www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 75 (8516)
E diel, 31 Mars 2019
Çmimi 30 Lekë
“Perlat” e zyrtarit që përfaqëson diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj. Ai ngatërron punët e Ministrisë së Jashtme me ato të Ministrisë së Brendshme, fjali pa kuptime, mosnjohje të termave dhe vlerëson si sukses të qeverisë raportin e DASH që e nxin Shqipërinë për drogën dhe pastrimin e parave
Zv/ministri i gafave Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, paralajmëroi dje që në orët e para të mëngjesit një konferencë të bujshme për mediat. Njoftimi për konferencën u shpërnda me urgjencë edhe nga zyra e shtypit e Kryeministrit Edi Rama. Angazhimi i gjithë stafeve të propagandës së qeverisë për daljen mediake të yllit në ngjitje të Ministrisë së Jashtme tregonte se shqiptarët do të njiheshin me ndonjë zhvillim të fortë në diplomacinë tonë të jashtme. Ndaj të gjithë ishin dje me veshë në krahë se çdo thotë ky “ministri”, të cilin kryeministri e quan fat që e ka Shqipëria
FAQE 3
Juristi Sokol Hazizaj: Presidenti Ilir Meta: Të Shteti ka rënë, Parlamenti rinjtë të jenë pjesë aktive nuk është më legjitim e kauzave sociale
FAQE 8-9
Në foto: Sokol Hazizaj DEKLARATA
KREU I PD
Ish-presidenti, Alfred Moisiu: Fajin për krizën në Shqipëri e ka BE
FAQE 5
Basha: Rama, hajduti më i madh në histori. Vjedh 100 mije euro në një orë FAQE 2
Në foto: Presidenti i Republikës, Ilir Meta në institutin profesional “ATC” në kuadër të nismës së FAQE 8-9 ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”
TIRANE
Kryebashkiaku Veliaj: Javën tjetër prezantojmë Kartën e Studentit FAQE 13
HETIMET
Tronditet Shkodra, ekzekutohen dy vëllezërit në oborrin e shtëpisë
KRYETARJA E LSI
Monika Kryemadhi: LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë
FAQE 11
FAQE 6
POLITIKE
2
E diel, 31 MARS 2019
Kreu i PD-së miting në Durrës: Me Ramën dhe Dakon, Durrësi në shërbim të krimit
K
ryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së shtunës një takim në qytetin e Durrësit, ku është pritur me entuziazëm nga simpatizantë të PD-së dhe qytetarë durrsakë. Gjatë takimit të kretarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në qytetin e Durrësit, kreu i PD-së në qytetin bregdetar, Ferdinand Xhaferi, është shprehur se me Ramën kryeministër dhe me Dakon kryebashkiak, qyteti i shërben vetëm botës së krimit. “Me Ramën dhe Dakon, qyteti i shërben vetëm krimit. Prezenca masive sot jo vetëm që kërkoni zgjidhje por zgjidhjen e shihni te Partia Demokratike”, u shpreh Xhaferi. Në takim morën pjesë mijëra qytetarë, ndërsa në miting ishin edhe politikanë të tjerë të opozitës. Dhe nga Durrësi, një ditë pas deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama, kreu i PD-së Luzim Basha iu përgjigj teksa i konsideroi deklaratat e Ramës si shaka bajate. “Kllouni që erdhi dje këtu te ju, nuk ishte klloun, ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate Vetëm sipas të dhënave zyrtare, në 2 vite Edi Rama ka kullufitur 2 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Sa herë del para jush dhe ngërdheshet si majmun, sa herë që del para jush ka një hall të madh, jo vetëm të fshehë vjedhjen, por atë që bota e konsideron si hajdutin e Ballkanit”, u shpreh Basha. Ai e konsideroi Ramën si të sëmurë psikik, duke theksuar se largimi i tij është emergjencë kombëtare. “20 milionë euro segmenti i unazës në Tiranë. Ja ç’babëzi ka ky hajdut që vjedh 7 fish shqiptarët popullin më të varfër të Europës. Ja ku janë lekët, 2.4 milionë euro ka vjedhur Rama në ditë nga shqiptarët. Ndaj dua t’i bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që ia zbrasën sheshin dje, po edhe ndonjërit që qeshte si dele me shakatë, mos qeshni se çdo shaka ju kushton 100 mijë euro në euro. Kjo është fatura e Ramës, sa herë del para jush e ngërdheshet si majmun, apo merret me pjesë të mia të trupit, ka një hall të madh të fshehtë atë që se fsheh dot më kurrë. Shqiptarët do e shporrin Maduron e Ballkanit. DASH e tha qartë, të zezë mbi të bardhë të vërtetën që e di cdo shqiptar, Shqipëria vend kyc për trafikun e drogës dhe kjo për shkak të korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes,
Basha: Shqiptarët duan demokraci, largimi i Ramës emergjencë
e ka fjalën për Ramën, Dakon, Tahirin, Xhafën për bandën e hajdutëve që vodhi votat e vijon të vjedhë Shqipërinë. Sa herë ta shikoni mjerushën në sheshin e Durrësit, kujtoni se keni përpara hajdutin më të madh që ka parë ky vend. 100 mijë euro në orë është fatura e cdo shqiptari për estradën e shpifur të Edi Ramës. A ia vlen të paguajmë, a e meriton Durrësi estradën e Ramës? Ky është shkaktari i varfërisë dhe krizës, ai është Edi Rama. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Këtu para disa kohësh shumëkush do kishte thënë e pamundur të mblidhen kaq shumë e të protestojnë. Ky është miting i përmasave
që Durrësi se ka parë e se ka njohur prej kohësh. Durimit i ka ardhur fundi e rruga e vetme është ajo që kemi nisur së bashku. Qeveria s’na duhet për barcaleta, na duhet të kujdeset për hallet e problemet e qytetarëve. Një qeveri abuzuese duhet ta çojmë atje ku duhet. Kur qeveria kapet duke vjedhur, e kryer krime siç janë kapur këta, nuk ikën populli refugjat ikën qeveria, largohet me votë. Ai e di se nesër po të mbahen votime do e paguajnë shtrenjtë krimin ndaj çdo shqiptari, ndaj e ka shkatërruar themelin e demokracisë votën e lirë ”, deklaroi dje nga Durrësi, kryedemokrati Lulzim Basha.
VENDIMI
Gjykata lë të lirë 7 protestues të opozitës
Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e djeshme shtatë protestues, të cilët ishin ndaluar gjatë protestës së opozitës të shtunën. Gjykata vendosi për këta persona masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Protestuesit e liruar janë: Olsi Kasemi, Luis Bazheri, Maringlen Meçja, Gjok Dreshaj, Aleksandër Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj. Gjatë seancës, prokurori, Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues “Arrest në burg”, dhe dy protestues, “Detyrim paraqitje”. Ndërkohë, për avokatët arrestimi është i paligjshëm dhe gjykata duhet të caktoj një masë me të butë. Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi, detyrim paraqitje për, Olsi Kasemi, Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj. Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziston dyshimi se janë konsumuar. Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit, kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës. Sa i përket ndjekjeve penale Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, dhe 27 persona të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së 28 marsit 2019, para Kuvendit organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Shtatë prej tyre janë arrestuar për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës, por që një ditë pas njoftimit të policisë, ata do të fitonin lirinë. “Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme”, informoi të premten Policia e Shtetit.
KRYEMINISTRI FAJËSON OPOZITËN DHE MEDIAT QË SIPAS TIJ NUK DINË TË LEXOJNË GJETJET “POZITIVE” PËR QEVERINË E TIJ
E
dhe pse kanë kaluar tre ditë nga publikimi i tij, dhe ende nuk është shprehur me zë e figurë lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, kryeministri Edi Rama e ka bërë atë përmes një postimi, ndërsa transmentonte LIVE, konferencën e të deleguarit të tij në Ministrinë e Jashtme. Ashtu si në çdo raport të publikuar për Shqipërinë, edhe raporti i fundit i DASH-it, u lexua edhe ditën e djeshme në mënyra të ndryshme nga forcat politike. Për kryeministrin,
Raporti i DASH, Rama: Rrugëhumburit e tërhoqën në llumin e fjalëve
“rrugë-humburit e politikës” e përdorën edhe këtë raport për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre.
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
“Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre”, u shpreh dje kryeministri Rama duke i bashkëngjitur videon ku ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Gent Cakaj, “braktisi” për disa minuta diplomacinë dhe cëcshtjet e saj, për të zbërthyer edhe ai sipas mënyrës së tij, raportin e DASH-it. Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën. Në këtë raport, që mbulon vitin 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 31 MARS 2019
“Perlat” e zyrtarit që përfaqëson diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj. Ai ngatërron punët e Ministrisë së Jashtme me ato të Ministrisë së Brendshme, fjali pa kuptime, mosnjohje të termave dhe vlerëson si sukses të qeverisë raportin e DASH që e nxin Shqipërinë për drogën dhe pastrimin e parave
Zv/ministri i gafave Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, paralajmëroi dje që në orët e para të mëngjesit një konferencë të bujshme për mediat. Njoftimi për konferencën u shpërnda me urgjencë edhe nga zyra e shtypit e Kryeministrit Edi Rama. Angazhimi i gjithë stafeve të propagandës së qeverisë për daljen mediake të yllit në ngjitje të Ministrisë së Jashtme tregonte se shqiptarët do të njiheshin me ndonjë zhvillim të fortë në diplomacinë tonë të jashtme. Ndaj të gjithë ishin dje me veshë në krahë se çdo thotë ky “ministri”, të cilin kryeministri e quan fat që e ka Shqipëria
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe ministri në detyrë, Gent Cakaj, paralajmëroi dje që në orët e para të mëngjesit një konferencë të bujshme për mediat. Njoftimi për konferencën u shpërnda me urgjencë edhe nga zyra e shtypit e Kryeministrit Edi Rama. Angazhimi i gjithë stafeve të propagandës së qeverisë për daljen mediake të yllit në ngjitje të Ministrisë së Jashtme tregonte se shqiptarët do të njiheshin me ndonjë zhvillim të fortë në diplomacinë tonë të jashtme. Ndaj të gjithë ishin dje me veshë në krahë se çdo thotë ky “ministri”, të cilin kryeministri e quan fat që e ka Shqipëria. Televizionet që transmetojnë live lanë gjithë ngjarjet e tjera, si masakrën në Shkodër, dhunën ndaj protestuesve në Mirditë, drogën që u kap në Memaliaj dhe u lëshuan me “kuç e maç” për të ndjekur konferencën e rëndësishme që njoftoi Ministria. Korrespodentët e agjencive të huaja, njoftuan qendrat e tyre në Paris, Londër dhe Bruksel se nga Tirana kishte zhvillime të forta diplomatike. Ambasadorët e huaj lanë pushimin e fundjavës dhe morën përkthyesit në zyrë për të dëgjuar se çdo thoshte djaloshi kosovar, të cilin na e sollën si ministër të jashtëm, kur kishte plot personalitete vendi dhe sidomos PS-ja. Më në fund, në ora 13.43 ministri në detyrë doli para mediave. Pak me vonesë, mesa duket për t’i dhënë rëndësi vetes, por doli dhe mbajti një konferencë që hyri në historinë e marrëdhënieve publike të institucioneve. Në nisje të deklaratës, Cakaj ministër i Jashtëm në detyrë, tha se do të fliste për Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Që në fjalinë e parë, gazetarët ngritën supet. Pyetja që u erdhi në mendje, por që kishin marrë porosi të mos e bënin ishte: Ç’punë ka Ministria e Jashtme me çështjet e brendshme, si trafiku i drogës, mbjellja e hashashit, pastrimi i parave, grupet kriminale etj, kur për këtë duhej të dilte ministri i brendshëm Sandër Lleshi. Por ministri i Brendshëm është burrë me mend dhe
me thinja ndaj e di se po të dilte do merrte përgjegjësi ministria e tij dhe ia kaloi “topin” Gent Cakaj. Raporti i DASH që u publikua të premten është dokument me të dhëna nga shërbimet policore dhe jep detaje për mënyrën si organizohen trafiqet e dogës dhe çfarë bëjnë institucionet në luftën kundër saj. Janë detaje që përgjegjësinë për zbatimin e tyre e ka vetëm Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Prokuroria apo Gjykatat dhe nuk lidhen gjëkundi me Ministrinë e Jashtme. Zyrtarisht Cakaj është zëvendësministër i Jashëm dhe ministër në detyrë pas kompetencave që i dha Edi Rama. Rrëmuja me kompetencat e institucionit që duhet të përgjigjet për raportin e DASH është gafa më e vogël që pamë në konferencën e djeshme. Situata bëhet më e komplikuar nëse i hyn analizës së asaj që tha Gent Cakaj. Fjalia më poshtë është shkëputur në nisje të fjalimit, ku ministri në detyrë u përpoq të shpjegonte se përse Ministria e Jashtme mund të bëjë dhe punën e Ministrisë së Brendshme. Lexoni dhe gjykojeni këtë fragment dhe nëse kuptoni gjë, atëherë jeni për çmim Republike!
“Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse është përfaqësuesja dhe artikuluesja e interesave të brendshme të Shqipërisë, nuk mund të shkëputet as sesi nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për zhvillimet e Jashtme”,- deklaroi Gent Cakaj. Edhe pasi e ke lexuar 5 herë të njëjtën fjali, sërish nuk të hiqet nga mendja pyetja: Çfarë dreqin ka dashur të thotë zv/ministri?! Por seria e gafave nuk mbaron me kaq. Cakaj nisi të flasë me kompetencë dhe për termat e krimit të organizuar duke u ngatërruar dhe më keq. Lidhur me fenomenin e njohur të “pastrimit të parave”, Cakaj i referohej me togfjalëshin e ri “shpërlarja e parave”. Që të arrijmë te “shpërlarja e parave”, fillimisht duhet të kryhet dhe procesi i “larjes së parave”. Në këtë rast nuk është çështja vetëm te normat gjuhësore, por padashje kemi një proces të ri që Ministria e Brendshme duhet ta sqarojë se çfarë është. Praktikisht zv/ministri shtoi dhe një proces tjetër të komplikuar në “pastrimin e parave” të veprave kriminale që as raporti i DASH nuk e për-
mend. Por veç gabimeve “teknike”, konferenca për shtyp e zv/ministrit ishte gafë edhe nga përmbajtja. Raporti i SHBA praktikisht rrëzonte gjithë mburrjet e qeverisë së ka arritur sukses në luftën kundër drogës dhe trafiqeve. Por zv/ministrit Cakaj tha se “raporti ishte pozitiv dhe tregonte arritjet e qeverisë”. Një deklaratë që duket se ka çuditur dhe median shtetërore të SHBA, “Zërin e Amerikës”. Media që shquhet për seriozitetin e saj në raportim dje nuk e kursente ironinë, teksa krahasonte të dhënat e raportit dhe deklaratën e Cakaj. “Në raport Shqipëria vlerësohet të jetë njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroine”,- shkruan “Zëri i Amerikës”, duke shtuar se- “për Gent Cakaj, ky dokument ofron një pasqyrë realiste dhe është inkurajues për reformat e ndërmarra”. Në Facebook kryeministri Edi Rama ka shkruar se Cakaj në konferencë sqaroi raportin e DASH, pasi opozita dhe media nuk dinë ta kuptojnë dhe lexojnë. Pas deklaratave të Cakaj, një gjë është e sigurt, raportin e DASH edhe nëse nuk e kuptuan shqip e lexojnë anglisht, po deklaratat e zv/ministrit a i kupton njeri? Kujtojmë që kur Cakaj refuzohej për postin e ministrit të jashtëm, kreu i qeverisë Edi Rama e mbrojti duke e quajtur njeriun më të lexuar në gjithë kabinetin e tij. Pas ngatërrimit të vargjeve në recitime poezish dhe lapsuse të tjera, me deklaratën e djeshme Cakaj po ia del më së miri të bjerë në sy dhe të prodhojë lajme. Vetëm se jo për punën në Ministrinë e Jashtme, por për sasinë e gafave që prodhon. Më konferencën e djeshme e ka thyer rekordin e çdo zyrtari tjetër të mëparshëm. Gent Cakaj nuk është djalë i keq, realisht. Por i kanë caktuar një detyrë që nuk e bën dot. Faji i tij mbetet se e pranon detyrën, sepse të jesh kryediplomat i një shteti kërkon eksperiencë, zgjuarsi, kulturë dhe mbi të gjitha qetësi olimpike. Qamil Xhani
POLITIKE
4
E diel, 31 MARS 2019
Vrasjet në Shkodër, reagon PD - Noka i kujton Lleshajt 4 bandat që përmendi Lu: Shkodra dhe e gjithë Shqipëria po digjet, Rama krihet
P
as vrasjes së dy vëllezërve Bilali që tronditi mëngjesin e djeshëm qytetin e Shkodrës por edhe rasteve të tjera, ish-president i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar ashpër duke bërë përgjegjëse drejtpërdrejt keqqeverisjen e vendit nga socialistët. Përmes reagimit të tij publik përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Nishani u shpreh se ky është shërbimi që i bëri “rilindësi” vendit tonë, ndërsa shton se këto janë pasoja të rënda cilat nuk dihen se kur do të ndalen. Ish-presidenti mes tjerash thekson se qeverisja që ka si burim krimin, nuk pjell gjë tjetër, por vetëm krim. “Vrasje, rrëmbime, shpërthime me tritol makinave e shtëpive, çdo ditë e në çdo qendër urbane të vendit. Kriminalitet që nuk ka të ndalur! Ky është shërbimi që i bëri “rilindësi” Shqipërisë dhe pasoja që nuk dihet se kur do të ndalet e platformës së narkotizimit të një shteti të tërë. Qeverisje e ardhur nga krimi, pjell vetëm krim!”, u shpreh dje në reagimin e tij ishPresidenti i Republikës, tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani. I ashpër në reagimin e tij pas atentatit ndaj dy vëllezërve Bilali të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër ishte edhe ish-deputeti demokrat Flamur Noka. Përmes rrjeteve sociale, ish-ministri i Brendshëm tha se
Ish-presidenti Nishani: Një qeveri e ardhur nga krimi, pjell vetëm krim ministri aktual Sandër Lleshaj nuk po bën asgjë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, kurse shtroi pyetjen se çfarë po bëhet me 4 bandat kriminale që citoi ambasadori i SHBA. Koordinatori i PD-së në Qarkun e Shkodrës iu bëri thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë për të larguar Edi Ramën, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. “Shkodra sot (dje) u zgjua nën pushtetin e krimit. Terrori dhe krimi në atë qytet sundon po aq kohë sa sundon dhe “Rilindja”. Policia e Lleshit është kthyer thjesht në institut statistikash që vetëm numëron të vrarët. Shkodra dhe gjithë Shqipëria ka kohë që po digjet e Edi Rama nga Ertv-të e tij çdo ditë veç del e krihet. Shqiptaret si kurrë ndonjëherë të ngërthyer nga pushteti i varfërisë, “Iluzionisti psiqik” në krye të pushtetit ju tregon se jetojnë në parajsën 3D të projektuar në imagjinatën e psiqikës së tij. Shqipëria e ngërthyer nga kthetrat e krimit në çdo qytet ku vrasjet, vjedhjet, rrëmbimet e djegiet dhe terrori janë bërë si ushqimi i përditshëm për qytetarët, “Iluzionisti psiqik” nga “Ertv” e tij ju tregon në 3D se “policia e Lleshit është ajo që
duam dhe është më e arrira në histori, pavarësisht se është e kriminalizuar deri në palcë dhe ja ka dorëzuar pushtetin bandave . “Iluzionisti psiqik 3D” në Ertv -të e tij reklamon policinë e Lleshit si europiane, pavarësisht se policia e Lleshit nuk ka busull orientimi ligjin, por krimin e organizuar, pavarësisht se nga policia që luftonte drogën
dhe trafikun e saj sot policia e Lleshit është kultivuesja, magazinuesja dhe trafikuesja e saj, pavarësisht se funksionon si çetat e banditëve dikur që burgos , dhunon, terrorizon dhe plaçkit qytetarët jo për të mbrojtur ligjin e shtetin por karriget e bandës së pushtetit. “Iluzionisti psiqik 3D “duhet t’ju thotë shqiptarëve sot se ku janë 4 klanet kriminale
që Ambasadori i SHBA citoi me zë dhe me figurë ?? Çfarë po bëhet me ata nga shteti i Lleshit e policia e Lleshit?? Ku janë 40 familjet kriminale që po Ambasadori i SHBA artikuloi se duhet të ishin objekt i punës së shtetit të Lleshit e policisë së Leshit? Pse “Iluzionisti psiqik 3D” operacionin “Forca e Ligjit” e pushoi së funksionuari akoma pa nisur mirë? Kush e detyroi ta ndalojë dhe pse nga Lushnja deklaroi që nuk goditet shtëpia jote me gurë!? Me Edi Ramën, forca e krimit është më e madhe se forca e ligjit. Shkarkime apo qarkullime zyrtarësh a zyrtarucësh nuk i hedhin dot më hi syve të shqiptarëve. Koha është të shkarkohet e keqja e madhe e këtij vendi, Rama ik. E keqja që i rëndon Shqipërisë ka një e ai ka një emër dhe quhet Edi Rama. Rama ik. Duhet larguar “me çdo kusht e me çdo çmim ai dhe sekti kriminal i Rilindjes që Shqipëria të mund të marrë frymë lirisht. Rama ik … Sot është koha që shqiptarët duhet t’i dalin zot vetes dhe vendit të tyre….Rama ik ….Sot shqiptarët duhet të ngrihen e te mbrojnë veten, ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Rama ik”, tha dje ishministri Famur Noka.
ISH-DEPUTETJA E QARKUT
ISH-DEPUTETI I PD-së
KRYETARJA E BASHKISË
Vrasjet në Shkodër, Ulqinaku: As në 1997 nuk ka qenë kjo gjendje
Vrasja në Shkodër, Bardh Spahia: Ku je fshehur Sandër Lleshaj?
Vrasjet në Shkodër, Ademi: Situata duhet ta tmerrojë Ramën
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër. Ai i kërkoi llogari ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që sipas Spahisë ka për detyrë të ruajë sigurinë dhe jetët e qytetarëve. Por ndërsa kjo nuk ndodh, sipas tij është mirë që Lleshaj dhe qeveria Rama të shporren. “Su je fshehur Sandër Lleshaj? E shtuna nis me dy të vrarë në Shkodër! Pasiguri në qytet edhe ditën për diell! Sot policia angazhohet me urdhër politik, për ndaluar e terrorizuar familjet e protestuesve, që kanë trembur keq kryeministrin, e nuk arrin të bëjë detyrën kryesore: sigurinë e jetës së qytetarit! Sandër Lleshaj nëse ke kaq merak frikën e kryeministrit, bëhu bodyguard i tij, por edhe për atë pak kohë që do jesh në postin e Ministrit të Brendshëm, siguria e qytetarëve duhet të jetë prioriteti! Edhe si statistika këto raste janë të frikshme për qytetarët! Është koha të shporreni! Siguri për qytetarët”, u shpreh dje ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali dje në qytetin verior. Ademi thotë se situata duhet të tmerrojë kryeministrin, ndërsa shton se Shkodra është nën mëshirë të larjes së hesapeve. Për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi atentati i dyfishtë dje në Shkodër është një ndër ngjarjet më të rënda të vitit, dhe sipas saj duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për qeverinë për të kthyer vëmendjen nga situata e rendit në Shkodër që është ende në dorë të bandave. “Sot është e shtunë. Jemi gdhirë me një ngjarje shumë të rëndë, kanë ndodhur dy vrasje në Shkodër. Kjo është shqetësuese. Kjo është një ndër ngjarjet më shqetësuese të këtij viti, kjo duhet të tmerrojë kryeministrin dhe të gjithë qeverinë. Por kjo mesa duket po tmerron vetëm shkodranët të cilët vazhdojnë prej kohësh të kërkojnë që shteti të marrë në dorë situatën.Shkodra po vazhdon të lihet në dorën e larjeve të hesapeve dhe të krimit, dhe është kjo ajo çfarë duhet të shqetësojë dhe tmerrojë kryeministrin dhe zv/kryeministrin e Shqipërisë”, deklaroi dje kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.
Reagimeve të shumta për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër i është bashkuar edhe ishdeputetja e Partisë Demokratike së këtij qyteti, Izmira Ulqinaku. Përmes rrjeteve sociale Ulqinaku shprehet se as në vitin 1997 nuk ka qenë kjo gjendje. Ajo thotë se Edi Rama e ka kthyer Shkodrën në skenë eksperimentale të krimit. Për të, pushteti i krimit po mbjell terror dhe pasiguria ka pushtuar jetën e qytetit verior dhe të qytetarëve. Ajo nënvizon se Rama po ndjell frikë e tmerr mbi Shkodrën, qytetin e artit e të kulturës. “Në Shkodrën e artit e të kulturës krimi është ai që dominon gjithçka. Pushteti i krimit po mbjell terror dhe pasiguria ka pushtuar jetën e qytetit dhe qytetarëve. As në 1997 nuk ka qenë kjo gjendje e kjo ndjesi frike. Shkodrën, Edi Rama dhe Rilindja e ka kthyer në parcelë eksperimentale të krimit. Mllef dhe urrejtje politike po shfryn pa reshtur Edi Rama mbi qytetin tonë të dashur. Të thuash e ka shndërruar në Palermo është pak! Krimi dhe Rilindja janë bërë binom i pandarë në Shkodër. Në këto vite në Shkodër të thuash ka shtet është njëlloj si të thuash ka ujë në shkretëtirë. Për qytetin është i rëndë bilanci në 8 muaj, 11 të vrarë dhe dy të humbur dhe asgjë nuk është zbuluar. Shkodra që ka eksportuar art e kulturë nuk mund të pranojë që Rilindja dhe Edi Rama ta imponojë të eksportojë kriminalitet. Shkodra të përbuz ty Edi Rama. Djepi i kulturës shqiptare të ka refuzuar dhe të refuzon ty dhe Rilindjen tende. Rama ik!”, ish-deputetja e Partisë Demokratike së këtij qyteti, Izmira Ulqinaku.
POLITIKE
5
E diel, 31 MARS 2019
Ish-kryeministri ironizon Dakon: Të flakën dhe të poshtëruan ata të nëntokës. Rahmetli qofsh edhe ti!
Raporti i DASH, Berisha: Narkoshteti i Ramës tashmë rrezik ndërkombëtar
D
epartamenti Amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve. Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën. Në këtë raport, që mbulon vitin 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane. Dhe pas raportit katastrofik për qeverinë “Rama” që Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi tre ditë më parë, në të cilin Shqipëria cilësohej si qendër të krimit e organizuar ndërkombëtar, do të reagonte ashpër këtë të shtunë sërish ish-kryeministri Sali Berisha. Në komentin e tij, Berisha e quan këtë raport një damkosje të rëndë të regjimit të Kakistotracisë të instaluar nga Edi Rama. “Damkosje e rëndë e regjimit të Kakistotracisë! Raporti i DASH: Shqipëria qendër operacionale e krimit të organizuar ndërkombëtar; Ambient ideal për trafiqet dhe krimin e organizuar; Korrupsion nga baza në krye të qeverisjes, etj etj! Raporti i Departamentit të Shtetit për vitin 2018 për drogat damkos narkoshtetin e Edvinit që ka shndërruar Shqipërinë në qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terren ideal për krimin, trafiqet, drogën dhe korrupsionin që kap majat më të larta të qeverisjes dhe mungesë përparimi në luftën kundër larjes se parave të pista. Në raport deklarohet se Shqipëria shërben si bazë për organizatat kriminale që veprojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut dhe një ambient ideal për grupet kriminale. Me një fjalë, narkoshteti i Edvinit ka shndërruar
vendin në qendër operacionale të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe ka krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. Përveç këtyre në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Si përfundim miq, mbarë bota e shikon Shqipërinë si vend të rrezikshëm për sigurinë e vendeve të tjera me krimin e organizuar që eksporton dhe terrenin ideal që ajo paraqet për krimin dhe trafiqet.
Ne nuk duhet të kemi asnjë iluzion se pa çmontuar narkoshtetin shqiptar rrezik për sigurinë e njerëzve në mbarë botën do mund të ecim drejt të ardhmes”, u shpreh dje Berisha. Ironia për Dakon Pak orë pasi komentoi raportin e DASHit, ish-kryeministri Sali Berisha do ti kushtonte vëmendje shfaqjes së të premtes të kryeministrit Edi Rama në krah të Vangjush Dakos në takimin elektoral për bashkinë e Durrësit, ku Rama nuk dha asnjë sinjal që Dako do të rikandidohet në
zgjedhjet e ardhshme vendore. Përmes një reagimin në rrjetet sociale, Berisha u shpreh dje se Vangjush Dako pasditen e së premtes kishte përgatitur një antimiting ndaj Ramës, me shpresën se do të rikandidonte për Durrësin, por se nuk ia arriti dot qëllimit. Berisha thotë se gjendjen shpirtërore të Dakos dje e shpreh mjaft mirë poeti amerikan Edgar Allan Poe, në poezinë e tij “Korbi”. Për Berishën, Dako iku me shpirt të ndezur dhe me zemër të thyer. “Në odë prapë me t’u kthyer, shpirt ndezur zemërthyer! (Edgar Allan Poe, Korbi)! Këto vargje të poemës së famshme “Korbi” të poetit të mirënjohur amerikan Edgar Allan Poe, përshkruajnë me vërtetësi absolute gjendjen e djeshme shpirtërore të Gjush Akullores. Gjushi përgatiti me shuma të mëdha antimitingun e Ramës, i bindur se ky i fundit do ta shpallte kandidaturën e tij për kryetar bashkie të Durrësit, njëlloj siç beri me Lal Plehun dy ditë më parë në Tiranë. Por për shkak të një urdhri misterioz që u lëshua në distancën Tiranë – Durrës, Gjushi dje publikisht në vend të lavdisë mori poshtërimin. Antimitingu erdhi si aktakuzë, pretencë jo me fjalë por me vepër ndaj tij. Kështu ai u kthye në shtëpi me shpirt ende të ndezur por me zemër jo të thyer siç thotë poeti në poemën e tij, por të ciflosur e madje të plasur. Në të vërtetë dje Gjushit i vinin ndërmendje jo vargjet e poetit, përjetimet e dhimbshme të studentit për hireplotën Elinore, por psherëtimat e plakut të Heminguejt tek shihte peshkun që po ja shqyenin peshkaqenët (Lal Plehrat, Taulant Begot, Ardian Akrabaja etj etj) dhe përsëriste me vete “ah peshk, ti që je gjysmë peshk sikur të ishe dhe një herë peshk! Gallanos.. Gallanos!” Pije detin Gjush, të flakën dhe të poshtëruan ata të nëntokës. Rahmetli qofsh edhe ti! Amin!”, tha dje ishkryeministri Sali Berisha.
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji: 6 faktet që Rama nuk i mbulon dot duke e shitur si normalitet
PD: Rama dhe Cakaj bënë lojë të rrezikshme, por nuk i mbulojnë faktet në raportin e DASH-it
L
eximi që ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i bëri dje raportit të DASH-it, për Partinë Demokratike është shfaqja e një loje të rrezikshme nga qeveria “Rama” e cila përmes zëvendësministrit të Jashtëm, u mundua të zbehë të dhënat alarmante se Shqipëria është burim për heroinën dhe kokainën. Përmes ish-deputetit Ervin Salianji PD-ja deklaroi se të dhënat e frikshme të raportit për Shqipërinë nuk mbulohen me propagandën absurde të Edi Ramës. Sipas Salianjit, në raport evidentohet fakti se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën, dhe kjo fjali, tha ai, është përfshirë për herë të parë në raport. “Edi Rama bëri sot një lojë të rrezikshme propagandistike nëpërmjet Ministrit të Jashtëm në detyrë, duke u përpjekur të zbehë konstatimin alarmant të Departamentit Amerikan të Shtetit se Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën. Realiteti që Edi Rama
kërkon ta shesë si normalitet nuk mund të mbulohet me propagandën e neveritshme që synon të bëjë shqiptarët për budallenj. Fjalia e parë e raportit të Departamentit të Shtetit se “Shqipëria është burim në rritje për kokainën dhe heroinën”, është përfshirë për herë të parë këtë vit në raport. Kushdo që e krahason me raportin 2018 do ta
konstatojë këtë. I bëj thirrje mediave t’u tregojnë shqiptarëve krahasimin mes dy raporteve për të mos lejuar që Edi Rama me lodrat e tij në qeveri, të mos paraqesin situatën si një normalitet, ku nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Prej të paktën dy vjetësh, Partia Demokratike ka paralajmëruar se pas kanabisit, radhën e ka kokaina dhe heroina. Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. Ka kaluar një vit nga kapja e më shumë se gjysëm toni kokainë në Durrës dhe akoma nuk është zbuluar grupi
i strukturuar që qëndron mbrapa një personi të kapur dhe kush ka dalë garant për sigurinë e tij në Shqipëri. Propaganda e Edi Ramës nuk mund të mbulojë gjetjet kryesore të raportit të Departamentit të Shtetit që: Shqipëria është shndërruar në një vend transiti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjerësisht nga elementë të krimit të organizuar; Droga e seksustruar dhe arrestimet janë rezultate nga bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe presioni në rritje ndërkombëtar; Evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe të heroinës në Shqipërinë qendrore dhe veriore; Korrupsioni i përhapur gjerësisht, në çdo nivel të qeverisjes kufizon efektivitetin e luftës ndaj drogës dhe ushqen një mjedis ku trafikantët e
drogës kanë gjerësisht mundësinë të veprojnë pa u ndëshkuar; Shqipëria evidentohet si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale që veprojnë në SHBA, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut; Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë një progres domethënës lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Ky është një konstatim i ri në raportin e Departamentit të Shtetit, sepse krimi i organizuar ndërkombëtar ka gjetur në Shqipëri partnerin e duhur. Ai quhet Edi Rama, personi përgjegjës, që ka shndërruar Shqipërinë në narkodemokraci. Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur të mos e pranojë këtë standard për qytetarët e saj dhe bashkë me qytetarët do ta ndryshojmë këtë realitet”, u shpreh demokrati Ervin Salianji.
POLITIKE
6
E diel, 31 MARS 2019
Kryetarja e LSI-së takohet me fermerë në Lushnje: LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë
Kryemadhi: Mungesa e subvencioneve dëm të jashtëzakonshëm për fermerët
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi takime këtë të shtunë në disa ferma bujqësore në zonën e Lushnjes. Në takimet që zhvilloi në njësinë administrative Golem, Kryemadhi pa nga afër problematikat e fermerëve të zonës, ku ulja drastike me afërsisht 6 herë e subvencioneve për bujqësinë nga qeveria dhe mungesa e tregut për të shitur produktet e tyre kanë dëmtuar rëndë të gjithë fermerët e vendit. Duke u ndalur te sera e një çifti të ri, të cilët pas studimeve universitare kishin vendosur kthimin në fshat për të investuar në bujqësi, por mungesa e mbështetjes nga shteti i kishte çuar shpesh në humbje, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se kjo situatë e shkaktuar nga mungesa e vizionit dhe dëshirës së institucioneve për të ecur përpara do të ndryshojë. Ajo theksoi se LSI-ja do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë si një sektor që krijon punësim dhe të ardhura direkte në familjet shqiptare, ku një fokus të veçantë do kenë skemat e mbështetjes financiare nga ana e qeverisë për të rinjtë që do duan të investojnë në këtë sektor. Në këtë kontest ajo u shpreh se ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare,
ISH-DEPUTETJA E LSI
Vettingu, Caka: Rama dhe Lleshaj duan një polici të frikësuar
për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë. “Unë vizitova serën që ka ngritur Arditi me Pashken, që për hir të së vërtetës jam shumë krenare që të dy janë një çift që duan të krijojnë të ardhmen e tyre, duan të ndërtojnë familjen e tyre, kanë mbaruar Universitetin Bujqësor dhe kanë eksperimentuar në një serë të tillë, të cilët e kanë bërë çdo gjë me forcat e tyre pa
asnjë lloj ndihme, pa asnjë lloj subvencioni. Frika e tyre është shitja e produktit. Frika e tyre është cilësia e produktit dhe se sa ai do të jetë i pranueshëm produkti në tregun shqiptar. Bujqësia shqiptarë jo vetëm që vuan dhe jo vetëm që vajton në trishtimin e saj, por çdo ditë e më shumë mundësitë për shqiptarët për të krijuar hapësira të reja punësimi dhe për të zhvilluar ekonominë bëhen më të vështira. Mungesat e subvencioneve, janë ato të cilat i kanë dhënë një dëmtim të jashtëzakonshëm bujqësisë. Ajo që të bën përshtypje sot në bujqësinë shqiptare,
është mungesa e vizionit, është mungesa e dëshirës së institucioneve të shtetit për të ecur më përpara. Ne duhet të bëjmë shumë. Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
ZËVENDËSKRYETARI I LSI-SË: SHQIPËRIA ANËTARE E NATO-S, POR SHËRBEN SI BAZË PËR KRIMINELËT
L
eximi optimist që zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj i bëri raportit katastrofik të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e cilëson Shqipërinë njëkohësisht si burim i kanabisit dhe gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën, jka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës, të cilët ironizojnë të komanduarin e Edi Ramës për të drejtuar diplomacinë shqiptare. Dhe pas deklaratave të zëvendësministrit Cakaj që e cilësonte pozitiv raportin e DASH-it, Zëvendëskryetari i Lëvizsjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i sugjeron që ta lexojë edhe një herë. Rama shkruan se zv/ministri nuk e ka kuptuar siç duhet ndaj dhe duhet t’i rikthehet edhe njëherë variantit në anglisht. “Një ndihmë miqësore për zëvendësministrin që bën rolin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme: Meqenëse zëvendësministri që bën rolin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë,
Luan Rama-Cakajt: Lexoje dhe njëherë raportin e DASH-it, se nuk e ke kuptuar mirë
po rreket mundimshëm të na bindë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është “…bazë për një narrativë kriminalizuese për Shqipërinë”, siç u shpreh ai, shumë miqësisht po e ndihmoj ta lexojë në anglisht
njërin prej paragrafëve më akuzues për punën e qeverisë, sepse në shqip me sa duket nuk e ka kuptuar dot! Në anglisht: “Albania serves as a base of operations for organized crime organizations operating in the United States, Europe, the Middle East, and South America”! Në shqip: “Shqipëria shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut”! Se ku e gjen narrativën pozitive ky mëkëmbësi ministër në këtë përfundim të raportit të DASH është punë për të, por më duhet t’i shpjegoj edhe një gjë: nuk është korrekt togfjalëshi “shpërlarja e parave” që përdor ai (sipas normës është shpëlaj/ shpëlarja dhe jo shpërlarja!), por duhet të përdorë togfjalëshin
“pastrim parash”!”, theksoi Luan Rama. Po dje, Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, komentoi edhe njëherë raportin e DASH-it për Shqipërinë, në të cilin vendi ynë paraqitet si vend tranzit për drogat e forta, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Ndër të tjera, Rama shprehet se Shqipëria 10 vjet pas anëtarësimit në NATO, por shërben si shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar. “Shqipëria 10 vjet pas anëtarësimit në NATO! Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit: “Shqipëria shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut”, u shpreh dje Luan Rama.
Për Lëvizjen Socialiste në Integrim, ndryshimi në ligjin për vetingun në polici është një akt kriminal i kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj. Në një dalje nga selia e LSI-së, ish-deputetja Silva Caka tha se ditën e enjte u vra shpresa për një polici dinjitoze. “Ndryshimi bërë në ligjin “Për Vetting-un e Policisë së Shtetit”, është akti kriminal i radhës, i Edi Ramës dhe Marionetës së Brendshme Sandër Lleshaj, ndaj Policisë së Shtetit. Parlamenti i Edi Ramës, ditën e enjte, duke votuar ndryshimet në ligjin për Vetting-un e Policisë, vrau edhe atë pak shpresë, që shqiptarët kishin për një polici dinjitoze dhe në shërbim të tyre. Edi Ramës, i cili vjedh 20 milionë Euro, për një kilometër rrugë, i duken shumë 2.5 milionë Euro, të shpenzuara për të pastruar radhët e Policisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit; Edi Ramës, që policinë e përdori vetëm për interesat e tij kriminale, për arrestime të paligjshme të protestuesve, për helmimin e qytetarëve shqiptarë, për vjedhje votash, për ruajtjen e parcelave të kanabisit, për transportin e drogërave të lehta e të rënda, duke e larguar nga detyra e saj bazë, që është ruajtja e rendit dhe sigurisë në vend, i duket e tepërt që Policia e Shtetit, të harxhojë pak kohë për t’u pastruar nga të njollosurit me bojë të zezë në ndërgjegjen e tyre. Me urdhër të tij, Vetting-u i Policisë së Shtetit, u zvarrit për t’i bërë presion punonjësve të policisë, njësoj siç veproi me gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është pikërisht ajo që i duhet Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, një Polici e frikësuar, një Polici e tensionuar, e cila nga frika e moskalimit të Vetting-ut, bie pre e dëshirave të errëta të pushtetarëve dhe kriminelëve””, tha ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.
POLITIKE
7
E diel, 31 MARS 2019
Në zgjedhje edhe pa opozitën, Kreu i PBDNJ-së: Rama duhet mëshiruar, tragjikomedia e tij personale rrezikon të kthehet në tragjedi e të gjithë vendit
K
reu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha nga Korça se kryeministri Edi Rama duhet të rrëzohet, në mënyrë që t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Si një aleat i Lulzim Bashës, ai qëndron në një linjë mendimi, ndërsa për anëtarin e partisë së tij, Ligoraq Karamelo që vendosi të dalë nga radhët, Dule nuk i kursen fjalët.Ai thotë se pavarësisht se Karamelo dhe të tjerë si ai nuk do mund të shërbejnë si komardare shpëtimi për Ramën. “Duke ju drejtuar realitetit tonë, duhet të përqendrohemi tek kryefjala e kërkesës mbarëpopullore në vendin tonë, që është largimi i qeverisë së Edi Ramës dhe hapjes së rrugës së zhvillimit të zgjedhjeve të lira, produkt i të cilave do të jetë një qeveri e re. Ajo do të ju garantojë shqiptarëve mirëqenie, arsim dhe perspektivë evropiane”, tha kreu i PBDNJ-së. Sipas Vangjel Dules futja në Kuvend e deputetit të ri, Ligoraq Karamelo, i cili doli nga listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, nuk është zgjidhje për Edi Ramën. “As Karamelo, as të ngjashmit e tij nga çdo drejtim që mund t’i bashkëngjiten Ramës, nuk mund të shërbejnë si kamerdare shpëtimi. Janë thjesht fenomene, që në jetën politike të çdo vendi, janë kalimtare dhe nuk mund të kenë asnjë kontribut dhe asnjë domethënie. Rrjedhimisht duhet të jemi të gjithë më të vendosur se kurrë, që ti përgjigjemi kërkesës popullore; të largohet zoti Rama, të largohet qeveria e tij. Qytetarët duhet të kenë të drejtën që ka çdo qytetar i vendeve të lira dhe
Dule sulmon Karamelon: Kamerdare e Ramës, por nuk e shpëton dot!
të civilizuar, të drejtën e votës. Vota të mos blihet më me thasë mielli, me shlyerje të detyrimeve të OSHEE-së, të ujësjellësit, por të shprehin vullnet politik. Sido që të jetë, askush nuk mund të pengojë askënd të jetë opozite e një qeverie. Opozita nuk është në parlament, opozita është me qytetarët. Vendimet e partive politike kanë qenë të njëzëshme, nga i gjithë spektri i opozitës. Gjithçka tjetër është nismë individuale, e cila e ka zanafillën në një hall. Rrjedhimisht hallet e disa individëve nuk mund të jenë hallet e të gjithë qytetarëve”, theksoi Dule. Sa i përket
zgjedhjeve lokale, Dule u shpreh se Rama duhet mëshiruar dhe se tragjikomedia e tij personale rrezikon të kthehet në tragjedi e të gjithë vendit. “Tragjikomedia e tij personale rrezikon të kthehet në tragjedi të të gjithë vendit”, u shpreh dje, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule nga Korça. Dorëzimi i mandatit Mbrëmjen e së premtes i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Dule deklaroi se nuk është penduar që dorëzoi mandatin, madje shtoi se prej një viti nuk ka kërkuar të marrë fjalën në Parlament, sepse sipas tij, “fjala në atë institucion ka humbur
peshën”. Dule po ashtu u shpreh se do të preferonte që ta cilësojnë qytetar dhe jo të prezantohet si ish-deputet. “Aspak. Do doja që në prezantim të mos më quanit ish-deputet, por qytetar i lirë. Për rreth 12 muaj unë nuk kërkova të marr fjalën sepse në atë institucion fjala kishte humbur peshën. Dhe populli thotë ‘kur fjala humb peshën, kurseje’. Nuk jam bërë pishman. Për momentin pa mbaruar sfida aktuale nuk e kam menduar të tërhiqem. Më përpara e kam menduar tërheqjen, por në këto kushte jo”, tha kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
KREU I PAA-së SHUAN ZËRAT
Duka: Duhet qeveri tranzitore, largimi i Ramës zgjidh krizën
Edhe pse muaj më parë deklaroi se do të marrë pjesë në zgjedhje qoftë edhe si force e vetme opozitare, aktualiteti politik i krijuar pas djegieve të mandatave ka ndikuar në qëndrimin e Partisë Agrare Ambientaliste. Kreu i kësaj force politike Agron Duka, thotë se ne 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa sipas tij zgjidhe për ngërçin polik është vetëm largimi i Ramës. “Në këto kushte zgjidhja e kësaj krize kërkohet tek mazhoranca dhe tek një individ, Edi Rama. Kërkesa e vazhdueshme është se nuk mund të shkojmë në zgjedhje parlamentare apo lokale me Edi Ramën kryeministër”, u shpreh dje kreu i PAA-së. Në vijim, Agron Duka, sqaroi dhe deklaratat ku u vetë-ofrua si kandidat për bashkinë e Durrësit kundër Partisë Socialiste. “Nuk është ndonjë dëshirë të cilën unë e aspiroj personalisht por nëse më kërkohet mund të bëj sakrificë, por kjo është temë jashtë realitetit. Tema kryesore është:Do ketë zgjedhje normale, do hyhet në zgjedhjet e qershorit me Edi Ramën? Unë them jo”, deklaroi Agron Duka. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, thotë se opozita është e vendosur të vijojë protestat për largimin e Edi Ramës, ndërsa sipas tij gjendjen e vështirë që po kalon vendi e pasqyron edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
KRIZA POLITIKE, ISH-PRESIDENTI MEIDANI: ZGJIDHJA ËSHTË NË TAVOLINË. PALËT DUHET TË ULEN
Ish-presidenti Moisiu: Fajin për krizën në Shqipëri e ka BE-ja!
G
jatë Konferencës së Lidershipit Ballkanik, ish-Presidenti, Alfred Moisiu, i cili pak ditë më parë ka akuzuar opozitën për krizën politike të rëndë që po kalon vendi, duket se ka ndryshuar mendim dhe ka shenjëstruar fajtorë të tjerë, për atë që po ndodh në Shqipëri. Duke folur për krizën politike në Shqipëri, gjatë Konferencës së “Lidershipit Ballkanik” ai deklaroi se për këtë krizë, është fajtor edhe Bashkimi Europian, pasi ka ofruar zgjidhje momentale dhe jo rrënjësore të problemeve në Ballkan. “Nuk ka vullnet për zgjidhje të krizave në Shqipëri. Me keqardhje e them se deri tani nga ana e BE-së ka pasur zgjidhje oportune dhe jo zgjidhje
rrënjësore. Duhet të zgjidhen një herë e mirë të shkaqeve që kanë shkaktuar këto konflikte”, deklaroi ish-presidenti i vendit. Moisiu u pyet për rolin që duhet të luajë Ilir Meta si president i
vendit për të zgjidhur ngërçin politik. Ai tha se Meta duhet të ndërhyjë, pasi kështu nuk mund të ecet përpara. “Mendoj se presidenti aktual Ilir Meta duhet të ndërhyjë. Kështu nuk
mund të ecet përpara. Sesi e bën ndërhyrjen dhe tenton ta zgjidhë ngërçin politik, këtë e di presidenti Meta. Klasa politike duhet të ndërgjegjësohet.”, tha ndër të tjera Alfred Moisiu, ish-president i vendit. Moisiu ka folur dhe për krizën aktuale Kosovë-Serbi duke u treguar i prerë. Sipas tij askush nuk duhet të fshihet apo të bëjë akuza të pavërteta në një kohë kur shumë qartë mund të dallohet viktima nga agresori. “Të mos fshihemi si struci dhe të mos ngaterohet agresori me viktimën, siç eshte rasti i Kosovës me Serbinë. Situata mes tyre është shumë e qartë”, tha dje ish-Presidenti Moisiu gjatë Konferencës së Lidershipit Ballkanik, që mbahet
për të adresuar problemet e vendeve në Ballkan. Ish-Presidenti Meidani Ish-Presidenti i Republikës Rexhep Meidani ka folur rreth krizës aktuale politike që po kalon Shqipëria. Meidani tha se vendimi i opozitës për të djegur mandatet është një veprim “in extremis”. “Teorikisht jam pro për t’u mbledhur kjo klasë politike dhe për ta diskutuar zgjidhjen e krizës. Mirëpo, praktikisht kjo varet nga klasa politike. Ndërsa, për djegien e mandateve nga opozita, mendoj se është vendim in-exremis. Nuk duhet futur fitili në zjarr. Zgjidhja është në tavolinë. Palët duhet të ulen”, u shpreh dje ish-kreu i shtetit shqiptar Rexhep Meidani.
POLITIKE
8
E diel, 31 MARS 2019
Intervistë për “Koha Jonë”, konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Presidenti duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar
Intervistoi: Redjon Shtylla Për djegien e mandateve të opozitës dhe zëvendësimin e tyre me deputetët nga lista, interpretimet e drejtuesve politikë paragjykohen për shkak të qëndrimeve të njëanshme. Opozita thotë se deputetët e rinj nuk përfaqësojnë opozitën reale, ndërsa qeveria e cilëson si të ligjshme gjithë procesin e zhvilluar në KQZ, ku deputeti i 20 në listë merr në Kuvend edhe atributet e kryetarit të partisë opozitare. Në këtë përplasje të fortë mes palëve që fokusohet se qëndrimi politik është harruar të dëgjohet zëri i juristëve dhe konstitucionalistëve, që ligjet dhe zbatimin e tyre e njohin më mirë sesa deputetët që lexojnë deklarata të gatshme. Sokol Hazizaj, një prej juristëve më me eksperiencë në vend, shpjegon për “Koha Jonë” me argumente ligjorë dhe kushtetuese atë që po ndodh në vend. Hazizaj shprehet në mënyrë të qartë se “parlamenti aktual nuk përfaqëson më asgjë”. Sipas tij, shteti ka rënë dhe jemi në kushtet e një situatë të paprecedentë që po prodhon në Parlament mazhoranca absolute. “Ky parlament me lëvizjen ekstreme ligjore dhe kushtetuese që bëri opozita, krijoi mundësinë të shfaqte plagën e hapur të ekzistencës së një parlamenti që e ka humbur sensin e përfaqësimit. Që do të thotë se Kuvendi i Shqipërisë sot nuk përfaqëson asgjë”,- shprehet Hazizaj.
A po e bllokon mungesa e opozitës në Kuvend, krijimin e SPAK? Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit. Kujt i interesojnë këto vakume në funksionin e shtetit? Problemi i mungesës reale i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë është sa jo kushtetues dhe jo normal në kuptim të funskionimit të institucional të shtetit. Mungesa e një debati të plotë në mënyrën se si funksionon parlamenti, sjellja jo normale e parlametarizmit ndaj objektit themelor të veprimtarisë tij ligjore, si dhe pamundësia e shprehjes së vullnetit politik të një krahu të tij, çojnë në mënyrë të domosdoshme në mosfunksionimin e rregullt të institucioneve kushtetuese. Në këtë kuptim, nënvizoj se ndonëse Prokuroria e Posaçme, pasoj e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 nuk preket nga jo funksionimi i Parlamentit, klima politike e bën të pamundur, ose afekton në mënyrën se si do të ngrihet organi. Përfytyroni konstituimin e një organi të posaçëm, ku lënda e tij do të jetë produkti politik, kur kjo e fundit e paragjykon atë deri në shpërfytyrim. Pa hyrë në detaje, bëj me dije se mënyra e funksionimit të organit të hetimit, prokurorisë ka ndryshuar nga më parë, duke i dhënë fuqi të plotë prokurorit të çështjes në hetim. Përfytyroni çfarë mund të krijojë sulmi politik ndaj një njeriu, ndonëse në cilësin e prokurorit, pesha e të cilit specifikish dhe institucionalisht është shumë herë më e vogël se sa maja e sistemit politik, Kuvendit. Ndaj vështirësia e funksionimit duket ndonjëherë
si e pamundur në terrenin apo mjedisin e ndotur politik në të cilin ndodhemi. Situata kushtetuese, përpos të cilës dhe të rrjedhës institucionale rëndohet kur ndodhemi përpara mungesës së funksionimit të produkteve të tjera kushtetuese, si Gjykata Kushtetuese, Gjykata së Lartë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryekontrollorit etj. E thënë ndryshe, shteti ka rënë, ndonëse nuk e pranojmë. Është qesharake të besosh që rendi kushtetues është brenda kufijve të pranimit të një realiteti normal, për më tepër të besosh që çështjet e të drejtës së shtetasve të këtij “vendi të çmendur” të gjejnë zgjidhje ligjore. Ndonëse jemi përpara një vije politike pa busull, në kuptim të parashikimeve të Ligjit nr.9322, datë 23.11.2004, “Për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti Republikës, si funskionari më i lartë përgjegjës për zbatimin e misionit të tij ndaj parimeve dhe sigurisë vendit dhe në fushën e demokracisë dhe zbatimit ligjit, së paku duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Mosfunksionimi i organeve dhe institucioneve të sipërcituara është pjesë e strategjisë dhe interesave jo ligjore të politikbërësve. A do e pengojnë punën e KLGJ dhe KLP mungesa e ndryshimit të neneve në ligjin për organet e drejtësisë, që rrëzoi Gjykata Kushtetuese? Nga ana tjetër, kemi një Kryeprokurore të Përkohshme që kërkon mandat 7-vjeçar por kur do zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm? Përpara se sa të përgjigjem mbi pengesat e veprimtarisë
Hazizaj: Shteti ka rënë, parlamenti s’është më legjitim
ligjore të KLP-s dhe KLGJ-s që kanë ardhur për shkak të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, citoj se ky moment sot thuajse është kapërcyer, ndonëse në kundërshtim me vendimet e Gjykatës, të cilat kanë pranuar se nenet 5, 61, 103, 159, 169, pika 5 të Ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” janë të papajtueshme me Kushtetutën. Bëj me dije se këto dispozita kanë patur të bëjnë me natyrën administrative të veprimtarisë e brenshme dhe organizative të KLGJ-s dhe KLP, si p.sh me mënyrën e organizimit, funksionimin e brendshëm të tyre, mbledhjet plenare dhe organizimi tyre, heqjen e të drejtës së Ministrit të Drejtësisë
për të marrë pjesë në mbledhjet plenare, gjithmon në favor të pavarësisë së organeve të drejtësisë. Në këtë kuptim mendoj se sot në pjesën më absolute të mënyrës së funksionimit dhe organizimit të KLGJ-s dhe KLP-s nuk ka asnjë pengesë ose arsye themelore kushtetuese për të mos funksionuar në mënyrë të ligjshme. Nëse do të ishte e kundërta, duhet pranuar se ky moment dhe zgjidhja e tyre ligjore duhet dhe do të përbënte një nga arsyet midis shumë të tjerave, që politika të gjente shkakun e dialogut dhe një marrëveshje solide midis palëve, fakt i cili vështirë të ndodh pa një proces elektoral tjetër. Vështirësia e dialogut politik të sipërcituar, do të sjell në
mënyrë të padiskutueshme dhe dështimin e procesit të saponisur të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Mjafton të lexosh nenin 148/a të Kushtetutës konstatohet lehtë se tre të pestat e një Parlamenti të dalë nga zgjedhjet e fundit është e pamundur të realizohet. Për më tepër, renditja e përcaktuar e kandidatëve nga Këshilli Lartë i Prokurorisë do ishte e paragjykuar për shkak të debatit mbi dispozitat e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese të ligjit të sipërcituar nr/115/2016. Të gjitha këto arsye do bëjnë të mundur që të humbasë karakteri i Përkohshëm i Prokurorit të Përgjithshëm aktual sepse do të jetë znj. Marku, e cila do të vijojë punën deri në konsolidimin e një zgjedhje normale të Prokurorit të Përgjithshëm. Ose për ndryshe do të duhet të pranohet mundësia e imponimit të ndërkombëtarëve si dhe deri tani, të cilët nga ana e tyre kanë konstatuar se ky vend me këta njerëz nuk funksionon, ndaj duhen ndryshuar jo vendi por njerëzit, ca në emigacion dhe ca në burg. Si e gjykoni, a është ligjitim ky kuvend vetëm me pjesën e maxhorancës, pasi “opozita e re” po krijohet, është e përbërë me kandidatë që vijnë të listuar në fund të listës zgjedhjeve të 2017. A ka të drejtë kushtetuese KQZ-ja, t’u japë mandate kandidatëve në listën partiake, kur vetë partia e ka tërhequr vullnetin e saj politik? Duhet pranuar se ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008, e ndryshuan thelbësisht sistemin zgjedhor. Pa rendur në shkaqet pse, si dhe çfarë, ngelet për tu pranuar fakti se çdo “qorollisje” mbi nenet 162 deri në nenin 164 të Kodit Zgjedhor, do hapte polemik qëndrimesh të ndryshme. Ky parlament me lëvizjen ekstreme ligjore dhe kushtetuese që bëri opozita, krijoi mundësinë të shfaqte plagën e hapur të ekzistencës së një parlamenti që e ka humbur (Vijon në faqen 9)
POLITIKE
KOMENT Nga Petrit Vasili
E
di Rama bedel kryeministër lexon raportin e DASH- it me bedelin Cakaj!!!Edi Rama tashmë bedel kryeministër ka vënë të lexojë raportin asgjësues të DASH-it me anë të bedelit Cakaj dhe të dy bedelet bashkë lexojnë e përfytyrojnë suksese imagjinare?!Ngjajnë të dy bedelët me një të marrë,që thoshte me bindje jam Napolon Bonaparti. Cakaj me njëkurajo të trashë,e lexon raportin shterues të DASH -it aq të qartë në mendime dhe në anglishten e tij, me tënjejtën
“qartësi” psiqike sikurse edhe “shqipja” e vetëCakajt. Për të ndihmuar dy bedelët po ju kujtojmë edhe njëherë,por këtë herë me qartësi mendimi dhe me një shqipe që nuk çalon se në të vërtetë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet pa asnjë ekuivok dhe prere se: 1.Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. 2. Korrupsioni zyrtar, është i përhapur dhe nxit një mjedis
(Vijon nga faqja 8)
kodeve kërkojnë mazhorancë të ciësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Kalimi i këtij testi provues pa konflikte, do sillte si pasojë krijimin, konsolidimin dhe ndryshimin e natyrës artificiale të mazhorancës me zëvendësimet e fundit në një kuorum të gjithëpranuar. Z.Hazizaj, a duhet që Presidenti të konstatojë mosfunksionimin e Parlamentit kur nuk ka 140 deputetë dhe ta shpërndajë atë? Nga ana tjetër, z.Meta ka bërë thirrje për dialog por edhe për vendimin e lënies së postit. Si duhet të veprojë në këtë situatë Kreu i Shtetit? Duke ngelur në të njëjtën frymë mbi analizën e deritanishme, pra të konstatimit të ekzistencës së një situate larg kushtetutës dhe ligjeve, është e pamundur të mos pranosh se roli i Presidentit duhej të ishte më i plotë. Jo rrallë herë duhet thënë se për nga mënyra se si bëhen dhe trajtohen institucionet në vendin tonë, pasojat janë të shpejta. Në këtë kuptim institucioni i Presidentit të Republikës e kupton shumë mirë se sot nuk flitet më për situatë ligjore normale por për një situatë emergjente që ka si shkak pamundësin e zgjidhjeve të hershme politike. Presidenti më shumë se çdo njëri tjetër, ose më shumë se çdo institucion tjetër shpresoj ta ketë kuptuar se niveli përfaqësimit të institucioneve ka rënë për tokë. Për nga roli kushtetues që luan, Presidenti ndonëse nuk i ka shkaqet dhe mundësitë ligjore të shpërndajë kuvendin për shkak të numrit, sepse ky rast nuk është i parashikuar në Kushtetutë por nga ana tjetër i ka të gjitha mundësitë ligjore, siç parashikon neni 92/h i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila pranon se “kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre”. Duke ushtruar
sensin e përfaqësimit. Që do të thotë se Kuvendi i Shqipërisë sot nuk përfaqëson asgjë. Kjo nuk është momentale por vjen si rrjedhojë e ndryshimeve të sajuara të vitit 2008. Mjafton të pyesësh çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë se sa i përfaqësuar është ai në Kuvendin e Shqipërisë, përgjigja është e menjëhershme, jo ose i papërfaqësuar. Kur sistemi vuan nga mungesa e konceptit dhe realitetit të përfaqësimit, rrjedhoja lidhet me mungesën e legjitimitetit dhe kur mungon kjo e fundit, zgjidhja është vetëm një, zgjedhje të reja me shkakun e ringritjes së sistemit mbi baza të reja përfaqësimi. Kam përshtypjen se ndërkombëtarët e kanë kuptuar këtë rrugë, që është e vetmja zgjidhje por nga ana tjetër duke ngulmuar në legjitimitetin e zgjidhjes nëpërmjet zëvendësimit nga listat e subjekteve politike, kërkojnë të mbyllin projektin e zëvendësimit të klasës politike, ndonëse me zgjidhje gjysmë të pranueshme. Ata kanë konstatuar se produkti politik jo përfaqësues është prezent, jo pak i rrezikshëm, i fortë financiarisht, gati të sakrifikoj stabilitetin në emër të ashtuquajturës “demokraci”, kur kjo e fundit ka kohë që nuk ekziston, ndaj përpiqen të mëshojnë në karakterin ligjor të zëvendësimeve të fundit, ndonëse nuk kanë lidhje fare, po asgjë fare me vullnetin politik të deritanishëm. Madje po të shohësh me kujdes lëvizjet e fundit të Kryministrit të vendit, parë në optikën e testimit të krijimit të mazhorancës absolute të Kuvendit të Shqipërisë, duke tentuar të fusë Kuvendin në nisma ligjore të ndryshimeve mbi Kodin Penal, me qëllimin e mbrotjes së jetës së mjekëve dhe arbitrave të ndeshjeve të futbollit. Siç dihet ndryshimet dhe miratimi i
9
E diel, 31 MARS 2019
DASH, raport asgjësues për Qeverinë. Rama dhe Cakaj e shohin si sukses në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar. 3.Shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. 4.Për Pastrimin e parave, gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të
parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare. 5.Ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në
Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH. 6.Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore. 7.Shqipëria,shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.
këtë të drejtë, pas marrjes së informacionit, do të kuptojë se situata nuk është pozitive në raport me të drejtën dhe ligjin dhe zbatueshmëria ka marrë trajtën e rrugës. Bazuar sa më sipër ka të drejtën e zotit dhe ligjit që në ushtrim të detyrave të parashikuara në dispozitën e sipërcituar të sensibilizoj situatën për zgjedhje të reja, nëpërmjet instrumentave kushtetues, mocioneve të provokuar, mosdeketimeve etj, etj, (pa i thënë të gjitha). A mundet parlamenti, në mungesë të opozitës, të miratojë një reformë zgjedhore? Ambasadori i OSBE në Tiranë deklaroi
se edhe ky parlament me opozitën e re, ka të drejtën legjitime të miratojë reformën zgjedhore. Sot në kushtet kur prevalon dilema kushtetuese se nuk ka rëndësi numri i përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, pra 140 anëtar të tij, por ka rëndësi realizimi i mazhorancës cilësuese, pa marrë parasysh humbjen e karakterit të përfaqësimit të Kuvendit, natyrshëm një deklaratë e tillë duke pranuar në kohë dhe hapësirë reformën zgjedhore, është e pranueshme në llogjik. Nëse do i referoheshim detyrimeve dhe të drejtave të parashikuara në Kodin Zgjedhor, duhet pranuar se këto deklarime janë të vonuara, qoftë në kuptimin e reformës ligjore dhe atë strukturale të administratës zgjedhore dhe trainimin e saj. Madje, madje mund të pohoj që ky parashikim është në kufijtë e pamundësisë, sepse duhet një kohë relativisht e gjatë që ndryshimet ligjore jo vetëm të strukturohen por dhe të kuptohen, le pastaj të aplikohen. Jo gjithmonë menjëhershmëria në vendimarrje sjellë rezultat. Kodi Zgjedhor ndryshe nga aktet e reformës në drektësi, që kishin në thelb organet e drejtësisë, ka në qendër qytetarin dhe të drejtën e tij të pazëvendësueshme. Vota prevalon mbi çdo kërkesë tjetër, qoftë dhe kur ajo ka për pasojë krijimin e një organi. Ndaj kam përshtypjen, e cila rrjedh dhe nga përmbajtja e nenit 29 të Kodit Zgjedhor (përbërja e KZAZ-s), se zgjedhjet vendore mund të kenë fatin të shtyhen, pra nuk bëhen në qershor. Ndërkombëtarët deklarojnë se duhet marrëveshje politike dhe bashkëpunim në parlament. Pas djegies së mandateve edhe në rast të një marrëveshje politike, a ka më hapësira ligjore për kthimin e opozitës në Kuvend? Nuk gaboj të pohoj se ndërkombëtarët e kanë kuptuar
se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 e kanë sjellë politikën në kuptimin ligjor, struktural dhe në nivel përfaqësimi të barazvlefshme, në mos të ngjashme totalisht me mënyrën se si organizohet një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK). Kryetari është në cilësinë e administratorit të shoqërisë, i ka të gjitha tagrat e përfaqësimit dhe zgjedhjes. Referuar këtij kuptimi ligjor, kushtetues dhe politik, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka gjetur arsyen e mjaftueshme duke mos bërë zëvendësimin e kryetarëve (administratorëve) të partive kryesore por duke zëvendësuar rreshtat e tjerë. Ndaj pranohet apo provokohet ende besimi i mundësisë së dialogut dhe marrëveshjeve prej tyre. Është qesharake por e vërtetë që duhet pranuar se mënyra ekzistuese e përfaqësimit nëpër organe qeverisëse te ne, përbën një risi eksperimentale “shembullore”, se si një shoqëri nuk duhet organizuar. Shumë personazhe politike flasin se mund të kemi një skenar destabilizimi. A mendoni se po ndodh diçka e tillë? Situata është kritike por nga ana tjetër nuk mendoj se kjo mënyrë “përfaqësimi” dhe e shëmtuar qeverisëse e deritanishme, të ketë guximin të ndaloj respektimin e detyrimeve dhe të drejtave të konsoliduara tashmë nga partnerët dhe organizatat madhore, si NATO etj. Nuk e mendoj se ndonjë prej politikanëve të këtij vendi të mos konsideroj se përpara kujt faktorëve ndodhet në rast të një skenari destabilizues. Politika shqiptare e deri sotme ka treguar se mund të bëj vetëm një gjë, të mos zbatoj ligjin e brendshëm në mënyrë ekstreme, duke na sjell në këtë derexhe, e cila edhe si është me këto nota të ulëta qytetarie që ka, nuk mendoj se ka aftësinë të zgjojë ndonjë plan ogurzi.
Duhet pranuar se ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 2008, e ndryshuan thelbësisht sistemin zgjedhor. Pa rendur në shkaqet pse, si dhe çfarë, ngelet për tu pranuar fakti se çdo “qorollisje” mbi nenet 162 deri në nenin 164 të Kodit Zgjedhor, do hapte polemik qëndrimesh të ndryshme. Ky parlament me lëvizjen ekstreme ligjore dhe kushtetuese që bëri opozita, krijoi mundësinë të shfaqte plagën e hapur të ekzistencës së një parlamenti që e ka humbur sensin e përfaqësimit. Që do të thotë se Kuvendi i Shqipërisë sot nuk përfaqëson asgjë. Kjo nuk është momentale por vjen si rrjedhojë e ndryshimeve të sajuara të vitit 2008.
AKTUALITET
10
E diel, 31 MARS 2019
Bandat po vrasin në dritën e diellit, duke kërcënuar stabilitetin e vendit. Thirrja për më shumë siguri është e madhe. Në këto ekzekutime, autorët janë treguar të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë
Redjon Shtylla
E
kzekutimi në derën e shtëpisë i dy vëllezërve Bilali në Shkodër, e çon në 8 numrin e të vrarëve në vetëm 2 javë. Bandat po vrasin në dritën e diellit, duke kërcënuar stabilitetin e vendit. Thirrja për më shumë siguri është e madhe. Në këto ekzekutime, autorët janë treguar të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë. Vrasja e avokatit Gurra në Elbasan, ekzekutimi i menaxherit të vipave dhe vrasja e Nardit të Bujtinave, janë krimet që tronditën më shumë vendin por edhe ngjarje ku autorët dhe shkaqet janë të errta. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dy javë më parë tha se: “Për një Shkodër të lirë nga krimi” por kryeqendra e veriut u godit sërish nga një vrasje e dyfishtë. Në një studim global për vrasjet e lidhura me gjininë për vajzat dhe gratë të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën, Shqipëria mban nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra. Shkodra duket se është kthyer në një pikë strehimi për kriminelët, ndërsa dy lagjet “Kiras” dhe “Dobraci” kanë kohë që nuk gjejnë qetësi. Nga qershori i vitit 2018 deri më sot me atentatin e dyfishtë, Shkodra numëron 12 të vrarë në atentate. 30 mars-Lufta mes bandave Lufta mes bandave shënoi dy viktima të radhës në kryeqendrën e Veriut të Shqipëri. Dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri plumbash kur sa po dilnin nga banesa e tyre. Dy viktimat nuk kanë precedentë penalë por dyshimet janë se vrasja e tipit mafioz është një ekzekutim për hakmarrje si pjesë e luftës së nisur mes dy fiseve të njohura në botën e krimit në Shkodër. Vrasja dyshohet të jetë hakmarrje për shkak se viktimat kanë lidhje me një tjetër vrasje ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet. Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, një anëtar i dyshuar i bandës Bajri, i cili mendohej se ishte shënjestra e vërtetë e atentatit ku mbeti i vrarë disa muaj më parë Arjan Ferracaku. Kjo ngjarje ka mbetur pa autorë edhe pse policia shoqëroi disa persona të fisit Lici. Viktima tjetër është e njohur në Shkodër sepse ka qenë një pjesëtar aktiv në lëvizjen e 2 prillit në fillim të viteve 90 në Shkodër. Të dy vëllezërit kujdeseshin për një kompleks hipizmi në zonën e Kirasit. Shkodra duket se është kthyer në një pikë strehimi për
8 të vrarë në 2 javë, Shqipëria si vend lufte
kriminelët, ndërsa dy lagjet “Kiras” dhe “Dobraci” kanë kohë që nuk gjejnë qetësi. Nga qershori i vitit 2018 deri më sot me atentatin e dyfishtë, Shkodra numëron 12 të vrarë në atentate. 15 mars 2019-Vritet Esat Kotorri Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë u qëllua me çifte orët e para të mëngjesit të datës 15 mars, sapo kishte shkuar të hapte biznesin. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 26-vjeçar, i cili u vu në pranga nga Policia e Kavajës, vetëm pak kohë pasi kishte plagosur 59-vjeçarin. Pak ditë më pas, i plagosuri do të ndërronte jetë në spital. Dyshohet se motivi i krimit është një konflikt i hershëm pronësie mes pronarit të furrës së bukës dhe familjes së autorit. 16 mars-Vritet Haxhi Baxhinovski Vritet 62-vjeçari Haxhi Baxhinovski nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë duke vrapuar me djalin e tij në momentin që është ndeshur me Islam Mylkajn. Të dy kanë shkëmbyer fyerje dhe
sharje për shkak të një borxhi prej 46 mijë eurosh që autori nuk i kishte kthyer prej 20 vjetësh viktimës. Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkëpunim (dënim i kombinuar). Haxhi Shefqet Baxhinovski ka qenë i dënuar në kampin e Qafës së Barit, madje ka marrë pjesë edhe në revoltën e Qafës-Barit. 18 mars-Vritet Jurgen Kurti Një krim tjetër i rëndë shokoi kryeqytetin. Në “zemër” të tij u ekzekutua Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave. Ai u qëllua për vdekje në afërsi të banesës së tij në rrugën “Zef Jubani”. Kurti sapo kishte dalë nga një palestër kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar. Policia nuk ka ende një piste të qartë për arsyet e krimit. Deri më tani janë arrestuar si të rinj me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e 26-vjeçarit janë: Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj. 22-vjeçari Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe
banues në Patos, ishte personi që përmendi për herë të parë emrin e Klodian Banës dhe që e ka orientuar policinë drejt dyshimeve të forta se është ai personi që ekzekutoi Jurgen Kurtin. 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit, Qalliaj e takoi Klodian Banen dhe i mori çelësin për të fjetur në apartamentin e tij. Burime nga grupi hetimor thanë se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ndërkohë që porositësi ende nuk është zbuluar. Dyshimet janë që të rinjtë të jenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eliminimin e 26-vjeçarit. 20 mars-Vritet Nard Polia Vritet në fshatin Grudë të Shkodrës biznesmeni Nard Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit. I njohur për të gjithë si “Nardi i bujtinave”, 35-vjeçari u qëllua me breshëri duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Fuoristradë”. Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini kanë mohuar akuzat ndaj tyre në polici. Sipas policisë, të tre të arrestuarit kanë ndihmuar ekzekutorin e Nard Polisë me municione luftarake si dhe e kanë strehuar. Burime nga grupi hetimor shprehen se ekzekutori është larguar nga Shqipëria sapo ka kryer krimin. Policia ra në gjurmët e këtyre personave pas kqyrjes së pamjeve filmike të dy kamerave, njëra pranë vendit të ngjarjes dhe tjetra atje ku u dogj motori me të cilin u larguar autori i vrasjes. Policia ka sekuestruar automjetin i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin
e ekzekutorit si dhe kryerjen e vrasjes. Ende nuk dihet motivi që çoi në e ekzekutimin e 35-vjeçarit. 22 mars-Ekzekutohet avokati Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra, trondioti thellë vendin. Gurra është qëlluar me një plumb në kokë duke mbetur i vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa ende nuk dihet asgjë për autorët. Zona ka qenë e survejuar nga kamerat, pasi vrasja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit ku ka shumë biznese. Deri tani janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të dhënë dëshminë mbi autorët. Grupi hetimor nuk ka ende një autor të dyshuar. Identifikimi i tij është mjaft i vështirë për shkak se atentatori ka qenë i maskuar dhe në vendin e krimit nuk ka lënë asnjë provë. Më pas ai u largua me shpejtësi ku pak metra më tutje e priste një tjetër person me makinë. Oficerët këqyrën disa kamera sigurie ku kaloi mjeti por nuk u përfitua asnjë element i vlefshëm, pasi kanë qenë të dy të maskuar. Në shenjë proteste ndaj ekzekutimit të avokatit, në Shqipëri avokatët bojkotuan proceset gjyqësore. Reagim pati edhe nga avokatët shqiptarë në Itali, të cilët e cilësuan si akt kriminal. 23 mars-I sëmuri mbyt gruan Krimi në familje i mori jetën një tjetër gruaje. Një 35-vjeçar mbyti bashkëshorten e tij në fshatin Grekan të Gramshit. Alvin Hysa mbyti me duar gruan e tij Gurije Hysa 32-vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi pas grindjeve që çifti kish mes tyre, kjo pasi burri e akuzonte për tradhti bashkëshorten e tij. Nga hetimet ka rezultuar se çifti ka pasur një konflikt të hapur mes tyre prej disa muajsh. Hysa nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi ai ishte arrestuar dhe dy herë të tjera për dhunë në familje. Sanije Hysa shprehet se i biri kishte çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe. Sipas saj, çifti prej kohësh kishte konflikte, pasi autori dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë konflikt ishte në dijeni edhe familja. Çifti jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, në një shtëpi thuajse të rrënuar, ndërsa janë prindër të tre fëmijëve. Jetonin vetëm me KEMP-in e autorit të krimit, i cili ishte i paaftë për punë.
AKTUALITET
L
11
E diel, 31 MARS 2019
Saga e vrasjeve në Shkodër pa autor ka shkuar në 11 viktima dhe ende policia dosjet i ka të hapura për vrasjet që në më pak se 2 vite goditën Kryeqendrën e Veriut
uftë në Shkodër. Astrit dhe Brahim Bilali po shkonin në shtëpinë e motrës së tyre në lagjen Kiras por u ekzekutuan. Mëngjesin e së shtunës, dy persona të maskuar që po lëviznin me makinë dhe qëlluan për vdekje me kallashnikov dy vëllezërit Bilali. Mësohet se Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit, i arrestuar nga policia si pjesë e grupit “Bajri”. Ende nuk dihen motivet e vrasjes së dyfishtë. Pas vrasjes, autorët fshehën mjetin tip “Benz” në po të njëjtën lagje dhe i vunë flakën. Aty mbërriti zjarrfikësja, e cila fiku zjarrin dhe makina nuk arriti të digjej totalisht. Kjo mund të ndihmojë policinë për të gjetur gjurmë të ekzekutuesve. Autorët mendohet se i kanë ndjekur më herët lëvizjet e të dy vëllezërve nëpër lagje dhe më pas i kanë eleminuar. Ende nuk dihet nëse ishin të dy shënjestra e atentatorëve apo vetëm njëri prej tyre. Forcat FNSH Shkodër kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në daljet e qytetit. Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka mbërritur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj vrasje të dyfishtë. Për ngjarjen janë shoqëruar në komisariat disa persona për t’u marrë në pyetje. Astrit Bilali ka qenë pronar i një resorti hipizmi në Shkodër, ndërsa Brahim Bilali ka qenë kryetar i Shoqatës 2 prilli 1992. Të dy vëllezërit kujdeseshin për një kompleks hipizmi në zonën e “Kirasit”. Dy vëllezërit 59 dhe 61-vjeç ndodheshin në lagjen me emri “Guerilë” në vendin e quajtur “Zooteknika” ku u qëlluan për vdekje. Djegia
Bandat në Shkodër ekzekutojnë vëllezërit Bilali PISTA “Djegia e makinave pas krimit është një metodë që përdorin autorët në atentate kriminale për të fshehur gjurmët. Në këtë rast, makina nuk është djegur plotësisht në brendësi të saj dhe pritet të shihet nëse do mund të gjendet ndonjë gjurmë sado e vogël që mund të çonte në identifikimin e autorëve”.
VRASJA
e makinave pas krimit është një metodë që përdorin autorët në atentate kriminale për të fshehur gjurmët. Në këtë rast, makina nuk është djegur plotësisht në brendësi të saj dhe pritet të shihet nëse do mund të gjendet ndonjë gjurmë sado e vogël që mund të çonte në identifikimin e autorëve. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dy javë më parë tha se: “Për një Shkodër të lirë nga
krimi” por kryeqendra e veriut u godit sërish nga një vrasje e dyfishtë. Duke iu referuar operacionit që vuri në pranga 11 persona që jepnin para me fajde, ministri Lleshaj shkruante: “Maranaj”, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e Shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij. Ky sukses motivon më tej
Policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për Shqipërinë europiane”. E konsideruar në media edhe si €Palermo e Shqipërisë”, Shkodra është kthyer në vend të ekzekutimeve mafioze. Saga e vrasjeve në Shkoder pa autor për fat të keq ka shkuar në 11 viktima dhe ende policia dosjet i ka të hapura për vrasjet që në më pak se 2 vite goditën Kryeqendrën
Ngjarja e djeshme në Shkodër pason vrasje të tjera që kanë ndodhur kohët e fundit. Gjatë tetë muajve në këtë qytet, janë ekzekutuar në mënyrë të ngjashme tetë persona. Në të gjitha rastet, Policia e Shtetit dhe Prokuroria ende nuk kanë kapur asnjë autor. Pak kokë më parë u vra biznesmeni Arjan Ferracakut 31-vjeç. Në 10 gusht i vrarë në një atentat mbeti 53-vjeçari Fatbardh Lici. Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci. Në 18 qershor u ekzekutua me armë zjarri Mehdi Kavaja. Seria e ekzekutimeve ka nisur rreth një vit më parë dhe ka lidhje me një përplasje mes bandave të këtij qyteti. Policia nuk ka arritur të kapë asnjë autor edhe pse në shumicën e rasteve konfliktet mes palëve të përfshira dihen.
e Veriut. Policia e Shkodrës kërkon nga dëshmitarët të bashkëpunojnë e të japin informacione në numrat 112 ose në numrin 0694102147 duke garantuar ruajtjen e anonimatit.
MINISTRI
SITUATA
Luftë në Shkodër, 11 ekzekutime në 8 muaj
“Luftë në Shkodër. Astrit dhe Brahim Bilali po shkonin në shtëpinë e motrës së tyre në lagjen Kiras por u ekzekutuan. Mëngjesin e së shtunës, dy persona të maskuar që po lëviznin me makinë dhe qëlluan për vdekje me kallashnikov dy vëllezërit Bilali”.
M
inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mbërritën pasidten e së shtunës në qytetin e Shkodrës, pas atentatit të dyfishtë të vëllezërve Bilali. Së bashku me shefin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Veliu zhvilluan një mbledhje në drejtorinë e policisë për të vënë piketat kryesore në hetimin e kësaj ngjarje dhe zbulimin e autorëve. Policia ka kryer kontrolle edhe në shtëpisë e fisit Lici. Mësohet se janë marrë në pyetje pjesëtarë të familjes Lici në lidhje me vrasjen. Në shtëpinë ku ka ndodhur krimi ka patur kamera të instaluara, që mendohet se kanë filmuar ngjarjen. Pritet që policia ti sekuestrojë dhe pamjet të mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Saga e vrasjeve në Shkodër pa autor për fat të keq ka shkuar në 11 viktima dhe ende policia dosjet i ka të hapura për vrasjet që në më pak se 2 vite goditën Kryeqendrën e Veriut.
Lleshaj çon kupolën e Policisë në Shkodër
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E diel, 31 MARS 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE 40 shërbimet që përfitojnë studentët: TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard) MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS; QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora); TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë); Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë) Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë) Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë) APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë Shërbimet falas që ofrohen nga bashkia Tiranë: Qendra Multifunksionale TEN salla falas; Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas. SHESHET PUBLIKE – Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur procedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.
13 E diel, 31 MARS 2019
Bashkia e Tiranës do të jetë e para në rang vendi që do të ketë gati kartën e studentit
Kryebashkiaku Veliaj: Javën tjetër prezantojmë Kartën e Studentit
B
ashkia e Tiranës do të jetë e para në rang vendi që do të ketë gati kartën e studentit. I pranishëm në konferencën “Studime akademike mbi sjelljen njerëzore, edukim dhe shkenca sociale” të Universitetit Mesdhetar, Veliaj dha lajmin e mirë se javën e ardhshme do të bëhet prezantimi i kartës së studentit e cila do të ofrojë fillimisht 40 shërbime të Bashkisë së Tiranës. “Ne javën tjetër do të prezantojmë Kartën e Studentit për Bashkinë e Ti-
ranës. Arritëm në përfundimin që në një qytet që ka sot dhjetë universitete, disa private, disa publike, disa me faciliteti, le të themi me një kampus të mirëfilltë edhe me shumë që mund të përdoren për shërbime studentore, disa të tjerë më modestë. Arritëm në konkluzionin që bën më shumë sens që Bashkia e Tiranës, në pamundësi, sidomos të universiteteve publike për të emetuar secili kartën e tyre, ne të kemi kartën studentore. Kështu që për gjithë studentët do
të kemi një mundësi që 40 shërbimet që tashmë Bashkia i ka marrë si vendime në Këshillin Bashkiak për t’i ofruar të deduktuara për studentët, të kenë mundësi që të materializohen edhe nëpërmjet një mjeti identifikues. Dhe unë besoj që duke testuar në Tiranë, ndoshta e kthejmë dhe në një etalon për bashkitë e tjera”, deklaroi Veliaj. Kreu i Bashkisë foli edhe për projektin madhor të ndërtimit pas 30 vjetësh të kampusit universitar ku ftoi edhe universitetet jo publike që të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë. “Do të doja shumë që të ftoja dhe Universitetin Mesdhetar, por edhe universitetet e tjera që të na japin një dorë teksa po konceptojmë kampusin e ri të Qytetit Studenti. Nuk ka asnjë arsye pse të jetë ekskluzivisht publike. Mund të ketë disa klasa, ose disa kushte që ua ofrojmë të përbashkëta, mund të ketë disa hapësira siç është hapësira e bibliotekës që mund ta aksesohet edhe nga studentët e universiteteve jopublike. Kështu që besoj në këto dy fusha kemi një mundësi fantastike bashkëpunimi konkret, po këtë duhet ta marrim si stafetë menjëherë të hënën sapo të keni përfunduar konferencën tuaj shumë të suksesshme”, tha Veliaj.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Federatës Shqiptare të Atletikës organizojnë “Kids Athletics”
Transformohen terrenet sportive të shkollës “Dora D’Istria
K
rahas shtimit dhe përmirësimit të terren eve sportive, në kryeqytet po i kushtohet një vëmendje e madhe promovimit të sportit tek të rinjtë. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atle-
tikës, organizuan “Kids Athletics”, në terrenet e reja sportive të shkollës “Dora D’Istria”, ku u realizua një orë mësimi mbi metodikën e promovimit të sportit të atletikës nëpër shkolla. Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për nxënësit pjesëmarrës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se synimi i përmirësimit të infrastrukturës sportive në shkollat e kryeqytetit është jo vetëm përgatitja e sportistëve të ardhshëm, por që ata të jenë edhe qytetarë të mirë. “Jam shumë i lumtur që arritëm ta transformonim këtë hapësirë, por a mjafton që shkolla të qëndrojë e hapur vetëm paradite? Jo! Një nga arsyet pse jemi këtu sot, bashkë me miqtë tanë sportistë,
është se jemi po aq të interesuar që ju të jeni të suksesshëm si brenda në klasa, ashtu edhe jashtë saj”, tha ai. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, evente të tilla janë tepër të rëndësishme për masivimin e atletikës dhe për ta bërë këtë sport akoma më të dashur për të rinjtë. Kampioni i Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj vlerësoi Bashkinë e Tiranës për
infrastrukturën dhe kushtet moderne që ka krijuar për brezin e ri të sportistëve elitarë.
AKTUALITET
P
14
E diel, 31 MARS 2019
Përgjatë muajit prill, infermieret e rinj do t’i nënshtrohen provimit të aftësimit praktik VAP. Ky testim do të kryhet për të vlerësuar aftësitë që këta kandidatë kanë fituar gjatë praktikës
latforma “Infermierë për Shqipërinë” ka punësuar 1161 infermierë, duke rritur transparencën e punësimeve në sistemin e Shëndetësisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar rastin e një infermiereje e cila ka arritur të punësohet përmes kësaj platforme. “Doriana Kotollaku, një ndër infermieret që arritën të punësohen me meritë në sistemin shëndetësor publik”. Ministrja shprehet se ajo punon në qendrën shëndetësore Kutalli, në Urën Vajgurore, falë konkurrimit në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Nga ana tjetër, Manastirliu, pohoi se: “1161 infermierë janë punësuar me transparencë dhe meritokraci me portalin “Infermierë për Shqipërinë” në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në vend”, shprehet Manastirliu. Xhovana Kane, e cila ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë me mesatare 9 dhe ishte pajisur me leje për ushtrimin e profesionit nga Urdhri i Mjekut, nuk po merrte përgjigje lidhur me kërkesën e saj për punësim. Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes ajo u punësua në qendrën shëndetësore Kuman, në Roskovec ku ushtron profesionin e mjekes dhe është njëkohësisht edhe drejtoresha e kësaj qendre. Historia e Xhovanës ra në kurthin e vonesave dhe burokracive, të cilat tashmë janë zgjidhur. “Studimet i kam përfunduar në korrik 2017. Jam diplomuar dhe jam licencuar në janar 2018. Pasi u licencova qëllimi dhe dëshira ime ishte të filloja punë si mjeke familje. Plotësova të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkohej për aplikimin në punë, por ajo që unë hasa ishte
1161 infermierë të punësuar përmes platformës, në prill testi i aftësimit praktik TESTI “Përgjatë muajit prill, infermieret e rinj do t’i nënshtrohen provimit të aftësimit praktik VAP, ku do të testohen 1230 prej tyre. Urdhri i Infermierëve Shqiptarë (UISH) njofton se ky testim do të kryhet për të vlerësuar aftësitë që këta kandidatë kanë fituar gjatë praktikës në profesionet infermieri, mami, fizioterapi, teknik laboratori, teknik imazherie dhe logopedist”. një vonesë në ardhjen e fletës së emërimit nga Ministria e Shëndetësisë. Për shkak të kësaj vonese vendosa t’i drejtohesha portalit të bashkëqeverisjes”, tha Xhovana. Nga ana tjetër, përgjatë muajit prill, infermieret e rinj do t’i nënshtrohen provimit të aftësimit praktik VAP, ku do të testohen 1230 prej tyre. Urdhri i Infermierëve Shqiptarë (UISH) njofton se ky testim do të kryhet për të vlerësuar aftësitë që këta kandidatë kanë fituar gjatë praktikës në
profesionet infermieri, mami, fizioterapi, teknik laboratori, teknik imazherie dhe logopedist. “Ju bëjmë me dije se në ditën e provimit duhet të keni me vete kartën e identitetit, një përparëse të bardhë dhe kartën e praktikantit. Provimi do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Tiranë, në QSUT”,-thuhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit. Gjatë vitit 2012, Urdhri i Infermierit ndryshoi kushtet për të gjithë
Në zbatim të vendimit të qeverisë “Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil për vitin 2019”, përmes aplikimit në platformën “Punë të Mbarë”, 52 studentë me mesatare të notës 9-10, janë përzgjedhur për periudhën njëvjeçare, të punojnë pranë kësaj administrate. 21 prej këtyre studentëve kanë filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe pjesa tjetër e studentëve janë rekrutuar në 17 degët doganore në rrethe. Fillimisht ata po trajnohen nga stafi i ADSH-së dhe më pas do të fillojnë punën në pozicionin e përzgjedhur prej tyre. Disa prej këtyre studentëve u shprehën për ATSH të impresionuar nga transparenca e modelit të aplikimit dhe përzgjedhjes në portalin “Punë të Mbarë” dhe treguan gatishmëri e përkushtim në angazhimin e punës së nisur, ku për asnjë çast siç thanë ata, “nuk mungon mbështetja dhe profesionalizmi i stafit të DPD-së”.
librezë mbahen shënimet ditore përgjatë 12 javëve që studenti realizon praktikën, të cilat firmosen çdo ditë nga drejtuesi i saj. Në fund, libreza e firmosur nga drejtuesit vlerësohet me një numër pikësh të caktuara. Saktësisht, ato janë nga 10 deri në 25 pikë, të cilat i njihen kandidatit gjatë realizimit të testimit profesional. Ai e merr librezën, dhe 10 ditë para datës së provimit e dorëzon atë pranë Urdhrit profesional dhe regjistrohet për dhënien e testimit profesional.
KËRKESA
TAKIMI
52 studentë punësohen në Dogana
kandidatët që dëshironin të hynin në provimin e shtetit. Sipas këtyre ndryshimeve, të interesuarit, përveç praktikës profesionale, i nënshtrohen një testimi profesional në fund të saj, ndërkohë që vetëm nëse vlerësohen pozitivisht në të, kanë të drejtë të regjistrohen për provimin e shtetit. Konkretisht, studenti i diplomuar në programet e studimit të sipërpërmendura, ditën që regjistrohet, merr librezën e praktikës profesionale. Në këtë
Gjuha Shqipe do mësohet edhe në Universitet
D
epartamenti i Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ka hedhur hapa ndër vite me propozime që gjuha shqipe të jenë lëndë e detyrueshme në fakultet, të cilat nuk janë marr parasysh. “Ne përherë kemi nxjerrë rekomandime që ua kemi dërguar ministrive përkatëse për përfshirjen e gjuhës shqipe, së pari në sistemin parauniversitar në të dyja ciklet, pra dhe në shkollën e mesme. Dhe më pas si një lëndë në universitet”, tha Aljula Jubani-pedagoge, UT. Para 8 vitesh me vendim të Senatit Akademik, gjuha shqipe mundi të bëhej lëndë me zgjedhje në Fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe të Mjekësisë. Krahas zgjedhjes së lëndës “Kulturë Gjuhe”, në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Sociale të mësuarit e gjuhës
shqipe është kthyer në detyrim. “Lënda është po në kuadër të Kulturës së gjuhës, po kryesisht e mbështetur në strukturën sintaksore të shqipes dhe lënda titullohet “Sintaksa e komunikimit sociologjik”. Aktualisht është vetëm në degën e sociologjisë, jo në të gjitha programet e studimit”, tha Rozana Rushiti- pedagoge, UT. Megjithatë, interesimin
e kryeministrit Edi Rama për situatën dramatike që gjendet gjuha shqipe sot, gjuhëtarët e shohin positive. “Prej vitesh ne kemi kërkuar që kjo degë të përfshihet në të gjitha programet e UT por akoma edhe më shumë kur merret një mbështetje nga kryeministri, qeveria do të jetë edhe shumë më e lehtë”, shpjegon Rushiti.
RAJON INTERVISTA
N
jëzetë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova është e pavarur dhe Serbia duhet ta pranojë faktin që e ka hunbur atë si rezultat i krimeve të Millosheviçit, thotë DavidPhillips. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, tha se ka ardhur koha që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të ketë një afat të caktuar kohor dhe të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Me zotin Phillips bisedoi kolegu Festim Gashi. Zëri i Amerikës: Zoti Phillips, këtë javë ishte 20 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për ndalur vrasjet dhe dëbimin popullatës shqiptare nga Serbia? Si e shihni Kosovën sot, 20 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund luftës? DavidPhillips: Kosova është e pavarur dhe sovrane. Serbia duhet ta pranojë faktin që e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviçit dhe nuk do të kthehet kurrë nën Serbi. Por, Kosova duhet të bëjë më shumë në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë së saj shumë etnike. Më kujtohet në mars to vitit 1999, kur po jepja mësim në Universitetin e Kolumbias, mora një telefonatë nga RichardHolbrook. Telefonata zgjoi kurreshtjen time pasi ai duhej të ishte në Beograd për të negociar me Millosheviçin për tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Ai më telefonoi për të më treguar se bombardimet do të fillonin të nesërmen dhe më kërkoi që të njoftoja komunitetin shqiptaro-amerikan në mënyrë që ata të paralajmëronin të afërmit e tyre në Kosovë për të shkuar në një vend më të sigurt. Natyrisht, RichardHollbrook-u ishte mendjemprehtë, ai e dinte se telefonatat përgjoheshin nga UDB-ja. Kështu që në vend se të kthehej në Shtetet e Bashkuara ai shkoi në Budapest dhe telefonoi Millosheviçin në mëngjesin e ditës pasuese, duke i thënë “a mendoni se tani ne jemi serioz nisjen e luftës?”. Millosheviçi nënqeshi dhe tha “Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të shkojnë në luftë për të mbrojtur shqiptarët”. Unë jam krenar që Shtetet e Bashkuara ndërhynë ushtarakisht për të parandaluar gjenocidin në Kosovë. Zëri i Amerikës: Pavarësisht pranisë së NATO-s dhe dialogut me Beogradin të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova nuk ka qenë në gjendje të normalizojë marrëdhëniet e saj me Serbinë. Kjo ka qenë një pengesë në përpjekjet e saj në procesin e integrimit euro-atlantik. Çfarë mendoni se duhet bërë ndryshe për të tejkaluar ngërçin e tanishëm?
15
E diel, 31 MARS 2019
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e KolumbiasDavidPhillips: 20 vjet pas ndërhyrjes së Natos, koha që dialogu Prishtinë-Beograd të përmbyllet
“Kosova nuk do merrte asgjë në këmbim të dhënies të territorit”
DavidPhillips: Së pari, unë mendoj se duhet të sqarohet kuptimi i fjalës “normalizim”. Normalizimi i marrëdhënieve duhet të nënkuptojë njohjen e Kosovës nga Serbia me kufijtë ekzistues. Në vend që të shpenzohen vite të tëra për diskutimin e kodit telefonik, targat e makinave dhe menaxhimin e kufijve, duhet të trajtohen çështjet thelbësore. Fatkeqësisht, gjatë vitit të fundit, propozimi i Presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve ka hequr vëmendjen nga gjërat e rëndësishme. Nuk duhet të ketë diskutime për korrigjim kufijsh, por për normalizim të marrëdhënieve në bazë të kufijve të tanishëm. Edhe nëse dialogu do të rezultonte në një marrëveshje për korrigjim kufijsh, Presidenti Vuçiç nuk i ka votat në parlament për të ndryshuar kushtetutën e Serbisë ose për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Ai nuk mund t’ua ndryshojë mendjen vendeve anëtare të BE-së, si Spanja, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Rusia nuk merr urdhëra nga Beogradi. Pra, Kosova nuk do të merrte asgjë në këmbim të dhënies së një pjese të territorit. Zëri i Amerikës: Megjithatë, pse do të ishte gabim për të diskutuar këtë çështje? Para 20 vitesh, kur NATOja bombardoi Sebinë, Kosova nuk mori premtim për pavarësi ose ndryshim territoresh, por thjeshtë për më shumë të drejta. Çfarë
do të humbiste Kosova nëse do të fillonte dialogun për korrigjim kufijsh dhe në fund ai dështon? DavidPhillips: Negociatorët mund të flasin për çdo gjë, përfshirë korrigjimin e kufijve. Por, procesi nuk mbaron këtu. Unë kam përgatitur një udhërrëfyes prej disa faqesh që përfshin një numër të madh çështjesh që duhet negociar për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk bëhet fjalë vetëm për një diskutim të thjeshtë mbi korrigjimin e kufijve, është një proces shumë më i ndërlikuar. Ekipi negociator i Kosovës duhet të jetë i përgatitur për trajtimin e të gjitha detajeve. Në vend që të negociojnë me Serbinë, shqiptarët e Kosovës po negociojnë me njëri-tjetrin për ndarjen. Kjo thjeshtë nuk është strategjia e duhur. Dialogu duhet të përmbyllet bazuar në një afat të përcaktuar. Tani dialogu nuk ka fund. Zgjedhjet evropiane janë në maj, zgjedhjet për komisionerët e rinj janë në vjeshtë. Duhet të vendosim një afat kohor siç bëri senatori Mitchell për negociatat për konfliktin në Irlandën Veriore që çuan në arritjen e marrëveshjes së të Premtes së Mirë. Pastaj duhet të arrihet në një përfundim, sepse zvarritja e këtij procesi nuk është në interes të normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, nuk po e ndihmon ekonominë e
Kosovës, dhe marrëdhëniet e saj me komunitetin ndërkombëtar. Ka ardhur koha për të lëvizur. Njëzet vjet pas luftës, ne duhet ta përmbyllim këtë kapitull dhe të lëvizim përpara. Të vendosen marrëdhëniet normale mes Beogradit dhe Prishtinë bazuar në interitetin territorial dhe respektin e ndërsjellë dhe të ketë një vrull pozitiv në rajoin e Ballkanit Perëndimor. Nëse Greqia dhe Maqedonia e Veriut mund të arrijnë një marrëveshje për çështjen e emrit, sigurisht që edhe Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë. Është koha për të lëvizur përpara. Zëri i Amerikës: Vendosja nga qeveria e Kosovës e tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe e ka çuar Kosovën në një kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian. Sipas mendimit tuaj, çfarë pasoja do të ketë kjo për Kosovën? DavidPhillips: Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta kuptojnë se tarifa nuk erdhi si rrufe në qiell të kaltërt. Ajo ishte një përgjigje ndaj taktitave të ashpra të Serbisë dhe Rusisë në Dubai gjatë takimit të Interpolit. Është e pamundur të ulesh dhe të bisedosh në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve kur të dërguarit diplomatik të Serbisë udhëtojnë në mbarë botën për të bindur vendet që të mos njohin pavarësinë e Kosovës. Madje, duke inkurajuar
tërheqjen e njohjeve nga vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pra, ata po punojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol. Të them të drejtën, unë i mbështes tarifat derisa Serbia të jetë e përgatitur të tregojë një masë të ndërtimit të besueshmërisë dhe të rifillojë bisedimet në mirëbesim. Kjo nuk është duke ndodhur tani. Zëri i Amerikës: A është e aftë Kosovë t’i rezitojë trysnisë së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës ndaj mallrave serbe? DavidPhillips: Shtetet e Bashkuara dhe Kosova gjithmonë kanë qenë miq të mirë. Por, Kosova nuk është koloni e Shteteve të Bashkaura të Amerikës. Qeveria e Kosovës duhet të mbajë qëndrimet e veta dhe të bëjë atë që është e drejt për qytetarët e saj. Po mund t’i rezistojë trysnisë, por pse duhet të ketë trysni ndaj saj? A kanë harruar Shtetet e Bashkuara se kush janë miqtë dhe aleatët e tyre në rajon? Kjo nuk është një përballje e barabartë. Nuk ka ekuivalencë morale. Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë trysni Beogradit që ta pranojë Kosovën, e jo Kosovës për pezullimin e tarifës. Ne duhet të kujtojmë se kush janë miqtë tanë dhe duhet të punojmë në emër të interesit të tyre. Ne duhet të kemi një partneritet më të ngushtë dhe një mbështetje më të madhe të bazuar tek realiteti, jo dëshirat tona, dhe sigurisht jo të ndikuar nga Moska ose Beogradi. Zëri i Amerikës: Një sfidë tjetër që e pret Kosovën është Gjykata Speciale, që tashmë ka filluar të marrë në pyetje dëshmitarët lidhur me dyshimet për krime lufte. Çfarë mendoni për punën e Gjykatës Speciale? Sipas mendimit tuaj, çfarë ndikimi mund të ketë puna e saj në zhvillimet politike në Kosovë? DavidPhillips: Gjykata Speciale duhet të vazhdojë punën për të justifikuar ekzistencën e saj. Nëse po interviston njerëz rreth dyshimeve për krime nga politikanët e Kosovës, atëherë ajo duhet të veprojë në bazë të këtyre intervistave dhe të dërgojë politikanët në Hagë, ku mund të merren veprime ligjore. Të ndalen spekulimet dhe të bëhet puna. Gjykata Speciale duhet të veprojë ose të shpërbëhet. Marrë nga “Zëri i Amerikës”
FORUM
16 E diel, 31 MARS 2019
Raporti i DASH: Trafiku i drogërave të forta komandohet “nga elementë të krimit të organizuar që transportojnë drogën nga vendet ku prodhohet, në Azi dhe Amerikën e Jugut, në tregjet europiane
Nga Ani Ruci*
N
ë raportin e fundit të Depar tamentit Amerikan të Shtetit Shqipëria shihet si vend burimor i kanabis, tranzit për kokainën dhe heroinën. Korrupsioni zyrtar e pandëshkueshmëria nxisin trafikun e drogës, thuhet në raport. Në raportin e sapopublikuar të Departamentit Amerikan të Shtetit “Strategjia e Luftës Ndërkombëtare kundër Narkotikëve dhe Pastrimit të Parave” 2018, Shqipëria klasifikohet njëherazi “si një vend burim i kanabisit dhe vend tranzit për kokainën dhe heroinën”. Sipas raportit trafiku i këtyre 2 drogave të forta komandohet “nga elementë të krimit të organizuar që transportojnë drogën nga vendet ku prodhohet, në Azi dhe Amerikën e Jugut, në tregjet europiane” . Korrupsioni zyrtar dhe pandëshkueshmëria në Shqipëri Raporti i Departamentit të Shtetit i cilëson “të rëndësishme” rezultatet në Shqipëri, vitit e kaluar, kundër trafikut të narkotikëve. “Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe numri i arrrestimeve në vitin 2018 ishin të rëndësishme, të nxitura nga bashkëpunimi i institucioneve të zbatimit të ligjit me partnerët dhe presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në
Shqipëria, vendburim për hashashin dhe pikë tranziti për kokainën BE”. Raporti përmend zbulimin e dy laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipëri. Por lë qartë të kuptohet që rezultatet janë me efektivitet të kufizuar. “Korrupsioni në çdo nivel të qeverisë kufizon efektivitetin e përgjithshëm të tyre. Korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis, ku trafikantët e drogës janë kryesisht në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar”, thekson raporti lidhur me Shqipërinë. Reforma në drejtësi dhe dënimi i trafikantëve Departamenti Amerikan e Shtetit gjen si shkaktarë të shndërrimit të Shqipërisë në „një vend burim të kanabisit dhe vend tranzit për kokainën dhe heroinën” situatën ekonomike dhe zbatueshmërinë e dobët të ligjit. “Niveli i lartë i papunë-
sisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar, që kontrollojnë drogën në Shqipëri. Eksportimi i kanabis dhe tregtia e drogave të paligjshme në tregjet evropiane është një biznes shumë fitimprurës për trafikantët e drogës”, thekson raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Në të konstatohet një status-quo lidhur me dënimin dhe burgimin e trafikantëve të drogës në Shqipëri. Shpresën për të prishur këtë status quo, Departamenti Amerikan i Shtetit e sheh tek reforma në Drejtësi. “Vazhdimi i Reformës në Drejtësi nga qeveria shqiptare është jetike për zhdukjen e ndikimit të krimit të organizuar. Shqipëria është duke ecur drejt reformës së drejtësisë për të ndjekur penalisht dhe dënuar kriminelët e trafikimit të drogave edhe si pjesëmarrës në
krimin e organizuar. Prokurorët tani kombinojnë akuzat që lidhen me drogën me ato që lidhen me krimin e organizuar”, përfundon raporti i Departamentit të Shtetit - 2018 analizën për situatën e trafikut të narkotikëve në Shqipëri.. Pastrimi i parave, krimi financiar Raporti i Departamentit të Shtetit 2018, konstaton se “burimet e fondeve të paligjshme në Shqipëri vijnë nga trafiku i narkotikëve, kontrabanda dhe marrëdhëniet e paligjshme të biznesit me bandat e krimit të organizuar”. “Shqipëria mbetet vulnerabël ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, rritjes së rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare” thekson raporti. Në analizën e kushteve, në të cilat ndodh pastrimi i parave raporti vë në dukje se “Shqipëria ka një
ekonomi të madhe të bazuar në cash dhe sektorin informal, hyrje të konsiderueshme të parave nga jashtë në formën e remitancave”. Veprimtaritë kriminale më të mëdha, që gjenerojnë të ardhura në Shqipëri, konstaton Departamenti Amerikan i Shtetit, përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën pa përjashtuar falsifikimin, armët dhe trafikimin e qenieve njerëzore. “Shqipëria shërben si bazë e operacioneve për organizatat e krimit të organizuar që operojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Jugut”, thuhet në raport. Në raport theksohet se „reforma në drejtësi, vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar, ngritja e TASK FORCE policore për aktivitetet e krimit të organizuar kanë krijuar një trajektore pozitive në Shqipëri për të adresuar pastrimin e parave dhe krimet financiare.” “Në 2018 prokurorët sekuestruan toka që i përkasin ish-Prokurorit të Përgjithshëm, në pritje të hetimit të tij si i dyshuar për veprimtari kriminale, Në konteksin e përpjekjeve në vijim të Shqipërisë për të hyrë në BE, vullneti politik për të hetuar zyrtarë të lartë, duhet të forcohet” thekson raporti. Marrë nga radio gjermane “Deutsche W elle” Welle”
OPINION
Mish derri përzjerë me kocka pule Nga Artan Fuga
M
ë ishte shkrepur për salçiçe me mish pule. Vetëm me mish pule, me asgjë tjetër. Ashtu është një punë se përse nuk i desha me mish viçi, ose derri. Edhe për shijen time personale, edhe për arsye beteje kundër kolesterolit. Të shkretat pula, thuaj, se çfarë heqin nga unë. Edhe peshqit. Me kafshët e tjera kam marrëdhënie shumë miqësore. Madje mund të bëj edhe koalicion me to për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, konsensuale. U futa në një njësi relativisht të madhe tregtare dhe me sy kërkova andej nga raftet e salçiçeve dhe të kremviçeve. Një shitëse ndodhej nja dhjetë metra më tutje në punë të vet. Shiste ullinj dhe djath nja dy grave. Kërkova me sy se mos në ambalazhin e llojeve të ndryshme të paketave me kremviçe ose salçiçe të kishte ndonjë fotografi a vizatim gjeli ose pule që të më orientonte, por hiç. Asgjë. U zhgënjeva. Prisja ndonjë gjel në fotografi gjysëm lakuriq, ose ndonjë pulë duke bërë ndonjë vezë. Të dy të shëndetshëm, që të më orientonin se çfarë mishi kishte brenda salçiçeve, por ishte e pamundur. E mirë thashë, nuk e njihkan marketingun me semiotikë vizuale që ka avantazhe të mëdha. Sigurisht kanë përdorur kodin tekstual. Ktheja nga pas paketat me salçiçe – kremviçe dhe ishte e pamundur të lexoja sepse gërmat ishin si mikrobe të padukshme. Unë nuk kisha syzat
me vete, ato që përdor nga afër, me të cilat lexoj Niçen, Hegelin, apo edhe tekste të tjera të vështira. Po kjo pikë e zezë! – mendova i mërzitur, këta me këto shkronja zëre se na kërkojnë të vimë në dyqan me mikroskop me vete. Me ankth kërkoja të lexoja, por e pamundur. Hajde respekt për klientin hajde! – thashë me vete dhe ndjeva se po më rrotullohej tavani i dyqanit. Iu drejtova shitëses nga larg. O zonjë me mish pule janë këto? Ajo pasi picëroi sytë, bërtiti : Po, po, pa merak! Kot! Nuk e besova. Ajo po merrej me klientë të tjerë në sektorin e saj. Aty pari erdhi një djalosh kokoroç, buf, i mirë, roja e brendshme e dyqanit. Aman mo ma lexo pak mish pule kanë brenda këto? Djaloshi, shpirt njeriu, erdhi rreth meje, u afrua pak më shumë se distanca normale sociale që shitësi duhet të mbajë me klientin, dhe m’u përgjigj: Ce o xhaxhi, ti mendon se po shkrojti kjo këtu mish pule, brenda mish pule ka o? Më erdhi t’ja plas gazit. Ai as e dinte se po minonte mallin që duhej ta promovonte. E di, mo, e di, iu përgjigja, por ta nisim me rradhë, E para, me thuaj çfarë lexon aty, e dyta, është a e besoj unë. Dhe nisa të bëja edhe pak gallatë me të : Se unë o njeri i besoj çdo gjëje që shkruhet, çdo gjëje që më thonë, e ha
cdo gënjeshtër unë, ja kështu jam, naiv o burrë. Ti qofsh o xhaxhi, si i beson asaj që thonë, si i beson asaj që shkruhet. Këtu nuk i zihet besë as asaj që shkruhet në gazeta, o xhaxhi, ti u besoj shpjegimeve mbi ambalazh. Qeshte kolopuçi tridhjet e pesë a dyzetvjeçar. Moshë e rrezikshme për t’u budallalleps pak! Kështu thoshte Niçja të paktën. Ore i hante Niçja salçiçet me mish pule ? – më vajti në mend, por nuk fola. Djaloshi nisi të lexojë: Ja mo xhaxhi çfarë thotë kjo këtu : Salçiçe me mish pule përzjerë me mish derri! Stoooop! Cfarë the mo? Kanë përzjerë mish pule me mish derri! Po e o, xhaxhi, po çfarë të keqe ka o? Ce o i ze besë këtyre që shkruhen ti? Prapë ai. Si mo kanë përzjerë mish kafshësh me mish shpendësh. Pse o ujq jemi ne që të na propozojnë salçiçe me mish pule përzjerë me mish derri. Po, vazhdo, vazhdo! Ja o xhaxhi, ce mërzitesh, thotë : Kujdes ziheni ose gatuheni në temperatura të larta para se ta hani! Mooossss, edhe këtë e shkruan? Ce do gënjej unë o? Ce o tiranas jam unë të mashtroj të tjerët? Jo, mo, jo, vazhdo, por kjo tregon se brenda mund të ketë mikrobe që duhen përvëluar me zjarr mo! Dhe mua më pëlqen t’i ha salçiçet rrugës, duke shkuar në shtëpi, më ka mbetur zakon nga fëmijëria, mos ma merr
për keq. Po pse çfarë janë salçiçet, mollë të blera në rrugë, që duhet t’i laj më parë? Nejse vazhdo, po kjo tjetra? Jo bre xhaxhi, kjo tjetra nuk është për ty. Aty shkruan salçiçe me mish derri përzjerë me mish lope! Ua, thash, kjo qenka për tolerancë fetare, bashkim – vëllazërim fesh të ndryshme. As ata që hanë derrin, por nuk hanë lopën, hindutë, as ata që hanë lopën por nuk hanë derrin, hebrenjtë, etj., nuk mund ta blejnë. E targetojnë klientelën këta apo si? Nuk më interesonin më salçiçet, por mënyra sesi bëhet marketingu, trajtohet klienti, si trajtohen produktet tona ushqimore, që më tërhiqte tani. E harrova fare urinë. Ja kjo këtu bre xhaxhi është për ty! Mish lope përzjerë me mish derri, përzjerë me mish pule të coptuar mekanikisht! Cfarë mo çfarë, teveqel? Mish pule i ndarë nga kockat mekanikisht!!! Cfarë domethënë kjo mo? Mekanikisht? Po këta paskan bërë masakër me pulat mo? E bre xhaxhi, film me horror, si ato të paketës së digitalbit. Kanë marrë pula të gjalla bre, i kanë goditur me shufra hekuri, mekanikisht në kokë, për t’i vrarë bre! Ose i kanë rrjepur dhe pastaj i kanë zjerë pak, dhe ashtu i kanë hedhur në rrotat e zetorëve ose eskavatorëve për t’i coptuar mekanikisht, mundet edhe i kanë shtypur me rul o xhaxhi! Tallej ai, dhe shtoi: Ca nuk bëhet o xhaxhi! Do i blesh o! Jo, jo lëre, faleminderit, u përgjigja,
të ha salçiçe me mish pule të coptuar mekanikisht, përzjerë me mish derri!!! E o, ja thotë edhe se pasi ta gatuash në furrënaltë, atëhere t’a hash, se përndryshe po të zunë zorrët krimba, nuk mban njeri përgjegjësi, shkruhet se pjesa prej cipe të hollë që mbështjell mishin e pulës të coptuar mekanikisht përzjerë me mish derri dhe mish lope, pra pjesa e jashtme e salçiçes edhe mund të hahet! Ja o kshu lexon, për kok të mamasë! Si mo, si? Pra, supozohet se mund të ishin salçiçe që të hanim atë që ka brenda, duke i hequr pjesën prej cipe që e mbështjell??? A kjo po, pra nuk qenkan mbështjellë me qime nga bisht gomari! Se unë do të doja, kremviçe me mish pule të masakruar mekanikisht, përzjerë me mish derri dhe mish lope, mbështjellë me qime bishti gomari, ku mbështjellësja mos hahej dhe që për ta gatuar të shkoja në Elbasan, për ta pjekur në furrënaltë.E bre xhaxhi, mos i merr seriozisht ato që shkruhen, të thashë, fute në gojë, llupe dhe mos pyet për asgjë, mos u bëj zvezek, bre! E në daç ndryshe, bre, shih njëherë te dyqani më tutje bre, aty ku shiten telefona celularë! Ika drejt shtëpisë me gjashtë kosa Lufra në dorë, duke përsëritur pa pushim: Salçiçe me mish pule të ndarë mekanikisht, përzjerë me mish derri dhe mish lope! Tamam si në një leksion multifetarizmi, ose një film horror
FORUM KOMENT Nga Eustrat Zhupa
D
uke pirë kafen e mëngjes it po dëgjoja me kuriozitet diskutimet e kryeministrit në një nga universitetet e Tiranës. Kishte mbledhur rreth vetes shumë drejtues me “kullaro”, që e dëgjonin me vëmendje. Për të shuar kërshërinë e lexuesve të interesuar, termi “kullarot” në fjalorin tim përfshin një klasë individësh që e kanë katandisur arsimin në pikë të hallit. Fjala e kryeministrit ishte një ligjërim i “lodhur”, siç do thoshin votuesit që i dhanë karrigen e deputetit. Megjithëse fjalët do kishin peshë të madhe sikur një shikues i harruar të ishte zgjuar nga një koma e gjatë, fytyra e kryeministrit dhe kuptimi i kumtit ishte një pranim kapitullues i dështimit të qeverisë me universitetet, për një shikues të mirëinformuar. Pas shumë vitesh ku ai i binte gjoksit se arsimi i lartë do transformohej rrënjësisht, tani kryeministri deklaron se nuk ka fuqi të bëjë gjë nëse nuk duan universitetet. Në këtë monolog para-elektoral ai kërcënon universitetet me parlamentin si armë kundër mosbindjes së tyre. Po a nuk ishte universiteti autonom vetëm dy fjali më parë?! Pavarësisht nga lapsusi ligjor, shumë njerëz, që dinë pak më shumë se kryeministri për arsimin, e kanë shprehur shpesh dhe
publikisht se arsimi nuk mund të ndryshojë nga “kullarot” që e rrënuan deri në sharlatanizëm. Lëre më pastaj po të merret parlamenti i “doktorave” me atë punë. Të mos harrojmë se ai ka mbledhur në parlament njerëz që kanë interesa të ngushta personale dhe biznesi të lidhura me arsimin. Ndër këta gjen njerëz të akuzuar publikisht për plagjiatura, “gjeni” që kanë mbaruar universitete pa kaluar nga shkolla e mesme e pronarë universitetesh private. Aty gjen edhe ata që vetë kryeministri i tall për arritjet e tyre në shkencë. E pra, këta nuk e ndihmojnë dot kryeministrin. Në fakt, unë nuk jam nga ata që mendojnë se Z. Rama nuk e di këtë. Ai e ka të qartë se vlerësimi i titujve dhe i pedagogëve, që ai kërkon, nuk kalon dot në parlament. Dhe blen kohë. Blen kohë duke u kërkuar universiteteve të krijojnë komisione e borde për të vlerësuar njëri-tjetrin. Po komisionet aty kanë qenë gjithë kohën. Gjithmonë ka pasur këshilla a borde të etikës, po as u kalonte ndonjëherë në mendje të merreshin me kolegët e tyre. Ashtu siç nuk i shkoi ndonjëherë në mendje Lindita Nikollës të merrej me titujt e jashtëligjshëm të profesorave, që edhe unë personalisht i kam denoncuar, e që sot Z. Rama i quan sharlatanë. Për ndonjë lexues që afrohet në temat e arsimit për herë të parë
E diel, 31 MARS 2019
Zgjidhja në arsim si kontribut mbarëshqiptar kujtoj se ata sharlatanë kryeministri i gjeti aty kur erdhi. Qeveria e Z. Rama në personin e ministres dhe zv/ministres i shtuan, nuk i pakësuan, parazitët e arsimit të lartë. Dhe mosveprimi i ministrisë nuk ka lidhje me autonominë universitare. Ministria e kishte fuqinë ligjore të pastronte universitetet nga titujt e jashtëligjshëm, por nuk e bëri. Cfarë kërkon tani Z. Edi Rama? Dhe kujt i kërkon? Nuk e di përgjigjen, por ishte vërtet “mallëngjyese” pjesa kur një drejtues universiteti kërkoi ndihmë nga kryeministri pasi shpjegoi se në universitetin e tyre ata nuk dinin si ta bënin. Ishte fjala për vlerësimin e pedagogëve. Po aq “mbresëlënës” ishte edhe premtimi i menjëhershëm i ministres nga diaspora se ministria mund t’i mësonte si ta bënin. Përtej folklorit dhe trukeve skenike, unë dua ta konsideroj seriozisht problemin e mosdijes. Nuk më habit një “kullaro” që nuk e di si bëhet puna. Ashtu siç nuk habitem nëse “kullarot” nuk janë të interesuar për të mësuar. Të mos harrojmë se ata kanë marrë votat e kolegëve të tyre dhe
nuk e besoj se i kanë marrë votat duke pasur në programin e tyre reforma të tilla. Kryeministri mund të vazhdojë të kërkojë dhe të vetëfilmohet sa herë të dojë, por vetëflijimi i “kullarove” është një akt larg kulturës së atyre gjatësive gjeografike. Ndryshimi i vërtetë në arsimin e lartë mund të vijë vetëm nga njerëz të edukuar në një sistem arsimor të bazuar mbi vlerat dhe meritën, nga njerëz që i njohin mirë modelet arsimore të suksesshme në botë, nga njerëz që janë larg interesave të ngushta dhe pazareve për përfitime personale. Çdo kryeministër i një vendi si Shqipëria duhet të kthejë sytë nga bashkështetasit që jetojnë jashtë vendit, nga ata që kanë se çfarë të japin, nga njerëz që kanë arritur të jenë të suksesshëm në fushën e tyre nëpër botë, nga njerëz që e kanë treguar se janë të aftë dhe janë gati të kontribuojnë për arsimin e vendit të tyre. Kjo ka ndodhur dikur në Shqipëri në rastin e një ministri që e sollën nga jashtë. Nëse protagonistët e atij rasti mendojnë se ajo eksperiencë ishte pozitive, arsyet e parashtruara prej meje bëhen më
shumë bindëse. Një tjetër problem shqetësues është edhe problemi i ndershmërisë profesionale. Rastet e ministrave dhe drejtorave, që sot janë nëpër dyert e gjykatave, tregojnë se ata që kryeministri ka përzgjedhur kanë tendencën për “pakujdesi të vogla” në punën e tyre. Këto “pakujdesi” vijnë nga mungesa e profesionalizmit dhe nga lidhjet me grupe shoqërore apo grupe interesi me qëllime të mbrapshta. Kjo është një tjetër arsye e fortë, për të cilën çdo kryeministër duhet t’i hedhë sytë nga shqiptarët që jetojnë jashtë, duke i konsideruar si një grup njerëzish me potencial për kontribut pozitiv në qeverisje, dhe jo vetëm si pjesëmarrës statikë në takimet e organizuara dhe të filmuara nga qeveria. E mbyll analizën time duke siguruar lexuesin se mendimet e shprehura në këtë shkrim janë personale dhe nuk kanë lidhje me ndonjë grupim politik. Ato motivohen nga një dëshirë dhe nevojë shpirtërore për të parë një ndryshim të vërtetë në politikat qeverisëse, sidomos në arsimin e lartë.
Politika e çimkave
ANALIZË Nga Lorenc Vangjeli Shqipëria është si gjithmonë një martesë e palumtur e trashëgimisë së shkuar që nuk ka ikur ende dhe tentativës për modernizim që nuk ka mbërritur akoma. Dikur, komunizmi ishte një sistem që ngrihej mbi idenë e përgjimit të gjithçkaje dhe gjithkujt. Atëherë edhe vetëm dyshimi e bënte direkt fajtor qytetarin dhe mbi këtë bazë, ky instrument i padrejtësisë së djeshme politike, është përdorur shumë shpesh ndaj të pafajshmëve. Noterizimi i fajësisë më pas, ishte vetëm një akt formal i gjykatave formale, që vendosnin në emër të popullit, por natyrisht pa pyetur popullin. Po në të njëjtin regjim grotesk të thagmave dhe frikës, mbretërisë së absurdit dhe absurdit mbret, izolimit total dhe urisë fizike e shpirtërore të të gjitha llojeve, uria seksuale arrinte kulmin tek
17
ca tipa të veçantë. Ata tipat që gjëmonin nga pas çifte të reja në pritje për t’i zhveshur errësirës ndonjë copë rënkimi mashkulli apo pak aromë lëkure femërore. Dhe për t’u bërë pjesë e asaj pak dashurie të ndaluar me dy sy të shqyer në terr sa më pranë dy palë syve që mbylleshin përgjithësisht nga turpi, padija dhe ëndja prej së ndaluarës. Çfarë bënin të parët ishte kriminale. Maniakëria dhe perversiteti i të dytëve ishte i përshtirë dhe i neveritshëm. Por edhe të parët e të dytët bënin në thelb të njëjtën gjë: mbanin syrin në vrimën e çelësit për të parë çfarë ndodhte pas portave të mbyllura. Sot është ndryshe vetëm në formë sepse thelbi është pothuaj identik. Debati për përgjimet dhe përgjimet si vetë debati krye-
sor i ditës, janë moda që mbizotëron. Në shumë raste përgjimet kanë qenë fillesa drejt provave që kanë shkatërruar banda apo që kanë gozhduar banditë ordinerë. Shumë nga njerëzit e botës së nëndheshme janë zbuluar pikërisht nga ky mjet i pazëvendësueshëm hetimi. Por futja e këtij elementi në jetën e përditshme të politikës, e ka denatyruar vetë mjetin e përdorur. Nga koha e largët kur Doktor Berisha, një dashnor i apasionuar mbas përgjimeve, ra vetë pre e një audiopërgjimi, ato kanë shërbyer edhe për të rrëzuar fasada politikanësh. Në të njëjtën kohë kanë qenë pjesë e një lufte të vazhdueshme politike, ku palët pa prerë kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdorim të tyre në kundërshtim me ligjin. Sot gjithçka ka shkuar në ekstrem. Politika me çimka, siç e përbuzte dje me të drejtë ishkryeministri kur u bë viktimë e
saj apo ÇimkoPolitika tani që duket se po i shërben atij vetë, po e bën rregull përdorimin e tyre maksimumi për politikën e ditës dhe minimumi për interesa që janë më të vogla se një kokërr misri dhe më të padobishme se një kokërr rërë. Nëpërmjet përgjimeve janë bërë shantazhe për përfitime politike dhe pazare të vogla për vlera monetare të mëdha. Shembujt janë ulëritës. Të paktën tre dosje penale, shumë të ndjeshme për publikun, janë provat që provojnë këtë pohim. Dosja 339, përgjimet e së cilës janë tregtuar politikisht dhe financiarisht duke vrarë ndoshta përfundimisht mundësinë për zbulimin e të vërtetës, tashmë njeh kulmin e groteskut. Përdorimi i saj për shantazh të të gjitha formave, për pazare politike dhe përfitime monetare kanë shkatërruar thelbin e saj. Sot, është po aq i rëndësishëm sa identifikimi përfundimtar dhe ndësh-
kimi i fajtorëve, edhe hetimi profesional mbi mënyrën sesi është bërë vetë hetimi. Dosja tjetër me numër 184 që paralajmërohet vazhdimisht se do të dalë në skenë dhe së fundmi dosja Babale, kjo sagë e llumit tonë publik, dëshmojnë dhe njëherë aftësinë e pakufishme të segmenteve të shoqërisë shqiptare për të qenë jo pjesë e mëkatit që kërcënon, por vetë mëkati që duhet ndëshkuar. Fillimisht me përbuzje. E më pas, edhe me neveri dhe largim e distancim nga e keqja dhe vetë neveria që afron ëndrra për ta mbajtur syrin në vrimën e çelësit të kundërshtarit. Politika e çimkave me çimka dhe ÇimkoPolitika është trashëgimia e keqe e komunistëve që tundon fort sot demokratë e socialistë për ta përdorur ndaj njëritjetrit dhe për të neveritur më pas, të gjithë spektatorët e këtij spektakli të pështirë. Javanews.al
KULTURE
18 E diel, 31 MARS 2019
Rikthehet në skenë Yllka Mujo në rolin e mbretëreshës Herodia Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të ngjis në skenë më 13 prill dramën “Salome”, të shkruar nga Oscar Wilde. Premiera me regji nga Carlo Sciaccaluga iu është besuar aktorëve të njohur shqiptarë, por edhe disa të rinjve të këtij teatri. Puna për këtë dramë ka nisur prej disa ditësh dhe rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve të njohur, por dhe emrave të rinj të teatrit. Për dramën “Salome”, që do të jetë premierë në teatër aktorja Yllka Mujo vjen në rolin e mbretëreshës Herodia. Ndërsa Salome do të interpretohet nga aktorja Ermira Hysaj dhe Jokanan vjen i interpretuar nga aktori Vin Bejleri. “Salome” Një nga veprat që ka njohur suksesin në botë dhe në skenën tonë do të vijë nga regjisori Carlo Sciaccaluga, i cili dhe më parë ka qenë me veprat teatrore në këtë teatër. Tragjedia “Salome” është e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wil-
Teatri “Bylis” në qytetin e Fierit është gati për nisjen e një epoke të re. Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, shprehet se “nuk do të presim edhe shumë për të frekuentuar teatrin “Bylis””. “Shtëpia e artit të fjalës dhe emocioneve të forta tashmë është gati. Do të nisim së shpejti me ambiente krejtësisht të reja, sigurisht dhe me shfaqjet teatrore që na kanë munguar aq shumë”, tha Subashi. Godina e teatrit të Fierit iu nënshtrua gjatë këtij viti rikonstruksionit të plotë, duke bërë të mundur përmirësimin e kushteve për aktorët dhe artdashësit. Rikonstruksioni përfshiu ndërhyrje në fasada, ambiente të brendshme, ndriçim dhe foni. Teatri “Bylis” në Fier do të presë me një pamje të re artdashësit fierakë, që do të ndjekin shfaqjet e kësaj trupe. Teatri Bylis është krijuar në vitin 1971, ndërsa salla e tij ka një kapacitet për 480 spektatorë. de provokon emocione tronditëse dhe rrëqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome, Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia, gruaja e mbretit Herod, i cili vrau vëllain dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit që e dëshiron aq shumë
Salomenë, i kërkon dhuratë kokën e prerë të Jokananit. Vepra “Salome” është vënë në shumë skena të botës nga regjisorë të ndryshëm. Por dhe Ricard Shtraus ka kompozuar një opera me të njëjtin titull. Po ashtu dhe aktori i njohur hollivudian Al Pacino ka realizuar një film të mrekullueshëm, por nuk kanë munguar dhe të tjera projekte me këtë vepër.
Banesat karakteristike, magjia e qytetit të një mbi një dritareve Banesat karakteristike të qytetit të Beratit janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik. Këto banesa reflektojnë influencat e traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 të erës sonë. Kjo
Teatri “Bylis” gati të rihapë dyert
traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate, me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore. Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe
Berati quhet “qyteti i një mbi një dritareve”. Kompleksi i lagjes “Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve. Ka formën e një piramide, që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. “Mangalemi” është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gdhendura në dru e gurë, është emblema e Beratit. Ndërsa lagjja e Goricës, e zhvilluar që prej shekullit të 16-të është e vendosur përgjatë lumit dhe deri në kohët e fundit lidhej me Beratin vetëm nga një urë. Shumica e shtëpive kanë kopshte të gjera që i japin një karakter më rural. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.
Liam Neeson kërkon falje publike: Doja të vrisja një njeri me ngjyrë Liam Neeson iu ka kërkuar ndjesë fansave të tij, pas një deklarate të bërë javë më parë, ku tha se ka qenë i gatshëm që të vriste një njeri me ngjyrë, në shenjë hakmarrje për përdhunimin e një personi të afërt të aktorit. Në një deklaratë të lëshuar të premten, aktori tha:-”Gjatë këtyre javëve unë kam reflektuar dhe folur me shumë njerëz që janë lënduar nga rrëfimi im impulsiv, ku thashë se isha i gatshëm që të vrisja një njeri me ngjyrë sepse ai kishte përdhunuar një mikeshën time. Bëhet fjalë për 40 vjet më parë, ku gjatë një interviste rrëfeva atë që më kishte ngjarë”. Ai vazhdoi:- “Tmerri i asaj që i ndodhi mikeshës sime ndezi mendime të paarsyeshme në kokën time, që në fakt nuk përfaqësojnë personin që
unë jam. Duke u përpjekur t’i shpjegoj këto ndjenja sot, e humba atë pikë dhe lëndova shumë njerëz, në një kohë kur gjuha është aq e armatosur dhe një bashkësi e tërë njerëzish të pafajshëm u vunë në shënjestër nga aktet e zemërimit tim”. Neeson u përpoq të thotë se nuk është racist dhe se veprimet e tija kishin të bënin me nderin.
Shuhet regjisorja e njohur franceze Agnès Varda Regjisorja legjendare franceze, Agnès Varda, fituese e çmimit FIAF 2013 dhe Oscarit të Nderit 2017, është ndarë nga jeta në moshën 90-të vjeçare. Përkushtimi i saj për kinematografinë dhe ruajtjen e filmit kudo në botë do ti mungojë botës së kinemasë. Vetëm një vit më parë Akademia Evropiane e Filmit i dha shpërblimin për arritje jetësore, për punën e saj disavjeçare në film. Agnes Varda do të mbetet një nga figurat kryesore të historisë së artit botëror, sidomos me ndikimin e saj në Francë dhe Evropë. Filmi i saj i parë “La pointe Courte”, prodhim i vitit 1954, nuk është shfaqur shpesh po tregon një pjesë intime të jetës së saj dhe kështu asaj i dha epitetin e “gjyshes së erës së re filmike franceze”. Filmi i saj “Cleo from 5 to 7” ka marrë çmimin e kritikës në Festivalin e Kanës në vitin 1961. Filmat tjerë të njohur nga Varda janë “Lions love”, “One sings the other doesn’t”, “Jacquot”. Filmat e saj kombinojnë dokumentarin dhe trillimin. Gjatë karrierës ajo ka marrë çmimin Carosse d`Or në Kanë, dhe një Cesar Francez për filmin “The Beaches of Agnes”. Varda ka krijuar mbi 30 dokumentarë të shkurtër, ndërsa ka ekspozuar dhe ka bërë edhe disa instalacione artistike.
SHOWBIZ
19 E diel, 31 MARS 2019
Bebe Rexha çmend bashkatdhetarët dhe këndon shqip Bebe Rexha është një ndër ata emra që na ka bërë gjithmonë të ndihemi krenarë. Suksesi i saj po arrin majat, por ajo sigurohet ta kujtojë gjithmonë origjinën e saj shqiptare. Kur vjen puna për të folur shqip apo për të kërcyer vallen shqiptare, ajo është gjithmonë gati.Edhe kësaj radhe Bebe Rexha na ka surprizuar duke kënduar një këngë popullore shqiptare. Në një video, Bebe këndon në shqip siç nuk e kishim parë asnjëherë më parë.
Pesë këngëtaret më të pasura në botë Të bukura, të talentuara, të suksesshme, por edhe shumë të pasura. Këngëtaret njihen edhe për fitimet e tyre, por cilat janë pesë më të pasurat. Në krye të listës qëndron Madonna, vlera e pasurisë të së cilës vlerësohet të jetë 800 milionë dollarë (712 milionë euro). Ajo deri më tani ka shitur më shumë se 300 milionë kopje albumesh në mbarë botën dhe për këtë fakt ka hyrë në Librin e rekordeve të Guinnessit. Vendi i dytë është i rezervuar për këngëtaren latine, Gloria Estefan, që posedon një pasuri prej 700 milionë dollarësh (623 milionë euro). Përpos si këngëtare, ajo është edhe aktore dhe ka në pronësi disa restorante. Celine Dion, e cila ka
shitur më shumë se 220 milionë kopje albumesh në mbarë botën, me pasurinë e saj prej 662 milionë dollarëve (589.5 milionë euro) – është në vendin e tretë. Pasuria prej 510 milionë dollarësh (454 milionë euro) e bëjnë Mariah Carey që të renditet si e katërta në listën e këngëtareve më të pasura. Carey do të mbahet mend për mbi 200 milionë kopje albumesh të shitura. Këngëtare, aktore, sipërmarrëse, modele dhe 17 herë fituese e çmimeve Grammy, Beyonce është padyshim një nga artistet më të suksesshme. Pasuria e saj vlerësohet 450 milionë dollarë (400.5 milionë euro), mjaftueshëm sa për t’u renditur e pesta.
Tuna “mollë sherri” por Ermali dhe Rudina bëjnë paqe Rudina dhe Ermali patën një konflikt të vockël por e kaluan dhe dy ditë më parë Ermali shkoi tek Rudina për të promovuar filmin e tij të ri “Dy gisht mjaltë”. Shkak u bë Tuna. “A do shkosh tek Rudina” ishte pyetja që i bënte Ermali çdo të ftuari në “Xing me Ermalin”, duke qenë se askush nuk i thotë “Jo” një ftese nga Rudina. E vetmja që tha “Jo” ishte Tuna. Kur Ermali e pyeti nëse do shkonte tek Rudina, ajo i tha se nuk kishte ndër mend dhe për 20 vitet e ardhshme. Rudina pastaj shkroi një status të gjatë për Tunën ku e sqaronte se mllefi i saj ndaj Rudinës ishte për shkak të intervistës që Rudina zhvilloi me kunatin e Tunës, Robertin. Intevistë në të cilën Roberti nuk foli mirë për Tunën dhe tregoi të vërtetën e marrëdhënies së tyre. Në fund të statusit të Tunës, Rudina iu drejtua edhe Ermalit: Ermal, e do edhe ti një të vockël? E prej asaj dite, asnjë prej të ftuarve nuk iu bë më pyetja e famshme: A do shkosh tek Rudina?
Angelina Jolie mban fjalim në OKB, kërkon paqe në Afganistan Aktorja dhe aktivistja e emigrantëve, Angelina Jolie, ka mbajtur një fjalim për përfshirjen e grave në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan gjatë një takimi midis ministrave dhe diplomatëve në Kombet e Bashkuara të premten. Bisedimet e paqes midis zyrtarëve të SHBA dhe Talebanë filluan në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, disa gra frikësohen të kërkojnë liritë e tyre ngaqë forcat afgane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara përmbysën Talibanin në vitin 2001. “Në Afganistan mijëra gra kanë folur kohët e fundit në publik duke rrezikuar jetën e tyre për të kërkuar që të drejtat e tyre dhe të drejtat e fëmijëve të tyre të garantohen në bisedimet e paqes që deri tani nuk kanë mundësuar anjë prej tyre”, tha Jolie në një takim të mbajtur në OKB.
Endri Prifti: Policia ma mori makinën, vetëm se kisha pire tre birra! Endri Prifti ka kritikuar Policinë e Shtetit pasi e kanë kapur në gjendje të dehur. Këngëtari i njohur ka zgjedhur t’i drejtohet fansave përmes një video në Facebook ku thotë se ka pirë disa birra por ndalimin nga efektivët e policisë e konsideron të padrejtë. Prifti nënvizon se u ka ofruar para por nuk i kanë pranuar.
SPORT
20
E diel, 31 MARS 2019
Kurbinasit shënuan me Redon Xhixhën në fundin e ndeshjes, durrsakët i falen Shehut
Laçi i prish në fund “festën” Tiranës, Teuta fiton ndaj Kastriotit
SULMUESI
Balaj nuk i ndahet golit, pas kombëtares shënon edhe në Rusi Bekim Balaj po vijon të tregojë formë të mirë, teksa është kthyer në Rusi, tek skuadra e Akhmat Grozny, pas golit me Shqipërinë në Andorra. Sulmuesi kuqezi ka shënuar ndaj Spartak Moscoë në minutën e 9’-të duke zhvlerësuar golin e shënuar nga Luis Adriano më herët. Balaj mori një top para zone, falë gafës së mbrojtjes kundërshtare dhe si rrallëherë godet fort dhe saktë nga vija e 16 metrave duke e çuar topin në rrjetë. Asnjë mundësi reagimi për portierin kundërshtar që e sheh topin teksa shkon në rrjetë. Ky është goli i dytë pë sulmuesin shqiptar në kampionatin rus, teksa në fazën e parë ka vuajtur nga një dëmtim dhe shumicën e ndeshjeve e ka nisur nga stoli, por së fundi është kthyer titullar dhe të shënojë dy gola në dy ndeshje radhazi.
MBROJTËSI
Juventus mund me vuajtje Empolin e Veselit, vendos talenti Kean
Nga Rozalb Lika
T
euta është rikthyer te fitorja, që i mungonte prej më tepër se një muaji, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Kastriotit, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në “Niko Dovana”. Një gol i shënuar nga Shehu në fillim të pjesës së dytë, ishte vendimtar për skuadrën e Shkëmbit, që mori një 3-pikësh me mjaft vlera, në kuadër të garës për një vend në zonën europiane. Me këtë fitore “djemtë e detit” shkojnë në kuotën e 43 pikëve, duke u shkëputur me plot 5 pikë nga ndjekësja më e afërt, që tashmë është Flamurtari. Nga ana tjetër krutanët komplikojnë gjithçka sa i përket rrugës drejt mbijetesës, pasi dy rivalët e tyre
ZIKALTRIT
në këtë betejë janë shkëputur edhe më shumë. Një fund mjaft i hidhur për Tiranën në “Selman Stërmasi”, pasi Laçi ia doli t’u rrëmbejë barazimin me një gol të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, që gjithsesi pritet të pasohet me polemika të shumta. Bardheblutë gjetën golin e avantazhit në minutën e 45-të, me anë të Sentamu, ndërsa veçanërisht gjatë pjesës së dytë patën një sërë mundësish për të dyfishuar, përfshi këtu edhe një 11-metërsh, por nuk ia dolën të konkretizojnë në kuadratin e Selmanit. Arbitri kryesor, Kridens Meta akordoi 6 minuta shtesë, por loja u ndërpre sërish, pasi në mënyrën më të papranueshme, arbitri anësor mori një goditje në kokë, nga një send që fluturoi nga tribuna e stadiumit. Për këtë
arsye, arbitri la që të luheshin edhe 3 minuta të tjera, ndërsa pikërisht në sekondat e fundit, një shpërqendrim i mbrojtjes bardheblu bëri që të përfitonte Redon Xhixha dhe të shënonte golin e barazimit, në një kohë kur kurbinasit po luanin me një lojtar më pak. Festë për laçianët dhe tension për bardheblutë, të cilët rrethuan arbitrin Meta për t’i kërkuar llogari për kohën e shumtë shtesë, ndërsa ky i fundit mbylli takimin menjëherë pas golit të barazimit të miqve, duke mos lejuar që loja të riniste nga mesi i fushës. Me këtë barazim Tirana shkon në kuotën e 30 pikëve, 6 më tepër se Kastrioti, por tashmë e sheh veten në vendin e 8, pasi Luftëtari e ka parakaluar, duke shkuar në kuotën e 31 pikëve.a
Juventus rigjen rrugën e fitoreve në SeriaA, edhe pse pa Ronaldon dhe Dybalan. Bardhezinjtë triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Empolit, duke vuajtur shumë ndaj skuadrës ku luan edhe mbrojtësi Veseli. Allegri mori të tjera lajme të këqija para ndeshjes pas dëmtimi në nxemje të Dybala-s, i cili pësoi një tërheqje muskulore. Pjesa e parë ishte shumë e dobët për ekipin torinez, ndërkohë që në të dytën u futën me një tjetër ritëm në fushë. Allegri hodhi në fushë edhe Kean, i cili do të ishte heroi për bardhezinjtë. Sulmuesi 19-vjeçar shënoi golin e fitores në minutën e 72-të, pasi u shërbye mjaft mirë në zonë nga Mandzukic. Disa minuta më pas, ai shpërdoroi një tjetër mundësi të artë, por Juventusi do të merrte 3 pikët që i duhen për t’u shkëputur momentalisht në krye me 18 pikë më shumë se Napoli.
ZËVENDËS-TRAJNERI
Xhafa: Nuk jemi cinikë, shtesa ishte e tepërt! Zëvendës-trajneri i Tiranës, Erion Xhafa, ka folur pas barazimit ndaj Laçit të marrë në minutat e fundit me rezultatin 1-1. “Na vjen keq, pasi bëmë gjithçka mirë dhe e pësuam në fund sërish. Nuk duhej të ndodhte, pasi e kishim ndeshjen në dorë dhe gabuam aty ku nuk donim. Nervozizmi vjen nga 6 minuta shtesë. 6 minuta i shohim në kampionatet me VAR. Nuk e komentuam shumë, më pas nervozimi erdhi kur minutat kalonin dhe nuk po mbyllej ndeshja. Ne kemi parë në Shqipëri lloj-lloj manovrash, por ne nuk duhet të mendojmë këtë pjesë. Nuk besoj se një episod e vë repartin e mbrotjes në diskutim. Kemi ndeshje që jemi në ekuilibra. Te goli gabuam të gjithë si repart. Duhet të ishim më mirë si skuadër. Nuk mund t’i fajësoj lojtarët për një episod. Më vjen keq se nuk kemi cinizëm si skuadër. Aty ku duhet të jemi më të shtrënguar, gabojmë”.
Plas sërish tek Interi, Spalleti lë jashtë skuadër Icardin I
nteri sonte në mbrëmje luan një ndeshje të rëndësishme nesër në mbrëmje për zonën Champions, teksa në fushën e lojës me siguri që nuk do të jetë Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas nuk është grumbulluar nga Spalletti edhe pse zikaltërit janë në emergjencë në sulm pas dëmtimit të Lautero Martinez. “Për shumë arsye e kam parë si një lojtar të ri,
pasi nuk stërvitet prej shumë javësh me ne. Pikërisht për këtë arsye, duhet ta përfshijmë gradualisht në skuadër dhe për shumë gjëra që kam parë, kam menduar se ai nuk është gati të ndihmojë skuadrën në fushë. Ndaj vendosa që të mos e grumbulloj për ndeshjen e nesërme, ndërsa për takimet e ardhshme, do të bëjmë vlerësimet. Nga pikëpamja
e mënyrës sesi kemi punuar, natyrisht që e shoh skuadrën aty ku e kisha imagjinuar. Më pas natyrisht që mund të kishim kaluar në fazën tjetër të Championsit dhe ndoshta të ishim kualifikuar edhe në Kupën e Italisë, por këto mbeten momente të caktuara. Sa i përket të ardhmes, do të shihemi edhe sezonin e ardhshëm bashkë”, deklaroi Spalletti.
SPORT
21
E diel, 31 MARS 2019
LA LIGA Skuadra gjirokastrite fitoi 1-0 me një gol të shënuar dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Barcelona nuk di të ndalet, Messi shkëlqen me dopietë
Luftëtari befason Skënderbeun në fund, korçarët i ndal shtylla
Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit në La Liga pas fitores 2-0 të marrë në derbin e luajtur në shtëpi kundër Espanyolit. Skuadra e Valverde-s nuk e ka patur të lehtë të marrë tri pikët sot. Gjithsesi, fati i ka buzëqeshur vendasve, të cilët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 71-të me një ekzekutim perfekt të Messit të goditjes së dënimit, që u devijua në fund nga mbrojtësi Sanchez. “Pleshti” nuk u ndal me kaq, pasi një minutë nga fundi i kohës së rregullt, do të shënonte edhe golin e dytë me të majtën, pasi u shërbye në zonë nga Malcolm. Kjo ishte fitorja e 334-t në La Liga e Leo Messi-t, që ka barazuar legjendat Iker Casillas dhe Andoni Zubizarreta. Futbollisti argjentinas ka realizuar 40 gola gjatë këtij sezoni, duke e arritur këtë shifër për të dhjetin sezon radhazi. Barcelona kryeson La Liga-n me 69 pikë, duke qenë gjithmonë e më pranë titullit kampion.
BUNDESLIGË
Lewandowski i “shpëton” birrat Abrashit, Dortmundi rrëmben kreun
S
kënderbeu pëson një tjetër humbje të befasishme 1-0 nga Luftëtari. Një gol i sulmuesit nga Kenia, Dunga pak minuta para fundit të kohës së rregullt vendosi fatet e takimit, që mund të kishte shkuar shumë më ndryshe për korçarët. Ndeshja ishte e një niveli nën mesatar me të dy ekipet që nuk dhurojnë shumë në fushën e lojës, pasi dhe rastet në portat respektive mungojnë. Pjesa e parë nisi pa shumë ritëm dhe ishin lojtarët e Shehit ata që u munduan të shihnin më shumë drejt portës kundërshtare. Në fundin e pjesës së parë traversa i tha jo golit të mbrojtësit Kaba Sambou pas një harkimi nga këndi. 45-minutat e para mbyllen me porta të paprekura, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, vendasit nisin sulmin drejt portës kundërshtare. Shehi hodhi në fushë fillimisht Krasniqin dhe
PREMIER LEAGUE
më pas Bregun por as prania në fushë e ishit të madh të kësaj sfide. Bregu në fakt i shkoi shumë afër golit por shtylla u mohoi festën korçarëve pas ekzekutimit perfekt të sulmuesit vlonjat. Atë që se bëri dot Skënderbeu e bëri ekipi i Ahmatajt në minutën e 88të, duke gjetur golin e avantazhit. Një top i gjatë nga mesi i fushës gjen të pavendosur si duhet mbrojtjen e Skënderbeut. Aleksi e kontrollon mirë pas shpinës së Vangjelit dhe e fut drejt qendrës
për Dungën. Sulmuesi nuk e ka të vështirë ta çojë sferën në rrjetë. Luftëtari mori një fitore jetike në garën për mbijetesë ndërsa Skënderbeu humbi një shans të shkëlqyer për t’u afruar me vendin e 3-të. Skuadra korçare ndërkohë rikthehet në krizë pas fitores ndaj Kukësit, duke vendosur në dyshim edhe pozicionin e Orges Shehit, i cili rrezikon pozicionin e tij për shkak të rezultateve të shumta negative.
Luftëtari-Skënderbeu 1-0 Shënues: Dunga 88’ Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Ymeraj (Chanti 77′), Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj. Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Dita, Kaba Sambou, Pëllumbi, Muzaka, Taipi, Kurti, Gripshi, Pervan (Krasniqi 57′), Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi Gjyqtar: Kreshnik Cjapi Kartonë të verdhë: Koconis 30’, Rapa 86′ / Taipi 40’, Sambu 80’
Amir Abrashi nuk do të paguajë birra për shokët e tij këtë fundjavë. Skuadra e mesfushorit të kombëtares sonë, Freiburg ka arritur që të ndalë Bayernin në një barazim 1-1, teksa Amiri kishte premtuar birra vetëm nëse fitonin. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Freiburg-un, që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 3-të. Pas një aksioni të bukur në krahun e majtë, Lucas Holer godet mjaft mirë me kokë duke mos i dhënë asnjë start reagimi portierit Neuer. Bayerni reagoi menjëherë, teksa në minutën e 21-të, i përhershmi Robert Lewandoëwski shënoi me një veprim të bukur akrobatik brenda zonës. Skuadra e Niko Kovac nuk arriti që të shënonte më deri në fundin e kohës së rregullt, duke humbur edhe vendin e parë në renditje pas fitores 2-0 të Dortmundit ndaj Wolfsburgut. Pablo Alcacer shënoi dy gola në kohën shtesë duke i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.
TRAJNERI
Shehi: Sulmuesit tanë bëjnë si puna e lopës! City mund lehtësisht Fulhamin Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehu u shpreh i zhgënjyer nga pësimi i golit në minutat e fundit nga ekipi i tij në humbjen minimale 1-0 dhe ruan kryesimin e renditjes ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. “Vazhdojmë të përsërisim po të njëjtat Manchester City vijon rrugëtimin fantastik në Premier League duke arritur fitoren e 7-të radhazi. Skuadra e Pep Guardiolës triumfoi 2-0 në transfertën ndaj Fulhamit. “Qytetarët” e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të. Bernardo Silva me një veprim të bukur lëshon një goditje të fortë në portë, duke gjetur rrugën e rrjetës. Në minutën e 27-të, City përfiton nga një tjetër gabim në mbrojtjen e Fulhamit, duke realizuar edhe golin e dytë me të përhershmin, Sergio Aguero. Sulmuesi argjentinas është një “vrasës” i vërtetë në zonë, pasi me një lëvizje të bukur arrin që të shmanget mes mbrojtjes vendase dhe më pas e ka të thjeshtë për të shënuar. Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiola ul ndjeshëm ritmin, duke mbrojtur rezultatin, duke mbajtur yjet sa më të freskët për ndeshje e ardhshme. Manchester City ruan kryesimin me 77 pikë, 1 më shumë se Liverpooli, ndërkohë që Fulham, mbetet në vendin e parafundit.
gjëra. Të marrësh një gol në atë mënyrë nuk arrij ta konceptoj dot. Është një humbje që na vështirëson shumë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Atë që kërkuam nuk e interpretuam mirë. Se kuptoj si mund ta pësosh atë gol që pësuam. Jemi skuadër me kontingjent të cunguar. Lojtarët me eksperiencë aq janë. Sot munguan Radas, Abazi, Sibo. Arritëm të bënim formacion me shumë arnime. Thirrëm një mbrojtës nga të rinjtë se nuk kishim kontingjentin e duhur. Goli nuk na dhemb nga minuta, por nga mënyra si e pësojmë. Është shumë e dhimbshme. Nga mënyra si e ndërtuam lojën, menduam të fusnim Oto Xhon në sulm, për të marrë thellësi. Sulmuesit tanë kanë mangësi, krijojnë shumë dhe e bëjnë si puna e lopës, duke shpërdoruar shumë”, deklaroi Shehi.
SHENDETESI
22 E diel, 31 MARS 2019
SEMUNDJA
Cilat janë shkaqet e dhimbjes së fytit, rekomandimet për kurimin e tij
D
himbja e fytit zakonisht është shenja e parë e një ftohjeje. Mirëpo, dhimbja e fytit nga ftohja zakonisht përmirësohet ose kalon pas një ose dy ditësh. Ndërkaq, mund të shoqërohet edhe me rrjedhje nga hundët dhe kongjestion (zënia e hundëve). Infeksioni i fytit me streptokok (faringjiti streptokoksik) është një tjetër shkaktar i dhimbjes në fyt. Në këtë rast, dhimbja është më e madhe dhe qëndron më gjatë. Tonsiliti është një inflamacion i dhimbshëm ose infeksion i tonsilëve (bajameve) - masa indore të lokalizuara në pjesën e pasme të fytit. Ftohja dhe fyti Dhimbja e fytit mund të shkaktohet nga viruset ose bakteret. Shkaktarët më të shpeshtë janë viruset, me ç'rast dhimbja e fytit mund të shoqërohet edhe me simptomat tjera të ftohjes, si rrjedhje nga hundët, kollitje, sy të kuq ose të njomur dhe teshtitje. Shkaktarët tjerë të dhimbjes së fytit janë edhe duhanpirja, ndotja ose irritantët tjerë në ajër, alergjitë dhe ajri i thatë. Përveç dhimbjes së fytit, te ftohja përfshihen edhe këto simptoma: • Rrjedhja e hundëve • Teshtitja • Kollitja • Kokëdhimbje e lehtë • Dhimbje të lehta trupore • Temperaturë Edhe pse nuk ka mjekim adekuat për shërimin e dhimbjes në fyt të shkaktuar nga viruset e ftohjes, ekzistojnë mënyra që të ndjeheni më mirë. Pirja e lëngjeve të nxehta, shpëlarja me ujë të ngrohtë të kriposur apo marrja e barnave të caktuar, mund t'i
lehtësojë simptomat e dhimbjes ose etheve. Kur jeni të ftohur është me rëndësi që të pushoni mjaftueshëm, të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të pini shumë lëngje. Barnat kundër dhimbjes (acetaminophen, ibuprofen, naproxen) mund të lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga ftohja e fytit. (Aspirina nuk guxon t'u jepet fëmijëve për shkak të lidhjes me sindromën Reye - një çrregullim që mund të shkaktojë dëmtimin e trurit apo vdekjen). Spërkatësit dhe tabletat për zbutjen e fytit dhe 'mpirjen' e përkohshme të dhimbjes janë po ashtu të dobishëm për lehtësimin e gjendjes. Për lirimin e hundëve përdoren spërkatës që përmbajnë dekongjestivë nazalë.
Antibiotikët nuk duhet shfrytëzuar për trajtimin e viruseve të ftohjes dhe dhimbjes së fytit, duke qenë se ata janë të efektshëm vetëm kundër baktereve. Antibiotikët nuk kanë kurrfarë efekti mbi viruset. Faringjiti streptokoksik Dhimbja e fytit që shkaktohet nga infeksioni me bakterin streptokok, quhet laringjit streptokoksik. Infeksioni merret gjatë kontaktit me pështymën e personit të infektuar apo sekretet nazale. Është më i shpeshtë te fëmijët e moshave, ndërmjet 5-15 vjeç, por mund të haset edhe te të rriturit. Faringjiti streptokoksik mund të shkaktojë sëmundje më serioze, siç janë ethet reumatike (sëmundje që mund të dëmtojë valvulet e zemrës). Prandaj ësh-
të shumë e rëndësishme që të merret mjekimi i duhur që zakonisht zgjat 10 ditë. Simptomat e faringjitit streptokoksik janë zakonisht më të rënda se ato te dhimbja e fytit e shkaktuar nga ftohja, dhe mund të përfshijnë: • Dhimbje të vrullshme të fytit • Humbje të apetitit • Gëlltitje të dhimbshme • Tonsilë të kuq me njolla të bardha • Temperaturë dhe ethe Diagnostikimi i saktë i këtij infeksioni bëhet me anë të testit të streptokokut, i cili tregon praninë e bakterit në fyt. Trajtimi i faringjitit streptokoksik bëhet me anë të antibiotikëve, të cilët shkatërrojnë bakteret që e kanë shkaktuar infeksionin. Penicilina dhe amoksicilina janë antibiotikët më të shpeshtë që përdoren për mjekimin e dhimbjes së fytit të shkaktuar nga streptokoku. Ndërsa te njerëzit që janë alergjikë në penicilinë, jepen antibiotikë tjerë. Kërkoni ndihmë mjekësore, nëse ndodh që pas terapisë së ordinuar të mjekut shfaqen simptomat e mëposhtme: • Temperaturë dhe ethe, një ose dy ditë pasi jeni ndier më mirë • Nauze ose vjellje • Dhimbje veshi • Kokëdhimbje • Skuqje lëkure • Kollitje • Ënjtje të gjëndrave • Dhimbje nyjash • Frymëzënie • Urina e errët, ekzantema ose dhimbja në gjoks (mund të shfaqen tri apo katër javë më vonë). Tonsiliti
Ndonjëherë dhimbja e fytit shkaktohet nga tonsiliti, një inflamacion i bajameve që mund të shkaktohet nga viruset ose bakteret. 'Puna' e tonsilëve (bajameve) është që të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve, mirëpo edhe ato mund të infektohen. Nëse ndodh kështu, atëherë rezultati është tonsiliti dhe dhimbja e fytit. Krahas dhimbjes së fytit, te tonsiliti ënjten bajamet te të cilat mund të ketë njolla të bardha ose të verdha të shpërndara. Simptomat tjera, janë: • Erë e keqe e gojës • Temperaturë dhe ethe • Ndryshime të zërit për shkak të ënjtjes • Gëlltitje e dhimbshme • Ënjtje të gjëndrave limfatike në qafë Nëse infeksioni i tonsilitit është bakteror, atëherë përdoren antibiotikët, ndërsa nëse infeksioni është viral, atëherë antibiotikët nuk ndihmojnë. Rekomandimet • Te cilido infeksion i fytit, rekomandohet: • Pushim i mjaftueshëm • Konsumim i sasive të mëdha të lëngjeve • Konsumim i ushqimit të butë dhe të lëngshëm • Shmangia e ushqimeve të forta dhe pikante • Përdorimi i avullit • Shfrytëzimi i barnave kundër dhimbjes, temperaturës dhe inflamacionit Në rast se infektimi i bajameve ndodh shpesh në mënyrë të përsëritur ose nëse bajamet pengojnë gjumin dhe frymëmarrjen, atëherë mjeku mund të rekomandojë tonsilektominë (ndërhyrje kirurgjike për largimin e bajameve).
e rëndësishme që konsumi i mollës të kthehet në një zakon. Fëmijëve t'u jepen mollë të vogla ose të prera me kubikë apo feta, në mënyrë që ata t'i hanë vetë, duke fituar kështu edhe një farë autonomie. Ndryshe nga
ushqime të tjera me vlera antioksidante, molla nuk krijon probleme nëse konsumohet e gjallë apo jo, prandaj ajo mund të përdoret edhe e pjekur në furë apo si shoqëruese e ushqimeve të tjera.
SPECIALISTI
Si të shfrytëzohen sa më mirë vlerat e mollës
M
olla përmban dy sub stanca të fuqishme që mbrojnë shëndetin: flavonoidët pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze, ndërsa proantocianidinat ndihmojnë sistemin imunitar. Kësisoj, kombinimi i këtyre dy antioksidantëve e bën mollën një ushqim, veç vlerave të saj të shumta pozitive për organizmin, ka edhe një potencial të madh për parandalimin e kancereve. Sipas një studimi, molla është një
frut shumë i mirë për parandalimin e disa lloje kanceresh. Për të shfrytëzuar sa më mirë vlerat antioksidante të mollës, këshillohet që ato të lahen mirë e të konsumohen pa ua hequr lëkurën, duke shfrytëzuar të gjithë përbërësit e tyre ushqimorë, meqenëse flavonoidët (substanca që ndikojnë në ngjyrimin e disa luleve, frutave dhe bimëve) janë të përqendruara në lëkurën e tyre dhe pikërisht në pjesën më të jashtme të
mishit të frutit. Molla mund të përdoret në çfarëdo ore të ditës, por për të shmangur ngrëniet e tepërta të ushqimit, mund të merret edhe midis vakteve, pasi ajo ndihmon për shuarjen e urisë, gjë që ndihmon gjithashtu edhe për reduktimin e ngrënies së tepruar gjatë vaktit. Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh në efektin e mollës për parandalimin e kancereve është konsumi i tyre i rregullt, pra, është
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 6. Mbijnë si ato... pas shiut. Ka nga ato ushqyese dhe vdekjeprurëse 10. Pareli i madh. Ai rri në mes milionerit bilionerit 11. Fjali e shkurtër, që shpreh një mendim të plotë, të figurshëm e të mprehtë 13. Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh 15. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 17. Vegël muzikore popullore: një rreth i hollë prej druri, me disa pafta teneqeje, që është i mbuluar nga njëra anë me lëkurë të tendosur 20. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 22. Lojë zbavitëse që ti po bën tani 26. Njësia monetare bazë e shtetit shqiptar deri me 1946 27. Cohë mëndafshi a pambuku me push të gjatë e të butë 28. ... PORADECI (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik më përfaqësuesi i letrave shqipe. Lindi ne Pogradec në një familje zanatçinjsh 30. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 31. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 32. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 35. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 36. Dervish bektashi 37. Për rolin e saj në filmin Gone with the Wind, Hattie McDaniel u bë afrikano-amerikanja e parë që fitoi ... 40. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 42. Pa... kadegorizohet edhe tradhtia 43. Ai që ka të njëjtin emër me një tjetër, njëemërsh, emnak 45. Punonjëse e shërbimit mjekësor, mbikqyrëse e shtatzanisë dhe bebes 47. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 48. Që përdor dredhi për t'ia arritur një qëllimi, dhelparak 49. Unë marr hakun e një pune a një shërbimi 51. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 52. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 53. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 54. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 55. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 56. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 58. Shtyp për ta përhapur një libër, një gazetë, një shkrim etj 61. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 63. Shkenca që studion ndërtimin e formën e organizmave të gjalla 64. Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në natyrë 65. Pasuri që një pronar ia jepte
E diel, 31 MARS 2019
Nga Albert VATAJ
dikujt për ta shfrytëzuar, me kusht që të merrte prej tij një taksë 67. Partia Republikane, inicialet 69. ... është krahinë malore në rrethin e Korçës. 72. Shkresë, që e lëshon një zyrë për të dëshmuar vërtetësinë e një fakti ose të një veprimi zyrtar 73. Kafshë mitologjike që përfytyrohej si një qen i egër me tri kokë, i cili ruante hyrjen e botës tjetër 77. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 79. I mirënjohur i muzikës, ... Simaku, ka kompozitor muzikën e një ser filmash 81. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 82. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxehtët e verës 84. Lëng i trashë veshtullor, me ngjyrë të errët, që nxirret nga kullimi i naftës dhe përdoret si lëndë djegëse 85. Nxënës i shkollës së mesme ushtarake 87. Zhurma e zërave të njerëzve që flasin nëpër dhëmbë ose me zë të ulët, murmurimë 88. Aleanca Kuq e Zi 89. Dera ka .... edhe dritarja ka P. 90. Pohim me shkrim ose me gojë, që bën dikush për të vërtetuar diçka 92. Kryeqyteti i Arabisë Saudite quhet 93. Lloj kërpurdhe që rritet në dru, përdoret për të ndezur me uror cigaren 94. Nuk e marr diçka nga vendi ku është
95. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 98. Qeli shumë e vogël në burg, zakonisht për një njeri që mbahet i veçuar nga të tjerët; burg 100. Sipas besimit mysliman ai është Ademi dhe i përket mëkatit të zanafillës 101. Në logjikë, metoda e të nxjerrurit të një ligji të përgjithshëm nga rate të veçanta që provohen të vërteta 105. Partia Levizja e Legalitetit 106. Kur fut dikë a diçka në ujë 107. Të mbathura leshi a pambuku, të trasha e të gjata deri në fund të këmbëve 109. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 111.I heq të drejtën e pronësisë dhe vetësisë, një individi, ose një grupi me anë të mekanizmave ligjore 116. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 117. I tillë është ai që nuk është i zoti për diçka 118. Që ka ngjyrë kafe të çelur në të trëndafiltë a në të verdhë VERTIKALISHT 1. E bezdisshme, që zë shumë vend dhe nuk mund të përdoret dot me lehtësi 2. Pronë tokë e trashëgueshme e feudalëve ose e çifligarëve 3. Maja e një plage që ka zënë qelb 4. Tirana, e kishte targën e makinave ... 5. Miratimi ose e drejta që i jepet dikujt për të bërë diçka, por edhe ... lindje, ... e zakonshme, etj. 7. Iki pa leje dhe fshehurazi
nga ushtria, nga vendi i shërbimit luftarak ose nga fusha e betejës 8. Josip ... Tito, ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980 9. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 12. Që ka ngjyrë qielli të mbyllur. Flamuri i BE dhe ai i PD është ashtu 14. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 16. Stil në artin e sidomos në arkitekturën e shekujve XVI-XVIII 18. Shitja e një pasurie ose e një sendi botërisht 19. Rënkoj thellë e psherëtij, kur kam një dhimbje a një vuajtje të madhe shpirtërore. 21. Arkitekt ... (1570-1650) mjeshtër i arkitekturës klasike osmane, u radhit ndër ndihmësit më të afërt të arkitekt Sinanit 23. Karrocë e hapur, zakonisht me katër rrota, e tërhequr prej kuajsh 24. Aktorja ... Jani, spikat në telenovelën, "Njerëz dhe Fate" (2002-2003), "Nata pa hënë", "Ishte koha për dashuri" (2004), etj. 25. Komuna e Preshevës, vendlindja dhe mbiemri i Idrizit të luftës për bashkim kombëtar 29. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 31. Pjesë e veçuar, e ngritur anëve të platesë në sallën e një teatri a kinemaje 33. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 34. Korniza e derës a e dritares 35. Super kompjuteri IBM Deep Blue mundi për herë të parë
naut rus 65. Lëkurë kafshësh që përdorej për të shkruar 66. Mbulesë në trajtë gjysmërruzulli. Veprat e kultit dhe të tjera baroke shquhen për të tavan të tillë 68. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 70. Astrit ... u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit 71. Kohëmatës. E mbajmë në dorë, në murë, në tryezë. 74. Pëlhurë pambuku pak e ashpër 75. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 76. Partia Aleanca Popullore 78. Emri ... Gërvalla, veprimtar, atdhetar shqiptar, vdiq më 17 janar 1972 80. MITRUSH ... (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes 83. Qesh e luaj, dëfrehem i shkujdesur; ngacmohem o zbavitem me dikë 86. Përkthyes që zakonisht bënte përkthime me gojë. Një lloj rrëfimtari dhe ndjekësi këmbakëmbës i një personi 88. Von Netshajm ..., okulist, mjek dhe filozof gjerman (14861535) 91. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 96. Aty ndizet zjarri brenda shtëpisë, por moderniteti e ka futur edhe si tendencë 97. Pulë deti; zogu i pulës së detit quhet edhe ashtu 98. Ka të tillë çdo sipërmarrje e madhe biznesi ku diskutohen problematikat 99. Ajo gjë që përbën natyrën a thelbin e diçkaje, thelbi, qenësia 100. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 102. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 103. Mënyrë e shtypit të sheshtë. 104. Që i përket periudhës së Greqisë dhe të Romës së Vjetër 108. Mjegull e hollë që vesh majat e maleve në verë ose në vende të ulëta kur ndërron moti 110. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 112. Dakord në gjuhë universale 113. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 114. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 115. Banka Botërore
mjeshtrin e shahut Garry ..., ka ndodhur më 10 shkurt 1996 36. Aftësia që ka njeriu për të njohur e për të kuptuar botën që e rrethon dhe vetveten 38. Nga amatorët e llotosportit shënohet me X 39. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta 41. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 44. Të qenët absurd, karakteri absurd i diçkaje 45. Armë zjarri automatike e fuqishme 46. Që përllogaritet në rrafshin horizontal; i gjatësisë 50. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 57. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 59. Marrje pushtetit me dhunë. Ajo ushtarake është më e njohura 60. E vendos dikë a diçka në një vend 62. Boris ..., fizikanë dhe astro1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
K E
3
4
B
P 8
A
9
P
5
K
6
Z
7
11
M A R
A N
G O
F
V
10
Z
Z
D
12
E
13 15
N K
E L
E A
S
S
Z
L
B
17
L
U
K
R
20
C 23
A
Z
Y T
N E
I
V I
C R
N
N
I 26
C U
R R
I
27
28
L
L A
E
B
S
L
K
A T
34
B Z
U
I
H
P
M
U
E
P
T
39
E
Z U
S
L L
I
T
36
M O N
E D
U
L
S
44
O
M
45
H
K
Z
O
46
S
I
51
47
L
D
N
49
M U R
D
H
B
A
L
J
A
58
P
H M I
50
M U
R I
M ¸
S
F
K
I
P
I
L
O
S
M ¸
A R
A
56
E
E
N E
E
59
D U
A R
A R
F
F
R
60
T E
I
P B
J
R
T
E
A
R
E N
A
A
O
68
K
Z
U
I
69
I
P P
E T
˙
U N
O
S
C
E
M 85
O T
B
A R
K I
P
E S
E
G
R
K
O
G
A
A
L
P 74
O
V
E L
A
Y
J
A
I
K
M I
S
R
P
I
N A
C I
87
E
B 75
E T
U L
L J
83
L A
Y 86
T
O P
80
B
82
D
84
66
Z
¸
I 79
L
S 81
I
I 73
R
78
L
T
72
D 77
A M F
K
C
70
A
71 76
M
63 65
L O
O
T
62
A L
64
I
T
57
B
61
A B
A
88
¸
R
H ¸
89
90
A 91
A
43
E S
53 55
K
48
O
52
54
67
H ¸
40
R
42
R
R
O M R
35
U K
38
A
T
P
A R
O
41
O
F
E 29
J
32
I
33
L
S
U
A
22
M
O
N
P 16
O K
19
31
B D
37
L
A S
25
D I
30
A
18
K
21
24
P
A
A M E
14
M I
J
¸
92
P
G
O
R
K
E
R
G
O
T
N
A
I
R
N
T O
A
O N 93
O
95
A
˙
T
D
I
94
K
L
97
E
N G
E L
M U H
A X
H I
R
99
D E
F
T
E S
A
E
100
101
M I
K U
I 104
C
105
A
110
V ¸
106
L
L
U C
I
¸
103
R ¸
E 107
A
K
N
¸
E
N
102
R O
O
108
J
O
N
S
T
I
T
O
L E
E
O
113
Y
P
Q
E R
T ¸
114
S
D
109
M ¸
111
112
M T
A
96
H
98
I
S
Z A
H M E T
O
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E diel, 31 MARS 2019
Presidenti Ilir Meta: Të rinjtë të jenë pjesë aktive e kauzave sociale
P
tepër që këta të rinj sot dhurojnë vullnetarisht gjak. “Studentëve që studiojnë në Institutin tuaj, ju uroj shumë suksese në profesionet që kanë zgjedhur. Jam i bindur, që zgjedhja e tyre për të studiuar në një shkollë profesionale, do t’i ndihmojë të futen sa më shpejt në tregun e punës dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit tonë.” – theksoi Presidenti
i Republikës. Duke ripërsëritur apelin publik për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve që të
residenti i Repub likës, Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Instituti Profesional “ATC” në kuadër të nismës së ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”. Gjatë kësaj seance ndërgjegjësuese të dhurimit të gjakut, Kreu i Shtetit theksoi se ndihej i lumtur që ndodhej në një Institut Profesional ku ofrohen kurse të formimit në profesione si mekanikë, disenjatorë, ekspertë të teknologjisë informatike e kuzhinierë dhe për më dhurojnë gjak e të shpëtojnë jetë njerëzore në shenjë humanizmi e soli-
dariteti, Kreu i Shtetit falënderoi drejtuesit e shkollës, që krahas procesit mësimor, përfshijnë të rinjtë e të rejat në kauza të tilla me rëndësi humane si dhurimi i gjakut. “Është thelbësore që të rinjtë tanë profesionistë të jenë pjesë aktive e kauzave të tilla, sepse energjia dhe dedikimi i tyre ndihmon në realizimin e objektivit tonë për 100% dhurime vullnetare. Ne ndihemi krenar për të rinjtë tanë, që studiojnë në universitete të ndryshme të vendit, që me shumë përgjegjshmëri i përgjigjen thirrjes për të dhurur gjak e për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë, atyre që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale apo që pësojnë aksidente.” – u shpreh Presidenti Meta.