www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 131 (8572)
E martë, 4 Qershor 2019
Çmimi 30 Lekë
Apeli i publicistit të njohur për shqiptarët: Mos prisni reflektim nga mazhoranca dhe as avazin e ndërkombëtarëve. Kryeministri nuk rrëzohet me tullumbace dhe flamuj
Fatos Lubonja: Rama nuk rrëzohet pa dhunë Lulzim Basha deklaron se ditën e shtunë, më datë 8 qershor, nuk ka më fjalime apo thirrje për kryeministrin, pasi popullin nuk e ndalojmë të vendosë drejtësinë me forcë FAQE 3
Monika Kryemadhi: Ja pse nuk isha Komisioni Europian: Mund të ndërpritet në protestën e fundit, kam kryer një lëvizja e lirë për shqiptarët në BE operacion të vështirë, por rreziku kaloi
FAQE 8-9
Në foto: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
EDITORIAL
REAGIMI
KURBIN
PD: Rama dhe Lleshaj Rama rikthen dënimet Rama-Basha, çfarë vrapi për nuk i kanë bërë llogaritë kolektive: Po prekët mirë. Do përgjigjen zgjedhjet, ndëshkohet t’u vrarë më personalisht për dhunën gjithë familja 30 qershor! FAQE 4-5
Nga Nikoll Lesi
FAQE 13
Në foto: Komisioni Europian
ANALIZË
KREU I SHTETIT
Paradoksi i tre ditëve të para të fushatës
Presidenti Meta takon Lajçak: Domosdoshmëri zgjidhja e krizës së thellë politike
Nga Andi Bushati
FAQE 6
FAQE 9
OPINION
i uron të gjithë besimtarët
Gëzuar Fitër Bajramin! FAQE 2
Paqartësia e mesazheve të opozitës Nga Çim Peka FAQE 11
FAQE 24
POLITIKE
2 E martë, 4 QERSHOR 2019
Rama-Basha, çfarë vrapi për t’u vrarë më 30 qershor! Nga Nikoll Lesi
T
ashmë fushata elektorale për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor ka filluar. Edi Rama nuk pranoi asnjë negociatë. Palët politike duhet të zbresin në tapetin e përballjes, ballë për ballë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha duket më i vendosur se kurrë për të mos lejuar Ramën që të zhvillojë zgjedhjet farsë më 30 qershor. Edi Rama ka filluar t’i shkruajë fjalimet që do të lexojë, çka do të thotë se e ka ndarë mendjen fort për ta provuar kokën e tij me kokën e Bashës dhe të popullit opozitar. Ndërkohë, për çudi, vijnë të huaj, flasin të huaj, nxjerrin trakte ambasadat kundër protestës, por asnjë nuk merr iniciativën për t’i ulur palët, njëherë e mirë, që të bien dakord se duhet ndryshuar krejtësisht ky sistem politik i kalbur. Por ndryshimi kërkon NEGOCIATOR. Dhe si për dreq, ne shqiptarët, besojmë më shumë të huajt se sa veten tonë! Ndërkohë të huajt janë të zhytur në hallet e tyre europiane dhe amerikane. Janë të lodhur dhe të Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Albina Gjergji, Herion Mesi
mërzitur nga ricklimi i krizave shqiptare. Në vitin 1997, në vitin 1998, prapë në vitin 2006, në vitin 2017 dhe përsëri në vitin 2019. Kriza që nuk ndalojnë edhe nëse 30 qershori do të shtyhet. Ka nevojë që palët të ulen, seriozisht. Jo për të kaluar krizën e radhës, por për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për Shqipërinë. Duhet reformuar gjithçka ose pothuaj gjithçka. Duhet prekur Kushtetuta dhe ajo nuk mund të bëhet me ato deputetë “opozitarë” sehirxhinjë apo si quhen “deputetët e pilafit”. Duhet ndryshuar sistemi zgjedhor, në mazhoritar apo mazhoritar-proporcional. Edhe proporcional kombëtar. Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Prokurori
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
i Përgjithshëm të zgjidhet me 2/3 e votave dhe jo me 71 apo me shumicën e thjeshtë të numrit 71 deputetë. Duhen dy dhoma, e parlamentit dhe Senati. Nëse lajthit njëri nuk mund të lajthis edhe tjetri! Duhet që qeveria tranzitore të jetë në Kushtetutë, të paktën për 30 vite derisa të kulturohemi si politikë, e cila të ketë qeveri tremujore zgjedhore, që të administrojë zgjedhjet politike. Pra para zgjedhjeve politike, të ngrihet qeveria e administrimit të zgjedhjeve! Duhet që, për të mos u përsëritur krizat e forta, të futet në Kushtetutë, që nëse një grupim politik parlamentar largohet nga parlamenti duke i djegur mandatet, të shkrihet si
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
formacion politik me ligj. Duhet të ndryshohen shumë gjëra njëherë e mirë! Por, që të shkohet në këtë ulje, për të shpëtuar vendin dhe rregulluar shtetin e kombin shqiptar, palët të ulen në tavolinë. Me apo ndërkombëtar ndërmjetës, kjo varet nëse Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë akoma dëshirën se mund ta bëjnë Shqipërinë. Por që të shkohet atje, ku të gjithë presim dhe ku Presidenti të jetë rregullatori numër një i kësaj tryeze kombëtare, duhet që kryeministri të bëjë hapin e madh pas, për shtetin. Fatkeqësisht duket se nuk do dhe nuk duan! Po shkojmë, për dreq, me vrap e me dëshirë drejt përplasjes më 30 qershor.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 4 QERSHOR 2019
Apeli i publicistit të njohur për shqiptarët: Mos prisni reflektim nga mazhoranca dhe as avazin e ndërkombëtarëve. Kryeministri nuk rrëzohet me tullumbace dhe flamuj
Fatos Lubonja: Rama nuk rrëzohet pa dhunë Lulzim Basha deklaron se ditën e shtunë, më datë 8 qershor, nuk ka më fjalime apo thirrje për kryeministrin, pasi popullin nuk e ndalojmë të vendosë drejtësinë me forcë Kriza e rëndë politike po i kthen protestat në një shesh beteje mes qytetarëve që duan largimin e Edi Ramës dhe policisë që detyrohet të zbatojë urdhrat që vijnë nga qeveria. Të dielën shqiptarët ishin dëshmitarë të një përplasje të fortë, por jo të fundit. E shtuna e ardhshme parashikohet edhe më e rëndë. Kryeministri nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të bëjë hapa pas, përkundrazi edhe dje u tall me opozitën duke u treguar burgun nëse pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën. Madje, dje kryeministri nuk foli vetëm për dënime personale, por edhe dënime kolektive duke paralajmëruar se pasojat nuk do t’i vuajnë vetëm ata ndalojnë zgjedhjet, por gjithë familjet e tyre të cilat do bllokohen të lëvizin në SHBA e BE. Edhe sikur t’i japim të drejtë kreu i qeverisë në zbatimin e ligjit për cënimin e zgjedhjeve, dënime të ngjashme kolektive, familjarisht, jepeshin vetëm për “armiqtë e popullit” para viteve ’90. Pas protestave opozita numëron të plagosurit, të burgosurit dhe të helmuarit nga gazi, ndërsa qeveria vijon fushatën për të marrë gjithë pushtetin vendor dhe nuk humbet kohë të bëjë tendera me qindra milionë euro vjedhje. Në këtë kaos vjedhjesh kombëtare dhe arrogance qeveritare ka një debat publik, nëse dhuna që shihet këto ditë është e lejueshme dhe nëse opozita po tejkalon të drejtën e saj për të reaguar. Në çdo rrethanë tjetër dhuna do merrte një përgjigje të fortë refuzuese, por publicisti Fatos Lubonja thotë se Shqipëria ndodhet në një fazë tejet të rëndë.
Në një intervistë për “Neës 24”, publicisti njohur shprehet se qytetarët dhe opozita përballë nuk kanë më një mazhorancë normale, por një grup drejtuesish që korrupsionin dhe krimin e organizuar e kanë kthyer në sistem qeverisës. Dhe përballë një sistemi të tillë që i ngjan regjimeve dhe jo demokracive, mënyra e reagimit nuk mund të jetë dialogu, por rezistenca me çdo mjet. ”Këtu nuk bëhet fjalë për krim e korrupsion. Zakonisht ka shtet, por ka dhe krim të organizuar që luftohet nga shtetit. Ndërsa unë jam i mendimit se këtu krimi dhe korrupsioni është i integruar në sistem. Kemi një regjim që duhet rrëzuar. Një regjim që duhet rrëzuar kërkon mjete më të forta se dialogu”,- deklaroi dje Lubonja. ”Opsioni i
dhunës është një opsion që bën kambanë alarmi. Kam bindjen sikur të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët Rama ikte sot. Për mua ka pak dhunë, s’ka dhunë fare. Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Këta janë më të dhunshmit. Ky është sistemi më i dhunshëm. Të fusësh fadromat e të shkatërrosh shtëpitë e njerëzve, e një mijë e një gjëra, kjo është më shumë se dhunë”,- deklaroi Lubonja. Publicisti i njohur e sheh me rezerva dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve dhe modelin e protestave vetëm sa për të treguar se në Shqipëri protestohet. Lubonja thotë nuk duhet të pritet që të jenë ndërkombëtarët ata që do e rrëzojnë Edi Ramën, por protestat e opozitës të cilat nuk duhet të jenë vetëm me
tullumbace. ”Kur e pashë protestën e parë me flamuj amerikanë, europianë e tullumbace thashë kjo është kot, se për tullumbace këta nuk duan t’ia dinë fare se tullumbace janë vetë. Duhet të kemi parasysh dhe faktin që këta ndërkombëtarët i bien të njëjtit avaz, nuk ka ndonjë shpresë nga këto lloj protestash. Qeveria thotë ikni nga Shqipëria ose na u nënshtroni ne. Këtu kemi një regjim që duhet rrëzuar”,shprehet Fatos Lubonja. Edhe lideri i opozitës Basha ka deklaruar se tashmë mbaruan fjalët. E shtuna, theksoi ai, do jetë fjala e popullit, pra nuk do ta ndalojnë protestën të marrë udhën e dhunës. Po shkojmë në përplasje me një idiotësi shembullore! Qamil Xhani
POLITIKE
4
E martë, 4 QERSHOR 2019
Debati i plotë Lleshaj-Spahia në koridorin e spitalit: I pafytyrë! Silleni si serbë
I
sh-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia sqaron publikisht debatin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në spitalin e Traumës mes tij e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ngjarje kjo që ndodhi pak orë pas përfundimit të protestës së opozitës. Spahia i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, theksoi dje se ka shkuar ndër të parët në spital, për t’u interesuar për gjendjen e rëndë të një të riu nga Fieri, por është revoltuar kur ka parë se pak pas tij u shtua numri i policëve dhe civilëve në spital, pasi aty do të vinte ministri. Duke e cilësuar shfaqje teatrale, atë që ministri Lleshaj bëri, Spahia thotë se u revoltua kur e pa dhe e ftoi të vizitonte qytetarët e plagosur prej policëve të tij. “Me të marrë njoftimin për disa persona të plagosur, se u ndodhëm aty kur edhe u plagosën unë u nisa në Spitalin Ushtarak për tu interesuar për gjendjen e tij. I plagosuri kishte hemorragji të madhe dhe me porosi të kryetarit Basha shkova t’i qëndroj pranë. Po komunikoja me kolegët e mi mjekë dhe aty mora vesh që kishte 4 të plagosur në total. I vizitova edhe ata, kishin dëmtime serioze. U interesova edhe për 7 policët, nuk kishin nevojë për mjekim, ishin thjesht në regjim shtrati. Njëri kishte një hematomë të vogël në vetull, tjetri në pulpë, edhe ajo pa probleme. Me pak fjalë ishin dëmtime sipërfaqësore. Në një moment vërshuan forca të shumta policie u mbush spitali me civilë e policë, pas tyre hyri ministri i shoqëruar me ekipin e tij me kamera në dorë. Donte të bënte një shoë të neveritshëm”,tha Spahia. Për të treguar që ministri kishte bërë shfaqje,
Spahia tregon përplasjen me Lleshajn: Më nxorën me policë ISH-KRYEMINISTRI
Përplasja SpahiaLleshaj, Berisha: Si rrugaçë edhe ndaj njëri-tjetrit
Bardh Spahia u shpreh këtë ia komunikuan dhe vetë policët që po prisnin të vinte në ambientet e spitalit ministri së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu. “Më thanë vetë policët që s’mund të largoheshin nga spitali deri sa të vinte ministri të bënte shoë bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Aq e vërtetë është kjo sa pasi iku ministri, ikën edhe shumica e policëve”, theksoi Bardh Spahia. DEBATI NË KORRIDORIN E SPITALIT Bardh Spahia: Vjen në spital me një tabor… Sandër Lleshaj: Me çfarë statusi jeni ju këtu? Bardh Spahia: Jemi me statusin e përfaqësuesve të opozitës, të
vërtetës jo të atyre që keni bërë ju… Sandër Lleshaj: Se kuptoj se çfarë statusi keni ju Bardh Spahia: Kur u bane ti ministër, imagjino çfarë statusi duhet…me mua flet ti ashtu? Të shkon mendja? Mbaj përgjegjësi aty për dëmtimet e policëve dhe qytetarëve Sandër Lleshaj ikën drejt dhomave Bardh Spahia: Të përcjellin avokatët e tu… e keni të afërt fundin. Çfarë është kjo, edhe serbët nuk sillen kështu, shikoni çfarë i keni bërë qytetarëve, shko vizitoji, shko vizitoji… Sandër Lleshaj kthehet sërish: Kush iu ka bërë qytetarëve?! Unë iu jap dorën edhe qytetarëve edhe policëve mor i pafytyrë!
Sandër Lleshaj shkon të vizitojë policët, Bardh Spahinë nuk e lejojnë të hyjë në dhomë… Bardh Spahia: Për fajin tuaj policët bëhen ashtu. S’të vjen turp i nxjerr pa mbrojte dhe tani bën sikur prekesh Sandër Lleshaj: Hajde ndihmoji… Bardh Spahia: S’të vjen turp, duhet të dalin të mbrojtur këto para turmave, vjen tani e bën shoë këtu. Shko shifi plagët e njerëzve e ke mbushur spitalin em policië Debati pasi del Lleshaj nga spitali Bardh Spahia: Ministri ka mbushur spitalin me civila dhe largon me forcë mjekët, ishdeputetë të opozitës. Ky është pushteti sot, ditët i kanë të numëruara
MINISTRI I BRENDSHËM REAGON NDAJ DEKLARATAVE TË ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA
M
inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të një sherri mes protestuesve në protestën e mbrëmshme, duke pretenduar që të plagosurit nga sherri janë personat, që ish-kryeministri Sali Berisha i nxori sot me foto, si të dhunuar nga policia. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Lleshaj i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha duke u shprehur se kjo është përgjigja ndaj akuzave monstruoze që ai ngriti kundër Policisë. “Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës”,
Lleshaj: Protestuesit sherr në protestë, nuk i preku policia
u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në rrjetet sociale. Ndërsa Zëvendësministrja Romina Kuko në një intervistë
për “News 24”, tha se protestuesit kanë përdorur ndër të tjera edhe mjete piroteknike, të cilat janë të ndaluara me ligj. “Sa i
përket videos, protestuesit zihen me njëri-tjetrin. Këto pamje tregojnë në mënyrë të qartë se policia nuk është implikuar në dhunë. Ka qenë një mënyrë tepër e moderuar e policisë për të kontrolluar këtë protestë. Protestuesit kishin edhe mjete piroteknike, gjë që tregon se këta persona përdorin dhunë dhe mënyra të jashtëligjshme. Mjetet piroteknike mund të vijnë nga stoqe të caktuara. Ka disa muaj që janë ndaluar mjetet piroteknike dhe ka edhe qarkullime të paligjshme. Dhuna e protestuesve është e organizuar. Ministria e
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia u përball me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Traumës në Tiranë ku edhe u përfshinë në një debat aspak miqësor. Lidhur me rastin në fjalë ditën e djeshme ka reaguar edhe ishkryeministri Sali Berisha, i cili ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale dhe pamjet nga debatet mes dy protagonistëve, ku shprehet se sjelljet e ministrit janë jo vetëm të ulëta, por edhe rrugaçërore. “Ndiqeni videon e sjelljeve të ulëta të Vasal Kimikut dhe gangsterëve me uniformë ndaj ish-deputetit Spahia, por edhe se si sillen si rrugaçë me njëri-tjetrin!”, u shpreh dje ish-Kryeministri Sali Berisha. Brendshme po heton për të gjetur stoqet dhe ku i gjejnë mjetet piroteknike e bombat molotov”, tha Kuko. Ajo vlerësoi se arrestimet janë bërë në bazë të provave dhe nuk është marrë asnjë qytetar me dhunë, ashtu sikundër pretendon opozita. “Arrestimet janë kryer për shkelje të ligjit që kanë bërë protestuesit. Sigurisht që procedimet dhe arrestimet janë bërë me profesionalizëm. Puna e policisë vlerësohet nga gjykata, prandaj nuk mund të jetë e kotë apo pa prova. Akuzat e opozitës ndaj policisë janë qesharake. Kostoja njerëzore është më e madhe sesa kostoja ekonomike”, deklaroi Kuko. Ajo theksoi se opozita po përdor deri edhe fëmijë në protestë, duke thënë se diçka e tillë është tej çdo normaliteti.
POLITIKE GJYQI NDAJ ISH-DEPUTETIT Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka shkuar mëngjesin e së hënës në Gjykatën e Apelit për t’u njohur me vendimin e saj, pas protestës me banorët e Unazës, por seanca u shty. Ndonëse prokuroria kërkon arrestimin e tij, Balliu tha se nuk i trembet këtij gjyqi politik. “Seanca u shty, erdhëm të merrnin vendimin për një arrestim politik ndaj meje dhe disa banorëve të Unazës. Kjo është thjesht një çështje politike për të trembur qytetarët dhe opozitën që të mos dalë në protestë. Këto janë përpjekje mjerane. Ne vijmë po shteti nuk funksionon, kjo është arsyeja pse qytetarët ndodhen në burgje, kurse banditët
5
E martë, 4 QERSHOR 2019
Prokuroria kërkon burg, Balliu: Nuk trembem, asnjë hap pas janë të lirë. Del Sandër kimiku dhe bën filma, thotë janë dëmtuar policët, po s’ka asnjë polic të plagosur, veç qytetarë të gjakosur. Pavarësisht këtyre nuk ka asgjë që më ndalon mua të jem edhe sot në 7 e 30 tek Unaza, në krahë të banorëve”, tha ish-deputeti demokrat. Po ashtu edhe avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj u shpreh se prokuroria nuk ka asnjë provë për të kërkuar këtë masë ndaj Balliut. “Është i paligjshëm si arrestimi ashtu edhe procesi, plus edhe masat që i bashkëngjiten. Ne presim ditën e mërkurë të jepet vendimi”,
tha ai. Klevis Balliu u arrestua më 7 Maj nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone. Ishdeputeti demokrat u përplas gjatë protestës me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën. Balliu u shoqërua me furgonin e policisë për t’u dërguar në Komisariatin nr. 6 dhe më pas në drejtorinë e policisë së Tiranës ku iu
komunikua arrestimi. Gjykata e Tiranës dha për të masën “detyrim paraqitje” për akuzat: “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të cilat Balliu nuk i ka pranuar. Ndërsa beteja është zhvendosur tek Gjykata e Apelit.
Nënkryetari i PD-së: I kanë bërë llogaritë gabim! Shqipëria i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë
N
ënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka në një komunikatë për mediat tha se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë sot në panik. Nga foltorja e selisë blu dhe vetëm një ditë pas protestës së shtatë kombëtare që ajo zhvilloi këtë të dielë, Paloka nënvizoi se ata po terrorizojnë qytetarët, duke shtuar se nuk do jetë e largët dita kur ata dhe policia që zbaton urdhra kriminalë do përgjigjen para ligjit. Në vijim ai tha se është fakt se shumica e 500 qytetarëve të ndaluar deri më sot janë të ndaluar nga policia, janë sot të lirë sepse kanë qenë të pafajshëm, kanë qenë të burgosur politikë dhe në të drejtën e tyre. “Shqipëria është sot i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, me qytetarë që përndiqen për një arsye të vetme- ata janë kundërshtarë politikë të kryeministrit të vetëm në Europë që ka ardhur dhe qendron në pushtet me vota të blera në marrëveshje me krimin. Partia Demokratike dënon me ashpërsi ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve paqësorë, kundër te cilëve nuk ka asnjë provë. Janë me dhjetëra qytetarët e ndaluar me urdhrin e Edi Ramës dhe mbetjes komuniste, Sandër Lleshaj, të cilët kanë për qëllim të ushtrojnë terror ose të frikësojnë shqiptarët! I kanë bërë llogaritë gabim! Strategjia e përçarjes, e frikësimit, e terrorit dhe dhunës shtetërore ka dështuar! Që prej 16 Shkurtit Edi Rama është një kufomë politike, ndërsa shqiptarët që i janë
Paloka: Edi Rama dhe Lleshaj në panik, terror mbi qytetarët
bashkuar kauzës për zgjedhje të lira janë edhe më të shumtë, edhe më të vendosur! Është fakt se shumica e 500 qytetarëve të ndaluar nga policia gjatë këtyre 4 muajve, janë sot të lirë, për arsyen e thjeshtë se kanë qenë të pafajshëm, kanë qenë të burgosur politikë dhe në të drejtën e tyre të protestuar! I zhytur në panik, Edi Rama po
përdor të gjitha institucionet e represionit, duke filluar nga narkopolicët dhe banditët me uniformë që përgatisin raporte të rremë kundër protestuesve tek prokurorët e Arta Markut, që ngrenë akuza politike mbi dëshmi të rreme e deri tek ndonjë gjykatës militant si Arben Micko. Është fakt se në gjyqe kanë rezultuar të ndaluar
edhe njerez që janë rrëmbyer në rrugë, pa qenë fare në protestë. Është fakt se sot kemi dy polici brenda rradhëve të policisë, atë të profesionistëve të ndershëm dhe atë të narkomilitantëve. Video e mbrëmshme tek Spitali i Traumës është dëshmia më e qartë se në ç’gjendje të mjeruar ndodhet policia shqiptare. Si ushtar politik i një ministri sadist dhe enverist, banditi i veshur me uniformë dhunon edhe vetë vartësin e tij, për të larguar me forcë kolegun Bardh Spahia”, u shpreh Paloka. E ndërsa bënte këto deklarata, Paloka shfaqi dhe pamjet e qarta të dhunës së policisë të urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj. “Pamjet janë revoltuese për çdo njeri të lirë dhe me dinjitet. Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës. Sakrifica e asnjë shqiptari të bashkuar në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipërinë si Europa, nuk do të shkojë dëm. Ora e drejtësisë po vjen për ata që dhunojnë e vjedhin qytetarët, për ata që rikthyen të burgosurit politikë ne vendin anëtar të NATO-s. Dhunuesit do të marrin atë që meritojnë”, u shpreh dje nga selia blu nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Ish-deputeti i PD-së: Populli është në këmbë për t’i kthyer dinjitetin edhe policisë së shtetit
Alibeaj: Rama dhunues i policisë, i ktheu në argatë të drogës
I
sh deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një statusi në facebook menjëherë pas deklaratës së policisë për arrestimet e protestuesve. Alibeaj shkruan se nuk ka njeri në Shqipëri që i ka dhunuar më shumë policët sesa Edi Rama duke i kthyer ata në shërbim të krimit. “Nuk ka njeri në Shqipëri që i ka dhunuar më shumë policët sesa Edi Rama duke i kthyer ata në shërbim të krimit, roje dhe punonjës ngarkim shkarkimi të hashashit, heroinës dhe kokainës. Policia që drejtohet nga të inkriminuar do të clirohet bashke me gjithe popullin nga zgjedha e krimit dhe te korruptuarit”, u shpreh dje Alibeaj. Në vijim ai thekson
se policia është e popullit dhe jo kundër tij. “Policia është e popullit dhe jo kundër popullit, qeveria është e krimit kundër policisë dhe popullit të saj. Populli është në këmbë për t’i kthyer
dinjitetin dhe policisë së shtetit, prandaj ne jemi me ta në krah dhe mbrojtje të tyre. Ndryshe nga kjo qeveri që, kur ishte në opozitë, dhunonte policinë, Lulzim Basha dhe PD në çdo protestë kanë qenë në mbrojtje të policëve me thirrje të hapura dhe me veprime konkrete, edhe pse protestuesit janë dhunuar dhe provokuar vazhdimisht nga policë të infiltruar civilë prej shefat e tyre të inkriminuar”, përfundoi reagimin e tij ishdeputeti demokrat Enkelejd
Alibeaj, ndërsa poston edhe videon nga fjalimi i kryedemokratit Lulzim Basha në sheshin para Kryeministrisë, ku i kërkon protestuesve të mos prekin me dorë punonjësit e policisë. “Vëllezër e motra! Mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie! Mos prekni asnjë oficer policie! Vëllezër dhe motra! Mos i prekni me dorë, sepse, hiq dy a tre servilë të inkriminuar, edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe
gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama ik, Rama ik, Rama ik”, ishte mesazhi i kryedemokratit Lulzim Basha për pjesëmarrësit në protestën e së dielës që opozita zhvilloi jo vetëm para Kryeministrisë, por edhe para godinës së Kuvendit, që për opozitarët mbetet institucioni simbol dhe krimit të lidhur me politikën dhe korrupsionit shtetëror që po falimenton vendin.
POLITIKE
6
E martë, 4 QERSHOR 2019
Kryeministri shkon në Kurbin: Djegia e mandateve të opozitës është mesazh i pastër se ata kanë frikë nga zgjedhjet
K
ryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të lëshojë aspak në qëndrimin e tij, sa i përket kërkesave të opozitës, e cila prej muajsh proteston për largimin e tij e krijimin e një qeverie tranzitore. Nga Kurbini, ku çeli fushatën për zgjedhjet vendore, për të mbështetur kandidaten Majlinda Carën për të marrë drejtimin e baskisë, Rama tha se edhe shprehja e vjetër e popullit, “hapi rrugë, budallait” nuk ka vend në këtë rast. “Nuk shkon as shprehja, ‘hapi rrugë budallait’ se mund të prishë punë. Imagjinoni sikur për një moment të vendosim dakord, hajde t’i hapim rrugë, s’ka gjë meqë s’doni të hyni në zgjedhje, po i shtyjmë, imagjinoni cd’ndodh nesër. Del partia tjetër thotë s’dua të hy në zgjedhje, del nga parlamenti e djeg mandatet. Imagjinoni sikur dakord, me çfarë sy e faqe do vijnë nesër të kërkojnë mandatin kur mandati nuk varet më nga njerëzit por nga tekat e partive. Këtë lloj rrumpalle, se vec kësaj s’kanë bërë gjë tjetër për Shqipërinë, ne nuk mundet, nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë. Ata janë pak dhe do jenë cdo ditë e më pak”, theksoi Rama. Po ashtu ai komentoi edhe protestën e një ditë më parë në sheshin para godinës që ai vetë drejton. “E patë ç’ndodhi dje dhe e patë ç’ndodhi sot se si plaku që i mban lidhur, nxori në sytë e të gjithëve sikur dy protestuesit e djeshëm u masakruan nga policia, në fakt ishin masakruar nga ata vetë, huliganë me shkopa hekuri që iu shkaktuan gjithë ato dëmtime mu në mes të protestës. Si mund të shkojnë njerëzit, të përzihen në turmë ku disa vijnë me shkopa hekuri, gjithmonë e më pak do të jenë, sepse nuk meritojnë e gjithë demokratëve që kanë një jetë të ndershme që nuk duan që Shqipëria të kthehet pas. Natyrisht që janë pak e do jenë gjithnjë e më pak,
Rama i vendosur: Jo, nuk do i hapim rrugë as budallait
ne jemi shumë e do jemi gjithnjë e më shumë. Ata janë shumë dembelë, përtacë nuk e duan punën, po ta donin do e kishin bërë. I është dhënë rasti dy herë të drejtojnë Shqipërinë dhe e lanë dy herë më keq se ç’e gjetën. Siç i ngeli ora Tiranës, kështu i ka ngel edhe PD, por shqiptarët e dinë se pavarësisht se akoma ka plot politikanë që kujton se shqiptarët i marrin për budallenj, shqiptarët e dinë e ndjejnë që ka një problem në sjelljen e tyre, pse dolën nga parlamenti, ata kanë frikë nga zgjedhjet por panik nga drejtësia. Nuk e duan sot e gjithë ndaj duan rrëmujë e të përmbysin edhe atë që mezi po ndërtohet ditë për ditë”, u shpreh Rama. Për kryeministrin, djegia e mandateve të opozitës
është mesazh i pastër se ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe vullneti i popullit. “Vazhdojmë një maratonë drejt 30 qershorit. Një betejë, e cila nuk është pa kundërshtar, por është një betejë politike më e qartë se asnjëherë tjetër, për të ardhmen e qytetarëve. Është një betejë mes nesh që bëjmë sa mundemi, por nuk bëjmë sa duam, për ta çuar Shqipërinë përpara me pune në çdo drejtim, me njerëz që përpiqemi t’i bashkojmë dhe atyre që duan ta kthejnë këtë vend ku e kemi parë në të shkuarën. Ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Ata kanë frikë nga vota e popullit, ata kanë frikë nga ballafaqimi demokratik dhe betohen se do të na imponojnë
një përplasje. Ata vendosen të ikin nga zgjedhjet, puna e tyre. Përveç kësaj, ata nuk vendosin asgjë tjetër. Shqiptarët e kanë vendosur kohë më parë se në këtë vend vendos populli. Kur vjen radha për të zgjedhur, askush s’i ikë atij nga zgjedhja e tyre. Ata kanë pranuar humbjen, kanë kapitulluar dhe janë larguar. Ata sot nuk kanë qëllim të fitojnë, por kanë qëllim që mos të lënë Shqipërinë të fitojë. Ne në këto zgjedhje nuk do të bëjmë fushatë për kandidatët tanë, por do të bëjmë takime derë më derë, por çështja është se ne duam që të fitojë Shqipëria. Ata bëjnë çmos që ta marrin me vete Shqipërinë drejt humnerës, rrugë të cilën e kanë zgjedhur vetë, por Shqipëria nuk do të shkojë pas tyre”, tha ai.
KREU I GRUPIT TË PS
Balla: Basha dhe Berisha përgjegjës për urdhërimin e terrorit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Policia e Shtetit Shqiptar dhe institucionet publike ishin sërish mbrëmë nën sulmin brutal të protestës së dhunshme të organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Përmes një qëndrimi të shprehu në rrjetet sociale, Balla ka publikuar një video ku shihen protestuesit e dhunshëm të opozitës, duke u konfrontuar me forcat e policisë dhe duke hedhur fishekzjarre, kapsolla dhe sende të forta në drejtim të policisë së shtetit dhe institucioneve shtetërore. Sipas Ballës, Lulzim Basha personalisht dhe kumbari i tij Sali Berisha janë përgjegjës për urdhërimin e terrorit dhe se nuk ka asnjë vend tjetër, anëtar të NATO-s, ku opozita po pengon demokracinë. “Policia e Shtetit Shqiptar dhe institucionet publike ishin sërish nën sulmet brutale nga protesta e PD, e cila degradoi në përdorimin e dhunës gjatë mbrëmjes së djeshme. Lulzim Basha personalisht dhe kumbari i tij Sali Berisha janë përgjegjës për urdhërimin e terrorit. Nuk ka asnjë anëtar tjetër të NATO-s, ku opozita po pengon demokracinë”, u shpreh dje Taulant Balla.
POLICIA BËN ME DIJE SE NGA 60 TË PROCEDUAR KA PROCEDUAR NË GJENDJE TË LIRË 17 TË TJERË
Protesta 42 në pranga, Policia: Goditën efektivët me mjete të forta P
olicia e Shtetit përmes një deklarate për media ka bërë bilancin e arrestimeve, procedimeve dhe shoqërimeve si pasojë e ngjarjeve që prodhoi zhvendosja e protestës në sheshin para Parlamentit mbrëmjen e së dielës. Në njoftimin e saj për shtyp, uniformat blu thonë se kanë arrestuar 42 persona, pasi ata kanë goditur me mjete të forta efektivët e policisë. Policia bën me dije se ka proceduar në gjendje të lirë 17 të tjerë. “60 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar.
Në datë 2 Qershor 2019, duke nisur nga ora 19:00 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë. Gjatë protestës në rrugën “George W. Bush” pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarrë, tymuese dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthimi punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim para Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit
të Shqipërisë. Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta, kapsollave e fishekzjarrëve kanë mbetur të plagosur 10
punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës. Si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit. Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 42 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 17 persona të tjerë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për
shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” shtetasi G.B. Vijon puna për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme në këtë protestë të dhunshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, theksoi dje Policia e Shtetit në komunikatën e saj për shtyp lidhur me protestën e opozitës.
POLITIKE
7
E martë, 4 QERSHOR 2019
Qëllimi i VKM-së është krijimi i komisionit për realizmin e procedurave të vlerësimit dhe negocimit të kontratës
Rikthehet “prishja” e Teatrit, hyn në fuqi vendimi i papublikuar i qeverisë D
y muaj pas miratimit në qeveri është publikuar këtë të hënë në Fletoren Zyrtare vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar. E kthyer në një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të vitit të shkuar dhe kundërshtuar fort nga shoqëria civile projekti synon që të ngrejë nga e para një projekt të ri duke shembur Teatrin Kombëtar. Por çfarë thotë vendimi i qeverisë i miratuar në datë 4 prill 2019, por që sipas pikës së fundit të tij merr fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe që deri tani nuk ishte bërë publik (Në listën e vendimeve të qeverisë të publikuara në 4 prill nuk gjendet ky vendim). Së pari nënvizon se qëllim i tij është krijimi i komisionit për realizmin e procedurave të vlerësimit dhe negocimit të kontratës me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, si dhe hartimin e kontratës me palën private të përzgjedhur. Së dyti përcaktimin e kritereve kualifikuese e vlerësuese dhe
dokumentacionin e kërkuar për përzgjedhjen e palës private që do të marrë përsipër realizimin e projektit të zhvillimit të zonës dhe të godinës së re të Teatrit Kombëtar. Kjo do të thotë se qeveria nuk është tërhequr nga projekti i Teatrit por vetëm ka reflektuar kërkesën e bërë nga Bashkimi Europian që procedura të ishte me një garë transparente duke qenë se më herët një projektligj i ngjashëm sanksiononte se operatori privat ishte Fusha sh.p.k. Autoritet Kontraktor në gjithë procedurat duket se do të jetë Bashkia e Tiranës. Brenda pesë ditëve ministrat e Kulturës, Financave dhe Ekonomisë dërgojnë pranë Bashkisë së Tiranës emrat e anëtarëve përfaqësues në këtë komision. Kryetari i komisionit thërret mbledhjen e parë brenda 5 (pesë) ditëve nga dërgimi i emrave të anëtarëve. Çdo institucion apo ent shtetëror, sipas kërkesës së komisionit, është i detyruar që brenda 3 (tri) ditëve nga kërkesa të vendosë në dispozicion të komisionit ekspertizën e kërkuar, nëpërmjet dërgimit të ekspertëve apo dhënien e saj me shkrim. Vendimi jep disa detaje për kriteret vlerësuese që duhet të plotësojnë palët private. Kështu së pari çdo palë private që kalon
fazën kualifikuese, në përputhje me dokumentacionin e paraqitur sipas përcaktimeve të kreut IV, të këtij vendimi, vlerësohet nga komisioni sipas kritereve të mëposhtme:a) kriterit teknik (me 70 pikë); b) kriterit ekonomik (me 30 pikë).2. Komponentët e kriterit teknik, me një total prej 70 pikësh, zbërthehen, si më poshtë vijon:a) Projekt ideja e zhvillimit të zonës (60 pikë), ku
vlerësohen këto nënelemente:i. masterplani, zgjidhja e ofruar (pesha 20%); ii.arkitektura e Teatrit Kombëtar (pesha 40 %); iii.organizimi i brendshëm (pesha 40 %). b) Niveli (në %) i gëzimit të të drejtave mbi pronën, referuar sipërfaqes totale të pronës private që preket nga projekti (5 pikë); c) Koha e realizimit të ndërtimit(5 pikë).3. Komponentët e kriterit
ekonomik, me një total prej 30 pikësh, i referohen ofertës për projektimin, ndërtimin, mobilimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin, dhe zbërthehen, si më poshtë vijon:a) çmim kosto teatri për m2, sipas kostos së projektit të propozuar (10 pikë); b) sasia (në %) e propozuar për m2 pjesë takuese që do të përfitohet nga pala shtet (20 pikë). 4. Çdo palë private renditet nga komisioni sipas kritereve të sipërpërmendura vlerësuese. Numri total i pikëve është 100. “Debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat nisën në fillim të këtij viti 2018 kur artistëve ju prezantua plani i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin edhe të paktën katër kulla. Kjo do të sillte përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe ndërkohë që varianti i kullave përfundoi në shtatë. Përmasat publike që mori shqetësimi lidhur me Teatrin Kombëtar bënë që Kryeministri Edi Rama të deklaronte se nuk do të kishte kulla por edhe nëse do të kishte kjo nuk ishte diçka e keqe. Projekti më i diskutuar ende nuk ka marrë fazën finale ndërkohë që do të jetë kontrata ajo që do të zbardhë mënyrën sesi është konceptuar gjithçka”, raporton Monitor.
“ULJE ME 30 LEKË/LITËR TË ÇMIMIT TË KARBURANTIT; ULJE E ÇMIMIT TË ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIN; RIFUTJE E FASHËS MBROJTËSE PËR 300 KË E PARË ME ÇMIM 8.3 LEKË/KWH”
A
nëtari i Këshillit Kombëtar dhe shef i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Dorian Teliti thotë se PD-ja ka gati planin e rimëkëmbjes ekonomike. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama dhe oligarkët se po shkatërrojnë ekonominë. Sipas tij, Rama bëri që jo vetëm me qindra mijëra shqiptarët të braktisin vendin por edhe investitorët e huaj ta shohin vendin tonë si zonë rreziku për investimet e tyre. Teliti tregon konkretisht se çfarë përfshin plani i rimëkëmbjes ekonomike të PD, ku parashikohet ulje me 30 lekë/ litër të çmimit të karburantit; ulje e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin; rifutje e fashës mbrojtëse për 300 kw e parë me çmim 8.3 lekë/kwh etj. “Kryeministri i propagandës rrënoi Shqipërinë në bashkëpunim me oligarkët e kriminelët. PD ka gati planin emergjent të rimëkëmbjes
ekonomike. Erdhi me premtime propagandistike në pushtet e po ikën si arkitekt i shkatërrimit. Edi Rama u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende pune, shëndetësi falas apo ulje të varfërisë, por bilanci i 6 viteve qeverisje janë rrënim për shqiptarët, për të cilët rriti: Varfërinë, papunësinë e pasigurinë, çmimin e karburantit, çmimin e energjisë, taksat e tatimet që sollën falimentin e 77mijë bizneseve. Me politikat tij Rama bëri që jo vetëm me qindra mijëra shqiptarët të braktisin vendin por edhe investitorët e huaj ta shohin vendin tonë si zonë rreziku për investimet e tyre. Këto janë mjaftueshëm arsye që ai, arkitekti i rrënimit, të largohet një orë e më parë. Partia Demokratike ka gati planin e rimëkëmbjes së ekonomisë duke sjellë ofertë konkrete për shqiptarët: 1. Ulje me 30 lekë/litër të çmimit të karburantit.
Teliti prezanton planin e PD për ekonominë: Ulje e çmimit të naftës, energjisë
2. Ulje të çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin. Rifutje të fashës mbrojtëse për 300 kw e parë me çmim 8.3 lekë/kwh. 3. Përjashtim nga skema vjetore e TVSH-së për çdo biznes me xhiro nën 14 milionë lekë në vit. Me pullën në xham STOP
inspektorëve abuzues dhe të korruptuar. 4. Tatim fitimi 9%, duke krijuar mundësi reale për biznesin e madh të hapë vende të reja pune. 5. Dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë. Tarifa zero bachelor dhe master për rreth
90% të studentëve. Bursa vjetore për studentët në nevojë dhe 32 milionë dollarë investime shtesë në vit për infrastrukturën konviktore dhe akademike. Trajnime dhe përgatitje reale për tregun e punës sipas “modelit gjerman dual” të arsimit profesional. 6. Rritje të ndjeshme të pensioneve dhe energji elektrike falas deri në 200 kë/muaj për familjet me ndihmë ekonomike. Kjo është e vetmja skemë që do të mund ta nxjerrë vendin nga gremina ku ka rënë nga keqqeverisja e Edi Ramës”, e mbyll deklaratën e tij, Dorian Teliti duke i ftuar qytetarët që ti bashkohen protestës së opozitës që do të mbahet pasditen e së shtunës para Kryeministrisë.
POLITIKE
8 E martë, 4 QERSHOR 2019
Monika Kryemadhi: Ja pse nuk isha në protestën e fundit, kam kryer një operacion të vështirë, por rreziku kaloi K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, drejtuar të gjithë mbështetësve të saj, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në protestën e ditës së diel. Kryemadhi ka falenderuar mijëra qytetarë të cilët janë interesuar për shëndetin e saj. Ajo shkruan se ka kaluar një operacion të vështirë, por që për fat të mirë ka marrë konfirmimin se rreziku tashmë ka kaluar. Në postimin e saj në Facebook, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejt Kryeministrit Rama, për të cilin Kryemadhi thekson se kjo nuk është një betejë personale me të, por me sistemin monist që Rama po përpiqet të instalojë në Shqipëri. Kryemadhi tha se beteja e opozitës është për Shqipërinë e së ardhmes. Mesazhi i Monika Kryemadhit: Përshëndetje të gjithëve! Nëpërmjet këtij mesazhi do të doja fillimisht të falenderoja të gjithë ata mijëra qytetarë, që më kanë shkruar dhe janë interesuar për shëndetin tim. Në pamundësi fizike dhe kohore për t’ju kthyer përgjigje një e nga një, dua t’ju uroj shëndet dhe gëzime paçi gjithmonë. Zoti ju bekoftë dhe mbroftë familjet dhe të dashurit tuaj! Sot është dita e shtatë, pas një operacioni të vështirë që kam kryer. Ishte një ndërhyrje urgjente që duhej ta kryeja pas insistimit të mjekëve. Sot mora edhe konfirmimin e tyre që rreziku që kisha është tejkaluar, operacioni ka mbaruar me sukses. Këtë problem mjekësor doja ta përballoja vetë, pa shqetësuar askënd tjetër. Doja, që kjo betejë e imja të mos interferonte aspak, në luftën që shqiptarët po zhvillojnë këto muaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri të drejtë, që në themelin e saj ka votën e lirë dhe jo votimin monist. Për një Shqipëri me taksa të ulta. Për një Shqipëri ku gjithkush të ketë
mundësi për punë dhe të jenë të mirëpaguar. Për një Shqipëri ku të gjithë të jemi të barabartë para ligjit. Për një Shqipëri ku të gjithë meritojnë një shërbim shëndetësor dinjitoz. Për një Shqipëri, ku çdo i ri të ketë mundësi të shkollohet, pa tarifa diskriminuese dhe të mos detyrohet të braktisë mësimet për pa mundësi financiare. Për një Shqipëri, ku çdo qytetar i saj ta ndjejë veten në shtëpinë e tij. Mes këtyre rreshtave desha të falenderoj një shoqen time mjeke, e cila bëri të mundur kryerjen e këtij operacioni. Ajo ka shumë vite që jeton, punon dhe shërben si mjeke dhe profesoreshë në Itali. Shumë nga miqtë edhe “armiqtë” e mi e njohin shumë mirë. Me këtë rast doja t’i thoja edhe dy fjalë Edi Ramës. Mos e kthe në çështje personale këtë gjë. Përmbaji “taborrët” e tu të portaleve dhe komentuesve anonimë, që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Në vend, që këto para të shkojnë në shërbim ndaj tyre, Ti i shpenzon për këtë lukuni anonimësh, që sulmojnë me shpifje, sharje dhe ofendime. Kjo për
arsyen e vetme, se nuk ke guxim t’i thuash vetë. Si i paburrë që je urdhëron me sms portalet e hijes tënde, të shpërndajnë shpifje nga më monstruozet, edhe jo vetëm në këtë rast. Për “Ata”, siç ke filluar t’i etiketosh Ti në logoretë e tua të fundit. Për “Ata” që Ti i quan armiqtë e tu dhe të kastës tënde. Edi, kjo betejë nuk është personale me ty, por me sistemin monist, që kërkon të instalosh Ti në Shqipëri. Kjo betejë është për Shqipërinë e së ardhmes. Kjo betejë është për të rinjtë edhe fëmijët e Shqipërisë. Është për demokracinë, për të cilën kam luftuar edhe në vitet ’90, megjithëse isha një vajzë e re. Pa përkrahje. Me prindër, që nuk vinin nga kasta e diktaturës. Nuk luftoja për privilegjet “e humbura”, por për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri demokratike dhe sociale. Kam luftuar në ato vite të mbrapshta, në Tiranë edhe në gjithë Shqipërinë, kur Ti fshiheshe poshtë urave në Paris. Edi, betejën personale me ty e kam fituar, si para Zotit, ashtu edhe para familjes sime, para
fëmijëve të mij. Ti e di sa i dua, unë, fëmijët e mi. Aq sa nga kjo dashuri të kam dhënë edhe Ty, të paktën për fasadë dhe mediatikisht e përdor me raste, të duash edhe Ti fëmijët e tu. Nuk besoj se e ke harruar. Realisht jam në dilemë për këtë, sa ke mësuar t’i duash. Se një prind, që do fëmijët e tij, nuk mund të urdhërojë helmimin e dhjetra fëmijëve, që ishin në protestë me prindërit e tyre dhe të mos artikulojë asnjë ndjesë. Se një prind, që do fëmijët e tij, nuk mund të urdhërojë policinë të nxjerrë jashtë banesave të tyre me qindra fëmijë në mes qiellit të hapur, si në rastin e Unazës së Re dhe Bregut të Lumit, pa i dëmshpërblyer prindërit e tyre për mundin, sakrificën dhe kursimet e një jete. T’i helmojë ata me gaz në pesë të mëngjesit, për t’i flakur nga krevatet e tyre nën qiellin me shi. Se një prind, që do fëmijët e tij, nuk mund të gënjejë fëmijët e shkollave 9 vjeçare për t’i dhënë librat falas. Të mos i krijosh kushte mësimore të denja dhe ngrohje në dimër, për të mësuar si gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Evropë…se i ke këto an-
gazhime politike dhe qeverisëse. Të shkruara dhe të miratuara në Parlament. Si ka mundësi, që si një prind, që i do fëmijët e tij, të mos u japësh dot, fëmijëve të tjerë me sëmundje gjaku, ilaçet e nevojshme për të përballuar sfidën e tyre për të mposhtur sëmundjen dhe për të fituar jetën. Si ka mundësi, që si një prind, që do fëmijët e tij, të mos bësh, thuajse asgjë, në luftën kundër shitësave të drogës, që janë më të shumtë pranë shkollave, se ata të farave të lulediellit. Nuk e di si një prind, që do fëmijët e tij, të mos gjejë mundësinë, që si Kryeministër, të thotë një fjalë të vetme për ata fëmijë të fshatrave Floq, Qafzezë dhe Vidohovë, që po kalojnë netët në çadra ushtrie mes këtij rrebeshi shiu. I paske premtuar, që do t’i dëshpërblesh deri më një. Uroj që të mos jetë si gjithë mashtrimet e tjera që i ke bërë shqiptarëve, që nga fermerët e përmbytur të Fierit dhe deri tek minatorët dhe naftëtarët. Ashtu siç gënjeve për rrogat e naftëtarëve të Ballshit. Sot e kësaj dite ende nuk ke dëmshpërblyer qytetarët e Marinzës. Radha e mashtrimeve të tua është shumë e gjatë, më e gjatë se Rruga e Qumështit. Si ka mundësi, që një prind që do fëmijët e tij, në vend që të shpallë Gjendjen e Jashtëzakoshme, mban fjalime shterpë nga dy orë në ditë për “Ata”, armiqtë e tij. Unë e dua shumë bashkëshortin tim. Kam mbi çerek shekulli me të. Jo për fasadë, as për foto ceremoniali dhe lajme rozë. Ne e duam njëri-tjetrin pavarësisht se politikisht nuk ndajmë të njëjtat ide. Kemi kundërshtitë tona, herë herë edhe të mëdha, por e duam shumë njëri-tjetrin dhe të dy së bashku fëmijët tanë. Të duash fëmijët është detyrë parësore e çdo prindi, ashtu si dhe ne na kanë dhënë dashuri prindërit tanë. Dhe kështu brez pas brezi. Dhe kjo dashuri sjell edhe dashurinë për Kombin. Me dashurinë për Familjen, për Kombin dhe Besimin në Zot çdo sfidë është e mundur të (Vijon në faqen 9)
POLITIKE OPINION Nga Andi Bushati
E
di Rama po i nxjerr bllof përkrahësit e tij mediatikë dhe politikë që profetizonin se refuzimi i opozitës për të hyrë në zgjedhje do shënonte dhe fillimin e fundit të saj. Për një kohë të gjatë e tërë luzma e një fare, që shumohet me shpejtësi në këtë vend, ajo e antiopozitarëve, ka predikuar se mospjesmarrja e pakicës në sfidën e 30 qershorit do e bënte të vështirë rikthimin në sistem, do i mpakte dhe daraviste mbështetësit e saj, do u hiqte atyre pagat dhe favoret e pushtetit lokal, pra, në një finale afatgjatë do i shfaktorizonte dhe zhvlerësonte ata.
Por, duke u nisur nga vëzhgimi i tre ditëve të para të fushatës së kryeministrit, aty vihet re një paradoks. Ai po bën ç’është e mundur për të mbajtur në lojë PD dhe LSI, me çdo mjet dhe me çdo çmim. Po të analizosh fjalimet e hapjes së fushatës në Tiranë, apo ato në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, më shumë se 80% e kohës së tyre i kushtohet opozitës. Pak rëndësi ka nëse shefi i rilindjes i quan dembelë, frikacakë, shkatërrues, pisanjosë, rëmujaxhinj dhe gomerë, ata janë aty, prezentë më shumë se kushdo tjetër në një fushatë ku nuk marrin pjesë. Të gjithë ata që kanë pritur
9 E martë, 4 QERSHOR 2019
Paradoksi i tre ditëve të para të fushatës injorimin e “vetëshkatërruesve që u larguan në drejtim të paditur”, është zhgënjyer. Të gjithë ata që kanë imagjinuar shpërfilljen e atyre që nuk janë në garë janë shtangur. Të gjithë ata që kanë pritur kritikën ndaj rivalëve fallco që janë futur në garë, kanë mbetur me gisht në gojë. Të gjithë ata që kanë besuar në një fushatë normale, ku jepet llogari për katër vitet e shkuara dhe shpalosen projektet për mandatin e ardhshëm, janë turpëruar nga ky naivitet i pashoq. Sepse më mirë se të gjithë së bashku, Edi Rama e di se
gjendet në një situatë absurde. Prandaj ai ka dalë këtë qershor me sloganin më të çuditshëm që mund të jetë dëgjuar në një sfidë elektorale: “ne nuk jemi në një betejë pa kundërshtarë, por në një betejë me kundërshtarët e zgjedhjeve”. Pra, edhe në ditët në vijim, ne rrezikojmë të dëgjojmë, qytet më qytet, të njëjtin refren: ofendimet, fyerjet dhe përgojimet për ata që nuk do të jenë prezent në 30 qershor. Natyrisht e gjithë kjo sjellje bizare ka arsyen e vet. Ajo vjen sa nga mungesa e bilancit e bilancit në të shkuarën,
po aq sa dhe nga pamundësia për të mbijetuar në të ardhmen pa gjysmën e vet të singjajshme. Por, pavarësisht këtyre, ajo po konfirmon një suprizë: praninë e plotë të opozitës në këtë proces ku ajo po shkëlqen me mungesën e saj. Dhe një rregull i pa shkruar i politikës ka vërtetuar gjithmonë, se sa më e madhe të jetë prezenca, aq më minimale është mundësia e zhdukjes. Pikërisht kjo po ndodh edhe në këtë fushatë, ku i zënë në hall, Edi Rama po përgënjeshtron profecinë e idhtarëve të vet. Lapsi.al
shumë se atë që çdo evropian e gëzon prej dhjetra vitesh. Të drejtën e tyre, që të vendosin me votë të lirë nga kush duan të qeverisen. Pa presione bandash. Pa dhunë shtetërore. Të shkojnë të votojnë pa frikën e bukës së gojës dhe të vendit të punës. Të zgjedhin dhe të zgjidhen edhe pa dëshirën e kryetarëve, por me votën e shqiptarëve. Kjo protestë nuk është për të zëvendësuar dikë me dikë tjetër, por për të ndryshuar sistemin. Për t’i dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar. Prandaj shqiptarët janë kaq të vendosur në protestën e tyre, që dita ditës bëhet edhe më e madhe, se ajo që ishte një ditë më parë. Besoj, se edhe
miqtë e Shqipërisë, po e kuptojnë këtë. Kjo është një betejë e shqiptarëve për liri dhe demokraci. Për një Shqipëri si gjithë Evropa. Nga protesta e djeshme doja të ndaja me ju dhe dy aspekte të veçanta, që më impresionuan shumë. E para, pjesëmarrja e Klajda Gjoshës në protestë, megjithëse në muajin e tetë të shtatzënisë dhe mesazhi i saj: “Nuk trembemi nga asgjë dhe askush! Njësoj si unë janë me dhjetëra nëna të tjera shtatzëna dhe me fëmijë për dore. Në fund të fundit kjo është kauzë për fëmijët tanë dhe jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.” Një grua, një nënë, që mund ta siguronte të ardhmen e familjes dhe fëmijëve së saj, në çdo vend të botës me arsimimin dhe përgatitjen intelektuale që ka, por Klajda ka zgjedhur të luftojë për Shqipërinë. Momenti i dytë që më emocionoi shumë ishte fotoja e një grupi studentësh që kishin shkruar në duart e tyre fjalët: Our future, in our hands. Po, e ardhmja juaj, është në duart tuaja. Askush nuk mund t’ua tjetërsojë ëndrrat, shpresat ashtu si e dëshironi ju, si qytetarë të denjë të Evropës. Askush nuk mund t’ua mposhtë vullnetin, bindjen dhe përkushtimin tuaj për ta ndërtuar jetën tuaj, këtu në Shqipëri. Ndaj në 8 qershor të gjithë së bashku në vazhdimin e betejës sonë për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen tuaj. Asnjë hap pas!
MESAZHI I MONIKA KRYEMADHIT (Vijon nga faqja 8)
përballohet. Çdo sakrificë ia vlen, qoftë edhe karrigia e thyer e pushtetit. Në këtë botë jemi të përkohshëm. Vetëm kombi shqiptar dhe e ardhmja e tij duhet të jenë të përjetshme. Kështu, Edi, kështu… Të kam thënë, mos merr drogë, por bëj palestër. E ke lënë veten të të ndryshojë realitetin dhe nuk po kupton më asgjë. Të duket gjithshka me ngjyra ngjyra, si fluturat që vizaton dhe ke mbushur zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë. Edi të falenderoj, më solle humorin me datë 1 qershor ditën e fëmijëve, me shprehjen tënde: “Jam arrogant, por nuk i kam futur dorën në xhep askujt.” Eh, more Edi, si mund të futen në një xhep njeriu koncensionet e rrugëve si ajo e BalldrenMilot apo Orikum-Dukat ku vlerat e tyre kalojnë qindra milionë euro. Si mund të zerë një xhep, diferencën nga 102 milionë euro, që ishte projekti i qeverisë tënde, në 260 milionë, që e dhe me koncension. Si mund të zërë një xhep, 70 milionë euro, një zgjerim rruge me 3 metra gjerësi dhe gjatësi 14 kilometra. Si mund të zerë një xhep, tenderat korruptivë me letra fallco të Unazës së Re. Plot 40 milionë euro. Si mund të zërë një xhep tenderin e 13 milionë eurove tek OST me firmën fantazmë me letra fallco. Si mund të zërë një xhep 300 milion eurot e koncensioneve në shëndetësi. Ku vetëm në njërin prej tyre, paguhet për
punë të pa kryer, aq sa i jep në një vit subvencion fermerëve. Si mund të zërë një xhep 218 tendera “sekretë” të qeverisë tënde. Si mund të zërë një xhep të ardhurat nga laboratorët e drogës apo ato nga kanabizimi i vendit. Eh, Edi, nuk ka xhep palltoje sa do e madhe të jetë apo pantallonash sa do të gjëra të jenë, si ato të tuat, t’i zërë. Pas kësaj bëj gati sms me sharje, shpifje dhe ofendime. Lëshoji pa fre “jeniçerët” e taborrit tënd. Protesta madhështore e mbrëmjes së djeshme, vendosmëria e qindra mijëra shqiptarëve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e
Kombit”, që ndriçoi natën e errët, më dha forcë dhe shpresë. Të gjithë bashkë, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, intelektualë dhe punëtorë, fermerë dhe minatorë, studentë dhe nxënës. Me mijëra së bashku për t’i dhënë edhe më shumë bukuri dhe shumëllojshmëri tablosë madhështore të protestës. Kjo nuk është protesta e Lulit dhe Monës, siç mundohet ta quajë Edi, por e shqiptarëve që e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e familjeve, e fëmijëve, të tyren, këtu në Shqipëri. Dhe e them me bindjen time të plotë, që nuk do të ketë forcë që mund t’i ndalë. Ata nuk po kërkojnë asgjë më
POLITIKE
10 E martë, 4 QERSHOR 2019
Presidenti Meta uron besimtarët për Bajramin
“Arroganca dhe korrupsioni duhen izoluar” P residenti Ilir Meta ka uruar sot be simtarë myslimanë shqiptarë për festën e Bajramit të Madh. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit bën apel për më shumë tolerancë dhe më shumë përkujdesje ndaj njerëzve në nevojë. Gjithashtu, kreu i shtetit shprehet se “arroganca, korrupsioni, demagogjia, veset, lakmia, dhuna e çdo shfaqje negative që helmon paqen, drejtësinë, barazinë e kohezionin social dhe pamundëson jetën e një shteti demokratik, duhen izoluar”. Mesazhi i Presidentit Ilir Meta: Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë, Me mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Muajit të sakrificës, përkushtimit ndaj së mirës dhe paqes
shpirtërore, u bashkohem lutjeve Tuaja për agjerim të pranuar dhe ju shpreh në këtë prag feste të madhe, urime të ngrohta, të sinqerta dhe të përzemërta: Gëzuar Bajramin e Madh! Nesër, në këtë Ditë të Shenjtë, kur besimtarët
myslimanë ndajnë me njëri-tjetrin, vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam si dhe në traditën më të mirë shqiptare, respektin e përkushtimin ndaj familjes, mirëkuptimin dhe pranimin e tjetrit, solidaritetin dhe harmoninë ndërfe-
tare, dhembshurinë dhe përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, le të përcjellim mesazhin se është koha të udhëhiqemi në vendimet tona me ndërgjegje të pastër, përgjegjësi qytetare, besim në Zot dhe me një dashuri të sinqertë për të mirën e përbashkët.
OPINION
KOMENT
“Rama të ndalet me çdo kusht para zgjedhjeve të 30 qershorit” A nalisti Ilir Demalia thotë se marrja e 61 bashkive nga Rama pa garë elektorale do të shënonte fundin e pluralizimit në vend, ndaj për këtë
Arroganca, korrupsioni, demagogjia, veset, lakmia, dhuna e çdo shfaqje negative që helmon paqen, drejtësinë, barazinë e kohezionin social dhe pamundëson jetën e një shteti demokratik, duhen izoluar. Të përqafojmë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, si dhe kombëtare, për të gjetur rrugën e duhur dhe tejkaluar çdo sfidë, pavarësisht sakrificave shpeshherë të dhimbshme, me dialog, mirëkuptim e bashkëpunim, për një shoqëri më të drejtë dhe një Shqipëri më njerëzore. Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ndodheni: Zoti ju dhëntë shëndet, mbarësi, begati e paqe në familjet Tuaja dhe në Shqipërinë tonë të përbashkët! Gëzuar Bajramin e Madh!
arsye Rama duhet të ndalet me çdo kusht para zgjedhjeve të 30 qershorit. Deklaratën Demalia e bëri nga “Ora News” ku theksoi me shqetësim faktin se kur
politikanët shqiptarë i hipin kalit të pushtetit transformohen si njerëz. “Është shumë e rrezikshme. Rama duhet ndaluar me 30 qershor, nëse do të bëjë zgjedhje dhe do të marrë të gjitha bashkitë si PS është fundi i pluralizmit dhe fundi i Partisë Demokratike. Të japë dorëheqjen nuk është fundi i botës. E dha Theresa May. Ç’është kjo mor jahu? Shqiptarët kur i hipin kalit të pushtetit transformohen si njerëz. Kjo ka ndodhur edhe me Berishën, si mjek ka qenë shumë i mirë, intelektual. I hipi kalit të pushtetit, nuk mbahej më. Ky (Rama) gjoja një njeri moderne që vinte nga artet, nga një familje e lindur dhe rritur në Tiranë, është kthyer në përbindësh. Më zi se ata bejlerët e mesjetës”,- tha Demaliaj.
Kush e thirri dialogun që s’vajti opozita?!
Nga Ylli Manjani
N
jë pyetje kam për të gjithë “dashnorët” e di alogut, më së pari për ambasadat e huaja, kur dhe ku zhvillohet ky dialogu?! Kush e thirri dialogun që s’vajti opozita?! Deri tani dimë që Kryeministri ka shkruar 7 letra, por askund nuk gjendet një informacion i tillë. Pavarësisht se detyrohesh të lexosh përrenj me helm e mllef, prap nuk ka asnjë ftesë me datë, orë e vend për tryezë. U bë pak bajate kjo puna e dialogut, ku të gjithë e kërkojnë e askush nuk e thërret. Kësaj në shqip i thonë: m’ka çu nana me la gojën. P.S. Të paktën ambasadat nuk “shqetësohen” më për shkatërrimin e pronës publike të shqiptarëve, pronë të cilën e paguajnë po shqiptarët edhe kur nuk e shkatërrojnë vetë... Bash na patën hapë barkun me ato deklaratat se “po shkatërrohet prona publike”, që s’është e shteteve që ata përfaqësojnë...
FORUM Nga Çim Peka
N
arsye se pse ata duhet të flasin. Opozita nuk ka kuptuar thelbin e gjesë; atë që opozita ka punën e vetë, e ambasadat punën e vetë. Opozitës nuk i duhet të stërlodhet duke u shpjeguar shqiptarëve mekanizmin e funksionimit të raporteve midis qeverise, opozitës dhe ambasadave. E, as sa të korruptuara janë. As se si kanë dështuar me reformën në drejtësi. As situatën gjeopolitike. Sepse pakkush ka për ti kuptuar. Nuk mund ti mësosh popullit të thjeshtë diplomacinë. Sa më
KOMENT Nga Petrit Vasili
A
mbasadat në Ti ranë janë bërë rëndom, protagoniste të jetës politike shqiptare. Për shkak të komplekseve të politikës shqiptare, të dëshirës së ambasadorëve të caktuar për protagonizëm apo për ca arsye të tjera jo fort të qarta dhe të pastra, fakti që mbetet është se në mënyrë thuajse të përditshme, shqiptarët dëgjojnë didaskali dhe dogma ambasadorësh. A i kanë adresuar qartë dhe prerë, ambasadat, plagët thelbësore të politikës së Rilindjes si korrupsionin shkatërrimtar, kapjen e shtetit, rikthimin e një monizmi mafioz arkaik apo betejën e munguar me krimin e organizuar? Përgjigja është e thjeshtë. Jo. Ambasadat kurrë nuk i kanë adresuar konkretisht këto çështje, ndonëse janë ato që e pengojnë fatalisht integrimin evropian, një objektiv aq shumë të predikuar edhe nga ambasadat. Pse ky memecllëk i ambasadave? Pse ky fjalor i varfër, rutinor, monoton dhe atavik sa që shpesh dihet çdo të thonë ende pa folur? Kush i pengon ambasadat,
E martë, 4 QERSHOR 2019
Paqartësia e mesazheve të opozitës
OPINION ë doni të kuptoni se sa e paqartë është opozita në mesazhet mbi aksionin e vetë politik, lexoni sot Petrit Vasilin. Në një letër, tip kërkesë-llogarie, ai rrjeshton arsyet e zemerthyerjes me ambasadorët e huaj. Vasili, nuk është vetëm. E tillë është e gjithë opozita. Është e qartë se çfarë do, por nuk di si ta kërkojë. Për ambasadorët mund të flasësh gjithë ditën, e ti kritikosh nga mëngjesi deri në darkë. Por nuk mundesh që brenda një letre, tu thuash se pse i fusni hundët, e pastaj të rrjeshtosh 30
11
me që u pëlqen të flasin, që ato të dënojnë qartë dhe prerë, korrupsionin: Se si qeveria për rrugën Milot – Balldren, të planifikuar nga vetë ajo për t’u bërë me 102 milionë euro, e rrit me 290 milionë euro, duke vjedhur hapur 190 milionë euro? Se si qeveria grabit 40 milionë euro tek Unaza e Re dhe korrupsioni falsifikon edhe dokumentet në SHBA? Se si grabiten paratë në rrugën Orikum – Dukat? Se si po shemben tunelet e rrugëve me koncesion? Se si prishen pa ligj dhe u rrëmbehen banesat mbi 80vjeçare qytetarëve? Se si hidhet gaz helmues nga policia tek Bregu i Lumit, mu në Tiranë, mbi gra fëmijë e të moshuar, për t’u prishur banesat? Se si koncesionet korruptive shkatërrimtare të qeverisë vazhdojnë edhe kur FMN kërkon ndalimin e tyre? Ambasadat flasin aq shumë për reformën në drejtësi. Mirë bëjnë, në fund të fundit kanë paguar dhjetëra milionë euro nga taksapaguesit e tyre për këtë reformë, miliona që nga njëra anë për fat të keq kanë
shpejtë ta kuptojë opozita këtë, aq më e qartë bëhet me veten dhe ndjeksit e saj. Opozita duhet të flasë në dy gjuhë. Në shqip të flasë me shqiptarët, e në gjuhe të huaj me ndërkombëtarët. Tu drejtohesh ambasadorëvë me gjuhën që duhet tu flasësh shqiptarëvë, apo shqiptarëve tu shpjegosh se pse ambasadat po mbajnë këtë qëndrim është recetë për disfatë. Ajo që duhet të bëjë është krejt e kundërta. Pikë se pari, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi duhet të thërrasin në një takim
të përbashkët të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe tu lënë në tavolinë platformën e opozitës për zgjidhjen e krizës. Jo vetëm të kësaj krizë, por edhe platformën për 20-vitet e ardhshme. Kur tua mbushin mendjen atyre se nuk janë si Edi Rama, dhe se projekti i tyre nuk është ‘të ikë Rama, e të vijë Basha’, duhet ti vendosin përpara faktit të kryer, se zgjedhje me 30 qershor nuk ka! Pasi t’ua kenë bërë të qartë ketë, duhet ti përcjellin me fjalët “Now fuck off-the ball’s in your court’. Pastaj duhet t’u kthehen
shqiptarëve dhe t’ua bëjnë të qartë se sllogani ‘Rama IK’, nuk është ‘Rama të lutem ik”, por ‘Edi Ramë, politikë është që të japësh dorëheqjen dhe të bëhesh pjesë e zgjidhjes. Ta mbash vendin peng nuk është politike, po banditizëm, dhe nëse ti ke vendosur të sillësh si bandit bashkë më qeverinë tënde, Ne si bandit do të trajtojmë, tani dhe pasi të ikësh, ty dhe ata që të mbajnë.” Pasi të ketë kryer këto, opozita fiton legjitimitetin për të bërë gjithçka. Edhe ti shkojë në shtëpi Ramës me 50 mijë vetë! Të tjerat janë pallavra.
Përse ambasadat janë memece ndaj korrupsionit dhe monizmit?! prodhuar kaos, por që nga ana tjetër kanë mbushur xhepat e disave.. Po pse ambasadat bëhen memece kur drejtësia mbetet pa Gjykatë Kushtetuese, për faj vetëm të qeverisë? Kur asgjësohet Gjykata e Lartë dhe dhjetëra mijëra çështje janë grumbulluar sa një mal? Kur KLGJ dhe KLP mbushen deri në grykë me njerëz pa asnjë integritet, që nga bashkëpunëtorët e Sigurimit, emërime ulëritëse nepotike, klientë politikë të deklaruar të Rilindjes e deri tek falsifikatorë dokumentesh? Kur “Vetingu” bëhet me dy standarte, ashtu siç edhe vetë Komiteti i Helsinkit dhe Fondacioni Sorros kanë pohuar publikisht? Kur mosbesimi i njerëzve tek kjo reformë në drejtësi është masiv mbi 63%? Askush nuk mund t’u im-
ponojë shqiptarëve, dështimin evident të reformës në drejtësi për sukses ose siç i themi ne shqiptarët në shqip, “minarja nuk futet në xhep”. Ambasadat janë sërish memece edhe kur kapja e shtetit është kaq e qartë duke filluar që nga kapja e parlamentit, ku u asgjesua çdo mekanizëm kontrolli mbi qeverinë, ku bllokoheshin projektligjet e opozitës, qofte edhe për shqyrtimin formal të tyre, ku edhe e drejta e fjalës ndalej, kufizohej dhe asgjesohej krejt; kapja e drejtësisë nga qeveria edhe duke përbuzur ONMnë e vetë këtyre ambasadave; kapja e shantazhimi i i medias aq sa edhe DASH-i amerikan e trajton si një situatë kritike. Përse janë memece, ambasadat për monizmin e qeverisë, që kërkon votime dhe jo zgjedhje?
Pse nuk e kërkojnë ato fort dhe prerë, hetimin dhe daljen e fajtorëve të dosjes 339 dhe 184? Ato kanë folur për gjëra krejt të parëndësishme, pse heshtin për këto? Pse heshtin kur Rilindja imponon një farsë elektorale më të neveritshme se sa ajo e Partisë së Punës? Kur kërkon të zhbëjë pluralizmin në emër të krimit të organizuar? Kur garën mes kundërshtarësh e kthen në zero garë, ku Rilindja bën garë me veten? Ky është një grusht shteti i Rilindjes dhe memecllëku ndaj tij është i papranueshëm. Memecllëku i ambasadave është anti higjenik dhe nuk i ndihmon shqiptarët, që të shërojnë sëmundjet shumë të rënda të qeverisjes së Rilindjes; përkundrazi, i bëjnë, pa shërim, ato.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE
12
E martë, 4 QERSHOR 2019
NËNKRYETARI I LSI-SË: LLESHAJ TË SHKOJË SI PACIENT NË SPITALE, SE KA NEVOJË DHE JO TI NDYJË ATO SI MINISTËR BANDIT!
Vasili: Rama ka vetëm një qëllim, të izolojë Shqipërinë Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka shpërthyer në akuza ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me sjelljen dhe deklaratat e tij që bëri mbrëmjen e së dielës lidhur me të lënduarit në protestën e opozitës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili denoncon sjelljen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që sipas tij, ky i fundit e ka kthyer Spitalin në repart policie, ku jep urdhra. “Lleshaj të shkojë si pacient në spitale, se ka nevojë dhe jo ti ndyjë ato si ministër bandit! Ministri i Brendshëm ose zorra qorre e Edi Ramës shfaqet nëpër spitale si një i zbritur nga pylli, që hungërin pa ditur se ku ndodhet. Shpjegojani këtij të shkalluari, që spitalet nuk janë as reparte policie, as detashmente gaz-hedhëse, as FNSH, as Garda e Republikës, por janë institucionet që prodhojnë jetë dhe zemra e tyre janë mjekët dhe infermierët. Ndaj ky i shkalluar të mendohet mirë kur hyn në spitale, kur hungërin dhe leh brenda spitaleve, edhe kur guxon e jep urdhra brenda spitaleve. Ky ministër i brendshëm duhet t’u drejtohet spitaleve si pacient se
vërtetë ka shumë nevojë, që të trajtohet, si i sëmurë që është, ndonëse shpresat e tij për shërim janë shumë të pakta. Nuk i shëron dot mjekësia as komplekset,as deliret dhe as deprimimet gjithfarësh të një ministri kaq me shumë probleme psiqike dhe psikologjike të së tashmes dhe së shkuarës. Ai thjesht do rëndohet gjithnjë e më shumë, por atëherë shërimin do ta marrë përsipër prokuroria, sepse mjekësia do të jetë e panevojshme”, u shpreh Vasili. Po dje, nënkryetari i LSIsë, do të reagonte edhe për qëndrimin e
Komisionit Europian, i cili ka deklaruar se do të shqyrtojë kërkesën e Holandës për rivendosjen e vizave me Shqipërinë. “Edi Rama ka vetëm një qëllim. Ti izolojë shqiptarët dhe t’u rivendosë vizat atyre. Edi Rama në mes të parlamentit tha që: “Parlamenti holandez miratoi një rezolutë i shtyrë nga racistët holandezë antishqiptarë, por qeveria holandeze nuk do ta përcjellë në BE”. Sot (dje) Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për pengimin e lëvizjes së lirë dhe vendosjen e vizave për shqiptarët duke thënë: “Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një proces të plotë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE”, u shpreh Petrit Vasili.
LSI: Qytetarët nuk mund të lejojnë Edi Ramën që të kthejë vendin në një sistem monist për të mbuluar hajdutërinë e qindra milion eurove të koncesioneve të tij korruptive
Tërmetet, Braimllari: Banorët në mëshirë të fatit, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme S
ekretari i Përgjithshëm të LSIsë Endrit Braimllari përmes një deklarate për mediat foli për gjendjen e krijuar në Korçë, ku shumë banesa janë prishur nga vala e tërmeteve. Ai hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa tha se ajo nuk ka marrë masat e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Ish-deputeti i LSI-së tha se qeveria në vend që të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ka zgjedhur të bëjë show mediatik, duke lënë banorët pa asnjë mbështetje dhe në harresë të plotë. Në vlerësimin e tij, sot më shumë se kurrë banorët e zonës së Korçës që janë prekur nga fatkeqësia natyrore kanë nevojë për strukturat shtetërore, por i kanë lënë në mëshirë të fatit. Dhe nisur nga kjo Braimllari në emër të LSI-së kërkoi që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. “Të nderuar qytetarë, protesta e djeshme konfirmoi dhe njëherë përkrahjen e jashtëzakonshme qytetare kundër hajdutërisë , papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së këtij kryeministri dhe kësaj qeverie. Qytetarët nuk mund të lejojnë Edi Ramën që të kthejë vendin në një sistem monist për të mbuluar hajdutërinë e qindra milion eurove të koncesioneve të tij korruptive. Qytetarët nuk mund të pranojnë aferën korruptive të rrugës Milot- Balldren dhe të tjera koncesione që shkojnë deri në 600 milion euro për t’u ndarë mes
nipërve dhe dajave të tyre. Ndërkohë mijëra kryefamiljarë, të rinj dhe të reja janë rrugëve të Europës, në një kohë që këta ndajnë 600 milion euro korruptive. Kjo hajdutëri e çmendur i ka lënë banorët e Korçës, konkretisht të Floqit, Qafë Zezës dhe Vidohovës në mëshirë të fatit. Të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Dhe të mos çojë atje prefektë karikature, kryetarë bashkish që nuk ia kanë idenë e funksionimit dhe shërbimit qytetar, por vetëm
shkojnë atje për të bërë një foto dhe për të bërë politikë më fatkeqësinë e atyre banorëve. Të mos bëjnë politikë me fatkeqësinë e tyre, po t’u shërbejnë dhe të gjenden pranë jo me çadra që fusin ujë dhe që nuk kanë mundësi ngrohje, por ti ndihmojnë banorët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me probleme. Të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme dhe jo fasada dhe shoë politik”, deklaroi dje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
KOMISIONI EUROPIAN
“Mund të ndërpritet lëvizja e lirë për shqiptarët në BE”
NatashaBertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e vizave të shqiptarëve.“Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një process të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE,NatashaBertaud. Më 31 maj, ministria e Jashtme e Holandës i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Europian pezullimin e vizave për Shqipërinë. Kërkesa e Holandës i është dorëzuar komisionerit për Sigurinë e Brendshme, DimitrisAvramopoulos nga ambasadori i Holandës në BE.Ky është rasti i parë kur një vend anëtar i BE, kërkon nxjerrjen e një vendi tjetër nga zona Shengen e lëvizjes së lirë. Nëse kërkesa do të miratohet nga institucionet e BE, gjithë qytetarët shqiptarë do t’a kenë të pamundur që të lëvizin në gjithë vendet e BE. Në datën 16 prill, në një votim të paprecedentë, parlamenti holandez votoi me 105 vota nga 150 rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Për rivendosjen e vizave votuan 9 parti politike në Holandë (Partia Socialiste, PvdD, 50plus, VVD, SGP, CDA, CU, PVV, FVD), nga të cilat 3 parti janë pjesë e qeverisë. Pjesë e votimit ku kërkohej pezullimi i vizave janë dhe partitë e dy ministrave, atij të Jashtëm e atij të Drejtësisë, që më herët patën thënë se Shqipëria i plotëson kriteret e veprimit në Shengen. Rikthimi i vizave u argumentua, sipas deputetëve holandezë, me nivelin e lartë të krimit në radhët e qytetarëve shqiptarë që vizitojnë këtë vend. Gjithashtu, autoritet holandeze kanë pasur rezerva dhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme të Shqipërinë në luftën kundër krimi dhe trafiqeve. Një vendim i tillë u shpjegua nga qeveria shqiptare me fushatën për zgjedhjet në BE dhe me faktin se një pjesë e partive në Holandë kërkonin të fitonin pikë në elektorat duke paraqitur një politikë më të ashpër ndaj emigrantëve dhe krimit. Por fakti është se dokumenti i drejtohet KE pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe tashmë ka hyrë në axhendën zyrtare të Brukselit. Më këtë kërkesë nuk mund të flitet më për negociata, por mbetet vetëm të shpresojmë se shqiptarëve nuk do t’u duhen të rikthen edhe një herë në kohë që mbanin radhë para ambasadave.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 4 QERSHOR 2019
Kryebashkiaku Veliaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman inspektojnë punimet e Xhamisë së Namazgjasë
Veliaj: Parkingjet publike falas për besimtarët gjatë faljes së Fiter Bajramit
që ka mundësi, sidomos ushqime, batanije, veshmbathje, do duhet t’i sjellë pranë bashkisë apo pranë KMSH-së, dhe pastaj ditën e Bajramit duam që nga qyteti i Tiranës, qytetarët dhe besimtarët këtu, të çojmë këtë dhuratë solidariteti për të gjithë ata që janë në nevojë dhe më pas sipas nevojave, të jemi gjithmonë të gatshëm”, shtoi Veliaj. Përveç parkingjeve publike, nesër gjatë faljes, besimtarët myslimanë mund të parkojnë falas edhe rreth Unazës së Vogël. “Parkingu te sheshi “Skënderbej” dhe parkingu te Bulevardi
N
esër, gjatë faljes së Fiter Bajramit, parkingjet publike të Tiranës do të jenë falas për besimtarët myslimanë. Lajmin e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot, së bashku me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, inspektoi punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Tirana është shembulli i qytetit që i respekton të gjitha besimet dhe jeton mbi bazat e shëndosha të harmonisë fetare. “Jam shumë i nderuar që shoh bashkë me mikun tim Bujarin, se sa ka ecur puna për Xhaminë e madhe të Tiranës. Jam i bindur se 3-4 muaj punë me kaligrafinë dhe rifiniturat do të mbyllen brenda këtij viti, e do t’i japim Tiranës një tjetër stoli. Brenda një kilometri katror do të kemi shprehjet arkitekturore të të gjitha besimeve të qytetit tonë, siç i ka hije një qyteti që i respekton, i vlerëson të gjithë dhe që jeton mbi bazat e shëndosha të harmonisë fetare, besimit dhe vëllazërisë që kemi me njëritjetrin”, tha Veliaj. Në respekt të ditës së shenjtë të Fiter Bajramit, kryebashkiaku Veliaj, i cili garon në zgjedhjet e 30 qershorit për një mandat të dytë në shërbim të qytetarëve të Tiranës, tha se do ta ndërpresë fushatën gjatë gjithë ditës së martë. “Nesër do ta ndërpresim fushatën zgjedhore sepse besoj që, në
respekt të besimtarëve që janë pjesë e fushatës sonë, të shumë kandidatëve për kryetar bashkie që kanë agjëruar, që janë myslimanë dhe e praktikojnë, por edhe në shenjë respekti të të gjithë komunitetit mysliman, besoj se nuk ka vend të flasim për politikë, por të flasim më shumë për vëllazëri dhe për gjërat që na bashkojnë se sa për dallimet që mund të kemi mbi qytetin”, tha ai. Në vend të politikës, në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe të besimtarëve, nesër ne të gjithë qytetin do të organizohet një fushatë bamirësie, me ushqime, veshmbathje etj. “Kushdo
i Ri do të jetë falas. Por, duke parë që moti nuk është premtues dhe nëse nuk ka vende në parkingjet nëntokësore, të gjithë besimtarët do të lejohen të parkojnë rreth Unazës së Vogël të Tiranës, për faktin që është një ditë e shenjtë, por edhe mjaftueshëm herët në mëngjes, çka nuk sjellin vështirësi në qytet”, theksoi ai. Ndërkaq, kryeqyteti e ka treguar se është gjithmonë i pari në dhënien e ndihmës për raste fatkeqësie, ndaj Bashkia e Tiranës ka vendosur të dërgojë ndihma edhe për familjet e prekura nga tërmeti në qarkun e Korçës. “Nesër fushata do të pezullohet, dhe një nga idetë që kemi pasur me Bujarin është që në vend të saj, të kemi një fushatë bamirësie e solidariteti. Do të ftojmë të gjithë besimtarët myslimanë, por jo vetëm, përpara bashkisë dhe pas faljes së Bajramit, do të ngarkojmë një kamion me ndihma për qarkun e Korçës, aty ku këto ditë ka patur një sërë tërmetesh, ku e gjithë qeveria është mobilizuar, por unë besoj se ka nevojë edhe për ndihmën e qytetarëve”, tha Veliaj. Me urimin për gjithë besimtarët, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u shpreh se brenda këtij viti, me përfundimin e punimeve, në kryeqytet do të plotësohet mozaiku i kulteve fetare. Spahiu bëri thirrje për më shumë solidaritet mes njerëzve për të ndihmuar këdo që ka nevojë. “Falenderoj z. Veliaj me ardhjen e tij sot në inspektimin e punimeve të xhamisë përfaqësuese. Me shpresën e Zotit, brenda këtij viti edhe kjo xhami do të përfundojë, duke plotësuar mozaikun e kulteve përfaqësuese këtu në Shqipëri, që gjithë besimtarët e të gjitha besimeve të ndryshme të jenë të plotësuar në pjesën e tyre shpirtërore. Gjithashtu, meqë është rast Bajrami, uroj dhe shpresoj që ky Bajram, kjo festë, të sjellë mirësi, begati dhe paqe në vendin tonë, dhe të mobilizohemi që të shkojmë në nevojë të njerëzve”, tha Spahiu.
AKTUALITET
14
E martë, 4 QERSHOR 2019
Opozita politike, akuzon qeverinë po se tallet me situatën e rëndë në fshatrat e Korçës, ku edhe kanë bërë thirrje që të shpallet situata e jashtëzakonshme “Shërbimi shëndetësor po ofrohet 24/7 për banorët e zonave të prekura nga tërmeti”. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në mbledhjen që u zhvillua në Prefekturën e Korçës, nën drejtimin e prefektit Dhori Spirollari, ku morën pjesë kryetari i Bashkisë, deputetë të qarkut të Korçës, përfaqësues të shtabit të emergjencës, drejtues të strukturave vendore të shëndetësisë të angazhuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. “Shëndetësia është e organizuar për të ofruar shërbime 24/7 në Plloq ku përveç çadrës me shërbim shëndetësor, kemi hapur një pikë të posaçme në ambientet e shkollës, ku aktualisht po ofrohet shërbimi shëndetësor. Gjithashtu kemi vendosur 2 autoambulanca në dispozicion, për çdo emergjencë që mund të ketë”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se janë marrë të gjitha masat në spital, me mjekët në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë të mundshme. “Janë 37 konsultat e kryera dhe shërbimet e ofruara nga ekipi i shëndetësisë. Kemi vendosur mjekë dhe infermierë me turne. Mjekët e spitalit të Korçës janë vendosur në gatishmëri 24 orë. Edhe në Qafëzez shërbimi shëndetësor është i ofruar nga mjekët e spitalit të Kolonjës me 1 mjekë dhe 2 infermierë”. Gjatë takimit të zhvilluar në Prefekturë u diskutua edhe për shërbimin psikosocial për banorët që kanë nevojë. “Jemi duke vlerësuar të gjitha familjet për të vlerësuar të gjitha mundësitë që nënat bashkë me fëmijët të mund të akomodohen
Manastirliu: Shërbimi shëndetësor 24/7 për banorët e prekur
në mjedise që do t’i garantojmë nëpërmjet bashkisë apo qendra sociale. Kurse të moshuarit me probleme shëndetësore do të marrin shërbimin në spitale në rastet kur ata kanë nevojë”. Në fshatin Floq të Korçës, mëngjesin e së hënës pati tensione mes banorëve të prekur
KORÇË
nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes. I pranishëm ishte edhe prefekti i Korçës, i cili debatoi me banorët, të cilit i kërkuan që të largohet bashkë me çadrat që kanë ngritur. Ata i kanë bërë thirrje të vazhdueshme që të shpallë gjendjen e emergjencës,
Sherr mes banorëve dhe prefektit I
Në fshatin Floq të Korçës, mëngjesin e së hënës pati tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes. I pranishëm ishte edhe prefekti i Korçës, i cili debatoi me banorët, të cilit i kërkuan që të largohet bashkë me çadrat që kanë ngritur. Ata i kanë bërë thirrje të vazhdueshme që të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi shprehen se janë në kushte shumë të vështira. “Këta sa vjen njëri, ikën tjetri dhe kot. Kemi ftohtë dhe nuk mund të qëndrojmë më në çadra. Ka mungesë të ushqimeve dhe krevatëve”,shprehen disa nga banorët. Situata është rënduar edhe më shumë si pasojë e reshje të shiut kanë rënë dhe vijojnë që të bien. Prefekti Dhori Spirollari i ka kërkuar medias të largohet. “Mos qëndroni këtu. Duhet të merrni leje”, mësohet se i ka thënë Spirollari gazetarëve. Reshjet e shiut të rëna gjatë natës, ua kanë bërë më të rëndë situatën me të cilën po përballen këta banorë. Ndërkohë qyteti i Korçës ende nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet. Gjatë orëve të fundit, janë ndjerë të paktën tre lëkundje, ku njëri prej tyre ishte me magnitudë 3.9.
AKUZAT
sh-deputetë të PD-së, ishin në zonën e prekur nga tërmeti në fshatin Floq të Korçës. Ishdeputeti i PD-së për qarkun e Korçës, Ervin Salianji i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtë zakonshme dhe të rindërtojë shtëpitë e banorëve nga e para. Ai tha se banorët nuk kanë nevojë për shou dhe lëmosha, pasi sipas tij ajo që po bën qeveria është tallje, pasi funksionarët sipas tij hanë e pijnë në restorante. “Nuk kërkon asnjë nga banorët lëmoshë. I paguajnë taksat shtetit dhe kërkojnë që shteti sot të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe tju rindërtojë shtëpitë ose t’i dëmshpërblejë që të bëjnë banesat nga fillimi. Është e papranueshme dhe keni bërë shumë mirë që keni përzënë edhe Spiropalin dhe Peleshin, nuk ka nevojë për shou. Ne kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është një tallje, të ngresh këtu kasollet e begëtive që janë edhe më të mira. Kjo është një qeveri që nuk
pasi shprehen se janë në kushte shumë të vështira. “Këta sa vjen njëri, ikën tjetri dhe kot. Kemi ftohtë dhe nuk mund të qëndrojmë më në çadra. Ka mungesë të ushqimeve dhe krevatëve”,-shprehen disa nga banorët. Ish-deputetë të PD-së, ishin në zonën e prekur nga
SHËRBIMET “Shëndetësia është e organizuar për të ofruar shërbime 24/7 në Plloq, ku përveç çadrës me shërbim shëndetësor, kemi hapur një pikë të posaçme në ambientet e shkollës, ku aktualisht po ofrohet shërbimi shëndetësor. Gjithashtu kemi vendosur 2 autoambulanca në dispozicion, për çdo emergjencë që mund të ketë”. tërmeti në fshatin Floq të Korçës. Ish-deputeti i PD-së për qarkun e Korçës, Ervin Salianji i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtë zakonshme dhe të rindërtojë shtëpitë e banorëve nga e para. Ai tha se banorët nuk kanë nevojë për shou dhe lëmosha, pasi sipas tij ajo që po bën qeveria është tallje, pasi funksionarët sipas tij hanë e pijnë në restorante. Pas gjendjes së rënduar të banorëve të Korçës si pasojë e tërmeteve, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Në një postim në facebook, Braimllari shkruan se duhet të shpallet urgjentisht gjendja e jashtëzakonshme dhe nuk duhet bërë politikë me fatkeqësinë e banorëve por t’u shërbehet dhe të ndihmohen. Gjithashtu Braimllari i bën thirrje organeve të qeverisë qendrore e lokale, që të mos tallen me banorët.
Salianji: Banorët në çadra, vetë hanë në restorante
i interesojnë njerëzit. Ja ku i ka futur. Bashkë ata janë tek Sofra kolonjare duke ngrënë e duke pirë e duke kënduar. Këta pas çdo fatkeqësie gjejnë ndonjë gjë si të vjedhin. Mos i pranonin, kërkojuni tju rindërtojnë shtëpitë një më një, prandaj i paguani
taksat. Mos vijnë për shou gjasme lotojnë apo gjasme ju bie rimeli. I bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të krijohet mundësia që mos i lënë banorët të jetojnë në këto kushte”.
AKTUALITET
15
E martë, 4 QERSHOR 2019
SITUATA
Floq, banorët kalojnë natën jashtë K N
ata në çadër ka qenë e vështirë për familjet e fshatit Floq të cilit u strehuan në një minikamp të improvizuar pasi humbën banesat e tyre. Të paktën 20 persona u trajtuan me shërbim mjekësor në çadrat ku u strehuan ndërkohë që për ta pritet një zgjidhje tjetër pasi qëndrimi i gjatë këtu do t’i vinte edhe më tepër në vështirësi. Shumë prej banorëve kanë pasur edhe probleme shëndetësore si pasojë e situatës së vështirë. Për familjet që nuk mund të kthehen më
në banesat e tyre instancat kanë nisur të kërkojnë një zgjidhje për t’i strehuar. Të paktën 100 lëkundje
sizmike janë regjistruar brenda 3 ditëve në juglindje dhe në Greqi por që janë ndjerë dhe në Korçë.
PREMTIMI I KRYEMINISTRIT
ryeministri Edi Rama është zotuar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Floq dhe Qafëzezë në Korçë do të rindërtohen, duke i dhënë kështu edhe një përgjigje kritikave të opozitës. Teksa shpërndau dje një video të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali në një takim që ajo ka zhvilluar me banorët e dëmtuar, shefi i qeverisë thekson se pas inventarizimit do të nisë edhe dëmshpërblimi për të gjithë familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. “Të gjitha banesat do të rindërtohen – Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti
Tërmetet në Korçë, Rama: Të gjitha shtëpitë do rindërtohen!
që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, u
shpreh dje kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër, opozita e bashkuar ka akuzuar kryeministrin se nuk ka qëndruar pranë banorëve të zonës, por i ka lënë ata në mëshirë të fatit pa asnjë shpresë.
Nga strukturat e FA të Ministrisë së Mbrojtjes në këto 3 ditë janë angazhuar gjithsej në ndihmë të banorëve të zonës 47 forca, 4 mjete dhe 2 zjarrfikëse
M
inistrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka do të zhvillojë sot një mbledhje Shtabin e Emergjencave në Korçë dhe do të vizitojë familjet në fshatrat e prekur nga tërmeti. Lidhur me situatën e krijuar nga tërmetet në Korçë, Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, informon se deri më tani Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar rreth 100 lëkundje sizmike në qarkun e Korçës. Lëkundja më e fortë ka qenë më datën 02.06.2019, ora 15:34:53, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.780 në Lindje, magnitudë M=4 Rihter, dhe me epiqendër 18 km në jug të qytetit Korçë. Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, por pa patur dëme materiale dhe njerëzore. Situata vazhdon të jetë nën monitorim të vazhdueshëm. Situata e përgjithshme mbi gjendjen e banorëve dhe situatës në 3 fshatrat e prekur nga tërmeti me magnitudë M=5.3 Rihter, datë 01.06.2019, është si më poshtë: Nga verifikimi i bërë në 3 fshatra rezultojnë 184 banesa të dëmtuara, prej të cilave 95 të dëmtuara rëndë, pjesa më e madhe e tyre banesa të pabanueshme prej vitesh. Në fshatin Floq janë sistemuar 160 banorë në 13 çadra me kapacitet deri në 20 vende. Në fshatin Vidohovë janë ngritur 4 çadra, sipas nevojave të banorëve. Janë sistemuar 40 persona dhe nga këta 20 persona në kishën e fshatit dhe 20 në të afërmit e tyre. Në fshatin Qafëzez janë sistemuar 30 persona në 5 çadra të ngritura nga 10 që janë dërguar. Në këto dy fshatra, disa prej banorëve kanë
100 tërmete në Korçë, Xhaçka mbledh sot Shtabin e Emergjencave NDIHMAT
SITUATA
“Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, informon se deri më tani Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar rreth 100 lëkundje sizmike në qarkun e Korçës. Lëkundja më e fortë ka qenë më datën 02.06.2019, ora 15:34:53, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.780 në Lindje, magnitudë M=4 Rihter dhe me epiqendër 18 km në jug të qytetit Korçë”.
kërkuar që të strehohen pranë të afërmve të tyre. Janë dërguar 240 pako ushqimore, 100 thasë me miell, 100 detergjente. Nga këto 100 pako janë dërguar nga organizata joqeveritare, 100
pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Materiale të Shtetit për të tre fshatrat dhe 40 pako nga Kryqi i Kuq për tre fshatra. Për furnizimin me ujë të pijshëm në fshatin Floq
është vënë në dispozicion 1 bot i Detashmentit të Mbështetjes Rajonale, si dhe bidonë me ujë të pijshëm nga TAP. Nga TAP është siguruar ushqim ditor për 160 banorë të fshatit Floq. Shërbimi shëndetësor ka qenë dhe është prezent pranë familjeve të evakuuar dhe ka kryer ndërhyrje për çdo rast problematik kur është paraqitur. Në fshatin Floq është ngritur 1 qendër shëndetësore. Janë angazhuar në total 15 mjete nga të cilat Prefektura 2, Detashmenti i Mbështetjes Rajonale 3, Policia 2, Spitali Korçë 1,
“240 pako ushqimore, 100 thasë me miell, 100 detergjente. Nga këto 100 pako janë dërguar nga organizata joqeveritare, 100 pako ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Materiale të Shtetit për të tre fshatrat dhe 40 pako nga Kryqi i Kuq për tre fshatra. Për furnizimin me ujë të pijshëm në fshatin Floq është vënë në dispozicion 1 bot i Detashmentit të Mbështetjes Rajonale, si dhe bidonë me ujë të pijshëm nga kompanite. Po ashtu nga kompanite është siguruar ushqim ditor për 160 banorë të fshatit Floq”. Bashkitë 6, Kryqi i Kuq 1, si dhe grupi vullnetar i Bashkisë Tiranë 1. Nga strukturat e FA të Ministrisë së Mbrojtjes në këto 3 ditë janë angazhuar gjithsej në ndihmë të banorëve të zonës 47 forca, 4 mjete dhe 2 zjarrfikëse. Krahas drejtuesve të bashkisë dhe prefekturës, specialistëve të EC, të cilët janë në terren që prej momenteve të para, në Korçë situata është ndjekur nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm, Haki Cako, zv. Ministri Petro Koci dhe disa ministra të ministrive të linjës.
AKTUALITET
16
E martë, 4 QERSHOR 2019
Emergjencat Civile janë në gatishmëri për të gjithë banorët në nevojë dhe kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar edhe strehimin e më shumë familjeve
D
rejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka bërë të ditur se situata në Korçë është disi më e stabilizuar, megjithatë lëkundjet sizmike kanë vijuar. Çako ka bërë me dije se Emergjencat Civile janë në gatishmëri për të gjithë banorët në nevojë dhe kanë kapacitete të mjaftueshme për të përballuar edhe strehimin e më shumë familjeve. Kreu i Emergjencave Civile, ka thënë se nga lëkundjet janë dëmtuar 184 banesa ku 95 prej tyre janë dëmtuar tërësisht, ndërsa qeveria po punon për përllogaritjen e dëmeve dhe më pas dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi. “Është e vërtetë që nuk po mbarojnë lëvizjet sizmike, para pak minutash ka patur tërmet tjetër 2 ball. Janë marrë masat për strehimin e banorëve. Tërmeti më i lartë është shënuar i shkallës 5.3 ball. Në fshatin Flloq janë mbi 160 persona të strehuar, në Vidov 40 perosna dhe në Qafzezë janë strehuar 30 persona si dhe janë marrë të gjitha masat për banorët, në gatishmëri janë dhe Forcat e Armatosura, Kryqi i Kuq e Emergjencat Civile. 184 banesa janë të dëmtuara, 95 prej tyre janë të dëmtuara plotësisht që do duhet të marrin vlerësimin nga instancat përkatëse. Deri në momentin e stabilizimit sizmik, qeveria është duke bërë një vlerësim për akomodimin e një fondi për të gjitha masat e trajtimit financiar ose rindërtimin e banesave të tyre. Sigurisht që jemi në dispozicion, të gjitha institucione. Apeli është të solidarizohemi të gjithë. Nuk mund të parashikohet, por banorët janë solidar me njëri tjetrin. Duhet të ftoja të gjithë biznesmenët që kanë mundësi le ta përqëndrojnë vëmendjen tek këta banorë”,-tha ai për “Report Tv”. Sipas tij, të gjitha institucionet si Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes, Shëndetësisë janë në këmbë dhe kanë në vëmendje masat e shtuara dhe stabilizimin e gjendjes në zonën e prekur. Çako ftoi të gjithë biznesmenët apo kontributorët, të cilët kanë vullnetin e tyre për shtresat vulnerabël ta përqendrojnë vëmendjen drejt Korçës për të shtimin e kapaciteteve për këta banorë në nevojë. Ministrja e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhëndësja e qeverisë Elisa Spiropali ka qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë. Me anë të një reagimi në facebook, Spiropali bën me
Tërmetet në Korçë, Çako: Janë dëmtuar 184 banesa SITUATA
dije të gjitha masat e ndërmarra nga strehimi deri te ushqimi për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti. “Në Floq dhe Qafëzes, bashkë me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të Qarkut Korçë, vizituam banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë rajon. Akomodimi i menjëhershëm i banorëve në ambiente provizore, furnizimi
me ushqime, krijimi i kushteve bazike, ndihma dhe monitorimi i parametrave mjekësore në mënyrë permanente 24H, janë vetëm disa nga masat e marra deri më tani. Komisioni i verifikimit të dëmeve ka nisur punën, ku shumë shpejt do të kemi bilancin e situatës për të vijuar me dëmshpërblimin për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore”.
Emergjencat Civile theksojnë se banorëve ju është siguruar ushqimi, uji i pijshëm, krevate dhe batanije por në Qafë Zezë jo të gjitha familjet kanë pranuar që të strehohen në çadra. Nata në çadër ka qenë e vështirë për familjet e fshatit Floq të cilit u strehuan në një minikamp të improvizuar pasi humbën banesat e tyre. Të paktën 20 persona u trajtuan
“Në fshatin Flloq janë mbi 160 persona të strehuar, në Vidov 40 perosna dhe në Qafzezë janë strehuar 30 persona si dhe janë marrë të gjitha masat për banorët, në gatishmëri janë dhe Forcat e Armatosura, Kryqi i Kuq e Emergjencat Civile. 184 banesa janë të dëmtuara, 95 prej tyre janë të dëmtuara plotësisht që do duhet të marrin vlerësimin nga instancat përkatëse. Deri në momentin e stabilizimit sizmik, qeveria është duke bërë një vlerësim për akomodimin e një fondi për të gjitha masat e trajtimit financiar ose rindërtimin e banesave të tyre”. me shërbim mjekësor në çadrat ku u strehuan ndërkohë që për ta pritet një zgjidhje tjetër pasi qëndrimi i gjatë këtu do t’i vinte edhe më tepër në vështirësi.
KORÇË
APELI
Banesat, nis verifikimi për dëmshpërblim
E moshuara: Nuk rrohet në çadër
Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në 1 qershor, zona juglindore e Shqipërisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës rihter, ku epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë. Pas lëkundjes së parë të fuqishme, lëkundjet tektonike kanë vazhduar përgjatë ditës së dielë duke çuar në plot 72 goditje sizmike të fuqive të ndryshme që kanë goditur këtë zonë të vendit. Në fakt ky tërmet nuk ka kaluar pa dëme. Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafë Zezë. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti.
Banorët kërkojnë që të shpallet gjendja e emergjencës dhe të vendosen në institucione, pasi në çadër nuk e përballojnë. “Po na lënë pas dore, këtu nuk ka ardhur mëngjesi akoma, ndërsa një pjesë thonë se po hanë edhe qentë, ndërsa këtu akoma jemi pa mëngjes. Nuk na kanë thënë jo për zhvendosje, por as se cfarë do të bëhet me shtëpitë tona”,-tha njëri nga banorët. Ndërsa një grua u shpreh se: “Bukën e kemi blerë vetë, askush nuk ka sjellë asgjë. Gjatë natës kemi pasur të ftohtë, sidomos fëmijët, nuk kemi as rroba për t’i ndërruar. Fëmijët kanë pasur probleme si pasojë e të ftohtit”. “Ftohtë ka qenë, kuverta nuk kemi pasur aq, ushqimet nuk kemi. Nga mëngjesi deri tani nuk kemi konsumuar asgjë”,-tha një tjetër. Nën reshjet e shiut, një tjetër banor kishte një apel për shtetin: “Ne kërkojmë të shpallet gjendja e emergjencës. Për shëndetësinë nuk kemi se çfarë të themi. Në çadër në çadër por të kemi ushqim”. Ndërsa në një e moshuar 77-vjeç tha se: “Janë frikësuar fëmijët. Duam një jetë sikur duhet, se kështu nuk rrohet. Jam 77-vjeç dhe rri këtu në çadër. Lëkundje ka pasur edhe dje”,-tha ajo.
AKTUALITET
17
E martë, 4 QERSHOR 2019
Mësohet se janë rritur subjektet e regjistruara si fermerë, me 4,400 më shumë, duke arritur në 40.9 mijë fermerë, si rrjedhojë e masave për formalizimin e bujqësisë
N
ga fillimi i vitit 2019, në Shqipëri janë mbyllur çdo ditë 50 biznese, ose 70 biznese për çdo ditë pune, çka përbën një rekord të ri negativ. Ky është një ritëm edhe më i keq se ai i vitit të kaluar kur bizneset, veçanërisht ato të vogla mbyllën qepenin në masë të goditura nga kriza por edhe përfshirja në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pranoi se shtrirja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe tek biznesi i vogël ka shkaktuar pezullimin dhe mbylljen e shumë bizneseve por sipas administratës tatimore e gjitha kjo është një skemë për t’i shpëtuar taksës. Revista “Monitor”, shkruan se në raport me një vit më parë rezulton që personat fizikë, kryesisht bizneset e vogla, janë ulur me 5,216 subjekte, duke zbritur në 93 mijë. Mbyllja e bizneseve të vogla është një dukuri që ka nisur prej disa vitesh, si rrjedhojë nga konkurrenca nga qendrat e mëdha dhe zinxhirët e supermarketeve, por që në 2018-n u përshpejtua dhe më tej për shkak të uljes së kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë. Në raport me dy vjet më parë, numri I bizneseve të vogla të mbylluara arrin në 7,9000. Janë rritur subjektet e regjistruara si fermerë, me 4,400 më shumë, duke arritur në 40.9 mijë fermerë, si rrjedhojë e masave për formalizimin e bujqësisë dhe orientimin e fermerëve për t’u pajisur me NIPT në mënyrë që të përfitojnë nga subvencionet. Subjektet juridike, janë shtuar me 1,166 njësi, duke u rritur në 28.8 mijë. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare është e
5,200 biznese të vogla u mbyllën në 2018
përqendruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2018. Ndërmarrjet tregtare zënë 23,2% të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2017, krahasuar me 25,0% të regjistruara gjatë vitit 2017. Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë 1,2% të totalit të ndërmarrjeve aktive dhe kontributi i tyre në punësim llogaritet në 48,1% në vitin 2017 nga 47,8 % në vitin
RAPORTI
Dializa falas, përfituan rreth 1300 qytetarë
Mbi 1,284 qytetarë kanë përfituar trajtimin me dializë falas në spitalet publike dhe private. Të dhënat u bënë publike nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sipas së cilës shërbimi shëndetësor tashmë ofrohet pranë vendbanimit. “Shërbim shëndetësor cilësor, afër vendbanimit për pacientët që marrin falas shërbimin jetik të hemodializës. Zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore drejt mbulimit shëndetësor universal”, bën të ditur ministria e Shëndetësisë. Investimet e fundit të Qeverisë shqiptare kanë shtuar shërbimet në fushën e shëndetësisë, duke ofruar standarde dhe mbulim më të gjerë në marrjen e shërbimeve nga ana e pacientëve. Gjithashtu, synimi i qeverisë është që brenda këtij mandati të rikonstruktohen dhe ndërtohen 300 qendra shëndetësore.
2017. Në Bashkinë e Tiranës janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në Bashkinë e FushëArrëzit shënohet numri më i ulët. Gratë menaxhojnë 25,7% të ndërmarrjeve aktive gjithsej krahasuar me 29,7% gjatë vitit 2017. Sa u përket ndërmarrjeve aktive që operojnë në Bashkinë e Tiranës, gratë menaxhojnë 33,2 % të tyre. Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4
të punësuar, të cilat zënë 91,2% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 19,6% të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,8 % të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 3,9% në vitin 2017 dhe punësojnë 9,6 % të të punësuarve gjithsej. Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Europian përfaqësojnë 64,8%
FERMERË “Janë rritur subjektet e regjistruara si fermerë, me 4,400 më shumë, duke arritur në 40.9 mijë fermerë, si rrjedhojë e masave për formalizimin e bujqësisë dhe orientimin e fermerëve për t’u pajisur me NIPT në mënyrë që të përfitojnë nga subvencionet. Subjektet juridike, janë shtuar me 1,166 njësi, duke u rritur në 28.8 mijë”. të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 52,8% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e h u a j a e t ë përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës, me 81,7%. Në fund të vitit 2018 regjistrohen 172.554 njësi lokale nga të cilat 161.227 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në 1 vendndodhje. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në më shumë se një vendndodhje janë 1.608, të cilat përfaqësojnë vetëm 1,0 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Numri i të punësuarve në to është 26,6 % e të punësuarve gjithsej. Aktivitetet financiare kanë numrin më lartë të të punësuarve për ndërmarrjet që kanë më shumë se një vendndodhje.
SITUATA
Prindërit kundër librave të përdorur P
ak ditë nga përfundimi i shkollës, nxënësit nga klasa e parë në të katërtën kanë nisur fshirjen e shënimeve nga tekstet. Ata do të duhet të dorëzojnë librat javën e ardhshme ndërsa prindërit shprehen kundër nismës së Ministrisë së Arsimit për librat e përdorur. Javën e ardhshme nxënësit nga klasa e parë në të katërtën do të dorëzojnë librat, por më parë duhet t`i pastrojnë nga shënimet. Vitin e ri shkollor nxënësit do të marrin dije nga këto tekste, ku nuk mungojnë plotësimet me stilolaps apo faqet e dëmtuara. Prindërit thonë se nisma për të mësuar me tekste të përdorura nuk do të jetë efektive pasi fëmijët do të ndikohen nga shënimet që kanë lënë paraardhësit. “Sado që t’i fshish ato ngelen dhe fëmija thjesht kopjon mbi shkrimet e fëmijës që është dorëzuar libri. Kështu që është e padobishme”,
tha një prind. “Më mirë ti kishim blerë”. Ata shprehen se gjatë gjithë vitit fëmijët kanë qenë nën presion për t`u treguar të kujdesshëm me librat. Tekstet që do të mblidhen në përfundim të
vitit shkollor do të rishpërndahen për nxënësit në muajin shtator. Vitin që kaloi Ministria e Arsimit bëri të ditur se prindërit nuk do të paguajnë nëse librat do të jenë të dëmtuar.
NDERMENDJE
18 E martë, 4 QERSHOR 2019
95-VJETORI I VDEKJES SE SHKRIMTARIT
KUMTIM Nga Albert Vataj
P
ërulemi sot me respekt dhe përkorje, vullnetlirë i rrjeshto hemi atij vargani hijengrysur të ëndjeve tona të përunjura në një përshpirtje dhe shumëndritje për Franc Kafkën, njeriun e mirë dhe penën majëmprehtë. Fillimqershori, data 3 është përvjetori i këputjes së paralajmëruar së një fryme që nuk e ngopi kurrë atë kraharor të pakët me ajër dhe gufim, por me qiell e përfytyrime, me diej e me netë përtëritëse. Deng e mbushi botën e tij të krijimit, duke mundur të vijë ashtu haplehtë e truppakët, shkundullitës dhe poterisës, ndërsa një pritje i bën vend asaj prehje të dlirë e paqore. Ai, Franc Kafka, shterri pak e nga pak, shtërzeu e hoqi prej orës në çdo ditë, u drithërua e flakëriu, driti e u përpëlit në syt e shpirtit dhe dëshirimit të drobitur, si një qiri që soset pikëllueshëm nën ëndjet e kapluara prej terri të atyre dëshirimeve që s’mundën të ishin veç vuajtje dhe trishtim. Iku, siç e kishte shënuar fati i tij mjeran, me mushkëri që i’a shkallmonin frymën dhe qiellin, pa mundur të kishte edhe ai si gjithë engjuajt krahë ajri dhe ëndrra zogu. Gjithpoaq, ai, Franc Kafka kishte ardhur të ishte magmë, të shtërzente në gjoksin e tij, si në kraharorin e dhimbjes, e të lutej për pak qiell ku të pikonte dritën që mbrujti, dielli që ngjizi, kungimin që mëkoi shpirtit që e shenjtëroi, penës që e rroku me përjetësi. *** Franc Kafka u lind në Pragë më 3 korrik 1883. Ai ishte nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike. Rridhte nga një familje relativisht e kamur. Një penë e jashtëzakonshme dhe një personalitet, gjithashtu i jashtëzakonshëm. Njëri me një zemër që mund të trokiste vetëm në kraharorin e një shenjtori, siç ishte ai. U nda nga jeta më 3 qershor, 1924 në Vjenë, ende pa i mbushur 41 vjeç, prej një tuberkulozit, i cili e përndoqi për 7 vite radhazi, deri sa e shuajti përgjithmonë. Marrëdhëniet e tij intime dhe tekstshkruese ishin të ndërlikuara, të garrametshme, dashuroi dhe shkroi, jetoi dhe kontribuoi me zemër dhe mendime, si ai e pakkush tjetër në mënyrën e tij. Krijimtaria; tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi. Shumicën e dorëshkrimeve i dogji, pjesën që mbeti e la me amanet të kishte të njëjtin fat, por jo çdo amanet meritonte të respektohej, si dhe ky. Si shumë personazhe të artit avangard, edhe për krijimtarinë e Kafkës do të zgjohej interes dhe do të korrte famë pas vdekjes. Ai u cilësua si një nga autorët më me ndikim, apo Dante i shekullit të njëzetë. Franc Kafka fali
gjithçka prej vetes, si njeri dhe si penë. Jetoi i përkorë dhe u sakrifikua si një hyjlindur. Kthjelltësia si loti, i gjykimit të tij e transformojnë në një akuzator, por gishtin nuk e drejtoi askurrë ndaj askujt. Ishte ajo që jetoi, ajo që mëtoi, gjithçfarë mund të përbënte lëndën e pamjaftueshmërisë dhe papajtueshmërisë . Nëse nuk do ta kishim njohur si shkrimtar, pa asnjë mëdyshje do ta pranonim si shenjt. I tillë ishte ai, i devotshëm dhe shëlbyes. Fali gjithçka prej vetes, si njeri dhe si penë. Jetoi i përkorë dhe u sakrifikua si një hyjlindur. Kthjelltësia si loti e gjykimit të tij e transformojnë në një akuzator, por gishtin nuk e drejtoi askurrë ndaj askujt. Ishte ajo që jetoi, ajo që mëtoi, gjithçfarë mund të përbënte lëndën e pamjaftueshmërisë dhe papajtueshmërisë . Franc Kafka erdhi në letërsi si një nevojë e brendshme e një individi gjithnjë i papajtueshëm me realitetin. Ndoshta jo vetëm sëmundja, prej së cilës ai ishte i dënuar me vdekje, por edhe njeriu delikat e shpirtmirë, cilësi këto të përftuara nga e ëma një grua hebre, bënë që kjo penë ta ngjynte majën në zjarrin e vetëtimave. I ndryshtë, shumëçka tjetërqysh nga të tjerët, ishte kumti që mëtoi në një vepër, e cila për pak do të shuhej bashkë me të, nëse miku i tij do të ishte aq shpirtkazëm sa të çonte në vend amanetin e tij, asgjesimin e dorshkrimeve. Historia e letrave do ta njohte këtë shkelje amaneti si një shërbim i paçmuar që Maks Brodi, miku më i ngushtë i Kafkës. Krijuesi nuk mund të fitojë vlera universale, në qoftë se vendos me ndërgjegje të tejkalojë dhe mohojë një pjesë të mirë të vetvehtes. Kështu ka ndodhur me gjithë artistët e krijuesit e mëdhenj, veprat e të cilëve kanë fituar statusin e të qënit pasuri universale. Një format i tillë krijuesi është padyshim dhe Franc Kafka. Vepra e Franc Kafkës është një ndër piramidat e letërsisë së përbotëshme, megjithse sa qe gjallë nuk e kuptoi dhe përfilli njeri, përjashtuar shokët e tij të ngushtë, pa të cilët ndoshta vepra e tij do të kishte shkuar humbur. Vepra e Franc Kafkës ishte aq origjinale, aq e freskët dhe e aq patakuar më parë, sa kritika e kohës nuk ditën çfarë të bënin me të dhe e patën më të lehtë ta linin pas dore, dmth ta injoronin. Nuk është për tu çuditur, pothujse gjithmonë kështu ka ndodhur me krijuesit e jashtzakonshëm: vepra e tyre me vlerë ka qenë telash i madh për kritikën. Gjithmonë përballë gjeniut, mediokrit, për ta kaluar lehtë e pa probleme, bëjnë kompromis mes tyre, dhe kompromisi më i suksesshëm është heshtja rreth tij.
Franc Kafka ai që i çorri maskën iluzioneve dhe zbuloi mjerimin real të shoqërisë njerëzore
Ndërsa Franc Kafka nuk ka ndërmend të presë kritikën. Ai ndjen e kupton se nuk ka kohë për të humbur dhe shkruan e shkruan: kur nuk ka inspirim për letërsi artistike, shkruan ditaret e tij dhe atje pa mëshirë e kompromis, bën pacientin e kirurgun me vehten. Një kritik i ashpër e i pakompromis, sa nuk mund ti gjendet shoku në historinë e letërsisë. Ai merret me vehten, përqëndrohet intensivisht aty dhe zbulon se dobësia e dhimbja e tij njerzore, është shkaku madhor që e detyron të shkruajë. Megjithë organizmin i tij shumë delikat, Franc Kafka shfaq një forcë të jashtzakonëshme kur vjen puna të merrte penën për të shkruar. Franc Kafka njeri e krijues, është shembull i gjallë i madhështisë e heroizmit njerzor, i cili e bën vehten copë për të nxjerrë në dritë atë çfarë fsheh brenda saj. Kafka është një shembull i rrallë i vetshkatrrimit me ndërgjegje të plotë, i shkuarjes kundër jetës thjesht biologjike, i refuzimit të një jete të qetë e kënaqësive personale njerzore, me një qëllim të vetëm: në shërbim të artit të tij. Perendia e vetme e Kafkës ishte arti i tij. E konsideronte vehten me fat që kishte mundësi të shprehej sa e si duhej, vetëm në formë e mënyrë artistike dhe kur flet diku në ditaret e tij se „ beson në diçka të qëndrueshme e të pashkatërrueshme brenda tij “, patjetër e ka fjalën për artin e tij, perëndinë e vetme. Kafka
është i qartë dhe i bindur se ajo gjë nuk ishte dogmë, por i vetmi mjet, e vetmja nevojë për të tejkaluar, jetën e zakonëshme, mungesën e familjes, kohën e madje dhe vehten. Dhe vërtetë ndodhi kështu, vetëm me artin e tij ai mundi të tejkalonte vehten, mundi të transformonte përditëshmërinë banale në një plan fantastik, të vizatonte të pazakonshmen, të jashtzakonshmen në një plan krejt të zakonëshëm e normal. Vetëm kështu ai mund të spostonte te tashmen e ngrirë në një të ardhme artistike joshëse, vetëm kështu mundi që jetën ta shëndërronte në një vepër artistike të mrekullueshme. Diku në ditaret e tij, Kafka shkruan për vehten: „ Nuk jam i paisur me asgjë, nuk përmbledh në vetvehte, për aq sa di unë, asgjë të fituar nga jeta, absolutisht asgjë, duke përjashtuar dobësinë universale njerzore. Por me këtë gjë, e në këtë kuptim, duhet të them se ajo është për mua një forcë kolosale. Unë kam thithur me forcë negativitetin e kohës që po jetoj dhe ai, negativiteti më rri aq afër, ngjitur fare, sa që unë nuk kam të drejtë ta luftoj, bile jo vetëm kaq, në një farë kuptimi e ndjej për detyrë ta përfaqësoj “ Franc Kafka inteligjent si rrallë kush, kupton shpejt se ku qëndron forca e tij e vërtetë, dhe me ndërgjegje e vë organizmin e vet në shërbim të krijimit të botës së tij, botës kafkiane. I përqëndron gjithë energjitë e tij
drejt artit që kërkonte me forcë të shpërthente te ai dhe jeton aq intensivisht në shërbim të këtij misioni sa nuk e lë vehten me ndërgjegje te shpërqëndrohet në gëzimet që jeta i ofron një njeriu normal. Refuzon me vendosmëri, pa hezituar asnjë herë një jetë të qetë që i siguronte bashkëpunimi me të jatin, tregëtar i pasur, i cili nga ana e tij kishte varur te i biri i vetëm gjithë shpresat që një prind e fabrikuar krejt ëndërrat që një njeri me shpirt tregtari mund të bëjë për të birin. Franc Kafka ishte njeri super i ndjeshëm jo vetëm për gjendjen e tij personale humane por dhe më gjërë. Si mund të themi ishte megjithmend një i huaj i pashoq, në tërë kuptimin e kësaj fjale, për krejt pjesën tjetër të qënies së tij, që nuk kishte të bënte me njeriun, artin e krijimtarinë artistike. Alkimia kafkiane e dobësisë dhe dhimbjes njerzore, distilimi tyre gjatë një jetë të tërë, dhe pse ajo qe një jetë e shkurtër, bënë që vepra e Kafkës të fitojë përjetsinë. Kafka njeri e kishte shumë më të lehtë ta administronte fatin e tij, duke pranuar apo dhe thjesht duke e ndihmuar projektin që kishin menduar prindrit e tij për të, sidomos i ati. Por jo, nuk ishte thënë të ndodhte kështu. Në veprën e Franc Kafkës nuk eksiston lumturia, por vetëm motive që e bëjne njeriun detyrimisht të ndjehet fajtor. Fajtor pa qënë në fakt. Fajtor sepse nuk beson dhe ndërkohë që nuk arrin të bëjë asgjë përballë mjerimit të shoqërise, mjerimit shumëplanësh. Dhe njeriu ardhur në këtë stad, nuk ka nga ja mban, nuk mund ti shpëtojë instinktit të vetshkatrrimit. Nuk ka dallim realja nga surealja në narrativën e Kafkës, gjithçka vjen e rritet, bëhet e qartë e lakuriq jeta, ngjarjet. Githmonë ka të drejtë autoriteti, prindi, familja koha edhe kur nuk ka. Njeriu është gjithmonë i kërcënuar, gjithmonë në ankth. Franc Kafka është një nga shembujt emblematik i njerzinit, që hetoi mbi vehten, zbuloi vlerat dhe u cfilit me ndërgjegje për të materializuar ato në artin e krijimtarinë e tij. Ndërsa vepra e tij është një shembëll brilant se çdo qenie njerzore, o rastësisht o domosdoshmërisht i jepet rasti e mundësia për tu bërë një fillim. Linda e tij, ardhja e tij në jetë duhet konsideruar si një ftesë që bashkë me kostitucionin e tij fizik të sjellë diçka të re.
SHOWBIZ
19 E martë, 4 QERSHOR 2019
Dua Lipa thyen rekord klikimesh në mënyrë globale Dua Lipa është një prej shqiptareve më të famshme dhe më të suksesshme në botë. Këngëtarja është vlerësuar së fundmi me dy çmime Grammy. Në një prej postimeve të saj ajo ka treguar suksesin e padiskutueshëm që ka marrë albumi saj me titull “Dua Lipa”. Ai është një nga albumet më të suksesshme në botë, i cili ka thyer rekorde klikimesh në mënyrë globale. Albumi gjithashtu ka arritur të shesë 3.5 milionë kopje në gjithë botën, ndërsa “New Rules” dhe ‘IDGAF’ janë kthyer në hite të padiskutueshme.
Aktorja e njohur refuzon rolin në “Fifty Shades of Grey” Emilia Clarke fitoi zemrat e miliona audiencave anembanë botës me rolin e saj të jashtëzakonshëm në “Game of the Thrones”. Suksesi i madh ka sjellë çmime të shumta dhe komente pozitive për audiencat dhe punonjësit e filmit, duke i hapur kështu përgjithmonë dyert e Hollywoodit. Megjithatë, pak dihet se Clarke kishte marrë një ofertë që e kishte refuzuar katër vjet më parë. Ishte “Fifty Shades of Grey”, që u shpall si një film që do të zhvendosë kufijtë e seksualitetit në kinemanë botërore. Megjithatë, Emilia shumë lehtë e hodhi poshtë rolin, i cili habiti miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj. “Herën e fundit isha lakuriq para kamerave, në “Game of the Throne” shumë vite më parë, dhe kjo është ende pyetja kryesore që ma bëjnë vetëm për shkak se jam një femër. Është shumë irrituese dhe jam
Angelina Jolie del për pazar me vajzat e saj Angelina Jolie është kthyer në Los Angeles nga New Mexico dhe i ka dërguar vajzat e saj për pazar duke përfshirë edhe adoleshenten Shiloh.Të katërta dukeshin të buzëqeshura teksa vizitonin dyqanet e reja. Më 2 qershor ajo mori vajzën Zahara, 14 vjeç, Shiloh, 13 vjeç dhe Vivienne, 10 vjeçe në një dyqan lokal Best Buy në LA, pas një dreke me sushi. Është e çuditshme që dikush kaq e famshme sa Angelina, e cila mund të blejë gjithçka që do online, por ajo do që fëmijët e saj të bëjnë pazar si krejt fëmijët e tjerë. Aktorja dhe fëmijët e saj u kthyen në shtëpi për fundjavë.
Eva Mendes vazhdon përkushtimin ndaj familjes Kur u bë nënë në vitin 2014, Eva Mendes e mori pushim në Hollywood për t’ia përkushtuar plotësisht kohën e saj fëmijës. Dy vjet më vonë, aktorja lindi një tjetër vajzë me partnerin e saj, Ryan Gosling dhe kaloi çdo moment të lirë me fëmijët e saj. Ditë më parë, ajo ka dalë për shëtitje me vajzat në Los Angeles, ndërsa paparacit i kanë realizuar disa fotografi. Zgjedhjet e modës të vajzave janë veçanërisht tërheqëse për shkak se Esmeralda katërvjeçare ishte veshur një bluzë blu të errët me detaje të bardha dhe çorape me ngjyra të ndryshme, ndërsa Amada dyvjeçare kishte veshur një këmishë të kuqe dhe atlete Adidas. Nëna e tyre Eva Mendes ishte e kënaqur me një veshje elegante, veçanërisht një triko me ngjyrë kafe.
Britney Spears përkrah të dashurit: Jam e bekuar ngopur me të, pasi e kam bërë për shkak të karakterit Daenerys që kam interpretuar dhe jo që njerëzit të shikojnë gjoksin tim “, tha aktorja. Ajo pranoi se zhveshja para kamerave për shumëkënd është thjesht një paraqitje, por me kalimin e kohës ajo u bë shumë e pakëndshme për
shkak të numrit të madh të anëtarëve të ekipit, të cilët vazhdimisht “qarkullojnë” në vendngjarje. Kur është fjala për seksualitetin, ajo nuk donte që trupi femëror të bëhej thjesht një objekt, por duke vendosur të refuzonte një rol të ftuar, synonte të mbronte veten dhe intimitetin e saj.
Britney Spears po e merr veten pas daljes nga spitali psikiatrik. I dashuri i saj, Sam Asghari nuk i ndahet për asnjë çast. Ai po i qëndron pranë këngëtares në këto ditë të vështira. Britney publikoi një foto në Instagram përkrah të dashurit të saj 25-vjeçar ndërsa bëjnë xhiro me biçikletë. Ndërsa shprehet se është shumë e bekuar. “Jam shumë e bekuar që e kam këtë në lagje. Sapo mora një biçikletë të re dhe më duket si parajsë,”-shkroi Britney. Sam bëri një shaka në koment se kujt po i referohej 37-vjeçarja si ‘bekim’. “I referohesh liqenit apo zotërisë së pashëm,”-shkroi ai. Spears duket se është fokusuar tek mirëqenia e saj emocionale. Kohët e fundit zbuloi se po bën terapi pas daljes nga spitali psikiatrik në prill.
KULTURE
20 E martë, 4 QERSHOR 2019
“Kumarxhiu”, premierë në skenën e teatrit “Migjeni” “Kumarxhiu” i Carlo Goldoni-t, vjen në Shkodër për herë të parë me një shfaqje të “Comedia Dell’Arte”, me regji të Michele Modesto Casarin
N
ë Teatrin “Migjeni” të Shkodrës për herë të parë në Shqipëri, mbrëmë u vu në skenë një “ Comedia dell’arte”. Falë një bashkëpunimi të këtij teatri me Institutin Italian të Kulturës është arritur që “Kumarxhiu” i Carl Goldonit të bëhet pjesë e repertorit të këtij teatrit. Në regji të regjisorit të njohur nga Venecia Michele Modesto Casarin. Shfaqja u dha premierë në “Migjeni” me datën 3 qershor 2019. Regjisori shprehet për punën në Shkodër, por edhe për zhanrin që ai sjell për publikun shkodranë dhe shqiptar e jo vetëm. “ Është një punë e rëndësishme për mua, sepse për herë të parë në Shqipëri bëhet një shfaqje e Comedia dell’arte. Është një krenari për mua, që kam mundësi të punoi në një qytet si Shkodra, që ka shumë ngjashmëri me Venecian. Zgjodha këtë tekst që godet së tepërmi, ludopatinë-varësinë nga lojërat e fatit. Që për fat të keq është një problem edhe sot, që shumë e cilësojnë si sëmundje. Puna që unë bëjë është krejtë e ndryshme me atë që kam parë se si punohet në Shqipëri. Është teatër ndryshe, unë nuk synoj të ndryshojë aktorët, por synimi im është që të zhvillohet diçka brenda tyre. Një punë shumë intensive që të përgatitemi dhe besoj se është arritur diçka. Shpresoj që publiku të qeshin shumë por edhe të mendoj shumë pasi të dalin nga shfaqja”. Maskat janë punuar enkas për këtë shfaqje nga mjeshtri Stefano Peroçco di Meduna, ndërsa është shqipëruar nga Zija Vukaj. Kostumet dhe skenografia nga Adnan Kastrati. Me interpretimin e Simon Shkreli (Pantalone, Meniko), Linda Jarani( Rozaura), Indri Qyteza-Shiroka (Florindo), Fritz Selmani (Beatriçe), Vladimir Doda (Lelio), Jozef Shiroka( Tiburcio), Merita Smaja (Gandolfa), Zyliha Miloti “Mjeshtër i Madh” (Kolumbina), Pjerin Vlashi (Brigela). Muzike është live ku skena e teatrit “Migjeni” shëndërrohet herë në kabare e herë në kazino, nën interpretimin e mrrekullueshëm të Rrezarta Smaja dhe të muzikantëve të teatrit “Migjeni” në fizarmonikë: Ilir Zoga, në klarinetë: Namik Jahja, në kitarë: Bled Doçi dhe në bateri: Fatmir Mesi. Sinopsis i shfaqjes “Shfaqja tregon për Florindon, kumarxhiun, i rrëmbyer nga vesi I kumarit, ai bie në duart e Tiburcit një mashtruesi profesionist. Tek bixhozi gjen shkatërrimin e tij, humb të fejuaren Rozauren, të dashuren Beatriçe, vetëm ndërhyrja e plakut Pantalone, që shtrëngon Lelion, ortakun e Tiburcit, ti kthej një pjesë të parave të fituara me mashtrim, që do e Florindon të shpëtoj nga rreziku I martesës me Gandolfen, motren e të njëjtit Pantalone, përveç se është e vjetër, është edhe halla e çmendur e Rozaures. “Kumarxhiu” (Venecia 1750) është një nga komedit e Carlo Goldoni-t që është lënë pas dore, gabimisht, pasi edhe sot mbartë në vetë një aktualitet tronditës, me një
10 mijë vizitorë gjatë muajit maj në muzetë e Beratit Fluks vizitorësh në sezonin turistik, në ambientet e muzeut Ikonografik Onufri dhe Etnografik, Berat. Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve është më i lartë për vitin 2019 krahasuar me sezonin turistik të një viti më parë. Të dy muzetë kane qenë destinacioni i preferuar në paketën turistike, për individë dhe grupe vizitorësh shqiptare e të huaj. Për periudhën maj 2019 numërohen rreth 10 615 vizitorë, 1 731 ose 20% vizitorë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018, duke realizuar 1 336 420 lekë, pra 232 720 ose 21% lekë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018. Ndërsa për periudhën janar- maj 2019 numërohen 20 668 vizitorë, 5 005 ose 32% vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, duke realizuar 2 677 860 lekë pra 615 580 ose 30% lekë më shumë se e njëjta periudhe e vitit 2018. Turistët e huaj që kanë vizituar muzetë e Beratit janë nga gjermanë, anglezë, sllovakë, italianë, holandezë, amerikanë dhe spanjollë.
Sekretet e pikturës më të shtrenjtë në botë
tekst të radhë, por pak e vlerësuar në traditen teatrore italiane. Varësia nga bixhozi, apo lojrat e fatit, që përfaqësohen përmes maskave të pa këndëshme, ka qenë një tema shumë e rrahur në Europen e shekullit të XVIII-të, aktuale edhe në ditët e sotme. Bixhozi, shkruante Carlo Goldoni, e çon njeriun në një gjendje të mjerueshme, bixhozxhinjët mendjen e tyre e kanë të hutuar nga shpresa, të urryer kur fitojnë, qesharak kur humbin, pa miq, të sëmurë, të pakujdesëshëm, tradhëtar të vetes dhe të familjes. Një portretizim I pamëshirshëm, që përveç stigmatizimit të vesit, e zvesh plotësisht psikologjinë e atij që bixhozin e ka bërë mënyrë jetese, përditshmëria e një bixhozxhiu është një realitet I keq që sillet vetëm nëpër ato vende ku vetëm humbet paranë, dashurinë dhe dinjitetin. Një komedi e idhët, që të bënë te qeshësh por mbi të gjitha të bënë të mendosh”. Kush është Michele Modesto Casarin? “Regjisor, aktor dhe docent I Commedia dell’Arte. Ka luajtur shumë role kryesore në shfaqjet e Commedia dell’Arte, por edhe në shfaqje të zhanreve të ndryshme. Bashkëpunëtor I eksponentëve më të rëndësishëm të Commedia dell’Arte si Carlo Boso, Eugenio Allegri, Enrico Bonavera, Stefano Peroço di Meduna. Ka qenë student I personaliteteve të rëndësishme të teatrit kombëtar Italian dhe atij ndërkombëtar si A. Vasiliev, E. Montanari e M. Martinelli, C. Ronconi, P. Maçarinelli. E fillon karrieren e tij profesionale në Teatrin TAG të Venecias, nën drejtimin e Carlo Boso, duke marrë pjesë në shumë produkcione teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare nga viti 1990 deri në vitin 1993. Në vitin 1995
është bashkëthemelues I kompanisë teatrore Pantakin, të vetmit realitet profesionist teatral në Venecia e njohur edhe nga Ministria e Kulturës Italiane. Vazhdon studimet e tij duke u diplomuar dhe specializuar në kursin e Teatro Stabile del Veneto në 1999. Si actor ka luajtur në shfaqjet e Teatro Stabile Del Veneto, nën drejtimin e Giuseppe Emiliani, Luca De Fusco, Stefano Pagin dhe Damiano Michieletto. Edhe pse një aktor ai nis e I përkushtohet më shumë regjisë, duke zhvilluar iden e tij të eksperimentimit në Maskë, që e aplikon edhe në mësimdhënie. Regjisor I shumë shfaqjeve, ndër të cilët edhe “ Il Corvo, favola in maschera”, bashkëprodukcion I Teatro Stabile del Veneto, Biennale di Venezia dhe Pantakin, duke fituar çmimin Agis “Luanin e artë” si shfaqja më e mirë në Edicionin e 38-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Bienalen e Venecias”. Shfaqja “L’ultima casa”( dramatizuar nga Tiziano Scarpa), nga 2007 vazhdon të jetë pjesë e Festivalit të Bienales së Venecias, si dhe I është dhënë çmimi “Chi è di scena” për adaptimin më të mirë të një teksti goldonian. Me shfaqjen “Villan People, la solita malastoria” në 2014ersen” për R egji. ten fiton çmimin “F “Fersen” Regji. Ka punuar në shumë qytete të ndryshme të Italisë dhe jashtë saj. Është pedagog në disa akademi arti. Në ojë në R u2018-en, pas 1 0 vitev 10 vitevee përv përvojë Rumani si regjisor nis bashkëpunimin me Univ ersitetin K ombëtar të Artit T eUniversitetin Kombëtar Teatral dhe Kinematografikë të Bukureshtit -( -(UNATC), si pedagog për ciklin e dytë të studimeve “Master i pedagogjisë”, duke u bërë edhe anëtar i Komitetit Shkencor të Universitetit.
Në nëntor të 2011-s, një pikturë e vogël e Renesancës, e njohur si “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i botës) u ekspozua në Galerinë Kombëtare në Londër. Ishte kjo një pikturë imponuese, hijerëndë, disi e çuditshme: portretizonte figurën prej gjysmës së gjatësisë të Krishtit me flokë kaçurrelë ngjyrë kuqërremë, që mban në dorë një sferë transparente kristali. Edhe më imponues ishte përshkrimi, i cili e paraqiste atë si punimin më të ri, të zbuluar të Leonardo da Vinçit, shkruan sot Koha Ditore. Ky atribuim, me peshë të madhe për botën e artit, ishte kundërthënës për shkaqe të shumta, jo së paku për shkak se – në kundërshtim të politikave të Galerisë Kombëtare – e rrit drastikisht vlerën në treg të një vepre arti në pronësi private. Pronarët e tij deri në atë kohë mbaheshin mister: një “konsorcium”
amerikan qe përmendur në këtë mes. Ama në fakt, pronarë ishin dy tregtarët të mesëm njujorkezë, Robert Simon dhe Alex Parish, të cilët e kishin blerë pikturën më 2005 bazuar në intuitë, kur ishte në gjendje jo të mirë, në një ankand diku në New Orleans. Paguan për të 1.175 dollarë. I pastruar dhe i restauruar nga Dianne Modestini, i identifikuar qartësisht nga ekspertët e punimeve të Leonardos, si Martin Kemp dhe David A. Brown, dhe i publikuar me lejen e Galerisë Kombëtare, “Salvator Mundi” ishte shfaqur para botës. Pas pesë shekujsh në errësirë, piktura përnjëherë bëri famë ndërkombëtare.
Rrahman Paçarizi promovon romanin “Shtatë udhë” Shkrimtari Rrahman Paçarizi këtë të enjte do të promovojë romanin e tij “Shtatë udhë”. Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ku edhe do të bëhet promovimi i librit, me këtë rast do të flasin shkrimtarët dhe studiuesit: Bardh Rugova, Gëzim Aliu, Meliza Krasniqi dhe Agron Y. Gashi. Temat, motivet, ngjarjet në këtë roman janë, kryesisht, përjetime të autorit dhe të shokëve të tij. Ka tema dhe motive, persona dhe personazhe që janë marrë nga historia dhe nga artet dhe janë bërë prototipa në të shtatë rrëfimet e tij, në të cilët, për shkak të pronorit “im”, autori duket më i pranishëm në secilin prej tyre sesa familjarët dhe miqtë e tij, me të cilët diskuton për temat që i trajton e që janë, të rënda, të ndjeshme. Zoti im,
Helena ime, Çmendja ime, Pushteti im, Lufta ime, Liria ime, Vdekja ime janë rrëfimet e romanit, në të cilët ka dukuri abstrakte dhe konkrete; kujtime dhe përjetime tepër të rralla në vendin dhe shoqërinë tonë. Janë rrëfime dhe tregime që përbëjnë një roman tematik familjar, shoqëror dhe kombëtar. Narratori në to rrëfen për moshën e fëmijërisë, të adoleshencës, të pjekurisë; për mësimet në shkollën fillore, për mësimet në shkollën e mesme, për mësimet në fakultet, për raportet shoqërore, për punën dhe punësimet.”Shtatë udhë” është një roman mbushur me psikologji, komedi, tragjedi. Me paqe dhe luftë. Romani botohet më 6 qershor, në orën 10:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
SPORT
21
E martë, 4 QERSHOR 2019
Dy futbollistët e kombëtares sonë kanë folur ne konferencë për shtyp nga Gjermania
S
hqipëria ka dalë me konferencën e parë për shtyp nga Frankfurti në Gjermani. Bekim Balaj dhe Frederik Veseli, folën në vigjilje të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020, në 8 Qershor ndaj Islandës në transfertë dhe më 11 Qershor në “Elbasan Arena” kundër Moldavisë. Bomberi shkodran në fjalën e tij vlerësoj punën e mirë që po bën skuadra në këto ditë grumbullimi. “Çdo gjë po shkon mirë dhe po përgatitemi maksimalisht. Jemi të fokusuar dhe duam rezultate të mira në dy ndeshjet e ardhshme. Gjërat kanë ndryshuar, kemi një trajner i ri dhe metodë të re pune. Është e kuptueshme se në çdo ekip ndodh diçka e tillë kur ndërrohen trajneri. Jemi të gatshëm dhe duhet të bëjmë mirë. E rëndësishme është që po e shijojmë këtë moment. Moduli lojës? Reja e ka hedhur si opsion skemën 3-5-2. Nuk kemi menduar vetëm këtë modul. Po shohim opsione dhe lojtarë të ndryshëm. E rëndësishme për ne është të japim më të mirën. Kemi luajtur me 1 sulmues, por misteri ka hedhur opsionin të luajmë me dy. Bashkëpunimi dhe mundësia për të shënuar do të jetë më e madhe. Ne jemi për interes të përbashkët, që të arrijmë maksimumin. Ardhja e Cikalleshit i bën mirë ekipit dhe na ndihmon për arritjen e objektivave”, deklaroi bomberi shkodran.Frederik Veseli është shumë optimistë për dy ndeshjet e radhës, ndërkohë që nuk ngurron që të bëjë një krahasim mes Panuccit dhe Rejës. “Më 6 pikë në dy ndeshje do të ishim të kënaqur, kjo është e sigurt, por në futboll
Balaj dhe Veseli njëzëri: Kemi ndryshuar, duam 6 pikë në dy sfidat e radhës
është e vështirë të fitosh në çdo ndeshje. Qëllimi ynë është të jemi të përqendruar në ndeshjen e parë, të bëjmë një paraqitje pozitive në ndeshjen e parë të trajnerit të ri, më pas të shohim. Sigurisht qëllimi është që të fitojmë. Trajneri ri? Panucci dhe Reja janë trajnerë të ndryshëm, secili ka stilin e vet. Edhe në
klubin tim kam parë trajnerë të ndryshëm. Nëse nuk do të ishin të ndryshim atëherë s’do të kishte arsye për ta ndërruar trajnerin. Është shumë herët për të vlerësuar punën e trajnerit dhe nuk është qëllimi dhe dëshira ime të jap vlerësime për ta. Unë jam futbollist dhe bëj punën time si çdo pjesëtar i Kombëtares. Kryesorja është
të arrijmë rezultatet e kërkuara dhe të fitojmë sa më shumë pikë. Islanda? Çdo skuadër kur e arrin kulmin, pëson një rënie, kjo është normale. Në këto momente Islanda nuk është ai ekip që ka qenë para pak vitesh. Shpresojmë ta shfrytëzojmë këtë rast për t’u rritur, pse jo të dalim me fitore”, u shpreh Veseli në konferencën për mediat.
TË KUQTË
SUPERLIGA
Partizani nis negociatat me trajnerin Zeman
FSHF zbulon 5 klubet që mund të luajnë nëEuropë
Largimi i papritur i Skënder Gegës nga drejtimi i skuadrës, ka bërë që Partizani të fillojë të mendojë për pasuesin e tij. Drejtuesit e skuadrës së kuqe duket se po mendojnë për një emër të madh, një strateg italian. ZdenekZeman shihet si pasuesi i mundshëm dhe që mund të udhëheqë të kuqtë për ChampionsLeague. RTSH Sport raporton se Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, OlsiRama, ka udhëtuar për të biseduar me trajnerin e njohur. Zeman nuk drejton që nga marsi i 2018 kur la ekipin e Pescara-s. 72-vjeçari është një emër i njohur në botën e trajningut, pasi ka drejtuar ekipe si Napoli, Roma, Lazio, Parma, Cagliari, Lugano, Brescia, Lecce, CervenaZvezda, apo Fenerbahçe. Partizani mund të kopjojë kombëtaren duke i besuar stolin një veterani, por me shumë eksperiencë. Të kuqtë duan që të kenë në pjesëmarrje sa më pozitive në Europë, por duhet ti bëjnë mirë llogaritë, pasi Zeman është një trajner që i pëlqen shumë loja sulmuese, dhe përqendrohet pak në veprimet mbrojtëse. Ai do të kërkojë goditje të mëdha në merkato, për t’i besuar projektit të “Të Kuqve”.
Federata Shqiptare e Futbollit publikoi dje listën e klubeve të licencuar nga UEFA dhe që mund të luajnë në turnetë më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër. Kështu vetëm pesë skuadra e kanë fituar këtë të drejtë pasi kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga qeveria europiane e futbollit. Përveç Partizanit që do të luajë në ChampionsLeague, klubet e tjerë të licencuar janë Kukësi, Teuta, Skënderbeu dhe Laçi. Sipas renditjes përfundimtare të Superligës, në Ligën e Europës duhet të luajnë Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu. Kjo pasi skuadra verilindore fitoi Kupën e Shqipërisë dhe hap një vend për ekipin e vendit të katërt. Por korçarët vazhdojnë të jenë të varur nga përgjigja e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në lidhje me pezullimin 10-vjeçar që ka vendosur më parë UEFA.Në këtë mënyrë, edhe pse e mbylli sezonin në vendin e gjashtë, Laçi mund të shpresojë ende te pjesëmarrja në Kupat e Europës. Kjo, pasi Flamurtari i vendit të pestë nuk është licensuar për shkak të borxheve të shumta dhe sigurisht krizës financiare që jetoi në sezonin e fundit klubi vlonjat. Bashkë me të, UEFA nuk ka licencuar Tiranën dhe Luftëtarin.
PORTIERI
Berisha: Na duhet një shkëndijë për të besuar te Europiani
Portieri dhe një nga liderët e kombëtares, Etrit Berisha e kupton momentin ku ndodhet përfaqësuesja dhe pranon se duhet një shkëndijë, duhet një fitore për të rikthyer besimin tek realizimi i një tjetër ëndrre. “Ne duhet të fokusohemi në përgatitjen e ndeshjeve dhe të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv me Islandën. Ndoshta na duhet një shkëndijë e vogël, që të ëndërrojmë më shumë për një kualifikim të mundshëm në Europian. Nuk duhet të jemi euforikë, por as të kemi presion. Thjesht duhet të punojmë mirë për të përgatitur ndeshjen e radhës”, tha Berisha. Gardiani 30-vjeçar, edhe pse ka vetëm një javë që është nën urdhrat e Rejës, beson se përvoja e tij do e ndikojë shumë ekipin. “Eksperienca e tij është jashtëzakonisht e madhe dhe kjo na duhet shumë neve, pasi kemi shumë lojtarë të rinj në grup, që kanë nevojë për përvojë. Reja e ka këtë përvojë dhe mundohet ta përcjellë te grupi, duke kërkuar të jemi kompaktë dhe të mos pësojmë. E ardhmja? Në muajt e fundit ka ndodhur edhe ndryshimi, ndaj tani duhet t’i shikoj me shumë kujdes gjërat dhe pas disa javëve duhet të marr një vendim për të ardhmen. Ende tani është shumë herët dhe jam i përqendruar te Kombëtarja, pasi ka kohë për merkaton”, deklaroi portieri i Atalantës.
SHENDETESI
22 E martë, 4 QERSHOR 2019
SPECIALISTI
Aktiviteti fizik ngadalëson arteriosklerozën A
ktiviteti fizik mund të ngada lësojë formimin e pllakëzave në murrin e arterieve, proces që çon në shfaqjen e arteriosklerozës. Madje studimet tregojnë se sa më intensiv të jetë aktiviteti fizik, aq më pozitiv është ndikimi në mbrojtjen nga ky problem i qarkullimit të gjakut. Një studim që ka analizuar këtë dukuri ka zgjatur tre vjet dhe ka përfshirë mbi 500 persona të cilët më herët nuk
kanë pasur shenja të sëmundjeve kardiovaskulare. Por në fillim të studimit përmes ultrazërit të arteries karotide ata janë diagnostikuar me arteriosklerozë. Sipas rezultateve, te personat të cilët së paku tre herë në javë kanë praktikuar ndonjë aktivit fizik, është vërejtur një ngurtësim i arterieve për 5.5 mikronë, krahasuar me personat të cilët kanë qëndruar pasivë, të cilët në mesatare vjetore ngurtësimi i arter-
ies ka qenë 14.3 mikronë. Krahasuar me personat të cilët kanë pasur aktivitet mesatar fizik, personat të cilët kanë përfshirë stërvitje më intensive kanë pasur indeks më të ulët të masës, ritëm më të ngadaltë të zemrës dhe nivel më të rritur të kolesterolit HDL (kolesterolit të mirë). Por, për dallim nga stërvitjet e lira fizike, aktiviteti i rëndë fizik ka përshpejtuar mbledhjen e pllakëzave në muret e arterieve.
Dhëmbët e parë të bebes, dhjetë shenjat paralajmëruese D
alja e dhëmbëve është një jubile i veçantë në zhvil limin e foshnjës tuaj. Kujtimet për buzëqeshjen e parë me dhëmbë do të qëndrojnë gjallë përgjithmonë. Disa foshnja nuk kanë aspak probleme dhe dhëmbi i parë i tyre del madje para se ju ta dini, por për disa të tjerë mund të jetë një kohë e parehatshme, duke shkaktuar ankth edhe për ju edhe për foshnjën tuaj. Ngjashëm si të rriturit, të gjitha foshnjat përballen me dhimbjen në mënyra të ndryshme. Si rezultat i kësaj, disa do të kenë momente më të lehta gjatë daljes së dhëmbëve krahasuar me të tjerët. Megjithatë shumica e foshnjave do të kenë periudha të pakëndshme dhe irrituese! Shenjat e para të daljes së dhëmbëve zakonisht fillojnë disa muaj para se dhëmbi i parë të dalë, andaj ju do të duhet të shikoni për simptoma të veçanta për t'u siguruar se edhe simptomat tjera që ju vëreni janë vërtet të lidhura me daljen e dhëmbëve. Derisa shumica e prindërve në përgjithësi pajtohen se disa ose të gjitha simptomat e mëposhtme janë paraqitur rreth kohës së daljes së dhëmbëve, rekomandohet që ju të bisedoni me pediatrin për të eliminuar shkaktarët tjerë të mundshëm të simptomave, veçanërisht nëse foshnja ka temperaturë mbi 39 gradë celsius dhe duket i përgjumur dhe i pafuqishëm. Irritueshmëria - Derisa dhëmbi i ri i afrohet sipërfaqes, mishi i dhëmbëve të fëmijës tuaj mund të bëhet shumë më i dhimbshëm dhe i pezmatuar, duke çuar në
rënkime dhe qarje. Jargëzimi - Nga muaji i tretë deri në të katërtin ju mund ta shihni foshnjën tuaj të fillojë të jargëzohet më shumë se zakonisht. Dalja e dhëmbëve stimulon jargëzimin, dukuri e cila mund të jetë më e shprehur te disa foshnja. Kollitja - Sasia e shtuar e pështymës mund të bëjë që foshnja juaj të kollitet ose të shtrëngohet për të vjellë kohë pas kohe. Derisa foshnja nuk tregon shenja të ftohjes ose gripit dhe nuk ka temperaturë, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Puçrra në mjekër - Nëse foshnja juaj jargëzohet shumë, kontakti i vazhdueshëm me pështymën mund ta bëjë lëkurën rreth mjekrës dhe gojës të irrituar. Pastrojeni butësisht gojën dhe mjekrën e foshnjës në mënyrë periodike gjatë ditës, për të ndihmuar parandalimin e çarjes së lëkurës dhe të shfaqjes së puçrrave. Pickimi dhe brejtja - Foshnjat të cilët janë në periudhën e daljes së dhëmbëve do të brejnë dhe do të shtypin me mish të dhëmbëve gjithçka. Presioni i kundërt gjatë pickimit u ndihmon atyre ta kruajnë dhe largojnë irritimin dhe pjesërisht ta mpijnë dhimbjen. Disa lodra të dizajnuara në mënyrë të veçantë për gojën e foshnjave janë mjaft efektive dhe të sigurta për t'u përdorur. Fërkimi i faqeve dhe tërheqja e veshit - Dhimbja në mishin e dhëmbëve mund të shpërndahet edhe në veshë dhe faqe, veçanërisht kur dhëmbët e pasmë molar fillojnë të dalin. Kjo është arsyeja se pse ju mund ta
shihni vogëlushin/shen tuaj të fërkojë faqet ose të tërheqë veshët. Megjithatë, mbani në mend se prekja e veshit mund të jetë edhe shenjë e ndonjë infeksioni të veshit, veçanërisht kur është i shoqëruar me temperaturë. Diarreja - Shumica e prindërve zakonisht vërejnë një zbrazje lehtësisht të holluar kur foshnja kalon në periudhën e daljes së dhëmbëve. Një studim i fundit australian ka gjetur se kjo ka qenë simptoma më e zakonshme e daljes së dhëmbëve, edhe pse shumë mjekë nuk pajton dhe nuk e llogarisin diarrenë si simptomë të këtij problemi. Shkaktari më me gjasë i diarresë gjatë daljes së dhëmbëve është pështyma shtesë që tajohet dhe përpihet nga foshnja, që më pas del përmes jashtëqitjes. Lajmëroni mjekun nëse fëmija juaj ka pasur diarre për më shumë se tre herë radhazi, kur ka zbrazur zorrët. Temperaturë të lehtë - Tem-
peratura është një simptomë të cilën mjekët ndonjëherë hezitojnë ta lidhin me daljen e dhëmbëve. Shumë prindër, megjithatë, vërejnë se fëmijët e tyre kanë një temperaturë lehtësisht të rritur gjatë kësaj periudhe. Kontaktoni mjekun tuaj nëse temperatura rritet mbi 39 gradë Celsius, ose nëse temperatura mbetet mbi normalen (37 gradë celsius) për më shumë se dy ditë. Nuk fle mirë - Ju mund të shihni se fëmija juaj zgjohet më shpesh gjatë natës. Shumica e prindërve pajtohen se zgjimi gjatë natës ndodh më shpesh kur ndodh dalja e dhëmbëve molarë (të pasmë). Simptomat e ngjashme me atë të ftohjes (rrjedhje hundësh, p.sh.) - Disa prindër mund të vërejnë simptoma të ngjashme me ato të ftohjes. Rrjedhja e hundëve, kollitja dhe shenjat e përgjithshme të ftohjes mendohet se mund të jenë si rezultat i mbajtjes së duarve në gojë, në
tentim për ta lehtësuar dhimbjen. Tregoni mjekut nëse simptomat e ngjashme me ato të ftohjes zgjatin për më shumë se tre ditë dhe nuk përmirësohen vetë. Procesi i daljes së dhëmbëve shpesh është trashëgues, andaj nëse dalja e dhëmbëve te nëna dhe babai kanë ndodhur herët ose vonë, foshnja po ashtu mund të ketë të njëjtin model të daljes së dhëmbëve. Në mesatare, dhëmbët e parë vijnë rreth muajit të shtatë edhe pse mund të vijnë edhe në muajin e tretë si edhe pas një viti, ose në raste më të rralla edhe më herët ose më vonë. Në përgjithësi ka 22 dhëmbë primarë (të parë). Dhëmbët e plotë, të përhershëm janë 32. Shumica e fëmijëve do të kenë të gjithë dhëmbët primarë derisa të mbushin dy ose tre vjet. Këto dhëmbë primarë zakonisht zgjatin deri në moshën gjashtë vjeçare, kur dhëmbët e parë bëhen të shlirë dhe bien derisa dhëmbët dytësor fillojnë të bëjnë shtypje përmes mishit të dhëmbëve. Dhëmbët primarë vazhdojnë të bien deri në moshën dymbëdhjetë vjeçare, afërsisht. Megjithatë moshat e përmendura sipër janë vetëm mesatare dhe fëmija juaj mund të ndjekë një model më të hershëm ose më të vonshëm të daljes dhe ndërrimit
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 4. Shkrimtari, publicisti dhe skenaristi shqiptar Neshat ... 7. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, shkurtima 10. Sipërfaqja e mbilëkurës te gjithçka dhe çdo gjë 14. Rrethi i Kavajës, ashtu shënohej në targën e mjeteve 18. Pararëndësi i ndejseve të sotme moderne, me dyshek mbushur me lecka dhe nëntëse prej dërrase 19. ... Lami, përfaqësues dinjitoz i artit skenik shqiptar 20. Shkencë historike, që studion kulturën dhe jetën e popujve në kohët e lashta 22. Valle franceze, që kërcehet me ritëm të ngadalshëm; muzika e kësaj valleje 23. Dakord në gjuhë universale 26. Vend i cekët në një lumë, quhet ashtu 27. Që është grisur gjithandej nga përdorimi i gjatë (për rrobat); që i janë grisur rrobat gjithandej; i veshur me rrecka 28. Njësia monetare bazë e Bullgarisë, para euros 29. Aktori, Pandi ... Spikat me rolin e hamallit në "Kur zbardhi një ditë" (1971). Shkëlqen te "Njeriu me top" (1977), "Këmishët me dyllë" (1987), etj. 31. Partia Aleanca Popullore 34. Nota e tretë e shkallës muzikore, shenja për këtë notë 35. Kolumbiani i famshëm ... Escobar, emblematiku i trafikut të drogës 36. Dialektore është ashtu... bërtas; thërras 39. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 41. Si kishtin makinat e Durrësit targën 43. Sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me skuqjen e saj dhe me flluska a puçrra të lëngëta ose të thata 45. E ngrohet pak ujin, e ..., nuk e valoj 48. Përdoret, kryesisht e përsëritur, për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali 49. Për Peqinin e dini se kishte targën e makinave 50. Prove që bëhet duke u mbështetur në të dhënat shkencore për të nxjerrë një përfundim 51. Afrika e Jugut e ka atë monedhën e saj kombëtare 52. Gjitar i deteve polare, me trup të madh e me qafë të shkurtër, me këmbë si lopatë 53. Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën 54. Fat në lojë, në punë a në jetë. 58. Avni ... (1895 - 1924) ishte mësues, aktivist, veprimtar demokrat dhe deputet shqiptar 59. Që ka të bëjë me një nga format e protestantizmit, e cila është bërë fe mbizotëruese në Angli 61. Në gjendje shumë të ngatërruar, ose lesh... 63. Quhej ashtu ajo e Noes, që shpëtoi qëniet e gjalla nga përmbytja e madhe 65. Punonjës që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e materialeve 68. Përmbledhje e sistemuar e normave juridike. I tillë është civil, penal dhe i punës, i pashkruar
E martë, 4 QERSHOR 2019
Nga Albert VATAJ
është ai moral 70. Deti me atë emër, në lindje kufizohet me Shqipërinë jugore dhe Greqia perendimore 71. Ha shumë dhe e kapërdij ushqimin menjëherë, llup 72. Si vjegë, që të mund të zgjidhet lehtë 73. Fiks 4 vjet nga shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2012, ... njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës, duke u bërë shteti i 88të i njohjeve 75. I vogli i dhisë pa mbushur vitin, quhet ashtu 76. Që shërben për të goditur a për të rrahur. 77. Ujku, ka edhe atë emër në traditën gojore të komunikimit në Veri të Shqipërisë 79. Shoqëri e madhe aksionare që krijohet nga bashkimi i kapitalistëve të mëdhenj 81. Vjen nga PPSH, bëhet ashtu 83. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë 86. Njeri i gjallë, këmbëngulës, i fuqishëm, vital dhe ashtu 90. Rrethi i Lushnjës, e shënonte ashtu targën 91. Me të cilin presin të shpërblehen në botën e përtejme njerëzit e devotshëm, e kundërta është ferri 92. Kalaja e Shkodrës mban emrin e saj gruaje që u muros në themelet e saj 93. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 94. Rimë jo e plotë e dy a me shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore 96. Xhaketë burrash prej
shajaku, me mëngë të shkurtra dhe me kapole, jakucë e thjeshtë pa thekë 98. Ajo mbushet me gaz të lehtë dhe që shërben për të ngritur lart 100. Tregim i shkurtër zbavitës për një ngjarje tërheqëse a për të qeshur 101. Lumi ... ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e egjiptasëve të vjetër 103. Johan ..., filozof gjerman i së drejtës (1557-1638) 105. Dita e shtatë e javës, që vjen pas të shtunës 107. Gojëza prej metali së bashku me rripat, e cila u vihet kuajve 108. Tërësia e zhvillimit shoqëror në krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, në art, në letërsi,etj. 110. Rrethi i Pukës, ashtu e shënonte targën 111. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 112. Tërësia e organeve të njeriut, të kafshës a të bimës, quhet ashtu VERTIKALISHT 1. Honore Balzak e huazoi atë shtesë të emrit si dëshmi e prejardhejes nga familje fisnike 2. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 3. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 5. Një nga bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe që formohet nga bashkimi i Z me H 6. Pështymë e hollë që kullon e varet si fill nga goja 7. Lëng, pa aromë, pa shije, pa ngjyrë
8. Secila nga fletët që mbyllin derën, dritaren apo dollapin 9. Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite 11. Që rrok gjithë pamjen përqark 12. S'jam i sigurt a i bindur plotësisht nëse diçka është vërtet ashtu si paraqitet 13. Ashtu quhet një nga kryeveprat e Zhan Pol Sarter 15. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar 16. Qumësht i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë 17. Xham i pastër; kristal i bardhë 18. Copë pëlhure, zakonisht e qëndisur, që shtrohet mbi tryezë a mbi një orendi 19. Që rri varur, që rri pezull; që varet pas diçkaje tjetër 21. Filozof, kritik letrarë dhe novelist i shquar i kulturës italiane dhe ndërkombëtare, ... Eco. Lindur me 5 janar 1932 24. E bardhe si ajo ... s'ka me te bardhë, e ftohtë. Simbolikë e dimrit 25. Ngjyra e preferuar e Van Gogut, fillon me O, mbaron me R. 30. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar 32. Emërtim i përbashkët për disa besime të krishtera që u shkëputën nga kisha katolike romake pas reformës së shekullit XVI 33. Dobësohet, e ul vrullin a forcën, venitet, ose ashtu 37. Daton më 13 shkurt 1633 kur Galileo Galilei arrin në Romë për
njeriut. Ato janë korniza e fytyrës 60. GRamshi e kishte ashtu targën 62. Ndodhet në pjesën veriperëndimore të Afrikës qendrore, Detin e Kuq e lag në pjesën veri-lindjore 64. Quhet ashtu ai që bën një vlerësim kritik të një vepre artistike 66. ... Qosja është autor i shumë filmave artistik dhe dokumentarë, në mesin e të cilëve shquhet "Proka" 67. Vëllimi i një dhome, i një sendi etj., i llogaritur në metra kubë 69. Pastaj e ka brenda 74. Aktori amerikan i mbi 100 filmave ... Cooper, lindur më 7 maj 1901 në Helena, Montana, SHBA; vdiq më 13 maj 1961 në Beverly Hills, Kaliforni 78. Dëshirë e madhe për të parë diçka, për të mësuar një të fshehtë, për të hyrë në hollësira 79. I jap fuqi e gjallëri dikujt, ia përtërij trupin a shëndetin, e gjallëroj shpirtërisht, ose... 80. Zjarrdurues, quhet edhe ashtu 82. Rrethi i Skraparit, ... ashtu e kishte targën e mjeteve 84. Ndërhyrje kirurgjikale, operimi është brenda. 85. Copë e endur hollë në avlëmend ose në tezgjah 87. ... KUKUZELI , figure e shquar e kulturës bizantine, me origjine nga Durrësi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI 88. Mjetet e Bulqizës, e kishin ashtu targën 89. Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pran 90. Ai i Ohrit 95. Titull i dikurshëm i perandorit ose i mbretit në disa vende sllave; njeriu që mbante këtë titull 97. Që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të menjëhershme e të rëndë 99. Umberto... një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare 102. Organizata Ndërkombëtare e Punës 104. Paraja ruse quhet ashtu 106. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut, lyth dhe ashtu 108. Kukës, ashtu e identifikoje targën e këtij rrethi 109. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima
t'u gjykuar para ... 38. Lëndë kimike ose me prejardhje bimore etj., që përdoret për përgatitjen e barnave qetësues, narkotik 40. E flak tutje dikë, e përzë, e dëboj, e shporr 42. Njeri i trashë nga mendja, torollak, leshko; teveqel 44. Ajo për të cilën shquhen në përgjithësi shqiptarët, bujari, dashuri dhe ashtu 45. Shërben për të mbajtur fishekët 46. Gatime të thata, të marinuara, të cilat shërbehen në gosti pije dhe muhabeti 47. Pjesa e prapme e një anijeje ose e barkës 52. Targat e mjeteve të Fiertit ashtu e kishin targën 53. Quhet ashtu një kullotë, bashtinë me barë 55. Qaj me zë e me ligjërim një të vdekur, bëj vaj 56. Inicialet ndërkombëtare të Shqipërisë 57. Secila nga qimet e kokës së 1
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
2
M ¸
Z A
3
4
K
B
U
E
E
5
6
7
11
12
K 14
A
D
E B
U T
O J
S
T
B
L Y
B
T
E J
A
U
O
18
L O
N
D E
R
P
T A
R
A
D I
T U
R I
H
¸
T
P
F
20
L
O
O D
U K
H
U
O
B U
T
L
34
T
˙
35
A
K 38
O 42
O H
M U R
O J
U
A
R
48
A N
N
S
53
T A
R K
V I K
K
A
F
I K U U
N
S
A
A
H
I
E
V
L
P A
D R
O B
I
Y
T
E M
I
V E
R R
P
60
R E
B U
C
S
64
B D
N
68
I
A L U
N
E
L
59
B E
69
K
C
N
65
U ˙
K
C
O
70
I
C
M I
73
D I
E R
Y 52
63
72
H U
¸ ˙
M E
67
C 71
C
P
N
58
N 62
66
E
F
¸
55
O H L A
61
P
¸
J 41
A S
51
57
E
C
49
T I
54
M A
O J
45
S
K
47
D
F
K 33
R N
K
R R
50
56
D E
44
D
E ˙
T
H
40
V ¸
43
N
G
S
32
M O
39
D L
46
A
A
36
R K
37
I
I
R G 29
31
M
I
25
28
R
30
74
E N
E R
A
E
G J
I
E
75
A
I
Z
B
R
A 27
A J N
V
R A
24
26
L
N D
19
22
A P 23
˙
D
Y 17
M
21
˙
O
L ¸
13
M
16
K U
K S
10
D
15
K
8
K O
V 9
T
E L
U
B
76
O
77
78
M E R
I
N
O S
79
80
B
J
P
D
81
E F
82
R E
83
J
86
A
84
85
K R
E K
E
O
O
87
Z I
A 88
S
D
89
O
R
L L
E
I
G
P
D
O
O
O
D E
R R
R
Z
R
E R
I
H
90
R
P
E
R
H
91
A N
T E
B
H
C
O
S 92
O
93
D E
N G
V
94
H 95
G
96
K U
P
A
97
E C
T
M
103
A J
Z ¸
R
A
S
N
R I
110
A
P B
K O
D I
K
K
E
A L
L A
107
T
A
111
P
O
106
E
C
P
N C
R
E R
I
B 116
A K
108
E
C
T
R
S
A
¸
109
L
I
112
S
A
R T
¸
K
R 113
R
N
104 105
P
V
E 101
M V
A 99
A S
100 102
J
R 98
R
R
114
E F
115
E R
E N
117
˙
I
F
L
I
G
R
R
T
P
S
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
24 E martë, 4 QERSHOR 2019
Meta takon Lajçak: Domosdoshmëri zgjidhja e krizës së thellë politike P
residenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Sllovakisë, njëkohësisht Kryesues i radhës i OSBE-së, Miroslav Lajçak. Gjatë takimit, kreu i shtetit evidentoi domosdoshmërinë e zgjidhjes urgjente të krizës së thellë kushtetuese, institucionale, politike dhe përfaqësuese ku ndodhet vendit, përmes reflektimit dhe dialogut. Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Kryesia sllovake i ka kushtuar rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së kandidaturës shqiptare për kryesimin e Organizatës gjatë 2020. “Në këtë sipërmarrje, Shqipëria do të mbështetet në ekspertizën e Sekretariatit të OSBE-së dhe të vendeve partnere, duke siguruar vazhdimësinë e prioriteteve me kryesitë e mëparshme, përfshirë dhe Sllovakinë”, – u shpreh Presidenti Meta. Kreu i Shtetit inkurajoi gjithashtu forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, përfshirë bashkëpunimin edhe më të madh në kuadër të Grupit të Vishegradit. Duke u ndalur në Kryesinë shqiptare të OSBE për vitin e ardhshëm, Presidenti Meta theksoi se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe që kërkon përkushtim tejet serioz edhe për vetë ndikimin që ka për imazhin e vendit. “Është e domos-
doshme që gjatë kryesisë së OSBE, Shqipëria të reflektojë vlerat e mirëfillta të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të respektimit të lirive themelore, duke mishëruar denjësisht imazhin e Organizatës”, - theksoi Presidenti Meta.