www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Rama fillon fushatën, Basha kërkon “Shpresën”! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 262 (8703)
E diel, 3 Nëntor 2019
Çmimi 30 Lekë
Opozita duhet të përballet me kryeministrin mu në Tiranë, mu para Kryeministrisë e jo në rrethe. Ndryshe ka vend një parullë e fermerëve në Lushnjë, pak ditë më parë: “Bashkë me domatet, po na kalben edhe shpresat” FAQE 3
Petrit Vasili: Brukseli dhe BE Fatmir Mediu: Komitet Kombëtar në Tiranë po fshehin të vërteta për krizën dhe integrimin, Dade dhe tronditëse për Teatrin Kombëtar Mustafaj të jenë bashkëkryetarë
FAQE 5
Në foto: Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili
“NOTRE DAME DE TIRAN”
Ekspozita brilante e piktorit Avni Delvina në Tiranë
FAQE 8
SPECIALE SPORT
Biletat për Francën, tifozët detyrohen të shohin edhe Andorrën
City dhe Liverpool fitojnë me përmbysje në “frymën e fundit” FAQE 14-15
FAQE 2
Në foto: Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
MEDIA BRITANIKE
EDITORIAL
BBC: Zhgënjim në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut për negociatat FAQE 8
ANALIZË
Pas “Jo”-së, Europa ka nevojë për qasje të re në Ballkan Nga Florian Bieber
Liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm Nga Ilir Meta
FAQE 7
FAQE 16
POLITIKE
M
ë 18 tetorin, ditën kur Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatave, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e cilësoi si ditë të zezë për shqiptarët, ndërsa tha se nga kriza dilet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Në Asamblenë Kombëtare të Republikanëve, Mediu, propozoi ngritjen e nje komiteti kombëtar për integrimin, i cili tha ai duhet të drejtohet nga dy ish ministra të Jashtëm. Në këtë pikë propozimi i tij është për Besnik Mustafajn e Partisë Demokratike dhe Arta Daden e socialistëve. “Ky komitet të bashkëkryesohet nga dy ish ministra të jashtëm, konkretisht Zoti Besnik Mustafaj dhe Zonja Arta Dade. Në përbërje të tij të jenë ish Kryeministra, ish Ministra të Jashtëm, ish Ministër Integrimi, ish Kryetare e Komisioneve të Integrimit në Parlamentin shqiptar. Dy, mandatim me ligj të këtij komiteti për të kontrolluar dhe zbatuar detyrimet e cdo institucioni në procesin evropian”, u shpreh Fatmir Mediu. Kreu i Republikanëve kishte edhe një propozim të qartë sa i përket sistemit zgjedhor. “Në thelb të këtij propozimi qëndron sistemi proporconial kombëtar me lista të hapura, sipas së cilës votuesi përzgjedh partinë që dëshiron dhe brenda kësaj partie të ketë mundësinë që të zgjedhë 10% të kandidatit të listës së partisë përkatëse. Në fund, deputetë përzgjidhen ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota në rang kombëtar. Po ashtu, mbetjet e votave i shkojnë listës së partisë përkatëse, të cilat nuk plotësojnë numrin e nevojshëm për deputetë, i shkojnë partisë me presjen dhjetore më të madhe”, deklaroi Mediu. Propozimet e Republikanëve për Kushtetutën dhe Reformën Zgjedhore, shkojnë më tej duke
E diel, 3 NENTOR 2019
Kreu i Partisë Republikane: Refuzimi i hapjes së negociatave, ditë e zezë për Shqipërinë. Nga kriza dilet vetëm me zgjedhje të parakohshme
Mediu propozon Komitet Kombëtar për Integrimin: Të drejtohet nga Mustafaj dhe Dade PROPOZIMET E KREUT TË PARTISË REPUBLIKANE:
1
- Ndërtimin e një Komiteti Kombëtar për integrimin Europian. Ky komitet të bashkëkryesohet nga dy ish Ministra të Jashtëm, konkretisht z.Besnik Mustafaj dhe Zonja Arta Dade. Në përbërje të tij të jenë ish kryeministra, ish ministra të Jashtëm dhe të Integrimit, ish kryetarët e Komisioneve të Integrimit Europian të Parlamentit.
2 3 4
- Mandatimi me ligj i këtij Komiteti, për të kontrolluar dhe zbatuar detyrimet e çdo institucioni, që rrjedhin nga detyrimet Europiane dhe në veçanti, zbatimin e 9 kushteve të vendosur nga Bundenstagu Gjerman, me një plan konkret veprimi. - Përfundimi me konsensus sa më parë i Reformës Zgjedhore, duke draftuar Kodin në bashkëpunim pozitëopozitë, dhe me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë. Është provuar se miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore, ka rezultuar me votime më të mira, të pakontestuara. - Marrëveshje për ndryshim të Kushtetutës dhe vendosje të një dispozite tranzitore deri në anëtarë simin në BE, për krijimin e një qeverie tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve, sipas modelit Maqedonas, jo si ndëshkim politik, por si një marrëveshje positive, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe për të kthyer qytetarët në kutitë e votimit, për të ushtruar të lirë të drejtën e tyre të votës.
5
- Ndërtimin e një grupi pune me ekspertët më të mirë, për të kthyer vendin në binarët kushtetues, të shtetit të së drejtës, bazuar në parimin Check and Balance të një Republike Parlamentare. kërkuar president nga populli, krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe Dhomë të Përfaqësuesve por dhe rishikim të Reformës Territoriale. Fatmir Mediu kërkoi unifikimin e qëndrimit opozitar për këto çështje dhe çështje të tjera me rëndësi. Sa i përket hapjes së opozitës, Fatmir Mediu kishte një këshillë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
2
edhe për Lulzim Bashën. “Mendoj se e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetje ndërkombëtare, por edhe të qytetarëve shqiptarë është inicimi nga opozita e një dialogu opozitë-pozitë duke përfshirë kërkesat tona dhe sidomos kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman”, theksoi kreu i PR-së, Fatmir Mediu.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
MENDOJMË SE DUHET TË KONSIDEROHEN:
Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve. Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejtpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë. Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t‘i kalojnë Gjykatës së Lartë.
6
- Rishikimi i Reformës Administrative, për ta çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit. Nëse do të shohim përbërjen e këshillave bashkiakë, mbi 95% e tyre janë nga qendrat urbane, duke lënë të papërfaqësuar pjesën më të madhe të popullsisë.
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E diel, 3 NENTOR 2019
Rama fillon fushatën, Basha kërkon “Shpresën”! Opozita duhet të përballet me kryeministrin mu në Tiranë, mu para Kryeministrisë e jo në rrethe. Ndryshe ka vend një parullë e fermerëve në Lushnjë, pak ditë më parë: “Bashkë me domatet, po na kalben edhe shpresat” Në krizën politike që ka kapur vendin, fjalët magjike për zgjidhjen e saj janë “zgjedhje të parakohshme”. Megjithatë nga qëndrimet që kampet kryesore mbajnë dhe aktet publike që kryejnë kanë krijuar paqartësi dhe konfuzion të mbështetësit e tyre. Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet parlamentare nuk do të mbahen para verës së vitit 2021, por prej muajsh sillet sikur fushata elektorale ka nisur prej kohësh. Bile ka ngritur stafe me njerëz që po merren me krejt emrat në administratë e polici, duke iu kërkuar email-et, numrat e telefonave, etj,. Po kështu oligarkët kanë thirrur shefat e vartës duke listuar punonjësit që marrin pagat te firmat e tyre për ti patur për vota për PS. Deputetët e PS dhe drejtuesit politikë janë në rrethe duke bërë gjoja zgjedhje në parti, por po bëhen gati për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha çdo ditë betohet se zgjedhjet të parakohshme mund mbahen edhe javën që vjen, ndërkohë aksioni i PD-së në publik dhe strukturat e saj duket sikur presin vitin 2021. Këto zhvillime i pasqyrojnë më së miri qëndrimet e fundit publike. As një miting të madhe nuk thërriti liderishipi opozitar, qoftë edhe për protestuar kundër kryeministrit që nuk mori negociatat. Nga ana tjetër brenda javësh kreu i PS ka mbledhur kryesinë dhe strukturat e partisë. Temë kryesore nuk ishin as negociatat që dështuan me sukses dhe as kriza më e rëndë institucionale në vend, por riorganizimi i partisë, dhënia e detyrave për bazën, rishikimi i anëtarësisë së elektoratit dhe ndryshimi i drejtuesve në zonat ku shihen me probleme. Edhe pse PS-ja në qeverisje ka sherre të forta brenda asaj, pakënaqësira dhe denoncime korruptive për drejtorë abuzues, kupola e partisë mundohet t’i zbusë problemet dhe të ruajë ‘unitetin’ për garat e ardhshme
Në foto: Fermerët duke protestuar në Lushnje
zgjedhore. Nga ana tjetër, me gjithë problemet e rënda në qeverisje, Edi Rama gjen kohë që të zgjidhë dhe sherret mes deputetëve në Shkodër apo të joshë gjithë grupet e interesit që të mos krijojë përçarje në bashkitë e veriut. Ndërkohë deputetët i ka udhëzuar që më shumë të rrinë në zonat elektorale sesa të sillen vërdallë nëpër zyrat në Tiranë. I njëjti urdhër vlen dhe për ministrat, të cilët edhe pse të ngarkuar me “koncesione” dhe kontrata interesash që duhen firmosur, çdo javë janë në terren për propagandë qeverisëse dhe takime me socialistët. Gjithë këto tregojnë se Edi Rama, që pas votimeve një partiake të 30 qershorit, nuk e ka ndërprerë fushatën elektorale. Në krizën që e ka futur vendin, sondazhet dhe nuhatja politike duket se e ka bërë të kuptojnë se pushteti i madh që ka marrë mbi supe mund të vihet në provë shumë shpejt, duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë tjetër pamje të jep opozita dhe Partia Demokratike që prinë koalicionin e
që synon marrjen e pushtetit. Pas vrullit të muajit shkurt, revolta u shua si me porosi më 30 qershor. Që pas asaj date gjithë reagimi qytetarë dhe opozitar janë protestat banorëve të “Astir”, të rinjtë që bëjnë roje të Teatrit Kombëtar dhe ndonjë “shpërthim” opozitarizmi në rrjetet sociale. Të gjithë këto protesta janë të respektueshme, por janë shumë larg aksionit popullor e qytetar të një opozite që kërkon zgjedhje të parakohshme dhe një model të ri qeverisës për të shpëtuar vendin. Këto miniprotesta të ligjshme dhe të drejta janë shumë larg dhe revoltës që shumica e qytetarëve ka ndaj kësaj qeverie. Pas skandaleve të mëdha dhe votimeve të 30 qershorit, PD pritej të ndërmerrte hapa edhe më të fortë ndaj një qeverie që nuk ka lënë nen të Kushtetutës dhe ligj pa shkelur. Por në vend të kësaj, PD dhe strukturat e saj kanë zgjedhur strategjinë e pritjes. Dje, PD mblodhi krerët e degëve në gjithë vendin dhe normalisht pritej që të niste një aksion i fortë kundër qeverisë që pas skandale korruptive, keqqeverisjes dhe
dështimit spektakolar me negociatat. Por jo, në vend të aksionit mbarëkombëtar, Lulzim Basha zgjodhi takimet lokale nën moton “Turi kombëtar i shpresës”. Bëhet fjalë për takime lokale, në qytete të mëdha, të cilat edhe për shkak të kushteve të motit do të mbahen në salla të mbyllura. Këto janë takime të dobishme për një parti politike, por qytetarëve që presin më shumë nga opozita nuk u thotë asgjë. Sepse qytetarët presin nga opozita shumë më tepër sesa seminare politike dhe leksione në situatën kritike ku ndodhet vendi. Një parullë e fermerëve në Lushnje, pak ditë më parë, e përmblidhte më mirë se kushdo situatën pa krye ku është futur politika: “Bashkë me domatet, po na kalben edhe shpresat”. Ndaj lidershipi opozitar të organizohet në Tiranë, këtu kryeministri ka frikë dhe ndjehet në ankth. Natyrisht që edhe “takimet e shpresës” duhen, por tani kur shpresa ka vdekur duhet revolucioni i zemrave të revoltuara. Mili Xhani
POLITIKE
4 E diel, 3 NENTOR 2019
Ish-kryeministri zbardh lidhjet mes prokurorit, Rrumit, Ramës dhe Kepit të Rodonit: Ndoja menaxhonte paratë e Ina Ramës
Sali Berisha: Rama kishte gisht në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja I
sh-kryeministri Sali Berisha ësh të ndalur sërish sot te atentati ndaj prokurorit Ndoja dhe shoqëruesve të tij, duke thënë se pas ngjarjes fshihet Edi Rama. Berisha thotë se deri dje Ndoja, ishte një nga prokurorët më të afërt me pushtetin e Ramës, por pazaret u prishën kur duhej ndarë “torta” te Kepi i Rodonit. Ish-kryeministri komenton dhe personazhin tjetër që ishte në makinën e prokurorit, Landi Muharremi, të cilin e etiketon dhe si Rrumin e partisë. “Edvin Mafia nuk e kishte gishtin në shtjekëzën e kallashit që qëlloi prokurorin, por ai kishte syrin në shënjestrën e tij! Miq, dje mbasdite në Durrës ndodhi njëri nga atentatet mafioze më të organizuar, vetëkuptohet me ndihmën direkte të narkopolicisë, në historinë e krimit dhe mafies së vendit. Dje mafia qeveritare goditi me breshëri prokurorin Arjan Ndoja dhe bashkëpuntorin e tij, famozin Rrumi, votëmbledhësin kryesor të parisë së krimit dhe krahun e Avdylëve në zonën e Sukthit. Prokurori Ndoja, i cili ndër të tjera akuzohet se menaxhon edhe paratë e pista të ndrikull Ina Ramës, ishte në këto vite i mbrojturi dhe favoriti tejet i çmuar i Edvin Mafisë dhe Gjushit të tij. Ai është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga
qytetari dixhital për afera kriminale mafioze. Ai kishte shpëtuar pa asnjë pasojë si për rrahjen shtazore të biznesmenit të Omniks nga banda e tij, ashtu dhe për rrahjen e avokatit Ilia (rrahësi në kërkim i këtij të fundit shoqëronte narkoministrat e Edvin Mafisë në aktivitete publike). Por siç ndodh rëndomë me klanet mafioze, që për shkak të shkeljes së in-
ATENTATI NDAJ NDOJËS
teresave i hanë kokën, pra i kthejnë pushkën njëri-tjetrit, ndodhi edhe kësaj here. Kështu, klani i mafies shtetërore të prokurorit Ndoja u përball me klanin mafioz direkt të padronit të tij, Edvin Mafisë për Kepin e Rodonit. Kjo aferë mafioze zhveshi rrufeshëm nga çdo cipë, petkë, apo përgjegjësi zyrtare kreun e Meduzës dhe ai u vërsul me tërbim dhe kërcël-
litje dhëmbësh si kurrë ndonjëherë më parë në narkoparlament kundër prokurorit Arjan Ndoja, duke e paralajmëruar se do të ketë dhe masa ekstreme, dhe si e tillë vetëkuptohet do të ishte eliminimi i tij fizik. Kjo ishte një dëshmi se për Edvin Mafinë në shënjestër të bandës së Kepit të Rodonit duhet me urgjencë pa humbur kohë të ishte
Ish-deputeti i PD-së: Në 2015-ën i denoncuam me emra “Rrumin” Land Muharremin e dy të tjerë
Atentati ndaj prokurorit, Salianji: Autoriteti i shtetit është vënë përfund
I LSI: Ministria e Brendshme me Lleshjan si institut statistikash që numëron viktimat
S
iguria publike në mëshirë të fatit! Kështu e nis reagimin e tij lidhur me atentatin e dy ditëve më parë ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka hedhur akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, sipas së cilit janë vënë në shërbim të oligarkisë dhe krimit të organizuar. “Siguria publike në mëshirë të fatit. Qytetaret po përballen çdo ditë e me shumë me ngjarje të renda dhe nuk ka asnjë reagim apo plane masash nga kjo qeveri. Qytetaret janë lënë në mëshirë të fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij janë në shërbim të oligarkisë dhe krimit të organizuar. Ministria e Brendshme me Sandër Lleshin ministër është kthyer në institut statistikash, numëron vetëm viktimat, aksidentet dhe kilogramët e kokainës që kalojnë sa në një port në portin tjetër. Qytetarët janë të pambrojtur nga institucionet e sigurisë, që për fatin tonë të keq vetëm numërojnë viktimat dhe nuk bëjnë asnjë gjë tjetër. Në këtë situate të rëndë për vendin zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të kthyer rendin dhe sigurinë publike, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Për të forcuar institucionet dhe për të kthyer besimin e qytetareve tek një shtet që mbron interesat e tyre”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
Arjan Ndoja për t’i dhënë ekstremen e vendosur nga krye kreu i Meduzës. Për të dëshmuar para bandës së tij se ai kishte ndëshkuar me ekstremen prokurorin Ndoja, Edvin Mafia dërgoi Erjon Pluhurin, në një rast që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi që kur është themeluar shteti shqiptar, në sallën e gjyqit për të zhveshur dhëmbët e narkoqeverisë prokurorit Ndoja dhe konfirmuar publikisht dhe një herë se për të mbrojtur interesat e klanit qeveritar të mafies së Kepit të Rodonit nuk do respektohej asnjë normë, asnjë ligj dhe se vendimi për ndëshkimin ekstrem të tij ishte i pa apelueshëm dhe përfundimtar. Kështu që, si përfundim, mund të thuhet se Edvin Mafia nuk është dorësi i atentatit ndaj prokurorit Ndoja, gishti i tij nuk ishte në shtjekzën e kallashit që derdhi dje breshëritë mbi të dhe Rrumin e partisë. Por Edvin Mafia ishte vendimmarrësi i vetëm suprem i masës ekstreme, pra eliminimit të prokurorit, ishte hjekësi dhe syri në shënjestër i kallashit që shkrehu dje breshëritë vrasësi i bandës së Kepit të Rodonit të Edvin Mafisë mbi prokurorin Ndoja dhe Rrumin e partisë së krimit”, u shpreh në reagimin e tij ishkryeministri Sali Berisha.
sh-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaron se Landi Muharremi është denoncuar në 2015 me emër dhe mbiemër duke përmendur dhe nofkën e tij “Rrumi”. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Salianji u shpreh dje se autoriteti i shtetit është vënë përfund nga lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar. Sipas tij, “Rrumi” allias Land/Pëllumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetë çdo përfaqësues të PD-së në komisione duke lënë bosh shumicën e komisioneve në ish-Bashkinë Sukth në vitin 2015. “Autoriteti i shtetit është vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar. Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individë me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama. Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej por kon-
trollon zona influence në administrate publike. Parimi është i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër. Sot konflikti është mes bandave që mbështesin Ramën dhe kur qeveria behet palë me njërën tjetra ka gux-
im dhe të kërkoje eliminim fizik! Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pëllumb Muharremi dhe Bert dhe Gëzim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetë çdo përfaqësues të PD në komisione duke lënë bosh shumicën e komisioneve në ish-Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria ata vazhduan të qetë fushatën kërcënuese! Pas zgjedhjeve si shpërblim Bert Hoxha u emërua administrator i Njësisë Sukth si shpërblim për vjedhjen e votave! Prandaj është imediate ndëshkimi i gangsterëve me pushtet, se s’ka asnjë rrugë tjetër për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin! Prandaj gangsterët marrin guximin të ngrenë dorën ndaj punonjësve publikë! Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do t’i shtypim bandat dhe mafien që po i pinë gjakun Shqipërisë dhe po e bëjnë të pabanueshme për qytetarët!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.
POLITIKE
5 E diel, 3 NENTOR 2019
Pas 12 qarqeve, ky tur do të mbyllet në Greqi, ku kreu i Partisë Demokratike do të bisedojë me shqiptarët që jetojnë atje
K
reu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nis javën e ardhshme një tur në 12 qarqe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët. Ky tur i quajtur “Turi Kombëtar i Shpresës” do e çojë liderin e opozitës në të gjitha bashkitë e vendit. Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë. Më pas në bashkitë e tjera. Ndërsa dje, Basha zhvilloi takime që prej orës 9:00 të mëngjesit me kryetarët e degëve të Shqipërisë në selinë e Partisë Demokratike, të cilët i ka porositur që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve. Pas 12 qarqeve, ky tur do të mbyllet në Greqi, ku Basha do të bisedojë me shqiptarët që jetojnë atje. Paralelisht me ketë proces, Basha ka udhëzuar strukturat që të punojnë e të jenë gati për zgjedhje. Për këtë qëllim të shtunën ai ka zhvilluar një seri takimesh me kryetarët e degëve, ndërsa ka ripërsëritur qëndrimin se zgjidhja e krizës kalon vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale. Situata pas 30 qershorit Shkodra dhe Vora kanë nxjerrë në dritë problematikën e vërtetë për votimet e 30 qershorit. Prej disa muajsh kryeministria ende nuk ka bërë një kërkesë në presidencë për zgjedhjet në kryeqendrën e veriut, ndërsa e njëjta situatë pritet të zh-
“Turi Kombëtar i Shpresës”, Basha nis javën e ardhshme takimet në 12 qarqe
villohet dhe në Vorë pas shkarkmit të Agim Kajmakut. Por ndërsa mazhoranca mbështet argumentin në zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i Shtetit ka firmosur anulimin e kësaj
date, çka e bën të pamundur zhvillimin e votimeve të parakohshme në këto dy bashki. Katër muaj pas zgjedhjeve të 30 qershorit, dy bashki në vend ndodhen në situatë para-
ATENTATI NDAJ PROKURORIT
“Ushtar i Dakos”, kur Basha denonconte “Rrumin”, që u plagos në atentatin ndaj Ndojt
D
y ditë më parë, pranë “Mbikal imit të Shkozetit”, prokurorit Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë që ishin me të në makinë, do të binin pre e një prite mafioze, që i la të tre të plagosur. Por, mes tyre është edhe Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “i forti i Sukthit” dhe një individ me disa emra dhe jo i panjohur për organet ligjzbatuese në vend. Pikërisht ky person do të ishte edhe një prej njerëzve të afërt me ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako gjatë një takimi që kreu i PD Lulzim Basha do të zhvillonte me banorët e Manëzës rreth një vit më parë, 28 tetor 2018. Gjatë fjalës së tij, lideri i Opozitës do të shprehej se, “Rrumi” është njeriu që ka ushtruar presion dhe frikë në zonen e Sukthit me Vangjush Dakon për votat e Edi Ramës. “Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me këtcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë,
për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin”, do të shprehej ndër të tjera kryedemokrati Lulzim Basha në takimin e tetorit të vitit të kaluar.
doksale, Shkodra me kryetar me mandat të përfunduar e Vora pa kryetar. Kjo situatë duket se do të vazhdojë gjatë për shkak të krizës politike dhe institucionale. Dekriminalizimi, preku në fillim kandidatin socialist për bashkinë e Shkodrës,Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës, ndërsa pak ditë më parë, pas rreth 3 muajsh në drejtimin e bashkisë së Vorës u shkarkua Agim Kajmaku. Vakancat kanë krijuar një paqartësi institucionale, ndërsa është kthyer në objekt për thellimin e krizës dhe mosmarrëveshjes së institucioneve QeveriPresidencë. Duke ju referuar rastit të Vorës, kodi zgjedhor parashikon një procedurë të thjeshtë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas shkarkimit të kryebashkiakut ka vënë në dijeni institucionin e kryeministrit. Ky i fundit duhet të njoftojë zyrtarisht institucionin e presidentit, ndërsa në nenin 10 të kodit zgjedhor, thuhet se Kreu i Shtetit nga momenti i marrjes së dijenisë ka 48 orë kohë të mandatojë datën e re të zgjedhjeve të cilat mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Ky moment pritet të riciklojë krizën, për
faktin se Presidenti nuk e njeh 30 qershorin e si rrjedhojë as kryebashkiakët e dalë nga ai proces. Burimet zyrtare pranë Presidentit bënë me dije, se ende Kryeministria nuk ja ka njoftuar vakancën Kreut të Shtetit. Por tashmë në një situatë të pazakontë ndodhet Shkodra. Voltana Ademi, edhe pse me mandat të përfunduar vijon detyrën, me nje këshill bashkiak 100 përqind socialist. Prefekti ka vënë në dijeni Presidencën, Kryeministrinë dhe KQZ-në për këtë çështje. Por deri më tani ende prej zyrës së kreut të qeverisë nuk është ndërmarrë nisma për të kërkuar një datë të re, çka në mënyrë të paprecedentë e lë situatën në mënyrë të paqartë. Më herët, Kreu i Shtetit ka theksuar se zgjidhja ishte të votimet në 13 tetor, kjo edhe në kushtet kur anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, nga ku u zgjodhën dhe Pjetri e Kajmaku u publikua në Fletoren Zyrtare. Kjo e bën edhe më të paqartë se në ç’bazë argumentesh mundet që Kryeministri të kërkojë një datë të re, në kohën kur i vetmi institucion që mund të interpretojë situatën është Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është ngritur ndërsa e vetmja padi për këtë datë është ajo e Voltana Ademit.
POLITIKE
6 E diel, 3 NENTOR 2019
Nënkryetari i LSI-së: Mund të shkaktojë një incident diplomatik. BE është e interesuar që vjedhja shtetërore të ndalet apo i bëjnë alibi asaj duke fshehur të vërtetat?
N
ënkryetari i Lëvizjes Social iste për Integrim Petrit Vasili ka ngritur një sërë pikëpyetjesh për mos reagimin e Brukselit dhe delegacionit të BE-së në Tiranë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Vasilit, për çështjen e Teatrit po fshihet një e vërtetë tronditëse. Në një reagim përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili ka publikuar dhe një përgjigje që Komisioni Europian ka dhënë për debatin që ka lidhur për ndërtimin e Teatrit të ri, ku thekson se Europa ka parë qeveri kuislinge, fashiste, naziste, të korruptuara të cilat janë larguar e zhdukur, sepse vlerat e qytetarëve europianë kanë triumfuar. E në këtë kontekst, ai thotë se është skandaloze që interesit të medias për çështjen e Teatrit, Komisioni Europian i përgjigjet se… nuk mund të përgjigjet, sepse shkaktohen probleme deri edhe incident diplomatik. “Përse Brukseli dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë fshehin të vërtetat tronditëse për Teatrin? Çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar është ballafaqimi i shtetit të kapur nga krimi nga njëra anë dhe interesit më të lartë publik të mbrojtur aktorët dhe qytetarët nga ana tjetër. Mbrojtësit qytetarë të teatrit kanë besuar me të drejtë në integritetin parimor të BE ndaj edhe i janë drejtuar asaj për ndihmë. Edhe aspirata e shqiptarëve për integrimin europian bazohet pikërisht në vlerat e BE, te transparenca e saj, të papajtueshmëria me korrupsionin. Por është vërtetë zhgënjyese që BE të kujdeset për qeveritë dhe jo për qytetarët. Europa ka parë qeveri
Vasili: Brukseli dhe BE në Tiranë po fshehin të vërtetat tronditëse për Teatrin kuislinge, fashiste, naziste, të korruptuara të cilat janë larguar e zhdukur sepse vlerat e qytetarëve europiane kanë triumfuar. Është skandaloze që interesit të medias pikërisht portalit Exit.al për çështjen e Teatrit Komisioni Europian i përgjigjet se… nuk mund të përgjigjet, sepse shkaktohen probleme deri edhe incident diplomatik. Po si mundet tu fshihen të vërtetat qytetarëve shqiptarë? Po si mund të mbulohet nga BE korrupsioni gjigant? Po si mund të bëjë kompromis BE me qeverinë dhe të fshehë të vërtetat tronditëse? Në BE do të integrohet Shqipëria apo qeveria e saj? Kaq të rënda qenkan të vërtetat sa publikimi sjell incident diplomatik? BE i interesojnë shqiptarët apo qeveria e tyre? BE është e interesuar që vjedhja shtetërore të ndalet apo i bëjnë alibi asaj duke fshehur të vërtetat? A mund të hapë negociatat Shqipëria, kur lufta ndaj korrupsionit është një nga kushtet madhore? BE duke mbuluar të vërtetat për korrupsionin e qeverisë shqiptare a pengojnë për përmbush-
ISH-DEPUTETI I LSI-SË
Rritja e çmimit të ujit, Spahiu: I parapriu dhënies me koncesion të furnizimit tek privati!
I
sh-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të ujit. Me anë të një shënimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, u shpreh dje se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me rritjen e çmimit të ujit i ka paraprirë dhënies me koncesion privatit. Gjithashtu, Spahiu thekson se Tirana vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit. “Qartazi del që Erion Veliaj me rritjen e çmimit të ujit i ka paraprirë dhënies me konçension apo PPP furnizimin me ujë privatit. Dy vite pas rritjes me 40% të çmimit të ujit në kryeqytet, me arsyetimin për më shumë investime, kemi një panoramë krejt tjetër. Tirana vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit. Argumenti? Edhe pse ne rritëm çmimin (bashkia) përsëri nuk jemi të aftë të zgjidhim problemin dhe vetëm privati mund ta bëjë! Normal që dhe fituesi, siç ndodh rëndom, do të jetë përcaktuar..!!!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu.
jen e këtij kushti? Për BE-në, a ka rëndësi diplomacia burokratike formale apo vënia e gishtit në plagë për të vërtetat e korrupsionit? Përgjigja e këtyre pyetjeve ka rëndësi jetike për shqiptarët. Shqiptarët nuk janë të
verbër që tu besojnë përgjigjeve pa përgjigje, apo të pranojnë mbulimin e të vërtetave si një realitet. Megjithatë lexojeni me poshtë përgjigjen e dhënë nga Komisioni Europian për Exit.al: “Publikimi i këtyre raporteve
rigorozisht konfidenciale dhe për pasojë e pozicionit të Delegacionit të BE-së që përfshihet në të, do të minonte mbrojtjen e interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të vinte në rrezik përpjekjet e mëdha të kryera për të vendosur marrëdhënie cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë. Për më tepër, publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE-së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimeve publike. Është në interesin e Komisionit të ruajë cilësinë e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare për të siguruar progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri dhe për të çuar përpara objektivat thelbësore politike në rajon. Së dyti, duhet të theksohet se publikimi i këtyre raporteve mund të çojë në një incident diplomatik duke qenë se raportet në fjalë përmbajnë qëndrimin diplomatik dhe vlerësimin e BE-së në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, të cilat nuk janë bërë për t’ju komunikuar publikut”, theksoi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Ish-deputetja e LSI-së: Varfëria dhe pasiguria kanë pushtuar familjet shqiptare
Malaj: Familjet shqiptare në krizë, shteti nuk ekziston
F
amiljet shqiptare po përballen me shumë probleme kohët e fundit duke vënë në pikëpyetje ekzistencën. Lëvizja Socialiste për Integrim thekson se fatkeqësisht shteti nuk ekziston për të zgjidhur hallet e të varfërve, ndërsa në vend po mbizotëron terrori dhe pasiguria. Varfëria dhe pasiguria kanë pushtuar familjet shqiptare. Ishdeputetja Nora Malaj, ka deklaruar se shteti nuk ekziston në një kohë që shëndetësia falas ishte premtim dhe pasiguria ka pushtuar vendin. Malaj thekson se problem mjaft i ndjeshëm vijon të mbetet edhe numri i divorceve, ndërsa fëmijët janë ata që vuajnë standardet e ulëta të jetesës. Sipas saj, familja shqiptare po pëson krizën e saj më të thellë ekonomike, sociale, morale dhe integrale dhe gruaja është ajo që po e vuan më shumë. “Kjo krizë ekonomike ka vënë përballë fëmijët dhe prindërit, pasi shteti është shumë i zënë me ca punë të tjera . Ai tashmë nuk ka as kohë dhe as mundësi për të bërë zgjidhje të këtyre problemeve, se arka e shtetit është e boshatisur. Pakti me Universitetin, që u trumbetua si një histori suksesi, po që po rezulton si një histori dështimi, tregojë më së miri, se
përtej suvave të rëna të godinave të sapo ristrukturuara, përveç mbylljeve të rreth 22 programeve studimore, sidomos në fushat e mësuesisë, përveç dhjetëra VKM të nxjerra në shkelje flagrante me ligjin, përveç mos pajisjen me kartë të studentit në të gjithë Shqipërinë, e cila edhe kjo e fundit po rezulton një butafori, kemi një situatë dramatike, e cila sa po vjen e po rrit më shumë numrin e të rinjve, të cilët ëndrra e tyre e shohin në ikjen nga ky vend kjo. Sot familja shqiptare po pëson krizën e saj më të thellë ekonomike, sociale, morale dhe integrale. Familja sot është streha më e pasigurt për gratë dhe vajzat shqiptare, pasi është kthyer në vendin ku ndaj tyre ushtrohet dhunë më shumë se kudo Të njëjtën krisje kanë pësuar edhe marrëdhëniet ndërmjet brezave, duke përfshirë ato prind-fëmijë dhe ato që kanë të bëjnë me brezin më të vjetër. Sot me dhimbje mund të themi se familja ka qenë, por nuk është më, ajo, pasi asaj i janë tronditur themelet dhe është në kaos dhe në presionin e dhunës. Sot, me dhimbje konstatojmë se varfëria dhe dhuna ka fytyrën e gruas në Shqipëri. Ky është realiteti i frikshëm ku jetojmë dhe rrisim fëmijët ne
sot. Dhe nuk ka më vend të themi se kemi bërë përparime me pjesëmarrjen e grave në politikë, në institucione dhe në vendimmarrje, duke ju referuar vetëm shifrave , të cilat janë përmirësuar dhe tregojnë prezencën e saj, po asgjë tjetër. Rezultatet e dëshiruara nga ato çfarë janë realizuar, janë larg shumë larg integrimit të shoqërisë dhe barazisë gjinore. Nuk mund të vazhdojmë me farsa dhe nisma, të cilat nuk na çojnë askund, po janë thjeshtë fushata për të larguar vëmendjen nga kriza e identitetit, që qeveria dhe shoqëria jonë po kalon në këtë prag dimri”, tha Nora Malaj.
FORUM OPINION Nga Zef Bushati
P
o mund të jesh i varfër. Mund të jesh shumë i varfër por jeton me dinjitet. Mund të jesh dhe inxhinier, agronom, artist, ekonomist por përsëri je i varfër. E megjithatë të tjerët kanë respekt për ty, të vlerësojnë dhe të nderojnë. Mund të kesh shumë para, mund të jesh i pasur, mund të jesh biznesmen, ministër, deputet, drejtor, etj je i korruptuar, të mungon karakteri, dinjiteti. Të tjerët të nëpërkëmbin, të përçmojnë, nuk kanë respekt për ty, të përbuzin, të quajnë mashtrues, drogaxhi, kriminel, i korruptuar, gënjeshtar, i pabesë. Të tjerët të largohen, nuk dëshirojnë të flasin me ty, duan që ti të dënohesh, të futesh në burg. More legenë, palaco, nuk e kuptoni ende arsyen? Mendoni se jeni njerëz korrekt? Kujtoni se njerëzit nuk ju njohin? Kujtoni se njerëzit
nuk e dinë sesi i keni fituar miliona euro? Njerëzit ju urrejnë, ata mezi presin që të dënoheni, ata mezi presin që t’iu shikojnë në burg. Njerëzit revoltohen me ju sa herë që kapen 3 ton kanabis në brigjet e Italisë, Greqisë, në portin e Durrësit e Vlorës, në qytetet e Shqipërisë. Qytetarët nervozohen me vehten e turfullojnë pa zë, sa shumë kanabis paska pas Shqiperia, sa shumë drogë nuk mbaron kurrë? Pak më vonë dëgjojnë në TV se një tjetër të thotë që do arrestohen ish-deputetë për korrupsion, se pritet të arrestohen zyrtarë të lartë për korrupsion, ka prokurorë e gjykatës të korruptuar, ka deputetë që kanë vjedhur vota, ministra e ishministra që do arrestohen për korrupsion dhe bashkëpuntorë me krimin dhe qytetarët përsëri nervozohen se nuk besojnë se
ANALIZË Nga Florian Bieber*
J
o-ja e Presidentit Francez Emmanuel Macron për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka vrarë një strategji kryesore të BE për transformimin e rajonit. Jo vetëm që anëtarësimi në Bashkimin Europian është bërë më i largët për të dy kombet e Ballkanit, por ka zbehur edhe shpresat e të tjerëve në rajon. Por kjo nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Siç Winston Churchill është (keq)cituar të jetë shprehur BE nuk duhet të lejojë që “një krizë për të qenë të shkojë kot”. Ka shumë arsye të mira për të mos u pajtuar me rezistencën e Francës për të ecur përpara me bisedimet e pranimit. Fakti që vendet anëtare, të tilla si Franca, nuk mund të bien dakord të mbështesin gjykimin e Komisionit Europian – i cili zbuloi në fillim të këtij viti se, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria, i plotësuan kriteret për të filluar bisedimet – përbën në fakt një krizë. Kjo u dëshmon shpesëtarëve për në BE që qeveritë nuk besojnë në punën e Komisionit dhe e bëjnë procesin të duket i paparashikueshëm dhe i ndërlikuar. Megjithatë, Macron ka të drejtë në diagnozën e tij se procesi është i prishur. Kjo nuk do të thotë që BE, e paaftë të ecë përpara derisa të gjithë të jenë në të njëjtën varkë, duhet të heqë dorë nga Ballkani. Do të thotë se duhet të shihet një
ngërç si një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet e saj me rajonin. Për BE-në, ky mund të jetë momenti që të përqendrohet përfundimisht në zhvillimin e mjeteve më të mira për t’u marrë me autokratët në rajon, të cilët kanë pak stimuj për të hequr dorë nga kontrolli i tyre joformal i institucioneve kombëtare. Komisioni e identifikoi këtë si problem vitin e kaluar, por ka qenë shumë i ndrojtur në përpjekjet për t’u marrë me të, duke zgjedhur që ta bëjë procesin e zgjerimit më kompleks dhe të rëndë dhe të shtyjë problemin për më vonë. Franca pretendon se dëshiron të rindërtojë mënyrën se si BE i trajton bisedimet e pranimit. Kjo tingëllon e zbrazët, duke pasur parasysh se Parisi nuk e ka ndërmarrë iniciativën në propozimin se si ta bëjë këtë. Ky është momenti i BE-së që t’ia kërkojë Parisit këtë. Ngecja aktuale duhet të jetë gjithashtu një thirrje për zgjim. BE-ja duhet të zhvillojë një politikë të re të jashtme në rajon që nuk përqendrohet vetëm në procesin e anëtarësimit në kurriz të diplomacisë së mirë. Qasja e bllokut në Ballkanin Perëndimor është mbështetet prej kohësh në tundjen e karrotës së pranimit në BE si nxitjen kryesore – dhe nganjëherë të vetmen – për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Merrni për shembull Kosovën dhe
7 E diel, 3 NENTOR 2019
Kush na e rrënoi dinjitetin! janë të zhgënjyer. Përsëri takon një tjetër që të tregon se një djalë 10-vjeçar vrau me thikë vëllain e tij 13-vjeçar, se një burrë vrau gruan për prostitucion, se një makinë shtypi një plak që kalonte rrugën, një nënë me fëmijë e përplasi një veturë, se në aksident vdiqën tre vetë, se njëri qëllonte me armë, se tjetri bëri luftë me policinë, se kriminaliteti po bën namin. Krimi organizuar drejton shtetin, se politikanët janë të lidhur me kriminelët, se kryeministri, se ministri, se kreu i opozitës,… se…se. Shqiptarët po ikin nga Shqipëria, se Shqipëria po popullohet me refugjatë që vinë nga Afrika dhe Azia, se Shqipëria do bëhet shtet multi etnik dhe shqiptarët do jenë minorancë në shtetin e tyre se na ikën infermierët, mjeket, se kush do na i vizitojë fëmijët dhe pleqtë kur të
sëmurën, se varfëria po bën kërdinë, se mjaft-mjaft se qytetarët nuk po durojnë dot? Si ju duket vetja? Se jeni të pasur, se keni para shumë dhe jeni të fortë e nuk keni frikë?. Se nuk ju bën përshtypje që jeni pa moral, pa karakter, pa dinjitet? Se mjafton të keni para? Po atëherë pse kërkoni të largoheni nga Shqipëria? Se keni frikë? Se nuk duroni dot? Kërkoni të ruani pasurinë? Edhe në vrimën e miut po të fshiheni do ju gjejnë. E dini pse? Se keni bërë shumë mëkate kundër qytetarëve të këtij shteti. Se ja keni rrënuar dinjitetin qytetarëve shqiptare, se i shkatërruat jetën me takstat, tatimet dhe “Gjobat Marramendëse”. Po, po, sa dalin në rrugë gjobat i ndjekin nga pas, sa shkojnë në punë gjobat i gjejnë mbi tavolinë, sa shkojnë në
kafenë i presin gjobëvënësit që kërkojnë para, po çmendem qytetarët, nuk durojnë dot më. Janë bërë si budallenj. Miqtë e mi, qytetarë të ndershëm të shtetit tonë, ruajeni karakterin, ndershmerinë, dinjitetin. Dikush më thotë: “Çfarë dinjiteti më kërkon të ruaj, unë mezi po ruaj mendjen”. Po mirë more mik, a e di se kush e ka fajin, a e di se kush ta rrënoi dinjitetin? Vetvetja. Se hesht dhe nuk flet, se rri në kafe e nuk proteston, se lejon qeverinë dhe politikën qe ta rrënojë gjithçka deri edhe dinjitetin. Prandaj duhet të ngrihesh në një opozitë të re, të ndershme, të pakorruptuar, pa lidhje me krimin dhe kontrabandën e drogës e prostitucionin, të ngrihesh kundër padrejtësisë dhe poshtërsisë që të shpëtosh të ardhmen e fëmijëve të tu dhe vendin tonë.
Pas ‘Jo’-së, Europa ka nevojë për qasje të re në Ballkan Serbinë, ku dialogu me Brukselin është udhëhequr nga premtimi se nëse të dy vendet normalizojnë marrëdhëniet, rruga e tyre drejt anëtarësimit në BE do të hapej. Kjo ndaloi së funksionuari vite më parë, përmbysur nga bisedimet për ndryshime kufijsh dhe pasiguria nëse pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin Kosovën do të ndryshonin ndonjëherë mendje. Perspektiva e anëtarësimit në BE ishte një nxitje e fuqishme për disa. Por ajo gjithashtu largoi vëmendjen nga vetë problemi. Shumë shpesh, politika e jashtme e BE-së mbështetej në premtimin e anëtarësimit eventual si një lloj kure për gjithçka, në vend të shihej si një investim në ndërmjetësim intensiv. BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të mendojnë për mënyra të reja për të punuar së bashku. Gjashtë vendet e rajonit mund të gjejnë fusha specifike të politikave në të cilat ata mund të integrohen në BE, pa u anëtarësuar zyrtarisht në bllok. BE-ja nga ana tjetër mund të mbështesë këto përpjekje me ekspertizë dhe burime, përfshirë projektet që lidhen me mjedisin ose infrastrukturën. Në këtë mënyrë, edhe nëse
anëtarësimi rezulton të jetë një rrugë më e gjatë nga sa kishin shpresuar shumë, rajoni tashmë mund të shkojë më afër BE. Vendet mund të imagjinohen – edhe nëse ende nuk është realiste – në një moment të bëhen pjesë e zonës pa-pasaportë Shengen, ose Zonës Ekonomike Europiane. Përfundimisht, anëtarësimi në BE gjithashtu do të bëhej më i lehtë dhe më i shpejtë, pasi ato do të ishin integruar gradualisht në strukturat e BE. Ngecja e fundit në këtë proces për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjithashtu mund të ruajë një mësim të vlefshëm për reformatorët në rajon, të cilët janë mbështetur shumë gjatë te të huajt për konfirmim. Tani mesazhi nga Brukseli është i qartë: Ju jeni vetëm. Mund të jetë e dhimbshme, dhe sigurisht nuk është mesazhi për të cilin ata kishin shpresuar, por mund t’i shtyjë ata që kërkojnë të përmirësojnë mënyrën e drejtimit të vendit të tyre për të ndërmarrë veprime, në vend që të presin për ndihmë nga jashtë që nuk ka ardhur dhe as nuk do të vijë. Që një shoqëri të shndërrohet në të vërtetë në një demokraci të kon-
soliduar, bazuar në shtetin e së drejtës, ndryshimi duhet të vijë nga brenda. BE-ja, në rastin më të mirë, mund të sigurojë një model dhe një nxitje për të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Por nuk mund ta bëjë vetë punën. Presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe të tjerët në rajon kanë bërë lëvizje drejt BE-së në teori, ndërsa minojnë institucionet demokratike dhe median e pavarur në praktikë. Kjo trajektore nuk është në interesin e mirë të askujt. Zgjerimi i BE-së ka qenë gjithmonë një mjet për të shndërruar vendet, dhe anëtarësimi në vetvete një lloj anti-klimaksi në momnetin që ndodh. BE duhet të rimendojë se si të gjejë mënyrën më të mirë për të arritur qëllimet në rajon: mbështetjen e një transformimi real dhe të qëndrueshëm, nga poshtë-lart. *Florian Bieber është profesor i Historisë dhe Politikës në Evropës Juglindore në Universitetin e Graz dhe koordinator i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG). Ai është autori i “Lindja e Autoritarizmit në Ballkanin Perëndimor” (Palgrave, 2020). Politiko.eu
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
8 E diel, 3 NENTOR 2019
Ekspozita brilante e piktorit Avni Delvina P
iktori i talentuar Avni Delvina hapi pasditen e djeshme në Tiranë një ekspozitë me punimet e tij më të fundit. Tema kryesore e punimeve është përqendruar në pro-
testën për “Teatrin Kombëtar” dhe vjen si mbështetje ndaj artistëve që ruajnë prej 20 muajsh godinën nga fadromat. Ekspozita është titullar “Notre Dame de Tiran”. Artisti Delvina
tha se ekspozita është një mënyrë e veçantë për të shprehur revoltën e artistit ndaj cënimit të institucioneve demokratike dhe planeve për të shembur Teatrin Historik Kombëtar të Shqipërisë. Ekspozita ka 40 grafika me shumë mesazhe të forta politike, ku paraqiten drejtues të institucioneve dhe personazhe politikë. Delvina thotë se nuk mund të mungonte në Tiranë me veprat e veta “në këto kohë protestash qytetare ndaj abuzimeve të administratës në çdo nivel dhe dhunimit të demokracisë në çdo institucion. Nëse njeriu mungon në këto protesta për demokraci, atëherë mohon vet-
en e vet, theksoi ai”. Në hapjen e ekspozitës morën pjesë shumë dashamirës të Teatrit, mes tyre
edhe ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
jti veton franceze “një gabim historik”, duke paralajmëruar se do të dëmtonte seriozisht ndikimin e BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sipas BBC, për Rusinë ky është një oportunitet i madh. Ekziston frika se disa vende, pa u shqetësuar shumë për implikimet, mund të shohin si zgjidhje, nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik
të mbizotëruar nga Rusia (EAEU). Rusia po sheh mundësinë të ftojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për t’u bashkuar me këtë bashkim tregtarë (EAEU) - një sugjerim i hedhur menjëherë poshtë nga Zaev. Sipas BBC, për sa kohë që Emmanuel Macron është presidenti i Francës, është e vështirë të thuhet se kur do të fillojë hapja e negociatave me vendet e Ballkanit.
RAPORTIMI I PRESTIGJIOZES BRITANIKE
BBC: Konfuzioni europian për hapjen e negociatave ushqen zhgënjimin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut
P
restigjozja britanike “BBC” i ka kushtuar një shkrim mos hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. BBC shkruan se konfuzioni i BE-së ka dërguar një mesazh të zymtë në të gjithë Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, e për më tepër për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. BBC thotë se “Vetoja franceze ishte si një tallje për Maqedoninë e Veriut pas sakrificave të shumta për ndryshimin e emrit”. Për 27 vjet, Greqia kishte refuzuar emrin
Maqedoni për shkak të rajonit të saj me të njëjtin emër. Mosmarrëveshja përfundoi vetëm në janar pas një marrëveshje të arritur me vështirësi dhe një seri votash të vështira në Parlamentet e të dyja vendeve. Në veçanti, për të rinjtë shqiptarë dhe maqedonas, refuzimi vjen si një goditje, duke lënë pas aspiratat europiane të një brezi të ri. Qeveria në Maqedoninë e Veriut tashmë e ka paguar çmimin. Ajo nuk do mund të përmbushë mandatin e saj pesëvjeçar, por do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Në Shqipëri dhe Maqedoni askush nuk preten-
donte se dy vendet do të bëheshin menjëherë anëtar të Unionit por të gjithë ishin të përgatitur për çeljen e negociatave. Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zaev, përballë një opozite të kënaqur nga moshapja e negociatave, po përballet me një sfidë të re, të bind votuesit që kursi i vetëm i vendit është BE. “Shkatërruese për rininë ballkanike” Vetoja e Macron mund të bëj që të rinjtë në veçanti, të besojnë se e ardhmja e tyre është diku tjetër dhe jo në atdheun e tyre. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e qua-
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
9 E diel, 3 NENTOR 2019
Nga shtëpia e Kadaresë e kthyer në muze te Piramida
Prestigjiozja irlandeze shkruan për Tiranën një qendër inovacioni. Shtëpia ku Ismail Kadare jetonte para se të zhvendosej në Paris në vitin 1990, është një muze që duan ta shohin të gjithë. E njëjta gjë është bërë edhe me Shtëpinë e Gjetheve, e cila është e vendosur në qendër të Tiranës. Ajo u ndërtua në vitin 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë. Gjatë luftës së Dytë botërore Shtëpia e gjetheve u përdor nga Sigurimi i shtetit
P
restigjiozja irlandeze “The Irish Times” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, në të cilin theksohet ndryshimi që është bërë në Tiranë, sidomos vitet e fundit. “The Irish Times” shkruan për një sërë ndryshimesh të bëra në kryeqytet, duke filluar nga shtëpia e Ismail Kadaresë e cila është kthyer tashmë në një muze, e deri te Piramida që së shpejti do të shndërrohet në
për hetime, e sot është një muze ku gjithsecili mund të shuajë kuriozitetin e tij. Ndërsa dy bunkerë, që Enver Hoxha i ndërtoi për t’u mbrojtur nga pushtuesit, tani janë shndërruar në muze e galeri. Piramida prej betoni dhe xhami, që u ndërtua me synimin për të qenë një muze për Enver Hoxhën, do të shndërrohet në një qendër inovacioni dhe teknologjie, ku të gjithë, nga më të vegjlit
te më të rriturit. do të kenë mundësinë të trajnohen në këtë fushë. “E nëse sheh ishBllokun sot, një zonë që më parë ishte e bllokuar pasi në të jetonte Hoxha dhe aleatët e tij, tani është plot me bare e kafene. Madje kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë se një pjesë e vilës së Enver Hoxhës e cila ndodhet në këtë zonë, së shpejti do të shndërrohet në shtëpinë e artistëve.
Bashkia e Tiranës dëgjesë me banorët e njësive 1, 2 dhe 3 për buxhetin 2020
Mazniku: Do të ndërhyjmë në 100 lagje në gjithë Tiranën
P
ërmirësimi i infrastruk turës, projekti i “100 Lagjeve”, fuqizimi ekonomik dhe vendet e reja të punës do të jenë fokusi i Bashkisë së Tiranës. Nga shkolla “1 Maji” në kryeqytet, në dëgjesën me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku shpjegoi 4 kolonat kryesore mbi të cilat është planifikuar projektbuxheti për vitin e ardhshëm dhe investimet që pritet të sjellin impakt pozitiv në cilësinë e jetës së banorëve të qytetit. “Fokusi i punës, jo vetëm për këtë vit, por që do të zgjasë përtej këtij viti, do të jetë i ndarë në 4 kolona kryesore. Do të vijojmë të investojmë në çerdhe, kopshte, shkolla. Kemi një punë shumë të madhe për të bërë. Fillojmë brenda këtij viti kampusin e qytetit studenti, i cili do të ketë tre elementë të rëndësishëm zhvillimor”, tha Mazniku. Fokusi i dytë i rëndësishëm i punës së Bashkisë së
Tiranës do të jetë ekonomia dhe punësimi. “Në 4-vjeçarin e parë u fokusuam shumë në infrastrukturën bazike të qytetit, në pastrim, rrugë dhe kanale. Tani do të kemi fokus më të madh te ekonomia dhe punësimi, siç është zona e re ekonomike e Tiranës, e cila do të fokusohet në prodhim e manifakturë, për të krijuar vende të reja të punës. Po ashtu, edhe tregun agroushqimor, në mënyrë që edhe zonat rreth e qark të Tiranës të ketë një treg për të sjellë produktet e tyre”, tha ai. Ndërkaq, brenda programit kombëtar të 100 fshatrave, përfitues do të jenë edhe Shëngjergji, Sheshi, Peza dhe Pëllumbasi. “Për të pasur mundësinë për të çuar aty turizëm, bujqësi dhe agrobiznes, në krijimin dhe zhvillimin e zonës rreth e qark Bulevardit të Ri, si një zonë e fokusuar në financë e teknologji, që edhe aty të tërheqim kompani ndërkombëtare. Fokusi do jetë edhe tek shër-
bimet dhe një ndër punët që është duke u bërë është Bulevardi Zogu 1, për të pasur më shumë hapësira për shërbime, shopping, turizëm apo për kur vijnë miqtë ndërkombëtarë”, tha Mazniku. Puna do të vijojë edhe për korridoret e gjelbra. “Në Bulevardin Veri-Jug, në Lanën
që bën lidhjen Lindje-Perëndim, dhe zgjerimin e Lanës, në pyllin Orbital dhe në Unazën e Madhe. Do të vijojmë punën me Unazën e Madhe si një arterie kryesore e lëvizshmërisë në qytet”, shtoi Mazniku. Kolona e katërt është përmirësimi i shërbimeve të bashkisë për qytetarët. Nënkry-
etari Mazniku theksoi se po punohet në mënyrë intensive për të pasur mundësi që të gjithë mekanizmat e shërbimeve të ofrohen në një mekanizëm dixhital dhe të lehtësohet procedura e marrjes së shërbimeve nga Bashkia, nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”.
AKTUALITET POLICIA
R
rugët e Tiranës, në 48 orët e fundit kanë qenë të mbushura me shkelje
10 E diel, 3 NENTOR 2019
Tirana me shkelje, mbi 2 mijë gjoba për 48 orë
nga drejtuesit e automjeteve. Gjatë një aksioni të Policisë Rrugore, mësohen se janë ven-
dosur mbi 2 mijë gjoba në dy ditët e fundit, ku nuk mungojnë shkeljet nga më të rënda siç është edhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. “23 shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, nga të cilët 7 në gjendje të dehur, 15 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Gjithashtu, janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionte nga 155km/h deri në 175
km/h, 2 për mos bindje ndaj shenjës së ndalimit, 5 për largim nga vendi i aksidentit dhe 2 për shkelje të tjera. Proceduar me masë administrative 287 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit. 123 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse. 122 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve. 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. 57 drejtues mjetesh të
Krijimi i kësaj qendre nuk do të sjellë mbivendosje me sektorët e tjerë që luftojnë krimin ekonomik e financiar në Policinë e Shtetit, pasi detyrat e qendrës janë të mirëpërcaktuara
Lufta ndaj falsifikimit të monedhave, Hodaj: Bashkëpunim me 80 zyra homologe S hqipëria përmes një pro jektligji, synon që të ad erojë në Konventën Ndërkombëtare të luftës kundër falsifikimit të monedhës. Sipas projektligjit në fjalë, kjo ka si qëllim krijimin e një qendre e cila do të jetë në kontakt të drejtpërdrejt me zyrat homologe të 80 vendeve anëtare të kësaj konvente, duke krijuar një kanal preferencial komunikimi për shkëmbimin e informacionit. Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, në një interviste për "Agjencinë Telegrafike Shqiptare", thotë se përmes kësaj konvente Shqipëria do të ndërtojë një zyrë qendrore që do jetë në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit sa i takon luftës ndaj falsifikimit të parave. "Qeveria shqiptare ka sjellë në Kuvend një propozim për aderimin në një konventë ndërkombëtare në luftën kundër falsifikimit të monedhës. Është një konventë që shërben si një instrument për bashkëpunimin ndërkombëtar, janë më shumë se 80 shtete pjesëmarrëse". Nga ana tjetër Hodaj, thekson se ky projektligj nuk vjen si nevojë e shfaqjes së këtij fenomeni në vendin tonë, por si pjesë e rrugëtimit të vendit tonë drejt integrimit në BE, pjesë e kapitullit 24. "Nevoja nuk lind nga një ekzistencë e brendshme, pasi fenomeni në Shqipëri është i reduktuar dhe kufizohet vetëm në përdorimin e monedhave false. Është më tepër një pasojë e asaj qasjeje për modernizimin e legjislacionit
QENDRA
“Veprimtaritë në kuadër të kësaj konvente do të kryhen nga dy specialistë në Sektorin kundër Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Krijimi i kësaj qendre nuk do të sjellë mbivendosje me sektorët e tjerë që luftojnë krimin ekonomik e financiar në Policinë e Shtetit, pasi detyrat e qendrës janë të mirëpërcaktuara dhe të pavarura nga detyrat e sektorëve të tjerë”.
dhe përafrimin e tij me legjislacionin e BE si dhe standardet ndërkombëtare. Do krijohet një zyrë qendrore te Policia e Shtetit që do jetë në kontakt të vazhdueshëm me Bankën e Shtetit, që është organi që prodhon monedhat dhe do jetë në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vendin tonë dhe në kontakt me zyrat homologe të krijuara në më shumë se 80 shtete anëtare". Ky projektligj ka për qëllim aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për luftën kundër falsifikimit të monedhës, nënshkruar në Gjenevë, në 20 prill 1929. Kjo konventë siguron
parandalimin dhe dënimin e veprës penale të falsifikimit të monedhës, nëpërmjet bashkëpunimit me shtetet anëtare, duke shkëmbyer informacion me anë të Zyrës Qendrore. Ky bashkëpunim pritet të realizojë objektivat në lidhje me evidentimin e shkeljeve dhe marrjen e masave të përbashkëta në luftën kundër falsifikimit të monedhës, duke respektuar legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi. Konventa ngarkon me përgjegjësi për zbatimin palët nënshkruese të saj. Mësohet se ngritja e Zyrës Qendrore nuk do të ketë kosto shtesë, pasi do të pozicionohet në ndërtesën aktuale të Drej-
torisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në buxhetin aktual të Policisë së Shtetit për vitin përkatës. Edhe efekte financiare shtesë në lidhje me personelin nuk do të ketë, pasi punonjësit do të jenë pjesë e strukturës aktuale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Veprimtaritë në kuadër të kësaj konvente do të kryhen nga dy specialistë në Sektorin kundër Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, veprimtari e cila do të shtohet në procedurat e punës së sektorit dhe drejtorisë në fjalë.
pasiguruar dhe certifikuar teknikisht. 562 mjete dhe drejtues mjetesh, për ndalim pushimi dhe qëndrimi. Verifikuar 46 ankesa të adresuara nga qytetarët nëpërmjet Komisariatit Dixhital dhe forma të tjera, në funksion të të cilave janë vendosur 67 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara. Si dhe janë vendosur 789 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”,-thuhet në deklaratën e plotë të Policisë së Shtetit. TIRANË
Shoferi i urbanit ‘’tapë’’, rrezikoi jetën e 80 pasagjerëve Paçka se ishte në orar pune dhe do të transportonte qindra qytetarë të Tiranës, kjo nuk e ka penguar shoferin e një urbani që të dehej. Me më shumë se 80 pasagjerë brenda në autobus, shoferi u kap nga policia pasi po shkelte në mënyrë flagrante rregullat e qarkullimit. “Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollove policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll me përzgjedhje ndaj mjeteve të transportit publik qytetas dhe ndërqytetës në orare dhe vende të ndryshme, ku janë konstatuar shkelje aq sa flagrante dhe të rrezikshme, siç ishte rasti i një autobusi që kishte më shumë se 80 pasagjerë, vazhdoi lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
AKTUALITET
K
11 E diel, 3 NENTOR 2019
Shtëpitë që kanë dëmtimet më të lehta kanë nisur procedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë përkatëse. Pas verifikimit të grupeve të ekspertëve shtëpitë pritet të rikonstruktohen
ur u pa që situata me tërmetet në vend u qetë sua, në Korçë lëkundjen vijojnë ende. 5 muaj pas tërmetit që i la të pastrehë, ende për një pjesë të familjeve të prekura nuk kanë filluar punimet për riparimin e shtëpive, të cilat nga goditjet e së premtes janë duke u shkatërruar. Pas tërmetit 5,2 i shkallës Rihter që shkundi Korçën të premten, disa tërmete të tjera goditën qytetit jug lindor. 3.3, 3.2, 2.3 ballë dhe disa më të dobët kanë goditur Korçën orët e para të mëngjesit të së shtunës. Shumë banesa në Vidohovë dhe Qafëzezë, janë të pabanueshme nga tërmeti, kurse për shtëpitë që kanë dëmtimet më të lehta kanë nisur procedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë përkatëse. Një ditë pas tërmetit të fortë që shkundi luglindjen, shumë banesa rezultojnë të pabanueshme në Vidohovë dhe Qafëzezë. Shumica e familjeve të prekura janë kthyer në çadra, të tjerët e kanë gdhirë natën në makina. 5 muaj pas tërmetit që i la të pastrehë, ende për një pjesë të familjeve të prekura nuk kanë filluar punimet për riparimin e shtëpive, të cilat nga goditjet e së premtes janë duke u shkatërruar. Pas verifikimit të grupeve të ekspertëve shtëpitë pritet të rikonstruktohen. Mbi 30 banesa të tjera kanë pësuar dëme të pjesshme, ndërsa për ato që janë dëmtuar më lehtë, kanë nisur proæedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë e Devollit dhe Kolonjës. Tërmeti i së premtes që goditi sërish dy prej fshatrave, që u prekën edhe nga
Tërmetet në Korçë, të pastrehëve ju shkatërrohen banesat SITUATA Perfekti i Korçës, Dhori Spirollari, ka deklaruar se nga tërmeti nuk ka banesa të reja të dëmtuara, ndërkohë që janë thelluar dëmtimet në banesat e prekura nga tërmeti i 1 qershorit. Ai u shpreh se janë ngritur grupet e inxhinierëve për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa i bëri thirrje pushtetit lokal që të qëndrojë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë. “Nuk ka banesa të reja të shtuara nga tërmeti i nëntorit. Janë thelluar dëmet konkretisht 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 në Vidohovë”.
tërmeti i qershorit, ka kthyer frikën dhe pasigurinë tek banorët. Epiqendra e tërmetit prej 5.2 ballësh që goditi të premten në mëngjes juglindjen, u lokalizua në malin e Gramozit, në kufirin midis bashkive Korçë,
SITUATA
Kolonjë dhe Devoll. Lëkundjet u ndjenë më të forta në fshatin Boboshticë por dëme patën vetëm fshatrat Vidohovë në Devoll dhe Qafëzez në Kolonjë. Perfekti i Korçës, Dhori Spirollari ka deklaruar se nga tërmeti
NISMA
Rillogaritja e pensioneve të ushtarakëve, Hado: Shtesa për të gjithë periudhën
P Sigurimet shëndetësore, kontrolle për zbatimin
S
trukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrimit të Kujdesit po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për të garantu ar zbatimin e skemës së sigurimeve shëndetësore. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër kanë kryer kontrollet periodike javore në qendrat shëndetësore Antigone, Ballaban, Përmet dhe shërbimin e konçesionarit Sani Service në spitalin e Gjirokastrës. Sipas FSDKSH, kontrollet e ushtruara kanë qëllim ofrimin e shërbimit cilësor në spitale qendrat shëndetësore dhe farmacitë me kontratë.
nuk ka banesa të reja të dëmtuara, ndërkohë që janë thelluar dëmtimet në banesat e prekura nga tërmeti i 1 qershorit. Ai u shpreh se janë ngritur grupet e inxhinierëve për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara,
ndërsa i bëri thirrje pushtetit lokal që të qëndrojë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë. “Nuk ka banesa të reja të shtuara nga tërmeti i nëntorit. Janë thelluar dëmet konkretisht 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 në Vidohovë. Dy në Qafzezë janë me probleme serioze. Janë ngritur grupet e inxhinierëve. Këto banesa kanë qenë të gjitha në dëmshpërblim. Pra është grupi i evidentimit që është në terren dhe paraprakisht po themi dëmet e shkaktuara. Thirrje bashkive t’iu qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë”. Pas tërmetit 5,2 i shkallës Rihter që shkundi Korçën të premten, disa tërmete të tjera goditën qytetit jug lindor. 3.3, 3.2, 2.3 ballë dhe disa më të dobët kanë goditur Korçën orët e para të mëngjesit të së shtunës. Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit. Lëkundjet kanë qenë të shpeshta dhe kjo gjë ka shkaktuar jo pak panik tek qytetarët të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit kanë ndier lëkundjet gjë që ka shkaktuar panik tek ta. Lëkundjet u ndjenë të lehta në të gjithë Shqipërinë.
ensionet suplementare të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë, do të indeksohen dhe masa e pensionit suplementar do të vihet në kufirin deri në 50% të masës së pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, thotë se në 6-7 vitet e fundit janë ndërmarrë disa nisma nga qeveria për të rregulluar pensionet dhe pensionet e pleqërisë të shumicës së ushtarakëve janë rritur. Vuri në dukje ai, ligji thotë që për ata persona të cilat kanë punuar në ushtri, apo polici, pensioni suplemen-
tar llogaritet sipas një formule të caktuar, por asnjëherë kjo masë nuk mund të jetë më e madhe se 50% e pensionit të pleqërisë. Në momentin që këto pensione janë caktuar, theksoi ai, nuk është se janë bërë gabim nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sepse pensioni është dhënë në masën 50% e pensionit të pleqërisë. “Ndërkohë pensioni suplementar nuk e
ndoqi këtë trend dhe pensioni aktual suplementar që marrin një pjesë e ushtarakëve është më i vogël se gjysma e pensionit të pleqërisë. Atëherë me këtë vendim do të rregullohet edhe ky hendek. Pra të gjithë ata ish ushtarakëve që kanë punuar në ushtri apo polici dhe ju takon për të marrë pension suplementar do t’i marrin shtesat e pensionit për të gjithë periudhën”,-tha për ATSH.
KULTURE
12 E diel, 3 NENTOR 2019
“Hylli i Dritës,” revista e parë në shqip prezantohet për publikun Rrugëtimi 106 vjeçar i revistës së parë shqiptare “Hylli i dritës” themeluar nga At Gjergj Fishta vjen në një ekspozitë tek kalaja e Tiranës. Kjo ekspozitë sjell për publikun kopje origjinale të revistës, e cila ka pasur një program të qartë atdhetar, politik e kulturor dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve. “Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provincës Françeskane në Shqipëri, përfaqësuesit e së cilës qenë jo vetëm drejtori i saj At Gjergj Fishta, por madje një plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh që nderuan jo vetëm Provincën Françeskane por edhe Kombin. Atë Gjergj Fishta ishte drejtuesi i “Hyllit të Dritës” në vitet 19131914 dhe 1931. Më pas drejtues ishte At Anton Harapi, për t’ia lënë vendin më 1939-n Gjon Shllakut. Në vitet 1993-1997 gazeta është drejtuar nga At Zef Pllumi, dhe kryeredaktor Aurel Plasari, ndërsa nga viti 2007 e deri tani gazeta drejtohet nga Ardian Ndreca. Në një intervistë për emisionin ‘Chic’ të Fjodora Dorës në News 24 drejtori i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido tregon diçka më shumë rreth veçantisë së këtij ekspozimi dhe se çfarë e bën të veçantë revistën “Hylli i dritës. Ardit Bido gjithashtu rrëfen për dy projektet shumë ambicioze për të cilat po përgatitet së fundmi Arkivi i Shtetit. I pyetur se pse vendosën që këtë dokument kaq të rëndësishme ta ekspozojnë për publikun në një mënyrë të veçantë Ardit Bido tregon se është tjetër gjë të thuash të flasësh për “Hyllin e dritës dhe tjetër gjë t’ia tregosh atë. “Është një përzgjedhje strategjike e jona që prej së paku tre vitesh ne kemi organizuar pafundësisht ekspozita rreth 40-50 të tilla çdo vit, që në
Ambasada e SHBA-së, financim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri “Shqipëria ka një trashëgimi kulturore të pasur dhe programi i Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ofron financim për të ndihmuar në ruajtjen e saj”, shprehet ambasada e SHBA-së në Tiranë. Ambasada e SHBA sqaron se pranon projektpropozime për këtë program deri më 30 nëntor 2019. “Byroja e Arsimore dhe Kulturore (ECA) ofron një sërë programesh, duke përfshirë programe të përqendruara nga të rinjtë për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme dhe për të krijuar lidhje të qëndrueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. ECA ofron programe për nxënës të shkollave të mesme, universitare dhe të diplomuar, si dhe mundësi të zhvillimit profesional”, sqaron ambasada e SHBA-së.
ambiente publike dhe shumë të rralla të çojmë një pjesë të historisë sonë në forma të ndryshme. Shumicën e rasteve ekspozojmë dokumente të printuara dhe në pak raste edhe dokumente origjinale. Është një vendim strategjik sepse vjen në kuadër të një bjerrjeje që shoqëria shqiptare dhe gjithë shoqëritë botërore, është çështje e epokave ku jetojmë dhe kontakti i tyre me historinë. Nëse para pak vitesh historinë t’i duhej të shkoje dhe ta shihje, sot njerëzit mjaftohen me atë që lexojnë online dhe duke u mjaftuar me të ndonjëherë marrin informacionin e gabuar. Është shumë e rëndësishme që institucionet kulturore si ne, apo si biblioteka, si muzeu të mos mjaftojmë më me atë detyrimin e tyre tradicional që kush të vij merr shërbimin por duhet të shkojnë më tutje. Dhe nga kjo më tej ne kemi zgjedhur 3 forma që në i bëjmë shpesh por ka dhe forma të tjera të cilat i bëjmë nga njëherë sepse gjithmonë ngecesh te kufizimet që ke në buxhet etj. Por këto 3 forma ne i kemi të vazhdueshme, e para është ekspozimi, e dyta ne marrim nxënësit, studentë në mënyrë të vazhdueshme dhe i
sjellim në arkiv në mënyrë të organizuar. Nëse ne nuk i arrijmë që t’ia brumosim që në 8vjeçare dashurinë për historinë për këto artefakte nuk do ta arrijë që kur të rritet ta ketë këtë lloj interesi. Në çastin që ne nuk ia tregojmë nuk ia kupton rëndësinë, pra është tjetër ta thuash dhe tjetër t’ia tregosh dhe forma e tretë është dixhitalizimi, të presësh ti të vijë studiuesi është diçka por duhet të jesh ti që t’ia japësh informacionin në mënyrën që ai do ta kërkojë. Sot njerëzit e kërkojnë informacionin në google ti duhet ta çosh informacionin atje që ai ta gjejë. I pyetur se cili do të jetë eventi i radhës Ardit Bido rrëfen se deri në fund të vitit 2019 arkiva e shtetit ka disa projekte si për shembull ekspozimin e dekoratave shqiptare që në kohën e Zogut e në vijim dhe fototekën online. “Kur vjen fjala tek ekspozimi ne kemi për shumë pak ditë ekspozimin e disa artefakteve që për mua janë shumë të bukura dhe do t’i ftoja të gjithë që të vinin t’i shihnin në ambientet e muzeut historik kombëtar. Do të ekspozojmë dekoratat shqiptare, duke nisur që nga ato të kohës së Zogut dhe me dekoratat në vijim qoftë dekoratat të cilat janë objekte qoftë ato që janë në letër. Më pas ka edhe ekspozita të tjera deri në fund të vitit. Nga ana tjetër ne për pak kohë do të kemi online bibliotekën por deri në fund të vitit do të jetë online edhe fototeka. Ne kemi një fototekë të pasur deri në vitin 1944 sidomos të fotografëve korçarë. Ne jemi në fazën finale të punës, janë skanuar të gjitha fotografitë dhe do të ngarkohen online të gjitha” – ka thënë drejtori Arkivës së shtetit Ardit Bido.
Kthehet Schwarzenegger pas 30 vitesh në “Terminator” Kanë kaluar plot 35 vite nga terminatori i parë kur Arnold Schwarzenegger veshi petkat e T-800, por bota, duhet ta shohë edhe një herë tjetër. Kështu, rikthehet Arnold Schwarzenegger në Terminator-fat i errët i regjisorit Tim Miller, kapitull i ri i sagës së androidit të ardhur nga e ardhmja. Kur të gjitha kundramasat bëhen të padobishme për të përballuar Rev 9, i dërguari i ri i superkompjuterit Skynet, që kontrollon planetin në të ardhmen, Schwarzenegger, vjen në rolin e një T-800 të vjetër për të shpëtuar të renë Dani Ramos, që interpretohet nga Natalia Reyes. “Në çdo film, Terminatori është pak i ndryshëm”, nënvizon aktori për agjencinë e lajmeve AFP. Nga suksesi i parë i tij në ekran në 1984, vrasësi kibernetik ka evoluar: terminatori i parë shkatërronte gjithçka, i dyti ishte një mbrojtës dhe ai i tanishmi ka edhe ndërgjegje”. Por, përbërësit nuk ndryshojnë. Pas 30 vitesh dhe në moshë 63 vjecare, Linda Hamilton rikthehet në rolin e Sarah Connor. Pas disa refuzimesh, ka vendosur ta pranojë rolin, por jo pa sakrifica pasi për një vit i është nënshtruar stërvitjes dhe një diete të hekurt, pa karbohidrate.
Opereta “Lakuriqi i natës” ngjitet në skenën e teatrit të Korçës Skena e teatrit të Korçës u bë mikpritësja e radhës për operetën “Lakuriqi i natës” të kompozitorit Johann Strauss. Opereta “Lakuriqi i natës” është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në teatrin e Korçës, me një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale të artistëve. Artistët profesionistë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit interpretuan me mjeshtëri veprën e një prej kolosëve të muzikës botërore. Orkestra simfonike në drejtimin e dirigjentes Deniola Kuraja, dhe interpretimi i solistëve Eva Golemi, Armando Kllogjeri dhe Vikena Kamenica për rreth 3 orë me radhë dhuruan shumë emocione për artdashësit korçarë. Në operetën me 3 akte, një rol të rëndësishëm luajti trupa e baletit me solist balerinin Gerti Vaso.
SHOWBIZ
13 E diel, 3 NENTOR 2019
Shifrat marramendëse: Ja sa paguhen këngëtarët shqiptarë për një koncert Drini Zatriqi është një nga ishmenaxherët e disa prej këngëtarëve më të njohur. Ai ka zbuluar shifrat marramendëse që fitojnë këngëtarët shqiptarë me anë të një statusi në Facebook. Zatriqi shkruan se me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, pasi këngëtarët po u shpëtojnë detyrimeve ndaj shtetit. Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fitoni mbi 500 mijë euro. “Mesatarisht artistët me të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit ! Numri i koncerteve nxirret lehtë pasi posterat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vetë artistët, kurse nëpër dasma duhet metodë tjetër me i identifiku performancat”. Çmimet për disa artistë për koncert: Tayna 8.000 – 12.000 euro. Ledri Vula 8.000- 10.000 euro. Capital T 6.000 – 8.000 euro. Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro. Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro. Dhurata Dora 6.000-7.000 euro. Noizy 6.000 – 8.000 euro. Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro. PINT 4.000 – 6.000 euro. Meda: 6.000 – 7.000 euro. Labi – 5.000 euro. Sinani – 5.000 euro. Dani – 5.000
Dua Lipa hap një kapitull të ri në jetën e saj Ashtu sikurse kishte premtuar prej disa javësh, Dua Lipa ka publikuar këngën e saj të re “Don’t Start Now”. Në një postim të bërë në rrjetin e saj social Instagram, Dua ka treguar se ajo dëshironte të publikonte këtë këngë të parën, në mënyrë që të mbyllte këtë kapitull të jetës, për të hapur një tjetër. “Në një erë të re, me një këngë të re. Është momenti për të ecur përpara dhe për të mos lejuar asnjë të të ndërpresë rrugëtimin”,-shkruan Dua. Kënga e re është shumë ritmike dhe është pjesë e albumit të ri të këngëtares që pritet të publikohet së shpejti. Dua është shprehur se albumi i saj i ri është një “epokë e re”, në karrierën e saj muzikore, në aspektin e ndryshimit dhe lundrimit në një zhanër të ri.
euro. Fero 3.000 – 4.000 euro. Rina 3.000 – 4.000 euro Gjiko 3.000 – 4.000 euro. Ai sqaron se
çmimet janë edhe më të larta tek disa prej artisteve, por ato janë pasqyruar me mesatare.
Taylor Swift, këngëtarja më e suksesshme e dekadës Për herë të parë që pas vitit 2000, kur Garth Brooks u vlerësua për arritjet e tij në muzikë përgjatë viteve ’90, do të jepet çmimi “Artisti më i mirë i dekadës”. “American Music Awards”, një nga tre ceremonitë më të mëdha në industrinë e muzikës, pas “Grammy” dhe “Billboard Music Awards”, bëri me dije se fituesja e çmimit prestigjioz është Taylor Swift. Taylor Swift ka fituar 23 çmime AMA, më shumë se kushdo tjetër gjatë kësaj dekade. Po kështu, është këngëtarja femër që ka rrëmbyer më shumë trofe në “American Music Awards”. “Ndikimi i Taylor në muzikë është i pamohueshëm dhe performancat e saj kanë qenë me të vërtetë spektakolare”,-u shpreh Mark Bracco, drejtori ekzekutiv i Dick Clark Production, që themeloi në 1973-shin American Music Awards. Taylor Swift do të performojë gjatë ndarjes së çmimeve më 24 nëntor.
Kylie Jenner dhe Drake u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit Prej disa ditësh, në media po qarkullon lajmi se miliarderja Kylie Jenner dhe ylli i muzikës, Drake, kanë nisur një lidhje të re. Gjithçka nisi gjatë festës së ditëlindjes së Drake një javë më parë, ku 22-vjeçarja u pa shumë e afërt me reperin dhe burimet treguan se ia kaluan shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mirëpo, mbrëmjen e kaluar ata janë parë sërish në bashku, gjë që na bën të mendojmë se aludimet për lidhje janë të vërteta. Ata festuan Halloween-in në festën e Drake, ku Kylie u shfaq e veshur si një elf bjond dhe super seksi. Ajo e ndau pamjen me ndjekësit e saj në Instagram, mirëpo prapaskenat e kësaj nate, as Kylie dhe as Drake s’kanë preferuar t’i ndajnë me fansat në rrjete sociale.
Luar Arani rikthehet me një bashkëpunim të suksesshëm pas 7 vitesh mungesë Me siguri të gjithë e mbani mend Luar Aranin, e cila në bashkëpunim me Flori Mumajesin, sollën 7 vite më parë superhitin “Gjithmonë”. Pas atij bashkëpunimi, Luar vendosi të shkëputej dhe t’ja dedikonte kohën e saj jetës private dhe projekteve të tjera. Por mesa duket pritja për një rikthim në muzikë ka marrë fund. Luar ka publikuar dje këngën e saj më të të titulluar “Thug Life”, në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Bllekin. Kënga ka rezultuar menjëherë mjaft e suksesshme, edhe pse ka pak orë që është publikuar.
SPORT
14 E diel, 3 NENTOR 2019
Bardheblutë ndalen 1-1 pas një gafe të Likës, korçarët dorëzohen përballë kurbinasve
PARTIZANI
Tirana lë dy pikë në Durrës, Laçi mund me “poker” Skënderbeun T
irana nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në transfertën ndaj Teutës. Bardheblutë barazuan 1-1, në një ndeshje që e dominuan për thuajse 90 minuta, por në fund portieri Ilion Lika gaboi duke i dhënë 1 pikë vendasve. Bardheblutë kaluan në avantazh që në minutën e 19-të. Ngoo shfrytëzoi një aksion të mirë dhe me topin e mbetur në zonë e dërgoi në rrjetë për 0-1. 45-minutat e para u mbyllën me këtë rezultat. Teuta reagoi në pjesën e dytë, por sërish nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën e Likës. Bardheblutë menaxhuan më së miri ndeshjen në minutat në vazhdim, duke patur raste të tjera shënimi, deri në momentin kur Hoxhallari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 76-të. Edhe në inferioritet numerik Tirana rezistoi me autoritet, por Ilion Lika, nuk vlerësoi si duhet një parabël, duke i dhënë një asist Rustem Hoxhës në minutën e dytë shtesë në tentativën për të larguar topit mbi tra. Kartoni i dytë i verdhë për Torasën bëri që Tirana të luante edhe disa minuta me 2 lojtarë më pak, por Teuta nuk pati qetësinë e duhur për të
Lerda: Jemi në rrugën e duhur, ja cilët janë rivalët për titull
T
shënuar golin e dytë. Skënderbeu duket se ka nisur të dorëzohet me fillimin e fazës së dytë. Skuadra korçare u mposht 1-4 nga Laçi në Korçë, ku dy nga katër golat e kurbinasve i shënoi Nwabueze. Vendësit kaluan ne epërsi që në minutën e 5-të me një supergol nga distanca të
Nazmi Gripshit nga distanca, por 20 minuta më vonë u kundërpërgjigj me të njëjtën cilësi Regi Lushkja, që ktheu baraspeshën në rezultat. Me fillimin e pjesës së dytë kurbinasit përmbysën rezultatin me Nwabeeze, i cili pasi fitoi duelin me Pollozhanin, gjuajti lehtë brenda zonës
për ta kaluar topin në rrjetë pas shpinës së Koliçit. Redon Xhixha mori një asist nga Nwabeeze në minutën e 63-të, shënoi të tretin për Laçin, ndërsa sulmuesi më i mirë i Superiores mbylli llogaritë në minutën e 83-të me golin e 1-4, pasi një topi të gjatë të portierit Stazhilla.
DARDANËT
Kosova zbulon fanellën speciale për duelin ndaj Anglisë
F
ederata e Futbollit në Kosovë ka prezantuar mbrëmjen e djeshme fanellën me të cilën “Dardanët” do të luajnë në ndeshjen vendimtare eliminatore përballë Republikës Çeke, ndërsa sot një fanellë speciale për takimin me Anglinë. Ka qenë vetë FFK-ja që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare dhe në rrjetet sociale ka prezantuar dy fanellat që “Dardanët” do të veshin në dy takimet e fundit eliminatore të “Euro 2020”. Kosova do të luajë fillimisht ndaj Republikës Çeke më 14 nëntor, ndërsa tri ditë më vonë do të presë Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Përfaqësuesja “Dardane” është pretendente për një vend në Europian, por natyrisht që vendimtare do të jetë transferta çeke.
MERKATO
ZIKALTRIT
“Bomba” nga Spanja: Adidas sponsorizon kalimin e Mbappe te Juventusi
N
ga Spanja vijnë lajme bombas tike në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe. Futbollisti i PSG-së, shpesh herë ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga PSG-ja, por verën e ardhshme duket se zërat mund të jenë edhe më serioze.”Diario Gol”, raporton se operacioni i largimit të tij do të mbështet nga Adidas. Sponsori i njohur ndërkombëtar mund ta shtyjë kalimin e tij te Juventus, por mbetet e fortë edhe konkurrenca e Real Madrid, që gjithashtu sponsorizohet nga Adidas. Presidenti i Juventusit, Agnelli ka premtuar një tjetër goditje si Ronaldo, por me një moshë shumë më të re. Mbappe do të ishte një
Interi i falet dopietës së Lukakut, mund mes polemikash Bolognën
I
goditje ideale, duke formuar një dyshe ëndrrash me Ronaldon, ndërkohë i sakrifikuari në këtë rast me shumë mundësi mund të jetë Dybala. Portali spanjoll ende nuk jep ndonjë detaj, por talenti francez, duket se po luan sezonin e fundit në kryeqytetin francez.
nteri arrin që të marrë një fitore me përmbysje 2-1 në transfertën ndaj Bolognës. Zikaltrit kanë vuajtur shumë në “Renato Dall’Ara”, teksa vendasit luajtën mjaft mirë duke qenë në disa raste edhe dominues. Në fraksionin e parë Handanovic bën disa ndërhyrje mjaft të mira duke ndalur një goditje të rrezikshme të Sansones. Në minutën e 59-të, Roberto Soriano lëshon një të djathtë të hidhur, e cila nuk arrihet që të ndalet nga Handanovic, i cili zgjatet, por e ka të pamundur për ta arritur. Interi reagon mjaft mirë pas pësimit të këtij goli duke u hedhur në sulm, por Skorupski ishte në një mbrëmje të madhe duke neutralizuar disa aksione të rrezikshme. Portieri i Veronës, do të dorëzohej në minutën e
75-të, teksa Lukaku arrin që ta shtyjë topin në rrjetë, pas një pritje të tij. Në minutat e fundit loja bëhet e hapur, teksa në fundin e kohës së rregullt, Interi fiton një penallti të dyshimtë pas një dueli mes Lautaro Martinez dhe Orsolinit, por arbitri La Penna nuk kishte asnjë dyshim. Nga pika e bardhë Lukaku do të shënonte golin e dytë personal.
rajneri i Partizani, Franco Lerda ka dalë në konferncë për shtyp në prag të sfidës së radhës në kampionat ndaj Luftëtarit. Strategu i të kuqve kërkon 3 pikët në shtëpi, ndërkohë që komentoi dhe klimën që mbizotëron në klub. “Këtë javë kemi punuar qetësisht. Ndryshimet që ndodhën nga klubi u pritën mirë nga të gjithë dhe puna vazhdon qetësisht. Me Kalarin kam një bashkëpunim të mirë, pasi kemi bashkëpunuar me parë, për lojtarët që luajnë në Partizanin B. Kalari është një djalë inteligjent dhe njeh mirë Partizanin, ndaj do të jetë një ndihmë e madhe për mua. Do të jetë bashkëpunëtori im që do të më japë një ndihmë të madhe, pasi njeh skuadrën dhe ambientin. Pres një paraqitje të mirë, siç bëmë me Kukësin. Me pak fat më shumë, me më shumë kualitet në disa momente të lojës. Rruga është e duhura dhe jemi mirë fizikisht dhe mendërisht, ndaj duhet të vazhdojmë me këtë ecuri. Në ndeshjen e parë me Luftëtarin shënuam vetëm një gol, ndonëse kishim raste, por ishim të pasaktë para porte. Po punojmë të përmirësohemi në sulm, pasi na ka penalizuar pak shpërdorimi i rasteve. Krijojmë raste, bëjmë lojë, por gabojmë në finalizim ose në pasimin e fundit Duhet t’i zgjidhim ndeshjet sa më shpejt. Rivalët? Të gjitha ekipet i vlerësoj maksimalisht, por nuk i druhem asnjë kundërshtari. Siç e thashë, tre skuadra si Kukësi, Tirana janë të forta. Bylisi është një surprizë, nuk e di nëse do të vazhdojë kështu deri në fund”, deklaroi strategu i Partizanit.
SPORT
15 E diel, 3 NENTOR 2019
Për të siguruar një biletë për në “Arenën Kombëtare” duhet të blesh dy bileta
Biletat për Francën, tifozët detyrohen të shohin edhe Andorrën N
ga dita e premte kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ShqipëriFrancë, e cila do të jetë në fakt edhe sfida e parë zyrtare që do të luhet në impiantin e ri “Arena Kombëtare”. Nga 2000 lekë, deri në 7000 lekë për person. Këto janë çmimet e shpalosura në dyqanin zyrtar të Federatës së Futbollit, të cilat tifozët do të detyrohen t’i paguajnë për të ndjekur dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Andorrës dhe Francës. Nëse dikush do të jetë i pranishëm në “Arenën Kombëtare” për takimin me Francën, ai duhet të paguajë edhe biletën për takimin në Elbasan ndaj Andorrës. Biletat më të lira janë ato pas portave, 1500 lekë ndaj Francës dhe 500 ndaj Andorrës, për një total prej 2000 lekësh. Biletat 2000-lekëshe ndaj Francës kombinohen detyrimisht me bileta 1,000 lekëshe ndaj Andorrës, ndërsa biletat 3,000 dhe 4,000 lekëshe për të parë sfidën me kampionët e botës shoqërohen me bileta 1,500 lekëshe në Elbasan Arena. Kosto më e shtrenjtë është ajo e
BUNDESLIGA
Frankfurti turpëron keq Bayernin, Leipzig i shënon 8 gola Mainzit
E
vendeve më të mira në Arenën Kombëtare, ku biletat në tribunën karshi, me kosto 5,000 lekë të rinj shiten vetëm të kombinuara me bileta në vlerën 2,000 lekë për sfidën me Andorrën. Synimi fillestar i këtij projek-
ti ishte që Shqipëria të kishte mbështetje maksimale në të dy ndeshjet dhe jo vetëm ndaj Francës. Gjithsesi kjo duket se do të shtojë shumë kostot për tifozët të cilët kërkojnë të jenë të pranishëm në duelin ndaj Francës. Një
skemë që është ndjekur edhe më parë, duke dhuruar fanella falas për bileta që kalonin një vlerë të caktuar, por kjo skemë ka ngjallur irritimin e shumë tifozëve të cilët rrinë në radhë për orë të tëra për të siguruar një biletë.
intracht Frankfurt i ka shkak tuar një humbje të rëndë 5-1 Bayernit. Jerome Boateng i dha një goditje të rëndë skuadrës së tij, pasi në minutën e 9-të u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës. Vendasit përfituan më së miri nga avantazhi numerik duke shënuar d gola brenda 8 minutash. Kostic dhe Sow shënuan në portën e Neuer, ndërkohë që Robert Lewandowski shkurtoi diferencën, duke rihapur ndeshjen. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë duke turpëruar skuadrën e Niko Kovac, që tashmë rrezikon që të shkarkohet. Abraham, Hinteregger dhe Pacienca ishin autorët e 3 golave. Një nga rezultatet më të befasishme ishte padyshim fitorja 8-0 e Leipzingut ndaj Mainzit. Dortmundi ndërkohë bëri detyrën duke fituar 3-0 ndaj Wolfsburgut.
LA LIGA
PREMIER LEAGUE
Messi s’mjafton, Barcelona turpërohet nga Levante për 7 minuta
L
City dhe Liverpool fitojnë me përmbysje në “frymën e fundit”
M
anchester City ka marrë një fitore të vështirë me përmbysje 2-1 ndaj Southampton. Ward-Prowse zhbllokoi rezultatin në favor të miqve që vetëm një javë më parë janë mposhtur 9-0 nga Leicester. “Qytetarët” vuajtën shumë për të gjetur golin e barazimit që do të vinte me Sergio Agueron në minutën e 70-të. 4 minuta nga fundi i ndeshjes ndërkohë Kyle Walker, arriti që të shënonte golin e fitores. Aston Villa u duk sikur do t’i shkaktonte humbjen e parë të sezonit skuadrës së Liverpool, por skuadra e Klopp ka përmbysur gjithçka në fund të takimit duke fituar 2-1. Pas golit të Trezeguet në minutën e 21të të takimit, skuadra e Klopp hasi shumë vështirësi. ë fund të takimit ishte Andy Robertson ishte ai që ka rifutur në lojë ekipin e tij. Në kohën shtesë Sadio Mane shënoi golin e fitores, një triumf i madh që nuk lejon City-n të afrohet. Arsenali nuk ka bindur sërish në Emirates. Skuadra e Emery ka barazuar 1-1 me Wolves. Ishin vendasit ata që shënuan golin e avantazhit me Pierre-Emerick Aubameyang, por Wolves janë kundërpërgjigjur me Jimenez në pjesën e dytë.
evante i shkakton humbjen e tretë sezonale Barce lonës, me anë të një përmbysje spektakolare, të bërë vetëm në harkun e 7 minutave. Skuadra e drejtuar nga Paco Lopez triumfoi në shifrat 3-1 në një duel që dhuroi shumë emocione. U duk si një ndeshje e lehtë ajo e sotmja për “blaugranat”, por ndodhi e kundërta. Messi kaloi të tijët në avantazh në pjesën e parë të takimit dhe dha idenë se pjesa e mbetur e ndeshjes do të ishte thjesht histori. Argjentinasi shënoi nga pika e penalltisë golin e tij të 500 me këmbën e majtë që nuk rezultoi të ishte fatsjellës për ekipin. Vendasit kanë shënuar 3 gola në harkun e 7 minutave, duke i dhënë një goditje të rëndë ekipit të Valverdes në pjesën e dytë. Campagna barazoi në minutën e 61-të, ndërkohë që më pas Mayoral realizoi një gol të bukur në hyrje të zonës. Në minutën e 68-të, Radoja shënoi golin e tretë, duke
shokuar blaugranët që ishin në “gjumë” total. Messi shënoi golin e dytë, por që do të anulohej më pas me VAR, pasi Griezmann ishte në pozicion jashtë loje.
SERIA A
Roma mund Napolin në “Olimpico”, Hysaj e sheh ndeshjen nga stoli
R
oma i ka dhënë një tjetër goditje të rëndë Napolit të Ancelottit. Skuadra kryeqytetase ka arritur një fitore 21, duke u ngjitur në vendin e tretë të tabelës së renditjes. Verdhekuqtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 19-të me një super gol të Zani-
ols, i cili realizon me një goditje në hyrje të zonës. 7 minuta më pas Kolarov shpërdoroi shansin e artë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë, teksa do të ndalej nga mrekulli e Meret. Në fillimin e pjesës së dytë, nga pika e bardhë do të korrigjonte shënjestrën Veretout. Napoli nuk mund të pajtohej më këtë rezultat, ndaj u hodh në sulm për t’u kthyer në lojë. Presioni i vazhdueshëm i napolitanëve u shpërblye me golin e Milik në minutën e 72-të, i shërbyer në mënyrë perfekte nga Lozano, 2-1. Pas këtij goli sfida u ndez edhe më shumë, me raste nga të dyja portat, siç ishte ai i minutës së 83-të, kur Dzeko e dërgoi me kokë topin në rrjetë, por në pozicion jashtë loje. Miqtë humbën edhe rastin e fundit të artë në minutën e 7-të shtesë, me Milik, nga goditja e lirë, e fituar pas ndërhyrjes së Cetin, që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Elseid Hysaj e pa të gjithë ndeshjen nga stoli duke mos u aktivizuar për asnjë minutë.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E diel, 3 NENTOR 2019
Liria e medias në vendin tonë fatkeqësisht është përkeqësuar ndjeshëm
Nga Ilir Meta*
L
iria e medias në vendin tonë fatkeqë sisht është përkeqësuar ndjeshëm. Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Censura dhe autocensura ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshme dhe të shumëllojshme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP-ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar. Shumë portale në të zezë e kanë ngritur “Fake News” në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandës. Ndërsa praktikat e “kasetave të gatshme” dhe të transmetimeve me “regji qendrore” po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizioneve. Një nisëm ligjore “antishpifje” e propozuar nga qeveria tronditi thellë komunitetin e gazetarëve dhe organizatat botërore që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë. “Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle” vijojnë të mbeten të vetmet burime informacioni të besueshme për shqiptarët edhe 30 vite
pas rënies së komunizmit, për shkak se mediat shqiptare vijojnë të trysnohen e shantazhohen, në kurriz të raportimit të lajmit të vërtetë duke humbur besueshmërinë në sytë e opinionit publik. Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimesh të dyshimta apo nga fondet publike “çirren” paturpë-
sisht për lirinë e medias. Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesit e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëve të gazetares Klodiana Lala apo rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror. Për të gjitha këto arsye e jo vetëm, Shqipëria sipas konkluzioneve të organizatës së gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias. “Freedom House” ka ngritur alarmin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë. Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale dhe raporti i OSBE/ODIHR gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen e përkeqësuar, të rëndë e tepër shqetësuese në të cilën ndodhen gazetarët në Shqipëri. Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit
Europian është e pamundur. Ndaj sot në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi, shantazhimi dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve. Shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror. Integriteti profesional e njerëzor i tyre të respektohet rigorozisht dhe askush të mos guxojë, për asnjë arsye të intimidojë një gazetar në krye të detyrës. Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëve, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. *President i Republikës