cili është dhënë në huazim në Turqi është duke u përballur me akuzat e prokurorisë turke për 12 vite e
gjysmë burg, pasi ka sulmuar një këngëtar të famshëm turk në një klub nate. Mesfushori i cili luan te Basaksehir është akuzuar për ngacmim seksu-
al, duke shkaktuar lëndime të qëllimshme, gjuajtur me armë zjarri dhe duke krijuar panik. Ndërkohë që akuzave u shtohet edhe armëmbajtja pa leje. Sipas shtypit turk, grindja ndodhi pasi lojtari iu afrua gruas së këngëtares Berkay Sahin, Ozlem Ada. Këngëtari pati përplasje me futbollistin, duke përfunduar me hundë të thyer në spital. Më pas Arda Turan, jo vetëm që nuk ka shkuar për t’i kërkuar falje në spital, por ka shkuar me armë, duke i thënë: “Më gjuaj mua nëse dëshiron”. Basaksehir e gjobiti futbollistin pas ngjarjes me 370 mijë euro, ndërkohë që sipas mediave turke Turan përfiton 50 mijë euro në muaj.
Mjeku padi ndaj aktores së famshme: Më rrëzoi e u largua pa pyetur si isha Aktorja Gwyneth Paltrow aktualisht po përballet me një padi nga një Terry Sanderson, një mjek në Utah. Mjeku pretendon se aktorja u rrëzua sipër tij teksa ata po bënin ski në të njëjtin vend në muajin shkurt të vitit 2016. Ai pretendon se 46-vjeçarja “ishte jashtë kontrollit gjatë skijimit” në Deer Valley Resort në Park City, Utah dhe se aktorja fituese e Oskar edhe pse nuk dinte të skijonte, rrezikoi seriozisht jetën e tij me guximin e saj të çmendur. Në dokumentet e gjykatës të siguruara nga revista “People” mjeku e përshkruan incidentin si një goditje të pakontrolluar në pjesën e prapme dhe një papërgjegjshmëri absolute prej saj. Sanderson shton se ylli i Hollivudit u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë, duke e lënë mjekun në mes të dëborës në gjendje të rëndë me disa kocka të thyera. Ndaj ai kërkon jo pak, por plot 3.1 milionë dollar dëmshpërblim dhe një ndjesë publike nga aktorja. “Më rrëzoi dhe u largua pa pyetur si isha, kush e bën këtë? Kush mendon se është ajo?”, mësohet të ketë thënë mjeku gjatë ngritjes së padisë.
Cardi B është gati t’i japë një shans të dytë ish-bashkëshortit Zënka mes çiftit Cardi B dhe Offset ka marrë fund. Reperja duket se ka falur tradhtinë e ish-bashkëshortit dhe është gati t’i japë një shans të dytë. “Cardi B është një person i fortë në pamje të jashtme, por nga brenda është shumë e ndjeshme. Ajo po lejon Offsetin t’i qëndrojë afër, por ka shumë kujdes. Offset i theu zemrën, por Cardi mendon ta bëjë sërish lidhjen të funksionojë dhe të dy po punojnë shumë për këtë gjë. Reperja i ka treguar miqve se janë kthyer sërish bashkë. Ajo e di se një dashuri e tillë nuk të vjen dy herë në jetë. Të dy kanë dhe një fëmijë bashkë, prandaj dëshiron që t’i japë një shans tjetër”, tha një burim pranë reperes për HollywoodLife. Megjithatë nuk ka patur ende ndonjë deklaratë zyrtare nga Cardi B. Kohët e fundit është përqendruar tek karriera, kryesisht tek koncertet muzikore.
Wow, Jennifer Lopez duket mahnitëse Ajo u ka bërë thirrje fansave dhe të famshmëve të tjerë që t’i bashkohen sfidës së saj 10 ditore pa sheqer dhe pa karbohidrate.Por duket se edhe vetë Jennifer Lopez kishte nevojë për pak motivim, përderisa ditët e regjimit të saj strikt po vinin drejt fundit. 49-vjeçarja postoi një foto frymëzuese në Instagram, duke treguar trupin e saj mahnitës. Në foto, Jennifer pozoi pranë një oxhaku.
Ja çifti më i ri i showbiz-it Në krahun tjetër avokati i Gwyneth Paltrow mendon se kjo është padi pa baza, dhe një për-
pjekje për të marrë famë, para dhe vëmendje në kurriz të aktores.
Më shumë se një javë më parë u shpërnda më shpejt se vetë shpejtësia e dritës lajmi se me shumë mundësi kishte lindur një romancë mes Naomi Campbell- it dhe Liam Payne-t. Shkak u bënë disa komente si nga ana e supermodeles edhe nga këngëtari, të cilat reflektuan dukshëm shkëndijat dhe flirtin mes tyre. Siç duket, nuhatja e pagabueshme e ndjekësve kishte të drejtë. Dyshja u pa mbrëmjen e kësaj të hëne në Londër!
SPORT
20
E enjte, 31 JANAR 2019
Skuadra verilindore ka arritur një marrëveshje me ish-mesfushorin e kombëtares sonë
Rozalb Lika
K
ukësi nuk di të ndalet në merkaton e dimrit. Skuadra verilindore është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me ish-mesfushorin e kombëtares, Valdet Rama. Akordi është arritur dhe zyrtarizimi thjesht një formalitet, teksa presidenti Safet Gjici ka vendosur për të formuar një ekip shumë të fortë, i aftë për të fituar titullin kampion. Skuadra verilindore ka arritur një marrëveshje me mesfushorin 31-vjeçar, i cili ka luajtur në disa ekipe të njohura si Wolfsburg, Hannover 96 e Valladolit, mjafton të kujtoni, ndërkohë që nuk duhet harruar edhe fakti që ai ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës edhe me kombëtaren e Shqipërisë. Pas një shëtitje të gjatë në Bundesliga, La Liga-n spanjolle e madje deri në kampionatin kinez, prej nga ka patur aventurën e fundit, Valdet Rama vjen te Kukësi si arma plus për të arritur titullin kampion. Rama nuk luan që nga 28 shkurti i vitit të kaluar, pasi ka mbyllur aventurën me skuadrën kineze YB Funde, duke u aktivizuar vetëm në 7 ndeshje dhe pa mundur që të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës. Forma e tij fizike me siguri që nuk do të jetë në parametrat e
Kukësi “pa frena” në merkato, arrin akordin me Valdet Ramën POLAKU
“Vrastari” Piatek, vetëm 3 futbollistë kanë shënuar më shumë se ai në Europë
kërkuara nga trajneri Armando Cungu, por teknika e tij është për t’u admiruar, pasi në vitet që ka qenë pjesë e kombëtares ishte një ndër futbollistët më të dashur nga tifozeria. Pas Vasil Shkurtajt, Eduart Rrocës, Faton Xhemailit dhe Olsi Teqjas,
edhe një xhevahir në mesin e fushës për t’i dhënë ide dhe fantazi skuadrës së Armando Cungut. Kukësi do të ketë në dispozicion një skuadër të kompletuar tashmë, teksa konkurrenca veçanërisht në repartin e avancuar do të jetë shumë e
ashpër. Shkurtaj, Rroca, Rama dhe Reginaldo do të luftojnë me njëri-tjetrin për të bindur Cungun, i cili nuk do të ketë më justifikime. Kukësi për momentin mban vendin e dytë në renditje me 35 pikë, 5 më pak se partizani kryesues.
BETEJË DEKLARATASH
SULMUESI
Solari i përgjigjet Guardiolës: Reali, më i miri i shekullit dhe historisë së futbollit
Durmishaj “driblon” Panuccin pas super golit: Nuk mendoj për kombëtaren tani
“Skuadrat më të mira të 10-vjeçarit të fundit janë Juventusi, Bajern Mynih dhe Barcelona”, – deklaroi së fundi Pep Guardiola për gjermanen “Bild”. Ky opinion i trajnerit të Mançester Sitit, i cili injoroi Real Madridin, kanë bërë shumë zhurmë në Spanjë. Guardiola nuk përmendi Realin, edhe pse ky i fundit ka fituar katër nga pesë Championset e fundit, tre prej tyre radhazi. Për qëndrimin e Guardiolës, Santiago Solari, trajneri i Realit, nuk ka asnjë dyshim: e ka bërë qëllimisht. “Fjalët e Guardiolës më duken të qëllimshme, nuk është se e ka harruar Realin. Ne nuk kemi nevojë të luftojmë për të qenë më të mirët e 10-vjeçarit të fundit, sepse Real Madrid është klubi më i mirë i shekullit të fundit dhe i historisë së futbollit”, – tha Solari në konferencë shtypi. “Reali është i tillë, sepse nuk nënvlerëson askënd, kurrë dhe në asnjë situatë”, – ka shtuar trajneri argjentinas. Edhe pse Guardiola ka kohë që e ka lënë Spanjën, ai mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij.
Durmishaj vazhdon të shkëlqejë në futbollin grek duke shënuar gola dhe duke qënë një ndër më të mirët për ekipin e tij. Sulmuesi me origjinë shqiptare ka shënuar një super gol për Panionios, që luajti kundër Asteras Tripolis në kampionat. Durmishaj e nisi titullar takimin, teksa ju deshën 37 minuta për të zhbllokuar sfidën. Një pasim i shkëlqyer i Korbos gjen Durmishajn jashtë zone, i cili kalon bukur mbrojtësin kundërshtar dhe gjuan në mënyrë spektakolare duke lënë të shtangur portierin e Asteras. Për Fiorin Durmishaj, që në mars pritet të bashkohet me kombëtaren kuqezi, ky ishte goli i gjashtë në kampionat, teksa deri më tani ka dhënë dhe dy asiste. Duke folur pas ndeshjes, i py-
etur nga gazetari grek për interesimin e madh të trajnerit Panucci, ai preferoi që të shmangej. “Kishim shumë stres, është e vetmja gjë e sigurt. Situata është shumë e vështirë, por ne po mundohemi. Jemi më të fortë se javët e tjera ku nuk treguam se cilët ishim në të vërtetë. Nuk do të qëndrojë fare te goli. Çdo herë të jep moral. Këtej e tutje duhet të shënojmë më shumë. Kemi probleme në sulm te goditja e fundit para portës. Pjesëmarrja në ekipin kombëtar është ëndrra e çdo futbollisti. Është një eksperiencë fantastike dhe nuk dua të qëndroj në këto çështje tani. Sa më intereson Panioniosi nuk më intereson asgjë për momentin. Jam 100% i fokusuar në ekip”, deklaroi sulmuesi i talentuar.
Krzysztof Piatek e nisi në mënyrën më të mirë aventurën te Milani, duke shënuar dy gola ndaj Napolit në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke i dhënë mundësinë për të prerë një biletë në finale. Një paraqitje më të mirë nuk mund të pritej nga bomberi polak, që ka ndezur ëndrrat e tifozëve të Milanit. Ish-sulmuesi i Genoas, ka shënuar golin e parë me Milanin që në goditjen e parë, ekzaktësisht 27 minuta pasi ka hyrë në fushë për herë të parë. Me këtë dopietë polaku kap shifrën e 21 golave në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, 19 me fanellën e Genoas dhe 2 me Milanin në 23 ndeshje të luajtura. Gattuso pas ndeshjes në deklaratën e tij është shprehur: “Piatek? Në metrat e fundit është vdekjeprurës”. “Il Pistolero” Ka treguar se është gati për të filluar këtë aventurë të re te Milani. Një cinizëm që e bën atë një nga sulmuesit më të mirë në 5 kampionatet kryesore në Europë. Para tij janë Messi me 26 gola, më pas vijnë Leëandoëski me 24 dhe Mbappe me 22. Piatek ndërkohë është përpara yjeve të njohur si Neymar, Cavani, Kane, Ronaldo apo Salah. Aventura me Milanin sapo ka filluar dhe pritet që polaku të shënojë të tjerë gola të rëndësishëm që mund ta ndihmojnë Milanin për të zënë një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm.
SPORT
21
E enjte, 31 JANAR 2019
Ish-sulmuesi i Skënderbeut në një intervistë të dhënë në Çeki ka zbuluar disa detaje shokuese
Nespor: Në Shqipëri nuk kishte as tualet, na mbanin 10 ditë mbyllur
EMILIANO SALA
Autoritetet franceze gjejnë ndenjëset e avionit të zhdukur Autoritetet franceze kanë gjetur mbetjet e dy ndenjëset në një plazh të Francës, të cilat dyshohet se kanë qenë të avionit me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas Emiliano Sala, por që u zhduk pa lënë gjurmë. Sipas autoriteteve, ndenjëset dukeshin të njëjta me ato që janë përdorur në avionin Piper PA-46 Malibu, me të cilin sulmuesi po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit, pasi klubet kishin arritur marrëveshjen për transferimin e tij. Gjetja e ndenjëseve ka intensifikuar edhe njëherë kërkimet nga ana e autoriteteve shtetërore franceze, të cilat po vijojnë paralelisht me ato private, të sponsorizuara nga miqtë e futbollistit, pas kërkesës së familjarëve. Sulmuesi 28-vjeçar kishte dhuruar paraqitje mjaft të mira te klubi i Nantes, duke bërë që uellsianët e Cardiff të paguanin 17 milionë paund për ta transferuar dhe gjatë javës së kaluar u nis drejt Britanisë, por pa mundur që të mbërrijë në udhëtimin e fundit.
FRANCEZI
Karim Benzema, sulmuesi më i palodhur në Europë
M
artin Nespor zbarkoi në Shqipëri sezonin e kaluar si një sulmues me shumë eksperiencë në Çeki, por asnjë herë nuk mundi që të linte gjurmë. Futbollsti 28-vjeçar luajti vetëm në 5 ndeshje me skuadrën e Skënderbeut, duke gjetur vetëm njëherë rrugën e rrjetës në Kupën e Shqipërisë. Këtë sezon ai është pjesë e ekipit të Sigma Olumuc, duke gjetur 5 herë rrugën e rrjetës. Në një intervistë të dhënë së fundmi për sajtin çek “olomoucky.denik.cz” ai tregon disa nga anët e errëta të aventurës në Shqipëri. “Më ka ndryshuar shumë në aspektin jetësor, si eksperiencë. U largova në një kampionat të një niveli mesatar, por pash që gjerat nuk ishin aq shumë
DËMTIMI
‘pink’ dhe ishte më e vështirë. Nuk ja uroj askujt që ta provojë, sepse ishte një eksperiencë ku nuk paguhesh. Disa gjëra ishin të pabesueshme. Nëse doja të shkoja në tualet, e dija se nuk kishte në stadium dhe duhet që çdokush të shkonte në shtëpi. Shpesh nuk e dinim kur kishim stërvitje. Na mbyllnin në hotel dhe kishte raste që rrinim aty 10 ditë rresht. Bëra gjithçka për të rezistuar, por ishte e pamundur. Erdhi një moment ku prisja vetëm të largohesha nga sytë këmbët. Shkova me shpresa të mëdha, por ishte një makth, asnjë euro për 5-6 muaj. Eksperiencë e hidhur, por që më ka bërë të vlerësoj më mirë jetën, të kuptoj sa e bukur është. Në këtë drejtim, e konsideroj
eksperiencë me shumë vlerë Shqipërinë. Atjet jeta ishte e bukur, ashtu si futbolli. Doja ta shijoja sepse ishte diçka e shëndetshme”, zbuloi sulmuesi Nespor, i cili në këtë mënyrë ka zbuluar edhe disa nga aspektet e errëta të futbollit shqiptar. Me gjithë përmirësimet e shumta që janë bërë në infrastrukturë në vitet e fundit, ka sërish stadiume, të cilat jo vetëm që janë pa dushe me ujë të nxehtë, por siç ka zbuluar edhe sulmuesi çek është e vështirë të gjesh edhe tualet. Profesionalizmi është një gjë e vështirë për ta gjetur në kampionatin tonë, aq më keq kur një gjë e tillë ka munguar edhe te Skënderbeu, ekip që ka marrë pjesë dhe në grupet e Europa Leage.
Karim Benzema gjithmonë ka qenë një figurë e rëndësishme te Real Madrid, por këtë vit është më i rëndësishëm se kurrë. Në “RCDE Stadium” ndaj Espanyol shënoi dy gola duke ndihmuar ekipin e tij që të merrte 3 pikë. Performanca e tij është vlerësuar si një ndër më të mirat, që nga koha kur mbërriti në kryeqytetin spanjoll në vitin 2009. “Unë jam numri 9, por me zemrën e një numri 10”, duke ju referuar aftësisë për t’u vendosur gjithmonë në dispozicion të ekipit. Benzema këtë sezon është aktivizuar në 2607 minuta, nga 3180 të mundshme. Ndeshja e fundjavës ishte e 35-të në këtë sezon për të, pasi ka luajtur edhe në sfidat ndaj Melilla-s dhe Leganes në Kupë. Në kampionatet kryesore europiane, asnjë nuk ka luajtur më shumë minuta apo ndeshje sa ai. Benzema ka shfaqur dëshirën e madhe për të ndihmuar ekipin pasi nuk operoi gishtin e dorës para ndeshjes ndaj Real Betis, edhe pse kishte një frakturë. “Kisha dhimbje, por kur lëviz topi, gjithçka mund të harrohet”, deklaroi Benzema. 31-vjeçari është ndalur në kuotën e 15 gola këtë sezon, aq sa Luis Suarez, por ka 6 ndeshje më shumë të luajtura.
Ditëlindja e motrës kthehet në mallkim, historia e pazakontë e Neymar-it Pas dëmtimit në 23 janarin e këtij viti, në Kupën e Francës kundër Strasburgut, PSG njoftoi dje se Neymar do të mungojë për 10 javë, duke humbur dy ndeshjet ndaj Manchester United. Një goditje e rëndë për brazilianin, pro ndoshta dhe jo. Braziliani mund të humbasë ndeshjet në Champions, por më 11 mars do të jetë me siguri në festën e ditëlindjes së të motrës, ashtu
si në 5 vitet e fundit. Historia përsëritet dhe ka nga ata që kanë filluar të mendojnë se nuk është më një rastësi. Gjithçka ka nisur në sezonin 2014-2015, kur Neymar veshi fanellën e Barcelonës, teksa gjatë ndeshjes ndaj Granadas, braziliani u ndëshkua qëllimisht me karton të verdhë për të qenë i pranishëm disa ditë më pas në festën e motrës së tij. E njëjta histori ndodhi
edhe më vonë, kur Neymar u ndëshkua sërish më të verdhë gjatë një ndeshje të fituar 5-1. Në 2017 erdhi një tjetër ndalim, por këtë herë për probleme fizike, duke munguar në sfidën e famshme të fituar ndaj PSG në shifrat 6-1 në çerekfinalet e Championsit. Në verën e atij viti, Neymar u transferua në Paris për të nisur një aventurë të re, por dëmtimet vazhduan
me të njëjtën traditë. Në sezonin e parë ai pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë që e la jashtë fushave ndaj Real Madrid dhe për faktin që nuk do të luante shijoi festën e ditëlindjes së motrës. Këtë vit historia u përsërit sërish, teksa braziliani do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për dy ndeshjet e fazës së 1/8-ve. Rastësi? Mallkim? Apo shumë dashuri për të motrën?!
KURESHTI
22 E enjte, 31 JANAR 2019
48 mijë dollar për një natë, çfarë gjendet brenda hotelit më të shtrenjtë në botë Me 48.000$ mund të bësh shumë gjëra për të ardhmen. Mund të blesh një shtëpi të vogël, një makinë apo ti investosh diku me shpresën e kthimeve më të larta. Por kjo shumë parash, mund të zhduket gjithashtu sa hap e mbyll sytë në një natë të vetme, nëse ju zgjidhni ta kaloni në suitën më të famshme dhe më të shtrenjtë të riverës franceze. Po, kështu siç e dëgjuat, një natë në suitën 2 dhomë-she që ndodhet në “Hotel de Paris” në Monaco kushton 48.000$ shkruan CNN. Sigurisht një vlerë e tillë, përveç luksit që mbajnë ambientet i shtohet pasi princesha e famshme Grace Kelly ka qendruar atje. Suita e rinovuar luksoze prej 85 metrash e ka marrë famën më të madhe pikërisht prej ish-yllit të filmave, e cila u bë princeshë pas martesës së saj me princin e Monaco-s, Rainier në 1956-ën. Thuhet se ky hotel luksoz me 5 yje gjithnjë ka dalluar nga të ato më të shtrenjtat e vendit. Suita e princeshës ishte dizenjuar pasi familja mbretërore kishte dhënë aprovimin. Ata kanë dhuruar në hotel një pjesë të mirë të artit të princeshës Grace, foto familjare, shkrime të saj hde koleksione shumë private. Djali i saj, princ Albert, thuhet se është përfshirë shumë gjatë kohës së
dizenjimit të hotelit. Ai dhe motra e tij, bën një inagurim intim të hotelit, nëntorin e vitit të shkuar. Kudo nëpër suit gjenden kujtime të nënës së tyre. Në njërën, është fotografuar ardhja e saj në hotelin e famshëm bashkë me 2 yje të tjerë të Hollywood-it asokohe, Gregory Peck dhe David Niven, të cilët gjendeshin aty për premierën e një filmi. Gjatë muajve të verës, hapsirat përreth suitës do të dekorohen me trëndafilat e saj të preferuar. Po çfarë ka kaq luksoze ky hotel? Suita ka 2 shtretër luksoze dhe 2 dhoma zhveshjeje, 2 tualete me sauna dhe gjithç-
ka tjetër për kujdesin ndaj trupit. Aty gjendet gjithashtu një hapësirë ku mund të pish dhe të kalosh një mbrëmje të këndshme pasi ke dalë nga dhoma e ngrënies, apo nga zyra, e cila ndodhet gjithashtu në suitë. Në fakt, më mirë se fotot asgjë nuk mund ta shpjegojë magjinë e këtij hoteli i cili siç duket e justifikon çmimin e majmë. “Ju po blini eksperiencën e një ëndrre. Ëndrrat nuk kanë çmim.”kështu është shprehur një nga menaxherët e hotelit, si për ta na bindur se 48 mijë dollarë nata për një vend të tillë ja vlen barra qiranë.
Cigaret elektronike, të rrezikshme për zemrën Përdorimi i cigareve elektronike shton rrezikun e atakut kardiak, infarktit apo sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi të ri, rreth një në 20 të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përdorin cigaret elektrike dhe shumë
prej tyre pretendon se e bën këtë sepse ato janë më të shëndetshme se sa cigaret normale. Por, cigaret elektrike janë ende jo fort të njohura ndërkohë që studimet e shumta që po bëhen po tregojnë se ato nuk janë fort të
sigurta. Studimi më i fundit i kryer nga shoqata amerikane e zemrës, ka zbuluar se atakët kardiakë janë afro 60 për qind më të pranishme tek ata që përdorin cigaret elektrike, që janë po ashtu 71 për qind më shumë të rrezikuar për infarkte. Kur cigaret elektrike nisën të shfaqen në raftet e dyqaneve të duhanit, ato shpesh reklamoheshin si një ndihmë për duhanpirësit për të braktisur vesin. Por tani, është bërë e qartë se ato po bëhen një shtesë në vend që të zëvendësojnë cigaret e zakonshme. Duhanpirja është shkaku numër një për kancerin në mushkëri, dhe avulli nga cigaret elektrike, deri më tani duken të sigurta për mushkëritë. Por, sipas këtij studimi të fundit, cigaret elektrike janë po aq të dëmshme për zemrën dhe sistemin kardiovaskular sa edhe cigaret tradicionale.
Fotografia që bëri lëmsh gjithë rrjetin: Qen i vërtetë apo statujë? Në pamje të parë duket një statujë shumë e bukur. Por nëse e vështroni me detaje, arrini të kuptoni se është një qen i vërtetë. Kafsha shtëpiake i përket Sandra Pineda nga Filipinet, e cila u habit nga reagimi që patën njerëzit pasi publikoi fotografinë me qenin e saj. 22-vjeçarja bleu qenushin me ngjyrë të zezë Piper kur ishte vetëm dy muajsh. Piper i përket rracës Xoloitzcuintle ose qenve meksikanë pa qime. Sandra tha se shumë njerëz e ngatërronin qenin me një statujë për shkak të paraqitjes unike dhe faktit që nuk ka qime. “Ishte shumë qesharake të shihja gjithë ato komplimenta për mua dhe Piper, të cilin e ngatërronin me një statujë. Të gjithë ishin konfuzë dhe më pyesnin nëse është i vërtetë apo jo. Në fillim mendoja se ishte sha-
ka, por më vonë kuptova se ata ishin seriozë. ata nuk mund të besonin se ishte një qen i vërtetë”, tha Sandra për Unilad.
Gruaja kafshohet nga gjarpri në tualet Një grua australiane e quajtur Helen Richards u kafshua nga piton me lara, kur u përpoq të përdorte tualetin. Incidenti ndodhi në shtëpinë e motrës së saj në Brisbane, Queensland. Sipas Richards, ajo ndjeu djegie të forta të lëkurës së saj dhe fillimisht mendoi se ishte kafshuar nga një bretkosë e gjelbër, megjithëse amfibi nuk ka dhëmbë. “U hodh me pantallonat e mia poshtë dhe u ktheva për të parë atë që dukej si një breshkë me qafore të gjatë që u tërhoq prapa,” tha ajo. Specia rezultoi të jetë një piton gjysmëmetër, që i shkaktoi gruas rrjedhje gjaku. Në një përpjekje për të mbrojtur veten nga gjarpri, gruaja mbylli kapakun e tualetit, duke mbështetur atë me dy vazo bimësh. Më pas, Richards i bëri thirrje gjahtarit lokal të gjarpërinjve Jasmine Zeleny, e cili e largoi gjarprin për në pyll.
Ky kryeqytet ndalon shëtitjen e kafshëve në publik Kryeqyteti i Iranit ka ndaluar shëtitjen e qenve në publik. Shefi i policisë së Tehranit, Hossein Rahimi tha se kanë leje që të marrin masa ndaj njerëzve që marrin kafshët e tyre dhe shëtisin në hapësira publike si parqet. Për agjensinë e lajmeve “Young Journalists Club”, ai tha se ndalimi është bërë pasi qentë krijojnë ankth dhe frikë tek njerëzit në rrugë. Përvec kësaj, edhe prania e qenve në makinë gjatë udhëtimit është e ndaluar. Qentë konsiderohen si “jo të pastër” nga autoritetet islamike të Iranit. Ministria e Kulturës dhe Udhëzimi Islamik ka të drejtë të dënojë mediat nëse i bëjnë reklama kafshëve apo produkteve për to. Ende nuk është përcaktuar se cfarë masash merren për njerëzit që shkelin këto rregulla në Tehran.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 3. Që shërben për të mbuluar e për të mbrojtur gjoksin a parzmën 5. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 7. Veprimtari e organeve ose e njerëzve të caktuar me ligj 9. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 11. Organizata Botërore për Pronësinë Intelektuale 14. Emri i një të përditshme e medias së shkruar shqiptare 16. Je ... nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje, nga një gjendje e rëndë shpirtëror 21. Veprimtari e gjerë që zhvillohet me anë medias dhe mjeteve të tjera informuese 23. Ndjenjë e rëndë ndrydhëse, shtypëse 24. Theofan Stilian Noli ose Stilian ..., i njohur më mirë Fan Noli 28. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 30. Përshtypje e madhe që bën një ngjarje a një lajm 31. Vrasje a vdekje në masë, gjakderdhje; shkatërrim a dëm i madh; fatkeqësi e madhe; shfarosje 33. 8 shkurt 2008, ajo ... ndaloi përdorimin e karriges elektrike si metodë për vrasje të të dënuarve 34. Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake 35. Al ... italo-amerikan, që konsiderohet si një simbol i mafiës dhe krizës së ligjit që përfshiu Amerikën gjatë viteve 20' 37. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 38. Shenjë e posaçme, që tregon se një notë ulet një gjysmë toni 39. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 40. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 42. Që lidhet me normat e me ligjet e së drejtës, të një shoqërie 43. Dialektore i thonë ashtu kokës, sepse vetëm ashtu kryetarit nuk i thonë kokëtar 44. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 45. Kisha kryesore në një qytet 48. I'a hodhi ... e kaloi një situatë pa trazim 49. Plotësoj nevojat e një ndërmarrjeje, të një institucioni 50. Emri i shkronjës së dytë të alfabetit grek 51. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit, përftohet nga distilimi i thatë i qymyrgurit 52. Pesha është neto, siç është edhe ... 53. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 56. Ndarje administrative e qytetit ose e fshatit në të tilla 57. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 59. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 60. ... Gjezi ka interpretuar në mbi 15 role në kinematografinë shqiptare, ku 10 janë role kryesore 62. Varg a zinxhir, zakonisht
E enjte, 31 JANAR 2019
Nga Albert VATAJ
prej ari ose prej argjendi, që e varin gratë në qafë për zbukurim 64. Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç 65. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 66. Eshtë i tillë motivi kryesor i përsëritur, në një vepër muzikore, të madhe kur nis një akt 68. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 69. Angazhim i përkohshëm dhe me përgjegjësi, shërbim 71. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 72. Që ka karakter të theksuar mendor, që mbështetet më shumë në arsyen, sesa në ndjenjën 75. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 76. Djathë me qumësht delesh, i ngjizur në trajtë rrotulle 79. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 80. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 81. Pier ... Cavalli, kompozitor shumë i njohur italian 82. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 84. Gyp a lug nga ku rrjedh ujë i pijshëm 85. Prej plastike kryesisht. në madhësinë e trupit të njeriut, demostron veshjet 86. Vegël e thjeshtë bujqësore, me një presë të gjatë prej metali pak të harkuar dhe me një bisht prej druri 87. Fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit 88. Po Gjirokastra si e kishte
targën 89. Rrip i ngushtë dheu midis dy detesh, midis dy liqenesh etj., që bashkon një tokë me një tjetër 90. Titull nderi që i jepej një njeriu me shkollë në periudhën e pushtimit osman; zotëri 92. Partia Socialpuntore Shqiptare 96. Kam aftësi të posaçme për të nxjerrë me zë tinguj muzikorë 98. Pjesë muzikore për katër vegla ose për katër zëra 99. Ashtu quhet unazë e shtyllës kurrizore te njeriu e te kafshët, rruazë 104. ... KRISTOFORIDHI 1827-1895, levrues dhe studiues i gjuhës shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombëtare 106. Mustafaj i politikës, diplomacisë dhe letrave shqipe 107. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Shqipëria më 1 prill 2009 bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm 108. Thurje e hollë me pe, me forma, me dredha e me zbukurime të ndryshme, që punohet me grep VERTIKALISHT 1. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 2. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 3. Partia Levizja e Legalitetit 4. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 5. Shkrimtari serb ... Andriq, 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Ura mbi Drin" është një nga trilogjitë e tij 6. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 8. E mposhti, e vuri nën ur-
dhra, e bëri ... dikë. 9. Ajo të ngjitet rrobave si rrodhja dhe përdoret si ushqim për bagëtinë 10. Fat në lojë, në punë a në jetë. 12. Ashtu quhet ai që paguan një shërbim, një produkt apo diçka tjetër 13. Sikur, gjoja, shtiret, mashtron se po bën atë që duhet 15. Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve 16. Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme uji të ëmbël që del nga burimet 17. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 18. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 19. Ai që bën e ndreq këpucë 20. E mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende 22. Partia Republikane, inicialet 25. Radhë sendesh të një lloji, që janë shkuar në pe 26. Mahisje e zgjatimit të vogël të zorrës së verbër 27. Turqi si para të saj ka atë 29. Ai që mbron dikë a diçka; dalzotës i dikujt a diçkaje, përkrahës 32. Çitjane, një lloj veshjeje të gruas myslimane 36. "Dora e ..". është një dramë televizive e prodhuar në Shqipëri më 1983 me regji të Kujtim Çashkut, skenari, Neshat Tozaj dhe muzika nga Hajg Zaharjan 37. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 39. Pllakë katrore në pjesën e sipërme të kreut të një shtylle 40. Ashtu quhen formacionet e
61. Tërësia e normave të sjelljes, morali i një shoqërie, i një klase të caktuar a i një grupi shoqëror 63. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 67. Oqeani ... nga madhësia vjen i dyti pas Oqeanit Paqësor 70. Që bën protestë kundër dikujt a diçkaje, që proteston 71. Mënyra e shqiptimit të fjalëve, të rrokjeve e të tingujve kur flasim, kur këndojmë ose kur recitojmë; shqiptim 73. Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme 74. Emri ... Paskali, (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) "Skulptor i Popullit", "babai" i Skënderbeut në qendër të Tiranës 76. Vaji i shenjtë, me të cilin prifti miros besimtarët e krishterë, vaj i bekuar 77. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 78. Kokërr e rrumbullakët, afërsisht sa një karamele 81. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 83. Vend i ulët midis malesh a kodrash, nëpër të cilin zakonisht kalon një lumë 86. Copë letre, e cila ka një vlerë të caktuar për të blerë ose për të marrë diçka; latë 89. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 91. Përmasat (gjatësia e gjerësia) e një botimi (e një libri, e një reviste, e një gazete etj 93. Re e dendur tymi, pluhuri etj.; mjegull; tym 94. Thimi ..., (1820-1890) ishte një rilindas shqiptar dhe folklorist 95. Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t'i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. 96. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë 97. Romani i Anton Pashkut 100. Alexander Graham ... (mbiemri), fitoi patentën për zbulimin e telefonit, më 7 mars 1876 101. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë 102. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 103. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 105. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë
rrjeshtura në formë katror, gjatë një parakalimi 41. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 42. Bimë që rritet në Azinë Jugore e sidomos në Indi, prej saj nxjerren fije për përdorim të gjërë 45. Korja e fortë që zë buka nga jashtë kur piqet 46. Shaban ..., gjuhëtar, albanolog, i njohur shqiptar. 47. Kalë me qime të kuqërreme 49. Shpatë lufte me një ose me dy tehe 53. Shpend shtegtar, me pendë të bardha, me qafë e me sqep të gjatë dhe me këmbë të gjata 54. Lidhje miqësore që bëjnë ndërmjet tyre dy a me shumë shtete 55. Gjendje e brendshme e një njeriu që është i mbushur me ndjenja të zjarrta a me frymëzim të lartë 58. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
K
3
4
M
D
P A
R O
11
K
5
6
O J
N A 13
V
L
U 18
D 22
B
23
I
N
19
I
P G
D
E
14
A
I
E M I
N D
26
G
R A
N T
P
A
J
C
H I
E
K R
P
E
A
42
H
N 46
B U H
U
A
M A
J
L
L I
S
A J
S
E
H
E
T E
R
A L
T U
F
M
U
I
E
G
E
D
S
V
N X
Y R
D 59
¸
J
L
A
60
I
L
A R
K O
L O
J U
L O
K
P
R E
54
K A
L
N
A
¸
G
L
H ¸
63
64
¸
R
G
E
A T
O D
I
N
69
R
E
E
S
65
66
M A K
R
E T
A 70
A
L G
R
U
E
N
R
E
74
75
V
71
76
A R
J
H
M
M U A E
L U
A
L
T
S
M E
73
A S
I
L
85
M E
P U
J
G
R
D ¸
M
E
I
I
¸
E
T
Z G
A N
T
H
80 84
E S
R
R
I
A R
N 90
J
B
S H
I
M
87
A N
89
V E
A
83
O 86
E
88
R 82
B
77
O S
79
D A
72
K
P
78 81
O N
45
N U 53
61
N
C
O
P I
A 52
68
M A F
N
K
E ˙
51
M Y
H
O
L
40
P
T
56
O
67
A
39
O
44
T
O T
58
K
E
48
E
62
K
I
38
M A
55
I
A
K
47
E B
R
O
T
V
E
28
E L
33
50
E
U
K
27
43
S
I
I
I
O B
37
P S
49
Z
L
A M E
Y
36
S
57
R
R
35
G A
R
D
T A
32
M
10
E
A K
30
34
C
A P
S
31
41
9
D 17
R E 21
25
M
8
F R
T 16
L
K R
29
B
15
U 20
B
24
D E
7
B A
12
A S
D
91
P A
L L
92
O
H
93
U
T
L
T
94
A 100
R
R A
C
M 95
E
96
I
101
¸
I
S
O
R 97
V A
N
102
98
E L
Z I
99
M A
Z
E
H
N
A
E
K
103
K R
I
S
T O
K
A
M 104
I
E
I 105
J
I
O
M
106
L
107
I
Q
108
U
J
110
P
R P
S
O
K A
N D
A
A 112
P S
L
H A
D I
A 113
V
V
A
¸
114
L
E R
U
R
U 115
¸ 117
K
116
O
R
A M ˙
A
B E
R B
Z
I
118
A R
B O
N
˙
U A
109
111
A K
E
K E
E R
¸
E
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E enjte, 31 JANAR 2019
Presidenti Meta përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi: Suksese, veprim i mençur Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur këtë të mërkurë marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi, të cilat kanë formuar një koalicion të përbashkët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 mars në komunën e Tuzit. Teksa e konsideron një veprim të mençur të udhëheqësve politike shqiptarë, në Mal të zi Meta shprehte besimplotë se kjo është një
fitore për komunën dhe një shembull i bashkëjetesës në një shoqëri. Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë, malazezë etj. "E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët
parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera", shkruan Presidenti Meta ne rrjetin social.
lehtësuar kontaktet mes komuniteteve të biznesit dhe agjencive të specializuara të të dy vendeve. "Heqja e menjëhershme e vizave, në mënyrë reciproke midis dy vendeve, është domosdoshmëri për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat, sidomos në ekonomi e turizëm", - nënvizoi Presidenti Meta. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për
mbështetjen e vendosur që Bahreini i ka dhënë Kosovës dhe integrimit të saj në organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetjen reciproke të kandidaturave si në Këshillin e Sigurimit të OKB, ashtu dhe në forumet e tjera të organizatës.
Ambasadori i Bahreinit i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Meta P
residenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi dje letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bahrenit, Dr. Ebrahim Yusuf AlAbdullah. Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e konkretizimit dhe intensifikimit të tyre. Duke u ndalur tek mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta nënvizoi se palët mund e duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur dhe
Rama, zgjidhje për pronat: Do bashkohet ALUIZNI me zyrën e hipotekës Duke folur për çështjen e pronave, kryeministri Rama tregoi projektin e bashkimit në një të zyrës së ALUIZNI-t me atë të hipotekës një mënyrë për të eliminuar sorollatjet. "Kemi shënuar një përmirësim të punës. Kjo do të thotë që vetëdija që po krijohet tek punonjësi se kushdo që t'i shfaqet përballë bëhet i fuqishëm nëse i drejtohet
platformës", u shpreh Rama. Por përmirësimi i sistemit nuk është zgjidhja përfundimtare vë në dukje Rama, që thekson rëndësinë e ngritjes së një sistemi funksional. "Paralelisht ne duhet të ngremë një sistem funksional. Tani jemi në procesin e bashkimit të ALUIZNI-t dhe hipotekave. Për t'i dhënë fund ping-pong-ut mbi 20-vjeçar mes tyre", tha ai.