Koha Jone_4 dhjetor 2018

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

www.kohajone.com

1 E martë, 4 dhjetor 2018

“Jelekët e verdhë” në shesh, Tirana si Parisi E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 287 (8418)

E martë, 4 Dhjetor 2018

Çmimi 30 Lekë

Francezët e bënë Presidentin Macron të tërhiqet, pasi dogjën Parisin, por në Tiranë akoma kryeministri Rama nuk po drithërohet nga "Unaza e Re". Megjithatë edhe presidenti francez në fillim e mori me të qeshur dhe ironi, por nga dje po kërkon shtigje kompromisi që të mos rrëzohet qeveria e tij. Protesta e Unazës së re po përhapet në gjithë kryeqytetin FAQE 3

Pas Unazës së Re nisin protestat për shtëpitë edhe në Shkozë

Në foto: Pamje nga protesta e qytetarëve dje në Unazën e Re

FAQE 4-5

KONCESIONET

REAGIMI

Ministrja Manastirliu: Hedh poshtë me neveri akuzat për doktoraturën

Lulzim Basha kërcënon biznesmenët e qeverisë: Nuk do t'i gëzoni paratë e vjedhura FAQE 9

Presidenti Meta në Samitin e Katovicës: Veprimet e përbashkëta, e vetmja mënyrë për t'iu përgjigjur sfidave globale

Në foto: Presidenti Ilir Meta në Samitin e Klimës "COP24" të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në Katovicë të Polonisë FAQE 24 KRYETARJA E LSI

EDITORIAL

Kryemadhi: Veliaj dhe Xhafa kanë më shumë popullaritet në PS se Rama. Njërin e palosi, ky Rama...!

“Paketa Antishpifje”, Edi Rama dhe tmerri i pisllëqeve në portale

FAQE 2

Nga Nikoll Lesi

Po e them që në fillim: Jam për një ligj drastik për portalet! Në gazeta apo radiotelevizione nuk guxon njeri të shkruajë... FAQE 6

FAQE 2


POLITIKE

EDITORIAL

Nikoll Lesi

2 E martë, 4 dhjetor 2018

“Paketa Antishpifje”, Edi Rama dhe tmerri i pisllëqeve në portale

Po e them që në fillim: Jam për një ligj drastik për portalet! Në gazeta apo radiotelevizione nuk guxon njeri të shkruajë apo transmetojë lajm të rremë për njeri, sepse menjëherë përfundon në gjykatë. Natyrisht që ka patur ndër 28 vite përplasje të forta mes pushtetit dhe medias së lirë, ku tashmë dihen historitë e dhunës shtetërore ndaj medias “Koha Jone”, bile edhe djegie të redaksisë. Kjo tashmë është provuar, pas 20 viteve, edhe nga një vendim i gjykatës së lartë të Shqipërisë. Përherë pushteti, sidomos në Shqipëri, synon të kontrollojë median. Kjo mbetet një përplasje mes dy botëve; botës së lirisë së fjalës dhe pushtetit që kërkon të mbyllë zërin e kësaj fjale. Nuk jam ankuar asnjëherë se nuk duhet të ketë rregulla loje apo ligj në media. Por si njohës i sprovuar (e thashë pa modesti) i duelëve me pushtetet e këtyre 28 vitëve, mund të them se gjendemi para një kaosi total në mjetet e komunikimit online apo t’i quajmë portale. Është teknologjia e sotme që e ka krijuar këtë rrëmujë digjitale online, porse në thelb prapë më mirë kur ka shumë burime informacioni se sa tentativa e çdo pushteti për të bllokuar informacionin real mbi bëmat e pushtetit. Deri tani edhe mund të pranohet kjo mori portalesh, sepse u gjëndem para një teknologjie të paparashikuar nga asnjeri. Teknologjia vrapoi me shpejt se sa profesionalizmi

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

dhe etika në median online. Nisur nga efekti vrapues i lajmit, komentit apo gjini të tjera mediatike online ka nevojë, bile urgjente, për një ligj apo rregullim po me ligj të këtij tregu online. E përsëris se në mediat e shkruara apo radiotelevizive nuk guxon të sajosh apo shpifësh se përfundon te dera e gjykatës. E pse të mos ketë edhe në portale një ligj, ku secili që e ndjen veten të fyer, poshtëruar apo që kanë sajuar t’i drejtohet gjykatës? Natyrisht që duhet, sepse efekti shkatërrues për çdo njeri apo institucion në portale është i jashtëzakonshëm, sepse e tillë është teknologjia modern e përhapjes së atyre që shkruhen për ty. Të njëjta rregulla si për mediat e shkruara dhe radiotelevizive (të cilat janë edhe online) duhet të zbatohen për portalet. Të jenë të regjistruara, të kenë emrin e administratorit dhe drejtuesit që do përgjigjet në gjykatë, të paguajnë sigurimet shoqërore për të punësuarit, të respektojnë të drejtën e autorit, etj. Natyrisht le të shkruajnë sido e ça duan, sipas preferencës së tyre, por kurrsesi shpifje, sajesa, ndyrësira, etj, etj “komente” gjoja nga “populli”. Për etikë profesionale nuk po përmend emrin e një media të njohur online, e cila kishte botuar një shkrim për një ish-deputete. Në pjesën e parë, shkrimi ishte korrekt, ndonëse masakrues, por nuk kishte fyerje apo shpifje. E drejtë e

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

artikullshkruesit brenda lirisë së mendimit. Por më pas, te komentet, kishte përdorur një taktikë djallëzore. Kishin lejuar çdo koment nga “populli”! Ishte një masakër, një ndyrësi e plotë, pasi shkruanin (ndonëse dukej dora e portalit të “komentet e popullit”) se ish-deputetja ishte “kurvë”,” se “ka shkuar me filanin…”, se “edhe vajzën nuk e ka me burrin”, etj. Sinqerisht një paturpësi, vetëm se shefat e portalit kishin marrë porosi nga iks lider politik për ta poshtëruar ish-deputeten. Dhe më pas në kor e kishin marrë një mori portalesh satelite dhe e shpërndanin online. Kjo nuk është media, nuk është liri fjale! Ndaj ligji duhet shumë drastik. Në emër të lirisë së medias nuk mund të shkatërrosh jetën e tjetrit. Nëse do të ndodhte që në median e shkruar apo radiotelevizione të ishin shkruar apo thëna ato fjalë si te portali në fjalë ku gjoja “populli” shkruante mendimet e tija (!) menjëherë media do të ishte mbyllur me vendim gjykate apo gjoba do të ishte katastrofike për atë që e kishte botuar. E pse të mos jenë të detyruara edhe mediat online të respektojnë ligjin?! Ligj i shpejtë dhe drastik, duhet! Dikush mund të thotë se këtë e ka kërkuar kryeministri Rama, ndaj duhet kundërshtuar. Jo! As që ma ndjen fare për Edi Ramën, sepse dikur e kam patur tre vite gazetar dhe bashkëpunëtor të “Koha

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

Jone”. “Nuk ma ndjen” ishte në sensin e frikës ndaj pushtetit të tij. Kryeministri mund të niset nga njëmijë arësye në këtë nisëm apo “Paketë Antishpifje”. Mua më intereson që “paketa antishpifje” të kalojë në sitën e debatit të ashpër në qarqet e medias serioze tradicionale, e jo vetëm. Të shoqërisë civile, të komisionëve parlamentare dhe në fund të kthehet në ligj. Dikush mund të thotë se PS dhe Rama ka 71 vota e mund ta kalojë siç ka ndërmend Edi Rama, për synimet e tij hakmarrëse dhe censurë. Nuk vë dorën në zjarr për Ramën, sepse siç thuhet në raport me median “gjithë pushtetet një turi kanë”! Por mua, dhe mendoj medias tradicionale dhe serioze, na intereson që liria e fjalës të mos preket, porse ligji duhet. Duhet, e përsëris! Çdo njeri i prekur nga portalet të ketë të drejtën të shkojë në gjykatë, bile mendoj se parlamenti mund të miratojë një ligj apo shtesë në ligjet e tjera ku padia të shqyrtohet e gjykohet brenda 15 ditëve dhe jo të endet pa fund nëpër gjykata me vite të tëra. Ai që ankohet (i dëmtuari) kërkon nga ai që e ka akuzuar apo shpifur (pra portali) që të vertetojë ato që ka shkruar. Në të kundërt gjykata vendos gjobën. Kjo nuk e pengon lirinë e mendimit, të fjalës apo medias. Portalet do të bëheshin me profesionistë, më pas, drejt një profesionalizmi klasik në kohë digjitale.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E martë, 4 dhjetor 2018

“Jelekët e verdhë” në shesh, Tirana si Parisi Francezët e bënë Presidentin Macron të tërhiqet, pasi dogjën Parisin, por në Tiranë akoma kryeministri Rama nuk po drithërohet nga "Unaza e Re". Megjithatë edhe presidenti francez në fillim e mori me të qeshur dhe ironi, por nga dje po kërkon shtigje kompromisi që të mos rrëzohet qeveria e tij. Protesta e Unazës së re po përhapet në gjithë kryeqytetin

Në Francë, "Jelekët e verdhë" është termi që përdoret për protestuesit që në tre javë kanë zhvilluar protestat më të mëdha në historinë e këtij vendi, duke detyruar Presidentin Emanuel Macron të tërhiqet. Protestat nisën më 17 nëntor për shkak të një vendimi të qeverisë franceze që rriste çmimin e naftës, vetëm me disa qindarka. Të parët që dolën ne shesh ishin punëtorët e kompanive të transportit, të cilët mbanin dhe jelekët më të cilët po identifikohet protesta që ka tronditur Francën. Më pas, nga një protestë e izoluar u kthye në një lëvizje kombëtare. Në Paris janë zhvilluar tubimet më të mëdha ku ka pasur përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestave raportohet për rreth 300 të plagosur nga radhët e protestuesve dhe policisë. Ajo që nisi si një protestë kundër rritjes me disa qindarka të karburantit, sot është kthyer në një lëvizje me motive politike, e cila e ka vënë në pozitë të vështirë presidentin Macron. Tashmë në gjithë Francën ajo nuk cilësohet me si një protestë kundër çmimeve, por një tubim kundër qeverisë që mund të sjellë dhe rrëzimin e presidentit. Përshkrimi i shkurtër i asaj që po ndodh në Francë dhe

që në gjithë botën po cilësohet si një leksion që qytetarët e pakënaqur u japin qeverive të tyre të cilat zhvatin popullin. Frymëzuar nga protestat franceze dhe nga halli se këtu në Tiranë, po iu merret gjithçka kanë si pronë, e jo si në Paris për disa qindarka me tepër çmim karburanti, banorët e Unazës së Re u veshën me "Jelekët Portokalli". Dje banorët e Unazës së Re që prej 30 ditësh protestojnë kundër shembjes së shtëpive nga qeveria ishin kthyer në protesues "Jelekë portokalli". Është një mënyrë për të identifikuar protestën e tyre me atë që po ndodh në Francë, por edhe sinjali se tubimi që nisi për shtëpitë po merr tjetër drejtim. Pas gati një muaji, protesta nuk është

zbehur, por ka filluar të përhapet në disa zona të tjera. Po dje, njëlloj si banorët e Unazës së Re protesta nisi në zonën e Shkozës në Tiranë. Edhe atje, një pjesë e shtëpive rrezikohen nga projektet e qeverisë për ndërtimin e rrugës. Qeveria ka njoftuar se nuk do të ketë edhe në këtë rast dëmshpërblim të plotë. Veç Unazës dhe Shkozës, banorët e Bregut të Lumit në Tiranë dje nisën protestën e parë kundër qeverisë. Ndryshe nga dy rastet e tjera, banesat e këtyre qytetarëve janë prishur një vit më parë, por qeveria ende nuk ka dhënë as minimumin e dëmshpërblimit që iu premtoi. Tubimet pritet të shtohen edhe në zona ta tjera ku ende nuk ka njoftime për shembje banesash. Arsyet janë të

thjeshta, me mënyrën sesi qeveria po vepron te Unaza e Re po tregon se nuk ka rëndësi nëse shtëpinë e ke me hipotekë dhe as nëse je në proces legalizimi. Parimi që po ndjek qeveria tashmë është; nëse ke ndërtuar pas viteve '90 dhe banesa jote preket nga një projekt, atëherë nuk mund të marrësh dëmshpërblim 100 %. Ky është rreziku që të gjithë banorët po ndjejnë tani jo vetëm te zona e "Astir", por edhe në Kamëz, Bathore dhe gjithë periferitë e Tiranës ku janë ndërtuar lagje të tëra pas viteve '90. Shembulli i Bregut të Lumit ku banesat u prishën dhe as dëmshpërblimi minimal nuk po jepet është prova se zonat e tjera në Tiranë nuk do të gënjehen kaq lehtë. Sigurisht shqiptarët nuk janë si francezët që ngrihen se çmimi i naftës u rrit 50 qindarka. Nafta është dyfishuar në pak vite dhe ende askush nuk ka dalë në shesh. Por këtë herë qeveria po i prek banorët atje ku shqiptarët duket se nuk tolerojnë. Po u merr shtëpitë që i kanë ngritur me punën e 28 viteve dhe nuk po u jep asgjë si shpërblim. Kaq mjafton që edhe banorët e "Astirit" nga Skrapari dhe Kukësi, dje të ndjeheshin si "parisien" dhe të vishnin "jelekët portokalli", si simbol reagimi.

Kryeministri Edi Rama e parandjeu mesazhin e protestës ende pa nisur tubimi dje, kur tha në Kuvend se kishte respekt për "jelekët e verdhë", por projekti i Unazës së Re do të vazhdonte. Një qëndrim i tillë i kryeministrit është njëherazi dhe provokim. Presidenti Macron nga arroganca e fillimit dhe etiketimet e protestuesve si "barbarë", tashmë është në kërkim të një zgjidhje politike për të qetësuar protestat masive dhe për të shpëtuar qeverinë e tij. "Jelekët e verdhë" në Francë në dy ditë dogjën Parisin dhe lanë pas më shumë se 300 të plagosur. Me deklaratën e djeshme, Rama e solli vet modelin e protestave të Parisit në Tiranë. Nëse ajo që pamë në kryeqytetin francez do të përsëritet edhe para Kryeministrisë, përgjegjësia do të jetë e qeverisë. "Jelekët verdhë" në Paris dhe "Jelekët portokalli" në Tiranë simbioza të rrezikshme për qeveritë. Në Francë e detyruan Presidentin Macron të tërhiqet, por në Tiranë akoma kryeministri nuk drithërohet nga "Unaza e Re". Megjithatë edhe presidenti francez në fillim e mori me të qeshur dhe ironi, por nga dje po kërkon shtigje kompromisi që të mos rrëzohet qeveria e tij. Q. Xhani


POLITIKE

4

E martë, 4 DHJETOR 2018

Balliu: Qeveria po kërcënon banorët, shqiptarët t’u bashkohen protestave kundër projektit korruptim të Unazës

N

jë muaj nga nisja e protestës së tyre kundër projektit tqë Bashkisë së Tiranës për zgjerimin e Unazës së Madhe, banorët e zonës së “Astirit” që preken nga ky projekt, kanë vendosur të protestojnë me jelekë fosforishentë, duke marrë shkas nga protestat e fundit në Francë, të cilësuar si “jelekët e verdhë”, të cilët protestojnë kundër rritjes se çmimit të karburantit. Por ndryshe nga parisienët, të veshur me jelekë ngjyrë portokalli dhe me fishkëllima, banorët e zonës së Astirit kanë kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre. Me thirrjet: “Jug e veri, jemi një” dhe “Turp, turp”, banorët kanë bllokuar edhe pasditen e djeshme për më shumë se një orë rrugën kryesore. “Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë. Të gjithë kemi të drejtat tona dhe të gjithë paguajmë taksat. Duam të drejtën tonë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë”- u shpreh një qytetar. Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj që të mos shkelin mbi djersën e tyre. “Do vazhdojmë të mbrojmë pronat tona, të gjithë kemi të drejtat tona, paguajmë taksat”, shprehet një qytetar. Po ashtu, në tubimin e djeshëm ra në sy solidarizimi i grave të unazës së re, të cilat të kapura dorë për dore, i kanë bërë apel kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë nga vendimi i tij për të prishur shtëpitë dhe për ti nxjerrë ata jashtë. Ato ishin të qarta më mesazhin e tyre kur thanë se shtëpitë e tyre nuk kanë për t’i dorëzuar pa u dëmshpërblyer më parë. Ashtu siç ka ndodhur përgjatë 30 ditëve të rezistencës së tyre, banorëve u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës në shenjë mbështetje. Konkretisht, në protestën e pasditës së djeshme, banorëve u janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës, si: Flamur Noka, Orjola Pampuri, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Enmond Spaho, Endrit Braimllari etj,. Deputeti demokrat, Klevis Balliu tha gjatë protestës te “Unaza e Re” se qeveria po kërcënon banorët të cilët kundërshtojnë prishjet e shtëpive për t’i hapur rrugë zgjerimit të Unazës së Madhe. Sipas Balliut, pranë banorëve qëndrojnë makina me xhama të zinj, ndërsa shtoi se protestuesve u janë dërguar njerëz në shtëpitë e tyre për t’i kanosur që të heqin dorë nga protestat. “Partia Demokratike do mbështesë çdo qytetar, i cili del për të protestuar për një kauzë të drejtë. Do ta tregojmë

“Astiri”, banorët: Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë

me çdo banor që ka të drejtë legjitime dhe kushtetuese. Qeveria të mos provokojë banorët, të mos sjellë makinat me xhama të zinj sepse do të marrin përgjigjen e merituar. Shumë qytetarë janë kërcënuar në shtëpitë e tyre. Këtyre t’u jepet fund ose do mbahet përgjegjësi si asnjëherë më parë. Qytetarët t’i bashkohen këtyre banorëve për kauzën e pronës dhe kauzën e jetës, sepse

po të iku shtëpia, të ka ikur jeta. Këta banorë këtu po luftojnë kundër korrupsionit të kësaj qeverie, pasi është korrupsioni që po i nxjerr këta nga shtëpia. Paratë e dëmshpërblimit të tyre i ka vjedhur Edi Ra,ma. Shumë shpejt llogaritë offshore të Ramës do të gjenden. Rama duhet të japë llogari se ku kanë shkuar paratë e taksave që këta banorë kanë paguar për 25

vite. Prandaj të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të bashkohen me këta banorë, pasi të gjithë jeni në luftë me korrupsionin. Shkoza u ngrit, bulevardi u ngrit, kështu duhet të bëjë çdo qytetar për të rrëzuar emblemën e korrupsionit me emrin Edvin Kristaq Ramën. Kambanat për qeverinë kanë kohë që kanë rënë”, u shpreh dje deputeti demokrat Klevis Balliu.

DEPUTETI I LSI-së

Braimllari: Ky projekt rrjep dhe dhunon qytetarët, Rama në shërbim të krimit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka qenë sërish mbrëmjen e djeshme në krah të protestuesve tek Unaza e re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim të plotë për pronat e tyre që janë parashikuar të shemben si pasojë e zbatimit të projektit të Bashkisë së Tiranës. Në një prononcim për mediat, Braimllari deklaroi se i gjithë ky projekt është abuziv dhe se kryeministri Edi Rama nuk u shërben më qytetarëve, por krimit dhe oligarkëve. “Kemi kërkuar informacion nga institucionet mbi projektin. Me qenë se qeveria heziton të sqarojë qytetarët, kemi kërkuar informacion zyrtar. Edi Rama i fokusuar tek vjedhja dhe korrupsioni. Ky kryeministër nuk i shërben qytetarëve, por oligarkisë dhe krimit. Edi Rama është një kryeministër hajdut që drejton një qeveri hajdute”, deklaroi deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari.

DEPUTETËT E LSI-SË KËRKESË PUBLIKE PËR INFORMACION TË DETAJUAR MINISTRIT DAMIAN GJIKNURI

D

eputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim i kanë dërguar dje një kërkesë publike Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri lidhur me çështjen e Unazës së Re. Ligjvënësit e LSI-së kërkojnë përgjigje zyrtare për të paktën 6 pyetje kryesore që lidhen me projektin rrugore prej 2.2 km që kushton rreth 48 milionë euro. Në letrën për ministrin, deputetët Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi shprehen se Ministria duhet të japë informacion për mënyrë se si është hartuar projektit i Unazës së re dhe cila është kompania që e ka hartuar. Problematika kryesore e projektit të Unazës së Re lidhet me pronat e banorëve që preken. Për këtë çështje deputetët e LSI kërkojnë nga ministria dhe drejtoria e Autoritet Rrugor Shqiptar, Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit, Hipoteka dhe Bashkia e Tiranës informacion të detajuar lodhur me numrin e pronave që preken dhe nëse janë zbatuar ligjet për legalizimin e këtyre ndërtesave. Kërkesa e deputetëve të LSI-së Lënda: Kërkesë Drejtuar: Z. Damian Gjiknuri, Ministria E Infrastrukturës Dhe Energjisë Afrim Qëndro, Drejtor i Përgjithshëm Autoriteti Rrugor Shqiptar Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia iLegalizimit dhe Urbanizimit Valdrin Pjetri, Kryeregjistrues Zyra

“Unaza e Re”, LSI: 6 pyetje që kërkojnë përgjigje nga institucionet

Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Bashkia Tiranë Si deputetë përfaqësues të qarkut Tiranë prej më shumë se 28 ditësh kemi ndjekur nga afër situatën e krijuar me banorët e Unazës së Re lidhur me prishjen e godinave që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe pjesën tjetër

të Unazës së Madhe të Tiranës. Banorët janë thellësisht të shqetësuar mbi fatin e pronës së tyre privatë dhe përveç konfrontimit në terren më punonjësit e institucioneve të ndryshme publike shprehen se nuk kanë asnjë informacion zyrtar mbi prishjet apo shpronësimet. Duke marrë parasysh shqetësimin e lartë publik dhe numrin e madh të banorëve që preken nga projekt kërkojmë nga ana juaj informacion të detajuar për sa më poshtë. Kush e ka hartuar projektin përfundimtar të zgjerimit të segmentit rrugor në zonën e Astirit dhe gjithë pjesën e Unazës së Madhe të Tiranës? Kush e ka kërkuar hartimin e këtij projekti? A është miratuar projekti përfundimtar konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Sa është vlera totale e projektit dhe a është bërë një studim fizibiliteti? Ju lutem të na vendosni në dispozicion projektin të shoqëruar me të gjithë detajet teknike. A janë zhvilluar konsulta publike përpara miratimit të projektit përfundimtar nga institucionet shtetërore përgjegjëse? Sa është numri i pronave private që janë përllogaritur të shemben për të bërë të

mundur realizimin e këtij projekti? Sa është sipërfaqja totale e këtyre pronave? Sa prej këtyre pronave private janë të pajisura me çertifikatë pronësie dhe sa jo (ju lutem të na vini në dijeni numrin e objekteve shoqëruar me sipërfaqen totale të tyre). Sa prej objekteve janë në proces legalizimi? A ka filluar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar procesi i shpronësimit për objektet e pajisura me çertifikatë pronësie? A është miratuar VKM dhe VKB përkatëse? Sa është fondi i planifikuar për këtë qëllim? Si janë trajtuar nga Aluizni ndërtesat që preken nga ndërtimi i kësaj vepre? A janë vlerësuar apo trajtuar më ndonjë akt shkresor përjashtimi apo kualifikimi objektet në proces legalizimi, sipas ligjit? Ju lutem na vini në dispozicion të gjithë procedurat e ndjekura deri në procedurën e prokurimit publik. Gjithashtu informacionin zyrtar të shkëmbyer ndërmjet ARSH-së dhe Aluiznit lidhur me këtë projekt. Përgjigjen tuaj kërkojmë që ta shoqëroni me dokumenta zyrtarë.


POLITIKE

5

E martë, 4 DHJETOR 2018

Bumçi: Rama duhet nxjerrë nga ajo zyrë! Nuk do të shpëtojë asnjë shtëpi këtu, dilni e mbroni pasuritë tuaja!

Prishja e shtëpive- Pas Astirit, edhe Shkoza në protestë: Po na çoni drejt vetëgjyqësisë! P

as banorëve të “Astirit”, këtë të hënë edhe banorët e lagjes “Shkozë” në kryeqytet janë ngritur në protestë, për të mbrojtur shtëpitë e tyre të cilat preken nga i njëjti projekt i dyshimtë, i Unazës së Madhe. Banorët janë grumbulluar pranë shkollës, menjëherë pasi kanë konstatuar se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në varësi të Bashkisë, ka shkuar me mjete të rënda për të shembur banesat e tyre.. Lajmi për shembjen e banesave ka sjellë protesta të mbështetura dhe nga deputetët e opozitës Aldo Bumçi dhe Grida Duma. Franc Strulaj është pronari i ndërtesës së projektuar për t’u shembur, por ai pretendon se nuk ishte informuar. “Të gjithë këta që janë nuk po më mbështesin mua, po mbështesin njëri-tjetrin, se gjithë këtë rrugë kanë. Unë jam me familjen time këtu”- u shpreh Franc Strulaj. Ndërkohë, IKMT, në një deklaratë për mediat, është shprehur se banorët janë trajtuar me bonus qiraje nga Bashkia dhe se të gjithë subjektet janë lajmëruar konform ligjit. Deri më tani janë shembur 4 objekte të boshatisura prej vetë banorëve. Kërkesat e banorëve Për të njëjtin projekt për të cilin ka akuza të rënda se është korruptiv dhe klientelist, prej rreth 1 muaji janë ngritur dhe banorët e Unazës së Re (Astiri) duke protestuar në rrugë kundër shembjes së banesave të tyre. Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë lloj dokumenti zyrtar se pse duhet që të lirojnë shtëpitë e tyre, dhe mbi ta po ushtrohet një terror psikologjik. “Na vjen një letër dhe na përjashton nga procesi i legalizimit, asgjë nuk na është ofruar. Vijnë hienat dhe punojnë në mes të shtëpive, ndërkohë që krisen dhe banesat e tjera. Në Holandë të sjellin njoftimin 90 ditë më përpara dhe të pyesin se ku do të banosh, këtu nuk do t’ia dijë njeri, ne nuk kemi qenë kundër projekteve po jo të na grabisin ditën për diell. Në vitin 2018 po na çojnë drejt vetëgjyqësisë, dhe ne akoma kemi frikë të dalim apo jo të protestojmë për të drejtat tona. Të vijë një ekspert dhe të na sqarojë se pse dy banesa më tutje kanë marrë legalizimin dhe ne jo, trualli ka qenë i njëjtë i Bashkisë. Këta janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi”, shprehet një prej banorëve që kërcënohet se do ti prishet banesa. “Fëmijët më janë stresuar, pa asnjë dokument vijnë këtu dhe na thonë që të largohemi nga shtëpitë tona. Ku të shkojmë ne?!”,

shprehet një tjetër prej banorëve. Banorët këmbëngulin se projekti është ndryshuar në dëm të tyre, dhe se ata janë konsultuar dhe me ekspertë se mund të kishte zgjidhje të tjera. Banorët thonë se Bashkia e Tiranës nuk mund t’i hedhë në rrugë të madhe, pasi ata kanë qenë taksapagues të rregullt të pushtetit lokal. “Edhe taksën e gjelbërimit e kemi paguar, edhe pse pemë s’na ka mbjellë kush këtu”, shprehet një prej qytetarëve. Deputeti demokrat Deputeti demokrat Aldo Bumçi ka shkuar dje në mbështetje të banorëve të Shkozës, të cilët janë ngritur në protestë njësoj si tek zona e “AstiriT” në Unazën e Re pas lajmërimit se do t’u shemben banesat. ai u ka bërë thirrje banorëve si hap të parë, të mbrojnë banesat e tyre dhe si zgjidhje përfundimtare të problemit, të nxjerrin kryeministrin Edi Rama nga zyra e tij. “Po prishen pa i çuar një vendim, sikur të mos jetë qeveri, por tërmet. Tërmeti nuk njofton –

qeveria duhet të ketë një vendim, që të prishë shtëpinë, t’i japë kohë qytetarit ta kundërshtojë, të ketë fondin e kompensimit. Çdo shtëpi duhet kompensuar. Nëse ka ligj legalizimi, qeveria ka shprehur vullnetin me ligjin e legalizimit. Nuk ka rëndësi a është legalizuar nëse njëra shtëpi është legalizuar dhe tjetra jo. Këto janë arsye o korruptive, o vonesa administrative. Nëse është legalizuar një shtëpi e vetme këtu, të gjitha janë të legalizuara dhe nuk ka zgjidhej tjetër veç kompensimit. Kompensimi është zgjidhja e vetme. Nëse kushton 20 milionë euro një kilometër…Me ar po shtrohet ajo rrugë?! Aty ka lekë për të kompensuar të gjithë banorët, por edhe për të shtruar rrugën. Ky projekt nuk prek vetëm 16 shtëpi. Gjithë gjurma e Unazës do të prekë me mijëra familje, nga Unaza e Re, përtej sheshit Shqiponja në Laprakë, përgjatë vijës duke dalë në Kinostudio, Shkozë, janë me mijëra familje. Ky precedent këtu do të vlejë edhe për

të tjerat. I dha lekët këtu?! I dëmshpërbleu?! – Do t’i dëmshpërblejë të gjitha. Nuk dëmshpërbleu këtu?! – Nuk do të dëmshpërblejë asnjë! Qytetarët që mendojnë se nuk u shkoi rruga, se do të shpëtojnë…do t’u shkojë rruga! Se do të bëhen rrugët lidhëse për projektin e dytë, lidhjen me Unazën e Madhe: nuk do të shpëtojë asnjë shtëpi këtu. Zgjidhja e parë është të dalin të mbrojnë shtëpitë e parë, se po ra e para do të bien të gjitha dhe e dyta, zgjidhja e vetme, me dalë tek Kryeministria, tek shtëpia politike e Edi Ramës. Se ai merr vendime me prish shtëpi, pa letra, pa dëmshpërblim, si me qenë pushtues. Si duhet sjellë me një pushtues?! Duhet nxjerrë nga ajo zyrë! Halli i parë i këtyre banorëve është të mbrojnë këtë këtu, zgjidhja përfundimtare është ta nxjerrin atë nga zyra, se është jo legjitim, po sillet si pushtues!”- deklaroi para kamerave të pranishme në protestën e djeshme, deputeti demokrat, Aldo Bumçi.

PROTESTA

Tabaku përkrah banorëve të Bregut të Lumit: Ende pa dëmshpërblim

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku teksa qëndronte përkrah banorëve të zonës së Bregut të Lumit ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të qeverisë “Rama”. Në një prononcim për mediat, nga protesta e këtyre banorëve, Tabaku tha se qeveria s’ka asnjë VKM për dëmshpërblim për shembjen e banesave të tyre. Po ashtu demokratja tha se këtyre banorëve iu ka dalë vlerësimi i pronës, qeveria sipas saj bën trajtime me dy standarde. “Ky shtet për mua kana përfunduar. Nëse na cënojnë pronën, pasurinë që ju keni vendosur me 25 vite pune, atëherë se di se çfarë na ngelet në dorë. Në emër të PD i premtova banorëve se kjo parti ka të njëjtin standard. Do kemi këtë standard për këta banorë, që të dëmshpërblehen. Nuk mund të pranojmë që sot fëmijët të nxirren në rrugë dhe investimi i gjithë jetës së këtyre banorëve të shkelet me këmbë. Këta banorë këtu kanë përfunduar procesin e legalizimit. Ligji nuk e lejon që këto të nxirren nga banesa. Këtu janë 46 banesa, por janë disa familje pasi banojnë disa krerë në një shtëpi”, tha dje deputetja demokrate Jorida Tabaku.

PROTESTA NË SHKOZË PËR “UNAZËN E MADHE”

P

rotesta e banorëve në Shkozë ka pasur mjaft tension midis punonjësve të IKMT-së dhe deputetëve të Partisë Demokratike. Këta të fundit, sikurse përgjatë 30 ditëve, kanë dalë përkrah banorëve, të cilët po kundërshtojnë gjithnjë e më shumë projektin “Unaza e Madhe”. Në një moment, dy deputetët demokratë, Grida Duma dhe Aldo Bumçi janë konfrontuar me punonjësit e IKMT-së si dhe me inspektorin e saj, Fatmir Meta. Teksa deputetët paralajmëruan që punonjësit e IKMT-së nuk do të mund të shembin dot banesat, inspektori Fatmir Meta iu kthye duke i kërkuar të bëjnë tjetër kund politikë e jo me “hallexhinjtë”, pasi kostumi i tyre kushton sa banesat rreth të cilave po zhvillohet protesta.

Inspektori i IKMT i kundërvihet deputetëve: Kostumet tuaja kushtojnë sa banesat

“Juve shkoni bëni politikë andej nga duhet të bëni, pasi keni ndenjur 8 vjet në pushtet dhe nuk ua legalizuat shtëpitë këtyre. Pse nuk ua legalizuat ju? Ndaj mos lozni me hallet e njerëzve!”apeloi Meta. Kaq ka mjaftuar që

deputeti demokrat Aldo Bumçi t’i kundërvihej nënpunësit të shtetit, duke e pyetur: “Kush je ti mor zotri? Zbaton ligjin lëre politikën ti, pse nuk ke urdhër me vete meqë ke ardhur këtu sot? Pa një vendim zyrtar nuk mund të ketë prishje shtëpie. Pasi i lihet kohë të veprojnë, pasi ai mund të jetë një vendim i gabuar, prandaj i lihet kohë qytetarit që të shkojë në Gjykatë. Po nuk e bëtë këtë proces, ta dini mirë që jeni në shkelje të ligjit dhe po veproni në shkelje të tij. të gjithë ju këtu jeni të vetëdijshëm që jeni në shkelje

të ligjit. Por sot brenda ditës sillet edhe shkresa edhe nis prishja, kjo është paligjshme. Të gjithë ju këtu jeni në shkelje të ligjit”- iu drejtuar Bumçi punonjësve të IKMT-së dhe policisë së shtetit që asistoi në aksionin e djeshëm. Në shtator të këtij viti, inspektori i IKMT-së, Fatmir Meta kërcënoi deputetin demokrat Agron Shehaj për prishjen e 9 bizneseve, lokale dhe hoteleve në Jalë. Asokohe, Partia Demokratike doli në një deklaratë për shtyp dhe deklaroi se emri i Fatmir Metaj është dërguar në Prokurori.


POLITIKE

6

E martë, 4 DHJETOR 2018

Ministrja e Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Doktoratura ime është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

S

hëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar sot ndaj akuzave se tema e doktoraturës së saj është plagjaturë. Në një sqarim në rrjetet sociale, Ministrja jep argumente se përse pretendimet e akuzuesve nuk qëndrojnë. Ajo sjellë për qytetarët dhe vlerësimet që ka marrë për doktoraturën dhe kriteret shkencore mbi të cilat është bazuar punimi i saj. Në vijim mund të lexoni sqarimin e plotë të ministres Manastirliu: “Akuza e sotme rreth Doktoraturës time, nuk është një nga ato akuza të përditshme, për të cilat mjafton një reagim mohues. Eshtë një akuzë që cënon direkt dinjitetin tim, atë të profesorëve të mi dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Doktoratura ime është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Edhe pse për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh – të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore – prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Sepse për vetë natyrën e punës që bëjnë përditë, besoj se janë ata që kuptojnë, vlerësojnë dhe munden të konkludojnë në lidhje me këtë studim. Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit. Për sa më takon, e

Ministrja Manastirliu: Hedh poshtë me neveri akuzat për doktoraturën

Pretendimet e nje specialisti jo të fushës, me 4-5 citime të shkëputura në pjesën teorike, nuk e zbehin vlerën e këtij studimi të mirëfilltë, ku rezultatet eksperimentale i përkasin tërësisht objektit të vendgrumbullimit të mbejtjeve në Sharrë. Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen”. them me përgjegjësi të plotë, se kam punuar me profesionalizëm në kryerjen e saj, falë edhe përkushtimit të udhëheqëses shkencore dhe profesorëve të tjerë të nderuar. Duke zbatuar me përpikmëri çdo

rregullore të sistemit universitar shqiptar, gjatë punës në terren për fazën eksperimentale. Mbetem e bindjes se i duhet dhënë fund një herë e mirë lehtësisë me të cilën ngrihen tymnaja shpifjesh në këtë vend.

Ashtu sikurse besoj fort se janë ekspertët dhe komisionet e çertifikuara nga institucionet, që duhet të shprehen, duke mos lejuar që shpifjet t’i zërë vendin të vërtetave. Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet. *** Më poshtë, deklarata e Prof. Dr. Pranvera Lazo, udhëheqëse e Doktoratës, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë: “Punimi i Doktoraturës me temë: “Krahasimi i

monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”, është kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe i përket një punë eksperimentale të kryer në një periudhë 5-vjeçare (2008-2012) në landfillin e Sharrës, ku janë marrë në studim të gjithë komponentet mjedisore që shkaktojne impakt në mjedis dhe shëndet. Për këtë qëllim janë marrë në studim sistemi ujor sipërfaqësor, ndikimi i landfillit në ujin e puseve dhe ujin e pijshëm që konsumojnë banorët e zonës, si dhe impakti i emetimeve ajrore të landfillit. Studimi është realizuar i ndarë në 6 ekspedita të veçanta për studimin e impaktit të landfillit në sistemin ujor, ku janë marrë në konsideratë 21 parametra kimiko-fizike, dhe në 2 ekspedita për studimin e impaktit në ajër, ku janë vrojtuar dhe përcaktuar 5 parametra kimike, që ndikojnë direkt në shëndet. Studimi është i ndarë në 2 pjesë, pjesa Teorike me 24 faqe, dhe pjesa Eksperimentale me rreth 65 faqe. Pretendimet e nje specialisti jo të fushës, me 4-5 citime të shkëputura në pjesën teorike, nuk e zbehin vlerën e këtij studimi të mirëfilltë, ku rezultatet eksperimentale i përkasin tërësisht objektit të vendgrumbullimit të mbejtjeve në Sharrë. Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen”.


POLITIKE KOMENT Nga Astrit Patozi

U

në jam shumë dakord me Andi Bushatin që kjo qeveri është e korruptuar dhe se atë e kanë të vështirë për ta mbrojtur në këtë pikë edhe avokatët e vet mediatikë. Madje edhe që ajo ka ndërmend të vjedhë në çdo projekt të madh të saj, duke përshirë pa asnjë dyshim Teatrin apo Unazën e Re. Por mendoj se kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën e Astirit, e cila nuk ka nisur dhe as po bitiset për këtë shkak. Sepse banorët e Unazës së Re nuk janë ngritur atje se janë shqetësuar nga çmimi i lartë për kilometër i rrugës, që do të ndërtohet më vonë, por për të ruajtur shtëpitë e tyre nga prishja sot. Në rastin më të keq, për t’u marrë një dëmshpërblim të mirë atyre, nëqoftëse qeveria nuk do të tërhiqet. Dhe ata janë plotësisht legjitimë në pretendimin e vet. Sikurse të gjithë ne e dimë se deputetët e parë të PD dhe LSI mbërritën tek Unaza e Re vetëm disa ditë pasi protesta kishte filluar. Nëse opozita zyrtare do që të protestojë për korrupsionin galopant dhe të gjithëpërhapur të qeverisë, ajo nuk ka pse qëndron tek Astiri, sepse aty vetëm ndonjë fadromë apo

ANALIZA

P

ublicisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka deklaruar se mos mbështetja ndaj banorëve të zonës së Astirit është një humbje për të gjithë shoqërinë. “Është një ngjarje që na bën humbës të gjithëve. Ata mund të ishin fitues, nëse do ishim edhe ne bashkë me ta atje. Kjo qeveri ka humbur edhe atë minimumin e asaj që mund të quhet empati e njerëzve që qeverisë. Kanë një strategji të kalkuluar ftohtë, se si do të punojnë në formë konstante që njëherë i quajnë biznesmenë, njëherë ofsh-orista, nga grabisin dhe nuk respektojnë ligjet”, tha Lubonja. Gjithashtu Lubonja theksoi faktin se projekti i “Unazës së Re” është një skandal i madh nga pikëpamja ligjore. “Aty është një skandal nga pikëpamja ligjore. Prandaj ngjarja nuk ka fitues, edhe sikur ata të kthehen dhe të mos ua prishin shtëpitë, shqetësimi është i madh. Ai foli edhe për protestën në Francë për të cilën theksoi se shërben si

buldozer të kompanive private mund të gjejë. Aty e ka kryeministrinë, le ta rrethojë dhe të qëndrojë atje deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës. Le t’i bashkohen asaj proteste madhështore edhe banorët fatkeqë të Unazës së Re, sepse nuk e kanë shumë larg, por dhe qëllimin e arrijnë njësoj ashtu. Dhe me atë rast opozita nuk shpëton vetëm shtëpitë e tyre nga prishja, por çliron një popull të tërë nga një qeveri që po i merr shpirtin, duke e grabitur dhe poshtëruar. Problemi është se Lulzim Basha e di shumë mirë që nuk e ndjek njeri në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia. Dhe për këtë shkak, ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen. Ndaj edhe sot jemi katandisur në pikën kur njerëzit në hall nuk kanë ndonjë shpresë se do ta zgjidhin atë duke u drejtuar nga opozita, ndërsa kjo e fundit po përpiqet dëshpërimisht të zgjidhë hallin e vet, duke përgjuar çdo vend ku mblidhen njerëz. Hija e mashtrimit me gjoja kauzën e “Republikës së Re”, e cila shfaqet para njerëzve sa

7 E martë, 4 dhjetor 2018

Pse “Republika e Re” e shuan zjarrin e Unazës së Re? herë që kryetari i Partisë Demokratike merr poza serioze dhe trash zërin kundër qeverisë është një taksë e rëndë, që do të paguhet për një kohë të gjatë. Sepse të gjithëve

u kujtohet ajo shprehja legjendare “më gënjeve një herë, është faji im, më gënjeve dy herë...” Është kjo arsyeja se përse numri i protestuesve tek

Unaza e Re nuk ndryshon shumë, si kur shkon rrallë e për mall Lulzim Basha, ashtu edhe kur qëndron shumë e për lumë në cilësinë e deputetit dezhurn Klevis Balliu.

Fatos Lubonja: Humbën të gjithë, kemi qeveri fashiste leksion edhe për policët tanë. Unë shoh se kjo është një nisëm që po vijon përpara. Kjo është një qeveri fashiste. Askush mos të ketë shpresë që do të këtë vota të blera, edhe nëse populli do të votojë kundër, këta nuk mërziten. Kemi shumë të humbur në Vlorë. Kjo tregon se në çfarë

niveli është krimi në këtë vend. Forca normalisht përdoret kur nuk e ke masën kritike. Kur popullin e ke si populli ynë, atëherë ai reagon vetëm kur i preket kuleta. Forca është pak e dëshpëruar. Forcë është ajo që është në Francë. Masa nuk është e madhe. Kjo varet nga veshët e

qeverisë. Forca nuk është e mirë, sepse mund të prodhojë dhuna dhe dhuna sjell dhunë. Këtu kanë mësuar se populli është i nënshtruar si në kohën e Enver Hoxhës. Strategjia e tyre është e qartë: Kafsho këtu, kafsho atje”. I varfër nuk është ai që s’ka, por i babëzituri dhe i pangopuri. Këta janë të pangopur dhe kjo sjellë kafshime të papërgjegjshme”, shtoi Lubonja. Lubonja u ndal edhe tek ekspozita e kryeministrit Rama të hapur në Gjermani, që sipas tij, atje tregoi se mbron interesin publik. “Kur shkon jashtë shtetit dhe kur hap ekspozitën, atyre iu flet se sa kujdeset për interesat e opinionit publik dhe këtej shemb teatrin dhe çdo pronë publike kërkon ta privatizojë. Merr paranë publike dhe ua

jep oligarkëve. Njeriu i thjeshtë ka humbur besimin për mbështetje tek partitë politike”, tha mes tjerash, Fatos Lubonja. Teksa komentoi paketën “antishpifje” të propozuar nga qeveria shqiptare, Lubonja theksoi faktin se Rama ka probleme me të vërtetën dhe jo me shpifjen. Sipas tij, shefi i qeverisë përpiqet të fsheh të vërtetën. “Rama nuk e ka problemin me shpifjen, por me të vërtetën. Ai nuk e fsheh dot të vërtetën, por s’ia del. Të behët transparencë me tenderin e Unazës së Re. Unë do ta bëj një tender që ta ul çmimin. Ky ligj është kërcënim, Janë metoda fashiste që përdorin, ndërsa hapi tjetër është që të të lëshojnë kriminelët”, shtoi ai.


POLITIKE

8

E martë, 4 DHJETOR 2018

Kreu i Qeverisë: Tatim zero për imputet bujqësore, oligarkët i taksojmë më shumë se askush

K

uvendi i Shqipërisë ka miratuar me 76 vota pro buxhetin për vitin 2019 dhe paketën fiskale, ndërsa opozita ka vijuar bojkotin. Edhe pse PD dhe LSI nuk ishin të pranishme në Kuvend, opozitën e qeverisë e ka bërë kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe. Referuar paketës fiskale, Braçe propozoi disa amendamente, nga të cilat vetëm dy u pranuan. Debati më i fortë ishte për fashën e tatimit mbi të ardhurat. Kuvendi rrëzoi propozimin e Erjon Braçes për heqjen e tatimit mbi pagat deri në 40 mijë lekë. Aktualisht për pagat deri në 30 mijë lekë tatimi është zero, ndërsa Braçe kërkoi që fasha të bëhej deri në 40 mijë lekë, por është rrëzuar. Ndërkohë që u rrëzuan edhe amendamentet për heqjen e TVSH-së për të gjithë librashitësit dhe ndërtesat në pronësi të OJF-ve. Një tjetër pikë që ngjalli debat ishte edhe propozimi për rritjen nga 15-30% të taksës për bixhozin të hotelet me 5 Yje, që u rrëzua. Gjithashtu, Ahmetaj rrëzoi edhe propozimin e Braçes për rentën minerare, ndërsa u pranuan propozimet për akcizën dhe tarifat doganore. “Bie në kundërshtim me ligjin për ratifikimin e MSA me kapitullin 3, sipas së cilës nuk vendosen detyrime të reja për importet ose eksportet për komunitetin europian. Kemi dy ndalime një nga MSA dhe një nga marrëveshjet me Organizatën Botërore të Tregtisë. Thënë këto po përsis edhe një herë propozimin të mos miratohet neni 1, sepse bie ndesh me marrëveshjet ku jemi palë. Nuk kemi këllqet e SHBA, që diskuton nga e para tarifat. Ne jemi Shqipëria dhe kemi vendosur këtë nivel dhe marrëveshjet ku bëjmë pjesë e përcaktojnë qartë .” -u shpreh deputeti Erion Brace në seancë plenare. Referuar propozimit të tarifës doganore, Braçe tha se binte ndesh me MSA-në që të mos ishte më shumë se 5% dhe Ahmetaj e pranoi. Rrëzimet e shumicës së amendamenteve sollën irritimin e Braçes që tërhoqi dy të fundit duke u shprehur me ironi “jam shumë i lumtur me çfarë tha ministri. I tërheq të gjitha”. Kreu i Qeverisë Ndërkohë që kryeministri Edi Rama i pranishëm në seancë vlerësoi buxhetin, pasi rrit pagat, zeron taksën mbi imputet bujqësore dhe nxit zhvillimin. Shefi i qeverisë e vlerësoi si të frytshëm debatin brenda shumicës, ndërsa u shpreh se në mungesë të PD dhe LSI po bëjmë edhe opozitën. “Është pozitive që ne bëjmë debate dhe amendamente, bëjmë dhe opozitën e këtij parlamenti. Praktikisht gjithë dita e sotme ka qenë e frytshme, pasi ka qenë për përmirësime të draftit të buxhetit dhe paketën fiskale. Mesazhi i këtij buxheti dhe pakete është shumë pozitiv. pavarësisht

Miratohet buxheti, rrëzohet “heqja e tatimit për pagat”, Rama: Po bëjmë edhe opozitën DISKUTIMI

Fino, Ramës: Ke 800 vetë që marrin dyfishin e pagës tënde, unë jam kundër

se fokus në këtë seancë tek disa amendamente mund të krijojë ide pak më ndryshe”- tha Rama. Kryeministri Edi Rama deklaroi se shumica më në fund voton vendimin për taksimin zero të imputeve bujqësore. “Do të

bëjmë zero taksën për imputet bujqësore. Gjithë panorama është se kemi taksat më të ultë për pagat në rajon, ndërsa për oligarkët i kemi taksat më të larta. Kemi tatimin më të ulët mbi të ardhurat personale. Këto para nuk

i merr buxheti, por qëndrojnë në arkën e familjes. Edhe këto edhe zerimi i imputeve bujqësore nuk e ka asnjë vend i rajonit. Zero për imputet bujqësore. Ne kemi ulur taksat dhe kemi rritur bazën”, tha Rama.

RRËZOHEN AMENDAMENTET E DEPUTETIT TË PS-SË NGA HOTELET TEK TAKSIMI PËR LIBRIN, BRAÇE: VAZHDONI, VAZHDONI!

Përplasje për taksat, Braçe-Ahmetajt: Boll të kam dëgjuar. Ia kthen Rama: Erjon, të dëgjuam E ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallën e seancave plenare, “oponencën” brenda mazhorancës do ta bënin deputetët socialistë Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Ndërkohë gjatë seancës shumica ka refuzuar disa nga amendamentet të kreut të komisonit të Ekonomisë Erjon Brace dhe ka pranuar vetëm një nga propozimet e tij atë të tarifes doganore. Deputeti i PS-së propozoi tatim zero për librin me synimin për të shtuar numrin e librarive si një biznes në zhdukje. Po kështu shumica rrëzoi me 63 vota propozimin e Braçes për heqjen e tatimit e pagave deri në 40 mijë lekë. Në debat ndërhyri edhe kryeministri Rama, i cili pavarësisht atyre që ka thënë nuk ka qënë bindës për deputetin Braçe Debatet Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe bëri disa propozime lidhur me TVSH-në për librat që u rrëzuan, ndërsa nuk munguan reagimet nga Ahmetaj dhe Rama. Fillimisht

u rrëzua propozimi që shitja e librave të tatohet zero. Ahmetaj tha se ‘biznesi i vogël taksën e ka zero dhe kjo është e zgjidhur’ duke rrëzuar propozimin. Propozimi i dytë lidhej me faktin që TVSHja për furnizimin e librit dhe mallrave të bëhej 6%, por papë u rrëzua. I irrituar Braçe reagoi duke u shprehur “Vazhdoni, vazhdoni, e keni mirë kështu”. Në këtë moment ndërhyri Rama “Erjon të dëgjuam, nuk ka nevojë tani”. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe Arben Ahmetaj janë përfshirë në replika gjatë diskutimeve

edhe për taksën vendore. Braçe kërkoi që ndërtesat në pronësi të OJF-ve që ofrojnë shërbime komunitare të mos paguajmë taksë për ndërtesën. “Ndërtesat që ofrojnë shitje librash ta kenë zero taksën e ndërtesës” tha Braçe, por Ahmetaj e kundërshtoi gjatë kohës që po fliste. Braçe reagoi i irrituar duke iu drejtuar “Boll të kam dëgjuar...më dëgjoni ti tani mua”. Propozimi u rrëzua, pasi Ahmetaj tha se “Pushteti vendor mund të bëjë ulje, pasi e ka në kompetenca dhe sugjeroj që të rrëzohet”. ÇFARË U RRËZUA - Kërkoi mos ndryshimin e taksës minerare. Kuvendi e rrëzoi. - Kërkoi rritjen e taksës për lojërat e fatit nga 15% në 30%. Kuvendi e rrëzoi - Kërkoi rritjen e fashës së pagës që nuk tatohet nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Kuvendi e rrëzoi - Kërkoi që taksa e ndërtesës për Organizatat e personave me aftësi ndryshe dhe libraritë të jetë zero. Kuvendi e rrëzoi me: 17 vota pro, 44 kundër dhe 13 abstenim

Nuk ka kaluar pa debate, edhe pse brenda maxhorancës, miratimi në Kuvend i projektbuxhetit të vitit 2019 dhe paketës fiskale. Debati më i nxehtë ka qenë mes kryetarit të komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj, sa detyroi dhe kryeministrin të ndërhyjë. Ndërkohë që dhe deputeti Bashkim Fino ka kundërshtuar nenin 12 të këtij pr/buxheti i cili sipas qeverisë përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë. Por për deputetin Fino kjo nuk është e vërtetë dhe i kujton kryeministrit Rama e kryetarit të Kuvendit se janë 800 persona që marrin dyfishin e pagës së tyre. Fino votoi kundër nenit 12. “Votova kundër nenit 12, sepse ai nuk përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë. Kam bërë një diskutim në parim javën e kaluar të pr/buxhetit dhe nuk dëgjova këtu nga qeveria dhe ministri i Financave nëse do të ketë një ngritje grupi ndërministror për të parë dhe rishikuar tabelën e pagave, sepse neni 12 tregon hirearkinë e pagave. Në rastin konkret miratojmë një pagë të presidentit ndërkohë që kemi një fashë me 800 veta që marrin dyfishin apo trefishin e pagës së presdientit e kryeministrit. Pak më parë dëgjova që dhatë akoma fonde të tjera për Fondin e Zhvillimit shqiptar, vazhdoni të jepni akoma fonde ndërkohë që ai merr dyfishin e pagës tënde zoti kryetar, të kryeministrit dhe presidentit dhe ky nen nuk ka përfaqësuar asnjëherë dhe nuk ka për ta përfaqësuar asnjëherë hirearkinë e pagave. Ne po e votojmë gabimisht një nen të tillë në buxhetin e shtetit”, u shpreh dje në sqarimin e votës së tij deputeti socialist Bashkim Fino.


POLITIKE

9

E martë, 4 DHJETOR 2018

Kreu i PD-së: Borxhi publik arrin në 83% të prodhimit të brendshëm bruto dhe paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla

P

ak minuta pasi mazhoranca miratoi në Kuvend draftin më të rëndësishëm të vitit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e selisë blu se Buxheti i vitit 2019 i miratuar nga maxhoranca është buxheti më katastrofik në 28 vite. Në një deklaratë për mediat, Basha theksoi se me këtë buxhet legjitimohet zhvatja dhe grabitja e taksave të shqiptarëve. “Ditën e sotme (djeshme) organizata kriminale “Rilindja”, ka kaluar buxhetin më katastrofik në 28 vite. Legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja dhe pasuron një grup oligarkësh dhe qeveritarësh. Dy janë karakteristikat e këtij buxheti apo vjedhjeje masive me një votë jolegjitime. Shqipëria në 5 vite të Edi Ramës është katandisur në një vend ku 97% e qytetarëve paguajnë taksa më shumë dhe fatura më të shtrenjta se në vendet e rajonit. Ka nxjerrë nga xhepat e shqiptarëve 1.9 mld euro më shumë. Kjo rritje galoponte taksash që ka çuar në 1.9 mld euro më shumë të marra nga xhepat tuaja nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike por e ka futur vendin në një cikël krize”, theksoi kreu i PD-së. Më tej Basha mori si shembull mbylljen e bizneseve që sipas tij kanë prekur 150 mijë familje shqiptare. “Nuk ka shembull më të trishtë për ta ilustruar këtë se sa përditësimi i fundit i shifrave të falimentimit të bizneseve. Mbi 13 mijë biznese të mbyllura nga janari deri në tetor. 60% më shumë biznese kanë mbyllur qepenat këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Mbi 73 mijë biznese të mbyllura që kur Rilindja ka ardhur në pushtet që prekin 150 mijë familje shqiptare. Ky është rezultat i drejtpërdrejt i frymës mbytëse për ekonominë që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”, theksoi kryedemokrati. Basha tha ndër të tjera se borxhi publik arrin në 83% të prodhimit të brendshëm bruto dhe paratë e shqiptarëve po bëhen rrush e kumbulla. “Nën presionin tonë e ka bërë taksën zero, por paguan më shumë taksën e energjisë dhe

Basha: Buxheti më katastrofë, ta kthejmë në gurin e varrit për Rilindjen

taksat lokale, të ujit, të pronës. Këto pagesa të rënduara anë sjellë falimentimin masiv të biznesit të vogël. Është jo arsyeja se pse pronarët dhe sipërmarrësit e vegjël përbejnë kontingjentin kryesor të shqiptarëve që largohen nga Shqipëria. Ky biznes falimenton sepse është rritur kostoja e biznesit. Në Tiranë ka shkuar 7 fish taksa për bizneset e vogla, taksa që shkojnë për fasada. Këto para do shkojnë për luks qeveritar. Paratë e shqiptarëve po behën rrush e kumbulla. Projekti i Unazës, do hidhet një shumë e barabartë sa shteti do harxhojë për një vit për familjet në nevojë. Ne e dimë se kemi mbi 150 mijë familje në nevojë ekstreme që nuk sigurojnë bukën e gojës. Në vend që të mendohet për këta njerëz që këta njerëz të mos mbeten pa bukë, buxheti është i barabartë me ndihmën

që duhet tu jepet familjeve. Është buxheti më katastrofë i 28 viteve. Borxhi arrin në 83% të prodhimi të brendshëm bruto. Ai mban të fshehur borxhin PPP që fryhet se nuk ka të ngopur. Vetëm përmes këtij borxhi, shqiptarëve u shkon borxhi publik në 82-83%. Vetëm 40 milionë euro për të pangrënët dhe do ta çojë 4 herë më shumë faturën për oligarkët që vjedhin. Buxhet që ngrenë dorën për të votuar deputetë të korruptuar dhe që duhet të ishin në burg”tha Basha. Kryedemokrati tha se PD ka një alternativë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza duke ulur taksat dhe anuluar koncesionet që sipas tij janë korruptive. Basha u shpreh se do mbajë përgjegjësi kush ka përfituar dhe grabitur paratë e shqiptarëve. “Ne kemi një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza. Ajo është taksa e sheshtë prej 9% dhe

kufirin minimal. Heqjen e TVSH dhe vendosjen e një tavani me të cilin nuk mund të ngrihen taksat e pushtetit vendor. Rikthimi i fashave mbrojtëse për shtresat në nevojë që asnjë familje të mos mbetet pa drita. Fasha mbrojtëse dhe për sipërmarrjet për të ndikuar në tregun e jashtëm dhe të brendshëm. Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive. Ta harrojnë se do ti gëzojnë parat që kanë marrë apo ato që presin të marrin. Janë këto qindra mijëra euro që shkojnë për këto oligarkë. Kemi 190 mijë shqiptarë që hanë vetëm një vakët. Nëse alternativa është të falimentojë Shqipëria apo ju, kjo alternativë është e qartë. Do falimentoni ju dhe do mbani përgjegjësi,. Hiqni dorë nga piramida e PPP. Asnjë nuk do tolerohet. Një për një koncesionet do anulohen dhe paratë do i kthehen qytetarëve. Mos u zhysni në këtë vjedhje se do mbani përgjegjësi. Duan të nxjerrin familjet nga shtëpia e tyre, pasi u janë errësuar sytë nga grabitja. Nuk është betejë për të majtën apo të djathtën, por bëhet fjalë për në grusht shushunjash që po grabisin shqiptarët”- tha Basha. Ndër të tjera kryedemokrati Basha ka kërkuar sot bashkimin e të gjithë shqiptarëve, të majtë e të djathtë kundër Rilindjes. Basha iu ka bërë thirrje qytetarëve të harrojnë ngjyrat dhe të ngrihen kundër maxhorancës që sipas tij po vjedh shqiptarët. Madje Basha kërkoi “ta kthejmë buxhetin e 2019, në epitafin dhe gurin e varrit për Rilindjen”. “Ju kërkoj t’i harroni ngjyrat. Mos i shikoni ngjyrat. Sigurisht që vij si kreu i PD por nuk është një betejë vetëm e së djathtës por e këtij populli kundër një grushti shushunjash që kërkon ta vjedhë. Le të bashkohemi të gjithë së bashku. Le ta kthejmë këtë buxhet në epitafin e merituar dhe gurin e varrit për organizatën

KREU I GRUPIT TË PS

Balla reagon ndaj Bashës: Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42

Pas reagimit të kreut të Partisë Demokratike për “Buxhetin 2019”, i cili e quajti si buxhetin më katastrofik të 28 viteve të fundit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla do të reagonte menjëherë përmes rrjeteve sociale. Sipas tij, buxheti nuk përllogaritet me metodën e Bashës. Balla shkruan se buxheti rrit pagat në sektorin publik duke mbështetur edhe shumë familje shqiptare. Kreu i grupit parlamentar të PSsë, shton mes tjerash se kreu i demokratëve ka hallin e pallatit të vjehrrit të tij, i cili nuk do të dëmshpërblehet. “Lulzim nuk bëhet buxheti 7×7=42. Buxheti mbështet qindra mijëra familje që jetojnë me bujqësi, rrit pagat në sektorin publik, konsolidon rritjen ekonomike, garanton investime në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë. Halli i Lulit: pallati i vjehrrit nuk dëmshpërblehet”, u shpreh dje Taulant Balla. kriminale të Rilindjes. Shikoni fëmijët tuaj në sy, nëse jeni të drobitur e të lodhur, shikoni në sytë e fëmijëve tuaj. Luftoni për ta, luftoni për të ardhmen e tyre. Ata nuk dorëzohen dhe opozitën do ta keni në krah hap pas hapi”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

DEPUTETI I PS-SË: NËSE KY VENDIM MERRET PËR T’I DHËNË FUND BIXHOZIT, ATËHERË LOJËRAT E FATIT DUHEN HEQUR NGA ÇDO INSTITUCION TURISTIK

Paulin Stërkaj kundër qeverisë: Bixhozi të hiqet edhe nga hotelet B

uxheti i qeverisë për vitin 2019 është kthyer në një “mollë sherri” brenda mazhorancës së majtë, teksa që në mbledhjen e grupit të PS-së në nisje të seancës ka pasur përplasje midis Erion Braçes dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj për tatimet mbi pagën. Por përplasje brenda qeverisë janë regjistruar edhe në sallën e Parlamentit, këtë herë duke pasur për motiv “ligjin për lojërat e fatit” që do të hyjë në

fuqi më 1 janar, duke kushtëzuar mbylljen e të gjitha basteve dhe lojërave elektronike në zonat e banuara përveç hoteleve me 5 yje. Ka qenë deputeti i PS në Shkodër, Paulin Stërkaj ai që ka dalë kundër këtij vendimi të qeverisë, pasi ka kërkuar që bixhozi e bastet të hiqen edhe nga hotelet me 5 yje. “Nuk jam as me Braçen për këtë amendament, por nuk jam as me ministrin, se unë këtë nuk e kuptoj. Heqja

e lojërave të fatit është hequr në masë absolute tek sporti, bixhozi dhe lojërat elektronike, por është dhënë në hotele me 4 apo 5 yje. Pra këtu nuk është hequr bixhozi për njerëzit, këtu bixhozi ekziston. Nëse bixhozi hiqet, të hiqet absolut në çdo institucion turistik”, tha Stërkaj, Sipas deputetit socialist, nëse ky vendim merret për t’i dhënë fund bixhozit, atëherë lojërat e fatit duhen hequr nga çdo insti-

tucion turistik, dhe jo të bëhen diferencime mes shoqërisë. “Jam kundër Braçes që ti vëmë 30% sepse ata do fitojnë. Unë do isha të hiqen krejt bixhozet, mos stimulohen as në hotele me 5 yje as me 6 yje, për shkak se këtu po ndajmë shtresat. Të pasurit paskan të drejtë të luajnë, që shkojnë në hotele me 5 apo 6 yje. Ndërsa të varfrit nuk paskan të drejtë të luajnë me lojërat e fatit”, theksoi Paulin Stërkaj.


POLITIKE

10 E martë, 4 dhjetor 2018

Kryetarja e LSI-së në “5 pyetje nga Babaramo”: Projekti i Unazës së Re, aferë shumë e madhe korruptive

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryema dhi ishte e ftuara e kësaj të hëne në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në Report Tv, ku iu përgjigj pyetjeve që prekin jo vetëm aktualitetin politik, por edhe hapat e mëtejshëm të LSI-së në raport jo vetëm me reformat që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe me bashkëpunimin politik të forcës që ajo drejton në koalicionin opozitar. Monika Kryemadhi ka deklaruar, ndër të tjera, se deklarata e saj është ndryshuar lidhur qëndrimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, duke shtuar se Erion Veliaj është pjesë e PSsë dhe në shërbim të Edi Ramës. Ndërkohë Kryemadhi ka shtuar se lufta e brendshme në PS është mjaft e ashpër, pasi një mandat i dytë i Veliajt në Tiranë do të thotë rrezik për Edi Ramën. “Nuk e mohoj dot që s’ka shkolla dhe çerdhe. Nuk e mohoj dot që rrugët po pastrohen. Mandatin e tij i dytë do ta rrezikonte shumë kryetarllikun e Edi Ramës në krye të PSsë. Edi Rama nuk duron dot njerëz që e kalojnë popullaritetin që ka ai. Edhe Fatmir Xhafajn për këtë arsye e shkarkoi. E pamë të nesërmen në krah të Lali Erit. Për mua thonë ose pjesë e makinerisë së Lali Erit, ose pjesë e makinerisë së Edi Ramës për të tkurrur Erion Veliajn. Këta njerëz pse nuk shkruan për blerjën e anëtarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, apo edhe kalimin e kompetencave për çështjen e Teatrit. Pse nuk shkruan kurrë? Rama e bën ushtarin e vet dhe e bën të shkelë ligjin sepse nuk e duron dot zhurmën. Të huajt kanë ndikuar që ai të kandidonte”, u shpreh Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së tha se Projekti i Unazës së Re është në vlerën totale 100 milionë euro. “Opozita nuk është e angazhuar në protestë. Protesta është e banorëve. Ne mbështesim banorët. Rezistenca e deputetëve të LSI-së së Qarkut Tiranë është detyrë, sepse LSI-ja ka marrë vota në atë zonë”-deklaroi Kryemadhi. Po ashtu ajo tha se projekti i “Unazë së Re”, është një aferë shumë e madhe korruptive. “Projekti aferë shumë e madhe korruptive. Guxim shumë i madh nga ARRSH dhe kryeministri që të bëhet ky veprim kaq i rëndë. Kemi të bëjmë m

Kryemadhi: Veliaj dhe Xhafa kanë më shumë popullaritet në PS se Rama. Njërin e palosi, ky Rama... !

buxhet të fryrë dhe mungesë transparence. Ky projekt është nisur që në qershor 2017. Përse nuk u njoftuan banorët? Qeveria ka detyrim moral t’i dëmshpërblejë”- u shpreh Monika Kryemadhi. PJESË NGA INTERVIST A INTERVISTA Duke komentuar këtë çështjen e fundit të Unazës së R Ree, ju keni mbajtur një qëndrim të diferencuar ndaj kryetarit të Bashkisë Erion V eliaj. A është ky një perceptim Veliaj. i gabuar i medias apo... Është një ndryshim konteksti i fjalisë sime. Mua nuk më vjen çudi, sepse së pari personazhet në fjalë që qenkan indinjuar nga fjalia ime, kanë marrë vetëm pjesën e parë dhe jo pjesën tjetër të fjalisë. Pavarësisht nga kjo, unë i qëndroj përsëri fjalëve të mia, sepse jam koherente në ato që them, sepse duhet të kemi parasysh që asnjëri nga ne nuk e mohon dot që shkollat dhe çerdhet e Tiranës janë lyer, janë rregulluar, por nuk është

ndërtuar asnjë shkollë e re në Tiranë. Asnjëri nga ne nuk e mohon që rrugët e Tiranës lahen e pastrohen, por nuk do të thotë që lahet dhe pastrohet edhe periferia e Tiranës, apo komunat e kështu me radhë. Ka një problem në atë që dua të theksoj që më vjen shumë çudi që këta kritizerët ndihen të indinjuar për shkakun a po bën Monika diversion apo është Monika me Erion Veliaj. Le ta lexojnë si të duan. Unë di të them vetëm që Erion Veliaj është një kryetar bashkie që përfaqëson Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, përfaqëson Rilindjen, por nga ana tjetër një mandat i dytë i Erion Veliajt do ta rrezikonte jashtëzakonisht shumë pozicionin e Ramës në krye të Partisë Socialiste. Nëse këto lloj njerëzish nuk e kuptojnë mua nuk më çudit fare, sepse ose këta bëhen pjesë e propagandës së Lali Erit. Pra, një gjysmë fjalie që thotë Monika Kryemadhi që: Po Erion Veliaj nuk ka punuar. Po mo ka

punuar Erion Veliaj, nuk mund ta mohojmë këtë gjë sepse duhet të jemi objektivë, por në 100 për qind të premtimeve që ka dhënë, ai ka mbajtur 10 apo 20 për qind. Unë po jua them prapë, Erion Veliaj ka punuar, por edhe nuk ka mbajtur premtimet e veta, që nga kullat, që nga shkollat, çerdhet e reja etj. Ose nga ana tjetër bëjnë punën e Edi Ramës për të filluar gjuetinë e shtrigave brenda partisë së vet dhe për t’i hapur korridoret e kandidimit të kandidatëve të tjerë brenda Partisë Socialiste sepse duke qenë mandati i dytë i Erion Veliaj-t, i rrezikon ‘Kryetarllëkun” Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, atëherë atij i intereson kjo gjë. Pse e rrezikon? Po sigurisht që e rrezikon sepse mos të harrojmë që një kryetar Bashkie, i cili ka marrë një buxhet jashtëzakonisht të madh nga Bashkia e Tiranës për të bërë projekte nga më të ndryshme, dhe nga ana tjetër biznesmenë, ku të cilët gjithë këto kulla që po ngrihen në mes të Tiranës, në njëfarë mënyre kanë një firmë të Edi Ramës dhe një firmë të Erion Veliaj. Pra, biznesmeni i ngelet borxh edhe Erion Veliajt edhe Edi Ramës. Është më komod me Erion Veliaj dhe këtë nuk e garanton dot Edi Rama. Janë bizneset më komode me Erion Veliajn apo Edi Ramës, kjo është një gjë për tu parë dhe për të pyetur bizneset. Nga ana tjetër, dua t‘ju them edhe një gjë. Edhe pse nuk i pëlqen diversioni këtyre njerëzve, që për mua nuk ka absolutisht asnjë lloj problemi, mos harrojmë që Edi Rama është një nga personat që nuk duron dot njerëz të cilët e kalojnë popullaritetin më shumë se Edi Rama. E ka kaluar Erion V eliaj? Veliaj? Unë mendoj që brenda Partisë Socialiste, popullariteti i Erion Veliaj është shumë më i madh se i Edi Ramës. Kështu mendoj unë, është gjë tjetër

kjo pastaj për tu diskutuar. Pse? Sepse edhe Fatmir Xhafën për këtë arsye e shkarkoi. Popullariteti ose forca mund të themi e Fatmir Xhafës po fillonte t‘i bënte hije karriges së Edi Ramës dhe automatikisht, por mos u çudisni ku një ditë më vonë ne pamë Fatmir Xhafën në krah të lali Erit në takimet e Bashkisë së Tiranës që kishte në zonën e vet ku ai është deputet. Pra,a jo që dua të them është që argumentimi i cili përdorin kundër meje, ka dy rrugë. Një, bëhet pjesë e makinerisë së lali Erit. Pra për të propaganduar akoma dhe më shumë. Ana tjetër, ose janë pjesë e propagandës së makinerisë së Edi Ramës për të tkurrur apo reduktuar Erion Veliajn. Këta njerëz që paskan kaq merak gjysmën e fjalisë time pse paskam thënë unë këtu, por pse nuk shkruan njëherë këta për shitjen, apo për blerjen që u bëri Erion Veliaj këshilltarëve të LSI-së, kur ndërkohë pjesa tjetër e këshilltarëve të LSI-së dolën kundër rritjes së ujit, por si këta njerëz nuk e bënë prezentë absolutisht asnjëherë, denoncimin dhe padinë penale që i ka bërë grupi i këshilltarëve të LSI-së ndaj Erion Veliaj për kalimin e kompetencave për teatrin, marrjen e një fuqie juridike që nuk i takon Erion Veliajt, pra heqjen e kompetencave të Këshillit Bashkiak, nuk e ka shkruar asnjë portal, këtë e kanë bërë këshilltarët, sepse asnjë nga këta analistë nuk e përmendi faktin që thelbi i Teatrit Kombëtar fillon nga Erion Veliaj, ky që i ka hequr të drejtën Këshillit Bashkiak për të thënë jo shembjes së teatrit, por ka firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak. Si nuk u kujtuan këta analistë, që të thonë ore Erion Veliaj çdo ti në Unazë të Re, nuk është e drejta jote juridike, Unaza e Re nuk është pronë e Bashkisë së Tiranës, ajo është pronë e Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve, dhe kjo unazë është me paratë e buxhetit të shtetit.

për 300 mijë vende pune dhe në vend të saj 400 mijë shqiptarë kanë ikur nga sytë nga Shqipëria. Bëri premtimin fake,që do ulë taksat dhe i trefishoi ato duke filluar që nga uji i pijshëm. Që bëri premtimin fake se do luftojë drogën krimin dhe paranë e pisët

dhe i kemi të treja këmbëkryq në mes të qeverisë dhe atij vetë. Po flet Fake kryeministri i fake premtimeve për gjoja fake lajmet që ja vënë në dukje. Ky kryeministër është i vërtetë vetëm kur është fake”, u shpreh dje kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

KREU I DEPUTETËVE TË LSI-SË

Petrit Vasili: Shpopullimi i Shqipërisë si “Genocid Qeveritar”

K

reu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar ditën e djeshme një video në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ku jepen shifra që tregojnë uljen e lindshmërisë në vend vitet e fundit. Situatën e krijuar, Vasili e quan gjenocid qeveritar dhe shprehet se Shqipëria po shkretohet dhe po zbrazet tragjikisht nga njerëzit. Në vlerësimin e tij, varfëria nuk ndalet, papunësia thellohet dhe tragjedia e familjes shqiptare është përpara syve të të gjithëve. “Shpopullimi i

Shqipërisë si Genocid Qeveritar! Shqipëria po shkretohet dhe po zbrazet tragjikisht nga njerëzit. Por drama më e madhe është që lindjet bien gjithnjë e më shumë e në mënyrë të pandalshme. Shto këtu edhe qindra mijëra të tjerë që ikin të lemerisur nga vendi në emigracion. Varfëria nuk ndalet, papunësia thellohet dhe tragjedia e familjes shqiptare është përpara syve të të gjithëve. Shqipëria po shkretohet nga njerëzit dhe kjo s’ka ndodhur as në ditët më të zeza. Një asgjësim i tillë i popullsisë është një genocid qeveritar i

vërtetë. Ndiqeni vetë miq videon dhe shifrat flasin vetë për të ardhmen shumë të errët të vendit”u shpreh Vasili. Më herët, kreu i ligjvënësve të LSI-së do të reagonte edhe mbi premtimet e pa mbajtura të Kryeministrit Rama duke filluar nga ai për shëndetësinë falas, për hapjen e vendeve të reja të punës, për uljen e taksave apo për luftën ndaj drogës dhe krimit. “Kryeministri është i vërtetë vetëm, kur bën fake premtime. Kush e dënon kryeministrin e shpifur, që bëri premtimin fake shëndetësi falas dhe mashtroi. Bëri premtimin fake


AKTUALITET

11

E martë, 4 DHJETOR 2018

Familja Haklaj dhe Lumneshi fillimisht kanë pasur marrëdhënie të mira por kur Haklajt mësuan nga informatorët se Rasim Lumneshi ishte rreshtuar me kundërshtarët

15

të fortët e Kukësit, është lista e radhës që Policia e Shtetit ka publikuar. Në listën e personave më të kërkuar të këtij qarku janë edhe pjesëtarë të familjes Haklaj. Zylfije Haklaj është e dënuar me 25 vite burg, pasi mori hak për vëllezërit duke vrarë dy persona. Ajo akuzohet për vrasjet e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit në vitin 2002 në Tropojë. “Shota” ka përfituar azil politik në Suedi. Në kërkim është edhe vëllai i madh i Haklajve, Hamdi Haklaj. Gjykata ka vendosur masën e dënimit prej 25 vitesh burg. Ish-polici Hamdi Haklaj akuzohet për vrasjen e vëllezërve, Besim dhe Guxim Demaj dhe Halil Hoxhës më 1998. Haklaj fillimmisht u arrestua në Suedi ku i kishte shpëtuar arrestimit për shumë vite por pavarësisht kësaj, drejtësia nuk mundi ta ekstradonte në drejtim të Shqipërisë, pasi në fillim të vitit 2008, ai fitoi azil politik ashtu si Zylfije Haklaj. Dosja “Tropoja” Familja Haklaj dhe Lumneshi fillimisht kanë pasur marrëdhënie të mira por kur Haklajt mësuan nga informatorët se Rasim Lumneshi ishte rreshtuar me kundërshtarët, madje dyshonin se ai ishte truri i disa prej ngjarjeve më të rënda ndaj tyre gjërat ndryshuan. Sipas versionit që prokuroria ka paraqitur në gjykatë, rezulton se Zylfie Haklaj zbriti në Bajram Curri nga fshati i saj me një furgon pasagjerësh të rastit. E gjatë

“Lista e zezë” e Kukësit, mes të kërkuarve dhe “shota” e Haklajve NË KËRKIM Besmir Xhebexhia (Xhepexhia)-25 vite burg Hamdi Haklaj-25 vite burg Zylfie Haklaj-25 vite burg Alban Dollapaj (Dollapi)-25 vite burg Abdyl (Avdyl) Gjoka-22 vite burg Hamdi Bardhoshi-20 vite burg Fatos Iseberi (Yseberi)-20 vite burg Ymer Hasani-20 vite burg Imset Bardhoshi-20 vite burg Idriz Isufaj-20 vite burg Luan Demaj-20 vite burg Isa Kerrnaja- 20 vite burg Liman Matranxhi-17 vite burg Shkëlzen Osmani-17 vite burg Avni Palushi-10 vite burg

mbi një metër e 90 centimetra, ajo e kishte të lehtë të fshihte poshtë palltos së saj një kallashnikov që e kishte hedhur në sup. Mësuesja e fizikës zbriti nga furgoni në qendër të qytetit, para monumentit të Bajram Currit dhe ngjiti shkallët në krah të tij që të nxjerrin në trotuarin mbi shëtitoren kryesore. Lokali ku

qëndronin të ulur dhjetë burra të gjithë me armë në brez, qoftë me leje apo pa leje, ishte afro 100 metra larg. Ajo eci ngadalë për të mos tërhequr vëmendjen e klientëve të shpërqendruar të lokal “Ervin” që ndodhej vetëm 50 metra në vijë ajrore nga hyrja e komisariatit të Bajram Currit. Sipas dëshmitarëve okularë, Lum-

neshit nuk i shpëtoi pa i rënë në sy silueta e një femre të gjatë që po ecte me hap të ngadaltë drejt tyre por miqtë e siguruan të mos shqetësohej për asgjë. Rreth orës 10:15 minuta Zylfije Haklaj ndodhej vetëm 10 metra larg tavolinës së Lumneshit. Ajo vetëm zbërtheu pallton dhe nga poshtë saj nxori kallashnikovin,

të cilin nuk e hoqi nga supi por hapi zjarr direkt duke qëlluar një nga një. Të shtënat e para që tronditën shëtitoren kryesore të Bajram Currit në një nga orët më të populluara, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit. Ndërsa Hysni Biberi dhe kryetari i gjykatës së Tropojës, Kujtim Dusha mbetën të plagosur.

SIRI

KORÇË

GREQI

Vritet shqiptari, luftonte krah ISIS

Policia ndalon sërisht refugjatë

Shqiptari u ekzekutua nga Agimi i Artë

Policia Kufitare ka mundur të ndalojë 6 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Emigrantët, origjina e të cilëve nuk bëhet e ditur, janë ndaluar në Kapshticë, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”. Katër prej tyre ishin gra dhe dy burra. Policia i shoqëroi ata për në Spitalin e Bilishtit për kontrollet e nevojshme mjekësore, ndërsa pas marrjes së deklarimeve të tyre, do t’i nisë ata drejt Qendrës së Azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.

“Shqiptari i gjetur i pajetë në Korfuz është vrarë nga eksponentë të Agimit të Artë”, është ajo që shkruhet nga mediat greke. Deri më tani emri i tij nuk ishte bërë i ditur, por sot u zbuluan detaje të reja. Bëhet fjalë për shtetasin Petrit Zifle, 63-vjeç, i cili u gjet i pajetë në një kanal nga një shofer kamioni. Viktima ishte shpallur në kërkim nga familja e tij,. Ngjarja ndodhi më 25 nëntor, në Dragotina, Korfuz. Zifleishte konfliktuar me fjalë një ditë para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin, për çështje të karakterit etnik. U zbulua se autori ishte pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve. Autori kishte hapur debat me shtetasit jo grekë dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle.

Një tjetër shqiptar i rekrutuar nga forcat ushtarake të ISIS, i njohur si militant dhe komandat që luftonte në emër të shteti Islamik ka mbetur i vrarë këtë herë në Sirinë Lindore. Sipas mediave mësohet se komandanti i lartë i të ashtuquajturit “Shtet Islamik” (ISIS) u vra këtë fundjavë teksa po luftonte në krahë të forcave të shtetit islamik në Siri. Nga raportimet e mediave kryekomandanti shqiptar i ISIS, i njohur si Abu Usama Al-Albani, u vra gjatë një sulmi të ashpër me Forcat Demokrate të Sirisë pranë qytetit Hajin në zonën juglindore në Deir Ezzor. Mediat raportojnë se komandanti shqiptar thuhet se ishte duke udhëhequr mbrojtjen e frontit të Eufratit, krah forcave të shteti islamik kundër forcave demokratike siriane.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

REKLAMA

12 E martë, 4 dhjetor 2018


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

POLITIKE

13 E martë, 4 dhjetor 2018

KRYEMINISTRI FLET PËR MEDIAT GREKE

Rama: Marrëdhëniet shqiptaro-greke historike dhe tradicionale Historike dhe tradicionale i përshkroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Michalis Psilos, në kuadër të konferencës “News agencies vs Fake News”, që e organizon Agjencia Telegrafike Shqiptare në Tiranë. “Kjo është një marrëdhënie historike dhe tradicionale fqinjësie dhe siç ndodh

gjithmonë me fqinjët, jo çdo gjë shkon gjithmonë mirë. E dimë këtë nga fqinjët tanë, me çdo fqinj tonin, qoftë në fshat apo në qytet, është gjithmonë e njëjta gjë”, theksoi Rama. “Ju mund ta kuptoni plotësisht këtë, nëse shikoni një ndeshje futbolli midis fqinjëve, është si… luftë”, thotë Rama duke qeshur. Rama theksoi se, megjithatë, “ne jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie ditë pas dite dhe ne po e bëjmë këtë”.

Zoti Rama theksoi se ‘’ndonjëherë ka edhe gjëra për të ardhur keq dhe ne duhet të merremi me to’’, por, “e rëndësishme është që mes popujve tanë nuk ka armiqësi’’. “Grekët e duan Shqipërinë, shqiptarët e duan Greqisë. Pjesa tjetër është vetëm politike”, theksoi zoti Rama. I pyetur nëse është planifikuar një takim mes tij dhe homologut grek, Aleksis Cipras, zoti Rama tha se “ne presim të takojmë së shpejti. Nuk e di se

ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti’’. ‘’Ne jemi në një proces dialogu dhe diskutimesh për shumë çështje, që mbulojnë shumë vite dhe që të tjerët kurrë nuk kanë qenë në

vullnetin dhe kurajon për t’i zgjidhur”, tha Rama. “Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë këtyre çështjeve dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, shtoi kryeministri Edi Rama.

VELIAJ ZBULON URËN MË TË RE

“Edhe këtu qe me ngrehina e lloto. Prishja nuk qe vendim i lehtë, por i duhuri” Tiranës do t’i shtohet edhe një urë tjetër, duke konfirmuar kështu seriozitetin e investimeve të Bashkisë së Tiranës, e cila përveç investimeve të shumta për mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e kryeqytetit, mendon edhe për ndërtimin e një sërë veprave. Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasqyron urën e re të ndërtuar në Tiranë pranë Pallatit me Shigjeta, duke u shprehur se prishja e objekteve pa leje nuk është një vendim i lehtë, por që është i duhuri për zhvillimin e qytetit. “Jemi gati me urën e re në Lanë pranë Hiltongardeninn. Shpesh harrojmë se para Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës dhe këtu qe plot me ngrehina lloto e lavazhe! Prishja nuk qe vendim i lehtë, por vendim i duhur! 100 metra më poshtë, në Unazën e Re, do rilindë po kështu ajo lagje”, shkruan Veliaj.


AKTUALITET

14

E martë, 4 DHJETOR 2018

Në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, personat që i përkasin kësaj kategorie kërkojnë t’u respektohen të drejtat e tyre. Ata që vuajnë edhe më shumë janë të afërmit e tyre

N

ë Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi mëngjesin e së hënës, Qendrën e Zhvillimit në Durrës, ku shpërndau karrige me rrota për personat me aftësi të kufizuar. Ministrja tha se 850 persona me aftësi të kufizuar janë pajisur me karrige me rrota falas, që nga fëmijë të vegjël e deri te të moshuarit. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet një shërbim shumë të rëndësishëm që i mundëson pavarësi lëvizje personave më aftësi të kufizuar, siç është shërbimi i karrigeve me rrota falas. Vetëm gjatë këtij viti, 850 persona me aftësi të kufizuar janë pajisur me karrige me rrota falas, që nga fëmijë të vegjël e deri te të moshuarit”,- tha Manastirliu. Gjatë vizitës në Qendrën e Zhvilimit në Durrës, e cila është një model jo vetëm sa i takon shërbimeve që ofrohen për personat me aftësi ndryshe por edhe për rriintegrimin e tyre në familje dhe në shoqëri, Manastirliu vuri theksin te ngritja e qendrave të reja për personat me aftësi ndryshe. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e angazhuar jo vetëm sot, në Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, por çdo ditë të vitit, të garantojë shërbime socio-shëndetësore sa më pranë komunitetit, me ngritjen e 5 qendrave të reja për fëmijët me aftësi të ku-

Karrige me rrota falas, Ogerta Manastirliu: Punë për personat me aftësi të kufizuar

fizuar por edhe të fuqizojë personat me aftësi ndryshe, për t’ju siguruar barazi dhe gjithëpërfshirje”, tha Manastirliu. Gjatë vizitës në

VENDIMI

Hiqet gjoba e gjendjes civile

Për herë të dytë ka hyrë në fuqi pezullimi i gjobës prej 10 mijë lekësh për mosdeklarimin e ndryshimit të vendbanimit. Amnistia 6 mujore e miratuar nga parlamenti në ndryshimet e fundit që i’u bënë ligjit për gjendjen civile, pritet t’i japë mundësi qytetarëve të deklarojnë vendbanimin real, pa u penalizuar. “Në amnistinë e parë patëm rreth 100 mijë qytetarë që përfituan, shpresoj qe ketë herë të kemi edhe më shumë”, u shpreh Bledar Doracaj, drejtor i përgjithshëm i gjendjes civile. Në dispozitën kalimtare që u përfshi në ligj, theksohet se rritja e masës së gjobës në vitin 2016, nuk solli efektet e pritshme. Pezullimi për gjashtë muaj i aplikimit të kësaj mase administrative konsiderohet një mundësi edhe për emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë patur informacionin e duhur për detyrimin ligjor të deklarimit të vendbanimit.

Qendrën e Zhvillimit Durrës, Ministrja Manastirliu bëri edhe një apel për punësimin e personave me aftësi ndryshe. “Gjithëpërfshirja për personat

me aftësi të kufizuar nuk mund të mjaftohet me shërbimet që ofrohen. Punësimi është një element shumë i rëndësishëm për rriintegrimin e tyre. Ndaj ju bëj

apel institucioneve publike dhe jopublike, të punësojnë personat me aftësi ndryshe, jo vetëm si një detyrim ligjor, por edhe për të treguar përgjegjësinë sociale dhe detyrimin moral që gjithësecili prej nesh ka, për rrintegrimin dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuar”, tha Manastirliu. Me ngritjen e Fondit Social dhe financimin e Ndërmarrjeve Sociale, me buxhetin e vitit 2019, do të ketë më shumë vëmendje për personat me aftësi ndryshe për përfitimin e më shumë shërbimeve sociale në territor si dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës. Në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, personat që i përkasin kësaj kategorie kërkojnë t’u respektohen të drejtat e tyre. Ata që vuajnë edhe më shumë janë të afërmit e tyre të cilët thonë se për të marrë shërbime shëndetësore ju duhet të paguajnë si për të marrë një mjek që t’u vijë në shtëpi ashtu edhe për t’u blerë medikamente. Një grup personash me aftësi të kufizuara kanë protestuar para kryeministrisë me qellim respektimin e të drejtave të tyre.

THIRRJA

Historia optimiste e Elsidit 22-vjeçari Elsid Sekja, që kur është lindur është përballet me vështirësi në lëvizje. Ai dëshiron të përfundojë studimet dhe t’u shërbejë njerëzve, mbi të gjithë atyre që ashtu si ai vet. “Unë po vazhdoj shkollën për Punë Sociale dhe jam në vit të tretë sivjet. Arsyeja përse kam zgjedhur degën e Punës Sociale është sepse më pëlqen të merrem me këtë problematikë, me të cilën përballem edhe vet, me fëmijët me aftësi të kufizuara, me paragjykimet që ndodhin në qarkun tonë. Më pëlqen shumë të jem i njerëzishëm”, thotë Elsidi. Shpesh ndien peshën e diskriminimit, por kjo nuk e ka bërë të dorëzohet. Shumë bashkëmoshatarë mund të synojnë emigrimin por Elsidi thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shkodra. “Mesazhi im për të tjerët është: Mos u ndieni të paragjykuar, edhe nëse

keni një problematikë të caktuar. Gjëja tjetër që iu bëj apel është ta kalojnë jetën e tyre në Shkodër, në vendin ku ata janë lindur, të kontribuojnë për atë vend siç po bëj edhe unë. Megjithëse kam një të metë fizike, për të cilën paragjykohem. Përpiqem ta kaloj. Do të qëndroj në Shkodër, nuk kam

qejf të largohem jashtë shtetit. Përderisa unë i kam kaluar këto barriera, është e kotë të largohem nga Shkodra”, thotë më tej ai. Buzëqeshja dhe motivimi i tij përçon optimizëm, bashkë me mesazhin se askush nuk është i dobët dhe mjafton pak kujdes e dashuri për t’ia dalë.


AKTUALITET

15

E martë, 4 DHJETOR 2018

I riu humbi jetën i goditur me thikë pas një sherri për një karikues celulari me vlerë 500 lekë. Babai i Marvit, thotë se ka parë videon e vrasjes dhe autorët

N

jë seancë e rëndë nga ana emocionale ishte ajo e së hënës ndaj 4 të rinjve që akuzohen për vrasje me paramendim të Marvi Mihalit. Prindërit e të ndjerit, kërkuan drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërsa thanë se kërkojnë dënimin maksimal për autorët, në të kundërtën ata kërcënuam me vetëgjyqësi. Të pandehur për vrajsen janë Dejvis, Eugen, Kridens dhe Marsel Alla. Babai i të ndjerit tha se autorët që i morën jetën djalit të vetëm, janë kontigjent kriminal. Pavllo Mihali, gjatë seancës shtoi se ka parë videon e vrasjes dhe autorin e vrasjes. “Kam fakte që vrasësit e djalit tim janë kontigjent kriminal. Ditën e ngjarjes kam qenë në Sarandë dhe jam njoftuar nga kunati im. Kam parë me qindra dhe mijëra herë videon e vrasjes së djalit tim. Personi që e qëlloi është Dejvi Bitraj. Ai e ka qëlluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe rrëzuar në tokë. Dënimi duhet të jetë maksimal”,-tha ai. Nga ana tjetër, e ëma Fatmira Mihali u shpreh se në këtë gjyq nuk ka ardhur për dëmshpërblim por për të gjetur drejtësinë maksimale për autorët që i morën jetën djalit të vetëm. Ajo shtoi se kushërinjtë Butraj dhe Alla, të cilët akuzohen për këtë vrasje, atë natë ishin përgatitur për të vrarë, pasi kishin ardhur të armatosur me thika dhe kaçavida. “Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për dëmshpërblim. Nuk ka vlerë që më zëvëndëson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndarë dy persona. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e

Prindërit e Marvit: Dejvi e vrau, vetëgjyqësi nëse s’ka drejtësi AKUZA “Babai i Marvit, thotë se ka parë videon e vrasjes dhe autorët, ku nuk nguroi as ti quajë kontigjent kriminal, autorët që i morën jetën të birit. Personi që e qëlloi është Dejvi Bitraj. Ai e ka qëlluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe rrëzuar në tokë”.

rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo që do u dilte para. Kam besim tek drejtësia dhe sa të kem jetë do luftoj. Askush nuk mund të dalë i palagur nga kjo histori”. I riu humbi jetën i goditur me thikë pas një sherri për një karikues celulari me vlerë 500 lekë. Në

seancën e mëparshme, u pyetën katër të rinj që shoqëronin të ndjerin mbrëmjen e ngjarjes mes të cilëve edhe Armend Haxhiu, personi që duhej të dorëzonte karikuesin e celularit që i kishte shitur Dejvis Bitrajt të akuzuarit kryesor për këtë vrasje. Haxhiu deklaroi se i

DOSJA

BERAT

Policia procedon penalisht 18 shtetas

Në kuadër të kontrolleve në komunitet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e Drejtorisë vendore të policisë Berat kanë vënë nën procedim penal 18 shtetas, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Gjatë kontrolleve të ushtruara, policia ka arrestuar brenda një jave 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, ndërsa 13 shtetas të tjerë janë duke u proceduar në gjendje të lirë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ndërkohë janë zhvilluar dhe takime të ndryshme sensibilizuese në shkolla me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës apo substancave të tjera të rrezikshme. Në kuadër të kontrollove për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve në qarkullimin rrugor, janë marrë edhe 406 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia bën të ditur gjithashtu se në sajë të planit të masave kontrollet do të vijojn edhe në ditët në vazhdim.

kishte thirrur shokët e tij për të shkuar dhe sqaruar situatën dhe se do t’i jepte ose karikuesin ose vlerën prej 500 lekësh të rinj. Por në momentin kur kishin mbërritur në vendngjarje, Haxhiu deklaron se kishte dëgjuar Dejvis Bitraj që e kishte murmuritrur duke e sharë nga

familja dhe e kishte goditur me grusht duke ndezur një konflikt masiv ku mbeti i vrarë Marvi Mihali, i cili siç rezultoi edhe nga dëshmitë kishte ndërhyrë për të ndarë sherrin e nisur mes Armend Haxhiut dhe Dejvis Bitrajt. Të gjithë dëshmitarët pohuan se i ndjeri Mihali ishte goditur edhe pasi ishte i shtrirë nga goditja me thikë dhe se në vendngjarje ishin më shumë se një person me thika. Ndërkohë një tjetër fakt që pohuan të gjithë dëshmitarët e pyetur, ishte se gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ishin ndjerë të trysnuar nga oficerët e policisë gjyqësore të cilët shpesh herë i thonin që mos i merrni në qafë të gjithë.

P

rokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin për Emiljano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtoret e tij edhe pse Gjykata i dënoi me 55 vite burg. Gjykata nuk e gjeti fajtor këtë grup për të gjitha episodet për të cilat i akuzonte prokuroria. Sipas gjykatës nuk kishte prova që Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi të kishin kërcënuar dy profesorët Dhori Kule dhe Mënyr Koni, me qëllim që ky i fundit të tërhiqej nga gara për rektor. Për togat e zeza nuk faktohej se ishin këta persona ata që kishin hedhur tritol në biznesin e Adriatik Kërçukut në Lushnje. Prokuroria pretendon të kundërtën sepse edhe këto dy raste sipas tyre janë të provuara me fakte. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dënoi me 14 vite heqje lirie Emiljano Shullazin, i cilësuar nga prokuroria kreu i grupit kriminal. Me 12 vite u dënua Gilmando Dani, 10 vite u dhanë për Endri Qyqen dhe

Prokuroria ankimon vendimin për Shullazin

Endri Zelën, ndërsa për Blerim Shullazin 9 vite burg. Këta persona në bashkëpunim me njëritjetrin i kanë marrë biznesmenit Ylvi Beqja 550 mijë euro dhe 30%

të ish-hotel Vollgës në Durrës me anë të kërcënimeve. Ata u gjeten fajtorë edhe për kërcënimin e biznesmenit Jani Zaka me qëllim marrjen e një parkimi në Tiranë.


AKTUALITET

16

E martë, 4 DHJETOR 2018

Jetojmë në një shoqëri, ku femra shikohet ende si një pronë dhe meshkujt nuk ngurrojnë t’u marrin jetën partnereve të tyre

P

ërgjatë viteve të fundit, Shqipëria numëron qindra gra të vrara nga bashkëshortët, partnerët, etërit apo vëllezërit e tyre për arsye nga më banalet, për xhelozi të sëmurë, në kushte të vështira ekonomike, apo se përfliten në lagje për çështje morali. Historitë e tyre janë plot vuajtje, dhunim i përditshëm fizik dhe psikologjik, ndarje nga fëmijët, e më pas mënyra se si u merret jeta brenda një çasti. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC), në një raport të fundit të saj “Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”, ku tregohet se Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë në Europë. Sipas grafikëve të publikuar në këtë raport, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra, sipas të dhënave që i referohen vitit 2016. Ky është niveli më i lartë në Europë. Pjesa më e madhe e vrasjeve të grave në Shqipëri kryhen pikërisht nga partnerët e tyre (në total vrasjet e grave janë 1 për 100 mijë). Pas Shqipërisë, në vend të dytë është Islanda, me 0.6 vrasje për 100 mijë gra, e ndjekur nga Kroacia (0.5), Lituania (0.5), Finlanda (0.4) dhe Zvicra (0.4). Në Europë, vrasjet më të larta të grave janë në Lituani me 2.9 për 100 mijë gra, 0.5 prej të cilave nga partnerët intimë. Sipas raportit të UNODC, vrasja përfaqëson formën më ekstreme të dhunës ndaj grave. Siç tregon ky hulumtim, vrasjet e lidhura me gjininë e grave dhe vajzave mbeten një problem serioz nëpër rajone, në vendet e pasura dhe të varfra. Ndërsa shumica dërrmuese e viktimave të vrasjeve janë burra, të vrarë nga të panjohur, gratë kanë më shumë gjasa

“Burrat që vrasin gratë”, Shqipëria e para në Europë DURRËSI “Qarku ka normën më të lartë të grave të dhunuara. Sipas të dhënave të INSTAT për çdo 10 mijë gra në Durrës kishte 32 gra të dhunuara, apo rreth 11 gra më shumë se mesatarja kombëtare”.

RAPORTI

të vdesin në duart e dikujt që e njohin. Gratë e vrara nga partnerët intimë ose anëtarët e familjes përbëjnë 58 për qind të të gjitha vrasjeve femra nga viktimat e raportuara globalisht vitin e kaluar, dhe pak përparim është bërë në parandalimin e vrasjeve të tilla. Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje ndaj

POLICIA

Armë e municione pa leje në shtëpi

Një 30-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit Nr. 6, pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje. Jashar Hysa, banues në fshatin Varosh të Ndroqit, periferi e kryeqytetit, është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një karikator dhe 146 fishekë. Ai do t’i referohet tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

grave. Gjatë 2017-s, për çdo 10 mijë gra numëroheshin 22.7 gra të dhunuara në rang kombëtar. Qarku i Durrësit ka normën më të lartë të grave të dhunuara. Sipas të dhënave të INSTAT për çdo 10 mijë gra në Durrës kishte 32 gra të dhunuara, apo rreth 11 gra më shumë se mesatarja kombëtare. Qarku i Durrësit është i përbërë nga 3 bashki të mëdha: Durrës, Shijak dhe

Krujë. Qarku i Vlorës ndjek Durrësin për dhunën ndaj grave. Referuar INSTAT-it në Vjetarin Statistikor Rajonal për çdo 10 mijë banore gra në Vlorë kishte 26.6 gra të dhunuar në 2017-n. Në kryeqytet, ku dhe mundësia për ta raportuar dhunën është më e lartë, numri i grave të dhunuara për çdo 10 mijë banore gra ishte 26.3, rreth 4 gra më shumë se mesatarja e vendit. Dibra dhe

‘’Sipas grafikëve të publikuar në këtë raport, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra, sipas të dhënave që i referohen vitit 2016. Vrasjet e lidhura me gjininë e grave dhe vajzave mbeten një problem serioz nëpër rajone, në vendet e pasura dhe të varfra’’. Kukësi janë qarqet që kanë nivele të ulëta të dhunës ndaj grave me përkatësisht 8.2 dhe 7.6 gra për 10 mijë banore gra të këtyre qarqeve.

RAPORTI

Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë

2,705 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil përgjatë 9 muajve të parë të këtij viti, në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Numri i aplikimeve për azil për herë të parë nga shqiptarët ka shënuar rënie gjatë shtatorit, në krahasim me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Eurostat gjatë shtatorit janë regjistruar në vendet e Bashkimit Europian 1360 aplikime për herë të parë, nga 1635 që ishin një muaj më parë. Megjithatë pesha e aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët vijon të mbetet e lartë me rreth 3.7% të aplikimeve për azil në të gjithë BE-në. Sipas të dhënave nga Eurostat, aplikimet drejt Holandës gjatë muajve të parë të vitit varionin nga 10 deri në 20 aplikime në një muaj. Momen-

talisht, Shqipëria renditet në 5 nacionalitetet me numrin më të madh të aplikimeve në Holandë. Në total në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian aplikuan për herë të parë rreth 38 mijë aplikantë. Numrin më të lartë të aplikimeve vijon ta ketë

Gjermania, ku vetëm gjatë shtatorit aplikuan 12.320 azilkërkues. Në vend të dytë renditet Franca me 8.460 azilkërkues dhe Spanja me 4530 azilkërkues të rinj. Gjatë 9 muajve të parë të vitit, Bashkimi Europian numëron 431 mijë 570 aplikime të reja.


ANALIZE

Nga Entela Binjaku

P

ër lojërat e fatit kohët e fundit është folur shpesh. Kryesisht për mbylljen e këtij aktiviteti si aksion qeveritar, për pasojat e të punësuarve në këtë sektor etj. Më pak flitet për aspektet psiko-shoqërore të këtyre lojrave edhe pse në opinion ka një mirëpranim për dëmet që kanë sjellë në jetën e lojtarit shqiptar. Njerëzit që kanë zakonin e lojës zakonisht nuk i pranojnë pasojat e tjera, përveçse se i quajnë thjesht personale. Shumë prej tyre janë të mendimit se njeriu në një shoqëri të lirë mund të bëjë atë që dëshiron dhe nëse dëmton, ata janë vetë përgjegjës dhe askush nuk ka pse ndërhyn në këtë zakon. Të tjerë që luajnë nuk e pranojnë se janë të varur dhe shprehen se mund ta ndalin kur të dëshirojnë, gjë që vështirë ta shohësh, ose nuk e sheh aspak. Të tjerë janë të mendimit se në kushtet kur nuk kanë me se të merren, kjo është një mënyrë për të kaluar kohën, ndryshe me se do ta mbushin kohën. Këto lojra shndërrohen në të rrezikshme kur krijojnë varësi, kjo për shkak se argëtimi nga varësia është vetëm një hap larg. OBSH ka përcaktuar se varësia nga lojrat e fatit është një patologji, është një çrregullim mendor që lidhet me humbjen e kontrollit të impulseve. Pra dikush që ka një varësi të tillë nuk arrin dot të mbajë nën kontroll impulsin e lojës, është i paaftë t’i rezistuar impulsit për të luajtur, pavarësisht efekteve negative që ka mbi të dhe mbi të tjerët. Individi provon një ndjesi në rritje tensioni, adrenaline thonë ata që luajnë, apo eksitimi para se të hyjnë në lojë dhe më pas ndjejnë kënaqësi, apo lehtësim. Kur lojtari përpiqet të ndalë lojën dhe nuk ja arrin, ka vështirësi në raportimin social me të tjerë si pasojë e izolimit të shkaktuar nga loja e zgjatur, ai shoqërohet nga ndjenjat e fajit dhe izolimit. Tek një individ i varur nga lojrat e fatit, është thyer sistemi i vetë-kontrollit, ndaj dhe kjo është arsyeja pse ka nevojë për një ndihmë nga jashtë. Një zakon bëhet varësi, në çastin kur ai ndikon jetën në tërësinë e saj: qoftë jetën familjare, shoqërore, akademike apo profesionale,

17 E martë, 4 dhjetor 2018

Varësia nga lojrat e fatit... përgjigje në mungesë të disa pyetjeve madje edhe funksionimin shëndetësor të individit. Në individ është i varur kur edhe pse e di që loja ka pasoja negative mbi të, mbi njerëzit afër tij, mbi paratë, apo punën, sërish luan. Varësi quhet edhe kur individi e di mjaft mirë se mundësitë për fitim i ka plotësisht kundër, apo edhe kur e di se nuk i lejohet më asnjë humbje për shkak të detyrimeve ku ka hyrë, sërish nuk ndalet. Si model psikologjik, i varuri nga lojrat është i pasigurtë emocionalisht, i parritur nga pikëpamja afektive, përjeton shpesht gjendje negative dhe që beson se një mrekulli herët a vonë do të ndodhë në jetën e tij. Ka njerëz tek të cilët prirja e zhvillimit të një patologjie prej lojrave të fatit është e lartë, ndaj për ta këto lojra janë të rrezikshme, sic ka edhe të tjerë për të cilët janë thjesht argëtuese. Lojërat e fatit edhe pse duken si një vullnet individual, ndikojnë mjaft aftësitë e individit për të punuar, për të përgjigjur përgjegjësive në familje apo në punë, në raportimin shoqëror me të tjerët. Nëse do të pyesësh familjet e atyre që kanë të paktën një pjestar që vuan nga ky çregullim i kontrollit të impulseve, ata me siguri e dinë që loja ka prekur ashpër jo vetëm jetën e atij që vuan, por edhe të atyre vetë. Truri i njeriut është në proces formimi deri në moshën 25 vjeç. Thuajse në atë moshë një i ri apo e re mendon për pasojat e veprimeve të veta. Por ka njerëz që në vend që të mendojnë për përpjekje të përsëritura, afatgjata, që krijojnë endorfinë, që japin shëndet psikik dhe gjëndje lumturie, shkojnë drejt zonës së shpërblimit të mënjëhershëm. Në këto raste thjesht me një veprim në tru çlirohet dopamina. Veprimi është loja. Këto lojra krijojnë botë paralele. Kur jotja shkatërrohet apo nuk të përmbush, është e zbrazët, njeriu ka nevojë për këtë botën tjetër. Edhe nëse ajo nuk është bota kryesore, sërish ndihmon shumë. Sipas atyre që luajnë, nëse një lojë krijon varësi, dmth ajo është një lojë vërtetë e mirë. Jo të gjithë ata që luajnë

shumë, fitojnë. Disa e bëjnë thjesht për t’u ikur problemeve të realitetit. Edhe nëse flasim për pokerin, black jack, bastet sportive, në kazino apo online, varësia nga lojrat e fatit ka pasoja me rëndësi për jetën e atij që luan dhe për marrëdhëniet e tij me të tjerët. Sipas Dr Carlo Strenger profesor në Universitetin e Tel Avivit “Nëse ke arritur t’i japësh vlerë asaj që ke bërë në gjysmën e parë të jetës, gjysma e dytë ka për të qenë pjesa më e frytshme jotja”. Ka njerëz që nuk arrijnë asnjëherë të përshtaten me rrethanat shoqërore dhe gjejnë mënyra të ndryshme për t’u ndjerë në zonën e konfortit, për të jetuar atë botë që ju mungon. Simptomalogjia: Loja patologjike e fatit shihet si një sëmundje e fshehur, për shkak të mungesës së simptomave fizike. Manuali i Diagnostikimit të Çrregullimeve Mendore – IV - TR (American Psychiatric Association, 2000) ka përcaktuar këto kritere për diagnostikimin e lojrave të fatit patologjike: 1. Është i shqetësuar për lojën - si të përjetojë edhe një herë adrenalinën e provuar në lojrat e mëparshme, mendon si të sigurojë paratë. 2. Ka nevojë të luajë shuma në rritje për të përjetuar eksitimin e dëshiruar. 3. Bën përpjekje të dështuara për të kontrolluar, reduktuar apo ndalur lojën. 4. Është i paqetë apo i shqetësuar kur përpiqet të reduktojë apo ndalë lojën. 5. Luan për të shpëtuar nga problemet apo për të lehtësuar një pozitë jo të mira ndjenja të brishtësisë, të fajit, ankth apo depresion. 6. Pasi humbet, rikthehet ditën tjetër për të rikuperuar paratë. 7. Gënjen pjestarët e shtëpisë për të fshehur shkallën e vërtetë të përfshirjes në lojrat e fatit 8. Ka vënë në rrezik apo dhe ka humbur një marrëdhënie të rëndësishme apo një mundësi studimi apo karriere për shkak të lojës. 9. Mbështetet tek të tjerët për të dalë nga një situatë e vështirë financiare ku ka

hyrë për shkak të lojrave, bën veprime të paligjshme, për të financuar lojrat e fatit. Duke njohur këto simptoma lind edhe nevoja për një trajtim të kombinuar të varësive, por që kërkon në radhë të parë trajtim psikologjik dhe social. Nuk ështe e lehtë të shërohesh nga varësia. Si rregull varësia trajtohet me psikoterapi ndërthurur me mjekim, terapi sportive etj. Trajtimi psikologjik dhe social ka në qendër tre përbërës: 1. Varësinë psikike dhe të sjelljes së lojës 2. Menaxhimin e detyrimeve apo borxheve 3. Menaxhimin e burimit nga ku vijnë paratë Ky trajtim ngjan shumë me trajtimin që u bëhet varësive nga substancat. Në këtë trajtim zhvillohen teknikat që masin oreksin për të luajtur, i njohur si craving. Craving quhet dukuria që karakterizon çdo varësi dhe që ka një bazë neuro-fiziologjike. Për shembull nese një lojtar ulet në karrige dhe i skanohet truri, do të shihen se cilat zona të trurit aktivizohen nëse i shfaqet para syve një foto e një kazinoje apo rulete. Edhe tek individi që vuan nga varësia ndaj substancave apo alkoolit po e njëjta zonë ndizet. E çuditshme është se po ato zona ndizen edhe tek nje individ që nuk është i varur të cilit i tregohet një foto e një ushqimi të shijshëm apo një imazh që ndez oreksin seksual. Ka shumë njerëz që mendojnë se trajtimi nënkupton zhdukjen e oreksit dhe kjo është e gabuar. Trajtimi nënkupton çarmatosjen e pacientit kur shfaqet oreksi. 2. Menaxhimi i borxheve është një përbërëse me rëndësi për trajtimin e lojrave të fatit sepse shumica e atyre që luajnë e vazhdojnë lojën pikërisht për të paguar borxhet që kanë krijuar. Kjo sjell një spirale që çon në rritjen e borxheve, theksimin e varësisë dhe humbjen e stabilitetit në jetën e personit. Shqetësimet e lidhura me borxhet, frika se mos i ndodh diçka nëse nuk i shlyen në

kohë, zhduken në çastin kur luan, ndërsa varësia ashpërsohet dhe humbjeve të vjetra u shtohen të reja. Menaxhimi i borxheve nënkupton formulimin e një plani që të përfshijë: • Të gjitha borxhet në çastin që nis trajtimi (shuma dhe detyrimi) • Vendosja e nje rregulli apo një radhe për shlyerjen e tyre • Përcaktimi i burimeve nga do të shlyhen borxhet • Afati kohor deri kur do të shlyhen këto borxhe (data të sakta, kalendari) Është e shumë e rëndësishme që në këtë plan të vendoset një kontratë e prerë që çdo borxh pas nisjes së trajtimit NUK do të merret përsipër nga të afërmit. Në të kundër, nis një tjetër spirale e rrezikshme, pasi ai që luan e di që do te jetë dikush që i shlyen. 4. Menaxhimi i parave është krijimi i një sistemi me anë të të cilit për një fare kohe personi që ka probleme të varësisë nuk duhet të ketë akses në para qoftë ato në cash, qoftë në kard apo në llogari bankare. Në fazat e para të trajtimit të pasurit akses tek paratë, është e ngjashme me atë të një të varuri prej heroinës që ka në xhep një zarf me drogë. Kjo është situata kur presioni për të luajtur është më i madh se ai për të rezistuar. Për këtë mund të negociohet si psh rroga t’i kalojë në një kard ku individi që ka zakonin e lojës të mos ketë akses ose merr vetëm shuma të vogla ditore, çdo shpenzim i madh të monitorohet apo të bëhet nga dikush tjetër. Varësitë nga këto lojra mund të mposhten me një ambicie shumë të fortë por motivimi duhet të gjendet tek prioritetet e mëdha të jetës. Shtetet që kujdesen për jetën e popullatës së tyre kanë krijuar edhe mundësi terapish për njerëzit që vuajnë nga varësitë në mënyrë që të rinisin apo të rimarrin në dorë jetën. Nëse duam të tregojmë se jemi një shtet i tillë, duhet të ngrihen edhe tek ne qëndra të trajtimit të varësive. Në mungesë, mbetemi thjesht në nivel të përgjigjeve ndaj pyetjeve edhe të munguara.


VIP

18 E martë, 4 dhjetor 2018

Postimet e yllit të Bollywood me kancer inspirojnë fansat Aktorja Bollywood Sonali Bendre është kthyer në Indi pas trajtimit të një forme agresive të kancerit në New York. Ndjekësit e saj në mediat sociale i kanë uruar shërim dhe janë lutur për shëndetin e saj, pasi aktorja dokumentoi udhëtimin e saj me kancerin për disa muaj. Bashkëshorti i yllit të filmave, Goldie Behl tha për mediat lokale se ajo po rikuperohej, por kishte nevojë për kontrolle të rregullta. Dhe disa pacientë me kancer janë shprehur se postimet e Bendre në rrjetet sociale kanë qenë inkurajuese. Renuka Prasad, një e mbijetuar e kancerit të gjirit, që punon në Shoqërinë Indiane të Kancerit, tha për BBC se fakti që të famshmit flasin hapur për "tema tabu", si kanceri, është një ndryshim i mirëpritur. "Kur shohim njerëz si Sonali Bendre që i gëzohen jetës, është shumë inkurajuese dhe motivuese," tha ajo. "Kjo u tregon pacientëve se kanceri nuk duhet të jetë një urdhër vdekjeprurës, ka jetë pas saj dhe shpesh mund të jetë e mirë." Prasad, e cila punon me pacientë me

Edhe 5 akuza të tjera për ngacmime seksuale ndaj regjisorit Luc Besson Janë shtuar akuzat për ngacmime seksuale ndaj regjisorit francez Luc Besson. Pesë femra të tjera i janë shtuar listës, duke e çuar numrin total në 9-të. Sipas The Guardian, një ish asistente e Besson tha se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me regjisorin dhe u ngacmua seksualisht nga ai. Asistentja, e cila mbeti anonime, tha se u kishte treguar kolegëve në atë kohë. Paditëset e tjera janë dy studente në shkollën e filmit të Besson në studion Cité du Cinéma, të cilat e akuzuan për ngacmim. Një ish punonjës e EuropaCorp të Besson gjithashtu pretendon për sjellje të pahijshme nga ana e tij. Në maj, regjisori u mor në pyetje nga policia në lidhje me një akuzë për përdhunim nga aktorja Sand Van Roy. Ndërsa një tjetër hetim i Mediapart në korrik pretendoi se tre gra e kishin akuzuar për shkelje të ndryshme, përfshirë sulmet dhe ngacmimet seksuale. Ai i ka mohuar akuzat për përdhunim duke thënë se ishin fantazi.

kancer, shtoi gjithashtu se: "Të famshmit që flasin për sëmundje të tilla janë të rëndësishëm, sepse rrisin ndjeshmërinë". Aktorja e famshme u diagnostikua me kancer në muajin korrik. Të mëngjesin e së hënës(3 dhjetor), India u zgjua në lajmin e bukur se Bendre kishte mundur kan-

cerin. Ajo mbërriti në aeroportin e Mumbai herët në mëngjes, duke u mbajtur në duart e bashkëshortit Goldie Behl. Është një fund i lumtur. Në një post në Twitter të dielën, Bendre tha "lufta nuk kishte mbaruar ende", por që mezi priste të kthehej në shtëpi në qytetin e Mumbai.

Lojë të çmendur në shtrat si te "50 Hijet e Grey-t", çiftit i del situata jashtë kontrollit

Libri "50 hijet Grey-t" që më pas u realizua edhe film ka frymëzuar shumë çifte në mbarë botën. Një prej tyre

ishte edhe një çift në Britani, që vendosën të eksperimentojnë ashtu siç kishin parë tek filmi "50 hijet Grey-t". Por gjatë

lojrave të çmendura ne shtrat, situata doli jashtë kontrollit. Gruaja kishte shqiptuar një fjalë që pikërisht Anastasia tek "50 hijet Grey-t" e përdorte gjatë aktit seksual, por mesa duket kjo nuk i ka pelqyer partnerit të saj, Dean Wilkins. Ky i fundit e ka dhunuar duke e goditut me shuplaka dhe grushte. Gruaja arriti të arratisej nudo nga dhoma e gjumit dhe njoftoi policinë. Kur policia mbërriti në vendngjarje e gjeti vajzën me hundë të gjakosur, qafë të mavijosur dhe shumë shenja në fytyrë si dhe me shpatullën e dalë nga lekura e saj. Tashmë çështja ka përfunduar në Gjykatë dhe pritet të jepet një vendimin në fund të këtij muaji për 36 vjeçarin.

Priyanka dhe Nick Jonas vazhdojnë festimet e dasmës me ceremoninë Hindu Një ditë pasi u martuan në një ceremoni katolike, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas vazhduan festimet e dasmës mbrëmjen e së dielës në një ceremoni tradicionale Hindu. Ceremonia u zhvillua në pallatin e Umaid Bhawan në Jodhpur, në shtetin Rajasthan të Indisë veriperëndimore. Kjo ishte dita e katërt e festimeve për aktoren indiane dhe këngëtarin amerikan, që njoftuan fejesën në gusht. Në ceremoninë Hindu, u shkëmbyen fillimisht kurorat e luleve. Nusja dhe dhëndri pastaj bënë zotimet e tyre rreth një zjarri të shenjtë ndërsa një prift kreu ceremoninë, e cila përfundoi me dhëndrin që vendosi vermilonin (pigment i kuq) në ballin e nuses. Nusja u vesh me të kuqe. Të shtunën Jonas postoi një foto duke shijuar ritualin tradicional të Mehendit, ku nusja aplikon këna në duart e saj si shenjë e martesës.

Ndahet nga jeta aktori i famshëm amerikan Aktori Ken Berry, i njohur për rolet e tij në komeditë televizive amerikane si "F Troop" dhe "Mama's Family" ka vdekur të shtunën, sipas një zëdhënësi të spitalit, raporton CNN. Ai u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare në Qendrën Mjeksore Providence St. Joseph në Burbank, Kaliforni. Berry luajti kapitenin Wilton Parmenter në "F Troop" në vitet 1960 dhe Vinton Harper në "Mama's Family", nga

viti 1983 deri në vitin 1990. Gjithashtu është shfaqur në seri të tjera televizive si "The Andy Griffith Show", "Mayberry R.F.D" dhe "Fantasy Island".


SHOWBIZ

19 E martë, 4 dhjetor 2018

Këshilla e Michelle Obamas për Meghan Markle Ish Zonja e Parë, Michelle Obama ka ndarë disa këshilla me dukeshën e Sussex rreth përshtatjes me të qenurit në qendër të vëmendjes. "Ashtu si unë, Meghan ndoshta nuk ëndërroi që të kishte një jetë si kjo", tha Michelle për revistën Good Housekeeping. "Presioni që ti ndjen, nga vetja dhe nga të tjerët, ndonjëherë mund të ndihet shumë. Ndaj këshilla ime më e madhe është që të marrë ca kohë dhe të mos bëjë asgjë me nxitim." Ajo shpjegoi vështirësitë që hasi fillimisht si Zonjë e Parë. "Muajt e parë në Shtëpinë e Bardhë i kam kaluar duke u shqetësuar kryesisht për vajzat e mia, duke u siguruar që ato të ishin mirë në shkollë dhe të bënin miq të rinj para se të nisja të merresha me ndonjë punë më ambicioze. Mendoj se është në rregull, është mirë madje, ta bëjmë këtë", tha zonja Obama. Michelle ndërrmori një sërë iniciativash

gjatë viteve të saj në Shtëpinë e Bardhë, me një fokus të veçantë në ushqyerjen dhe shëndetin e fëmijëve. Meghan tashmë është përfshirë në projekte të reja që kur u bë pjesë e familjes mbretërore më heret këtë vit, një prej tyre ndihma për të prekurit nga zjarri i Grenfell Tower. Gjithashtu Markle, para angazhimit si Dukesha e Sussex,

ishte aktiviste për një sërë temash gjatë gjithë karrierës së saj aktive, duke përfshirë fuqizimin e femrave, një pasion i përbashkët me Obamën."Unë mendoj se Meghan mund të maksimizojë ndikimin e saj tek të tjerët, ashtu edhe në lumturinë e saj, nëse bën diçka që e përcjell me personalitetin e saj,"përfundoi ish-Zonja e Parë.

Bashkëshorti i Whitney Houston padit BBC Ish-bashkëshorti i Whitney Houston, Bobby Brown ka paditur Showtime Networks dhe BBC, për përdorimin e paautorizuar të pamjeve në dokumentarin e vitit 2017, "Whitney: Can I Be Me". Padia u paraqit në Gjykatën e New York të mërkurën, nga Brown. Në doku-

menta pretendohet se pamjet dëmtuan Brown, biznesin e tij dhe pasurinë e Bobbi Kristina. Këngëtari tha se nuk është marrë pëlqimi i tij për përdorimin e pamjeve, duke shtuar se materiali është rreth 15 vjeçar. Ai u shpreh se pamjet e përdorura në dokumentar janë filmuar para se

të divorcohej nga Houston në vitin 2007 dhe para vdekjes së saj në vitin 2012. Reuters raporton se paditësit kërkojnë të paktën 2 milionë dollarë për shkelje të të drejtave të tyre të reklamimit dhe një urdhër gjykate kundër shpërndarjes së dokumentarit. Dokumentari eksploron betejat personale dhe marrëdhëniet e Huston, si dhe karrierën e saj të hershme përpara se të merrte famë të madhe me hite si How Will I Know, I Wanna Dance With Somebody dhe I Will Always Love You. Këngëtarja vdiq në moshën 48 vjeç pasi u mbyt në vaskë në një hotel në Beverly Hills. Mjekët ligjorë përcaktuan se ajo u mbyt aksidentalisht, por sëmundja e zemrës dhe përdorimi i kokainës ishin faktorë që ndikuan. Ndërsa vajza e saj Bobbi Kristina vdiq në moshën 22 vjeçare në vitin 2015 pas gati gjashtë muajsh në koma. Ajo gjet pa ndjenja në banjë e zhytur në ujë dhe kishte konsumuar drogë.

Freddie Mercury këngëtari më i mirë i të gjitha kohërave Nuk ka më argumente se kush e mban kurorën. Është vërtetuar shkencërisht se lideri i Queen, Freddie Mercury ishte këngëtari më i madh i të gjitha kohërave. Mercury ishte mjeshtër i vërtetë i akordeve të tij vokale. Janë dëgjuar një sërë teorish rreth asaj çka e bëri zërin e këngëtarit aq të veçantë, si vargu i tij vokal me katër oktave ose se si dhëmbët shtesë i dhanë atij mbivendosje të veçantë, duke i shërbyer për të përmirësuar cilësinë e të kënduarit. Dhe një grup shkencëtarësh austriakë, çekë dhe suedezë u mblodhën së bashku për të realizuar studimin, i cili u botua në Logopedics Phoniatrics Vocology dhe zbuloi disa fakte interesante rreth njeriut legjendar. Sipas studimit nëse krahasohet "Crazy Little Thing Called Love" me "We Are the Champions", pothuajse tingëllon sikur po e këndojnë dy këngëtarë të ndryshëm. Dhe Freddie kishte gamë të jashtëzakonshme, nga bas deri në tenorin më të lartë. Studiuesit bënë një analizë akustike të zërit Mercury dhe zbuluan se vibratoja e tij ishte vërtet e ndryshme nga ajo e këngëtarëve të operas. Ata thanë se vibratoja e këngëtarëve të operas qëndron në rreth 5.5 deri në 5.6 Hz. Por vibracioni i liderit të Queen kishte frekuencë shumë më të lartë rreth 7.0 Hz.

Paralajmërohet fundi i Rolling Stones Keith Richards ka paralajmëruar fundin e grupit Rolling Stones. Kitaristi i rrokut tha se turneu i ardhshëm i grupit mund të jetë i fundit. "Nuk e di, asnjëherë nuk i dihet. Ndoshta ky është i fundit, nuk e di,"-u shpreh ai në një intervistë për revistën Rolling Stone. Grupi i famshëm i rrokut do të performojë në stadiume në SHBA gjatë pranverës së vitit të ardhshëm, vend të cilin Richards e quajti "tokën e parë të gjuetisë" së grupit. Turneu 'No Filter' fillon më 20 prill në stadiumin Hard Rock në Miami.

I rrethuar nga femrat dhe makinat, ish-i dashuri i Kylie Jenner zbulon jetën luksoze Tyga ka disa kohë që po shijon jetën si beqar, por asnjëherë larg femrave. Ai është në kulmin e suksesit të tij pasi po sjell shumë hite muzikore dhe po zhvillon koncerte në të gjithë botën. Përveç karrierës, 30-vjeçari njihet për jetën luksoze që bën. Shpesh herë e tregon nëpërmjet postimeve në rrjete sociale. Së fundmi, ai ka publikuar disa momente në Dubai ku hyri në dyqanin e makinave Ferrari dhe u mahnit nga çdo gjë. Ndonëse ka vetë një mjet luksoz, Tyga nuk mjaftohet. Ndërkohë, femrat seksi i publikoi kur ishte në një klub nate dhe të gjitha e kishin rrethuar për ta kënaqur me kërcime provokuese. Duket se Tyga nuk po e vuan aspak ndarjen nga Kylie, e cila po shijon martesën me Travis Scott dhe vajzën e tyre Stormi.


KURESHTI

20 E martë, 4 dhjetor 2018

Gruaja e zhdukur gjendet pas 42 vitesh Një grua nga Nju Jorku, e zhdukur për 42 vjet është gjetur e gjallë por me kujtesën e humbur në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Masaçusets. Flora Stevens u shpall e humbur në gusht të vitit 1975, pasi bashkëshorti e la për një takim me doktorin në Montiçelo të Nju Jorkut. Hetuesit e lokalizuan atë teksa po punonin në një çështje tjetër të vjetër, të njohura si "cold case". Policia, që mori në pyetje gruan thanë se nuk mund të konfirmonin se ku ajo kishte qëndruar përgjatë këtyre viteve për shkak të gjendjes së rënduar mendore të saj. Zonja Stevens ishte 36-vjeç dhe punonte në një qendër kujdesi për kafshët kur u zhduk në Montiçelo, rreth 70 milje nga qyteti i Nju Jorkut. Policia zbardhi rastin e saj kur një hetues kontaktoi zyrën e sherifit në Kontenë Salivan në shtator, në lidhje me një skelet të gjetur në Kontenë Portokalli, që përputhej me përshkrimin e zonjës Stevens. Sherifi Rich Morgan kërkoi në

I bie unaza në pusetë gjatë propozimit për martesë, policia në kërkim të çiftit Policia është vënë në kërkim të një burri dhe një gruaje, që humbën një unazë fejese. Atyre u ra unaza në një pusetë kullimi, gjatë një propozimi për martesë që mori një kthesë katastrofike. Çifti është filmuar në kamera pasi burri iu ul në gjunjë të dashurës së tij në Times Square të premten në mbrëmje. Sipas Departamentit të Policisë së New York, gruaja i tha po propozimit për martesë. Por kur partneri i saj i emocionuar mori përgjigjjen pozitive humbi unazën e fejesës që ra në pusetë. Edhe pse tentuan ta gjenin, nuk arritën që ta merrnin dot. Sipas policisë unaza ra 2.4 metra poshtë hekurave. Por çifti u largua nga vendi pa lënë emrat apo detajet e kontaktit. Fotot e unazës dhe çiftit janë publikuar dhe është kërkuar ndihma e njerëzve për t'i gjetur në mënyrë që ti kthehet unaza. Më shumë se 350,000 njerëz çdo ditë vizitojnë Times Square në Midtown Manhattan, e njohur si "Kryqëzimet e Botës". bazat federale të të dhënave për të gjetur një të afërm të Stevens për të krahasuar ADNnë e tij me atë të skeletit të gjetur, kur papritur zbuloi se dikush po përdorte numrin e saj të sigurisë sociale në Masaçusets. "Nuk ndodh shpesh që të zgjidhim rastin e një personi të zhdukur prej 42 vjetësh. por kryesorja

është që Flora është mirë", tha sherifi i kontesë Sullivan. Gruaja mbante emrin Flora Harris kur detektivët e lokalizuan në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Louell, 37 km në veri-perëndim të Bostonit. Kur ata i treguan një foto të vjetër të saj, ajo u përgjigj: "Kjo jam unë, ose… unë".

"Presidenti ka vdekur, ky është i klonuar", ja si qëndron e vërteta Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari mohoi pretendimet se ka vdekur dhe se u zëvendësua nga një klon, duke i quajtur spekulimet "thashetheme injorante". Në një postim në Twitter të dielën, Buhari iu

adresua raportimeve ndërsa ishte në një takim në Poloni. "Një nga pyetjet që mu bë sot gjatë takimit me nigerianët në Poloni, ishte nëse unë jam i klonuar apo jo?"-tha ai. "Zërat injorantë nuk janë të habit-

shëm, kur unë isha me pushime mjekësore verën e kaluar shumë njerëz shpresonin që unë të vdisja". Buhari kaloi periudha të gjata në Londër duke marrë trajtim mjekësor në vitin 2017 dhe në një rast qëndroi larg Nigerisë për më shumë se tre muaj. Mungesa e tij nxiti spekulime të forta në vend për shëndetin e Presidentit dhe shumë raporte të rreme qarkullonin në internet duke thënë se ai kishte vdekur. Pasi njerëzit besuan se Muhammadu Buhari vdiq, nxituan tek zv/ presidenti Yemi Osinbajo duke kërkuar të ishte zëvendës i tij. "Kjo gjë e turpëroi shumë, ne e diskutuam kur më vizitoi, ndërsa unë po e rimerrja veten,"-shtoi Buhari. "Unë mund t'ju siguroj se ky jam me të vërtetë unë. Më vonë këtë muaj unë do të festoj ditëlindjen time të 76-të. Dhe jam ende i fortë."

Burri që prek ballin me gjuhë Një burrë nga Nepali shpreson të bëhet pjesë e librit Guinness falë aftësisë së tij të pazakontë për të prekur ballin me gjuhë. Yagya Bahadur Katuwal, nga Urlabari, pretendon se ka gjuhën më të gjatë në botë dhë mund të mbulojë hundën me buzën e tij të poshtme. 35-vjeçari u bë shumë i njohur pasi një shok i tij publikoi në mediat sociale videon ku Katuwal prekte ballin me gjuhë. Ndërsa shprehet se njerëzit e tmerrohen nga veprimi i tij. "Fëmijët kurrë nuk më afrohen. Madje edhe të rriturit,"-tha Katuwal. "Nëse do bëhesha pjesë e një filmi horror, nuk do kisha nevojë për make up si aktorët e tjerë për të trembur njerëzit." Tani ai shpreson se aftësia e pazakontë ta bëjë pjesë të Librit të Guinness.

Për 28 vjet me radhë gënjeu se ishte e verbër Carmen Himenez, 57-vjeç, nga Spanja, 28 vjet më parë u tha të gjithëve se ishte e verbër pas një lëndimi që kishte pësuar. Pothuajse tre dekada më vonë, miqtë e saj më të afërt besonin se ajo ishte e verbër, pasi Carmen ashtu sillej. Edhe pse thjesht pretendonte ashtu, Himenez shihte në mënyrë të përkryer. Por, kur e kuptuan se po aktronte, ajo tha se urren të dalë në rrugë dhe të flasë me njerëz. Bashkëshorti i saj u tha gazetarëve se nganjëherë dukej se e shihte televizorin, por fakti që ajo nuk ishte e verbër e shokoi. Himenez tha se ajo kurrë nuk ishte një person social dhe se asaj i konvenonte që njerëzit të mendojnë se ishte e verbër, në mënyrë që të mos mund të fliste me ta dhe të mos përshëndeste personat që nuk i pëlqenin. Carmen do të ketë probleme me ligjin, pasi ajo mori ndihmë financiare nga shteti si "person i verbër".


KULTURE KUMTIM Nga Qerim Vrioni

K

ohët e fundit doli në qarkullim libri “Geroges D. Boria...në tri dimensioneMonografi e ilustruar” e studiuesit të palodhur Kristaq Balli. Autori ka botuar deri tani 12 libra dhe albume mbi botën dhe kulturën shqiptare. Teksti i botimit të fundit është shkruar në gjuhët shqip dhe anglisht, çka do të thotë se ky i drejtohet edhe publikut të madh anglishtfolës, gjë që duhet përshëndetur. Libri është shtypur në format katalogu, ndoshta me synimin për të pahtësuar rëndësinë e fotove në krahasim me tekstin e shkruar. Po kush është Georges Boria, emër fare i panjohur në Shqipërinë e para fillimviteve ’90, të cilit i kushtohet ky botim prej 240 faqesh i studiuesit Balli ? Për jetën dhe krijimtarinë e Georges Boria ka nisur të shkruhet në shtypin shqiptar vetëm pas përmbysjes së diktaturës komuniste (në nisje të viteve ’90), sepse duke shërbyer për një kohë të gjatë në ushtrinë amerikane ai ishte njollosur në biografi në vendlindje nga diktatura komuniste me epitete të ndryshme përbuzëse. Veçse figura e tij poliedrike pa dyshim e meritonte një libër të posaçëm, ku të përfshiheshin edhe të dhëna të plota e dokumenta autentikë, përveç fotove të realizuara nga ai dhe të objekteve të shumtë të mbledhur nëpër vende të ndryshme. Këtë detyrë siç duket i ka vënë para vetes studiuesi Kristaq Bali që për një kohë të gjatë të gjurmojë, të gjejë dhe përzgjedhi materiale dhe objekte të Borias dhe t’i përfshijë ato në një botim të plotë. Veçanërisht e mundimshme puna për gjetjen e fotove më interesante që ndodheshin në Amerikë, Natyrisht, kjo nuk ka qënë punë e lehtë e pa vështirësi, e mbushur me letërkëmbime dhe blerje materialesh, e deri te marrëdhënie postare dhe elektronike me njerëz dhe institucione muzeale të largëta si psh, ato amerikane dhe japoneze. Në faqet e librit përshkruhen

hollësisht e me dëshmi të forta dokumentare kohëndarjet e ndryshme të jetës së tij qysh prej fëmijërisë e deri në vdekje. George Boria, me emrin zanafillas Gaqo Mborja, i cili në krijimtarinë artistike do identifikohet edhe me emra të tjerë si Dimitri Boria, G.D.Boria, D.Boria, është lindur në fshatin Drenovë të Korçës në vitin 1903, ai ishte djali i mësuesit të fshatit Dhimtër Mborja. Kthesë kryesore në jetën e Borias, pas një këmbëngulje të gjatë në familje, përbën largimi i tij për në Amerikë, në moshën 17 vjeçare. E aty, në atë vend të madh e me mundësi të shumta formimi e punësimi, ai do ta përfundojë edhe udhëtimin e tij jetësor pas mbi gjashtëdhjetë vjetësh. Në kontinentin amerikan djali i ri nga Korça kreu punë të ndryshme dhe shkollim për art, duke i zbatuar me fantazi në jetën e përditëshme çka kishte mësuar. Me fillimin e L2B, Boria futet në Ushtrinë Amerikane, aty kryen një kurs për specialist komunikimi e fotograf, duke nisur këtë lloj veprimtarie së pari në Ballkan, mandej në Lindjen e Largët dhe në Luftën e Koresë. Disa vite më pas stabilizohet pranë Shtabit të Përgjithshëm të Gjeneralit amerikan, Dugllas MacArthur, i cili për disa vite ishte i pari i Japonisë për rindërtimin e saj nga lufta. Nga kjo periudhë në libër publikohen shumë foto të Boria-s të cilat ngërthejnë fusha të ndryshme të jetës gjatë rimëkëmbjes së vendit pas humbjes së luftës me amerikanët dhe aleatët e tyre. Libri është pajisur me shumë foto, kryesisht të Borias, të botuara për herë të parë për publikun shqiptar, disa bardhë e zi të tjerat me ngjyra. Në foto paraqiten kryesisht vende, njerëz dhe ngjarje nga periudhat e veprimtarisë së Borias në Japoni (pranë shtabit të Gjeneralit McArthur) gjatë rindërtimit të vendit dhe të Luftës së Koresë (19501953). Në këto të fundit ai paraqitet edhe si një fotoreporter lufte me af-

21 E martë, 4 dhjetor 2018

“Geroges D. Boria... në tri dimensione, monografi e ilustruar”

tësi të veçanta. Një pjesë e fotove të Monografi e ilustruar paraqesin objektet e shumtë e të ndryshëm të ekspozuara në pavionet e Muzeu Oriental Bratko të Korçës. Shënojmë se, edhe sipas librit të Ballit, Boria ka mbledhur eksponantet nga më të rrallat e më të çuditëshmet prej vendeve të tilla si Japonia, Tajlanda, Indonezia, Kina, India, Rusia, Korea, Irani, Turqia, Afganistani, Etiopia etj, duke i dhënë muzeut një përfytyrim virtual multikolor, siç edhe shkruhet në një nga faqet e monografisë së Boria-s. Me vlerë të veçantë në libër është botimi i plotë në të i Testamentit prej trembëdhjetë pikash i George Borias, i hartuar në datën 26 tetor 1989, vetëm disa muaj para ndarjes së tij nga jeta. Ai është përpiluar me mendje të ftohtë dhe dashuri të madhe për atdheun e tij, Shqipërinë. Për-

caktohen aty me detaje të hollësishme shpërndarja e pasurisë së tij pas vdekjes, të afërmve dhe institucioneve të ndryshme në ShBA dhe në vendlindje. Del në pah brenda faqeve të librit edhe një karakteristikë tjetër e Boria-s, filantropia, çka ishte në traditën e njohur për qytetin e Korçës qysh nga fillimi i shekullit XX.. Mbresëlënëse është ideja fisnike e Borias që me objektet arkeologjike dhe etnografike të mbledhura në disa vende të krijohej në Korçë një Muze me emrin e tij në pronësi të Bashkisë së qytetit, gjë që u realizua pak vite pas vdekjes së tij. Sot “Muzeu Oriental Bratko”, mbahet si një nga objektet muzeale më të vizituara të qytetit. Po ashtu ai kërkon në testament që hiri i mbetur nga djegia e trupit të tij të vendoset ne vendprehjen e fundit të nënës së tij

në varrezat e qytetit të Korçës, porosi që gjithashtu u plotësua, pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri.. Të ngjallin mbresa të veçanta, sidomos pikat 10 dhe 11 të Testamentit, ku shprehet se vendlindjes i takojnë trashëgimet e caktuara prej tij vetëm nëse sistemi politik i Shqipërisë do ndryshonte, pra pasi të ishte shembur diktatura staliniste komuniste dhe të ishin rilidhur marrëdhëniet diplomatike midis saj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto flasin për qëndrimin e prerë të Boria-s kundër diktaturës që kishta pllakosur në Shipëri pas mbarimit të L2B. Duhet theksuar gjithashtu edhe se ky libër me vlerë i Kristaq Ballit i shtohet fondit, deri tani modest, të literaturës shqip mbi botën e madhe të “dhomës së errët” dhe autorët e saj, ndonëse veprimtaria krijuese e Boria-s në lëm të fotografisë nuk është zhvilluar në Shqipëri dhe pa shpërfaqur ndonjë tematikë shqiptare brenda tyre. Natyrisht, nuk mund të fajësohet shumë fotografi i lindur në Korçë për mungesën e botës shqiptare në opusin e madh të tij prej mijra fotosh, shumica e të cilave ndodhet në Muzeun Dugllas MacArthur në Virxhinia të ShBA. Sidoqoftë, edhe për shkaqet që u përmendën më sipër, Georges Boria, u njoh dhe vazhdon të njihet më mirë pas shuarjes së tij, pasi siç shkruan në mbyllje të librit autori Balli, “ai u përket njerëzve që bëhen më të njohur pas vdekjes, sepse gjatë jetës ata s’kanë kohë për të humbur për të mbajtur kokën pas. Ata priren të kërkojnë kohën përpara, kohën që ende s’e kanë jetuar”. Për t’u bërë edhe Boria postmortem i përjetshëm, sigurisht do jap ndihmesën e tij të madhe edhe ky botim i nevojshëm dhe i arrirë i studiuesit Kristaq Balli.

Studimi psikologjik i autoportretit fotografik: Artistët e famshëm, "selfie" me ndihmën e Gjon Milit

F

otografi shqiptaro-amerikan, Gjon Mili, të cilin (shkaku i karakterit të tij të veçantë dhe risive në të shprehurit në artin e tij fotografik) amerikanët dhe evropianet e quajtën "gjeniu shqiptar" apo "shqiptari i çmendur", jo rrallë revistës "Life" - për të cilën punoi deri pak vite para se të vdiste - i ofronte fotoreportazhe dhe projekte interesante që kishin të bënin me studimin e lëvizjeve dhe sjelljeve njerëzore. Në vitin 1944, Mili fton në studion e tij gjigante nëntë personalitete të kinematografisë, për këtë qëllim: që secili prej tyre të përjetojë ndjesinë e të bërit autoportret fotografik. Qëndrimi apo "poza" e tyre para aparatit fotografik, derisa secili veç e veç po përdorte

mekanizmin për shkrepje nga distanca, tregon vështirësinë e të qëndruarit natyrshëm gjatë procesit të realizimit të autoportreteve. Pjesë e këtij projekti interesant ishin aktoret Geraldine Fitzgerald, Joyce Reynolds, Laraine Day; aktorët Van Johnson, John Garfield, Robert Alda, S.Z. Sakall; këngëtari dhe aktori Lauritz Melchior, regjisori Michael Curtiz (regjisori i filmit antologjik "Casablanca" të vitit 1942) dhe mjeshtri i grimit e maskave, Perc Westmore. Në shkrimin e saj me titull "This Is What Selfies Looked Like in the 1940's" (Kështu dukeshin 'selfiet' në vitet '40), të botuar më 13 korrik 2015, gazetarja e kulturës e revistës "Time", Eliza Berman, për këtë projekt fotografik të Gjon Milit

ka shkruar: "Kur Gjon Mili më 1944 fton të famshmit në studion e tij për një sesion autoportretesh, fjala 'selfie' ishte 70 vjet larg nga përfshirja në Fjalorin e Oksfordit të Gjuhës Angleze. 'Fytyrëpata' (trendi i sotëm i femrave për të fryrë dhe potencuar buzët kur bëjnë 'selfie' v.j.) atëherë s'ishte gjë tjetër pos turiri i një kafshe që gagarit e babai i Kim Kardashianit ishte foshnje e porsalindur 36 vjet para se të bëhej baba i mbretëreshës së ardhshme të 'selfie'-ve". Autoportreti fotografik daton që nga viti 1839, kur Robert Cornelius po bënte grimasa para aparatit të tij fotografik, prapa dyqanit të familjes në Filadelfia të SHBA-së. Pra, kur Van Johnson dhe aktorja Geraldine Fitzgerald fotografuan

veten me ndihmën e Milit, ata nuk ishin pionierë të autoportretit fotografik, por pjesëmarrës në evolucionin e një forme arti. "Pozat" e tyre nuk janë shumë të ndryshme nga "selfie"-t e kohës së sotme: Fitzgerald jep një buzëqeshje të kontrolluar dhe Johnson një shprehje të një fëmije të pafajshëm; aktori S.Z. Sakall "përqafon" veten, ndërsa këngëtarja Lauritz Melchior shtiret si e befasuar. "Fotografitë e tyre bëjnë të qartë se edhe pse në mënyrë marramendëse ka përparuar teknologjia që përdorim për t'i realizuar autoportretet fotografike, ekspresioni njerëzor - harroje atë të "fytyrë-patës" - ka ndryshuar fare pak gjatë kësaj kohe", shton Berman. /Fahredin Spahija - Telegraf/


SPORT

22

E martë, 4 DHJETOR 2018

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci vlerësoi kundërshtarët që i rezervoi shorti i Dublinit, mbi të gjithë Francën

Kuqezinjtë në “Euro 2020’’, nis me Turqinë e mbaron me Francën S

horti i Dublinit vendosi Kombëtaren kuqezi në një grup të vështirë por të kalueshëm. Tifozët e futbollit shqiptar kanë nisur që tani të bëjnë llogaritë për rrugët potenciale të kualifikimit në “Europianin 2020”. Është përcaktuar edhe agjenda e vitit 2019 për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Christian Panucci. Ndeshja e parë e Shqipërisë do të jetë në shtëpi, ndaj Turqisë më 22 mars, një 90-minutësh që përfaqëson menjëherë një provë force dhe përcakton fushatën kualifikuese. Tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të impenjohen në transfertë me ekipin më të dobët të grupit, Andorrën, me të cilën llogariten 3 pikë të sigurta, të paktën në letër. Pas një pushimi 3-mujor në kalendar, Shqipëria do të impenjohet ndaj Islandës në Rejkjavik, ndaj përfaqësueses që u konsiderua surpriza më e bukur e Europianit të kaluar. Tri ditë më vonë, Kombëtarja kuqezi do të luajë me Moldavinë në shtëpi, një sfidë në të cilën stafi teknik nuk e diskuton fitoren. Ndeshja e pestë

e kuqezinjve është programuar në “Parc des Princes” të Parisit. Atje do të sfidohen kampionët e botës më 7 shtator, ndërsa 3 ditë

më vonë Shqipëria do të presë Islandën. Kalendari i kuqezinjve vijon me sfidat e tetorit, të dyja në transfertë, respektivisht ndaj

VENDIMI

“TOPI I ARTË”

VAR edhe në Champions L

Video Assistant Referee (VAR) do të aplikohet tashmë edhe në kompeticionet e UEFA-s, përfshi Ligën e Kampionëve, Europianin U21, që do të zhvillohet në Itali, në muajin qershor dhe finalet e Nations League. Komiteti Ekzekutiv i institucionit drejtues të futbollit në Europë, i mbledhur të hënën në Dublin, ku u përcaktuan edhe çiftet finaliste të Ligës së Kombeve, ka marrë tashmë vendimin final, duke i hapur udhë aplikimit të teknologjisë ndihmëse të arbitrave. Kështu në Ligën e Kampionëve aplikimi do të fillojë këtë sezon, duke nisur me ndeshjet e fazës së 1/8-ave (pas fazës në grupe), ndërsa do të aplikohet gjithashtu edhe në finalet e Ligës së Kombeve dhe në Euro U21, që do të zhvillohet në Itali.

Turqisë dhe Moldavisë. Përballjet e fundit që do të certifikojnë edhe diskutimin për kualifikim janë ndaj Andorrës dhe Francës,

të dyja në shtëpi, më 14 dhe 19 nëntor. Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci vlerësoi kundërshtarët që i rezervoi shorti i Dublinit, mbi të gjithë Francën. Tekniku i kuqezinjve pranoi se “transalpinët” janë mbi çdo ekip tjetër në grup, e se pikët për kualifikimin e mundshëm do t’i kërkojnë te të tjerët. “Për ne do të jetë e vështirë që të përballemi me kombëtaren franceze, kampione e botës në fuqi. Franca është favorite e grupit por ne do të përpiqemi të fitojmë kundër Turqisë dhe Islandës për vendin e dytë, që na jep kualifikimin. Sigurisht që do jetë e vështirë por do të përpiqemi të bëjmë diçka të jashtëzakonshme dhe ta mbyllim të dytët. Jam i lumtur të takoj Didier Deschamps, pasi bën një punë shumë të mirë dhe është një trajner klasi”, tha Christian Panucci, trajner i Shqipërisë, në një deklaratë për francezen “L’Equipe”. Shorti për kualifikueset e Europianit të 2020-s ka vendosur Shqipërinë në grupin H, bashkë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

uka Modric, Ada Hegerberg dhe Kylian Mbappe, janë më të mirët në futboll për 2018. Pasi shkëlqeu në Kupën e Botës, kroati Luka Modric fiton ‘’Topin e Artë 2018’’, duke u bërë kështu fubollisti i parë në historinë e ekipit kroat që fiton çmimin më të lartë personal në futboll. Kroati i cili zhvilloi një vit fantastik, duke marrë një sërë trofesh individual, u zgjodh si futbollisti më i mirë i vitit 2018 nga revista franceze “France Football”. Një trofe që e vendos 33-vjeçarin përkrah magjistarëve të futbollit, si George Weah, Mattias Sammer, Zinedine Zidane, Ronaldo Fenomeni, dhe dy jashtëtokësorëve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Pikërisht, Modric “thyen” mitin e argjentinasit dhe portugezit, që kanë fituar 10 edicionet e fundit (5 herë secili) të këtij trofeu mjaft prestigjoz. Vetëm vendi i dytë për fituesin në fuqi, Cristiano Ronaldon, me sulmuesin e Juventusit që nuk arriti të sfidojë talentin e ish-shokut të tij te Reali i Madridit. Zbulimi i vitit 2018

Modirc, Ada dhe Mbappe, “të artët e 2018”

ishte padyshim Kylian Mbappe. “Djaloshi i Artë” i Francës dhe PSG-së ishte fantastik gjatë këtij viti por pavarësisht kësaj, 19-vjeçari u pozicionua vetëm në vendin e katërt. “Top 10” u

plotësua nga Mohamed Salah, Raphael Varane, Eden Hazard, Kevin de Bruyne dhe Harry Kane. Kylian Mbappe, rrëmbyeu çmimin “Trofeu Kopa” për futbollstin më të mirë, në kategorinë e të rinjëve. 19-vjeçari i Paris Saint Germain ka bërë një sezon të mrekullueshëm me përfaqësuesen e Francës me të cilën fitoi Kupën e Botës. Këtë vit është si risi edhe trofeu Kopa, apo i njohur ndryshe si Topi i Artë për futbollistë nën 21-vjeç, i cili shkoi për francezin kampion bote, Kilyan Mbappe. Ylli i PSG-së, i cili bëri një paraqitje për t’u admiruar edhe në “Rusi 2018”, ishte pretendent edhe për trofeun e madh por duket se nuk ia doli të sfidojë emra si Modriç, Ronaldo e Griezmann, duke u renditur vetëm në vendin e katërt.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Mbetem pa frymë, ndiej një dobësi aq të madhe sikur po më bie të fikët, mekem 7. Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri tek e diela është një ... 10. Metal me ngjyrë të kuqërreme, që punohet lehtë dhe që është përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë 13. Tra që shërben si urë për të kaluar një përrua 14. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 17. Grackë për të zënë zogj, me një rrasë të mbështetur mbi kunja të hollë 18. Çdo libër, zakonisht fillon me një të tillë 19. Edhe ky lloj oguri paralajmëron të mirën. 20. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 21. Eshtë ..., që s'ka njerëz të afërm a farefis 22. Ai që bën redaktimin e një shkrimi quhet ashtu 25. Eshtë film artistik i metrazhit të gjatë i prodhuar nga Kinostudioja Shqipëria e Re në vitin 1983 27. Partia Socialiste e Moderuar 28. Lëvizje e shoqërisë civile në Shqipëri, nisi veprimtarinë e saj më 15 Mars 2003 29. ... Grameno, lindi në Korçë, (1871-1931), ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike 32. Njësia bazë për matjen e rezistencës elektrike. 33. Aktori pejan, Faruk ... (14 shkurt 1944-23 gusht 2007) me një galeri të pasur si regjisor dhe dramaturg 36. Pëlhurë e hollë prej liri, e preferuar në stinën e verës 38. Partia Unitetit Kombetar 39. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 42. GRamshi e kishte ashtu targën 43. Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 44. Sëmundje e syrit që shfaqet me një perde, ose ujvarë 46. Mënyrë e prerjes së flokëve 47. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 48. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 49. Shtet, i cili gjendet gjendet në pjesën verilindore të kontinentit Amerikano-Jugor 53. Jon Bon ..., këngëtar, kitarist, kompozitordhe aktor amerikan 56. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 57. Bashkëshorti ose bashkëshortja quhen edhe ashtu 60. Krahinë industriale në Gjermani 61. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 65. I mbush mendjen dikujt, e bind që të bëjë një punë a një veprim 66. Që nuk beson në zotin, që nuk pranon asnjë fe, i pafe 67. Në ditën para së sotmes, një

E martë, 4 dhjetor 2018

Nga Albert VATAJ

ditë më parë 69. "... Jonë", gazeta e parë e pavarur në Shqipër është ajo 70. E shtrëngoj dikë që të bëjë një punë a diçka tjetër pa dëshirën e pa vullnetin e vet 71. Volfgang Amadeus ... (27 janar 1756-5 dhjetor 1791, ai bëri kompozim që në moshën 4 vjeçe 73. ... Pashë Tepelena, sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut të Janinës 74. Ndizet shpejt dhe përdoret për motorë 76. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 77. Pika e horizontit që është përkundrejt veriut, është ... 80. Përdoret për të përforcuar thirrjen kur i drejtohemi dikujt. 81. Lutje drejtuar zotit, që bëhet nga hoxha në xhami 82. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 83. Hekurudhë e nëndheshme në disa qytete, lloj shërbimi i transportit publik 85. Fëmijë i lindur jashtë martese, fëmijë i jashtëligjshëm 88. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 89. Enë prej balte të pjekur; zakonisht me një vesh, që përdoret për të zier gjellë 90. Njësia monetare bazë e Kinës; monedhë që ka këtë vlerë 91. Ai nuk është se ka ndonjë lloj lidhje sentimentale me punën 96. ... Kolonja patriot i shquar shqiptar, aktivist i përpjesëtimeve kombëtare 99. Rrethi i Malësisë së Madhe e kishte targën 100. Figurë e mitologjisë greke,

që përfytyrohej si një qenie nga mesi e sipër si burrë e nga mesi e poshtë si kalë 102. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 103. Bashkohem me një pikëpamje, me një rrymë të mendimit ose me një lëvizje politike, shkencore etj.; bëhem anëtar i një organizatë, i një shoqate etj 104. Bëj një film kinematografik në bazë të një vepre letrare 105. E kaloj kohën në mënyrë të gëzueshme e të këndshme, kënaqem me argëtime; argëtohem, bëj qejf 107. Balta që sjellin ujërat e lumenjve e të përrenjve gjatë rrjedhës së tyre ose kur dalin nga shtrati 108. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 110. Sasi e caktuar e një bari, aq sa duhet të pijë i sëmuri njëherësh, sipas këshillës së mjekut 111. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 112. Zonë e rruzullit tokësor, në të cilën ka jetë 116. Njësi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit në kohën e sundimit osman; qendra e kësaj njësie 117. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve VERTIKALISHT 2. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet 3. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 4. Shkoi në ashtu... për të ngushëlluar të afërmit e një të vdekuri 5. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve

6. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 8. Zgjidhje e çështjeve pa përfillur ligjet e rregullat 9. Institucion që merret me një veprimtari të caktuar në fushën e ekonomisë, të arsimit etj 10. Një llotari popullore, ajo shqiptare është e njohur 11. Shkëmb i madh, krep. Ashu quhet edhe një fshat në verilindje të qytetit të Shkodrës 12. ... Stearns Eliot, shkrimtar anglez me prejardhje amerikane. 13. Që ka të njëjtën moshë me një tjetër, moshata 15. Me sipërfaqe 854 km2 dhe koordinata 42° 40' 0? në Veri dhe 21° 10' 0? në Lindje. Kryeqytet i Kosovës 16. Figurë e përrallave popullore, që parafytyrohej si një përbindësh me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerëzore 23. Shkoj nga brenda jashtë 24. Njësia e matjes së peshës, e barabartë me një mijë gramë (shkurtima, kg) 26. Eshtë ajo e gjuhës shqipe 29. Mbeturina muresh të një shtëpie a të një kështjelle të rrëzuar ose të prishur; gërmadhë 30. E thënë tërthorazi e larg e larg për dikë a për diçka 31. Lëndë e tretshme në ujë, me veti të ngjashme me ato të sodës a të potasit 34. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 35. Që ka të bëjë me zonën rreth Polit të Veriut 37. Dakord në gjuhë universale 40. Ka dy lloj plehrash, pleh ... dhe pleh kimik 41. Veshje e poshtme grash, e

59. Hahem me fjalë me një tjetër 62. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri 63. Kalë me qime të kuqërreme 64. Pa të shiu do të na lagte e do na bënte qullë 68. Shtojcë që përmban një ndryshim të një ligji ose projektligji, të një vendimi etj 72. Vjershë lirike a këngë solemne. 73. Robert ... anglez (1852-1902). Prof. i filozofisë dhe i logjikës, empirist dhe realist kritik 75. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 78. Mustafa ... një nga themeluesit e PKSH. Vritet në rrethana misterioze më 1944. Pas luftës dënohet si agjent britanik 79. E lirë dhe klasike quhet ai lloj sporti i provës së forcës trup me trip sipas disa rregullave 81. Rrotulloj disa herë dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm më të trashë e më të fortë 84. Frederik ... ishte një prej poetëve më të rëndësishëm shqiptar, vdiq më 17 shkurt 2006 86. Tokë që lërohet e mbillet, tokë buke 87. Njeri që ka fytyrën dhe flokët në ngjyrë si të kuqe, është ashtu 88. Sëmundje ngjitëse që prek sidomos fëmijët, e cila shfaqet me puçrra ose me njolla të kuqe në lëkurë 92. bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim 93. I drejtohem dikujt me të mirë, me fjalë të buta e me mirësjellje dhe i kërkoj diçka 94. Mjet i thjeshtë lundrimi prej druri, që vihet në lëvizje me lopata, rrema 95. Teodor ...., filozof dhe sociolog gjerman (1903-1969). 97. Dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë kohës së punës ose gjatë lëvizjes 98. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike 101. Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve. Kryeqytet i Austrisë 106. Partia Mendimi I Djathte Liberal 109. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 112. Banka Botërore 113. Romani i Anton Pashkut 114. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 115. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte

qepur si brekushe të gjata prej basme me shumë pala mjaft të gjera 44. Ndjenjë hidhërimi, dhembshurie e mëshire, që lind për dikë kur pëson një fatkeqësi ose kur ka një të metë trupore 45. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 50. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 51. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 52. Doktrinë filozofike që e quan zotin krijuesin e parë të botës, por që pranon se, pas krijimit, bota zhvillohet sipas ligjeve të veta 54. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 55. Enë gjaku që del nga zemra dhe shpërndan gjakun e pastër në gjithë pjesët e trupit 58. Kompozitori i shquar ... Daija (1926-2004). Baleti i parë shqiptar "Halili dhe Hajria" ka muzikën e tij 1

2

B

O Z

3

E

4

D

5

D A L

I

6

P

I

7

8

9

˙

V

E

A

E

M

M I

V E N I

T

E

I

P A J

¸

U

T

R

U

O

10

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

I

11

V E

R O R E

13

Z

B

14

H

A

15

B

O A

O

B

12

R

Z

H

16

17

18

I

S

19

N

K 20

E

B U R O K R

25

K

L

E 27

M

R A S H I

T

¸

O J

E

S

A

38

˙

J

U N

35

P 39

G ¸

U

A N G

E

Z 31

34

37

K

E L

H

33

A N A

O R A N G U T

L

A P 30

K L A N

L

32

P

29

23

26

O 28

O

22

M

A T

24

S

I 21

36

T

D 40

R V A L

41

42

L A

K O

43

A S

H I

K U

44

P

N

J

O K L

¸

I

¸

45

P

K R

E 48

U

B

M ¸

S

T

O J

L O

J

E

B

R A Z D E

T 59

A L

D I

O

S

N

U

E

J

L

68

B

U

K U M

H

E

E

K U ˙

T

K

I

U

E M P I

D

S

R I

N

K

Y

E

E N D O J

N I

89

I

F B

I

K

F T

A F

E R

95

A T

I 86

I

K E

P

A

R

93

A

96

L

S 98

M

K P A H

T M E T ¸

¸

O R

94

B

P 85

A R I 92

A R

E

O

90

91

N

L

84

E L

N

88

D A L

V

83

A P E

L

N A L

81

O F

82

R 87

S E

78

M R

˙

R

73

A R 77

80

B

G 67

O R A R

72

O

H 76

79

62

M 66

71

M A R

75

I 61

P I

70

D

R A M B

65

B

69

A

T I

60

L ¸

64

K U

A

54

B

56

A 58

63

B

E

H 53

L E

M 55

J V E

I

N

A

H

52

57

74

K

P ¸

50

L O L O

O M

R H P

49

51

L E

D E S

46

G 47

97

A B S

O L

U T

E

Y

I

Z

O J

99

A B

S T

R A K S

I

O N I

S T

M

E

B

100

Z

101

A R

I

L

T

B

A Q J

A

I

N

I 102

103

I

S

O

104

U

G

105

E

106

D U K U R

M U T

I

O

O K S I

D

107

P

U

H 108

S

L

V

109

110

G U S

111

H T

F 112

M I

114

I

E

R 113

H A L 115

N T E

R V A L

K

S

I

E N D

N


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E martë, 4 dhjetor 2018

Kreu i shtetit shqiptar: Partneriteti i ngushtë e i fortë, koordinimi dhe veprimi i përbashkët janë e vetmja mënyrë për t'iu përgjigjur këtyre sfidave globale

Presidenti Meta përshëndet Samitin e Katovicës

P

residenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dje dhe përshëndeti Samitin e Kombeve të Bashkuara të Katovicës "COP24", që po zhvillohet në Poloni, nën moton "Të ndryshojmë së bashku". Në fjalën e tij, Presidenti Meta u ndal në masat që ka marrë Shqipëria lidhur me zbatimin e marrëveshjeve për mbrojtjen e klimës. "Shqipëria, si një vend mesdhetar, është mjaft e ndjeshme ndaj ndryshimeve në trendet klimaterike, ndaj ngjarjeve të shpeshta dhe ekstreme që ndikojnë në shumë rajone, sektorë të turizmit dhe të energjisë, por mbi të gjitha mbi jetën e popullit tonë. Këto dukuri kanë rritur vetëdijen tonë dhe janë ndeshur me përgjigjen tonë të thjeshtë, por të vendosur, për të vazhduar me zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes së Parisit. Ne kemi miratuar Kontributin e Përcaktuar Kombëtar me angazhimin për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit në nivelin 11.5%",- deklaroi kreu i shtetit. Kreu i shtetit shtoi se "nëpërmjet Komunikimeve Kombëtare Periodike, kemi njoftuar palët e përfshira dhe publikun shqiptar mbi tendencat aktuale të ndryshimeve klimaterike dhe pasojat e tyre në Shqipëri. Kemi hartuar një Strategji për Ndryshimet Klimaterike dhe Planin e saj të Veprimit për zbutjen, duke qëndruar besnikë ndaj angazhimeve të marra në Marrëveshjen e Parisit dhe objektivin e Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare (NDC). Kjo strategji përfshin tri komponentë kryesorë: Reduktimin, Adaptimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm". Kreu i shtetit shtoi se Shqipëria ka bashkëpunuar dhe me vendet e rajonit për çështjet mjedisore, si dhe ka përshtatur legjislacionin me vendet e Bashkimit Europian. "Si një vend kandidat për në Bashkimin Europian, Shqipëria i

ka shkrirë politikat për klimën dhe energjitë në një Plan të Integruar Kombëtar, në përputhje gjithashtu edhe me Udhërrëfyesin e Gjashtë për Ballkanin Perëndimor për Tregjet e Qëndrueshme Energjetike Kombëtare dhe Rajonale. Ne kemi zgjeruar bashkëpunimin ndërkufitar me vendet e rajonit për çështjet mjedisore, ku asistenca e BE-së për financimin dhe rritjen e kapaciteteve ka qenë e rëndësishme si dhe ka shërbyer për përfitimin e drejtpërdrejtë të komuniteteve vendore",- u shpreh Presidenti Meta. Lidhur me sfidat e mjedisit që

shqetësojnë sot gjithë botën, Presidenti Meta tha se vetëm partneriteti i ngushtë dhe projektet e përbashkëta mund të sjellin ndryshimin e situatës. "Duke pasur parasy-

Presidenti: Mbështetje për personat me aftësi të kufizuar Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Presidenti Ilir Meta u shpreh se institucioni që ai drejton do të jetë gjithmonë në mbështetje të kësaj kategorie sociale. "Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të an-

gazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri. I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t'i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to",- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.

sh këtë, unë do t'i inkurajoja palët që gjenden në një pozitë më të favorshme, që të vazhdojnë të ndihmojnë vendet më të pambrojtura, duke synuar një tranzicion të drejtë dhe

me solidaritet. Partneriteti i ngushtë e i fortë, koordinimi dhe veprimi i përbashkët janë e vetmja mënyrë për t'iu përgjigjur këtyre sfidave globale",deklaroi Presidenti Meta.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.