Koha Jone 4 dhjetor 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXIX i botimit

Nr: 289 (8730) E mërkurë, 4 Dhjetor 2019

Çmimi 30 Lekë

A do penalizohen nga drejtësia ish-kryebashkiakë, firmëtarë lejesh ndërtimi? Po institucionet përgjegjëse për Thumanën, pasi ishte paralajmëruar tragjedia, a do të hetohen nga prokuroria?

Kush do mbajë përgjegjësi për viktimat e TRAGJEDISË?

Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalohen, por ndërtimet dhe abuzimet me banesat që u rrafshuan duke marrë jetë njerëzish mund të ishin parandaluar. Ajo që ndodhi në Durrës dhe Thumanë ngjan më tepër si një tragjedi e paralajmëruar prej vitesh dhe askush nuk u kujtua të marrë masa. Tragjedia ka përgjegjës konkretë në institucionet e shtetit dhe në biznesin privat, ndaj duhen penalizuar FAQE 3

Profesor Shyqyri Aliaj: Tërmet si ai i 26 nëntorit bie pas 100 vitesh

FAQE 11

Në foto: Ish-drejtori i Institutit të Sizmologjisë, Profesor Shyqyri Aliaj

TIRANË

KRYETARJA E LSI

Presidenti Ilir Meta mesazh Prokurorisë: Hetoni zyrtarët dhe ndërtuesit përgjegjës!

Në foto: Presidenti Ilir Meta dhe gazetarja Albana Agolli gjatë intervistës për TVSH

KRYEMINISTRI

KREU I PD

BILANCI PARAPRAK

Kryebashkiaku Veliaj: Kryemadhi: Sulmet e Rama, Bashës: Mos Basha në Manzë: Kemi hapur mbi Ramës ndaj medias bëj sikur po këputesh e Gjendja po rëndohet, 90% të kopshteve ofensivë e vërtetë ngrysesh për njerëzit, urgjente marrja e dhe çerdheve kundër demokracisë por hajde e bashkëpuno! masave për strehim FAQE 13

FAQE 5

FAQE 4

FAQE 8

FAQE 2

Zgjerohet harta e dëmeve nga tërmeti, 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë

FAQE 12


SPECIALE

2 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Dëmet e tërmetit, kreu i PD-së: Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath

K

r yetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha viziton banorët e dëmtuar nga tërmeti në Gjuricaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath, ku, siç thotë ai, banorët kërkojnë ndihmë dhe nuk është marrë asnjë masë. “Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath. Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit. Banorët thonë se me gjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnjë masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath. Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive. Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vlerësimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt. Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetarëve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtëpive. Për këtë arsye duhet urgjentisht: 1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë

Basha në Manzë: Gjendja po rëndohet, urgjente marrja e masave për strehim

vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve; 2. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të men-

DEPUTETI SOCIALIST I PËRGJIGJET AKUZAVE TË PD

“I hoqi dy kate pallatit në Durrës”, Sadri Abazi: Hoteli im është funksional Deputeti socialist Sadri Abazi ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, deputetit Luçiano Boçi se është përpjekur të fshijë provat e tërmetit duke eliminuar 2 kate të pallatit të tij në Durrës. Në një lidhje telefonike për News24, Abazi tha se këto akuza janë të pavërteta dhe se në hotelin e tij nuk ka asnjë dëmtim dhe ndërhyrje në kate pasi është funksional. Ai tregoi më tej se hoteli ka pasur vetëm disa plasje të vogla në mure. Ndërsa sa i përket takimit me Luçiano Boçin, për të cilin ky i fundit tha se kishte pasur replika, Sadri Abazi deklaroi se vetëm ka qeshur dhe e ka takuar përzemërsisht dhe se ai i kishte thënë “ju nëmi Zoti ju socialistët”. “Janë të pavërteta. Tërmeti në Durrës ishte shkatërrues. Gjej rastin të ngushëlloj të afërmit që humbën fëmijët. Nuk është pallat por hotel. Hoteli është funksional dhe nuk kishte si të kishte 2 kate tepër dhe t’ia hiqja unë. Nuk është hequr asnjë kat jo dy kate. Hoteli ka pësuar vetëm plasje të vogla të mureve, asgjë tjetër. Nuk është klasifikuar i pabanueshëm. Është në gjendje pune dhe në këto momente. Nuk kam replikuar, kam qenë duke qeshur. Ai më tha “ju nëmi Zoti ju socialistët se ju ra tërmeti” e tha që “Edi Rama do dorëzohet para Bashës”. Deshi të përfitonte nga fatkeqësia. Boçi është thjesht si gjithë shokët e tij që mundohet të mashtrojë edhe në këto situata jo të qarta për qytetarët e Durrësit dhe Tiranës. Unë në Durrës isha me duar në xhepa, po qeshja me të, u takova përzemërsisht kaq. Më ka bërë një foto në rrugë ku isha dhe kaq”, deklaroi Abazi. Ai shtoi më tej se ka parë nga afër zonat e prekura në Durrës dhe Tiranë dhe se sektori i ndërtimi i rezistoi tërmetit të fuqishëm. “Kam qenë në Tiranë dhe në Durrës kam parë disa zona. Ka dëmtime në mure dhe jo në banesa. Sektori i ndërtimit i rezistoi këtij tërmeti të fuqishëm”, deklaroi Abazi.

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi

jëhershme dhe afatgjata; 3. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anulimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë

oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë. Gjithçka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet”, tha Lulzim Basha. Situata në Manzë Kreu i Partisë Demokratike, ishte dje për inspektim edhe në zonën e Manzës, ku 5 pallate me nga 25 familje janë shpallur të pabanueshëm. Kryedemokrati i bën thirrje qeverisë të marrë masa për strehimin e familjeve, të cilët po nxjerrin orenditë nga shtëpitë për t’u zhvendosur tek të afërmit. Moti i ftohtë është një tjetër faktor, që po rëndon gjendjen, ndërsa banorët shprehen se në ndihmë i kanë ardhur vetëm shoqatat dhe denoncojnë abuzime në mënyrën e trajtimit të qytetarëve. “Gjendja po rëndohet për shkak të motit. URGJENTE marrja e masave për strehim dhe alokimi i fondeve për rindërtim. 5 pallate me nga 25 familje në Manëz janë të pabanueshme. Banorët po nxjerrin orenditë për tu zhvendosur tek të afërmit në pamundësi të një strehe. Të tjerë që janë strehuar në çadra janë në

kushte shumë të vështira edhe për shkak të motit me shi dhe të ftohtit. Ata thonë që u kanë ardhur në ndihmë vetëm shoqatat ndersa denoncojnë abuzime në mënyrën e trajtimit të qytetarëve. Çdo ditë që kalon, bëhet më e vështirë për këta banorë që me fëmijë të vegjël prej ditësh jetojnë në çadra. Të tjerë jetojnë në makina dhe ankohen se askush nuk ka ardhur të vlerësojë gjendjen e banesave të tyre. Është e domosdoshme të angazhohen sa më shumë inxhinierë e specialistë. 500 inxhinierë janë të gatshëm të kontribuojne vullnetarisht, mjafton që qeveria ti angazhojë. Paratë që shkojnë tek 10 oligarkë duhet të shkojnë tek mijëra qytetarë që kanë mbetur në mes të katër rrugëve, pa strehë dhe pa ushqim. Me 150 milion dollarë që marrin 10 oligarkë mund të rindërtohet pjesa dërrmuese e objekteve të banimit të shkatërruar nga tërmeti. Duhet ndërhyrje e menjëhershme që të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e mijëra familjeve”, u shpreh dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Kadiu dhe Boçi denoncojnë deputetin e PS-së, Sadri Abazi për prishjen e vendit të krimit me shtesat e kateve pa leje

PD: Deputeti i PS-së Sadri Abazi është për burg. Po prish me urgjencë katet shtesë Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte për atë që e cilëson si aktin kriminal të deputetit të PS-së Sadri Abazit për prishjen e vendit të krimit me shtesat e kateve pa leje. Ish-deputetja demokrate Fatbardha Kadiu denoncon katet shtesë të deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi dhe “veprimin kriminal pas tërmetit”, ku thekson se Sadri Abazi dhe babëzia e rilindjes është për burg. “Brenda 24 orëve të tërmetit vjen në zonën e plazhit të prishi me urgjencë dy kate shtesë të ndërtuara pa leje. Lart dallohen prishjet”, shprehet Fatbardha Kadiu. Pas ish-deputetes Fatbardha Kadiu, është ish-deputeti tjetër i PD-së, Luçiano Boçi i cili dëshmon me foto praninë e Sadri Abazit, pasi ka zhdukur dy katet pa leje. Ish-deputeti i PDsë ngre 5 pyetje përse ligji zbatohet me dy standarde. “Kush duhet të hyjë në burg? Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD-ja, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS-së, Sadri Abazi. Shumë “i shqetësuar”, por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?! Për njerëzit? As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme. Pasi kishte hequr me shpejtësi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm,

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

disa pyetje lindin për Ramën: Kush duhet të hyjë tani në burg? Pse lejohet zhdukja e provave? Kush ia dha lejen Abazit? Po katet pa leje? Po prokuroria ku është? Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij. Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë. Përgjegjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


SPECIALE

3 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

A do penalizohen nga drejtësia ish-kryebashkiakë, firmëtarë lejesh ndërtimi? Po institucionet përgjegjëse për Thumanën, pasi ishte paralajmëruar tragjedia, a do të hetohen nga prokuroria?

Kush do mbajë përgjegjësi për viktimat e TRAGJEDISË?

Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalohen, por ndërtimet dhe abuzimet me banesat që u rrafshuan duke marrë jetë njerëzish mund të ishin parandaluar. Ajo që ndodhi në Durrës dhe Thumanë ngjan më tepër si një tragjedi e paralajmëruar prej vitesh dhe askush nuk u kujtua të marrë masa. Tragjedia ka përgjegjës konkretë në institucionet e shtetit dhe në biznesin privat, ndaj duhen penalizuar Tërmeti i 26 nëntorit nuk është thjesht fatkeqësia natyrore e radhës. Goditja 6.4 ballë e Shkallës Rihter la pas 51 të vdekur dhe 970 të plagosur duke shënuar numrin më të madh të viktimave nga një tragjedi natyrore në gati 100 vitet e fundit. Ajo që bien dakord të gjithë ekspertët është se pavarësisht faktit se goditja e tërmetit ishte e fortë, sërish numri i viktimave është shumë i lartë për të fajësuar vetëm goditjen sizimike. Shumicën e viktimave nuk i vrau tërmeti, por godinat e ndërtuar keq. Fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalohen, por ndërtimet dhe abuzimet me banesat që u rrafshuan duke marrë jetë njerëzish mund të ishin parandaluar. Ajo që ndodhi në Durrës dhe Thumanë ngjan më tepër si një tragjedi e paralajmëruar prej vitesh dhe askush nuk u kujtua të marrë masa. Tragjedia ka përgjegjës konkretë në institucionet e shtetit dhe në biznesin privat. Ka zyra shtetërore që duhet të kishin ndërhyrë më kohë. Institucione, bashki, ministri dhe një varg i gjatë zyrash shtetërore që paguhen nga lekët e qytetarëve dhe kanë përgjegjësi ligjore. Në rastin e Durrësit nuk duhet të jesh teknik apo inxhinier projektues për të kuptuar se pjesa më e dëmtuar nga tërmeti ishin banesa pa asnjë kusht teknik ndërtimi. Pallate e shtëpi të ngritura në kënetë dhe në zonën e plazhit, pa kushtet teknik dhe pa zbatim të kodit aktual të ndërtimit, janë një provë ulëritëse që flet për abuzime të tmerrshme. E megjithëse dihej se çfarë bombe sociale dhe fatkeqësi po mbillej me ndërtimet në Durrës askush nuk ndërhyri. Për planet afatgjata faji

është i gjithë qeverive që lejuan kaosin e kënetës dhe ndërtimeve në zonën e plazhit në Durrës. Ndërkohë bashkitë kanë përgjegjësitë më të madhe për lejet pa kriter dhe mungesën e kontrollit në Durrës. Rasti i Thumanës është dhe më flagrant dhe skandaloz. Një pjesë e banorëve që humbën jetën u lanë të banonin në një pallat të dëmtuar rëndë që nga tërmeti i 21 shtatorit të këtij viti. Zona që ishte prekur rëndë nga ky tërmet u trajtua sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Asnjë institucion, bashki dhe dhjetëra inspektorate nuk ndërhyri për të shmangur tragjedinë. Shkeljet ligjore janë të rënda dhe përgjegjësit dihen publikisht. Në këtë zinxhir përgjegjësish që prodhoi katastrofën nuk mungojnë as projektuesit dhe inxhinierët që kanë pranuar të firmosin projekte vrasëse

dhe nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi për kushtet teknike. Në tragjedi të ngjashme në Turqi dhe Greqi, drejtësia ka ndëshkuar këdo që ka shkelur ligjin duke nisur nga zyrtarë të lartë, kryebashkiakë, e deri te ndërtues, investitorë dhe inxhinierë që kanë shkelur ligjet e ndërtimit të projekteve. Sigurisht jo të gjithë janë fajtorë për tragjedinë e 26 nëntorit. Mes inxhinierëve ka njerëz profesionistë, me etikë morale dhe profesionale që nuk kanë bërë pazare me sigurinë e qytetarëve. Janë të njëjtë inxhinierë dhe ekspertë që këto ditë po shpëtojnë jetë njerëzisht duke kontrolluar çdo banesë dhe duke verifikuar godinat për dëmet. Shumica e tyre po punojnë nga 18 orë në ditë dhe në mënyrë vullnetare duke treguar një përgjegjshmëri dhe humanizëm që ka munguar për shumë vite në

administratën shtetërore. Por këta duket se janë pakicë dhe të vetmit që kanë respektuar ligjin. Të tjerët së bashku me zyrtarët që abuzuan dhe sollën tragjedinë justifikohen vetëm me tërmetin ose po mundohen të rregullojnë letrat e projekteve vrasëse. Ndëshkimi i autorëve që ndikuan në këtë tragjedi është një detyrim i drejtësisë përballë 51 viktimave që humbën jetën. Por më shumë se kaq është dhe një detyrim ndaj shoqërisë për dekadat e ardhshme. Prokuroria ka nisur hetimet dhe nëse askush nuk shkon para përgjegjësisë për ndërtesat vrasëse, ky është modeli më i keq që do të ndërtohet në vend. Pas homazheve për viktimat dhe sistemimit të të pastrehëve, debati për përgjegjësitë e kësaj tragjedie duhet të ishte çështja kryesore e qeverisë, media dhe opinionit publik. Drejtësia nuk mund të groposet në gërmadha, sepse në Durrës dhe Thumanë kemi vrasje me vetëdije dhe korrupsion që arrin në gjithë strukturat e shtetit. Të vetëdijshëm për skandalin që sjellë hetimi i kësaj tragjedie qeveria po e shmang me çdo kusht nxjerrjen e përgjegjësive. Ndaj sot kemi më shumë debat për arrestime gazetarësh, mbyllje portalesh, presion ndaj medias me gjasme luftë ndaj lajmeve të rreme dhe asnjë masë konkrete për ata që gatuan tragjedinë. Media ka mëkatet e veta, por nuk është ky rasti për të nisur fushatë kombëtare kundër gazetarëve, në kohën që politika, shteti, pushteti vendor dhe biznesi janë zbuluar, njëlloj si një grup i strukturuar kriminalë, si autorë të krimit me ndërtesat që morën jetën e 51 shqiptarëve. Mili Xhani


SPECIALE

G

jatë mbledhjes së jashtëza konshme të qeverisë mbledhje që tashmë zhvillohen prej një jave, u morën disa vendime të rëndësishme që nga ndërtimi i shtëpive dhe lagjeve të reja në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit e deri tek rishikimi i buxhetit për vitin 2020. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të realizohet pastrimi i inerteve në Durrës dhe Thumanë para Vitit të Ri si dhe do të fillohet shembja e të gjitha pallateve të dëmtuara pa kthim në të gjithë perimetrin e zonës së emergjencës. Në mbledhjen e mëngjesit të djeshëm u theksua sërish ristrukturimi i buxhetit për vitin 2020 duke vendosur në dispozicion të fondit për tërmetin tragjik si fazë të parë 0.4% të PBB. Afërsisht, e përkthyer në shifra është 57 milionë euro shuma që do të japë shteti për fondin e fatkeqësisë për tërmetin tragjik. Gjithashtu, kryeministri tha se gjatë periudhës dhjetor-janar do të jepen bonus qiraje për të gjithë të prekurit nga tërmeti në zonat urbane si dhe tenda dimërore me standarde në zonat rurale. Sipas tij objektivi final në zonat urbane është 10 mijë apartamente të reja ndërsa ai afatshkurtër rreth 5 mijë apartamente të reja. Së fundmi Rama konfirmoi se do të ndërtohen lagje të reja në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Laçit, brenda vitit 2021. Rama deklaroi se këto lagje të reja do të kenë gjithçka brenda, që nga infrastruktura, kanalizimet, ujësjellës, kopshte, shkolla, etj, dhe do iu shërbejnë jo vetëm të prekurve nga tërmeti, por edhe atyre që kanë probleme sociale. “Ne nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit, sepse nuk mund të godasim pjesën tjetër të popull-

4 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Kreu i Qeverisë ultimatum kryebashkiakëve: Asnjë lek për makina, lëvizni me kalë! Do të ndërtohen lagje të reja në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Laçit, brenda vitit 2021

Miratohet fondi 57 milionë euro për tërmetin, Rama: Do të ndërtohen tre lagje të reja

sisë, duke goditur ekonominë. Programi i rindërtimit do të jetë më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do ta godiste atë. Vlerësimi i dëmeve sa më shpejt të bëhet, aq më mirë do të ishte. Ne kemi nisur punën për disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja. Objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit

që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha. Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re dhe të madhe në Kashar, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera

më të vogla, një prej tyre do të jetë në Kombinat, tjetra tek Ish-Uzina e Traktorëve. Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate. Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re me parametra komplet tjera. Për momentin po bëjmë gjithë kalkulimet e nevojshme, ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh. Kështu, mund të përfshijmë të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Kryebashkiakët Duke deklaruar se faza e rindërtimit në zonat e goditura nga tërmeti nuk do të prekë parametrat kryesorë të buxhetit, Rama ka dhënë ultimatum edhe në adresë të të zgjedhurve vendorë, lidhur me shpenzimet që do të bëhen. Sipas Rames, rinderimi ne zonat e prekura nga termeti nuk kthehet në sfidë që të rindërtojmë këtë që u detyrohemi këtyre njerëzve dhe të

godasim pjesën tjetër të popullsisë duke goditur ekonominë. Sfida është, sipas Rames, që te bëhen të dyja, të sistemohen njerëzit dhe të mos preken parametrat e buxhetit dhe të mos hiqet dore nga objektivi për rritjen ekonomike. “Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik. Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, kolltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njësive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet, që të mos lëvizin me vetura nëpër qendrat e qyteteve”, tha Rama.

Mbrojtjes dhe përfaqësojnë një interes publik madhor. Mbrojtja kombëtare dhe ajo civile janë në bazë të piramidës së nevojave të një kombi sepse kanë të bëjnë me vetë mbijetesën dhe vetë rezervimin e tij. Për mjetet dhe pajisjet ushtarake që do të importohen nga vende të NATO-s dhe vendeve të tjera aleate, si dhe ato materiale dhe pajisje që do të përdoren për rindërtimin e zonave të fatkeqësisë, nuk duhet të krijohen barriera financiare. Ato duhet të bëhen drejtpërdrejt të aksesueshme dhe të futen menjëherë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa detyrime doganore ose tatime dhe taksa për vetë qëllimin e përdorimit të tyre”, shkruhet në relacion. Në relacion evidentohet gjithashtu se si subjekt i

këtij akti normativ, janë përfshirë edhe materialet që importohen për qëllime të mbrojtjes kombëtare dhe për këtë jepen edhe arsyet. “Në raste të shumta Ministria e Mbrojtjes nuk ka mundur të importojë materiale dhe pajisje ushtarake nga shtetet aleate, për shkak të pamundësisë së pagimit të TVSH-së për to. Importimi përdorimi i këtyre materialeve dhe pajisjeve ushtarake, do të kishte pasur një ndikim të paçmueshëm në rritjen e kapacitetit të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtarë dhe nuk duhet të jenë pjesë e skemës së TVSH-së për shkak se janë jashtë qarkullimit civil dhe nuk rishiten nga Ministria e Mbrojtjes për arsye të vetë natyrës së tyre”, thuhet në relacionin e aktit normativ.

Zbardhet drafti i Qeverisë i depozituar në Kuvend - Hiqen taksat për mjetet e materialet që do të përdoren për rindërtim

Akti normativ - 17 apartamente në Tiranë do t’u jepen familjarëve të viktimave të tërmetit

N

ë Kuvend është depozituar akti normativ që mundëson dhurimin e banesave të gatshme për familjet e personave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Në aktin normativ evidentohet se Bashkia e Tiranës do të dhurojë 17 apartamente në pronësi të saj që ndodhen në njësinë administrative numër 1 në kryeqytet. Akti parashikon, gjithashtu, se njësitë e vetëqeverisjes vendore do të dhurojnë në favor të familjarëve të viktimave edhe apartamente nga fondi publik i banesave sociale, të përfituara sipas legjislacionit për strehimin social. “Akti normativ propozohet për shkak të nevojës që lind për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, duke i ardhur në ndihmë familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën gjatë tërmetit të datës 26.11.2019, dhe kanë pësuar dëmtime në banesat e tyre duke i bërë ato të pabanueshme. Për të krijuar mundësinë

e një strehimi sa më të shpejtë në kushtet e situatës emergjente të krijuar nga tërmeti i datës 26.11.2019, në këtë akt normativ është parashikuar përjashtimi nga parashikimi i ligjit nr. 111/ 2018, “Për kadastrën”, dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës kryen fillimisht regjistrimin e apartamenteve që do të dhurohen në regjistrat e pasurive të paluajtshme në emër të Bashkisë Tiranë dhe më pas kryen veprimet e nevojshme për kalimin e regjistrimin e tyre në pronësi të familjarëve të viktimave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019. Procedura e dhurimit të këtyre apartamenteve do të realizohet nëpërmjet kontratës së dhurimit, sipas parashikimeve të Kodit Civil, si dhe duke ndjekur procedurat përkatëse në ligjin nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ku këshilli bashkiak do të japë pëlqimin për dhurimin e pronave të bashkive sipas këtij akti normativ” shkruhet në relacion. Kuvendi pritet të mblidhet

në seancë plenare më datën 5 dhjetor. Rindërtimi Qeveria ka depozituar në Kuvend aktin normativ që përjashton nga detyrimi i pagimit të tatimit mbi vlerën e shtuar mallrat dhe pajisjet e projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake dhe që përdoren si armë, municion apo bazë materiale për luftë dhe që janë projektuar, zhvilluar, prodhuar, montuar apo janë modifikuar për përdorim ushtarak, përfshirë ato të cilat importohen në emër të Ministrisë së Mbrojtjes. Qëllim tjetër i aktit normativ është edhe përfshirja në përjashtimet nga pagesa e TVSH-së e mjeteve dhe pajisjeve të cilat përdoren për të rindërtuar zonat e prekura nga fatkeqësitë. “Këtë përjashtim e kemi kufizuar në rastet dhe afatet e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Këto dy elemente janë pjesë e fushës së përgjegjësisë së Ministrisë së


SPECIALE

5 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Zëvendëskryetari i LSI-së: Kryeministri ka urdhëruar evakuimin, grumbullimin dhe transferimin e inerteve të mbetura nga shembjet e godinave nga vendi i ngjarjes që në kuptimin ligjor, është një skenë krimi drejt një destinacioni tjetër

Z

ëvendës Kryetari i Lëvizjes So cialiste për Integrim, Luan Rama në një deklaratë për mediat theksoi se LSI-së kërkon menjëherë përgjigje publike nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me hetimet që po bën ajo për tërmetin e 26 nëntorit. “Sot jemi një javë pas tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë dhe në mënyrë të veçantë zonat e qarqeve të Durrësit, Tiranës dhe të Lezhës më 26 nëntor të këtij viti. E megjithatë kjo është dalja e parë publike nga salla e konferencave të LSI, edhe njëherë dua të shpreh ngushëllimin më të thellë për të gjitha familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe natyrisht edhe solidaritetin e plotë të LSI, të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj me të gjithë ata që u lënduan dhe që kanë pësuar dëme të mëdha nga kjo ngjarje tragjike. Natyrisht që është për tu evidentuar fakti që si gjithmonë në raste të tilla fatkeqësish dhe dhimbjesh të mëdha të shoqërisë shqiptare, ajo që shfaqet dhe që dominon mbi gjithçka është solidariteti. Solidariteti ynë njerëzor, solidariteti i zemrave shqiptare kudo që janë, për të bërë të mundur përballimin së bashku të fatkeqësisë. Për të bërë të mundur lehtësimin sado pak së bashku të dhembjes, për humbjet e pazëvendësueshme të të dashurve të tyre në të gjitha familjet që kanë pësuar viktima. Por edhe solidaritet me të gjithë ata që janë lënduar, janë plagosur dhe që kanë pësuar dëme të mëdha. Natyrisht që është logjike të kuptojmë efektin, forcën e këtij solidariteti përballë verbërisë të forcës së natyrës, e ndërkaq dhembja për humbjen e të dashurve, dhembja për të gjitha pasojat që shkaktoi tërmeti nuk mund të jetë amnisti, nuk mund të jetë amnisti për askënd, e që kjo dhembje mund të lehtësohet sado pak dhe që solidariteti ynë shpirtëror të bëjë efektin e duhur do të duhet në mënyrë imediate, në mënyrë urgjente që strukturat e shtetit jo vetëm të veprojnë menjëherë por ajo që është më e rëndësishme edhe të analizojnë edhe të evidentojnë edhe të identifikojnë shkaqet, faktorët që çuan në këto pasoja kaq të rënda prej tërmetit të 26 nëntorit. Sepse natyrshëm jo vetëm për shkak të konkluzionit të shumë specialistëve që janë afishuar në këto kohë por edhe në perceptimin qytetar evidentohet ajo që në fakt është e vërteta edhe përgjegjësia njerëzore e shumë funksionarëve në raport me dëmet dhe me pasojat. E pikërisht për këtë arsye jam sot këtu për të kërkuar publikisht dhe zyrtarisht, në emër të Lëvizjes Socialiste Për Integrim përgjigje publike për të informuar qytetarët e vendit nga ana e Prokurorisë së Shtetit, më konkretisht është detyrim kushtetues përveç se detyrim moral, është detyrim ligjor përveç se detyrim njerëzor që Prokuroria të informojë madje menjëherë, se çfarë ka bërë organi që përfaqëson akuzën dhe hetimin në emër të shtetit në lidhje me tërmetin e 21 shtatorit që ishte parathënia dhe paralajmërimi I asaj që ndodhi në 26 nëntor. Pra më konkretisht, pyetja për Prokurorinë është, a ka hetuar organi I Prokuror-

Luan Rama: Prokuroria të thotë se çfarë po heton lidhur me tërmetin

isë në lidhje me shkaqet, faktorët dhe përgjegjësitë institucionale dhe individuale të pasojave të tërmetit të 21 shtatorit, dhe nëse ka hetuar çfarë ka konkluduar grupi hetimor. Duhet të informohej Prokuroria se kush ishte përbërja e grupit hetimor? Cilët kanë qenë prokurorët që kanë hetuar tërmetin e 21 shtatorit? Cilët janë personat përgjegjës? Çfarë ka konkluduar Prokuroria? Çfarë masash ka propozuar Prokuroria? Cilat kanë qenë veprimet ligjore që imponojnë Prokurorinë të sillet në zbatim të kodit të procedurës penalë në rastin e tërmetit të 21 shtatorit. A ka konstatuar Prokuroria mosveprim të strukturave shtetërore dhe të titullarëve

përgjegjës të tyre sepse është thënë zyrtarisht në njoftimin publik dhe zyrtar nga ana e ministres së Mbrojtjes se janë dëmtuar apo janë shpallur të pavlefshme për të banuar 960 objekte në tërmetin e 21 shtatorit. Çfarë është bërë me këto objekte? A është bërë analiza e tyre? A janë evakuuar banorët që banonin në to dhe si konkluzion i kësaj, cili ka qenë përfundimi i Prokurorisë në raport me tërmetin e 21 shtatorit sepse është thënë dje zyrtarisht nga organi i akuzës që ka nisur hetimi për shkaqet dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Natyrisht është në përmbushje të detyrës së vet dhe unë nuk e di nëse Prokuroria është aktivizuar pasi u

mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare apo e ka nisur punën e vet që në mëngjesin e 26 nëntorit, pra menjëherë sapo ra tërmeti dhe sapo u shfaqën pasojat e para të dëmeve të tij. Por lind një problem tjetër që duhet ti japë përgjigje menjëherë organi i akuzës sepse dje gjatë gjithë ditës kryeministri i vendit ka urdhëruar evakuimin, grumbullimin dhe transferimin e inerteve të mbetura nga shembjet e godinave nga vendi i ngjarjes që në kuptimin ligjor është një skenë krimi drejt një destinacioni tjetër. A e ka autorizuar Prokuroria prishjen e atyre rrënojave apo godinave të mbetura dhe ai ka administruar Prokuroria të gjitha këto

vende ngjarjeje si skena, si vende krimi dhe cili është qëndrimi i Prokurorisë. Qëndrimi i Prokurorisë në lidhje me këtë. A ka nisur analiza e përbërjes së strukturave, me të cilat kanë qenë ndërtuar objektet që janë shembur apo që janë rrënuar apo të tjerat që janë të dëmtuara në proces. Pra është një mori pyetjesh, ndaj të cilave Prokuroria e shtetit është e detyruar të japë përgjigje, është e detyruar të informojë publikun, është e detyruar të përmbushë përgjegjësitë e veta me qëllim që dhembja dhe ngushëllimi i të gjithë njerëzve që humbën të dashurit e tyre nën rrënojat e krimit, të cilat kanë autor përgjegjës të mund të lehtësohet sadopak. Prandaj mbi bazën e këtyre pyetjeve, ne dhe jo vetëm ne, por i gjithë opinioni publik shqiptar dhe në radhë të parë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, ata që janë plagosur, ata që janë dëmtuar nga pasojat e tërmeteve presin përgjigje. Zonja Prokurori e Republikës së Shqipërisë, Zonja titullare e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, të nderuar prokurorë që punoni në këtë institucion jepini përgjigje qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Çfarë keni bërë me tërmetin e 21 shtatorit që t’iu besojmë që do zbatoni ligjin dhe do të zbardhni të vërtetën duke identifikuar përgjegjësit dhe për t’i çuar ata përpara ligjit edhe me tërmetin e 26 nëntorit”, deklaroi zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

Kryetarja e LSI-së në Bruksel: Do kërkoj ndihmë për Shqipërinë, denoncim për sulmet ndaj mediave

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryema dhi shprehet se Shqipëria po kalon ditët e saj më të trishta, jo vetëm nga pasojat e tmerrshme të tërmetit, që shkaktoi humbje jetësh njerëzore dhe dëme të mëdha materiale, por edhe nga sulmi i paskrupullt i qeverisë ndaj medias së lirë dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Teksa bën me dije se ajo ndodhet në Bruksel për të zhvilluar një seri takimesh me eurodeputetë nga vende të ndryshme të BE, thekson se sulmet e drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj mediave të pa kapura, të lira dhe kurajoze, që po denoncojnë me forcën e faktit regjimin autokrat të Edi Ramës, janë kthyer në një ofensivë të vërtetë kundër demokracisë dhe lirisë së medias. “Shqipëria po kalon ditët e saj më të trishta, jo vetëm nga pasojat e tmerrshme të tërmetit, që shkaktoi humbje jetësh njerëzore dhe dëme të mëdha materiale, por edhe nga sulmi i paskrupullt i qeverisë ndaj medias së lirë dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Sot ndodhem në Bruksel për të zhvilluar një seri takimesh me eurodeputetë nga vende të ndry-

Kryemadhi: Sulmet e Ramës ndaj medias ofensivë e vërtetë kundër demokracisë

shme të BE. Në këto takime do të apeloj tek bashkëbiseduesit për ndihmë nga vendet e tyre dhe do i kërkoj të mbështesin çdo nisëm të KE apo PE për të ndihmuar Shqipërinë në këto kohë të vështira. Gjithashtu do denoncoj me forcë aktet e patolerueshme diktatoriale mbi lirinë e medias. Sulmet e drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj mediave të pakapura, të lira dhe kura-

joze, që po denoncojnë me forcën e faktit regjimin autokrat të Edi Ramës, janë kthyer në një ofensivë të vërtetë kundër demokracisë dhe lirisë së medias! Gjatë këtyre ditëve pushteti autokrat goditi mediat e pavarura si JOQ Albania, Dosja.al, faqen satirike dhe informative “Brryli Broadway” apo arrestimin dhe tentativën për arrestim të aktivisteve të shoqërisë civile si Xhulia Aliaj dhe Adri-

ana Kalaja tregojnë qartë, që kjo qeveri e urren lirinë! Paketa “Antishpifje” e propozuar, nga Kryeministri, shpifësi më i madh që njeh historia politike e këtyre 30 viteve, do të jetë pjesë e denoncimit tim me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian. Në asnjë çast nuk duhet të ndalim luftën në mbrojtjen e demokracisë, e lirisë së mediave dhe të të drejtave të njeriut. Çdo arsye sa do madhore të duket në pamje të parë nga interpretimet malinje të pushtetit të frikësuar është shumë më e vogël se dorëzimi “vullnetar” tek pushteti autokrat i të drejtave të fituara. Njëri nga etërit themelues të shtetit dhe demokracisë amerikane, Benjamin Franklin ka thënë: Ata, që janë të gatshëm të japin lirinë e tyre, në këmbim të premtimit se do të kenë më shumë siguri, nuk meritojnë as njërën as tjetrën. Shqipëria Shtëpia Juaj”, u shpreh dje në reagimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.


SPECIALE

6 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Kreu i Qeverisë video-mesazh para nisjes për në Samitin e NATO-s: Asnjë merak këto 24 orë, s’do flemë pa iu mbuluar me strehë

Tërmeti, Rama i përgjigjet opozitës dhe lë shtegun e hapur: Hajde në tryezë!

K

ryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish lideri të Par tisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili propozoi të hënën tre pika për menaxhimin e situatës shkatërruese të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Shefi i qeverisë i cilësoi kërkesat e opozitës pa vizion, por sërish la derën hapur duke e ftuar opozitën në tryezë për të shqyrtuar idetë në përballimin e katastrofës natyrore. “Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballur idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se

si të bëhet më mirë. Deri tani jemi njohur me tre pika që do të qenkan zgjidhja dhe kjo është komponent i gjithë ekranit të ditës, fillon dita duke qarë , duke u gajasur dhe duke qeshur. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them po gajasen , sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjent identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj rracash dhe dëgjon

të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët. Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimet e mjeteve spitalore, dhe t’u themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”, tha shefi i qeverisë, Edi Rama. Samiti i NA TO-s NAT Në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë që mbajt mëngjesin e kësaj të marte, kryemi-

nistri Edi Rama bëri me dije se së bashku me ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm, do të marrin pjesë në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Londër, një rast që do të shfrytëzohet për të kërkuar ndihmën e nevojshme nga partnerët në lidhje me situatën në vend. Pak orë më vonë, Rama ka dhënë një mesazh para nisjes për në Samitin e NATOs, në Londër. Përmes një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Rama iu bën thirrje shqiptarëve të prekur nga tërmeti të mos kenë asnjë merak këto 24 orë që s’do jetë, pasi do vijojë gjithçka në terren si ditët e mëparshme. Më tej, kreu i qeverisë thekson se nuk do të flejë gjumë, deri sa të mbulojë me strege nevojtarin e fundit dhe të përfundojë programin e ringritjes. “Nesër pasdite do të nisem për Tiranë, por me një ndalesë, pasi do jem në një intervistë në “Porta-Porta”, në Romë.

Pastaj do kthehem në Tiranë, ku do jem në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mundem për të folur për ju. Asnjë merak për këto 24 orë, sepse do jemi në komunikim dhe në terren gjithçka do të vazhdojë po njëlloj, sipas planit. Hotelet do presin qytetarët që lëvizin nga zonat urbane, ndërsa ata që nuk lëvizin dot nga toka, do vijojmë t’i pajisim me çadra. Ne nuk kemi ndërmend të flemë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit dhe pa përfunduar për të gjithë programin e rindërtimit, në një banesë më të mirë se ajo që kishit. Ju lutem, sa më pak televizor, hiç portale. Siç thotë një shprehje popullore “Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh asnjëherë, por të ringrihesh pasi rrëzohesh”. Shqipëria e plagosur kaq keq do ringrihet më fort”, theksoi dje kryeministri Edi Rama.

Që prej miratimit të ligjit në korrik, qeveria nxori me disa muaj vonesë aktin nënligjor për funksionimin e kësaj Agjencie

S

hqipëria brenda një muaji u godit nga dy tërmete të forta, i pari u regjistrua më 21 shtator dhe i dyti më 26 nëntor, që rezultoi më fatali me një goditje me magnitudë të 6,4 të shkallës Rihter. Nga lëkundjet e forta sizmike fatkeqësisht pati 51 viktima. Dëme të mëdha u shkaktuan në prishjen e mijërave objekteve, banesave, apartamenteve dhe lokale private. Kjo situatë emergjence e ka gjetur shtetin pa krijimin e plotë të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ky institucion i ri duhej të formohej me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas miratimit të ligjit në korrik nga Parlamenti të ligjit “Për Mbrojtjen Civile”. Mbi bazën e këtij ligji, Drejtoria e Emergjencave Civile, në varësi të ministrisë së Mbrojtjes kthehej në një Agjenci, duke përcaktuar edhe mënyrat e funksionimit. Ligji i miratuar me urgjencë nga Parlamenti në mesin e korrikut të këtij viti u bë edhe objekt i përplasjeve mes Presidentit Ilir Meta dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kjo pasi Presidenti kërkonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të raportit të sizmologut grek për rrezikun e fatkeqësive natyrore në Shqipëri, që mund të shkaktohen nga tërmetet. Mes tyre pati shkëmbime letrash, ku Xhaçka kërkonte që dekretonte ligjin, duke e cilësuar si tejet të rëndësishëm. “Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona re-

Një ditë pas tërmetit hyri në fuqi Agjencia e Mbrojtjes Civile

aguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë. Mënyra sesi përballuam tërmetin në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona. Shprehja më e qartë e seriozitetit të punës sonë është ligji “Për Mbrojtjen Civile”. Ligji “Për Mbrojtjen Civile”, po pret dekretimin nga ana juaj. Ligji, asistuar nga ekspertë vendas e të huaj transformon qasjen ndaj emergjencave. Ligji “Për Mbrojtjen Civile” zhvendos fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut. Dekretoni ligjin, jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore”, do t’i shkruante Xhaçka më 31 korrik, presidentit. Por, Presidenca do të reagonte dhe do t’i kujtonte ministres se ligji ishte dekretuar pa kaluar afatet kohore, duke publikuar datën 30 korrik si nxjerrjen e firmosjes së ligjit nga Meta. Por që prej miratimit të ligjit, qeveria nxori me disa muaj vonesë aktin nënligjor për funksionimin e kësaj Agjencie, e cila suprimonte strukturën, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile. Pikërisht më 20 nëntor qeveria mori dy vendime. Pas

afro një muaj pas tërmetit të 21 shtatorit, edhe 6 ditë përpara tërmetit “apokaliptik”, emëroi drejtorin e kësaj Agjencie, Haki Çakon, si dhe miratoi VKM-në e posaçme për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni. Por VKM-ja e 20 nëntorit

është publikuar nga Qendra e Botimeve Zyrtare më 27 nëntor, një ditë pas tërmetit prej 6,4 ballësh. Çako që në korrik të vitit 2018 u caktua si drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Emergjencave Civile, por më pas u emërua në krye të këtij institucio-

ni. Agjencia, sipas vendimit, në përmbushje të funksioneve dhe për zbatimin e detyrave të saj, siguron fonde nga donatorë të ndryshëm, vendas e ndërkombëtarë. Në çdo rast, Agjencia njofton ministrin, brenda 30 ditëve, për fondet e siguruara nga donatorët. Fondet e siguruara nga donatorët bëhen pjesë e buxhetit të Agjencisë. “Agjencia ka për mision zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe sigurimin e mbrojtjes civile në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Agjencia kryen dhe ka këto fusha përgjegjësie të vlerësojë riskun nga fatkeqësitë; mbrojtjen civile në nivel kombëtar. “Trajnimi i vazhdueshëm i strukturave shtetërore, i subjekteve private dhe i vullnetarëve; Inspektimi i zbatimit të dispozitave të legjislacionit për mbrojtjen civile në institucionet e strukturat shtetërore dhe subjektet private”, thuhet më tej në VKM. Pra, sipas këtij vendimi, duhet të jetë kjo Agjenci të koordinojë punët, por aktualisht kryeministri Edi Rama ka krijuar një Komitet të Posaçëm për menaxhimin e ndihmave që vijnë nga donatorët e huaj. Mbi logjikën e botimit në Fletoren Zyrtare rezulton se kjo Agjenci ka nisur nga funksionimi një ditë pas tërmetit.


SPECIALE ANALIZË Nga Andi Bushati

N

ë të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përga titej të dilte përpara gjykatës për të shqyrtuar masën e arrestit ndaj saj, Vangjush Dako u rifut në zyrat e bashkisë së Durrësit për të marrë në duar kontrollin e situatës, pas dorëheqjes së ish-drejtuesve. Trajektorja e këtyre dy personazheve, vajzës durrsake që përfundoi në qeli, vetëm se përshkroi në Facebook tmerrin dhe ankthin e saj pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe ish-kryebashkiakut që ka dhënë leje dhe ka shpërndarë betonin e firmës së tij, për 12 vite në këtë qytet, tregon më së miri atë që po ndodh pas katastrofës në Shqipëri. Në vend të kërkimit të përgjegjësive, po triumfon propaganda. Kryeministri, qeveria, bizneset e mëdhenj pranë tyre, mediat që i mbështesin, po krijojnë me këmbëngulje idenë se duhet parë nga e ardhmja, se duhet harruar çfarë ndodhi, se duhen strehuar në hotele me 5 yje familjet e viktimave, se shtëpitë e tyre do të rindërtohen më të mira se më parë. E gjithë kjo narrativë po i mbivendoset në mënyrë diabolike një tjetre: a mund të ishte shmangur një pjesë e madhe e katastrofës nëse do të ishim një vend normal?

Të gjithë specialistët që kanë folur këto ditë, bien pothuajse në një mendje, se sado i fortë të qe tërmeti i një jave më parë, ai nuk ishte i atyre përmasave sa të shkatërronte pallate të tërë. Fakti se ngjitur e ngjitur, një ndërtesë ka rezistuar mirë, ndërsa ajo përbri saj është shkulur nga rrënjët, tregon për gabim dhe fajësi njerëzore. Në mbi 2 mijë objektet e dëmtuara (kjo është shifra paraprake që po raportohet), pas afro gjysmë miliardi eurosh kostoje financiare, qëndrojnë emrat konkrete të kryebashkiakëve, urbanistëve, inxhinierëve, biznesmenëve, që kanë dhënë toleruar, apo abuzuar me lejet e

NËNKRYETARI I LSI

Petrit Vasili: Gazetarë, bojkotoni Ramën! Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili u ka bërë thirrje mediave që të bojkotojnë aktivitetet e kreut të qeverisë, pas fyerjeve që ai ka bërë ndaj mediave. Në një postim në Facebook, Vasili thotë se gazetarët, kryeredaktorët dhe analistët duhet të kenë më shumë respekt për veten kur kreu i qeverisë i quan qenef. “Gazetare terreni, kryeredaktorë, analistë, njerëz të medias bojkotojeni, refuzojeni, përbuzeni Edi Ramën, që ju quan Qenefë!! Asnjë interes ekonomik s’mund të vendoset mbi krenarinë dhe identitetin personal dhe profesional të asnjë punonjësi të medias. Vazhdimi i pasqyrimit të këtij individi të pagdhendur, ofendues dhe agresiv është përdhosje e pavarësisë së medias. Dita e krenarisë pa kompromis për punën e mundimshme dhe plot sakrifica, që bëni ka ardhur! Boll më poshtërimit tuaj për ca lekë qeveritare që vijnë erë të qelbur”,shkruan Vasili në një reagim në Facebook.

7 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Pa dënim nuk ka rindërtim ndërtimit. Por, e vetmja gjë me të cilën po harrojmë të merremi janë fajtorët e këtij krimi. Madje për të mbrojtur ata, gjoja në emër të shikimit nga e ardhmja dhe kthimit në normalitet, qeveria po spastron edhe provat e krimit nga vendngjarja, duke larguar me urgjencë inertet e godinave të shembura, pa hetuar më parë prokuroria për arsyet që sollën viktima. Pak ditë më parë lexova një rrëfim interesant të një ishdiplomati shqiptar në Turqi, i cili dëshmonte përvojën e tij personale në kohën e tërmetit të fuqishëm që preku këtë vend në 1999. Në

mënyrën kaotike se si është ndërtuar, se si nuk i ka përmbajtur dot yryshet e flukseve urbane, Turqia është shumë e ngjashme me ne. Ashtu sikurse e tregon dhe romani i fundit i nobelistit Orhan Pamuk (Kjo gjë e çuditshme brenda meje), zaptimi i trojeve, ndërtimi kuturu, korruptimi i të zgjedhurve lokalë, i politikanëve dhe specialistëve, ka qenë një lëngim i gjatë. Por ama, pasi natyra e goditi fort Izmirin me qindra qenë personazhet e kësaj kategorie që përfunduan pas hekurave. Dhe të jemi të qartë se ishte një periudhë kur pushteti në Ankara nuk qe absolut dhe kur Erdogani nuk ishte ngjitur ende në majë. Pikërisht për këtë qasje ka nevojë edhe Shqipëria sot. Ata të cilët babëzia për para, verbëria e të mosmenduarit për tjetrin, ethet e fitimit të pamoralshëm dhe me çdo kusht, kjo fatkeqësi i radhiti në barrikadën e kriminelëve, nuk mund ta kalojnë pa përgjegjësi. Nëse sot ne nuk do të dimë të mbajmë këtë qëndrim, natyra do të na godasë sërish dhe më fort, jo si fatalitet i ndonjë lidhjeje hyjnore shkak pasojë, por thjeshtë se kemi refuzuar të mbrohemi prej tekave të saj.

Prandaj, për këtë arsye, tani është momenti që, para se të ëndërrojmë për projektet e rindërtimit, të flasim për masat e dënimit. Por, ky debat, në mënyrë perfide po anashkalohet nga një qeverisje që ka pasur njerëzit e saj në krye të qyteteve si Durrësi apo edhe Tirana. Ai po degradon në një propagandë të neveritshme e cila po mbahet gjallë vetëm me akte skandaloze, si lufta ndaj mediave apo qytetarëve që shprehin frustrimin e tyre në Facebook. Madje vetë Edi Rama, ashtu si në rastet e avionëve të drogës (mushkonja), Agron Xhafajt, Habilajve apo Ervis Roshit, është përpjekur të krijojë alibi. Ai njëherë u hakërrehet gazetarëve se shtesa katesh ngrihen ngado, e herë shpërfytyrohet nga arroganca ndaj një banoreje qé i kujton lejet me firmën e “xhuxhit” . Deviza është e qartë, duhen shpikur fajtorë imagjinarë, për të fshehur kriminelët realë. Pikërisht pasojë e këtij manipulimi është dhe absurdi që në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj përgatitej të dilte në gjyq, Vangjush Dako u rifut në bashkinë ku merren vendimet për fshirjen e gjurmëve të krimit. Lapsi.al

FORUM

Nga Ylli Manjani

N

uk ka të pasme ku të rr ijë logjika që aktivistët e Teatrit paskan përhapur panik pse regjistruan dhe emetuan në rrjete sociale një mjet që po shkarkonte qese ndihma në hyrjen e Ministrisë së Brendshme. Kjo është turp, jo logjikë! Fakt është se vetë Ministri i Brendshëm e pranon se ato qese janë me ndihma dhe se po futeshin në magazinën e SHÇB. Pra jo panik, por as gënjeshtër nuk është regjistrimi video i bërë nga aktivistët. E pranon vetë ministri që janë qese me ndihma. Aktivistët në koment thonë se ndihmat janë vjedhur nga policia. Fiks të njëjtën gjë thotë dhe ministri, “ato ndihma janë provë materiale e një vjedhje që ka bërë

Denoncimi i të vërtetës nuk është as panik e as krim një punonjës policie...”. Pra policët i paskan vjedhur ndihmat. Sinqerisht nuk e kuptoj se ku është vepra penale e kryer nga Aktivistët!!! Ata denoncuan diçka të çuditshme që panë. Natyrisht nuk mund të dinin nëse ato qese ndihmash i kishte vjedhur një polic në Rinas apo një polic diku tjetër. Fakti ishte i qartë: në Ministrinë e Brendshme po shkarkoheshin ndihma që normalisht duhet të shkarkoheshin tek banorët në nevojë. Në fakt e çuditshme është që provat hetimore u ruakan në Ministrinë e Brendshme. Sidoqoftë asnjë panik e asnjë të pavërtetë nuk ka në raportimin e aktivistëve. Mund të ketë diskutime etike mbi komentet apo opinionet reciproke

që bëjnë si aktivistët denoncues ashtu dhe Ministri i Brendshëm reagues, por jo shkelje ligji! Pra mund të mos jesh dakord me komentin, por jo me faktin që e pranon dhe vetë që ka ndodhur. Nëse duan ti përndjekin e ti terrorizojnë me polic se ju do qejfi, është hesap tjetër, por që të kenë shkelur ndonjë ligj të shkruar nuk kanë të drejtë ta bëjnë. Të denoncosh diçka që e sheh dhe pranohet se është e vërtetë nuk është panik. Përkundrazi është shërbim qytetar i nivelit të lartë. Panik dhe krim është kur fshihet e vërteta si dhe kur tentohet mbyllja e gojës njerëzve! Kjo e fundit tashmë njihet si krim kundër njerëzimit që kryhet në shtete diktatoriale.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

INTERVISTA

P

residenti i Republikës Ilir Meta i ftuar mbrëmë në emisionin “Përballë” në RTSH ka zbardhur të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Sigurisë Kombëtar për tërmetit. Në intervistën e tij, Kreu i Shtetit i ka drejtuar një mesazh të qartë edhe organit të akuzës, duke i kërkuar vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë zyrtarëve shtetërorë e ndërtuesve, për shembjen e pallateve. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kushtet kur vendi po vuan pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntori ka vendosur ta shtyjë për një kohë të pacaktuar tubimin e thirrur prej tij në 8 dhjetor, për mbrojtjen e demokracisë dhe kushtetutës. Albana Agolli (Gazetarja): Zoti Meta, do të doja ta nisja me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dje. U duk sikur i vetmi lajm ishte nxitja e Prokurorisë për të nisur hetimet. A pati çështje të tjera përveç kësaj, që diskutuat? Presidenti Meta: Padyshim që në mbledhje u diskutuan edhe shumë çështje të tjera, që kishin të bënin me një bashkëveprim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve shtetërore për të përballuar emergjencën aktuale mjaft të mprehtë për sistemin e mijëra familjeve që nuk mund të kthehen për momentin në banesat e tyre. Diskutuam për evidentimin e të gjithë këtyre dëmeve, që duken se janë mjaft të konsiderueshme dhe do të kërkojnë kohën e duhur, dhe njëkohësisht edhe për një plan për rivendosjen e normalitetit të plotë për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, por edhe për të gjithë shoqërinë dhe shtetin, pasi kuptohet që ky është një plan që do të kërkojë mobilizimin e burimeve të brendshme, edhe financiare, do të kërkojë rishikim të buxhetit, por do ta ketë të domosdoshme që edhe të sigurojë burime ndërkombëtare të financimit dhe të mbështetjes. Të gjitha këto masa kërkojnë një bashkëveprim të shpejtë, me prioritete sa më të qarta. Gazetarja: Zoti Meta, a keni vënë re ndonjë hezitim apo vonesë të Prokurorisë përsa i përket nisjes së hetimeve, sidomos të asaj pjese që lidhet me mbledhjen e provave në terren që zakonisht në ngjarje të tilla duhet të fillojë menjëherë? Presidenti Meta: E rëndësishme është që prokuroria t’i shkojë deri në fund këtyre hetimeve për të evidentuar përgjegjësitë penale të të gjithë personave, përfaqësues të institucioneve vendore, qendrore apo biznesit privatë, për gjithë këtë fatkeqësi, apo më saktë për ato objekte që nuk i kanë rezistuar këtij tërmeti dhe për të cilat ka pasur

8 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Presidenti Meta mesazh Prokurorisë: Hetoni zyrtarët dhe ndërtuesit përgjegjës!

edhe shqetësime apo paralajmërime më parë për t’u verifikuar. Pasi dihet që ky tërmet është paraprirë nga një tjetër mjaft serioz si ai i 21 shtatorit 2019. Gazetarja: Mendoni se mund të ishte bërë diçka më tepër nga 21 shtatori deri në këtë moment që ndodhi tërmeti i dytë? Presidenti Meta: Gjithmonë mund të bëhej më tepër dhe mund të bëhej më mirë, por tani e rëndësishme nuk është thjesht për të bërë një analizë, sepse jemi ende në kushtet e një krize mjaft të mprehtë humanitare. Shkollat janë të mbyllura në shumë rajone të vendit dhe fëmijët duhet t’i rikthehen procesit mësimor. Njerëzit ende janë të pasigurt për shumë pallate apo banesa nëse ato do të jenë të mundshme për të garantuar sigurinë e tyre në të ardhmen. Duhen bërë verifikime të qarta nëse ato janë dëmtuar në strukturë apo kanë dëmtime të riparueshme, që mund të garantojnë jetën e qytetarit. Njerëzit kanë nevoja edhe më jetike. Kërkojnë edhe një çadër dimërore, sidomos në zonat rurale. Ata nuk mund të largohen, pavarësisht se shteti apo qeveria mund të ofrojnë mundësi të tjera për arsye se kanë tokën, punën e mjetet me të cilat punojnë në bujqësi apo fëmijët kanë shkollën atje. Pra jemi në një situatë ende mjaft emergjente. Gazetarja: Kuptohet që në gjendje të jashtëzakonshme, menaxhimi i situatës është ai që merr vëmendje prioritare. Megjithatë në të shkuarën e afërt, mazhoranca vuri në lëvizje mekanizmat për

shkarkimin tuaj. Në mbledhjen e djeshme të KSK-së si ishte komunikimi me anëtarët të qeverisë apo të mazhorancës? Presidenti Meta: Unë në përmbushjen e detyrave të mia kushtetuese dhe shtetërore, nuk nisem nga sjelljet që bëjnë aktorë të caktuar. Është përgjegjësi e tyre. Nisem nga detyrimet kushtetuese dhe ligjore, dhe këto i kam përmbushur dhe i përmbush në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm publike, por edhe zyrtare, edhe shkresore, ligjore. Për mua është e rëndësishme që të plotësoj të gjitha detyrimet e mia, pavarësisht nga reagimet që mund të prodhoj nga njëra apo tjetra palë sipas interesave politike të momentit. Gazetarja: Po pala, tjetër, mazhoranca, a mendoni se po i përmbush detyrimet e veta? Presidenti Meta: Nuk është momenti këtu për të folur për vlerësime apo gjykime. Gazetarja: E kam fjalën për...? Presidenti Meta: Qëllimi i mbledhjes dje ishte pikërisht për të bashkërenduar edhe më mirë në plotësimin e detyrimeve të përbashkëta, që kemi të gjithë si përfaqësues të shtetit dhe të institucioneve në këtë sipërmarrje të jashtëzakonshme. Është një krizë e përmasave mjaft të jashtëzakonshme. Shqipëria ka përballuar në të kaluarën kriza humanitare, siç ishte kriza humanitare të Kosovës, e cila ishte e përmasave gjigante, por kjo është diçka krejt tjetër. Është një përvojë e tmerrshme, nga e cila duhet të mësojmë çdo orë e çdo minutë se si të përmirësojmë mekanizmin ballafaques.

Gazetarja: Çfarë keni kërkuar dje në mënyrë specifike në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare? Presidenti Meta: Në mënyrë më specifike është kërkuar që të kemi sa më shpejt, jo vetëm një sistemim sa më të përshtatshëm të qytetarëve apo të banorëve, në varësi me kushtet apo rrethanat e tyre, sepse është tjetër të banosh në qytet, është tjetër të banosh në zonë rurale dhe kërkon shpesh edhe zgjidhje më praktike. Por së dyti kemi kërkuar edhe që sa më shpejt të kemi një verifikim të të gjitha banesave, nëse ato do të jenë të sigurta në të ardhmen për jetën e qytetarëve, nëse do të duhet të rikonstruktohen apo të shemben për të mos rrezikuar më jetën e tyre në çdo rast të ngjashëm. Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi dokumentacion të besueshëm për institucionet ndërkombëtare, për të mbështetur financiarisht këtë proces rehabilitimi të pasojave afatgjata të këtij tërmeti. Gazetarja: Patëm këto ditë një dorëheqje të kryetares së Bashkisë së Durrësit për shkak të një lapsusi. A mendoni se duhet të kishim pasur dorëheqje të tjera duke iu referuar ndoshta shkaktarëve, përgjegjësve? Presidenti Meta: Tani për mua është e rëndësishme që të përballohet situata, t’iu përgjigjemi qytetarëve, sepse ka përpjekje, ka mobilizim, por siç e kemi vënë re ka edhe konfuzion. Prandaj, duhet të jemi sa më pranë tyre që t’i qetësojmë, sepse janë njerëz që iu janë shkatërruar pronat, u

janë plagosur të afërmit. Nuk po flasim për ato familje të cilat kanë humbur të afërmit dhe për të cilat nuk ka fjalë për ngushëllim, por bëhet fjalë për një komunitet shumë të gjerë, të dëmtuar mjaft seriozisht në fillim të dimrit. Gazetarja: Pra, zoti President nuk ka ardhur ende koha që të kalojmë nga trajtimi i pasojave te të prekurit, te përgjegjësit dhe shkaktarët? Të ndajmë cila është pasojë e natyrës? Presidenti Meta: Përsa u takon përgjegjësive penale, Prokuroria ka nisur proceset dhe ajo duhet të vazhdojë në këtë drejtim dhe atë askush nuk e pengon të bëjë punën e saj. Përkundrazi, ka të gjithë mbështetjen për të evidentuar të gjitha përgjegjësitë në mënyrë që askush të mos guxojë në të ardhmen të projektojë në një mënyrë të papërgjegjshme, të ndërtojë në një mënyrë të papërgjegjshme apo të marrë një objekt në dorëzim në mënyrë të papërgjegjshme, sepse kjo padyshim që nuk i kursen jetët e qytetarëve, siç dhe për fat të keq ndodhi. Gazetarja: Meqë dolëm tek çështja e referendumit doja t’ju bëja 2 pyetje. Së pari ju keni thirrur një tubim në datën 8 dhjetor në Qytetin Studenti. A i qëndroni kësaj thirrje sërish do të organizohet, i qëndroni thirrjes që i keni bërë popullit për t’u bashkuar ? Presidenti Meta: Sigurisht që kjo situatë prevalon mbi çdo lloj iniciative tjetër. Tani është momenti i bashkëpunimit, i bashkëveprimit për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe, me të cilën po ndeshet vendi dhe sidomos mijëra e mijëra familje të qarkut të Tiranës, të qarkut të Durrësit, të qarkut të Lezhës, por edhe në zona të tjera që janë dëmtuar më pak. Kjo është prioritare dhe sigurisht që nuk është koha dhe nuk është momenti për të krijuar apo për të mbajtur një fokus tjetër. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se unë kam ndryshuar mendim se cila është rruga që do të çojë Shqipërinë përpara dhe që do t’i bëjë shqiptarët të ndihen zot të vetes së tyre dhe të vendit të tyre. Kjo është vetëm një rrugë dhe është rruga e referendumeve, por natyrisht nuk është koha më 8 dhjetor për të tërhequr njerëzit nga terreni, nga ndihma, nga përkrahja që po u bëjnë bashkëqytetarëve të tyre. Marrë me shkurtime nga “TVSH”


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

9 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

ISH-DREJTORI I INSTITUTIT TË SIZMOLOGJISË

DURRËS

Profesor Aliaj: Tërmet si ai i 26 nëntorit bie pas 100 vitesh

N

johës të sizmilogjisë sugjerojnë që kushtet teknike të projektimit antisizmik duhet të përditësohen në bazë të eurokodeve. Në një intervistë për RTV Ora, drejtori i fundit i Institutit të Sizmiologjisë Shyqyri Aliaj shprehet se ndërtesat në Shqipëri vijojnë të ndërtohen mbi bazën e kodeve të hartuara në 1989 që sipas tij duhen ndryshuar pas tërmetit të 26 nëntorit. "Tani ka ardhur koha që ky kusht të bjerë sepse ne bëjmë llogaritje rreziku me aksiracione. Të hartohet një

kusht i ri teknik i ndërtimeve antisizmike",- tha ai. Aliaj shprehet se zona bregdetare e Shqipërisë është më e rrezikuara nga lëvizjet sizmike për shkak të vendosjes së pllakave tektonike. Ndërsa thekson se sipas studimeve, një tërmet i një magnitude mbi 6 të shkallës rihter mund të ndodhë pas 100 vitesh. "Një tërmet i tillë në Durrës ka rënë në 1926. Bëhet 100 vjet që ajo zonë akumulonte dhe zona bregdetare e Shqipërisë është zona me rrezik më të lartë sizmik në Shqipëri. Ndërsa tërmetet 3-3.9

Sekuestrimi i dokumenteve, reagon Prokuroria e Përgjithshme

do vazhdojnë, me 2-2.3 ka në gjithë në Shqipërinë",- tha ai. Gjatë përurimit të veprës të Salvadore Bushatit mbi "Bazat teorike dhe metodave

sizmike", Aliaj theksoi se studimet në këtë fushë duhet të vijojnë, në mënyrë që shqiptarët të mësojnë të bashkëjetojnë me lëvizjet sizmike.

Prokuroria e Tiranës, Durrësit dhe e Krujës nisën tre hetime për dëmet e mëdha që la pas tërmeti i 26 nëntorit, me 51 viktima dhe qindra banesa të rrënuara

Në Durrës sekuestron lejet e ndërtimit gjatë 15 viteve të fundit. Prokuroria e Tiranës: Jo shembje pa lejen tonë AKSIONI P

asi tre Prokuroritë, ajo e Tiranës, Durrësit dhe e Krujës regjistruan procedimin penal për nisjen e hetimeve për shkaqet e shembjeve të objekteve nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, të cilat po cilësohen si abuzive, një tjetër reagim ka ardhur nga Prokuroria e Tiranës. Organi i akuzës së kryeqytetit i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit, që të mos shembin asnjë objekt pa dhënë miratimin kjo e fundit. Shkresa është me firmë të drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Nga ana tjetër, mësohet se prokuroria kërkon nga bashkia dhe policia që t’u vendosin në dispozicion për 48 orë, pra deri më datë 5 dhjetor të gjithë listën me objektet e dëmtuara. “Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara”,-thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur të hënën. Nga ana tjetër, prokuroria kërkon dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor të ndërtesave apo banesave në të cilat janë konstatuar dëme nga tërmeti. Policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task-Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara. Pas shkresës së 27 nëntorit, Imeraj ridërgon një tjetër shkrese, ku kërkon që brenda 5 dhjetorit të dorëzojnë raportet si policia dhe bashkia.

“Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, Policia Gjyqësore po sekuestron dokumentacionet e objekteve për të cilat janë dhënë leje ndërtimi gjatë 15 viteve të fundit, si dhe dokumentacionin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje e kryesisht shtesave në objekte banimi e njësi shërbimi. Mësohet se po kryhen veprimet dhe në terren nga grupet e hetimit. Prokuroria e Tiranës, Durrësit dhe e Krujës nisën tre hetime për dëmet e mëdha që la pas tërmeti i 26 nëntorit”.

Fillimisht bëhet fotografimi i vendit të ngjarjes më pas matjet e trashësisë së hekurit dhe sa është e dukshme edhe fijet e hekurit dhe merret një kampion betoni për të parë përmbajtjen. Më pas bëhet një raport ku jepet miratimi i prokurorisë për të bërë shembjen e atyre që janë bërë të pabanueshëm. Kryeministri Rama tha se pallatet e vjetra në Kombinat, ku edhe vdiq një nga 51 personat e tërmetit tragjik, do të shemben. Në Durrës ku dëmet e tërmetit ishin më të mëdha, si pasojë edhe e ndërtimeve pa cilësi, Kurse në Durrës ka nisur mbledhje e dokumentacioneve. Prokuroria e Durrësit ka

sekuestruar dokumentet në zyrën e urbanistikës. Këto dokumente, pritet të ballafaqohen me objektet e shembura nëse janë respektuar ose jo lejet e ndërtimit. Gjithashtu do të verifikohet dhe zbatimi i kodeve të ndërtimit për të gjitha ndërtesat që u shembën apo që kanë marrë dëme të pariparueshme. Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, Policia Gjyqësore po sekuestron dokumentacionet e objekteve për të cilat janë dhënë leje ndërtimi gjatë 15 viteve të fundit, si dhe dokumentacionin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje e kryesisht shtesave në objekte banimi e njësi shërbimi.

Mësohet se po kryhen veprimet dhe në terren nga grupet e hetimit. Prokuroria e Tiranës, Durrësit dhe e Krujës nisën tre hetime për dëmet e mëdha që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Një hetim është për godinat e shembura që lanë pas viktima nënë rrënoja. Hetimi i dytë po kryhet për 200 godina të dëmtuara në Durrës. Ndërsa hetimi i tretë është për qindra godina te tjera të dëmtuara në Tiranë. Prokuroria ka marrë në terren edhe mostrat e nevojshme (Hekur, beton, tulla etj) të cilat do të analizohen në laboratorë për të përcaktuar për fortësinë e tyre. Mësohet se po kryhen veprimet dhe në terren nga grupet e hetimit.

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar lidhur me sekuestrimin e dokumentave në zyrën e urbanistikës në Durrës. Këto dokumente, pritet të ballafaqohen me objektet e shembura nëse janë respektuar ose jo lejet e ndërtimit. Gjithashtu do të verifikohet dhe zbatimi i kodeve të ndërtimit për të gjitha ndërtesat që u shembën apo që kanë marrë dëme të pariparueshme. “Lidhur me rastin në fjalë grupi i hetimit të çështjes po kryen veprimet hetimore përkatëse siç parashikon K.Pr.Penale dhe një ndër to është dhe kqyrja në vend ku janë konstatuar prishje dhe dëmtime të objekteve. Sipas parashikimeve ligjore kqyrjet janë shoqëruar dhe me fotografi dhe marrjen e provave të domosdoshme në vendngjarje për verifikimet e duhura që do të bëhen më pas. Duke parë rrezikshmërinë që paraqesin objektet e dëmtuara dhe shpejtësinë që duhet për evitimin e pasojave të tjera nuk mund të bëhet sekuestrimi i këtyre objekteve por është çmuar që pas kryerjes së veprimeve proceduriale në vendngjarje, ata (grupi hetimor), të jenë të lirë për të vendosur për vijimësinë e objektit nga instancat përkatëse sipas çdo rasti. Njëkohësisht vazhdojnë dhe sekuestrimi i dokumentacionit përkatës për këto objekte në zyrat që i administrojnë ato”.


SPECIALE

10 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Tirana i kthehet normalitetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet

D

ita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi dje me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit. “Sot kemi hapur mbi 90% të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Është një mesazh shumë i rëndësishëm për të treguar se jeta vazhdon, se Tirana është e vendosur t’i kthehet normalitetit. Kthimi i normalitetit nuk do të thotë të harrojmë çfarë ndodhi; përkundrazi, jemi më të përkushtuar për rindërtimin, për rehabilitimin e familjeve të prekura, jemi më të përkushtuar që ky dimër të zërë sa më shumë familje në kushte të mira pas tragjedisë, por siç e ka emrin edhe ky kopësht, kopshti “Cicërimat”, nëse nuk kemi cicërimat që sinjalizojnë se i jemi kthyer normalitetit, nuk kemi bërë asgjë”, tha ai. Për çerdhet dhe kopshtet që kanë ende nevojë për ndonjë meremetim të vogël, kryebashkiaku tha se punimet do të kryhen në kohë rekord, për t’u siguruar që javën tjetër, çdo

Veliaj: Kemi hapur mbi 90% të kopshteve dhe çerdheve

gjë të jetë gati për të rifilluar aktivitetin në çdo institucion parashkollor të Tiranës. “Do të vazhdojmë riparimet edhe në ato 1 apo 2 kopshte që kemi për të bërë disa rregullime të fundit. Prindërit do të njoftohen që javën tjetër të jemi 100%, sot jemi 90%, do të shkojmë 100% në kthim në normalitet. Këshilla ime për prindërit është: qëndrojuni afër fëmijëve, nuk ju kushton asgjë t’u lexoni një përrallë,

t’i përqafoni, t’i thoni të kam xhan, jam krenar për ty. Nëse kanë problem pagjumësinë të jeni aty për t’i vënë në gjumë”, u shpreh Veliaj. Sa i takon shkollave, ai sqaroi se një pjesë e atyre që nuk ofrojnë garanci për vijimin e mësimit do të prishen, ndërsa në pjesën tjetër që nuk paraqesin asnjë rrezik, do të bëhen vetëm riparime. “Disa shkolla do të prishen, siç është rasti i dy shkollave në Pezë dhe në Pezë të Vogël. Shkolla të rrënuara, të ndërtuara para 40-50 vitesh, të cilat do të bëhen të reja, më të bukura. Kurse në shkollat e tjera do të bëjmë riparimet e nevojshme dhe do të kemi njoftimet hap pas hapi edhe për hapjen e shkollave”, tha Veliaj. Më tej, ai theksoi se në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të komunikohet vazhdimisht me fëmijët për t’u shpjeguar se s’ka më vend për frikë dhe se çdo gjë i është kthyer përditshmërisë. “Sot në këtë kopësht dhe në të gjitha kopshtet e Tiranës, jo vetëm kemi filluar normalitetin, por psikologët po

punojnë me fëmijët, po ashtu edhe me edukatoret si të jenë më shpjeguese kur vjen puna për t’u shpjeguar fëmijëve se çfarë ka ndodhur, si të menaxhojnë frikën dhe stresin pas kësaj traume. Psikologët do të punojnë edhe me prindërit, ndaj është shumë e rëndësishme që pasi Tirana e kaloi me sukses integritetin fizik të ndërtesave, të kopshteve dhe të çerdheve, të ruajmë edhe integritetin mendor”, u shpreh Veliaj. Ai shtoi se është me rëndësi që fëmijët të kujtojnë se Tirana është një qytet që di të ngrihet në këmbë edhe kur fatkeqësitë natyrore janë shumë të mëdha. “Nuk ka asnjë lloj dyshimi që kjo ngjarje do të na shoqërojë gjithë jetën. Ata që do e mbajnë mend këtë ngjarje të hidhur e të trishtë, do jetë

diçka që do shënjojë fëmijërinë apo rininë e tyre. Ama, duhet të mbajnë mend edhe mënyrën sesi u ngritëm në këmbë, sesi rikuperuam në kohë rekord. Dua t’i falenderoj të gjithë kolegët që merren me kopshte, çerdhe, gjithë edukatoret heroina, gjithë kuzhinieret që kanë filluar të ushqejnë fëmijët shëndetshëm, për faktin se janë të parat që sinjalizojnë rikthimin e jetës në normalitet. Tirana rrëzohet, por Tirana edhe ngrihet shumë shpejt”, shtoi Veliaj. Për të krijuar një klimë sa më pozitive dhe të gëzueshme në Tiranë, me fokus të veçantë fëmijët, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të vijojë të organizojë aktivitete të ndryshme argëtimi dhe festive.

të miratojë një qira 1-vjeçare, që të sigurohemi që secili ka një strehë të sigurt mbi kokë, që jeta fillon normalisht, që do të ecim përpara dhe rikuperojmë nga e gjithë kjo fatkeqësi; ama, që të na japi edhe kohë 1 vit, që të vendosim se çfarë do bëjmë me këto ndërtesa të pabanueshme”, shtoi Veliaj. Ai theksoi se për rastet kur dëmtimet janë të lehta dhe nuk kanë prekur strukturën mbajtëse do të behet rikonstruksioni, ndërsa për rastet kur kjo është e pamundur për shkak të dëmtimeve të rënda do të bëhet rindërtimi nga e para. “Ku mund të

bëjmë rikonstruksion, do bëjmë rikonstruksion; ku do të duhet që t’i bëjmë të reja, do t’i bëjmë të reja; ku do të duhet që, ndoshta të mos punojmë fare më në atë zonë, do të duhet që të blejmë apartamente, ose të gjemë skema të tjera të strehimit në Tiranë. E rëndësishme është që të ngrihemi më të fortë seç ishim në këto ditët e fatkeqësisë, duke filluar nga rindërtimi i shkollave, deri tek rindërtimi i banesës për çdo qytetar të Tiranës, që sheh te qyteti dhe shteti i tij një mundësi për të rikuperuar nga gjithë kjo tragjedi, jo e vogël që na ngjau”, tha Veliaj.

U DËMTUA NGA TËRMETI

Bashkia e Tiranës shemb godinën e vjetër të shkollës së Pezës

S

hkolla e Pezës u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u bërë e pasigurt për të vijuar normalisht mësimin. Ndaj, Bashkia e Tiranës nisi prishjen e saj për t’i hapur rrugë rindërtimit sa më parë, në të njëjtin vend, të një shkolle të re, më të madhe dhe më të bukur se e para. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi pasditen e djeshme punimet për prishjen e godinës ekzistuese të shkollës dhe theksoi se i njëjti proces do të kryhet për çdo ndërtesë që nuk ofron siguri, qoftë kjo një ndërtim privat apo një objekt publik. “Jemi në një situatë ku nuk do marrim asnjë risk në qytetin e Tiranës. Për të gjitha ndërtesat që janë certifikuar si të pabanueshme ose të papërdorshme, do të fillojmë procesin e prishjes, për t’i bërë më të reja dhe më të bukura. Rasti i parë është rasti i shkollës në Pezë, e cila në

tërmetin e datës 21 shtator pati pak dëmtime, kurse në tërmetin e 26 nëntorit pati dëmtime në konstruksion. Është një shkollë 40-50 vjeçare, për 200 nxënës, por do ta bëjmë më të madhe, për 300 nxënës, do të shtojmë edhe palestrën”, tha Veliaj. Ai theksoi se Tirana nuk mund të rrezikojë jetët e qytetarëve të saj për ndërtime që nuk ofrojnë garanci se janë mjaftueshmërisht të qëndrueshme dhe që nuk përbëjnë rrezik për të ardhmen. “Në këtë fazë është shumë e rëndësishme, nëse është shkollë, apo nëse është një ndërtesë industriale, apo nëse është një

ndërtesë private, siç mund të jenë pallatet, kur vendimi zyrtar thotë se janë të pabanueshme, nuk do marrim më asnjë risk. Duhet që nga çdo eksperiencë, nga çdo sfidë, të bëhemi më të përgatitur për sfidën dhe eksperiencën e ardhshme”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se për çdo familje, të cilës do t’i prishet pallati pasi nuk ofron më garanci për qëndrueshmërinë e tij, Bashkia e Tiranës do të ofrojë një qira 1 vjeçare. “Për të gjitha pallatet që do të shpallen të pabanueshme, Këshilli Bashkiak do


SPECIALE

T

11 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Falënderoj partnerët ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë

ë martën, përmes një konferencë për shtyp, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri publik bilancin e dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve. Qarqet më të dëmtuara nga tërmeti janë Durrësi, Tirana, Lezha, por ndërkohë dëmtime ka edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat. Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë, 558 pallate të dëmtuara rëndë, 335 pallate të dëmtuara lehtë, 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara. Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë) dhe Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1). “Vijon puna me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura. Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159. Kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, është si në vijim: Në qarkun Durrës për periudhën 29

Zgjerohet harta e dëmeve nga tërmeti, Voda: 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë PASTRIMET E INERTEVE • Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal” • Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës • Në kompleksin “Miramare” • Në hotel “Vila Verde” • Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë; • Në objektin në Rr.“Bashkimi”,Durrës • Në objektin në Rr.“Mujo Ulqinaku”,Durrës DËMET NGA BANESA Shtëpi të shembura: 1183(Durrës1050,Tiranë131,Dibër2) Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311,Tiranë 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34) Shtëpi të dëmtuara lehtë:3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248) Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35,Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1) Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7) Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9) Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë) Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë) Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1) Persona të evakuuar,strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje: nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave: Durrës-9 objekte. Thumanë-8 objekte. Janë në proces prishje në total në shkallë qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim: Akutalisht po përgatitemi për

MINISTRJA E ARSIMIT

prishjen e 2 objekteve, njëri 3katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës. Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës. Vijon puna në prishjen e objektit 4-katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”). Vijon puna për prishjen e

objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”. Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuqe). Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen një objekti. Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara

deri në orën 12:00 të së martës. Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qyetarëve të prekur nga pasojat e tërmeti.

DURRËS

Tritoli “zhduk” në pak sekonda pallatin 6-katësh N Shahini: Gati plani për zhvendosjen e nxënësve Vijon puna intensive për të rifilluar mësimin në shkollat e padëmtuara në zonat më të prekura nga tërmeti. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini bën të ditur se është gati plani i zhvendosjes si dhe është siguruar transporti i të gjithë nxënësve nga shkollat e dëmtuara drejt shkollave pritëse. Shahini ka inspektuar nga afër shkollën e dëmtuar 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj, Vorë dhe ka zhvilluar një takim me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Marqinet”, Vorë, e cila do të jetë edhe shkolla pritëse për nxënësit e shkollës “Ramazan Subashi”. Transporti i nxënësve është siguruar tashmë nga Zyra Vendore Arsimore Vorë dhe mësuesit do t’i shoqërojnë nxënësit nga Marikaj tek shkolla pritëse. Ministrja ka kërkuar që rifillimi i mësimit të bëhet me fleksibilitet në ditët e para dhe të fillohet me një informim shumë të mirë për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence. Në këtë kuadër, MASR ka vënë në dispozicion dhe ka publikuar gjithashtu edhe edhe draft-udhëzimin mbi marrjen e masave të para mbrojtëse në rast emergjencash.

jë pallat 6-katësh në Durrës u “zhduk” në pak sekonda, pas një operacioni me eksploziv të komanduar. Në momentin që u shemb me eksploziv doli në dritë një tjetër fakt, që pronari i këtij pallati kishte lënë fijet e hekurit të kolonave duke planifikuar që shtesa e kateve të vijonte. Pallatet që u shembën në Durrës nga tërmeti erdhën si pasojë e faktit që kishin shtesa katesh të planifikuara, teksa fillimisht godinat ishin ndërtuar me llogari për dy apo tre kate po me kalimin e viteve shtesat vijuan një pas një duke kaluar edhe parashikimet dhe si pasojë nga lëkundja e tërmetit u rrëzuan. Dy orë para shpërthimit u bë evakuimi i banorëve të dy pallateve ngjitur, ndërsa në momentet e fundit u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve për disa minuta. Shembja u realizua pas një

incident dhe shkoi sipas parashikimit të ekspertëve të xhenios që vendosën eksplozivin që godina të binte nga krahu i rrugës sipër plazhit nga ana lindore në mënyrë që të mos dëmtonte dy pallatet e tjera që ishin ngjitur. Në këtë

ndërtesë dy katet e para ishin biznes, ndërsa katër të tjerat për banim por jetonin vetëm 4 familje, pasi pronari, që nuk banonte aty, e shfrytëzonte për qira në sezonin e verës. Pallati ishte ndërtuar 6 vite më parë.


SPECIALE

12 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, në një intervistë për “Koha Jonë” flet për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kontributin e çmuar Rumania po jep këto ditë për të ndihmuar përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti Intervistoi: Entela Binjaku Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Mircea Perpelea, në një intervistë për “Koha Jonë” flet për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kontributin e çmuar Rumania po jep këto ditë për të ndihmuar përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti. Ambasadori Mircea Perpelea është emëruar në këtë detyrë në korrikun e vitit 2016. Ai njihet si një ndër diplomatët aktivë, me një lidhje të shkëlqyer me komunitetin, gjë e cila pohohet edhe nga vetë opinioni që e ka ndjekur aktivitetin e tij publik. Doktor i shkencave elektroteknike dhe i shkencave ekonomike, profesor në “Shkollën Kombëtare të Studimeve Politike dhe Administrative”, Perpelea është autor i 12 botimeve dhe i shumë artikujve shkencorë në fushat që zotëron. Libri i tij me titull “Duke ardhur në Shtëpi, në Evropë… nga Lindja – Mund të jetë përvoja e aderimit të Rumanisë në BE një model për Shqipërinë?” i kushtohet përvojës rumune të integrimit në BE dhe është botuar në dy gjuhë: rumanisht dhe shqip. Ndërkohë është duke punuar të edhe një tjetër botim që sërish do të jetë dygjuhësh e që pritet të trajtojë edhe dy linjën e afrimitetit mes dy popujve. Perpelea ka një përvojë 10 vjeçare (20062016) në drejtimin e Bankës Kombëtare të Rumanisë. Kontributet e tij në funksionet e administrimit publik lidhen me ushtrimin për disa vite të detyrës së Prefektit në qarkun “Vëlçea”. Karriera në diplomaci u zhvillua fillimisht si Konsull i Përgjithshëm i Rumanisë në Marsejë dhe më pas në Shqipëri në detyrën e Ambasadorit të Rumanisë. Detyrë që vijon ta mbajë edhe sot. Z. Ambasador le të nisim nga njoftimi i Ambasadës së Rumanisë në Tiranë, për anulimin e Pritjes zyrtare me rastin e Ditës Kombëtare të Rumanisë. Si erdhi ky vendim? Vendimi për anulimin e Pritjes Zyrtare që Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizon në mënyrë të përvitshme erdhi në respekt të humbjeve për popullin shqiptar dhe në solidaritet të plotë me të. Përfaqësia jonë diplomatike ka shprehur gjatë këtyre ditëve intensivisht solidaritetin me popullin shqiptar. Që në ditën e parë të kësaj situate shteti rumun përcolli mbështetjen e tij me një mesazh dërguar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta. Po atë ditë më 26 nëntor, ministri i Punëve të Jashtme z. Bogdan Aurescu i drejtoi një mesazh ngushëllimi ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë z. Gent Cakaj. Ministri Aurescu theksonte në mesazhin e tij reagimin e shpejtë të palës rumune, nëpërmjet dërgimit të menjëhershëm të një ekipi kërkim-shpëtimi, në kuadër të Inspektoratit të Përgjithshëm të Emergjencave, me pajisje dhe teknikë ndërhyrjeje, që është instaluar në Republikën e Shqipërisë me dy avionë, të venë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes

Mircea Perpelea: Rumania mbështet integrimin e Shqipërisë

Kombëtare, si dhe shprehte të gjithë gatishmërinë e vendit të tij për periudhën në vijim, sipas kërkesave të palës shqiptare. Me mesazhet e tyre bashkohet edhe përfaqësia jonë diplomatike dhe më lejoni të përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe për popullin shqiptar! Festa Kombëtare e Shqipërisë ishte vetëm 3 ditë larg Festës Kombëtare të Rumanisë ndaj edhe në këtë periudhë e pamë të arsyeshme që në këtë atmosferë, pritjen ceremoniale të këtij viti të mos e zhvillojmë. Shqipëria është në një situatë të pazakontë, tërmeti ka goditur shumë vendin dhe Rumania ka qenë një ndër mbështetëset e para. A mund të na tregoni se ku ka konsistuar kjo ndihmë? Ndihma ka qenë e menjëhershme. Qeveria Rumune, me kërkesë të Presidentit Klaus Iohannis, për përfshirjen urgjente të vendit tonë në dhënien e mbështetjes dhe ndihmës për Shqipërinë, dërgoi ekipin e kërkimshpëtimit RO-USAR të njësisë speciale të IGSU nga MPB në mbështetje të autoriteteve shqiptare. Dy avionë C130 Hercules të vënë në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare transportuan ekipin RO-USAR në Shqipëri dhe 12 ton pajisje të nevojshme për ndërhyrjen. Ekipi përbëhej nga 52 zjarrfikës, të akredituar nga OKB për misione ndërkombëtare, katër qen të stërvitur për të shpëtuar jetë njerëzore dhe 2 vullnetarë të specializuar në trajnimin e qenve. Ministri i Punëve të Brendshme, Ion Marcel Vela, ishte në kontakt të përhershëm me kolonel Vasile Pirtea, drejtuesin e ekipit të shpëtuesve, një profesionist i jashtëzakonshëm, për t’u informuar për çdo nevojë apo kërkesë të specialistëve tanë dhe për t’i zgjidhur ato me shpejtësi. Paraditen e 1 dhjetorit kontingjenti i njësisë speciale rumune u

largua nga Shqipëria dhe avioni që u ul në aeroportin e Rinasit për të marrë trupat rumune, solli edhe pjesën e parë të ndihmave të përbëra nga çadra dimërore, shtretër, dyshekë, batanije, çarçafë dhe gjeneratorë. Në të njëjtën ditë, në orën 14:00 mbërriti dhe avioni i dytë me ndihma, me të njëjtat materiale, ashtu si edhe ishte rënë dakord me qeverinë shqiptare, në bazë të nevojave emergjente. Vlen për tu theksuar fakti se data 1 dhjetor është Festa Kombëtare e Rumanisë dhe avioni i dytë me ndihma, po në të njëjtën ditë, para nisjes, ishte pjesë e paradës ajrore ushtarake në Bukuresht. Sikundër edhe ju e pohuat Festat Kombëtare të Shqipërisë dhe Rumanisë janë pranë. Në këndvështrimin tuaj cilat janë lidhjet mes dy vendeve tona? Lidhjet vijnë nga historia. Rumania ka qenë pranë Shqipërisë në çastet e saj kryesore historike si për shembull Pavarësia e Shqipërinë në vitin 1912 kur Nikolae Jorga hodhi bazën e kësaj marrëdhënieje, më tej periudha e trishtë e komunizmit ku patëm përvoja që na kanë bërë në të dyja anët të bashkëpunojmë. Komuniteti arumun në Shqipëri, luan një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve midis

dy vendeve. Pas rënies së komunizmit marrëdhëniet mes nesh njohën zhvillimet të reja, u liberalizua qarkullimi i i njerëzve, mallrave etj. Të përbashkëta vijojnë edhe në këtë periudhë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kur Rumania ka shprehur mbështetjen ndaj Shqipërisë edhe gjatë 6 mujorit të mbajtjes së Presidencës së Këshillit të Evropës. Lidhjet tona qëndrojnë në mbështetjen dhe respektin e ndërsjellë, dhe në rrugën e përbashkët, drejt vlerave të forta evropiane. Shumëllojshmëria e lidhjeve politike, kulturore, shkencore dhe sa vjen e më shumë edhe ato ekonomike janë tregues i faktit se vendet tona janë pranë. Ju jeni zëri përfaqësues i Rumanisë në vendin tonë. Cila është situata aktuale politike në Rumani lidhur edhe me zgjedhjet e fundit presidenciale ? Po në 24 nëntor u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve për funksionin e Presidentit në përfundim të të cilit u rikonfirmua në detyrë z. Klaus Iohannis. Z. Iohannis do ta ushtrojë këtë mandat edhe në 5 vitet e ardhshme. Sa i takon aktiviteti politik rumun në gjysmën e parë të këtij vit Rumania mbajti edhe Presidencën e Këshillit të Evropës. Marrja e Presidencës ishte një ngjarje

që ndodhte për herë të parë dhe ambasada e Rumanisë për këtë rast organizoi një ceremoni të posaçme që u mbajt në datën 22 janar 2019 në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë. Gjatë kësaj periudhe Rumania tregoi një nivel të lartë përkushtimi dhe tregoi se respekton kohezionin si një vlerë e përbashkët evropiane. Ju përmendët në lidhjen me Shqipërinë rolin e komunitetit arumun. Cili është roli i kësaj pakice kombëtare në marrëdhëniet mes dy shteteve? Arumunët e Shqipërisë janë një pjesë e popullit shqiptar që kanë zakone, tradita dhe gjuhë të lidhur me Rumaninë. Edhe në Rumani ka një popullsi shqiptare që ruan traditat e vendit të origjinës, pra të Shqipërisë. Ne i ndihmojmë të ruajnë zakonet, traditat dhe vlerat dhe ata kanë edhe një përfaqësues në Parlamentin rumun. Rumania e trajton me shumë respekt minoritetin arumun dhe krenohet me personalitetet e tij si: Karamitru, Haxhi, Halep, Bekali etj. Kjo është një ftesë për shtetin shqiptar që edhe ai të krenohet me arumunët e Shqipërisë. Sepse asgjë nuk na ndan, dhe shumë gjëra na afrojnë. Ajo që kërkohet është vetëm respekti. Rumania ka ofruar, duke filluar nga viti 1993 bursa studimi të rinjve arumunë nga Shqipëria në të gjitha nivelet e studimit. Shteti rumun ka bërë shumë përpjekje të afrojë dy shtetet dhe dy popujt gjë e cila është shprehur edhe përmes të drejtave të studimit që ju ka akorduar fëmijëve dhe të rinjve nga Shqipëria në institucionet arsimore rumune, përmes projekteve që realizohen në Shqipëri e që janë mbështetur financiarisht nga shteti rumun. Sot shumë prej të rinjve që kanë studiuar në sistemin arsimor rumun japin kontributin dhe ekspertizën e tyre në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve në Shqipëri ju keni bërë shumë miq këtu, a mund të na thoni diçka rreth këtij aspekti? Po, si ndër zyrtarë ashtu edhe jashtë tyre. I falendëroj për vlerësimin dhe respektin që kanë treguar. Miqësitë janë një hap i rëndësishëm për vijimësinë e marrëdhënieve mes nesh.


SPECIALE

13 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Psikologia Oriola Plaku u bën thirrje prindërve: Të mbajnë fëmijët larg emisioneve apo lajmeve që trajtojnë katastrofat natyrore siç është tërmeti

Pikat e emergjencës, Manastirliu: Mbi 1500 fëmijë po marrin kujdes psiko-social

T

ërmeti tragjik i 26 nën torit, përveç humbjeve të dhimbshme në njerëz ka shkaktuar edhe pasoja psiko-sociale tek fëmijët. Lidhur me këtë shqetësim të madh, mësohet se janë më shumë se 1500 fëmijë që po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se fëmijëve po marrin përkujdesje të veçantë. ‘’Forca më e madhe për t’u ringritur nga kjo fatkeqësi natyrore janë fëmijët ndaj po garantojmë shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë në hotele dhe pikat e emergjencës, ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti. Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e pakursyer të organizatave partnere, 150 po argëtohen me aktivitete të ndryshme në hotel Rafaelo, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit. Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës’’. Nga ana tjetër, Manastirliu tha se ofrohet kujdes shëndetësor 24 orë për banorët në pikat e emergjencës. ‘’Jemi përqëndruar në ofrimin e ndihmës mjekësore pranë hoteleve dhe pikave të emergjencës ku janë vendosur banorët dhe po garantojmë shërbim 24/7 dhe kemi siguruar barnat për të sëmurët kronikë’’. Janë kryer 1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. Gjithashtu janë kryer 3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7

300 PSIKOLOGË ‘’Forca më e madhe për t’u ringritur nga kjo fatkeqësi natyrore janë fëmijët ndaj po garantojmë shërbime psikosociale për çdo fëmijë në hotele dhe pikat e emergjencës, ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti. Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e pakursyer të organizatave partnere, më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës’’. pranë zonave të prekura nga termeti. Janë pajisur me medikamentet e nevojshme 376 të sëmurë kronikë. Kurse ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini u takua të hënën me mësuesit e shkollës 9vjeçare ‘’4 Dëshmorët’’ në Tiranë, nga ku tha se secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e saj si dhe planin e

SITUATA

Durrës dhe Tiranë, 21 të lënduar në spitale Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i mori jetën 51 personave por la edhe qindra të plagosur. Në spitalin Ushtarak në Tiranë, ku në fillim pas gjendje së rëndë që shkaktoi tërmeti me magnitudë 6.4 u paraqitën 463 persona, 43 prej të cilëve u shtruan, tani ka vetëm 18 të lënduar por që janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, tre të tjerë janë dërguar në Itali, Ramë Lala, një anëtar nga familja Cara dhe Marlin Shkodra por dhe këta janë jashtë rrezikut. Mjekët thonë se ata që mund vijnë tani kanë vetëm trauma psikologjike. Në Durrës, aty ku bilanci është tragjik, ka një lajm të mirë. Doktori Elton Bodlli thotë se gjendja në spital tashmë është drejt normalitetit. ‘’Në spitalin e Durrës aktualisht janë vetëm tre persona që u lënduan nga tërmeti dhe që marrin mjekim. Ishte një natë e tmerrshme, pati dyndje të mëdha, ishim të papërgatitur sepse s’kemi hasur situata të tilla sidomos në atë orë. Njerëzit ishin të trembur kishin panik nuk merrej vesh çfarë po ndodhte, ditët e para ishin shumë të ngarkuara pasi vazhdonin të vinin njerëz, shumë prej tyre ishin të traumatizuar. Edhe me familjet tona harruam ku i kishim. Tani është normalizuar gjendja. Tani vijnë ata që kanë ankth, hipertension, marrje fryme’’.

daljes emergjente. “Në shkollën 9-vjeçare “4 Dëshmorët” Tiranë, me mësuesit që zbatonin udhëzimin tonë të masave që secila shkollë duhet të ndërmarrë në rast tërmeti. Secili mësues duhet të ketë një plan të mbrojtjes fillestare të nxënësve në klasën e saj si dhe planin e daljes emergjente. Këto plane në nivel klase duhet të rakordohen me drejtorin për plan të daljes emergjente

në nivel shkolle, i cili printohet dhe postohet në një vend të dukshëm në korridor. Kjo është puna që po bëjnë mësuesit sot dhe nesër për t’u përgatitur për rifillimin e mësimit”. Psikologia Oriola Plaku u bën thirrje prindërve se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të menaxhojnë emocionet e tyre para fëmijëve. ‘’Të mbajnë fëmijët larg emisioneve apo lajmeve që trajtojnë

katastrofat natyrore siç është tërmeti. T’i mbajnë fëmijët larg zhurmave dhe t’i mbështesin në aspektin emocional, duke biseduar vazhdimisht për përjetimet dhe ndjesitë e tyre. Nëse një prind konstaton se fëmija po përjeton vështirësi në funksionimin e përditshëm dhe këto janë me intensitet të lartë, është e nevojshme që të drejtoheni të psikologu”, shprehet Plaku.

SITUATA

Tërmeti, drejtoresha: Spitali i Krujës i sigurt, vijon punën

T

ërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka nxjerrë jashtë funksionit god inën e administratës së spitalit të Krujës, ku ka qenë vendosur edhe depoja e gjakut dhe magazina. Mësohet se fill pas kësaj situate, personeli dhe pajisjet janë spostuar në ambientet e spitalit, i cili nuk ka pësuar dëmtime por vetëm disa plasaritje të vogla. “Spitali vijon punën normalisht”, tha drejtoresha pasi u inspektua nga italianët dhe inxhinierët shqiptarë. ‘’Spitali vijon punën normalisht’’, tha drejtoresha, pasi u inspektua nga italianët dhe inxhinierët shqiptarë. Drejtoresha thotë se ka vetëm disa plasaritje të vogla në pavionin e Pediatrisë, i cili është spostuar një kat më poshtë, nga i katërti në të tretin për të shmangur panikun. ‘’Godina e bankës së gjakut, administrata dhe magazina do të bëjmë relacionet e duhura. Godina

e administratës nuk është e sigurt, është e mbyllur, e evakuuar. I kemi marrë të gjitha masat për të mos pasur probleme jete. Pas tërmetit kemi kontrolluar godinat edhe të administratës edhe të spitalit, kemi relacionet, spitali është i sigurt por për efekt të sigurisë psikologjike dhe jo të jetës, pasi nuk ka asnjë problem, i kemi spostuar dhe

katet sipër nuk janë në funksion dhe do të bëhet riparimi. Urgjenca është në funksion. Mungesë ilaçesh nuk ka. Dëmtimet e spitalit janë të papërfillshme, do të fillojë sa më shpejt riparimi. Pacientët janë spostuar për efekt psikologjik, pasi kur shohin një krisje mos të duket se çfarë është, struktura është në rregull”.


SPORT

14 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Portieri i kombëtares sonë është shfaqur optimist në prag të ndeshjes ndaj kampionëve të Italisë

SITUATA

Strakosha sfidon Juventusin: E respektojmë, por nuk kemi frikë nga ata Nga Rozalb Lika

T

homas Strakosha së fundmi ka dhënë një in tervistë për “Lazio Style Radio” duke komentuar pragndeshjen ndaj Juventusit. Portieri i Lazios po kalon një moment fantastik te bardhekaltrit.

i rrezikshëm, unë gjithmonë duhet të jem gati për të arritur numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol. Të shtunën na pret një ndeshje e vështirë për rrugëtimin tonë, e dimë që çdo pikë është e rëndësishme, por nuk kemi frikë nga askush. E respektojmë Juventusin, është

Strakosha ishte mbrëmë në “Lazio Club Quirinale”, bashkë me Luiz Felipe, në një takim me tifozët. Aty mbërriti presidenti Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare. Nuk mungoi as shqiponja, simboli i bardhekaltërve, por edhe i shqiptarëve. Portieri tregon atmosferën: “Evente si këto janë

FSHF inspekton stadiumet pas tërmeteve, ja si është gjendja e tyre

T

ërmetet në Durrës në vendin tonë, sollën edhe shtyrjen e aktiviteteve sportive. Pas lëkundjeve me magnitudë të lartë sizmike, shumë ndërtesa u dëmtuan dhe shkatërruan, sidomos në zonën e Durrësit dhe përreth. FSHF me disa specialistë ka bërë inspektimin e impianteve ku do të luhen ndeshjet në fundjavë, nisur nga “Selman Stërmasi”, “Niko Dovana” e shumë të tjerë. Madje, megjithëse s’do të luhet këtë javë, është inspektuar edhe “Air Albania Stadium” dhe bëhet me dije se në asnjë impiant nuk ka dëmtim të strukturës. Pritet që futbolli të nisë agjendën normale, me shpresën se njerëzit do të gjejnë qetësinë e trazuar këto ditë nga tragjedia e rëndë në vendin tonë. Madje, shumë klube do të dhurojnë të ardhurat nga biletat në ndihmë të familjeve në nevojë.

ARGJENTINASI

Messi: U ndjeva keq kur Ronaldo mori “Topin e Artë” për herë të pestë

L

“Mbështetja e tifozëve na jep karikim për të vazhduar të ardhmen. Mbrëmje si ato na japin kënaqësi, pasi ne shpresojmë që të japim më të mirën tonë si brenda dhe jashtë fushave. Asnjë pritje në ndeshjen e fundit? Më mirë, sepse tregon se nuk pësojmë shumë nga kundërshtari dhe kthehemi në shtëpi më të qetë. Kur ekipi tjetër arrin të jetë

një ekip i madh, duan të reagojnë, por ne mendojmë për rrugëtimin tonë dhe për të marrë maksimumin. Evente të tilla janë të bukura, të japin buzëqeshjen e një fëmije, nuk krahasohet me asgjë në botë, dhe na bën ta kujtojmë me emocion momentin që kemi takuar një futbollist: është diçka jashtë bote. Të jem më ta ma bën zemrën mal”, deklaroi Strakosha.

vërtet të bukura. T’i dhurosh buzëqeshje një fëmije nuk krahasohet me asgjë në botë dhe na lejon te kujtojmë se sa të emocionuar ishim, kur takonim një futbollist. Është diçka e jashtëzakonshme. Qëndrimi me ta më mbush zemrën”. Këtë sezon portieri i kombëtares sonë ka pësuar 14 gola në 14 javët e para në Seria A, duke qenë në disa ndeshje protagonist.

ionel Messi fitoi “Topin e Artë” për vitin 2019, për herë të 6-të në karrierën e tij, asnjë më parë nuk ka bërë më mirë se ai. Argjentinasi ka arritur që të triumfojë në vitin 2009, 2010m 2011, 2012 dhe në 2015-n. Pas tij vijon të qëndrojë Cristiano Ronaldo, teksa në një intervistë të dhënë së fundmi e ka pranuar se edhe ai është mërzitur shumë kur fitonte portugezi. “Më pëlqente që kisha 5 ‘Topa të Artë” dhe isha i vetmi. Kur Cristiano arriti që të merrte të pestin, u ndjeva keq që nuk isha i vetmi në krye të renditjes. Gjithsesi Ronaldo e merituar dhe unë nuk mund të bëja më shumë. E kuptoj përse ai nuk e fitoi, objektivi ishte fitimi i Champions League, që është edhe

kompeticioni që të ofron më shumë mundësi për të fituar ‘Topin e Artë’. Ronaldo e fitonte sepse zhvillonte sezone mjaft të mira në La Liga dhe në Champions. Kush është më i miri? Sinqerisht, nuk e di se kush është lojtari më i mirë në histori”, u shpreh Messi për “Francë Football”.

TALENTI

NDRYSHIMET

Formati i ri i Ligës së Kombeve i jep më shumë shpresa Shqipërisë për Botërorin

S

ezoni i ardhshëm do e gjejë formatin e Ligës së Kombeve me ndryshime. Kështu Liga A do të ketë 16 skuadra dhe jo 12 sa sezonin e shkuar. Po aq ekipe do të kenë edhe Liga B me atë C, ndërsa Liga e fundit do të reduktohet, teksa nga 16 ekipe do të mbetet me vetëm 7 të tilla. Normalisht që një gjë për tillë shton buzëqeshjet për kuqezinjtë, pasi këta të fundit do të kenë më tepër mundësi për të fituar Ligën C sezonin e ardhshëm. Një pjesë e mirë e skuadrave do të jenë më të dobëta se Shqipëria, ose të paktën shihen të tilla në letër, pasi do të ngjiten nga një ligë më e ulët se e jona. Gjithashtu po mendohet që Liga e Kombeve të dhurojë edhe bileta për një vend

në Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar dhe kjo padyshim është diçka që vërtet ndez shpresat për Kombëtaren tonë të udhëhequr nga Reja. Kjo duket si mënyra që jep më

shumë shanse për kuqezinjtë, pasi kualifikueset e Botërorit nuk premtojnë shumë, sepse është vetëm vendi i parë ai që siguron automatikisht kualifikimin.

Uzuni s’dinë të ndalet në Kroaci, shënon edhe Cokaj

M

yrto Uzuni nuk ndalet. Pas golit të shënuar në kampionatin kroat fundjavën e kaluar, futbollisti beratas gjen sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe në Kupën e Kroacisë. Në çerekfinalen e këtij kompeticioni, Lokomotiva e Zagrebit luajti në transfertë ndaj Sibenikut. Në minutën e 28, Uzuni zhbllokoi shifrat. Pas një krosimi nga e djathta, topi u devijua me kokë dhe përfundoi në këmbët e Uzunit, i cili shënoi me të majtën. Shqiptari tjetë Enis Çokaj, që shënoi golin e tretë për Lokomotivën në minutën e 82-të. Pas një goditje këndi, topi doli jashtë zone, dhe Çokaj lëshoi një të djathtë të fuqishme, dhe pasi topi u përplas në tokë, portierit i humbi përqendrimi dhe bëri një gafë, duke i “falur” kështu golin e tretë. Falë kësaj fitoreje, tashmë Lokomotiva e Zagrebit arrin fazën gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.


SPORT

15

REAGIMI

E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Familja e Ronaldos kundër Van Dijk: Kur të fitosh ndonjë trofe…

L

ionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke parakaluar Cristiano Ronaldon me 5 të tillë, por një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga familjarët e portugezit, që shpërthyen në rrjetet sociale. Motrat e Ronaldos reaguan mjaft ashpër, njëra prej të cilave u kap me deklaratën e mbrojtësit holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe tjetra ngriti pyetjen se çfarë ka fituar më shumë Messi, që meritoi trofeun këtë sezon. “I dashur Virgil, kur të fitosh trofe të rëndësishëm, që vlejnë, atëherë flasim bashkë. Duhet të dish që Ronaldo nga ata ka fituar shumë dhe plot 5 herë Topin e Artë. Ronaldo është një kampion në vendet ku ka lua-

jtur dhe në Premier League është shpallur edhe golashënuesi më i mirë. Kur të fitosh edhe t’i disa tituj, atëherë mund të ulesh në një tavolinë me Ronaldon”, shkroi Katia Aveiro, pas deklaratës së Van Dijk, që tha se nuk e kuptonte pse Ronaldo ishte pretendent për të fituar Topin e Artë. “Nuk kam asgjë me këtë djalë (Messin), por thjesht nuk e kuptoj çfarë ka fituar më shumë se vëllai im, që të marrë këtë çmim”, shkroi motra tjetër e yllit të Juventusit, Elma Dos Santos. Nuk mund të ngelte pa reaguar edhe mamaja e portugezit, që në një status në rrjetet sociale shprehu gjithë mbështetjen ndaj të virit, duke e cilësuar si “heroin dhe krenarinë e familjes dhe të gjithë Portugalisë”.

Nuk kanë qenë të pakta mediat që duke marrë në konsideratë statistikat vlerësojnë më shumë polakun

Tjetër padrejtësi te “Topi i Artë”, ja përse e meritonte Lewandoëski

Franck Ribery u ankua në vitin 2013 se ju vodh çmimi i “Topit të Artë” në vitin 2013, teksa sipas tij Ronaldo dhe Messi janë favorizuar. Që nga viti 2011 kjo dyshe ka pushtuar vendet e para, ndërkohë që vetëm sezonin e kaluar, vendin e parë e zuri Luka Modric. Në atë sezon, francezi kishte fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Champions League, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klube. Por në ceremoninë që u zhvillua të hënën në mbrëmje në Paris, duket se është bërë një tjetër padrejtësi. Bëhet fjalë për Robert Lewandowski-n. Sulmuesi polak nuk e ka parë veten asnjëherë në podiumin e “Topit të Artë”, teksa që nga viti 2015 thuajse i ka takuar gjithmonë Messit,

Ronaldos dhe Neymar. Statistikat janë në favorin e tij. Duke filluar që nga 1 janari dhe deri më 27 nëntor kur ishte dita e fundit për të votuar, asnjë futbollistë tjetër nuk ka shënuar më shumë gola se ai dhe asnjë nuk ka qenë më vendimtar. “Bomberi” i Bayernit ka shënuar 45 gola

E PAZAKONTË

Votat e pazakonta të gazetarit nga Sri Lanka, injoron fituesin “Topi i Artë” për vitin 2019 shkoi për Lionel Messin, duke koleksionuar trofeun e 6-të në karrierë, duke thyer rekordin. Ylli argjentinas u përzgjodh nga votat e gazetarëve nga e gjithë bota, por nuk mungojnë edhe votimet e çuditshme. Rasti i gazetarit të Sri Lankës, Hafiz Marikar, i ka habitur të gjithë. Ai ka votuar të parin Alexander-Arnoldm ndërkohë që pas tij vinin Aubameyang, Griezmann, Lewandowski dhe Ter Stegen. Ai gjithmonë ka qenë shumë ndryshe nga kolegët e tij. Në vitin 2017, votoi të parin Bonuccin, i cili e mbylli i 14-ti, ndërkohë që pas tij ishin De Gea, Falcao, Hazard dhe Kane. Edhe në vitin 2018, votat e tij ishin të ndryshme, pasi të parin përzgjodhi Hazard, të ndjekur nga Firmino, Pogba, Cristiano Ronaldo dhe Kane. Në tri vitet e fundit, ai nuk ka votuar asnjë nga fituesit e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo (2017), Modric (2018), Messi (2019).

në 43 ndeshje gjatë kësaj periudhë, duke lënë pas Messin me 40 gola në 43 ndeshje. Nëse ky çmim do të jepej për futbollistin më të mirë, padyshim që duhet të kishte shkuar te Lewandowski. Për fatin e tij të keq gjëra nuk shkojnë sipas parashikimeve, pasi reputacioni i

Messit është shumë më ndryshe. Nga gushti në tetor, polaku ka shënuar në 13 ndeshje radhazi për ekipin gjerman. Në sezonin e fundit shënoi 40 gola në 47 ndeshje, teksa Bayerni fitoi dy trofe. Ronaldo ndërkohë shënoi 28 gola në 43 ndeshje me Juventusin, dhe Messi 51 në 50 ndeshje me blaugranët. Si Juventusi dhe Barcelona fituan vetëm kampionatet e tyre respektive, duke mos bërë më mirë se bavarezët. Gjatë sezonit të ri Lewandowski ka shënuar 27 gola në 21 ndeshje, pavarësisht se ekipi i tij ka kaluar një mini-krizë me Niko Kovac. Messi ndërkohë ka shënuar 10 gola deri më tani, ndërkohë që Ronaldo ka hasur edhe më shumë vështirësi.

VOTAT

Si arriti “Pleshti” t’ia “vidhte” vendin e parë Van Dijk Lionel Messi arriti që të merrte “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, duke kaluar Ronaldon. Këtë vit gara ishte shumë e fortë, por me mbrojtësin Van Dijk. Argjentinasi arriti që të merrte 686 vota, kundrejt 679 votave të mbrojtësit të Liverpoolit. Van Dijk ë ka marrë më shumë preferenca në vendin e parë (6 pikë), nga 69 gazetarë, teksa pas tij gjendet Messi me 60, por argjentinasi ka pasur më shumë prezenca në votat e më shumë gazetarëve. Nëse të dy futbollistët do të arrinin në të njëjtën numër votash, triumfues në këtë rast do të ishte holandezi për shkak të më shumë vlerësimeve në vendin e parë. Një befasi për lojtarin e Liverpoolit, i cili edhe pse mori preferencën më të madhe nga juria sërish nuk arriti që të merrte çmimin prestigjioz.

MBROJTËSI

Chiellini: Reali nuk donte që Ronaldo ta fitonte “Topin e Artë” Giorgio Chiellini ka befasuar me deklaratën e tij referuar fituesit të Topit të Artë të vitit të kaluar. Mbrojtësi i Juventusit akuzon Real Madridin se nuk ka dashur që këtë trofe individual ta fitonte Cristiano Ronaldo. “Vjedhja e e Topit të Artë ndodhi vitin e kaluar. Nuk duhej ta fitonte Modric, maksimumi Pogba ose Griezmann. Ia dhanë Modricit vetëm sepse Reali nuk donte që ta merrte Ronaldo. Këtë vit duhej ta fitonte një futbollist i Liverpoolit. Të zgjedhësh mes Messit e Ronaldos është si të zgjedhësh mes Federerit dhe Nadalit. Interi? Nuk më befason aspak, e njoh Conten dhe lojtarët

e tij. Interi po bën diçka të jashtëzakonshme, e dinim që do të ishte aty dhe do të jetë për një kohë të gjatë. Flas çdo ditë me të, është shumë i zgjuar. Ka dëshirë

të mësojë i kupton gjërat shumë shpejt. Është i datëlindjes 1999 dhe është katapultuar në një kampionat ku luhet ndryshe, deklaroi Chiellini.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

P

as takimit me peda gogë dhe ekspertë të sizmiologjisë, Presidenti Ilir Meta i ka bërë disa kërkesa qeverisë lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Meta kërkon kompletimin e një harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe përdorimin e eurokodeve në gjithë ndërtimet. “Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë: Fillimin e punës sa më parë, për

16 E mërkurë, 4 DHJETOR 2019

Presidenti Meta, 4 kërkesa për qeverinë

azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarret, etj;. Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;. Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve

të ndërtimit;. Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave

AMBASADORI I KILIT

P

re për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor”, shkruan Meta.

KRYEMINISTRI

“Bashkëpunim me Kilin për masat ndaj tërmeteve” residenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ambas adorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kilit, Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes

tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financia-

rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor. Gjithashtu, Presidenti Meta inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.

Rama, Bashës: Mos bëj sikur po këputesh e ngrysesh për njerëzit, por hajde e bashkëpuno!

T

akimeve të Lulzim Bashës me qytetarë të prekur nga tërmeti dhe thirrjeve për qeverinë që të marrë masa, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur duke thënë se situata nuk duhen përdorur për politikë. Kryeministri i drejtohet kryetarit të Partisë Demokratike me një thirrje, për të bashkëpunuar në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet vendi. “I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish

ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë… Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll”,- shkruan Rama në Twitter.

KRYEMINISTRI NË DETYRË I KOSOVËS

Haradinaj flet për ndihmën e Kosovës për tërmetin: Rama s’ma hapte telefonin Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Abc New” ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë. Ai thotë se pas goditjes së tërmetit, në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit, ka komunikuar me presidentin Ilir Meta dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Sh-

qipëri. Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë. “Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban Kryeministri nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai smban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, thotë Haradinaj.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.