www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 104 (8545)
E shtunë, 4 Maj 2019
Çmimi 30 Lekë
Shtypi i shkruar në këto 28 vite ka kaluar situata jashtëzakonisht të vështira në raport me qeveritë e radhës, duke filluar me arrestime gazetarësh dhe djegie të redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, si duke përfunduar në vitet e fundit me sulme intimiduese, kontrolle qeveritare, pragfalimentim të gazetave kritike prej politikës kryeministrore, blerje mediash që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës, por edhe sulme fizike ndaj gazetarëve kritikë
“Zëri Amerikës” sulmon Ramën për lirinë e shtypit
“Analistët vërejnë me shqetësim gjuhën fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve si dhe e cilësojnë gjithnjë e më shumë autoritar dhe arrogant. Një prej kritikave të analistëve lidhet me propagandën e qeverisë përmes kanalit televiziv të kryeministrit ERTV dhe ndikimin e fortë të zyrave të shtypit në media” raportoi dje radio shtetërore e SHBA. Dhe për dreq, kryeministri Rama, nga ish-gazetar i “Koha Jonë”, që dikur kritikonte qeverinë e Saliut, sot është kthyer në njeri problematik për lirinë e shtypit
Sot Konventa Kombëtare e LSI, Monika Kryemadhi e njofton me një foto me të rinjtë
FAQE 3
ISH-MINISTRI
Bushati kundër Ramës: Ndryshimi i kufijve të Kosovës nuk i shërben stabilitetit të Ballkanit VIZITA
Presidenti Meta me Erdogan, në inaugurimin e xhamisë së re të Stambollit
FAQE 8
ISH-DEPUTETJA E PD-SË
Albana Vokshi: Si në diktaturë, Rama nxit dhunën ndaj gazetarëve
FAQE 5
STUDIMI
FAQE 24
KOMPANITË
Në foto: Monika Kryemadhi me një pjesë të grupit organizator të Konventës Kombëtare të LSI që do të mbahet sot në orën 11:00, në pallatin e sportit, “Asllan Rusi” FAQE 24
DOSSIER
Ministrja Denaj: Sipërmarrjet gjermane të rrisin investimet në Shqipëri
Të rinjtë nuk shikojnë televizione, por informohen nga rrjetet sociale
FAQE 11 FAQE 11
Mirdita, trualli historik i Principatës së Arbërit Nga Mark Uci FAQE 16-17
VENDIMI
Gjykata liron Ervis Martinaj, i arrestuar për ngjarjen në ish-Bllok
FAQE 15
POLITIKE KREU I PDIU-së
K
reu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të kësaj partie tha dje se opozita e ka dhënë ofertën e saj për daljen e vendit nga kriza. Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të PDIU-së, Idrizi tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Shqipëria është në krizë multidimensionale, një krizë institucionale, politike dhe ekonomike. Në këto kushte të një krize të tillë, opozita shqiptare e ka dhënë zgjidhjen. Një zgjidhje që vepron në të gjithë vendet demokratike. Zgjidhje e krizës në momente të tilla janë zgjedhjet e parakohshme. Ça ndodhi pas kësaj oferte të opozitës së bashkuar?! U rrit arroganca e mazhorancës. Opozita
2
E shtunë, 4 MAJ 2019
Idrizi: Oferta e opozitës, zgjedhje të parakohshme shqiptare vazhdoi të jepte propozimet e saj për zgjidhjen nga kriza. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore, sigurisht duke mos kërkuar pushtetin në tavolinë dhe të ishte një qeveri tranzitore e Rilindjes se PS nuk po e shohim gjëkundi. Por edhe përballë kësaj oferte Rilindja vazhdon të jetë arrogante. Jo vetëm që nuk i përgjigjet ofertës politike të opozitës, por po shohim që po mbushet “Teatri i Kukullave”, e kam fjalën për Parlamentin e Shqipërisë”, tha ai. Idrizi tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të bëhen pa opozitën. “Votimi bëntë Enver Hoxha dhe dilte me 99% rezultat, por motamo thonë që do bëjmë
zgjedhje pa opozitën duke menduar të kopjojnë Ramiz Alinë e vitit 1991. Nuk funksionoi dhe nuk funksionon edhe tani. Dikush mendon si do ti përgjigjemi kësaj. Absolutisht që këto zgjedhje nuk do të bëhen. Opozita nuk është fasadë”, u shpreh dje kreu i PDIU-së. Ai tha se nëse Rama ka projekt për ekonominë, varfërinë dhe punësimin do të hyjnë në zgjedhje. “Më thoni nëse Rilinjda dhe Edi Rama ka një projekt nesër për ekonominë, varfërinë punësimin dhe ne do të hyjmë në zgjedhje nesër. Djegia e mandateve nga opozita ka qenë e detyrueshme për shkak të mungesës së reflektimit të kësaj mazhorance”, u shpreh kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së apel të rinjve të FRPD-së: Flisni edhe me socialistët, beteja jonë është edhe për ta
S
ekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi gjatë takimit pasditen e kësaj të premteje me anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike, nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe partisë që ai drejton. Bardhi tha që shqiptarët duhet të ndihen të trembur nëse Bashkimi Europian pranon kërkesën e Holandës për të rikthyer vizat. “Pjesëmarrja e krimit të organizuar në zgjedhje ka ndodhur në zgjedhjet e organizuara nga PS. Mesazhi që kemi dhënë deri më tani ka qenë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ky model qeverisës duhet të marrë fund. Jam shumë i lumtur që shoh të rinj që duan të angazhohen politikisht. Sot, kemi më shumë të papunë, të rinj që largohen dhe kjo është një fatkeqësi kombëtare që i ka ndodhur vendit. Të gjithë bashkë, për aq kohë sa kemi qenë në pushtet, kemi treguar që PD bën vetë hapa para. Sot, shqiptarët duhet të ndihen të trembur nëse BE pranon kërkesën e Holandës, për rikthimin e vizave. Prandaj miqtë e mi duhet jo vetëm të vijojmë jo vetëm rrugën që kemi nisur, por do duhet që më shumë energji dhe forcë t’i japim zë aksionit qytetar. Pushtetin do ta marrin me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi edhe shumicë morale”, u shpreh Sekretari
Bardhi: Duhet të trembemi nëse BE pranon kërkesën e Holandës
i Përgjithshëm i PD-së. Nga takimi me të rinjtë në degën nr 2 në Tiranë, Gazmend Bardhi u kërkoi demokratëve që të mos i kufizojnë takimeve vetëm me
demokratët, por edhe me socialistët, pasi edhe ata janë po aq të pakënaqur nga qeverisja e Ramës. “Në këtë moment nuk jemi në betejë për pushtet, por në
betejë për të mbrojtur demokracinë. Mos i ngushtoni takimet tuaja me demokratët, por edhe me socialistët, duke u thënë atyre që po bëni betejë edhe për ata. Sepse një qeveri që vjen me shitblerje votash, me pjesëmarrjen e krimit të organizuar në zgjedhje, është e padobishme edhe për socialistët. Dhe kush është pasoja që kemi sot? Ne nuk kemi një qeveri që punon për shqiptarët. Kemi një qeveri që angazhohet një muaj në fushatë për të blerë me paratë e pista votën e qytetarëve të varfër shqiptarë me qëllim që Edi Rama të mbajë pushtetin. Mesazhi është që nuk mund të kemi një qeveri me vota të bletra. Ky model duhet të marrë fund. Jam shumë i lumtur që kemi të rinj që duan të angazhohen politikisht. Edi Ramën e rrëzojmë me çdo mundësi, por problemi është modeli që duam të implementojmë. Shqipëria për fat të keq si në vitin 2015 ashtu edhe në vitin 2017 nuk pati mundësi të implementojë standardet më të mira për zgjedhje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ish-deputeti i PD-së: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës, por fundi i botës janë krizat e mëdha që thellohen e shpërthejnë
Shehu: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza
Z
gjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza dhe nuk janë fundi i botës. Kështu mendon ishdeputeti demokrat Tritan Shehu, i cili ka komentuar situatën në vend gjatë një intervistë dhënë dje në News24. Shehu tha se protestat e opozitës janë për të dhënë një mesazh të qartë përshkallëzimi për të detyruar mazhorancën për një zgjidhje. “Do detyrohen të gjithë sepse realisht problemi duhet zgjidhur pasi ndryshe gjërat do shkojnë keq e më keq. Nëse nuk zgjidhen problemet, kriza do thellohet. Zgjedhjet e parakohshme në një vend demokratik nuk janë fundi i botës. Fundi i botës janë krizat e mëdha që thellohen
e shpërthejnë. Zgjedhjet e parakohshme janë një mënyrë për të kaluar krizat. Të hysh në një proces zgjedhje të parakohshme
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
nuk ka asgjë të keqe. Kemi një krizë pluridimensionale, e cila kërkon një ri konfigurim. Kemi një krizë institucionale, sepse nuk ke gjykata kushtetuese, nuk ke parlament”, tha Shehu. Ai shpjegoi dhe nocionet e qeverisë teknike dhe asaj tranzitore. “Qeveria teknike është një qeveri që mund të ketë mandat shumë të gjatë që mund të ketë detyra të ndryshme sipas problemeve që janë. Kurse këtu kërkohet një qeverisje që të ketë mandat të qartë për të çuar përpara
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
në zgjedhje të parakohshme. Mund të jetë disamujor, është i mjaftueshëm që të sigurohen ato premisa që të mos ndodhë ajo që ndodhin në zgjedhjet e kaluara”, tha ish-deputeti. Shehu shprehu edhe njëherë qëndrimin e opozitës se zgjedhje në 30 qershor nuk mund të ketë. “Qeveria mund të jetë e bindur edhe Enver Hoxha ishte i bindur që mund të bënte zgjedhje vetëm por zgjedhje nuk mund të ketë pa opozitën. Nuk janë zgjedhje por fillimi i krizës. Opozitë këtu është
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
në radhë të parë PD, forcat e tjera demokratike. Opozita është ajo për të cilën ka votuar qytetari, ajo që vë qytetarët në lëvizje. Një opozitë që krijohet në një dhomë dhe mbetet në dhomë s’mund të jetë opozitë. Opozitë në radhë të parë është PD bashkë me aleatët e saj. Qytetarët shqiptarë kanë votuar për të dhe i kanë besuar e protestojnë me të”, tha ai. Sa i përket zgjidhjes dhe ndërhyrjes nga ndërkombëtarët, Shehu tha se e sheh zgjidhjen nga mazhoranca.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E shtunë, 4 MAJ 2019
Shtypi i shkruar në këto 28 vite ka kaluar situata jashtëzakonisht të vështira në raport me qeveritë e radhës, duke filluar me arrestime gazetarësh dhe djegie të redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, si duke përfunduar në vitet e fundit me sulme intimiduese, kontrolle qeveritare, pragfalimentim të gazetave kritike prej politikës kryeministrore, blerje mediash që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës, por edhe sulme fizike ndaj gazetarëve kritikë
“Zëri Amerikës” sulmon Ramën për lirinë e shtypit
“Analistët vërejnë me shqetësim gjuhën fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve si dhe e cilësojnë gjithnjë e më shumë autoritar dhe arrogant. Një prej kritikave të analistëve lidhet me propagandën e qeverisë përmes kanalit televiziv të kryeministrit ERTV dhe ndikimin e fortë të zyrave të shtypit në media” raportoi dje radio shtetërore e SHBA. Dhe për dreq, kryeministri Rama, nga ish-gazetar i “Koha Jonë”, që dikur kritikonte qeverinë e Saliut, sot është kthyer në njeri problematik për lirinë e shtypit Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias kanë reaguar të gjithë, edhe ata që shkelin lirinë e shtypit. Fillimisht reagoi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ku në postimin e tij në Facebook kishte mesazhe kritike për qeverinë Rama për gjendjen e lirisë së shtypit në vitet e fundit. Ndër të tjera Presidenti Meta shkruan se ”shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante. Kjo situatë duhet të marrë fund! Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë…”. Me pas kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale vinte në dukje pjesën më kryesore të problemeve më të cilat përballët sot media në Shqipëri. Censura, presioni, blerja e mediave dhe së fundi rastet e dhunës mbi mjaft gazetarë janë shqetësimet që kreu i opozitës dhe rendiste si problemet kryesore të hapësirës mediatike në Shqipëri, duke fajësuar qeverinë “Rama”. Nuk hezitoi dhe Kryeministri reagoi, duke thumbuar kohën e PD-së, kur digjeshin redaksi gazete apo arrestoheshin gazetarë. “Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po
shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit me votë. Pa merak vonon po s’harron 2021 shi”,- deklaron kreu i qeverisë Edi Rama. Ndërkohë që sherret politike vazhdojnë, ku mali i akuzave nuk ka më njësi matëse, problematika e përkeqësuar me mediat është e matshme dhe ka përgjegjës për këtë situatë. Raporti i “Reporterëve pa Kufij”, për vitin 2018 e vlerësonte Shqipërinë si vend “pjesërisht të lirë për lirinë e mediave”. Shqipëria ra 7 vende në renditje, duke u afruar me klubin e shteteve që nuk quhen demokraci. Ndërkohë, viti 2019 pas shkak të sulmeve fizike dhe dhunës ndaj gazetarëve mund të jetë edhe shumë më i keq sesa ai që lamë pas. Në çdo raport ndërkombëtar për median, faktori kryesor që përkeqëson lirinë e medias në një vend është qeveria. Shqipëria nuk ka sesi të bëjë përjashtim nga ky rast ndaj dhe nëse ka një situatë që po shkon drejt censurës dhe dhunës ndaj gazetarëve, përgjegjësia është te qeveria. Por edhe kur flitet për median shumica e televizioneve kombëtare në Shqipëri raportojnë statistikat e organizatave të huaja dhe i shmangen thelbit të problemit, që është qeverisja e kryeministrit. Atë që nuk e bën mediat në Tiranë dhe as qindra OJQ-të që marrin para për të monitoruar median e bëri dje “Zëri i Amerikës”. Në tre raportime speciale për situatën mediatike në Shqipëri, media e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tregonte se cilat janë rrënjët e krizës medatike dhe kush është fajtori që organizatat ndërkombëtare vlerësojnë gjithnjë e më negativisht lirinë e medias në Shqipëri. Në raportimin e VOA thuhet në mënyrë të qartë, se pjesë e proble-
mit për lirinë e medias është dhe personalisht kryeministri Edi Rama. ”Në Shqipëri media ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, duke u bazuar në raportet e organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e saj. Studiues, analistë dhe pedagogë të gazetarisë veçojnë se raportimi dhe informacioni po kalon ditë të këqija, për shkak të ndikimit të qeverisë dhe shpeshherë dhe vetë pronarëve, të cilët priren që përmes përdorimit të medias t’i shërbejnë bizneseve të tjera. Kërcënimet që vijnë nga bota e krimit ndaj gazetarëve janë shqëtësim serioz mendojnë analistët, ndërsa veçojnë se propaganda e kryeministrit përmes televizionit me emrin e tij fabrikon lajmet dhe menjanon filtrin e gazetarit”,raporton “Zëri i Amerikës”. Gjuha e kryeministrit Edi Rama ndaj medias, etiketimet e tij si “kazan”, por edhe hapja e një televizioni privat kryeministror janë fenomene që kanë ndikuar në panoramën mediatike në vend. Interesant është fakti se kreu i qeverisë nuk ka pranuar as të flas për “Zërin e Amerikës” lidhur me këto shqetësime. ”Analistët vërejnë me shqetësim gjuhën fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve si dhe e cilësojnë gjithnjë e më shumë autoritar dhe arrogant. Zëri i Amerikës i kërkoi një intervistë shefit te qeverisë, lidhur me problematikën e medias në Shqipëri, por nuk mori përgjigje pozitive. Një prej kritikave të analistëve lidhet me propagandën e qeverisë përmes kanalit televiziv të kryeministrit ERTV dhe ndikimin e fortë të zyrave të shtypit në media”,raporton Zëri i Amerikës, duke cituar
më pas analistin Fatos Lubonja që thotë: “Kjo është e paparë. Unë nuk di ndonjë vend tjetër të botës që kryeministri të ketë televizion me emrin e tij”. Në raportimin e “Zërit të Amerikës” për problemet e mediave në Shqipëri është prononcuar dhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, një prej diplomatëve që prej muajsh është dëgjuar të kritikojë ashpër opozitën për bojkotin dhe të flasë me gjuhë të moderuar ndaj qeverisë “Rama”. Por në çështjen e lirisë së medias duket se dhe Bernd Borchardt mendon njëlloj si opozita. Madje ai dhe pse zakonisht vlerëson reformat e qeverisë, për mediat e thotë hapur se “situata është përkeqësuar në krahasim me vitin 2013”. Shtypi i shkruar në këto 28 vite ka kaluar situata jashtëzakonisht të vështira në raport me qeveritë e radhës, duke filluar me arrestime gazetarësh dhe djegie të redaksisë të gazetës “Koha Jonë”, si duke përfunduar në vitet e fundit me sulme intimiduese, kontrolle qeveritare, pragfalimentim të gazetave kritike prej politikës kryeministrore, blerje mediash që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës, por edhe sulme fizike ndaj gazetarëve kritikë. Sot, për rastësi, është dhe 25 vjetori i daljes nga qelia e burgut e ish-gazetarit të “Koha Jonë”, Martin Leka, i cili bëri tre muaj e kusur burg vetëm për një artikull kritika ndaj qeverisë së kohës në janar 1994. Shembujt janë të shumtë në këto 28 vite demokraci, por në vend që situate e shtypit të jetë pozitive, ajo ka pësuar rënie dhe sulme nga qeveria, me synimin e falimentimit të mediave kritike. Dhe për dreq, kryeministri Rama, nga ish-gazetar i “Koha Jonë”, që dikur kritikonte qeverinë e Saliut, sot është kthyer në njeri problematik për lirinë e shtypit. S.P.
POLITIKE
4
E shtunë, 4 MAJ 2019
Ambasadori Bernd Borchardt: Sulmet verbale kundër medias, për mua janë të tepruara
A
mbasadori i Pranisë së OSBE-së, Bernd Borchardt i tha Zërit të Amerikës, se ka një përkeqësim të situatës së mediave. Duke bërë një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes ai shpjegon se burimet e OSBE-së janë, së pari, vëzhgimi që vetë organizata i bën medias dhe, së dyti, ajo që burimet e tjera prestigjioze thonë për median. “Përshtypja ime e parë, me shqipen time të kufizuar, bazohet kryesisht në kanalet informative, në pamjet që shoh dhe në tekstet që lexoj në to. Aty kuptoj se skena e medias është shumë e ndarë. Është e vështirë të marrësh informacion të paanshëm. Kur dua të krijoj një pamje të plotë, më duhet të shikoj kanale të ndryshme dhe të lexoj lajme të ndryshme. Ose le të marrim raportimin për protestat. Mediat që janë miqësore me njërën palë, i vendosin kamerat në pozicion të tillë që të tregojnë një turmë të madhe njerëzish. Mediat që janë miqësore me palën tjetër, përdorin dronin për të treguar se kishte shumë pak njerëz. Ky pasqyrim nuk është i balancuar brenda kanaleve, ai është i njëanshëm”, shprehet ambasadori Borchardt, duke shtuar se “një aspekt tjetër i përkeqësimit të gjendjes së medias, është se mjaft raportime bazohen në atë çka prodhon politika, në Facebook, në kronikat e parapërgatitura etj., në vend që të bazohen në investigimet e vetë
OSBE kritika Qeverisë: Situata me mediat është përkeqësuar gazetarëve”, thotë ambasadori i OSBE-së. Zoti Borchardt thotë se “ndër burimet dytësore që përdorim për gjendjen e medias, sigurisht Reporterët pa Kufi janë gjykatësi kryesor ndërkombëtar për median. Shqipëria ka qenë e pozicionuar mjaft mirë, në vendin e 62-të, por kjo ishte 13 vjet më parë. Deri në vitin 2013, pamë një përkeqësim të madh, Shqipëria ra nga vendi i 62-të në vendin e 102-të. Pas vitit 2013, pati sërish ngritje, deri vitin e kaluar, dhe tani ka sërish përkeqësim. Pra, kemi pasur përmirësim dhe më pas përkeqësim”. Por cilat janë sipas tij problemet kryesore? “Është çështja e vetëcensurës. Shumë gazetarë na thonë se ndihen nën presion nga pronarët e medias, se ka ndërhyrje nga ana e pronarëve. Pastaj është problemi i dhunës. Në vendet fqinjë është shumë më i dukshëm, por ndodh edhe këtu dhe është një gjë shumë e keqe. Kemi pasur disa sulme kundër gazetarëve që kanë qenë kërcënuese”, u shpreh ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt. Një tjetër aspekt, sipas ambasadori të OSBE-së “ka të bëjë me sulmet verbale kundër medias, të cilat për mua janë të tepruara. Nga ana tjetër, shoh zemërimin
që qëndron pas tyre dhe ky zemërim vjen nga shpifjet dhe lajmet e rreme. E dimë mirë se për çfarë po flasim, pasi edhe ne kemi qenë objekt shpifjesh. Rrugëdalja është shumë e ngushtë, sepse ecim në mes dy të drejtave të njeriut: të drejtës për lirinë e fjalës dhe të drejtës për mbrojtjen e dinjitetit. Qeveria ka
hartuar një projektligj dhe jemi të lumtur që ky projektligj po konsultohet me ekspertët tanë. Do të ishte fantastike sikur produkti përfundimtar të ishte në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”. Ai thotë se ndër rekomandimet që do të bëjnë janë ato që lidhen me dekriminalizimin e shpifjes, pra heqjen e saj nga
Kodi Penal. “Sipas pikëpamjes sonë, shpifja është një çështje që i takon kodit civil dhe jo e atij penal. Një tjetër rekomandim ka të bëjë me kufizimin e përdorimit të kronikave të parapërgatitura, sidomos gjatë zgjedhjeve. Më së paku, ato duhet të identifikohen qartë se janë produkt i partive politike dhe jo produkt gazetaresk”. Ambasadori Borchardt është i mendimit se “situata e medias duhet parë edhe në kuadër të klimës së përkeqësuar politike, e cila ka ndikim mbi tërë situatën. Shohim një përkeqësim të situatës jo vetëm në fushën e medias. Citova më herët renditjen e Shqipërisë në raportin e Reporterëve pa Kufij. I njëjtë është edhe përkeqësimi në renditjen e Transparency International për korrupsionin. Pas vitit 2013, gjërat u përmirësuan. Tani gjërat janë përkeqësuar sërish, jo aq keq sa në vitin 2013, por ka pasur përkeqësim. Po ashtu, vërejtëm një përmirësim mjaft të ndjeshëm në klimën e investimeve, por edhe këtu ka sërish përkeqësim. Mendoj se të tëra këto kanë lidhje me klimën politike negative”, tha ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt në intervistën për “Zërin e Amerikës”.
NW DITWN BOTËRORE TW LIRISË SË SHTYPIT PUBLIKOHET STUDIMI: MEDIAT NË SHQIPËRI CENSUROHEN!
Ambasada e SHBA: Mbështesni gazetarët, janë gjithmonë shënjestra Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada Amerikane në Tiranë përcolli një mesazh për klasën politike në vend, duke kujtuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës. Ambasada Amerikane në vendin tonë shprehet se kjo është një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit. “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit. Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme”, thuhet nw reagimin e Ambadadës Amerikane, e cila publikon dhe studimin e kryer nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen
e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Rekomandimet për adresimin e çështjeve problematike të evidentuara Në fjalën e tij, z. Brian Beckman, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nënvizoi se “Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë lirinë e shtypit si përbërës kyç të qeverisjes Demokratike. Shoqëritë demokratike nuk janë të pagabueshme, por ato
japin llogari dhe shkëmbimi i ideve qëndron në themel të qeverisjes që jep llogari. Media promovon debat aktiv, ofron raportim investigative, si dhe shërben si forum për të shprehur pikëpamje të ndryshme, sidomos në emër të atyre që janë të margjinalizuar në shoqëri.” Me tej, z. Beckman u shprreh “Sot, në Ditën e Lirisë së Shtypit, ju sfidoj të kërkoni dhe tregoni të vërtetën. Mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë. Nëse zgjidhni të flisni të vërtetën, ne të na keni në krah.”
Raporti “Panorama e Medias në Shqipëri” ofron një kuptim më të mirë të panoramës së medias në Shqipëri, politikave kombëtare të mediave, kuadrit ligjor dhe autoritetit rregullator. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar eksplorimit të mjedisit mediatik në përgjithësi, si dhe sfidat me të cilat përballen profesionistët e medias sot, përfshirë: pavarësinë editoriale; ndikimin e politikës dhe biznesit në linjën editoriale të gazetarëve; sigurinë e vendit të punës për punonjësit e medias; trajtimin dhe vërtetësinë e lajmeve; dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe lirisë së mediave në Shqipëri në veçanti. Si më poshtë renditen 3 prej gjetjeve më kryesore të hulumtimit: “Rreth 17% e profesionistëve të medias deklarojnë se nuk kanë një kontratë pune ose marrëveshje punësimi me median ku punojnë. Kjo shifër shkon deri në 31% (pa një kontratë) kur fokusohesh te të anketuarit e punësuar në mediat jashtë Tiranës. Edhe mes atyre që deklarojnë se kanë një kontratë, rreth 30% e tyre thonë se nuk ndihen “të mbrojtur”
nga kontrata e tyre. Vetë-censura është shumë e zakonshme në mesin e profesionistëve të mediave shqiptare. Të anketuarit mendojnë se ose “pothuajse të gjithë mediat censurojnë vetveten” (41%) ose se “disa media vetë-censurohen” (36%). Lajmet “pezullohen” ose “shtyhen” për shkak të: i) presionit të qeverisë, ii) presionit të partive politike dhe iii) presionit të biznesit. Rezultate alarmuese vërehen kur të anketuarit pyeten nëse ata mendojnë se “gazetarët abuzohen verbalisht ose psikologjikisht kur kryejnë detyrën e tyre”. Kombinuar, shumica dërrmuese mendon se gazetarët abuzohen verbalisht apo psikologjikisht ‘deri diku” (66%), apo ‘plotësisht’ (19%). Për më tepër, rreth 1 në 3 të anketuar deklaron se ai / ajo vetë është kërcënuar verbalisht apo fizikisht gjatë kryerjes së punës së tyre. Ky është studim i parë i realizuar në Shqipëri i cili krijon një diagnozë të detajuar të klimës mediatike në vend. Pjesë e këtij studimi kanë qënë mbi 800 profesionistë të medias nga të gjitha tipologjitë e gazetarisë”
POLITIKE
5
E shtunë, 4 MAJ 2019
KRYEMINISTRI
ISH-DEPUTETJA E PD-SË
Vokshi: Si në diktaturë, Rama nxit dhunën ndaj gazetarëve N
ë ditën botërore te shtypit ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka shpërndarë një mesazh në faqen e saj në facebook, duke theksuar se Liria e Shtypit në Shqipëri është në kthetrat e diktatorit!”, shkruan ajo duke lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. Në reagimin e saj, ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Medias, shprehet se situata është e ngjashme me ato në vendet autoritare,
ku Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore. “3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit! Asnjë mesazh sot nga diktatori i lirisë së shtypit. Nën qeverisjen e tij: dhjetëra gazetarë të larguar nga Shqipëria; dhjetëra të tjerë të sulmuar, kërcënuar me jetë e të përndjekur; të tjerë gazetarë të paditur e kërcënuar edhe me burg nga Kryeministri vetëm pse denoncuan lidhjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar. Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi
80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre. Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematike për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve. Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore. Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara. Liria e shtypit, është zemra e Demokracisë. Gazetarët në Shqipëri të mos dekurajohen, fati i diktatorëve është i njohur”, u shpreh ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi.
Kreu i PD-së në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit: Gazetarët shqiptarë gjithmonë e më të censuruar
Basha: Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira K
ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur në ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, se gjithmonë e më shumë gazetarët shqiptarë po ndihen të pasigurtë në punën e tyre, më të censuruar, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, apo portaleve janë pasuruar me tendera. Sipas tij, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurt e të censuaruar dhe me pak të drejta sociale dhe ekonomike. Për Bashën, gazetarët pa liri, janë si një vend pa zgjedhje të lira. Në qëndrimin e tij të publikuar në faqen zyrtare në rrjetin sociale, Lulzim Basha deklaron se pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Sipas tij, gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri. Në këtë kontekst, kreu i PD-së thekson në fund të mesazhit të tij se gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit. “Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare. Gjendja e përkeqësuar e medias në Shqipëri u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, në raportin e së cilës shprehet shqetësimi “për kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh”. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që i ka ulur
Dita Ndërkombëtare e Shtypit, Rama ironi me opozitën me burgje e gjykatës Asnjë fjalë për gazetarët, asnjë fjalë për mediat por vetem sulme ndaj kundërshtarëve politik, dhe përmendja shumëkuptimshme e gjykatave dhe gjykatësve! Në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka lënë pa shigjetuar kundërshtarët e tij politikë. Rama shkruan se për lirinë e medias sot flasin ata që deri dje ishin rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave. Kryeministri theksoi se në 2021 është dita e gjykimit ku qytetarët me votë do të gjykojnë situatën. Ditën e djeshme janë publikuar raporte të “frikshme” mbi nivelin e lirisë së medias në Shqipëri, ku kryefjala është: Censura dhe presioni i qeverisë ndaj tyre! Vetë z. Rama njihet për “dashurinë e tij ndaj gazetarëve” dhe për këtë mjafton të kujtojmë që vetëm në dy vitet e tij të para në krye të Bashkisë së Tiranës kanë qenë mbi 100 padi të tij ndaj gazetarëve në gjykata. “Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit me votë. Pa merak vonon po s’harron 2021-shi”, u shpreh në reagimin e tij kryeministri Edi Rama.
ISH-DEPUTETI DEMOKRAT
Boçi: ERTV, një “kopile” e lindur, që ka rrëmbyer atributet e RTSH-së
medias besueshmërinë tek publiku dhe ka bërë që 80% e gazetarëve të shprehen se nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale. Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera. Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion
Veliaj, kampionë të blerjes së medias. Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri: Zgjedhje të blera, Drejtësi politike, Gazetarë të censuruar. Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike. Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë. Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit”, u shpreh dje në reagimin e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi e konsideron një iluzion lirinë e medias në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se mediat kombëtare dhe jokombëtare, e diktojnë lajmin si orientim politik. Boçi ngre si shqetësim madhor rolin e televizionit të kryeministrit Rama “ERTV”, i cili sipas tij ka lindur me shkelje ligjore, por nuk është mjaftuar me kaq ai ka marrë dhe atributet e RTSH-së. Dhe në kushte të tilla, thotë ai, është e vështirë të flasësh për liri të medias, për mos të thënë e pamundur. “Ndërkohë ERTV-ja, një “kopile” e lindur nga boshllëku ligjor dhe shkelja flagrante e ligjit, jo vetëm ka rrëmbyer atributet e RTSH publik, por dikton çdo event dhe format informimi për publikun që del nga zyra e K/M. Në kushte të tilla, gazetarët konsiderohen nga pushteti si vasalë dhe dalja nga rreshti e disave nxit një gjuhë shantazhuese dhe kërcënuese të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Politikat editoriale dhe shumë formate emisionesh të rëndësishme diktohen nga kërcitja e telefonave të zyrës së propagandës. Kronikat i nënshtrohen censurave të disa llojeve, duke nxitur në një masë marramendëse dhe autocensurën. Gazetaria investigative si shpirti i një lirie mediatike është e pafuqishme, e pa nxitur, e goditur deri me armë, ose e simuluar brenda një rrethi të ngushtë interesash. Sot liria mediatike mbahet gjallë nga mediat online, të cilat janë të detyruar të luftojnë me tentativat ligjore të qeverisë përtej vetë rregullimit, për t’i zaptuar ato, goditur, mbyllur, ose për t’i konkurruar në mënyrë krejt të pandershme”, u shpreh ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.
POLITIKE STUDIMI
N
jë anketë e zhvilluar nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, mbështetur edhe nga Autoriteti i Medias Audiovizive konfirmon perceptimin e përgjithshëm të rënies në përgjithësi të besueshmërisë së qytetarëve tek mediat, veçanërisht tek media tradicionale. Në anketë kanë marrë pjesë 800 persona të grupmoshave dhe grupeve sociale të ndryshme. Anketa provon se shqiptarët gjithnjë e më shumë, të paktën për marrjen e informacionit, por orientohen drejt aparateve celularë me akses në internet. Kjo prirje është kryesisht tek brezi i ri, ku personat nën moshën 35-vjeçare janë ata që e shfrytëzojnë më dendur teknologjinë për informim dhe argëtim. Personat mbi këtë moshë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë televizionit. Piku i shikueshmërisë është orari i mbrëmjes ndjekur nga ai i pasdites. 80 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se zotërojnë një telefon me internet. Rreth tre të katërtat e këtij grupi deklarojnë se e përdorin telefonin për lundrim për argëtim dhe informim në rrjet shpesh ose shumë shpesh gjatë ditës. Përqindja më e lartë e personave me akses në internet përmes telefonit regjistrohet në zonat urbane, me një diferencë prej 7 pikësh në krahasim me zonat rurale. Vetëm 9 për qind të të anketuarve mbi moshën 64 vjeç kanë deklaruar se përdorin internetin për t’u informuar. Sa i takon televizorit, 5 për qind kanë deklaruar se nuk e shohin fare. 46.1 për qind thonë se ndjekin nga një deri në dy orë në ditë, ndërsa dy deri në katër orë janë 38.1 për qind. Grupmosha që ndjek më tepër televizorin janë personat mbi 35 vjeç, ndërsa nga grupet sociale personat që deklarojnë se janë të papunë priren të qëndrojnë më gjatë para ekranit. Rreth 70 për qind pohojnë se e ndjekin televizionin në mbrëmje. 35-49 vjeç është grupmosha që ndjek më shumë televizorin në këtë orar, ndjekur më pas nga mosha 26 deri në 34 vjeç. Grupmosha e parë pritet drejt programeve me tematika
6
E shtunë, 4 MAJ 2019
Të rinjtë nuk shikojnë televizione, por informohen nga rrjetet sociale
sociale dhe politike, ndërsa e dyta më fort drejt programeve kulturore dhe atyre sportive. Anketa nxjerr në pah se sa më
të arsimuar të jenë qytetarët, aq më pak qëndrojnë para televizorit, ndërsa sa i takon programacionit, shqiptarët
e përdorin televizorin për të ndjekur kryesisht filma. Filmat janë kategoria që ndjekin 46 për qind, ndjekur nga edicionet informative dhe më pas nga sporti. Më pak të ndjekura nga teleshikuesit rezultojnë programet politike në studio. Pjesën më të madhe të audiencës e marrin televizionet kombëtare private, rreth 78 për qind të saj, ndjekur më pas nga televizionet
publike dhe kanalet lokale që ofrohen përmes kabllorëve. Më shumë se gjysma e të anketuarve deklarojnë se kanë një marrës sinjali digjital, ndërkohë që teknologjia IPTV, që ofron shërbimin e televizorit përmes internetit ka një përhapje mjaft të kufizuar. Televizioni mbetet burimi i parë për lajmet e reja për personat që e ndjekin atë. 51 për qind e të anketuarve deklarojnë se lajmin e parë e marrin përmes ekranit, ndërsa grupi që lajmet e reja i merr përmes rrjeteve sociale është me 26.6 për qind. Pesha e gazetave në letër dhe online, të marra të dyja bashkë është vetëm 2.2 për qind. Grupmosha nga 18 deri në 35 vjeç kontaktin me lajmin e parë e ka kryesisht me rrjetet sociale, ndërsa nga televizioni informohen kryesisht mosha mbi 35 vjeç. Pavarësisht se ndjekin edicionet informative, ka një mosbesim të lartë sa i takon përmbajtjes së lajmeve që transmetohen. 50.1 për qind e të anketuarve besojnë se burimi i informacionit është i ndikuar politikisht, ndërsa rreth 25 për qind besojnë se lajmet imponohen nga pronarë të medias. 33.3 për qind deklarojnë se nëse do të shkëpusnin lidhjet me televizionet për 3 ditë do të ndjeheshin më të qetë. Mbi 51 për qind deklarojnë se reklamat televizive nuk ndikojnë aspak në orientimin e blerjeve të tyre. Më shumë se gjysma i shmangin, ose i injorojnë reklamat. (gazetasi)
DITA BOTËRORE E SHTYPIT
Liria e shtypit, Shqipëria zbret me 7 vende, vend me liri të pjesshme
S
hqipëria ka zbritur me 7 vende, duke u renditur e 82-ta nga 180 shtete të marra në konsideratë, në raportin e fundit të përvitshëm të organizatës “Reporterët pa kufij” sa i përket lirisë së shtypit. E përfshirë në këtë renditje që prej vitit 2013, asokohe në vendin e 102-të, vit pas viti renditja është përmirësuar deri vitin e kaluar kur mbërritëm të ngjiteshim në vendin e 75-të, për të rënë tashmë sërish në situatën e viteve 2015-2016. “Sulmet ndaj medies, si nga qeveria, ashtu dhe nga krimi i organizuar, kanë arritur një nivel të paprecedentë në vitin 2018. Gazetarët kanë qenë subjekt i ofendimeve, kërcënimeve
me vdekje dhe procedimeve ligjore me synim intimidimin dhe pengimin e tyre nga detyra e hetimit të korrupsionit. Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri
Edi Rama, i përshkruan ata si “kazanë” dhe prodhues të “fake neës”-eve. Pikërisht për këtë arsye, kryeministri ka propozuar një ligj të ri, që synon rikthimin
e kontrollit shtetëror ndaj medieve elektronike dhe, siç shprehen kritikët, edhe kufizimin e qasjes në lajme dhe informacione. Një raport i përbashkët nga “RSF” dhe “BIRN” në mars të vitit 2018 nënvizoi një numër kërcënimesh ndaj medies në Shqipëri. Raporti gjeti se standardet rregullatore manipulohen në favor të interesave qeveritare. Kjo ka krijuar një situatë, ku vetcensura është përhapur ndjeshëm, e ku 80 për qind e gazetarëve nuk kanë më besim në të ardhmen profesionale të tyre”, thuhet në përshkrimin që “Reporterët pa kufij” i bëjnë situatës në Shqipëri. Raporti vjen në Ditën Botërore të Shtypit, që shënohet çdo vit më 3 maj.
POLITIKE
7
E shtunë, 4 MAJ 2019
Kryetarja e LSI-së prezanton platformën: Ja premtimet tona për taksat, të rinjtë dhe fermerët
L
ëvizja Socialiste për Integrim është duke përgatitur programin e saj që do i përgjigjet shqetësimeve sociale dhe ekonomike të shqiptarëve. Lajmin për këtë angazhim e bën me dije vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila së bashku me anëtarë të Kryesisë së kësaj partie dhe grupin e punës ka nisur hartimin e programit social dhe ekonomik. Në një koment të gjatë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi jep detaje për përmbajtjen e këtij programi, i cili ka prioritet të rinjtë, ekonominë dhe zhvillimin social të vendit, platformë kjo që do t’u drejtohet njerëzve të zakonshëm. Kryemadhi thekson se me ardhjen në pushtet, LSI-ja do ndryshojmë thellësisht qasjen e deritanishme të politikës ndaj 50% të shqiptarëve. Sipas saj, shqiptarët janë konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, nga shërbëtorët qeveritarë të oligarkëve dhe krimit. Fermerët dhe blegtorët, kontribuesit e 22% të PBB së vendit do marrin mbrapsht nga buxheti i shtetit kontributin e tyre në ekonominë shqiptare. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët harxhonin më shumë kohë dhe para për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet. Po kështu, Kryemadhi ka premtuar se LSI-ja do heqë akcizën e naftës për fermerët. “Unë i jam përkushtuar personalisht kësaj pjese të programit dhe do jem çdo dite, në çdo fshat, në çdo shtëpi së bashku me ta për ta realizuar deri në fund këtë program që do ndryshojë realisht
Kryemadhi: LSI, gati programin social ekonomik për zhvillimin e vendit
jetën e fermerit dhe blegtorit, të familjeve të tyre”, u shpreh dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Platforma e LSI-së që u prezantua dje nga Monika Kryemadhi Sot së bashku me grupin e punës së programit të LSI. Pas një konsultimi të gjerë me shqiptarët filluam të hartojmë programin, i cili do t’i japë zgjidhje problemeve, që kanë kapur nga fyti jetën social-ekonomike të vendit. Ne si LSI, nuk premtojmë parajsën, as zgjidhje të fantapolitikës,
që bëhen për të rrëmbyer votat dhe pas zgjedhjeve ato hidhen në kutitë e plehrave. Ashtu siç ngelen vetëm në spote publicitare premtimet e Rilindjes për 300 mijë vendet e punës dhe dëbuan nga vendi më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja, burra dhe gra. Të “shëndetësisë falas”, që në fakt është shumë më e shtrenjtë se më parë. Uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që në fakt u kthye në “mrekullinë” e vetëm 4-5 oligarkëve, klientë të oborrit të Surrelit. Ne si LSI, e kemi të
shenjtë fjalën e dhënë. Ajo është detyrim për ne ndaj shqiptarëve. Programi ynë po hartohet për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri. Ne si LSI, duam t’i japim zgjidhje përfundimtare papunësisë dhe do e bëjmë të mundur këtë. LSI, si asnjë forcë tjetër politike shqiptare, e ka në themelin e programit të saj punësimin e shqiptarëve. Shqiptarë të punësuar me rroga të mirëpaguara, janë një garanci për të ardhmen e Kombit dhe
familjes shqiptare. Ne si LSI, do i kthejmë shpresën rinisë për ta parë veten dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri, jo të marrin rrugët e emigrimit dhe do e realizojmë me çdo kusht këtë aspiratë. Dhe kush më mirë se ekipi i vajzave dhe djemve të LRI mund ta realizojë këtë. Ne si LSI, në qendër të vëmendjes do të kemi përkrahjen ndaj gruas, ecjen përpara të saj në shoqëri, pavarësinë e saj ekonomike, që të mos kthehet në “skllave” të familjes, por në nënën e respektuar nga fëmijët, gruan e denjë në krah të burrit, vlerën e vërtetë të kombit. E kush më mirë se grupi i grave intelektuale, luftëtareve të pakompromise që ka LGI mund ta realizoje këtë. Ne si LSI, do ndryshojmë thellësisht qasjen e deritanishme të politikës ndaj 50% të shqiptarëve. Ata janë konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, nga shërbëtorët qeveritarë të oligarkëve dhe krimit. Fermerët dhe blegtorët, kontribuesit e 22% të PPB së vendit do marrin mbrapsht nga buxheti i shtetit kontributin e tyre në ekonominë shqiptare. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët harxhonin më shumë kohë dhe para për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet. LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët. Unë i jam përkushtuar personalisht kësaj pjese të programit dhe do jem çdo dite, në çdo fshat, në çdo shtëpi së bashku me ta për ta realizuar deri në fund këtë program që do ndryshojë realisht jetën e fermerit dhe blegtorit, të familjeve të tyre. LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur!
ISH-DEPUTETI I LSI-SË: ULJA E PRAGUT TË TVSH NË 2 MILION LEKË DHE TAKSAT E LARTA, PO ÇOJNË NË FALIMENTIMIN E BIZNESEVE
Spahiu: Tashmë u bë normale të mos dëgjosh asnjë lajm të mirë nga ekonomia M
esatarisht gjatë muajit prill, 33 biznese kanë bërë kërkesë çdo ditë për të pezulluar aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përditëson çdo ditë, vetëm gjatë muajit Prill kaluan në status pasiv 1000 biznese në të gjithë vendin. Sipas “Monitor”, prej fillimit të vitit dhe deri më tani kanë kaluar në statusin pasiv 4,222 biznese me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Dhe duke marrë shkas nga këto shifra alarmante, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një analize në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, thotë se
Rilindja po shkatërron me sukses, biznesin e vogël dhe të mesëm në Shqipëri. Sipas Spahiut, biznesi i vogël është sektori që punëson
numrin më të madh në ekonomi, ndërsa shton se ulja e pragut të TVSH-së në 2 milion lekë, por dhe taksat e larta, sidomos në
Bashkinë e Tiranës, po çojnë në falimentimin e tyre. Në këtë kontekst, ish-anëtari i LSI-së në Komisionin e Ekonomisë thekson se vetëm në tre muaj, buxhetit do ti mungojnë të ardhura nga 4,200 biznese por dhe skemës së ndihmës ekonomik do ti shtohen 12,600 emra. “Tashmë u bë normale të mos dëgjosh asnjë lajm të mirë nga ekonomia. Rilindja po ja arrin me sukses të shkatërrojë biznesin e vogël e të mesëm në Shqipëri. Gjatë muajit Prill u mbyllën 33 biznese në ditë, 4,200 prej fillimit të vitit. Minimalisht një biznes ka 3 të punësuar. 4.200 x 3 = 12,600 shtuar listave të papunëve. Biznesi i vogël është
sektori që punëson numrin më të madh në ekonomi. Ulja e pragut të TVSH në 2 milion lekë, por dhe taksat e larta, sidomos në Bashkinë e Tiranës, po çojnë në falimentimin e tyre. Vetëm në tre muaj, buxhetit do ti mungojnë të ardhura nga 4,200 biznese, por dhe skemës së ndihmës ekonomik do ti shtohen 12,600 emra. I vetmi lajm “i mirë” është që protestës për rrezimin e Rilindjes i janë shtuar 12,600 protestues në tre muaj. Sa më shumë të zgjasë kjo qeveri, aq më shumë do të jenë të mbushura sheshe e rrugë!”, u shpreh dje në reagimin e tij, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.
POLITIKE
8
E shtunë, 4 MAJ 2019
Kreu i Qeverisë nuk e fsheh shqetësimin që i vjen nga protestat: Janë të mirëorganizuara
K
ryeministri Edi Rama nga Ishull Lezhë teksa ishte i pranishëm në hapjen e aktivitetit turistik “Festat lokale 2019” tha se shifrat e publikuar nga operatorët turistikë, tregojnë qartë se vizitorët e huaj janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Ai tha se qeveria dhe ministria përkatëse do të punojnë fuqimisht për të shtuar aktivitetet kulturore, pasi sipas tij, kjo qasje është një domosdoshmëri. Por shefi i ekzekutivit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore nuk kurse as ironitë ndaj opozitës së bashkuar, ndërsa tha se vendi ynë mund të përfshihet në listën e vendeve që mund të ofrojë edhe “turizëm protestash”. Rama u shpreh se tashmë që skenografia e protestave është aq e mirëorganizuar mund të përfshihet në kalendarin turistik, por turistët duhet të marrin përsipër riskun që të numërohen si protestues. “Këtë vit vazhdojmë me shpresë që janë reflektuar siç duhet ato që kemi mësuar dhe njëkohësisht me dëshirën, që të kalojë mesazhi tek operatorët, tek komuniteti dhe tek sipërmarrësit. Qeveria dhe ministritë duhet të jenë aty për të ndihmuar, për të shtuar dhe pasuruar kalendarin turistik. Kanë zgjedhur ta prezantojnë këtë kalendar këtu në Lezhë. Ashtu sikundër na japin të drejtë numrat që vijnë në rritje, edhe shifrat janë inkurajuese. Numri i turistëve nordikë, këtë vit rritet me 20 % dhe ai i turistëve polakë me 40 %. Këto janë shifra që vijnë nga kontrata të operatorëve. Në muajin mars patëm 10 % më shumë të huaj që kanë hyrë në
Rama ironizon opozitën: Shqipëria ofron edhe “turizëm protestash”
Shqipëri edhe në prill pothuajse 10% më shumë. Kjo obobo-ja e madhe nuk ka ndikuar aspak tek numri i turistëve. Ne mund të bëhemi një vend, që do mund të ofrojmë edhe turizëm protestash. Duke qenë se janë protesta me orar dhe stacione të përcaktuar dhe me të gjithë atë skenografinë e përgatitur për të argëtuar njerëzit përmes ekraneve, duke iu sugjeruar edhe vizitorëve të shohin edhe një protestë,vetëm se do të numërohen si protestues dhe do i rrisin numrin artificialisht”, tha kreu i Qeverisë, Edi Rama.
Turizmi “Ulja e TVSH-së në 6% për hotelet përfundimisht është konfirmuar si histori suksesi”, deklaroi dje kryeministri nga Lezha. Rama u ndal te masat lehtësuese që ka marrë Qeveria për nxitjen e ndërtimit të hoteleve me 5 yje. Por në këto kushte, Rama tha se “nuk mund të tolerojmë informalitetin, sepse për zerimin e informalitetit u bë ulja në 6% e TVSH-së”. “Sikundër jemi të vetëdijshëm që është humbur shumë kohë dhe ka qenë e pamundur të diskutohej Shqipëria me 5 yje, por sidoqoftë
5 yjet e para kanë filluar. Nuk është thjesht 1, por janë disa, që tashmë janë realitet në kontrata dhe transformimet po ndodhin, ndërsa ka edhe një sërë kërkesash që presin të trajtohen”, tha Rama. Në vijim ai tha se zhvillimi i zonës bregdetare të vendit do të bëhet sipas një plani të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, për t’i dhënë fund gabimeve të së shkuarës. “Për fat të keq kemi parë raste të mjaftueshme, madje të tepërta, gabimi historik në raport me peizazhin, me ndërtimin e strukturave hoteliere, ashtu sikundër edhe shfaqje që nuk justifikohen më papërgjegjshmëri në aspektin e dhënies së lejes për forma zhvillimi të papajtueshme me atë që duhet. Nëse kjo zonë do të ishte zhvilluar si këtu dhe në vend të atyre ngrehinave të larta dhe pa sens për një bregdet kaq të brishtë do të ishte zgjedhur ky model, do të ishte një nga vijat më të frekuentuara nga niveli më i lartë i turizmit nga pikëpamja e shpenzimeve. Sepse mund të ndërtosh një objekt të madh dhe të shesësh dhomën me 50 euro, por mund të ndërtosh edhe objekte të vogla dhe të shesësh dhomën 500 euro. Këtu do të synojmë në zonat e brishta, siç është një segment i kësaj zone këtu”, tha dje kryeministri Edi Rama.
ISH-KREU I DIPLOMACISË
Bushati sërish kundër Ramës: Ndryshimi i kufijve të Kosovës nuk i shërben stabilitetit
Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është rreshtuar sërish kundër qeverisë, duke e ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk i shërben zhvillimeve të vendeve e as stabilitetit në rajon. Para një auditori të mbushur me studentë, ish shefi i diplomacisë shqiptare, tha se ai bën pjesë tek ajo kategori njerëzish që nuk e sheh as zhvillimin e Shqipërisë dhe as zhvillimin e Kosovës dhe as zhvillimin e shqiptarëve në përgjithësi në rajon, në kurriz të një populli apo kombi tjetër. “Për politikën shqiptarë, pavarësisht kush ka qeverisur ka qenë një konstante, respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë së dikurshme apo Maqedonisë së Veriut sot. Kështu që nuk besoj se do ketë politikan në Shqipëri që të mos respektojë integritetin territorial të Kosovës. Nuk mendoj se do ketë njeri kurajën në Shqipëri të aplikojë një standard të ndryshëm nga ai që politika shqiptare ka aplikuar 30 vjet për fqinjin tjetër që është sot Maqedonia e Veriut”, tha gjatë fjalës së tij, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
17 DISPOZITA TË REJA NË KODIN PENAL, KREU I KOMISIONIT TË LIGJEVE: DUAM EDHE MBËSHTETJEN E “OPOZITËS SË RE”
D
eputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, gjatë një interviste për “News 24” këtë të premte, është shprehur se ashpërsimi i Kodit Penal vjen si një kërkesë e një grupi deputetësh të Kuvendit dhe synon të marrë mbështetjen e 2/3-ve të votave. “Paketa e ndryshimeve të Kodit Penal që politikisht i prezantoi Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është një set ndryshimesh të punuara nga një grup pune me ekspertë të paraqitura në bazë të rregullores së Kuvendit nga një grup deputetësh të PS”, tha Manja. “Është një paketë e domosdoshme masash penale që duhet adresuar në Kodin Penal dhe që ne si mazhorancë do tentojmë të marrim dhe votat e kolegëve të opozitës pasi duhet dhe shumicë e cilësuar votash”, shtoi Manja. Teksa sqaroi detajet nga drafti, deputeti socialist
Burg për bllokimin e rrugëve, Manja: Po ndërhyjmë politikisht në Kodin Penal
theksoi se kjo më shumë se një reformë ligjore, është reformë politike, duke nënkuptuar se këto ndryshimi i Kodity Penal ka vetëm një objektiv goditjen e opozitës që tashmë ka nisur mosbindjen civile duke bllokuar çdo të enjte akset nevralgjike rrugore në të gjithë vendin. “Kodi Penal nuk duhet parë
vetëm si një moment juridik, por është dhe reflektim i një momenti politik, pra reforma në Kodin Penal është reformë politiko-juridike. Është nevoja, qasja politike, që marrëdhënie të caktuara shoqërore përpos mbrojtjes me masa të tjera ligjore, të japë dhe një mbrojtje të shtuar përmes politikave penale.
Ne e kemi ekzistuese vepër penale bllokimin e qarkullimit të automjeteve të transportit, duke dënuar me gjobë apo burgim deri në tre vite. Por ne sot, kemi qartësuar bllokimin e rrugëve, duke i cilësuar nacionale dhe dytësore, pasi nuk mund të dënohen njëlloj. Prandaj kemi vendosur gjobë ose dënim deri në 3 vite burg për bllokimin e akseve nacionale dhe deri në dy vite për akset dytësore”, tha Manja. Deputeti i PS tha se në hartimin e këtij pr/ligji kanë marrë pjesë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Komisioni i Ligjeve dhe ekspertë të shumtë.
“Kemi dhe depenalizim të veprës penale. Për shembull gabimi mjekësor hiqet nga Kodi Penal, por është futur një vepër tjetër penale, neglizhenca në trajtimin mjekësor. Kjo vepër trajton pasojat e trajtimit mjekësor dhe kur pasojat në jetën e pacientit janë të rënda, kemi dhe ashpërsim të dënimit nga gjobë deri në tri vite burg, në varësi të pasojës. Sa më e rëndë të jetë pasoja, aq më i lartë është dënimin për mjekun. Po ashtu, ndryshimet në Kodin Penal sjellin garanci shtesë edhe për rendin publik dhe mbrojtjen siç duhet të funksionarëve publik, mjekëve, policisë së shtetit apo mbrojtjen e mjediseve sportive, ku ushtrojnë profesionet. Po ashtu ka te bëjë me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë BE, duke zbatuar për çështjet ushqimore dhe mjedisore me atë të BE”, tha deputeti socialist, Ulsi Manja.
POLITIKE
9 E shtunë, 4 MAJ 2019
Artur Porpollogu , Sekretari i shkarkuar i Konsullatës në Selanik, mesazh Cakajt
Nga Gëzim Hashimi
A
rtur Porpollogu, Sekre tar i Parë në Konsullatën Shqiptare në Selanik është liruar nga detyra, si pjesë e asaj që ministri në detyrë, Gent Cakaj e cilëson reformë në shërbimin diplomatik. Në një përgjigje për z. Cakaj, Propollogu apelon për shkarkimin, sipas tij, të padrejtë nga funksioni që ushtronte, duke renditur një sërë arsyesh që vënë në diskutim kriteret që ka përdorur zv/ministri për largimin e diplomatëve nga detyra. Artur Porpollogu është një emër njohur në komunitetin e shqiptarëve në Greqi, por edhe strukturat e së majtës. Ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, i diskutuar së fundi edhe si një kandidaturë potenciale e kësaj partie për bashkinë e Devollit, Propollogu është një nga njerëzit që ka punuar më shumë për angazhimin e emigrantëve shqiptarë edhe në zhvillime politike në Shqipëri dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën politike gjatë fushatave elektorale. Në vijim mund të lexoni reagimin e Sekretarit të parë të Konsullatës Shqiptare në Selanik, tashmë i shkarkuar. Ja se çfarë përjeton si prind së pari, dhe si zyrtar Artur Porpollogu. *** Ministrit me atribute Ministër i Jashtëm i Republikës të Shqipërisë. Në mungesë të reagimit tuaj kundrejt kërkesës/observacionit tim, e quaj plotësisht të moralshme dhe të drejtë që mesazhi im të bëhet i drejtpërdrejtë dhe për publikun. Nuk do ndalem shumë tek Arroganca juaj e pakuptimtë, e menjëhershme dha pa asnjë argument të lirimit tim nga detyra sesa më pas për mosreagim dhe injorim total ndaj kërkesës time për ti dhënë
“Je një çunak që nuk kupton, por një gjë nuk t’a fal!” mundësinë djalit tim Enso Porpollogu të mbarojë klasën e dytë të gjimnazit këtu në Selanik, Greqi. Sa për sqarim, Enso Porpollogu është nxënës në vitin e dytë në (Trito Gjimnasio) në Kalamaria, Selanik. Sa e drejtë, sa njerëzore, sa normale është që djalit tim 16 vjeç ti digjet viti shkollor (urdhri i lirimit tim nga detyra shënon dt 30/04/2019?). Më 1 Maj ai do duhet të lërë Greqinë, por dhe nuk do ketë asnjë të ardhur ekonomike pasi babai i tij, Artur Porpollogu i cili për 4 vjet e gjysmë ka punuar Konsull me gradën sekretar i parë në Konsullatën e RSH, në Selanik, Greqi, por me një te rënë të lapsit tënd ngelet i papunë dhe i pastrehe, jo në Shqipëri, por në një vend të huaj. Shumë bukur i thur fjalët, dhe shumë bukur mbrojte veten duke i treguar botës se ke 28 vite refugjat, por me mua, dhe sidomos me djalin tim veprove dhe provove sikur të mos kesh qenë asnjë ditë i tillë. Para se të merrje vendimin tënd arbitrar duhej të pyesje. Mësoje pra se unë kam refugjat po kaq vite sa ti ke vitet e jetës! Nuk e di ku ishe ti, por unë gjatë gjithë kësaj periudhe kam punuar me djersën e ballit dhe me nder! Kam qenë në mes dhe me komunitetin e emigrantëve, të të gjithëve pa përjashtim. Nuk e di ku ishe ti, por në 2009 dhe 2013 isha në rreshtin e parë të përpjekjeve dhe me kontributin maksimal nga kursimet e mija prej emigranti, që me ndryshimin e ekzekutivit ne Sh-
qipëri të ndryshonte situata edhe në përfaqësimin tonë diplomatik ne vendin ku unë punoja dhe jetoja, ndaj u ndjeva i vlerësuar kur më ngarkuan detyrën, përmes të cilës do kontribuoja në zgjidhjen e problemeve të cilat jo vetëm që i njihja, por i kisha përjetuar në kurrizin tim. Jam krenar që dhe unë kontribuova sadopak në arritjet e padiskutueshme që u bënë në 5 vitet e fundit në shërbimin tonë konsullor kudo në botë. Që prej ditës së parë në detyrë dhe deri ditën kur Ju më liruat nga detyra kam përmbushur më së miri dhe në mënyrën më drejtë standardet të cilat do duhet të këtë çdokush që merr përsipër të përfaqësojë Shqipërinë si
FORUM
diplomat në një vend të huaj. Kam performuar absolutisht në mënyrën më të mirë duke pritur e shërbyer çdo qytetari shqiptar i cili është drejtuar në sportetelet e Konsullatës Shqiptare në Selanik. Meqë e keni provuar të qënit për shume vite refugjat duhet të keni provuar se aty humbet çdo nocion i militantizmit apo qëndrimit partiak, pasi me bashkatdhetarët në dhe të huaj asgjë nuk na ndan, por veç na bashkon. Për punën dhe performancën time ju duhej tu referoheshit vlerësimeve të drejtuesit të përfaqësisë diplomatike, përfundimet e nxjerra nga auditimet e ndryshme, si dhe mesazheve të vetë qytetarëve që jetojnë e punojnë në Gre-
qi. Kur ju drejtova kërkesën time mëse të drejtë isha i bindur që nuk do ndryshonte asgjë, pasi ti je një djalë i ri dhe nuk mund të kuptosh se çdo të thotë ti privosh prindit të drejtën e punës, dhe aq më tepër në kontributin për vendin e tij dhe për pasojë të vështirësosh dhe rrezikosh direkt të ardhmen e fëmijës tij. Unë nuk të lutem ty, jo vetëm për faktin dhe arsyen e vetme se për diçka që të takon duhet të luftosh që ta fitosh, por edhe për faktin se fatkeqësisht ky është realiteti shqiptar, një realitet ku besimi dhe shpresa lindur nga idealet përfundojnë si një flluskë sapuni e keqpërdoren vetëm për interesa personale. Ju kuptoj dhe fal çdo gjë, qoftë dhe llumin që hodhët mbi mua, anonçimin skandaloz të emrave tanë në media, ashtu si dhe papërgjegjshmërinë tuaj për të lënë vakantë dy përfaqësitë tona këtu në Greqi ku kanë dyndjen më të madhe të emigrantëve. Por jo vetëm, një gjë nuk ju a fal dhe do luftoj në mënyrën më të mundshme ligjore, por edhe atë morale për të qetësuar sadopak shpirtin e trazuar të djalit tim 16 vjeçar, që nesër ky akti juaj i paprecedentë të mos përsëritet më kurrë. Nëse jeni sadopak i vërtetë në atë ç’ka pohuat mbi shijen e hidhur të jetës tuaj fëminore gjatë luftës në Kosovë, më thoni ju lutem çfarë shije po lini ju në kujtesën e këtij 16 vjeçari kur për dy muaj po largoni nga bankat e shkollës?
REAGIMI
“Hahn, si ushtari që nuk e Andi Bejtja: Një përgjigje që Batoni e mori me pak vonesë dinte se kish mbaruar Lufta e Dytë Botërore”
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas Saimitit të Berlinit, ku Gjermania dhe Franca ‘varrosën’, planin e ndarjes së Kosovës, duke i falë tokë Serbisë. Duke shkruar për SYRI.net gazetari Andi
Bejtja shkruan se Baton Haxhiu si iniciuesi dhe mbështetësi i kësaj ideje e mori përgjigjen e saj edhe pse me pak vonesë. ‘Ne emisionin ‘Opinion’, këtë fillim Shkurti, gjatë një debati me Baton Haxhiun i bëra vetëm një pyetje që atij nuk iu duk pyetje prej gazetari, një pyetje shumë të thjeshtë: e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijve. Batoni nuk dinte t’i përgjigjej, me tha shko gjeje ti. Sot, ja dha përgjigjen vetë Vuçiç. Ja çfarë ka deklaruar: ‘Ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë për 20 apo 30 vitet e ardhshme’, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se i vjen keq që dështoi plani i tij për të vendosur një pajtim përfundimtar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shkruan B92. Me fal Baton që ta vonova pak përgjigjen që nuk e jepje dot vetë!
Gazetari Neritan Sejamini ka ironizuar qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, i cili edhe pas mesazheve të ardhura nga Gjermania për mos hapjen e negociatave, thotë se KE do të kërkojë çeljen e tyre për Shqipërinë. “Johannes Hahn, qe deklaron se serish Komisioni do rekomandoje hapjen e negociatave me Shqipërinë, me kujton Hiroo Anoden, oficerin japonez te Luftes II Botërore që qëndroi në Filipine duke mos pranuar të dorëzohej deri ne vitin 1974, kur ish komandanti i tij ne Lufte u detyrua te shkonte ne Filipine për ta informuar se lufta kishte mbaruar 29 vjet me pare dhe ai ishte i liruar nga detyra”,- shkruan Sejamini në një postim në Facebook.
SOCIALE
10
E shtunë, 4 MAJ 2019
Ndërmarrjet Sociale që do të financohen gjatë vitit 2019 nga shteti, do të jenë një mundësi më tepër për të riintegruar përmes punësimit shtresat në nevojë
G
jatë shpalljes së aplikimeve për ndërmarrjet sociale, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se financimi nga shteti për këto ndërmarrje nis këtë vit, duke nxitur punësimin e grave, personave me aftësi të kufizuar dhe personave që dalin nga skema e ndihmës ekonomike. “Ndërmarrjet Sociale do të kenë mbështetjen financiare direkte nga shteti, me kusht që të favorizohen në punësim njerëzit në nevojë”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë shpalljes së aplikimeve për ndërmarrjet sociale, të cilat, pas shumë vitesh premtime, tashmë janë një realitet i prekshëm, në kuadër të politikave të Ministrisë Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Sot jemi këtu me një buxhet të dedikuar që do të financohet menjëherë për ndërmarrjet sociale, për çdo subjekt të interesuar që aplikon pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Qeveria do të financojë 150 milion lekë/vit për mbështetjen e këtyre ndërmarrjeve”, tha Manastirliu. Duke e vlerësuar si një mekanizëm financiar që jo vetëm punëson grupet në nevojë por edhe i riintegron ata në shoqëri, Manastirliu tha se punësimi nga grupet e pavaforizuara të të paktën 30% të stafit të Ndërmarrjes Sociale do të jetë kusht për përfitimin e financimit nga shteti. Të gjitha Ndërmarrjet Sociale do të kenë prioritet punësimin e tyre dhe ndërveprimin me zyrat e Punës në çdo rajon. Këto ndërmarrje do të duhet të riinvestojnë të paktën 20% të të ardhurave nga veprimtaria e vitit të dytë dhe 30 % nga veprimtaria e vitit të tretë të punës së tyre për zgjerimin e aktivitetit të tyre,
Financim ndërmarrjeve sociale, Manastirliu: Kusht, punësimi i njerëzve në nevojë SHTRESAT “Ndërmarrjet Sociale që do të financohen gjatë vitit 2019 nga shteti, do të jenë një mundësi më tepër për të riintegruar përmes punësimit shtresat në nevojë si; gratë, personat me aftësi të kufizuar, personat që dalin nga skema e ndihmës ekonomike apo njerëz në nevojë që janë të përjashtuar nga tregu i punës”.
VENDE PUNE duke krijuar përsëri vende të reja pune. “Banka Botërore ka konfirmuar se Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon dhe papunësia ka rënë 6% por mbetet ende shumë për të bërë dhe gjenerimi i vendeve të punës mbetet sfida jonë më e madhe”, tha Manastirliu. Ndërmarrjet Sociale që do të financohen gjatë vitit 2019 nga shteti, do të jenë një mundësi më tepër për të
riintegruar përmes punësimit shtresat në nevojë si; gratë, personat me aftësi të kufizuar, personat që dalin nga skema e ndihmës ekonomike apo njerëz në nevojë që janë të përjashtuar nga tregu i punës. Aktiviteti i ndërmarrjeve sociale është i natyrës ekonomike për ofrimin në mënyrë të vazhdueshme të mallrave ose shërbimeve nga të cilat realizohen të ardhura dhe me këto të ardhura, do të zgjerohet akoma më shumë
LONDËR
“Fundjavë Ndryshe”, komuniteti shqiptaroanglez mbështet nismën humane Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” mbërrin edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Pas zgjerimit në trevat shqiptare, themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari ka zhvilluar një vizitë në Londër, ku u takua me komunitetin shqiptaro-anglez. Ky komunitet i ka ofruar mbështetje fondacionit për të vijuar nismën e tyre e për t’u zgjeruar më tej, për nisjen e aktivitetit të Fundjavë Ndryshe edhe në Londër. Takimi u zhvillua të premten në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, ku të pranishëm ishin të rinj e biznesmenë, të cilët ofruan mbështetjen e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij, Hajdari tha ndër të tjera se së shpejti organizata do të jetë e regjistruar edhe në Londër, ku do të ketë një pikë magazinimi, për të gjitha të mirat materiale që shqiptarët duan të dhurojnë.
GJIROKASTËR
Q
endra Kulturore e Fëmi-jëve në Gjirokastër, do të marrë një rol të ri përmes një programi dyvjeçar të mbështetur nga UNICEF. Qendra do të ofrojë asistencë dhe mundësi rehabilitimi për fëmijë në konflikt me drejtësinë dhe për fëmijë dëshmitarë të ngjarjeve që përbëjnë vepra penale. Ministria e Drejtësisë dhe Bashkia e Gjirokastrës, kanë nënshkruar një marrëveshje, që përcakton edhe formën sesi do të zbatohet ky program. Elmira Shkurti, specialiste e Drejtësisë për të Mitur në Ministrinë e Drejtësisë, shpjegoi se ligji dhe këto programe synojnë që burgimi të jetë hapi i fundit për të miturit. Ajo foli për një numër të konsiderueshëm ngjarjesh,
aktiviteti i tyre. Një pjesë e fitimeve duhet të shkojnë për zgjerimin e këtyre ndërmarrjeve, që do të thotë më shumë vende të reja pune për njerëzit në nevojë. Për hartimin e paketës së plotë ligjore që mundësoi krijimin e ndërmarrjeve sociale, të cilat tashmë do të financohen nga shteti, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është mbështetur nga UN Women, Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
“Të gjitha Ndërmarrjet Sociale do të kenë prioritet punësimin e tyre dhe ndërveprimin me zyrat e Punës në çdo rajon. Këto ndërmarrje do të duhet të riinvestojnë të paktën 20% të të ardhurave nga veprimtaria e vitit të dytë dhe 30 % nga veprimtaria e vitit të tretë të punës së tyre për zgjerimin e aktivitetit të tyre, duke krijuar përsëri vende të reja pune”.
Hapet qendra për të miturit e drejtësisë
ku të miturit përfshihen si autorë, përsëritës apo viktima. Kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami tha se kushtet dhe
përvoja për të mbështetur këtë program janë ende minimale, por beson se të miturit duhet të kenë trajtim të diferencuar dhe mjedis në harmoni me botëkuptimin e tyre. Shkalla e burgosjes së fëmijëve në Shqipëri ishte 179 për 100 mijë fëmijë, që rezulton një ndër më të lartat e rajonit. Shifra u ul në vitin 2016 në 114 fëmijë për 100 mijë, ndërsa u vu re edhe një rënie e numrit të p ë r s ë r i t j e s s ë k r i m eve prej adoleshentëve. Ajo çfarë duket se është rritur, është numri i fëmijëve të dhunuar apo dëshmitarë në krime.
EKONOMI
M
inistrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në ceremoninë e lancimit të aktivitetit ekonomik në Shqipëri të kompanisë “Lufthansa Industry Solutions”. “Lufthansa Industry Solutions”, ka blerë së fundmi shoqërinë “Applications Management Development” (AMD), me seli në Tiranë, e cila ofron shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe do të njihet në të ardhmen nën emrin “Lufthansa Industry Solutions”. Në fjalën e saj, Ministrja Denaj shprehu kënaqësinë për vendosjen e kompanisë “Lufthansa Industry Solutions” në vendin tonë, gjë që konfirmon edhe më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit të biznesit gjerman me Shqipërinë. Ajo theksoi faktin se qeveria shqiptare është e angazhuar në nxitjen e investimeve të huaja dhe për të realizuar këtë janë ndërmarrë disa politika, përfshirë dhe incentiva fiskale në sektorë si turizmi apo bujqësia, apo dhe reforma e deregulimit, e cila ka ndodhur vitet e fundit dhe vazhdon të jetë ende në fokus të qeverisë. Burimet njerëzore, shtoi Ministrja Denaj, janë mjaft të rëndësishme në tërheqjen e investimeve të huaja dhe në këtë drejtim vëmendja është përqendruar me rritjen e cilësisë së arsimimit të tyre, me politika stimuluese drejt punësimit. Ministrja u shpreh në vijim se këto asete dhe dëshira e qeverisë shqiptare për ta zhvilluar sektorin e Tranferimit të Proceseve të Bizneseve (të njohura në gjuhën teknike si BPO), e bën Shqipërinë një vend që të lakmohet dhe të promovohet dhe më shumë në këtë aspekt. Denaj informoi se MFE është ende duke punuar
11
E shtunë, 4 MAJ 2019
Burimet njerëzore, tha Denaj, janë mjaft të rëndësishme në tërheqjen e investimeve të huaja dhe në këtë drejtim vëmendja është përqendruar me rritjen e cilësisë së arsimimit të tyre
Ministrja Denaj fton sipërmarrjet gjermane të rrisin investimet në Shqipëri QËLLIMI “Qeveria shqiptare është e angazhuar në nxitjen e investimeve të huaja dhe për të realizuar këtë janë ndërmarrë disa politika, përfshirë dhe incentiva fiskale në sektorë si turizmi apo bujqësia, apo dhe reforma e deregulimit, e cila ka ndodhur vitet e fundit dhe vazhdon të jetë ende në fokus të qeverisë”.
për paketën BPO, duke pasur në fokus thellimin e këtij procesi, institucionalizimin dhe promovimin, pasi e konsideron atë si një aset shumë të rëndësishëm për të thithur investitorët e huaj në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. ‘’Sot që flasim kemi 35 shkolla profesionale në vend, me rreth 19 mijë nxënës në këto shkolla, të cilët jo vetëm në Tiranë
dhe Durrës por dhe në shumë zona të tjera, janë duke krijuar një dinamizëm tjetër të arsimit profesional, i cili është padyshim shumë i rëndësishëm për çdo investitor që vjen dhe investon në Shqipëri, përtej fokusit që ka kompania Lufthansa Solution në këtë moment. Janë 57 % e popullatës shqiptare me moshën nën 31-vjeç dhe kjo është jo pak e rëndësishme për tu përmendur
si një aset tradicional, përveç cilësisë punëtore, dhe 60% e grupmoshës që flasin të paktën një gjuhë të huaj, dhe ky është një aset po aq i rëndësishëm për tu theksuar dhe vlerësuar. Këto asete dhe dëshira e qeverisë shqiptare për ta zhvilluar sektorin e Tranferimit të Proceseve të Bizneseve (të njohura në gjuhën teknike si BPO), e bën Shqipërinë një
vend që të lakmohet dhe të promovohet dhe më shumë në këtë aspekt. BPO-të në Shqipëri ishin fokusuar deri dje, sidomos në shitje dhe marketing. Ajo për të cilën jemi krenar sot është pasurimi i këtij sektori edhe në sektorë apo industri të tjera, si ajo e IT, menaxhime sistemesh, shërbimesh informative bankare, shërbime ligjore etj. Besoj që me këtë ritëm, sektori ka një potencial punësimi akoma më të madh për tu realizuar në dy-tre vitet e ardhshme. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është ende duke punuar për paketën BPO’’.
DENAJ-CHAKRABARTI
Mbështetja e BERZH do vazhdojë në sektorin publik dhe privat
M
inistrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj priti në një takim Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sir Suma Chakrabarti. Ministrja Denaj shprehu kënaqësinë për zhvillimin e këtij takimi dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë për Shqipërinë. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi zhvillimet ekonomike në Shqipëri dhe mbështetjen që BERZH i ka dhënë dhe i jep vendit tonë, si dhe bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe BERZH në vijim, fokusuar sidomos në programet e investimeve në turizëm dhe infrastrukturë. Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me autoritetet shqiptare dhe shprehu angazhimin
TURIZMI “Ne jemi duke punuar si qeveri shqiptare në shkollat profesionale në disa drejtime por në fushën e turizmit dhe të bujqësisë BERZH kërkon të angazhohet më shumë edhe në krijimin e një strukture më të qëndrueshme për bizneset, ajo që është forca punëtore, e cila të jetë jo vetëm e qëndrueshme por të jetë dhe e aftë dhe kjo aftësi të mbështetet me programe suporti dhe nga BERZH”. që ky bashkëpunim të forcohet akoma më tej. Ministrja Denaj tha në një prononcim pas takimit me Presidentit e BERZH se qeveria është angazhuar në zhvillimin e disa sektorëve të ekonomisë ku dhe
BERZH ka dhënë mbështetje në vitet e fundit, si turizmi apo bujqësia. “BERZH ka treguar angazhim në këto sektorë dhe këtë angazhim e ka bërë nëpërmjet zhvillimit të portofolit të tij si në sektorin publik, me projekte në infrastrukturë, ashtu dhe në sektorin privat, sidomos me mbështetjen që i ka dhënë bizneseve në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe nëpërmjet mbështetjes që i ka bërë këtyre të fundit në akses në financë, në marrjen e kredive, me kushte më të mira dhe me superimin e problemit që ekziston te garancia nëpërmjet programeve të mbështetjes me fonde garancie, ku dhe qeveria shqiptare është e angazhuar në një prej tyre, në atë në bujqësi, në programin e 180 milionë eurove të cilin ne e kemi lançuar në 2016-ën”, u shpreh Ministrja Denaj. Angazhimi i BERZH në
mbështetjen e këtyre sektorëve të ekonomisë është konfirmuar edhe në takimin e sotëm, ndërkohë është shprehur dhe angazhimi për të ndihmuar në përmirësimin e arsimit profesional në vendin tonë, duke e çuar atë në një nivel më të lartë. “Ne jemi duke punuar si qeveri shqiptare në shkollat profesionale në disa drejtime por në fushën e
turizmit dhe të bujqësisë BERZH kërkon të angazhohet më shumë edhe në krijimin e një strukture më të qëndrueshme për bizneset, ajo që është forca punëtore, e cila të jetë jo vetëm e qëndrueshme por të jetë dhe e aftë dhe kjo aftësi të mbështetet me programe suporti dhe nga BERZH”, tha Ministrja Denaj.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E shtunë, 4 MAJ 2019
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E shtunë, 4 MAJ 2019
Kryebashkiaku: Mirënjohje për sakrificat. Dhjetëra aktivitete në 5 Maj
T
irana nuk i harron heronjtë e saj. Në prag të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka ndërhyrë në pllakat tek sipërfaqet e ndryshme në Varrezat e Dëshmorëve, për pastrimin e mbetjeve, për ndriçimin e pllakave, për shtimin e hapësirave të gjelbra, vendosjen e luleve dhe rregullimin e ndriçimit. Punonjësit e Bashkisë kanë punuar për kurimin e bimësisë dhe të dekoracionit duke zbukuruar shtëpinë e përjetshme të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë! “Mirënjohës çdo ditë për
Bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve sakrificat e dëshmorëve, që e sollën Tiranën e Shqipërinë në ditët e sotme! Shihemi në 5 Maj, ku na presin dhjetëra aktivitete për të gjitha moshat te sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Parku i Liqenit.” Por ky 5 Maj, Dita e Dëshmorëve, do jetë jo vetëm një moment ku do të kujtojmë
veprën dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për të patur një Shqipëri të lirë dhe më të mirë, por edhe një ditë feste dhe pa makina në Tiranë. Bashkia e Tiranës përveç homazheve në të gjitha varrezat e dëshmorëve, ka organizuar edhe një numër të madh dhe të larmishëm aktivitetesh festive, ku mund të gjejnë veten të gjitha moshat, nga më të vegjlit deri tek të moshuarit dhe nostalgjikët e viteve të luftës kundër pushtuesve nazifashist. Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Rinia” dhe Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës do të ofrojnë lojëra, muzikë dhe ritëm pa fund nga orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje. Aktivitetet do nisin me një sërë organizimesh në sheshin “Skënderbej” për më të vegjlit e qytetit me një shfaqje të korit të Liceut Artistik kombinuar me shfaqje aktrimi të fëmijëve të Qendrës
Kulturore. Gjithashtu fëmijët do kenë mundësi që të mësojnë dhe zhvillojnë edhe lojërat e dikurshme të rrugës, të zhvillojnë gara të shkurtra apo edhe të krijojnë dhe të ngrenë balonën e tyre. Në këto aktivitete do ta gjejnë veten edhe më të rriturit, të cilët do kenë mundësi të ndjekin koncerte muzikore të gjimnazistëve të Tiranës dhe
ansamblit të qytetit. Kënde të veçanta i janë kushtuar edhe nostalgjikëve të viteve të luftës, të cilët do kenë mundësi të ndjekin filma apo dokumentar me tematikë të zgjedhur nga lufta për çlirimin e vendit. Nuk do mungojnë në këtë ditë as panairet e produkteve vendase apo edhe ekspozime të mjeteve të Ministrisë së Brendshme apo asaj të Mbrojtjes.
TUMO në Piramidën e Tiranës ku tashmë janë bërë bashkë jo vetëm operatorët që do të japin mësim për 5 mijë fëmijë çdo muaj në kurset kompjuterike të dizajnit, të sofëere-t, të kodimit, të realiteti virtual, të realiteti të argumentuar, të robotikës, të mekatronikës, por gjithashtu dhe shumë kompani private përveç atyre që përmenda që tashmë do të binjakëzohen me qendrën që shumë prej të rinjve tanë të kenë mundësi pastaj edhe të punësohen menjëherë pas. Kështu që besoj do të jemi të gjithë këtu këtë verë kur do të inaugurojmë fillimin e punimeve në Piramidë për të pasur edhe aty një histori suksesi”, u shpreh Veliaj. Gjithashtu kryetari i bashkisë u ndal në fjalën e
tij edhe te puna për plotësimin e pjesës së Paktit për Universitetin që i përket Bashkisë së Tiranës. Ai bëri të ditur se shumica e godinave në QS janë në opërfundim të rikonstruksionit dhe menjëherë pas tyre puna do të zhvendoset edhe në godinat e konvikteve të Universitetit Bujqësor. Ndërkohë kryebashkiaku theksoi se ajio që do ti vërë vulën mandatit të ardhshëm do jetë Kampusi Universitar. “Kur të kemi mbledhjen e fundit do t’ju bëj dhge një raport mbi propozimin final të Kampusit Unviersitar në Qytetin Studenti, që bashkë me qeverinë shqiptare ne duam të jetë një nga projektet simbol të mandatit tonë të dytë, në drejtimin e Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Veliaj: E gjetëm Tiranë me 7 orë ujë, brenda mandatit tjetër e çojmë në 24 P
ërpara 4 vitesh Tirana furnizohej me vetëm 7 orë ujë të pijshëm dhe sot falë investimeve dhe mirëmenaxhimit të UKT-së qytetarët e saj kanë një furnizim mesatarisht me 14 orë ujë në ditë në rubinetat e tyre. Por ambicia e Bashkisë së Tiranës është që brenda 4 viteve të mandatit të ardhshëm të arrihet që kryeqyteti të ketë një furnizim të pandërprerë me ujë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, theksoi se për këtë qëllim në bashkëpunim edhe me qeverinë qendrore dhe mbështetjen e BERZH kanë nisur investimet në terren për të mundësuar dyfishimin e kapacitetit përpunues të ujit në Bovillë. “Sapo ka filluar puna që nga liqeni i madh i Bovillës në mal deri në impiantin e Bovillës ku ne filtrojmë ujin që në fakt kanë të njëjtin emër, por janë 10 km distancë. Ka filluar për herë të parë pas 50 vitesh dyfishimi i
ujit që marrim nga liqeni dhe e çojmë në impiant. Duke qenë se edhe impianti vetë po dyfishohet për filtrimin na duhet dhe prurja gjithashtu të dyfishohet. Nëse dyfishohet vrima e gjilpërës mund të dyfishohet edhe filli që shkon nëpër të për ta thënë metaforikisht. Ju kujtoj se duket sikur 4 vjet ishin para 400 vjetësh, por e morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë, e kemi me 14 orë dhe duam, siç kemi premtuar, nga 1 janari kur filluam këto investime madhore pasi BERZH-i na besoi kredinë e ujit, deri në fund të mandatit tjetër ne të kemi shkuar nga 14 në 24 orë ujë dhe të ndihemi të gjithë krenar që ishim pjesë e një transformimi jetësor për Tiranën”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu ai bëri të ditur se krahas investimeve për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës dhe filtrimit të ujit, po punohet paralelisht edhe me shtrirjen e një linje të re transmetimi deri në zonat më perifer-
ike të qytetit. “Ne gjithashtu kemi filluar me 3 lote, investimi që çon ujin direkt nga Bovilla në zonën e Astirit, Yzberishtit, Yershekut dhe Kasharit. Përfiton gjithashtu Kombinati, Misto Mame, Kodër Kamza dhe njësia 11. Zona të cilat janë stërurbanizuar në vitet e4 fundit falë lëvizjeve të mëdha demografike dhe më vjen mirë gjithashtu që po ecim paralelisht edhe në sjelljen e ujit, edhe në filtrimin, por edhe në shpërndarjen kapilare sidomos në zonat që e kanë vuajtur më shumë”, bëri të ditur kryebashkiaku Veliaj. Një tjetër investim që do të jetë simbol i mandatit tjetër do jetë edhe rikonstruksioni i Piramidës dhe kthimin e saj në qendrën më të madhe të inovacionit dhe teknologjisë në rajon, ku do kenë mundësi që mijëra të rinj të mësojnë kodim dhe robotikës. “Ne shumë shpejt do të prokurojmë dhe besoj që një nga stolitë e mandatit tonë të ardhshëm do të jetë padyshim qendra
AKTUALITET Rozalb Lika
N
jë ditë pasi u shtyp seanca tek Krimet e Rënda, ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori. Në këtë ekspertizë e cila u bë shkak për shtyrjen e mbylljes së dosjes për Muratajn, thuhet se gjurmët e viktimës së vrarë me një plumb pas grabitjes në aeroportin e Rinasit tek ura e Tapizës, korrespondojnë me atë të viktimës. Nga ana tjetër, vajza e Admir Murataj, kërkoi nga Prokuroria për Krime të Rënda të hetojnë repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për vrasjen e babait të saj. Me prokurë të veçantë të vajzës së Admir Muratajt, avokati i familjes Murataj, Arbër Hoxha, paditi në Prokurorinë për Krime të Rënda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët vranë Admir Muratajn pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit. Sipas tij, Admir Murataj u vra qëllimisht nga policia pasi uniformat blu nuk kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Prokuroria për Krimet e Rënda, nuk ka hedhur shortin për këtë kallëzim penal por ia ka bashkëngjitur dosjes në tërësi që ka lidhje me grabitjen e 9 prillit. Kjo do të thotë se i njëjti grup prokurorësh, 3 të tillë dhe disa oficerësh policie gjyqësore, do t’i japin përgjigje edhe kallëzimit të Irini Muratajt, e cila pretendon se oficerët e Policisë së Shtetit kanë tejkaluar detyrën teksa vranë Admir Muratajn. Policia e Shtetit dhe grupi hetimor i kanë orientuar hetimet në dy fronte. Nga njëra anë vazhdojnë të kërkojnë gjurmë të vlerave monetare të grabitura në Aeroportin e Rinasit, me kërkimet që janë përqëndruar në Tiranë, në Nikël, në fshatin Dritas ku u fshehën për disa orë grabitësit e 9 prillit, në Elbasan dhe në zonën e Gramshit. Në kërkim vazhdon të jetë ndërkohë Klement Çala dhe i vëllai Eldi Çala. Ka një udhëzim të dhënë oficerëve të Policisë së Shtetit se në rast se ata konstatojnë Klementin apo bien në gjurmë të Eldit, do të thirret menjëherë RENEA. Oficerët e Policisë Gjyqësore janë dërguar në paraburgim nga 3 prokurorët e çështjes për të marrë në pyetje disa prej personave të arrestuar. Ata kanë vazhduar të mbajnë qëndrim mohues dhe të përjashtojnë veten nga grabitja e 9 prillit. Ende nuk është vendosur ndërkohë n ës e Alkond Ben g a si d o ta marrë apo jo statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë,
14
E shtunë, 4 MAJ 2019
Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve
Prokuroria bashkon dosjet, ekspertiza dorëzon aktin e vdekjes së Muratajt EKSPERTIZA “Një ditë pasi u shtyp seanca tek Krimet e Rënda, ekspertiza mjeko-ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Murataj në Prokurori. Në këtë ekspertizë e cila u bë shkak për shtyrjen e mbylljes së dosjes për Muratajn, thuhet se gjurmët e viktimës së vrarë me një plumb pas grabitjes në aeroportin e Rinasit tek ura e Tapizës, korrespondojnë me atë të viktimës”.
megjithëse ai ka dhënë një dëshmi me interes për hetimin. Pavarësisht se ka dhënë disa emra të dyshuarish, në total 9 persona, prokurorët mendojnë paraprakisht se edhe rrëfimi i tij ka
kontradikta, arsye për të cilën do të ripyetet sërish. Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj,
ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve. Prokuroria e Krimeve të Rënda, po kryen verifikime edhe për 20 zyrtarë të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe TIA, lidhur me grabitjen e Rinasit. Burime nga grupi
hetimor i kësaj çështjeje thonë se përveç ICTS, edhe zyrtarë të këtyre dy institucioneve mund të kenë kryer shpërdorim detyrë. Prokuroria po analizon edhe ndarjen e përgjegjësisë për grabitjen e 9 prillit. Grupi hetimor ka këqyrur pamjet filmike të momentit kur ndodhi grabitja si edhe kohen e reagimit të punonjësve të kompanisë ICTS, teksa keqbërësit arritën të hynin dhe dilnin duke marrë thasët me para pa u shqetësuar nga askush.
POLICIA
MURIQAN
“Sheh diçka, thuaj diçka”, nis nga Shkodra
Sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara
Në luftën përballë krimit, Policia e Shtetit kërkon të ketë partner qytetarët. Prandaj nisma më e re e huazuar nga modeli amerikan por edhe i disa vendeve europiane, është “Sheh diçka, thuaj diçka”. Një fushatë që nisi nga Shkodra, një prej qyteteve të goditura rëndë vitet e fundit nga kriminaliteti. Përpara gjimnazistëve, qytetarëve, përfaqësuesve vendorë dhe klerikëve, kreu i policisë Ardi Veliu vuri theksin më të madh tek rritja e besueshmerisë për të denoncuar, pasi indiferentizmi nuk i shërben askujt, aq më shumë kur vetë policia është në një luftë të pandërprerë me krimin. I pyetur nga mediat se si do të arrihet të fitohet ky besim, Veliu u shpreh se fakti që të gjithë janë bashkë, tregon vullnetin për rend dhe siguri që ka organizata e policisë së shtetit. Si shembull ai mori Shkodrën, ku muajt e fundit janë parë rezultatet e arritura shtoi Veliu.
Autoritetet doganore të Muriqanit kanë kapur një person, i cili po transportonte 100 mijë euro të padeklaruara. Në një njoftim thuhet se shtetasi A.Q., u ndalua gjatë kontrolleve të personave me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare. “Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ndalua shtetasi A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 euro”, thuhet në njoftim. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka intesifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, ndërsa bën thirrje që të deklarojnë vlerat monetare më të madhe se 1.000.000 lekë.
AKTUALITET
15
E shtunë, 4 MAJ 2019
Tetë është numri i grave të vrara dhe kjo vetëm në 120 ditë. “Tradhtia”, është arsyeja madhore që japin burrat vrasës për krimin e rëndë
Redjon Shtylla “Jam penduar por e vrava se më tradhëtonte”. Këto kanë qenë fjalët e Skënder Hoxhës para trupës gjykuese të Krimeve të Rënda në Tiranë, ku doli të premten për vlerësimin e masës së sigurisë. 63-vjeçari Hoxha, nën akuzën për vrasjen me levë të bashkëshortes së tij Antonetës 53-vjeçe mësohet se ka deklaruar në gjykatë se bashkëshortja e tradhëtonte. “Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhëtonte”,-ka deklaruar ai. Në përfundim gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Valagat të Memaliajt, në ditën e fundit të muajit prill. Antoneta Hoxha u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ky i fundit, fillimisht mohoi të ishte autori. Burimet thanë se fillimisht ata debatuan verbalisht dhe në atë kohë, 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten me levë. Avokati i Hoxhës i kërkoi gjykatës caktimin e një mase me afat, me qëllim kryerjen e një aktekspertimi mendor ndaj klientit të tij. Pasi u njoh me pretendimet e palëve, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Skënder Hoxhën, për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Sipas ligjeve në fuqi, 63-vjeçari rrezikon një dënim deri në burgim përjetë, ndërsa nuk ka të drejtë për gjykim të shkurtuar. Tetë është numri i grave të vrara dhe kjo vetëm në 120 ditë. “Tradhtia”, është arsyeja madhore që japin burrat vrasës për krimin e rëndë,
Vrau gruan me levë, burri: I dashuri u hodh nga dritarja
paçka se “tradhtia” nuk është zbuluar ndonjëherë. Sociologët e konsiderojnë si një fenomen që buron nga konfliktet e një modeli familjar paternalist. Vrasjet në familje Në ditën e dytë të vitit të ri, Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Grindja e fundit ishte fatale për të dhe për të motrën 19-vjeç, e cila duke tentuar ta shpëtonte ju ndërpre jeta nga 15 goditje me thikën
e kuzhinës. Gazmend Musta, i dyshuari që i qëlloi për vdekje të dyja gratë, menjëherë pas krimit mori fëmijët dhe shkoi në policinë lokale. Një tjetër krim i rëndë u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit dhe më pas vetëvritet. Me idenë e qartë, në orën 5:30 të mëngjesit, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin
prindërit e ish-bashkëjetueses. Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata në Suedia. Nga marrëdhënia e tyre ata kanë edhe një vajzë të vogël. E kishte denoncuar në komisariatin e Vlorës që ishte afër banesës por siç ndodh rëndom, kallëzimin e kishte tërhequr. Sherri i fundit për Eva Lera rezultoi tragjik, pasi humbi jetën nga duart e bashkëshortit. Një tjetër krim në familje që tronditi opinioin publik, u shënua paraditen
KURBIN
VENDIMI
Vrasja në ish-Bllok, asnjë në burg F
E
rvis Martinaj, ishte i vetmi që qëndronte në burg pas vrasjes që ndodhi në 4 tetorin e vitit të shkuar në zonën e ish-Bllokut por u la i lirë. Vendimi për lirinë e tij u dha nga Gjykata e Tiranës. Martinaj e la burgun në këmbim të një garancie pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra. Gjyqtari që dha vendimin, Artan Gjermeni, e ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “liri në këmbim të garancisë pasurore” pas kërkesës së bërë nga mbrojtësit e Martinajt. Nuk muingoi reagimi i prokurorisë, e cila kërkoi që Martinaj të vazhdonte të qëndronte në burg. Prokurorët e çështjes deklaruan se këtë vendim do ta apelojnë që të hënën e javës tjetër në Gjykatën
e Apelit. Përplasja me armë zjarri ndodhi pas një konflikti mes Martinajt dhe Ervin Matës dhe shokut të tij ish-komando, Merviol Billo. Ky i fundit, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet edhe në bazë të dëshmive të dhëna më parë nga dëshmitarët
e 6 shkurit dhe nga këqyrja e ekspertëve, mësohet se 45-vjeçarja u mbyt me duar. Me tre plumba, punonjësi i Gardës së Republikës, 44-vjeçari Alket Arapaj vrau gruan Ervilma Seferaj, 36-vjeç në sy të vajzës 3-vjeçare. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa prej disa kohësh e ndjera i kërkonte divorcin. Ai është shprehur se dyshonte se Ervilma Seferi, gruaja e tij e tradhëtonte madje para disa muajsh ajo i kishte kërkuar që të divorcoheshin. E masakruar, e vrarë me tre plumba dhe e hedhur në ferra. Ky ishte fundi tragjik për Lirie Xhepa, 49-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në ditën e të dashuruarve. Autori i krimit është kunati i saj, i cili thotë se vrasja ndodhi për arsye pronësie dhe për lidhjet e shumta që kishte kunata e tij. Një tjetër grua humbi jetën nga dora e bashkëshortit. Më 23 mars, Alvin Hysa mbyti me jastëk gruan. Elvin Hysa 32-vjeç mbyti gruan e tij 31-vjeçaren, Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë. Nëna e autorit është shprehet se i biri kishte çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe. Sipas saj, çifti prej kohësh kishte konflikte, pasi autori dyshonte se e shoqja e tradhtonte.
okularë se është personi që shkaktoi vrasjen e Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Në momentin e arrestimit, Martinaj ishte një ndër biznesmenët më të mëdhenj të kompanive të basteve në vend, të cilat u mbyllën nga qeveria në 1 janar të këtij viti.
rika nga hakmarrja ka bërë që disa familje të fisit Bushi në Kurbin të ngujohen menjëherë pas vrasjes së dyfishtë të dielën e kaluar. Ata u janë nënshtruar rregullave zakonore deri kur palët të vendosin paqe midis tyre. Një foto çoi në vrasje dy të rinj dhe në pranga tre të tjerë. Pas kësaj, fisi Bushi në Kurbin është ngujuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për familjet e Markel dhe Manuel Bushit, të Vinçens Bushit por edhe kushërinjve të tyre të afërt. Pavarësisht se tre të dyshuarit për vrasjen e Erjon dhe Kelvin Jushit janë në pranga, burrat dhe gratë e dy palëve i janë nënshtruar zakoneve të tyre pas ngjarjes. Fillimisht sa u përhap lajmi u mbyllën brenda afro 20 shtëpi. Sipas zakonit, të
Vrasja e kushërinjve, ngujohen familjet e autorëve
ngujuar qëndrojnë vetëm familjet e autorëve dhe ata më të ngushtët në rreth familjar nga rrënjët e babait. Kurse fisi nga nëna ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Për këtë arsye ishte daja, ai që negocioi me shefin e komisariatit te Kurbinit, ç’ka u pasua
me vetëdorëzimin në polici të tre djemve Bushi. Mes familjeve Bushi dhe Jushi akoma nuk është futur ndonjë pajtor, apo siç mund të quhet ndryshe njeriu që bën bisedimet për kushtet e një situate, ku familjet ndodhen në hasmëri me njëra-tjetrën.
SPECIALE
16 E shtunë, 4 MAJ 2019
Mirdita, trualli historik i Principatës së Arbërit Nga Mark Uci
N
ë shek. XI-XII, si rrjed hojë e dobësimit të per andorisë Bizantine, fisnikëria shqiptare ishte fuqizuar mjaft. Ky proçes zhvillimi politik autokton i familjeve të mëdha që zotëronin territore të veçanta, eci më shpejt në trevat qendrore të Arbërit. Këto treva, n’atë kohë, u ndodhën në një pozitë të mirë gjeopolitike, me dalje në det e në kryqëzimin e rrugëve tregtare me zonat e tjera të Ballkanit. Në shek. IX-X në Trakinë antike u formua Mbretëria Bullgare. Car Simeoni (894-927) pushtoi krejt viset e Shqipërisë Qendrore duke u futur edhe në veri, në Malësinë e Lezhës dhe Mirditën e sotme. Me pushtimin bullgar të vendit tonë, ata bënë që të lulëzojnë disa qendra të rëndësishme ushtarake-administrative e kishtare, siç ishin : Devolli, Ballshi, Oroshi dhe Kashnjeti (Zhuba) që e mori edhe emrin ngase aty u vendosën zhupanët (sundimtarët ushtarakë) bullgar. Samueli, pasardhës i Car Simeonit, jo vetëm nuk i preku privilegjet dhe pushtetin e parisë së vendit, por i përforcoi ato duke e rritur rolin dhe peshën ushtarake të faktorit shqiptar, me kusht që të luftonin kundër bizantinëve. Me sa duket, në këto treva, bullgarët e Samuelit, lanë një traditë të fortë ushtarake e shtetare. Duke folur për këtë, studiuesi kroat Th. Ippen në librin e tij”Shqiperia e Vjetër” në pjesën “Malësia e Lezhës’’ shkruan se: “Bajrakun e Bulgurit të Mirditës, ka disa që e lidhin këtë emër fisi me bullgarët, duke ngritur hipotezën që ky fis shqiptar përfaqëson mbetje bullgarësh, të cilët patën pushtuar nën udhëheqjen e carit Simeon, në një luftë që zgjati nga viti 913923 kundër bizantinëve.” Pas bullgarëve të Samuelit, këtu kaluan kryqtarët dhe tregtarët e perëndimit. Ndikimi i Perën-
dimit gjatë kryqëzatave dhe roli i Vatikanit nëpërmjet kishave të shumta që u ngritën në shek. XII, bënë që të lulëzojë kjo anë, në harkun gjeografik të Mirditës, Kurbinit e deri në Durrës, ku rrokeshin edhe trevat e Lezhës. Në këtë taban historik, në shek. XII, shfaqen funksionarë bizantinë që studiuesit i cilësojnë me origjinë shqiptare si: Andrea Skura, Andrea Vranja, Vlado Blinishti etj. Dëshmi kemi, dekumentin për shungurimin e Kishës së Shën Tërfolit në Kotorr i cili shtjellon se:”Ndërkaq, më 19 qershor të vitit 1166, titullari i kishës së Ar-
Drishti, Shirgji, Ulqini, Tivari, Shasi si dhe “priori Andrea i Arbrit’’ ( prior Albanesis) që, me sa duket përfaqësonte pushtetin laik të asaj krahine.’’3 Të tërheq fakti se të tre emrat si: Lazri peshkopi, Ndreu princi i Arbërit që ishte formuar diku në Nërfanë si principatë, si dhe Gjergji, abati i manastirit të Kishës së Shelbuemit në Rubik, janë emra shqiptarë dhe të përdorur më shumë se kudo në vendin tonë. Ato gjenden në trevat mirditore. Me sa duket Peshkopata e Arbërit “Lazarus episkopus Arbanensis’’ i vitit 1166, si dhe Principata e Arbanonit që lidhet me
ndodhej e mbrohej Peshkopata katolike e Arbanoit. Dokumentat tregojnë se Peshkopata e Arbërit ishte ndryshe nga ajo e Krujës e lidhur me Durrësin ortodoks dhe nuk varej nga ajo, por nga kryekisha katolike e Tivarit. Duket qartë se në vitin 1166 ishte formuar bashkësia arbanite në truedhin e Mirditës, si struktura e parë e shtetit feudal shqiptar, me prijës Ndreu, me kryeqendër Rubikun dhe me abatin e Arbnisë, Gjergjin në Kishën e Shelbuemit, si dhe Peshkopatën katolike Arbënore të krijuar rishtazi, me peshkop Lazrin. Pra,një principatë feudale autonome e mirë organizuar për atë kohë, me të gjitha atributet fetare e shtetërore, e cila e ka vazhdimësinë e saj tek Dinastia Mirditore e Progonatëve. Ndër studiuesit e parë që u morën me Principatën e Arbënisë dhe sundimtarin shtetar feudal Andrea, ish-
bërit, peshkopi Lazar, ( Lazari Albanesi) i shoqëruar nga abati i manastirit benediktin i Shelbuemit ( Rubik), Gjergji mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Kishës katolike të Shën Trifolit në Kotorr, ku iu rezervua nderi i veçantë i kansakrimit të njërit prej altarëve të kishës. Në ceremoninë në fjalë ndodheshin edhe përfaqësues të peshkopatave dhe abacive të tjera katolike nga
të, “Andrea prior Albanensis’’ si dhe Georgio ( Gjergji ) abati i San Salvadotorit Arbanesi (i Rubikut), ishin të unifikuar mirë, në trevat e Mirditës së sotme. Këtu kemi të bëjmë me një peshkopatë të re të shkëputur nga struktura e mëparshme e mbështetur nga një fuqi shtetërore, “Andrea prior Albaneses’’ feudal e prijës i fuqishëm i krahinës së Mirditës, në të cilën
te Dh. Shuteriqi, i cili për vazhdimësinë e kësaj dinastie shkruan se: “Te ky kryetar pushteti (Andrea) në Veriun shqiptar, kemi arsye të kërkojmë një paraardhës të shtetit të Arbërit të vitit 1190.’’ Për këtë fakt edhe, Aleks Buda, hedh mendimin se: “ Si e tillë mund të mendohet, se këtu bëhet fjalë për një bërthamë shtetërore autonome, e cila në kushtet e mëvonshme jep Princi-
patën e Arbërit. Përmendet një arkond i Arbërit,(Andrea) në vitin 1166, që ishte një hallkë ndërmjetëse në rrugën e formimit të shtetit të Arbërit.’’ 1 Mes arsyetimit e mendimit, që na japin dy studjuesit e mirënjohur shqiptar, Shuteriqi e Buda, del se në truedhin historik të Mirditës së sotme ishte krijuar një berthamë shtetrore që në vitn 1166, e cila na jep Principaten e Arbërit me një vazhdimësi deri në vitn 1216. ’’Ky kryetar pushteti (Andrea) në veriun e Shqiperisë’’, e dalun nga aristokracia feudale e Nërfanes, na siell drejt përsdrejti, siç arsyeton Shuteriqi ose si hallkë ndërmjetëse siç mendon Buda, dinastinë Progonate të shtetit të Arbërit. Themelues i këtij shteti feudal të pavarur të Arbërit ishte Progroni në shkrimin latin (shqip “Prenk” sipas Ipenit , ndërsa sipas At Valentinit, “ Prenk do të thotë prijës’’) Sundoi në vitet 1190-1199, pushtetin e të cilit e trashëguan të bijtë, Gjini ( 11981206) dhe Dhimitri (1206-1216). Dokumentat e rralla të kohës nuk thonë se cilës familje të Arbërit i përkisnin këta princër, por studimet e kohës së fundit, tregojnë se sundimtarët e Arbërit në kapërcim të shek. XII-XIII kanë dalë nga aristokracia feudale e Mirditës dhe i përkasin familjes së Prenkëve (Progonateve në latinisht) të Nërfanes . Ndërsa teza se sundimtarët e Arbërit janë të familjes së Skura ka rënë tërësisht poshtë. Për këtë fakt, K. Frashëri, në librin e tij: “ Historia e Tiranës’’kur flet për familjen e Skurajve në f.45, sqaron se bashkësia krahinore e Skurajve, në kohën e sundimit të Dhimitrit, ishte inkuadruar plotësisht në Principatën e Arbërit, që e drejtonte një familje tjetër e madhe feudale e Arbanonit. Pra ishte vasale e saj, së bashku me 14 bashkësi të tjera: Dhe më tej studjuesi fakton se;’’nuk ka dyshim se treva e Tiranës ( Skurajt), përbënte që në atë kohë një bashkësi krahinore me në krye një sevast, i cili duke qenë fare pranë, u inkuadrua në Principatën e Arbërisë që në vitin 1191. Si rrjedhim, një nga 14 krerët që ka nënshkruar marrëveshjen tregtare të Arkodit të Madh Dhimitër me Republikën e Raguzës, rreth vitit 1208 duhet të (Vijon në faqen 7)
SPECIALE
(Vijon nga faqja 16)
ketë qenë ai i pasardhësit të sevastit Mihal Skura.’’ Dihet se në Mesjetë, çdo principatë apo familje e madhe feudale shqiptare, ashtu si dhe në Evropë, kishte stemën me simbolet e veta, gjë që tregonte pavarësinë dhe identitetin e tyre. Duke u nisur nga stemat, këtu kemi të bëjmë me dy familje princërore: Njëra në Nërfanë, me qendër në Gëziq të Mirditës ku u gjetën edhe simbolet e saj, e tjetra në Skuraj të Kurbinit me stemat e tyre krejt të ndryshme me njëratjetrën dhe me dallime thelbësore. Stema e dytë është gjetur në një varr pranë Kishës së ShnaNout në Lezhë. “Bëhet fjalë për varrin e Anton Skurës. Stema e luanit që qëndron lart mbi dy këmbët e pasme, simbolizon pushtetin e vet, nga çereku i parë i shek. të XIV, rreth vitit 1320-30.’’ Krejt ndryshe na vjen stema e Principatës së Arbërit e zbuluar në Gëziq të Mirditës. Ajo është plotësisht shqiptare pa ndikime të huaja, gjë që e takojmë rallë në heraldikat e stemave të familjeve të mëdha dhe të principatave arbërore në Mesjetë. Në një rrasë prej guri shohim të gdhendur me kujdes një shqiponjë origjinale e përpurtë, me trup real, të ekspozuar mirë, me krahë të pashformuar, të ngritura lart, me bishtin poshtë, me një kokë të kthyer djathtas, me sqep të hapur. Në rastin e dytë, kemi të bëjmë me emblemen e një familje fisnike të Prenkëve nga Nërfana, në Mirditën e sotme, që arriti kohezionin e saj më të madh nën sundimin e Dhimitrit. Nën autoritetin e tij u vunë n’atë kohë edhe familjet e shquara të Arbërit siç qenë : Jonimet, Plitet, Shtëpanët, Kamonat, madje edhe familja e madhe Skura. Ka edhe një fakt tjetër, shumë domethënës : po në Gëziq të Mirditës, paralel me shqiponjën, në të njëjtin vend e kohë, në bazilikën e Shën Mërisë është gjetur edhe epigrafi me emrat e sundimtarëve të Principatës së Arbërit, Progroni e Dhimitri. Edhe kjo dëshmi e rrallë e Mesjetës, i gdhendur në gurë e i shkruar me shkronja të mëdha latine, tregon se këtu ka sunduar një dinasti mirditore.
Kjo principatë u ngrit në Nërfanë, me selinë e saj mu në fshatin Gëziq të Mirditës dhe drejtohej nga familja e madhe e Prenkëve, por në kohën e sundimit të Dhimitrit, kur ajo arriti kulmin e fuqisë së saj, në vitin 1214-15, vetem për një vit arriti të fusë në dorë përkohësisht Krujën, duke e bërë kryeqytet të Arbërit. Ishin rrethanat historike që e detyruan princin Dhimitër, në vitin 1215 të zhvendosë përsëri kryeqytetin në vendin e mëparshëm, në Gëziq të Mirditës. Për këtë moment, Kristo Frashëri mendon :”Të dhëna sesi u zhvilluan ngjarjet në Principatën e Arbërisë, për mungesë burimesh dokumentare, nuk kemi. Duket se Dhimitër Progonati nuk mund të qëndronte në Krujë. Nëse Kruja u pushtua ose jo nga despotati i Epirit, për ne është ende e panjohur. Dimë me siguri se qendra e Principatës u shpërngul nga Kruja e Arbanonit ,në një fshat në cepin perëndimor të Mirditës së sotme. Sot ai fshat quhet Gëziq, ndodhet rreth 8 km në veriperëndim të Rrëshenit. Në kohën kur u vendos prijësi i Principatës së Arbërisë, ky vendbanim quhej Ndërfandë, në burimet latine Trafand... Në fakt, Trafandinë quhej në Mesjetë krahina e sotme e Mirditës.... Historinë e Principatës së Arbërit pas vendosjes së udhëheqësve të saj në Ndërfandë e ndriçojnë të dhënat që kanë mbetur të fshehura për shekuj të tërë në gërmadhat e fshatit Gëziq.’’(K. F‘’P.Arbërisë’’ f.109). Në aktin tregtar të Arbërit të nënshkruar në vitin 1210, Dhimitri i quan banorët e tij, sipas të drejtës feudale perëndimore “ njerëzit e mi “(hominess mei). Edhe titujt “ gjykatës “(eudex) apo princ( princeps), që i atribuohen Dhimitrit prej papës Inocenti III, flasin për pozitën e tij të dalluar në gjirin e fisnikërisë së Arbërisë. Po japim të plotë tekstin e aktit tregtar të nënshkruar me Raguzën: “ Unë, Dhimitri, për hir të perëndisë panhypersevast dhe arkod i madh, betohem mbi katër ungjijtë e shenjtë të perëndisë, se pa mashtrim dhe pa qëllim të keq, do kem paqe të sigurtë dhe do ta mbajë
17 E shtunë, 4 MAJ 2019
përherë, sa të kem jetë e të jem gjallë, me qytetin e Raguzës dhe me të gjithë njerëzit raguzinë, në mënyrë që ata raguzinë të lëvizin shëndoshë e të sigurtë nëpër të gjithë tokën time pa asnjë taksë doganore, të lirë e të sigurtë, në të gjitha të drejtat e tyre qoftë për tokë, qoftë për det. Dhe sikundër unë po betohem për këtë dhe po e përforcoj, ashtu si i urdhëroj të gjithë njerëzit e mij që të betohen për këtë dhe, t’i mbahen pa lojtur për të gjitha ditët e jetës së tyre.Unë Andrea stopan u betova. Unë Jomena u betova. Unë Marku u betova. Unë Aleksi u betova. Unë Pali u betova. Unë Dhimitri u betova. Unë Kosmaj u betova. Unë Serbeli u betova. Unë Llazari u betova. Unë Gjoni u betova. Unë Nikolla u betova. Unë Pelti u betova. Unë V.. u betova. Unë Leu u betova. Unë sundia Andrea u be-
betimi bëhet : “betohem mbi të katër ungjijtë e shenjtë”. E veçanta është që dokumenti e thekson betimin dy herë në traditën shqiptare si:” Për këtë dhe t’i mbahen pa lojtur për të gjitha ditët e jetës së tyre.” Këtë betim e takojmë shpesh edhe sot në Mirditë si: “Për qiella -për dhe.’’ Kjo tregon se krerët, që nënshkruan marrëveshjen, si nga emrat ashtu dhe nga betimi i tyre, na «ojnë në etnosin shqiptar mirditor. Mundet që ky dokument është nënshkrur në vitin 1208 diku në Mirditë, sepse edhe shumica e fisnikërisë së bashkësive të krahinave që kanë nënshkruar këtë dokument është me emra mirditorësh. Në mungesë të burimeve dokumentare të shkruara, na vijnë në ndihmë të dhënat arkeologjike të zbuluara në vitin 1907 në fshatin Gëziq. Për këtë, austri-
tova.’’ Siç del, përveç emrit të princ Dhimitrit, teksti përmban edhe 14 emra pa mbiemra që e kanë nënshkruar dokumentin. Të 14 nënshkruesit ishin 14 krerë të 14 bashkësive krahinore të integruara në Principatën e Arbanoit si vasalë të saj. Duke lexuar emrat e krerëve, vemë re se nga të pesëmbëdhjetë prijësat, shumica janë emra katolikë, madje i përkasin onomastikës shqiptare, bile emra që janë shumë të përdorur edhe sot në trevat e Mirditës si : Ndrea, Marku, Gjoni, Aleksi, Pali, Lazri, Nikolla, etj. Ka edhe një fakt tjetër : dokumenti sipas traditës perëndimore fillon me shenjën e kryqit si dhe për hir të Perëndisë dhe
aku Theodor Ippen në vitin 1907 vuri në dije mbi gjurmët arkeologjike që kishte zbuluar në këtë fshat. Këtu poshtë po japim mendimin që jepte dijetari, të parashtruar në librin e tij “Shqipëria e Vjetër “ (f.265) ku shprehet se:”Sot në Kishën e vjetër të abacisë së Ndërfandinës, ngrihet një kishëz e varfër. Mbi portat e saj janë murosur disa fragmente mermeri, me sa duket nga abacia e vjetër, që përfaqësojnë pjesë skulpturash e mbishkrimesh. Fragmentet e paraqitura, duket se i përkisnin një pllake më të madhe guri.... Ajo përmban një mbishkrim varri, ndërimi apo kushtimi... Shkrimi ishte radhitur në tri radhë, prej të cilave, radha e sipërme kishte shkronja
të mëdha…Fragmenti tjetër paraqet një shqiponjë heraldike me një kokë. Në tjetrën paraqitet një rozetë me tetë rreze brenda një kornize rrethore. Tregon pjesën e pasme të një palloi...’’ Më vonë, janë studjuesit tanë, Shuteriqi, Tirta si dhe Zamputi që i kushtuan rëndësi këtij fakti duke mbledhur e analizuar një pasuri arkelogjike me karakter historik në Gëziq dhe konkluduan se në këtë vend kemi të bëjmë me dy prijsa të Principatës së Arbërit, Progron e Dhimitër, sepse pranë tyre gjindej titulli gjykatës. Profesor Zamputi me punë të mëtejshme e ktheu përfundimisht mbishkrimin në një tekst të lexueshëm. Në mbishkrimin e rindërtuar në përkthimin shqip, në radhën e parë të tij shkruehet: “ I shkëlqyeri legat tribun Antoni, i të përndriturit Gjergj, me shpenzimet personale të caktuara për këtë qëllim, e ndërtoi këtë tempull të çliruar nga detyrimet dhe të paprekshëm të pajtores Shën Premte të Ndërfandës në Misjen e Epërme dhe me kënaqësi të madhe ia blatoi kombit të denjë.’’ Fakti që të dhënat arkeologjike, lëndore e shkrimore, u zbuluan në Gëziq të Mirditës dhe ajo që mbreti Gjergj i Zetës, duke zbatuar testamentin e Dhimitrit e ndërtoi kishën katolike në këtë vend për t’ja atribuar të nipit, tregojnë se selia e Principatës së Arbërit, si dhe kryeqendra e saj ka qenë, Gëziqi. Në radhën e parë të mbishkrimit, flitet për “komb të denjë’’. I cili fakton se në truedhin e Mirditës së sotme, Ndërfandina e asaj kohe, si pasojë e ngjizjeve të forta ndërkrahinore dhe ndjenjës së fisit, bëri që të plazmohet t’tharmit e kombit shqiptar, me krijimin e një bashkësie banorësh me gjuhë, territor e me doke e zakone të njëjta, që arriti shtrirjen më të gjërë, nga Drini në Shkumbin, në kohen e sundimtarit Dhimitër, i cili e ngriti këtë bashkësi krahinore në nivelin e një principate, që nga historianët është quajtur Principata e Arbërit dhe është shteti i parë feudal mesjetar shqiptarë. (Vijon në numrin e ardhshëm)
KULTURE
18 E shtunë, 4 MAJ 2019
Ekspozita për Aleksandër Moisiun, tërheq vëmendjen edhe të turistëve Ekspozita “Aleksandër Moisiu – Njeriu dhe Artisti” në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) vazhdon të ndiqet me interes nga studentë dhe turistë që vizitojnë Tiranën.Gjithashtu këtë ekspozitë mjaft të veçantë e ka vizituar dhe regjisori i mirënjohur, mjeshtri i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti dhe Roza Anagnosti.Kjo ekspozitë sjell për publikun 44 foto të printuara në kanavacë tregojnë disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së Moisiut si: fëmijëria, familja, dokumentet e rëndësishëm të jetës së aktorit, si dhe pamje nga rolet e tij në film e teatër.Gjithashtu për herë të parë janë bërë publike foto me imazhe të objekteve personale të aktorit si: stampa e dorës, flokët origjinalë, maska e vdekjes, spaletat e ushtarakut, kurora e aktorit më të mirë të Europës, si dhe disa foto nga ceremonia mortore e Aleksandër Moisiut në Vjenë.Ekspozita sjell foto me objektet personale të aktorit,
Nju Jork, shfaqet premierë “Pokémon: Detective Pikachu”
pronë e Muzeut Kombëtar të Teatrit Austriak, shumë nga të cilët së bashku me dokumente shkresore apo korrespondencën e tij personale, janë dhuruar në vitin 1958 nga bashkëshortja e tij Johanna Terwin. Në vitin 1971, këtij koleksioni iu shtua dhe trashëgimia dokumentare që kishte mbledhur për Aleksandrin, adhuruesja e tij, Maria Dobrozensky.Përveç këtyre objekteve, në fondin “Moi-
siu”, ka dhe shumë vepra të tjera, si të shkruara, ashtu dhe nga arti pamor të cilat mungojnë këtu, sepse u përkasin koleksioneve private.Përveçse i jashtëzakonshëm profesionalisht, ai ishte i jashtëzakonshëm dhe si njeri. Ai nuk shmangu apo refuzoi asnjëherë ftesat për takime që i dërgoi komuniteti shqiptar. Ekspozita do qëndroi e hapur për publikun në COD deri më datë 8 maj.
Michelle Obama vjen në shqip me “Të bëhesh” Libri i shumëpritur i Michelle Obamës tashmë është shqipëruar. “Becoming”, apo “Të bëhesh” është një libër me shifra rekord shitjesh. Vetëm në Amerikë i ka kaluar të 10 milionët. Ajo është mbase gruaja e vetme afro-amerikane që ka hyrë në të gjitha mjediset. IshZonja e Parë e Shteteve të Bash-
kuara të Amerikës ka shumë për të rrëfyer. Ajo e nis këtë rrëfim që në dëshirat e thjeshta të fëmijërisë e deri në të sotmen. “Ti mund të bëhesh çfarëdo të duash të bëhesh, mjafton ta duash fort. Është pjesa e të gjithë historisë së Amerikës, e të gjithë historisë së botës dhe për më tepër mesazhet e mëdha që ajo
jep kryesisht për femrat. Por sigurisht nuk është vetëm një libër që duhet të lexohet nga femrat, por nga kushdo”, tha Arlinda Dudaj. Mbase është një lloj mode që Zonjat e Para të shkruajnë libra. Kanë shumë për të thënë apo duhet ta bëjnë atë, për aq kohë sa dritat e projektorëve kanë shkëlqyer mbi to. E kjo, jo vetëm për shkak të burrave. Michele, të paktën nuk është ky rasti. Prandaj ajo rreket të na shpjegojë shpirtin e një gruaje revolucionare, plotësisht e zonja për të vënë forcën dhe zërin në shërbim të ideve të larta. “E themi padyshim, ishte mbështetje për burrin e saj dhe ajo e thotë gjatë të gjithë librit, por Michele Obama ka pasur sfidat e saj, sfida të caktuara qartë. E thotë në një nga pasazhet shumë të bukura të librit. Në fakt, mendoj që ky libër, përtej faktit që ne mund të flasim çdo çast për të, duhet lexuar”, tha më tej Arlinda Dudaj. Në bazë të rrëfimit të saj të ndershëm, Michelle Obama na ve përpara sfidës se cilët jemi me të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi?
Ai është frymëzuar nga një film për fëmijë, por ka magjepsur tani edhe të rriturit. Në premierën e “Pokémon: Detective Pikachu” në Nju Jork, kasti i aktorëve ishte veshur me kostumet e kësaj figure kaq të dashur për vogëlushët. Personazhi i verdhë elektrizues vjen me zërin e Ryan Reynolds. “Detektivi Pikachu” konsiderohet absolutisht si filmi më i mirë i realizuar ndonjëherë për “Pokémon”-in, që nga personazh vizatimor, tani vjen edhe në “live action”. Ngjarjet zhvillohen në Ryme City, një metropol ku njerëzit dhe “Pokémon”-ët jetojnë krah për krah, megjithëse nuk mund të kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit.”Pikachu”, një krijesë e vogël e verdhë, e mbuluar me gëzof, e aftë për të dhënë tronditje të fuqishme elektrike, vihet në rolin e një detektivi me kapelë sportive dhe varësi nga kafeina. Reynolds duket se e ka pasur shumë përzemër këtë rol dhe i ka veshur personazhit një energji të rrallë komike. Filmi ka brenda edhe misterin, ndërsa e mban zgjuar kërshërinë me peripecitë nëpër të cilat duhet të kalojë “Pokemon”i i veçantë. Kritikët thonë se ia vlen çdo qindarkë e dhënë për biletën.
Botohet në gjermanisht “Parrullat me gurë” të Ylljet Aliçës Me rastin e këtij botimi, botuesi gjerman shkruan: “krahas historive të thjeshta të vendit të tij, Shqipërisë, nën regjimin Stalinist të Enver Hoxhës, në tregimet e tij, autori përshkruan ndodhi, po aq absurde të tranzicionit postkomunist.” Disa vite më parë pas botimit të këtij libri në polonisht, shkrimtari i njohur polak Riçzard Kapuçinski ndër të tjera ka shkruar: “… i lexova me emocion dhe konsideratë të lartë. Fjala është për disa tregime të shkurtra të një letërsie të madhe…” Varianti gjerman i parullave të Aliçkës, pason botimet e këtij libri në frëngjisht, italisht, çekisht, anglisht dhe polonisht si dhe filmin e mirënjohur të regjisorit Gjergj Xhuvani “Sllogans”, me skenar të autorit Ylljet Aliçka.
Shuhet Peter Mayhew Aktori i njohur i Hollivudit Peter Mayhew, i cili luajti rolin e Chewbacca në filmin “Star Wars”, vdiq në moshën 74 vjeç, bëri të ditur familja e tij në Twitter. ‘’Me trishtim të thellë njoftojmë se aktori ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në veri të Teksasit’’, bëri të ditur familja. Mayhev kishte punuar si asistent spitalor në Londër, kur u zgjodh për një rol të panjohur në filmat “Sinbad’’ dhe ‘’Syri i Tigrit” në 1977. Por, ai u bë i rëndësishëm me rolin e Chewbacca, një Wookie 200-vjeçare e lidhur me Han Solo të Harrison Fordit, në filmin e parë “Star Wars” të po atij viti. Shoqëria e tij me Ford e bëri aktorin 2,2 metra të gjatë të preferuarin e teleshikuesve.
SHOWBIZ
19 E shtunë, 4 MAJ 2019
Sondazhet para Eurovisionit, Jonida Maliqin në vend të dytë Kanë mbetur edhe dy javë deri te nisja e festivalit evropian të muzikës, i njohur si Eurovisioni. Ueb-faqja që merret me këtë festival prestigjioz, Wiwibloggs ka bërë një sondazh me këngët pjesëmarrëse. Pas numërimit të 42632 votave për 41 këngët pjesëmarrëse, përfaqësuesi i Holandës, Duncan Laurence, i cili do të këndojë këngën, “Arcade” mori 5036 vota, që është 11.81 për qind e të gjitha votave të hedhura. Njëherazi është 1.500 vota më shumë se rivali i tij më i afërt, ku gjendet përfaqësuesja shqiptare. Në vendin e dytë është renditur Jonida Maliqi e Shqipërisë. Këngëtarja e këngës, “Ktheju Tokës”, ka fituar 3484 vota ose 8.17 për qind të votave të hedhura. Në dhjetor, Shqipëria u bë vendi i parë që zgjodhi këngëtaren dhe këngën e saj për Tel Avivin. Dhe ngadalë, por me siguri, Jonida është duke fituar vrull që nga ajo kohë. Edicioni i 64-të i festivalit do të mbahet në Izrael
Liam Hemsworth dëshiron 20 fëmijë me Miley Cyrus Liam Hemsworth dëshiron një shtëpi plot me fëmijë me Miley Cyrus. Aktori 29-vjeçar foli në revistën GQ Australia për martesën e tij me këngëtaren dhe planet familjare. Çifti u martua vetëm pak muaj më parë. Por shtëpia e tyre është e mbushur vetëm me kafshë shtëpiake 7 qenë, shumë kuaj dhe mace. Por ai shpreson që një ditë në të ardhmen të jenë të rrethuar nga shumë fëmijë. “Dëshiroj të kem 10, 15, ndoshta 20 fëmijë,”-tha Hemsworth. Ndërsa deri tani çifti nuk ka plane të menjëhershme për tu bërë me fëmijë.
nga data 14 deri më 18 maj në qytetin e Tel Avivit. Renditja e top këngëve: 1. Holanda: Duncan Laurence “Arcade” 11.81% (5,036 vota). 2. Shqipëria: Jonida Maliqi “Ktheju Tokës” 8.17% (3,484 vota). 3. Italia: Mahmood “Soldi” 6.95% (2,964 Vota). 4. Armenia: Srbuk “Walking Out” 4.75% (2,027 vota). 5. Zvicra: Luca Hänni
“She Got Me” 4.71% (2,010 vota). 6. Rusia: Sergey Lazarev “Scream” 4.51% (1,922 vota). 7. Greqia: Katerine Duska “Better Love” 4.49% (1,916 vota). 8. Portugalia: Conan Osíris “Telemóveis” 4.31% (1,839 vota). 9. Islanda: Hatari “Hatrið Mun Sigra” 4.13% (1,762 vota). 10. Malta: Michela “Chameleon” 3.96% (1,687 vota).
Theron tregon historinë e pazakontë: 5 ditë në spital nga e qeshura Aktorja e njohur Charlize Theron ka qenë e ftuar në emisionin “Late Night with Seth Meyers” ku është shprehur rreth detajeve të ndryshme sa i përket jetës së saj private. Ajo ka treguar një histori të vitit 2006 kur ishte e shtruar në spital për 5 ditë për shkak të të qeshurave të shkaktuara nga filmi “Borat”. “Shkova për të parë ‘Borat’. Në atë kohë kisha një dëmtim në qafë, për shkak të hernies diskale. Gjatë kohës që po shihja filmin qesha aq shumë sa e lëndova qafën. Një ambulancë më mori për në spital dhe qëndrova atje për 5 ditë”, -ka treguar Charlize. Ndonëse kanë kaluar rreth 15 vite nga koha e këtij prodhimi kinematografik, Theron ka theksuar se ende nuk e ka përfunduar këtë prodhim kinematografik dhe madje nuk i kujtohet se ku e ka ndërprerë.
Blake Lively dhe Ryan Reynolds, në pritje të fëmijës së tretë Blake Lively dhe bashkëshorti Ryan Reynolds janë të pritje të fëmijës së tyre të tretë. Çifti i mrekullueshëm e ka bërë ‘njoftimin’ duke sfiluar në tapetin e kuq të filmit ‘Pokemon: Detective Pikachu’. E veshur me një fustan të verdhë ylli I ‘Gossip Girl’, 31 vjeç, ka treguar barkun e saj rrumbullak. Të dy aktorët, të cilët janë martuar në 2012, janë prindër edhe të Inez (2 vjec) dhe James (4 vjeç). Ryan Reynolds ka qenë më parë i martuar me Scarlet Johanson që nga 2008 deri në 2011.
Pas "Billboard" këngëtarja shtrohet me urgjencë në spital Të mërkurën u zhvillua në Las Vegas ndarja e çmimeve "Billboard Music Awards". E pranishme në këtë event ka qenë edhe këngëtarja Kelly Clarkson, e cila nuk e ka shijuar aspak. Sipas mediave të huaja gjatë eventit Kelly është përfshirë nga dhimbjet e apandesitit. Ajo është larguar menjëherë për në shtëpinë e saj në Los Angelos, ku i është drejtuar menjëherë sallës së operacionit. "Nuk dua të gënjej. Pas shfaqjes isha e gjitha në lot prej dhimbjeve. Por falë disa njerëzve të mrekullueshëm udhëtova menjëherë për në shtëpinë time dhe u operova në mëngjes. Tani ndihem shumë mirë. Mirupafshim apandesit",-ka shkruar Kelly në rrjete sociale, duke qetësuar fansat e saj se tashmë ndihej mirë.
SPORT
20
E shtunë, 4 MAJ 2019
Trajneri i bardhebluve shprehet optimist para duelit ndaj skuadrës korçare ditën e sotme
Nga Rozalb Lika
A
rdian Mema e di shumë mirë se kjo javë do të jetë vendimtare për Tiranën e tij. Bardheblutë fillimisht do të përballen me Skënderbeun, ku duhet të fitojnë për të hedhur një hap të madh përpara në garën për mbijetesë, më pas vjen gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë sfidë tek e cila varet edhe pjesëmarrja ose jo e bardhebluve në Europë, ndërkohë që fundjavën tjetër luhet derbi ndaj Partizanit një takim që Tirana nuk e fiton prej më shumë se 5 vitesh. Strategu i njohur është shprehur optimist në konferencën për shtyp. “Pas ndeshjes në Gjirokastër jam më i qetë, ekipi luajti mirë dhe është në moment të mirë. Ndoshta edhe futbollistët e kanë kuptuar se është momenti të shprehen më mirë se në të shkuarën, duke parë edhe renditjen, që të detyron të përqendrohesh më shumë se zakonisht”. Barazimi në Gjirokastër - “Kemi lënë shumë pikë, nuk ndalem vetëm te ndeshja e fundit. Gjithsesi, pikët e lëna nuk kthehen më. Dy ndeshjet e radhës, Skënderbeu dhe Partizani, janë shumë vendimtare. I kemi mundësitë t’i fitojmë këto ndeshje, pa problem. Megjithatë, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe kundër Skënderbeut është jetike”. Kastrioti në horizont -”Është ende larg ajo përballje. Po fituam ndaj Skënderbeut, mendoj se
Mema: Me Skënderbeun shpëtojmë sezonin, kemi dy ndeshje vendimtare
Tirana do ta kalojë situatën jo të mirë që po përjeton. Janë edhe 15 pikë në lojë, kemi kohë për ndeshjen me Kastriotin, kur të vijë”. Goli i pësuar në Gjirokastër“Fati është pjesë e lojës dhe ndoshta nuk na ka ndihmuar. Gjithsesi, unë shoh edhe manovrën në çdo ndeshje dhe besoj se ekipi po shprehet mirë në fushë, thjesht i duhet pak më shumë përqendrim
TRAJNERI
në momente të veçanta. Tani nuk kemi më kohë, nuk ka hapësirë për gabime. Thashë për fatin, por është e qartë që ai edhe meritohet, natyrisht. Statistikat kanë shumë rëndësi, mbajtja e topit, loja dhe rastet e krijuara, këto janë shumë të rëndësishme”. Sërish pa tifozë kundër Skënderbeut - “Kjo gjë na shkakton shumë keqardhje, sepse tifozët
janë një plus i madh për ekipin. Gjithsesi, do bëjmë maksimumin edhe kështu. Mirë do ishte që të pranohej kërkesa e klubit për të paguar gjobë dhe të ktheheshin tifozët, por u refuzua”. Finalja e kupës dhe shanset për ta arritur - “Së pari duhet të shpëtojmë sezonin, pastaj do shohim për kupën. Klubi do mbijetesën, pastaj finalen e kupës”.
MERKATO
NDRYSHIMET
Dhuna në stadiume, pesë vite burg kush futet në fushë
Ashpërsimi i Kodit Penal do të prekë edhe sportin. Kryeministri Rama e kishte paralajmëruar diçka të tillë që prej pezullimit të Superligës Shqiptare disa muaj më parë për shkak të dhunës, ndërsa tani dënimet për dhunën në sport do të zyrtarizohen në kodin penal.Kështu, dhuna sportive në ambientet e stadiumeve do të dënohet deri në 5 vite, ndërsa hedhja e sendeve të forta apo e flakadanëve ne stadium, dënohet deri në 3 vite burgim. Ndryshimet prekin dhe ndeshjet ndërkombëtare. Kur në të tilla aktivitete në fushë futen persona të paautorizuar, atëherë marzhi i dënimit është 5 vite heqje lirie. Dhuna në futbollin shqiptar mbetet një problem i vazhdueshëm për mbarëvajtjen e kampionatit, ndërsa nuk kanë qenë të paktat rastet kur skuadra dhe zyrtarë të futbollit janë përjashtuar nga aktivitetet. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimet në Kodin Penal do të ndalojnë dhunën.
DJAJTË E KUQ
United, 13 milionë paund për të dëbuar Sanchezin
City bën gati 170 milionë euro Shehi: Nuk e kuptoj orarin, japim maksimumin ndaj Tiranës për dy super yje në Portugali
Pas fitores ndaj Flamurtarit, Skënderbeu kërkon një tjetër sukses në kampionat, teksa sfida e radhës do të jetë ndaj Tiranës. “Ujqërit e Dëborës” do të mundohen që të marrin maksimumin në kryeqytet, teksa trajneri Shehi po mendon që të luajë me dyshen sulmuese Blerim Krasniqi dhe OttoJohn.“Skuadra mund të ndryshojë. Atë ditë menduam të luajmë me dy sulmues dhe na e shpërblyen. Këtë herë mund të ndryshojmë. Krasniqi më vjen mirë që është i kënaqur, por duhet të vazhdojë e të luftojë si ndeshjen e fundit. Duhet të jemi të fokusuar 100 për qind. Nuk ka më kohë, janë edhe pak ndeshje. Ndaj duhet përqendrim maksimal në çdo moment. Mungesat? Janë mungesa që na e vështirësojnë pak, pasi janë stabël pjesë e formacionit nga fillimi i sezonit. Do shohim si do rreshtohemi. Do marrim në konsideratë edhe kundërshtarin. Orari? Ndoshta është një vendim për shkak të rivalitetit në këtë fazë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Do doja të luanim minimumi në orën 17:00. Do mundohemi të përshtatemi dhe të japim më të mirën”, deklaroi Shehi.
Eliminimi në çerekfinalen e ChampionsLeague kundër Tottenhamit, i dhanë fund shpresave të City-it për ta mbyllur sezonin në mënyrë perfekte. Skuadra e PepGuardiolës ishte në garë katër trofe gjatë këtij sezoni, por tashmë do të ketë shansin për të fituar tre (kampionatin dhe dy kupat në Angli). Drejtuesit e “qytetarëve” janë gati për të bërë një gati çmenduri gjatë kësaj vere. Sipas asaj që shkruan gazeta portugeze “Record”, Guardiola ka kërkuar dy futbollist: BrunoFernandes nga Sportingu dhe JoaoFelix nga Benfica. Sipas të përditshmes portugeze, shifra që do të investojë skuadra angleze për të bërë këto dy goditje shkon në 170 milionë euro. BrunoFernandes , në këtë sezon, i ka surprizuar të gjithë në fazën sulmuese, duke shënuar 28 gola mes kampionatit dhe Kupës dhe kanë dhënë 16 asist për shokët e tyre. JoaoFelix ndërkohë është talenti më i spikatur në Itali, duke shkëlqyer edhe në EuropaLeague me gola dhe asist të shumtë për ekipin e tyre.
AlexisSanchez u transferua me shumë bujë të ManchesterUnited në një shkëmbim me HenrikMkhitaryan në janar të 2018-ës, por ai është kthyer në një fantazmë të futbollistit që ishte te Arsenali dhe Barcelona. Forma e dobët e kilianit por edhe dëmtimet e shpeshta kanë bërë që drejtuesit e ManchesterUnited të mendojnë largimin e tij, pasi paga që Alexis fiton në “OldTrafford” është vërtet e kripur, plot 26 milionë sterlina në sezon. Sipas asaj që raporton prestigjozja britanike “DailyMail”, ManchesterUnited i ka ofruar sulmuesit amerikanojugor zgjidhjen me konsensus të kontratës që i skadon pas 3 vitesh, duke i vendosur në pjatë 13 milionë paund vetëm e vetëm që Sanchez të gjejë një skuadër të re në merkato e verës. Pra për ta larguar nga OldTrafford drejtuesit e Djajve të Kuq jo vetëm që janë të gatshëm të lënë të lirë Alexis-in me parametra zero por edhe të derdhin një shifër të majme në llogari të tij.
SPORT
21
E shtunë, 4 MAJ 2019
Skenari se çfarë do të ndodhë nëse e mbyllin me pikë të barabarta dhe golaverazh të njëjtë
M
anchester City dhe Liverpool po bëjnë një garë spektakolare për titullin kampion në Premier League, teksa me rimtin e treguar kanë lënë të kuptohet se gjithçka mund të vendoset edhe vetëm nga një gol. “The Reds” do të jenë të parët që do të zbresin në fushën e lojës, pasi do të luajnë të shtunën në mbrëmje ndaj NeWcastle në një ndeshje, që nuk parashikohet aspak e thjeshtë. Skuadra e Pep Guardiolës ndërkohë do të presë Leicester të hënën, ndërkohë që në javën e fundit do të luajnë në transfertë ndaj Brighton, ndërkohë që Liverpooli do të presë Wolves. Nëse të dyja skuadrat do të fitojnë dy ndeshjet e mbetura, gjë që është më e mundura që të ndodhë, atëherë Cit do të kurorëzohej kampion me 98 pikë, ndërkohë që Liverpooli do të mbetej në vendin e dytë me 97 pikë. Por nëse të dyja ekipet e mbyllin në të njëjtën kuotë pikësh, atëherë do të futej në lojë golaverazhi. Për momentin “qytetarët” kanë shënuar 90 gola, ndërkohë që Liverpooli 84. Ata kanë një superioritet +4 nga skuadra e “The Reds” për diferencë golash. Por çfarë mund të ndodhë nëse të dyja skuadrat do ta mbyllin edhe me golaverazh të njëjtë deri në fund të kampionatit. Do të ishte diçka
City dhe Liverpooli mund të luajnë në “playoff” për të fituar titullin
e rrallë, por jo e pamundur. Le të shohim të gjitha rastet se kur mund të ndodhë një gjë e tillë: City barazon në të dyja ndeshjet 0-0, Liverpool fiton 5-0 dhe mundet 2-1 City fiton 1-0 dhe mundet 1-0, Liverpooli fiton 4-0 dhe barazon
3-3 City barazon 0-0 dhe mundet 4-0, Liverpooli i barazon të dyja ndeshjet 3-3. City mundet 3-0 dhe 2-0, Liverpooli barazon 3-3 dhe mundet 4-3 Në këtë mënyrë, “The Reds” do të kishin shanse të mira për
të fituar titullin vetëm në rast se skuadra e Guardiolës do të mundej të paktën në njërën nga ndeshjet. “Play Off” për titullin kampion do të ishte “qershia mbi tortë” në një sezon të jashtëzakonshëm në Premier League.
LOS BLANCOS
E VEÇANTË
Real Madrid bën gati 540 milionë euro në merkato
Denis Suarez mund të fitojë Championsin dhe Europa League
Nëse Real Madrid dëshiron të përfundojë projektin e tij ambicioz për sezonin 2019-20, do të duhet të shpenzojë rreth 540 milionë euro për blerjet në merkato. Objektivat klubit spanjoll dhe Zidane janë identifikuar: Pogba, Hazard, Eriksen, Ndombele dhe Joviç të cilët do të bashkohen tashmë ka Militaos, i cili është transferimi i par zyrtar. Operacioni më i vështirë dhe më i shtrenjtë pritet të jetë afrimi i Paul Pogba, që sipas medieve në Angli, Manchester United do të kërkojë të paktën 150 milionë euro për mesfushorin francez. Chelsea do 112 milionë për të lënë të lirë Eden Hazard, teksa 28-vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2020. Për Christian Eriksen do të duhen mbi 100 milionë euro, por deri tani Reali ka ofruar deri në 85 milionë, duke mos e konsideruar danezin të të njëjtit kalibër si Pogba dhe Hazard. Gjithsesi vlera e tij mund të rritet nëse “Spurs” ia del të shkojë në finalen e Champions League. Sa i përket pistave Ndombele dhe Joviç nuk duket se do të ketë shumë probleme, por fillimisht do të tentohen emrat e mëdhenj.
Disa ditë më parë Denis Suarez përshëndeti tifozët e Arsenalit me një postim në Instagram, duke bërë me dije se i kishte dhënë fund sezonit, për shkak të një dëmtimi në ije që e detyron që të qëndrojë në stol deri në fund të sezonit. Nuk ka qenë një sezon për t’u mbajtur mend për mesfushorin spanjoll, i lindur në vitin në vitin 1995 dhe që u transferua të “Gunners” në muajin janar për të gjetur hapësirën që i mungonte te Barcelona, pasi blaugranët kanë shumë cilësi në mesin e fushës. Gjithsesi sezoni për Denis Suarez mund të mbyllet me triumfe. Ndoshta, edhe me një triumf të dyfishtë për të qenë më të saktë. Për shkak të rregullave të UEFA-s, nëse rast se Arsenali fiton Europa League dhe Barcelona Champions Leasgue, ka të drejtë për të marrë medalje nga të dyja kompeticionet. E dini sa minuta ka luajtur Denis Suárez në Europë? Vetëm 52, dy pjesë të vogla me Barelonën dhe dy pjesë po të vogla me Arsenalin në Europa League. Minuta të mjaftueshme, që i japin titujt e kampionit në të dyja kompeticionet. Në fakt, pas gjysmëfinales së parë, të dyja skuadrat janë pranë kualifikimit për në finale. Barcelona fitoi 3-0 ndaj Liverpool-it, ndërkohë që Arsenali mundi 3-1 Valencias, ndaj kanë shanse të shumta për të shkuar në finale. Denis Suarez mund të hyjë në histori, pa luajtur në asnjërën prej tyre.
BARDHEZINJTË
Juventus zyrtarizon goditjen e dytë në merkto, Romeron
Aaron Ramsey është blerja e parë e Juventusit në merkaton e kësaj vere, por jo e vetmja. Kampionët e Italisë kanë filluar prej dia kohësh që të gjejnë elementë të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm. Emri i dytë që do t’i bashkohet uellsianit, do të jetë Romero nga skuadra e Genoas. Konfirmimi ka ardhur nga vetë presidenti i Genoas. “E dini të gjithë se është një tratativë në fazë të avancuar, Romero do të shkojë te Juventusi. Shitja e Piatek dhe Romero do të rregullojnë llogaritë e klubit. Shitja e Piatek nga pikëpamja e skuadrës, është një zgjedhje e zgjuar”, deklaroi Preziosi. Mbrojtësi argjentinas, prej disa ditësh ka mbushur 21 vjeç, do të përforcojë repartin difensiv të ekipit të Allegrit dhe është goditja e dytë për sezonin 2019-2020.
MESFUSHORI
Konfirmohet dëmtimi i Keita, mbyllë para kohe sezonin
Liverpooli humbi ndeshjen e parë ndaj Barcelonës me rezultatin 3-0. “The Reds” janë të përqendruar në garën për titullin kampion, ku do të luftojnë deri në fund me Manchester City-in. Trajneri Jurgen Klopp ka marrë një lajm mjaft të keq para ndeshjes së kampionatit, por dhe gjysmëfinales së kthimit ndaj katalanasve. Ekipi anglez ka konfirmuar se Naby Keita do të mungojë për 2 muaj. Afrikani u dëmtua në muskulin lëshues të kofshës dhe la fushën e blertë të Camp Nou në minutën e 24′ pas një ndërhyrjeje të rëndë nga Rakitic. Futbollisti nga Guinea ka mbyllur sezonin, pasi i duhet të operohet. 24-vjeçari do të humbasë dhe Kupën e Afrikës me kombëtaren e tij, raportojnë mediet e ishullit britanik. Një goditje e madhe për trajnerin Klopp, pasi mesfushori ishte titullar i padiskutueshëm në formacionin e Liverpoolit.
SHENDETESI
22 E shtunë, 4 MAJ 2019
Dhimbja e fytit, disa mënyra për ta kuruar Dhimbja në fyt janë një ndër dhimbjet më të shpeshta gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Ajo shkaktohen shpesh edhe nga ndryshimet e temperaturave në mënyrë të njëpasnjëshme. Rroba të nxehta rreth qafës- Një rrobë të butë lageni në ujë të përzier me uthull, raki po alkool të butë, vendoseni përreth qafës dhe mbi të vendosni një ma-
ramë apo shall më të trashë. Këtë shtresë mbajeni së paku dy orë. Limoni i fuqishëm -Në fazën e hershme të angjinës janë efikase preparatet me bazë limoni. Mjakët popullorë këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, të mbahen nga dy copë limonë, të pastruar nga lëvozhga dhe të thithen ngadalë. Kur limoni të zbutet, mund ta gëlltisni, ndërsa të njëjtën
Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër Çdokush mund të reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë dhe një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri. Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind. Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni. Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa lloje kancerësh, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.
Ushqimet që nuk duhet t’i hani në punë Kur jeni të ulur në tavolinën e punës çdo ditë lehtësisht mund ta gjeni veten duke konsumuar mesvaktet, por ka disa prej tyre që më shumë ju bëjnë keq se mirë. Femrat që hanë mesvakte në punë konsumojnë 100 mijë kalori më shumë çdo vit. Por si duhet ta shmangim? Jo fruta të thata dhe arra- Susie thotë se bëjnë të kundërtën nëse konsumoni gjithë pakon në punë dhe bëhet fjalë për shtimin në peshë. Ajo rekomandon fokusin tek frutat e freskëta, dhe vetëm një racion të vogël në ditë me fruta të thata apo arra. Biskotat- Krijoni një rregull për të mos i ngrënë në punë. “Biskotat, fatkeqësisht, mund të shtojnë 300-400 kalori në ditë”. Kafe me qumësht-Të gjithë ne konsumojmë disa kafe me qumësht, apo kapuçino në ditë, dhe këto nuk mungojnë as gjatë orarit të punës.
Frutat duhen komsumuar në mëngjes Frutat janë baza për një ushqyerje të shëndetshme dhe nuk mund të mos i konsumojmë nëse duam të kemi të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Tre racione në ditë me frutat e stinës, të pjekura dhe të lara mirë, janë një burim kripërash mineralke dhe fibrash. Por dilema është se kur është më mirë ti konsmuojmë gjatë ditës. Dilema është se kur duhen konsumuar, në fund të një vakti, apo në vend të një ëmbëlsire apo si mesvakt? Nëse të gjithë bien dakord për vlerat që kanë frutat, jo vetëm në fibra, por dhe ujë, antioksidantë etj, ndajnë mendime të ndryshme se kur duhen konsumuar. Përfundimi është se momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi, apo dhe mesvakti. Momenti më pak i rekomanduar është në fakt darka. Zgjatja në kohë e tretjes mund ta bëjë më të rëndë vaktin pikërisht kur trupi përgatitet të pushojë gjatë natës.
procedurë përsëriteni gjatë gjysmë ore. Preparate për shparitje të fytit -Në një gotë me panxhar të shtrydhur, hidhni një lugë kafeje qepë të llomitur dhe pastaj i hidhni një gotë të ujit paraprakisht të vluar, por më pas të ftohur. Lëreni të qëndroj 5-6 orë, por përziejeni çdo gjysmë ore, pastaj kullojeni dhe shpërlajeni fytin disa herë gjatë ditës.
A po ju shëndosh sallata? Ekspertëtshpjegojnë fiksimet e gabuara S
humë prej nesh fikso hen me sallatat me idenë të mos konsumojnë shumë kalori dhe të kontrollojnë peshën, por duhet të mendoni dy herë këtë. Nëse besoni ekspertët, sallata jeshile dhe salca e domates ju shëndoshin. Nutricionistjua Susie Burrell shpjegon pse një sallatë e thjeshtë ju zgjeron belin. Dhe disa pre tyre mund tju habisin. Sallata teknikisht i referohet ushqimit të ndarë në copa të vogla të shoqëruar me salcë. “Por në të vërtetë kjo do të thotë se sallata mund të përfshijë çdo gjë që nga perimet e përziera, gjethet, dhe vaji i ullirit tek makaronat disa perime të prera që shërbehen me pesto. Ajo paralajmëron për sallatat me ushqime të cilat janë mjaft kalorike. Sallata e perimeve Kur mendoni për sallatën tradicionale të perimeve si sallata jeshile, domatja,
kastraveci dhe karrota, mendoni për një ushqyerje të pastër. Por në të vërtetë ironia është se ato janë shumë pak kalorike, dhe përmbajnë disa nga ushqyesit kyç si vitamina C, folatin dhe fibrat, por ndërkohë perimet janë pjesa më e madhe ujë, dhe sasia e këtyre ushqyesve është relativisht shumë e vogël. “Përdorni perime të gatuara, si kunguj, karrota, kunguj të vegjël dhe kërpudha, të cilat ndihmojnë në rritjen e vlerave ushqyese të çdo sallate, si dhe të përfshini vaj ulliri apo avokado, të cilat ndihmojnë në përthithjen e një numri kyç përbërësish nga vetë periemt”, vijon Susie. Veshja e sallatave Sipas Susie, teksa sallatave i shtojmë arra, fara, apo djathë, ato mund të jenë një shtesë shumë e shijshme, por gjithashtu janë “një zgjedhje me yndyrna të
larta, dhe do të kthejë shumë shpejt sallatën tuaj të shëndetshme në një bombë kalorike nëse nuk jeni të kujdesshëm”, thotë nutricionistja. Këshilla është të mos i përdorni këto shtesa të gjitha bashkë. Për shembull, mund të shtoni vaj ulli dhe avokado, ose arra dhe djathë, por jo të gjitha bashkë. Ruaj balancën E fundit, por jo për nga rëndësia, Susie këshillon që “sallatat standarde që porosisim nuk përmbajnë as shumë e as pak kalori”. “Sallata e makaronave, e orizit kaf, quinoa, apo peshk ton, sallata Çezar etj. Në secilin nga këto ka ose nuk ka kalori. Shumë karbohidrate nuk do të mbështesin peshën apo të kontrollojnë oreksin gjatë ditës, ndërsa të tjerë mund ti marrë uria vetëm një orë më vonë. Çelësi i suksesit është ekuilibri i drejtë”, vijon Susie.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 5. Atë Shtjefën ... (Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu 1873 1929) veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar 9. Enë që përdoret zakonisht për kryerjen e nevojave personale të fëmijëve 10. Enë e vogël prej teneqeje, me dorezë e lëfyt, që shërben për të mbajtur vajin 11. Degë e gjuhësisë, që studion emrat e përveçëm. 13. Rrethi i devollit e kishte ashtu targën 18. Institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen, sistemimin e të dhënave 19. Emri i një lojtari legjendar brazilian. 22. Teksti letrar i një vepre muzikore që luhet në skenë, teksti i një opere, etj. 23. Organ drejtues i një ndërmarrjeje, i një institucioni, i një shkolle etj 24. Nxjerr një fidan nga toka dhe e mbjell në një vend tjetër 25. Që thyhet lehtë; që thërrmohet shpejt 27. Atributet vlerësuese që merr një femër në finalen e një konkursi bukurie 29. Organizata Botërore për Pronësinë Intelektuale 32. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 33. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 34. Element kimik i dobishëm për organizmin që e marrim në bregdet dhe në produktet e detit 35. Janë të tilla ato të dhuratave 37. Zemërim i madh, që i është mbledhur dikujt prej një kohë të gjatë dhe që shpërthen; valë zemërimi a inati 38. Kanal i drunjtë, zakonisht në trajtën e një hinke, që çon ujin në fletët e mullirit; lug mulliri 40. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 43. Si kishtin makinat e Durrësit targën 45. Aleanca Kuq e Zi 47. Idriz ... atdhetar dhe patriot, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare, bashkë me Isa Boletinin u shndërruan në legjendat e asaj kohe 48. Organizata Botërore e Shëndetësisë 49. Avni ... (1895 - 1924) ishte mësues, aktivist, veprimtar demokrat dhe deputet shqiptar 50. Ajo shërben për të ngjizur, tharm 51. Dakord në gjuhë universale 54. Ndodhi e trishtë, vdekje, ngjarje, ose ... 55. Gjallesë parahistorike, që është mbuluar në tokë dhe është ruajtur në trajtë të ngurtësuar 58. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar është ai moral 60. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 61. Restorant, kafe, bar-bufe, ose... 62. Gjuha e nënës
E shtunë, 4 MAJ 2019
Nga Albert VATAJ
63. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 64. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën 65. Përgjues, i interesuar. Ashtu është ai që interesohet shumë për gjithçka 68. Pa të shumë nga produktet ushqimore nuk mund të konsumohen. Oponent ka sheqerin 71. Ndryshe quhet një pronar, sipërmarrës, punëdhënës 73. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 74. Të qenët më i madh në numër, në sasi etj 76. Ndjenjë e pastër dhe e zjarrtë nderimi, dashurie e besnikërie që ushqejmë ndaj dikujt a diçkaje, gatishmëri për të bërë gjithçka për të 77. Rrethi i Beratit, ashtu e kishte targën 79. Rrethi i Mirditës, e kishte asht targën 82. Vija që kufizon diçka, kufiri; buza në skajet e një sendi. 83. Secila nga qimet e kokës së njeriut. Ato janë korniza e fytyrës 86. Mjet që zbut a që qetëson dhembjen, ngushëllim 88. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 89. Masë ajri që mbështjell Tokën dhe disa trupa të tjerë qiellorë 90. Zëvendës i guvernatorit në një krahinë, mëkëmbës, zyrtar i lartë (koha e sundimit otoman) 93. Tetë këmbësh deti, likurishtë. 95. Njësi për të matur gjatësinë, e barabartë me 64 ose me 80 centimetra
97. Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim 99. Emri i aktorit Arbana, të cilit më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Urdhrin "Nderi i Kombit" 101. Shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy a më shumë njerëzve 104. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 108. Riti fetar që bëhet kur pagëzojnë një foshnjë a një të rritur 110. Një nga gazetat e përditshme 113. Ai që ka në duart e veta gjithë pushtetin e lartë, ai që sundon me pushtet të pakufizuar, sundimtar absolut. 115. Një nga televizionet kombëtare shqiptare, i pari në transmetim në HD, falas. Degëzimi i saj në Kosovë 117. përdoret me nderim përpara emrit të babait 118. Mjet shërimi, shërim; mjet shpëtimi, shpëtim (edhe fig.), rrugë zgjidhjeje 119. I thonë ndryshe dhomës...asaj të miqve. VERTIKALISHT 1. Emri duhet, ..Cali (18721945) udhëheqës i malësorëve në rezistencën e tyre të armatosur 2. I dhënë pas një loje si mënyrë argëtimi, luaj ose ... 3. Pesha është neto, siç është edhe ... 4. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 5. Ajo, fillon me G... fitoi, si ven-
di i parë i trupeve afrikane, pavarësinë nga Britania e Madhe, më 6 mars 1957 6. E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër 7. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë 8. Shprehje krahinore, fëmijë i vogël, ose shtatshkurtër 10. Që shpreh inat, keqdashje e mospërfillje; që shpreh zili a dyshim 12. E shqetësoj shumë dikë, i prish gjakun me lajme të këqija 14. Albert, i zoti i këtij fjalëkryqi 15. Që mban qëndrim përbuzës e tallës, ndaj normave dhe zbatuesve të tyre 16. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 17. Bashkoj skajet e një filli, të një litari etj. 20. Nuk del dot jashtë ose del jashtë me vështirësi e me vonesë 21. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 23. Luftim me armë vetëm për vetëm ndërmjet dy kundërshtarëve 26. Që ka të bëjë me natyrën dhe kulturën e vendeve të largëta dhe të panjohura 27. Proverbi e thotë: "Gur, gur bahet ..., ..., ..., bahet kalaja" 28. Qyteti i parë i kolonive evropiane në Australi themeluar në vitin 1788 në Sydney Cove nga Arthur Phillip, udhëheqës britanez 30. Korporata Ndërkombëtare Financiare 31. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij
është 62. Dikur quheshin jugosllavë, tani quhen ashtu 66. Vjershë lirike a këngë solemne. 67. Përdoret zakonisht me folje të mënyrës urdhërore, lidhore e dëshirore 69. Partia Republikane, inicialet 70. Fëmijë i lindur jashtë martese, fëmijë i jashtëligjshëm 72. Kirkizia ka atë monedhën e saj 75. I imët nga trupi, i shkurtër dhe i dobët; jo i bëshëm, i ... 78. Vetia e atij që është i korrekt, jotolerues, kërkues 80. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 81. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 84. Aktorja e njohur, ... Tejlor, lindi më 27 shkurt 1932, u martuar 8 herë me 7 burra 85. Një banor i Kroacisë, mund të quhet edhe ashtu 87. Ajo që bën pula, vezë ose.. 91. Tomas ..., filozof dhe shkencëtar katolik, vdiq më 7 mars 1274 92. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 94. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 96. Ajo që dëgjohet kur zëri a zhurma është përplasur diku dhe kthehet pas 98. Një e hapur e këmbës gjatë ecjes 100. Banka Botërore 102. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope 103. Rrethi i Pogradecit, ashtu e kishte targën 105. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 106. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 107. Zbrazët, pa njeri a pa gjë tjetër brenda 109. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb 111. Përdoret për të theksuar habinë, përçmimin, ironinë 112. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje 114. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë atë monedhë të saj 116. Rrethi i Librazhdit, e kishte ashtu targën e mjeteve.
36. Njeri i shtresës së privilegjuar të një klase ose të një grupi shoqëror 39. Që nuk është as i gjatë as i shkurtër, as i madh as i vogël 41. Zhurma që bën një send kur rrëzohet a rrokulliset, rrapëllimë 42. De Balzak, duhet emri i romancierit të madh francez të realizmit 44. Në fare pak vende, në ndonjë vend të rrallë 46. Ka qenë dhe është shqiptar, me banim në territorin e Republikës së Kosovës 52. Vdiq më 12 shkurt 1905, Papa ... Negovani, klerik patriot dhe shkrimtar i shquar 53. Ajo që nuk harrojmë ta marrim në udhëtime 56. Mekanizëm i veçantë në automjete (në automobila, në traktorë, në tanke etj.) që u jep rrotave shpejtësi të ndryshme 57. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 59. Kryeqyteti i Bangladeshit 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
N
3
I
L
4
5
K
R
K O
M U
6
A
L
7
N
8
N I
9
K A
I
10
D
T ¸
14
V
11
¸
T U
D
S
G
T I
K
Y
O
12
E
R
19
M A
J
B
T
A 21
A
N
Y
22
O
R
31
R
P
R
23
A
D R
M
P
T ¸
D
S
J
E L
A R
Z
A N
R
K
K
38
27
K
E
A
M Y
I
E
R E
M I
K
T
35
S
A
39
36
M
R
S
D A
L I
K
S
P
E
37
B
L
40
K
O K
H
E
N
K
V
A N
Z ¸
M
A
L 42
B A
T H
L
43
R
R
D
A
P
A
G O
N A
L
H
S
I
I
P
K
A
49
K
J
U
E
47
M T
50
P
I
D L
M J
E
I
I
K
J
T H
L
I
A
E
53
E C
¸
A 48
L Y
51
N D
52
E R
O N
K
46
˙
E R
44
I
45
P
K I N
41
E
U A
26
E T
30
D
E 34
P
25
A 33
A B
M
D T K
29
32
M I
A N
24
A
28
N
P
18
20
R A
13
K 16
L I
C
17
T
R
15
54
M B
R ¸
B
U H
A V
A N
D I
55
D
56
U R
I
T
Z
V
S
57
A L
U M I
N
B
T
58
O 59
P D
H
K
A 60
S
Z 62
A T
E S
T O
J
E
D
H
I
E
I
70
B A
R
S
T
A
76
I
S
N
64
P
I
71
V
S P
R
A N
I
M
Z
M
68
A S
K
L
A
¸
R
R
D
U
I
A
O
R O
L
72
V 74
B
E
P
H
75
L I
G J
¸
R
A T
77
N A
S
H
A 78
H
M
79
E
R E
L
N
80
G J
O
I
82 86
I
P
E
O 84
E
L E
K
87
E S
H O
R E
I 95
A
N A
G
O
101
J
K
U
B I
90
M R
M
K
K
O
O P
R R
E
C O
99
A
R E
T
C
V E
N E
N C
R
103
P
J
R
V
P
105
L A
O
100
A C
102
R
V ¸
¸ 89
L E
98
B
104
I
Z
E 93
97
O M I
K
92
96
O N
M I
85 88
O
H 91
U T
J
R
I 81
83
M U
A
A P
67
D 73
94
63
Z H
66
E 69
A
U
61
A
65
K
P
106
A
C I
F
I
Z ¸
M
107
B
J
R I
A N
P
J
A
G
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E premte, 3 MAJ 2019
Mesazhe shqetësuese të Presidentit të Republikës në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit
P Presidenti Meta me Erdogan, në inaugurimin e xhamisë së re të Stambollit
P
residenti Meta me Erdogan, në inau gurimin e xhamisë së re të Stambollit Presidenti Ilir Meta ka
vizituar dje Turqinë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re të qytetit të Stambollit. Në ceremoninë zyrtare, kreu i
shtetit shqiptar ka qenë së bashkë mu presidentin turk, Rexhep Tayyp Erdogan si dhe autoritete të larta shtetërore dhe fetare. “Kënaqësi të merrja pjesë në inagurimin e xhamisë së re të Stambollit, Çamlica. Një vepër e rëndësishme shpirtërore, kulturore dhe arkitekturore në kryeqendrën dhe pikëtakimin e civilizimeve botërore”,shkruan Presidenti Meta në Facebook. Çamlica është xhamia më e madhe në Turqi dhe në rajon.
zhvillohet në orën 11:00, ndërsa të rinjtë përkrah saj i cilëson si bashkëpunëtorë të vlefshëm, me energji dhe shpresë. “Së bashku me një pjesë të grupit organizator të Konventës Kombëtare që
do të mbahet ditën e nesërme më 4 maj, në orën 11:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Bashkëpunëtorë të vlefshëm, megjithëse të rinj në
Sot Konventa Kombëtare e LSI L
ëvizja Socialiste për Integrim do të organizojë sot Konventën Kombëtare. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një postim në Facebook shkruan se Konventa e LSI-së do të
residenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Në mesazh ka shqetësime serioze për gjendjen e lirisë së shtypit në vend. Mesazhi i plotë i Presidentit Meta: “Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medias. Shqetësimet e thella të ngritura në raportet e fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, për fatin e keq, vijojnë të hasin në vesh të shurdhët. Shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante. Kjo situatë duhet të marrë fund! Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë. Të dashur gazetarë, Duke ju uruar këtë ditë, ju ftoj pa humbur kohë të unifikoheni në qëndrime, larg autocensurës, të denonconi hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës. Ndryshimi është në dorën tuaj dhe fillon nga përhapja e informacionit të vërtetë, pa pritur më që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste. Të dashur gazetarë që keni vendosur të mos tradhëtoni profesionin e misionin tuaj, jam pranë jush dhe sakrificave që bëni për të mbrojtur dinjitetin tuaj dhe fjalën e lirë! Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur Zërin e Amerikës apo Deutsche Welle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre”.
moshë, më japin energji, shpresë dhe vendosmëri në rrugën time për një Shqipëri të drejtë, të shanseve të barabarta dhe të zhvilluar ekonomik-
isht. Me Elonën, Anën, Vivianin, Tean, Sarën, Georgesin dhe Ermirin.”shprehet Kryemadhi”,shkruan Monika Kryemadhi.