www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 157 (8598)
E mërkurë, 3 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
Presidenti deklaroi se jemi shtet sovran dhe nuk duhet, të huajt, të na trajtojnë si vend afrikan. Në asnjë rresht kreu i shtetit nuk sulmoi interesat e partnerëve strategjik në raport me Shqipërinë, por axhendat personale të disa diplomatëve dhe fondacioneve, shumë të lidhur me qeverinë, të cilët kanë thelluar krizën politike, por edhe kanë deformuar reformat kryesore në vend
Meta: 13 tetor zgjedhje vendore, parlamentare dhe presidenciale
Kryetari i Shtetit dje ka ofruar një propozim interesant për zgjidhjen e krizës. Ai tha: “Kam bërë të gjithë përpjekjet e mia për çdo zgjidhje. Prapë, unë jap zgjidhjen time si President i Republikës në interes të gjithë shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e tyre...Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Dhe unë do të kandidoj për president me këto kompetenca që janë, nuk kam asnjë shqetësim. Dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist që s’më duan mua, të vënë kandidat kë të dëshirojnë!” FAQE 3
Lulzim Basha: ODIHR rrëzoi 30 qershorin. Ky regjim është i degraduar
FAQE 24
Në foto: Lulzim Basha KREU I PDS
Paskal Milo: Meta, një luan që i rikthehet skenës politike
FAQE 8
Presidenti Meta: Askush nuk mund të tallet me Kushtetutën dhe shqiptarët
FAQE 12
Në foto: Presidenti Ilir Meta ANALIZË
“Realiteti” mbi zgjedhjet sipas OSBE/ODHIR Nga Kastriot Islami Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë...
FAQE 14
ISH-KRYEMINISTRI
ISH-ZYRTARI I DASH
Berisha për “La Analisti amerikan, Stampa”: Me qeverinë David Phillips: Të Rama, vendi është përsëriten zgjedhjet kthyer në një vendore. Sot Shqipëria narko-shtet është shtet një partiak FAQE 2
FAQE 6
POLITIKE
2
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Ish-kryeministri: Nën qeverisjen e Edi Ramës, vendi është kthyer në një narko-shtet
P
as kryeministrit Edi Rama edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetën e njohur italiane “La Stampa” në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe për procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ish-lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh mes tjerash se kjo që po përjeton sot Shqipëria është kriza më e rëndë në 30 vitet e fundit, ndërsa shton se ajo ka një fajtor të vetëm dhe ai është kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, nën qeverisjen e Ramës vendi është kthyer në një narko shtet. Intervista e Berishës në “La Stampa”: Nga kati i 14 i Aba Center, ku ka zyrën ish presidenti (92-97) dhe ish kryeministri i qendrës së djathtë (2005-2013) Sali Berisha, mund të kundrohet i gjithë kryeqyteti, bile edhe kodrat përreth. E gjejmë të ulur në një poltron të verdhë, pranë një biblioteke ku një sektor i veçantë është i mbushur me biografitë e ish-presidentëve amerikanë Nikson, Regan, George Ë. Bush, Klinton e Obama, si dhe biografinë e Zhak Shirak. Me një italishte elegante (‘s’kam marrë kurrë asnjë ditë mësim, e kam mësuar nga latinishtja dhe nga Canzonissima e Rai-t’ na thotë), vite drite larg manierizmave që përcillnin tv-të tona para 20 vitesh, lideri historik i Partisë Demokratike po e ndjek krizën institucionale të vendit të tij dhe nuk i kursen asfare akuzat e rënda ndaj kryeministrit socialist Edi Rama, fajtor sipas tij, se e ka shndërruar Shqipërinë në një narko-shtet. Shqipëria është e paralizuar, ka një përplasje për pushtet të paparë më herët. Si u mbërrit deri këtu? Është kriza më e rëndë e 30 viteve të fundit. Gjithçka për faj të Edi Ramës, politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë. S’e pranon demokracinë në partinë e tij dhe përdor gjithçka dhe gjithkënd për manipulimin e zgjedhjeve. Zoti Berisha, janë insinuata të rënda këto që thoni, të natyrës penale… Përmbajtja e akuzave që po them është e njohur për të gjithë shqiptarët. Opozita e PD, Lulzim Basha i nisi protestat para dy vitesh, që përpara zgjedhjeve (në të cilat Rama u rikonfirmua kryeministër – shënim i gazetës), por bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi rëndësinë e këtyre protestave. Rama e përdori të gjithë shtetin gjatë fushatës zgjedhore, por pavarësisht kësaj, Basha e njohu humbjen dhe ishte i pranishëm në parlament, deri para pak muajsh, kur në shkurt të 2019s, kur u bë dorëheqja në masë nga mandatet. Dhe tani kemi publikimin e përgjimeve nga
Sali Berisha për “La Stampa”: Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë të lira
Bild, që konfirmojnë gjithçka që po them. E përditshmja Bild ka publikuar përgjime në të cilat bosë të narkotrafikut shfaqen në kontakte me ministra, kryebashkiakë dhe me nomenklaturën e PS, duke garantuar vota. Por, më falni,
a mund të gjykohet dikush apriori, kur ende s’është hetuar? Jeni dakord apo jo? Kryeministri ka bllokuar gjithçka, sepse ka nën kontroll të gjithë drejtësinë. Në 2 vjet nuk është kryer asnjë hetim kundër kriminelëve, përkundrazi. S’mund të ketë kurrfarë
zgjedhjesh të lira me Edi Ramën në pushtet. Për këtë shkak PDja i nisi protestat dhe nuk do të marrë pjesë në votime. E mendoj njësoj me kryetarin e shtetit, Ilir meta, po kthehet klima e diktaturës, këto janë ‘zgjedhje moniste’, në 57 % të bashkive ka vetëm një kandidat. A shihni një zgjidhje? Në 2006-n, kur unë isha kryeministër, Rama ishte kandidat për bashkinë e Tiranës dhe nuk pranonte datën e zgjedhjeve. Atëherë, kryetari i atëhershëm i shtetit Alfred Moisiu, i shtyu zgjedhjet me 5 muaj. S’e mendova për asnjë moment se mund të shkoja vetëm në zgjedhje, kushtetuta jonë imponon pluralizmin. S’mendoj se me Ramën në pushtet është e mundur një marrëveshje. Ai ka ngritur në këmbë një narko-shtet. Duhet fillimisht të dorëhiqet e më pas të lërë popullin që të votojë për parlamentin. Masat e ardhshme të opozitës? Do të reagojmë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile. Kryetari i opozitës do të vendosë së shpejti për këtë. A mendohet se mund të shpërthejë dhunë? S’di ta them. Ne do vijojmë betejën tonë. USA, BE, OSBE po i pranojnë votimet e sotme. Duket sheshit se s’I keni bindur dot… Tek bashkësia ndërkombëtare gjej sjellje të njëanshme të cilat
STUDIUESI
Plasari: Bëhuni burra, pranoni se “Reforma” e një fondacioni të huaj privat, shpartalloi Republikën
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
S
tudiuesi i njohur Aurel Plasari, me anë të një postimi në rrjetet sociale, në një kohë kur vendi zien nga debatet për votimet e 30 qershorit, pajtohet me mendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta lidhur me çështjen e reformës në drejtësi, e cila është e financuar nga një fondacion i dyshimtë i huaj. Plasari shprehet se u bënë katër vite që e përsërit këtë fakt, shprehet se pret që, tanimë, të bëhen burra e të pranojnë që e quajtura “Reformë në Drejtësi” e një fondacioni të huaj privat e shpartalloi Republikën e Shqipërisë. “Më në fund! U bënë katër vite që e përsëris këtë të vërtetë! Pres që, tanimë, të bëhen burra e të pranojnë që e quajtura “Reformë në Drejtësi” e një fondacioni të huaj privat e shpartalloi Republikën e Shqipërisë ndërsa ne po i numërojmë asaj partallet... fb a.p”, shprehet studiuesi Aurel Plasari në reagimin e tij, duke i bashkëngjitur dhe një fjali të përmendur nga kreut i Shtetit Ilir Meta në konferencën e djeshme për shtyp, ku më tej Presidenti e konsideroi Reformën në Drejtësi, një koloni të fondacionit të Sorosit. “Reforma është një koloni e tiranisë personale të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë”, është kjo fjalia e shkëputur që studiuesi Aurel Plasari ka huazuar nga Presidentit Meta.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
QËNDRIMI
Zv/Presidenti i KiE mbështet qëndrimet e Metës kundër Sorosit
Deklaratat e djeshme në Tiranë të Presidentit Ilir Meta për rrezikun e demokracisë në vend dhe krijimin e strukturave të një shteti paralel me ndihmë të fondacioneve të huaja nga Edi Rama, janë mbështetur dhe nga autoritete ndërkombëtare. Manuel Vescovi, Zv/Presidenti i KiE dhe senator italian, ka ripostuar në faqen e tij zyrtare qëndrimet e Presidentit Ilir Meta. nuk i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë. Kush mendon se problem është opozita, bën një gabim të madh që mund të ketë pasoja. Spo them se opozita është e përkryer, por problem i Shqipërisë është narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojmë të drejtat. Salvini është ofruar si ndërmjetës. Çfarë do t’i kërkoni? Ndihma që mund të na japë Salvini është çmontimi i mafias dhe nxjerrja e të vërtetës në shesh. Si ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë që nga ’97-a, kur në Itali mbërrinin anijet me refugjatë deri sot? Asnjëherë vendi ynë s’ishte etiketuar si Kolumbia e Evropës, Kanabistan apo dele e zezë. Gjatë qeverisjes së mëparshme mundëm të trefishonim investimet e huaja me kontrata deri 4 miliardë dollarë, që nga TAP e deri tek Diga e Devollit. Sot investitorë të huaj spo vijnë më. Kush janë miqtë tuaj sot në Itali? Silvio (Berluskoni, fytyra i shndrit nga një buzëqeshje e madhe – shënim i gazetës), Casini. Butiglione është një mik i shtrenjtë i imi. Por vlerësoj shumë interesin e Salvinit për vendin tonë. A është gati Shqipëria të hyjë në BE? Jo, s’jemi ende gati. Francezët, gjermanët, holandezët e danezët po e kundërshtojnë hapjen e negociatave dhe ajo çka thonë për vendin tonë në fakt, përmes vëzhguesve të tyre, nuk është e gënjeshtërt. Shqipëria po gremiset në një ‘kakistokraci’, çdo vit e më keq. Jam shumë i shqetësuar nga kjo krizë e tmerrshme që po kalojmë.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Presidenti deklaroi se jemi shtet sovran dhe nuk duhet, të huajt, të na trajtojnë si vend afrikan. Në asnjë rresht kreu i shtetit nuk sulmoi interesat e partnerëve strategjik në raport me Shqipërinë, por axhendat personale të disa diplomatëve dhe fondacioneve, shumë të lidhur me qeverinë, të cilët kanë thelluar krizën politike, por edhe kanë deformuar reformat kryesore në vend
Meta: 13 tetor zgjedhje vendore, parlamentare dhe presidenciale
Kryetari i Shtetit dje ka ofruar një propozim interesant për zgjidhjen e krizës. Ai tha: “Kam bërë të gjithë përpjekjet e mia për çdo zgjidhje. Prapë, unë jap zgjidhjen time si President i Republikës në interes të gjithë shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e tyre...Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Dhe unë do të kandidoj për president me këto kompetenca që janë, nuk kam asnjë shqetësim. Dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist që s’më duan mua, të vënë kandidat kë të dëshirojnë!” Presidenti Ilir Meta, në një konferencë jo të zakontë për mediat, dje ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama. Edhe mazhoracën, edhe parlamentin e “pazarit të Milotit”, ku janë futur deputetët e listave, të cilët janë niveli më mediokër në historinë e parlamentarizmit. Me mesazhe të forta dhe pa dorashka, kreu i shtetit dënoi farsën e votimeve të 30 qershorit, duke e cilësuar si një proces të turpshëm që e kthen Shqipërinë në ditët më të këqija të kohës së komunizmit. Duke theksuar se data e zgjedhjeve vendore është 13 tetori, kreu i shtetit i dha kryeministrit një ofertë për të zgjidhur problemin me zgjedhjet, por edhe gjithë krizën politike në vend. Presidenti tha se në 13 tetor, vendi duhet të shkojë në zgjedhje vendore, zgjedhje të parakohshme parlamentare, si dhe zgjedhje presidenciale nga populli. “Kam bërë të gjithë përpjekjet e mia për çdo zgjidhje. Prapë, unë jap zgjidhjen time si President i Republikës në interes të gjithë shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e tyre...Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Dhe unë do të kandidoj për president me këto kompetenca që janë, nuk kam asnjë shqetësim. Dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist që s’më duan mua, të vënë kandidat kë të dëshirojnë!”,deklaroi Presidenti Meta. Kreu i shtetit argumentoi se ky propozim është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë. Ai e ftoi Edi Ramën që të thellohet në gjetjen e zgjidhjes së krizës dhe të mendojë për qytetarët që po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi. Propozimi i ri i Presidentit të vendit, duket më
normali në një kohë që kriza pas 30 qershorit vetëm sa është bërë më e ashpër. Lidhur me krizën në Shqipëri, votimet e deformuara të 30 qershorit, si dhe për reformat e njëanshme që po bëhen në vend, Presidenti Ilir Meta pati dhe një mesazh të fortë për një pjesë të ambasadorëve në Tiranë, të cilët shohin gabime vetëm te opozita dhe asnjë të metë te qeveria. “Ftoj edhe përfaqësuesit e huaj të mos bëhen qesharakë, sepse ne kemi dhjetë vite që jemi vend i NATO-s! Të mos tallen me Kushtetutën tonë! U tallën njëherë në vitin 2008 me Kushtetutën tonë apo e keni harruar? Kur i mbanin ison Edit dhe Doktorit që përmbysën Kushtetutën tonë apo e keni harruar? Një nga ata ambasadorë, i cili i mbante ison atëhere është prapë
ambasador këtu. Ai diskuton për dekretin e Presidentit të Republikës! Ai diskuton për hallin e Idajetit! Ai diskuton edhe për Opozitën e Re të Unazës së Re”,- deklaroi Presidenti. Por deklarata e djeshme e kreut të shtetit, Ilir Meta do të mbahet mend dhe për mesazhe e forta dhe direkte që një kryetar shteti ka bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për krijimin e një shteti paralel. Kreu i shtetit përdori termat “deep state” dhe “state capture”, të cila identifikojnë një qeverisjen paralele të një grupi njerëzish duke shpërfillur ligjet e shtetit, me ndihmë dhe të fonacioneve të huaja. Presidentit tha se më 30 qershor, në Shqipëri u tentua një konflikt civil, pikërisht për të realizuar modelin e një qeverisjeje të tillë. Në këto model qeverisje që po aplikon Edi
Rama, Presidenti përmendi modelin korruptiv të shtetit, ndihmën që i japin një pjesë e diplomatëve, si dhe atë që ai e cilësoi si ndikim të filantropit miliarder Xhorxh Soros. “Prej kohësh ua kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi, madje dhe mikut tim Doktorit që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd! Tre P-të janë të mëdha që të mos dalim nga filozofia e mënyrës se si qeverisim dhe është edhe një “d” e vogël. Është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të “deep state-t”, që synon “total capture state’ në Shqipëri, që kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje, i cili nuk vjen në takim me Presidentin, por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj dhe javë të tëra i ka dërguar dhe i ka treguar rrugën e zgjidhjes, e cila nuk është rruga e zgjidhjes “Rama ik!”, siç kërkon Basha, Kryemadhi dhe Berisha, dhe populli opozitar, por është “Rama reflekto!”. Kjo ishte deri të shtunën në darkë. Tani kam një axhendë tjetër në këtë drejtim për zgjidhjen e krizës: “Edi thellohu”!”,- deklaroi Presidenti Meta. Këto qëndrime të fortë të kreut të shtetit, në mënyrë dashakeqe u interpretuan nga një pjesë e njerëzve afër kryeministrit si qëndrim i kreut të shtetit kundër partnerëve tanë strategjikë. Në fakt në asnjë rresht kreu i shtetit nuk sulmoi interesat e partnerëve strategjik në raport me Shqipërinë, por axhendat personale të disa diplomatëve dhe fondacioneve, shumë të lidhur me qeverinë, të cilët kanë thelluar krizën politike, por edhe kanë deformuar reformat kryesore në vend. Mili Xhani
POLITIKE
4 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Mesazhet e Ilir Metës për socialistët e vërtetë: Mirënjohje sakrificave tuaja për Shqipërinë
Presidenti Meta: Askush nuk mund të tallet me Kushtetutën dhe shqiptarët Presidenti Ilir Meta ka dhënë dje mesazhe të qarta në drejtim të kryeministrit. Në konferecën e dhënë dje për mediat, për herë të parë ai ‘zbërtheu’ edhe një grup të strukturuar që ka për qëllim të kapë shtetin. “PPPd është grupi i strukturuar që do të kapë shteti. P-ja e parë janë politikanët, P-ja e dytë është propaganda e dini ju. Pja tjetër është policia, por jo në kuptimin e Policisë së Shtetit por rrugët policeske që ndiqen për të bërë shantazh ndaj politikanëve, sipërmarrësve etj, forma këto në kundërshtim me shtetin ligjor. Ndërsa “d”-ja e vogëljanë disa nga diplomatët që kanë braktisur detyrën dhe misionin e tyre dhe që raportojë sipas qefjit të Ramës”,- tha ai. “Prej kohësh, i kam bërë të qartë Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, që të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP, dhe një ‘d’ e vogël. Është një grup i strukturuar, i kanë gjetur dhe njeriun e duhur, që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i kërkoi dhe tregoi rrugën e zgjidhjes”, tha Presidenti Meta. Sa për kryeministrin, Meta shtoi se, “Sot ai duhet të “thellohet”, pasi “reflektimin”, siç shtoi, e kishte deri të shtunën. Në vijim deklarata për Shtyp e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. *** Kënaqësi e madhe të takohem me ju pas votimeve mjaft të sukseshme dhe paqësore socialiste. I përqafoj të gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe me çdo çmim përplasjen civile. Nuk është një kurth i ri. Është i hershëm. Është një komplot që nuk bazohet në parimet e demokracisë, as në vlerat e Bashkimit Europian dhe as të NATO-s, që siç tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg në Tiranë, ka në zemër demokracinë. Por bazohet në parimet e “deep state-t” (shtetit paralel) që synon një “total state capture” (kapje të plotë të shtetit) në Shqipëri. Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera ku është prezent ky fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhendave të nëndheshme, është një komplot kundër demokracisë dhe sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore. Prej kohësh ua kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi, madje dhe mikut tim Doktorit që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd! Tre P-të janë të mëdha që të mos dalim nga filozofia e mënyrës se si qeverisim dhe është edhe një “d” e vogël. Është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të “deep state-t”, që synon “total capture
state’ në Shqipëri, që kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje, i cili nuk vjen në takim me Presidentin, por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj dhe javë të tëra i ka dërguar dhe i ka treguar rrugën e zgjidhjes, e cila nuk është rruga e zgjidhjes “Rama ik!”, siç kërkon
Basha, Kryemadhi dhe Berisha, dhe populli opozitar, por është “Rama reflekto!”. Kjo ishte deri të shtunën në darkë. Tani kam një axhendë tjetër në këtë drejtim për zgjidhjen e krizës: “Edi thellohu”! Thellohu se ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Në rast se ti nuk je i pavarur
Nuk është një kurth i ri. Është i hershëm. Është një komplot që nuk bazohet në parimet e demokracisë, as në vlerat e Bashkimit Europian dhe as të NATO-s, që siç tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg në Tiranë, ka në zemër demokracinë. Por bazohet në parimet e “deep state-t” (shtetit paralel) që synon një “total state capture” (kapje të plotë të shtetit) në Shqipëri. Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera ku është prezent ky fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhendave të nëndheshme, është një komplot kundër demokracisë dhe sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore. Prej kohësh ua kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi, madje dhe mikut tim Doktorit që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd!
të marrësh vendimet e duhura në interes të vendit dhe kombit tënd dhe qytetarëve të tu, unë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm, që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjithë ata miliarderë që u duket Shqipëria një mizë lisi e mund të tallen si të duan me strukturat e tyre të “deep state-t” për “state capture”. Kam dy fjalë dhe për miliarderin e nderuar George Soros: Nuk e kam dëgjuar me vëmendje Viktor Orban-in në vitin 2000, në janar, kur unë po i flisja gjithë dashuri për Sorosin se me thënë të drejtën atëherë na ndihmoi në kohën e opozitës, se dhe ai është socialist në pikëpamje, dhe më tha: – Kini kujdes se nuk është dhe aq demokrat sa ç’duket dhe shpesh komploton kundër demokracisë! Unë do t’i them zotit Soros, – I uroj jetë të gjatë! I uroj suksese edhe të birit, i cili vjen shpesh në Shqipëri dhe është i mirëpritur dhe këtu, që t’ia them edhe nga afër, meqë shkon shpesh në Kosovë, në Serbi. T’i gëzojë ato miliardat e veta! Shqipëria është vërtet një vend i vogël për për përmasat e tij, ndaj të vazhdojë të investojë në tregje të mëdha sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit! Është President i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë! Është i racës së politikanit të tipit Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi, etj. Jam i gatshëm në çdo moment të bëj testin e shëndetit mendor dhe mbas kësaj krize duhet të vendosim në Kushtetutën e Shqipërisë, urgjentisht, testin e shëndetit (Vijon në faqen 5)
POLITIKE
5 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 4)
mendor, për çdo politikan; për Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, për të gjithë ministrat, drejtuesit e të gjithë institucioneve më të rëndësishme shtetërore dhe po kështu jam i gatshëm të bëj dhe testin e drogës. Patjetër! Ndërsa për testin e shqiptarit, e dinë ata që e kam bërë, dhe do ta bëj në çdo kohë. Tani të vimë tek kriza dhe tek situata aktuale. Duhet ta keni të qartë që këto ishin zgjedhje socialiste. Dua t’i them të gjithë socialistëve në Shqipëri e kudo kudo ku janë se, nëse kam përmendur termin “socialiste” nuk e kam për ata si socialist, përkundrazi, sepse unë ndryshe nga Edi që ka pasur shumë pirueta, që nga partia “KISS” që bëri atëherë, edhe nga tentativat për nxjerrje jashtë ligjit të Partisë Socialiste e me radhë, unë kam qenë shumë konseguent në linjën time. Ata e dinë që unë kam qenë gjithmonë eurosocialist, socialist, edhe sot që jam këtu, bindjet e mia të tilla janë, pavarësisht se në detyrën time nuk ndikohem nga kjo gjë. Dhe derisa të jetoj e derisa të vdes ashtu do të mbetem, socialist dhe social, por në radhë të parë shqiptar. Kam lindur dhe do të vdes shqiptar, nuk do të vdes shqipfolës. Ka vetëm një zgjidhje. T’i lerë ato “fitorjet”! Se ato “fitorjet” i pa e gjithë bota! Shikoni gjithë lajmet e kudo se është turp! Është skandal! As 10% nuk ka marrë. Le të mbushin kutitë tërë ditën me organizatën socialiste në KQZ, me Kolegjin socialist që tregoi se çfarë reforme në drejtësi po bën, apo si po e zbaton ai, – nga reformë e ka kthyer në “Rama-formë”, – që diskuton hallin e Idajetit dhe rrëzon dekretin e Presidentit. Këto janë gjëra të turpshme, skandaloze, që s’mund të ndodhin në një shtet të së drejtës, një shtet që do të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Për mua demokracia është e panegociueshme. Nuk e negocioj demokracinë me asnjë shqiptar, me asnjë ambasadë, me asnjë shtet dhe me të gjithë botën sepse nëse unë jam këtu ku jam dhe kam 30 vjet që populli shqiptar më ka votuar, më ka zgjedhur, më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash, e kështu me radhë, jam vetëm falë demokracisë. Pa demokracinë do isha një emigrant diku, pavarësisht se mund të isha shumë i suksesshëm, apo do të isha përsëri këtu, por nuk do të isha ky që jam që kam një detyrim, pavarësisht nga gabimet, nga të metat, nga çdo lloj marrëzie që mund të kem bërë, që t’i dal për zot vendit tim kur shikoj që të tjerët tallen me vendin tim. Zgjedhjet janë në 13 tetor. Dekretin e Presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Pra, të gjitha këto pallavra, KQZ-rat, rezolutë e Kuvendit socialist, me opozitën e re të Unazës së Re, skandalit të Unazës së Re, – se ata që janë atje janë njerëz të ndershëm që kanë 200 ditë që protestojnë. Edhe me Kolegjin socialist nuk ka dhe nuk ka njeri që mund ta vejë në diskutim këtë gjë. Duhet të jemi krejtësisht të qartë dhe do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin! Megjithatë vendi kërkon një zgjidhje, por unë kam dhënë vazhdimisht zgjidhje. Kam bërë të gjithë përpjekjet e mia për çdo zgjidhje. Prapë, unë jap zgjidhjen time si President i Republikës në interes të gjithë shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur të gjithë drejtuesit dhe përfaqësuesit e tyre. Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Kjo është përgjegjësi e të dy palëve, por edhe disa të tjerëve që u përfshinë në këtë histori dhe
lojë shqiptare kundër parimeve europiane dhe parimeve mbi të cilat qëndron Aleanca jonë e NATO-s dhe demokratike. Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe zgjedhje për Presidentin. Dhe unë do të kandidoj për president me këto kompetenca që janë, nuk kam asnjë shqetësim. Dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist që s’më duan mua, të vënë kandidat kë të dëshirojnë! Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë. Që të mos na shkojnë prapë, se eshtë 2 korriku sot e të na futen nëpër ambasada, siç u shpreh me të drejtë edhe ministri i Brendshëm i Italisë, që të mbushin prapë anijet e të ikin në Europë. Boll e zbrazëm Shqipërinë! Ta zbrazim ne Shqipërinë që të na vinë gjithë refugjatët nga e gjithë bota për ta mbushur?! Nuk kalon! Më vjen keq! Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend europian. Do ta bëjmë një vend që të mbështetet fort mbi shtetin e së drejtës. Një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet dhe ta bëjmë një vend ku të kthehen edhe shqiptarët që janë në Amerikë. Të vinë edhe ata që janë në Itali. Të vinë edhe ata që janë në Angli. Kjo është zgjidhja që unë jap dhe nuk është turp për mua si President i Republikës nëse populli shqiptar nuk më voton, që të shikoj punën time. As për Edin, as për të gjithë të tjerët, sepse në fund fare edhe Churcilli fitoi luftën, por populli anglez nuk e votoi. Pastaj pasi të bëj pak pushim, e votoi sërish. Kështu është demokracia prandaj njerëzit shprehen, prandaj njerëzit duhet të kenë besim në votën e tyre. Dhe kjo është rruga e zgjidhjes së secilit vend. Ky ishte propozimi im. Në qoftë se ka ndonjë propozim zoti Rama, ta bëjë, kur të dojë! Në qoftë se ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë që flet për dialog, por që nxit sherr në Shqipëri, le ta bëjë, ta dëgjojmë! Unë nuk pranoj asnjë propozim që dhunon parimet e shtetit të së drejtës në Shqipëri! E ftoj zotin Rama të tregohet serioz dhe i përgjegjshëm! Ftoj edhe përfaqësuesit e huaj të mos bëhen qesharakë,
sepse ne kemi dhjetë vite që jemi vend i NATO-s! Të mos tallen me Kushtetutën tonë! U tallën njëherë në vitin 2008 me Kushtetutën tonë apo e keni harruar? Kur i mbanin ison Edit dhe Doktorit që përmbysën Kushtetutën tonë apo e keni harruar? Një nga ata ambasadorë, i cili i mbante ison atëhere është prapë ambasador këtu. Ai diskuton për dekretin e Presidentit të Republikës! Ai diskuton për hallin e Idajetit! Ai diskuton edhe për Opozitën e Re të Unazës së Re e kështu me radhë. Duhet të bëhemi popull dhe komb serioz! Duhet të jemi partnerë të denjë, konstruktivë me të huajt dhe duhet t’i zgjidhim çështjet vetë këtu, si burra shteti! Të heqim dorë nga “loja ambasadash”! Se kështu bënte “lojë ambasadash” edhe me reformën në drejtësi. A e mbani mend? Deri në fund! Dhe çdo përpjekje që bëja si kryetar i Parlamentit për konsensus, sepse konsensusi ishte aty, por ky nuk donte. Ishin bërë një tufë intrigantësh, vendas dhe ndërkombëtarë, ngatërruam edhe dynjanë, ngatërronte edhe Lulin, siç e mbani mend – e zgjidha! Për një minutë e zgjidha. E mbani mend? Apo e keni harruar? I thirra: – Hajdeni pak në zyrë këtu! U zgjidh! Kush nuk erdhi në takim? Vetëm Edi. Ai në qoftë se do prapë takim me prindër me Presidentin e Republikës, le t’i marrë ata amerikanët, europianët që nuk e lënë, të bëjnë një zgjidhje, të bëjnë një marrëveshje, t’i japin drejtim krizës. Në qoftë se ata nuk vinë dot se unë nuk jam këtu, por janë diku tjetër, le të më thotë: ‘Të ikim në Amerikë’! Se mua vizën amerikane ma jep Edi s’kam nevojë nga ambasada. Ai ua jep, ai ua heq të gjithëve! Edhe atyre të Kolegjit Zgjedhor, edhe atyre që kanë këto hallet e vetting-ut, që duhet të marrin vendime në emër të shtetit të së drejtës, etj., etj. Kur të dojë! Në Europë! Ku të dojë! Unë kam bërë çdo përpjekje, ta dinë shqiptarët që Shqipëria të mos bëhet një vend qesharak! As para se të bëhej reforma në drejtësi, – se nuk kishin farë arsye pse të bëheshin qesharakë, – edhe për zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një
“Rama-formë”, sepse po të ishte zbatuar si reformë kushtetuese, që u miratua me konsensusin e të gjithëve, ne nuk do të ishim në këtë situatë. Cilët janë këtë ambasadorë, që kujtohen ditën e shtunë, një ditë para zgjedhjeve e thonë: Pas kësaj do ta bëjë Gjykata Kushtetuese…??!! Kush e prishi KED-në dhe shortin që u hodh në mënyrën më transparente kur unë isha Kryetar i Kuvendit? A e mbani mend apo jo? Edi, sepse nuk i pëlqyen emrat që dolën nga kutia transparente, atje, përpara gjithë të tjerëve. Përdori një ambasador shumë të mirë, shumë të nderuar që nuk është më këtu, i cili për një javë pastaj i lutej Arta Dades – se e dinte që Artën unë e kisha pikë të dobët, – që ta prisja se e kishte gënjyer Edi dhe ia kishte futur fort. Mirëpo na iku një vit KED-ja në, sepse KED-ja është institucioni që bën rankimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese. Kush bëri lojë përsëri me KED-në kur Ilir Meta ishte President i Republikës dhe thirri drejtuesin e Delegacionit Europian këtu pikërisht për t’ia bërë të qartë që të mos përsëriteshin problemet që u përsëritën me KED-në edhe në dhjetor të vitit 2016 bashkë me EURALIUSI-n e të gjenin një zgjidhje bashkë me të gjitha institucionet e pavarura? Në mënyrë që ne të unifikonim kriteret, mbi të cilat propozoheshin anëtarët e KED-së e të mos kishim kontestime. Dhe interesante, pasi ramë dakord për çdo gjë, një ditë para, EURALIUS-i thotë: “Ne nuk vimë dot në takim, sepse kemi porosi politike.” Ta hetojë Bashkimi Europian nga ishte kjo porosi politike! Unë letrat këtu i kam. Edhe me partnerët tanë të dashur amerikanë. Edhe me partnerët europianë. Dhe të shikojnë përse u kthye reforma në ‘Rama-formë’! ‘Rama-forma’ është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë, sepse Mujo Ulqinaku vërtet ishte një oficer i thjeshtë dhe i doli Italisë fashiste vetëm. Pse kujtoni se Mujo do të mundte Italinë?! Jo? Mujo Ulqinaku nderonte Lartmadhërinë. Prandaj shqiptarët çdo 7 prill nderojnë Mujon, nuk nderojnë Mbretin, pavarësisht nga punët e mira që Mbreti ka bërë për Shqipërinë, sepse historia nuk është ashtu siç u shkrua gjatë regjimit komunist. Unë kam hallin e 17-18 tetorit. E gjithë jeta ime përmblidhet në tri gjëra: E para demokracia e panegociueshme. Dhe demokraci do të thotë që çdo qytetar të vendosë për të ardhmen e vet dhe të ketë besim te roli i vet në demokraci dhe për të ndikuar mbi vendimmarrjen dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. E dyta: është integrimi europian i Shqipërisë. Unë kam dalë me studentët që donin Shqipërinë si e gjithë Europa. Unë kam shkuar në takim me Ramiz Alinë atje bashkë me ata të tjerët dhe mendonim se do të përfundonim në Spaç më shumë se sa do të ktheheshim fitimtarë të ‘Qyteti Studenti’. Dhe po kështu, i gjithë angazhimi im është që e gjithë Shqipëria të jetë faktor stabiliteti në Ballkan dhe në miqësi me fqinjët. Kush e do Shqipërinë një koloni, që të pastrojë lekë, një koloni që të jetë bazë operacionale e krimit të organizuar ndërkombëtar, një “Kolumbi” në Europë, jo se nuk kemi nevojë! Boll e kanë një Kolumbi atje ku e kanë dhe shpresojmë që ajo të shpëtojë nga “Eskobarët” të cilët kanë ngelur atje! Dhe kush e do Shqipërinë si një vend që të krijojë probleme në Ballkan, mua më ka kundër! Si President i Shqipërisë, por jo vetëm si president, por në radhë të parë si Ilir Meta.
FORUM
6
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Sot Shqipëria është shtet një partiak
ANALIZË Nga David L. Phillips*
L
ajmi i mirë është se nuk pati dhunë në zgjedhjet vendore në Shqipëri. Tensionet mund të shërbenin si shkëndijë e një konflikti vdekjeprurës, duke i njollosur edhe më tej kredencialet demokratike të Shqipërisë. Lajmi i keq është se zgjedhjet u mbajtën. Kryeministri Edi Rama, pa nevojshëm, e refuzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për t’i shtyrë zgjedhjet. Autoritarizmi dhe jo-elasticiteti i Ramës nuk është se minon vetëm demokracinë. Gjithaq zbeh kandidaturën e Shqipërisë për në BE. Sot Shqipëria është një shtet një-partiak; Enver Hoxha do të ishte krenar. Shqiptarët, në masë, aspirojnë për një integrim më të gjerë në institucionet euro-atlantike. Vlerat europiane përfaqësojnë një antidotë të autoritarizmit. Në maj, Komisioni Europian mbështeti çeljen e negociatave për Shqipërinë. Sipas KE, Shqipëria kishte shënuar përparime të rëndësishme në standardet demokratike dhe sundimin e ligjit. Rama priste që Këshilli i Europës t’i jepte Shqipërisë një datë për nisjen e negociatave. Në një lëvizje të papritur, megjithatë, Këshilli i shtyu negociatat e antarësimit deri në tetor 2019. Duke refuzuar kështu edhe Maqedoninë e Veriut, kandidatura e së cilës ishte çiftuar me të Shqipërisë. Franca, Gjermania dhe Holanda nuk mendojnë se Shqipëria është gati për antarësim. Shqetësimet e tyre u thelluan nga kërcënimet dhe tekanjozëria e Ramës kundër Metës dhe opozitës. Fakti se shqiptarët shkuan në zgjedhje të dielën, pa patur një alternativëvetëm kandidatë nga Partia Socialiste e Ramës ishin në garëngriti shqetësime serioze rreth përkushtimit të Shqipërisë për standardet demokratike. Përplasja e fundit ndërmjet Ramës dhe Metës ishte krejt e panevojshme. Meta veproi brenda arsyes duke propozuar shtyrjen e zgjedhjeve deri më 13 tetor. Ai përmendi shqetësimet se zgjedhjet lokale do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës së qendrës së djathtë, dhe bëri thirrje për një proces elektoral më përfshirës dhe më transparent. Meta, gjithashtu, parashtroi se shtyrja që propozonte do t’u jepte të gjitha partive një shans për të ulur gjakrat dhe për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë. Ai nxiti formimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vendoste për kohën e zgjedhjeve. Pa një
gjykatë të tillë nuk ka një zë autoritar për t’i bërë së bashku partitë përreth sundimit të ligjit. Rama kundërshtoi. Ai e kuptoi se refuzimi i Partisë Demokratike dhe Republikane për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore kishte implikime kombëtare. Rama arriti në përfundimin, korrekt, se opozita po përpiqej ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. PS është diskredituar nga akuzat për korrupsion qeveritar endemik, manipulime votash dhe lidhjet e Ramës me krimin e organizuar, përfshi trafikimin e narkotikëve. Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbështetën dialogun, Rama e rriti marshin e konfrontimit. Ai bëri thirrje për shkarkimin e Metës, megjithëse Presidenti po vepronte brenda autoritetit kushtetues për të rithirrur zgjedhjet. Nuk ka një Plan B për vendimin e Brukselit për shtyrjen e datës së negociatave të antarësimit të Shqipërisë. Kundërshtarët e zgjerimit kanë parasysh ultranacionalistët në vendet e tyre të cilët kundërshtojnë me forcë
antarësime të reja. Ata druhen se zgjerimi me vende të Ballkanit perëndimor do të aktivizonte më shumë emigracion dhe do të kërkonte më shumë financime për shtetet-antare më të varfra. Narko-trafiku dhe krimi i organizuar janë gjithashtu një shqetësim. Tani Shqipëria është në udhëkryq. Duke njohur antipatinë për Edi Ramën në disa kryeqytete europiane, nuk ka garanci se Shqipëria do të marrë një datë për çeljen e negociatave në tetor. Problemi shumëfishohet nga dështimi i opozitës për të ofruar një alternativë të besueshme. Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është politikë (policy). Është një dorëheqje nga nevoja për të ofruar një alternativë të qartë kundrejt PS.Kandidaturat për në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura. Megjithatë, ka kërkesa të përsëritura për ‘ndarjen’ (de-couple) e tyre. Parlamenti holandez votoi së fundi kundër bisedimeve të antarësimit për Shqipërinë, ndërkohë që i hapi dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut.Shanset europiane
të Maqedonisë së Veriut nuk duhen minuar për shkak të disfunksionalitetit të Shqipërisë. Zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë hamendësohej se do ta vendoste Maqedoninë e Veriut në korsinë e shpejtësisë për antarësim në NATO dhe BE. Mungesa e përparimit në këtë rrugë mund të rizgjojë nacionalistët, të cilët e kundërshtonin kompromisin me Greqinë. Për më shumë, dështimi për sheshimin e dallimeve përmes negociatave ka implikime thelbësore strategjike. Vonesa e vendimmarrjes minon kredibilitetin e BE-së. Dështimi i Brukselit për të vepruar u hap gjithashtu derën rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor, si Rusia, Kina dhe Turqia.Më e mira do të ishte nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ‘kalonin’ bashkë. Këtyre vendeve duhet t’u jepet një datë për çeljen e negociatave në të njëjtën kohë. Nëse, megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikon zgjedhjet vendore të së dielës, Brukseli mund të mbetet pa alternativë veç ‘ndarjes’ së Shqipërisë dhe Maqedonisë,
duke e vendosur Shqipërinë në ‘dhomën e dënimit’ për një periudhë të papërcaktuar. Shqipëria gjendet para dy shtigjeve. Rama ka fuqi absolute dhe mund të veprojë në interesin kombëtar të Shqipërisë, ose të ndjekë interesat e ngushta personale, të vetat dhe të partisë së tij.Rama mund të kujtohet si një autokrat që e refuzoi dialogun, ose mund të veprojë si një shtetar, duke nxitur KQZ që të mos i certifikojë votimet e së dielës, derisa të formohet Gjykata Kushtetuese.Duke mbështetur Ramën, Administrata e Trump ka bërë një zgjedhje false ndërmjet stabilitetit dhe demokracisë. Mbështetja e demokracisë, në fakt, e ndihmon stabilitetin, i çon përpara interesat amerikane dhe e konsolidon statusin e Shqipërisë si një anëtare me vlera e aleancës euro-atlantike. *David L. Philips është drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në ColumbiaUniversity. Ai ka punuar si këshilltar i lartë për Departamentin e Shtetit me fokus Ballkanin perëndimor gjatë Presidencës së Clinton-it.
EKSPERTI AMERIKAN: SHQIPËRIA ËSHTË KTHYER NË PARTI-SHTET, SHBA TË MOS MBYLLË SYTË. KËTO ZGJEDHJE DO TË SHËNOJNË VDEKJEN E DEMOKRACISË NË SHQIPËRI
A
nalisti DavidPhilips propozon përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri si e vetmja mënyrë që vendi të dalë nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet. Sipas tij procesi i 30 qershorit ishte një farsë zgjedhore, pa mundësi zgjedhjeje, e tipit që do të organizonte një parti-shtet. Analisti propozon gjithashtu edhe një rishikim të qasjes së administratës amerikane ndaj Shqipërisë, për të cilën thotë se ka mbyllur sytë përballë problemeve reale që po kalon vendi. Njohësi i çështjeve të Ballkanit analisti DavidPhilips, ka një qëndrim tejet kritik mbi mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet vendore në Shqipëri, prej qasjes së mazhorancës tek roli i opozitës. Ai thotë se 30 qershori nuk ishte tregues për një vend demokratik. “Këto nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme, nuk kishte zgjedhje. Këto janë zgjedhje të llojit që do të organizonte RamizAlia dhe Enver Hoxha. Shqipëria është kthyer në një vend me një parti shtet. Nuk ka mendim ndryshe. Nuk ka asnjë mundësi për opozitën për
Analisti amerikan DavidPhillips: Të përsëriten zgjedhjet vendore të shprehur pikëpamjet e saj”,tha ai. Kritikat e drejtorit të Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia në NewYork shkojnë dhe në adresë të qëndrimit amerikan lidhur me zgjedhjet. Zoti Philips ndan bindjen se Uashingtoni bëri një gabim duke mos pranuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve në emër të stabilitetit për vendin. Duke i qëndruar fort logjikës se procesi i 30 qershorit ishte një farsë zgjedhore, analisti propozon ripërsëritjen e procesit. “Ajo që duhet të kishte ndodhur, duhet të kishte qenë shtyrja e zgjedhjeve sipas rekomandimit të Presidentit Meta. Votuesit shqiptarë kanë nevojë të kenë një alternativë. Qeveria e SHBAsë duhet të këmbëngulë që ata të kenë një alternativë, përpara se t’i certifikojnë zgjedhjet dhe të thonë se janë të lirë e të drejta. Ka ndodhur një shpërfytyrim i demokracisë nga
qeveria shqiptare dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur një sy lidhur me këtë. Mendoj se është për të ardhur keq që SHBA-ja e ka lejuar këtë të ndodhë. Këto zgjedhje duhet të ribëhen më 13 tetor. Duhet kaluar nëpër një proces të besueshëm për t’u përgatitur për zgjedhjet në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kenë një zë. Përndryshe këto zgjedhje do të shënojnë vdekjen e demokracisë në Shqipëri dhe jo një hap tjetër drejt demokratizimit të vendit”,- u shpreh Philips. Analisti thotë se kryeministrit Edi Rama i takon përgjegjësia e madhe të vendosë për të ardhmen e vendit dhe nëse kërkon të lërë pas një trashëgimi pozitive.“Edi Rama është përpara një zgjedhjeje të rëndësishme: ose do të hyjë në histori si autokrat i një shteti të dështuar ose do të këtë mundësinë të bëhet burrë
shteti duke i bashkuar njerëzit, duke u ofruar atyre zgjidhje dhe falë forcimit të demokracisë. Zgjedhja i takon atij. Shpresoj që ai do të veprojë në emër të popullit dhe kombit shqiptar”,tha Philips. Analisti thotë se ky duhet të jetë një moment reflektimi edhe për opozitën për shkak të atyre që ai i quan gabime strategjike, që nga bojkoti i parlamentit, tek ai i zgjedhjeve.“Opozita duhet të reflektojë me kujdes lidhur me rolin e saj. Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është politikë. Bojkoti nuk ka të bëjë me demokracinë. Nëse Partia Demokratike dëshiron të fitojë më shumë mbështetje nga njerëzit, ajo ka nevojë të paraqesë një alternativë të besueshme”,- tha ai.Sipas zotit Phillips opozita duhet të hyjë në dialog me kryeministrin Edi Rama duke propozuar përsëritjen e zgjedhjeve si dhe të përcaktohen kushtet nën të cilat ky proces do të zhvillohet.
POLITIKE
7
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
PD denoncon me emra kupolën e Policisë të përfshirë në krimin zgjedhor të 30 qershorit
Strazimiri: Rama, po përdor për represion ndaj shqiptarëve kupolën e Policisë P
artia Demokratike, përmes ish-deputetit Gent Strazimir deklaron se Edi Rama si kryetar i bandës 339-184, po përdor për represion ndaj shqiptarëve kupolën e Policisë së Shtetit, e cila është e njëjta bandë e Sigurimit të Shtetit që përdori diktatura në 2 korrik 1990. Ishdeputeti, Gent Strazimiri, ka akuzuar me emra personazhesh konkretë të dalë në përgjimet e dosjes “339” dhe “184”, të cilët sipas tij kontribuuan në zgjedhjet e 30 qershorit, dhe që vijnë në Policinë e Shtetit përmes një të kaluare si ish-sigurisma të Shtetit famëkeq diktatorial. “Kryeministri më i refuzuar në historinë e pluraliizmit shqiptar sfidoi sot 85 përqind të shqiptarëve, duke treguar se atij i mjaftojnë mjetet e represionit për të qëndruar në pushtet dhe jo vota e tyre. Në funksion të këtij mesazhi kriminal, kreu i bandës 339-184, u shfaq në krah të skuadronëve të vjedhjes së votës dhe represionit ndaj opozitës. Ata janë të njëjtët që, për llogari të kreut të bandës, kanabizuan vendin, të njëjtët që u siguruan garanci dhe mbrojtje trafikantëve të drogës, e që në këmbim, veç parave, u kërkuan vota për partinë, të marra përmes kërcënimeve,
KUPOLA E POLICISË SË SHTETIT QË U DENONCUA NGA PD PËR KRIMIN ZGJEDHOR
1. Gjovalin Loka (Shkolla e Sigurimi) 2. Niko Brahimaj (Shkolla e Sigurimit) 3. Artan Bajraktari (Shkolla e Sigurimit) 4. Rebani Jaupi (Shkolla e Sigurimit) 5. Xhevahir Çeloaliaj (Shkolla e Sigurimit) 6. Hasan Ahmetaj 7. Skender Kalemi (Shkolla e Sigurimit) 8. Edomnd Tarkaj (Shkolla e Sigurimi) 9. Albert Dervishi (Shkolla e Sigurimi) 10. Neritan Nallbati 11. Sali Skura (Shkolla e Sigurimit) 12. Arben Keshi (Shkolla e Sigurimit) 13. Robert Aga 14. Boge Bodini (Shkolla e Sigurimit) 15. Sokol Çela 16. Ilir Musta (Shkolla e Sigurimi)
presioneve, shantazheve dhe parave të ndyra të trafiqeve. Banditët me uniformë që i kemi parë të mbysin qytetarët me gaz në rrugë e në shtëpi, të rrahin pa mëshirë opozitarë e gazetarë, të burgosin pa prova kundërshtarë politikë vetëm pse refuzojnë sundimin e bandës, janë po ata që në 2 korrik të ’90, u përpoqën të mbanin në këmbë perden e hekurt, që po shkërmoqej në mes të Tiranës. Mjeti i represionit të Edi Ramës kundër 85 % të
shqiptarëve janë kuadrot e dalë nga Shkolla e Sigurimit të diktaturës komuniste. Janë po ata që “perden e hekurt” e donin në këmbë e të paprekur, si monument të anti-amerikanizmit dhe dëshmi të stalinizmit të vetëm në glob. Janë të gjithë emra dhe “njohje të vjetra”, në dokumentat e raportet e OSBE/ODIHR, të Këshillit të Europës dhe çdokujt tjetër që ka vëzhguar zgjedhje në Shqipëri si persona kyçë
për dhunë e manipulim në zgjedhje, sa herë në pushtet është partia e Enver Hoxhës dhe Sigurimit. Shembujt më elokuent të garantimit të mënyrës së rregullt e të qetë të këtyre zgjedhjeve janë, gjithashtu: Pjerin Ndreu (që sot po i shërben farsës si kandidat); Gazmend Demrozi, shefi aktual i komisariatit të Dibrës, i cili vazhdon represionin ndaj opozitarëve. Ky është i njëjti shef komisariatit në Kavajë
në 2001, rrahësi i pashpirt i komisionerit të PD në Qerret, shpina e nxirë e të cilit bëri xhiron e botës. Janë të njëjtat kalbsina që kërkojnë shejtnim, me të njëjtat metoda, me të njëjtën urrejtje për cilindo kundërshtar. Ka ardhur dita që të marrin përgjigjen që po kërkojnë tash 29 vjet, bashkë me kryebanditin që i ka ndërsyer sërish për t’I ulur kokën 85 përqind të shqiptarëve, që refuzojnë sundimin e tij!”, tha dje nga foltorja e selisë blu, ishdeputeti Gent Strazimiri.
PD VIJON DENONCIMET PËR VOTIMET MONISTE TË 30 QERSHORIT: PJESËMARRJA E ULËT, TREGON REFUZIM PËR KAMPIONIN E KORRUPSIONIT
T
re ditë pas votimeve të 30 qershorit, Partia Demokratike vijon me denoncimet publike të rasteve që sipas saj dëshmojnë shitblerjen e votave të socialistëve nga vetë socialistët. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, përsëriti se qeveria ka manipuluar pjesëmarrjen në votime, duke rikthyer në vëmendjen e publikut rastin e blerjes së votës së një votueseje për herë të parë ku sipas tij shfaqet Edmond Hajro duke blerë votat në Njësinë nr.9 në Tiranë. “Të dielën, Partia Demokratike denoncoi me zë dhe me figurë krimin e blerjen e votës në Tiranë nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës. Në video identifikohet Edmond Hajro, i punësuar nga Bashkia Tiranë, komisioner në njësinë 9, pjesë e grupit që ble votën e një vajze të re. Duke theksuar se prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për nisjen e hetimeve për krimin
Kaso: Në Tiranë është manipuluar 1/3 e pjesëmarrjes, ose me rreth 66 mijë votues!
e blerjes së votës në Tiranë, po e risjellim edhe një herë në vëmendje videon. Krimi i blerjes së votës është vetëm një pjesë e skenarit të manipulimit të një farsës së 30 qershorit, ku vetë kandidonin, vetë votonin, vetë
numëronin. Manipulimi i numrit të pjesëmarrës në votimet njëpartiake e të paligjshme ishte operacioni kriminal më i madh i kryer gjatë këtyre 48 orëve. Mashtrimi nuk është me 10 mijë votues, se kaq janë
vetëm votat e pavlefshme. Manipulimi është me rreth 66 mijë votues ose thënë ndryshe gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Numri real i qytetarëve të Tiranës që votuan në 30 qershor është 105 mijë dhe jo 171 mijë. Kjo pjesëmarrje e ulët, e përqendruar tek rrogëtarët e bashkisë dhe të qeverisë, tregon refuzimin absolut të qytetarëve të Tiranës për kryekampionin e korrupsionit dhe kryemashtruesin e Bashkisë së Tiranës, Erion veliajn, i cili, tani është edhe uzurpues i zyrës së Kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit. Për të mbuluar këtë operacion masiv të manipulimit të pjesëmarrjes në zgjedhje në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë Komisioni Qendror I Vjedhjeve ka vendosur të mos bëjë transparencë.
Ndryshe nga sa u kërkua prej partnerëve ndërkombëtarë dhe misioni vëzhgues i ODIHR-it, për herë të parë, Komisioni Qendror I Vjedhjeve nuk shfaq online të dhënat për çdo qendër votimi. Në video tregohet qartë se në vititn 2017, të dhënat ishin qendër për qendër, në kohë reale, sapo mbaronte numërimi, ndërsa sot, është vetëm një foto, me një rezultat të përgjithshëm, të pa detajuar, me qëllim mbulimin e manipulimit të pjesëmarrjes së votuesve në Tiranë dhe në Shqipëri. Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues. Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!”, tha në denoncimin e tij, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.
POLITIKE
8
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
KRYETARJA E LRI-së
KREU I PDS
PaskalMilo: Meta, një luan që i rikthehet skenës politike Ish-ministri i jashtëm shqiptar PaskalMilo thotë se deklarata e sotme e Presidentit Ilir Meta ishte shumë e fortë.Ai theksoi në emisionin “Open” se deklarata ka nxjerrë në shesh gjërat që janë thënë korridoreve. “Zoti Meta është një luan në politikën shqiptare dhe së shpejti ai do të kthehet në skenën politike, duke i dhënë një dimension më të fortë kësaj skene”, deklaroi Milo.Ai shtoi më tej se qëllimi kryesor i ndërkombëtarëve është stabiliteti edhe nëse ka demokraci në nivele të ulëta. Madje për ta konkretizuar këtë, Milo tregoi se një rast të tillë e kishte pasur gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Jashtme në
vitin 1998. “Pas grushtit të shtetit në vitin 1998, u mblodh Parlamenti për heqjen e imunitetin të Sali Berishës. Gjatë asaj kohe, nën cilësinë e ministrit pata takime me ambasadorin amerikan, gjerman dhe italian. Thuajse njëzëri më tha se nëse arrestoni Sali Berishën, atëherë do u ndërpresim të gjitha ndihmat” – tha Milo, duke e deklaruar se gjithçka e thënë ishte nën përgjegjësinë e tij. Sipas Milos, edhe në luftën e Kosovës ka pasur “kompromise” të tilla, në emër të stabilitetit në rajon. Pikërisht këtë shembull përdori Milo, teksa tha se Meta ka pasur takime intensive me ambasadorë dhe ka konstatuar se kanë qenë të njëanshëm.
Nënkryetari i LSI nxjerr videon: Ka vetëm një armik të Amerikës dhe të Presidentit Trump, ai është Edi Rama
“30 qershori i turpit”, reagon Vasili: I doli tymi votimeve nacional-socialiste
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili denoncoi përmes një videoje të gjitha deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama të bëra kundër Presidentit të SHBA Donald Trump, duke theksuar se i vetmi antiamerikan në radhët e shqiptarëve është pikërisht vetë Edi Rama. “Ka vetëm një armik të Amerikës dhe të Presidentit Trump në Shqipëri, emri i tij është Edi Rama!”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në komentin bashkëngjitur videos. Pas këtij video-denoncimi, Vasili në një deklaratë për shtyp nga selia e LSI-së, u ndal tek votimet moniste të 30 qershorit, duke denoncuar dhe vetë-vjedhjen e votave nga socialistë e zënë në panik nga bojkoti që i bënë shqiptarët këtyre votimeve farsë që Edi Rama u ofroi. “Duhet të dini që mijëra vota në të tërë Shqipërinë, janë thjesht produkt i mbushjes së paligjshme dhe kriminale të kutive të votimit dhe jo të vullnetit të shqiptarëve. Megjithëse kanë administruar vetë, kanë numëruar vetë, kanë nxjerrë rezultate vetë, pra gjithçka ka qenë në duart e tyre, nuk kanë mundur dot të fshehin krimin elektoral që është evident dhe shumë i qartë. Megjithatë shifrat flasin vetë. Në Bashkinë e Durrësit nga numërimi i votave po nga këta individë dhe nga rezultati i bërë publik po nga këta individë, në raport me votuesit të raportuar që kanë votuar, në kutitë e votimit gjenden 2500 vota më shumë, të cilat janë hedhur nga duart e zeza në kutitë e votimit për të realizuar planin nacional-socialist të votimeve, ku ka rëndësi vetëm për të shkuar e për të votuar, se votat i shtojmë, i numërojmë dhe i bëjmë si të duam. E njëjta gjë ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës, ku edhe në këtë bashki, raportuar votues kanë qenë sipas KQZ socialiste 15.913 votues dhe ende pa
mbaruar mbi 20 e ca kuti votimi ishin mbi 1000 votues, fletë votimi në kuti. Pra operacioni i hedhjes së fletëve të votimit në orët e errëta të momentit të mbylljes së votimit ishte një operacion kriminal i strukturuar, i organizuar nga vetë këta që kishin qendrat e votimit të cilët në bazë të regjisë siç e keni parë që nuk ka kursyer as qendrën e Tiranës, të mbylleshin me drita të fikura dhe mbas dy orësh të dilnin me produktin të cilin e kishin plotësuar
dhe në nuk ishin vullneti i popullit. Pra ky operacion kriminal, i drejtuar në të gjitha drejtimet përfundimisht ka një fajtor, që është 100 % Edi Rama dhe qeveria e tij. Ka një shkaktar, që është 100 % Edi Rama dhe qeveria e tij. Dhe një përgjegjës para ligjit, që është Edi Rama dhe qeveria e tij, të cilët morën përsipër që të administronin vetë procesin nga e para deri te e fundit dhe për të cilën shkelën edhe ligjin, ku refuzuan që komisionerët e opozitës të ishin pjesë e procesit. U refuzuan sepse duhet që të mbushnin kutitë e votimit, siç rezulton edhe nga shkresat e tyre përveç informacioneve të tjera të shumta dhe të jashtëzakonshme, që vijnë nga mijëra njerëz që kanë vëzhguar procesin, apo që kanë marrë pjesë në proces duke e demaskuar atë. Sot është e qartë që tymi kësaj maskarade i ka dalë anë e mbanë, por megjithatë ne nuk do rreshtim së diskredituari për të kuptuar njëherë e mirë që në krye të vendit, pra në krye të qeverisë, si përfaqësues i një grushti njerëzish, pra i një pakice të papërfillshme në raport me refuzimin e jashtëzakonshëm popullor, është vetëm një njeri, i cili ka futur vendin në një krizë shumë të thellë. I cili i ka nxirë faqen Shqipërisë thuajse në mënyrë të pakthyeshme, i cili ka marrë peng fatet e shqiptarëve vetëm e vetëm për hallin personal të tij dhe të familjes së tij. Këto mijëra vota, dhjetëra mijëra vota në të gjithë Shqipërinë dhe ky refuzim i jashtëzakonshëm si akti më i lartë qytetar njëherazi dhe politik është prova e një pushteti që ka marrë fund, të një kryeministri që ka marrë fund dhe një provë që Shqiptarët nuk do sakrifikojnë veten e tyre për një të vdekur që ecën, i cili thjesht dhe vetëm po shtyn funeralin e tij politik i cili është i pashmangshëm”, deklaroi dje Petrit Vasili.
Kërpaçi reagon ndaj Petro Koçit: Je lehësi më profesionist!
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar ashpër me anë të një postimi në Facebook mbi deklaratat e Zëvendësministrit të Mbrojtes, Petro Koçi, të cilit i kujton se është lehësi më mirë që Edi Rama ka në kabinetin e tij. por nga ana tjetër, ish-deputetja i kujton zëvendësministrit përfshirjen e tij në tenderat korruptivë dhe kriminalë të radarëve dhe lëvizjes së godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, duke e paralajmëruar se nuk do të ketë njeri që do ta mbrojë nga zullumet e tij. “Petro Koçi, je lehësi më profesionist. Nuk të ka faj Presidenti që sa herë ndërsehesh për të lehur të tregojnë dosjet e tenderave të radarëve dhe të lëvizjes së godinës së Ministrisë së Mbrojtjes. Po pate ndonjë paqartësi për radarët, t’i shpjegon Hakiu se tashmë e ke edhe nën hyqëm! Nuk ka Art dhe Ulsi të të mbrojë nga zullumet e tua”, u shpreh dje në reagimin e saj, kryetarja e LRIsë, Floida Kërpaçi.
ISH-DEPUTETJA E LSI
Caka: Petro i rënë nga fiku, me përpjekje kërmilli kërkon të ngjisë përsëri pemën!
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ka reaguar mbi deklaratat e Zëvendësministrit të Mbrojtes, Petro Koçi. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Caka e këshillon Koçin që të mos lodhet shumë duke bërë mbrojtësin e Edi Ramës, pasi sipas saj, asnjë lloj servilizmi nuk e nxjerr nga pellgu i turbulluar ku ka ngecur prej vitesh. “Petro i rënë nga fiku, me përpjekje kërmilli kërkon të ngjisë përsëri pemën. Mos u lodh kot o shoku Petro, asnjë lloj servilizmi nuk të nxjerr nga pellgu i turbulluar ku ke ngecur prej vitesh! Apo të mbaruan burimet nga tenderat pak milionësh, që të jep herë pas here si lëmoshë Rama?”, u shpreh dje ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.
POLITIKE
9
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
“30 qershori”, Zëvendës Kryetari i LSI-së: Qeveria dhe Edi Rama veproi me ligësinë diabolike prej banditësh për të rrëzuar Republikën
Luan Rama: Shqiptarët refuzuan bandën antishtet që cënoi të drejtën për të zgjedhur Z
ëvendës Kryetari i LSIsë Luan Rama në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së deklaroi se Qeveria e Shqipërisë e shndërruar në një bandë, si shumatore e bandave që kanë vjedhur vota për të e që e përdorin për interesa të kundërta me interesat e popullit, të kombit e të shtetit shqiptar, shënoi me paligjshmërinë e sjelljes së vet më 30 qershor, rekordin më negativ jo të zgjedhjeve, por që prej kur në këtë vend janë kryer për herë të parë votime. “Për turp e për marre, me faqe të zezë para gjithë botës e cullak në shëmtinë e vet! Jo me mungesë respekti për shtetin, por me konsistencë të vetëdijshme për t’iu kundërvënë atij në ashtin e vet; Jo me injorancën e mosnjohjes së detyrimeve kushtetuese në ndarjen dhe balancimin e pushteteve në një shtet demokratik e të të drejtës, por me ligësinë diabolike prej banditësh për të rrëzuar Republikën; Jo prej mosnjohjes së vlerave të demokracisë dhe të pluralizmit politik në një shoqëri civile e të emancipuar, po prej makutërise korruptive e mentalitetit pervers në qeverisje për të shpërbërë institucionet kushtetuese të shtetit; Jo se nuk e dinë çfarë është parlamentarizmi, por si përdhunues të Kushtetutës e si mishërim i filozofisë leniniste gjithë pushtetin sovjetëve; Qeveria e Shqipërisë dhe maxhoranca e saj që sot janë vetëm 21,6 përqind e votuesve
shqiptarë me vota të shtuara turpshëm dhe që ende nuk janë numëruar të gjitha prej atyre që vetë i prodhuan, vetë i votuan dhe vetë i numëruan, është argumenti tragjik i të gjithë atyre që thonë se shqiptarët nuk dinë të qeverisen! Raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it konfirmoi qartë e për të gjithë përmasën reale të shëmti-votimeve të 30 qershorit! Me elegancën e zonjës Glover, shqiptarët dëgjuan katrahurën e gatuar dhe të servirur prej bandës antishtet që cënoi të drejtën për të zgjedhur. Sepse bandat nuk bëjnë zgjedhje. Që cënoi të drejtën
për të pasur alternativë; Sepse bandat nuk kanë e nuk ofrojnë alternativë përveç të tyres; Që cënoi të drejtën që qytetarët të ishin pjesëmarrës e kontributorë në projektet për interesat dhe punët e komunitetit; Sepse bandat kanë vetëm interesin dhe projektin e tyre kriminal e atyre nuk iu intereson komuniteti! Të pushtuar prej panikut të frikës të asaj që vjen dhe që është parathënë në gjithë këta muaj proteste dhe revolte qytetare, jo minjtë e ringjallur të Dino Buxatit, por ata të makthit të Edi Ramës, janë kapur e po
festojnë në vallen e turpit të tyre të 30 qershorit! Në vend që të ndjeheshin të turpëruar për çfarë i kanë bërë Shqipërisë me kanabizimin si kryeveprën e tyre kriminale, me krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik siç e nënvizon Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, me vrasjen e besimit tek shteti dhe detyrimin e mbi 400 mije shqiptarëve për të braktisur vendin në vetëm 6 vjet, me mos çeljen e përvitshme të negociatave dhe sabotimin e procesit të integrimit europian të vendit, me skandalet e ditë pas ditshme dhe përgjimet ku shfaqet gjithë arsenali i ndyrësisë së një gjuhe rrugaçësh ordinerë! Ata, të pafytyrë e të paturp, kapërdisen e bëjnë moral demokracie dhe qytetarie, duke ndërsyer gjithë mantenuterinë politike të mishëruar dhimbshëm në mjerimin e kurtizaneve të pushtetit, me shpresën mjerane se mund të shërbejë si parzmore turpi e keqpërdorimit dhe e shpërdorimit të besimit qytetar! Shqipëria është në udhëkryqin e fatit të vet e ajo nuk mund të zgjedhë më të qëndrojë peng i interesave të një klani antishqiptar që nuk e pati për gjë që ta dëshmojë këtë edhe në 30 qershorin e turpit! Shqipëria nuk ka nevojë për mbretin lakuriq edhe kur ai del si burri me pantallona të shkurtra, por ajo duhet të nxjerrë në pah gjithë krenarinë e vet kombëtare dhe qytetare si vend europian dhe
NËNKRYETARJA E LSI
Xhixho i kthehet Spiropalit: Shërbyese e verbër dhe e dobët e interesave të Ramës!
Reagimeve të shumta ndaj qëndrimeve të ministres Elisa Spiropali, kundër LSI dhe opozitës i është bashkuar edhe reagimi i Nënkryetares së LSI-së, Erisa Xhixho. Përmes rrjeteve sociale teksa e ironizon që të shkojë të veshë “Skënderbeun” me të gjata, Xhixho e këshillon Spiropalin që të heqë dorë nga poltika dhe përfaqësimi i socialistëve, pasi sipas saj, të gjithë e dinë se as anëtarët e Partisë Socialiste nuk i përfaqëson në atë parti. “Elisa lëre politikën e madhe e ik vishe Skënderbeun me të gjata se deri aty arrin ekspertiza jote. Sa për politikë e përfaqësim të socialistëve e dinë gjithë shqiptarët dhe më mirë akoma anëtarët e Partisë Socialiste që ti nuk përfaqëson atë parti. S’je asgjë tjetër veç një shërbyese e verbër e dobët e interesave të Edi Ramës. Është koha për politikanë seriozë! Është koha për plane konkrete, për sigurinë e jetës për përgjegjësit e kriminalizimit të shoqërisë për rritjen e ekonomisë. Shqiptarët meritojnë shtetin e së drejtës ,meritojnë sigurinë e jetës, sigurinë e familjeve tyre, meritojnë integrimin evropian”, shprehet në reagimin e saj, nënkryetarja e LSIsë, Erisa Xhixho.
anëtar i NATO-s e ta shporrë këtë juntë të korruptuar! Europa demokratike dhe modeli i SHBA me tërësinë e korpusit të vlerave që mbron dhe përfaqëson, janë modeli ynë. Historia shqiptare, ajo e vjetra, por edhe e më e reja, ajo e vitit 1990 dhe e vitit 1997, na dëshmon e na mëson se si populli i del zot fatit të vet!”, u shpreh dje ZëvendësKryetari i LSI-së, Luan Rama.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-së REPLIKË EDHE ME MINISTRIN SHALSI: JEP LLOGARI PËRPARA QYTETARËVE TË POGRADECIT
Braimllari i kthehet Spiropalit: Politika nuk ka lidhje me orgjitë ooo.... Mamicë
S
ekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari i bën thirrje ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit që të sqarojë publikisht tenderat korruptim të ujësjellësave të Ersekës dhe Fierit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braimllari teksa e ironizon Spiropalin duke e quajtur “Mamicë”, i kujton se politika nuk ka lidhje me orgjitë “Mamica e Skënderbeut duhet ti sqarojë shqiptarëve pirunin që i nguli kryetari, tenderin e ujësjellësit të Ersekës, tenderat korruptiv në ujësjellësin e Fierit. Politika nuk ka lidhje me orgjitë ooo.... Mamicë”, u shpreh dje Endrit
Braimllari. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar ashpër edhe ndaj ministrit të shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, i cili para se të bëhej ministër thoshte se kur të vinte PS në pushtet do vjedhin në mënyrë flagrante. Sipas Braimllarit, Shalsi duhet të japë llogari përpara qytetarëve pë emërimet klienteliste në Pogradec. “Shalsi, ky që do vinte në pushtet për të vjedhur më mirë. Shalsi duhet të japë llogari përpara qytetarëve të Pogradecit për emërimet klienteliste. Të gjithë e dinë se zihesh me Xhangollin se kush do i marrë i pari gjobën drejtorëve të emëruar. Duhet të japësh llogari për gjobat që u vë
peshkatarëve dhe bizneseve në Pogradec, sepse ky është i parimit të rrjep sa më shumë. Durim, do vi dhe dita jote.in”, u shpreh dje Braimllari.
Braimllari i kthehet Ngjelës Pas replikës në distancë me Elisa Spiropalin, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari i është përgjigjur ashpër edhe deklaratave të avokatit Spartak Ngjela i cili deklaroi se Presidenti Meta është pranë burgut. Lidhur me këtë pretendim të Ngjelës, Braimllari i kujton këtij të fundit se para se të flasë për të ardhmen e Shqipërisë Sorosiane, të sqarojë lidhjen e tij me vrasjen e Dritan Avdulajt, ngjarje kjo e ndodhur në vitin e largët 1996. “Para se avokati i FBI Spartak Ngjela të flasë për të ardhmen e Shqipërisë Sorosiane duhet të sqarojë njëherë e mirë se
çlidhje ka ai me vrasjen e Dritan Avdylajt te 4 rrugët e Shijakut në 1996 dhe se çfarë e lidh me Tofik Hykën, në të kundërt do sqarohet njëherë e mirë ai dhe protektorët e tij”, deklaron Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Avokati i njohur Spartak Ngjela, përmes një statusi në rrjetet sociale skanon situatën politike. Sipas tij, njeriu më i rrezikuar sot është Presidenti Meta, i cili jo vetëm është në prag të shkarkimit por edhe në prag të burgut, siç shprehet Ngjela. Sipas tij, e keqja politikanëve shqiptarë nuk do ju vijë nga e prisnin ( goditja amerikane për bëmat me krimin ndërkombëtar), por nga goditja anti korrupsion e SPAK.
POLITIKE
10 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
OPINION Nga Bledi Kasmi
P
a qetësi dhe pa dashu ri, Ilir Meta e zhveshi presidencën nga gjuha e drunjtë tradicionale e deklaratave burokratike të këtij institucioni dhe i dha sot formën e një kështjelle prej nga ku mbrohet dhe nga frëngjitë e saj goditet me top. 30 Qershori ka dhënë mesazhe të fortë që Presidenti po i lexon më instiktin e tij të vjetër politik.. 85% e qytetarëve e kanë injoruar atë dhe nuk shkuan të votojnë. Të paktën 3 përqind të tjerë i kanë zhkarravitur fletët e votimit në shenjë urrejtje ndaj detyrimit për ti dërguar me pahir në këto qendra votimi. Është një ndryshim stategjie. Ilir Meta ka kuptuar se gjuha e ftohtë e një institucioni që i drejtohet
qytetarëve për medalje mirënjohje nuk funksionon më. Presidenca nga sot ka veshur një uniformë luftarake politike. Meta ka goditur tre mite që prej shumë vitesh janë kthyer në një formë nënshtrimi, duke e ndrydhur dhe frustuar vullnetin popullor. Janë tre mite që flitet gjithnjë në tryeza kafenesh, por kurrë nuk lejohet që në mediat e kapura të shndërrohen në një debat të fortë publik dhe politik. Miti i parë që Meta goditi sot nga pozicioni i Presidentit të Republikës është ai i një pjese të diplomatëve që prej vitesh kanë lënë pas kostumin e tyre të diplomacisë dhe kanë veshur atë të guvernatorëve që tallen dhe injorojnë njerëzit e këtij
Tre mitet që goditi Meta vendi si të jenë skllevër të kohëve moderne. Dikush duhet tu tregojë kufijtë. Vendet e tyre janë mike dhe partnere. Ata mund të japin mesazhe në takime zyrtare dhe informale, larg syrit të publikut dhe kjo do të ishte e pranueshme, por mënyra e komunikimit të tyre si shtojcë e zyrës së propagandës në Kryeministri është irrituese, ofenduese dhe poshtëruese për një vend të lirë dhe qytetarët e saj sot në vitin 2019, plot 30 vite pas rrëzimit të diktaturës. Për këtë takëm të vogël diplomatësh nuk kanë rëndësi që 85% e shqiptarëve nuk kanë shkuar në kutitë e votimit. Për ta e rëndë-
sishme është që të legjitimojnë një regjim kriminal në mbi kokat e shqiptarëve, qoftë nën petkun e të ashtuquajturit “stabilokraci” qoftë edhe në anën tjetër “ryshfetokracisë”. Miti i dytë që është goditur sot nga zyra e Presidentit është ai i të ashtuquajturës reformë në drejtësi, për të cilën Meta gjatë kohës që drejtonte LSI ka bërë gabimin fatal të votimet të tre ligjeve në Parlament, tre vite më parë në një kohë që opozita e braktisi Kuvendin duke qenë e qartë për pasoajat që do të kishin mbi deformimin e reformës në drejtësi. Tani është e qartë për këdo se nuk ka reformë në drejtësi. Ajo është manovra më e
rrezikshme për nënshtrim dhe fillimin e gjyqeve politike ndaj kundrështarëve . Goditja e kësaj reforme me argumente juridikë duhet të kthehet në një debat të fortë publik dhe politik në mënyrë të qartësimit të opinionit. Miti i tretë që u godit nga zyra e Presidentit, i bërë më parë edhe nga Berisha dhe Basha është ai i Xhorxh Soros, njeriu që e konsideron këtë popull dele dhe mendon se mund të bëjë një eksperiment duke e nënshtruar dhe duke instaluar diktaturën sorosiane nën drejtimin e njeriut me kartelë. Goditja e tij nuk është më thjesht dhe vetëm në rrethe shoqërore , por një çështje që duhet trajtuar në mënyrë institucionale përmes kthimit edhe kjo në një debat publik. Rrëzimi i këtyre tre miteve të rreme që po mbajnë peng të ardhmen e këtij vendi është dhe duhet të kthehet në një prioritet të të gjithë shoqërisë nëse do të duam të mos jemi më peng i tyre.
Deutsche Welle pasqyron deklaratat e Presidentit Ilir Meta
Nga Deutsche Welle
P
residenti i Shqipërisë Ilir Meta prezantoi propoz imet e tija për dalje nga kriza politike. Ai sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për krizën e tanishme, por edhe disa qarqe të tjera. Presidenti Ilir Meta, tha të martën (2.07.2019) se zgjedhjet e ligjshme lokale 2019 në Shqipëri do të zhvillohen më 13 tetor, sipas dekretit të tij, të javës së kaluar. Në një konferencë shtypi Meta tha se në “30 qershor u bënë vetëm votime socialiste”, ndaj kriza politike vazhdon. Si rrugë të daljes prej saj Meta propozoi zhvillimin më 13 tetor jo vetëm të zgjedhjeve lokale por edhe të atyre “parlamentare dhe presidenciale”. Presidenti Meta pohon se në zgjedhjet parlamentare do të kandidojë edhe ai vetë, përballë “cilit do kandidat që kryeministri Rama dëshiron”. Presidenti Meta doli kundër qëndrimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, ndaj zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe rezultatit të tyre. BE dhe SHBA njohin rezultatin BE dhe SHBA njohin rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Përfaqësuesit e tyre në Tiranë i kanë cilësuar këto si zgjedhje të rregullta. Ndërsa kryetarëve të ri të bashkive u
“Zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale më 13 tetor”
kanë sugjeruar të fillojnë punën. Komisioni Europian dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në deklaratat e tyre, në mbrëmjen e të hënës, (1.07) e shohin rrugën e daljes nga kriza politike në “dialogun konstruktiv” mes palëve. SHBA-ja u sugjeron atyre që nuk i pranojnë zgjedhjet e 30 qershorit që të presin vendimet e organeve juridike.
“Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë. Megjithatë Presidenti Meta pohon se “vendimet e tij përputhen me interest strategjike te SHBA në Sh-
qipëri dhe rajon”. Rezultatet paraprake të KQZ Sipas rezultateve të publikuara të martën (2.07) kandidatët për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste (PS) kanë fituar në 60 nga 61 bashki, sa ka gjithsej Shqipëria. Në 31 prej tyre, kandidatët socialistë fituan garën pa asnjë konkurrent përballë. Vetëm në një bashki, në atë të Finiqit, rezul-
tatet paraprake nxjerrin fitues për kryetar bashkie, kandidatin e partisë MEGA (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen). Ambasadorja Audrey Glover, në një intervistë për DW tha të hënën (1.07) se “ u takon autoriteteve të Shqipërisë të vendosin se «farë do të bëjnë me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”. PD – kundër Opozita jashtë parlamentit, e drejtuar nga Partia Demokratike, nuk i njeh zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo deklaron paraprakisht, se do të bojkotojë edhe zgjedhjet e 13 tetorit, nëse ato zhvillohen në rrethanat kur Gjykata Kushtetuese, që pritet të ngrihet në fund të këtij muaji, merr vendimin për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Lideri i PD dhe gjithë opozitës, Lulzim Basha deklaroi se “opozita nuk merr pjesë në zgjedhje pa larguar kryeministrin Rama”. Basha refuzoi ftesë për dialog dhe marrveshje të kryeministrit Rama pas zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ende nu ka asnje njoftim nga PD nëse do të rifillojë protestat “Rama IK”.
POLITIKE ANALIZË Nga Andi Bushati
T
ë yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës, se “shqiptarëve nuk iu ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar se mos fibra e rezistencës civile në vend është zbehur. Sa e sa herë, ne, që mbështetëm rrugën radikale të opozitës, djegien e mandateve dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve, kemi dëgjuar dilemën se mos kjo ishte një zgjedhje e gabuar, se mos do të çonte në instalimin përfundimtar të një regjimi, se i gjithë ky aksion nuk kishte kuptim me një popull apatik, se beteja për të refuzuar letargjinë mund të përfundonte me një katastrofë. Të gjithë ata që patën këtë mëdyshje, e morën përgjigjen në 30 qershor. Këtë të diel, shqiptarët u dyndën drejt plazheve. Ata i refuzuan kutitë farsë të Edi Ramës. Edhe të tjerët, që u varfëruan gjatë pushtetit të tij dhe nuk patën mundësinë monetare për këtë radikalizëm shik, nuk denjuan
të dalin nga hija e shtëpive për t’u zhuritur në vapën përvëluese të një bande që i vret dhe i vjedh. Edhe sikur të mbyllim sytë përpara numrit të votuesve, që nuk korrespondon me fletët që gjenden në kuti; sikur të mos i llogarisim ato që u shtuan pas orës 19 00; sikur të refuzojmë të besojmë në manipulim; sikur t’i marrim të mirëqenë “zgjedhësit” e asaj partisë që u themelua dy ditë para fillimit të “garës”; pra edhe sikur t’i pranojmë të gjitha këto, rezultati është sërish fantastik. Këtë e dëshmon shifra maksimale që po deklamon vetë rilindja. Gati me ankth të gjithë mbështetësit e Ramës po brohorasin se ata kanë ruajtur pak a shumë 768 mijë votuesit e zgjedhjeve të mëparshme. Po a duhet konsideruar kjo një fitore? E tillë jo e jo, por ajo nuk mund të përbëjë as një ngushëllim. Kjo për faktin e thjeshtë se kryeministri vuri një bast të madh. Ai organizoi një parodi moniste- ato votime
KOMENT Nga Ilir Levonja*
U
në nuk do ndalem shumë tek Ilir Meta se e kam folur shpesh për personin, politikanin, presidentin etj. Megjithatë sot e humbi qetësinë dhe pa asnjë diskutim mori kreun e një opozitari të fortë duke kërkuar brenda një dite, zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe presidenciale. Sikur ta bënte Edi Rama këtë para 30 qershorit do t’i hiqja kapelen. Por me sa kam kuptuar deri tani tipa si Edi Rama nuk kanë për ta bërë kurrë dhe do t’i duhet atyre që e ndjejnë veten opozitarë të flasin me gjuhën e Ilir Metës. Por akoma më të drejtë për drejtë, atë të protestave të forta për mijra e mijra arsye. Por po i kthehem çështjes së turpit që pashë në një statut në Twitter të Rudina Hajdarit pak pas konferencës për shtyp të presidentit. Rudina është një nga ato shembuj ku shqiptarët, qofshin këta të majtë apo të djathtë duhet të jenë më agresiv në kuptimin e mos tolerimit duke filluar nga strukturat e partive dhe deri më lart. Kjo për të shmangur përfundimisht meritën e emrit të babait a nënës
për të përfituar priviligje, siç është edhe rasti i kësaj duke u futur në listat PD-ës a Bashës për deputete. Ky është në fakt turp i mirëfilltë kombëtar dhe nëse kjo çupa do i kërkonte sot ndjesë ndërkombëtarëve për këtë, po jam dakort. Sepse më shumë se skanimi i hapur që presidenti i bëri situatës në Shqipëri, pengmarrjes së saj etj., është ekzistenca e individëve që futen në role drejtuese, publike për merita të babait. Dhe turpi më i madh kombëtar është fakti tashmë historik që më 30 qershor 2019, Shqipëria është e gjitha mavi. Kreu ca votime ku shqiptarët edhe po qeshin me lot por edhe po qajnë me kripë duke treguar përmes fotosh fletë votime ku shkruhet lloj lloj diçiturash, si më detyruan, për ty atdhe, rrofsh e qofsh Enver djali etj. Turp janë rezultate të tilla ku kandidatit i dalin përfundime me shifra diametralisht të pa rakorduara..., vota më shumë dhe votues më pak. I pe listat zgjedhore, qytetet. E pe Beratin rekordmen të mos rakordimit të votave me votuesit? Sigurisht nuk i shikon se të pëlqen rroga,
11 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencës që OSBE- ODHIRI i konsideroi si privim të qytetarëve nga e drejta e zgjedhjes- duke u nisur nga premisa se populli opozitar nuk do t’i bindej liderëve të tij. Për javë e javë me radhë, Edi Rama propagandoi se edhe ata që nuk e donin atë, edhe ata që kërkonin ta largonin një orë e më parë, nuk ishin me Lulin dhe Monikën, Ilirin dhe Saliun. Në këtë rulet ai vendosi fatin e votimeve shqiptare, duke u justifikuar se nuk mund t’i mbante peng për tekat e një grushti njerëzish. 30 qershori tregoi të kundërtën. Ai dëshmoi jo vetëm se opozita ishte kompakte në ruajtjen e votës së saj, por refuzimi që iu bë këtij regjimi, ishte plebishitar, shumë më i madh sesa hambari i zakonshëm i PD-së dhe LSI-së. Prandaj edhe sikur ta marrim të mirëqenë shifrën e manipuluar të Edi Ramës, në rastin më të mirë, ajo tregon se këto qenë votimet e një partie. Pra, votime moniste që nuk i
njohu asnjë shqiptar me ngjyrë, besim dhe bindje tjetër. Po të shkojmë pastaj më thellë dhe të shohim numrin diskret të votave të pavlefshme, do të zbulojmë një përmasë tjetër të rebelimit të heshtur. Do të zbulojmë të gjithë ata punonjës të administratës publike, që u kërcënuan, u shantazhuan me bukën e fëmijëve, u detyruan të fotografojnë vizat mbi gishta dhe t’i postojnë në rrjetet sociale, por, në fund, u hakmorën duke prishur fletët e votimit, duke i bërë ato të pavlefshme, ose në rastet më kreative, zhgarravitën aty hakmarrjen e pafuqisë së tyre. Të gjithë së bashku, secili në mënyrën e vet, ata u treguan të qartë dhe të vendosur. Ata nuk u gënjyen për asnjë çast nga mashtrimet bajate, se ky qe një konspiracion që po financohej nga armiqtë e Shqipërisë. Ata i përbuzën argumentet mjerane se po minohej reforma në drejtësi, se po pengoheshin
negociatat, se pas perdes fshihej Putini, se këto “zgjedhje” i kërkonte Amerika. Ata i refuzuan me neveri kërkesat e gallofëve stabilokratë, që nga lokali Broshardt e deri tek atlantiku Palmer, duke mos pranuar të vendosen në rolin e bagëtive që kërkojnë bariun. Shkurt, në 30 qershor, shqiptarët treguan masivisht se dinë të bëhen pjesë e revoltës qytetare. Edhe ata që nuk kanë besim për të vajtur në protestat e Bashës dhe Kryemadhit, edhe ata që nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë të hedhin molotovë për llogari të tyre, dëshmuan se kanë një pikë të përbashkët: përbuzjen dhe refuzimin ndaj TiRamisë. Ndryshe nga dyshimet e mëparshme, ata demonstruan se “iu ngrihet”, se e kanë pirë viagrën e rebelimit, për të shkalafitur çdo baxhellë që u del përpara. Lapsi.al
Turpi je ti Rudinë, jo presidenti! syri mediatik dhe propaganda që të mbajnë në faqje të retinës. Dhe kur të kaq qejfi i vëmendjes i harron çizmet a galloshet nga ke ardhur. Por nuk se çfarë i bën, je pjesë atyre fjaskove të listave të Lulzim Bashës, e asaj kulture të shkërdhatokracisë në emrë të babait etj. Por ti për këtë nuk skuqesh Rudina, nuk të vjen turp. Flet me gjuhën e ndërkombëtarëve dhe turpërohesh përpara tyre kur në fakt duhet të të turpërohesh përpara shqiptarëve. Dhe kryesisht përpara demokratëve atyre të ndershëmve që kanë ngrënë kopaçe e plumba duke ndjekur tët at’ nga pas. Nuk ke se çfarë i bën je pjesë miope e asaj propogande që merret me opozitën, kur kjo e fundit ka vetëm çelsat e kashtës. Në Shqipëri janë një valë e tërë monstruoze që kurrë nuk e kuptuan se llogari i kërkohet pushtetit, jo opozitës. Po kjo nuk ndodh aty se është koha e mbrapshtësisë kolektive që justifikohen e justifikohen me kështu e ka bërë edhe ky. Sot një
pjesë skandaloze e pushtetit flasin për Amerikën megjithëse lideri i tyre dikur e quante Trumpin rrezik botëror. Dhe me që je gjysëm juriste dhe e kualifikuar në Amerikë, çfarë lloj zgjedhjesh janë këto pa konkurrent. Pyet e fol me bashkëjuristët e tu nëse ke kontakte, pyet e fol me bashkështetasit e tu amerikan (me që je amerikane edhe me pasaportë) se si e konceptojnë ata. Dhe dëgjoji e thuaja shqiptarëve drejt përgjigjet e tyre. Thuaja edhe faktin që je bërë deputete me meritën se je vajza e Azem Hajdarit, vrarë nga pushteti që ti po i shërben. Se u fute në ato lista pa votim, por me qejfin e Lulzim Bashës, ndofta me mendjen se duke të futur ty do i afroheshin demokratët. Një lloj logjike oportune e mendjeve të lehta, që ja po na gëzon këto mufkat karshi vendit dhe zgjedhësve të tradhëtuar. Fol me ta dhe na i kthe reston anglisht dhe shqip. Këto zgjedhje sa të duan të ionterpretojnë lart e poshtë studiove, nuk prodhuan qeverisje, por uzurpim. Për rrjed-
hoj konfliktuaiteti do jetë më i ashpër. Mos të të vij turp nga ca deklarata presidenti. Por nga uzurpimi dhe tallja amerikane kur thotë le ta ankojnë në iks gjykatë kur gjykata nuk ka. Dhe nëse do formohet do jetë tërësisht e atij që shkon në votime me pantallonat e Erjon Braçes siç e tha i madhi popull. Ky është turp, jo ajo që kërkon presidenti, zgjedhje lokale, të përgjithshme e presidenciale njëherësh. Dhe shumë shpejt do ndodhin, edhe për faktin e një rrënimi ekonomik aty në qoshe që vjeshta do zbathi vrullshëm. Turpi je ti Rudinë dhe jo presidenti. Je turp sepse ne Janar u thoshe demokratëve, ai që nuk djeg mandatin nuk është demokrat, kurse tani bën të kundërtën. Dhe nëse do ta dish se sa shumë të mbështesin shqiptarët, këtë statutin me punë turpi, publikoje në fb, jo në twitter. Shqiptarët janë masivisht në fb, twitterin nuk e preferojnë. Publikoje në fb dhe vërjua veshin fjalëve të tyre. *Autori është publicist dhe shkrimtar. Jeton në SHBA
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REFORMA
12 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Dy ditë pas zgjedhjeve, kryetarët e bashkive të djathta takime intensive me kreun e PD-së. Edhe sot do jenë në selinë blu për vijimin e aksionit opozitar
K
ryetarët e bashkive të djathta zhvilluan një takim me kryede-mokratin, Lulzim Basha. Takimi që zgjatin më shumë se dy orë dhe që u mbajt në selinë e PD-së, vjen dy ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Në këto zgjedhje, PD nuk mori pjesë, duke bërë që të gjitha bashkitë të fitohen nga Partia Socialiste, çka nënkupton se kryebashkiakët e djathtë do të lenë zyrat e tyre pas këtyre votimeve moniste të 30 qershorit. Ata janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se me lejimin e zgjedhjeve i kanë bërë Ramës një dhuratë të çmuar. Por Basha, i ka qetësuar duke i garantuar ata se do të ketë zhvillime, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet të pa pranueshme. Takimi Për të diskutuar agjendën e post votimeve të 30 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim për më shumë se 1orë e 30 minuta me kryebashkiakët e djathtë. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa fjalën e kanë marrë pothuajse të gjithë kryebashkikët, ku shqetësim i përbashkët ka qenë fakti se të majtët po i marrin bashkitë në tavolinë. Kishte nga ata, kryebashkiakë që i thanë Bashës, se me lejimin e zgjedhjeve “i kanë bërë një dhuratë të çmuar socialistëve”. Burime nga selia blu, thanë dje për “Koha Jonë” se kryetari i PD-së Lulzim Basha në këtë takim pavarësisht pakënaqësive të shprehura është shfaqur i qetë, ndërsa ka informuar kryebashkiakët demokratë se brenda këtyre ditëve do të këtë zhvillime konkrete. Këtë radhë sytë e opozitës janë te lëvizjet e ndërkombëtarëve në nivele më të larta se sa përfaqësuesit diplomatik në vendin tonë. Ndërkaq, mbledhja është mbyllur pa një vendim konkret se si do të zhvillohet i gjithë aksioni opozitar konkretisht. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, qëndroi gjatë gjithë paradites në selinë blu, e në mesditë u largua nga selia bashkë me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu. Nesër Basha pritet të zhvillojë sërish një takim me kryebashkiakët e djathtë ku sërish është e paqarta agjenda e diskutimeve. Kryebashkiakët pas takimit Nga selia blu, ku Voltana Ademi dhe kryebashkiakët e tjerë ishin në takim me Bashën tha se është ende herë për të vendosur nëse do të duhet apo jo të lërë postin e kryebashkiakes. Kryebashkiakja e Shkodrës, tha se nuk mund të pranohen zgjedhje farse. “Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj që raporti që OSBE/ ODIHR është një reflektim për popullin shqiptar. Do të shohim zhvillimet jo vetëm të klasës
Ademi: Situata është shumë e rëndë. Mziu: Zgjedhjet, të paligjshme
politike, por edhe të njerëzve. Ajo që u tha të dielën është reagimi më i madh popullor që shqiptarët mund të kenë bërë në historinë e vet”, u shpreh Voltana Ademi. Në vijim, kryebashkiakja ende në detyrë, tha se situatë është shumë e rëndë, ndaj duhet reagim i gjithë njerëzve. “Situata
është shumë e rëndë, e rëndë për të gjithë popullin dhe në këtë kontekst politikisht, por bashkë me gjithë njerëzit do të duhet të reagojmë dhe ta bëjmë të mundur”, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ndërsa, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal
Mziu, i qëndron vendimit të tij personal për të mos lejuar zgjedhje. “Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshme. Ju e patë vetë dhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta
KREU I PD-së
Basha: ODIHR rrëzoi 30 qershorin. Ky regjim është i degraduar
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se votimet e së dielës ishin jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje të vetë-vjedhura nga socialistët e Edi Ramës. “Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura. Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi. Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha në reagimin e tij. shihni sesa thellë do ta mund”, u shpreh kryetari në detyrë i Kamzës, Xhelal Mziu.
“NDËRSA MAQEDONIA E VERIUT KA MUNDËSI TË MËDHA PËR TË NDËRMARRË HAPA DREJT BE-SË, SHQIPËRIA RREZIKOHET TË ANASHKALOHET PIKËRISHT NGA ZGJEDHJET E SË DIELËS”
Maskarada e 30 qershorit, gazeta gjermane: Në Shqipëri dalin më shumë fletë votimi se votues Nga Erich Rathfelder “Të dielën u zhvilluan zgjedhjet lokale në Shqipëri. Me rreth 20 përqind, pjesëmarrja ka të ngjarë të jetë më e ulëta në historinë e vendit,” shkruan gazeta gjermane, Tageszeitung. Pavarësisht se nuk pati të dielën përplasje mes militantësh, ashtu siç druhej, zgjedhjet lokale në Shqipëri nuk u kurorëzuan në mënyrë të favorshme. Sipas të dhënave fillestare, pjesëmarrja me rreth 20 përqind ka shumë gjasa të jetë më e ulëta në historinë e vendit. Kryeministri Edi Rama donte që zgjedhjet lokale të mbaheshin me çdo kusht, edhe pse opozita nën udhëheqjen e Partisë Demokratike për muaj me radhë donte ta parandalonte këtë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri përsëri thirrje të shtunën në mbrëmje për të bojkotuar zgjedhjet. Në Tiranë, protestuesit u vendosën përpara
qendrave të votimit për të trembur votuesit. Në qytetet e Durrësit dhe të Shkodrës pati incidente të vogla, shkelësit u arrestuan. Në tërësi, megjithatë, situata mbeti çuditërisht e qetë. 12 mijë policë ishin në detyrë. Rezultatet zgjedhore nuk janë bërë ende të njohura. Më shumë fletëvotimi se votues Megjithatë, mashtrimet elektorale nuk përjashtohen në asnjë mënyrë: për shembull, në bashkinë e Malësisë së Madhe, sipas informacioneve të një transmetuesi vendor, me 7772 vota, komisioni zgjedhor e tejkaloi në mënyrë të konsiderueshme numrin e 7600 votuesve të deklaruar. Dy kampet politike në Shqipëri, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë kundërshtuar njëra-tjetrën në mënyrë të papajtueshme për dekada të tëra. Të dy kampet akuzojnë respektivisht se sigurojnë qoshe të ngrohta në shesh për njerëzit e tyre. Secila palë e akuzon tjetrën se janë
të korruptuar. Në sytë e opozitës, kreu i qeverisë Edi Rama është kreu i një karteli droge, në sytë e socialistëve, opozita po lufton kaq fort për shkak se është e ndjeshme ndaj reformës në drejtësi, të inicuar nga qeveria. Shumë prej gjykatësve dhe prokurorëve, të rekrutuar në kohën e sundimit të Partisë Demokratike, nuk mundën të provonin se si e kanë siguruar pasurinë pas shqyrtimit. Partia Demokratike ka kohë që po
bën thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Më shumë se 60 deputetë dhe aleatët e tyre dhanë dorëheqjen nga mandatet në shenjë proteste në fund të shkurtit. Mungesa e përgjegjësisë Të dyja palët kërkojnë të integrojnë vendin në BE, por ato nuk janë në gjendje të zbatojnë bashkërisht reformat që janë parakusht për anëtarësim. Ka mungesë përgjegjësie në të dy kampet politike, ankohen prej kohësh diplomatët e huaj dhe përfaqësuesit e fondacioneve politike gjermane. Në fund të fundit, BE dëshiron të nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Maqedonia e Veriut ka mundësi të mëdha për të ndërmarrë hapa drejt BE-së, Shqipëria rrezikohet të anashkalohet vetë në pozicion jashtë loje. Zgjedhjet lokale të së dielës nuk kanë gjasa ta avancojnë vendin.
POLITIKE ANALIZË Nga Kastriot Islami
D
rejtuesja e Misionit të Vëzhguesve Ndërko mbëtarë, zonja Glover, në deklaratën e datës 1 korrik 2019, ndër të tjera, theksoi sa më poshtë, të cilat të përkthyera me një gjuhë më të thjeshtë për qytetaret do të thotë se: 1. … Zgjedhje me bazë ligjore të paqartë dhe zbatim “monopartiak”… Në këtë deklaratë të parë të MVN thuhet qartë se “…Kuadri ligjor mbeti kryesisht i pandryshuar nga zgjedhjet e mëparshme. Ai mund te përbente nje baze te shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por zbatimi i tij si duhet kerkon vullnet politik nga aktoret zgjedhore. Ne disa dispozita ligjore kishte paqartesi dhe interpretimi dhe zbatimi i tyre nga aktoret zgjedhore u perceptua ndonjehere si i njeanshem. Shume rekomandime te meparshme te ODIHR-it mbeten te paadresuara…”. Thënë ndryshe, këto zgjedhje janë zhvilluara me një bazë ligjore që “nuk është ndryshuar sipas rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR”, ndërkohë që “në disa dispozita kishte paqartësi” dhe “interpretimi e zbatimi” nga një administratë zgjedhore e formuar vetëm me përfaqsues të qeverisë/Edi Ramës “u perceptual” por në realitet ishte i “njëanshëm”. Që ndryshe do të thotë që zbatimi ishte “monopartiak”. 2. ….Zgjedhje “antipopullore”… Në deklaratën e OSBE/ODHIR thuhet se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën…”. Pa u marrë shumë me arsyet që kanë shtyrë OSBE/ODHIR të arrijë në këtë përfundim, është e nevojshme që shqiptarët të kuptojnë se “zgjedhjet e 30 qershorit” të fituara 100 përqind nga qeveria, janë zhvilluara kundër interesave të qytetarëve, pra për qytetarët ato janë zgjedhje “antipopullore”… 3. … Zgjedhje “moniste”…. Sipas Zonjës Glover, zgjedhjet u zhvilluan “…në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike…Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë….” E thënë me një gjuhë më të thjeshtë për
qytetarët, kjo do të thotë se pavarësisht se cilat ishin arsyet politike të qeverisë apo opozitës, zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan në kushtet e “zgjedhjeve moniste”. Sepse sipas ODHIR “votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje politike”, madje edhe në ato bashki ku përvec kandidatit të qeverisë kishte edhe një kandidat tjetër që në asnjë rast nuk arriti të grumbullonte më shumë se 8-9 përqind. Ndërsa në më shumë se gjysmën e bashkive, “kandidatët e qeverisë garuan pa konkurentë”, pra rezultati ishte tashmë vendosur pa nisur zgjedhjet, njëlloj si në kushtet ideale të monizmit…Dhe ky përfundim “vuloset” kur shqiptarët dhe ndërkombëtarët mësojnë në datën 1 korrik 2019 se të gjitha bashkitë pa përjashtim, pra të 61 bashkitë, do të kontrollohen vetëm nga një person, nga Edi Rama. 4. Zgjedhje jo të lira, antidemokratike dhe antiligjore… OSBE/ODHIR deklaron se “pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët…”. Kjo do të thotë se edhe përfaqsues të qeverisë i bënë presione votuesve të merrnin pjesë në zgjedhje, edhe përfaqsuesit e opozitës i bënë presione votuesve të bojktonin zgjedhjet. Kjo do të thotë që zgjedhjet u zhvilluan në kushte presionesh ndaj votuesve, dhe kjo është shumë e rëndë nga këndvështrimi I një qytetarivotues, pavarësisht se cila palë është përgjëgjëse, që më tepër që sipas OSBE/ODHIR rezultojnë të implikuara të dy palët. Zgjedhjet nuk mund të jenë demokratike dhe as të lira në kushtet kur votuesi është nën presion pra nuk është i lirë të shprehë vulnetin e tij për të marrë apo mos marrë pjesë në zgjedhje, sic e parashikon kodi zgjedhor. Pra në një farë mënyrë, në këtë pjesë të deklaratës hidhen “dyshime të besueshme” se zgjedhjet kanë qënë antiligjore. 5. … Zgjedhje të pabesueshme për publikun… Një tjetër përfundim që mund të arrihet nga deklarata e OSBE/ ODHIR është se “zgjedhjet e 30 qershorit u administruan” nga një “administratë zgjedhore e “paekulibruar politikisht” thënë ndryshe e “kontrolluar nga Edi Rama” gjë që coi në “cënimin e besimit të publikut në procesin zgjedhor…”. Ja se cfarë shkrihet në deklaratën e OSBE/ODHIR: “Ekuilibri
14 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
“Realiteti” mbi zgjedhjet sipas OSBE/ODHIR
politik i parashikuar me ligj brendaperbrenda administrates zgjedhore nuk u arrit per shkak te refuzimit fillimisht te partive kryesore opozitare per te emeruar komisioneret e tyre dhe interpretimit me pas te KQZ-se se vetem ato parti qe marrin pjese ne zgjedhje mund te perfaqesohen ne administraten zgjedhore. Perberja e paekuilibruar politikisht e administrates zgjedhore, thirrjet e partive opozitare ndaj zgjedhesve per te bojkotuar zgjedhjet dhe interpretimet kontradiktore te vlefshmerise se dekreteve te Presidentit qe anulonte zgjedhjet e 30 qershorit cenuan besimin e publikut te procesi. 6. Zgjedhje jo transparente, me vetëm një “aktor-klloun” dhe “gjuhë urrejtjeje”… OSBE/ODHIR mesa duket ishte I detyruar të deklaronte se “Me perjashtim te mitingjeve te Partise Socialiste (PS), ku Kryeministri ishte folesi kryesor, vizibiliteti i aktiviteteve te tjera te fushates ishte i ulet. … Gjuha e perdorur nga kundershtaret politike ne mitingje, ne mediat sociale dhe ne median e shkruar dhe ate audiovizive ishte shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kunderakuza…”. Pra e thënë më thjeshtë për shqiptarët fushata e këtyre zgjedhjeve u “dominua” vetëm nga një individ, Edi Rama, që sillej më shumë si një klloun në qëndër të skenave të sajuara me karrike të importuara e jo pak herë edhe të boshatisura në qëndër të 61 bashkive, ndërkohë që rreth tyre demostronin votues të opozitës të mbajtur larg përmes shkopinjve dhe gazit paralizues të
policisë së urdhëruar nga ministri i brëndshëm. 7. Zgjedhje me media të varuar nga interesat e manjatave dhe gazetarë në autocensurë… Në deklaratën e OSBE/ODHIR nuk mungoi edhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm që paqyron gjëndjen në të cilën ndodhet demokracia shqiptare dhe kushtet nën të cilat u zhvilluan edhe zgjedhjet e fundit. Më konkretisht në deklaratën e OSBE/ODHIR shkruhet e zeza mbi të bardhë se “…mediat mbeten te varura nga pozicionimet politike dhe interesat e biznesit te pronareve te tyre. Ne mungese te nje veterregullimi efikas, gazetaret operojne ne kushte pune te pasigurta dhe zgjedhin shpesh autocensuren. … Mbulimi i kufizuar i fushates u fokusua kryesisht te Kryeministri aktual, i cili ne cilesine e tij te kryetarit te PS-se, prezantoi kandidatet neper rrethe, si dhe kryetarin aktual te Tiranes...”. Thënë me një gjuhë më troc kjo do të thotë që “media në Shqipëri është nën kontrollin e interesave të oligarkisë që është në shërbim të Ramës” dhe kjo ka cuar që “gazetarët të veprojnë në kushtet e autocensurës” pra të mbështesin gjatë fushatave elektorale por edhe më vijim Edi Ramën e Erjon Velinë që shëprndajnë në mënyrë korruptive e klienteliste favore publike, të tilla si leje ndërtimi, licensa për biznese lukrative apo fonde publike e koncensione. Pra edhe këto zgjedhje u janë pasqyruar qytetarëve nga mediat e kontrolluara nga manjatët e medias të lidhur ngushtë, në menyrë korruptive e klienteliste, e në disa raste
edhe kriminale, me oligarkët që drejtojnë vëndin. 8. Zgjedhje ku u diskriminuan minoritet dhe qytetarët me aftësi të kufizuara… Edhe në aspektin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut, OSBE/ODHIR evidentoi shumë mangësi e defekte. Kontretisht në deklaratën e OSBE/ODHIR thuhet se “ligji ua garanton te drejten per te zgjedhur e per t’u zgjedhur te gjithe qytetareve, pavaresisht prejardhjes se tyre etnike, races, besimit fetar apo gjuhes. …por ne disa komunitete ku pakicat kombetare mund te nxjerrin normalisht kandidate, zgjedhesve nuk iu dha kjo mundesi...”. Po ashtu në këtë deklaratë thuhet se “Pothuajse dy te tretat e qendrave te vezhguara te votimit nuk krijuan mundesi per hyrjen ne menyre te pavarur te zgjedhesve me aftesi te kufizuar…”. 9. …Por zgjedhjet ishin të qeta e paqësore… Pavarësisht se në të dy faqet të tilluara “Përfundimet paraprake” të deklaratës së OSBE/ ODHIR, të lexuara nga zonja Glover, evidentohen me një gjuhë të “sofistikuar” të gjithë defektet, mangësitë, dhunimet apo parregullsitë e mësipërme ne zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nw Shqipwri, në një rrjesht të kësaj pjese hyrëse të deklaratës shkruhet, për të “mbuluar diellin me shoshë” se “…ajo c’ka ishte pozitive, ishte se votimi u zhvillua pergjithesisht ne menyre te qete dhe paqesore, nderkohe qe numerimi u vleresua ne pergjithesi pozitivisht, ndonese disa procedura nuk u ndoqen gjithmone me korrektese.. 10. .. Në vend të një përfundimi… Asnjë fjalë lidhur me respektimin e standarteve demokratike për “zgjedhje të lira e të ndershme” sepse një gjë e tillë duket ka qënë e pamundur të artikulohet. Ndërkohë që të gjithë cilësimet e mësipërme tregojnë qartas se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të zhvilluara në Shqipëri vetëm të lira e të ndershme nuk mund të cilësoheshin, pavarësisht se “ato u zhvilluan të qeta e paqësore” sepse edhe në diktaturë dita e votimit ishte e qetë e paqësore, e madje shumë gazmore në pamje të parë për cdo vëzhgues.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Ministri Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se konkretisht inspektimet janë kryer në plazhet e Durrësit, Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Currila, Kallm dhe përgjatë Shëngjinit
Sezoni, Klosi: Çdo ditë kontrolle dhe monitorim “Task-Forca” e ngritur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për inspektimin e zbatimit të kushteve dhe kritereve për stacionet e plazhit, ka vijuar kontrollin dhe monitorimin në zonat bregdetare të vendit. Ministri Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se konkretisht inspektimet janë kryer në plazhet e Durrësit, Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Currila, Kallm dhe përgjatë Shëngjinit. “Trupat inspektuese, çdo ditë në terren për të garantuar zbatimin e ligjit për pajisje me kulla vrojtimi, ruajtës të certifikuar të shpëtimit të jetës, sinjalistika tokësore dhe ujore të sigurisë, kriteret e pastërtisë dhe higjienës, respektimin e ndarjes 80% plazh privat -20% publik”, tha Klosi. Më herët, ministri Klosi ka deklaruar se “Task-Forca” e drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit së bashku me Institutin e Higjienës, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe inspektoratin e Turizmit do të kontrollojnë çdo pëllëmbë të plazhit”. Ai tha se çdo jetë e humbur në plazhe është përgjegjësi direkte e funksionarëve publike, pushtetit lokal, që ende sot nuk ka lidhur kontratat me operatorët turistike për ndarjen e plazheve publikprivat, për sigurimin e rojeve bregdetare dhe detyrimeve të tjera, që rrjedhin nga VKM për Stacionet e Plazhit. “”TaskForca” e drejtuar nga agjencia kombëtare e bregdetit së bashku me institutin e higjenës, agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe inspektorati i Turizmit do të kontrollojnë çdo pëllëmbë të plazhit, duke vendosur gjoba, duke kërkuar zbatimin e këtyre kontratave të cilat nuk zbatojnë vendimin e këshillit të ministrave dhe duke kërkuar qartazi jo vetëm operatorëve që kanë marrë për të kryer një biznes të caktuar por duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti edhe kryetarëve të bashkive. Është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë por që drejtpërsëdrejtë penalizon të gjithë ata funksionarë lokalë apo qendrorë të cilët nuk zbatojnë VKM-në. Jetë të humbura në plazh të cilat fatkeqësisht kanë ndodhur edhe në javën e kaluar janë akuzë e drejtpërdrejtë për të gjithë ne që kryejmë funksione shtetërore”, tha ministri Klosi. Ai kërkoi nga kjo pikë e largët
veriore dhe në çdo centimetër plazhi të vendit tonë zbatimin e kontratave me vrojtuesit e plazhit, të sigurojnë qetësinë dhe higjenën e kërkuar, të jetë i mirëadministurar nga punonjësit e Ministrisë se Shëndetësisë.
“Vitin e kaluar shënuam një rekord për uljen me trefish të numrit të jetëve të humbura në det. Ndërkohë që këtë vit, vetëm në pak ditë kemi mbi 5 jetë të humbura në plazhet tona. Pra, problematika është evidente
dhe toleranca do të duhet të jetë 0. Jemi në fazën më të vështirë të fushatës së fillimit të sezonit turistik, e cila është ngatërruar edhe me problematikat e fushatës së zgjedhjeve. Vetëm në Shëngjin dhe Velipojë falë projektit të
AKSIONI “Trupat inspektuese, çdo ditë në terren për të garantuar zbatimin e ligjit për pajisje me kulla vrojtimi, ruajtës të certifikuar të shpëtimit të jetës, sinjalistika tokësore dhe ujore të sigurisë, kriteret e pastërtisë dhe higjienës, respektimin e ndarjes 80% plazh privat -20% public. “Task-Forca” e drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit së bashku me Institutin e Higjienës, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe inspektoratin e Turizmit do të kontrollojnë çdo pëllëmbë të plazhit”. GIZ-it kemi 60 djem dhe vajza të trajnuara për plazhin e Shëngjinit dhe Velipojës. Është e pafalshme, e patolerueshme që djemtë shkojnë e gjejnë punë si vrojtues në Mal të Zi dhe largohen nga Shqipëria sepse në plazhet tona nuk i punëson njeri. I bëj thirrje të drejtpërdrejtë funksionarëve publikë që kanë detyrën e kontrollit, pushtetit lokal dhe po ashtu inspektoriatit të turizmit, agjencisë së Bregdetit të jenë gjatë gjithë kohës në terren për të vendosur një sistem të cilin vitin e kaluar e ndërtuam të gjithë së bashku dhe funksionoi në mënyrë të shkëlqyer”, tha ministri Klosi.
SEZONI
AKSIONI
Durrës, 87 jahte dhe 3 kroçera vetëm në qershor
Policia e Kosovës patrullim në Sarandë dhe Vlorë
87 jahte turistike të madhësive të ndryshme dhe 3 kroçera me turistë të huaj e kanë vizituar portin e Durrësit gjatë muajit qershor. Numri i tyre pritet të rritet gjatë dy muajve të ardhshëm edhe për shkak të vënies së kalatës 4 të portit në dispozicion të mjeteve turistike. Vetëm sot paradite në kalatën qëndrore të portit janë ankoruar shtatë jahte turistikë, personeli i të cilave përveç shërbimeve portuale viziton edhe qendrat muzeale e historike të qytetit. Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës mësohet se gjatë muajit që lamë pas vetëm kroçerat kanë sjellë në Durrës 938 turistë, kryesisht nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe. Që nga fillimi i vitit 2019 numri i jahteve dhe kroçerave ka arritur përkatësisht në 141 dhe 11, me një numër të përgjithshëm turistësh prej 2.194 shtetasish të huaj. Megjithëse është një port shërbimesh me destinacion kryesor përpunimin e anijeve, Autoriteti Portual Durrës ka krijuar kushte për qëndrimin disaditor të mjeteve lundruese turistike në qytetin antik.
Forcat e Policisë rrugore të Kosovës do të patrullojnë këtë vit për herë të parë edhe në rrugët e Jugut të Shqipërisë, zona të cilat po frekuentohen masivisht nga pushuesit përtej kufirit. Patrullimet e përbashkëta mes dy policive nisën të martën dhe veç rrugës së kombit do të fokusohen në zonat më të frekuentuara nga numri në rritje i pushuesve nga Kosova. “Ndryshe nga ditët e tjera ne e kemi shtrirë këtë shërbim policor deri në Vlorë dhe Sarandë. Kjo për arsye se mjaft pushues të Kosovës prferojnë bregdetin e jugut”. Drejtori i Divizonit të Trafikut në Drejtorinë e Policisë të Kosovës, Jeton Rexhepi, thotë se qëllimi i këtij bashkëpunimi është garantimi i sigurisë së pushuesve. “Do merremi me disa kundravajtja që ne i konsiderojmë të rrezikshme, siç janë tejkalimi i shpejtësisë apo tejkalimet në vendet e ndaluara”. Patrullimet e përbashkëta mes policive të Kosovës e Shqipërisë nisën 10 vjet më parë.
AKTUALITET
M
16
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Ministria e Arsimit ka publikuar tashmë edhe rezultatet e provimit me zgjedhje. Kalueshmëria është 95.94%, ndërsa përqindja e nxënësve që kanë marrë notën 10 është 11.56 %
aturantët gjithmonë e më shumë, shohin vendet e BE-së si mundësinë e artë për të ndërtuar themelet e një jete të mirë. Tani që provimet e maturës kanë mbaruar dhe maturantët po shohin degët për në Universitet, ka prej atyre që po shihin këto degë në Universitet Gjermane. ‘’Si fillim investimi i madh që kam kryer që në klasë të gjashtë, një punë e palodhshme për të qëndruar në klasat e gjermanishtes, që dihet që kanë qenë më të vështira. Gjithashtu mendoj se në Gjermani ka një cilësi më të lartë të arsimit. Është një vend i mundësive, sepse promovon degë të ndryshme. Rreth 14 mijë degë për bachelor dhe master. Po Gjermania ka bursa shumë, edhe bursa për mensën, për konviktin. Kur kam dëgjuar për bursën e mensës kam qenë kështu e habitur, ekziston një bursë që ti të hash falas’’, shprehet një maturante. Ministria e Arsimit ka publikuar tashmë edhe rezultatet e fundit të “maturës Shtetërore 2019”, ato të provimit me zgjedhje. Në provimin e zhvilluar më datë 24 qershor kanë marrë pjesë në total 35,466 nxënës. Nga rezultatet e publikuara rezulton se kalueshmëria është 95.94%, ndërsa përqindja e nxënësve që kanë marrë notën 10 është 11.56 %. Rezultatet e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore 2019 u publikuan më 29 qershor. Raundi i dytë Raundi i dytë i aplikimeve do të nis në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21
Maturantët me sytë drejt Gjermanisë
PROVIMI “Në provimin e zhvilluar më datë 24 qershor kanë marrë pjesë në total 35,466 nxënës. Nga rezultatet e publikuara rezulton se kalueshmëria është 95.94%, ndërsa përqindja e nxënësve që kanë marrë notën 10 është 11.56 %. Rezultatet e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore 2019 u publikuan më 29 qershor”.
LARGIMI “Maturantët gjithmonë e më shumë, shohin vendet e BEsë si mundësinë e artë për të ndërtuar themelet e një jete të mirë. Tani që provimet e maturës kanë mbaruar dhe maturantët po shohin degët për në Universitet, ka prej atyre që po shihin këto degë në Universitet Gjermane”. shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/ A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore por që a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues c) kanë kryer procesin e aplikimit online
në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U-Albania. Raundi i tretë Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për
online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër.
PUKË
MINISTRIA
Fluksi, shërbim shëndetësor 24 orë në shtatë ditë
I Me fluksin e turistëve gjatë stinës së nxehtë, emergjencat dhe flota e rinovuar e autoambulancave janë në gatishmëri përmes shërbimit shëndetësor 24 orë pranë pushuesve. “Vera ka ardhur fluksi i turistëve po shtohet çdo ditë. Shëndetësia është në gatishmëri me staf mjekësor të trajnuar për emergjencat dhe flotën e rinovuar të autoambulancave për të garantuar shërbim shëndetësor 24 orë pranë pushuesve. Telefononi 127 për çdo emergjencë mjekësore”,-thotë ministria e Shëndetësisë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, masat janë marrë për një sezon turistik të sigurt. Nga Thethi në Ksamil ndodhen 18 postacionet e autoambulancave, pjesë e planit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës gjatë gjithë sezonit veror.
këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues c) kanë kryer procesin e aplikimit
Investimet po transformojnë qytezën alpine
nvestimet në vepra publike, që po zbatohen në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zbatues i projekteve që financohen nga qeveria shqiptare, bën të ditur se aktualisht po punohet për rikonstruksionin e plotë të rrugëve lidhëse me spitalit, fasadat e objekteve pranë sheshit të bashkisë po kapotohen, ndërsa mbrojtja e liqenit të vogël po forcohet. Gjithashtu punime po kryhen edhe në ndërhyrje të tjera plotësuese në parkun para ish-Hotel Turizmit të qytetit. Projekti për “Rikualifikimin Urban në Bashkinë Pukë-Faza
e Dytë”, financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës nëpërmjet programit “Punët në Komunitet IV, Zhvillimi i Alpeve shqiptare dhe zonës bregdetare” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Ky projekt vjen menjëherë pas përfundimit të fazës së I-rë të rikualifikimit urban Pukë, që e ktheu vëmendjen e opinionit në qytezën alpine duke e kthyer atë në një destinacion turistik i gjithi për t’u zbuluar.
AKTUALITET
17
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Ministrja e Financave, Anila Denaj e ka vlerësuar pozitive këtë ecuri të ekonomisë, pavarësisht ndikimit negativ që po jep sektori i energjisë, për shkak të thatësirës dhe mungesës së prodhimit
Shkaqet që ngadalësuan ekonominë R
ritja ekonomike e Shqipërisë u n g a d a l ë s u a ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti e dëmtuar nga kriza energjetike por edhe mbyllja e basteve. Sipas Institutit të Statistikave në tre muajt e parë të vitit, prodhimi i përgjithshëm kombëtar u zgjerua me vetëm 2.21 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çka përbën rritjen më të ulët në 14 tremujor me radhë. Të dhënat e detajuara nga Instat tregojnë se ngadalësimi i ekonomisë ka ardhur veçanërisht nga dy faktorë. E para është kriza energjetike si pasojë e thatësirës së madhe. Prodhimi i energjisë elektrike në vend gjatë tremujorit të parë të vitit u ul me 2.5 herë krahasuar me tremujorin e parë të 2018-ës. Rënia drastike e prodhimit të energjisë ka patur ndikim të fortë në aktivitetin ekonomik të vendit. Sipas Instat, në tremujorin e parë, grupi I industrisë, energjisë dhe ujit kontribuoi negativisht me 0.81 pikë përqindje në rritjen ekonomike, një efekt negativ i ardhur tërësisht nga energjia, pasi industria ka qenë me rritje. Ndonëse impakti negativ i krizës energjetike ishte i pritshëm, ekonomia është dëmtuar jo pak edhe nga një tjetër faktor, mbyllja e menjëhershme e basteve dhe lojërave të tjera
SITUATA “Rritja ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti e dëmtuar nga kriza energjetike por edhe mbyllja e basteve. Sipas Institutit të Statistikave në tre muajt e parë të vitit, prodhimi i përgjithshëm kombëtar u zgjerua me vetëm 2.21 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çka përbën rritjen më të ulët në 14 tremujor me radhë”.
të fatit. Sipas Instat, mbyllja e menjëhershme e basteve ndikoi me minus 0.5 pikë përqindje në rritjen ekonomike të tremujorit të parë. Shqipëria është përballur me një situatë të ngjashme në aspektin ekonomik në vitin 2014, kur falimentoi kompania vendase ajrore bel air. Edhe atëherë mbyllja e bel air pati efekt negativ në rritjen ekonomike për pak tremujor. Megjithatë ashtu si në rastin e
bel air edhe efekti negativ nga mbyllja e basteve pritet të jetë i përkohshëm, madje më pak se një vit teksa paratë e këtij sektori kanalizohen gradualisht në sektorë të tjerë të ekonomisë, edhe më produktiv. Ndërsa shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave flasin për një rritje 2.2% në tremujorin e parë të këtij viti, të përgjysmuar kundrejt fundit të vitit 2018, ministrja e Financave, Anila
RINAS
Azil zero, Franca kthen sërish shqiptarë
Azili në Francë është zonë e ndaluar për shqiptarët, pasi vendi konsiderohet vend i lirë. 29 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në vendet e BE-së janë riatdhesuar vullnetarisht nga Franca. “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit edhe njëherë apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero”,-njofton policia. Operacionet e riatdhesimit nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardhshme.
ÇEKI
N
jë delegacion i Policisë së Shtetit, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Oficerëve të Kontaktit të Policisë Çeke. Gjatë takimeve që delegacioni i Policisë së shtetit zhvilloi me drejtues të Policisë çeke, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes dy Policive, kjo edhe si rezultat i punës së oficerit të kontaktit të Policisë çeke në Shqipëri, Adriatik Shino. Të dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe veçanërisht me Policinë Shkencore, në kuadër të projektit “Relief”, në të cilin Policia shqiptare ka një rol të rëndësishëm, pasi plotëson me të dhëna databazën e këtij projekti. Gjatë takimit një rëndësi e veçantë iu kushtua shkëmbimit të informacionit në kohë reale, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Gjithashtu u vlerësua kontributi i Policisë çeke në operacionin e Frontex-
Denaj e ka vlerësuar pozitive këtë ecuri të ekonomisë, pavarësisht ndikimit negativ që po jep sektori i energjisë, për shkak të thatësirës dhe mungesës së prodhimit. “Disa sektorë si bujqësia dhe energjia reflektuan më shumë efekte sezonale të thatësirës së fillimvitit duke zbutur kontributin e 3-mujorit të parë në rritjen vjetore. Ndryshimet pozitive të 3-mujorit të dytë në
sektorin e energjisë pritet që të normalizojnë kontributin vjetor në rritjen ekonomike që pritet të mbetet brenda parashikimeve të vitit”, tha Denaj. Ministrja e Financave evidentoi se risqet në ekonomi janë shtuar, ku më i ndjeshmi për momentin është kriza politike. Qeveria ka parashikuar këtë vit një rritje ekonomike mbi 4%, më lart se vlerësimet që bëjnë partnerët ndrëkombëtare si FMN dhe Banka Botërore, që i qëndrojnë një shifre 3.7-3.8%. Ecuria e tremujorit të parë tregoi se ekzekutivi nuk është aspak realist në objektivin që i ka vendosur vetes.
Policia pjesë e konferencës ndërkombëtare
it, për parandalimin e flukseve migratore dhe azil kërkimit, në monitorimin e kufijve nëpërmjet përfaqësuesve të kësaj Policie. Në fund të takimit, pala shqiptare
shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të rolit të Oficerit të Kontaktit.
KULTURE
18 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Certifikatë mirënjohjeje për mësuesin e nderuar Zef Gega Është vlerësuar me “Certifikatë Mirënjohjeje”, për kontribut të shquar në arsim e punë profesionale me nxënësit për 41 vite me radhë si mësues i HistoriGjeografisë dhe edukator i brezit të ri. Për mësuesin Zef Gega me rastin e daljes në pension ishte kolektivi i mësuesve të shkollës 9 vjeçare “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës, bashkë me drejtoreshën e palodhur të kësaj shkolle, Dije Zefi dhe zv/drejtoreshat: Mariola Ndreca dhe Elona Frani, që i organizuan kolegut të tyre ceremoninë surprizë të këtij dekorimi. Një risi kjo e drejtoreshës, znj.Dije Zefi që duhet marrë shembull, bashkë me stafin drejtues dhe atë pedagogjik për të vlerësuar mësues të përkushtuar dhe të përgatitur në fushën e arsimit që janë modeli dhe shembulli i mësuesit dhe edukatorit, si mësuesi Zef Gega në përgatitjen e nxënësve ndër vite. Mësuesi Zef Gega nga Kallmeti i Frang Bardhit, banues në qytetin e Lezhës , i arsimuar për Histori-Gjeografi, shkëlqyeshëm, filloi punën e mësuesit të edukatorit dhe të misionarit të dijes, me dashurinë e madhe për mësuesinë, në shkollën e Blinishtit në Zadrimë. Për të vazhduar dhe lënë gjurmë e emër të mirë me punë e tij profesionale në punën me nxënësit në shkollat e Troshanit, Kallmetit, Balldrenit, në rrethin e Lezhës. Duke kujtu-
India shpallet vendi ku lexohet më së shumti
ar orën e gjata të ecjes në këmbë e kushtet e këqija të motit, por duke ndjerë kënaqësinë e punës mes nxënësve dhe kolegëve. Për ta mbyllur karrierën e tij të suksesshme si mësues, edukator dhe misionar i dijes për vite me radhë në shkollën “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës, duke gëzuar respektin e nxënësve, prindërve të tyre, por edhe të kolegëve në vite, por edhe si baba, prind e bashkëshort shembullor, shok, mik e koleg me kulturë të gjerë. Duke dhënë një kontribut të madh në arsim, në mësimdhënie në punën me nxënësit, metoda e teknika mësimore, duke fituar respektin dhe vlerësimin e nxënësve,të kolegëve e komunitetit. “Fjalëpakë e punëshumë, i përgatitur nga ana profesionale, metodike e sh-
kencore në mësimdhënie në punën me nxënësit, i thjeshtë, korrekt, komunikues e bashkëpunues, shembulli konkret si mësues për kolegët, drejtuesit e shkollave e komunitetin”, vlerësoi drejtoresha e shkollës ‘Gjergj Kastrioti” në qytetin e Lezhës, znj. Dije Zefi, teksa i dorëzoi titullin mësuesit Zef Gega, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë. Mësuesi i nderuar Zef Gega përmes emocionesh falënderoi për këtë vlerësim dhe respekt që iu bë, duke kujtuar punën e bukur dhe fisnike si mësues e përçues i dijes në breza në punën me nxënësit e mes kolegësh. Por edhe vështirësitë e kohës, që e kalitën e se do t`u jetë mirënjohës kolegëve për çdo gjë të bukur e se do t`i kujtojë me respekt e dashuri kurdoherë.
India është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri. Çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë. Në mesin e 10 vendeve të para në botë ku lexohet më shumë libri ndodhen 6 vende aziatike dhe 4 vende evropiane. Ndërsa ka tërhequr vëmendjen se India është radhitur si vendi i parë në botë ku lexohet më shumë libri. Çdo qytetar lexon mesatarisht më shumë se 10 orë në javë. Dita e 23 prillit, festohet si Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit me një vendim të marrë në Konferencën e 28-të të Përgjithshme në vitin 1995 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka përpiluar nga Indeksi i Rezultateve të Kulturës Botërore me qendër në Britani të Madhe, mësohet se vendi i parë ku lexohet më shumë libri është India e cila ndiqet nga Tajlanda dhe Kina. Indeksi merr për bazë kohën mesatare në javë që qytetarët shpenzojnë për të lexuar. Përveç librave të shtypur, të gjitha llojet e materialeve të lexueshme, si gazetat, revistat dhe përmbajtje me shkrim në internet janë të përfshirë në vlerësim. Në Indi, e cila është në krye të listës si vendi ku lexohen më shumë libra në botë, çdo qytetar lexon libër rreth 10 orë e 42 minuta në javë. Ndërsa në vendin e dytë është radhitur Tajlanda ku çdo qytetar lexon libër rreth 9 orë e 24 minuta dhe në vendin e tretë Kina ku çdo qytetar kalon 8 orë në javë duke lexuar libër. Kur’ani është libri që lexohet më shumë në botë, i cili ndiqet nga Ungjilli. Ndërsa i treti në listën e librave më popullor është libri “Fjalë të zgjedhura nga kryetari Mao” i përgatitur nga deklaratat e Mao Ce Dunit (Mao Zedong) themeluesi dhe udhëheqësi i Republikës Popullore të Kinës. Librat “Don Kishoti” i Miguel de Cervantes dhe seria “Harry Potter” e JK Rowling janë poashtu në mesin e veprave letrare më të lexuara në botë. Librat e tjerë më të lexuar në botë janë “A Tale of Two Cities” të Charles Dickens, Trilogjia “The Lord of the Rings” e JRR Tolkien, “The Little Prince” i Antoine de Saint-Exupery”, “Alice in Wonderland” nga Lewis Carroll dhe Librat “Ten Little Niggers” nga Agatha Christie.
FORBES: Brenda festivaleve të plazheve shqiptare
M
arka “Anjunadeep” e grupit “Above & Beyond” organi zoi një festival prej gjashtë ditësh dhe pesë netësh të quajtur “Explorations” në Dhërmi, Shqipëri për të përzier kulturën e festivaleve muzikore me luksin e jetës bregdetare, shkruan revista prestigjioze ameri-
kane “Forbes” në një artikull që i kushtohet një prej festivaleve ndërkombëtare më të njohur të zhvilluar në Shqipëri. “Festat tona kanë marrë shumë famë vitet e fundit, me evente ku janë shitur të gjitha biletat në të gjithë botën”, thotë menaxheri i “Anjunadee”, Dom Donnelly. “Ne be-
sojmë se tingujt tanë shijohen më mirë jashtë nën rrezet e diellit, pra ne jemi larguar nga klubet e natës dhe jemi afruar me festat ditën. Pra një festë që zgjat gjithë fundjavën në plazh duket si një evoluim i natyrshëm”, thekson ai. Sipas James Grant, menaxheri i grupit “Above & Beyond” që prej vitit 2001 dhe bashkëthemelues i markës “Anjunadeep”, “Explorations” janë festivalet e para që zgjasin gjithë ditën për “Anjunadeep” dhe ato u zhvilluan nga data 20-25 qershor në Dhërmi. Eventi solli 45 artistë, duke u kthyer në spektaklin më të madh të organizuar nga grupi për mbledhjen në një vend të vetëm të talenteve si “Lane 8”, “Dusky” dhe “Yotto”. Festivali kishte katër skena, ku skenat kryesore në mbrëmje ishin “Empire” dhe “Splendor” ndërsa skenat e gjatë ditës ishin “The Cove” dhe “Yacht Club”. Kishte edhe një
vend të pestë të quajtur Gjipe për pjesëmarrësit që të shijonin muzikën. Donnelly thotë se “Riviera Shqiptare është vërtetë një prej sekreteve të fundit të mbetura në Mesdhe”. Ai tha se “turistë ndërkombëtarë kanë udhëtuar deri në këtë vend të vogël të mbushur plot plazhe magjepsëse që janë të gjitha të mrekullueshme për t’i kthyer në pista intime vallëzimi”. “Ne shpresojmë të ndërtojmë një marrëdhënie të fuqishme me komunitetin lokal në vitet në vijim dhe po punojmë në një numër iniciativash në këtë drejtim, përfshirë punën me arti-
zanë dhe tregtarë të zonës, duke kërkuar DJ shqiptarë të talentuar për të performuar dhe për të mbledhur fonde për fëmijët e fshatit SOS. Një bamirësi për t’u kujdesur për fëmijët në nevojë”, shtoi Donnelly. Pjesëmarrësit e këtij festivali mundën të marrin pjesë në shumë aktivitete si meditime, seanca për fleksibilitet, joga dhe “gong baths” (qetësim nëpërmjet tingujve të një daulleje të madhe). “Ajo që i bën Explorations unike janë qasja jonë gjithëpërfshirëse ndaj eventit dhe komuniteti i jashtëzakonshëm i fansave të Anjunadeep”, thekson Donnelly .
SHOWBIZ
19 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Emina Cunmulaj na zbulon pushimet e ëndrrave Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj së fundmi na ka zbuluar detaje në lidhje me pushimet e saj më të fundit. Përmes postimeve në rrjetet sociale ajo duket se ka vendosur të pushojë gjatë, duke udhëtuar në vende të ndryshme që prej muajit qershor. Si fillim, 34vjeçarja vizitoi vendlindjen e saj në një udhëtim me dy vogëlushet Mia dhe Ella në Mal të Zi. Ajo e shfrytëzoi këtë udhëtim për t’u përfshirë gjithashtu në disa angazhime bamirësie, për ta vazhduar më pas me destinacionin e radhës. Në përvjetorin e katërt të martesës, Emina udhëtoi drejt Monte Carlo-s së bashku me bashkëshortin e saj, për të festuar kështu një nga momentet më të veçanta në jetën e tyre. Pas këtij destinacioni, Cunmulaj nuk ngurroi të publikojë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto ku dallohej modelja me format e saj perfekte në Saint Tropez. Ndërsa së fundmi ajo ndodhet në Turqi, duke kaluar pushimet e ëndrrave pranë partnerit dhe më të dashurve të saj. Mesa duket modelja shqiptare po e shijon në maksimum këtë sezon vere duke kaluar momentet më të bukura.
Blerim Destani lajmëron filmin e ri me De Niron Blerim Destani është një ndër artistët shqiptarë që ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jashtë trojeve, madje duke bërë realitet edhe ëndrrën hollivudiane të shumë aktorëve. Pak kohë më parë ai mbylli xhirimet e filmit “The poison rose” në të cilin luajti përkrah Morgan Freeman dhe John Travolta. Së fundmi ai ka zbuluar se është bërë sërish pjesë e një filmi ‘Hollywood-i’, ku do të ketë mundësinë të aktrojë përkrah emrave të mëdhenj si Robert De Niro apo Lee Jones. Destani do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit “The comeback trial” dhe aty do të ketë rolin e Boris.
Celine Dion, pa pantallona në javën e modës Artistja botërore, Celine Dion vendosi të shfaqej pa pantallona veshur në javën e modës. Për Paris Couture Week, 51- vjeçarja zgjodhi një trupore dhe një xhaketë të Off- White, veshur në pasarelën e pranverë 2019- s nga Gigi Hadid. Sigurisht ky nuk është rasti i parë kur Celine e shndërroi Javën Couture në show- n e saj personal. Që prej ndryshimeve madhore të tre viteve më parë, ku këngëtarja nisi bashkëpunimin me stilistin Law Roach gjërat kanë ndryshuar katërcipërisht. Celine Dion është shndërruar në një ikonë të modës.
Selfie në shkretëtirë për Justin Bieber dhe bashkëshorten Hailey Një selfie në shkretëtirë, me bashkëshorten e mrekullueshme Hailey. Justin Bieber është më i dashuruar se asnjëherë dhe në Instagram poston një foto shumë romantike: ’Këto janë momentet e bukura që po jetoj me shpirtin tim. Ti je e imja dhe unë jam i yti’. Nuk mungon as komenti i Kendall Jenner, një mikeshë e ngushtë e Hailey që shkruan:”Ajo është edhe pak e imja”.
Monica Bellucci ndahet nga i dashuri 18 vjet më i ri Historia e dashurisë së Monica Bellucci dhe Nicolas Lefebvre ka përfunduar pas një viti së bashku. Lajmin e ka dhënë vet aktorja e njohur në një intervistë për ‘F’. ‘Udhëtimi ynë së bashku vazhdon tani në një tjetër pistë, atë të miqësisë”- ka thënë ajo. Aktorja 54-vjeçare dhe i dashuri i saj 36 vjeç kanë bashkë prej një viti por vetëm pak muaj më parë në mars ata u shfaqën për herë të parë bashkë në publik.
SPORT
20
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Theo Hernandez do të jetë i 8-ti që largohet nga Madridi për të zgjedhur kuqezinjtë
Rozalb Lika
N
ga Real Madrid te Milani, një rrugë që është ndjekur në merkaton e transferimeve vetëm në 7 raste. Theo Hernandez është lojtari i tetë që largohet nga kryeqyteti spanjoll për të kaluar te kuqezinjtë. I fundit që e kishte bërë para tij ishte Diego Lopez, i cili i hapi rrugën karrierës së madhe të Donnarumma-s. I pari ka qenë një mbrojtës brazilian, i cili nuk kujtohet as nga tifozët e zjarrtë të Milanit. JULIO CESAR (2000)- Nuk bëhet fjalë për portierin që fitoi tripletën me Interin, por një mbrojtës qendror, i cili erdhi në formë huazimi dhe luajti vetëm 4 ndeshje në sezonin 20002001. Karriera e tij ishte shumë e çuditshme, pasi filloi dhe përfundoi në Honduras. FERNANDO REDONDO (2000)- Duhej të ishte goditja e madhe e Gallianit, i cili e rrëmbeu pas një gare me Interin për 35 miliardë, gjatë një takimi që pati në Madrid në muajin korrik. Në Milanello aventura e tij nuk shkoi aspak mirë, duke pësuar dëmtime të shumta. Në katër sezone, u aktivizua vetëm në 16 ndeshje, duke mos treguar në asnjë moment klasin e tij. R O N A L D O ( 2 0 0 7 ) - Nuk dëshironte që të qëndronte më në Madrid dhe donte të kthehej me çdo kusht në Milano. Ai priste që Moratti ta mirëpriste me krahë të hapur tek Interi, por në fakt ishte Galliani ai që e donte më shumë duke e bindur që të vishej kuqezi. Në fund u paguan 7.5 milionë euro dhe në më pak se një viti luajti 20 ndeshje, duke shënuar 9 gola, nga të cilat një në derbin ndaj Interit. EMERSON (2007) - Braziliani la Juventusit pas skandalit “Calcopoli”, duke ndjekur Capellon në Madrid. Reali e la të lirë për 5 milionë euro, por në dy sezonet që luajti të kuqezinjtë, nuk mundi që të tregonte vlerat e tij. Me vetëm 27 ndeshje në Seria A, aventura e tij te kuqezinjtë ishte shumë e shkurtër për të lënë mbresa, teksa do të transferohej më pas te Santos. KLAAS-JAN HUNTELAAR (2009)- Duhej të ishte goditja e madhe, sulmuesi që shihej si zgjidhja për të zgjidhur problemin e golave. Milani pagoi për të 15 milionë euro, por shkëlqeu vetëm në një sezon, për t’u zhdukur më pas. Në Seria A shënoi vetëm 7 gola në 25 ndeshje. KAKA (2013) - Një rikthim romantik, tek i cili u dedikua shprehjes së famshme: “Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë”. Real Madridi pas një negocimi të gjatë e la Kaka-n që të shkonte te
Nga Julio Cesar te Diego Lopez, 7 lojtarët që kanë braktisur Realin për Milanin
Milani falas, por ai nuk ishte më lojtari që kishte fituar “Topin e Artë”. Një sezon me vetëm 30 ndeshje dhe 7 gola dhe më pas do të rikthehej te San Paolo,
përpara përvojës amerikane me Orlandon në SHBA. DIEGO LOPEZ (2014) – Fillimisht u cilësua si një blerje e mirë, sepse erdhi me kosto
zero, dhe me përvojën e tij të jepte shumë besim. Më pas erdhi shpërthimi i Donnarumma-s, duke bërë që Diego Lopez të harrohej.
BAVAREZËT
Bayerni blindon mbrojtjen, transferon Pavard dhe Hernandez
Benjamin Pavard dhe Lucas Hernandez janë zyrtarizuar si blerjet më të reja të Bayern Munich. Edhe pse marrëveshja me Shuttgartin ishte zyrtarizuar që në datën 9 janar, kampionët e Gjermanisë vetëm sot kanë bërë të ditur transferimin e 23-vjeçarit në “Allianz Arena”. Për të bërë të mundur kalimin e Pavard në Bavari, Bayerni ka paguar klauzolën e largimit të lojtarit nga Shtuttgarti që kapi shifrën 35 milionë euro. Pavard ka firmosur me Bayernin për 4 vite. Ndërkohë që për mbrojtësin tjetër të krahut të majtë, kampionët e Gjermanisë paguan plotë 80 milionë euro.
MESFUSHORI
DREJTORI SPORTIV
Rabiot: Juve një hap para PSG-së, Buffon më bindi
Tare: I nderuar nga interesimi i Milanit, nuk jam penduar
Adrien Rabiot ka dhënë dje impresionet e para nga aventura e re me Juventusit. Mesfushori i bardhezinjve ka rrëfyer prapaskenat e transferimit në Itali, ndërkohë që një nga personat që e ka bindur ishte Gianluigi Buffon. “Është e vërtet që kam pasur shumë kontakte me Juventusin edhe në të kaluarën, por ka qenë një tjetër periudhë e jetës sime. Sot është momenti i duhur për të ardhur këtu, dhe ja ku jam”. Këshilla nga Buffon? Në sezonin e kaluar, kam folur shumë me Gigin dhe më ka dhënë shumë këshilla, më ka folur shumë për Juven. Mendimet e tij kanë ndikuar shumë te mua. Në nivelin personal, kam pasur një raport të shkëlqyer me Buffon dhe kishte rol në vendimin që mora. Pozicioni në fushën e lojës? Pozicioni i preferuar në fushë është me tre mesfushorë, në krahun e majtë, por mund të luajë edhe në mesfushë me dy. Jam i gatshëm për t’u përshtatuur me ekipin. Numri mbi fanellë do të jetë 25. Objektivi Champions League? Juventus është një klub i madh, shumë prestigjioz dhe kanë një eksperiencë të madhe në nivelin europian, por ka pasur edhe shumë vështirësi në vitet e fundit. Ka arritur shpesh herë në fazën finale të Championsit. Për mënyrën si e shoh unë, është një ha para PSG”, deklaroi mesfushori i bardhezinjve.
Igli Tare ka folur për herë të parë që pasi i tha “jo” Milanit për të marrë postin e drejtorit sportiv. Strategu i merkatos së Lazio-s u prononcua në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Colantuoni – De Rosa”, event që vlerëson drejtuesit e klubeve. “Nuk mendoj se refuzimi i ofertës së Milanit do të kushtëzojë karrierën time. Jam te Lazio pres 15 vjetësh dhe qëndrimi këtu ishte një zgjedhje zemre (dashurie). Kam qenë i nderuar që Maldini dhe Boban patën interes për mua, kemi qenë kundërshtarë në fushë por edhe më pas si drejtues. Kam folur me të dy dhe kam kuptuar që Milani është jeta e tyre. E pranuan refuzimin tim me shumë respekt, e dinin që për mua do të ishte shumë e vështirë ta hidhja atë hap.”, ishin fjalët e ish futbollistit shqiptar. Më pas ai dha një koment edhe për garën e ashpër që pritet në sezonin e ri: “Nuk do të përjashtoj Milanin e Maldinit dhe Bobanit, ndërsa Roma i ka besuar një trajneri shumë interesant. Interi po kërkon të ngushtojë hendekun me Juventusin, sikurse po vepron dhe Napoli. Ne jemi në një grup të përbërë prej 5-6 skuadrash që mund ta bëjmë edhe më të fortë konkurrencën”.
SPORT
21
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
FRANCEZI
Barcelona i thotë “Jo” ofertës së Bayernit për Dembele B
ayern Munich ka bërë përpjekjen e parë për të rrëmbyer sulmuesin francez Ousmane Dembele. Klubi gjerman ka ofruar 70 milionë euro për talentin, por ka marrë menjëherë një përgjigje negative nga blaugranët, të cilët e konsiderojnë të pashitshëm për momentin. Drejtuesit e klubit bavarez janë të interesuar për një mesfushor krahu pas largimit të Robben dhe Ribery në fund të sezonit. Duke marrë në konsideratë faktin që Barcelona pagoi 105 milionë euro për Dembele dhe 40 të tjera për bonuse, atëherë duket e vështirë që ish-mesfushori i Dortmundit të transferohet me këtë shumë kaq
të vogël. Barcelona është gati që të heqë dorë vetëm për një shifër që e kalon 95 milionë euro. Bayerni ndërkohë ka në listë edhe mesfushorin gjerman, Leroy Sane por City e vlerëson 100 milionë euro, një shifër që bavarezët nuk janë të gatshëm që ta paguajnë. Klubi gjerman gjithashtu ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit francez. Dembélé ka qenë i hapur për të braktisur spanjollët për shkak se marrëdhëniet me trajnerin Valverde nuk kanë qenë më të mirat e mundshme. Barcelona ndërkohë është në pritje edhe të negociatave me PSG, pasi kërkon që ta përdor në blerjen e Neymar, i cili është objektivi primar.
Gigi mund të përfundojë te kampionët e Italisë, Szczesny dhe Perin pritet të largohen
J
uventus nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e kësaj vere. Bardhezinjtë deri më tani kanë siguruar shërbimet e Ramsey dhe Rabiot me parametra zero, ndërkohë që janë në detajet e fundit për De Ligt dhe Buffon, të cilët mund të zyrtarizohen shumë shpejtë. Gjithsesi plani i drejtuesve të ekipit torinez duket se është për të ndërtuar një ekip të frikshëm nën drejtimin e Sarrit. Sipas gazetës “Repubblica”, ka rilindur ideja për të rrëmbyer portierin e Milanit, Gigi Donnarumma. Drejtuesit e “Zonjës” kërkojnë të sjellin në Torino, portierin e talentuar italian dhe të blindojnë portën, për vitet e ardhshme. Szczesny mund të përfundojë te PSG-ja, Perin te Milani dhe Juventusi ia besojë portën e saj “Donnarumma-s, edhe pse do të rikthehet Buffon. Plani është ende në kuadrin e idesë, pasi asgjë deri tan i nuk ka lëvizur në një mënyrë zyrtare. Sipas kësaj medie, ideja është në fazën e gjenezës dhe vështirësitë që do të hasen do të jenë shumë të mëdha. Lehtësuese për Paraticin do të jetë marrëdhënia e mirë që ka me Raiolën, të cilit i janë plotësuar gjithmonë qejfet me komisionet që ka marrë. Ky plan është vetëm një zë në merkato, por nuk dihet ende nëse pas saj ka baza reale, që në të ardhmen mund ta bëjnë operacionin serioz. Ky transferim mund të
Plani “sekret” i Juves, edhe Donnarumma mund të vishet bardhezi
TRAGJEDIA
Gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare që humbi jetën në liqen
Pas tre ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të lindur dhe rritur në Zvicër, Florijana Ismaili, që aktivizohej me Young Boys dhe kombëtaren helvete. Lajmi i dhimbshëm është dhënë dje pasdite nga mediat italiane. Trupi është zbuluar në një zonë të liqenit të thellë 204 metra. Mjetet tërhoqën trupin e saj me anije që ishte zhytur në një thellësi prej 20 metrash, dhe më pas janë njoftuar familjarët e saj. Floriana, bashkë një mikun e saj, kishin marrë një motoskaf me qira për të kaluar disa ditë relaks në Lario, liqenin e Komos dhe ishin nisur nga Muso. Zhytja në një thellësi të madhe që shkonte në 100 metra, ka rezultuar fatale për jetën e saj. E lindur në vitin 1994 në Valpersvil nga prindër me etni shqiptare, Florijana Ismaili ka lëvizur hapat e parë në skuadrën lokale nga viti 2006 deri në 2011, për të shkuar më pas te Young Boys duke u bërë edhe kapitene e ekipit.
MIQËSORE
Partizani mund Krakovian me një gol të Cardos-s
miratohet edhe nga Maldini me Boban, pasi kuqezinjtë janë në vështirësi financiare dhe kërkojnë që të grumbullojnë sa më shumë kapital për të
ndërtuar një ekip kompetitivë për trajnerin Giampaolo. Mino Raiola duket se është karta fituese për Juventusin, duke i dhuruar disa nga futbollistit
më të mirë në qarkullim. Me Donnarumma-n dhe De Ligt, kampionët e Italisë fitojnë shumë kualitet, por edhe ndërtojnë një të ardhme të sigurt përpara.
NDRYSHIMET
Seria A po bën gati një revolucion në kalendarin për sezonin e ri Federata Italiane e Futbollit zyrtarizoi të hënën datën e fillimit të Seria A për sezonin 2019-20, e cila do të jetë 24 gusht. Në sezonin e ri do të ketë edhe tri raunde në mesjavë (25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill) dhe katër javë për ndeshjet kombëtareve (8 shtator, 13 tetor, 17 nëntor, 29 mars), ndërkohë që nuk do të ketë më ndeshje për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Por kampionati
në sezonin e fundit, mund të ketë edhe një risi epike për futbollin italian. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, Serie A mund të ndryshojë formulën e kalendarit. Nuk do të ketë më sfida të kthimit në javë fikse siç është tashmë. Për shembull, nëse Juventus-Inter do të luhet në javën e katërt, Inter-Juventusi nuk do të luhet javën e katërt në fazën e dytë. Pak a shumë siç
ndodh në Premier League, ku javët nuk përputhen në mënyrë kronologjike. Serie A po mendon edhe për një risi tjetër. Përveç se javët nuk do të përputhen me fazën e parë, do të ketë edhe ndryshime brenda tyre. Për të marrë një shembull tjetër: nëse Juventus-Inter dhe Napoli-Milan janë planifikuar në të njëjtën javë në fazën e parë, në të dytën nuk do të jenë në të njëjtën javë.
Pas dy humbjeve në miqësoret e para, Partizani ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Krakovias. Goli i Lucas Cardosos në pjesën e dytë mjaftoi për të vendosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi, vetëm pak ditë para mbylljes së fazës përgatitore në Slloveni. Takimi që nisi në një orar të pazakontë, në 10:30. Në formacionin titullar të të kuqve binte në sy mungesa e Lorenc Trashit, në vend të të cilit ishte preferuar shkodrani Hakaj. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin formacion, ndërsa ndryshimet erdhën në minutën e 68-të, me Hoxhën, Çinarin dhe Asani që ua lanë vendet Livio Malajt, Mensah dhe Cardozos. Pikërisht ky i fundit, shënoi edhe golin për të kuqtë në minutën e 74-t të takimit. Trajneri Lerda u dha mundësinë e aktivizimit edhe Brojas dhe Kodrës në vend të Hilës dhe Kotes.
SHENDETESI
22 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
HULUMTIMI
Qelizat staminale mund të shërojnë Parkinsonin N
ë këtë përfundim kanë arri tur një grup shkencëtarësh të Universitetit Lund - një nga më të vjetrit në Europë dhe Botë, që ndodhet në Suedi. Ky lajm përbën një arritje shumë të madhe në fushën e trajtimit të kësaj sëmundje, që prek kryesisht moshën e tretë dhe që është e pashërueshme. Parkinsoni shkaktohet nga humbja e qelizave nervore, të cilat prodhojnë substancën kimike 'dopaminë' - që përgjigjet për kontrollin e veprimeve dhe të gjendjes shpirtërore. Për të arritur
në këtë përfundim, grupi i shkencëtarëve eksperimentoi në disa kavje duke asgjësuar fillimisht ato qeliza në tru që përgjigjeshin për prodhimin e
Si ta trajtojmë me efikasitet infeksionin urinar
I
nfeksioni i sistemit urinar fil lon në rrugët tona urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra. Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për tu prekur. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale. Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes). Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të
lindur strukturale të sistemit urinar. Shenjat Sistemi urinar është krijuar për të formuar, mbledhur dhe eliminuar urinën nga trupi ynë. Urina në vetvete është sterile, por prishja e mekanizmave normalë të mbrojtjes bën që mikrobet të ngjiten dhe të shumohen në fshikëzën e urinës e më lart. Infeksionet më të zakonshme të sistemit urinar ndodhin tek femrat dhe prekin fshikëzën dhe uretrën. Infeksionet e fshikëzës (cistiti) shkaktohen zakonisht (deri 90%) nga Escherichia coli (E. coli), një lloj mikrobi që gjendet në traktin tretës. Akti seksual mund të çojë në cistit, por një femër mund të zhvillojë infeksion të traktit urinar edhe pa pasur jetë aktive seksuale. Të gjitha femrat janë shumë të predispozuara për të zhvilluar cistite falë anatomisë së traktit të tyre urinar, sidomos afërsisë së uretrës së tyre me anusin dhe distancës së shkurtër nga hapja uretrale në fshikëzën e urinës. Infeksionet e uretrës (uretriti) ndodhin kur bakteret nga zorra e trashë dhe anusi kalojnë për në uretër. Dhe veç kësaj, meqenëse uretra dhe vagina janë shumë afër, atëherë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si herpes simplex, gonorrea dhe klamidia janë shkaktarë të shpeshtë të uretriteve. Të mos harrojmë prostatitet të cilat janë infeksione të prostatës tek burrat dhe kanë, veç shenjave shumë të theksuara (djegie gjatë urinimit, urin ime të shpeshta në sasi të pakët, dhimbje në fund të barku), edhe irritabilitet që mund të çojë edhe deri në depresion, por janë edhe të vështira për t'u mjekuar, pasi antibiotikët penetrojnë me vështirësi në këtë ind dhe kërkojnë
Receta me bimë mjekësore
'dopaminës'.Pastaj, nëpërmjet teknologjisë së inxhinierisë gjenetike, arriti të konvertonte qelizat staminale në neurone të afta të prodhonin këtë substancë kimike - 'dopaminën'. Parashikohet që testet klinike te njerëzit të nisin të realizohen në 2017. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i qelizave staminale për këtë qëllim është nga pikëpamja etike më e lehtë, në raport me marrjen e qelizave nga indet e të rriturve. Parkinsoni konsiderohet nga mjekët si një nga sëmundjet neurodegjeneruese më të shpeshta.
periudha të gjata mjekimi, deri në 6 muaj. Komplikimet Nëse trajtohet me kujdes dhe si duhet, infeksioni urinar rrallëherë shpie në komplikacione, po nëse lihet i patrajtuar, mund të bëhet serioz . Infeksionet urinare të patrajtuara mund të çojnë në infeksion të veshkës (pielonefrit) akut apo kronik, i cili dëmton në mënyrë të vazhdueshme veshkën. Fëmijët dhe të rinjtë kanë një risk më të lartë për dëmtim renal pas infeksioneve, pasi simptomat neglizhohen apo ngatërrohen me kushte të tjera. Gratë shtatzëna që kanë infeksione urinare, kanë një risk të rritur për të lindur fëmijë prematurë apo me peshë të vogël (hipotrofë). Gratë të cilat kanë zhvilluar tre apo me shumë infeksione urinare, ka të ngjarë të vazhdojnë të bëjnë përsëri. Mjekimi Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobale. Si mund të parandalohen -Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë. -Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar. -Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz. -Të mos pijë alkool. - Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes. - Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti etj. -Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.
Receta e lashtë me hudhër dhe alkool, prekja magjike e shëndetit të mirë Konsiderohet një nga zbulimet më befasuese të përvojave të hershme në fushën e trajtimit të sëmundjeve. Përdorimi i kësaj recete ka dhënë tregues pozitiv aq sa me të drejtë është quajtur si “prekja magjike e shëndetit të mirë”. Kjo recetë e lashtë u rizbulua në vitin 1971 nga një komision i UNESCO-s në rrënojat e një manastiri tibetian. Recetë është përkthyer në çdo gjuhë të botës për ta sjellë atë më afër mjekësisë së sotme. Kjo kurë është e përshtatshëm për të gjithë organizmin në përgjithësi: mban venat elastike dhe i liron nga kolesterolit, parandalon infarktin në zemër dhe kancerin, mban zemrën tuaj të shëndetshme, përmirëson shikimin dhe eliminon dhimbjet e kokës. Kjo recetë e lashtë është një rigjenerator i fuqishëm i organizmit, kujdeset për çdo problem të traktit gastro-intestinale, hipertensionit, çrregullimet bronko-pneumonare, heq yndyrat në gjak, përmirëson metabolizmin, ul peshën e trupit, kthjellon mendjen dhe rrit potencën seksuale. PËRGATITJA Lani dhe shtrydhni 350 gramë hudhër organike (hudhër fshati). Më pas vendoseni atë në një enë qelqi dhe bashkojeni me 300 gramë alkool të pastër. Alkooli duhet të jetë 95 gradë. Pasi ti përzieni bashkë, lëreni këtë masë për dhjetë ditë në frigorifer. Në ditën e 11 të kulloni lëngun e kësaj ene me napë, mos përdorni kulluese me përmbajtje metalike. Pasi e keni kulluar lëreni edhe 3 ditë të tjera lëngun në frigorifer dhe pastaj nisni të përdorni kurën. PËRDORIMI Dozat e këtij ilaçi do ti përzieni me 50 ml ujë ose ¼ e gotës me ujë. Konsumohet përpara vakteve. Dita 1: një pikë në mëngjes, 2 në drekë dhe 3 pika në darkë. Dita 2: 4 pika në mëngjes, 5 për drekë, 6 në darkë. Dita 3: 7 pika në mëngjes, 8 pika në drekë, 9 pika në darkë Kjo rritje vazhdon deri në ditën që ju të konsumoni 33 pika në mëngjes, 34 në drekë dhe 35 në darkë. Në këtë pikë fillon zbritja, ulet doza. 35 pika në mëngjes, 34 në drekë, 33 për darkë deri në ditën e 10 me 3 pika në mëngjes, 2 në drekë , 1 në darkë. Nëse përgatitja nuk ka mbaruar ju mund të vazhdoni ta konsumoni, një herë në ditë nga 25 pika. Është e rekomanduar që ky trajtim të bëhet një herë në 5 vjet. Rekomandohet që të konsumoni shumë ujë gjatë kohës që pini këtë ilaç. Përgatiti: Albert Vataj
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Ushqehet me gjak 7. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 8. Në gjuhët ndërkombëtare, Shqipëria njihet ashtu 11. Ashtu ishte targa e Rrethi Tropojë 12. Copë pëlhure për të fshirë enët a orenditë, për të pastruar sende e vegla të ndryshme etj. 13. Aktori i disa filmave, Mario ... lindi më 27 korrik të vitit 1939 në Shkodër 15. Partia Demokracia Sociale 16. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 17. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 19. Me kryeqytet Prishtinën dhe sipërfaqe 10,887 km². Më 17 Shkurt 2008 u mëvetësua dhe u shpall Republikë 21. Kafshë e vogël gjitare, që mban "veshur" gjithnjë një gëzof me gjëmba 23. Ashtu quhet njesitë që pajisin e furnizojnë trupat në front 24. Trup i përbërë që përftohet nga bashkimi i karbonit me metale, me hekurin, me kalciumin etj. 26. Të fikët, ose ... 28. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 33. Më 7 mars 1871, hapet mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe në qytetin ... 34. Theofan Stilian ..., Kryeministër i Shqipërisë më 1924, Ministër i Jashtëm (1924-1924), klerik Ministër i Jashtëm (19211921) 37. Kirkizia ka atë monedhën e saj 40. ... Kosturi (1873-1943) politikan, regjent Kryeministër i Shqipërisë, anëtar i dytë i Kishës Ortodokse Shqiptare 41. Që është dorëdhënë e zemërgjerë; i ndershëm e shpirtgjerë, fisnik 42. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 43. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 44. Njëra prej figurave me vlerë në lojën me letra 46. Nëpunësi më i lartë qeveritar në Perandorinë Osmane 49. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 51. Mjek që merret me studimin e dëmtimit të eshtrave 53. ... Bajron poet i shquar anglez, përfaqësues i romantizmit, mik Ali Pashë Tepelenës 55. Mik që vjen në shtëpi dhe rri për drekë, për darkë a për të fjetur 56. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 57. Mashkulli i patës 58. Kontrolli dhe prova e garancisë së përvitshme teknike që i bëhet një makine, aparati etj. përpara se të vihet në punë 60. Mendimi i përgjithshëm a i një kolektivi të caktuar për një çështje. 61. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 62. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 64. Ndizet shpejt dhe përdoret për motorë 65. Dokument zyrtar që i paraqitet kryetarit të një shteti nga ai që është emëruar si përfaqë-
E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
sues diplomatik i një vendi tjetër 71. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 72. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 73. Koçek misri në trajtën e një koshi të madh të përmbysur 76. Pjesë e vegjës, që përbëhet nga dy shkopinj paralelë e një rrjetë fijesh të forta 77. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 78. E mposhti, e vuri nën urdhra, e bëri ... dikë. 81. Dera ka .... edhe dritarja ka P. 82. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng 83. Ludvig ... Bethoven kompozitor i madh gjerman 85. Vegjë për të endur, tezgjah, ndryshe quhet "veg" 86. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 87. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 88. Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet etj. me anë të tingujve të bashkërenduar në një mënyrë ritmike 92. Nivel jo i njëjtë, ndryshim niveli; të qenët e dy gjërave, e dy sendeve etj. në lartësi a në nivele të ndryshme 93. Fyt i hollë që del nga një enë për të derdhur nga pak ujin ose një lëng tjetër; lëfyt 95. Që parashikon dhe paralajmëron diçka që do të ndodhë në të ardhmen 97. Princesha ..., Mbretëresha e Shqipërisë dhe bashkëshortja e Princ Vidit 100. Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri tek e diela është një ... 103. ... Konica (1878-1948),
anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës dhe delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) 105. Skulptori, Dhimitër ... lindi në Korçë më 14 shtator 1904, dhe vdiq më 1990 në Tiranë 106. Teorema e fundit e Fermatit u vërtetua nga Andrew ... dhe Richard Taylor në vitin 1995 109. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra 111.Hapësirë e madhe me ujë të kripur, që shtrihet ndërmjet kontinentesh. 113. Grup fjalësh ose fjali që shpreh diçka, e cila mund të jepej më shkurt ose me një fjalë 116. Sëmundje e rëndë ngjitëse, shfaqet me puçrra dalëngadalë kalb mishin dhe e bën të bjerë copa-copa 118. Yndyrë, tërësia e tyre 119. Klithmë e fortë që lëshojnë zakonisht gratë kur vdes një njeri a kur ndodh një fatkeqësi, ulërimë VERTIKALISHT 1. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 2. Banka Botërore 3. I vogli i lopës, pjella e lopës deri në një vit 4. E çoj më përpara diçka që e kam nisur, nuk e ndërpres një punë a një veprim 5. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 6. Anton ..., shkrimtar i madh rus, një nga përfaqësuesit më të shquar të realizmit rus 7. Emërtim i përgjithshëm për disa pemë të vendeve të nxehta 9. Drin i Bardhë dhe Drin i Zi
10. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 11. Veti objektive e sendeve dhe e dukurive. E kundërta e shëmtuar 14. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 15. Flokë të marra borxh 17. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën, janë... 18. Francisco Pizarro themeloi më 18 janar 1535, qytetin ..., që është kryeqyteti i Perusë 20. Lëkurë prej bagëtie të imët, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur kryesisht vaj, verë, gjalpë etj.; shakull 22. Një lloj perime, zhardhokët e kësaj bime quhet ashtu 25. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 27. Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje me lopata, rrema 29. Sistem kanalesh të mbuluara, të pajisura me gypa të posaçëm për të kulluar tokat 30. Me shumë mund a përpjekje, duke u lodhur shumë 31. Shkaku që nxit e vë në lëvizje dikë për të bërë diçka, arsyeja që të shtyn për një veprim ose për një qëndrim a sjellje të caktuar 32. Që nuk ndryshon thuajse fare nga toni i njëtrajtshëm, që s'ka larmi, i mërzitshëm 35. Mjet mësimor, është këmbëhapir dhe përdoret për ndërtimin e rrathëve 36. Në auditor një profesor që mban leksione, është ... 38. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 39. Mustafa ... dirigjent shqiptar. Është lauruar me çmime të Republikës, Urdhërin "Naim Frashëri", dhe dekoruar me med-
zbuluar shkakun e diçkaje 67. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 68. Kafja turke është për meraklitë, kurse ashtu është për pjesën e miletit që mbetet 69. Kërkesë me shkrim që hartohet nga pala e interesuar dhe që përmban padinë e ngritur kundër dikujt 70. Turk i kohës së Perandorisë Osmane, kështu quhej 74. Anders Fogh ..., u zgjodh si sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s në Samitin e Strasburg-Kehl në prill 2009 75. Bukë gruri në trajtë të rrumbullakët, që zihet zakonisht me brumë të ëmbël 78. Ajo është sharrë e madhe dore, me dy doreza, që përdoret nga dy veta 79. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 80. Më 11 shkurt 1990 rifiton lirinë pas 27 vitesh burgimi politik, Nelson ... 84. Partia Aleanca Popullore 89. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 90. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 91. Lloj atomi i një elementi kimik, me bërthamë të njëllojtë me atomet e tjera të këtij elementi 94. Gatesë që bëhet me plëndës ose mish koke 96. Ligjërues i mirë, gojtar i zoti. 98. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 99. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 101. Aleanca Kuq e Zi 102. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 103. Miami International Airport, shkurtima e saj 104. Pika a vendi në qendër të diçkaje. Ura e Mesit në Shkodër gjendet në ... 105. Dy frymorë, dy sende a dy dukuri të njëjta, që merren së bashku ose që numërohen si një njësi 107. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 108. Të lag e të bën qull 109. Piktori i mirënjohur ... Kodheli (24 dhjetor 1918 - 18 shkurt 2006), lindi në katundin Kodhel të Shkodrës 110. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 112. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 114. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 115. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 116. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 117. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën
aljen "Dvurzhak" nga presidenti çek 45. Ëmbëlsirë e lehtë si qull, që bëhet me niseshte ose me miell orizi, me sheqer e me qumësht, u jepet zakonisht foshnjave 47. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 48. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 50. Sulm i përqëndruar mësymës që bëhet nga njësitë e mëdha luftarake. 52. Monedhë e vjetër prej argjendi dhe më vonë prej ari, që përdorej në disa vende të Evropës Perëndimore 54. Një lloj tërheqjeje, miklimi 57. Ashtu quhen plaçkat dhe pasuria që merrte me vete nusja e i çon në shtëpinë e dhëndrit 59. Që e meriton plotësisht të jetë a të quhet i tillë 63. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 66. Gjurmim, shqyrtim a studim që bëhet nga një ekspert për të 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
P
R
3
O S
H U
T ¸
4
5
L
S 9
A
H 13
M R
14
15
M E N L
D I
M
E
I
R
¸ 23
U
M
V
C
E
R
S
O
P
˙
P
D
E
L I
G U
I H
H
A P
T
J
S
K U
E
L
L ¸
F
L
R E R
27
O
45
R R
¸
R
H
K
O
O
R
R
I
40
U
M ¸
M I
A N
Z ¸
M
P
F
A
Z A
L L
A H
I
T O
N I
M
A
K
S
T
O
J
N
T I
60
P
V
M
R
K O
R D
R
U
N
61
62
63
55
¸
56
P
V
E
E
C O
E
P
H U
R D
B
N
O
P
K
E
B R
A L
N T
C E
R E
68
I
69
Z
R
65
T E
67
¸
D
70
D
71
¸
A
S
H
L
¸
72
M U K
J
E
¸ 74
I
G
J
L
O
¸
P
I
O
75
I
E
L
A
E
A
K
L
77
D S
H
79
K L
O S
O
R P
¸
G
84
J
A
A
D 80
U
P
83
G
E
76
A R
78
Z 82
81
R O
B E
R T
E
Y
85
P
R
M O N
E
A
E
O P
O L
86
87
R 88
B
89
H
90
R R
A P
P
91
E
L E
G R
A
U
I
A
T 92
N
B A
T
N
T I
S
K
A F
93
N 94
A L
A
L
S
A 95
96
J
P
97
M
S
101
L
59
K
A
64
O M P
B
O M
E R
E R
A S
54
73
A
D 48
O
58
O
66
L
O
B I 51
A
O 53
M Y F
K
44
57
V
H
S F
F
A
E 52
O D
S
Z A
47
T I
T G
R
41
50
R
A L
43
E
49
F
J 37
46
O P
M 31
O N
42
Z
R
L
30
O Z
36 39
¸
T E
T N
I
38
K
M E
34
35
A
J
A R
K 29
G S
I
M O H 26
A J
I 33
V E
H
20
V
28
R
A M E
K
24
25
T 32
8
D 11
O 17
22
D ¸
7
E L
O
19
K
M E N
L
16
18
K 21
6
K 10
I
H
12
98
A
A
U
99
P
E
M U R
A
102
E M P
I
T
K
R A
103
R U
Q
H R
104
S
N
105
H
M Y C
N
R
F
¸
P
100
N T
P
106
E R
A
K
M
I
U
107
C E
P
Y
U
T
I
108
K
109
M I
110
N I
S
T
¸
R
M ¸
U
V
111
D H
E S
¸
T
Z
E K
A
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
P
residenti i Sh qipërisë, Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, fill pas votimeve moniste të 30 qershorit, tha se votimet e socialistëve janë të turpshme dhe skandaloze, të cilat edhe bota i dënoi. Presidenti pohoi se alternativa e tij për zgjidhjen e krizës është "Rama kthjellohu". Kreu i Shtetit, theksoi se dekretin e Presidentit mund ta gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese dhe rikujtoi se zgjedhjet lokale janë më 13 tetor. Kreu i Shtetit propozoi që më 13 tetor të ketë zgjedhje lokale, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje presidenciale. Kreu i shtetit publikoi dhe një mesazh të kryeministrit ku ky i fundit i thoshte se nuk do të gjente më LSI. "Pra Ramës, i vjen keq edhe për Lulin, por i vjen keq edhe për që, nuk do gjej gjurmë LSI-je. Mua kur nuk më erdhi keq për gjithë historinë tim në Partinë Socialiste, që i dhashë vitet më të mirë në ditët më të vështira, më të zeza që nuk hynte njeri atje vetëm 70 vjeç e lart, dhe Edi, gjuante me gurë dhe donte ta nxirrte jashtë ligjit bashkë me Saliun dhe bënte atë partinë 'Kiss', atje dhe bënte ca historira atje që, janë të bukura. Mua, nuk më vjen keq as për LSI-në, se LSI-në , e kam bërë për ti dhënë një mundësi Shqipërisë dhe gjithë atyre si, Klajda Gjosha,
24 E mërkurë, 3 KORRIK 2019
Presidenti: Demokracia dhe integrimi në BE janë të panegociueshme
Edmond Panariti, Kejdi Mehmetaj si Floida dhe të tjerë që të bëjnë diçka të
mirë për Shqipërinë, dhe nuk e kam bërë për veten tim dhe Ai ta di mirë, se
në çdo moment bëjë një LSI, tre katër herë më të madhe se ajo që kam lënë",- tha Meta. Presidenti tha se tre janë gjërat e panegociueshme me Shqipërinë. "E gjithë jeta ime përmblidhet në tri gjëra: E para demokracia e panegociueshme. Dhe demokraci do të thotë që çdo qytetar të vendosë për të ardhmen e vet dhe të ketë besim te roli i vet në demokraci dhe për të ndikuar mbi vendimmar-
rjen dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. E dyta: është integrimi europian i Shqipërisë. Unë kam dalë me studentët që donin Shqipërinë si e gjithë Europa. Unë kam shkuar në takim me Ramiz Alinë atje bashkë me ata të tjerët dhe mendonim se do të përfundonim në Spaç më shumë se sa do të ktheheshim fitimtarë të 'Qyteti Studenti'. Dhe po kështu, i gjithë angazhimi im është që e gjithë Shqipëria të jetë faktor stabiliteti në Ballkan dhe në miqësi me fqinjët.
Kush e do Shqipërinë një koloni, që të pastrojë lekë, një koloni që të jetë bazë operacionale e krimit të organizuar ndërkombëtar, një "Kolumbi" në Europë, jo se nuk kemi nevojë! Boll e kanë një Kolumbi atje ku e kanë dhe shpresojmë që ajo të shpëtojë nga "Eskobarët" të cilët kanë ngelur atje! Dhe kush e do Shqipërinë si një vend që të krijojë probleme në Ballkan, mua më ka kundër! Si President i Shqipërisë, por jo vetëm si president, por në radhë të parë si Ilir Meta.