Koha Jone_4 prill 2019

Page 1

www.kohajone.com

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

E përditshme e pavarur

Viti i XXVIII i botimit

Nr: 78 (8519)

E enjte, 4 Prill 2019

Çmimi 30 Lekë

Mediat botërore jehonë pozitive fjalimit të ish-kreut të diplomacisë shqiptare

Ditmir Bushati, njeriu që foli dje si Atdhetar

Ish-ministri i jashtëm i PS-së, një socialist në gen dhe një profesionist në diplomaci, pati kurajën dhe doli në Parlament duke i bërë thirrje kryeministrit të mos tregohet arrogant e mospërfillës, por të vendosë në plan të parë interesin e vendit. Ai tha se opozita është ajo jashtë parlamentit dhe jo deputetët e “pazarit të Milotit” që po futen me shumicë FAQE 3

Opozita rrethon Ditmir Bushati: Nuk duhet të Parlamentin, protestuesit jemi arrogantë, marrëveshje përplasen me policinë vetëm me opozitën reale

FAQE 4-5

Në foto: Pamje nga protesta dje para Parlamentit ISH-DEPUTETI I LSI

Vasili: Rama di fillimin e Musolinit, por nuk di fundin me litar në qafë FAQE 7

KRYEMINISTRI

Rama: Partitë e opozitës do t’i çojmë për skrap. Nuk hapim rrugë FAQE 6

FAQE 2

Në foto: Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

SALLA E RE E KONCERTEVE “TONIN ARAPI”

Kryebashkiaku Veliaj: Një ditë feste për Liceun Artistik FAQE 13

ISH-AMBASADORI I SHBA

KRYETARJA E LSI

Aleksandër Arvizu: Berisha një perëndimor e aspak rus

Monika Kryemadhi: Protestat nuk do të ndalojnë deri në largimin e Edi Ramës

FAQE 6

ANALIZË

Henri Çili: Ky është fake parlament Analisti i njohur Henri Çili tha sot se ky parlament është "fake parlament". Më tej në një bisedë në "Ora News" ai shtoi se: "Fake", e gjitha "fake"... FAQE 9

FAQE 2


POLITIKE

2 E enjte, 4 PRILL 2019

FJALIMI Nga Ditmir Bushati*

R

aportimi i institucioneve që japin llogari para Kuvendit të Shqipërisë është një procedurë normale kushtetuese e llogaridhënëse e këtyre institucioneve. Por, në periudhën politike e situatën politike në të cilën ne jetojmë natyrisht që raportimi i KQZ-së apo debate e diskutime të ndryshme lidhur me nevojën për të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe garancitë që ky sistem duhet të bëjë, në radhë të parë për të garantuar votën e qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, sot për sot marrin një vëmendje të posaçme. Nuk ka diskutim që politika shqiptare për herë të parë është në një situatë të paprecedentë. Kemi qenë shpesh në rreth-rrotullime, kemi gjetur tabelën exit për të dalë nga këto rreth-rrotullime, por për herë të parë në historinë e pluralizimit të Shqipërisë, një parti apo dy parti politike parlamentare kanë dorëzuar mandatet e tyre, të dhëna nga populli. Natyrisht ky është një precedent i ri, jo vetëm për demokracitë e reja në Europën Qendrore dhe Lindore, por edhe për vende me regjime despotike, siç është rasti i Venezuelës. Nuk ka një mendje racionale, qoftë kjo shqiptare apo ndërkombëtare për të legjitimuar djegien e mandatave si instrument politik për të arritur një objektiv të caktuar. Qoftë rrëzimin e një qeverie, ndërrimin e një kryeministri apo provokimin e zgjedhjeve të parakohshme. Aq më tepër kur ky Kuvend u konstitua në bazë të zgjedhjeve të 2017-ës të cilat u organizuan nga një qeveri të përbashkët, ku institucionet kyçe u drejtuan nga opozita në atë kohë dhe kur ky kuvend u pranua pas zgjedhjeve të 2017-ës edhe nga opozita këtu teksa bëri betimin dhe një pjesë të punës së saj për 1 vit e gjysëm. Është po ky Kuvend dhe po këto zgjedhje të cilat kanë marrë certifikimin e

OSBE-ODHIR dhe në të gjithë e kemi pranuar që OSBE-ODHIR është autoriteti ndërkombëtar i padiskutueshëm përsa i përket standardeve zgjedhore. Megjithatë nuk mund ta mohojmë faktin se boja, vezët, vaji, mielli në parlament kanë dalë sot në rrugë. Sot në rrugë janë zëvendësuar me kapsollën, nga përplasja gabimisht e muskujve me policinë dhe tek baltosja e institucioneve të shtetit shqiptar. Duke dalë nga Parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse. Ne jemi PSSH, ne jemi socialistë, demokratë progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë, por edhe për fëmijët e opozitës që mungon këtu në sallë. Kjo është arsyeja që unë e mbështes propozimin e Damian Gjiknurit për t’i ofruar një hapësirë më të madhe të gjithë aktorëve politikë, sepse demokracinë nuk e konceptoj si procedurë të thjeshtë. Demokracia si procedurë është zëvendësimi formal i listës së Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për Kodin Zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare, por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjësimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë. Socialistët, progresistët shqiptarë për fatet e demokracisë dhe për fatet e Shqipërisë. Këtu ka burra e gra që kanë hyrë në

Z. Ruçi, Ulqini, Majko, si ka mundësi që mbërritëm këtu? këtë sallë që 1991, ka burra e gra që kanë kontribuar për këtë vend. E dinë të gjithë mirë që socialistët dolën me devizën, të sakrifikojmë sa më shumë në mënyrë që të ndërtojmë një shtet solid. Ishin socialistët dhe progresistët e këtij vendi që ndërtuan një sistem të ri nga hiri i 1997-ës. Nuk ka javë më të rëndësishme se kjo që po mbyllim për të shprehur respektin tonë për të gjithë ata që kanë shërbyer në këtë vend me të mirat dhe të këqijat e tyre. Kjo javë përkon me 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO. Nuk fillon 10-vjetori i Shqipërisë në NATO me gjeneratën time politike, nuk fillon as 70vjetori i NATO-s si organizatë, e cila pikë së pari është një organizatë politike dhe më pas ushtarake me ne këtu, por me të gjithë ata që vuajtën burgjeve të komunizmit që e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa. Me studentët e dhjetorit që u ngritën dhe nuk e imagjinonin dot kur e kërkonin Shqipërinë si gjithë Evropa në 90-ën që edhe pas 30 vjetësh Shqipëria ende do të përpëlitej në debatin nëse do ti hapim apo nuk do ti hapim negociatat. Kjo është java që ne duhet të përkujtojmë 10-vjetorin e kontratës më angazhuese që ky vend ka me Bashkimin Evropian, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe duhet të shohim nga fqinjët tanë dhe të kuptojmë se pse 10 vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje ne nuk kemi hedhur hapin vendimtar përpara. Pse, 13 vjet nga firmosja e kësaj marrëveshje në 2006-ën, ndërkohë që në marrëveshje shkruhet shumë qartë që brenda 10 viteve do të përgatitet vendi për tu anëtarësuar në Bashkimin Europi-

an, ne jemi këtu ku jemi. Dhe kur flasim për mbyllje të tranzicionit, ne duhet ta mbullim tranzicionin vetëm kur të përkojë me reformat të cilat e afrojnë vendin me Bashkimin Europian. Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj shërbimit të jashtëm shqiptar. Sot është dita për të shprehur mirënjohjen ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, ndaj Forcave të Armatosura të këtij vendi. Janë dy institucione të krijuara me 4 dhjetor të 1912-ës. Janë ndër të paktat pasuri që nuk I shkatërroi dot asnjë lloj regjimi. Janë pasuri të cilat nuk mund të vihen në pikpyetje. Unë nuk jam mbrojtës asesi i status-quos, nuk jam as partisan i nostalgjive të dikurshme, por aty ka burra e gra të cilët kanë punuar me përkushtim për Shqipërinë anëtarë të NATO-s. Aty ka burra e gra që kanë shërbyer në misione dhe kanë vëne jetën e tyre në rrezik për Shqipërinë anëtarë të NATO-s, për ti rritur reputacionin ndërkombëtar këtij vendi, edhe në kushtet kur ne klasa politike, kemi bërë baltën mullar në këtë vend. Prandaj është dita që ne të kuptojmë dhe të vlerësojmë mundin e heronjve të heshtur, e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi që e kanë bërë Shqipërinë më krenare seç mund ta ketë bërë klasa politike. Ne jemi sot për sot në një udhëkryq të madh. Lexova Financial Times, një prej gazetave më prestigjioze në botë. E dini me çfarë hapej në faqen e parë? Me foton selfie të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit grek për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes. Si ka mundësi z.Ruçi që pas tre dekadash si politikan me

FORUM

Zgjohuni socialistë! Nga Irena Beqiraj* Nëse në një tavoline të gjithë mendojnë njësoj asnjë nuk është duke menduar gjatë!!!! Fjalimi i Ditmir Bushatit në Parlament ishte një dritë për shpresën e ekzistencës së mendimit ndryshe, një

thirrje për ti vendosur gishtin kokës. Asnjëherë nuk është vonë. Shumëkush përciptazi, i zënë në kurthin e mentalitetin “o me ne, o kundra nesh” mund ta shikoje si kundërvënije karshi Lidershipit. Në fakt është një shërbim i bërë me guxim jo vetëm Partisë Socialiste e Lidershipit të saj, por Popullit Shqiptar. Zgjohuni socialistë!!!!! Ky vend nuk ka nevoje për shkëmbime

Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI

Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi

batutash, pa kripë e të sforcuara, me deputetët opozitarë të ardhur prej procedurës, por jo prej demokracisë, të cilëve zëri u dridhet e nuk rrinë dot as drejt në foltore kur kuvendojnë, duke të kujtuar më së shumti nxënësit e dobët para mësuesit. A nuk jeni lodhur duke përsëritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si: ulemi për djalog, por jo për negociatë? Po a nuk me thoni, cili ësh-

ADRESA E REDAKSISË:

Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com

të precedenti i rrezikshëm i cili nuk duhet të ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracinë? Po si ka mundësi që rrini nëpër karrige duartrokisni edhe nuk mendoni që edhe pse është tërësisht fajtore, opozita që ka lënë shtëpinë si një bashkudhëtare e keqe, ju sërish nuk mund të largoheni nga detyrimi për të gjetur zgjidhje urgjente për të mirën e

NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::

0697044477

eksperiencë, si ka mundësi z.Ulqini, si ka mundësi z.Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur Grekët e Maqedonasit e gjekërkan gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëritjetrin. A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara? Çfarë do t’i themi sot ne një 30vjecari? Shikonin një fakt të rëndësishëm. Njerëzit luftuan gjatë luftës së II-të botërore po mbesin gjithnjë e më pak, për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuuan në komunizëm për atë që konsiderohet pasuria kolektive, ose sot janë dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua te një rreth vicioz njerëzish. Po 30-vjecarët që kanë lindur në 8990 që nuk e dinë çfarë ishte komunizmi? Si do ta shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo me Evropën e vlerave demokratike. Do vazhdojmë të themi që ishte faji i komunizimit, ishte faji i Enverit? 30 vjet është më shumë se nga shpallja e Pavarësisë shtet në 1912 tek fillimi i luftës së I-rë botërore, apo pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste. 30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftërave botërore. 30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë Shqiptarët. Prandaj, është momenti i fundit që ne të shohim për nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës. *Fjala e ish-ministrit të Jashtëm dhe deputetit të PS, Ditmir Bushati, dje në Parlament familjes tonë të përbashkët, Shqipërisë. Ditmiri tregoi dje se mendon ndryshe, kurrsesi që është kundra një individi, qofte ky edhe lideri i partisë. Ditmiri përcolli mendimin e shumë shqiptarëve me mendje të ftohtë e dy pare tru në kokë që kemi nevojë për zgjidhje e jo për karshillek, retorikë, shaka që nuk bëjnë me kërkënd për të qeshur, përkundrazi trishtojnë. Nuk jemi pa zgjidhje, nëse mësojmë të dëgjojmë edhe pranojmë mendimin ndryshe. Ish-zëvendësministre e Financave

Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com


POLITIKE

3 E enjte, 4 PRILL 2019

Mediat botërore jehonë pozitive fjalimit të ish-kreut të diplomacisë shqiptare

Ditmir Bushati, njeriu që foli dje si Atdhetar

Ish-ministri i jashtëm i PS-së, një socialist në gen dhe një profesionist në diplomaci, pati kurajën dhe doli në Parlament duke i bërë thirrje kryeministrit të mos tregohet arrogant e mospërfillës, por të vendosë në plan të parë interesin e vendit. Ai tha se opozita është ajo jashtë parlamentit dhe jo deputetët e “pazarit të Milotit” që po futen me shumicë Në Parlamentin e blerë nga Qeveria, i cili ngjan prej kohësh me mbledhje partie, dje për herë të parë u dëgjua një zë krejt ndryshe, që me dinjitet e kurajo foli hapur. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka thyer rregullin e vendosur nga kryeministri Edi Rama për të folur vetëm për suksese, dialog me “opozitën e re” dhe sulm total ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dje nga foltorja e Kuvendit, Ditmir Bushati ka hequr dorë nga gjuha e drunjtë që po përdor kupola e PS. Ditmir Bushati foli pa iu dridhur qerpiku, duke shikuar në sy deputetët e heshtur të PS-së dhe mëshiruar me vështrime “deputetët” e opozitës, të cilët nuk përfaqësojnë asgjë. Ish-ministri nuk drejtoi gishtin vetëm drejt opozitës për krizën politike në vend, por si askush tjetër nga PS-ja pati guximin të thotë se pjesë e problemit ku ndodhet vendi është edhe Qeveria, dhe partia që po drejton vendin. Në mënyrën më realiste, ish-ministri Bushati kritikoi shfaqjen që po bën këto ditë mazhoranca dhe Kryeministri duke folur hapur për arrogancë. “Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse”,- deklaroi Ditmir Bushati. Si socialist, sigurisht që Bushati nuk mund të jetë dakord me qëndrimet e opozitës, por përmendja e fjalës arrogancë dhe që i drejtohet direkt kryeministrit Rama, flet më shumë se çdo gjë tjetër. Ditmir Bushati shkoi edhe më tej në fjalimin e tij, kur artikuloi për herë të parë një qëndrim që shpreh jo vetëm realitetin e asaj që po ndodh, por edhe tregon përgjegjshmërinë e një

politikani. Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaron çdo ditë se shteti funksionon, edhe me deputetët e listave, pra ata që akuzohen si të blerë nga qeveria, Ditmir Bushati u shpreh se ajo që po ndodh me zëvendësimin e deputetëve nuk është demokraci, por procedurë. Dje, Bushati artikuloi, për herë të parë nga një socialist, se çdo reformë në interes të vendit duhet bërë me opozitën reale dhe jo me deputetët e blerë. “Demokracinë nuk e konceptoj si procedurë të thjeshtë. Demokracia si procedurë është zëvendësimi formal i listës së partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim. Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjësimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë”,- deklaroi Bushati.

Fjalimi i djeshëm i Ditmir Bushatit ishte më shumë sesa një sinjal mendimi ndryshe. Ish-ministri në pak minuta bëri një analizë politike për katastrofën dhe dështimin e politikës që e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për integrimin në BE dhe gjithmonë të kapur peng nga sherret politike. Duke nënvizuar që edhe vendet që kanë pasur konflikte, kanë gjetur mirëkuptim, ndërsa Qeveria dhe opozita në Shqipëri janë larg marrëveshjes në favor të vendit. Bushati iu drejtua emrave më të vjetër në PS, Gramoz Ruçit, Pandeli Majkos dhe Musa Ulqinit, me shprehjen “si arritëm këtu?”. Jo rastësisht Edi Rama nuk ishte në këtë listë dhe në një gjuhë të rafinuar diplomatike, kjo “harresë” e sheh kryeministrin si pjesë të problemit që e solli krizën politike deri në këtë pikë. Në pjesë të caktuara të mesazheve të Ditmir Bushatit dallohet kritika ndaj modelit qeverisës me të cilën Edi Rama po udhëheq PS-në. Fjalimi i djeshëm ishte jo vetëm mesazhi i një

diplomati të sprovuar që di se çfarë efektesh prodhon një krizë e tillë, por edhe një qëndrim personal prej atdhetari që vendos Shqipërinë para partisë dhe pushtetit. Në kulmin e krizës politike, kur të gjithë deputetët janë vënë në radhë të përsërisin fjalimet e Edi Ramës, një zë si ai i Ditmir Bushatit tregon se në partinë qeverisëse ka ende shpresë për ndryshim. Jo të gjithë janë vënë në rresht dhe janë gati të asgjësojnë opozitën, duke e futur vendin në kaos. Ditmir Bushati tha se “Shqipëria është në udhëkryq, nga një krizë e madhe politike dhe sociale, ku ulja në bisedime për të gjetur udhën e arsyes dhe jo të arrogancës, është emergjente”. Ai bëri prezent shqetësimin “që pasuria e vendit është në dorën e një grupi të vogël njerëzish”. Ditmir Bushati dje tregoi se është politikan karriere, me dinjitet, profesionist dhe mbi të gjitha atdhetar. Ai e ka treguar veten edhe kur kundërshtoi hapur copëtimin e Kosovës nga Thaçi dhe Vuçiç, ku dihet se nga ky qëndrim kombëtar i tij e shkarkuan si ministër të Jashtëm. Ditmir Bushati është ndër të paktët politikan në PS që nuk është akuzuar për shpërdorim detyre apo korrupsion. Ndërkohë që ai dje foli pritet të dalin në parlament edhe Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli e disa deputetë të tjerë. Kryeministri Rama duhet të ndryshojë menjëherë pasi rrënimi qeverisës ka filluar, ndaj më mirë gjetje e një zgjidhje me konsensus për një qeveri tjetër, e cila do kryesohet nga një socialist, por që rikthen opozitën reale dhe legale në Kuvend duke pranuar edhe zgjedhjet e parakohshme si e vetmja zgjidhje për të evituar përplasjen e civile. Ndryshe 13 prilli po vjen dhe pasojat do jenë fatale për PS-në dhe vendin në përgjithësi. Qamil Xhani


POLITIKE

4

E enjte, 4 PRILL 2019

Protestuesit provokohen nga policë të infiltruar, djegin “Piramidën e krimit”, në majë të saj Rama

P

ër më shumë se tre orë opozita zhvilloi këtë të mërkurë protestën e saj të 8-të para Kuvendit që prej djegies në bllok të mandateve të deputetëve të saj duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Në mungesë të kryetarit të PD-së Basha që ishte për vizitë në Berlin, organizimi i protestës i ishte besuar të rinjve, të cilët shpalosën simbolika të shumta kundër qeverisë që u finalizua dhe me djegien e piramidës së krimit që sipas tyre ka ngritur Rama. Protesta nisi para Kuvendit dhe herë pas herë pati edhe përplasje me policinë. Por ndryshe nga herët e tjera, ku në përfundim të protestave, opozita denonconte me foto policët e infiltruar në protestë, ditën e djeshme u shënuan përplasje fizike mes protestuesve dhe të “infiltruarve” në tubim, deri në grushte. Por gjatë këtij momenti protesta ka degjeneruar dhe protestuesit janë përplasur me njëri-tjetrin. Një grup protestuesish kanë goditur me grushta një person tjetër i cili ndodhej në protestën e opozitës duke e larguar atë nga protesta. Personi i goditur sipas një grupi protestuesish, pretendohet të jetë i infiltruar nga policia. Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve e ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se ai është protestues i opozitës i ardhur nga Elbasani. Gjatë qëndrimit në sheshin para Kuvendit pati hedhje shashkash dhe sende të forta ndaj policisë. Pas tensioneve në Kuvend protestuesit teksa mbanin në duar parulla kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, iu drejtuan godinës së Kryeministrisë, ku shumë pranë saj ata do të ndalonin te Piramida, ku edhe i vendosën flakën një instalacioni të quajtur nga ata “Qeveri e krimit”. Instalacioni në formë piramide mban në majë të saj emrin e kryeministrit Edi Rama, i cili u transportua nga Kuvendi drejt Piramidës, ku edhe e dogjën. Në mbyllje të protestës, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se dita e largimit të Ramës si kryeministër është e afërt. Protesta u mbyll në selinë blu me himnin kombëtar. Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 8 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 28 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017. Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të

Opozita “rrethon” Parlamentin, protestuesit përplasen me policinë

përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit. Protesta minutë pas minute Ora 08:56 - Bllokohet qarkullimi te Pedonalja për këmbësorët Policia bllokoi hyrjen për këmbësorët në hyrje të “Pedonales” që përkon dhe murin e Ministrisë së Brendshme, duke lejuar vetëm kalimin e automjeteve të deputetëve dhe Ministrave që i drejtoheshin Kuvendit për të marrë pjesë në seancën e radhës plenare. Forca të policisë së rendit, Shqiponja dhe disa efektivë të RENEA-s qëndruan në gatishmëri dhe nuk lejuan madje as gazetarët t’i afroheshin kordonit. Ora 9:00 - Protesta në dorë të FRPD Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk do të ishte dje në protestë, por ata që do e drejtuan ishin të rinjtë demokratë. Por pavarësisht se mungoi, kreu i PD-së, Lulzim Basha do ta përcillte në kohë reale të gjithë protestën e cila ishte në dorë të FRPD-së dhe LRI-së. Ora 09:20 Socialistët i drejtohen Kuvendit Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i shoqëruar dhe nga deputetë të tjerë socialistë, kalojnë Pedonalen dhe iu drejtuan Kuvendit. Ora 09:24 - Mbërrijnë banorët e “Astirit” Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë që protestojnë prej më shumë se 5 muajsh tashmë në mbrojtje të banesave të tyre që preken nga shembjet si pasojë e zbatimit të projektit korruptiv të zgjerimit të Unazës së Madhe mbërritën të parët në qendër të kryeqytetit për të protestuar para Kuvendit.

Ora 9:30- 1300 forca policie në terren Ditën e djeshme, në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, më shumë se 1000 forca policore u angazhuan për mbarëvajtjen e saj. Ndryshe nga protestat e mëparshme, policia kishte vendosur gardh metalik për të minimizuar kordonin e efektivëve. Ora 9:45- Tensione tek Ministria e Brendshme Por që në momentet e ara të grumbullimit të qytetarëve, protesta do të niste me përplasje mes protestuesve e policëve të vendosur pranë Ministrisë së Brendshme. Banorë të Unazës së Re tentuan të kalonin tek Pedonalja për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë para Kuvendit, por ashtu si një javë më parë ata nuk janë lejuar nga policia. Me ta ishte ishdeputeti i PD-së Klevis Balliu dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Më pas banorët iu kanë kërkuar policëve t’i bashkohen protestës dhe kanë bërë thirrje “Rama ik”. Ora 10:08 - Ish-deputetët nisen drejt Kuvendit Ish-deputetët demokratë dhe të rinjtë e FRPD-së lanë selinë blu dhe u nisën drejt Kuvendit. Mes shumë simbolikave të tjera, një i ri mban si maskë portretin e shefit të qeverisë Rama. 10:40 – Dyshime për policë të infiltruar Gjatë zhvillimit të protestës së organizuar dje nga opozita e cila u mbajt paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, pas përplasjes tek Ministria e Brendshme, nuk pati tentativa nga protestuesit për të thyer kordonin e policisë, por vetëm incidente mes demonstruesve. Mes protestuesve ka pasur një përplasje verbale për përdorimin

e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë. 10-50 – Të rinjtë e PD e LRI me pranga në duar Të rinjtë demokratë dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të lidheshin me pranga para Parlamentit ndërkohë që mbanin të veshura bluza me thirrjet: Liri, Demokraci, Shpresë. Ajo që e bëri të ndryshme protestën e djeshme ishin edhe pankartat të gjitha me të njëjtin shënim “IK” që mbanin në duar të gjithë protestuesit në rrugën para parlamentit të kthyer në shesh. 11:13 – Protestuesit thyejnë kordonin, flakadanë në drejtim të policisë Vijoi të shoqërohej me përplasje protesta e opozitës dje para Kuvendit. Protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë, ku gjithashtu, protestuesit tentonin herë pas here të hidhnin flakadanë në drejtim të policisë. Ora 11:37 - Tensionet jashtë Kuvendit, policia: Hiqni maskat! Protestuesit vijuan të përplaseshin me policinë, duke u shtyrë mes tyre në tentativë për tu futur në Kuvend. Protestuesit hodhën shashka dhe sende të forta ndaj efektivëve. Sakaq policia apeloi protestuesit me maska t’i hiqnin ose të iknin, sepse nuk lejohet të jenë me maska në tubime. “Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta. Sipas ligjit për tubimet mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg. Ju si organizatorë të tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tubimit.

Të nderuar qytetarë. Ruani gjakftohtësinë. Ruani qetësinë. Mos hidhni kapsolla në drejtim të punonjësve të policisë. Mos u përplasni me punonjësit e policisë”, ishte thirrja e policisë përmes megafonave. 11:45 – Gurë dhe shishe uji në drejtim të policisë Përveç hedhjes së mjeteve piroteknike të tjera incidente regjistrohen para seancës së Kuvendit. Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë vetëm përmes forcës së tyre fizike. Ata tentojnë të hedhin edhe gurë dhe shishe uji në drejtim të policisë. Ora 11:48 - Degjeneron në dhunë protesta Një situatë kaotike u krijua brenda radhëve të protestuesve, të cilët sulmuan me grushta një person duke e akuzuar si person të infiltruar nga policia dhe provokator. Është dashur ndërhyrja e ish-deputetit Luçiano Boçi dhe ish-deputetëve të tjerë për të qetësuar situatën. 12:12 – Protestuesit marshojnë në drejtim të Kryeministrisë Pas përplasjeve në Kuvend protestuesit e kryesuar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i janë larguar Kuvendit, duke marshuar në këtë mënyrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë. 12:25 – Protestuesit djegin piramidën e krimit Protestuesit kanë vendosur një instalacion para Piramidës dhe më pas i kanë vënë flakën. Bëhet fjalë për një objekt në formën e piramidës që simbolizon për ta piramidën e krimit. Në majë të saj ata kanë vendosur emrin e kryeministrit Edi Rama dhe më pas e kanë djegur. Ora 12:31 Sërish konfrontim mes protestuesve Protestuesit e opozitës u konfrontuan sërish me një person që sipas tyre është i infiltruar në protestë. Ata kanë përzënë një grua që sipas tyre i provokon dhe kundërshton. Ora 12:35 - Policia tenton të fikë zjarrin, ndërhyjnë protestuesit 12:53 - Protestuesit rinisin marshimin, i drejtohen selisë së PD Pas djegies së “Piramidës së Krimit” do të riniste marshimi i opozitës së bashkuar, por këtë herë protestuesit iu drejtuan selisë së Partisë Demokratike, ku do të mbyllnin dhe protestën. 12:56 - Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: Rama ik!


POLITIKE

5

E enjte, 4 PRILL 2019

NËNKRYETARI I PD-së MBYLL PROTESTËN E OPOZITËS: E DREJTUAN STUDENTËT

DASH-i e cilësoi Shqipërinë qendër të krimit, Paloka: Rama do të shporret

Në mungesë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka mbylli në këtë mënyrë protestën e djeshme të opozitës së bashkuar me një fjalim në oborrin e selisë blu. Ishdeputeti Paloka nga selia blu tha se PD-ja është bërë me studentët në fushatën për të larguar Edi Ramën nga qeverisja. Paloka tha

se DASH e tha para disa ditësh, se Shqipëria është qendër krimi. Dhe në këtë kuptim, ai tha se jo më kot protesta e djeshme iu besua të rinjve dhe studentëve, si mesazh i qartë se opozita është në krah të tyre në kauzën e tyre të drejtë. “Rama ik! Dua t’ju përshëndes edhe njëherë për forcën dhe rezistencën tuaj në emër të kryetarit të PD, z. Lulzim Basha. Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët. Ata ishin zemra e protestës, sepse Shqipëria që ne duam, jo ajo që do Edi Rama, është Shqipëria e studentëve, ajo që ne duam për fëmijët tanë. Pak ditë më parë, DASH e cilësoi Shqipërinë e Edvin Ramës si qendrën e krimit

të organizuar në Europë, kanabisit, drogave të forta, ku krimi i organizuar mblidhet për t’u shpërndarë më pas jo në Evropë, por deri në SHBA siç thotë raporti. Është raporti që dikur ia kanë bërë vetëm Noriegës. Sigurisht, ne që jetojmë këtu e dimë shumë mirë cili është Edi Rama, ndaj jemi në shesh derisa ai të shporret. Jemi të bindur se dita kur ai kryeministër që nuk përfaqëson asnjë shqiptarë të ndershëm, të largohet, është e afërt. Shumë shpejt do ta shohim atë trimin, atë cinikun, që ngre administratën për t’u tallur me hallet e shqiptarëve. Ka dalë e numëron sa ishte opozita sot e sa do mbledhë sot. Por ai nuk

kupton e ne do të jemi në shesh mbase një ditë më pak, një ditë më tepër, por urrejtja e grumbulluar sot në shpirtin e shqiptarëve është aty dhe një ditë do ta mbysë. Mund të vazhdojë të mbledhë surrogato në parlament, që ai i quan deputetë, po ajo vetëm skena e bashkëpunimit të fundit me oligarkë e bazhibozukë që hiqen aty si deputetë të opozitës. Ne, demokratët, LSI, republikanë, të gjitha partitë e opozitës do të jemi bashkë që kjo qeveri të marrë atë që meriton sepse vendi i tyre nuk është në parlament, është në burg”, tha nënkryetari i PD-së Edi Paloka, nga shkallët e selisë blu.

Kryetarja e LSI-së nga protesta e opozitës: Konsensusi është shumë i thjeshtë. Zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme

K

ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën politikën e bandave të krimit. Në një prononcim dhënë për mediat në momentin e marshimit të protestuesve nga sheshi te Parlamenti për tek Kryeministria, drejtuesja e LSI-së theksoi se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Rama. PRONONCIMI I KRYETARES SË LSI-SË Disa nga protestuesit janë studentë, të cilët deklaruan se nuk është plotësuar asnjë kërkesë e tyre. A do të ketë sërish protesta? Sot është protesta e të rinjve, është protesta e studentëve. Mbasi dëgjuan pardje fjalimin e Paktit të Mashtrimit, Rama akoma nuk ka parë gjë akoma. Është e vërtet që jo vetëm nuk është plotësuar asnjë kërkesë e studentëve, por përkundrazi i kanë futur në një qerthull që e shton akoma dhe më shumë mungesën e funksionimit të universiteteve. Jemi akoma në periudhën e sensibilizimit, shqiptarët janë sensibilizuar më shumë se kushdo tjetër. Por po sensibilizojmë socialistët në parlamentin e Edi Ramës, po sensibilizojmë edhe atë pjesë të Rilindjes, e cila e kupton vetë që çdo gjë ka marrë fund, por është vetëm një zvarritje, e cila shton edhe më shumë dëmin në radhët e Partisë Socialiste, se sa opozitës së vërtet shqiptare. Keni deklaruar gjithashtu një protestë masive në 13 prill. Çfarë pritet? Protestat nuk do të ndalojnë, 13 prill, 23 prill deri sa në Shqipëri të vendoset njëherë e mirë një sistem i vlerave dhe jo një sistem i antivlerave që ka ngritur Edi Rama. Të vendoset ai sistem që çdo njeri që vjen në Shqipëri të mos ta mendojë Shqipërinë si parajsën e drogës dhe të parave të pista, por ta mendojë Shqipërinë si një vend europian që vjen dhe është i barabartë si në Francë, si në Itali, si në Gjermani. Përballë ligjit je i barabartë, jo sepse këtu je ndërkombëtar dhe përballë ligjit

Kryemadhi: Rama po bën politikën e krimit, s’do ndalemi deri sa ta largojmë

nuk je i barabartë, por shqiptarët duhet të shkojnë, ata që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, faturat e ujit, ata që nuk kalojnë në vijat e bardha, të futen në burg, ndërsa ata që vijnë këtu shkatërrojnë Shqipërinë, shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve, ata që bëhen palë me krimin e organizuar, ata që mbyllin sytë me parcelat që mbillen me drogë, dhe ata duhet ta kuptojnë që nuk do të jetë më Shqipëria parajsa e tyre, por Shqipëria do të kthehet në një vend normal dhe vetëm me largimin e Edi Ramës ajo do të bëhet një vend normal. Zonja Kryemadhi në datën 8 do të vijë në Tiranë ZëvendësSekretari Amerikan i Shtetit. A mendoni se palët do të ulen në tavolinë dhe do të kenë një konsensus? Konsensusi është shumë i thjeshtë. Zgjedhje të parakohshme ku të jenë të lira dhe të ndershme. Nuk ka më asgjë tjetër. E rëndësishme është që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama është regjisori, skenaristi dhe aktori kryesor i të gjithë procesit

makabër të zgjedhjeve të 2017. Këtë nuk e kemi vërtetuar ne. Këtë e ka vërtetuar prokuroria shqiptare. Këtë e kanë vërtetuar mediat e huaja, dosja 339, dosja 184 që ka gjëra akoma edhe më të rënda. Ajo që e vret më shumë Edi Ramën dhe e largon nga e vërteta, por rri dhe merret me barcaleta, është sepse në ato përgjimet e dosjes 184 Edi Rama ka treguar dhe ka demaskuar skemën e votave në këmbim të parcelave të hashashit. Atë që përdori në 2017. Reforma zgjedhore është një proces që për hir të së vërtetës, nëse nuk garantohet shit-blerja e votës dhe nëse nuk garantohet ndalimi përfundimisht i shitblerjes së votës dhe përdorimit të bandave kriminale, ju mund të bëni reformë zgjedhore dhe ne mund të bëjmë reforma zgjedhore të gdhendura në shkëmbinj. Por nëse nuk ndalohet ky proces, i cili deformon dhe shkatërron të gjithë procesin zgjedhor, atëherë ajo është e kotë. Teori dhe deklarata mbi demokracinë në Shqipëri kemi dëgjuar pafundësisht. Por për hir të së vërtetës kanë zbatuar vetëm

të kundërtën e asaj që kanë thënë. Dhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi pas 30 vitesh tranzicion. Pas 30 vitesh shikoni këta qindra e mijëra të rinj që duan të largohen nga Shqipëria, sepse nuk kanë asnjë të ardhme këtu. Reforma të shkruara në letra dhe që nuk zbatohen. Kemi votuar Reformën në Drejtësi. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Më thoni kush nga pikat e reformës në drejtësi është zbatuar sipas asaj që është votuar. Pra hipokrizi dhe demagogji më shqiptarët. Ne nuk jemi budallenj, nuk jemi as të pashkollë, nuk kemi atë mundësi apo shans që të kenë të gjithë qytetarët e tjerë europianë të vendeve të BE-së, por unë di të them që shqiptarët janë të zotët që të marrin fatet e tyre në dorë. Unë di të them që në shtëpinë time nuk vjen të bëhet dot zot komshiu. Për çdo gjë tjetër ne jemi të qartë, jemi të vendosur, sepse në fund të ditës nëse të gjithë këta ambasadorë që janë këtu dhe që na flasin për demokracinë do t’i japin qindra dhe mijëra shqiptarëve bukën e përditshme të fëmijëve të tyre nëpër tavolina? Nëse ka ambasadorë që flasin për demokracinë dhe për vlera që në vendin e tyre po të ndodhte, jo hynin në burg, por zhdukeshin me 10 breza politikisht po të bleje votën me bandat e krimit të organizuar, unë po them që të gjithë këta njerëz presin nga politika e vendit të tyre, presin nga njerëzit e tyre, presin që fëmijët e tyre ta kenë të ardhmen e garantuar në Shqipëri. Ambasadorët ikin dhe vijnë. Rrinë dy vjet, kthehen si mbretër në vendet e tyre dhe pastaj kthehen në normalitet, por ajo që dua të them është që në fund të ditës shqiptari duhet ta konsiderojë Shqipërinë shtëpinë e vet, sepse në fund të fundit Shqipëria është shtëpia jonë. Nuk është Europa, sepse kemi qenë në emigracion dhe e kemi parë, asnjë nuk ka marrë atë që ka ëndërruar. Kemi

qenë shërbëtorë në vendet e tyre dhe nuk jemi kundër kësaj, por ajo që dua të them është se është shumë e rëndësishme që ne të ndërtojmë vendin tonë. Vendin tonë nuk e ndërtojnë bandat, vendin tonë nuk e ndërton krimi, nuk e ndërton trafiku i drogës, por përkundrazi e dëmton çdo ditë e më shumë. Droga varfëroi shqiptarët. Shqiptarët e varfër u blenë shumë lirë më pas nga bandat e krimit të organizuar. Kemi raportin e DASH që është një raport shumë i kthjellët, shumë i qartë ku thotë se bandat kriminale në bashkëpunim me zyrtarë, varfëruan shqiptarët në mënyrë të tillë që shqiptarët të ishin shumë të kollajshme për t’u asimiluar nga bandat. Mendoni sa djem nënash kanë sot dhe që nuk dihet se ku janë, nuk iu dihet adresa dhe nuk iu gjendet trupi? Kjo vjen si rezultat i kësaj politike perverse të një njeriu pervers që mendon që politika dhe jeta e shqiptarëve është shaka dhe batutë. E ka shumë gabim. Deri dje mund të bënte batuta dhe shaka, por sot nuk ka më shaka. Tani çdo gjë është e vërtetë. Nuk të fal njeri te jeta e fëmijës së tij, nuk të fal njeri te shtëpia e tij. Nuk ndjen dhimbje morale ai, por ndjen vetëm dhimbje fizike. Por do të jetë shumë vonë për të dhe ne nuk mund të presim aq shumë. I ka parë kolegët e tij. Dashuria e jetës së tij, Vuçiç u tregua më i zgjuar se ky. Dështoi në ndryshimin e kufijtë të Shqipërisë, do të lëvizi të gjithë gurët e shahut që i ka në Amerikë dhe në Europë për të sjellë njerëz për të ecur me idetë e tij në Shqipëri. Mua nuk më takon të flas për kufijtë Kosovës, por më takon të flas për kufijtë e Shqipërisë, më takon të flas për njerëzit e mi dhe për ata që përfaqësojmë ne. Ajo që mendoj unë se është shumë më e rëndësishme është që të marri pak nga mençuria e Vuçiç dhe të shkojë në zgjedhje që të shpëtojë partinë që i dha mundësinë të jetë ai që është.


POLITIKE

6

E enjte, 4 PRILL 2019

Kreu i Qeverisë kërcënon opozitën: Partitë e tyre do t’i çojmë për skrap. Ata nuk na mundin dot

E

ndërsa opozita protestonte para Parlamentit, Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij brenda në parlament u shpreh se opozita sot nuk pranon dot faktin që është në opozitë. Nga foltorja e Kuvendit Rama u shpreh se opozita, duke qenë e paaftë të fitojë, kërkon të bëhet shumicë me zjarr dhe duke hedhur bojë të zezë për Shqipërinë në gjuhë të huaj. Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria nuk ka për t’i hapur kurrë opozitës. “Ne kemi mundur Saliun, kur Saliu kishte shtetin, kur na vidhej vota jonë. Ne mundëm Saliun, nuk mundemi dot Lulin me Salianjin dhe shokë? Kjo është qartësisht e dukshme. Opozita vetëm nxin Shqipërinë sepse është në opozitë dhe nuk fiton dot përballë nesh. Ata gjejnë vetëm justifikime, duke bërë sikur ne jemi problemi pse nuk mbahen zgjedhje të drejta. E vërteta është se ata nuk na mundin dot”, tha Rama. Kreu i Qeverisë theksoi se opozita e vendit ka braktisur qytetarët me djegien e mandateve. Ai foli edhe për reformën zgjedhore. “Qytetarët opozitarë të vendit janë braktisur nga PD dhe LSI. Opozita ka shkatërruar veten. Sa i përket reformës zgjedhore, jemi totalisht dakord me rekomandimet që jep OSBEODIHR. Patjetër që mund të ketë probleme, por do bëjmë më të mirën. Nuk është shpikur ende një sistem zgjedhor, që t’ja japë Bashës pushtetin në tavolinë”, tha Rama. Kryeministri Rama theksoi se PS do të bëjë të mundur votën e emigrantëve shqiptarë. Edi Rama tha gjithashtu se PS është gati të fusë teknologjinë off linë në zgjedhje. “PS do të bëjë të mundur votën e emigrantëve.

Kriza, Rama: Nuk kemi për t’i hapur rrugë kurrë opozitës

Do të fusim edhe teknologjinë off line. Për Reformën Zgjedhore ne po bëjmë gjithçka, sipas rekomandimit të OSBE-ODIHR. Ne jemi gati të ashpërsojmë ligjin për të dënuar shit-blerjen e votës. Reforma Zgjedhore nuk vlen në këto zgjedhje”, u shpreh Rama. Edi Rama tha se opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë, pasi sipas tij ajo po shkatërron rekomandimet për hapje të negociatave, ekonominë e turizmin, por u zotua se nuk do të ketë negociata për mandatin e maxhorancës. Ai tha se nëse do të ketë një vendim nuk do të jetë për shkak të opozitës, duke iu betuar PD-së dhe LSI-së se siglat e tyre maxhoranca do i çojë për skrap. “Karrigia e tyre është me afat, nuk është pa afat. Ata mund

të kenë ende shpresë se këtu do vijnë nga qielli negociatorë edhe do na ulin në tavolinë dhe do na thonë hë tani djema si do ta normalizoni këtë punë. Ka vetëm një normalizim të mundshëm, të nevojshëm, të domosdoshëm, mbyllja e kapitullit 30 vjet unë po iki po s’më thirre. Unë nuk rri po s’më dhe atë që dua, unë po bëj këtë po s’më bërë atë. Ky kapitull do mbyllet tani, është koha për ta mbyllur. Çdo parti politike kur vjen në Kuvend duhet ta mendojë mirë. Vjen në opozitë është në opozitë, nuk ka xinxri-finxri jo jam në opozitë por e dua pushtetin të nesërmen e betimit se dua zgjedhje të parakohshme. Ato mund të bëhen për propagandë por nuk mund të bëhen me metoda kërcënimi, me

metoda shantazhimi, me metoda bllokimi. Ata mund ta dëmtojnë edhe çeljen e negociatave. Ata po e dëmtojnë. Ata mund ta dëmtojnë edhe ekonominë, edhe sezonin turistik, edhe imazhin e Shqipërisë, të gjitha po i bëjnë. Është përgjegjësia e tyre, turpin le ta mbajnë vetë. Por një gjë duhet ta kenë shumë të qartë: PSSH e ka mision historik sot, të mbyllë këtë kapitull të gjatë zvarritjesh në histori jo po ulemi, jo po negociojmë, jo po të vijë mediatori, jo po të thërrasim këtë, jo po të marrim dy ambasadorë… Nuk ka më të tilla. Ka kushtetutë, ka mandat, ka ligj. Ne nuk e kemi marrë mandatin për të negociuar përpara se sa të vijnë zgjedhjet e vitit 2021. Ka apo s’ka zgjedhje të parakohshme këtë gjë kurrë nuk mund ta përcaktojë shantazhi, kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi, zero. Kjo është pjesë e mënyrës se si ndërtohen strategjitë e brendshme por kjo është thjesht dhe vetëm vullnet i njëanshëm i PSSH në rast se do të gjykojmë ne por jo për shkak të tyre. I kemi mundur dhe ju bashkë me ata, ju kemi mundur, do ju mundim prapë dhe do ju mundim më thellë. Bëni mirë të ndaheni një orë e më para nga ta jo thjesht kush është brenda, kush është jashtë por t’i jepni Shqipërisë një zgjidhje tjetër që të ketë një mundësi tjetër se ato dy sigla ne do i çojmë për skrap. Kaq po ju them”, deklaroi dje në Kuvend, kryeministri Edi Rama.

SHKAK I REVOLTËS, SKEMA E RE E QEVERISË PËR TVSH-NË, KU NJË PJESË E PRODHIMIT NUK GRUMBULLOHET, OSE MERRET NËN KOSTO

F

ermerët e Lushnjës dhe Rrogozhinës protestuan sërish dje, duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH-së për prodhuesit e qumështit. Fermerët në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e këtij vendimi nga qeveria. Fermerët protestues bllokuan aksin kryesor rrugor dhe kanë lëshuar thirrjet “mashtrues, mashtrues”, kurse ndër pankartat kryesore që mbajnë në duar janë: “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”. Dramatike dhe e dhimbshme është pak të thuash kur sheh pamjet e protestës së djeshme të fermerëve në Lushnjë. Ata kanë hedhur në tokë në mënyrë demonstrative prodhimet e tyre duke i shkatërruar. Pas bidonëve të qumështit që janë derdhur lumë, rruga është mbushur dhe me lakra e kastravecë, prodhime të zonës. E djeshmja, është e disata protestë

Fermerët në Lushnjë sërish në protestë, rruga lahet me qumësht

e fermerëve kundër ndryshimit të TVSH-së për ta dhe qeverisë. Nga ana tjetër qeveria ka deklaruar se nuk do e tërheqë vendimin. “Një gjysmë litër ujë 50 lekë, dy litra

qumësht 75 lekë”, u shpreh një fermer. Për shkak të skemës së re të TVSH-së, një pjesë e prodhimit të fermerëve nuk grumbullohet, ose merret nën kosto. Për fermerët kjo

do të thotë falimentim ndaj vijojnë të kundërshtojnë fort vendimin e qeverisë. “Se nuk i kam besim se nuk ta japin 10 lekshin. Nuk kemi nevojë për politikë. Nuk kemi nevojë as për Bashën dhe as për Berishën as për Ramën. Asnjë nuk duam. Duam tokën, fermën”, thanë fermerët. Por me pankarta e thirrje, veç problemit të TVSH ata ngritën edhe çështjen e çmimit të naftës dhe subvencioneve. “I shtova nga 7 i bëra 11, pas 6 muajsh i bëra letrat i bëra 16, po na mashtrojnë. Blegtoria dhe bujqësia në Shqipëri nuk është atraktive, nuk është e interesit”, u shpreh një tjetër fermer gjatë protestës së djeshme. Fermerë, grumbullues dhe përpunues të nga jugu në Veri marshuan më pas nga Rotondo e Savrës deri tek Rotondo e Plastmasit duke bllokuar aksin kryesor Lushnje-Fier!

ISH-AMBASADORI I SHBA

Arvizu: Berisha është promotor i Perëndimit e aspak rus

Çështja e lobimit të Partisë Demokratike ka ngjallur ditët e fundit mjaft akuza në Shqipëri, ndërsa secila palë thotë qëndrimin e vetë. Por mbi të gjitha nuk mungojnë akuzat për një “ndihmë ruse” ndaj opozitës. Por në një intervistë për Top Channel, ish-ambasadori amerikan Arvizu sqaroi mbrëmjen e djeshme se akuzat për marrëdhënien e ishkryeministrit Berisha me Putin, kërkojnë prova apo fakte, të cilat ai vetë nuk i ka parë gjatë qëndrimit të tij thuajse 5-vjeçar në Shqipëri. “Berisha ka bërë shumë në interes të vendit dhe për të promovuar marrëdhëniet me perëndimin, por mendoj që ai është përgjegjës edhe për disa momente të mëdha ndalese dhe nuk e kam fjalën thjesht për skemat piramidale por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar pushtetin. Unë nuk kam parë kurrë ndonjë provë që mund të tregojë se ai ka parë drejt Vladimir Putinit, Rusisë apo ndonjë lideri të huaj. Do të më duhej të shihja prova bindëse sepse është diçka që as e kam menduar kurrë dhe as e kam hasur”, tha Arvizu.


POLITIKE

7

E enjte, 4 PRILL 2019

Ish-deputeti i LSI-së: Më 13 prill protestojmë pasdite, për t’iu dhënë mundësinë edhe atyre që për shkak të orareve nuk kanë mundur të marrin pjesë në protestat e opozitës

Vasili: Rama e ka mbyllur me shqiptarët, ia ka lidhur duart krimi I

sh-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili pak orë pas mbylljes së protestës së 8-të të opozitës para Kuvendit, komentoi deklarata e kreut të Qeverisë Edi Rama gjatë punimeve të djeshme parlamentare. Në një intervistë për “News 24”, Vasili tha se protesta e djeshme ishte e drejtuar nga studentët si simbolikë e asaj që po ndodh në Shqipëri, ku 70% e të rinjve duan të ikin nga vendi. Vasili deklaroi se Rama e ka mbyllur marrëdhënien me shqiptarët por se dorën pas karriges ia ka lidhur krimi. Ai shpjegoi dhe arsyen përse protesta e 13 prillit do të zhvillohet pasdite. “Të dy forumet rinore ishin ata që morën në dorë administrimin e protestës të mbështetur nga mijëra protestues të tjerë. Kryefjala ishte e tyre. Kjo lidhet me tragjedinë që Shqipëria po kalon ku 70% e të rinjve duan të lënë vendin. Kemi dhe një tragjedi tjetër, kemi emigracionin më të madh në Europë të minorenëve. Nëse nuk është qeveri që ua bën të mundur shqiptarëve të rrinë këtu kë do qeveris?”, tha Vasili. Lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se mazhoranca do i çojë për skrap siglat e PD-së dhe LSI-së, Vasili e cilësoi kryeministrin vulgar dhe nuk preferon të humbë kohë duke iu përgjigjur. “Unë ju them si politikan. Të gjitha përgjigjet, të tëra shqetësimet të tëra gjërat për të cilat po gërryhet Shqipëria

i marr nga komunikimet me mijëra njerëz. Nuk përfaqëson shqiptarët. Lufton një grua të nderuar dhe e fut dhe foshnjën pjesë të diskursit politik. Kur vulgariteti arrin në këtë pikë, s’kam ndërmend të humbas kohë. Ky njeri i ka mbyllur juridikisht marrëdhëniet me shqiptarët. Dorën ia ka lidhur pas karriges krimi i organizuar. Para shqiptarëve është një pyetje e fortë: Keni dëgjuar publikisht përgjime të prokurorisë shqiptare jo të opozitës të cilat

përmendin si është përdhosur shteti shqiptar. Asnjë nga ata nuk ndëshkohet. Cila është drejtësia e re? Ajo që nuk ndëshkon. Një protestë e banorëve të Unazës së Re, 7 vetë në burg. Tërë këta shefa policie që thonë “të keqen”, “mor ta marrsha”, “po ti sjell lekët” atij dëshmitarit fals, kryetari i bashkisë së Durrësit që iu thotë kriminelëve “o xhan”, “o shpirt”, asnjë nuk shkon në burg. Kjo drejtësi do të thotë që tërë këta që janë në pushtet me Edi Ramën, bëni çfarë të doni

nuk iu çon njeri në burg. Kurse kanë arrestuar protestues edhe me autizëm edhe invalidë”, tha Vasili. Ai theksoi se çdo ditë që vonohet është një ditë e keqe për shqiptarët. “Ditë akoma shumë e rëndë për Edi Ramën si individ. Çdo ditë që kalon një ditë e keqe për shqiptarët, por shumë herë më e keqe për Edi Ramën”, tha ai. Ndërkohë sa i përket faktit se protesta e radhës e opozitës, ajo e 13 prillit do të jetë pasdite, Vasili sqaroi se kjo është për të t’iu krijuar mundësi të gjithë atyre që duan, por për shkak të orareve nuk mund të jenë paradite në protestë. “Për të dhënë mundësi pasi qytetarët kanë pasur dëshirë shumë të marrin pjesë. Kanë qenë njerëz për shkak të organizimit të jetës së tyre nuk iu konvenonte dhe donim t’ju jepnim mundësi të ishin të pranishëm”, tha Petrit Vasili. I pyetur nëse ka mjekë në protesta, Vasili tha se protesta më e madhe është largimi i tyre nga spitalet shqiptare. “I keni parë protestat brenda QSUT. Është kuptimplote. Ne kemi dalë ditë të mërkure të protestojmë. I kemi pasur ditë të caktuara, janë në masë. Kam komunikim me ta. Protesta më e madhe që mund të bëjnë është të shikoj se si shkretohen spitalet. Ju e njihni shëndetësinë, ju e dini peshën që ka në sistem. Qeverisja që gënjen më fortë qytetarët e vet është qeverisja që duam? Prandaj jemi në shesh. Shqiptarët nuk duan më të gënjehen”, theksoi Vasili.

ISH-DEPUTETI I LSI-së

Vasili: Rama si Musolini, kokëposhtë e me litar në qafë

Ish-kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, tregoi dhe fundin politik që do të ketë Edi Rama. Duke qenë se dje kreu i qeverisë, Edi Rama tha se do të bëhet si Musolini, Vasili i tregon fundin që pati diktatori fashist i Italisë, ku, siç thotë ai, historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto në Milano, ku së bashku me Clareta Petaçin e varën me kokë poshtë. “Edi Rama di fillimin, por po i kujtojmë dhe fundin. Nga Librazhdi, Edi Rama deklaroi se do bëhet si Musolini dhe do shkrijë parti e do bëjë hatanë si ai. Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historisë. Por historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto ne Milano, ku së bashku me Clareta Petaçin e varen me kokë poshtë. Le ta shohë foton e Musolinit kokëposhtë e me litar në qafë dhe le të mendohet pakëz”, u shpreh dje në reagimin e tij, ishdeputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Ish-ministri i Jashtëm: Edi Rama është komplet jashtë realitetit, por s’është i bindur se i fiton zgjedhjet

Kriza politike, Mustafaj: Shqipëria mund të kthehet në vitin ‘85

D

iplomati dhe politikani i njohur Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 thotë se kriza në politikën shqiptare sa vjen e thellohet dhe se palët gjithnjë e më shumë ndahen kur vjen puna për të dialoguar. E në këto kushte, Mustafaj parashikoi si opsionin më të mundshëm mungesën e opozitës në zgjedhjet vendore, duke e kthyer pas Shqipërinë, në vitin 1985. “Ka krizë të thellë që nga momenti kur opozita nuk është në institucione. Shihni lulëzimin e krimit, vrasje si këto javë ndodhnin vetëm në ‘97. Si e refuzon ai kryeministër mundësinë për të gjetur zgjidhje? Opozita duhet të ketë një platformë të qartë jo të thotë të

ikë Rama e të krijohet qeveri tranzitore. Mungojnë kushtet për dialog, tek opozita e kritikoj mundësinë e përjashtimit të

dialogut. Është dialoguar me Ramiz Alinë në ‘91, me Sali Berishën në ’97. Krizat e mëdha në demokraci doemos të çojnë tek dialogu. Refuzimi i dialogut nga të dyja palët nuk është normale”,- tha ai. Ish-ministri i Jashtëm tha ndër të tjera se sheh pozitivisht mundësinë që Presidenti i vendit, Ilir Meta të negociojë krizën politike, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe ndërkombëtarët tha ai. “Meta dhe ndërkombëtarët mund të jenë të dy negociues. Më në dinjitetin e shqiptarëve do të ishte Presidenti si negociator.

Por kjo vjen kur ka vullnet për dialog, ne këtu kemi një mungesë vullneti nga kryeministri së pari”, tha Mustafaj. Sa për kryeministrin, Mustafaj tha se Edi Rama është komplet jashtë realitetit. “Mënyra si arsyeton, sillet dhe vepron, e tregojnë se jeton në atë tullumbacen e tij krejtësisht jashtë realitetit”, u shpreh ish-deputeti i PD-së. Sipas Besnik Mustafajt, nëse do të ishte i bindur që i fitonte zgjedhjet, Rama nuk do kishte hezituar të hynte në zgjedhje të parakohshme. “Unë do të thosha se ai nuk është aspak i

bindur se i fiton më zgjedhjet, përndryshe do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve. Një politikan pragmatist siç ai vetëquhet do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve pa më të voglin hezitim”, shtoi Mustafaj. Ashtu siç situata paraqitet, për Mustafajn nuk është çudi që vendi të kthehet 35 vite pas. “Shpresoj që s’do jenë zgjedhjet si në ‘85 si para 35 vitesh…por s’kemi shumë shpresë, sepse edhe PS duket gjithnjë më e bindur të shkojë e vetme në zgjedhje”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.


POLITIKE PROPOZIMI I DEPUTETIT SOCIALIST

D

eputeti socialist Bashkim Fino propozoi dje në Kuvend që Partia Socialiste të tërheqë anëtarët e saj nga KZAZ-të dhe në vend të komisionerëve partiakë, të caktojë persona jo politik. Fino ka thënë në Parlament se mazhoranca nuk mund të tërhiqet zvarrë nga opozita, e cila vendosi të djegë mandatet dhe të mos dërgojë anëtarët e saj në Komisionet e Administrimit të Zgjedhjeve. Fino tha se KQZ-ja duhet t’i plotësojë vendet vakante me persona jo politik, madje këtë shembull ta japë e para

8

E enjte, 4 PRILL 2019

Bojkoti i zgjedhjeve, Fino: Edhe PS të tërheqë listat e anëtarëve të KZAZ-ve Partia Socialiste. “S’mund të presim që një marrëveshje e orës së fundit se do kthejë opozitën në Parlament. Ne duhet të flasim për një proces të rregullt dhe demokratik. Vlerësoj daljet e rregullta nga përfaqësuesit e KQZ-së për t’u bërë thirrje partive që të dorëzojnë informacionet pranë KQZ-së. Në kushtet e braktisjes së sistemit mund të deklarojmë mbështetjen maksimale

për KQZ-në dhe ky institucion duhet të garantojnë funksionimin normal të këtij institucioni dhe të pranojë personat që vetofrohen të marrin pjesë në këtë proces. Për PS kjo është sfida më e madhe, jo për rezultatin, por për procesin që do të dalë ky rezultat. Propozoj që PS të tërheq listat e dorëzuara në KQZ, administrata zgjedhore të jetë e përbërë nga individë të lirë dhe të barasvlershëm nga partitë

politike. Ky do të ishte një sinjal i pastër për spektrin politik, sepse ata nuk na tërheqin dot zvarrë, por sulmi i tyre behet ndaj sistemi zgjedhor”, tha Bashkim Fino.

Kreu i KQZ raport në Kuvend: Kërkova hetim të thelluar, por anëtarët e shumicës e kundërshtuan propozimin

Financime ruse për PD-në? Zguri: Hetimi u bllokua nga socialistët në KQZ P

as debatit të shpërthyer sërish javët e fundit për financim nga ana e rusëve për Partinë Demokratike, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucioni më i lartë zgjedhor, i cili merret me verifikimin e financimit të partive, tha në Parlament se një verifikim i tillë është kundërshtuar nga shumica e anëtarëve të KQZ. Klement Zguri në raportin që lexoi në Kuvend, tha se kishte kërkuar hetim të thelluar në lidhje me këtë çështje. “Më lejoni që në fjalën time sot, të përgjigjem edhe për pyetjet e bëra ditët e fundit lidhur me çështjen e lobimit të subjektit Partia Demokratike. Komisioni Qendror i zgjedhjeve referuar Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike, mbikëqyr financimin e partive politike, nëpërmjet auditimit ligjor dhe monitorimit të fushatës brenda territorit të vendit. Sa i përket informacionit publik, të bërë në media, në lidhje me shpenzime për konsulencë, të Partisë Demokratike me kompani të huaja, Administrata e KQZ-së me mbështetjen time si Kryetar, propozoi verifikim të thelluar, për të siguruar një proces të rregullt ligjor, gjithmonë brenda mundësive ligjore të KQZ-së, si një organ administrativ. Por paqartësia ligjore për fillimin kryesisht të

një shqyrtimi të thelluar nga ana e KQZ-së, hasi në kundërshtime brenda anëtarëve të Komisionit dhe ky propozim nuk u pranua nga shumica e anëtarëve të KQZsë, gjë që ia hoqi mundësinë KQZ-së të futej në proces hetimi administrativ”, tha Zguri. Deklaratat e tij, Zguri i shoqëroi edhe me këtë aksiomë: “Korrupsioni në financim, prodhon veç zgjedhje të korruptuara, kurse transparenca është antidoti i korrupsionit zgjedhor”.

“Zgjedhjet, kurban i sherrit politik” Në prezantimin e raportit për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2018, Klement Zguri tha se situata aktuale politike po vë në provë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor. “Përplasja aktuale politike po vë sistemin demokratik dhe shtetin ligjor në provë, por po zhvillohet, duke pasur në shesh të betejës kryesisht argumentin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë sebepi i sherrit. Por zgjedhjet rrezikojnë të

bëhen edhe kurbani i tij. Në një kohë si kjo, shumë njerëzve mund t’u lëkundet besimi tek administrata zgjedhore dhe aftësia e saj për të menaxhuar procesin. Për shumë njerëz, çekuilibrimi politik, mund të përkthehet menjëherë në disbalancim të administrimit zgjedhor, eventualisht, në kolaps të procesit. Kjo kohë kërkon që zbatimi me fanatizëm, pa kompromis dhe pa tolerancë i ligjit në administrimin e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së të trajtohet si kusht i padiskutueshëm, sikurse kërkon që politika në këtë proces zgjedhor të udhëhiqet nga bindja, modestia dhe nënshtrimi ndaj ligjit, jo thjesht nga respekti formal ndaj tij. Në një kohë si kjo, politika duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj asaj që i ndalohet, se sa ndaj asaj që i lejohet. Që zgjedhjet e ardhshme të kenë sukses duhet që politika të ushtrojë më shumë vetëkufizim dhe t’i lejojë vetes më pak liri veprimi. Përndryshe, zgjedhjet e ardhshme nuk do bëhen dot nxitje për reflektim, shans për pajtim dhe bazë për rithemelim, por do shihen gjatë si mundësi për kontestim, sebep për delegjitimim dhe burim për turbullim”, tha kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Kuvendi i jep edhe një muaj kohë Komisionit të posaçëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Debate në Kuvend për reformën, Rama flet për zgjedhje të parakohshme P

arlamenti miratoi shtyrjen me 1 muaj të komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Nismës së Partisë Socialiste për t’i dhënë Partisë Demokratike një vend në tryezën e komisionit të reformës zgjedhore, edhe pse tashmë kjo forcë është jashtë parlamentit, ka hasur në kundërshtinë e opozitës së re në Kuvend. Ishte deputetja Rudina Hajdari e cila u shpreh se nuk do të miratojë reformën zgjedhore nëse pjesë e komisionit do të jenë edhe deputetët e larguar. “Kjo ofertë është një mënyrë

për të pasur një marrëveshje në tavolinë me partinë Demokratike apo LSI-në. Kjo nuk ka për të ndodhur. Ta kenë parasysh këta deputetë këtu, që nuk duhet të kenë absolutisht frikë pse kanë ardhur këtu”, u shpreh Hajdari. Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Ralf Gjoni. “Na kërkohet që të votojmë shtyrjen e afatit të Reformës Zgjedhore në një moment që i gjithë shteti sot ka rënë. Presidenti ju konsideron juntë ushtarake”, tha Gjoni. Në përgjigje të shqetësimeve të deputetëve të rinj, Kryeministri

Rama u shpreh se pjesëmarrja e deputetëve të opozitës është një kërkesë e ndërkombëtarëve, ndërsa kërkoi edhe mbështetjen e të rinjve. PS-së i nevojiten edhe 5 vota nga opozita për të miratuar ndryshimet në reformën zgjedhore. “I vetmi proces që kemi ne bashkë me ta, me gjithë partinë politike shqiptare PD, po të doni. Do vijnë apo nuk do vijnë, është punë për ta, nuk do i presim deri në pafundësi”, tha kreu i Qeverisë. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha që nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo nuk e

vendosin ndërkombëtarët apo marrëveshjet nën tavolinë, por për atë vendos PS-ja. Ndërsa kryetari i ri i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri edhe një herë theksoi nevojën për konsensus të gjerë. “Reforma duhet të jetë mbipartizane dhe e gjithëpranuar, kështu që ne nuk mund ta digjnim këtë mundësi për shkak të ndryshimit të një

realiteti politik dhe ta fshinim atë”, tha ai. Duke e cilësuar opozitë qorre, kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se çdo parti që nuk futet në zgjedhje nuk mund të quhet më e tillë. “Partitë politike janë organizata të cilat funksionojnë për shkak të zgjedhjeve. Një parti që nuk hyn në zgjedhje nuk është më parti”, tha dje Taulant Balla.


POLITIKE

9

E enjte, 4 PRILL 2019

Sekretari i Përgjithshëm i LSI: Protesta e sotme, protestë kundër varfërisë dhe halleve të shqiptarëve

S

ekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllairi i ftuar në Ora News ka folur në lidhje me protestën e ditës së djeshme. I pyetur për protestën dhe incidentet mes protestuesve, ai është shprehur se incidentet kanë ardhur për shkak të provokimeve nga ana e forcave të rendit dhe njerëzve të infiltruar. “Nuk ka pasur asnjë incident mes protestuesve. Është skema e poshtër e Edi Ramës që fut provokatorë në turmë dhe provokojnë.Atë e mor shefi i policisë, e futi në makinën e tij. Pra ishte provokatore që e futi Edi Rama për të provokuar protestën. E dini se shumica e atyre që janë provokatorë bëjnë thirrje për tu future në Parlament? Ju bëjnë thirrje turmës të godasin policinë? E kemi paralajmëruar dhe në fakt nuk janë protestuesit ato, të cilët fillojnë përplasjen e parë me policinë, por janë provokatorët e Edi Ramës. 2 janë zbuluar deri më tani dhe mbi qindra prova ka opozita ku eksponentë të policisë të veshur si civil futën në turmë dhe provokojnë protestuesit. Kemi protestën para parlamentit ku një person me flamur amerikan kërkonte të digjte gomat përpara policisë dhe kur e ndaloi oficeri i policisë i

ISH-MINISTRI I PS

M

inistri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj lajmëroi para disa ditësh shkarkime në disa ambasada dhe misione diplomatike jashtë vendit, me argumentin se: “Shqipëria nuk është e miqve, kushërinjve, apo klaneve e kryshqive”Por në studion e “Top Talk”, Arben Malaj theksoi se ndryshimet në trupën diplomatike sea herë që ka rrotacione në drejtimin e Ministrisë së Jashtme, është një nga pikat më të dobta që Shqipëria ka.“Është një nga pikat e dobëta që ne kemi. Rrotacionet politike, apo edhe ato brenda partive. Sepse edhe ministri i ri tenton që të bëjë ndryshime bazuar në preferenca, apo edhe në ndere personale”, tha Malaj.I pyetur nëse po krijohet një stereotip i ri i Ministrit të Jashtëm me Gent Cakajn si ministër, Malaj u përgjigj: “Besoj se jo, dhe sikur të quhet model i ri do të jetë i gabuar”. Tepër i ashpër është treguar ish-deputeti Arben Malaj, në

Braimllari: Edi Rama fut provokatorë në protestat e opozitës

nxori portofolin dhe I tregoi dokumentin që ishte oficer policie, pra ishte civil dhe provokonte turmën”, tha Braimllari. Duke komentuar incidentin me gruan në protestë,

Braimllari shtoi se “Zonjën s e patë shumë mirë, në momentin që ne u drejtuam për tek Kryeministria në mënyrë simbolike ku të rinjtë dhe të rejat mbanin piramidën e krimit të Edi

Arben Malaj: Cakaj, model i gabuar në diplomaci

lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë për Kosovën. Ai theksoi se politika jonë e jashtme nuk mund të bëhet herë me njërin lider dhe herë me liderin tjetër të Kosovës, por duhet që të lehtësojnë kompromisin brenda klasës politike kosovare“Shqipëria ka shumë përgjegjësi për Kosovën.

Politika jonë e jashtme nuk mund të bëhet pro Thaçit e kundër Hajradinajt dhe anasjelltas. Ne duhet ta thellojmë këtë. Duhet të jemi një hap më pas, bashkë me partnerët strategjik ta lehtësojmë kompromisin brenda klasës politike kosovare”, tha ai. Më tej Malaj shtoi se politika e jashtme e Shqipërisë për Kosovën të shikojë edhe sugjerime konkrete.“A duhet që Kosova, për disa asete ekonomike të veprojë si Gjermania pas luftës që e la industrinë e luftës në dorë të Bashkimit Evropian. Duke e kthyer nga Industria e Luftës, në Industrinë e paqes. A mund t’i kthejmë ne këto asete përkohësisht në një menaxhim ndërkombëtar dhe ti heqim nga asetet e grindjes, që Serbia ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ballkanik të jetë më i mirë.

Ramës, kjo provokoi, tërhoqi vëmendjen për diku tjetër dhe donte të krijonte tension Brenda turmës dhe doli se ishte efektive e policisë, pra kjo vërteton dhe një herë se Edi Rama fut provokatorë në

turmë dhe Edi Rama kërkon që të çojë Shqipërinë në luftë civile, kërkon që të bëjë përplasje të shqiptarëve me shqiptarët, kërkon të përplasë policinë me qytetarët. Të jeni të bindur që në një turmë kaq të madhe është shumë e vështirë të menaxhohet në momentin që ti fut provokatorë policie”. Gjithashtu Braimllari renditi disa arsye se pse qytetarë kanë dalë dhe do të dalin në protestë, ku është shprehur se: “Qytetarët kanë për të djegur politikën e Edi Ramës, e cila i ka varfëruar shqiptarët në ekstrem. Mbi 500 mijë shqiptarë largohen nga vendi. Sot shqiptarët nuk kanë mundësi jetese në vend. Ne nuk duhet të shikojmë vetëm qendrën e Tiranës, por duhet të shikojmë çfarë ndodh në rrethinat e Tiranës, shkojmë se çfarë ndodh në qytetet e ndryshme të vendit ku fermerët nuk e njohin fare dorën e shtetit, nuk njohin politika që i subvencionojnë dhe ndihmojnë fermerin. Të rinjtë largohen nga vendi se nuk kanë mundësi punësimi. Edi Rama ka kthyer çdo Bashki të vendit, çdo institucion të shtetit në një institucion, i cili përdoret politikisht për interesat e Rilindjes.Ndaj ka ardhur momenti që qytetarët ta djegin këtë politikë, e cila është politikë fatkeqe për këtë vend”,- deklaroi Braimllari.

ANALISTI

Henri Çili: Ky është fake parlament

Analisti i njohur Henri Çili tha sot se ky parlament është “fake parlament”. Më tej në një bisedë në “Ora News” ai shtoi se: “Fake”, e gjitha “fake”. Nuk ka ndonjë sens të madh, por në parim do thosha që thelbi i krizës është gjetkë dhe këto janë disa operacione për të fituar kohë. Janë thjeshtë çështje të kronikës. Thelbi është që opozita ka dalë jashtë sistemit politik, por është brenda sistemit demokratik. Me lëvizjen e saj (protesta) ka arritur të shokojë sistemin politik. Ndërkohë po sot ish-ministri Bushati dërmoi arrogancën e kryeministrit ku kritikoi mënyrën se si po qeveriset, pasi vendi ka hyrë në udhëkryq të rrezikshëm.


AKTUALITET

10

E enjte, 4 PRILL 2019

Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Veliu shkarkoi nga detyra drejtorin dhe zv/ drejtorin e Drejtorisë së Shkodrës duke dërguar Niko Brahimajn me synim rikthimin e sigurisë

Redjon Shtylla

S

hkodra nuk është më një qytet i qetë, e për më tepër i sigurtë. Vrasjet e fundit në kryeqytetin veriror, e kanë kthyer këtë qark në kryeqendrën e krimit. Kupola e Policisë së Shtetit, është në Shkodër, për të zbuluar krimet dhe për të rikthyer sigurinë. Ndaj dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për herë të tretë brenda pesë ditëve ishte në Shkodër. Pasditen e së mërklurës, ai udhëtoi drejt veriut i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndërsa zhvilloi një takim me drejtuesin e prokurorisë, prefektin dhe aktorë të tjerë lokalë për rreth 90 minuta. Tema e diskutimit kanë qenë ngjarjet e fundit, vrasjet mafioze por edhe kërcënimet e drejtuesve të ekipit të futbollit të Vllaznisë. Në përfundim të takimit, ministrit Lleshaj nuk ka detaje nga biseda duke u mjaftuar me një fjali: “Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për ti dhënë vëmendjen maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve të saj”. Prefekti Valdrin Pjetri e mohoi që çështja e kërcënimit të drejtuesve të Vllaznisë të ishte diskutuar. “Takimi është fokusuar mbi punën që qeveria do të zhvillojë në Shkodër. Bëhet fjalë për një vëmendje të shtuar në qarkun tonë, detajet e tjera i shprehu ministri. Në takim ishte ministri, drejtori i qarkut, doganat, tatimet dhe aktorë të tjerë, këtu u përfshi diskutimi edhe mbi sezonin turistik. Kemi filluar masat për një sezon sa më të mirë organizuar, që shkodranëve

Vrasjet kthejnë Lleshajn në Shkodër: Jemi këtu për sigurinë

SIGURIA “Tema e diskutimit kanë qenë ngjarjet e fundit, vrasjet mafioze por edhe kërcënimet e drejtuesve të ekipit të futbollit të Vllaznisë. Në përfundim të takimit, Lleshaj u mjaftua me një fjali: “Jemi këtu për të mbajtur angazhimin tonë për ti dhënë vëmendjen maksimale Shkodrës dhe sigurisë së qytetarëve të saj”.

KËRCËNIMET “Prefekti Valdrin Pjetri e mohoi që çështja e kërcënimit të drejtuesve të Vllaznisë të ishte diskutuar. “Kërcënimi i drejtuesve të Vllaznisë? Nuk ka qenë pjesë e diskutimit, pasi nuk ka qenë diçka zyrtare, nuk e di nëse policia e ka këtë informacion””.

dhe të ardhurave t’u lehtësohet jeta. Kërcënimi i drejtuesve të Vllaznisë? Nuk ka qenë pjesë e diskutimit, pasi nuk ka qenë diçka zyrtare, nuk e di nëse policia e ka këtë informacion”,tha ai. Pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali, Veliu shkarkoi nga detyra drejtorin dhe zv/ drejtorin e Drejtorisë së Shkodrës duke dërguar Niko Brahimajn me synim rikthimin e sigurisë. Kjo

VENDIMI

Qeveria shkrin Hetimin Tatimor

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vendosur që të shkrijë hetimin tatimor, një institucion ky në varësi të drejtorisë së Tatimeve. Mësohet se vendimi është marrë në një mbledhje në Ministrinë e Financave, ku kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe. Qeveria po planifikon të ngrejë një inspektoriat shtetëror për ekonominë ku do të përfshihet hetimi tatimor dhe ai doganor. Si rezultat i shkrirjes së hetimit tatimor një sërë drejtuesish të kësaj njësie pritet të mbeten pa punë. Hetimi Tatimor kishte si funksion hetimin e bizneseve për evazion fiskal por shpesh herë është përballur me akuza nga bizneset për korrupsion.

ishte vizita e tretë e Lleshajt në Shkodër brenda pesë ditëve. Pas vizitës të shtunën kur ndodhi vrasja, Lleshaj ishte të hënën kur prezantoi prefektin e ri, ndërsa dje udhëtoi për herë të tretë. Në takimin e së hënës, mbajtur në Prefekturën e Shkodrës, ministri Lleshaj është kundërshtuar ashpër nga kryebashkiakja Voltana Ademi. “Nuk duhet të mjaftohemi me thënien se kjo apo

ajo vrasje është larje hesapesh, siç bëtë ju një ditë më parë. Këtu duhet ndërhyrja e shtetit për të përmirësuar situatën në Shkodër. Asgjë nuk është si më parë në këtë qytet, nga ku njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë për shkak të frikës”, tha Ademi. Për ministrin Lleshaj, situata në Shkodër nuk është edhe aq problematike, pavarësisht se ai qytet gjeneron 20 për qind të

krimit në shkallë vendi. Ademi kërkoi nga ana e saj shkarkimin e ministrit dhe kryepolicit, Ardi Veliu. Ademi tha për mediat se është përpjekur që të nënvizonte situatën e vështirë dhe shtoi se është irrituar nga një fjalë e Ardi Veliut. “Më tha se para kamerave flas ndryshe e pas kamerave ndryshe”, deklaroi Ademi. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, nënvizon se ka pasur drejtues policie që nuk kanë bashkëpunuar fare me bashkinë.

GJYKATA

Mbyti gruan, 35 vite burg për 76-vjeçarin 76-vjeçari Namik Veliaj nuk i shpëtoi burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënon me 35 vite burg, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 2 vite më parë. Gjithashtu fajtor u shpall edhe mjeku Ilir Tanku, i akuzuar për shpërdorim detyre. Mjeku u dënua me dy vite burg por trupa gjykuese e pezulloi dënimin, për ta shlyer me 4 vite shërbim prove. Në konkluzionet përfundimtare, mbrojtja kërkoi pafajësinë e 76-vjeçarit, duke pretenduar se prokuroria nuk ka prova për vrasjen e të moshuarës nga Fieri. Të njëjtën kërkesë kishte edhe avokatja e mjekut. Ngjarja ka ndodhur në janar të 2017 por arrestimi ka ndodhur në mars të 2018, pas dyshimit të familjarëve të së ndjerës që

vdekja nuk ka qenë natyrale por vrasje. Dyshohet se e ndjera është mbytur nga bashkëshorti. Pas hetimeve, rezultoi se Namik

Velaj, e kishte mbytur me duar bashkëshorten dhe rreth qafës kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.


AKTUALITET

11

E enjte, 4 PRILL 2019

Babai i 43-vjeçarit, Tom Begeja në vitin 2002 ishte i shumëkërkuar për policinë pasi akuzohej si autor i 5 vrasjeve dhe një tentativë për vrasje në vitet 1993-2000

M

arin Begeja, ka rrëfyer për mediat se para 2 javësh në shtëpinë e tij i kanë hedhur eksploziv, i cili ka shpërthyer, duke vënë në rrezik edhe jetën e kalimtarëve të rastit. Begeja është djali i Tom Begesë, i akuzuar për 5 persona të vrarë mes tyre një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25-vjeçar, i ekzekutuar nga forcat e policisë në vitin 2002. Marin Begeja ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij dhe i kërkon policisë ta zbardhë ngjarjen. Ndërkohë, Policia e Shkodrës thotë se ngjarja po hetohet dhe ende nuk është identifikuar autori. Nga ky shpërthim mund të kishin rrezikuar fëmijët e fshatit që shkojnë në shkollë çdo mëngjes. Marin Begeja kërkon që policia ta zbardh sa më parë këtë ngjarje sepse familja e tij është e frikësuar. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur 13 ditë më parë por nuk është bërë publike. Ngjarja Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në banesën e Marin Begeja në fshatin Kukël të Bashkisë Vau Dejës, ndërsa ndodhej pas derës së shtëpisë. Ai mori disa dëmtime por i shpëtoi këtij atentati. Marin Begeja është djali i Tom Begejës. Ky i fundit në gusht të vitit 2002 u ekzekutua nga forcat e policisë në Kukël pasi më përpara akuzohej se kishte vrarë 5 persona mes të cilëve

Tritol në banesën e djalit të vrasësit serial

një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25-vjeçar. Marini ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur vetëm si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij, ndërsa tregon se tritoli ka qenë i telekomanduar. Nga

ky shpërthim mund të kishin rrezikuar fëmijët e fshatit që shkojnë në shkollë çdo mëngjes. Marin Begeja kërkon që policia ta zbardh sa më parë këtë ngjarje sepse familja e tij është e frikësuar.

Babai Babai i 43-vjeçarit, Tom Begeja në vitin 2002 ishte i shumëkërkuar për policinë pasi akuzohej si autor i 5 vrasjeve dhe një tentative për vrasje në vitet 1993-2000. Policia kishte

FRIKË “Marini ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur vetëm si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij, ndërsa tregon se tritoli ka qenë i telekomanduar. Nga ky shpërthim mund të kishin rrezikuar fëmijët e fshatit që shkojnë në shkollë çdo mëngjes. Marin Begeja kërkon që policia ta zbardh sa më parë këtë ngjarje sepse familja e tij është e frikësuar”. dështuar 3 herë për ta kapur Tom Begejën. Ngjarjet e 17 viteve më parë duket se po e përndjekin edhe sot familjen Begeja duke i vënë tritol djalit, Marin Begejas, baba i 6 fëmijëve. Marini ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur vetëm si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij, ndërsa tregon se tritoli ka qenë i telekomanduar. Nga ky shpërthim mund të kishin rrezikuar fëmijët e fshatit që shkojnë në shkollë çdo mëngjes.

ITALI

ALARMI

DURRËS

Grabisnin makina dhe i shisnin në Shqipëri

12 mijë refugjatë drejt Shqipërisë?

Djegia e automjeteve e qëllimshme

Policia e Barit ka shkatërruar një grup kriminal, i cili grabiste makina luksoze në Itali për t’i shitur më pas në Shqipëri. Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim 6 persona, 5 shtetas italianë dhe 1 shqiptar. Sipas hetimeve ky grup kriminal ka transportuar në Shqipëri me dhjetëra makina të vjedhura. Deri më tani janë gjurmuar e gjetur në Shqipëri 10 automjete, 7 Range Rover, 2 Audi Q5 dhe një Audi A4. Pasi grabitjes automjeteve u falsifikohej numri i serisë, targa, leja e qarkullimit si dhe sigurimi i makinës. Për transportimin e automjeteve në Shqipëri paguheshin persona të padyshimtë nga autoritetet policore, që më pas riktheheshin në Itali me avionët e linjës.

Një numër i madh refugjatësh sirianë nga Turqia, thuhet se do të nisen drejt Shqipërisë. Drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, Idajet Hoxha, në një takim në prefekturë pohoi se fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit. Sipas tij, vetëm në dy ditë kanë hyrë nga Kakavija 65 refugjatë të cilët janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë. Kryekufitari i Gjirokastrës pohoi se pritet një fluks në rritje refugjatësh drejt kufirit shqiptar. Ai tha se sikur vetëm 10% e sasisë së raportuar nga burime të pakonfirmuara të hynte në territorin tonë, do ta fuste Shqipërinë në emergjencë kombëtare pasi ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme pritëse për një fluks kaq të madh refugjatësh. Situata ka shqetësuar edhe shtetin grek pasi karvani që besohet se kap shifrën e mbi 12 mijë njerëzve e që do niset nga Turqia, do të kalojë në Greqi dhe Shqipëri.

Dy automjete janë shkrumbuar rreth orës 2:50 të mëngjesit të kësaj të mërkure, këtë herë jo në qytetin e Vlorës por në një tjetër qytet bregdetar si ai i Durrësit. Edhe pse nuk dihet zyrtarisht nëse djegia e tyre ka qenë e qëllimshme apo incident, zjarri duket se ka rënë në automjetin në pronësi të shtetasit Bedri Dervishi, 50-vjeç, ndërkohë që flakët kanë prekur pjesërisht edhe makinën e 64-vjeçarit H.H., që ishte parkuar pranë tij. Bedri Dervishi rezulton pronar i një agjencie, që në nëntor të vitit të kaluar është përfshirë në një konflikt me kreun e IMT-së, Ardian Halili. Ky i fundit pati akuzuar Dervishin për kanosje, pas dhënies së njoftimit se agjencia e tij, që ndodhej tek “Ura e Dajlanit”, do të prishej si ndërtim pa leje. Dervishi deklaron se djegia e automjetit të tij është zjarrvënie e qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen, përfshi shqyrtimin e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SHOWBIZ

12 E enjte, 4 PRILL 2019

Jeta në Amerikë e Ava Max: Ndihem vërtet shqiptare, prindërit bënin nga tri punë N

ë gjak e ka të jetë rebele, gjakë nxehtë si sh qiptare. Po flasim për Ava Max, sensacionin e ri muzikor në tregun botëror të muzikës pop. Amanda Koci është e lindur më 16 shkurt të vitit 1993 në Wisconsin nga prindër shqiptarë, të cilët ishin emigrantë nga Saranda në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo zgjodhi emrin artistik Ava Max për të prezantuar anën femërore të personalitetit (Ava) dhe anën mashkullore (Max). Ava është bërë një sensacion botëror i muzikës pop, ndërsa së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën Phoenix, ku mes tjerash është pyetur edhe lidhur me origjinën e saj shqiptare. E pyetur se a ndihet e lidhur me origjinën e saj shqiptare, ajo është përgjigjur se ndihet 100% shqiptare dhe se vlerëson forcën që kanë femrat shqiptare. ‘’Ndihem, ndihem! Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vi nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja këtë duke u rritur. Kam qenë e bekuar. Përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet’’. Emigrante Pyetjes se si ka qenë të rritej si vajza e imigrantëve shqiptarë

në Amerikë, Ava ka theksuar: ‘’Jam ndier sikur e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndi-

hesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina’’. 25vjeçarja ka shtuar se një kohë

nuk mund të përshtatej, mirëpo më pas kishte vendosur që të vazhdonte jetën sipas mënyrës së saj. Femra më e fortë për të është nëna e saj, e cila e ka mësuar se “gjithçka është e mundur”. ‘’Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë, prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem’’, ka thënë Ava.

Dua Lipa pjesë e filmit “James Bond” Tashmë është zyrtare, Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit James Bond, “Bond 25”. Ende nuk ka nisur xhirimet, por në një konferencë për mediat u bë me dije titulli i filmit dhe kasti. “Videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet mes fundit të muajit gusht dhe fillimit të shtatorit, mes dy vendndodhjeve Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci”, thuhej në deklaratën për mediat. Sipas burimeve, Lipa ka thënë: “Do të doja ta bëja por nuk kam nisur të regjistroj këngën…deri më tani”. Sam Smith ishte i përzgjedhuri për filmin e fundit Bond, “Spectre” në vitin 2015, ku për këngën “Writing’s On The Wall” fitoi edhe çmimin “Oscar” si Kënga më e Mirë Origjinale në vitin 2016.

Karriera Vajza e talentuar nga Shqipëria është tanimë në gjurmët e të tjerave si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Era Istrefi. “Sweet but Psycho” është kënga, të cilën e ka bërë atë të njohur dhe që Ana e ka shkruar vetë. Megjithëse ajo është kritikuar që videoklipi i saj përmban disa skena dhune, sërish mbetet një nga këngët më stil dhe që aktualisht ka aq sukses sa është kryesuese e listave në shumë vende të botës. Ava Max është rritur duke dëgjuar artiste si Mariah Carey, Whitney Houston. Po sipas saj Madonna, Gewn Stafani, Britney Spears dhe Christina Aguilera janë artistet nga të cilat ajo është frymëzuar. Ava Max ka deklaruar se dëshiron ti kthehet komunitetit shqiptar sa më parë të mundet. Yllit shqiptarë iu deshën tre vite të zinte vend në Los Angels. “Familja ime besonte se do të takoheshim me producentë me tekstshkrues por s’ishte ashtu siç e kishim imagjinuar”,-thotë këngëtarja. Gjithçka ndryshoi kur këndoi “Happy Birthday” në një darkë ditëlindjeje për producentin Cirkut, i cili ka punuar me Miley Cyrus dhe Katy Perry. Dyshja publikoi një këngë në Soundcloud që i ra në sy shtëpisë diskografike Atlantic. Ava nënshkroi për ta në 2017-n. Në albumin e ri, planifikon të përfshijë një këngë mesdhetare me disa rreshta shqip.

Dalin datat e “Sunny Hill Festival 2019”

Më 19 prill, del dueti Era ft Nora Prej kohësh këngëtaret Nora dhe Era Istrefi kanë paralajmëruar se do të sjellin një duet së bashku. Dy motrat kanë bërë të ditur se kënga titullohet “Nuk e di”, dhe xhirimet e klipit përfunduan javë më parë në Prishtinë. Së fundmi, ka qenë Era Istrefi ajo e cila ka zbuluar edhe datën e lansimit të këtij dueti. Ajo ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në InstaStory, ku shfaqet hipur mbi një veturë luksoze. Në mbishkrimin e saj, Era ka bërë të ditur se kënga e re vjen më 19 prill, ndërsa ka treguar dukjen e saj në një prej skenave më interesante të klipit.

“Sunny Hill Festival” rikthehet në muajin gusht në Prishtinë, pjesë e së cilës pritet të jenë disa yje botërore. Organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, njëherësh babai i këngës me famë botërore Dua Lipa, ka konfirmuar datat e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival”. Edicioni i sivjetmë do të mbahet më 2/3/4 gusht. “Ruani datat. 2/3/4 gusht janë datat e ku do ta ndezim Prishtinën. Qëndroni me ne për më tepër dhe ndiqni sunnyhillfestival për më shumë informacione”, ka shkruar Dukagjin Lipa, babai i këngëtares. Edicioni i kaluar ishte mbajtur më 10/ 11/12 gusht, derisa pjesë e tij ishin yjet si Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson, e yje të tjerë të muzikës në Kosovë.


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SOCIALE

13 E enjte, 4 PRILL 2019

Inaugurohet salla e re e koncerteve “Tonin Arapi” V

eliaj: Një ditë feste për Liceun Artistik, puna e mbyt zhurmën Tiranës i shtohet një tjetër skenë ku mund të bëhet art dhe shfaqje të ndryshme kulturore. Kësaj here dedikuar tërësisht talenteve të reja të Liceut Artistik, të cilët mund ta provojnë veten në një skenë të mirëfilltë moderne para se të dalin në skenat profesioniste. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës morën pjesë në inaugurimin e sallës së re të koncerteve “Tonin Arapi” në Liceun Artistik, ku fillimisht kori i kësaj shkolle mbajti edhe një koncert, i cili u hap me ekzekutimin e Himnit Kombëtar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës,

Erion Veliaj vlerësoi punën e bërë në këtë sallë, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e këtij investimi. “Dua të falenderoj jo ata që do vijnë këtu në skenë, sepse patjetër kontributi i vendimmarrësve është jetik, por edhe i atyre njerëzve që kanë punuar

për realizimin e këtyre punimeve. Një ekip jashtëzakonsiht i përkushtuar punonkëtu”, tha Veliaj. Ai u shpreh se transformimi që i është bërë Liceut Artistik në vetëm dy vitetet e fundit, është një vetëm 1 nga shumë investimet që ka bërë Bashkia e Ti-

ranës në shërbim të artit, kulturës dhe arsimit. Veliaj u shpreh se në rezen e vetëm 1 kilometri janë bërë një sërë investimesh shumë të rëndësishme publike por më së shumti që i shërbejnë artit dhe arsimit. “Doja t’ju ftoja të gjithëve në një uidhëtim imagjinar, që ka një rreze 1 km nga këtu. Më pak se 1 km nga këtu është Shkolla e Baletit, një tjetër karakatinë që kur binte shi, çfarë binte jashtë binte edhe brenda. Sot kemi një Shkollë të Baletit, ndër më cilësoret në rajon. Pqr ne ishte e rëndësishme të fillonim me shkollat kombëtare elitare. Tashmë jemi duke transformuar

parkun e Lodrave te rruga e Elbasanit. Po kështu edhe parkingu nën tokë. Me këtë udhëtim imagjinar, rrotullohuni pak, dhe këtu kemi shkollën “Kosova”, që më ka mua si produkt. Rrotullohemi dhe pak në një rreze më pak se 1 km, Piramida e Tiranës. Një nga gjuhët që po kërkojnë të gjithë sot është kompjuteri, aftësia për të koduar për të programuar, ndaj projekti ynë tjetër do jetë Piramida. Tashmë është duke përfunduar edhe stadiumi “Arena Kombëtare”. Dhe le të kthehemi dhe pak, të kalojmë tek qyteti Studenti, ku kemi përfunduar rikonstruksionin e 11 konviketeve. Dhe do të vijojmë me të tjerat. Puna tregon se është arritur një lloj etike sociale”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se puna e bërë në këto 4 vite

në Tiranë është një dëshmi e qartë se pavarësisht çdo debati në fund puna fiton mbi zhurmën. “Jam shumë i nderuar që kjo sallë mban emrin e të madhit Tonin Arapit. Sepse e dini çfarë? Kur mbaron e gjithë zhurma, historia s’ka vend për të gjithë, por ka vend për Tonin Arapin, ka vend për atë që është pozitiv. sot është një ditë gëzimi dhe një ditë reflektimi. Në betejën mes zhurmës dhe muzikës do e fitojë muzika. Bashkia e Tiranës do të fusë në bordero edhe teknik salle. Edhe pastrues. Një nga arsyet pse më dhemb kur ndodh dhuna, është sepse cdo pllakë është e taksave të këtij qyteti. Me këtë dhembshuri duhet t’ju rekomandojne të gjithëve që ta mirëmbajmë dhe të jemi garant të kësaj filozofie. Që muzika e mbyt zhurmën”, deklaroi kryebashkiaku.

bahet nga kontraktori i TAP. Kjo është e njëjta përqasje që është ndjekur edhe në zona të tjera ku ka

pasur punime për ndërtimin e gazsjellësit”,informoi sot kompania në një reagim për mediat.

REAGIMI PAS ANKESAVE TE BANORËVE

TAP: Rruga Korçë Vithkuq do rehabilitohet Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka garantuar banorët e tre fshatrave në Korçë se pas përfundimit të ndërtimit të projektit gazsjellës, rruga Korçë – Vithkuq do të rehabilitohet plotësisht. “Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) u informua për kërkesën e disa banorëve të

fshatrave Lubonjë, Rehovë dhe Roshanj, Bashkia e Korçës, për rehabilitimin e rrugës që lidh këto fshatra me segmentin rrugor Korçë - Vithkuq. TAP dhe kontraktori i tij i ka informuar këto komunitete se sapo të përfundojnë aktivitetet e ndërtimit të projektit në atë zonë

kjo rrugë do të rehabilitohet në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë ky segment rrugor po mirëm-


AKTUALITET

14

E enjte, 4 PRILL 2019

Policia Rrugore është e para që ndeshet në mënyrë të përditshme me një pjesë të madhe të problematikave të sigurisë që shfaqen në rrugët e vendit

N

ë seancën për caktimin e masës së sigurisë për 4 te arrestuarit për vjedhjen me dhunë të kambistit Agron Shira, Prokurori zbardhi edhe dëshminë e Elvis Tafës. 35-vjeçari, i cili u kap në flagrancë nga një efektiv i policisë rrugore ka rrëfyer se vjedhjen me dhunë të kambistit e ka realizuar në bashkëpunim me Xhoni Didon. Pas kësaj ngjarje që shokoi Tiranën, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua të mërkurën me 3 punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët arritën të ndalonin dhe arrestonin në flagrancë një grabitës në Tiranë, i cili po përpiqej të arratisej së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Duke shprehur vlerësimin maksimal, ai theksoi se ky është modeli i suksesit që duhet nxitur, motivuar dhe përhapur në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit. “Na duhet pikërisht ky model. Modeli i një polici vigjilent, të përgatitur, profesionist por është edhe i guximshëm e trim për të bërë detyrën. Këtë kërkojnë të gjithë shqiptarët, këtë kërkon e gjithë Policia e Shtetit dhe ky është modeli i suksesit që ne kërkojmë ta nxisim, ta motivojmë dhe ta përhapim në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit”, është shprehur Lleshaj. Policia Rrugore është e para që ndeshet në mënyrë të përditshme me një pjesë të madhe të problematikave të sigurisë që shfaqen në rrugët e vendit. Për këtë arsye, ajo duhet të jetë e mirëtrajnuar dhe profesioniste, ndaj ministri theksoi se do të merren masat e domosdoshme për mirëpajisjen dhe trajtimin e këtyre strukturave, që të shndërrohen në siguri të shtuar për qytetarët dhe për vendin. “Në rrugët e vendit lëvizin edhe të mirat por edhe të këqijat dhe besoj ju e dini më mirë se kushdo se sa problematikë paraqitet në rrugët e vendit, jo vetëm në kuptimin e shkeljes

Ndaluan grabitësin, Lleshaj takon efektivët kurse Veliu i shpërblen

“Veprimi vullnetplotë i 3 punonjësve të Policisë ishte një veprim që ne mundohemi ta përgjithësojmë në të gjitha strukturat e policisë, jo vetëm ato të Policisë Rrugore. Për këtë, me propozim të shefit të Komisariatit dhe të drejtorit vendor të Policisë së Tiranës, unë kam firmosur shpërblim për 3 punonjësit e policisë”.

MODELI “Modeli i një polici vigjilent, të përgatitur, profesionist por është edhe i guximshëm e trim për të bërë detyrën. Këtë kërkojnë të gjithë shqiptarët, këtë kërkon e gjithë Policia e Shtetit dhe ky është modeli i suksesit që ne kërkojmë ta nxisim, ta motivojmë dhe ta përhapim në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit”.

së rregullave të trafikut apo të qarkullimit rrugor por dhe në kuptim të sigurisë dhe ne duam dhe kërkojmë që sidomos Policia Rrugore, të kuptojë mirë që nuk është një Polici e thjeshtë për të menaxhuar trafikun, por në radhë të parë është një element i rëndësishëm i strukturave të rendit dhe të sigurisë. Për këtë qëllim jam shumë i gëzuar me veprimin tuaj, sepse keni treguar

pikërisht atë që duhet të jetë Policia Rrugore, të ndeshet e para me krimin dhe këtë e keni bërë në mënyrë shembullore. Keni mirënjohjen dhe respektin e shumë qytetarëve shqiptarë. Besoj edhe e keni ndjekur çfarë reagimesh pozitive, gati entuziaste ka patur për atë gjest tuajin, i cili dëshmon se qytetarët e këtij vendi mund të kenë besim dhe duhet të kenë besim tek

policia jonë dhe përmes këtyre veprimeve, ju kontribuoni që qytetarët e këtij vendi të shtojnë besimin, i cili është parakusht për suksesin e Policisë”. Në takim mori pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili edhe ka shpërblyer punonjësit e Rrugores, me justifikimin se akti i efektivëve është shembull dhe duhet shtrirë në gjithë strukturat

VENDIMI

Apeli rrëzon kërkesën e gjyqtarit G

jykata e Apelit për Krimet e Rënda, rrëzoi kërkesën e gjyqtarit Skënder Damini për t’i rikthyer celularin dhe 17 mijë eurot. Celulari iu sekuestruar gjyqtart para disa javësh, pasi dyshohet për korrupsion. Burime kanë sqaruar se celulari i gjyqtarit Damini është dërguar për ekspertizë jashtë vendit. Gjykata e Apelit rrëzoi edhe kërkesën e të birit, për kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara. Banesat e Skënder Damini dhe dy kolegëve të tij Astrit Aliaj dhe Aleks Nikollaj

VLERËSIM

u kontrolluan me vendim gjykate, pas pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit duke i rrëzuar 4 burgimet e përjetëshme të dhënë në

shkallën e parë. Vendimit të gjytarëve i është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë nga drejtuesi i Prokurorisë së Apleit për Krime të Rënda Altin Dumani.

e policisë. “Veprimi vullnetplotë i 3 punonjësve të Policisë ishte një veprim që ne mundohemi ta përgjithësojmë në të gjitha strukturat e policisë, jo vetëm ato të Policisë Rrugore. Për këtë, me propozim të shefit të Komisariatit dhe të drejtorit vendor të Policisë së Tiranës, unë kam firmosur shpërblim për 3 punonjësit e policisë. Ata e meritojnë, kanë parandaluar një ngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorëve, të cilët kishin konsumuar një vepër të rëndë penale”, tha Veliu.

BULQIZË

B

ashkia Bulqizë nëpërmjet aksionit të policisë bashkiake ka marrë masa për lirimin e hapësirave publike nga parkimi i makinave në vende të gabuara. Policia bashkiake e Bulqizës vazhdon të marrë masa ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor në qytetin e Bulqizës. “Në një qytet normal, ne nuk mund të parkojmë makinat kudo që gjejmë vend boshe. Jo të gjitha hapësirat janë bërë për të parkuar”, theksoi Bashkia, duke saktësuar se në të tilla raste, policia bashkiake do të jetë aty për t’ju përgjigjur

Masa ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor

rregullave të përbashkëta. Sipas Bashkisë, policia do t’i përgjigjet jo vetëm ruajtjes së rregullave që

janë vendosur së bashku, por edhe çdo qytetari që ankohet me të drejtë për këtë situatë.


AKTUALITET

15

E enjte, 4 PRILL 2019

Ish-ministri Saimir Tahiri është vënë nën akuzë për trafik narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

V

etëm pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda pranoi në seancën paraprake kërkesën e prokurorëve për të marrë si të pandehur ishministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndërsa të mërkurën u hodh shorti për trupën gjykuese që do të drejtojnë çështjen kundër tij. Ardit Mustafaraj, Irena Gjoka dhe Flora Haradinaj janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë në themel procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Shorti i hedhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka përcaktuar këtë trupë, ndërsa data kur do të fillojë gjyqi ende nuk është caktuar. Tahiri përfundoi i pandehur pas 18 muaj hetimesh. Saimir Tahiri është vënë nën akuzë për trafik narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, e akuzohet së bashku me 3 ish-zyrtarë policie, të cilët janë në kërkim. Në përfundim të seancës së 26 marsit, ministri Tahiri tha në një deklaratë për mediet se ka ardhur koha t’i jepet fund kësaj historie zvarritjeje pa fund, ndërkohë që “kërcënoi” se tashmë do të nisë të flasë edhe ai, edhe pse deri më sot nuk e ka bërë. “Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritjeje e pafund. Prokuroria pretendon atë që pretendon, ndërsa unë kam shumë më shumë për të pretenduar sesa Prokuroria, kështu që nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht. Në këtë rast do t’iu lutesha juve të bëni kujdes kur ta citoni dhe të saktësoni që unë vazhdoj dhe do të vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar që nga fillimi, që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Sot e tutje do të flas edhe unë sigurisht, në gjykatë dhe për publikun. Ky nuk mund të jetë më një proces i mbyllur, ku provat të ashtuquajtura, trafikohen. Unë jam prap ministri kampion, të jeni të bindur për këtë. Atë që kam bërë për Policinë e Shtetit nuk do ta zhbëja kurrë”, tha Saimir Tahiri. I pyetur pse kërkuan gjykim të shkurtuar, Tahiri tha se: “Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritjeje e pafund. Prokuroria pretendon atë që pretendon, ndërsa unë kam shumë më shumë për të pretenduar sesa Prokuroria, kështu që nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht. Në këtë rast do t’iu lutesha juve të bëni kujdes kur ta citoni dhe të saktësoni që unë vazhdoj dhe do të vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që

Caktohet trupa për Sajmir Tahirin, pritet data e gjyqit “DO FLAS” “Në përfundim të seancës së 26 marsit, ministri Tahiri tha në një deklaratë për mediet se ka ardhur koha t’i jepet fund kësaj historie zvarritjeje pa fund, ndërkohë që “kërcënoi” se tashmë do të nisë të flasë edhe ai, edhe pse deri më sot nuk e ka bërë”.

kam pretenduar që nga fillimi, që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje”. Ata kërkojnë që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë

pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel. Kjo sjell për pasojë që, nëse pranohet,

SITUATA

Valixhe diplomatike me 23 mln euro drejt Shqipërisë?

“Fake News” është lajmi se në Shqipëri po transportoheshin 23 milionë euro me dy valixhe diplomatike. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Brendshme franceze. Lajmi fillimisht u publikua nga aktivisti Samba Gassama General nga Mali më 28 mars përmes një statusi në facebook, ndërkohë që më pas u pasqyrua nga një media po nga ky vend, “Mali Actu”. Sipas saj, shuma u kap në aeroportin “Charles-de-Gaulle” në Paris. Në shkrim thuhej se bëhej fjalë për valixhe diplomatike, të cilat si destinacion final kishin Shqipërinë. “Nga të njëjtat burime, valixhet ishin për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore, ku fondet e pastrimit të parave janë me parashutë. Cili personalitet ishte bartësi i bagazheve? Burime nga Mali nuk mund ta japin këtë përgjigje. Megjithatë sponsorët e transaksionit janë mbështetur mbi paprekshmërinë e çantave diplomatike, një status ky që shërben si mënyre keqpërdorimi nga zyrtarët”,-kështu shkruhej te “Mali Actu” në lidhje me ngjarjen.

procesi mbyllet me 3 seanca: një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin;

duke eliminuar kështu debatin gjyqësor. Dy personat e tjerë në këtë çështje, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, që përfaqësohen nga Liljana Gjomema dhe Ardian Leka, nuk kërkuan gjykim të shkurtuar.

SHKODËR

“Fajdexhinjtë”, Apeli lë të lirë 6 prej tyre

Gjykata e Apelit liron 6 nga të ndaluarit të operacionit “Maranaj”. Nga të dyshuarit për dhënie fajdesh për dy djemtë dhe vetë ish-prefektin Paulin Radovani një nga mbetur në “arrest me burg” me afat dhe 5 të tjerë në “arrest me burg”. Për Berhan Alija, Edi Memçaj, Artan Dragoni, Ilir Sokoli, Pashko Vuksanelaj gjykata dha masën “arrest me burg”. Gjykata e Apelit jep burg me afat 60 ditor për Lulzim Sylja për të parë gjendjen e tij shëndetësore si dhe “detyrim me paraqitje” për Naim Ahmeti, Adri Bala, Eduart Fusha, Vinko Nikprelaj, Elidon Qerimaj, Marjan Bregu. Thuajse të gjithë të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre në një seancë që u zhvillua me dyer të hapura ditën e djeshme. Ata kanë pranuar se kanë blerë prona nga djemtë e ishprefektit Radovani dhe se iu kanë dhënë këtyre të fundit para borxh por jo me fajde. Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani. Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv policie. Gjatë operacionit u sekuestruan shumë të mëdha parash, prona të luajtshme dhe të paluajtshme.


SPECIALE

16 E enjte, 4 PRILL 2019

Françesk Radi, ai që mbeti nëmuzikë, në zemra e në bronz! Nga Gazmend Mullahi

I

shte Shtatori i vitit 1967 kur nisa mësimet muzikore në Liceun Ar tistik “Jordan Misja”, aty ku është edhe sot, në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Në korridoret e zhurmshëm nga tingujt muzikorë që nxirrnin instrumentet që mbanin nxënësit e të gjitha moshave, që nga klasa e parë, deri në fund të shkollës së mesme, u bashkoheshin edhe zërat e te thirrurat e nxënësve, në veçanti në pesë minutëshin e ndërrimit të orëve të mësimit. Pothuaj të gjithë nxënës të talentuar, të cilët kishin zgjedhur të bëheshin artistë. Më të njohurit ishin fëmijët që vinin nga prindër artistësh. Ata kishin privilegjin të ishin si prindërit e tyre, “VIP-a”. Njëherazi ishin dhe më të përkëdhelurit, por dhe më kapriçozët. Në katin e tretë të shkollës, në gjysmën e djathtë të ndërtesës në formë harku ,ishte klasa e kontrabasit ku unë do bëja pjesë. Një klasë e vogël ku hapësirën më të madhe të saj e zinin instrumentet e mëdhenj, vendosur në këmbë. Në atë hapësirë të ngushtë, qëndronim të ulur dhe ne nxënësit teksa prisnim rradhën. Midis 5 apo 6 nxënësve dallova menjëherë Françesk Radin. Qëndronte i heshtur, i ulur në karrige dhe ndiqte me vëmendje pedagogun. Ai na mbajti një ligjëratë të gjatë , plot humor dhe romuze. Sigurisht për të krijuar një ambient miqësor dhe të çlirët, ashtu siç e kërkonte vetë natyra e një shkollimi artistik muzikor. Frankon në atë kohë e njihja nëpërmjet pasionit të tij të kitarës dhe këngës. Nuk kisha biseduar kurrë me të si nxënës të jashtëm që ishim. Kështu quheshim ne nxënësit e Tiranës. Ai ishte një vit më lart se unë, ndaj njihej mirë me pedagogun si dhe në përgjithësi me ambjentin për rreth. Shumë shpejt, madje rrufe u njohëm dhe u bëmë miq për vetë natyrën dhe karakterin e butë dhe miqësor të Frankos, që njëherazi përbënin dhe një kontrast të thellë me paraqitjen e

tij të jashtme. Franko kishte një trup të bukur atleti, më i gjatë se mesatar, i tonuar dhe muskuloz. Kjo falë modës dhe tendencave të kohës, në kulmin e lulëzimit të filmave Hollyëoodianë me Stive Rives etj, Për hir të së vërtetës ishte dhe një tendencë shumë liberale lëshuar dhe nga lart. Franko mbante veshur një bluzë të bardhë nailoni, sigurisht e ardhur nga jashtë, e cila i qëndronte shtrënguar pas trupit. Këmisha jo vetëm i demonstronte muskujt, por e bënte të dukej gjatë gjthë kohës, siç i thoshim në atë kohe “i ngrehur” por gjithmonë i këndshëm dhe simpatik. Çdo mëngjes ishte ndër të parët që vinte në shkollë, jo vetëm për mësimet, as për statusin e të qënit instrumentist në kontrabas, që si të gjithë nxënësit e tjerë, hapnin instrumentet e tyre sapo fillonte zbardhja e ditës. Frankon e gjeje sipër hekurave të paraleleve në një cep të oborrit të shkollës, së bashku me nxënës të tjerë, kryesisht të arteve figurative si dhe në praninë e një prej pedagogëve më karizmatikë që kam njohur ndonjëherë gjatë jetës sime shkol-

lore, pedagogut të historisë, Tahsim Harxhi. Nuk kishte gjë më të bukur kur i shikoje të gjithë muskuloz dhe të krekosur, a thua se çdo përkundje mbi hekura , u rriste volumin e

Në foto: Franëesk Radi (Foto: Qerim Vrioni)

muskujve në çast. Mes tyre spikaste Franko. Për hir të së vërtetës, ndihej një frymë liberalizmi gjithandej. Kishin filluar imitimet e stileve perëndimore në veshje që vinin dhe depërtonin nga fare pak televizorë privatë që pak qytetarë të Tiranës i kishin nëpër shtëpira. Pantallonat me shtrat të ulët,

mëdha, të cilat siguroheshin nga ushtria, shtrëngoheshin fort pas belit dhe demonstronin njëherazi dhe shpatulla më të gjera. Flokët ekstremisht të zgjatura që mbulonin kryesisht ballin . Ishte tendenca kryesore tek çunat, por dhe tek vajzat. Për të dy sekset ishte tendenca e ndarjes së flokëve me vijë në mes.... Ishte koha e famshme e grumbullimeve rinore në botë , tendenca e “Hippive”, e njeriut të lirë, të shijimit të jetës nëpërmjet lirisë, qejfit, muzikës , këngës .... Franko kishte privilegjin të kishte pamjen e bukur, trupin muskuloz,

të ngushta në gjunjë dhe të gjera poshtë. Madje në gjatësi ekstreme, sa fshinin rrugët dhe këpucët pothuajse humbisni fare mbuluar prej tyre. Rripat e trashë lëkure me tokëza të

trend vishej, sqimë që e shoqëroi gjithë jetën, flokët e gjatë, ishte në shkollën e mesme më famoze të kohës, në Liceun Artisti të Tiranës, i binte kitarës, këndonte bukur, kryesisht këngët italiane. Ai i mësonte shpejt , sapo ato dilnin duke i shkruar rrufe tekstet. Dhe si qershia mbi tortë , kishte diksionin dhe harmonikën vokale të këngëtarit të famshëm italian, në kulmin e modës atë kohë, Adriano Çelentano. Kaq mjaftonin që Françesk Radi të ishte një nga personazhet më karizmatikë dhe më të famshëm të Tiranës, mes adoleshentëve të shkollave të mesme. Festivalet e “San Remos” si dhe emisionet radiofonike “Hit Parade” ishin burimi dhe ushqimi kryesor që përpiheshin nga rinia në fushën muzikore. Për hirë të së vërtetës këto burime ishin gjithashtu dhe modelet kryesore për muzikantët profe-

sionistë shqiptarë si “shkolla” kryesore për të fituar profesionalizmin dhe performancën elitare të muzikës sonë në fushën e këngës, pak përpara se të shpërthenin tematikat pompoze e të fryra pa lidhje tekst – muzikë. Me Frankon e lidha shpejtë miqësinë. Ishte shumë i shoqërueshëm, i qetë, romantik, serioz në detyrat që i takonin. Studionte me seriozitet një nga një instrumentet, i cili përgatiste profilin klasik sinfonik në muzikë. Krejt jashtë natyrës dhe dëshirës që Franko ndjente thellë. Ai i binte kitarës dhe këndonte muzikë të lehtë që ishte disi “ tabu “ në mjediset e shkollës që përgatiste nxënës në profilin klasik. Natyrat tona ishin të përbashkëta si karaktere. Ishim nxënës që vinim nga Tirana, pra të “jashtëm” dhe të dy studionim për të njëjtin instrument, kontrabas, me të njëjtin pedagog, studionim në një klasë. Gjithë dita na shkonte në shkollë. Largoheshim vetëm për të ngrënë dreke në shtëpitë tona dhe përsëri ktheheshim. Në shumë momente të ditës uleshim në piano dhe sigurisht Franko këndonte këngët më të fundit që dëgjonte në radio. Kishte një aftësi të jashtëzakonshme për të fiksuar tre elementët më të rëndësishëm që kishte kënga në kushtet kur ne e dëgjonim muzikën vetëm një herë: melodinë, harmoninë, tekstin. Në atë kohë ne s’kishim magnetofonë, ndaj vëmendja për të kapur këngën vetëm me dëgjim, ishte maksimale. Franko ishte i hatashëm dhe na çudiste të gjithëve me aftësinë e tij marramendëse... Dhe vera vinte ... Ah ... plazhet në pushimet verore pas zborit ushtarak disa ditor ... kishin për Frankon jo vetëm detin dhe rërën, ajrin dhe kripën, vajzat e bukura gjimnaziste që demonstronin trupat e bukur që u dhuronte mosha, por ato ishin edhe “arenat” famoze të “ koncerteve” në natyrë që ashtu si gjoja rastësisht, krijoheshin në rërën e plazhit në Durrës. Grumbullime të mëdha në formë rrethi me të rinj, përballë tek “Turizmi”, tek “Breshka” e bënin Frankon atëhere djalin simpatik dhe modern të kohës, nxënësin e liceut artistik njeriun më karizma(Vijon në faqen 17)


SPECIALE

dreq. Unë, një vit pas Frankos, u emërova në rrethin e Librazhdit, ndërsa Franko në në Fushë - Arrëz. U takuam sërish bashkë pas 25 vitesh, nga mesi i viteve ‘90. Na qëlloi të punonim së bashku në redaksinë e krijimtarisë muzikore të Radio Tiranës. Ishte një nga redaksitë më të mëdha e më me peshë me peshe në RTSH. Pjesë e saj ishte Orkestra Simfonike . Ajo jepte koncerte sipas një plani të detajuar, pjesë e të cilave bëheshin dhe artistë të mëdhenj botëror që dirigjonin apo interpretonin me orkestrën tonë. Po ashtu pjesë e Orkestrës Simfonike ishin edhe Festivalet e Këngës , evenimentit më të rëndësishëm muzikës së lehtë shqiptare në vend në muajin dhjetor . Po kështu redaksia jonë mbulonte edhe aktivitete të tilla si Anketat Muzikore, Festivalet e Interpretuesve, festivalet e pranverës , Dekadat e Majit, apo festivalin e interpretuesve të këngës popullore. Ndër vite këto veprimtari erdhën duke u rralluar ashtu ngadale dhe pa u vënë re . Dikush thoshte se u iku koha, dikush tjetër për mungesë fondesh, dikush tjetër pëshpëriste se kë to evenimente u “Shitën” tek televizionet private. Fakti qe se kësaj redaksie i mbeti absolutisht festivali i këngë, i cili gjithashtu po zbehej në ato vite. Vinte dhe zbehej duke e konsideruar si aktivitet të momentit. Sigurisht erdhën Ddhe si pasojë e një neglizhence nga qarqet drejtuese si inkompetentë dhe abuzivë. Gjatë kësaj periudhe Franko dëshmoi karakterin e tij të pastër, e të një artisti të vërtetë. Përballej drejtpërdrejtë në diskutime dhe e thoshte hapur mendimin , paçka se binte ndesh me pothuaj shumicën e kundërshtuesve, të cilët shfaqnin jo

E enjte, 4 PRILL 2019

JETËSHKRIMI

(Vijon nga faqja 16)

tik, idhullin e kohës që këndonte këngët italiane si dhe hitet e kohës, në mënyrë të veçantë “Bitellsat” e famshëm për atë kohë që ishin në zenithin e tyre si këngët “Let it bee” apo “ Yesterday”. Dhe Shtatori kthehej përsëri për të filluar mësimet. Motivi i njohur i melodisë “Kthehu në shtator” dhe sot e kësaj dite më sjell kujtimin e fillimit të vitit shkollor të cilët rridhnin ngadalë dhe plot emocione. Jeta jonë rrodhi krejt ndryshe pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në vitin 1975. Shumë gjëra kishin ndryshuar, ca për mirë e ca për

17

Roland Karanxha piktor: Kujtoj zgjimin përkëdhelës i Francesk Radit mes tingujve të “yesterday” dhe “let it be”

F

rançesk Radi (13 Shkurt 1950 - 03 prill 2017) - i cil¸suar si kantautori i par¸ shqiptar. Ai solli risi n¸ muzik¸n e leht¸ moderne shqiptare. Zot¸ronte disa instrumenta: kitar¸, (dashuria për të cilën i lindi në moshën 5 vjeçare), kitar¸ bass, kontrabas, piano, mandolinë, si dhe instrumente popullor si çiftelia, sharkia e t¸ tjera instrumente t¸ temperuar. Si njoh¸s i mir¸ i tyre, i b¸ri pjesë t¸ krijimtarisë s¸ tij muzikore. Ai la pas një fond të pasur këngësh të muzikës së lehtë, këngësh popullore të kënduara e të orkestruara prej tij dhe të risjella për kohën nën ritme të moderuara, ndër më të spikaturat. Vlerësohet si kantautori me krijimtarinë më të pasur. Interpretimet e tij janë pjesë e fondit “ Zëra të artë “ të muzikës shqiptare. *** Françesk Radi lindi n¸ qytetin e Tiran¸s. Rridhte nga një familje q¸ i dha personalitete kombit shqiptar. Nga e ¸ma, Roza shkodrane, xhaxhanë, monsinjor Vinçenc Prennushin, shkrimtar, studiues, p¸rkthyes dhe personalitet i shquar i katolicizmit shqiptar, martir i fes¸. Nga i ati, Baltoja (Bartolomeo), me origjinë nga Prizreni (Kosovë), jetuar 300 vitet e fundit në Prizren dhe rrethina, para shpërnguljes për në Shqipëri në vitin 1929, me të vëllanë e tij, Lazër Radin, intelektual i viteve ’30-’40, të shekullit XX, shkrimtar, publicist, përkthyes, mik i Migjenit, i Musine Kokalarit, Ernest Koliqit etj. U end burgjeve dhe internimeve në tre breza, për shkak të bindjeve të tij. Françesk Radi kreu Liceun Artistik për kontrabas. Gjatë kësaj kohe ishte pjesë e formacionit orkestral të Gaspër Çurçisë, por edhe të Robert Radojës e Ferdinand Dedës si kitarist bas. Më pas thelloi studimet për kontrabas në Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë. Për herë të parë u ngjit në skenën e Estradës së Tiranës më 1968, me këngën e Enver Shengjergjit “Ecëm krah për krah”. Aty nisi edhe

rrallë egoizëm dëmtues, cmirë dhe xhelozi , pa përmendur më pas dhe karakterin abuzues, aspak profesional te tyre. Zhgënjimi ishte koroziv, shpesh e gjeja të trishtuar dhe diskutonim gjatë. Franko demostronte pastërtinë e karakterit, por dhe burrërinë për të ta thënë ne sy mendimin e tij. Në mjedisin e punës në Radio Tirana. Djathtas dirigjenti Jetmir Barbullushi, majtas Franko dhe kryeinxhinieri Gjergj Gjipali. Debatet boshe, diskutimet pa bosht, ai i kishte zët. Prej tij mbeti shprehja “saramandavinglla” sa herë që bëheshin bisedat pa bukë dhe hidheshin fjalët në tym. Vitet e fundit unë kalova në një detyrë tjetër jashtë RTSH-së. Aty punova 30 vite të jetës pa ndërprerje në këtë institucion. Një periudhë e gjatë me plot veprimtari artistike. Pata fatin të bashkëpunoj me Artistët më të mirë të vendit. Kaluam me qindra vepra muzikore nga më të rëndësishmet nga fondi muzikor, duke pasu-

ruar trashëgiminë më të vyer në zëra dhe opuse të Kulturës Shqiptare. Patëm fatin të regjistrojmë me qindra orë vepra të shquara dhe nga literatura më brilante botërore ekzekutuar nga Orkestra Simfonike e RTSHsë. Pjesë e kësaj pasurie u bë edhe

K

suksesi i tij i parë jo vetëm si instrumentist, po edhe si këngëtar. Publiku e priti shumë ngrohtë pasi për herë të parë në skenë një këngëtar shqiptar shoqëronte veten me kitarë. Në fillimet e tij si kantautor, me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, në vitet 1971-’72. Nga ky moment Françesk Radi u bë një emër i njohur. Pikërisht me këto dy këngë Françesk Radi, do të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” ishte pjesmarrëse e festivalit të dytë studentor. Më pas së bashku me këngën “Biçikleta”, do të bëheshin pjesë e konkurrimit në anketën muzikore të Radio-Tiranës. Në

muzika më e bukur e kinematografisë shqiptare duke i dhënë peshë edhe transmetimeve të Radio Tiranës. Françeskut i ra shansi që t’i rikthehet kujdesit dhe kontributit të koncerteve sinfonike të Orkestrës Simfonike pranë kësaj redaksie. Me përkushtim të jashtëzakonshëm, me seriozitetin e njeriut, i cili i rikthehet zhanrit muzikor nga e nisi, muzikës serioze simfonike, por tashmë me një emër të konsoliduar si muzikant i pjekur, me bagazh kulturor të arritur selektiv , Frankon e gjejmë si redaktor përgjegjës të këtij kolektivi të madh artistësh. Erdhi momenti që ne u ndamë. Me nostalgjinë e të kaluarës plot ngjarje, suksese, gëzime e trishtime, që të sjell jeta, në vendin ku njeh dhe të njohin dhe gurët dhe drurët, largohem jashtë atdheut i detyruar dhe i pafuqishëm ndaj një administratori arrogant i emëruar mbas vitit 2013. Mbeta i papunë edhe pse më ishin

ciklin e emisioneve “Fituesja e fitueseve” më 1972, të dyja këngët do të shpalleshin fituese. Si të tilla shfaqën interesin e TVSH-së për t’i dhënë audios edhe imazh. Me regji të Ylli Pepos, kamera të Gazmir Shtinos, dhe pjesëmarrjen e dy prej vajzave më të bukura të Tiranës në ato vite, Anila Kati dhe Valentina Baxhaku, u realizuan klipet e para shqiptare që patën sukses të jashtëzakonshëm. Këto këngë i dhanë sukses Françesk Radit si kantautor. Por të dyja klipet, pak muaj më pas do të cilësoheshin si shfaqje të huaja nga regjimi diktatorial Hoxhist . Nuk u lejua transmetimi i tyre dhe u zhdukën nga arkiva e RTSH-së.

dhënë të gjitha konsideratat, nderimet, lëvdatat, urdhërat dhe titujt shtetëror, u flaka jashtë. Franko pensionin e arriti. Doli pa zhurmë dhe pa bujë. Askush nuk e pati mendjen tek ai. Pa tituj, pa përcjellje, pa një shtrëngim dore. Me trishtim dhe gati me lot në sy, tek takohesha gjatë muajve që kthehesha për t’u çmallur me miqtë në Tiranë, kujtonim se si dilnin në pension personalitete të shquar të këtij institucioni, mes tyre dhe muzikantë, orkestrantë e solistë të shkëlqyer , redaktorë, kompozitorë e artistë, përfshi dhe të ndjerin, dirigjent e muzikant ikonë, Ferdinand Deda. E priste me padurim largimin për në Australi, një pritje prej vitesh. Ishte ëndërrimtar dhe gjithmonë mendonte bukur dhe me optimizëm. Franko ishte koshient dhe e pranonte se: “ Jeta i përngjan një pylli që ka në gjirin e tij dhe lulet dhe zogjtë, ka ketrat dhe sorkadhet me lëkurën e butë plot push, me sytë që u shkëlqejnë. Por ama ka dhe

ur përpiqesh të përshk ruash një personalitet të përmasave të Frankos, do të thotë të ripërshkosh një rrugëtim emocionesh, rinie dhe shoqërie unikale. Frankon e kam njohur në vjeshtën e vitit 1967, në bankat e liceut “Jordan Misja” ku të dy studionim në degë të ndryshme (unë për pikturë dhe ai për kontrabas), por kjo nuk na pengoi të zhvillonim një shoqëri të mrekullueshme që si kolonë zanore kishte muzikën e jashtëzakonshme që vetëm gjenialiteti i një artisti të rrallë si ai, mund të konceptonte. Kujtoj mëngjeset e “aksioneve” të dikurshme ku mërzia dhe detyrimi i asaj praktike absurde zbutej nga zgjimi përkëdhelës i tingujve të “yesterday” dhe “let it be”, që në kitarën e Frankos tingëllonin mrekullisht. Jam mësuar të portretizoj në kanavace me mijëra herë, por të përshkruash dhe “pikturosh” Frankon, qenka tepër e vështirë...mbase se ajo ngjyrë që mund të përmbledhë një shpirt të shndritshëm si i tij, ende nuk është shpikur. Për ty mund të shkruhet pafundësisht Franko, pasi e pafund ishte dhe madhësia jote si artist dhe si njeri, por unë do të zgjedh të jem i rezervuar, pasi edhe bukuria e tillë është, ashtu si një yll që bie dhe kalon në 1/100 e sekondës, por të gjurmon shpirtin dhe memorien përjetë. Respekt dhe mall për tingujt, batutat dhe buzëqeshjen tënde ngjitëse miku im!

çakejtë, gjarpërinjtë dhe egërsirat që të shqyejnë. Pikërisht kjo shumëllojshmëri e bënë interesant, prandaj pylli mbetet gjithmonë i bukur”. Largimin familiarisht e ëndërronte. Më së fundi erdhi ajo ditë kur gjithçka deri tek biletat për në Melburn ishin gati drejt nisjes për në kontinentin e largët. Por... ah një nga netët e tmerrshme, nga më të zezat netë, Franko u godit nga një hemoragji e rëndë cerebrale. Ditët më pas nuk e kthyen në jetë. Peng më mbeti që nuk i hodha dot një grusht dhe’ mikut tim që patëm një miqësi krejt natyrale, artistike, miqësore e shoqërore. Por bustin e tij vendosur në kodrat e liqenit Artificial të Tiranës, ku çdo njëri nga ne ka medituar, ëndërruar dhe ka jetuar jetën e lirë plot fantazi e ëndrra të realizuara apo jo, e kemi aty. Kur të na marrë malli do e gjejmë Frankon jo vetëm në çdo këngë e tingull muzikor, por edhe në bronz, në vendin më të bukur të Tiranës, me vështrimin e bukur, të sinqertë, të dashur e plot mirësi për pengjet që s’i realizoi dot.


AKTUALITET

18

E enjte, 4 PRILL 2019

Pavarësisht kritikave në rritje të BE-së ndaj këtyre skemave, Moldavia dhe Mali i Zi duken të vendosur t’i bashkohen radhëve të shteteve europiane që kërkojnë para ekstra nga shitja e shtetësisë

Shtetet e Ballkanit shfrytëzojnë mundësinë e artë në shitjen e pasaportave P

ërveç vendeve më të njohura europiane – në disa raste edhe famëkeqe – si parajsa financiare dhe të taksave, vende të tjera europiane, sidomos në lindje, po kërkojnë mënyra të reja për të mbledhur para nëpërmjet programeve të ashtuquajtura “të arta” të vizave dhe pasaportave. Ato po e bëjnë këtë lëvizje pavarësisht kritikave të forta të BE-së dhe pavarësisht nga paralajmërimet se programe të tilla kanë tendencë të tërheqin pastrues parash dhe elementë të tjerë kriminalë dhe gjysmëkriminalë. Moldavia e varfër është një vend që kërkon të gjejë një fluks shtesë të ardhurash duke shitur të drejtat e shtetësisë, sidomos pasi marrëdhëniet me partnerin dhe donatorin e saj kryesor, BE-në, pësuan një rënie vitin e kaluar. Ajo synon figurat e pasura në Lindjen e Largët dhe Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe, UAE, në veçanti. Në nëntor 2018, autoritetet moldave nisën një fushë ambicioze për të shitur pasaporta në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më 22 mars të këtij viti, ndërkohë, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Infrastrukturës, Vitali Iurcu, nisi një prezantim të ngjashëm në Hong Kong për audiencat e Lindjes së Largët. Ai u mbajt nën sloganin: “Moldavia, perla më e re e Europës”. Ekspertët lokalë i shohin pretendimet nga Moldavia si të dyshimta, nëse jo të pasakta. Shumë larg nga të qenit një “perlë”, Moldavia “ka një imazh si vendi më i varfër dhe më i korruptuar në Europë, me një konflikt të ngrirë në Transnistrinë e shkëputu, të krijuar dhe të menaxhuar nga Rusia në tokën e saj,” tha SergiuGaibu, një organizatë i Expert Grup me bazë në Moldavi. “Mendoni se njerëzit me besim të mirë do të mbajnë radhë për të marrë nënshtetësi moldave?” pyeti ai në mënyrë retorike. Në fillim të marsit, BEja e përditësoi listën e zezë

të parajsave të taksave për të përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendi ishte implikuar në pastrimin e rreth 434 milionë dollarëve amerikanë në një mashtrim masiv të njohur si “Lavanderia ruse”, ku u pastruan miliarda dollarë nga Rusia. Një numër kompanish me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe u emëruan si ndërmarrje “guaskë”, duke filtruar paratë e pastruara. Marrëdhëniet e BE-së me Moldavinë ndërkohë u përkeqësuan ndjeshëm pasi autoritetet anuluan në mënyrë kontroverse rezultatet e garës për kryebashkiak në kryeqytetin Kishinau. Pasi e dënoi këtë vendim si jodemokratik, Brukseli korrikun e kaluar pezulloi 100 milionë euro ndihma, duke bërë që qeveria të kërkonte burime të tjera parash. Atë muaj, parlamenti në Kishinau miratoi një paketë të diskutueshme reformash fiskale së bashku me ligjin që lejon shitjen e shtetësisë. Çmimi u vendos në rreth 100,000 euro, duke u rritur në 135,000 euro plus taksat qeveritare, ose për një investim prej 250,000 eurosh. Ajo që është më e rëndësishmja, ata që blejnë shtetësinë mund të

futin në qarkullimin e parave të ligjshme çdo shumë parash që nuk e kishin deklaruar më parë, për një pagesë prej 3 për qind të vlerës së saj. Disa e shohin këtë si një ofertë të hapur ndaj pastruesve të parave për të legjitimuar pasuritë e keqpërdorura nëpër bankat e vendit. Programi i ofron 5,000 lojëra elektronike aplikantëve dhe deri në tre makineri lojërash elektronike shtesë për anëtarët e familjes së tyre. Një problem tjetër për mbikëqyrësit e transparencës është se emrat e këtyre mbajtësve të rinj të pasaportave moldave do të mbahen të fshehtë. Kjo gjithashtu ka ngritur pyetje rreth llojit të njerëzve që do të tërheqë kjo skemë. “Filtrat e përzgjedhjes do të punojnë ekskluzivisht për interesat e atyre grupeve që lobuan për ligjin së bashku me ata që do të fitojnë këto shtetësi,” tha Gaibu për BIRN. “BE-ja ka deklaruar tashmë se pas miratimit të këtij ligji, ata do të monitorojnë më nga afër zhvillimet dhe moldavët që udhëtojnë jashtë vendit,” shtoi ai. Ai i sheh rreziqe të tjera në lidhje me mënyrën se si Banka Kombëtare Moldave do të menaxhojë fluksin e parave,

si dhe në sektorin e pasurive të paluajtshme, të cilat do të shohin rritje të çmimeve. Disa ekonomistë lokalë janë më pak të alarmuar. Roman Chirca sheh disa përfitime për Moldavinë, duke vënë në dukje gjithashtu se numri i aplikantëve ka gjasa të jetë i kufizuar duke marrë parasysh statusin e Moldavisë në BE dhe rolin e saj margjinal në Europë. “Ky është një instrument plotësues për ta bërë Moldavinë më të popullarizuar në mesin e investitorëve, por një mjet me kapacitete të ulëta,” tha ai për BIRN. “Tregu i ‘vizave të arta’ është modest në mbarë botën,” shtoi ai. “Moldavia mund të shpresojë e shumta për disa qindra aplikonte.” Megjithatë, autoritetet në Rumaninë fqinje janë gjithashtu të shqetësuara. Disa druhen se masa e re nga Moldavia do të dëmtojë sigurinë e këtij shteti të kufirit të jashtëm të BE-së dhe NATO-s. Edhe pse Rumania është në BE dhe Moldavia nuk është, të dy vendet janë të lidhura ngushtë. Moldavia ishte pjesë e Rumanisë midis dy luftërave botërore dhe ata kanë një gjuhë të përbashkët. “Mundësia që privilegji i një

pasaporte moldave do të jetë në dobi të personave me një të kaluar kriminale në CIS ose në fusha të tjera me probleme me krimin e organizuar është shumë e lartë,” tha analisti rumun MihaiIsac për BIRN. “Ata do të kenë më shumë mundësi për të zgjeruar aktivitetet e tyre në hapësirën e BE-së,” shtoi ai. Duke pasur parasysh situatën komplekse politike dhe ushtarake në Ukrainën e afërt dhe në vendet e tjera të rajonit, si Moldavia, që kanë “konflikte të ngrira” në tokën e tyre, Isaca gjithashtu druhet se programi do të jetë në interes edhe të shërbimeve sekrete të atyre shteteve që janë të përfshira në konfliktet rajonale, siç është Rusia e të tjerë. Mali i Zi gjithashtu tregton pasaporta me një çmim të caktuar Moldavia nuk është i vetmi vend i Europës Lindore që përpiqet të përfitojë nga shitjet e pasaportave. Pavarësisht kritikave të forta nga BE-ja – ku shpreson të anëtarësohet – Mali i Zi filloi “programin e tij tre vjeçar provë të investimeve për marrjen e nënshtetësisë vitin e kaluar duke ofruar pasaporta në këmbim të një investimi prej 250,000 eurosh. Plani ishte të shiste pasaporta nga fillimi i vitit 2019, edhe pse programi ka mbetur pas dhe data e fillimit është shtyrë deri në mes të marsit. Shtyrja e re e afateve është rezultat i pengesave në përzgjedhjen e ofruesve të shërbimeve të kujdesit të duhur. Këto organe do të ndërmjetësojnë procesin midis investitorëve të interesuar dhe shtetit malazez. Më 15 mars, qeveria njoftoi se kishte zgjedhur tre agjentë marketingu, por e shtyu afatin për të gjetur agjentë të tjerë deri më 1 prill. ArtonCapital, një nga firmat kryesore këshilluese botërore për shtetësinë dhe rezidencën, me seli në Austri, është emëruar si një nga partnerët e autorizuar për programin e Malit të Zi, së bashku me ApexCapital nga Mali i Zi dhe firmës amerikane


KULTURE Ndonëse teknologjia është në dorën e gjithësecilit prej nesh, artdashësit e Teatrit Kombëtar nuk heqin dorë nga skena. “Ar Turbina” mblodhi gjatë marsit 12 mijë spektatorë që kanë ndjekur shfaqjet e larmishme në këtë skenë me standarde të reja. Lajmin e bën të ditur Teatri Kombëtar, duke falënderuar artdashësit kryeqytetas për vëmendjen. “Muaji mars mbledh 12 000 spektatorë në “arTurbina”. Pranvera vjen edhe për teatrin. Falenderojmë artdashësit”, shkruan Teatri Kombëtar. Këto ditë në skenë te “arTurbina” u shfaq vepra teatrore “8 Femra” me regji nga Driada Dervishi dhe një kast aktoresh të njohura. Vepra u përcoll me interes nga publiku. Në skenë u ngjit edhe vepra “Shirli Valentina”, po me regji nga Driada Dervishi dhe interpretim të aktores Olta Daku. Të dyja veprat që sollën në skenë aktore të njohura janë shfaqur për publikun në vijim të sezonit artistik të Teatrit Kombëtar. Në skenën e “arTurbina” janë zhvilluar gjatë kësaj kohe dhe aktiv-

19 E enjte, 4 PRILL 2019

12 mijë spektatorë në “arTurbina” gjatë muajit mars

itete të tjera si dhe festivali i teatrit me nxënësit e shkollës së mesme që po sjellin në skenë shfaqje të ndryshme. Ajo që ishte produk-

sion i parë i Teatrit Kombëtar për këtë vit ishte “Gusht: portret familjar” me regji nga Spiro Duni. Merita Xhani, Luli Bitri, Eva Alikaj,

Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Niada Saliasi, Margent Caushi, Doriana Çaushi

ishin aktorët që interpretuan në vepër. “Gusht: portret familjar” u shfaq edhe ditëve të muajve më parë dhe është kurorëzuar me çmimin prestigjioz Pulitzer, është cilësuar si drama e re më e pëlqyer në Broadway ndër vite. Autori shkroi edhe skenarin e filmit me të njëjtin titull, me aktoret e shquara Meril Strip dhe Julia Roberts. “Gusht: portret familjar” është historia e familjes Ueston, që ka probleme të thella të cilat shpërfaqen me tërë fuqinë e tyre kur pjesëtarët e saj mblidhen në shtëpinë e tyre në Oklahoma, ku patriarku i familjes Beverli Ueston ka humbur. Gruaja e tij Violeta është një egoiste, manipuluese dhe e varur nga droga. Ajo përdor dhunë psikologjike dhe i torturon tre vajzat e saj. Drama konsiderohet komedi e zezë, pasi vepra përshkohet nga humori.

Biblioteka e akademikut Stipèevi æ, i dhurohet Akademisë së Shkencave Akademia e Shkencave të Shqipërisë, është pasuruar me rreth 1050 tituj librash dhuratë të bibliotekës personale të akademikut kroat Aleksandar Stipèevi æ. Në mjediset e Ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Zagreb, u organizua ceremonia e dorëzimit të bibliotekës personale të akademikut Aleksandar Stipèeviæ, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Ishte amaneti i albanologut të madh kroat, me origjinë shqiptare, prof. Stipèeviæ që pas vdekjes, e gjithë biblioteka personale e tij, me rreth 1050 tituj librash t’i kalojë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ceremonia u përshëndet nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Riza Poda, znj. Stipèeviæ, prof. Irakli Koçollari, si dhe ish-ambasadorja e Shqipërisë në Kroaci, Del Ponte, të cilët vlerësuan lart figurën e akademikut, kontributin e tij shumëvjeçar në

“Boeing Boeing” drejt rekordeve

shkencën albanologjike, veprat e mëdha për Ilirët të botuara prej tij, rolin e tij të veçantë në drejtim të forcimit të lidhjeve mes Kroacisë dhe Shqipërisë, në drejtim të vlerësimit dhe ruajtjes së

kulturës e gjuhës shqipe ndër komunitetin shqiptar të Kroacisë, të krenarisë për identitetin shqiptar, si pjesë e komunitetit arbëresh të Zarës të cilit akademiku Stipèeviæ i përkiste.

“Boeing Boeing”, e shfaqur për herë të parë në vitin 2017 me këtë trupë aktorësh, do të ngjitet sërish në skenë, për shkak të interesit të pubilkut. Për të parë komedinë “Boeing Boeing” duhet të jesh i shpejtë të gjesh bileta. Sa herë vihet në skenë, radha është e gjatë. Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me tri stjuardesa; një franceze, një gjermane dhe një amerikane kanë tërhequr publikun shqiptar duke bërë që ajo të shfaqet për të 90-ën herë në Teatrin Eksperimentar. Aktorët e kanë bërë shfaqjen aq pjesë të tyre sa çdo herë e sjellin me batuta të reja. “Ne kemi shtuar kaq shumë nga vetja saqë tashmë çdo shfaqje është ndryshe nga tjetra. Këtu kanë ardhur njerëz që e kanë parë nga 7 herë shfaqjen dhe thonë që kemi parë 7 shfaqje të ndryshme”. Për aktorin Gentian Zenelaj, harmonia e krijuar mes aktorëve është vetëm një pikë e suksesit të “avionit të pandalshëm” siç e quan ai. “Sekreti i shfaqjes është energjia. Kiço arriti të kombinojë një trupë rinore, unë jam i vjetri aty, dhe ju nuk e keni idenë sa përfitoj nga energjia e tyre. Fati ynë është se jetojmë në një dekadë ku njerëzit janë të dashuruar me komedinë si duket për shkak të ambientit që i rrethon prej kohëve që po kalon vendi ynë”.


SPORT

20

E enjte, 4 PRILL 2019

Skuadra verilindore fitoi 1-0 në “Elbasan Arena” me një gol të bukur të sulmuesit nga Mozambiku

Reginaldo thyen Teutën dhe kalon Kukësin në gjysmëfinale

PORTIERI

Lazio refuzon ofertën e Tottenhamit për Strakoshën, kërkon 40 mln euro Thomas Strakosha është një nga portierët më të mirë në qarkullim në Seria A dhe ky tashmë nuk është më lajm i ri. Sezonin e kaluar, Lazio dështoi që të shkonte në Champions League, vetëm pas humbjes në javën e fundit ndaj Interit, ku portieri shqiptar nuk kishte faj. Këtë sezon, ai e ka mbajtur portën e paprekur në 9 raste. Numrat e tij flasin qartë, 72 për qind e goditjeve të pritura, çdo 26 minuta bën një pritje. Në ditët e fundit janë shtuar “sirenat” angleze, teksa Tottenham është gati për të investuar 33 milionë euro për të rrëmbyer gardianin shqiptar. Sajti pranë klubit bardhekaltër, “cittaceleste”, shkruan se presidenti Lotito ka kthyer menjëherë një përgjigje negative duke konfirmuar shqiptarin që ka kontratë deri në vitin 2020. Numri një i Lazios pretendon për të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë. Edhe nëse nuk do të arrihet synimi për një vend në Champions, Strakosha do të vijojë që të mbrojë portën e Lazios, pasi është i paprekshëm në këtë skuadër.

NGJARJA

Skandal në Shkodër, kërcënohet trajneri dhe drejtuesit e Vllaznisë Nga Rozalb Lika

K

ukësi siguron një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke harruar shumë shpejt barazimin ndaj Partizanit në kampionat. Verilindorët fituan minimalisht 1-0 ndaj Teutës në sfidën e kthimit të çerekfinaleve pas barazimit 2-2 të duelit të parë. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu mposhti durrsakët e Bledi Shkëmbit në “Elbasan Arena”, me një gol të shënuar nga Reginaldo në minutën e 61-të. Pas një aksioni të bukur të verlindorëve, Cordeiro futet nga krahu i djathtë në zonën kundërshtare dhe më pas jep një pasim për Reginaldon, i cili godet bukur duke e dërguar “sferën” në fundin e rrjetës. Mjaftoi ky gol për t`i dhënë fitoren Kukësit, që siguron kualifikimin për turin tjetër të

KUQEZINJTË

Kukësi-Teuta 1-0 Shënues: 61′ Rexhinaldo Kukësi: Frashëri, Cuculi, Krasniqi, Rrumbullaku, Teqja, Dzaria, Rama (71′ Maliqi), Et’hemi (85’ Çyrbja), Cordeiro, Rexhinaldo (78′ Rroca), Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu Teuta: Hidi, Frashëri, Arapi, Bicaj, Beqja, Osmani (70′ Vecaj), Avdyli, Gashi, Kallaku (63′ Kamara), Progni (60′ Vajushi), Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi Gjyqtar: Kreshnik Cjapi Karton të verdhë: Teqja / Gashi Karton të kuq: Cordeiro / Frasheri

Kupës së Shqipërisë, aty ku do të gjejë Tiranën, Luftëtarin dhe Skënderbeun, që u kualifikua direkt pas dënimit të Kamzës. Kukësi ishte me agresiv në momente të caktuara, pasi kërkoi më tepër të siguronte kualifikimin, duke mos ia lënë në dorë barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Durrës. Në pjesën e dytë të besuarit e Ndreut arritën të shfrytëzonin me saktësi hapësirat e rivalit, duke i ndëshkuar. Reagimi i të besuarve të Blendi Shkëmbit

nuk ishte në lartësinë e duhur për të vënë në vështirësi prapavijën e Kukësit, duke bërë që të mbetet në fuqi rezultati 1-0, i cili çon verilindorët në gjysmëfinale. Në fund ka pasur dhe tension në fushën e lojës mes Frashërit dhe Cordeiros, të cilët janë ndëshkuar me kartonë të kuq. Kukësi shpreson që të fitojë Kupën për të fituar një trofe gjatë këtij sezoni, pasi me shumë mundësi kampionati do të fitohet nga Partizani që është shkëputur 9 pikë prej tyre.

Vllaznia vijon të ketë probleme të shumta jashtë fushave. Seanca e së mërkurës stërvitore është anuluar për shkak të presioneve të forta që ka përjetuar stafi teknik dhe administrativ. Të martën bëhet me dije se trajneri Agim Canaj është përballur me kërcënime dhe situata aspak të këndshme, prandaj dhe seanca stërvitore nuk është zhvilluar. Presioni nuk është ndalur vetëm te stafi teknik, por dhe te drejtuesit. Administratori Suad Lici ka marrë kërcënime në lidhje me ecurinë e ekipit, por dhe për futbollistë të caktuar që duhet të luajnë me patjetër. Zyrtari kuqeblu ka vënë në dijeni Kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe kjo e fundit ka vendosur që skuadra të mos dalë në stërvitje. Situata mbetet kritike dhe nuk dihet se si do të jetë vazhdimësia në Shkodër. Kjo nuk është hera e parë që te Vllaznia kërcënohen drejtuesit apo jepen urdhra për të aktivizimin futbollistë të rinj, ndërkohë që në vitin e kaluar u sulmua fizikisht edhe ish-trajneri Ernest Gjoka.

Milani e “përgjysmuar” ndaj Juventusit, ja situata e dëmtimeve M ilani të mërkurën ka marrë lajme të tjera aspak të mirë nga infermieria. Kuqezinjtë do të kenë mundesa të shumta për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Juventusit. Gigio Donnarumma ka ende dhimbje, ndaj do të bëjë ekzaminime të tjera për të parë se si është gjendja e kofshës së djathtë. Do të mungojë ndaj Juventusit dhe me siguri edhe ndaj Lazios. Portieri

mund të rikthehet pas 20-30 ditësh. Paqueta ndërkohë ka pësuar ndrydhje të kavilies dhe do të bëjë kontrolle për të kuptuar entitetin e dëmtimit. Përshtypja është që mund të qëndrojë jashtë të paktën dy apo tre javë, por mund të rrezikojë që të ketë mbyllur edhe sezonin. Conti do të jetë një tjetër mungesë për në sfidën ndaj Juventusit dhe me Donnarumman do të provojë

të rikuperojë për sfidën ndaj Lazios. Situata është ende e paqartë për Kessie dhe Susson. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka zhvilluar punë të personalizuar në Milanello dhe do të provojë të rikuperojë për Juventusin. Spanjolli ndihet më mirë dhe është stërvitur rregullisht me Milanin, ndaj do të jetë në dispozicion të Gattusos për ndeshjen me Juventusin.


SPORT

21

E enjte, 4 PRILL 2019

Kurbinasit fituan 2-0 sfidën e kthimit, ndërkohë që gjirokastritët morën një tjetër sukses minimal

Tirana kalon mes drithërimash ndaj Laçit, Luftëtari eliminon Partizanin T

irana kualifikohet mes drithërimash në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ekipi bardheblu u mposht 2-0 në takimin e kthimit në Laç, por falë suksesit të thellë 3-0 në “Selman Stërmasi” preu biletën për raundin tjetër. Dueli i luajtur ditën e djeshme dhuroi shumë emocione. Tirana kishte mundësinë e parë me Hasanin, por gaboi me portën e boshatisur, ndërsa në atë moment vendasit zgjohen dhe nisin sulme të rrezikshme. Në minutën e 29-të, Karabeci gabon duke i falur topin kurbinasve. Mane fton Shtubinën mjaft mirë përballë me Abibin. Shkodrani gjuan mirë duke e dërguar sferën në fundin e rrjetës. Vrulli i vendasve vazhdon, por me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Me fillimin e të dytës, Laçi shënon golin e dytë me Çokajn. Jonuzi fton mjaft mirë të riun diagonal me portën, i cili do të gjuante mjaft bukur duke dyfishuar rezultatin. Presioni rritet në krahun e bardhebluve,

ndërsa Laçi beson se mund t’ia dalë mbanë. Redon Xhixhi ishte i pafat në minutën e 70-të, me goditjen e tij që përfundoi në

shtyllë, ndërsa Sentamu në mundësinë që iu dha para këtij rasti të vendasve, gaboi përballë portierit. Minutat e mbetura janë

një betejë e vërtetë me laçianët që mundohen të gjejnë golin vendimtar, ndërsa bardheblutë mbrohen dhe mundohen

të reagojnë me kundërsulm. Përfundimisht, Laçi nuk arrin të shënojë dhe pas 5 minutave shtesë dhe Tirana prek gjysmëfinalen me vuajtje.Nga Kupa e Shqipërisë u eliminua edhe Partizani, që u mposht edhe në takimin e dytë me Luftëtarin në Gjirokastër 1-0. Të kuqtë bënë pak për të përmbysur rezultatin e takimit të parë 1-2, teksa që në formacionin e parë ishte e dukshme se vëmendja e trajnerit Gega nuk ishte aspak në këtë ndeshje. 90 minutat e luajtura ishin të një niveli nën mesatar me të dy ekipet që nuk dhuruan shumë në fushën e lojës. Takimi u zhbllokua në minutën e 34-të. Cardoso gaboi me një ndërhyrje ndaj Rrapos dhe gjyqtari akordoi penallti. Sulmuesi Dunga e mori përsipër dhe arriti të realizonte nga 11 metra. Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë me të dy ekipet që u munduan të ruanin forcat për ndeshjet e kampionatit, pasi Partizanit i duheshin 3 gola për t’u kualifikuar.

KURBINASIT

TIRANA

PARTIZANI

Starova: Kam “qimen e derrit”, më kënaqi loja e ekipit

Mema: Jemi nën stres, ekipi i hap probleme vetes

Gega nuk e bën dramë eliminimin: Të përqendruar 100% në kampionat

Laçi tentoi në të gjitha mënyrat që të siguronte një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës, por skuadra kurbinase nuk mundi të fitonte më shumë se 2-0. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova u penalizua nga humbja 3-0 e ndeshjes së parë, dhe për këtë fakt duket se është i ndërgjegjshëm edhe vet trajneri, i cili nuk i kursen elozhet për lojtarët e tij. “Më kënaq mënyra e lojës, pasi djemtë besuan se mund të përmbysnin. Dalim krenarë nga Kupa, që do të thotë se shtohet morali për kampionatin. Skuadra beson më tepër të vetja. Edhe pse s’kishim 3 lojtarë të rëndësishëm, bashkë me Berishën katër, u zëvendësuan mirë. Djemtë meritojnë komplimente sepse zhvilluan ndeshje të mrekullueshme. Parashikohej që Tirana do të luante e kujdesshme dhe kjo na ndihmoi disi të ndryshonim skemën në varësi të momentit. Detyra ishte mos të humbnim vigjilencën në sulm. Besimi i skuadrës u rrit edhe nga ndeshja në Tiranë. Incidenti humbet vëmendjen për të analizuar ndeshjen. Kam bërë dje analizën, janë 10 minuta vonesa. Loja e mirë ka të bëjë edhe me moralin. Tirana është nga të fortat e momentit/ Pranë mrekullisë? Unë kam “qimen e derrit”, çfarë të them”, deklaroi Starova pas ndeshjes.

Ardian Mema është shfaqur i pakënaqur me ekipin pas humbjes, edhe pse u kualifikua për në gjysmëfinale. Ai ka përgëzuar edhe ekipin e Laçit për lojën. “Është vuajtje më vete. I shkaktojmë vetes probleme, jo kundërshtari. Kam qenë i tensionuar gjithë lojës. Laçi po luante vetë me topa të gjatë. Mos pasoni paralel, këtë këshillë u kam thënë çunave. Duhet ta përgatisim ekipin sepse na presin ndeshje shumë të forta. Flas edhe për kampionatin. Mendoj që edhe ekipi ka qenë në një lloji stresi për shkak të ndeshjes së fundit që në Tiranë. Jam munduar që gjatë kësaj kohe të heq presionin nga lojtarët. Nuk patëm asnjë lloji problemi, fusha ishte optimale. Duhet vetëm të administronim rezultatin. Në minutat në vazhdim ekipi pëson një lloji shoku. Nuk e di këtë, mendoj që këtyre futbollistëve duhet tu mësosh që ky është futbolli, të vijnë kundërshtarë të fortë. Do t’i shikojmë detajet. Lojtarët kishin ankth panik. Në Tiranë ishim shumë më të çliruar. N’goo është i rëndësishëm për ekipin tonë. Kjo mund të jetë prishja e ekuilibrave. Duhet të marrim masa sepse ai është dënuar 5 ndeshje. S’kemi ça të bëjmë, ky është futbolli. Parimi i parë në futboll është shkallëzimi. Duhet thënë edhe 2 fjalë për Laçin që ka luftuar shumë. Ka qenë meritë edhe e tyre. Do ta shikojmë ndeshjen sepse na jep spunto për të ardhmen”, deklaroi strategu i bardhebluve.

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega nuk është shfaqur aspak i mërzitur pas humbjes ndaj Luftëtarit që solli edhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Strateg i të kuqve, kërkon që ekipi të ruajë formën e mirë në kampionat. “Nuk është mirë të eliminohesh nga Kupa. E filluam keq në Tiranë, e mbaruam këtu. Nuk erdhëm pa dëshirë dhe u përpoqëm gjatë gjithë kohës, por Gjirokastra u qetësua te penalltia. Mungoi forca goditëse, edhe pse ishin shumë sulmues. Megjithatë do jemi të fokusuar te kampionati. Në kampionat jemi të fokusuar 100%. Jo se këtu nuk jemi, por ndeshja e të shtunës do jetë ndryshe. Ekipi do jetë gati për vazhdimësinë. Reagimi i Asanit pas zëvendësimit? Unë nuk e pashë sepse isha me fytyrë nga fusha. Nuk e di me kë e ka pasur, por besoj se e ka pasur me veten. Është lojtar që ka kontribute, do fitoren, por nganjëherë dëshira dhe mundësia janë pak larg. Janë gjëra pa zarar, por patjetër që do flas. Ju siguroj që është shëndosh e mirë”, deklaroi Gega.


SHENDETESI

22 E enjte, 4 PRILL 2019

Cilët janë shkaqet e të fiktit dhe si mund të parandalohet? T

ë fikët është ajo gjendje e organizmit ku personi për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore duke u rrëzuar ku ndodhet. Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme. Nëse të fikët ndodh duke drejtuar një mjet lëvizës, kur je në një vend (në lartësi, pranë zjarrit, lumit, rrugës) ose në procese pune me rrezikshmëri për jetën tënde dhe të të tjerëve, pasojat mund të jenë të tmerrshme. Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurat prej ndryshimit. Dridhjet ose tkurrje-lëshimet si purtekë (konvulsionet) mund të shfaqen si pasojë e mosfunksionimit normal të zemrës dhe vuajtjes së trurit. Një moskoordinim i përkohshëm i sistemit nervor mund të bëhet shkak. Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës dhe disa ndryshime të tjera shoqëruese në damarë (zgjerim i tyre), për momentin, e pasqyron këtë ç'rregullim. Në favor të këtij mekanizmi (të ngacmimit të mbaresave të fijeve nervore në gurmaz, në mushkëri, në fshikëz të urinës, në fundzorrën e trashë etj.) është rënia e të fikëtit gjatë gëlltitjes, gjatë jashtëqitjes së ujit të hollë apo të trashë, gjatë kollitjes etj. Si zhvillohet procesi? Pas një çrregullimi të vrullshëm në organizmin e personit, shfaqen papritur nje errësim para syve ose xixa ose marramendje ose të përziera dhe të vjella ose djersitje ose dhimbje në kraharor dhe mos mbajtje e ujit të hollë e të trashë. Rënia në tokë si lëkurë e porsa rrjepur pason, pa mundësi shmangieje prej një kërcënimi të mundshëm (prej zjarrit, prej lartësisë, prej rrymës elektrike, prej lumit, prej automjeteve apo prej trenit). Edhe kur shenjat paralajmëruese zgjatin disa sekonda, forcat fizike janë të kufizuara për zhvendosje prej vendrrezikut. Personi në të fikët mund të dalë shpejt prej gjendjes ose të vdesë brenda disa minutave apo më vonë. Këtu luajnë rol gjendja e përgjithshme e organizmit, sido-

mos e zemrës dhe e damarëve të gjakut, vendi i rënies, cilësia e dhënies së ndihmës së parë etj. Në një zemër të vuajtur dhe të zmadhuar dridhjet e saj ashtu si edhe ngadalësimi i rrahjeve nën 40/minutë, mund të bëhen shkak i të fikëtit dhe i vdekjes së papritur. Në moshat e mëdha, kërcënimi i jetës është shumë më i shprehur se në moshat e reja dhe të mesme. Kjo lidhet me aftësitë e kufizuara kompensuese të organizmit. Edhe më i lartë është rreziku i vdekjes në të vuajturit e zgjatur, për shkak të sëmundjeve, të shpërdorimeve në regjim, në dietë etj. Cilat janë shkaqet e të fikëtit? Çrregullime të punës së zemrës dhe të sistemit nervor mund të bëhen shkak për rënien e të fikëtit. Çrregullimi reflektor dhe psikik nuk përjashtohet në një përqindje

Diabetikët me rënie të sheqerit nën 70 mg/dl, alkoolistët dhe pirësit e kafes, po ashtu, kanë një prirje për të fikët. Çrregullimet e rrahjeve të zemrës, ndryshimet në damarët kryesorë, trashja e muskulaturës së zemrës, mosfunksionimi normal i valvuleve të saj, infarkti, mpiksja e gjakut në mushkëri etj., mund të bëhen si shkak në persona të ndryshëm të dhjamosur, të aksidentuar, të prekur kohë më parë nga sëmundje si ethja reumatizmale, melitenca dhe në shpërdorues të alkoolit, të kafes, të duhanit dhe të drogës. Disa sëmundje të sistemit nervor mund të shoqërohen me të fikëta herë pas here. Si mund të dallojmë gjendjen e të fikët nga një krizë e sëmundjes së tokës? Si te të fikëtit edhe tek sëmundja e tokës ose tkurrje-lëshimet (konvulsionet) rastësore (nga temperatura

lëshimeve me natyrë tjetër mund të mos ketë shenja paralajmëruese ose përjeton të përziera, erë të rëndë, zëra mundues, figura, skena tmerri etj. Mavijosja, shkuma nga goja dhe tkurrjelëshimet e gjymtyrëve, të trupit dhe të qafës janë shfaqje të mundshme. Ndërsa personi me të fikët nis të kthjellohet pas disa sekondave edhe duke qëndruar shtrirë, ai me tkurrje-lëshime energjike ka nevojë për më shumë se 5 minuta. Kthimi në gjendjen normale arrihet pas minutave në të fikët, ndërsa në sëmundjen me tkurrjelëshime nevojiten orë. Si duhet vepruar në vendngjarje me këta të sëmurë të rrëzuar pa ndjenja? Ndihma e parë konsiston të përmirësosh atë që siguron vetë natyra. Kjo do të thotë që pozicionin shtrirë ta bësh më dobiprurës,

të rëndësishme (rreth 40% e pacientëve). Gati 90 % e të ardhurave gjatë orës 9-12:00 të paradites në gjendje të fikëti nuk kanë patur ngrënë vaktin e mëngjesit ose janë mjaftuar vetëm me një kafe. Nxënësit dhe studentët, sidomos të seksit femër, përbëjnë kontingjentin kryesor. Të moshuarit po ashtu kanë ardhur rreth orës 10-14:00 gjatë muajve të nxehtë. Në mëngjes, në pasdite dhe në orët e vona të mbrëmjes kanë ardhur në urgjencë kryesisht personat me sëmundje të tjera të zemrës dhe të damarëve të gjakut. Sëmundjet e tjera nuk kanë patur ndonjë prirje të veçantë lidhur me orarin.

e lartë, ulja e nivelit të kalciumit në gjak, presioni i lartë i gjakut etj.) mund të errësohet apo humbasë përkohësisht vetëdija. Të fikëtit mund të shfaqet pas dhimbjes së fortë, gjatë ankthit dhe përjetimit të gjendjeve të tjera, sidomos gjatë kohës së kalimit nga pozicioni shtrirë në ndenjur ose në këmbë. Zakonisht personi ndjen errësim të pamjes, xixa etj., disa sekonda para, ndërsa gjatë humbjes së ndjenjave shkrehet si lëkurë, zbehet dhe mbulohet me djersë. Sidoqoftë ai vetëm rrallëherë pëson dëmtime serioze pas rënies. E kundërta ndodh në konvulsione. Vuajtësi prej sëmundjes së tokës apo tkurrje-

duke përulur pa sforcim kokën mbrapa, për të liruar sa më shumë rrugën e kalimit të ajrit. Fytyra mund të shikojë nga qielli dhe koka të jetë më ulët se trupi dhe ky i fundit nën nivel të gjymtyrëve. Nëse personi ka të vjella vendoset gjysmë anash ose anash në pozicion të vrapuesit me dorë të anës së kthyer nën kokë. Gjithmonë koka mbahet e përulur mbrapa. Kur sigurohet informacion për sëmundjen që vuan (përmes shënimeve në xhep të këmishës ose në medaljonin e varur në qafë ose tek kyçi i dorës ku mbahet ora), ndihma është më konkrete nga kushdo. Dhënia e një sasie lëng frutash ose e ujit me

sheqer këshillohet për të gjithë personat me djersë në trup. Kjo mund t'i shpëtojë jetën një personi të pangrënë ose me sëmundje sheqerit të trajtuar me ose pa insulinë. Shfrytëzimi i numrave të telefonit të xhepit të viktimës, për të komunikuar me të afërmit, mund të sigurojë të dhëna të nevojshme. Telefonata në numrin 127 duhet bërë pa vonese duke dhënë mjekut informacionin e duhur përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me të. Ai mund të japë udhëzimet e duhura (kur nuk ke numrin e mjekut të familjes tënde) për të mundësuar një ndihmë sa më të shpejtë prej informuesit. Lagia e fytyrës me ujë të ftohtë mund ta kthjellojë personin me të fikët. Transporti në spital duhet të respektojë pozicionin e viktimës. Është më mirë të vonohet ardhja e një të sëmuri rëndë në spital se sa të shpejtohet duke shkelur parimet mjekësore gjatë transportit. (Mos bëj atë që nuk e di!) Po më tej? Paraqitja në repartin e urgjencës mjekësore është i këshillueshëm, kur është e mundur. Në raste të tjera, kur mundësohet kontrolli i shpejtë mjekësor në vendngjarje, zgjidhja është në dorën e personelit. Sidoqoftë, disa ekzaminime mund të jenë të nevojshme, sidomos për një shtatzënë, për një të moshuar, për një person me ndodhi të përsëritur apo me histori familjare të ngjashme etj. Si mund të parandalohet të fikëtit? Kontrolli i rregullt tek mjeku i familjes, çdo 6 muaj, pa patur shqetësime, është masa më e mirë parandaluese për sëmundjet dhe ruajtjen e shëndetit normal. Ngrënia e ushqimit me orar të rregullt dhe në sasinë e nevojshme të përbërësve, zbatimi i regjimit ditor, shmangja e abuzimeve, largimi prej veseve dhe marrja e mjekimit sipas porosive të mjekut, janë disa nga masat më të rëndësishme. Puna fizike dhe lëvizja me këmbë, marrja me sport, me not etj., e bëjnë jetën më cilësore dhe më të gjatë, kur kryhen rregullisht të shoqëruara me ushqimin, higjienën trupore dhe regjimin e përshtatur. Dieta e pasur në lëngje dhe bulmet ka efekt parandalues te të fikëtit. Mjekimi korrekt shkakësor është më i dobishëm.


KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 1. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 4. Që e bën dikë të denjë për t'u nderuar a për t'u çmuar nga të tjerët 7. Adam Opel GmbH është një prodhues automobilash gjerman, e cila që nga viti 1929 është pjesë e koncernit General Motors. Qendra është në qytetin gjerman Rüsselsheim 10. Jean ..., skulptor, piktor dhe poet gjerman 11. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 12. Vend gropë me shkurre e me driza të dendura, ku mezi depërton edhe drita e diellit 13. Lëng i përbërë nga alkooli dhe e përzier me vaj bimësh, erëmirë, ose ashtu 18. Partia Republikane, inicialet 19. Mevlan ..., "Mjeshter i madh", "Artist i merituar" dhe shumë role, regji dhe dokumentare në CV-në e tij 20. Femra e luanit është ajo dhe quhet ashtu 21. Rrethi i Shkodrës, ashtu e kishte targën 23. Fjalë që shqiptojmë kur thërresim dikë ose kur na flet dikush në telefon 24. Ai që mashtron për të nxjerrë një përfitim për vete, 28. Pjesa e fundit, maja e këndit, vendi ku bashkohen dy vijat a dy faqet e brendshme të një sendi 31. Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë 33. Një letër të tillë përdoret në procesin para shtypshkrimit te nje gazete, libri, etj 35. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 36. Diçka që përcakton se deri ku e sa lejohet të veprojë dikush 38. Ha shumë, ha si i babëzitur, shqepem së ngrëni, ose p... 40. Ajo që bën pula, vezë ose.. 41. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 42. Nuk del dot jashtë ose del jashtë me vështirësi e me vonesë 43. Filozof francez... Louis Bergson (18 tetor 1859 -4 janar 1941). Veprat më të njohura janë "Materja dhe memorja", 1896; "Evolucioni krijues", 1907, "Energjia spirituale", 1919, etj 45. Sëmundje ngjitëse, shfaqet me ethe, me puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup 46. Partia Pajtimit Kombëtar 49. Institucion financier e tregtar në vendet kapitaliste 50. Dele me lesh të gjatë, të trashë dhe të ashpër 53. E kaloj kohën në mënyrë të gëzueshme e të këndshme, kënaqem me argëtime; argëtohem, bëj qejf 55. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 56. Atributet vlerësuese që merr një femër në finalen e një konkursi bukurie 57. Ajo shërben për të shtruar dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë 60. Mali i ..., ësh shtet ballkanik, Guri i ... është një fshat në Shkodër 61. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 64. Thirrje që i bëhej popullit në kohë lufte për të rrëmbyer armët kundër armikut 67. Vend i ngritur buzë arave

E enjte, 4 PRILL 2019

Nga Albert VATAJ

ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj. 68. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 69. Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike 74. Pjesë e armatimit në kohën e lashtë e në mesjetë si pllakë e rrumbullakët a katërkëndëshe prej metali 75. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 78. Njoftim zyrtar për çështje të rëndësishme 80. Miami International Airport, shkurtima e saj 82. Me kryeqytet Madridi. Në perëndim të saj ndodhet Portugalia, në jug Gjibraltari dhe Maroku. Më bjeshkët e pirenejtë në veri kufizohet me Francën dhe principaten e Andorrës 84. Gjellë me lëng, që bëhet me copa mishi të kaurdisura, me perime 86. Ana e sipërme e bukës, korja e saj, quhet edhe ashtu 88. Frank, ditari i së cilës u bë një nga dëshmitë më rrënqethëse të mizorive naziste ndaj hebrejve 90. Eshtë një përpjekje për të imituar natyrën 92. Bukë e ngjeshur, zakonisht e rrumbullakët, e zënë pa tharm, që piqet në saç, në shpuza e në furrë 93. Afshi i tokës së lëruar, që shoqërohet me një kundërmim të veçantë 94. Riza, aktori i mirënjohur i teatrit të Korçës dhe personazh i karaktereve të spikatura në kinematografi 95. Emri i ish-Presidentit amerikan, të cilit i Kosova i detyrohet... Klinton 97. Kafshë e egër gjitare, mish-

ngrënëse, me trup të madh e të rëndë, të mbuluar me qime të ashpra, me ngjyrë të murrme a të bardhë 98. Turp! faqja e zezë! 101. Adolfi i tmerrshëm, fyhreri gjerman, strategu i mizërisë njerëzore të Holokaustit 103. Grua me trup të shëndoshë dhe zakonisht të trashë, është edhe femra e derrit e tille 104. ...u, kjo nuk është gjë fare! 105. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugperëndimi, sjell shi dëmtues 108. Operacion për të nxjerrë fëmijën, duke i hapur barkun nënës 110. Ashtu i themi diçkaje që të ngjall frikë të madhe, të tmerron 112. Një banor i Kroacisë, mund të quhet edhe ashtu 114. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 116. Dervish ..., (Ibrahim Naxhi) veprimtar atdhetar dhe publicist i Rilindjes, Lindi në Ohër më 1875 vdiq më 13 prill të vitit 1928 në Tiranë 118. Shkurre me gjemba, e cila bën kokrra si të manit e në ngjyrë të zezë kur piqen 121. Ndryshe quhet çadra ose mrrela. 122. Aktorja ... Hyka, lindi në Tiranë më 9 Korrik 1958. Interpretoi disa role në estradë dhe kinematografi 123. Tirana, e kishte targën e makinave ... VERTIKALISHT 1. Shkëmb i madh dhe i thepisur, me majë ose me disa maja të mprehta, kreshtë ose... 2. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull

3. Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit 5. Një tekst, para publikimit ka nevojë për ashtu 6. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 7. Lëng i trashë qumështor me veti helmuese, dehëse e gjumëdhënëse. 8. Çfarë gjenden në të dy anët e kokës? 9. Bërë me gjëra të çmueshme, me veshje e me stoli shumë të shtrenjta 12. Që i përket një kohe të lashtë, që është shumë i vjetër, i lashtë 14. Ibn Tofal, quhej edhe ashtu, filozofi arab (1100-1185), ithtar i Avempases 15. Murg françeskan, quhet ashtu 16. Pastaj e ka brenda 17. Gatime të thata, të marinuara, të cilat shërbehen në gosti pije dhe muhabeti 22. Mjet mësimor, është këmbëhapir dhe përdoret për ndërtimin e rrathëve 25. Një njeri që merret me mbledhjen e parave 26. Ish-presidenti i Ugandës, ... Amin 27. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 29. Ashtu quhet kryeqyteti i Afrikës së Jugut 30. Kafshë shtëpiake mashkull (zakonisht kalë ose ka), me një balë të bardhë 32. Që ka ngjyrën e qiellit të kthjellët, në ngjyrë të qiellit 34. Veshje e sipërme burrash ose grash; rroba, veshje 37. Krijesë e mitologjisë sh-

66. Veprim i shquar që mbetet i përmendur 70. Adem ... veprimtar i shquar i kauzës kombëtare, vuajti 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë 71. Shesh në Londër i ndërtuar për nder të fitores së admiralit Nelson 72. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 73. Leja që u jepet ushtarëve për të dalë jashtë repartit 76. Nuk shkoj por v... 77. Prej plastike kryesisht. në madhësinë e trupit të njeriut, demostron veshjet 78. Eshtë i tillë ai që shpreh një ndjenjë a një qëndrim të tillë, kryelartë 79. Njëra nga të dy ngjyrat e zeza në lojën e letrave të bixhozit 81. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 83. Kryetar i fisit në shoqërinë e bashkësive primitive 85. Iki fshehurazi nga një vend ku me mbajnë mbyllur për dënim ose kundër dëshirës 87. Rrethi i Sarandës, e kishte ashtu targën 89. Nuk ka gjë, s'prish punë, paçka 91. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 96. Kështjellë në vend të ngritur nga mund të vështrohej një qytet 99. ... Gligorov, politikan dhe avokat bullgaro-maqedonas, Presidenti i Parë i Republikës së Maqedonisë 100. Shkoi në ashtu... për të ngushëlluar të afërmit e një të vdekuri 102. Qendër me burime ujërash termale 103. Gyp i posaçëm me vrima, që futet në kanale të mbuluara për të kulluar tokat 106. ... Kokona, shkrimtar, përkthyes dhe leksikolog shqiptar, lindi më 1913 dhe vdiq më 1998 107. Veprim i njëhershëm i njeriut, që bëhet për një qëllim të caktuar; vepër, punë 109. Shprehje dialektore, e sipërme, e lartë, mbi 111.Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim 113. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane 115. Oganizata Botërore e Meteorologjisë 117. Tomas ...filozof gjerman (1738-1766), moralist i popullarizuar, u kushtua pas edukimit arsimor-pragmatik 119. Njeri i shquar, me aftësi të veçanta në një fushë të caktuar 120. Banka Botërore

qiptare, zakonisht grua e bukur e veshur me të bardha. 39. Njeri sylesh, të cilit ia hedhin të gjithë; njeri budalla, i trashë 44. Lodhem shumë, këputem, kapitem 47. Secila nga të dy pjesët me dhjamë që nxjerrin nga kurrizi e nga barku i derrit të therur 48. Përdoret për të hapur e për të mbyllur një brave ose një dry 51. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 52. Partia Bashkimit Liberal Demokrat, inicialet 54. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 56. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 58. Artikull i gjatë a studim me karakter kritik ose publicistik 59. Një llotari popullore, ajo shqiptare është e njohur 62. Pylli me verra quhet ... 63. Romani i Anton Pashkut 64. Trup gjeometrik i rregullt, që ka gjashtë faqe katrore të barabarta 65. Makinat e rrethit të Hasit e shënonin ashtu në targë 1

PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR

SUPERFJALEKRYQI

23

2

D

3

M O

N O

G A

4

M I

5

6

K A

L L

7

8

A M A T

A

L

9

10

S

I

K

U

S

O 11

12

E

N

L U

L

D

E

G A

13

14

B L

D

I

P

16

K

M

R

K A

M O R

R

U

U

T

H

I 15

˙

O

R R

17 18

D 19

K

M

M

22

O

A

N

20

V

21

V

M

P

F

R

O B

A T

I

E R

M E

T E

U A

R H

O L

23

F

A

R I

S

T

P

S

N

M

24

J

E

S

H

I

L

L

L

N 25

R

A

27

I

D

I

I G

E

26

M P

V

R

29

P

S 34

I

A

I

28

P 33

R

30

K

H

35

M

37

A B

M T

S

31

H

I

S

38

E

32

E

A

36

M E

L E

V

G ¸

40

S

¸

˙

E R

E P

42

M

R

K

43

44

A

K

B A

E

A

T

M B

U

53

R

49

D ¸

P

E

A

L

E

K O

N

A R

U

E

Z

P

M D E

O

H

D I

H A

T

E

B

A

I

I

R

N U

K

T

D

I 52

55

A

M F

L E

T 57

O T N

58

M I

O

P

M A

U

N 61

A

I

U G

R I

U

E U

62

63

B U

M

66

S

H

T E

R

E

T

A

67

K

68

A N

A

V

R

N

A T

I

P

S

K

I

R E

M

P

E

S

A

A Z

H

K

N

O M ¸

R

E T

T ¸

R O

Z A

F

A

T I

P

E

C

M

M O

L O

N

R

N

O

T

O

T I

91

A

92

G

F

93

A

R

100

L

˙

F

E

L

T

U

I

M O N

V

I

S

109

˙

T

A

P

A

A

L L

C 103

V

L

B I

107

K T

O J

I

¸

P

P

104

L E

G R

R G

A

N D

A ˙

I I

B U

K

Z

K

O N T

M A

105

G

E

108 110

U

O

94

K

T I

102

K 106

E

I T

K

99

I

101

Z H

T

97

98

E

80

G J 89

Z I

96

Z ¸

79

M

L

88

A

95

E J N

78

85

L 90

D

B R

H

83

A

87

M I

A B

L

A

F

86

E

I

82

U F

84

˙

A

77

M U H

L

A

74

Z 76

81

K

L 73

N

75

K

M O

69 71

T

72

O

T

64

70

T

W

60

Z A

65

S

R

51

54

V

J

I 46

D 50

L O

59

T

E 45

R

V

48

56

B

R 41

47

D

L

39

C E

R T

D


CYANMAGENTAYELLOWBLACK

SPECIALE

24 E enjte, 4 PRILL 2019

Opozita proteston

M

ijëra qytetarë protestuan dje para Parlamentit kundër qeverisë “Rama”. Mijëra protestues përsëritën të njëjtat kërkesa që kanë që nga nisja e protestave dy muaj më parë: largimin e kryemnistrit Rama, rrëzimin e qeverisë së tij, zgjedhje parlamentare të parakohshme, të përgatitura nga një qeveri kalimtare. Opozita e akuzon qeverinë Rama se është ilegjitime, e ardhur në pushtet nga blerja e votave dhe lidhjet me krimin. Ndryshe nga shtatë protestat e mëparshme, në protestën e djeshme në krye të protestuesve ishin studentë. Në sheshin përballë Parlamentit, protestuesit kish-

in ngritur në mënyrë simbolike një piramidë, të quajtur prej tyre “Piramida e krimit”, ku ishin renditur, të shkruara, akuzat e opozitës ndaj qeverisë Rama: korrupsioni, blerja e votës, trafiku i drogës, pastrimi i parave etj. Protestuesit i vunë flakën kësaj piramide dhe tentuan disa herë të thyenin kordonin e policisë. Ata hodhën kapsolla tymuese, shishe dhe bomba Molotov në drejtim të policëve. Ndërkohë nuk munguan provokimet nga ana e Policisë së Shtetit. Protestuesit larguan disa qytetarë që ishin në mes të trumës dhe bënin akte dhunë ndaj policisë ose provokonin vet pjesëmarrësit në tubim.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.