www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Kryebashkiakët opozitarë: NUK DALIM nga zyrat tona! E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 158 (8599)
E enjte, 4 Korrik 2019
Çmimi 30 Lekë
FAQE 3
Kreu demokrat, Lulzim Basha: Më 8 korrik, protestë kombëtare kundër diktaturës së Edi Ramës
Në foto: Kryetari i PD-së, Lulzim Basha SHIFRAT
Partia Demokratike: KQZ manipuloi votimet e Edi Ramës, pjesëmarrja u rrit me 8% FAQE 12
FAQE 4
NËNKRYETARI I LSI
Petrit Vasili: Euralius propozon që Gjykata e Lartë të klonohet si zgjedhja e Markut FAQE 5
Presidenti: 10 pyetje publike për ambasadorin Luigi Soreca
Në foto: Presidenti Ilir Meta me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca
ISH-DEPUTETI
MEDIA NDËRKOMBËTARE
FAQE 2
LETRA
Enkeljed Alibeaj: Reuters: Shqipëria, Presidenti Ilir Meta: Edi Rama po qeveris një ndër vendet më Si reforma në me banda, nuk e ka të korruptuara të drejtësi u shndërrua më shumicën Europës në Ramaformë. e shqiptarëve Shkeljet kushtetuese ANALIZË me Prokuroren Fillimi i një lëvizje? FAQE 5
FAQE 7
Nëse do të vija bast një kafe, parishikimi im është ky: ditën që Edi Rama të shkarkojë Presidentin në Parlament, ai do dërgojë forcat speciale të Lleshit...
“Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale””,shkruan Kreu i Shtetit...
FAQE 6
FAQE 4-6
Nga Çim Peka
POLITIKE
2 E enjte, 4 KORRIK 2019
Presidenti Meta: 10 pyetje publike për ambasadorin Luigi Soreca P
residenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar disa pyetje publike për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, pas thirrjes së këtij të fundit për dialog. “Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale””,-shkruan Kreu i Shtetit në facebook. Një ndër pyetjet që Kreu i Shtetit ka për ambasadorin Soreca, është: “A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend?”. Pyetjet publike të Kreut të Shtetit Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”. Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike: A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador? A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve? A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane? A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anulimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve? Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë iniciativë publikisht? A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Wadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
çeljen e negociatave? A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve? A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju? A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019? A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
përfaqësimit në vend? Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve. Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktura qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim. Përshëndetjet më të përzemërta dhe bashkëngjitur po ju kujtoj publikisht dhe qëndrimin zyrtar të Zv/ kryetarit të Grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z.Johann Wadephul. DEKLARATA E ZV/KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR CDU / CSU, Z.JOHANN DAVID WADEPHUL: “Pas vendimit të Presidentit, ekzisNUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
ton një situatë e re politike dhe të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, duke përfshirë zgjedhjet lokale demokratike me kandidatë potencialë të shumëfishtë, që do të thotë se TË GJITHË DUHET TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTIT dhe pastaj marrin pjesë në procesin politik. GJITHÇKA TJETËR DO TË JETË JO EUROPIANE dhe do të shtonte dyshimet në mënyrë të panevojshme sa i përket dobishmërisë së procesit të aderimit, duke krijuar kështu një bazë të re për bashkëjetesën paqësore të konkurrentëve politikë. Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë esenciale për një shtet po aq të qëndrueshëm dhe demokratik. NËSE SHQIPËRIA DËSHIRON TË SHKOJË NË KËTË RRUGË DREJT EUROPËS, SIGURISHT QË DO TË MARRË NDONJË MBËSHTETJE NGA GJERMANIA”. Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E enjte, 4 KORRIK 2019
Kryebashkiakët opozitarë: NUK DALIM nga zyrat tona! Votimet e 30 qershorit të Partisë Socialiste e kanë zhytur vendin në një krizë edhe më të rëndë sesa ishte më parë. Tashmë nuk kemi vetëm një qeveri të akuzuar për korrupsion, të kapur në përgjimet e “Bild” për vjedhje vote dhe me legjitimitet të cunguar, por edhe një qeveri që ka vjedhur pushtetin vendor dhe po merr çdo institucion tjetër kushtetues në vend. Nëse shtyrja e zgjedhjeve nga Presidenti Meta cilësohet nga PS si precedentë i rëndë, votimet pa opozitën në 30 qershor janë precedenti më i rrezikshëm në historinë e 29 viteve të fundit. Qeveria “Rama”, duke hyrë vetëm në votime jo vetëm që zhbëri themelet e demokracisë, por i ka dhënë shtetit tiparet e një shteti monopartiak si para viteve ’90. Farsa e 30 qershorit edhe pse u njoh si proces nga ndërkombëtarët, ka një problem që shkon përtej dashamirësisë së diplomatëve për të mos pasur tensione në Shqipëri. Madje qëndrimi i tyre duket se i ka shërbyer vetëm rritjes së tensioneve, përplasjes, protestave të dhunshme dhe jo dialogut. Edhe nëse procesi quhet i rregullt nga PS dhe ndërkombëtarët, sërish 30 qershori ka hapur gropa ligjore të mëdha në institucionet shqiptare. Ndërkombëtarët thonë se vendimi nëse këto zgjedhje ishin farsë apo të rregullta do e japë Gjykata Kushtetuese. Procedura për Gjykatën është në dorë të Ulsi Manjës dhe një grupi teknicienësh të huaj e vendas që kanë tre vite që nuk po qullosin dot gjë. Madje, pasi shkrinë Gjykatën Kushtetuese sot kanë lënë pa nam dhe nishan edhe Gjykatën e Lartë. Një punë që njerëzit e PS, (sepse reformën tani në dorë e ka vetëm PS me ndonjë burokrat i EURALIUS), nuk e bënë e bënë dot prej tre vjet, është pak e vështirë ta bëjnë për pak javë. Ndërkohë koha nuk pret as që burokratët e EURALIUS dhe BE të mbarojnë pushimet dhe as që PS të ketë kohë që zgjedh se cilët janë gjyqtarët që i duhen për Gjykatën Kushtetues. Me rezultatin e marrë nga kutitë që mbushën vetë socialistët, ata që ishin në garë me
veten në 30 qershor do të kërkojnë nga KQZ-ja të marrin mandatin e kryebashkiakut. KQZ, tashmë zyrtarisht e njohur si sekretariat PS-së do t’ua jap brenda ditës gjithë kandidatëve detyrën. Por këtu nis dhe problemi që PS dhe as ndërkombëtarët nuk duan ta shohin. Kryebashkiakët që janë aktualisht në detyrë, ligjërisht kanë të drejtë të qëndrojnë në zyrë derisa të kryhen zgjedhje normale. Për opozitën dhe vet kryebashkiakët, në 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe procesi që zhvilloi Partia Socialiste nuk njihet. Dekreti i Presidentit Ilir Meta i ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe për pasojë, çdo kryebashkiak i opozitës ligjërisht është në të drejtën e tij të mos e lëshojë zyrën. Këtë problem të ri, ashtu si shumë probleme të tjera, mund ta ndante
vetëm Gjykata Kushtetuese, ngritja e së cilës duket shumë larg. Fituesit e 30 qershorit, pasi të rregullojnë votat që nuk u dalin ose u dalin më shumë se votues do të kërkojnë karriget e pushtetit vendorë. Ndërkohë kryetarët aktualë kanë paralajmëruar dje se nuk kanë ndërmend të lëshojnë zyrat për një palë votime që përveçse pa dekret, edhe OSBE/ODIHR i ka nxjerrë me probleme serioze. Pas takimit të zhvilluar dje me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kryebashkiakët deklaruan se nuk largohen nga zyrat. Xhelal Mziu, kreu i Bashkisë së Kamzës, ku dhe pjesëmarrja në votime ishte më e ulëta se në çdo qytet tjetër, deklaroi se “nuk e lëshoj zyrën time për zgjedhje farsë”. Në të njëjtën linjë ishte dhe kryebashkiaku i Mallakastrës,
Agron Kapllanaj, i cili tha se vendimi për të mos lënë zyrat është marrë nga gjithë kryetarët e bashkive të opozitës. “Ne do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi ynë që të jetë zgjedhur në bazë të Kushtetutës, kur të ketë zgjedhje dhe jo votime. Ky është një vendim i marrë nga opozita dhe nga ne”,-tha Kapllanaj. Ndërkohë dje Lulzim Basha njoftoi protestën e radhës së opozitës, më 8 korrik. Tubimi kombëtar është i dhjeti që nga muaji shkurt dhe vjen në një kontekst të ri. Qeveria jo vetëm nuk ka reflektuar, por ka marrë çdo pushtet të mundshëm duke e kthyer Shqipërinë pas 29 vjetësh në vend që drejtohet nga një parti. Ajo që pamë disa ditë më parë me përplasjet mes policisë dhe kryebashkiakëve të opozitës për të mos zhvilluar zgjedhjet do të kthehet në përplasje se kush realisht do e drejtojë pushtetin vendor. Me votime farsë, vota të vjedhura edhe nga vetë PS, me pjesëmarrje 15% dhe pa dekret presidenti, fituesit e 30 qershorit nuk kanë të drejtë as morale dhe as ligjore të marrin mandatet. Duket se edhe një herë do të flas forca e policisë/qeverisë dhe jo ligji duke thelluar tensionet dhe përplasjet në vend. Me sa duket po shkojmë realisht në përplasjen finale mes palëve. Mili Xhani
POLITIKE
4
E enjte, 4 KORRIK 2019
Kreu i PD-së reagon ashpër: Opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. Këtë e vendosën vetë shqiptarët
P
ër kryedemokratin Lulzim Basha, 30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqë s i m p o l i t i k . Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar indirekt edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj votimeve farsë të 30 qershorit. Basha shprehet përmes rrjeteve sociale se kushdo që pranon farsën e 30 qershorit nuk i shërben as demokracisë së Shqipërisë dhe as shqiptarëve. Sipas tij, votimet e 30 qershorit, përtej një farse antiligjore, u manipuluan me çdo mjet dhe mënyrë, që nga manipulimet ligjore dhe kërcënimet e votuesve tek manipulimi i votimit dhe numërimit. Ndaj thotë kreu i selisë blu çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve. “Qëndrimi le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim, bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë. 30 qershori ishte jo vetëm veprim antikushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve. Votimet e 30 qershorit, përtej një farse antiligjore, u manipuluan me cdo mjet dhe mënyrë, që nga manipulimet ligjore dhe kërcënimet e votuesve tek manipulimi i votimit dhe
Basha: Kush pranon farsën e 30 qershorit nuk i shërben demokracisë dhe as shqiptarëve ISH-DEPUTETI I PD
Balliu - Ramës: Ndaje mendjen sa vota duhet të vjedhësh, se bërë lëmsh Rilindjen në KQZ
numërimit. Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve. Opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. Këtë gjë e vendosën vetë shqiptarët më 30 qershor, në shumicë dërrmuese.
Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit. E vetmja rrugë drejt politikës normale dhe demokratike është ajo e sundimit të ligjit, që do të thotë, mbi të gjitha, një gjë: ndëshkim të politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë bashkëpunuar me krimin.
Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe sundimi i ligjit nuk mund të diskutohen apo negociohen në tavolina politike. 30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik”, deklaroi dje në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale kreu i PD-së, Lulzim Basha
KREU I PDK-së:
K
ryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i bën thirrje aleatëve të tij në koalicionin opozitar që opozita ka si mision që të mbrojë tashmë republikën e kërcënuar nga pushteti absolut i përqëndruar në duart e Edi Ramës. Përmes një analize të situatës aktuale politike që po kalon vendin pas zhvillimit edhe të votimeve moniste të 30 qershorit, Ndoka thekson se çdo institucion, çdo drejtues duke filluar nga Kryeministri, KQZ, Policia e Shtetit, Bashkitë, Ministria e Brendshme duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore kurdo që të çlirohet shteti ligjor nga pushteti kriminal. Po ashtu, Ndoka thekson se edhe çdo zë ndërkombëtar, që mbështeti direkt apo në mënyrë të tërthortë datën 30 Qershor, pas Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duhet
Ndoka: Opozita të mbrojë Republikën! Rama, lojë të pistë me ndërkombëtarët hetuar “burimi” dhe koherenca e lajmit. “Dekreti i Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve është detyrim Kushtetues. Çdo Institucion, çdo drejtues duke filluar nga KM, KQZ, Policia e Shtetit, Bashkitë, Ministria e Brendshme duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore kurdo që të çlirohet shteti ligjor nga pushteti kriminal. Çdo zë ndërkombëtar, që mbështeti direkt apo në mënyrë të tërthortë datën 30 Qershor, pas Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, duhet hetuar “burimi” dhe koherenca e lajmit. Kushtetuta e Shqipërisë është funksionale, e detyrueshme dhe pikë referimi ligjore e diplomatike për të
gjithë. Opozita duhet të çlirohet nga komplekset në raport me ndërkombëtarët. Edi Rama ka
bërë lojë të “pisët” në raport me to. Është detyrë e Opozitës t’i bëjë publike rastet dhe t’i denoncojë ato tek Kancelaritë përkatëse. Opozita duhet të ndalojë me mjete ligjore, diplomatike dhe qëndresë të ashpër ndaj zbatimit të produktit kriminal antikushtetues të 30 Qershorit. Nëse pati një 30 Qershor të qetë, kemi të drejtën ligjore, kushtetuese, morale dhe të drejtën e Zotit për t’i dalë zot vendit nga banda në pushtet, jo më me qetësi! Edi Rama, ministrat e tij, deputet dhe drejtues të policisë kanë kryer krim elektoral dhe janë kapur nga drejtësia për këtë, me prova legale të bëra publike nga mediat ndërkombëtare.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka ironizuar procesin e votimeve më 30 qershor dhe rezultatet fiktive që jep herë pas here Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga votimet moniste të së dielës ende nuk ka sqaruar përfundimisht se sa është numri i shqiptarëve që morën pjesë në votimet e turpit që organizoi Edi Rama dhe qeveria e tij. Në një qëndrim të shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-ligjvënësi demokrat u bën thirrje zyrtarëve të Partisë Socialiste që të ndajnë mendjen se sa vota duhet të vjedhin, që të jetë dhe KQZ-ja më pas e qartë në qëndrimet e saj. “I lutem fraksionit të Rilindjes, të ashtuquajtur KQZ, të ndajë mendjen se sa vota do vjedhin. Kur nuk vendosni dot as se sa vota do vidhni në garë me veten, VAJMEDET ndonjë gjë tjetër”, u shpreh dje në reagimin e tij, ishdeputeti demokrat, Klevis Balliu.
Edi Rama më 30 Qershor në kushtet e një grushti shteti institucional, organizoi votime në të gjithë vendin. Është detyrë e Opozitës të mbrojë Kushtetutën dhe sistemin, në të kundërt të shpallim “falimentimin” dhe të fillojë “Epoka e gurit”! Presidenti ka folur qartë dhe prerazi, është detyrë e Opozitës të flasë, të vendosë dhe të veprojë për të ruajtur Republikën!”, u shpreh dje në reagimin e tij, kreu i PDKsë, Nard Ndoka.
POLITIKE
5
E enjte, 4 KORRIK 2019 ISH-MINISTRI I DREJTËSISË: KUSHTETUTA PARASHIKON NDËRTIMIN E NJË SISTEMI DEMOKRATIK DHE JO AUTOKRATIK E MONOPARTIAK
Manjani: Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues I
sh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është përfshirë në debatin e hapur tre ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, i cili ngriti dyshime të forta për suksesin e reformës në drejtësi që po bën Qeveria “Rama”. Dhe në vlerësimin e Manjanit, pikësëpari Shqipëria më shumë se një reformë në drejtësi ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues. “Që ta mbledhë mendjen Soreca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues! Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria.
Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt. Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë. Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme. Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, Universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm. Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe
jo autokratik e monopartiak. Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik. Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjedhjesh parlamentare asgjë tjetër. Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga. Zgjedhjet
Zhbëhet reforma - Nënkryetari i LSI-së: Sebepi spekulativ i emergjencës e bën këtë Reformë në Drejtësi sot njëlloj si reformën e Plepave dje
Vasili: Euralius propozon që Gjykata e Lartë të klonohet si zgjedhja e Markut
parlamentare janë fillimi i zgjidhjes se çdo gjëje tjetër. Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkëngjitet Europës, me gjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë… Zgjedhjet parlamentare, ku populli Shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën. Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje është si popullo Serb, Maqedonas e Grek. Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?! Kjo është çështja! Të tjerat janë pallavra”, tha dje Ylli Manjani.
REUTERS
“Shqipëria, një ndër vendet më të korruptuara të Europës”
N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në cilësinë e ish-anëtarit të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ka ngritur akuza ndaj misionit EURALIUS, që po asiston qeverinë “Rama” në ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë. Vasili akuzon EURALIUS-it se po përpiqet të ndikojë në ngritjen e një Gjykate të Lartë që do t’i shërbejë kapjes së drejtësisë nga Rilindja. Teksa e quan atë “klonim” të zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, e cila qëndron në detyrë prej një viti e gjysmë, Vasili shton se kjo e zhbën reformën në drejtësi dhe sjell kapjen e saj nga qeveria. “Zhbëhet reforma, prapë Euralius propozon që edhe Gjykata e Lartë të klonohet si zgjedhja e Arta Markut. Reforma në drejtësi, për fat të keq, tashmë është shndërruar në një xhaketë tërësisht me arna dhe ato janë aq të shumta, sa nuk dallohet dot më se si ka qenë xhaketa origjinale. Rrëzimi i të gjitha parashikimeve kushtetuese si dhe afateve, gjithashtu kushtetuese, në implementimin e reformës dhe sajimi në vend të tyre i zgjidhjeve antikushtetuese dhe antiligjore, janë alibi për kapjen evidente të drejtësisë nga Edi Rama. Si një anëtar i komisionit të reformës në drejtësi kujtoj insistimin thuajse maniakal të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të mbështetur fuqimisht, bile deri në tepri, nga Euralius për të futur detaje dhe afate deri edhe në Kushtetutë me shkakun që askush të mos ketë hapësirë për të interpretuar në mënyrë që të kishim një zbatim rigoroz dhe pa asnjë devijim të ndryshimeve kushtetuese të 21-22 korrikut 2016. Por zgjedhja antikushtetuese skandaloze e Arta Markut e propozuar nga Euralius hodhi në erë principialitetin e reformës dhe kësisoj, edhe themelin ligjor dhe për më keq akoma, atë moral. Në vend që ky të ishte një mësim i madh shumë
negativ për të mos u përsëritur kurrë më. Përkundrazi, u kuptua qartë që ky ishte një hap në rrugën e “Kapjes së drejtësisë” nga Rilindja. Euralius duke u vendosur në rolin e protagonistit dhe propozuesit të zgjidhjeve antikushtetuese tanimë edhe për Gjykatën e Lartë mori rolin e bashkëpërgjegjësit në kapjen e reformës nga rilindja. Dhënia edhe për Gjykatën e Lartë të një zgjidhje analoge me atë të Arta Markut është një provë e re e një abuzimi skandaloz që dhunon Kushtetutën, në vend të zbatimit shembullor të saj. Sebepi spekulativ i emergjencës e bën këtë Reformë në Drejtësi sot njëlloj si reformën e Plepave dje. Ndryshimet kushtetuese, 100% konsensuale të 21-22 korrikut, po zhbëhen thuajse totalisht dhe “Kapje-reforma” e ka zaptuar Reformën. Megjithatë lexoni vetë çfarë rekomandimi ka propozuar EURALIUS 5 për Gjykatën e Lartë:
“Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë. Përveç kësaj, nëse në skemën e delegimit nuk ka magjistratë të përshtatshëm që plotësojnë kushtet për në Gjykatën e Lartë, atëherë referimi tek Neni 46 i Ligjit për Statusin do të ishte i argumentuar dhe i mundshëm, duke transferuar për një afat të përkohshëm, dhe me pëlqimin e tyre në Gjykatën e Lartë, gjyqtarë me performancë shumë të mirë profesionale”. Pra, esenca e propozimit është: hajde delegojmë gjyqtarë për Gjykatën e Lartë,duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin, por duke i shërbyer Kapjes rilindase të drejtësisë”, u shpreh dje në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Zgjerimi i BE-së, ende shihet si diçka e largët dhe jo e sigurtë për vetë bllokun. Deklarata e Presidentit francez, EmmanuelMacron, për pezullimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, ka tërhequr vëmendje të madhe në mediat ndërkombëtare. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve ”Reuters”, i ka kushtuar një analizë këtij qëndrimi, në të cilën thekson se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë dy viktimat e para të Macron. Gazetari RichardLough, në artikullin e tij, shkruan se: ”Shqipëria perceptohet si një ndër vendet më të korruptuara të Europës që ka dështuar në luftën kundër pastrimit të parave. Reuters nënvizon se shtetet e Europës Veriore kundërshtojnë me forcë anëtarësimin e vendit tonë në BE”. “Zgjerimi kërkon unanimitet, që nënkupton se Macron ka të drejtën e vetos”, lexohet në artikullin Reuters duke vënë në dukje se Franca dhe Holanda bllokuan çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian në qershor të vitit 2018.
FORUM Nga Çim Peka
N
E enjte, 4 KORRIK 2019
Fillimi i një lëvizje?
ANALIZË ëse do të vija bast një kafe, parishiki mi im është ky: ditën që Edi Rama të shkarkojë Presidentin në Parlament, ai do dërgojë forcat speciale të Lleshit dhe Gardën e Republikës për të nxjerrë Presidentin nga zyra. Po atë ditë, në ekranet dhe media do të sulen lukunia e analistëve, gazetarëve, ekspertëve kushtetues të paguar nga Rama për të shpjeguar se Presidenti nuk mund të ushtrojë funksionin e tij derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Dhe argumenti do të vazhdojë se, në kushtet e vakancës, funksionet e Presidentit do ti ushtrojë Kryetari i Kuvendit. Si rrjedhojë, Gramoz Ruçi do të jetë ai, që si President në Detyrë, bashkë me Edi Ramën do të krijojë Gjykatën e Lartë, dhe Gjykatën Kushtetuese. BUUUM! Ramaforma, të cilës i referohet Meta fillon të zbatohet me shpejtësi. Reforma në drejtësi kështu kalon në një nivel tjetër, më të lartë. Deri tani, reforma ka qenë thjeshtë sms të Engjëll Agacit (Kryeministrit në hije) drejtuar Genta Bungës me urdhërat se kush duhej të kalonte dhe kush të rrëzohet në procesin e vetting-ut.
6
Konferenca për shtyp plot nerv e Presidentit Meta zuri në befasi shumkënd. Por, Edi Ramën më shumë se këdo tjetër. E ka goditur në ‘thembrën e Akilit’; aty ku nuk mban: tek emri i George Soros. Ato çfarë të gjithë ne i këmi ditur por nuk kemi bërë zë; kemi folur me njeri tjetrin por edhe me veten, por nuk kemi patur kurajon të flasim me zë, i artikuloi Ilir Meta dje. Po ashtu, ai përdori dy terma, njëri ‘deep state’, i cili është kopjim i të njëjtës terminologji të cilën përdor Presidenti Trump kundër një pjese të establishmentit demokrat në SHBA në luftën e tij politike, si dhe ‘state capture-kapja e shtetit’ nga ana e Fondacionit Soros. Është e pritshme që makineria e propagandës qeveritare do përpiqet që këtë pozicionim të Presidentit të përpiqet e ta paraqesë si anti-amerikanizëm të tij, duke e barazuar Sorosin me amerikën. Madje që dje dolën analistët e Sigurimit të Shtetit duke e goditur Presidentin për antiamerikanizmin e tij, antiNATO, anti-BE, etj. Nuk prish punë e mirë bejnë, sepse tregojnë vetë se ku ka arritur puna, saqë spiunët e ish-Sigurimit na dalin tani si mbrojtësit e SHBA-ve në
Shqipëri. Presidenti Meta nuk është i pari që godet Sorosin, fondacionin e tij, dhe axhenden e tij. Po flas vetëm për politikanët. Sali Berisha ka qene konsistent në qëndrimet e tij kritike ndaj këti rrjeti. Qëndrime, të cilat janë lënë në heshtje edhe nga vetë Partia Demokratike. Në fakt, edhe Lulzim Basha, në pozicionin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike, diku në prill të vitit 2017, sulmoi ashpër George Soros me emër, në një nga fjalimet e tij në ‘Çadrën e Lirisë’. Por, e la me aq. Qëndrimi i djeshëm i Presidentit të Republikës e vendos diskursin politik në një nivel tjetër. Ai flet si kryetar shteti dhe jo si kryetar partie apo deputet i thjeshtë. Mundësia e tij për të përçuar këto mesazhe në Tiranë por edhe përtej Atlantikut janë shumë here më të mëdha. Jo rastësisht, networku Fox News, i shquar si mbështetës i Presidentit Trump por edhe si kritiku dhe kundërshtari kryesor mediatik në SHBA ndaj George Soros i bëri jehonë të madhe konferencës për shtyp të Presidentit Meta. Ilir Meta ndoshta pak me vonesë, por ka gjetur mesazhin e duhur për të rezonuar edhe me betejën politike të brendshmë ameri-
kane, duke u pozicionuar në krah të kampit Trump. Me këtë pozicionim të ri të Presidentit, ai arrin të paktën tre synime. Së pari, ai tregon fytyrën e vërtetë të networkut të George Soros në Shqipëri, si uzurpues të të gjitha institucioneve shtëtërore dhe të ashtëquajturave reforma; së dyti, duke ndarë Fondacionin Soros nga administrata amerikane, ai hedh poshtë propagandën e Ramës për gjoja anti-amerikanizmin e tij dhe të opozitës, dhe së treti, ai hap në Shqipëri një diskurs politik i cili është në rezonancë të plotë me atë në Washington. Dy kundërshtarët më të fortë të Soros në Europë janë Mateo Salvini, lideri de facto i Italisë dhe kryeministri Hungares Viktor Urban. Qe të dy janë njerëzit më të sulmuar nga i ashtëquajturi network i njerzve të sponsorizuar nga Soros në Europë. Por, që të dy gjatë muajit Qershor vizituan Washingtonin, Salivini i ftuar nga Zv. Presidenti Mike Pence, dhe Orban i ftuar nga Presidenti Trump. A janë anti-amerikanë këta të dy? Fabula se kush sulmon Soros është anti-amerikan bie akoma pa u artikuluar. Dhe Rama e di mirë këtë. Prandaj ka dy ditë që hesht. Ilir Meta i është futur një
loje të rëndë, por një lojë që çmonton përfundimisht Edi Ramën. Është herët për të kuptuar se ku synon të dalë Presidenti, dhe si rrjedhojë dalin një sërë çështjesh dhe pyetjesh. Së pari, deri ku do të shkojë Ilir Meta? A do të mjaftohet vetëm me delegjitiminin e reformës në drejtësi dhe të vetë Fondacionit, apo do shkojë edhe më tej duke filluar një lëvizje populiste, nacionaliste, sovraniste, në modelin e Donald Trump? Nëse po, a do ti duhet të levizë më djathtas ideologjikisht? A po del ai jashtë kuadrit politik të LSI, dhe a po formëson një lëvizje të shumë pritur përtej suazave të partive politike tradicionale? Në çfarë pozite do e vendoste kjo lëvizje opozitën e tanishme, PD dhe LSI? A po e rrëmben ai flamurin e opozitarizmit? Kush është pozicioni i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës si lider i saj dhe i opozitës në tërësi? Çfarë alternativash ka ai, që të ruajë pozicionin që ka si lider i opozitës dhe opozitarizmit? Nga dje, loja politike ka ndryshuar në Tiranë. Sfida e Ilir Metës është ndaj të gjithëve. Lulzim Bashës i takon ta ruajë pozicionin e tij si lider i opozitës, por duhet të dijë si ta mbajë. Syri.net
krizën Shqipëtare". Vetëm pasi Rilindaj i mori të gjitha Soreca u kujtua të thërrasë dialog urgjent i cili e ul në tavolinë kryeminis-
trin nga pozitat e forcës. Pikërisht këtë hipokrizi donte të vinte në dukje Meta me pyetjet e tij diplomatike. Lapsi.al
SHENIM
Pse Ilir Meta i shkruajti ambasadorit Soreca? P
ë rtej toneve kordiale të komunikimit diplomatik, kundërpërgjigjja që Ilir Meta i bëri ambasadorit të BE pas thirrjes së tij për nisjen urgjent të dialogut ka një prapamendim të qartë. Më parë zoti Soreca pati deklaruar se: "Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale". Por nëntekti i qartë i presidenti është se kjo thirje po
bëhet pas pilafit. Me një sërë pyetjesh gati retorike Meta kërkon se përse Soreka nuk e lëshoi kërkesën për dialig para 30 qershorit? Pse ai nuk e mbështeti nismën e kreut të shtetit? Pse ai nuk u ndie as kur parlamentarë të rëndësishëm gjermanë u veëofruan për të negociau dialogun? Meta i bën disa pyetje me spec ambasadorit Soreca Pas këtyre pyetjeve qëndron mendimi se ambasadorët e Tiranës e mbështetën Ramën drejt çmen-
durisë së tij për zgjedhje moniste, të cilat u vërtetuan edhe nga rezultati ku me gjithë manipulimet, shtimin e fletëve, morrakordimin e shifrave, votuan vetëm socialistët. Por loja e ndyrë diplomatike nuk përfundon këtu. Ambasadori Soreca u kujtua tani për dialog, kur Rama ka edhe gjithë parlamentin akaparoi edhe të gjitha bashkitë. Deri sa Rama nuk kishte mbërritur deri këtu qëndrimi diplomatik ishte: "këtë herë nuk ndërhyjmë në
POLITIKE
7
E enjte, 4 KORRIK 2019
Zbulohet plani i PD, ish-deputeti: Kryetarët tanë në bashkitë e djathta kanë për detyrë t’i lirojnë karrigen një pasardhësi të ligjshëm
Alibeaj: Edi Rama po qeveris me banda, dhunëdhevjedhjevotashqës’kashumicën I
sh-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj zbulon planin e demokratëve, lidhur me faktin nëse kryebashkiakët e djathtë do t’ua lirojnë zyrat pasardhësve të tyre socialistë, të dalë nga zgjedhjet e 30qershorit. Lidhur me këtë, Alibeaj ka theksuar se kalimi i stafetës bëhet vetëm kur pasardhësi është i ligjshëm, duke dhënë kështu mesazhin se kryebashkiakët e PD-së nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre. “Nuk është punë karrigesh, tanët nuk e kanë bërë për karrige, se ata po. Kryetarët tanë kanë qenë të diskriminuar nga qeveria, asnjë projekt, kanë bërë vetëm me taksat e vogla. Asnjë mbështetje financiare nuk kanë marrë. Nuk është e rëndësishme çfarë do bëjnë kryetarët tanë, por çfarë do bëjë publiku në këto bashki. Ky që po vjen nuk është produkt i dëshirës së tyre. Kryetarët tanë kanë për detyrë t’i lirojnë karrigen një pasardhësi të ligjshëm. Kur nuk njihet procesi, edhe produkti është i paligjshëm”, u shpreh ish-deputeti demokrat në një intervistë dhënë dje për “Neës 24”. Më tej, Alibeaj ka zbuluar mesazhin që demokratët iu drejtuan qytetarëve para 30 qershorit, lidhur me çfarë do të ndodhte ditën e zgjedhjeve.
Alibeaj tha se në selinë blu është folur edhe për përplasje fizike, madje iu është thënë edhe qytetarëve të pamundësojnë zgjedhjet, qoftë edhe fizikisht. “Ne thamë që do të pamundësojmë zgjedhjet dhe kjo bëhet duke mos marrë pjesë. Sa i takon përplasjeve fizike, e menduam. Ju thamë njerëzve që kjo nuk është çështje e opozitës, ne shqiptuam faktin që të mos lejonim zgjedhjet, qoftë edhe fizikisht. I thamë popullit “po e kemi të drejtën, të ndalojmë me çdo lloj mjeti farsën”. Ne nuk kompleksohemi nga asnjë ndërkombëtar, por dëgjojmë zërin e arsyes, që do të thotë nëse nga ana e regjimit ka papërgjegjshmëri, gjë që e treguan, se Rama kërkoi vëllavrasje, pse duhet ta çonim ne në planin e tyre. E lamë të dështonte plani i autokratit dhe kështu ndodhi. Rama kishte ngritur kurth për të çuar vendin në vëllavrasje, sepse donte gjak. Ndërkohë, e vërteta ishte paqja, heshtja, reflektimi që duhet të kishte kjo shoqëri. Neve sot na qeveris Edi Rama, një bandë kriminale, që me dhunë ka arritur të marrë 15% të votave, ndërkohë që shënon fatin për 100% të shqiptarëve, kjo është dramë e madhe”, tha dje ishdeputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.
Pjesë nga intervista Ç’do bëjë opozita? Është një moment reflektimi. Nuk e kishim menduar kurrë që do të kishte një sinjal të tillë qytetar, 85%. Nuk u kemi kërkuar kurrë shqiptarëve të na votojnë, ne kemi kërkuar vetëm zgjedhje të lira e të ndershme. Kishim mbështetje intensive,
por tashmë kemi edhe shumë më tepër, madje kemi edhe socialistë. Kjo na rrit përgjegjësinë tonë. Rama na dha vota, se edhe kur bën zgjedhje vetëm, prapë vetëm vjedh. Kjo është prova më e fortë, që zgjedhje më këtë njeri dhe këtë kupolë mafioze e kriminale nuk mund të bëhen kurrë në Shqipëri. Ajo që pamë më 30
qershor ishte një makth. Ishte trishtim ajo çfarë ndodhi sa i përket procesit. Për rezultatin u tregua fare qartë, me gjithë manipulimet që po ndodhin edhe sot, 15% e qytetarëve shqiptarë u detyruan të merrnin pjesë, 85% e refuzuan. Kjo është një e dhënë e saktë. Qëndrimi i Metës? Sipas pozicionit që ka dhënë sinjale dhe akte, në mënyrë që tensioni social të shfryhej dhe që t’ua kursente të gjithëve, brenda e jashtë, shfaqjet e shëmtuara të 30 qershorit. Ka bërë atë që Kushtetuta dhe ligji i kanë dhënë, mundësinë që palët të qartësohen. Në funksion të integrimit duhet paqe sociale dhe jo zgjedhje moniste, se nuk ka europian që ta pranojë në tryezë. Ajo çfarë themi ne ndryshe nga Meta është se mund ta shtysh sa të duash, por kemi një problem të madh që quhet Edi Rama. Ajo që themi ne është kërkesë e nevojshme në këtë vend, duhet të bëjmë zgjedhje demokratike jo me këtë njeri. Do duhet që një orë e më parë ta eklipsojmë shfaqjen e turpshme të 30 qershorit me zgjedhje të ndershme. Me këtë njeri nuk bëhen zgjedhje, pikë mbaroi! 85% e shqiptarëve janë kthjelluar, por do duhet të kthjellohen edhe të tjerë, brenda e jashtë vendit.
ISH-DEPUTETJA E PD-SË: SI NË VOTIME EDHE NË EKONOMI, NUK DALIN LLOGARITË. 85% E SHQIPTARËVE REFUZUAN RILINDJEN
D
uke marrë shkas nga të dhënat më të fundit të Instutit të Statistikave që thekson se rritja ekonomike është në nivelin 2,2%, Partia Demokratike deklaron se ekonomia shqiptare praktikisht ka ndaluar. Deklarata vjen nga ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, ka folur për ekonominë e vendit, ekonomi e cila sipas saj vazhdon të lëngojë. Në kuadër të votimeve të 30 qershorit, Tabaku i ka cilësuar votimet “moniste”, të cilat sipas saj u shoqëruan me një aritmetikë të çuditshme. Nga ana tjetër, ajo është e mendimit se njëjtë si në votime edhe në ekonomi nuk dalin llogaritë. Teksa përmend sërish votimet e 30 qershorit, ajo thotë se 85% e shqiptarëve që nuk kanë votuar kanë refuzuar modelin e qeverisjes nga rilindja. “Aritmetika befasuese e rilindjes! Rritja ekonomike 2,2%, ekonomia praktikisht ka ndaluar! Ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë rezultate befasuese në lidhje me votimet, ku votimet moniste u shoqëruan me një aritmetikë të
Tabaku: Ekonomia po lëngon, mazhoranca e papërgjegjshme çuditshme, të njëjtat rezultate duket se janë prodhuar dhe nga ekonomia e vendit. Dhe aty nuk dalin llogaritë. Ekonomia vazhdon të lëngojë nga mungesa e vizionit ekonomik dhe zbatimi me përpikmëri i vizionit klientelist të qeverisë. Raporti i INSTAT në lidhje me PBB-në flet për një rënie të saj që vjen si pasojë e uljes së investimeve, konsumit të qytetarëve, shpenzimeve qeveritare dhe natyrisht një bilanc negativ në tregtinë e jashtme. Për vite me radhë shpëtimtari i PBB-së dhe rritjes ekonomike ka qenë “shiu” por edhe investimet e huaja direkte të siguruara për Shqipërinë 6 vjet më parë. Që nga viti 2013 e deri më sot qeveria Rama nuk ka siguruar as edhe një investim serioz ndërkombëtar. Rritja prej 2.21%, që për qeverinë ishte shumë e kënaqshme, është 2% më e ulët se sa një vit më parë dhe ka nisur një kurbë rënëse të cilën e shmangu
që nga viti 2013 vetëm si pasojë e zotit dhe TAP dhe Devoll. Për tremujorin e parë të 2019 shihet një rënie e kontributit të energjisë dhe industrisë negativ prej -0.81%. një dëshmi e problemeve kronike të një ekonomie e cila është në varësi të “shijes” dhe “kohës” së
shirave. E njëjta tendencë vihet re në fushën e shërbimeve ku edhe pse pretendohet rritja e turistëve sektori shërbimit të argëtimit., etj, ka rënie prej -0,54 pikë përqindje. Ndërkohë që për dy tremujorë me radhë konsumi ka rënë me rënie prej 0,76 %. Dhe kur tendenca përsëritet sigurisht që është problematike. Kjo rënie e konsumit vjen prej emigrimit masiv, taksave të larta, vendosjes se TVSH për biznesin e vogël që sic vetë të dhënat e MF tregojnë nuk rezultoi në rënie informaliteti, por veç mbyllje biznesesh si dhe perspektivës së keqe ekonomike dhe perceptimit negativ për ekonominë. Kjo është vënë re që në 2013, kjo tendencë tregohej sa herë që qeveri ka ndërmarrë vendime klienteliste, sa herë ka rritur taksat për të pamundurt e ulur ato për të favorizuar një grup biznesesh, kjo është vënë re kur familjet filluan të konsumonin kursimet e tyre, kur u
rritën tarifat e energjisë dhe të arsimit, kur buxheti i familjeve ra! Fasada ka rënë kudo, dhe në ekonomi dhe ato 85% të shqiptarëve që nuk kanë votuar kanë refuzuar dhe këtë model qeverisje e këtë sistem të ngritur nga rilindja. Ekonomia ka nevojë të marrë frymë me politika të qarta zhvillimi, me investime në arsim, infrastrukturë dhe bujqësi e mbi të gjitha me investime në kapitalin human e teknologji për ti dhënë një hov të ri një vendi që po zbrazet e po shteron, me një model ekonomik që ka në qendër zhvillimin e biznesit dhe jo rëndimin e tij! Shqiptarët meritojnë më shumë, dhe e treguan këtë me 30 qershor! Kjo mazhorancë është e papërgjegjshme dhe me votimet e 30 qershorit tregoi që është një pakicë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve iu shmang farsës së saj, 85% e shqiptarëve i treguan qeverisë se vizioni i saj ekonomik është vizioni i pakicës, ndërsa qindra mijëra fletë votimi me dedikime ndaj qeverisë qenë shenjë se edhe administrata socialiste është kundër “skllavërisë” moderne që po aplikon kjo mazhorancë”, u shpreh ishdeputetja Jorida Tabaku.
POLITIKE
8 E enjte, 4 KORRIK 2019
Kreu i shtetit, shpjegon shkeljet ligjore dhe gafat kushtetuese të kryeministrit Rama
Presidenti Meta: Si reforma në drejtësi u shndërrua në Ramaformë
K
reu i shtetit, Ilir Meta në një ko munikim me qytetarët në rrjetet sociale ka treguar dje disa prej shkeljeve flagrante dhe antikushtetuese që po kryhen nga qeveria në zbatimin e reformës në drejtësi. Në një seri shkrimesh në Facebook që do të jenë në vijimësi, Presidenti ka shpjeguar në mënyrë të thjeshtë, se cilat janë atentatet që po i bëhen ligjit themeltar të shtetit nga ana e qeverisë “Rama”. Në reagimet e tij, jo rastësisht, Presidenti e ka quajtur reformën në drejtësi, për mënyrën sesi po zbatohet, si një “Rama-formë”, për shkak të ndërhyrjes që ka bërë kryeministri Edi Rama. Në postimin e djeshëm, Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar një tjetër element të rëndësishëm që tregon sesi Reforma në Drejtësi është deformuar dhe po përdoret për interesa të kryeministrit Edi Rama. Meta risjellë në vëmendje gjithë procedurën e jashtëligjshme dhe anti-kushtetuese që qeveria dhe ekspertë anonimë ndërkombëtarë përdorën për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Marku u zgjodh me 69 vota ndërkohë që Kushtetuta parashikon 84. Ajo u caktua në këtë detyrë si e përkohshme, për disa muaj, ndërsa tani ka afërsisht dy vite në detyrë. Në vijim postimet e Presidentit Ilir Meta. *** “Refleksione” mbi Ramaformat (Drejtësia e para) Reforma në Drejtësi me të drejtë u vlerësua nga mbi 90% e qytetarëve si domosdoshmëri ulëritëse për t’i dhënë fund korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe për të rritur besimin te sundimi i ligjit. Shumë misione ekspertësh ndërkombëtarë u angazhuan dy vite para miratimit të saj në Kuvend dhe shumë programe financimi vazhdojnë edhe sot. Por baza e konsensusit të arritur ishin vetëm rekomandimet e Komisionit të Venecias, që është institucioni më prestigjioz në Europë dhe i pranuar nga të gjitha palët, brenda vendit por dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika. Profesionalizmi dhe paanësia e tyre garantoi konsensusin historik me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtshme. Pra Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias. Po Ramaforma ku bazohet?!! Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist. Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit. Pas pak fillojmë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë. Ky do të jetë një cikël i gjatë,
shpjegues dhe çtensionues. Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës. Faleminderit për durimin tuaj! *** “Momenti kyç dhe më cilësor se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në 21-22 Korrik 2016, me 140 votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë. Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Europë për çështjet e së drejtës kushtetuese. Pasi mori timonin e qeverisë, i vetëm dhe pa frena, në shtator 2017, Kryeministri Rama si Artist i njohur, filloi të tjetërsonte Reformën në Drejtësi për ta bërë Ramaformë. Reforma e miratuar sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, filloi të zbatohej sipas shpirtit krijues që buronte nga “Bienale e Venecias”. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, parashikon qartë mënyrën se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Në nenin 148/ a, përcaktohet se “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”, ndërsa në nenin 179/ pika 13, si Dispozitë Kalimtare e Kushtetutës u përcaktua se, “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtë-
sisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet me dy të tretat (94 vota) e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat (84 vota) e anëtarëve të Kuvendit”. Kjo mënyrë zgjedhje u rekomandua nga Komisioni i Venecias për të shmangur kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga mazhoranca e kohës (PS + LSI) që zotëronte mbi 84 mandate në Kuvend. Mënyra e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm u vlerësua me shumë seriozitet nga Komisioni i Venecias, i cili ka dhënë rekomandime shumë të qarta dhe objektive mbi këtë çështje. Komisioni Venecias rekomandonte se emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm është i rëndësishëm dhe duhet të tërheqë një shkallë të lartë konsensusi pa kompromentuar cilësitë e një kandidati të suksesshëm. Zgjedhja e njëanshme e këtij institucioni (PP) nga mazhoranca do të shkaktonte mungesë besimi nga opozita tek standardet e reformës dhe do të krijonte bindjen se mazhoranca e kohës po kapte sistemin e ndjekjes penale. Për të shmangur këtë situatë (kapjen e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm), Komisioni i Venecias rekomandoi dhe Kuvendi i Shqipërisë e pranoi, që deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, pra deri në 1 shtator 2017, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të bëhet me 2/3 (dy të tretat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 94 vota, në mënyrë që mazhoranca e kohës Rama-Meta, të mos kishte mundësi ta zgjidhte e vetme Prokurorin e Përgjithshëm. Ndërsa pas datës 1 shtator 2017 zgjedhjet
e tjera të Prokurorit të Përgjithshëm do të bëheshin me 3/5 (tri të pestat) e anëtarëve të Kuvendit, pra me 84 vota. Kështu rekomandoi Komisioni Venecias dhe kështu vendosi Kuvendi i Shqipërisë me 140 votat e tij maksimale në datat 2122 korrik 2016. Por si mund të rrinte sistemi i drejtësisë pa patur një PPP (Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm)?! Për këtë, Timoneri, në mënyrë shumë krijuese, nëpërmjet një ligji shpiku një “PPP”, institucion ky që nuk ekziston asgjëkundi në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me 140 vota në 21-22 korrik 2016. Falë vizionit të Ulsiut dhe çertifikatës së ekspertëve të EURALIUS e jo vetëm, nëpërmjet një intepretimi artistik, Timonieri ia doli që në dhjetor 2017 të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP) vetëm me 69 vota. Kjo është mënyra antikushtetuese se si kaluam nga reforma me 140 vota në Ramaforma me 69 vota. Pra, nga standardet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet arstistike të Bienales së Venecias. Nga Reforma kaluan tek Ramaforma. Që atëherë si vend, kemi thyer çdo rekord botëror, për krijimin dhe dhënien e PPP-ve për frymë. Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standard ndërkombëtar të çmimit për kilometër për autostradat dhe veprat e tjera publike. Që atëherë, kemi thyer çdo rekord dhe standart të trajtimit preferencial me ligj. Një guinness i ri shqiptar. Vijon...... .
SPECIALE
9 E enjte, 4 KORRIK 2019
“Nuk është aspak logjike që 3-vite nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, “Euralius” të propozojë sërish skema të tilla, tranzitore, të përkohshme që shkelin rëndë parashikimet Kushtetuese”
Ilir Meta, letër Këshillit të Lartë Gjyqësor: Pse nuk është zbatuar ligji për Gjykatën e Lartë?
P
residenti Ilir Meta, në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqë sor kërkon informacion për arsyet e vonesave në plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Kreu i shtetit paraqet gjithë procedurat e ndjekura deri më sot dhe kërkon nga ana e institucioneve sqarime zyrtare në lidhje me mos respektimin e afateve. Letra e plotë e Presidentit, Ilir Meta Letra e Presidentit Meta drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë Letra e Presidentit të Republikës, Ilir Meta drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V”, mbi këtë çështje. REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENTI Nr. 1778/2 Prot. Tiranë, më 03.07.2019 Lënda: Kërkohet informacion shterues, si dhe marrja e masave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për propozimin e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Drejtuar: Zonjës Naureda LLAGAMI KRYETARE E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR TIRANË Për dijeni: Z. LUIGI SORECA AMBASADOR I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË AMBASADAVE TË VENDEVE TË BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË SH.T.ZNJ. LEYLA MOSES-ONES E NGARKUAR ME PUNË E AMBASADËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË TIRANË E nderuar zonja Llagami, Institucioni i Presidentit të Republikës me shkresë nr. 1778 prot, datë 06.06.2019 ka përcjellë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) shqetësimin e Presidentit të Republikës mbi situatën në sistemin e drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të institucioneve më të larta të dhënies së drejtësisë, në të cilat përfshihet edhe Gjykata e Lartë. Siç është cituar në shkresën nr.1778 prot, datë 06.06.2019, Gjykata e Lartë prej një
periudhe të gjatë kohe ka funksionuar me një trupë gjyqësore të cunguar, deri me vetëm 3 gjyqtarë nga 19 që ka qenë numri i përgjithshëm i tyre. Ndërkohë që, aktualisht Gjykata e Lartë ka ngelur vetëm me dy anëtarë duke e patur të pamundur ligjërisht të formojë një trupë gjykuese, si dhe duke dalë praktikisht jashtë funksionit të saj.
Neni 136 i Kushtetutës parashikon se, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ndërsa neni 179, pika 12, paragrafi i 2-të i Kushtetutës, parashikon se me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidenti emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, si-
“Ngarkohen Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të miratojnë rregullat e detajuara, sipas parashikimeve dhe afateve të këtij ligji. a) Brenda tre muajve nga krijimi i Këshillave, aktet që lidhen me aktivitete jashtë funksionit, krijimin e dosjeve personale, caktimin e përkohshëm në detyrë të të emëruarve të rinj në pozicione të komanduara, magjistratët në skemën e delegimit, ngritjen në detyrë në nivele më të larta ose të specializuara, emërimin e anëtarëve jogjyqtarë të Gjykatës së Lartë, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe caktimet në pozicionet e përkohshme”.
pas nenit 136 të Kushtetutës. Pra, referuar këtyre dispozitave kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj) është organi i cili duhet t’i propozojë Presidentit të Republikës kandidatët që zgjidhen nga rradhët e juristëve për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, si dhe gjyqtarët që promovohen për në këtë Gjykatë. Bazuar në këto parashikime kushtetuese, referuar faktit që deri në këto momente pranë Institucionit të Presidentit të Republikës nuk është administruar asnjë propozim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, si dhe në kushtet kur ekziston një paqartësi se deri kur do të zgjasë kjo gjendje në Gjykatën e Lartë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në zbatim të nenit 92/h të Kushtetutës, me shkresën nr.1778 prot, datë 06.06.2019, i ka kërkuar institucionit tuaj informacion mbi dy aspekte thelbësore dhe më konkretisht: 1. Informacion mbi ecurinë dhe veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për procesin e shpalljes dhe administrimit të aplikimeve për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, si dhe në çfarë faze është procesi i verifikimit dhe vlerësimit nga Këshilli në lidhje me këtë çështje me kaq rëndësi për vendin. 2. Referuar gjithashtu të dhënave të bëra publike, Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion nëse pranë Këshil(Vijon në faqen 10)
SPECIALE
10 E enjte, 4 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 9)
lit të Lartë Gjyqësor është administruar opinion i misionit të ekspertizës së BEsë “Euralius V”, ku i sugjerohet Këshillit (KLGJ) përdorimi i një skeme provizore/zgjidhje sui generis për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, duke caktuar anëtarë “të përkohshëm” në këtë gjykatë nëpërmjet skemës së delegimit nga gjykatat e niveleve më të ulta, për të formuar trupën gjyqësore të përkohshme në Gjykatën e Lartë, derisa të riformohet numri i tri kolegjeve. Në përgjigje të kërkesës për informacion, Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm me shkresë nr. 3061/1 prot, datë 18.06.2019, ka konfirmuar vetëm faktin se: “Pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në rrugë elektronike nga Misioni ‘EURALIUS V’, ka ardhur një opinion, i cili është një dokument pune, në proces përpunimi dhe vlerësimi si nga Këshilli, ashtu dhe nga EURALIUS-i. Ky dokument nuk i është nënshtruar ende vlerësimit nga Këshilli dhe në momentin që do të ketë një qëndrim të tillë, institucioni juaj do të bëhet me dije”. Bashkëlidhur është dërguar dhe opinioni i Misionit “EURALIUS V”. Përgjigja e institucionit tuaj ndaj kërkesës së Presidentit të Republikës nuk përmbush kriteret formale dhe përmbajtësore. Së pari, referuar përmbajtjes së përgjigjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhënë me shkresë nr. 3061/1 prot, datë 18.06.2019, evidentohet se ka një mungesë impenjimi të KLGJ-së për t’i kthyer një përgjigje shteruese kërkesës së Presidentit të Republikës për një çështje kaq të rëndësishme. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës për informacionin e kërkuar mbi ecurinë dhe veprimtarinë e deritanishme të Këshillit të Lartë Gjyqësor për gjithë procesin e shpalljes dhe administrimit të aplikimeve sipas Kushtetutës dhe ligjit për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, si dhe në çfarë faze është procesi i verifikimit dhe vlerësimit nga Këshilli. Këshilli i Lartë Gjyqësor është konstituuar më datë 20 dhjetor 2018, kur zhvilloi mbledhjen e tij të parë, duke zgjedhur Kryetarin e këtij organi dhe ka deklaruar me vendim si datë të krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor datën 12.12.2018. Në nenin 174 pika 1, shkronja “a”, “Aktet nënligjore”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, parashikohet shprehimisht se: “Ngarkohen Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të miratojnë rregullat e detajuara, sipas parashikimeve dhe afateve të këtij ligji. a) Brenda tre muajve nga krijimi i Këshillave, aktet që lidhen me aktivitete jashtë funksionit, krijimin e dosjeve personale, caktimin e përkohshëm në detyrë të të emëruarve të rinj në pozicione të komanduara, magjistratët në skemën e delegimit, ngritjen në detyrë në nivele më të larta ose të specializuara, emërimin e anëtarëve jogjyqtarë të Gjykatës së Lartë, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe caktimet në pozicionet e përkohshme”. Pra sipas kësaj dispozite, rezulton se KLGJ-ja ka tejkaluar afatin fillestar 3mujor të përcaktuar nga neni 174/1, sh-
kronja “a” e ligjit nr. 96/2016, edhe me më shumë se 3-muaj të tjerë, periudhë brenda të cilës këshilli duhej të kishte miratuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për të nisur procedurat e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë sipas kushtetutës dhe ligjit. Ky afat 3-mujor i përcaktuar nga ligji ka përfunduar në datën 12 mars 2019, ndërkohë që, nga ky moment kanë kaluar edhe 3 muaj e 20 ditë të tjera dhe ende Këshilli i Lartë Gjyqësor rezulton që se nuk ka përmbushur detyrimet e tij ligjore. Në këtë situatë, Presidenti i Republikës kërkon, sa më parë, informacion nga KLGJ-ja, se •farë është bërë konkretisht deri më tani mbi këtë çështje, për të identifikuar qartësisht se cila ka qenë arsyeja e tejkalimit të afatit ligjor për hartimin e akteve nënligjore, zbatimi i të cilave do të bënte të mundur më pas nisjen e procedurave ligjore për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. A është shkaktuar kjo shkelje e afateve ligjore për shkaqe të pavarura nga vullneti i KLGJ-së dhe cila ka qenë problematika dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë situatë? Nëse KLGJ-ja është ndeshur me shkaqe të pavarura prej saj, që mund të vijnë nga identifikimi i problematikës në cilësinë e ligjit, Presidenti i Republikës, kërkon të informohet gjithashtu me faktin nëse Këshilli ka kërkuar ose jo pranë Kuvendit të Shqipërisë apo Ministrisë së Drejtësisë ndryshime në legjislacion për përmirësimin e tij? Kjo çështje nuk është një zgjedhje për KLGJ-në, por një detyrë e përcaktuar drejtpërdrejtë nga ligji nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ku në nenin 93, pikat 1 dhe 3 të këtij ligji parashikohet tekstualisht se: “1. Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për të shprehur mendime dhe për të bërë propozime lidhur me ndryshimet në legjislacionin, që mund të ndikojë në punën e gjyqësorit dhe çdo çështje tjetër që është nën përgjegjësinë e Këshillit. 3. Këshilli i propozon Ministrit të Drejtësisë ushtrimin e nismës për ndryshime ligjore në lidhje me çdo çështje që është nën përgjegjësinë e tij.”.
Në këto kushte, Presidenti i Republikës kërkon të informohet në mënyrë shteruese nga KLGJ-ja për një vlerësim të këtij organi mbi shkakun e vonesave. Kërkesa për informacion mbështetet jo vetëm në nenin 92/h të Kushtetutës, por dhe referuar kompetencave që ka Presidenti i Republikës sipas nenit 136 të saj, në të cilin parashikohet e drejta e Presidentit të Republikës në procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, që eventualisht po cenohen nga mosveprimi apo nga vonesat e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Këto vonesa në kryerjen e procedurave përkatëse cenojnë drejtpërdrejtë funksionalitetin e Gjykatës së Lartë dhe në këtë mënyrë edhe stabilitetin e sistemit gjyqësor në tërësi. Mungesa e funksionalitetit të Gjykatës të Lartë, veç të tjerave, përbën shkelje të drejtëpërdrejtë të nenit 42/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parashikimev të nenit 6/1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Referuar bashkëpunimit të detyrueshëm kushtetues midis dy institucioneve tona, Presidenti i Republikës duhet të jetë i informuar plotësisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për ecurinë e këtij procesi për të qartësuar faktin se kur do të mundet ai të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, në mënyrë që kjo gjykatë të bëhet sa më shpejt funksionale me trupa gjyqësore të përzgjedhur dhe emëruar sipas standardeve kushtetuese. Në këtë rol, interesi kushtetues i Presidentit të Republikës është i lidhur jo vetëm me ushtrimin korrekt dhe në kohën e duhur të kompetencës kushtetuese, por dhe me zbatimin korrekt të reformës në sistemin e drejtësisë në drejtim të cilësisë së dhënies së drejtësisë për qytetarët që kanë të drejtë të shqyrtojnë pretendimet e tyre nëpërmjet një procesi të rregullt, brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e krijuar me ligj. Sa më sipër, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h dhe në zbatim të nenit 136 të Kushtetutës, kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor një informacion shterues dhe të plotë për çështjet e
parashtruara më sipër dhe angazhimin maksimal të këtij organi për të përmbushur qëllimin kushtetues. Së dyti, referuar përmbajtjes së dokumentit “Opinion Ligjor”, “Mbi situatën emergjente në Gjykatën e Lartë” të datës 29 maj 2019, të hartuar nga ekspertët e Misionit “EURALIUS V”, Presidenti i Republikës vlerëson të domosdoshme të paraqesë vlerësimin e Tij si më poshtë. Dokumenti “Opinion Ligjor”, “Mbi situatën emergjente në Gjykatën e Lartë” i datës 29 maj 2019, i hartuar nga ekspertët e misionit “EURALIUS V” Grzegorz Borkowski dhe Klodian Rado, rezulton se është dhënë në kuadër të kërkesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor drejtuar misionit “Euralius”, për t’iu përgjigjur pyetjes nëse ka bazë ligjore për t’i dhënë zgjidhje më të shpejta situatës emergjente (ndërkohë që hartimi i akteve nënligjore për procedurën e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve dhe për emërimin e jogjyqtarëve është ende në proces). Nga informacioni që jepet në dokumentin e prodhuar nga misioni Euralius dhe referuar përmbajtjes së përgjigjes së KLGJ-së dhënë me shkresë nr. 3061/1 prot, datë 18.06.2019 rezulton se, Këshilli i Lartë Gjyqësor deri më datë 29 maj 2019, ende nuk ka hartuar dhe miratuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve dhe për emërimin e anëtarëve jomagjistratë, në Gjykatën e Lartë. Presidenti i Republikës, referuar përmbajtjes së këtij opinioni ligjor dhe tejkalimit të afatit nga KLGJ-ja për hartimin e akteve nënligjore të nevojshme, konstaton të paarsyetuar faktin se përse nuk është vepruar në kohën e duhur për t’i kërkuar EURALIUS-it të gjithë ndihmën dhe asistencën për të hartuar dhe miratuar aktet nënligjore të nevojshme, ndërkohë që, i kërkohet opinion për zgjidhjen e një situate “emergjente”, të krijuar së fundmi, kur Gjykata e Lartë ka ngelur vetëm me dy anëtarë. Siç u përmend edhe më sipër, KLGJ-ja ka tejkaluar edhe me 3-muaj të tjerë, afatin fillestar 3-mujor të përcaktuar nga neni 174, pika 1/a, të ligjit nr.96/2016, për miratimin e aktit nënligjor që do të bënte të (Vijon në faqen 11)
SPECIALE
11 E enjte, 4 KORRIK 2019
(Vijon nga faqja 10)
mundur nisjen e procedurave të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë. Pra në kushtet kur kanë kaluar 6-muaj e 20 ditë nga momenti i krijimit të KLGJsë dhe ende nuk janë hartuar të gjitha aktet nënligjore për këtë proces, paraqitja e gjëndjes së emergjencës nga KLGJ dhe Euralius është tërësisht e pajustifikuar. Nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor do të kishte përmbyllur miratimin e akteve nënligjore brenda afatit të përcaktuar nga ligji (12 mars 2019), atëherë pas kësaj periudhe që ka kaluar do të mund të ishin hapur dhe procedurat për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe rrjedhimisht kjo gjykatë mund të ishte sot funksionale. Referuar kësaj gjendjeje, Presidenti i Republikës shpreh qëndrimin se Kushtetuta dhe ligjet parashikojnë një mekanizëm të qartë për plotësimin në mënyrë përhershme të trupës gjyqësore të Gjykatës Lartë dhe në këtë mënyrë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përgjegjësinë që të veprojë pa asnjë vonesë për hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore me qëllim që të shpallë thirrjet për plotësimin e të gjitha vakancave në këtë gjykatë. Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve apo kandidaturave për të qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e KLGJ-së. Në cilësinë e organit përfitues të ndihmës ndërkombëtare KLGJ-ja, ka të drejtat e plota të kërkojë opinione mendime nga ekspertiza në dispozicion, por në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit, është KLGJ-ja organi i vetëm që ka përgjegjësinë për suksesin apo dështimin në zbatimin e tyre. Presidenti i Republikës e mbështet rekomandimin e “EURALIUS V”, në faqen e 7 të dokumentit, në kapitullin IV “Përfundim” ku citohet se: “Ngritja në detyrë e gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë dhe emërimi i kandidatëve jogjyqtarë në këtë Gjykatë përbëjnë një përparësi themelore. KLGJ-së i rekomandohet që të përshpejtojë sa më shumë që të jetë e mundur procesin e përpilimit të akteve nënligjore të nevojshme, si dhe të shpallë njoftimet për promovimin e gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë si dhe për emërimin e kandidatëve që vijnë nga jashtë gjyqësorit”. Sipas këtij Opinioni Ligjor të EURALIUS-it, evidentohet se, KLGJ-ja deri më tani nuk ka arritur të respektojë detyrimin kushtetues dhe ligjor, në drejtim të afatit dhe përcaktimit të rregullave për të bërë të mundur propozimin e kandidaturave për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Përsa i takon pjesës së opinionit të “EURALIUS V”, që përmbyllet me rekomandim se: “Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë. Përveç kësaj, nëse në skemën e delegimit nuk ka magjistratë të përshtatshëm që plotësojnë kushtet për në Gjykatën e Lartë, atëherë referimi tek Neni 46 i Ligjit për Statusin do të ishte i argumentuar dhe i mundshëm, duke transferuar për një afat të përkohs-
hëm, dhe me pëlqimin e tyre në Gjykatën e Lartë, gjyqtarë me performancë shumë të mirë profesionale”, Presidenti i Republikës vlerëson se ky rekomandim i propozuar: - Cenon kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës; - Ky propozim bie ndesh në mënyrë flagrante me parashikimet e nenit 136, 179 pika 4 e 12 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; - Dëmton rëndë qëllimet kryesore mbi të cilat u ndërmor dhe u miratua paketa kushtetuese dhe ligjore e reformës në sistemin e drejtësisë; - Cenon besimin e publikut tek organet e reja të sistemit të drejtësisë; - Bën të mundur që Gjykata e Lartë të funksionojë me gjyqtarë të përkohshëm, të cilët do të ushtrojnë funksionet në gjykatën më të larë të vendit, pa kaluar më parë procesin e rivlerësimit kalimtar, duke cenuar besimin tek reforma në drejtësi e miratuar 3-vjet më parë. Ky opinion në vetvete është një përpjekje për të ofruar një zgjidhje me mjete ekstra ligjore aspak kushtetuese e ligjore nën argumentimin e situatës emergjente. Nëpërmjet tij synohet së pari të fshihet problematika, apo mangësitë që mund të paraqesë baza ligjore ekzistuese dhe prej së cilës mund të jetë krijuar edhe kjo gjendje. Për shkak të përdorimit të këtij mekanizmi të papërshtatshëm të propozuar nga Euralius mund të bëhet i mundur promovimi përkohësisht në karrierë i gjyqtarëve, që nuk e meritojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që mund të vlerësohen si të tillë nga organet e rivlerësimit kalimtar. Duhet të kujtojmë që misioni “EURALIUS V”, ka dhënë ekspertizën e tij në kuadër të hartimit dhe miratimit të paketës ligjore në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe nëse kjo paketë ligjore paraqet mangësi, një pjesë të kësaj kostoje është përgjegjësi edhe e këtij misioni, i cili ka asistuar Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës në Sistemin e Drejtësisë dhe Kuvendin e Shqipërisë në miratimin e ligjeve shoqëruese në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë. Nëse paketa ligjore paraqet mangësi, atëherë kjo gjë më së pari duhet të pranohet, të evidentohet dhe duhet t’i bëhet menjëherë prezente për zgjidhje Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi ka të gjitha mundësitë dhe njëkohësisht detyrimin që të përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues për t’i dhënë zgjidhje qoftë emergjencës së krijuar për formimin e trupave gjyqësore, ashtu dhe
krijimit të mekanizmit të përshtatshëm kushtetues apo ligjor, që do të bëjë të mundur zgjidhjen e problematikës për shqyrtimin brenda një afati të arsyeshëm të 32 000 çështjeve të mbartura, që presin për t’u shqyrtuar në Gjykatën e Lartë. Nuk është logjike dhe aspak e drejtë që duke argumentuar një situatë “emergjence” “EURALIUS” të propozojë zgjidhje të tilla ekstraligjore që cenojnë rëndë parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kjo, përveçse ul besimin tek reforma, vendos njëkohësisht në pikëpyetje serioze nivelin profesional dhe paanshmërinë e këtij misioni në Republikën e Shqipërisë. “EURALIUS V” është mision ekspertize që asiston të gjitha organet e reja të sistemit të drejtësisë ashtu dhe Kuvendin e Shqipërisë, dhe për këtë duhet që të japë opinione objektive për zgjidhje të përshtatshme dhe të koordinuara me të gjithë aktorët në përputhje me Kushtetutën, dhe jo të fshehë të metat dhe problematikën që mund të kenë aktet ligjore, apo të përfshihet në veprimtari “krijuese” të keqintepretueshme. Nuk duhet të harrojmë që paketa kushtetuese e reformës në sistemin e drejtësisë jo vetëm që është hartuar dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me konsensus absolut, por ajo u realizua bazuar në rekomandimet e vyera të Komisionit prestigjioz të Venecias, të studiuara dhe të konsultuara për një kohë të gjatë me këtë organizëm këshillimor të Këshillit të Evropës. Sistemi i drejtësisë në Republikës së Shqipërisë është reformuar tërësisht duke ndërtuar një mekanizëm që promovon funksionimin e tij me gjyqtarë dhe prokurorë të zgjedhur në mënyrë përfundimtare me integritet të lartë moral dhe profesional, të cilët meritojnë të jenë pjesë e tij dhe kurrsesi me funksionarë të caktuar dhe promovuar përkohësisht në gjykatat e nivelit më të lartë të vendit. Nuk është aspak logjike që 3-vite nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, “Euralius” të propozojë sërish skema të tilla, tranzitore, të përkohshme që shkelin rëndë parashikimet Kushtetuese. Të drejtat themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qyteta-
rëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre. Mosformimi i një trupe gjyqësore sipas ligjit në Gjykatën e Lartë mund të sjellë problematika shumë të rënda dhe nga më të ndryshmet në proceset penale apo civile, të cilat diktojnë shqyrtimin e domosdoshëm të çështjes brenda një afati të caktuar procedurial. Kjo kërkon vëmendje dhe mbikqyrje të shtuar nga KLGJ për të shmangur çdo pasojë në këtë drejtim. Presidenti i Republikës kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësimin me shumë seriozitet dhe me prioritet të kësaj çështje si dhe ndërmarrjen e të gjitha masave për përshpejtimin e procesit të përpilimit të akteve nënligjore të nevojshme dhe për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, në përmbushje të parashikimeve të nenit 136, 179 pika 4 e 12 të Kushtetutës. -Në përfundim të sa më sipër, Presidenti i Republikës, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet kësaj letre: - Kërkon dhënien e një informacioni shterues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, siç është parashtruar më sipër; - Synon t’i japë impuls KLGJ-së që të vendoset në pozita të plota pune për të përmbushur detyrimet e kushtetuese brenda afateve ligjore në mënyrë që Republika e Shqipërisë të ketë sa më shpejt një Gjykatë të Lartë funksionale; - Po i paraprin krijimit të një situate ekstraligjore që mund të vijë nga përdorimi i qasjes së këshilluar nga Euralius V, që eventualisht siç ka ndodhur edhe më parë (me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm me 69 vota), mund të dëmtojë besimin tek Reforma në Drejtësi dhe që do të përbënte shkelje të hapur të parashikimeve kushtetuese; - Synon të eleminojë •do mundësi eventuale për cenimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës; - Të kontribuojë që, të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë. Në pritje të përgjigjes shteruese dhe sa më të shpejtë, Presidenti i Republikës garanton se, bazuar në instrumentet kushtetuese në dispozicion do të ofrojë në çdo kohë bashkëpunim dhe mbështetje maksimale për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por nuk do të lejojë asnjë cenim të autoritetit të Tij kushtetues në këtë proces, për çdo lloj arsye.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
12
E enjte, 4 KORRIK 2019
Ivi Kaso: Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese është 15 përqind. KQZ mbushi kutitë për ti dhënë oksigjen Ramës
P
artia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ndryshoi numrin e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke thënë se morën pjesë 22.9%. Partia Demokratike deklaron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rriti me 8% pjesëmarrjen në votimet e paligjshme të 30 Qershorit për të fshehur refuzimin e shqiptarëve ndaj Edi Ramës. Sipas Sekretarit per Zgjedhjet, Ivi Kaso, KQZ zhduku transparencën e procesit me 2 mekanizma: nuk la gjurmë në sistemin e të dhënave, vazhdon të fshehë rezultatin për çdo kuti. Sipas selisë blu, çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues. “Edi Rama ka thyer çdo rekord në historinë e manipulimit të zgjedhjeve. Nevoja për të mbuluar refuzimin masiv të shqiptarëve, e ka çuar të manipulojë rëndë edhe votimet e veta me 1 kandidat. Në krye të këtij operacioni kriminal qëndron Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit. Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit
PD: KQZ rriti me 8%, ose 280 mijë vota, pjesëmarrjen në votimet moniste të 30 Qershorit
është 15 përqind. Mbushja e kutive për t’i dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh. Komisioni Qendror i Vjedhjeve mashtroi gjatë gjithë ditës së dielë për numrin e pjesëmarrësve në votime. Akoma sot, ky organ që nuk i shërben zgjedhjeve, por vjedhjes së Edi Ramës, nuk ka dhënë llogari pse në deklaratën e së dielës për pjesëmarrjen në orën 11.00 shifra u dyfishua në 12 përqind, kur, në të vërtetë, sipas dokumentit
që publikoi Partia Demokratike, shifra reale ishte vetëm 6 përqind. Siç kemi denoncuar më herët, për të manipuluar rezultatin e 30 qershorit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën nëpërmjet dy mekanizmave. Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë. Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet. Është e pa precedentë, që në fund të procesit të numërimit, edhe tani që flasim, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e
votimit për asnjë bashki. Shifrat e deklaruara sot i shërbejnë propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi. Çdo e dhënë për këtë proces farsë tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm, antikushtetues. Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!”, deklaroi dje nga foltorja e selisë blu, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.
KQZ-së ENDE NUK I DALIN SHIFRAT E 2017-ËS: KANË MARRË PJESË NË VOTIME 812.249 ZGJEDHËS
K
ur kemi hyrë në ditën e katër të zhvillimit të votimeve monopartiake të së dielës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucion ky i drejtuar krejtësisht nga socialistët ende nuk di t’i thotë shqiptarëve sa sa votues morën pjesë të dielën. Pas mbylljes së procesit të numërimit mesnatën e së martës, KQZ në një deklaratë tha se në votimi morën pjesë 812.249 persona, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve, duke theksuar se këto të dhëna janë ende paraprake. Për të justifikuar dështimin e Edi Ramës nga këto votime, KQZ theksoi se rezultati përfundimtar zyrtar do të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore në rrugë administrative pranë KQZ apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor “Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249
“Lufta e shifrave”, KQZ flet ende me shifra paraprake për pjesëmarrjen moniste
zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016. Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933. Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar
bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986. Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar. Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i
mbylljes së votimit. Menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit dhe miratimit me vendim të tabelës së rezultateve nga KZAZ-të për zonat përkatëse të administrimit zgjedhor, KZAZtë kanë nisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ky proces vijon edhe ditën e sotme pasi volumi i materialeve zgjedhore është i konsiderueshëm. Gjithashtu, KZAZ-të kanë dorëzuar në KQZ tabelat e rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor së bashku me tabelat e rezultateve të nxjerra nga grupet e numërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me administrimin e mëtejshëm të procesit, sipas hapave dhe
“30 QERSHORI”
Arrestohet nënkryetari tjetër i PD në Dibër, shkak protesta te KZAZ
Policia e Dibrës ka arrestuar një tjetër zyrtar të Partisë Demokratike, pas protestave në KZAZ-në e Dibrës. Në pranga ka rënë nënkryetari i PD në Dibër, Ilir Hysa. Hysa është arrestuar pas përleshjeve të forta mes policisë dhe protestuesve më 28 qershor në KZAZ-në numër 19. Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazidede. Ndërkohë, pak ditë më parë në pranga ra dhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça, i cili u ndaluar në doganën e Blladës. Dy nënkryetarët ishin në kërkim, ndërsa PD e Dibrës ka gjithsej tre nënkryetarë. Kujtojmë që gjatë protestës në KZAZ0në nr.19, pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës. Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës. Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar. procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, deri në përfundimin e tij. Sipas ligjit, për 51 bashkitë e administruara nga një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon nga data e miratimit të vendimit për nxjerrjen e rezultatit nga KZAZ. Ndërsa për 10 bashkitë ku procesi është administruar nga me shumë se një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon datën e miratimit të tabelës së rezultateve nga KQZ. Duke marrë shkas nga ambiguiteti dhe disa keqinterpretime që janë vërejtur këto ditë lidhur me shifrat paraprake që KQZ me të drejtë vlerësoi të publikonte për të informuar publikun e interesuar, theksojmë se rezultati përfundimtar zyrtar do të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore në rrugë administrative pranë KQZ apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
13
E enjte, 4 KORRIK 2019
KREU I PR-së: EDI RAMA, PROTAGONIST I MANIPULIMIT TË VOTIMEVE
Mediu: Drejtuesit e bashkive të djathta të mos dalin nga zyra K ryerepublikani, Fatmir Mediu, tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk respektuan asnjë ligj. Në një intervistë për “Neës 24”, Mediu hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, teksa tha se ky i fundit vijon të manipulojë votat e shqiptarëve edhe në këtë proces ku nuk kishte garë, por vetëm votime socialiste. “Zgjedhjet ishin pa kandidate dhe këto zgjedhje nuk respektuan asnjë ligj. Dekreti i presidentit është në fuqi për aq kohë sa nuk është shprehur Gjykata Kushtetuese. Bazuar në këtë unë mendoj se opozita duhet të denoncoj sjelljet e kësaj qeverie. Rama ka qenë pjesë dhe protagonist i manipulimit të zgjedhjeve. Edhe në këto zgjedhje, që ishte vetëm ai vijon të vjedhë votat. Ka një raport të ODIHR, që flet për parregullsi zgjedhore. Këto zgjedhje janë braktisur nga elektorati i majtë
dhe nga të gjithë shqiptarët”, deklaroi Mediu. Ai shtoi se zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës në 13 tetor do shërbejnë për zgjidhjen e krizës politike. “Opozita ka ruajtur një raport të drejtë me qytetarët. Shqiptarët kanë mbrojtur standardet e zgjedhjeve. Pas 30 vitesh patëm zgjedhje me një kandidat. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme me 13 tetor janë zgjidhja e kësaj situate”, u shpreh Mediu. Kreu PR-së Fatmir Mediu, theksoi se drejtuesit e bashkive të djathta nuk duhet të dalin nga zyrat. “Dekreti i Presidentit iu ka dhënë të drejtën dhe raporti i OSBE/ODIHR ka certifikuar qëndrimin e tyre. Krerët e bashkive të djathta nuk duhet të dalin nga zyrat. Ata kanë respektuar dekretin e Presidentit të Republikës”, theksoi dje Fatmir Mediu.
Kryebashkiakët e djathtë të vendosur: Nuk ka lidhje Lulzim Basha këtu, ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore.
E
dhe pse fitues me votime monopartiake dhe me një pjesëmarrje shumë të ulët, kandidatët e Rilindjes duan të marrin sa më shpejt zyrat e bashkive në vend, por Xhelal Mziu mbetet i vendosur për të mos liruar zyrën e bashkisë së Kamzës. Pas daljes nga takimi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, Mziu në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se ky vendim nuk ka lidhje aspak me Lulzim Bashën apo partitë opozitare, por është thjesht një interpretim që ai i bën ligjit. “Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 85%”, u shpreh kryebashkiaku në detyrë i Kamzës, Xhelal Mziu. Kryebashkiaku i Mallakastrës Kryetari demokrat në ikje i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, thotë se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen nga demokratët. Ato janë nul, tha ai pas një mbledhje që kryebashkiakët e djathtë patën të dytën ditë radhazi në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë në detyrë dhe nuk do t’i lëshojnë postin kryebashkiakëve të rinj të Partisë Socialiste të zgjedhur më 30 qershor. Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e PD-së Basha, Kapllanaj tha se ky është një vendim i grupit dhe se të gjithë kryebashkiakët në ikje të PD-së do të ndjekin të njëjtin skenar duke mos i
Mziu dhe Kapllanaj: Nuk e lëshojmë zyrën, është vendimi i 85% të shqiptarëve
liruar zyrat. Siç ai u shpreh, demokratët po përgatiten për zgjedhje më 13 tetor, dhe vetëm nga ajo garë do t’i lirojnë zyrat, nëse kandidatët e tjerë fitojnë. “Do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit. Kur të ketë zgjedhje jo votime, këto votime nuk i njohim. Ky është vendim i marrë, i bërë i ditur edhe nga opozita nga kryetari, ky është një vendim që e kemi shprehur disa
herë këto janë zgjedhje farsë, nul nuk do të njihen. Do vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë. Nëse do të vijë të fitojë në zgjedhjet e tjera, ne do ta mirëpresim do t’i dorëzojmë shiritin sipas rregullave. Nuk mbaj me dhunë asnjë zyrë, por do t’i shërbejmë qytetarëve. Nuk është problemi nëse e kërkon Basha apo dikush tjetër, zgjedhjet janë nul, janë votime për partinë socialiste”, u shpreh Kapllanaj. Në
zgjedhjet e 30 qershorit, Qerim Ismailaj, kandidati i propozuar nga Partia Socialiste fitoi me 5692 vota përballë kandidatit nga Bindja Demokratike Rober Brahaj, i cili mori 471 vota. Por sipas Kapllanajt, nuk mundet që Mallakastrën ta drejtojë një kryebashkiak që ka marrë vetëm votat e militantëve të PS-së siç ai u shpreh. “Kandidati ka marrë 13 % të votave, aq janë vetë anëtarë të PS-së. ai është kryetari i militantëve të PS-së në atë zonë, nuk është i qytetarëve”, tha Kapllanaj, duke sjellë në vëmendjen se në 2015-ën ai ka fituar garën përballë kandidatit socialist që kishte 2080 vota më shumë sesa ka marrë më 30 qershor Qerim Ismailaj. I pyetur nga gazetarët nëse në mbledhjen e kryebashkiakëve me Bashën është folur për një datë protestash të ardhshme, ai la të kuptohet se është diskutuar për një aksion opozitar që do të vijojë me protesta, kur u shpreh se data është caktuar, por nuk e bëri publike. “Është diskutuar data dhe shumë shpejt do ta merrni vesh”, tha Kapllanaj. Ai po ashtu la të kuptohet se demokratët do t’i ankimojnë zgjedhjet. “Ka persona që po merren me këtë punë”, tha kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Kjo ishte mbledhja e dytë e Bashës me kryetarët e bashkive të PD-së, pas asaj të një dite më parë.
Ish-deputeti i PD-së: Të gjithë e dinë që vetëm 15 % i shkuan në votimet farse Edi Ramës
I
sh-bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi deklaron se KQZja e urdhëruar nga Edi Rama i shtoi artificialisht shifrat e numrit të pjesëmarrësve në votimet moniste të së dielës, me qëllimin që së paku të mundësoheshin shifrat me zgjedhjet e 2015-ës, por e pamundur thotë ai, pasi ato nuk janë as sa gjysma e tyre. Edi Ramës thotë Bylykbashi nuk i kanë shkuar as 15 përqind e shqiptarëve në zgjedhjet që KQZ-ja po i bën pilaf tashmë. “KQZ si tenxhere për të zier pilaf! Doli KQZ dhe deklaroi sot, me një tis funebër, se në votimet e Ramës paskan votuar 812 mijë votues. Të dielën
Oerd Bylykbashi: KQZ si tenxhere për të zier pilaf
në darkë deklaroi se kishin votuar 772 mijë votues. E kishte shtuar me vetëm 40 mijë zgjedhës. Kjo shtesë më kujtoi gjyshen time kur
isha femijë që preferonte orizin bullgar më shumë se atë të vendit, sepse shtonte më shumë volum kur bëhej pilaf. Ja ku kanë përfunduar katër militantet e PS-së në KQZ, në kuzhinierë pilafi për drekën e vakisë së Ramës. E mbajnë mbyllur KQZnë dhe nuk japin asnjë shifër në kohë reale, siç jepej dikur, qoftë edhe para dy vjetësh, kur rezultatet transmetoheshin të detajuara në kohë reale. Kësaj radhe sistemet elektronike të transmetimit dhe publikimit të të dhënave i kanë fikur, ose nuk i kanë vënë fare në punë, sepse transparenca nxjerr
në shesh ç’po gatuajnë. Me pak fjalë, i kanë vënë kapak tenxheres me emër KQZ që të ziejë mirë pilafi. Tashmë të gjithë e dinë që vetëm 15 % i shkuan në votimet farse dhe 85 % e shqiptarëve ia refuzuan 30 qershorin. Të gjithë i kanë parë qendrat e votimit ku nuk hynte këmbë njeriu për orë të tëra, por ndërkohë KQZ-ja rriste shifrat e pjesëmarrjes. Dhe meqë në 2015-n votuan 48 %, Rama dha urdhër që ta çonin pjesëmarrjen sa gjysma. Në mbrëmjen e 30 qershorit, edhe pse shifra e vetë KQZ-së tregonte 21 %, publikisht
deklaruan 24 %, fiks sa gjysma e 2015. Por Rama e kuptoi që po i derdhej uji i pilafit që vlonte dhe e uli pak zjarrin. Sot deklaruan 22 përqind, ama katër kuzhinierët me përparëse zhul në KQZ ia kanë shtuar plot 7 % volumin e këtyre zgjedhjeve që i bënë pilaf. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk ishte rezultati për partitë, por pjesëmarrja. Rama këtë pjatë i ka porositur kuzhinës së KQZ-së. Nuk thonë kot: një rezultat i vonuar ë shtë rezultat i gatuar”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
POLITIKE
14
E enjte, 4 KORRIK 2019
REAGIMI: DO E MARRIM VESH KËTO DITË NËSE DO GUXOJNË VËRTET TË PROPOZOJNË ZGJIDHJE ANTIKUSHTETUESE
“Veting rigoroz”, Sejamini i kthehet ambasadorit: Ky term s’është në Kushtetutë Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në vendin tonë teksa bëri apel për nisjen e dialogut mes palëve, kërkoi fokusimin e palëve tek ngritja e SPAK-ut dhe kthimin e Gjykatës Kushtetuese funksionale. “Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore”,
tha Soreca. Por për analistin Neritan Sejamini deklarata e diplomatit evropian është ngjall dyshime, pasi sipas tij, termi “proces rigoroza i rivlerësimit” është një term që nuk gjendet në Kushtetutën e Shqipërisë. “Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë filluar, në mënyrë të koordinuar, të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e përcakton qartë se kandidatët duhet të kenë kaluar me sukses vetingun, që ligji e përcakton se do të thotë që duhet të kenë kaluar të dyja shkallët
e vetingut. Kam një parandjenjë se kjo fjala “rigoroz”, e cila nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”, sa mund t’i zgjedhim anëtarët e GJK-së pa pritur vendimin e shkallës së dytë të vetingut, pra në kundërshtim me Kushtetutën. Do e marrim vesh këto ditë nëse do guxojnë vërtet të propozojnë zgjidhje antikushtetuese”, u shpreh dje analisti Neritan Sejami në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.
Ambasadori i BE-së i jep detyrat klasës politike tashmë që votimet moniste zyrtarizuan Edi Ramën edhe si kreun e pushtetit vendor
A
mbasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca përmes rrjeteve sociale bëri dje apel për të nisur urgjentisht dialogun. “Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit”, apeloi kreu i diplomacisë evropiane në vendin tonë, Luigi Soreca. Ngrini SPAK e Gjykatën Kushtetuese Ambasadori kërkon gjithashtu fokusimin tek ngritja e SPAK dhe kthimin e Gjykatës Kushtetuese funksionale. “Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore”, tha ai. Korrupsioni dhe krimi i organizuar Ambasadori i BE-së në Tiranë përsëriti
Soreca: Urgjentisht angazhohuni në dialog, ngrini Gjykatën Kushtetuese
kërkesën e kahershme Qeverisë që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar “Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë në mënyrë të
përditshme. Prokuroria duhet të hetojë çdo formë të dyshuar të korrupsionit, përfshi shkeljet zgjedhore dhe blerjen e votave, në zbatim të ligjeve ekzistues.
Për të konfirmuar që cikli i drejtësisë penale funksionin efektivisht është gjithashtu e rëndësishme që gjykatat të japin dënime përfundimatre mbi akuza të pazgjidhura për çështje serioze të krimit të organizuar”, u shpreh dje ambasadori Soreca. Nisni reformën zgjedhore Në vijim të mesazheve për klasën politike tashmë që votimet moniste u zhvilluan dhe PS-ja e Edi Ramës ka zaptuar edhe pushtetin vendore, Soreca kërkon që të nisë dialogu për realizimin e një reforme zgjedhore. “Gjithashtu, duhet të rinisë me shpejtësi puna ndërpartiake për reformën zgjedhore. Të gjitha institucionet shqiptare dhe liderët politikë duhet të përqëndrojnë përpjeket e tyre në këto objektiva, në kuadër të vendimit të rëndësishëm të Këshillit Evropian në tetor. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët bësojnë fuqimisht në të ardhmen evropiane të vendit të tyre”, tha Soreca.
Ambasada e Holandës zbardh dje përgjigjen zyrtare të Komisionit Europian që mban datën 1 korrik Komisioni Europian refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë. Një zëdhënës i Komisionit, tha për mediat dje se Shqipëria vijon të plotësojë kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave. “Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni vlerëson se në situatën e tanishme nuk janë rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave,”tha ai. Komisioni, shtoi zëdhënësi, do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Ambasada e Holandës Ambasada e Holandës në Shqipëri pak minuta pas daljes së këtij lajmi do të zbardhte dje përgjigjen zyrtare që Komisioni Europian i ka dërguar Holandës në lidhje me kërkesën e
Komisioni Evropian refuzon kërkesën e Holandës për anulimin e vizave për Shqipërinë tyre për të kthyer regjimin e vizave me Shqipërinë. Sipas njoftimit, KE i ka dërguar përgjigje, Ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës në datën 1 korrik, ku argumentohet dhe vendimi i refuzimit të kërkesës. “Në datën 1 korrik, Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës ka marrë një përgjigje nga Komisioni Europian në lidhje me letër-kërkesën e dërguar në datën 31 Maj 2019. Në këtë letër, Komisioni ka dalë në përfundimin se kushtet teknike për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Por gjithsesi, në
letër theksohet se Komisioni beson se Shqipëria duhet të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të adresuar çështjen e aplikimeve të pabazuara për azil dhe për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar. Sinjali që vjen nga letërkërkesa vijon të jetë i rëndësishëm. Holanda do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Hollandës mund të adresohen në mënyrë më efikase. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të mirë me palën Shqiptare dhe e shohim si thelbësore
adresimin e këtyre çështjeve”, njoftoi dje Ambasada. Vendimi u konfirmua edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. “Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informatat e disponueshme dhe të dhënat përkatëse, Komisioni Evropian konsideron se në situatën aktuale rrethanat për të nxitur mekanizmin anulimi të vizave nuk plotësohen”, tha Soreca, duke shtuar se Komisioni i BE sigurisht do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza. “Tani është koha
që Shqipëria të vazhdojë përpara me energji në rrugën e saj drejt integrimit në BE, në pikëpamje të vendimit të Këshillit të BE në tetor”, tha ambasadori i BE. Ndërkaq, edhe kryeministri Rama ka reaguar për vendimin e KE për refuzimin e kërkesës së Holandës. Ai tha se vizat nuk u rikthyen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter.“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
AKTUALITET
15
E enjte, 4 KORRIK 2019
Eurostat e renditi Shqipërinë me përqindjen më të lartë në rajon të punësimit të moshave të vjetra 55-64 vjeç. Përqindja e punësimit në këtë grupmoshë në Shqipëri është mbi 55%
F
rikë nga varfëria në pleqëri apo dëshirë për të marrë pjesë në jetën shoqërore? Arsyet e qëndrimit më gjatë në punë janë të ndryshme. Gjithnjë e më shumë njerëz dalin më vonë në pension sesa e lejon ligji. Eurostat e renditi Shqipërinë me përqindjen më të lartë në rajon të punësimit të moshave të vjetra 55-64 vjeç. Sipas të dhënave, përqindja e punësimit në këtë grupmoshë në Shqipëri është mbi 55%, ndërsa në vendet e tjera të rajonit është shumë më e ulët. Grupmoshat 55-64 vjeç, në Serbi janë të punësuar 45%, në Malin e Zi 43%, në Maqedoni 40% në Turqi 34%, në Kosovë 31% dhe në Bosnjë, 30%. Përqindja e lartë e të punësuarve në moshat e vjetra në Shqipëri lidhet me nivelin e lartë të emigracionit të moshave të reja. Ky hendek që po rritet gjithnjë e më shumë, për shkak të largimit të rinjve nga vendi, krijon hapësira për punësimin të personave edhe në moshë pensioni. Struktura e popullsisë në moshë pune është përfshirë në një tranzicion të thellë. Një studim i fundit tregon se nga ky vit forca e punës do të vijë në rënie, duke e përballur ekonominë e vendit me një fenomen të panjohur deri më tani. Popullsia shqiptare aktualisht është në një moshë punë favorite kur normat e varësisë, të rinjve nën moshën 15-vjeç dhe të moshuarve mbi 65-vjeç janë ende në raporte të ulëta në krahasim me forcën e punës. Sipas të dhënave të Instat, në vitin 1979, në 100 persona, 73 ishin të rinj; në vitin 2011, kjo shifër ka qenë vetëm 47 të rinj për 100 banorë, kurse më 2018 ka pësuar ulje të mëtejshme. Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40-
Shqipëria me përqindjen më të lartë të të moshuarve në punë
vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie që jep forca e punës. Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve. Por këto përfitime
po deformohen për shkak se të rinjtë kanë zgjedhur të emigrojnë, ndërkohë që aftësitë në moshat mbi 55-vjeç vijnë e dobësohen. Kryesisht për shkak të emigracionit, struktura e popullsisë në moshë pune është përfshirë në një tranzicion të thellë. Një studim i fundit tregon se nga ky vit forca e punës do të
Batalioni i III i këmbësorisë së forcave të armatosura shqiptare, po përgatit ngritjen e njësisë operacionale, e cila ka për qëllim të mbështesë autoritetet civile në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Për këtë arsye batalioni në fjalë po stërvitet në Hohenfels të Gjermanisë, përkrah 8 vendeve aleate e partnere të NATO-s dhe që drejtohen nga SHBA. Trupat shqiptarë stërviten me kontingjentet që do dislokohen në misionin e KFOR me qellim rritjen e aftësive ndërvepruese të ushtarakëve tanë në mjedise shumëkombëshe, të cilët janë të gatshëm të shërbejnë kudo ku NATO ka nevojë.
“Eurostat e renditi Shqipërinë me përqindjen më të lartë në rajon të punësimit të moshave të vjetra 55-64 vjeç. Sipas të dhënave, përqindja e punësimit në këtë grupmoshë në Shqipëri është mbi 55%, ndërsa në vendet e tjera të rajonit është shumë më e ulët. Ky hendek që po rritet gjithnjë e më shumë, për shkak të largimit të rinjve nga vendi, krijon hapësira për punësimin të personave edhe në moshë pensioni. Struktura e popullsisë në moshë pune është përfshirë në një tranzicion të thellë”. e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit (Tirana, Vlora dhe Durrësi). Sipas të dhënave të Instat, në vitin 1979 në 100 persona, 73 ishin të rinj; në vitin 2011, kjo shifër ka qenë vetëm 47 të rinj për 100 banorë, kurse më 2018 ka pësuar ulje të mëtejshme. Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie që jep forca e punës. Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve. Këto përfitime po deformohen për shkak se të rinjtë kanë zgjedhur të emigrojnë, ndërkohë që aftësitë në moshat mbi 55-vjeç vijnë e dobësohen.
TURQI
GJERMANI
Rendi dhe siguria publike, FA përgatisin njësinë
vijë në rënie, duke e përballur ekonominë e vendit me një fenomen të panjohur deri më tani. Sipas projeksioneve të fundit të Instat, popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë se sa popullsia e përgjithshme, me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që
RAPORTI
M
inistrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ishte e ftuar në ceremoninë emocionuese të diplomimit të studentëve të vitit akademik 2018-2019 pranë Universitetit Teknik të Stambollit (ITU), në të cilin aktualisht zhvillojnë studimet e tyre plot 75 studentë shqiptarë. Në fjalën e saj përshëndetëse gjatë ceremonisë, ministrja uroi përzemërsisht të gjithë të diplomuarit nga ky universitet prestigjioz. “Presim me padurim të na kthehen në Shqipëri edhe 75 studentët e tjerë shqiptarë që studiojnë në Universitetin Teknik të Stambollit, për të cilët kam bindjen e thellë që kanë marrë arsim cilësor dhe do të japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme në vend”. Universiteti Teknik i Stambollit (ITÜ), është një prej universiteteve teknike më të vjetra në botë dhe mbart
3,500 të diplomuar, spikat studentja shqiptare
në vetvete një histori të gjatë 250-vjeçare, i cili ka prezantuar ndër vite zhvillime dhe arritje të panumërta në akademi, shkencë e teknologji, duke u njohur ditët e sotme si një prej institucioneve lider në rang botëror. E veçanta
e këtij viti ishte edhe diplomimi i studentes ekselente shqiptare Ida Gjergji, e cila ka spikatur mes 3,500 të diplomuarve të universitetit duke shënuar mesataren, rezultatet dhe suksesin më të lartë.
AKTUALITET
16
E enjte, 4 KORRIK 2019
Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet përmes një procesi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit
N
ga data 3 korrik 2019, hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimet do të dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Procesi i aplikimit, është i hapur deri në datën 3 gusht 2019 dhe formularët e aplikimit tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë. Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, kuota e pranimit do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë 500 kursantë, të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit. Kjo e ndarë në 2 kurse, në periudhat: tetor 2019-prill 2020 dhe maj 2020-nëntor 2020. Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet përmes një procesi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit. Strukturat e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorive Vendore të Policisë do t’u japin të gjithë aplikantëve formularin e aplikimit, informacionin e nevojshëm për procedurat, kërkesat dhe çdo lloj testimi e verifikimi, si dhe për ushtrimin e të drejtës së apelimit. Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
KRITERET E APLIKANTIT Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”: 1. Të jetë shtetas shqiptar; 2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil; 3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën; 5. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm; 6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
500 vende për Shkollën e Policisë, kriteret dhe dokumentacioni
KUOTA “Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, kuota e pranimit do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë 500 kursantë, të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit. Kjo e ndarë në 2 kurse, në periudhat: tetor 2019-prill 2020 dhe maj 2020-nëntor 2020. Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet përmes një procesi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit”.
PROCESI
7. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje; 8. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”. DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM Aplikantët për punonjës Policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici: 1. Formularin e aplikimit; 2. Fotokopje të kartës së identitetit; 3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit; 4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; 5. Certifikatë të gjendjes gjyqësore; 6. Certifikatë familjare; 7. Vërtetim nga Gjykata; 8. Vërtetim nga Prokuroria; 9. Raport mjeko-ligjor; 10. Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike; 12. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit. PROCEDURA PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE Për përzgjedhjen e kandidatëve, që do t’i nënshtrohen konkurrimit, do të ndiqen hapat e mëposhtëm: 1. Dorëzimi i dokumentacionit nga aplikanti dhe dhënia e numrit të regjistrimit nga struktura vendore e burimeve njerëzore; 2. Shqyrtimi i kritereve dhe dokumentacionit nga struktura vendore e burimeve njerëzore, nëse aplikanti plotëson kriteret e përcaktuara; 3. Verifikimi paraprak i aplikantëve, për rekorde të mundshme kriminale; 4. Njoftimi me shkrim nga struktura vendore i aplikantëve, që nuk plotësojnë kriteret për të vazhduar testimin; 5. Dërgimi në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore i listës emërore të aplikantëve,
që plotësojnë kriteret e përcaktuara; 6. Hartimi i listës përfundimtare të aplikantëve, që plotësojnë kriteret dhe caktimi i kodit për çdo aplikant nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore; 7. Pajisja e çdo aplikanti me formularin e pranimit dhe numrin personal nga strukturat vendore të burimeve njerëzore; 8. Publikimi në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në media për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit, si dhe listën e kandidatëve që kualifikohen për të konkurruar; 9. Procesi i apelimit; 10. Konkurrimi. SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve
“Procesi i aplikimit, është i hapur deri në datën 3 gusht 2019 dhe formularët e aplikimit tërhiqen pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë. Në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, kuota e pranimit do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë 500 kursantë, të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit. Kjo e ndarë në 2 kurse, në periudhat: tetor 2019-prill 2020 dhe maj 2020-nëntor 2020”. njerëzore. Aplikanti ka të drejtën e ankimit tek Drejtori i Policisë Vendore brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Policisë Vendore shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës. FAZAT E KONKURRIMIT Aplikanti, që kualifikohet për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme të konkurrimit: 1. Testimi me shkrim; 2. Testimi i aftësive fizike; 3. Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit; 4. Testimi psikologjik; 5. Kontrolli shëndetësor; 6. Marrja e shenjave të gishtave; 7. Verifikimi përfundimtar i aplikantit.
AKTUALITET
17
E enjte, 4 KORRIK 2019
Forcohen masat për promocionin dhe marketimin e produkteve të duhanit, duke ndaluar edhe promocionin e fshehtë të këtyre produkteve
P
as duhanit në ambientet e mbyllura, tani do të ndalohen cigaret me ngrohje dhe ato elektronike shisha nargjile. Në Komisionin e Shëndetësisë, u prezantuan ndryshimet që do bëhen në ligjin antiduhan. Ndërkohë që janë forcuar masat ndëshkuese për subjektet që shkelin ligjin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi në Komisionin e Shëndetësisë, propozimet për ndryshimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1-vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshimet ligjore që propozohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale përfshijnë për herë të parë në ligj produktet inovatore të duhanit që kanë hyrë së fundmi në tregun shqiptar dhe që kanë qenë tërësisht të parregulluara si cigarja elektronike, duhani me ngrohje dhe shisha/nargjile, duke synuar të përfshijë në kuadër rregullator çdo produkt ose nënprodukt duhani që është i dëmshëm për shëndetin e popullatës. Veç ndalimit të konsumimit në ambientet e brendshme të cigares elektronike apo produkteve të reja të duhanit, sa i janë vendosur limite për
Manastirliu: Nargjilet do të ndalohen me ligj
përqëndrimin e nikotinës dhe sasinë e lëngut me përmbajtje nikotine, me qëllim mbrojtjen e mëtejshme të konsumatorit nga kjo substancë që krijon varësi. Do të ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar
SITUATA
duhanpirjen. Një pikë tjetër që ndryshim është detyrimi që u vendoset prodhuesve dhe importuesve të produkteve të duhanit për të informuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hyrjen në treg të produkteve të reja të duhanit, karakteristikat e tyre dhe për efektet negative që ata kanë në popullatë, gjë e cila do të bëjë të mundur një
Vapa, mjekët: Evitoni daljet A në diell dhe alkoolin
Në ditët më të nxehta të verës, ku temperaturat maksimale kanë arritur 38 gradë dhe në diell 44 gradë, mjekët këshillojnë shmangien e daljeve në vapë. Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, tregon se çdo ditë në urgjencën e spitalit kërkojnë ndihmë rreth 100 persona me çrregullime të shkaktuara nga temperaturat e larta. Sipas saj, nëse të rinjtë i ndihmon mosha për të përballuar të nxehtin, konsumi i alkoolit në vapë mund t’u shkaktojë pasoja fatale. Gjatë muajit qershor, krahas urgjencave në zonat bregdetare janë regjistruar edhe humbje jete për shkak të infarkteve kryesisht te të moshuarit. Mjekët rekomandojnë që moshat e treta, të sëmurët kronike dhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell pas orës 10 të mëngjesit deri në orën 18:00 të pasdites. Ndërsa për personat që vuajnë nga sëmundjet e shëndetit mendor dhe parkinsoni nuk rekomandohet plazhi dhe as qëndrimet e gjata ekspozimet në diell.
AKSIONI
utoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kontrollet rigoroze për të siguruar një sezon turistik të shëndetshëm e të qetë. Në një njoftim për shtyp, AKU bën të ditur se: “Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër nga kontrollet që ka ushtruar në thertore e dyqanet e mishit, për shkeljet e konstatuara ka vendosur 2 gjoba me vlerë 190 mijë lekë si dhe bllokoi dhjetra kilogram mish të pasigurt për konsum”. Nga kontrolli i kryer në subjektin “Gëzim Gjorreta”, Bërdicë, Shkodër, inspektim i kryer në kushtet e flagrancës, u konstatua se subjekti ishte i pajisur me “NIPT” për tregtim të artikujve të ndryshëm ushqimor por në kundërshtim me ligjin ushtronte aktivitetin e tregtimit të mishit, i pa regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe pa miratim nga AKU. Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua një sasi mishi i varur në çengela të ndryshkur, pa vulë dhe pa çertifikatë veterinare, çka përbën shkelje të kërkesave ligjore. Për
monitorim më të mirë të zbatimit të ligjit dhe të përshtatjes së tij në të ardhmen, bazuar në produktet e reja që hyjnë në vend. Forcohen masat për promocionin dhe marketimin e produkteve të duhanit, duke ndaluar edhe promocionin e fshehtë të këtyre produkteve, sepse OBSH e konsideron si një faktor që stimulon përdorimin e tij në popullatë. Manastirliu
GJOBAT “Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1-vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”. ndau edhe shifra në lidhje me duhanpirjen. “Të dhënat e Studimin Demografik dhe Shëndetësor të vitit 2018, tregojnë se prevalenca e duhanpirjes te meshkujt në Shqipëri ka ardhur në rënie 10-vjeçarin e fundit. Aktualisht në Shqipëri, 36% e meshkujve 1549 vjeç janë duhanpirës. E thënë ndryshe, 1 në 3 meshkuj të kësaj grupmoshe janë të ekspozuar ndaj një prej faktorëve madh duhanpirjes në Shqipëri”,-tha ajo. Përmes strategjinë kombëtare të shëndetësisë, synohet që të reduktohet duhanpirja në popullatën shqiptare në masën nën 30% deri në vitin 2020. 25% e vdekjeve të parakohshme te meshkujt dhe 9.1% te femrat kanë si shkaktar duhanpirjen dhe më shumë se 4000 vdekje çdo vit kanë shkaktar një sëmundje që ka si faktor risku duhanpirjen.
AKU në Shkodër, gjobit dhe bllokon thertoren
shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme: “Gjobë 140,000 lekë për tregtim të mishit nga subjekt i paregjistruar, Gjobë 50,000 lekë për mosplotësimin e kushteve për tregtimin e mishit, u bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në regjistrimin në QKB si dhe u bë bllokimi i produktit të konsideruar i pasigurt për konsum me
qëllim asgjësimin”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se do të vijojë kontrollet rigoroze, për të garantuar zbatimin e ligjit dhe për të shmangur çdo praktikë mashtruese në dëm të konsumatorëve nga të gjithë Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.
KULTURE
18 E enjte, 4 KORRIK 2019
Nelo Llukaçi dhe “Ekspozita e Unit” S
kulptori i njohur Nelo Llukaçi ka zgjedhur një titull të veçantë për ekspozitën e tij “Nelo -Ekspozita e Unit” e cila do të qëndrojë e hapur gjatë datave 5 – 30 korrik në Galerinë e Arteve Figurative “Nikolet Vasia” në Durrës. Nelo lindi më 17 gusht 1938, në një familje punëtore me baba podgoriçan (profesion marinar) dhe nënë italiane shtëpiake tejet e pasionuar pas artit. Djali i fundit i 7 fëmijëve ishte i vetmi që zhvilloi talentin e tij i ndikuar nga Nëna Leopoldina e cila i fliste për artin (operën të cilën e kishte parë e dëgjuar në Teatrin “ Giusepe Verdi” në Fiume) dhe vëllai tij Dario që më vonë do të ishte një aktor i njohur i humorit. Që në hapat e parë me vizatimet e tij tërhoqi vëmendjen në shkollë të profesor Sabri Tuçit, figurë e shquar e artit shqiptar, i shkolluar në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, Itali. Pasi dalloi talentin e tij, profesor Sabriu e afroi në studion e tij ku zhvillonte kursin e vizatimit për shtëpinë e Pionerit. Nelo i dhënë pas artit dhe i etur për krijimtari e ktheu në qëllim të jetës së tij artin figurativ. Kështu filloi aktiviteti artistik i tij me vepra të shumta që pasuan njëra-tjetrën. Ta dëgjosh dhe sot e kësaj ditë ai flet me një pasion e dashuri të madhe për artin dhe atë çfarë arti përfaqëson. Ai jeton me të, flet me të, e lexon atë, e ndien atë në çdo frymë dhe sekondë të jetës sonë të përditshme. Krijimtaria e tij është e larmishme nga vizatimet e para, pikturat e skulpturat e para duke arritur në ditët e sotme me ndërthurjen e materialeve të ndryshme, kjo shihet jo vetëm në vepër por dhe në mënyrën si ta shpjegon ai dhe e brendshmja e tij. Hyjmë në studion e tij, shohim vepra nga fillimet e tij e deri sot dhe vërejmë një mozaik veprash që të gjitha së bashku krijojnë një njeri, formojnë Nelon. Artistin e përmbushur. Artin në plotësinë e vet. Gdhendje pafund në krijimtarinë e tij për t’i bërë idetë të përjetshme. Vepra në allçi të tonuar, në bakër, qeramikë, plumb eksperimentues, i përjetshëm me thjeshtësinë e tij. “Vallja e Çlirimit” një “remake” në gur
Muzeu Historik Kombëtar, interes për vizitorët e huaj Muzeu Historik Kombëtar vijon të mbetet atraksioni kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe gjatë ditëve të nxehta të verës. Vizitorë të huaj dhe vendas janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë këtyre ditëve Muzeu Historik Kombëtar është vizituar nga një grup turistësh nga Kina të cilët kanë zhvilluar një itinerar informues përmes objekteve të pasqyruara në këtë muze dhe kanë marrë informacion për vlerën e tyre historike dhe kulturore. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu është konceptuar i tillë, që prezantimi të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve: pavioni i Lashtësisë, i Mesjetës, i Rilindjes Kombëtare, i Pavarësisë, i Ikonave, i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, i Terrorit Komunist dhe ai i Nënë Terezës. Këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar u çel dhe ekspozita me titull “Trashëgimia shpirtërore përmes instrumenteve muzikore”. Ekspozita është e përbërë me objekte origjinale nga fondi i muzeut. Ekspozita u çel me qëllimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë shpirtërore të krijuar nga shqiptarët ndër shekuj. Këto vlera, unike dhe të shumëllojshme për nga mënyra e krijimit, përçimit dhe realizimit të tyre, përbëjnë një nga shtyllat e identitetit kulturor të shqiptarëve.
i origjinalit që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve, fituese në vitin 1971, ekspozuar ndërkombëtarisht. “Luli i vocërr” një tjetër vepër autentike bazuar në vargjet e të madhit Migjen. “Mundësitë”, “Elektrifikimi”, “Mendimi i përbashkët teknik”, “Me këngë në gojë”, “U kthefsh me fitore”, “1 Qershori” “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Luigj Gurakuqi e Ded Gjon Luli” e shumë portrete e kompozime të tjera. Përveç skulpturës Nelo ka pikturuar gjithmonë në mënyrë të natyrshme plot emocion, vepra të ndryshme sidomos lulet janë pasioni i tij. Tregon gjithmonë për lulet e muzeut arkeologjik që e kanë emocionuar me bukurinë e tyre gjatë veprimtarisë së tij si restaurator i objekteve arkeologjike. Një jetë mes skulpturës, pikturës restaurimit plot emocione formash e ngjyrash. E gjitha kjo përmblidhet në një ekspozitë të vetme, e cila ngjason me një vizitë në studion e artistit, dhe një udhëtim në botën e vetë artistit. Gjen emocionet e Nelos në kapakët e salsës së dikurshme, në portrete të incizuara me mjeshtri, derdh-
jet në metal, një pasion tjetër i tij. Çdo ditë është një ngacmim e shtysë për të, jeton me format dhe gjetjet në natyrë ndër vite. Ai shprehet “Çdo gjë ekziston në natyrë , ne kemi vetëm aftësinë ta evidentojmë me të brendshmen tonë”. “Shpirtra që kërkojnë liri”, “Viktima të eksodit”, “Në udhëkryqet e Europës”, “Britma” janë disa nga veprat e pas 90-tës me gjendje shiprtërore e artistike të ndryshimit që ndodhi. “Poezia, Drama, Tragjedia e mendimit njerëzor” në tel bakri, një filozofi jete. “Ditët që jetojmë” një vepër unike në konceptimin e saj që i përket të shkuarës, të sotmes dhe të ardhmes. Bie menjëherë në sy një vepër në qeramikë “Pro dhe kundër vetes.” I pyetur mbi të, ai me thjeshtësinë e tij, përgjigjet: Herë ne pajtohemi me veten e herë jo, ne jemi gjithmonë në kërkim të gjetjes. Ky është Nelo gjithmonë në kërkim e në provë me aftësitë e veta për të krijuar me unin e tij. Kjo ekspozitë është një ftesë në studion e tij, por përtej kësaj është një udhëtim në botën e vetë artit.
Flamuri me të cilin u shpall Republika e Korçës
F
rederik Stamati, mjeshtri i restaurimi, rrëfen shkurt për historinë e flamurit me të cilin Themistokli Germenji shpalli Republikën Shqiptare Vetëqeveritare të Korçës. “Më 10 dhjetor 1916 u nënshkrua një protokoll zyrtar midis përfaqësuesve shqiptarë të kryesuar nga Themistokli Gërmenji dhe kolonelit Dekoen (Henri-Vincent Descoins – v.j.), komandanti francez i zonës së Korçës, sipas të cilit zona e Korçës shpallej krahinë autonome. Në një nga pikat e protokollit përcaktohej edhe flamuri i krahinës autonome, që do të ishte flamuri shqiptar në të cilin do të bashkëngjitej një shirit me të tria ngjyrat e flamurit francez. Po atë ditë në ballkonin e ndërtesës së famshme, kati i dytë i së cilës u shemb misteriozisht ca kohë më parë, u ngrit nga Themistokli Gërmenji flamuri shqiptar. Flamuri qëndroi gjatë në ballkonin e shtëpisë ku u ngrit. Kur u largua nga Korça, francezi Dekoen e mori flamurin me vete, për ta kthyer më vonë kur në Shqipëri të krijoheshin mundësitë për ta vendosur në muze. Për këtë bisedoi paraparakisht edhe me përfaqësuesit e Korçës”, thekson Stamati. Sipas tij, në vitin 1922 filloi së funksionuari Muzeu Kombëtar. “Drejtori i muzeut i dërgoi një letër Dekoenit me kërkesën për ta kthyer flamurin. Pati një korrespondencë të gjatë zyrtare, derisa u vendos që flamuri të kthehej në Shqipëri. Atë e solli në dhjetor të vitit 1922 Justin Godart”, shprehet Stamati. Stamati tregon se puna për identifikimin e tij mori më shumë se 20 vjet.
SHOWBIZ
19 E enjte, 4 KORRIK 2019
Rezarta Shkurta: Nuk do kisha dashur të isha e njohur Rezarta Shkurta i ka rralluar shumë daljet e saj në intervista dhe Instagramin e përdor më së shumti për biznesin e saj dhe jo për të ndarë çaste nga jeta e saj personale, megjithatë, dje ka vendosur të bëjë një “intervistë” me ndjekësit e saj në Instagram me opsionin “Ask me” në Story. Pyetja e parë që i ka ardhur ka qenë pikërisht: “Sa e bukur dhe sa e vështirë është të jesh Rezarta Shkurta?” Këtu, Rezi ka kthyer një përgjigje të gjatë duke shpjeguar arsyen se përse po të kthente kohën pas nuk do të kishte zgjedhur të ishte një personazh publik. Në çfarë shkruan, me siguri Rezarta i referohet më së shumti lajmeve që kanë të bëjnë me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, në një periudhë aspak të lehtë për familjen e tyre.
Ajo është vetëm 15 vjeçe por tashmë një miliardere, dhe flasim për aktoren Millie Bobby Brown, protagoniste e “Stranger Thins”, ku u shndërrua në një prej aktoreve më të paguara të serialeve. Kjo edhe falë suksesit të personazhit të saj, Eleven, tek seriali “Stranger Things” që mbetet ndër më të vlerësuarit nga kritika dhe publiku. Në dy sezonet e para, Millie u paguabashkë me aktorët e tjerë të vegjël- 30 mijë dollarë për episod. Para sezonit të tretë, kasti negocioi për të ngritur pagesat në jo pak por 250 mijë dollarë për episod, për secilin prej aktorëve. Sezoni i tretë, i cili u publikua në Netflix, ka 8 episode dhe Millie Bobby Brown, në moshën 15-vjeçare, ka fituar jo pak por 2 milion dollarë për sezonin.
Çfarë nuk u bëri flokëve, Dafina Zeqiri përfundon tullace
Djali i Caitlyn Jenner: Nuk pres gjë nga ajo, sillet si 15 vjeçare Brody Jenner, djali i Caitlyn Jenner nga martesa e saj e dytë, ka folur publikisht për marrëdhënien e tij me të ëmën. Gjate bisedës në episodin e “The Hills: New Beginnings”, ai u shpreh se njerëzit nuk duhet të presin
Millie Bobby Brown, 15 vjeçarja më e pasur në kinematografi
shumë prej saj. Brody pranoi që nuk është ndjerë asnjëherë i afërt me babain e tij, Bruce, që në 2015 u kthye në një grua. “Realisht, unë nuk u rrita me babain tim. Kur isha i vogël, kalonim pak kohë bashkë. Por kur ai nisi një
familje me Kardashians dhe gjithçka që ndodhi, nuk është se e takoja më.” Caitylyn ka munguar thuajse gjatë gjithë fëmijërisë së tij, madje dhe në diplomimin e tij apo ditëlindje. Siç e quan Brody, marrëdhënia e tyre ishte “shumë sipërfaqësore”. “Sapo nisa të afrohesha sërish me të dhe ta njihja Bruce, ai u kthye në Caitlyn. Caitlyn është një person totalisht ndryshe nga Bruce. Është vetvetja, por Bruce gjithnjë i përballonte gjërat në një mënyrë ndryshe. Babai im, domethënë ajo është si një vajzë 15 vjeçare tani. Është totalisht ndryshe – dua të them, kjo është e mrekullueshme. Ajo është e lumtur, po jeton jetën e saj. Prandaj ajo që kam mësuar është thjesht mos të presësh shumë prej saj.”- përfundoi ai.
Dafina Zeqiri ç’nuk i ka bërë flokëve brenda një periudhe shumë të shkurtër. Fillimisht i preu shkurt, më pas akoma më shkurt, më pas u bë bionde dhe tani mos e besoni po deshët, por është tullace. Në fotot e videot e fundit të publikuara në Instastory, këngëtarja është shfaqur qerose dhe duhet thënë se tiparet i janë vënë edhe më shumë në dukje. Dafina tanimë ngjan si një Amber Rose, amerikania e cila prej vitesh qëndron tullace.
Brad Pitt shfaqet më i bukur se kurrë në kopertinën e “GQ” Është 55 vjeç, por padyshim një nga meshkujt më të bukur në botë. Aktori Brad Pitt është shfaqur në kopertinën e ‘GQ Australia’ dhe ka zbuluar disa fakte shumë interesante për jetën e tij personale dhe karrierën. Përveçse është shfaqur më tërheqës se kurrë dhe në formë të shkëlqyer, ai ka rrëfyer se së fundmi i është përkushtuar rolit si producent. “Më pëlqen shumë të jem pas kamerave, por po bëj gjithmonë e më pak. Mendoj se pas pak kohësh do heq dorë”, shprehet ai, duke zbuluar lajmin e hidhur për fansat. Megjithëse karrierën e ka nisur si aktor, Brad Pitt tregon se i pëlqen më shumë të qenurit producent. Kujtojmë se së fundmi ai është protagonist në filmin që mban vulën e tij, krah Leonardo DiCaprio. ‘Once Upon a Time in Hollywood’ do të nisë transmetimin në kinema këtë muaj.
SPORT
20
E enjte, 4 KORRIK 2019
Brazilianikapranuarqë të transferohet te parisienët duke ndihmuar bashkatdhetarine tij
Rozalb Lika
B
arcelona dhe Neymar synojnë që rrugët e tyre të ribashkohen gjatë kësaj vere, por i duhet të gjejnë një rrugëzgjidhje për të bërë realitet këtë lëvizje bombastike. Deri më tani asnjë nga palët nuk e ka pranuar se janë në negociata me njeri-tjetrin, por mediat pranë klubit blaugrana mendojnë ndryshe. PSG është gati të heqë dorë nga sulmuesi brazilian, por kërkon një shumë të frikshme që shkon në 300 milionë euro, ndërkohë që katalanasit po mundohen që të fusin në tratativa edhe disa futbollistë. Një nga lojtarët që do të ketë një rol të rëndësishëm në këtë operacion është Coutinho. Mesfushori brazilian sipas gazetës “Sport” ka vendosur që t’u thotë “Po” parisienëve, për të rigjetur formën e tij më të mirë. Situata është e qartë: Mundësia e vetme që Barcelona të rimarrë Neymarin, është zvogëlimi i shumës së transferimit duke vendosur në mes edhe një nga futbollistët. Shkëmbimi i brazilianëve është në të mirë të të dyve, pasi ata nuk janë të lumtur në ekipet respektive. Coutinho është shprehur i gatshëm që nga sezoni i ri të luajë në Paris. Përfaqësuesi i tij ka negociuar ardhjen e tij në kryeqytetin francez, teksa kanë nisur negociatat direkte
Coutinho i thotë “po” PSG, Neymar edhe më pranë Barcelonës
me Leonardon, bashkatdhetar i Coutinhos. Për momentin ai është i përqendruar te finalja e Kupës së Amerikës, atje ku po shkëlqen, ndërkohë që më pas do të nisë bisedimet me PSG për të gjetur gjuhën e përbashkët. Një tjetër futbollist që mund
KOLUMBIANI
James Rodriguez pranë Napolit, arrihet akordi me Realin
James Rodriguez do të jetë goditja e madhe e Napolit në këtë merkato. Tratativat vazhdojnë prej javës, por në Spanjë janë të sigurt se numërimi mbrapsht ka nisur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh. Futbollisti kolumbian është në qendër të projektit të Carlo Ancelotti. Trajneri e njeh mirë futbollistin, që nën drejtimin e tij zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Real Madrid në sezonin 2014-2015, duke realizuar edhe 17 gola në 46 ndeshje. Klubi Napolitan po shpejton të mbyllë marrëveshjen, që ka ngecur vetëm në një detaj financiar. Palët kanë rënë dakord mbi formulën e huazimit me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit. Edhe James Rodriguez ka pranuar detajet e kontratës me Napolin, por nënkampionët e Serie A kërkojnë të ulin më shumë çmimin e vendosur nga Real Madrid, që është 42 milion euro.
të përfshihet në negociata për transferimin e Neymar-it është edhe Ivan Rakitic, për të cilin s’do të jetë e vështirë për ta bindur. Kroati kërkon të nisë një aventurë te re. Coutinho dhe Rakitic mund të ulin ndjeshëm vlerën e investimit që do të duhet
ARGJENTINASI
nga Barcelona për operacionin më të bujshëm të kësaj vere në futbollin evropian. Në orët e fundit është përfolur edhe për një takim mes Messit dhe Neymar-it pas gjysmëfinales së Kupës së Amerikës, teksa marrëdhëniet mes tyre janë mjaft të mira.
SULMUESI
Icardi mund të përfundojë Partizani transferon te Juvja, mediat italiane vëllanë e Ekuban zbulojnë dy detaje nga Hellas Verona
Mauro Icardi nuk bën pjesë në planet e Interit për sezonin e ardhshëm dhe kjo është e konfirmuar tashmë, por disa koincidenca të dy ditëve të fundit, ka bërë mediat në Itali, të dyshojnë se po punohet për një transferim të tij te Juventusi. Kjo pasi ditën e djeshme, drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici udhëtoi në Ibiza për të qëndruar vetëm një natë, ndërsa në qytetin e famshëm spanjoll ishin edhe çifti Wanda Nara-Mauro Icardi. Gjatë ditës së djeshme, bashkëshortja menaxhere e sulmuesit argjentinas njoftoi në rrjetet sociale se po kthehet në Milano, ku do të qëndrojë vetëm 6 orë dhe më pas do të niset për në Sardegna, për të vijuar pushimet. Megjithatë gjatë këtyre 6 orëve qëndrim në Milano të çiftit Icardi, në qytet ka qenë sërish edhe Paratici, i angazhuar me disa operacione merkatoje. Ende nuk ka konfirmime për takime mes palëve, por situata të bën të mendosh se diçka ka filluar të lëvizë. Në stolin e Juventusit është ulur Maurizio Sarri, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Icardin dhe e ka kërkuar edhe më herët te Napoli, ndërsa edhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë simpati për sulmuesin argjentinas dhe e kanë kërkuar gjatë verës së kaluar.
Joseph Ekuban është sulmuesi më i ri Partizanit, sipas informacioneve të sajtit të njohur italian “gianlucadimarzio.com”. Vëllai i ish bomberit të të kuqve aktualisht pjesë e Trabzonspor në Turqi, do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje te skuadra kryeqytetase. 19-vjeçari i cili sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Mantova në Serie D, është në pronësi të klubit të Serie A, Hellas Verona por ende nuk ka debutuar verdheblutë. Joseph Ekuban cilësohet si një talent shumë premtues dhe mund të rezultojë një vlerë e shtuar për sulmin e Partizanit.
BARDHEZINJTË
Juve nuk heq dorë nga Pogba, Buffon sot kryen vizitat mjekësore
Paul Pogba mbetet ëndrra e madhe e Juventusit gjatë kësaj vere. Klubi bardhezi nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të rimarrë francezin, i cili vlerësohet 150 milionë euro nga “Djajtë e Kuq”. Një shifër e çmendur, por jo e pamundur për t’’u arritur. Kampionët e Italisë besojnë se duke përdorur kartën Paulo Dybala, mund të bëjnë një shkëmbim me klubin anglez. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e klubit torinez po punojnë për afrimin e një tjetër mesfushori të madh. Pogba ka luajtur për 4 sezone, duke shënuar 34 gola në 178 ndeshje. Dëshira e tij është që të kthehet sërish në Itali, por duhet mposhtur edhe konkurrenca me Realin, pasi është një kërkesë e trajnerit Zidane. Juventus beson se me përfshirjen në tratativa të Dybala-s, vlera e të cilit shkon në 80-90 milionë euro, atëherë do të jetë edhe më bindës. Pogba do të rikthehet më 7 korrik në stërvitje me United, por francezi kërkon që deri atëherë ta ketë zgjidhur të ardhmen e tij. Gianluigi Buffon ndërkohë rikthehet sërish te Juventusi. Portieri italian pas një aventure 1-vjeçare te PSG do të rikthehet te kampionët e Italisë, aje ku ka kaluar pjesën më të madhe të merkatos. 41-vjeçari soy në mëngjes do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën që do ta mbajë të lidhur edhe një sezon si futbollist, ndërkohë që më vonë do të jetë drejtues. Buffon rikthehet te Juventusi, por jo siç e la. Pasi tashmë në hierarki do të jetë portieri i dytë, pas polaku Szczesny.
SPORT
21
E enjte, 4 KORRIK 2019
MBROJTËSI
Dani Alves mbron Messin: E gjithë përgjegjësia bie të ai, gjyqtari … Kapiteni i Brazilit, Dani Alves zhvilloi një ndeshje fantastike në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës duke e ndihmuar kombëtaren e tij për të siguruar një vend në finalen e Kupës së Amerikës. Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Barcelonës mbrojti Lionel Messin nga kritikat e shumta. “Ishte një ndeshje e zakonshme (klasike) mes Brazilit dhe Argjentinës por ne ishim shumë të fokusuar në ndeshje dhe i dinim vështirësitë e
kundërshtarit. Jemi shumë të lumtur, ka mbetur edhe shumë pak. Duhet të jesh i kujdesshëm kur ke përballë një figurë si Messi, duhet të bësh një punë barbare. Kritikat ndaj Messit? Të jesh më i miri në botë është e vështirë, pasi te Argjentina e gjitha përgjegjësia bie të Leo. Atje është vetëm Messi dhe disa shokë që e ndjekin. Pretendimet për gjykimin? Bie dakord me Messin, që gjyqtari ishte më nervoz se ne”, deklaroi Dani Alves.
“Pleshti” ka akuzuar arbitrin për gjykim të njëanshëm në humbjen 2-0 ndaj Selecaos
L
ionel Messi ka akuzuar hapur gjyqtarët e ndeshjes ndaj Brazilit se kanë favorizuar hapur ekipin kundërshtarë. Gabriel Jesus dhe Roberto Firminho shënuan dy golat për Selecaon në suksesin 2-0, duke siguruar një vend për në finalen e madhe. Pas ndeshjes ylli i Albicelestëve, Lionel Messi ka akuzuar rëndë arbitrin Roddy Zambrano si shkaktar të humbjes dhe për mospërdorimin e “Video Assistant Referee” në dy raste. “Ata nuk ishin më të mirë se ne. Na befasuan shumë në fillim, ndërkohë që në pjesën e dytë përfituan nga një penallti që nuk na e dha arbitri. Gjykimi i ndeshje ishte i çmendur. Kishte penallti të qarta në rastin e Otamendit dhe Agueros. Gjykimi favorizoi vendësit dhe kjo ndodhi gjatë gjithë ndeshjes. Sapo shikonin kontaktin e parë, gjyqtarët vendosnin në favorin e tyre. Ky lloj i tmerrshëm gjykimi na largoi nga loja jonë. Nuk e kuptoj pse nuk iu referuan VAR-it në rastet e dyshimta, kjo është e pabesueshme. Gjatë gjithë turneut arbitrat kanë vërshëllyer për faulla idiotë, penallti idiote dhe faulle absurde. Gjithsesi sot ata refuzuan që ta përdornin. Shpresoj që Conmebol të bëjë diçka, megjithëse unë nuk mendoj se do të ndodhë ndonjë gjë, sepse Brazili merret me gjithçka, është shumë e komplikuar. Është një grup që tregoi se dashuron kombëtaren. Kjo skuadër ka të ardhme dhe ka një bazë të mirë për të ecur
Argjentina eliminohet nga Brazili, shpërthen Messi: Arbitri na masakroi!
PORTIERI
Nuk pëson gol nga 4 maji, Alisson është një “mur” i pakalueshëm
Një mur. Nuk ka tjetër mënyrë për të përshkruar Alisson Becker, portieri që gjatë këtij sezoni ka shkëlqyer si me Liverpoolin dhe Brazilin. Në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës, portieri i njohur shpëtoi për mrekulli ekipin e tij, ndërkohë që deri më tani nuk ka pësuar asnjë gol në Kupën e Amerikës. Gjithsesi rekordi i tij nuk mbyllet këtu. Rrugëtimi i tij pa pësuar gol, është shumë i vogël, duke marrë në konsideratë faktin që ai nuk e ka nxjerrë topin nga rrjeta që nga data 4 maj, kur Rondon shënoi golin e dytë në sfidën e fituar 3-0 ndaj Newcastle. Në total janë 9 ndeshje që ai nuk pëson gol, duke arritur në 846 minuta. Një numër i pabesueshëm, që e bën atë portierin më të mirë në botë për momentin dhe një “mace e zezë” për Lionel Messi.
RINOVIMI
United “blindon” De Gea-n, e bën portierin më të paguar në botë
përpara. I duhet dhënë kohë. Këta djem bënë një sakrificë të madhe, meritojnë respekt”, u shpreh Messi. Në muzeun ku mban 34 trofetë e fituar me Barcelonën dhe 5 “Topa të Artë”, Leo Messi grumbullon gjithashtu dhe 9 zhgënjimet me Argjentinën. Vetëm medalja e arit në Lojërat Olimpike në
2008-ën e arritur me albiçelesten në Pekin ka zbutur pak shijen e hidhur që lë Argjentina për të. Ylli azulgrana është golashënuesi me i mire i Argjentinës me 68 gola por nuk ja ka dalë të fitojë asnjë nga 4 Botërorët dhe 5 Kupat e Amerikës, kur ka përfaqësuar kombëtaren e tij. Eliminimi ndaj Francës në Botërorin e
Rusisë në 2018-ën dhe humbja me Brazilin ne Copa American e këtij viti janë pjesë e karrierës së tij me gola me finale por pa tituj. Një mallkim që nuk ka fund. Kupa e Amerikës e ardhshme do të mbahet në Argjentinë dhe Kolumbi në 2020-ën aty ku Leo do të ketë mundësinë e 10-të për të fituar një trofe me Argjentinën.
TRAGJEDIA
Zbulohet shkaku i vdekjes së futbollistes shqiptare në liqenin e Comos P as 3 ditësh kërkime, marina italiane ka arritur të gjejë ditën e martë trupin e Florijanës dhe e ka nxjerrë në sipërfaqe, ndërsa nga autopsia është arritur në konkluzionin se ka pësuar arrest kardiak. Kreu i marinës, Gianfranco Montini shpjegoi se ky rast ka qenë tronditës, edhe pse kishte përvojë të gjatë në nxjerrjen e trupave të mbytur
nga liqeni. “Megjithëse ne jemi profesionistë dhe kemi nxjerrë shumë trupa të pajetë, ky moment ishte mjaft tronditës për ne. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me punën tonë dhe që arritëm të kthejmë trupin te familja që priste e stresuar për informacion nga ne”, shpjegoi Montini. Por cilat kanë qenë shkaqet e mbytjes së Florijanës? Sipas medieve
italiane, futbollistja e Young Boys dhe e përfaqësueses së Zvicrës nuk ka marrë marrë në konsideratë një këshillë serioze, që lidhet me ndryshimin e madh të temperaturave jashtë dhe në ujërat e liqenit të Comos. Ajo ka pësuar infarkt, pasi është hedhur në ujë pa e parapërgatitur më parë trupin për ndryshimin drastik të temperaturës.
Manchester United po punon në merkato jo vetëm për afrimin e lojtarëve të tjerë, por edhe në kontratat e disa prej lojtarëve aktual. David De Gea është shumë pranë rinovimit të kontratës me Djajtë e Kuq. Portieri spanjoll kontrata aktuale e të cilit skadon në verën e vitit 2020 ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Djajve të Kuq për të vijuar bashkëpunimin. Edhe pse në drejtim të tij kishte disa oferta, De Gea ka vendosur për të zgjatur bashkëpunimin me Manchester United deri në vitin 2023, ndërkohë që nga marrëveshja e re do të përfitojë 15 milionë euro në sezon. Një shifër e konsiderueshme kjo me De Gean që pritet të shndërrohet në portierin më të paguar në botë.
SHENDETESI Si të ushqehemi gjatë ndërrimit të stinëve
B
ashkë me uljen e temper aturave dhe ftohjen e ko hës rritet më shumë rreziku i prekjes nga ftohjet, gripi apo virozat stinore. Ushqyerja e shëndetshme është kushti themelor për forcimin e sistemit imun, minimizimin e shpeshtësisë së sëmurjes dhe kalimit më të lehtë të tyre. Gjatë ndërrimit të stinëve kemi më shumë nevojë për vitamina, minerale dhe përbërës të rëndësishëm siç janë antioksiduesit. Në këtë periudhë mineralet dhe vitaminat duhet t'i marrim nga zarzavatet dhe frutat natyrale. Probiotikë për sistemin imun Produktet probiotike luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imun. Këto mund t'i gjeni te qumështi dhe kosi. Shfrytëzoni edhe diellin
22 E enjte, 4 KORRIK 2019
Vitamina A: mëlçia, zarzavatet me gjethe jeshile, karota, kajsia, veza. Vitamina C: majdanozi, specat jeshilë të hollë, lulelakra, lulesh trydhja, limoni, portokalli, qitro. Vitamina E: yndyrat bimore. Seleni: produktet e detit, veshka dhe mishrat e tjerë. Zinku: mishi, mëlçia, bullguri, peshku, qumështi, veza, arra, molla, bishtajoret e thata. Magnezi: bajamja, arra, lajthia, banania, zarzavatet me gjethe të gjelbra. Tani pakësohet koha e marrjes së rrezeve të diellit. Për këtë arsye duhet të tregojmë kujdes ndaj burimeve të vitaminës D dhe kalciumit, dhe të marrim të paktën 15-20 minuta rreze dielli në ditë. Vitaminë B kundër depresionit Prirja për depresion shtohet me fillimin e vjeshtës. Për këtë arsye këshillohet ushqyerja me
ushqime të pasura me vitaminë B. Buka me grurë, grupi i bishtajoreve të thata, zarzavatet me gjethe jeshile, mishi dhe produktet e qumështit përmbajnë vitaminë B. Konsumimi i bollshëm i frutave, zarzavateve dhe peshkut, pirja e ujit është shumë e dobishme për të mundësuar kontrollimin e sheqerit në gjak.
Shpejtojeni trupin me sport Në këtë stinë bie dhe shpejtësia e trupit, shkruan Start. Por ne mund ta rrisim shpejtësinë duke
u marrë me sport. Veçanërisht ecjet me një ritëm të lehtë janë shumë të dobishme. Mos nënvlerësoni të ecni 3-4 ditë në javë.
SEMUNDJA
Ftohje, viralet apo gripi i stomakut, ngjashmëritë saktësimi dhe kurimi F
tohja, gripi dhe gripi i sto makut nfluenca, e njohur më së shpeshti si 'grip', është një sëmundje jashtëzakonisht e ngjitshme e rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohet nga viruset e influencës A ose B. Gripi më së shpeshti shfaqet dimrit dhe në pranverën e hershme. Virusi i gripit e sulmon trupin duke u përhapur në rrugët e sipërme. Cili është dallimi ndërmjet një ftohjeje dhe gripi? Ftohja dhe gripi janë infeksione virusale të ngjitshme të traktit respirator. Edhe pse simptomat mund të jenë shumë të ngjashme, gripi është shumë më i rëndë. Ftohja mund t'ju lodhë pak, ndërsa gripi mund t'ju shtrijë në krevat. Zënia e hundëve, dhimbja e fytit dhe teshtitja janë të shpeshta te ftohja. Edhe te ftohja edhe te gripi mund të shfaqen kollitja, kokëdhimbja dhe sikleti në gjoks. Te gripi paraqitet temperatura e lartë për disa ditë e shoqëruar me kokëdhimbje, dhimbje muskujsh, lodhje dhe plogështi. Zakonisht, komplikimet nga ftohja janë relativisht të vogla, ndërsa rastet e rënda të gripit mund të çojnë deri te komplikimet kërcënuese për jetën, siç është pneumonia. Meqenëse të dyja sëmundjet janë virusale, antibiotikët nuk kanë sukses. (Mbani mend: Antibiotikët luftojnë vetëm bakter-
et). Eksitojnë një numër i vogël i barnave antivirale për trajtimin e gripit, ndërsa nuk ka kurrfarë barnash që luftojnë drejtpërdrejtë viruset e ftohjes. Antibiotikët mund të jenë të dobishëm në rast se ekziston infeksioni sekondar bakteror. Cili është dallimi ndërmjet gripit të stomakut dhe influencës? "Gripi i stomakut" është një term i popullarizuar, por jo edhe një diagnozë e vërtetë mjekësore. Në fakt, kjo gjendje është një gastroenterit i shkaktuar nga viruset (që në shumtën e rasteve në popullatë quhen grip), prandaj kjo gjendje i referohet gastroenteritit viral. Gastroenteriti është in-
flamacion i traktit gastrointestinal (lukthit dhe zorrëve). Te gastroenteriti mund të shfaqen simptomat të tilla, si dhimbje barku, nauze (mundim në lukth/nevojë për të vjellë), vjellje dhe diarre (barkqitje). Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i shëndoshë. Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:
dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë edhe fyti prodhon sekret, me ç'rast pengon frymëmarrjen paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të lehta: kokëdhimbje e lehët apo e rëndë ethe dhe temperaturë shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë. Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilët ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor, i cili përhapet në gjithë botën. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të spërklave të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin. Simptomat fillojë nga një deri në katër ditë pasi virusi futet në organizëm. Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fil-
lojnë të përkeqësohen duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm. Sa i përket simptomave të fytit janë të ngjashme, ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme: dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda edhe fyti prodhon sekret paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme: zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit kokëdhimbja është e pranishme dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë sytë mund të skuqen dhe irritohen po ashtu edhe lëkura mund të skuqet.
KOHA E LIRE SUPERFJALEKRYQI
E enjte, 4 KORRIK 2019
Nga Albert VATAJ
1
2
3
4
5
9
6
7
10
12
49. I ra hasha, e mohoi diçka që ka thënë ose që ia ngjitin të tjerët 50. Nuk është i mirë, ai/ajo është i/e ... Që ka veti a tipare jo të mira 58. Gjendje kur duhet të zgjedhim medoemos njërën nga dy mundësi a rrugë zgjidhjeje, që përjashtojnë njëra-tjetrën 59. Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi depërton edhe drita e diellit 63. Paraburgim, mbajtje e përkohshme nën rojë, ndalim 65. Ka edhe atë emër, një bar, kafeteri, pijetore, por edhe një grup personash me interesa të përbashkëta profesionale 66. Albert ..., fizikan gjerman (1879-1955), një nga gjenitë më të mëdhenj të shkencës 67. Që e ka trupin të pafuqishëm ose të hollë, të thatë e të brishtë 68. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 72. Nikola ... një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekzistencializmit në Itali 74. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 76. Ajo e çobanit është emblematike, dhe kthesat për të shkuar në Elbasan 79. Dobi, e mirë; përfitim, ose ... 80. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 83. Shpartallim që pëson një ushtri në një luftë a betejë, thyerje e plotë 88. Vjershë lirike a këngë solemne. 91. Heq papastërtitë me ujë a me diçka tjetër, i/e bëj ashtu 93. Monedha që përdorte Italia para euros 94. Burri i motrës për vëllanë ose për motrën e saj është ... 95. Rrethi i Vlorës, e kishte ashtu targën e makinave 97. Bimë me kërcell e me gjethe si të lulediellit që i ka rrënjët si patate e që hahen 98. Një nga vendet fqinje që kemi Adriatikun të përbashkët 99. Që është pak i thartë e që të mbledh gojën, gjysmë i thartë 100. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 101. E ndez. I vë zjarrin. Përflaket nga joshja e një femre 102. Diçka me vlerë të madhe, që huamarrësi ia lë huadhënësit disa kohë për ta siguruar për kthimin e borxhit 104. Ashtu i thërrasin asaj që na ka bërë kokën, por edhe gjyshes shpesh 106. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 110. Aleanca Kuq e Zi
8
11
13
14
15
16
17 18
19
20
23
21
22
24 25
26 31
36
27
28
32
37
29
30
33
34
35
38 39
40
41 44
42
45
43
46
47
48
49
52
50
51
53 54
55
56
57 60
63 66
67
68
72 76
64 70
74
77
81
78
82
83
86
65
69
73
75
87
79
84
80
85
88
89
90 92
93
94
101
91
95 96
100
59
61
62
71
58
97
98
99
102 104
103 105
106
107
108
109 111
61. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 62. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 64. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 66. Shkrimtari serb Ivo ..., 9 tetor 1892-13 mars 1975, "Kronika e Travnikut" është një nga librat e tij 69. Lëndë kimike ose me prejardhje bimore etj., që përdoret për përgatitjen e barnave qetësues, narkotik 70. Më i lartë se kodra, banorët e tij janë lartësitë dhe malësorët 71. Pastaj e ka brenda 73. Institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen, sistemimin e të dhënave 75. Sporti i ndeshjes me grushte, sipas disa rregullave të caktuar 77. Llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm 78. Përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera 80. Banor vendës nga Labëria, është ... 81. Nota e gjashtë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 82. Kungohet për besimtarët në kishë 84. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 85. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar 86. Liriku brilant ... Mjeda (18661937), teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet shqiptar 87. Ai që nuk ka parime të qëndrueshme dhe lëkundet, quhet oport... 89. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve
110
112
90. Bashkësia e funksioneve që kanë derivat funksionin e dhënë, mbaron me gral 92. Grup këngëtarësh, valltarësh, instrumentistësh etj. 94. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 96. Ai që vallëzon me një grua ose me një vajzë quhet ashtu 100. Aty ndodhen truri, goja, sytë, veshët, hunda, flokët, "zakonisht" e mbajmë mbi shpatulla 102. Ka të bëjë me primitivizmin 103. Fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit 105. Bishtajat dhe kokrrat e kësaj bime, përdoren për ushqim 107. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 108. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 109. Neritan... i arkeologjisë dhe i politikës 111. Një e dhjeta pjesë e gradës 112. Metal që del nga lidhja e hekurit me një sasi të vogël karboni dhe me pak përzierje të tjera VERTIKALISHT 1. Organizata Botërore e Tregtisë 2. Si kishtin makinat e Durrësit targën 4. bërthimi i disa lëndëve a trupave në pjesët e tyre përbërëse me anë të rrymës elektrike 5. Për rolin e saj në filmin Gone with the Wind, Hattie McDaniel u bë afrikano-amerikanja e parë që fitoi ... 6. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
7. Po Gjirokastra si e kishte targën 8. Turqi si para të saj ka atë 9. Grumbullim dhe sistemim i sendeve, bimëve dhe specieve, që janë të një lloji ose që kanë lidhje ndërmjet tyre 10. Hasan ... (1895-1991) ishte një jurist dhe politikan shqiptar. Ministër Drejtësie në qeverinë e Mustafa Krujës, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar 11. E bën organizmin të veprojë në mënyrë të pavetëdijshme duke ju përgjigjur ngacmuesve 12. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 14. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 15. Ngopem jashtë mase me diçka, shumë e yndyrshme apo shumë e ëmbël 17. Unioni Postar Universal 18. Dorështrënguar; i shtrënguar në punë e në marrëdhënie me të tjerët 19. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 20. Quhet ashtu nëpërmjet kësaj shprehje të vjetër, lajmësi i gëzuar, ai që sjell një sihariq 21. Eshtë dramë e shkruar nga Sami Frashëri. Drama njihet edhe me emrin Farkëtari Gave 22. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve 27. "Vjel" drithërat, me drapër, kosë apo kombajnë 28. Ashtu është viçi mashkull nga një deri në tre vjeç, dem i ri, ka i patredhur 30. Akrobatët gjatë performancës së tyre, të qëndruarin
ashtu e kanë parësore 31. Qaj me zë e me ligjërim një të vdekur, bëj vaj 35. Shesh në Londër i ndërtuar për nder të fitores së admiralit Nelson 36. Gjakderdhje, vrasje e plagosje në masë; kërdi. 37. Partia Aleanca Popullore 40. Juridiksioni kishtar në të cilin ushtron funksionet e tij një peshkop a një prelat tjetër 41. Më 23 shkurt 1941 u prodhua për herë të parë ... (simboli PU) nga Dr. Glenn T. Seaborg. 42. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 44. Bashkëjetesa e një burri vetëm me një grua, si një formë e martesës; kund. poligami 45. Rrethi i drunjtë i rrotës së qerres, ku mbërthehen rrezet që dalin nga bucela, ka atë emër 46. Tokë e rrahur ose e ngjeshur me këmbë nga të ecurit 47. Vajzë a grua shumë e bukur, zan, hyri 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
HORIZONTALISHT 3. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 5. Detyrë, nëpunësi; titull, ose ..., shprehje e vjetër. 9. Teli i kitarës i mandolinës etj. Janë të tilla ... zanore 11. Shpërfill paralajmërimet, sinjalizimet dhe këshillat për të shmangur apo parapritur një telash 12. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, kryesisht e termave, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve, një 13. Përfundim. Dalja në një finale mendimi dhe debati 15. Enë e madhe si lug, lahemi në të 16. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 19. Mjeshtëria e teknika e të shtypurit me makinë shkrimi 20. Figurë, zbukurim, portret që krijohen me copëza shumëngjyrëshe guri, mermeri, xhami, metali etj 22. ... Hajdaraga, eksponent i rëndësishëm i politikës, ish-ministër dhe profesor 23. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 24. Në një vend të caktuar larg meje, po afër bashkëbiseduesit 25. Federal Bureau of Investigation, shqip, "Zyra Federative e Hetimit", inicialet 26. Një jetë mes sendesh, stolish dhe shkëlqimit, jetë... 29. Kroacia, ashtu i'a quajnë paranë e saj 32. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 33. Tërësia e qimeve të gjata që mbulojnë lëkurën, janë... 34. Dialektore është ashtu... bërtas; thërras 36. Një nga televizionet kombëtare shqiptare, i pari në transmetim në HD, falas. Degëzimi i saj në Kosovë 38. Fat në lojë, në punë a në jetë. 39. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 41. Banor vendës nga Peja ose ai që ka prejardhjen nga Peja quhet ashtu 43. emër i përbashkët për muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën, etj 46. Partia Republikane, inicialet 47. Hyrje në një vepër letrare (roman, dramë etj.), zakonisht në trajtë monologu 48. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 51. Pjesëtar i një popullsie me prejardhje nga India Veriperëndimore, që veten e quan "Rom" 52. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 53. Propozim për çmim të madhit që shitet, ose punës që ofrohet. 54. Vegël muzikore, e cila ka tastierë si pianoja 55. GRamshi e kishte ashtu targën 56. Dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë kohës së punës ose gjatë lëvizjes 57. Qen për gjah. 60. Përpjekje për të vrarë një njeri
23
2
M 8
3
B
4 10
B A
N I
A
U L
˙
A
S
H
I
K
U
S
M 26
Z
K L
O
M
A R
B U
O L
I
46
M 36
Z
N
K
D H
O M E
T
S
L N
O
M
N
E
M B
M
K J
O
R
P
T
T
K
U J
A R
A
51
E
N
T
O
P
E
S
A
O K
F
I
N
R
H
A
N T
M
I O R
I
J
U X H
O
P
I
N I
O N
L
L
A
U D
I
M
D E
67
N C
I
A
68
L
A
69
E
˙
E
S
K
76
B
O M
K
K
¸
G
S
T
N
Z
I
N E
E
K
K I
J 74
O S
H A
S
R E
˙
A
Y
78
K
80
O
81
Z
P
P
R A
R
A
N
N
E
D
G
K R
S
E
D
86
V E
G
E
79
A
P
82
M V A
P 85
M
˙
75
77
Q
B 71
O
73
V
E
70
A
72
A N
L
L 62
T
S 66
84
A
59
K O
64
D R E
¸
61
63
A
I
S
45
X H
T
U
E
R
L
S
56
M Y
65
K
¸
N
53
D I 58
¸
V
E
Z
D
52
O R
O
F
A
60
J
30
˙
49
P
57
A
O R
55
A
¸
39
44
¸
50
A T
J
41
H 54
B
M
V I
D
E K
38
48
I
A
C E
E
37
47
V E
L
O P
29
O K
43
M I
V
R A
33
40
I
H
K P
U F
A 35
T
83
P
D S
R
R
K
T
U
G
A
23
42
P
P V A
J
32
34
P
E
16
28
I
7
˙ C
25
27
A
E
20
S
U
P
31
N
J
K O
S Q 24
H
P 15
22
R I
6
C
R
I
19
L
21
I
I
12
B C
14
18
Y M
E
A M P
11
D 13
17
5
V
V
9
A L
H
A
87
E
M
A A
K
88
P
R
89
90
T 95
P
91
L
T
M U Z
E
T
I
K
I
D
Z
E
O
L
I
S
N I
V E
A
M E
100
V
104
J
H M E
T
E
O
A
˙
I
I
K
112
O
Q E
Y R
L
113
A N
S
P
I
E
F
I
P A
R
L W I
N
˙ 107
L
108
E
114
S
E
115
R
I
I
H
B ¸
R
I
Z
I
A
F
R A
T
S
118
L
E
98
O
102
A V
106
A N
94
110
U T 111
E
K ˙
S
101
105
109
K
L
S 99
Z 103
¸ 93
97
F
R
K
92
96
R O
I
116
Z
¸
L
D
117
E
119
R
K
U J
¸
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAME
24 E enjte, 4 KORRIK 2019