www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Gjermania rrëzon Edi Ramën për negociatat: Plotëso kushtet! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 127 (8568)
E premte, 31 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar qeverisës në Gjermani, CDU/CSU, që është dhe kryetar i grupit parlamentar në Bundestag për Ballkanin, argumenton se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që BE i vendosi një vit më parë, si detyrim për të marrë statusin. Duke krahasuar raportin e vitit 2018 me dokumentin e publikuar të mërkurën, deputeti gjerman thotë se “sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018”
Negociata me Shqipërinë? Zyrtari i lartë i Bundestagut: Qeveria s’ka plotësuar detyrimet
FAQE 3
KREU I PD
Basha: Vjedhja në Milot-Balldren ja kalon dhe Unazës. Ramën dhe të tjerët i pret burgu FAQE 2
INTERVISTA
Edi Rama: Presidenti Meta është korrekt në reagimet e tij kushtetuese FAQE 8
KRYETARJA E LSI
EDITORIAL
Kryemadhi: Raporti Ndryshimi i madh i KE, një arsye më në PS. Rama thotë: shumë për të mos u “Opozita rrugore”, tërhequr nga beteja kurse Ditmir Bushati: “Opozita politike”
FAQE 4
DENONCIMI I GAZETARES
Në foto: Kryetari i Komisionit për Çështjen e BE-së në Bundestagun Gjerman, Gunther Krichbaum
FAQE 5
FAQE 6
“TOP CHANNEL” PËR KONTRATAT E RRUGËVE ME PPP
256,4 milionë euro për 17,2 km rrugë në Milot-Balldren FAQE 5
Koncesioni Milot-Balldren, skemë piramidale dhe mafioze
FAQE 7
ANALIZË
Bisedimet e fshehta do të tradhtojnë popullin e Kosovën Nga David L. Phillips FAQE 14
POLITIKE ISH-DEPUTETJA E PD-së Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul, është ofruar sërish për të dhënë ndihmë për zgjidhjen krizës politike në Shqipëri. Pikërisht për dialogun e munguar mes opozitës dhe qeverisë, u pyet edhe Grida Duma, e ftuar dje në studion e “Top Talk”. Për zonjën Duma, opozita ia doli që në 2-3 muaj të legjitimonte në arenën ndërkombëtare kauzën e saj, e cila fillimisht dukej si një kauzë thjesht politike dhe jo si një kauzë historike dhe shoqërore për shqiptarët. “Ia dolëm që në 2-3 muaj të legjitimonte
2
E premte, 31 MAJ 2019
Grida Duma: Dialogu mes palëve fillon kur të largohet Rama në arenën ndërkombëtare kauzën e saj, e cila fillimisht dukej si një kauzë thjesht politike dhe jo si një kauzë historike dhe shoqërore për shqiptarët. Pra qenka një kauzë e legjitimuar nga CDU/CSU që janë krejtësisht kredibël në arenën e politikës, për të na dhënë edhe moralin ndërkombëtar, e cila ishte edhe një nga sfidat që ne kishim”, tha Duma. Por duke iu rikthyer dialogut me qeverinë,
Dume theksoi se largimi i Ramës nuk është thjesht kusht, por vetë dialogu. “Pas hapit të parë, atij të legjitimitetit të kauzës, hapi tjetër është dialogu. Për ne nuk është parakusht qeveria tranzitore dhe ikja e kryeministrit Rama, për ne është vetë dialogu. Nuk janë kushte fare, për të realizuar dialogun me një kryeministër që e kemi ezauruar këtë dialog dhe me një qeveri që është totalisht
një vegël e tij nuk mund të ketë dialog”, tha Duma, duke nënvizuar se do të vijojnë betejën për të bindur ndërkombëtarët se me kryeministrin Rama nuk do të ketë dialog.
Kreu i PD-së zotohet para laçianëve se tenderin e rrugës Balldre-Milot do ta anullojë dhe i kujton Ramës testin e Berlinit: Ik që të hapen negociatat!
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët duke i ftuar ata në protestën e shtatë kombëtare të së dielës në kryeqytet. Nga Kurbini dhe me tone të ashpra, lideri demokrat, foli për koncesionin Milot –Balldren, ku u zotua se kjo vjedhje do t’iu dalë për hundësh kryeministrit Rama së bashku me ministrat dhe ish-ministrat. Ai tha se përgjegjësit i pret burgu nëse nuk ndalojnë këtë super vjedhje. Kryedemokrati tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku kryeministri kapet duke futur kriminelë në Parlament dhe nuk largohet nga detyra. “Kjo kontratë do të varroset dhe Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do të shkojnë në burg. Betohem përpara laçianëve dhe Kishës së Laçit se do ju presin prangat. Thirrni mendjes se do t’ju konfiskojmë çdo qindarkë dhe do tu trajtojmë si bandë kriminale dhe do të trajtoheni si krim i organizuar dhe ndaj tërhiquni dhe harrojini se do t’i lëmë vogëlushët tanë pa shkollë. Nuk do t’i lemë spitalet bosh dhe do t’ua marrim qindarkë për qindarkë. Ne po e luftojmë këtë betejë dhe ora e fitores po troket padiskutim dhe mos kujtoni se nuk ju shohim se po përpiqeni të merrnin çafër të mundeni. Për hundësh do t’ua nxjerrim ato që iu vidhini shqiptarëve. E gjithë bota e di si erdhëm deri këtu. Jemi i vendi vend në Europë që kapet kryeministri duke futur hajdutët dhe kriminelët në parlament dhe nuk largohet”, tha Basha. Nga Kurbini, Basha foli edhe për programin e punësimit të selisë blu, i cili sipas tij do të garantojë punësim për çdo shqiptar. Ai i ftoi kurbinasit në protestën kombëtare të opozitës së bashkuar, duke iu kujtuar atyre se beteja me të keqen do të jetë burimi i forcës për çdo qytetar shqiptar. “Punësimi është kryefjala e PD
“Të gjithë në këmbë”, Lulzim Basha: E keqja nuk ka mbaruar
dhe kjo do të jetë e mira e prekshme e çdo shqiptari që do të fitojë nga kjo betejë. Por miqtë e ia, në fillim duhet të përmbushet beteja. Në këto katër muaj dhe falë jush dhe sakrificës suaj jemi më afër se kurrë fitores së përmasave popullore për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare. E keqja nuk ka mbaruar, por ajo vijon ta testojë gatishmërinë tonë. E sa kohë e keqja qëndron në këmbë, në këmbë do të jemi edhe ne, të qartë dhe të prerë deri në fund: Rama Ik! Duke nisur nga
kjo e diel, ku bashkimi popullor nuk do t’i mungojë bashkimi qytetar nga vogëlushët e deri tek të moshuarit dhe natyrisht Kurbini do t’i prijë këtij bashkim vullnetesh për ta mposhtur të keqen. Të gjithë bashkë të dielën në orën 19:00”, tha Basha. Negociatat Kryetari i PD-së tha se Edi Rama nuk kalon dot testin e Berlinit, ndërsa shtoi se duhet që ai të ikë, me qëllim që të hapen negociatat me Shqipërinë. “Tentativa kriminale për të
diktuar një proces fals zgjedhor, tentative për t’i zgjatur orët kufomës politike të Rilindjes, jam I bindur që do të marrë përgjigjen e duhur anembanë Shqipërisë, duke nisur këtu nga Kurbini. Po apo jo? Edi Ramës i duhet me gënjeshtra dhe me mashtrime, hilera dhe dredhira, mendon se do t’jua kalojë miun nën hundë Europës. Nuk ia kalon miun nën hundë Europës. Nuk pranon Europa të hapë negociatat me një vend kryeministri I të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin, është kapur duke vjedhur qindra milion euro të qytetarëve të vet. Është kapur duke mbrojtur kriminelët. Që të kalojë nëpër Europë, kudo ku standardet europiane, vlerat për të cilat luftojmë ne, zgjedhjet e lira, ndarja dhe balancimi i pushteteve, drejtësia e pavarur, liria ekonomike, zbatimi rigoroz i Kushtetutës, janë bibla dhe kurani i qeverive europiane. Nuk kalon Rama testin e Berlinit, sepse nuk kalon dot as testin e Kurbinit. As Berlini e as Brukseli, as Londra e as Parisi, nuk qasin autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar. Dhe këtë e kanë bërë të qartë. Ne duhet patjetër ti hapim rrugën europiane të vendit. Ne duhet patjetër ti hapim negociatat, ndaj duhet një orë e më parë ti japim fund kësaj marrëzie: Të largojmë Edi Ramën dhe të bashkojmë të gjithë energjitë tona pozitive, të djathtë e të majtë, drejt një zgjidhje politike që e rikthen sovranitetin tek njerëzit”, deklaroi dje nga Kurbini, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Shqiptarët duhet që me datë 2 Qershor, “dy duart për një kokë janë” përpara Kryeministrisë” Gjashtë ish-deputetë të PD-së, ishin dje në orët e para të mëngjesit në Prokurorinë e Tiranës, pas procedimit që u ka bërë Policia e Shtetit. Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj mbërritën në organin e akuzës rreth orës 09:40. Në një prononcim për median, ish-deputeti Alibeaj e quajti aktin e prokurorit të paligjshëm dhe ftoi shqiptarët në protestën e 2 qershorit. Ai tha se nuk pret që drejtësia e kapur dhe policia e diktaturës mund të hetojnë këtë çështje dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e
Ish-deputetët e PD tek Prokuroria, Alibeaj: Policia të japë fakte, të dalë e vërteta
2 qershorit para Kryeministrisë në orën 19:00. “Përfaqësuesit e PD-së kanë të drejtën që edhe të mos vijnë mjafton të dërgojnë avokatin e tyre në Prokurori. Si respekt edhe ndaj
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
qytetarëve në respekt gjithashtu të ligjit duhet të vijmë nëpër institucionet e shtetit. Edhe aktet të cilat kalojnë nga prokuroria duhet të vijnë tek ne përpara se të kalojnë nëpër duart e mediave. Aktet e thirrjes janë të pavlefshëm, dhe jemi të motivuar për të dalë të vërtetat. Ia çova prokurorisë edhe aktin e denoncimit prej nesh i cili është kallëzim penal i bërë nga ne i cili duhet të hetohet, por në fakt
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
nuk është bërë asnjë gjë. Nuk është hetuar aspak. Ja ku është prova që po të donin mund ti kishin marrë, hetuar dhe nxjerrë konkluzione (tregon fotografinë ku drejtuesit e policisë kapen duke konsumuar alkool). Duhet të merreshin edhe këto dokumenta. Për të hetuar alkoolin, epshet e tyre, kjo është situata dhe gjendja midis prokurorisë së re të rilindur dhe policisë së kapur
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
të diktaturës. Është detyra jonë të kontribuojmë më fakte dhe me prova në shërbim të së vërtetës. Në mënyrë që kjo të mos jetë fytyra e vërtetë e Shqipërisë, shqiptarët duhet që me datë 2 Qershor, dy duart për një kokë janë përpara kryeministrisë për të nxjerr nga zyra atë që e ka dërguar vendin në këtë gjendje”, theksoi ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 31 MAJ 2019
Gjermania rrëzon Edi Ramën për negociatat: Plotëso kushtet!
Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar qeverisës në Gjermani, CDU/CSU, që është dhe kryetar i grupit parlamentar në Bundestag për Ballkanin, argumenton se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që BE i vendosi një vit më parë, si detyrim për të marrë statusin. Duke krahasuar raportin e vitit 2018 me dokumentin e publikuar të mërkurën, deputeti gjerman thotë se “sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018” Dalldia e festës së qeverisë për hapjen e negociatave nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë. Dje, një deklaratë e Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar qeverisës në Gjermani, CDU/CSU, tregonte se në rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave më Shqipërinë nuk kishte shumë gjëra për t’u mburrur. Përkundrazi, deputeti gjerman, që është dhe kryetar i grupit parlamentar në Bundestag për Ballkanin, argumenton se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që BE i vendosi një vit më parë, si detyrim për të marrë statusin. Duke krahasuar raportin e vitit 2018 me dokumentin e publikuar të mërkurën, deputeti gjerman thotë se “sipas një analize fillestare Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet e vendosura nga ministrat e jashtëm të BE-së, më 26 qershor 2018”. Në deklaratën që bëri kryeministri Edi Rama, komisionerja e BE Federika Mogerini dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca vlerësohej si arritja më e madhe e Shqipërisë reforma në drejtësi. Pikërisht për këtë pikë, deputeti gjerman jep një pikëpamje që kundërshton gjithë qëndrimet e mbajtura nga zyrtarët e BE. Ai thotë se sistemi i drejtësisë nuk funksion, vendi nuk ka Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe gjatë një viti nuk ka asnjë procedim serioz të zyrtarëve të lartë për korrupsion. “Nuk janë krijuar ende as organi i posaçëm antikorrupsion e as Byroja kombëtare e Hetimit. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak procedura gjyqësore për raste
korrupsioni të nivelit të lartë dhe asnjë dënim. Kjo ishte një nga kërkesat e ministrave të jashtëm të BE-së, në qershor të vitit 2018”, shkruan në deklaratën e tij deputeti kristiandemokrat. Veç kritikave për reformën në drejtësi, për të cilën Ëadephul deklaron se nuk po funksionon deri më tani, deputeti gjerman ndalet dhe në mungesën e reformës zgjedhore dhe mos ndëshkimin e zyrtarëve që janë faktuar në manipulim zgjedhjesh. “Nuk është hapur asnjë proces gjyqësor kundër politikanëve dhe kriminelëve, që në fillim të vitit dolën se kishin të bënin me blerjen e votave. Tjetër mangësi është mospërfundimi i ligjit zgjedhor, një kusht ky i vënë nga ministrat e jashtëm një vit më parë”,- deklaron politikani i lartë.
Kur flitet për dosje që kanë të bëjnë blerjen e votave, dosja e Dibrës, Shijakut dhe Durrësit janë ato më kryesoret, për të cilat prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim. Qëndrimi i deputetit gjerman dhe drejtuesit të koalicionit që ka shumicën qeverisëse në Gjermani është një dush i ftohtë për gjithë ata që dje deklaronin se Shqipëria do të marrë hapjen e negociatave. Sinjale të tilla tregojnë se hapja e negociatave mund të shtyhet dhe ky është një zhvillim negativ. Por sado i hidhur dhe jo diplomatik të duket qëndrimi i Gjermanisë, deklarata e Johann David Ëadephul tregon se qeveria dhe një pjesë e burokratëve të BE-së po tallen rëndë me shqiptarët. Sepse të mërkurën si në konferencën e Mogerinit në Bruksel, ashtu dhe në konferencën e Edi Ramës me ambas-
adorin e BE asnjë prej tyre nuk foli për kushte të reja. Shqipëria u vlerësua për reformat dhe sipas zyrtarëve të KE meritonim hapjen e negociatave. Sigurisht s’ka lajm më të mirë se ky, por sot po rezulton se të gjithë kanë mashtruar duke fshehur pjesën më serioze të raportit të Komisionit Europian dhe pjesa më e nxehtë për Shqipërinë është ajo çfarë thotë deputeti gjerman, i cili ndryshe nga Rama dhe zyrtarët e BE, deklaron hapur se “nuk keni plotësuar asnjë kusht në një vit”. Praktikisht Rama dhe zyrtarët e BE që realisht janë në ikje pas zgjedhjeve, kanë kopjuar raportin e një viti duke shmangur nga publiku pjesën që lidhet me detyrat që duhet të kishte bërë qeveria Rama. Në këtë mënyrë, të gjitha konferencat që u bënë dy ditë më parë ishin një spektakël i shëmtuar që fshihte të vërtetën e hidhur lidhur me negociatat. Vendet e Bashkimit Europian do të marrin të njëjtin raport, po veç rekomandimit do të shohin se çfarë ka bërë qeveria “Rama” në një vit. Sigurisht që reformën në drejtësi nuk e quajnë dot të suksesshme kur të shohin se nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë. Po ashtu dhe çështja e vjedhjes së zgjedhjeve që lidhet me krizën politike aktuale, korrupsionin dhe trafiqet janë një problem që nëse në Tiranë dhe Bruksel disa zyrtarë nuk i shohin, në Berlin, Paris janë kushte të patolerueshme. Të gjithë shpresojmë dhe presim të na i japin negociatat, ndonëse qeveria nuk ka plotësuar kushtet, por një shpresë të Zoti ka mbetur që në fund të muajit qershor BE të vendos dorën në zemër. Megjithatë BE nuk ka standarde dore në zemër! Qamil Xhani
POLITIKE EDITORIAL Në parlamentin e Shqipërisë dje folën Taulant Balla, shefi i deputetëve të PS dhe Rudina Hajdari, kryetarja e komisionit të Integrimit. Balla lavdëroi kryeministrin dhe qeverinë duke sulmuar opozitën PD-LSI, kurse Hajdari gjoja sulmoi paksa qeverinë dhe masakroi opozitën e vërtetë. Por nuk kishte se si të mos fliste ishministri Ditmir Bushati, i cili u prit në fund të fjalës së tij me duartrokitje nga krejt salla e parlamentit. Ditmir Bushati e nisi që në fillim fjalën e tij ndryshe nga kryeministri. Ai e theksoi fort togfjalëshin “ne, socialistët dhe progresistët”, duke lenë kastile pa përmendur fjalën “rilindje” të cilën e pëlqen Edi Rama dhe Taulant Balla. Ditmir Bushati në fjalën e tij, e cila ishte ekselente qoftë nga mesazhi ashtu edhe nga artikulimi elokuent, theksoi dy gjëra. Së pari, ai tha se mazhoranca duhet patjetër të merret vesh me opozitën politike, pra me PD-LSI dhe partitë e
4 E premte, 31 MAJ 2019
Ndryshimi i madh në PS. Rama thotë: “Opozita rrugore”, kurse Ditmir Bushati: “Opozita politike” tjera të spektrit të djathtë dhe jo vetëm me opozitën parlamentare momentale. E theksoj togfjalëshin “opozitën politike”, ndërkohë që kryeministri Rama e quan “opozitën rrugore”. Ndryshim i madh substancial! Sapo mbaroi fjalën Ditmir Bushati doli menjëherë Taulant Balla (natyrisht pas ndonjë SMS-je të Edi Ramës) dhe rrëzoi atë çka tha Ditmir Bushati. Balla sulmoi opozitën e vërtetë PDLSI dhe theksoi se “PS do merret vesh me deputetët e “opozitës së re”. Pra sulmoi Ditmir Bushatin që foli në mënyrë atdhetare dhe poli-
tike, fjalim që siç thamë u duartrokit nga të gjithë. Por duke vazhduar me mesazhin
e dytë kryesor të Ditmir Bushatit mund të themi se ai insistoi se duhet një Mar-
rëveshje e madhe për vendin, për shqiptarët, me OPOZITËN POLITIKE, pra që nënkupton opozitën reale qe janë PD-LSI. Ditmir Bushati kërkoi hapur dhe njëherë reflektim të krejt klasës politike për të gjetur ura komunikimi dhe mirëkuptimi në favor të vendit. Ndaj u duartrokit nga deputetët të gjithë krahëve në sallën e Kuvendit, Ditmir Bushati. Edhe në PS ka plot deputetë më dinjitet, eksperiencë dhe atdhetarë. Ndaj foli ish-ministri Bushati! S.Prulli
FJALIMI
S
ot mendoj që jemi në një moment shumë të rëndësishëm siç e thanë dhe para meje zonja Hajdari dhe zoti Balla, jo thjesht për raportin e përgatitur nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, por sepse ky raport miratohet vetëm një ditë pas publikimit të raportit të KE ku vetë KE përsëriti rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë, bazuar në kalendarin e rënë dakord unanimisht nga të gjitha vendet anëtare në qershor të 2018, në përgjigje gjithashtu të rekomandimit të vjetshëm të KE. Kjo nuk është një dhuratë e KE për qeverinë e Shqipërisë, dhe as për Shqipërinë. Raporti është pasqyrë e progresit në ecurinë e reformave që ka bërë vendi ynë dhe në konsolidimin e këtyre reformave gjatë vitit të kaluar, sidomos përsa i përket reformave në fushën e sundimit të së drejtës me fokus të posaçëm në procesin e pastrimit të gjyqësorit dhe prokurorisë dhe ndërtimit të arkitekturës së re në sistemin e drejtësisë. Reformave në fushën e zhvillimit ekonomik e social që pavarësisht se mban larg Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor nga mesataraja e vendeve anëtare të BE na tregojnë se vendi është në rrugën e duhur. Reformave që synojnë zbatimin e standardeve evropiane dhe Acquis Communautaire në jetën tonë të përditshme. Ky raport gjithashtu konfirmon rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë në rajon, Shqipërinë si spirancë stabiliteti dhe sigurie, frymëzimi paqeje dhe mirëkuptimi për fqinjët. Nuk është rastësi që raporti specifikon dhe njëherë tjetër faktin që vendi ynë linjëzon qëndrimin e tij në politikën e jashtme dhe në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes 100% me BE. Siç u tha këtu pak më parë që ka vende të tjera që edhe pse janë bërë para Shqipërisë vende kan-
Shumica e heshtur kërkon dialog dhe mirëkuptim, jo konfrontim Nga Ditmir Bushati* didate apo janë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim, ia lejojnë vetes që të aplikojnë politikën e lisharësit dhe të ulen në dy karrige. Kjo është dëshmia më e qartë e vokacionit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. Nuk është rastësi që raporti gjithashtu identifikon mbështetjen e fuqishme dhe rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë përsa i përket firmosjes së Marrëveshjes se Prespës dhe fuqizmin e veprimit politik e shoqëror të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. E pra, raporti ofron një pasqyrë të qartë të të gjitha arritjeve. Po nga ana tjetër ofron edhe një rrugë përpara dhe një pasqyrë ku ne të gjithë duhet të shihemi për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës apo për të mos rënë në kurthin e vetëkënaqësisë. Zoti Balla e përmendi që ka 14 vjet në këtë sallë. Unë kam 10 vite në këtë sallë dhe me erdhi keq dhe u ndjeva disi i trishtuar kur pashë dje reagimet e opozitës në lidhje me këtë sukses të Shqipërisë. Ato ishin pasqyrë e kulturës së dëshpërimit. Mund të shkoj dhe më larg nëse mund të them që në vitet e tranzicionit të Shqipërisë gjatë këtyre tre dekadave ne të gjithë së bashku kemi kultivuar kulturën e poshtërimit të kundërshtarit a thua se kjo është dita jonë finale. Kam qenë ministër i Jashtëm dhe në 2016 kam pasur përballë kolegë të tjerë nga PD e kemi bërë ekzaktësisht të njëjtin debat kur Komisioni
erdhi me një rekomandim që e lidhi me procesin e vettingut. Po kështu vjet, në 2018 kemi bërë një debat të madh me opozitën, për fat të keq këtu në Parlament nëse rekomandimi do të shtronte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim apo jo, dhe në rast se kalendari i miratuar nga vendet anëtare do të respektohej apo jo, dhe i kujt ishte faji. Dhe për fat të keq, kam përshtypjen që harrojnë se para partive politike, interesit tonë politik, partiak, personal, Shqipëria është Atdheu ynë i përbashkët. Kam qejf që sot ta bëj të qartë dhe njëherë tjetër që qeveria në këtë proces ka thjesht barrën kryesore, duhet të bëjë detyrën, por përgjegjësia është e përbashkët, e atyre, e neve që jemi në krye të vendit dhe atyre apo jush që jeni opozitë, qoftë opozita parlamentare po dhe opozita politike. Merita? Merita është vetëm e shqiptarëve. Dhe faktit që që nga shembja e regjimit komunist mbi 90% e shqiptarëve nuk kanë asnjë mëdyshje sa i përket kursit të Shqipërisë. Është kjo arsyeja që në raportin e KE evidentohen disa mangësi të cilat nuk mund t’i plotësojë dot shumica për shkak të mungesës së opozitës politike, qoftë për sa i përket kontrollit parlamentar, cilësisë së ligjeve, institucionalizimit të reformës së drejtësisë, dhe plotësimit të të gjitha vendeve vakante e kështu me radhë. Çështja e tretë që unë sot kisha
dëshirë të shtroja së bashku me ju, ka të bëjë me atë çka unë besoj mendojnë shumica e heshtur, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi. Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi nuk është se po presin negociatat me BE në kuptimin klasik të fjalës, sepse e dimë shumë mirë që nuk jemi ne që po negociojmë me BE, por jemi ne që duam të imitojmë dhe ta ndërtojmë disa standarde për të rritur mirëqenien në këtë vend dhe për të mbajtur këtu shqiptarët, për ti krijuar këtu prespektivën shqiptare. Prandaj e kam quajtur gjithmonë që ky është testi i modernitetit të shoqërisë shqiptare. Përcaktimi në radhë të parë i një emëruesi të përbashkët, se si do të lëvizim ne politikisht për të përmirësuar në radhë të parë standardet e jetesës këtu. Prandaj është koha për një mirëkuptim më të madh politik. Unë kam hyrë në politikë në 2009, ditën kur qeveria Berisha aplikoi për anëtarësimin e vendit në BE. 10 vjet më pas nuk ia vlen që të bëjmë më lojëra kukamfshehti, ne ende nuk kemi nisur procesin e bisedimeve për anëtarësim, por jemi më afër se kurrë këtij realiteti. Prandaj nuk duhet ti biem me gurë, sepse në fund të ditës ne penalizojmë Shqipërinë, nuk penalizojmë as qeverinë, as opozitën, por Shqipërinë. Jam i bindur që shumica e heshtur e këtij vendi sot kërkon dialogun dhe mirëkuptimin dhe jo konfrontimin. ot
kërkon një Shqipëri Evropiane me mundësi të barabarta dhe jo diskriminimin dhe përjashtimin. Sot kërkon një Shqipëri që bazohet tek ekonomia e dijes dhe jo një Shqipëri që bazohet tek fuqia e lirë e krahut të punës. Sot shqiptarët kërkojnë një kapitalizëm progresiv i cili i krijon mundësi të barabarta të gjithëve dhe jo një kapitalizëm që bazohet te politikat grabitqare. Kjo është arsyeja që ne duam dhe 90% e shqiptarëve kërkojnë BE. Kjo është arsyeja që ne socialistët dhe progresistët shqiptarë e shtrijmë dorën e bashkëpunimit në kuadrin e reformës zgjedhore, qoftë për opozitën parlamentare, ashtu dhe për opozitën politike. Kjo është arsyeja që ne socialistët dhe progresistët shqiptare e shtrijmë dorën e bashkëpunimit për të kapërcyer çdo lloj ndasie politike sepse më e rëndësishme për ne është Shqipëria. Jo sepse na u desh të dilte Teresa May dhe të na kujtonte që kompromisi nuk është fjalë e pisët, por se ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria evropiane kërkon një përgjegjësi tjetër. Ky Kuvend, e gjithë klasa politike, të paktën dhe për sy e faqe, sot njëzëri duhet ti kërkojë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian fillimin një orë e më parë të bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë. Është në interesin e Shqipërisë, është në interesin e qeverisë, është në interesin e opozitës, është në interesin e shqiptarëve në rajon që janë mësuar ta shohin Shqipërinë, ta shohin Tiranën si burim frymëzimi. Por është gjithashtu dhe në interesin e Bashkimit Evropian, sepse vijimësisht Shqipëria dhe populli shqiptar e kanë demonstruar që janë evropianë në frymë dhe në veprime. *Fjala e mbajtur dje në Kuvend nga ish-ministri dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati
POLITIKE
5
E premte, 31 MAJ 2019
“Top Channel” zbardh kontratat e rrugëve me PPP që do miratohen Kuvend
Dy koncesionet kushtojnë 337 milionë euro 337,2 milionë euro së bashku me pagesat e TVSH do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë dy koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, pjesë e programit 1 miliard euro, raporton televizioni Top Channel. 256,4 milionë euro është fatura që koncesionarët “Ankshpk” dhe “” kanë llogaritur për 17,2 km e Milot-Balldren. Ndërsa koncesionari “Gjikuria” kërkon 80,8 milionë euro për Orikum-Dukat. Kostot e shpronësimeve nuk janë përcaktuar ende. Ndryshe nga koncesionet e tjera të pakërkuara kontratat e këtyre rrugëve do të miratohen në Kuvend. “ANK sh.p.k” u shpall fituese për koncesion e Milot-Balldren në tetor të 2018s me një ofertë prej 161 milionë euro pa TVSH, ndërkohë gjatë negociatave kostoja është shtuar dhe kjo thuhet për shkak të ndërtimit të një tubi shtesë të tunelit. Sipas kontratave një pjesë të financimit kompanitë do të bëjnë nga kapitalet e tyre ndërsa pjesa tjetër do të jetë hua bankare, norma interesit vjetor është 5%. Koncesionet janë 13 vjeçare dhe përfshijnë ndërtimin në tre vjet dhe me pas mirëmbajtjen. Pagesat e buxhetit do të nisin pas viti
të parë të punimeve dhe kur të jete kryer 25% e volumit të ndërtimit. Në të dyja kontratat zgjidhja e mosmarrëveshjeje nuk do të bëhet nga gjykatat shqiptare, por nga zyra e arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, pjesë e grupit të Bankës Botërore në Washington.
Partia Demokratike dhe LSI pothuajse në një kohë denoncuan si abuziv një nga koncesionet e reja për ndërtimin e rrugëve. Deputeti Agron Shehaj denoncoi shifrat për koncesionin e rrugës Milot-Balldren. “Kontrata e koncensionit të rrugës MilotBalldren është kontratë mashtruese. Kompania ANK
ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ka vetëm 4 milionë euro kapital. Kompania ka premtuar që me ketë kapital minimal do të marrë edhe 70 milionë euro të tjera kredi nga bankat dhe 19,5 milionë euro financim nga furnitorët (!). Ose ANK ka fryrë kostot në një skemë tipike korrupsioni,
NEGOCIATA ME SHQIPËRINË
ose do pastrojë para të pista në këtë projekt, ose të dyja bashkë. Një gjë është e sigurt: kompania nuk e ka kapitalin për të cilin ka mashtruar në kontratë dhe ky mashtrim duhet hetuar menjëherë”, tha Shehaj. Ndërsa numri dy i LSI Petrit Vasili ishte edhe më i ashpër. “Sa vidhet të nderuar qytetarë? Vidhet në mënyrë çnjerëzore. Rruga Milot – Balldren që lidh dy funde rrugësh. Rruga e ka çmimin 15 milionë euro kilometrin. Një shtesë rruge fushore nga Orikumi në Dukat e ka çmimin mbi 5 milionë euro. Të nderuar qytetarë, që ju të kuptoni më mirë sesa vjedhin këta, pra e kuptoni 15 milionë euro ishte ajo rruga Milot Balldren atje në fund”, tha Vasili. Vasili merr si shembull rrugën Fier-Vlorë, me 4 korsi, me ura, me një asfaltim të nivelit europian e cila kushtoi 2 milionë euro për kilometër. “Brenda 10 ditëve dhurata e tmerrshme që iu ka lënë mbi kurriz qeveria ju të tërëve, është një dhuratë e cila shkon jo më pak sesa afër 400 milionë euro të cilat di paguhen nga xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë”, tha Nënkryetari i LSI Marrë nga “Top Channel“
Zyrtari i lartë i Bundestagut: Nuk kanë plotësuar asnjë kusht
N
dërkohë që në Shqipëri, mazhoranca feston rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave, nga Gjermania vijojnë të vijnë lajme jo të mira.Kryetari i Komisionit për Çështjet e BEsë, GuntherKrichbaum (CDU) është i prerë, kur pyetet nëse partia e tij do votoje per hapjen e negociatave për Shqipërinë: “Do të jetë muaji tetor, kur ne do të marrin një vendim”, shprehet ai për tagesschau. de.Në të njëjtën linjë është edhe deputeti i CSU-së, MakusFlober, njëherë anëtar i Parlamentit Europian. “Për momentin, as BE as ndonjë nga vendet e Ballkanit nuk janë të përgatitur për t’u bashkuar me BE”, paralajmëron ai.Mesazh i qartë erdhi edhe nga zëvendëskryetari
i grupit parlamentar CDU / CSU, JohannDavidWadephul që theksoi se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga pesë kriteret për çeljen e negociatave, vendim që pritet të merret në Tetor.Në një deklaratë zyrtare nënkryetari i CDU-së Dr. JohannDavidWadephul është shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht nga ato që i janë lënë në 26 qershor të vitit 2018. “Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicion të tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit
me të dy vendet janë realizuar. Megjithatë, një ekzaminim i tillë nuk mund të bëhet me ngut. Kjo nuk do të ishte e pranueshme për popullatën gjermane dhe as nuk do të bënte drejtësi ndaj vendeve në fjalë. Në këtë drejtim, Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit – siç u pajtua me kolegët e grupit parlamentar të SPD-së. Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim siç u tha nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018. Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional”,thuhet në deklaratë.
POLITIKE ISH-DEPUTETI I LSI-së
P
ër ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti integrimi evropian i Shqipërisë nuk është çështje dekreti, por kapaciteti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa referon raportin e dy ditëve më parë të Komisionit Europian mbi progresin e Shqipërisë, Panariti vëren se arsimi i dobët në Shqipëri, njohuritë e pakta në sferën e prodhimit, zhvillimi i ulët i teknologjisë dhe konkurrenca e pamjaftueshme në tregjet evropiane, pengojnë integrimin në to. “Integrimi
6
E premte, 31 MAJ 2019
Panariti: Integrimi Evropian nuk është çështje dekreti por kapaciteti! Evropian nuk është çështje dekreti por kapaciteti! Ja se çfarë thotë raporti i progresit të KE vetëm në një paragraf të tij: Arsimi i dobët në Shqipëri, njohuritë e pakta në sferën e prodhimit, zhvillimi i ulët i teknologjisë dhe konkurenca e pamjaftueshme në tregjet evropiane, pengojnë integrimin në to”. Kjo është e vërteta e hidhur, nëse kemi sy për të
parë dhe veshë për të dëgjuar. Prandaj ato qindra miliona euro të hedhura në kontrata abuzive koncensionare, nëse do të ishin injektuar në arsim, kërkim shkencor dhe zhvillim teknologjik do ta futnin Shqipërinë dhe veçanërisht rininë tonë në kohë reale dhe jo virtuale në Evrope”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.
Kryetarja e LSI-së: Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane
Raporti i KE-së Kryemadhi: Arsye për të mos u tërhequr nga kauza jonë K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e cilëson progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë që u prezantua dy ditë më parë si një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë që të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur. Sipas Kryemadhit, rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016, por thotë ajo, askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti. Kryemadhi ndër të tjera thekson se e vlerëson këtë raport më shumë se çdo raport tjetër. Në vijim të reagimit të saj, Kryemadhi thekson se LSI mbetet të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët! Në përfundim kryetarja e LSI-së shprehet se era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane. “Progres Raporti i Shqipërisë është një
arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur! Rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016 dhe askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të
endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti! E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një
ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista. Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë. LSI ka qenë dhe mbetet partia e integrimit europian. Historia e ka bërë tashmë atë pjesë të pandarë të këtij procesi që në arsyen pse u krijua, në liberalizimin e vizave dhe në statusin e vendit kandidat. Ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët! Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane!”, u shpreh dje në reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Deklarata e CDU/CSU, reagon Gjosha: Të nisë menjëherë bashkëpunimi me Bundestagun Gjerman dhe të gjitha vendet anëtare
Klajda Gjosha: Mos shpenzoni me deklarata të blera, lexoni Bundestagun
P
roblemet me të cilat ndeshet vendi ynë nuk zgjidhen me lobim dhe as me deklarata të blera në mbështetje të qeverisë, por me rezultate konkrete dhe të prekshme. Është ky vlerësimi që vjen nga ishministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale, tha dje se nëse institucionet tona do të kishin zbërthyer me kujdes rekomandimet e Këshillit duke nisur nga Dhjetori i vitit 2016 dhe kryesisht ato të Qershorit 2018, sot Shqipëria do të kishte çelur negociatat. Në këtë kontekst, Gjosha shprehet se deklarata e së mërkurës CDU/CSU Gjermane mbi raportin për Shqipërinë është një deklaratë në fakt që përshkruan me hollësi çështje konkrete me të cilat ndeshet Shqipëria dhe që Bundestagu Gjerman i ka ngritur me zë të lartë që në vitin 2017,
nëpërmjet Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane, Gunther Krichbaum. “Kam ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim deklaratën zyrtare të CDU/CSU Gjermane mbi raportin për Shqipërinë, që u publikua ditën e djeshme nga Komisioni Europian. Deklaratë në fakt që përshkruan me hollësi çështje konkrete me të cilat ndeshet Shqipëria dhe që Bundestagu Gjerman i ka ngritur me
zë të lartë që në vitin 2017, nëpërmjet Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane Z. Gunther Krichbaum! Procesi i Integrimit Europian është kompleks, si në kushte ashtu edhe në procedura vendimmarrëse. Për një kohë shumë të gjatë, jam munduar të ndërgjegjësoj qeverinë dhe parlamentin shqiptar, që problemet me të cilat ndeshet vendi ynë nuk zgjidhen me lobim, as me deklarata të blera në mbështetje të qeverisë, por me rezultate konkrete, të prekshme. Zgjidhen me partneritete serioze dhe të përgjegjshme mes institucioneve, mes një diplomacie aktive, mes
kapaciteteve njerëzore që kanë aftësinë të përballen me sfidat e integrimit. Nëse institucionet tona do të kishin zbërthyer me kujdes rekomandimet e Këshillit duke nisur nga Dhjetori i vitit 2016 dhe kryesisht ato të Qershorit 2018, sot Shqipëria do të kishte çelur negociatat! Mosfunksionimi i institucioneve, kthimi në kusht i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shteti ligjor me një reformë të pakapur, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë, lufta kundër krimit e korrupsionit. Ishin pik?risht këto çështjet me të cilat duhej të punonte kryeministri dhe qeveria. Fatkeqësisht arroganca ishte aq e
madhe sa me një frymë injoruan të gjitha kushtet dhe deklaruan çeljen imagjinare të negociatave, që edhe sot që flasim duken më larg se kurrë. Jepini fund këtij teatri të shëmtuar dhe të nisë menjëherë bashkëpunimi me Bundestagun Gjerman dhe të gjitha vendet anëtare, të cilët janë vendimarrësit e vërtetë të rrugëtimit europian të Shqipërisë! Shqipëria nuk mund të jetë peng i lobimit për interesa të ngushta të një grupi individësh që po shpërdorojnë besimin e qytetarëve për të qeverisur!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.
POLITIKE
7
E premte, 31 MAJ 2019
Nënkryetari i LSI-së: Deputetë hapni sytë, Rama po grabit miliona euro me rrugët Milot Balldre dhe Orikum-Dukat
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasil komenton raportin e publikuar nga KE, lidhur me hapjen e negociatave me BE-në. Vasili tha se shkaku kryesor pse negociatat me BE nuk hapen, mbetet korrupsioni galopant, epidemik që ka pushtuar mbarë vendin. Në deklaratën e tij para mediave, Vasili u ndal edhe te rruga Orikum-Dukat, e cila sipas tij po vidhet në mënyrë ç’njerëzore. “Dje ju jeni njohur me raport-progresin për Shqipërinë dhe keni kuptuar më së miri që negociatat me Bashkimin Europian nuk hapen dhe një nga shkaqet themelore, kryesore që qëndron si shkëmb në rrugën e integrimit europian të shqiptarëve është dhe mbetet korrupsioni galopant, epidemik dhe i jashtëzakonshëm që ka pushtuar anembanë vendin. Konkretisht, qeveria shqiptare miraton dy konçensione për rrugën Milot – Balldren, më shumë se 260 milionë euro në total dhe 320 miliardë lekë për një rrugë të ngushtë, një rrugë shtesë, nga Orikumi në Dukat me një vlerë prej 70 milionë euro. Në total i thonë 330 milionë euro, të përkthyera në lekë shqiptare i thonë rreth 400 miliardë lekë. Sa vidhet të nderuar qytetarë? Vidhet në mënyrë çnjerëzore. Rruga Milot – Balldren që lidh dy funde rrugësh. Rruga e ka çmimin 15 milionë euro kilometrin. Një shtesë rruge fushore nga Orikumi në Dukat e ka çmimin mbi 5 milionë euro. Pra, brenda 10 ditëve dhurata e tmerrshme që iu ka lënë mbi kurriz qeveria ju të tërëve, është një dhuratë e cila shkon jo më pak sesa afër 400 milionë euro të cilat di paguhen nga xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, në mënyrë që këta si qeveri që po ikën, si ata pushtuesit që lënë minat
Raporti i KE, Vasili: Korrupsioni, pengon hapjen e negociatave
pas, po lënë gjithë këto mina që do shpërthejnë njëra pas tjetrës, për të mos i lënë shqiptarët kurrë të ngrenë kokë. Për të mos i lënë kurrë shqiptarët që të kenë infrastrukturë më të mirë, që të kenë spitale më të mira, të kenë shkolla më të mira fëmijët, të kenë mundësi që librat ti marrin falas, studentët të mos paguajnë tërë ato taksa. Sepse këta dua të vjedhin në një dorë këtu, siç po e diskutojmë bashkë ne, 330 milionë euro pa iu trembur syri. Ky është niveli i kusarisë të nderuar qytetarë. Prandaj për secilin nga ju, pa asnjë dallim partie, ka një arsye shumë të fortë për të protestuar në 2 qershor, që
kusarët të largohen një orë e më parë nga qeverisja e vendit. Ju faleminderit të gjithëve”, tha Vasili. Pak minuta më vonë, por kësaj radhe përmes rrjeteve sociale, paralajmëron të gjithë deputetët të mos votojnë kalimin e koncesionit të rrugëve MilotBalldren dhe Orikum-Dukat në Kuvend. Vasili theksoi se skandali i grabitjes kolosale të qindra miliona eurove, mund të kalojë shumë shpejt në Kuvend dhe se cilido deputet që i voton do të bëhet bashkëfajtor në vjedhje. “Qeveria bën deputetët bashkëfajtorë në grabitjen e koncesionit të rrugëve MilotBalldren dhe Orikum-Dukat!
Skandali i grabitjes kolosale të qindra milionë eurove të koncesionit të rrugës MilotBalldren dhe Orikum-Dukat është kaq i madh sa që kryeministri dhe qeveria po i miraton ato në Parlament. Kushdo deputet që i voton ato bëhet bashkëfajtor në vjedhjen kolosale të parave të shqiptarëve. Për qindra milionë eurot e vjedhura në këto rrugë kryeministri kërkon që të heqë përgjegjësinë nga vetja dhe tua lërë deputetëve në kurriz. Në çdo lloj forme miratimi kjo mbetet vjedhje, por në këtë rast qeveria kërkon të fshihet pas parlamentit dhe pas përgjegjësisë kolektive për të shpëtuar veten. Deputetët që do ta votojnë do të marrin përsipër përgjegjësinë penale dhe morale për grabitjen e 330 milionë eurove për dy rrugë krejt të parëndësishme dhe që realisht kushtojnë dhjetëra herë më pak se sa ato që qeveria ka bërë pazar me kompanitë ndërtuese. Për të gjitha koncesionet e tjera qeveria e ka përbuzur parlamentin dhe i ka miratuar vetë ato. Pikërisht për këtë qëllim qeveria bllokoi me vite projektligjin e LSI-së që kërkonte që koncesionet të miratoheshin në parlament, sepse të vërtetat e skandaleve do të dilnin sheshit. Ndërsa sot që parlamenti është thjesht noterizues i verbër i grabitjes së parave të qeverisë, ajo ja çon parlamentit për ta votuar thjesht dhe vetëm për të shpërndarë përgjegjësinë dhe për ta bërë atë kolektive e për të bërë bashkëfajtorë deputetët. Deputete hapni sytë…..”, theksoi nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
KONCESIONI MILOT-BALLDREN
K
ryeredaktorja e Revistës “Monitor”, OrnelaLiperi, ka folur në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 për koncesionin “MilotBalldre” kostot e fryra të saj, dhe pamundësinë financiare te kompanisë fituese për ta realizuar këtë projekt. Liperi thotë se kemi të bëjmë me një “skemë mafioze”.“Për garën ka pasur një garë formale. Në tetor është shpallur tenderi dhe tenderi i parë ishte në vlerën 161 mln euro. Pas shpalljes së tenderit të parë ke pasur një rinegociim pa garë. Një praktikë që nuk ndodh në Shqipëri, që nuk është e mbështetur në asnjë lloj ligji. Në mënyrë të papritur, kur doli kontrata, u pa që ishte rritur 213 mln euro sepse aty
Gazetarja, Ornela Liperi: Skemë piramidale dhe mafioze thuhej se ishte rinegociuar për interesat dhe mbi kapitalin 140 mln euro do paguhet 5% interes. Ky është elementi i parë që këtu nuk ka pasur asnjë lloj gare, asnjë lloj transparence. Duhet ta shohin organet nëse është e ligjshme apo jo.Elementi i dytë tek mënyra e financimit, unë shoh dy gjëra, një skemë piramidale dhe një skemë tjetër mafioze. Në qoftë se do flasim për skemën piramidale e kompanisë, është shumë e qartë që kompania nuk ka para. Pasuaria e kompanisë, duke përfshirë kapitalin, nëse
shet çdo gjë, është diku tek 16 milionë euro. Kompania do marrë kredi, që jepet me garanci shtetërore, se asnjë bankë nuk i jep kredi kësaj kompanie.Në dy vitet e para, kompania do punojë me para që nuk i ka të vetat. Kredia po merret në emër të shtetit, është sikur ta ketë marrë shteti, por po e merr me 5.5%.Skema tjetër mafioze, është që futen furnitorët dhe është e qartë që këta persona do të marrin për 13 vjet pesëfishin e investimit, që është një investim goxha i mirë”, deklaroi Liperi.
RAPORTI I KE
Negociatat, SHBA: Shqipëria vijon që të bëjë përpara, reformat të pakthyeshme
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Ambasada Amerikane në postimin e saj në faqen zyrtare në “Facebook”, thekson se Shqipëria vijon që të bëjë përpara me reformat dhe se do të ketë gjithmonë mbështetjen e SHBA-së. “Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore”, deklaron ambasada e SHBA-së. Dy ditë më parë Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe ka përmbushur reforma të cilat duhen shpërblyer nga Bashkimi Evropian. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federika Mogherini u shpreh se rekomandimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë bazohet në çështje teknike të progresit të vendit dhe jo krizën politike. Mogherini tha se rekomandimi është i qartë dhe nuk ka kushte dhe për ketë arsye nuk duhet të ketë asnjë vonesë në vendimmarrjen e Këshillit të Evropës.
POLITIKE
8
E premte, 31 MAJ 2019
Koncesioni “i rrugës prej floriri”, kreu i Qeverisë shpjegon PPP-në në Kuvend: Rrugë me standarde europiane
K
ryeministri Edi Rama i ka bërë apel opozitës jo parlamentare që të mos kthejë në peng të agjendës politike një proces të rëndësishëm për gjithë Shqipërinë, i cili nuk ka lidhje me një palë politike, që të bashkojnë zërin në mënyrë që Shqipëria të marrë dritën jeshile edhe nga Këshilli i Evropës për çeljen e negociatave. Gjatë fjalës në Kuvend, kreu i qeverisë tha, se raport progresi i Komisionit Evropian, që rekomandon hapjen e negociatave është mjaft objektiv, por vendimi i Këshillit të Evropës nga të gjitha vendet anëtarë në BE, është politik dhe ndaj angazhimi i politikës së brendshme në Shqipëri duhet të jetë në favor të këtij procesi. “Mes rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave dhe vendimit politik të KiE, ka një hapësire kohore dhe subjektivizmi politik, ku Shqipërisë i takon të bëjë të vetën, dhe partive u takon të jenë bashkë në një zë. Mjafton të shohësh reagimet e opozitës rrugore në raport me raportin e progresit për të kuptuar, se jo vetëm që nuk ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me të gjithë ne që jemi këtu pavarësisht dallimeve dhe kundërshtimeve që kemi këtu, dhe me gjithë shqiptarët që mbi 90% e tyre duan BE-në, është e qartë që ka një vendosmëri për të vijuar përpjekjen destruktive dhe alibi negative të gjithë atyre që për arsyet e tyre nuk e duan as zgjerimin e Evropës, aq më pak çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë. Është për të ardhur keq, e pakuptimtë në aspektin strategjik, se negociatat nuk janë të një partie, i gjithë ky proces nuk ka qenë procesi i një pale”, u shpreh Rama. Shefi i mazhorancës i bëri edhe një herë apel për dialog opozitës joparlamentare sa i përket procesit zgjedhor, duke theksuar se zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen, pasi kjo datë buron nga Kushtetuta, si caktim i dekretit të Presidentit.
Rama: Opozita rrugore nuk ka vullnet për çeljen e negociatave
“Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, por pa diskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithëve ta respektojmë në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe jo partive. Ne kemi gjithë gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtë parlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij parlamenti, që buron nga një mandat i qartë, në bazë të të cilit është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur t’u themi: “Na falni po ata që nuk i zgjodhët për të qeverisur do të
kenë prioritete në raport me ju që na zgjodhët për të qeverisur””, tha Rama. Koncesionet Kryeministri Edi Rama, sqaroi po ashtu dje në Kuvend edhe çështjet e dy koncesioneve për rrugët Orikum-Dukat dhe Milot-Balldre, projekte që sipas ish-deputetit demokrat Agron Shehaj do t’i kushtojnë shqiptarëve miliona, ndërsa vetë Rama do të fusë në xhep 200 milionë euro. Kontrata e marrëveshjes se rrugës MilotBalldren, rezulton se shqiptarëve ajo di t’i kushtojë 15 milionë për kilometër. Ndërsa mund të quhet pa frikë si një “rrugë prej floriri”, Rama u justifikua në Kuvend se
INTERVISTA
Edi Rama: Presidenti Meta është korrekt në reagimet e tij kushtetuese
E
di Rama në “Open” te Top Channel ishte mbrëmë përballë gazetarëve. Ndër të tjera kryeministri Edi Rama e ka konsideruar korrekt dhe brenda kornizës kushtetuese reagimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, sa i përket përpjekjes për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.
“Është brenda kornizës kushtetuese, mendoj se ka qenë korrekt”, tha Rama për Metën në emisionin ‘Open’ në Top Channel.Në lidhje me rrezikun e përsëritjes së konfliktit të vitit 1997, për të cilën ka paralajmëruar edhe presidenti, Rama tha: “Mendoj se e ka bërë për t’i dhënë më shumë peshë shqetësimit, por nuk besoj se ka lidhje me ‘97.”
do të bëjë rrugë me standarde europiane që të mirëmbahen sipas standardeve të tilla, dhe i cilësoi shpifje gjithë sa thuhen. “Janë dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë që duam, Balldren-Milot dhe OrikumLlogara. I referohem projektit tonë, është rasti t’i kthehem malit të shpifjeve dhe abuzimeve lidhur me politikën tonë të shpallur qysh në krye të herës dhe të zbatuar vijëmësisht për të krijuar PPP në funksion të zhvillimit. Është e paimagjinueshme që kilometrat e rrugëve të trajtohen si metra teritali. Kur flasim për kilometra rruge duhet të shohim çfarë ka në to. S’mund t’i bihet shkurt. Standardi i rrugëve duhet i standardit A. E kemi këtë vetmë në një pjesë të Rrugës së Kombit,ndërsa rruga e Elbasanit që nisesh t’i biesh shkurt e del gjatë ka kushtuar shumë se është bërë shto këtu e shto aty. Rruga Orikum-Llogara, ka dy ura, 6 nyje me kalime e mbikalime duke qënë rrugë e standardit A është rrugë ku nuk do ecin automjete me bagëti. s’do jetë korridor mes pishinash magazinash, varreza makinash e kështu me radhë. Plus ka edhe dy rrugë të tjera paralele dhe 7 km rrugë shërbimesh për ata që jetojnë në anë të rrugë. Në atë shumë ka edhe 13 vjet mirëmbajtje. Ndërsa rruga MilotBalldren ka dy tunele, si mund të maten kështu kilometrat? Si mund t’ju thehet njerëzve e njëjta gjithmonë: vjedhje. vjedhje, vjedhje”, u shpreh dje në Kuvend, kryeministri Edi Rama.
KREU I GRUPIT TË PS
Balla: Negociatat brenda 2019, ta dije edhe opozita rrugore
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në seancën e djeshme plenare e ndali vëmendjen e tij tek rekomandimi pa kushte i një dite më parë nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Ai tha se pavarësisht përpjekjeve të opozitës rrugore për ta ndaluar këtë proces, në 2019të Shqipërisë do t’i hapen negociatat me BE. “Sot është një ditë e gëzuar, nuk duhet ta fshehim. Merita kryesore i takon shqiptarëve, 94% prej tyre mbështesin rrugën e integrimit. Kjo është pikënisja ku mbështetet puna e qeverisë sonë për të përparuar drejt hapave që do na çojnë në BE, ndër to spikat kryereforma në drejtësi. Verdikti i KE ishte i merituar. Pavarësisht rëndësisë së vendimit të djeshëm, dua shumë të jem i sinqertë me të gjithë ju dhe kolegët e opozitës. Për ne ishte konfirmim dhe pasqyrim real i punës sonë drejt aspiratës për anëtarësim në BE. Koincidence është fakti që publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane që tregon se ky proces është edhe politik. Edhe vjet u mor ky vendim, por Këshilli Europian vendosi shtyrjen se vendimmarrja aty është mbi të gjitha politike. Secila nga 28 vendet do japë gjykimin e saj politik. Atë e ndikojnë shumë faktorë. Progresraporti është i bazuar në fakte, punë të kryera, ndonëse de jure nuk i hapi negociatat siç u rekomandua në qershor. Shqipëria vijoi punën e saj me procesin screening. Ky ishte raporti më i mirë në këto vite. Brenda 2019 Shqipëria do të hapë negociatat po e them pavarësisht opozitës rrugore që shkon në kah të kundërt me interesat e vendit. Në 2019 do jemi të gjithë krenarë që vota e shqiptarëve na ka sjellë këtu. Pavarësisht se opozita u mundua me çdo kusht të minonte rrugën e integrimit të shqiptarëve. Ata s’kanë rreshtuar asnjë ditë të vetme të pengojnë punën e reformës në drejtësi”, u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
POLITIKE
9
E premte, 31 MAJ 2019
Nënkryetari i CDU/CSU-së Johann David Wadephul: Asnjë politikan i përgjuar në blerje votash nuk është dënuar
P
artitë e koalicionit qeverisës të Gjermanisë dhanë sinjalin e parë se vendimi mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë të merret në shtator të këtij viti. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Johann Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara vitin e kalaur. Ky qëndrim bie ndesh me atë të ministrit gjerman për Europën, Michael Roth, i cili këmbëngul që Shqipërisë t’i çelen negociatat në qershor. Koalicioni qeveritar gjerman ka ranë dakord që vendimi mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë të merret në shtator të këtij viti. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018. Wadephul thekson se grupi parlamentar i CDU/CSU-së do të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do t’i krahasojë me analizat e tjera që ka në dispozicion. Në deklaratën zyrtare të CDU/CSU gjermane, lidhur me progres raportin për Shqipërinë të prezantuar një ditë më parë në Bruksel, theks të veçantë i vihet edhe fenomenit të shit blerjes së votës. Në deklaratë thuhet se nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve të përgjuar në blerje votash. Përgjimet e denoncuara nga mediat në vend por edhe ato ndërkombëtare, do të bëheshin shkaku kryesor, që opozita të djegë mandatet parlamentare duke kërkuar qeveri tranzitore që do i hapë rrugën zgjedhjeve
Gjermania: Shqipëria nuk plotëson kushtet për BE RAPORTI I KE
Doris Pack: Mogherini e Hahn mbyllën sytë për Shqipërinë Pas prezantimit të progres raportit për Shqipërinë, ish-eurodeputetja Doris Pack, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Në postimin e saj, Pack shkruan replikon me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini si edhe eurokomisionerin Johannes Hahn, për të cilët shkruan se të dy mbyllën sytë. “Fatkeqësisht, të dy mbyllën sytë për Shqipërinë, për faktin se atje nuk ka Gjykatë Kushteuese. Korrupsion gjigand, mashtrim elektoral i provuar, prodhimi më i rëndësishëm “agrar” është kanabis. Edhe Presidenti ka ngritur zërin për të gjitha këto”, tha Pack.
të lira. Deklarata e plotë e CDU/CSU: Komisioni Europian paraqiti dje raportin e progresit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe rekomandoi se negociatat për anëtarësimin duhet të hapen për të dyja vendet. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann David Wadephul, shpjegon: “Grupi parlamentar i CDU/ CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do t’i krahasojë me analizat e tjera që ka në dispozicion. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm, nëse janë plotësuar kushtet për
nisjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet. Megjithatë, një shqyrtim i tillë nuk duhet bërë me ngut. Kjo nuk do ishte e pranueshme për popullin gjerman dhe do të ishte e padrejtë edhe për vendet në fjalë. Në këtë kuptim, Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit, siç u pajtuam me kolegët e grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate (SPD) Një analizë fillestare tregon se Shqipëria, deri më tani, nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim, siç u kërkua nga ministrat e Jashtëm të BE më 28 qershor të vitit 2018.
1. Nuk ka një sistem gjyqësor funksional. 2. Nuk funksionojnë as Gjykata Kushtetuese dhe as Gjykata e Lartë. Nuk janë krijuar as njësia antikorrupsion SPAK dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit. 3. Ka përparime në nivele të ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit, por ka shumë pak raste të procedimeve për korrupsion në nivele të larta dhe as dënime. 4. Në mënyrë të ngjashme, janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar. 5. Përveç kësaj, nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve dhe kriminelëve të përgjuar në fillim të vitit për blerje të votave. Në fund
të fundit, ligji i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm nuk është miratuar akoma. Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE-së në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë mes qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën shtetërore. Grupi parlamentar i CDU/CSU është ende i gatshëm që të ndihmojë. Të dyja palët duhet, megjithatë, të përgatiten për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk mund të përjashtohet që nga fillimi.
AGJENCIA QË MERRET ME KONSIDERATAT E ZGJERIMIT TË BE ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË PARASHIKON SE DO TË NDODHË I NJËJTI SKENAR SI EDHE VJET
Politico.Eu: Shqipërisë nuk i hapen negociatat, Maqedonia mund të kalojë
A
gjencia e njohur, POLITICO. eu në një shkrim që merret me konsideratat e zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë parashikon se do të ndodhë i njëjti skenar si edhe vjet. “Argumentet e Komisionit nuk i bindën të gjitha vendet anëtare as vjet, dhe Franca me Holandën, efektivisht e bllokuan fillimin e bisedimeve”, shkruan POLITICO. Dhe është shumë e qartë se edhe këtë herë rezultati do të jetë i njëjtë, thekson media e njohur euroamerikane. Avokatët e hapjes së negociatave me dy vendet
ballkanike argumentojnë se lëvizja do të siguronte që BE të mbeteej një influencë e fortë në gjymtyrën e saj juglindore, përballë konkurencës nga fuqitë e tjera, përfshirë Rusinë Kinën dhe Turqinë, vazhdon artikulli. “Por skeptikët të prirë nga Franca, argumentojnë se BE nuk duhet të merret me zgjerimin derikur të jetë reformuar për vete dhe të vetëqeveriset më me efektivitet”, shton POLITIKO. Kritikët gjithashtu theksojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe varfërinë që karakterizojnë vendet e
Ballkanit, që do të sillnin më shumë probleme në BE, shkruhet po aty. Media kujton skenën e një viti më parë kur “në një takim të ministrave të BE në Luksemburg qershorin e shkuar, shumica e vendeve argumentuan pro hapjes së bisedimeve me Tiranë e Shkupin. Por pozicioni i prirë nga Parisi dhe Haga, me mbështetjen e Kopenhagenit, bëri që çështja të shtyhej për një vit, sepse vendimet e zgjerimit bëhen me unanimitet”. Parashikimi është se një tjetër takim i Këshillit, më 18 qershor, duket se do të përfundojë në të
njëjtën mënyrë-me një shtyrje të paktën me një muaj apo dy, në mos më shumë. “Nëse bisediemt e zgjerimit nuk marrin dritën e gjelbër, kjo nuk mund të jetë njësoj për të dy vendet. Nëse
Maqedonia ka fituar lëvdata të gjera për marrëveshjen me Greqinë, kriza e fundit politike në Shqipëri i ka dhënë Paristit arsye të majftueshme për t’i thënë Jo Tiranës”.
POLITIKE
10 E premte, 31 MAJ 2019
ANALIZA E DER STANDARD
Edi Rama drejt nacionalizmit dhe autoritarizmit Nga Adelheid Woelfl
Q
everia shqiptare vendo si që shqiptarët, të cilët jetojnë në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk do kenë më nevojë për leje pune nëse dëshirojnë të punojnë në Shqipëri. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po ndjek një kurs shumë nacionalist dhe po simpatizon gjithmonë idetë e Shqipërisë së Madhe. Ai përpiqet ta portretizojë veten si udhëheqës të shqiptarëve në rajon. Po ashtu, Rama ka ngritur vazhdimisht qytetarët kosovarë në poste ministrore në Shqipëri. Zëvendësministri i Jashtëm, Gent Cakaj është kosovar. Ai erdhi në detyrë, kur Rama shkarkoi në janar ministrin e Jashtëm të njohur ndërkombëtarisht, Ditmir Bushati. Bushati e kishte kundërshtuar idenë e orientuar nga Rama, i cili kishte folur në favor të ndarjes së Kosovës, në mënyrë që veriu, ku jetojnë shumë serbë, të bëhet pjesë e Serbisë. Në terma afatgjatë, kjo politikë e Ramës përbën një kërcënim
për integritetin e Kosovës, për shkak se forcon zërat, që kërkojnë të bashkojnë Kosovën me Shqipërinë. Më shumë autoritarizëm Rama nuk është vetëm një nacionalist, por vepron gjithmonë e më shumë si autoritarist. Për shembull, Shqipëria ka rënë së fundmi në renditjen e Reporterëve pa Kufij me shtatë vende, në vendin e 82-të në krahasimin ndërkombëtar. Sulmet e qeverisë dhe grupeve të krimit të organizuar kanë arritur në vitin 2018 në nivele të pashembullta. Reporterët pa Kufij kanë raportuar për fyerje, kërcënime me vdekje dhe padi ndaj gazetarëve, që kanë për qëllim t’i trembin. Vetë Rama i quan gazetarët ‘kazan’. Një nga gazetarët, Ylli Rakipi, e ka mbrojtur veten dhe ka ngritur padi ndaj Ramës. Më herët Rama e kishte paditur Rakipin, për shkak se gazetari televiziv e kishte përshkruar kreun e qeverisë si një ‘kloun’. Diskursi politik në Shqipëri është tejet i ashpër. Ai, gjithashtu, ka të bëjë me faktin se të dyja partitë- socialistët dhe
demokratët- luftojnë me njëratjetrën për dekada me radhë në mënyra të tilla që më shumë të kujtojnë një luftë asgjësuese sesa një mosmarrëveshje politike. Asnjë fjalë e mirë nuk rezervohet për kundërshtarin dhe ka vazhdimisht përpjekje për të bërë fushatë ndaj kundërshtarit politik në vende të huaja. Demokratët bojkotojnë parlamentin Partia Demokratike shkon aq larg, sa e përshkruan vendin nën qeverisjen e socialistëve si një shtet të drogës dhe mafies, duke dëmtuar kështu reputacionin e shtetit të bukur të Europës Juglindore. Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin për një kohë të gjatë- diçka jo e pazakontë në Europën Juglindore. Çdo javë ka protesta nga opozita, të cilat kanë çuar vazhdimisht në përplasje të dhunshme. Klima politike është bërë kaq e nxehtë, sa edhe ndërmjetësit dashamirës nuk shohin asnjë shans që situata të zbutet. Shqetësimet e opozitës dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile janë pjesërisht të
ligjshme. Për shembull, kostot e konvikteve nuk mund të përballohen nga të rinjtë, ose projektet e dyshimta ndërtimore dëmtojnë interesat e disa qytetarëve. Por retorika e opozitës shpërthen vetëm për trazira. Shefi i PD, Lulzim Basha vazhdon të flasë për ‘kryeministër të paligjshëm’. Zgjedhjet lokale në fund të qershorit Në fund të qershorit do të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe pritet që situata të përkeqësohet deri atëherë. Mundet që opozita të mos marrë pjesë. Konservatorët e PD kanë kontakte të mira me Gjermaninë dhe duan që BE të përfshihet në konflikt, siç ishte rasti me Maqedoninë Veriore në vitin 2015. Reforma gjyqësore, e cila u përqendrua në largimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar nga sistemi, ka krijuar gjithashtu probleme shtesë të stabilitetit në vend. Një komision është ngritur me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtare, për të shqyrtuar gjyqtarët dhe prokurorët për dy vjet. Megjithatë, kaq shumë
gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar, sa nuk ka asnjë gjykatë të vetme të lartë në funksion. Kjo, jo vetëm ka krijuar një vakum të rrezikshëm në sundimin e ligjit, por ka sjellë edhe një bllokim të shqyrtimit të çështjeve, që duhet të dërgohen patjetër në gjykatë. Ky nuk është vetëm faji i administratës shqiptare, por edhe i bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka keqkuptuar rrethanat në terren. Zgjerimi në rrezik Shqipëria duhej të fillonte negociatat e anëtarësimit me BE-në këtë vit, në fakt reforma gjyqësore është unike në rajonpor Franca ka vendosur frenat. Në Paris, nuk interesohen për Shqipërinë dhe rajonin, por shqetësohen që të mos vijë asnjë emigrant dhe azilkërkues nga Shqipëria. Megjithatë, nëse kjo do të kuptohej në rajon, që nuk do ketë më zgjerim, kjo do dobësonte forcat reformuese dhe do të nxiste më tej autoritarizmin dhe nacionalizmin. Gazeta austriake “Der Standard”
DW
Përçarjet e qeverisë dhe opozitës në Shqipëri për raport-progresin
R
ekomandimi pozitiv, pa kushte, i Komisionit Eu ropian, (KE) të mërkurën (29.05.2019), drejtuar Këshillit Europian të BE, për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, është pritur me entuziazëm nga qeveria dhe skeptizicëm nga opozita, e cila parashikon madje refuzimin. Ky është i treti rekomandim që jep për Shqipërië KE, duke filluar nga viti 2017. Ambasadori i BE, Luigi Soreca, e konsideroi të mërkurën rekomandimin e këtij viti, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, “një gur kilometrik shumë të rëndësishëm, të arritur nga Shqipëria”. Për Ramën, KE dha rekomandimin ngaqë “Shqipëria ka bërë me përpikmëri të gjitha detyrat e shtëpisë. Komisioni ka konfirmuar progres dhe bazuar në fakte, shifra dhe analiza ka rekomanduar përsëri hapjen zyrtare të negociatave,” tha kryeministri në konferencën për shtyp. Por opozita jashtë sistemit politik, që hoqi dorë nga man-
datet parlamentare në shkurtin e kaluar dhe që atëhere vazhdon protestat në rrugë dhe sheshe për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij, të akuzuar prej saj për korrupsion dhe lidhje me krimin, mendon ndryshe. Berisha, ish-lideri i Partisë Demokratike, (PD) shkruan në median sociale se “Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e kërkuara. Këshilli Europian do të votojë për hapjen e negociatave kur ato të plotësohen, diku nga fundi i vitit 2020, për të mos thënë edhe më vonë”. Ndërsa Basha, lideri aktual i PD, shprehu të mërkurën bindjen se “Këshilli Europian do të votojë në qershor për moshapjen e negociatave me Shqipërinë.” “ Ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane,” tha Basha. Të njëjtin qëndrim mban edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), që është bashkuar me të djathtën opozitare. Klajda
Gjosha, ish-deputete e kësaj partie dhe ish-ministre e Integrimit Europian, vuri në dukje se “sot për sot janë katër shtete anëtare të pozicionuara qartë në votën kundër”. Por opozita jashtë parlamentare nuk ka një qëndrim „en block” ndaj rekomandimit dhe parashikimit negativ për vendimin e Këshillit Europian. Genc Pollo, ish-deputet i PD, ishkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, tha për DW se shpreson që kësaj here negociatat të hapen. “Shpresoj të jetë e treta, e vërteta dhe BE t’i përgjigjet rekomandimit me një vendim pozitiv”. Procesi i negociatave mund të jetë një ndihmë e vyer për të kapërcyer situatën tejet të rënduar me kapjen e shtetit, me mpleksjen e qeveritarëve me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë”, tha për DW, Genc Pollo. Ai kritikoi BE që nuk ka ndihmuar me politikat e tij në 5 vitet e fundit që situata aktuale në Shqipëri të mos jetë aktualisht kaq e përkeqësuar. “Nëse BE, në
pesë vitet e shkuara nuk do të kishte fiksim tek stabiliteti rajonal i garantuar nga “ të fortët” apo tek një reformë e vetme komplekse, por tek të pesta prioritetet dhe kriteret e Kopenhagenit si dhe të bënte kritika konstruktuve në nivelin e atyre të deri 2013-ës, kjo do të kishte qënë një ndihmë e vyer për Shqipërinë Europiane dhe situata nuk do të ishte përkeqësuar kaq shumë”, tha Genc Pollo për DW. Vendimi i Këshillit Europian në qershor, për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, bazohet në analizën e Progres Raportit 2019 dhe diskutimet e vendeve anëtare, një procedurë kjo për «do vend kandidat për anëtarësim. “Tre javët në vijim të diskutimeve do të jenë ky«e. Çdo shtet anëtar duhet të jetë plotësisht i bindur dhe «do shtet anëtar ka procesin e vet të vendim-marrjes për këtë «ështje. Shqipëria ka nevojë për një konsensus kombëtar për prioritetin madhor të integrimit europian duke tejkaluar kështu
polarizimimin, treguar vullnet të fortë politik për të qënë të bashkuar në objektivin e integrimit europian dhe kaluar përtej polarizimit dhe ndasive partiake”, tha ambasadori i BE, në Tiranë, Soreca. Në të njëjtën linjë me ambasadorin Soreca, edhe Kryemnistri Rama i bëri thirrje Bashës dhe “opozitës që është në rrugë” të ndryshojnë qëndrim. “Deri në momentin e vendimmarrjes nga Këshilli Europian është mirë që të mendojnë për Shqipërinë, jo për partinë. Është mirë të mendojnë për gjeneratën tjetër, jo për zgjedhjet e rradhës. Është mirë të mos furnizojnë ata që mund të jenë të lëkundur apo në kërkim të arësyeve për të thënë “jo” me pamje të gënjeshtërta protestash partiake nga Tirana, protestash që nuk janë popullore, që nuk pasqyrojnë realitetin,” tha të mërkurën kryeministri Rama. Opozita ka paralajmëruar të zhvillojë protestën kombëtare antiqeveritare të rradhës këtë javë, të shtunën më 31 maj. DW
AKTUALITET Nga: Redjon Shtylla “Mosmarrëveshja e partive të opozitës ka ndikuar në përpjekjet dypalëshe për kryerjen e reformës zgjedhore, pavarësisht përpjekjeve të shumicës për të çuar përpara procesin. Partitë e opozitës duhet të riangazhohen në institucionet demokratike”. Kjo është një nga pikat e raportit voluminoz të Komisionit Europian për Shqipërinë që për të tretën herë i rekomandon Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian hapjen e negociatave me vendin tonë. Pas këtij vendimi, kryeministri Edi Rama është shprehur edhe “më i fortë” për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën politike. Si do të jetë protesta e 2 qershorit dhe si e gjykoni këtë pikë të raportit të Komisionit Europian që duket e pashqetësuar për opozitën? Me këtë pyetje ju drejtuam ishdeputetëve të opozitës politike dhe jo opozitës së rrugës siç e quan kryeministri Edi Rama. Ish-deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj, thotë se raporti bën vetëm një rekomandim ndërkohë që vendimi merret më 21 qershor, ndaj dhe këshillon qeverinë të mos nxitohet. “Protesta e 2 qershorit nuk bëhet si reagim ndaj raportit të Komisionit Europian, por si vazhdim i rrugës “Pa asnjë hap pas!” të ndërmarrë nga opozita që në mes të shkurtit të këtij viti. Nëse qeveria gjen konfidencë të raporti dhe ai i jep forcë të vazhdojë në rrugën pa krye ku ka futur veten dhe vendin, unë i them të mos
11
E premte, 31 MAJ 2019
Komisioni Europian botoi raportin vjetor të përparimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është hera e tretë që KE i rekomandon Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian hapjen e negociatave
Raporti i KE-së, ish-deputetet: Këmbanë për protestën, CDU/ CSU “rrëzoi” Qeverinë
nxitohet, duke qenë se raporti bën vetëm një rekomandim ndërkohë që vendimi merret më 21 qershor”. Për të, të gjitha shenjat janë që qeveria do të marrë një jo të tretë. “Të gjitha shenjat janë që qeveria Rama do të marrë jo-në e e tretë më 21 qershor. Kështu që protesta jonë
e 2 qershorit bëhet pikërisht për arsyet që e kanë çuar Shqipërinë të rrëzohet tri herë”. Nga ana tjetër, Meçorapaj thekson se Rama e ka gabim nëse mendon se e zgjidh me 21 qershorin zgjedhjet e 30 qershorit, edhe se opozita do të vazhdojë luftën kundër fenomeneve të papranueshme.
LSI
PARTIA DEMOKRATIKE
Çupi: Gjermanët mesazh të fortë Edi Ramës Zv/kryetari i grupit parlamentar CDU/ CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018. Për këtë deklaratë, “Koha Jonë”, kontaktoi me ishdeputeten e PD-së, Dhurata Çupi, e cila thotë se qëndrimi i CDU/CSU “rrëzoi” Raportin e KE dhe qeverinë “Rama 2”. “CDU/CSU kishin mesazh të fortë ndaj kësaj qeverie e që sipas tyre, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht lidhur me pranimin e negociatave”. Për të opozita është me qytetarët në sheshet e lirisë, në rrugën pa kthim për të vendosur standarte për zgjedhje demokratike. “Është një betejë të cilën PD-ja dhe opozita e bashkuar do ta fitojë pasi është një betejë e shqiptarëve të bashkuar kundër të keqes më shumë se kurrë më parë”. Për Çupin, PD-ja do të rikthehet në Kuvend kur institucionet të jenë demokratike “Partitë e opozitës do të angazhohen në institucione kur ato të jenë vërtetë demokratike dhe jo të dala nga vjedhja e votës, siç është parlamenti. Për sa kohë kemi një parlament jolegjitim që nuk ka marrë votëbesimin e qytetarëve të lirë por ka blerë e vjedhur votat e shqiptarëve, ky parlament nuk mund të konsiderohet institucion demokratik”. Ish-deputetja e PD-së, nënvizon se 2 qershori është një ftesë që shkon për çdo shqiptar që nuk e pranon këtë qeveri, e cila ka rrëzuar çdo institucion tjetër në këtë vend për të qëndruar e vetme, në rrugën e saj drejt fundit. “Jam e bindur se sërish shqiptarët do të derdhen në shesh. Ju e keni parë që mbështetja ndaj opozitës në këto muaj betejë, jo vetëm që nuk është zbehur por është rritur ndjeshëm”.
Zv/kryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, thotë se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018. Për këtë deklaratë,
“Koha Jonë”, kontaktoi me ish-deputeten e PD-së, Dhurata Çupi, e cila thotë se qëndrimi i CDU/CSU “rrëzoi” Raportin e KE dhe qeverinë “Rama 2”. “CDU/CSU kishin mesazh të fortë ndaj kësaj qeverie e që sipas tyre, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht lidhur me pranimin e negociatave”. Për të opozita është me qytetarët në sheshet e lirisë, në rrugën pa kthim për të vendosur standarte për zgjedhje demokratike. Kurse ishdeputetja e LSI-së, Nora Malaj deklaron se angazhimi kryesor i gjithë opozitës është integrimi, por jo në partneritet me krimin. “Protesta e 2 qershorit do të jetë protesta e shqiptarëve, që hapja e negociatave për Shqipërinë të jetë një realitet i vërtetë, jo një virtualitet i kapur nga pushteti aktual dhe aferat e tij. Mungesa e gjykatave, situatë e rëndë ekonomike, largimi dhe ikja masive e shqiptarëve janë arsye pse protesta e radhës do të jetë edhe më e madhe më datën 2 qershor”.
I
sh-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka analizuar një paragraf të raportit të Komisionit Europian e që lidhet me Arsimin në Shqipëri. Në një prononcim për “Koha Jonë”, ajo thotë se: “Vetëm në një paragraf të tij, raporti i progresit të KE do të thotë se: “Arsimi i dobët në Shqipëri, njohuritë e pakta në sferën e prodhimit, zhvillimi i ulët i teknologjisë dhe konkurenca e pamjaftueshme në tregjet europiane, pengojnë integrimin në to””. Për të kjo është një e vërtetë e hidhur dhe akuzon se nëse qindrat dhe milionat euro të hedhura në kontrata koncensionare do ishin investuar në arsim, kërkim shkencor dhe zhvillim teknologjik, për të do ta futnin Shqipërinë dhe veçanërisht rininë në kohë reale dhe jo virtuale në Europë. Malaj deklaron më tej për “Koha Jonë”, se angazhimi kryesor i gjithë opozitës është integrimi, por jo në partneritet me krimin. “Integrimi do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Kjo është një
Malaj: 4 arsye madhore për protestën e 2 qeshorit
arsye më shumë që kauza e shqiptarëve të jenë integrimi i Shqipërisë në BE, po jo me krimin e organizuar, por me shqiptarë që e duan Shqipërinë si gjithë Europa, pa krim, pa drogë, pa korrupsion, pa dhunë, pa bulizëm dhe me shqiptarët që e bejnë vendin krenarë”. Për këto arsye e për më shumë, Malaj thekson se të gjithë shqiptarët duhet të jenë në protestën e 2 qershorit. Ish-deputetja e LSI-së, pohon se rrritja e pakënqësisë së qytetarëve ndaj qeverisjes janë
këmbanat e gongut për të kuptuar që ëndrra nga realiteti janë ende larg, për të hapur negociatat me BE-në. “Protesta e 2 qershorit do të jetë protesta e shqiptarëve, që hapja e negociatave për Shqipërinë të jetë një realitet i vërtetë, jo një virtualitet i kapur nga pushteti aktual dhe aferat e tij. Mungesa e gjykatave, situatë e rëndë ekonomike, largimi dhe ikja masive e shqiptarëve janë arsye pse protesta e radhës do të jetë edhe më e madhe në datën 2 qershor”.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 31 MAJ 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 31 MAJ 2019
Bashkia e Tiranës dhe ALEAT hapin zyrat e reja të aplikimit për karta dhe pasaporta në Njësinë 11
Veliaj: Asnjë kompromis me paligjshmërinë për vota të jemi akoma më të ashpër në fushatë, për të treguar se nuk bëjmë kompromis me asnjë votë për një të babëzitur, për një grykës. Mund të jetë ish-deputet, mund të jetë njeri me pushtet, mund të jetë laci i lagjes, mund të jetë një i fortë, mund të jetë një gangster, nuk më intereson hiç! Fushatës do t’i kushtoj të gjithë vëmendjen e rëndësishme, por nuk do lë mangët asnjë gjë të qytetit. Po kush mendon se muaji i fushatës është muaji i rrumpallës dhe për një grusht votash unë do të toleroj dikë që kërkon t’i hipë Vojo Kushit sipër, si ai
Banorët e Laprakës, Doganës dhe Kodër-Kamzës në Njësinë 11 mund të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta në zyra më të mira, pa radhë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe Drejtori Ekzekutiv i ALEAT, Jean Alain Jouan, inspektuan mjediset e zyrave të reja në Rr. “Gjergj Legisi” në Laprakë, të cilat i shërbejnë rreth 65 mijë banorëve, ndërsa vlerësuan faktin se të gjithë qytetarët e Tiranës, në të gjitha njësitë, kanë mundësi që në pak minuta të aplikojnë për të marrë mjetet e reja të identifikimit. “Hapja e zyrave të reja të Aleatit është një superlajm për Laprakën dhe për gjithë Njësinë 11. Ftesa ime për banorët është mos
tankut, e ka shumë gabim”, deklaroi Veliaj. Ndaj, ai nënvizoi se ashtu si objektet pa leje të ndërtuara mbi monumentin e Vojo Kushit në Rrugën e “Dibrës”, Bashkia e Tiranës do të veprojë edhe me çdo ndërtim tjetër pa leje apo që është ndërtuar në kundërshtim me çdo normë qytetare mbi objekte historike apo monumente të kujtesës. “Njësoj si te Selvia do ta pësojnë të gjithë ata që gux-
ojnë të përdorin situatën e fushatës si moment ku mendojnë se bashkia nuk e ka mendjen dhe mund të bëjmë ndërtime pa leje. Do ta pësojnë jo vetëm ndërtimet pa leje, por mbi çdo gjë që është ndërtuar në ndërtim pa leje, edhe gjërat që ka poshtë. T’i vënë mendjen kokës dhe mos mendojnë se nuk do kemi mendjen në menaxhimin e qytetit gjatë 30 ditëve të fushatës”, u shpreh Veliaj.
prisni verën, se në verë do vijnë edhe emigrantët për të ndërruar pasaportat dhe kartat e tyre, shfrytëzoni këtë kohë fantastike, në zyra me ajër të kondicionuar dhe me të gjitha kushtet. Me 2-3 minuta pritje dhe 2-3 minuta punë heq një nga sikletet që njeriu ka për të bërë një herë në 10 vjet, rinovimin e pasaportës dhe të kartës”, tha Veliaj. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës do të ruajë të njëjtën vigjilencë për garantimin e ligjshmërisë në menaxhimin e territorit edhe gjatë periudhës së fushatës, për të mos lejuar asnjë ndërtim të paligjshëm në kryeqytet. “Nëse dikush mendon se meqë unë javën tjetër filloj fushatën nuk do e kem mendjen tek ndërtimet pa leje në qytet, gabohet shumë rëndë. Do
Kampionati ndërkombëtar i lojrave online... aty ku luhet virtualisht, por fitohet realisht!
N
ëse je duke lexuar këtë artikull, me siguri nuk blen më gazeta të printuara, por i lexon lajmet online. Gjithçka po bëhet virtuale. Online mund të marrësh informacionet, të bësh pazar, të prenotosh pushimet, biletën e avionit, të marrësh urimet e ditëlindjes, të studiosh e bëhesh me master, të gjesh një vend pune etj. Që online mund edhe të luash, këtë e dinim, se jemi brezi i Tetris-it dhe Texas Holdem Poker-it, por ajo që s’dinim ishte se paska edhe një kampionat të mirëfilltë lojërash elektronike, pjesë e së cilës mund të bëhen lojtarë nga shumë vende të botës, edhe
nga Shqipëria, për të fituar çmime të mëdha. Turneu i parë i këtyre lojrave online është lançuar tashmë
nga Vodafone, në bashkëpunim me kompaninë ESL. Lojtarë nga 17 vendet ku Vodafone operon, përfshirë
Shqipërinë, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e këtij kampionati virtual dhe të fitojnë një prej çmimeve, vlera totale e të cilave kap shifrën e 165,000 eurove. Lojërat që do të luhen janë dy nga më populloret në botën online: Asphalt 9: Legends dhe PUBG MOBILE. Nëse doni të dini diçka më tepër rreth turneut apo jeni të interesuar të regjistroheni, vizitoni faqen https:// pro.eslgaming.com/mobileopen/home. “Vodafone 5G ESL Mobile Open” nis në datën 31 maj dhe përmbyllet në 29 shtator 2019 me një finale spektakolare, ku finalistët e të dyja lojrave do të garojnë live nëpërmjet rrjetit
5G nga Vodafone gjatë Milan Games Week me 28-29 Shtator. Lojërat mund të luhen në telefonat iOS dhe Android. Për fituesit e Asphalt 9: Legends, çmimi do të jetë 14,000 euro, ndërsa për fituesit e PUBG MOBILE, 40,000 euro. “5G ESL Mobile Open” është pjesë e nismës së Vodafone në botën e eSports, apo sporteve online. Të rinjtë që mbushin sallat e lojërave virtuale në Tiranë kanë tashmë mundësinë të fitojnë para falë pasionit të tyre. Por jo vetëm ata... ky kampionat unik është i përshtatshëm për të gjithë. Dhe mos harroni! Vetëm loja është virtuale, adrenalina dhe çmimet janë reale!
FORUM OPINION Nga Andi Bushati
E
ksportimi i krizës sh qiptare në rangjet e larta europiane dhe rikthimi i saj tek ne në formën e deklaratave kundërthënëse, po krijon një trubullirë të madhe për publikun. Palët politike të bindura se e kanë humbur krejtësisht legjitimitetin brenda vendit po përpiqen të luftojnë me njëra tjetrën përmes mesazheve që vijnë nga Brukseli apo Berlini, Parisi apo Haga. Sapo njëri krah përmend zyrtarët e BE-së, tjetri popmpon deputetët e bundestagut, sapo i pari përdor ndonjë politikan qefli në moshë të thyer, i dyti i kundërpërgjigjet me ndonjë pensioniste që vetëm në Tiranë i kushtohet vëmendje. Në këtë kakofoni, një konsumues i zakonshëm i politikës e ka të vështirë të kuptojë se kujt prej atyre, që për një kohë të gjatë i kemi konsideruar si “arbitra të paanshëm”, duhet ti besojë. A është real Progres Raporti i
komisionit që i shkon për shtat qeverisë Rama, apo mos vallë është më i saktë qëndrimi i shumicës parlamentare gjermane, që pretendon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që iu vunë një vit më parë? A duhen përtypur symbyllurazi deklaratat e Mogherinit, që e shet reformën në drejtësi si një histori suksesi, apo duhet lexuar me vëmendje qëndrimi i Bundestagut për gjykata jo funksionale. A të flemë të qetë se morëm edhe njëherë reagim pozitiv për hapjen e negociatave, apo të besojmë ato që thonë njerëzit e afërt të presidentit francez Macron, se ai nuk do të lejojë as këtë vit ndezjen e dritës jeshile për Shqipërinë? Përpara se të vendosim rend në këtë kullë të vërtetë Babiloni është mirë të shpjegojmë disa gjëra të thjeshta. Vendimi i Brukselit që i propozon vendeve anëtare një rekomandim pozitiv
Nga David L. Phillips
N
E premte, 31 MAJ 2019
Kakofonia e ndërkombëtarëve, kujt i duhet besuar? për Shqipërinë, nuk ishte një surprizë. Kjo “Po” e shitur në qershorin e shkuar për më shumë sesa ishte, na qe dhuruar që vjet. Dhe me përjashtim të ndonjë katastrofe, Komisioni Europian nuk i tërheq mbrapsht rekomandimet e veta. Shembulli më i prekshëm për këtë është ai i fqinjit tonë lindor, Maqedonisë, që megjithëse lëngoi gjatë nën regjimin despotik të Nikola Gruevskit, Brukseli, pasi ia dha, nuk ia tërhoqi më pas viston për hapjen e negociatave. Por, në shumë raste, ndryshe gjykojnë burokratët e Brukselit dhe krejt ndryshe vendet e fuqishme anëtare që procesojne edhe infot që u vijnë nga shërbimet sekrete, policitë lokale dhe skanimi që ata i bëjnë vetë qeverisjes së Tiranës. Eshtë pikërisht kjo anë tjetër e
medalies që që e ka shtyrë partinë e Anxhela Merkelit të trishtohet për mos hetimin e politikanëve të implikuar në blerjen e votave dhe në abuzime financiare. Është pikërisht kjo që e yshti, trashigimtarin e partisë, sot opozitare, të Nikola Sarkozisë të fliste për pamundësinë e përparimit të një vendi të korruptuar drejt BE-së. Është pikërisht kjo që i detyroi deputetët holandezë të votonin masivisht rikthimin e vizave, nga frika e eksportimit të kriminalitetit shqiptar në vendin e tyre. Dhe fatkeqësisht, për aktin final të hapjes së negociatave nuk vendosin as Frederika Mogherini dhe as Hanes Han, por vendet anëtare të BE-së, disa prej anëtarëve themelues të së cilës kanë shpërehur rezerva ther-
rëse për qeverinë e Tiranës. Për të gjithë ata që e njohin procesin, janë këta të fundit që duhen dëgjuar dhe argumentat e tyre që duhen mbajtur vathë në vesh. Ndërsa për të tjerët, të përhumburit me vetëdije në kakofoninë e qëndrimeve ndërkombëtare që bëjnë rikoshet në Tiranë, ka vetëm një mundësi për tu kthjelluar. Ata duhet të bëjnë durim. Ata duhet të presin edhe tre javë. Në 18 qershor vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë do të merret nga krerët e vendeve anëtare. Dhe vetëm atëherë do të kuptohet përfundimisht se cilat nga argumentat që gëlojën sot në treg duhej besuar: ato për histori suksesi, apo ato për një ngelje të përsëritur në klasë. Lapsi.al
Bisedimet e fshehta do të tradhtojnë Kosovën
ANALIZE ëse presidentët e Kos ovës dhe serbët bëjnë një marrëveshje të fshehtë për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre me anë të shkëmbimit të territoreve, ajo mund të polarizojë më tej politikën e Kosovës, të përkeqësojë ndarjet sociale, të ndajë aleatët ndërkombëtarë dhe të shkaktojë trazira ndëretnike. Negociatat kërkojnë diskrecion, larg nga sytë kureshtarë të publikut të gjerë. Sidoqoftë, nevoja për diskrecion duhet të jetë e ekuilibruar me gjithëpërfshirjen, në mënyrë që palët e interesuara të investohen në rezultatin dhe të bindin zgjedhësit e tyre që të mbështesin rezultatin e negociatave. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, po takohen dyer të mbyllura për të diskutuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ka hedhur poshtë idenë polemikë të ndryshimit të territoreve. Përveç Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, askush nuk e di se çfarë kanë diskutuar Thaçi dhe Vuçiç. Edhe anëtarët e ekipit negociues të Kosovës janë në
14
errësirë të plotë. Thuhet se Thaçi dhe Vuçiç po planifikojnë të shpallin një marrëveshje për të shkëmbyer territoret pak para takimit të tyre të ardhshëm në Paris, më 1 korrik. Sipas një personaliteti të shquar të Kosovës, këto janë kushtet e marrëveshjes: Serbia do të pranojë njohjen e Kosovës. Kosova do ta lërë Mitrovicën e Veriut dhe katër komuna veriore në Serbi. Kosova do të marrë katër deri në shtatë fshatra në Luginën e Preshevës, të cilat aktualisht janë pjesë e Serbisë. Liqeni i Gazivodës, i cili është vendimtar për prodhimin e energji elektrike dhe furnizimin me ujë të Kosovës, do të bëhet një territor i besueshëm nën mbikëqyrjen e një organizate ndërkombëtare (p.sh. NATO). Një Asociacion i Komuniteteve Serbe (ASM) do të themelohet në pjesë të tjera të Kosovës ku banojnë serbët. ASM do të jetë përgjegjës për planifikimin urban dhe rural. Marrëveshja nuk flet për minierat e Trepçës, që përfshin territore në të dy vendet. Shkëmbimi i territoreve ka precedentë. Në vitin 1947, Serbia i kaloi shtatë fshatra rrethit të
Gjilanit në Preshevë: Stanec, Maxhere, Peceno, Ranatovce, Depçe, Caravajka dhe Sefer. Fshatrat e tjerë i kaluan Bujanovcit: Dobrosi dhe Konculj, si dhe fshatrat malore të Bujanovcit, Pribovacit dhe Zarbincës. Këto 11 fshatra shtrihen gjithsej rreth 85 kilometra katrorë. Në vitin 1959, 45 banesa të rajonit të Rashkës i kaluan Kosovës. Një pjesë e Leshakut dhe Zubin Potokut gjithashtu iu bashkuan Kosovës. Vendimi për këto ndryshime territoriale u mor vetëm nga Beogradi. Në atë kohë, statusi politik i Kosovës ishte i kufizuar në një rajon autonom brenda Serbisë. Marrëveshja Thaçi-Vuçiç për të shkëmbyer territore është një marrëveshje e keqe për disa arsye: Vuçiç nuk ka votat në parlament për të ndryshuar kushtetutën e Serbisë dhe për të ratifikuar marrëveshjen. Njohja e Serbisë për Kosovën është thelbësore për marrëveshjen. Marrëveshja nuk do të adresojë BE dhe anëtarësimin e OKB-së në Kosovë. batimi i marrëveshjes do të institucionalizonte paqëndrueshmërinë, duke izoluar fshatrat shqiptare në Preshevë dhe në veri të Kosovës, duke krijuar kështu lagjje të ngjashme me Gazën.
Asociacioni i Komuniteteve Serbe për serbët e Kosovës në jug të vendit do të shkaktonte trazira dhe në fund të fundit do të nxiste kërkesat e tyre për tërheqje nga Kosova. Politika e Kosovës do të bëhet edhe më e polarizuar nëse detajet e marrëveshjes mbahen të fshehta nga ekipi negociues. Në Parlamentin e Kosovës do të nisë një debat i ashpër për marrëveshjen. Ndarja sociale do të thellohet dhe mund të nisë një përplasje ndëretnike. Gjithashtu, në Bosnje mund të nisin trazirat nëse Republika Srbska kërkon bashkimin me Serbinë. Marrëveshja është e keqe për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës. Mosinformimi e Kancelares Angela Merkel do të ndryshonte qëndrimin e udhëheqëses gjermane, e cili ka qenë i vendosur për integritetin territorial të Kosovës. Kjo marrëveshje do të minote mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave, lidhjet ekonomike dhe përparësitë e tjera të Kosovës. Pozicioni i Uashingtonit është i paqartë. Zyrtarët amerikanë tregojnë se ata do të mbështesin vendimin e palëve. Çdo marrëveshje ndërmjet Kos-
ovës dhe Serbisë, pa pëlqimin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, do të dështojë. Gjermania dhe SHBA janë kritike për integrimin euroatlantik të Kosovës. Nëse ecin përpara, negociatat duhet: Të përfshijnë anëtarët e ekipit negociues të Kosovës dhe informimin e liderëve të opozitës. Jo më shumë takime me dyer të mbyllura midis Thaçit dhe Vuçiçit. Të bëjnë kërkesa të qarta për ratifikimin nga parlamenti dhe një referendum popullor. Të kërkojnë pjesëmarrjen nga një zyrtar amerikan në të gjitha takimet. Ekziston një alternativë për ndarjen: ndërtimi i shtetit dhe krijimi i një shoqërie të përbashkët në të cilën mbrohen dhe promovohen interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Në vend që të fokusohet në hollësitë e rregullimit të kufijve, Thaçi dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të marrin një pamje afatgjatë dhe të insistojnë në njohjen e Kosovës pa kushte. Çdo gjë më pak e bën Thaçin një bashkëpunëtor në tradhtinë dhe talljen e Beogradit. Marrë nga Balkan Insighet. Përktheu Lindita Kokoli
AKTUALITET
15
E premte, 31 MAJ 2019
Dje në sallën e Parlamentit u diskutua progres raporti i Komisionit Europian, ku ndër të tjera Manastirliu tha se: “Lajmi i rekomandimit pozitiv të KE është një lajm shpresëdhënës”
M
inistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në seancën e së enjtes në Parlament, tha se Reforma në Drejtësi është rrugë pa kthim, se përkon me rrugën që na çon drejt Integrimit Europian. Dje në sallën e Parlamentit u diskutua progres raporti i Komisionit Europian, ku ndër të tjera Manastirliu shtoi se: “Lajmi i rekomandimit pozitiv të KE për hapjen e negociatave është një lajm i gëzueshëm dhe shpresëdhënës për qytetarët. Për ne si qeveri që thënien e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nuk e kemi banderolë të cilës i heqim pluhurin një herë në tre dekada, por busullën që na orienton në punën tonë të përditshme”. Manastirliu përmendi shifrën 93%, që sipas saj tregon sa qytetarë proeuropianë janë shqiptarët. “Shqipëria është ndër rastet e rralla, në mos unike ku më shumë se 93% e qytetarëve janë proeuropianë të palëkundur dhe Europën e shikojnë si destinacionin e vetëm historik që Shqipëria meriton”. Sipas saj, ky rekomandim për të dytin vit radhazi ishte vlerësim, i përpjekjeve që të gjithë bashkë
Manastirliu: Reforma në Drejtësi rrugë pa kthim, na çon drejt BE-së
kemi bërë pa u ndalur për të nderuar dhe respektuar deri në fund pjesën tonë të marrëveshjes me partnerët tanë europianë. “Ata partnerë që dje në çdo deklaratë zyrtare pas shpalljes së
rekomandimit janë dakordësuar dhe shprehur në unison se Shqipëria e meriton, ka bërë punën e saj, ka respektuar e zbatuar atë që i është kërkuar”. Në fjalën e saj nuk munguan
as kritikat për kreun e PDsë, Lulzim Basha. “Kryetari i opozitës ende pa zënë vend lajmi i rekomandimit pozitiv nxitoi ta eklipsojë, duke hamendësuar siç bën gjithmonë ai kur është
në hall për vendimin që do të marrë Këshilli Europian”. Si Rama edhe Manastriliu e quajti opozitën e rrugës. “Në fakt po të ishte ky kriter, kryetari i opozitës së rrugës dhe sjellja e tij gjatë këtyre muajve shqiptarët as nuk do ta kishin parë rekomandimin. Këtu bëhet më i qartë e komplet mali i përpjekjeve që është dashur të bëhen, jo vetëm për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me Komisionin, por mbi të gjitha për të kompensuar lumenjtë e bojës së zezë që janë derdhur nga burimet e kësaj opozite, duke filluar nga kjo sallë këtu e deri atje jashtë në rrugë e deri në kancelaritë europiane, me synimin dashakeq për nxitjen e këtij vendi”,theksoi Manastirliu. Në fund të fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se qytetarët e dinë se ishte po ajo Reformë në Drejtësi faktori numër një që ka nxjerrë opozitën në rrugë.
SITUATA
PAKETA
SITUATA
Shtohet përdorimi i syzeve, shkak teknologjia dhe ushqimi
Mbi 1 milion qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë falas
Policët e BE-së në kufi, të ndarë në 7 grupe
Ekspertët thonë se deri në vitin 2050, pra pas gati 30 vjetësh, gjysma e popullsisë do të mbajë syze. Mjekët thonë se gjithnjë e më shumë njerëzit janë përqëndruar në teknologjinë dhe mungon fiskultura e syrit. “Jeta në metropol, nëpër hapësira të vogla, përqëndrimi për orë të tëra në kompjuterë, Ipad, celularë etj, janë shkaktarët kryesore”, tha Alketa Tandili Ajazi, Okuliste. Mënyra e të ushqyerit ndikon gjithashtu në cilësinë e shikimit. Mjekët rekomandojnë ushqime si peshk, qepë, spinaq, brokoli e fruta të thata që ndihmojnë të parët. “Është shtuar numri i njerëzve që përdorin syze që në moshë të vogël”, tha Ajazi. Dikur njerëzit mundoheshin t’i fshihnin problemet me sytë. “Më para ishte turp, njerëzit të etiketonin si “qorr”, kishin komplekse, ndërsa sot i mbajnë edhe për modë. Ka fejesa që janë prishur për këtë shkak”, thonë qytetarët. “Ka çifte nga zonat rurale kryesisht që vendosin për vazhdimësinë e bashkëjetesës nga ajo çka do të rezultojë nga vizita. Mbajtja e syzeve nuk është turp, por zgjidhje për një shikim cilësor”, tha okulistja.
Mbi 1 milion qytetarë shqiptarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë falas, check up-in. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, ku theksoi gjithashtu se është e shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që ajo procedura falas para se ne të ndërtonim partneritetin publik privat ishte e pamundur. “Për të bërë analizat bazë njerëzit duhet të paguanin 80 mijë lekë, financohet nga buxheti, patjetër më një proces partneriteti me privatin, i cili nga ana e vet nuk është se ka marrë të gjithë paratë e parashikuara për të dhënë këtë shërbim në vite por ka investuar paraprakisht për shërbimin dhe çdo vit merr një pjesë të fondeve të dedikuara nga buxheti për të garantuar kontrollin falas të qytetarëve”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se: “Partneritetet publike private apo fjala e shumë keqpërdorur koncesion nuk janë metoda kriminale, nuk janë forma të shpikura nga mafia ndërkombëtare, nuk janë skema abuzive për përfitime në kurriz të popullit janë skema, modele financimi për të bërë të mundur në kohë të shkurtër, rritjen e cilësisë së një shërbimi për publikun”.
Edhe pse nuk jemi vend i BE-së, Shqipëria i ka deleguar një pjesë të sigurisë të kufirit, rojeve të Frontex (European Border and Coast Guard Agency). Në Kakavijë, patrullimet e Frontex janë të ndara në 7 grupe, ku përgjegjës është roja i kufirit në policinë shqiptare. Automjetet që dalin nga kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë, nuk do të kontrollohen me vetëm nga Policia Shqiptare. Efektivët e misionit Frontex në vendin tonë, të cilët do të bëjnë edhe kontrollin e makinave. Prezenca Agjencisë së Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian në Shqipëri, ka ndarë në dy qëndrime politikën. Për ish-drejtuesin e policisë, Arben Hajdarmataj, vendosja e Frontex në kufirin shqiptar duket më shumë si një dorëzim i shtetit, pasi nuk ka arritur të menaxhojnë si duhet vijën kufitare. Në Kakavijë, patrullimet e Frontex janë të ndara në 7 grupe, ku përgjegjës është roja i kufirit në policinë shqiptare. “Përgjegjësi kryesor nga ana dokumentare, është roja kufitare shqiptare. Kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë kompetenca. Ata njëkohësisht me shërbimet tona, kryejnë të gjitha procedurat e rojes kufitare. Përcaktuesi është roja kufitare shqiptar”, tha drejtori i kufirit.
AKTUALITET
16
E premte, 31 MAJ 2019
Ministrja e Financave nënvizoi se raporti i KE-së vlerëson rritjen e numrit të Zyrave të Punës dhe eficensën e tyre, si në lidhje me ndërmjetësimin për punësim dhe bashkëpunimin me bizneset
“Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë konfirmoi qartë drejtimin e duhur që po ndjek Qeveria në një sërë reformash: që nga ajo e drejtësisë, energjisë, ajo e financave publike, arsimit dhe punësimit. Po aq i qartë është edhe mesazhi për të vazhduar me tej me thellimin e këtyre reformave”. Kjo deklaratë erdhi nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila gjatë diskutimit në seancën plenare, theksoi se në Shqipëri investimet e huaja kanë shënuar nivelin 1 miliardë dollarë, uljen e borxhit publik së bashku me reduktimin e kredive të këqija në 11% bëjnë që Shqipëria të konvergojë në linjë me standardet e Bashkimit Europian. “Shqipëria arriti shkallën më të lartë të punësimit në rajon me 52.1% duke shënuar rritjen më të madhe me 1,8% në vitin 2018. Gjithashtu edhe hendeku gjinor në angazhimin e forcave të punës ka ardhur duke u ngushtuar. Raporti i KE vlerëson masat e ndërmarra nga qeveria në lidhje me lëvizjen e lirë të punonjësve në veçanti edhe për marrëveshjet dypalëshe mes vendeve në fushën e njohjes së kontributeve shoqërore”,-tha Denaj. Shqipëria ka marrëveshje me Belgjikën, Republikën Çeke, Luksemburgun, Hungarinë, Austrinë, Rumaninë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë, njëkohësisht janë edhe marrëveshjet me Zvicrën e Kanadanë që kanë përfunduar dhe marrëveshje të tjera pritet të ratifikohen. Ministrja e Financave nënvizoi se raporti i KE vlerëson rritjen
KE vlerësime për treguesit fiskalë, Denaj: Investimet e huaja në 1 miliardë dollarë
e numrit të Zyrave të Punës dhe eficensën e tyre, si në lidhje me ndërmjetësimin për punësim dhe
JUGU
Punësimi sezonal në bregdet
Jugu i Shqipërisë gjallërohet në periudhën e sezonit turistik. Nuk janë vetëm turistët që zhvendosen në bregdetin e Jonit, por edhe shqiptarët që lëvizin nga vendbanimi i tyre drejt bregdetit për të punuar gjatë sezonit. Xhuliano Mburimi, kuzhinier, tregon se sezoni veror është një mundësi për pagesa më të larta. “Punojmë maksimumi 9 orë në ditë në gusht. Pjesën tjetër të ditës bëjmë edhe plazh. Do të punoja njësoj si në Durrës, por këtu është edhe plazhi më i mirë. Ka filluar prej 10 ditësh që turistët e huaj sa vijnë e shtohen. Ndërsa shqiptarët i marrin pushimet pas qershorit. E kam shfrytëzuar edhe vitet e tjera, e do të vijoj ta shfrytëzoj”, shprehet ai.
bashkëpunimin me bizneset. “34 669 punëkërkues u ndërmjetësuan nga Zyrat e Punës në vitin 2018
RAPORTI Shqipëria mban rekordin në botë për numrin e lartë të azilkërkueseve, por ka një normë shumë të ulët të njohjes së kërkesës së tyre. Rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur ndër të parë të botë në raport me popullsinë. Jo vetëm si azilantë por edhe si emigrantë të rregullt, sërish Shqipëria ka një normë të lartë e që tregon se Shqipëria nuk ofron kushtet europiane për të jetuar. Kjo shifër e frikshme nga nisur që nga viti 2011, ku janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qytet si Durrësi, apo Fieri. Shifrat janë publikuar nga INSTAT, i cili ka përditësuar dhe të dhënat për vitin 2018. Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijë personave në vit, ku numri më i lartëraportohet në 20112013, me 50-55 mijë në vit, që
dhe 61 391 vende të reja pune u identifikuan. Gjatë vitit 2019 prioritet mbetet kompletimi i kuadrit ligjor dhe institucional për punësimin profesional. Shqipëria dhe Ministria e Financave kanë realizuar një sërë rekomandimesh nga dialogu ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BEsë, ndërsa hartimi i buxhetit afatmesëm është realizuar në përputhje të plotë me buxhetin organik sipas rekomandimeve të BE-së”, tha ministrja. Gjej rastin tha ajo, të përshëndes BE për mbështetjen në reformat e qeverisë për menaxhimin e financave, ndërsa jemi në vitin e 5 të këtyre reformave dhe po vijojmë me prioritet shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe ndryshimet e ligjore të financave publike sipas BE-së. Denaj tha se raporti i Komisionit Europian vlerëson realizimin e reformave për rishikimin afatmesëm dhe të hapave të mëtejshëm të lidhura kryesisht me vlerësimin e planifikimit buxhetor, përmirësimin e planifikimit të investimeve publike, kryesisht atyre me PPP dhe koncesion, rrisqet fiskale, aksesin elektronik
RAPORTI “Shqipëria arriti shkallën më të lartë të punësimit në rajon me 52.1% duke shënuar rritjen më të madhe me 1,8% në vitin 2018. Gjithashtu edhe hendeku gjinor në angazhimin e forcave të punës ka ardhur duke u ngushtuar. Raporti i KE-së vlerëson masat e ndërmarra nga qeveria në lidhje me lëvizjen e lirë të punonjësve në veçanti edhe për marrëveshjet dypalëshe mes vendeve në fushën e njohjes së kontributeve shoqërore”. në sistemin e thesarit. “Qeveria në linjë me institucionet e saj është e angazhuar në forcimin e sistemeve të kontrollit për parandalimin e detyrimeve të prapambetura, reduktimin e borxhit publik dhe lidhjeve më të mirë të tyre me planet strategjike afatmesme. Sërish shpreh mirënjohjen tonë për partnerët tanë Evropianë për mbështetjen e vazhdueshme për një gamë të gjerë reformash të rëndësishme për qytetarët shqiptarë”.
356 mijë shqiptarë kanë ikur në emigrim
përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit të vizave. Në vitet e mëpasshme numri është ulur, duke u luhatur mes 32-40 mijë të larguar në vit. INSTAT publikon dhe të dhënat për imigrantët, (ata që
kthehen në vend), numri i të cilëve ka rënë dukshëm, nga 37 mijë të kthyer në 2011-n, në 23 mijë në 2018-n. Në tetë vjet kanë kthyer në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona.
FORUM
17 E premte, 31 MAJ 2019
PAKETA 15 MILIONË DOLLARË
Investime të Bankës Botërore për Beratin
N
ë ambientet e Bashkisë së Beratit u organizua dje dis kutimi mbi fazën e dytë të Programit të Investimeve të Bankës Botërore në kuadër të Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik (PZHIUT). Në takimin e iniciuar nga Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, dhe Nënkryetari i Bashkisë, z. Bledar Blana, merrnin pjesë përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ekspertë të kompanive “Atelier” dhe “Keios” të kontraktuar nga Banka Botërore për përgatitjen e projekteve, si dhe përfaqësues të Bashkisë Berat. Objektivi i programit është përmirësimi i infrastrukturës urbane, nxitja e turizmit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për të mbështetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale në zonat e përzgjedhura në jug të Shqipërisë. Projekti do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në rajonin jugor të vendit, nëpërmjet financimit të projekteve të infrastrukturës. Ai shtrihet në qendrat urbane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit, Përmetit dhe përgjatë
korridorit turistik që kalon në këtë rajon. Investimet në Bashkinë Berat do të përfshijnë rehabilitimin e: • hapësirave publike (p.sh, parqe, sheshe, pedonale); • rrjetit rrugor, nyje inter-modale dhe infrastruktura shoqëruese (p.sh , trotuaret, kryqëzimet rrugore, ndriçimet rrugore, korsitë e biçikletave, stacionet e autobusëve); • restaurimin e ndërtesave të përzgjedhura të trashëgimisë dhe përmirësimin e fasadave të ndërtesave të zgjedhura; • përmirësimin e zonave turistike (p.sh. rrugët hyrëse, qendrat e viz-
itorëve, vendparkimet, sinjalistika turistike). • rehabilitimi i rrjetit të ujësjellëskanalizimeve do të mbështetet rast pas rasti. Ky komponent do të financojë gjithashtu përgatitjen e projekteve urbane, studimeve të fizibilitetit, projekteve inxhinierike dhe supervizimin e projekteve ndërtimore. Infrastruktura nëntokësore do të përfshihet si pjesë e përmirësimit të rrjetit rrugor, kur të jetë e nevojshme. Pjesë e këtij Programi janë edhe investime që kanë për qëllim përmirësimin e siteve turistike që do të përzgjidhen në Qendrën Historike
të Beratit. Ato do përfshijnë restaurimin e objekteve të trashëgimisë dhe aseteve kulturore, përmirësimin e infrastrukturës mbështetëse. Programi i Investimeve në Berat vijon fazën e dytë, pas financimit të dy rrugëve lidhësë të Kalasë ‘’Muzakë Topia” dhe “Mihal Komneno’’. Përcaktimi i investimeve është bërë në bashkëpunim me specialistë të Bashkisë dhe ka patur parasysh disa faza studimesh, përfshirë analizë të të dhënave ekzistuese, analizë terreni, analizë SWOT, konsultime me grupe interesi, përcaktimi i vizionit të zhvillimit, analizë kostosh indikative për projektet, analizë mjedisore
dhe listë prioritare investimesh. Pas përfundimit të fazave më tw mwsipwrme janë listuar si projekte investimesh: 1- Restaurimi i peisazhit historik urban të Lagjes ‘’Goricë’’. 2- Rehabilitim urban i Sheshit ‘’ Iljaz Vrioni’’. 3- Rigjenerim i zonës përreth Muzeut Etnografik dhe rrugës “Mihal Komneno’’. 4- Restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish- Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull. 5- Përmirësim pamor i siluetës urbane përgjatë rrugës ‘’Antipatrea’’ në qendër të qytetit. 6- Rehabilitimi i shtegut të Kalasë së Goricës dhe krijimi i potencialeve turistike pranë monumenteve. 7- Sinjalistika turistike dhe tabelat informuese. Programi i Investimeve afatshkurtra do të zbatohet në periudhën kohore 2019 - 2021. Në përfundim të diskutimeve, palët do të koordinojnë veprimet për të vijuar më tej me miratimin përfundimtar të listës së investimeve dhe me përgatitjen e projektideve dhe projektzbatimeve.
Kosova e mrekullueshme
Nga Noel Malcolm
S
ë fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në Kosovë, ai më këqyri me habi. “Ah, po”, tha ai më sarkazëm, “e ku i kaloni gjetiu pushimet? Afganistan? Libi”. Tani më erdhi radha mua të reagoj me habi. Me mirësjellje shpjegova se lufta në Kosovë ka përfunduar qëmoti, së shpejti, më 11 qershor do të shënohet 20-vjetori i përfundimit të luftës. Theksova po ashtu se Kosova nuk gjendet në Azi apo Afrikë, por në Europë. Shumë turistë vizitojnë vende të tjera të rajonit, për shembull Malin e Zi, Kroacinë apo Bullgarinë. Gjithnjë e më shumë vizitojnë Shqipërinë. Përse të trajtohet ndryshe Kosova? E kam të qartë se nuk jam turist i rëndomtë. Që nga vitet ’80 e vizitoj rregullisht rajonin dhe para 21 vitesh kam publikuar një histori gjithëpërfshirëse të Kosovës. Ndoshta e shoh veten si avokat të këtij vendi të vogël – dhe këtë e bëj për shkak se ekzistojnë arsye të mira: Kosova ka qenë dhe është objekt i paragjykimeve të padrejta. Natyrisht kjo ka të bëjë me sfondin politik. Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 2008, ishte hapi përfundimtar, qëmoti i domosdoshëm në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë së vjetër. Kushtetuta jugosllave e trajtonte Kosovën në mënyrë kundërthënëse dhe ambivalente – në njërën anë si pjesë të Serbisë, në anën tjetër si krahinë autonome të
Jugosllavisë federative. Në të vërtetë Kosova kishte të gjitha institucionet kyçe të një njësie federale, dhe kur u shpërbë Jugosllavia, ajo kishte të drejtën e njëjtë për pavarësi si Kroacia, Sllovenia dhe pjesët tjera. Pavarësia e kompensoi një padrejtësi eklatante. Kosova u okupua nga serbët në vitin 1912, kundër vullnetit të pjesës më të madhe të popullsisë. Pasoi një politikë që zyrtarisht u quajt “kolonizim”. Nën Titon shtypja u zbut hap pas hapi, nën Millosheviqin, i cili faktikisht instaloi një regjim aparteidi, kjo politikë u ashpërsua sërish. Dhe para luftës së vitit 1999 u dogjën shtëpi të shqiptarëve të Kosovës, qindra-mijëra u arratisën nga vendlindja e tyre. Tërheqja e ushtrisë së Millosheviqit në qershor 1999 ishte një hap i madh për rivendosjen e drejtësisë. Megjithatë, qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës në rastin më të mirë është i vakët, në rastin më të keq armiqësor. Pesë shtete të BE-së refuzojnë të njohin këtë shtet, duke këmbëngulur që edhe më tutje ai t’i takojë Serbisë. Arsyet duhet të kërkohen në situatën e brendshme politike në vendet përkatëse (Spanja e ka mendjen te Katalonia etj.), por në fund është Kosova ajo që po pëson. Pastaj lobistë të zhurmshëm serbë vazhdimisht flasin për krim të organizuar në Kosovë, thua se bandat mafioze nuk qenkan aktive në shtete të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë, e cila nën Millosheviqin qe shndërruar në një lloj shteti gangsterësh. Natyrisht është e drejtë dhe e nevojshme që sa i përket kriminali-
tetit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut të jemi syçelë. Por kjo nuk duhet të na pengojë të pranojmë se një popull, i cili është shtypur sistematikisht, tani ka shansin ta qeverisë veten. Një shtet që ka lindur si rezultat i luftës dhe nuk ka tradita demokratike, në shumë pikëpamje ka një fillim të zorshëm. Por pozitive është që ka marrë këtë rruge. Të gjitha këto mendime, në të vërtetë, do të duhej t’i kuptonin ata europianë perëndimorë që janë të arsyeshëm dhe joparagjykues. Por këto janë shoshitje abstrakte, të cilat sillen rreth politikës dhe drejtësisë, andaj ata nuk e kuptojnë kënaqësinë dhe përfitimin që ofron vizita në vendin më të ri europian. Përvoja konkrete njerëzore vështirë mund të përthekohet me një fjalë, dhe një vend assesi nuk mund ta karakterizosh në atë mënyrë siç do ta karakterizoje një person që e njeh. Megjithatë, unë do të përpiqem që këtu të ofroj disa përshtypje të miat. Së pari: Kosova e ka energjinë dhe iniciativën e një vendi të ri. Dy të tretat e popullsisë janë nën moshën 30vjeçare. (Familjet me shumë fëmijë janë ngaherë diçka e rëndomtë, por kjo praktikë po zhduket dalëngadalë). Gjatë mbrëmjeve të verës, baret dhe kafeteritë në Prishtinë janë të mbushura përplot, të rinjtë qëndrojnë grupe-grupe në rrugë dhe bëjnë muhabet, mbretëron një atmosferë e lirë dhe e gjallë. Së dyti: Në Kosovë ende vlejnë ato traditat e lashta, të cilat ne i çmojmë: mikpritja, jo vetëm ndaj mysafirëve të ftuar, por edhe ndaj të huajve, lojaliteti i madh mes miqsh dhe vlerat
e theksuara familjare – pleqtë nderohen, nënat trajtohen me respekt, fëmijët me kujdes. Në krahasim me mirëseardhjen me të cilën pritesh kur hyn në një shtëpi kosovare, mikpritja europiano-perëndimore është e zbrazët. Dhe nëse ke fat ta bësh mik një kosovar, atëherë duhet ta dish se atij mund t’ia besosh edhe jetën. Këto tradita mund të jenë më të fuqishme në fshatra, por ato janë themeli i tërë shoqërisë, madje edhe në qytetet e mëdha. Në një mënyrë jeta urbane është më moderne dhe më shekulare, gjë që nuk është edhe befasi e madhe pas një gjysmë shekulli sundim komunist. Për shumicën e njerëzve dhe gati për të gjithë të rinjtë islami është pjesë e kulturës së tyre, por nuk ndiqet me fanatizëm. Dhe islami tradicional i Kosovës, i karakterizuar nga sufizmi tolerant, bashkëjeton qëmoti dhe jashtëzakonisht mirë me kishën katolike, e cila që nga mesjeta është e pranishme pandërprerë në historinë e Kosovës. Së treti: Kosova është një vend me plot bukuri natyrore. Vargmalet në jug dhe perëndim janë spektakulare. Me shumë qejf e kujtoj një ecje të gjatë nëpër kodra ne jug, nga Maqedonia në Kosovë, që e ndërmora në vitin 1989: malet e errëta, druvarët me sëpatat e tyre dhe mushkat, barinjtë me kopetë e tyre në stanet e larta, dhe edhe më lart, nën majat e mbuluara me borë, livadhet e blerta, ku lodronin kuajt. Dhe së katërti: për çdokënd që është i interesuar për histori, Kosova është jashtëzakonisht fascinuese.
Qyteti më i bukur, Prizreni, me xhamitë, kishat, urat dhe shatërvanët ofron një përshtypje autentike të Perandorisë së dikurshme Osmane në Europë. Ka manastire të mrekullueshme ortodokse, siç janë Deçani dhe Graçanica, të cilat u ndërtuan në Mesjetë nga sundimtarët serbë. Dhe ekziston Gazimestani, ku më 1389 u zhvillua beteja e famshme e Kosovës, ndërsa në tyrben e afërt otomane ruhet zemra e Sulltan Muratit. Manastiret ortodokse janë pjesë integrale e trashëgimisë kulturore kosovare, ashtu siç janë qytetarë të barabartë të vendit edhe serbët që jetojnë në Kosovë. Propaganda politike nga Beogradi ka radikalizuar shumë serbë, të cilët jetojnë në pjesën veriore të Kosovës. Por së paku gjysma e serbëve jeton në jug, andaj krejt pallavrat për ndarjen e Kosovës si “zgjidhje” e problemit të pakicës serbe janë qasje e gabueshme. Ardhmëria më e mirë për të gjithë serbët e Kosovës është të jenë qytetarë normalë të një vendi normal. Këtë zhvillim ne kemi më shumë gjasa ta stimulojmë nëse Kosovën e trajtojmë sa më normale që të jetë e mundshme. Jo të reagojmë me armiqësi të stërvitur tashmë sa herë që i përmendet emri, por duke e respektuar Kosovën si shtet të pavarur – dhe ndoshta madje edhe duke e futur në listën e destinacioneve ku do kalojmë pushimet. *Autori është hulumtues në Universitetin e Oxfordit, është autor i librit: “Kosova: një histori e shkurtër”. Ai konsiderohet si njëri prej njohësve më të mirë të këtij vendi. Përktheu nga gjermanishtja: Enver Robelli
SHOWBIZ
18 E premte, 31 MAJ 2019
Angela Martini pjesë e stafit të Trump Angela Martini modelja me origjinë shqiptare është një nga më të suksesshmet në botë. Por mesa duket, ajo ka vendosur të lërë pas modelingun duke u përkushtuar pasioneve të tjera të saj. Martini është duku punuar për një libër, të cilit ende nuk ia ka vendosur titullin. Në libër, Angela do të rrëfej të gjitha vështirësitë që ka hasur në jetë, nga shpërngulja nga Shkodra drejt Zvicrës në moshën 10 vjeçare e deri tek të qenurit pjesë e stafit të Donald Trump. Në libër, modelja ka treguar edhe ka treguar historinë e nënës së saj që u has me shumë vështirësi gjatë jetës, por ia doli gjithsesi. Kujtojmë që Martini ka zbuluar më herët një tjetër pasion të saj për t’u bërë producente filmi.
Sot publikohet kënga e re e Bebe Rexhës me The Chainsmokers Përmes rrjeteve sociale këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka konfirmuar se sot do të publikojë këngën e saj të re në bashkëpunim me The Chainsmokers. “Call You Mine”, quhet kënga e tyre e re, që vjen me videoklip. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të The Chainsmokers “World War Joy”. Sekuenca të videoklipit ka publikuar Bebe Rexha në Instagram.
Sara Hoxha së shpejti nënë për herë të dytë Sara Hoxha i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në “Instagram”, ku shfaqet në një vend tropikal e qeshur dhe në formë shumë të mirë. “Një tjetër kryeqytet Europian është rrugës”,- ka shkruar ajo, duke zbuluar kështu se është në pritje të një tjetër fëmije. Pas London, që ka ardhur
në jetë në vitin 2016, Sara dhe bashkëshorti i saj Ledion Liço do bëhen sërish prindër. Nga foto kuptohet se shtatzënia ka evoluar pak, por ende është në fillimet e saj. Mënyrë më speciale dhe origjinale se kjo për të zbuluar lajmin e bukur nuk mund të kishte. I urojmë Sarës shtatzëni të mbarë.
Julia Roberts plot sharm dhe elegancë në Itali Ajo është një nga aktoret ikonë të hollivudit dhe gjithnjë lë gjumë me daljet e saj. Këtë herë aktoren e njohur për role në kinema Julia Roberts e shohim në një set fotografik të veçantë. Seti është zhvilluar në Itali dhe Roberts e shohim të veshur tërësisht në rozë me buzëqeshjen e saj karakteristike. Pas këtij seti fotografik mësohet se aktorja do të jetë në koncertin e kantautorit me famë botërore Elton John.
Çifti Bieber në formë perfekte! Ata zbukuruan faqen e parë të Vogue në mars. Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber u dalluan veçmas në Los Anxhelos të mërkurën, duke kthyer kokat e të gjithë atyre që kishin afër. Justin tregoi se si ai e mban fizikun e tij të tonifikuar, ndërsa Hailey u shfaq klas me një xhaketë blu.
NDERMENDJE
19 E premte, 31 MAJ 2019
SOT 425 VITE NGA VDEKJA E PIKTORIT
KUMTIM Nga Albert Vataj
N
jeriu dhe piktori tek ai, ishin deri në fund një vullnesë e shenjtë. Gjenialiteti i trepenelëshit të Tintorettos, përmbushet me zemërbardhësinë dhe bujarinë që e hyjnizoi jetën dhe veprën të cilën ai e skaliti me përkushtim dhe pasion në memuarin e gjeneratave. Tintoretto pa asnjë mëdyshje i përket një plejade artistësh, veprimtaria krijuesve e të cilëve është një faqe shkëlqimtare e historisë së artit. Ashtu si në kumtin artistik edhe në jetë, Tintoretto mëton një filozofi ndryshe nga paraardhësit dhe pasardhësit e tij. Vetmia tek ai duket se ka mbërthyer me mister pjesëza të shumta që përbëjnë mozaikun e profilit artistik. Si një shëlbyes i hireve të krijuesit, shëmbëllen ai në krejtçka sendërton të gjithë rrugëtimin që bëri. Mbamendja e kërshërisë artistike i ka të rralla përngjasime me të. Ai nuk ishte snob, anipse shumëçka që ai bëri si piktor dhe si njeri, bëhen për të qenë krejt tjetërçka, ngase vullnetlirë kishin shkruar paraardhësit dhe pasardhësit e tij. Tintoretto, pothuaj asnjëherë nuk u largua nga Venediku ku ushtroi krejt gamën e veprimtarisë së tij jetësore dhe krijuese. Kishte një admirim për të gjitha gjinitë e artit. Luante në lahutë dhe instrumente të ndryshme të kohës. Jo vetëm kaq, ai njihet dhe si shpikës i këtyre veglave, të cilat u përdorën në projektet teatrale të asohershme. Zotëronte gjithashtu dije në fushën e mekanikës dhe pajisjeve. Megjithëse ishte person i këndshëm dhe i admiruar, parapëlqente të ishte gjithnjë në shoqëri të
vetvetes. Edhe kur nuk përfshihej në ndonjë shtjellë krijuese, thjeshtë kyçej në studion e tij të punës dhe përgjonte heshtjen, vetminë, pëshpërimat e gjithçkaje që e rrethonte. Rrallëherë ndonjë mik shumë i dashur për të mund ta thyente këtë normë tirane të vetmisë. Edhe kur punonte, emocionet dhe impresionet i ndante gjithnjë me veten. Përveç asistentëve të tij të afërt, askush tjetër nuk kishte fatin të njihej me hapat e punëve të tij. Megjithëse ishte i tepruar në fjalë të këndshme dhe hoka, rrallë vizatonte buzëqeshje në portretin e tij. Pak a shumë, ky ishte Tintoretto. Tintoretto, (1518 - 31 Maj 1594).Nofka të cilën ai mbajti dhe që mbetet si emri i tij i dytë i tij ishte Jacopo Comin. Tintoretto është një nga përfaqësuesit e njimendtë dhe nga më të spikaturit e shkollës së Rilindjes italiane. Energjia shpërthyese e këtij dimensioni estetik të penelit, ishte e ndryshtë për nga intensiteti dhe forca vërshuese e kumtit artistik. Kësodore, ai u quajt "i furishmi", ngaqë edhe tempi i jetës artistike ishte i stuhishëm, rrapëllitës. Ndërsa hedhim vështrimin për nga tablotë e tij, ajo që percepton s’pariherë dhe që e ndjek si një fill të gjenerimit të energjisë dritëlëshuese të krijimit, ngasemi të ndalim hovin e të kundrojmë. Puna e tij karakterizohet nga figura muskuloze, gjeste dramatike dhe një popullim i personazheve të shumë, çka e bën tablonë e tij më të egër, më depërtuese në ndjesitë dhe instinkte. Përdorimi i spikatur i perspektivës në stilin manierist, padyshim që e
Tintoretto, në art... “i furishmi” i shkollës së Rilindjes
veçon atë nga tradicionalja, nga zbatimi korrekt i normave dhe standardit. Ndërsa në vazhdën e krijimtarisë, Tintoretto ruajti ngjyrën dhe ndriçimin tipik të shkollës veneciane, të cilës ai i përkiste.Më i madhi i 21 fëmijëve, piktori me një talent të lindur, u dërgua nga i ati në studion e Titianit, për të cilin thuhet se e përzuri vetëm pas dhjetë ditësh. Hamendje orvaten ta cilësojnë këtë dëbim si ndjenjë xhelozie e Titianit për Tintoretto, për “kërcënimin” e talentit të fuqishëm që e kërcënonte. Që prej asokohe, Tintoretto ngeli
admirues i Titian, megjithë akullsinë e murit që ndante këtë njohje. Talentin shpërthyes të Tintorettos nuk do ta ndalte ky dëbim, përkundrazi, do t'i ndërsente edhe më egër admirimin për pikturën, do ta flakëronte më furishëm talentin e tij të pazakontë. Ai filloi të studionte vetë me zell dhe përkushtim të madh, ngadhnjyeshëm, ditë e natë, ndërsa koncepti i tij fisnik për artin dukej nga mbishkrimi që vendosi mbi studio "Vizatimi i Michelangelo dhe ngjyrat e Titian". Një modesti që tejkalon jo vetëm kohën por dhe gjeneratat. Megjithëse në vështirësi ekonomike, ndihmoi pa pagesë Andrea Schiavone në piktura murale, tashmë të zhdukura prej kohësh. Pikturoi gjithashtu pa asnjë detyrim financiar muret e Shkollës së Madhe të San Rocco, duke xhindosur 4 mjeshtëra të asaj kohe të ftuar për të konkurruar për këtë projekt, përfshirë Paolo Veronese. Vazhdoi të bënte punë të tilla, duke pranuar çdo pagesë të mundshme nga porositësit, duke dëshmuar sakaq se ishte një artist i madh dhe një njeri me zemër të madhe. Paratë nuk ishin asgjë për të dhe ata kurrë nuk u bënë pengesë ose shtysë për atë që la në testamentin e artit botëror.Te e vona bashkë me Veronese, realizuan disa prej monumenteve piktoreske nga më të shkëlqyerat në botë, megjithëse sot të degrad-
uara. "Parajsa" e Tintoretto-s është piktura më e madhe realizuar ndonjëherë në kanavacë dhe konsiderohet kryevepër e pashoqe, ndërsa u mbijetoi tre shekujve mospërfillje.Pagesa për "Parajsën" nuk ishte vendosur ende kur ajo kishte nisur, por Tintoretto u tha senatorëve se i ishte lutur Zotit që ta paguante pas vdekjes. Kur piktura përfundoi gjithë Venecia u mblodh ta duartrokiste dhe iu kërkua artistit të vendoste vetë pagesën, por ai ua la në dorë autoriteteve. Thuhet se shuma nuk ishte aq e madhe, megjithatë ai u ktheu një pjesë, "sepse nuk ishte aspak i babëzitur për pasuri".U sëmur, nuk fjeti e nuk futi gjë në gojë për dy javë, derisa u varros pranë vajzës së tij të preferuar, që vdiq 30 vjeç, portretin e së cilës e kishte realizuar zemërplagosur në çastin e saj të fundit. Vetë Marietta ishte një piktore portretesh e talentuar, si edhe muzikante, vokaliste e instrumentiste, por sot shumë pak punë të saj janë të njohura. Thuhet se kur ishte 15 vjeç ndihmonte babain në art e veshur si djalë. Nuk pranonte askënd në studio e rrallë qeshte, pavarësisht se i bënte të tjerët gjithmonë gazmorë. Gruaja e vet, e cila i vishte me zor një rrobë veneciane kur dilte jashtë, i fuste para në xhep, por ai i harxhonte të gjitha me të varfër e të burgosur. Mendimi i venedikasve ishte se ai përdorte tre penelë: një të artë, një të argjendtë dhe një të hekurt. Sebastiano del Piombo thoshte për të se mund të pikturonte në dy ditë aq sa ai vetë në dy vjet. Si portretizues quhet i paarritshëm. Një aspekt, dinamizmin e kompozimit, përdorimin dramatik të dritës dhe efektet perspektive të theksuara, Tintoretto duket si një piktor barok i parakohshëm. Do të mbetet një nga artistët që krenon njerëzimin me punën e jetën e vet. Gjurmët që skaliti në memorien e artit janë njiherësh dritimet më vezëllitëse të njeriut bujar, të një Zoti tokësor. Fatlum ishin ata njerëz që jetuan dhe punuan me të, ata që u bënë pjesë e shkrepëtimave të tij krijuese, ata që ndërmenden për të si për një gjeni të pazakonte, si për një njeri i pamodeltë.
SPORT KONFERENCA
S
20
E premte, 31 MAJ 2019
Ramos: Do ta mbyll me Realin, luaj edhe falas këtu
ergio Ramos nuk ka ndërmend që të braktis Real Madridin pavarësisht zërave të shumtë në media për një largim të mundshëm. Mbrojtësi legjendar i “Los Blancos” ka dalë pak minuta më parë në konferencë për shtyp duke sqaruar se ka marrë vendimin për të vijuar deri në fund të karrierës në Madrid, ndërkohë që ka zbuluar se ka pasur edhe një ofertë në tavolinë
nga Kina. “Nuk dua që askush të ketë dyshime. Unë dua ta mbyll karrierën e time si futbollist te Real Madrid. Kur të më përfundojë kontrata do të largohem nga dera kryesore. Nuk dua të largohem nga Real Madrid dhe marrëdhënia ime me presidentin, siç e ka thënë edhe ati, është si babai me birin, por të gjithë kemi mosmarrëveshje me baballarët tanë. Oferta nga Kina?
Është në tavolinë, nuk jam një person që gënjen. Marrëdhënia me presidentin nuk ishte ashtu siç doja unë dhe prandaj duhet të flisnim por nuk i kam kërkuar të largohem, kjo është një gënjeshtër. Nëse ka lojtarë që do të vijnë dhe do të marrin më shumë para se unë, atëherë kjo do të thotë se klubi ka blerë lojtarë të nivelit të lartë. Te Real Madrid do të luaja falas”, u shpreh Ramos.
Bardheblutë mundën 3-0 Famurtarin në sfidën e fundit, Partizani barazoi me Luftëtarin
Rozalb Lika
K
ategoria Superiore ka mbyllur siparin për sezonin 2018-19, duke dhënë edhe verdiktet e fundit. Tirana mundi thellë 3-0 Flamurtarin dhe siguroi zyrtarisht mbijetesën në Kategorinë Superiore. Në kryeqytet në stadiumin Selman Stërmasi, Tirana kaloi minuta ankthi pasi pjesa e parë ndaj Flamurtarit përfundoi në barazim pa gola. Bardheblutë do ta zgjidhnin ndeshjen brenda 15 minutash në mesin e fraksionit të dytë. Doka shënoi dy gola në harkun e dy minutave. Fillimisht mbrojtësi devijoi në rrjetë një aksion nga e majta të Hasanit, ndërkohë që më pas shënoi një kryevepër me një goditje shumë të bukur fluturimthi në hyrje të zonës. Për të mbyllur llogarit mendoi Hasani që shënoi golin e tretë në minutën e 80-të. Me këtë fitore Tirana u ngjit në kuotën e 47 pikëve dhe e mbylli madje kampionatin në kuotën e 47 pikëve pasi përfitoi nga një gol e
Tirana siguron mbijetesën, Teuta kualifikohet në Europa League Eraldo Çinarit në fund që i hoqi fitoren nga duart Luftëtarit dhe i zbriti gjirokastritët në vendin e tetë në kuotë të barabartë pikësh me bardheblutë. Kastrioti ndërkohë ishte në avantazh falë finalizimit të Ersil Ymerajt deri në minutën e 80-të ndaj Kukësit sepse më pas duke parë edhe rezultatin e Tiranës, krutanët hapën portën duke pësuar 3 gola me Kukësin që blindoi vendin e dytë, ndërsa Reginaldo i cili realizoi dy herë kundrejt vetëm një goli të Shkurtajt, fitoi betejën me shokun e skuadrës për Këpucën e Artë të Superiores duke e mbyllur kampionatin me 13 gola. Siguroi zyrtarisht kualifikimin në Europa League edhe Teuta që me dy gola në minutat shtesë të Kallakut dhe Camara mposhti 2-0 Laçin në Niko Dovana dhe u ngjit në kuotën e 57 pikëve duke u renditur e treta. Në vend të 4-t
VERDIKTET E SEZONIT 2018-19 PARTIZANI kampion dhe luan në Champion League KUKËSI DHE TEUTA luajnë në Europa League KASTRIOTI Zbret në Kategorinë e Parë KAMZA Zbret në Kategorinë e Dytë *nëse fiton Tirana Kupën e Shqipërisë luan në Europa League
u pozicionua Skënderbeu që fitoi 3-0 në tavolinë ndaj Kamzës dhe parakaloi në renditje Flamurtarin. Tashmë korçarët
ZIKALTRIT
Interi shkarkon me dy fjali Spalletin, Conte trajneri i ri Luciano Spalletit te skuadra e Interit mbyllet vetëm pas dy sezonesh, edhe pse ai siguroi kualifikimin në Champions në të dyja raste. Shkarkimi është tashmë zyrtar dhe zikaltrit kanë zgjedhur Conten, që pritet të prezantohet që ditën e sotme. Në javët e ardhshme Marotta do të bisedojë me teknikun toskan dhe për marrëveshjen financiare, duke parë që kontrata e tij përfundon në vitin 2021. Përmes një komunikate të shkurtër për shtyp, në faqen zyrtare të Inter, klubi falënderon teknikun: “FC Internazionale Milano komunikon se Luciano Spalletti nuk është më trajner i ekipit të parë. Klubi e falënderon trajnerin për punën e zhvilluar dhe rrugëtimin së bashku”. Conte ka filluar menjëherë të punojë me zikaltrit, pasi të shtunën do të jetë me Marotta-n dhe drejtuesit e klubit në “Wanda Metropolitano”për të ndjekur finalen e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham.
INFANTINO
P
artizani u shpall kampion pas 26 vitesh pritje dhe urimet ishin të mëdha, ashtu si festa. Nuk ka munguare dhe urimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili i ka dërguar një letër urimi për Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand duka, dhe nëpërmjet tij edhe klubit kampion të këtij edicioni në Kategorinë Superiore, Partizanit. “I dashur President U gëzova shumë kur mësova që KF Partizani u kurorëzua kampion i Shqipërisë për sezonin 2018/2019. Me gëzim të madh e përgëzoj ekipin për titullin kampion, të cilët e prisnin që nga 1993, dhe të 16-tin në total. Kjo është pa dyshim rezultati i përpjekjeve dhe një pune të palodhshme, dhe i gjithë stafi dhe personat e përfshirë duhet të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Përcillja përgëzimet e mia lojtarëve, trajnerit,
presin një përgjigje pozitive nga CAS dhe që Kukësi të mposhtë Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë për të luajtur në
Europë. Në Gjirokastër ndërkohë në një ndeshje pa objektiva Luftëtari e Partizani u ndanë në një barazim 1-1 me Partizanin që e mbylli kampionatin në kuotën e 70 pikëve iu fal sërish këmbëve të Eraldo Çinarit që realizoi një supergol në minutat shtesë duke barazuar golin e grekut Chanti të Luftëtarit.
Presidenti i FIFA-s, letër urimi Partizanit për titullin kampion
administratorëve, stafit teknik dhe mjekësor , gjithashtu edhe tifozëve të saj. I inkurajoj ata të vazhdojnë punën me vendosmëri dhe përkushtim. Ne emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, gjej rastin të falnderoj KF Partizanin dhe Federatën tuaj, për ndihmën
e shpërndarjes së mesazheve pozitive për futbollin, dhe praktikimit të kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve. Me kënaqësi pres t’ju takoj së shpejti në Paris, me rastin e Kongresit të 69-të FIFA-së, shkruan Infantino në letrën dërguar Dukës.
SPORT
21
E premte, 31 MAJ 2019
Mbrojtësi i kombëtares foli për dy sfidat e radhës, teksa në të parën do të mungojë për shkak skualifikimi
Mavraj: Duhen 11 luftëtarë, Reja si baba për ne! M
ërgim Mavraj është rikthyer në kombëtare, edhe pse nuk do të luajë në ndeshjen e parë të eliminatoreve ndaj Islandës. Mbrojtësi ka folur në konferencën për shtyp nga Durrësi, duke komentuar edhe afrimin e trajnerit të ri, Edy Reja. Ai është shprehur se atmosfera të kuqezinjtë ka ndryshuar me ardhjen e tij, ndërkohë që shtoi se gjithmonë në ndeshjet e muajit qershor, skuadra jonë ka pasur probleme.“Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizojë këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte grupi i madh. Kur u futa nuk e gjeta ulësen time. Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë të fokusuar. Tani kemi ardhur nga kampionati. Disa lojtarë kanë probleme. Akoma nuk e kemi përqendrimin. Me udhëtimin fokusi do të jetë më ndryshe. Reja duket simpatik, i qetë. Është si babai ynë. i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende”, deklaroi mbrojtësi i kombëtares. Mavraj më pas u ndal te paraqitjet në Ligën e Kombeve dhe te e tashmja, ku synohet kualifikimi për “Euro 2020”. “Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë nuk kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet.
“REBELI”
Lenjani: Më vinte shumë inat, Panucci nuk është më shqiptar se unë
Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezultatin vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë. Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 liderë, nuk është vetëm
një. Në qershor kemi pasur gjithmonë probleme në miqësore dhe kanë qenë katastrofë. Besoj se premtimi është që gjithmonë do të mundohemi të kënaqim tifozët tonë dhe ky është qëllimi i Federatës dhe Kombëtares. Duam t’ua tregojmë të gjithëve këtë gjë”, zbuloi Mavraj. Në fund i pyetur për sezonin e vështirë, u ndal te rënia nga kategoria e Inglostadt. “Do të jem maksimalisht i fokusuar
dhe i motivuar. Ku do të luaj nuk është vetëm në dorën tonë. E ndjej veten mirë dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur. Nuk ka qenë vetëm dështim. Erdha në janar dhe duke pasur parasysh këto 6 muajt e mia, nuk ka qenë një vit jo i pasuksesshëm. Kanë ndodhur shumë gjëra, por për mua ka rëndësi si i dola zot kësaj situate. E kalova këtë fazë me vetëbesim”, mbylli deklaratën për mediat kapiteni i kombëtares.
MERKATO
DILEMAT
Dermaku arrin akordin me Parmën, gati kalimi në Seria A
Mediat spanjolle: Hysaj mbrojtësi perfekt për Atletico Madrid
Kastriot Dermakun sezonin e ardhshëm do ta shohim në Seria A. Nuk bëhet fjalë për Kombëtaren, me të cilën është i grumbulluar për dy ndeshjet kundër Islandës dhe Moldavisë, por në rajonin emilian. Nga sa bëjnë me dije mediat pranë skuadrës së Cozencës, shqiptari ka arritur akord me Parmën për t’iu bashkuar skuadrës së Serisë A. Prej kohësh, emilianët kanë qenë skuadra më e interesuar për shqiptarin duke e bindur “origjina”, e cila ka qenë vendimtare në përzgjedhjen e qendërmbrojtësit, për të cilin ka pasur interes nga disa skuadra në Serinë A, por edhe jashtë kampionatit italian. Cozenca i premtoi deri në dyfishim të pagës për të rinovuar, por Dermaku nuk pranoi dhe tanimë do të largohet me parametra zero. Ecuria e shqiptari në 3 vitet e fundit ka qenë fantastik, pasi sezonin e kaluar ishte në Serinë C, këtë edicion luajti në Serinë B dhe vitin e ardhshëm me shumë mundësi në Serinë A.
Maurizio Sarri është më pranë marrjes së drejtimit të Juventusit, duke sjellë zhvillime të rëndësishme edhe në merkato. Një nga të besuarit e ish-strategut të Napolit, është edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Elseid Hysaj, i cili në fakt pëlqehet shumë nga Atletico Madrid. Deklarata e bërë së fundmi nga agjenti i shkodranit, Mario Giufreddi hapin rrugën për nj transferim të mundshëm te kampionët e Italisë, por “Los Colchoneros” nuk kanë ndërmend që të dorëzohen. Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, futbollisti shqiptar është një nga objektivat kryesor të Simeones në mbrojtje. Mësohet se oferta e parë prej 20 milionë eurosh është refuzuar nga skuadra e Napolit, që kërkon të paktën 40 milionë euro, por në ditët në vijim palët mund të kenë tolerime dhe mund të gjejnë edhe gjuhën e përbashkët. Spanja mund të jetë destinacioni i duhur për Hysajn, që ka vuajtur shumë në sezonin e fundit me Carlo Ancelottin.
Ermir Lenjani është rikthyer në kombëtare dhe pas përplasjeve me Christian Panuccin, kur edhe lajmëroi tërheqjen nga kombëtarja derisa ai të jetë trajner. Mbrojtësi ka sqaruar se ishte shumë i zemëruar që nuk ishte në listën e ish-trajnerit, ndërkohë që u shpreh i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij. “S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuccin. Ishte vendim shumë i vështirë. Më ka ardhur inat për atë moment. Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale. Se kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë. S’dija ç’të thoja në atë moment. Atë që ndodhi me Panuccin e kam shkruar te letra. Takimi me Rejën? Jemi takuar në Zyrih, jemi takuar me disa lojtarë. Kemi pasur një bisedë shumë të mirë. Ai ka shprehur mendimin e tij. Mund të luaj në të gjitha pozicionet, thjesht për të kontribuar në skuadër. Kam luajtur edhe sulmues. E di trajneri. Sigurisht, mesfushor i majtë është pozicioni im ideal. Islanda? Si ekip janë shumë të fortë. Individualisht kanë dy tre futbollistë që luajnë në ligat e forta. Por, si grup janë të fortë. Jo individualisht. Ndeshjet e qershorit? Është fund sezoni, ndoshta nuk jemi të gjithë të freskët, por për ne nuk është shumë problem nëse është tani apo në muajin mars”, deklaroi Lenjani.
KULTURE
22 E premte, 31 MAJ 2019
Erdit Asllanaj, një “one man show “ për raportet burrë-grua!
V
epra e shkruar nga Rob Becker u ngjitet dje premierë në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli, nën interpretimin e aktorit Erdit Asllanaj, e regji të Nelson Mulla. Vepra e cila në fokus ka evolimin e njeriuit të shpellave deri në ditët e sotme, erdhi nën interpretimin komik të Asllanajt, në formën e një one man show. A ka ndryshuar Mashkulli që nga koha e shpellave? Nga se vijnë keqkuptimet, zënkat, kontradiktat në çift? A do të bëjnë ndonjëherë paqe në “luftën” e përjetshme femra dhe mashkulli? Të gjitha këto morën përgjigje te “Shpellari” madje ne bashkërisht vendosim kush do ti laj pjatat. Një këndvështrim ndryshe, me detaje që nuk i keni vënë re në jetën tuaj të përditshme, por janë aq të rëndësishme sa vakti mëngjesit dhe gjumi i drekës. Shpellari është cilësuar si një terapi çifti. Autori, Rob Becker, ka studiuar psikologji dhe antropologji para se të shkruante këtë vepër që në Amerikë ka thyer rekorde. Argumentet janë bindëse. Të gjithë dalim të fituar. Vepra do të ngjitet në skenë deri më 2 qershor.
Lajmi i gëzuar për fansat e “Harry Potter”, priten 4 libra të rinj
S
aga e librave dhe filmave të djalit magjik Harry Potter ka mbërthyer për vite të tëra shikues të çdo moshe në mbarë botën. Por rreth 20 vjet nga publikimi i librit të parë të sagës nga autorja J.K Rowling vjen një tjetër surprizë për fansat. Mësohet se autorja pritet të publikojë katër libra të tjerë me më pak faqe duke nisur që nga qershori i këtij viti. Në fakt bëhet fjalë për disa botime që kanë në fokus botën dhe lëndët magjike që Potter ka ndjekur gjatë viteve të studimit në shkollën e magjisë ‘Hogwarts’. Librat do të publikohen online dhe do të jenë: “Harry Potter: A Journey Through Charms and Defence Against the Dark Arts, Harry Potter: A Journey Through Potions and Herbology, Harry Potter: A Journey Through Divination and Astronomy, dhe Harry Potter: A Journey Through Care of Magical Creatures”. Ky lajm është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e tij në të gjithë botën, të cilët po presin të kujtojnë edhe njëherë magjitë e njohura të kësaj sage.
Kadare rikthehet në shtëpinë ku jetoi në vitet e komunizmit
S
htëpia ku shkrimtari i madh Ismail Kadare ka jetuar gjatë periudhës së komunizmit, në një pallat të njohur nga shumëkush në hyrje të rrugës së Dibrës, në kryeqytet çeli të shtunën dyert për qytetarët në formën e muzeut. Vizitori i parë i shtëpisë muze ishte vetë gjeniu i letrave shqipe, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Helena Kadare, u rikthye në apartamentin e mbushur me kujtime.Kadare theksoi se shkrimtari nuk mund të kuptohet pa lexuesin e tij, pa gjuhën, pa kombin e pa miqtë e tij.”Në këto raste, dihet që ka ndjesi, rizgjohen emocione. Unë kam ndjenjën e mirënjohjes. Në radhë të parë, një shkrimtar nuk mund të kuptohet pa lexuesin e vet, pa gjuhën e vet, pa vendin e vet, pa kombin e vet, pa miqtë e tij dhe të kombit të tij. Ne kemi nevojë, sidomos Shqipëria ka
Familja Adams tashmë edhe në versionin karton
T nevojë, për një afirmim pozitiv, për besim për të ardhmen e saj, ëndërron dhe bëhet gati për të hyrë në Europë. Mua kjo më prek, që marr pjesë në këtë afirmim njohjeje të kombit shqiptar. Mes emo-
cioneve, bashkëshortja e shkrimtarit, Helena Kadare, shprehu mirënjohjen ndaj Bashkisë së Tiranës për këtë projekt, që synon të rrëfejë detaje nga jeta personale dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë.
ë gjithë e mbajmë mend filmin “The Addams family” , i cili është me personazhe të frikshëm, të pazakontë, miste riozë dhe drithërues. Tashmë pas një kohe të gjatë mungesë ata do të rikthehen sërish. Por si do thoni ju? Kjo familje e çuditshme së fundmi do të vijë edhe në versionin e animuar, pasi sapo është lançuar trajleri i parë në italisht. Ky film i ri dedikuar familjes së çuditshme do të shfaqet në kinematë italiane pikërisht për Halloween, me 31 tetor 2019. “The Addams family”, është gati të kthehet në kinema me një akt të pashembullt të aktorëve të zërit. Ndër protagonistët kryesorë janë: Virginia Raffaele dhe Pino Insegno në rolin e Morticia dhe Gomez ndërsa Eleonora Gaggero dhe Luciano Spinelli, do të interpretojnë zërin e fëmijëve Mercoledì dhe Pugsley. Roli i “Zio Fester” do të jetë në zërin e aktorit Raoul Bova, ndërsa risi e vërtetë është këngëtarja Loredana Bertè, e cila për herë të parë i jep zërin e saj një karakteri kinematografik, duke interpretuar “Nonna Addams”.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Ajo agrare ishte e famshme në Shqipërinë e pasçlirimit 5. Mëvetësi ekonomike e politike, të qenët ekonomikisht e politikisht i pavarur 9. ... Mall, një lloj cigareje 11. Ëmbëlsirë si qull i trashë, që përgatitet me niseshte e sheqer 14. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 15. Mënyrë e hollë për t'ia dalë mbanë një pune me shkathtësi 18. Dëm, prishje, dëmtim me pasoja. 20. Liriku brilant ... Mjeda (18661937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 21. Parakalim i trupave dhe i mjeteve ushtarake, zakonisht me rastin e një feste 24. Filip ... lindi më 1859 në Shkodër, vdiq më 1935 në Bejrut, Liban, shkrimtar, rilindas, shqiptar 26. Leja që u jepet ushtarëve për të dalë jashtë repartit 28. As mish, as ... 30. Pemë që bën fruta me kokërr të verdhë, të mëdha dhe të mbuluara me pak push, e me erë të këndshme 32. E vendos dikë a diçka në një vend 33. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 34. Send me vlerë, mjet, vegël etj., që përgatitet në një fabrikë 38. Haiti përdor atë si monedhë të saj 40. Vjen në jetë një bimë. Del nga fara, çan koren e tokës, mugëllon, ose ... 42. Qeni bën ashtu si mundësinë e vetme të komunikimit, por edhe disa njerëz nuk bëjnë ndryshe 43. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 44. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 49. Bimor ose... 51. Që lidhet me jetën plot dëfrime, konsumator i një jete përplot me qejfe 53. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 54. Aktori korçar, Piro .... Roli i tij i parë ishte ai i Bujarit në filmin "Zonja nga Qyteti" 55. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 56. Ai që merret me një veprimtari, pa pasur përgatitjen e veçantë që nevojitet, amator 60. Lëndë minerale e shkrirë dhe e trashë si brumë, del gjatë shpërthimeve të vullkaneve 61. Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, inicialet e formacionit kryengritës, dalzotës i shqiptarëve të Kosovës 62. Notë që një qeveri i dërgon një tjetër për t'i shprehur pikëpamjen e vet për një çështje të caktuar 65. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 67. Partia e të Drejtave të Mohuara 69. I vendit ku kanë lindur prindërit, ku kanë jetuar të parët e dikujt 71. I vë zjarrin diçkaje a e hedh në zjarr dhe e bëj shkrumb e hi 72. ... Pashë Tepelena, sun-
E premte, 31 MAJ 2019
Nga Albert VATAJ
dimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 73. Lloj luleje delikate, mbahet në dritë në ambinte të mbyllura 75. Veshje e poshtme grash, e qepur si brekushe të gjata prej basme me shumë pala mjaft të gjera 77. Turqi si para të saj ka atë 78. Zëri që nxjerr një njeri kur qan. 79. Që parashtron parime, teza, qëllime e detyra themelore për të tashmen dhe për të ardhshmen, që është një program pune dhe lufte për të ardhshmen 84. Ai ishte nga Sinapi, filozof i shquar grek që jetoi në shek. IV p.e.r. 85. Besimi se ekzistojnë dy baza fillestare - e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, trupi dhe shpirti, tokësorja dhe qiellorja 87. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën, janë... 89. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 90. Ai që parashikonte të ardhmen ose paralajmëronte diçka. i Famshëm ishte ai i Delfit. 95. Ashtu quhet pjesa e këmbës nga gjuri deri tek nyelli 96. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 98. Ben ... Abraham, filozof çifut (1110-1180), kundërshtar i fortë i platonistëve, në shumë teza i afërm me Aristotelin 99. Dallgë të mëdha, tallaze; kreshtat me shkumë të dallgëve të detit. 100. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 104. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 105. Kungohet për besimtarët
në kishë 107. Pjesëtar i njërit nga fiset kryesore ilire, që banonte në trojet midis Liqenit të Shkodrës dhe Dalmacisë 108. E drejta e dikujt për të zotëruar një pronë; të qenët pronë e dikujt. 109. Bëj që t'i bjerë të fikët. 110. Kockës i thonë ashtu në dialektore 112. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 113. Sportist që merret me atletikë; njeri me trup të lidhur, të zhdërvjellët e të shkathët 115. Parashikim i pretenduar i së ardhmes së dikujt, me letra, filxhan kafeje, vijat e pëllëmbës etj 117. Ajo që bën punët e shtëpisë (gatuan, pastron etj.), rregulloj, qeveris shtëpinë 118. Valle popullore polake, që kërcehet tri kohë; muzika e kësaj valleje 119. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj VERTIKALISHT 2. Krahinë industriale në Gjermani 3. Partia Aleanca Popullore 4. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 6. Liza ... gjatë karrierës së sajë ka mbi 60 role. Më të njohurat: Elmira te "Tartufi", Dezdemona te "Otello", Dorina tek "Borgjezi fisnik", Beatriçja "Shërbëtori i dy zotnive", Dona Luçia "Karnavalet e Korçës", Marta "Cuca e maleve", Mara "Përmbytja e madhe" etj 7. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike
8. Veprim i shquar që mbetet i përmendur 10. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. 11. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 12. Rrip i gjerë prej lëkure a prej leshi, që i kalon kafshës së barrës nën bark 13. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 15. Që nuk është as i gjatë as i shkurtër, as i madh as i vogël 16. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 17. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ORIENTOJ, ORIENTOHEM 19. Që ka flokë, vetulla e qerpikë të verdhë më të bardhë ose që ka preka në fytyrë 22. Amper-Andrea ... (17751836) fizikant i shquar dhe matematikan francez 23. Shumë shpejt, me shpejtësinë e vetëtimës, si rrufeja 25. Karrocë e vogël me dy rrota, që tërhiqet nga një kalë 27. Afshi i tokës së lëruar, që shoqërohet me një kundërmim të veçantë 29. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 31. Mënyrë e stërholluar e dredharake për të mashtruar dikë 35. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 36. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 37. Mbulesë e gjerë prej leshi, e endur jo shumë dendur e zakonisht pa thekë 39. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 41. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e
65. Qen për gjah. 66. Ai, ...filozof arab (rreth 800873), konsiderohet themelues i filozofisë arabe 67. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 68. Tekstil që tregtohet me metër. Ashtu quheshin dikur dyqanet e tekstileve 70. Që sillet a vepron me ashpërsi, i vrazhdë, i ashpër 74. Hurma me bërthamë, ose hurma farëzezë, quhet ashtu 76. Tërësia e krijimeve epike të një populli 77. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 80. Dakord në gjuhë universale 81. Lëkurë e hollë, zakonisht prej bagëtish të imëta, e regjur dhe e përpunuar 82. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 83. Që mbahet në gojë për ta përtypur. Lloj gome e përzier me aroma 86. Ashtu quhet një nga kryeveprat e Zhan Pol Sarter 88. Sipas zanafillës, ai ishte kopështi i perëndisë ku krijuesi përcaktoi si vendbanim i Evës dhe Adamit 91. Mjet fluturimi, si rruzull i madh, i mbushur me gaz më të lehtë se ajri, që ngrihet e qëndron për një kohë të gjatë lart në hapësirë 92. Ai që nuk është analfabet, duhet të dijë shkrim e ... (këndim) 93. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 94. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 95. Grumbull i madh sendesh të hedhura në mënyrë të çrregullt 97. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 101. Njeri shumë i dashur e i shtrenjtë për nënën. Zemër, shpirt, ... i thonë Shkodër 102. "Ata ishin ..." film shqiptarë i prodhuar në vitin 1977 me regji Esat Musliu, Kujtim Çashku, skenari E. Musliu K. Gjonaj dhe muzika, Sokol Shupo 103. Kur nuk është origjinale, mund të jetë një... 106. Atributet vlerësuese që merr një femër në finalen e një konkursi bukurie 108. Shpend më i madh se rosa, me qafë të gjatë, me sqep të madh 111.Njësia monetare bazë e Japonisë; monedhë që ka këtë vlerë 113. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 114. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 116. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën
kishte targën e mjeteve 45. Të gjithë ata që merren me letra, që skalisin me fjalë shpirtin e tyre në to, janë ashtu 46. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 47. Kryeqytet i këtij shteti është Lisbona 48. Pellg a rezervuar i hapët për të grumbulluar ujë ose lëngje të tjera 50. Kur diçkasë i shkojmë përsipër me diçka, çfarë bëj, e ... 52. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 57. Erë e këndshme, erë e mirë që lëshojnë lulet e disa lëndë 58. Ajo që bën pula, vezë ose.. 59. Pjesë lirike për një zë, që shoqërohet me një vegël ose me orkestër 62. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 63. Kallëp ose formë që shërben për të prodhuar sende të tjera në seri 64. New ... u bë kryeqytet i Indisë më 10 shkurt 1931 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
B
R O
3
F
4
J
5
R R
6
A L
L I
7
M 11
A R
K E
L A
U
14
T
15
P
O
N 18
E
P
E
S
˙
F
D
A R
B
R
B
R
F
E
R M I
U
R
17
L
I
G
S
R
20
A
P
J
22
I
F
C
23
D R
E N
A Z
H I
J
M
I
N
F
E
R
S 25
C O
A
A
R 26
S
T
27
A
T
28
A L
U Z
E
K
I
O
N
V
C
E
H
U R
36
S
T
H
I
30
S
O 32
S
N
29
31
33
R A
34
K
P
35
R O
M
37
A
I
N
L
38
B
39
C
T
V
S
¸
T
K
K
S
R
K
O
A
41 47
48
B
K O
51
A
T O ¸
B 46
R A
E N
40
E ˙
45
R
A 21
A
24
E
E R
13
M U N
16
I
9
K L
12
Z
19
P
J
8
K
10
E
P
42
E
P
49
P
S
U J
J
I
O
B
T
T
A
M S
E
K T
D
H I
M
T
N
¸
¸
R O
S
R
N
U
A A
K
J
U
¸
R
55
O B
J
O
56
I
R O 53
54
H
44
K
52
M T
S
43
B U
50
B
A
57
T H
T A
R
K
P
I
E
M
S
T
I
T
U T
58
A M E 59
60
K O 64
A
61
P
I
L
65
63
M
66
K T
H
L
E
I
62
M
L
67
U B
R I
F
I
I
68
K O
J
69
I
D
70
K U
B
O
I
71
A 73
R
K
F
O K
O N
A
T
74
R
78
F
O
U
O
P
H U
79
80
A M N I
R
K
S
E
R
S
O
I
T
I
E
¸
84
B
S 87
I
B
L
81
M
T
L
Z
J
U
H K
E
R
R E
S
83
U J
A S
S
P
85
K R
86
R
N K
76
82
T
M E
75
B
U T
77
K
N
G 72
A
¸
88
D H
89
M U R
E
R I
90
Z
H
A R
T
S
T
91
R
M
L
F
M
92
93
M A
U R
I
T
A N
I
99
H 103
L
M
104
K
100
A R 94
A
A
95
˙
O
101
S
U L
H
U
D
M
I
L I
A P
97
M A
N
L 106
P
O G
T
107
I 111
H
A
R 112
N T
R O
113
P
O
N I
M I
D
A
D K
I
G
I
A P 110
E 114
A
E 115
L T
H
R
M A
116
E R
N A
T I
V E
A
L
117
A
F
˙
108
N
D V 109
O
98
T U
102
V A
105
M E S
96
I
M
¸
B
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 31 MAJ 2019
Presidenti Meta: Humbëm një artist të madh Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të humorit, Muhamet Liko. “Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko. Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë. Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht
Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta parodisti i njohur i Vlorës Ditën e djeshme është ndarë nga jeta parodisti nga Vlora, Muhamet Lika. Aktori i madh i humorit u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali. Muhamet Lika numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41-vjeçar. Ai mban shumë tituj dhe çmime ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”. Lika ishte baba i dy fëmijëve. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën.
stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare. Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes
KURBIN
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte dje në Kurbin në një takim me strukturat e PD. Në fjalën e tij, Basha u ndal në kontratat e qeverisë me bizneset private duke paralajmëruar anulimin e tyre, por edhe ndëshkimin e zyrtarëve. “Kontrata korruptive 260 milionë euro për 17 km, MilotBalldre, ku 1 km kushton 15 milionë euro, do të zhbëhet. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do të shkojnë para drejtësisë. Shans nuk keni të vidhni shqiptarët me këtë kontratë krimi. Ju presin prangat! Çdo bankë që financon projektin hajdut, do t’i konfiskohet çdo qindarkë. Do të trajtohen si krim i organizuar. Apel për ANK-në dhe këdo qëndron pas, tërhiquni! Harrojeni ju se do t’i lëmë fëmijët pa shkolla, pensionistët pa pensione dhe spitalet bosh për të paguar kontratat korruptive. Qindarkë për qindarkë do t’ua
dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij. I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në rrjetet sociale.
Basha: Zyrtarët e koncesioneve abuzive i pret burgu marrim. 6 apo 7 oligarkë të babëzitur nuk e mbajnë dot gjallë me serum kufomën politike të Edi Ramës, i cili duhet të ishte larguar me qindra herë për skandalet që i janë zbuluar këto 6 vjet! Fundi i tiranisë ka ardhur!”,- deklaroi Basha.