www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
E përditshme e pavarur
Viti i XXVIII i botimit
Nr: 209 (8340)
E martë, 4 Shtator 2018
Çmimi 30 Lekë
Edi Rama për Lulzim Bashën: "Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren"!
Basha: Parlamenti është foleja e krimit
Monika Kryemadhi tha për "Koha Jonë" se kryeministri Rama nga frika e hoqi datën 13 shtator për kalimin e ligjit për teatrin, pra që ta ligjërojë shembjen e Teatrit, por e sigurojmë se opozita do t'ia bëjë çdo ditë Edi Ramës datë 13-të, siç edhe e kemi planifikuar. FAQE 3
Berisha thirrje qytetarëve nga Shkodra: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim
FAQE 2
Në foto: Sali Berisha, dje në qytetin e Shkodrës ANALIZE
Berat Buzhala: Kujdes nga Presidenti i Trojës, Hashim Thaçi. Tridheni politikisht!
FAQE 24
VENDIMI
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko
RISIA
Receta me rimbursim elektronik edhe në QSUT, Manastirliu: Lehtësohen pacientët FAQE 9
Viti i ri shkollor, Rama: Synojmë libra falas deri në klasën e nëntë
FAQE 9
Në foto: Kryeministri Edi Rama, dje gjatë takimit me mësuesit
MBLEDHJA
VRASJET MAFIOZE
MINISTRI I BRENDSHËM
Debate të ashpra në Opozita mblidhet në Xhafaj: Në shtator-tetor Konferencën e Kryetarëve, Shkodër, Basha ultimatum do godasim grupet PS shtyn ligjin e Teatrit, drejtorit të Policisë së kriminale. Opozita po nxin Opozita: Luftë frontale Shkodrës: Dorëhiqu! imazhin e policisë FAQE 7
FAQE 4
FAQE 5
VENDIMI
FAQE 5
Petrit Vasili: Opozita, marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin
FAQE 2
POLITIKE
2
E martë, 4 SHTATOR 2018
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së flet nga Shkodra: Rama duhet të ishte këtu, por është frikacak
Vendimi i opozitës, Petrit Vasili: Marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin
KONTROLLET
Policia e Shkodrës i përgjigjet Bashës, aksion për kapjen e autorëve të vrasjeve të fundit
M
arrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin është ajo që ka vendosur të bëjë opozita. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së opozitës së bashkuar që u mbajt pasditen e djeshme në Shkodër, duke theksuar se opozita është aty për të mbrojtur qytetarët, ndërsa Rama, tha ai, rri në Tiranë. “Edi Rama sot duhej të ishte në Shkodër, por për fat të keq Shqipëria ka kryeministrin më frikacak në botë. Opozita ka vendosur që të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Vendi nuk ka ministri të Brendshme, por qeverisin kriminelët”, është shprehur Vasili. Në një dalje për mediat pas mbledhjes që opozita zhvilloi në Shkodër, kryetari i grupit parlamentar të LSI, tha se ky vendim i është imponuar nga qytetarët e Shkodrës. “Jemi këtu dhe do të jemi në të gjithë vendin për të marrë këtë detyrim të madh pasi përfundimisht Shqipëria është pa qeverisje dhe pa drejtim dhe këtë drejtim ajo e ka ndarë me bandat, të cilat gjysmat janë në rrugë dhe gjysma në tavolinat e qeverisë. Nuk ka më ministri të Brendshme, sepse duart e ministrisë së Brendshme i ka lidhur krimi dhe trafiku. Përfundimisht qeverisja i është dorëzuar kriminelëve dhe ka lënë qytetarët vetëm. Ne jemi këtu për të treguar që qytetarët nuk janë vetëm, por opozita në krye dhe kurajo e qytetarëve do ti japë ndëshkimin e merituar atyre që fshihen në Tiranë, kur duhet të jenë në Shkodër. Grupi i deputetëve të PS sot hapi një kuvend duke demonstruar si një grup deputetësh kusling, grabitqarë, armiq të popullit dhe kundra popullit. Opozita ka vendosur që marrëdhënie me parlamentin
të jetë e kushtëzuar. Të ketë një qëndrim të papajtueshëm dhe zero kompromis me një qeverisje të kriminalizuar. Të gjitha faktet që po demonstrohen në mënyrë të përditshme janë fakte që tregojnë kriminalizimin të kryeministrit të vendit dhe secili prej tyre. Ndaj këtë papajtueshmëri të plotë pa asnjë ekuivok dhe me cdo kusht, pra asnjë kompromis me këtë qeveri, na e ka imponuar populli shqiptar në përgjithësi dhe populli i Shkodrës
në veçanti. Ky qëndrim do të jetë i prerë derisa vendi të çlirohet nga krimi dhe kriminelët dhe çdo qytetar të marrë frymë i qetë. Kjo luftë fillon sot dhe nuk ndalet deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Reagimi do të jetë i fortë, format do të jenë në sytë tuaj sic kanë qenë, por thashë që do jetë një raport i pakthyeshëm dhe pa kompromis. Këtë detyrë na i imponoi populli i Shkodrës”- u shpreh dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
Policia e Shkodrës ka nisur një aksion për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjeve të fundit kriminale në këtë qark. Mësohet se janë ngritur postoblloqe policie në rrugët kryesore, të cilat kontrollojnë hyrjet dhe daljet e automjeteve. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë zbarkuar në terren për të kontrolluar zonën. Përqendrim të madh të policisë ka në Dobraç, e cila më herët u denoncua nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si një zonë kriminale. Kujtojmë se gjatë mbledhjes së tryezës opozitare në këtë qytet, Basha kërkoi edhe dorëheqjen e drejtorit të Policise së Shkodrës, Vehbi Bushatit. Aksioni i policisë me kontrolle të shumta në banesa dhe lokale zhvillohet për personat që janë në kërkim për ngjarjet e fundit kriminale. Ditën e shtunë në periferi të qytetit u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, ndërsa në dy muajt e fundit në total janë 6 viktima dhe janë 2 të zhdukur.
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha thirrje qytetarëve nga Shkodra: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim
I
sh-kryeministri dhe ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Shkodra, ku mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës në shenjë proteste kundër situatës së krimit në vend, i ka bërë thirrje qytetarëve që ta rrëzojnë qeverinë me çdo çmim. Në një prononcim për mediat menjëherë pas përfundimit të takimit, Berisha hodhi akuza të forta mbi qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin
Fatmir Xhafaj se janë të lidhur me bandat e krimit. “Ai është vetëm një skizofren bipolar, të cilit poli i paranojës i thotë ata janë të këqinj se na rritën statistikën paçka se janë të pafajshëm. Mund të sillje në atë mënyrë. Pse policia nuk përballet me bandat që terrorizojnë Shkodrën, Elbasanin, Vlorën? Së pari është e kanabizuar. Së dyti si mund të përballet qeveria me bandat kur ministri është vëllau i kryebanditit të Vlorës, kur
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/kryeredaktorë: Albina Gjergji, Herion Mesi
kryeministri flet gjithë ditën me bandat në telefon. Pse kryeministri flet në telefon me to? Ai është mbështetësi i tyre. Ndaj dhe thirrja është për qytetarët: Ta rrëzojmë qeverinë me çdo çmim. Kur vjen problemi, çdo durim ka një kufi, çdo çmim është i leverdisshëm për të çliruar shqiptarët nga ky regjim që po i shfaros dhe po i degdis nëpër botë dhe po i shtyp e poshtëron njëlloj si në diktaturë”- deklaroi dje deputeti demokrat, Sali Berisha.
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë/ Web: www.kohajone.com
NUMRI I KONTAKTIT:
0697044477
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E martë, 4 SHTATOR 2018
Edi Rama për Lulzim Bashën: "Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren"!
Basha: Parlamenti është foleja e krimit
Monika Kryemadhi tha për "Koha Jonë" se kryeministri Rama nga frika e hoqi datën 13 shtator për kalimin e ligjit për teatrin, pra që ta ligjërojë shembjen e Teatrit, por e sigurojmë se opozita do t'ia bëjë çdo ditë Edi Ramës datë 13-të, siç edhe e kemi planifikuar.
O
pozita filloi dje sesionin e ri parlamentar jashtë parlamentit zyrtar. Iu drejtua Shkodrës te "parlamenti i qytetarëve". Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se, "vendi ynë nuk mund të jetë më një fole krimi, siç është sot parlamenti shqiptar". Po kështu edhe kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili theksoi se opozita do të vijojë të mbajë një qëndrim të kushtëzuar me parlamentin, ashtu siç bëri edhe këtë të hënë, ku në Tiranë u hap zyrtarisht sesioni i ri i Kuvendit. "Kryeministri më frikacak. Së bashku me ata që drejtojnë grupin e tij, që sot hapi një parlament grabitqar, armiq të popullit. Marrëdhënia me parlamentin do të jetë e kushtëzuar, zero kompromis. Faktet tregojnë inkriminimin e kryeministrit. Frikacakët janë në Tiranë. Kjo luftë e papajtueshme nuk ndalet deri në çlirimin e Shqipërisë. Reagimi do të jetë shumë i fortë, format do i shikoni. Opozita nuk ka bojkotuar, ka marrëdhënie të kushtëzuar", tha Vasili. Dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI e quajtën Kuvendin e Shqipërisë si vend krimi e mafieje. Dhe se vajtja në komisionet parlamentare dhe në seancat e tij nuk do të ketë vijimësi, theksuan. Me sa duket vjeshta do të jetë e nxehtë këtë vit, ku pritet përplasje e fortë mes mazhorancës dhe opozitës. PD dhe LSI kritikojnë kryeministrin dhe qeverisjen si mafioze. Nga ana e saj PS-ja bëri një shtyrje të planit për datën 13 shtator, ku ishte parashikuar se do të
kalonte dekreti i Presidentit Meta që ka kthyer ligjin për rishikim. Por mazhoranca është përgatitur për ta rrëzuar dekretin e presidentit, duke e bërë ligjin me fuqi praktike. Opozita dje dha sinjalin e parë të këtij sesioni parlamentar, i cili do të përfundojë pas zgjedhjeve vendore qershor 2019. Deri atëherë do ketë rrjedhur shumë ujë e ku mund të jetë përmbytur qeveria e zotit Rama. PD dhe LSI mezi po presin që kryeministri të fusë në seancë parlamentare dekretin e presidentit për ligjin e Teatrit. Mësohet se janë përgatitur fort PD dhe LSI për një përballje spektakolare me kryeministrin, në sallën e Kuvendit, por sidomos jashtë seancës ku do jetë krejt
populli. Lulzim Basha ka thënë se nuk duhet të guxojë Edi Rama ta sjellë në Kuvend dekretin nëse do ta rrëzojë, pra që ta miratojë futjen e ligjit në fuqi. Sipas Kushtetutës një herë ka të drejtë Presidenti të kthejë një ligj. Nëse parlamenti ia rrëzon dekretin, ligji hyn në fuqi mënjëherë. Këtë gjë synon të bëjë kryeministri. Por edhe opozita mezi pret ta fusë në seancë. Do të jetë ditë fatale për mazhorancën, por edhe për vendin tonë. Do jetë përplasje e paparashikuar në këto vitet e fundit. Edi Rama përqeshi nga Tirana, kryetarin e PD-së që ishte në Shkodër. "Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në
punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S'kemi ç'i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të shkruan kryeministri. Por po nga Shkodra Lulzim Basha i dërgoi kryeministrit të falat e shkodranëve të cilët mezi presin, si gjithë populli opozitar e të zhgënjyerit e PS-së, që të mbërrijnë në Tiranë për të rrethuar Kuvendin ditën e kalimit të ligjit për Teatrin. Me sa duket ajo ditë po vjen shpejt, brenda shtatorit. Monika Kryemadhi tha për "Koha Jonë" se kryeministri Rama nga frika e hoqi datën 13 shtator për kalimin e ligjit për teatrin, pra që ta ligjërojë shembjen e Teatrit, por e sigurojmë se opozita do t'ia bëjë çdo ditë Edi Ramës datë 13-të, siç e kemi planifikuar.
POLITIKE
4
E martë, 4 SHTATOR 2018
Opozita mblidhet në Shkodër, Kreu i PD-së: Platformë për t’i dhënë fund situatës me krimin në Shqipëri
Vrasjet mafioze, Basha ultimatum drejtorit të Policisë së Shkodrës: Dorëhiqu! O
pozita vendosi ta bojkotojë seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion të ri, pasi vendosi të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00 të ditës së djeshme si mesazh kundër krimit dhe situatës së rëndë që po kalon vendi. Vendimi i PD-së është marrë pas takimit që u zhvillua me aleatët, ku është rënë dakord që të mbahet një takim i jashtëzakonshëm. “Mbledhja në Shkodër është si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur dy persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramen. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozitës ne sesionin e ri parlamentar”- theksuan dje burime nga PD-ja menjëherë pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të grupeve parlamentare të opozitës. Situata në Shkodër Pak orë më vonë, opozita është mbledhur pasditen e djeshme në Shkodër, si për të sfiduar krimin. Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje drejtorit të Policisë së Qarkut të japë dorëheqjen pas ngjarjeve të fundit në këtë rreth. Basha tha se në lagjet e Shkodrës, nuk lëvizet dot lirisht si të jemi në gjendje lufte. “Kontrollin e kanë bandat kriminelët dhe jo shteti. Dhe sot kam një thirrje, për drejtorin e policisë së qarkut: Jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj. E vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale. Vendi ynë nuk mund të jetë një fole krimi, siç është sot godina e parlamentit. Vendi është pranë njerëzve e qytetarëve e sidomos kur ata janë të dhunuar e të frikësuar. Mbështetje totale për Shkodrën e qytetarët. Shprehim vendosmëri totale, të vëmë në lëvizje instrumentet e një shteti të ndarë nga krimi për të çmontuar organizatat mafioze. Situata nuk ka qenë kurrë më kritike se sot, nga njëra anë precipitimi i rendit publik, dhe nga ana tjetër kapja e mediave për t’iu shitur shqiptarëve të vërteta të rreme”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Dorëheqja Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje drejtorit të policisë së qarkut të Shkodrës që të japë dorëheqjen
KREU I QEVERISË
Rama ironi me mbledhjen e opozitës në Shkodër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së opozitës së bashkuar në Shkodër. Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Tëitter”, Rama do të ironizonte me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe opozitën, për të cilën thotë se duhet të bëjmë dhe pa të. “Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
nga detyra, pasi në të kundërt sipas tij, do të jetë përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Basha tha se policia e Shkodrës është gjunjëzuar përballë krimit. “Në gjunjë është edhe policia e Shkodrës. Sot kam një thirrje për drejtorin e qarkut të Shkodrës; jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë për ndryshe do të jesh njësoj përgjegjës si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj për këtë gjendje. Në qoftë se nuk ta mban të thuash të vërtetën, nëse nuk guxon të mobilizosh Policinë e Shtetit kundër kriminelëve, përkundrazi i shoqëron ata me blinda
ISH-KRYEMINISTRI
I
sh-kryeministri Sali Berisha njoftoi dje se është shkarkuar një drejtor i SHISH-it me akuzën se ka informuar opozitën për “Toyota Yaris” të mbërritura në portin e Durrësit. Në reagimin e tij, Berisha tha dje se kryetari i degës së SHISH-it Gentjan Lleshaj është shkarkuar me urdhër të Ramës pas një procesi terrori të gjithanshëm. Sipas tij, Lleshaj është dhe një nga kontributorët kryesorë të raportit të shërbimit informativ për angazhimin direkt të 127 oficerëve të lartë të policisë në kanabizimin e Shqipërisë. “Noriega shkarkon drejtorin në SHISH si hakmarrje për Taulant Bega/ Yaris/Hoxha/Gjura/Jashari! Të dashur miq, Sigurimi i Shtetit në krye të SHISH shkarkon, me urdhër të Ramës nga detyra, pas një
dhe furgonë policie, atëherë e vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale dhe penale është largimi yt dhe i çdo oficeri tjetër që nuk zbaton dot ligjin dhe nuk shtyp dot krimin për një arsye të thjeshtë sepse krimi ua ka marrë kalanë nga brenda”- u shpreh dje kryedemokrati Lulzim Basha. Në krye të Policisë së Shkodrës aktualisht është Vehbi Bushati me një karrierë të gjatë në polici. Platforma e opozitës Ai theksoi se sfida që kemi përpara ka përmasa akute. “Shqipëria s’mund ta durojë më këtë gjendje. Ka përmasa historike, ne nuk
mund ta lemë vendin të boshatiset, të lemë këtu skllevërit e Edi Ramës. Ka përmasa evropiane. Ka përmasa humane, se kush i ka shitur shpirtin djallit, vetëm ata mund të pranojnë që qytete të tëra të terrorizohen e këta të mjaftohen me një tëitter. Mblidhemi këtu edhe për të metat tona, por me të mirat e të këqijat për tu zotuar para qytetarëve se do nuk do t’i lëmë të vetëm. Shqipëria nuk qeveriset më. Ministra janë banditët. Çfarëdo sakrifice e masash të kërkojë, prioritet tjetër nuk ka. Asnjë reformë ligj, akt nuk ka asnjë
domethënie pa çliruar qeverisjen nga krimi pa rikthyer rendin dhe sigurinë”, u shpreh kreu i PD. në vijim, Basha foli për një platformë për t’iu përgjigjur situatës me krimin në vend. “Në këtë përpjekje, PD nuk ka e s’mund të ketë agjendë përveç shtypjes e çmontimit të krimit. Detyra jonë t’i bëjmë ata të tundin pizhamet me vija prapa hekurave dhe para drejtësisë. Detyra jonë është të gjejmë rrugët, aksionin dhe platformën politike për t’i dhënë fund kësaj gjendje dhe për t’i dhënë vendin siguri rend dhe demokraci”, tha dje kryedemokrati, Lulzim Basha.
Berisha: Zbuloi informacionet për Taulant Ballën, Rama shkarkon drejtorin në SHISH
procesi terrori të gjithanshëm psikologjik dy mujor, kryetarin e degës së këtij institucioni Gentjan Leshaj me akuzën, absolutisht false, se njoftoi opozitën per Taulant Ballën si pritës i 5 milion euro para droge me Toy-
ota Yaris. Burime të brendshme bëjnë me dije se nuk ekziston asnjë provë, fakt apo e dhënë se Gentjan Lleshi ka komunikuar kurrë me njeri për atë problem. Por dihet se drejtori në fjalë është dhe një nga kontributorët krye-
sorë të raportit të shërbimit informativ për angazhimin direkt të 127 oficerëve të lartë të policisë në kanabizimin e Shqipërisë dhe rolin direkt të Saje qorrit dhe vet Noriegës në këtë proces! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin hakmarrës primitiv të Edvin Kristaq Ramës ndaj drejtuesit të rëndësishëm të shërbimit inteligjent të vendit, paralajmëroj atë dhe xhelatët e sigurimit të shtetit në krye të SHISH se do paguani shtrenjtë veprimin tuaj banditesk, antiligjor me të cilin ju hakmerreni për të mbuluar lidhje tuaja të tmerrshme të krimit”- u shpreh dje deputeti demokrat, Sali Berisha, në reagimin e tij.
POLITIKE
5
E martë, 4 SHTATOR 2018
Vrasjet në Shkodër, Ministri i Brendshëm: Opozita po bën sulm agresiv për të nxirë imazhin policisë
N
dërkohë që opozita zhvillonte në Shkodër një takim të jashtëzakonshëm, si mesazh kundër krimit në këtë qytet, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk i ka kursyer kritikatndaj sjelljes së saj në trajtimin e këtij fenomeni. Nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj tha se sulmi i opozitës është agresiv dhe i qëllimshëm për të nxirë imazhin e policisë dhe të vendit. “Ajo që po bën opozita është një sulm agresiv i qëllimshëm për të nxirë imazhin e policisë dhe të vendit. Nuk dua t’i hyjë farë diskutimit se cila është natyra e disa prej viktimave të përfshirë në këto ngjarje, apo sa dhe si këta ta fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme. Natyrisht për ne çdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë sepse janë jetë njerëzish dhe cenojnë sigurinë qytetare. Ne jemi duke iu shkuar në fund këtyre rasteve dhe shumë shpejt do të zbardhim edhe autorët, kjo sa i takon përgjegjësisë sonë. Sa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar. Në këto muaj kemi bërë një skanim të qartë dhe të hollë të grupeve kriminale që nuk u krijuan sot, por kanë vite. Kemi goditur një pjesë të këtyre grupeve”, tha ministri Xhafaj. Në fjalën e tij ai paralajmëroi se në muajt shtator dhe tetor do të goditen disa prej grupeve kriminale. Ndërsa në lidhje me vrasjet e fundit, kryesisht në Shkodër, Xhafaj tha se janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund këtyre ngjarjeve të rënda, ndërsa tha se opozita ka zgjidhur kauzën e gabuar dhe se po bën sulm agresiv të qëllimshëm. “Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri
Xhafaj paralajmëron: Në shtator-tetor do të godasim grupet kriminale
në fund këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që shumë shpejt do të përgjigjen para ligjit si autorët, ekzekutorët e tyre ashtu edhe nxitësit e këtyre ngjarjeve të rënda. Kjo sa i përket përgjegjësisë sonë shtetërore dhe përgjegjësisë përballë qytetarëve të Shkodrës. Sa i përket opozitës kanë zgjedhur një kauzë të gabuar. Para së gjithash do të duhej të jepnin llogari përpara qytetarëve të Shkodrës për sigurinë dhe rendin në periudhën që ata kanë drejtuar vendin. Vrasjet me dashje në Shqipëri në mandatin e parë të PD kanë
qenë rreth 230 vrasje, me një mesatare 58 vrasje në vit. Në mandatin e dytë në një mesatare prej 72 vrasje në vit. Në mandatin tonë të parë mesatarja e vrasjeve ka qenë 43 dhe për këtë vit deri në këtë moment që po flasim janë 24. Kjo është arsyeja që ne jemi përfshirë në një luftë intenisve me grupet kriminale. Kemi bërë një skanim të plotë të tyre, një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje, as pardje por që e kanë zanafillën me vite të tera me aktivitet intensiv. Kemi goditur një pjesë të konsider-
ueshme të grupeve kriminale. Gjatë muajit shtator- tetor në saj të provave që kemi mbledhur dhe punës intesive që kemi bërë jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve krimianel. Ne do të vijojmë me përgjegjësi luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve krimianale. Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar dhe do të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete në një luftë pa kompromis me të gjitha grupet kriminale të çfarëdo qofshin dhe kudoqofshin”- u shpreh ministri Xhafaj.
PROPOZIMI I KREUT TË PAA-së: TASK-FORCA TË MERRET VETËM ME KËTË SHQETËSIM
K
Vendoret - Lidhjet e politikës me krimin, Agron Duka: Të ngrihet një task-forcë
reu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, propozon ngritjen e një taks-force e cila të merret vetëm me shqetësimin sa i takon çështjes së lidhjes së krimit me politikën. Në një kohë që na ndajnë vetëm 10 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme, Duka shprehet se situata në vend ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa thekson se zhbërja e kësaj simbioze është sfida më e madhe jo vetëm e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare. Në një intervistë për gazetën “Telegrafi”, kreu i PAA-së thotë se ndoshta është momenti për një apel ndërkombëtarë, ku të kërkojmë mbështetjen e agjencive ligjzbatuese të aleatëve. “Situata në vend ka dalë jashtë kontrollit, edhe si pasojë e sigurisë që krimi ka fituar falë raporteve të ngushta me politikën. Unë kam folur shpesh për betonizim të marrëdhënieve midis mazhorancës
dhe krimit, dhe jam ende i të njëjtit mendim. Zhbërja e kësaj simbioze është sfida më e madhe jo vetëm e opozitës, por e gjithë shoqërisë shqiptare. Ky raport shkatërron jetën politike, përmes votave që siguron krimi; jetën ekonomike, përmes parave të pista që hynë në ekonomi dhe konkurrojnë bizneset e ndershme; dhe vetë sigurinë e qytetarëve. Rasti i gazetares Klodiana Lala është emblematik, tregon se terreni dhe guximi i fituar nga krimi është shumë i madh. Ne si opozitë e kemi denoncuar, por kjo nuk mjafton. Ndoshta është momenti për një apel ndërkombëtarë, pse jo të nisur nga opozita, ku të kërkojmë mbështetjen e agjencive ligjzbatuese të aleatëve tanë për të ngritur një task-forcë që të merret ekskluzivisht me këtë shqetësim. Vetëm nuk mund t’ia dalim”, u shpreh Duka.
MINISTRJA E DREJTËSISË
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko
Ka nisur me surpriza e hëna e parë e shtatorit,. E në një kohë që priten zëvendësimet në rang ministrash, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkarkuar dje nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Burgjeve Arben Çuko. Në vend të tij është emëruar Stefan Cipa. Motivacioni i këtij ndryshimi është rritja e sigurisë në burgje. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë thuhet se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”. Arben Çuko nga deputet i PS-së, mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha. Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë. Ndërsa Çipa vjen nga detyra e zv/ministrit të Brendshëm. Aktualisht është dhe sekretar për emigracionin në PS. Në zgjedhjet e vitit 1997, Çipa u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera. Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funksionin e zv/ kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar. Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
POLITIKE
P
asditen e kësaj të hëne Kuvendi i Shqipërisë çeli siparin e sesionit të ri parlamentar, ku prioritet i veprimtarisë së tij do të jetë vijimi i procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ndërsa opozita nuk ishte në seancën e parë të këtij sesionin, e cila siç edhe kishte paralajmëruar zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër. Në fjalën hapëse kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri një bilanc të sesionit të shkuar, por prezantoi edhe objektivat e sesionit të ri parlamentar. “Sot hapim sesionin e ri parlamentar. Dua të ndaj me ju disa këndvështrime të miat mbi arritjet e sesionit që lamë pas dhe detyrat e kuvendit për sesionin e ri që po hapim sot. Ky sesioni bashkë me atë pasardhës do të ketë një mision, kurrorëzimin e procesit për çeljen e negociatave në qershor 2019. Të gjitha kontributetet tona, përfshi edhe luftën politike tja kushtojnë Shqipërisë Europiane. Ftoj të gjitha grupet politike që të ndajnë luftën për betejën e pushtetit të radhës nga lufta jonë e përbashkët për integrimin e Shqipërisë në BE. Çështjet e integrimit europian do të jenë objektivi i kuvendit i pandryshuar. Të gjithë së bashku duhet të mësojmë nga përvoja e parlamentit korat që ka miratuar me konsensus 683 ligj. Arritjet e reformës në drejtësi janë arritjet e sesionit të kaluar. Shtylla kryesore do të jetë vettingu dhe lufta kundër krimit të
6
E martë, 4 SHTATOR 2018
Kreu i Kuvendit apel palëve: Ndalni luftën për pushtet! Kemi rastin të korigjojmë mosdakordësinë për reformën në drejtësi
Kuvendi nis punën pa opozitën, Ruçi: Beteja jonë, integrimi në BE
organizuar”- u shpreh kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Në fjalën e tij, Ruçi ka përmendur edhe reformën në drejtësi duke përmendur edhe mosmiratimin e ligjit të Magjistratëve. “Fakti që 56% e gjyqtarëve u shkarkuan tregon që kjo ishte një domosdoshmëri
për këtë sistem. Mosmiratimi i ligjit për Magjistratët tregon se dakortësia nuk u mbështet nga ana e opozitës. Kemi rastin që ta korrigjojmë në këtë sistem të ri parlamentar. Nuk është në dorën e Kuvendit apo Qeverisë për t’i dhënë të drejtën qytetarëve. Qël-
limi i reformës është garantimi i zbatimit të të drejtave të qytetarëve. Brenda këtij sesioni duhet të finalizohet ngritja e organeve të reja të drejtësisë. Këshilli për legjislacionin nuk përmbushi detyrën ndaj 5 vendimeve te Gjykatës Kushtetuese. Kostot e
reformës cilado qofshin jemi të dënuar t’i shërbejmë interesit publik. Ftoj të gjitha grupet politike që të ndalin luftën për pushtetin e radhës, beteja jonë e përbashkët është për integrimin në Europë”- u shpreh kreu i Kuvendit. Arritjetet dhe prioritetet Sakaq në fjalën e tij, kryeparlamentari u ndal edhe tek arritjet e veprimtarisë së Kuvendit. “Por nënvizoj dy arritjet në procesin ligjbërës. Së pari rritjen e numrit të ligjeve të miratuar me konsensus. Nga shtatori 2017 janë miratuar me konsensus 17 ligje ose 1/5 e ligjeve të miratuara. Së dyti 1/5 e 101 akteve ligjore të depozituara prej shtatorit 2017 kanë ardhur prej deputetëve duke mundësuar një rol pro aktiv të kuvendit si ligjbërje. Reforma zgjedhore do të jetë angazhimi prioritar i këtij sesioni. Ajo do tu paraprijë zgjedhjeve të ardhshme vendore, objektiv parësor kjo për këtë sesion”- u shpreh Ruçi. Në vijim, kreu i Kuvendit theksoi se në thelb të punës së deputetëve do të jenë dhe dëgjesat me qytetarët. “Garantoj të gjithë shqiptarët se ndjeshmëritë e tyre legjitime do të shqyrtohen me kujdes nga ligjvënësit, do të përkthehen në dispozita ligjore në çdo rast që do të gjykohet e nevojshme për interesin jetik. Parimi i demokracisë është se askush nuk mund të qeverisë pa dëgjuar, pa konsensus dhe pa bashkëpunimin me zgjedhësit”- tha Ruçi.
KREU I GRUPIT TË PS-së FLET ME SHIFRA: KUR BASHA ISHTE MINISTËR I BRENDSHËM, VRASJET ARRITËN NIVELIN MË TË LARTË
N
gjarjet tre muajve të fundit në Shkodër, ku kanë ndodhur 6 vrasje mafioze, dhe janë zhdukur dy persona, ka bërë që deputetët e opozitës të udhëtojnë drejt këtij qyteti për të zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme, si mesazh kundër krimit, që sipas tyre, kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama. Por lidhur me këtë vendim të opozitës, ka reaguar dje kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili nga foltorja e Kuvendit, tha se gjatë qeverisjes së PD-së, numri i të vrarëve në Qarkun e Shkodrës ka qenë më i madh. “Në Konferencën e Kryetarëve kemi rëndë dakord që në hapje të këtij sesioni të merrnin fjalën krerët e grupeve parlamentare për të kontribuar për një film të mbarë të kësaj legjislature. Por nga mediat jemi njoftuar se dy grupet e opozitës janë në Shkodër për të zhvilluar një takim mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me rendin publik në Shkodër. Prej vitesh rendi publik ka qenë problematik në atë pjesë të territorit. Shifrat tregojnë se në vitin 2010, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, kishim 18 vrasje vetëm në Qarkun Shkodër, krahasuar
Opozita shkon në Shkodër kundër krimit, Balla: Po hedhin helmin e çorbës
me një shifër prej 8 vrasje gjatë tetëmujorit të parë të vitit 2018. I njëjti numër vrasjesh është dhe në gjashtëmujorin e fundit të mandatit të PD në vitin 2013,
ndërsa 6 vrasje u regjistruan në mandatin e parë të Rilindjes”, tha Balla. Sakaq, ai theksoi se ata që kanë kryer atë krim duhen ndëshkuar menjëherë dhe kemi
besim të puna e Policisë së Shtetit dhe të vullneti i ministrit të Brendshëm. “Duam që këto të dhëna kuptimplota të vërtetohen nga mediat, e jo të hidhet te qytetarët helmi i çorbës së Shqupit”- u shpreh Balla. Sa i takon fushatës “Shqipëria që Duam”, Balla tha se ishte një nismë pa dallim partiak, ku të gjithë u dëgjuan dhe zëri i qytetarëve është ai që duhet çuar përpara. “Ne kemi zhvilluar takime intensive në çdo cep të territorit. Falënderoj ata qytetarë që morën pjesë në llogaridhënien publike për Shqipërinë që duam. Ishte pa dallime partiake, duke u dëgjuar zëri i të gjithëve dhe detyra jonë është të veprojmë mbi këtë zë. Ne s’kemi shkopin magjik, por kemi vullnetin për të çuar përpara zërin e qytetarëve. Është e vërtetë që kjo sallë është aula e debatit, detyra jonë është të fokusohemi te hallet e qytetarëve dhe jo argumentimet shterpë të opozitës.
Pakica mund të ketë idetë e veta dhe jo propozime konkrete, ashtu siç vijmë dhe ne. Risia sot janë librat falas për të gjithë nxënësit, 130 mijë nxënësit, pra sot i jepet mundësia kësaj pjese të shoqërisë që, falë reformave, të pajisen me libra falas. Vitin e ardhshëm në këtë program do të përfshihet edhe klasa e pestë dhe deri në fund të mandatit ambicia jonë është që të gjithë nxënësit e ciklit të arsimit të detyrueshëm të marrin librat falas. Po ashtu ky sesion do të përfshijë dhe vendimin për datën e zgjedhjeve lokale. Reforma zgjedhore do jetë dhe duhet të diskutohet sëbashku me opozitën. Në këtë pikë duhet të ketë një përgjigje pozitive për të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHRIT, duke i dhënë Shqipërisë kod zgjedhor sipas të gjitha standardeve. Mos na kërkoni të shpërqendrohemi nga qytetarët e të merremi me akuza boshe”, u shpreh kreu i grupit kuvendor të PS-së, Taulant Balla.
POLITIKE
7
E martë, 4 SHTATOR 2018
Mazhoranca dhe opozita përplasje që në mbledhjen e për të Kuvendit, Spaho: Krimi po zgjeron pushtetin e tij
A
shtu siç dhe ishte parlamëruar ditët e fundit, nisja e sesionit të ri parlamentar është shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo pasi debate të ashpra kanë shoqëruar mbledhjen e parë të këtij sesioni parlamentar atë të Konferencës së Kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare, mbledhje kjo që i parapriu seancës plenare të pasdites së djeshme, ku opozita vendosi të mos merrte pjesë, për shkak të zhvendosjes së saj në Shkodër, qyteti në të cilin, sipas saj, krimi po bën ligjin. Ndërkaq socialistët refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjes së gazetarëve nëse janë të shqetësuar nga krimi në vend. Përplasja mes palëve Në mbledhjen e djeshme, opozita ngriti një sërë problemesh midis të cilave edhe vrasjet e fundit në Shkodër si dhe kërcënimin ndaj gazetarëve. Pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se opozita nuk do të lejojnë revanshin e qeverisë, e cila po bashkëpunon ngushtë me krimin. “Ngrita shqetësimin për gjendjen kriminale në vend, shtrirjen e krimit në qytetet kryesore të vendit, marrjen e pushtetit absolut në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe qytete të tjera si dhe kriminalizimin e qeverisjes pasi kjo gjendje është rezultat i një qevrisje të kriminalizuar. Solla në vëmendje edhe sulmin
Debate të ashpra në Konferencën e Kryetarëve, PS shtyn ligjin e Teatrit
ndaj gazetares Klodiana Lala, që është pika kulmore e asaj politike konstante që ka ndjekur kryeministri Rama në denigrimin, poshtërimin, luftën e ashpër që ka ushtruar gjithmonë ndaj përfaqësuesve të medias, shtypit, që nuk kanë qenë në unison me qëndrimet e tij politike. Është kjo përkëdhelie koke dhe mbajtje nën sqetull që i bën ai përfaqësuesve të botës së krimit që çon në ngjarje të tilla. Solla në vëmendje rastet e freskëta të krimit në
qeverisje dhe legjislativ. Solla në vëmendje kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që ka lidhje familjare me një person të dënuar me 21 vjet burg për krijim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Tërhoqa vëmendjen për Ergys Çyrbjen, deputet në mazhorancë që komunikon me përfaqësues të bandës së Shullazit, sikurse rast që përmenda më herët ka të bëjë me Aldo Baren. Nevojën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
Puna që u bë mandatin e parë po zhbëhet sepse ndeshet në rezistencën e Edi Ramës”- u shpreh deputeti i PD-së, Edmond Spaho. Teatri Kombëtar Ndërsa, kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja lajmëroi vendimin e mazhorancës për të shtyrë me të paktën një javë shqyrtimin e dekretit të Presidentit, i cili rrëzoi një muaj më parë ligjin e qeverisë për Teatrin Kombëtar. Në mbledhje me dyer të mbyllura PS ka kërkuar shtyrjen e diskuti-
mit për ligjin e teatrit të ri ligj që është rikthyer nga presidenti për diskutim. “Nga ana opozitës u ngritën shqetësimet e zakonshme të bëra publike edhe gjatë muajit të verës por puna jonë do të jetë e fokusuar në këtë sesion parlamentar. Një ndër pr/ligjet e rëndësishme që përbën dhe sensibilitet është dhe dekreti i presidentit. Meqë është depozituar gjatë kohës që kuvendi ishte shpërndarë u kërkua nga komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, që ky dekret të mos jetë në datën 13 shtator por atë të datës 20 pasi komisioni, përgjegjës ka nevojë për kohë për të hartuar relacionin përgjegjës. Këtë vendosi sot konferenca e kryetarëve”- u shpreh Ulsi Manja. Por për këtë çështje, do të shprehte variantin e tij edhe kreu i ligjvënësve të PDsë, Edmond Spaho, i cili kujtoi edhe njëherë paralajmërimin e Bashës. “Urova që mazhoranca të ketë kurajon të sjellin ligjin në Kuvend, të miratojë dekretin dhe të rrëzojë ligjin. Nëse nuk e kanë këtë vullnet, të kenë parasysh që siç tha Basha, me veprimet e tyre do ta çojnë vendin në një situatë ku paqëndrueshmëria politike do të jetë tipari kryesor i raporteve mes mazhorancës dhe opozitës.”u shpreh kryetari i deputetëve demokratë, Edmond Spaho.
DEBATET NË KONFERENCËN E KRYETARËVE - KREU I GRUPIT TË LSI-SË: RAMA KA INSTALUAR SHTETIN ANTILIGJOR NË SHIPËRI
Vasili: Luftë frontale mazhorancës me të gjitha mjetet M enjëherë pas Konferencës së Kryetarëve, në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se që në mbledhjen e parë parlamentare, mazhorancë demonstroi një qasje lufte ndaj opozitës. “Qasja e kësaj mazhorance është qasje lufte ndaj opozitës, luftë ndaj medias së lirë, luftë ndaj qytetarëve dhe pronës publike, pra maxhoranca ka zgjedhur një luftë të hapur në të gjithë frontet. Sigurisht për këtë arsye të madhe politike, të një maxhoranca që nëpërmjet konfliktit dhe nëpërmjet rrugaçërisë e hajdutërisë do të zgjidhë problemet e saj politike, ka zgjedhur këtë instrument, ndaj këtij instrumenti përgjigja është e njëjtë, pra betejë pa asnjë kompromis me këtë maxhorancë,k e cila demostron edhe në programin që do vazhdojë të jetë sërisht hajdute, që do të vazhdojë sërisht të vjedhë konçesione, do vazhdojë sërisht të insistojë në afera, pasi ligji për teatrin e për lojërat e fatit do të jetë në tavolinë. Pavarësisht kohës dhe taksicizmit për të fituar disa ditë dhe për të filluar intrigën apo për të vazhduar të bombardojë opinionin me idjotësirat e rradhës, duke konsideruar edhe veprat që kanë vlerë historike, siç është teatri
në rastin konkret me krahasime idjote si vepra fashiste. Përfundimisht është një maxhorancë është është e pozicionuar përsëri që të zëvendësojë dialogun politik me konfliktin politik, paqen sociale me luftën dhe ti bëjë shërbimin atij kriminalizimit, i cili është bërë sot më kritik se kurrë duke rikthyer në memorien e qytetarëve shqiptarë realitetet e lëna pas prej shumë vitesh, që në kohët e largëta të viteve ’97-’98, kur bandat bënin ligjin. Ndërsa sot, e bëjnë ligjin edhe më keq se më parë pasi janë të ndarë në gjysëm, një pjesë e bandave dalin në rrugë edhe vrasin, pjesa tjetër e bandave ndodhen në karriget e qeverisë. Prandaj kriza parlamentare e kësaj maxhorancë për fat të keq do të vazhdojë në të njëjtën shenjë konfliktin si të sesionit të shkuar me shkaktarë dhe përgjegjës së vetëm mazhorancën dhe qeverinë e cila nuk njeh gjuhë tjetër. Ose grabitjen, dhunën dhe mbytjen e çdo lloj lirie në këtë vend për hir të hajdutërisë shtetërore ose konflikt të hapur. Për këtë arsye, instrumenti i vetëm është përballja me këtë mazhorancë pas asnjë kompromis. Sepse çdo kompromis dhe çdo tërheqje mbrapa është një tërheqje në dëm të lirisë, në dëm të pronës së qytetarëve në
rradhë të parë, të cilët nuk kanë ku ta fitojnë të drejtën dhe në favor të atij antishteti, pa gjykata, pa shtet të së drejtës, pa shtet ligjor i cili është instaluar përfundimisht në Shqipëri. Dhe që ka mundësuar që të gjithë hajdutët të përzierë me krimin e qeverisë të vazhdojnë të rrinë qetë në karriget e tyre. Ndaj rivendosja e shtetit ligjor duke rimarrë reformën në drejtësi
e cila nuk është thjesht se është bllokuar por është një reformë në drejtësi në pikën e vdekjes së saj. Pasi në asnjë moment të saj nuk funksionon duke parë që Vettingun po e konteston Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të ashtuquajturën zemrën, themelin, atë fjalë që u bë nepotike. Pikërisht për këtë arsye ne jemi të gatshëm dhe kemi paraqitur një paketë sërish për të rindërtuar Reformën në Drejtësi në frymën e 21-22 korrikut, konsensusit të gjerë me 140 vota. Nuk është një përfitim me leverdi i opozitës shqiptare por është për tu dhënë shqiptarëve atë shtet të së drejtës që trajton njëlloj kryeministrin e vendit dhe qytetarin e thjeshtë. Një shtet dhe një drejtësi që kryeministrin e vendit e bën të padënueshëm, i cili ka 20 padi atje në kryeministri dhe nuk ndiqet nga askush dhe qytetarin e thjeshtë e plas në burg edhe për banalitetet më të vogla, për shkeljen rrugore më të thjeshtë, për një mur avllie që mund të riparojë apo për çdo gjë tjetër, ky nuk është shteti që iu duhet shqiptarëve. Kundër këtij shteti shqiptarët janë ngritur në vitin 90, do ringrihen sërish dhe nuk hezitojnë fare për ta hedhur në tokë”- u shpreh dje kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
POLITIKE
8
E martë, 4 SHTATOR 2018
Nuk priten ndryshime në qeveri, në mbledhjen e kryesisë së PS-së diskutohet për Asamblenë e 7 shtatorit
T
eksa na ndan më pak një vit nga zgjedhjet lokale të vitit 2019, Partia Socialiste shfaq sinjalet e para se ka filluar nga puna për t’u përfaqësuar sa më mirë në këtë garë. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, selia rozë ka nisur paralelisht dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore, ku Kryesia e PS-së ka zyrtarizuar 7 shtatorin për mbledhjen e Asamblenë Kombëtare. Ndërkaq, burime nga takimi bëjnë me dije se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PS-së nuk ka pasur diskutime për ndryshime në kabinetin qeveritar dhe me shumë gjasa nuk do ketë as në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të premten. Mësohet se fokusi i PS mbetet përgatitja për zgjedhjet lokale. Vendimet Në mbledhjen e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve dhe të kryesuar nga vetë kryeministri Edi Rama, për më shumë se një orë krerët e PS-së kanë diskutuar për dy çështje: përgatitjet në terren për zgjedhjet dhe përgatitjet për përballjen direkte me opozitën në Kuvend në këtë sezon të ri. Gjithashtu, në kuadrin e këtyre përgatitjeve, Kryesia e PS-së miratoi grupin strategjik për zgjedhjet lokale, që do të drejtohet nga kryesocialistja e Tiranës, Blerina Gjylameti, dhe që në përbërje të tij ka disa anëtarë, përfshi dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PSsë, Taulant Balla tha se PS-ja do nisë anëtarësimet e reja në parti për zgjedhjet lokale. Balla konfirmoi për mediat se fokusi i PS mbeten zgjedhjet vendore. “U miratuan çështjet për të cilat do mblidhet Asambleja Kombëtare, për punën që është bërë deri tani për Shqipërinë që duam. Për ne është e rëndësishme që përkrah përfundimit të turit të llogaridhënies, do të fillojmë një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste për një organizim më të mirë strukturor në të gjithë territorin për zgjedhjet e reja në vitin e ardhshëm. Jemi në një proces më të hollësishëm dëgjesash e komunikimi me njerëzit, në çdo cep, në çdo lagje, për të mbajtur shënim, se është e rëndësishme që të kemi vëmendjen te njerëzit. Nuk do humbim kohë me 3 konferenca për shtyp shpifjesh te PD, por do përqendrohemi te ato që na votuam. Komunikimi me opozitën është thelbësor”- theksoi Balla. I pyetur mbi ligjin e Magjistratëve të rinj, ligj i cili kërkon shumicë të cilësuar për të kaluar në parlament, kreu i grupit parlamentar socialist tha
PS ndez motorrët e fushatës. Balla: Nisim anëtarësimet e reja KRYESOCIALISTI
Rama zbardh temat e mbledhjes së Kryesisë Ndërkohë Kryeministri ka treguar edhe rendin e ditës që u diskutua gjatë mbledhjes së djeshme së Kryesisë së PS-së. Nga videoja e publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Instastory”, shihet është diskutuar edhe për turin e Llogaridhënies Publike dhe për zgjedhjen e Këshillave Bashkiakë në zgjedhjet e ardhshme. Rama tregon në videon e shpërndarë prej tij, disa nga pikat e rendit të ditës, të cilat i shoqëron me dixhiturën: “Kryesia e PS, live”. Siç duket edhe në foto, në rend të ditës janë diskutimet për thirrjen e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, më 7 shtator, diskutime për turin e llogaridhënies, si dhe nisjen e procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë. se maxhoranca është e gatshme për dialog me opozitën, por nuk dha propozime konkrete për një zgjidhje të mundshme. “Ne jemi të gatshëm në çdo moment të zhvillojmë dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila bën të mundur vijimin e një organizimi të rëndësishëm përgatitor për të furnizuar sistemin e drejtësisë
me prurje të reja, të cilat garantojnë cilësi, integritet publik të prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj. Jemi të gatshëm të dialogojmë konstriktivisht me opozitën për të gjitha çështjet me përjashtim të shpifjeve të cilave s’kemi çfarë t’u bëjmë”u shpreh dje kreu i ligjvënësve socialistë, Taulant Balla.
GRUPI STRATEGJIK PËR ZGJEDHJET LOKALE: Blerina Gjylameti Kryetare, Sekretare për organizimin e elektoral dhe drejtuese politike e Tiranës Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati Bledi Çuçi Taulant Balla Erion Veliaj Gramoz Ruçi
DISKUTIMET MBI LËVIZJET NË QEVERI, FUSHATA DHE RAPORTI MBI KRYEBASHKIAKËT
P
ak orë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së do të publikohej në media edhe agjendën e plotë të Asamblesë së Partisë Socialiste që është planifikuar për t’u zhvilluar ditën e premte në datë 7 shtator në orën 10:00. Konkretisht, ditën e premte asambleja do të nisë me një raport llogaridhënie të qeverisë dhe bashkëqeverisjes, ndërsa do të vijojë me një tjetër raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS (kryebashkiakëve) në qeverisjen vendore. Gjithashtu do të nisë procedura për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019. Në agjendë zbulohet edhe slogani i PS-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të jetë “E gjithë vëmendja tek njerëzit”. Pas miratimit të strategjisë “Partia Socialiste për ty”, axhenda mbyllet me diskutimin mbi të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe unifikimin e regjistrit digjital të PS. Ndërkohë që të premten e 7 shtatorit në mbledhjen e Asamblesë Social-
Zbardhet agjenda e PS-së për Asamblenë dhe slogani për zgjedhjet
iste, Edi Rama do të shpallë vendimin nëse do të bëjë ndryshime në qeveri, apo do ta vijojë këtë vit të dytë të mandatit të dytë me të njëjtin ekip. Agjenda e plotë e Asamblesë së
PS-së 1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”. 2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Par-
tisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore” 3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019. 4. Raporti Kombëtar i Bashkëqevërisjes deri më 31.08.2018 5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX. 6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë. 7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit” 8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty” 9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. 10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.
POLITIKE
9
E martë, 4 SHTATOR 2018
Kreu i Qeverisë takim me arsimtarët në Kryeministri: Më shumë se dyfish numri i mësuesve për fëmijët me aftësi të veçanta
K
ryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me mësues në sallën e Hartave në Kryeministri, ka thënë se pas vendimit të qeverisë për libra falas, për fëmijët nga klasa e parë deri në klasë të katërt, qeveria ka për synim që ta shtrijë këtë nismë deri në klasën e nëntë. Gjatë fjalës së tij Rama tha dje se kjo gjë mund të realizohet deri në fund të mandatit. “Këtu është fjala për risinë më të rëndësishme që është rëndësia e librave falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë tek klasa e katërt. E bëjmë këtë sot, sepse deri më sot, nuk kishim mundësi. Sot është mundësia për ta bërë këtë gjë. Kemi disa hapësira të reja, për të bërë më shumë investime dhe për të bërë më shumë se më parë. Më parë, na është dashur të shlyejmë borxhe të rënda. Vitin e ardhshëm në këtë program do të përfshihet dhe klasa e pestë, dhe ambicia jonë është që në mandatin e plotë deri në klasën e nëntë të kursehen miliona e miliona euro, që i mbeten familjes në buxhetin e saj. Ne kemi bërë çfarë kemi mundur deri këtu, dhe nëse sot kemi mundësi të programojmë, 60 milionë dollarë për këtë operacion, deri më sot kemi zgjeruar numrin e fëmijëve që përfitojnë libra falas. Mos të harrojmë se në vitin 2017, ishin 108 fëmijë që u kompensuan për librat shkollorë, ndërsa këtë vit janë një numër kategorish që nuk paguajnë. Ashtu sikundër,
Viti i ri shkollor, Rama: Synojmë libra falas deri në klasën e nëntë
më vjen mirë, që ne kemi sot mundësinë të mbi dyfishojmë numrin e mësuesve për fëmijët me aftësi të kufizuara. Quhen
rëndom me aftësi të kufizuara, por zero mësues kishte në vitin 2013 për këta fëmijë. Ndërkohë që janë 3 mijë e 700 e ca që janë nën
REAGON PD
D
RECETA ME RIMBURSIM ELEKTRONIKE EDHE NË QSUT
Vokshi: Librat falas, mashtrimi i radhës
eputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ka konsideruar ndarjen e librave falas për klasën e parë deri në të katërt si një mashtrimi i radhës i qeverisë. Në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Medias, Vokshi thekson se Partia Demokratike ka prioritet të prioriteteve të saj arsimin dhe do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm. Po ashtu Vokshi i konsideron libra të përdorur dhe jo falas madje shton se nxënësit nga klasa e 5-12 do blejnë libra me çmime të kripura. “Shpërndau libra që nuk janë falas, janë në përdorim, vetëm për nxënësit e klasave 1-4, ndërkohë që të gjithë nxënësit e tjerë nga klasat 5-12 do duhet të blejnë librat me çmimin shumë herë më
R
të lartë të rritur nga Edi Rama”, tha deputetja e PDsë. Gjithashtu, Vokshi tha se “Rama mashtroi, pasi asnjë vend i rajonit apo i Europës nuk i jep librat në përdorim, por i jep falas, kështu edhe vendet fqinje si Kosova (me të cilën kemi edhe tekste e përbashkëta), Greqia, Maqedonia etj”. Deputetja Vokshi thekson se “prindërit e nxënësve të klasave 1-4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, duhet të kenë të qartë që nëse fëmijët i zhgarravisin apo i grisin, do gjo-
biten dhe paguajnë shumë më shumë sesa do të ishte vlera nëse ato do i kishin blerë tekstet vetë”- theksoi ajo. Në fund deputetja e PD-së tha se Rama sot nuk foli sot për rritjen e çmendur, sipas saj, të çmimit të librave shkollorë nga 35-50%. “Rama nuk mund të thotë dot se skemën për librat falas nuk e shtrin dot në të gjithë arsimin e detyrueshëm, siç Partia Demokratike ka propozuar në Kuvend”, – tha dje deputetja demokrate Albana Vokshi.
kujdes”- u shpreh dje Edi Rama. Në vijim, kryeministri tha se Qeveria ka mbidyfishuar numrin e mësuesve në dispozicion
të fëmijëve me aftësi të veçanta. Në takimin me mësuesit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se në vitin 2013 nuk kishte asnjë mësues për këta fëmijë. “Ne e çuam numrin në 300 dhe këtë vit do të jenë 700 mësues që do të merren vetëm me këta fëmijë”, tha Rama. Sipas tij, janë mbi 3700 fëmijë që kanë nevojë për një vëmendje të veçantë. “Ju e dini shumë mirë se sa e vështirë është për prindërit dhe fëmijët me aftësi të veçanta të jenë pjesë e klasës dhe sa shpesh ndodhin situata të papëlqyeshme”, iu drejtua Rama mësuesve. Ndërkohë, Kryeministri premtoi po ashtu edhe më shumë rritje rroge për mësuesit. “Uroj të keni një vit me sa më shumë sadisfaksione dhe sa më pozitiv. Ne nuk e kemi harruar që edhe pse janë rritur, rrogat tuaja kanë nevojë për më shumë rritje. Nuk e kemi harruar, por sipas mundësive të reja që krijohen do të veprojmë, dhe besoj se do të kemi mundësi të reja në ëdo aspekt së shpejti”, tha dje kryeministri Edi Rama.
Manastirliu: Lehtësohen pacientët, transparencë me barnat e rimbursueshme
eceta me rimbursim online edhe në QSUT. Rreth 90 mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kanë nisur të përshkruajnë recetën elektronike përmes sistemit të e-recetës, duke pasur mundësi të shohin në sistem edhe historikun e trajtimit të pacientit. Pacientët do të kenë më pak procedura burokratike për recetën me rimbursim si dhe do të kenë më shumë siguri sa i takon trajtimit të tyre, pasi përpos evidentimit online të pacientit, me recetën elektronike eliminohet mundësia e gabimit njerëzor në përshkrimin e barnave me rimbursim. Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shtrirja e recetës elektronike në QSUT është një hap shumë I rëndësishëm në drejtim të transparencës
dhe kontrollit të barnave me rimbursim. Mjekët e QSUT-së i bashkohen 1400 mjekëve të rajonit të Tiranës, Kamëz-Vorës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Vlorës, Beratit, Dibrës dhe Lushnjes që tashmë përdorin recetën elektronike.
Sistemi i recetës elektronike pritet të shtrihet brenda vitit 2018 edhe në rajonet e Kukësit, Gjirokastrës, Sarandës, Tropojës dhe Lezhës, duke bërë të mundur që brenda vitit 2018 në të gjithë sistemin shëndetësor parësor të përdoret receta elektronike.
AKTUALITET
10
E martë, 4 SHTATOR 2018
Si u shmang tragjedia në Shkodër me turistët që ishin brenda territorit të vrasjes së Arjan Ferracakut
V
rasja e Arjan Ferracakut në Shkodër mund të ishte kthyer në një masakër të vërtetë. Jo vetëm për faktin se bashkë me 30 vjeçarin kanë qenë edhe 5-6 persona të tjerë me kuaj por edhe për një arsye tjetër edhe më të fortë. Burime pranë prokurorisë së Shkodrës bëjnë me dije se jo shumë larg nga vendi ku ndodhi vrasja në zonën e Livadheve kanë qëlluar një grup turistësh të cilët kanë qenë aty për qejfin e tyre. Një grup shtetasish nga Kosova kanë lundruar në liqenin e Shkodrës dhe më pas disa prej tyre jo shumë larg nga vendi ku ndodhi vrasja kanë bërë hipizëm me kuaj duke qenë se ishte pjesë e guidës turistike që kishin zgjedhur. Sipas burimeve turistët nuk kanë qenë më shumë se afro 500-600 metra larg nga vendi ku mbeti i vrarë shtetasi Arjan Ferracaku. Në këtë mënyrë grupi prej rreth 15 turistëve kosovar shumë thjeshtë ka rrezikuar që ndonjëri prej tyre të marrë ndonjë plumb duke qenë se autori ka qëlluar në vijë të drejtë me një sasi të konsiderueshme plumbash. Një plumb i armës kallashnikov shkon deri në 3 kilometër ndërsa aftësia shpuese është deri në 1.5 kilometër. Përveç rrezikut ndaj turistëve në këtë ngjarje ata sipas burimeve të organit të akuzës kanë
Detajet e hetimit - Vrasja e biznesmenit mund të ishte kthyer në masakër
dëgjuar totalisht edhe krismat e armës në momentin kur autori ka qëlluar. Sapo kanë dëgjuar të
DOSJA “AZEM HAJDARI”
Ngec sërish procesi ndaj Izet Haxhisë, drejt dorëheqjes edhe trupa e re gjykuese
Ngec sërish procesi i rigjykimit të Izet Haxhisë pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit. Kjo e fundit ishte në trupën gjykuese bashkë me Shkëlqim Mustafën dhe Andi Civicin. Por dorëheqja e Fatmira Hajdarit duket se nuk do jetë e fundit. Report Tv ka mësuar se drejt dorëheqies është edhe trupa e re e përbërë nga Valdete Hoxha dhe Genti Shala e Astrit Haxhialushi. Burime nga Gjykata e Apelit të Tiranës konfirmuan ditwn e djeshme pwr mediat se gjyqtarja Hoxha dhe dy kolegët e saj kanë kërkuar të dorëhiqen nga ky gjykim. Vendimi, nëse do pranohet apo jo dorëheqja, do të merret brenda datës 15 shtator. Ndaj Izet Haxhisë ka një dënim me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit 12 shtatorin e 1998. Ish-truproja i Sali Berishës, i cili u ekstradua nga Turqia në maj të këtij viti, pretendon pafajësinë dhe për rrjedhojë kërkon rihapjen e dosjes së bujshme. Edhe pse kërkesa për rigjykim ndodhet tashmë në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria ende nuk e ka marrë në pyetje Izet Haxhinë.
shtënat shtetasit kosovar janë alarmuar ndërsa janë gjendur në befasi nga frika se ndon-
jë plumb mund të përshkojë ndonjërin prej tyre. Burimet po ashtu tregojnë se një prej tyre
është shoqëruar në policinë e Shkodrës dhe është marrë në pyetje qoftë nëse kanë parë autorin por edhe arsyet pse ndodheshin aty në atë moment. Personi që udhëhiqte grupin e turistëve ka sqaruar se nuk kanë parë asgjë dhe se aty kanë qenë thjeshtë për qejf duke lundruar në liqen dhe duke bërë hipizëm me kuaj si pjesë e guidës së tyre turistike. Prania e turistëve në afërsi të vendit ku u vra Arjan Ferracaku dhe marrja në pyetje është tentuar që të mbahet sekret nga forcat e policisë por burimet kanë treguar në lidhje me praninë e tyre aty. Sa i përket pjesës së turizmit kjo ngjarja natyrshëm që ndikon negativisht dhe mund të frikësojë turistët e tjerë të cilët mund të kenë të dëshirë të shohin bukuritë natyrore që ofrojnë periferitë e Shkodrës si në këtë rast tek brigjet e liqenit apo gjelbërimin mes livadeve.
VRASJA E BIZNESMENIT NË SHKODËR,
Ekzekutimi i Arjan Ferracakut, dyshime se shoqëruesi i tij kyçi gojën
P
olicia e Shkodrës po heton personat që shoqëronin Arjan Ferracakun, ditën që atij iu bë atentat. Burime nga policia e këtij qyteti thanë për mediat ditwn e djeshme se ka dyshime që njëri nga të pranishmit, kur u vra Arjan Ferracaku, ka njohur autorin, por deri më tani ka refuzuar të flasë për Policinë. Dyshimet e hetuesve janë që ky person ose ishte në dijeni për ndonjë gjobë që mund ti jetë vendosur Arjan Ferracakut, ose kishte informacione për konfliktin e 30-vjeçarit me persona të tjerë. Deri më tani asnjë prej 5 personave që ishin të pranishëm kur Ferracaku u qëllua rreth 15 herë, nuk ka pranuar se mund të kenë parë në fytyrë autorët, pasi janë trembur dhe kanë ikur me vrap. Nga të dhënat e tabulateve telefonike ka rezultuar se Arjan Ferracaku ishte një njeri familjar dhe i rregullt në Shkodër. Ai nuk kishte precedent penal dhe nuk kishte konflikte me njeri. Edhe nga dëshmitë e miqve dhe familjarëve ka rezultuar se 30-vjeçari
nuk ishte problematik në Shkodër. Për këto arsye po hetohen personat që e shoqëronin atë, sepse ka dyshime të forta që njëri prej tyre të kishte informacion për ndonjë kërcënim apo gjobë që mund ti jetë vendosur Arjan Ferracakut. 15 të shoqëruarit e tjerë kanë mohuar se kishin informacion për ngjarjen. Ndërkohë, uniformat blu të Shkodër kanë pyetur edhe disa turistë kosovar të cilët ishin duke bërë hipizim në zonë. Ata kanë thënë se kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë parë një person të ikë me
vrap, por nuk kanë arritur dot të dallojnë fytyrën e tij, pasi ishin më shumë se 300 m larg. Hetimet për vrasjen e Arjan Ferracakut deri më tani janë në vendnumro, pasi nuk janë gjetur prova që mund të identifikojnë autorët. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka vendosur ultimatum drejtuesve të Policisë Shkodër se nëse nuk zbardhin ngjarjen, atëherë do të ketë masa deri në largim nga detyra. 30-vjeçari Arjan Ferracaku u vra mesditën e së shtunës, në një fushë në periferi të Shkodrës.
KOSOVE
G
jiganti mediatik "The Guardian" ka shkruar një artikull rreth korrigjimit potencial të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si ide për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve. Gazeta britanike ka theksuar se përkundër faktit se qëndrimet amerikane kanë ndryshuar gjatë administratës së fundit, ideja për ri-organizmin të kufijve është duke hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë Ballkanit. Plani për t'i ridefinuar kufijtë e Kosovës është duke u përballur me një mori kritikash brenda republikës, rajonit dhe më gjerë. Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq kanë sugjeruar se një shkëmbim territoresh mund të jetë pjesë e një marrëveshje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës. Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 1999 dhe ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Beogradi ende nuk e ka njohur. Thaçi dhe Vuçiq janë takuar rregullisht nën patronazhin e shefes për politikë të jashtë të BE-së, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshje që mund t'i jap Kosovës një ulëse në OKB dhe t'i vendos të dyja vendet më afër BE-së, transmeton Klan Kosova. Megjithëse as Thaçi dhe as Vuçiq nuk i kanë bërë të ditura akoma detajet e planeve të tyre. Në një diskutimi të mbajtur në Austri gjatë javës së kaluar, të dy kanë pohuar se ndryshimet kufitare ishin pjesë e diskutimit. Një ndryshim ndoshta do të përfshinte shkëmbimin e territorit të Serbisë jugore, kryesisht të populluar nga shqiptarët etnikë, për pjesën e Kosovës veriore
11 E martë, 4 SHTATOR 2018
The Guardian: Ideja për shkëmbim territoresh - nën zjarr nga të gjitha anët
me një popullsi kryesisht etnike serbe. Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, së fundmi ka deklaruar se Washingtoni nuk do të qëndronte në rrugë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje, duke përmbysur një politikë disavjeçare të ShBA-ve që vlerësonte se ndryshimet e mëtejshme kufitare në Ballkan janë të papranueshme. Vuçiq është duke u përballur me shumë kundërshtime në Serbi
pasi që disa e shohin një marrëveshje të tillë si pranim se Kosova është e humbur përgjithmonë. Gjithashtu ka kritika të forta brenda Kosovës, veçanërisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i referohej kësaj ideje si "ide katastrofike". Në llogarinë e tij të Twitter ai ka shkruar se "Diskutimi publik mbi ri-dizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan". Kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka kundërsh-
tuar një ide të tillë dhe tre ishpërfaqësues të lartë të Bosjnës i kanë dërguar një letër Federica Mogherinit duke i kërkuar asaj të mos mbështesë ndonjë plan që përfshin shkëmbim territoresh. "Ne mund të themi se nuk mund të mendojmë për ndonjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt të Ballkanit sesa ai që tani po mbështetet nga disa", shkruhej në letrën e Carl Bildt, Pedi Eshdaun dhe Kristian Shvarc-Shilling, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, ka frikë se thjeshtë duke e vendosur këtë çështje përsëri në tavolinë, do t'i nxitë ata që dëshirojnë të rihapin temat që tashmë janë të zgjidhura. Në Maqedoni jetojnë një numër i madh shqiptarësh dhe ishte skenë e përplasjeve ndëretnikë gjatë vitit 2001. Politikanët kanë qenë të kujdesshëm për çdo marrëveshje që përfshin shkëmbim territoresh. "Këto ide kanë lundruar nëpër të gjitha luftërat e Ballkanit dhe ky vend ka qenë gjithmonë shumë i vendosur në mbështetjen e zgjidhjeve politike ndaj problemeve që nuk kërkojnë kufij etnik. Ne duhet të kujtojmë se mizoritë më të mëdha u kryen me këtë qëllim, ose me atë justifikim në mendje" ka thënë ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Šekerinska. Një tjetër çështje kyçe është edhe Rusia.Vuçiç pritet të takojë dy herë presidentin rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm dhe deri më tash Moska ka dhënë pak shenja se a është gati të heqë kundërshtimin e saj të gjatë për pavarësinë e Kosovës. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, , tha se ishte çështje e Beogradit dhe Prishtinës të bien dakord për një marrëveshje, por theksoi se "marrëveshja duhet të pasqyrojë interesat e tyre.
të kontribuojë në normalizimin e situatës politike pavarësisht nga periudha parazgjedhore që ngadalë po hun vendi. "Këto janë takime të rëndësishme si për Banja Llukën ashtu edhe për Bosnjën, e cila po bëhet ngadalë një qendër e iniciativave diplomatike", tha Ivaniq të hënën për agjencinë e lajmeve të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, FENA. Përveç Crnadak dhe Pacollit, ministrat nga Serbia, Kroacia,
Turqia, Mali i Zi dhe Shqipëria do të marrin pjesë në këtë takim së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), i cili përkrah bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian dhe euroatlantik të Evropës Juglindore. Bosnja mori kryesimin një vjeçar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore nga Sllovenia në prill, pasi u bë anëtare në vitin 2001.
Bosnje-Hercegovina i jep një goditje Behgjet Pacollit
L
ideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik ka dënuar vizitën e paralajmëruar për këtë javë në Bosnjë të ministrit të jashtëm të Kosovës Behgjet Pacollit, për një takim të bashkëpunimit rajonal. Presidenti serb i Bosnjës, Milorad Dodik ka thënë se vizita e paralajmëruar e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli në Banja Llukë, për mbledhjen e së mërkurës të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, SEECP nuk është e pranueshme. "Republika Srpska nuk dha pëlqimin që Bosnja të njohë të ashtuquajturin ministër të Kosovës të shtetit të rremë, i cili
nuk mund të pranohet në Republika Srpska", tha Dodik të hënën. SEECP është një strukturë rajonale bashkëpunimi, e nisur nga shtetet e rajonit në një iniciativë bullgare në vitin 1996 dhe takimi i kësaj jave është pjesë e aktiviteteve të saj të rregullta. Ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak konfirmoi se Pacolli do të shkonte në Banja Llukë me pëlqimin e Serbisë. "Përfaqësuesi i të ashtuquajturës Kosovë, do të marrë pjesë në procesin e bashkëpunimit, sipas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës dhe me pëlqimin e Beogradit," tha Crnadak të dielën. Bosnja dhe Kosova kanë mar-
rëdhëniet më të varfra dypalëshe në Ballkanin Perëndimor. Ato kanë barriera serioze për të udhëtuar dhe tregtuar midis dy vendeve, me kërkesat reciproke për viza, së bashku me mungesën e misioneve diplomatike në Sarajevë dhe Prishtinë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia u zotua të mos njohë kurrë shtetësinë e ish-krahinës së saj, por të gjitha republikat e tjera ishJugosllave, përveç Bosnjës, ku politikanët e serbëve të Bosnjës e kundërshtojnë fuqishëm këtë ide, prej atëherë e kanë njohur atë. Mlladen Ivaniq, anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, shpreson se takimi do
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
REKLAMA
12 E martë, 4 SHTATOR 2018
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
13 E martë, 4 SHTATOR 2018
Rikonstruktohet shkolla "Ismail Qemali", me kushte më të mira për nxënësit
Veliaj: "Ulim numrin e nxënësve nëpër klasa, shkolla me sistem qendror ngrohjeje" me hapjen dhe shtimin e kapaciteteve në disa shkolla të tjera, edhe në këtë shkollë është ulur numri i nxënësve nëpër klasa. "Pra, nga një shkollë me 40-50 nxënës në klasë, bëhet një shkollë me 32 nxënës në klasë. Kjo do të thotë se ka më pak nxënës për të njëjtin mësues, rrjedhimisht më shumë vëmendje për secilin nxënës dhe një shans më të madh që secili nxënës të dalë akoma edhe më mirë në mësime. Por, ky lajm i mirë ka gjasa të tundohet nga një presion konstant që vjen nga prindërit. Këshilla ime për prindërit është kjo: nëse jeni banorë të zonës,
Një prej shkollave ikonë të Tiranës, "Ismail Qemali", do t'i kthehet shkëlqimi i dikurshëm. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve për rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe ambienteve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se pas rikonstruksionit nxënësit do ta gjejnë shkollën e tyre më të bukur dhe me kushte shumë herë më të mira. "Jam shumë i lumtur me progresin që kemi bërë për rikonstruksionin e shkollës 'Ismail Qemali'. Shkolla mban emrin e një prej personazheve më të rëndësishëm të historisë shqiptare, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo e jona është një përpjekje modeste për të shpallur pavarësinë nga i ftohti, lagështia, rrëmuja, zhurma, nga një shkollë e rrënuar. Por, këtë lloj pavarësie të kohëve moderne mund ta bëjmë me
punë, jo me fjalë. Ndaj, i gjithë gushti ka qenë një muaj sulmi, po ashtu edhe fillimshtatori do të jetë një muaj sulmi, për t'u siguruar që kapim datën e fillimit të shkollës", tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se
të Njësisë 2 që iu prek ky pellgu i "Ismail Qemalit", atëherë kjo është shkolla juaj. Nëse jeni më afër me "Abdulla Ketën" në Shkozë, nëse jeni më afër me "Sandër Prosin" në Sauk, atëherë mënyra më e mirë është për të regjistruar fëmijët atje. Duke i regjistruar nxënësit atje, do të thotë që do kalojnë më pak kohë në rrugë vajtje-ardhje, më pak vara-vingo dhe më shumë kohë me librat", u shpreh Veliaj. Gjithashtu, ai shtoi se nuk ka asnjë arsye që prindërit dhe nxënësit të kërkojnë të regjistrohen vetëm në ato shkolla që në të shkuarën kanë patur më shumë reputacion se të tjerat, pasi sot të gjitha shkollat ofrojnë standarde mësimdhënie dhe kushte shumë të mira. "Sot portali i mësuesve po çon mësuesit më të mirë në vendet e reja që hapen. Do të thotë që mësuesit janë po aq të shkëlqyer në të gjitha shkollat. E kuptoj që disa njerëz vazhdojnë me nostalgjinë dhe reputacionin e dikurshëm, por nuk jemi në vitet '70-'80. Shkollat që ishin të mira në atë kohë,
në kohën e gjyshërve apo prindërve tanë, nuk janë detyrimisht më të mirat sot. Ndaj, këshilla ime është kjo: mos u ushqeni nga mania për t'i futur fëmijët në një klasë me 5060 të tjerë, ndërkohë që shkolla sot kalon me 32 nxënës; ama shkollat e tjera që kanë ende vende bosh mund të akomodojnë ata që janë banorë respektivisht të Shkozës apo të Saukut", shtoi kreu i bashkisë. Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt nis ndërtimi i 17 shkollave të reja në kryeqytet, çka jo vetëm do të ulë numrin e nxënësve në klasa, por edhe do t'i japë fund mësimit me dy turne. "Do të fillojmë me 17 shkollat e reja. Një pjesë e tyre janë gjimnaze, të cilat do ta ulin ndjeshëm trysninë, kështu që viti tjetër edhe për gjimnazet e Tiranës do të jetë fundi i gjimnazeve me dy turne", theksoi ai. Deputetja e PS, Vasilika Hysi vlerësoi angazhimin e Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e një prej shkollave më me emër të kryeqytetit, e cila do të jetë brenda të gjitha standardeve dhe parametrave ndërkombëtare. "Ndjehemi shumë mirë që një shkollë me shumë emër në historinë e qytetit të Tiranës dhe banorëve të saj, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë me standarde dhe parametra ndërkombëtare. Uroj dhe shpresoj që ky rikonstruksion të japë rezultatet e tij sepse kjo është edhe një shkollë komunitare", deklaroi Vasilika Hysi.
deri tek Kodra e Diellit që mbulon gjithë zonën e Selitës, pranë Unazës së Re dhe pastaj i bashkohet linjave të tjera të Tiranës. Tashmë kjo zonë zonë me mijëra banorë që ishte komplet i izoluar nga transporti publik, falë rrugës jo vetëm iu rrit vlera e
pronave, por ka fituar edhe linjën e transportit publik. “Rruga e Zallit”, ndodhet në pjesën lindore të qytetit në Njësinë Administrative Nr 5 dhe në Njësinë Administrative Farkë, ose siç njihet ndryshe zona e Selitës dhe Kodrës së Diellit.
Bashkia e Tiranës rikonstrukton rrugën e Zallit në Selitë, nis linja e re e autobusit Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar tërësisht rrugën e Zallit në zonën e Selitës duke i dhënë fund problemit disavjeçar të mijëra banorëve dhe
drejtuesve të automjetit që ishin të detyruar të kalonin në rrugën plot gropa, baltë dhe me ujërat e zeza. Investimi i Bashkisë ka konsis-
tuar në ndërhyrjen përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ku përveç shtrimit, është realizuar edhe rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha dhe vendosja e plotë e sinjalistikës duke sjellë më shumë siguri për qytetarët. Në këtë mënyrë, është arritur integrimi edhe i kësaj pjese informale të Tiranës me pjesën tjetër të qytetit, sa i përket infrastrukturës rrugore, ndërkohë që mundëson lidhjen e zonës me Unazën e Madhe. Por krahas rrugës së re, banorët e zonës së Selitës kanë tashmë edhe një linjë të re autobusi. Në këtë zonë ka nisur nga puna edhe edhe linja e re e autobusit, duke nisur nga Stacioni i Trenit
AKTUALITET
14
E martë, 4 SHTATOR 2018
NGJARJET
VLORË
I vodhën çantën 40-vjeçares me 695 mijë lekë e dy pasaporta, zbulohen dy adoleshentët
P
olicia e Vlorës ka zbardhur një ngjarje të datës 1 shtator, ku në qytetin e Fierit, iu vodh çanta një 40-vjeçareje. Brenda çantës janë vjedhur 695 mijë lekë të reja, 2 pasaporta, 1 kartë ID, një kartë banke dhe disa sende të tjera. Mësohet se autorët e dyshuar të grabitjes janë dy
adoleshentë, tashmë të identifikuar nga policia, si K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë. “Finalizohet operacioni i koduar “SHËTITËSIT”. Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë. Gjatë kontrolleve dhe shoqërimeve të personave të dyshuar për vjedhje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen “1 Maj” Fier, dy shtetas i kanë vjedhur çantën shtetases
V.Ll, 40 vjeçe. Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë: 659.000 lekë të reja; 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll. Veprimet proceduriale të mëtejshme në lidhje me personat e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier”- njoftoi dje policia.
Aksidentet rrugore në Shqipëri, në tre muaj humbën jetën 53 persona
Gushti, rekord për aksidentet me vdekje, ja sa persona humbën jetën G
jatë 3 muajve të verës, rrugët e Shqipërisë u përgjakën nga aksidentet rrugore. Sipas shifrave zyrtare të policisë, mbetën të vdekur 53 persona në muajt, qershor, korrik dhe gusht duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe pse pati një angazhim maksimal të efektivëve të policisë rrugore gjatë sezonit turistik veror, përsëri numri i aksidentet me pasojë vdekjen mbeti i lartë. Vetëm gjatë muajit gusht të 2018-s humbën jetën nga përplasjet e automjeteve 22 persona. Një shifër disa herë më lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian në raport popullsie. Për gushtin e vitit të kaluar numri nga vdekshmëria ishte një më pak. Pjesa më e madhe e viktimave u shënua gjatë akseve kombëtare, veçanërisht në zonat bregdetare, aty ku ishte edhe përqendrimi më i madh i efektivëve të policisë rrugore. Po thuajse në të njëjtat shifra kanë mbetur edhe aksidentet rrugore me pasojë plagosje e rëndë dhe plagosje e lehtë, gjatë muajit gusht. Gjatë muajit që lamë pas u regjistruan180 përplasje, ndërkohë rezulton se numri i personave të lënduar ka qenë më i vogël 5 persona më pak të plagosur se një vit më parë.
AKSIDENTET Dy aksidente automobilistike u regjistruan në të njëjtën orë dje në Kukës, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Makinat dolën nga rruga. Njëri aksident ndodhi në afërsi të tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit, ndërsa tjetri në afërsi të urës mbi lumin Drinin e Zi në hyrje të qytetit të
Muaji gusht ka shënuar rekord edhe për pezullimin e patentave ndaj drejtuesve të automjeteve. 230 leje drejtimi iu morën shoferëve të cilët në shumicën e raste ishin nën efektin e alkoolit dhe tejkalim
shpejtësie. Muaji që ka pasur numrin më të vogël për aksidentet rrugore ka qenë korriku i 2018. Sipas shifrave zyrtare të Policisë, nga 1 deri në 31 korrik kanë vdekur 11 persona. Kjo shifër është 50
Reshjet e shiut nxjerrin nga rruga dy makina në Kukës Kukësit. Sipas policisë, ngjarjet kanë ardhur si shkak i humbjes së kontrollit nga drejtuesit. Në kohën e aksidenteve verilindja ishte e përfshirë nga reshje të dendura të shiut e për pasojë, humbja e kontrollit,
sipas policisë mund të ketë ardhur pikërisht nga prania e lagështisë në rrugë. Policia e Kukësit u bën apel drejtuesve për më tepër kujdes e kufizim të shpejtësisë në situata të tilla me reshje.
Digjen qëllimisht dy makina gjatë natës në Vlorë, 6 të shoqëruar
Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja e parë ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa mjeti i djegur tip ‘Benz’ është në pronësi të R.A. Makina e dytë tip “Toyota” me targa AA 660 RJ në pronësi të S.S është djegur në lagjen “24 Maji”. Policia dyshon se zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë arsye ajo njoftoi dje se ka shoqëruar 6 persona. “Më datë 03.09.2018, rreth orës 01:50, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në automjetin tip Benz me targa AA 303 OM, në pronësi të shtetasit R.A ka rënë zjarr. Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental. Gjithashtu po më datë 03.09.2018, rreth orës 04:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë është përfshirë nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ, në pronësi të shtetasit S.S. Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë janë shoqëruar 6 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit”- thuhet në njoftimin e djeshëm të Policisë së Vlorës. për qind më ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total kanë ndodhur 118 aksidente në një muaj. 12 u plagosën rëndë dhe 129 të tjerë lehtë. Edhe kjo shifër rezulton më mirë krahasuar me korrikun e 2017, pasi ndodhën 199 aksidente dhe mbetën plagosur rëndë 44 persona dhe 202 u lënduan. Ndërkohë, qershori i 2018-s, shënoi shifra të larta për vdekshmërinë në aksidentet rrugore. 20 persona humbën jetën nga 12 që ishte një vit më parë. Sipas specialistëve, aksidentet rrugore, në 80 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e gabimit të drejtuesve të mjeteve, teksa grupmosha që ka kryer më shumë aksidente janë nga 25 deri në 35 vjeç.
AKTUALITET
15
E martë, 4 SHTATOR 2018
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të hëne në lokalin e Llesh Burakut
P
as shpërthimit të tritolit pranë një lokali në lagjen nr.4 të Laçit, që tronditi qytetin gjatë orëve të para të kësaj të hëne, një zhvillim tjetër tronditës e ka pasuar atë: Pronari i lokalit, Llesh Buraku, 53-vjeç, ka kërcënuar me jetë një nga gazetarët që po raportonte lajmin, Julian Shotën, duke i vënë pistoletën në kokë dhe duke i thënë: Mos filmo! Ja si e ka përshkruar dje ngjarjen “Report Tv”, për gazetarin: “Julian Shota, kërcënohet me jetë në krye të detyrës. Shota, sëbashku me ekipin e xhirimit të Report Tv, mbërriti në vendin e ngjarjes për raportimin e shpërthimin e një sasie tritoli në ambientet e një biznesi barkafe, në lagjen nr.4 të qytetit të Laçit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të kësaj të hëne. Tritoli është vendosur tek hyrja e lokalit në pronësi të Llesh Burakut, 53 vjeç, banues në Laç. Nga shpërthimi i tritolit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe një ekip xhirimi i Report Tv për raportimin e asaj çfarë kishte ndodhur, por ata hasën në
Eksplozivi në Laç, pronari i lokalit i vë pistoletën në kokë gazetarit
rezistencën e Burakut, pronar i lokalit. Fillimisht 53-vjeçari ka filmuar me telefon automjetin e gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke i kërcënuar
se nëse transmetojnë ngjarjen në televizion do kenë punë me të. Sipas Burakut, as policia nuk do ta bënte publike ngjarjen. Si të mos mjaftonte kjo,
GAZETARI I REPORT TV RRËFEN SI U KËRCËNUA ME JETË NË LAÇ
GAZETARI INVESTIGATIV LUIGI PELAZZA
Sulmi ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, gazetari italian: Qeveria të veprojë
P
Gazetari investigativ italian Luigi Pelazza ka folur për Neës24 për sulmet ndaj gazetarëve. Ai ka shprehur solidaritet me gazetaren Klodiana Lala, pas sulmit që familja e saj përjetoi ditët e fundit. “Si fillim dua t’i dërgoj solidaritetin tim personal Klodianës dhe gazetarëve që kanë pësuar këto sulme burracakësh këto ditë. Edhe në Itali ka raste të tilla me gazetarët që bëjnë punën e tyre në mënyrë të ndershme. Këta gazetarë shoqërohen me eskorta vetëm se kërkojnë të bëjnë ndershmërisht punën e tyre duke treguar trafiqet, mafien, kamorrën”, tha gazetari italian. Luigi Pelazza, gazetar investigativ i emisionit
“Le Iene” në Rai Uno tha se qeveria në Shqipëri duhet të bëjë një hap për të mbrojtur gazetarët. “Unë uroj që kolegët gazetarë në Shqipëri të mos kenë vetëm mesazhe solidariteti, por edhe një hap të qeverisë që të ketë në mbrojtje këdo që ka si profesion gazetarinë dhe këdo që kërkon për të shpërndarë lajmin në mënyrë të ndershme”, tha Pelazza. Gazetari italian Luigi Pelazza ndodhet në Pukë në familjen e 22-vjeccarit Gjergj Gjoni i cili u vra në Itali në rreth 3 vite më parë. Familjarët e autorit e kanë quajtur proces të manipuluar lirimin e autorit të vrasjes së 22-vjeccarit shqiptar.
Llesh Buraku ka nxjerrë edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ia ka drejtuar gazetarit Shota, duke e kërcënuar me jetë. Në atë moment kanë ndërhyrë
disa të afërm të 53-vjeçarit, duke i bllokuar krahun për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Nën kërcënimin e armës, Buraku ka kërkuar që t’i dorëzojnë edhe telefonat. Llesh Buraku është një personazh i njohur për policinë. Tre vite më parë ai u arrestua pasi dhunoi një inspektor të Inspektoratit të Shëndetit Publik, gjatë inspektimit në lokalin e tij. “ Komisriati i Kurbinit ndërkohë njoftoi për shpërthimin: “Më datë 3.09.2018, rreth orës 2:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit “ Bar-Kafe” në pronesi të shtetasit Ll.B. vjeç 53, ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “ Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.”
Julian Shota: Mbushi pistoletën dhe tentoi të më qëllojë
ak orë pas incidentit, gazetari i Report Tv, Julian Shota, ka rrëfyer momentin kur u kërcënua me jetë nga Llesh Buraku, 53-vjeç nga Laçi. Pronari i lokalit të cilit i ishte vendosur tritol orët e para të mëngjesit të djeshëm, tentoi të mbante të fshehtë ngjarjen, duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të mos e pasqyronin atë, pasi një gjë të tillë, sipas tij, do ta bënte edhe policia. Shota tregoi momentin e përballjes me Burakun i cili ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë, e ka mbushur dhe ia ka drejtuar gazetarit të Report Tv, duke tentuar ta qëllojë. Ngjarja e cila mund të kishte një bilanc tragjik, është parandaluar falë ndërhyrjes së disa personave të tjerë, të cilët i kanë bllokuar armën 53-vjeçarit. “Në mëngjesin e sotëm (djeshëm) u njoftova për shpërthimin e një eksplozivi në një lokal në qytetin e Laçit, në lokalin e shtetatis Llesh Buraku. Shkova dhe iu prezantova si gazetari i Report Tv, ndërsa ai u përgjigj me tone kërcënuese se kjo ngjarje nuk do dalë në media. I kam thënë se jam i detyruar ta raportoj, sepse edhe nëse nuk e bëj unë, do jetë policia që do ta raportojë.
Jo, tha, nuk do e raportojë as policia dhe as ju. Mu drejtua se nëse kjo ngjarje del në media, do kemi punë personalisht bashkë. Kam qenë unë dhe gazetari i Neës 24 në vendin e ngjarjes. Në atë moment nxori telefonin dhe filloi t’i bënte foto makinës dhe targave të automjetit. Mu drejtua se kush je dhe nga vjen. I jam përgjigjur se jam Julian Shota. Më pyeti je nga Fushë
Kruja? I jam përgjigjur me po. Më pas më tha se do vij të të gjej. Në momentin kur tentova të largohem, zotëria tentoi të më marrë telefonin. Unë nuk ia dhash. Ai nxori nga brezi një pistoletë, e mbushi dhe tentoi të më qëllonte. Në atë moment ndërhyn disa të afërm të tij, duke i bllokuar dorën”- u shpreh dje në rrëfimin e tij, gazetari Julian Shota.
KOSOVE
16 E martë, 4 SHTATOR 2018
"Kosova po shitet", Albin Kurti paralajmëron protesta masive Në Kosovë priten protesta të mëdha. Me thirrje të forta ka reaguar këtë të diel kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për idenë e korrigjimit të kufijve KosovëSerbi. Albin Kurti u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se fatkeqësisht Kosova po kalon në një moment të vështirë. "Një udhëheqësi e kapur dhe e kriminalizuar, e udhëhequr nga Thaçi, po e nxjerr në shitje territorin e Kosovës për të fituar paprekshmërinë individuale. Ne këtë nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë pasi e kemi obligim historik dhe moral. Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që
Ministri gjerman kundër Thaçit e Vuçiçit: Rivizatimi i kufijve nuk zgjidh asnjë problem Gjermania edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e saj kundër shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka bërë Ministri i Shtetit për Europë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, i cili ka thënë se rikufizimi i kufijve nuk është zgjidhje. Diplomanti gjerman, në profilin e tij në Twitter, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje as për Kosovën e as për Serbinë. Sipas Roth, ri-kufizimi i kufijve nuk është zgjidhje, përkundrazi kjo sipas tij do të hapte kutinë e Pandorës për rekrutime etnike. Ai tutje ka shkruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm me një bashkëpunim multietnik, fetar dhe kulturor dhe se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të bashkuara në diversitet, për të qenë pjesë e Europës, pasi sipas tij, kjo është Europa.
Vuçiç: Të largojmë urrejtjen 200-vjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve
po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë", ka thënë Kurti. Po kështu protesta ka patur dhe
nga kosovarët jashtë shtetit, sepse shikojnë se presidenti Thaçi po bën pazar me Vuçiç.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet ta largojnë njëherë e përgjithmonë urrejtjen 200-vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve. Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë detaje lidhur me debatet për korrigjimin dhe shkëmbimin e territoreve me Kosovën. Vuçiç ka thënë se është shumë e vështirë që të arrihet një zgjidhje. "Të gjithë më pyesni për kufijtë, por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Ne themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur. Në këtë situatë secili e vendos kufirin e vet. Por, a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi, duke larguar kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjet 200vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari. Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të merremi vesh si duam të jetojmë dhe jo dikujt tjetër t'i plotësojmë dëshirat", është shprehur Vuçiç. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim kufijsh. Thaçi e Vuçiç do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Kryeministri emëron zv/ kryeministrin si kryetar delegacioni. Shkarkohet Presidenti Thaçi Hashim Thaçi, një ditë para miratimit të Rezolutës kundër tij në Kuvendin e Kosovës, ka bërë lëvizjen e fundit. Kryetari i NISMA për Kosovën, sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Express, do të jetë Kryetar i Delegacionit Qeveritar në këto bisedime. Në një farë mënyre kjo quhet si heqje e Hashim Thaçit si shef i bisedimeve. Vendimi është nënshkruar dje nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj. Ndërkohë data e përpilimit të vendimit është 20 shkurt të këtij viti. Datë kjo, në të cilën liderët kosovarë kanë marrë vendim që të hyjnë në fazën e fundit të bisedimeve në Bruksel. Ndërkohë që dokumenti është përditësuar me emrat e personave, të cilët do të marrin pjesë në ekipin e udhëhequr nga Thaçi. Gazeta Express ka siguruar vendimin e Qeverisë ku përshkruhen emrat të cilët do ta përbëjnë ekipin negociator në Bruksel, ndonëse i njejti ende nuk e ka marrë vulën e të
parit të Qeverisë, Ramush Haradinaj. Por, sipas vendimit Fatmir Limaj emërohet kryesues, Enver Hoxhaj-zv/kryesues. Ekipi tutje do të përfaqësohet nga anëtarët si Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar si dhe Avni Arifi. Por, jo vetëm. Kësaj liste, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shtuar edhe nga një përfaqësues nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativa. E përveq tyre, në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, shkruan Gazeta Express. Ky vendim sipas burimeve të Express pritet që të zyrtarizohet në mbledhjen e Qeverisë. I njëjti u është dërguar zëvendësministrave, sekretarit të ZKM-së si dhe Arkivit të Qeverisë. Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit obligohet që vendimin t'ia dërgojë Kuvendit për Aprovim.
KULTURE
17 E martë, 4 SHTATOR 2018
"UNË ISHA DOKTORESHË NË AUSHVIC"
Historia gruas që praktikoi aborte për të shpëtuar gratë hebreje N
ë vitin 1982 në moshën 72 vjeçare udhëtoi nga Izraeli drejt Nju Jorkut për të marrë një çmim mirënjohjeje. Gisella Perl, gjinekologia, e cila ishte e burgosur dhe mjeke e grave në kampin e përqendrimit nazist u shpreh se më e keqja që mund t'i ndodhte dikujt në Aushtvic ishte të ishe një grua shtatzanë. Ajo rrezikoi jetën, ashtu siç e kujtojnë kolegët e saj dhe historianët e Shoah-s, George Weisz dhe Konrad Kwiet për të shpëtuar një numër të pallogaritshëm grash; i ndihmoi të abortonin, ose të provokonte një lindje të parakohshme në rast se kishin shumë muaj shtatzanie dhe në këtë mënyrë të mbijetonin. Heinrich Himmler ishte shprehur se nuk kishte kuptim të shfarosje të rriturit dhe të lije fëmijët të rriteshin dhe të hakmerreshin kundër fëmijëve të tyre dhe nipërve. Kështu në mesin e atyre 6 milionë të vrarë, pjesa më e madhe hebrenj, 1.5 milionë ishin fëmijë. Kur mbërrinin në kampin e përqendrimit femrat shtatzana shkonin direkt në dhomat e gazit. Ato që e fshihnin për një periudhë kohe e vononin këtë fund sepse nuk mund të punonin dhe tradhtoheshin nga ky fakt. Në rast se ishin në fund të shtatzanisë fëmijët kur lindnin mbyteshin ose u injektohej një injeksion vdekjeprurës. Josef Mengele, i cili realizonte eksperimente mjeksore të dhunshme mbi të burgosurit kishte një farë parapëlqimi për binjakët, për të paaftët dhe për gratë shtatzana. "Mengele më tha që ta informoja për këdo grua shtatzanë", - kujton Perl në një artikull për "The New York Times". "Më tha që do të shkonin një një kamp tjetër për të marrë ushqim më të mirë, madje edhe qumësht. Gratë e lajmëronin vetë atë; jam shtatzanë". Megjithatë Perl e dinte që ishte një gënjeshtër. Në kujtimet e veta "I was a doctor in Auschwitz" (Isha një mjeke në Aushtvic) kujton një ditë të vitit 1944, në afërsi të krematoriumit: "Pashë gra shtatzana të rrahura me shkopa dhe
kamzhikë, të kafshuara nga qentë, të kapura nga flokët dhe të goditura në stomak nga çizmet e rënda gjermane. Në ato momente, derisa i binte të fikët i tërhiqnin drejt krematoriumit të gjalla. Atëherë vendosa që kurrë më nuk do të kishte shtatzana në Aushtvic". Dhe siç shprehen Weisz dhe Kwiet për revistën mjeksore "Rambam Maimonides" iu bashkua historisë së burrave dhe të grave të burgosura që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët. Në rastin e saj u përball me një dilemë morale, e cila ishte një sfidë e padiskutueshme. Ky vendim i kushtoi shumë, por kuptoi se nëse ajo nuk i ndërpriste shtatzanitë si nënat dhe fëmijët do të vdisnin njësoj. Pavarsisht besimit profesional dhe atij fetar si mjeke dhe si hebreje praktikuese, Perl filloi të realizonte aborte mbi një dysheme të pistë, vetëm me duar, pa i larë, pa instrumente mjeksore, pa anestezi dhe shumë herë në kre-
vatët e marinarit të mbipopulluara dhe të pistë, brenda barrakave për gra në Aushtvic. Perl i dha fund shumë jetëve të fetuseve me shpresën se nënat do të mbijetonin dhe më pas ndoshta mund të kishin fëmijë. Kishte raste që u ndesh me shtatzani të avancuara, të cilat nuk e lejonin abortin. Atëherë çante qesen amniotike dhe zgjeronte qafën e mitrës me dorë për të nxitur lindjen. Në këto raste fëmijët prematurë vdisnin pothuaj menjëherë shpjegojnë historianët. Pa një kërcënim të zbulimit të shtatzanisë gratë mund të punonin. Perl e kujton kështu një rrethanë: "Asnjëherë dikush do ta kuptojë se çfarë do të thoshte për mua të vrisja ato bebe, por nëse nuk do ta kisha bërë si nënat dhe fëmijët do të ishin vrarë mizorisht". Në një rast Perl e shtrëngoi një djalë tri ditësh, pasi e kishte puthur më parë. Gisella Perl lindi në 1907 në nje vend të hebrenjve ortodoksë në Sighetu Marmatiei në Transilvani, Rumani. Ishte një vajzë e avancuar, e para hebreje që mbaroi gjimnazin në fshatin e saj dhe e para grua që hyri në mjeksi. U martua dhe pati dy
fëmijë; djalë dhe vajzë. Punonte si gjinekologe kur nazistët pushtuan rajonin në maj 1944. Brenda 5 ditësh gjermantë deportuan 14 000 hebrenj nga fshati, pjesa më e madhe për në Aushtvic ku vdiqën menjëherë. Të burgosur bashkë me të i shoqi dhe djali; vajza u fsheh nga një familje. Kur mbërriti në kamp u nda nga familja e saj dhe u detyrua të merrej me dhurimet e forcuara të gjakut të të burgosurave për t'iu ardhur në ndihmë ushtarëve gjermanë. "E harruan rassenschande, kontaminimin me gjakun inferior. Ishim shumë inferiorë për të jetuar, por shërbyem për të mbajtur gjallë ushtrinë gjermane me gjakun tonë", - shkruajti ajo në kujtimet e saj. Kur Mengele e mori vesh që ishte gjinekologe i ndryshoi detyrë. Pa dhoma, pa mjete trajtonte paientët vetëm me zërin e saj. U rrëfente histori të bukura, i thoshte se një ditë do të festonin ditëlindjen, që një ditë do të këndonin. "I njëjti dëshpërim që po më mbytte u shndrrua në një ndjenjë rebelimi që më nxori nga letargjia dhe më dha një motiv për të jetuar". Nuk dihet sa gra ka shpëtuar, por e ndjente se edhe ato i shpëtonin të sajën.
"Unë duhej të mbetesha gjallë. Varej nga unë shpëtimi i grave shtatzana nga dhomat e gazit. Varej nga unë shpëtimi i nënave dhe nuk kishte mënyrë tjetër veçse shkatërrimit të jetëve të fëmijëve të tyre të palindur", kujton ajo. Evakuimi i kampit në vitin 1945 kur po afrohej ushtria ruse çoi drejt vdekjes çerekun e 60 000 të burgosurve në Aushtvic. Në atë periudhë Perl ndodhej në një kamp tjetër në afërsi të Hamburgut, kur u çliruan. Kur mbërritën trupat britanike e gjetën duke asistuar procesin e lindjes së një gruaje. Ishte djali i parë hebre që lindi në liri në Bergen-Belsen. Më pas kërkoi të shoqin dhe djalin në Gjermani për muaj të tërë. Në fund zbuloi se i kishin vrarë. Në vitin 1947 u përpoq të vetëvritej, i mbijetoi dhe emigroi në Amerikë. "Kur mbërriti u dyshua se Perl kishte kryer krime lufte", - shprehen Weisz dhe Kwiet, - "Ishte makthi që e priste dhe që Joseph Sargent e rrëfeu në filmin Out of the Ashes". Arriti të provonte se nuk kishte bashkëpunuar me Mengelen dhe se dëshmia e saj ishte kyç për dënimin e të paktën një mjeku në Aushtvic dhe se dëshmia e saj ishte e ngjashme me dëshmitë e të mbijetuarve të tjerë. Në një rast u njoh me Eleanor Roosevelt dhe me ndihmën e saj mori nënshtetësinë amerikane dhe hapi një klinikë obstetrike në Manhatan, kushtuar në pjesën më të madhe të mbijetuarve të Shoah-s. Rimori jetën akademike dhe investoi në fertilizime në "Hospital Mount Sinai", ku solli në jetë më shumë se 3000 fëmijë. Vdiq në 16 dhjetor 1988 në Herzliya, Izrael ku kishte emigruar për të jetuar me vajzën. /Bota.al/
KURESHTI
18 E martë, 4 SHTATOR 2018
Gjenitë “e çmendur”,
9 histori të çuditshme të shkencëtarëve të famshëm
Dihet mirë se shkencëtarët janë një lloj vërtetë i çuditshëm. Në fund të fundit, duhet të jesh pakëz ndryshe për të ndjekur ide, tek të cilat askush
tjetër nuk beson. Shumë shkencëtarë kanë patur personalitete ekscentrikë ose të ashpër, ndërkohë që të tjerët ishin dijetarë që nuk mundeshin t’i
kuptonin limitet e mendjeve të ngushta të njerëzve të tjerë. Dhe shumë prej tyre kanë shkuar shumë larg në kërkimin e dijes, me rezultate herë të frik-
Mos fasulet
Kur duhet të ikësh…
Mund të falenderoni matematicienin grek, Pitagorën për themelin e gjeometrisë, që është Teorema e Pitagorës. Por disa prej ideve të tij nuk i kanë rezistuar testit të kohës. Për shembull, Pitagora përqafoi një filozofi të vegjetarizmit, por një prej parimeve të tij ishte ndalimi tërësor, qoftë edhe për të prekur, i fasuleve. Sipas legjendës, fasulet mund të fajësohen pjesërisht për vdekjen e Pitagorës. Pasi u ndoq nga shtëpia e tij prej atyre që e sulmonin, ai mbërriti në një fushë me fasule, ku thuhet se vendosi që, më mirë të vdiste se sa të hynte në fushë – dhe ata që i ishin vënë pas e arritën dhe i prenë fytin.
Astronomi danez i shekullit 16, Tycho Brahe ishte një fisnik i njohur për jetën e tij ekscentrike dhe vdekjen po të tillë. AI e humbi hundën në një duel në kolegj, dhe prej atëherë mbante një metalike. Dhe i pëlqenin shumë festat: Ai kishte ishullin e tij, dhe i ftonte shokët në kështjellë për festa të egra. Ai sigurohej që mysafirët të shihnin një dre që kishte zbutur, dhe një xhuxh me emrin Jepp shërbente si gaztor, ulej përherë nën tryezë, ku Brahe i hidhte herë pas here copa ushqimesh. Por dashuria përfestat mund t’i ketë sjellë vdekjen. Në një banket në Pragë, Brahe këmbënguli që të rrinte në tavolinë edhe kur kish nevojë të shkonte në banjë të urinonte, për shkak se largimi nga tryeza do të ishte shkelje e etiketës. gjëja e gabuar sepse pësoi një infeksion në veshkë dhe fshikëza i shpërtheu 11 ditë më vonë, në vitin 1601.
Profesori i hutuar Verner Heisenberg mund të jetë fizikani dhe teoricieni brilant, me kokën mbi re. Në vitin 1927, zi zhvilloi të famshmit ekuacione të pasigurisë të përfshirë në mekanikën kuantike, rregullat që shpjegojnë sjelljen në shkallë të vogla të thërrmijave të vogla nënatomike. Megjithatë, ai për pak dështoi në provimin e doktoraturës, sepse nuk dinte pothuaj asgjë për teknikat eksperimentale. Kur një profesor skeptik e pyeti se si funksiononte një bateri, ai as nuk e kishte idenë.
shëm e herë qesharakë. Bota.al na sjell një material vërtetë interesant lidhur me disa prej shkencëtarëve dhe sjelljet e tyre.
Heroi i palëvduar Nikola Tesla ka qenë një prej heronjve të palëvduar të shkencës. Ai mbërriti në Amerikë në vitin 1884 dhe shkoi menjëherë të punojë për Tomas Edisonin, duke sjellë shpikje të mëdha në radio, robotikë dhe elektricitet, për disa prej të cilave meritën e mori Edisoni. Por Tesla nuk ishte vetëm impulsiv në kërkimet e tij shkencore. Me shumë gjasë ai ka patur edhe çrregullime kompulsive (OCD), pasi refuzonte të prekte çdo gjë që ishte qoftë edhe pakëz e pistë, të prekte flokë, vathë perlash. Veç kësaj, ai u fiksua me numrin 3, teksa i vinte rrotull një ndërtese tre herë, para se të hynte në të. Dhe në çdo vakt, ai përdorte 18 shami për të pastruar enët e kuzhinës, deri sa të shndrrinin.
KURESHTI
19 E martë, 4 SHTATOR 2018
Dijetari mendjepjellor Fizikani Robert Oppenheimer ishte një dijetar, që fliste rrjedhshëm tetë gjuhë dhe i interesuar në një gamë fushash, duke përfshirë poezinë, gjuhësinë dhe flizofinë. Si rezultat, Oppenheimeri ndonjëherë kishte telashe në të kuptuarit e limiteve të të tjerëve. Për shembull, në vitin 1931 ai pyeti një koleg të Universitetit të Kalifornisë, Leo Nedelsky që t’i përgatiste një leksion, duke i thënë se do të ishte e kollajtë për arsye se gjithçka ndodhej në një libër që i kish dhënë oppenheimeri. Më pas, kolegu erdhi i shastisur sepse libri ishte i gjithi në gjuhën holandeze. Përgjigja e oppenheimerit? “Por është holandezçe e lehtë!”.
Matematicieni i pastrehë
Dokumentuar në vdekje Arkitekti dhe shkencëtari Buckminster Fuller është më i famshëm për shkak të krijimit të kubesë gjeodezike, vizione fantastiko-shkencorë të qyteteve futuristikë dhe një makinë që e quajti Dymaxion, në vitet 1930. Por Fulleri ishte edhe pak ekscentrik. Ai u bë i famshëm sepse mbante tre orë për të parë kohën në zona të ndryshme orare, teksa fluturonte përreth globit dhe kaloi shumë vite duke fjetur vetëm dy orë gjatë natës, të cilit i vuri emrin gjumi Dymaxion. Por gjeniu kaloi shumë kohë duke bërë kronikën e jetës së tij. Nga 1915 deri në 1983, kur vdiq, Fulleri mbajti një ditar të detajuar të jetës së tij që e përditësonte në intervale 15-minutëshe. Regjistri, kronodosjet e Dymaxionit, të vendosura në një raft të gjatë 82 metra dhe ndodhet në Universitetin e Stanfordit.
Paul Erdos ishte një teoricien hungarez i numrave që ishte kaq i përkushtuar në punën e tij, saqë nuk u martua asnjëherë, jetoi vetëm me një valixhe, dhe shpesh herë u shfaqej kolegëve tek pragu pa lajmëruar, duke thënë “Mendja ime është e hapur”, dhe pas kësaj punonte me problemet për një apo dy ditë, përpara se të vazhdonte më tej. Në vitet e fundit të jetës ai pinte shumë kafe dhe merrte pilula kafeike si dhe amfetamine, për të qëndruar zgjuar, duke punuar 19-20 orë në ditë. Foksui i tij u duk se i solli shpërblim: Matematicieni botoi afro 1500 studime të rëndësishme, dhe tani matematicienët llogarisin “numrin Erdos”, një shifër e “gjashtë shkallë ndarje” që përshkruan se sa njerëz duhen për të të lidhur ty me studimin e Paul Erdos.
Shakatë e fizikanit
Orendi të rënda
Ruchard Feynman ishte një prej fizikanëve më të famshëm dhe të ditur të shekullit 20, ai u përfshinë Projektin Manhatan, përpjekja super e fshehtë e Amerikës për të ndërtuar bombën atomike. Por ai ishte edhe shakaxhi i madh. I mërzitur në Projektin Manhatan në Los Alamos, ai e kalonte kohën duke përzgjedhur kyçe dhe hapur kasaforta për të treguar se sa kollaj mund të hapeshin. Rrugës drejt zhvillimit të teorisë së elektrodinamikës kuantike që i dha çmimin Nobel, ai rrinte me vajza të shoubizit në Las Vegas, do të bëhej ekspert në gjuhën e Majave etj.
Matematicieni britanik dhe inxhinieri elektrik Oliver Heaviside zhvilloi teknika komplekse matematikore për të analizuar qarqet elektrike dhe zgjidhur ekuacione diferenciale. Por gjeniu konsideorhej një gjë e rrallë nga një prej miqve të tij. Inxhinieri vendoste në shtëpi blloqe të mëdha graniti, i lyente thonjtë me ngjyrë të purpurt, kalonte ditë të tëra duke pirë vetëm qumësht dhe mund të ketë vuajtur nga hipergrafia, një gjendje e trurit që shkakton një nevojë të fortë për të shkruajtur.
SPORT
20
E martë, 4 SHTATOR 2018
Del Piero: Modric e meritoi çmimin, Ronaldo duhet t’i përshtatet Seria A I
sh-legjenda e Juventusit, Alessando Del Piero është shprehur se Cristiano Ronaldo do ta ketë të vështirë për të shënuar në Seri A, për shkak se hapësirat në këtë kampionat janë të pakta. Ish-sulmuesi i bardhezinjve duke folur në studion e “Sky Sport Italia”, ka deklaruar se vlerësimi nga UEFA për Modric ishte i merituar. “Diçka shkoi keq dhe ka krijuar këtë polemikë. Nëse Cristiano do të kishte thënë herët
se nuk mund të shkonte për arsye personale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Personalisht mendoj se Modric e ka merituar çmimin e më të mirit. Ai ka fituar në Madrid dhe shkëlqeu me Kroacinë në Botërorin e Rusisë. Ka bëri diçka të jashtëzakonshme. Zakonisht, ai që e fiton këtë çmim, në fund të vitit bën të vetin edhe “Topin e Artë”. Ronaldo ende pa gol? Në Itali ne mbrojmë në
mënyrë unike, duke kërkuar për superioritetin numerik. Cristiano ka ende për të mësuar, për t’iu përshtatur ligës sonë, por në Europë do të jetë ndryshe, do të ketë më shumë hapësira. Te Real Madridi ka shënuar pa fund gola, ndaj i ka mundësitë ta bëjë këtë edhe me Juventusin, vetëm t’i japim kohë. Bardhezinjtë nuk kanë pse të shqetësohen, pasi ndeshjet fitohen edhe pa golat e Ronaldos dhe Dybala”, deklaroi Del Piero.
Sulmuesi shkodran ka folur në konferencë për shtyp para dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve
S
indrit Guri pas një gjysmë sezoni perfekt te Kukësi, fitoi ftesën në Kombëtaren e Shqipërisë dhe u transferua në klubin belg të Oostendes, ku edhe po luan rregullisht. Sulmuesi shkodran është grumbulluar nga Panucci për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë, dhe pritet që bashkë me shkodranin Balaj të marrin përgjegjësinë për të çuar topin në rrjetë, duke llogaritur mungesat e Sadikut dhe Roshit në repartin e avancuar. Guri ishte dje në krah të Migjen Bashës, në konferencën për shtyp para stërvitjes së parë me kuqezinjtë, ndërsa foli për eksperiencën e tij në Belgjikë, por edhe synimet e Shqipërisë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Mendoni se ky është momenti më i mirë i karrierës? Për sa i përket të kaluarës, ky është momenti më i mirë. Për sa i përket të ardhmes ka edhe më mirë, pasi kam ende shumë për të dhënë. Do mundohem të jap më të mirën dhe maksimumin me ekipin ku luaj dhe me kombëtaren. Është moment për t’u shfrytëzuar, mungesa e Roshit dhe Sadikut? Do rrinë 6-7 muaj jashtë fushave dhe është gjëja më e keqe për një futbollist. Nuk gëzohem, se më krijohen më tepër hapësira. Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare. Do të mundohem të jap maksimumin dhe ta meritoj fanellën kuqezi. Gjithsecili që
KOSOVA
K
osova ka filluar punën për t’u përgatitur në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Në konferencën për shtyp para grumbullimit, trajneri zviceran i kësaj përfaqësuese, Bernard Challandes i trembet pikërisht këtij perceptimi që ka për kundërshtarët, duke filluar nga Azerbajxhani me të cilin do të përballen në Baku më 7 shtator. “Nëse ne si staf, ju gazetarët, futbollistët dhe të gjithë, mendojnë se ne jemi pretendentë për këtë ndeshje atëherë do ta kemi shumë të vështirë. Është e qartë për të gjithë që Azerbajxhani, Malta apo Ishujt Faroe
Guri: Në kombëtare jo për xhiro, luaj në çdo pozicion fiton kombëtaren, ka peshën dhe duhet të japë maksimumin me të. Duam të fitojmë çdo ndeshje me kombëtaren dhe ky është synimi. Goli i parë me kombëtaren… A ndjeni presion? Nuk duhet ta marr me negativitet. Ka shumë sulmues të mirë që kanë qëndruar 5 apo 6 ndeshje pa shënuar. Lojtari duhet të jetë sa më i qetë dhe goli do të vijë. Trajneri në Belgjikë më ka ndihmuar shumë në këtë aspekt. Ndjen presion pasi duhet të jesh lider i sulmit? Lojtari duhet të jetë sa më i qetë dhe t’i marrë ndeshjen një nga një. Nuk duhet të demoralizohem se nuk është në pozitivitetin tim, por në dëmin tim. Nuk vi në kombëtare që të them se është një xhiro. Unë vij që të jap maksimumin. Duam të ecim sa më shumë dhe parësore nuk është goli im, por arritja e objektivave me kombëtaren. Si po përshtateni te Oostende? Është shumë ndryshe nga Kukësi, në nivele më të larta. Më kanë ndihmuar shumë edhe trajneri, edhe presidenti. Kam luajtur në formacion të gjitha ndeshjet
dhe ka ndikuar shumë drejtori me trajnerin atje. Ka shumë ndryshime midis këtyre dy kampionateve. Sulmues qendror apo në mbështetje të tij? Roli im kryesor është sulmues qendre. Pastaj nëse kërkesat janë që të luaj në një pozicion tjetër, do të ndihmoj ekipin patjetër. Për kombëtaren luaj në çdo rol që do trajneri. Dy sfida të rëndësishme, për një rrugë më të shkurtër për të shkuar në Europian… Janë ndeshje shumë domethënëse për ne dhe do të japim maksimumin. Nuk janë më ato miqësore, por do të jemi shumë më ndryshe. Kur luajmë më tifozët kemi një peshë më të madhe sepse futbolli për tifozë luhet dhe besoj se do të jenë aty për ne. Nuk duhet të kujtojnë më ndeshjet miqësore, por të shohin përpara. E mendoni Shqipërinë në Europianin e ardhshëm? Duhet të shikojmë njëherë këto dy ndeshje. Skuadra do të rritet gradualisht dhe më pas mund të jemi pjesëmarrës edhe në Europian.
VENDIMI Challandes: I trembem entuziazmit FIFA mbyll çëshjten Modric, shpëton Interi pas fitores me Shqipërinë
nuk janë Kroacia, Franca po Belgjika. Ne vërtetë fituam ndaj Shqipërisë, por nuk duhet të mendojmë që do të fitojmë edhe ndaj Azerbajxhanit. Suksesi me kombëtaren shqiptare i ka entuz-
iazmuar shumë lojtarët dhe kësaj i trembem më së shumti, uroj mos ta marrin më lehtë ndeshjen kundër Azerbajxhanit”, u shpreh Bernard Challandes, trajner i përfaqësuese së Kosovës.
Nuk do të ketë hetim nga FIFA kundër Interit për rastin Luka Modric. FIFA ka konfirmuar, përmes një letre dërguar klubit italian dhe gjithashtu Real Madridit se nuk do të ketë ndjekje të hetime paraprake. Institucioni kryesor i futbollit botëror ka sqaruar se nuk ekzistojnë elementet e duhur për të hapur një hetim ndaj Interit, ku kanë nënvizuar që zikaltërit nuk e kane thyer aspak artikullin 18 të rregullores së merkatos. FIFA i ka cilësuar si “të pabazuara në fakte” akuzat e klubit madrilen. Ky vendim
ka ardhur pasi janë dëgjuar të gjitha palët e përfshira në këtë çështje. Në këtë mënyrë Inter del e pafajshme dhe shpëton nga sanksionet e rënda, të parashikuara nga FIFA.
SPORT
21
E martë, 4 SHTATOR 2018
Mesfushori është shprehur se tashmë kuqezinjtë janë një ekip me moshë më të re
M
igjen Basha është rikthyer sërish në kombëtaren shqiptare, pasi mungoi në grumbullimin e marsit dhe qershorit. Mesfushori është gjithnjë gati të kontribuojë për fanellën kuqezi, ndërsa e bën të qartë se skuadra nuk është ajo e mëparshmja, por ai ka besim se djemtë kuqezinj do të dinë që të reagojnë. Si ndjeheni, tani që jeni rikthyer në Kombëtare? Për mua është një nder që jam rikthyer, pasi kam munguar për një periudhë gati njëvjeçare. Fillimisht kam pasur një dëmtim dhe më pas trajneri vendosi që t’u japë mundësinë dhe disa lojtarë të rinj që të veshin fanellën e Kombëtares. Për është çdo herë nder mua është sikur të vi për herë të parë, ndaj jam i gëzuar që rikthehem sërish në Kombëtare. Çfarë përshtypjesh keni për miqësoret e fundit, ku skuadra nuk ka bindur? Nuk duhet të vlerësojmë shumë miqësoret. Ne kemi reaguar gjithnjë kur kemi pasur probleme, kujtojmë këtu rastin pas humbjes së Luksemburgut. Fati jonë ka qenë që kemi reaguar çdo herë pas një disfate. Rezultatet nuk janë pozitivë, pasi nuk duhen nënvlerësuar edhe miqësoret. Duhet të reagojmë sa më parë, pasi nuk jemi Kombëtarja që kemi qenë dikur. Secili duhet të mbajë përgjegjësitë e tij. Kemi dhe lojtarë të rinj që trajneri ka dashur t’i
Basha: S’jemi Kombëtarja që kemi qenë dikur, secili të mbajë përgjegjësitë e tij
provojë dhe mund të them se nuk ka qenë kombëtarja e plotë. Në Kombëtare vlen eksperienca e gjithkujt jo vetëm e imja. Nuk është se vetëm një lojtar e ndryshon gjithë ekipin. Ku ndryshon kjo Kombëtare, nga ajo e Europianit? Kombëtarja normalisht që do të ndryshojë, pasi ishim një gjeneratë që u vjetëruam. Skuadra normalisht që do të afrojë lojtarë të rinj. Ndonjëherë duhet dhe eks-
perienca. Ne duhet t’i ndihmojmë ato lojtarë që të integrohen sa më parë me skuadrën. Ne jemi t’i gatshëm që t’i ndihmojmë. Do vi një ditë që do largohemi nga Kombëtarja. Si duket gjendja e shokëve të skuadrës? Nuk ka biseduar me lojtarët se nuk kam pasur kohë. Ne gjithnjë kemi pasur probleme, pasi disa lojtarë nuk kanë pasur ekip, ose disa të tjetër nuk kanë pasur
shumë minuta. Por, çdo herë kemi reaguar. E rëndësishme është që lojtarët të jenë gati të japin më të mirën e tyre në çdo moment për Kombëtaren. Jam i sigurt që edhe këtë herë do t’ia dalim. Cili është objektivi i Shqipërisë për këto dy ndeshje? Shumica e lojtarëve nuk jemi në formë të mirë. Na duhet dhe pak fat e eksperiencë për të marrë një rezultat të mirë ndaj
Izraelit. E dimë që Izraeli është një kundërshtar shumë i fortë. Ndeshjen e parë nuk kemi pasur fat. Kemi reaguar mirë dhe kemi fituar atje. Jemi një ekip i çuditshëm, mund të humbim me këdo, por mund të marrim rezultate pozitive me të gjithë, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën. Pse vendosët t’i bashkoheni Arisit? Sigurisht që kalimi te Arisi është një motivim shumë i madh. Kam pasur oferta nga disa klube, por rrezikoja të humbja Kombëtaren. Synimi im është ta mbaj Kombëtaren deri në maksimumet e viteve të mija. E kam pranuar Arisin për të qenë pranë Kombëtares. A keni një apel për tifozërinë kuqezi? Ne kemi humbur kundër kundërshtarëve të dobët. Unë jam i sigurt që do jenë të pranishëm. Duhet të shikojmë përpara. Janë ndeshje të rëndësishme, ua dimë vlerën. Është folur që Mavraj mund t’ju bashkohet te Arisi… Varet nëse do të bien dakord të dyja palët. Di që ka interes si nga ana klubit ashtu dhe nga ana e lojtarit”.
FIFA
ARGJENTINASI
Messi, jashtë podiumit për Ronaldo, Modric dhe Mohamed Salah, “The Best 2018” pas 12 vitesh
sfidohen edhe për “The Best 2018”
P
Mungesa e madhe në çmimin “The Best 2018”, që jepet çdo vit nga FIFA për lojtarin më të mirë të vitit për arritjet individuale gjatë sezoni futbollistik është Leo Messi. Argjentinasi kishte hyrë në podium pa ndërprerje që nga viti 2007, por këtë herë ai ka qenë jashtë. Në finale janë kualifikuar: Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Mohamed Salah. Eliminimi i turpshëm nga Champions League, duke u mposhtur nga Roma në çerekfinale, përveç një Kampionati Botëror tepër të dobët, duke u larguar në raundin e dytë kundër Francës, kanë qenë vendimtare. Këto dështime ndikuan që pesë herë
fituesi i “Topit të Artë” të mos jetë në gjendje të kualifikohen për çmimin më prestigjioz individual, edhe pse ai arri të fitojë La Liga dhe Copa del Rey në Spanjë. Leo Messi e ka fituar pesë herë çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA-s, katër prej tyre kur u ndanë me “France Football” dhe u bashkuan me “Topin e Artë”. Në dy sezonet e fundit ai ishte i dyti pas super yllit portugez Cristiano Ronaldo, i cili është favoriti i madh për ta fituar këtë trofe pas arritjeve me Real Madridin në Champions League. Në total, Messi ka qenë pesë herë fitues dhe gjashtë herë i dytë në njëmbëdhjetë vjet me radhë që ka qenë finalist.
ërcaktohen tre finalistët e çmimit “The Best 2018”, që jepet nga FIFA për lojtarin më të mirë në sezonin 2017-2018. Kandidatët për të triumfuar janë kufizuar tashmë në emrat e Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Mohamed Salah. Kemi të bëjmë me kandidatë të njëjtë si për çmimin “UEFA Player of the Year”, të cilën e fitoi Luka Modric. Të tre lojtarët kanë arritur kolektivisht tituj gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe kanë qenë lojtarë të mëdhenj në ekipet e tyre kombëtare në Kupën e Botës, të mbajtur në Rusi, verën e këtij viti. Messi është lënë jashtë, ashtu si Griezmann, pavarësisht se francezi ka fituar Kupën e Botës dhe “Europa League”. Cristiano Ronaldo, i fokusuar tek ekipi i tij i ri Juventus, nënshkroi një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku shënoi asgjë më shumë dhe asgjë më pak se 44 gola, dha 8 asiste, në 44 ndeshje zyrtare për klubin merengues. Përveç kësaj, ai arriti të fitonte Champions-in e katërt personal me Real Ma-
dridin, triumf në të cilin kishte një rol të veçantë kundër PSG dhe Juventusit. Ai nënshkroi edhe katër gola me Portugalinë në Botërorin e Rusisë, por u eliminua që në raundin e dytë. Salah ka përmbushur një ëndërr 1-vjeçare pas mbërritjes te Liverpool. Gjithashtu, ai pati rol kryesor në rikthimin e kombëtares së vet në Kupën e Botës pas 28 vitesh mungesë. Ai shënoi 44 gola dhe dha 16 asistime
me fanellën e Liverpool, në 52 ndeshje, sezonin e kaluar. Luka Modric, i cili kohët e fundit fitoi çmimin “Lojtari i Vitit”, të dhënë nga UEFA, ka nënshkruar një vit ëndërr me Real Madridin si dhe kombëtaren e tij në Kupën e Botës së Rusisë. Futbollisti kroat ka qenë pika kyçe e ekipit të Real Madridit në rrugën e fitimit të Champions-it për herë të 13-të si dhe protagonist me Kroacinë, që e çoi deri në finale.
SHOWBIZ
22 E martë, 4 SHTATOR 2018
Zbulohen fjalët e fundit të Princeshë Dianës para se të vdiste Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit. Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore. Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik, kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa sot kanë kaluar 20 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris. Princeshë Diana ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280, pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l'Alma. Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët, të cilët shkuan të parët në vendin e ngjarjes. Gjysmë e vetëdijshme Diana me sa duket u përpoq të fliste, teksa ishte ulur pranë të dashurit të saj Dodi Fayed në pjesën e pasme të makinës. Sgt Gourmelon zbuloi se ajo tha: "Zoti im, çfarë ka ndodhur?". Në intervistën e tij të parë me mediat, Gourmelon, 50 vjeç, tha se mendonte se Princesha e Uellsit do t'i mbijetonte aksidentit. Ai tha se 36vjeçarja ishte e vetëdijshme kur u nxor nga makina. Diana më pas pësoi një arrest kardiak, pasi u vendos
në një barelë. Lady Di vdiq tragjikisht pak orë më vonë në spital. "Makina ishte një kaos dhe ne u morëm me të si në çdo aksident rrugor. Ne nisëm punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë", tha zoti Gourmelon për "The Sun". Ai shtoi: "Gruaja, që më vonë kuptova ishte Princesha Diana, ishte në dysheme në shpinë. Ajo po lëvizte shumë pak dhe unë mund të shihja se ishte gjallë. Munda të shihja se kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj nuk kishte asgjë të rëndësishme. Nuk kishte asnjë shenjë
gjaku. Unë i mbajta dorën dhe i thashë të qetësohej… se isha atje për ta ndihmuar dhe siguruar atë. Ajo tha: "Zoti im, çfarë ka ndodhur?". "Tani e di që ajo kishte pësuar lëndime serioze të brendshme… Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë përgjithmonë me mua", shton ai. Princesha, Dodi al Fayed dhe shoferi i tyre Henri Paul humbën jetën pas aksidentit në tunelin e Pont de Alma. Princeshë Diana nëse do të ishte akoma gjallë do të gëzonte dashurinë e dy anëtarëve më të rinj të familjes, mbesës dhe nipit të saj, Princit George dhe Princeshës Charlote.
Hailey Baldwin injoron kritikat për fejesën me Justin Bieber Hailey Baldwin është shumë e emocionuar për fejesën me Justin Bieber dhe nuk i lejon "inatçinjtë" që ta mërzisin. Ylli i popit i propozi modeles gjatë një udhëtimi në Bahamas në korrik. "Jam më shumë se e emocionuar", tha 21-vjeçarja për revistën australiane Stellar. Ky është reagimi i parë i saj për fejesën. Por lajmi i propozimit të Justin ndaj Hailey nxiti re-
agimi negative tek shumë fansa, më së shumti tek ato të Justin dhe ish të dashurës së tij Selena. Kur u pyet sesi e prekur kjo gjë jetën e saj personale gjatë dy muajve të fundit Baldwin sqaroi: "Unë nuk mendoj se kjo më ka prekur me të vërtetë. Kam mësuar të provoj më të mirën time për të injoruar negativitetin gjatë kësaj kohe, në mënyrë që të mund të gëzoj këtë
periudhë të jetës sime". Vetëm pak kohë pas fejesës me Justin, modelja hoqi mundësinë që fansat të komentonin në profilin e saj Instagram. Por disa fansa vazhdojë të jenë të 'rrënjosur' në lidhjen e Justin me Selenën saqë vazhdojnë të lënë komente negative në postimet e vjetra të 21vjeçares. Baldwin gjithashtu shprehu entuziazmin e saj lidhur me fejesën në Tëitter në korrik menjëherë pas propozimit të 24-vjeçarit, duke shkruar: "Nuk jam i sigurt se çfarë kam bërë në jetë për të merituar një lumturi të tillë, por unë jam kaq mirënjohës ndaj Zotit që më dha një person të tillë të pabesueshëm për të ndarë jeta me të!" Ajo gjithashtu iu përgjigj me shaka një fansi në Instagram, i cili tha se Bieber duhet të rriste mustaqe për dasmën e tyre, duke thënë: "Mos guxoni të jepni atë ide, ju të çmendur."
Leonadro DiCaprio shumë pranë fejesës, kush është vajza fatlume? Leonadro DiCaprio duket se së shpejti do t'i japë fund jetës së beqarit. Pas lidhjes tetë mujore me të dashurën e tij 21 vjeçare Camila Morrone, aktori është gati për një hap më serioz në romancën e tyre. Një burim i afërt me çiftin, ka treguar për revistën US Weekly se ata janë shumë të dashuruar dhe se kanë qëllime serioze për lidhjen e tyre. "Ata kanë folur dhe kanë plane për fejesë" - është shprehur burimi. Edhe pse çifti kanë plot 22 vite diferencë mes tyre, ylli i hollivudit kurrë nuk ka qenë më i dashuruar se tani, ka rrëfyer përsëri burimi. "Madje as me modelen e famshme Gisele Bundchen, me të cilën ishte në lidhje që nga viti 2000 deri në vitin 2005. Gisele dëshironte të martoheshin por Leo nuk ndihej gati, mendonte se ishte shumë i ri atëherë". Përveç kësaj duket se aktori është gati dhe që të zgjerojë familjen. "Ai është gati që të ketë fëmijë. Camila dëshiron po ashtu të ketë fëmijë me Leon, por fillimisht dëshiron të martohen. Ajo është shumë tradicionle në këtë
pikë" - ka zbuluar po i njëjti burim. Ndoshta nuk do të kemi shumë shpejt një dasmë, por çifti është duke shijuar kohën e kaluar së bashku. "Cami dhe Leo duan të argëtohen dhe janë shumë të gjallë pranë njëri tjetrit" - ka përfunduar burimi. DiCaprio më herët ka qenë në lidhje me Blake Lively, Bar Refaeli, Erin Heatherton dhe Toni Garrn.
Eminem “thumbon” reperët me famë botërore, ja çfarë bën për ta Reperi me famë botërore, Eminem duket se ka ndërmend të shkatërrojë karrierën e të gjithë artistëve të rinj. Në albumin e tij më të ri "Kamikaze" përfshihen fjalë ofenduese dhe për reperë të famshëm si Drake apo Migos. Në cdo projekt muzikor ka përdorur rimat e hiteve të këtij viti për t'i treguar reperëve se ende nuk mund ta mposhtin muzikën e tij. I
vetmi që ka reaguar ndaj "diss-t" të Eminem ka qenë Lil Pump, i cili ka falenderuar Eminem për kritikën e bërë. Këtu janë këngët e albumit dhe disa reperë të cilët u dedikohen: 1-The ringer - Lil Yachty dhe Lil Pump 2-Not alike - Migos dhe Machine Gun Kelly 3-Fall - Tyler dhe Charlamagne 4-Drake- Kamikaze
Modelja gjendet e vdekur në jahtin e miliarderit në Greqi Një 20-vjeçare është gjetur e vdekur në një jaht luksoz të ankoruar në ishujt Kefalonia në Greqi. Mediat greke shkruajnë se vajza ishte modele dhe mund të ketë qenë pjesë e ekuipazhit në jahtin e biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres. Sinead McNamara është gjetur pa shenja jete brenda një prej dhomave të jahtit. Mediat e huaja shkruajnë se jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në bregun grek. Shkaqet e ndarjes nga jeta të 20vjeçares janë ende të paqarta, por policia greke ka nisur hetimet për vrasje.
KOHA E LIRE HORIZONTALISHT 2. Ashtu e shënonte Lezha në targat e makinave 3. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj 7. Kur zbardh dita dhe mëngjezi merr edhe atë emër 10. Ku shihen të lashtat, ose edhe aty ku mblidhet bereqeti 12. "Kolonel ..." film shqiptar, prodhim më 1998 me regji dhe skenar nga Kujtim Çashku 13. Nuk e marr diçka nga vendi ku është 14. Në pjesën veri-perindimore kufizohet nga Belgjika, pjesa veri-lindore nga Gjermania 17. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri 19. Sinjal ose urdhër që jepet për t'u bërë gati menjëherë për të përballuar një rrezik të papritur 22. Tregim i shkurtër, në vargje a në prozë, që ka si personazhe kafshë, bimë ose sende 23. Quhet ashtu mënyra e përditshme dhe e pandryshueshme e të bërit të gjërave 25. Thuhet zakonisht për diçka që nuk vdes, nuk prishet 27. Nota e parë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë 28. Makinat e Elbasanit ashtu e kishin targën 30. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Shqipëria më 1 prill 2009 bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm 31. ... Kosturi (1873-1943) politikan, regjent Kryeministër i Shqipërisë, anëtar i dytë i Kishës Ortodokse Shqiptare 32. Po rrethi i Matit, si e kishte targën 35. Të qenët i lirë. E drejta e fjalës, e shtypit, e shprehjes është ... 37. Bill, emri i tij lidhet me vendimin e OKB për intervenimin e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999 40. Miami International Airport, shkurtima e saj 42. përdoret me nderim përpara emrit të babait 43. ... Salihamixhiq, futbollist i mirënjohur boshnjak 44. Lopatë e barkës për të lundruar, lugatë 46. Një e tillë, realizuar nga një Canon apo Polaroid, është një imazh 48. Jo vetëm një urim por edhe një rreth, gjithashtu edhe Arqipeshkvi katolik, rrok ... 50. Dru i përkulur, që i vihet kaut në qafë për ta mbrehur në zgjedhë, tevlik ose ... 51. Eshtë një figurë e përrallave popullore, përfytyrohej si një gjarpër shumë i madh, me shtatë deri dymbëdhjetë kokë 55. Ai është film shqiptar i vitit 2012, me regji dhe skenar të Joni Shanaj 58. Lëndë djegëse e ngurtë, në trajtën e qymyrit, përftohet nga distilimi i thatë i qymyrgurit 61. Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar. Ai i bardhi ishte i famshëm 63. Çfarë kombësia është ai që flet rusisht 64. Kosh i madh, i lyer jashtë e
E martë, 4 SHTATOR 2018
Nga Albert VATAJ
brenda me bajga dhe me baltë, që përdorej për të mbartur drithë 67. Krasniqi, akademikë, profesor dhe biolog i shquar shqiptarë, lindi më 4 janar 1931 69. Specialist me arsim të lartë që drejton dhe mbikqyr një veprimtari teknike 70. Rrethi i Dibrës, ashtu ishte targa 71. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane 74. Gruaja gjatë disa ditëve menjëherë pasi ka lindur fëmijën, është ashtu 76. Sejcila nga pagesat e një kredie, apo të një shlyerje detyrimi financiar, quhen ashtu 77. Departamenti i Administratës Publike, duhen inicialet 79. Lloj bretkose, me trup pak më të madh se e zakonshmja, quhet ashtu 80. Gjëndje e përkohëshme e pijedashësve, e kundërta, i dehur 83. Abaz ... (1892-1976) i njohur dhe si Bazi i Canës ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore 84. Ajo që bën pula, vezë ose.. 85. Organizata Ndërkombëtare e Punës 87. Formoj karakterin dhe botëkuptimin e dikujt, fillon me brum 88. Zbuloj dikë a diçka pasi e kam gjurmuar, e gjej 91. Si vjegë, që të mund të zgjidhet lehtë 92. Lulet e këtij druri kanë aromë karakteristike, përdoren për çaj 94. Nxënës i shkollës së mesme ushtarake 96. Ludvig ... Bethoven ko-
mpozitor i madh gjerman 97. Rrethi i Korçës, ashtu shënohej në targën e makinave 98. Bashkimi Evropian, shkurtimisht ashtu 99. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng 101. Shenjë që u bëhet kafshëve, drurëve etj. në lëkurë për t'i dalluar nga të tjerët 102. I kanë në majat e gishtërinjve shumë kafshë të egra dhe shpendë grabitqarë 104. Erë e këndshme, erë e mirë që lëshojnë lulet e disa lëndë 106. Shtyj për një kohë tjetër, shtyj për më vonë 107. Të lag e të bën qull 109. Kokrrat e kësaj bime, përdoren zakonisht si ushqim për shpendët 110. Norbert ... (1887-1942) albanolog austriak me prejardhje hebreje. Njihet si një ndër themeluesit e albanologjisë 111. Unioni Postar Universal 112. Të gjithëve na vjen nga pas emrit, ai ... VERTIKALISHT 1. E afroj më shumë; e shpie pak më afër dikujt a diçkaje 2. Me gjethe vezake a gjatoshe, që rritet e egër ose mbillet në kopshte dhe përdoret si ushqim 3. Zëri më i trashë i burrit në të kënduar; këngëtari që ka këtë zë 4. Ajo përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyrosur flokët 5. Inicialet e Unionit të Krist Demokratëve Gjermanë 6. Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysmë. 7. Tokë që lërohet e mbillet,
tokë buke 8. Ban lopa, përdoret për të imituar britmën e lopës a të kaut 9. E vendos dikë a diçka në një vend 11. Përballje e armatosur ndërmjet shtetesh a forcash kundërshtare 12. Lëshon një zhurmë a krismë të fortë e të menjëhershme 13. Me faqe të dhëmbëzuar, që shërben për të ngrënë sende prej metali a prej druri 15. I tillë është një person që ka frekuentuar rregullisht palestrat 16. Baraspeshë, përpjesëtim i njëjtë i forcave në të dy anët 18. I tillë është një njeri që merr përkrahje sociale 20. Të kapluarit nga të ftohti që të hy në palcë 21. Dinastia Marubi është për të më e famshmja në Shqipëri 24. Gruaja që ka humbur bashkëshortin është... 26. Kalë me qime të kuqërreme 29. Periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht 33. Aleanca Kuq e Zi 34. Ajo gjuhë ndërkombëtare 35. Bruce ..., aktor i artit luftarak, instruktor i arteve marciale si dhe themelues i stilit Jeet Kune Do 36. Bashkëbisedim apo komunikim i ndërsjelltë në formën e pyetje-përgjigjeve, me arsye publikim 38. Njeri sylesh, të cilit ia hedhin të gjithë; njeri budalla, i trashë 39. Mbulesa e sipërme e një ndërtese a e një shtëpie 40. Dëshirë e madhe për të marrë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje
kishte targën 60. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 62. Titulli fillestar i atij që merret me punë mësimore në një shkollë të lartë; ai që mban këtë titull 64. Partia Bashkimi Liberal Demokrat 65. Eshtë "mysafiri" i paftuar, zakonisht në periudhën e verës dhe në vende ku sundon papastërtia 66. Jani ... një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij, ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin "A. Z. Cajupi", në Korçe 68. Ema mëkatare e njerëzimit, Havaja, sipas besimit mysliman 72. Institucion që merret me trajtimin e të moshuarve 73. Nuk është shumë, as mjaftueshëm, është ... 74. Fjalë të mira që thuhen për të ngritur lart dikë a diçka, nderimi që i bëhet dikujt 75. Nigeria e ka atë monedhën e saj 76. Rrethi i Krujës, ashtu si e shënonte në targë 78. I tillë është një mendim për dikë apo për diçka me njohuri jo të plota 81. Vend që përmbytet nga ujërat e lumenjve ose të përrenjve. Kisha e Shën Ndout është në atë qytet 82. E mbajnë atë të varur në qafë, zakonisht zyrtarë dhe dhëndra 86. Vjershë lirike a këngë solemne. 89. Thirrje që i bëhej popullit në kohë lufte për të rrëmbyer armët kundër armikut 90. Njësia monetare bazë e Gjermanisë, para se të pranonte euron 91. Fletore e posaçme me fletë të trasha, e lidhur bukur, që shërben për të mbajtur fotografi, pulla poste etj 93. Hidhem e kërcej me qejf, bëj lodra nga gëzimi; argëtohem; luaj 95. Çfarë gjenden në të dy anët e kokës? 96. E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër 100. Partia Ora e Shqiperise 103. Rrethi i Tepelenës, ishte me targë ashtu 105. ...u, kjo nuk është gjë fare! 108. Rrethi i Mallakastrës, e kishte ashtu targën
41. Lënda që mbush eshtrat, e tillë është ... e kurrizit 45. Dakord në gjuhë universale 46. Gjuhët e saj bëjnë që gjërat të shkrumbohen, të kthehen në hi 47. ... Topulli, (1880-1915), ishte shkrimtar, atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë 49. Botë, numër i madh njerëzish, shumë syresh 52. Rrethi i Kolonjës, Ersekë, targa e saj ishte 53. Ai që plagoset a vritet në një aksident, që dëmtohet a vdes 54. United Kingdom of Great Britain and Northen Ireland, shkurtima 56. Emër përmbledhës për shqiptarët në mesjetë 57. Shi që bie me rrëmbim, me pika të mëdha e të dendura, shi i madh 59. Rrethi i Pogradecit, ashtu e 1
2
3
K V
4
D I
5
A B
E T
6
7
8
V
K O M O
A
B
M
9
10
A A K
PËRGJIGJE E SUPERFJALEKRYQIT TE NUMRIT TE KALUAR
SUPERFJALEKRYQI
23
R 16
D
17
A L
19
G J
E R
I
A
20
V E
T ¸
E
M
K
P
P
O
¸ P
N D
O R
A B
F
R D
L ¸
H
36
I
D
A
Y
Z 40
¸
N
C
E 38
E M
E
I
L
A
L L
A K
I
U
A
H I
R
H E R
E L
V
¸
G
D
E S
D
¸
O
¸
A B A
E
B
A M E T
A N E
L
F
L
I
S
T
D
A
E
T
68
N ¸
A
J
U R
E
J
69
E N I
L
E R
N
O E
N D ¸
E
F
O I 74
G J
I
M U T
P
T I
E 86
84
¸
87
V
88
P O L O N I
E
A
U G A
M
E
O P T
R I
I
R
O
K U L A K
P
Z
Z
J
M O T
T
J
T
P
O N
A
A N X H ¸
A
95
V
¸
96
F A N A R
E
99
V E Z
O R
E
P
100
A R
A G J
Y K I
A
M
101
L
L O T
R
¸
L
O 109
M A J
110
M
104
E
105
106
T
Z
I
G A N
107
D A V A R
I
N
N
L
I
D O N
T
C
111
D A N O Z
112
113
O
P 102
V L
J 103
A N G U A
A J
93
98
Y
J 90
94
Q
97
82
D I 89
92
K O
Z
81
85
V A R
P
91
Z
T
F 80
A S 83
A
71
77
E G J B
L
R
L L
V
79
K R
E N D E
70
˙
76
78
L
C
Z K ¸
73
R
E
I
65
D J
72
108
A U K
62
T U R I
U
N G
E
R 59
67
M A R
75
R
K U B
E
61
K A
G
O 50
54 58
M B E
43
P 49
66
Y
F
V A N
64
D A
M
46
K A R
57 60
E L
U
U
N
63
I
N
53
K I
T 56
N
N
45
B Z
52
55
W I
I
48
51
C
A P E
42
M P
47
M A L
H
J
E
39
44
C
A 28
R
R
41
O L
I
35
B L
U
V
32
B L
37
R
B
27
A
J 34
B
15
M A N U A L
G
31
H 33
O
R
26
I
O K O T
R
24
K ¸
A
R U S I
14
U K
A R A Q E 22
K A S T
30
K E
13
M
21
25
R M I
12
P
18
23
29
11
V
D
I
B
N 114
A N D A R
T
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
Nga Berat Buzhala
S
h umica prej jush e dini rrëfimin për dhuratën që grekët e kishin përgatitur për Trojën. Një kalë të drurit, i njohur si Kali i Trojës, e cila në fund rezultoi të ishte fatale për atë qytet. Limaj dhe Haradinaj gjatë kësaj jave duhet të ruhen nga dhuratat e tilla. Në procese të komplikuara gjyqësore, kur krimi i kryer është në nivele të përsosshmërisë, pa gjurmë gishtash, pa dëshmitarë, pa video incizime, me fjalë të tjera pa shumë fakte, atëherë kur rrugët për të shkuar të vërteta ngushtohen, gjyqtarëve dhe prokurorët fokusohen tek stili i kryerjes së krimit. Arma e përdorur. Mënyra e përdorimit së saj. Në bazë të saj, ata shpresojnë që pastaj shkohet deri tek e vërteta. Të gjithëve na kujtohet mënyra se si Thaçi ishte zgjedhur President i vendit. Duke e pasur Qeverinë në duart e tij, në ditët e fundit para se të votohej, ai filloi të shpërndante resurse shtetërore për deputetët, në mënyrë që të arrinte te vota e tyre. Dikujt një terminal, dikujt një punësim në ambasada ose gjetkë, e dikë tjetër me ndonjë grusht lek, a ndonjë kërcënim direkt. Thaçi është më i përgatituri që të mos bëjë gabime të mëdha në përcaktimin e çmimit të secilit zyrtar shtetëror, bie fjala deputet, ministër apo kryeministër. Ai, dikë që mund ta blejë me një punësim të thjeshtë, nuk bën gabim ta blejë me një terminal. Pastaj, ndoshta ka edhe databazë për këtë, e ka shumë të qartë se kush blihet me pare, e kush me pushtet politik. Me fjalë të tjera është mirë i përgatitur me informata, me analiza për gjithkënd. Ata që nuk i hyjnë në punë, thjesht i hedh nga treni pa ndonjë pishman a nostalgji. Kuptohet shitjet dhe blerjet i bën me resurse shtetërore. Pra, për t’i identifikuar bëmat e Thaçit nuk duhet të humbim kohë që të përcjellim lëvizjet e tij ditore. Një gjë e tillë mund të jetë shpërqendruese. Në vend që të përcjellim personin Thaçi, duhet të përcjellim lëvizjet në treg. Kush u pasurua, kush u vesh me pushtet dhe kur kanë ndodhur këto lëvizje. Të tilla lëvizje kanë ndodhur kur ai dëshironte më patjetër që të bëhej president i vendit dhe të tilla lëvizje pritet që të ndodhin tash, kur ai po lufton për jetë a vdekje që ta përçajë opozitën, e çfarë është edhe më e rëndësishme për të, është që ta përçajë opozitën me AAK’në dhe Nisma’në. Për Thaçin, një aleancë e opozitës me këto dy parti politike është e patolerueshme. Ky është momenti
24 E martë, 4 SHTATOR 2018
Berat Buzhala: Kujdes nga Presidenti i Trojës, Hashim Thaçi. Tridheni politikisht!
kur ai futet në lojë me të gjitha mjetet e mundshme. Kur po them me të gjitha mjetet e mundshme, po mendoj saktësisht me të gjithë mjetet e mundshme. Me ato që nuk i lejon ligji dhe ato që i lejon ligji. Pastaj, në momentin kur kalon stuhia, ai qetësohet, e përtypë avash – avash prenë e tij, shtrihet diku, shkon në intervistë në Klan ose RTK, flet për unitet dhe rend e ligj. Ngjarje të këtilla janë ciklike. Ai aktivizohet me gjithë potencialin e tij, me gjithë njerëzit e tij, me gjithë destruktivitetin e tij, as shumë herët, por as shumë vonë. Goditjet e mëdha i bën në kohën e duhur, duke mos i lënë shumë hapësirë viktimave – viktima në këtë rast janë ata që blihen dhe shiten me pushtet dhe para – që të konsolidohen, ose të bëjnë analiza të duhura, ose të konsultohen me njerëzit e duhur. Të gjithë xhokerët Thaçi i nxjerr në kohën e pasigurisë, kur mungojnë informatat e duhura, kur çdo kush shikon të përfitojë prej lëvizjeve në treg. Kjo është një javë e tillë. Tash ne do ta shohim Thaçin në aksion. Çdokush që është lehtë i tundueshëm prej të mirave materiale, a prej të mirave politike, duhet të qëndrojë larg nga Presidenca. Ky është momenti kur, siç thotë ajo sentenca e vjetër, duhet që “të ruhemi prej grekëve kur të sjellin dhurata”. Kjo më së shumti, posaçërisht, për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn. Thaçi, sikur në rastin e zgjedhjes së tij President, e edhe tash, të parët që i sulmon me joshje janë ata që në një far forme janë pjesë e formacioneve të përbashkëta politike. Kur ishte zgjedhur President të parët që i kishte tronditur me dhurata kishin qenë deputetët e LDK’së, por edhe ndonjë deputet rebel nga PDK, që ishte zgjedhur deputet/e për të përfituar një terminal doganor. Ai e di, ai e dinte, që këta thyhen më lehtë, sepse përveç të tjerash ishin bashkërisht pjesë e koalicionit, prandaj gjykohen moralisht më pak. Për Thaçin është jetësisht e rëndësishme që të jetë simbol i unitetit, minimumi në qeverinë e Kosovës. Pastaj, në momentin kur legjitimohet nga qeveria si i tillë, ai fillon ta zgjerojë rrethin në territore të reja dhe të pashkelura. Sigurisht që në bazën e të tij të dhënave, edhe më tutje ekzistojnë emrat e politikanëve të tjerë, në
parti të tjera, që së paku njëherë janë shitur tek ai. Ata ai i ka si agjent të fjetur, që nuk i komprometon pa nevojë. Mirëpo, siç e thamë, ai e di që kjo javë është shumë e shkurtër që t’i bëjë zapt të gjithë. Ai do të koncentrohet te Haradinaj dhe Limaj. Do të bëjë çmos, që fillimisht, ta sabotojë rezolutën e opozitës që ia ndalon atij të dialogojë për lëvizjen e kufijve të Kosovës. Thaçin nuk e pengon kjo rezolutë, sepse ai nuk e respekton as Kushtetutën, e lërë më një rezolutë, atë e pengon lajmi që do të jepet gjithandej nëpër botë. Synimi i tij afatshkurtër është që me shtatë shtator, kur të takohet me homologun serb, Aleksandrin e tij, të mos ketë ndodhur diçka në Kosovë, që do ta bënte të dukej në këtë takim, jo më si tigër, por si pulë. Kurse synimi i tij afatmesëm është që t’i fusë në luftë politike Haradinajn dhe Limajn – sidomos këtë të fundit – Vetëvendosjen dhe LDK’në – sidomos me këtë të fundit. Dhe, mjeshtri i intrigave, pak a shumë e di se si duhet të komunikojë me Haradinajn dhe Limajn. Si pikë e parë në takimet që i ka pasur dhe që d t’i ketë, do t’ua rikonfirmojë atyre këmbëngulësinë e tij që asnjë pëllëmbë e territorit të Kosovës të mos jepet, por që nuk mund t’u garantojë assesi rrezikun që i kanoset Kosovës që t’i bashkohet Lugina e Preshevës. Gjatë kohës kur thuhen këto gjëra, këto fjalë boshe, kjo kotësi absolute, Thaçi do të arrijë ta bindë Haradinajn se do t’i nënshtrohet çfarëdo vendimi të institucioneve. Mos ta harrojmë atë që e thashë më lart: Thaçi objektiv e
ka 7 shtatorin, të shkojë atje i pacenuar. Gjatë këtyre takimeve Thaçi do të arrijë ta bindë Haradinajn për punën e shkëlqyeshme që po e bën dhe nuk do të harrojë që t’ia nënvizojë atij sulmet që po ia bëjnë opozita kriminale. Jo në mënyrë direkte, por në formën e një nënteksti, Thaçi do të aludojë se si nëse kjo dështon atëherë koalicioni do të marrë fund. Nëse do të kërcënohej në mënyrë direkte, një gjë e tillë do të jepte kundërefekt te Haradinaj, mirëpo nëse në kërcënim e sipër – kërcënim i butë – Haradinajt i jepen opsione të tjera, atëherë ky i fundit, si aleat besnik, në mes të opozitës dhe koalicionit e zgjedh këtë të fundit. Për Thaçin problem më i komplikuar është Limaj. Të dytë e njohin njëri tjetrin, të dytë ia dinë dobësitë njëri-tjetrit. Limaj i lodhur me problem të ndryshme gjyqësore, qoftë për korrupsion ose për krime të luftës, ndien nevojë sikur për ajër për njohje ndërkombëtare. Thaçi e di këtë, e edhe Limaj e di që Thaçi e di këtë dobësi të tij. Edhe anasjelltas, Limaj e di që kjo javë është kritike për Thaçin, ia di edhe taktikat e tij, e edhe Thaçi e di që Limaj i di të gjithë këta. Prandaj, të dytë e dinë, se çfarëdo pazari që bëhet, ai duhet të bëhet në mënyrë të prekshme dhe të shpejtë. Meqë Haradinaj është vetëdorequr nga mundësia për të qenë pjesë e dialogur me Serbinë, mundësia që Limaj të jetë aty është evidente. Se në çfarë kapacitete kjo mund të bëhet, kjo mbetet të zhvillohet më tutje “gjatë kësaj jave, ose gjatë këtyre javëve”. Pra, zhvillimi I idesë për një vend të punës për
Limajn në Ekipin e Unitetit për Thaçin është një dezert. Kurse nëse Limaj do të arrijë ta bindë edhe opozitën që ta mbështesë atë në këtë rol, kjo është e mirëseardhur për Thaçin. “Veç a mudesh me e bindë LDK’në. Nëse ata dëshirojnë le ta udhëheqin ata dialogun, por unë kisha me thanë që është mirë ti me e udhëheq”, kjo ka mundësi të jetë ajo çfarë Thaçi i thotë Limajt. Muzikë fantastike. Mirëpo derisa kjo bisedë të zhvillohet, Thaçi do të ketë qenë duke u menduar vetëm për një gjë “kjo javë duhet të kalojë pa asnjë marrëveshje në Kosovë, kurse unë duhet të takohem me Vuçiqin i pacenuar”. Gjatë kësaj kohë, kur Limaj lëshohet në negociata me opozitën, Thaçi do të vazhdojë ekskursionin e tij nëpër botë. Limajt do t’i premtojë “fullë mbështetje prej meje”, duke i thënë vazhdimisht që “a të thojsha që opozita i kanë fajet, ama ti nuk më besojshe”. Për Thaçin është tepër më rëndësi që Limaj të armiqësohet me LDK’në. Nën një e stabilizon qeverinë, nën dy i dobëson aleancat e heshtura Limaj – Mustafa. As unë, e askush tjetër në këtë tokë, nuk do të duhej t’i thoshte Limajt që të këtë kujdes nga Thaçi. Këtë e ka thënë Limaj me gojën e vet dhjetëra herë. Mirëpo si duket Limaj nuk e di që “djalli për të arritur qëllime të këqija rrugës e kryen edhe ndonjë punë të mirë”. Ose që duket e tillë. Për të shpëtuar prej kthetrave të Thaçit, prej tundimeve të tij, Limaj thjesht duhet ta bëjë një hap prapa. Për ta testuar sinqeritetin e ofertuesit, ai duhet ta kërkojë një javë kohë dhe duhet t’i thotë atij hapur, që për inatin e askujt, por për të mirën e vendit, deputetët e tij nesër do ta votojnë rezolutën në Kuvend, me të cilën i ndalohet Thaçit dhe kujtdo tjetër që të negociojnë për kufijtë e Kosovës, madje të negociojnë për çfarëdo gjëje, pa e marrë paraprakisht pëlqimin në Kuvend. Në të kundërtën, nëse Limaj pranon që të rreshtohet krah Thaçit, kundër opozitës, ky do të jetë fundi i tij politik. Skena politike do ta këtë një Pacoll të ri, një AKR të re. Limaj, Haradinaj, dhe çdo kush që e ka një zë, që e ka një votë, në qeveri a në Kuvend, duhet që Thaçin ta tredhin politikisht përpara takimit të radhës me Aleksandër Vuçiqin.