Koha Jone-3 tetor 2018

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 234 (8365)

E mërkurë, 3 Tetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Zëdhënësja e PD, letër ambasadorit të BE: "Siguroni mbrojtje fizike në Bashkimin Europian për Xhisiela Malokun dhe familjarët e saj"

Azil për Xhisielën Ndryshimi i dëshmisë nga vajza nuk bind askënd. "Zëri i Amerikës" shkruan mbrëmë: Pohimet e saj (në dy televizionet) konfirmojnë frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime FAQE 3

Presidenti Meta në Universitetin “John Hopkins”, në SHBA: Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi do të hapte Kutinë e Pandorës

KRYEMINISTRI

Edi Rama: Në Tiranë do të ngrihet Qendra e Inovacionit Rajonal

FAQE 9

REAGIMI

Petrit Vasili: Mafia e qeverisë çon në burg Xhisielën për dëshmi të rreme

FAQE 6

ZGJEDHJET

Reforma zgjedhore në ngërç, PS “provokon” me draft të njëanshëm

FAQE 9

ELBASAN

Në foto: Presidenti Ilir Meta, i ftuar nderi në Qendrën e Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin "John Hopkins", SHBA

FAQE 4-5, 24

"SHQIPTARËT DHE BARBARËT"

“Pushtimi i butë” në Europë dhe fillimi i reagimit Nga Gjet Ndoj FAQE 10-11

Tensione në Mengel në protestën për shkollën, fëmijët qajnë të gjakosur

FAQE 8

GARA

VIP-at që marrin pjesë në Maratonën e Tiranës

FAQE 12


POLITIKE

2

E mërkurë, 3 TETOR 2018

Gjykata e lë në burg, reagon Basha: Rraja përpara se të bëhej përdhunues vajzash ka dhunuar zgjedhjet

“Xhisiela”, Rexhep Rraja me pranga në duar mesazh Bashës: Ta provojë në votime G

jykata e Krujës rikonfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 24 vjeçarin Rexhep Rraja, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, të akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Ai mbërriti në gjykatë i veshur sportiv, ndërsa u shfaq i qetë brenda kafazit të të pandehurit. Seanca e gjyqit u ndoq nga të afërm të Rexhepit, por prindërit e tij, deputeti Rrahman Rraja dhe e ëma nuk ishin në sallë. Po ashtu në sallë mungoi dhe Xhisiela Maloku. Të afërmit e pranishëm u përshëndetën me të riun, jashtë ambienteve të gjykatës dhe në sallën e gjyqit, madje morën dhe një shkelje syri prapa hekurave nga Rexhepi. Me pranga duart djali i deputetit socialist të Krujës, kishte një sfidë për kryedemokratin. “Lulzim Basha ta provojë në votime”- deklaroi Rexhep Rrahja. Seanca ishte e hapur për median vetëm për pak minuta, ku i pandehuri i komunikoi gjeneralitet e tij gjykatëses. Më pas seanca vijoi me dyer të mbyllura me kërkesë të prokurores Mirela Kapo. Në seancën me dyer të mbyllura mësohet se 24 vjeçari ka mohuar akuzat e ngritura

ndaj tij, duke shtuar se Xhisiela Maloku e kishte denoncuar për xhelozi. Por prokurorja Mirela Kapo paraqiti si prova akt ekspertimin ku tregohen shenjat e dhunës ndaj 25 vjeçares Maloku sikurse edhe shenja të djegies nga cigarja. Një përgjim ambiental i kryer në ambientet e prokurorisë së Krujës gjatë ballafaqimit të dy të rinjve ishte një tjetër provë e cilësuar e fortë në duart e akuzës.

Mbi këto të dhëna, gjyqtarja Enkelejda Hoxha firmosi vendimin që Rexhep Rraja duhet të mbetet në qeli deri në fund të shqyrtimit të çështjes me themel. Pas vendimit Rexhep Rraja u dërgua në paraburgimin e Durrësit, ku qëndron prej të dielës pas arrestimit me masë sigurie të dhënë në mungesë në lidhje me një prej historive që kanë ngjallur reagimet më forta të viteve gjatë viteve të

fundit. Vetëm një ditë para se të dilte para togave të zeza, në dy intervista televizive, 25 vjeçarja Xhisiela Maloku deklaroi se denoncimet që ajo bëri ishin nga xhelozia dhe se mbi të nuk është ushtruar dhunë. Madje akuzoi oficerin e policisë, Nuhu për vendosjen e thënieve që nuk kanë dalë prej saj. Reagimi i Bashës Kreu i PD, Lulzim Basha rea-

goi pas kërcënimeve që djali i deputetit të PS-së në Krujë, Rexhep Rraja bëri në përfundim të seancës gjyqësore, ku tha se “Basha ta provojë në votime”. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati tha se Rexhep Rraja përpara se të bëhej përdhunues vajzash ka dhunuar zgjedhjet. “Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi. Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!”- tha dje Lulzim Basha.

PËRGJIGJJA E PARË NGA PD

DEPUTETJA E PD-SË

“Basha ta provojë në votime”, Balliu: Rexhepi kurajën e merr nga Edi Rama

Grida Duma: Xhisiela e marrë peng nga bandat e Edi Ramës

Pak minuta pas frazës që Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, tha pasi u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryedemokratin Lulzim Basha, do të vint edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike. Deputeti Klevis Balliu, në një status në “Facebook”, shkruan se kërcënimi i Rexhep Rrajës, merr kurajo nga mbështetja e kryeministrit Edi Rama. Balliu thotë se Rexhep Rraja, nëse përfshihet edhe në prostitucion, atëherë mund të bëhet edhe ministër. “Edhe pas hekurave Rexhep Rraja kërcënon. Këtë kurajo Rexhepi e merr nga Edvin Kristaq Rama. Rexhepi tashmë i certifikuar si dhunues dhe përdhunues mund të jetë sot një aset kryesor për Rilindjen në zgjedhje.

Edhe pse me pranga duar Rexhepi kërcënon duke thënë se do të shihemi në votime. E garantuar është që nëse përfshihet edhe në prostitucion rrezikohet edhe vendi i ndonjë ministri, i cili sot ka si talent thjesht vjedhjen. Të jesh hajdut në Rilindje nuk do të thotë ndonjë gjë por nëse ke dhe prostitucionin, përdhunimin dhe armët atëherë je absolutisht një aset për këtë bandë në pushtet”- u shpreh dje deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Rexhep Rraja pasi doli nga ambientet e

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi

gjykatës në Krujë tha se: “Lulzim Basha ta provojë në votime”. Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, u la në burg nga gjykata e Krujës, pas një jave deklaratash dhe akuzash politike. Rraja u akuzua nga Xhisiela Maloku në korrik të këtij viti për dhunë, ndërsa prokuroria e arrestoi të dielën për përndjekje, ndaj të resë. Akuzat për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, u bënë publike javën e shkuar nga denoncimi i ish-policit në arrati, Emiljano Nuhu. Nuhu akuzoi për kërcënim me armë në ambientet e komisariatit të Krujës, edhe deputetin Rrahman Rraja, në prani të deputetit socialist, Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Balla i ka mohuar akuzat, madje ka bërë dhe kallëzim penal ndaj Bashës dhe Nuhut.

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, tha se rrëfimet e Xhisiela Malokut mbrëmë nëpër intervistat televizive treguan fuqinë e egër të krimit në pushtet. Në një deklaratë për shtyp, Duma, tha se vajza nën presion të vazhdueshëm shfajësoi të hënën përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet. “Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë. Të gjithë pamë mbrëmë se si krimi në pushtet tregoi fuqinë e vet të egër, kur detyroi vajzën, viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti, të akuzonte të flijonte veten, NUMRI I KONTAKTIT:

duke shfaqësuar kë? Duke shfaqësuar përdhunuesit dhe torturuesit me pushtet. Gazetarët kurajozë pohuan mbrëmë një pjesë të së vërtetës: se Xhesila është peng. Por peng i kujt? I nxis gazetarët ta thonë të plotë të vërtetën – se Xhisiela është marrë peng nga banda e Rrahman Rrajës nën garanacinë e Edi Ramës; se plani mediatik për të shfaqur viktimën në mbrojtje të dhunuesve është bërë në zyrat e Edi Ramës në interes të bandës më famëkeqe të Fushë Krujës,

0697044477

që ka në parlament përfaqësuesin e vet Rrahman Rraja. Ky është i njëjti pushtet që i trajton shqiptarët si Xhisiela sa herë që ka zgjedhje. I godet, i kërcënon, i poshtëron dhe pastaj i sundon me kamxhikun e rrahmanëve”, tha Duma. Deputetja e PD-së, komentoi dhe deklaratat e Rexhep Rrajas, djalit të deputetit socialist, duke u shprehur se ishte një tjetër provë që Partia Demokratike ka qenë në zgjedhje përballë krimit. “Në emër të pushtetit të Edi Ramës ka folur sot (dje) edhe i biri përdhunues i deputetit, duke treguar para shqiptarëve se në zgjedhje Partia Demokratike nuk ka qenë përballë Partisë Socialiste, por përballë krimit që kontrollon policinë, prokurorinë, gjykatat, parlamentin dhe qeverinë”- theksoi dje Grida Duma.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E mërkurë, 3 TETOR 2018

Zëdhënësja e PD, letër ambasadorit të BE: "Siguroni mbrojtje fizike në Bashkimin Europian për Xhisiela Malokun dhe familjarët e saj"

Azil për Xhisielën

Ndryshimi i dëshmisë nga vajza nuk bind askënd. "Zëri i Amerikës" shkruan mbrëmë: Pohimet e saj (në dy televizionet) konfirmojnë frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime Xhisiela Maloku me intervistat e dhëna në "Top Channel" dhe "Tv Klan" ka arritur të ndryshojë dëshminë e saj, por jo qëndrimin e opinionit publik për atë që ka ndodhur. Nëse qëllimi i daljeve të njëpasnjëshme në televizione ishte të zbehte zhurmën që ka krijuar skandali ku janë të përfshirë oficerë policie, prokurorë dhe deputetë të mazhorancës, në fakt bëri të kundërtën. Me deklaratat e saj kontradiktore në të dy intervistat vajza tregoi se është ende nën kërcënim nga të njëjtët persona. Një kërcënim që këtë herë ka kaluar çdo imagjinatë duke e detyruar viktimën të mbrojë dhunuesin e saj dhe indirekt mbrojtësit politikë të tij. Ajo që ndodhi të hënën ishte një operacion politiko-mediatik që synonte të pështjellonte opinionin dhe të ndalte rrëmujën politike që shkakton një skandal i përmasave të tilla. Megjithatë Xhisiela Maloku nuk bindi askënd kur tha se djali i deputetit nuk e kishte rrahur dhe se shenjat në trup i kishte nga aksidenti, apo cigaret e shuara i kishte bërë me dëshirë në trupin e saj! Aq më tepër nuk bindi kur nga të gjitha fjalët që ka deklaruar në polici, nuk ishte e shqetësuar për dhunën, por si të nxirrte të pafajshëm deputetin dhe zyrtarët e Partisë Socialiste. Kulmi arriti edhe dje, kur gjatë kohës që zhvillohej seanca ndaj të akuzuarit si dhunues të saj, Rexhep Rrahja, Xhisiela Maloku e quante në rrjetet sociale prangosjen e tij si arrestim politik! Ndërkohë që vet Rexhep Rrahja në të vetmin prononcim që ka dhënë para medias, që kur nisi kjo histori, nuk foli për ndjesë por deklaroi se "Lulzim Basha ta provojë në votime". Kaq qartë politikisht për këtë që ka ndodhur nuk ka folur as vet deputeti Rrahman Rraja, madje as zyrtarët e tjerë të PS. Babai i tij deputeti Rraja është

deklaruar me kujdes kur duke mbrojtur djalin, prapë tha se ia lemë drejtësisë. Edhe ai u tregu i zgjuar duke mos dalë hapur, ndërsa kupola e PS-së është turrur hapur e me vrap për ta mbyllur këtë histori. Nuk kanë hallin e djalit të deputetit, porse hapja e kutisë së Pandorës nxjerr përfshirjen e deputetëve të tjerë të PSsë në këtë kapakmbyllje. Që vajza në intervistat e saj nuk ka treguar të vërtetën e thotë dhe një tjetër fakt. Prokuroria është

akuzuar se nuk ka vepruar korrekt në këtë rast, por në procesin e djeshëm gjyqësor sikur të verifikohej qoftë edhe një pjesë e deklaratës së vajzës se ajo ishte tallur me denoncimet, djali i deputetit nuk do të mbahej më në burg. Dhe kjo nuk thuhet vetëm nga mediat në Tiranë, që zakonisht etiketohen si të pozicionuara. "Zëri i Amerikës" raportonte dje se dëshmia e dhënë nga vajza në dy televizione tregonte se ndjehej ende e frikësuar. "Pohimet e saj

(në dy televizionet) duket se konfirmojnë pikërisht frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime. Ky akt tregon se ajo ka patur shenja dhunë në shpatulla dhe djegie me cigare në kofshë. Ekspertiza mjeko-ligjore nuk lë asnjë hapësirë për interpretime të tjera, duke qenë se bëhet fjalë për një akt shkencor, ku nuk mund të gabohet në vlerësimin e një shenje të freskët dhune me atë të disa kohëve më parë",- raportonte dje "Zëri i Amerikës". Skandali i dhunës ndaj Xhisiela Maloku dhe përfshirja e deputetëve të PS në këtë ngjarje mund të mos zbardhet asnjëherë e plotë. Përfshirja në mënyrë të partiake e institucioneve në hetimin e kësaj ngjarje vetëm sa e ka bërë edhe më të pashpjegueshme atë që ka ndodhur. Një variant që është hedhur dje në mënyrë jo zyrtare nga opozita është që vajzës t'i jepet azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, jo në cilësinë e një përfaqësuese politike, por si qytetare, i ka kërkuar Ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca që të afrojë garanci për Xhisiela Maloku duke e larguar nga Shqipëria dhe duke i ofruar një vend ku të jetë e sigurt për vetë dhe familjen e saj. Një variant i tillë shihet se e vetmja mënyrë që vajza mund të flasë lirisht të të tregojë versionin e vërtetë të asaj që i ka ndodhur. Është një mënyrë që jo vetëm e shpëton vajzën nga hakmarrja, por e largon nga dhunimi i fundit dhe më i rëndi që po i bëhet duke dalë në mbrojtje të dhunuesit të saj. Kjo është zgjidhja më e mirë duke parë se si ecin punët në Shqipëri e ku mazhoranca ka uzurpuar çdo institucion. Strehim politik në BE prej Brukselit. Mili Xhani


SPECIALE

4 E mërkurë, 3 TETOR 2018

Kreu i shtetit: Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm

Presidenti Meta: Korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi do të hapte Kutinë e Pandorës G

jatë vizitës në Uashing ton DC, Presidenti Meta ishte i Ftuar Nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”. Në këtë takim, kreu i shtetit mbajti një ligjëratë lidhur me zhvillimet në Ballkan dhe rolin e Shqipërisë. Në aktivitet ishin të pranishëm diplomatë, ambasadorë, analistë dhe studiues politikë, diplomatë, studentë, etj. Gjatë ligjëratës së tij, Presidenti Meta paraqiti këndvështrimin e tij mbi realitetin politik, ekonomik dhe social të rajonit tonë. Në fjalën e tij, presidenti Meta deklaroi se integrimi i rajonit në Ballkani është një “punë” ende e papërfunduar” Kreu i shtetit u ndal dhe në rëndësinë që ka Shqipërinë në zhvillimet në rajon. “Shqiptarët janë një faktor i fortë stabilizues në rajon. Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon”. Lidhur me idenë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti u shpreh: “Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm”. Fjala e plotë e Presidentit Meta në “CEPA” Është kënaqësi dhe një mundësi e rrallë t’i drejtohem sot audiencës suaj në Universitetin John Hopkins, në një veprimtari të tillë të organizuar nga qendra e respektuar e SHBA për Analizën e Politikave Europiane, me shpresën që të nxjerr në pah disa zhvillime të rëndësishme që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe me rajonin tonë në ditët e sotme. Unë do të doja ta vlerësoja Qendrën si një analizë-bërëse kryesore dhe udhëheqëse në politikën amerikane për Europën si dhe ta shfrytëzoja këtë mundësi për të përshëndetur disa nga anëtarët tuaj, të cilët i njoh prej vitesh si Sekretaren Albright, Karl Bilt-in, Januzs Bugajski-in dhe shumë e shumë të tjerë. Vëzhgime të hollësishme mbi Ballkanin Të japësh një ide apo vëzhgime të hollësishme për Ballkanin

është gjithmonë sipërmarrje sfiduese. Kur flitet për Ballkanin, duhet t’i referohesh patjetër së tashmes, por pa lënë mënjanë gjithashtu e pa humbur kurrë nga vëmendja kontekstin e së kaluarës së tij. Vëzhgimi mbi Ballkanin fillon me një fjali kyçe, të cilin nuk e has edhe aq shpesh: Ballkani është një punë ende e papërfunduar. Me tre zhvillime të rëndësishme që po ndodhin në të në vazhdimësi, si dhe me procese të hapura integruese në NATO dhe në Bashkimin Europian, Ballkani mbetet ende një punë e papërfunduar. Më lejoni të theksoj shkurtimisht se ngjarjet më të spikatura në këtë rajon në epokën pas mbarimit të Luftës së Ftohtë ishin: Prania e NATO-s, perspektiva europiane që iu ofrua rajonit si dhe angazhimi ndaj një bashkëpunimi ekonomik rajonal mes vendeve të tij. Dua të theksoj faktin se ndërhyrja e NATOs dhe veçanërisht përfshirja e SHBA-së, dhe ajo e mëvonshme e BE-së, ishin jetësore për Ballkanin atëherë, siç janë domethënëse e të lidhura me të edhe tani. Ishte kjo përfshirje vendimtare dhe e vendosur, e cila shpëtoi Ballkanin nga shndërrimi i tij në Lindjen e Mesme të Europës.

Arkitektura e sigurisë u mbështet nga proceset e integrimit europian, për t’ia ankoruar plotësisht dhe me vendosmëri këtë rajon vlerave dhe standardeve perëndimore. Me zhvillimin e përparimin e këtyre proceseve, shqiptarët u shfaqën si një faktor i fortë stabilizues në rajon, duke jetuar në pesë shtete dhe në territore ngjitur me njëri-tjetrin. Rajoni ynë e ka ndryshuar mozaikun e vet pas pavarësisë së Kosovës; shqiptarët në Maqedoni u bënë një faktor përbërës e kushtetues; në Malin e Zi ata kanë qenë një faktor kyç i domosdoshëm që ai vend të ruajë e të mbajë drejtimin për në NATO dhe të ecë përgjatë rrugëtimit europian. Më lejoni të theksoj se faktori shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë një katalizator jetik për ta zgjeruar hapësirën e kufijve të NATO-s dhe BE-së në këtë rajon, pasi NATO-ja dhe BE-ja mbeten bazat e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor. Teksa rajoni po hyn në fazën e vet të konsolidimit - me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi vende anëtare të NATO-s dhe me shpresën se së shpejti edhe Maqedonia do të bëhet e tillë me Kroacinë si një anëtare të BE-së dhe me Serbinë dhe Malin e Zi që po negociojnë kapitujt

e futjes së tyre në BE, për cilat shpresohet do të ndiqen së shpejti edhe nga Shqipëria e Maqedonia; me marrëveshjet e Stabilizim-Asociimit dhe proceset përkatëse me Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, që po ndodhin sakaq - si dhe me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga Bashkimi Europian që po hyjnë në fazat e tyre përfundimtare - nevojiten përpjekje dhe vëmendje shtesë për ta përmbushur punën ende të papërfunduar në Ballkan. Mendoj se propozimi më i fundit për të hapur një debat të ri mbi atë çfarë do të përbënte një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kohë e çuar dëm, në kuptimin më të mirë të fjalës, si dhe do të përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. Hapja e një debati të tillë në një kohë kur po valëviten lart flamuj të kuq paralajmërues nga SHBA-ja dhe BE-ja rreth përfshirjes së aktorëve të tretë, të cilët përpiqen të nëpërkëmbin stabilitetin dhe sigurinë në rajon, e bëjnë atë edhe më alarmues. Më lejoni që ta përmbledh duke nxjerrë në pah faktin se Kosova e fitoi pavarësinë e saj për shkak të ndërhyrjes së pako-

mpromis të NATO-s dhe veçanërisht të SHBA-ve, në përgjigje ndaj genocidit të Millosheviçit. Pra, së pari ka pasur genocid dhe luftë, dhe pastaj kishim Paketën e Ahtisarit, e cila shtroi rrugën drejt pavarësisë. Shpejt Kosova u njoh nga shumica e vendeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përfshi 23 vende nga 28 shtetet anëtare të BE-së si dhe nga fqinjët e saj, me përjashtim të Serbisë. Kosova është anëtare e një numri organizatash rajonale dhe ndërkombëtare. Ajo ka procesin e vet të Stabilizimit dhe Asociimit me BE-në. Sikurse gëzon legjitimitetin e saj duke qenë e njohur dhe e pranuar nga organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në opinionin e saj këshillues të marrë pas kërkesës së bërë nga Serbia, GJND-ja deklaroi në mënyrë të qartë se pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Pra, kjo ishte më shumë se sa thjesht një akt politik legjitim: ishte akti i duhur ligjor. Ishte ky mendim i GJND-së në vitin 2010, i cili çoi në vendosjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 2011-n, dialog i udhëhequr nga Bashkimi Europian. Qëllimi i këtij dialogu ishte të lehtësonte normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, në përputhje dhe i mbështetur në këtë realitet; jo për ta zhbërë dhe as për ta ndryshuar atë. Kjo marrëveshje duhet të respektojë vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian, të mundësojë shkëputjen nga e kaluara si dhe të mishërojë energji pozitive që inkurajojnë bashkëjetesën dhe harmoninë ndëretnike. Do të ishte e paimagjinueshme që ky dialog të prodhonte një marrëveshje, e cila do të ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike, duke shkuar kundër të gjithë konceptit të BE-së, ashtu siç e njohim ne. Kufijtë nuk janë çështje përkufizimi dhe shënimi të hartës; për ta bërë atë gjë do të mjaftonte thjesht një kompjuter. Kjo çështje ka të bëjë me popujt dhe jetën e tyre të përditshme, me pronën (Vijon në faqen 5)


SPECIALE

(Vijon nga faqja 4)

e tyre, historinë e tyre, kujtimet e së kaluarës dhe varret e të parëve të tyre si dhe me krenarinë e tyre. Marrëveshjet që ndryshojnë kufirin nuk janë çështje e përkufizmit të tyre; ato janë një çështje e zbatimit të tyre. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi duke na rikujtuar se edhe marrëveshjet më të mira të mundshme e me mbështetje të qartë dhe të gjerë ndërkombëtare, nuk janë edhe aq të lehta për t’u zbatuar në një kontekst të ndërlikuar. Shpresoj se edhe kjo marrëveshje do të gjejë rrugën e saj në Parlamentin maqedonas dhe do t’i hapë Maqedonisë dyert për në NATO dhe BE. Gjithashtu e vlerësoj faktin se ata që morën pjesë në këtë referendum, mbështetën qartazi këtë rrugë duke votuar në favor të kësaj marrëveshjeje. Nga ana e vet, NATO-ja, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë, duke mundësuar e siguruar suksesin e një investimi afatgjatë për stabilitetin e atij vendi dhe të rajonit. Kur i them të gjitha këto, jam realist në njohjen dhe pranimin e faktit se Ballkani nuk është as rajoni më i rëndësishëm dhe as pika më e nxehtë e botës. Por Ballkani është rajoni ku Perëndimi, NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë investimet më të shumta historike politike, ushtarake dhe ekonomike pas viteve 1990-të. Nëse Perëndimi nuk do të jetë në gjendje ta realizojë plotësisht këtë projekt strategjik në hapësirën dhe zonët e vet, atëherë si mund ta ruajë e ta mbajë influencën e vet dhe të ndikojë në rajone të tjera që shtrihen edhe më tej në jug apo tutje në lindje? Bashkëpunimi rajonal për vendet tona në Ballkan, është çelësi për të shëruar plagët e konflikteve të së kaluarës dhe është e vetmja mënyrë për t’u përballur me sfidat e së ardhmes. Rruga e integrimit europian ka qenë një forcë shtytëse dhe nx-

itëse për vendet tona në rajon që të përqafojnë proceset e demokratizimit dhe të gëzojnë një begati afatgjatë ekonomike. Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm paqja dhe qëndrueshmëria nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve tanë. Po përballemi me sfida serioze, në veçanti me emigrimin e rinisë dhe punësimin e të rinjve tanë. Në këtë drejtim, na duhet të bëjmë më shumë për të thithur investime të huaja në rajon përmes projekteve strategjike konkrete në energji, të infrastrukturës, të prodhimit me dorë të mallrave, turizmit dhe sektorit të shërbimeve. Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP-i) është një nga projektet më të rëndësishme gjeostrategjike në fushën e energjisë për të gjithë rajonin dhe më gjerë. Ky investim e tejkalon vlerën 1 miliard dollarë vetëm në Shqipëri. Një pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që sjell gazin nga Shah Denizi (Deti Kaspik) – Azerbajxhani, përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë duke synuar tregun italian dhe europian, ky projekt jo vetëm që do të diversifikojë furnizimin e gazit për mbarë Europën, por do ta bëjë atë më pak të varur nga furnizimi me gaz rus. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian është një tjetër shembull i bashkëpunimit ekonomik rajonal në fushën e energjisë. Projekti sapo ka përfunduar studimin e fizibilitetit dhe do të kërkojnë angazhimin, financimin dhe investimet nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia për të sjellë gazin nga Kroacia në Shqipëri si dhe anasjelltas - duke u lidhur me TAP-in. Duke qenë një treg modest prej afërsisht 20 milionë konsumatorësh, ne nuk mund të përballojmë të konkurrojmë me njëritjetrin për tërheqjen dhe thithjen e kompanive të mëdha shumëkombëshe, përkundrazi ne duhet të krijojmë sinergji për një qasje rajonale ndaj investimeve të drejtpërdrejta të huaja, duke harmonizuar praktikat

5 E mërkurë, 3 TETOR 2018

tregtare dhe duke zhvilluar sektorët kryesorë potencialë të fuqisë punëtore. Me gjithë rritjen e përgjithshme në volumin e tregtisë dhe të investimeve, rajoni ynë ende nuk ka shfrytëzuar potencialet që ka për investimet e huaja të drejtpërdrejta. Kjo është alternativa e vetme për të krijuar “BE-në tonë të vogël” brenda vendeve tona si dhe për interesa e në të mirë të qytetarëve tanë. Në shumë mënyra, Shqipëria ka qenë një vend kryesor dhe prijës në ushqimin dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal në fushat me interes të ndërsjellë. Gjatë viteve të fundit, qeveria shqiptare ka organizuar takime të përbashkëta me qeveritë fqinje si dhe ka nënshkruar disa marrëveshje për nxitjen e tregtisë dhe të investimeve reciproke. Kemi ndërmarrë hapa dhe nisma të njëanshme pozitive për të mundësuar dhe lehtësuar një bashkëpunim të tillë. Në këtë drejtim, dy dekadat e fundit kanë shënuar një përparim të jashtëzkonshëm. Dëshmi e një bashkëpunimi të tillë janë shumë nisma rajonale dhe politika liberalizuese për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave në hapësirën tonë. Vendet e rajonit tonë (duke përfshirë Shqipërinë) janë pjesë e CEFTA-s (Marrëveshjes së

Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore), e cila është e rëndësishme për rrugën tonë të integrimit në BE. Qysh atëherë, lidhjet ekonomike dhe tregtare janë forcuar në rajon. Megjithëse nuk pajtohemi apo nuk kemi të njëjtat pikëpamje për çështje të veçanta, bashkëpunimi rajonal nuk ka qenë kurrë i ngrirë apo të ketë mbetur në vend, përkundrazi ai ka ecur para. Bashkimi Europian ka qenë instrumental në rritjen e këtij bashkëpunimi, përmes mekanizmave të ndryshëm, mes të cilëve më i fundit është Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit, pavarësisht se nuk shërben si zëvendësim i zgjerimit të BE-së, ndërtoi një platformë të projekteve ambicioze ndër-rajonale në drejtim të lidhjes dhe ndërveprimit. Procesi i Berlinit, duke kombinuar pronësinë rajonale lokale dhe mbështetjen financiare dhe politike e BE-së, krijoi një moment të ri të vrullshëm bashkëpunimi midis vendeve tona. Në kuadër të Procesit të Berlinit, një projekt strategjik që i është dhënë drita jeshile është edhe autostrada “Korridori Blu”, që fillon nga Kroacia e zgjatet deri në Shqipëri, duke përfunduar në kufirin me Greqinë. Ideja është që të kemi një autostradë sipas standardeve të BE-së, e cila do të shkurtonte gjithë rrugën që shtrihet nëpër linjën bregdetare Adriatiko-Joniane në mënyrë që turizmi, tregtia dhe ekonomia në të gjitha vendet tona të rriten e të marrin hov. Një nga sfidat më të mëdha të rajonit tonë është emigracioni i paligjshëm, sidomos ai për Mesdheun. Këto dukuri kërkojnë përpjekje të përbashkëta për të mbrojtur civilët, gratë dhe fëmijët, por gjithashtu ato kanë nevojë për një bashkërendim edhe më të fuqishëm për të luftuar emigrimin e paligjshëm, trafikun e drogave dhe terrorizmit ndërkombëtar, të cilat rrezikojnë të gjithë rajonin dhe sjellin pasiguri dhe paqëndrueshmëri në vendet tona. Shqipëria i është bashkëngjitur menjëherë Koalicionit Botëror kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe po kontribuon në luftën kundër ISIS-it. Bashkëpunimi rajonal kundër terror-

izmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është një sfidë e madhe, pasi rajoni sot mbetet një objektiv i këtyre ndikimeve, që minojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Bashkëpunimi kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar ndërkufitar mbeten ende sfida, të cilat kërkojnë një bashkëpunim të ngushtë dhe të fuqishëm nga të gjitha vendet e rajonit. Në fund, dëshiroj të them edhe diçka tjetër. Ndërsa u përqendrova në çështjet përkatëse të sigurisë në Ballkan, jam i bindur se të gjithë biem në një mendje se këto nuk janë të vetmet sfida të këtij rajoni. Duhet bërë më tepër për demokracinë, sundimin e ligjit, ekonominë e tregut dhe të drejtat e njeriut si dhe për shumë fusha të tjera. Në këtë drejtim, unë mendoj se të gjitha vendet tona duhet të përqëndrohen më shumë në reformat e brendshme, me anë të të cilave përballemi me sfidat që kemi. Para vizitës sime në SHBA, u takova me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, i cili ndau me mua me shumë takt shqetësimin e tij për atë që e quajti “dimri demografik i Europës”, një dukuri që po prek edhe vendet tona. Papa Françesku, me plot të drejtë, duke sjellë ndërmend vizitën e tij në Tiranë katër vjet më parë, më tha se kishte parë shumë të rinj atje, kështu që duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar largimin e tyre nga vendi. Kjo është një sfidë e madhe për Shqipërinë, por edhe për vendet e rajonit, për të shkurajuar largimin e të rinjve si dhe për të krijuar mundësi të reja për ta, nëpërmjet politikave më të mira zhvillimore, përgatitjes së tyre profesionale, promovimit të punësimit dhe krijimit të vendeve të reja e të mirëpaguara pune. Më e rëndësishmja është t’u japim të rinjve mesazhin e sigurisë për të ardhmen e tyre, gjë që vjen dhe mund të bëhet e mundur vetëm nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit, marrëdhëniet të mira fqinjësore, si dhe bashkëjetesës ndëretnike dhe respektimit të pakicave kombëtare.


POLITIKE

6

E mërkurë, 3 TETOR 2018

DEPUTETJA E LSI-SË

“Xhisiela”, Klajda Gjosha: Kemi kaluar në terrorizëm shtetëror Rasti Xhisiela Malokut që ka trazuar mbarë opinionin publik shqiptar me ngjarjen e saj, si është trajtuar nga instancat shtetërore rasti i saj prej ditësh tashmë është kthyer në një temë diskutimi në arenën politike, e përtej si një çështje jo vetëm me terma sociale. Klajda Gjosha, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, ka qenë e ftuara e radhës pasditen e djeshme në studion e

“Top Talk” në Top Channel. Për deputeten e LSI-së, mohimi i akuzave për dhunë nga Xhisiela Maloku dy netë më parë në studion e “Open” nuk janë gjë tjetër veçse një shenjë e terrorizmit shtetëror. “Nuk kemi të bëjmë vetëm me rastin Xhisiela, por tashmë është formuar fenonemi Xhisiela, që ka tronditur opinionin publik. Të gjithë flasin për mënyrë se si ka reaguar shteti.

Xhisiela mbrëmë ishte e detyruar që të fliste ndryshe asaj që kishte deklaruar në komisariat. Nga ajo çfarë kemi parë mbrëmë, për mua kemi kaluar në një terrorizëm shtetëror, sepse të detyrosh një vajzë që të dalë përpara kamerave dhe të shprehet ndryshe dhe t’i mësosh asaj çfarë të thotë, pasi ajo nuk mund të cedonte në ato që thoshte”, u shpreh Klajda Gjosha.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së: Çfarë krimi! Motoja e Ramës është një dhe vetëm një: Rroftë dhunuesi, poshtë viktima!

R

asti i Xhisiela Malokut ka trazuar këtë javë politikën në Shqipëri. Akuzat për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, u bënë publike pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu. Nuhu akuzoi për kërcënim me armë në ambientet e komisariatit të Krujës, edhe deputetin Rrahman Rraja, në prani të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë, Artur Bushi. Balla mohoi akuzat për ndikim tek policia e Fushë-Krujës, ndërkohë që vetë vajza Xhisiela Maloku, në një intervistë për “Top Channel”, u shpreh se kërkonte drejtësi por të mos përdorej politikisht në këtë ngjarje, si dhe duke mohuar çdo akuzë që ajo ka bërë jo vetëm në polici, por edhe në prokurori për dhunën e ushtruar nga ish- i dashuri i saj, Rexhep Rrahja, i cili prej së dielës mbahet nën arrest me akuzën e përndjekjes së vajzës. Nisur nga kjo rrjedhje e ngjarjeve, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka dalë në mbrojtje Xhisiela Malokut, pas intervistave televizive që dha ajo lidhur me marrëdhënien që kishte me djalin

Petrit Vasili: Mafia e qeverisë çon në burg Xhisielën për dëshmi të rreme

e deputetit Rrahman Rraja. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili deklaroi dje se mafia qeveritare kërcënoi për vdekje 25-vjeçaren, duke e detyruar të thotë se ka dhënë dëshmi të rreme. Sipas Vasilit,

ky pohim e çon vajzën në burg, ndërsa dhunuesin në liri. Ndërkohë, ditën e djeshme Gjykata e Krujës la në burg Rexhep Rrajan, i cili akuzohet se ka përndjekur 25-vjeçaren. Por sipas, kreut të ligjvënësve të LSI-së, motoja e kryeministrit

Edi Rama është një dhe vetëm një: Rroftë dhunuesi, poshtë viktima! Sipas Vasilit, ky është efekti i “mafies qeveritare”. Vasili thotë se në bashkëpunim me qeverinë janë edhe mediat. “Mafia e qeverisë çon në burg Xhisielën për dëshmi të rreme,

çfarë krimi. Të nderuar miq. Ju paralajmërova tre ditë më parë që media e kazanit dhe kryeministri që i quan të tilla e kishin bërë paktin për të shantazhuar viktimën Xhisiela. Për fat të keq të secilit në këtë vend kështu ndodhi dhe Mafia e qeverisë vuri në lëvizje mediat siç i quan ajo të kazanit dhe i shndërroi në bashkautorë të turpit të radhës. Mafia qeveritare kërcënoi për vdekje Xhisielën viktimën duke e detyruar të thotë se ka dhënë dëshmi të rreme. Ky pohim e çon vajzën e shkretë në burg ndërsa dhunuesin në liri. Kryeministri i moralit të ri Xhisielën e çon në burg edhe oficerin e kërcënon që do ta fusë gjallë a vdekur në burg vetëm e vetëm që dhunuesi të dalë nga burgu. Motoja e kryeministrit është një dhe vetëm një: “rroftë dhunuesi poshtë viktima”!”- tha në reagimin e tij kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Kryeministri në Davos: Në Tiranë do hapet qendër rajonale për inovacionin. Thaçi takohet me Ramën

K

ryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, të Zvicrës, ndërsa ka dhënë edhe një vendim që është marrë në këtë forum. Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, kryeministri thotë se në Tiranë do të hapet një qendër rajonale për inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë. “Ne sot kemi pasur një takim të frytshëm kur janë marrë disa vendime konkrete dhe është vendosur që qendra e afiluar e ashtuquajturit revolucioni industrial, do jetë në Tiranë. Qendra rajonale do të shërbejë si një pikë për inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë dhe do jetë pjesë e këtyre qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror që do sjellë një vlerë të shtuar për një proces ku Shqipëria

Rama: Shqipëria, një investim i sigurtë e premtues

dhe rajoni kanë hyrë, siç është procesi i dixhitalizmit dhe inovacionit”- tha Rama. Më pas, gjatë ditës së djeshme Kryeministri Rama shkroi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter” se

Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese. “Tregjet u përgjigjën qartë. 4 vjet më parë, Shqipëria paguante 5.75% bond 5-vjeçar, për të kompensuar ata

që investonin paratë tek ky vend. Sot paguajmë 3.5% bond 7-vjeçar. Shqipëria shihet si një investim i sigurt e premtues falë reformave transformuese. Ende shumë për të bërë”, shkroi kryeministri në rrjetin social. Në këtë forum, pjesëmarrësit do të diskutojnë gjerësisht rreth modaliteteve për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve në dobi të një Ballkani të qëndrueshëm. Duke identifikuar sfida dhe objektiva të përbashkëta, pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe sesi bashkësia ndërkombëtare përmes bashkëpunimit publiko-privat mund të mbështesë rritjen dhe stabilitetin në rajon. Ndërkaq, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje ka udhëtuar për në Gjenevë

të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në takimin dyditor të liderëve me temë “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”. Në mesin e liderëve pjesëmarrës është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kreu i shtetit të Kosovës ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në “Facebook”. “Mëngjes i bukur në Gjenevë, duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin. Në Forumin Ekonomik Botëror ku po marrim pjesë, me liderë të rajonit dhe ekspertë botërorë të ekonomisë, do të diskutojmë për zhvillimin rajonal dhe perspektivën tonë euroatlantike”, ka shkruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në mbishkrimin e fotografisë.


EKONOMI

7 E mërkurë, 3 TETOR 2018

Eurobond me afat 7-vjeçar, Shqipëria merr 500 milionë euro hua

Ahmetaj: Ditë testi për ekonominë dhe financat

Q

everia shqiptare është në prag të fi nalizimit të një transaksioni të suksesshëm të emetimit të Eurobondit. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj e ka konsideruar ditën e sotme, si ditë testimi lidhur me ekonominë dhe financat, çka sipas tij do të finalizohet me një transaksion të suksesshëm. "Një ditë e rëndësishme testimi sot për ekonominë dhe financat shqiptare, teksa jemi duke finalizuar një transaksion, në të gjithë pritshmërinë tonë, të suksesshëm, të emetimit të Eurobondit. Tregjet i kanë pritur shumë mirë reformat që ka bërë qeveria Rama në katër vite e disa muaj. Ka një diferencë shumë të madhe në kthesë që ka marrë ekonomia dhe ne besojmë që Eurobondi i sotëm, që do të mbyllet pasdite, do të jetë shumë më i mirë se sa ai i 2015-ës dhe shumë herë më i mirë se sa ai i 2010-ës. Aq më tepër që ky instrument që ne kemi zgjedhur, ndryshe nga dy të parët, është më afatgjatë, që do të thotë që nëse mbështetet, atëherë interesimi i investitorëve tek ekonomia shqiptare është i konsoliduar dhe e mendojnë ekonominë shqiptare afatgjatë në trend pozitiv", - ka bërë të ditur ministri Ahmetaj. Ndërkohë opozita e cilëson këtë projekt të qeverisë si të pabazuar në zhivllimet ekonomike të vendit. "Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa

të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori katër vjecarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma! Në një kohë kur, në janar 2018 Maqedonia doli në treg me Eurobond me interes 2,75% dhe në prill 2018 Mali i Zi në Prill doli me një interes Eurobondi 3,375%! Shqipëria sot me 3,55%. Me një borxh të fshehur prej PPPve që shkon në 82% me një ekonomi të prangosur nga monopolet e ardhmja e qytetareve është e zymtë te cilët sipas INSTAT mbijetojnë me 600 lekë në ditë!",- deklaroi dje deputetja e PD, Jorida Tabaku.

CONTRACT AWARD NOTICE 1. Reference code 2. Contract No: AL-ADF-39736-CS-QCBS 3. Country: Albania 4. Sector: Tourism Development 5. Project Title: Project for Integrated Urban and Tourism Development -PIUTD 6. Assignment Title: “Municipality of Gjirokastra – Concept, Detail Designs and Supervision for Integrated Urban Upgrading” 6. Executing Agency: Albanian Development Fund 7. Publication date of the procurement notice: 19 November 2017 8. Number of tenders that has submitted Expression of Interest: 16

9. Number of tender that has been shortlisted: 6 1. JV “Institut IGH” d.d. & “Urban Planning Institute of Croatia (UH)” d.o.o & “Taulant” ltd 2. Association “Archidata” s.r.l.. & “IP3” & “D&C Partners” & “MIC Mobilitychain” & “Stefano Boeri Architetti” 3. JV “ARS Proggeti” s.p.a. & “3TI Proggeti” s.p.a. & “Cultural Heritage without Borders Albania” 4. Consortium “Arriola & Fiol Arquitectes” & “Studio B&L” & “iC Consulenten” & “DOYMO” 5. Consortium “Atelier 4” ltd & “Keios” srl & “Development Consulting”

6. “Anaplasi Consulting Engineers” s.a. & “Local Partner Edi Como Studio” 10. Number of tenders that has submitted Request for Proposal: 5 1. JV “Institut IGH” d.d. & “Urban Planning Institute of Croatia (UH)” d.o.o & “Taulant” ltd – 84, 25 points 2. Association “Archidata” s.r.l.. & “IP3” & “D&C Partners” & “MIC Mobilitychain” & “Stefano Boeri Architetti” – 96, 59 points 3. JV “ARS Proggeti” s.p.a. & “3TI Proggeti” s.p.a. & “Cultural Heritage without Borders Albania” – 90, 84 points 4. Consortium “Arriola & Fiol Arquitectes” & “Studio B&L” & “iC Consulenten” & “DOYMO” – 78, 57 points 5. “Anaplasi Consulting Engineers” s.a. & “Local Partner Edi Como Studio” – 72, 88 points 11. Financial prices as read out: 1. JV “Institut IGH” d.d. & “Urban Planning Institute of Croatia (UH)” d.o.o & “Taulant” ltd – 404,206.50 Euro (VAT Excl) 2. Association “Archidata” s.r.l.. & “IP3” & “D&C Partners” & “MIC Mobilitychain” & “Stefano Boeri Architetti” – 845,815 Euro (including indirect taxes) 3. JV “ARS Proggeti” s.p.a. & “3TI Proggeti” s.p.a. & “Cultural Heritage without Borders Albania” – 656,800 Euro (VAT Excl) 4. Consortium “Arriola & Fiol Arquitectes” & “Studio B&L” & “iC Consulenten” & “DOYMO” – 846,363.98 Euro 12. Financial prices after evaluation 1. JV “Institut IGH” d.d. & “Urban Planning Institute of Croatia (UH)” d.o.o & “Taulant” ltd – 403,873.5 Euro (VAT Excl) 2. Association “Archidata” s.r.l.. & “IP3” & “D&C Partners” & “MIC Mobilitychain” & “Stefano Boeri Architetti” – 845,815 Euro (including indirect taxes) 3. JV “ARS Proggeti” s.p.a. & “3TI Proggeti” s.p.a. & “Cultural Heritage without Borders Albania” – 656,800 Euro (VAT Excl) 4. Consortium “Arriola & Fiol Arquitectes” & “Studio B&L” & “iC Consulenten” & “DOYMO” – 846,363.98 Euro 13. The final combined score

14. Financial Offer of the chosen tenderer 403,872.5 (VAT Excl) 15. Name, address and nationality of the successful tenderer JV “Institut IGH” d.d. & “Urban Planning Institute of Croatia (UH)” d.o.o & “Taulant” ltd – ADR Institut IGH d.d., Janka Rakuše 1, 10000 Zagreb, Croatia

KËRKESË PËR PUNËSIMIN E NJË “SPECIALISTI/E TË BURIMEVE NJERËZORE” Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon të punësojë një specialist/ e për marëdhëniet e punësimit pranë Njësisë së Burimeve Njerrëzore, Departamenti i Funksioneve Mbështetëse. Për të garantuar respektim të legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe Kodit të Punës më në veçanti, është i nevojshëm punësimi i një Specialisti të Burimeve Njerëzore për Marëdhëniet e punësimit me ekspertizë juridike mbi legjislacionin e punës dhe me eksperiencë paraprake në këtë fushë. Specialist i Burimeve njerezore qe do te merret kryesisht me marëdhënieve të punësimit janë empatikë dhe me aftësi të theksuara ndërpersonale për ndërtimin e marëdhënieve të drejta dhe të barabarta me punonjësit. Duhet të karakterizohen nga gjykimi I drejtë dhe aftësi të zgjidhjes së problemeve me qëllim të dhënies së opinioneve të duhura në raste konfliktesh duke respektuar konfidencialitetin ruajtjen e të dhënave personale. Ky specialist do të angazhohet në aktivitetet e mëposhtme nën orientimin dhe bashkpunim të ngushtë me përgjegjësin e njësisë: · Realizim sipas Manualit të Procedurave të procesit të rekrutimit dhe seleksionimit të stafit të ri; · Mbajtje dhe përditësim i vazhdueshëm e dosjeve të përsonelit; · Përditësim sipas nevojave të institucionit të përshkrimeve të punës sipas pozicioneve të punës në njësitë dhe departamentet përkatëse; · Realizim i procedurave të masave disiplinore në zbatim të Manualit të Procedurave; · Krijimi dhe përditësimi periodik i një database të mirë e funksional të stafit; · Përgatitja e dokumenteve, materialeve, raporteve dhe prezantimeve në kohë dhe cilësi të kërkuara për analiza të ndryshme të Burimeve Njerëzore të institucionit;

· Bashkpunim të ngushtë me specialistet e tjera në Njësinë e Burimeve Njerëzore për realizimin e një procesi zinxhir aktivitetesh në lidhje me Burimet Njerëzore të Institucionit; · Mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve konsultuese dhe informuese me aktorë në nivel lokal në kuadër të programimit; Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: · Të jetë diplomuar në Juridik ose Menaxhim Biznesi; · Preferohet të ketë mbaruar nivel të studimeve Master në fushën e Administrimit Publik; · Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vite në pozicione të tilla apo të ngjashme me to; · Të njohë mirë Legjislacionin Shqiptar dhe Kodin e Punës; · Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, apo gjuhë të tjera të huaja të Bashkimit Europian; · Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, pune në grup; · Të ketë aftësi kompjuterike në përdorimin e Microsoft Office si dhe e hapur në përdorim e software të ndryshëm në funksion të punës në Njësinë e Burimeve Njerëzore; Specialisti do të angazhohet me kohë të plotë pranë FShZh zyra Tiranë. Dokumentacioni që kërkohet: · Curriculum Vitae + fotografi. · Fotokopje te diplomave dhe e listes se notave. · Deshmi kualifikimi. · Referencë nga punëdhënës të mëparshëm. Dokumentacioni i kërkuar të niset brenda datës 7 tetor 2018 në adresën: Fondi Shqiptar i Zhvillimit Rr.”Sami Frasheri” Nr 10,Tirane. E-mail: burimenjerezore@albaniandf.org P.S. Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen. Dokumentacioni i dorëzuar pranë FShZh-së nuk kthehet.

CONTRACT AWARD NOTICE Employer: Albanian Development Fund (ADF) Project: Community Works IV: Development of the Albanian Alps and Coastal Areas Contract title: “Urban requalification of Tamara (second phase) and reconstruction of Vermosh road” Country: Albania Loan No.: ALB - LD 1853 RFB No: CWPIV/W/OP/2018/15 Issued on: October 02, 2018 I. The duration and summary scope of the contract: The construction period is 10 months. The works consists in the rehabilitation of the existing building in the center of Tamare and a linkage road of 750 m which lead to the border with Montenegro. In this phase is foreseen the rehabilitation of the left over building together with other parts of Tamara. The project foresees the plastering of the existing old building and in the same time preserving their architectural characteristics. Also new roofs will be constructed in accordance with the old methodology and in the same time showing op the decades this building s have gone through. Required works are mainly paving works for the linkage segment and the construction of a river protection through gabion walls along the river

side. The Site is located at Malesia e Madhe municipality. II. The selection method used: The Most Advantageous Bid. III. The Bidder submitting the successful Bid: JV “Nika” shpk & “S.M.O. Union” shpk. Adr. Rr. “Murat Toptani”, nr. 25, Tirana. IV IV.. The Contract price of the successful Bid: 63,977,459 ALL (net of VAT) – 76,772,951 ALL (VAT included). V. The Bidders who submitted a Bid: 1) “Curri” shpk 2) JV “Nika” shpk & “S.M.O. Union” shpk VI. The bid prices as read out at opening of financial parts of bids: 1) “Curri” shpk - 99,046,577 ALL (net of VAT) – 118,855,892 ALL (VAT included). 2) JV “Nika” shpk & “S.M.O. Union” shpk 63,977,459 ALL (net of VAT) – 76,772,951 ALL (VAT included) VII. The bid prices as evaluated: 1) “Curri” shpk - 99,046,577 ALL (net of VAT) – 118,855,892 ALL (VAT included). 2) JV “Nika” shpk & “S.M.O. Union” shpk 63,977,459 ALL (net of VAT) – 76,772,951 ALL (VAT included)


POLITIKE

8

E mërkurë, 3 TETOR 2018

KREU I DEPUTETËVE TË LSI, VASILI: QEVERISË PËR NJË SHKOLLË FSHATI JU DASHKA 1 VIT, PËR VJEDHJEN E TEATRIT 5 MINUTA

Protesta në Elbasan, Floida Kërpaçi: Do jemi këtu deri në fund D eputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi mori pjesë në protestën e nxënësve dhe prindërve për rihapjen e shkollës në Mengël të Elbasanit. Ajo akuzoi kryeministrin se po dhunon të rinjtë, po dhunon qytetarët duke shprehur mbështetjen për të gjithë banorët. “Ndodhemi sot në një situatë të jashtëzakonshme, ku me të drejtën e tyre prindër, familjarë, të rinj, kanë dalë për të protestuar për një të drejtë e cila sot po iu mohohet. Sot, këtu jemi qindra dhe mijëra banorë dhe shumë të rinj, të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin arsimin. Ky Kryeministër po dhunon të rinjtë, po dhunon këta qytetarët këtu, po dhunon këta bashkëmoshatarët tanë dhe sot kam vetëm një mesazh. Ky shtet sot nuk po dhunon vetëm këta të fëmijë që janë sot këtu, ky shtet më ka dhunuar mua, prindërit tanë, ka dhunuar gjithë shoqërinë shqiptare, prandaj nga sot kemi një mesazh të qartë mbështetës për të gjithë banorët, për të gjithë të rinjtë që janë këtu. Ne nuk do largohemi nga këtu dhe kemi një mesazh shumë të qa-

rtë për këtë qeveri të dhunës që ka instaluar dhunën, krimin dhe modelin e të qenit dhunues të vendit tonë. Nuk do largohemi dhe do ta merrni përgjigjen nga qytetarët, nga banorët, nga të rinjtë. Kjo situatë që po ndodh këtu nuk do tolerohet dhe bashkë me të rinjtë, do reagojmë, do protestojmë, sepse në fund të fundit jemi ngritur për një të drejtë legjitime që e ka gjithsecili, të drejtën për arsimin. Dhe të gjithë të rinjtë, të cilët jo vetëm që janë dhunuar, por edhe janë shoqëruar në polici, bëjmë thirrje të menjëhershme që të lirohen. Sepse sot

të rinjtë që protestojnë për arsimin , jo vetëm që dhunohen, por edhe arrestohen, ndërsa kriminelët dhe banditët janë të lirë, udhëtojnë dhe ecin të lirë. Pse? Sepse kanë mbrojtjen e shtetit. Shteti ka rënë, ka treguar që është me dhunën dhe jo me qytetarët e saj”- u shpreh dje deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi. Ndërsa, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzoi deputetin e PS-së Taulant Balla për protestën e djeshme në shkollën Mengel. “Shkolla në Mengël dashka 1 vit e gjysëm, vjedhja e Teatrit 5 minuta. Turp dhe faqe e zezë. Në Mengël të Elbasanit dhuna bëhet në mes të sheshit në sy të fëmijëve nga ca maskarenj me pushtet, që janë pjella të dhunës dhe instrumentë të saj. Ky deputeti që nuk ja di turpit ku e ka shtëpinë, na nxjerr edhe dokument, që shkolla qënkësh në gjendje të keqe që në qershor të 2017. Po këta faqezinj gllabëruan Teatrin brenda natës, ndërsa për një shkollë fshati ju dashka një vit e gjysëm”, tha kreu i ligjvënësve të LSI-së Petrit Vasili.

Përplasje me policët. Prindërit dhe fëmijët bllokojnë për 6 orë rrugën nacionale, Boçi: I kanë tërhequr zvarrë

Tensione në Mengel në protestën për shkollën, fëmijët qajnë të gjakosur Ë

shtë shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9-vjeçare në Mengel të Elbasanit, të cilët kërkojnë hapjen e shkollës së tyre, e dëmtuar nga tërmeti para një viti. Protesta ka nisur që prej orës 12:00 të ditës së djeshme dhe për më shumë 6 orë ata bllokuan edhe rrugën nacionale, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijëve është rënduar, pasi janë të lodhur dhe të uritur. Protestuesit janë ulur në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd dhe për pasojë kanë krijuar radhë të gjata automjetesh. Në pamjet e publikuara ditën e djeshme në media shihen fëmijët të cilët qajnë, madje një nga ata është plagosur në fytyrë. Edhe pse kishin deklaruar se do e hapnin rrugën në orën 16:00, protestuesit kanë pranuar të tërhiqen rreth orës 18:00. Me protestuesit ishte edhe depuetja e LSI-së Floida Kërpaçi dhe disa përfaqësues të opozitës, pasi më herët aty ishte vetëm deputeti demokrat i Librazhdit Luçiano Boçi. Policia ka monitoruar situatën gjatë gjithë kohës, ndërsa në disa raste ka pasur konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Sipas specialistëve, shkolla e Menglit ka nevojë për rikonstruksion forcues të strukturave pasi rrezikon të shembet. Në të tillë situatë nxënësve u është siguruar transporti falas deri në shkollat e qytetit, por rreth 200 nxënës e kanë bojkotuar. Drejtoresha e shkollës njoftoi dje se të hënën bashkia Elbasan zhvillon tenderin për firmën që do të rikonstruktojë shkollën, por prindërit nuk e besuan. Janë 271 nxënës që prej 17 shtatorit të mos ulen në bankën e shkollës, ndërsa protestojnë bashkë me

DEPUTETI I PS-SË

Protestat për shkollën, Balla: PD po përdor fëmijët!

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se është një turp i madh për politikën shqiptare, e cila për interesat e saj përdor edhe fëmijët. Teksa komentoi protestën e djeshme të prindërve dhe nxënësve për shkollë në Mengël të Elbasanit, Balla publikoi një procesverbal, ku në të cilin theksohet se gjendja e shkollës është e amortizuar dhe duhet ndërhyrje emergjente. Balla shprehet mes tjerash se PD po përdor disa militantë të papërgjegjshëm, ndërsa si instrument për të shkaktuar incidente po përdorin edhe fëmijët e zonës. “Nuk ka turp më të madh për politikën kur përdor edhe jetën e fëmijëve si mish për top në luftën politike. Nesër fillojnë punimet e rikonstruksionit të Shkollës në Mengël të Elbasanit, sepse shkolla është e dëmtuar dhe në kushtet që është, rrezikon seriozisht të shembet dhe të zërë fëmijë e mësues brenda. Fillon nesër, sepse procedurat e tenderimeve publike kërkuan kohen e vet minimale. Unë nuk e kuptoj pse politika e zymtë e PD, një partie që ka humbur toruan, pa ekip, pa program, pa lidership, me ca militantë të papërgjegjshëm duan të luajnë me jetët e fëmijëve”, u shpreh dje deputeti socialist i zonës, Taulant Balla.

PROTESTA NË MENGEL

Dhunohen fëmijët, por nënkryetari i bashkisë qesh dhe ikën

prindërit për hapjen e shkollës së fshatit. Denoncimi i deputetit Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, e ka cilësuar sjelljen e policisë me banorët e fshatit Mengel të Elbasanit si fytyrën e vërtetë të pushtetit të kryeministrit Edi Rama. “Sot pushteti i Ramës ka treguar fytyrën e tij të vërtetë. Në vend që t’i sillte shkollën fëmijëve, në vend që të respektonte dëshirën e tyre për të drejtën më themelore, të drejtën e arsimimit, ka sjellë forcat speciale të policisë të cilat janë sjellë brutalisht me fëmijët dhe nënat e tyre”, tha Boçi. Ai shtoi se banorët po

protestojnë prej tre javësh dhe se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga asnjë prej institucioneve. “I kanë tërhequr zvarrë dhe nuk japin zgjidhje prej gati tre javësh. Ka tre javë që Mengeli është ngritur në këmbë për shkollën e vetë e cila duket që është dhënë për interesa klienteliste dhe nuk ka asnjë përgjigje. Heshtja e qeverisë i ka detyruar të ulen këtu në shesh dhe të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Protesta do vazhdojë dhe njerëzit nuk lëvizin. Ne do jemi në krah të banorëve dhe të kërkesës së tyre”, theksoi deputeti demokrat i Librazhdit, Luçiano Boçi.

Pas gjendjes së tensionuar në Mengel ku disa banorë dhe fëmijë u goditën nga policia gjatë përplasjes, aty ka mbërritur dhe nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Klevis Xhoxhi. Ai nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për situatën dhe pasi ka qëndruar rreth 10 minuta ka zgjedhur të largohet. Nënkryetari i Bashkisë Elbasan e ka cilësuar protestën politike, ia ka futur një të qeshur dhe është larguar. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për gjendjen tejet dramatike të krijuar për shkak të përplasjes mes banorëve dhe fëmijëve që kërkojnë hapjen e shkollës se duan të bëjnë mësim, dhe policisë e cila është shfaqur e vendosur përballë tyre për t’i shpërndarë pasi kanë bllokuar rrugën.


POLITIKE

9

E mërkurë, 3 TETOR 2018

Bashkëkryetari socialist Bledi Çuçi: Reforma zgjedhore “nuk ka vdekur”, mazhoranca gati draftin

REFORMA NË NGËRÇ

Reforma zgjedhore në ngërç, PS “provokon” me draft të njëanshëm

Kokëdhima: PS dhe PD janë bashkë për të mos ndryshuar asgjë në Koduin Zgjedhor

S

ituata e tensionuar politike ka sjellë dhe bllokimin e reformës zgjedhore. Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka afat deri në fund të muajit tetor, por opozita e ka bojkotuar atë njësoj siç ka bojkotuar edhe punimet e Kuvendit. Si një nga kriteret e vendosura nga Këshilli Europian për çeljen e negociatave, Shqipëria duhet ta kryejë këtë reformë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR bazuar në zgjedhjet paraardhëse. Edhe pse kërkon 84 vota në Kuvend dhe konsensusi i opozitës është një detyrim, bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi lajmëroi se javën e ardhshme, maxhoranca do të bëjë publike një draft-propozim për amendimin e Kodit Zgjedhor. Në një prononcim për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore, Bledi Çuçi ka thënë se opozita ka bojkotuar reformën zgjedhore. “Normalisht që opozita është në bojkot, nuk ka ardhur. Ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore”- tha ai. Ndërsa shtoi se mazhoranca do prezantojë javën e ardhshme draftin e saj për këtë reformë. “Javën e ard-

hshme prezantojmë draftin tonë për reformën që do i dorëzohet të gjitha partive politike. Drafti përfshin kërkesat dhe rekomandimet e bëra me kontributin e ekspertëve gjermanë. Opozita ka bojkotuar komisionin, por shpresojmë t’i bashkohet. Ekspertët të paktën, pjesa jonë e mazhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga Ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR janë duke punuar dhe shumë shpejt, ndoshta javës tjetër ne do të kemi një draft që do ta

bëjmë dhe publik. Një projekt që adreson strikt të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE-ODIHR, në vazhdim të gjithë tryezave që kemi bërë me konsensus me opozitën në 6 mujorin që kaloi”- u shpreh Çuçi. Me thirrjen për opozitën që të bashkëpunojë, deputeti socialist mbajti gjallë shpresën se reformë zgjedhore nuk ka vdekur. “Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Por nuk e di, ai është vendimi i opozitës, të paktën ne

si mazhorancë do të kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi para shqiptarëve”deklaroi Bledi Çuçi. Pyetjes a vdiq reforma, Çuçi përgjigjet: Jo nuk vdiq. Ky draft i njëanshëm i Partisë Socialiste nuk mund të miratohet, pasi PS nuk i ka votat e duhura, ndaj Çuçi shpreson sërish. “Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi përpara shqiptarëve. Reforma nuk ka vdekur, ende”deklaroi deputeti i PS-së.

DEPUTETI I PD-së I PËRGJIGJET ÇUÇIT: E PASKENI GJETUR KONSENSUSIN PËR REFORMËN ZGJEDHORE, REXHEP RRAJA

B

ashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi ju përgjigj kolegut të tij socialist në komisionin e reformës zgjedhore, Bledi Çuçi, duke i kujtuar deklaratat e Rexhep Rrajës, djalit të deputeti socialist që është arrestuar pas denoncimeve për ushtrim dhune ndaj Xhisiela Malokut, dje pas seancës gjyqësore që e la në burg, e duke lënë të kuptohet se vettingu i politikës është për Partinë Demokratike përpara reformës zgjedhore. Përmes një reagimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi ironizon duke thënë se Rexhep Rrahja duhet të jetë zëdhënësi i PS-së për zgjedhjet. Rexhep Rraja pas marrjes së masës së sigurisë në ambientet e Gjykatës së Fushë Krujës është pyetur nga gazetarët, nëse ka diçka për të thënë dhe ai është përgjigjur: “Lulzim Basha le ta provojë në votime”. Por kjo fjali për Bylykbashin tregon se nuk ka zëdhënës dhe provë më të mirë të paktit të PS me krimin ‎për të dhunuar zgjedhjet. “Rexhep

Bylykbashi: Rexhep Rrahja, prova e paktit të PS-së me krimin për të dhunuar zgjedhjet

Rrahja - zëdhënësi i PS-së për zgjedhjet‎. PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. ‎PS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj të njëanshme për Kodin zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshtë: po sot, nën pranga për dhunimin e një vajze të pafajshme, i biri

i Rrahman Rrahjes kërcënon opozitën: do ta shihni në zgjedhje. Zëdhënës dhe provë më të mirë të paktit të PS-së me krimin ‎për të dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo është reforma që propozon PS!”- u shpreh dje në reagimin e tij, bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm Parlam-

entar për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi. Reforma zgjedhore do të jetë një tregues i situatës politike që e pret vendin në prag të zgjedhjeve lokale ku duket se palët janë ende larg konsensusit. Një tjetër tregues për bashkëpunimin politik do të jetë edhe riformatimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku 4 anëtarëve u skadon mandati dhe si maxhoranca dhe opozita duhet të propozojnë anëtarët e tyre. Palët kanë rëndë dakord për kërkesat kryesore, siç është pranimi i votimit dhe identifikimit elektronik siç kërkon PD, si dhe votën e emigrantëve për vitin 2021 siç kërkon PS. Arsye jashtë kësaj tryeze minojnë konsensusin, konsensus i cili gjithsesi mund të rrezikohej nga mos dakordësia që mund të lindte për “djajtë që mund të fshiheshin në detajet” e shkruara nga ekspertët e palëve.

Paralajmërimi i mazhorancës se do të çojë në Kuvend një draft të sajin për reformën zgjedhore, duke paralajmëruar miratimin e njëanshëm të reformës më të të rëndësishme politike, ka shkaktuar reagimin e partisë Zgjidhja që drejtohet nga Koço Kokëdhima. Përmes një deklarate për shtyp, Zgjidhja thekson se deklarata e bashkëkryetarit socialist të Komisionit për reformën, Bledi Çuçi është dëshmi se PS dhe PD janë bashkë për të mos ndryshuar asgjë në reformën zgjedhore. “Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Bledi Çuçi, tha sot se opozita nuk ka shkuar në Komision, duke bllokuar punën për realizimin e saj dhe se javën e ardhshme do të bëhet publik drafti përfundimtar pa konsensusin e opozitës. Partia ZGJIDHJA deklaron se nëse do të ishte e vërtetë kjo që pretendon deputeti i PS-së, ky do të ishte një lajm i mirë për demokracinë dhe popullin shqiptar, sepse Rilindja dhe SHQUP-i deri dje ishin në konsensus për të bllokuar demokratizimin e zgjedhjeve, duke bërë vetëm disa retushime të vogla, siç deklaroi eksperti i Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, një muaj më parë. ZGJIDHJA beson se, ashtu si në të kaluarën, dy partitë e vjetra janë bashkë për të mos ndryshuar asgjë në reformën zgjedhore, edhe pse thonë se po bëjnë amendime që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHRit. Nëse do ta kishin me të vërtetë ato do të pranonin të hiqnin dorë nga administrimi bipartizan i zgjedhjeve, t’i çlironin ato, duke mundësuar që edhe në Shqipëri zgjedhjet të zhvillohen si në të gjitha vendet e rajonit dhe në botë. ZGJIDHJA i kërkon Lulzim Bashës që t’u japë fund pazareve me votën e shqiptarëve. Nëse e ka seriozisht opozitën me qeverinë t’i heqë pushtetin mbi votën Edi Ramës. SHQUP-i në këtë rast do të humbasë edhe vetë monopolin mbi zgjedhjet, por të fituar do të jenë shqiptarët dhe demokracia”- tha ZGJIDHJA.


DOSSIER

10 E mërkurë, 3 TETOR 2018

“SHQIPTARËT DHE BARBARËT”

Nga Gjet Ndoj 1-Emigracioni nga Lindja drejt Perendimit, gjithnjë e më shumë po shfaqet si sfida më e madhe, duke vënë në pikpyetje ekzistencën e Europës. Në qoftë se Europa deri më sot i ka mbijetuar “dyndjes së popujve” që ju vërsulën asaj me të gjithë forcën e shkatërrimit të tyre, sot emigracioni nga vendet e vendet Arabo- Aziatike, të diktuar nga rreziku i luftërave dhe varfëria e tejskajshme, po shihet gjithnjë e më tepër si “pushtimi i butë”. Sikurse e dimë, pas Rilindjes kulturore e dhe ekonomike e politike të Europës gjatë shekujve XVIXIX, ndodhën ngjarje transformues e revolucionare të jashtëzakonshme, pikërisht gjatë kësaj periudhe ndodhën revolucionet që transformuan dhe emancipuan shoqëritë e këtyre vendeve, ndodhën zbulimet e mëdha gjeografike, u vendos sistemi demokratik, lulëzoi kultura e shkenca, (Revolucioni industrial) u rrit ekonomia, u fuqizuan shtetet..., si përfundim rilindi një Europë e cila u bë dukshëm kontinenti më i zhvilluar në çdo pikëpamje. Pas zbulimeve gjeografike u zgjerua dukshëm harta e marrëdhënieve të vendeve europiane me vendet e tjera si me ato aziatike, afrikane, amerikane (u formuan kolonitë që më vonë bëhen shtete) e deri në Australinë e largët. Marrëdhëniet e shteteve europiane (koha e kolonializmit (shek. XVIII- XX) me vendet e lartpërmendura dukej e shfaqej qartë diferenca ne aspektin e zhvillimit ekonomik, kulturor, politik e social, diferenca që reflektonin pabarazinë dhe shpesh edhe konflikte e luftë mes tyre, duke krijuar marrdhënie vasaliteti MetropolKoloni. Gjatë kësaj marrdhënie të gjatë jo rrallë popullsia e vendeve kolonjale merrej për punë edhe në vendet europiane. Kështu vepruan Anglezët, Francezët, Spanjollët, Holandezët e Belgët, Gjermanët, nordikët etj.Kjo popullsi vinte kryesisht nga vendet arabe, afrikane etj. Ndonëse në fillimet e këtij procesi, kjo popullsi kryesisht e besimit muhamedan, ishte e diskriminuar në raport me europianët vendas, gradualisht me demokratizimin e Europës në tërësi, filluan të fitoheshin shumë të drejta që e bënin statusin e popullsisë së ardhur nga larg shumë më të privilegjuar se popullsia e vendeve te tyre të origjinës. Kjo ndodhi në shek XX, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, kur Europa njohu zhvillim e demokratizim të panjohur më parë në his-

“Pushtimi i butë” në Europë dhe fillimi i reagimit

Grafiku që shpreh gjendjen aktuale dhe projeksioni I rritjes së popullsisë (kolonëve) muhamedane në Europë.

torinë e njerëzimit. Gjatë kësaj periudhe kur hapësira e lirisë dhe mundësisë për të bërë një jetë të mirë, ritmet e emigrimit nga Lindja drejt Europës u rritën dhe vazhdojnë edhe në ditët tona të jenë gjithnjë e më të larta. Nga ana tjetër, njëherësh në këtë fenomen ndikojnë edhe prapambetja e vendeve nga vijnë, luftërat dhe konfliktet, varfëria etj. Në këtë kuptim vendet europiane dhe amerikano- veriore përbëjnë destinacionin e parajsës së këtyre

popujve. Në vitin 2016 shifrat flasin për rreth 37 ose 4,9% milionë muhamedanë në vendet anëtare të BE, ndërkohë që projeksioni i rritjes mbi bazën e ritmit aktual, në vitin 2015 parashikohet të jetë 71 mil = 10%.. -Ndërsa në SHBA sot popullsia myslimane është rreth 3 mln banorë, afërsisht 1%, në 2050 parashikohet të dyfishohet në afro 3 milion banorë, afro 2,1% e popullsisë. Po cfarë ndodh pasi emigrantët mbërrijnë dhe akomodohen në

vendet europiane e amerikanoveriore? Pasi mbërrijnë dhe akomodohen dhe pasi plotësojnë nevojat bazike e biologjike duke u ushqyer, duke garantuar shërbimet sociale, shëndetësore, arsimore etj, fillojnë e mendojnë edhe për të plotësuar edhe nevojat e tyre shpirtërore, fetare e kulturore artistike. Natyrisht kërkojnë të kenë objektet e tyre të kultit (xhami). Edhe kjo u realizohet, sepse sistemi dhe hapësirat që ai ka në Europë ua garanton këtë, një gjë që në vendet nga kanë ardhur as nuk mund ti shkojë kujt ndërmend që të ndërtojë kisha, sinagoga etj (jo për fajin e tyre, por për shkak të mungesës së demokracisë dhe të sundimit të juntave e diktaturave në ato vende). Për të ruajtur idenditetin e tyre kjo popullsi kryesisht islame, u pëlqen dhe preferojnë të jetojnë e grupohen në lagje qytetesh (geto) –koloni. Në fakt në këto lagje-geto, ruhet fryma etniko- fetare e tyre duke krijuar realitete të ngjashme me vendet e origjinës, çka sipas mendimit tonë e izolojnë me realitetin shumë civil e të përparua në vendet ku janë akomoduar. Gjithësesi edhe kjo është njerëzore dhe e kuptueshme; Por kjo nuk i pengon për të patur të drejtën për tu integruar plotësisht në shoqërinë europiane duke patur të drejta të barabarta për edukim, punësim shëndetësi, të drejta politike për tu zgjedhur e për tu zgjedhur, deri në majat më të larta të politikës e administratës së këtyre vendeve (Obama arriti të zgjidhej Presidenti i shtetit më të madh të botës, apo Kryebashkiaku i Londrës është përkatësi muhamedane); Edhe kjo është normale për një realitet të jashtëzakonshëm qytetërues që ka Amerika dhe Europa sot; Po çfarë është e vështirë të kuptojmë? Përtej sa thamë shkurtimisht, pavarësisht nga parajsa që gjejnë në Europë në raport me kushtet e jetesës që ju ofrojnë shtetet e tyre të origjinës, në fund të herës myslimanët që vijnë nga vendet arabo-afrikane nuk ndjehen mirë, janë të autocensuruar, janë të vetë

diskriminuar…nuk ju pëlqen kultura europiane dhe ndoshta nuk u pëlqen besimi i krishterë që kanë popujt e vendeve ku mbërrijnë. Shumë individë nga këto lagjegeto, duke mos u ndjerë rehat në ambientet e tyre përballë qytetarëve dhe shteteve europiane e gjejnë kurajon të provojnë të kundërvihen deri edhe duke përdoru dhunë, jo rrallë duke shantazhuar e bërë dhe akte terroriste…, në shumicën e rasteve duke u vetëflijuar. Ka raste që aktet të tilla kryhen edhe nga persona që janë brez i tretë apo dhe i katërt që nga koha e shpërnguljes së gjyshërve të tyre nga vendi i origjinë. Nga ana tjetër në shumë raste militantët frymëzohen ose drejtohen e suportohen nga klikat dhe “aristokracia” e vendeve të origjinës. Po ç’faj kanë qytetarët e Europës para akteve të tilla të njerëzve që prishin sigurinë, duke tronditur sistemin e vlerave qytetërimore dhe jetën e qytetarëve europianë? Çfarë duhet të bëjnë ata përballë këtij kërcënimi? Mos vallë duhet që europianët të konvertohen në myslimanë që të mos goditen?Apo duhet të heqin dorë nga sistemi demokratik që me kaq mundë e gjak kombet europiane e kanë fituar? Pra të ndryshojnë përfundimisht mënyrën europiane të jetesës, ndërsa popujt arabo-aziatikë të bëhen zotër të Europës? 2-Aktet e terrorit dhe reagimi i SHBA dhe shteteve europiane ndaj tyre. Ky konflikt në thelbin e tij është ballafaqimi mes qytetërimit Europian, në themel të të cilit është besimi dhe doktrina e krishterë, me atë Arabo- Aziatik, në themel të të cilit është doktrina dhe besimi islam. Deri në fundin e shek.XX , kërcënimet dhe aktet e dhunës dhe të terrorit ishin shumë sporadike në Amerikë e në Europë. Por sulmi i 11 shtatorit i vitit 2001 mbi “Kullat Binjake” në New York dhe mbi Pentagon (Uashington) në emër të islamit, solli bashkë me pasojat tragjike (mbi 3 mijë qytetarë të pafajshëm të vrarë) edhe alarmin e të gjithë Botës Perëndimore mbi kërcënimet që cenonin (Vijon në faqen 11)


DOSSIER

(Vijon nga faqja 10)

lirinë dhe sigurinë e popujve të tyre. Më vonë aktet e terrorit filluan të kryhen më shpesh në Amerikë (SHBA dhe Kanada), por veçanërisht në Europë, si psh: Në Francë (Paris, Nice), në Angli, në Bruksel, Gjermani. -Autorët dhe arsenali i”Ushtrisë së Lindjes”në sulm kundër vendeve Euroatlantike. Autorët janë njerëz të indoktrinuar dhe të verbuar nga urrejtja, militant që nuk e durojnë e pranojnë realitetin europia, në shumicën e rasteve të stërvitur në kampe stërvitore të ngritura për këtë qëllim. Ndërsa autorët e vërtetë janë klane pushteti dhe grupe pasanikësh, madje dhe qeveri që ekzistojnë në hapësirat e Azisë Perendimore e Afrikën Veriore. Këto klane e grupe e shtete, kanë pasuri të pafundme, për shkak të grabitjes së pasurive të natyrës së vendeve tyre. Nga ana tjetër kjo pasuri përdorët në mënyrë banditeske duke e ndarë

me shtete të fuqishme edhe perëndimore, në dobi të pushtetit të tyre. Nga ana tjetër sundimi i këtyre klikave diktatoriale nuk lejon që kjo pasuri të ndahet dhe të përdoret për popullin e tyre, çdo tentativë e popullit për të ngritur krye shtypet me zjarr e me hekur, jo rrallë duke përdorur edhe helme e lëndë kimike ndaj tyre. Varfëria e tejskajshme dhe shtypja e këtyre popujve e bën ekstremisht të vështirë jetën në këto vende të Lindjes së Mesme dhe veri-afrikane. Në këto kushte emigrimi drejt Perëndimit është një fenomen i pandalshëm, Përveç kësaj, këto shtete e junta një pjesë të pasurisë së tyre e përdorin edhe për të përgatitur njerëz që do të kryejnë akte terroriste në qendra e qytete në Europë e Amerikë. Këto janë konditat që sjellin njëfarë intervenimi nga Lindja drejt Perëndimit. Ka dhe një investim prej disa shteteve nëpërmjet aktiviteteve e veprimtarisë filantropike, si dhe ato të edukimit, ndërtimit të ob-

11 E mërkurë, 3 TETOR 2018 jekteve të kultit muhamedan, tregtisë e shërbimeve në Europën Lindore por dhe në Perëndim. Në tërësi kjo është logjistika dhe strategjia e qarqeve politike me frymë islamike për të intervenuar drejt Europës. Finalizimi dhe veprimet më efikase mbeten sulmet terroriste. -Goditjet dhe sulmet kryhen aty ku ka më shumë grumbullime publike si në stadiume, metro, sheshe e bulevarde, salla (kinema, teatro e galeri arti). Mjetet e përdorura të çdollojshme… - Qëllimi është: Nëpërmjet frikës të nxitet pasiguria e paniku I popullsisë së këtyre vendeve, destabiliteti i rendit e sigurisë publike dhe së fundmi objektivi lidhet me nënshtrimin e gjunjëzimin shteteve Europiane e amerikane prej klaneve e grupeve terroriste. Si konkluzion mund të themi se në “sulmin e lindjes ndaj Perendimit” bëjnë pjesë: “Ushtria”& emigrantët, militantët, logjistika (Paratë, kamper stërvitore ushtarake). Investimet në kulturë (në arsim, në fe), bamirësi etj. -Reagimi i shteteve Europiane dhe i SHBA ka qenë i menjëhershëm ndaj akteve teroriste sipas rastit. Janë goditur autorët, madje janë goditur edhe bazat ushtarake të shteteve që mendohet se kanë qenë baza të prapavijavës së sulmeve në Amerikë e Europë. Kështu u sulmua ushtarakisht Avganistani, e Iraku (2001), më vonë u sulmuan bazat ushtarake të Libisë, Sirisë, Egjiptit, duke krijuar njëherësh dhe kushtet për një lëvizje popullore që synonin rrëzimin e diktaturave në vendet e tyre, lëvizje që u pagëzua me emrin “Pranvera Arabe”, etj. Rezultatet në dukje ishin pozitive, por në fakt sa më shumë kalon koha mendojmë se këto goditje sollën më shume pasoja negative. Pasoja më e rëndë konsiston në faktin se me rënien e diktaturave u struktura shtetërore dhe bashkë me të strukturat e sigurisë publike e kombëtare të këtyre vendeve, e themi këtë se pas dobësimit dhe në disa vende edhe të rënies së shteteve, u prishën shumë ekuilibra që është vështirë të rivendosen në atë stad që ishin. U prishën ekuilibra social, fetarë e politikë Brenda këtyre vendeve dhe bashkë me to edhe ekuilibrat gjeopolitike rajonale dhe më gjerë. As qëllimi i dobësimit të sulmeve të militantëve në vendet europiane nuk ndodhi, madje sulmet u shtuan dhe pasiguria në shoqëritë euroatlantike u rrit. Ndoshta reagimi me mjete luftarake I SHBA dhe i shteteve europiane nuk ishte i mjaftueshëm. Prishja e mëtejshme e ekuilibrave mes shoqërisë gjithnjë e më plurale në Europë e Amerikë, po vazhdon në përmasa edhe më shqetësuese. Bashkëjetesa e popujve të Europës me ato të komunitete të besimit muhamedan (arabe, aziatike dhe afrikane), sot është më në rrezik se asnjëherë më parë. 3-Rishfaqja e Nacionalizmit në Europë dhe dëmtimi e dobësimi I politikave liberale e socialdemokrate.

-Perceptimi dhe përjetimi I këtij procesi shqetësues e tronditës po sjell përditë e më shumë rritjen e reagimit të popujve të Europës dhe të Amerikës së Veriut për të shpëtuar nga kjo frikë e ky ankth, që po konsiderohet prej tyre si “Pushtim i Butë”. Pakënaqësia e popujve ndaj reagimit të pamjaftueshëm të shteteve të tyre për shkak edhe të mundësisë së limituar që kanë qeveritë e këtyre vendeve për shkak të Sistemit shumë demokratik të tyre (Hapsirat e lirisë në Europë e Amerikë po shfrytëzohen nga terroristët , duke cenuar rëndë lirinë e popujve europianë), i ka vënë në lëvizje këta popuj për ta korrigjuar “sistemin politiko-shoqëror”, deri në masën që qeveritë e tyre të jenë me efikase në zmbrapsen dhe frenimin e situatës së krijuar nga “Lagjet-geto” të emigrantëve nga Lindja. Natyrshëm kjo situatë (me tendencë të përkeqësuar), që ka cënuar rëndë rendin dhe mënyrën europiane të jetesës, po përcakton vendin historik të reagimit dhe të rikthimit të politikave nacionaliste dhe të së “Djathtës” në vendet Europiane. Në SHBA populli vendosi të shkundë mirë politikën tradicionale të vendit më të fuqishëm në botë, duke zgjedhur Presidentin Donald Tramp. Mesazhet me frymë të theksuar nacionaliste Trampit, si ato të politikave anti emigracion, apo mesazhet politikës së jashtme ku “Amerika do të jetë e para”, duke bërë qoftë edhe hapa mbrapa ndaj konventave që vetë SHBA I kishte nënshkruar, tërhoqën vëmendjen e atij populli për ta mbështetur kandidaturën e tij të pazakontë. Kështu në vend të politikave të ekuilibrit e tolerancës liberale, vetë populli amerikan zgjodhi të ndryshonte duke zgjedhur politikan nacionalist, në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit që nuk ishin më sikurse kishin qenë më parë. Po kështu ndodhi në Angli ku më parë “Laboristët” e Toni Bler u zëvendësuan nga Konservatorët. Në Francë vitin e kaluar humbën socialistët e presidentit Hland, duke u zëvendësuar nga një nacionalist siç është Makron. Edhe politika gjermanë e përfaqësuar nga Merkel, me politikat e saj ekulibruese, në zgjedhjet e fundit tregoi se po rreshqet ngadalë drejt rrymave politike radikale nacionaliste. Në Itali pranverën që shkoi solli fuqizimin e ekstremizmit të djathtë aq sa imponoi dhe formimin e një qeverie kualicioni. Më parë në Hungari ka fituar bindëshëm krahu nacionalist me qëndrime të ashpra antiemigracion.Së fundmi kjo erë e re politikës nacionaliste po fryn edhe në vendet nordike si Suedi, Holandë e Danimarkë.Po kështu edhe në Spanjë, Portugali, Irlandë etj. Pyetja e madhe që kërkon përgjigje është: Çfarë do të ndodhë më tej me këtë ballafaqim popujsh me kulturë, ideologji, besim e mentalitete të ndryshme? Përgjigjja është e vështirë dhe

askush nuk mund ta dijë saktësisht këtë. Megjithatë ne po abstragojmë duke patur parasysh realitetin e shfaqur me të gjithë komponentët dhe tendencat e dinamikës që njohim: a- Së pari; Një ekstremist radikal nacionalist europian mund të thoshte se ne do ti spastrojmë myslimanët nga Europan, duke siguruar një ambient etnikisht të pastër. Ndërsa një ideolog ekstremist islamik, apo klikat konservatore në pushtet, do të dëshironte e mendonte se gjatë këtij ballafaqimi europianët të hiqnin dorë nga mënyra e tyre e jetesës, duke ju nënshtruar kulturës e besimit islam. Mendoj e besoj se asnjëra nga këto nuk ka premise të ndodhë, sepse Bota dhe qytetërimi i saj do të kthehej qindar vjet mbrapa, ku bashkëpunimi dhe bashkëjetesa mes popujve me kulturë e qytetërime të ndryeshme do të ndërpritej , duke mbizotëruar luftrat e kaosi mes tyre…. b-Mundësia e dytë; Ka të ngjarë që Europa e Bota po e bëjnë një hap të vogël mbrapa. Shenjat janë që të rikthehet nacionalizmi në Europë si një mënyrë për të shpëtuar nga ajo që thamë më sipër, “Pushtimi I butë”. Forcimi I ndjenjave nacionaliste po dobëson e do të dobësojë akoma më shumë kohezionin mes vetë kombeve europiane, pse jo duke u rishfaqur dhe kontradiktat e konfliktet mes tyre. Ndoshta në një të ardhme të afërt, ose të largët do të dobësohet Bashkimin Europian, deri edhe në dizintegrimin e plotë të tij. Kjo do të sillte prishjen e ekuilibrave gjeopolitike të Botës dhe prishje të rregullave dhe basshkë me to prishjen e të gjithë “Rendit Botërorë”. Në kushtet e prishjes së këtij “Rendi”, lufta mes shteteve e grup-shteteve do të ishte gati e sigurt, ndërsa shkatërrimet dhe humbjet do të ishin katastrofike. Natyrisht edhe “Bota arabo- islamike” do të goditej e mund të ishte më e humbura në këtë situatë kaotike për dy arsye: -E para kanë tokën e pasur me naftë e gaz, ku të gjithë shtetet e mëdha do ta kishin “prenë” e tyre më të preferuar këtë pjesë të Botës. -E dyta vendet e Azisë Perendimore dhe ato very-afrikane nuk kanë potencial luftarak për tu përballur me Superfuqitë dhe fuqitë e mëdha ushtarake. c-Mundësia e tretë; Ka një probabilitet tjetër. që Bashkimi Europian dhe qeveritë e vendeve të këtij Bashkimi, të gjejnë forcën e arsyes, sepse e kanë energjinë e mjaftueshme për të ruajtur kohezionin mes tyre duke garantuar vazhdimin, zgjerimin e forcimin e Bashkimit Europian si një garanci për zhvillimin e lirisë, begatisë e lulëzimin e kulturës së popujve europianë, por dhe si garanci më shumë për ruajtjen e stabilitetit dhe të “Rendit Botërorë” në tërësi. (..vijon në numrin e ardhshëm Temën: “Shqiptarët nën trysninë e lindjes e të perëndimit, transfuzioni i popullsive në Ballkanin Perëndimor dhe dëmtimi i idenditetit etnik të shqiptarëve”)


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

12 E mërkurë, 3 TETOR 2018

Mbyllet edicioni i 8-të i LiboCon, konferenca ndërkombëtare vjetore e platformës teknologjike open source 'LibreOffice'

T

irana mirëpriti edicionin e 8-të të LiboCon, konfer encës ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike open source LibreOffice, me pjesëmarrjen e më shumë se 250 përfaqësuesve nga e gjithë bota, anëtarë të komunitetit të programuesve dhe zhvillimit të platformave kompjuterike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është një nga bashkitë e para në Europë që zbaton një zgjidhje teknologjike për krijimin dhe ruajtjen e dokumentave në një format të hapur dhe standard, çka i krijon mundësi qytetarëve që të lexojnë lehtësisht dokumentet zyrtare, pa qenë të detyruar të përdorin platforma specifike dhe të kushtueshme për ta. Nisur nga dobia që sjell një platformë e tillë, jo vetëm në funksionalitetin e një institucioni, por edhe në transparencën e tij, Veliaj ftoi edhe institucionet e tjera që të përqafojnë risi të tilla teknologjike. "Inkurajojmë edhe institucione të tjera, edhe ato të varësisë, por edhe institucione të tjera në Shqipëri, edhe kompanitë, që të gjejnë mënyra alternative, në mënyrë që më shumë para të shkojnë për in-

Veliaj: Piramida do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë

vestime konkrete, se sa si pagesa për korporatat që ndoshta kanë vite që vjelin të njëjtin produkt. Thyerja e këtij monopoli, për ne ka qenë jashtëzakonisht e dobishme", shtoi Veliaj. Ai u shpreh se Tirana ka arritur që të shfrytëzojë më së miri teknologjinë në lehtësimin e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, ndërsa shumë shpejt do të kthehet në një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit te teknologjisë nga kodimi dhe softëare disign deri në shumë prej proceseve të tjera. Për këtë, Veliaj tha se brenda këtij viti do të nisë puna për ta kthyer piramidën në një shkollë inovatore, që do të zhvillojë kulturën dixhitale. "Piramida e Tiranës do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit dhe duan që këto sisteme të hapura të popullarizohen, sidomos tek të rinjtë; do jetë një hapësirë ideale. Punën për transformimin e Piramidës do ta nisim nga fundi i këtij viti dhe vitin tjetër besoj do të kemi një hapësirë, siç janë këto programe të hapura, edhe një hapësirë me mendje të hapur", tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj theksoi se është shumë e

rëndësishme që kultura dixhitale të zhvillohet edhe nëpërmjet programeve të mirëfillta shkollore. "Është shumë e rëndësishme për që në programet e shkollave të fusim këto koncepte të dijes së hapur dhe besoj se fillimi i mbarë dhe vendosja e Tiranës me këtë reputacion, na jep shumë kurajë për të ecur më tej. Dua të falenderoj të gjithë aktivistët e qytetit tonë, të cilët kanë investuar te kjo teknologji sepse besoj që kur bashkia, qytetarët, aktivistët, programuesit, janë me mentalitetin e krijimit të një shoqërie, qyteti apo edhe të një bote kompjuterike të hapur, mund të kemi një qytet që është më dinjitoz dhe më i aksesueshëm nga të gjithë",

shtoi Veliaj. Përfaqësuesi i LibreOffice në vendin tonë, Redon Skikuli vlerësoi qasjen pozitive të Bash-

kisë së Tiranës ndaj këtyre platformave që rrisin aksesin e qytetarëve dhe transparencën e institucionit.

jmëruar përmes fotove gjatë stërvitjes për këtë maratonë, pjesë e garës do të jetë edhe Shefi i Shtabit te Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku. E nëse jemi mësuar që ti shohim si modera-

tor duke I dhënë shumë hijeshi ekranit, dy prezantueset bukuroshe Nevina Shtylla dhe Xhesika Trola do të guxojnë më 7 tetor edhe të vrapojnë mes atletëve. Gara do të mbahet me datë 7 tetor dhe do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe "We too" kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.

GARA

VIP-at që marrin pjesë në Maratonën e Tiranës Dje ishte dhe afati i fundit për regjistrimin në Maratonën e Tiranës, e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të si eventi më i madh sportiv në vend. Këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e më shumë se 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës. Rritja e numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mire, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë. Pjesëmarrëse në këtë edicion do të jetë edhe fituesja e medaljes së artë në garën e 3000 metrave në Tarragona, Luiza Gega. Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që përmes një statusi në rrjetin social "Instagram" ka publikuar fotografi të Gegës duke bërë përgatitje për këtë event. Por në këtë garë do të jenë edhe mjaft personazhe të njohura për

publikun shqiptar, madje edhe nga kabineti qeveritar i Ramës. Zv. Ministrja e Financës dhe e Ekonomisë Albana Shkurta ka

vendosur që të sfidojë jo vetëm në fushën e financave, por edhe atë të atletikës duke u regjistruar. Ashtu siç kishte parala-


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

13 E mërkurë, 3 TETOR 2018

Gruaja e Doktor Florit përlot me dedikimin për të birin Blerina Kondi, bashkëshortja e të ndjerit Dr.Flori ka vendosur që të sensibilizojë njerëzit në lidhje me fëmijët me Sindromën "Down", duke treguar historinë e djalit të saj, Daniel. "Unë quhem Daniel Kondi dhe jam vetëm 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka tre ditë përpara se unë të nisja rrugëtimin tim në barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel që më pëlqeu kaq shumë. Rrugëtimi im ishte shumë i bukur, siç është i të gjithë bebeve! Mami im më shihte shpesh kur unë isha tek barku i saj përmes ekos... Kisha vetëm katër muaj që isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundës time nuk dallohej mirë dhe mund të kisha një kromozom më shumë se fëmijët e tjerë. I dëgjoja tek diskutonin me njëri-tjetrin, madje shpeshherë edhe qanin... por ata ishin mami e babi im, ndaj vendosën që unë të vazhdoja të isha bebja e tyre dhe pavarësisht çdo gjëje do më donin shumë. Ditën që erdha në jetë nuk do ta harroj kurrë që babi më

mori në krahë dhe më tha: "Daniel, babi të do shumë shumë, ti je shumë i çmuar për mua!" A nuk kam të drejtë të mburrem me babin tim? A nuk kam të drejtë të them se ai është heroi im? Ai sot nuk jeton më, por ja ku jam unë jetoj për të! Kromozomi im nuk e zvogëloi dashurinë e tij për mua, përkundrazi e shtoi edhe më shumë. Kështu unë erdha në jetë dhe njoha motrën time

Kaltrinën dhe tani mund të luaj me lodrat e mia, të përplas duart sa herë që më thonë "Bravooo Daniel", të kërcej kur dëgjoj këngët e mia të preferuara dhe më kryesorja të dëgjoj fjalët e bukura të mamit tim, e cila më thotë shpesh se jam një bekim i madh, dhurata më e bukur që Zoti i dhuroi. #Kujtime"! Komentet kanë qenë të pafundme në mbështetje të Blerinës.

"Kaq shumë milje" për të mbërritur tek Kështjella dhe magjia e saj në muzikë "Too Many Miles", kështu titullohet kënga më e re lançuar këto ditë tregun muzikor nga bukuroshja e spektakleve të modës, Kështjella Pepshi. Ishkonkurrente për më të mirën e Kosovës, modele, këngëtare dhe personazh shoëbiz-i… tashmë për Kështjellën mund të thuhet me plot gojë që e pret një rrugë e gjatë prej shoëgirl-i, e cila guxon ta njohë veten në sfera të ndryshme artistike dhe jo vetëm. Shqiptarja me emrin e veçantë, Kështjella është një vajzë nga Juniku i Kosovës dhe prej disa vitesh jeton e vepron në Zvicër. Pepshi ka në hyrë botës së shoëbiz-it përmes rrugës së modelimit, duke u bërë e njohur fillimisht përmes pjesëmarrjeve nëpër organizime spektaklesh te ndryshme, ku më së shumti

mbahen në kujtesë pjesëmarrja në "Miss Kosova". Pas këtij angazhimi, Kështjella u tërhoq disi nga skena, duke i hyrë një sfide

të re për një karrierë më ndryshe dhe serioze, asaj të politikës. Ajo ka konkurruar si kandidate e propozuar nga PSHDK për zgjedhjet kombëtare në Zvicrës duke përfaqësuar kantonin e Bërnit për deputete në Parlamentin Federal. Megjithatë Kështjella, sikurse edhe emri që përfaqëson duket se ka lindur stoike përballë sfidave të ndryshme, prandaj edhe sot vjen tek publiku nëpërmjet muzikës, si një test ndaj vetes për të eksploruar botën e gjerë të artit. Projekti i saj muzikor i lançuar këto ditë, "Too Many Miles", i shoqëruar edhe me videoklip e dëshmon më së miri punën serioze të saj dhe stafit. Realizuar me mjeshtëri përtej kujfive, kjo këngë pritet t'i sjellë Kështjellës suksese edhe në këtë fushë.

Gazetarët grekë vijnë në Shqipëri për Eleni Foureirën, ja ç'ka ndodhur Gazetarët e një emisioni në Greqi kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, për në vendlindjen e këngëtares Eleni Foureira. Kamera e emisionit "Happy Day" shkoi në fshatin Selisht, vendlindjen e Elenit, që ndodhet 1 orë larg qytetit të Fierit. Aty u takuan me kreun e kësaj njësie administrative, i cili u tha gazetarëve se familja e Elenit kishte jetuar në këtë fshat para se të emigronte për në Greqi. "Që do të bëhej kaq e famshme, nuk e besonin as prindërit e saj. Jemi shumë të lumtur për të dhe presim që Eleni të vijë në fshat dhe të mbajë një koncert këtu", tha kryeplaku i këtij fshati për gazetarët grekë. Për emisionin folën edhe banorë të tjerë të këtij fshati. Ata i dërguan këngëtares me origjinë shqiptare edhe një mesazh: "Siç ke qenë një vajzë e mirë, e edukuar dhe e respektuar, vazhdo të qëndrosh kështu. Ka gjakun e babait tim dhe vlerësim për prindërit e Elenit që kanë rritur atë vajzë. Mendoj se e ka ndryshuar mbiemrin e saj. Është fëmijë i vetëm, ka lindur këtu. Emrin e vërtetë e ka Entela", thanë disa prej banorëve që u pyetën nga stafi i emisionit në Greqi, i cili realizoi një reportazh në vendlindjen e këngëtares. Eleni Foureira, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Greqi ku ka ndërtuar karrierën e saj të suksesshme, këtë vit përfaësoi Qipron në Eurovision duke zënë vendin e dytë.

Rita Ora kryeson listat me "Let You Love Me" Rita Ora është ngjitur në vendin e parë në Official Trending Chart me këngën e saj të fundit "Let You Love Me". Kënga sipas grafikut ka më shumë impakt në Britaninë e Madhe deri në këto moment që nga e premtja e kaluar. Let You Love Me është kënga e katërt nga albumi i dytë shumëpritur i yllit të muzikës, Phoenix, që vjen më 23 nëntor. Lady Gaga po ndikon në tabelë këtë javë pasi u publikua muzika nga flimi i saj i ri "A Star Is Born". "Shallow" të cilën Gaga e performoi me yllin Bradley Cooper, do të jetë hyrja më e re në Official Singles Chart dhe mund të jetë debutimi i saj më i madh në Mbretërinë e Bashkuar në pesë vjet, pas këngës "Do What u Want" në vitin 2013.

Rrëfehet këngëtarja shqiptare: Kam përjetuar vdekjen me sy Flaka Krelani është një prej artisteve më të pëlqyera në Shqipëri e Kosovë që sjell shpeshherë hite muzikore. Përvec karrierës së saj, ekzistojnë shumë histori nga jeta e saj personale që nuk janë zbuluar asnjëherë për publikun. Flaka ka treguar një prej ngjarjeve më të rrezikshme që i ka ndodhur në jetë, ku për pak sekonda ka menduar se ka përjetuar vdekjen me sy. "Gjithmonë kam patur dëshirë që të kërcejë "dallëndyshe" në det dhe kam hasur me kokë gurin më të madh që ka ekzistuar aty, por nuk e kam vënë re, sepse me shpejtësi të madhe dhe duke qenë shumë entuziaste, nuk e kam hulumtuar atë pjesë. Dmth, ato 3 sekonda, e gjithë ajo pesha shumë e shpejtë në ujë si kam rënë dhe në të njëjtën kohë me atë shtypje kam prekur kokën, hundën dhe gjoksin. Në sekondë men-

dova se vdiqa, shkova. Por gjatë procedurës që jam zhytur deri te pjesa e gjoksit me u lëndu, kam thënë "ngadalë se akoma gjallë jam". Ka qenë një moment që prekem shumë kur e kujtoj dhe them si kam mundur të shpëtoj. Ende i them Zotit faleminderit që më ke ndihmuar se përndryshe kam lindur për së dyti. Ka qenë aksidenti më i tmerrshëm që ka mundur të ndodhë ndonjëherë dhe unë kam përjetuar vdekjen me sy, ajo ka qenë", tha ajo për Prive.


AKTUALITET

14

E mërkurë, 3 TETOR 2018

SHÇBA ka proceduar të riun që nuk iu bind policisë pasi drejtonte motorin pa patentë si dhe efektivin e policisë që e plagosi

S

idion Tabaku është i riu i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së hënës, pasi u qëllua me plumba nga policia. Ngjarjen e denoncoi më parë deputeti i PD-së, Ervin Salianji. “Rreth orës 23:10 apo 23:20 isha duke kaluar në drejtim të spitaleve dhe aty ishin dy patrulla policie. Ato shoh që po vinin nga pas. Unë u tremba dhe i jap gaz motorit por ata shtinë me armë. Ndërkohë vazhdoj eci prapë dhe dëgjoj një krisëm të dytë. Sa kaloj një karburant dhe futem në lagje. Më pas dëgjoj dy krisma të tjera. Një nga plumbat më kapi në këmbë. Më pas bie përtokë. Ata më pas nisën të më gjuanin”, ka treguar Tabaku. Më tej ai tregoi se “Shqiponjat” u larguan nga vendngjarja më pas, ndërsa sipas tij, ishte një oficer i rajonit nr.4 ai që lajmëroi ambulancën dhe më pas e dërgoi në spital. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka qenë i pranishëm dje në ambientet e urgjencës në spitalin e Traumës, nga ku ka biseduar me të riun që ka plagë në fytyrë e shenjat e plumbit në këmbë. SHÇBA ka proceduar të riun që nuk iu bind policisë pasi drejtonte motorin pa patentë si dhe efektivin e policisë që e plagosi. Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme, thuhet se i riu u ndoq nga pas prej policit, pasi ishte rrëzuar nga motori. Në ndjekje e sipër arma e tij ka kryer qitje të pavullnetshme. “Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T, duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë

Polici plagos të riun, SHÇBA: E pavullnetshme BISEDA

nga një patrullë e Policisë për të ndaluar. Ai nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë. Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap. Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka

dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri. Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme. Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen

për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin. Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës. Në fund të veprimeve hetimore, shtetasi S.T është proceduar në gjendje të lirë për “Mosbidje

Salianji: Sa kohë do qëndrosh në spital? Tabaku: Do rri një javë sa të marr veten, se kam mpiksje gjaku Salianji: Familjarët ku punojnë? Tabaku: Familjarët punojnë në spital të dy, jo këtu Salianji: Të ka marrë në pyetje SHÇBA? Tabaku: Jo askush, asnjë polic s’ka ardhur më përveç familjes Salianji: Personeli ka pasur tentativa të fshehë ngjarjes? Tabaku: Patjetër, kjo është shumë e vërtetë Salianji: Të kanë dhënë ndihmë? Tabaku: Dy serume kam marrë në 15 orë, asgjë më shumë Salianji: Ne do na kesh në krahë, do kujdesemi gjithë kohës për problemin tuaj ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Hetimi është kryer nga strukturat e SHÇBA Tiranë, të cilat kanë proceduar punonjësin e Policisë B.B, për “Plagosje nga pakujdesia””,-thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.

FIER

PATOS

Lirohet kryekomisari “Forca e Ligjit” kap 1 mln euro pasuri

Lirohet shefi i komisariatit të Policisë së Patosit, Flamur Veliu. Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, Olkeda Lice, pranoi kërkesën e prokurorit Petrit Vukaj duke vendosur për Flamur Veliun masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Veliu u arrestua me 30 shtator pasi me mjetin që drejtonte ka përplasur disa automjete. Pasi forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm shkuan në vendin e ngjarjes, u konstatua se kryekomisari ishte i dehur. Flamur Veliu u përfshi në një aksident rrugor dhe rezultoi se ishte fajtor i përplasjes. Veliu u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

“Forca e Ligjit” ka goditur në Fier, aty ku është sekuestruar pasuria prej 1 mln euro. Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për hetime të pasurisë së Vangjel Ziaj (Arben Gropa). Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e

50 vjeçit, banues në Fier. Ai dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1

milion euro: Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier. Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe një automjet i markës “Benz”.


AKTUALITET

15

E mërkurë, 3 TETOR 2018

Djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës. Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë

N

jë tjetër efektiv i Gardës së Republikës i dha fund jetës në rrethana enigmatike duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ariol Mançe mbrëmjen e së hënës ishte me shërbim në këtë hyrje dytësore të institucionit, kur rreth orës 23:00 qëlloi veten. Hetimet paraprake kanë zbuluar se në momentin e aktit të rëndë të vetëflijimit, 30-vjeçari ka qenë në gjende të rënduar psikologjike. Në këtë kohë Mançe mësohet se i ka dërguar një mesazh në telefon të atit si dhe ka lënë një shënim në librin e shërbimit, ku bënte me dije se do ti jepte fund jetës. Sipas burimeve nga garda e republikës, efektivi Mançe njihej nga kolegët dhe eprorët si një person i qetë dhe i mbyllur. Gardisti pak sekonda përpara se t’i jepte fund jetës, ka lënë një shënim në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës, duke paralajmëruar fatin tragjik. “Do vras veten. Do iki nga kjo botë”, -shënimi i Arjon Mançe në librin e shënimeve të Gardës. Po ashtu mësohet se më herët 30-vjeçari me origjinë nga Përmeti ka qenë edhe pjesë e forcave të armatosura, ku ka shërbyer në disa misione në Afganistan me trupat komando. Më 30 qershor të këtij viti një tjetër efektiv i Gardës u vra brenda institucionit. Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj po ashtu qëlloi veten me armën e shërbimit ndërkohë që motivet edhe sot mbeten enigmatike.

Gardisti vret veten, lë shënim: Do iki

SHËNIMI “Gardisti pak sekonda KROATI përpara se t’i jepte fund jetës, ka lënë një shënim në librin e shërbimeve të Gardës së Republikës, duke paralajmëruar fatin tragjik. “Do vras veten. Do iki nga kjo botë”, -shënimi i Arjon Mançe në librin e shënimeve të Gardës”. e tij, ku i shpjegonte babait të tij arsyen e vetëflijimit. Pavarësisht faktit se i riu kishte shkruar se motiv të vetëvrasjes ishte ndarja nga e dashura e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje të gjatë, hetuesit po hetojnë dhe në të tjera pista.

Detaje Djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës. Mançe kishte tri vite që shërbente në

LEZHË

Burg për vëllain e Alketa Vejsiut

Gjykata e rrethit të Lezhës, vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për vëllain e moderatores Alketa Vejsiu, Endrit Vejsiu. Vejsiu, 29-vjeç dole dje para Gjykatës së Lezhës, ku u njoh me masën e sigurisë. Ai u arrestua mëngjesin e të dielës, gjatë aksionit Telekomanda, ku iu gjetën 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis në bagazhin e makinës së tij tip Opel. Ai u arrestua në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shën Kollit. Vejsiu ishte një nga 4 të arrestuarit e këtij operacioni, ndërkohë që u kap edhe një person i shpallur në kërkim për vrasje. Gentian Elezi u arrestua nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje në Mamurras në vitin 2015. Teksa ka dalë nga ambientet e gjykatës së Lezhës, me pranga në duar e i shoqëruar nga forca të shumta policie, Vejsiu ka thënë vetëm pak fjalë, të cilat ia ka dedikuar të ëmës. “O ma, mos u mërzit”. Moderatorja Alketa Vejsiu, ka reaguar indirekt për arrestimin e të vëllait. Gjatë mbrëmjes së hënë në spektaklin Dance With Me, Vejsiu tha se gjërat që ndodhin jashtë spektaklit, mbeten jashtë spektaklit.

Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar. Po ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak. Nga hetimet

e grupit hetimor, në provat e mbledhura deri më tani, çojnë në një vetëvrasje. Kjo duke u bazuar tek trajektorja e plumbit, mesazhi i gjetur në telefonin

Policia Rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambjentet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M, 30-vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit. Për hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes.

SITUATA

Shkodër, 150 zjarre gjatë shtatorit N

ë ndryshim me vitet e kaluara, kur situata ka qenë problematike gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, këtë vit 150 zjarre kanë rënë në muajin shtator vetëm në qarkun e Shkodrës. Kreu i shërbimit zjarrfikës në këtë qark, Ritvan Bushati, ka thënë se situata tashmë është vënë nën kontroll por ka nevojë për më shumë investime për kapacitetet e burimeve njerëzore, pasi ka patur madje edhe 17 zjarre në një ditë. “Situata në shtator, anormale. Kemi regjistruar 150 zjarre në shtator. Vetëm në një ditë ka patur 17 raste të veçanta, ka qenë rekord. E kemi përballuar me të gjitha forcat që kemi patur në gatishmëri. Bordi dhe Ujësjellësi kanë qenë në gatishmëri. U arrit shuarja e flakëve me sukses. Ky 8 mujor ka patur rreth 30 zjarre në

muaj, nën mesataren, flas si 8 mujor. 94 raste kanë qenë të qëllimshme, si pastrimi i arave dhe kullotave. Policia duhet të hetojë për të gjetur përgjegjësitë. Në Velipojë, situata ishte më problem.

Policia tërhiqet kur shkon zjarrfikësja. Kjo gjë s’duhet të ndodhë. shteti ka edhe struktura të tjera, sidomos në zonat e mbrojtura. Kjo lë një pasqyrë të keqe për bashkëpunimin e strukturave”.


AKTUALITET

N

ë një takim me shefat e policisë kriminale të 12 shteteve evropiane, në kuadër të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Europën Juglindore, që zhvillohet në Tiranë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se policia shqiptare ka goditur një sërë grupesh kriminale në vend. Duke folur për sfidat, Xhafaj tha se Policia është nën sulmin frontal me akuza dhe përbaltje, që vijnë nënvizoi ministri, edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale. “Krimet e rënda, krimi i organizuar, terrorizmi dhe flukset migratore përbëjnë padyshim sfidat më të mëdha të cilat kurrsesi nuk mund të adresohen të vetme. Karakteri ndërkufitar, madje transnacional i tyre bën domosdoshmëri bashkëpunimin dhe koordinimin e energjive të përbashkëta. Për fat të keq, natyra delikate e këtyre sfidave dhe interesat që preken nga forca reaguese e Policisë ndaj tyre, shkaktojnë shpesh herë sulme frontale ndaj Policisë, akuza, përbaltje dhe goditje të llojeve të ndryshme jo rrallë edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale, ndaj ekipeve drejtuese dhe operacionale që veprojnë në fushën e rendit dhe sigurisë”,-tha Ministri i Brendshëm. “Qeveria”, tha ministri Xhafaj, po shqyrton mundësinë e trajtimit financiar shtesë për “Task-Forcën Speciale”. “Ne po investojmë seriozisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të hetimit, si garanci në rritjen e zbulueshmërisë së veprimtarisë kriminale dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Reformimi strukturor i Policisë së Shtetit, i konkretizuar në ndryshimet cilësore në Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe fillimi

16

E mërkurë, 3 TETOR 2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka marrë pjesë në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Europën Juglindore

Xhafaj: Policia punë inkurajuese kundër grupeve kriminale

i funksionimit të “Task Forcës Speciale” në zbatim të plani të Qeverisë shqiptare, operacioni “Forca e Ligjit” janë orientuar pikërisht nga kjo filozofi. Që nga fillimi i këtij operacioni në nëntor të vitit të kaluar, në zbatim të këtij Plan Veprimi, lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë dhe dimension tjetër. Rezultatet e

arritura, edhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë qenë vërtetë inkurajuese, duke u përballur dhe goditur një sërë grupesh kriminale të rrezikshme, të cilat ushtronin veprimtarinë e tyre në Shqipëri por edhe jashtë territorit tonë. Qeveria, po shqyrton gjithashtu mundësinë e trajtimit financiar shtesë për këto strukturë që

AKSIONET “Lufta kundër krimit të organizuar ka marrë një dinamikë tjetër, rezultatet edhe me bashkëpunëtorët e huaj, kanë qenë inkurajuese, ndaj disa grupeve kriminale, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë”.

SULMET “Sulme frontale ndaj Policisë, akuza, përbaltje dhe goditje të llojeve të ndryshme jo rrallë edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale, ndaj ekipeve drejtuese dhe operacionale që veprojnë në fushën e rendit dhe sigurisë”.

janë në vijën e parë të luftës kundër krimit të organizuar”. Për refugjatët, Xhafaj pohoi se ka rritje të lëvizje të veprimtarive të paligjshme dhe veçoi rrjetet kriminale të kontrabandimit të migrantëve. Nga ana tjetër, ministri foli edhe për rrezikun territorial. “Evropa po përballet me flukse migratore nga vende të Afrikës Veriore, Lindjes së

Mesme dhe Azisë. Kjo ka patur një impakt të drejtpërdrejtë, si në nivelin politik, ashtu dhe atë praktik. Lëvizje populiste dhe anti-migratore kanë shënuar rritje ashtu siç kanë shënuar rritje dhe veprimtaritë e paligjshme dhe rrjetet kriminale të kontrabandimit të migrantëve, të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të armëve, etj. Rreziku terrorist dhe format e ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm janë bërë gjithashtu shoqëruese të këtyre fenomeneve. Të gjitha këto, kanë shtuar ndjeshëm barrën dhe pritshmëritë mbi agjencitë ligj zbatuese”,-u shpreh më tej Ministri. Ky takim ndodh pikërisht përpara Ministerialit të Ministrave të Brendshëm dhe Sigurisë të rajonit, i cili do të mbahet në Tiranë, i fokusuar në sfida të rëndësishme, siç janë krimet e rënda, migracioni dhe terrorizmi.

të ndërmerren dhe të diskutojnë mundësitë për shfrytëzimin e mjeteve operacionale të PCC SEE. Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet veçanërisht shkëmbimit të zyrtarëve dhe Integrimin e Brendshëm në Pro-

cesin e Politikave të Qeverisjes së Sigurisë (IISG). Intensifikimi e forcimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave tona homologe të rajonit dhe të gjithë Europës do të jetë hapi i duhur për një efikasitet të sigurt”.

DREJTORI I POLICISË

Refugjatët, Ardi Veliu: Të forcojmë bashkёpunimin

D

rejtori i Policisë së Shtetit, Ardiu Veliu, theksoi se takimet e tilla japin një kontribut në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Policive të vendeve të Rajonit dhe të Europës, në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe të gjitha llojeve të trafiqeve të paligjshme. Më tej ai tha se Policia e Shtetit ka mbështetur pa rezerva programin 18 mujor të sugjeruar nga Sekretariati i Konventës së Bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore, duke theksuar dhe ndjekur me precedencë prioritet për Shqipërinë. “Në atë të shkëmbimit të një game

FORCIMI

“Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet veçanërisht shkëmbimit të zyrtarëve dhe Integrimin e Brendshëm në Procesin e Politikave të Qeverisjes së Sigurisë (IISG). Intensifikimi e forcimi i bashkёpunimit ndёrmjet organizatave tona homologe tё rajonit dhe të gjithë Europës do të jetë hapi i duhur pёr njё efikasitet të sigurt”.

të gjerë informacioni për grupet kriminale dhe individët e përfshirë në krime. Kemi përshtatur metodat dhe legjislacionin mbi migracionin dhe sigurinë kuf-

itare duke bërë përpjekje për të zhvilluar hetime të përbashkëta dhe marrë masa parandaluese në këtë fushë. Tashmë po zhvillojmë analiza të përbashkëta të riskut me homologët e vendeve të tjera. Po kryejmë hetime dhe operacione të përbashkëta”,-tha Veliu. Drejtori i Policisë së Shtetit, foli për një përqasje gjithëpërfshirëse në zbutjen e sfidave të sigurisë që lidhen me flukset migratore. “Drejtuesit e Policive Kriminale do të kenë mundësi të shkëmbejnë praktikat më të mira të tyre në drejtim të bashkëpunimin ndërkufitar, të identifikojnë nevojat dhe veprimet e mëtejshme që duhet


AKTUALITET

17

E mërkurë, 3 TETOR 2018

Prokurorët kishin përballë një kafaz bosh dhe avokatët e 3 të pandehurve të tjerë, Emiliano Shullazi, Endri Zela dhe Gilmando Dani

17 vite burg për Shullazin, avokati: Presion gjyqtarëve AVOKATËT

RRETHIMI “Emiliano Shullazi nuk ishte zgjuar ende kur mëngjesin e së martës policia rrethoi Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe pse ai bashkë me të akuzuarit e tjerë i kishin njoftuar se nuk do të ishin të pranishëm në gjykim, policia e kishte marrë seriozisht ruajtjen e godinës së qelqtë”.

“Po u bëhet presion gjyqtarëve me rrethimin e policisë. Prokurorëve u duheshin 14 ditë për të lexuar 10 mijë faqe nga dosja, ata i kanë lexuar për 3 ditë. Donika Prela u vendos në mënyrë te paligjshme, sot zgjodhi të ikte me pushime jashtë shtetit”.

PRETENCA

D

osja “Shullazi”, shkaktoi kaos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe dhënia e pretencës ishte kthyer në “legjendë” por që drita jeshile u gjet mëngjesin e së martës. 17 vite burg është kërkuar për kreun e grupit, Emiliano Shullazin. Krahas tij, për Gilmando Danin prokuroria ka kërkuar 15 vite burg, për Blerim Shullazin 10 vite burg, Endrit Qyqja 11 vite burg si dhe 11 vite burg për Endrit Zelën. Pretenca është dhëna nga prokurorja Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Emiliano Shullazi nuk ishte zgjuar ende kur mëngjesin e së martës policia rrethoi Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe pse ai bashkë me të akuzuarit e tjerë i kishin njoftuar me deklaratë autoritetet se nuk do të ishin të pranishëm në gjykim, policia e kishte marrë seriozisht ruajtjen e godinës së qelqtë. Prania e shtuar e forcave speciale, madje edhe e një snajper, të shtynte të dyshoje se Policia e Shtetit me këto masa po i tregonte muskujt Emiliano Shullazit. E po ashtu, këto masa mund të jenë edhe një mbështetje për prokurorinë, e cila është përçarë në një moment shumë të rëndësishëm. 4 prokurorë, të cilët janë gjithashtu edhe shefa në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, zbritën në sallë për të

shpallur pretencën. Siç u sëmur befas ish-prokurori i dosjes, Eneid Nakuçi, probleme me shëndetin pretendojnë se kanë edhe të pandehurit Blerim Shullazi e Endri Qyqa. Të dy ata kishin dorëzuar deklaratë ku pohonin mungesën për shkaqe shëndetësore. Madje, Blerim Shullazi kishte edhe avokatin me probleme të tilla. Prokurorët kishin përballë një kafaz bosh dhe avokatët e 3 të pandehurve të tjerë, Emiliano Shullazi,

Endri Zela dhe Gilmando Dani. Edhe pse kryesorët nuk ishin në sallë, pretenca u shoqërua me debate mes avokatëve dhe prokurorëve. Pala mbrojtëse e Emiliano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij pretendojnë se prokurorët e rij që morën në dorë çështjen, Donika Prela, Besnik Muçi, Gentjan Osmani dhe Anton Martini, nuk e kanë lexuar dosjen prej 10 mijë faqesh. Ata kontestuan edhe emrin e Don-

Emiljano Shullazi-17 vite burg Gilmando Dani-15 vite burg Blerim Shullazi-10 vite burg Endrit Qyqja-11 vite burg Endrit Zela-11 vite burg ika Prelës, e cila mori në dorë dosjen pas refuzimit që i bënë 10 prokurorë të tjerë. Avokatët lexuan një deklaratë brenda në sallën e gjyqit, ku pretendojnë gjithashtu se gjyqtarëve ju bë presion. “Po u bëhet presion gjyqtarëve me rrethimin e policisë. Grupi Shullazi po shpallet

fajtor pa u dhënë ende vendimi. Prokurorëve u duheshin 14 ditë për të lexuar 10 mijë faqe nga dosja, ata i kanë lexuar për 3 ditë. Donika Prela u vendos në mënyrë te paligjshme, sot (dje) zgjodhi të ikte me pushime jashtë shtetit”, thanë ata para se Prokuroria të jepte pretencën.

GJYKATA

Detajet e një seance 64 vite burg në total për bandën “Shullazi” kërkoi Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pretenca u përgatit nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Vetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ishte e pranishme në seancë por u përfaqësua nga tre prokurorët e tjerë. Në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, u panë edhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe asaj amerikane. Seanca te Krimet e Rënda nisi në orën 09:00, ndërsa të pandehurit u mbrojtën nga avokatët. Gjykata u zgjua nën masa të forta sigurie. Akset kryesore që lidhin gjykatën u kontrolluan e po ashtu përveç forcave të policisë, ishin të pranishëm edhe agjentë krimesh.

Prania e shtuar e forcave speciale, madje edhe e një snajper, të shtynte të dyshoje se Policia e Shtetit me këto masa po i tregon muskujt Emiliano Shullazit. E po ashtu, këto masa mund të jenë edhe një mbështetje për prokurorinë, e cila është përçarë në një moment shumë të rëndësishëm, siç është pretenca ndaj njeriut që e akuzon për drejtues të një grupi të strukturuar kriminal. Dosja “Shullazi” futi në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.


KULTURE

18 E mërkurë, 3 TETOR 2018

IN MEMORIAM Nga Albert Vataj

N

jë vit më parë u shua Robert Elsie, një nga njerëzit më të devotshëm të albanologjisë, një nga kontributorët më të vyer të promovimit dhe njohjes së vlerave më të qenësishme dhe atributeve krenuese të shqiptarëve. Veprimtaria e tij është e gjerë dhe cilësisht nga më përfaqësueset në lëmin e albanologjisë. Vdekja e Robert Elsie është një humbje që krijoi një hendek të thellë në lëmin e studimeve hulumtuese dhe jetësimin në dritën e fakteve të figurave, etapave dhe momenteve kyçe të historisë, gjuhës dhe kulturës së identitetit shqiptar. Ai ishte nga të paktët që luftoi me kaq përkushtim dhe devocion ndaj harresës, tjetërsimit dhe denigrimit të atyre visareve që ishin dhe mbeten të themelta në testamentin tonë si komb. Humbja e Robert Elsie nuk ishte thjeshtë ndalimi i një hapi nga rruga e jetës, ishte shterrimi i atij dielli rrezet e të cilit nxorën në dritë nga errësira ekzekutuese e kohës një realitet të tillë vlerash dhe kapacitetesh përfaqësuese të atij shpirti pasurish që u mbrujtën, duke fituar identitet nën mëshirën e stuhive dhe rryma rrapëllitëse të kohës. Gjuha, letërsia, folklori, fotografia, gojtaria, historia, etnosi, ishin disa nga shumësia e sferave ku ai ushtroi veprimtarinë e tij të ngulmët dhe të themeltë për të shqyrtuar dhe afirmuar gjithçka shqiptare, atë, me të cilën pati mirësinë të na shpërblente dhe bujarinë ta bënte të njohur

ndërkombëtarisht si vlerë. "Çdo njeri ka interpretimin e vet për albanologjinë por për mua, thelbi i punës sime është të prezantoj shqiptarët, t'i prezantoj Shqipërinë, botën shqiptare, gjithë botës. Unë përpiqem t'i transmetoj botës së jashtme njohuritë që kam për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se ç'është Shqipëria, kush janë shqiptarët, historia e tyre, kultura e tyre, pra fazat e ndryshme të jetës këtu. Dhe këtë e bëj që të bëhet e njohur pasi në fund Shqipëria mbetet një vend shumë i panjohur", është shprehur ai në një intervistë. Shkrimtari, albanologu, përkthyesi dhe interpreti, Robert Elsie ndërroi jetë në moshën 67vjeçare duke lënë pas një vepër të vëllimshme dhe vlerëshumë. Ai ishte një emër i rëndësishëm dhe një zë i fuqishëm i albanologjisë. Materialet shkresore dhe ato fotografike, hulumtimet gjuhësore dhe historike, komentet dhe studimet ishin një kontribut që qartësoi shumë momente që dendësia e mjegullave të kohës i kishte verbuar. Shkallmoi hamendësimet dhe sulmet denigruese të kohëpaskohëshme

Robert Elsie, njeriu ndaj të cilit nuk na mjafton mirënjohja

"Restaurimi i monumenteve të arkitekturës", publikohet libri i Aleksandër Meksit

I

nstituti i Monumenteve të Kul turës ka publikuar dje librin e autorit, Aleksandër Meksi "Restaurimi i monumenteve të arkitekturës". Libri "Restaurimi i monumenteve të arkitekturës" është fryt i punës disavjeçare të prof. Aleksandër Meksit në fushën e restaurimin të monumenteve të arkitekturës në Shqipëri, raporton agjencia telegrafike shqiptare. Shtimi i punimeve konservuese dhe restauruese, zgjerimi i problematikës së ndërhyrjeve që kryhen dhe i njohjes më të mirë të asaj që paraqet monumenti, e bën përherë e më të nevojshme paraqitjen tërësore të teorisë dhe praktikës së restaurimit të monumenteve të arkitekturës. Mbi bazën e tyre dhe të kërkimeve e

diskutimeve të vazhdueshme, janë formuar një seri qëndrimesh teorike dhe zgjidhjesh praktike, të cilat kanë bërë të mundur hartimin e një botimi të tillë. Libri në fjalë është një botim, i cili trajton me kujdes vendin e monumentit të arkitekturës në tërësinë e dëshmive kulturore të njerëzimit, shpjegimin e konservimit dhe restaurimit të monumenteve, klasifikimin e ndërhyrjeve, specifikat e restaurimit të gjinive të ndryshme të monumenteve si dhe aspektin teknik të këtyre ndërhyrjeve. Ai shërben si një udhërrëfyes shumë i mirë për specialistët, arkitektët, urbanistët, studentët, si dhe për lexuesit e interesuar rreth problematikave të kulturës.

të armiqve historik të shqiptarëve, të cilët u përpoqën të tjetërsonin historinë, shpesh duke i dëmtuar seriozisht disa prej tyre. Ai erdhi për t'i treguar botës së qytetëruar mbi vlerat dhe atributet civilizuese të shqiptarëve. Kumtoi zëshëm për përkatësinë dhe vlerat europiane, për cilësitë dhe aspiratat e lartë të kësaj race vitale. I ndërkombëtarizoi dhe i mbrojti këto vlera në foltoret e botës së madhe duke iu bashkuar armatës së albanologëve dhe historianëve, hulumtuesve dhe promovuesve, të cilët shkruan faqe të rëndësishme të veprës së tyre, faqe që mbeten kapituj potencues të njohjes dhe vlerësimit të shqiptarëve. *** Lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër, Kanada. Ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe gjuhësisë më 1972. Po në atë vit, shkoi në Evropë me një bursë studimesh. Vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (École Pratique des Hautes Études) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më 1978. Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë Shqipërinë disa herë në kuadrin e "takimeve shkencore" midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjithashtu mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në Bon dhe nga 2002 deri 2013 për Tribunalin e Hagës. Është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. U nda nga jeta më 2 tetor 2017, duke lënë amanet që të prehej në Shqipëri. I përgjithmonshëm qoftë kujtimi ngaj Robert Elsie, ndaj atij burri të madh dhe të vlertë, atij që e deshi dhe bëri për shqiptarët më shumë se shumë shqiptarë.


VIP

19 E mërkurë, 3 TETOR 2018

Pasi e goditi me këpucë, Cardi B i merr 'të dashurin' Nicki Minaj Reperja Cardi B ka pushtuar faqet rozë gjatë kësaj periudhe ku janë përfshirë histori nga jeta e saj që lidhen me muzikë, sherre dhe dashuri. Pas zënkës me këpucë që pati me reperen Nicki Minaj, ajo u raportua se sulmoi dy banakiere që po i ngacmonin të dashurin, i cili po performonte në një klub striptistesh. Ndërsa tani

rikthehet vëmendja tek muzika. TMZ ka konfirmuar se Cardi B po punon në studio me ish-të dashurin e Nicki Minaj, Meek Mill. Ende nuk dihet nëse do ketë një person të tjerë në projektin muzikor, por ata besojnë se do të jetë një hit. Mbetet ende për t'u parë se kur do të vijë në treg kënga dhe nëse do të pëlqehet nga masa.

Motra e Belen i vë "zjarrin" plazheve të Zanzibarit Ato janë motra me njëratjetrën dhe sigurisht që nga trashëgimia gjenetike mund të gjesh shumë të përbashkëta mes tyre. Por, veç kësaj, Cecilia dhe Belen Rodriguez kanë të përbashkët edhe një markë kostumesh banjoje, apo veshjet rrobet e plazhit, "Me Fui". E motra, e cila ndodhet me pushime në Zanzibar së bashku me të fejuarin Ignazio Moser, ka shpërndarë për ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga koleksioni i ri… shumë joshës!

Shokohen fansat, modelja e njohur trondit me trupin Ajo vendosi muajt e fundit që të ndryshonte stilin e jetesës, duke i dhënë fund konsumimit të pijeve alkoolike. Supermodelja Kate Moss shijoi gjatë fundjavës pushimet në Saint-Tropez, në jug të Francës. E shoqëruar nga i dashuri 31-vjeçar, Nikolai von Bismarck, 44-vjeçarja tregoi fizikun e saj e veshur me rroba banje, teksa pushonte në një jaht luksoz me miq dhe të afërm. Stili i jetesës, mosha dhe mungesa e stërvitjes duket se kanë ndikuar në fizikun e Kate Moos, e cila nuk ruan më të njëjtat linja shkruan ekspress. Ndërkohë tiparet e saj kanë mbetur pavarësisht viteve dhe këtë mund ta shohim në pamjen natyrale të supermodeles pa makijazh.

Ylli i "Fast and the Furious" bëhet baba për herë të dytë Ylli i "Fast and the Furious", Tyrese Gibson është bërë baba për herë të dytë. Aktori dhe bashkëshortja e tij Samantha mirëpritën në jetë vajzën Soraya të hënën. 39-vjeçari konfirmoi lajmin në duke postuar një foto të gjurmëve të këmbëve të vogla të porsalindurës. "Soraya Lee Gibson është këtu... Jeta jonë ndryshoi përgjithmonë", shkruajti aktori. Tyrese ka edhe një vajzë 11 vjeçe, Shayla, nga martesa dy vjeçare me Norma Gibson.

Kanye West do regjistrojë albumin e tij të ri në Afrikë Kanye West duhej të lëshonte të shtunën albumin e tij të nëntë. Por "Yadhi" ende nuk është materializuar. Duke folur për TMZ, reperi shpjegoi se nuk e mbaroi dot në kohë albumin dhe se do të shkojë në Afrikë për ta përfunduar atë. "Unë vetëm duhet të shkoj dhe të "rrëmbej" tokë... Të marr mikrofonin në ambient të hapur, kështu që ju mund të dëgjoni natyrën gjatë regjistrimit. E ndjeva këtë energji kur isha në Çikago, ndjeva rrënjët. Ne duhet të shkojmë në atë që njihet si Afrika", tha ylli i muzikës. Kanye shtoi se albumi i tij ishte shtyrë për të "Premten e Zezë" më 23 nëntor, pasi iu sugjerua se kishte nevojë për më shumë kohë për ta publikuar.


SPORT GRUPI F

20

E mërkurë, 3 TETOR 2018

City merr fitoren e parë në Champions, mund Hoffenhaim në fund M anchester City mori një fitore me shumë vuajte 2-1 kundër Hoffenheim në “Wirsol Rhein-Neckar Arena”. Hoffenheim e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar që në aksionin e parë në avantazh. Demirbay dha një pasim të shkëlqyer për Belfodil, i cili doli i vetëm me portierin Ederson dhe me një gjuajtje të fortë nuk e pati të vështirë të dërgonte topin

në rrjetë. Gjithsesi festa nuk zgjati shumë për vendasit, pasi City barazoi ndeshjen me anë sulmuesit Aguero. David Silva jep një top të gjatë për Sane, i cili pason bukur për argjentinasin dhe ky i fundit me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë në minutën e 8-të. Barazimi nuk u bënte punë “Qytetarëve”, dhe e nisin pjesën e dytë me

ritëm më të lartë. Hoffenheim mbrohet mirë dhe e kërkon avantazhin nëpërmjet kundërsulmit, por e ka tepër të vështirë të zbresë në sulm, pasi topin e kontrollon City. 3 minuta përpara fundit City kaloi në avantazh pas një aksioni mjaft të bukur me protagonist mesfushorin David Silva, që i dha fitoren e parë “qytetarëve” në këtë veprimtari.

Bardhezinjtë fitojnë 3-0 në ndeshjen e dytë, duke vijuar ecurinë perfekte në këtë fillim sezoni

Juventus “makineri” perfekte edhe pa Ronaldo, Dybala shënon tripletë J

uventus vijon rrugëtimin perfekt në këtë sezon të ri. Bardhezinjtë treguan forcën e tyre edhe në ndeshjen e dytë duke fituar 3-0 ndaj Young Boys, teksa ylli i mbrëmjes në mungesë të Cr7 ishte Paulo Dybala. Ylli argjentinas shënoi të tre golat e duelit, duke treguar një formë të shkëlqyer. Trajneri Massimiliano Allegri pa Cristiano Ronaldon e skualifikuar zgjodhi që të linte pushim edhe disa yje të tjerë që nga minuta e parë. Chiellini, Emre Can dhe Cancelo e nisën ndeshjen nga stoli, teksa bardhezinjtë kaluan në skemën 3-4-1-2. Kampionët e Italisë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të. Bonucci dha një pasim fantastik për Dybala-n, i cili goditi fluturimthi brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të ekipit zviceran. Young Boys kërkoi të reagonte, teksa ju afrua golit me Sulejmanin, por ky i fundit e largoi topin më shumë seç duhet në momentin e fundit që ishte me portën e boshatisur. Pavarësisht këtij rasti Juventus ka kontrollin e lojës, duke krijuar mundësi të shumta shënimi. Në minutën e 33të, Matuidi tentoi me një goditje të fortë në hyrje të zonës, topi u

BRAZILIANI

ndal nga portieri Von Ballmoos dhe më pas shkoi në këmbët e Dybala-s, i cili e ka të thjeshtë për të realizuar golin e dytë personal. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e së dytë, Bernandeschi dhuron spektakël me topin në këmbë, pason për Dybala-n, i cili i vetëm përballë portierit e dërgon topin në shtyllë. Young Boys jep kërcënimin e parë në minutën e 60-të me Hoarou, i cili godet

në hyrje të zonës, topi u devijua dhe shkoi shumë pranë portës së mbrojtur nga Scezney. Skuadra e Allegrit luan mjaft mirë, teksa në minutën e 69-të, do të vinte dhe momenti i tripletës së Dybala-s, i cili finalizoi një aksion të nisur nga Alex Sandro, i cili pasoi për Cuadradon, teksa kolumbiani nxori me portën e boshatisur “La Yoja”-n. Skuadra torineze nuk u ndal me kaq, duke vijuar që të sulmojë. 10 minuta nga

fundi skuadra zvicerane mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas daljes me karton të kuq të Kamara, i cili mori kartonin e dytë të verdhë. Disa sekonda më pas Cuadrado depërtoi mjaft mirë në krahun e djathtë, pasoi në zonë, por Bonucci nuk arriti që ta shtynte në rrjetë topin. Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në krye të grupit të saj me pikë të plota, 6, dhe me asnjë gol të pësuar deri më tani.

NAPOLI

Ancelotti: Kam një strategji për të mundur Liverpool-in, u habita për gjyqtarin

Pas barazimit në Beograd, Napoli do të presë nën-kampionët e Europës në ndeshjen e dytë në grupet e Champions League. Trajneri Carlo Ancelotti ka folur para ndeshjes duke u shprehur optimist për një rezultat pozitiv, ndërkohë që nuk e fshehu faktin se ka mbetur i befasuar nga vendimi për t’u arbitruar ndeshja nga një gjyqtar që ka një precedent aspak të mirë, si Kassai, duke kujtuar eliminimin ndaj Realit kur ishte pjesë e Bayernit. “Jam i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit të ndeshjes, pasi kam kujtime të këqija nga ekipi i kaluar. Koha shëron të gjitha plagët, por shumë pak kohë ka kaluar. Liverpool ka një sulm të rrezikshëm, kështu që nëse duam të fitojmë, duhet të menaxhojmë kundërsulmet. Kjo është një lojë e rëndësishme, por jo vendimtare, ne duhet të përpiqemi dhe t’i sjellim në shtëpi tre pikët. Liverpool është një ndër skuadrat më të mirë përreth, arritën në finalen e Champions League sezonin e kaluar dhe këtë vit kanë bërë një fillim shumë të mirë. Ekipet e Klopp kanë një identitet të qartë: shumë dinamik, agresiv dhe të drejtpërdrejtë kur sulmojnë”, deklaroi Ancelotti.

Neymar: Nuk jam në 100 për qind të formës, por nuk mund të mbaj zi... N eymar foli sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës. Braziliani, i cili nuk ka dhënë një konferencë shtypi me PSG që nga ardhja e tij në gusht 2017, preku disa çështje. “Unë nuk jam në 100% të formës sime, por kjo është normale në këtë kohë të sezonit. Jam duke u stërvitur për të gjetur formën time më të mirë, përpiqem të

përparoj fizikisht dhe teknikisht. Këtë verë, në Kampionatin Botëror, kam vuajtur shumë, u dëmtova, por bëra gjithçka të mundshme për të luajtur me Brazilin dhe përfundova i trishtuar për shkak të mënyrës se si përfunduan gjërat. Nuk mund të mbaj zi për këtë gjë, duhet të vazhdojmë përpara. Mbappe? Jam shumë i lumtur të kem në skuadër një lojtar shumë ofensiv si

ai, që i pëlqen vetëm për të fituar. Dhe kur nuk fiton, e shihni lehtë mërzinë në fytyrën e tij. Përpiqemi ta ndihmojmë sa më shumë njëri-tjetrin. Tuchel? Ai ka sjellë diçka të re te PSG. Është një trajner i ri, por e di se ku dëshiron të shkojë. Kjo është një përvojë e madhe, duke punuar me të. Shpresoj se Tuchel mund të na çojë në fitimin e Champions-it”, deklaroi Neymar.


SPORT

21

E mërkurë, 3 TETOR 2018

Trajneri i Kombëtares ka shpallur listën me shumë risi për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin

T

rajneri i skuadrës përfaqësuese të futbollit, Christian Panucci ka shpallur dje listën e 25 lojtarëve që do të grumbullojë në vigjilje të dy ndeshjeve të tetorit të ekipit kombëtar, fillimisht miqësores me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor në “Elbasan Arena”, dhe më pas takimin zyrtar eleminator me Izraelin në Ber Sheva, në datë 14 tetor, sfidë e vlefshme për raundin e tretë të Grupit C1 për Ligën e Kombeve. Spikasin në këtë listë të teknikut kuqezi, katër futbollistë që vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare, siç janë mbrojtësi: Egli Kaja që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone, Kastriot Dermaku që luan në radhët e ekipit të Kozencës, si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panucci për këto dy ndeshje. Së pari ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, I cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni që vjen nga Venezia. Vijojnë ndërkaq të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit. Skuadra përfaqësuese e futbollit do të nisë seancat stërvitore ditën e hënë në kompleksin “Tropikal”, ku dhe do të grumbullohet në vigjilje të këtyre dy ndeshjeve. Shqipëria i shpall “luftë” Kosovës- Mbrojtësi 26-vjeçar

Allegri: Fitorja detyrim ndaj Young Boys, ia dalim edhe pa Ronaldon

Kastriot Dermaku nuk do të jetë më pjesë e Kosovës në vijim. Pak ditë më parë, mungesën e tij e justifikoi si arsye personale, por me sa duket ka qenë ndërhyrja e FSHF-së, që i ka mbushur mendjen mbrojtësit që të veshë fanellën kuqezi. Kastriot Dermaku është një lojtar me eksperiencë dhe aktualisht ai luan në radhët e skuadrës së Kozencës

CUDIA

Pasi e kritikuan, Panucci lë jashtë dy kapitenët Agolli dhe Hyka

Trajneri i Kombëtares sonë përfaqësuese, Christian Panucci, dje ka shpallur listën ku viheshin re edhe risi ne emrat e grumbulluar, si rasti i Uzunit, Vrionit, Kajës e Dermakut. Të gjithë kanë pritur të mësojnë emrat dhe a do të grumbulloheshin Ansi Agolli apo Jahmir Hyka. Ndaj Jordanisë nuk është grumbulluar as Agolli e as Hyka, dy ish-kapitenë te kuqezinjtë dhe lojtarë me një kontribut të gjatë me fanellën kuqezi. Me sa duket, kritikat e Agollit në distancë nuk i kanë pëlqyer trajnerit italian të kombëtares sonë, ndërsa nuk dihet se përse nuk është grumbulluar Jahmir Hyka. Me shumë gjasa, vijimit të karrierës së Agollit në kombëtare, duket se po i vjen fundi, jo vetëm për shkak të moshës. Në dy ndeshjet e fundit, ai dy herë doli në konferencë për shtyp në krahë të trajnerit, por çuditërisht ai nuk luajti asnjë minutë.

në Serinë B italiane. Ka qenë vetë trajneri i përfaqësues së Kosovës, Bernard Shalandez, ai i cili e ka konfirmuar largimin e Dermakut. Kujtojmë që Dermaku është monitoruar që në kohën kur përfaqësuesen tonë e drejtonte trajneri italian, Gianni De Biasi. Madje, Dermaku ka luajtur edhe në një ndeshje miqësore me përfaqësuesen U-21

të Shqqipërisë. Ka pasur edhe një marrëveshje mes dy federatave, që të mos ndërhynin në radhët e skuadrave respektive për të marrë lojtarë, por me sa duket me ndarjen nga jeta të Fadil Vokrrit, kanë filluar edhe lëvizjet e para. Tashmë do të fillojë edhe një luftë mes dy përfaqësueseve në lidhje me lojtarët pasi pritet që të ketë lëvizje të shumta në të ardhmen.

NDESHJET

Superiorja nuk ndalet, sot dhe nesër luhen ndeshje spektakolare

Kategoria Superiore nuk ndalet, teksa sot dhe nesër do të luajë javën e 7-të. Takimet do të luhen në dy ditë, spikat dueli i sotëm mes Partizanit dhe Teutës, që do të nisë prej orës 16:45 në stadiumin Selman Stërmasi. Sfidat mes tyre kanë qenë të luftuara dhe asnjë ekip nuk kënaqet me pak. Morali është i lartë në të dy kampet, pasi “Demat e Kuq”, vijnë pas fitores në derbi që vlen më shumë se tre pikë. Edhe në krahun tjetër është e njëjta situatë, bregdetarët mposhtën Skënderbeun në fundjavë, që nuk njihte humbje në kampionat. Takimi mes dy skuadrave do të jetë interesant për Gerhard Prognin dhe Ardit Hilën, të cilët sfidojnë ish-skuadrat e tyre. Tre ndeshjet e tjera do të luhen sot në orën 13:45, një orar i papërshtatshëm për ata që duan të jenë prezent në stadium për të përkrahur skuadrat e tyre. Kastrioti pret Tiranën në Fushë Krujë, me bardheblutë që janë të detyruar të fitojnë, Laçi sfidon në shtëpi Flamurtarin, një kundërshtar direkt për ambiciet e tyre ndërkohë Luftëtari kërkon rikthimin te fitorja në sfidën kundër Kamzës së Duros. Në epilog të xhiros së shtatë luhet Skënderbeu-Kukësi, kryendeshja mes dy rivalëve për titull zhvillohet të enjten në Korçë në orën 17:45. Verilindorët gëzojnë një formë të mirë, pasi kanë arkivuar katër fitore radhazi, megjithatë loja e tyre ka marrë kritika. Në pesë ndeshjet e fundit zhvilluar në Korçë Skënderbu ka arritur dy fitore dy barazime dhe një humbje. Pra statistikat favorizojnë bardhekuqtë dhe për më tepër në këtë takim kampionët në fuqi do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve, me klubin që ka paguar pjesën e mbetur të dënimit.


KURESHTI

22 E mërkurë, 3 TETOR 2018

Shefi i ëndrrave, këta punonjës punuan katër ditë në javë dhe u paguan për 5 Thuajse 250 punonjës të Perpetual Guardian, një kompanie që menaxhon fonde, testamente dhe prona të paluajtshme, testuan një javë pune ku punohej katër ditë në vend të pesë në mars dhe prill të këtij viti. Ata punuan tetë orë në ditë, për katër ditë në javë dhe u kompensuan sikur të kishin punuar pesë. Akademikët që studiuan testimin dolën në përfundimin se java katër ditore e punës rezultoi në nivele më të ulëta stresi, nivele më të larta kënaqësie në punë dhe sens i përmirësuar punëjetë personale. Themeluesi i firmëz zelandeze, Andrew Barnes, tha se vendosi të testojë javën e punës katër ditore pasi vuri re se punonjësit e tij ishin nën shumë trysni dhe menaxhonin me vështirësi balancën mes punës dhe jetës jashtë saj. Barnes mendonte se një ditë më shumë në shtëpi do të përmirësonte fokusin dhe produktivitetin në punë. Të dhënat dhe provat vërtetuan tërësisht teorinë e

Breshka me dy koka shokon banorët Një breshkë e çuditshme me dy koka ka shokuar banorët e Kinës juglindore. Breshka mutante ka lindur tre muaj më parë me deformim dhe jeton në qytetin Shangrao. Ajo mbahet në një kuti plastike dhe ekspertëvt thonë se nuk mund ta lejojnë që të jetojnë në natyrë me gjallesat e tjera për shkak se nuk do të arrinte të mbijetonte. Jiang Jianping, një studiues në Institutin e Biologjisë në Chengdu, tha oër Pekin Neës se mutacioni mund të jetë shkaktuar nga një anomali gjenetike ose faktorë të tjerë mjedisorë. Breshkat me dy koka kanë lindur më parë, por ato konsiderohen të rralla dhe një numër i tyre mbahen në muze.

tij. Në një javë normale ku punohet pesë ditë, 54% e punojnësve ndiheshin të aftë të përmbushnin përgjegjësitë e tyre në punë dhe në shtëpi. Në javën e punës me katër ditë, përqindja u rrit në 78%. Minis-

tri zelandez Iain Lees Galloway që kujdeset për çështjet e punës tha se të gjetjet janë shumë interesante dhe se është i hapur ndaj ideve për të përmirësuar modelet e zyrave moderne.

Në Zelandën e Re, punë 4 ditë në javë Një kompani në Zelandën e Re pas një periudhe prove për katër ditë punë në javë, e ka

konsideruar rastin sukses dhe ka vendosur ta zyrtarizojë përfundimisht këtë orar.

Pothuajse 250 punonjës në "Guardian Perpetual", një kompani që menaxhon trustet, testamentet dhe planifikimin e pasurive, vendosën një javë pune katër-ditore gjatë marsit dhe prillit të këtij viti, duke punuar katër ditë tetë orëshe por duke paguar punonjësit për pesë ditë.Kjo rezultoi me më pak stres në punë dhe nivele më të larta kënaqësie shoqëruar me një ndjenjë të përmirësuar të bilancit të punës dhe jetës. Themeluesi i kompanisë, Andrew Barnes, tha se stafi mund të zgjidhte nëse do të dëshironte një javë katërditore, ndërsa avokatët ishin konsultuar për të siguruar nëse sistemi i ri është konform ligjeve dhe kushteve të punësimit të Zelandës së Re. Barnes fillimisht e ndërmori këtë nismë pasi vëzhgoi se shumë prej stafit të tij kishin vështirësi për menaxhuar jetën e tyre personale dhe profesionale.

E frikshme, i riu bën akrobaci në lartësinë 270 metra Një i ri ka rrezikuar jetën e tij duke bërë akrobaci në majën e një ndërtese 270 metra të gjatë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nikita Deft, nga Rusia, pa frikë qëndoi në cep të ndërtesës duke u hedhur me litar, ndërsa shikuesit mbeten të frikësuar nga marifet e rrezikshme. 22-vjeçari gjithashtu rrotollohet disa herë së papthi. "Kam shumë përvojë në boks dhe kapërcimi është një nga elementet bazë të boksit. Unë i dija koston e këtij marifeti dhe kam qenë shumë i vetëdijshëm për atë që po bëja", tha Deft. I riu shihet duke kapërcyer në skajin e ndërtesës në Dubai.

Zbulohet kalendari i Putin i vitit 2019 Presidenti rus Vladimir Putin publikoi kalendarin e ri vjetor. Udhëheqësi i Kremlinit shafqet në një sërë pozash të ndryshme. Putin është fotografuar pa këmishë dhe me kafshë në kalendarine ri. Kalendari i vitit 2019, në fakt shihet kudo nëpër kancelaritë ruse. Për çdo muaj, Putin vjen me një pozë të ndryshme.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 4. Edhe ai Australian quhet si ai amerikan, fjala është për monedhën 11. Princ ... mbretëroi në Shqipëri gjatë periudhës (7 marsi 1914-3 shtator 1914) 14. Pastaj e ka brenda 15. Bashkim politik a shoqëror, që ka qëllime të caktuara 17. jesa e përparme e anijes ose e barkës 18. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 20. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 22. Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndie 24. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 25. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin 26. Punë që sjell të këqija e ngatërresa 27. E bëj diçka copa-copa të vogla, e bëj copë e grimë, e bëj thërrime, e thërrmoj 29. Lëng pa ngjyrë e i tejdukshëm si uji, me shije si të kripur, del nga sytë 30. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 31. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 33. Rreth i shkëlqyer që shihet përqark një sendi të ndritshëm, brerore 35. ... Gödel, matematicien dhe filozof Austro-Amerikan 37. Hilë ... (1885-1933), poet, luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike 38. Më shfaqet papritur si hije; më del si në vegim, më përhihet 42. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 43. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 44. Pareli i madh. Ai rri në mes milionerit bilionerit 47. Thurje, prerje a qëndisje me bedena e me lule, që bëhen ose që qepen anës një rrobe. 48. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, na duhen inicialet 50. Vë në rregull, sjell përsëri në rregull; kund. çrregulloj 51. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 53. Organizata Botërore e Shëndetësisë 55. Partia e të Drejtave të Mohuara 57. Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur, lëshon virrmë 59. Ashtu quhet pjesa e këmbës nga gjuri deri tek nyelli 61. Partia Lidhja Demokristiane e Shqipërisë 62. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës 63. Yndyra që i hidhet gatimit, tërësia e gatimeve që përdoren për të shoqëruar bukën 65. Kryeqyteit i Tataristanit dhe njëri prej qyteteve më të mëdha ruse. Është qendër e madhe industriale dhe kulturore e tatarëve 66. Burrë trim e bujar 67. Copë druri a metali. I tillë është i dhëmbëve dhe fija e shkrepses 71. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 72. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të

E mërkurë, 3 TETOR 2018

Nga Albert VATAJ

Zonave dhe Ndërtimeve Informale 78. Gdhend një dru, një gur etj. për ta bërë me faqe të lëmuara, e skalit 79. Quhen edhe ashtu depuetetët 80. Shesh ndeshjesh ose lufte, mejdan 82. Rrethi i Kuçovës, e kishte ashtu targën 85. Baraspeshë, përpjesëtim i njëjtë i forcave në të dy anët 88. Sipas Konicës, shqiptarët po nuk e pate, ta vënë, po e pate ta heqin, atë 91. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 92. Partia Social Demokrate 94. Partia Aleanca Popullore 96. Tregon kujdes, shqetësohet e përpiqet për të bërë diçka, nuk e lë pas dore 98. Vesh diçka në trup nga mesi e poshtë; i vesh dikujt këpucët etj.; kund. zbath 99. Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët 103. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 104. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 105. Rrip, gjuhë e ngushtë toke në mes dy tokave të tjera, mesun 106. Afrika e Jugut e ka atë monedhën e saj kombëtare 108. Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra 110. Vjershë lirike a këngë solemne. 111.Tirana, e kishte targën e makinave ... 112. Pjesë e vogël muzikore, që luhet me vegla zakonisht ndërmjet akteve a skenave të një op-

ere 115. Cilësia e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron 116. Filmi "... vjen një ditë" prodhim i vitit 1986, me regji të Vladimir Priftit, skenari, Teodor Laço dhe muzika, Thoma Simaku 117. Bimë e egër barishtore, zvarritëse ose gjysmëshkurre, me gjethe të vogla vezake 118. Degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; kërcelli i hollë i bimës, që sapo mbin 120. Dera ka .... edhe dritarja ka P. 122. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng 123. Ecja e organizuar, zakonisht në rreshta, e punonjësve ose e trupave ushtarake VERTIKALISHT 2. Kur një zënkë me fjalë përfundon në grushta, në përplasje fizike, në ... 3. Ëmbëlsirë e lehtë si qull, që bëhet me niseshte ose me miell orizi, me sheqer e me qumësht, u jepet zakonisht foshnjave 4. Salvador ... piktor surrealist, skulptor dhe skenograf, terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem 5. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 6. Që mund të jetojë në tokë dhe në ujë 7. Organizata Ndërkombëtare për Migrim, inicialet 8. Si kishtin makinat e Durrësit targën 9. Punoj tokën me shatë, me bel etj., rrëmih, gërmoj tokën me diçka 10. Muaji i parë i vitit. 11. E vendos dikë a diçka në një vend

12. Organizata Ndërkombëtare për Lundrimin Detar 13. Kafshë ose shpend i zënë në gracë 15. Osman, turk ose i prejardhuar nga atje 16. Sistem sundimi, në të cilin pushtetin më të lartë e ka në dorë tërësisht vetëm një njeri 19. Hyj diku me pahir e forcë 21. Sejcila nga pagesat e një kredie, apo të një shlyerje detyrimi financiar, quhen ashtu 23. shtatën ka në të, edhe pse ai rënditet i nënti në kalendarin e vitit 28. Marr pjesë aktive në një organizëm, parti politike, veprimtar 29. Pyll i dendur me drurë të mirë për lëndë ndërtimi 32. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 34. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 36. Tokë a ngastër e mbjellë me pemë frutorë, pemishte 39. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 40. Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. 41. Prishje ose paqartësi e shëmbëllimeve të sendeve, që vjen nga të metat e mjeteve optike 44. ... Konica (1878-1948), anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës dhe delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) 45. Emri ... Paskali, (22 Dhjetor 1903-13 Shtator 1985) "Skulptor i Popullit", "babai" i Skënderbeut në qendër të Tiranës 46. Ai që ka në duart e veta gjithë pushtetin e lartë, ai që sundon me pushtet të pakufizuar, sundimtar absolut.

brenda me bajga dhe me baltë, që përdorej për të mbartur drithë 70. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi 73. Partia e Punës së Shqipërisë 74. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 75. Që i ka fijet, pjesët ose njësitë përbërëse të vendosura larg njëra prej tjetrës 76. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 77. Fjalë, bisedë, ose diçka që lidhet me bisedën, bën... 81. Barack Hussein ..., ai është presidenti i parë afro-amerikan i SHBA-ve 83. Zakon i keq që ka një njeri, e kundërta e virtytit quhet ... 84. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 86. Mjet lufte që shërben për të sulmuar a për t'u mbrojtur 87. Prek në bisedë ose me shkrim një çështje pa e trajtuar gjerësisht, flas kalimthi për të, zë në gojë 89. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 90. Rezervat ushqimore të dimrit quhen edhe ashtu. 93. Lakmi e madhe për të ngrënë a për të pirë, grykësi e madhe 95. Ashtu quhet serial komedi shqiptar i vitit 2004 me skenar nga Ruzhdi Pulaha dhe regji nga Alfred Bualoti 97. Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë 98. Trupi i të vdekurit, kufomë njeriu 99. Tërësia e anijeve luftarake, tregtare të peshkimit etj. që ka një vend; forca detare e një shteti 100. Varg tingujsh të lidhur e harmonikë, që përbëjnë një njësi të caktuar muzikore 101. Një tok sendesh që i ngarkohen një kafshe ose që i mbart një njeri 102. Quhej ashtu ai që u ndante pagat punëtorëve a nëpunësve 107. Nigeria e ka atë monedhën e saj 109. Rregull në të ngrënë e në të pirë, që i caktohet dikujt nga mjeku; pehriz 113. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 114. Makinat e Delvinës ashtu e kishin targën 119. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 121. Po Gjirokastra si e kishte targën

49. Fund grash prej kambriku, me dantellë përfundi, që vishet nën fustan 50. Një copë leckë e trashë që vihet nën këmbë në opingë, këpucë 52. Ngjarje ose varg ngjarjesh heroike e me rëndësi historike në jetën e një populli 54. Larvë e disa insekteve, në trajtën e kësaj. Ecën duke u hequr zvarrë 56. Mekanizëm për shkëputjen automatike të pilotit nga aeroplani në rast rreziku 58. Myslimanët e quajnë Zotin ashtu 60. Përpunoj lëkurën me lëndë të veçanta derisa të fitojë cilësitë për tu përdorur 64. Peshk i ujërave të kripura, më i preferuari nga prodhimet e detit 67. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 68. Prek me dorë, ngacmoj; ngas, nuk e lë të qetë 69. Kosh i madh, i lyer jashtë e 1

2

3

U K U

9

K

K R E 12

N J

O R

I

N

L

M

P

K

P

T

A

L

I

H M O L

U

L ¸

K

M A L

M U S K U L

O

E

26

I

J

L

O

O R

G A N

23

27

Z

A

N

29

L E

¸

V

R

S

K O L

T

O N

E

30

T 32

A

33

31

M

M

O

H

O N I

T

I

M

J

34

O K

35

N K U I

Z I

C I

P

S

T 41

S

42

K

43

V

A

44

V

B 38

A R I

A N

K

R

S

A L

L ¸

H E

R ¸

R

48

E

O

K

53

Z

R

51

H A M E

L

K A S

T E

K U T

U R

I

R

I

T

T

R

P 57

A R I

B 58

O

B

K L

I

S

˙

S

E

F 64

V

B

65

I

A N E

H

71

L

S

U

I

K

I

69

A

L 73

D I

N

A

75

L

A

T

E

68

A Z

72

A L

62

P A ˙

S 67

A N T I

I

D 61

P

66

Z

U

B U F

N

59

60

M 63

K

I 55

56

E

F

52

54

D I

Z

49

D

G

50

M

A R M

47

R R

L A J

G

K

J

L

I

78

O N

T

D E

R 77

G J M

A D R

I

A L

V E

K

L

E

N

Z

81

82

E Q E N D I

K ¸

83

84

S H I

L

L I

85

86

N

M O T O

T

87

88

V 91

B R

A N D O N

O

N G

B

E

S

X

H

M 94

Z

O

R R

A

E K

I

¸

95

96

A M A

O 98

L

99

Z

L 100

N

I

V ¸

J

L E

102

S H ¸

103

K

M S

K I

T H

S

A

A

E

K L

O S

I

L

107

I

A D O L

M

F

109

U

O T

B

P A N I

U 114

H

¸

¸

Q E

F

B 110

112

S P

M K

104

106

111

K

N

T 101

L

105 108

R

90

93

H S

A A S

O 89

E D E N

O 92

97

D H E

K

74

M

79

L O K U C I

H

70

P P

76

80

P

K

O 39

O R

45

H

C

46

U

S 36

L

37

O 40

A

M 22

28

P

U J

R

21

L

I 25

D

K R

15

M U S

P U 20

E

7

U

17

M U N D

C U B A Z

6

K O R R M 14

19

24

B

Z M I

13

16

E 18

5

N

10

B

11

I

4

V 8

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

M

L

I

113

K

G

L

115

M A L I

G

E N G J

E L

L


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E mërkurë, 3 TETOR 2018

Takimi me Zv/kryetarin e Senatorëve Republikanë

Presidenti Meta: SHBA, partneri ynë strategjik Presidenti Ilir Meta, në vijim të vizitës së tij në SHBA, është pritur nga Senatori i Missourit, Roy Blunt, njëkohësisht Zëvendëskryetar i Konferencës së Senatorëve Republikanë. "SHBA, - theksoi Presidenti Meta, "janë partneri ynë strategjik, ndaj forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve është i një rëndësie vitale për ne". "Angazhimi i SHBA në rajonin

tonë mbetet kyç edhe për të ardhmen, në mënyrë që të konsolidohen arritjet e deritanishme, si në drejtim të stabilitetit e sigurisë ashtu edhe të përparimit të demokracisë e prosperitetit. Ndaj ne mbështesim fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s, dhe pas anëtarësimit të Malit të Zi vlerësojmë se edhe anëtarësimi i Maqedonise në NATO do të ishte një

arritje tepër pozitive për të ardhmen e të gjithë rajonit tonë", - u shpreh Presidenti Meta. Në këtë drejtim të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën që Parlamenti i Maqedonisë të marrë përgjegjësitë e duhura përmes bashkëpunimit për t'iu përgjigjur aspiratës legjitime të shumicës së qytetarëve për anëtarësim në NATO e BE. Pas takimit Presidenti Meta shkruan në facebook: "Në zyrën historike të Presidentit të SHBA, Harry S. Truman, aktualisht zyra e Senatorit të Missourit, Roy Blunt, njëkohësisht N/Kryetar i Konferencës së Senatorëve Republikanë".

UNIVERSITETI “JOHN HOPKINS”

Presidenti Meta i ftuar nderi në “CEPA” Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Uashington D.C mbajti një ligjëratë si i Ftuar Nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin "John Hopkins". Në aktivitet ishin të pranishëm diplomatë, ambasadorë, analistë dhe studiues politikë diplomatë, studentë, etj., Gjatë ligjëratës së tij, Presidenti Meta paraqiti këndvështrimin e tij mbi realitetin politik, ekonomik dhe social të rajonit tonë.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.