www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 103 (8544)
E premte, 3 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
Basha dhe Kryemadhi deklarojnë se “Beteja vazhdon. Në 30 qershor ne nuk do lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, proces farsë zgjedhor nuk do të ketë. Në 30 qershor do të caktojmë një datë tjetër për zgjedhjet e parakohshme, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër”
Rama kërcënon, Opozita proteston
Dje kryeministri shqiptar ka mbajtur një nga fjalimet më të egra kundër opozitës. Në gjithë qëndrimet e tij, fjalia kryesore ishte “burg”. Rama kërcënoi me burg opozitën nëse ndalon procesin e zgjedhjeve me 30 qershor. I kërcënoi me burg nëse sulmojnë institucionet. Me burg edhe nëse bllokojnë rrugët. Me burg nëse godasin forcat e rendit dhe sigurisht me padi penale nëse akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe skandale. Me burg nëse godasin apo sulmojnë zyrtarët e lartë të shtetit. Me burg nëse prekin kutitë e votimit. Ndërkohë opozita e ka ndarë mendjen se do ta rrëzojë me çdo kusht e mjet kryeministrin Rama FAQE 3
Presidenti Meta dhe kreu i Kuvendit, Mosbindje civile, opozita bllokon rrugët për dy orë në gjithë Shqipërinë Ruçi në pritjen e Ambasadës Japoneze
FAQE 5
Në foto: Pamje nga protesta e opozitës
ARTIKULL PËR GAZETËN EUROPIANE “EUROPAONTEREST.EU”
Shqipëria ka nevojë për një shtet të fortë, dhe jo për një drejtues të fortë Nga Monika Kryemadhi
OPINION
Në foto: Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Ambasadori i Japonisë në FAQE 24 Tiranë, Makoto Ito
PROPOZIMET
Drama në Berlin, kush çfarë i tha kujt (dhe Baton Haxhiu über alles) Nga Berat Buzhala FAQE 10
Platforma e opozitës, çfarë garanton qeveria tranzitore për zgjedhjet
FAQE 6-7
REPLIKA ME EDI RAMËN
INCIDENTET
Haradinaj: Do tregoj 16 të ndaluar të vërtetën edhe kur pas protestës së i pëlqen, edhe kur s'i opozitës, mes tyre pëlqen dikujt edhe zyrtari i Partisë Demokratike FAQE 8
FAQE 5
BASHKIA E TIRANËS
Shqipëria është një vend, i cili endet prej 28 vitesh në një tranzicion politik, social dhe ekonomik. Shqiptarët vuajnë ende sot...
FAQE 8
5 Maji, ditë pa makina dhe festë në Tiranë
FAQE 13
POLITIKE
2
E premte, 3 MAJ 2019
Zgjedhjet vendore, kreu i Qeverisë: I gënjen mendja, po mendojnë se do i ndalojnë, por të guxojnë, Kodi Penal flet qartë
DËSHTIMI
Rama kërcënon opozitën: Mos tentoni të bllokoni zgjedhjet S
ocialistët kanë përgatitur të paktën 10 ndryshime në Kodin Penal duke ashpërsuar dënimin në disa fusha. Por kur opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj duke bllokuar rrugët si shenjë e mosbindjes civile, mazhoranca propozon që ky veprim të kriminalizohet dhe të dënohet me burg. Kryeministri Edi Rama prezantoi dje nismën parlamentare për disa ndryshime në Kodin Penal, të cilat i cilësoi ndryshime si rezultat i përvojës qeverisëse në disa sektorë dhe i shqetësimeve të opinionit publik dhe dëgjimit të disa grupeve të interesit si dhe leximit të kujdesshëm të praktikave europiane, por shtoi se nisma është e hapur për ndryshime të mëtejshme gjatë diskutimeve. Lidhur me sigurinë ushqimore, Rama deklaroi se kush kërcënon sigurinë e shëndetit, do ju rezervohet ndëshkimi i heqjes së lirisë së aktivitetit dhe lirisë individuale gjithashtu. Ndryshimet në Kodin Penal, tha Rama do parashikojnë ashpërsime edhe në aspekte të tjera lidhur me të cilat ka pasur shqetësime nga qytetarë, por edhe nga grupet e interesit. Lidhur me zhvillimet e ndodhura në vend dhe deklaratat e opozitës se do të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale i kujtoi ishdeputetëve Kodin Penal, i cili sipas tij është miratuar që kur PD ishte në mazhorancë. Ai ceku problemin e bllokimit të rrugëve duke iu referuar protestave të opozitës duke thënë se Shqipëria nuk do ta pranojë më këtë si një normalitet sportiv pasi asnjë vend tjetër në botë nuk e pranon.
Duke iu referuar protestave dhe sjelljes së organeve të rendit përballë protestuesve të cilën e quajti dinjitoze Rama ceku ashpërsimin e masave për dhunë ndaj punonjësve në krye të detryës është kthyer në shqetësuese. Lidhur me këtë do ketë shtrëngim të masave për këdo që ushtron dhunë ndaj uniformave blu, teksa përcaktoi se shkelja do të përcaktohet që nga kundërshtimi i tyre e deri tek prekja. Ai tha më tej se politika
në vend që ta luftojë dhunën e ka stimuluar duke krijuar një klimë infektive. “Dhuna ndaj të zgjedhurve dhe funksionarëve publikë, që nga salla e parlamentit deri në çdo metër katrorë të vendit, dhuna ndaj punonjësve të policisë që nga kundërshtimi me forcë i forcave të policisë deri te prekja me gishtin e vogël të uniformës blu do të ndëshkohen. Dhuna ndaj bluzave të bardha, dhuna në aktivitet sportive, ku jepen në vijimësi shembujt
më të shëmtuar që shkojnë përtej fushës dhe shkojnë në çdo shtëpi, do të parashikohen në ndryshimet e Kodit Penal”, u shpreh dje Rama. Zgjedhjet vendore Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama u shfaq i prerë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të cilat thotë se kush mendon se do i ndalojë, e gënjen mendja. “I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve. Nuk kanë gjetur asnjë budalla nëpër botë që jo ti mbështesë për jo ti kuptojë”, kërcënoi Rama. Ai ironizoi, duke thënë se kujtuan se do të tronditnin Europën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin enjë maskaradë të pashoqe. “Po vazhduan kështu do të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike, kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë. Se në kohën e tyre u përgjigjshin me kallashnikov por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre”, deklaroi kreu i qeverisë. Rama tha prerazi se në demokraci askush nuk është i detyruar që të hyjë më zor në zgjedhje dhe se nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje ata që nuk duan. Për Kryeministrin, për parti apo individë që duan të kthehen në zjarrvënës të zgjedhjeve ka një kapitull në Kodin Penal.
P
rotesta e opozitës e para-shikuar të niste në orën 18:00 e pasdites së djeshme, do të sillte reagimin e Zëven-dëskryeministrit Erion Barçe. Në një analizë, në rrjetet sociale, Braçe tha se bllokimi i rrugëve nga opozita, nuk bëhet me qëllim për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Rama, por është kundra popullit. Sipas tij, kjo protestë nuk bëhet nga populli, por nga rreth 50-200 persona, anëtarë të partisë që janë kundër qeverisë. “Lajmi i madh dhe i vjetër; Ai dhe ajo, Lylzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Do të bllokojnë rrugët sot! Jo me një, por dy orë! Dakord, titulli dhe lajmi kanë një të vërtetë: Nuk është populli që po bllokon rrugët, anormale kjo në një revoltë, por janë anëtarët e dy partive dhe 5 kryetarë të partive pa anëtarë, të cilët do
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, komentoi edhe punimet e Samitit të Berlinit ku ishte i pranishëm pak ditë më parë. Ai tha se samiti nuk kishte lidhje me procesin e integrimin dhe as për Maqedoninë, duke gjetur pretekstin e shfajësimit për mesazhet e Gjermanisë tek mediat, që sipas tij keqinformuar mbi atë çfarë ndodhi atje. “Nuk kam parë kurrë keqinformim mediatik dhe politik kaq të madh. Tema e veçantë ishte bashkëpunimi rajonal dhe një pikë e veçantë dialogu Kosovë-Serbi”, tha Rama. Ai tha se nuk shkoi në takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, për t’u njohur me vendimin për integrimin, duke thënë se vendimi merret nga Bundestagu. Deklaratat e politikës në Tiranë, i cilësoi si “Llafe filxhani dhe përpjekje ekstreme për t’iu shitur shqiptarëve se negociatat nuk hapen sa të jem unë në qeveri. Është e turpshme, e neveritshme”. Sipas tij në Tiranë u tha se Presidenti francez ka fajësuar Shqipërinë për mos hapjen e vizave me Kosovën, duke e përgënjeshtruar një gjë të tillë.
Protesta e opozitës, Braçe: Nuk ua bllokojnë dot rrugën Edi Ramës
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Samiti i Berlinit, Rama: Përpjekje për t’iu thënë shqiptarëve se negociatat nuk hapen
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
bllokojnë rrugët! Kur është kështu, dy pyetje kam unë: E para, kujt do t’ia bllokojnë rrugët këta? Edi Ramës - të cilin e kanë shënjestër?! Jo! Deri tani Edi Ramën s’e kanë bllokuar asnjëherë, zero! Ai e ka pasur rrugën e lirë dhe ka zhvilluar çdo aktivitet të planifikuar dhe masiv madje. Ka një arsye të qartë përse; Ata që bllokojnë rrugët janë gjithë e gjithë nga 50-200 vetë maksimumi në Milot, nuk janë shumicë, janë pakicë! Nuk janë populli, por anëtarët e partisë kundër popullit! Pra, kujt do t’ia bllokojnë rrugët këta? Popullit, natyrisht! Vetëm popullit! Punës dhe ekonomisë së tij! Pyetja e dyte; A është dakord Presidenti i Republikës me bllokimin e rrugëve popullit të tij, punës dhe ekonomisë së tij? E kam një ide, prej viteve 1999-2000”, u shpreh Erion Braçe.
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 3 MAJ 2019
Basha dhe Kryemadhi deklarojnë se “Beteja vazhdon. Në 30 qershor ne nuk do lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, proces farsë zgjedhor nuk do të ketë. Në 30 qershor do të caktojmë një datë tjetër për zgjedhjet e parakohshme, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër”
Rama kërcënon, Opozita proteston
Dje kryeministri shqiptar ka mbajtur një nga fjalimet më të egra kundër opozitës. Në gjithë qëndrimet e tij, fjalia kryesore ishte “burg”. Rama kërcënoi me burg opozitën nëse ndalon procesin e zgjedhjeve me 30 qershor. I kërcënoi me burg nëse sulmojnë institucionet. Me burg edhe nëse bllokojnë rrugët. Me burg nëse godasin forcat e rendit dhe sigurisht me padi penale nëse akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe skandale. Me burg nëse godasin apo sulmojnë zyrtarët e lartë të shtetit. Me burg nëse prekin kutitë e votimit. Ndërkohë opozita e ka ndarë mendjen se do ta rrëzojë me çdo kusht e mjet kryeministrin Rama Dështimi i Shqipërisë për hapjen e negociatave në Samitin e Berlinit në vend që ta bënte qeverinë më të përmbajtur dhe më të kujdesshme për krizën politike në vend, përkundrazi e ka bërë atë më arrogante dhe ku dje kryeministri vetëm fjalën “burg” e tha mbi 10 herë në fjalimin e tij para deputetëve të PS. Kryeministri Edi Rama ka mbajtur dje një nga fjalimet më të ashpra dhe më kërcënuese ndaj opozitës, aqsa edhe vetë deputetët e PS-së u shastisën nga ato që dëgjonin. Për 45 minuta, para deputetëve socialistë Edi Rama nuk foli për përgjegjësitë që ka qeveria e tij në shtyrjen e çeljes së negociatave që nga planifikimi për në muajin qershor, u zhvendosën në shtator. Ndërkohë që vjet deklaroi se këtë qershor janë të sigurta. Nuk foli as për përfaqësimin skandaloz të diplomacisë tonë, e cila nga mbrojtëse e interesave të Kosovës dhe garante e stabilitetit në rajon, ka dalë si mbështetëse e ideve që sjellin tensione dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto, bashkë me krizën politike, meritojnë një sqarim të gjatë nga kreu i qeverisë dhe shpjegime sesi nga një vend që e ka nisur ndër të parët në rajon procesin e hyrjes në BE, sot rrezikon të mbetet i izoluar dhe pa afate konkrete nga Brukseli. Dje kryeministri shqiptar ka mbajtur një nga fjalimet më të egra kundër opozitës. Në gjithë qëndrimet e tij, fjalia kryesore ishte “burg”. Rama kërcënoi me burg opozitën nëse ndalon procesin e zgjedhjeve me 30 qershor. I kërcënoi me burg nëse sulmojnë institucionet. Me burg edhe nëse bllokojnë rrugët. Me burg nëse godasin forcat e rendit dhe sigurisht me padi penale nëse
akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe skandale. Me burg nëse godasin apo sulmojnë zyrtarët e lartë të shtetit. Me burg nëse prekin kutitë e votimit. Ndërkohë opozita e ka ndarë mendjen se do ta rrëzojë me çdo kusht e mjet kryeministrin Rama. “U gënjen mëndja se do të ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhjet vendore në datën e përcaktuar nga Kushtetuta e kësaj Republike, sepse ende kujtojnë, me sa duket, se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve, pasi të sulmojnë kutitë e votimit për llogari të gramafonit të Lulit dhe filxhanit të Monikës”,- tha kryeministri Rama. Praktikisht, pasi e ka detyruar të djegë mandatet dhe nuk i njeh asnjë të drejtë formale, me këto që deklaron Edi Rama, i bie që opozita ose duhet të rri mbyllur në shtëpi ose të iki në emigrim si pjesa tjetër e qytetarëve. Ndërkohë që opozita ka më shumë se tre muaj në rrugë dhe kërkon zgjidhje politike
për krizën, të kërcënosh me burg siç bëri dje kreu i qeverisë do të thotë se po e çon vendin me vetëdije drejt një konflikti. Përballë kërcënimeve të kreut të qeverisë, opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të përshkallëzojë protestat. Dje ishte tubimi i radhës i Frontit Opozitar. Në gjithë vendin, qytetarët bllokuan akset rrugore duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë “Rama”. Tashmë nuk flitet më për protesta, por për një revoltë qytetare që ka nisur në çdo qytet të Shqipëri. Opozita bllokoi vetëm dy orë 12 akset kombëtare nga Jugu në Veri, ndërsa paralajmëroi se në protestat e radhës tubimet do të zgjasin më shumë. Kreu i PD-së deklaroi nga protesta në Elbasan se në 30 qershor jo vetëm që nuk do të ketë zgjedhje, por nëse Edi Rama nuk ndryshon qëndrim, qytetarët do të kalojnë në aksion kombëtar për rivendosjen e demokracisë. “Beteja vazhdon. Në 30 qershor ne nuk do lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet
në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, proces farsë zgjedhor nuk do të ketë. Në 30 qershor do të caktojmë një datë tjetër për zgjedhjet e parakohshme, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër”,- deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Një qëndrim i tillë, megjithë kërcënimet për burg të Edi Ramës tregon se protestat që janë parë deri më sot, nuk janë asgjë në krahasim me situatën e tensionuar dhe konfliktuale që na pret. Ndërsa Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi nga protesta në qytetin e Durrësit, se qeveria “Rama” po i detyron qytetarët të protestojnë në çdo formë të mundshme. “Ne po i provojmë të gjitha për të treguar që jemi të përgatitur, edhe për ta rrethuar Parlamentin, sepse nuk është problem ta rrethosh Parlamentin dhe as për ta marrë atë, edhe për të bllokuar rrugët. Javën që kaloi ishin 5 akse, këtë javë janë 12 akse. Javës tjetër nuk i dihet se çfarë do ndodhi, kështu që është e rëndësishme për të kuptuar që aksioni i opozitës, që tashmë nuk është thjesht aksione opozite, por është aksioni që drejton qytetarët në marrjen në dorë të fateve dhe të gjithë atyre situatave që e kanë detyruar që sot të jemi në rrugë”,deklaroi Monika Kryemadhi. Teksa palët rrisin nivelin e protestave dhe kërcënimeve, nga skena janë zhdukur ndërkombëtarët. Ata që e mbështetën këtë qeveri në çdo nismë të saj, tashmë duhet t’u tregojnë shqiptarëve, se në cilin vend zgjedhjet bëhen pa opozitë reale dhe qytetarët burgosen vetëm se përse protestojnë. Alban Marku
POLITIKE
4
E premte, 3 MAJ 2019
Mosbindja civile vazhdon - Protesta e radhës do të jetë pasditen e 11 majit, ku opozita do të rrethojë Kryeministrinë
P
ër 120 minuta opozita bllokoi akset kryesore rrugore në 12 qarqet e vendit, me thirrjet Rama Ik. Përveç disa situatave të vogla, me konfrontime të protestuesve me kalimtarë, si edhe djegie gomash, nuk pati incidente të rënda as në këtë reagim të radhës. Mesazhi mbetet i njëjtë nga ana e opozitës së bashkuar, largimi i Edi Ramës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Eksponentë të opozitës kërkojnë reflektim nga socialistët për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Basha tha se kjo është situata më e rëndë e Shqipërisë që pas viteve 90, dhe për këtë, sipas tij, përgjegjës është Kryeministri aktual. Ndërkaq, protesta e radhës e opozitës do të jetë në datën 11 janar, ku pasditen e së shtunës së ardhshme opozita do të rrethojë Kryeministrinë. Incidentet Protesta e djeshme e opozitës u zhvillua në mënyrë paqësore, me përjashtim të disa incidenteve në Fier dhe Gjirokastër, ku ishkryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko është konfrontuar me policinë për shkak se kërkohej zhbllokimi i rrugës, pasi qytetarët, që do shkonin në shtetin fqinj Greqi dhe që ishin kthyer prej andej ishin të revoltuar për situatën. Ndërsa rrugët e bllokuara në Fier, Korçë, Berat, Lezhë pati edhe djegie të gomave. Po ashtu incidente pati edhe në Tiranë, ku protestuesit prishën rrethimin e kantierit në Sheshin “Shqiponja”, pikërisht në vendin ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e mbikalimit pjesë e projektit korruptim për unazën e madhe në Tiranës. Dhe pas
Dy orë bllokim rrugësh, opozita mesazh të qartë Kryeministrit: Rama Ik! INCIDENTET
16 të ndaluar pas protestës, mes tyre edhe zyrtari i PD-së
më shumë se dy orësh protesta u mbyll me fjalën e Bashës, i cili tha se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por një datë tjetër do të caktohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Beteja vazhdon. Në 30 qershor ne nuk do lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, proces farsë zgjedhor nuk do të ketë. Në 30 qershor do të caktojmë një datë tjetër për zgjedhjet e parakohshme, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër”, deklaroi Basha. Provokimi me ambulancat Në Shkodër dhe Durrës, protestuesit i hapën rrugën ambulancave për të mos penguar shërbimin shëndetësor për qytetarët. Por ndryshe është
paraqitur situata në Fier, ku për disa herë me radhë brenda pak minutash protestuesit janë provokuar nëpërmjet ambulancave të cilat pretenduan se ishin me pacientë. Edhe pse 3 herët e para protestuesit i lejuan ambulancat të kalonin, duket se ata kanë shprehur dyshime në ambulancën e dytë, duke ia bllokuar rrugën, për të kontrolluar nëse kishte apo jo të sëmurë brenda mjetit. Mesa duket ata kanë hapur derën e automjetit dhe kanë venë re se asnjë pacient nuk ndodhej brenda saj, çka ka shkaktuar dhe tensionet të forta mes protestuesve, drejtuesve të ambulancës dhe forcave të shumta të policisë. Sipas raportimeve të gazetarëve të pranishëm, incidenti është
shuar paqësisht, ndërsa vetë Luan Baçi ka qenë ai i cili ka kërkuar protestuesve dhe policisë shmangien e incidenteve. Po ashtu bëhet me dije se protestuesit në shenjë qytetarie kanë lejuar kalimin e 2 auto ambulancave në këtë aks. Kujtojmë se mijëra protestues u mblodhën në protestën e djeshme të opozitës në Fier. Protestuesit e ardhur nga Mallakastra, Fieri dhe Patosi janë mbledhur në këtë aks rreth orës 18:00 ndërkohë që ata janë shoqëruar nga ishdeputetët Luan Baçi dhe Kejdi Mehmeti. Pjesë e protestës, përveç militantëve në Fier ishin edhe fermerë e biznese, ndërsa është bërë plotësisht bllokimi i qarkullimit të automjeteve.
Pas protestës së djeshme, policia ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme 16 persona në komisariat. Katër të ndaluar në Tepelenë, ku mes tyre është edhe kryetar i degës së PD-së, Ladi Bana. Të shoqëruarit janë Skënder Bega, Hysen Ismaili, Astrit Guga dhe Ladi Bana, ky i fundit kryetar i degës së PDsë në Tepelenë, Ladi Bana. Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar përfaqësues të PD-së, duke kërkuar shpjegime se përse janë bërë shoqërimet. Edhe në Fier policia pritet të nisë shoqërimet pas përplasjeve që protestuesit patën me policinë. Po analizohen pamjet dhe po bëhet identifikimit i personave të përfshirë në këtë incident.
Kreu i PD-së ashpërson tonet: Nuk ka më forcë mbi tokë që e shpëton Edi Ramën Opozita e Bashkuar protestoi për më shumë se 2 orë pasditen e djeshme në 12 qarqet e vendit ku janë bllokuar akset kryesore kombëtare në demonstrim të mosbindjes civile që u shpall pak ditë më parë zyrtarisht nga opozita, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Elbasan, tek mbikalimi i Bradasheshit ku është vendosur në krye të protestuesve. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se nëna e të gjithë të këqijave në Shqipëria është vjedhja e zgjedhjeve nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe as hapa pas. “Unë e di se në këtë protestës jenë bashkuar hallet dhe problemet e qindra të rinjve, nga Elbasani, nga universiteti i Elbasanit. Të rinjtë largohen se nuk gjejnë shpresë dhe ekonomi, sepse paratë
Basha mbyll protestën nga Elbasani: Të vendosur për largimin e Ramës
publike përfundojnë tek Edi Rama dhe ministrave të tij. Nuk lënë asnjë aset publik pa vjedhur e shpërdoruar. Nëna e të gjithë të këqijave është vjedhja e zgjedhjeve nga Edi Rama. Duke vjedhur zgjedhjet, Edi Rama
ka shkaktuar dëshpërimin më të thellë. Me Ramën nuk ka sigurim, punësim, Europë. Me Edi Ramën nuk ka punësim masiv, por ka drogë. Jemi për të vendosur largimin e Edi Ramës. Nuk ka më forcë mbi
tokë që e shpëton. Ne jemi sot në këtë betejën për më shumë se kaq. Me fitoren e kësaj beteje, do t’i japim fund makthit të varfërisë që ka pllakosur kudo. Do tu japim të rinjve perspektivën e Shqipërisë si e gjithë Europa. Në këtë vend, që nuk i mungon asnjë resurs, por mungon ligji dhe kushtetuta. Kjo betejë ka transformuar Shqipërinë në një mënyrë përfundimtare dhe themelore, Kjo është maxhoranca sociale dhe morale në vend. Ne do ti japim fund tranzicionit të tejzgjatur dhe për të hapur rrugë integrimin në Europë. Pa zgjedhje të lira nuk mund t’i japim fund varfërisë. Rezistenca shembullore në Elbasan, në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, Gjirokastër, berat,
Korçë, Dibër, Kukës, padyshim në Tiranë dhe në Lezhë tregon se vetëdijësimi i qytetarëve për të marrë në dorë fatin e tyre, vetëdija juaj se askush tjetër s’mund të jetë zot në shtëpinë tuaj, përveç se ju qytetarët e lirë të këtij vendi sovrani është sot garancia numër një se beteja jonë e drejtë, kauza jonë për liri dhe demokraci do të ketë vetëm një përfundim, mposhtjen e klikës, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, fitoren e shqiptarëve të bashkuar. Më 11 maj, ditën e shtunë, ne do të kemi protestën tonë të katër kombëtare, në më pak se 3 muaj. Po të mos ishte për bashkim tuaj sot Shqipëria do të bëhej gati të vendoste duvakun e vendeve aziatike që i nënshtrohen dhunës, sundimit pa ligj, padrejtësisë të uzurpatorëve të paligjshëm të pushtetit, autokratëve e diktatorëve. Këta sheh Edi Rama dhe frymëzohet”, deklaroi dje kryedemokrati Lulzim Basha nga Elbasani.
POLITIKE
5
E premte, 3 MAJ 2019
Lulzim Basha: Braktisni ekranet e televizioneve të financuara nga Qeveria L
ulzimBasha ka bërë thirrjen e fortë sot nga Elbasani. Ai u kërkoi shqiptarëve që të braktisin ekranet e financuara nga qeveria me taksat e qytetarëve.“Shërbëtorucët e ekraneve qeveritare i dalloni fare lehtësi. Në ekranet e tyre, të njollosura nga paratë që u grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre ekraneve, bëhet propagandë nga mëngjesi
në darkë kundër bashkimit të shqiptarëve, kundër tiranisë, bëhet propagandë kundër opozitës, shpiken sebepe pse qëndresa jonë po shqetësoka qytetarët dhe qarkullimin e tyre, vetëm për shkakun se pronarët e këtyre televizioneve marrin miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaj, drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i shërbejnë Edi Ramës, duke u munduar të këndojnë këngën e vjetër të
përçarjes. Turp për ta!Dua t’i paralajmëroj sot se, përveç shërbimit që i bëjnë padronit të tyre, njësoj si oligarkëve, njësoj si kriminelëve, shqiptarët nuk do t’ua falin! Mos i merrni shqiptarët për budallenj! Ekranet tuaja janë të djegura.Bojkoti ndaj jush është përgjigja më të cilën shqiptarët do t’ju kthejnë reston. Bojkot ndaj çdo ekrani të paguar me lekët që u vidhen shqiptarëve
dhe që cilët janë bërë sot veglat e autokratit më të korruptuar e të inkriminuar të Ballkanit, njeriut që ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë dhe që e trajton Elbsanin dhe Shqipërinë si çiflig.Po kështu, përgjegjësi do të mbajnë edhe oligarkët, edhe ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe, nga ana tjetër, kthejnë kokën e bëjnë sikur nuk shohin
padrejtësitë që bien mbi kurrizin tuaj, Ta dinë fare mirë se jo vetëm qeveritarët, jo vetëm nëpunësit, por të gjithë aksesorët e Edi Ramës në këtë krim kundër Shqipërisë do të mbajnë përgjegjësi. Dita dhe ora për këtë po afron dhe nuk ka fuqi mbi tokë që ta ndalë”,tha Basha.Mjafton të kalosh pultin e televizorit dhe shikon se cilët televizione janë të paguara nga qeveria!
Kryetarja e LSI-së mesazh nga Durrësi: Qëllimi i opozitës është ti japë shqiptarëve shpresën se ky vend mund të bëhet një ditë
Mosbindja civile, Kryemadhi: Të gatshëm të shkojmë deri në pikën e fundit
PROTESTA NË KORÇË
Mosbindja Civile, Braimllari: Rama i marrë fund
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nga qyteti i Durrësit, aty ku i është bashkuar qindra e mijëra qytetarëve në protestën duke bllokuar aksin rrugor RrogozhinëPlepa, ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe se mosbindja civile nuk ka nisur ende. Ajo ka thënë se ndaj të rinjve shqiptar po behet një “gjenocid i heshtur”, të cilin opozita do e luftojë. PRONONCIMI NGA PROTESTA A do të ketë përshkallëzim të protestave? Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS-në, as për qeverinë, as për atë Parlament ilegjitim, por mbi të gjitha nuk është mirë për shqiptarët. Këto akoma nuk kanë filluar që të kuptojnë që mosbindja civile dhe përshkallëzimi i protestave akoma nuk ka filluar. Jemi akoma në atë shkallë për ti kuptuar dhe për ti thënë që sot shqiptarët, jo opozita, por shqiptarët janë të gatshëm për t’u përballur dhe për ti dhënë fund këtij gjenocidi heshtës që ka bërë Edi Rama ndaj qytetarëve. Gjenocidet në çdo vend të botës kanë krijuar shpërngulje të mëdha njerëzore. Shqipëria sot ka mbi 500 mijë shqiptarë të shpërngulur, që do të thotë që është një gjenocid heshtës ndaj të rinjve shqiptarë, që gjithmonë të gjitha kombet dhe të gjithë popujt i janë kundërpërgjigjur me luftë. Ne themi që nuk është e nevojshme për të shkuar atje, sepse një i çmendur ka marrë peng një parti politike dhe disa godina. Opozita nuk ka si qëllim as pushtimin e godinave dhe as pushtimin e rrugëve. Opozita ka si qëllim të pushtojë mendjen dhe zemrën e shqiptarëve, por ajo që është më e rëndësishme është se ne sot duhet ti japim shqiptarëve shpresën që ky vend mund të bëhet një ditë. Duhet të shembim këtë sistem të kalbur, këtë sistem që për hir të së vërtetës jo vetëm që ka shkatërruar shpresat, mundësitë
dhe çdo lloj ndjenje për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, por po shkatërron tashmë edhe atë pak ç’ka ngelur nga historia jonë. Ne do të bëjmë çdo lloj proteste, por mbi të gjitha çdo lloj lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarë. Jemi të përgatitur për ti treguar Edi Ramës që këtë popull nuk e merr dot peng. Znj. Kryemadhi a është forma e duhur bllokimi i rrugëve një herë në javë dhe sot për dy orë me radhë të gjithë udhëtarët që do të udhëtojnë në këto akse do të jenë të bllokuar. Pse nuk rrethoni Parlamentin? Ky është një mendim i juaji, kur ne rrethonim Parlamentin na thonin përse rrethoni Parlamentin dhe nuk filloni me mosbindje civile. Ne po i provojmë të gjitha për të treguar që jemi të përgatitur, edhe për ta rrethuar Parlamentin, sepse nuk është problem ta rrethosh Parlamentin dhe as për ta marrë atë, edhe për të bllokuar rrugët. Javën që kaloi ishin 5 akse, këtë javë janë 12 akse. Javës tjetër nuk i dihet se çfarë do ndodhi, kështu që është e rëndësishme për të kuptuar që aksioni i opozitës, që tashmë nuk është thjesht aksione opozite, por është aksioni që drejton
qytetarët në marrjen në dorë të fateve dhe të gjithë atyre situatave që e kanë detyruar që sot të jemi në rrugë. E kanë detyruar për shkak të kapjes. Mjafton të pyesni vetë njerëzit përse kanë ardhur këtu. Javën e kaluar takuam një person, që tha unë do të protestoj 72 orë sepse 72 orë jam arrestuar nga Edi Rama përse kam protestuar, aman sot pas kaq vitesh dosja 184 dhe 339 nuk ka asnjë të pyetur, jo më të arrestuar. Sot kryeministri Rama tha se opozita kërkon pushtet në tavolinë. A e kërkon vërtet opozita këtë gjë? Ju e kuptoni shumë mirë, që Rama tjetër gjë thotë për mediat, tjetër gjë ndien. Rama e di shumë mirë që opozita nuk i ka kërkuar pushtet në tavolinë. Po të ishte për pushtet në tavolinë, qeveria mund të vazhdonte normalisht punën e saj, ne bënim sikur bënim opozitë në parlament, bënim sikur ishim opozitar. Po këtu nuk është më problemi për të bërë sikur. Sot shqiptarëve duhet thënë që gjërat kanë ndryshuar. Nuk ka më sikur. Edhe në Berlin z.Rama tha që do të hapen negociatat, por po të lexosh sot se çfarë shkruajnë vetë pjesëmarrësit e Samitit të
Berlinit, shikojmë se si Rama i përgjërohej dhe kërcënonte Ramush Haradinajn për të ndryshuar kufijtë apo për të hequr taksën për Serbinë, ndërkohë që popullit të Kosovës i vendos taksë për të ardhur në Shqipëri. Pra ajo çka thotë Rama me atë çka bën janë dy gjëra të ndryshme. Unë personalisht nuk kam pikën e iluzionit që kemi të bëjmë me një gënjeshtar patologjik, i cili gënjeshtrën e ka pjesë të jetës së vetë, por tashmë njerëzit e shikojnë se çfarë përfaqëson. Nuk është më problemi për të denoncuar një gënjeshtar dhe për të thënë se kush është Rama. Problemi është që duhet ti japim fund këtij fenomeni, që të mos guxojë askush që ti shkojë në mendje për tu bërë si fenomeni Rama. Prandaj duhet shembur njëherë e mirë ky sistem për të ndërtuar një sistem vlerash, që kushdo parti politike, kushdo individ që të vijë në pushtet, njerëzit nuk duhet të besojnë te individi, njerëzit duhet të besojnë të sistemi, sepse është sistemi që do tu garantojë shqiptarëve lirinë e mendimit, lirinë e lëvizjes, ekonominë e lirë, arsimimin, shëndetësinë, drejtësinë e barabartë.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, gjatë protestës në qytetin e Korçës, është shprehur se kryeministri Edi Rama është një i marrë fund dhe se revolta popullore nuk do të ndalet. “Rama është i marrë fund. Revolta popullore është e pandalshme. Banorët e qarkut Korçë janë në protestë kundër këtij Kryeministri i cili falimentoi fermerët. Fermerët e Korçës po hedhin produktet, sepse Edi Rama përkrah prodhimin e huaj dhe jo vendas. Fermerët nuk subvencionohen, skema e Ramës është korruptive. Më 11 Maj të gjithë në protestën kombëtare kundër kësaj qeverie qe mbolli varfëri dhe krim në vend. LSI ka plan të qartë veprimi për fermerët, subvencionim të drejtpërdrejt, heqjen e burokracisë dhe akcizën e naftës. Koha për të hapur vende të reja pune dhe për të çliruar ekonominë nga oligarkia e Ramës”, tha Braimllari. Mazhoranca do të propozojë ndryshime në kodin penal, për dënime me 10 vjet për ata që pengojnë procesin zgjedhor dhe që bllokojnë rrugët? Atëherë i pari që do të hyjë në burg do të jetë Edi Rama, sepse është i vetmi politikan dhe kryeministër që është i faktuar dhe është kapur me presh në dorë, duke vjedhur, duke intimiduar dhe akoma më keq duke përdorur krimin e organizuar për blerjen e votave.
POLITIKE
6
E premte, 3 MAJ 2019
Platforma e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme: Detyrat e qeverisë tranzitore
Opozita: Edi Rama është shkaktari, ndaj nuk mund të jetë ai zgjidhja P
ër opozitën e Bashkuar, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të garantojnë zgjidhjen e problemeve që pamundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Si shkaktari i këtyre problemeve, Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja. Vetëm një qeveri tranzitore, theksojnë aleatët e kampit opozitar që tashmë pas djegies së mandateve kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, jashtë konfliktit të interesit, me vullnet dhe mbështetje politike, mund të zbatojë detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Nisur nga këto arsye opozita kërkon krijimin e një Qeverie tranzitore që do të ketë detyra specifike. DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE Në platformën e publikuar paraditen e djeshme nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, opozita thekson se Qeveria Tranzitore do të ketë këto detyra: 1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve. 2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve. 3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit. 4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore. 5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj. 6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve. 7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve. 8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve. 9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje. 10. Raportim me transparencë
i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën. Lufta kundër shitblerjes së votës • Ashpërsimi i goditjes së krimit t ë o rga ni z uar n g a policia. • Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës. • Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339. • Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor. Abuzimi me burimet shtetërore • Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje. • Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve. • Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve. • Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore. • Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore. (lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike). Presioni mbi administratën dhe zgjedhësit • Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë. • Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit. • Koordinim institucional me prokurorinë për
të hetuar presionin mbi zgjedhësit. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve • Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime. • Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë. • Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit. • Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi. • Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve. Listat e zgjedhësve & sistemi i adresave • Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi. • Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. • Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik. • Përditësim i hartave zgjedhore. • Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse. • Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile. Votimi fiktiv i emigrantëve • Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS. • Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve. • Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve. Roli i policisë në zgjedhje • Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në
proces zgjedhor. Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve. • Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin. • Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore. • Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave. • Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje. • Raportim transparent i veprimtarisë së policisë. Legjitimiteti & stabiliteti demokratik • Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të Parlamentit, Qeverisë dhe Pushtetit Vendor. • Zgjedhjet pa standarde dhe të manipuluara hedhin në erë bashkëjetesën demokratike dhe stabilitetin. Zbatimi i ligjit vs. Reforma zgjedhore • Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor. • Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë. • Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës. PROBLEMET MADHORE TË ZGJEDHJEVE 1. Përfshirja e krimit të organizuar në bashkëpunim me qeverinë në shitblerjen e votës dhe presioni mbi zgjedhësit. 2. Presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore. 3. Identifikimi i besueshëm i zgjedhësve. 4. Lista e
zgjedhësve dhe sistemi i adresave. 5. Votimi fiktiv i emigrantëve. 6. Roli i policisë në zgjedhje Krimi i organizuar & shitblerja e votës • Shitblerja e votës përbën korrupsion zgjedhor. (krim i rëndë – Kodi Penal 2017) Ky fenomen kriminal cënon lirinë e votës. • Fushata e kanabizimit në 20152017, kontrolli i territorit nga rrjetet kriminale me mbështetje policore, sasia e madhe e parasë kriminale, bashkëpunimi i krimit me politikën dhe mbulimi prej saj diktuan rezultatet në zgjedhjet 2017. (Dosja 339/2017) • Në 2017ën, ODIHR-i konstatoi rritje dramatike të problemit dhe e renditi shitblerjen e votës në rekomandimin prioritar nr. 2. • Një sondazh i financuar nga Bashkimi Europian gjeti se 20% e zgjedhësve në Shqipëri pranuan se janë prekur nga shitblerja e votës. • Korniza ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal është e mjaftueshme për të goditur shitblerjen e votës. Përfshirja direkte e Ramës me pushtetin e kryeministrit siguron pandëshkueshmëri. • Zgjidhja e duarve të drejtësisë për të realizuar hetim, gjykim dhe dënim të krimeve zgjedhore pa ndërhyrje politike. (Dosja 184/2016 & Dosja 339/2017) • Parakusht themelor mbetet vullneti i qeverisë kundër korrupsionit zgjedhor. • Edi Rama është nxitësi dhe mbështetësi kryesor i këtij fenomeni. Ai nuk mund të garantojë sukses të luftës kundër shitblerjes së votës. Presion mbi administratën & zgjedhësit • Qeveria ushtroi presion mbi punonjësit e administratës publike. • Punonjësit u detyruan të marrin pjesë në fushatë dhe të votojnë për kandidatët e Qeverisë, duke u kërcënuar me largim nga puna. • Zgjedhësit u kërcënuan me largim nga puna edhe në kompani private që kanë marrë tendera dhe favore shtetërore. • Kryeministri urdhëroi policinë të mbledhë vota në fushatë për Partinë Socialiste. • ODIHR: Cënimi i mundësisë së zgjedhësve të hedhin votën pa frikën e ndëshkimit (pg. 7.7 i Dokumentit të Kopenhagenit – OSBE, 1990) • Rekomandim prioritar 3 (2017): Qeveria të luftojë presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit. • Rekomandim prioritar 8 (2017): Shteti duhet të garantojë zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet të parandalohet çdo formë presioni.
POLITIKE
7
E premte, 3 MAJ 2019
Kryedemokrati prezanton platformën e Qeverisë Tranzitore, Basha: Vendi në kolaps institucional dhe ekonomik
P
artia Demokratike dhe aleatët e saj, prezantuan këtë të enjte platformën për zgjedhjet e lira e të ndershme, si detyrë kryesore e qeverisë tranzitore. Gjatë fjalës së tij teksa [prezantoi dhe platoformën opozitare, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se vendi është në kushtet e një kolapsi politik, ekonomik dhe se Vetting-u sipas tij nuk është asgjë më shumë se një hanxhar politik. “Jemi në një krizë politike dhe ekonomike. Jemi në kushtet e një kolapsi ekonomik. Shëndetësia dhe arsimi në kolaps, e shkak për këtë është korrupsioni. Prokuroria është e kapur, drejtësia nuk ekziston. Vetting-u një hanxhar politik”, u shpreh kryedemokrati. Basha theksoi edhe se vendi ndodhet jo vetëm në një kolaps institucionesh por edhe në një kolaps ekonomik, e cila sipas tij ka sjellë edhe largimin e shumë të rinjve nga vendi. “Jemi në një kolaps. Të gjithë kemi shokë, familjarë kushërirë të cilët janë larguar nga vendi. Kolapsi i ekonomisë ka sjellë shkatërrimin e qindra mijëra vendeve të punës. Shëndetësia është në krizën më të thellë. Ka 2 arsye për këtë. Arsyeja e parë është që kjo Qeveri dhe pseudo mazhorancë nuk ka ardhur si produkt i votës së lirë, kanë ardhur si produkt i bashkëpunimit me krimin dhe një grusht oligarkësh. Kur vjen në pushtet një grusht kriminelësh kur e lidh fatin me kriminelët nuk të bëhet vonë për qytetarët. Arsyeja 2 është
Kriza, Basha: Nuk ulemi me përdhunuesin serial të zgjedhjeve, është pabesi
se ndryshe nga ç’parashikon sistemi, këtu të gjitha pushtetet janë në një dorë. Pra nuk është parlamenti që kontrollon qeverinë,është qeveria që kontrollon parlamentin. Kemi folur në tryezat e mëparshëm për nevojën për të kaluar këtë krizë, për një transformim të thellë për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur të funksionimit të Drejtësisë dhe mbështetjen sociale të shtresave në nevojë për të sjellë standardet në shëndetësi
dhe arsim”, u shpreh Basha. Kryedemokrati Lulzim Basha nga tryeza e bashkëbisedimit me grupet e interesit, të cilët i njohu me platformën për zgjedhje të lira e të ndershme foli edhe për protestat e opozitës, ku theksoi se përballje me protesta nuk mund të konsiderohet thjesht si karshillëk, por se opozita tashmë nuk ka asnjë instrument tjetër përballë dhunës shtetërore, dhe si i tillë, vijoi ai, çdo popull europian vepron si ne. “Ne jemi të vendosur
të vijojmë me mosbindjen civile, i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në këtë aksion”, tha Basha. Sa për rrugën se si do të gjejë zbatim platforma e propozuar dje, kryedemokrati nuk i përjashtoi negociatat, por shtoi se ato i përkasin një faze të dytë, pasi fillimisht kërkohet largimi i Ramës dhe qeverisë së tij. “Si do të shkohet drejt produktit që propozojmë ne? Natyrisht me negociata duke pasur përballë kundërshtarin e PS, duke insistuar për një frymë dialogu në shërbim të interesit kombëtar për të ndalur rënien kokëposhtë drejt një gremine. Por, parakushti për dialog është largimi i kësaj qeverie të kapur në afera korruptive, të kapur në bashkëpunim me kriminelë teksa vjedhin zgjedhjet. Të kërkosh të ulesh me një përdhunues serial dhe t’i besosh procesin e ardhshëm zgjedhor kjo është pabesi, është kriminale. Në vendet e Europës ai do ishte ndjekur penalisht. Ai është edhe përdhunues edhe kujdestar. S’mund të jesh edhe përdhunues serial edhe kujdestar. Kushti ynë paraprak është largimi i Ramës dhe hapja e rrugës drejt një procesi normal dialogu”, vijoi kryedemokrati.
ISH-DEPUTETI I LSI
Vasili: Rama, nga “Lider global” në Gënjeshtar Global!
Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialilste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratën që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri ndaj kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama, lidhur me Samitin e Berlinit. Përmes rrjeteve sociale, Vasili theksoi se me deklaratën e tij, Haradinaj e demaskoi Edi Ramën si gënjeshtar i rëndomtë, dhe po kështu e demaskoi edhe kryeministrja e Serbisë. “Edi Rama nga “Lider global” në Gënjeshtar Global! Edi Rama demaskohet si gënjeshtar i rëndomtë nga Ramush Haradinaj. Edi Rama demaskohet si gënjeshtar edhe nga kryeministrja e Serbisë Anna Brnabiç. Rezultati me i rëndësishëm i Samitit të Berlinit ishte që: humbëm Liderin “global”, por fituam Gënjeshtarin Global Edi Rama!”, deklaroi dje në reagimin e tij, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
ANËTARI I KRYESISË E PD-SË PREZANTON PLATFORMËN: ODIHR-I FLET PËR KORRUPSION DHE SHITBLERJE TË ZGJEDHJEVE
P
artia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar prezantuan dje platformën për zgjedhjet e lira e të ndershme, si detyrë kryesore e qeverisë tranzitore. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Oerd Bylykbashi, duke prezantuar Platformën, e vuri theksin tek problemet kryesore që kanë pasur proceset zgjedhore në Shqipëri, procese që kanë ardhur duke u përkeqësuar, që nga zgjedhjet e vitit 2013, veçanërisht në zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017. Ai theksoi se procesi zgjedhor kaloi nga vlerësimi prej ODIHR-it në procesin e 2009, se ai arriti shumicën dërrmuese të angazhimeve të OSBE-së, në raportimin e 2017-s, ku ODIHR-i flet për korrupsion dhe shitblerje të zgjedhjeve, duke e renditur rekomandimin për shitblerjen e votës në krye të rekomandimeve të tij. Duke evidentuar faktin se qeveria dhe Edi Rama s’kanë asnjë vullnet politik për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë e të ndershëm, Oerd Bylykbashi theksoi se vetëm një
Bylykbashi: Proceset zgjedhore kanë ardhur duke u përkeqësuar nga kjo mazhorancë qeveri tranzitore do ta marrë përsipër një mision të tillë. Në platformë evidentohen 10 detyra për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, duke nisur nga goditja me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, tek ndalimi i presionit qeveritar mbi drejtësinë e deri tek shkëputja e lidhjes së policisë me krimin. “Segmente të politizuar dhe të inkriminuar të Policisë bashkëpunojnë me bandat në zgjedhje. Policia mbron, shoqëron dhe mbulon strukturat kriminale që blejnë vota për llogari të PS-së. Nuk hetohen rastet, hetimet zvarriten ose mbyllen. Presionet mbi zgjedhësit në fushatë apo në ditën e votimit nuk hetohen dhe nuk parandalohen. Drejtues dhe efektivë të tjerë të policisë
marrin pjesë në fushatë. Është shfuqizuar baza ligjore që disiplinonte policinë në zgjedhje. Politizimi i rekrutimeve në polici e ka kthyer atë në instrument
politik zgjedhor. Nevojitet një sistem efektiv masash për të pamundësuar përdorimin e policisë dhe për të goditur krimin zgjedhor. Vullneti i qeverisë për zgjedhje të lira duhet të përçohet në mënyrë efektive në polici”, u shpreh demokrati Oerd Bylykbashi. Si bashkëhartues i JKodeve të mëpa r s h m e z g j e d h o r e , Bylykbashi foli gjatë edhe lidhur me problemet e zgjedhjeve, duke u ndalur veçanërisht tek listat e zgjedhësve dhe sistemi i adresave. “Regjistri Kombëtar nuk mirëmbahet prej më shumë se 1 viti për shkak të tenderimit korruptiv. Rrezikohet infrastruktura dhe shërbimet. Tenderi i OSSHEE-së në 2016ën për adresat është korruptiv dhe i përdorur politikisht. U shpenzuan pa rezultat mbi 5
milion euro. Baza e të dhënave nuk përdoret nga Gjendja Civile për listat. Nuk ka transparencë për databazën e adresave dhe përdorimin e saj. PS zotëronte dhe përdori kopje të paligjshme të saj në fushatën e 2017-ës. Zgjedhësit transferohen fiktivisht në qarqe apo bashki me synim manipulimin e rezultatit zgjedhor. (Durrës, Kavajë 2015 – Tiranë 2017). Auditët e KQZsë kanë konstatuar shkelje të rënda dhe manipulime me listat. Listat nuk nxirren nga databaza kombëtare, por, në kundërshtim me ligjin, manipulohen manualisht. Në dhjetor 2018 listat kishin 270 mijë zgjedhës pa adresë. (me kod “999”). Brenda 2 muajsh këta zgjedhës janë “spastruar” në mënyrë të paligjshme me urdhër verbal të Ministrit të Brendshëm”, ishin disa nga problematikat e evidentuara në platformën e opozitës të prezantuar dje nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Oerd Bylykbashi.
POLITIKE
8 E premte, 3 MAJ 2019
Artikull i Kryetares së LSI-së për portalin europian "EuropeanInterest.eu"
Nga Monika Kryemadhi
S
hqipëria është një vend, i cili endet prej 28 vitesh në një tranzicion politik, social dhe ekonomik. Shqiptarët vuajnë ende sot nga mentaliteti dhe kultura e trashëguar e diktaturës së egër 45-vjeçare, e cila është e rrënjosur edhe te liderët e sotëm shqiptarë. Kanë kaluar rreth 27 vite që vendi është pozicionuar drejt një perspektive të qartë euroatlantike. Shpeshherë integrimi si proces mbetet thjesht një strategji në letër, apo në ëndrrat e shqiptarëve. Edhe pas 3 dekadash ne vazhdojmë të mbetemi një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënia dhe procesi i vërtetë i integrimit, që do të fillonte me çeljen e negociatave, duket të jetë ende larg. Shqipëria ka bërë pjesë te grupi i atyre vendeve si Bullgaria dhe Rumania, ku në mes të viteve '90 iu afrua një mundësi e artë bashkëpunimi me BE, por konflikti i brendshëm politik, ngjarjet e vitit 1997, bënë që ne mos të ndiqnim ritmin e Kroacisë, e cila e nisi procesin e anëtarësimit disa vite pas nesh. Sot duket qartë se edhe Serbia, Mali i Zi, por edhe Maqedonia e Veriut, do të jenë sërish disa hapa para, duke e lënë Shqipërinë të izoluar mes konfliktit të brendshëm politik, mungesës së theksuar të dialogut, shtetit të kapur dhe rrëshqitjes drejt autokracisë. Është pikërisht ky realitet i hidhur shqiptar, ku sot më shumë se kurrë palët janë të polarizuara në skaje të kundërta dhe se drita jeshile në mes të tunelit të errët thuajse është e padukshme!
Shqipëria ka nevojë për një shtet të fortë, dhe jo për një drejtues të fortë Ruajtja e stabilitetit nëpërmjet status-quo-s dhe mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, kanë bërë që Shqipëria të ketë një qeverisje arbitrare, ku qytetarëve iu cenohet e drejta e pronës dhe e jetës, ku liria e medias është relative, në bazë të interesave individuale dhe partiake, ku administrata publike përdoret dhe vihet në shërbim të partisë në pushtet dhe jo të qytetarëve, ku reformat shtet-formuese kthehen fatkeqësisht në reforma propagande në favor të pushtetit. Opozita në vend nuk është perfekt. Ndonjëherë peng edhe e gabimeve të së shkuarës, është në përpjekjet e saj për një reformim të brendshëm, por edhe për të ndryshuar një sistem që ka rrënuar çdo qelizë të demokracisë. Opozita, e ndodhur para një fushe loje me rregulla të pabarabarta, duke i hequr të gjitha mjetet ligjore parlamentare dhe në mungesë të disa prej organeve kyçe të drejtësisë, si Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, në pamundësi për të ngritur e trajtuar ligjërisht problemet e mëdha, me të cilat përballet vendi, ka vendosur me vetëdije të plotë të ndërmarrë një akt radikal, si ai i djegies së mandateve. Dikush mund të pyes me të drejtë, a është i drejtë ky akt? Fatkeqësisht edhe unë mendoj që po është i drejtë, në rrethanat dhe në situatën ekstreme, në të cilën ndodhet Shqipëria. Ne kemi një qeverisje monopartiake, një parlament monopartiak që çdo ditë e më shumë po rrëshqet drejt regjimit diktatorial. Korrupsioni në nivelet e larta ka sjellë kosto të larta për
qytetarët dhe ekonominë, mbështetja zgjedhore e faktuar tashmë, që iu dha partisë në pushtet nga krimi i organizuar ka sjellë, për fat të keq, kapjen e shtetit prej tij, ka sjellë kapjen e ekonomisë dhe kontrollin e shpenzimeve publike. Situata ekonomike është tepër komplekse, pasi ekonomia jonë është e monopolizuar dhe në duar të vetëm pak individëve. Qytetarëve iu mungon aksesi në punësim, biznesi i vogël dhe i mesëm është i detyruar të shkojë drejt falimentit, për shkak të taksave të larta. Fermerët ndodhen në protesta të përditshme për shkak të mungesës së gjetjes së tregut për të shitur produktet e tyre, kostove të larta të prodhimit dhe konkurrencës së pandershme. Rinia ka humbur shpresën, duke iu drejtuar shteteve evropiane, si zgjidhjen e vetme për një jetë më të mirë. Ne kemi shkuar aq larg, sa kemi shkelur marrëdhënien më të rëndësishme kontraktuale me BE, siç është Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e firmosur në vitin 2006. Sot disa prej këtyre shkeljeve janë në hetim edhe nga vetë institucionet evropiane, të cilat i kërkojnë llogari qeverisë shqiptare se pse nuk është zbatuar kriteri i konkurrencës së lirë dhe transparencës në investime madhore si aeroporti i Vlorës, apo Teatri Kombëtar, ku nuk janë lejuar të marrin pjesë në garë investitorë evropianë. Pandëshkueshmëria është një tjetër çështje madhore. Për herë të parë zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri na prezantuan me fenomenin e përfshirjes së krimit të organizuar në shitbler-
jen e votës. Fakt ky që u vërtetua nga përgjimet e prokurorisë shqiptare dhe ku u zbulua se zyrtarë të lartë ishin të përfshirë në këto afera kriminale. Ende dhe sot drejtësia heziton të hetojë deri në fund këto çështje. Drejtësia është në duart e pushtetit dhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të vështirë luftën opozitare brenda institucioneve. Të gjendur përpara një situate të tillë, opozita nuk kishte asnjë rrugëdalje tjetër, veç asaj të djegies se mandateve dhe kërkesës së prerë dhe të qartë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do t'iu japin mundësinë shqiptarëve të zgjedhin të lirë qeverinë që duan. Djegia e mandateve në asnjë rrethanë nuk është motivuar nga neglizhimi i përgjegjësive politike dhe përfaqësuese. Në thelb, ajo është një rrugë ekstreme e ndërmarrë në kushtet e sjelljes refraktare dhe injoruese të institucionit të opozitës nga mazhoranca, me qëllim përshpejtimin e një konkurrimi të drejtë e të ndershëm në një proces zgjedhor jo të kontrolluar nga krimi, apo nga mazhoranca. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, përfshirë Komisionin Evropian, shpesh kanë mbyllur sytë përballë sjelljes politike të mazhorancave dhe trajtimit prej tyre të problemeve të mëdha të vendit, duke toleruar arrogancën dhe "dorën e fortë", në këmbim të stabilitetit në dukje që ajo sjell. Ne besojmë në vlerat dhe demokracinë evropiane dhe jo në stabilitetin imagjinar, që në vetvete destabilizon vendet me demokraci të brishtë si Shqipëria. Frika se djegia e
mandateve dhe rrëzimi i një qeverie mund të kthehet në një precedent edhe për vendet e tjera të rajonit, nuk është argument i qëndrueshëm. Unë dëshiroj t'iu drejtoj një pyetje të gjithë atyre që i druhen ndryshimit politik në Shqipëri: Mos ndoshta është më mirë krijimi i këtij precedenti që të parandalohet edhe në vendet e tjera instalimi i një regjimi autokrat, siç po ndodh në Shqipëri? Mos vallë është më e rrezikshme mungesa e demokracisë, institucioneve dhe reformave shtet-formuese sesa thjesht rrëzimi i një individi nga pushteti? Sot të gjithë ne duhet të tolerojmë diçka nga vetja për të bërë shtet. Shqipëria nuk ka nevojë për liderë të fortë, por mbi të gjitha për të është jetike një shtet i fortë, i drejtë dhe i barabartë për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlera që qëndrojnë në themel të Evropës, të cilës ne duam t'i bashkohemi. Situata në të cilën ndodhemi ka vetëm një zgjidhje, një pakt kombëtar, ku të gjitha palët të kenë si pikënisje rivendosjen e dialogut politik në vend. Politika shqiptare duhet të fillojë të ndajë një herë e përgjithmonë programet partiake me interesat kombëtare. Kjo duhet të nisë me ndryshimin e mentalitetit, me alternativat konkrete që duhet të vendosen në tryezë për ndryshimin e këtij sistemi të rrënuar. Pakti kombëtar duhet të jetë për shqiptarët dhe lufta politike duhet t'i shërbejë ofrimit të mundësive dhe të një jetese më të mirë për ta. Kjo është oferta e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ofertë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane.
i ka bërë presion homologut të tij kosovar për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe. Tani
raportet mes dy kryeministrave, kosovar dhe shqiptar, janë në nivelet më kritike.
REPLIKA ME EDI RAMËN
Haradinaj: Do tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen, edhe kur s’i pëlqen dikujt
E
di Rama mbrëmë një reagim kur ka fyer kryeministrin e Kosovës, duke e quajtur gënjeshtar. Ramush Haradinaj, i është përgjigjur duke e kementuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj për me tregue”, etiketimin si gënjeshtar që i bëri kryeministri Edi Rama përmes Facebook-ut. Homologu i tij kosovar e nuk e ka duruar dot shprehjen se do të dalë burrë i mirë para popullit
duke mashtruar dhe i ka kujtuar Ramës se për ato që ai ka thënë, ka edhe dëshmitarë. “Do të tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur s’i pëlqen dikujt. Do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence. Këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregue, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj e akuzoi Ramën se i
bëri më shumë presion se Merkel dhe Makron për heqjen e taksës 100%, ndërsa kryeministri shqiptar i tha se gënjente dhe se të fshehta e takimeve nuk duheshin nxjerrë në publik. Por në këtë debat me sa duket Haradinaj ka edhe një dëshmitar. Ai është ministri i Jashtëm i Kosovës dhe miku i Ramës, Behgjet Pacolli. Në një intervistë me gazetarin Baton Haxhiu, Pacolli ka pranuar faktin se kryeministri shqiptar
FORUM ANALIZË Nga Berat Buzhala
K
osova i ka dy realitete, një në të cilin jetojmë ne, dhe një tjetër ku bën pjesë vetëm Batoni. Këtu nuk bëjnë përjashtim as ngjarjet në Berlin. Me avionin privat të Lordit te Marecit të gjithë personat e rëndësishëm të politikës shqiptare ishin nisur për në kryeqytetin e Gjermanisë, për të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pasagjerë ishin Presidenti Thaçi, Kryeministrat Rama dhe Haradinaj, Lordi vetë, si dhe gazetari zyrtar i shtetit të Kosovës, zoti Baton Haxhiu. Gjatë gjithë udhëtimit, thuhet që, vetëm piloti kishte qëndruar neutral karshi taksës ndaj mallrave serbe, të cilën qeveria e Kosovës e ka vendosur muaj më parë. Të tjerët, secili duke përdorur taktikat më të mira personale për mashtrim, kishin provuar - për të disatën herë - ta bindnin kryeministrin Haradinaj se taksa e kishte dhënë efektin e vet. Refreni që taksa e ka dhënë efektin e vet ka filluar të përsëritet ditën e nesërme të vendosjes së saj. Sot e kësaj dite askush nuk e di se me cka është konstatuar dhënia e efektit të taksës!?
të 50'ta dhe 60'ta. Tek e fundit Thaçi shquhet për shije të holla kulturore. Ka mundësi që pjesën më të madhe të kohës së tij në udhëtime ai e kalon nëpër galeri të ndryshme, jashtë syve të opinionit. Pasi që e kishin ngrënë drekën, delegacioni nga Kosova ishin nisur për ta takuar ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, njëra prej figurave më kontradiktore të administratës së Presidentit Trump. Prej kur ka zbarkuar në Gjermani, ky ambasador ka provuar që ta sabotojë kancelaren Merkel, qoftë përmes intervistave në media të ndryshme, qoftë duke i takuar me një pompozitet liderët e Alternativës Për Gjermaninë, grup i ekstremit të djathtë, të lidhur në një formë me liderin rus Vladimir Putin. Meqë nuk jemi në pozitë për të zgjedhur, e as për t'ia përcaktuar Presidentit Trump ambasadorët, atëherë nuk na mbetet tjetër për të thënë, përveçse shumë mirë që e takuan atë.
Nuk kishte vazhduar për shumë kohë përpjekja për ta bindur Haradinajn. Diku mbi qiellin e Bosnjës kishin hequr dorë. Në pamundësi për ta thyer Kryeministrin Haradinaj pasagjerët kishin filluar që të flasin, siç do të thoshte Batoni, për "gjëra të bukura". Se çfarë mendon Haxhiu me "gjërat e bukura" kjo është një enigmë e madhe, por është e rëndësishme që të thuhet se palët kishin zbritur nga avioni i Lordit pa ndonjë marrëveshje se çfarë do të flasin ose çfarë nuk do të flasin në takimin për ku ishin nisur.
Gazetari zyrtar i shtetit, Batoni, nuk ka qenë në këtë takim, anipse ka mundësi që paraprakisht e ka ditur deri në detaje se çfarë do të flitet aty brenda. I ka treguar dikush atij. I ka Batoni disa kontakte misterioze në nivele të larta botërore që e njoftojnë paraprakisht se çfarë do të ndodhë me ne, por edhe me rajonin, në disa dekadat e ardhshme. Se në çfarë gjuhe komunikon ky me ta, kjo është gjithashtu shumë misterioze. Nëse një gjë e tillë bëhet në gjuhën angleze, atëherë frikësohem shumë që mesazhet do të lexohen gabimisht. Bashkë, Thaçi dhe Batoni nuk arrijnë ta flasin dot një anglishte të nevojshme për të mbijetuar për bukë dhe për ujë.
Rrugës për në hotel dy delegacionet ishin ndarë, ai i Shqipërisë për në Regent Hotel, këta të Kosovës për në Hilton. Batoni në udhëkryq, për të qëndruar sa më afër të dyja ekipeve. Paradite të Thaçi, pasdite te Rama. Të hidhëruar që nuk e kishin bindur Ramushin që të subordinonte veprimet e tij me ato të Ramës dhe Thaçit, këta të dytë, bashkë me Batonin e kishin marrë për dore edhe të diturin Gent Caka dhe kishin ngrënë drekë së bashku. Se çfarë kanë biseduar gjatë drekës është e vështirë të dihet. Ndoshta edhe aty Batoni ka vazhduar që të flas për gjërat e bukura, si bie fjala pikturë, art, muzikë klasike, kinematografi të viteve
Sido që të jetë, pas takimit me amerikanin, Thaçi, i shoqëruar nga Bekim Collaku, Haradinaj, i shoqëruar nga Lordi, ishin nisur për në zyrat e kancelares Merkel, ku do të vinte Presidenti Makron dhe pjesa tjetër e delegacionit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Gazetari i shtetit, në anën tjetër, ishte nisur për në sheshin afër portës së Brandeburgut, prej ku do të raportonte në kohë reale për në Kosovë, se çfarë po ndodhte atje brenda. Pa filluar mirë takimi, kur palët ende nuk i kishin zënë ulëset, Batoni i armatosur me fuqi paranormale, po tregonte se atje brenda punët ishin llugë. Po, po, llugë. Dukej që nuk po flitej për gjëra të bukura. Gjithsesi nuk
9 E premte, 3 MAJ 2019
Drama në Berlin, kush çfarë i tha kujt (dhe Baton Haxhiu über alles) dëshironte të lëshohej shumë në detaje, sepse çfarë kuptimi do të kishte pastaj i gjithë takimi, që supozohej të ishte me dyer të mbyllura. Mirëpo për Batonin nuk ka dyer të mbyllura. Fuqia e tij i thyen ligjet e fizikës. Ai ka mundësi që të jetë fizikisht në të njëjtën kohë në, së paku, dy vende. Vuan gjithashtu edhe nga sëmundja e leximit të mendimeve të të tjerëve, në një perimetër prej disa kilometrave. Në ndërkohë kur gazetari shtetëror po fliste në disa media, në të njëjtën kohë, brenda zyrës së kancelares Merkel po vazhdonte takimi. Thaci të tjera fjalë i kishte folur në ambasadën amerikane në Berlin, e të tjera fjalë po i fliste në këtë takim. Amerikanëve u kishte thënë se pa ju nuk bëhet dot gjë, tash të njëjtën po ua thoshte zonjës Merkel dhe zotit Makron. Ata që kishin qenë pjesëmarrës në takim kanë treguar që pjesa kryesore e tij ishte zhvilluar në një sallë, ku pjesëmarrësit po qëndronin në këmbë dhe në grupe. Vëmendja ishte e përqendruar te kryeministri Haradinaj. Dy udhëheqësit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, Merkel dhe Makron, kishin filluar të ushtronin trysni te Haradinaj për çështjen e taksës. I kishin kërkuar atij që ta suspendonte atë për katër ose gjashtë muaj. Në një moment të caktuar Merkel dhe Makron e kishin nxjerrë Haradinajn në tarracën e ndërtesës ku po zhvillohej e gjithë ngjarja. I mbështetur për muri Haradinaj u kishte thënë atyre "a të kërcej nga ndërtesa?" Vucic, në anën tjetër, duke e parë këtë situatë, duke e parë që Haradinaj nuk po thyhej i kishte thënë zonjës Merkel, me zë të lartë "kot po flisni me të, sepse atij dikush nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka thënë që të mos e heq taksën". Në vend që ta ndihmonte, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte vendosur që ta godiste kolegun e tij nga Kosova, edhe në gjuhën angleze që ta kuptonin të gjithë, por edhe në
gjuhën shqipe. Rama ishte kujdesur që sa herë i kishte thënë Haradinajt që ta hiqte taksën, atë ta dëgjonin edhe Merkel edhe Makron. Pastaj, në gjithë këtë situatë Haradinaj e kishte humbur paksa toruan. Kur Rama i kishte thënë, tash në gjuhën shqipe, që ta hiqte taksën, Haradinaj i ishte kthyer Ramës sikur vëllai-vëllait, duke ia ofruar për desert një organ trupor. Mirëpo termin që Haradinaj e kishte përdorur për organin nuk ka qenë shumë brutal, më shumë është një trajtë që nënat e përdorin për fëmijët e tyre të vegjël. Duke e parë se sa është sahati, Rama kishte vendosur që të spostohej, bashkë me Thaçin, në një kauq që ndodhej diku në sallon. Kishin mbetur krejtësisht të paangazhuar dhe irrelevant. Në një fotografi që arrita ta shoh, Thaçi dhe Rama të ulur në atë kauq, dukeshin më shumë si dy burra të mërzitur në një pasdite vere, se sa si dy burrështetas që ishin pjesë e një takimi të rëndësishëm rajonal. Ajo çfarë Haradinaj i kishte thënë, Ramës i kishte mbetur pikë në kokë. Diku kah fundi i takimit i kishte thënë kryeministrit të Kosovës "përse me ofendove?" Haradinaj i është ankuar Ramës se po i bën shumë presion. Thaçi, prej anës së tij, kishte vazhduar që të lobonte që të hiqej taksa e "Hoxhajt dhe Veselit", por nuk ishte angazhuar që të komunikonte me Haradinajn në biseda private. Presidenti i Kosovës kishte folur për audiencën ndërkombëtare. Mirëpo, secili hallet e veta në këtë këtë takim, edhe Thaci i kishte pasur të tijat. Ai ishte preokupuar tej mase që të mos konsiderohej heretike, dhe e tejkakuar, ideja për korrigjimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai dhe Vucic kanë shpenzuar shumë energji, e ndoshta edhe pare. Mirëpo përfaqësuesi mysliman i Bosnjës dhe Hercegovinës ishte kujdesur që kjo temë të hapej, në mënyrën më të keqe për Thaçin. Ai, në një fjalim të gjatë, kishte thënë që nëse prekën kufijtë,
kudo në Ballkan, atëherë tragjeditë janë të pashmangshme. Ai kishte thënë që rajoni do të zhytet në luftë dhe masakra, nëse kjo ide gjen zbatim praktikë. Në këtë moment Thaçi ishte shqetësuar, ndoshta jo aq përse po fliste një politikan nga Bosnja, por që këto po i dëgjonte një politikane nga Gjermania. Shumica dërrmuese e të pranishmëve në takim ishin pajtuar me politikanin boshnjak. Fjalimi i tij për rrezikun e prekjes së kufijve konsiderohet që ishte gozhda e fundit në arkivolin e kësaj ideje. Ka që thonë se takimi në Berlin kishte qenë një dështim. Ka mundësi që ka qenë i tillë, mirëpo vetëm për disa ishte i tillë. Në Berlin thjesht ka dështuar plani për ndarje të Kosovës. Fare në fund të tij të gjithë pjesëmarrësit janë ulur prapë rreth një tryeze të përbashkët. Makron dhe Merkel janë dukur të relaksuar. Ata i kanë ftuar palët që të shkonin në Paris me 1 korrik për të vazhduar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Deri atëherë ata do të dërgojnë në rajon përfaqësuesit e tyre për të diskutuar për modalitetet. Kryeministrja e Gjermanisë dhe Presidenti i Francës janë të bindur që Bashkimi Evropian ka kapacitet, por edhe detyrim, për t'i mbyllur zënkat në rajon. Ka mundësi që personaliteti i vetëm në Ballkan që edhe më tutje nuk është i bindur në fuqinë gjermane është gazetari zyrtar shtetëror, i cili ka disa muaj që në udhëtime zyrtare të Presidentit Thaçi po e shoqëron atë, duke e zëvendësuar kështu Ngadhnjim Kastratin, i sapozgjedhur drejtor i RTK'së. Me fjalë të tjera kjo ishte historia e takimit në Berlin. Mirëpo kjo është historia sipas meje, që do të thotë është histori relative. Ju të dashur lexues, që erdhët deri në fund të këtij shkrimi, historinë e vërtetë, atë absoluten, atë që e mbanë vulën e Thaçit dhe të Ramës, kërkojeni te Batoni.
SOCIALE
10
E premte, 3 MAJ 2019
ALARMI
Të rinjtë me Hipertension, stili i jetesës po i sëmur
K
ëmbanat e alarmit kanë nisur të bien fort për brezin që po rritet duket se ato bien në vesh të shurdhët. Në Shqipëri po rritet një brez i sëmurë fëmijësh. Mjekët konfirmojnë se sot ka 15-vjeçar apo 11-vjeçar me hipertension tek të cilët më vonë shfaqen komplikacione jo të lehta. Sipas studimit më të fundit të Institutit të shëndetit Publik 11% e grupmoshës nga 15 deri në 19-vjeç janë me hipertension. Dhe hipertensionin në këtë moshë mjekët e lidhin vetëm me stilin e jetesës dhe ushqimet që konsumojnë. Kjo ka bërë që të nisin me hipertension në moshën 15vjeç dhe të bëjnë infarkt në moshën 25-vjeç. Jo vetëm
ushqimet që konsumojnë por edhe pijet energjike po shkatërrojnë shëndetin e fëmijëve. Aktiviteti sportiv është jo vetëm masa parandaluese, por edhe ajo çfarë u sugjerohet rasteve të reja me hipertension pasi për të çuar në parametrat e duhur presionin arterial në moshat e reja nuk mund
të përdoren medikamente. Futboll, not, vrap apo sporte të tjera mjafton të mos bëhet jetë sedentare sugjerojnë mjekët duke i kërkuar si fillim prindërve e më pas mësuesve nëpër shkolla që orën e edukimit fizik të mos e neglizhojnë duke e konsideruar si orë pushimi.
ELBASAN
A
rsimimi dhe trajtimi psikologjik, shihen si mundësia për tu rikthyer fëmijërinë e humbur viktimave të trafikimit dhe braktisjes në moshë të vogël. Rreth 300 fëmijë, viktima të këtyre fenomeneve janë trajtuar deri në tre vite në qendrën rezidenciale të Elbasanit për të lënë pas pasojat e për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. “Me mbështetjen që ju më dhatë unë kam rritur besimin te vetja dhe sigurinë”. Ata qëndrojnë aty për 1 deri në 3 vite ku veç mbrojtjes, arsimohen e marrin shërbime dhe mbështetje për të lënë pas këtë situatë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. “Para se të vija këtu në këtë qendër jeta ime nuk
Viktima të trafikimit e braktisjes, “sfida” e fëmijëve
ishte e mirë, nuk kisha ku të mbrohesha”. Esmeralda Dylgjeri, punonjëse e shërbimit social thotë se falë këtij programi, këta fëmijë thurin ëndrra për të ardhmen. Psikologia, Orgesa Qosja, tregon se një prej e këtyre fëmijëve janë paraqitur aty me trauma psikologjike, çka ndikon
në personalitetin e tyre. Mbi 5 mijë fëmijë shqiptarë rezultojnë të trafikuar në vendet e Bashkimit Europian sipas një raporti të vitit 2018 të Europol, ku theksohej në një pjesë prindërit ishin në dijeni por gjendja e vështirë ekonomike e tyre e bën të vështirë parandalimin e këtij fenomeni.
Qëllimi i kësaj konference është forcimi i kapaciteteve kombëtare për hartimin e politikave të bazuar në dëshmi apo evidenca për strehimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban me fokus strehimin
M
inistria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Evropës të Kombeve të Bashkuara (UNECE) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UNHabitat), organizon në datat 2 dhe 3 maj 2019 konferencën “Arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri”. Qëllimi i kësaj konference është forcimi i kapaciteteve kombëtare për hartimin e politikave të bazuar në dëshmi apo evidenca për strehimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban me fokus strehimin. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte e pranishme në hapjen e punimeve të konferencës dhe gjatë fjalës së saj, theksoi se strehimi është një nga objektivat socialë të shtetit shqiptar, sanksionuar dhe në Kushtetutë, dhe është në fokus të politikave qeveritare. Në përmbushje të këtij objektivi është miratuar Strategjia për Strehimin Social 2016-2025, që përcakton angazhimet afatgjata të qeverisë në mbështetje të funksionit të njësive vendore në fushën e strehimit, si dhe është miratuar vitin e kaluar ligji i ri “Për strehimin social”, i cili parashikon disa programe që adresojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe situata të ndryshme strehimi. Ministrja tha se politikat qeveritare janë shoqëruar me buxhete konkrete, duke bërë që buxheti për strehimin në vitin 2019 të rritet me 30 për qind në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, Denaj vuri në dukje
Ministrja Denaj: Buxheti për strehimin në 2019 është rritur me 30 %
se në vijim kërkohet një rritje e përgjegjshmërisë së njësive vendore dhe akordimin e fondeve nga të ardhurat e tyre për rritur impaktin te komuniteti. “Për këtë arsye, këtë vit është vendosur se një nga kushtet për të përfituar fonde buxhetore është kontributi i jo më pak se 20 % të kostove të projekteve të mbulohet nga të ardhurat e vetë bashkive”, u shpreh Ministrja Denaj. Të
pranishëm në aktivitet ishin Brian J. Williams, Koordinator Rezident i Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë; kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; përfaqësues nga UNECE dhe UN-Habitat, si dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme shtetërore. “Vitin e kaluar u miratua ligji i ri “Për strehimin social”, i cili parashikon disa programe që adresojnë shtresa
të ndryshme të shoqërisë dhe situata të ndryshme strehimi. Ndërkohë, këto politika janë shoqëruar dhe me buxhete. Në vitin 2019, buxheti për strehimin pësoi një rritje prej 30% krahasuar me një vit më parë. Çka kërkohet në vijim është rritja e përgjegjshmërisë së njësive, akordimi i fondeve nga niveli qëndror dhe kryesisht ai vendor. Për këtë arsye, këtë vit
është vendosur se një nga kushtet për të përfituar fonde buxhetore është kontributi i jo më pak se 20 % të kostove të projekteve të mbulohet nga të ardhurat e vetë bashkive. Po jap disa shifra se ku qëndrojmë sot: Janë ndërtuar gjithsej 1,138 apartamente sociale me qira, të cilat janë në pronësi të 8 bashkive, me fondet e veta të ndërtuara dhe nga viti 2011 janë 570 apartamente në programin e banesave me kosto të ulët; Janë dhënë rreth 4,000 kredi me interesa të subvencionuara nga buxheti i shtetit. Politikat e strehimit pas vitit 2013 kanë një fokus më të përqendruar në zgjidhjen e problematikave në familjet e varfra dhe të pa favorizuara, si familje të minoritetit rom e egjiptian, gra të dhunuara, familje një prindërore, persona me aftësi të kufizuara, etj. Gjatë viteve 2014-2018 janë ndihmuar rreth 1,700 familje për të paguar qiranë e banesës në treg dhe rreth 1,200 familje me investime për përmirësimin e kushteve të banimit. Konferenca është e një rëndësie të veçantë për politikbërjen dhe për ndërthurjen më të mirë të politikave sektoriale të vendit, e veçanërisht politikat e planifikimit urban dhe ato të strehimit me Axhendën 2030, për treguesit e Zhvillimit të Qëndrueshëm, që do të jenë fokus i kësaj konference. Axhenda e re globale është pikënisje për programe zhvillimi ambicioz në një sërë fushash të cilat harmonizojnë angazhimet tona europiane me nevojën për ta çuar vendin në nivele më të zhvilluara se sa ai sot dhe drejt vendeve të Bashkimit Europian”,-tha më tej ministrja Denaj.
AKTUALITET
11
E premte, 3 MAJ 2019
Marrëveshja e nënshkruar me Agjencinë Europiane të Rojave Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për menaxhimin e kufijve në kuadër të përballimit të fenomenit të emigracionit
M
arrëveshja për menaxhimin e përbashkët të kufirit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hyri që prej 1 majit në fuqi, i hap rrugën një bashkëpunimi të ngushtë e konkret me agjencitë ligjzbatuese europiane. Zv/ ministrja e Brendshme, Rovena Voda, thotë se: “Shqipëria është vendi i parë në rajon që finalizon këtë marrëveshje me FRONTEX”. “Para disa ditësh pata kënaqësinë të takoja zv.drejtorin e Përgjithshëm të FRONTEX, Berndt Koerner, i cili shprehu falënderimet e tij për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për finalizimin, të parët në rajon, të Marrëveshjes Statusore BEShqipëri për bashkëpunimin me FRONTEX si dhe të marreveshjes operacionale me këtë agjenci”, tha Voda. Marrëveshja e nënshkruar me Agjencinë Europiane të Rojave Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për menaxhimin e kufijve në kuadër të përballimit të fenomenit të emigracionit, është një vlerë e shtuar dhe fokusi i saj është lufta kundër migracionit të paligjshëm, si dhe rritja e numrit të operacioneve të kthimit, apo pranimit të migrantëve nga vendet e treta që vijnë në Shqipëri. Bashkimi Europian po zhvillon negociata për marrëveshje të ngjashme dhe me vende të tjera të Ballkanit që janë jashtë BE-së, si Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut. Marrëveshja e nënshkruar me Agjencinë Europiane të Rojave Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për
FRONTEX, Voda: Punë konkrete me agjencitë europiane FOKUSI “Marrëveshja e nënshkruar me Agjencinë Europiane të Rojave Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për menaxhimin e kufijve në kuadër të përballimit të fenomenit të emigracionit, është një vlerë e shtuar dhe fokusi i saj është lufta kundër migracionit të paligjshëm, si dhe rritja e numrit të operacioneve të kthimit, apo pranimit të migrantëve nga vendet e treta që vijnë në Shqipëri”.
menaxhimin e kufijve në kuadër të përballimit të fenomenit të emigracionit, është një vlerë e shtuar dhe fokusi i saj është lufta kundër migracionit të paligjshëm, si dhe rritja e numrit të operacioneve të kthimit, apo pranimit të migrantëve nga vendet e treta që vijnë në Shqipëri. Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 12 shkurt të vitit 2018, ku ministri i Brendshëm i atëhershëm, Fatmir Xhafaj bëri
me Komisionerin për Migrimin dhe Punët e Brendshme në BE, Dimitris Avramopulos gjatë një vizite në Tiranë. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përgëzoi Shqipërinë për këtë arritje. Marrëveshja midis Kufirit Europian, ‘’Gardës Cost’’ Frontex dhe Shqipërisë është nënshkrimi i parë i bërë dhe që do hyjë në fuqi me një vend që nuk është në Bashkimin Europian. Rojet e para të kufirit
GJUHËTARI
DURRËS
Shkëmbimet tregtare drejt 43 porteve të botës Gjatë tre muajve të parë të këtij viti shkëmbimet tregtare me anije nga porti i Durrësit janë realizuar me 43 porte në 13 vende të botës. Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në periudhën janarmars 2019 mallrat e importeksporteve që janë përpunuar në kalatat e portit të Durrësit kanë mbërritur apo janë nisur drejt 43 porteve në kontinentet e Europës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës. 13 porte në Turqi kanë pritur apo përcjellë mallra nga/drejt portit të Durrësit. Në vendin e dytë renditet Italia me 8 porte gjithsej, ndërsa më tej Rusia, Egjipti e SHBA me 3-6 porte. Gjatë tre muajve të kaluar në portin e Durrësit kanë mbërritur 51 mijë ton mallra nga portet e Houston, Lake Charles dhe Texas (SHBA). Më shumë se 55 përqind e mallrave të import-eksportit që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-mars 2019 drejtohen/mbërrijnë drejt/nga portet e Rusisë, Turqisë dhe SHBA.
Frontex do të vendosen më 21.05.2019”,-shkruan Soreca. Kjo marrëveshje ndikon rritjen e sigurisë kombëtare, në luftën kundër krimit ndërkufitar në kufijtë e Shqipërisë me vendet e BE-së. Aty do të jenë të fokusuar edhe oficerët e FRONTEX, që do të punojnë bashkë me oficerët tanë të Kufirit dhe Migracionit. Kryerja e këtyre operacioneve të përbashkëta do të shërbejë si një lloj trajnimi për policinë tonë
kufitare. Po ashtu do të kemi edhe mbështetje logjistike nga ana e FRONTEX për të mbikëqyrur kontrollin kufitar në kufi me vendet e BE-së, me Greqinë dhe Italinë. Zv/ministrja Voda, është shprehur më herët se: “Kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të firmosura nga qeveria shqiptare me Bashkimin Europian, në kuadër të zgjerimit të një marrëdhënie operacionale me FRONTEX”. Sipas saj, Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që ka finalizuar këtë marrëveshje.
P
una e shpejtë për hartimin e teksteve shkollore ka sjellë sot urgjencën gjuhësore, tregon profesor Gjovalin Shkurtaj. “Ëndërroja kapjen e një peshkaqeni të madh. Mendoja që levrekun ta lidhja me dinamitin”, është një fragment i shkëputur nga teksti i gjuhës shqipe dhe lexim i klasës së 6, nga romani “Shpella e Piratëve” i Petro Markos. Përzgjedhja e pjesëve letrare është problem delikat, pasi gjuha e përdorur nuk duhet të jetë e rëndë për nxënësit e ciklit 9-vjeçar. “Në çdo tekst duhet marr parasysh mosha e fëmijëve, pra klasa. Fëmijët e sotëm kanë mik dhe internetin, kjo është dhe një tjetër vështirësi e madhe për hartuesit e librave. Tekstet shkollore që përkthehen, zakonisht dalin me të meta. Përkthyesit mund të dinë mirë gjuhën dhënëse, pra anglishten apo gjermanishten frengjishten por nuk dinë mirë gjuhën shqipe. Në qoftë se e lemë çdo gjë që vjen
Tekstet shkollore, Shkurtaj: Duhen redaktorët letrarë
është e përshtatshme, mjafton të shkruaj për Naim Frashërin por nuk ka shumë rëndësi se çfarë shkruajmë, gjuha e teksteve në vend të përmirësohet, do të përkeqësohet më tej”, tha
Gjovalin Shkurtaj. Vite më parë, veç autorit të tekstit, ishte redaktori dhe korrektori letrar që nuk lejonin që në duart e fëmijëve të shkonin libra me gabime. Kjo hallkë mungon.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E premte, 3 MAJ 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E premte, 3 MAJ 2019
Bashkia e Tiranës ofron një nga paketat më të mira sociale në rajon
Veliaj: 3% e apartamenteve të reja do të jepen për strehim social B
ashkia e Tiranës ofron sot një nga paketat më të mira sociale, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. I pranishëm në konferencën “Arritja e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri: kontributi i treguesve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në hartimin e politikave të bazuara në evidenca në nivel kombëtar dhe lokal”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka shpërndarë çdo vit 1 mijë kredi të
buta për strehim, ndërsa ka vijuar edhe mbështetja përmes programeve të tjera sociale për njerëzit në nevojë. “Jemi një ndër bashkitë që ofron paketën më bujare për çështje sociale në rajon, sidomos lidhur me strehimin. Vitet e fundit kemi dhënë nga 1000 kredi të buta çdo vit, kryesisht për të ndihmuar çiftet e e reja, ku shuma e moshës së dy anëtarëve të çiftit është nën 70 vjeç; pra, u japim një ndihmë të fillojnë jetën e tyre të
re si familjarë të rinj në qytetin e Tiranës. Kemi marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga bankat, ku ne amortizojmë interesin dhe përfituesit paguajnë vetëm këstin e kredisë”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë veçoi gjithashtu edhe hapjen e 7 mensave sociale, si një mundësi që çdo kush në Tiranë të marrë strehim dhe një vakt të ngrohtë. “Jam shumë i vendosur që të vazhdojmë me politikat tona sociale. Kemi hapur për herë të parë strehën për personat në situatë rruge, kurse sot kemi 7 mensa sociale. Ky qytet ka shumë nevoja, por ka edhe shumë solidaritet. Një qytet me 1 milion banorë patjetër që ka varfëri, por një qytet që prodhon 50% të PBB të ekonomisë së Shqipërisë, patjetër duhet të ketë edhe shumë bujari e solidaritet. Dua shumë që të mos e shohim vetëm si monopol të autoriteteve qeveritare dhe ndërkombëtare”, tha kryebashkiaku. Duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjitha pallatet e reja do të rezervojnë 3% të ndërtimit për llogari të fondit të banesave sociale në Tiranë. Veliaj
tha se pas vendosjes së taksës për ndërtimet e reja, do të aplikohet edhe nisma për të vendosur 3% të ndërtimeve për strehimin e familjeve sociale. Kjo, sipas tij, është mënyra më e mirë për strehimin e familjeve të pastreha sepse shmang përqendrimin e tyre në zona të caktuara, por njëkohësisht tregon se Tirana është qytet solidar dhe kushdo kontribuon për dikë në nevojë. “Disa gjëra kanë ndryshuar për mirë dhe duhet ta pranojmë këtë. Me ligjin e ri, për të cilin duhet të bëjmë të gjitha aktet nënligjore, u kërkojmë ndërtuesve që 3% të ndërtesave të reja të vendosen në dispozicion të fondit të banesave sociale. Kjo e bën akoma më demokratik këtë proces. Jemi një ndër vendet e rralla në rajonin tonë që e kemi këtë politikë dhe që duhet ta aplikojmë sa më shpejt vitin tjetër sepse na ndihmon që hapësirat e qendrave sociale të mos kthehen në geto”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku deklaroi se vetëm në katër vitet e fundit në kryeqytet kanë ardhur 100 mijë vetë, të cilët e shohin Tiranën si vendin ideal për të jetuar dhe ndërtuar karrierën e tyre. Ndaj, theksoi ai, Tirana nuk mund të ndërtojë mure për të bllokuar ata që vendosin të jetojnë në një qytet kozmopolitan si Tirana. “Nëse arrijmë të kuptojmë që për 100 mijë vetë në këto 4 vite apo 25 mijë vetë në vit, nuk mund të vendosim mure; muret nuk janë vetëm mure guri, si në kohën e Romës së lashtë, por mund të jenë financiare, me bllokime urbanistike, ku bëhet e pamundur që dikush të realizojë ëndrrën e vet në Tiranë, të jetojë aty ku është ekonomia, turizmi, arti, kultura, teatrot, opera, baleti etj. Ndaj, dua ta theksoj se jo vetëm politikat tona sociale, por edhe politikat urbane, janë po aq të rëndësishme në liberalizimin e tregut të banesave”, përfundoi Veliaj.
SURPRIZAT E BASHKISË TIRANË
5 Maji - ditë pa makina dhe feste 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, do jetë jo vetëm një moment ku do të kujtojmë veprën dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për të patur një Shqipëri të lirë dhe më të mirë, por edhe një ditë feste dhe pa makina në Tiranë. Ndaj të dielën lerë makinën në shtëpi dhe merr miqtë dhe fëmijët dhe eja në shesh të kujtojmë dëshmorët, por edhe të argëtohemi pa fund. Bashkia e Tiranës përveç homazheve në të gjitha varrezat e dëshmorëve, ka organizuar edhe një numër të madh dhe të larmishëm aktivitetesh festive, ku mund të gjejnë veten të gjitha moshat, nga më të vegjlit deri tek të moshuarit dhe nostalgjikët e viteve të luftës kundër pushtuesve nazi-fashist. Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Rinia” dhe Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës do të ofrojnë lojëra, muzikë dhe ritëm pa fund nga orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje. Aktivitetet do nisin me një sërë organizimesh në sheshin “Skënderbej” për më të vegjlit e qytetit me një shfaqje të korit të Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të Qendrës Kulturore. Gjithashtu fëmijët do kenë mundësi që të mësojnë dhe zhvillojnë edhe lojërat e dikurshme të rrugës, të zhvillojnë gara të shkurtra apo edhe të krijojnë
dhe të ngrenë balonën e tyre. Në këto aktivitete do ta gjejnë veten edhe më të rriturit, të cilët do kenë mundësi të ndjekin koncerte muzikore të gjimnazistëve të Tiranës dhe ansamblit të qytetit. Kënde të veçanta i janë kushtuar edhe nostalgjikëve të viteve të luftës, të cilët do kenë mundësi të ndjekin filma apo dokumentar me tematikë të zgjedhur nga lufta për çlirimin e vendit. Nuk do mungojnë në këtë ditë as panairet e produkteve vendase apo edhe ekspozime të mjeteve të Ministrisë së Brendshme apo asaj të Mbrojtjes. Programi i 5 majit, ditës pa makina:
Sheshi “Skënderbej” -Ora 09:00-17:00- Koncert me korin e Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të QKKF. Në Sheshin “Skënderbej” organizohet një koncert koral nga kori i Liceut Artistik me disa këngë partizane kushtuar dëshmorëve (Qemal Stafës, Mine Pezës,etj). Përveç këngëve organizohet dhe një shfaqje me fëmijët që janë në kurse aktrimi të QKKF me poezi apo pjesë kushtuar dëshmorëve dhe LANÇ. -Ora 10:00-13:00- Organizimi i një minipoligoni qitje dhe Paintball. - Ora 10:00-13:00- Cooking Zone -
Gatime nga fëmijet, në bashkëpunim me Dhurata Thanasin. -Ora 10:00-13:00- Panairi i Organizatave Rinore. -Ora 10:00-13:00 Aktivitetet e EcoTirana -Ora 09:00 Vendosja e skulpturave te Partizaneve Vendosja e skulpturave te figures se Partizaneve ne Lulishten përballë Bashkisë. -Ora 10:00-13:00- Panairi i Librit. Tek Bashkia. -Ora 19:00-20:00 - Shfaqje e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ. -Ora 10:00- Stenda me materiale promovuese nga Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit. Midis Min se Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Bujqësisë. -Ora 10:00- Panairi i Ministrisë së Bujqësisë. Tek Ministria e Bujqesisë. Bulevardi “Dëshmorët E Kombit” -Ora 08:00-16:00 Panairi i antikuarëve dhe njësive administrative -Ora 09:00- Panairi i Policisë së Shtetit. Midis Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. -Ora 09:00-13:00 Sport Zone -Ora 09:00-13:00 Aktivitet e Eco Volis Parku Rinia -Ora 10:00- 12:00: Organizimi i finales së lojrave popullore. Kthim në
traditë. Reja -Ora 19:00- Shfaqje e filmave me tematikë lufte. Skena tek Pallati i Kongreseve -Ora 10:00-10:30- Kori i Shkollave te Mesme. -Ora 10:30- Performancë e 50 balerinëve -Ora 19:00- 21:00- Këndojmë këngë partizane -Ora 19:00-22:00- Shfaqje e filmave të vjetër shqiptarë me temë nga LANÇ Përballë Rogner -Ora 09:00 Open Muze Skena Përballë Kryeministrisë -Ora 10:00-11:00 Performancë Ansambli Kombëtar. -Ora 11:00-12:00 Performance Danci Sportiv. Sheshi “Nënë Tereza” -Ora 09:00-17:00 Panairi i UshtrisëMinistria e Mbrojtjes Liqeni Artificial -Ora 11:00 - Amfiteater - Aktivitet artistik “E ardhmja dhe shpresa”. -Ora 10:00 - Këndi i lojërave argëtuese dhe rekreative për fëmijë -Ora 11:00 - Kendi i librit -Ora 10:30- Aktivitete multisportive -Ora 11:30 Tinguj muzikore nga banda e qytetit pergjate PMLAT -Ora 13:00 “Wing For Life Word Run 2019”
AKTUALITET
14
E premte, 3 MAJ 2019
Familjarët e Admir Muratajt, kanë ngritur kallëzim penal ndaj efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke kërkuar hetim për vrasjen e të afërmit të tyre
G
jykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, shtyn për 14 maj gjyqin për vërtetimin e vdekjes së Admir Murataj. Në seancën e së enjtes, mjekësia ligjore nuk solli certifikatën e vdekjes. Për këtë arsye, Gjykata i la afat Prokurorisë d er i më 14 maj t ë sje l l ë akt ekspertizën e vdekjes, certifikatën e vdekjes që të vërtetojë që Admir Murataj ka vdekur. Sipas prokurorit të çështjes, Ened Nakuci, gjurmët e gishtave kanë vërtetuar se Admir Murataj ka qenë në grabitjen e 9 prillit por nuk i është paraqitur akti i shkruar. Gjykata i ka kërkuar Komisariatit të Vorës të bëjë kërkime dhe të sjellë informacione në lidhje me Murataj, ndërkohë në Gjendjen Civile në Tropojë nuk është bërë akoma ç’regjistrimi. Kujtojmë se Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj. Padia Familjarët e Admir Muratajt, kanë ngritur kallëzim penal ndaj efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke kërkuar hetim për vrasjen e të afërmit të tyre. Avokati Arbër Hoxhaj, në emër të vajzës së Admir Muratajt ka depozituar paraditen e së enjtes kallëzim penal ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Familjarët e
Nuk vërtetohet vdekja e Muratajt, vajza padit FNSH HETIME “Cilët kanë qenë punonjësit e policisë me gjeneralitet përkase antarë të grupit të FNSH që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit të pretenduar në vjedhjen me armë të ndodhur në Rinas në datë 9 prill 2019? A janë respektuar dispozitat përkatëse të ligjit nr 72/2014 “për përdorimin e armëve të zjarrit” dhe akteve të tjera nënligjore nga antarët e grupit të FNSH të policisë së shtetit?”,kërkon të dijë familja e Muratajt.
Muratajt kërkojnë hetim të thelluar mbi rrethanat ku mbeti i vrarë një prej grabitësve të Rinasit. “Prokuroria e Krimeve të Rënda të hetojë nëse policia ishte në tejkalim të detyrës kur u vra Murataj por edhe kush e vrau”, ka deklaruar avokati Arbër Hoxhaj. Nga an tjetër, ai është shprehur se: “Policia ta arrestonte, mos ta vriste Admirin. Ka 6 të arrestuar për grabitjen por asnjë të
arrestuar dhe ndaluar për vrasjen e Admirit”. Në padinë e saj, 23-vjeçarja, në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës, kërkon të hidhet dritë mbi dy pyetje që i parashtron në padinë dorëzuar prokurorisë së krimeve të rënda: “Cilët kanë qenë punonjësit e policisë me gjeneralitet përkase antarë të grupit të FNSH që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit të pretenduar në vjedhjen me armë të ndodhur
RRËFIMI
Vëllai i ‘’Dajës’’: Miqësia me Muratajn e fundosi
Mustafa Hajdini, vëllai i Ragipit Hajdinit, i njohur si “Daja” dhe dyshuar për supergrabitjen në Rinas, tregon çfarë ka ndodhur në Kosovë me hetimet ndaj Ragipit për dy grabitje të ndodhura atje, njëra në Istog ku mbeti i vrarë edhe një polic dhe tjetra, vjedhja e 24 kg ar në Dhomën e Provave në Komisariatin e Pejës. “Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici”, tha Hajdini. Ai ka mohuar pseudonimin e të vëllait si “Daja”. “Askush nuk e thërriste me emrin “Daja”, nuk e kam dëgjuar kurrë. Atij i thonë “Gipe”. “Asnjë nuk më ka njoftuar. Ragipi jeton në shtëpi të tij, unë në shtëpi time. Jetojmë në një pallat por ai ka shtëpinë e tij ai të veten. Kur unë jam i pastër nuk mundet me më kontrolluar në shtëpinë time, nuk ka ardhur për kontroll policia”.
BURG
P
as nëntë muajsh në qeli dhe i braktisur nga familjarët, Ritvanin e masakrës së Selenicës e takon personi i parë. Ishte vëllai i tij, ai që e takoi Ritvan Zykajn kurse familjarët e tjerë nuk janë parë t’i afrohen godinës, ku ai qëndron i izoluar. Të njëjtat burime treguan së Zykajt nuk i ka bërë përshtypje kjo vizitë, madje as i ka kërkuar ndonjë gjë të vëllait. Ai vazhdon të qëndrojë pa folur me askënd, dhe pjesën më të madhe të kohës dëgjohet të flasë me veten. Në Gjykatën e Vlorës, gjyqi ndaj tij po vazhdon. Në seancën e kaluar shkoi vetëm një dëshmitar, fqinji i tij. Ai i kërkoi gjykatës dhe prokurorisë të mos e thërrisnin më sepse nuk kishte mundësi. Dëshmitarë të tjerë që ditën e masakrës ndodheshin aty në Resulaj, janë larguar të gjitha
në Rinas në date 9 prill 2019? A janë respektuar dispozitat përkatëse të ligjit nr 72/2014 “për përdorimin e armëve të zjarrit” dhe akteve të tjera nënligjore nga antarët e grupit të FNSH të policisë së shtetit? Shuma Shifra zyrare e grabitur nga autorët në grabitjen e Rinasit është 6 milion euro. Kjo shumë është përcaktuar nga grupi i hetimit pas të dhënave të mbërritura nga tri bankat e
nivelit të dytë por bankat nuk kanë vënë ende në dispozicion të hetimit numrin e serisë së kartmonedhave të grabitura. Gjithashtu të dhënat e marra nga kompanitë celulare kanë përcaktur dy numra telefoni që janë përdorur afër vendgjarjes në momentin e grabitjes. Të dy këta numra rezultojnë në emër të dy invalidëve. Në relacionet që bankat i kanë dërguar grupit hetimor shifra zyrtare e grabitur përllogaritet në 6 milion euro, nga e cila nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë gjurmë.
Rri dhe flet me veten, ja personi që takoi Ritvanin
nga fshati. Dikush është larguar jashtë kufijve, dikush tjetër në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit. Ritvan Zykaj, po gjykohet
për vrasjen e tetë familjarëve të tij, midis tyre edhe dy fëmijë. Ai ka thënë se i vrau pasi e quanin hajdut të pulave.
AKTUALITET
15
E premte, 3 MAJ 2019
Policia ka zbuluar përmes një deklaratë për mediat, se Ari Hoxha ishte në kërkim për dhunë në familje. Nëse sheh profilin e tij në facebook, sheh pasionin e tij për armët
N
jë rast sa tragjik edhe i mistershëm është ngjarja kriminale në Klos, aty ku Policia u ballafaqua me një vdekje të mistershme. Me armë në dorë, një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje, shkoi tek njerëzit e gruas të tij për t’i vrarë por në një situatë mjaft të rënduar psikologjike, teksa ka ikur prej tyre, Ari Hoxha vrau veten e tij. Rreth 159 metra larg banesës së vjehrrit në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, 31-vjeçari u gjet i pajetë me një plumb në kokë. Nuk dihet ende motivet e këtij akti të rëndë por dyshohet që Ari Hoxha të ketë pasur një konflikt me njerëzit e gruas, tek të cilët ka shkuar të sqarohet. Me vete ai kishte marrë edhe një armë automatike. Ngjarja tragjike e vrasjes së familjarëve të gruas është shmangur pas njoftimit të policisë. 31-vjeçari është detyruar të largohet nga banesa e vjehrrit por nuk e ka përballuar dot këtë situate dhe në gjendje të rënduar psikologjike, i ka dhënë fund jetës në rrugë, rreth 300 metra larg banesës, ku policia i gjeti trupin e pajetë. “Shërbimet e Policisë të Stacionit Klos, u nisën menjëherë drejt adresës ku kishin marrë informacion për personin e armatosur, i cili ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Klos kanë kërkuar përforcime dhe kanë rrethuar në distancë banesën”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit. Mësohet se gruaja është shtatzënë.
31-vjeçari vret veten në shtëpinë e vjehrrit
NGJARJA “Me armë në dorë, një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje, shkoi tek njerëzit e gruas të tij për t’i vrarë por në një situatë mjaft të rënduar psikologjike, teksa ka ikur prej tyre, Ari Hoxha vrau veten e tij. Rreth 159 metra larg banesës së vjehrrit në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, 31-vjeçari u gjet i pajetë me një plumb në kokë”. MINISTRJA
Gjonaj: Janë konstatuar 11 vepra penale
FOTOT
“Ajo që bie në sy, teksa hedh një vështrim nga profili në Facebook i të ndjerit, është pasioni i tij për armët. Ka foto me kallashnikov në mes të borës por edhe një foto mjaft e rëndë. 31-vjeçari mban në dorë një pistoletë, të cilën ja drejton edhe vetes, duke e vënë grykën e armës në kokë”.
Policia ka zbuluar përmes një deklaratë për mediat, se Ari Hoxha ishte në kërkim për dhunë në familje. Policia e Klosit ka marrë informacion se 31-vjeçari me banim në fshatin Gurrë, po shkonte
FUSHË-KRUJË
i armatosur në drejtim të banesës së bashkëshortes në fshatin Plan i Bardhë në Klosi. Shërbimet e Policisë së Klosit rrethuan në distancë banesën dhe në pritje të përforcimeve nga Drejtoria e Policisë së
Dibrës, uniformat blu dëgjuan një të shtënë armë zjarri. Ajo që bie në sy, teksa hedh një vështrim nga profili në Facebook i të ndjerit, është pasioni i tij për armët. Ka foto me kallashnikov në mes të borës por edhe një foto mjaft e rëndë. 31-vjeçari mban në dorë një pistoletë, të cilën ja drejton edhe vetes, duke e vënë grykën e armës në kokë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Matit është në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
VENDIMI
I burgosuri i vë flakën qelisë
Shtyhet seanca ndaj grupit të Shullazit
Një i dënuar që vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës, i ka vënë flakën qelisë gjatë mbrëmjes së djeshme, në shenjë proteste ndaj mbajtjes së tij në qelinë e izolimit me arsyetimin se është i pa bindur. Ai është Dragut Skana me origjinë nga Dibra. Ky është një veprim i përsëritur nga ana e tij. Më herët në vitin 2011 teksa vuante dënimin në burgun e Shën-Kollit i ka vënë flakën dysheqeve në shtretërit e qelisë. Dhoma e izolimit e cila është përfshirë nga flakët është djegur plotësisht ndërsa Skanda ka arritur të shpëtojë pa marrë dëmtime të rënda.
Mosformimi i trupës gjykuese u bë shkak për shtyrjen e seancës së Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë në Gjykatën e Apelit. Seancën e shkuar, avokati i Shullazit dhe Zelës bënë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, dhe gjatë seancës së sotme kërkesa u pranua. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar trupin gjykues. Pas shumë muajsh mungesë, 3 të pandehurit, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi u paraqiten në seancën gjyqësore. Në nëntor të vitit të shkuar, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërsa prokuroria kërkoi 64 vite për 5 të pandehurit.
Masat e marra antikorrupsion janë komunikuar edhe këtë të enjte nga Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Sipas saj, strukturat antikorrupsion kanë verifikuar në Institutin e Shëndetit Publik Tiranë, zbatimin e ligjshmërisë në shërbimin e dezinfektimit, në zonat urbane dhe bregdetare të Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në përfundim të kontrollit strukturat kanë konstaturat shkelje ligjore të ligjit për prokurimet publike. Janë rekomanduar 8 masa disiplinore si “largim nga puna” për nëndrejtorin e institutit të përgjithshëm të shëndetit publik, për përgjegjësin e sektorit të sëmundjeve infektive dhe për mjekun e sëmundjeve infektive. Sipas Gjonajt janë rekomanduar “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për anëtarët e shqyrtimit t ë a nkesave dhe masa administrative të punonjësve të institucionit. Gjithashtu Gjonaj ka bërë me dije se strukturat kundër korrupsionit në policinë e shtetit kanë evidentuar 11 vepra penale, në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për të cilat janë proceduar penalisht 15 autorë.
NDERMENDJE
16 E premte, 3 MAJ 2019
500 VITE NGA VDEKJA E GJENIUT TE RILINDJES SE ARTE
KUMTIM Nga Albert Vataj
V
iti 1519, kishte nisur për Leonardo da Vinçi udhën e ikjes. Të patëdytit në madhështinë e tij, vitet dhe hapat po i shteroheshin. Rilindja e Artë po gatitej të jepte një lamtumirë të dhimbshme. Arti, shkenca dhe hulumtimet po ndaheshin me atë që gjithçka e kishte ngritur në majë. Koha e agonisë Në jetën private të Leonardos, në vitet e pleqërisë shënohet një takim shumë i rëndësishëm, ai me Françesko Melzin, i biri i një fisniku, i cili do të hynte në studion e tij si nxënës. I riu i talentuar Melzi, do të bëhej shumë shpejt një nga miqtë e piktorit. Më 1517 Leonardo do ta pranonte ftesën e Françeskos I, që në atë vit kishte marrë fronin e Francës. Sovrani francez e vlerësonte shume artin italian dhe mbledh në oborrin e tij artistë të shumtë nga Italia. Ai i vuri në dispozicion Leonardos, i cili kishte ardhur në Francë me të riun Melzi, fermën e fshatit Cloux. Në këtë periudhë artisti nuk pranonte punë që kërkonin shumë impenjim. Dora e djathtë i’u paralizua dhe, edhe pse mund të punonte me të majtën, preferonte t’ia linte pikturat nxënësit të tij Melzi. Leonardo tashmë 67-vjeçar, e prekte gjithmonë e më rrallë penelin. Më 1519 Leonardo sëmuret rëndë. Më 2 maj të po këtij viti, do të ndahej nga jeta dhe do të varrosej në Saint Fiorentin, në Amboise, ashtu siç e kishte lënë në testamentin e tij. Për fat të keq, nuk ka ngelur asnjë gjurmë nga varri i tij. Sipas amanetit të lënë arkivoli u ndoq nga 60 lypsa dhe u varros në Kapelën e Shën Hubertit në Kështjellën e Amboise. Mjeshtri i mjeshtrave Leonardo da Vinçi u lind më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit. Erdhi dhe iku për të mbetur në historinë e artit, në kujtesën e botës, në adhurimin e gjeneratave, si mjeshtri i mjeshtrave. E ç’nuk ishte ai që do të mbetet edhe sot një kresht krenarie dhe kërshërie e kumtimit dhe kungimit; piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe shkrimtar. Krejtkund ai shkëlqeu duke mbetur në mbamendjen Rilindjes italiane si i paarritshëm. Bashkë me Mikelanxhelon dhe Raffaelin përbën trininë e shenjtë të Ril-
indjes së Artit, periudhë, e cila solli një shkëputje të hovshme cilësore të mjeteve shprehës, forcës së kumtimit, finesës dhe tonit koloristik. Kreshta e epërme e gjenialitetit Gjenialiteti i tij është i pakrahasueshëm edhe sot. Ishte njeri i kuriozitetit të pashuar dhe imagjinatës së ethshme krijuese. Leonardo është konsideruar gjerësisht si një nga piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ndoshta personi me talentin më të gjithanshëm që ka jetuar ndonjëherë. Sipas historianes së artit Helen Gardner, shtrirja dhe thellësia e interesave të tij ishin të pashembullta, mendja dhe personaliteti i tij ishin mbinjerëzor. Leonardo (v. 1519) njihet kryesisht si piktor. Ndër veprat e tij, Mona Lisa është portreti më i famshëm. Darka e Fundit mbetet piktura më e riprodhuar fetare e të gjitha kohërave. Vizatimi “Njeriu Vitruvian” konsiderohet si ikonë kulturore, e riprodhuar në objekte të ndryshme si në monedhën euro, tekste shkollore, dhe aksesor komerciale. Gjeniu dhe gratë Nga dëshmitë dhe rrëfenjat e ardhura nëpërmjet shënimesh dhe format e tjera, dukej që Leonardo nuk ka pasur kurrë lidhje të ngushta me gra. Madje në vitin 1476 u sulmua nga një padi anonime për kontakte homoseksuale me një model 17vjeçar, Xhakopo Saltareli. Ai u padit së bashku me tre të rinj të tjerë për sjellje homoseksuale dhe u la i lirë për mungesë provash. Për një farë kohe mjeshtri i madh mbeti nën mbikëqyrjen e “Zyrtarëve të natës”, një lloj “mbrojtësish moral të Rilindjes”. Në gjurmën e kryeveprës së kryeveprave? Titulli i Xhokondës apo Mona Lizës, duhet të ishte në të vërtetë Portreti i damës, duke qenë se deri më sot nuk është bërë i mundur asnjë identifikim i sigurt i gruas së portretit. Xhorxho Vasari tregon se Leonardo ka pikturuar gruan e tregtarit fiorentin Françesko del Xhokondo, prej nga vinte edhe titulli i pikturës. Ka mundësi që Leonardo ta ketë marrë këtë porosi më 1503, kur Liza ishte 24 vjeç. Sipas burimeve të tjera, vepra ka qenë e porositur nga Xhuliano de Mediçi dhe përfaqëson “një farë dame”, ndoshta një
Leonardo da Vinçi, mishërimi i idealit humanist të Rilindjes së Artë Leonardos dhe Mikelanxhelos, detyrën e afreskimit të sallës së Maggior Consiglio, të Palazzo della Signoria.
kurtizane. Ka shumë mundësi që në punë e sipër, artisti t’i jetë larguar projektit fillestar duke transformuar kështu një portret realist, në një vepër ideale, në një kryevepër të pashoqe. Piktura nuk do t’i dorëzohej asnjëherë atij që e porositi dhe artisti do ta mbante gjithmonë me vete. Rafaelo ka mundësi qe ta ketë parë veprën në studion e Leonardos përpara se ta përfundonte. Vepra e Rafaelos, Portreti i Madalena Donit, paraqet një grua në të njëjtën pozë si Xhokonda, edhe pse Rafaelo nuk ka vënë në dukje as buzëqeshjen enigmatike, as peizazhin e sfumuar, as ngjyrën e errët të kromuar të pikturës origjinale, duke realizuar kështu një vepër, e cila i qëndron larg tërheqjes misterioze të Monalizës. Takimi i Leonardos me Mikelanxhelon Në Firence, aty diku midis viteve 1503 dhe 1506, do të ndodhte takimi i dy gjenive të mëdhenj: Leonardo da Vinçit dhe Mikelanxhelo Bunarotit. Leonardo i kishte kaluar tashmë të pesëdhjetat dhe mund të mburrej me karrierën e tij të një niveli të lartë, ndërsa për Mikelanxhelon sapo kishte filluar të
flitej rreth veprave të tij të mëdha. Ai kishte marrë formimin në Firence dhe Davidi i tij (1501-1504) përfaqësonte skulpturën e parë të vërtetë monumentale, që nga koha e Antikitetit. Një komision artistësh, ku bënte pjesë edhe Leonardo, vendosi ta zgjidhte Davidin si simbol të Republikës së Firences dhe ta vendoste atë në pjesën e jashtme të Palazzo della Signoria në Firence. Në atë periudhë konkurrenca midis artistëve cilësohej si pjesë e vetë profesionit: vetëm nga përplasja e të dyja palëve, mund të lindnin rezultatet maksimale. Ndërkohë që Mikelanxhelo e konsideronte skulpturën si formën më të lartë të artit, Leonardo shprehte në shkrimet e tij një lloj skepticizmi në lidhje me këtë. Pavarësisht kësaj, Leonardo ngelej shumë i befasuar nga nudot heroike të Mikelanxhelos. Por, Leonardo fshihej tek theksimi i tepruar i muskulaturës. Siç mund të shihet tek Nudo maschile (1506-1508) ai e ka kopjuar Davidin, duke i dhënë figurës përmasa më të plota dhe të rënda. Më 1503 do të vinte një sfidë e drejtpërdrejtë midis dy artistëve: qeveria fiorentine vendosi t’i ngarkonte
Akti i krijimit Vetëm 17 piktura e asnjë prej gdhendjeve të tij, kanë mbijetuar deri në ditët tona. Leonardo shpesh, projektonte piktura të përmasave të mëdha, ideonte me shumë shënime e skica, vetëm për t´i lënë në fund në projekte të pambaruara. Ende më mbresëlënëse se punët e tij artistike qenë studimet në fushën shkencore e inxhinierike, regjistruar 8.000 faqe shënimesh e skicash që ndërthurin artet dhe shkencën. Leonardo shkruante me të majtën dhe shpesh e përdorte shkrimin pasqyrë, pra shkruante nga e djathta në të majtë, gjatë gjithë jetës së tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vëzhgues: ai kërkonte të kuptonte dukuritë duke i përshkruar e rifiguruar gjer në hollësitë më të imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet teorike. Sipas Leonardos, shkenca është bija e përvojës. Gjatë jetës së tij, projektoi një enciklopedi të madhe, që bazohet mbi skicat e hollësishme të çdo gjëje. Da Vinçi, ku pikëtakohen shkenca dhe arti bashkëkohor Një nga vizatimet më të famshme të Leonardo da Vinçit – Njeriu Vitruvian – është cilësuar si shembull i përpjekjeve për të bashkuar matematikën, artin dhe shkencën. “Njeriu Vitruvian” është skicë e hollësishme e trupit të njeriut, e vizatuar në qendër të një katrori dhe rrethi, me krahët dhe këmbët e shtrira. Krahët dhe këmbët prekin skajet e katrorit dhe rrethit duke treguar stërzgjatje, si për të lënë të kuptohet se njeriu sfidon çdo ndrydhje dhe është i prirur të kapërcejë çdo kufi, sapo një kufizim i vendoset. Me këtë vizatim, Leonardo merr në konsiderate thellësinë dhe madhësinë trupore, simetrinë dhe lidhjet gjeometrike, duke u bazuar në idetë e Vitruviusit – studiues, artist, projektues, inxhinier dhe arkitekt i lashtë romak.
FORUM
Nga Besnik Bedollari
V
oskopoja një vendbanim i themeluar që nga viti 1330 dhe që në shekullin XVIII u shndërrua në një ndër qytet e kohës me rreth 30.000 banorë me rrugë, banesa e sheshe, me një zhvillim të madh kulturor, ende nuk e ka humbur bukurinë dhe gjurmët e saj historike. Ajo shtrihet në jugperëndim të qytetit të Korçës. Shquhet për meritat dhe vlerat arsimore me ‘Akademinë e Re’ , me një bibliotekë të pasur dhe me një shtypshkronjë që shtypte
17 E premte, 3 MAJ 2019
Voskopoja, atraksioni turistik i çdo stine libra dhe materiale për shkollën. Me figura të shkëlqyera intelektuale si, Theodor Kavalioti shkrues teksesh dhe një fjalori katër gjuhësh shqipgreqisht-bullgarisht-vllahisht. Po ashtu një tjetër figurë, Grigor Voskopojari, krijues dhe drejtues i shtypshkronjës, lanë gjurmë të thella në historinë e lavdishme të Voskopojës, të cilës ironia e fatit i pat servirur goditjet e flakëve të paktën tri herë, duke i hapur plagë të thella, por asnjëherë për ta gjunjëzuar e shfarosur. Ashtu si pylli digjet dhe mbas disa kohësh rilind filizat e rinj. Qyteza e shumë kishave dhe gjurmëve fetare, më madhështorja dhe epiqëndra e shumë vizitorëve mbetet Manastiri i Shën-Prodhomit”. E megjithë stuhive dhe rrebeshe të kohës, ajo mbetet aty mes lavdisë dhe rrënimit, mes kohës dhe legjendës, mes kujtimeve dhe mohimeve të pamundura. Ajo është aty si atraksioni që pret vizitorët e shumtë në çdo stinë. E buzëqeshur, e hijshme në këtë fillim maji e gjen plot vizitorë dhe turistë në një moza-
ik ngjyrash, edhe pse temperaturat ngjajnë pak për një ditë pranverore. Politikat shtetërore bënë që Voskopoja të përfitojë mbështetje dhe vëmendje si një nga 100 fshatrat turistikë në Republikën e Shqipërisë. Ndyshimet duken dukshëm në infrastrukturën urbane. Ndërtime bashkëkohore dhe luksoze. Vilat jo të pakta në numër i bëjnë karshillëk njëratjetrës. Ajo flet me heshtjen e zëshme që qarkullon në gjithë shtrirjen e saj. Restorantet me gatimet tradicionale dhe bio. Përmendim këtu lakrorin në
saç, petullat e fshira, mishi në hell, apo bulmetrat që do të tundonin çdokënd që ndihet i ngopur dhe nuk i imponohet oreksit. Lartësia mbi 1000 m mbi nivelin e detit përkëdhelur me ajrin e pastër dhe ujin e freskët tërheq çdo turist pa dallim krahine. Dhe ata nuk janë të pakët. Shqiptarë nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani etj. Të huajt nga Italia, Gjermania, Franca, Anglia etj. I japin një ngjyrim dhe vlerësim ndërkombëtar Voskopojës. I pari që ndien rezultatin është biznesi. Restoranteve jo të pakët në numër u buzëqesh fati dhe në mot jo fort me diell, sidomos fundjava dhe festat ku shërbehet me pronotime. Muzika live, verërat e ndryshme, mishi i pjekur, kukurecët, sallatat e larmishme e çdo gjë tjetër sipas dëshirës i japin motivin e duhur një dite çlodhëse nga aktiviteti i zakonshëm dhe i rëndomtë në raste të ndryshme. Dhe aty dita vlon. Vizitorët janë me qindra e mijëra që e qarkullojnë në vit. Nuk i pengon aspak rruga malore dhe plot kthesa nga aksi rrugor
Voskop – Gjonomadh. Bukuria e pishave plot halorë me fërshëllimën dehëse ‘filtron’ në maksimum qytetarët që duan ta qëndrojnë pak momente larg nga smogu i zakonshëm, që në Shqipëri rëndom në disa qytete e kalon normën e standardit që kërkohet. Pak çaste relaksi dhe rehatie për të rimarë forcat. Dhe mes vizitorëve nuk njeh moshë, nga më i vogli deri tek më i moshuari. Bukuria dhe atraksioni turistik i saj i kanë shtuar ndjeshëm vëmendjen qytetit të Korçës, që sa vjen dhe thyhen rekorde turistike. Largësia prej 20 km dhe rruga e mirë bëjnë që Voskopoja të kapet me mjete automobilistike për gati 25 minuta. Tërheqëse për miqtë vizitorë se ka ç’tu flasi dhe ka ç’tu japi. Bukuria që nuk flet në zë, por buzëqesh në heshtje. Ajo mbetet bujare çdo kohë, ditë, javë, muaj apo vit. Mundësi për mos u humbur.
ka një natyrë tejet të pasur duke u krahasuar me popullsinë që ka dhe me sipërfaqen për m2. Shqipëria i ka gjithë pasuritë natyrore që i duhen një vendi që të begatojë shtetasit e vet. Burimet natyrore me të cilat Shqipëria është e pasur janë:nafta,gazi,qymyr guri, qymyr druri, mineralet e shfrytëzueshme si krom,bakër,guri dekorativ,mermeri, toka e pasur me pyje, kullota, ara për të prodhuar të shumëllojshmëri perimesh e frutash, detet, liqenet dhe lumenjtë e pasur me florë e faunë. Duke patur këtë pasuri jemi më të varfëritë. Pse? Shqiptarët duan vetëm të komandojnë por jo të vetërregullojnë ekonominë e tyre. Sipas FMN të ardhurat për frymë të popullsisë duke i krahasuar ato nisur nga viti 2016 në vitin 2018 u rritën me 1,061 USD (nga 4,200USD në vitin 2016, në vitin 2018 të ardhurat për frymë në vit shkuan 5261 USD). Që të rriten të ardhurat për frymë të popullsisë duhet një qeverisje e mirë dhe investime në fushat kryesore si arsim, infrastrukturë, bujqësi, blegtori dhe turizëm, fusha të cilat janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Mungesa e investimeve dhe menaxhimi i keq tek
njëra fushë sjell pasoja edhe tek fushat e tjera. Thjesht drejtuesit të mendojnë për popullin e vet. - Financiere por dhe poete si erdhi poezia tek Havaja, kush ishte shtysa? Mendoj se poet lind nuk bëhesh, thjesht duhet të përçosh tek të tjerët atë që ke brenda vetes. Dashurinë për poezinë e kam trashëguar nga im atë,por që e kultivova që herët në shkollë fal mësuesve të përkushtuar si Tefta Hoxha në shkollën tetëvjeçare dhe më vonë në shkollën e mesme nga poeti Ilirian Zhupa të cilët më kanë dhënë mësim. - Cila ka qenë poezia e parë dhe kush e miratoi? Poezia e parë titullohej “Vjeshta” dhe ka dalë në këndin e letrarëve të shkollës. - Pse ky titull në librin e parë? Ka shumë gjëra që lindin natyrshëm, por ka edhe gjëra që ti dikton koha. Në të gjitha kohët, e përbashkëta është se dikush duhet ta sfidoj të keqen, për ti lënë hapësirë të mirës të triumfojë. E mira idealja ose s’arrihet ose kur arrihet, arrihet gjithmonë me vështirësi, duhet ti vijë ora që të realizohet .Pra ka më mirë se asgjë-ja.
INTERVISTA Flet Financierja Hava Muçollari: Ekonomisë shqiptare i mungon drejtimi nga njerëz korrektë
Ligjet po bëhen në mënyrë të tillë që t’i shërbejnë individit dhe jo popullatës Nga Albert Zholi
Ekonomisë shqiptare ndodhet në udhëkryq, ka probleme të shumta. Në përgjithësi kësaj ekonomie i mungon pikërisht drejtimi nga njerëz korrektë, të përqendruar dhe profesionist. Kjo vjen pasi shqiptarët duan vetëm të komandojnë por jo të vetërregullojnë ekonominë e tyre. Këto dhe të tjera zhvillime janë pjesë e një intervistë ët zhvilluar me financieren Hava Muçollari... Keni studiuar për ekonomi dega Fi-Keni nancë në Univ ersitetin Bujqësor Universitetin Bujqësor,, Tiranë, kjo degë ishte ëndrra juaj apo detyrim i kohës? Le të themi se koha ma ofroi këtë degë. Në atë kohë ekonomia ishte e centralizuar dhe financa ishte thjesht një punë zyre, shumë pak vlerësohej. Ishte njëra nga degët për të cilat aplikova për të studiuar. - Cilat ishin lëndët që pëlqeje në shkollë të mesme dhe si e prite bursën në këtë degë? Nga lëndët që preferoja më tepër ishin :gjuhë-letërsi,histori por edhe disa lëndë praktike që kishin të bënin me pemëtarinë pasi shkolla e mesme kishte drejtim bujqësor. Fillimisht më doli shkolla për mjekësi. Dega kryesore për të cilën kisha aplikuar ishte pikërisht mjekësia dhe prindërit e mi u gëzuan jashtëzakonisht edhe pse ishte me pagesë,sidomos im atë. Edhe pse ishte dega që unë preferoja të fitoja si e drejtë
studimi mora vesh se ma ndërruan. Pra shkova të studioja për ekonomik, dega financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në fakultet isha me bursë. Normal të qenit me bursë ishte një lehtësi pasi s’do i rëndoja ekonomikisht prindërit. - Si i kujton profesorët tuaj, si shpjegonin dhe si ishte kërkesa e llogarisë? Kishte mitmarrje? Fakultetin e kam filluar ne vitin 1987 kur ekonomia ishte e centralizuar dhe e mbarova në vitin 1991 në periudhën kur ndodhi tranzicioni. Profesorët ishin shumë korrekt si në shpjegim edhe në kërkesën e llogarisë. Mund të kishte mitmarrje por unë nuk kam hasur diçka të tillë në rrethin me të cilin frekuentohesha nga shoqëria ime e fakultetit. - Mendoni se femrat janë më të prirura në këtë degë në krahasim me meshkujt? Fusha e financës kërkon me tepër përqendrim, korrektesë dhe normalisht aftësi të mira profesionale. Këto veti s’mund ti kenë vetëm femrat ,por duke qenë pune zyre është e natyrshme që femrat përshtaten lehtësisht. - A është e preferuar sot kjo degë nga femrat? Kjo degë sot është e preferuar si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt mbasi është ekonomi tregu e bizneset e kanë domosdoshmëri punësimin e financierëve. - A ka treg pune aktualisht për këtë
degë? Si do ta përkufizoje ekonominë shqiptare në këto 29 vjet tranzicion, nga çfarë vuan më shumë ekonomia shqiptare sot? Treg pune për financierët ka gjithmonë , por duke qenë një nga degët më të preferuara, fakultetet janë të tejmbushur me studentë dhe normalisht do ketë edhe të papunë. Nga 29 vitet e tranzicionit kemi pritur më shumë por kemi marrë gjithmonë e më pak. Ekonomisë shqiptare i mungon pikërisht drejtimi nga njerëz korrektë,të përqendruar dhe profesionist. Varfëria sa vjen e thellohet. Edhe ligjet po bëhen në mënyrë të tillë që t’i shërbejnë individit dhe jo popullatës. - Përse të ardhurat e popullit shqiptar janë më të ultat në Europë për frymë? Të ardhurat për frymë të popullit shqiptar në vitin 2018 ishin 5261 $ në vit. Duke u krahasuar me vendet europiane janë më të ultat në Europë. Kjo sipas statistikave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Arsyeja e varfërisë së shqiptarëve poshtë nivelit europian ka ardhur nga mosshfrytëzimi dhe keqmenaxhimi i burimeve natyrore që gjenden në këtë vend të mrekullueshëm. Shqipëria sipas Bankës Botërore ka nivelin e pasurisë më të lartë në Ballkan për frymë popullsie 13,375 USD. Pastaj vjen Turqia me 12,845 USD/ për frymë,Greqia me 12,546 USD/për frymë,Italia me 8,619 USD/për frymë dhe Gjermania 7,071 USD/për frymë. Vendi ynë
FORUM
18 E premte, 3 MAJ 2019
Arbëreshët rikthehen në Krujë, qendra e tyre shpirtërore Për të tretin vit radhazi, arbëreshët kthehen në vendin e të parëve të tyre, Krujën. Me “vallen” arbërore që nis në Durrës – Lezhë – Krujë – Berat, rreth 60 përfaqësues të komuniteteve arbëreshe kujtojnë triumfet e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe betejën e fundit më 24 prill 1467 në Krujë. Kruja, si kryeqendra e kryetrimit, siç e quajnë arbëreshët Skënderbeun, është edhe momenti më kulmor i aktivitetit, ku para bustit të tij, ata sollën traditën arbërore dhe kulturën e trashëguar prej 550 vitesh. Pasardhësi i familjes së Kastriotëve, Loris Castriota Scanderbegh shprehet tejet i emocionuar teksa thekson se, “Kruja është shtëpia e madhe e shqiptarëve, qendra shpirtërore e arbërve, vend ku emocionet të përulin para Monumentit të Skënderbeut”. Në kalldrëmet që shtruan paraardhësit e tyre, ecin të heshtur me kokën në lart, duke parë muret e gurta, ku etërit e tyre e mbrojtën për 25 vite dhe duke i dhënë Shqipërisë një nga historitë më
heroike në Europë. Në hyrje të Muzeut Kombëtar i pret drejtori Mehfi Hafizi, i cili falenderon për vizitën në Krujë, si shembullin më kuptimplotë të ruajtjes së traditës arbërore. Ndërkohë përfaqësues të bashkisë Krujë i japin simbolin e qytetit dy përfaqësuesve të komunave arbëreshe, Rosa Carbone, Presidente e Pro Logo di Lungro dhe Giuseppe
Lacovelli, këshilltar i komunës Casalvecchio. Gjatë ceremonisë, përfaqësues të bashkisë theksuan se “kurdo e sa herë, jeni të mirëpritur në qytetin tuaj, Krujën dhe shumë krenar për faktin e dëshmisë më të pastër evropiane për Shqipërinë, janë arbëreshët”. Pas Krujës, arbëreshët vizituan Beratin, duke e mbyllur aktivitetin më datë 29 prill.
Filmat e Xhanfize Kekos, nga Vjena në Kopenhagen Filmat e Xhanfize Kekos po përjetojnë një pranverë të dytë. Dje dhe sot, disa prej filmave të saj do të shfaqen në një nga institucionet më të rëndësishme të historisë së kinematografisë botërore. “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Tomka dhe shokët e tij” dhe “Kur xhirohej një film” do të shfaqen nga Wiena Film Museum (Austri), si një
homazh për nder të regjisores shqiptare. Vetëm pak ditë më parë, nga 24–30 prill 2019, tre prej filmave të Kekos u shfaqën në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Linz (Austri) si pjesë e një retrospektive me shtatë filma dedikuar kinemasë shqiptare, shoqëruar me prezantimin e drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi.
Ndërkohë që nga 24 maj deri më 1 qershor 2019 është programuar që filmat “Mimoza llastica” e “Tomka dhe shokët e tij” të shfaqen në Festivalin Ndërkombëtar të filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Zlin (Çeki), si pjesë e “Kinemasë Ballkanike”. Këto shfaqje vijojnë turin e gjatë që kanë nisur filmat e saj në kinematë e ndryshme të botës, si: në Londër, Belfast, Glasgow, Edinburg, Cambridge, Washington DC, NewYork, Hartford, Çikago, Rochester, Paris, Jerusalem, Tel Aviv, Haifa, Zagreb, Copenhagen. Janë vlerat e filmave të veçantë, por dhe individualiteti artistik i regjisores Xhanfise Keko, ato që e kanë risjellë në vëmendjen e studiuesve, kritikëve, regjisorëve e producentëve të filmit në botë, regjisoren e kinemasë shqiptare të periudhës para viteve ’90.
Një portret unik i Da Vinçit zbulohet në Angli Një skicë e pabotuar që shfaq Leonardo da Vinçin, e bërë ndoshta nga një prej asistentëve të tij, u bë e njohur dje publikisht në Angli, në ditën e 500-vjetorit të vdekjes së gjeniut të Rilindjes. Kjo vepër që nga vlerësimet daton ndërmjet viteve 1517 dhe 1518 është një nga dy portretet e Leonardo da Vinçit të bëra gjatë jetës së tij dhe që i ka rezistuar viteve. Një tjetër vepër e famshme është vepra e Francesco Melzi, dishepullit të tij më besnik. “Të dyja këto vepra do të paraqiten në publik në një ekspozitë të madhe kushtuar Da
Vinçit në Pallatin Buckingham, nga 24 maji deri më 13 tetor”, tha në një deklaratë për Trustin e Koleksionit Mbretëror, organi përgjegjës për ruajtjen e trashëgimisë mbretërore.
“Terror” çel sezonin artistik në teatrin e rikonstruktuar “Bylis” Drama “Terror” me regji nga Gëzim Kame ka çelur sezonin artistik në sallën e rikonstruktuar të teatrit “Bylis”. Nga data 30 prill deri më 8 qershor projekti “Për teatrin” do të vijojë në teatrin “Bylis” të Fierit me shfaqje të ndryshme drama dhe komedi, që janë realizuar nga regjisorë të njohur. Drama “Terror” vepër autorit Ferdinand Von Shirach nga regjisori Gëzim Kame sjell në role aktorë të njohur jo vetëm nga Tirana, por dhe nga teatri i Fierit. Në shfaqje interpretuan aktorët Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Yllka Mujo dhe Astrit Hasani. Drama “Terror” e autorit gjerman Ferdinand Von Shirach është përkthyer në 41 gjuhë dhe është shfaqur në mbi 80 teatro nëpër botë duke ngjallur shumë interes dhe polemika njëkohësisht. Ngjarja ndodh në gjykatë, aty ku po zhvillohet një seanca gjyqësore mbi atentatin terrorist më të rëndë të vitit. Fati i një piloti, i cili rrezikon të dënohet më burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vend të 70.000 sportdashësve në një stadium, do të varet nga vendimi i gjykatës, por dhe i njerëzve të thjeshtë të cilët do të vlerësojnë nëse piloti është vrasës apo hero. Tema e dramës është një nga temat më përvëluese të kohës: terrorizmin në rritje dhe shkatërrimi i një pjese të mirë të funksionimit të sistemit gjyqësor. Vepra shpalos, njërin nga problemet më të vështira që shoqëria njerëzore, bota e civilizuar nuk po e zgjidh dot, për kompleksitetin që ai përmban.Subjekti flet për një pilot luftarak në mbrojtje të hapësirës ajrore që ndjek një avion pasagjerësh, i cili është marrë peng nga një terrorist dhe kërkon të godasë një stadium të mbushur plot me njerëz. Piloti urdhërohet të godasë stadiumin, por ai bën një zgjidhje tjetër individuale duke thyer urdhrin e marrë.
Australia është vendi ku do të regjistrohet filmi për Elvis Presley Queensland do presë prodhimin e një filmi të ri të Baz Luhrmann bazuar në jetën e Elvis Presley. Regjisori australian u takua me kryeministren Annastacia Palaszczuk në Londër muajin e kaluar për të siguruar lejen për realizimin e filmit. Produksioni do ketë bazën në studiot e Village Roadshow në Bregun e Artë. Fituesi dy herë i Oskar, Tom Hanks ka nënshkruar për të marrë rolin e menaxherit të Elvis, Colonel Tom Parker, i cili kishte një marrëdhënie të komplikuar me yllin. Ndërsa po zhvillohet një kërkim në mbarë botën për të gjetur një aktor që do vijë në rolin e ‘Mbretit’ të muzikës. Luhrmann tha se ishte i emocionuar të kthehej në Queensland, një vend që e përshkroi shumë kreativ
për realizimin e filmit. Ndërsa kryeministrja Palaszczuk tha se prodhimi do krijojë 900 vende të reja pune për vendasit. Pritet që filmi të kontribuojë më shumë se 105 milionë dollarë në ekonominë lokale.
SHOWBIZ
19 E premte, 3 MAJ 2019
Dua Lipa provokon me dekoltenë e hapur Këngëtarja Dua Lipa është padyshim në një moment mjaft të mirë të karrierës së saj artistike. Gjatë gjithë kohës ajo është e zënë me koncerte, dalje televizive, këngë të reja etj. Padyshim që një vëmendje të veçantë për të merr edhe veshja. Këtë herë Dua ka guxuar më tepër se herët e tjera me veshjen. Ajo u shfaq në rrjete sociale me një xhaketë mjaft të hapur në formën e shkronjës ‘v’ku në çaste pakujdesie mund t’i ekspozohej gjoksi. E vetëdijshme për diçka të tillë ajo ka publikuar disa foto në rrjete sociale ku tregon pak më shumë seç duhet, por është kujdesur të vendosë një yll në mënyrë që të mos i dukej gjoksi. “V është me rrezik, por është në rregull”shkruan Dua krahas fotove.
Jonida Maliqi thyen rekordin e papritur me “Ktheju tokës” Siç dihet në 16 maj, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin në ‘Eurovizion’ me këngën “Ktheju tokës”. Jonida ka qenë shumë aktive në media këtë periudhë dhe është munduar që të promovojë këngën përfaqësuese në të gjitha mënyrat e mundshme. Kënga është pëlqyer dhe në sondazhe të ndryshme të kryera nga faqet e Eurovizion e kanë renditur shumë mirë Jonidën dhe madje është edhe pretendente për fituese. Por pak ditë para se Jonida të performojë në gjysmëfinale, kënga ka arritur një sukses të papritur. Ajo ka mbledhur plot 1 milion klikime në Youtube duke u kthyer në këngën e parë përfaqësuese në Eurovizion që merr 1 milion klikime para se të prek skenën. Kujtojmë që këngët e tjera që kanë përfaqësuar Shqipërinë e kanë arritur këtë sukses pas netëve gjysmëfinale dhe finale.
“Ëngjëjt e Çarlit” rikthehen sërish bashkë Nderimi i aktores hollivudiane Lucy Liu me një yll në të famshmen “Walk of Fame” mblodhi së bashku ‘Ëngjëjt e Çarlit” të vitit 2000. Aktoret Cameron Diaz, Drew Barrymore dhe Demi Moore u mblodhën së bashku në këtë event të rëndësishën për Liu, ku pozuan së bashku si dikur. Aktorja Moore, e cila ka interpretuar rolin e Madison Lee në vitin 2003 u shpreh për këtë nderim të koleges së saj. “Lucy dhe unë u takuam për herë të parë teksa po xhironim “Charlie’s Angels dhe nuk e prisnim që do të kishim një mbledhje
si kjo. Mesa shoh ajo vijon të jetë një vajzë e fortë me tru. Më pas sa më shumë njiheshim aq më shumë kuptoja se ajo nuk ishte vetëm kaq, por gjithashtu një zemër e bukur, një shpirt i dashur me një sens të paparë humori,”-përfundoi Moore. Liu mori këtë vlerësim për shkak të punës së saj në seriale të ndryshme si Ally McBeal, Elementary, Southland etj. Më pas vajzat u mblodhën për të realizuar foto duke u kujtuar kështu fansave kastin e vjetër të një prodhimi kinematografik shumë të pëlqyer.
Bebe Rexha rrëmben çmim në “Billboard Music Award” Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha rrëmbeu çmim në eventin e madh muzikor Billboard Music Award. Ylli i muzikës pop mori çmimin “Top country song” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Ajo ishte nominuar edhe në kategorinë Top Radio Song por çmimi u rrëmbye nga Cardi B dhe Maroon 5 me këngën “Girls like you”. Dua Lipa e cila ishte nominuar në 3 kategori, atë të Top New Artist, Billboard Chart Achievement Award dhe Top Dance/Electronic Song me bashkëpunimin “One Kiss” me Calvin Harris.
Adele bën reagimin epik pas ndarjes nga bashkëshorti Ndarja e këngëtares Adele nga bashkëshorti i saj Simon Konekci ka qenë një nga lajmet e fundit më të bujshme e që u zbulua nga mediat e huaja pak ditë më parë. Thashethemet se martesa e Adeles ishte në krizë filluan që kur bashkëshorti i saj shkoi në “Brit Awards” pa këngëtaren. Pas lajmeve për ndarjen, Adele ka reaguar për herë të parë sot me një postim epik në Instagram. “Kur kap veten në ndjenjat e tua dhe pastaj kujtohesh se kush je”, shkruhet në postimin e Adeles ku shfaqet vetë ajo në një meme.
SPORT
20
E premte, 3 MAJ 2019
Strategu portugez ka kritikuar dy kolegët e tij, sipas tij ata e kanë dorën e lirë në merkato
Nga Rozalb Lika
J
osé Mourinho i gjendur pa punë pas shkarkimit nga Manchester United, ka përfituar nga rasti për të sulmuar kolegët e tij, Jurrgen Klopp dhe Pep Guardiola. Portugezi nuk e ka humbur sensin thumbues, këtë herë duke provokuar me deklaratën trajnerin e Liverpoolit, pa harruar rivalin e tij të përjetshëm, Pep Guardiolën. “Unë do të doja të shkoja në një klub dhe të jem në gjendje të bëj, për shembull, atë që bëri Jurgen dhe Pep. Nëse shikoni ekipin, me të cilin e filloi ndeshjen Liverpooli ndaj Barcelona, sa lojtarë ishin aty, para se të arrinte Klopp? Pep nuk ishte i kënaqur me katër mbrojtësit që gjeti te Manchester City dhe në të njëjtën verë bleu katër të rinj, që i pëlqente. Bleu edhe Claudio Bravo, por nuk ishte i kënaqur me të, ndaj sezonin e ardhshëm mori Ederson”, deklaroi fillimisht “Special One”. Mourinho vazhdoi ta krahasojë veten me rivalët e tij trajnerë, këtë herë duke folur për mungesën e durimit në “Old Trafford”, krahasuar me mjedisin e Klopp te Liverpool: “Jurgen është në këtë klub, edhe pse nuk ka fituar asgjë për tri vite e gjysmë. Ai ka ende ka besimin e klubit dhe kushtet për të ecur përpara. Këtë sezon ka një mundësi të madhe për të
Mourinho sulmon Klopp dhe Guardiolën: Blejnë çfarë të duan
fituar diçka. Do të ishte hera e parë, që Klopp dhe Liverpool fitojnë një titull. Përpara se të vendos për punën time të ardhshme, nuk do të filloj asnjë bisedë me ndonjë klub, pa e ditur se çfarë dëshiron dhe çfarë
PORTUGEZI
Ronaldo: Kudo i përulur, u përshtata shpejt te Juventusi
Mund shkuar shumë më mirë sezoni i parë në Itali, por Cristiano Ronaldo nuk mund të jetë i pakënaqur. Eliminimi në çerekfinale nga Ajax ishte një goditje e rëndë për të, pasi njihet për lidhjen që portugezi ka me këtë kompeticioni. CR7 është konfirmuar si fitues, pasi bardhezinjtë siguruar titullin kampion në Seria A, ashtu siç ka ndodhur më parë në Premier League dhe La Liga. Ai vijon që të shënojë, duke arritur shifrën e 600 golave në karrierë me klubet, ndërkohë që është në garë për golashënuesin më të mirë në Seria A. Duke folur në një intervistë për “ICON”, një publikim i përjavshëm në të përditshmen “El Pais”, ai analizoi sezonin e parë në Itali. “Gjëja e parë që bëj kur arrij në një klub të ri është të jem unë. Etika ime e punës është gjithmonë e njëjtë. Duhet të jeni të përulur, të mësoni se nuk dini gjithçka. Nëse jeni të zgjuar, ju merrni pak gjëra që ju bëjnë më mirë si atlet. Jam përshtatur mjaft mirë te Juventusi. Në të gjitha ku kam shkuar flasim për futbollin, as më shumë as më pak, por edhe për gjëra normale. Trajner? Në të ardhmen, pse jo”, deklaroi Ronaldo.
ofron, për sa i përket strukturës dhe objektivave”, u shpreh Mourinho. Strategu portugez u largua nga Manchester United në mesin e sezonit për shkak të mungesës së rezultateve, por ai ishte shprehur se drejtuesit
nuk i plotësuan disa nga dëshirat në merkato. Analiza në “BeinSport” e Mourinhos është si justifikim për dështimet e këtij të fundit për të arritur rezultate pozitive në Premier League dhe Champions.
TRAJNERI
Allegri: Do ta vendos të ardhmen me presidentin, Messi motivon Ronaldon
Derbi dhe e ardhmja. Në vigjilje të ndeshjes ndaj Torinos, Massimiliano Allegri ka shprehur dëshirën për të vijuar aventurën e tij me kampionët e Italisë, ndërkohë që sipas tij paraqitjet dhe golat që shënon Messi e motivojnë për të ardhmen. “Duhet të takohemi me presidentin për të planifikuar të ardhmen me qartësi. Duhet të diskutojmë disa gjëra që kanë shkuar mirë dhe ato që nuk kanë shkuar. Ka vend për përmirësime, duhet të shohim edhe idetë e presidentit, që është gjëja më e rëndësishme. Pjesa tjetër është normale. Ramsey? Luan mjaft mirë me topin, vrapon, një blerje e shkëlqyer për Juventusin. Messi dhe Ronaldo? Për Cristianon dueli më Messin i jep stimuj. Kemi derbin dhe argjentinasi shënoi golin e 600-të, ndaj CR7 kërkon që të shkojë përpara. Për të ardhmen e Messit nuk e di, por Ronaldo ka edhe disa vite karrierë. Do të jetë e vështirë për të gjetur futbollistë si ata të dy. Nuk janë të ngjashëm, por të ndryshëm dhe shumë të fortë. Torino? Ka një objektiv të jashtëzakonshëm, prej shumë vitesh nuk shkon në Champions dhe ka mundësi këtë sezon. Duhet të bëjmë një ndeshje të madh, të luajmë mirë taktikisht dhe të jemi solidë, pasi ata janë ekip fizikë”, deklaroi Allegri në konferencën para mediave.
STATISTIKAT
Skuadra më e dobët në Europë luan në ligën e dytë në Turqi
Jemi thuajse në fundin e sezonit, teksa kampionatet i drejtohen konkluzioneve p ë r f u n d i m t a r, v e t ë m n ë Gjermani dhe Angli janë për t’u zgjidhur dilemat e fundit. Disa ekipet janë të pakënaqur nga sezoni i tyre, teksa tifozët e ekipit Karabukspor janë më të mërziturit. Ekipi i provincës së Anadollit, mban vendin e fundit në Seria B turke, me një bilanc aspak për t’u krenuar. 3 barazime, 28 humbje në 31 ndeshje. 9 gola të shënuar dhe 99 të pësuar. Si për ta çuar edhe më “gropë” ekipin turk ka menduar Federata duke e dënuar me 3 pikë, duke e lënë Karabuksporin në kuotën e 0 pikëve. Sezonin e kaluar zbriti një kategori, pasi mori vetëm 12 pikë në 34 ndeshje, duke ju gëzuar 3 fitoreve dhe 3 barazimeve, 20 gola të shënuar dhe 86 të pësuar. Fitorja e fundit e këtij klubi i përket datës 3 shkurt 2018.
VENDIMET
Disiplina me dorë të hekurt ndaj Partizanit, dënohen Telushi dhe Gega Disiplina i jep një goditje të fortë Partizanit për sfidat finale të sezonit. Në mbledhjen e radhës shkalla e parë e drejtësisë sportive pezulloi 4 ndeshje nga të gjitha aktivitetet Bruno Telushin, mesfushorin vlonjat që sapo ishte kthyer në fushë nga problem shëndetësor në mushkëri. Në vendimin e Disiplinës shkruhet se Telushi dënohet më këtë masë të ashpër për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Por masat për Partizanin nuk ndalen me kaq. Edhe trajneri Skënder Gega, për protesta ndaj zyrtarëve (ndeshja me Laçin) pezullohet dy ndeshje nga të gjitha aktivitet. Telushi humb të gjitha takimet e mbetura, përveç sfidës së fundit me Luftëtarin, ndërsa Gega nuk mund të jetë në stol në dy takimet e radhës me Flamurtarin në Vlore dhe Tiranën në derbi.
SPORT
21
E premte, 3 MAJ 2019
Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon dhe momentin që ai godet me grusht Fabinhon
G
oli i tretë i ndeshjes Barcelona-Liverpool 3-0, shënuar nga Leo Messi, mahniti mbarë botën. Një kryevepër për nga realizimi, prej goditjes së lirë, nga një distancë prej 30 metrash, duke lënë të shtangur një nga portierët më të mirë në botë si Alisson. Ky i fundit nuk mundi të bënte dot asgjë ndaj topit, që u gradua milimetrisht nga ylli argjentinas në cepin e këndit të djathtë të portës së “The Reds”. Ditën e djeshme ka pasur kritika për vendosjen e murit (barrierës) mbrojtës të Liverpool në atë rast, ndërkohë që së fundi po diskutohet edhe një tezë tjetër: Leo Messi e lëvizi topin nga vendi ku e përcaktoi kryesori Bjorn Kuipers. Ky i fundit nuk pa gjë, sepse ishte me shpinë, duke i treguar kartonin e verdhë Fabinhos, që kreu ndërhyrjen e gabuar. Nëse gjyqtarëve, në fushë dhe sipër, te VAR-i u ka shpëtuar kjo gjë, gazetarëve të ndryshëm në botë jo. Ata hedhin dyshime për golin e 600-të të Messit me Barcelonën, edhe pse duket e vështirë për të “eklipsuar” një goditje aq precize. Duke parë edhe videon e këtij moment, pretendohet se Messi ka përdorur një dredhi, para se ta godiste topin. Argjentinasi e ka zhvendosur disi topin më përpara dhe më në qendër. A ka siguruar kjo, një pozitë më të favorshme për goditjen e “sferës”? Kjo mbetet në gjykimin e të gjithë sportdashësve. Messi meritonte karton të kuq- Goli i dytë i argjentinasit dhe i treti për Barcelonën, erdhi
N
“Perla” e Messit shkakton polemika, zbulohet dredhia që përdori argjentinasi
nga një ekzekutim perfekt i një goditjeje dënimi, të cilën e fitoi vetë Messi, pasi arbitri Bjorn Kuipers akordoi një
faull të Fabinhos në dëm të “pleshtit”. Megjithatë në internet ka qarkulluar një video nga një tjetër kënd i
kontaktit mes të dyve, ku duket se Messi ka goditur në fytyrë mesfushorin e Liverpoolit dhe më shumë se faull në favor të Barcelonës, duhej faull në favor të anglezëve dhe karton i kuq për argjentinasin. Pamjet nuk janë tërësisht të qarta, por në video të krijohet ideja se argjentinasi ka ngritur dorën për të goditur në fytyrë mesfushorin e skuadrës angleze, ndërsa kaq ka mjaftuar që në Angli të kërkojnë pezullimin e Messit për ndeshjen e kthimit, duke përdorur provën televizive.
BAYERNI
MBROJTËSI
Niko Kovaç: S’kam fjalë për Messin, ka gjithmonë votën time
Van Dijk befason: I lumtur që nuk luaj çdo sezon kundër Messit
ë prag të ndeshjes ndaj Hannoverit, trajneri Niko Kovac ka folur në një konferencë për shtyp. Numri një i stolit u ndal dhe te performanca e Lionel Messit në ndeshjen ndaj Liverpool-it. “Çfarë do që mund të them është shumë pak, ne mund ta mbingarkojmë atë me superlativa dhe ai i meriton të gjitha. Kur vjen ceremonia e Topit të Artë, ai e ka gjithmonë votën time si trajner. Ka lojtarë shumë të mirë, por Messi është më i miri. Është lumturi kur e sheh të luajë një futbollist të tillë, ai bën diferencën”, u shpreh Kovac. Në lidhje me zërat se do të largohet nga puna, kroati e pranon se i ndjen këto zëra. “Arrij t’i perceptoj, por mundohem të mos i lexoj, apo të mos u kushtoj rëndësi. Nuk na sjellin asnjë të mirë në këtë moment”, deklaroi strategu gjerman.
V
irgil van Dijk është i lumtur që nuk përballet me Lionel Messin çdo sezon, pasi ylli argjentinas dhuroi një tjetër paraqitje spektakolare. Mbrojtësi holandez pasi u vlerësua si futbollisti më i mirë në Premier League, nuk mundi të neutralizonte Messin dhe Suarez, të cilët ishin protagonistët e mbrëmjes magjike. “Kur je kundër Messit dhe ai është në formën e tij më të mirë, nuk mund të bësh asgjë. Jam i lumtur që nuk luaj në Spanjë dhe që nuk përballem me të çdo sezon. Ai shënoi dy gola dhe mbeta shumë i zhgënjyer. Messi fitoi betejën, por jo luftën”, deklaroi holandezi. Van Dijk ashtu si pjesa tjetër e klubit të tij, beson se asgjë nuk ka përfunduar dhe në Merseyside do të jetë një ndeshje tjetër. “Çdo gjë është e mundur në futboll. Ne sigurisht që besojmë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi pasi krijuam shumë mundësi shënimi ndaj tyre. E vetmja gjë që na ka ngelur është që të provojmë për të shënuar kundër Barcelonës”, deklaroi Van Dijk.
ISH-FUTBOLLISTI
Goli spektakolar i argjentinasit, Del Piero: Leon e pushtoi djalli! Lionel Messi i shënon kujtdo, nuk njeh rival dhe, aq më tepër, portier. Alisson Becker është një portier jo normal dhe ndër më të mirë në qarkullim, por edhe pse u mundua të kërcente më fort se kurrë për të mbërritur te sfera, nuk ia doli në kohë. Del Piero ka vlerësuar yllin argjentinas. “Çfarë mund të thuash? Mendoj se Messi ishte i pushtuar nga djalli… Edhe goli i parë nuk ishte i lehtë, shihni se me sa ëmbëlsi e kontrollon topin pasi i kthehet nga traversa te goditja e Suarezit. Por, te goditja e dënimit nga 27 metra, ta dërgosh me atë preçizion dhe atë forcë goditje është çmenduri. Kur ke futbollistë me këto cilësi, në një mbrëmje të veçantë si ajo e Champions, të nxjerrin nga cilindri gjithçka. Nuk është e vendosur mirë, por edhe me një lojtar më shumë nuk do të ndryshonte përfundimi. Messit iu deshën 10 sekonda të analizonte zgjidhjen. Do të kishte shënuar gjithsesi”, deklaroi Del Piero.
MESFUSHORI
E mërkura e zezë për Arthur, hajdutët i hyjnë në shtëpi gjatë ndeshjes
Asnjë minutë në fushën e lojës dhe shtëpia që po grabitej nga hajdutët. Në nivelin personal, ka qenë një e mërkurë për t’u harruar për mesfushorin e Barcelonës, Arthur. Gjatë ndeshjes së Barcelonës, dy burra të maskuar u futën në shtëpinë e brazilianit dhe kërcënuan vëllanë e tij me kaçavidë, duke vjedhur bizhuteri dhe një rolex. Lajmi është raportuar nga “El Taquígrafo”. Në shtëpi ishte vetëm i vëllai, i cili po shikonte gjysmëfinalen e parë në Champions League nga televizioni. Sipas të dhënave të para, dy kriminelët shfrytëzuan një nga dritaret e jashtme të shtëpisë për të hyrë në brendësi. Pasi hynë brenda, ata kërcënuan djalin me vdekje duke i vënë një kaçavidë në fytyrë. Policia lokale heton çështjen.
SHENDETESI
22 E premte, 3 MAJ 2019
Si të kurojmë shikimin e dobët me anë të frutave dhe perimeve D
isa sëmundje kanë periudha të caktuara të shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve në të shumtën e rasteve shfaqet me ardhjen e ditëve të nxehta, gjatë stinës së pranverës dhe verës. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e temperaturës, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e pluhurave në ambient, të cilat shtojnë thatësirën e syrit dhe shtimin e infeksioneve. Për kurimin e sëmundjeve të syrit, që shfaqen gjatë kësaj periudhe mjekësia popullore vjen në ndihmë me bimët e saj. Një prej bimëve, që përdoret për këtë qëllim, është eu-
tisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shikimit. Hurma Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Përdorimi i shpeshtë i frutit të hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të alergjisë. Patatja Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave
frazia. Eufrazia është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës), blefaritisit, iridocikli-
dhe kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve, si dhe kur poshtë tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje. Trëndafili i majit
Fruti i arrës si ilaç Studime të shumta ka treguar për vetitë pozitive që arrat kanë për shëndetin e njeriut. Lexoni këtu, për disa prej tyre. 1) Sipas një studimi, gratë që konsumonin 28 gramë arra dy herë në javë ishin 24% më pak të rrezikuara për të zhvilluar diabetin. 2) Arrat janë të pasura me vitamina B dhe me antioksidantë, të cilët e ruajnë lëkurën tuaj nga dëmtimi prej radikaleve të lira dhe parandalojnë rrudhat dhe shenjat e plakjes. 3) Ngrënia e arrave çdo ditë ju mbron nga çmenduria. Sipas studimevem, ata qe NUK hanin arra vuanin nga humbje të mëdha në kujtesë, fizik dhe kontroll emocional. Sipas rezultateve, vitamina E dhe flavanoidet tek arrat ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira të dëmshme që shkaktojnë çmendurinë.
Në 100 ml verë zihet 50 gr fletë luleje trëndafili të majit. Me ujin e trëndafilave lahen sytë dhe fletët vendosen në sy për pak kohë. Kjo mënyrë do të çonte në përmirësim të skuqjes së syve. Një tjetër kurë për qetësimin e skuqjes së syve është larja e tyre me lëngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do të zgjasë deri sa mos të ketë më probleme. Manaferra Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu, mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë. Për të lehtësuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllura dhe mbahen për 15 minuta. Vitamina Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve. Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A janë perimet e gjelbra, karotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe gjalpi. Vitamina B redukton skuqjen e syve dhe mund të ndihmojë sytë që janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3, B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat, bananet, mëlçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime të pasura me karotën janë karotat, lakrat dhe bishtajat. Simptomat e para të alergjisë së syve janë: kruajtja që ndihet, skuqje dhe fryrje e qepallës së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Në të shumtën e rasteve sëmundja, në periudhën e pranverës, shoqërohet me dhimbje dhe ndjenjën e thatësisë në sy.
Receta me bimë mjekësore
Boronica kundër infeksioneve të gojës dhe fytit I
laçi i boronicës për qëllime mjekësore përbëhet nga frytet e pjekura dhe të thara të boronicës (emra të tjerë: thrashegra, qershigla e egër, e zakonshme në pyje, në livadhe të zonave malore ; lulëzon në maj-korrik; frutifikon në korrikshtator. Frytet e boronicës përdoren kundër heqjes së barkut, majasëllit, infeksioneve të zgavrës së gojës dhe të fytit; në hemorragjitë e retinës (të tipit diabetik dhe hipertensiv); në diabet. Përgatitja: Frytet merren nga goja në varësi të moshës (mesatarisht 5-10 gram), përtypen dhe gëlltiten. Përdoren edhe në formë çaji duke zhytur në një gotë me ujë sasinë e fryteve të mësipërme, të cilat pasi mufaten, zihen lehtë. Gjethet përdoren gjithashtu në formë çaji, i cili përgatitet duke zier 2 lugë kafeje me frutin e tharë të grimcuar në një gotë ujë. Konsumoni boronica për shëndet më të mirë, është kjo këshilla që ekspertët japin për një shëndet të mirë. Fruta e vogël e boronicës ndihmon punën e trurit, zbut lëkurën e thatë dhe luan rol edhe në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene. Por këto nuk janë gjërat e vetme në të cilat ndikon boronica, ja edhe disa arsye tjera se pse duhet ta shijoni më shpesh boronicën. Para se t'i tregojmë arsyet vlen të përmendet se se boronicat janë shumë të pasura me vitaminën C, pastaj janë burim i shkëlqyeshëm i sheqerit, proteinave dhe materieve minerale (kalium, natrium, mangan, krom, hekur, bakër). Ekspertët sugjerojnë që boronicat t'i përdorni duke bërë ushqim, si komposto, xhem, verë të ëmbël, si dhe lëngje freskuese. - Përforcimi i imunitetit: Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit. Shumica e vetive të mira që kanë boronicat vijnë nga pigmenti që ua jep ngjyrën e kaltër të errët. - Stimulimi i trurit: Zamra me boronica të freskëta mund të ndihmojë që truri të punojë më efektshëm dhe të mendojmë më shpejt dhe në mënyrë më kreative. Një studim ka zbuluar që boronicat i ngadalësojnë efektet e plakjes së memories. - Ripërtëritja e lëkurës: Nëse e bëni një maskë nga dy lugë të vogla me boronica, dy filxhanë sheqer ngjyrë kafe dhe tri lugë me lëng limoni, lëkura juaj do të ripërtërihet, sepse sheqeri do t'i mënjanojë pjesët e thata të lëkurës, limoni do t'i japë shkëlqim, kurse antioksiduesit nga boronicat do të kujdesen për butësinë e saj. - Shikim më të mirë: Dy porcione boronica në ditë e reduktojnë rrezikun nga humbja e shikimit si pasojë e plakjes për madje 38 për qind. - Zemër të shëndoshë: Pesë ose më shumë porcione me boronica në javë e reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër, veçanërisht te femrat. Boronicat përmbajnë një dozë të lartë të komponentëve që u ndihmojnë arterieve në zgjerim. - Sheqeri më i ulët: Boronicat kanë nivele të ulëta glikemike, kanë efekt pozitiv në rregullimin e sheqerit në gjak, veçanërisht te personat që tashmë vuajnë nga diabeti. Pesë porcione me boronica në ditë do të sjellin deri te përmirësimi i dukshëm pas dy muajve. - Preventiva kundër kancerit: Antocianina që i jep ngjyrën e errët boronicave, sulmon qelizat kancerogjene dhe mund edhe të ndikojë në reduktimin e intensitetit të rritjes së kancerit ekzistues. Mjafton që për çdo ditë ta konsumoni një pjesë të tortës me boronica ose një gjysmë filxhani me këto fruta. - Ndihma për fshikëzën: Boronicat, sikurse edhe boronicat e kuqe, përmbajnë komponentë që ndihmojnë murin e fshikëzës për t'i luftuar bakteret dhe infeksionet e traktit urinar. - Reduktimi i dhjamit në bel: Polifenolët që gjenden në boronica ndikojnë në shpërbërjen e qelizave yndyrore, gjë që veçanërisht theksohet në shtresat e dhjamit rreth barkut. Kjo pemë përmban shumë pak kalori, kështu mund ta ofroj një ndihmë të madhe, nëse përpiqeni për të humbur peshën. - Kundër kapsllëkut: Një porcion me boronica përmban rreth 4 gramë fibra, që është 14 për qind e dozës së rekomanduar ditore. Boronicat ndihmojnë në hidratimin e traktit të zorrëve, gjë që është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të tyre.
Përgatiti: Albert Vataj
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 7. Njoftim zyrtar për çështje të rëndësishme 10. Vrull, hov; shpejtësi ose v... 14. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 15. Francisco Pizarro themeloi më 18 janar 1535, qytetin ..., që është kryeqyteti i Perusë 16. "Këpucët" që i vishen kalit 19. Ai, u bë Perandor Romak pas vdekjes së perandorit Nerva 21. Si kishtin makinat e Durrësit targën 23. Shpend më i madh se rosa, me qafë të gjatë, me sqep të madh 25. Tërësia e normave të sjelljes, morali i një shoqërie, i një klase të caktuar a i një grupi shoqëror 28. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 29. Krijesë e mitologjisë shqiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 30. Zakonisht ushqimet e ndenjura, buka kryesisht zë ... 31. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 32. Pjer ..., filozof francez (1079-1142), armik i irracionalizmit dhe misticizmit 33. Njeri i vetmuar, që rron larg njerëzve, duke hequr dorë nga qejfet e kënaqësitë e tjera 34. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 36. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 39. Dakord në gjuhë universale 40. Shkatërrim barbar e i pamëshirshëm i monumente të artit e të kulturës dhe i të gjitha gjërave me vler 41. Bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, përdoren për ushqim 42. I thonë edhe ashtu gozhdës 43. Që ndan në mënyrë të tërthortë një figurë, një rrafsh ose një trap 44. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 45. Që vepron sheshit në mënyrë jo të hijshme e pa përfillur mendimin e njerëzve përreth, i pacipë, i pafytyrë 46. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 47. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij 50. ... ose thur një pëlhurë apo diçka tjetër për të krijuar 51. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 52. Ngjarje e papritur, zakonisht e keqe, që ndikon në jetën e dikujt, në zhvillimin e diçkaje 53. Koha që kur perëndon dielli e deri sa erret e bëhet natë, muzg 54. Bëj që të fryhet, ënjt; mbufat 55. Metal shumë i fortë e i le-
E premte, 3 MAJ 2019
Nga Albert VATAJ
htë, që del nga lidhja e aluminit me bakër 57. Njeri që vret e pret dhe plaçkit në mënyrë të egër e të pamëshirshme 59. Partia Shqiptare Atdheu 61. Njoh zyrtarisht me anë të një dëshmie një gradë a një titull që i jepet dikujt pas mbarimit të një forme studimi a të një shkalle kualifikimi 62. LLoj hardhuce, me trup të madh dhe me shpinë të blertë me pika të bardha a të murrme 65. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 67. Jetonin në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës 69. Kontrolloj befas e me dhunë në një shtëpi ose në një vend 73. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve pranoj 74. Fjalim për një çështje politike, ideologjike a shoqërore... leksion 76. Në brinjë të diçkaje, as para as mbrapa, as poshtë asa lart, por ... 78. Tërësia e punonjësve që drejtojnë vënien në skenë të një shfaqjeje ose të një filmi 81. Eshtë "mysafiri" i paftuar, zakonisht në periudhën e verës dhe në vende ku sundon papastërtia 82. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 83. Petk pa jakë e pa mëngë, zakonisht përpara prej stofi e prapa me astar
86. Përdoret për të përcaktuar peshën e trupave e të sendeve të ndryshme 88. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 89. Gjendje dhe shprehi e vrenjtur dhe e ashpër e një njeriu 91. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 93. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 94. E drejta e një vendi për të vendosur për punët e veta 98. Njeri dorështrënguar dhe një zemëngurtë është i tillë 100. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 101. E vendos dikë a diçka në një vend 102. Partia Aleanca Popullore 104. Përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet, kur mbyllim një llogari 105. Quhet ajo pikpamje që predikon paqe me çdo kusht dhe mohon çdo lloj lufte 107. Që përhapet a që ngjitet me anë të organeve gjinore VERTIKALISHT 2. Një lloj ndëshkimi që u bëhej familjarëve të një të dënuari politik në kohën e komunizmit 3. Piktori me famë, Ibrahim Shaban Likmetaj ... (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918, vdiq në Milano më 7 shkurt 2006 4. Çfarë kombësia është ai
që flet rusisht 5. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i dobët, i ulët, i ... 6. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 8. Të ftohtë i madh, i thatë e me ngricë; fraq, cingërimë, thëllim 9. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 10. Albert, i zoti i këtij fjalëkryqi 11. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 12. Emanuel ..., (22 prill 1724 - 12 shkurt 1804) filozof i madh gjerman, autori i: "Kritikë e arsyes së kulluar" 13. Jam në një vend ku mund të më shohin të tjerët, shihem, dallohem 17. Gatesë me petë të holluara një nga një e të ndera në tepsi 18. Shprehje e kahershme, heshtë me majë të mprehtë, shtizë, hu i gjatë me majë 20. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 21. Shumë i rreptë, shumë i ashpër, i egër, i pamëshirshëm (për një ligj etj.) 22. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 24. Në mënyrë anësore; tërthorazi, jo drejtpërdrejt 26. I themi ashtu aftësisë mendore për të arsyetuar e për të gjykuar 27. Aleanca Kuq e Zi 28. Zë peshk me mjete ta ndryshme, gjuaj peshk
të mirat, gosti; gëzim e hare 58. Romani i Anton Pashkut 60. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 63. Dietë në të ngrënë e në të pirë, që mban zakonisht një i sëmurë 64. Që nuk është lëruar (për tokën); i papunuar 65. Përdorte para euros Greqia si monedhë të saj 66. Njësia monetare bazë e Jugosllavisë, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut etj 68. Mjek i specializuar për sëmundjet e zemrës 69. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 70. ... Mane i famshëm i biznesit 71. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 72. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 75. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 77. Finlanda e ka atë kryeqytetin e saj 79. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 80. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 81. Njeri që nuk flet fare, njeri i pagojë 84. Në shkrimet publicistike Mid'hat bej Frashëri përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali ... 85. Element kimik, gaz mbytës më i rëndë se ajri, i tretshëm në ujë, me veti helmuese dhe dezinfektuese (simboli Cl) 87. Më 12 shkurt 2002, fillon gjykimi për krime lufte i ishPresidentit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç, në ... 90. Zhardhoku i kësaj bime, që përdoret si ushqim. 92. Arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës dhe që ushqen me gjak gjithë trupi 95. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 96. Njëra nga të dymbëdhjetë pjesët e vitit, e cila shërben si njësi për matjen e kohës 97. përdoret me nderim përpara emrit të babait 99. Dru i lartë me trung të trashë, me degë të gjera, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe. Pemë e madhe 103. Nuk shkoj por v... 104. Banka Botërore 106. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën
32. Ai që merret me kërkimin dhe nxjerrjen e një metali ngjyrë verdhë e të shndritshme 35. Shkarkesë negativiteti dhe zemërate, e artikuluar me fjalë, nëm, kund. bekoj 37. I pahijshëm, i ndyrë, i turpshëm 38. I tregoj rrugën duke ecur përpara, i prij përpara një vargu njerëzish, makinash etj., udhëheq 47. Paraja ruse quhet ashtu 48. ...Nela, poeti dhe mësuesi nga Kukësi që u ekzekutua me varje më 10 gusht 1988 49. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 51. Formulë e shkurtër, e cila shpreh thelbin e një ideje a të një qëllimi 55. Dita e muajit të një viti të caktuar sipas radhës në kalendar 56. E bëj që të veprojë gjallërisht, e bëj aktiv 57. Festë e madhe me gjithë 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
S
T ¸
3
4
R M I
L
Y
E
5
S
6
D
L I 10
O
O M
11
R
7
Z
8
M
E
X
Z
I
A
16
B A
S
21
K
L I
M
18
K
A
P
S
T
B I
M
L
Z
P
C
O H O
E 24
N
N
A B
O
28
L 34
P
A T
D
D N
R 30
E M
31
K O
E
35
F
D V
M
J
32
R R
N D
E N
E
B R
E T
O
E
˙
K
E
O
E
O
D ¸
B
P
O
C ¸
K
G
A T
E
E
S
L
38
O L
J
O N
39
M E Z
B L
U
41
K 42
U
K E
C
43
M I
44
L I
G R
K
A M
49
F
45
S
H
46
A T
A 47
48
V
C
V
E
50
C
D
A
I
I
T
B 51
56
D
33
E S N
37
B
V
36
L I 40
S
V
25 27
L
29
R
A K
26
V
G J
E 20
V 23
A ˙
E
O
19
L
22
L U
U R
13
K A
15
17
K
9
˙
B
12
A
N 14
57
58
A T
K
A
T A
E
N
60
M
H
M E
N
O
U
P
R E
G J
I
F
O
J
S
54
P R
E
R
A L
L A
U
53
59
O
L
52
P
F
B
55
S
61
D
P
A
G U
A J
O
S
R E
¸
62 63
I
N
B
64
R
A
¸
T
A
65
N E
S
I
A
66
M E T
K
71
U T
I
V 74
O
N
75
K A
E
T
L
O
R
M E
T I
O
A
¸
S
V A
T
A
81
D
82
P
Y
O Z
˙
A
K
A
D
Z
I
H
91
L L
D
K O
Z
D
A J
L A
O 94
N
95
¸
S
N
K 102
A
H
104
H
97
M O
L
I
I
T A
A
¸
J
V R G
H
J
E
O I
E
N I S
112
L V E
G
101
L I
N I
G U
R R
E
I
¸
T 107
S O
N
S
M
N
A
R I
A N
C
R
D A
K 114
R E
V
109
K
113
P
T
V I
D
115
¸
S
116
T
U M
106
B A 111
C O
L
98
L
L ¸
108
E
85
L
¸
103
105
S
M 110
P R
96
A
100
A N
E Z
O
93
99
Z
I
89
92
˙
I
K 88
Q
H
R N
87
K A
90
S
B
84
C I
86
˙
79
M Y
83
A M B I
R
R 77
I
80
A
E
K 78
V
E H
73
76
Z M ¸
67
O S
69
K J
72
T
E
68 70
O
I
E
117
N E
Q
R
H
O
F
E
R T
¸
S
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 3 MAJ 2019
Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi, në pritjen e Ambasadës Japoneze P
residenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë marrë pjesë dje në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Japonisë në Shqipëri, me rastin e ngjitjes në fron të Perandorit të ri, Naruhito. Presidenti Meta, në një postim në Facebook shprehet se marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Japonisë do të forcohen edhe më tej, sidomos në fushën ekonomike. “Kënaqë-
si të merrja pjesë sot në pritjen e ambasadës së Japonisë, me rastin e ngjitjes në fron të Perandorit të ri, Naruhito. Kam besimin e plotë se edhe gjatë Erës së Madhërisë së Tij “Reiwa”, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë, veçanërisht me rritjen e investimeve dhe projekteve japoneze në Shqipëri”,- shkruan kreu i shtetit.
“Bllokojmë rrugët për të zhbllokuar Shqipërinë” padyshim një sakrificë. Por është mbi të gjitha një investim për të zhbllokuar një rrugë tjetër, jetike për çdo shqiptar, rrugën drejt sigurisë, rrugën drejt punësimit, rrugën drejt dinjitetit dhe çlirimit nga frika dhe pasiguria, rrugën e çlirimit të Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni, rrugën e Shqipërisë si e gjithë Evropa. Rezistenca shembullore në Elbasan, në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Gjirokastër, në Berat, në Korçë, në Dibër, në Kukës, padyshim në Tiranë dhe në Lezhë, tregon vetëdijësimin e qytetarëve për të
O
pozita zhvilloi dje në mbrëmje një tjetër pro testë masive, e cila çoi në bllokimin e akseve kryesore rrugore kombëtare të vendit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi dje nga Elbasanit se kërkonte mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proteste, por shtoi se kjo është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar Shqipërinë dhe rruhen e integrimit të saj. “Vetëdijësimi kombëtar përmes bllokimit të akseve rrugore si akt i mosbindjes civile është
marrë në dorë fatin e tyre, vetëdijen tuaj se askush tjetër nuk mund të jetë zot në shtëpinë tuaj, përveçse vetë ju, qytetarët e lirë të këtij vendi. Sovrani është sot garancia numër 1, se beteja jonë e drejtë, kauza jonë për
liri dhe demokraci do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e klikës, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, fitoren e shqiptarëve të bashkuar”,- deklaroi dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.