Koha Jone_3 tetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

Kryeministri, “tren” që ka dalë nga shinat! E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 237 (8678)

E enjte, 3 Tetor 2019

Çmimi 30 Lekë

FAQE 3

Lulzim Basha: Rama të zbatojë Presidenti Meta takon kryeministrin estonez: Estonia, një shembull platformën për zgjidhjen e për t’u ndjekur në teknologji krizës ose të hapë krahun

Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha

PADIA

FAQE 4

KRYETARJA E LSI

PD, kërkesë prokurorisë: Të hetohet Edi Rama për 80 mijë dollarët e fotos me Obamën

FAQE 2

SHFAQJA

“Salome” e Oscar Wilde, me Yllka Mujon në skenën e teatrit të Fierit

FAQE 14-15

ISH-DEPUTETI I PD

Kryemadhi: 9 kushtet e Gjermanisë duan një zgjidhje, kjo është e vetmja platformë që zgjidh krizën

Luçiano Boçi: Rama po ecën me çmenduri drejt kaosit, largimi i tij është dhe çështje ndërkombëtare

FAQE 6

MASAT E DISIPLINËS

FORUM

Dhuna në derbin Tirana-Partizani, 8 tifozë përjashtohen përjetë nga stadiumet

Shqipëria në sytë e mi si studente

FAQE 14-15

FAQE 16

Në foto: Presidenti Ilir Meta me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas

Nga Resiba Koni

Unë si dhe çdo shqiptar tjetër jetojmë në një vend të bekuar nga natyra...

FAQE 8

Intervistoi: Redjon Shtylla FAQE 10

GJIGANDI I AUTOMOBILIZMIT

Mercedes-Benz zgjedh Shqipërinë për të promovuar modelin e ri X-Class

FAQE 9


POLITIKE

2 E enjte, 3 TETOR 2019

Dokumenti/ 9 pyetjet e PD për financimin e paligjshëm për foton me Obamën dhe 3 veprat penale të Edi Ramës

PD gati padinë ndaj Ramës për foton me Obamën P

artia Demokratike do të padisë kryeministrin Edi Rama për foton me ishPresidentin amerikan Barak Obama. në akt-padinë e saj, PDja i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar nga Edi Rama për foton me Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012. Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg Ëilliam Argeros, shtetas amerikan, që ka paguar 80 mijë usd për llogari të Edi Ramës. Këtë e pohoi në gjyq avokati i Ëilliam Argeros, të cilin Zëri i Amerikës dhe media të tjera ndërkombëtare e citojnë të ketë thënë se “klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama. Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. “Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Sh-

qipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga “Zëri i Amerikës”, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar”, njoftoi dje selia blu. Padia e PD për kryeministrin Rama vjen pas dënimit me 4 muaj burg të shtetasit amerikan, Ëilliam Argeros. William Argeros kishte

pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rremë para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit. Pyetjet e selisë blu Në kërkesën e Partisë Demokratike që prokuroria të nisë hetimet për financimin e paligjshëm nga Edi Rama në shumën 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin Obama në vitin 2012, shtrohen 9 pyetje kryesore, të cilave duhet t’i përgjigjet prokuroria. “1. Ku i gjeti Edi Rama 80 mijë dollarë në një kohë kur, sipas deklarimit të tij të pasurisë, ai nuk zotëron një pasuri të tillë në vitin 2012? 2. A janë këto para të përfituara nga korrupsioni apo janë financim nga një burim i paligjshëm dhe i padeklaruar? 3. Cili është burimi i këtyre parave? 4. Çfarë kanë marrë sponsorizuesit në këmbim të këtyre parave? 5. Çfarë përfitoi në këmbim të këtij veprimi Edi Rama? 6. Pse nuk është deklaruar si shpenzim kjo shumë e konsiderueshme prej 80 mijë dollarë? 7. A është deklaruar ligjërisht disponimi i shumës prej 80 mijë dol-

lar nga shtetasi Edi Rama, në kuadër të detyrimit të tij për deklarimin e pasurisë për vitin 2011, si Kreytar i Bashkisë Tiranë dhe a janë paguar taksat dhe detyrimet e tjera financiare ndaj shtetit shqiptar, për këtë shumë? 8. Si është siguruar shuma prej 80 mijë dollarë nga shtetasi Edi Rama dhe a është ajo ligjërisht e justifikuar? 9. Nëse shuma prej 80 mijë dollarë nuk është deklaruar dhe nuk është ligjërisht e justifikuar, a është kjo shumë produkt i një vepre penale a veprimtarie kriminale të kryer nga shtetasi Edi Rama apo financuesi i tij?”, janë pyetjet që ngre selia blu në padinë e saj. Veprat penale të Ramës Nga provat e reja të dala në dritë pas dënimit me burg të shtetasit amerikan që ka paguar në emër të Edi Ramës për foton, PD-ja thotë se Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme. “Konkretisht, Edi Rama duhet të hetohet për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funk-

sione publike”, e parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal; dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal”, thekson PD-ja. Po ashtu, selia blu vë në dukje se Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës kanë standarde të dyfishta, pasi nuk nisin murrë hetime kryesisht për veprimtarinë kriminale të kryeministrit Edi Rama apo drejtuesve të lartë të qeverisë dhe partisë në pushtet. Partia Demokratike vlerëson se mënyra sesi do të veprojë prokuroria, është tregues tjetër për zbatimin apo jo të ligjit, pasi deri tani, nën kontrollin e qeverisë, i ka shërbyer kulturës së pandëshkueshmërisë, duke mos çuar para drejtësisë asnjë zyrtar të lartë.

Ish-deputeti i PD paraqitet në Gjykatën e Tiranës për të dëshmuar. Debate në sallë me avokatin e Xhafajt

Salianji i pandehur për çështjen “Babalja”: Dëshmitari trafikant droge, u pagua nga PS I

sh-deputeti i Partisë Demokra tike, Ervin Salianji është paraqitur mesditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës për të dëshmuar për çështjen “Babalja”, ku është i pandehur. Pas daljes nga Gjykata, Saliaji akuzoi Ramën se ka paguar një dëshmitar të rremë, trafikant droge për të dëshmuar kundër tij. “Po vazhdohet insistimi nga Rama në këtë rast me një dyshimtar të falsifikuar, trafikant edhe ky edhe i dënuar. Shumë të tjerë i ka ngritur në nivelet e ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, këtë po e përdor për një rol tjetër. Por siç e thashë në gjykatë, siç vërtetohet nga dokumentacioni i fashikullit të Prokurorisë se nuk ka asnjë komunikim të vetëm timin me këtë person. Nuk i njoh këta persona, nuk kam asnjë komunikim. Asnjë i afërm apo mik rreth meje nuk e njeh këtë personazh. Ashtu siç nuk kam njohur më përpara edhe shtetasin Albert Veliu, bashkëtrafikant i Agron apo Geron Xhafajt. Besoj që në të këtë

kuptim ishte shteruese. Po ashtu ishte shteruese sesi nga momenti që është bërë regjistrimi deri në datën e publikimit nuk ka pasur asnjë ndërhyrje të këtij dëshmitari të rreme. Ky ka filluar të flasë për paratë e premtuara në momentin që ka komunikuar, apo të paktën në tabulate duket se ka pasur thirrje drejt një numri telefonik që i përket Taulant Ballës, që është

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

kryetari i grupit parlamentar të PS. Pas kësaj është regjistruar Alizoti, duke thënë që ka thënë se i janë premtuar para prej PS dhe në përgjimet e prokurorisë pastaj vërtetohet se si drejtorët e Policisë së Shtetit i kanë ofruar para, e kanë marrë në telefon, janë përkujdesur që ky të kryejë këtë shërbim për PS-në”, tha Salianji. Ishdeputeti demokrat tha se materiali

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

bruto i audiove nuk është dorëzuar nga Prokuroria për të shpëtuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës. “Prokuroria e Krimeve të Rënda që kishte çështjen në atë periudhë për të devijuar vëmendjen nuk ka kërkuar materialin bruto por materialin që kemi publikuar ne, që ka pasur titrimin dhe muzikën për të mos lejuar. Materiali bruto në dijeninë time është dorëzuar nga gazetari Jetmir Olldashi por prokuroria nuk e ka dërguar materialin bruto, por një material tjetër për të shpëtuar vëllain e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafës”, deklaroi ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji. Tensionet në sallë Seanca e djeshme gjyqësore është shoqëruar me debate të teksa po jepte dëshminë e tij dhe ish-deputeti i PDsë Ervin Salianji. Situata është tensionuar mes tij dhe avokatit të Geron Xhafajt, Ardian Bisha i cili ka pyetur Salianjin: “Jeni ndonjë biçim prokuror i PD-së që merreni me denoncimet?

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Çfarë strukture është kjo?”, pyeti Bisha. “Unë nuk përgjigjem me fjalën biçim, duhet ta tërheq”, u përgjigj Salianji. Për shkak të përplasjeve në sallë, seanca është ndërprerë për disa minuta. Ishdeputeti i PD-së Ervin Salianji dëshmoi në Gjykatë ku ka akuzuar prokurorinë se nuk po i ka shkuar deri në fund hetimeve. Salianji para togave të zeza deklaroi se prokuroria nuk i ka marrë materialin bruto të përgjimeve të realizuara në Vlorë, dhe se me Fredi Alizotin nuk ka pasur asnjë njohje. Ish-deputeti Salianji akuzohet për “kallzim të rremë” për dosjen “Babalja” së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi. Në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti. Përmes një audio-përgjimi të publikuar, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 3 TETOR 2019

Kryeministri, “tren” që ka dalë nga shinat! Edi Rama nuk ka dashur ndonjëherë që t’a zgjidhë këtë krizë politike. Çdo ditë që kalon e tregon se kryeministri ndjehet më mirë në kaosin ku e ka futur vendin. Më ndërkombëtarët që mbyllin sytë dhe me opozitën e detyruar që të dalë nga sistemi, ndonëse nuk duhej të ikte nga mandatet, kryeministri po vijon i qetë ndarjen e parave dhe vjedhjen e buxhetit bashkë me oligarkët. Në Parlament ka idiotët e dobishëm që thonë se janë “opozita” dhe atij kaq i mjafton për të menduar se do të qeverisë gjatë. Këto ditë ka vetëm një shqetësim të përkohshëm. I duhet të bindë disa vende të Bashkimit Europian dhe kryesisht Gjermaninë, se Shqipëria vërtetë ka probleme, por nuk është krejtësisht pa demokraci. Ndaj po del në media dhe thotë se është gati për dialog me opozitën dhe se është gati t’i shkojë edhe në zyrë Lulzim Bashës. Këtë e thotë njeriu që para 30 qershorit i dërgonte kreut të opozitës me urdhër prokurorinë në zyrë dhe e kërcënonte për ta futur në burg. Por të kuptohemi, kur flet për këtë lloj dialogu Rama nuk ka parasysh zgjidhjen e krizës politike dhe kushtetuese më të rëndë të 30 viteve të fundit. Me dialog, ai nënkupton vetëm diskutimet për reformën zgjedhore. Këtë e bën jo se mendon se opozita është pjesë e vendit dhe rregullat në demokraci kërkojnë bashkëjetese me kundërshtarin, por se kështu ka ca halle me Berlin dhe Francë, ndaj i duhet t’i gënjejë deri në datën 18 tetor. Këto ditë i duhet të mashtrojë ndërkombëtarët dhe të tregojë se ai është politikan që njeh dialogun, por ka përballë një opozitë që nuk pranon marrëveshje. Pas 18 tetorit nuk ka rëndësi çfarë do të thonë PD dhe opozita, ai do të harrojë gjithçka tha dhe do të qeverisë i qetë me Kujtim Gjuzin dhe gjithë të tjerët, të kapur apo jo

nga dekriminalizimi. Që nuk e ka seriozisht dhe as nuk e do dialogun e tregojnë edhe zhvillimet e ndodhura dje. Lulzim Basha, pas mbledhjes me aleatët, përsëriti në mënyrë të përmbledhur gjithë qëndrimin e Frontit Opozitar për reformën zgjedhore. Janë 5 pika që kërkojnë, mes të tjerash, dënimin e manipuluesve të votave, ndryshimin e sistemit zgjedhor, bërjen e reformës me pjesëmarrje të SHBA, BE me një përfaqësues nga Parlamenti monist dhe një nga opozita reale. Në këto pika, lihet e hapur dhe mundësia e rikthimit të referendumit si mënyrë vendimmarrëse e qytetarëve. Është një platformë që realisht nuk e zgjidh krizën e vendit dhe këtë opozita e di më mirë se Edi Rama. Megjithatë, kjo është një përpjekje

serioze për tu treguar ndërkombëtarëve, edhe një herë tjetër, se kriza është prodhuar nga qeveria “Rama” dhe jo nga opozita. Me propozimet e bëra për reformën zgjedhore dhe me ftesën për dialog Lulizm Basha dhe opozita kanë bërë edhe më shumë sesa i kanë kërkuar ndërkombëtarët. Mjafton të kujtojmë se me këtë dokument të opozitës, Bashës i është dashur të kapërcejë mbi veten duke harruar qëndrimin e fortë se “nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër”. Reforma zgjedhore nuk zgjidhë krizën, por është një shans për palët që të tregojnë se sa realisht duan që të mos e çojnë vendin në kaos. Opozita e bëri lëvizjen e saj, me jo pak kosto për të. Ndërsa pritej që Edi Rama të kuptonte rëndësinë e

situatës, kryeministri edhe njëherë tregoi se zgjidhjen e kësaj krize nuk e do dhe as i intereson një situatë normale. Deklaratës së Lulzim Bashës, që PS të plotësonte “pesë pikat e platformës së opozitës ose të hapte krahun”, kryeministri ju përgjigj me arrogancën tipike që nuk lë vend shumë për dialog. Sipas tij, kjo që kërkon opozita “është njësoj si një karrocë me kalë që i thotë një treni hap krahun”. Është qesharake sesi kryeministri i një vendi me rrjet hekurudhor të falimentuar, zgjedhë ta krahasojë qeverinë e tij me një tren. Kur po hyn në vitin e 7 të qeverisjes, “treni” i Edi Ramës po lë një situatë edhe më të mjerë se në vitin me të keq të qeverisjes së dytë të PD. Institucionet kanë marrë fund dhe janë kthyer në zyra të PS, njëlloj si në kohën e komunizmit ku veprohej me direktiva partie. Sistemi i drejtësisë ka rënë bashkë me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Prokuroria, shtylla e vetme që mund të kontrollonte qeverinë, është bërë si ministrja e 15 e kabinetit “Rama”. Korrupsioni, vjedhjet me ligj dhe koncesionet janë bërë aq normale sa edhe në media nuk konsiderohen më lajm, nëse grabitja nuk është mbi 10 milionë euro në një goditje. Ekonomia është drejt kolapsit total dhe e vetmja shpresë është që shiu të mbush hidrocentralet, që qeveria të kap ndonjë lekë nga shitja e energjisë. Me votimet moniste të 30 qershorit demokracia dhe ndarje e pushteteve u ekzekutuan si në diktaturë, por Rama thotë se Venecia i ka dhënë leje që zgjedhjet ti bëjë gjithmonë me 1 parti dhe pa opozitë. Në këtë situatë degradimi total të qeverisë dhe shtetit, kryeministri e sheh veten dhe qeverinë e tij si tren që çon përpara vendin. Dikush duhet t’i thotë se treni ka kohë që ka dalë nga shinat dhe i vetmi që nuk e ka kuptuar këtë gjë është makinisti. Mili Xhani


POLITIKE

4 E enjte, 3 TETOR 2019

Kreu i PD-së mbledh aleatët: Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore

Basha: Rama të zbatojë planin për zgjidhjen e krizës, ose të hapë krahun

K

reu i Partisë Demokra tike Lulzim Basha zhvil loi këtë të mërkurë një takim me aleatët në selinë e PDsë. Në takimin që filloi në orën 9:30 të mëngjesit të djeshëm, të pranishëm ishin kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PDK-së Nard Ndoka dhe kreu i PAA-së Agron Duka. Në fokus të takimit ishin zhvillimet politike dhe vendimet për aksionin politik. Mësohet se pjesë e takimit ka qenë edhe David Philips, një aktivist i të drejtave të njeriut i cili ka pirë një kafe me kryetarin e PD-së dhe aleatët e opozitës, ku kanë diskutuar për situatën politike. Duke iu referuar 5 pikave të planit të opozitës, që u prezantua në tryezën për reformën zgjedhore, organizuar nga OSBE-ja një javë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se ky është plani i duhur që Edi Rama duhet të zbatojë për zgjidhjen e krizës, ose, tha ai, të hapë krahun. “Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne!”, tha kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Plani i opozitës Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve

KRIZA POLITIKE

P

ërfaqësues të delegacion it të CSU-së, nga Landi i Bavarisë zhvilluan dje një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, ku fokusi i diskutimit ngelet kriza politike. Zyrtarët gjermanë, pasi kanë zbritur nga një minibus, me dosje nëpër duar, janë pritur në hyrje të selisë blu nga demokrati Dorian Teliti. Po ashtu i pranishëm në takim ishte edhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf. Kujtojmë se vendimi për çeljen apo jo të negociatave të Shqipërisë me BE do të jepet në 18 tetor, ndërkohë, Bundestagu gjerman ka dhënë votën pro me kushte për çeljen e negociatave. Shqipëria duhet të përmbushë disa kushte përpara se Gjermania të hapë dritën jeshile për çeljen e nego-

ndërkombëtarë për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri. Si një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin e reformës zgjedhore. Sipas saj, reforma e vërtetë zgjedhore duhet të realizohet nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që nuk janë objekt i hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve, si në dosjet nr. 184/2016 apo nr. 339/2017. Po ashtu, opozita propozon që diskutimet mbi reformën zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile. Sipas

Opozitës, asnjë komision parlamentar , i drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. PO ashtu, ajo thekson se asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet

konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime. “Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse

do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat AudioVizive, etj. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik. Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi, duke pasur nën kontroll KQZ, policinë, shërbimin informativ, prokurorinë dhe gjykatat. Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve”, thuhet në planin e opozitës për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Delegacioni i CSU zbarkon në selinë e PD-së, takim me Bashën ciatave me Bashkimin Europian, dhe pjesa tjetër është në formën e detyrave që duhet të

plotësohen në fazën e dytë. Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, ka sqaruar vendi-

min e Budensatgut Gjerman me kushtet e vendosura për hapjen e negociatave me vendin tonë. Ndërsa një ndër kushtet e vendosura ishte reforma zgjedhore, Ambasadori Zingraf shprehet se Gjermania nuk do të luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe se zgjidhja duhet të vijë nga institucionet shqiptare. “Bundestagu gjerman ka formuluar disa kushte të cilat duhet të përmbushen në një hap të parë, përpara ndërmarrjes së Konferencës së parë dhe më pas do të duhet do të përmbushen edhe kushtet e tjera në fazën e dytë. Është e rëndësishme që të theksojmë siç tha

edhe ambasadori i BE Soreca, se po pritet edhe së çfarë vendimi do marrin vendet e tjera të BE. Përshkallëzimin apo ndarjen në fazat që ishin të parashikuara në Rezolutën e Bundestagut gjerman apo ishin pjesë e vendimit të Bundestagut gjerman nuk do të doja që t’i sqaroja me hollësi apo të jepja dhe data të caktuara për këto. Por duhet të them, duhet të bëj të qartë se kushtet, të cilat u formuluan këtë herë ekzistonin dhe ishin artikuluar prej kohësh që përpara këtij vendimi”, theksoi dy ditë më parë ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf.


POLITIKE

5 E enjte, 3 TETOR 2019

Holanda: “Qëndrimi ynë kundër çeljes së negociatave nuk ka ndryshuar”. Franca ende nuk ka vendosur. Danimarka në mëdyshje

PUBLICISTI

Lubonja: Reforma Zgjedhore nuk i jep fund krizës politike

Negociatat, një tjetër vend i BE-së del kundër Shqipërisë I V ështirësohet njehsimi i qëndrimeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në takimin e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së mbajtur në Bruksel, Franca nuk ka prezantuar ende një qëndrim lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Holanda është mjaftuar duke thënë se qëndrimi i saj për Shqipërinë nuk ka ndryshuar. Për qeverinë holandeze, aktualisht mbetet ende në fuqi mocioni i parlamentit holandez të aprovuar në qershor të këtij viti, kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kjo është konfirmuar sot për “ABC News” nga burime zyrtare holandeze. Ndërkohë një tjetër shtet i është shtuar listës së skeptikëve për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Danimarka ka lënë të kuptohet, se tashmë vendi ka një qeveri të re, që nuk është entuziaste për zgjerimin dhe rrjedhimisht mund të jetë më strikte se qeveria e mëparshme. Këto elementë pengojnë ambasadorët e përhershëm që të punojnë mbi një tekst të përbashkët për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Askush deri tani nuk mund të thotë nëse ky tekst do marrë formën e

vendimit të Bundestagut për të dyja vendet apo jo. Paralelisht me këtë, ka shtete anëtare të BE-së që shohin probleme me qasjen e deritanishme për zgjerimin, pasi nuk po jep rezultatet e pritshme edhe me vendet që kanë hapur negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, lidhur me forcimin e shtetit ligjor dhe të drejtat themelore. Kjo po e thellon ndarjen brenda shteteve anëtare. Ambasadorët e

përhershëm do të mblidhen sërish të mërkurën e ardhshme për të diskutuar qëndrimet e tyre. Nga eksperienca e vitit të shkuar, nuk përjashtohen disa takime të tilla për të mundësuar formulimin e teksteve për të dyja vendet deri në datën 15 tetor, kur pritet të merret vendimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

ftuar në “News 24”, analis ti Fatos Lubonja u shpreh se Reforma Zgjedhore nuk i jep fund krizës së thellë politike, pasi sipas tij, problemi në vend është shumë më i madh. Lubonja deklaroi se Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar, që lidhen me realitetin shqiptar. “Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar. Janë ndryshime që lidhen me realitetin shqiptar. Nuk është ideja të marrin amerikanin, gjermanin, por sistemin zgjedhor që të zgjidhim problemet që kemi. Një nga problemet e mëdha që kemi është fakti që “të fortët” që kontrollojnë zonën, bëhen deputetë e kryetarë bashkish. Partitë duhet të bëjnë lista të vogla, ku edhe kundërshtari të mund të vërë gishtin mbi atë që ke zgjedhur ti. Kjo është për të zbutur konfliktualitetin e madh që është krijuar te ne”,u shpreh Lubonja. Më tej, analisti shtoi se opozita, por edhe shqiptarët, duhet t’i thonë Bundestagut gjerman dhe BE-së se problemi kryesor

në Shqipëri është mosrespektimi i ligjit, ku kampion është vetë kryeministri Edi Rama. Si e shikoni ju arritjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore, si e shikoni zgjidhjen? “I duhet thënë Bundestagut dhe OSBE-së nga ne shqiptarët, opozita, shikoni se nuk është ky problemi ynë. Ata thonë kthehuni në normalitet, por opozita doli pikërisht se gjendja nuk është normale. Problemi numër një është respektimi i ligjeve, kjo është një çështje shumë komplekse, që ka të bëjë me moralin e klasës politike, edukatën. Një nga kërkesat është që të parët që duhet të respektojnë ligjet duhet të jenë politikanët. Ne kemi kryeministrin kampion për mos respektim të ligjit”, deklaroi ai.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

NJOFTIM

PËR RISHPALLJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR PLOTËSIMIN E VENDIT AKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE “VAKANCË E PARAKOHSHME” Presidenti i Republikës, pasi u njoh me njoftimin nr.530 prot, datë 26.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Vendimin e KED-së nr. 137, datë 21.09.2019, konstatoi se: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në përfundim të procedurave të verifikimit të kandidaturave të paraqitura për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese “Vakancë e parakohshme”, e krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit zotit Besnik Imeraj dhe e shpallur për aplikim nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.10723, datë 07.02.2018, ka evidentuar se nga 15 (pesëmbëdhjetë) kandidatë që kanë shprehur interesin për konkurim, kanë ngelur në garë vetëm dy kandidatë të lejuar për kandidim dhe, konkretisht, zoti Besnik Muçi dhe zonja Regleta Panajoti. Bazuar në këto kushte, ku në garë për kandidim për plotësimin e kësaj vakance kanë ngelur vetëm 2 (dy) kandidatë, pra më pak se numri i domosdoshëm 3 (tre) kandidatë i parashikuar nga neni 125, pika 1 të Kushtetutës dhe neni 7/b, pika 4 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, në mbledhjen e datës 21 shtator 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me Vendimin nr. 137, datë 21.09.2019 ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e Presidentit të Republikës si organ emërtese për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant. Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi u njoh dhe vlerësoi njoftimin nr. 530 prot, datë 26.09.2019 dhe Vendimin nr. 137, datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me qëllim ndjekjen e procedurave të kërkuara akance të pararakoshme”, në nga Kushtetuta dhe ligji për plotësimin e kësaj “V “Vakance nr Gjykatën Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës me Dekretin nr.. 1129 1, datë 27.0 9.2 019, ka miratuar: 1291, 27.09.2 9.20 · Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në aGjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “V “Vakancës së parakohshme”, të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, zotit Besnik Imeraj. Presidenti i Republikës, pasi ka vlerësuar informacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mbi ecurinë e procesit për plotësimin e këtij vendi vakant, fton: Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutën e vendit dhe nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur publik për plotësimin e vakancës së mësipërme, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës këto dokumente: - Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant të rishpallur; - Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail); - Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dokumentacionin shoqërues, nëpërmjet të cilit vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; - Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit është i publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës. - Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, formular i cili gjendet i publikuar bashkëlidhur këtij njoftimi në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës. Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm bashkëlidhur është data 18 tetor 2019. Pas administrimit të dokumentacionit, lista e aplikuesve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe me mjetet e informimit publik. Lista e aplikuesve dhe dosjet respektive të tyre do t‘i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vijimin e procedurës së verifikimit dhe vlerësimit sipas ligjit. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparente çdo rezultat të këtij procesi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në nenin 7/b, të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Për lehtësinë e të gjithë aplikuesve, me qëllim plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, më poshtë gjeni të botuar përmbajtjen e nenit 125, pika 4 e 5 të Kushtetutës dhe nenit 7/a, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku parashikohen kushtet dhe kriteret për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, · Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Neni 125 4. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë arsim të lartë juridik, të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës. 5. Gjyqtari nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Kritere të tjera, si dhe procedura për emërimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese rregullohen me ligj. 0.0 2.2 000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës · Ligji nr nr.. 8577, dt 1 10.0 0.02.2 2.2000 Kushtetuese të R epublikës së Shqipërisë”, i ndry shuar Republikës ndryshuar shuar.. Neni 7/a Kriteret dhe kushtet e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese 1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit. 2. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere: a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike; b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës; c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral. 3. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të: a) vjetërsisë në profesion; b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë; c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës; ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike; d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës; dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike. 4. Organet e emërtesës marrin parasysh përbërjen e Gjykatës Kushtetuese në momentin e emërimit të kandidatit për të garantuar balancën ndërmjet përvojave profesionale të anëtarëve dhe respektimin e barazisë gjinore. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohen me postë ose drejpërsëdrejt në zyrën e protokollit të Institucionit të Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Sqarim: Në zbatim të nenit 127 pika 3 të Kushtetutës dhe nenit 7/dh pika 2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për oganizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kandidati që do të përzgjidhet për t`u emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të gjyqtarit të larguar. Tiranë, më 27.09.2019


POLITIKE

6 E enjte, 3 TETOR 2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim: 9 kushtet e Gjermanisë duan një zgjidhje dhe kjo është e vetmja platformë që nxjerr vendin nga kriza

Kryemadhi: Rama të kthejë përgjigje për 5 pikat, pastaj të vijë në PD

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Inte grim, Monika Kryemadhi pas mbledhjes së aletarëve të djathtë në selinë blu, tha se platforma me 5 pika që i është dërguar kryeministrit Edi Rama është një strukturë strategjike që kërkonë palë nga mazhoranca dhe opozita për zgjidhjen e krizës politike. “Është një diskutim shumë i gjatë, që ka të bëjë me platformën dhe paketën anti-krizë që opozita vazhdon ta ndërtojë dhe ta pasurojë me elementë të tjerë, gjë që e bën të domosdoshme për të ngritur dhe për të vazhduar pastaj me grupet e punës që ne kemi thënë më përpara. Është një strukturë strategjike që thotë një palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një palë nga ndërkombëtarët. Ajo është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut. E gjithë kjo strukturë dhe ato 9 kushte dhe janë të domosdoshme. Duhet të bëjmë opozitës research. Basha përfaqëson opozitën dhe jo vetëm PD. Ka qenë një lapsus. Rama ka qenë refraktari dhe anti-dialog gjithmonë. Duhet të nxjerrim vendin nga kriza dhe t’i japim shansin të gjithëve për një jetë më të mirë. Kemi të pashprehur Francën dhe kemi Holandën me një qëndrim të frikshëm për Shqipërinë. Rama ka 5 kushte dhe duhet të kthejë njëherë përgjigje për ta dhe pastaj hajde në PD të flasim. Rama është humorist”, u shpreh Kryemadhi pas takimit që u mbajt paraditen e djeshme në selinë e PD-së, ku kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi të gjithë krerët e partive aleate. Prononcimi i kryetares së LSI-së Znj. Kryemadhi Partia Demokratike në tryezën e Reformës zgjedhore propozoi një formulë ekstra parlamentare për reformën

zgjedhore, ku do ishin prezent vetëm përfaqësues nga PD, PS shtuar ndërkombëtarët? E para njëherë nuk është e vërtetë kështu, është një strukturë strategjike që do të thotë një palë përfaqësues nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një palë nga ndërkombëtarët që kanë qenë njerëzit kryesorë që janë marrë me çështjen e Reformës Zgjedhore dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ndjekur hap pas hapi. Por mos harroni që ajo çfarë është propozuar një javë më përpara është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut, që janë shumë të domosdoshme, shumë të domosdoshme dhe kushte, të cilat pa to nuk vazhdojmë dot më në konferencën e dytë. Kështu që e gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato 9 kushte ju sugjeroj që të merreni seriozisht me

KREU I DEMOKRISTIANËVE

këto 9 kushtet dhe t’i lexoni një nga një dhe t’i përmendni ditë për ditë. Janë kushte të domosdoshme, të cilat duan një zgjidhje dhe kjo është e vetmja platformë anti-krizë që nxjerr vendin nga kriza. Zoti Basha tha PD – PS… Me thënë të drejtën duhet bërë research për t’iu vëzhguar edhe juve dhe gjithë të tjerët. Mund të ketë qenë lapsus i zotit Basha, por mos harroni që është përfaqësi e opozitës. Zoti Basha nuk përfaqëson më PD-në, përfaqëson opozitën, ai përfaqëson PD-në brenda PDsë. Zoti Basha përfaqëson opozitën, prandaj mos u merrni me këtë dhe mos u merrni me mekanizmat e zotit Rama. Në kushtet ku mazhoranca nuk pranon këtë strukturë me praninë e ndërkombëtarëve, cili do të jetë qëndrimi i opozitës?

Ne vazhdojmë me agjendën tonë. Kjo do të thotë që zoti Rama ka qenë njeriu refraktar dhe anti-dialog gjithmonë. Z. Rama ka problemin e tij më të madh të ruajë kokën e tij, problemi nuk është për të ruajtur kokën e z. Rama. Problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza, si t’ju krijojmë shqiptarëve mundësi për të jetuar të sigurt dhe të kenë mundësinë e punësimit në Shqipëri dhe si t’ju japim shansit të gjithë atyre shqiptarëve që kanë ikur të rikthehen dhe të kenë një jetë më të mirë se ç’duhet. Mos harroni se 9 kushtet e Bundestagut Gjerman do të pasurohen me kushte të tjera që do të vinë nga vende të tjera. Kemi akoma Francën, kemi Holandën që bën një qëndrim me thënë të drejtën shumë refraktar dhe që është i frikshëm për Shqipërinë. Pra janë situata

dhe unë nuk mendoj se është çështja se çfarë thotë z. Rama, çështja sot është si të nxjerrim vendin nga kriza dhe për këtë mendoj që të gjithë duhet të mendojmë bashkarisht. Kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm të vijë dhe në selinë e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi reformën zgjedhore me koalicionin opozitar? Po shumë mirë le të vijë në selinë e Partisë Demokratike, por ai në emër të Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës ka 5 kushtet që ja kemi dhënë, të kthejë përgjigje për këto dhe pastaj hajde se flasim dhe takohemi se nuk është problem për të takuar z.Rama. Zoti Rama kështu është humorist i devotshëm sidomos tani dhe kohët e fundit që kemi mbetur pa humorist. Faleminderit!

Ndoka i kthehet Ramës: Je një tren rrangallë, mbushur me kriminelë Kryeministri Edi Rama ironizoi dje kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore, duke deklaruar se qeveria e tij është një tren që nuk mund të ndalet nga “karroca me kuaj”. Pas kësaj deklarate të kreut të Qeverisë

do të vinte i menjëhershëm reagimi nga ana e opozitës. Ishte kreu i PDK-së, Nard Ndoka i cili i kujton Ramës se ai është një tren rrangallë që është mbushur vetëm me kriminelë. “Edi Rama, je tren rrangallë, i boshatisur nga

njerëzit dhe i mbushur me kriminelë e oligarkë, që ke dalë nga shinat! Fundi yt dihet..! Opozita po i del për Zot vendit dhe qytetarëve”, u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka.


POLITIKE

7 E enjte, 3 TETOR 2019

Ish-ministrja e Integrimit: Shqipëria nuk i çel dot negociatat pa përmbushjen e kushteve të vendosura nga Gjermania

Gjosha: Precedenti i Shqipërisë për negociatave do të prekë edhe Kosovën e Bosnjen!

I

sh-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka shpjeguar me anë të një videoje të shpërndarë përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, se në këtë situatë ku ndodhet sot, Shqipëria nuk i çel dot negociatat pa përmbushen e kushteve; se Shqipëria bëhet precedenti i parë për ndryshimin e procedurave për hapjen e negociatave dhe se kjo do të prekë në të ardhmen edhe vendet e tjera si Kosovën e Bosnjen. Në një shënim me video, pas shqetësimit të ngritur, ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha tregon se çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të hapur negociatat. Qëndrimi i Gjoshës Çfarë po ndodh me Negociatat e Shqipërisë? Komisioni Europian rekomandoi për herë të 3-të në Maj të këtij viti celjen e negociatave me Shqipërinë pa kushte. Rekomandim ky pas atij të Tetorit 2016 dhe Prill 2018. Pas refuzimit të Këshillit në Dhjetor

2017 dhe Qershor 2018, këtë vit duket se Shqipërisë do t’i vendosen 9 kushte deri në marrjen e një date për çeljen e kapitujve të parë. Në 26 Shtator 2019, Bundestagu Gjerman miratoi një rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut pritet të çelë negociatat brenda Janar 2020 pa kushte. Ndërsa Shqipëria ka marrë një sinjal pozitiv për mbështetjen e çeljes së negociatave por duke e ndarë procesin e vendimmarrjes në 2 faza, të kushtëzuara nga një sërë hapash, që duhet të plotësohen para se të ndodhë formalisht çelja e bisedimeve për anëtarësim. Deri në konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të plotësojë dy kushte: Të ketë një Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale; Të miratojë reformën zgjedhore. Ndërsa deri në fillimin e kapitujve të parë 23/24, Shqipëria duhet të plotësojë 7 kushte: – zbatimi i ligjit për reformën zgjed-

hore – fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët në procesin e Vetting-ut janë akuzuar për sjellje të dënueshme penalisht. – fillimi i procedurave nga prokuroria dhe eventualisht gjyqësori kundër atyre që kanë pasur lidhje me blerjen e votave si dhe ecuri serioze dhe të shpejtë të proceseve. -ngritja e strukturës speciale për luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vënia në punë e saj. – suksese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nisjen përfundimin e proceseve të para gjyqësore kundër zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartë.” Këtu hyjnë hetime pro-aktive, eventualisht ndjekje dhe dënime penale në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar” – përparime të prekshme në reformën administrative, duke përfshirë verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe

drejtorëve, duke mbajtur parasysh edhe kritikat për parregullsi. – një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nëse vendoset mbajta e zgjedhjeve të reja lokale, ato duhet të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor. Çfarë do të thotë kjo? Shqipëria nuk i çel dot negociatat pa përmbushjen e këtyre kushteve. Shqipëria bëhet precedenti i parë për ndryshimin e procedurave për hapin e negociatave. Kjo do të prekë në të ardhmen edhe vendet e tjera si Kosovën dhe Bosnjen. Shqipëria tashmë është de juro dhe de facto e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Çfarë presim në Mbledhjen e Këshillit Europian në 15 Tetor? Varianti më pozitiv

është që vendet të pranojnë opsionin me kushte të Gjermanisë. Në mënyrë që të merret ky vendim, vendet anëtarë duhet të votojnë në unanimitet. Edhe një Veto e vetme do ta rrëzonte vendimin për Shqipërinë. Çfarë duhet të bëj Shqipëria? Duhet të plotësojë kushtet pa humbur kohë! Duhet të nisë urgjentisht dialogun politik mes palëve! Qeveria ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për plotësimin e kushteve dhe zgjidhjen e krizës! Qeveria duhet të implementojë në mënyrë të menjëhershme strategjinë kombëtare të anëtarësimit. Shqipëria nuk mund të jetë mëshirë për Europën, por një vlerë e shtuar!”, u shpreh dje në reagimin e saj, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.

Nënkryetari i LSI-së: Edi Rama bëhet gazi i botës. Turp kush e beson këtë njeri. Ti je hiçgjë përpara CDU-së

“U hapën negociatat”, Vasili: Rama gënjeshtar “madhështor”, sot mohon pa u skuqur

N

ënkryetari i Lëvizjes So cialiste për Integrim, Pet rit Vasili, shprehet se Edi Rama nuk lodhet së gënjyeri për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Vasili publikoi edhe një video të kryeministrit Edi Rama, në qershor të vitit të kaluar, ku flet se hapja e negociatave të Shqipërisë, tashmë është fakt i kryer. E nisur nga kjo, Vasili shprehet se Edi Rama është një gënjeshtar madhështor i cili sot mohon pa u skuqur pikërisht deklaratat e bëra nga vetë ai një vit më parë. “Edi Rama gënjeshtar “madhështor”, sot mohon pa u skuqur, turp kush e beson? Edi Rama nuk lodhet se gënjyeri. E vetmja gjë që do të mbahet mend nga ky njeri i lodhur e i vetmuar dhe i shpëlarë nga parimet është pacipësia për të gënjyer në mënyre “madhështore”. Ndërsa negociatat për anëtarësim në BE nuk hapen dhe kushtet shtohen ky thotë që i paska bërë të gjitha kur nuk ka bërë asgjë. Kushtet janë saktësisht ato që nuk ka bërë dhe që i rëndojnë Shqipërisë si gur në qafë. Sot gënjeshtari

“madhështor” Rama thotë: “Por e rëndësishme është që nuk varet më nga ne dhe çfarë kemi bërë ne, por nga një qasje e përbashkët e KIE-së ku duhet të krijohet konsensus, përndryshe një qasje e ndryshme e një vendi për interesa të ndryshme mund të pengojë vazhdimin e procesit.” Ndërsa dje

po ky gënjeshtar madhështor thoshte një vit me parë: që morëm datën e negociatave mes tallazeve, mirënjohje Evropës etj, bile dekoroi edhe ca ambasadorë. Po sot? Kjo fare gënjeshtre dhe ky gënjeshtar i pacipe e i palodhur janë ofendim për shqiptarët. Shqiptarët mund të votojnë për kë të duan

mund të mendojnë si të duan por ky lloj gënjeshtari dhe kjo lloj gënjeshtre është poshtërim për shqiptarët. Shiheni videon se si gënjeshtari madhështor gënjente një vit më parë për hapjen e negociatave”, u shpreh Petrit Vasili. Nënkryetari i LSI-së po dje do të reagonte edhe ndaj deklaratave të

kreut të Qeverisë Edi Rama në konferencën e tij për shtyp, ku raportoi mbi situiatën e krijuar nga tërmetet e pak ditëve më parë. Në reagimin e tij, Vasili u shpreh se Rama u bë gazi i botës teksa denjoi të bënte vlerësime për CDU-në gjermane. “Edi Rama bëhet gazi i botës dhe bën vlerësime për CDU-në gjermane! Edi Rama gajasi dynjanë, vërtet u bë gazi i botës. Bezdiset fort Rama se CDU është shumë e informuar për Shqipërinë. Ky është mësuar me këto mediat e supës së rilindjes që gënjejnë 24 orë në ditë dhe mbase Rama do që CDUja të dëgjojë ato. Mbahu Edi Rama se le nam. Ti je hiçgjë përpara CDU-së, që e ka çuar Gjermaninë në krye të Europës, jo si ti që e çove Shqipërinë në fund të Ballkanit. Lexojeni ç’thotë ky mysybet kryeministri ynë për CDU-në gjermane: “CDU-ja është partia më e informuar në botë dhe e kemi pasur të vështirë’, Është partia më e informuar, por edhe më e disinfomuar, pasi ka kontakt të vazhdueshëm në Shqipëri”, tha Rama”, theksoi dje nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

8 E enjte, 3 TETOR 2019 Kryebashkiaku merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit “Metropolitan”

Veliaj: T’i kthejmë sytë nga zanatçinjtë dhe të besojmë tek profesionistët

“Është koha t’i kthejmë sytë nga zanatçinjtë dhe të besojmë tek profesionistët”, - me këto fjalë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i uroi të gjithë studentët e diplomuar në Universitetin Metropolitan, duke vënë theksin në nevojën që ka Shqipëria për njerëz profesionistë, që bëjnë punë me cilësi. Në ceremoninë e diplomimit të organizuar dje, Veliaj shtoi se “shumica prej jush keni mbaruar inxhinieri, ekonomi ose arkitekturë, dhe jeni nga të vetmet shkolla që mëson zanate, në një vend ku nevoja për njerëz që dinë të bëjnë punë cilësore është e madhe”.

Kryebashkiaku theksoi se edhe lëkundjet sizmike që prekën kryeqytetin disa ditë më parë treguan edhe njëherë se dëmet më të mëdha i kanë pasur ndërtimet pa leje dhe të vjetra, të ndërtuara pa projekt dhe specialistë. “Sigurisht, në ditën e fatkeqësisë kemi edhe llafologët që komentojnë, por kur vjen puna të gjithë thonë: Kush janë ekspertët e ndërtimit, kush i ka bërë këto punë cilësore, si ka mundësi që i njëjti tërmet në Turqi dhe në vende të tjera bëri hatanë, por në këtë vendin tonë, pavarësisht se llafologët thonë kullat, kullat, por në këtë vendin tonë diçka të zgjuar e paskan bërë. Arkitektët

tanë, urbanistët, kur vjen puna te çeliku, te cilësia e betonit, doli me sukses. Kurse, ndërtimet e vjetra, të bëra me vesh, pa zanat, pa mjeshtra, pa inxhinierë, pa një plan urbanistik dhe pa leje, shtesa e sajesa, kryesisht çudira, nuk e përballuan dot tërmetin”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se vëmendja ndaj profesioneve duhet të jetë edhe më e madhe. “Nuk mjafton vetëm një ditë fatkeqësie t’i kthejmë sytë tek zanatçinjtë, por na duhet 365 ditë të besojmë profesionistët, ata që diplomohen sot si inxhinierë, si arkitektë, si urbanistë, që jam i sigurt se do ta çojnë më para Shqipërinë dhe

qytetin tonë, Tiranën”, deklaroi ai. Në ceremoninë e diplomimit të studentëve, kryebashkiaku theksoi rëndësinë e një arsimi cilësor. “Përpjekja e vazhdueshme e një prindi shqiptar është arsimi, arsimi, arsimi!

Pavarësisht çfarë bindjesh kemi, çfarë dallimesh kemi, çfarë rrënjësh kemi, çfarë teserash politike kemi, tek tema e arsimit jemi të gjithë në një mendje: Shqipërinë, Tiranën, familjen tonë, e shpëton vetëm arsimi cilësor”, u shpreh Veliaj.

janë të padiskutueshme që spitalet duhet ti ofrojnë falas për shtetasit e saj. Një shëndetësi në të cilën ti pret në radhën e gjatë për tu vizituar apo për të marrë një mjekim, besoj është një shëndetësi e vonuar. Ne kemi atë shëndetësi, të cilën studentët e mjekësisë me rezultate të larta zgjedhin të punojnë jashtë vendit të tyre duke investuar për shendetësinë e vendeve të huaja pasi këtu ata nuk mund ti ofrojnë vetes asgjë. Përveç këtyre problematikave, një nga ato më kryesoret është dhe fakti se Shqipëria vuan çdo ditë e me shumë për vende pune. Çdo ditë ne shohim studentë të cilët dalin nga sallat e auditorëve me nota ekselente dhe hasin vështirësi në tregun e punës. Shohim gjithashtu individë me eksperiencë disa vjeçare në fushën e tyre të cilët për arsye partiake ose të tjera janë të

detyruar të lenë vendet e punës. Pra një vend ku arsimi nuk merret dhe aq në konsideratë, ku shëndetësia është e lenë mbas dore dhe papunësia po prek majat e saj, duhet ta pranojmë që është një vend i cili nuk premton asgjë për qytetaret e saj. Për këtë arsye të gjithë ne zgjedhim të emigrojmë drejt vendeve me zhvillim. Zgjedhim te emigrojmë për një jetë më të mirë, për një kulturë më të pasur, për një arsim më të zhvilluar, për një shëndetësi më të mirë si dhe për vende pune më të shumta. Pra nëse do zgjidhja midis te qenit turist apo vendas, sigurisht që mund të them turist. Do doja patjetër t’i vizitoja këto bukuri të rralla dhe të panumërta të cilat të lenë gojëhapur, ama nuk do doja të jetoja në këto bukuri të cilat mbajnë mbi vete një skamje të thellë. *Studente

OPINION

Shqipëria në sytë e mi si studente Nga Resiba Koni*

U

në si dhe çdo shqiptar tjetër jetojmë në një vend të bekuar nga natyra me bukuritë e saj. Këtu mund të gjesh male përrallore, dete relaksues, liqene e lumenj të shumtë, zona natyrore të ruajtur nga UNESCO etj. Ama nuk mund të themi që ky vend i bekuar nga natyra është i bekuar në të njëjtën mënyrë dhe nga njerëzit që e posedojnë atë. E them këtë pasi ne e dimë fare mirë që nuk i kemi kushtuar rëndësinë e duhur kësaj bukurie që na është falur. Ne kemi menduar vetëm për të marrë benefitet e saj dhe jo për të investuar në të njëjtën mënyrë që të përfitojmë pres saj përsëri. Sigurisht ka dhe zona natyrore në të cilat duket qartë investimi që është kryer në to. Si p.sh kemi zonën e Thethit, me një bukuri e malore e cila admirohet nga çdo turist apo vendas që e shkel, kemi zonën e Razmës, gjithashtu zonë malore me një bukuri të rrallë, më pas kemi zonën jugore të Shqipërisë me plazhet e saj të virgjëra me një ngjyrë të kaltër relaksuese. Por nuk e shohim këtë investim në çdo zonë të Shqipërisë. Në shumë zona kemi mungesë infrastrukture, e cila ndikon shumë në zhvillimin e turizmit, kemi mungesë të struk-

turave akomoduese, si dhe kemi një mungesë të theksuar të mirëbajtjes së vendit. Kjo vjen si pasojë e indiferentizmit si nga ana e qytetarëve ashtu dhe pushtetarëve. Duhet thënë që ky problem ndikon shumë në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqënies së popullit shqiptar, pasi siç po e shohim turizmi është një nga degët kryesore të ekonomisë sonë tek e cila shohim një zhvillim me hapa të ngadaltë. Për këtë arësye dhe për shumë të tjera Shqipëria është një vend me një ekonomi të prapambetur dhe kryesisht përbëhet nga një shoqeri me një shtresë të ulet ekonomike. Vitet e fundit shohim një levizshmëri të lartë të popullsisë shqiptare drejt vendeve perëndimore. Por pse shqiptarët janë të detyruar të lenë vendin e tyre dhe jeten e tyre ta shohin jashtë këtij vendi? Arsyet që ndikojnë në këtë vendim janë të shumta, një ndër to është dhe mosmirmbajtja e vendit dhe mosmenaxhimi i duhur i degëve të ekonomisë, një ndër to siç është turizmi, të cilën unë e përmenda pak më sipër. Gjithashtu Shqipëria nuk është një vend i cili ofron dhe premton për qytetaret e saj. Ajo nuk është e zhvilluar sa duhet nga ana e mjekësisë, ana arsimore, nuk ofron shërbimet e duhura për qytetarët e saj si dhe problematika të tjera. Le ta nisim me zhvil-

limin e arsimit shqiptar. Pse është kaq i dobët? Duhet theksuar që fakti i dobët nuk ka të bëjë me nivelin e arsimit të nxënësve, por me atë çka ofron shteti për këta nxënës. Shqipëria sapo kaloi një periudhë paksa të nxehtë muajt e fundit, pasi studentët e te gjithë universiteteve vendosen të dilnin në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre primare të cilat iu ishin mohuar. Pra në një botë demokratike, ku supozohet se duhet të ketë një zhvillim dhe evolim të njerizimit, ne akoma diskutojmë për mundësitë që shteti ofron për arsimin. Janë ato mundësi të cilat në vendet perëndimore nuk perceptohen të merren parasysh për tu diskutuar, e jo më për të protestuar që ato të plotësohen. Gjithashtu një fakt tjetër interesant është që shumica e universiteteve shqiptare nuk njihen në vendet e huaja. Kjo për një arsye, pasi këto universitete nuk janë të zhvilluara aq sa duhet në mënyrë që të merren parasysh. Nuk mund të lë pa përmendur dhe menaxhimin dhe mirëmbajtjen e shkollave, e cila lë për të dëshiruar. Së dyti, le të flasim pak për shëndetësinë. Siç e dimë në shumë vende të botës shëndetësia është falas, por në Shqipëri jo. Përkundrazi, këtu qytetarët paguajnë taksat e shëndetësisë dhe në fund ata paguajnë për çdo gjë, duke filluar që nga shërbimet të cilat


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE Mercedes-Benz zgjedh Shqipërinë për të promovuar modelin e ri X-Class Gjigandi i automobilizmit sjell gazetarë dhe bloggerë ndërkombëtarë në një udhëtim në “Rrugën e Mbretit”

I

hedhur në treg gjatë vitit 2018-s, Mercedes-Benz XClass është ndoshta një nga modelet më të veçantë të Mercedes-Benz dhe gjigandi i prodhimit të automobilëve po investon fuqishëm për të qenë zgjedhja e parë dhe në segment. Daimler AG menjëherë e pozicionoi X-Class-in si “ofertën më të mirë” të modeleve premium dhe ndonëse një segment i veçantë për Mercedes-Benz, kompania mëmë Daimler AG beson në suksesin e X-Class. Daimler AG organizon vazhdimisht turne disa ditorë me personazhe të njohur; gazetarë, blogerë, fotografë dhe të apasionuar pas makinave, të cilët provojnë në terren modelet më të reja të Mercedes-Benz. Dhe për të promovuar këtë model, javën e kaluar Daimler AG ftoi një grup gazetarësh dhe fotoreporterë nga mediat ndërkombëtare, në një udhëtim fantastik në male në lindje të Shqipërisë. Të ndarë në pesë modele X-Class 350 d 4Matic, të pajisur me motorë turbocharged me 3.0 litra, gazetarët e apasionuar të makinave, shijuan bukuritë dhe terrenet e vështira të maleve të Shqipërisë, për një javë, një udhëtim sa mbreslënës po aq dhe i vështirë. Sigurisht që nuk është terreni faktori kryesor në përfshirjen e Shqipërisë në programin e Test Drive të organizuar nga Mercedes-Benz. Është dhe një bashkëpunim i Mercedes-Benz me përfaqësitë lokale, Auto Star Albania dhe një raport besnikërie që kompania i kushton rëndësi. Për drejtuesit e Mercees-Benz, në një farë mënyrë është një ‘dashuri” e dyanshme, një mirënjohje për njerëzit e dashuruar me Mercedes-Benz dhe modelet e saj. Një ‘mirënjohje’ që në fakt është dhe një promovim fantastik i bukurive të natyrës së Shqipërisë në mediat ndërko-

mbëtare. Edhe para pak vitesh, Mercedes-Benz zgjodhi alpet e Shqipërisë për promovimin e GLE-së, një prej fouristradave më të shitura dhe më të pëlqyera të Mercedes-Benz. Nën pushtetin e shirave... X-Class është i pajisur me sistemin 4Matic me katër rrota aktive të Mercedes-Benz. Si pjesë e opsioneve të mënyrës së drejtimit, drejtuesi i mjetit gjithashtu mund të zgjedhë opsionin “Off-Road”, i cili përshtat automatikisht fuqinë e motorrit për terrene dhe kushte të vështira. Dhe kjo e bën udhëtimin më efikas, sidomos në kushte tejet të vështira. Në ditën e parë të udhëtimit tre-ditor, autokolona e X-Class V6 përshkroi terret të maleve në lindje të Tiranës. Në ditën e parë, dukej sikur çdo gjë do të ishte perfekte dhe malet treguan anën e tyre të bukur, duke mirëpritur misafirët nga e gjitha bota me shkëlqimin e tyre. Por, gjithçka u zbeh shumë shpejt, kur nisën stuhitë. Dhe sigurisht në këto rrethana, me patjetër drejtuesit e mjeteve duhet të përdornin opsionin “Off-

Road” për të “luftuar” me kushtet tejet të vështira dhe të ndërlikuara veçanërisht në terrene të tilla. Megjithatë, asgjë nuk mund të ndryshonte planin e grupit. Ata vendosën të ulnin ndjeshëm shpejtësinë dhe në këto kushte e vetmja gjë e rëndësishm, ishte mbijetesa. Në kushte të tilla, çdo gjë shndërrohet në një eksperiencë të lodhshme dhe stresuese, sidomos nëse rruga ndjek shtratin e lumenjve dhe rrugët e mbushura me zhavor dhe gurë. Por, për X-Class terrene të tilla, përtej stresit që mund të shkaktojë tek drejtuesit e mjetit, që nuk janë mësuar në kushte dhe terrene të tilla, ka gjithmonë një zgjidhje. Sigurisht, pas vështirësisë vjen dhe lehtësirave, dhe më pas itinerari vijoi përgjatë malit, sigurisht në terrene të vështira, por kushtet nxorën më të mirën e X-Class. Në Rrugën e Mbretit... Të nesërmen, pas një nate më shira të rrëmbyehëm, kolona me 5 modele X-Class dhe miqtë e Daimler nga e gjithë bota, udhëtoi sërish drejt maleve. Këtë herë iu drejtua rrugës që

9 E enjte, 3 TETOR 2019

kishte ndjekur dikur mbreti i shqiptarëve. Ishte një terren i vështirë dhe gjendja e saj është përkeqësuar shumë me kalimin e viteve, por që në fakt është një terren ideal për X-Class. Përgjatë gjithë gjatësisë së saj shtrihen gurë dhe shëmbinj, ku në disa vende janë kthyer në pengesë serioze. Vetëm automjetet me aftësi të jashtëzakonshme në terren të vështira mund të kalojnë nga këto anë. Fatmirësisht, për X-Class është i pajisur me veçoritë e nevojshme për terren të tilla. Pas një udhëtimi disa orësh, vijon udhëtimin rrugën shkëmbore,

sigurisht e detyruar të ecë me një shpejtësi që nuk i kalon 8km/ orë, një terren ideal për X-Class që t’i bëjë gjërat në mënyrën e tij. Detyra e vetme e shoferit është vendosja e gomave në mënyrë korrekte dhe shmangia e objekteve të mprehta. Në këtë rast, shkëmbinjtë e mprehtë. Për fat të mirë, zgjedhja e Mercedes-Benz nuk ishin vetëm rrugët dhe terrenet me zhavorr. Pas terreneve malore, autokolona me pesë X-Class 350 d V6, udhëtoi përgjatë rrugëve të shkatërruara në zonat e thella të Tiranës. Megjithëse rregullat e rrugës janë praktikisht jo-ekzis-

tente për shumë prej vendasve, autostradat ofrojnë mjaftueshëm mundësi që X-Class të turret me tërë fuqinë e saj. Motori me naftë V6 turbocharged, me 3.0 litra ka 258 kuaj fuqi dhe moment rrotullues 550Nm në dispozicion dhe mjaftojnë vetëm pak çaste për të lëshuar të gjithë fuqinë e tij. Itinerari ishte zgjedhur me shumë kujdes nga organizatorët e Mercedes-Benz, të cilët ishin kujdesur që çdo detaj, terrenet, peisazhi dhe çdo gjë tjetër, të përputhje plotësisht me X-Class. Mercedes-Benz e mendoi të arsyeshme ta sillte X-Class në Shqipëri, në një udhëtim fantastik në “Rrugën e Mbretit” pikërisht në këto anë. Natyrisht për pjesëmarrësit në këtë udhëtim, rezultoi të ishte një zgjedhje fantastike. Shqipëri prej kohësh është pjesë e itinerareve të turneve të Test Drive të Mercedes-Benz dhe ky është udhëtimi i dytë në Shqipëri, pas Test Drive të modeli GLE. Auto Star Albania dhe Kastrati Group i kushtojnë rëndësi pjesëmarrjes në aktivitetet e ndryshme të organizuar nga Mercedes-Benz në vende të ndryshme të Europës dhe ka rritur prezencën e Shqipërisë në këto aktvitete. Mercedes-Benz dhe Auto Star Albania premtojnë të tjera surpriza në të ardhmen...


POLITIKE

10 E enjte, 3 TETOR 2019

“Duhet të mësohemi që integrimi në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë interesa që jo gjithmonë përputhen”

Rama paralajmëron dështimin me negociatat: Franca ka të drejtë të mos e ketë mendjen tek ne M

ë 18 tetor Bashkimi Europian do të shpre het lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por në mënyrë që të merret një vendim pozitiv, vendet anëtare duhet të votojnë në unanimitet, pasi edhe një “Veto” e vetme do ta rrëzonte vendimin për Shqipërinë. E mesa duket Franca do ti thotë “Jo” negociatave. Paralajmërimi i votës kundër u bë nga vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili duke hequr çdo përgjegjësi për një dështim të radhës, ripërsëriti tezën e tij se kjo çështje “nuk varet nga ne”. Rama i bëri apel shqiptarëve që të mësohen se integrimi në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë interesa që jo gjithmonë përputhen. Kryeministri Edi Rama tha se komunikimet me presidentin e Francës, Emanuel Macron i ka pasur për tërmetin ku

homologu ka shprehur solidaritetin e tij për pasojat në Shqipëri, por referuar vendimit të Parisit zyrtar për çeljen ose jo të negociatave, kreu i qeverisë tha se ky vendim nuk varet nga ne. Kryeministri Edi Rama tha se plotësimi i dy prej kushteve të

vendosur nga Bundestagu gjerman janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti. “Me Parisin jemi duke komunikuar për tërmetin. Që në momentin n e parë presidenti më ka telefonuar. Sa i përket negociatave, nuk dua të bëj përsëritje: Por nuk

KRYEMINISTRI

Rama ironizon Bashën: Unë jam treni, nuk hap krahun për karrocën me kalë

K

ryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së kryeopozitarit Lulzim Basha për të miratuar planin e opozitës për reformën zgjedhore, ose të hapë krahun. “Unë mendoj se sa të harxhojmë kohën e njerëzve me procesin “ai tha, po ti si thua”, më mirë të merremi me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë t’i krijoj, por nuk mund t’i ndaloj kur ndodhin në një vend tjetër. Është njësoj tani sikur një karrocë me kalë t’i thotë trenit hap krahun”, u shpreh Rama. Sa i përket propozimit të demokratëve, Rama foli për një tërmet artificial në PD. “Tërmeti në PD është realizuar me metoda artificiale, kështu që solidariteti im është i gjithi me ata që janë prekur nga tërmeti natyror”, u shpreh në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama.

varet nga ne! Varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Nëse me Bundestagun kemi një marrëdhënie për shkak të një marrëdhënie tjetër, një raport partiak me Shqipërinë. Unë nuk jam në gjendje të them se cili do të jetë përfundimi nga ana e Francës, por mirëkuptoj që Franca është një vend i madh, një nga dy themeluesit e idesë së BE-së, ka të drejtën të mendojë dhe të shohë ndryshe, dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen tek ne, pavarësisht sa e padrejtë mund të na duket dhe pavarësisht sa të padrejtë e mendoj unë. Është e rëndësishme që kemi kaluar barrierën e Bundestagut, kemi marrë një PO që është e qartë. Ka dy kushte që janë plotësisht të realizueshme brenda këtij viti, qoftë Reforma Zgjedhore, qoftë plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe funksioni i

Gjykatës së Lartë edhe SPAK. Pastaj, të tjerat nuk janë më në dorën tonë. Duhet të mësohemi që integrimi në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë interesa që jo gjithmonë përputhen, dhe jo gjithmonë përputhen në të njëjtën kohë. Mund të ndodhë që në atë moment dikush nga anëtarët të ketë zgjedhje, dhe të thotë më interesojnë zgjedhjet tani jo Shqipëria. Dy kushtet e Bundestagut janë të rëndësishme se na cojnë në konferencën ndërqeveritare të BE-së. Cdo hap, në cdo kapitull, në cdo paragraf ka nga një kusht, që duhet përputhur legjislacioni, për peshkun, për tërmetin, për ajrin, për detin, për për...janë të gjitha gjëra që na bëjnë shtet anëtar. Na përshpejtojnë të bërit shtet evropian, siç ndodhi me drejtësinë”, tha kryeministri Edi Rama.

Kreu i Qeverisë: Akti normativ i buxhetit të këtij viti garanton fondin rezervë për situatën emergjente

Rama konferencë për shtyp për tërmetet: Pallatet e reja e kaluan testin

K

ryeministri Edi Rama doli mesditën e së mërkurës në konferencë për mediat për të sqaruar se si ka vijuar procesi i evidentimit të dëmeve dhe dëmshpërblimeve për rindërtimin e banesave të prekur nga tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë më 21 shtator. Kreu i qeverisë tha se ka mbajtur kontakt edhe me homologë në vendet fqinje, duke përmendur kryeministrin e Italisë, por edhe të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe zv. ambasadores së SHBA-

ve që kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet tona për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura. Po ashtu, edhe sipërmarrja dhe investitorë të huaj të pranishëm në vendin tonë janë solidarizuar, duke ndërtuar një punë me disa korsi, siç u shpreh Rama. “Akti normativ i buxhetit të këtij viti garanton fondin rezervë për situatën emergjente. Së dyti parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit.

Nisur nga fakti se Prokurimi me vlerë të vogël janë procedura të thjeshtuara që bëhen brenda një afati të shkurtër, kemi vendosur që përjashtimisht, të lejohen autoritetet kontraktore, dhe vetëm duke referuar familjeve të prekura nga tërmeti, për të plotësuar nevojat e tyre për procedura prokurimi në vlerë të vogël, deri në 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka shumë nevoja që kushtojnë pak në raport me volumin e përgjithshëm por kanë një imapkt të rëndësishëm për familjet. Kemi vendosur të sigurojmë një ekzaminim të plotë edhe për ashensorët, për të cilët personat përgjegjës nuk disponojnë një dokumentacion të plotë. Objektivi është që të sigurohemi se ashensorët në përdorim plotësojnë kriteret dhe nuk janë të prekur pas tërmetit. Një vendim me impakt afatgjatë,

që parashikon masa detyruese për ndërtuesit, investitorët, për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10-vjeçar me blerësit e apartamenteve. Kjo kontratë mbulon dëmet e të tretëve ku për shkak të terrenit apo defektit në ndërtim, ndërtimi shembet apo paraqet rrezik shembje apo defekte të tjera serioze. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin e sigurisë së ndërtimit përcakton se entet do të kryejnë oponencën teknike mbi çdo godinë publike dhe private me akses publik pavarësisht nga vlera e ndërtimit. Edhe për ato ndërtesa me mbi 50 vite të ndërtuara. Goditja sizmike nuk ka dhënë impakt në godinat e reja. Kemi pasur dyshim se në gjithë këtë zhvillim të 30 vite për shkak edhe të shumë abuzimeve dhe shumë shkeljeve në lejet e ndërtimit të

bëra do të kishim një vunerabilitet të konsiderueshëm në rast të një tërmeti. Për fat të mirë godinat kanë kaluar një tekst me sukses, sepse të gjitha dëmet, qoftë të konsiderueshme, qoftë sipërfaqësore, janë regjistruar në godina të vjetra, apo në shtesa të godinave të vjetra, apo godina të viteve ’90. Në periudhën e mëpastajme nuk janë shënuar dëme, qoftë edhe sipërfaqësore/ Ku është një lajm i mirë në gjithë morinë e vështirësisë së madhe që kemi kaluar, dhe pasojave që duhet të përballojmë. Kemi vendosur të bëjmë përshpejtim të procedurave për leje ndërtimi për riparimin e ndërtesave që duhen bërë ndërhyrjet përkatëse pas tërmetit. Do ta marrin lejen pa paguar asnjë taksë dhe vetëm brenda 5 ditësh”, tha Edi Rama.


POLITIKE

11 E enjte, 3 TETOR 2019

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi për “Koha Jonë”: Presidenti Ilir Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën e vendit. Rama shporret me përballje protestash të cilat kanë stinën e tyre

Boçi: Edi Rama po ecën me çmenduri drejt kaosit politik, largimi çështje ndërkombëtare O Intervistoi: Redjon Shtylla

pozita çdo ditë e më shumë jep alternativën e sajë për zgjidhjen e krizës politike e cila tashmë është dhe institucionale. Ditën e djeshme, opozita e bashkuar bëri publike 5 pika, për të cilat ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë se synojnë rakordimin e një qëndrimi të unifikuar opozitar që ndërton një aksion të përbashkët dhe të qartë. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Boçi komenton edhe raportin e Komisionit të Venecias, ku thotë se gondola ka marrë pak ujë. “Kurrsesi komisioni nuk legjitimon 30 qershorin. Farsa e 30 qershorit nuk është një moment teorik e as i vetëm”. Për Presidentin Ilir Meta, ish-deputeti i PD-së pohon se: “Komisioni hetimor ka një këmbëngulje absurde si shfaqe e plotë e dallkaukllëkut nga njëra anë dhe djallëzisë politike nga ana tjetër e cila nëpërmjet njëmijë e një marifeteve kërkon të mbajë në këmbë në opinion një çështje që ishte e zgjidhur që në fillim dhe që përmblidhet në fjalinë: Presidenti nuk e ka shkelur kushtetutën”. Boçi nënvizon se opozita sheh si zgjidhje të krizës, zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në një ditë dhe paralajmëron se është stina e protestave të fuqishme.

5 pikat e planit të opozitës për R eReformën Zgjedhore dhe dhënies fund të krizës politike politike,, a janë të pranuara nga e gjithë opozita? Ju kërkoni që Edi R ama ti zbatojë ose të hapë Rama krahun por si mund të ndodhë kjo? ama ka thënë se: Nga ana tjetër Rama tjetër,, R “Unë jam treni, nuk hap krahun për karrocën me kalë”! Si e ka menduar opozita realizimin e 5 pikave? Opozita nuk ka cedime në qëndrimin e saj pavarësisht disa diferencave deklarative të cilat më shumë se dobësi tregojnë forcën e saj. Pikat janë të konsultuara dhe në tërësinë e tyre synojnë rakordimin e një qëndrimi të unifikuar opozitar që ndërton një aksion të përbashkët dhe të qartë. Zbatimi i tyre është një kërkesë e kushtëzuar nga kriza e gjithanshme politike, ekonomike dhe sociale dhe jo thjesht një parashtrim i i zhveshur politik. Largimi i Ramës tashmë nuk është një çështje kombëtare por dhe ndërkombëtare. Modaliteti i largimit është i thjeshtë dhe brenda një normaliteti demokratik të domosdoshëm. Kontrata me votuesin është poshtëruar që në mënyrën sesi ajo është siguruar me pushtet të grabitur. Rama ka kapërcyer çdo normë bashkëjetese politike, ka thyer çdo rregull demokratik, është kapur në vjedhje votash, në grabitje me ligje të deformuara e pa ligje, ka shkelur kushtetutën, ka deformuar drejtësinë duke e zaptuar atë. Vazhdimisht ai gjeneron anormalitet, ortakëri me krimin dhe konflikt me qytetarët. Rama mund ta konsideroj veten dhe tren ndoshta dhe avion që fluturon nën linjat e të tjerëve. Po ky mbetet një vlerësim krejt në ajër. Ndërkohë që si tren ai nuk ka shina sepse ka kohë që ka dalë prej tyre dhe ecën më nxitim çmendurie drejt kaosit politik. Aksioni politik i opozitës si një koordinim nëpërmjet organizimit kapilar, shpalosjes së alternativës dhe organizimit të protestave bashkë me unifikim e qëndrimeve me faktorin ndërkombëtar dhe do japë rezultat. Opinioni i K omisionit të V enecias Komisionit Venecias enecias,, doli në një përfundim se Presidenti Ilir Meta nuk duhet shkarkuar etshkarkuar.. Py Pyetja në këtë pjesë është se a duhet të vijojë Komisioni Hetimor i PS-së dhe

procedura e shkarkimit të Presidentit pas opinionit të V enecias? Nga ana Venecias? PS thotë se V enecia ishte kundër Venecia bojkotit të 30 qershorit. A vlen opinioni edhe për legjitimitetin e 30 qershorit? Gondola e Venecias duket se ka marrë disi pak ujë. Ndërkohë që ajo shprehet taksativisht që Presidenti nuk mund të shkarkohet, nuk bën të njëjtën gjë me mënyrën e tejkalimit të kushtetutës që më shumë nuk është se sa është. Të dyja njëkohësisht këto qëndrime duket se krijojnë një non sens juridik por që tentojnë të krijojnë një ekuilibër politik të panevojshëm. Kurrsesi komisioni nuk legjitimon 30 qershorin. Farsa e 30 qershorit nuk është një moment teorik e as i vetëm. Është një proces i cili u hodh poshtë dhe nga OSBE/ODHIR, pasi u pengua në të vullneti i votuesit, nëpërmjet një votimi monopartiak dhe ku organet administrative si KQZ, nën urdhrat politikë, morën funksionet e gjykatave. Kushtetuta u konsiderua nga aktorët që realizuan atë me në krye Ramën si një letër pavlerë dhe u shkel me të dyja këmbët. 30 qershori ishte një lapidar turpi i cili vërtetoi se si vota vidhet në mes të ditës, se si ajo deformohet, se si krimi e trysnon atë, se si ajo numërohet me matematikë politike duke shtuar fiktivisht numrin e votuesve dhe se si krimi merr funksionet e drejtimit të vendit nëpërmjet kandidatëve me të shkuar kriminale. I panevojshëm duket të jetë pas kësaj dhe vetë komisioni hetimor i cili ka një këmbëngulje absurde si shfaqe e plotë e dallkaukllëkut nga njëra anë dhe djallëzisë politike nga ana tjetër e cila nëpërmjet njëmijë e një marifeteve kërkon të mbajë në këmbë në opinion një çështje që ishte e zgjidhur që në fillim dhe që përmblidhet në fjalinë: Presidenti nuk e ka shkelur kushtetutën. Bundestagu Gjerman është tema e ditës në Shqipëri. “PO”-ja me 9 kushte e dhënë për Merkel që të mbështesë Shqipërinë në tetor tetor,, në terma praktikë çfarë do të thotë së bashku me shtimin e kushteve? A është kjo një “PO” politike dhe “JO” teknike teknike,, pasi nuk ka një panoramë të qartë se kur nis ky proces për Shqipërinë, kur

do të shqyrtohet kapitujt e negocimit? Më herët parlamenti Holandez dha “JO” dhe Franca është e shqetësuar nga kërkesat për azil. Është pak të thuash që kushtet e shpallura nga Bundestagu vërtetojnë më së mirë drejtësinë e kauzës dhe të kërkesave të opozitës. Ato janë pasqyrë e gjendjes kritike politike në të cilën ndodhet vendi. Kushtet duken drastike në raport me mundësinë teknike të hapjes së negociatave, por dhe brenda kësaj ane teknike ka një fill politik i cili e zgjidh nyjën dhe bën që dashamirësia gjermane të funksionojë dhe ajo Poja politike të jetë e plotë. Nëse kushtet fillojnë e plotësohen duke u ndjekur me largimin e Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme gjithçka do të reflektohet dhe në qëndrimin e shteteve të tjera përfshirë Francën dhe Holandën. Mos harrojmë që ka një lobim serioz nga ana e opozitës dhe një qëndrim politik të saj të paekuivok. Interesat e vendit janë mbi interesat e politikës, kurrsesi pa hequr dorë nga bindja se largimi i Ramës i shërben një hapjeje të plotë të portave të Evropës dhe një kërkesë e pakthim e qytetarëve. Një gjë e tillë lexohet mirë nën rreshtat e kushteve dhe këtu nuk duhet të ketë iluzione qeveritare. Meritat qeveritare në hapjen e negociatave deri më tani janë afër zeros. Ramës i ka përfunduar koha e dhuratave dhe i ka ardhur koha e llogaridhënies. Kur u tha se shtatori do të ishte muaj protestash, opozita ndoqi një tjetër qëndrim. Nga ana tjetër tjetër,, si opozitë keni paralajmëruar se do të intensifikoni aksionin kundër qeverisë, ku pjesë e saj do jenë edhe protestat. Mund të na thoni diçka më shumë dhe kur do të nisin ato? Në asnjë moment ne nuk e kemi dorë-

zuar protestën dhe nuk mendojmë se vendi duhet të qëndrojë në një detante pa kuptim politik. Ne jemi brenda një krize totale e cila zgjidhet vetëm me zgjedhje politike e lokale të parakohshme e të njëhershme. Aksioni ynë politik ka njohur përgjatë kësaj kohe të tjetra dimensione dhe mënyra shfaqe si përputhje politike me situatat dhe interesat e vendit. Krahas organizimit kapilar për zgjedhjet e parakohshme ne jemi përqendruar në shpalosjen e alternativës për të ngjizur besimin e kërkuar nga refuzimi masiv i 30 qershorit dhe paraqitjen e plotë të platformave ekonomike, arsimore e shëndetësorë që do ta nxjerrin vendin nga kriza. Njëkohësisht kontakti me faktorin ndërkombëtar është intensiv dha angazhimi ynë për hapjen e negociatave është konkret. Opozita nuk mund të mbajë kurrsesi peshën false në opinion si penguese e integrimit dhe e drejtësisë ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt dhe ajo ka nisur të përshfaqet e plotë. Boll baltë është hedhur mbi opozitën nga makineria e propagandës së ushqyer me para të pista e krim. Penguesit e integrimit dhe deformuesit e drejtësisë janë në majën e pushtetit dhe bindja jonë është e pandryshuar. Me amoralin Rama nuk vlejnë kartat morale. Ai duhet shkulur si e keqa penguese e zhvillimit të këtij vendi dhe duhet prerë si nyja gordiane që lidh ngushtë krimin me interesat e pisat kriminale. Të gjitha këto të provuara e të faktuara qartë nga PD. Nuk ka iluzione me Edi Ramën dhe në asnjë moment nuk ka dyshime për mënyrën e largimit të tij. Ai shporret me përballje protestash të fuqishme të cilat kanë stinën e tyre dhe që së shpejti vijnë me intensitet të rritur. Nuk ka hapje apo mbyllje që e shpëton Ramën.


SOCIALE

12 E enjte, 3 TETOR 2019

Grupi i ekselencës i përbërë nga 14 studentë të degëve të ndryshme të UMT, nisin të hënën në Frankfurt të Gjermanisë trajnimin e specializuar për sëmundjet infective

1

4 studentë do të trajnohen për 7 ditë nga ekspertët më të mirë të mjekësisë në Frankufrt të Gjermanisë. Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe “Global Fund” me Universitetin e Mjekësisë, 14 studentët do të shkojnë në Frankfurt të Gjermanisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastariliu takoi studentët e përzgjedhur për trajnimin, duke theksuar se edukimi në vazhdim është një nga angazhimet e qeverisë shqiptare. ‘’Jam shumë e kënaqur që po çojmë përpara ‘’Paktin për Universitetin’’ me projekte konkrete në dobi të studentëve. Realizojmë sot një prej angazhimeve më të rëndësishme që kemi marrë për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë, me dërgimin për vizitë studimore të grupit të studentëve të ekselencës në Gjermani’’. Takimi u zhvillua nga Universiteti i Mjekësisë dhe morën pjesë drejtues të Universitetit e mjekë të fushës. Manastirliu theksoni se në kuadër të “Paktit të Universitetit”, shumë shpejt forcohet njësia kërkimore e Universitetit të Mjekësisë me kompjutera të fundit të teknologjisë. ‘’Universiteti i Mjekësisë vijon të përthithë studentët më të mirë, si garanci që sistemit shëndetësor publik nuk do t’i mungojnë mjekët dhe specialistët e aftë’’. Kurse në facebook, teksa ndau foto nga ky takim, ministrja tha se: ‘’Shumë e kënaqur që po çojmë përpara ‘’Paktin për Universitetin’’ me projekte konkrete në dobi të studentëve. Realizojmë sot një prej angazhimeve më të rëndësishme që kemi marrë për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë. Grupi i ekselencës i përbërë nga 14 studentë të degëve të ndryshme të UMT, nisin të hënën në Frankfurt të Gjermanisë trajnimin e specializuar për sëmundjet infektive. Bashkë me deka-

“Pakti për Universitetin”, Manastirliu: 14 studentë të mjekësisë, trajnim në Gjermani GRUPI I EKSELENCËS

nin e Fakultetit të Mjekësisë, prof. Xheladin Draçinin dhe ekipin e UMT forcojmë lidhjen organike mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Mjekësisë. Së shpejti, lajme të mira për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë’’. Njërës prej 14 studentëve, shteti gjerman i ka ofruar bursë dhe mundësi punësimi. Edhe pse Aurela e do shumë Shqipërinë, përsëri oferta është tepër joshëse. ‘’Shqipëria më pëlqen që të jap kontributin tim, por

duke parë kohët e fundit thirrjen për aplikime për studentët ekselent vendet e punës në administrat nëse i shikon nga pikëzimi, pikët më të larta i merr një student që ka kryer një universitet jashtë shtetit. Po të shikosh rënditjen në maturën shtetërore unë kam qenë tek 5 maturantët më të mirë, dhe të nënvlerësohesh sepse nuk ke pasur mundësi të studiosh jashtë shtetit është krim. Kështu që sapo të kem një mundësi për jashtë shtetit do ta shoh’’. Nga

MINISTRIA

Fushatat për kancerin e gjirit, shtohen vizitat mjekësore

M

uaji tetor sapo ka hyrë dhe ky muaj ka simbol fjon gon rozë e cila rikujton çdo vit, çdo grua, se duhet të bëjë një vizitë të gjirit. E ndërsa politikanët nxitojnë të përdorin fjongon rozë si PR të tyre merrni vetëm mesazhin e fjongos: “Shko bëj një kontroll të gjirit”. Ky mesazh duket se ka sjellë një realitet ndryshe edhe në Shqipëri. Në institutin e Shëndetit Publik kur raportohen të dhënat për të gjithë Shqipërinë shprehen optimistë për rritjen e numrit të vizitave që bëjnë gratë dhe uljen e vdekshmërisë. Numërohen 700 raste të reja në vit dhe kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh në popullatë por nëse diagnostikohet në

kohë, shërohet. Po çfarë është kanceri i gjirit? Bëhet fjalë për rritje jashtë kontrollit dhe përhapje të qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një

tumor i cili shkatërron indin normal dhe nëse nuk mjekohen përhapen ngadalë në të gjithë trupin. Ndaj një vizitë tek mjeku një eko gjiri apo mamografi shpëton jetë.

klasa e parë e deri në momentin e diplomimit Aurela Kullolli kurrë nuk ka marë një 9-të. Arsyeja se përse u bë mjeke, ishte sëmundja e babait të saj. “Kur kam qenë e vogël babi ka vujatur nga veshkat. Ta shikoja babin që ishte forca më e madhe shtëpisë në gjendje të sëmurë në spital më vinte shumë keq dhe ndjehesha e pafuqishme. Kur shikoja mjekët me përparse të bardha më dukeshin si engjëj. Domëthënë figura më pranë Zotit. Zoti ka

“Realizojmë sot një prej angazhimeve më të rëndësishme që kemi marrë për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë. Grupi i ekselencës i përbërë nga 14 studentë të degëve të ndryshme të UMT, nisin të hënën në Frankfurt të Gjermanisë trajnimin e specializuar për sëmundjet infektive. Bashkë me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, prof. Xheladin Draçinin dhe ekipin e UMT forcojmë lidhjen organike mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Mjekësisë. Së shpejti, lajme të mira për edukimin në vazhdim të studentëve të Mjekësisë’’. fuqinë e krijuesit, kursë doktorri është disa hapa mbrapa tij duke shërbyer si një shpresë për njeriun dhe sëmundjen”.

AKSIONI

Kufizimi i furgonëve të mallrave, masa për shkelësit Për të lehtësuar trafikun e rënduar gjatë orëve të mëngjesit Bashkia e Tiranës ka rikthyer kufizimin e furgonëve të mallrave që prej nisjes së vitit shkollor më 16 shtator. Vihet re që një pjesë e furgonëve nuk e zbatojnë këtë urdhër dhe për këtë policia vendos sa ndëshkuese me gjobë. Mosrespektimi i këtij urdhri që kërkon disiplinim dhe lehtësim të trafikut gjatë orëve të mëngjesit ndeshet në zona të ndryshme. Për të gjithë drejtuesit e këtyre furgonëve të mallrave që shkelin urdhrin e ndalimit të qarkullimit prej orës 7:00 deri në 9:00 të mëngjesit, masat ndëshkuese me gjobë variojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë.


KULTURE

13 E enjte, 3 TETOR 2019 SHFAQJA

Dy vjet pa albanologun e famshëm Robert Elsie V

dekja e parakohshme e albanologut të shquar Robert Elsie nga sëmundja e rrallë e neuroneve motorike ndodhi më 2 tetor 2017. Muzeu Historik Kombëtar pati fatin ta kishte në ambientet e tij në muajin maj të vitit 2016 ku, në sallën UNESCO të Muzeut Kombëtar, studiuesi Robert Elsie, mes miqsh dhe të ftuarish të interesuar, prezantoi një pjesë të fondit të 450 fotografive të panjohura që Miss Edith Durham, ka bërë gjatë udhëtimeve të saj kryesisht në Shqipëri dhe Mal të Zi. Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Europë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978. Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Qysh nga vitet ’90 deri ne fillim

të shekullit XXI ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Europës, etj.

Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Europës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

“Muzeu Lëvizës” udhëtoi pranë nxënësve në Petrelë. Një autobus i zakonshëm u kthye në një ekspozitë ku nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Haki Shehu” u njohën me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmbante riprodhime nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik

Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre nxënësit mundën të gjejnë vazo nga antikiteti, vegla muzikore, kostume popullore etj. Drejtori i shkollës, Endri Hamzai, e përshëndeti këtë nismë duke thënë se kjo ishte një mundësi e mirë për nxënësit që banojnë larg qendrës së kryeqytetit për t’u njohur me objekte të ndry-

shme të trashëgimisë kulturore. Nxënësit vizituan ekspozitën e improvizuar brenda autobusit dhe u shprehën se kjo mënyrë organizimi ishte ora mësimore që ata do të parapëlqenin. Ky aktivitet synon përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nëpërmjet këtij projekti synohet që, koleksioni të bëhet i njohur për një publik më të gjerë, për të bërë një lidhje më domethënëse me objektin, në të njëjtën kohë duke kontribuar në forcimin e identitetit të muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

“Salome” e Oscar Wilde , me Yllka Mujon në skenën e teatrit të Fierit

P

“Muzeu Lëvizës” udhëtoi pranë nxënësve në Petrelë

as suksesit në skenat e Tiranës dhe Elbasanit, tragjedia “Salome” do të jetë në teatrin “Bylis” në Fier në datat 3 dhe 4 tetor për publikun. Dy mbrëmje teatrore, që nuk duhen humbur për këtë shfaqje, që sjell në skenë aktorë të njohur të teatrit. Një nga kryeveprat e Oscar Wilde vjen me regji nga Carlo Sciaccaluga nën interpretimin e aktorëve Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Ervin Bejleri, Yllka Mujo, Alesia Xhemalaj, Emiljano Bufazi, Ermir Hoxhaj, Ilia Kaçi, Ismail Shino, Kleivert Ibrahimllari, Marsel Greva, Urim Aliaj. Në këtë shfaqje teatrore aktorja e njohur Yllka Mujo vjen në rolin e mbretëreshës Herodia, ndërsa Salome interpretohet nga aktorja Ermira Hysaj. Jokanaan vjen i interpretuar nga aktori Ervin Bejleri dhe roli i Herodit interpretohet nga Alert Çeloaliaj. Kjo vepër në skenat teatrore që është prezantuar deri tani ka ngjallur interesin e publikut, që ka duartrokitur dhe lojën e aktorëve. Ditët e para të muajit tetor shfaqja do të jetë në skenën e teatrit të Fierit, për të përcjellë të tjera emocione për publikun. E bazuar në personazhe biblike, historia sillet rreth pasionit aspak të zakontë të princeshës së Judesë, Salomes, e cila dashurohet dhe fiksohet me profetin Jokanaan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, kërkon dhuratë prej Herodit, burrit të nënës së saj, kokën e prerë të tij. Salome është thjeshtra e mbretit Herod Antipas të Judesë. Ai është bashkëshort i Herodias, e cila është e mallkuar nga një profet me emrin Jokanaan (i njohur në Bibël si Gjon Pagëzori). Sipas tij, martesa e Herodit është e paligjshme, sepse Herodia është vejusha e vëllait të Herodit. Në Bibël, Salome e ndihmon të ëmën të marrë hak ndaj Gjon Pagëzorit, ndërsa në veprën e Ëilde, vendimet e Salomesë ndaj Jokanaanit vijnë si rezultat i dëshirës së saj për hakmarrje nga epshi. Për tmerrin e mbretit dhe për gëzimin e së ëmës, Salome kërkon kokën e Jokanaanit në një pjatë argjendi, si shpërblim për vallen e shtatë vellove, që ajo do të kërcejë para mbretit Herod. Vepra është përkthyer nga Kudret Mita, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara. Kompozitori është Andrea Nicolini, koreograf Donald Martini dhe as/regjisor Mateo Dervishaj. Më herët, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me tragjedinë “Salome” hapi këtë sezon artistik në teatrin “Skampa” në qytetin Elbasanit.Krijimtaria e WildeOscar Wilde është shkrimtar, poet dhe dramaturg i shquar irlandez. Lindi më 16 tetor 1854 në Dublin dhe vdiq më 30 nëntor 1900 në Paris. Për të shprehur më mirë idetë e tij estetike dhe për t’i kombinuar me tema më të gjera sociale, Wilde u fut në rrugën e dramës. Në vitin 1891 boton në Paris veprën “Salome”. Jo më pak të njohura janë komeditë e tij, ku mund të veçojmë “Një grua pa rëndësi”, “Erashka e zonjës Uindëmiër”, “Një bashkëshort ideal” dhe atë që konsiderohet si kryevepër, “Rëndësia e të qenët i ndershëm”. Përveç dramave dhe novelës së vetme, krijimtaria e tij përmbledh edhe tregime, ku mund të përmendim “Krimi i lordit Artur Sevilit” dhe histori të tjera, botuar në vitin 1891, apo përralla si “Princi i lumtur”. Oscar Wilde ishte një shkrimtar i madh, një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Ishte jokonfromist dhe ekscentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studiojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.


SPORT

14 E enjte, 3 TETOR 2019

Komisioni i Disiplinë ka marrë masat pas incidenteve të ndodhura në kryqyetet në duelin më interesant të javës

DEBUTIMI

Dhuna në Derbin Tirana-Partizani, 8 tifozë përjashtohen përjetë nga stadiumet

K

omisioni i Disiplinës në Fed eratën Shqiptare të Futbollit ka dhënë dënime të shumta për shkaktarët e dhunës në derbin Tirana-Partizanit, por sikurse pritej, e kanë pësuar edhe dy klubet, Tirana për dështim në organizimin e ndeshjes dhe sjelljen e gabuar të tifozëve dhe Partizani për sjelljen e gabuar të tifozëve. 8 tifozë që lanë vendet e tyre në tribuna dhe u përleshën me kundërshtarët u ndalohet përjetësisht hyrja në stadiume, ndërsa Tirana urdhërohet të mbyllë sektorin e tifo-grupit “Capital Creë”. 4 ndeshje pa spektatorë dhe 500 mijë lekë gjobë është dënuar skuadra e Tiranës dhe 2 ndeshje pa spektatorë dhe 100 mijë lekë gjobë Partizani. Vendimet e plota të Disiplinës KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryhen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/ 1/a, Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/ 4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës, si dhe gjobitet në masën 500.000 lekë (të rinj). Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, vendoset

Shkëndija e Tiranës e nis me humbje aventurën në Youth League

S

pezullimi i pjesshëm i zbatimit të këtij dënimi, duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës së tij. Urdhërimin e KF “Tirana”, që të mbyllë pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3 për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”. Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium, ku organizohen aktivitete të FSHF, të personave të mëposh-

tëm: – Elton Bande – Alban R exha Rexha – Getard Celiku – Mateos Majani – Aksel Manxhari – Thanas Bendo – Bledar Luga – Gentian Qosja 2. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve vijuese pa spektatorë

dhe gjobë në masën 100.000 lekë. Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, është paralajmëruar se në rast përsëritjeje të sjelljes josportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera, ndërkohë që klubi i Luftëtarit, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

KUPA E SHQIPËRISË

hkëndija e Tiranës ësh të mposhtur me shifrat 1-2 në sfidën e parë të luajtur për UEFA Youth League. Kampionët e Shqipërisë për të rinj, kanë pësuar një disfatë të hidhur ndaj moldavëve të Sheriff Tiraspol në takimin që u luajt në “Elbasan Arena”. Skuadra shqiptare do të kalonte e para në avantazh me Ajazin në minutën e 10të, por kundërpërgjigja nuk do të vononte nga Danilov, ndërkohë që do të ishte sërish ai që do të realizonte në shtesën e pjesës së parë. Shkëndija u përpoq në pjesën e dytë, por nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara. Tashmë, të besuarit e Bulkut kanë një mision mjaft të vështirë në Moldavi, në duelin që do të luhet më 23 tetor. Edhe pse shanset janë minimale në letër, skuadra shqiptare do të tentojë që të bëjë surprizën për të marrë një sukses që do të ishte historik.

NDESHJA

Flamurtari dhe Skënderbeu kualifikohen me vuajtje, Tirana nuk gabon N

uk ka asnjë surprizë në ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë në duelet që janë zhvilluar sot. Në Grupin A kishte shumë interes përballja mes Flamurtarit dhe Veleçikut, pasi skuadra vlonjate e kishte humbur takimin e vajtjes 3-2, por kuqezinjtë shpërthyen në Vlorë, duke fituar thellë 5-0. Nga skuadrat e Superiores Teuta fitoi thellë 6-2 takimin me Tërbunin, Tirana 4-0 me Shënkollin dhe Vllaznia 2-0 Burrelin. Derbi Kastrioti-Iliria përfundoi 1-0 dhe me gol fushë (12 ndeshja e parë) kualifikohen krutanët. Më të njëjtin rezultat 1-0 dhe me gol fushe Besëlidhja eliminoi Korabin, ndërsa Erzeni fitoi edhe të dytën me Dinamon me gol të Rezit. Në Grupin B, Skënderbeu, për çudi, humbi 0-2 me Devollin, por u kualifikua falë fitores 1-4 në ndeshjen e parë. Laçi shkatërroi 4-0 Elbasanin, Bylisi u

Turqia leksione Shqipërisë, një biletë kushton vetëm 700 lekë

S Grupi A Teuta – Tërbuni Flamurtari – Veleçiku Tirana – Shënkolli Kastrioti – Iliria Vllaznia – Burreli Dinamo – Erzeni Besëlidhja – Korabi

6-2 (3-0) 5-0 (2-3) 4-0 (0-0) 1-0 (1-2) 2-0 (1-0) 0-1 (0-3) 1-0 (1-2)

mposht 1-2 nga Pogradeci, por kishte fituar 0-4 takimin e parë. Besa eliminoi me fitoren 2-0 Egnatian, ndërsa Lushnja fitoi edhe

Grupi B Skënderbeu – Devolli 0-2 (4-1) Laçi – Elbasani 4-0 (0-0) Kamza – Apolonia 0-3 (0-3 në tavolinë) Bylis – Pogradeci 1-2 (4-0) Besa – Egnatia 2-0 (1-0) Oriku – Lushnja 0-2 (1-2)

në fushën e Orikut, këtë radhë me rezultatin 0-2. Apolonia ndërkohë merr kualifikimin në tavolinë me Kamzën.

hqipëria do të luajë më 11 tetor ndeshjen e radhës kualifikuese. Me shpresën e një rezultati pozitiv, teksa përballë është një prej skuadrave që konsiderohet si rival direkt, kuqezinjtë e Edi Rejas do të sfidojnë Turqinë në transfertë. Për ndeshjen që do të luhet në stadiumin e skuadrës së Fenerbahçes, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët e interesuar nga Shqipëria se me katër tetor do të nisë edhe shitja e biletave për miqtë në këtë përballje. Ajo që bie në sy, është çmimi shumë i lirë, krahasuar me çfarë ndodh me biletat në vendin tonë. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të ‘EURO 2020’, TurqiShqipëri, do të fillojnë shitjen në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së. Bileta kushton 700 lekë (të rinj) dhe një person mund të blejë deri në 5 të tilla. Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës, si: emër/ mbiemër/nr. pasaporte/”, ka njoftuar FSHF.


SPORT MERKATO

15 E enjte, 3 TETOR 2019

Bayerni s’di të ndalet, bën gati afrimin e dy yjeve verën e ardhshme

B

ayern Munich nuk di të ndalet si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Skuadra bavareze dhuroi spektakël ndaj Tottenham, duke fituar në shifrat 7-2, por drejtuesit po bëjnë një punë fantastike edhe jashtë fushave. Verën e ardhshme drejtuesit e klubit gjerman kanë planifikuar dy afrime të mëdha. Sipas “Sportbild”,

Leroy Sane konsiderohet si thelbësor në planet e kampionëve të Gjermanisë. Mesfushori qëndroi te City gjatë këtij sezoni për shkak të një dëmtimi të rëndë gjatë Superkupës së Anglisë. Ai do të ketë edhe një vit kontratë të mbetur me “qytetarët” ndaj dhe transferimi mund të bëhet për një shifër shumë më të ulët. Bayerni nuk

do të ndalet me kaq, pasi pritet që të afrojë Kai Havertz, ose të blejë kartonin e Kai Havartz, por jo të të dyve. Për brazilianin do të duhen 120 milionë euro në fund të sezonit, ndërkohë që për 20-vjeçarin e talentuar do të duhen 100 milionë euro, ndërkohë që duhet mposhtur edhe konkurrenca e disa klubeve të mëdha europiane.

pulës së pjekur, sallatës dhe ujit. CR7 fle 5 herë gjatë ditës me një kohëzgjatje prej 90 minutash. Një program specifik i krijuar për të qenë gjithmonë në krye nga pikëpamja fizike, kombinuar me shumë stërvitje në palestër në shtëpi

dhe seanca noti në pishinë. Zakone të një mostre. Një trajner i vazhdueshëm që lë shumë pak hapësirë për gjëra të tjera dhe argëtim. Për Ronaldon, jeta është një seancë e vazhdueshme stërvitore.

Ylli portugez është shumë i përkushtuar pas stërvitjes duke i lënë shumë pak kohë argëtimit

5 herë gjumë në ditë dhe dieta e rreptë, ja sekretet e Ronaldos

N

jë 34-vjeçar me fizikun e një 24-vjeçar. Ky ësh të Cristiano Ronaldo, i cili meritën më të madhe te suksesit ja dedikon urisë së madhe për të fituar çdo ndeshje dhe është një maniak i vërtet për kujdesin ndaj trupit jashtë fushave të lojës. Një metër e 87 centimetra dhe 84 kilogram, me shumë muskuj. Fryt i shumë sakrificave në stërvitje, por edhe tavolinës në shtëpi. Mediat italiane kanë zbuluar se portugezi ka një regjim dietik shumë të rreptë. Cristiano

merr ekskluzivisht proteina, fibra, drithëra, vitamina dhe kripëra minerale të ndara në 6 vakte të vogla ditore me një distancë prej 3-4 orësh, për të mbajtur metabolizmin gjithmonë aktiv dhe gjithmonë me energji për t’u stërvitur. Sa i përket pijeve, CR7 e ka të ndalur që të përdor çdo lloj alkooli në dietat e tij, duke lënë hapësirë në tavolinë vetëm për ujë (të paktën dy litra në ditë) dhe lëngje frutash. Për të qëndruar në formë dhe për të ruajtur trupin e tij, Ronaldo gjithash-

tu i kushton vëmendje të madhe pushimit, i cili konsiderohet thelbësor për rikuperimin e energjisë dhe parandalimin e dëmtimeve. Një dietë e rreptë, të cilën duhet ta servirë Georgina edhe për çdo mysafir që mund të kenë në shtëpi. Ai që di diçka për këtë, është Patrice Evra, shoqëruesi i tij në kohën e Manchester United. Francezi ka thënë më parë se ishte ftuar nga Ronaldo për darkë, por në vend të tryezës së mbushur me gjithçka, ai e pa veten përballë mishit të

KUALIFIKIMI

PORTIERI

TRAJNERI

Allegri gati të zbarkojë në Angli, e duan United dhe Tottenham

1 pikë në 2 ndeshje, historia i jep vetëm 20 për qind shanse Realit

R

eal Madrid e ka nisur në mënyrën më të keqe edicionin e ri në Champions League, me vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para. Statistikat dhe historia nuk flet aspak mirë për skuadrën madrilene. 153 ekipet e kanë nisur Champions League me vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para, dhe vetëm 30 prej tyre (19.6%) kanë kaluar në raundin tjetër. PSG qëndron në krye të grupit me 6 pikë, 5 më shumë se skuadra madrilene, duke ja bërë shumë të vështirë synimin për të zënë kreun e tabelës, ndërkohë që vendi i dytë duket i arritshëm, pasi Brugge ka 1 pikë më shumë se ata. Dy sfidat e radhës ndaj Galatasaray-it do të jenë vendimtare. Real Madrid e ka nisur në të njëjtën mënyrë edhe në sezonin 2002/03, duke arritur që të kalojë në raundin tjetër. Skuadra e Del Bosque humbi ndaj Milanit në ndeshjen e parë dhe barazoi me Lokomotivën në të dytën. Madrilenët e kaluan situatën e komplikuar me 3 fitore dhe një barazim. Në atë sezon, Real Madrid arriti deri në gjysmëfinale, ku u mund nga Juventusi. 9 skuadra spanjolle kanë arritur që të kalojnë këtë situatë të vështirë me vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para, të shohim nëse këtë herë skuadra e Zidane do të arrijë të kualifikohet.

E thonë statistikat, Courtois po kthehet në problem për Realin

T

hibaut Courtois është konsideruar si një nga fajtorët kryesor të momentit katastrofik që po kalon skuadra e Real Madridit në këtë fillim sezoni. Portieri belg pësoi dy gola mbrëmjen e së martës, teksa Emmanuel Dennis në dy shanset që ju ofruar arriti që ta mposhtë. Gjiganti belg është kritikuar shpesh herë për disa gola të pësuar veçanërisht në topat poshtë. Courtois kaloi tri sezone me skuadrën e Atletico Madridit, duke pësuar 0.81 gola për ndeshje. Në 154 ndeshje pësoi 125 gola. Më pas me Chelsea-n në 154 ndeshje, ai do të pësonte 152 ndeshje, 0.98 për ndeshje. Mesatarja e golave të pësuar është rritur ndjeshëm te Real Madrid, pasi ka pësuar gol në 43 ndeshje nga 59 në total. Në këtë mënyrë ai ka një mesatare 1.34 gola të pësuar për ndeshje. Më e keqja në karrierë. Vetëm në 12 raste ka arritur që të mos ta nxjerrë topin nga rrjeta. Me Belgjikën ndërkohë në 76 ndeshje, ka një mesatare shumë më të mirë me 0.65 gola për ndeshje.

M

assimiliano Allegri mund ta rinisë në Angli karrierën si trajner. Edhe pse gjatë ditëve të fundit drejtuesit e Manchester United kanë ritheksuar disa herë mbështetjen për norvegjezin Ole Gunnar Solskjaer, emri i italianit është më i kuotuari për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq.” Sipas të përditshmes britanike “The Guardian”, favorit për të pasuar Solskajer, që në fund të sezonit të shkuar firmosi kontratë 3-vjeçare, është pikërisht Allegri, ish-trajner i Juventusit dhe Milanit. Një tjetër lajm interesant ishte prania e trajnerit toskan në tribunë në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Bayernit të Mynihut, sfidë që u fitua thellë 2-7 nga bavarezët. Allegri shihet edhe si pasues i mundshëm i Pochettinos.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

N

ë ditën e dytë të vizitës zyrtare në Estoni, Pres identi Ilir Meta është takuar me personalitete dhe drejtuesit kryesor politikë të këtij vendi. Kreu i shtetit është pritur në takim nga kryeministri, Juri Ratas, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve. “Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomikotregtar. Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje. Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, startup dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kiberne-

E enjte, 3 TETOR 2019

Presidenti Meta: Estonia, një shembull për t’u ndjekur në teknologji

tike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s. E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit”,- shkruan Presidenti në

FOTOLAJM

“Tallinn dhe Tirona kanë të përbashkët ngjyrat bardhë e blu”

P

16

ërmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, Presidenti Meta ka njoftuar është takuar me një tifoz të skuadrës së Tironës në Talin. Talinn dhe Tirona kanë të përbashkët ngjyrat bardhë e blu. “Tallinn dhe Tirona kanë të përbashkët ngjyrat bardhë e blu. Me Gerin, fansin e bardh e bluve në Tallinn”,- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij.

një postim në rrjetet sociale. Gjatë vizitës në Estoni Presidenti Ilir Meta ka parë nga afër disa nga projektet më moderne të teknologjisë në shërbimet qeveritare, për të cilat Estonia vlerësohet si vend model. “Përshtypje të mrekullueshme nga vizitat në Qendrën E-Estonia dhe Akademinë E-Governance. Estonia shembull i shkëlqyer, se si një vend modest bëhet lider dhe model për t’u ndjekur në kërkim, inovacion, start-up, e-government, e-services”,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook. Gjithashtu, kreu i shtetit ka vizituar dhe Qendrën e Ekse-

lencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin, e cila konsiderohet ndër pikat kryesore të aleancës në këtë rajon. “I nderuar të vizitoja Qendrën e Ekselencës së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin, me ftesë të Drejtorit të saj, Kolonelit Jaak Tarien. Patëm një bisedë mjaft konstruktive në lidhje me veprimtarinë e kësaj Qendre të Aleancës, dhe për mundësitë që ajo ofron për trajnimin e specialistëve shqiptarë të fushës. Mbrojtja kibernetike, element tepër i rëndësishëm për mbrojtjen kolektive të NATOs”,- shkruan kreu i shtetit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.