www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVII i botimit
Nr: 74 (8205)
E shtunë, 31 Mars 2018
Çmimi 30 Lekë
Si ka mundësi që për 5 vjet në qeverisje PS-ja nuk ka asnjë ish-ministër, ministër apo zyrtarë të saj të lartë të akuzuar apo nën hetim nga Prokuroria?
PD: Rama mbron Tahirin dhe krimin Akuza e deputetit Enkelejd Alibeaj: Ish-ministri i Brendshëm ka garanci politike nga Kryeministri, ndaj nuk arrestohet, ndërkohë që prokuroria heton vetëm opozitarë
FAQE 3
Petrit Vasili: Rama e nisi karrierën lakuriq dhe do përfundojë po lakuriq
FAQE 4
Në foto: Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili
Jorida Tabaku: Taksat e Kryeministrit po falimentojnë bizneset
Në foto: Deputetja e PD, Jorida Tabaku
EDITORIAL
ULTIMATUMI
REAGIMI
Pse Rama është më dinak dhe arrogant se Erdogan?
Rama, drejtorëve të zyrave të punësimit: Ose punësoni 25 mijë të papunë, ose ikni
Rusia shpall "non grata" dy diplomatë shqiptarë. Bushati: Nuk ishte surprizë
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan njihet tashmë për prirjet diktatoriale në kushtet e një pluralizmi turk, të përzier me disa liri politike, por më së shumti pa demokraci liberale. Publiku ia di bëmat Presidentit turk, aqsa janë të freskëta dje edhe në Kosovë ku arrestoi... FAQE 2
FAQE 6
FAQE 8
PRISHTINË
FAQE 2
Arrestimi i 6 shtetasve turq trazon Kosovën
AMBASADORI
Donald Lu: Disa drejtues të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri
FAQE 15
FAQE 11
POLITIKE
2
E shtunë, 31 MARS 2018
Pse Rama është më dinak dhe arrogant se Erdogan?
P
EDITORIAL
residenti turk Rexhep Tayip Erdogan njihet tashmë për prirjet diktatoriale në kushtet e një pluralizmi turk, të përzier me disa liri politike, por më së shumti pa demokraci liberale. Publiku ia di bëmat Presidentit turk, aqsa janë të freskëta dje edhe në Kosovë ku arrestoi dhe mori në fshehtësi nga Prishtina në Stamboll gjithë kupolën drejtues të shkollave të Gylen për Ballkanin Perëndimor. Shërbimet turke janë shumë të specializuara, bile ka informacione se po trajnojnë edhe SHISH shqiptar. Me stilin turk. Dihet edhe se Kryeministri Edi Rama ka një miqësi-dashuri, gati idilike për Presidentin turk. Njihen vizitat jo zyrtare te Erdogan sa herë gjendet në probleme të mëdha kryeministri shqiptar. Shkurt: Edi Rama e ka idhull Presidentin turk. Dhe realisht po ia arrin mrekullisht që te bëhet një Erdogan i ri në Ballkanin Perëndimor. Rama nuk ka fuqinë zaptuese ekonomike e ushtarake si Turqia, por aftësinë per te qene më sqimatar se Presidenti turk, që të duket bashkëkohorë, integrues, hokatar me të huajt dhe luan me ndjeshmërinë dhe paaftësinë e Brukselit, duke bërë atë që BE don për momentin: “stabilizuesin” e Ballkanit Perëndimor bashkë me Presidentin Vuçiç. BE e ndodhur e përçarë dhe në kriza të forta pas ikjes se Britanisë e tendencave proruse të shteteve lindore
të BE, po ndjek një politikë me dy standarde për qeverisjet në Ballkanin Perëndimor. Tashmë parimi në Bruksel është “më mirë stabilitet se sa demokraci”. Kjo nuk thuhet nga Brukseli, por zbatohet. E thënë ndryshe BE nuk kërkon me zbatim te ligjit, demokraci perfekte, media të lirë, luftë ndaj korrupsionit të qeveritarëve etj. Brukseli do vetëm stabilitet në Ballkan. Këtë e bën mjaft mire Rama dhe Vuçiç, natyrisht per momentin, sepse me vone do plasi destabiliteti. Nëse BE reagon për liri e të drejta nga ana e Turqisë, edhe këtë për interesa gjeostrategjike, në Shqipëri as që duan t’ia dijnë se çfarë bën kryeministri Rama në mënyrë autoritare dhe të dhunshme. Në këtë drejtim, Edi Rama mbetet më i suksesshëm se sa Erdogan në raport me BE. Për fat të keq edhe SHBA, e zënë me hallet e saja botërore e jo vetëm, nuk i kushton shumë vëmendje problemeve të demokracisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri. Edi Rama prapë mbetet më i zoti se Erdogan edhe në drejtim të miqve përtej Oqeanit. Sa herë ka halle dërgon në Uashington ministrin Gjiknuri, i cili mjeshtërisht ua di oreksin kompanive amerikane për nafte dhe gaz. Ndaj Edi Rama është më i rrezikshëm se sa Presidenti turk Erdogan. Për dreq, ka edhe një PD kundërshtare të dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Spiten Prulli
MINISTRI E JASHTME: REAGIMI ISHTE I PRITSHËM. KANALET E KOMUNIKIMIT ME MOSKËN MBETEN TË HAPURA
Rusia dëbon dy diplomatë shqiptarë M
inistria e Jashtme ruse thirri dje ambasadorët e vendeve të huaja që kanë dëbuar diplomatë rusë, për t’u dorëzuar atyre nota proteste dhe për t’i informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë. Vendet e njoftuara sot për dëbimet ishin 23, mes tyre edhe Shqipëria. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar ambasadorët e shumicës së vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëve rusë se një numër i barabartë diplomatësh të tyre janë shpallur persona non grata. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Ruse në listën e vendeve që u është dorëzuar nota e protestës renditet dhe Shqipëria. Shqipëria shpalli non grata dy
diplomatë rusë në Tiranë disa ditë më parë. Me parimin e reciprocitetit Ministria e Jashtme Ruse ka ndërmarrë të njëjtin veprim. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas dëbimit të dy diplomatëve shqiptarë nga Rusia si përgjigje ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë në Tiranë. MEPJ thotë se reagimi
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
i Moskës nuk përbën surprizë, pasi pritej. Sipas ministrisë, pavarësisht dëbimit të diplomatëve, kanalet diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë. “Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
të Federatës Ruse. Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse. Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë”- thuhet në deklaratën e MEPJ. Rusia njoftoi dje se do të dëbonte 60 diplomatë amerikanë si
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
kundërpërgjigje ndaj hapit të ndërmarrë nga Uashingtoni. Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk ka asnjë justifikim për largimin e diplomatëve amerikanë. Mbrëmë, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ku thuhej se veprimi i Moskës “shënon një keqësim të mëtejshëm” të marrëdhënieve midis SHBA dhe Rusisë. “Dëbimi i zyrtarëve të padeklaruar të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara dhe nga më shumë se 24 vende partnere dhe aleatë të NATO-s këtë javë ishte një përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit rus në territorin e Mbretërisë së Bashkuar. Përgjigja e Rusisë nuk ishte e papritur,” thuhej në deklaratë.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E shtunë, 31 MARS 2018
Si ka mundësi që për 5 vjet në qeverisje PS-ja nuk ka asnjë ish-ministër, ministër apo zyrtarë të saj të lartë të akuzuar apo nën hetim nga Prokuroria?
PD: Rama mbron Tahirin dhe krimin Akuza e deputetit Enkelejd Alibeaj: Ish-ministri i Brendshëm ka garanci politike nga Kryeministri, ndaj nuk arrestohet, ndërkohë që prokuroria heton vetëm opozitarë
Partia Demokratike u është rikthyer dje akuzave të forta ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas daljes së detajeve të reja nga përgjimet e dosjes italiane për bandën e "Habilajve", të njohur si kushërinj të ishministrit, selia blu kërkoi dje arrestimin e ish-anëtarit të kabinetit "Rama". Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj iu referua dokumenteve italiane, ku në bazë të përgjimeve u arrestuan thuajse gjithë anëtarët e bandës së "Habilajve", si dhe është shpallur në kërkim ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe ish-shefi i antidrogës në Vlorë, Gjergj Kohila. Në këto përgjime përmendet dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, si dhe lidhjet e tij me kushërinjtë që kishin marrë "leje nga lart" për të mbjellë plantacione masive me hashash. Këto prova mbajnë vulën e prokurorisë italiane dhe që janë marrë për administrim nga Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë. Ndaj dje deputeti i PDsë shtroi pyetjen se përse të gjithë personat që përmenden në dosje janë arrestuar ose janë në kërkim, ndërsa ish-ministri Saimir Tahiri nuk është arrestuar? Sipas tij, këto prova fajësojnë direkt ish-kreun e ministrisë së Brendshme, si personin e përfshirë në trafiqe. Nisur nga ky mosreagim i drejtësisë, Alibeaj shton se Tahiri nuk është arrestuar për shkak të mbrojtjes politike që i ka ofruar kryeministri Edi Rama. "Këto prova, që përbëjnë bazën e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të arrestuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, janë bërë të
pavlefshme për arrestimin e Saimir Tahirit, sepse ish ministri i Brendshëm, ka mbrojtjen politike të Kryeministrit të vendit. Këto prova të implikimit të Tahirit në trafikun e drogës, si dhe shumë të tjera për të cilat Edi Rama është në dijeni, janë arsyeja pse Kryeministri e ktheu Parlamentin në një Gjykatë Politike, duke mos lejuar Drejtësinë të bëjë detyrën",- deklaroi dje deputeti i Partisë Demokratike. Për demokratët, mbrojtja politike e Edi Ramës për Saimir Tahirin është mbrojtje që kryeministri po i bën krimit dhe kanabizmit të vendit. "Me vendimin për të
mbrojtur Saimir Tahirin dhe për të mbyllur hetimet ndaj tij, Edi Rama nuk mbron thjesht ish Ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët tek kanabizimi i vendit nëpërmjet kriminalizimit të policisë, i vetmi projekt i suksesshëm i kryeministrit Rama",tha Alibeaj. Demokratët paraqesin si fakt zyrtar edhe një informacion që ka qarkulluar në media, sipas të cilit, një sërë vendesh të BE kanë vendosur si kusht për hapjen e negociatave arrestimin e ish-ministrit të brendshëm. Kritika për mos'arrestimin e ishministrit të Edi Ramës ka pasur
nga eurodeputetë të veçantë dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme Gjermane, të cilët e kanë quajtur të pakuptueshme për standardet europiane mbrojtjen e një politikani me një akuzë të tillë dhe me faktet e publikuara. Procesi ndaj ish-ministrit është ende në fazën e hetimit dhe zyrtarisht si çdo qytetar ndaj të cilit drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit, ai është i pafajshëm. Por për rastin Tahiri, PS dhe Kryeministri ndaluan Prokurorinë për Krime të Rënda që ta arrestonte në muajin tetor të vitit të kaluar. Veç kësaj mbrojtje, ekstradimi me urgjencë dhe në shkelje të ligjeve shqiptare të një prej të arrestuarve të bandës "Habilaj" drejt Italisë, pa u marrë në pyetje nga prokuroria shqiptare, krijon bindjen e një mbrojte të fortë politike. Vetëm Edi Rama mund ta garantojë këtë mbrojtje, ndërkohë që për zyrtarë të opozitës, kryeministri ka burgun. BE kërkon ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit, por sipas PD-së, Prokuroria e ka "peshkun" në rrjetë, por nuk e ngre peshë në ajër duke e arrestuar. Përkundrazi i zhduk dëshmitarët në mënyrë që të mbyllë dosjen penale kundrejt ish-ministrit të brendshëm. Nga ana tjetër kryeministri heton dhe arreston me njerëzit e tij në prokurori krejt ish-zyrtarët nga radhët e opozitës, ndërsa nga PSja asnjë zyrtarë i rangut të lartë nuk po heton apo arreston. Nëse ka pesë vjet në pushtet PS-ja dhe asnjë ish-ministër apo ministër nga radhët e saj nuk hetohet dhe arrestohet, kjo tregon se hetimi nga prokuroria është selektiv me një ndjenjë të hapur politike si hakmarrje. Q. Xhani
POLITIKE
4
E shtunë, 31 MARS 2018
Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon Kosovës “të refuzojë” mbledhjet e përbashkëta me qeverinë shqiptare
F
jalori i kreut të qeverisë, Edi Rama në seancat plenare është bërë sërish shkak për replika të forta dhe reagime nga opozita dhe qytetarët. Nga foltorja e Kuvendit, duke ju përgjigjur akuzave të opozitës në Kuvend, kryeministri përdori të enjten një shprehje për qytetarët që është cilësuar si fyerje. Kryeministri u shpreh se: “Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu-ngrihu, por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”. E pikërisht kjo deklaratë do të bënte për pak orë dhe xhiron e rrjetit, duke shkaktuar indinjatë në rrjetet sociale. Duke marrë shkas nga situata e krijuar të enjten, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku përdori epitete fyese për qytetarët, duke i krahasuar ata me organin gjenital mashkullor. Nga foltorja e LSI-së, Vasili tha dje se një gjuhë e tillë është idiotësi nga ana e një kryeministri dhe dëshmon fyerje të rëndë të qytetarëve. Duke iu referuar të shkuarës politike të Edi Ramës dhe publikimit të fotove në plazhet e nudistëve, Vasili tha se ai e nisi karrierën lakuriq dhe mesa duket do t’a përfundojë lakuriq. “Ju e keni dëgjuar që për fat të keq ky kryeministër pacipë ka bërë një krahasim nga më të rëndët, më vulgarët në sallën e parlamentit dje duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor. Ky i cili e ka nisur karrierën e tij lakuriq si duket ka vendosur ta përfundojë atë lakuriq dhe është e qartë që nga një analizë edhe mjekësore, përveç se një analize politike, ky krahasim që ka bërë me popullin i shkon vetëm një njeriu, ai ka pasur në mend veten dhe është ai i tillë dhe i barabartë me krahasimin që ka bërë”,- u shpreh Petrit Vasili. Ndërkaq, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i bëri thirrje qeverisë të Kosovës “të refuzojë” mbledhjet e përbashkëta me qeverinë shqiptare, pasi tarifa e rrugës së Kombit është provë se këto mbledhje janë vetëm “show”. Vasili akuzoi kryeministrin për vendimin që lidhet me taksën për rrugën e Kombit, teksa pohoi se rruga që ende nuk ka përfunduar është bërë me taksat e shqiptarëve dhe nuk e ka bërë koncensionari. Ndaj e cilësoi të drejtë protestën që do të mbahet nesër në sheshin para tunelit të Kalimashit kundër vendosjes së pagesës së qarkullimit. Pyetje-përgjigjet me gazetarët Ju folët për disa forma dhe mënyra që qeveria do të ketë për taksën e Rrugës së Kombit por ndërkohë kanë filluar dhe protestat nga banorët e të dyja anëve, Kosovës dhe Shqipërisë. Pikërisht nesër është paralajmëruar një protestë. A do ju bashkohet LSI-së dhe mbështetësit e saj kësaj proteste si formë edhe kundërshtie? Protesta që është paralajmëruar është një protestë e drejtë. Ne e mbështesim, nuk e udhëheqim këtë protestë. Është protestë e qytetarëve, se qytetarët janë të dëmtuarit krye-
Vasili: Rama i pacipë, e nisi karrierën lakuriq dhe do përfundojë po lakuriq sor. Ne kemi pasur besoj transparencën dhe kurajon qartë që ti themi publikut qartë dhe prerë që në fillim, ndërkohë kur gjithë të tjerët heshtnin që kjo është një padrejtësi shumë e rëndë shoqërore dhe ekonomike për xhepin e qytetarëve dhe si e tillë duhet refuzuar dhe është momenti për ta refuzuar fort, pasi nuk mund të jemi një qeveri arbitrare, apo një popull, i cili mund të shtypet siç mendon ky kryeministër dhe sikurse ju e dini dhe si ky e krahason popullin e tij. Ju e keni dëgjuar që për fat të keq ky kryeministër i pacipë ka bërë një krahasim nga më të rëndët, më vulgarët në sallën e parlamentit dje, duke krahasuar popullin shqiptar dhe shqiptarët deri në organin gjenital mashkullor. Ky, i cili e ka nisur karrierën e tij lakuriq si duket ka vendosur ta përfundojë atë lakuriq dhe është e qartë që nga një analizë edhe mjekësore, përveç se një analize politike, ky krahasim që ka bërë me popullin i shkon vetëm një njeriu, ai ka pasur në mend veten dhe është ai i tillë dhe i barabartë me krahasimin që ka bërë. Dikush do thoshte pse e bën këtë krahasim dhe pse flet me këtë vulgariet të neveritshëm ky kryeministër. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Përgjigjen e ka dhënë Konrad Audenhauer i cili thotë: “Zoti inteligjencës i ka dhënë kufij ndërsa idiotësisë jo”. Dhe idiotësia pa kufij mund të thotë gjëra të tilla. Ndaj dhe çështja e Rrugës së Kombit është psikologjia për të nënshtruar, poshtëruar, rrjepur shqiptarët deri në lekun e fundit. Dhe as më shumë as më pak, duke aplikuar taksa rruge më të larta se në vendet më të zhvilluara të Europës. Pra të njëjtën taksë që paguan një Europian që merr të ardhura 20 herë më shumë se një shqiptar, një shqiptar që merr 20 herë më pak, paguan më shumë se sa ai. Kjo është plotësisht e qartë Z. Vasili mendoni se mund të rishikohet kjo taksë e rrugës së Kombit. A do të ketë kosto për buxhetin nëse rishikohet? Nuk ka asnjë kosto për buxhetin, arsyeja është shumë e thjeshtë. Shqiptarët paguajnë taksa, vetëm taksa e qarkullimit që përdorin me karburant, e cila është vënë me arsyen kryesore për mirëmbajtjen e rrugëve dhe është mbi 120 milionë euro, është një taksë e mjaftueshme për tu përdorur në qoftë se nuk grabitet, vidhet apo përdoret për qëllime të tjera. Nuk përdoret për sokak të cilët iu shtrohen pllakat nga 20 herë, apo për ngritje kullash si në Korçë, apo për 1000 vanitetete idiote të kryeministrit. Pra mund të përdoret fare mirë atje te rruga, për ekonomi. Çdo para e popullit dhemb prandaj duhet të përdoret siç duhet. Prandaj kjo taksë, ju e dini që kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe ju e dini që në shumë zona kufitare nuk përdoret karburanti në Shqipëri, por furnizohen në Maqedoni ose Kosovë.
Kjo është e turpshme, dhe mbas kësaj gjëje kaq të rëndë ti vesh dhe një taksë tjetër popullit është akoma më rëndë. Ndalja ska asnjë lloj problemi, pezullimi nuk ka asnjë lloj problemi është akti i parë dhe minimalisht i përgjegjshëm që mund të bëjë qeveria për të lënë të kuptohet që ajo është ndarë deri në fijen e fundit, sepse e ndarë është 99%. Por kjo do ishte ndarja përfundimtare për popullin e vet që ajo ka marrë përsipër ta qeverisë. Dhe e thashë dhe njëherë, pa një analizë të hollësishme deri në fund dhe pa e konsultuar me të gjithë grupet e interesit. Pasi përbuzja ndaj grupeve të interesit, ndaj atyre që vënë në lëvizje ekonominë kjo taksë nuk mund të ecte përpara sepse tani jemi në një konflikt të madh. Grupet e interesit. Jo më larg nga dje, Kryetari i Dhomës Amerikanë të Tregtisë tha qartë që me këto nivele taksash që rriten vazhdimisht do të shikojmë edhe opsionin për t’u larguar nga Shqipëria. Dhoma Amerikane e Tregtisë! Kjo qeveri ka hyrë në konflikt të egër me të ardhmen e jetës ekonomike shqiptare. Investime të huaja nuk ka. Taksat rriten në mënyrë të jashtëzakonshme, varfëria thellohet dhe emigracioni shtohet. Ky është ekuacioni para të cilit ndodhen shqiptarët, i cili është një cirk vizion që vetëm i shkatërron ata. Kjo sot e do përgjigjen, jo nesër. Dhe në qoftë se nesër qytetarët janë atje me shumë të drejtë, dhe të gjithë do të jemi në atë protestë, është pikërisht për ti thënë Stop një qeverisje, e cila i pi gjakun deri në fund edhe njerëzve të varfër. Thashë edhe njëherë tjetër, janë shumë njerëz që për shumë motive, personale, famil-
jare, që I quajnë përdorues rruge, i kanë gjetur emrin përdorues. Jo, rruga është mënyrë jetese. Në rast të kundërt, çfarë do bëjnë shqiptarët? Ai që s’përdor rrugën, s’duhet të paguajë taksa?! Ai që s’përdor rrugën, duhet të qarkullojë në një shteg dhish? Se këto koncepte ka ky! Një mendjemarrë këtë gjë flet. Ky është një kompleks i madh ekonomiko-shoqëror, ku të gjithë paguajnë taksa dhe taksat administrohen në mënyrën më të kujdesshme të mundshme. Pra, kemi karburantin më të lartë, ndërkohë kemi dhe një taksë nga mbrapa. Të tjerë kanë karburant më të ulët se sa ne, në Kosovë, kanë dhe një rrugë të përfunduar me standarde shumë të larta, dhe nuk kanë taksa. Dhe mendohen gjerë e gjatë. Dhe të dy qeveritë janë sot në një konflikt të jashtëzakonshëm, duke filluar nga Presidenti i Kosovës, sepse pasi janë mbledhur nja 20 herë, kanë ngrënë lakrorë këtu, e lakrorë atje, nuk kanë folur për një nga gjërat themelore që është komunikimi në një rrugë ku komunikojnë mijëra njerëz. Dhe keni dëgjuar dhe një të fundit, tha dhe ky ministri i Energjetikës, që nuk di se ç’flet, është investim patriotik-tha. Nuk është investim patriotik, është investim gjeostrategjik. Për kulturën e rrënuar që kanë, mendimi për të lidhur Kosovën me Shqipërinë me një rrugë të tillë, sa më të gjerë, sa më komunikuese ka qenë që në kohën e Austro-Hungarisë. Pra ka qenë mënyra se si gjeostrategjikisht është vendosur këto dy territore e kërkonin këtë rrugë. E filloi studimin e fizibilitetit dhe idenë e rrugës nuk e filloi as qeveria e Sali Berishës, as kjo damlla qeveri që kemi, por e ka
filluar qeveria e drejtuar nga Fatos Nano që në 2003-shin. Atëherë është bërë studimi i fizibilitetit. A kemi pasur një taksë, taksa Majko për të bërë atë rrugë? Se kështu i vunë dhe emrin, megjithëse Majko rri atje në qeveri dhe nuk flet. Po, pra do të thotë që rruga nuk ishte patriotike, por ishte gjeostrategjike. Prandaj gjeneroi shtatëfishim bilancesh, ekonomi të madhe, mijëra njerëz në Shqipëri që kanë struktura turistike mbahen falë turistëve që vijnë nga Kosova dhe të gjitha këto qenkan patriotizma. Po, janë këta patriotët e rruajtjes së parave, e kam thënë dhe dje. Pra të grabitjes së parave, patriotët e grabitjes së parave. Këta nuk e duan Shqipërinë. Prandaj e bëjnë këtë gjë. A do të ndiqni rrugë ligjore për të kundërshtuar këtë marrëveshje, përveç protestave? Rrugë më legjitime, më të vërtet, më reale se sa reagimi mbarëpopullor nuk ka, pasi taksa është në konflikt me qytetarët dhe qytetarët janë ata që mbajnë në këmbë shtetet, janë ata që votojnë politikën, janë ata që ngrenë institucionet e një vendi dhe ai është gjykimi më i madh që mund të bëhet. Është më i fortë gjykimi qytetar, se sa gjykimi i çdo gjykate. Z. Haxhinasto dje në parlament tha se ai ka propozuar një taksë prej 4.2 eurosh, që do të thotë 80 cent më pak se sa tarifa e sotme. A mendoni se LSI është pjesë e përgjegjësisë për këtë taksë? Jo nuk ka asgjë përgjegjësi LSI për këtë punë. Në vitin 2015 është bërë një draft I parë dhe deri në 2018-ën, Shqipëria nuk eci në rrugën e një Shqipërie normale, e cila do të rriste të ardhurat ekonomike, do të zhvillohej ekonomikisht, do të lulëzonte sikurse qeveria thoshte dhe fliste, por ran ë greminën e një qeveri dhe të një qeverisje dhe të një ekonomie të drogës dhe të kanabisit. Thënë e tillë, shqiptarët u rrënuan, mijëra ikën në Europë në emigrim, varfëria dhe mjerimi u thellua. I gjithë konteksti kur filloi të diskutohej kjo punë, rezultoi të ishte një kontekst I ri, ku nuk pati lulëzim, por pati rrënim. Në rrethana të tilla, sigurisht që mbahen qëndrime të tjera. Qeveritë kanë detyrë të eksplorojnë të gjitha llojet e mundësive, por kur treguesit ekonomik janë të tillë që ta lejojnë që të ecësh përpara me një zgjidhje të caktuar mund të ecësh. Por kur ekonomia përfundon në një ekonomi kanabisi, e thashë edhe njëherë tjetër, një kolegu juaj në Kosovë thotë, meqënëse po bie ekonomia e kanabisit po vënë taksën për Kosovarët. Kjo duhet tju shqetësojë të gjithë juve, sepse kundër kësaj takse, gjeografia demografike, pra populli që reagon kundër kësaj takse, fillon nga Konispoli përfundon në Gjakovë, përfundon në Prishtinë. Tanimë janë 5 milion shqiptarë që reagojnë kundër kësaj takse.
POLITIKE DEKLARATAT NË KUVEND
5
E shtunë, 31 MARS 2018
Krahasimi ofendues i popullit nga Rama, Pampuri: Kërko falje për fjalët e ndyra! Pas fjalimit që mbajti të enjten në Kuvend, si dhe pas publikimit të një sekuenceje videoje ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bënte një krahasim të papranueshëm për shqiptarët, ka reaguar edhe deputeteja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, e cila i kërkon kreut të qeverisë të “kërkojë falje” për shprehjen denigruese me të cilën ai i krahasoi qytetarët e të drejtën e madhe që ata kanë të të largojnë në mënyrën më të shëmtuar nga karrigia. “Kërko falje për shprehjen denigruese me të cilën krahasove qytetarët e të drejtën e madhe që ata kanë të të largojnë në mënyrën më të shëmtuar nga karrigia, të cilën ti dhe grupi yt
” i të fortëve” e bleu me para, duke shfrytëzuar varfërinë që ti vetë ia ofrove qytetarëve të këtij vendi. I varfërove, i shkatërrove, i përzure, i përçave , e tani i tall e i shan me shprehjet më të ndyra, si asnjë kryeministër në historinë e Europës e Ballkanit”, shkruan Pampuri. Në mbyllje të reagimit të saj, deputetja demokrate i kujton Ramës se ajo çfarë ai po i shkakton shqiptarëve do t’i kthehet në bumerang. “Makthi që i shkaktove qytetarëve të këtij vendi gjatë këtyre viteve, do të të kthehet në bumerang”, theksoi dje deputetja demokrate në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Deputeti i PD-së akuza të forta ndaj Kryeministrit: Kush i hap probleme Ramës përballet me vetingun
D
eputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një komenti në rrjetet sociale shprehet se pas mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, rrënimit të Gjykatës së Lartë, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndër të tjera, Bylykbashi shkruan se kjo ndodhi falë Edi Ramës reformator, duke shtuar se kush guxon e kundërshton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do të përballet me vetingun. Për deputetin e PD-së, krijimi i Task-Forcave për prokuroritë e rretheve për hetimin e krimit të organizuar, u bënë qëllimisht për t’i marrë de facto kompetencën Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Kur plasën përgjimet e Habilajve që implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, në fillim Edi Rama sulmoi prokurorët e Krimeve të Rënda, si “veriorë”. Më pas, Edi Rama urdhëroi deputetët e tij të kthenin Parlamentin në gjykatë e të refuzonin kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestim të Tahirajt. Më pas, Edi Rama urdhëroi ekstradimin e Seitajt, dëshmitarit
Oerd Bylykbashi: Vetingu faktik i Ramës “mbyll” Krimet e Rënda
kyç kundër Tahirit, që ta linte Prokurorinë e Krimeve të Rënda me duar bosh. Më pas, Edi Rama urdhëroi Fatmir Xhafën dhe Arta Markun që të krijonin task-forca në prokuroritë e rretheve për hetimin e krimit
të organizuar, duke i marrë de facto kompetencën Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pra, i priste këmbët. Më pas, Gjykata e Lartë, në grahmat e fundit para se të mbylle kanatat përpara presionit të Kryeministrit, si Gjykata
Kushtetuese, me një vendim vendosi që krimet e rënda, në të cilat nuk ka grup të strukturuar kriminal, t’i kalojnë prokurorive dhe gjykatave të rretheve që kontrollon drejtpërdrejt Prokurorja Provizore. Me këtë akt, Krimet
e Rënda kanë mbetur pa punë. Një investim gjigand me miliona euro, që ka çuar pas hekurave qindra kriminelë, sot është hedhur në plehra. Pasoja: 613 kg kokainë të Maminasit transferohen nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Durrësit. Fundja, ç’grup i strukturuar kriminal ishte ai?! Një shofer, një punonjës dhe administrator i kishin sjellë 613 kg kokainë. Në fund, Krimet e Rënda do të zëvendësohen nga SPAK-u, me kismet kur ky i fundit të ngrihet. Deri atëherë kanë ngelur duarbosh. Si një luan pa dhëmbë. Pas mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, rrënimit të Gjykatës së Lartë, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Falë Edi Ramës reformator. Kush guxon e kundërshton, apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do të përballet me vetingun”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti demokrat i Durrësit, Oerd Bylykbashi.
ISH-KRYEMINISTRI PUBLIKON DENONCIMIN E FORTË NDAJ DEPUTETIT TË PS-së
I
sh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se është avokat. “Të dhëna të reja mbi veprimtarinë mafioze të Alket Hysenit!”- thotë Berisha teksa i fton ndjekësit në faqen e tij zyrtare në rrjetin socia “Facebook” të lexojnë denoncimin e “qytetarit dixhital”. Ky i fundit, në mesazhin e tij drejtuar Berishës, tregon veprimtarinë e deputetit të PS Alket Hyseni në kohën kur ka qenë avokat dhe që akuzohet për grabitje të tokave. “Në lidhje me Alket Hysenin: Gjatë viteve 2011 – 2013 derisa u emërua në krye të agjencisë, apo task forcës për bregdetin nga Rama, ky ushtronte avokatin dhe merrte përsipër veç çështje të pavlefshmërisë së vlerësimeve tatimore dhe doganore për kompanitë e mëdha në vlera miliona euro. Kjo lloj metode ishte për t’iu shmangur pagesës së vlerësimit tatimor, apo do-
Berisha: Ja veprimtaria abuzive e Alket Hyseni kur ishte avokat
ganor në procedurë administrative, ku duhej paguar paraprakisht shuma përkatëse. Ky merrte përsipër, që përmes rrugës gjyqësore me këtë lloj padie të shmangte detyrimet e këtyre kompanive ndaj shtetit, të shmangte procedurën administrative dhe të shpëtonte kompanitë abuzuese nga detyrimet në miliona euro ndaj arkës së shtetit. Kjo lloj padie ishte një marifet, për të cilin kishte mbajtur qëndrim dhe Gjykata e Lartë në vendimet unifikuese të saj, por që Hyseni sërish ia dilte me zotësinë e tij të bindte gjyqtarët në shkallët e gjyqësorit për individualitetin e çdo rasti referuar elementëve të pavlefshmërisë absolute. Ky zotëria ishte avokati kompetent
që ia dilte në këto lloj çështjesh në gjykatë dhe as kishte kohë të merrte çështje të tjera përsipër. Ky ishte ai që e rregullonte me gjykatën, sa gjyqtarët impresionoheshin aq shumë nga ky, sa vendimet e tyre ishin kopje e kërkesë padisë, apo parashtresave në gjykatë të Hysenit, pa ndryshuar pikë as presje. Ky ishte një ndër për kompaninë abuzuese në kurriz të arkës së shtetit dhe qytetarëve shqiptarë me përfitim të drejtpërdrejtë në përqindje për sekserin Hyseni dhe gjykatësit e përfshirë në raste të tilla. Pikërisht, për keto lloj aftësishë, Rama e vendosi drejtor, apo koordinator të agjencisë për tokat në bregdet. Nëse bëhet një inspektim për punën
e Hysenit si avokat gjatë periudhës 2010 -2013 do pasqyrohet saktë puna e tij për kompanitë abuzuese kliente të tij dhe shumat marramendëse të detyrimeve ndaj shtetit të shpëtuara në dobi të kompanisë nga ky. Në këtë rast hetohet jo veç puna e tij si avokat, por edhe e gjyqtarëve që po u bëhet vettingu. Vetting, njëkohësisht me gjyqtarët, t’i bëhet dhe avokatit Hyseni i përfshirë në çështje sensitive me miliona euro në dëm të shtetit shqiptar. Me këtë rast, kontrollohet njëkohësisht edhe mënyra e dhënies së drejtësisë nga gjykata në të tilla raste. Duke ju uruar gjithë të mirat”- thotë qytetari dixhital në denoncimin e tij të publikuar dje nga ish-kryeministri Berisha.
POLITIKE
6
E shtunë, 31 MARS 2018
Përgatitja për zgjedhjet vendore, kreu i Qeverisë vendos objektivin e punësimeve deri në fund të vitit
Z
yrat e punësimit duhet të punësojnë 25 mijë të regjistruarit si punëkërkues të papunë brenda vitit 2018. Plani dhe objektivi i qartë i qeverisë është bërë për secilën nga zyrat e punësimit në 61 bashkitë e vendit, një objektiv ky që duhet të realizohet brenda këtij, duke nënkuptuar në këtë mënyrë se teza e punësimeve do të jetë dhe kryefjalë e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Nga ky objektiv do të varet dhe nëse drejtori i zyrës së punësimit do të vijojë të qëndrojë i ulur në karrige apo do të lirojë karrigen “Për çdo drejtor dhe punonjës objektiva të cilat do të maten çdo muaj. Kush do përmbushë objektivin do mbajë punën kush jo të hapë krahun dikujt tjetër. Mbi bazën e këtyre objektivave është vendosur shënjestra e 25 mijë të punësuarve që janë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës nga zyrat e punës”- u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e mbajtur në Kryeministri paraditen e djeshme. Kreu i qeverise u shpreh optimist se ky objektiv është plotësisht i realizueshëm. “25 mijë persona që kanë dalë nga ndihma ekonomike apo jo, dhe që janë të gatshëm të punojnë duhet të hyjnë në punë vetëm nga Zyrat
Edi Rama ultimatum drejtorëve: Ose punësoni 25 mijë të papunë, ose ikni
e Punës është plotësisht e realizueshme muaji mars na e tregon këtë. Muaji mars jemi brenda objektivit. Objektiv me patjetër që të realizohet”- tha Rama. Mijëra mundësi I vetëdijshëm se nuk është e lehtë për 1001 arsye, Rama tregoi dhe nevojën për riformatim të skemës së nxitjes së punësimit për të vënë një theks tek tra-
DREJTORESHA E PUNËSIMIT
1396 të punësuar për muajin mars, Çaushi: Deri në fund të vitit, arrijmë në 25 mijë
jnimet. Kompanitë do të punësojnë të papunët të cilët për periudhën e trajnimit do të paguhen nga shteti. “Janë 10 mijë mundësi, njerëz, që duan të punojnë por refuzohen nga punëmarrësit për shkak se nuk kanë aftësinë tekniko profesionale. Ata i kanë të hapura dyert edhe me pagesë. Ne do ti paguajmë ata që duan punë dhe të cilët janë të gatshëm
që për të marrë punën do të trajnohen. Ne do ti paguajmë më shumë sesa mesataren e ndihmës ekonomike. Do ti paguajmë me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe me një shumë që është e barabartë me atë që marrin të gjithë nga ndihma ekonomike”- theksoi kryeministri Rama. Një kompani që ka nevojë për punëkërkues, do të
marrë x punëtorë dhe në bazë të marrëveshjes do të marrë paratë nga shteti që do i shkojnë personit që do të trajnohet si një kontribut dhe menjëherë pas trajnimit personi do të rekrutohet në punë. Papunësia e lartë tek të rinjtë vjen sipasojë e mungesës së kualifikimeve dhe qeveria do të paguajë trajnimin e tyre. “Numri marramendës i juristëve që nuk i duhen askujt dhe i mungesës marramendese e zanatçinjve. Ne do i pagujmë ata të cilët duan punë dhe janë gati që për të marrë punën do trajnohen”, tha Rama. Raporti i punësimit I pranishëm gjatë prezantimi të raportit, kryeministri Rama theksoi edhe një herë se të gjithë ata që dalin nga ndihma ekonomike do të kenë përparësi në punësim. Duke e bazuar te të dhënat e muajit mars, Rama tha se deri në fund të vitit do realizojmë objektivat që kemi vendosur. “Duke parë të dhënat e muajit mars, 1396 të punësuar, jam besimplotë se deri në fund të viti do kemi arritur të punësojmë 25 mijë persona”- tha Rama.
VETINGU, KPK NË 4 PRILL SEANCË DËGJIMORE ME GJYQTAREN E KUSHTETUESES, VITORE TUSHA
KPK: Prioritet KED, dosja “Adriatik Llalla” në Prokurori
N
Në muajin Mars janë punësuar 1396 persona, të cilët i janë drejtuar për një vend pune Zyrave Kombëtare të Punësimit. Rezultatet u bën publike nga Kryeministria. Drejtoresha e përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Elira Çaushi deklaroi se së të dhëna tregojnë një tendencë në rritje, dhe së ne muajt në vijim rezultatet do të jenë edhe më të larta. “Objektivi i zyrës së punësimit për vitin 2018 është punësimi i 25 mijë personave. Si dhe aftësimi profesional minimalisht për 10 mijë të rijnë që dalin nga skema ekonomike. Sfidat janë të mëdha, në këshillim, në ndërmjetësim, do kemi trajnime të herë pas hershme që zyrat të bëjnë punën akoma më mirë. Është e rëndësishme që punëkërkuesit të drejtohen në institucionet e duhura, ku do të marrin mbështetje dhe orientim drejt tregut të punës”- tha Çaushi. Gjithashtu të papunët do të përfitojnë edhe nga programi i pagesës së papunësisë që qeveria ka miratuar së fundmi. Ajo do të jetë 50% e pagës minimale, pra në vlerën e 120 mijë lekëve të vjetra. Nga ana tjetër personat që dalin nga skema ekonomike do të marrin një fond prej 55 mijë lekësh(të vjetra) për aftësim në zyrat e shërbimit profesional.
isur nga ngërçi që ndodhet tashmë Gjykata Kushtetuese pas shkarkimit të anëtarit Fatos Lulo, Ora News iu drejtua ditën e djeshme zyrtarisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nëse po ndiqet procedurë e përshpejtuar për kontrollin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në përgjigjen zyrtare, KPK-ja njofton se po punon me prioritet mbi të gjitha dosjet që janë shortuar, sipas ligjit, përfshi dhe kandidatët për në KED, por ecuria e punës varet nga kompleksiteti i dosjeve. “Ju garantojmë se Komisioni po punon me prioritet mbi dosjet e secilit, përfshirë këtu edhe subjektet që janë kandidatë për në KED, për të cilët ju jeni të interesuar. Ecuria punës së një dosjeje varet nga kompleksiteti i saj. Lidhur me këtë, KPK ju siguron se është e interesuar të kryejë të gjitha procedurat e rivlerësimit për çdo subjekt me efikasitet dhe saktësi të plotë”- thuhet në reagimin e KPKsë. Ndërsa e pyetur në lidhje me materialin e kontrollit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, KPK ka
sqaruar se dosja deri në ndërprerjen e vettingut i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit, pas kërkesës së saj. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në zbatim rigoroz të Kushtetutës dhe ligjit, i ka vënë në dispozicion këtij organi më datë 15 mars 2018 dosjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla”- thuhet në reagimin e KPKsë. Sipas informacioneve, Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash dhe ai do të hetohet nga kryetarja e Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela. Kjo e fundit ka kërkuar
menjëherë informacione nga disa institucione sa i takon akuzës ndaj Llallës, ku midis të tjerash mund të përmendim Hipotekën, Tatimet, zyrat noteriale e ato të vlerësimit të pasurive të patundshme dhe nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), i cili ende nuk ka dërguar pasurinë e Adriatik Llallës që nga koha që ai mori drejtimin e organit të akuzës. Gjithashtu, KPK-ja ka njoftuar se në datën 4 prill do të thërrasë ne seancë dëgjimore një tjeter gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për gjyqtaren Vitore Tusha.
AKTUALITET
7
E shtunë, 31 MARS 2018
Ministria: Bindje të arsyeshme se plotësojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim
M
inistria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur procesin e auditimit të kryer pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”. Grupi i auditimit ka konstatuar fakte dhe rrethana të paligjshme, që krijojnë bindje të arsyeshme se plotësojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Referuar rezultateve të auditimit, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i është drejtuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me një kallëzim penal ndaj personave të mëposhtëm: Të kallëzuar: 1. Ardian Alushi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë, për gjithë periudhën e zbatimit të projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”. 2. Klevis Biçaku, ish-Koordinator i projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, për periudhën shkurt 2014 – maj 2015, pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë. 3. Albens Alite, ish-Koordinator i projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, për periudhën Qershor 2015 – Tetor 2017, pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë. Si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, pasi veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”,
Gjiknuri kallëzon në Prokurori 3 ish-zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit duke shkaktuar pasoja të renda për interesat e buxhetit të shtetit dhe të publikut si dhe kanë krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale për subjekte të tjera juridike private. Personat e kallëzuar, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit për shkak të rritjes së kostove të këtij projekti, duke favorizuar kontraktorin, supervizorin apo subjekte të tjera me të cilët janë nënshkruar kontrata për zbatimin e projektit, duke dëmtuar kështu rëndë interesat e ligjshme të shtetit shqiptar dhe të publikut. Shkeljet Konkretisht, gjatë procesit të zbatimit të projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, grupi i auditimit ka konstatuar se: Nga ana e ish Drejtorit të Përgjithshëm të AKUK dhe ish Koordinatorëve të këtij projekti nuk janë përmbushur detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi në drejtim të vlerësimit, monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e projektit. Për rrjedhojë, janë shkaktuar pasoja të renda të kundraligjshme për buxhetin e shtetit, si dhe për shtetasit si pasojë e mospërfundimit të këtij projekti në kohë, që janë: – Rritja e kostos së punimeve civile të projektit, në vlerën 1.027.291.019 JPY për shumën e situacioneve të paguara deri më 31.11.2017 dhe në vlerën 2.319.093.644 JPY deri në përfundim të projektit, vetëm si pasojë
e ndryshimit të formulës për rregullimin e çmimit. – Kosto shtesë në vlerën 10.988.195 JPY, si pasojë e rritjes të nivelit të paradhënies nga 20% në 25% të vlerës së kontratës, pas nënshkrimit të saj, jo në përputhje me standartin FIDIC. – Kosto shtesë për projektin në shumën 465.000.000 JPY, si pasojë e zgjatjes së afatit të kontratës për “Shërbimin e Konsulencës”. – Është nënshkruar Kontrate për shërbim auditimi, në shumën 10,800 Euro, ose 1,603,967 JPY, me TVSH, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 3, pika 7, seksioni 4, të Ligjit nr. 9964, datë 24.07.2008, për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet K. të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndër-
kombëtar”, duke rritur kostot e projektit. – Është disbursuar për Supervizorin shuma prej 9,400,351 JPY, në zërin “Shpenzime ligjore”, në kundërshtim me kërkesat e marrëveshjes së huasë, të pajustifikuara dhe të padokumentuara, duke rritur kostot e projektit; – Rikthimi i paradhënies nuk është bërë në përputhje me kushtet e përgjithshme të kontratës, pika 14.2 (a) dhe 14.2 (b). Kontraktori rezulton me paradhënie të pakthyer në shumën 588,322,340 JPY. Mos rikthimi i paradhënies sjell kosto shtesë për tarifën e sigurimit të paradhënies të cilën e paguan AKUK. AKUK duhet të sigurojë paradhënien jo më për 806,659,445 JPY, por për shumën 1,394,981,786 JPY, e për pasojë do
të paguajë më shumë për këtë sigurim paradhënie. Kjo kosto shtesë, nuk është llogaritur, pasi sigurimi i paradhënies nuk është paguar deri në datën e hartimit të këtij materiali. Gjithashtu, nëse AKUK, do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të përllogaritjes së mbajtjes së paradhënies, paradhënia nuk mund të rikthehet në masën 100% të saj, kur niveli punimeve të jetë në masën 90%, ashtu sic është parashikuar në FIDIC dhe marrëveshjen ndërmjet palëve; – Në zbatimin e këtij projekti, nuk është përfshirë shoqëria Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë, në rolin e Agjencisë Operuese, duke ndryshuar kështu kushtet e marrëveshjes, fakt i cili nuk është dokumentuar me ndonjë akt administrativ, në kundërshtim me përcaktimet e marrëveshjes financiare, ratifikuar me Ligjin nr. 9964, datë 24.07.2008. – Gjatë zbatimit të këtij projekti, asnjë problematikë e rezultuar nga rrëshqitjet e ndodhura, nuk është parashtruar për tu diskutuar, analizuar dhe vendosur nga Këshilli Teknik i AKUK. – Shumat e mbetura, për “Realizimin e Punimeve Civile” dhe “Shërbimin e Konsulencës”, nuk janë të mjaftueshme për realizimin e plotë të projektit. Realizimi përfundimtar i projektit, do të rezultojë me kosto shtesë, në shumën 1.340 milion JPY, shumë e cila do të rrisë edhe më tej kostot e projektit dhe do të shoqërohet me kërkesën për fonde shtesë për përfundimin e projektit.
ISH-DREJTORI I AGJENCISË SË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE: STISJE POLITIKE ME BEKIMIN E RAMËS
U kallëzua nga Gjiknuri, reagon Ardian Alushi: Projekti është audituar nga KLSH I
sh -drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Tirane nga radhët e LSI, Ardian Alushi ka reaguar pas kallëzimit që iu bë nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës nën akuzën për “Shpërdorim detyre”. Sipas ministrisë, Alushi në bashkëpunim me persona të tjerë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milionë eurosh. Në reagimin e tij, Alushi thotë se akuzat janë një stisje të motivuara politikisht dhe se ai ka zbatuar ligjin. “E gjitha është një stisje e motivuar
politikisht dhe që ka për autor ata që sot duan të fshehin abuzimet e tyre në drejtorinë e ujësjellësit. Unë kam zbatuar pikë për pikë ligjin dhe aktet rregullatorë të tij. Çdo akt, apo veprim juridik, apo financiar, është miratuar nga Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), në përputhje me marrëveshjen e miratuar në parlament në vitin 2008. E cila ka monitoruar dhe certifikuar te gjithë ecurinë e projektit nga fillimi deri sot. Projekti për të cilin zoti Gjiknuri pretendon se është abuzuar
është audituar në detaje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Përfundimet e tij mund ti shohë dhe gjykojë kushdo. Ato janë të tëra në përputhje me ligjin dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje. Me cilësinë e drejtuesit kam respektuar ligjin pikë për pikë, por këtë gjë nuk kanë dashur ta shohin dhe evidentojnë audituesit politik të Ministrisë së Energjisë. Auditet politike të iniciuara nga ministrat e Edi Ramës janë thjesht shërbime për shefat që duan të fshehin korrupsionin e vërtetë të ministrave dhe të qeverisë.
Çdo përpjekje për të mbuluar të vërtetën dhe kërcënimet në emër të prokurorisë janë jo serioze dhe të pavlera. Gjyqet politike të bekuara nga Edi Rama nuk tregojnë asgjë më shumë se mjerimin aktual të administratës që është tashmë pré e gjuetisë së shtrigave në emër të drejtësisë. Shpreh bindjen dhe sigurinë se asnjë audit politik dhe i bekuar nga tarafet e korrupsionit sado të përpiqet nuk do mund të hedhë baltë mbi punën tonë” – u shpreh në reagimin e tij, Ardian Alushi.
POLITIKE
8
E shtunë, 31 MARS 2018
Tregtari nuk i mban lotët kur takon deputeten demokrate: Kam gati pasaportën për të ikur
N
ënkryetarja demokrate e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku zhvilloi një takim me disa nga tregtarët e vegjël në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit, tregtarët u shprehën kundër përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së, ndërsa deputetja Tabaku, u njoh me gjendjen e tyre financiare, që sipsa tyre po i çon drejt falimentimit. Arsyet e pragut të falimentit, sipas bizneseve, janë taksa e Bashkisë së Tiranës për shkollat, të cilën e paguajnë brenda një njësie bashkiake, tre herë, rënia e fuqisë konsumatore, emigrimi i qytetarëve, që do të thotë më pak blerje dhe fitim dhe barra e re e përfshirjes në tvsh nga data 1 Prill. Po ashtu ata u ndalën tek taksa e “Rrugës së Kombit”, ndërsa theksuan se ajo do të dëmtojë importet, por edhe fuqinë blerëse nga zonat veriore të vendit, të cilët do t’i drejtohen tani qyteteve më të afërta në Kosovë, si Prizreni ose Gjakova. “Jemi të marrë fund”, thotë një tregtar, i cili prej 25 vitesh, së bashku me familjen drejton një biznes veshjesh. “Po më dridhen këmbët nga këto taksa. Ky shtet nuk ka stabilitet të ligjeve fiskale. Parimi i tyre është që të godasin më shumë ata që paguajnë më shumë taksa. Kam 25 vite që i jam përkushtuar biznesit. Kam bërë gati pasaportat e familjes të iki. Po si të iki? Unë kam bërë gabimin më të madh në jetë, që kam mësuar fëmijët e mi të duan Shqipërinë. Kam bërë gabimin më të madh që nuk i kam larguar nga këtu”, u shpreh me lot në sy, një tregtar në bashkëbisedim me deputeten Jorida Tabaku, i cili
Tabaku: Rritje e taksave, taksa e pronës ka rritur me 50% qeratë për bizneset
nuk donte të identifikohej për shkak të frikës nga tatimorët. Deputetja Tabaku, theksoi se ky është realiteti me të cilën përballen shqiptarët sot. “Jemi përpjekur që të bisedojmë me bizneset që preken nga ndryshimet e taksave që hyjnë në fuqi me 1 Prill. TVSH-ja e biznesit të vogël, që fillon nga pragu 2 milion, taksa e re e pronës dhe tarifa e “Rrugës së Kombit”. Bizneset në këtë treg preken në mënyrë masive nga të treja. Po të shikoni, pothuajse gjysma e bizneseve kanë mbyllur qepenat. Bizneset që nga janari
kanë pasur qiranë e rritur nga 30 deri në 50% si rezultat i rritjes së taksës së pronës, dhe nga tarifa e “Rrugës së Kombit”, sepse një pjesë e madhe e të gjithë blerësve tek bizneset, vijnë nga vendet të cilat duhet patjetër të kalojnë në “Rrugën e Kombit”. Ka rënie të konsumit. Bizneset më thonë se konsumatorët blejnë më pak. Është prekur nga emigracioni, sepse një pjesë e madhe e blerësve të këtij tregu kanë qenë nga ajo shtresë që tashmë ka emigruar. Duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimit të
energjisë, rritja e taksës së tatimfitimit deri në 15%, tatimin mbi dividentin që e kanë shtuar këtë vit për bizneset që konsiderohen si më të mëdha. Ka rritje masive të përgjithshme të shpenzimeve që shkojnë për taksa. Në fund të ditës, në xhepin e biznesit mbetet 15% e të gjithë xhiros së biznesit, që është vetëm për të mbuluar shpenzimet për mbijetesë. Kjo është shprehja që të gjitha bizneset kanë thënë; jemi në kushtet e mbijetesës” theksoi dje deputetja demokrate Jorida Tabaku, pas takimit me tregtarët.
DHOMA AMERIKANE E TREGTISË
R
ritja e taksave dhe vendosja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së është kundërshtuar nga Fondi Monetar ndërkombëtar, Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Biznesit të Vogël shqiptar, si një skemë falimentuese. Sipas opozitës, rritja e taksave për biznesin vogël vjen paralelisht me uljen e taksave për miqtë dhe klientët e Edi Ramës, të cilët me hotelet e tyre me 5 yje do të paguajnë zero tatim fitim dhe 6 përqind TVSH. Ndërkohë, biznesi ankohet se barra reale e taksave në Shqipëri është dy herë më e rëndë sesa thuhet zyrtarisht nga qeveria. Presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë, Mark Crawford thotë se dhjetëra taksa dhe tarifa që shtohen vit pas viti e kanë bërë barrën fiskale të papërballueshme. “Nëse shikon në letër 15 për qind, nuk duket një normë shumë e lartë krahasuar me botën. Por, janë 30 taksa dhe tarifa të tjera të vogla, të cilat e çojnë barrën e taksave 20-30 për qind, e ndoshta deri në 40 për
Mark Crawford: Shqipëria, shumë e shtrenjtë. Taksat shkojnë deri në 40% e fitimit
qind të fitimit, ose të të ardhurave personale”, thotë Crawford. Sipas tij, taksat e larta janë prej vitesh pengesa kryesore e biznesit në Shqipëri. Madje, ai thotë se politika fiskale shpesh është kaotike. “Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje, kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”, thotë presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë. Por taksat e larta nuk janë problemi i vetëm që vuan sipërmarrja. Crawford thotë se, ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri politika e taksave nuk ka qëndrueshmëri. “Nëse ne e ndryshojmë paketën fiskale vit për vit dhe gjatë vitit shtojmë tarifat, është shumë e vështirë për një kompani të huaj të plani-
fikojë. Ata kanë aksionerët e tyre, burimet e tyre dhe pritshmëritë e tyre nga jashtë”, shprehet Crawford. Sipas kreut të Dhomës amerikane, klima e paqartë dhe taksat e larta kanë dekurajuar shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri. “Unë nuk jam shumë i shqetësuar për ata që janë këtu, madje duhet të kujde-
sem për ata që janë këtu sepse janë publicitet më i mirë, ose më i keq, për të tjerët që mund të vijnë. Por jam i shqetësuar për ata që mund të kishin ardhur dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk jemi në nivelin që mund të jemi rehat me këtë situatë siç është aktualisht”, përfundoi Crawford intervistën për “Top Channel”.
ISH-MINISTRI I FINANCAVE
Rruga e Kombit, Malaj: Të kompensohen shtresat e varfëra, pagesa në lekë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, propozon që përdoruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit si dhe banorët e zonës që i përkasin shtresave të varfëra të kompensohen nga shteti, në mënyrë që tarifa e rrugës të mos kthehet në kosto reale. “Një pagesë e rrugës, në qoftë se ajo ndodh 1, 2, 3 herë nuk është një element që kërkon politika specifike, por në qoftë se ka studentë, biznese të vogla, njerëz që në një mëyrë ose në një tjetër janë të evidentuar si familje me të ardhura minimale, mund të bëhet një kompensim ndërmjet politikave të shpenzimeve”- theksoi Malaj për “Ora News”. Malaj kërkon edhe që të rishikohet edhe pagesa e tarifës, e cila duhet të jetë në lekë dhe jo në euro. Sipas ish-ministrit të Financave, pritshmëritë që nga rruga do ketë shumë hyrje nga Kosova, që mund të paguajnë me euro, nuk e përligj faktin që tarifa të jetë në monedhën europiane. “Çdo taksë dhe çdo tarifë shërbimi në Republikën e Shqipërisë duhet të jetë në monedhën kombëtare. Është detyrim ligjor, tarifat do të jenë në lekë, mundësia për ta paguar është edhe në euro. Në qoftë se paguan në euro, resto do të jepet në lekë. Në qoftë se ne do tia lëmë detyrim në euro çdo qytetari, aq më tepër atyre që nuk kanë asnjë informim ekonomik, ata do të duhet të kenë punë përditë me kurset e këmbimit dhe kjo i bën humbës në çdo rast. Kështu që është proces qartësimi në implementimin e kontratës”tha Malaj. Lidhur me debatin nëse duhej vendosur ose jo tarifa e shërbimit në Rrugën e Kombit, Malaj pohon se ky është një diskutim që ka nisur që nga koha e ndërtimit të saj, kur nuk u mor parasysh kostoja e mirëmbajtjes, ndërkohë që sot rruga ka nevojë për buxhet shtesë. Pavarësisht se kontrata për mirëmbajtjen dhe tarifimin e Rrugës së Kombit i është dhënë privatëve, Malaj thekson se është detyrë e agjencive shtetërore që të verifikojnë të ardhurat dhe shpenzimet që janë përdorur.
FORUM ANALIZË
Nga Spartak Ngjela
I
shte dhe është e qartë: pa Shqipërinë e bashkuar, kjo zonë gjeografike ku jetojnë shqiptarët, dhe vetë Ballkani Perëndimor, kurrë nuk do të jetë pozicioni gjeografik i avancuar i Perëndimit dhe Amerikës. I. Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor sot është në pozicionin më të favorshëm historik për të rimarrë gjithçka të humbur nga një padrejtësi 150 vjeçare kundër saj. Tani politika e lartë perëndimore e ka kuptuar se miopia e saj kundrejt shqiptarëve, sot i ka paralizuar Amerikës politikën globale. Kurrë nuk duhet harruar që krijimi i qytetërimit intelektiv dhe logjik pikërisht në këtë zonë; i abstraksionit të lartë të mendimit, të formës, artit dhe vetë gjuhës konceptuale, të ketë qenë një gjë e rastit. Të gjitha këto, dita ditës, shkenca aktuale e Perëndimit po i evidenton realisht, bashkë me forcën e gjuhës shqipe. Por pikërisht këtu është përqëndruar sot konflikti midis Rusisë dhe Amerikës. Po, pikërisht këtu ama e ka fillimin e vet edhe konflikti i ashpër midis fqinjëve dhe shqiptarëve. Ndërsa, aktualisht, edhe fqinjët edhe Rusia janë në një gjëndje mjerimi ekonomik, kurse Amerika është prezente ushtarakisht në Kosovë, dhe, shumë shpejt, kuptohet se do të jetë ushtarakisht
edhe në Shqipëri. Ndërkohë, vetë Rusia mendon të çorientojë politikën amerikane me anë të korrupsionit shqiptar. Kjo është politika aktuale perëndimore, me përqëndrim shqiptar, që vjen reflekton edhe në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe edhe në Maqedoni. Kjo politikë që kërkon të përqëndrohet te dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por dhe në të gjithë botën shqiptare aty, e shpërndarë në. Serbi, Greqi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, përbën sot faktin historik të rikthimit të historisë shqiptare. Por e gjithë kjo politikë proshqiptare ka vetëm një armik: korrupsionin shqiptar. II. Dy janë pikat ku me mendjelehtësi , korrupsioni qeveritar shqiptar mendon se mund të bllokohet politika amerikane në Shqipëri: Rusia dhe Turqia. Në fakt të dy këta vende sot, brenda tyre, vuajnë nga e njëjta politikë aventureske e pushteteve personalë të Putinit dhe Erdoganit. Që të dy kanë ardhur në fuqinë e tyre si pushtet me të njëjtën monedhe: njëri i është drejtuar nostalgjisë së tiranisë staliniane; kurse tjetri nostalgjisë se kalifatit islamik osman. Janë që të dy të humbur, por ja që korrupsioni qeveritar shqiptar po kërkon
Nga Enkel Demi
S
E shtunë, 31 MARS 2018
Ndëshkimi ka nisur. Më kot shpresojnë të korruptuarit nga Rusia e Turqia
OPINION ot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e përbotshme, sepse pikërisht gjatë Pashkës hebraike, njerëzimi vrau Zotin. Shenja e zisë mbulon besimtarët, të cilët do të jenë dëshmitarë të ringjalljes së Krishtit në meshën e nesërme, në zemër të natës, kur do të ndizet drita. E përshkruar në këtë mënyrë duket sikur ke marrë një nga ato fjalitë e rëndomta që thonë drejtuesit televizivë në kësi rastesh. Meqë i përkas kësaj race, natyrisht nuk mund t'i shpëtoja një përshkrimi kaq të zakonshëm, të cilin e dëgjojmë shpesh dhe pse jo mund të na hapet goja, kur na e rrëfejnë. Në fakt, kemi të bëjmë me tragjedinë më të madhe njerëzore, me të vërtetën më copë, me të cilën të krishterët përballen në çdo meshë; fitoren mbi vdekjen. Natyrisht, unë nuk jam predikues apo teolog, ndaj nuk ka përse të
9
presë kush prej meje ndonjë gjë të ndritshme në këtë lëmë. Por, më së shumti prej motesh e motesh më bëjnë përshtypje, ata që e vranë Krishtin; farisejtë, populli që zgjodhi Barabën, histeria e turmës, romakët që e rrahën dhe e vunë në lojë, Pilati. Kur e prek këtë histori si çdo njeri i thjeshtë pyes veten: Po ti në cilën anë do të ishe, po të vinte Krishti në Shqipëri? Me gjasë, kisha për të qenë në anën tjetër të lojës, tek vrasësit, pasi në këto raste pakica që zgjedh të jetë në krahun e humbjes së sigurtë, kapitullimin e plotë, nuk ka të bëjë me oportunistët si puna ime. Kam një bindje të patundur që nëse Krishti po të zbriste sot në Shqipëri, do e kishim vrarë e prerë, ndoshta më zi se hebrenjtë e lashtë. Për këtë nuk duhet të bësh studime të larta dhe të thella. Mjaft, të shohësh se si jetojmë, cilët janë ata që
ndihmën e tyre dhe po kërkon të bllokojë Reformën në Shqipëri dhe vetë bashkimin shqiptar. ë të vërtetë korrupsioni shqiptar nuk arrin dot të kuptojë që, që të dy këta shtete, janë të rrazbitur, sepse ndihen të falimentuar financiarisht. Edhe Turqia edhe Rusia nuk dalin dot nga kriza pa Perëndimin. Kjo është arsyeje që edhe pse u duk sikur po ecnin bashkë Putini më Erdogan, ky i fundit e pa që Rusia ishte pa asnjë grosh; dhe ditët e fundit u tërhoq duke dhënë shenjat e një individi pa fare vlerë politike. Për ndihmë, dhe që të mbyll të gojën, BE dje i akordoi dje 3 miliardë Euro. Kurse të korruptuarit injorantë të Shqipërisë presin ndihmë nga këta. Hajde, hajde! Po halli gjithmonë të shtyn drejt iracionales; kjo dihet. II. Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë që janë formuar nga një korrupsion qeveritar njëzet vjeçar, janë sot të goditur rëndë. Që të gjithë pa përjashtim janë nën një hetim ndërkombëtar prej mëse 18 muajsh. Dhe tani janë krejt të zbuluar. Në fakt dy janë trysnitë e mëdha që do ta zhbëjnë korrupsionin qeveritar shqiptar: hetimi i FBI dhe agjencive të tjera perëndimore të specializuara për gjetjen e
parave të depozituara nëpër banka të huaja; dhe Reforma në Drejtësi; por edhe hetimi i thellë për grabitjen e tokave në bregdet. Ndërhyrja e fundit e qeverisë shqiptare për tokat në bregdetin jugor; është kërkesë direkte e specializuar amerikane dhe e Bashkimit Europian. Që të dyja këto trysni janë të lidhura. Dhe ndërkohë e kanë mbyllur që tani strukturën përfundimtare për mënyrën e eliminimit tërësor të korrupsionit shqiptar. E gjithë shpresa e ministrave injorantë të të dy qeverive të fundit, PD - PS - LSI, që i sulën njëri-tjetrit, janë të hetuar dhe të provuar se janë implikuar edhe në korrupsion, edhe me krimin e organizuar. Shuma që iu është gjetur është një turp i madh historik, që kur të shpallet me fakte, do të krijojë në Shqipëri tronditje sociale dhe mund të ngjallë realisht ndjenjën e hakmarrjes popullore kundër tyre. III. Për të përcaktuar qartë se kur do të fillojë realisht goditja nominale e korrupsionit qeveritar shqiptar, na duhet të themi se ai do të fillojë realisht kur të nisë goditja penale. Por shqiptarët që po e presin me ankth padurimi pyesin: kur? Në fakt ajo goditje ka nisur: Janë disa
të arrestuar për korrupsion të lartë në investimet rrugore; që kuptohet se pas tyre është e provuar që qëndrojnë ministrat dhe kryeministrat respektivë. Dhe kjo s'ka më dyshim. Është shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Llalla dhe hetimi i tij në funksion të korrupsionit të madh që ka kryer dhe kuptohet se tani është drejt fundit. Është lidhja e korrupsionit qeveritar me prokurorin Llalla që sigurisht që është në hetim të specializuar ndërkombëtar se kërkon fakte të implikimit edhe me krimin ndërkombëtar dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Dhe po kuptohet se gjithçka është drejt fundit. Është lidhja e korrupsionit qeveritar shqiptar me shërbimet moskovite si nevojë e korrupsionit qeveritar shqiptar për t'iu kundërvënë Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Dhe, është gjithashtu edhe lidhja e korrupsionit qeveritar shqiptar me fqinjët tanë: Beogradin dhe Athinën; dhe gjithmonë në funksion të shitjes së interesit kombëtar. Të gjitha këto, që janë kryesorët, por edhe aspekte të tjera të korrupsionit në rangje më të ulta, shumë shpejt do të përbëjnë fenomenin dy vjeçar të goditjes së korrupsionit shqiptar.
Si nuk e kanë frikë Zotin? tërheqin penjtë e lojës dhe si e ndjellim vdekjen çdo ditë të lume që na fal Perëndia. Kemi krijuar një shoqëri, ku vlera e vetme është fuqia e pares, pushteti i saj. Për të ndërrojmë parime, atdhe, familje, shesim njerëzit e dashur. Juda Iskarioti për një dorë pare e shiti Zotin e tij, madje duke përdorur puthjen për shenjë. A nuk janë Judë besëprerët e këtij vendi që e dredhin sa në një qoshe në tjetrën për një vend pune më të mirë, për pak para më shumë, tek e fundit për ta larguar skamjen, qoftë dhe për një ditë? Në një farë mënyre nuk e vrasim veten çdo ditë? Dhe po si Juda nuk shkojmë në konop me gjëmën e fajit? Farisejtë, autoritetet, dredharakët si Pilati që lajnë duart, a kanë ndryshim nga ata që po na udhëheqin? Në Jeruzalemin e asaj kohe a nuk ishin taksidarët që u shtrëngonin
lagun tek fyti skamnorëve? Në Shqipërinë e sotme a nuk po luhet e njëjta lojë me taksa, tatime, hipoteka, dogana, fatura uji, energjie? Pa t'i shohim një herë në sy udhëheqësit tanë se çfarë i bëjnë gjindjes…, ndërsa e shkelin me këmbë, e përdhosin, e fyejnë, i marrin erzin, i fusin dorën në xhep a tek çanaku i bukës. Duket sikur historia përsëritet kokëfortë, veç mënyra e veshjes ndryshon. Këta që janë në krye kanë të njëjtën arrogancë të pacipë të pushtetit, tek i skërmitej Krishtit: "Tani që je në kryq, përse nuk i thua Zotit tënd të të shpëtojë?". A nuk zgjodhi në atë kohë gjindja që mes Krishtit dhe Barabës, të shpëtonte nga vdekja Barabën, cubin pra. Po pse çfarë ndodh sot në Shqipëri? A nuk zgjedhin me qejf katundarët dhe qytetarët të fortin, banditin për deputet apo kryetar bashkie? His-
torikisht, shqiptarët kanë bërë të njëjtën zgjedhje; nga Haxhi Qamili deri tek këta analfabetët me shumë emra që i kanë sot sipër kokës. Prandaj, ka vetëm një pyetje: Si nuk kanë frikë? Jo aq shumë turma, sepse ajo përherë do të manipulohet, por ata që e udhëheqin atë në prapësi. Si nuk kanë frikë që përhapin farën e krimit? Si nuk kanë frikë që grabisin? Si nuk kanë frikë që shkatërrojnë qytete e pasuri? Si nuk kanë frikë që mbjellin me kaq dëshirë varfërinë? Si nuk kanë frikë që e kanë kthyer narkotrafikun në rrugë suksesi? Si nuk kanë frikë që e lirojnë kriminelin nga burgu? Si nuk kanë frikë që nuk e arrestojnë vrasësin a trafikantin? Si nuk kanë frikë që kanë ngritur kultin e të fortit? Si nuk kanë frikë që rrejnë kaq shumë? Si nuk kanë frikë që të djelën do të urojnë /27.al Pashkën?
AKTUALITET
10
E shtunë, 31 MARS 2018
Shqipëria përbën 3 deri 4 përqind të numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil në BE. Qeveria vazhdon të injorojë zërat e alarmit që ngrihen nga vendet e BE-së
S
hqipëria çdo ditë e më shumë po citohet në raportet e huaja për dominon të kërkesave të azilit në vendet e BE-së. Pas Francës, aty ku shqiptarët u radhitën të parët përgjatë 2017, këtë herë zërin e kanë ngritur belgët. Media belege, “DE TIJD” në faqen e saj online shkruan se sa problem është bërë për qeverinë e Belgjikës, ky trend në rritje i shqiptarëve që kërkojnë të përfitojnë statusin e azilantit, edhe pse vendi ynë sipas qeverisë është në kategorinë e vendeve të sigurt. Lidhur me këtë, “DE TIJD”, shkruan se Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin në Belgjikë, Theo Francken do të vizitojë Shqipërinë në muajt e ardhshëm. E njëjta gazetë shkruan se zyrtari i lartë do të përcjellë mesazhin se nuk ka më kuptim që shqiptarët të kërkojë tashmë një jetë të re në Belgjikë. Edhe pse rritja nuk është masive, për belgët trendi kërkon vigjilencë të shtuar. Shqipëria përbën 3 deri 4 përqind të numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil në BE. Sipas të njëjtave burime, përveç Belgjikës edhe shtetet anëtare të BE-së, si Gjermania, Franca, Suedia dhe Holanda, kanë pakënaqësi me rritjen e numrit të kërkesave për azil nga shqipëria. Në Belgjikë, vitin e kaluar ka pasur 799 kërkesa nga azilkërkues shqiptarë. Mesatarja është 67 kërkesa në muaj. Edhe në 3 muajt e parë të këtij viti kërkesat mbeten në të njëjtin fluks në rreth 60-70 aplikime të tilla. Çdo kërkesë për azil shqyrtohet në mënyrë individuale, por statusi i “vendeve të sigurta” nënkupton që procedura e azilit trajtohet më
Media belge: 5 vende të “LUFTA” BE-së mund të rikthejnë vizat për shqiptarët
“Kthimi i vizave është kryesisht një mjet presioni për t’i mbajtur vendet në rrjedhë dhe për t’i detyruar ata të frenojnë daljen. Meqenëse për Shqipërinë, është një luftë e vazhdueshme për ti kujtuar Tiranës zyrtare detyrën e saj”.
shpejt. Ajo që e bën Belgjikën, Gjermaninë, Francën, Suedinë dhe Holandën kaq të frustruar për çështjet e emigracionit lidhet edhe me politikën e brendshme. Pasi Holanda ka deklaruar disa herë për kufizim të Shqipërisë sa i takon lëvizjet së lirë, edhe Belgjika flet për frenim të lëvizjes së lirë. “Thuhet se shqiptarët është
e vështirë t’i largosh pasi kanë kërkuar azil. Për këtë arsye po mendohet frenimi i lëvizjes pa viza. Shqiptarët mund të udhëtojnë pa vizë në një shtet anëtar brenda zonës Shengen që prej vitit 2010”,-shkruan “DE TIJD”. Nga shërbimet diplomatike, thuhet se po bëhet presion që të vendoset kthimi i vizave. Kjo
është e mundur sipas rregullave evropiane, por që në qarqet e politikës belge, përshkruhet si “bombë atomike diplomatike”. Kthimi i vizave është kryesisht një mjet presioni për t’i mbajtur vendet në rrjedhë dhe për t’i detyruar ata të frenojnë daljen. Meqenëse për Shqipërinë, është një luftë e vazhdueshme për ti
kujtuar Tiranës zyrtare detyrën e saj. “Është një lojë ekuilibri me misionet e largimit dhe angazhimin për t’u kthyer”, thonë zëra të qeverisë belge. Autoritetet janë të shqetësuara për shkak të rritjes së numrit të personave që qëndrojnë më shumë se 90 ditë në vendin e tyre të paregjistruar. Ata thonë se në këtë mënyrë kanë përfituar grupet kriminale që janë aktive në trafikun e drogës, prostitucionit dhe grabitjeve. Janë të shumta të dhënat që flasin për një rritje të kriminalitetit shqiptar në Belgjikë. Edhe politika e brendshme në këto vende po kërkon rikthimin e vizave. Në qarqet diplomatike cilësohet si “bombë atomike diplomatike”. Qeveria e kryeministrit Rama duket e pa shqetësuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Përveçse mungojnë fushatat ndërgjegjësuese, mungon edhe zbatimi i ligjit kundër atyre që e favorizojnë këtë emigracion. Njëlloj si me kanabisin, qeveria vazhdon të injorojë zërat e alarmit që ngrihen nga vendet e BE-së.
“XIBRAKA”
LEZHË
ELBASANIT
Hoxha kërkon pafajësi. Kolegji Penal nis shqyrtimin
Rënia e gurëve, banorët: Asnjë masë
Taktika, dorëhiqet Prokurori, u emërua nga Arta Marku
Ermal Hoxha dhe grupi i personave të fabrikës që përpunonte kokainë në “Xibrakë”, kanë kërkuar rekurs të vendimit për dënimin e tyre në Gjykatën e Lartë. Nëntë të pandehurit e dosjes “Xibraka” që nga vëllezërit Klemend dhe Arjan Dalipi, e deri tek Ilir Hyseni, Sajmir Tabaku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, dhe kolumbianët Valter Moreno e Cesar Gutierrez, bashkë me Ermal Hoxhën, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total. Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve të Rënda ua uli ndjeshëm dënimet, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit. Nga informacionet Prokuroria nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë për ta, ndërsa të vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi.
Banorët e lagjes Varosh në Lezhë prej shumë kohësh po hasin vështirësi sa i përket rrëshqitjes së gurëve, të cilët bien në shtëpitë e tyre. Ata thonë se e kanë ngritur shqetësimin tek Bashkia e Lezhës, por deri tani nuk është parë njeri të marrë masa. Jeta e banorëve të një pallati në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës rrezikohet çdo ditë nga gurët të cilët bien nga kodra aty pranë. “ Lëvizim me frikë, pasi rënia e gurëve të përmasave të ndryshme është e vazhdueshme”,-shprehen banorët. Ata kërkojnë që të merren masa sa më parë për të frenuar këtë fenomen, pasi në këtë situatë siç thonë ata, lëvizja në këtë zonë është mjaft e rrezikshme. Sa i përket ndërhyrjes nuk thotë asgjë konkrete se kur është data e një veprimi të tillë, pavarësisht se banorëve të kësaj zone u rrezikohet jeta çdo ditë.
Ardian Nezha, Kryeprokurori i Elbasanit i emëruar në këtë detyrë vetëm pak kohë nga Arta Marku, ka dhënë dorëheqjen. Nezha ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me arsye shëndetësore, por lëvizja e Nezhës duket taktike, pasi thuhet se do të emërohet në një detyrë më të rëndësishme në Tiranë. Nezha kishte zëvendësuar me shumë bujë në Prokurorinë e Elbasanit, Dritan Ginën, për të cilin nisi edhe një hetim disiplinor, pasi theu urdhërin e Kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku për t’u larguar nga detyra. Gina është bashkëshorti i Prokurores Rovena gashi, e cila u zbrit gjithashtu nga detyra e Drejtores së Sekorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, fill pas ardhjes së Arta Markut në krye të këtij institucioni.
AKTUALITET
11
E shtunë, 31 MARS 2018
Lu i bëri thirrje qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, duke i kërkuar që të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit
V
ajzat e vendit tonë janë shitur nga pushtetarët. E artikuluar nga kryediplomati amerikan në vendin tonë Donald Lu, shtron pyetjet se kush janë, pasi Lu nuk i dha, por mesazhi i drejtohet qeverisë. Në një konferencë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ambasadori Lu tha se ndjen neveri që disa drejtues të votuar të vendit tonë, kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri. Ai i kërkoi qeverisë që të arrestojë dhe të jap dënimin maksimal për të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore. “Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Tiranë. Më tej Lu shtoi se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre viktimave, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim. Ambasadori i bëri thirrje qeverisë shqiptare, lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, duke i kërkuar që të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit. “Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim. U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për
Lu thirrje qeverisë: Drejtues të vendit kanë shitur vajza, ndjej neveri
PUSHTETARË “Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”,-tha Lu.
QEVERIA “Lu i bëri thirrje qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, duke i kërkuar që të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit”.
strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar. Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”, deklaroi Lu.
FUSHATA
Bushati: Shkodra del nga harta e kultivimit e drogës
Departamenti Amerikan i Shtetit kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal sa i takon luftës kundër trafikimit të personave. Shqipëria në këtë luftë ka treguar “udhëheqje rajonale” vlerësoi ambasadori amerikan.
Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Lu më tej theksoi se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre viktimave, por
edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim. “Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim. U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar. Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”,-tha Lu.
ZV/MINISTRJA
Voda: Do ketë arrestime, nuk ka të dhëna për pushtetarët
Z
Drejtoria e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, zhvilluan një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Takimi u zhvillua në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ndërsa të pranishëm ishin kryetarja Voltana Ademi, administratorët e njësive administrative të Bashkisë Shkodër, si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë Shkodër, Vehbi Bushati. Drejtori i përgjithshëm i Policisë Shkodër u shpreh se: “Qëllimi kryesor është heqja njëherë e mirë e Qarkut Shkodër nga harta e kultivimit të kanabisit”. Qarku i Shkodrës, veçanërisht zona e Dukagjinit ka qenë në hartën e kultivimit të kanabisit nga trafikantët, ndërsa këtë vit, sipas institucioneve ligjzbatuese objektiv është që të parandalohet plotësisht.
v/ministrja e Brendshme, Rovena Voda i është përgjigjur deklaratës së ambasadorit Lu, se nuk ka informacion në lidhje se pushtetarë të votuar kanë trafikuar vajza për skllavëri. Voda theksoi se në qendër të operacionit “Forca e Ligjit” janë pikërisht edhe grupet kriminale të trafikut të qenieve njerëzore. “Unë nuk kam të dhëna konkrete për këtë gjë dhe nuk më lejohet edhe për shkak të pozicionit që kam. Ne jemi 4 zv/ministra, unë mbuloj migracionin, azilin, shtetësinë edhe koordinator kombëtar për trafikimin e qenieve njerëzore. Trafikimi i qënieve njerëzore është një nga veprat penale më të rënda dhe ndoshta e kuptoj ambasadorin amerikan kur thotë që ndjej neveri”,-tha Voda në studion e “Ora News”. Voda paralajmëroi se do të ketë arrestime sa i përket këtyre grupeve kriminale që trafikojnë njerëz.
INFO “Unë nuk kam të dhëna konkrete për këtë gjë dhe nuk më lejohet edhe për shkak të pozicionit që kam”. “Ky është vetëm fillimi, “Forca e Ligjit” do të godasë fortë dhe pa mëshirë. Është një angazhim i ministrisë së Brendshme, sip e thotë edhe ministri që prioritet i
prioriteteve është lufta kundër krimit të organizuar dhe pse jo edhe rrjete kriminale që merren me trafikimin e qënieve njerëzore”,-tha Voda.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12
E shtunë, 31 MARS 2018
Ministri Pandeli Majko dhe kryebashkiaku Erion Veliaj mbjellin pemë në Njësinë 5
Veliaj: Po mbyllim punimet për rrethrrotullimin e Komunës së Parisit
K
jo pranverë e gjen Njësinë 5 jo vetëm me infrastrukturë të përmirësuar, por njëkohësisht edhe me më shumë gjelbërim në të gjitha rrugët dhe lulishtet e saj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, mbollën 100 fidanë të rinj në Njësinë 5, zonë e cila tre vitet e fundit është transformuar plotësisht. "Kjo është mënyra më e mirë për të nisur pranverën në Njësinë 5. Mbaj mend sfidat e fillimit: s'kishte mbaruar Rruga e "Kosovarëve", sa kishte filluar Parku Olimpik, infrastruktura qoftë edhe këtu në lagjen "Shushica" apo te stadiumi 'Dinamo' linte për të dëshiruar. Sot jemi në një fazë krejt tjetër. Teksa po mbaron rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, që stabilizon trafikun për gjithë njësinë, jemi duke shtuar pemët dhe gjelbërimin në të gjitha lulishtet e njësisë", u shpreh Veliaj. Ministri i Shtetit për Diasporën dhe njëkohësisht deputeti i PS, Pandeli Majko e cilësoi dhurimin dhe mbjelljen e pemëve për qytetin si një nga nismat më qytetare që ka trokitur në dyert e Tiranës. Ai theksoi se në kryeqytet po krijohet një kulturë e re, që po përqafohet nga qytetarët.
"Në fillim të viteve '90, njerëzit i prisnin pemët rrugëve edhe për revoltë ndaj të ashtuquajturit rregull; ishte diçka shumë dëshpëruese. Por, është interesante që njerëzit po kthehen në një kulturë tjetër, jo të prerjes së
pemëve, por të mbjelljes së pemëve. Mendoj se nisma është e jashtëzakonshme, pavarësisht se ka pasur si zakonisht cinikë në fillim", deklaroi Majko. Nisma e Bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimin në kryeqytet nuk është vetëm një fushatë lokale, por asaj i janë bashkuar edhe qindra bashkatdhetarë nga diaspora, duke dhënë një kontribut të çmuar në dhurimin e pemëve. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë shqiptarët për solidaritetin e treguar për transformimin e hapësirave publike të kryeqytetit. "Ka qenë fantastike teksa shikojmë porositë që bëhen në internet për pemë nga Kanadaja, Hungaria, Londra, Italia, Greqia,
dhe më vjen mirë që nuk ishte vetëm një fushatë lokale, sepse patëm nga të gjitha trevat e Shqipërisë, edhe Presheva, edhe Kosova, që dhuruan pemë. Ishte një fushatë ndërkombëtare, ku shqiptarë kudo që ishin në diasporë dhanë një kontribut", tha Veliaj. Duke e cilësuar tepër pozitive angazhimin e qytetarëve në këtë fushatë, kreu i Bashkisë u shpreh se si gjithnjë, edhe për tema të tilla sociale dhe mjedisore, diaspora është e para që përgjigjet. "Ka qenë një gjetje dhe një premtim i mbajtur një Ministri për Diasporën dhe fakti që edhe për tema të tilla sociale e mjedisore diaspora është e para që përgjigjet, ky është një lajm shumë i mirë. Jam i
bekuar që këtë punë nuk e bëj vetëm. Në Tiranë nuk jemi vetëm një konvikt për 1 milionë veta, por jemi realisht një komunitet i cili nuk e ka humbur vullnetin për të bërë punë të përbashkëta për qytetin tonë", tha ai. Falë angazhimit të shumë qytetarëve, qindra bizneseve e donatorëve që iu bashkuan këtij aksioni, numri i pemëve të mbjella deri më tani ka shkuar në mbi 108 mijë. Për shkak të numrit të lartë të qytetarëve dhe të kompanive që janë regjistruar në listë pritje për të dhuruar pemë, aksioni për mbjelljen do të vijojë deri më 22 prill. Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t'i bashkohen kësaj nisme që ndikon direkt në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm.
edhe njihen me mundësitë për punësim në tregun e punës. Kemi zgjedhur të jemi krah brezit të ri në rrugëtimin drejt një karriere të suksesshme në ekonominë dixhitale të së nesërmes " - tha Znj Samoulada në fjalën e saj. Zhvillimi dhe punësimi i të rinjve ka qenë dhe do të vazhdojë të jetënjë nga angazhimet kryesore të Vodafone. Çdo vit, Vodafone i dedikon programe specifike të rinjve të sapodiplomuar duke
ofruar trajnime, praktika dhe mundësi punësimi nëpërmjet Programit "Graduate" i cili që prej vitit 2012, ka rekrutuar mbi 64 të rinj të sapodilplomuar, 37 prej të cilëve ende punojnë në Vodafone, dhe të tjerë që kanë vazhduar një karrierë ekselente në kompanite Vodafone nëpër botë. Për më shumë informacion rreth karrierës në Vodafone Albania vizitoni faqen zyrtare www .v odafone .al/karriera www.v .vodafone odafone.al/karriera
Ende nuk e di çfarë do të bëhesh në të ardhmen? Zbuloje tani !
N
ë panairin "Work & Study" që po organizohet këto ditë në Tiranë, me qëllim ofrimin e strategjive të reja të punësimit dhe orientimin e të rinjtë drejt tregut të punës, Vodafone Albania prezantohet me një prej platformave më të reja e unike në botë: platformën ndërkombëtare për profesionet e së ardhmes, "Çfarë do të bëhesh në të ardhmen"? Future Jobs Finder ofron orientim dhe këshilla për karrierën, si dhe trajnime për
ekonominë dixhitale, për mbi 10 milionë të rinj në 18 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Gjatë vitit të kaluar, Vodafone ka punuar sëbashku me specialistë të psikologjisë, këshilltarë të karrierës dhe trajnues, për të zhvilluar platformën online, Future Jobs Finder https:// futurejobsfinder.vodafone.com/ Kjo platformë që hap një portë për të rinjtë, drejt aftësive dhe mundësive të reja për punësim në ekonominë dixhitale, u lançua vetëm
pak ditë më parë (në 20 Mars) nga Vodafone Group. Në 3 ditët e panairit "Work & Study", shumë të rinj patën mundësinë të provojnë platformën dhe të nisin rrugëtimin drejt përgatitjes për të ardhmen dixhitale. E pranishme në panair, drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania znj. Christina Samoulada u shpreh "Si çdo vit,jemi pjesë e panairit "Work&Study", për t'i njohur ngaafër të rinjtë me programet dhe mundësitë për punësim dhe zhvillim qëVodafone ofron për ta. Këtë vit, panairi përkoi në një kohë perfekte, pasi ne sapo kemi lançuar globalisht një platformë që hedh sytënga e ardhmja dhe karriera e të rinjve në të ardhmen që flet dixhital. Nëpërmjet Future Jobs Finder, të rinjtë marrin një orientim të mirëfillitë dhe efiçente karriere, trajnohen për aftësi dixhitale, si
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
KULTURE
13
E shtunë, 31 MARS 2018
Sophia Loren: "Nëse s'ke qarë, sytë e tu s'mund të jenë të bukur" Ç
do fazë e jetës ka dësh timet dhe të bukurat e veta. Në moshën 30vjeçare je i ri dhe i pasigurtë, 40 je i fortë dhe shpesh i lodhur, 50 je i mençur e ndoshta edhe disi melankolik. Dhe kur mbërrin në pragun e të 80ve, me raste të kap dëshira t'ia nisësh së gjithës nga e para. Lind sërish nëpër kujtime dhe dashurohesh me të ardhmen. Kjo është vetëm një nga thëniet e Sophia Loren, femrës plot pushtet në kinematografi, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë. Në vijim, kultplus.com sjell disa nga shprehjet e saj më të bukura, që janë pjesë e frazeologjisë botërore, duke frymëzuar miliona femra. Kur je nënë, ti vërtetë nuk je vetëm në mendimet e tua. Një nëne i duhet të mendojë dy herë. Një herë për veten dhe
një herë për fëmijën e saj. Veshja e një femre duhet të jetë si një gardh telash me gjemba: që t'i shërbejë qëllimit pa e penguar shikimin. Një grua mund të duket më mirë, nëse ndihet mirë nën lëkurën e saj. Këtu nuk hyjnë as fustani e as tualeti, por mënyra se si shkëlqen. Ka një burim Të pashtershëm rinie: është mendja jote, talenti yt, krijimet që ti sjell në jetën tënde dhe jetët e njerëzve që ti do. Kur ti mëson ta shfrytëzosh këtë burim, ti vërtet e ke mundur moshën. Duhet ta gëzosh jetën. Gjithmonë të jesh me njerëz që i pëlqen, njerëz me të cilët ke bisedë të këndshme. Ka kaq shumë gjëra pozitive për të cilat të mendosh. Nëse nuk ke qarë, sytë e tu nuk mund të jenë të bukur Gabimet janë pjesë e haraçeve që paguhen për një jetë sa më të
plotë. Duhet të jesh e lindur një sex symbol. Përndryshe nuk bëhesh dot. Nëse ke lindur me këtë cilësi, atëherë do ta kesh edhe kur të jesh 100 vjeç. Pas kaq vitesh, unë jam prapë jam e përfshirë në procesin e vetëzbulimit. Ishte më mirë ta shfrytëzoja jetën dhe të bëja gabime se të bëj një jetë të sigurt. Seksi është si të lash fytyrën diçka që do ta bësh, sepse duhet bërë. Seksi pa dashuri është absolutisht qesharak. Seksi pason dashurinë, asnjëherë nuk e paraprin. Shumë njerëz mendojnë se i dëshirojnë gjërat, por ata nuk kanë vërtet forcën, disiplinën. Ata janë të dobët. Unë mendoj se njeriu arrin çfarë do, nëse ai e do vërtet shumë. Kurrë nuk jam përpjekur t'i errësoj kujtimet e së shkuarës, edhe kur ato janë tejet të dhimbshme. Gjithçka që përjeton, të ndih-
mon që të jesh njeriu që je. Për të përparur në profesion, kërkohet shumë besim tek vetja. Prandaj disa njerëz, me talent mediokër, por me shtysa
të brendshme të fuqishme, shkojnë shumë më përpara se njerëz me talent të madh. Nuk gjen kënaqësi në punë, nëse nuk e bën punën që dëshiron.
Tani edhe rrethet me kinema për artdashësit Teatri "Metropol": Të rinjtë e kryeqytetit më pranë teatrit Në skenën e Teatrit të Metropolit po vijon të shfaqet për të rinjtë pjesa teatrore "Romeo e Zhulieta". Historia e njohur e dashurisë midis Romeos dhe Zhuljetës, vjen me regji Sonila Kapidani dhe me interpretimin e aktorëve të rinj Roerd Toçe në rolin e Romeos, Sheila Domi në rolin e Zhuljetës, Klesta Shero, Edvin Mustafa, Ermir Jonka, Delvis Bejleri dhe Aleksandër Mitrollari. Teatri Metropol bën me dije se pjesëmarrja e të rinjve të Tiranës për çdo fundjavë në teatër dhe komunikimi me ata për të ndarë mendime dhe përvoja njerëzore, është padiskutim pjesa më e bukur e punës së artistëve, raporton atsh. "Ne duam të prezantojmë punë e cila merr trajta më të mëdha në mendjen dhe imagjinatën e të rinjve të qytetit, dhe kjo gjë ka ndodhur me shfaqjen "Romeo e Zhulieta" në teatrin Metropol", shkruan teatri. Shfaqja është menduar dhe realizuar për grupmoshën e të rinjve me qëllim njohjen, por edhe hapjen e bisedave mbas-shfaqje mbi pyetje të rëndësishme shoqërore që ngre vepra mbi probleme sociale dhe probleme të teatrit. "Pyetjet që shtrohen? A duhet të jemi besnikë ndaj ndjenjave tona? Po ndaj familjes? Po ndaj parimeve tona? Po ndaj autoritetit? "E shikoni, këto nuk janë thjesht pyetje që të lindin duke bërë një shëtitje romantike në qytetin e vjetër të Veronës. Këto ishin pyetje që shoqëronin shoqërinë Elisabetiane, e për të cilat Shekspiri zgjodhi një tjetër vend, Veronën dhe Italinë - larg Anglisë, për të kërkuar përgjigje. "Romeo e Zhulieta" është një tragjedi e publikuar në vitin 1597 nga Shekspiri. Ajo tregon historinë e dy të dashuruarve, fiset e të cilëve janë armiq. Drama që mbaron me vetëvrasjen e Romeos dhe Zhulietës është një nga veprat më të njohura të Shekspirit dhe një nga historitë dashurie më të famshme të letërsisë botërore. Tragjedia në qytetin italian të Veronës vepron mbi dashurinë të Romeos dhe Zhulietës, që bëjnë pjesë në dy fise armiqësorë, atyre të Montague-ve dhe të Capulet-ve.
Projekti pilot i QKK-së (Qendra Kombëtare e Kinematografisë) për hapjen e sallave të kinemave në rrethe u aprovua ditën e djeshme. Ky projekt u aprovua falë mbështetjes së Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro e angazhimit maksimal të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit. Gjithashtu kjo marrëveshja me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë konsiston dhe për dixhitalizimin e sallës së kinemasë, investim i cili do të vlejë njëkohësisht edhe për kinemanë verore të qytetit përgjatë Lungomares. Si fillim do të kemi dy kinema, një në Gjirokastër dhe një në Vlorë dhe më pas edhe ne qytetet e tjera që do t'i bashkohen kësaj iniciative të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Pajisja me mjete të reja dixhitale
do të jetë hapi i parë, ndërsa krijimi i një programi të pasur me filma shqiptarë do t'i japin mundësinë publikut të këtyre qyteteve të njihen me realizimet më të mira shqiptare të viteve të fundit. Gjithashtu disa ditë më parë Bashkia e Gjirokastrës aprovoi në këshillin bashkiak një marrëveshje të ngjashme me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për dixhitalizimin e sallës së kinemasë së këtij qyteti. Ky projekt pilot për ringritjen e Kinemave në Gjirokastër dhe Vlorë vjen falë projektit CIRCE, mbështetur nga Programi IPA i Bashkimit Evropian me 4 partnerë Mesdhetarë. Në Shqipëri projekti drejtohet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë që prej disa vitesh ka punuar në hartimin e këtij projekti i cili ka si qëllim pajisjen me aparatura të reja dixhitale
projeksioni dhe sistemin audio, sallat ekzistuese në qytetet kryesore të vendit. Gjatë këtyre 3 viteve të fundit Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka mbështetur vazhdimisht festivalet e filmit në qytetin e Shkodrës, Pogradecit, Sarandës dhe Gjirokastrës me qellim për të krijuar sensibilizimin e duhur të pushtetit dhe audiences lokale ndaj hapjes së kinemave që ekzistojnë aktualisht në këto qytete. Qendra Kombëtare e Kinematografisë festoi vjet 20 vjetorin e saj të krijimit. Gjatë këtyre viteve QKK ka financuar rreth 300 filma të gjatë, të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar. Vetëm gjate 4 viteve të fundit janë financuar mbi 100 filma pra rreth 1/3 e filmave të krijuar që nga krijimi i këtij institucioni. Vitin e kaluar, 25 filma te rinj shqiptarë u prezantuan përpara publikut të kryeqytetit, por nuk kanë patur mundësi të prezantohen përpara publikut të qyteteve të tjera të vendit për mungesën e teknikës minimale në sallat respektive. Pikërisht ndryshimit të kësaj situate i përgjigjet kjo iniciativë që ka ndërmarrë QKK, e cila ka gjetur asistencen e partnereve tane te Apuglia Film Commission dhe njëkohësisht mbështetjen nga fondet europiane nëpërmjet projektit Circe, raporton agjencia telegrafike shqiptare.
AKTUALITET
14
E shtunë, 31 MARS 2018
I pranishëm në konferencë ishte edhe prokurori belg i çështjes Peter Pereboon i cili udhëtoi vetë nga Belgjika në Tiranë për të ndjekur operacionin “Skifterët” në Belgjikë kanë bërë kërdinë. Policia e Shtetit përmes një konference për shtyp, bëri me dije shkatërrimin e një bande grabitësish shqiptarë në Belgjikë që vidhnin bizhuteri, telefona celularë dhe sende të tjera me vlerë. Operacioni i koduar “Picaso” ka prangosur 8 shtetas, të gjithë shqiptarë. Tre prej tyre të arrestuar në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. I pranishëm në konferencë ishte edhe prokurori belg i çështjes Peter Pereboon i cili udhëtoi vetë nga Belgjika në Tiranë për të ndjekur operacionin. Aktiviteti kriminal ushtrohej në Belgjikë ku thyenin banesat dhe biznese dhe më pas grabisnin sendet me vlerë. Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin. Me letërporosi të dërguar nga autoritet belge në Shqipëri u ndaluan Imir Vila, 37-vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë. Konferenca Task Forca “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor “ PIKASO”.
“Skifterat” e Belgjikës, policia: 8 shqiptarë, të arrestuar edhe në Tiranë
Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike. Në zbatim të Letër-poro-
sisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit: Imir Vila, 37vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë. Alerjo Dushku, 31-vjeç, lindur në Adriatik,
Kurbin dhe banues në Tiranë, Albert Arraj, 22-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë. Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në
KËRDINË “Banda e grabitësve shqiptarë në Belgjikë, sipas policisë kishin bërë kërdinë. Ata vidhnin bizhuteri, telefona celularë dhe sende të tjera me vlerë”. kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në të njëjtën kohë me operacionin e zhvilluar nga Policia shqiptare, operacioni i përbashkët ka vijuar në Belgjikë ku autoritetet arrestuan në Bruksel shtetasit shqiptarë: Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32-vjeç, nga Tirana; Deiv Bulku, 25-vjeç, nga Tirana; Ardit Skeja, 24-vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë; Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47vjeç, nga Laçi; Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26-vjeç, nga Vora, Tiranë. Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri. Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me “Forcën e Ligjit”, grupet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me fokus krimin e organizuar, përmes partneritetit dhe bashkëpunimit në rritje me agjencitë e huaja ligjzbatuese.
ELBASAN
DURRËS
FIER
E përplas treni, ndërron jetë në spital e mitura
Sekuestrohet pallati 10-katësh
I zhdukur prej 8 ditësh, u pa të hidhej në lumë
Tragjike ka rezultuar kthimi për në shtëpi i 15-vjeçares, e cila u përplas nga treni në Bradashesh të Elbasanit. Vajza ka ndërruar jetë në spital, pasi u përplas nga treni ndërsa po kthehej nga shkolla paraditen e së premtes. Fatkeqësisht 15-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se makinistët braktisën trenin pas aksidentit, pasi u qëlluan me gurë në shenjë revolte nga banorët e zonës. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por dëshmitarët kanë treguar se ajo është shtypur sapo ka zbritur nga autobusi dhe se zhurmat në rrugë kanë bërë që vajza të mos e identifikojë që në largësi trenin që vinte.
Një pallat 10-katësh në Durrës është sekuestruar me vendim të Gjykatës së qytetit bregdetar për ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur sekuestro preventive mbi pasurine objekt 9 kate mbi toke+ 1 kat nen tokë, në lagjen nr.13, Plazh Durrës. Bëhet e ditur se vendimi i Gjykatës është marrë nën argumentimin se subjekti “Braka Konstruksion shpk” dyshohet per vepren penale te “Ndertimit te paligjshëm” kryer me qellim fitimi, dhe “falsifikimit te dokumentave”, parashikuar nga nenet 199/a-3 dhe 186 te Kodit Penal.
Nazmi Goxhaj, 54 vjeç rezulton i zhdukur që prej 22 marsit. Ai po kthehej nga Greqia, por në Fier ka humbur kontaktet me familjarët. Ka qenë djali i tij i cili ka bërë kallëzim pranë autoriteteve dhe nga hetimet e para sipas burimeve zyrtare të policisë, dyshohet se 54-vjeçari është parë në lumin pranë fshatit Daullas nga 2 qytetarë të cilët kanë dashur t’i japin ndihmë por ai s’ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar. Është bërë kërkimi i tij nga ana e policisë në të gjithë gjatësinë e lumit me varka dhe me Polumbarët e Repartit Renea. Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOSOVA
K
ryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të premten ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi, pas arrestimit dhe deportimit të një dite më parë të gjashtë shtetasve turq, që kërkoheshin nga Ankaraja. Kryeministri Haradinaj tha se nuk ishte i informuar për operacionin e arrestimit dhe deportimit dhe për këtë arsye “liron nga detyra të dy zyrtarët”. Në vendimet e shkarkimit shkruhet se “operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!” Autoritetet në Kosovë arrestuan të enjten pesë shtetas turq, punonjës të Institucionit Arsimor Gylistan, pronë e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë si dhe një mjek turk në Kosovë. Ata u deportuan menjëherë në Turqi në një operacion të përbashkët të shërbimeve të zbulimit të të dyja vendeve. Të enjten gjatë ditës ministria e Punëve të Brendshme ë Kosovë, tha nëpërmjet një komunikate se u kishte revokuar lejet e qëndrimit shtetasve turq, “për arsye të përcaktuara me ligjin për të huaj, konkretisht nenit
15
E shtunë, 31 MARS 2018
Shkarkohen ministri i brendshëm dhe shefi i zbulimit
6 të ligjit ku flet për refuzimin apo revokimin e lejes së qëndrimit për rrethanat e sigurisë shtetërore”. Tërë operacioni u përcoll u përcoll me paqartësi dhe informacione të pakta. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha nëpërmjet një deklarate se është informuar nga organet kompetente “pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar
PRESIDENTI I TURQISË
Erdogan: Do t’i ndjekim kudo përkrahësit e Gylenit
sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë. Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha nëpërmjet një komunikate se nuk kishte dijeni për operacionin. “Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion
deri te urgjenca e deportimit. Si kryeministër i Kosovës duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Haradinaj. Edhe kryetari i parla-
mentit, Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se arrestimi nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit, as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë. Në orët e mbrëmjes nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” ku punonin të arrestuarit u hodhën në protestë duke kërkuar lirimin e tyre. Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të Fethullah Gulenit, klerikut që akuzohet se qëndronte para grusht shtetit të korrikut të vitit të kaluar. Kleriku Gulen që jeton në Shtetet e Bashkuara i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Fondacioni i tij FETÖ drejton rreth 40 shkolla në Ballkanin perëndimor përfshirë 15 institucione në Bosnjë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, pesë në Kosovë dhe në një Serbi. Një goditje e gjerë qeveritare pas grusht shtetit që la pas vetes 250 të vrarë dhe mbi 2 mijë të plagosur, vuri në shënjestër mbështetësit e Gulenit dhe kundërshtarët tjerë të qeverisë turke. Vëzhguesit thonë se ndikimi turk në Ballkanin Perëndimor ka shtrirje në mjedisit posaçërisht të banuara me myslimanë, siç janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Një shqetësim të tillë vazhdimisht e kanë shprehur edhe ekspertë ndërkombëtarë të cilët thonë se Turqia përmes investimeve po provon që të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë.
AMBASADORI I SHBA
Delawie: Transparenca dhe sundimi i ligjit-jetike A
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se vendi i tij do të vazhdojë ndjekjen e mbështetësve të Fetullah Gulenit, duke konfirmuar deportimin e shtetasve turq nga Kosova. “Së fundmi, agjencia jonë kombëtare e zbulimit, solli gjashtë përfaqësues të lartë të “FETO”-s nga Ballkani në bashkëpunim me agjencinë e zbulimit të Kosovës, dhe ua dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu , kudo që të jenë”, tha ai gjatë një tubimi në Ankara. Fillimi i një seance të parlamentit të Kosovës u përshkua me debate dhe kërkesa për përgjegjësi të institucioneve pas deportimit të djeshëm të shtetasve turq. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nga sot institucionet e vendit kanë hyrë në një situatë të re dhe duhet të pajtohen për datën e zgjedhjeve. “Është mese e qartë për mënyrës se si janë zhvilluar ngjarjet dje, kryeministri i vendit si shef i ekzekutivit nuk ka kontroll mbi qeverinë, mbi policinë dhe mbi institucionet e tjera, është gjithashtu e qartë se presidenti i vendit ka tejkaluar përgjegjësitë e veta në këtë rast dhe nuk është rasti i vetëm që ai kalon kompetencat kushtetuese’, tha zoti Hoti.
mbasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shkroi në twitter se po ndjek nga afër zhvillimet rreth shtetasve turq të deportuar. “Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit dhe sundimit të ligjit janë jetike”,shkroi diplomati amerikan në një koment në rrjetet sociale. Familjarët e shtetasve turq, të deportuar një ditë më parë, u mblodhën para ndërtesës së qeverisë së Kosovës për të kërkuar informacione për të afërmit e tyre. Avokati Leotrim Syla tha se nuk ka asnjë informatë nga organet zyrtare se ku gjenden dhe çfarë ka ndodhur me ta. “Tash për tash po kërkojmë që të takohemi me kryeministrin në mënyrë që të na jap detaje rreth asaj se çfarë ka ndodh dhe le të shohim se çka do të ndodh tash e tutje, a do të mund të ndalet deportimi i tyre për shkak se nga organet turke nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare se ata janë deportuar por nuk ka asnjë deklaratë zyrtare e cila vërteton që ata janë deportuar nga ana e shtetit të Kosovës kështu që në bazë të deklaratve jo zyrtare familjarët kanë kuptuar që ata gjenden ende në Kosovë dhe shpresojmë që në këtë mënyrë do të mund të ndalohet deportimi i tyre për shkak se kemi një
brengë shumë të madhe në kahjen që Kosova do të merr”. Ai tha se gjendja nëpër burgjet e Turqisë është e tmerrshme dhe ata që bashkëpunojmë me shkelësit e të drejtave të njeriut në një mënyrë janë kontribuues në shkeljen e atyre të drejtave. “Andaj edhe çdo bashkëpunim me anë të ekstradimit apo deportimit dhe dhënies së qytetarëve turq të cilët përndiqen vetëm për shkak të bindjeve të tyre kundër pushtetit të tanishëm është shkelje e të drejtës ndërkombëtare gjegjësisht e Konventës evropiane për të drejtat e njeriut të cilën Kosova e ka marr si obligim për respektimin e saj. Këta njerëz rrezikohen të deportohen në një vend ku do të shkelën në mënyrë flagrante të drejtat e tyre”, tha zoti Syla.
FORUM
16
E shtunë, 31 MARS 2018
Fondacioni Kulturor ALSAR boton librin e diplomatit dhe studiuesit të njohur, "Mjeshtër i Madh" Shaban Murati
“Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare” Fondacioni Arsimor Kulturor Alternativa e së Ardhmes (ALSAR) promovoi librin e diplomatit dhe studiuesit të njohur Shaban Murati, "Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare", botuar npo prej këtij fondacioni. Marrin pjesë në këtë veprimtari diplomatë, historianë, profesorë, pedagogë, studiues të fushave të ndryshme dhe miq të autorit. Veprimtarinë e hapi presidenti i Fondacionit Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), Mehdi Gurra. Më pas rreth librit folën Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. As. Dr. Sokol Sadushi, ish-ambasador Çlirim Çepani, etj. Veprimtaria përfundoi me përshëndeti autori të librit, zotit Shaban Murati. Libri i ri, që vjen pas dhjetë librave të këtij autori në fushën e diplomacisë, studimeve ballkanike dhe të politikës së jashtme, trajton për herë të parë në mënyrën më të plotë dinamikën dhe prapaskenat e dosjes së detit midis Shqipërisë dhe Greqisë, nëpërmjet paraqitjes dhe analizës se dokumenteve të shumta arkivore, të cilat ndihmojnë për të kuptuar gjenezën dhe zhvillimin e çeshjtes së detit deri në ditët tona. Autori e zbërthen çështjen e detit si një çështje të krijuar artificialisht nga paaftësia e diplomacisë shqiptare të kohës së nënshkrimit të marrëveshjes së detit dhe nga aftësia e diplomacisë greke për ta bërë çështjen e detit një problem qendror të marrëdhënieve dypalëshe edhe pas anulimit të marrëveshjes së vitit 2009 nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Në libër argumentohet karakteri artificial i kësaj çështje nëpërmjet argumentimit shkencor bindës se kjo çeshtje nuk ka ekzistuar kurrë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe se ajo është ngritur mbi supozimin e gabuar dhe të paligjshëm se kufijtë detarë nuk ekzistojnë. Në kapitullin e parë autori ndalet në prapaskenën e nxitimit të diplomacisë shqiptare për përfundimin e marrëveshjes së detit me Greqinë në 2009, e cila kaloi përmes shkeljesh të mëdha historike, diplomatike, juridike dhe dokumentare. Në kapitullin e dytë autori trajton problemin interesant dhe enigmatik të ndryshimit nga diplomacia shqiptare të objektit të bisedimeve, nga bisedime për shelfin kontinental në bisedime për përcaktimin e kufirit detar. Në kapitullin e tretë kemi një analizë të thellë dhe të dokumentuar historike në gjithë harkun kohor shekullor të marrëdhënieve shqiptaro-greke të së vërtetës që kufijtë detarë kanë ekzistuar dhe janë pranuar nga qeveria greke. Në kapitullin e katërt autori analizon për herë të parë tërë procesin diplomatik të çështjes së detit si një konflikt artificial, që ka domin-
uar marrëdhëniet dhe bisedimet diplomatike midis dy vendeve gjatë dhjetë viteve të fundit. Për të kuptuar plotësisht dosjen e detit dhe perspektivën e saj autori përshin një kuadër të gjerë të problemeve të hapura dhe të pazgjidhura në marrëdhëniet dypalëshe që nga çështja çame e deri tek çështja e ujërave të Vjosës. Libri i ri i diplomatit Shaban Murati, që botohet në kohën e duhur, sjell një kontribut të çmuar për mendimin diplomatik shqiptar, por edhe për veprimtarinë praktike diplomatike, për studimet akademike dhe për shkencën shqiptare të marrëdhënieve ndërkombëtare. Duhet shtuar se autori, duke qenë edhe gazetar, krahas profesionalizmit në argumente, ka realizuar një libër me një stil të kuptueshëm, të këndshëm dhe të komunikueshëm për lexuesit e të gjitha kategorive, që nga akademikët e deri te lexuesit e thjeshtë. PJESË NGA LIBRI Prapaskenat dhe realitetet e dosjes së detit Diplomacia greke*), e cila marrëveshjen e detit e cilësoi si një
fitore strategjike, sepse ajo i plotësonte një pjesë të rivendikimeve të vjetra greke ndaj territorit të Shqipërisë, ndodhet në sytë e opinionit të saj të brendshëm nacionalist grek në një pozicion jo të favorshëm nga anulimi i saj. Në këtë drejtim, alternativat, që ajo ka zgjedhur apo mund të zgjedhë për riarritjen e asaj që humbi nga anulimi i marrëveshjes, janë tepër të kufizuara. Situata e zhvleftësimit të marrëveshjes i jep asaj pak instrumente diplomatike dhe juridike për të rivendikuar hapësirën detare që i fali qeveria e kryeministrit Sali Berisha në vitin 2009. Në këto kushte, gjatë gjitha viteve të kaluara nga data e anulimit dhe e shpalljes të pavlefshme dhe nul të marrëveshjes së detit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, diplomacia greke me intransigjencë ka këmbëngulur në përpjekjet për t'i imponuar qeverisë së Shqipërisë pranimin e asaj marrëveshjeje. Diplomacia greke nuk është pajtuar me realitetin se zhvleftësimi i marrëveshjes së detit ka rikthyer realitetin dhe normalitetin e kufijve sh-
tetërore detarë dhe të gjendjes para vitit 2009, kur u nënshkrua marrëveshja e gabuar. Se sa të ngurtësuara janë qëndrimet e diplomacisë greke në këtë çështje duket edhe në qëndrimet, që ajo shfaqi në bisedimet e zhvilluara në Tiranë në korrik të vitit 2014 midis dy delegacioneve të MPJ të të dy vendeve për konsultime lidhur me ecurinë e mëtejshme të temës së detit. Sipas burimeve diplomatike greke, në këtë takim delegacioni grek paraqiti këto qëndrime: Nuk është e qartë si është lejuar që kryetare e delegacionit të MPJ të Shqipërisë në konsultimet për çështjen e detit me palën greke në korrik të vitit 2014, të ishte një anëtare e ekipit negociator të MPJ të Shqipërisë në bisedimet me ekipin negociator grek, të cilat çuan në marrëveshjen e anuluar të detit të vitit 2009. Logjika më e thjeshtë profesionale dhe diplomatike nxit vlerësimin se ajo nuk mund të ishte e përshtatshme për të mbrojtur pozicionet e palës shqiptare të qeverisë e re për mohimin e një marrëveshjeje, ku ajo kishte marrë pjesë vetë. Paraqitja e saj në krye të delegacionit shqiptar ishte shenjë pozitash të dobta biseduese të palës shqiptare, sepse pala greke e dinte përbërjen e ekipit të mëparshëm të detit, aq më tepër që në ekipin grek ishte përfshirë përsëri, edhe pas pesë vitesh nga bisedimet e marrëveshjes së vitit 2009, Anastasia Strati, autorja e librit, që kemi cituar më sipër në studimin tonë. Këto parregullsi duket kanë ndikuar në paraqitjen e disa qendrimeve jo korrekte nga pala shqiptare, të cilat sipas burimeve greke, kanë qenë: -Vullneti pozitiv i palës shqiptare për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje për një çeshtje aq të rëndësishme, siç është delimitimi i kufirit detar. -Vendimi i Gjykatës Kushtetuese detyron autoritetet shqiptare të mos procedojnë me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë. -Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na lë duarlidhur për të ecur më tej me ratifikimin e saj në parlament. -Ne duhet të gjejmë bashkarisht një zgjidhje se si të procedojmë me këtë çeshtje. -Pala shqiptare sheh si një opsion të mundshëm për zgjidhjen e çeshtjes rinegocimin e marrëveshjes. -Nuk ka dyshime për negociatat (e vitit 2009). Jemi të dy anëtarë të UNCLOS dhe kemi respektuar dispozitat e tij. -Nëse është e mundur, të rishikojmë secilin element, ku Gjykata Kushtetuese vlerëson se paraqiste problem. Duket një platforme bisedimesh, që është pak të quhet e papranueshme. Në këtë platformë adoptohen pikëpamjet e palës greke dhe bashkë me të nxirret si shkak kryesor i proble-
mit të krijuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe jo marrëveshja e gabuar dhe e dëmshme. Në këtë platformë vazhdon të flitet për delimitim të kufirit detar, në një kohë që ky objekt i gabuar është zhvleftësuar si objekt bisedimesh nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Është krejtësisht e paqartë se mbi çfarë baze flitet nga pala shqiptare për rinegocim të marrëveshjes, në një kohë që ajo është juridikisht nul dhe e pavlefshme, është inekzistente. Nuk kuptohet se si pala shqiptare vazhdon dhe flet për proces ratifikimi të marrëveshjes dhe në një mënyrë të tillë sikur është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i gabuar, dhe jo marrëveshja e gabuar. Pala shqiptare merr një përgjegjësi të madhe mbi vete, kur deklaron në takim se nuk ka dyshime për negociatat që janë zhvilluar në vitet 2008-2009, kur pikërisht jo vetëm ka dyshime, por ka akuza të argumentuara nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë nga ekipi negociator i vitit 2009. Papërgjegjshmëria kulmon deri në pikën, kur në këtë takim ftohet pala greke "për të diskutuar elementet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë", kur vendimi i saj është bazuar në Kushtetutë dhe është i paapelueshëm dhe i padiskutueshëm. Vetiu lind pyetja se si mund të pranohet që pala greke të na sjellë disa argumente për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Kjo platformë e gabuar duhet të ketë shkaktuar një ndjenjë kënaqësie dhe inkurajimi në diplomacine greke për rivendikimet e saj, sepse edhe diplomatë grekë në Tiranë në takime me homologë shqiptare shprehen për vazhdimësinë e frymës së konsultimeve të korrikut 2014 në Tiranë. Anulimi dhe zhvleftësimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i marrëveshjes së 27 prillit 2009 midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Greqisë e ka kthyer gjendjen në situatën normale, që ajo ndodhej përpara se pala greke të kërkonte hapjen e bisedimeve për caktimin e shelfit kontinental dhe përpara se pala shqiptare të transformonte objektin dhe ta shtrinte në mënyrë të paligjshme atë edhe në diskutimin dhe në cënimin e kufijve shtetërorë detarë midis dy vendeve. Me anulimin dhe zhvleftësimin e marrëveshjes së 27 prillit 2009, kemi një kthim në kohën kur si njëra dhe tjetra palë nuk kishin kërkuar hapje bisedimesh për çështjen e detit dhe kur nuk e konsideronin atë një problem për të cilin duheshin hapur bisedime dypalëshe. * Marrë me shkurtime nga libri "Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare", me autor Shaban Muratin
FORUM ANALIZË
Nga Bernard Guetta
Ë
shtë data zyrtare, një takim historik. Në 29 mars 2019, pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të ketë lënë Bashkimin Evropian. Por kjo ndarje nuk është dukur kurrë kaq absurde, sa këtë javë.Bëjmë një krahasim mes reagimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ndaj mënyrës me të cilën Vladimir Putini lejoi shërbimet e tij të fshehta, që të përdornin një armë kimike në përpjekjen për të vrarë një ish agjent të fshehtë, në një qytezë të vogël të Mbretërisë së Bashkuar. Edhe pse krimi ishte kryer prej disa ditësh, Donald Trumpi i telefonoi Putinit të nesërmen e rizgjedhjes së tij, pa e përmendur fare këtë ngjarje, a thua nuk kish të bënte me presiden-
17
E shtunë, 31 MARS 2018
Aleati më i mirë i Londrës dhe katër mësime, që Perëndimi i nxorri në këto ditë të trazuara tin rus, sikur të mos mjaftonte që i uroi sukses në mandatin e tij të ardhshëm. Aleancë në plan të dytë Pavarësisht rekomandimeve të bashkëpunëtorëve dhe diplomatëve amerikanë, Trumpi përgëzoi Putinin për fitoren, sikur të donte të rizgjonte ëndrrën e një mirëkuptimi ruso-amerikan, në dëm të Kinës dhe Evropës. Theresa May u injorua dukshëm, nga presidenti i një vendi, aleat parësor i të cilit është pikërisht Mbretëria e Bashkuar. Çfarë bëri Bashkimi Evropian? Gjatë samitit të fundit që iu dedikua kryesisht Brexit-it, presidenti francez dhe kancelarja gjermane vendosën të dëbojnë disa diplomatë rusë, për të shprehur solidaritetin e tyre me Londrën, duke u kërkuar vendeve të tjerë të BE
të bënin të njëjtën gjë, duke nisur në këtë mënyrë një reagim ndërkombëtar në një shkallë që nuk ishte parë kurrë, ndaj një çështjeje të tillë, si dhe duke i imponuar Donald Trumpit një ndryshim
drejtimi, sepse në këtë pikë Uashingtoni nuk kishte zgjedhje tjetër, përveçse të bëhej pjesë e kësaj lëvizjeje. Pas një viti, Mbretëria e Bashkuar do të lërë Bashkimin Evropian, por tani kemi patur
konfirmimin se Londra nuk ka aleatë të tjerë, tek të cilët të besojë në rast vështirësie. Ky nuk është mësimi i vetëm për t'u nxjerrë nga këto ditë. Mësimi i dytë, në fakt, është se përkundër të gjithë parashikimeve, ai që deri dje e quanim "perëndim", është rikompaktësuar, për t'i kujtuar Putinit që nuk mund të kalojë çdo limit, pa u ndëshkuar. Mësimi i tretë është se fronti perëndimor është zgjeruar dukshëm që nga fundi i luftës së ftohtë, dhe tani përfshin ish vendet komuniste, që janë bërë pjesë e BE, si Hungaria dhe vende të tjerë, si Ukraina, Moldavia dhe Mali i Zi. Mësimi i katërt është se në këtë krizë, Unioni ka marrë kontrollin e Aleancës atlantike, duke u imponuar për herë të parë si aktor me peshë, në skenën ndërkombëtare. / France Inter - Bota.al
Me samitin e Londrës mbyllet cikli i deritanishëm i Procesit të Berlinit dhe pritet të hapet një tjetër
Londra mbështetë rajonin e Ballkanit Nga Ani Ruci
S
amiti i ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, do të zhvil lohet në Londër, në korrik. Me samitin e Londrës mbyllet cikli i dertanishëm i Procesit të Berlinit dhe pritet të hapet një tjetër. I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike ndërqeveritare e kancelares Angela Merkel, ky proces synon të ndihmojë zhvillimin e Ballkanit Perëndimor (BP) për të bërë progres drejt hyrjes në BE përmes investimeve në infrastrukturë dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. Procesi i Berlinit kërkon të rigjallërojë lidhjet shumëpalëshe mes vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) me njëri– tjetrin dhe me vendet më të fuqishme anëtare - Gjermani, Francë, Itali, Austri, Kroaci - për t’i dhënë impulse të reja perspektivës së anëtarësimit të BP në BE. Por të gjitha palët e përfshira në procesin e Berlinit mendojnë se ky process duhet të vazhdojë edhe pas samitit të Londrës. Gjermania, inisiatore e këtij procesi, ka propozuar formulën “Berlin Proces Plus”. Britania e
Madhe edhe pse po përgatitet të dalë nga BE, vitin që vjen dëshiron të vazhdojë zotimin e saj ndaj mbështetjes së perspektivës europiane të BP, duke u bërë vendi mikpritës i samitit të pestë të Procesit të Berlinit. Prioritetet në Samitin e Londrës Diplomati britanik, Andrew Page, koordinatori i këtij samiti, publikoi prioritetet e këtij samiti. Në vizitën e tij në Tiranë, dje (29.03.2018) ai bëri të njohura për gazetarët 3 prioritetet kryesore të Samitit të Londrës. „Stabiliteti ekonomik, siguria e brendshme – krimi i organizuar, korrupsioni, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar - dhe prioriteti i tretë mosmarrveshjet rajonale. Anëtarësimi i BP në BE sjell stabilitet në Europë. Strategjia e Komisionit Europian që këto mos-
marrveshje të zgjidhen para anëtarësimit të vendeve të BP në BE është e qartë”, tha në Tiranë, koodinatori i Samitit të Londrës, Andrew Page. Katër samitet e deritanishme të Procesit të Berlinit - Berlin 2014, Vienë 2015, Paris 20156 dhe Triestë 2017 kanë prodhuar rezultate konkrete. Një nga arritjet më të shënuara është ngritja dhe funksionimi i RYCO – Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinorme seli në Tiranë, e cila promovon pajtimin dhe bashkëpunimin mes rinisë në rajon përmes programeve të shkëmbimeve rinore. Vendet e BP kanë nënshkruar një marrveshje për zgjidhjen e mosmarrveshjeve dypalëshe dhe po ecet drejt krijimit të Zonës Ekonomike të Ballknait Perëndimor ku mallra, shërbime dhe punë-
torë të kualifikuar do të lëvizin në rajon pa pengesa. Interesi i Britanisë së Madhe dhe perspektiva europiane Koordinatori i Samitit të Londrës, Andrew Page theksoi në Tiranë se “interesi i Britanisë së Madhe ndaj perspektivës europiane të BP nuk do të ndalet dhe as do të ndryshojë”. Çfarë do t’i ofrojë Britania e Madhe rajonit në Samitin e Londrës për të konkretizuar vazhdimin e angazhimit të saj drejt perspektivës europiane? “Përvojën në çështjet e sigurisë. Samiti i Londrës do të fokusohet në ndjekje se ku shkojnë paratë nga korrupsionit. Pra, nga faza e parandalimit të korrupsionit të avancojmë tek ajo e ndëshkimit. Kjo do të thotë ndjekje e parave të fituara dhe pasurive të pa-
justifikuara përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar. Britania e Madhe do të ndihmojë agjensitë ligj-zbatuese në BP, ato të inteligjencës përfshirë edhe ato të hetimit duke vënë në dispozicion përvojën e saj në luftën kundër korrupsionit”, tha në Tiranë Andrew Page. Rreziqet në Ballkanin Perëndimor Edhe pse BP po jeton në paqe pas luftrave të përgjakshme të 1990-s në vendet e ish-Jugosllavisë, siguria dhe stabiliteti i tij është i cënueshëm nga rrjetet e krimit të organizuar, korrupsioni dhe radikalizmi fetar. Dhe nga përpjekjet në rritje për ndikim të Rusisë, Kinës apo Turqisë. “Britania e Madhe është e ndërgjegjshme se nëse vendet e BP nuk ecin drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, atëherë ka vende të tjera që kërkojnë të kenë ndikim në këtë rajon, që jo gjithmonë kanë të njëjtat vlera dhe qëllime si BE. Nëse qeveritë dhe popujt e BP dëshërojnër të shkojnë drejt BE, Britania e Madhe ka dëshirë të ndihmojë. Një vend tjetër nuk duhet ta pengojë këtë”, tha në Tiranë Andrew Page duke nënkuptuar Rusinë. Ai theksoi se Britania e Madhe edhe pse largohet nga BE, nuk ka ndryshuar qëndrim, për të qënë një vend mik dhe partner me Ballkanin Perëndimor. Sfida e Britanisë së Madhe në Samitin e Londrës duket se do të jetë mbështetja e BP ndaj perspektivës europiane të anëtarësimit në BE kur ajo vetë është në prag të DW largimit nga ky bashkim.
SHOWBIZ
18
E shtunë, 31 MARS 2018
Ricky Martin pranon se u dashurua me shikim të parë me bashkëshortin Kur Ricky Martin dhe bashkëshorti i saj Jwan Yosef u takuan ishte dashuri me shikim të parë, për të dy. "Do të martohem me këtë djalë", ishte mendimi i parë i këngëtarit kur takoi Yosef. "Mesa duket edhe ai tha ekzaktësisht të njëjtën gjë." Në një intervistë për Attitude ai tha: "Natyrisht, Yosef ma tha këtë gjë më vonë. Duhet ta mbani për vete në fillim". Por instikti nuk i zhgënjeu të dy, Martin dhe 33-vjeçari janë prindër të binjakëve Matteo dhe Valentino, të cilët Martin lindën nëpërmjet një nëne surrogate. Megjithatë nuk kishte një romancë që nisi menjëherë, pasi u deshën 6
Emina Cunmulaj për goditjet e foshnjes: Isha e bindur që është "gjigant" Modelja shqiptare që pushtoi revistat e huaja me pamjen dhe format e saj trupore është gati për tu bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka vetëm pak orë që kaloi festën madhështore të ditëlindjes së vajzës Ella Faria që mbushi 2 vjece dhe po bën kontrollin e përmuajshëm për foshnjen e saj. Me anë të një postimi në Instagram, na ka treguar se nga goditjet e foshnjes mendonte që është gjigant, por në fakt nuk ka asgjë të tillë. "Ç'kemi bebe! Asgjë s'më bën më të lumtur se sa ta shoh të voglin tim në bark dhe meqë ra fjala, isha shumë e bindur se bebja është gjigante ngase po shqelmonte shumë, mirëpo mjeku më tha se ajo është madhësi normale. Kam veç një bebe që është e talentuar në shkelmime", shkruajti ajo në fotografinë ku duket se po bën kontroll.
muaj biseda në Instagram që të takoheshin personalisht. "Ne po dërgonim mesazhe, duke folur për jetën dhe çështjet ekzistenciale", tha 46-vjeçari. "Asgjë në lidhje me seksin. Nuk është se ai më dërgon-
te fotografi seksi apo anasjelltas, ju betohem... Por nuk po merrja dot frymë kur e pashë. Gjashtë muaj për të ndërtuar gradualisht marrëdhënien dhe ishte shumë romantike"
Pak minuta pas suksesit, bllokohet kënga e Era Istrefit Era Istrefi është këngëtarja nga Kosova që pushtoi tregun botëror me hitin e saj 'Bon Bon', gjë që e bëri të lidhë kontratë me një kompani muzikore të huaj. Ajo kishte lajmëruar se do vijë me një projekt të ri muzikor ditën e sotme, të titulluar "Origami", e cila u pëlqye që në momentet e para të publikimit. Por një problem ka ndodhur pasi klipi është bllokuar në kanalin më të madh muzikor Youtube për shkak të të drejtave të autorit (copyright). Dihet se Origami vjen në gjuhën e huaj, në bashkëpunim me DJ Maphorisa. Mbetet për t'u parë nëse Era do reagojë për këtë problem dhe do sjellë këngën për të gjithë ndjekësit e saj.
Gigi Hadid po lufton të rifitojë zemrën e Zayn Malik? Pas ndarjes së bujshme, Gigi Hadid raportohet se po lufton për të fituar përsëri dashurinë e Zayn Malik. 23vjeçarja e ka treguar dëshirën e saj për një rikthim me këngëtarin në rrjetet sociale. E ndërsa Zayn postoi një fotografi në Instagram të të gjitha çmi-
meve që fitoi këtë vit, supermodelja i pëlqeu postimin. Gigi dhe 25-vjeçari konfimuan ndarjen e tyre pas dy vitesh lidhje me anë të postimeve në Twitter ku deklaruan se nuk mbajnë mëri ndaj njëri-tjetrit dhe do vazhdojnë të mbeten miq, duke mos dhënë asnjë arsye
për vendimin e marrë. Këngëtari e ka hequr yllin e pasarelave nga Instagrami, por Gigi vazhdon që ta ndjekë duke i pëlqyer edhe postimet që ai bën. A është kjo një dëshmi që ajo po vuan nga ndarja dhe dëshiron të rikthehet me Zayn? Mbetet për tu parë.
Nuk e fsheh më, Elif për herë të parë në publik me të dashurin Prej shumë kohësh mediat turke kanë folur për romancën e aktores së famshme turke Tuba Buyukustun dhe biznesmenit Umut Evirgen. Por ylli i kinematografisë turke nuk e kishte konfimuar deri tani lidhjen. E njohur në Shqipëri për rolin e Elif në "Diamante dhe Dashuri", Tuba ka dalë për herë të parë në publik me të dashurin. Ajo ka tërhequr vëmedjen gjatë një feste dhe nuk ka hezituar të pozojë para paparacëve. Tuba është nënë e dy vajzave Maja dhe Toprak nga martesa me 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak.
VIP
19
E shtunë, 31 MARS 2018
Michelle Hunziker u përgjigjet sulmeve për heshtjen ndaj Frizzit Të shumtë ishin ata që e "sulmuan" showgirl-in e famshëm italiane me origjinë zviceriane, për faktin se nuk shkori asgjë në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e prezantuesit të njohur Fabrizio Frizzi, shkruan tgcom. Menjëherë bjondja bukuroshe ka reaguar në Instagram duke shkruar frazën: "E jetoj dhimbjen time ashtu siç dua unë". Prezantuesja e njohur televizive u kritikua për indiferencë publike ndaj vdekjes së kolegut, ndaj në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan: "Shumë njerëz po humbasin sensin e jetës së vërtetë. Nuk është absolutisht e thënë se duhet bërë patjetër publik nëpër rrjetet sociale dhimbja që ndjen…"! Hunziker injori për pak kohë polemikat e shumta që "shpërthyen" nga ndjekësit e saj në Instagram të cilët e akuzuan që nuk kujtoi prezantuesin që
Cameron Diaz konfirmon largimin nga Hollywood Ylli i Hollywood Cameron Diaz është tërhequr nga aktrimi. Pas disa javësh spekulime që u nxitën nga shoqja e saj Selma Blair, aktorja konfirmoi se nuk punon më në Hollywood. Në një intervistë nga Entertainment Weekly, Diaz tha: "Unë aktualisht nuk po bëj asgjë. Jam gjysmë në pension, nuk kam punuar prej disa vitesh. Jam nënë dhe kjo është ajo çfarë bëj". Kanë kaluar 4 vite që kur e kemi parë për herë të fundit Diaz në ekran në Annie. Që atëherë ajo është martuar me Benji Madden dhe ka qenë duke shijuar kohën larg skenës së Hollywood.
ndërroi jetë dhe që kish vazhduar të postonte në Instagram foto të familjes së saj. Më pas Michelle vendosi të flasë dhe ta bëjë një gjë të tillë pikërisht në web, me një postim të gjatë dhe të përkorë, të cilin e ndau në Instagram, në të cilin
thekson se Frizzi i ndjerë për të ka qenë një mik dhe koleg shumë i dashur dhe mbi të gjitha se "çdokush duhet ta përballojë dhimbjen ashtu siç do, ashtu siç mundet me gjithë ndjeshmërinë dhe fshehtësinë e vet"!
SKANDAL
Rudina Magjistari blen sanduiç në fast-food, shokohet nga çfarë gjen brenda Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është shokuar nga ajo çfarë ka gjetur brenda një sanduiçi. Magjistari bleu një sanduiç të paketuar në një nga fastfood-et e Tiranës dhe i rezultoi i mykur. Me anë të një postimi në Instagram, ku shihet në foto qartë buka e mykur, ajo kërkon që të ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes kur blejnë ushqime. Moderatorja ka zgjedhur të mos e bëjë publik emrin e fastfood-it ku bleu ushqimin. Por kjo ka sjellë reagimin e fansave të cilët duan që të infromohen mbi emrin në mënyrë që të jenë më të kujdeshëm. "Të bëje publik emrin që edhe njerëzit të dinë nga të ruhen,"-shkruan një nga komentuesit. "Duhet patjetër të bësh publik emrin e lokalit sepse duhet të merren masa për të. Të bëhet mësim dhe për shumë lokale të tjera".
Pas Rihannës, Chris Brown dhunon një femër tjetër? Reperi amerikan Chris Brown e ka gjetur veten në një polemikë tjetër, pas publikimit të disa fotografive ku thuhet se ai po dhunonte një femër. Në foto ai shihet me duart rreth fytit të një vajzë, por Chris po mundohet të vërtetojë se gjërat nuk janë ashtu siç duket duke thënë se thjesht po luanin. "Faleminderit për publicitetin që më keni bërë. Ju të gjithë e dini se unë s'e kam bërë këtë. Nuk kam nevojë që të mbroj veten. Personat që janë aty janë miqtë e mi. Fundi i diskutimit". Foto ka sjellë në vëmendjen e fansave dhunën që Chris ushtroi ndaj ish të dashurës së tij Rihanna.
Belen Rodriguez e nxehtë, dora e Iannones në pozicion "jashtë loje" Belen Rodriguez vazhdon t'i magjepsë fansat me fotot e saj provokuese në rrjetet sociale. Por këtë radhë e ka tepruar me një foto ku i dashuri e saj, Andrea Iannone, e zgjat dorën në një pjesë të rrezikshme. Piloti i Suzukit në Moto GP, i pavetëdijshëm që është nën vëzhgim, e shfrenon disi fantazinë, duke e prekur të dashurën e tij në një zonë të nxehtë.
KURESHTI
20
E shtunë, 31 MARS 2018
Lagjia me qiranë më të ulët në botë e pa ndryshuar prej 500 vjetësh Në qytetin e Augsburgut, një lagje e vogël ka pretendimin e pazakontë se nuk ka rritur qiranë e banesave prej më shumë se 500 vitesh. Fuggerei, që pretendon të jetë projekti më i vjetër i strehimit social në botë, është vetëm pak minuta larg nga qendra e qytetit të Augsburgut, një qytet i bukur dhe i begatë në Bavarinë jugore. Në rrugët e tij të ngushta gjenden 67 shtëpi me tarraca, të gjitha të pikturuara me të verdhë. Për 142 banorët e lagjes, kremi mbi tortë është fakti se qiraja vjetore është vetëm 88 cent. "Qiraja vjetore nuk është ndryshuar për gati 500 vjet. Në ato ditë ajo arriti në një Rheinischer Gulden, të cilin ne r kemi konvertuar në 88 centë në paratë e sotme ", tha për The Local, Astrid Gabler, zëdhënëse e Fondacionit Fugger. Banorët duhet të paguajnë edhe 88 cent për mirëmbajtjen e kishës lokale, si dhe 85 euro për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe faturat e ngrohjes. Për familjen katolike që drejton Fuggerei, respektimi i fesë është aq i rëndësishëm sa pagimi i qirasë së vogël. Gjithkush që jeton në Fuggerei kërkohet të lutet tri herë në ditë. Në përputhje me fokusin fetar të vendbanimit, ka edhe kërkesa strikte për të cilët është lejuar të
Zbulohet thesari më i madh i piratit të "zi" me një fund tragjik
jetojë atje. Rregullat për aplikim nuk kanë ndryshuar në të vërtetë që nga viti 1521, shpjegoi Gabler: ju duhet të jeni një banor afatgjatë i Augsburgut, katolik dhe "nevojtar". "Vendbanimi ka një histori të gjatë për të ndihmuar të varfrit e qytetit, përfshirë gjyshin e madh të Volfgang Amadeus Mozart, si dhe vejushat pas luftës", tha Gabler. Të gjithë aplikantët duhet të kalojnë përmes një procesi të komplikuar burokratik që përfshin kontrolle me shërbimet sociale të qytetit dhe një rishikim të aplikimit nga hierarkia e theme-
luesve. Portat e vendbanimit gjithashtu mbyllen çdo ditë në orën 10:00, duke i rihapur ato vetëm në orën 5 të ditës së nesërme. Por ata që duan të konsumojnë një pije ose dy, pas një lutjeje të vështirë mund të "korruptojnë" rojën me një monedhe prej 1 euro dhe ai do të hapë derën në një rrugë të qetë prapa. "Banorët e Fuggerit mund të përdorin portën e Ochsengasse gjatë gjithë natës," shpjegoi Gabler. "Ata paguajnë rojet e natës 50 cent para mesnatës dhe 1 euro pas kësaj", shtoi ai.
Shtëpia luksoze me një çmim marramendës Një shtëpi luksoze me pamje mahnitëse përballë Oqeanit Paqësor dhe e formuar si një piramidë ka shkuar në treg për 3.1 milionë dollarë. Vendosur në majë të një kodre në Malibu të Kalifornisë, prona tre-dhoma gjumi me dy banjo duket nga Malibu Canyon, si dhe Point Dume. Pronarët e shtëpive shohin rregullisht një pamje spektakolare të mjegullës bregdetare që rrokulliset brenda dhe jashtë bregut. Rezidenca piramidale është e rrethuar nga kulla guri në formë dhjetëkëndëshi dhe gjithashtu ka pamje të "jashtëzakonshme" nga Dhoma e Mbretëreshës, e cila përmban një çati prej xhami të madhe. Kjo dhomë, e cila dyfishohet si dhoma gjumi, gjithashtu vjen me dollapët e tij dhe një banjoje me vaskë të madhe. Në nivelin më të ulët të rezidencës prej 2,989 metra katrorë ekziston një dhomë e madhe me dysheme me pllaka, si dhe tapiceri dhe dritare të mjaftueshme. Një zyrë banon në një nga kullat e gurit dhe një dhomë mediash në tjetrën.
Është zbuluar vendi më i madh në Amerikë i thesareve të varrosura të piratëve dhe mendohet se përmban ekuipazhin e famëkeqit, Samuel Bellamy i njohur edhe si i "Ziu Sam". Ata kanë zbritur më shumë se 300 vjet më parë me anijen e tyre. Më shumë se 100 trupa janë gjetur nga arkeologët të cilët po përpiqen të bashkojnë historinë e marinarëve famëkeq dhe atyre që udhëtuan me të ndërsa lundronin në det. Sami i Zi konsiderohet pirati më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tij të shkurtër ai kapi më shumë se 53 anije dhe plaçkitje që do të vlerësohej në 130 milionë dollarë në paratë e sotme. Anija Bellamy zbriti në, Whydah Gally, mbajti më shumë se katër tonë e gjysmë ar dhe argjend dhe u kap në vitin 1717, në të njëjtin vit kur ajo u mbytet në brigjet e Cape Cod. Nga 146 burrat në bord, vetëm dy mbijetuan dhe shumë vetë - përfshirë edhe vet Bellamyhumbën në det. Ata që u lanë në breg në ditët në vijim u varrosën nga banorët vendas. Tani një varr masiv është zbuluar në pjesën e jashtme të Cape Cod, Massachusetts, e cila mendohet të përmbajë trupat e ekuipazhit të Bellamy. Ata shpresojnë se varri masiv mund të bëhet një vend përkujtimor publik sapo gërmimet e tyre të përfundojnë.
Njihuni me djalin dhe macen me të njëjtat "defekte" Një djalë 7 vjeçar, i cili është ngacmuar për shkak të pamjes së tij të jashtme, ka gjetur një mace që ka të njëjtën gjendje të rrallë sa ai. Madden Humphreys, nga Oklahoma, ka lindur me sindromën heterokromi iridum. Ai i ka buzët me defekt dhe sytë me ngjyra të ndryshme. Mamaja e tij Chriatina gjeti një mace që i kishte të njëjtën gjendje që nga lindja. Kur zbuloi ngjashmërinë e maces me Madden, ajo e dinte se duhej ta adoptonte. Me ndihmën e disa miqve arritën që ta merrnin macen
dhe ta sillin në shtëpi pranë djalit. "Të dy kanë lindur me buzë të çara dhe heterokromi iridum (sytë me ngjyra të ndryshme) dhe e dinim se ishin të destinuar të behshin miq të mirë", tha Chriatina.
Filmon një dhelpër, ajo i rrëmben portofolin
Banesa është e vendosur në një hapësirë toke prej dy hektarësh në parkun Saddle Park dhe gjithashtu ka barin e vet dhe kopshtin e perimeve. Shtëpia gjithashtu mund
të urdhërojë pagesa të larta të përditshme të qirasë ndërsa ka kërkesa të larta nga kompani që prodhojnë filma për të realizuar xhirimet aty.
Dhelpra është një kafshë shumë dinake dhe ky është një fakt i njohur prej shumë kohësh, por në këtë rast është më se e vërtetueshme. Një djalë anglez e ka parë me sytë e tij të faktuar këtë gjë. Ndërkohë që ecte rrugës, i riu u përball me një ekzemplar dhelpre të egër. I habitur nga takimi i pazakontë, ka vendosur të filmojë skenën me celularin e tij për ta ndarë më pas në snapchat. Ajo që nuk mund ta imagjinonte, ishte që kafshëza, sapo djali iu afrua, i rrëmben portofolin dhe arriti të largohej
me shpejtësi. Djaloshi u vu menjëherë në ndjekje të saj, por pa arritur ta kapte. Fatmirësisht, të nesërmen, arriti të gjente portofolin pranë vendit ku takoi dhelprën.
KOHA E LIRE
21
E shtunë, 31 MARS 2018
SUPERFJALEKRYQI Nga Albert VATAJ
(kali, mushka etj.) me këmbët e prapme 76. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 77. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 79. Një banor i Kinës, mund të ketë emër por njihet si ashtu 83. Pjesë e veçantë e një makine a e një mekanizmi 86. Që mbillen herët në vjeshtë dhe korren në fillim të verës, të ... janë ato 88. ... Polic Kamov, dramaturg dhe shkrimtar i shquar kroat, lindi më 1910 89. Hapësirë a sipërfaqe tokësore. Edhe ku po qëndron, quhet ashtu 90. "... Jonë", gazeta e parë e pavarur në Shqipër është ajo 92. Eshtë si gjalpi, përgatitet me vajra bimësh dhe përdoret si yndyrë për gatime 95. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 98. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 99. Dokument a shkresë që vërteton diçka; dëshmi 102.Tërësia e ideve, e bindjeve a e pikëpamjeve të një njeriu në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore 104.Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta 105.Që ka erë të mirë, që është me aromë 106.Dënim që i jepej dikujt, duke e detyruar të largohet, duke e dëbuar, përkohësisht ose përgjithmonë diku larg vendlindjes 109.Gjuhët e saj bëjnë që gjërat të shkrumbohen, të kthehen në
hi 111. Ajo ndodhet në pjesën jug lindore të Evropë, zë një sipërfaqe prej afro 20 256 km2, me kryeqytet, Ljubljana 112. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 113. Pas dallendysheve, janë ato, bukuria, ngjyra dhe aroma e të cilave plotësojnë pranverën 115. Nipi i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, e kishte emirn ashtu 116. Pronë toke e madhe në kohën e Perandorisë Romake që ishte në duart e njerëzve të shtresave të larta 117. Lëvizja e forcave ushtarake ose e anijeve në fushën e betejës dhe jo vetëm 118. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë VERTIKALISHT 1. Lundër e vogël, e gjatë, e ngushtë dhe e cekët, që vihet në lëvizje zakonisht me lopata 2. ... GJIKA (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare 3. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 5. Femra e kalit 6. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 7. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 8. Që e ka trupin të pafuqishëm ose të hollë, të thatë e të brishtë 10. Paula ... më 17 janar 1998 akuzoi presidentin Bill Clinton për ngacmime seksuale 11. Emërtim i përgjithshëm për disa pemë të vendeve të nxehta 12. Partia Demokracia Sociale
14. Gunë bariu; strugë që hidhet në kokë për t'u mbrojtur nga shiu 16. Krëhëri na mundëson një trajtim të tillë flokëve 18. Kryeqyteti i Serbisë quhet ashtu 19. Vend me ujë dhe i gjelbëruar në mes të shkretëtirës. 20. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 22. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 24. Vendimi i një gjykimi të padrejtë është pa... 27. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që përdoret si lëndë ndërtimi, për zjarr dhe dushk 29. Koleksion pllakash gramafoni; vendi ku ruhen pllakat e gramafonit 30. Masë drithi e barabartë me njëzet e pesë okë 31. Djali kundrejt prindërve të vet është tamam ashtu 32. Kafshë grabitqare e familjes së maceve, e madhe sa tigri, me qime të verdhë e me lara të zeza 35. Copë e vogël dhe e hollë që shkëputet nga një dru kur e çajmë a e presim me sëpatë 36. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 39. Vija tokësore a detare që ndan dy shtete fqinje 40. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 41. Kur është i mirë, paralajmëron diçka të mirë, kur është i keq, për keq parathotë. 42. Poet dhe prozator për fëmijë, satir dhe dramë. Qamil ... lindi në Prishtinë. 44. Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra
65. Me vështirësi, me shumë mundim, me përpjekje të mëdha 66. Ndalim i përkohshëm i luftimeve ndërmjet palëve kundërshtare, që bëhet me marrëveshje 67. Dervish ..., (Ibrahim Naxhi) veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes, Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë 69. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 71. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 73. Ai që u përmbahet parimeve dhe pikëpamjeve të një rryme filozofike, politike, letrare, artistike, etj 78. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetash 80. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim 81. Shitja e një pasurie ose e një sendi botërisht 82. Titull që vihej përpara emrit të një prifti katolik 84. Janë mbeturinat e gjellëve, të bukës e të ushqimeve që hidhen, ose u jepen kafshëve 85. Bimor ose... 87. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 88. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 91. Romani i Anton Pashkut 93. Që i mohon normat e moralit 94. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 96. Eshtë qytet në juglindje të Shqipërisë. Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e "Rajonit Melotid" 97. Ujë i ngrirë, quhet ashtu 98. Njerëzit e mërguar në dhe të huaj, mërgimtarët si të tërë janë ... 100.Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 101.Hyj diku me pahir e forcë 103.Gjykim a mendim që për të njëjtën gjë përmban dy teza 107.GRamshi e kishte ashtu targën 108.Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 110. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 112. Drejtimi ose ... i erës, ecjes apo qëndrimit tonë 114. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima
45. Mjet i thjeshtë a përdorëse që shërben për të bërë një punë, quhet... 54. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 55. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar 57. Pjesa e padobishme e ushqimit, që njeriu e nxjerr jashtë nëpërmjet zorrës së trashë, jashtëqitje 58. Lëvdatë e gënjeshtërt dhe e tepruar që i bëhet dikujt për ta joshur, manipuluar 59. Gjethe, e njomë ose e thatë, Copë letre katërkëndëshe. Eshtë trim me ... 61. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 62. Vijë e pingultë, pingule; kulmore; kund. horizontale 63. Fondi Monetar Ndërkombëtar 64. Institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen, sistemimin e të dhënave 1
2
3
A B A Z
4
M
5
O
13
Z
6
7
8
9
10
U
˙
D
D O K E
K L
E R
O Z
E
14
A R
T E
R I
O S
11
B
L L
H U G O
A
G
H
12
O K
15
O
A
16
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 4. Abaz ... (1892-1976) i njohur dhe si Bazi i Canës ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore 7. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 9. Kërcej së bashku me një tjetër, zakonisht çift 13. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 15. Grumbull sendesh të lidhura së bashku si deng 17. Tel i trashë me shumë fije dhe i veshur me një shtresë të trashë mbrojtëse 20. Sëmundje e rëndë, që e bën njeriun të vuajë në shtrat për një kohë të gjatë 21. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 22. Punë që sjell të këqija e ngatërresa 23. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 25. Produkt ushqimor, me të bëhet pilafi 26. Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i pajisur me me bedena, kala 28. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 29. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 33. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 34. Qohet ashtu kur polici i vë prangat një të ndaluari 37. Iki fshehurazi nga një vend ku me mbajnë mbyllur për dënim ose kundër dëshirës 38. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 39. Sipërfaqe e vogël toke e thurur, zakonisht pranë shtëpisë, që e mbjellin me fruta, perime apo lule 43. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 46. ...u, kjo nuk është gjë fare! 47. Eshtë një nga shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës 48. Tirana, e kishte targën e makinave ... 49. Vendoset pas njëshit për ta bërë dhjetë. 50. Ndjenjë shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku 51. E vendos dikë a diçka në një vend 52. Perika ... aktor shqiptar. Rolet e tij, Gjergjit në "Tokë e përgjakur", mësues Naimi në filmin "Balonat", Elmazi, në filmin "Asgjë nuk harrohet", Tahiri në "Dasëm e çuditshme" etj 53. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 56. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 57. Filipinet e kanë kryeqytet 60. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 63. Parashikim i pretenduar i së ardhmes së dikujt, me letra, filxhan kafeje, vijat e pëllëmbës etj 66. Koordinatat përgjatë boshtit të x-it 68. Po Gjirokastra si e kishte targën 70. Që është grisur gjithandej nga përdorimi i gjatë (për rrobat); që i janë grisur rrobat gjithandej; i veshur me rrecka 72. Dhomë e veçantë në një institucion, që ka mjetet a pajisjet e duhura për të studiuar 74. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 75. Shkelm që hedhin kafshët
17
G R
P
S 18
A
C
J
H
T
19
M
20
21
A V A R I
D
22
O
23
24
A B A
S
O H U
Z
O
26
N
27
O R M I
S
E
L 28
D 32
R 30
A
T
J
D Y N J
O
A
A H R
K
P
E R
E
Z
R
H
P
P S
Z E
H
41
S
T
F
N
48
49
E
T
38
D
C
H
E
S
D U A P I
M
I
M E
˙
M
60
M A G N E 64
61
Z
Z
66
O
A L 68
S
J
H
E
W
L
P 58
S I
62
A
D C E
63
N
A
F
O R
U N D O
T
T
D
B
65
K U
A
54
O M 57
L A G J
O 59
67
B
F
69
M
70
N
D R
72
R
H A R
D 53
56
V ¸
O
P E
E
R 52
I
M 47
50
D A L I
C D Y Z
39 43
I
46
51 55
S I
B
E
45
K A R V A N
R
L
42
44
I
L
¸
37
Q R E
I
40
N
T
A
I
36
D I
T
31
L
I
34
L
35
L
N
29
A N D O R I
S
33
M
K
25
U
K
R
71
A P
U S
73
A 74
P E
O
S H O H E M
75
S
R 76
K O M B A J
N ¸
A
T
U
M
I
D
O
P
T
A
K R E
H
I
77
V I
79 81
D A K A
80
V E
S
82
O
78
D
˙
83
84
K J
A
O
85
86
B
M I
D H J
E
U G
E
¸
K
87
A
I
H 88
D
¸
O
89
90
K O R O N ¸
M
J 91
K
N
92
R
J
94
I
I 96
I
98
C U B E
˙
A
K
A G M A T I
B
K
A J
R A K
S
99
L
I
K
100
D 103
P 95
P R
A
97
93
¸
L
L
R
101
A
102
K
L U G ¸
S
K O N G R
E
104
E S
V
105
A K A L
L
A
U
R
H
B I
R
O
B
106
E
R
L
R
I
K
J
O P
107
E R
E T
¸
G
A 108
U
L
E N T
E S
I
L
F
T
109 110
E
M
111
D O S
116
P
B
T
J E
N
H 112
S H M I
N
D A L
I
L
113
114
L I
117
R
C
O 115
B O R
118
T
A
L
A S
H T
A
K
SPORT
22
E shtunë, 31 MARS 2018
Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të depozitojë rezultatet e Asamblesë së FSHF-së
AUSTRIAKU
Bashkim Fino: Gjykata nuk njeh zgjedhjet. FSHF: Ja e vërteta
Pakult: Të paktën të mos humbim, por presioni është mbi Flamurtarin!
Rozalb Lika
G
jykata e Tiranës nuk ka regjistruar zgjedhjet e bëra për drejtuesit e rinj të FSHF-së, në Asamblenë Zgjedhore të 7 shkurtit, ku u rikonfirmua për mandatin e pestë presidenti Armand Duka dhe pjesa dërrmuese e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Votimi dhe rezultati i zgjedhjeve në Asamble u dërgua për regjistrim në Gjykatën e Tiranës. Gjykata ka refuzuar depozitimin e vendimeve të Asamblesë, pasi ka mungesë të dokumentacionit që parashikohet nga Statuti. Vendimi i zbardhur pritet t’i dërgohet FSHF-së, e cila do të ndërmarrë më pas hapat në zbatim të këtij vendimi refuzues. Ish-kandidati për president pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino, doli në një deklaratë dje ku tregonte se Gjykata nuk kishte pranuar zgjedhjet e FSHF-së, pasi kishte paligjshmëri.“Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018. Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit”, shkruajti
Fino. Sipas deputetit shumë nga anëtarët e Asamblesë që votuan kanë qenë të paligjshëm dhe të paregjistruar në Gjykatë apo QKB. Po ashtu Fino pretendon se një pjesë e anëtarëve që votuan ishin mandatuar në mënyrë abuzive. Federata Shqiptare e Futbollit reagoi menjëherë, teksa doli me një deklaratë publike. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit shqiptar e publikoi në faqen e saj zyrtare: “FSHF njofton opinionin publik
se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumenteve shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji. Kjo praktikë në Gjykatë
DISIPLINA
FIFA dënon Shkumbinin për pagesa të prapambetura
Pagesat e prapambetura të futbollistëve në Shqipëri janë problem thuajse çdo sezon për ekipet shqiptare. Komisioni i Disiplinës në FIFA ka ndëshkuar dje me heqjen e 3 pikëve në klasifikim klubin e futbollit Shkumbini lidhur me mosdhënien e pagës së lojtarit Federiko Mazur. Shkumbini ishte denoncuar nga klubi Atletiko All Bojs. Për shkak të moszbatimit të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s, më datë 7 Shtator 2017 nga ana e klubit të futbollit Shkumbini, skuadrës peqinase i janë hequr 3 pikë nga renditja aktuale. Me heqjen e këtyre pikëve, Shkumbini shkon në 12 pikë, duke u renditur në vendin e parafundit të klasifikimit të Grupit B të Kategorisë së Parë.
ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion”, shkruan FSHF-ja. Fino është i bindur se zgjedhjet janë të pavlefshme, ndërkohë që Armand Duka pretendon se ka vetëm disa detaje për të mbyllur.
Peter Pakult doli dje në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen e radhës me Flamurtarin dhe jo vetëm. Gjatë intervistës ai u pyet shumë për kualifikimin në Champions dhe në fund nuk ngurroi të thoshte edhe diçka. “Nuk është nesër (sot) finalja, pasi do ketë shumë deri në fund të kampionatit. Nesër kemi një ndeshje me një ekip konkurrent për Europën. Duhet të ruajmë të paktën diferencën. Presioni është mbi Flamurtarin, pasi duke parë tabelën dhe faktin që ishin të dytën dhe janë tetë pikë poshtë nesh tani. Ata kërkojnë me çdo kusht fitoren. Do tentojmë ta ruajmë diferencën, ose ta rritin. Lojtarët e dëmtuar u kthehen aty dhe mendoj se do të jetë një ndeshje interesante. Motivimi për një vend në Champions? Është marrë një vendim, do merren dhe të tjera, nuk duhet të mendojmë për këtë pjesë. Për momentin është me rëndësi që ndodhemi të dytët dhe ta mbajmë atë pozicion. Kamza dhe Laçi janë rivalët e ndeshjeve të ardhshme dhe duhet të bëjmë mirë”, ka thënë strategu austriak.
DREJTORI SPORTIV
D
rejtori sportiv i Partizanit, Antonelo Preiti në një intervistë të dhënë për “tuttomercatoweb”, është shprehur se është përballur me një futboll ndryshe, por thotë se është i kënaqur në vendin tonë. Ai thekson se futbolli shqiptar është nënvlerësuar përtej detit krahasuar me atë serb apo kroat. “Eksperienca në Shqipëri është pozitive, për një njeri si unë që merret me merkaton. Kam njohur një futboll ndryshe dhe jam i kënaqur që ndodhen në këtë vend. Gjeta një situata ku kishte shumë për të ndryshuar, më ka mësuar shumë. Sigurisht që më mungon Italia dhe nuk do ta refuzoja një ofertë të mundshme për t’u rikthyer. E nisëm sezonin me shumë vështirësi, rezultatet nuk erdhën, por tani skuadra ka gjetur fizionominë dhe rezultatet. Ecuria është pozitive dhe do të luftojmë deri në fund për vendin e dytë, që është shumë pranë. Dua të them që futbolli shqiptar është nënvlerësuar, krahasuar me atë kroat apo serb. Rikthimi në Itali? Diçka po lëviz, të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund ta fsheh, do të isha i lumtur nëse rikthe-
Preiti: Hoxha dhe Bardhi për Seria A, Trashin e kërkojnë në Turqi
hem pas kaq shumë vitesh që kam kaluar në Serinë A. Mendoj se kam arritur diçka me Udinezen dhe Parmën. Talentet e Partizanit? Kemi disa. Futbollisti i momentit
është Esat Mala. Është rritur shumë muajt e fundit dhe është i pazëvendësueshëm në mesfushën tonë. Ka cilësi dhe fizik të admirueshëm si dhe lëviz mirë edhe pa topin. Prej pak kohësh është bërë pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës. Mund të luajë në Serinë A? Për Serinë A është pa dyshim Alban Hoxha, portieri i tretë i Kombëtares Shqiptare, që për mendimin tim nuk është më pak cilësor se Strakosha dhe Berisha. Ndoshta ka nevojë që t’i jepet një shans, mund të bëjë shumë mirë. Është edhe Trashi, një lojtar i krahut të majtë, perfekt për futbollin italian. Ka forcë, shpejtësi dhe goditje. Tashmë e kërkojnë në Kroaci dhe Turqi. Po Bardhi? Duket se e kërkojnë… Po. Është sulmues i dytë, i mirë fizikisht dhe me cilësi, edhe pse është i datëlindjes 1997. Unë e shoh gati për Serinë A dhe në fakt e kanë kërkuar”, ka thënë drejtori sportiv i Partizanit.
SPORT
23
E shtunë, 31 MARS 2018
Bajerni gjen pasuesin e Hejkens, nisin negociatat finale
ZËVENDËSUESI
Bajerni i Mynihut është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Jup Hejkens do të largohet në fund të sezonit. Mediat gjermane kanë zbuluar se Ralph Hasenhüttl është në negociata me klubin gjerman për të zëvendësuar trajnerin veteran Hejnckes në fundin e këtij sezoni, pasi zgjidhja emergjente e kampi-
onëve të Bundesligës ka refuzuar të qëndrojë në stol. Por, vetë protagonisti këmbëngul se puna e tij me Lajpcigun ende nuk ka mbaruar, pavarësisht interesimit nga Bavaria dhe nga Dortmundi. “Ndjehem mirë këtu dhe mund të imagjinoj të tjera limite me Lajpcigun, madje në arritje që nuk i mendo-
jmë dot tani. Kam patur bisedime pozitive me hierarkinë e klubit dhe të dy palët duam të punojmë përtej vitit 2019”, tha 50-vjeçari austriak. Ralph Hasenhüttl është kthyer në favorit për pankinën e Bajernit pasi drejtoi Lajpcigun në vendin e dytë për herë të parë në histori në Bundesligë.
Dueli që do të luhet sonte në mbrëmje do të jetë përcaktues për të dyja ekipet
Juventus-Milan, sfida që vlen sa një sezon i tërë në Seria A S
eria A rezervon një ndeshje speciale sonte në mbrëmje në “Allianz Stadium”, teksa Juventusi pret Milanin, në një ndeshje që do të vendosë shumë për fatin e të dyja skuadrave. Jemi në javën e 30-të dhe gabimet nuk mund të jenë shumë përcaktuese në fatin e sezonit. Kampionët në fuqi të Italisë vijnë pas hapit fals kundër Spalit dhe distanca me Napolin është ngushtuar, për rrjedhojë torinezëve nuk u falet më asnjë gabim. Gjithsesi numrat flasin për një Juve të frikshme, me 10 ndeshje pa pësuar gol në kampionat, ndërkohë që në kështjellën e “Allianz Stadium” bardhezinjtë kanë triumfuar në 35 nga 38 takimet e fundit. Te torinezët mungojnë vetëm Bernandeski dhe Aleks Sandro, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe një rikthim në skemën 4-2-3-1, ku do të luajnë të gjithë yjet e sulmit. Në krahun tjetër, Milani po kalon momentin më të mirë të sezonit. 8 fitore në 9 takimet e fundit në kampionat. Objektivi kryesor është rikthimi në Champions dhe kjo ndeshje vendos shumë për kuqezinjtë. Stadiumi i bardhezinjve është i mallkuar për kuqezinjtë, pasi fitorja e fundit
e tyre daton në vitin 2011, me një gol të shënuar nga Xhenaro Gatuzo. Pas asaj ndeshje, në 9 sfidat e zhvilluara, Milani është dorëzuar 8 herë përballë Juventusit në Torino, duke barazuar vetëm 1 takim Deklarata e Alegrit- “Kielini është në gjendje të mirë dhe do të luajë, ndërsa Kuadrado do ta nisë nga pankina. Po i rikupero-
jmë thuajse të gjithë futbollistët në një muaj, ndaj dhe kemi ambicien maksimale deri më 27 maj. Tani, përballë është Milani dhe janë 7 ndeshje deri në përballjen e drejtpërdrejtë me Napolin. Jemi ende të pakënaqur për dy pikët që lamë kundër Spalit. Milani, në 10 ndeshjet e fundit ka marrë 8 fitore dhe dy barazime. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, ashtu
VENDIMI
siç i ka hije një përballjeje Juventus-Milan. Për Realin e Madridit do të nisim të mendojmë që nga e hëna. Në ato dy ndeshje do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë në botë”, tha strategu i bardhezinjve në konferencë për shtyp. Deklarata e Gatuzos- “Nëse shohim numrat, nuk ka histori. Bardhezinjtë janë shumë më të fortë se ne, por duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Ata kanë një mentalitet të përkryer, madje duket sikur nuk djersitin në fushë, ndërsa Alegri është i zoti të ndryshojë fytyrën e skuadrës gjatë ndeshjes. Kemi përgatitur 2-3 situata loje, në varësi të asaj që do të ndodhë në fushë. Nuk besoj se Juventusi po mendon më shumë për Real se sa për ne, pasi ajo skuadër është një makinë lufte, që duelon në të gjitha frontet. Alegri? Ka qenë kapiteni im te Peruxhia, kur isha 16 vjeç, më pas e kisha trajner dhe e falënderoj për ndihmën që më ka dhënë. E kam zili aftësinë e tij, pasi nëse studion Juven nuk kupton asgjë. Ne duhet të luajmë si ekip në çdo cep të fushës, pasi fitorja ka shumë vlera për ne, duke u përpjekur të bëjmë garën e përkryer, garën e vitit”, theksoi strategu i Milanit.
SULMUESI
Kutrone: Nëse i shënoj Juventusit, do të bëj 10 xhiro rreth fushës
Milani do të luajë nesër ndaj Juventusit në transfertë në super sfidën e kësaj fundjavë. Sulmuesi i kuqezinjve, Patrik Kutrone ëndërron një fitore të mundshme, madje ka bërë dhe një premtim nëse do të arrihet ky objektiv. “Duhet të shkojmë në Torino për të luajtur si në muajt e fundit, me dëshirë për të fituar çdo ndeshje. Nuk kemi frikë. Do më pëlqente që të shënoja në “Juventus Stadium”, një gol të ngjashëm si ndaj Interit në Kupën e Italisë. Ata kanë një skuadër të madhe, dhe një mbrojtje shumë të fortë. Në Kombëtare kam studiuar Bufon dhe Ruganin, do të mundohem t’i vendos në vështirësi. Nëse do të shënoj ndaj Juves, do të bëj 10 xhiro në fushë. Nëse do të arrijmë në Champions do t’i heq flokët dhe do t’i bëj zero”, ka thënë Kutrone.
MADRILENËT
Trajneri i Hamburgut shpjegon eali i Madridit kërkon që Zidane me mendje te Juvja, lë të përgatitet në mënyrën lënien jashtë ekipit të Mavrajt R sa më të mirë për sfidën e parë pushim Ronaldon në fundjavë në Champions ndaj Juventusit, Hamburgu para disa ditësh mori vendimin për të larguar Mërgim Mavrajn në ekipin e të rinjve, për një periudhe të pacaktuar. Në konferencën e tij për shtyp, përpara transfertës së kësaj të shtune ndaj Shtugartit, trajneri Kristian Titz rikonfirmoi se vendimi për Mavrajn është marrë thjeshtë dhe vetëm për arsye teknike. “Mavraj është larguar nga ekipi i parë thjesht për arsye sportive, asnjë rregull disiplinor nuk është thyer. Kjo është e gjitha ajo që mund të them…”,
ishte deklarata e strategut gjerman. Trajneri ka lënë të kuptohet se Mavraj për momentin nuk bën pjesë në planet.
pasi nuk ka më shanse për titullin në La Liga. Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të aplikojë rotacionin në sfidën e së shtunës në transfertë me Las Palmasin, duke lënë jashtë skuadrës shumë futbollistë titullarë, ndër të cilët edhe Kristiano Ronaldon. Trajneri francez dëshiron që portugezi të jetë 100% në formë kundër bardhezinjve, ndaj për të shmangur çdo rrezik dëmtimi, do ta kursejë në kampionat. Por CR7, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, nuk do të jetë i vetmi që do të
qëndrojë pushim këtë fundjave. Mësohet gjithashtu se Serxhio Ramos, Marselo, madje edhe Keilor Navas, nuk do të jenë pjesë
e skuadrës për ndeshjen me Las Palmasin. Një pjesë e mirë e tyre ishin të impenjuar në miqësore me Kombëtaret e tyre.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
24
E shtunë, 31 MARS 2018