Koha Jone_3 shkurt 2019

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E diel, 3 SHKURT 2019

Qytetarët i turren Bashës: O rrëzo Ramën, o ik dhe ti! E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 26 (8467)

E diel, 3 Shkurt 2019

Çmimi 30 Lekë

Nëse thirrja e qytetarit për kreun e PD do të ishte bërë në Kukës, Tropojë, Memaliaj apo Shkodër, bastione historike të së djathtës, do të ishte mëse normale. Por kur apeli vjen në një nga bastionet kryesorë të PS, pikërisht në Ballsh të Fierit, kjo tregon se situata ka vajtur atje ku nuk mban më. Tashmë ajo që quhet keqqeverisje dhe pushtet i PS-së me krimin, nuk është një realitet që e thonë vetëm opozitarët, por po e provojnë përditë edhe socialistët FAQE 3

Pas Fatmirit dhe Ditmirit, del edhe Pandi kundër kryeministrit Rama

Në foto: Ministri i Diasporës, Pandeli Majko

INTERVISTË

FAQE 2

KREU I LZHK

Ferdinand Xhaferaj: Vangjush Dako fitoi në Durrës jo nga votat, por nga paratë e drogës

Dashamir Shehi: Berisha e kalon oqeanin edhe me not FAQE 7

Ardi Veliu: Operacion kundër trafikimit të klandestinëve, 32 të arrestuar në 13 qytete të vendit

FAQE 16

Në foto: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Shuhet misteri 20 vjeçar. Shpifja për Gregun ka autor Sali Berishën FAQE 2

KRYEMINISTRI

Rama nxit përplasje mes studentëve dhe pedagogëve: Nxirrni përjashta ata që bojkotojnë FAQE 7

KREU I DEPUTETËVE TË LSI

Petrit Vasili: "Zëri i Amerikës" e certifikoi si hajdut votash, në zgjedhje pa Edi Ramën

Intervistoi: Herion Mesi

FAQE 6

ISH-TRUPROJA

FAQE 4

Sali Lushaj: Po kërcënohet Sali Berisha!

FAQE 4


POLITIKE

2 E diel, 3 SHKURT 2019

Shuhet misteri 20 vjeçar. Shpifja për Gregun ka autor Sali Berishën M

krime kundër Edi Ramës, biles disa shumë të ashpër dhe të drejtë, dhe disa që kanë pasur burim Sali Berishën si kjo dosja që përmend, natyrisht fiasko të turpshme. Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shëndetësore të Edi Rames. Dosjen e serviri si dosje origjinale të Gjykatës, kurse kartelën kam frikë se e ka plotësuar dhe vetë, pasi ishte format i viteve ‘80. Ma ka dhënë dosjen në zyrë të tij, duke më thënë se e kishte siguruar nga njerëz të afërt të ishgruas së Edi Ramës. Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë, dhe Gregu ka të drejtën e zotit të ballafaqojë dosjen e ofruar nga Berisha për TemA-n dhe “RD”, dhe orgjinalën, se Rama është i qartë çfarë është ajo histori. P.S Kaq ishte historia. Dëshmitari kryesor foli më në fund! Tonin Marku

e ro Baze ka postuar shkrimin e përnat shëm në kolumnën e tij, por ndoshta nuk ka qenë shkrimi më i lehtë për të. Për herë të parë gazetari ka folur për një histori që ka aq vite që endet nëpër Tiranë e Shqipëri siç është ajo e dokumentit të gjykatës për të birin e Edi Ramës, GreGut sikur Rama mohonte atësinë. Është një histori që është valëvitur gjithmonë nga kundërshtarët dhe kemi dëgjuar e parë edhe kryeministrin të përlotet në studio televizive, siç dimë se dikur Greku i vogël kur ka dëgjuar më televizor një gjë të tillë, (e tregonte Rama në një intervistë) është futur poshtë tavolinës. Një dramë familjare e shkaktuar nga lufta politike por që një fake news (atëherë s’ia dinim termin) mbijeton më shumë sesa e vërteta. Mero Baze me kurajo pranon sot të vërtetën dhe mëkatin dhe sidomos faktin që kjo histori është e gjitha një shpikje dhe fabrikim. Ja si e tregon ai në shkrimin e tij … Gazeta TemA ka qindra sh-

Pas Fatmirit dhe Ditmirit, del edhe Pandi kundër kryeministrit Rama

K

azani po vlon në PS. Edi Rama ndodhet në një situatë jo normale politike, edhe vetë brenda PSsë. Pasi shkarkoi ishministrin e brendshëm, Fatmir Xhafa, i cili ishte realisht ministri më korrekt nga radhët që ka nxjerrë PS-ja ndër vite në

këtë post, kryeministri Rama largoi edhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushatin. Edhe ky njihej si një pro gjerman dhe kundër ndarjes e copëtimit të Kosovës nga pakti ThaçiVuçiç. Ai kishte folur hapur dhe pa asnjë hezitim kundër Paktit në fjalë. Por të dy, Fatmiri dhe Ditmiri, nuk janë nga ai soji social-

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

istësh që tkurren dhe struken në foletë e tyre meskine. Kanë dinjitet dhe personalitet, si dhe përgjegjsi historike për PS-në e cila po shkon turravrap drejt shkërmoqjes dhe humbjes së pushtetit. Në fakt pushtetin se si e ka marrë PS-ja e tregoi “Zëri Amerikës”! Mbrëmë nuk hezitoi të tregonte personalitetin e tij historik ish-kryeministri dhe tashmë ministër për Diasporën, Pandeli Majko. Ai foli hapur dhe pa ndrojtje se ky plan shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Sërbisë do të sjellë destabilitet dhe luftë në Ballkan. Kryeministri Rama dihet se luan në lojën Thaçi-Vuçiç në raport me Kosovën, ndaj dalja e ministrit Majko është një tregues se akoma në PS nuk ka sosur burrat me integritet. Në fakt të tre janë kandidatë potencialë për kryeministër në

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

rast të një qeverie Trazitore apo Qeveri për Integrimin e Shqipërisë në BE, e cila po konturohet për pas 16 shkurtit. Të tre nuk janë nga soji politikanësh që bëjnë pazare për një

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

karrige pushteti. Xhafa, lab 24-karatsh, Bushati nga familja e madhe historike e bushatllinjve, kurse Majko ka qenë kryeministri i kohës së luftës së Kosovës.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E diel, 3 SHKURT 2019

Qytetarët i turren Bashës: O rrëzo Ramën, o ik dhe ti! Nëse thirrja e qytetarit për kreun e PD do të ishte bërë në Kukës, Tropojë, Memaliaj apo Shkodër, bastione historike të së djathtës, do të ishte mëse normale. Por kur apeli vjen në një nga bastionet kryesorë të PS, pikërisht në Ballsh të Fierit, kjo tregon se situata ka vajtur atje ku nuk mban më. Tashmë ajo që quhet keqqeverisje dhe pushtet i PS-së me krimin, nuk është një realitet që e thonë vetëm opozitarët, por po e provojnë përditë edhe socialistët Situata e vështirë ekonomike dhe problemet e shumta me të cilat ndeshen shqiptarët ka bërë që ndryshimi i modelit të qeverisjes të mos vijë më si kërkesë e politikës, por e vetë qytetarëve. Si rrallëherë në historinë e protestave në vend, qytetarët janë një hap para liderëve të opozitës duke kërkuar jo më tubime formale, ku flasin liderët dhe më pas ikin në shtëpi. Ata duan zgjidhje me 16 shkurt. Në mënyrë më të saktë realitetin në të cilën ndodhen sot pjesa më e madhe e qytetarëve e shpjegon dialogu që ka zhvilluar dje në Ballsh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me banorët e këtij qyteti. Gjatë takimeve në rrugët e Ballshit me banorët, Basha i është afruar një qytetari me fjalët "si je", përgjigja e tij ka qenë: - Për faqe të zezë! Më tej qytetari ka vazhduar duke iu drejtuar Bashës me fjalët: "O rrëzoje atë, ose ik edhe vetë, Luli". - "E keni në dorë ju",-është përgjigjur Basha, duke i thënë qytetarit se tashmë rrugët politike kanë mbaruar dhe duhet të marrin në dorë fatet e tyre. -"E kemi ne, por edhe ti. Dilni për zot ose hajde ikim pastaj",- ka vijuar qytetari, i cili i ka kërkuar Bashës të zgjidhë problemet e naftëtarëve nëse vjen në pushtet. Në Ballsh deklaratat e një qytetari, që jo detyrimisht është militant partie, merr më shumë vlerë për të kuptuar se çfarë zien në rrethe dhe që politikanët këtu në Tiranë nuk e kuptojnë, të gjithë. Ballshi është një qytet që njihet si bastion i majtë. Me ndonjë përjashtim në zgjedhjet vendore, në thuajse të gjitha zgjedhjet parlamentare Partia Socialiste votohet me mbi 50 përqind të votave. Është një zonë elektorale ku deputetët e PS-së thonë "nuk kemi nevojë të bëjmë fushatë, aty fitojmë edhe duke varur vetëm xhaketën". Nëse thirrja e qytetarit për kreun e PD do të ishte bërë në Kukës,

Tropojë, Memaliaj apo Shkodër bastione historike të së djathtës, do të ishte dukur mëse normale. Por kur apeli vjen në një nga bastionet e PS, kjo tregon se situata ka "vajtur atje ku nuk mban më". Tashmë ajo që quhet keqqeverisje nuk është një realitet që e thonë vetëm opozitarët, por po e provojnë përditë edhe socialistët e bindur që shohin një diferencë të madhe mes reklamave të pushtetit në ekrane dhe problemeve që hasin përditë. Apeli i djeshëm drejtuar opozitës nuk është i vetmi. Në Shkodër, një socialist i kërkoi të njëjtën gjë kryedemokratit Basha duke i sugjeruar në mënyrë të prerë, që këtë herë të mos i lodhi njerëzit vetëm me fjalime në 16 shkurt. Mesazhi për kreun e PD është i qartë. Zhgënjimi nga qeveria ka arritur kulmin dhe njerëzit nuk duan

më premtime boshe, mitingje festive dhe fasada. Qeveria e PS dhe kryeministri Edi Rama patën mundësinë të tregonin se çfarë mund të bënin për më shumë se 6 vite. Nga opozita dhe kreu i PD-së tani kërkohet zgjidhja e situatës dhe vendosmëria politike për të ndryshuar situatën, duke u përballur me kryeministrin. Data 16 shkurt po vjen shpejt dhe opozita ka vendosur ta rrëzojë kryeministrin Rama atë ditë duke kërkuar të krijohet një Qeveri për Integrimin në BE, e cila do të garantojë zgjedhje të lira e jo të fituara nga krimi. Investigimet e "Zëri Amerikës" kanë goditur dy shtyllat kryesore të paligjshmërisë së viteve të fundit në Shqipëri. E para është korrupsioni qeveritar që ka arritur nivelet më të larta me koncesionet dhe kompanitë fantazmë. E

dyta dhe më rëndë është vjedhja e zgjedhjeve dhe mbajtja në këmbë e një pushteti ilegjitim që nuk ka marrë votën reale të qytetarëve. Që të dyja këto skandale kanë prodhuar varfëri dhe një qeverisje që është shkëputur nga realiteti ku jetojnë shqiptarët. Ndaj dhe thirrja për ndryshim, si në pak raste, po vjen nga qytetarët dhe jo nga politika. Lulzim Bashës si mbetet tjetër veçse të mos zhgënjejë pritshmëritë që njerëzit kanë ndaj opozitës. Në të kundërt jo vetëm do të humbasë rastin për të ndryshuar historinë e opozitës së gjatë të PD, por edhe një herë mund të akuzohet si bashkëpunëtor i zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës. 16 shkurti po vjen dhe opozita duhet të jetë e vendosur siç është vetë populli. Q. Xhani


POLITIKE

4

E diel, 3 SHKURT 2019

Sali Lushaj: Po kërcënohet Berisha!

ISH-TRUPROJA

I

sh-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj është shprehur se ish-kryeministri është kërcënuar, por pa dhënë detaje nga cili. Ndër të tjera në një reagim të tij gjatë ditës së djeshme, Lushaj paralajmëron se cilido që do t’i prekë një fije floku nuk do të gjejë vrimë ku të futet. “Përshëndetje Miq e të gjithë ju që e lexoni këtë status. U bë shkak që të reagoj, por jo duke qenë i shqetësuar se mund ti ndodhë gjë nga kërcënimet që i bëjnë z. Berisha disa legenë e langaraqë që s’kanë pikë karakteri e nderi. Dua t’ju them vetëm një gjë o plehra, o të fëlliqur, o frikacakë, o të pafytyrë, ja ku e keni z. Berisha aty përballë pa ju trembur qerpiku. Ça

po ju thotë zoti Berisha vetëm atë që keni, e asgjë më tepër. Ju o lango, të diskretituar po ju them vetëm një gjë: se vetëm një fije floku po ti preket z. Berisha nuk do gjeni vrimë ku të futeni o maskarenj. Lexojini mirë këto rreshta. Ju që kërcënoni dhe ata që ju dirigjojnë, ju do keni përfundimin më të tmerrshëm. Ne jua themi përballë juve dhe nuk e hedhim gurin e të fshehim dorën. Po ju vjen fundi këtë e din kushdo. Ju jeni si ata minjtë e galerive që ndjejnë shembjen dhe fillojnë të lëvizin. Humba kohë vetes time të merrem me ju kaq herët o plehra”, u shpreh dje në mesazhin e tij Sali Lushaj, truproja i ish-kryeministrit Berisha.

Kreu i PD-së në Durrës flet për një strategji që do të garantojë votat e shqiptarëve. Ja pse në 16 Shkurt do protestojnë durrsakët

Intervistoi: Herion Mesi Ferdinand Xhaferaj është shpallur katër herë deputet në siglën e Partisë Demokratike në Durrës, por në zgjedhjet lokale të 2011-ës ai vendosi të ndërpresë mandatin e deputetit e të ministrit të Kulturës në qeverinë “Berisha 2”, për të kandiduar përballë kreut aktual të bashkisë së këtij qyteti Vangjush Dako. Tetë vite më parë Xhaferaj e humbi garën me 3 mijë vota diferencë me Dakon, i cili mori mandatin e dytë në atë kohë. Në zgjedhjet e 2015-ës Vangjush Dako fitoi mandatin e tretë përballë Grida Dumës, me 15 mijë vota diferencë. Por përtej shifrave PD e Durrësit në zgjedhjet lokale të ardhshme pretendon që të avantazhohet në raport me votat për PS-në, dhe kjo falë denoncimit të fundit publik nga “Zëri i Amerikës”, i cili demaskoi shitblerjen e votave dhe përfshirjen e elementeve kriminalë në zgjedhjet e zhvilluara në Durrës nga socialistët e kryesuar nga Vangjush Dako në këtë qytet. Tashmë në cilësinë e kryetarit të degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj në një intervistë për “Koha Jonë” shprehet se përgjimet e ekspozuara deri më tani dëshmojnë vetëm një pjesë të vogël të të vërtetave të mëdha se Dako në Durrës dhe Rama në Tiranë janë në ato zyra jo si pasojë e lirisë së votës, por si pasojë e parave të drogës. Dhe të parandaluar përsëritjen e këtij fenomeni, Xhaferraj shprehet se Partia Demokratike po përgatit një strategji kombëtare që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, por pa dhënë detaje nga kjo strategji. “Duhet të mbajmë në konsideratë se bëhet fjalë për një media zyrtare të SHBA-së dhe jo për një portal anonim në Tiranë. Sulmi ndaj Zërit të Amerikës shënon fillimin e fundit të tyre. Përgjimet po dëshmojnë nga dita në ditë se në Shqipëri nuk kemi pasur zgjedhje, por thjesht votime. Të gjitha këto që po ndodhin, përfshi edhe sensibilizimin në rritje për mënyrën se si krimi i organizuar është shfrytëzuar nga Rama, Dako, Sejdini, e të tjerë, për të blerë zgjedhjet janë elemente të një strategjie që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”- shprehet Ferdinand Xhaferraj. Por përtej kësaj opozita ka thirrur shqiptarët në një protestë masive e cila nuk do të përfundojë deri në largimin e Edi Ramës, që do ti hapte rrugë një qeverie transitore, e cila do të mandatohet për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe në vazhdën e proteste, kryedemokrati i Durrësit jep disa arsye se pse bashkëqytetarët e tij duhet të jenë të gjithë në sheshin e Tiranës në 16 Shkurt. Z. Xhaferaj, u duk si një takim i thjeshtë ai i kryedemokratit Lulzim Basha këtë të premte në Durrës, por u kthye gati-gati në një miting elektoral, ku opozita shihet si alternativë. Në fakt si është situata e qytetarëve të Durrësit sot që flasim? Në të vërtetë ishte planifikuar një takim me të rinjtë, por duket se sallat e mbyllura nuk e mbajnë dot pakënaqësinë dhe zemërimin që kanë me këtë qeveri të rinjtë,

dhe jo vetëm. Pra, ishte jo gati-gati, por një miting i vërtetë si nga pjesëmarrja edhe nga entuziazmi. Situata e qytetarëve durrsakë është si e të gjithë qytetarëve shqiptarë, qe kjo qeveri i ka lenë vetëm me një alternativë, të ikin masivisht nga ky vend. Pse durrsakët duhet të jenë në Tiranë më 16 shkurt, në protestën e thirrur nga opozita? Sepse Durrësi si qendra më rëndësishme në vend për sa i takon po-

Ferdinand Xhaferaj: Dako fitoi në Durrës jo nga votat, por nga paratë e drogës

tencialit për zhvillimin e tregtisë, transportit dhe turizmit është kthyer në një qytet që në vend që të ofrojë mundësi për qytetarët e tij, ofron vetëm dëshpërim, papunësi dhe biznese në falimentim. Mjafton të përmendim se vetëm në Shtator të 2018-ës në Durrës u mbyllën rreth 300 biznese. Kjo sepse çifti Dako-Çela i kanë vënë potencialet e Durrësit në shërbim dhe për grupet kriminale që operojnë në qytet. Pra, në 16 Shkurt jo vetëm qytetarët durrsakë, por të gjithë qytetarët e Shqipërisë kanë shkaqe madhore për të protestuar. I papuni që troket për të gjetur një vend pune dhe gjen sorollatjen, nëpërkëmbjen, denigrimin e atyre që edhe Rama i quan “halabakë”. I riu që ka vite që ka marrë një diplomë dhe mezi gjen një punë sezonale për kamerier. Biznesmeni që shteti e shikon si depozitë për ta vjelë në mënyrë formale dhe informale dhe nuk i ofron asnjë shërbim. Qindra familjet durrsake që kërbaçi i ka futur në skemat e marrëveshjeve

me CEZ-in për të paguar për vite të tëra faturat e dritave kanë kuptuar se zgjidhja fillon nga protesta. Rama ka dëshmuar, si me Kukësin edhe me studentët, se njeh vetëm gjuhën e protestës. Aty në protestë, pensionisti, i papuni, studenti, fermeri nuk janë më qytetari i vetmuar që ky shtet e përçmon dhe denigron, por të gjithë së bashku janë kthyer në një forcë dhe nga aty fillon zgjidhja e problemeve. Së fundmi, Zëri i Amerikës ka publikuar një sërë përgjimesh nga dosja e famshme “339”, ku trajtohet gjerësisht fenomeni i shitblerjes së votave dhe përfshirja e elementëve kriminalë në zgjedhjet e Durrësit, ku “i akuzuari” kryesor është kryetari aktual i Bashkisë Vangjush Dako, ç’ka ka shkaktuar reagime të forta në radhët e politikës, por edhe të vetë z. Dako. Sa të vërteta ka në ato përgjime të publikuara? Përgjimet e ekspozuara deri më tani dëshmojnë vetëm një pjesë

të vogël të të vërtetave të mëdha se Dako në Durrës dhe Rama në Tiranë janë ne ato zyra jo si pasojë e lirisë së votës, por si pasojë e parave të drogës. Si e shihni sulmin ndaj Zërit të Amerikës, jo vetëm nga kryeministri Rama, por edhe Vangjush Dako? Duhet të mbajmë në konsideratë se bëhet fjalë për një media zyrtare të SHBA-së dhe jo për një portal anonim në Tiranë. Sulmi ndaj Zërit të Amerikës shënon fillimin e fundit të tyre. Si mendon PD-ja ta mundë PSnë pas këtyre përgjimeve, fushata e të cilës do të kryesohet po nga Vangjush Dako për garën e Durrësit? A keni nisur marrjen e masave që në zgjedhjet e 30 qershorit vota e durrsakëve të mos preket? Përgjimet po dëshmojnë nga dita në ditë se në Shqipëri nuk kemi pasur zgjedhje, por thjesht votime. Të gjitha këto që po ndodhin, përfshi edhe sensibilizimin në rritje për mënyrën se si krimi i organizuar është shfrytëzuar nga Rama, Dako, Sejdini, e të tjerë, për të blerë zgjedhjet janë elemente të një strategjie që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Dhe një nga mënyrat për të mundur PS-në në zgjedhje është përfaqësimi i një opozite sa më solide në këto zgjedhje, por me shumë gjasë në Durrës nuk do jetë kështu. Pasi kreu i PAA-së, Agron Duka ka paralajmëruar të dalë me një kandidat të vetin, jashtë koalicionit opozitar. Si e shihni këtë situatë dhe sa do të ndikojë në rezultatin final një vendim i tillë? Ajo që mund të thuhet me siguri aktualisht është fakti se të gjithë aktorët politikë opozitarë, në Durrës, i ndajnë interesat e vogla pragmatiste të partive që përfaqësojnë, por i bashkon interesi i madh i përbashkët që Durrësi duhet t’i merret krimit të organizuar dhe t’i kthehet qytetarëve.


POLITIKE

5

E diel, 3 SHKURT 2019

Kreu i PD-së takime në Qarkun e Fierit: I gjithë populli në shesh më 16 shkurt. Shqipëria qeveriset nga një kryeministër i zhytur në korrupsion

K

a qenë një surprizë e pazakonshme vizita e kreut të opozitës, Lulzim Basha në Ballsh dhe Mallakastër. Nga një takim me strukturat e degës së Partisë Demokratike, me rastin mobilizimit për protestën e madhe të 16 Shkurtit që do të mbahet në Tiranë, ky aktivitet politik i Bashës është shndërruar në një demonstrim masiv force, pasi të gjithë qytetarët kanë pushtuar rrugët për të pritur dhe takuar kreun e opozitës. Kjo e ka detyruar Bashën që këtë “shëtitje” në qytetin e Ballshit, ta shndërrojë në një miting masiv. Basha është rrethuar nga qindra qytetarë të Ballshit dhe pasi ka bashkëbiseduar me shumë prej qytetarëve që i shprehnin problemet, është ndalur dhe i ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit. “Edi Rama ju ka lënë në harresë, tha Basha, kjo lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur hallet tuaja. Në Ballsh më shumë se dielli që ka dalë dhe nuk e ka kohën, mikpritja, entuziazmi, besimi dhe shpresa tek e nesërmja, që gjeta në çdo shtrëngim dore, dhe çdo urim tuajin. Kemi qenë së bashku shpeshherë gjatë këtyre viteve në këtë shesh, në rrugë, në fshatra, shtëpitë tuaja, me kryetarin e Bashkisë, deputetët e zonës, kemi qarë hallet bashkë. Nuk harroj vizitat që kam pasur me familje të cilat kanë humbur kryefamiljarë, në aksidente të përsëritura, me papunësinë që sa herë kam ardhur e kam gjetur më të shtuar,m me sipërmarrjen që është në krizë totale me rënien e fuqisë blerëse. Sa herë që vij rruga nga Patosi deri këtu bëhet më e keqe dhe akoma më e keqe nga këtu e në Fratar. Zemërimi juaj, zhgënjimi juaj, nga braktisja totale dhe harresa që ju ka lënë Edi Rama dhe banda me të cilën sundon vendin, lexohet e kuptohet sapo ju jap dorën, akoma pa shprehur

Basha: Rama e ka lidhur fatin e tij me kriminelët, jo qytetarët. Duhet ta largojmë REVOLTA

Banorët e Burrelit në protestë: Qeveria po na varfëron

hallet tuaja.“Ndërkohë, asgjë që është premtuar nuk është realizuar. Sapo takova pensionistë këtu, më thanë që pensioni nuk u mjafton për të paguar faturat, ilaçet. Në këtë vend, në pellgun më të madh naftëmbajtës të Evropës, askush nuk ia ka parë hajrin. Shumë prej jush i kanë parë qederin. Edhe ajri është i mbushur me erën e naftës. Naftën duhet ta paguani me çmimin më të lartë, se ai ndikon dhe në çmimin e bukës, të perimeve….se Edi Rama i ka

shtuar çmimit të naftës, plot 300 lekë për litër. Arsyeja kryesore pse nuk ka zgjidhje për hallet tuaja, pse ai vazhdon të marrë miliona euro nga Ballshi, nga nafta shqiptare, asnjë cent nuk përfundon në shkolla, spitale, rrugë, se këto para shpërdorohen. Se ai nuk ka ardhur në pushtet për ta lidhur fatin me të qytetarëve, por me paratë e drogës, krimit, me paratë e Besos me shokë. Paratë duhet të shkonin për investime dhe ndihmë ekonomike, por Rama

e ka lidhur fatin me një grusht oligarkësh. Të enjten Rama duhej të përballej në Kuvend me këto të vërteta, fakte ligjore që kanë dalë në dritë nga gazetarë të guximshëm dhe nga media prestigjioze, si Zëri i Amerikës, Deutsche Ëelle. Shqipëria sot qeveriset nga një kryeministër i zhytur në korrupsion, duke vjedhur projekte si tek Unaza e Re, ku ka shkuar 20 milionë euro kilometri, vetëm që këto para të dërgohen në konto bankare offshore”, u shpreh dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.

KREU I PD-SË NË MALLAKASTËR: MOS BRAKTISNI SHQIPËRINË, KËTU MUND DHE DO TË NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË

G

jastqë takimit të djeshëm me banorët e Mallkastrës, kryedemokrati Lulzim Basha përveç ftesës për të marrë pjesë në 16 shkurt në Tiranë në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar foli edhe për programin ekonomik të Partisë Demokratike. Ai tha se nafta në Ballsh nuk ka sjellë asgjë të mirë por fitime për pushtetin e Edi Ramës. “Edi Rama premtoi rritjen e pensioneve, sapo takova disa pensionistë, të cilët më thanë se nuk u mjafton as për të blerë ilaçet dhe as faturën e energjisë. Në çdo gjë që konsumoni, kosto e lartë përfshin edhe koston më të lartë të naftës në Europë. Jemi këtu në këtë zonë, ku industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, është prej dekadash punëdhënësja më e madhe, jemi në vendin

Basha: Ulje me 300 lekë për litër karburanteve, do heqim taksën “Rama”

më të madh të naftëmbajtës së Europës, dhe asnjëri prej jush nuk ia ka parë hajrin. Shumë

prej jush ia kanë parë qederin. Edhe ajri është mbushur me erën e naftës, por nafta nuk ka sjellë

asgjë të miorë në familjet tuaja. Përkundrazi, duhet ta paguani me çmimin më të lartë edhe për ata që nuk kanë automjete, kjo ndikon drejtpërdrejt në çmimin e ushqimeve, mishit, perimeve, bukës. Kjo sepse Edi Rama i ka shtuar taksë naftës prej 300 lekësh për litër. Kanë përfituar me miliona euro me naftën e Ballshit”, deklaroi Basha. Po ashtu, pavarësisht situatës së rëndë ekonomike që po kalon i gjithë vendi në përgjithësi nga keqqeverisja e socialistëve, Basha iu bëri thirrje banorëve të mos e braktisin Shqipërinë. “Unë ju bëj thirrje të mos braktisni

Qytetarët e Burrelit marshuan këtë të shtunë në këmbë për të protestuar në kryqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit. Të shumtë në numër, ata bllokuan për më shumë se 1 orë, rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar. Rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar, janë disa nga arsyet që qytetarët pohuan, që janë detyruar të dalin në rrugë e sheshe. Me pankarta në duar ku lexohej ‘Bizneset po falimentojnë cdo ditë” apo “qeveria po na varfëron”, banorët marshuan për 30 minuta në këmbë në shenjë proteste në kryqëzimin e Urës së Matit, duke bllokuar kështu aksin kombëtar. Në mbështetje të protestuesve ishin edhe deputet të partisë demokratike. Në fund protesta u shpërnda në mënyrë paqësore ndërsa për normalizimin e qarkullimit ndërhynë efektivët e policisë që e ndoqën protestën nga afër. Kjo ishte protesta e parë që starton valën e protestave në rrethe, për të kulmuar me protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë. Shqipërinë, këtu mund dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për veten tuaj dhe mbi të gjitha për fëmijët tuaj, për rininë e Mallakastrës. Mos u dorëzoni, bashkohuni, shtrini dorën njëri-tjetrit dhe të nisim së bashku një betejë për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve”, apeloi dje Lulzim Basha.


POLITIKE

6

E diel, 3 SHKURT 2019

Kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, flet për protestën dhe kushtet e opozitës

Petrit Vasili: VOA e certifikoi si hajdut votash, në zgjedhje pa Edi Ramën K

reu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili, në një intervistë për “Report TV” deklaron se opozita do të hyjë në zgjedhje vetëm pa Edi Ramën kryeministër. Duke ju referuar investigimeve të “Zërit të Amerikës”, Vasili u shpreh se ” VOA e çertifikoi Edi Ramën si hajdut votash”. Çfarë pritet të ndodhë më 16 shkurt? Zonja Kryemadhi tha që mund të ketë edhe rrethim të Kryeministrisë. Përpara se të shkojmë të 16 shkurti, duhet të themi se çfarë e imponon 16 shkurtin. 16 shkurtin e imponon një korrupsion i frikshëm, ku simbolika dhe metafora është e qartë, por edhe në planin juridik, praktik dhe ligjor, ndodh të Unaza e Re, ku kemi një dëshmi të korrupsionit të ulur këmbë e kryq atje. Për fat të keq shumicën e lajmeve në lidhje me korrupsionin nuk i marrim më nga mediat shqiptare, por nga mediat ndërkombëtare dhe kjo vërtetë është një dëshpërim i madh, pasi lajmet për Unazën e Re, një pjesë nga mediat ndërkombëtare dhe një pjesë e kufizuar nga mediat shqiptare, që pati guximin të japi disa fakte. Sigurisht do të vijnë edhe për ato ngjarje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 2017, ku kolegë të Zërit të Amerikës që duhet t’u jemi mirënjohës që bënë një punë të jashtëzakonshme, duke bërë publike fakte shumë tronditëse. Shitblerja e votës përveçse u certifikua nga vendet e Europës, nga të gjithë institucionet, u certifikua tashmë edhe me fakte nga Prokuroria shqiptare. Së treti bëhet fjalë për një situatë, ku ligjet bazë kanë filluar nga ligjet themelore, për të cilat është shpenzuar shumë kohë edhe energji, siç qe ligji i Shërbimit Civil, ku ju e kuptonit që ky ka rënë në tokë. Pamë se çfarë ndodhte me punësimet, ku me mijëra njerëz punësoheshin me lista partiake, për varfërinë e jashtëzakonshme, për studentët që rrinë në rrugë, pasi kanë një ministre që në momentin që pa kamera,

ikën me vrap nga salla dhe çdo gjë mund ta pranojë përveçse të ketë kamera dhe transparencës. Një qeveri së cilës i ka vdekur transparenca, sepse do që të vjedhë, do të grabisë, do të rrëmbejë. Këto janë arsyet e mëdha, të cilat do të kenë kulmimin e tyre politik dhe përgjigjen e tyre shumë të rreptë në 16 shkurt, pasi më tepër se kaq nuk mund të shkojmë dot. Pamë që në aktin normativ që u kalua në Parlament javës që shkoi, paguheshin 6 milion e gjysëm euro një kompanie informatike dhe kishte vetëm 4 milion për infrastrukturën e studentëve. Kishte para për gjëra të tjera dhe për një emergjencë siç ishte ajo e studentëve kishte një minimum.

Është e gatshme opozita për të ofruar një alternativë tjetër për shqiptarët? Opozita ka qenë e gatshme që në vitin 2017, me programe shumë të qarta. Që tu freskoj memorien tuaj, unë kam qenë Kryetar i LSI-së në atë kohë. Po të shikoni të gjitha fotot e fushatës sime kanë pasur një element, të paktën figurative, por që lidhet dhe me atë që unë kam kumtuar në çdo fjalët timen në çdo miting ku kam zbërthyer programin elektoral pra që ishte baza e programit qeverisës të LSI. Pra kemi bërë një fushatë bazuar në atë program konkret, që do tu jepnim shqiptarëve në qoftë se do kishim mundësi që të qeverisnim. Përkundrejt mazhorancës e cila kërkonte timonin, tepsinë se ju nuk

mbani mend gjë tjetër nga mazhoranca sepse nuk pati asnjë premtim konkret. Madje dhe shumë premtime me të cilat krahasohen objektivat e Rilindjes, janë objektivat e 2013 se në 017 nuk paraqiti asnjë gjë. Pra ka qenë shumë e qartë alternative jonë, shumë konkrete, ka pasur vetëm një aksident kriminal që ka qenë manipulimi i zgjedhjeve e cila u provua gjerësisht. Nga Zëri Amerikës ku u panë fakte tronditëse nga më të pabesueshmet që mund të ekzistonin. Ndonëse në 2017 ne denoncuam dhe çuam në Prokurori material filmike, fotografi për të provuar që po bëhej një katrahurë elektorale që prodhoi këtë krizë që për fat të keq e vuajnë shqiptarët sot. Vasili, hyn opozita në zgjedhjet lokale me Edi Ramën Kryeministër? Edi Rama nuk mund të qeverisi kurrë më zgjedhje në Shqipëri dhe kjo bindje nuk vetëm bindja ime, është bindja juaj metaforikisht, pra e opinionit shqiptar pasi kanë dëgjuar qartësisht jo nga ne por nga një burim tërësisht objektiv që vjen nga SHBA, për fat të keq dhe media e DASH u quajt kazan. Që provoi ashiqare sesi vota e shqiptarëve është shitur, është blerë nga kriminelët në tavolinë. Inspiruesi në krye të gjithë kësaj kupole, ai që shtrëngon fort dhe Kryetarin e Bashkisë së Durrësit që e mori vesh gjithë Shqipëria se çfarë bënte dhe aradhe të tjerë personash, ministrash e deputetesh që janë sot në qeveri, të cilët ishin pjesë e një mekanizmi kriminal. Kurrën e kurrës nuk mund të pranojë dot më asnjë shqiptar që ky hajdut zgjedhjesh të qeverisë zgjedhjet. Kjo do ishte fundi i krenarisë minimale individuale për çdo shqiptar. Jo më asaj që është krenaria e gjerë politike apo ekuilibri politik që do të prodhohet. Nuk mund të prodhohen ekuilibra politikë me një kryehajdut zgjedhjesh. Marrë me shkurtime nga “Report TV”

Deputetja e LSI-së: Ministrja e Arsimit sjellje të njëpasnjëshme skandaloze dhe të papërgjegjshme

Mehmetaj: Rama si bedel i Shahinit, jo Pakt, por “Pazar për universitetin”

J

o Pakt, por Pazar për Universitetin e konsideroi Lëvizja Socialiste për Integrim, turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama me studentët. Nga foltorja e LSI-së, deputetja Kejdi Mehmetaj e cilësoi Ramën si “bedelin” e ministres Besa Shahini, e cila, me paaftësinë e saj duket se e ka shtyrë Ramën të marrë edhe postin e saj si ministër Arsimi. Në vlerësimin e ligjvënëses së LSI-së që prej marrjes së detyrës janë bërë disa shkelje të njëpasnjëshme dhe skandaloze të Besa Shahinit, duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet e pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda, ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës, nga frika e komunikimit përballë medias. “Sot doli e qartë për sytë e shqiptarëve

se tanimë për Ministër Arsimi nuk kemi më Besa Shahinin, por bedelin e saj, ose e thënë me qartë zëvendësuesin e saj Edi Ramën. Janë bërë disa sjellje të njëpasnjëshme skandaloze dhe të papërgjegjshme të Besa Shahinit, duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet ndaj pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës

nga frika e komunikimit me ta përballë kamerave. Kjo është ministresha që përzgjodhi drama kryeministër për të zgjidhur situatën dramatike të pedagogëve dhe studentëve shqiptarë. Kjo është ministresha që bëri atë që nuk ishte parë e dëgjuar më parë, tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund dhe lirinë akademike që është e drejtë kushtetuese. Një nivel i tillë papërgjegjshmërie dhe pa aftësie ministrore nuk ishte parë më pare as nga ministrat e tjerë rilindas dhe me sa duket kjo e shtyu Kryeministrin të marrë edhe një post të tretë, të

vet të bëhet edhe ministër arsimi. Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin. Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat. Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës. Shfaqja e sotme dhe ky pazar i rëndë që ka ideuar

nxjerr zbuluar kush është Edi Rama përballë kërkesave të Studentëve. Tregon kush është Edi Rama përballë pedagogëve, tregon kush është Edi Rama përballë prindërve të studentëve shqiptarë. Tregon dëshirën e ethshme të Edi Ramës për të shkatërruar Universitetin Shqiptar me qëllim sjelljen në Shqipëri të Universitetit të kumbarit të tij. Nga sot Shqipëria nuk ka më një ministër Arsimi, por një kryeministër që vetëmban 3 poste, një kryeministër që sot ka vulosur fundin e tij të turpshëm”u shpreh dje deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.


POLITIKE

7

E diel, 3 SHKURT 2019

Kreu i Qeverisë takon disa studentë: Kaq pula jeni! Prisni t’ju shpëtojë gjeli nga Kryeministria. Do digjni vitin!

N

ë një kohë që një grup studentësh vijojnë ngujimin brenda në ambientet e fakulteteve për plotësimin e 8 kërkesave dhe pedagogët e fakultetit të Shkencave Sociale kanë shpallur grevë pa afat, kryeministri Edi Rama mbajti një takim me disa studentë në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek konviktet e Mjekësisë. Duke i kërcënuar se do iu digjet viti, Rama u tha këtyre studentëve se qeveria ishte gati të plotësonte kërkesat porse faji që universiteti ndodhet në këtë situatë ishte pakica që po mbante peng universitetin. “Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja? Kaq pula jeni.. shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja? Do ju digjet viti ...Si do e merrni vitin duke mos shkuar në shkollë?? Kadri Qorri do të bëjë revolucionin leninist ndërsa Mark Marku do të bëjë revolucionin e 16 shkurtit”- tha Rama. Kryeministri Edi Rama u ndal jo vetëm tek shqetësimet e studentëve por edhe te kërkesat e pedagogëve. “Universiteti nuk është liri, nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe t’i lënë studentët rrugëve, por është edhe përgjegjësi, është përgjegjësia e pedagogëve që të japin atë që u takon, mësimin, për të cilën studentët paguhen me mundin e prindërve dhe për të cilin kanë ardhur këtu”, deklaroi Rama. Rama theksoi se autonomia nuk është liri për të thënë më bjer lekët ti mua, se do bëj unë çfarë të dua, por përgjegjësi që ti tregon çfarë bën me lekët. “Ama autonomia nuk është liri për të thënë “unë ngujohem në emër të një pakice dhe pengoj shumicën të vijë të bëjë mësim” dhe pastaj shumica vjen tek unë, tek ne dhe thotë ‘na lironi rrugën, se na kanë zënë rrugën’, ku gjysma nuk janë as studentë dhe ne humbim vitin, por është

Rama: Autonomia nuk është liri, Rektori dhe pedagogët të marrin përgjegjësitë

edhe përgjegjësi e atyre që drejtojnë universitetin. Pse nuk hyn dot policia në universitete e dini ju? Nuk hyjnë sepse është autonomia që e ndalon policinë të hyjë në universitet. Në bazë të autonomisë liria akademike dhe organizative i takon stafit akademik, i takon dekanit. Ata janë përgjegjësit për të organizuar mësimin dhe është rektori që duhet të thotë ‘po na pengojë dikush mësimin, bini policinë’. Nuk mund të çojmë ne policinë”, deklaroi Kryeministri. Ai u kërkoi studentëve që t’iu drejtojnë atyre tri pyetje në lidhje me vlerësimin e titujve akademikë,

ndalimin e tregtisë së librave të pedagogëve për studentët, si dhe vlerësimin një herë në vit të pedagogëve nga studentët. “Mark Markve duhet t’i bëni një pyetje, sepse kërkesat e studentëve, nëse ju nuk do të ngatërronit kohët me sistemet, lidhen me ata, me universitetin. Të gjitha këto që kërkoni ju duhet t’i bënin ata. Duhet t’i pyesni a janë dakord ata për vlerësimin e titujve akademikë? E duan apo nuk e duan dhe jo të thonë po, por të më thonë si e duan dhe kur e duan. Këtë nuk e thonë ata”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se i çuditur nga pretendimet se pedagogët

po denigrohen nga Qeveria. “Kush po i denigron pedagogët? Nuk kanë të drejtë studentët kur thonë që na shesin librat e tyre dhe na thonë blini librin ndryshe nuk të vë notën? Pyetja e dytë, a janë dakord pedagogët të ndalojë tregtia e librave të pedagogëve për studentët? Nëse janë dakord ta thonë po ose jo. Pyetja e tretë, a janë dakord pedagogët që çdo vit studentët të bëjnë një vlerësim të performancës së pedagogëve? Një mekanizëm që përdoret në gjithë botën, janë dakord të vlerësohen një herë në vit nga ju, jo të thonë po, por të thonë kur dhe si”, theksoi Rama.

DEPUTETI

Dashamir Shehi: Berisha e kalon oqeanin edhe me not

Deputeti i opozitar Dashamir Shehi, në një intervistë në Neës 24 në emisionin “Kjo Javë” ka folur për gjuhën e shthurur dhe jo etike në Kuvend që agravoi të enjten e fundit. Shehi tha se debati nuk ishte i lejueshëm, por për këtë gjë bën fajtor Edi Ramën, pasi sipas tij ai është përfaqësues i të gjithëve. “Ajo që ka ndodh atë ditë, është agravuar situata, dhe kjo është derivat i një situate që ka ardhur duke u majisuar. Siç thotë populli zullumi këputet duke u trashur. Fajtori i kësaj punë është Edi Rama. Rama me ironinë e tij, por që dhe Berisha ka faj që i përgjigjet, edhe pse është opozitar. Berisha përgjegjësinë e ka individuale, ai është kryeministër na përfaqëson dhe në që jemi kundërshtar i tij, ai i ngacmon të gjithë dhe atë më të urtin”, u shpreh Shehi. Po ashtu Shehi foli dhe për debatin e për vizën e Berishës për në SHBA. Shehi tha se Berisha e kalon oqeanin dhe me not. “Ajo ishte shumë e qartë që e kalonte dhe me not oqeanin. Morëm përgjigjen zyrtare dhe dukej shumë qartë se nuk kishte asnjë refuzim për dhënie vize”, u shpreh deputeti opozitar, Dashamir Shehi.

PEDAGOGU I EKONOMIKUT: PAKTI PËR UNIVERSITETIN ËSHTË NJË PËRRALLË E MADHE DHE NUK ZGJIDH SITUATËN ME STUDENTËT

Rezart Prifti: Besa Shahini s’ka nivel intelektual për arsimin e lartë P

ër pedagogun Rezart Prifti takimi me ministren e Arsimit Besa Shahini, shërbeu të paktën për të treguar ecurinë se si të vijojnë më tej me rrugën e nisur. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Prifti thotë se nuk shkuan tek ministrja Shahini vetëm që kjo e fundit të mbajë shënime, por prisnin alternativat e saj për t’i dhënë zgjidhje situatës. “Diçka morëm nga ai takim, morëm kontekst, informacion dhe mënyrën se si të vijojmë më tej. Ne kurrsesi s’mund të refuzonim takimin. Unë personalisht prisja nga ministrja të ishte më e përgatitur, të ishte më në kontekst të gjithë proceseve dhe pak më e konsiderueshme ndaj shqetësimeve”, u shpreh Prifti.

Ai tha se në përfundim të takimit prej 60 minutash, priste të paktën që ministrja të drejtonte dy pyetje, dhe jo të niste të recitonte paktin për universitetin. Prifti tha se i parashtruan ministres së

arsimit të gjitha 5 pikat kryesore të pedagogëve, duke theksuar se e gjithë situata me arsimin e lartë sot është pasojë e ligjit të miratuar në parlament. “Ministrja nuk dinte shumë gjëra, psh nuk e dinte që ligji i miratuar prej tyre nuk është miratuar në asnjë germë. Sot universitetet tona nuk e aplikojnë atë ligj. Por ka prodhuar ato ngërçe mes senateve dhe dekanateve”- tha ai. Gjithashtu, Prifti komentoi edhe deklaratën e ministres Shahini, e cila është zotuar të shkojë në çdo fakultet për t’u takuar me pedagogët e studentët.“Ministrja nuk është në një fushatë zgjedhore. Ministrja ka një staf që janë shumë të përgatitur, kjo nuk mund të bëhet tani. S’mund të dalë për

fushatë, kjo është një gafë. Arsimi sot është një ditë të zezë dhe ti duhet të zgjidhësh 3-4 pika. Me sa kuptova nuk e ka autoritetin e duhur për të thënë fjalën më të vogël, por nuk e ka as autoritetin intelektual për t’u marrë me politika të arsimit të lartë”, tha Rezart Prifti. Pedagogu i fakultetit Ekonomik i konsideroi të drejta kërkesat e studentëve, ndërsa komentoi edhe protestën e tyre. “Kam komunikim shumë të mirë me studentët, sepse në fund të ditës i trajtoj si njerëz. Ka plasur një diskutim këto 2-3 vitet e fundit duke qenë se ka rënë mesatarja etj, që po vijnë studentë përherë e më të dobët. Dhe deri diku është i vërtetë. Po cedon tregu, po cedon arsimi,

dhe kjo është fatkeqësi e madh s’e trajton njeri këtë.” -thekson pedagogu. Pedagogu tha se Pakti për Universitetin është një përrallë e madhe dhe nuk zgjidh situatën me studentët. “Pakti për Universitetin është një përrallë e madhe dhe unë do të shtoja që këta që janë përralla shkrues shumë të mirë ta bënin këtë punë me avokatët, me gjyqtarët, me ndonjë industri tjetër, por jo me edukimin se është gjenocid i një shoqërie”, tha Prifti.Ai tha se studentët tanimë janë të tulatur sepse atë shpresë që krijuan, vetë e mblodhën, e panë që u humbi. Sipas tij bojkoti pa afat i mësimit do të ishte zgjidhja më e mirë për të ftuar qeverinë në reflektim dhe plotësimin e kërkesave të tyre.


POLITIKE

8

E diel, 3 SHKURT 2019

Deputetja: Ekonomia jonë vuan kreditimin e ulët, besimin në rënie dhe rënien e prodhimit. Zgjidhja, Programi i PD-së

Herion Mesi

D

eputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku vlerëson se vendi ndodhet në zgripin e errësirës, pasi, siç thotë ajo, është shteti më pak i ndërlidhur sa i përket investimeve në rajon dhe më gjerë. Në një analizë të zgjeruar të situatës që po kalon vendi, nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë shprehet se Shqipëria nga janari 2014 është gdhirë një vend i mbushur në taksa dhe tarifa të reja, ndërsa alternativa është programi ekonomik i PD-së për të nxjerrë vendin nga kjo situatë. “Për një Shqipëri me mundësi, liri dhe vlera. Shqipëria nga janari 2014 është gdhirë një vend i mbushur në taksa dhe tarifa të reja. Shqiptarët janë sot një popullsi që nuk ka dëshirë të sipërmarrë biznese, inovacione por vetëm sipërmarrjen për emigrim. Rreth 400 mijë kanë tentuar apo janë larguar nga Shqipëria. Një vend që pas një qeverisje e gjysmë nga kryeministri Rama numëron një barrë fiskale kumulative prej 1.9 miliardë dollarë, po aq sa vlera fiskale e PPP-ve. Vitin e shkuar studentët e Shqipërisë u ngritën për herë të parë, gjithsecili prej nesh lexonte në protestën e tyre mllefin ndaj kësaj situate ekonomike dhe sociale. Kemi zgjedhur këtë format për të nisur rrugëtimin tonë për të shpalosur programin ekonomik që do të shpëtojë vendin nga lëngimi i vazhdueshëm dhe kronik i një keqqeverisje me qëllim. Kryetari Partisë Demokratike ka takuar për mbi katër vjet thuajse çdo biznes të mundshëm, ka debatuar dhe diskutuar për çdo ndryshim fiskal, numërohen mbi 60 të tilla, të qeverisë. Kemi ngritur zërin në replika të dhunshme dhe brenda kufirit të debatit për politikat fiskale dhe ekonomike. Pra, kemi ezauruar çdo dije dhe normë diskutimi përballë një muri që nuk do të marrë dhe as pranojë gabimet. Kemi vërejtur se si janë ngushtuar mundësitë e sipërmarrjes dhe inovacionit ndërsa vendet për rreth nesh zhvillojnë teknologji të fjalës së fundit. Kemi vënë re se si sistemi fiskal është konvertuar në armën me të cilën qeveria godet biznesin në kurriz ndërsa përkëdhel vetëm një grup të vogël biznesesh që kanë krijuar monopol në treg. Ata që sot ne të gjithë i njohim si oligarkët. Janë pikërisht këto politika fiskale që kanë rritur taksat dhe tarifat për 97% të shqiptarëve që paguajnë 1.9 miliardë euro. Ekonomia jonë vuan kreditimin e ulët, besimin në rënie dhe rënien e prodhimit. Punësimi në vend ka rënë ndërsa sipërmarrjet mbyllen me një shpejtësi të frikshme, mbi 60 të

Tabaku: Rriten taksat e tarifat, Shqipëria në zgripin e errësirës

tilla në ditë. Një rekord i zi për regjistrat e regjistrimit të bizneseve shqiptare. Vendi ndodhet në zgripin e errësirës pasi është shteti më pak i ndërlidhur në rajon dhe më gjerë. Kjo largon gjithnjë e më shumë investitorët seriozë nga vendi ynë. Buxheti përdoret si një thes në dorën e kryeministrit që e përdor atë sipas qejfit personal dhe jo sipas nevojave të vendit. për pesë vjet buxheti i shtetit është përdorur vetëm në muajin dhjetor për të përmbushur kërkesat, investimet kapitale kanë qenë 0. Jemi vendi i parë në Europë për kostot e larta të PPP-ve sipas Eurostat. Ndërsa FMN raporton se pesha

e tyre është mbi 15%, ironikisht edhe FMN mendon si opozita dhe media kazan. Po si opozita mendon FMN edhe për detyrimet e prapambetura që janë 200 mln euro. Pastaj po sipas FMN dhe KLSH borxhi publik është sot 73% e po t’i shtohen, siç edhe duhet, borxhi i krijuar nga PPPtë totali shkon 83%. Kjo është gjendja e rënduar dhe e mjeruar që vendi ndodhet sot e kësaj dite. Për shumë kohë, shumë qytetarët kanë ngritur vetullën e dyshimit karshi ofertës së opozitës. Karshi asaj që ne, një forcë e djathtë, do të ofronim për gjithë plagët e krijuara rishtaz apo të thelluara nga kjo qeveri? Përgjigjen

e kësaj pyetje ne do të nisim ta japim që sot përmes programit tonë ekonomik. Mos mendoni që është thjesht një ofertë taksash, pra një taksë e sheshtë. Çfarë ne sot ju propozojmë është shumë më tepër se sa kaq. Ju kemi dëgjuar me kujdes, kemi mbajtur shënimet tona dhe jemi të hapur t’ju dëgjojmë për të promovuar më së pari një ekonomi tregu përballë ekonomisë së monopoleve dhe oligopoleve që ka prodhuar kjo qeveri. Kemi shënuar problemet që ju keni me rregullimet e tepërta dhe kemi menduar një zgjidhje de-rregulluese karshi sipërmarrjes. Kemi dëgjuar me kujdes ankesat për sjelljet

e pahijshme tatimore që janë takisadarët që ju godasin sa herë vjen vakti i “taksës” ekstra dhe kemi ofruar zgjidhjen tonë. Kemi mbajtur shënim perspektivat dhe projeksionet e ekonomistëve dhe specialistëve për një projeksion ekonomik modern. Kemi dhënë alternativën tonë për ekonominë e mbështetur në prodhim dhe gjithashtu që subvencionon inovacionin teknologjik. Mos harroni. Në vitin 2005 ky vend ishte i fundit në Europë për internetin dhe në 2009 ishte ndër të parët në Ballkan. Sot ne jemi të fundit në rajon për inovacionin dhe teknologjinë dhe përpjekja jonë është të jemi ndër të parët. Ne besojmë që shqiptarët në kushtet e mundësive të barabarta, në kushtet e një tregu të vërtetë nuk kanë përse të ngopen me propagandën e “Punës që është por që mungojnë specialistët”. Ju ofrojmë vizionin tonë për ekonominë përballë së cilës keni katrahurën e oligarkisë së përzier me gjoja politikë ekonomike. Ne ju ofrojmë atë çfarë kjo qeveri ka më shumë frikë; lirinë tuaj për sipërmarrje, subvencionimin për vizionin tuaj inovator. Besoj se ka ardhur koha që të mos shtyhemi për t’u larguar nga ky vend një orë e më parë. Ka ardhur koha që të luftojmë për të shtyrë të largojmë këtë qeveri nga kolltuku i pushtetit dhe abuzimit një sekondë e më parë”- tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

DEPUTETJA E PD-së: BËHUNI GATI TË LARGOHENI KOKULUR, E TË GJYKOHENI NGA QYTETARËT

P

as bërjes publike nga media prestigjioze “Zëri i Amerikës” të detajeve të një dosjeje hetimore ku janë të përfshirë eksponentë të lartë të mazhoranacës në vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së zgjedhësve në garën parlamentare të një viti më parë ka reaguar edhe deputetja demokrate Orjola Pampuri. Përmes një shënimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Pampuri u kërkoi publikisht grabitësve të votës që t’i përgjigjen shqiptarëve për akuzën tashmë publike atë të tjetërsimit të votës së tyre. Nga ana tjetër, ajo shprehet se Partia Demokratike shpalosi alternativën më të mirë për të nxjerrë vendin nga skëterra në të cilën e mbytën rilindasit e babëzitur. Në gjykimin e ligjvënësve demokratë, Shqipëria e shqiptarët, po përjetojnë ditët më të vështira të historisë së ketij vendi, pas 50 viteve diktaturë.

Pampuri: Shqipëria më keq se në diktaturë, Rilindja vodhi votën e shqiptarëve

“Metamorfoza e brumbujve të Mjaftit e g...99 në rilindje Meraku hipokrit i rilindasve të mjaftit e g....99, të transformuar në “politikanë të mëdhenj”, në lavatriçen socialiste të pastrimit të parave, të konçensioneve, të vjedhjes së

votës, të shkatërrimit e falimentimit të biznesit të vogël e të madh, të rritjes së taksave, rrënimit të sistemit arsimor e shëndetësor, sot si mbreti lakuriq rrezikojnë edhe të bëjnë analiza politike? Paradoks....... Përgjigjuni aku-

zave për vjedhje vote! Përgjigjuni shqiptarëve që u keni tjetërsuar votën! Republika e Re pra Partia Demokratike shpalosin alternativen me të mirë për të nxjerrë vendin nga skëterra në të cilën e mbytën rilindasit e babëzitur. Shqipëria e shqiptarët, sot po përjetojnë ditët më të vështira të historisë së këtij vendi, pas 50 viteve diktaturë. Eh, kush nis e analizon të tjerët, s’di si të kollundrisë hallet e familjes së tij. Kaq në telashe është e ndjera rilindje sa nis analizat e një familje tjetër së cilës nuk mund as t’i afrohet. Bëhuni gati të largoheni kokulur, e të gjykoheni nga qytetarët për bëmat tuaja kundrejt qytetarëve të këtij vendi”, u shpreh dje në reagimin e saj deputetja e PD-së, Oriola Pampuri.


POLITIKE

9

E diel, 3 SHKURT 2019

Kreu i Komisionit të Ekonomisë: Vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit

Vlerësimi i “S&P” për Shqipërinë, Ahmetaj: Notë pozitive për ekonominë e vendit

SHKELJET E SHOQËRIVE PUBLIKE

KLSH: 100 milionë dollarë dëm nga kompanitë shtetërore dhe investimet e huaja

N

ë lidhje me njoftimin e djeshëm të S&P ka reaguar edhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, si dhe aktualisht kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili i ka përshëndetur gjetjet dhe projeksionet për ekonominë shqiptare. “Raporti i Standard and Poor’s, pas FMN, një tjetër notë pozitive për ekonominë shqiptare!”, shkruan ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka publikuar të dhënat e raportit të S&P. Në raportin e fundit për Shqipërinë konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qëndrueshme për periudhën në vijim. Dhe Ahmetaj thotë se S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë. Kreu i Komisionit të Ekonomisë thekson se vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjerë, në sektorë me vlerë të shtuar. “Rritja ekonomike konfirmohet në 4.2% për vitin 2018; Vlerësohet vazhdimi i konsolidimit fiskal, ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe deficitit; Përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve të huaja, që do të mbeten solide edhe përgjatë viteve në vijim. Agjencia globale e vlerësimit të riskut të kreditit S&P ka publikuar raportin e saj më të fundit për Shqipërinë në të cilin konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qëndrueshme për periudhën në vijim. S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndetshme dhe angazhimit të qeverisë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë trajektoren

ulëse, drejt nivelit 60% në 2022. S&P vlerëson se rritja ekonomike në periudhën në vijim do të mbështetet tek rritja e konsumit dhe punësimit. Perspektiva pozitive në afatmesëm dhe afatgjatë, reflekton: Zgjerimin e ekonomisë shqiptare me mesatarisht 4% përgjatë viteve në vijim, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet, kryesisht ato të shërbimeve; Uljen e mëtejshme të deficitit fiskal; Uljen graduale të deficitit të llogarisë korrente, i cili do të mbulohet kryesisht nga flukset e investimeve të

huaja direkte; Rritjen e qendrueshme të të ardhurave, mbështetur nga performanca e fortë ekonomike dhe miradministrimi. Vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjere, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit”- u shpreh dje në reagimin e tij, deputeti socialist, Arben Ahmetaj.

Afërsisht 10 miliardë lekë, apo rreth 100 milionë dollarë, është dëmi ekonomik i konstatuar për vitin 2018 nga shoqëritë në pronësi të shtetit dhe investimet me fonde të huaja. TV Scan ka zbardhur ditën e djeshme një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për rezultatet e auditimeve të kryera në këto dy sektorë për vitin 2018, që mban datën 30 janar. Në të paraqiten rezultatet e kontrolleve të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja për vitin 2018. Auditimet e kryera gjate vitit 2018 janë kryesisht auditime përputhshmërie, ligjshmërie dhe rregullshmërie, si dhe auditime financiar. Masa për shpërblim dëmit ekonomik, eliminimin shpenzimet jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit, te ardhura te munguara janë në shumën gjithsej 10,2 miliardë lekë, nga te cilat shuma 6,7 miliardë i përket dëmit ekonomik dhe 3,5 miliardë për efektin negativ financiar ose shpenzime jo ne përputhje me ligjet. Sipas fushave te auditimit përkatëse konstatohet dëmi ekonomik: Në Shoqëritë Publike në vlerën 6,7 miliardë lekë dhe në Projektet me Financime të Huaja në vlerën 62 milionë lekë.Në raport theksohet se KLSH i është drejtuar prokurorisë me 4 kallëzime penale, për 5 drejtues apo administratorë të shoqërive dhe 4 indicie për kallëzim penal.

GJIGANTI I VLERËSIMIT TË KREDITIT: MINISTRAT E RINJ MUND TË NGADALËSOJNË REFORMAT

G

jiganti i vlerësimit të kreditit, “Standard and Poor`s”, ka mbajtur të pandryshuar në B+ me perspektivë të qëndrueshme notën e borxhit sovran të Shqipërisë. Sa i përket rreziqeve fiskale, ajo që bie në sy që në fillim të njoftimit për shtyp është paralajmërimi në lidhje me PPP. Skemat e partneritetit publik privat vazhdojnë të përbëjnë një rrezik thelbësor fiskal, thotë “Standard and Poor`s” për Shqipërinë. Ndër të tjera, agjencia projekton vullnet të autoriteteve shqiptare për konsolidimin fiskal si dhe një rënie graduale të normës së borxhit publik në raport me PBB. Rritja ekonomike projektohet pranë 4% mesatarisht deri në 2022. Sa i përket vitit aktual, rritja ekonomike projektohet në 3.9%, sërish poshtë projeksioneve të qeverisë, që flasin për 4.3%, por mbi ato të Bankës Botërore, dhe FMN, që

“Standard and Poor`s” radhit rreziqet për Shqipërinë: PPP-të, rrezik i madh

janë në 3.6% dhe 3.7% respektivisht. Në dy vitet e ardhshme, agjencia paralajmëron një rritje të notës së borxhit sovran në rast se do të vihet re një përkushtim më i madh

në konsolidimin fiskal dhe sidomos një trajektore rënëse më domethënëse e borxhit publik. Por, nga ana tjetër, gjatë dy viteve të ardhshme, nota e borxhit mund edhe të ulet në rast se do të konkretizohen disa rreziqe, si ai i PPP. Materializimi i detyrimeve të prapambetura si rrjedhojë e këtyre projekteve, mund të çojë në zhvlerësim të Shqipërisë, paralajmëron S&P. Agjencia flet edhe për ndryshimet më të fundit në qeveri. “Pavarësisht zëvendësimit të disa ministrave të kabinetit, ne presim që qeveria të vazhdojë përpara me reformat strukturore, por janë të mundura vonesa në implementimin e

tyre. “Ne nuk presim që zëvendësimi i 7 ministrave, ose gjysmës së kabinetit, do të përkthehet në një ndryshim të politikave aktuale të qeverisë”-thotë më tej agjencia. Pritshmëritë tona janë që, Partia Socialiste, fituese e vetme e zgjedhjeve të 2017-ës të implementojë reformat në ekonomi, administratën publike dhe veçanërisht në gjyqësor. Një kusht i rëndësishëm është edhe vazhdimi i reformave për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjerë, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit. “Vrulli i reformave mund të ngadalësohet në muajt në vijim me ministrat e rinj, thotë më tej S&P në raportin e tij të vlerësimit.


POLITIKE

10

E diel, 3 SHKURT 2019

Reagojnë shqiptarët: Fondi i shpenzimeve më shumë se një show në Hollywood. S’janë mbajtur premtimet e Samitit të Parë

Q

everia shqiptare ka vënë në dispozicion rreth 67 milionë lekë të reja për organizimin e Samitit të 2 të Diasporës në Tiranë, një fond ky i konsideruar “tepër i fryrë” nga emigrantët. Në këtë mënyrë të gjithë shqiptarët nga Diaspora kudo që ndodhen po përgatiten të marrin pjesë në Samitin e Diasporës që pritet të organizohet nga data 28 shkurt-2 mars në Tiranë. Ministria e Shtetit për Diasporën fton të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të regjistrohen në portalin online, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka dërguar një ftesë personale mjaft prej përfaqësuesve të diasporës ku mes të tjerash shkruan se “në kuadrin ogurmirë të 575 vjetorit të Kuvendit të Lezhës, do të mbahet Samiti i 2 i Diasporës, një udhërrëfyes që pavarësisht larmisë së bindjeve vetjake dhe vendndodhjes së gjithsecilit, na jep dorë ne shqiptarëve të qasemi ndaj sfidave të botës, si dhe mënyrave risi-prurëse të organizimit mes nesh në përputhje me kohën.” Samiti i parë i Diasporës u mbajt më nëntor 2016, me pjesëmarrjen e mbi 1000 shqiptarëve nga 40 vende, por sot tre vite më vonë diaspora shqiptare ka ende të parealizuar pikat kryesore të kërkesave të saj ndaj qeverisë shqiptare si e drejta e votës, hapja e shkollave të gjuhës shqipe e pajisja me libra dhe për ato shkolla që janë hapur në rrugë vullnetare, apo dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare për njohjen e viteve të punës e së drejtës së pensionit për emigrantët shqiptarë në vendet ku dhe numri i tyre është mjaft i lartë si në Itali, Greqi, Gjermani. Shpenzimet për Samitin Por ajo çka po komentohet me mjaft dyshime e habi tek emigrantët shqiptarë është kostoja

Qeveria 67 milionë lekë të reja shpenzime për Samitin tre ditor të Diasporës

e lartë e shpenzimeve për organizimin e këtij Samiti, e bërë publike vetëm pak orë më parë në portalin e Samitit të Diasporës. Janë plot 66. 972.000 lekë të reja për një event treditor. “Më shumë se një show në Hollywood”, komentojnë shqiptarët në rrjetet sociale. Këto shpenzime do të përballohen nga fondi rezervë i miratuar nga buxheti i vitit 2019 e në pasqyrën e zërave të ndarjes së tij lexohet: “Për organizimin e një dite aktivitet, do të merret me qira një ambient për 9 ditë të tëra me një shpenzim prej 10 875.000 lekë të reja, për skenografinë duhen

mbi 17 milion lekë të reja, për mbrëmjen gala 12 milionë lek të reja dhe regjia e eventeve 1.2 milion lekë të reja”. Mjaft emigrantë shqiptarë e kanë të pamundur të konceptojnë një kosto kaq të lartë shpenzimesh për një Samit që brenda një sallë do të qëndrojë vetëm një ditë. Mjaft prej tyre në rrjetet sociale komentojnë se kjo kosto kaq e lartë dhe e pajustifikueshme ka të bëjë me mungesën e aftësisë së menaxhimit, të tjerë e lidhin me vorbullën e akuzave të korrupsionit që ka përfshirë shoqërinë shqiptare. Samiti i Diasporës ka në programin e

tij një ditë vizitë në Lezhë ku për transportin e rreth 800 emigrantëve do të shpenzohen 10 milion lekë të reja. “Me çfarë do të na transportojnë nga Tirana në Lezhë, me jaht privat”, komentojnë disa. Ende nuk dihet se sa shqiptarë nga Diaspora do të jenë pjesë e këtij Samiti të dytë, kur mjaft prej tyre mbetën të zhgënjyer nga premtimet e pa mbajtura në Samitin e parë. Mungesa e së drejtë së votës, rreziku i zhdukjes së gjuhës e pasiguria e një pensioni për të jetuar në vitet e pleqërisë, janë arsyet më se të justifikueshme për mospraninë e tyre në Tiranë.

DEPUTETI I LSI-së

Spahiu: Qindra miliona lekë të hedhura dëm nga qeveria për një Samit aspak produktiv

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu deklaron se qeveria po çon dëm miliona lekë vetëm për Samitin e Diasporës. Për të dëshmuar për akuzat e tij, Spahiu ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” preventivin zyrtar të shpenzimeve të këtij Samiti, për të cilin qeveria shqiptare do të harxhojë 670 milion lekë. Në reagimin e tij Spahiu, gjithashtu, thotë se ky është një shpenzim i tepërt, ndërsa shton se të ftuarit duhet ta bojkotojnë këtë Samit të dyte, aspak produktiv. “66,972,800 milion lekë për Samitin e 2-të të Diasporës. Pa u zgjatur dhe komentuar shumë, do të ju lutesha të gjithë atyre që janë ftuar në këtë samit, që ta bojkotojnë, pasi asgjë nuk solli Samiti i Parë, veç shtimin e të larguarve dhe kërkesave për azil. Fondet e parashikuara ka shumë halle ku Qeveria mund ti përdorë e mos ti çoj dëm”, shprehet deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në reagimin e tij.

OPEN DATA: 13.475 TRANSAKSIONE NGA THESARI I SHTETIT SI SHPENZIME PËR EKZEKUTIM TË VENDIMEVE GJYQËSORE

Qeveria mbi 100 milion euro dëm për pagesa për largimet e padrejta nga puna V etëm në 5 vitet e fundit, shteti ose më saktë taksapaguesit shqiptarë, kanë paguar mbi 100 mln euro për të gjithë të larguarit nga puna pa të drejtë. Por kjo nuk është e gjitha, sepse proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar pritet të rëndojnë edhe më shumë situatën. Për të stabilizuar situatën, ekspertët sugjerojnë ndryshime

në ligj, ku titullari do të mbajë përgjegjësi për firmën që vendos për pushimin e punonjësve. Kështu taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë dy administrata paralele për shkak të largimit të punonjësve në mënyrë të paligjshme. Nga të dhënat e Spending Open Data në 4 vite numërohen 13.475 transaksione nga thesari

i shtetit si shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna. Mes Ministrive, ajo që ka numrin më të lartë të transaksioneve është Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me rreth 466 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Bujqësisë me 79, Ministria e Energjetikës dhe Transporteve me 66 trasaksione, e Mbrojtjes me 61 dhe Shëndetësia me 56.

TRANSAKSIONET PËR LARGIMET NGA ADMINISTRATA

TOTAL 13.475 Ministria e Mjedisit dhe Turizmit - 466 348 milionë Ministria e Bujqësisë - 79 58.2 milionë Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës - 66 90.4 milionë Ministria e Mbrojtjes - 61 72.3 milionë Ministria e Shëndetësisë - 56 40.1 milionë Ministria e Brendshme 48 81.3 milionë Ministria e Financave 47 31.4 milionë


AKTUALITET TAKIMI “Duke filluar nga konkursi i muajit Shkurt, infermierët ekselentë që konkurojnë për një vend pune në portalin “Infermierë për Shqipërinë” hyjnë në testim me 10 pikë bonus”. Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë bashkëbisedimit me studentët e fakulteteve të Mjekësisë, të zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama, në bibliotekën e rehabilituar, në një nga konviktet e studenteve të Mjekësisë. E pyetur pse studentët ekselentë nuk punësohen direkt nëpërmjet platformës punetembare.al, Manastirliu shpjegoi dallimet mes dy platformave: “Kush aplikon në portalin infermierepershqiperine.al dhe është me mesatare 9-10, ka 10 pikë bonus në testim, ndërkohë që në portalin punetembare.al shpallen vendet e lira në administratë, jo në shërbim”, tha Manastirliu. E pyetur në lidhje me praktikat mjekësore, Manastirliu u përgjigj: “Po investojmë edhe për përmirësimin e infrastrukturës, në mënyrë që studentët të kryerjnë praktikat klinike në klasa dhe laboratorë modernë. Vetëm në spitalin e ri që po ndërtohet në QSUT, shtohen 10 klasa ku studentët mund të kryejnë praktikat mjekësore”, u shpreh Manastirliu. Ministrja deklaroi se, në kuadër të paktit për universitetin, po vijojnë takimet me studentë dhe pedagogë, duke adresuar problematikat që shtrohen. Një prej tyre është marrja e licensës në afat më të shkurtër për studentët që diplomohen, gjë e cila po adresohet për zgjidhje, në kuadër të angazhimit që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë për të patronazhuar Universitetin e Mjekësisë.

11

E diel, 3 SHKURT 2019

Manastirliu: Për infermierët ekselentë, bonus në konkursin për vendin e punës

Ministria shpalli edhe datat dhe vendin e konkurrimit për infermierët dhe profesionistët e shkencave mjekësore. Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndëve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët,

për të gjitha qarqet. Ndërkohë datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve do të jenë si më poshtë: – Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12:00. – Qarku Elbasan, Qarku Korçë,

Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12:00. – Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12:00.

TAKIMI

SITUATA

S’ka radhë në Morinë, zbatohet marrëveshja

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kosovës dhe anasjelltas nuk do përballen më me radhë të gjata në Morinë. Në kufi ka nisur zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverive dhe qytetarët do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli në doganë. Qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës kontrollohen vetëm nga pala kosovare ndërsa ata që udhtojnë drejt Shqipërisë kontrollohen nga policia kufitare e Morinit. Procedurat nuk zgjasin duke shmangur radhët e qëndrimet e panevojshme në kufi. Kalimi vetëm me një kontroll i kufirit ShqipëriKosovë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive. Më parë kjo procedurë kryhej gjatë sezonit turistik periudhë që përkon me kulmin e lëvizjeve në dy anët e kufirit ndërsa implementimi i saj tashmë do jetë i shtrirë përgjatë gjithë kohës. – Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12:00.

Qendra shëndetësore në Tregan, Balla: Shërbim me standarde K

reu i grupit parlamentar i PSsë, Taulant Balla, inspektoi ambientet e reja të qendrës shëndetësore në Tregan të Elbasanit. Kjo qendër prej vitesh nuk kishte pasur investime dhe ndërhyrja në të ishte e domosdoshme edhe për shkak të aktivitetit turistik që ka kjo zonë. Balla u shpreh se gjatë vitit 2018 janë rikonstruktuar 8 qendra shëndetësore në qarkun e Elbasanit dhe përgjatë 2019 do të vijohet me një tjetër paketë për rehabilitimin e qendrave shëndetësore të qarkut, ku synohet që të gjitha njësitë administrative të kenë një shërbim shëndetësor parësor sipas standarteve më të mira.”Jemi në fillim të vitit 2019 dhe bëjmë një bilanc të 2018-ës po të kemi parasysh numrin e qendrave

shëndetëosore që arritëm të rikonstruktojmë tërësisht shërbimin në to. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë tetë qendra të reja shëndetësore, një prej të cilave detyrimisht ishte Tregani. Jo vetëm për numrin e madh të banorëve por edhe sepse Tregani, për të gjithë ata që nuk e dinë, është një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike për shkak të turizmit balnear që ofron kjo zonë. Janë të shumtë shqiptarët nga të gjitha trojet shqiptare që vijë këtu për të shfrytëzuar ujin e llixhave dhe të mirat shëndetësore që ai sjell. Kjo qendër Shëndetësore, prej shumë vitesh ishte e papërdorshme, por sot është tërësisht e rikonstruktuar, furnizimi është i plotë me të gjitha medikamentet.

Të gjithë e dinë që vite më parë furnizimi ndodhte gjatë gjysmës së dytë të vitit dhe gjysma e parë e vitit ishte pothuajse e bllokuar për shkak të mungesës së furnizimit ndërkohë që sot jemi në kushte tërësisht të reja. Vijojmë që në 2019-ën të kemi edhe një paketë tjetër rikonstruksioni qendrash shëndetësore në qarkun e Elbasanit ku synimi është që në të gjitha njësitë administrative të qarkut ne të kemi një shërbim shëndetësor parësor të standardeve më të mira”,-deklaroi Balla. Prefekti i Qarkut Gledian Llatja, u shpreh se prioritet i qeverisë veç turizmit mbetet edhe shërbimi shëndetësor parësor, që qytetarët ta kenë sa më afër qendrave të tyre të banimit dhe sipas standarteve më të mira.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REPORTAZH

12 E diel, 3 SHKURT 2019

Banorët e Kuçovës shpresojnë se investimi i NATO-s për rihapjen e aeroportit ushtarak mund t'i rikthejë qytetit lavdinë e humbur si dhe të ofrojë më shumë punësim dhe zhvillim ekonomik

Nga Erjola Azizolli

NATO ngjall shpresa për rikthimin e “krenarisë së humbur” në Kuçovë

D

isa dhjetëra avionë luftarakë MIG-15 dhe MIG-17, të sjellë nga Bashkimi Sovjetik dhe më vonë nga Kina janë radhitur si në një ekspozitë të hapur brenda bazës ajrore të Kuçovës. Ata janë dëshmi e armatimit "të rëndë" të Shqipërisë komuniste në epokën e Luftës së Ftohtë. Por asnjë prej MIG-ëvë nuk fluturon më prej vitesh. I fundit që u ngrit në fluturim nga Rinasi i mori jetën pilotit Jani Tarifa në vitin 2004 dhe pak muaj më vonë, qeveria vendosi të ndalonte fluturimin e tyre. Baza ajrore e qytetit të Kuçovës, që dikur mbante emrin Stalin për nder të diktatorit të Bashkimit Sovjetik, nisi të ndërtohej në fillim të viteve 1950 nga sovjetikët, të cilët ndihmuan në ngritjen e saj dhe trajnimin e pilotëve. Skuadrilja e parë me avionë luftarakë u krijua në vitin 1955, thuajse në të njëjtën kohë me krijimin e Paktit të Varshavës. "Aviacioni ka qenë një nga krenaritë e ish-qytetit Stalin. Kishte diku 200 avionë, 35 kuadro, të gjithë të shkolluar jashtë vendit dhe mendoj që kjo

krenari e dikurshme të shërbejë sot për të zhvilluar këtë qytet që është lënë pas dore," thotë aviatori Viktor Vangjeli, sot 79 vjeç, i ulur në kafen e ishShtëpisë së Ushtrisë. Aeroporti ushtarak i Kuçovës mund të kthehet në funksionim së shpejti, këtë herë për llogari të NATO-s, ku Shqipëria aderon prej 10 vjetësh. Aleanca e Atlantikut do të investojë 51 milionë euro për ta bërë bazën ajrore sërish funksionale. Ai pritet të përdoret kryesisht si bazë ndihmëse e Aleancës dhe punimet mund të fillojnë brenda këtij viti. "Do të jetë një bazë, e cila zotëron kapacitetet e mbajtjes së avionëve luftarakë," tha gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e

Viktor Vangjeli, ish-piloti i aviacionit

Mbrojtjes këtë janar, Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s gjeneral Tod D. Wolters. Qyteti i ish-punëtorëve Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e saj ajrore, i cili u njoftua në fillim në gusht 2018, ka trazuar prej muajsh përgjumjen e gjatë të qytetit të Kuçovës, që përndryshe vuan

nga papunësia e theksuar dhe një mori problemesh të tjera. Në ish-Shtëpinë e Ushtarakëve në qendër të qytetit të Kuçovës vazhdojnë të mblidhen ishnaftëtarë, ish-drejtues ndërmarrjesh dhe ata pak ish-aviatorë të mbetur në qytet. Ndërsa luajnë domino e kalojnë ditët duke biseduar për këtë çështje, ata shpresojnë se investimi i NATO-s do të sjellë rilulëzimin e qytetit, i cili prej vitesh është kthyer në një vend ish-ndërmarrjesh dhe ish-punëtorësh. Kafeneja dhe çka mbetur prej godinës po kalon ditë të vështira në përpjekje për t'i mbijetuar vetë-financimit, por njerëzit që rrinë aty kujtojnë se ajo ka qenë një nga krenaritë e kohës, ku kalonin kohën e lirë njerëzit

më të njohur të qytetit. "Në total 15 ndërmarrje, 11 prej të cilave ekomonike ka pasur dikur qyteti", thotë Andrea Rafaeli, mësues në profesion. "Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Shfrytëzimit, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TEC-i, Transporti, Ndërtim Montimi, Laboratori Shkencor i Naftës, Fabrika e Artikujve Larës, Fabrika e Tullave, Shkolla e Mesme Politeknike, Aviacioni, Instituti i Naftës, të gjitha këto e bënin qytetin të lakmuar nga të gjithë," thotë Andrea ndërsa shton se Kuçova sot është lënë krejtësisht pas dore. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Elsa, e cila drejton një organizatë jo qeveritare, shpresojnë se qyteti mund të ringrihet dhe investimi i planifikuar i NATO-s i ka bërë më optimistë. "Ndërmarrjet u mbyllën njëra pas tjetrës, intelektualët u larguan nga qyteti, trazirat e vitit 1997 na goditën rëndë. Punë sot nuk ka, të rinjtë pas shkollimit nuk kthehen në qytet dhe ne shpresojmë që investimi i NATO-s të rikthejë aktivitetin atje, ku do punojnë më shumë njerëz, do ketë shpenzime që do bëhen dhe në qytet, kjo na bën që ta shohim me optimizëm," thotë Andrea. Bashkëshortja e tij është nostalgjike për qytetin, që sipas saj ka pasur dikur "qytetari mjaft të lartë", pasi të gjithë drejtuesit e ndërmarrjeve, uzinave, pilotët ishin të shkolluar jashtë vendit. "Të dy fëmijët e mi pas studimeve nuk u kthyen më në qytetin e tyre, ndonëse Kuçova ka një klimë shumë të mirë, lundron në pasuri tokësore si nafta, por sot shumë pak banorë e shohin qytetin me

optimizëm dhe duan të largohen. Por unë shpresoj se investimi i NATO-s", do na rikthejë ndriçimin e dikurshëm të qytetit," thotë ajo për BIRN. Shpresa te NATO Vizita e Komandantit të Komandës Ajrore të NATO-s, gjeneral Tod Wolters në Tiranë këtë Janar në lidhje me investimin e pritshëm ka shtuar shpresat tek banorët. Wolters tha gjatë vizitës se për NATO-n, baza ishte e rëndësishme. "Do të jetë një repart, i cili zotëron kapacitetet për të mbajtur burimet e për të vëzhguar fushën e betejës, si dhe do të jetë një repart, i cili zotëron kapacitetet për të mbajtur mjetet e Komandim-Kontrollit të organizmave të ndryshëm që hyjnë e dalin në Shqipëri," tha ai gjatë vizitës në Tiranë. I trajnuar për të fluturuar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë, Viktor Vangjeli, nostalgjik i ditëve kur qyteti flinte e zgjohej me zhurmën e avionëve, e sheh këtë investim me optimizëm. "Kuçova, Shqipëria merr një rëndësi strategjike me këtë investim të NATO-s në Aviacionin Ushtarak", thotë pë BIRN Vangjeli, i cili ka qenë aviator dhe për shumë vite dhe Komisar Regjimenti pranë Aviacionit përgjatë viteve 1963-1990. Ai shpreson se kështu Shqipëria do të mund të zhvillojë sërish pilotimin dhe do të ngrejë në ajër avionët e saj. Ndërsa investimi i NATO-s sipas Vangjelit mund të zgjojë interesin e të rinjve për mos të

bashku me avionët reaktivë," tha ai. Ai beson se investimi do krijojë mundësi të zhvillimit ekonomik si dhe të punësimit, sidomos në shërbimet mbështetesë të infrastrukturës, gjallërimin e bizneseve, lokaleve, të hotelerisë e zhvillimt të bujqësisë. "Pasi kërkesat në treg do të jenë më të shumta," shtoi kryetari i bashkisë. Përzgjedhja e Kuçovës si bazë nuk e ka habitur Vangjelin. "Që në 1938 është bërë studimi për ndërtimin e Aviacionit dhe kushtet meteorologjike, hapësira për avionët, por dhe për asetet e tjera ndihmëse ishte e mjaftueshme, ndaj u vendos që të ndërtohej në Kuçovë dhe në 5 Maj të vitit 1955 u hap fillimisht me avionët e parë Mig 15, në 1967 me Mig 17 dhe 1970 me Mig 19,"kujton Vangjeli. Kushtet meteorologjike i mburri edhe Wolter gjatë vizitës në Tiranë. "Gjithashtu është një pozicion gjeografik që na ofron neve mundësi shumë të mira atmosferike të motit duke mundësuar ngritjen dhe uljen çdo ditë të avionëve në Kuçovë, falë kushteve natyrore atmosferike të shkëlqyera," tha ai. Komandanti i Forcës Ajrore po ashtu e sheh bazën si një pozicion strategjik në Ballkan. Pranë Bazës Ushtarake të Kuçovës lëvizjet janë si gjithmonë të kontrolluara dhe leja për hyrje dhe dalje jepet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes. Aeroporti zë një sipërfaqe prej rreth 310 ha dhe ndodhet në

ikur nga Shqipëria, dhe pse jo, për t'u bërë pilotë si ai dikur. Me optimizëm e shohin investimin në bazë dhe drejtuesit lokalë. Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Selfo Kapllani i tha BIRN se vënia në punë e bazës shihet si potencial zhvillimi për rajonin, Kuçovën dhe me gjerë. "Rikthimi i aviacionit në qytetin, ku dikur ka pasur shtëpinë e vet është shumë i rëndësishëm, pasi njerëzit në Kuçovë ndër vite janë rritur së

hyrje të qytetit. Aty ende nuk ka nisur të lëviz asgjë në lidhje me investimin e pritshëm, por për ushtarakët që hyjnë dhe dalin, por që nuk pranojnë të flasin pa leje, investimi jep shpresa. "Baza do të kthehet në një prej pikave kyçe të NATO-s në rajon. Investimi pritet të modernizojë bazën me teknologjinë e fjalës së fundit," tha një oficer, duke kërkuar të mos i përmendej emri. BIRN


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

VIP

13 E diel, 3 SHKURT 2019

Aktorja flet për tentativën për vetëvrasje: U shtrova në psikiatri Evan Rachel Wood ka folur hapur për problemet e saj me shëndetin mendor. Aktorja u shpreh se është shtruar në spital psikiatrik kur ishte vetëm 22 vjeç. Ylli i Hollywood në një ese të hapur rikujtoi sesi një përpjekje për vetëvrasje e bëri që të kërkonte ndihmë. Në letrën e shkruar për Nylon, 31-vjeçarja u tha: “Shëndeti mendor ka një stigmë rreth tij. Ne parapëlqejmë të themi jemi sëmurë sesa të themi jemi në depresion. Ka më shumë mundësi të kemi përkrahje kur thyejmë një krah sesa kur jemi në një periudhe trishtimi.” Ndërsa shtoi: “ Ishte mëngjes. Ndjeva sikur të isha goditur nga një kamion. Pastaj pa menduar, kapa telefonin. Është një nga ato momentin kur keni një zgjedhje që tejkalon zgjedhjen fillestare, duke kërkuar ndihmë: Ju nuk mund të vdisni, ose mund të ktheheni në jetë.” Wood kujton momentin kur i telefonoi nënës së saj duke i thënë: “Mami sapo u përpoqa të vras veten. Duhet të shkoj në spital.” Por aktorja nuk pati lëndim fizik dhe kërkoi trajtim për

Lady Gaga dhe Bradley Cooper do performojnë në Oskar Lady Gaga dhe Bradley Cooper do performojnë zyrtarisht “Shallow” në 91 vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Oskar konfirmoi lajmin në një postim në Twitter ku shkruan: “Cooper. Gaga. ‘Shallow’. Oscars.” Në një tjetër postim u konfirmuan se do performojnë edhe Gillian Welch e David Rawlings. Ata do këndojnë “When a Cowboy Trades His Spurs for Wings” të “The Ballad of Buster Scruggs.” ‘Shallow’ është nominuar në kategorinë “Best original song”. Kënga është kolona zanore e filmit ‘A Star is Born’.

gjendjen mendore të saj. Kur ishte pyetur nga nëna e saj përse u përpoq të bënte vetëvrasje, aktorja iu përgjigj: “Doja vetëm pak hapësirë nga frikërat e hijet që po mbushnin mendjen time.” Ajo u diagnostikua me PTSD, gjendje që iu shkaktua nga përdhunime të shumta dhe një marrëdhënie shumë abuzive që vazhdoi prej vitesh. Në ese, Wood tregoi se kërkimi i ndihmës ishte më e vështirë, sepse ishte në sy të publikut.”Kur erdhi kohë për të shkuar në spital

psikiatri, shqetësimi im i parë, për të cilën shumica e njerëzve nuk shqetësohen, ishte zbulimi i një mënyrë për të marrë ndihmë pa më gjetur askush sepse nëse me gjenin çdo shans për të rigjetur veten do dëmtohej nga mizoria e të huajve.” Aktorja gjeti një spital psikiatrik ku iu ndryshua emri për të mbrojtur identitetin e saj dhe mori ilaçe për të luftuar ankthin. Që nga ajo kohë, Wood thotë se vazhdon të shkojë në terapi dhe ka hequr dorë nga ilaçet.

Gigi Hadid paditet se postoi fotografinë e saj në Instagram Supermodelja Gigi Hadid është hedhur në gjyq për shkak të një fotografie të vetes së saj që publikoi në Instagram. Agjensia fotografike që realizoi foton po padit yllin e pasarelave për shkelje të së drejtës së autorit. Imazhi, që tani është fshirë, u postua në profilin e ‘Ëngjëllit të Victoria Secret’ më 11 tetor 2018. Sipas padisë: “Hadid e dinte se kopjimi apo postimi i fotografive të saj në Instagram ose media të tjera sociale mbi të cilat ajo nuk ka marrë leje nga mbajtësi i të drejtës së autorit përbënte shkelje të së drejtës së autorit.” Padia shton më tej se: “Agjensia është informuar dhe beson se Hadid, pa lejen apo pëlqimin e Xclusive, ka kopjuar dhe përdorur një fotografi me të drejtë autori në llogarinë e saj Instagram. Duke vepruar kështu, ajo ka shkelur të drejtat ekskluzive të riprodhimit dhe shpërndarjes. Xclusive informohet dhe beson se akti i i shkeljes ishte i qëllimshëm.”

Kritikohet se është dobësuar shumë, Celine Dion: Lërmëni të qetë Celine Dion i intereson nëse mendoni se ka humbur shumë peshë. Fotot e këngëtares ku duket më e dobët kanë shkaktuar shqetësime tek fansat. Por në një intervistë të fundit, ajo iu drejtua kritikave: “Nuk dua të flas për këtë. Mos u shqetësoni, mos bëni fotografi.” Ikona e muzikës është 50-vjeçe dhe shprehet se po luan me stilin e saj për të gjetur se çfarë e bën të ndihet më tërheqëse.”Po e bëj këtë për vete. Dua të ndihem e fortë, e bukur, femërore dhe seksi.” Ndërsa është shumë e qartë kur flet për pamjen e saj të re: “Nëse ju pëlqen do jem aty për ju. Nëse nuk ju pëlqen, lërmëni të qetë.”

Gisele Bündchen shpjegon pse u nda nga Leonardo DiCaprio E mbani mend kur Gisele Bündchen dhe Leonardo DiCaprio ishin bashkë? Para se supermodelja të martohej me dikë tjetër? Ncuq, as ne. Por siç flasin faktet, dyshja përjetoi një lidhje pesë vjeçare, nga viti 2000 deri në vitin 2005. Gisele vendosi të tregojë shkaqet e ndarjes, plot 14 vite më vonë. Po ç’rëndësi ka kjo për të. Koha nuk lëviz për Gisele. Në kopertinën e pranverës së revistës Porter, Gisele shpjegon: “Meqë nuk po e mpija më veten me cigare, alkool dhe orare të zgjatura në punë, fillova t’i shihja më qartë zgjedhjet që kisha bërë e që kisha injoruar. Vetëm unë doja të zbuloja veten, teksa ai mbeste i njëjti? Në fund, përgjigja ishte po.” Oh, po mirë. Sidoqoftë, Gisele gjeti dikë që donte të gjente veten porsi ajo. Prej dhjetë vitesh është e martuar me Tom Brady, qendërmbrojtësin e New England Patriots dhe duken shumë të lumtur me dietat e tyre të çmendura, ku hanë vetëm disa gjëra jeshile dhe vaj kokosi.


AKTUALITET

14

E diel, 3 SHKURT 2019

Operacioni policor “Rruga e gabuar”, goditet grupi kriminal që trafikonte klandestinë dhe falsifikonte dokumente

Redjon Shtylla

P

olicia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rruga e gabuar”. Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dha detaje për arrestimet dhe hetimet e këtij grupi kriminal. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie “Arrest shtëpie”. Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik. “Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”- tha Ardi Veliu. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, ku u përfshinë rreth 250 forca policie. Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit,

Aksion në 13 qytete, 32 të arrestuar

në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë, Korçë, etj. “Ky operacion u zhvillua në vijim të procedimit penal “272”, në bazë të hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë se Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese vendase e të huaja, ku u godit pjesa tjetër e grupit të strukturuar kriminal që vazhdonte aktivitetin pas goditjes në vitin 2018. Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin

KRIMET

34 fletë arresti, edhe për policë

Krimet e Rënda kanë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste. Fletë arrestet janë lëshuar pas dyshimeve se personat e shpallur në kërkim tashmë kanë ndihmuar që përmes falsifikimit të dokumenteve kanë ndihmuar emigrantë ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar duke synuar vendet e perëndimit. Ndërsa operacioni është duke vijuar në disa qytete të vendin raportohet se deri më tani policia e Shtetit ka ekzekutuar 18 urdhër-arreste. Në emrat për të cilët është vendosur masa e sigurisë ”arrest me burg” në mungesë janë edhe disa efektivë policie, kryesisht nga policia kufitare e Kapshticës.

interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN”,- bëri me dije dje kreu i Policisë së Shtetit. Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBAsë, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada. Ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe

ELBASAN Drejtoria e Policisë dhe skuadra Shqiponja kanë kryer disa kontrolle brenda në qytet duke shoqëruar disa persona. Personat janë shoqëruar për verifikim në komisariat ndërkohë që mesditën e djeshme ka qenë prezent dhe drejtori i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku. Rrumbullaku në një takim me strukturat drejtuese e zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme u ka kërkuar drejtuesve hetimin dhe goditjen e kriminalitetit në qarkun e Elbasanit, si dhe kujdes në shoqërimin e personave me të shkuar kriminale. Mësohet se kontrollet janë bërë me qëllim parandalimin e personave të cilët qarkullojnë me armë, lëndë narkotike dhe persona të shpallur në kërkim.

shtatas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia. Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikuar dokumente të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve. Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e një punonjësi të policisë, i cili duke shpërdoruar detyrën ka kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononte për shkak të detyrës në një pikë kontrolli kufitar.

PERSONAT E ARRESTUAR A.Sh., 46 vjeç, nga Tirana S.K., 60 vjeç, nga Tirana R.H., 43 vjeç, nga Gjirokastra D.S., 35 vjeç, nga Gjirokastra L.M., 61 vjeç, nga Përmeti A.Z., 48 vjeç, nga Delvina E.O., 52 vjeçe, nga Saranda K.Gj, 52 vjeç, nga Korça A.D., 54 vjeç, nga Korça P.B., 59 vjeç, nga Vlora G.Sh., 32 vjeç, nga Tirana B.M., 52 vjeç, nga Kruja A.K., 35 vjeçe, nga Mallakastra Gj.M., 46 vjeç, nga Vlora A.E., 47 vjeç, nga Sranda E.M., 31 vjeç, nga Fieri I.M., 59 vjeç, nga Gjirokastra S.Ç., 55 vjeç, nga Gjirokastra M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë) D.T., 50 vjeç, nga Elbasani B.H., 45 vjeç, nga Berati Ç.T., 48 vjeç, nga Gjirokastra V.Gj., 50 vjeç, nga Gjirokastra M.Sh., 46 vjeç, nga Gjirokastra V.G., 54 vjeç, nga Saranda E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie) Sh.Sh., 65 vjeç, nga Saranda (arrest shtëpie) E.M., 56 vjeç, nga Fieri (arrest shtëpie) J.G., 69 vjeç, nga Delvina (arrest shtëpie) A.L., 52 vjeç, nga Kruja (arrest shtëpie) I.M., 35 vjeç, nga Tirana (arrest shtëpie) Z.Xh., 57 vjeçe, nga Vlora (arrest shtëpie) Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Ardi Veliu bëri me dije se “Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe personat e tjerë të përfshirë. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Policia aksion në qytet


AKTUALITET

15

E diel, 3 SHKURT 2019

“Shqiptarët mbajnë titullin “ekspertë të drogës” në Itali, e gjithashtu mbeten aleatë të “Ndranghetës””. Kështu u shpreh prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero De Raho

S

hqiptarët operojnë me grupin italian “Ndrangheta” në trafikun e kokainës dhe nuk ngurojnë që ta pranojnë. Trembëdhjetë persona të cilët bashkëpunonin më njëri-tjetrin e që u arrestuan më 25 janar falë operacionit të koduar “Herostratus”, dolën në Gjykatë për të marrë masën e sigurisë. Organizata e rrezikshme përbëhej nga shqiptarë dhe italianë dhe prej dy vitesh ishte aktive në Viterbo, Itali. Ata kishin sulmuar dhe kërcënuar shumë persona. Ndaj 11 prej të ndaluarve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për dy të tjerë “arrest shtepie”. Të arrestuarit kanë ankimuar masat duke kërkuar lirinë dhe janë shprehur se: “Ne jemi të mbështetur nga bosi i Ndragetës”. Të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një grupi mafioz, që vepronte në territorin e Viterbo nëpërmjet kërcënimit, dhunës për të arritur kontrollin e shumicës së aktiviteteve komerciale por jo vetëm. Në kthetrat e grupit ishin edhe karabinierët, profesionistët e pavarur dhe politikanët. Ata digjnin makina, përgjon viktimat e tyre. U gjenin shtëpitë dhe i kërcënonin. Ata u linin në derën e shtëpisë plumba ose koka kafshësh të ngrodhura. Të gjitha këto teknika që përdornin sipas mediave italiane bënë që hetuesit të kuptonin se kishin të bënin me një organizatë mafioze. “Shqiptarët mbajnë titullin “ekspertë të drogës” në Itali, e gjithashtu mbeten aleatë të “Ndranghetës””. Kështu u shpreh në Tiranë disa

“Na mbështet Ndrangheta”, burg për shqiptarët TË NDALUARIT

ditë më parë prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero De Raho, për sa kohë që ky shqetësim përcillet çdo vit edhe nga agjencitë italiane. De Raho kujtoi se mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll trafikantët është sipas formulës “ndiq paratë”. “Formula më efikase për goditjen e krimit është ndjekja e parasë

por edhe ndalimi i kontakteve mes të burgosurve dhe atyre që janë jashtë burgjeve”. Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike. “Hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë, e që përfshijnë edhe

shqiptarë”, tha Federico Cafiero de Raho. Grupet italiane (Ndrangheta dhe Camorra) mbajnë një pozicion të fortë në biznesin ndërkombëtar të trafikimit të kokainës. Grupet italiane tashmë njiheshin se kishin vendosur lidhjet e tyre të trafikimit drejtpërdrejt me vendet burimore në Amerikën e Jugut.

Ionel Pavel Manuel Pecci Emanuele Erasmi Martina Guadagno Luigi Forieri, i quajtur “Gigi” Fouzia Oufir, e quajtur “Sofia” Found Jozefi, i quajtur “Peppino” Shkëlzen Patozi, i njohur si “Zeni” Gazmir Gurguri. i njohur si “Gazi” Sokol Dervishi, i njohur si “Codino” Ismail Rebeshi, njihej si “Ermali” Spartak Patozi, i njohur si “Ricmond” Gabriele Laezza, e njohur si “Gamberone”

DURRËS

MALIQ

POLICIA

5 kg heroinë në Sauk, burg për grupin

Grabijet, bizneset ndihen të pasigurt

Gjermani kapet në Kapshticë

“Arrest me burg” dha Gjykata e Durrësit për tre nga katër të arrestuarit nën operacionin “Vollga”, ku u sekuestruan 5.2 kg heroinë që vinte nga Maqedonia në Shqipëri me destinacionin qytetin bregdetar. Operaiconi u finalizua në hryje të Tiranës pranë rreth rrotullimit të Saukut pasi uniformat blu ndërhynë pas dyshimit për një dekonspirim. Në pranga ranë Besmir Dashi, Amir Troci, Nexhmi Uka, Alban Raita, ndërsa u sekuestruan së bashku me 5.2 kg heroinë edhe një sasi e konsiderueshme para cash në valutë dhe lek shqiptare si dhe 5 telefona celularë. I vetmi që është lënë me masën “detyrim paraqitje” në këtë operacion është Alban Ratja i cili është ndaluar në banesë dhe jo në kushtet e flagracës, ndërsa tre të tjerët gjykata e Durrësit i la në burg.

Mbi 100 raste grabitjesh kanë ndodhur vetëm gjatë muajve të dimrit në bizneset e Maliqit. Tregtarët pohojnë se ndihen të kërcënuar edhe pse kanë vendosur të gjithë kamera sigurië në bizneset e tyre. Njësitë tregetare që ndodhen në qendër të qytetit, janë ato që sulmohen me shpesh nga hajdutët.Të kërcënuar, nga vjedhjet, që shënojnë shifra të larta, tregtarët mundohen të mbrohen duke zbrazur çdo mbrëmje arkën. Kamerat e sigurisë të vendosura si detyrim ligjor, nuk e kanë rritur sigurinë për bizneset dhe as po e ndihmojnë policinë të zbulojë autorët, të cilët veprojnë pa lënë gjurmë në vendngjarje. Muajt e dimrit kanë rregjistruar mbi 100 vjedhje, ndërsa policia ka arritur të evidentojë dhe ndalojë më pak se gjysmën e autorëve të dyshuar.

Një 36-vjeçar i dënuar në Gjermani me 6 vjet heqje lirie, përfundoi në prangat e autoriteteve shqiptare. Policia thotë se 36-vjeçari me iniciale D. P, i lindur në Gjermani dhe me banim në Greqi, u kap në hyrje të pikës së kalimit kufitar në Kapshticë. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Ai është dënuar me burg për veprën penale “Krime që lidhen me drogën”. “Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare të Kapshticës, këtij shtetasi i janë konstatuar edhe disa pajisje elektronike të cilat ky i fundit nuk i kishte deklaruar në kufi me qëllim shmangien e detyrimeve doganore. Ndaj tij, specialistët e seksionit për Krimin Ekonomik referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për pajisjet e padeklaruara në kufi, si dhe u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë”.


AKTUALITET

16

E diel, 3 SHKURT 2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se vlerësimi i profesionistëve dhe njerëzve të përkushtuar është motoja e punës në Forcat e Armatosura

G

jeneral Albert Mullai është emëruar komandanti i ri i Forcës Tokësore duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahanin, i cili e mbajti këtë post për më shumë se 3 vjet. Pak më muaj më parë, nën monitorimin e NATO u certifikua Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, pjesë e Forcës Tokësore, ndërkohë që në qindra stërvitje kombëtare e ndërkombëtare efektivët e kësaj force nuk kanë qenë numra në formacione, por kanë sjellë në vendin e tyre trofe e vlerësimet më të mira nga vendet anëtare të NATO-s. Në fjalën e saj gjatë prezantimit, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se vlerësimi i profesionistëve dhe njerëzve të përkushtuar është motoja e punës në Forcat e Armatosura. “Puna e palodhur, përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Kjo është motoja e punës sonë, është motoja e punës sime është objektivi i punës sime është objektivi që ne i kemi vënë vetes dhe është standardi i panegociueshëm që ne do të zbatojmë në të gjitha strukturat e FA. Por puna dhe zhvillimi më tej i FT nuk ka përfunduar dhe kemi shumë sfida të tjera përpara. Dua t’i shpreh dhe dua ta siguroj gjeneral Mullain se në Ministrinë së Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm do të keni gjithë mbështetjen e duhur për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët, përmbushjen e misionit që i është ngarkuar Forcës Tokësore dhe Forcave të Armatosura në përgjithësi”, tha Xhaçka. Ndërkohë, gjeneralmajor Nazmi Cahani do të vijojë të shërbejë në Forcat tona të Armatosura, si përfaqësuesi ushtarak në selinë

Albert Mullai komandant i Forcës Tokësore, Xhaçka: Na presin sfida MOTOJA “Puna e palodhur, përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Kjo është motoja e punës sonë, është motoja e punës sime është objektivi i punës sime është objektivi që ne i kemi vënë vetes dhe është standardi i panegociueshëm që ne do të zbatojmë në të gjitha strukturat e FA. Puna dhe zhvillimi më tej i FT nuk ka përfunduar dhe kemi shumë sfida të tjera përpara”.

FOKUSI qendrore të NATO-s në Bruksel. Gjeneralmajor Nazmi Cahani dorëzoi detyrën duke falënderuar gjitha bashkëpunëtorët e tij gjatë 3 viteve në krye të Forcës Tokësore, ndërkohë që komandanti i ri i kësaj force gjeneral brigade Albert Mullai falënderoi ministren Xhaçka për besimin dhe siguroi se fokusi i punës së tij do të jenë stërvitja dhe kujdesi për kushtet

SITUATA

e punës, për gjithë efektivët e Forcës Tokësore dhe familjet e tyre. Gjeneralmajor Nazmi Cahani do të vijojë të shërbejë në Forcat tona të Armatosura, si përfaqësuesi ushtarak në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Pak më muaj më parë, nën monitorimin e NATO u certifikua Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, pjesë e Forcës Tokësore, ndërkohë që

në qindra stërvitje kombëtare e ndërkombëtare efektivët e kësaj force nuk kanë qenë numra në formacione, por kanë sjellë në vendin e tyre trofe e vlerësimet më të mira nga vendet anëtare të NATO-s. Gjeneralmajor Nazmi Cahani do të vijojë të shërbejë në Forcat tona të Armatosura, si përfaqësuesi ushtarak në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

“Komandanti i ri i kësaj force gjeneral brigade Albert Mullai falënderoi ministren Xhaçka për besimin dhe siguroi se fokusi i punës së tij do të jenë stërvitja dhe kujdesi për kushtet e punës, për gjithë efektivët e Forcës Tokësore dhe familjet e tyre”.

ZV/MINISTRJA

Era e fortë ndërpret lundrimet FRONTEX, Voda flet për menaxhimin e kufijve

Për shkak të motit të keq dhe me erë që ka përfshirë qytetin e Vlorës, të shtunën u pezullua lundrimi në det. Era ishte e fuqishme dhe shkoi deri ne 20 m/s ndërsa lartësia e dallgës deri në 8 ballë në det të hapur. Në gji lartësia e dallgës shkon në 6 ballë. Për këtë arsye trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka dalë në Radë dhe dje nuk u nis në drejtim të Italisë. Lundrimi i trageteve në det është ndërprerë deri në përmirësimin e kushteve të motit deri në një njoftim të dyte nga autoriteti portual i Vlorës. Ndërsa në Durrës tragetet e linjës së Barit kanë mbërritur në kohë. Lundrimet janë pezulluar për anijet e peshkimit, pas njoftimit dy ditë më parë të Drejtorisë së përgjithshme detare për përkeqësim të motit në fundjavë.

“Marrëveshja me Agjencinë Europiane të Rojave Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për menaxhimin e kufijve në kuadër të përballimit të fenomenit të emigracionit, është një vlerë e shtuar dhe fokusi i saj është lufta kundër migracionit të paligjshëm, si dhe rritja e numrit të operacioneve të kthimit, apo pranimit të migrantëve nga vendet e treta që vijnë në Shqipëri”. Kështu shprehet zv/ministrja e Brendshme, Rovena Doda, ku më tej nënvizon se kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të firmosura nga qeveria shqiptare me Bashkimin Europian, në kuadër të zgjerimit të një marrëdhënie operacionale me FRONTEX. Sipas saj, Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që

ka finalizuar këtë marrëveshje. “Kjo marrëveshje ndikon patjetër në rritjen e sigurisë kombëtare, në luftën kundër krimit ndërkufitar në kufijtë e Shqipërisë me vendet e BE-së. Aty do të jenë të fokusuar edhe oficerët e FRONTEX, që do të punojnë bashkë me oficerët tanë

të Kufirit dhe Migracionit. Kryerja e operacioneve, shërben si një lloj trajnimi për policinë tonë kufitare. Sigurisht do të kemi edhe mbështetje logjistike nga ana e FRONTEX për të mbikëqyrur kontrollin kufitar në kufi me vendet e BE-së, me Greqinë dhe Italinë”,-tha ajo për ATA.


FORUM ANALIZË Nga Shezai Rrokaj*

K

ryeministri hidhet nga dega në degë me kërke sat e studentëve dhe profesoratit. As fjalët e bukura për plotësim kërkesash e as arroganca ndaj profesoratit nuk e shpëtojnë kryeministrin nga përgjegjësia për përgjysmimin e tarifave për të dyja ciklet e studimit. Fjalë vetëm fjalë, por asnjë hap drejt kompensimit financiar të IALve për arkën e mbetur bosh nga mospagesa e tarifave të studentëve. Duke qenë se qeveria subven-

cionon vetëm 10 muaj rrogë, me të ardhurat nga tarifat universitetet mbulojnë shpenzimet operative si ujë, drita, kancelari, laboratorë e ekspedita. Me këto të ardhura ato mbulojnë gjithashtu orët mbingarkesë të pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm. Nga këto të ardhura bëhen investimet, konferencat shkencore dhe botimet e revistave si dhe paguhen 2 muaj paga për pedagogët. Qeveria bën mirë të mos bëjë sofizma me ‘pakte’ llafesh e me ‘patronazhe’. Të

17 E diel, 3 SHKURT 2019

Rama hidhet nga dega në degë për kërkesat e studentëve dhe pedagogëve realizojë kërkesat e studentëve dhe të kompensojë IAL-të për humbjet financiare që po i shpien ato pas muajit shkurt drejt kolapsit financiar. Ligji i arsimit të lartë ishte një ligj klientelist, i cili ngushton lirinë akademike dhe autonominë administrative e financiare, ku qeveria ka kapur bordet e administrimit dhe ka krijuar dualizma të panevojshme në universitete, duke marrë role akdemike dhe

duke cënuar autonominë nëpërmjet agjensive si: QSHA, KALKSH, AKFAL, AKSH, ASCAL dhe VKM-ve të fundit. Në vend të rolit politikëbërës dhe auditues qeveria po shkel hapur lirinë akademike deri te kurrikula dhe vlerësimi i profesoratit. Universitet duhet ta bëjnë vetë transparencën në të gjitha nivelet duke ndëshkuar këdo që shklel ligjin. Ato nuk janë institucione të varësisë për t’i marrë nën patron-

azh. Duke qenë autonome universitetet janë partnere zhvillimi me qeverisjet e radhës. Ndaj, realizoni 5% të PBB-së për arsim cilësor, Kartë Studenti reale, përgjegjësi e kujdo që shkel ligjin, duke filluar me ndëshkimin e atyre që dhunuan me polici universitetet e deri te ryshfeti dhe papërgjegjshmëria akademike në procesin e mësimdhënies. *Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim

KOMENT

Nga Mark Marku

K

ryeministri Edi Rama u ka sugjeruar stu dentëve të mi që të më bëjnë tre pyetje të cilat janë pak a shumë këto: A jam unë dakord për vlerësimin e titujve akademikë A jam unë dakord që të ndalohet tregtia e librave A jam dakord që studentët për çdo vit të bëjnë vlerësimin e performancës së pedagogëve. Kur dhe si? Zoti kryeministër. Po jam i gatshëm t'u përgjigjem këtyre pyetjeve që ju në fakt në mënyrë retorike m'i drejtoni mua dhe kolegëve të mi profesorë. Por së pari dua t'ju bëj me dije se është e krejt jo etike nga ana e një kryeministri që të përgojojë një pedagog universiteti, para studentëve apo pedagogëve të një universiteti tjetër, që edhe pse mund të kenë një farë ideje se kush jam unë (edhe mund të mos kenë ndonjë ide), nuk mund të dinë asgjë për Mark Markun si profesor, thjeshtë sepse sikurse edhe ju e dini mirë unë nuk jap mësim në Universitetin e Mjekësisë, por në Universitetin e Tiranës, konkretisht në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe më konkretisht në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komuninikimit. Së dyti, sepse studentët e mi, kanë pasur mundësinë përgjatë gjithë karrierës time profesionale të më bëjnë jo vetëm ato pyetje që u sugjeroni ju, por mijëra pyetje të tjera, sepse kanë qenë të stimuluar për këtë gjë nga filozofia e

Edi Ramës, por pa e marrë shumë seriozisht mësimdhënies që kolegët e mi dhe unë kemi përqafuar si departament. Madje, tek ne studenti vlerësohet mes të tjerash kryesisht prej aftësisë për të bërë pyetje dhe për sensin kritik ndaj dijes që u jepet në departamentin tonë. Sa për dijeni, në departamentin tonë atyre pyetjeve u është dhënë përgjigje dhe zgjidhje. Për sa i përket pyetjes së parë, studentët e dinë se procesi i dhënies së gradave ka qenë tërësisht në përputhje me ligjin, por edhe në përputhje me standardet profesionale të kërkimit shkencor. Kjo ka bërë që nga rreth 60 doktorantë të regjistruar në shkollën tonë doktorale në këtë dhjetëvjeçar, deri tani vetëm rreth 15-16 prej tyre kanë arritur ta mbrojnë. Dhe këta i kanë të publikuara doktoraturat e tyre on line, ku gjithësecili mund t'i shohë edhe pse pakkush ka tagrin profesional për t'i gjykuar e vlerësuar. Për pyetjen e dytë studentët e mi do të kishin thënë se në departamentin tonë është e ndaluar rreptësisht me një vendim dekanati dhe departamenti do lloj implikimi financiar i pedagogëve dhe presioni për blerjen e librave. Madje në departamentin dhe fakultetin tonë janë larguar nga auditorët ata pak profesorë që e kanë thyer këtë rregull. Po t'i kishe takuar studentët e mi do ta kishe marrë edhe përgjigjen se çdo fillimi viti kjo gjë u thuhet publikisht klasë për klasë studentëve. Për pyetjen e tretë normalisht

do ta kishe marrë një përgjigje nëse do ta kishe kërkuar nga studentët e mi. Dhe studentët e mi do të thoshin, po ne e bëjmë vlerësimin e performancës së pedagogëve, përmes një pyetësori i cili organizohet vit për vit, dhe pas përpunimit kompjuterik të të dhënave të mbledhura paraqitet në një takim të hapur me studentët dhe pedagogët. Sa keq për ju zoti kryeministër që në vend që të pyesje studentët e mi për këto gjëra shkon e pyet studentët e mjekësisë. Do të ishte njësoj sikur disa pyetje që i kam për qeverisjen tuaj të shkoja t'i bëja në Japoni apo Madagaskar. Tani edhe një përgjigje nga ana ime, meqenëse me sa kuptoj unë të paskam shqetësuar aq sa për të dalë tek mjekët për të më përgojuar, pasi për pyetjet që në mënyrë retorike m'i bën përmes studentëve e kam një përgjigje, si edhe kolegët e mi. Për pyetjen e parë normalisht që përgjigja është JO, jo ashtu siç doni ta bëni ju me VKM-të dhe urdhrat tuaja. Mendoni sikur doktoraturën time që e kam mbrojtur në Universitetin Paris 2, Pantheon-Assas para një komisioni të nderuar prej 7 anëtarësh, me president jurie profesorin më të shquar të komunikimit në Francë Francis Balle, ta rivlersonin edhe njëherë zyrtarucët e paaftë të administratës tuaj. Zot, ruajna dhe ruaji se 730 faqet e saj do t'u hanin sa vite jetë. Se lexojnë pak, ngadalë, tmerrësisht ngadalë dhe keq, tmerrësisht keq, të ngratët. Por jo vetëm

nisur nga vetja jam kundër. Se ajo që propozoni ju në VKM-të tuaja është antiligjore, antikushtetuese, anti akademike, anti univeristare. Për më tepër referojuni vendimit të senatit të UT-së. Ajo çfarë më bën të shkul leshrat e kresë është se kryeministri i vendit tim e njeh aq pak shtetin e së drejtës sa që bën akuza për gjithë pedagogët, madje edhe për ta si unë që i kemi mbrojtur doktoraturat jashtë, nisur nga disa raste plagjiature të servirur nëpër portale, edhe ato të paverifikuara, përfshi edhe ato të ministrave dhe zyrtarëve tuaj. Me që ra fjala, pse nuk i keni zbuluar dhe ndjekur ligjërisht ato raste deri tani në këto 6 vjet të qeverisjes tuaj? Ne pedagogët te Filologjiku e kemi bërë sa herë kemi pasur raste të tilla. Doktoraturat me plagjiaturë janë rrëzuar, madje janë marrë masa edhe në këshillin e etikës. Nga që unë kam parime etike tuajat nuk po i përmend këtu rastet, por nëse doni ejani t'ua tregojmë. Po ju

lutem, kujdes mos ngatërroni fakultetet dhe na dilni në Sauk apo gjetkë se atje nuk i gjeni. Për matjen e performacës nga studentët e keni përgjigjen në atë ju thashë më sipër, por modeli që ju na prezantoni është krejt i gabuar. Është metodologjikisht e gabuar të bësh një sondazh kombëtar për pedagogë dhe veprimtari që janë të kufizuara sipas fushave dhe departamenteve në mënyrë sektoriale. Nëse keni nevojë për model ju lutem ejani në departamentin tonë, por gjithësesi kujdes, mos shkoni në Sauk, se nuk do gjeni gjë. Në Sauk është vetëm Sauku dhe ju shkon mundi kot se Saukun mund ta shikoni edhe nga Surreli. Për tregtinë e librave përgjigja ime është, jo, edhe pse i neveris ata kolegë të mi që e bëjnë një gjë të tillë gjetkë. Jo, sepse ju keni propozuar që ministria të përcaktojë tekstet sipas lëndëve. Zoti kryeministër, vërtetë se kuptoni çfarë gafash na ofroni si zgjidhje?! Po u rekomandoj një zgjdhje të thjeshtë që e kanë të gjithë univeristetet evropiane: financoni univeristetet dhe ata me paratë që u jepni ju ngrenë shtëpitë botuese të librit universitar. Po nejse, kot e thashë, se mos do e bësh. Besoj edhe vetë e kuptoni që jam marrë shumë seriozisht me ato që keni thënë krejt në mënyrë jo serioze. Ç'ti bësh, ky jam dhe do të vazhdoj të jem. E bëra në respekt të kolegëve dhe studentëve të mi. Panorama.com.al


FORUM

Nga Kristo Mërtiri

N

a begenis pak, o miku ynë në metropol ! Nuk na thosh kot baba Gaqo Cami në Tepelenë, që e njihte mirë ekonominë e lirë të tregut qysh para Çlirimit : “Djemo, flisni pak e dëgjoni shumë” ose “Edhe dëbora është e bardhë, por e menderosin qentë”. Po të duash, pyet edhe Profesorin e shquar kardiolog, Pandeli Cina, që e ka njohur herët nga afër, bashkë me djemtë. Dyqani i tij u bë edhe një vatër e vogël kuvendimesh e ndihme konkrete në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare. Ndërsa një nga bijtë doli partizan në moshë fare të njomë, kur Atdheu lëngonte nën cizmet e pushtuesit… Ku duam ta ngasim muhabetin? Shumë llafollogjira po dëgjojmë e këndojmë nëpër gazeta e televizione, për një paketë (jo me cigare) me kapituj e nene qeveritare kundër shpifjes në media. Medemek “të mos cenojmë dinjitetin, të drejtat dhe liritë e njeriut”! Kaq shumë vuajnë e përpëliten edhe natën në gjumë disa kokorocë me kolltuqe zyrtare? Kohët e fundit, bëre mirë që shkrove dhe i mëshove fort idesë agolliane se shtypi nuk është kurrsesi si armët pa leje. Veçse për këtë paketën taze që ndryshon e kullandris Ligjin për Median, sikur po rri këmbëkryq përmbi selishtë. Kaq shpejt e harrove kalvarin tënd hetimor e gjyqësor 23 vite më parë, pasi u kishin grabitur dhunshëm gazetën “Bashkimi” e të hodhën në mes të katër udhëve dhe nuk donin të të jepnin as thërrimet e “asistencës sociale”?!...Ti, nuk shpife kurrë. Por në një shkrim të botuar në “Kombi” me firmën e tjetër kujt dhe pas padisë së SHIK-ut me firmën e Gazidedes, çuditërisht gjykata e Kryeqytetit të dënoi me një milionë lekë të vjetra! Atëherë, nuk ishin pak apo jo Ndërsa sot është dhjetëfishuar në atë paketë terrori financiar e psikologjik. Ta besojmë vërtet si një sulm prapa shpine kundër Lirisë së Fjalës?! Themi

18 E diel, 3 SHKURT 2019

Ironia e Xha Arifit dhe paketa antishpifje “prapa shpine” sepse 4 organizata ndërkombëtare të Medias folën hapur e publikisht, pa bajame nëpër dhëmbë: “Shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura”. Kush kërkon ta rikthejë atë kohë të nëmur? Aq më keq kur na bën me dije se AMA dhe Këshilli i Ankesave mund të vulosin gjoba mbi 8 mijë euro dhe madje të urdhërojnë vënien e drynit në ato redaksira “rebele”!...Aman, moj AMA, t’u bëfshim kurban, mos e ngri atë “këshill censure”, mos kopjo qeveritarë e juristë militantozuzarë! Ore babam, a di ti se kush të gjykoi e dënoi halldupce në Gjykatë? Po ta themi ne: Një ish teknike ndërtimi dhe ushtare nga më shembulloret e SHIK-ut, që u ormis e bitis në atë kursin varrmihës të plepave në Durrës! Që më vonë u shpërblye jo pak nga partia e parë opozitare në Shqipëri, me një post në shkallë vendi e të miratuar edhe në Parlamentin e 1000 çudirave, post për “mbrojtjen” e të drejtave të Njerëzisë (?!). Ulëri po deshe… Çudirat dhe pataksirat nuk paskan të sosur. Vërsnikët e mi që jetojnë e punojnë te Gryka e Këlcyrë-Mezhgoranit dhe pa asnjë teserë partiake, i thonë gjërat shkoqur e larg interesave meskine. Ata t’i këndojnë kartat në xhep e pa iu lëpirë askujt. Kjo kupolë politike majtas e djathtas, është tepër larg njerëzve të thjeshtë. Në thelb, ja deviza e saj: Bjer o shi, në arën time! Ajo Paketa Antishpifje, në fund të fundit do të jetë një tjetër “këmishë antiplumb” për qeveritarë e zyrtarë memurë. Dhe nuk mund të pagëzohet fët e fët “vendim historik”, sipas broçkullës që lëshoi Taulant Balla pas gjyqit karnavalesk me Lul Bashën! T’i rikthehesh me “përgjërim” asaj të kaluare të zezë për Median, në vitin 2019, nuk mund të mjaftohesh me vënien e duarve në kokë pa thjesht me rënkime e mallkime. Pushkatimi ekonomik i të gjallëve nganjëherë ua

kalon edhe qelive ku të shërbejnë falas gardianë, mjekë, kuzhinierë e hotelierë, psikologë e gjithologë të OJQ-ve të mbytura me mashtrues e demagogë. Sepse kurrizi i taksapaguesve shqiptarë është bërë më i butë se barku !... -”Ti, miku ynë i vjetër, e more vesh vonë të vërtetën e plotë : Po të ishte shkruar gjëkundi qoftë edhe një herë, përshembull, etiketimi “Kryeredaktor” apo “Autor i shkrimit”, me siguri do kishe provuar prangat e Policisë shpellare (sipas një Ligji anadollak). Nga të vetmit burra të mençur e me mandat të përjetshëm popullor, që të doli publikisht në mbrojtje, ishte patriarku i Publicistikës së ndershme, Dritëroi ynë i dashur. I ndrittë shpirti atje ku prehet !...Asnjë parti politike nuk u prononcua. Edhe Idajet Beqiri, mallakastrioti trim e në ballë të betejave politike, një nga intelektualët që provoi poshtërsisht mbi supe “luftën e re klasore” në monizëm e në pluralizëm, atëherë u arrestua pak minuta para se të fillonte punimet Kuvendi i Unitetit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve! Ai burrë sakrifikoi e dha shumë për të Majtën që ish goditur brinjë më brinjë, por nuk kërkoi e as fitoi gjë kur ajo erdhi në pushtet dhe sot e gjithë ditën. Madje, falangat e dikurshme me tipare naziskine, e quajtën pa pikë turpi edhe “bllokmen”(?!). O Tempora, o Mores ! Dhe një ditë trishtimi e hidhërimi pa fund, u ritakuat rastësisht në udhët helm të mërgimit të detyruar… Koha, historia e memoria popullore mbajnë shënim. Për cilindo që merr frymë në këtë vend të trazuar. Ato s’gabojnë kurrë. Se pushtetet vijnë e shkojnë, me “paketa” e trumpeta, me lëpirësa e pështymhedhësa dhe anasjelltas,me intriga e shiringa karrieriste, me servilë e debilë, me brryla e rryla, me ethebutë e rekrutë, me vipa e rripa, me poshtërsira e qelbësira, me kukudhë e të paudhë,

me vila e llogarira, me hileqarë e tinzarë etj. etj. Shkurt, të tjerë punuan, luftuan e u munduan, të tjerë në tepsira e sofra u shtruan! Përvoja mbi 40 vjecare në Gazetari nuk është aspak e rëndomtë. Është thesar i veçantë. Kam parë e dëgjuar mjaft prototipa të pushtuar nga ethet e kolltukut, nga tamahqarllëku e pangopësia, nga “paraja-maskaraja” që shpesh nuk pyet as për babë e nënë. Dhe për veten e tyre gjoja respektojnë Kodin Civil e Penal, ndërsa për të tjerët kërkojnë “thelë mbi bisht” shtesa e mbulesa, të meta e paketa. Gjithnjë në emër të mbrojtjes nga shpifja (?). Por kësaj i thonë të shpëtosh nga lumi e të biesh në det ! Sepse hakmarrja e pushteteve nuk i nxjerr kollaj kthetrat. Ajo po bëhet gjithnjë e më e rafinuar, më dinake e më djallëzore ndaj njeriut të ndershëm, krejt ndryshe dhe e veshur tebdil a me maskë “ëngjëllore”. –Shyqyr që erdhi në Presidencë akademiku e intelektual i vërtetë dhe i pakorruptuar, Profesori i nderuar Rexhep Mejdani, se do hiqje picirin ! Është fjala për Amnistinë e shpallur prej tij dhe ndryshimet e Ligjit ogurzi në Parlament… Ama, kur u ktheve nga mërgimi fatgremisur, shumicën e atyre gjyqtarëve në tërë shkallët i gjete duke notuar në luksin e pasurisë së pistë. Gjer më sot edhe Vettingu bubullues nuk ua ka prishur hic terezinë… Duke përfunduar këto shënime e përsiatje rreth të ashtuquajturës “Paketë Antishpifje” (veçë të tjerave, si iniciativë kundër rekomandimeve të OSBE), mbrëmë u trishtova kur befas mu faneps një gjurmë e pashlyeshme e me përmasa tragjikomike mga Podgorani i Dëshnicës së Përmetit. Përfytyrova plakun e mirë e të mencur, Arif, që kishte lënë herët Francën për vendlindjen e tij të shenjtë e të shtrenjtë. Kishte punuar shumë. Por kish parë edhe dynja me sy, përtej Trebeshinës e Detit Adria-

tik. Mirëpo, në jetë qëllon jo rrallë që “mendja e madhe është edhe e zeza e ta zot”. Në këtë rast nuk është aspak fjala për fodullëkun e mëndjemadhësinë. Vecse ndonjë ngjarje nuk i kapërcen dot as sot kufijtë e të pabesueshmes. Ishin vitet e fundit të tatëpjetës moniste. Të duket ende sikur do të bjerë tavani mbi kokë kur e dëgjon. Ishte koha kur duhej plotësuar “plani i goditjes” sipas atij nenit absurd 55 “për agjitacion e propagandë” kundër pushtetit ! Xha Arifit gjuhëzgjidhur e asnjëherë gjuhëpërdredhur, i shpëtonin shpesh fjalët “Këta gënjejnë, më besoni mua…”, sa herë shkeleshin me këmbë të vërtetat. Por ca kokëtulë “vigjilentë” e që nuk përtonin të jepnin prova “besnikërie”, e bënin hardhinë murriz. Dhe informonin menjëherë për “shpifjet e armikut të klasës”. Dha kalavari i tmerrshëm tashmë dihet. “ Thirri mendjes, Arif ! Do marrësh më qafë familjen, me farë e me fis…”. Dhe u bë gjyqi i paharruar, ku do të jepej vendimi në emër të Republikës, për heqjen e Lirisë dhe vuajtjen e dënimit në burgun e Ballshit, në pleqëri të thellë ! Xha Arifi ishte mendje femër, i zgjuar, dinjitoz e i zoti. Por nuk ua ktheu dot yxhymin donkishotesk prokurorëve e gjyqtarëve që u kish vdekur mendja. Erdhën castet kur do thoshte fjalën e fundit edhe për akuzën se “RadioTirana a gazetat gënjejnë”. Ashtu i qetë, gjakftohtë, me fjalën ironike si brisk me dy presa e plot vërtetësi, iu drejtua trupit gjykues vetëm me dy a tre fjali mbrojtëse: “ –Unë dëgjoj përnatë parashikimin e motit në Radio, të nesërmen marr edhe gazetën. Ju lutem, mos kërcisni karriget, nuk po tallem. Fjala vjen, mbrëmë u tha e u shkrojt nga Tirana se sot do kishte diell e hic vranësira në nahijen tonë. Tani, sic e shikoni, jashtë po bie shi me gjyma ! Më thoni ju, u kam rixha, kush gënjen e shpif vallë ?!...

“Dritë mbi gjurmë të Imzot Mark Sopit” Jak Rrozhani Tashmë, kultura shqiptare dhe bibliotekat e saj, kanë librin monografik "Dritë mbi gjurmë të Imzot Mark Sopit" , i autorit nga Klina e Kosovës, Lekë Mrijaj. Ky libër i arrirë, i përgatitur me kujdes nga autori Lekë Mrijaj, i dedikohet Ipeshkvit dhe atdhetarit të mirëfilltë e të përkushtuar, figurës emblematike, Imzot Mark Sopi, Ipeshkvi i Dioqezës së Kosovës. I cili me

krenari nga momentet e para të thirrjes së tij meshtarake, i vetëdijshëm, me plotë dëshirë, me vullnet e gëzim të pakufi, iu përgjigj thirrjes së Zotit, për ta ndjekur atë. Libri "Dritë mbi gjurmë të Imzot Mark Sopit", është monografi, një përmbledhje dhe prezantim serioz nga autori i njohur nga Zllakuqani i Klinës, Lekë Mrijaj, i cili shqyrton dhe ndriçon figurën e ndritur , jetën e shenjtë dhe veprimtarinë e përgjithshme të

Prelatit të fesë e të kombit, Imzot Mark Sopi. -Prezantim, që sjell një libër, i bazuar në analiza, opinione dhe fakte historike, ku besoj, se do ta pasqyrojë historiografinë tonë të përgjithshme kombëtare, shkruan autori i këtij libri të arrirë, Lekë Mrijaj. Ky libër, përfshin kumtesa, intervista dhe shkrime të tjera, nga një gamë e gjerë e personaliteteve të larta të hierarkisë kishtare shqiptare dhe shtetërore, intelektualë dhe krijues, të

cilët me kënaqësi, folën e shkruan gjerë e gjatë, megjithatë, përfshin vetëm një copëz realiteti nga jeta dhe veprimtaria e bujshme dhe e frytshme të një periudhe të lavdishme të Imzot Mark Sopi. "Çdo gjë që është artikuluar në këtë libër, nga studiuesit e referuesit" ,- thekson autori Lekë Mrijaj,-" është më se e vërtetë, që do të thotë, se ky libër , është një dokumentar , frymëzuar me ngjarje e vlera historike" .


KULTURE “McGregor është babai i fëmijës tim”,nëna i kërkon kampionit të bëjë testin e atësisë Një grua që pretendon se Conor McGregor e la shtatzënë kërkon që kampioni i UFC të bëjë testin e atësisë, për të provuar se është babai i vajzës së saj. Terri Murray tha se u takua me McGregor në një hotel në Liverpool pasi panë Grand National 2017. Ajo tha se vajza e saj Clodagh, 1 vjeç, lindi 9 muaj pas takimit të tyre të shkurtër romantik. 26vjeçarja tha për The Mirror se: “Nuk i dua paratë e tij. Thjesht dua të provoj se është babai i Clodagh dhe se po nuk gënjej.” McGregor më parë e ka mohuar se ka fjetur me Murray. Ai shtoi se Terri mund të ketë me një nga miqtë e tij, të cilët e shoqëruan atë në Aintree në një avion privat. Boksieri ka pasur me vlerë 75 milionë paund. Partnerja e McGregor, Dee Devlin lindi fëmijën e parë të çiftit, Conor McGregor Jnr, katër javë pas Grand National 2017. Murray shprehet se u takua me McGregor në fundjavën e garës dhe ka fotografi

19 E diel, 3 SHKURT 2019

Jennifer Garner blen shtëpi rreth 8 milionë dollarë pas divorcit me Ben Affleck Jennifer Garner ka blerë një shtëpi të re pasi finalizoi divorcin me ish-bashkëshortin Ben Affleck në nëntor. Aktorja e famshme u largua nga banesa që mbante me Affleck dhe zgjodhi një shtëpi në lagjen Brentwood të Los Angelos. Ajo e bleu banesën për 7.9 milionë dollarë. Rezidenca është ndërtuar në vitin 1930 dhe ka katër dhoma e 3 banjo, hapësirë e mjaftueshme për të tre fëmijët e saj Violet, 13 vjeç, Seraphina, 10 vjeç dhe Samuel, 6 vjeç, që i ka me aktorin. Jennifer dhe Ben shitën shtëpinë e tyre të përbashkët me 9 dhoma gjumi, 14 banjo që e blenë në mars të vitit 2009. Affleck dhe Garner u ndanë në qershor 2015 pas 10 vitesh martesë. Të dy paraqitën kërkesat për divorc pothuajse dy vjet më vonë në prill 2017. Marrëveshja e plotë për kujdestarinë e fëmijëve u arrit në nëntor të vitit të kaluar, ku Affleck doli nga qendra e rehabilitimit.

që e tregojnë me të. “Jetoj me nënën time, vetë, pa punë, me një fëmijë. Po mundohem të luftoj por është më e vështirë sesa e kisha menduar,”-tha 26 vjeçarja. “Me të vërtetë nuk e dëshiroja këtë. Do të doja ta

kishin zgjidhur privatisht.” Terri tha se ishte një prej miqve të McGregor që i propozi brenda hotelit Hilton, por pretendoi se ishte ylli i i MMA, në një suitë ekzekutive, që i tha: “Po të prisja ty.”

Bëmë baba të të ngjaj! 19-vjeçari “merr” makinën e legjendës Michael Schumacher Djali i Michael Schumacher ka kujtuar legjendën duke pozuar në makinën që i solli famën ndërkombëtare, Ferrari F1. Adoleshenti që po ndjek hapat e të atit ka pranuar se ndonjëherë është e vështirë të jesh djali i pilotit më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Për të prekur nga afër trashëgiminë e babait, 19vjecari Mick vizitoi muzeun Maranello të Italisë ku është një ekspozitë e vecantë, kushtuar kampionit gjerman. Ai shpërndau disa fotografi në Instagram ku shfaqej brenda makinës, me të cilën Michael u shpall kampion bote në garat me makina për 7 herë. Ferrari hapi ekspozitën më 3 janar për të shënuar 50-vjetorin e ditëlindjes së legjendës Schumacher. Gjermani pësoi lëndime serioze në kokë në një aksident me ski vitin 2013 dhe që prej asaj kohe nuk është parë më në publik.

Nicki Minaj “shtyp për vdekje” Drake Nicki Minaj sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit ‘Hard White’ dhe fansat kanë spekuluar se kujt ia ka dedikuar reperja. Atyre iu është dashur të dëgjojnë vetëm pak sekonda nga kënga për të dalë në teorinë se Nicki po ‘shkatërron’ ish-shokun e saj të ngushtë Drake në videoklipin e ri. Prova? Një akrep i ngordhur. Ashtu siç dihet nga të gjithë ‘Scorpion’ ose shqip ‘Akrepi’ është albumi i pestë i këngëtarit. Dhe Nicky tregoi sesi e shtypi deri në vdekje akrepin. RIP, Drake! Por prisni, kaq akoma më shumë, fansat gjithshatu mendojnë se një ‘zog i ngordhur’ në videoklip përfaqëson Cardi B. Niki mendohet se ka sulmuar dy rivalët e saj dhe mesa duket beteja midis reperëve do vazhdojë. Pritet replika e Drake dhe Cardi B.

Tronditi me look-un e ri, John Travolta: U inspirova nga Pitbull John Travolta i tronditi të gjithë me look-un e tij të ri. Ai rruajti flokët dhe mori shumë komplimente për pamjen e re. Dhe është një mik i tij i famshëm që duhet falënderuar për vendimin e aktorit. Travolta u shpreh se u inspirua nga reperi për të prerë flokët. “Një shok i mirë Armando Perez, Pitbull. Ai e jeton jetën e tij në këtë mënyrë. Më dërgo foto të miat, isha me flokë dhe ai i hoqi flokët dhe tha: ‘Të preferoj kështu’, kështu që mendova se ishte koha për ta bërë,”-shpjegoi 64-vjeçari për Extra. Ndërsa përsa i përket reagimit të bashkëshortes së tij Kelly Preston, Travolta tha, “Oh, ajo i d. Gjithmonë i ka pëlqyer kjo ide.” Ai tregoi pamjen e tij të re në një postim në Instagram për te festuar nisjen e Vitit të Ri


SPORT

20

E diel, 3 SHKURT 2019

Skuadra verilindore më në fund ka thyer mallkimin, duke triumfuar me rezultatin 2-1

Kukësi mund mes polemikash Flamurtarin, e ndihmon edhe era Rozalb Lika

K

ukësi më në fund arrin që të triumfojë në Vlorë, teksa në javën e 20-të, ka arritur që të marrë një sukses 2-1, ndërkohë që nuk kanë munguar as polemikat. Dueli dhuroi shumë emocione, edhe pse vendasit vinin me mungesa të rëndësishme si Torassa e Cale. Këtë herë skuadra e Armando Cungut u tregua pragmatiste në maksimum. Sfidat e fundit mes dy skuadrave kishin dhuruar gjithmonë emocione të mëdha, me Flamurtarin që madje ishte kthyer në makthin e verilindorëve megjithatë këtë herë gjërat se duket se nisën ndryshe për miqtë, të cilët që në minutën e 10-të kaluan përpara me një gol të Valon Ethemit, i cili përfitoi nga dalja jo e mirë e Koliçit për të dërguar topin në rrjetë. Flamurtari nuk u dorëzua dhe përgjigjen e dha në minutën e 33-të kur Pollozhani barazoi rezultatin pas një harkimi të Kotobellit. Gëzimi i kuqezinjve zgjati pak sepse në minutën e 35-të ishte Rroca që riktheu menjëherë në epërsi Kukësin i ndihmuar dhe nga era duke dërguar topin në rrjetë direkt e nga goditja e dënimit. Buzëqeshja e presidentit Gjici në tribunë për golin e parë të Rrocës tregon qartë kënaqësinë e numrit 1 të verilindorëve. Gjithsesi sfida në vazhdim nuk do të ishte e thjeshtë për Kukësin, me Mustën që ju afrua golit në minutën e 44-t por Frashëri bëri një super pritje. Fillimi i pjesës së dytë regjistroi dhe momentin më polemizues të takimit me Pollozhanin që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me roveshatë por gjyqtari ndaloi lojën për lojë të rrezikshme të futbollistit. Protestat e vlonjatëve ndërprenë lojën për disa minuta. Flamurtari ishte më këmbëngulës dhe në të 62-tën nga këndorja gjeti traversën ndërsa në të 81-ën golit ju afrua dhe Musta. Në të 83-tën dhe Kukësi u ndal nga shtylla pas goditjes së Cordeiros. Flamurtari nuk hoqi dorë megjithatë nga kërkimi i golit duke vendosur sërish në vështirësi verilindorët por fati nuk ishte me vlonjatët, me Kukësin që theu “tabunë” Flamurtari duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin. Me tre pikët e fituar sot në Vlorë, Kukësi ngjitet në vendin e dytë me 38 pikë në renditje, 2 më pak se Partizani që kryeson tabelën, por që ka ende një ndeshje për të luajtur. Ndërkohë Flamurtari mbetet në vendin e 6 me 29 pikë, 1 më pak se Skënderbeu që u mund dje nga Kastrioti.

BREGDETARËT

INCIDENTI

Tifozët e Flamurtarit sulmojnë trajnerin Armando Cungu Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kukësit, një moment aspak i këndshëm ka ndodhur në hollin e stadiumit “Flamurtari”. Klubi vlonjate pas ndeshjes njoftoi se trajneri Ilir Daja nuk do jepte një prononcim për emisionin “Gol pas Goli”, por në fund administratori Idrizi vendosi që do fliste ai për të sqaruar situatën. Në këtë moment, kur Idrizi po bëhej gati të fliste, disa tifozë të Flamurtarit, po prisnin tek dera e hyrjes së stadiumit, trajnerin e Kukësit, Armando Cungu, për ta ofenduar, si në gjithë takimin. Idrizi u largua nga intervista, për të shuar sherrin dhe grindjen që po ndodhte, dhe i kërkoi të ndaleshin e të lejonin trajnerin fitues të largohej i qetë. Idrizi i kërkoi tifozëve që të tregonin qytetari, dhe se incidentet apo sendet e hedhura në fushë, dëmtojnë vetëm Flamurtarin dhe askënd tjetër. “Stafi teknik mendon se është e panevojshme të flasim për futboll. Sido që të jetë, përgëzoj ekipin e Kukësit për fitoren e merituar. U kujtua se ndoshta u harrua kjo furia anti-Vlorë, por u rikthye. Më tepër respekt për njerëzit që investojnë në futboll. Nuk komentoj gjykimin, por dua respekt për ata që investojnë, vetëm respekt. Nuk komentoj futboll në mënyrë të drejtpërdrejtë, për disa shfaqje nuk më pëlqen reagimi i tifozerisë. Nuk dua që stadiumi të kthehet në arenë cubash me të drejtë apo jo”, deklaroi Idrizi pas ndeshjes.

PREMIER LEAGUE

Teuta “blindon” sulmin, Chelsea rigjen fitoren me goleadë, zyrtarizon afrimin e Vajushit Higuain shkëlqen me dopietë

Armando Vajushi është futbollisti më i ri i Teutës. Fantazisti shkodran ka takuar sot pasdite presidentin Edmond Hasanbelliu dhe ka gjetur marrëveshjen për një kontratë deri në fund të sezonit aktual. Detajet e kontratës janë mbajtur sekrete për momentin, por Vajushi ka ulur disi kërkesat që i kishte vënë përpara Kukësit, duke preferuar që luajë me ekipin bregdetar. Në këtë mënyrë Teuta kompleton sulmin pas afrimit të Busic, dhe me Amadu Latif do të formojnë një treshe të frikshme për çdo mbrojtje në Superiore. Vajushi ka luajtur 6 ndeshje me kombëtaren tonë duke gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj San Marinos në vitin 2014. Sulmuesi 27-vjeçar ka luajtur në Shqipëri më herët me Vllazninë e Shkodrës, ndërsa më pas u transferua te Litexi në Bullgari. Në vitin 2015 kartoni i Vajushit u ble nga skuadra e Chievos dhe që atëherë sulmuesi ka luajtur si i huazuar në skuadra të Serisë B si Livorno, Pro Vercelli dhe së fundi Avellino.

Chelsea më në fund rigjen fitoren pas dy humbjeve radhazi në Premier League. Maurizio Sarri është rikthyer që të “buzëqesh”, pasi skuadra e tij ka triumfuar 5-0 ndaj Huddersfield, ku protagonist kryesor ka qenë sulmuesi Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas jo vetëm që gjeti golin e parë, por realizoi dopietë duke treguar se mbetet një “vrasës” i vërtetë në zonë. Sulmuesi argjentinas u zhbllokua që në minutën e 16-të. Në fundin e pjesës së parë Hazard realizoi edhe golin e dytë, ndërkohë që në minutën e 66-të, sulmuesi belg realizoi golin e dytë personal. 3 minuta më pas do të ishte sërish Gonzalo Higuain, i cili do të shënonte një super gol me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës. Sulmuesi argjentinas është lojtari i parë i Chelsea-t që shënon një dopietë në debutimin në shtëpi në një ndeshje të kampionatit që prej Mario Stanic në gushtin e vitit 2000. Në fundin e ndeshjes Luiz shënoi golin që vulosi rezultatin. Chelsea ngjitet në vendin e katërt me 50 pikë.


SPORT

21

E diel, 3 SHKURT 2019

Klubi korçar ka denoncuar incidentin e turpshëm: Vandalizëm ndaj nesh, të merren masat

Skandal në Fushë-Krujë, dhunohen 3 futbollistët e Skënderbeut para ndeshjes

TRAJNERI

Shehi: Nuk dua të flas, dola vetëm për respekt Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, u shfaq i tronditur pas humbjes ndaj Kastriotit, teksa nuk preferoi të fliste për ndeshjen. Ish-portieri i skuadrës korçare pranoi që të dilte në deklaratë për mediat vetëm për të dhënë njoftimin se klubi i tij do të dilte me një qëndrim zyrtar mbi incidentet , gjë që ndodhi disa orë më vonë. “Nuk doja të dilja fare në intervistë. Dola për respekt të gazetarëve dhe tifozëve. Nuk dua të flas për ndeshjen. Ndoshta mund të dalë klubi me prononcim më vonë, për momentin nuk kam çfarë them”, deklaroi trajneri i korçareve. Pavarësisht incidenteve, tashmë Shehi rrezikon postin e tij, pasi 6 humbje radhazi janë statistika shumë të dobëta, që mund të ndikojnë në ecurinë e këtij sezoni.

REAGIMI

Kastrioti distancohet nga akuzat për dhunë: Duan të na prishin imazhin

N

jë ngjarje e turpshme trondit futbollin shqiptarë. Vendimi për mos praninë e forcave të policisë në brendësi të stadiumeve shqiptare ka sjellë edhe incidentin e radhës në ndeshjen ndërmjet Kastriotit dhe Skënderbeut. Klubi korçar ka denoncuar rastin skandaloz në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku u zhvillua ndeshja e djeshme, e cila fillimisht ishte në dyshim për t’u luajtur pas incidentit. Mësohet se është ushtruar dhunë ndaj 3 prej lojtarëve të Skënderbeut, nga persona të paautorizuar, që kishin hyrë në ambientet e stadiumit. Pre e dhunës kanë rënë Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç, me këtë të fundit që grumbullohet për herë të parë me skuadrën korçare, ndërsa klubi korçar denoncoi edhe mungesën e forcave të rendit

SFIDA

në ambientet e stadiumit. Drejtuesit e Skënderbeut kërkuan fillimisht që ndeshja të mos luhej, por më pas u morën masa që brenda stadiumit të kishte edhe forca policore. Ndeshja u luajt në kushte normale, ndërkohë që nuk munguan sërish sulmet psikologjike veçanërisht ndaj Kristi Vangjelit. Reagimi zyrtar për incidentin-Gjatë mbrëmjes klubi i Skënderbeut reagoi sërish në lidhje me incidentin para ndeshjes me Kastriotin, ku theksohet se gjithçka ka të bëjë me një vandalizëm të mirëorganizuar ndaj Skënderbeut. “Duke marrë shkas nga ngjarjet e pragndeshjes së sotme (djeshme), KF Skënderbeu dënon fuqishëm aktet e ndodhura në Fushë-Krujë dhe vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës. Kemi vënë në dijeni sot të gjithë

opinionin futbolldashës me reagimin e përpara fillimit të takimit, ku janë goditur qysh në hyrje tre lojtarë të Skënderbeut. E themi me bindje se ky vandalizëm ndaj nesh ka qenë i mirëogranizuar deri në detaje, aq më tepër në hyrje të stadiumit kur njerëz të paautorizuar janë vërsulur ndaj lojtarëve tanë duke përfituar edhe nga kushtet e papërshtatshme që ka stadiumi ku u luajt edhe ndeshja por edhe nga mungesa e forcave policore apo sigurisë private. Sigurisht që kjo ngjarje ndikoi edhe në mbarëvajtjen e ndeshjes, por me këtë nuk duam të justifikojmë aspak humbjen që pësuam në këtë takim të javës së 20-të. Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit sa më parë që të merren masa për incidentin e ndodhur sot në Fushë Krujë dhe parandalimin e këtyre fenomeneve në vijim të

Pas akteve të dhunës ndaj lojtarëve të Skënderbeut, të paktën siç u mësua nga një reagim i klubit korçar, që pretendon se tre nga lojtarët e ekipit janë goditur nga disa tifozë në Fushë-Krujë, në prag të nisjes së ndeshjes mes Kastriotit dhe Skënderbeut, erdhi dhe reagimi i klubit krutan. Në faqen zyrtare të klubit, mësohet se Kastrioti distancohet nga këto akte, duke u shprehur se kjo është indice e sajuar për të prishur imazhin e klubit. “REAGIM - KS Kastrioti pasi u njoh me pretendimin e kundërshtarëve mbi “incidentin” e ndodhur jashtë stadiumit që siç pretendohet nga klubi korçar mes një tifozi dhe lojtarëve të Skënderbeut. Distancohet nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate. Klubi kërkon të sqarojë opinionin e gjerë sportiv se në ambientet e brendshme apo rreth stadiumit nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo është një indicie e sajuar për të prishur imazhin e klubit tonë”-shkruhet në reagimin e Kastriotit. sezonit për një mbarëvajtje sa më të mirë të garës. KF Skënderbeu kërkon me ngulm nga organet kompetente nisjen e hetimeve, zbardhjen e plotë të çështjes dhe evidentimin e autorëve të këtij incidenti të mirëorganizuar paraprakisht, ndryshe Klubi i Futbollit “Skënderbeu” do të

rishikojë vazhdimin e garës deri në fund. Edhe njëherë nuk duam të justifikojmë humbjen, por atë që pa me sytë e vet sot ekipi në takimin ndaj Kastriotit vetëm për futboll nuk mund të flitet më pas. Në pritje të reagimit të organeve kompetente”, shkruajti klubi korçar.

Skënderbeu bie në Krujë, Roger i shkakton humbjen e 6-të radhazi S

kënderbeu pëson humbjen e 6-të radhazi, duke konfirmuar momentin e krizës që po kalon në këtë sezon. Kastrioti ka arritur që të fitojë në shifrat 2-1, me një gol të shënuar në kohën shtesë të ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa më shumë sesa rastet e pastra, u veçuan duelet e forta në mesin e

fushës, me dy skuadrat që nuk arritën asnjëherë të kërcënojnë seriozisht kuadratet respektive. Sfida u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, kur Esin Ymeraj shfrytëzoi maksimalisht një harkim të ardhur nga këndi, për të gjuajtur me kokë dhe për të dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga

Aldo Teqja. Goli zgjoi korçarët, që arritën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 82-të, kur Kristi Vangjeli dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonën e skuadrës krutane, ndërsa 10 minutat e fundit ishin të hapura dhe mjaft interesante. Goli i fitores për skuadrën e Kastriotit u shënua në minutat shtesë

të sfidës, kur braziliani Roger dribloi 2-3 mbrojtës të Skënderbeut dhe mposhti portierin Teqja. Kastrioti me këtë 3-pikësh lë vendin e fundit dhe parakalon Kamzën, duke shkuar në vendin e 9 me 16 pikë. Skënderbeu zhytet në një krizë totale, me plot 6 humbje radhazi dhe mbetet në kuotën e 30 pikëve, në vendin e 5-të.


KURESHTI

22 E diel, 3 SHKURT 2019

Gjendet anija e flotës së Hitlerit 70 vite pasi u fundos në Detin e Zi Një anije gjermane, pjesë e flotës së zhdukur të Hitlerit, që u fundos në Detin e Zi gjatë Luftës së Dytë Botërore, është zbuluar. U-23 ndodhej 40 metra nën sipërfaqen e ujit, rreth 3.7 km larg nga bregu i Agva, një destinacion turistik popullor rreth 97 km nga Stambolli. Zbulimi mahnitës u bë gjatë xhirimeve të një dokumentari të prodhuar nga transmetuesi publik turk dhe nga marina e vendit. Pamjet u morën nga TCG Akin e marinës turke, anije që përdoret për shpëtimin e nëndetëseve, që në mesin e pajisjeve të saj ka një aparat fotografik i cili mund të zhytet deri në

1000 metra. ROV kapi pamjet e para të anijes së zhdukur prej 280 tonësh. Anija ishte pjesë e një flote prej 6 nëndëtësesh që lundruan nga Gjermania në Rumani në fillim të luftës, duke bërë që të udhëtonin rreth 2000 mikje nga porti Konstancës në Detin e Zi. Të gjitha anijet U-18, U-19, U-20, U21, U-22, U-23 janë pjesë e flotës së humbur të Hitleit dhe kanë frymëzuar një sërë ekspeditash nënujore për t'i gjetur. Në vitin 2018, zhytësit gjetën rrënojat e U-20, që ishte pjesë e flotës së dërguar nga Hitleri për të sulmuar anijet luftarake ruse në Detin e Zi.

Norvegjia ndërton tunelin lundrues

Me akullnajat madhështore, gjiret dhe malet, Norvegjia është e njohur për peizazhin e saj natyror mahnitës. Sidoqoftë terreni i thyer nuk i bën udhëtimet e lehta. Ndaj qeveria norvegjeze ka një plan fantastik për të sjellë lehtësi tek udhëtarët. Ajo ka një projekt infrastrukturor prej 40 miliardë dollarë për të bërë rrugën "pa traget". Plani përfshin ura dhe tunelin e shkëmbinjve më të thellë dhe më të gjatë në botë. Tuneli do shpohet nën shtratin e detit dhe do ketë një thellësi prej 392 metrash dhe 27 kilometra i gjatë. Por aspekti më ambicioz është zhvillimi i tuneleve lundruese në zhyten rreth 30 metra nën sipërfaqen e ujit.

Nëse do jetë i suksesshme, Norvegjia mund të fitojë një garë globale kundër vendeve, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut dhe Italinë, që po kërkojnë të arrijnë projekte të ngjashme. Administrata e rrugëve publike norvegjeze (NPRA), organi qeveritar përgjegjës për projektin, synon të përfundojë ndërtimin e tunelit deri në vitin 2050. Qeveria planifikon të ndërtojë tri ura të ndërprera dhe 5 ura lundruese. Urat lundruese nuk punojnë në të gjitha rastet, sepse janë të ndjeshme ndaj kushteve të vështira të motit siç janë valët dhe rrymat e forta. Ndaj në të tilla raste vijnë në funksion tunelet lundruese.

"Jeni guximtare", mesazhi Meghan Markle në banane për punonjësit e seksit Meghan Markle ka shkuar mesazhe mbështetëse dhe fuqi-dhënëse për punonjëset e seksit gjatë një vizite të paparalajmëruar në një organizatë bamirëse me bashkëshortin, Princi Harry, të premten. Dukesha e Sussex shkroi në banane mesazhe të tilla si: "Ju duheni" dhe "Jeni guximtare" ndërsa përgatiti pako ushqimore për gratë. Meghan vizitoi organizatën One25 që ndihmon gratë të çlirohen nga puna seksuale dhe varësia gjatë një turneu në Bristol në Anglinë jugperëndimore. Meghan në mënyrë spontane shkroi mesazhet në kuzhinën e organizatës bamirëse, duke i kërkuar stafit një stilolaps. "Keni një stilolaps?"-i pyeti Meghan. "Kam një ide." Ajo i shpjegoi stafit se nga i lindi ideja: "E kam parë këtë projekt diku në SHBA. Gjatë kohës së drekës në shkollë në bananet që iu shpërndaheshin nxënësve shkruhej një shprehje ose diçka që i bënte fëmijët të ndiheshin të fuqishëm." Organizata falënderoi çiftin mbretëror për vizitën e tyre në një psotim në Twitter: "Çfarë nderi i madh që na vizituat. Jemi shumë të lumtur."

Foshnja e porsalindur i shpëton jetën nënës me kancer Një foshnje e porsalindur i ka shpëtuar jetën nënës pasi ndjeu kancerin në gjirin e saj. Claire Granville e dinte që diçka nuk shkonte kur foshnja e saj Matilda papritur nuk pranonte të ushqehej nga gjoksi i saj i majtë. Por kurrë nuk e kishte imagjinuar se bëhej fjalë për diçka kaq serioze sa kanceri. E hutuar nga refuzimi i vajzës për të pirë qumësht, 40-vjeçarja shkoi të konsultohej me mjekun. Pas analizave rezultoi se gruaja vuante nga kanceri i gjirit. Ajo kishte një tumor masiv prej 10 centimetrash në gjoksin e majtë, pikërisht aty ku Matilda refuzoi të ushqehej. Në sajë të diagnozës së shpejtë, mjekët arritën ti bënin kimioterapinë në kohë dhe Granville e mundi sëmundjen. "Ajo e kuptoi dhe refuzoi të ushqehej,"-tha Claire, një infermiere, që jeton në Hull me partnerin Mark Wright. "Mendova se ishte një reagim i çuditshëm. Matilda ushqehej shumë mirë nnë gjoksin e djathtë kurse të majtit nuk i afrohej fare. Por duke refuzuar të ushqehej nga gjiri im, Matilda më shpëtoi jetën." Granville është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë Jakobin, 12 vjeç dhe Amelia, 10 vjeç.

Burri me "këmbë përbindëshi", gjithçka nisi nga një infeksion Këmbët 38-vjeçarit nga Pakistani, Shahid Hussain, u frynë si një tullumbace për shkak të një infeksioni parazitar që e kishte prekur 5 vjet më parë. Infeksioni parazit, i cili parandalon që lëngjet dhe toksinat e padëshiruara të largohen nga indet, shkakton enjtje të pjesëve të caktuara të trupit. Hussain, 38 vjeç, sot pothuajse dergjet në shtrat për shkak të infeksionit parazit. Pesha e këmbëve të tij është 110 kilogramë, gjë që e bën Hussain të jetojë

si i paralizuar. Fatima Hussain, e cila ishte e trishtuar nga gjendja e burrit të saj për shkak se nuk është më në gjendje të punojë, shprehet: "Ne kemi jetuar një jetë të lumtur më parë, por gjërat kanë ndryshuar plotësisht. Shisja bizhuteri, ndërsa tani jemi të varur nga të afërmit tanë. Nuk dimë se çfarë të bëjmë". Shumë mjekë në qytetin e Karaçit e kanë ekzaminuar sëmundjen e Shahid Hussainit, por thonë se kjo është një sëmundje shumë e vështirë.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Alfa dhe ... 8. Partia e të Drejtave të Mohuara 10. Pëlhurë pambuku e hollë dhe me punim të thjeshtë, e ngjyrosur ose me lule të ndryshme 12. Me sipërfaqe prej 1,043 km² dhe kryeqendër qytetin Bajram Curri 13. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 16. Nik ..., në vitin 2010, vjen bujshëm si protagonist në filmin "Shqiptari - Der Albaner" me regji të Johannes Naber 18. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 21. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël 23. Gatesë, emblematike e kuzhinës italiane, spageti,etj. 25. Sipërfaqe toke e rrethuar nga të gjitha anët me ujë 27. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 28. Romani i Anton Pashkut 29. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 32. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 35. Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune 36. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 38. Gatesë me petë të holluara një nga një e të ndera në tepsi 39. Titulli më i lartë për murgjit dhe kryetarët e manastireve 40. Vendi ku falen besimtarët e një kulti fetar; tempull 41. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 42. Një nga Gurakuqët e famshëm të Shkodrës, poet, pedagog, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet 45. I jap dikujt a diçkaje hirin e perëndisë 47. Me sipërfaqe 854 km2 dhe koordinata 42° 40' 0? në Veri dhe 21° 10' 0? në Lindje. Kryeqytet i Kosovës 51. Kafshë gjithare, shumë dinake dhe e guximshme 55. Bën diçka ashtu, padashje, me pahir 56. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 57. I tillë është një njeri që lufton dhe nuk dorëzohet në asnjë rrethanë 59. Shkurre helmuese me lule të verdha dhe me erë të mirë, që rritet në vende me lagështi. 60. Fat në lojë, në punë a në jetë. 61. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 62. GRamshi e kishte ashtu targën 63. Reagim ndaj një qortimi apo një këshille 68. Kirkizia ka atë monedhën e saj 71. Ai që i atribuon vetvetes të drejtën e të qenit qytetar i botës 74. Shuma e parave që merr borxhliu mbi sasinë e dhënë 76. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 77. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave

E diel, 3 SHKURT 2019

Nga Albert VATAJ

79. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 80. Festë gjatë së cilave njerëzit dalin nëpër rrugë e hedhin valle me maska 82. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 83. Njeri i shkëputur nga jeta e gjallë, i cili rron me ëndrra, lufton më kot për ideale e qëllime të paarritshme sa bëhet qesharak.. ai i Mançes së Servantesit 84. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 85. Enë e madhe si lug, lahemi në të 87. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 88. Hiri që lë duhani kur digjet 91. I madhi regjisor i kinematografisë shqiptare, Piro... lindi më 5 janar 1939 në Korçë 94. Vegël pune, me bisht të gjatë, përdoret për të prerë ferra, degë ose drurë të njomë 96. Nëpunësi më i lartë qeveritar në Perandorinë Osmane 97. Shteg i ngushtë; rrugë e ngushtë e hapur në dëborë 99. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 100. Carl Gustav .., psikoanalist i famshëm 102. Eshtë i tillë motivi kryesor i përsëritur, në një vepër muzikore, të madhe kur nis një akt 106. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 107. Milto Sotir ...(1884-1972), atdhetar, shkrimtar e publicisti, botoi revistat "Shkëndija", "Zekthi", "Mituria" dhe shkroi veprat: "Rrëjenjë", "Goca e malësisë", "Kur rilindej Shqipëria", vëllimin poetik

"Dëshirë" 108. Lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë 111. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 112. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 113. Si kishtin makinat e Durrësit targën 114. Pellg i mbushur me ujë të ndenjur, që vjen nga një burim 117. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 118. Tirana, e kishte targën e makinave ... VERTIKALISHT 1. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vend të caktuar 2. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 3. Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek. Edhe mbulesë për gratë myslimane 5. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 6. E dhjeta që paguhej si taksë 7. Ishte i tillë Festivali i Gjirokastrës 8. Partia Levizja e Legalitetit 9. I pesti në radhën e muajve të vitit. Dita e parë tij është e famshmja e paradave dhe protestave te punëtorëve 10. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 11. Napë e hollë dhe e gjatë që mbajnë gratë në kokë; rubë, shprehje krahinore 14. Quhet ashtu një vend me shumë rrape 15. Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, inicialet 17. Banor vendës i Abisinisë

ose ai që e ka prejardhjen nga Abisinia; etiopas 19. Aktor kanadez, i shumënjohur për filmat komik, Jim ... lindi më 17 janar 1962 20. Shtyp nga lart, i rëndoj që të ngjeshet a që të nxërë më shumë; ngjesh; kund. çrras 22. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 24. Grumbull i madh sendesh të hedhura në mënyrë të çrregullt 26. Banor që e ka prejardhjen nga Libia, është... 30. Quhet ashtu një shkrim i shkurtër satirik 31. Ai që luan një rol në shfaqjet teatrale ose në filma kinematografikë 33. Kadri..., gazetar dhe jurist, veprimtar i shquar atdhetar, vritet me vëllezërit Gërvalla më 17 janar 1982 34. Pushkë e prodhimit belgjian para Luftës së Dytë Botërore 35. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 36. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka, e bëj të qullet, e ... 37. Qenie e gjallë (zakonisht për kafshët dhe për njerëzit), krijesë e gjallë që lëviz dhe ka ndjeshmëri 38. Pjesa e mesut të trupit të njeriut. Për femrat e rëndësishme është që ai të jetë i hollë 43. Perudhë që ka të bëjë me parahistorinë 44. Masa ndëshkimore që i jepet dikujt me vendim gjyqi për një faj a për një krim 46. Diçka që është shumë e

më 10 qershor 1878 dalzotësja e fateve të shqiptarisë 58. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 64. Lëndë e posaçme plasëse a shpërthyese 65. Eshtë aksesor i rëndësishëm i kuxhinës dhe dominues i ngrënies 66. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 67. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 69. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 70. Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet një gjallesë, habitat 72. Vorbë e madhe balte, që përdoret për gatim. Ndryshe është vegshi 73. Litari ose filli me këtë lidhje, që përdoret për të zënë kafshë të egra a zogj 75. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 78. Strati i rekordeve Guinness 81. Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, me gjethe të trasha 85. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 86. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 89. Regjistër i kadastrës (gjatë pushtimit turk); fletore 90. Ai i Ohrit 92. Masë drithi prej gjashtë okësh, dume misri, term i vjetër 93. Sëmundje e rëndë ngjitëse, aji ishte një nga epidemitë më vrastare të mesjetës në Evropë 95. Tipar i një personaliteti të ekuilibruar, jo i rrëmbyer 98. Tërësia e krijimeve epike të një populli 101. Njëemërtim i të gjitha lojrave dhe sprovave të fatit me para; bixhoz ose ... 103. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 104. Gjysmerrësirë, që bie pas perëndimit të diellit ose që nis pak përpara lindjes së tij 105. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxehtët e verës 109. Partia Aleanca Popullore 110. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 115. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 116. Nuk e marr diçka nga vendi ku është

vështirë për ta kuptuar, për ta zbërthyer a për ta shpjeguar 47. Partia Republikane, inicialet 48. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 49. Sëmundje e rëndë ngjitëse, shfaqet me puçrra dalëngadalë kalb mishin dhe e bën të bjerë copa-copa 50. Pjesa e parë e disa termave të përbërë, që tregon lidhjen me jetën dhe me proceset jetësore 51. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka 52. Diçka që na përfytyrohet në vetëdije pa e kapur me anë të shqisave, fillon me V 53. Është një nga shkencat e natyrës 54. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 57. Ishte Lidhja Shqiptare e ... ky tubim kushtrues i mbledhur 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

K

3

E L

4

5

P A

R Z

L

R

M O

R

6

I

7

A E

8

A

A

K U

Z E

9

O

I

M J

E

V 10

N

U

L O

D H

L

16

17

11

Z

E

W I

U

A

24

A

25

P O

E

A

Y

P

R O

V R

¸

A

S

˙

P A

G A

R

U

N D

¸

N

A N

P

S

L

U J

E

L

K T

I

E

B

E

N

E B

R A

S K

A

34

C

K ¸

R D

I

O

R

N

C

38

M

D

R

M

35

I

L

31

33

D

G J

M

30

M

P

R

36

A P

O N

37

M A

E

39

B E

M O

L

A

40

L

R

K J

G

42

J

H 27

O M A T 32

U 43

U R

I

D

I

J

K

44

I

I

23

29

O

P O

20

K

26

M A

41

15

M A

K

22

28

L E

14

19

A

C 21

L

13

18

Z

A

S

12

B

45

T U

C

K

U

R

46

A T

47

E D

R A

E

K

L E

K R

Y

48

D

O

O

H

B R

U T

P

A Q

49

T

P

B E

T A

A J

I

R

¸

K O

K S

S

50

51

T

52

M

54

L 57

S

I

D

59

K

L

62

L

D K

P

H

I

S E

E R

Z

I

K

A L

A

69

A

E

O N

T

T

V L 68

A J

T M O T

I

E

V

T

S

D

K 73

E R

R E

O

E B

R A

L

E

76

77

M A

N U

80

74

B

T

F

M

N C

E S

79

B

U

D V

˙

H

R

˙

K 82

R A

C O

84

83

A S

L

85

E Z

M E

T

R

86

I

M A N

E K

I

T

B

T

S

N

I

U

87

O S

¸

C

S

88

I

S

89

U

I

92

P

Z I

O

78

A

O K

75

81

I

90

S T

K

E M

93

S P

94

D

B

U

O

K U

A R

T E

N

M

D

S

95

96

M

C

K

I

E

U

T

N

L

O S

T A

O E N

¸

N

D O

E

O

J

H

V

N 100

E R

T E

B ¸

101 102

103

A

B E

S N

106

K

K

E

L

A

L

N A

T O

D A

N T

105

N D

I

107

I

M

M

104

V

N 108

˙

J

D I

97 99

T

G

91

E F

O

98

P

L

71

P

C

U

E J

67

70

S I

J

T

72

K

A G

65

M ¸

66

D

L

¸

61

64

R ¸ U

M I

L

56

P

60

63

V A

53

R

O

55

A

58

D

K

E L

L E

R


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E diel, 3 SHKURT 2019

Presidenti Meta krah Bamir Topit urojnë ditëlindjen e gazetarit G

azetari i njohur dhe zëri i mëngjesit në News24 Bash kim Hoxha ka bërë bashkë dy presidentë me rastin e ditëlindjes së tij. Është Presidenti i Republikës Ilir Meta që ka ndarë me publikun një moment nga takimi me gazetarin Hoxha dhe ish-presidentin Bamir Topi. Meta uron gazetarin edhe shumë dekada të tjera. “Bashkë me Presidentin Topi duke uruar sot për 65-vjetorin e lindjes, shkrimtarin dhe gazetarin e mirënjohur Bashkim Hoxha. Edhe shumë dekada të reja për të, me lumturi dhe krijimtari!”, shkruan Meta.

TAKIMI ME KRYEMINISTRIN

S

tudentët e mjekësisë që jetojnë në Godinën Nr.1 në qendrën rezidenciale në rrugën “Dibrës” kanë tashmë ambiente më të mira higjenosanitare si dhe një sallë leximi moderne. Bashkia e Tiranës ka vijuar punimet për rikonstruksionin e plotë të Godinës Nr. 1, ku fillimisht është ndërhyrë në ambientet e përbashkëta, banjat, dushet e sallat e leximit. Punimet u inspektuan sot nga kryeministri, Edi Rama, kryetari i Bash-

kisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, të cilët pasi panë nga afër punimet që po kryehen, po zhvillojnë dhe një bashkëbisedim me studentët që jetojnë aty. Në fjalën e tij hapëse të këtij bashkëbisedimi kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës në përmbushje të detyrave që i përcakton Pakti për Universitetin, ka filluar punën për rikonstruksionin e një numri të konsiderueshëm

Veliaj: Po përmbushim pjesën tonë të Paktit për Universitetet konviktesh në të treja qendrat rezidenciale që funksionojnë në Tiranë. “Donim shumë që këtë fundjavë të bënim një ndalesë të vogël edhe për të parë këtë sallën e re që është bërë edhe për të parë se si u mbaruan, ose se si kanë filluar të mbarohen porositë që u lanë nga kryeministri për secilin prej nesh që mori një copë të Paktit për Universitetin. Ajo copa që i takon Bashkisë së Tiranës ka të bëjë me konviktet. Siç dakordësuam bashkë

për planin e punës, fillimisht hapësirat e përbashkëta, pra ato hapësira që ne mund të punojmë dhe mund të investojmë. Mbaj mend si ishte herën e fundit kjo sallë dhe si është transformuar sot, punë ditësh. Siç ramë dakord do të punojmë për dushet, për nyjet higjieno-sanitare derisa ju të jeni në mësim”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai bëri të ditur se pas punës me ambientet e përbashkëta, puna do të vijojë edhe në dhomat ku jetojnë studentët, menjëherë sapo të mbarojë mësimi dhe studentët të jenë larguar në shtëpitë e tyre. “Prandaj insistova atë ditë që është mirë që filloi mësimi që të mos vazhdojë deri në korrik dhe gusht e shtator, na lë shumë

pak kohë pastaj që ne të punojmë nëpër dhoma. Megjithatë unë ju falënderoj shumë dhe tani që mbaruam këtu mund të zhvendosemi në pjesë të tjera dhe do të vazhdojmë kështu derisa të fillojnë të lirohen dhomat dhe ndoshta kush largohet më herët mund të, le të themi të rregullohemi në njëfarë mënyre që ne të fillojmë dhe t’i prekim pak nga pak dhomat dhe të maksimizojmë kohën e verës”, u shpreh Veliaj.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.