www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Meta: Vizitoni Plavën dhe Gucinë, PERLAT e natyrës E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 182 (8313)
E premte, 3 Gusht 2018
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Alpet Shqiptare, vise të jashtëzakonshme dhe hyjnore
Në foto: Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në zonën e Plavës dhe Gucisë në Mal të Zi dhe në Alpet Shqiptare DEBATI
AKUZAT
Belind Këlliçi: Rama u mësoi të rinjve në Jalë se si të vjedhin
PD: Qeveria mashtron. DASH kritikoi Shqipërinë dhe për lojërat e fatit
FAQE 4
FORUM
FAQE 4
DEBATI
Ministri Pandeli Majko: Nga 1 janari heqim kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë
FAQE 2
FAQE 12-13, 24
INTERVISTË
ANALIZË
Rama si Berisha në Vasili: Jo lehtësira ‘93, ligji për avokatinë fiskale bixhozit. Rama po duhet hedhur në plehra shkatërron ekonominë FAQE 5
Nga Ylli Manjani
INVESTIMET NË TIRANË
Ndryshimi në ligjin Për Avokatinë, që partia-shtet bëri tani në fund të sezonit është anti-kushtetues dhe anti demokratik! Ligji në thelb vendos...
FAQE 9
Erion Veliaj: Bashkëpunimi qeveribashki, histori suksesi
FAQE 7
Daniel Serwer godet Thaçin: Shkëmbimi i territoreve, fundi i shtetit të Kosovës
FAQE 11
POLITIKE
2
E premte, 3 GUSHT 2018
Replika në distancë/ Ministri i kundërpërgjigjet Gjuriçit: Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht
Majko në Prishtinë: Nga 1 janari heqim kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë
M
inistri i Diasporës, Pandeli Majo, ka zhvilluar një sërë takimesh në Kosovë. Majko ka vizituar Prekazin, vendin ku vdiq komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në këtë vizitë, ministri Majko u takua me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, Presidentin Hashim Thaçin, Ramiz Lladrofçi, e të tjerë miq. Gjatë takimit, Majko deklaroi nga Kosova se nga 1 janari 2019 do të nisë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ish-kryeministri Majko deklaroi se heqja e kufijve mes dy vendeve është një projekt i kryeministrit Edi Rama. Majko theksoi se kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka marrë vendimin në fjalë dhe nga 1 janari nuk do të ketë kufi mes dy shteteve. “Duhet të hapim kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri na tha që e ka marrë vendimin, më datën 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Majko mbrëmjen e së mërkurës në takimin në Skënderaj. Mediat në Kosovë gjatë ditës së djeshme raportuan se asnjë prej zyrtarëve të lartë të Prishtinës nuk e ka komentuar këtë deklaratë. Përgjigjja ndaj Gjuriçit Ministri për Diasporën, Pandeli
Majko ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë lidhur me heqjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një reagim të tij përmes rrjetit social “Face-
book”, Majko i është referuar deklaratave të forta të drejtorit të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Marko Gjuriç i cili i ka cilësuar deklaratat e Majkos
si të bezdisshme. Në këtë kontekst, Majko i kujton zyrtarit serb se Qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës e kanë marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona. “Dje (të mërkurën), në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më konfirmoi lajmin i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019. Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptueshme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin. Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në
festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona. Lexova që sot, Gjuriç, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin Serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”… Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht”- u shpreh dje në reagimin e tij, ministri për Diasporën, Pandeli Majko.
SHEFI I ZYRËS PËR KOSOVËN NË QEVERINË E SERBISË I PËRGJIGJET DEKLARATEVE TË MINISTRIT TË SHQIPËRISË
Gjuriç - Majkos: Enver Hoxha ka vdekur, bashkë me të Shqipëria e madhe Heqja e kufijve mes dy vendeve është një kërkesë e hershme e Prishtinës dhe Tiranës, por një hap i tillë nuk është sugjeruar nga ndërkombëtarët. Shqipëria dhe Tirana thonë se me këtë vendim lehtësojnë lëvizjen e lirë mes qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomik. Por në mjaft qarqe të vendeve të rajonit, një projekt i tillë shihet si bashkim mes dy ven-
deve. Serbia është shteti që e ka cilësuar një idetë të tillë si pjesë të planit për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Një shije të tillë u duk sikur shkaktoi tek fqinjët serbë ku nga Kosova, ministri shqiptar për Diasporën Pandeli Majko deklaroi se nga 1 janari do të nisë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kësaj deklarate i është përgjigjur edhe drejtori
PRESIDENTI I KOSOVËS
Thaçi: Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli sërish për mundësinë, siç e cilësoi ai, të korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjatë procesit të ardhshëm të dialogut. Këto komente, Thaçi i bëri pas vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës. Ai tha se përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e kanë shprehur vullnetin e tyre që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, prandaj, sipas tij, nëse ka pajtueshmëri në dialog, kjo pjesë do të mund t’i bashkohej Kosovës. “Kemi rreth 400 kilometra të kufirit me Serbinë
që duhet të shënjohen dhe pa demarkacionin me Serbinë nuk mund të përmbyllet procesi i shtetformimit dhe konsolidimit. Për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve, në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës serbe për ndarje të Kosovës. Ndërkaq, mendoj se është shumë e realizueshme, e pranueshme nga ana jonë, kërkesa e institucionalizuar e përfaqësuesve të Luginës së
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën. Nëse ka marrëveshje apo pajtueshmëri të dyanshme (në dialogun me Serbinë) askush nuk do të dilte kundër një marrëveshjeje të dyanshme, pra as nga Bashkimi Evropian, as SHBA apo NATO”, theksoi presidenti Thaçi. Sipas tij, korrigjim të kufijve do të ketë, por kurrsesi ndarje të Kosovës. Ai tha se pret që nga fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit dialogu të dinamizohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e SHBA-së.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili i ka cilësuar deklaratat e Majkos si të bezdisshme. “Enver Hoxha është i vdekur, ndërsa nga Shqipëria e madhe nuk ka dhe nuk do të ketë. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë asnjë kufi, por është kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe ky me një gjatësi prej 111 kilometrash. Siç thuhet edhe në
rezolutën 1244 ne kemi të drejtë të përdorim pikat kufitare pasi kemi edhe stafin tonë atje. Askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk shqetësohet për deklarata të tilla të bezdisshme që vijnë nga përfaqësues të ndryshëm shqiptarë çdo ditë. Kjo gjë po sjell shkatërrimin e përpjekjeve për të normalizuar marrëdhëniet në rajon”- deklaroi Marko Gjuriç.
KRYEKOMUNARI I SKËNDERAJT
Takimi me Majkon, Lushtaku: Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” nga takimi i mbrëmjes së të mërkurës së ish-kryeministrit Pandeli Majko me Presidentin Hashim Thaçin dhe të tjerë politikanë kosovarë. Majko shfaqet i buzëqeshur, ndërsa Lushtaku e shoqëron foton dhe me një dixNUMRI I KONTAKTIT:
hiturë. “Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin ak-
0697044477
tual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL”- shkruan Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skënderajt.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 3 GUSHT 2018
Meta: Vizitoni Plavën dhe Gucinë, PERLAT e natyrës
Përveç plazheve nga Shkodra deri në Ksamil, trojet shqiptar kanë një pasuri tjetër natyrore të pavlerësuar aq sa duhet. Është fjala për Alpet Shqiptare, një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të veriut të vendit dhe që historikisht dhe gjeografikisht përmbledhin shqiptarët e tre shteteve; Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Për nga relievi i veçantë, me lartësi që arrin deri 2694 metra me Malin e Jerzecës, për lumenjtë e rrallë dhe të kristaltë, për klimën dhe bimësinë e rrallë që rritet në këto zona, Alpet Shqiptare vlerësohen nga studiuesit e huaj si një vend unik jo vetëm në rajon, por edhe në botë. Është një nga vendet e vetme me potencial të jashtëzakonshëm turizmi në të gjitha stinët e vitit. Në zonën e Alpeve ka mundësi për turizëm dimëror, si pasojë e borës që nuk mungon asnjëherë. Mund të zhvillohet turizmi i aventurës për të apasionuarit pas alpinizmit dhe udhëtimeve. Mund të zhvillohet turizmi kurativ, për shkak të klimës së veçantë dhe ajrit të pastër, si dhe ushqimit natyral që nuk gjendet në asnjë vend tjetër. Mund të zhvillohet turizmi veror, për shkak të temperaturave që janë edhe më të përshtatshme se Alpet e Zvicrës, dhe lumenjve që gjenden në çdo luginë. Të gjitha këto janë arsye që tërheqin me mijëra vizitorë të thuaj, të cilët në përshtypjet e tyre në mediat ndërkombëtare i quajnë pa asnjë mëdyshje Alpet Shqiptare si më të bukurat në botë. Por veç llojeve të turizmit klasik, Alpet Shqiptare kanë një mundësi të jashtëzakonshme për turizmin kulturor dhe historik. Edhe pse shtrirja gjeografike është mes tre shteteve, Shqipëri, Mal të Zi dhe Kosovë, në fakt bëhet fjalë për një zonë të përbashkët që historikisht është banuar nga shqiptarë autoktonë. Në këtë mënyrë, Alpet janë historia e gjallë e shqiptarëve në këto treva, ku kultura dhe tradita
shqiptare ka mbetur e paprekur. Është një zonë mes tre shteteve që natyra e ka bërë përjetësisht të pandashme si perlën turistike të gjithë shqiptarëve. Ndaj dhe vizita në Alpe, për shqiptarët, nuk është thjesht turizëm tradicional, por një takim me historinë e vendit dhe bukuritë e jashtëzakonshme natyrore. Këto ditë në zonën e Alpeve Shqiptare, në Plavë dhe Guci të Malit të Zi ishte për vizitë kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta. Presidentit vizitoi nga afër bukuritë natyrore, si dhe u ndal në disa prej objekteve historike. Një nga ndalesat më të rëndësishme ishte ajo në fshatin Vuthaj, ku ndodhet dhe kulla 200-vjeçare e fisit Çelaj. Kreu i shtetit mori pjesë dhe në aktivitetin e përvitshëm që organizohet në Vuthaj, ku artistë nga shqiptarë nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe diaspora zhvillojnë festival folklorik të përmasave të mëdha. Duke vlerësuar bukuritë e jashtëzakonshme të kësaj zone, Presidentit Ilir
Meta u shpreh se është koha që shqiptarët nga të gjitha viset të njihen me këtë bukuri. Në fjalën e mbajtur në tubimin në Vuthaj, kreu i shtetit e cilësoi si hyjnore bukurinë e kësaj zone duke u shprehur se mundësitë e zhvillimit të turizmit këtu janë më të madha se në çdo vend tjetër. Kreu i shtetit bëri dhe një apel për shqiptarët, që vitet e fundit njohin si vende turistike vetëm zonat e Kaloshinës, Zhablakut dhe Mavrovës në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Ai tha se pasi shqiptarët të njohin Plavën dhe Gucinë do të kuptojnë se vendi më i bukur në botë është këtu. Presidentit theksoi se sot Alpet Shqiptare dhe zona e Plavës dhe Gucisë në Mal të Zi është më afër se kurrë, pasi distanca nga Tirana për në Vuthaj dhe fshatrat e tjerë shqiptarë është vetëm 3 orë. Rruga është shtruar e nivelit europian nga qeveritë Berisha dhe Rama. Kjo e fundit ka bërë shumë për zonën e Kelmendit. Në përfundim të vizitës së tij, kreu
i shtetit bëri dhe një apel për gjithë shqiptarët duke u sugjeruar të vizitojnë zonat më të bukura natyrore të Alpeve Shqiptare. "I ftoj të gjithë ata që nuk e dinë, se rruga nga Tirana në Vermosh është e shkëlqyer dhe ju mundëson që për rreth 3 orë të shkoni në Plavë e Guci, për të parë këto vise të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme dhe hyjnore!",- shkruan Presidenti Ilir Meta, në një mesazh në rrjetet sociale në përfundim të vizitës së tij në Plavë dhe në Guci. Është një apel që vlen edhe për institucionet që të kthejnë vëmendjen drejt turizmit në këto zona. Te Alpet Shqiptare natyra nuk ka kursyer asgjë duke i bërë më të rrallat në botët, duhet që vetëm institucionet të investojnë në projekte dhe strategji për ti kthyer në qendër të turizmit. Plava dhe Gucia nuk janë vetëm përla natyrore, por edhe histori kombëtare. Ata janë juridikisht në Mal të Zi, por shpirtërisht dhe kombëtarisht me Shqipërinë. Q.Xhani.
POLITIKE
4
E premte, 3 GUSHT 2018
Deputetja Fatbardha Kadiu: Qeveria mashtron. DASH kritikoi Shqipërinë dhe për lojërat e fatit
D
ekreti i pak ditëve më parë i Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për lojërat e fatit, ka ndezur një debat të ri politik mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike i kërkoi dje Ministrisë së Financave të sqarojë se pse biznesi i bixhozit është katërfishuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, se pse është lehtësuar nga taksat dhe pse prej 3 vjetësh shtyhet zbatimi i ligjit për mbylljen e tyre. Nga foltorja e selisë blu, ishte deputetja demokrate Fatbardha Kadiu e cila tha se qëndrimi i Ministrisë së Financave për këtë ligj është një mashtrim. Ajo deklaroi se ligji favorizon kompani të caktuara në fushën e lojërave të fatit. Një tjetër akuzë e PD ndaj qeverisë është dhe rritja kolosale e biznesit të kumarit në vend vitet e fundit. “Pikat e basteve janë katërfishuar, sepse qeveria e Edi Ramës ka vendosur të zgjerojë biznesin, me të cilin iu mburr shqiptarëve se do ta mbyllte. Në 2013 ato ishin 928, sot numri i tyre e kalon 4230 pika bastesh, bixhozi dhe kazinosh. Vetëm në vitin 2017, shqiptarët kane lënë
Lojërat e fatit, PD: Ky biznes u 4-fishua, kontrollohet nga Qeveria e Ramës
132 milion euro ne bixhoz. Kjo është e vërteta që Ministria e Financave, tinëzisht, po kërkon të mbulojë, duke kanalizuar aferën korruptive të lojërave të fatit në një diskutim teknik, pa u thënë shqiptarëve pse e shtyn zbatimin e ligjit prej 3 vjetësh”, tha Kadiu. Në vijim, PD akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama
dhe njerëzit e afërm të tij si persona të përfshirë në biznesin e kumarit. “Pushteti i Ramës nisi me reklamën e madhe të operacionit “Fundi i Marrëzisë”, me pretendimin se do të mbyllte kazinotë dhe biznesin e bixhozit nëpër të gjitha cepat e pallateve. Ky operacion përfundoi të ishte vetëm një marrëzi e pafund. Pi-
kat e basteve janë katërfishuar, sepse qeveria e Edi Ramës ka vendosur të zgjerojë biznesin, me të cilin iu mburr shqiptarëve se do ta mbyllte. Në 2013 ato ishin 928, sot numri i tyre e kalon 4230 pika bastesh, bixhozi dhe kazinosh. Vetëm në vitin 2017, shqiptarët kane lënë 132 milion euro ne bixhoz. Kjo është e vërteta që Ministria e Financave, tinëzisht, po kërkon të mbulojë, duke kanalizuar aferën korruptive të lojërave të fatit në një diskutim teknik, pa u thënë shqiptarëve pse e shtyn zbatimin e ligjit prej 3 vjetësh. E vërteta është se ndryshimet ligjore favorizojnë Lotarinë Kombëtare, kompani e cila do të përfitojë nga lehtësitë në taksim, njësoj siç përfitojnë bizneset e tjera të bixhozi që nga viti 2015. Ndërkohe që: biznesin e vogël e falimenton duke e futur në skemën e TVSH; fatura e ujit
është rritur me 40%; energjia elektrike është rritur me 30%; dhe çdo biznesi i janë shtuar shpenzimet me 23 %; i vetmi sektor ku qeveria bën lehtësira, që kur ka ardhur në pushtet, është sektori i bixhozit. Ka një arsye pse bixhozi sot është 4 fishuar: Ky është një biznes që kontrollohet nga familja e kryeministrit Edi Rama dhe krimi i organizuar me të cilin qeveris për të pastruar paratë e pista të drogës dhe korrupsionit qeveritar. Departamenti i Shtetit e ka futur Shqipërinë në lisën e zezë të vendeve kryesore të Pastrimit të Parave për të dytin vit radhazi, ku një nga fushat kryesore, që Departamenti evidenton, janë lojërat e fatit. Partia Demokratike është e vendosur të shfuqizojë çdo ligj që ul taksat për biznesin e bixhozit”- tha deputetja e PD-së Fatbardha Kadiu.
DEPUTETI I PD-SË KRITIKA PORTALIT TË QEVERISË PËR SHQETËSIMET E QYTETARËVE
“Bashkëqeverisja”, Boçi: Portali i Ramës qenka për të sorollatur e përqeshur njerëzit Portali i bashkëqeverisjes me qytetarët i lançuar nga vetë kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë në qendër të kritikave nga opozita, referuar edhe dëshmive të qytetarëve. Një dëshmi e tillë është denoncuar paraditen e djeshme nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i përmes rrjeteve sociale theksoi se ky portal është shndërruar thjesht në një pikë shfryrje mllefi dhe jo zgjidhe e problemeve, siç komenton kryeministri dhe vartësit e tij. Në këtë rast, deputeti demokrat Boçi i referohet rastit të mësuesve që kërkojnë sipas ligjit, paratë e transportit. “Përqeshja e bashkëqeverisjes - I hapur me bujën e zakonshme që Rama u jep veprimeve të veta,
portali i bashkëqeverisjes është shndërruar thjesht në një pikë shfrimi, ku qytetarë të ndryshëm nxjerrin mllefin e tyre për hallet e problemet e pafund, pa gjetur asnjë zgjidhje. Sepse në anën tjetër të tij janë qeveritarët, që qeshen, përqeshen e bëjnë gallatën e radhës me njerëzit. I shkruajnë hartime me cinizëm hallexhinjve, se filan ligj, kollan maliq, X paragraf, Y shkresë me numër 123, 122, 132,….., i pengon. Ose i thonë me tallje: “Problemi juaj është i drejtë, por ju s’keni të drejtë”. Ose e kalamendin në zyra pa fund: “Do shkosh tek zyra majtas, pastaj korridori djathtas, pastaj ndërtesa afër rrugës, aty është një njeri me kapele, kati i …..”, derisa njeriu i shkretë e le gjithçka
në mes. Kështu i ndodhi dhe mësuesve që kërkojnë sipas ligjit, lekët e transportit. Mirë që rroga nuk i rrisin, por nuk i japin dhe mundin që i takon. Dhe e dini cila është përgjigja përqeshëse e portalit? Nuk ju paguajmë sepse Ministria e Arsimit ka humbur gjyqet për pushimet e padrejta të mësuesve nga puna!!? (shkresa në foto). Hajde tallje hajde!!! Se ç’lidhje ka paaftësia e kësaj ministrie me mësuesin e shkretë që rropatet për ato pak lekë, hajde gjeje. Por portali për këtë punë na qenka: Për të sorollatur e përqeshur njerëzit. Sipas qeverisë: Me mbajt njerëzit me gajret, se për zgjidhje askujt s’i pëlcet”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.
KREU I FRPD-SË
Këlliçi: Rama u mësoi të rinjve në Jalë se si të vjedhin përmes tenderave dhe PPP-ve
Kreu i të rinjve të PD-së Belind Këlliçi komenton takimin e së mërkurës që kryeministri Edi Rama zhvilloi me të rinjtë socialistë në Akademinë Verore në Jalë. Përmes rrjeteve sociale, Këlliçi u shpreh se leksioni që Rama iu dha të rinjve ishte se si të vjedhin përmes
tenderave dhe PPP-ve. “Rama u mbajti dje leksion të rinjve, në “Akademinë Politike të shkuma party” të FRESSH, se si të vjedhin me tendera dhe PPP, si ta bëjnë Shqipërinë një vend armiqësor për investitorët e huaj dhe parajsë për krimin e trafikun e drogës. Këtë fakt e konfirmoi së fundmi Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Gjykata Europiane e Auditit, një nga institucione më të larta
në BE, që thotë se Edi Rama ka dhënë 30% të tenderave publike me vlerë rreth 250 milion euro, pa garë! Rama në fakt u ka shpjeguar në detaje të rinjve edhe se cilat janë kriteret që ata duhet të përmbushin për të kandiduar për kryetar Bashkie, për t’u bërë deputet apo emëruar ministra. Siç ka dëshmuar në këto 5 vite, kriteri mbi të cilin Rama ka përzgjedhur të besuarit e tij është vetëm skeda e
tyre kriminale dhe korruptive. Sot Shqipëria ka dy ministra të brendshëm njëri pas tjetrit të lidhur me trafikun e drogës, deputetë që ishin të dënuar për veprat më të rënda penale si vrasje, trafik droge, plagosje, shfrytëzim prostitucioni, vjedhje, etj. PS zgjodhi si Kryetar Bashkie individë me aktivitet të “spikatur” në fushën e krimit, të përfshirë në trafik droge e të dënuar për përdhunim në grup,
të cilët Edi Rama i mbrojti siç po bën me Tahirin dhe Xhafën. Edi Rama u tregoi të rinjve se si po i mbron nga vettingu gjyqtarët e prokurorët që mbrojnë krimin dhe korrupsionin duke dhënë provën konkrete dje me mbrojtjen e gjyqtarit që e shpalli të pafajshëm vrasësin e Kryekomisar Dritan Lamaj. Ky është morali i drejtësisë së Ramës; ata që nuk dënojnë vrasësit, trafikantët dhe të korruptuarit janë të denjë për institucionet e drejtësisë. Këto pra miq ishin leksionet dhe shpresa që Edi Rama u dha të rinjve ditën e djeshme në Jalë”- u shpreh dje kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.
POLITIKE
5
E premte, 3 GUSHT 2018
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Vendim i drejtë i Presidentit për rikthimin në Kuvend të ligjit për lojërat e fatit. Jo lehtësira fiskale bixhozit
P
ër Lëvizjen Socialiste për Integrim e konsideron të drejtë vendimin e Presidentit të Republikës për të rikthyer në Kuvend ligjin për “tatimin mbi të ardhurat”, duke shprehur rezerva për nenin 6 që trajton tatimin e lojërave të fatit. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një intervistë dhënë dje për “News 24” tha se me këtë vendim synohet që të rishikohet ligji, në mënyrë që të mos i krijohen lehtësira fiskale bixhozit. “Është një vendim shumë i drejtë i presidentit. Unë nuk kam pse bëj më shumë komente. Bëhet fjalë për një masë inkurajuese dhe jo dekurajues që vjen sot me këtë ligj, pasi nuk duhet të ketë lehtësira fiskale për bixhozin. Dua të rikujtoj se në 2013 ka patur një operacion të policisë, ‘Fundi i Marrëzisë’, në atë kohë Rama tha se askush nuk do ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar. Por shifrat aktuale flasin tjetër gjë”, u shpreh Vasili. Ndryshimet e ligjit për “tatimin mbi lojërat e fatit” u miratuan në muajin Korrik me paketën e re fiskale, ku tatimi mbi të ardhurat 15% nuk do të llogaritet mbi xhiron, por mbi të ardhurat bruto, duke zbritur shumën që ju shpërndahet lojtarëve fitues. Ndryshimi i fundit ligjor që është rikthyer për rishikim nga Presidenti Meta, u interpretua nga Financat si një saktësim për të harmonizuar atë me ligjin bazë të lojërave të fatit që u miratua në vitin 2015. Intervista e plotë Ka pasur një kthim nga zoti Meta të ligjit për tatimet ku pika kryesore e diskutimit ka qenë ajo e lojërave të fatit. Pse ky vendim kur ka qenë vetë Presidenti që e ka votuar këtë ligj në 2015? Është një vendim shumë i drejtë i Presidentit. Unë nuk kam pse bëj komente më të gjata se argumentimi që është bërë në kthimin e ligjit, për këtë ndryshim që ka ndodhur së fundmi kështu që referenca juaj është votuar apo jo është pa ndonjë vlerë të veçantë. Pasi bëhet fjalë për një masë inkurajuese jo dekurajuese që vjen sot për këtë ligj. Pra, do të thotë i krijohen, mundësi, hapësira dhe inkurajim i ri bixhozit për tu zhvilluar në Shqipëri. Kaq i drejtë është në këtë rast vendimi i Presidentit, saqë unë do t’ju jap vetëm disa shifra dhe pastaj ia lëmë publikut të na gjykojë për gjithë të tjerat. Në vitin 2013 ju e dini që ka pasur një operacion të jashtëzakonshëm të qeverisë i cili ishte akti i dytë pas aktit të parë që ishte firmosja e ligjit për mbeturinat nga kryeministri. Besoj i kujtoni më së miri. I cili dhe ai ligj u kthye mbrap-
Vasili: Pasi shqiptarët humbën shpresën për punësim, Rama po i shtyn dëshpërimisht drejt bixhozit
sht, sepse u kërkua importimi i tyre. Unë nuk do bëj as më shumë as më pak, por do citoj vetëm çka thënë Kryeministri në atë kohë për të qenë korrekt. Kryeministri thoshte: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”. Tani unë kam dhe një shifër tjetër. Ky kryeministër në atë kohë që mori këtë kredo kishte 928 pika të lojërave të fatit. Sot janë mbi 4130. Komentet e mia janë krejtësisht të panevojshme pasi të katërfishosh dhe të thuash që ky nuk do jetë kurrë e ardhmja e vendit flet vetë. Po ju jap dhe një shifër tjetër të dhënë nga mediat gjermane jo më larg nga sot. Pikat për numër të popullsisë, për banor në Shqipëri është një pikë për 700 banorë. Në Gjermani është 1 pikë për 18 mijë banorë. Pra e kemi 30 herë më të lartë se Gjermania. Është fare e qartë që në humbjen e të gjithë shpresës dhe mos pasjen e asnjë mundësie të re as për punësim as për të zhvilluar biznesin si duhet pasi biznesi është mbërthyer në pak dyer dhe praktikisht ka asfiksuar dhe ka dëmtuar plot të tjerë. Shto dhe këto TVSH e biznesit etj. Shqiptarët në pikën e fundit të dëshpërimit provojnë fatin ndërkohë që ky fat nuk vjen
por përkundrazi shkatërrojnë dhe pjellin mjerim në mijëra familje. Çdo mjet dhe çdo hap i ndërmarrë, për ta kufizuar dhe për ta dekurajuar dhe pse jo, unë mendoj në shtator ne duhet të fillojmë me një tjetër aksion për një ligj që dekurajon masivisht këto lojëra , besoj është një përgjigje që mijëra familje presin . të cilat shikojnë me zemëratë të madhe shpeshherë dhe kryetarët e familjes që luajnë nga dëshpërimi. Djem të tyre, ka dhe vajza për fat të keq që luajnë dhe në fund të ditës çfarë kanë bërë, shifrat prapë thonë që ky biznes vazhdon të jetë me fitime të mëdha. Mbi 130 milionë euro kanë ikur nga xhepat e shqiptarëve dhe janë kthyer në fitime dhe këtij biznesi i cili fiton dhe fiton duke shkatërruar të tjerët, ne i krijojmë hapësira inkurajimi. Sepse në vend që tu marrim sa më shumë të ardhura këtij biznesi ne ia ulim që të fitojë dhe më shumë. Ndërkohë që buxhetit të shtetit vetëm 6 muajve të parë i mungojnë 60 milionë euro sipas deklarimeve të ministrisë së financave. Ndërkohë që, siç keni raportuar dhe ju mijëra tatimor rrinë si hiena që të gjobisin disa biznese turistike që punojnë 1 muaj e gjysmë në vit se kaq është sezoni turistik për fat të keq në Shqipëri. Po faturat duhen ndryshuar z. Vasili... Jam dakord me ju, por ndërkohë që i bëhen lëshime dhe favorizime kaq të mëdha këtij biznesi të bixhozit, le ti bëjnë
ca lëshime dhe favorizime, në kuptimin, t’ia ulin taksat gjithmonë e më shumë këtij biznesi turistik, i cili punon dhe njëherë vetëm një muaj e gjysmë në vit. Por çmimet i çojnë sa për të pasur fitime për gjithë vitin.. Unë nuk dua të bëjë oponencë me ju, po ju them punojnë 1 muaj e gjysmë në vit, nëse bizneset e tjera punojnë 12 muaj nuk punon dot një biznes bregdetar më shumë se 1 muaj e gjysmë në vit. Dhe me ato të ardhura do mbahen gjithë vitin. Në një shtet, i cili nuk mendon më për ta. Në 10 muajt që mbeten ata janë në kufij të mbijetesës. Sigurisht, duhet të jemi në rregull me rregullat e shtetit, por përpara se të bëjnë çakejtë dhe hienat këtu, le të krijojnë dhe lehtësira fiskale këtu dhe të mos i krijojnë këto lehtësira bixhozit. Ajo çka ju thatë për shifrat është më se e drejtë, sidomos nga ata familjarë që i vuajnë në kurriz pjesën e luajtjes së bixhozit dhe kumarit nga familjarët e tyre megjithatë qeveria thotë që nuk do të bëhet asnjë rritje taksash që do të përkthehet në reflektim në 15% që paguajnë lojërat e fatit bastet etj... Më falni t’u bëj një pyetje shumë miqësore. Ju jeni të shkolluar si dhe unë barabartë. Në qoftë se taksat merrnin 15% mbi 100 lekë, do merrnin 15 lekë, tani do të marrin 15% mbi 60 lekë dhe i bie që të marrim 7 apo 8 lekë. Pra, në arkën e shtetit do të derdhen më pak se janë derdhur më parë. Ndërsa në fitimet e biznesit do
jenë më shumë. Këtë matematikë që nuk është matematikë por aritmetikë që shkon deri te e katërta fillore e bëjnë gjithë shqiptarët. Dhe unë nuk kam ndërmend të diskutoj për diçka kaq të thjeshtë. Unë nuk do komentoj me ju një mashtrim që e shohin të gjithë. Matematika e qeverisë është vetëm kjo, tatoheshin mbi xhiron mbi të tërën dhe tatohen mbi pjesën bruto e atij që mbeten. Pra, jo mbi të madhen por tatohen mbi atë që është më e vogla. Pra, do kemi më pak të ardhura në buxhet dhe do ketë disa detyrime më pak që do ti paguajnë këta. Dhe do ti mbeten këtyre në xhep. Ndryshimi që thotë qeveria që do reflektohet është për të përfshirë lotarinë kombëtare për ta çuar dhe atë baraz nga 10 në 15%. .. Zonjusha Karapanço, mund të vazhdojmë me një argument tjetër pasi unë e kam shumë të qartë matematikën e qeverisë. Nuk jam këtu për të bërë avokatin e matematikës së qeverisë, bëj avokatin e qytetarëve sesa derdhin në të ardhurat e shtetit dhe sa më pak do derdhin. Dhe unë si qytetar dhe si politikan në qoftë se arkës së shtetit i mungojnë vetëm 6 muajt e parë 60 milionë euro, sipas parashikimeve po të kësaj qeverie. 60 milionë meqë është hapur debat i madh, janë të bësh dy teatro të shkëlqyer se këta thonë do ti falim të gjitha se nuk kemi lekë. Janë 60 milionë euro që nuk i kanë mbledhur për shkak të politikave të tyre klienteliste. Ja ku i kemi dy teatro se meqë nuk kishim para. Kështu arsyetoj unë. Nuk merrem me asnjë lloj alibie që do ta vërë qeverinë në komoditet që të vazhdojë që ti shumëfishojë pikat e basteve. Mbetemi në këtë çështje, kanë qenë 928 në vitin 2013, janë 4230 sot. Këto shifra nuk i lëviz topi. Pra qeveria dhe kryeministri që do ta dekurajonte dhe nuk do ishte e ardhmja e Shqipërisë bixhozi, për kryeministrin qeverinë dhe ministrat e ardhmja e Shqipërisë është bixhozi. Sepse një biznes që katërfishohet, lëviz me dhjetëra milionë dhe të cilit i krijohen lehtësira të reja do të thotë një qeveri që të ardhmen që i jep Shqipërisë është bixhozi dhe jo politika ekonomike, racionale dhe punësim masiv.
POLITIKE
6
E premte, 3 GUSHT 2018
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë zv. drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda
N
ë mbledhjen e kësaj të enjteje Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë zv.drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Gentian Osmani. Me vendimin e shpallur ditën e djeshme, KPK-ja ka vlerësuar se prokurori Osmani e kalon me sukses procesin e rivlerësimit, apo siç njihet ndryshe “Vetting”, pasi sipas KPK-së ai i plotëson të tre komponentët për të vazhduar qëndrimin në detyrë. Prokurori Osmani ishte vetë i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit, ndërsa gjatë gjithë procesit të vettingut, ka zgjedhur të mbrohet vetë pa avokat. Pas vendimit të KPK-së prokurori tha se ndjehet si në ditën kur ka marrë provimet në shkollë. Ai nënvizoi se ky proces do i bëjë njerëzit më të përgjegjshëm. “Ishte sfidë e madhe dhe proces i vështirë. Ndjej keqardhje për kolegët që nuk e kaluan këtë proces por besoj se në shkallet e tjera të Apelimit do mund ta
Kalon vetingun Gentian Osmani, prokurori që heton Saimir Tahirin
kalojnë, sidomos prokurorët magjistratë. Personat që do e kalojnë vetingun do të jenë shumë më të kujdesshëm nga ky moment e më tutje”- theksoi
prokurori i Krimeve të Rënda. Gentian Osmani është një nga prokurorët që po heton dosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe anëtar i grupit hetimor për
përgjimin e publikuar nga PD në lidhje me Agron Xhafajn, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Më herët Gentian Osmani ka qenë drejtues në Prokurorinë e Elbasanit dhe prokuror i Task Forcës së Prokurorisë së Tiranës. Shqyrtimi i dosjes së Osmanit Seanca dëgjimore ndaj tij u zhvillua të martën (31 korrik) dhe trupi gjykues përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Relatori i çështjes, Roland Ilia, tha gjatë seancës dëgjimore lidhur me pasurinë, se ILDKPKI-ja ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. “KPK ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me gjendjen pasurore
dhe burimet e kësaj pasurie. Osmani ka qenë bashkëpunues duke dorëzuar dokumentet dhe deklarimet në kohën e parashikuar. Nga konstatimet e bëra rezulton se Gentian Osmani nuk ka fshehje të pasurisë”- u shpreh relatori i çështjes, Roland Ilia. Ndërkohë, edhe DSIKja kishte dorëzuar një raport me konstatimin se Gentian Osmani është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. “Gentian Osmani ka deklaruar llogari bankare dhe gjendjen cash, për të cilat nuk ka dyshime”- u shpreh Roland Ilia. Vetë Prokurori i pranishëm në seancë u shpreh në seancën e tre ditëve më parë se ishte dakord me gjetjet e Komisionit dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë.
KPK PUBLIKON LISTËN E 108 MAGJISTRATËVE TË RADHËS QË DO T’I NËNSHTROHEN VETINGUT
Lista e gjykatësve dhe prokurorëve që presin radhën për veting Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit publikoi listën e magjistratëve të radhës që do t’i nënshtrohen vetingut teksa listës prioritare të vetingut po i vjen fundi. Mes 108 magjistratëve të radhës janë: katër kandidatët e mbetur për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi; Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese; Drejtuesit e gjykatave të rretheve, të apelit, administrative; Drejtuesit e prokurorive të rretheve; Gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda; Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme; si dhe këshilltarë e ndihmës ligjorë. Kandidatët e mbetur për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi: Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër; Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë; Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër; Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë. Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese: Ilir Mustafaj; Luan Dervishi; Rexhep Bekteshi; Regleta Panajoti; Valbona Bala (Pajo); Arta Vorpsi; Elsa Toska. Drejtuesit e gjykatave të rretheve, të apelit, administrative: Artan Çupi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat; Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë; Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec; Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë; Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë; Halil Vani, kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër; Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës; Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë; Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës; Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë; Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet; Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier; Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë; Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë; Sulejman Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan; Sandër Simoni Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda; Astrit Shema Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë;
Eriol Roshi Kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë; Mariana Velçani Kryetare e Gjykatës Administrative Durrës; Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër; Sokol Ibi Kryetar i Gjykatës Administrative Korçë; Valbona Durraj Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër; Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë; Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër; Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë; Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër; Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë; Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës; Fehmi Petku, kjykata e Apelit për Krimet e Rënda; Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë; Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat; Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër; Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin; Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë; Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë; Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër.
Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan; Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë; Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë; Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër; Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë; Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër; Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës;
Drejtuesit e prokurorive të rretheve: Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës; Anton Martini, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër; Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër; Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë; Ardjan Nezha, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan; Artan Madani, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë; Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Tropojë; Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë; Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës; Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë; Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë; Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë; Eloida Goxhaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat; Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier; Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet; Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat; Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë; Simon Pashuku, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë; Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec; Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër; Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin; Besim Hajdarmataj, drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda; Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Dibër;
Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme: Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme; Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme; Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme; Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme; Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme; Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme; Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme; Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme; Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme; Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme; Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda. Këshilltarë e ndihmës ligjorë: Fiona Papajorgji, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese; Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë; Gentian Jahjolli, këshilltar në Gjykatën e Lartë; Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë; Arnisa Këlliçi, këshilltare në Gjykatën e Lartë; Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë; Miranda Nakaj, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit; Ana Golloshi, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit; Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë; Enkel Peza, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë.
Gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda: Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda; Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Nure Dreni, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
SOCIALE
7 E premte, 3 GUSHT 2018
Veliaj mban premtimin për Laprakën, del në dritë një tjetër bllok banimi në Njësinë 11
Veliaj: Bashkëpunimi qeveri-bashki, histori suksesi
B
a shkia e Tiranës po punon për rikuali fikimin urban të një blloku të ri banimi në kryeqytet, kësaj radhe në Laprakë. Në këtë bllok banimi janë ndërtuar rrugët lidhëse midis rrugëve "Marubi" dhe "S. Bruzi", si dhe është kryer sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, të ujërave të shiut, ujësjellësi, ndriçimi etj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punës, së bashku me deputetin e PS, Ulsi Manja. Ai theksoi se ky është një tjetër premtim i mbaj-
tuar. Përkundrazi, u bë jo vetëm rruga që u premtua, por i gjithë blloku", tha Veliaj. Ai falenderoi banorët për mirëkuptimin e treguar gjatë punimeve që po realizohen për transformimin e bllokut, kryesisht me shtëpi private. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për lirimin e hapësirave, të cilat pengojnë projektet zhvilluese me impakt pozitiv për të gjithë komunitetin. "Duhet bashkëpunim të lirojmë nga pak trotuar. Një shtëpi me trotuar, me ndriçim, me
rampë, me kanalizime, me infrastrukturë nëntokësore, me hapësirë për fëmijët dhe nënat me karrocë, ku gjyshërit ecin të sigurt, është një shtëpi me vlerë. Ndaj, ftesa ime për të gjithë banorët është: fadroma e bashkisë nuk vjen që t'u rimarrë tokën ose pronën, që sapo e legalizoi qeveria. Përkundrazi, vjen që ta urbanizojë atë, që t'ia rrisë vlerën pas legalizimit", tha ai. Paralelisht me përfundimin e
tur për qytetarët të zonës pranë Spitalit Ushtarak. "Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga mënyra se si kanë ecur punimet në këtë zonë me rrugët "Marubi", "Bruzi" dhe rrugicat që i lidhin ato. Mbaj mend se kam qenë ekzaktësisht përpara 3 vitesh këtu, në një familje këtu afër, të cilët më thanë: "Kryetar, do të votojmë për ty, por rrugës tonë s'ka për t'i ardhur radha në mandatin e parë". Ende s'ka mbaruar mandati i parë, jemi në vitin e 3-të dhe po mbajmë premtimet që kemi dhënë në fushatë, për t'u siguruar se bëjmë gjithçka kemi premrifiniturave të fundit të rrugës, po vijon puna edhe me institucionet e tjera për zhvendosjen e disa shtyllave. "Kemi ende disa rifinitura, do na pasojë OSHEE-ja, telekomi gjithashtu, për të zhvendosur shtyllat respektive në vendet që tashmë ua kemi lënë gati, e kushdo që jeton në Njësinë 11 si në mes të Bllokut, të thotë: Po, unë jam krenar që jam nga Tira-
PROJEKTI
Bashkia e Tiranës hap thirrjet për internship 3 mujor Të rinj, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeç ftohen të aplikojnë brenda datës 7 GUSHT 2018 me një koncept për projekt
ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje. Përmes një procedure konkurrimi, do të përzgjedhjen 16 fitues me konceptin më të mirë për projekt/studim. Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të
punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit. Në përfundim të internshipit do të jepet çmimi në vlerë monetare 62.500 lekë/personi (bruto) dhe certifikatë për pjesëmarrje.
na", deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku tha se bashkëpunimi Qeveri-Bashki në këto vite ka rezultuar histori suksesi, duke thyer rekord jo vetëm në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale, por edhe në urbanizmin e këtyre zonave. "Qeveria 'Rama' dhe kjo bashki do të mbahen mend për faktin që kanë thyer rekord: njëra për legalizimet, tjetra për urbanizimet. Filozofia jonë është: qeveria është një hap përpara me legalizimet, pra u bën letrat dhe u jep të drejtën e pronësisë kujtdo që ka vendosur të vendoset në Tiranë, ndërkohë më pas vjen bashkia për të urbanizuar zonën. Them se të dyja palët, qeveri-bashki, kemi arritur një histori suksesi. Ndaj, besoj sot kjo lagje ngryset me një vlerë më të madhe", theksoi Veliaj. Deputeti i PS, Ulsi Manja falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen e shtuar, ndërsa njoftoi edhe projektin për rehabilitimin e blloqeve të tjera, duke i dhënë një pamje krejt tjetër gjithë Njësisë 11. "Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës për vëmendjen e shtuar për njësinë 11. Janë afro 6 milion euro investime nga viti 2015, që Bashkia e Tiranës ka investuar në infrastrukturë në lagjet e Njësisë 11. Punë të tjera na presin bashkë me kryetarin e bashkisë. Jemi në studim e sipër edhe për dy-tre blloqe të tjera, ku do të investohet në të ardhmen", tha deputeti Manja.
SPECIALE
8 E premte, 3 GUSHT 2018
Pamjet e veçanta nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP
Rama: Zbulime të rralla arkeologjike standarteve, jo vetëm rajonale por edhe ndërkombëtare”. Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, rreth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike (bronzi i vonë), e deri në periudhën Otomane. Këto materiale janë në proces studimi. Me shumë interes arkeologjik në këtë gërmim është zbulimi i një vendbanimi të periudhës neolitike. Realizimi i gërmimeve arkeologjike, zbulimi i siteve të reja
N
jë nga sitet më të rralla arkeologjike në Sh qipëri është zbuluar gjatë punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP. Bëhet fjalë për zona arkologjike që datojnë nga 6 mijë vjet Para Lindjes së Krishtit dhe deri në 1 mijë vjet Pas Lindjes së Krishtit. Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP është zhvilluar paralelisht me proceset arkeologjike. Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari. Përmes këtij projekti është krijuar mundësia të zbulohen site arkeologjike dhe vendbanime të rëndësishme për njohjen, hulumtimin dhe ekspozimin e trashëgimisë sonë arkeologjike. Kryeministri Edi Rama ka postuar dje në adresën e tij në Facebook pamje nga gërmimet në Shqipëri, pikërisht ku po bëjnë gërmime TAP. Kryeministri Rama shkruan në profilin e tij në Facebook se “Këto janë pamje tejet të veçanta nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP, ku janë angazhuar 100 arkeologë që po nxjerrin në dritë rrënjë të trashëgimisë sonë kulturore rreth 6000 vjet para Krishtit”. Interesante mbetet se sa pjesë e territorit shqiptar nuk është zbuluar apo gërmuar për trashëgiminë e shqiptarëve
ndër mijëra vite. U desh TAP që duke kryer punime në thellësi për interesin e tyre, nxori një pjesë të lashtësisë shqiptare në trojet tona. Një ditë më parë këtë zonë arkeologjike të rrallë e vizitoi dhe ministrja Mirela Kumbaro
dhe menaxheri i TAP në Shqipëri, Michele Elia. Përfaqësuesi i projektit të gazsjellësit theksoi se “TAP është shumë i vëmendshëm në këtë projekt, nuk sheh vetëm ndërtimin e tubave, që në fakt është tërësisht infrastrukturë,
por edhe gjithçka me të cilën përballet në rrugëtimin e saj kthehet në oportunitet për territorin, qoftë nga pikëpamja sociale ambientale, apo kultore. Ne jemi të impenjuar të ruajmë nivelin më të lartë të
arkeologjike po mundësohet vetëm falë projektit TAP, përgjatë zbatimit të të cilit janë zbatuar kriteret dhe standardet më të larta të zbatimit të ligjit në fushën e trashëgimisë kulturore.
MINISTRI I TURIZMIT DHE MJEDISIT "3 milionë e 137 mijë vizitorë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës janar -korrik 2018", deklaroi dje ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me përfaqësues të institucioneve të përfshira direkt në mbarëvajtjen e sezonit turistik, zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë në COD, Klosi tha se ,"muaj gusht pritet të jetë më i frekuentuar pasi pushuesit shtohen më shumë në zonat turistike. Edhe pse moti nuk ishte favorizues dy muaj më parë, statistikat tregojnë se nga janari në qershor, kemi një rritje të numrit të pushuesve me 12.5 % më shumë se një vit më parë. Të dhëna këto zyrtare nga sistemi TIMS i policisë së shtetit". "Në korrik të viti 2017 kanë hyrë në territorin tonë 860 mijë pushues ,ndërsa në korrik të vitit 2018 kanë hyrë
Klosi: Në 7 muaj, mbi 3 milionë turistë zgjodhën Shqipërinë 1 milionë shtetas rreth 19% më shumë krahasuar me një vit më parë. Hyrjet në aeroport në periudhën qershor- korrik 2017,147 mijë shtetas të huaj po në të njëjtën periudhë të 2018 -ës 192 mijë shtetas të huaj. Pra rritja me një vit më parë është mbi 30%",u shpreh Klosi. Ai shtoi se ,"rritja e hyrjes së shtetasve të huaj në periudhën qershor - korrik 2017 krahasuar me po të njëjtën periudhë të viti 2016 ka qenë vetëm 3%, ndërsa në periudhën qershor -korrik 2018 kemi një rritje me 17 % me një vit më parë".
FORUM KOMENT Nga Ylli Manjani Ndryshimi në ligjin Për Avokatinë, që partia-shtet bëri tani në fund të sezonit është anti-kushtetues dhe anti demokratik! Ligji në thelb vendos një kriter të ri për të marrë liçensën e avokatit: të mos jesh përjashtuar nga Vetting-u. Pra, e thënë thjesht, gjykatësit dhe prokurorët që nuk kalojnë vettingun, mund të mos lejohen të punojnë as si avokatë. Të njëjtin ligj bëri edhe Berisha në 1993, për të ndaluar gjykatësit dhe prokurorët që u hoqën nga sistemi si "shërbëtorë të rregjimit komunist", të
bëhen avokatë. Njësoj si ligji i sotëm! Por ky ligj asokohe u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Të gjitha normat e shkruara të botës demokratike si dhe jurispudenca përkatëse, nuk pranojnë ligje që ndëshkojnë grupe individësh. Anti-semitizmi është dënuar me forcë që pas luftës së dytë botërore, luftë në të cilën nazizmi masakroi Hebrenjtë. Shoqëria demokratike i kufizon liritë dhe të drejtat vetëm mbi raste konkrete në një proçes të rregullt ligjor, garantuar
9 E premte, 3 GUSHT 2018
Rama si Berisha në 93, ligji për avokatinë duhet hedhur në plehra nga gjykata të pavarura. Ligjet nuk mund të kufizojnë apo më keq akoma të heqin liri apo të drejta, përveç se në kushte të një interesi madhor publik dhe gjithmonë duke siguruar një kompensim të drejtë dhe për një kohë të kufizuar. Këto parime gjenden edhe në Kushtetutën tonë dhe në praktikën që k krijuar Gjykata jonë Kushtetuese. Ndaj pranëvënia e këtij ligji me këto parime e bën
Nga Artan Lame
N
ë fillim ishin 12. Pastaj, kur në vitin 1961 na ndau politika, i ndamë me sovjetikët, 4 në e 8 ata. Katër tonat vazhduan t'i shërbejnë Atdheut për gati 40 vjet të tjerë. Pastaj erdhi fundi. Në fillim u ndalën, e pas vitit 1995, s'dolën më në det të hapur. Më pas ju hoqën mirëmbajtjen e kujdesin. Në fund bëmë gjënë që dimë të bëjmë më mirë, i plaçkitëm në '97-en. Pas kësaj erdhi grykësia. Katedralet e detit, të kthyera në rrënoja, u nxorrën të shiten për skrap. Njëra pas tjetrës, tre syresh u sharruan copë pas cope dhe të
Kthim në identitet ngarkuara nëpër kamione, përfunduan në krematorët e skrapit. Kishte mbetur e fundmja syresh. Thjesht se ende dikush nuk kishte bërë pazarin e ditës së fundit. Një pirg llamarinash të ndryshkura, të plaçkitura
dhe të lagura nga uji i kripur. Pastaj mjaftoi veç pak vullnet dhe zemra dashurie. Boja, graso, vidat e telat, gjenden në dyqane, ndërsa dashuria jo. Grupi i ndryshkur i llamarinave u restaurua copëz pas copëze dhe u shnderrua serisht nje katedrale e detit. Kësaj copëze trashëgimie e së shkuarës sonë, i dhanë shansin e saj dhe mbijetoi. Shumë të tjerave nuk jua dhanë këtë shans. Dhe u zhduken e po na zhduken përgjithmonë. Nuk është çështje parash, është çështje dashurie. PS. Diku rreth vitit 2000 një prej oficerëve të vjetër te Pasha Limanit më solli ca dokumente të kohës së vet dhe ndër të tjera edhe një prej ditarëve të bordit të njërës prej nëndetëseve. E kishte shpëtuar gjatë ditëve të marra të '97-ës. Po e sjell këtë ditar, me premtimin ta dhuroj për t'a rikthyer në nëndetësen e vet, ku të vijojë sërish të shënojë ditët e ngjarjet.
atë dukshëm Anti-Kushtetues dhe haptazi AntiDemokratik! Ata që mendojnë se duke mos lejuar koletivisht, gjykatësit e prokurorët e larguar nga vettingu, të ushtrojnë detyrën e avokatit, nuk kanë lidhje me parimet e shoqërisë demokratike. Nuk i shërbejnë as interesit publik, sepse i ndalojnë të bëhen avokatë por i lejojnë të bëhen politikanë. Nëse është për të zgjedhur se cili profesion e dëmton pub-
likun, qartësisht kjo nuk është avokatia! Dëmi që mund ti sjellin shoqërisë është më i madh në politikë sesa në avokati. Në politike marrin vendime për publikun, kurse në avokati thjesht merren me klientin e radhës. Sidoqoftë ligjet që kufizojnë apo heqin kolektivisht të drejta, janë të PAPRANUESHME! Ndaj ai ligj i Partisë-Shtet, duhet hedhur në plehra siç janë hedhur më parë ligje të ngjashme.
AKTUALITET
10
E premte, 3 GUSHT 2018
Ndahet nga jeta artisti i madh i skenës shqiptare. Homazhet te Muzeu Kombëtar
N
jë tjetër artist i madh i skenës shqiptare largohet nga jeta. Mjeshtri i Madh, tenori Gaqo Çako është ndarë mbrëmjen e së mërkurës nga jeta në moshën 83-vjeçare. Gaqo Çako la pas shumë kujtime dhe këngë të dashura për publikun shqiptar. Ai ishte babai i kantautorit të njohur Pirro Çako. Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Tenori legjendar, që mban titullin Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, i dhanë atij një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij u kthye në objekt kënaqësie kudo që ai u dëgjua e u shfaq, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla
Muzika shqiptare në zi Lamtumirë tenori ynë Gaqo Çako SHPËTIM SARAÇI “Lamtumirë xhaxhi Gaqo. Falëminderit pafund për dashamirësinë që ke treguar gjithmonë për mua. Do mbetesh një nga baballarët më të mirë të shokëve të mi, Artisti-krenari kombëtare dhe zëri (tenori) i paharruar për shumë-shumë breza. Sigurisht, që nëse do jetoje në kohë lirie do ishe një yll ndërkombëtar, e them me bindje. Do të kujtoj gjithmonë me nostalgji. Pushofsh në paqe. R.I.P” koncertesh. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios. Homazhet Familjarë, miq dhe shumë personalitete i dhanë dje lamtumirën “Nderit të Kombit”, “Artistit të Popullit”, tenorit me zërin më të bukur Gaqo Çako. Mjeshtri i madh i muzikës ndërroi jetë në banesën e tij në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht 2018) në moshën 83 vjeçare. Ndërkohë, dje u mbajtën homazhe në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar ku në sfond dëgjoheshin këngët e tij, si për
të kujtuar se tenori u largua vetëm fizikisht nga kjo botë, pasi pas la një trashëgimi të pasur artistike. Presidenti Ilir Meta e cilësoi largimin nga jeta të Gaqo Çakos një humbje të madhe për artin shqiptar. Por më i madh trishtimi është tek bashkëpunëtorët që e kanë njohur ndër vite. “Gaqon e kemi rrugëve të atdheut. Për të këndonte gjithmonë Gaqua”- tha Limoz Dizdari. Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela i cilësoi veprat e Gaqo Çakos si kulminacione të skenës së artit operistik. “Virtuozi Gaqo Çako realizoi mbi 50 role, të gjitha shënuan kulminacione të skenës së artit operistik”- tha Zana Çela.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
Ndarja nga jeta e Gaqo Çakos, Meta: Ngushëllime për Nderin e Kombit Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur trishtimin dhe keqardhjen për ndarjen nga jeta të tenorit dhe këngëtarit lirik të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako. Kreu i Shtetit i shprehu ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të mjeshtrit të skenës lirike, tenorit dhe interpretuesit të këngës lirike shqiptare, i cili për tri dekada mori pjesë dhe interpretoi mjeshtërisht, duke fituar e duke u nderuar me çmime në skenat e Festivaleve të Këngës së Radio Televizionit Publik Shqiptar. “Nderi i Kombit tonë, mjeshtri i përsosur Gaqo Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në interpretimet e operave në skenat shqiptare e botërore si dhe ato të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, me ndarjen e tij nga jeta po le një boshllëk të madh artistik e shpirtëror ne trashëgiminë tonë artistike dhe në mes të bashkësisë së artistëve, kolegëve dhe të
MEVLAN SHANAJ “Ka ikur zëri më i bukur i belcantos shqiptare, tenori më i ngrohtë i Operës sonë. Djaloshi dhe burri i bukur i skenës operistike. Njeriu i butë, i sjellshëm, madhështori Gaqo Cako. Një humbje kombëtare . Ngushëllimet shkojnë për të gjithë ne, që na dha jetë ëndrre me timbrin e tij. Lamtumirë Gaqo Çako, krenaria e vokalit tonë! Ti bëre histori në muzikën shqiptare.”
AURELA GAÇE “U rrita me zërin tënd, i paqtë në portret po aq sa zëri i bukur e i ëmbël që ka për të ngelur në shpirtin e secilit nga ne që morëm nga shpirti yt. Tenori me zërin më të bukur, Legjendari ynë! Lamtumirë Gaqo Çako!”
EDI RAMA “Gaqo Çako nuk jeton më dhe bashkë me të shuhet një tjetër jetë e përkushtuar ndaj artit, duke lënë pas një emër që i mbetet historisë së të kënduarit shqip #RESPEKT” artdashësve shqiptarë, kudo ku ndodhen. Në këto çaste hidhërimi të pamatë, gjendem shpirtërisht pranë familjarëve, të afërmve dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit Gaqo Çako! I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij artistike dhe iu prehtë shpirti në paqe”, shkruhet në mesazhin e Presidentit Meta. Ndërkaq, kreu i Shtetit do të jepte dhe një prononcim të shkurtër për mediat, ku sërish vlerësoi lart kontributin e Gaqo Çakos në muzikën shqiptare. “Kënga, kontributi, talenti i tij dhe
dashuria me të cilën ai këndoi për publikun dhe për popullin tonë janë të përjetshme dhe kjo trashëgimi do të jetë gjithmonë frymëzuese për artistët më të rinj dhe njëkohësisht do të jetë gjithmonë në kujtesën e popullit dhe kombit tonë. Është një artist i përmasave të jashtëzakonshme, por njëkohësisht dhe trashëgimia që ai po lë është e jashtëzakonshme dhe jam i sigurt që kjo trashëgimi do të jetë gjithmonë e gjallë”, tha Presidenti Ilir Meta pas homazheve që ai zhvilloi në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.
KOSOVA
11
E premte, 3 GUSHT 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi: Jo ndarje, por korrigjim të kufijve
P
as tezave të hedhura këto ditët e fundit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim territoresh me Serbinë, Hashim Thaçi flet publikisht me një term të ri. Presidenti i Kosovës thotë se është i gatshëm për korrigjim të kufijve. Me këtë ai thotë se kupton kërkesën e Luginës së Preshevës që t’i bashkohet Kosovës, ndërsa nuk përmend se çfarë do të kërkojë dhe çfarë do t’i jepet Beogradit. Në këtë verë të nxehte po artikulohet publikisht më shumë se asnjëherë tjetër që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, për ndarjen e saj apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Madje liderët në Prishtinë duket se i kanë dhënë hapësirë dhe e kanë mediatizuar këtë çështje. Më protagonisti është presidenti Hashim Thaçi. Ai thotë se është kundër ndarjes së Kosovës, por është i hapur për të diskutuar “korrigjimin” e kufijve gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Madje termin korrigjim kufijsh, ai përmendi në një interviste për agjencinë e lajmeve Asocciated Press, por edhe në një postim në faqen e tij në Facebook, pas takimit me kreun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ish-kryeparlamentarin nga radhët e LDK-së, Nexhat Daci. “Pretendimi i Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të ketë sukses, është i papranueshëm. Por, në arritjen e marrëveshjes
Thaçi: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës DRAFTI
Statuti i Asociacionit i gatshëm për diskutim në Bruksel
përfundimtare Kosovë-Serbi do të punojmë që përfundimisht të ndodhë njohja e ndërsjellë formale, de facto dhe de jure, midis dy vendeve, si dhe Kosova në fund të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në. Pra, nuk do të ketë ndarje, por korrigjim të kufijve që nënkupton respektimin e kërkesës tashmë të institucionalizuar të Luginës së Preshevës me Kosovën”, tha Hashim Thaçi. Zyrtarë të lartë ne Beograd kane hedhur idenë e ndarjes tokësore të Kosovës, që nënkupton shkëputjen e veriut të Mitrovicës të banuar me shumicë
serbe, por edhe atë të shkëmbimit të mundshëm të territoreve, veriun e Kosovës për Luginën e Preshevës ne jug të Serbisë, ku shumica janë shqiptare. Thaçi deklaron se “nuk do të ketë ndarje, por korrigjim të kufijve”, por nuk e saktëson nëse kjo nënkupton edhe ndryshimin e kufijve ne veriun e Kosovës. Ne shtator dy vendet do të hyjnë në një faze finale të përmbylljes se dialogut mes dy vendeve, ndërsa kjo vere po hedh ne tryeze disa skenare. Thaçi thotë se është besimplotë që korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale e njohjes reciproke që do të ndodhë.
Drafti i parë i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet të jetë gati deri më 4 gusht, kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje, pritet ta dërgojë atë në Bruksel. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Avni Arifi, shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë. Por, Arifi thotë se ky ekip menaxhues, në bazë të një marrëveshjeje të mëhershme në Bruksel, ka një privatësi të plotë në punë, kështu që edhe Qeveria e Kosovës është privuar nga mundësia e marrjes së më shumë informacioneve. “Ekipi menaxhues, i cili ka qenë i caktuar që të fillojë draftimin e statutit e ka pasur një pavarësi, që faktikisht hartuesit e marrëveshjes në vitin 2014 apo 2015, i kanë dhënë aq shumë liri, sa që faktikisht nuk kanë qenë të obliguar për të dhënë informacion”, tha Arifi. “Por, në bazë të informacioneve krejt anësore që i kam, flitet se ata e kanë përgatitur draftin i cili edhe ashtu është dashur të përfundojë para datës 4 gusht, por presim që deri më 4 gusht ekipi menaxhues ta dorëzojë atë në Bruksel”, theksoi Arifi. Ekipi menaxhues i cili është krijuar për të hartuar statutin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe përbëhet vetëm nga pjesëtarë të komunitetit serb. Ky ekip ka nisur punën që nga muaj prill i këtij viti. Ndërkohë, përfaqësuesit e ekipit menaxhues, pas një takimi që kanë zhvilluar të mërkurën me shefin e misionit të OSBE-së, Jan Braathu në Kosovë kanë deklaruar se janë të gatshëm që draftin t’ua prezantojnë instancave të larta politike në Bruksel.
ISH-DIPLOMATI AMERIKAN DHE NJOHËSI I ÇËSHTJEVE BALLKANIKE, DANIEL SERWER, KUNDËR IDEVE TË PRESIDENTIT HASHIM THAÇI
“Idetë për shkëmbim territoresh, fundi i shtetit të Kosovës”
Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike, Daniel Serwer është pozicionuar kundër deklarimit të Presidentit Hashim Thaci për këmbim territoresh me Serbinë, të cilën shefi i shtetit kosovar po e kamuflon me shprehjen ‘korrigjim kufijsh”. Serwer, një mbështetës i Kosovës, ka numërur një varg arsyesh se përse shkëmbimi i territoreve me Serbinë është i rrezikshëm dhe çon në fundin e shtetit të Kosovës. “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka bërë të qartë se do të diskutojë ndryshimin e kufijve të Kosovës me Presidentin serb, Aleksander Vuçiç. Thaçi mohon se kjo nënkupton ndarjen etnike të Kosovës duke e quajtur korrigjim të kufirit, një eufemizëm që synon të thotë shkëmbim territoresh. “Nëse me anë të korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi arrihet marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke, një marrëveshje e tillë është e dyanshme dhe e balancuar, do të thotë fitore për të dyja palët, atëherë askush nuk do të ishte kundër saj”, shkruan Serwer në blogun e e tij peacefare.net. Me sa duket ai (Thaçi), është i hapur për të tregtuar disa ose të gjitha komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë për territorin e shumicës shqiptare në Serbinë jugore. Para shkëmbimit të territorit, marrëveshja natyrisht duhet të përfshijë njohjen reciproke mes dy vendeve. Vetëm shtetet sovrane mund të shkëmbejnë territorin. Kjo ide ka qarkulluar gjerësisht javëve të fundit, por
komentet e Thaçit janë konfirmimi i parë i qartë nga pala shqiptare e ekuacionit. Kjo nuk do të ndodhte pa pajtimin e SHBA-së dhe Evropës. Brukseli dhe Uashingtoni me sa duket kanë parë që integrimi i komunave veriore serbe me pjesën tjetër të Kosovës është thjesht shumë i vështirë. Korrigjimi i kufijve, ose çfarëdo që ju e quani, është një ide e keqe, për shumë arsye: Shumica e serbëve në Kosovë si dhe manastiret më të rëndësishme serbe dhe vendet e tjera fetare nuk ndodhen në veri. Ata në jug të lumit Ibër do të jenë në rrezik, nëse shkëmbehet territori. Shkëmbimi do të nxiste përkrahjen për ata shqiptarë në Kosovë që favorizojnë bashkimin me shqiptarët dhe ata të Maqedonisë të cilët dëshirojnë të bashkohen me një Shqipëri të tillë të Madhe, potencialisht edhe destabilizuese për Maqedoninë. Republika Srpska, 49% e kontrolluar nga serbët e Bosnje dhe Herzegovinës, do të duan të ndjekin shembullin, duke shpallur pavarësinë dhe duke kërkuar të bashkohen me Serbinë. Kjo do të nxisë një lëvizje të krahasueshme kroate që të ketë kantonet me shumicë kroate të Bosnjës të bashkohen me Kroacinë. Rusët do të tregojnë këtë korrigjim të kufijve si precedent për atë që ata do të donin të bënin me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë në Gjeorgji, Transnjistria në Moldavi dhe Donbas, si dhe Krimenë në Ukrainë. Ata madje mund të pëlqejnë idenë për ta lejuar Kosovën në Kombet e Bashkuara, e cila do të ishte një fitore e Pirros nëse do
të bashkohet me Shqipërinë e Madhe, ose nëse Kina vazhdon ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës. Unë ende shpresoj se marrëveshja për këtë ide të keqe do të jetë e vështirë për t’u arritur. Serbia ka arsye të mira sigurie që të mos heqin dorë nga territori në Serbinë jugore që shtrihet ngjitur me daljen e saj kryesore drejt detit. Kisha Ortodokse Serbe është një humbës i madh nëse ky “korrigjim” vazhdon. Kosova ka arsye të mira për të mos shkaktuar një seri pretendimesh për korrigjimet ndërkombëtare të kufirit që nuk ka gjasa të jenë paqësore. As politikanët aktualë të Prishtinës nuk do të lulëzojnë në një mjedis në të cilin popullsia e Kosovës parashikon fundin e shtetësisë së vendit duke u bashkuar në Shqipëri. Vetëvendosja, një lëvizje që ka avokuar mundësinë për t’u bashkuar me Shqipërinë, do të jetë fituesi i madh. Një Kosovë demokratike dhe një Serbi demokratike duhet të jenë në gjendje të gjejnë kushtet për mbrojtjen e popullsisë së pakicave të tyre përkatëse pa këtë shkëmbim të rrezikshëm të territorit dhe popullsisë. Sigurisht që këtu qëndron problemi: as një demokraci e konsoliduar dhe të dyja janë të drejtuara nga nacionalistë etnikë të cilët ende nuk kanë respekt të mjaftueshëm për minoritetet. Nuk duhet të jetë një surprizë e madhe që një administratë etnike nacionaliste në SHBA dhe një në BE në të cilën nacionalizmi etnik ka fituar shumë terren dobësohet në angazhimin e tyre ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, por nuk është një zhvillim i mirëpritur. Kjo është një ide e keqe, koha e të cilës nuk duhet të vijë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
12 E premte, 3 GUSHT 2018
Ilir Meta: Parajsa e Alpeve Shqiptare
P
r esidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi këto ditë një vizitë në viset e banuara nga bashkëatdhetarët tanë në Mal të Zi, në Plavë e Guci. Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti tubimin tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”, që u zhvillua në Vuthaj të Plavës e Gucisë, në Mal të Zi, me një pjesëmarrje të shumtë të shqiptarëve të ardhur nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe trojet e tjera ballkanike të banuara nga bashkëkombasit tanë, shumë prej të cilëve kishin ardhur nga Diaspora, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa, Kanadaja, apo edhe nga Australia e Zelanda e Re. Kreu i shtetit u përshëndet
përzemërsisht nga organizatorët si dhe nga qindra banorë të kësaj treve, të cilët e mikpritën vëllazërisht vizitën e kreut të shtetit shqiptar në Plavë dhe
Guci, në kuadër edhe të Festivalit Folklorik Kombëtar “Kënga dhe vallja shqipe na bashkoi”. Gjatë Festivalit Folklorik Kombëtar dhe tubimit masiv
popullor traditicional të përvitshëm në Alpet shqiptare, Presidenti Meta dhe të pranishmit ndoqën këngë e valle të intepretuara nga artistë të ndryshëm shqiptarë si dhe garat popullore e tradicionale të mundjes, tërheqjes së litarit, vrapimet me kuaj, hedhjes së gurëve, etj. Presidenti Meta u nderua nga drejtuesit dhe organizatorët e Festivalit Folklorik Kombëtar si dhe nga Shoqata “Krenaria e Alpeve shqiptare” me titullin e veçantë vlerësues e simbolik “Mirënjohje” për “Demokratizimin dhe tntegrimin e shqiptarëve në rajon”, që iu dorëzua kreut të shtetit shqiptar nga kryetari i Këshillit Organizator, Tahir Gjonbalaj. Presidenti Meta, i emocionuar nga ky titull mirënjohje, nënvizoi se krenaria e alpeve shqiptare është Plava dhe Gucia. Në fjalën e tij në festën e këtij viti, Presidenti Meta duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi: “Plava dhe Gucia është një parajsë e vërtetë,
e prekshme, njerëzore dhe natyrore. Është një parajsë, e cila mund t’i sigurojë një të ardhme shumë më të mirë këtij komuniteti jashtëzakonisht patriotik, i cili edhe në kushte të vështira ka ditur të mbijetojë, qëndrojë dhe të ruajë traditat më të mira kombëtare dhe njerëzore të kësaj treve. Vizitova kullën 200vjeçare të Çelajve dhe vërtetë jam shumë i kënaqur për këtë eksperiencë që përjetova atje sepse mu duk sikur vërtetë vizitova dhe u ktheva në historinë e gjithë kësaj treve të lavdishme, aq të pasur me vende historike dhe me kaq shumë monumente natyrore. Plava dhe Gucia ka një peizazh kaq të mrekullueshëm saqë vërtetë unë besoj që në pak vite një ndryshim edhe më i madh ekonomik e social do të vijë këtu për të gjithë komunitetin. Jam i lumtur që më në fund edhe rruga nga Tirana në Plavë e Guci është më pak se tre orë. Këtë duhet t’ua themi të gjithëve në Shqipëri pasi me të drejtë
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
shumë shqiptarë nga Shqipëria, të cilët i duan malet, turizmin malor shkojnë prej vitesh në Kolashin, Zhablak, Mavrovë. Absolutisht unë jam i sigurtë se kur ata të vijnë në Plavë e Guci do ta kenë të vështirë që të shkojnë në një vend tjetër.” Në fjalën e mbajtur në Vuthaj të Plavës e Gucisë, Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu mirënjohjen për diasporën tonë,
13 E premte, 3 GUSHT 2018
sidomos për bashkatdhetarët e Plavës dhe Gucisë, të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi, në SHBA dhe Europë për atë dashuri të pakufijshme që ata kanë për këtë trevë, të parët e tyre, për ato investime të mëdha që ata kanë bërë, por edhe për të gjithë kontributin që ata kanë dhënë për çështjen shqiptare historikisht në të gjithë kohët dhe momentet më të vështira.
Përzgjedhja e medias britanike
"Evening Standard"
“Bjeshkët e Namuna”, në krye të 10 destinacioneve më të bukura për 2018 "Bjeshkët e Namuna" në Shqipëri janë në krye të dhjetë destinacioneve europiane për tu vizituar gjatë muajit shtator, shkruan gazeta britanike
"Evening Standard". "Bjeshkët e Namuna janë bërë një destinacion popullor i udhëtimit në vitet e fundit, duke të ofruar pamje absolutisht mahnitëse. Udhëtoni atje në shtator për një mot të ngrohtë dhe sigurohuni që të bëni udhëtimin prej pesë orësh mes Valbonës dhe Thethit përpara se të eksploroni Rivierën Shqiptare", theksohet në artikullin e gazetës britanike. Pas "Bjeshkëve të Namuna", renditen Mynih, Gjermani, Chefchaouen, Marok, Siçili , Itali, Buenos Aires, Argjentinë, Vis, Kroaci, Lake District, Britani e Madhe, Bora Bora, French Polynesia, Santorini,
Greqi, Beijing, Kinë. Alpet shqiptare dhe Bjeshkët e Namuna janë vazhdimësi e maleve dinarite dhe shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi. Bjeshkët e Namuna shtrihen deri te lugina e Ibrit, rreth 50 km në gjatësi. Në anën e Kosovës arrijnë lartësinë mbi 2000 m, në disa vende prehen në lugina të thella dhe kanë si kufi jugor Drinin. Alpet shqiptare
janë mbresëlënëse dhe me forma piktoreske. Ato janë një shtrirje e peizazhit malor, i cili përplaset në disa zinxhirë luginash gëlqerore të Alpeve.
AKTUALITET
14
E premte, 3 GUSHT 2018
Ngjarja e rëndë vjen një ditë pasi bashkëshorti i saj Dritan Hallunaj kaloi Vetting-un, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
G
ëzimi në familjen Hallunaj u zëvëndësua nga dhimbja. Enkelejda Hallunaj, gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj u vetëflijua mesditën e së enjtes duke u hedhur nga ballkonit i pallatit ku banonte në rrugën “Vaso Pasha”, në zonën e ish-Bllokut. Policia e Tiranës bëri me dije se ngjarja ndodhi në orën 13:16 dhe se 37-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme. 37-vjeçarja la pas vajzës 7-vjeçare dhe enigmën e aktit të rëndë vetëflijues. “Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, është hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E.H, rreth 37-vjeçe, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”,-njoftoi policia. Mësohet se 37-vjeçarja ishte stomatologe pranë ASHR-së. Nëna e një vajze 7-vjeçare gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa ngjarja e rëndë vjen pasi bashkëshorti i saj Dritan Hallunaj kaloi Vetting-un, duke u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por pse e ndërmori aktin e rëndë vetëflijues stomatalogia? Mbeten engimatike shkaqet që e kanë çuar 37-vjeçaren në aktin e rëndë të vetëflijimit, ndërsa policia vijon hetimet. Burime jo të konfirmuara flasin se e ndjera vuante nga depresioni dhe ky ka qenë shkaku që çoi 37-vjeçaren në aktin e rëndë vetëflijues. Mbi këtë ngjarje të rëndë, fqinjët e familjes Hallunaj që u bënë dëshmitarë, kanë treguar se çfarë ndodhi. Ata deklaruan se dëgjuan një zhurmë të fortë dhe dolën menjëherë jashtë. Sipas atyre,
Vret veten gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda SHKAQET “Të dhënat e para flasin për shenja depresioni të shfaqura gjatë kohëve të fundit. Megjithatë policia po punon edhe në pista të tjera, si të qënit një rrëzim aksidental deri edhe në shtyrje drejt vrasjes dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje familjare të viktimës”.
37-vjeçarja ka qenë vetëm në banesë, gjë që e përforcon pistën se e ndjera vuante nga depresioni. “Kemi dëgjuar një
zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë
SHKODËR
njerëz të tjerë të dalin. Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë”,
thanë kalimtarët. Gjyqtari i Gjykatës për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj u konfirmua nga KPK-ja, pas një procesi që siç e quajti vetë Hallunaj, ishte i vështirë dhe sfidues. Pasi mori vendimin për konfirmimin në detyrë, Hallunaj tha: “Falenderoj komisionin që më konfirmoi në detyrë. Keqardhje për kolegët që nuk u konfirmuan. Falenderoj mediat për pasqyrimin në kohë të të dhënave. Një proces i lodhshëm, i vështirë por kam marrë shumë leksione, nuk është vetëm një”. Të dhënat e para flasin për shenja depresioni të shfaqura nga bashkëshortja e Dritan Hallunaj gjatë kohëve të fundit , e cila mund ta ketë çuar drejt veteflijimit duke u hedhur nga pallati.
KORÇË
Bllokohen mbi 6 ton mish i ngrirë
Humb jetën babai i 8 fëmijëve
6
Pa asnjë të ardhur dhe në gjendje të rënduar ekonomike, kjo ka qenë arsyeja që një 51-vjeçar të humbas jetën teksa po tentonte të rilidhte energjinë elektrike. Frrok Bregu, baba i 8 fëmijëve, prej 4 ditësh i ishte prerë korenti pasi nuk kishte paguar por në pamundësi për t’a paguar ai ka hipur në shtyllën që ndodhet afër shtëpisë. Bregu ka rënë në kontakt me korentin e
për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 51-vjeçari Frrok Bregu punonte tek bashkëfshatarët, të cilët i jepnin ndonjë punë të rëndomtë pasi të ardhurat ishin shumë të pakta. E vetmja e ardhur që kishte familja Bregu në fshatin Bardhaj të Shkodrës është puna e djalit të familjes i cili është 17-vjeç dhe punon në Mal të Zi gjatë gjatë verës.
ton mish janë bllokuar nga AKU në Korçë. Shkak për bllokimin janë kushtet e rënda higjieno-sanitare si dhe mungesa e dokumentacionit për kontrollet veterinare të mishit. Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik. “Gjatë kontrollit në subjektin e shtetases, Mirela Dvorani me Nipt K74304001Q u konstatua mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit. Gjithashtu në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” (1100kg stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316kg tremiks koke, 100kg dh-
jam viçi, 350kg këmbë viçi, 25kg kokë qingji) që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues: faturë tatimore dhe certifikatë veterinare të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin”, thuhet në njoftimin e AKU. Për shkeljet e mësipërme
përveç masës administrative së bllokimit të produktit u morën masat administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit. Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore.
AKTUALITET
15
E premte, 3 GUSHT 2018
POLICIA
Tritoli te Daci, telefonata që “tradhtoi” porositësin Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Sajmir Kolaveri, që dyshohet si porositës i tritolit në banesën e Gazmir Dacit. Ndonëse Vilson Brahja nuk tregoi porositësin, burime pohojnë se i dyshuar për porositjen e shpërthimit të tritolit në 27 korrik në Bathore është Kolaveri. Burimet sqarojnë se po kryhen të gjitha verifikimet, ndërkohë që pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi Gazmir Daci është i dënuar me burg
për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robertit. Ka qenë një telefonatë pak ditë para se të ndodhte shpërthim ajo që nxorri zbuluar Sajmir Kolaverin. Burime nga policia thanë se Kolaveri ka komunikuar në telefon me Vilson Brahjan. Gjatë seancës ai tregoi edhe alibinë e tij për ngjarjen, ku pranoi se porositësi është rreth 25-vjeç dhe se i kishte thënë se po kërkonte azil. “Më
ka thënë ai që më pagoi do vendosësh tritol këtu tek kjo shtëpi. Është shtëpia ime dhe e dua për azil. Djalin që më pagoi është 24-25-vjeç, jeton në Bathore. Tritolin ma solli ai. Më tha vendose këtu. Është shtëpia ime kjo, do të paguaj 1500 euro. S’e dija e kujt ishte shtëpia. Të nesërmen e mora në telefon, lekët s’mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur”.
Ky institucion është ndërtuar me bashkëfinancimin e BE dhe të qeverisë. Ai ka një kapacitet prej 780 të dënuarish dhe të paraburgosurish
B
urgu i Reçit në qarkun e Shkodrës ka nisur nga puna. Ai është përuruar ditën e enjte me një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin, deputetë të zonës dhe të Komisionit të Sigurisë, prefekti i Shkodrës, kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe, shefi i zyrës së KiE dhe përfaqësues të shoqërisë civile që punonjnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ky institucion është ndërtuar me bashkëfinancimin e Bashkimit Europian me një vlerë prej 14,37 milion euro dhe qeverisë Shqiptare me 4 milion euro. Ai ka një kapacitet prej 780 të dënuarish dhe të paraburgosurish. Gjonaj në fjalën e saj theksoi se hapja e këtij institucioni do të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në uljen e fenomenit të mbipopullimit në sistemin e burgjeve, çka është aktualisht një nga problematikat më të mprehta në sistemin penitenciar. Sipas ministres Gjonaj përmirësimi i infrastrukturës është një shtyllat kryesore të reformës në burgje dhe për këtë arsye Qeveria ka rritur me 10% nivelin e investimeve që do të realizohen gjatë vitit 2018, duke e çuar kështu në 470 milionë lekë buxhetin e investimeve. Duke folur për reformën në sistemin penitenciar Ministrja e Drejtësisë u shpreh: “Reforma në sistemin penitenciar, si pjesë e rëndësishme e reformës së madhe në drejtësi që ne kemi ndërmarrë me shume sukses është në drejtimin e duhur. Syn-
Hapet burgu i ri në Reç, Gjonaj: Zgjidh problemin e mbipopullimit SYNIMI “Krijimi i një sistemi penitenciar të sigurt, profesional, larg ndikimeve politike, në respekt të të drejtave të njeriut dhe sigurisht që t’i përshtatet kërkesave të kohës për të qenë në lartësinë e duhur për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri”.
imi është krijimi i një sistemi penitenciar të sigurt, profesional, larg ndikimeve politike, në respekt të të drejtave të njeriut dhe sigurisht që t’i përshtatet kërkesave të kohës për të qenë në lartësinë e duhur për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri”. Një tjetër drejtim i rëndësishëm i reformës në të cilin është ndalur
ministrja Gjonaj janë edhe masat antikorrupsion brenda sistemit të burgjeve. Ministrja tha se po forcohen masat antikorrupsion, nëpërmjet forcimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që kontrollon dhe verifikon veprimet e administratës për të gjitha rastet e abuzimit të detyrës dhe shkeljes së ligjit. Sipas saj një numër i lartë punon-
ITALI
Detaje nga ekzekutimi i 24-vjeçarit Viktorjan Picaku kishte mbi një vit që kishte shkuar drejt Italisë fqinje, për shkak të papunësisë. 24-vjeçari, i cili mbrëmjen e së mërkurës u ekzekutua në mes të një sheshi në Corato të Barit, ishte me origjinë nga Mirdita dhe familja e tij jetonte në qytetin e Durrësit. Sipas të njëjtave burime, Viktorjani kishte shkuar në Itali, në përpjekje për të gjetur një punë më të mirë, megjithatë mbetet e paqartë se çfarë pune bënte i riu. Mediat italiane nuk japin një shkak për vrasjen e
24-vjeçarit, i cili u qëllua nga dy persona nga prapa, gjatë kohës që ndodhej në një prej shesheve të populluara të zonës. As për autorët nuk ka asnjë të dhënë, përveçse lëviznin me një scooter dhe e qëlluan të riun në kokë dhe kraharor, plumba të cilat rezultuan fatalë. Ndërkohë, duket se gjatë kohës që jetoi në Itali, i riu shqiptar krijoi mjaft miq, kryesisht italianë. Shumë prej tyre në rrjetet sociale shprehin hidhërim për humbjen e mikut të tyre.
jësish të policisë së burgjeve janë kallzuar penalisht në rastet kur janë adresuar raste të ankesave për korrupsion ashtu si dhe në rastet e hetimeve proaktive për mitmarrje dhe favorizim të të burgosurve. Nga ana e saj ambasadorja Vlahutin u shpreh: “Sundimi i ligjit është në thelb të partneritetit dhe dialogut tonë politik dhe është po aq në qendër
të mbështetjes që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë. Është në thelb të asaj që qytetarët shqiptarë kërkojnë nga autoritetet. Kjo strukturë është një shembull i shkëlqyer se si bashkëpunimi mes Bashkimit Europian dhe fondeve kombëtare të Shqipërisë kanë bërë të mundur një projekt të tillë, një institucion të standardeve evropiane, i cili do të mundësojë mbrojtjen më të mirë të dinjitetit njerëzor të të burgosurve”. Burgu i ri në Reç të qarkut Shkodër plotëson të gjitha kushtet dhe standardet e trajtimit të personave të paraburgosur dhe të dënuar. Ato i përafrohen standardeve të Bashkimit Evropian, në lidhje me akomodimin, sistemet e ngrohjes, regjimin e aktiviteteve ditore, aktiviteteve sociale, kulturore, edukimit, si dhe atyre sportive etj. Gjithashtu ky institucion ka në dispozicion ambiente për reparte pune për punësimin e të burgosurve, kushte bashkëkohore të kuzhinës, lavanderisë, ambiente të kujdesit shëndetësor, si ndihma e shpejtë, urgjencë, farmaci, etj.
16
AKTUALITET POLICIA
E premte, 3 GUSHT 2018
Emergjenca në bregdet? Ju ndihmon Silva Që prej muajit të kaluar, Policia e Shtetit në disa rrethe ka kaluar në gatishmëri pikërisht për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’iu shërbyer qytetarëve gjatë pikut të sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve sigurisht që është i madh. Në kuadër
të këtij sezoni qytetarëve që pushojnë në plazh iu vjen në ndihmë edhe Silva, një efektive policie në Komisariatin e Vlorës që patrullon në bregdet. “Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit! Unë jam Silva Binaj, 29-vjeçe, punonjëse policie në
Komisariatin Vlorë. Jam punonjëse e Policisë së Shtetit prej 4 vitesh dhe aktualisht për sezonin turistik patrulloj në bregdet. Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112”, shkruan ajo në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Për situatën në dogana aty ku radha e makinave është e gjatë, Drejtori i Rendit dhe i Sigurisë tha se janë shtuar sportelet për të rritur shpejtësinë e veprimtarisë
D
rejtor i Rendit dhe i Sigurisë, Gjovalin Loka mori pjesë në një takim ndër institucional drejtuar nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi. Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtori i AKU-së dhe drejtorët Tatimeve. Gjatë fjalës së tij, Loka tha se deri më tani nuk janë shënuar ngjarje të rënda, dhe kjo edhe falë masave të marra nga policia. Sipas Lokës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për të përforcuar mbikqyrjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, sipas urdhërit të shpërndarë nga kryeministri. “Secili nga ne e ka të qartë detyrën dhe do i shkojmë deri në fund çdo ngjarje. Është e rëndësishme të themi se deri më tani s’kemi pasur asnjë ngjarje të rëndë. Policia ka punuar me planin e përforcuar të masave, që prej muajit shkurt, duke hapur posta policore në zonat turistike dhe me dendësi të lartë, nga Thethi e duke zbritur në Dhërmi e deri në skajin më Jugor. Këtë vit është shtuar dhe stacioni policor i Tales, ndërsa është forcuar dhe kontrolli në akset rrugore”, tha Loka. Për situatën në dogana aty ku radha e makinave është e gjatë, Loka tha se janë shtuar sportelet për të rritur shpejtësinë e veprimtarisë. “Kemi shtuar gjithashtu numrin e sporteleve në zonat kufitare për të rritur shpejtësinë e veprimtarisë dhe ulur kohën e pritjes për pushuesit. Po ashtu kemi vendosur struktura të gatshme operacionale në çdo njësi vendore që lidhet me turizmin dhe ku dendësia turistëve të huaj dhe vendas është e lartë”, vijoi Loka. Sipas tij, është rritur numri forcave policore në zonat turistike. “Duke parë nevojën për një numër të shtuar në zonat turistike, policia ka vendosur transferimin e disa punonjësve nga zonat me dendësi më të vogël, në zonat ku falë turizmit dendësia rritet disa fish dhe nevojtet një numër i shtuar i forcave policore”, vijoi Loka. Ai tha se me rëndësi është bashkëpunimi me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe vetë qytetarët. “Të
Sezoni veror, Loka: Më shumë policë nëpër rrugë SITUATA “Nga Thethi e duke zbritur në Dhërmi e deri në skajin më Jugor. Këtë vit është shtuar dhe stacioni policor i Tales, ndërsa është forcuar dhe kontrolli në akset rrugore. Të gjithë qytetarët janë të lutur të na njoftojnë në numrin 112 pa pagesë për çdo shqetësim”.
gjithë qytetarët janë të lutur të na njoftojnë në numrin 112 pa pagesë për çdo shqetësim. Ne do i shkojmë deri në fund çdo ngjarje. Jemi vigjilent në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe vijmë në ndihmë të insti-
tucioneve të tjera ligjore për zbatimin pikërisht të ligjit”, tha Loka. Nga dogana e Qafë-Thanës gjatë kësaj jave kanë hyrë 29,114 shtetas, shumica e tyre kanë qenë shtetas të huaj. Policia kufitare ka organizuar
një plan masash për të përballur fluksin e lëvizjeve në të dyja anët e kufirit. Pala shqiptare ka hapur 6 sportele, tre në hyrje dhe tre në dalje, ndërsa pala maqedonase punon me 3 sportele. Numri i sporteleve
ndryshon në varësi të ngarkesë sidomos gjatë fundjavës, kur fluksi i lëvizjeve dyfishohet. Sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, i lartë ka qenë edhe numri i qytetarëve që dalin nga territori ynë, të cilët janë kryesisht të huaj që kanë kaluar pushimet në Shqipëri. 24,179 shtetas kanë dalë nga pika kufitare e Qafë-Thanës, gjatë javës së fundit, njofton policia kufitare.
POLICIA
Arrestohet hajduti serial, zbardhen 15 vjedhje Policia e Tiranës ka zbardhur rreth 15 grabitje që kanë ndodhur në Tiranë, duke vënë në pranga katër autorët. Ndërkohë që ka parandaluar dy raste të vjedhjes së magazinave dhe banesave, ku autorët janë 4 persona, njëri prej tyre, hajdut serial. Sipas policisë, në pranga janë vënë: Artur Marku, Ogert Skordha, Amarildo Jashari si dhe u shpall në kërkim policor bashkëpunëtori tjetër, F.M. Gjithashtu, Komisariati numër 2 në Tiranë bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë Elidon Alla, i cili ka tentuar të vjedh një banesë në rrugën “Sali Butka”, duke u ngjitur nëpërmjet tubit të shkarkimit deri në katin e 7. Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të mëposhtme: “Vjedhjes së ndod-
hur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba” është vjedhur banesa e B.S. Vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” O. B. i është vjedhur zyra. Vjedhja së ndodhur më datë 14.04.2018, ku E. F, është tentuar ti vidhet mjeti. Vjedhjes së banesës së A.B, më datë 15.04.2018. Vjedhjes të dyqanit në pronësi të R.V, të ndodhur më datë 22.04.2018. Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash. Vjedhjes së banesës së D.A, të ndodhur më datë 01.05.2018. Vjedhjes së banesës së E.H, të ndodhur në datë 09.05.2018. Vjedhjes së banesës së V.N, të ndodhur në datë 29.05.2018. Vjedhjes së dyqanit në pronësi të B. S, të ndodhur në datë 12.06.2018. Vjedhjes së banesës së K.K të ndodhur në datë 17.06.2018”.
DOSSIER
17 E premte, 3 GUSHT 2018
FLET I MBIJETUARI I AUZHVICIT, MANO HOLLENREINER
"Por ne ishim gjermanë!" Nga Andrea Grunau
M
ano Höllenreiner ecën me trupin drejt. 84-vjeçari i përshëndet vizitorët në kopshtin para shtëpisë në Mettenheimin bavarez, rreth 80 km në lindje të Mynihut. Anës shkallëve të shtëpisë varen fotografi, ku ai është duke u treguar ish-presidentëve Christian Wulff dhe Joachim Gauck tatuazhin në dorë me numrin e të burgosurit të Auzhvicit: Z 3526. Gërma Z nënkupton "Zigeuner" (ciganë) - nën këtë term Gjermania nacionalsocliste përndiqte pjesëtarët e minoritetit më të madh europian. "Numrin në krah duan ta shohin të gjithë", thotë ai dhe menjëherë përvesh mëngën. Kohët e fundit është dobësuar shumë, na thotë, dhe këmbët i dridhen. "Janë nervat", í ka thënë mjeku i tij, "aspak e habitshme, me atë çfarë keni kaluar". Natën e 2 gushtit në të gdhirë të 3 gushtit 1944 "Zigeunerlager" (kampi i ziganëve) në Auzhvic-Birkenau u shpërbë. Burra, gra dhe fëmijë u mbytën nëpër dhomat e gazit, kufomat e tyre u dogjën. Historianët në muzeun Auzhvic kanë zbuluar tani, që në këtë natë janë vrarë të paktën 4000 dhe jo 2900, sikurse mendohej deri më sot. Mano Höllenreiner me prindërit dhe motrën e tij Josefine, të quajtur Lilly, pak më parë ishin larguar - në kampin e përqendrimit Ravensbrück. Ai ka humbur shumë vetë nga farë e fisi i tij në Auzhvic: kushërinj dhe fëmijët e tyre, hallën dhe "gjyshen e dashur, që e doja shumë - edhe ajo në dhomat e gazit". 36 të vdekur numëron familja Höllenreiner prej përndjekjes nga nacionalsocialistët. Nëna e tij ka pasur paraardhës hebrej. "Unë jam një përzierje e mirëfilltë", thotë ai. Nga familja e nënës kanë vdekur madje më shumë se njëqind vetë. 84 vjeçari nuk do të shkojë më në Auzhvic, ky është sot një stërmundim i madh për moshën e tij. Teksa i ringjallen kujtimet ai sërish dëgjon britmat nga kampi i përqendrimit. Të vdekurit e Auzhvicit bëhen të dukshëm - në mes të dhomës së ndjenjes me mobilie antike bavareze. "Kur fëmijët vdisnin, nënat vinin kujën. Pastaj ata i hidhnin në një stivë", kujton ai regjimin brutal të rojeve të kampit. Kushëri i tij Hugo, ende fëmijë në shkollën fillore, bartnin të vdekurit, ndër to edhe një fëmijë i vogël: "Unë pashë kokën", edhe sot atij i lexohet tmerri në fytyrë: "Një kokë fare e vogël!" Kufomat stivoseshin. "Të vdekurit arrinin deri sipër kaq lart sa në shtëpinë time", thotë ai me një vështrim të trishtueshëm duke treguar tavanin e
dhomës, sikur do t'i shihte ata aty. Nga njëra anë ai do të preferonte më mirë të harronte gjithçka, "por kujtimet i vijnë vazhdimisht", na thotë Höllenreiner. Gruaja e tij tregon për netët me ëndrra të këqia, kur ai lëshon ndonjëherë britma jashtënjerëzore. Burri i saj e vështron atë me mirënjohje: "ajo ka duruar shumë më mua." Mano Höllenreiner pikërisht për këtë arsye angazhohet kundër harresës. Ai ka mbajtur shumë referate, shpesh para nxënësve të shkollave, në mënrë që "të rinjtë gjermanë ta dinë se çfarë kemi përjetuar në në kampet e përqendrimit dhe që ai ishte një sistem kriminelësh". Dis anxënës kanë qarë e të tjerë kanë duartrokitur, një vajzë e ka përqafuar atë një herë duke qarë. "Ka gjermanë të mirë", thekson ai. Për punën e tij për zbardhjen e së kaluarës është vlerësuar me Kryqin e Meritave të RFGJ-së. Mësuesi i tij: "Një nazist tipik i vogël" Mano, i lindur në vitin 1933, shpesh herë largohej nga klasa kur ishte në shkollë dhe fshihej pas altarit të kishës. Mësuesi e provokonte atë, ndonëse ai nuk dukej aspak si sinti, na thotë: "Ai ishte një nazist tipik i vogël". Babai Johann Höllenreiner kishte një sipërmarrje udhëtimi me kuaj, po ashtu edhe vëllai i tij. Ata i fyenin si "Zigeuner" (ciganë). Lufta e Dytë Botërore filloi, babai shërbente në Vehrmaht, familja u zhvendos në fshat. Mano luante me fëmijët e fermerëve: "Unë nuk e dija që isha cigan", kujton ai. Por gjyshja e tij është rrahur nga një bujk, kur ajo me një kaçile në shpinë kishte dalë të shiste copa, kopsa, penj dhe tantella. Babai dhe xhaxhai u përjashtuan nga ushtria për arsye "ppolitiko-racore". Një Anamnezë e higjenës racore në qendrën hulumtuese, e cila regjistronte minoritetet, e regjistroi familjen në fund të vitit 1941 si të përzier me cigan "Zigeunermischlinge". Të kthyer në Mynih babait dhe xhaxhait iu desh të kryejnë punë të detyruar për të shtruar rrugët me kalldrëm nën vrojtimin e policisë. Në mars 1943 në mëngjes herët policia trokiti në derë. Familja duhej të nisej menjëherë, madje as nuk mundi të merrte gjë me vete. Qeni i vogël i Manos mbeti aty. Të mbyllur në polici ata u takuan me të afërm të tyre dhe sinti të tjerë. "Por ne ishim gjermanë!", Mano Höllenreiner edhe sot nuk arrin ta kuptojë përnjekjen pa arsye: "Gjyshi dhe stërgjyshi im, kishin qenë në ushtri. Ne jemi sinti gjermanë!" Prej shekujsh familja Höllenreiner ka jetuar në Bavari. Para 75 vjetësh një fakt i tillë nuk kishte vlerë. Të gjithë u çuan
në stacionin jugor të trenit në Mynih duke u ngjeshur nëpër vagonë bagëtishë, pa ushqim, pa tualet - një tmerr edhe për druajtjen e grave, kujton Mano Höllenreiner. Nga babai ai dëgjoi, se u kanë premtuar një fermë në Poloni. Për nëntë vjeçarin ky udhëtim dukej si ipafund. Herë pas here vagonin e spërkatnin me një zorrë uji. Njerëzit e parë filluan të vdesin rrugës. Me mbërritjen në Auzhvic-Birkenau për të ishte e qartë, ferma qe një gënjeshtër. Secilit iu vu tatuazhi me numrin në krah dhe iu qethën flokët tullë. Familija u deportua në kampin e ciganëve në barraka me krevate me kate. Familja e Manos ndodhej sipër. Më pas krevatet nuk ishin të qendrueshëm. Ai një herë u rrëzua me fytyrë në dysheme, i plasi gjaku nga hundët dhe mbeti i shtrirë pa ndjenja. Else Höllenreiner tregon atë që i pat rrëfyer vjehrra: Ajo nuk e çoi Manon tek mjeku i kampit, sepse kishte frikë, që nuk do ta shihte më. Për ditë me radhë ajo e mbante atë pas vetes edhe gjatë apelit të mëngjesit. kështu ajo e shpëtoi atë. Për gjithë të burgosurit ishte detyrim paraqitja në orën katër të mëngjesit edhe në dimrin me borë. "Gratë e moshuara ngrinin, binin përdhe dhe mbaronin", kujton Mano Höllenreiner: "Që ne ende jetojmë, kjo është një mrekulli." Nëna e Manos i paralajëmronte fëmijët të mos e pinin ujin e kontaminuar prej tifos në Auzhvic. Por ata kishin etje dhe megjithatë pinin. Për të ngrënë kishte një copë bukë dhe rrepa të kalbura. Një herë Mano pas punës kaloi përpara shtëpisë së një SS, ku një qen kishte tasin e tij. Ai u afrua me kujdes, ia tërhoqi tasin e ushqimit, por qeni vetëm n´hungërroi. SS e ndoqi atë. Ai ka ndeshur edhe mjekun SS Josef Mengele. Manos i duhej të mbante epruvetat me preparate: Organe të fëmijëve, që kishte vrarë Mengele në "Zigeunerlager". Mizoria e Mengeles ishte pakufij: "Binjakët e vegjël ai i hidht-
eng akati i tretë dhe pastaj i qepte sërish." Kushëriri i Manos, Hugo dhe vëllai i tij janë operuar prej Mengeles dhe kanë marrë plagë të rënda abdominale. Në "Zigeunerlager" të gjithë i njihnin krematoriumet aty pranë, flakët nga oxhaku dhe erën e mishit të djegur. Më 1944, kur kampi duhej të shpërbëhej, familja Höllenreiner bëntë pjesë ndër ato qqë duhej të transferoheshin. Kur ata ndodheshin në tren, ai lëvizi në drejtim e pasmë drejt krematoriumit. Të gjithë britën nga frika. "Ne menduam, se do të na fusin në dhomën e gazit", tregon Mano Höllenreiner. Por më pas treni eci në drejtimin e duhur. I mbijetuari merr frymë thellë, duket i emocionuar: "Nëna e babai, të gjithë britën. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë kurrë më!" Herë pas here ai ndalet: "As që mund ta përhskruash se si ka qenë vërtetë në Auzhvic, në kamp përqendrimi. ka qenë shumë më keq nga unë po ju tregoj." Sterilizim i detyruar detyruar,, minj, puding Në kampin e përqendrimit Ravensbrück burrat e gratë u ndanë. Nëna e Manos dhe motra Lilly u vendosën në kampin e grave. Ai kishte frikë, se ato do t'i vrisnin. Babain e tij, xhaxhain dhe kushëririn i sterilizuan me detyrim, të gjithë më një thikë, thotë ai. Ai vet bashkë me një djalë polak ishin fshehur për ditë të tëra poshtë krevatëve me tre kate. Aty poshtë kishte minj të mëdhenj, kujton ai: "Për pak do të kisha vdekur." Babai dhe të tjerët pas kësaj ndërhyrjeje brutale ishin dobësuar ekstremisht. Dhjetëvjeçari Mano hynte fshehurazi në kuzhinën e të burgosurve. Ai ia doli të vjedhë një tenxhere të madhe me puding, na tregon, por më vonë e kapën. Një SS e detyroi atë të kërcente mbi një stol dërrase. "Majtaj, djathtas, derisa ai nuk mundej më". Ai u rrëzua dhe vrau këmbën duke i rënë të fikët. Por që të tjerët ndërkohë e kishin ngrënë pudingun, kjo e gëzon atë edhe sot. Nga plaga atij i ka mbetur një shenjë,
na thotë. Shumë më vonë ai mësoi, se edhe nënën e tij e kishin stelirizuar në Ravensbrück. Ajo ia ka treguar nuses së djalit, se i patën bërë një inxheksion me acid. Pas kësaj ajo kishte pasur dhimbje dhe frikë. Manon dhe babain nga Ravensbrück i transferuan në kampin Sachsenhausen, jo larg Berlinit. Lufta po afrohej gjtihnjë e më pranë. Babai dhe të tjerë ish-ushtarë duhej të dilnin sërish në front. Ata i patën veshur me uniforma SS duke ia dorëzuar trupave ruse, indinjohet 84 vjeçari. Por për fat burrat me tautazhin e numrit nga Auzhvici nuk i pushkatuan. Manon nga kampi Sachsenhausen e detyruan në dalë në marshimin e vdekjes drejt Perëndimit, të cilin vetëm pak e mbijetonin. Të burgosurit e raskapitur duhej të ecnin me kilometra të tëra. Kush rrëzohej e nuk ngrihej shpejt prej borës së thellë e ekzekutonin. Një përjetim që i është ngulitur në kokë të mbijetuarit: "Dy plumba nuk ia vlen t'i harxhosh", i thanjë babai hebre dhe djalit të tij një SS. Ata të dy duhej të rinin njeri pas tjetrit, djali duhej të hapte gojën, e kësisoj SS qëlloi. Mano pa më sytë e vet se çfarë shkaktoi plumbi, ai ndodhej aty pranë. Racizëm dhe armiqësi prestarët e familjes Höllenreiner kanë përjetuar për një kohë të gjatë edhe pas 1945. Dikush donte ta "pastronte vendibanimin e tyre nga "hebrejtë, turqit dhe ciganët", na thotë bashkëshortja Else Höllenreiner. Kur vajza e tyre Carol hapi një dyqan mode për fëmijë, u tha, se ky është një vend ku pastrohen "paratë e ciganëve" - ndoshta prej smirës për tregtinë e sukseshme me antikitete prindërve të saj. Else Höllenreiner u përball me këta njerëz dhe i paditi ata. Që në Mettingen dikur ka qenë një kamp përqendrimi, këtë ata e kanë mësuar pasi e kishin ndërtuar aty shtëpinë. Por ka edhe mjaft gjëra pozitive. Djali i fqinjit Maxi e çoi në shkollë librin "Mano" dhe mësuesit e ftuan të mbijetuarin. Ai thotë, se është i kënaqur, që shumë nxënës njihen me historinë gjatë mësimit. Një shkollë e rajonit prodhoi një film dokumentar për të. Gjatë një demonstrate kundër ekstremistëve të djathtë shumë të rinj e kanë mbështetur atë dhe kryetari i bashkisë i ka thënë, që është në çdo kohë i gatshëm t'i mbështesë. Me atw qw ai ka përjetuar mund të ishte i tërhequr dhe skeptik ndaj njerëzve, por jo Mano është i dashur e i përkushtuar për njerëzit. Pasi na ka mikëpritur në shtëpinë e tij, duke na përcjellë deri tek gardhi i oborrit na thotë: "na njoftoni kur të DW mbërrini në shtëpi".
VIP
18 E premte, 3 GUSHT 2018
U gjobit për shkak se u bë baba, Martial i kundërpërgjigjet Mourinhos Te Manchester United gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe trajneri i tyre ka një konflikt të hapur me futbollistët dhe klubin. Jose Mourinho ditë më parë deklaroi se ka një skuadër të dobët dhe pa sulmues ndërsa më pas sulmoi edhe Anthony Martial i cili nuk i ishte bashkuar grupit ne SHBA për shkak se ishte bërë baba. Martial iu drejtua rrjeteve sociale për t'iu kundërpërgjigjur trajnerit të tij, që ndër të tjera kishte marrë edhe një masë me gjobë ndaj futbollistit. "Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Vogëlushi im Sëan është mirë, por për nënën e tij gjërat ishin pak më të vështira. Më vjen keq, por familja
"Çmenden" tifozët e Bursaspor, presidenti thotë se ka blerë supermodelen Presidenti i Bursaspor është përfshirë në një incident që ka shkakuar të qeshura në sallën e konferencës ku po prezantohej blerja e re e ekipit, Allano Lima. Por presidenti Ali Aj ka ngatërruar fjalët dhe në vend që të prezantojë lojtarin e ri ka prezantuar model braziliane Adriana Lima. Kjo video është shpërndarë me shpejtësi në rrjet ku po kthehet virale me "memet" e realizuara për të.
ime vjen përpara gjithçkaje", shkruante Martial në rrjetet sociale. Vetëm përpara një jave, Martial bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tij nëpërmjet një postimi në
Instagram, ku lexohej: "Faleminderit Zot që më dhurove fëmijën tim të dytë, të mrekullueshëm, me shëndet të plotë. Faleminderit dashuria ime".
Dani Alves dhe e dashura e tij i vënë "flakën" Maldivesit
Dani Alves po shijon shumë pushimet. Zhgënjimi në Botëror duket se ka mbetur pas dhe tashmë ai ndodhet së bashkë me të dashurën e tij, Joana Sanz në Maldives. Cifti duket shumë i lumtur së bashku dhe nuk kanë ngurruar të shpërndajnë në rrjetet sociale foto në disa momente pikante gjatë pushimeve. Në një foto të shpërndarë Dani Alves e mban në supe bukuroshen ku kjo foto është konsideruar nga fansat e shumtë si "zjarr" në Maldives. Për më shumë ju ftojmë të shikoni galerinë e fotove.
Legjenda e Chelseas shijon pushimet në plazhet e Portugalisë Ish-lojtari i Chelseas, John Terry ndodhet me pushime në plazhet e Portugalisë së bashku me familjen e tij. Ai është fotografuar nga paparacët duke shijuar pushimet e tij dhe duke luajtur me fëmijët. Gjithashtu, John Terry është parë duke takuar edhe disa lojtarë të Marsejës, të cilët ndodhen në zonën ku ai po kalon pushimet.
Talenti i Milanit shpall divorcin në Facebook Talenti i Milanit, Hakan Calhanoglu së fundmi është divorcuar dhe i çuditshëm është fakti se këtë ai nuk ka ngurruar ta shpërndajë në rrjetin social, facebook. Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje të divorcit, pasi sipas tij ka një arsye shumë të forte, për të cilën do të diskutojë në një sallë gjyqi. Calhanoglu në 31 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, ai ka shënuar 6 gola.
SHOWBIZ
19 E premte, 3 GUSHT 2018
Zbulohen detaje të reja rreth ditës së vdekjes së Paul Walker Nëna e Paul Walker, Cheryl ka zbuluar detaje të reja për ditën kur djali i saj vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në vitin 2013. Në dokumentarin e ri për jetën e tij I Am Paul Walker, ajo zbuloi se ylli i Fast and Furious e kishte harruar eventin e tij të bamirësisë 'Reach Out Worldwide', që do të ishte dhe takimi i tij i fundit ku do të merrte pjesë. Ai nuk do të kishte shkuar atje nëse nuk do të merrte një mesazh që do t'ia kujtonte eventin. Cheryl tha se mëngjesin e vdekjes së Paul, ku po bënte një pushim nga filmimet e Furious 7, ai ishte ulur në kuzhinë me vajzën e tij Meadow, duke bërë plane për të zgjedhur dhe dekoruar një pemë e Krishtlindjeve atë mbrëmje. "Ne po bisedonim dhe ai e kishte harruar eventin. Ai mori një mesazh dhe tha se duhet të shkonte diku. Paul nxitoi për të marrë pjesë në eventin e bamirësisë për të mbledhur të ardhura për viktimat e Typhoon Haiyan në Fil-
Selena Gomez raportohet se i ka dërguar një letër ish-të dashurit të saj Justin Bieber duke e uruar për fejesën. Bieber ishtë një nga dashuritë e mëdha të Selenës, por lajmet për fejesën e saj nuk e kanë mërzitur këngëtaren. Ajo ka pranuar lajmet duke vazhduar të ecë përpara. Madje thuhet se ka bërë diçka të veçantë. "Fillimisht Selena u trondit nga planet e dasmës së Justin, por pasi meditoi e kuptoi që kjo ishte diçka e mirë për ish-të dashurin e saj,"-tha një burim për Star Magazine. "Ajo i dërgoi një letër me anë të së cilës shënoi fundin e një kapitulli të gjatë dhe të dhimbshëm të jetës së saj". "Selena nuk dëshiron të jetë e lidhur me Justin përgjithmonë", tha i burimi. "Ajo me të vërtetë dëshiron të vazhdojë jetën e sajdhe nuk do të jetë me pjesë e jetës së Justin".
ipine", tha ajo. Walker u largua nga eventi me një Porsche Carrera GT që drejtohet nga miku e këshilltari i tij financiar Roger Rodas. Makina humbi kontrollin e përplas në një shtyllë dritash në rrugë dhe shpërtheu duke i lënë të dy të vdekur në çast. "Njerëzit mendojnë se humbi jetën një ylli i filmit në aksident me makinë. Por kishte akoma më shumë për të. Kjo ishte vetëm një pjesë e asaj çfarë ai
ishte. Paul ishte një njeri i mrekullueshëm", shtoi Cheryl. Ajo zbuloi se për 5 vitet e fundit, familja shkon në një nga vendet më të preferuara të aktorit në Huntington Beach për të hedhur lule dielli në oqen më 12 shtator, datën e lindjes së tij. "Unë kam marrë letra nga njerëz në të gjithë botën që thonë se ai u ndryshoi jetën,"-shtoi Cheryl. "Ky është një bekim. Ai kurrë nuk do harrohet".
Këngëtarja e famshme nis numërimin: Mezi pres të bëj seks Reperja e njohur amerikane, Cardi B ka vetëm pak kohë që është bërë nënë dhe ka nisur numërimin e ditëve kur mund të kryejë sërish marrëdhënie seksuale. Ajo publikoi një fotografi të partnerit të saj Offset në rrjetet sociale, ku shprehte dëshirën për të fjetur me të. Një fanse i shkruajti se duhet të mbarojë një herë kurën shëruese që të mos ketë shqetësime më vonë. Cardi B kishte komplikacione gjatë shtatzënisë dhe mori plagë, prej të cilave nuk kryente dot marrëdhënie me të dashurin. "3 javë dhe 4 ditë. Kam nisur numërimin", shkruajti Cardi B. Ajo njihet për natyrën e saj rebele, të cilën e transmeton në të gjitha daljet publike përfshirë intervistat, koncertet apo rrjetet sociale. Ndërkohë, disa ndjekës të saj kanë shprehur dëshirën se Cardi dhe Offset duhet të bëjnë një motër ose vëlla për Kulture, e cila erdhi në jetë me 7 korrik.
Selena Gomez i dërgon letër Justin Bieber pas fejesës
Kate Upton ndez rrjetin me fotografitë joshëse Kate Upton, një prej femrave më seksi në botën e modelingut ka njoftuar muajin e kaluar se është shtatzënë. Para se të jepte këtë lajm të bukur, 26vjeçarja bëri një set fotografik më të brendshme ku duket më seksi se kurrë. Aty fokusohet më së shumti gjoksi i saj i famshëm. Supermodelja, e cila do bëhet nënë për herë të parë me bashkëshortin Justin Verlander bëri këto fotografi joshëse për Yammamay vetëm pak para se ti formohet barku i rrumbullakosur.
Rihanna risjell në trend vetullat e holla sa maja e lapsit Kur të gjithë menduam se shpëtuam nga vetullat, diva e pop-it Rihanna ka sjellë trendin e ri. Në kopertinën e revistës "Vogue" për muajin shtator, Riri është shfaqur me vetulla të holla, njësoj si ato të viteve '70-'80. Duken aq të holla dhe të mprehta sikur i ka pikturuar dikush, ku nuk mungon harku. Imazhi i saj është pëlqyer dhe është shpërndarë shumë herë. Rihanna ka treguar se është rikthyer koha kur vetullat duhet të jenë të holla sa maja e lapsit. Kushdo që e ndjek trendin e fundit do të duhet të bëjë përpjekje të mëdha për të patur një vetull si e Ririt.
SPORT
20
E premte, 3 GUSHT 2018
Strategu italian është zhgënjyer dy herë për të marrë drejtimin e “axurrëve” dhe Polonisë
N
jë muaj më parë Gianni de Biasi ishte i bindur se do të ishte trajneri i ri i Polonisë, por ai u tradhtua në momentin e fundit. Në një intervistë të gjatë për Gazzetta Dello Sport, De Biasi tregon sesi Armando Duka nuk e lejoi të merrte drejtimin e Italisë, ndërsa Boniek e “mashtroi” në momentin e fundit. Prapaskenat me Poloninë “Kjo është një histori që ka kohë që ka filluar. Unë isha kontaktuar që më parë nga Bonjek, para se të zgjidhte Navalka, trajnerin në Botërorin e fundit. Ishte viti 2013 dhe unë isha i lodhur me Shqipërinë, ndaj nuk u bë asgjë. Zibì u bë përsëri i gjallë në javët e kaluara, për të zëvendësuar të njëjtin Navalka. Po, ishte një ditë kur e ndjeva veten trajneri i ri i Polonisë. Ishte dita kur unë dhe Boniek caktuam të takoheshim në Romë për të saktësuar detajet. Unë kisha bërë edhe kostumin gati. Por pastaj Boniek nuk u bë më i gjallë dhe mësova nga shtypi dhe jo nga ai, që trajneri i tij do të ishte një tjetër, kjo është ajo për të cilën ndjej më shumë keqardhje. Sigurisht, Zibi është i lirë të bëjë zgjedhjet që mendon, në këtë çështje o është shpjeguar keq ai, ose nuk kam kuptuar mirë unë. Megjithatë, asnjë hatërmbetje. Kjo është pankina e dytë e kombëtares që shoh të më ikë. Në vitin 2016, presidenti i Federatës Shqiptare nuk më la të lirë të zëvendësoja Conten te Italia. Ky duhet të jetë një mallkim”. E ardhmja “Në gusht do të komentoj ndeshjen time të fundit në Rai Uno, finalen e Superkupës së Europës,
DeBiasizbulon“sekretin”:Dukanuk më la të merrja drejtimin e Italisë DETAJET
Bonucci Caldara - Higuain, zbulohen shifrat e marrëveshjes Juve-Milan
mes Real dhe Atletiko, në Talin të Estonisë. RAI ka vendosur të bëjë një zgjedhje më të qëndrueshme me Di Xhenaron. Por mendoj se do të vazhdoj të punoj për RAI-n. Televizioni na shërben ne trajnerëve për t’u treguar presidentëve që jemi të gjallë. Në futbollin e sotëm, nëse nuk shfaqesh, nuk ekziston. RAI jep ndeshje për të gjithë dhe të jep një shikueshmëri të çmendur”. Nëse do të trajnojë “A jam gati të kthehem të trajnoj në Itali? Sigurisht, edhe pse pas
PRESIDENTI
periudhës te Udineze isha betuar me vete që kurrë më nuk do ta kisha bërë një gjë të tillë, pasi te ne jemi shumë të lidhur me rezultatet. Mbërrin në dhjetor dhe ndoshta në mars të largojnë, çfarë kuptimi ka? Në tre muaj nuk ke kohën të njohësh siç duhet grupin dhe ambientin. Në sezonin e kaluar isha shumë pranë pranimit të ofertës të një skuadre të Serisë A që luftonte për rënien, në fund i thashë jo”. Shkëmbimet Juventus-Milan “Bonuçi është një mbrojtës i
madh, por unë, po të isha në vend të Juventusit, do të kisha zgjedhur Kaldara, titullar fiks i të ardhmes në kombëtare. Kaldara është një futbollist që mbulon më shumë, një stoper. Bonucci është mbrojtës i lirë. Caldara më pëlqen për përgatitjen fizike dhe Inteligjencën. Higuan bën shumë gola, çfarë tjetër të them? Super goditje”, deklaroi De Biasi në intervistën e dhënë për të përditshmen italiane, e cila u dedikon një hapësire edhe trajnerëve të cilët për momentin janë të pa punë.
MERKATO
Perez: Modric largohet vetëm Barcelona vijon të “vjedhë” ekipet për 750 milionë euro italiane, një hap larg Vidalit
Luka Modric rrezikon që të mbetet vetëm një ëndërr për Interin. Për të shuar shpresat e drejtuesve zikaltër dhe të tifozëve, ka menduar presidenti i madrilenëve Fiorentino Perez, i cili ka folur për gazën “Marca”, duke hedhur poshtë çdo mundësi të mundshme për një largim të futbollistit më të mirë të Kupës së Botës nga Madridi. Në një bisedë telefonike për gazetën spanjolle bosi i Real Madrid tha: “Nuk ka asnjë çështje Modric. Mundësia e vetme që ai të largohet është që Inter të paguajë 750 milionë euro!”. Në nëntor 2016, Modric rinovoi kontratën me “Los Blancos” deri në 30 qershor 2020. Klauzola për prishjen e saj është 500 milionë euro, por Perez kërkon që të mbyllë të gjitha diskutimet për të ardhmen e mesfushorit. Modric është një nga pikat e referimit të Realit që nga viti 2012, kur ishte nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke qenë një ndër futbollistët më të spikatur në sezonet e fundit. Për momentin kroati po shijon ditët e fundit të pushimeve, para nisjes së sezonit të ri, i cili do të jetë i vështirë, pasi te madrilenët ka ardhur një trajner i ri, Lopetegui si dhe është larguar Ronaldo.
Zhvillime të reja për të ardhmen e Arturo Vidal. Pasi befasoi Romën, duke i ndryshuar “fluturimin” brazilianit Malcom (pritej të mbërrinte në kryeqytetin italian), Barcelona është hedhur në sulm për kilianin, të cilin tifozët e Interit e prisnin në Milano. Të fokusuar ndoshta te zërat e merkatos që afrojnë kroatin në Milano, zikaltrit kanë lënë pas dorë përfundimin e marrëveshjes me kilianin, duke i dhënë mundësi Barçës që të avanacojë në tratativa. Sipas katalanes “Sport”, Barcelona ka hequr dorë nga Rabiot, të cilin PSG nuk e shet, duke i fokusuar të gjitha energjitë në blerjen e papritur të Vidalit. Jot vetëm, sepse sipas “Sport”, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve për 30 milionë euro dhe pritet që futbollisti të kryejë vizitat mjekësore në orët në vijim.
Higuain i tha “po” Milanit të mërkurën, duke zhbllokuar operacionin që do të veshë kuqezi jo vetëm sulmuesin, por edhe mbrojtësin Mattia Caldara, ndërkohë që në krahun tjetër te Juventusi është rikthyer Leonardo Bonucci. Një operacion i komplikuar, i cili i ka kënaqur të dyja palët. Më poshtë po ju sjellim edhe detajet e këtij mega-operacioni. Bonucci te JuventusiMbrojtësi është vlerësuar 35 milionë euro nga Milani. Bonucci do të luajë për 5 vitet e ardhshme me Juventusit me një pagë 5 milionë euro në sezon plus bonuset. Te Milani përfitonte 7.5 milionë plus bonuset, për një total 10 milionë euro në sezon. Nuk do të ketë asnjë humbje kapitale për kuqezinjtë. Caldara te Milani- Mbrojtësi është vlerësuar 35 milionë euro, njësoj sa Bonucci. Do të jetë pjesë e Milanit për 5 vitet e ardhshme me një kontratë 2 milionë euro në sezon, plus bonuset. Juventusi ka përfituar 22 milionë euro nga kartoni i tij, pasi e bleu për vetëm 15 milionë nga Atalanta. Higuain te Milani- Gonzalo Higuain i ka kushtuar Milanit 18 milionë euro për një vit huazim. Në përfundim të sezonit të ardhëm klubi kuqezi duhet t’i paguajë Juventusit edhe 36 milionë euro për kartonin e tij. “El Pipita” do të luajë për tre vitet e ardhshme me Milanin, sezonin e parë do të përfitojë 9.5 milionë euro, ndërsa në dy sezonet e tjera paga e tij do të jetë 10 milionë.
SPORT
21
E premte, 3 GUSHT 2018
Skuadra e Solskjaer ka fituar pastër 2-0 dike siguruar një biletë për në fazën e tretë
L
açi nuk dhuron asnjë surprizë në ndeshjen e kthimit të turit të dytë ndaj Moldes. Skuadra e drejtuar nga ish-sulmuesi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer e hipotekoi kualifikimin që në pjesën e parë, që u mbyll 0-2. Ndeshja nisi me kurbinasit në sulm, që i afrohen golit që në fillim, megjithatë rastin më të rrezikshëm e kanë miqtë me anë të Chima Chukwu pas 13 minutash lojë. Në minutën e 20-të janë sërish norvegjezët që provojnë këtë herë me Aursnes që shfaqen rrezikshëm. Në këto minuta loja është e bukur me shumë ritëm, por janë lojtarët e Molde ata që zotërojnë topin dhe krijojnë më tepër raste për shënim. Në të 38-n, Uzuni ka një mundësi të mirë për të shënuar, por nuk mundi që të realizojë. Marko Radas u tregua i pakujdesshëm në ndërhyrje në minutën e 41-të, duke shkaktuar një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Aursnes. Goditjet përfundimtare kurbinasit e morën në shtesën e pjesës së parë, kur Strand përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes, duke e detyruar Selmanin që nxirrte për herë të dytë topin nga rrjeta. Pjesa e dytë nisi me shumë zëvendësime për norvegjezët, me trajnerin Solskjaer që filloi të mendonte për ndeshjen e ardhshme, pasi e vendosi në kasafortë kualifikimin. Skuadra
Laçi elimohet nga Europa League, Molde e mund edhe në sfidën e kthimit PORTUGEZI
NASA e ndihmon, Ronaldo stërvitet edhe kur nuk stërvitet
e Besnik Prengës, u mundua të bënte diçka më shumë në fazën sulmuese, por e kishte të vështirë të shënonte qoftë golin e nderit. Laçi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5-0 nga Molde, por përtej zhgënjimit në raundit e dytë kualifikues të Europa League-s kjo eksperiencë e Laçit ishte
mjaft pozitive, pasi arriti që të kualifikohej ndaj Anorthosis Famagusta të Qipros. Tashmë kurbinasit duhet të fillojnë të mendojnë për finalen e Superkupës së Shqipërisë, të cilën do ta luajnë ndaj skuadrës së Skënderbeut, si dhe për të provuar që të përsërisin sezonin pozitiv të vitit të kaluar në kampionat.
NDESHJA
Finalja e Superkupës, Skënderbeu Laçi luhet në “Selman Stërmasi” Është përcaktuar stadiumi dhe ora e ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit. Në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit shkruhet se takimi mes kampiones dhe njëkohësisht fitueses së Kupës së Shqipërisë dhe finalistes së Kupës do të zhvillohet në Tiranë (Selman Stërmasi”), të dielën, më 12 gusht, në orë 19:45. Superkupa shënon startin e sezonit të ri në futbollin shqiptar, ndërsa një javë më pas do të luhet java e parë e Kategorisë Superiore, ku spikat përplasja mes Skënderbeut dhe Partizanit.
MBROJTËSI
Bonucci rikthehet sërish në Torino, Juve e fsheh nga tifozët Ashtu siç pritej, kthimi i Leonardo Bonuccit te Juventusi nuk është pritur me entuziazëm e as me festë nga tifozët e bardhezinjve. Në fakt, rrjetet sociale gëlonin nga mesazhet e shumta kundër mbrojtësit, duke detyruar klubin që të merrte masa që të mos kishte incidente. Nëse në aeroportin e Caselle ishin vetë tifozët që bojkotuan pritjen e lojtarit, klubi vendosi që të shmangte surpriza të pakëndshme në “J-Medical”, ku Bonucci do të kryente vizitat mjekësore. Lojtari u shoqërua me makinë deri në qendrën mjekësore por nuk kaloi nga hyrja kryesore, por
nga një dytësore, në mënyrë që të evitohej ndonjë pakënaqësi si dhe të shmangeshin për momentin komentet para mediave që prisnin futbollistin. Për rreth dy orë ai ka kryer vizitat mjekësore derisa Juventusi shfaqi fotot e tij duke buzëqeshur me fanellën bardhezi. Ndërkohë, është mësuar se mbrojtësi do të ketë përsëri numrin e tij të fatit, atë 19, ndonëse më parë e kishte mbajtur një futbollist tjetër gjatë këtyre javëve. Në fillimin e sezonit, Mattia Perin kishte zgjedhur numrin 19, por me mbërritjen e Bonuccit, ai kishte rënë dakord që t’ia jepte mbrojtësit.
Fiziku i Cristiano Ronaldo? Meritë e stërvitjeve të vazhdueshme, djerse dhe sakrificash. Por duhet thënë se ka edhe ndihmën e elektronikës, si në rastin e “Sixpad”. Ashtu si bën të ditur “The Sun”, kompania japoneze dhe talenti portugez kanë rinovuar bashkëpunimin. Jo më kot, por një trup si ai i Cristiano Ronaldo është reklama më e mirë për kompanitë që merren me shëndetin. “I kam thënë gjithmonë vetes se sakrificat e vazhdueshme shërbejnë për të përmirësuar aftësitë e mia dhe është çelësi për të bërë më i miri i botës”. Portugezi, prej kohësh i kujdesshëm karshi inovacioneve teknologjike, ka shkuar deri aty sa stërvitet në një dhomë me mungesë të gravitetit, i ndihmuar nga NASA. Ai bazohet shumë edhe te produktet që favorizojnë kapacitetin simulues të muskujve, nëpërmjet mini impulseve elektrike, gjatë ushtrimeve. Praktikisht një stimulim nga faktorë të jashtëm i jep muskulit mundësinë të punojë më i përqendruar, edhe më mirë se palestra. Me pak fjalë, Cristiano Ronaldo stërvitet edhe kur nuk stërvitet, kështu shpjegohet që trupi i tij është si i një 23-vjeçari, edhe pse pasaporta tregon 33 vjeç. Për këtë kanë meritë “Sixpad” dhe NASA.
BRAZILIANI
Willian zbulon mashtrimin e madh: Më kanë falsifikuar firmën! Willian është përfolur në ditët e fundit për një largim të mundshëm nga Chelsea, teksa shumë skuadra të njohura janë të gatshme për ta rrëmbyer. Futbollisti brazilian ka reaguar duke postuar një letër në profilin e tij Instagram, ku ka bërë të ditur se dikush është hequr si agjenti i tij duke i dërguar letër disa klubeve të mëdha evropiane, ku thuhet se braziliani kërkon të largohet nga Chelsea. Ai i ka mohuar gjithçka që shkruhet në atë letër, duke thënë se firma e tij është falsifikuar dhe ka urdhëruar avokatët e tij të ndërmarrin veprime ligjore. “Ditëve të fundit jam informuar se po qarkullon “një letër e FIFA-s për autorizimin e agjentit të lojtarit” e nënshkruar nën emrin tim. Në këtë letër thuhet se agjenti im, Denirobson Dias, ka autorizuar Renee Pinheiro Anunciacaos për të më përfaqësuar mua deri më 15 gusht të vitit 2018 në tratativat me klubet angleze dhe franceze. Unë dua ta qartësoj se unë nuk kam nënshkruar asnjëherë një letër të tillë, përmbajtjen e së cilës e mohoj plotësisht. Së fundmi, pasi që ka prova të qarta se firma ime është falsifikuar ose të paktën keqpërdorur, unë i kam udhëzuar avokatët e mi që të vazhdojnë me të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Shpresoj se e kam qartësuar këtë problem dhe çdo keqkuptim tjetër”, shkruan Willian. Braziliani ka qenë në qendër të kritikave, pasi nuk është kthyer në kohë në grumbullimin e Chelsea-t, veprim që ka sjellë pakënaqësinë e trajnerit Sarri i cili ka kërkuar takim urgjent me të.
KURESHTI
22 E premte, 3 GUSHT 2018
Imazhi i Harry Kane i ndryshon jetën artistit anglez Shiriti i kapitenit dhe golat e shënuar në Rusi 2018 e kanë kthyer në një hero sulmuesin e kombëtares së Anglisë, Harry Kane. Bomberi i Tottenham Hotspur u shpall golashënuesi më i mirë në turneun më të madh futbollistik në glob, Kupa e Botës. Dhe për këtë, një zdrukthtar anglez i njohur si Jane Austen ka gdhendur imazhin e sulmuesit në disa monedha me vlerë pesë paund. Rreth 6 monedha kanë hyrë në qarkullim në krahinën e Merthyr Tydfil. Ai i përdori këto monedha në një dyqan në Cefn Coed të mërkurën e kaluar.Ato janë vlerësuar në një vlerë relativisht të lartë, me një monedhë që kap shifrën prej 50,000 paund. Austen, nga Birmingham, zgjodhi Merthyr Tydfil sepse babai i tij ka lindur në Dowlais aty pranë. Ai përdor gjilpëra të shkëlqyera për të gërvishtur imazhet në monedhë. Ata janë të ligjshëm, kështu që i takon konsumatorëve me sy të mprehtë ose tregtarët për të parë nëse ata
Faturë e ekzagjeruar në lokalin e Flavio Briatore në Porto Cervo, Itali, për një manjat amerikan. Milioneri, me pushime në Nuova Sardegna, ka paguar plot 150 mijë euro, nga të cilat 2/3-at e pagesës ishin për shishe shampanje, gjatë fundjavës. Amerikani i pasur ka porositur në tavolinën e tij një shishe "Mathusalem" di Cristal (gjashtë litroshe), me çmimin e 30 mijë eurove. Më pas erdhën në zonën privé dy karrige mbi supe në formën e piramidës, me 50 shishe Dom Perignon. Ardhja e shisheve, u shoqërua nga kolona zanore e filmit "Rocky", ashtu siç është tradita e lokalit. Manjati u tregua "bujar" edhe në drejtim të të pranishmëve të tjerë që ndodheshin atë natë në diskotekë, me "bulëza për të gjithë". Shampanja u konsumua në dy mbrëmje, të cilat për amerikanin u përmbyllën me blerjen e një xhakete me lëkurë krokodili në butikun vendas. Fatura finale ishte plot 150 mijë euro.
kanë një të tillë. Duke shpjeguar vendimin e tij për të shpenzuar paratë në Merthyr, Austin tha: "Dua që dikush ta gjejë atë që ndoshta ka nevojë për paratë, dhe ndoshta mund ta shesin atë për çfarëdo, festa apo Krishtlindje. Më pëlqen ndjenja magjike e saj dhe vetëm dua që njerëzit të jenë aq të ngazëllyer sa jam unë. Është paksa argëtuese, por gjithashtu e vë artin tim përtej mureve të një galerie. Artet e mia kush-
tojnë shumë para tani dhe me të vërtetë nuk janë të arritshme për shumicën e njerëzve. Por nëse e gjejnë këtë dhe e shesin atë dhe bëjnë shumë para, unë do të jem me të vërtetë i kënaqur me këtë", përfundoi artisti. Por pse vlen aq shumë? Nuk është hera e parë që puna e sprovuar e Austin është vlerësuar shumë, pasi një portret i Mbretëreshës së Anglisë u shit për shifrën rekord, 100,000 sterlina në vitin 2016.
"Gjoksi im është aq i madh sa nuk fle dot gjumë" Një e fiksuar pas kirurgjisë plastike që ëndërron të duket si Kim Kardashian ka treguar se gjoksi i saj është aq i parehatshëm sa nuk mund të udhëtojë dhe të flejë. Nadia Sofia Nahir është nga Londra
Shampanjë për të gjithë, i mbërrin fatura 150 mijë euro
dhe ka qenë e fiksuar me paraqitjen false, por tani nuk mund të realizojë shumë gjëra. Ajo u inspirua nga e famshmja Kim Kardashian për të pasur gjoks të madh dhe të rritur, por thotë se është në gjysmë të
rrugës dhe ka akoma punë për ta realizuar këtë. 24-vjeçarja tregon për MailOnline se fiziku natyral e bënte të ndihej si djalë. "Në Argjentinë ka shumë konkurse si 'Miss Bum Bum' dhe 'Miss Reef' ku marrin pjesë modele me forma të bëshme. Vëmendja që merret aty më tërhoqi shumë. Të gjitha ato kanë bërë operacione plastike për të rritur gjoksin apo të pasmet. Bukuria është diçka që mund të rritet, të blihet dhe të ndërtohet. Sa më shumë ta dalloni, aq më mirë. Vetëm kur hyra në adoleshencë të vonë, fillova me të vërtetë të plotësoj dhe të shijoja atë vëmendje për veten time", tha ajo. Në moshën 20-vjeçare, ajo bëri operacionin e parë dhe pas tre vitesh udhëtoi drejt Belgjikës për të bërë ndërhyrjen 4 mijë paund. Në total, Nadia ka shpenzuar 15 mijë paund për operacionet plastike.
Pse zëri ynë tingëllon ndryshe në video? Gjatë kohës kur flasim e dëgjojmë zërin tonë në mënyrë tjetër nga ajo si e dëgjojmë kur e incizojmë në një video. Ky është një nga momentet më të çuditshme, të cilën e kemi përjetuar shumica nga ne. Siç duket, arsyeja prapa këtij fenomeni është shumë e thjeshtë. Kur e dëgjojmë zërin tonë në një incizim, valët e zërit që dalin nga altoparlanti udhëtojnë te veshët tanë përmes ajrit, dhe e dëgjojmë zërin tonë në mënyrën se si tjerët na dëgjojnë kur flasim. Por, kur e dëgjojmë zërin tonë gjatë kohës që flasim, ne e dëgjojmë atë në dy mënyra të ndryshme - në mënyrë të brendshme dhe të jashtme. Fillimisht ju e dëgjoni zërin që del nga goja juaj
(atë të cilin e dëgjojnë edhe njerëzit tjerë), dhe pastaj në të njëjtën kohë e dëgjoni zërin që vjen nga vibrimet që prodhohen nga akordet vokale, e të cilat udhëtojnë përgjatë kokës tonë. Eshtrat në kafkë i rrisin ato vibracione me frekuencë të ulët, dhe kjo është arsyeja se përse zëri jonë tingëllon më i ulët sesa ç'është në të vërtetë. Pra, nëse dëshironi ta dini si tingëllon vërtet zëri juaj, vetëm incizojeni apo mbulojeni veshin e majtë dhe flisni. Dhe mos u brengosni se zëri juaj tingëllon i çuditshëm sepse njerëzit tjerë veçse janë mësuar ta dëgjojnë në atë mënyrë.
Kini kujdes kur vishni rroba me këtë ngjyrë, mund të pickoheni nga merimanga Nëse urreni merimangat, duhet t'i jepni vëmendje rrobave që vishni. Një studim i ri nga Universiteti Cincinnati tregon se shtaza grabitqare i japin fokusohen tek ngjyrat më shumë se sa ne kishim menduar. Hulumtuesit u bazuan në një video ku merimangat manipuloheshin nga ngjyra, kontrasti dhe intensiteti i sfondit. Ata zbuluan se merimangat femra kanë më shumë gjasa të tërhiqen nga sfondet me ngjyra të forta. Merimangat-ujqër kanë vizion dikromatik që do të thotë se mund të shohin vetëm jeshile dhe ultraviolet, por duket se e preferuara e tyre është jeshilja. Studiuesit u befasuan më shumë kur zbuluan se sytë e merimangës ndryshojnë për t'u përshtatur me stinët.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 4. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 9. The Association of Culture and Art Development in Balkans, inicialet e saj duhen 12. Miami International Airport, shkurtima e saj 14. Ngrehinë e hapur për shfaqjet publike në kohën e lashtë 17. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 18. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 19. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 20. Aktore shqiptare, ... Ferri. U lind në Vlorë më 29 mars 1961 21. Bimë për prodhimin e birrës, për të bërë një lloj kafeje etj 23. Pëlhurë e ashpër, me fije të trasha zakonisht prej kërpi, që përdoret për të forcuar jakën ose gjoksin e xhaketës a të palltos 26. Thahet e skuqet pak nga pak pranë zjarrit, theket, ose... 28. Dakord në gjuhë universale 29. Kirkizia ka atë monedhën e saj 30. Ai është mbret i pyllit dhe shenja e pestë e horoskopit 31. Bashkëngjitje është ajo, në një krijim letrar, muzikor, i pjesëve që plotësojnë veprën 33. Bëj që t'i bjerë të fikët. 35. Secila nga dy brinjët e një trekëndëshi që formojnë këndin e drejtë 37. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 38. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 39. Shajak i hollë e i rrahur mirë zakonisht i bardhë a i murrmë 40. Që jetën në gjatësinë e bregut të lumit 42. Sejcila nga pagesat e një kredie, apo të një shlyerje detyrimi financiar, quhen ashtu 43. Materia e prekshme, ajo prej së cilës përbëhen trupat fizikë në natyrë 44. Gjysmerrësirë e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë e ngryset ose kur zë e gdhin 47. Giuseppe ... (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane 48. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 49. Mbulesë e trashë gjumi për stinën e dimrit. Me pambuk, filter apo përbërës të tjerë 50. Njeri me trup shumë të madh e shumë i fuqishëm, gjigant 52. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 54. Njësi e matjes së fuqisë, (shkurt. W) 56. Punoj, por jo shumë thellë tokën e mbjellë 58. Njeri i keq, shpirtvogël e ngatërrestar, që fut spica e nuk lë dy gurë bashkë, njeri grindavec 59. Të gjithë e kemi një të tillë, me të cilin identifikohemi dhe na thërrasin 60. Aleanca Kuq e Zi 62. Sikur, gjoja, shtiret, mashtron se po bën atë që duhet 64. Secila nga të nëntë hyjneshat, bijat e Zeusit, që përkrahnin degë të ndryshme të artit e të shkencës 65. Aktor i mirënjohur i kine-
E premte, 3 GUSHT 2018
Nga Albert VATAJ
masë dhe pedagog i aktrimit, Kastriot ... lindi në Tepelenë më 1954 68. Përgatitja që bëhet për raste të shënuara a të jashtëzakonshme 70. Veshjet e brendshme zakonisht janë prej ... 72. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht 73. Nismëtar dhe lider historik i saj, Albin Kurti 75. Ata që mbulojnë trupin dhe krahët e shpendëve 77. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 78. Partia e Gjelber 81. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 82. Quhej ashtu ai që u ndante pagat punëtorëve a nëpunësve 84. I vendit ku kanë lindur prindërit, ku kanë jetuar të parët e dikujt 85. Po Gjirokastra si e kishte targën 86. Qengj i butë, që është mësuar të ndjekë pas bariun a të zotin 88. Gjeni emrin ... Marie Hugo, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX 90. U hidhet në pjatë sallamrave për t' bërë ato pikante 92. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 93. Pula që ndalon prodhimin e vezëve, kur bie për të nxjerrë zogj dhe gjatë kohës që i rrit të vegjlit 95. Dhimitër ..., njihet si filozofi më i madh arbëresh, lindi më 23 tetor të vitit 1821 në fshatin Piana degli Albanesi
97. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri të njëjta, që merren së bashku ose që numërohen si një njësi 100. Kristofor ... kthehet në Spanjë më 15 mars 1493, pas udhëtimit të tij të parë në Botën e Re 102. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 103. Benjamin ... konsiderohet si një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara 104. Femër e përdalë ka shumë qëllesa emërore, një prej të cilave është ... 105. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 106. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale 107. Numri i barabartë me dhjetë herë njëqind 109. Brengë, shqetësim, hall; gajle, merak 111. Prove që bëhet duke u mbështetur në të dhënat shkencore për të nxjerrë një përfundim 112. Ai me të cilin kemi shumë të përbashkëta, na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë VERTIKALISHT 2. Në shkrimet publicistike Mid'hat bej Frashëri përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali ... 3. Sportist që merret me atletikë; njeri me trup të lidhur, të zhdërvjellët e të shkathët 4. Nga ana e prapme, nga ana që nuk duket, jo nga e mbara; kund. mbarë 5. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ...
6. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 7. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 8. Ana e jashtme e diçkaje ashtu si duket 9. Ndalim i përkohshëm i luftimeve ndërmjet palëve kundërshtare, që bëhet me marrëveshje 10. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 11. Larva e disa kandrrave, që ka trajtën e një krimbi me disa unaza 12. Vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath 13. Shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut 15. Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso ... më 28 deri më 31 janar 1920 16. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 22. Jetoj për një kohë në një shtëpi, në një qytet etj 24. Jon me ngarkesë negative, e kundërta është kation 25. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 27. Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve 32. Degë e mjekësisë, që studion sëmundjet e syve dhe mënyrat e shërimit të tyre. 33. Ngjitës, fillon me Z dhe mbaron me M 34. Figurë e përrallave popullore, që përfytyrohej si një njeri i egër, me shtat vigan e me një sy në ballë, i cili hante njerëz 35. Një nga doktrinat fetare të protestantëve, që lindi në Evropën Perëndimore në shek. XVI 36. ... ose thur një pëlhurë apo
një sendi a e një dukurie 61. Eshtë një figurë e përrallave popullore, përfytyrohej si një gjarpër shumë i madh, me shtatë deri dymbëdhjetë kokë 63. Erë e ftohtë, e thatë dhe shumë e fortë që fryn nga veriu 66. Kështu quhen njerëzit e dijes 67. Në ditën para së sotmes, një ditë më parë 69. MILINGONË f. sh. zool. Kandërr e vogël me ngjyrë të zezë, që rron me shumicë nëpër drurë, në fole të bëra në dhe etj 71. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim; shtrati i një rrjedhe uji 74. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 75. Lloj byreku me shumë petë 76. Them në gjyq ose përpara organeve të tjera shtetërore atë që di për dikë a për diçka 78. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 79. I imët nga trupi, i shkurtër dhe i dobët; jo i bëshëm, i ... 80. Mashkulli i maces, maçok 82. Ashtu quhet njesitë që pajisin e furnizojnë trupat në front 83. Romani i Anton Pashkut 87. Pjesë muzikore për dy vegla ose për dy zëra, që kanë vija melodike kryesisht me vete 89. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 91. Ndjenjë e pastër dhe e zjarrtë nderimi, dashurie e besnikërie që ushqejmë ndaj dikujt a diçkaje, gatishmëri për të bërë gjithçka për të 94. Pjesë muzikore për katër vegla ose për katër zëra 96. Kur nuk më lejohet të ..., më mbetet vetëm se të hesht 97. Mjeti që ka zëvendësuar shkrepsen. Dikur mbushej me benzinë, sot mbushet me gaz 98. Ai që jep jetën për një çështje të madhe, bëhet ashtu 99. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 101. Gjellë me lëng, që bëhet me copa mishi të kaurdisura, me perime 102. Mbin përnjëherësh, shpërthen me shumicë (për bimët e lulet 103. Shërben për të ndaluar ose për të ngadalësuar lëvizjen 106. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian 108. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 110. Tirana, e kishte targën e makinave ...
diçka tjetër për të krijuar 41. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 42. Pohoj, vë në diktoj një fakt, një gabim etj 45. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 46. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 51. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 53. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 55. I je shtruar një të ngrëni a të piri ... ashtu 56. Gjatë viteve 1525 deri 1847 ishte shtet përbërës e pjesës veriore të Evropës së Mesme 57. Veti thelbësore, e domosdoshme dhe e përhershme e 1
2
V
3
11
M I
Z
4
D V
10
¸
5
P E
6
7
D A G O G J
U
K
8
9
T P
S
A M T A R
H
R
15
L E
E
16
B
A 18
L
A
13
L
A C A R
17
F
I
12
P
14
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
19
E
D E
M
F U T
E
E
A
S
20
S
K O N K L U Z I
O T
U
O N
˙
I
21
P
A N A J
I
I 22
N 28
A
23
24
D
V I
J
I
A
E
25 30
A S 32
R
N
E
T
N
P
31
P
33
K
35
27
K V
29
A T Y
26
A S
I
R
T
M I
L
O J
34
K S
P E
D I
T E
36
D
E
V
T
37
D E K O R A T
E
H
T
O
Z I
38
H
E
I
A
L
S
P
C
Y
T
A
I
I
M
A N I
K
A
R
39
J
U L R I
R
C H
40
41
E T
47
43
44
O
T
P
A T
I
¸
I
E N T ¸
B
H
V
52
50
M
L
R I
L
T
L 59
V
60
M
61
S E
S
F E
K
A
F
A
G
V E
J
64
A R B N O R I
H
M I
N E
A
S
K
67
I
68
K J
L
R R E
O
70
P
L
76
77
A V E
78
U N D P L
H
83
A P
U
D
J
84
E L
M
K
A
U
A
L
¸
92
I
K O S T G
E
94
Z
I
U M I
E
˙
F
¸
F
103
S T
E M
E
U
A
S
113
K O N S
96
K U T
O
O
U R I
O
104
O
S 105
A L L P
I
A
109
A
95
S
H V E R I
S
H
107
M
108
I
D
100
106
T
G
99 102
D O
A
N S D A P
M A
H 98
101
N
90
93
L 97
A P
E
K U L M A K
O
89
B D
R
H 88
A R R A T I
I
S
85
I
87
¸
R
R 80
P
K 82
N I
K
79
81
91
F 74
A C A R O H E M
S
86
M T
71
P
73
P U K N
N
U
69
U A N I
72
L
I
D
66
˙
P
R
N 57
63
V ¸
R
O D
56
62
65
K J
55 58
O S 54
P E
V
A 51
E P
53
D O K
J
46
A T A S H E
D
49
K
75
P
45
M E M B R A N ¸
48
A D S
E
I
C 42
K
R R E
E 110
G ¸
U
A 111
˙
O
V
U
O
L
112
E ˙
114
U L
T ¸
E
P A T R I
C
L
L
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 3 GUSHT 2018
Vizita në Plavë e Guci, Presidenti Meta: Vise hyjnore Presidenti Ilir Meta ka përfunduar vizitën e tij ne zonat shqiptare në Mal të Zi. Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit u bën një apel shqiptarëve të Shqipërisë që të mos lënë pa vizituar Plavën dhe Gucinë, një nga zonat më të bukura të Alpeve Shqiptare. Kreu i shtetit ka postuar një video të realizuar në zonën e Alpeve dhe fton gjithë shqiptarët që të mos i lënë këto bukuri pa i vizituar. "Të dashur miq e bashkëatdhetarë kudo ndodheni! Në përfundim të vizitës sime të mrekullueshme në Plavë e Guci nuk mund të mos ju përshëndesja me një video të
përgatitur aq mjeshtërisht nga fotografi i shquar shqiptar, Aleks Selimaj. I
ftoj të gjithë ata që nuk e dinë, se rruga nga Tirana në Vermosh është e sh-
këlqyer dhe ju mundëson që për rreth 3 orë të shkoni në Plavë e Guci, për të parë këto vise të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme dhe hyjnore!",- shkruan Presidenti Ilir Meta. Po dje, gjatë takimit me shqiptarët në Plavë, Presidentit Meta
ka vlerësuar kontributin e tyre për të ruajtur traditat shqiptare në këtë zonë. "Së bashku me shqiptarin e jashtëzakonshëm, patriot e zemërgjerë, i cili kontribuon për të ruajtur traditat shqiptare të Plavës e Gucisë, z.Bruno Selimaj dhe vëllanë e tij, Aleksin, ju uroj mirëmëngjesi dhe një ditë të mbarë nga bukuritë natyrore të pakrahasueshme të kësaj treve, Krojet e Ali Pashë Gucisë, Ujvara Gërla dhe Syri i Kaltër. Mirënjohje Brunos dhe të gjithë shqiptarëve të Diasporës për kontributin që japin për ruajtjen e traditave në vendlindje por dhe për mbështetjen ndaj të gjithë shqiptarëve që të jetojnë dhe ta shohin të ardhmen e tyre në trojet e të parëve",- shkruan Presidentit Meta në rrjetin social Facebook.