www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 156 (8287)
E mërkurë, 4 Korrik 2018
Çmimi 30 Lekë
Burimet nga selia blu dhe të LSI tregojnë se deputetët do përballen me kryeministrin
Nesër shikoni Parlamentin! Opozita dhe shoqëria civile kanë bërë thirrje për nesër që të rrethojnë sallën e Kuvendit, ku do të votohet me forcën e kartonit projektligji, me urgjencë, për prishjen e Godinës historike të Teatrit Kombëtar
FAQE 3
Kryeministri malazez, Edi Ramës: Mëso nga ne për negociatat me BE!
Foto: Kryeministri Edi Rama me homologun malazez, Dushko Markoviç, në mbledhjen e përbashkët të FAQE 4 dy qeverive që u mbajt dje në Shkodër OPINION
ZËVENDËSKRYETARI I LSI-së
Dy pyetje për Teatrin Luan Rama: Arta Marku Kombëtar dhe disa vargje injoroi vetingun, reforma të Fishtës si amanet në drejtësi është Nga Tonin Çobani kompromentuar FAQE 16
FAQE 8
REAGIMI
DEPUTETI I PD-së
Petrit Vasili: LSI i bashkohet protestës së artistëve për Teatrin
Alibeaj: Sistemi i Vetting-ut është i korruptuar. Arta Marku të largohet
FAQE 8
FAQE 11
Po vjen ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, zonja Kathleen A. Kavalec
FAQE 2
Në foto: Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Kathleen A. Kavalec
DEKLARATA
KOMISIONI I MEDIAS
MINISTRJA E SHENDETESISE
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë: “Çamët janë kriminelë lufte!” Pse hesht pala shqiptare?
“Teatri”, Opozita, artistë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore kundër prishjes
Ogerta Manastirliu: Shërbim okulistik falas për banorët e Shtëpive të të Moshuarve
FAQE 7
FAQE 12
FAQE 9
RUSI 2018
Suedia “fortesë” e pathyeshme, eliminon 4 shqiptarët e Zvicrës Anglia thyen “tabunë”, Kolumbia eliminohet nga penalltitë
FAQE 20-21
POLITIKE
2
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Deklaratat e ministrit italian, kreu i PD-së: Mafia shqiptare dhe narko-shteti i Ramës duhet të ndiejnë presionin e Italisë
Salvini frymëzon Bashën për luftën ndaj mafies: Erë ndryshimi edhe nga kjo anë e Adriatikut
REAGIMI I MINISTRIT TË JASHTËM
Basha “pro” Salvinit, Bushati: Turp! Shpresoj t’i kenë vjedhur adresën
K
reu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur deklaratat e ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini ndaj mafies, ndërsa i uron mirëseardhjen erës së ndryshimit edhe në anën tjetër të Adriatikut duke iu referuar Shqipërisë. Basha thotë se presionin italian duhet ta ndiejnë edhe mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës. “Mirësevjen era e ndryshimit. Së shpejti edhe në këtë anë të Adriatikut. Mafia shqiptare dhe narko-shteti i Ramës duhet të ndiejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realititetit të deridjeshëm”, shkruan Basha në dy gjuhë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, duke shpërndarë edhe deklaratën e ministrit italian, i cili duke iu drejtuar mafies thoshte se “argëtimi mbaroi”. “Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të demonstrojmë se shteti është më i fortë. Do të më pëlqente të kujtohesha në fund të udhëtimit, si dikush që luftoi më shumë se të tjerët Kamorrën, Ndraghetën dhe mafien, duke u angazhuar se do të futemi rajon më rajon”, shkruante po në rrjetin social “Twitter”, ministri italian Matteo Salvini. Paralajmërimi i Salvinit Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini i ka shpallur luftë mafies, emigracionit të paligjshëm dhe çdo gjëje që dëmton interesat e italianëve. Dje ai ka vizituar një fermë në Suvignano, në Monteroni d’Arbia (Siena) që i është konfiskuar mafies në vitin 2007. Salvini është zhytur në pishinën e fermës dhe e ka shijuar shumë këtë moment. E ka komentuar si një “kënaqësi e dyfishtë”. Fotot dhe videot janë postuar edhe nga ai vetë në faqen e tij në “Facebook” ku i ka dhënë një paralajmërim të fortë mafias, skafistëve dhe emigrantëve kriminelë. “Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm! Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të tregojmë që Shteti është më i fortë. Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujto-
hesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon”, shkruan Salvini në “Facebook”, ku ka postuar një video rreth 14 minuta. Nuk i ka mjaftuar e shkruara, me zë dhe figurë ministri i Brendshëm italian i është betuar mafies se nuk do ta lërë të qetë. Ai thotë
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
se do provojë t’iu sekuestrojë edhe mbathjet që kanë veshur. Për Salvinin skafistët dhe mafiozët janë njësoj, nuk mungojnë edhe fjalët e pista drejtuar atyre. Madje, ministri i Brendshëm italian ka edhe një mesazh për ata që shkruajnë në mure “Vdis Salvini”. “Mesazhi i qartë për bastardët mafiozë, ndragetistë e kamorristë. Italia nuk do jetë më
vendi juaj. Do luftoj ditë e natë dhe do provoj t’ju sekuestroj edhe mbathjet që keni veshur. Dua një ekonomi të fortë e të ndershme… Mafiozë dhe skafistë për mua jeni i njëjti m*t. Për ata që shkruajnë në mure ‘vdis Salvini’: Kujtoni se më fusni frikën. Kërcënimet tuaja vetëm më bëjnë të qesh”, thotë ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.
Deklarata e ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, se do të shkatërrojë mafian ka futur në “sherr” politikën shqiptare. Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, se era e ndryshimit po vjen dhe së shpejti do të mbërrijë edhe te ne, ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Bushati shpreson që llogaria e Bashës të jetë hakuar, duke shtuar se deklarata e tij ishte kundër njerëzve dhe vendit të tij. Sipas Bushatit, deklaratat e Bashës pro Salvinit janë të tuprshme, pasi ministri italian njihet për pikëpamjet e tij kundër shqiptarëve. “Shpresoj vërtet që llogaria e kreut të opozitës të jetë hakuar, përndryshe askush nuk mund të shpjegojë këto deklarata të Bashës kundër njerëzve dhe vendit të tij. Turp!”- shkruan Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm.
Po vjen ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, zonja Kathleen A. Kavalec
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
A
mbasadori Donald Lu ikën në shtetin e Kirginstanit. Në Shqipëri Kathleen A. Kavalec është emri i propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, për ambasadore. Emri i saj është bërë publik zyrtarisht ditën e djeshme në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, nga administrata Trump. Po kush është Kathleen A. Kavalec? Aktualisht ajo është zëvendës ndihmës sekretare Zyra e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Periudha në detyrë: Nga gusht 2015 Zëvendës ndihmëssekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësn-
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
dihmëssekretare në gusht 2015. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë. Para kësaj, ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013). Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore. Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Burimet nga selia blu dhe të LSI tregojnë se deputetët do përballen me kryeministrin
Nesër shikoni Parlamentin! Opozita dhe shoqëria civile kanë bërë thirrje për nesër që të rrethojnë sallën e Kuvendit, ku do të votohet me forcën e kartonit projektligji, me urgjencë, për prishjen e Godinës historike të Teatrit Kombëtar
Debati i madh në lidhje me prishjen e Godinës së Teatrit Kombëtar ka sjellë që nesër, më në fund, qeveria do të tentojë të kalojë me forcën e numrave projektligjin për prishjen e Godinës historike të Teatrit Kombëtar. Deri tani ka patur mendime të ndryshme në lidhje me Godinën si simbol i ikonës së artistëve shqiptarë. Shumë prej artistëve janë për riparimin e saj duke e ruajtur si objekt pasi aty është historia shqiptare e teatrit dhe ku aktorët me të shquar shqiptarë kanë luajtur në skenën e këtij Teatri. Një pjesë janë që të prishet dhe të ndërtohet një teatër i ri, por pa prekur tokën e teatrit. Siç ka edhe të tjerë që e duan krejt për kulla ndërtimi pasi fitohen dhjetra milionë euro, në mos më qindra milionë euro ndër vite. Ndërkohë debati vazhdon dhe nuk ka asnjë emergjencë kombëtare për ta kaluar me shpejtësi këtë projektligj ku do vendoset në thelb që privati do marrë tokë dhe do të ndërtojë kulla biznesi, por edhe një godinë të re teatri. Sherri zien dhe artistët përditë bëjnë protestën e tyre për t'iu dëgjuar zëri dhe për të ruajtur godinën historike. Por edhe qeveria nuk ndalon. Ajo e ka ndarë mendjen për ta rrëzuar godinën. Mesazhin e dha pardje kryeministri Rama kur në inagurimin e një godine të re teatri të gjimnazi Petro Nini Luarasi tha si nëpër dhëmbë se Godina e vjetër do të prishet sapo të kalojë projektligji në Kuvend. Edi Rama e bën një gjë të tillë, nuk don t'i dijë. Ndaj nesër në sallën e Kuvendit projektligji në fjalë do të jetë në tavolinat e deputetëve për tu votuar. Priten vërtet tensione të forta, bile flitet deri në përballje fizike mes deputetëve të opozitës dhe deputetëve të PS-së dhe ministrave. "Ka një arrogancë të paparë.
Nesër populli opozitar është thirrur për të mbrojtur Godinën e Teatrit. Artistët në krye dhe shoqëria civile. Edhe policia do jetë e shumtë. Mbetet të shikojmë parlamentin nesër! Nëse kalon Teatri është një çështje alarmi. Jemi para një çmendurie ku ca njerëz nuk njohin kufi për të grabitur. Shembja e Teatrit ndalohet duke përdorur formën e protestës së Kukësit. Këtu kemi të bëjmë me një çmenduri kolektive që mendojnë se paraja është gjithçka. Më përpara nuk ishte çmendur kaq keq dhe kishte edhe konkurse. Si ka mundësi që bëhet një vepër kaq e rëndësishëm dhe nuk ka konkurs. Veliaj është vënë si instrument i Edi Ramës apo si përfaqësues i qytetarëve?", tha Lubonja dje për median. Ndërsa në emër të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se çështja e Tetarit Kombëtar nuk është debat
vetëm për një godinë, por për gjithë sistemin. Ai shtoi se me anë të këtij projekti, Edi Rama dhe qeveria po godasin gjithë shqiptarët. "Projektligji skandaloz është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Jo vetëm po vidhet prona, jo vetëm po shkatërrohet identiteti, por edhe po denigrohet dhe poshtërohet një komunitet i respektuar siç janë artistët",deklaroi Petrit Vasili. Për të gjitha këto arsye, Vasili tha se LSI në seancën e Kuvendit do të kundërshtojë fort kalimin e këtij ligji. Ai gjithashtu u shpreh se LSI solidarizohet me gjithë artistët që kanë dalë në mbrojtje të pronës publike dhe vlerave historike të Teatrit Kombëtar.
Po kështu PD-ja me anë të disa deputetëve të selisë blu ka thënë se ai projektligj nuk do të lejohet të kalojë në Kuvend. Selia blu thekson se gjithçka bëhet jo për teatër të ri, por për ti dhënë firmës private, mike e kryeministrit, mijëra metra katrorë tokë mu në mes të Tiranës për të bërë kulla biznesi. Nga ana e tij kryeministri i ka përqeshur dhe ironizuar opozitarët në këtë reagim, bile ka thënë as që ia ndjenë për këtë opozitë. Nesër populli opozitar është thirrur për të mbrojtur Godinën e Teatrit. Artistët në krye dhe shoqëria civile. Edhe policia do jetë e shumtë. Mbetet të shikojmë parlamentin nesër!
POLITIKE SFIDA
D
je në Shkodër ishte mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj malazeze dhe shqiptare. Dihet se Shqipëria dështoi këtë vit me negociata, ndërkohë Mali i Zi e ka marrë Statusin me BE. Pasi janë takuar në Shkodër, të dy kryeministrat kanë dalë në konferencë shtypi. Kryeministri malazez ka premtuar se vendi i tij do të japë mbështetje që Shqipëria të kalojë këtë ngërç të madh, që ka aktualisht me BEnë. Ai ka deklaruar se këtë mund ta bëjë fare thjesht: Mjafton që Edi Rama të ndjek shembullin e Malit të Zi. “Konfirmoj gatishmërinë e Malit të Zi
4
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Kryeministri malazez, Ramës: Mëso nga ne për negociatat me BE! dhe do të ofroja përvojat tona. Për këto 6 vite që jemi në procesin e BE, Mali i Zi ka hapur 6 stade për negociatat dhe kemi mbyllur 2. S’duhet harruar se pse jemi në procesin e integrimit të BE, jo vetëm për të hyrë aty, por për të qenë pjesë e saj. Duhet të shohim para. Përveç anëtarësimit në BE, vend i rëndësishëm i takon edhe zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore”, tha kryeministri i Malit të Zi. Mali i Zi ka 650 mijë banorë, ndërsa
Shqipëria me 1 Janar 2018, rezulton 2.870.324 banorë në territor. Pjesa tjetër e popullsisë ka emigruar. Pra një shtet i vogël pothuaj sa Tirana si popullsi, ka marrë statusin dhe i sugjeron kryeministrit Rama se “Mëso nga ne!”. Po çka bërë pala malazeze? Ka luftuar korrupsionin, krimi i organizuar nuk ka lidhje me qeverinë, ka mirëkuptim pozitëopozitë për çështje madhore kombëtare, kanabisi nuk mbillet e ruhet nga qeveria,
kryeministri nuk ka tangërllëk, ka rritje të mirëqenies, ka turizëm dhe mjedis të pastër, etj, etj. Kaq duhet që të jemi si Mal i Zi!
Mbahet në Shkodër, mbledhja e parë e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe të Malit të Zi
Edi Rama: Do të zgjerojmë bashkëpunimin, investime të përbashkëta e zhvillim turizmi P
ër herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës. Mbledhja e dy kabineteve u mbajt paraditen e djeshme në ambientet e fototekës kombëtare “Marubi”, ndërsa Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kishin marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e takimit. Disa marrëveshje të rëndësishme me interes të ndërsjellë pritet të firmosen gjatë këtij takimi që do zgjaste rreth 2 orë e 30 minuta, nga ora 10:00 deri në 12:30. Ceremonia e pritjes së delegacionit qeveritar malazez nisi në orën 10:00. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare në pedonalen “Kolë Idromeno”, dy qeveritë do parakalojnë në këmbë deri tek Muzeu “Marubi”, ku edhe do të mbahej mbledhja e përbashkët. Fillimisht takimi vijoi me dyer të mbyllura ku dhe u nënshkruhen marrëveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Edi Rama dhe Dashko Markoviç, ashtu siç dhe ishte lajmëruar më herët, mbajtën konferencën e përbashkët për shtyp. Ndërsa në orën 12.30 do të zhvillohej Forumi i Biznesit Shqipëri - Mal i Zi. Kryeministri i Shqipërisë Në përfundim të takimit të përbashkët të dy qeverive, asaj shqiptare dhe malazeze në Shkodër me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama në konferencën e shtypit me homologun malazez, Dushko Markoviç, ku dhe ka theksuar rëndësinë e bash-
këpunimit mes tyre. Rama ka thënë se ky është një takim historik, dhe se mes dy vendeve përveç afërsisë kufitare ka një trashëgimi morale e shpirtërore që i mban të lidhur. “Na vjen mirë që mblidhemi këtu. Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Konsolidim të perspektivës evropiane. Do konkretizojmë bashkëpunimin. Do forcojmë më tej nuk është vetëm gjeografia që na lidh, por edhe trashëgimia morale e shpirtërore”- theksoi kryeministri Rama. Më tej, Rama foli për investimet e përbashkëta në të dy vendet. Kryeministri u ndal tek turizmi, si një nga pikat më të forta të Shqipërisë dhe Malit të Zi. “Sot ne jemi më të ndërlidhur se asnjë herë më parë. Është koha ti adresojmë potencialet, të shkëmbejmë eksperienca, të bashkojmë forcat. Jo vetëm një
sukses për takimin. Zhvillim të turizmit, komunikim me investitorët, e kemi dëgjuar më shumë se 1 herë nga ana e tyre të zgjerojmë investimet, kapacitetet ekonomike, në mënyrë që të gjithë turistët që drejtohen drejt kësaj zone, duke pasur si pikë referimi Malin e Zi, të zgjerojnë kufirin”- tha Edi Rama. Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare do të bëjë çmos për të mbrojtur mjedisin, dhe të zhvillojë një turizëm të qëndrueshëm. Rama tha se lëvizja e qytetarëve nga të dyja vendet është ajo çka mban një shkëmbim natyral kulturash. “Në fakt jemi në një hapësirë që gjithmonë është menduar si një hapësirë ndërveprimi. Historikisht, para se të na mbyllte kufijtë regjimi i vjetër, tani i gjejmë të zhvilluara, në një hapësirë ku kufiri mes nesh është vetëm konvencion. Ju
e dini sa qytetarë nga Shkodra e Shqipëria udhëtojnë matanë kufirit e vijnë në Malin e Zi. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Do mbrojmë mjedisin dhe vendet turistike. Do zhvillojmë turizmin duke parë mundësitë” – u shpreh kryeministri. Rama theksoi se Shqipëira me ligjin për minoritetet, ka mbështetur dhe ka mbrojtur të drejtat e komunitetit malazez në Shqipëri. “Ligji për minoritetet, iu dhamë vendin që u takon malazezëve”theksoi shefi i Ekzekutivit shqiptar. Kryeministri i Malit të Zi Ndërsa kryeministri malazez Markoviç, theksoi në fjalën e tij se i duhet mëshuar luftës ndaj krimit. Kryeministri malazez ka folur me terma konkretë për bashkëpunimin ekonomik. Ai tha se uron që Shqipërisë t’i hapen negociatat, por thek-
soi se qytetarët e dy vendeve meritojnë më shumë sesa një ‘qorrsokak’ ballkanik. “Uroj që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhënieve politike dhe ekonomike, iu jemi kushtuar bashkëpunimit. Jemi të detyruar të përdorim këtë rast. Jam i mendimit se qytetarët tanë meritojnë më shumë se qorrsokakët ballkanike. Do firmosim marrëveshje për intensifikimin e luftës ndaj krimit. Duhet të përpiqemi që rrisim bashkëpunimin ekonomik. Ka potencial të lartë. duhet ta përdorim. Hapësira gjeografike na ndihmon. Pas kësaj mbledhjeje duhet të mbahet një formë biznesi” – u shpreh Dushko Markoviç. Kryeministri i Malit të Zi më tej ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në sektorin e energjisë por edhe atë hidrologjik. “Është me rëndësi që të tregojmë rëndësi tek bashkëpunimi. Jemi të vetëdijshëm se lidhjet infrastrukturore janë jetësore. Zhvillim dhe në sektorin energjetik, çdo vend merr përfitim. Modernizimi në pikën e Muriqanit do sillte shfrytëzim të kapaciteteve. Duhet punuar në vazhdimësi, për ujërat. Pasuritë tona janë popujt tanë, por si pakica në vendet tona jetojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Janë faktor i ndërtimit të stabilitetit, siç janë dhe malazezët që ruajnë identitetin dhe traditat e tyre”- nënvizoi kryeministri malazez Dushko Markoviç.
POLITIKE
5
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
INCIDENTI, GRUAJA I HAKËRREHET ESKORTËS SË KRYEMINISTRIT: ÇA BËRA UNË? MË LËR REHAT
Kryeministri Rama pritet me protesta në Shkodër Të rinjtë e FRPD-së dhe simpatizantë të Partisë Demokratike protestuan paraditen e djeshme në sheshin “Nënë Tereza” në qendër të qytetit të Shkodrës kundër Kryeministrit Edi Rama, i cili kishte zgjedhur këtë qytet për zhvillimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze. Protestuesit u përplasën me kordonin e policisë, i vendosur për të ndalur protestuesit. Kreu i FRPD Shkodër Arvit Bushati dënoi dhunën e
policisë, ndërkohë që, sipas tij, protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore ndaj një kryeministri që sipas tij, e ka kthyer vendin në një pronë të vet dhe familjes së tij. Kjo nuk është hera e parë që të rinjtë demokrat protestojnë ndaj kryeministrit Edi Rama i cili sa herë që viziton Shkodrën përballet me irritimin e tyre. Por, mbledhja e dy qeverive, ajo e Malit të Zi dhe e Shqipërisë në Shkodër, është shoqëruar me një incident. Gjatë parakalimit
në qytet të delegacioneve, një grua është përplasur me forcat e sigurisë që po shoqëronte delegacionet. Ata i kanë dashur thënë gruas të lëvizë nga rruga, por ajo ka kundërshtuar duke u shprehur se nuk po bënte asgjë dhe se vetëm po shihte. “Më lër rehat. Ça ke more? Çfarë jam duke bërë more? Mos më luaj me gisht! Ça jam duke bërë? Duke parë jam. Mos rri këtu, mos rri aty!”- do ti drejtohej qytetarja forcave të sigurisë që tentonin ta largonin.
Mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen tre marrëveshje të rëndësishme me Malin e Zi
S
hqipëria dhe Mali i Zi kanë firmosur disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Qeveritë e dy vendeve zhvilluan një mbledhje të përbashkët të zhvilluar sot në Shkodër. Një prej marrëveshjeve të rëndësishme është ajo për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile, e nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe homologu i saj malazez, Predrag Boskoviç. Hapja e dy pikave të reja kalimtare mes dy vendeve si dhe vënia në funksionim e një tjetër pike, ishin gjithashtu një tjetër marrëveshje e firmosur nga kryeministrat Edi Rama dhe Dushko Markoviç. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet më kontributore për sigurinë rajonale. “Si anëtarë të NATO-s kontribuojmë në mënyrën më të mirë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Shqipëria dhe Mali i Zi kontribuues faktik në rritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe NATO. Marrëveshjet, hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë rajonal dhe atë euro-atlanik. Shqipëria dhe Mali i Zi, bashkëpunim të shkëlqyer në emergjencat civile dhe patrullimin ajror. Vullnet të përbashkët për të bashkërenduar përpjekjet për rritjen e sigurisë së qytetarëve tanë. Ndajmë të njëjtat rreziqe dhe përballemi me të njëjtat sfida me Malin e Zi. Pranë njeri-tjetrit për t’i ofruar ndihmë për të përballuar me sukses këto kërcënime të përbashkëta. Vendet tona kanë detyrime ndaj Aleancës. Këto marrëveshje materializojnë pikërisht përmbushjen e këtyre detyrimeve. I hapim rrugën bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në rajon dhe zonën Euro-Atlantike”- theksoi Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes. Pikë e re kufitare Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu i Malit të Zi, Mevludin Nuhodzic, firmosën marrëvesh-
Marrëveshja/ Shkodër, pikë e re kufitare mes Shqipërisë e Malit të Zi në Zogaj
jen për hapjen e një pike të re kufitare në Zogaj, Shkodër. Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Shqipëri) - Skje (Mali i Zi) do të jetë funksionale për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve. Pika kufitare është dakordësuar mbi mundësitë për fuqizimin dhe përmirësimin
e mëtejshëm të bashkëpunimit fitimprurës të dyanshëm dhe afatgjatë, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi përmes lehtësimit të qarkullimit në kufirin e përbashkët shtetëror. Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të ndërtohet në territorin e Malit
të Zi, në vendin e emërtuar Skje, në rrugën Ostros–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare. Marrëveshje për Menaxhimin e Burimeve Ujore Ndërkufitare Shqipëria dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëvesh-
je edhe për Menaxhimin e Burimeve Ujore Ndërkufitare. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi tha se marrëveshja adreson sfidat e përbashkëta në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare. “Përforcojmë & zhvillojmë më tej bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mes Shqipërisë & Malit të Zi. Rrisim rolin tonë konstruktiv në zhvillimin e rajonit & marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Me homologun malazez Milutin Simoviç nënshkruajmë sot në emër të dy qeverive Marrëveshjen për Marrëdhëniet e Ndërsjella në Menaxhimin e Burimeve Ujore Ndërkufitare Marrëveshja adreson sfidat e përbashkëta në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare. Bazohet në një qasje të integruar & qëndron besnik instrumenteve ndërkombëtarë & direktivës kuadër të ujit të BE”- u shpreh dje në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi.
KRYEMINISTRI MALAZEZ
Dushko Markoviç: Shqiptarët në Mal të Zi, faktor stabiliteti K ryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive vlerësoi kontributin e shqiptarëve në Malin e Zi. Ai tha se ata janë faktor stabiliteti në ndërtimin e një të ardhme më të mirë të vendit të tij. “Shqiptarët në Mal të Zi janë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e vendit, janë pjesëmarrës aktivë dhe promovues të realizimit të prioriteteve strategjikë të shtetit. Janë faktorë i stabiliteti të ndërtimit të një të ardhme më të mirë
të vendit. Në të njëjtën mënyrë siç janë malazezët në Shqipëri, qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e saj dhe jetës politike dhe shoqërore duke ruajtur identitetin dhe traditën e vetë. Natyrisht, gjithmonë mund të kemi prirje për më mirë dhe përpjekjet e qeverive tona duhet të jenë ende të drejtuar nga realizimi i të drejtave të pakicave në përputhje me standardet ndërkombëtare”- u shpreh ndër të tjera, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç.
POLITIKE
6
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Negociatat e Shqipërisë me BE-në, Kryeministri i Malit të Zi: Ofrojmë përvojën tonë
Kamp emigrantësh, Markoviç: Nuk bëhet fjalë për kampe, por për qendra pranimi D
uke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të pranishëm në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, në lidhje me përballimin e flukseve të emigrantëve, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç nënvizoi se nuk bëhet fjalë për ngritjen e kampeve por qendrave të pranimit. “Nuk ka nevojë që një gjë që nuk ekziston të bëhet histori. Le të bëjmë histori në bazë të fakteve. Kufijtë tonë janë kaluar në mënyrë ilegale para se të vinin emigrantët. Sot kemi kalime ilegale të kufirit nga ana e klandestinëve apo emigrantëve dhe për këtë ofrohen rregullat kombëtare, rregullat ndërkombëtare, një prej tyre është dhe marrëveshja për riatdhesimin, që saktëson procedurat se kur qytetarët, emigrantët apo çdokush tjetër ndodhet në territorin e një vendi tjetër. Shqipëria dhe Mal i Zi zbatojnë marrëveshjen e riatdhesimit në mënyrë të shkëlqyer, zbatojmë marrëveshjen e riatdhesimit me Kroacinë, Bosnjën, Hercegovinën, dhe nuk ka asnjë problem në zbatimin e tyre, asnjë problem e theksoj. Ju jetoni që jetoni në Podgoricë, a keni regjistruar në Podgoricë,
apo Mal të Zi ndryshime për shkak të pranisë së emigrantëve në Mal të Zi? Jo. Në emër tuaj po them jo, sepse e di që jo. Në Mal të Zi gjendja është në rregull. Por çdo qeveri ka përgjegjësi në lidhje me problemet që ka, jo vetëm në Evropë por edhe në SHBA-të në parimet e veta tradicionale, vlerat e veta tradicionale, të themelimit e funksionimit dridhen në lidhje me çështjen e em-
igrantëve. Nëse Evropa merret me këtë çështje ne nuk duhet të jemi në distancë. Ne jemi pjesë e Evropës, jo në mënyrë formale, por jemi pjesë e saj. Nëse ky problem prek Malin e Zi dhe Shqipërinë atëherë qeveritë janë të detyruar konform Kushtetutës që të reagojnë. Qendrat për pranimin e emigrantëve nuk janë kampe, ato janë qendra ku duhet të pranojmë njerëzit fat-
keq, ti akomodojmë, ti mbrojmë nga dielli, nga shiu, tu ofrojmë ushqim, mbrojtje shëndetësore, ti mundësojmë që të kthehen në vendin e origjinës apo ti ofrojmë azil nëse kërkojnë. Ekzistojnë procedura dhe rregulla. Kur kemi thënë se do verifikojmë qendrat për pranimin, por nuk kemi thënë se planifikojmë kampet. Ndaj ju lutem le ti shikojmë gjërat në bazë të fakteve dhe jo
supozimeve. Supozimet nuk ka çojnë në drejtim të duhur”- u shpreh Dushko Markoviç. Sa i përket objektivit të qeverisë shqiptare për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, kryeministri malazez u shpreh i gatshëm për të asistuar vendin tonë me përvojën e vendit të tij në këtë proces. “Kam dëshirë ta uroj Shqipërinë për vendimin e BE që të caktojë datën për fillimin e negociatave me një bindje të thellë se do të vazhdojë me frymëzim të njëjtë procesin e reformave gjithëpërfshirëse dhe të përvetësimit të standardeve europiane. Në lidhje me këtë kam dëshirë të rikonfirmoj gatishmërinë e Malit të ZI që edhe në periudhën e ardhshme të jetë mbështetje në realizimin e qëllimeve integruese dhe të ofrojë përvojat e veta. Komunikimi i vazhdueshëm dhe cilësor i dy vendeve do të rezultojë me nënshkrimin e sotëm të disa marrëveshjeve si dhe me një marrëveshje mbi intensifikimin e bashkëpunimit në ato fusha ky bashkëpunim është i dobishëm siç është lufta kundër krimit ndërkufitar, kalimi masiv i emigrantëve, shfrytëzimi i fondeve të BE, arsimi etj”- tha kryeministri Dushko Markoviç.
KRYEMINISTRI SHQIPTAR: JO GARDHE ME GJEMBA DHE AS KAMPE REFUGJATËSH
K
a hapur jo pak debate deklarata e kreut të Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit shtetëror në Mal të Zi, Vojsav Deagoviç lidhur me mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi që lidhet me çështjen e fluksit të klandestinëve. Ka realisht diçka konkrete që është diskutuar me qeverinë e Malit të Zi, duke qenë se një ditë më parë ministri i jashtëm hungarez tha se do dhurohen 25 km gardh dhe ka pasur jo pak diskutime, ndoshta dhe abuzime nga mediat. Ka diçka konkrete në këtë mes? Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk vë alarmin në lidhje me krizën e emigrantëve. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologun e Malit të Zi, kreu i qeverisë tha se nuk do të ngrihen kampe refugjatësh, pasi Shqipëria nuk është vendi ku mund te eksperimentohet. “Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrenjve dhe i vetmi vend ku hebrenjtë kanë qenë më shumë pas luftës së dytë botërore sesa para luftës së dytë botërore. Sot në Shqipëri strehohen 3 mijë refugjatë iranianë dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë mbi strehuar mbi 500 mijë refugjate të detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për shkak të spastrimit etnik të Milloshevishit. Është e vërtetë kemi
Emigrantët dhe kampet, Rama: BE s’mund të eksperimentojë me ne
pasur gjatë këtij viti 15 fishin e fluksit të një viti më parë. Ky fluks si shumëfishim është i jashtëzakonshëm si numër relativ nuk është i tillë që ne të vëmë alarmin dhe të trokasim në dyert e Europës për të kërkuar ndihmë. Por nuk jemi këtu për të vënë gardhe me njëri-tjetrin, do bashkëpunojmë sicc bashkëpunojmë me ministrinë e Brendshme në Greqi, Maqedoni për të garantuar që të jemi sa më stabël brenda vendeve tona, por edhe ai që është humanizmi ynë dhe që krenohemi të mos
cënohet. Unë mund t’ju them se kur flas për 15-fishin, kam parasysh për njerëzit që janë këtu sot. Nuk i kemi marrë nga një kufi dhe ti hedhim në kufirin tjetër. Janë në qendrat tona të mikpritjes i trajtojmë me aq sa mundësi kemi siç kemi bërë gjithmonë edhe në shtëpitë tona. Sigurisht, e përsëris, për sa kohë nuk janë kushtet që ne të vëmë alarmin ne nuk kemi pse të vëmë alarmin. Nuk jemi si ata që janë shumë më të pasur se ne dhe që vënë alarmin edhe për disa qindra shqiptarë të
cilët në pamundësi për të pasur akses për tregun e lirë të Europës kërkojnë azil. Ne jemi të vetëdijshëm për traditën tonë dhe për detyrimin tonë ndaj qenieve njerëzore në hall. Në rast se fluksi do të merrte proporcione si ato të 2015 dhe në rast se ne do të gjendeshim në pamundësinë për të administruar fluksin, patjetër do t’i drejtoheshim bashkërisht vendeve të BE dhe ne do të bënim të njëjtën gjë si Maqedonia, Serbia, Kroacia që i merrnin nga një anë dhe i çonin nga ana tjetër, sepse ishin përballë një situatë hipokrizie të madhe në raport me këtë proces. Kështu që jemi të vetëdijshëm për ça na takon dhe jemi të qetë për momentin, sepse kemi kontroll mbi situatën. Tek-tuk ka largime të paligjshme, por nuk na shqetësojnë për të vënë gardhe mes njëri-tjetrit. Sa i përket kampeve e kam thënë që në sekondën e parë që është shfaqur kjo fantazi si “Fake News” nga brenda shtëpisë sonë, Shqipëria ka qenë djepi i “Fake News” përpara se “Fake News” të shpërthente ne gjithë planetin, që nuk ekziston. Ne kurrë nuk do pranojmë të hapim kampe për të sjellë në Shqipëri emigrantë që refuzohen në vendet e pasura të BE. Refuzimi i tyre si të ishin mbetje toksike për ne është i papranueshëm. Ne nuk jemi vendi ku mund të eksperimentohet një zgjidhje e tillë që është qartësisht një zgjidhje që nuk funksionin për një mijë e një arsye”- tha kryeministri Edi Rama.
POLITIKE
7
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë “i hedh benzinë zjarrit”: Çamët, kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë: “Çamët janë kriminelë lufte”! Pse hesht pala shqiptare? D
je, në pikë të mëngjesit, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”. Në një deklaratë për mediat në orët e para të mëngjesit ai deklaroi se ato që thuhen për çështjen e pronave nuk kanë lidhje me çamët. Në lidhje me Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë ai tha se kjo çështje po mbyllet, por do të komunikohet nga ministri i Jashtëm. “Ato që kërkonte Greqia nga Shqipwria po realizohen. Epiri i Veriut është një zonë ku grekët ekzistojnë dhe do të ekzistojnë. Minoriteti do të mbrohet”, tha Kammenos. Nga ana e tij, Kotzias, ministri i jashtëm grek po luan rolin e moderatorit, diplomatit që vetëm buzëqesh, ndërkohë që po realizojnë qëllimet e tyre në zgjerim të territorit detar grek, duke marrë nga pala shqiptare miratim. Marrëveshja e detit, e cila po thuret nën det për të marrë det, akoma nuk është transparente nga ministria e jashtme shqiptare. Deklarata e ministrit grek të mbrojtjes duhet të marrë patjetër reagimin e palës shqiptare, pasi në të kundërt dyshimi se Greqia po merr gjithçka që ajo kërkon, kthehet në një fakt. Aq me tepër ku një deklaratë
reagimi nga ministria e jashtme shqiptare nuk po duket, flakë për flakë, si reagim për akuzën e rëndë të ministrit të mbrojtjes. Me sa duket uzo greke e ishullit të Kretës nuk ka ikur nga avujt e mendjes së ministrit shqiptar të jashtëm, Ditmir Bushati, pavarësisht se sot në Shkodër do ketë në tavolinë edhe raki të sjellë nga homologu i tij malazez. Rakia malazeze dhe uzo greke londrojnë në qiellin e ministrisë së jashtme shqiptare! Çamët janë shqiptarë, të cilët pala greke i largoi me forcë, me djegie e vrasje, nga tokat e tyre në
Çamëri. Ndaj të heshtësh për një akuzë të tillë të qeverisë greke, ndërkohë që po u lëshon det dhe pasuri, kjo nuk ka sens. Ministri Bushati duhet nga Shkodra të përgjigjet ndaj një akuze të tillë e të rëndë nga ministri grek. Konferenca e jashtëzakonshme për shtyp Ministri grek i Mbrojtjes dhe aleati kryesor në Qeveri i Kryeministrit Tsipras, Panos Kamenos kërcënon me zgjedhje të parakohshme në lidhje me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Në një konferencë të
jashtëzakonshme për shtyp nga zyrat e partisë së tij, Kamenos u shpreh se nuk duhet të përjashtohet populli grek nga kjo vendimmarrje. Dhe për këtë ka dy mënyra, shtoi Kamenos. “Ato janë me zgjedhje ose me referendum”- tha ministri i Mbrojtjes. Kamenos thotë se marrëveshja me Maqedoninë për emrin nuk ka asnjë vlerë nëse nuk ratifikohet nga Parlamenti grek. Në këtë pikë, ministri grek i Mbrojtjes theksoi se kjo marrëveshje duhet votuar nga të gjithë 140 deputetët. Në të kundërt, do të duhet të pyetet populli, duke shkuar në zgjedhje të parakohshme ose nëpërmjet referendumit. Panos Kamenos sjell në vëmendje edhe mosdekretimin e marrëveshjes nga Presidenti i Maqedonisë, i cili refuzoi ta firmoste. Ministri Kamenos foli edhe për marrëveshjen që pritet të arrihet mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Epiri i Veriut është rajoni ku grekët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe me kriminelët e luftës ne nuk negociojmë“, u shpreh Panos Kamenos.
MINISTRI I JASHTËM I GREQISË: QESHARAKE! EPIRI I VERIUT S’NA PËRKET NEVE, ËSHTË I SHQIPËRISË
D
eklaratat e aleatit në koalicionin qeveritar grek, Panos Kamenos të bëra në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp vetëm pak orë pas publikimit në media të detajeve të marrëveshjes që pritet të firmoset së shpejti mes Greqisë dhe Shqipërisë, kanë shkaktuar reagimin e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias. Duke iu përgjigjur kritikave të shumta brenda vendit të tij për Epirin e Veriut dhe Çamërinë, Kotzias pranoi kompromisin në lidhje me Epirin, duke thënë se ky territor sot i përket Shqipërisë. “Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”” - Kështu u është përgjigjur kritikëve ministri i Jashtëm i Greqisë, ndërsa ka theksuar se nuk është diskutuar dhe as nuk do të diskutohet çështja çame. Ministri Kotzias bëri apel që të mos ketë pretendime të tilla territoriale. Ai akuzoi opozitën greke se po luan me
Nikos Kotzias: Respektojmë kufijtë sipas ligjeve ndërkombëtare
të ardhmen e vendit. “Këto janë çështje serioze dhe jo lojëra”, theksoi Kotzias. Ministri i Jashtëm solli në vëmendje se çfarë ndodh kur kërkohet ndryshimi i kufijve. “Kujtoni disa nga variantet më të
këqija të politikës së jashtme turke, kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve, kushtet dhe sjelljet. Këto gjëra nuk janë lojëra. Disa anëtarë të “Demokracisë së Re” bëjnë lojëra të vogla, thonë gënjeshtra, që gjasme ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, u shpreh ministri Kotzias. I pyetur mbi këtë marrëveshje se çfarë ka fituar Greqia, Ministri Kotzias është përgjigjur duke thënë se nuk ka fitore apo humbje. “Jemi duke negociuar, këtë moment nuk mund t’ju them se çfarë kemi bërë, por mund t’ju them që mos të shqetësoheni. As kam pranuar dhe as kam për të pranuar
që të diskutohet çështja çame” dhe se pronat e shtetasve shqiptarë të kaluar në sekuestro me shpalljen e ligjit të luftës, janë krejt tjetër çështje nga pronat e çamëve”- theksoi Kotzias. Sipas Ministrit të Jashtëm grek, pronat e sekuestros, nuk janë më shumë se 200, dhe për këtë arsye ai shpreh vendosmërinë për heqjen e ligjit të luftës. “Për fat të keq, me një sërë aktesh të vetat Greqia insistonte që nga fundi i viteve 1990, se gjendja e luftës vazhdon. Qeveria jonë do që ta heqë, të mbarojë”- tha ai. E përditshmja greke “Protothema” publikoi të hënën marrëveshjen e negociuar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gazeta i mëshonte faktit se Greqia “humbi Epirin e Veriut”, duke hapur shkrimin me këtë titull. Sipas artikullit të kësaj gazete, dy shtetet kanë rënë dakord që Greqia mos të përmendë termin Epiri i Veriut, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria nuk do të përmendë termin Çamëria.
MESILA DODA
“Çamët kriminelë”, PDIU i kthehet Kammenos: Derr i majmur, pasardhës i kriminelit
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, i është kundërpërgjigjur ashpër ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili bëri një deklaratë të fortë, duke i quajtur shtetasit çamë si “kriminelë lufte”. Me po të njëjtën gjuhë të ashpër i është përgjigjur dhe Doda, e cila e quan ministrin grek një “derr të majmur e të kënaqur”. Sipas saj, Kammenos është i fundit politikan që mund të flasë për kolaboracionistë e kriminelë, sepse është përfaqësuesi tipik ultra-nacionalist, pasardhës i atit të tij shpirtëror, kriminelit Napoleon Zerva. “Ministri i Mbrojtjes grek Panos Kammenos, u shfaq sot (dje) në mediat greke tejet i kënaqur për marrëveshjen midis Shqipërisë e Greqisë. Pasi hoqi uniformën ushtarake, që sfiloi për turpin e vet në kufirin tonë jugor dy vite më parë, del si derr i majmur e i kënaqur e deklaron se morëm nga marrëveshja me Shqipërinë atë që deshëm dhe se “Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe se ne nuk do të negociojmë me kriminel”! Në të vërtetë Kamenos është i fundit politikan që mund të flasë për kolaboracionistë e kriminelë, sepse është përfaqësuesi tipik ultra-nacionalist, pasardhës i atit të tij shpirtëror, kriminelit Napoleon Zerva. Nuk di çfarë ka ndryshuar qysh herën e fundit që tregonte tanket e ushtrinë në kufirin tonë, akt i paimagjinueshëm mes dy vendeve anëtarë të Nato-s, por më duhet ti rikujtoj disa foto të paraardhësve të kolegëve të tij në kabinetin qeveritar e të ish-kryeministrit të tij me nazistët e kriminelët. Nga këtu le të gjejmë cilët janë kriminelët e cilët viktimat...”- u shpreh dje në reagimin e saj, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda.
POLITIKE
8
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
ZËVENDËSKRYETARI I LSI-SË
Luan Rama: Arta Marku injoroi vetingun, reforma në drejtësi është kompromentuar Z ëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e shikon si shqetësues injorimin që i bëri dje kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, seancës së procesit të rivlerësimit të saj. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Luan Rama shprehet se mesazhi që dha Marku ishte i qartë, që procesi i vetingut dhe reforma në drejtësi janë të kompromentuar, aplikohen në mënyrë selektive e me dy standarde, mungon objektiviteti dhe
paanshmëria që “urdhëron” Kushtetuta! “Prokurorja e Përgjithshme injoron procesin e Vetingun! Do të duhej të paraqitej sot para komisionit të Vetingut për vlerësimin që buron si detyrim prej reformës në drejtësi, por Prokurorja e Përgjithëshme nuk ka dënjuar, nuk ka shkuar, është trembur, duke dëshmuar kësisoj jo vetëm mungesë respekti për Komisionin e Vetingut, por edhe mungesë sensi përgjegjshmërie për detyrën e lartë që është komanduar të kryejë! Mesazhi është i qartë: procesi i
vetingut e reforma në drejtësi janë të kompromentuar, aplikohen në mënyrë selektive e me dy standarde, mungon objektiviteti dhe paanshmëria që “urdhëron” Kushtetuta! Qëndrimi i Prokurores së Përgjithshme: mosperfillës, përçmues, arrogant, i padenjë për një funksionar të lartë të shtetit! ONM ( Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të dëshmojë se është këtu për të mbrojtur integritetin e procesit!”- u shpreh dje nw reagimin e tij, Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI: Inkriminimi i qeverisë “Rama” solli dështimin e procesit të negociatave
K
ryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi dje Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i bashkohet protestës së artistëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Vasili u shpreh se është detyrë e çdo qytetari që të rreshtohet në krah të artistëve për të mbrojtur vlerat historike dhe kulturore të kombit. Vasili tha se projekti i qeverisë për ndërtimin e një teatri të ri duke shembur atë ekzistuesin nuk është zhvillim, por grabitje. Ai tha se projekti që i jep tokën shtetërore një privati me procedurë të veçantë është një shkelje flagrante ligjore që duhet të shqetësojë qytetarët dhe ndërkombëtarët. “Në Shqipëri nuk sundon më shteti ligjor, por sundon anti-ligji i cili është ulur këmbëkryq në Kryeministri. Në krye të paligjshmërisë është kryeministri i vendit. Ky ligj është një njollë e zezë për Shqipërinë. Me këtë ligj qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se çdo gjë mund t’u rrëmbehet”,- tha Vasili. Në emër të LSI-së, Vasili u shpreh se çështja e Tetarit Kombëtar nuk është debat vetëm për një godinë, por për gjithë sistemin. Ai shtoi se me anë të këtij projekti, Edi Rama dhe qeveria po godasin gjithë shqiptarët. “Projektligji skandaloz është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Jo vetëm po vidhet prona, jo vetëm po shkatërrohet identiteti, por edhe po denigrohet dhe poshtërohet një komunitet i respektuar siç janë artistët”,- deklaroi Petrit Vasili. Për të gjitha këto arsye, Vasili tha se LSI në seancën e Kuvendit do të kundërshtojë fort kalimin e këtij ligji. Ai gjithashtu u shpreh se LSI solidarizohet me gjithë artistët që kanë dalë në mbrojtje të pronës publike dhe vlerave historike të Teatrit Kombëtar. “Ne do të kundërshtojmë miratimin e këtij ligji në Kuvend, njëherazi solidarizohemi me protestën e artistëve, e cila jep një mesazh të madh për gjithë Shqipërinë. Ne do ta mbështesim këtë protestë si forcë politike, por edhe si qytet-
Vasili: LSI i bashkohet protestës së artistëve për Teatrin
arë që duam jo vetëm artin, por edhe ligjin”,- tha Petrit Vasili. Të enjten, mazhoranca e PS pritet të votojë ligjin e kundërshtuar nga
artistët dhe opozita. Ndërkohë, artistët dhe qytetarët kanë bërë thirrje për një protestë të madhe para Kuvendit, në kohën që do të
hidhet për votim ky projektligj. Kreu i deputetëve të LSI ka theksuar edhe një herë çështjen e negociatave. Ai tha se është e qartë për gjithë shqiptarët se nuk ka hapje të negociatave dhe fajtori kryesor për këtë është Edi Rama. “Është fare e qartë dhe duam ta bëjmë të qartë edhe njëherë në mënyrë publike, që nuk ka pasur dhe nuk ka hapje të negociatave. Këshilli Europian ka vendosur qartë që në verën e vitit që vjen, të rihapet dhe të diskutohet nëse do mund të vendoset për hapjen ose jo të negociatave. Normalisht, Shqipëria ka marrë një shuplakë akoma më të rëndë, sigurisht për shqiptarët të pamerituar, pasi zgjedhjet e lira, rivendosja e organeve të larta të sistemit gjyqësor janë imperative”,- tha Petrit Vasili. Kreu i deputetëve të LSI-së deklaroi se vonesa me integrimin erdhi për shkak të inkriminimit të qeverisë “Rama”. “Është theksuar pandëshkueshmëria e të kor-
ruptuarëve dhe të inkriminuarve kriminal të mëdhenj të shtetit me një sistem të thellë të fortë mbrojtje politike, i cili i mbron ata nga arrestimi, pasi të tërë banditët mbrojnë njëri-tjetrin në këtë rast. Dhe të tëra këto kushte, njëri më poshtërues se tjetri, të cilat nuk kanë qenë më parë, nuk kanë qenë as në rekomandimin historik të vitit 2016, pasi ai ka qenë rekomandim historik, pasi qe i pari në historinë e Shqipërisë si i tillë, ndonëse pastaj qeveritë i shpërdoruan të gjitha shanset që dha Europa, dhe në vend të pesë kushteve, u shndërruan në 13, dhe të përkthyera në nënkushte të tjera janë edhe shumë e më shumë më tepër se sa kaq. Pikërisht për këto arsye të mëdha, mendimi politik dhe vendimi politik i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim është që të ketë një reflektim të fortë për të kuptuar arsyet dhe për të hyrë në themel të arsyeve të dështimit”, tha Petrit Vasili.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I LSI-SË: QENDRAT E RADARËVE DREJTOHEN NGA TRAFIKANTËT E LËNDËVE NARKOTIKE
P
ër të disatën herë LSI-ja denoncon mosfunksionimin e radarëve në det. Këtë herë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, denoncoi në rrjetin social “Facebook” për heshtjen e Prokurorisë së Përgjithshme për këtë çështje. Sipas tij, radarët fiken me urdhër politik për të lejuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogave të forta, shqetësim i ngritur edhe nga antimafias italiane. “Nga këto përgjime vërtetohet se qendrat e radarëve drejtohen nga trafikantët e lëndëve narkotike, gjë që përbën cenim serioz të Sigurisë Kombëtare. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s si kusht kryesor nga agjencitë ligjzbatuese të partnerëve ka forcimin e kufijve”,-shprehet Braimllari. Akuza e deputetit të LSI-së shkon për kreun e qeverisë, për të cilin thotë se Rama e ka kthyer Shqipërinë nga një vend që sillte stabilitet, në një vend që eksporton destabilet, duke favorizuar grupet kriminale me urdhër politik. “Fikja e radarëve bëhet me urdhër të kryeministrit për të favorizuar trafiqet, duke cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë por dhe të fqin-
Skandali, Braimllari: Rama fiku radarët për të favorizuar kriminelët
jëve. Këtij kryeministri nuk i intereson siguria e Shqipërisë ky kërkon të krijoj kaos në vend me qëllim që trafikantët të lulëzojnë dhe të punojnë me qetësi të
plotë”,-shkruan më tej deputeti i LSI-së. Ndwrsa, i ftuar dje në studion e lajmeve të Syri.net, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari, tha se vota e opozitës do të jetë kundër ligjit që po tenton Rama të sjellë në parlament, për shkatërrimin e teatrit Kombëtar. Ai tha se nëse Rama do të kalojë me forcën e kartonit këtë ligj, atëherë do të ketë vendime drastike nga ana e opozitës. “LSI do të votojë kundra, dhe vendimi do të jetë drastik. Ne mbështesim protestën e artistëve, nuk duam ta politizojmë atë. Politizimi i artistëve humbet kauzën e artistëve. Ka disa mënyra për ta bllokuar. Ligji vjen në parlament të enjten, ne do ti vëmë argumentet kundra. Në momentin që ai kalon këtë ligj në parlament opozita e bashkuar do të marri një vendim të përbashkët por
sa i përket çështjes së Teatrit. Ky ligj është antikushtetues. Rama kërkon ta kthejë Shqipërinë në diktaturë”, tha Brahimllari. Më tej, ai deklaroi se Rama kërkon të pastrojë paratë e drogës përmes kullave. Sipas tij Rama kërkon të prishë teatrin për të ndërtuar kulla. “Tentativa që po bën Edi Rama për të sjellë me procedurë ligjin për teatrin ështB një tentativë kriminale, pasi ai do të ndërtojë kulla. Rama do të ndërtojë kulla të larta në atë zonë të Teatrit. Ai ka vetëm një vizion që të ndërtojë kulla. Kjo është mënyra më e mirë që ai të pastrojë paratë e drogës. Me porosi të këtij kryeministri pastrohen paratë e drogës. Rama urdhëroi ministrat e tij të brendshëm që të mbjellin Shqipërinë me kanabis. Kullat do të ndërtohen vetëm për të pastruar paratë e drogës”, tha ai.
POLITIKE
9
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Komisioni i Medias, seancë dëgjimore me ekspertë të çështjeve të trashëgimisë kulturore, artistë, regjisorë, juristë dhe gazetarë
Teatri/ Opozita, artistë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore kundër prishjes K
a ende një grup artistësh, qytetarësh dhe njohës të çështjeve të trashëgimisë kulturore që vazhdojnë të mbrojnë Teatrin Kombëtar kundër prishjes së parashikuar në projektligjin e futur me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Shqipërisë. Krah tyre janë dhe deputet të opozitës, të cilët përmes shkresave kërkuan nga institucionet ndërkombëtare mos lejimin e shembjes së godinës aktuale, që për ta përfaqëson identitetin e qytetit. Ekspertë të çështjeve të trashëgimisë kulturore, artistë, regjisorë, juristë dhe gazetarë, zërat e mbetur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar mbrojtën me argumente qëndrimet e tyre në Komisionin Parlamentar të Medias dhe Informimit Publik. “Padyshim që nuk mund të quhet absolutisht zonë e mbrojtur po filluan të ngrihet kulla të cilat e tjetërsojnë” - u shpreh Apollon Baçe. Ndërsa Enida Bozheku u shpreh se ky është një projektligj që bie në kundërshtim me një ligj funksional të posaçëm siç është
ligji për trashëgiminë kulturore. “I hiqet e drejta çdo privati që të mund të marrë dhe tjetërsojë apo përvetësojë pronën publike në të cilën ka trashëgimi kulturore”- tha Bozheku. Ndërsa Edmond Budina u shpreh se kjo çështje nuk ka zgjidhje pa mjete politike. “Nuk donim që të përfshihej politika në këtë punë, kemi vuajtur shumë, megjithëse e dimë se pa mjete politike kjo punë nuk bëhet”- tha
Budina. Gjatë fjalimeve të tyre para anëtarëve të komisionit, një pjesë e artistëve thonë se i ka detyruar politika që të dalin në dy qëndrime për këtë çështje. “Na vutë një peshë dhe e interpretuat si përçarje. Asnjë nga ata artistë nuk ka pasur qëllime as të shesë dhe as të blejë, sepse janë të vetëdijshëm që nuk e kanë këtë tagër. Ju e përdorët si të tillë”- shtoi Edmond Budina. Ndërkaq, në krah të tyre
janë rreshtuar edhe deputetë të opozitës. “Unë jam këtu për ti thënë jo, do t’ju bëj vetëm një thirrje që ja bëj vetes: Ti lutemi vetëm Zotit, se vetëm me biovalë dhe fenomene paranormale mund të bëjmë për vetë 3-4 veta atë ditë që të mos e aprovojnë këtë ligj haxhiqamilist dhe sadist”- tha deputetja e PD-së Valentina Duka. Ndërsa deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj u shpreh se vlera më e madhe që ka kultu-
ra është shpirtërore. Pas këtyre deklaratave ligjvënësit opozitarë votuan kundër në parim dhe thonë se nuk kanë ndryshim të qëndrimin të tyre. “Jemi që ky ligj të tërhiqet një orë e më parë. Ne i kemi thënë jo dhe jo këtij projektligji”- u shpreh kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi. Deputetja demokrate bëri me dije se zyrtarisht i janë drejtuar UNISECO dhe institucioneve kulturore të Bashkimit Europian me argumentin se një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore po dëmtohet. “Thirrje për ndihmë dhe suport nga ana e UNESCO-s, i është dërguar një letër zyrtare personit përgjegjës në Këshillin e Europës për çështje të kulturës”- u shpreh Vokshi. Ndërkohë, mbledhja e djeshme e Komisionit u mbyll për mos prezencë të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ose anëtarëve të kabinetit, të cilët ishin thirrur që të informonin në mënyrë të detajuar për projektin e ri deputetët e Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Medias.
DEBATE EDHE TE “EKONOMIA”, TABAKU: DEPUTETËT DHE QEVERIA, FASADË PËR TË MBROJTUR NJË AFERË TË MADHE KORRUPTIVE
Projektligji për Teatrin shkaktoi përplasje dhe fyerje në Komisionin e Ligjeve J
anë shoqëruar me debate të forta edhe mbledhjet e djeshme të Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe të Ligjeve, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar përgjigje mbi disa çështje që lidhen me projektligjin për Teatrin Kombëtar. Deputetët e opozitës akuzojnë mazhorancës se i shmanget pyetjeve që sipas tyre, zbulojnë se qeveria ka para të mjaftueshme për të ndërtuar Teatrin, por ka vendosur të grabisë pronën publike për të pastruar paratë nëpërmjet kompanisë kliente të Edi Ramës. “Përse ka fonde për të restauruar qendrat e qyteteve 500 milionë euro, për luksin e ministrive, për blerjen e automjeteve mbi 100 milionë euro dhe nuk ka 30 milionë euro për Teatrin Kombëtar?”, u shpreh Jorida Tabaku në Komision e Ekonomisë. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë konfliktuar tek komisioni i Ligjeve, teksa mazhoranca miratoi nen për nen dhe në tërësi, projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’”. DEBATI I PLOTË Mirela Kumbaro: Unë vetë jam përballur me një gjendje të vështirë në vitin 2014, ana e majtë e prapaskenës së Teatrit, nëse e keni
parasysh Teatrin,në qoftë se keni qenë…, u shkëput dhe u batua, por në bëmë bllokimin e asaj pjese për sigurinë e aktorëve. Kjo vihet re dhe kur realizohen shfaqjet, por prapë them se s’keni qenëndonjëherë dhe s’keni si ta dini… (Acarohen deputetët e PD-së) Dhurata Çupi: Mos vazhdo me këto provokime. Mirela Kumbaro: Vlen për të gjithë. Ndjesë nëse e keni parë. Ulsi Manja: E ka edhe për ne…Jo vetëm ju. Mirela Kumbaro: Na ka ardhur një propozim për bashkëpunim nga pronari në kufi të pronës së truallit të Teatrit. Nga Bashkia e Tiranës, në shkurt të 2018, ka përcjellë në Ministrinë e Kulturës kërkesën për shprehje të interesit për zhvillimin e zonës pranë Teatrit Kombëtar të subjektit “Fusha Sh.p.k.”. Investitori është pronari i një pjese të sipërfaqes në kufi dhe një godinë ku do ndërtohet projekti. Investitori nuk do të ketë shpërblim monetar në asnjë vlerë nga buxheti i shtetit. Shteti do të jetë pronar i godinës e Teatrit menjëherë me të përfunduar projekti. Pra, nuk jemi në kushtet e një kontratë koncesionare. Enkelejd Alibeaj: Hajduti kryesor që ju ka kapur juve në atë vendim, që nuk thuhet publikisht, nuk nënshkruan. E di pse, jo se ka punë të
shumta ai, por për një arsye fare të thjeshtë. Në analizën e fundit, ai bën llogarinë që ai do dalë nesër që s’ka hedhur firmë, e ka hedhur një zv. kryeministër këtu, Senida Mesi. Keni vënë re që as kryetari i bashkisë, asnjë lloj praktike administrative nuk ka ndërmarrë, thjesht dhe vetëm se e dinë që kjo është një procedurë totalisht korruptive, e gatshme për t’u paketuar për nëProkurori, kur të mos jetë më Arta Marku aty dhe kur të mos jetë më Donika Prela. Do të jenë disa fakirë, në këtë rast ja ku e keni, nënkryetarin e bashkisë, e ka shkruar në ligj. Përfaqësues të bashkisë do të shkojnë atje dhe do të vënë kokën në satër. Kujdes, e kam miqësore! Të gjithë këta do vendosin bedelët e tyre për të firmosur këto procedura. Ulsi Manja: Gjithë kjo zhurmë që bëjnë këta ka interesa okulte, që i dinë këta që shkojnë dhe flirtojnë natën me investitorin. Klevis Balliu: Thuaje emrin thuaje.. Ulsi Manja: Unë falënderoj qeverinë, Ministrinë e Kulturës, bashkinë, të gjithë që janë përfshirë që më në fund gjetën gjuhën e duhur në këtë projektligj që ka ardhur sot për të pasur një Teatër të ri. Klevis Balliu: Falëndero të gjithë hajdutët. Enkelejd Alibeaj: Në qoftë se jeni të lodhur, dera e hapur është, dilni…
Vazhdoni.. Bashkim Fino: Nuk jemi lodhur, jo… Enkelejd Alibeaj: Budallai me syze, ti i bie të kesh në këtë mes… Alket Hyseni: Po, budalla pa syze je ti pastaj. Enkelejd Alibeaj: Meqë po flasim për vjedhje pronash, ti, vetëm ti, je i akuzuar për këtë punë. Alket Hyseni: Mos u merr me mua se… Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj dhe personale po deshe. Ulsi Manja: Mos kaloni në gjera personale. Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj mirë dhe jashtë po deshe, ty edhe kujtdo tjetër. Alket Hyseni: Po ik o lepur… Vazh-
do fol… Enkelejd Alibeaj: Ta tregoj mirë unë ty lepurin. Alket Hyseni: Fjala lepur nuk është fyerje. Ulsi Manja: Kush është pro? 11 pro, 2 kundër. Enkelejd Alibeaj: Veprimet që sapo kryet përbëjnë vepër penale të shpërdorimit të detyrës, e, për këtë arsye, ne që votuam kundër, nuk duam të shkelim ligjin penal dhe të përgjigjemi para drejtësisë penale. Ju të tjerët ta gëzoni burgun me shëndet. Ulsi Manja: Do kemi fatin e madh të të marrim ty avokat kur të shkojmë në burg.
POLITIKE
10
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Nasip Naço: Projektiligji kërkon të shtojë pambarimisht afatin e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Markut
L
ëvizja Socialiste për Integrim, refuzon propozimin e mazhorancës, duke mos i dhënë konsensusin për miratimin e projektligjit për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, draft ky që kërkon 84 vota për t’u miratuar në Kuvend. Partia Socialiste priti disa javë për konsensus, ndërsa LSIja në opozitë tha se nuk mund të japë votat për ti rikthyer Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë të drejtën e emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mungesë të 84 votave, ndryshimet në këtë ligj të propozuara nga Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati, mbeten pezull. Mbledhja Edhe pse u shty për shumë javë, me qëllim marrjen e konsensusit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mazhoranca nuk i ka siguruar votat që të miratojë në Parlament ndryshimet në ligjin për “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Në Komisionin e Ligjeve, Partia Socialiste e miratoi vetëm me votat e saj në parim, ndërsa ky ligj në Kuvend kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash në mënyrë që të quhet i vlefshëm. Sa i përket draftit, propozohen ndryshime në dy nene, duke i kthyer Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të drejtën
LSI rrëzon PS-në, nuk jep konsensus për ligjin e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve
e emërimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Po ashtu socialistët propozojnë në ligj dhe hapjen e konkursit
nga Shkolla e Magjistraturës për magjistratë të rinj. I vetmi përfaqësues në mbledhjen e djeshme, ishte deputeti i LSI-së Nasip Naço, i cili në emër të forcës që ai përfaqëson, u shpreh
kundër këtyre ndryshimeve të propozuara. Ish-ministri i Drejtësisë, u shpreh se këto ndryshime kanë vetëm një qëllim të vetëm, shtyrjen pambarimisht në kohë të afatit të qëndrimit në detyrë të
Arta Markut si Kryeprokurore e Përkohshme. “Nuk kërkon as më shumë, as më pak, por të shtojë pambarimisht afatin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në detyrë, pa asnjë lloj limiti dhe të bëjë ajo emërimet e këtyre magjistratëve që kanë mbaruar për vitin 2017-2018. Dhe nuk mund të kthehemi përsëri 180 gradë dhe këta studentë të magjistraturës që kanë mbaruar tu themi një pjesë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që bëni ju emërimet dhe po e lini të hapur dhe KLGJ edhe KLP në kalenat greke prandaj kam votuar kundra. Ju uroj mbarësi në reformën në Drejtësi” – u shpreh deputeti i LSI-së Nasip Naço. Ndërkaq, Komisioni i ligjeve miratoi në parimin edhe ligjin për avokatin. Ndryshe nga sa është diskutuar dhe u kërkua në fillim, ky ligj nuk do ti pengojë prokurorët dhe gjyqtarët që dalin nga sistemi për shkak të vettingut, të ushtrojnë profesionin e avokatit.
FINO KUNDËR PS-SË: KJO ËSHTË E PAPRANUESHME, KUVENDI S’MUND TË BËHET STREHË E ATYRE QË DJEG VETTINGU
T
jetër ngërç në procesin e Reformës në Drejtësi. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka thënë në mbledhjen e djeshme të Komisionit se në Komisionin e Monitorimit ka 5 vende vakante, në një kohë që mësohet se të vetmit kandidatë që kanë aplikuar në këtë komision janë vetëm Sajmir Visha dhe Artan Spahiu. Në këto rrethana, Komisioni i Ligjeve ka rihapur thirrjet për të plotësuar vendet vakante. Në komision ka pasur debate për Ligjin e Avokatisë. Shkak është bërë një propozim për të lejuar çdo gjyqtar dhe prokuror të “djegur” nga Vettingu, në fushën e avokatisë. Socialisti Fino ka thënë se kjo është e papranueshme, pasi Kuvendi s’mund të bëhet strehë e atyre që djeg Vettingu. Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi projektligjin për profesionin e avokatit. Projektligji është votuar vetëm nga mazhoranca, pasi deputetët e Partisë Demokratike, kanë munguar në Komision. Deputeti i LSI-së, Nasip Naço tha se LSI është kundër njërit prej projektligjeve, atij që lejon emërimin e magjistratëve
Komisioni i Ligjeve ndryshon mendje: Të “djegurit” nga Vettingu mund të bëhen avokatë
nga KLD-ja dhe prokurorja e përgjithshme. LSI nuk voton as hapjen e vendeve për 50 kandidatë për magjistratë nga Shkolla e Magjistraturës në
vitin e ri akademik. Këto projektligje mazhoranca i ka votuar e vetme. Mazhoranca rreth 2 muaj më parë, po në Komisionin e Ligjeve, përmes kryetarit
Ulsi Manja, pas debateve me deputetin Bashkim Fino, tha se ata të larguarit nga sistemi i drejtësisë, s’mund të hyjnë nga dritarja, ndërsa dje ky projektligj është mbështetur në Komision. “Pra, është normale që 3 subjektet e procedimit penal; gjykatë, prokurori, avokati, të jenë në një linjë. Ky është edhe qëllimi i reformës. Nuk mund t’i largojmë nga dera dhe po prapë në sallën e gjyqit të hyjnë nga dritarja”- është shprehur Ulsi Manja, gjatë debateve në Komisionin e Ligjeve në 2 maj 2018. Debatet e plota: Bashkim Fino: S’mund ta pranoj këtë Adnor Shahmeti: T’i pushkatojmë? Bashkim Fino: Si mund të bëheni strehë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i djeg Vettingu. Maks Haxhia: Ke të drejtë morale, por bie ndesh me të drejtën për të ushtruar profesionin. Amnor Shameti: Lëri tani ato
komente Ulsi Manja: Ju lutem, të mbarojë zoti Fino. Bashkim Fino: Jo ti pushkatojmë, por të bëjnë një tjetër profesion. Sa vetë kemi që nuk ushtrojnë të drejtën për profesionin, jurist, mjekë inxhinierë. S’kanë të drejtë të fshihen pas avokatisë. Maks Haxhia: Nga pikëpamja morale keni të drejtë. Duke qenë profesion i lirë, ka disa barriera funksionimi. Është apo s’është i dënuar, se vlerësoj unë. Se po u largua nga Komisionet e Vetingut për imoralitet, se ndalojmë dot. Nuk mund të marrë avokatia rolin e gjykatësit. Të shkojë në Gjykatë. Ulsi Manja: Ka një kërkesë nga zoti Haxhia për riformulim të gërmës Dh, të nenit 11. Jam i detyruar t’i paraqes. Kush është pro? Kundër? Të jeni të bindur, ka 10 mijë avokatë gjithë sy e veshë, që ushtrojnë detyrën e tyre.
AKTUALITET
11
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Mungesa e Markut në seancën dëgjimore ka ngjallur pakënaqësi nga përfaqësuesi i Jacobs, por edhe trupi gjykues, pasi ajo nuk u paraqitur për të marrë në dorëzim materialet e dosjes
N
ë sitën e Vetting-ut po kalon Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, e cila duhej të dilte të martën përpara komisionit, por në sallë u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj. Komisioni i Pavarur Kualifikues, me trup gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu, pritet të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës, ndërsa vendimi do të jepet sot në orën 10:00. Kryesuesja e trupës së KPK-së, Suela Zhegu është shprehur gjatë seancës se Marku i është nënshtruar procesit të Vetting-ut me përparësi. Sa i përket vlerësimit të pasurisë, ILDKPKI-ja ka dorëzuar raportin me konstatimin se deklarimi i Arta Markut është i saktë, duke mos kryer fshehje pasurie. Edhe hetimi i thelluar, sipas Zhegut konstatoi vërtetësinë e këtyre gjetjeve. Kryeprokurorja e Përkohshme zotëron dy apartamente banimi në Shkodër, një prej 103 metrash katrorë me vlerë 5 mln lekë dhe një tjetër prej 66 metrash katrorë, ndërsa ka në proces legalizimi një shtesë prej 9 metrash katrorë. Në lidhje me aftësitë profesionale, shtetasi A.P. është ankuar sepse Arta Marku ka kërkuar “arrest me burg” për të, për akuzën e drejtimit të parregullt të mjetit. KPK-ja, referuar edhe vendimeve të Gjykatës Europiane, duhej të arsyetonte se përse kërkoi këtë masë ekstreme si arresti me burg. Ndaj Markut pati dy denoncime në KPK, por pas shpjegimeve dhe
Arta Marku “trembet” nga Vetting-u. Vëzhguesi i ONM: Jam i zhgënjyer, të mos japë vetëm urdhra TOLERANTE “Mesazhi më i rëndësishëm iu dha Arta Markut nga vëzhguesi ndërkombëtar, i cili i thotë Arta Markut se duhet të përçojë frymë tolerante tek vartësit në lidhje me masat e sigurimit arrest me burg”.
verifikimeve është konstatuar se hetimet e Kryeprokurores ndaj dy shtetasve denoncues ishin të drejta. E pyetur nga Genta Tafa nëse kishte një arsye të qenësishme për mungesën e Arta Markut, pasi e konsideronte si prestigj praninë e saj, avokatja i është përgjigjur se nuk ka asnjë arsye. Përfaqësuesi i ONM, Teo Jacobs foli për masën e sigurisë që Marku kërkoi ndaj shtetasit A.B. Sipas tij, Marku ka vite që
është kryeprokurore ndaj di ta bëjë dallimin ndëmjet kriminelit dhe shkelësit të ligjit. Ai tha se Marku duhet ta mendojë dy herë përpara se të japë masën “arrest me burg”. Avokatja e Kryeprokurores, Lirime Çukaje justifikoi se kjo ishte vetëm një kërkesë e prokurorisë dhe vendimi do merrej nga Gjykata. Mungesa e Arta Markut në seancën dëgjimore ka ngjallur pakënaqësi nga përfaqësuesi i
Jacobs, por edhe trupi gjykues, pasi ajo nuk u paraqitur për të marrë në dorëzim materialet e dosjes. Jacobs u shpreh se mungesa e saj nuk ishte shenjë e mirë. Seancën e Kryeprokurores shqiptare, për herë të parë e ndoqën edhe mediat e huaja. Mesazhi më i rëndësishëm iu dha Arta Markut nga vëzhguesi ndërkombëtar, i cili i thotë Arta Markut se duhet të përçojë frymë tolerante tek vartësit në lidhje me
masat e sigurimit arrest me burg. Për të ilustruar këtë pikëpamje, Teo Jacobs theksoi se 44% e të paraburgosurve janë me arrest me burg. Megjithëse zonja Marku mungonte, Teo Jacobs theksoi se përpara se të urdhëronte, Arta Marku duhet t’u tregojë vartësve se nuk kërkohet burg për çdo vepër. Në rast se KPK e konfirmon në detyrë Arta Markun, asaj i lind e drejta për tu zgjedhur si drejtuese e organit të akuzës me një mandat të plotë 7-vjeçar sipas ligjeve të reja të reformës në drejtësi. Arta Marku u emërua më 18 dhjetor 2017 nga Kuvendi në krye të prokurorisë së Përgjithshme duke zënë postin e Adriatik Llallës të cilit i kishte përfunduar mandati. Ajo u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kunder dy abstenim.
ENKELEJD ALBIEAJ
PD: Sistemi i Vetting-ut është i korruptuar. Arta Marku të largohet I
nstitucionet e Vetting-ut kanë nisur verifikimet për Prokuroren e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Vetë kryeprokurorja nuk ishte e pranishme në seancën ku do të kontrollohej pasuria dhe puna e saj gjatë viteve. Ndërkohë, PD-ja deklaron se nëse ligjet e reja të drejtësisë do të ishin zbatuar me korrektësi, kryeprokurorja nuk do të qëndronte më në detyrë, për shkak të shkeljeve që ka gjatë karrierës së saj. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzoi Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku se gjatë karrierës së saj si prokurore e thjeshtë dhe këto muaj që mban detyrën e Kryeprokurores ka parregullsi dhe probleme me zbatimin e ligjit. “Një provë e fortë mbi këtë u dha sot (dje), ku radha për Vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në Prokurori. Arta Marku, e deleguara e Edi Ramës në Krye të organit të prokurorisë, pritet të konfirmohet në detyrë, jo sepse përmbush kriteret e vendosura nga ligji, por se kriteret e kualifikimit që po aplikohen kanë si kusht kryesor se cili gjyqtar apo prokuror i shërben më shumë Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të korruptuar. Sa më shumë t’i shërbesh Edi Ramës, aq më shumë rriten shanset për të kaluar me sukses
vettingun. Ky është mesazhi që deri më sot ka dhënë ky proces”, tha Alibeaj. Deputeti i PD-së solli disa fakte që, sipas tij tregojnë se gjatë karrierës së Arta Markut si Prokurore në Shkodër ka pasur shkelje të ndryshme. “Është fakt i njohur botërisht që Arta Marku në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve,
duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë”,u shpreh Alibeaj. Një tjetër pikë që PD-ja e cilëson si shkelje ligjor të Kryeprokurores janë shkarkimet dhe emërimet që ka bërë radhët e trupës së prokurorëve. “Vetë ajo ishte betuar përpara Komisionit të Ligjeve, ditën kur paraqiti kandidaturën, se nuk do të bëntë shkarkime dhe emërime, sepse ato ishin në kundërshtim me ligjin. Shkelja e hapur e ligjit tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ligjit, por qartësisht mungesë të theksuar të integritetit moral e profesional, kushte këto të domosdoshme për të kaluar me sukses Vetting-un”,- u shpreh Enkeljed Alibeaj. Sipas PD-së, institucionet e Vetting-ut kishin për detyrë që merrnin në shqyrtim gjithë shkeljet që ka kryeprokurorja, por nën presionin politik nuk kanë bërë verifikime. “Kemi publikuar dokumente tronditës, sesi Arta Marku, në cilësinë e Prokurorit në Shkodër, harroi në burg një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr në këtë mënyrë lirinë, në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë. Do të mjaftonte ky rast që Arta Marku të shkarkohej nga organet e vettingut, për shkak se në
mënyrë të paligjshme dhe arbitrare ka cenuar rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky është një fakt i njohur për Komisionin, sepse është fakt i njohur botërisht, dhe për pasojë nuk kanë nevojë për prova të mëtejshme. Silvi Bardhi: Këto të dhëna dhe të tjera si këto, provojnë qartësisht se Arta Marku, jo vetëm nuk ka integritetin moral dhe profesionale për të qëndruar në detyrë, por ka cenuar rëndë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë”,- tha deputeti demokrat. Sipas PD-së të gjitha këto fakte do të mjaftonin për të larguar nga detyra Arta Markun. Fakti që institucionet e Vetting-ut po e konfirmojnë në detyrë, sipas PD-së tregon se reforma në drejtësi është e korruptuar politikisht. “Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot (dje) Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por përsa kohë ky proces diktohet nga Edi Rama e Fatmir Xhafaj, që e përdorin procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërbyler shërbëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë besim se Arta Marku do të marrë atë që meriton, sipas ligjitshkarkimin nga detyra”,- tha deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
12
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Ogerta Manastriliu me aktoren Yllka Mujo bëjnë thirrje për më shumë përkujdesje për moshën e tretë
Manastirliu: Shërbim okulistik falas për banorët e Shtëpive të të Moshuarve
T
ë gjithë të moshuarit që banojnë në institucionet publike rezidenciale do të përfitojnë vizitat e specializuara dhe syze falas. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku lajmëroi se për herë të parë shërbimi i okulistikës do të ofrohet i plotë për banorët e Shtëpive të të Moshuarve në të gjithë vendin. "Nga sot ofrojmë një shërbim të ri për të moshuarit e shtëpive rezidenciale publike: Vizita mjekësore periodike për sytë dhe syze të posaçme për çdo të moshuar që ka nevojë për to. E nisim nga Tirana ku sot po kryhen vizita mjekësore për rreth 50 të moshuar dhe do ta vijojmë këtë program në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar këtë shërbim shumë të nevojshëm për të moshuarit e shtëpive rezidenciale publike", tha Manastirliu. E shoqëruar nga aktorja e njohur e kinematografisë Yllka Mujo, Ministrja Manastirliu bëri apel për më shumë përkujdesje për moshën e tretë. "Fatmirësisht bërthama e familjes shqiptare është ende e fortë, por
idenciale dhe ditore, krahasuar me 10 vite më parë. Në institucionet rezidenciale publike në të gjithë vendin janë aktualisht 251 të moshuar dhe 72 të moshuar të tjerë marrin shërbime ditore në qendrat publike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
-siç na kanë treguar dhe rastet e fundit të braktisjes së të moshuarve- fenomeni i i të moshuarve që kanë nevojë për ndihmë, sa vjen dhe rritet. Shteti ka patjetër përgjegjësinë e vet, siç veproi në rastin e të moshuarve nga Korça, por secili mund të bëjë diç-
ka. Le ti kthehemi traditave tona të mira, të respektojmë dhe të përkujdesemi për gjyshërit", tha Ministrja. Për t'ju garantuar kushte sa më dinjitoze të moshuarve të braktisur, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, e cila shumë shpejt përfundon rikonstruksionin e plotë. Gjithashtu po përfundon rezidenca e Palasës, që do të jetë një shtëpi pushimi për moshën e tretë. Referuar të dhënave të fundit, 30% më shumë të moshuar janë sot në institucionet publike rez-
Zv. Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Anke Holstein: "Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani
“Migrimi në Gjermani nuk është zgjidhje për Shqipërinë”
M
undësi që rinia të mos emi grojë dhe kontribuojë në procesin unik të përafrimit me BE, për këtë u diskutua në Tiranë në një tryezë të organizuar nga fondacioni gjerman "Friedrich Ebert". Prishmëritë e BE-së nga Shqipëria që ajo të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në 2019 janë temë e ditës në Tiranë. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar të hënën (2.07.2028) nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert, politikanë vendas, europarlamentarë dhe diplomatë të vendeve të BE diskutuan për detyrat e shtëpisë që Shqipëria duhet t'i bëjë mirë pas konkluzioneve të Këshillit të Përgjithshëm të BE, në Luksemburg. Ndalim tërësisht azilkërkimit për motive ekonomike në vendet e BE Fakti që mijëra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE , kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga
argumentet kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shifrat zyrtare mbështesin bindjen e tyre: EUROSTA deklaron se 27. 575 shqiptarë kërkuan në vitin 2017 azil për motive ekonomike. Numri është shqetësues edhe pse 30 % më i ulët se një vit më parë. Agjencia për Ruajtjen e Kufirit Europian dhe Rojes Bregdetare) kanë ulur në mënyrë drastike në 6 muajt e parë të këtij viti emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkimin. Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha në tryezën e rrumbullakët se situata ka ndryshuar tërësisht. "Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani. Kjo ?ështje është zgjidhur përmes bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Praktikisht, mundësia e azilit të qytetarëve nga Shqipëria në
Gjermani është përjashtuar" tha Anke Holstein. Por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore " Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor- 2018" theksohet: "Tregjet e Punës në vendet e Ballkanit Perëndimor - Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë , ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbi karakterizohen nga një nivel i ulët punësimi dhe i lartë papunësie në raport me standardet europiane. Gjithë rajoni po përballet, si kudo në Europë, me tkurrjen e popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit. Rreth 1/ 3 e popullsisë në rajon është në emigracion". Të dhënat aktuale të Bankës Botërore hedhin dritë në një realitet ku rajoni prej dekadash është furnizues me emigrantë në BE. Kjo pasi përmirësimet në tregjet e punës nuk kanë qënë të mjaftueshme për të mos nxitur rininë dhe njerëzit e arsimuar të mos emi-
grojnë. Përkimi i nevojave të qytetarëve të BP për punë dhe i Gjermanisë për fuqi punëtore ka sjellë hapjen e tregut gjerman të punës ndaj rajonit. " Gjermania ka hapur tregun e punës për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë njerëz nga Shqipëria që janë të interesuar tëpunojnë në Gjermani. Ka vonesa në dhënien e vizës për shqiptarët, që kanë një kontratë pune edhe pse personeli në sektorin e vizave është shtuar me 6
gjermanë dhe një shqiptar", tha zv. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein: "Nuk mendoj që migrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë proces unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë. Dhe në fakt ka shumë mundësira që ata të qendrojnë në vend", thekson Anke Holstein. DW
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE DEPUTETI I PD-së
13
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Tritan Shehu thirrje Presidentit: Blloko përzgjedhjet e ambasadorëve mbi baza politike Deputeti demokrat, Tritan Shehu i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të bllokojë përzgjedhjen e ambasadorëve shqiptarë në botë mbi baza politike, partiake apo subjektivizmi personal. Përmes një postimi në “Facebook”, duke iu referuar seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm me katër kandidatët për ambasadorë, nënkryetari i këtij komisioni thotë se dy prej tyre nuk i lidhte asgjë me sistemin tonë diplomatik. “Kështu veçse shkatërrohet Trupa Diplomatike
shqiptare. Sot nga katër ambasadorë, që u diskutuan në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit, dy prej tyre nuk i lidhte asgjë me Sistemin tonë Diplomatik. Pa dyshim diçka e tillë është e pa justifikuar në vitin 2018, kur diplomacia jonë është rritur, profesionalizuar e ka në përbërje shumë diplomatë të niveleve të ndryshme me përvojë e aftësi. Një politikë e tillë klienteliste jo vetëm që dëmton rëndë cilësinë e Shërbimit tonë Diplomatik nga vendosja e të tilla emërimeve larg
profesionalizmit, por dhe duke demoralizuar e demotivuar diplomatët tanë, që kanë vite që kontribuojnë me aftësi e pasion në këtë sektor tejet të rëndësishëm, duke pritur të shpërblehen me karrierë. I bëj thirrje Presidentit Meta, që duhet të thotë fjalën edhe për këto raste të fundit, të tregohet një barrierë e pa kalueshme ndaj përzgjedhjeve të tilla, mbi baza politike, partiake apo subjektivizmi personal këto”– u shpreh dje deputeti demokrat Tritan Shehu.
Kreu i PR-së në forumin e sigurisë në Londër: Mungesa e zgjedhjeve të lira, tregues i shmangies së demokracisë
Mediu: Prezenca ushtarake ruse në rajon, kërcënim për stabilitetin
P
rezenca ushtarake ruse në rajon është një kërcënim për stabilitetin. Kështu është shprehur ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në Forumin për Sfidat në Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Londër. Eventi është organizuar nga ish-Sekretari Britanik i Mbrojtjes Lord Des Broëne dhe ish-Ministri shqiptar i Mbrojtjes Fatmir Mediu, në bashkëpunim me ELN (Rrjeti Lidershipit Evropian). Kryerepublikani shqiptar Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij vuri në dukje faktin se mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është tregues i qartë i shmangies nga funksionimi demokratik i vendeve në rajon, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kane fituar pushtet politik dhe vendimmarrës. Mediu theksoi nevojën që reformat e rëndësishme që kërkohen nga BE përveç formës, duhet të implementohen drejt në mënyrë që të shmangen situata si ajo me reformën në
drejtësi në Shqipëri, e cila ka vendosur në kolaps dy gjykata të rëndësishme, atë Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Sipas Mediut, retorika nacionaliste në rajon përdoret për qëllime të përfitimeve politike ndërsa shumë konflikte të fjetura mund të bëhen aktive. Përfaqesuesi i Austrisë, e cila merr Presidencën e radhës të BE, ish-Ministri i Mbrojtjes Fasslabend theksoi se kriza e emigracionit nuk duhet të anashkalojë zgjerimin e BE me vendet e Balkanit. Në takim ishin përfaqësues nga parlamenti Britanik, Shqipëria, Zv Kryeministri Kosovës Enver Hoxhaj, N/ kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe Serbisë, ish- Ministri i Mbrojtjes Maqedonisë, kryetar i mazhorancës në parlamentin bullgar, Bosnja dhe drejtuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Presidenti Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm Montella. Lordi Ded Broën e vuri theksin në problemet e rënda të korrupsionit dhe krimit të
KRYETARJA E LRI
Kërpaçi: Rinia po ikën masivisht në Gjermani, të rrëzojmë Ramën
organizuar. Siç thekson raporti i Dhomës së Lordëve, në Ballkan gjithnjë e me shumë po dominon fenomeni i kapjes së shtetit dhe qeverisja e kontrolluar nga një njeri. Ndërkohë, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE pasi vuri në dukje zhvilli-
met pozitive në rajon, u ndal në nevojën e bashkëpunimit politik, sidomos ne reforma te rëndësishme. Ai ritheksoi problemet e mëdha ne sistemin e drejtësisë shqiptare për shkak të bllokimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
DEPUTETJA E LSI-së: JA ÇFARË DO TË BËJË OPOZITA PËR TË MBROJTUR TEATRIN
“Teatri”, Mehmetaj: Do ti ndjekim të gjithë hapat e mundshëm për pengimin e shembjes së godinës D
eputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj duke iu përgjigjur interesimit të medieve në lidhje me zhvillimet politike që ka shkaktuar çështja e Teatrit Kombëtar, u shpreh se ajo shpreson që reagimi i parë institucional duhet të vijë nga Presidenti i Republikës për të penguar nismën
e qeverisë për shembjen e godinës aktuale. E në rast se as kjo përpjekje nuk do të ketë suskes, ligjvënësja e LSI-së paralajmëron dërgimin e çështjes jo vetëm në Gjykatën Kushtetuese, por edhe ato ndërkombëtare. Dhe nëse çdo përpjekje ligjore nuk do të funksionojë, atëherë ajo thekson se rruga e vetme për pengimin e shembjes së Teatrit do të jetë rezistenca fizike. Prononcimi Në mungesë të Kushtetutës, keni
menduar që të veproni nëpërmjet protestave apo jo? Kjo do të jetë forma që do të ndiqni... Do t’i përdorim të gjitha format. Unë shpresoj që reagimi i parë të vijë nga institucioni i presidentit. Shpresoj shumë që presidenti bashkë me thirrjet që i kanë ardhur nga qytetarët, besoj edhe me peticionin që është nënshkruar tashmë nga mijëra qytetarë që i është drejtuar atij, Kryetarit të Parlamentit, kryeministrit si drejtues institucional të këtij
vendi. Shpresoj që reagimi i parë të jetë nga institucioni i presidentit, pastaj të jeni të sigurt që do ndjekim të gjithë hapat. Pavarësisht se kemi një Gjykatë Kushtetuese pa kuorum do ta çojmë në gjykatë kushtetuese. Do shikojmë hapësirën për Gjykata Ndërkombëtare. Do shikojmë mundësinë për të sjellë për ndërkombëtarë vlerësues në Shqipëri. Dhe pa dyshim hapi i fundit do të jetë rezistenca fizike në Teatrin Kombëtar.
Në kulmin e debatit të largimit të rinisë nga vendi, deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, thotë se largimi i takon kreut të qeverisë, pasi dështoi me negociatat e BEsë dhe se nuk i ka sjellë asnjë ditë të mirë qytetarit të thjeshtë. “Nuk ka pse të largohet rinia dhe qytetarët Shqiptarë, të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij! Kanë dështuar në mos hapjen e negociatave, dhe nuk kanë sjellë asnjë ditë të mirë për qytetarët e thjeshtë”,-shkruan Kërpaçi në rrjetin social “Facebook”. Nga ana tjetër, kryetarja e LRIsë, ndan edhe diskutimet nga takimet që ka me të rinjtë, që sipas saj janë regjistruar në masë në kurset e Gjermanishtes. “Në diskutimet e mia me çdo të ri sot, të ekselencës ose jo, dëgjon me dhimbje sesi janë regjistruar masivisht në kurset e Gjermanishtes dhe jo vetëm, mjafton të jetë një vend i huaj ku të largohen, pavarësisht 1001 vështirësive”. Më tej deputetja e LSI-së shton se: “Shoë e ERTV, i kanë ardhur në majë të hundës të gjithëve që në realitet nuk kanë bukë të hanë, që nuk kanë mundësi të çojnë fëmijët në shkollë, që nuk mbijetojnë dot, dhe si kusur duhet të dëgjojnë dhe broçkullat e kryeministrit që në asnjë moment nuk i shërben njerëzve që kanë nevojë, por një grusht Pasanikesh që i shërbejnë vetëm Edi Ramës”.
AKTUALITET
Q
14
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Nënë e bijë, mashtruan 225 shtetas me premtimin se do t’i dërgonin në Kanada duke i marrë nga 2000 deri në 10.000 dollarë për person
ë prej 2016, 30-vjeçarja Adeila Makashi ishte shpallur në kërkim, pasi ndaj saj Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, dha dënimin me 4 vite burg për krijimin e një skeme mashtrimi për vizat. Por dje Policia e Shteti, bëri të mundur arrestimin e saj, dhe tashmë pritet që 30-vjeçarja të shlyejë dënimin e marrë. Gjatë seancave gjyqësore, ajo u la në masën e “arrest shtëpie”, por nga kjo përfitoi duke u arratisur. Historia e mashtrimit me vizat për në Kanada nga familja Makashi, nuk është e panjohur për policinë e Tiranës. 30-vjeçarja Makashi është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në bashkëpunim me të ëmën Lule Makashi iu premtonin njerëzve të ndryshëm punësim në Kanada, në këmbim të shumave monetare. Por nuk kaloi shumë dhe mashtrimi i tyre doli në dritë, pasi një grup qytetarësh denoncuan për mashtrim të njëjtën agjenci punësimi në prill të 2016. 30-vjeçarja është dënuar me 4 vite burg nga gjykata, dhe i ka ngelur një pjesë e dënimit pa shlyer. Nënë e bijë, mashtruan 225 shtetas me premtimin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi, kjo me anë të agjensisë së punësimit Ande-Lm duke i marrë nga 2000 deri në 10.000 dollarë për person, prokuroria e tiranës kërkon 18 vite burg për nënë e bijë Luli dhe Adeila Makashi. Nënë e bijë u ndaluan më 28 prill nga 2016 nga Policia e Tiranës pasi u larguan fillimisht drejt Kanadasë nga ku u depërtuan pas një urdhër ndalimi. Për të humbur gjur-
Skemë mashtrimi me vizat, arrestohet 30-vjeçarja e dënuar me 4 vite burg MASHTRIMI “Nënë e bijë, mashtruan 225 shtetas me premtimin se do t’i dërgonin në Kanada duke i marrë nga 2000 deri në 10.000 dollarë për person”.
mët e këtij mashtrimi të pandehurat kishin shitur pak ditë para largimit drejt Kanadës kompaninë tek shtetasi Klevis Rreshka. Por si funksiononte skema e mashtrimit me premtimin e një vize pune drejt Kanadasë? Sipas prokurorisë, shoqëria Andel-LM me administrator Luli Makashin ofronte shërbime ndërmjetësimi punësimi. Për çdo aplikant plotëso-
TENIS D.T ka paguar 250.000 dhe 844.000 lekë M.M ka paguar shumën 1.000.000 lekë dhe 149 euro G.SH shumën 250.000 lekë dhe 6000 dollarë G.T shumën prej 13210 dollarë dhe 280 euro M.T 250.000 lekë dhe 9500 dollarë hej kontratë shërbimi me të drejta dhe detyrime si mënyra e tërheqies të aplikantëve ose
rastet kur nuk pajiseshin me vizë. Pagesën shtetasit që kanë bërë kallëzimet e kanë
ITALI
EKSPERTIZA E ARMËS
Te “MP5” u gjetën gjurmët e gishtave të shoferit të Xhafajt S
hkëlzen Qordja ose “Xeni”, siç e thërrisnin familjarët dhe shokët e tij, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, njihej si njeri i qetë dhe pa vese. 31-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim kohët e fundit, ndërsa ekspertiza balistike e armës automatike “MP5” ka konfirmuar çdo dyshim mbi rrethanat e ngjarjes. Në këtë armë, thonë burime nga grupi hetimor, janë gjetur gjurmët e gishtave të viktimës, duke hedhur poshtë çdo aludim. Edhe gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje rezultojnë të jenë qitur nga e njëjta armë, ndërsa dy nga plumbat kishin mbe-
kryer me bankë në llogarit e Ande-LM. Nga këto llogari sqaron prokuroria nga punonjës të ndryshëm të Ande-Lm janë tërhequr para. Po sipas akuzës, pavarsisht faktit se shërbimi për të cilin Lule Makashi kishte lidhur kontrata me aplikantët nuk ja ofronte, ajo nuk i ka kthyer asnjë shumë parash pas personave. Në këtë aktivitet të kundraligjshëm Lule Makashi është ndihmuar nga e bija e saj Adeila Mkashi e cila nga hetimet e kryera rezulton se ka patur rolin e kordinatores në agjensinë Ande-LM. Një tjetër fakt i zbuluar nga hetimet është dhe mashtrimi me shtetas të prezantuar si avokatë kanadez të cilët ftoheshin nga Lule Makashi për të kryer takime dhe konferenca në hotele luksoze në tiranë për ti shpjeguar aplikantëve procedurat e marrjes së vizave.
Grupi shqiptaro-arab, 22 në pranga për kokainë P
tur në muret e garazhit nëntokësor të Gardës së Republikës. Fakti që ai ka qëndruar përgjatë gjithë natës në një lokal nate dhe kishte konsumuar alkool deri në orët e para
të mëngjesit, në një kohë kur e dinte se do të lëvizte në mëngjes sërish me shefin e tij, i shtyn hetuesit të dyshojnë se ai ndoshta e kishte planifikuar aktin e vetëflijimit.
olicia Italiane ka vënë pas hekurave 22 persona, të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi trafikimi të drogës që vjen nga Holanda. Në sajë të operacionit “Sottobosco”, u bë e mundur shkatërrimi i bandës shqiptaro-arabe, që e kishte shtrirjen në disa zona të Italisë, përkatësisht në; Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia. “Livesicilia.it”, shkruan se grupi e merrte kokainën nga Holanda dhe më pas e shpërndante atë në tregun italian. Karabinierët e komandës së Ferrara-s, së bashku me kolegë nga Bolonia, Modena, Parma, Brescia, Mantova, Firence,
Pisa dhe Pistoia ekzekutuan urdhrin për arrestimin e 22 personave, të cilët ndodhet në paraburgim. Hetimet për operacionin në fjalë kishin nisur në vitin 2016, ndër-
sa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda.
AKTUALITET
15
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Në sitë fillimisht do të kalojnë rreth 300 efektivë me gradën “Drejtues”, duke nisur nga kryepolici Ardi Veliu, për të zbritur më pas në nivelin zbatues
P
olicia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, prej kohësh ka nisur reforma të rëndësishme, dhe ecuria e Shqipërisë në përballje me krimin e organizuar, Vetting-un në Polici, Policimin në Komunitet, bashkëpunimin policor rajonal dhe ndërkombëtar etj, janë pika të rëndësishme të punës së policisë dhe ministrisë. Faza e parë e procesit të Vetting-ut, u mbyll me dorëzimin e 3 formularëve, të cilët janë: “Në deklaratën për kontrollin e figurës, punonjësve të policisë ju kërkua që përveç të dhënave të gjendjes civile, të deklaronin edhe ndonjë nofkë që kanë pasur. Policëve ju kërkua edhe të deklaronin nëse ata apo familjarë të tyre kanë takuar me qëllim ose jo persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe nëse kanë pasur ndonjë problem me ligjin në Shqipëri ose jashtë saj. Në formular ata duhet të deklaronin edhe nëse kanë varësi ndaj bixhozit ose alkoolit. Në formularin e vlerësimit profesional, punonjësit e policisë duhet të tregonin përveç punësimit edhe gradat që kanë mbajtur, si edhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore, Workshope, nëse kanë botime brenda ose jashtë vendit. Në deklaratën e pasurisë, ata duhet të tregonin të ardhurat e çdo personi që përmban certifikata e tyre familjare. Policëve iu kërkua shpenzimet e vitit të fundit, udhëtimet e 3 viteve të fundit, dhe shpenzimet për arsimin e fëmijëve”. Tashmë duhet të kishte nisur faza e dytë, pasi ligji për Vetting-un në Policinë e Shtetit, parashikonte që komisionet e vlerësimit të ngriheshin para një jave, bordi i përbërë nga 5 institucione me sa duket nuk po
Vetting-u në Polici, kandidatët po i verifikon SHISH. Bordi nuk po vendos për 5 anëtarët e jashtëm KOMISIONET “Ligji për Vetting-un në Policinë e Shtetit, parashikonte që komisionet e vlerësimit të ngriheshin para një jave, bordi i përbërë nga 5 institucione me sa duket nuk po vendos për 5 anëtarët e jashtëm”.
“DREJTUESIT” “Në sitë fillimisht do të kalojnë rreth 300 efektivë me gradën “Drejtues”, duke nisur nga kryepolici Ardi Veliu, për të zbritur më pas në nivelin zbatues, që kap shifrën e 11 mijë uniformave blu që do të vlerësohen”.
vendos për 5 anëtarët e jashtëm. Por e gjitha nuk është pa shkak, por siç edhe burimet nga Ministria e Brendshme thonë, se kjo vonesë nuk ndikon aspak në ecurinë e procesit. Kalimi i afatit ka ardhur për shkak të verifikimeve shtesë, që Shërbimi Informativ i Shtetit, por edhe institucionet e tjera të bordit po
kryejnë për figurën e kandidaturave të përzgjedhura. Vonesa lidhet edhe me numrin e lartë të aplikimeve, pasi më shumë se 100 persona janë interesuar të bëhen pjesë e trupave të vlerësimit apo Sekretariatit Teknik. Aktualisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të
VLORË
e policisë do të jenë të hapura për publikun dhe mendohet të zhvillohen në mjediset e Akademisë së Sigurisë. Në sitë fillimisht do të kalojnë rreth 300 efektivë me gradën “Drejtues”, duke nisur nga kryepolici Ardi Veliu, për të zbritur më pas në nivelin zbatues, që kap shifrën e 11 mijë uniformave blu që do të vlerësohen.
GOSË
Policia sqaron vjedhjen e banesës në Kaninë
T
Policia e Vlorës ka sqaruar rastin e vjedhjes së një banese në fshatin Kaninë. Mediat lokale raportuan se më 30 qershor 2018 është vjedhur banesa në pronësi të shtetasit me iniciale Q.M., dhe se janë dhunuar familjarët. Unifromat blu me anë të një njoftimi raportojnë se kur personat e paidentifikuar hynë në banesë, nuk kishte asnjë familjar brenda, ndaj nuk ka pasur të lënduar. Gjithashtu sipas njoftimit të policisë në banesë nuk është vjedhur asnjë send. Policia ndërkohë po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 30.06.2018, për veprën penale ‘’Dhunim banese’’.
Interesave janë përzgjedhur 5 anëtarë. Po ashtu janë konfirmuar edhe 5 pedagogë nga Universiteti i Tiranës. Ndërkohë, 5 anëtarët e jashtëm pritet të formojnë 5 trupat e vlerësimit, që do të funksionojnë me nga 3 anëtarë, e njëjta formulë si në procesin e Vetting-ut në drejtësi. Edhe seancat për zyrtarët
Rruga përfundon në kanal, banorët në protestë
ë martën banorët e fshatit Gosë të Bashkisë Rrogozhinë, dolën sërish për herë të dytë brenda një muaji, në protestë për infrastrukturën e dëmtuar. Rruga dytësore e ndërtuar pa asnjë standard, vetëm 1.5 km e gjatë, ka vetëm hyrje, por jo dalje. Kushdo që futet në këtë aks dytësor, nga Gosa deri në Bishtin e Zhurit, mbetet i bllokuar sepse rruga të çon drejt një kanali. Banorët thonë se, me ndërtimin e rrugës dytësore ata janë izoluar tërësisht. Për të shkuar në anën tjetër të rrugës duhet të bëjnë kapërcim pengesash në bordurat anësore dhe trafikndarësen e autostradës Lushnje-Rrogozhinë, ose duhet të përshkojnë në këmbë ose me mjete bujqësore rreth 7 km.
Rruga nuk ka as nënkalime dhe as mbikalime që të mundësojnë lidhjen e banorëve të fshatrave Gosë e Madhe, Gosë e Vogël, Lekaj dhe Kërçukaj, me pjesën
tjetër të fshatrave. Veç kësaj, mungesa e rrugës funksionale dytësore ka bërë që shumë biznese të zonës të falimentojnë, pasi nuk i shkon njeri.
FORUM OPINION Nga Tonin Çobani
A
e dinë shqiptarët kush është themeluesi i Teatrit ko mbëtar? (Pyetja e parë). Nëpër enciklopedira shkruhet se një shfaqje e parë me titull “Dasma e Lunxhërisë” u shfaq në Lunxhëri (1874). Shfaqje të dytë nuk pat, sepse u kundërshtua nga Kisha Greke, thjesht për faktin se shfaqja “Dasma e Lunxhërisë” ishte në gjuhën shqipe. Një tjetër shfaqje (“Nata e Këshnjellave” e Leonardo de Martinos) u shfaq në kishën e Fretërve (Shkodër, 1880), teksti i së cilës u botua më 1881. Nëqoftëse një teatër kombëtar (nacional) ka një kusht të vetëm për t’u quajtur teatër kombëtar, ai kusht është gjuha nacionale (kombëtare). Teatri kombëtar i shqiptarëve është sulmuar qysh në lindje për shkak të gjuhës shqipe, të cilën gjuhë Perandoria Osmane nuk e lejonte të shkruhej e të mësohej. As Kisha Greke. As ajo sllave. Prandaj Teatri në gjuhën shqipe i ka fillimet vonë. Ai ka lindur në fillim të shekullit të 20-të në saje të kurajës intelektuale të Gjergj Fishtës, për të cilin Faik Konica ka shkruar se aso kohe për një çerek shekulli ai (Gjergj Fishta) ishte udhëheqës shpirtëror intelektual. Vepra e parë teatrore e shkruar dhe e vënë në skenë prej Gjergj Fishtës ka qenë komedia e Molierit (ose sipas Molierit) ”Mjek përdhuni”. Kështu shkruan piktori Simon Rrota në kujtimet e veta kur dëshmon se kishte punuar për realizimin e skenografisë krah për krah me Poetin e “Lahutës së Malcis”. Si kuptohet, skenografinë e shfaqjes e kishte bërë Fishta, sepse piktorin e ri e kishte thirrur, siç shkruan ai vetë, “për me ba disa skena për teatër teatër,, për një dramë të përkthyeme prej tij “Mjek përdhuni” .” Pra, Fishta e kishte përdhuni”.” përkthyer/përshtatur komedinë e Molierit, të cilën do ta vinte në skenë me nxënësit e shkollës së tij. Dhe “drama pati sukses të madh madh…, – vazhdon Simon Rrota në kujtimet e tij, – veçanërisht pse ishte në gjuhën shqipe…, prandaj bani një përshtypje të madhe në popull, ( i cili) e priti me duartrokitje të vvazhdueshme azhdueshme azhdueshme,, në drejtim të poetit tonë” tonë”.. Komedia e Molierit “Mjek përdhuni” është shfaqja e parë teatrore në Shkodër (por edhe në ma përpara nuk Shqipëri), sepse “ma ishin shfaqë shfaqje në gjuhën shqipe shqipe”, pohon piktori Simon Rrota. Kur u bë drejtor i shkollave françeskane të qytetit të shkodrës, Fishta futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi duke zëvendësuar kështu gjuhën italiane, që mbizotëronte në shkollat e atëhershme të Shkodrës (W.Kamsi). Qysh nga ajo kohë edhe të gjitha shfaqjet e
kësaj shkolle shkolle,, pa përjashtim, u dhanë në këtë gjuhë për një publik të gjerë”, shkruan në kujtimet e veta “mjeshtri i vjetër Kolë Dema”. Kjo vlente edhe për shfaqjet teatrore, prandaj Fishta qe kujdesur në radhë të parë për krijimin e një skene teatrore në një godinë që ishte ngritur qysh në vitin 1899 në oborrin e shkollës së Gjuhadolit, ndoshta, për të grum-
bulluar nxënësit gjatë festimeve të fund-viteve shkollore. Fishta ngriti brenda saj një skenë për shfaqjet e shkollës (1905) dhe më 1907 e rikonstruktoi për ta kthyer në teatër për një publik të gjerë”. Unë dua të mendoj se ky ishte teatri i parë kombëtar sepse plotëson atë kushtin që e veçova në paragrafin e parë të këtij shkrimi, që është gjuha përmes të cilës krijohet komunikimi teatror dhe edukimi përmes artit të aktrimit. Ne duhet të mendojmë se Fishta me ta shpallur shqipen gjuhë mësimi në shkollat françeskane 1902 popullore që drejtonte (1902 1902), duhet të ketë kërkuar që edhe veprimtaritë jashtëshkollore të bëheshin në atë gjuhë (“Vetëm pas vitit 1902 kur qe futur si gjuhë mësimi shqipja, të gjitha shkolle,, pa shfaqjet e kësaj shkolle përjashtim, u dhanë në këtë gjuhë për një publik të gjerë” (Kolë Dema). Por shfaqja e një komedie (nga repertori evropian i teatrit klasik) në gjuhën shqipe, përshtatur psikologjisë, rrethanave dhe koloritit shkodran, siç ishte komedia e Molierit (Mjek përdhuni) mund të merret prej nesh si fillim i teatrit në Shkodër (e Shqipëri). Jemi në vitin 1905 1905. Ndërkohë një françeskan tjetër ka shkruar një dramë origjinale (“Marka Kuli Kryeqitës”) dhe po këtë vit (1905) e ka vënë në skenë në një teatër tjetër, në atë të kolegjit të Jezuitëve, i cili ka qenë ngritur si
16
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Dy pyetje për Teatrin Kombëtar dhe disa vargje të Fishtës si amanet
teatër qysh në vitin 1890 dhe pas rikonstruksionit kishte një skenë mjaft funksionale për kohën dhe një sallon prej 450 vendesh dhe më tej pas një rikonstruktimi më të thellë pat shërbyer dhjetë vjet për trupën profesioniste të Shkodrës. Edhe ky teatër plotëson kushtin për të qenë kombëtar, së paku, deri në vitin 1967 kur mbaron së ndërtuari në Shkodër teatri Migjeni që funksionon edhe sot. Përveç Fishtës dhe Gjeçovit, pionierë të teatrit shqiptarë me pjesë të shkruara dhe të vëna në skenë prej tyre, janë: Anton Xanoni, Kolë Mirdita (Helenau), Hilë Mosi, Ndoc Vasia, Zef M. Harapi dhe profesori im i latinishtes Henrik Lacaj… Në Shkodër shfaqjet e para teatrore konsiderohen argëtimet e organizuara prej nxënësve të shkollave të jezuitëve (nga viti 1859) dhe françeskanëve (nga viti 1861) gjatë ceremonive të mbylljes së viteve shkollore. Në këto ceremoni përveç nxënësve dhe mësueseve vinin edhe prindër dhe herë pas here edhe personalitete lokale. Pranë këtyre shkollave, si u tha edhe më sipër, u ngritën edhe sallonet e para të shfaqjeve: salloni i jezuitëve me 450 vende, i françeskanëve me 300 vende, i motrave stigmatine (1914) me 250. Në vitet ’30 në Shkodër bëheshin shtatë teatro (ndonjë edhe kinoteatër), me gjithsej 2500 vende. Por teatrin nuk e përbën thjesht godina e tij: Teatrin e përbëjnë aktorët e tij, regjisorët dhe në
mënyrë të veçantë komunikimi ideo-emocional me spektatorin e këtyre artistëve. Ndoshta, për kaq arsyetim në fillim të mbas Luftës së Dytë botërore, iu vu ferra së pari Teatrit të Françeskanëve dhe nja dy dekada më vonë edhe Teatrit të Jezuitëve. Sot nuk ka mbetur më asnjë shenjë reference për dy teatrot e parë kombëtarë të shqiptarëve. Në vitin 1956 u krijua në Tiranë Teatri Popullor që më vonë u quajt Teatri Kombëtar (1960). Ky teatër ka vazhduar ta ruajë kushtin kryesor: gjuhën shqipe. Dhe sot në atë gjuhë po miratohen ligje për t’ia vënë kazmën. Pyetja e dytë që më vjen ndër mend në sa i shkruaj këto radhë është: si do t‘ia bëjnë politikanët e sotëm për t’ia vënë ferrën (kazmën) dhe për t ‘i bërë të paqenë zërat e mrekullueshëm të aktorëve, si: Zef Jubani, Naim Frashëri, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Sander Prosi, Maria Logoreci, Violeta Manushi e sa e sa të tjerë që sot nuk jetojnë më? Si do t’ia bëjnë, sepse zërat e tyre të mrekullueshëm duket sikur qarkullojnë ende nga skena në sallë deri nëpër korridoret e asaj godine, duke u uruar mirëseardhje artdashësve dhe brezave me të ri të artistëve, që trimërohen prej artit që trashëgojnë prej këtyre artistëve për t’u përballur me sfidat e artit bashkëkohës, kudo në botë. Për këtë teatër Kombëtar, siç e shtjelluar më sipër, ka dhënë kontributin e vet si themelues edhe Gjergj Fishta, i cili
na ka lënë të shkruara rreth 40 vepra teatrore, si: komedi sipas Molierit, tragjedi (si “Juda Makabe”), drama (si “Shën Françesku i Asizit”) dhe melodrama (si “Shqiptari i qytetnuem” dhe “Shqiptarja e qytetnueme”), poema lirikodramatike (si “Jerina”), skeçe (si “Nën hajat të Parrizit”), përkthime etj. Këto tekste teatrore (ose shumica syresh) janë venë në skenë së pari nga autori i tyre, d.m.th nga vetë Fishta, që bënte punën e regjisorit, të skenografit, të realizuesit të dekoreve e gjithçka tjetër duhet për realizimin e një shfaqjeje teatrore. Pra, ai ka qenë jo vetëm dramaturg i suksesshëm që justifikon thënien e Konicës se Fishta “shkroi poezi, drama, komedi…dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm”, por, gjithashtu, ai ka qenë i suksesshëm edhe në artin e skenës (në gjuhën shqipe) dhe njëri ndër pionierët (apo themeluesit) e teatrit shqiptar, dimension ky më pak i njohur tek ai, sepse për një gjysmë shekulli Poetit Kombëtar i ishin mbyllur dyert e komunikimit me lexuesin shqiptar. Ende pa iu njohur merita si themelues i Teatrit Kombëtar, këtij të fundit po i vihet kazma. Më lejoni të riprodhoj disa vargje nga vepra dramatike e fundit e Fishtës (“Jerina”, 1941" ), të cilat vargje vijnë si amanet për çështjen kombëtare dhe Teatrin Kombëtar: “Por, me sundue një komb, nuk do’ me thanë,/Me e mbajtë rob nën vete;/ Por, tue e ruejtë tok, me i sjellë të mbarën,/ Me i reshë pasuninë, mendjen m’ia shndritë,/ Jetën m’ia sigurue, e gjan’ e nderin, / Që të gjalltë e tij ma të kandshëm mbi dhe të bahet./ Por, për me i dalë këtij qëllimi në krye, / Domosdo lypet që si kombi unji / Si cilido qytetar, marrë veçmas,/ Të kenë liri veprimi, /Liri të sigurueme me kanun./ Prandaj me ditë të sotme, Lule të mija, /Kemi me qenë të lira… / Kam me sundue me t’drejtë e me dashtni / E për të qitë në punë ligjet e mbretnisë; / Gjithsi ta lypë vendi, mndorja (mendësia) e stina. /Kam me sundue me t’drejtë e me dashtni / E për të qitë në punë ligjet e mbretnisë; / Gjithsi ta lypë vendi, mndorja[1] e stina; / Unë kam për të zgjedhë jo Lule parazite / A çfarëdo bimësh së lëpushta edhe ekzotike; /Që me u ngopë pa punë me gja të shtetit.”
17
SHOWBIZ
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Karla Bruni: Do jem gruaja e Sarkozisë deri në vdekje Pakkush mund ta mendonte se lidhja e dashurisë mes Karla Brunit dhe ish-presidentit francez Nikola Sarkozi do të zgjaste kaq shumë. Të njohur për lidhjet e shumta të mëparshme, kjo martesë sipas biografëve nuk do të zgjaste më shumë se tre vjet. Por fotot e fundit të daljeve të çiftit tregojnë se romanca Sarkozi dhe Karla nuk ka mbaruar. Bruni u takua më presidentin francez të divorcuar, Nicolas Sarkozy në nëntor të 2007-ës në një festë, organizuar nga miq të përbashkët. Pas një romance të shkurtër ata u martuan në 2 shkurt të 2008-ës në pallatin Élysée në Paris. Kjo ishte martesa e parë ceremoniale për Brunin dhe e treta për Sarkozinë. Bruni, ndërkohë mori nënshtetësinë franceze duke hequr dorë prej nënshtetësisë italiane menjëherë verën e po atij viti. Martesa me Sarkozinë ka qenë një ndër dëshirat më të papritura dhe të forta që i ka lindur ndonjëherë në jetë, do të shprehej Bruni në ditët e para të martesës së tyre. "Duket se me të asgjë e keqe s'mund t'më ndodhë. Pranë tij çdo frikë dhe ankth më zhduket. Mendova se dashuria lindi shumë shpejt, por në fakt ishte më se e menjëhershme". Në të ardhmen e saj qoftë kjo e afërt apo e largët një gjë është e sigurt, fakti që do jetë gjith-
monë pranë Sarkozisë dhe duket se asgjë nuk do t'i ndajë. "Unë vij nga një kulturë italiane, pikërisht nga Torino, një ndër kryeqendrat e Italisë dhe nuk do ta pranoja divorcin dhe do mbetem gruaja e tij deri në vdekje. Di që jeta është e mbushur me shumë surpriza, por kjo është ajo që unë dua", do të shprehej Bruni. Një nga lidhjet më të njohura të mëparshme të Brunit është ajo me profesorin e filozosifë Rafael Enthoven, të cilit i ka kushtuar dhe këngën "Quelqu'un m'a dit". Bruni dhe Rafael patën një djalë me emrin Aurélien, në vitin 2001. Çifti u nda në maj të po atij viti pasi Rafael mendonte se marrëdhënia e tyre nuk premtonte më tepër, të
paktën kështu ka deklaruar Bruni për revistën "Vanity Fair". Edhe pse legalisht Carla Bruni është vajza e pianistes së famshme italiane Marisa Borini dhe industrialistit e kompozitorit të muzikës klasike Alberto Bruni Tedeschi, në 2008 zbuloi se babai i saj biologjik natyral ishte italiani me origjinë braziliane Maurizio Remmert. Në rininë e tij kish pasur një lidhje 6 vjeçare me mamanë e Brunit. Ajo ka një motër e cila është aktore, Valeria Bruni Tedeschi, dhe producente filmash njëkohësisht, që jeton në Paris gjithashtu. Ka pasur edhe një vëlla, Virginio Bruni Tedeschi (1959 - 2006) i cili u nda nga jeta shumë shpejt.
Një vit pa "Fantozzi-n", ja ç'mendonte për popullin e tij
Një vit më parë ndërroi jetë Paolo Villaggio. Në moshën 84vjeçare, më 3 korrik të 2017-ës do të ndahej nga jeta aktori i madh italian që krijoi personazhin e famshëm, Fantozzi. Gjenialiteti i tij i reziston kohës. Inteligjenca dhe humori e sidomos ironia mes sarkazmës dhe tragjikes, e bënë atë një protagonist të paharrueshëm të skenës italiane, por shumë të dashur edhe për shikuesin shqiptar. Dhe, tani sapo ka dale nëpër librari libri i tij me titull,
"Italiani brava gente... ma non è vero", (italianët njerëz të mirë... por nuk është e vërtetë)
me perifrazim dhe nënshkrim të llogaritarit Ugo Fantozzi, i cili shpjegon se ia ka dhënë librin për ta lexuar e shoqja, zonja Pina, sipas së cilës "kuptohet që është shkruar nga një intelektuar 'fals' i së majtës". Bëhet fjalë për një panoramë satirike dhe të pamëshirshme e pse jo gati profetike, shkruan tgcom., i asaj që italianët janë tani dhe si do të donin të ishin: "Një vend injorant televiziv, mbushur me kontradikta, mbushur me mafie, me Camorra, me hajdutë, të fundit në Europë", shkruan i ndjeri Villaggio në përfundim të librit të tij.
22 vite mister botëror, zbulohet vrasësi i 2PAC 22 vite pas vdekjes së tij, dinamika e ngjarjes së mistershme që nuk u zgjidh kurrë me sa duket ka marrë një drejtim. Më 7 shtator të vitit 1996 ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë paralele me të tijën dhe ndërroi jetë 6 ditë më vonë në spital. Për këtë krim nuk pati asnjë të arrestuar deri në ditët e sotme kur një person është shpallur si i dyshuar, pjesëmarrës në vrasjen e tij. Një nga teoritë më të njohura në lidhje me këtë ngjarje ishte hakmarrja e ish-mikut të tij të ngushtë Biggie për çështje territori dhe popullariteti në rap në SHBA. Një tjetër nga teoritë me popullore është edhe dhuna që 2Pac pronari i "Death Row Records", Suge Knight dhunuan një anëtar të "Crips", të quajtur Orlando "Baby Lane" Anderson. Keefe D, xhaxhai i këtij të fundit ka rrëfyer se ka parë gjithçka. Ai është shprehur: Kam qenë tutor prostitutash, trafikant droge dhe jam i vetmi që është gjallë që mund të thotë të vërtetën rreth historisë së vrasjes së Tupac. Njerëzit më kanë përndjekur për 20 vjet. Po dal tani hapur, sepse vuaj
nga kanceri dhe nuk kam asgjë tjetër për të humbur. Tani dëshiroj të them të vërtetën. Unë bashkë me nipin tim dhe dy të tjerë - Terrence 'T-Broën' Brown dhe DeAndre 'Dre' Smith - ishim në një makinë Cadillac duke qarkulluar në Las Vegas, duke kërkuar për 2Pac, si një hakmarrje për dhunimin e nipit tim. Kur e pamë na u errësuan sytë, ai që shkrepi armën ishte nipi im Anderson, i cili u vra në vitin 1998 gjatë një shkëmbimi zjarri në Los Angeles".
"I maskuar dhe misterioz", portreti i fundit i Michael Jackson ekspozohet në Londër Plot 9 vite kanë kaluar nga koha kur Michael Jackson u nda nga jeta, ndërsa në Londër ylli i "Pop"-it është përkujtuar përmes një ekspozitë të veçantë. Në të, Jackson përshkruhet si shpëtimtar, shenjtor, sipërmarrës, ikonë, monark, i maskuar dhe misterioz. Galeria Kombëtare e Arteve në Londër qëndron hapur prej 25 qershorit, duke pritur mijëra vizitorë për të parë në një këndvështrim më bashkëkohor jetën e "Mbretit të Popit". Pjesë e ekspozitës është edhe portreti i fundit i Michael Jackson, përpara se të ndërronte jetë. Edhe pse ka kaluar gati një dekadë nga vdekja e tij, albumet e tij sërish sigurojnë fitime marramendëse. Në gusht, këngëtari do të mbushte 60 vjeç, ndaj dhe 48 artistë të njohur, me kombësi të ndryshme u bënë bashkë për të varur në mur punimet e tyre më të
mira nga jeta e legjendës së muzikës në këtë përvjetor. "Mbi mur" titullohet ekspozita, që pas Londrës do të vijojë turin në Paris, Bon dhe Finlandë. Kuratori i ekspozitës thotë se ky nuk është një koleksion në kujtim të tij, apo biografi e Jacksonit, por një retrospektivë e karrierës së tij në muzikë, kërcim dhe stil.
"Do më vriste", Oprah këmbëngul se nuk kandidojë për presidente Oprah Winfrey këmbëngul se nuk ka plane për të kandiduar për presidente në vitin 2020, sepse beson se situata aktuale politike do ta "vriste" atë. 64-vjeçarja ka pozuar për kopertinës së Vogue Britanike dhe ka folur për revistën në lidhje me mundësinë e saj për të kandiduar për presidente. "Në gjithë situatën politike, ku asgjë nuk është e vërtetë, ndihem sikur nuk mund të ekzistoj", tha ikona e mediave. "Unë nuk do të isha në gjendje ta bëja këtë. Nuk është një biznes i pastër. Do të më vriste".
KURESHTI
18
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Kryeveprat ujore, 10 ujëvarat më të mahnitshme në botë
Në të katër skajet e planetit ka ujëvara madhështore dhe “katedrale” ujore, në të cilat natyra ofron një spektakël
mahnitës. Ujëvarat janë një nga shfaqjet më mbresëlënëse dhe madhështore të natyrës. Uji ofron një
ANGEL SALTO – VENEZUELË Është ujëvara më e lartë në botë: uji kërcen prej 979 metrash. Ajo gjendet përgjatë lumit Carrao dhe uji prek tokën në rrafshin e quajtur AuyaTepui, ose “mali i perëndisë së keqe”.
spektakël të vërtetë të madhështisë dhe me oshëtimën e fuqishme është një nga tingujt më intensiv
që mund të imagjinohet. Lista e përgatitur nga “Shqip” prezanton 10 ujëvarat më mbresëlënëse të botës.
NIAGARA – SHBA-KANADA Kjo kaskadë është ndoshta më e famshmja në botë, e njohur nga një film i famshëm i vitit 1953 me Marilyn Monroe. Vargu i ujëvarave këtu nuk është shumë i lartë, pasi “vetëm” 52 metra kërcen uji, por frontet e tyre janë ndër më të mëdhenjtë në planet.
UJËRAT E IGUAZËS – BRAZIL-ARGJENTINË
SALTO KUKENAN –VENEZUELË
Në kufirin ndërmjet dy shteteve të Amerikës së Jugut, ato konsiderohen si ujëvarat më të bukura në botë. Ato përbëhen nga një sistem prej 275 rrëkenjsh, me lartësi deri në 70 metra, brenda një gryke spektakolare.
Një ujëvarë e madhe prej 670 metrash me një rrëke uji të vetme dhe konsiderohet e dyta më e lartë në Tokë. E ka vendodhjen në rajonin Kukenan.
KURESHTI
19
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
UJËVARA VIKTORIA- ZAMBIA Vendasit e quajnë atë “tymi që gjëmon”. Kjo ujëvarë ka një lartësi prej rreth 128 metra, por në muajt e parë të vitit, në fund të sezonit të shirave mjegulla pushton ujëvarën deri në një mijë metra, duke e fshehur shfaqjen e ujit vërshëllues nga objektivi.
KASKADA JOG – INDI Ato janë të formuara nga lumi Sharavati në Indi dhe kanë një lartësi prej 829 metra. Janë ndër më të mëdhatë në Azi dhe bëhen veçanërisht spektakolare nga gushti deri në tetor, muaj kur ato janë veçanërisht të pasura me ujë.
UJËVARA NACHI – JAPONI Është ujëvara më e lartë në Japoni me 133 metra lartësi dhe 13 gjerësi. Ajo është e vendosur në luginën me të njëjtin emër, të zhytur në një natyrë spektakolare. Ujëvara ndodhet jo larg nga tempulli Hirou-jinja. Vetë ujëvara konsiderohet e shenjtë dhe marrja e llakut të saj konsiderohet shenjë e dëshirave të mira dhe jetës së gjatë.
DETTIFOSS – ISLANDË Më e madhja në Evropë. Emri i saj do të thotë “Uji që rrënon” dhe me vend e përshkruan shtytja me të cilën uji i lumit Jökulsá á Fjöllum derdhet në grykën më poshtë.
KJELFOSSEN – NORVEGJI
KAKSADA E SERIOS – ITALI
Kjo ujëvarë, ndër më të lartat në Evropë, arrin një lartësi prej rreth 705 m, të ndarë në disa rrëke, por lartësia e saj në përgjithësi nuk është llogaritur me saktësi.
Me 315 metra dhe gryka për kërcim të trefishtë, janë më të lartat në Itali dhe e dyta në Evropë. Rrjeti i ujëvarave është i vendosur në Valseriana, në provincën e Bergamos. Ujëvarat janë të dukshme vetëm në disa ditë çdo vit dhe kanë një legjendë të tyren.
20
KUPA E BOTËS
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Skuadra nordike fitoi minimalisht me një autogol të Akanjit, kalon në çerekfinale
Suedia “fortesë” e pathyeshme, eliminon 4 shqiptarët e Zvicrës
HISTORIA
Çerekfinalet konfirmohen “mallkim” për Zvicrën, nuk futet që nga 1954
Rozalb Lika Zvicra u mund minimalisht nga Suedia, duke u eliminuar nga Kupa e Botës “Rusia 2018”. Kombëtarja e Zvicrës kishte në formacion Xhakën, Shaqirin, Xhemailin dhe Behramin, por nuk mundi që të siguronte një biletë për në fazën çerekfinale. Zvicra dështoi të futej në histori kundër një kundërshtari jo shumë të vështirë në letër. Sipas FIFA-s, që nga 1954, Zvicra asnjëherë nuk ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës. Zviceranët shpresonin të thyhet Ky “mallkim” nga kjo gjeneratë e artë e “Helvetikëve”, por nuk ia dolën kundër një skuadre të organizuar në mënyrë perfekte si Suedia që gjeti golin në pjesën e dytë me Emil Forsberg në minutën e 66-të, pas një topi të devijuar nga Akanja, duke ruajtur këtë rezultat deri në fund.
S
uedia siguroi një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës në Rusi. Nordikët fituan me vështirësi 1-0 ndaj Zvicrës, në një ndeshje që u zgjidh nga një autogol në pjesën e dytë. Dueli nisi mjaft mirë për suedezët që u shfaqën të rrezikshëm që në minutën e 8-të, me Berg që goditi shumë keq në një pozicion të favorshëm brenda zonës. Sommer u bë protagonist edhe 20 minuta më vonë, duke ndalur sulmuesin portën. Kundërpërgjigja e Zvicrës erdhi me Shaqirin në minutën e 39-të, por goditja e tij në hyrje të zonës përfundon jashtë kuadratit. 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, Ekdal është i vetëm përballë portierit, por mesfushori suedez gabon në gjuajtjen e tij fluturimthi. Në pjesën e dytë, loja më e hapur, ndërkohë që suedezët përfitojnë duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 66-të. Forsberg u gjend i lirë në hyrje të zonës, duke goditur, teksa topi në fund u devijua në rrjetë nga mbrojtësi Akanji. Gjuajtja e Forsberg-ut në portën e Zvicrës në rastin e golit ishte e 14-ta e tij në Kupën e Botës. Asnjë lojtar nuk ka gjuajtur më shumë se sa ai dhe nuk ka arritur të shënojë. Helvetët u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Embolo ishte pa fat në minutën e 80të, pasi goditja e tij me kokë
në zonë, u ndal nga mbrojtësit suedez. Zvicra tentoi gjithçka për kthyer rezultatin por rezultati nuk ndryshoi më, madje në kohën shtesë Lang u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje si lojtar i fundit. Fillimisht Skomina akordoi 11-metërsh, por pasi u konsultua me sistemin VAR dha goditje të lirë thuajse mbi vijën e 16-metrave. Sapo u ekzekutua goditja, që u prit nga Sommer, kryesori vërshëlleu për përfundimin e takimit. Pas 24 vitesh suedezët kualifikohen në çerekfinale të Botërorit, gjë
MERKATO
C
ristiano Ronaldo në sezonin e ri mund të luajë te Juventusi. Të dhëna të rëndësishme janë zbuluar ditën e djeshme nga gazeta “Marca”, por mbi të gjitha nga kanali “La Sexta” që ka raportuar në mënyrë ekskluzive arritjen e një marrëveshje mes bardhezinjve dhe madrilenëve për shifrën e 100 milionë eurove. Transmetuesi televiziv spanjoll “El Chringuito” ka dhënë detaje të tjera: “Cristiano largohet nga Real Madrid që do të pranojë ofertën prej 100 milionë euro të bërë nga ana e Juventus. Për lojtarin e jashtëzakonshëm portugez është koha të thotë lamtumirë pasi fitoi të pamundurën. Nuk largohet për para, sepse klubi i ofroi gjithçka që ai kërkoi, vetëm sepse përfundoi një cikël. Dhe ai ishte një protagonist i madh. Tani duhet përgatitur lamtumira. Një lamtumirë në lartësinë e Cristiano Ronaldos”, deklarohet në televizionin spanjoll. Ylli portugez do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, teksa do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me klubin torinez. Në emisionin e njohur gjithashtu është nënvizuar fakti se përcaktues në këtë zgjedhje të një nga futbollistëve më të mirë në botë është edhe fakti se tifozët bardhezi e duartrokitën pas një paraqitje brilante që ai bëri në “Juventus Stadium” në ndeshjen e par ndaj “Zonjës së Vjetër” të luajtur në edicionin e fundit të Champions League. Ëndrra e madhe e Agnellit për të fituar Ligën e Kampionëve tashmë duket më e realizueshme me ardhjen e Ronaldos, që garanton cilësi në fazën sulmues edhe pse tashmë është 33 vjeç.
MESFUSHORI
Suedi-Zvicër 1-0 Suedi (4-4-2): Olsen; Lustig (82’ Krafth), Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Claesson, Svensson, Ekdal, Forsberg (81’ Olsson); Berg, Toivonen Svicër (4-2-3-1): Sommer; Lang, Djourou, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Dzemaili (73’ Seferovic), Zuber (73’ Embolo); Drmic Golashënues: 66’ Forsberg Kartonë të verdhë: Lustig, Behrami, Xhaka Karton të kuq: Lang që nuk ndodhte që nga “USA 1994”. Në këtë mënyrë mbyllet Kupa e Botës për katër shqiptarët: Xhaka, Behrami, Xhe-
maili dhe Shaqiri, të cilët nuk mundën që të ndihmonin ekipin e tyre për të bërë një paraqitje të mirë.
“Bomba” nga Spanja: Ronaldo transferohet te Juventusi për 100 milionë euro
I rrëmbyen babanë 4 orë para ndeshjes ndaj Argjentinës, Mikel rrëfen ngjarjen Një dramë e vërtetë ishte ajo që ka përjetuar kapiteni i Nigerisë, Obi Mikel, përpara ndeshjes vendimtare me Argjentinën, që ishte edhe i fundit për fazën në grupe. Të dyja kombëtaret luftonin për një kualifikim në 1/16-at, megjithatë ish-mesfushori i Çelsit e mendonte më pak sesa të tjerët një sukses të tillë. Gjatë udhëtimit me autobus për në stadiumin “St Petersburg”, njëri prej familjarëve ka lajmëruar Obi Mikel se babai i tij ishte rrëmbyer dhe po kërcënohej me vdekje. Rrëmbyesit kishin kërkuar komunikimin me mesfushorin nigerian, për të kërkuar një shumë të caktuar parash. Mesfushori 31-vjeçar nuk ia ka besuar askujt rrëfimin për dramën që po përjetonte, pasi nuk dëshironte që ky episod të ndikonte edhe tek shokët e tjerë të skuadrës, që do të luanin një ndeshje vendimtare me Argjentinën. “Unë do të luaja ndërkohë që babai im ishte i marrë peng nga banditët. Isha shumë keq emocionalisht dhe vendosa të luaj, edhe pse isha shumë konfuz. Banditët më thanë që të mos i tregoja askujt për këtë rrëmbim, pasi do e vrisnin babanë tim. Vendosa që të mos i tregoja as trajnerit, pasi nuk doja që çështja ime të bëhej shqetësuese edhe për ekipin përpara Argjentinës. Sa shumë dëshiroja që të komunikoja me të, por nuk mundja. Falë autoriteteve babai im u lirua edhe pse tashmë është në spital duke u trajtuar”, tha Mikel për “The Guardian”.
21
KUPA E BOTËS
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
“Tre Luanët” më në fund kanë fituar nga ruleta e 11-metërshave, vendosi gabimi i Bacca-s
A
nglia ka siguruar një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës, teksa ka fituar vetëm falë ruletës së penalltive. Koha e rregull u mbyll në barazim 1-1, teksa anglezët nuk mundën që të ruanin avantazhin e krijuar me Kane. Skuadra e Southgate e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke ushtruar presing mjaft lart. Sinjalin e parë ekipi anglez e jep në minutën e 15-të me Harry Kane që kishte një mundësi shumë të mirë me kokë pas një aksioni të Trippler, por tentative e tij përfundoi jashtë kuadratit. Me kalimin e minutave, mungojnë rastet në të dyja portat, teksa loja zhvillohet më shumë në mesin e fushës. Në minutën e 41-të, Trippler provoi nga një goditje dënimi në një distancë prej 25 metrash, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Në fundin e pjesës së parë Quintero tentoi me një goditje të bukur me të majtën, e cila u neutralizua mjaft mirë nga portieri Pickford. “Tre Luanët” u kundërpërgjigjën menjëherë me Lingard, i cili goditi shumë keq fluturimthi brenda zonës. Anglia e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke fituar një 11-metërsh në minutën e 54-t. Sanchez shkaktoi penallti, pasi mbajti në zonë Harry Kane. Bomberi anglez nuk ka gabuar nga pika e bardhë, duke gjetur golin e gjashtë në këtë Kupë Bote. Kolumbianët tentuan që të gjenin golin e barazimit, por skuadra e Southgate, u kundërpërgjigj me disa aksione të shpejta, teksa Sterling në minutën e 62-të, ishte shumë pranë golit, pas një goditje me kokë brenda zonës. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, kolumbianët i afrohen shumë golit të barazimit me Cuadradon, i cili gabon një mundësi të artë përballë portierit Pickford. Në
Anglia thyen “tabunë”, Kolumbia eliminohet nga penalltitë
FAZA 1/8 30 qershor 2018
ora 16:00
Francë (4-3) Argjentinë 30 qershor 2018
ora 20:00
Uruguai (2-1) Portugali
2
ora 16:00
1 korrik 2018
Spanjë (1-1) Rusi 1 korrik 2018
1
4-3 P
3
ora 20:00
Kroaci (1-1) Danimarkë 4 3-2 P
2 korrik 2018
ora 16:00
Brazil (2-0) Meksikë 2 korrik 2018
5
ora 20:00
Belgjikë (3-2) Japoni
6
ora 16:00
Dje
Suedi (1-0) Zvicër
7
ora 20:00
Dje
Kolumbi (1-1) Angli 4-3 P
8
ÇEREKFINALE 6 korrik
ora 16:00
Uruguai - Francë 6 korrik
ora 20:00
Brazil - Belgjikë 7 korrik krahun tjetër Meguire shfaqet në dy raste i rrezikshëm me dy tentativa me kokë brenda zonës. Kur pritej që anglezët të festonin kualifikimin, erdhi një gol i papritur i kolumbianëve. Në minutën e tretë shtesë, Yarry Mina është konfirmuar si një mbrojtës goleador në Kupën e Botës, duke shënuar një gol fantastik me kokë që ka ngritur peshë tifozët. Ky ishte goli i tretë për të gjatë këtij edicioni, duke barazuar rekordin e Paul Breitner në vitin 1974 me po kaq gola. Sfida shkoi në kohën shtesë, teksa Kolumbia është më e rrezikshme, me Radamel Falcaon, që ju afrua golit me një goditje me kokë në minutën e 104-të. Anglia kundërpërgjigjet në minutën e 11-të me Rose që ju
EPISODI
Kolumbi-Angli 1-1 (4-3 pen.) Kolumbi (4-3-2-1): Ospina; Arias (116’ Zapata), Mina, D. Sanchez, Mojica; Barrios, C. Sanchez (79’ Uribe), Lerma (61’ Bacca); Cuadrado, Quintero (88’ Muriel); Falcao. Angli (3-5-2): Pickford; Walker (113’ Rashford), Stones, Maguire; Trippier, Lingard, Henderson, Alli (81’ Dier), Young (102’ Rose); Sterling (88’ Vardy), Kane. Gjyqtari: Mark Geiger (USA) Golat: 57’ pen. Kane (I), 93’ Mina (C) Kartonë të verdhë: Barrios, Arias, C. Sanchez, Henderson, Falcao, Bacca, Lingard, Cuadrado afrua golit me një goditje të nga një pozicion i pjerrët. 3 minuta më pas Dier kishte një mundësi të artë me kokë pas një goditje nga këndi, që përfundoi jashtë kuadratit. Asnjë prej skuadrave nuk arriti që të shënonte, duke përfunduar në ruletin e penall-
tive. Nga pika e bardhë më i saktë është Anglia që ka arritur të fitojë me rezultatin 4-3. Në “ruletën” e 11-metërshave portieri i Anglisë, Jordan Pickford, priti dy ekzekutimet e fundit të kolumbianëve, ndërsa për anglezët gaboi vetëm Henderson.
MEDIAT
Humbi penalltinë ndaj Kroacisë, S’ka revolucion te Gjermania, Low sulmuesi danez kërcënohet me vdekje konfirmohet në krye të “Pancerave” Federata Daneze e Futbollit i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të përfaqësueses Nicolai Jorgensen, duke dënuar kërcënimet me vdekje që futbollisti ka marrë në rrjetet sociale për humbjen e 11-metërshit ndaj Kroacisë. “Ndalni, komuniteti ynë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj ‘yjeve’ të futbollit, politikanëve apo personave të tjerë. Është krejtësisht e papranueshme. Do t’i drejtohemi policisë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie,” shkruhej në postimin e institucionit më të lartë të futbollit në vend. Gjithçka ndodhur pas eliminimit të Danimarkës nga Kroacia. Jorgensen gaboi një penallti vendimtare, që përcaktoi daljen jashtë kompeticionit të skuadrës së tij. Irritimi i tifozëve kaloi caqet, as sa lojtari mori kërcënime me vdekje.
Nuk do të ketë asnjë revolucion pas eliminimit të Gjermanisë që në fazën e grupeve, për herë të parë në histori. Pas disa ditësh reflektim, federata gjermane ka vendosur për të vijuar ciklin me Joachim Low në pankinë. Trajneri, fitues i Kupës së Botës në vitin 2014, para se të fluturonte në Rusi ka nënshkruar një kontratë deri në fund të vitit 2022, dhe tani mund të vijojë punën si seleksionues. Lajmi u publikua nga e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës ende nuk ka një komunikatë të Federatës në lidhje me këtë çështje, por presidenti dhe bordi drejtues i saj nuk e vunë në dyshim asnjëherë pozicionin e trajnerit 58-vjeçar. Dështimi i madh në Rusi 2018, është një ngjarje për t’u harruar, teksa tashmë do të vijojë puna për Europianin e 2020 dhe më pas për Botërorin në Katar.
ora 16:00
Rusi - Kroaci 7 korrik
ora 20:00
Suedi - Angli
GJYSMËFINALE 10 korrik
ora 20:00
Uruguai/Francë-Sfida 5/6 1 11 korrik
ora 20:00
Sfida 3/4- Sfida 7/8
2
FINALE 15 korrik
ora 17:00
Gjysmë 1- Gjysmë 2
SULMUESI
Suarez: Jam mes 3 milionë uruguaianëve që po lutem për Cavanin! Luis Suarez është shfaqur në konferencën e radhës për shtyp të Uruguait, teks tema kryesore, ka qenë gjendja e shokut të tij të sulmit, Edinson Cavani. “El Matador” nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe prania e tij është në dyshim për ndeshjen çerekfinale ndaj Francës. “Unë jam një nga ata 3 milionë uruguaianë që po luten për Edinson Cavani. Po lutemi që ai të jetë në fushë. E di që kjo do të jetë shumë e vështirë, sepse ka shumë pak ditë në dispozicion për t’u riaftësuar nga ai lloj vendimi. Por e di që ai ka vullnetin dhe dëshirën për të qenë në fushë. Edhe pse nuk është në dorën e Cavani, dëmtimi i tij nga trishton të gjithëve. Ai është thelbësor për skuadrën tonë”, u shpreh bomberi i Uruguait.
FORUM
Nga Ines Pohl
P
as një krize të padenjë Angela Merkeli mundi ta shpëtojë qeverinë e saj duke mbështetur politikën e izolimit ndaj refugjatëve. Politika e saj e deritashme e krahëve të hapur i përket tani historisë. Këto dy javët e fundit qenë shumë më tepër se javë vendimtare për një kancelare. Ato ishin një luftë e egër për drejtimin parimor të politikës evropiane ndaj refugjatëve. Dhe atë e fituan ato forca, të cilat janë fokusuar te izolimi. Ata politikanë që në të ardhmen duan t’i pengojnë njerëzit që të mos nisen fare në rrugën me rrezik jete përmes Mesdheut. Me mbrojtje të përforcuar kufiri, por edhe me kampe në Afrikën e Veriut. Atje duhet të presin në të ardhmen refugjatët, derisa të jetë bërë e qartë, nëse i do ata Evropa. Ose sepse kanë të drejtë të marrin azil – ose sepse ka nevojë për fuqinë e tyre punëtore. Edhe brenda Evropës do të qeveriset në të ardhmen me dorë shumë më të fortë, teorikisht refugjatët do të dërgohen pa humbur kohë në qendra ose në kampe, rastet do të
22
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Merkeli e shpëton veten në kështjellën Europë përpunohen shpejt dhe vizitorët e padëshiruar do të kthehen po kaq pa humbur kohë andej nga kanë ardhur. Teatër i nivelit të ulët në politikën e brendshme gjermane Plane të mëdha, për të cilat ra dakord Angela Merkel së bashku me kolegët e saj evropianë javën e kaluar dhe me të cilat ajo i jep përgjigje negative politikës së saj të deritashme të kufijve të hapur. Plane, të cilat në fund e bënë të ndryshojë qëndrimin ministrin e saj të Brendshëm Horst Seehofer dhe që i japin fund teatrit të trishtuar të nivelit të ulët gjerman të ditëve të fundit – duke e ruajtur në këtë mënyrë hë për hë nga shpërbërja qeverinë gjermane të koalicionit. Ky është lajmi i mirë. Jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën. Sepse që ekonomia më e madhe kombëtare e Evropës të përfshihet nga krizat e njëpasnjëshme me fund të hapur, për këtë kanë interes janë jo vetëm demagogët populistë. Tepër e rëndësishme është fuqia stabilizuese e Gjermanisë. Kjo është njëra nga
arsyet pse arriti kaq shpejt Merkeli të organizojë kaq shpejt një takim evropian të nivelit të lartë, në të cilin u ra dakord për parimet bazë të kësaj politike të re evropiane të migrimit dhe azilimit. Evropa e di se çfarë rëndësie ka për të në këto kohë Angela Merkeli. Jo zgjidhje e vërtetë Me këtë vërtet që mori fund kriza akute. Por një përgjigje e vërtetë për sfidat nuk është gjetur – për këtë nuk duhet ta gënjejë veten askush. Sepse në cilat shtetet të Afrikës së Veriut do të ndërtohen kampet e kapjes së refugjatëve? Reagimet e deritashme në masën më të madhe janë refuzuese. Dhe me cilat shtete lejohet të hysh fare në biznes, po të duash t’i ruash qoftë edhe minimalisht të drejtat e njeriut? Dhe kush duhet t’i ushqejë refugjatët, po të pengohen që të vazhdojnë rrugën? Pamjet më të fundit nga Algjeria tregojnë atë që mund të ndodhë: mijëra vetë u dërguan me plotëkuptimin e fjalës në shkretëtirë, midis tyre fëmijë dhe gra shtatzëna, të cilët në temperatura gati 50 gradë celsius në hije vdiqën në
mënyrë të mjerueshme nga etja dhe nga uria. Që tani, një shtet si Libani ka pranuar më shumë refugjatë se e gjithë Evropa. Edhe kjo bën pjesë në të realitetin e politikës evropiane të izolimit. Më shumë pyetje se përgjigje Edhe brenda Evropës për momentin ka më shumë pyetje se përgjigje. Edhe këtu është e paqartë se në cilin vend do të ndërtohen kampet. Se cilat qeveri do të jenë në fund vërtet të gatshme që ta lehtësojnë Italinë dhe Greqinë, ato vende me kufijtë më të gjatë të jashtëm dhe përkatësisht me numrin më të madh të refugjatëve. Ky dakordim i shpejtë midis dy partive unioniste ishte i mundur vetëm se e gjitha mbeti e turbullt. E vetmja gjë që do të mund të zbatohet shpejt do të jetë forcimi i mbrojtjes së kufirit – po vijnë kohë me leverdi për Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes së Kufirit dhe të Bregdetit, Frontex dhe për firmat, që ndërtojnë gardhe. Bindja e Merkelit që të ndihmohen njerëzit në nevojë nuk duhet të
ketë ndryshuar Që prej tri vjetësh Angela Merkeli lufton për një politikë humane ndaj refugjatëve. Në rrugë e sipër ajo ka bërë edhe gabime. Komunikimi shpesh kaq qenë i keq, ka pasur difekte teknike. Por tani atmosfera në vendin e saj, peizazhi i ri politik partiak, raportet në Evropë, jo së fundi partneri në qeveri CSU i imponuan asaj një politikë të një ashpërsie të re. Bindja e saj e thellë dhe po kaq e thjeshtë, se njerëzve në nevojë u duhet ndihmuar, nuk duhet të ketë ndryshuar gjë. Tani do të varet edhe më shumë prej saj që të mos ndërtohen vetëm gardhe, por që të punohet me intensitet të madh për ligje imigrimi të hartuara si duhet, që të nisen partneritete të reja me Afrikën dhe që të mbështeten më qartë se deri tani ato forca, që luftojnë që njerëzit të mund të rrinë në shtëpitë e tyre. Gardhet dhe postat kufitare mund t’i mbrojnë për momentin qeveritë evropiane. Zgjidhje e përhershme ato nuk janë. DW
ANALIZË
Nga Viron Bezhani*
S
apo kanë përfunduar Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018", ku Shqipëria mori pjesë në 14 disiplina, me 74 sportistë. Në këto Lojëra morën pjesë 26 vende, në 33 disiplina, 4.000 sportistë, 1.000 gjyqtarë, 3.500 vullnetarë dhe rreth 150.000 spektatorë. Në fund të konkurrimit morëm dy medalje: Një të artë në 3.000 metra me pengesa me atleten Luiza Gega (vendosi edhe rekord të Mesdhetareve) dhe një të argjendtë me boksierin Krenar Zeneli në peshën 56kg. Të dy këta sportistë nderuan veten por edhe Shqipërinë, duke qenë një shembull për sportin shqiptar. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze ka nisur përgatitjet 28 muaj para këtij aktiviteti, duke bërë takime me Federatat pjesëmarrëse së bashku me përfaqësuesit nga Ministria, duke përzgjedhur sportistët më të mire dhe duke i krijuar kushte sa më të mira
Mesdhetaret, sukses apo duhet më tepër punë e mbështetje nga shteti? stërvitore, madje edhe jashtë Shqipërisë. Fitimi i dy medaljeve mund të trumpetohet si sukses për Shqipërinë dhe vërtet është i tillë. Por duke parë të gjithë pjesëmarrësit në këto Lojëra, paraqitjen e tyre si dhe bisedat e kryera me ta, mendoj se drejtuesit e sportit shqiptar por dhe politika duhet të bëjë shumë më tepër për sportin, ta përkrahë atë dhe ta ndihmojë, jo t'i kthejë krahët ose t'i vendosë "shkopinj nën rrota". Kemi 28 vite demokraci dhe sporti mbahet gjallë me shpirtin ndër dhëmbë, me një buxhet minimal që vjen gjithmonë në tkurrje, sa për frymëmarrje. Në këtë situatë asnjë nuk po e sheh se sporti shqiptar po vuan dhe nuk po e lë të ngrejë kokën lart në aktivitete zyrtare ndërkombëtare, me një Ministri ku fjala sport mezi dëgjohet.
Duke arritur deri aty sa të shkrijë dhe Drejtorinë e Sportit. Politikat në sport (për ata që janë zgjedhur t'i bëjnë ato) as po tregojnë kujdesin më të vogël për sportin. Kudo që shkojmë dëgjojmë vetëm zërin e atyre që ngrejnë problemet e shumta, por që bien në vesh të shurdhët. Sporti po shkatërrohet dita-ditës para syve tanë dhe ne përsëri heshtim. Politikanët tanë e shohin sportin si një lojë dhe nuk kuptojnë rëndësinë e madhe që ai ka në edukimin e rinisë, për ta larguar atë nga veset negative. Është e bukur të shohësh Botërorin e futbollit përmes TV dhe të shijosh spektaklin e tij, por për të shkuar deri aty është derdhur shumë djersë, është investuar shumë për dekada me radhë. Sporti sot ka nevojë për strategji, por politikanët tanë
më shumë mendojnë për të hapur kazino se sa terrene sportive (mjafton vetëm të bësh një xhiro në Tiranë për ta kuptuar). Pa një strategji të mirëfilltë, pa një masivitet duke e shtrirë atë në çdo qelize të jetës, nuk mund të arrihen rezultate. Ndaj këto dy medalje në "Tarragona 2018" janë shumë pak për të patur një sport elitar edhe pse na bëjnë krenarë. Mjafton të analizojmë paraqitjen e delegacionit kuqezi në këto Lojëra Mesdhetare për të kuptuar sa larg realitetit jemi. Programet tona për sportin duhet të jenë inkurajuese që të nxisin një pjesëmarrje të madhe, duhet të zhvillojmë sa më shumë aktivitete sportive me fëmijët. Sporti në shkollë duhet të jetë themeli i zhvillimit të sportit shqiptar, baza e tij. Aktivitetet mes shkollave
duhet të zënë një vend të rëndësishëm, pasi nëpërmjet masivitetit do të dalë edhe cilësia sportive, e cila duhet mbështetur fuqimisht nga shteti. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë përpjekjet e tij për disa sportistë cilësorë, duke investuar për ta me bursa dhe trajnime jashtë vendit si dhe me përgatitjen e trajnerëve shqiptarë me specialistë të huaj. Por mendojmë se kjo është shumë pak dhe në qoftë se nuk do të kemi mbështetjen e të gjithë institucioneve përkatëse do të qëndrojmë në vendnumëro. Duke bashkëpunuar dhe duke kontribuar të gjithë së bashku, vetëm kështu mund ta shpëtojmë sportin nga kjo gjendje e përgjumur që ka rënë. *President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
VIP
23
E mërkurë, 4 KORRIK 2018
Haradinaj mbushi 50 vjeç, bashkëshortja i bën një urim të veçantë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbushi dje 50 vjeç, duke rrumbullakosur kështu gjysmë shekulli jetë dhe urimin më të veçantë për këtë ditë të shënuar ia ka bërë e shoqja, gazetarja, Anita Muçaj Haradinaj. Por bashkë me ditëlindjen ajo i uron edhe 15vjetorin e martesës. Madje në një moment të urimit, shkruan, "Vazhdoj të mendoj se unë jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë për ditëlindje". Urimi i plotë i Anitës për Ramushin: "Historitë tona vështirë se mund t'i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund ta kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, më shume se çift, sot jemi unë, ti dhe tre fëmijë! Sot, në mos asgjë përfaqësojmë shumë dashuri
brenda botës sonë të vogël me të mirat dhe të këqiat që dashuria i ngërthen në vete! Gëzuar Ramush Haradinaj! Të duam shumë, Gjini, Hana, Trimi e unë edhe ma shumë! P.s vazhdoj me
origjinën e saj shqiptare. Këngëtarja 31-vjeçare ka lindur në Fier, ndërkohë që në vitin 1997, prindërit e saj emigruan drejt Greqisë, ku ajo u rrit dhe zhvilloi karrierën e saj. Së fundmi ajo ka
Kylie Minogue pas ndarjes nga ish i dashuri aktori Joshua Sasse, po i kthehet buzëqeshja. Meritë për këtë ka i dashuri i ri Paul Solomons, drejtor krijues i edicionit britanik GQ. Të dy kanë këmbyer puthje dhe përqafime në disa foto të publikuara në Instagram nga Minogue. Solomons, që është 7 vjet më i ri se Monigue ka bërë për vete këngëtaren australiane, ashtu sic tregon dhe një video e publikuar nga diva e muzikës pop. Embëlsia e përqafimit të tyre përpara
skyline të New York ka mbledhur në pak orë 46 mijë "zemra", në Instagram.
mendu që jam ende dhurata ma e mirë që najherë e ke marrë për ditëlindje! Përveç ditëlindjes, Gëzuar edhe 15 vjet martesë (vështirë boll, ama punë qejfi burrë).
Eleni Foureira tregon çfarë e ka mbajtur larg muzikës shqiptare Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira e cila prej vitesh zhvillon karrierën në Greqi, në festivalin e fundit të muzikës Eurovision përfaqësoi Qipron, ku dhe foli për
Kylie Minogue, përqafime të ëmbla në New York me të dashurin e ri
folur për emisionin "Jo vetëm modë", ku ka zbuluar pse ka qëndruar larg muzikës shqiptare. Ajo tha se nuk ka ndonjë arsye që e ka mbajtur larg muzikës shqiptare, thjesht ka shkuar në Greqi në një moshë shumë të vogël. "Këtu në Greqi nisa të këndoj dhe këtu kam tashmë një karrierë. Kam qenë e gatshme dhe kam ardhur në Shqipëri sa herë jam thirrur për ndonjë koncert, apo për të dhënë ndonjë intervistë", ka thënë Foureira. Ajo ka treguar se një vit më parë ka qenë në Tiranë dhe i është dukur shumë mirë, ndërsa ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me këngëtarë shqiptarë. Eleni ka treguar se është detyruar të fshehë identitetin e saj në Greqi, për të parandaluar sulmet raciste ndaj saj.
Ish-banori i "Big Brother" bëhet baba për herë të parë Ai është një prej ish-banorëve të reality-show, "Big Brother Albania", i cili spikati pas lidhjes që krijoi me Ermela Mezurajn. Por tashmë jeta e Ervin Sinjarit ka marrë një tjetër drejtim. Ai është martuar, madje ditën e djeshme është bërë me fëmijë. Pas martesës në muajin mars, partnerja e tij Eri ka sjellë në jetë një vajzë. Ka qenë Ervini, i cili i përfshirë nga emocionet ka publikuar fotografi në rrjetet sociale. Në to ai ka zbuluar vogëlushen, e cila duket një bebe e shëndetshme dhe me shumë flokë. Në njërën nga fotografitë ku shihet e shoqja me vajzën, ai shkruan, "Engjëj! Krenar dhe i bekuar, vajzat e mia".
Këta janë personazhet më me ndikim në rrjetet sociale Revista "Time" ka publikuar listën e personave më me ndikim në rrjetet sociale. Kylie Jenner, reperi Kanye West, aktorja Busy Philipps dhe moderator Mat Drodge janë katërshja që kryeson listën e atyre që sjellin më shumë informacione për rrjetet sociale. Sipas "Time" 20 vjeçarja Kylie theu rekord në Shkurt kur postoi për herë të parë fotografinë e foshnjës se porsalindur, duke u bërë imazhi me i pëlqyeshëm në Instagram.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
24
E mërkurë, 4 KORRIK 2018