www.kohajone.com
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
Meta: Edi Rama është provokues dhe destruktiv E përditshme e pavarur
Viti i XXIX i botimit
Nr: 238 (8679)
E premte, 4 Tetor 2019
Çmimi 30 Lekë
Kreu i shtetit flet për anulimin e 30 qershorit: “Në vendimet e mia ka zero shkelje Kushtetuese. Tirana po kthehej në Gaza, shmanga përplasjen e fortë civile në 30 qershor”. Kritika për rolin e një pjesë të ndërkombëtareve që thelluan krizën në vend dhe u sollën si palaço dhe mesazhi për PS dhe kërkesën për shkarkim: Ky parlament ka vetëm 82 deputetë legjitim!
Basha: Mos çelja e negociatave, dështim spektakolar i Edi Ramës
Në foto: Kreu i PD-së, Lulzim Basha
SHFAQJA TEATRORE
FAQE 7
KRYETARJA E LSI
Ditmir Bushati : Na duhet një konsensus kombëtar për negociatat
Në foto: Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PS-së, Ditmir Bushati
INTERVISTA E KRYEMINISTRIT
Këtë fundjavë Kryemadhi: Edi Rama “Antigona” me nuk e do hapjen e Laura Nezhën, te negociatave, i ikin “ArTurbina” PPP-të korruptive FAQE 13
FAQE 3
FAQE 8
Edi Rama: Nuk di gjë për lekët, unë bëra vetëm foto me Obamën Grup i strukturuar kundër negociatave me ndikim në Bundestag
FAQE 2
DEKLARATAT E FORTA TË PRESIDENTIT NË “OPINION”:
Kam dosjen e fasadave të Edi Ramës kur s’kishte letrat në rregull
Politikanët që vjedhin votat s’mund të hetojnë veten
Edhe Ramiz Alia ishte më i përgjegjshëm se Edi Rama
Kjo krizë politike dhe kushtetuese zgjidhet vetëm me zgjedhje
INTERVISTAT
Meta mposhti mbrëmë edhe në audiencë Ramën
FAQE 5
FAQE 6
FAQE 4-5
POLITIKE
2 E premte, 4 TETOR 2019
Kryeministri ia adreson të tjerëve dështimin e tij: Grup i strukturuar kundër negociatave, por kemi kapërcyer një pengesë të madhe
K
ryeministri Edi Rama ishte i ftuari i mbrëmjes së djeshme i gazetarit Sokol Balla në emisionin “Real Story” në News24, ku ka folur për zhvillimet e shumta politike, por edhe akuzat e opozitës. Rama e ka nisur duke iu përgjigjur një çështje si ajo e fotos me Presidentin amerikan Barack Obama, ku disa ditë më parë gjykata dënoi një shtetas amerikan, William Argeros me akuzën se kishte ndërhyrë për të mundësuar këtë foto të kryeministrit shqiptar duke sajuar një kontribut të paligjshëm nga një i huaj, ndërkohë që Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet. Shefi i qeverisë tha se kjo është një çështje e hetuar dhe e gjykuar në SHBA dhe po të kishte lidhje nuk do ishte i papërfshirë nga ana e drejtësisë amerikane. Ai e komentoi si një lojë politike duke kujtuar akuzat për PD dhe lobimin rus. “Kjo është një çështje e hetuar dhe e gjykuar në SHBA dhe unë po të kisha lidhje me këtë çështje nuk do isha një person tërësisht i papërfshirë, i pa pyetur dhe i pa konsideruar gjëkundi nga ana e drejtësisë amerikane. Kjo vjen si përpjekje për rikompensuar në sytë e publikut një çështje tjetër të hapur, shkelje flagrante e ligjeve shqiptare dhe me përfshirje të aktorëve të tretë përmes financimit të PD. Është thjesht një lojë politike dhe nuk më intereson. Unë nuk kam marrë pjesë në asnjë eveniment, kam bërë një foto me presidentin e SHBA-ve dhe kaq”, deklaroi Rama. Teksa sqaronte pozitën e tij me foton me presiden-
Fotoja me Obamën dhe dënimi i shtetasit amerikan, Rama: Lojë politike, nuk përfshihem!
tin Barack Obama, tha se Basha ka marrë përsipër qindra mijëra euro që s’u dihet burimi, duke kujtuar kështu akuzat për lobimin rus. Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama ka folur për një grup të strukturuar që ka punuar kundër çeljes së negoci-
atave për Shqipërinë. “I kam thënë përditë me emra. Nuk dua të merrem më me këta, nuk dua të merrem. Dua të vë kohën time në dispozicion të njerëzve. Kemi kapërcyer një pengesë të madhe të ngritur në një pjesë të madhe artificialisht pikërisht
nga ai grup i strukturuar përmes dezinformimit, manipulimit dhe ushqimit të një pjese të klasës politike gjermane me gjithçka që kemi parë në 6 muaj. Bënë çmos që të përdornin miqtë e tyre në Bundestag për të penguar negociatat. E kemi kapërcyer, kjo është themelore. Pjesa më e madhe e Bundestagut ka kërkuar hapjen e negociatave pa kushte, ndërsa CDU/CSU u përgjigj pozitivisht kancelares gjermane, e cila ka kërkuar copë ‘duhet t’i japim po Shqipërisë’. Do kishte qenë më e lehtë që nga Ilir Meta e me radhë të kishin bërë xhiron e Europës dhe të kishin kërkuar çeljen e negociatave dhe jo të bëjnë sikur kanë kërkuar hapjen pasi projekti i tyre vdiq”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama. Pjese nga intervista Gjekmarkaj: Ku i gjete ato dreq para për foton kur deklarove se kishte shumë pak në bankë? Rama: Është pyetje që refuzoj t’i përgjigjem se është e ulët në pikëpamje etike. Përbën një shpifje, përveçse një pyetje.
Balla: A është paguar 80 mijë dollarë? Rama: S’kam asnjë lloj lidhje me asnjë lloj pagesë. Balla: Në SHBA u deklarua se është bërë një pagesë për një person që kërkon të bëhet kryeministër Rama: S’kam asnjë lidhje me asnjë pagesë për asnjë arsye në botë Balla: Kryetari i PD-së thotë se duhet t’ju hetojë prokuroria, siç kërkuat për Bashën Rama: E gjithë kjo çështje bëhet për të ngritur ngjashmëri në histori që s’kanë lidhje. Kemi shumë prej qindra mijëra eurove që ka marrë përsipër kryetari i PD dhe s’u dihet burimi. Janë të ndryshme. Balla: Në thelb janë të ndryshme. Por kanë edhe ngjashmëri me zotin Basha kjo, si fotoja e tij me Trump Rama: S’kam asnjë problem në asnjë lloj hetimi dhe s’kam asnjë lidhje me çështjen. Përderisa është një çështje e trajtuar nga drejtësia amerikane, s’ka vend për komente. Qindra mijëra euro që ka marrë përsipër Basha s’u dihet burimi.
ISH-KRYEMINISTRI
Berisha: Rama s’kupton se s’ka Europë pa opozitën, shqiptarët duhet të merren sa më shpejt me të T
eksa opozita ka shpallur si emergjencë zgjedhjet e para kohshme, ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën se refuzon dialogun për reformën zgjedhore. I ftuar mbrëmjen e djeshme në një intervistë për “RTV Ora”, Berisha tha se Rama nuk e kupton që nuk mund të bëjë reformë elektorale dhe as të prekë dyert e Europës pa opozitën. “Ai e refuzoi dialogun, tha se nuk e ndalon dot trenin karroca. Sigurisht do të lëshosh krah për reformën zgjedhore, por ai nuk ka konceptet më elementare.Ai nuk e kupton që ky proces është gjithmonë pozitë dhe opozitë dhe se nuk ecet kurrë drejt Europës nëse nuk ke një bashkëpunim luajal për këtë interes. Ky po thotë, por ti je karroca dhe unë jam treni”, u shpreh Berisha. E ndërsa në Partinë Socialiste ka edhe zëra ndryshe, si ish-ministri Bushati që kërkon një pakt kombëtar dhe konsensus për integrimin, apo Ministri Majko që apelon PD-në të kthe-
het në sistem, Berisha tha se këto zëra janë sporadikë. “Janë sporadikë ato. Ky nuk ka asnjë lloj kufiri, me ketë duhet të merren shqiptarët sa më shpejt. Nuk njeh asnjë rregull dhe asnjë parim. Po të njihte
Botues dhe Drejtor: Nikoll LESI
Kryeredaktor: Qamil XHANI Zv/Kryeredaktor: Herion Mesi
rregull dhe parim ky e dinte që dosjet 184 dhe 339 janë përvëluese dhe zbardhja e tyre do të përbënin një ndihmë të madhe për vendin”, theksoi Berisha. I pyetur se përse opozita ka hequr dorë nga slogani
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga: “Sami Frashëri”, Pallati i Aviacionit të Vjetër, Nr. 2, Tiranë Web: www.kohajone.com
“Rama ik”, Berisha ka këtë përgjigje: “Nuk e di që ka hequr dorë nga ai program por shqiptarët nuk kanë hequr dorë, marr me qindra mesazhe nga shqiptarë nga e gjithë bota. Ka vetëm një lajtmotiv: Rama ik!”, tha ai. Ish-kryeministri akuzoi Ramës si pengesa kryesore për negociatat e Shqipërisë me BE. Sipas tij është Rama që kundërshton përfshirjen e ODIHR në reformën elektorale. “Ndërkombëtarët nuk kanë refuzuar. Bochardt është jashtëzakonnisht i njëanësuar me Ramën, por unë nuk besoj se mund të refuzojë angazhimin e ODIHR në reformë. ODIHR nuk pranon të vijë në reformë nëse njëra palë kundërshton. Edi Rama e kundërshton ardhjen e ODIHR se dëshiron me çdo kusht të bllokojë negociatat. Nuk pyet për asgjë tjetër përveç karriges së pushtetit ekzekutiv dhe parave të tij. Nëse do të ishte serioz ky, Gjykatat Kushtetuese do të ishte ngritur me kohë, Gjykata e Lartë,
NUMRI I K ONT AKTIT KONT ONTAKTIT AKTIT::
0697044477
SPAK, BKH”, tha ai. Berisha thotë se reforma zgjedhore do të duhej të ishte lëshimi i parë që do të duhej të bënte Kryeministri ndaj opozitës në favor të integrimit të vendit dhe zgjidhjes së krizës. Ai deklaroi se nuk ka dritë jeshile nga Brukseli për hapjen e negociatave sakohë në krye të qeverisë është kryeministri Rama. “Një vit më parë gazeta austriake Kurir u hap me titullin: Nuk ka dritë jeshile për Ramën e Kuq. Tani mbetet në fuqi titulli: Nuk ka dritë jeshile për Edvin mafinë”, tha ai. Berisha tha se nga 13 kushte të lëna, Shqipëria ka plotësuar vetëm një prej tyre dhe atë pjesërisht. “Janë 13 kushte dhe vetëm njëri është plotësuar deri diku. Kërkohet rezultat i prekshëm në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, zero. Është realizuar vetëm vettingu pjesërisht”, u shpreh ish-kryeministri. Berisha thotë se nuk është ngrit BKH, SPAK dhe se hetimet janë bërë fërtele.
Marketingu: Bardhyl Ucaj E-mail: reklama@kohajone.com
POLITIKE
3 E premte, 4 TETOR 2019
Meta: Edi Rama është provokues dhe destruktiv Kreu i shtetit flet për anulimin e 30 qershorit: “Në vendimet e mia ka zero shkelje Kushtetuese. Tirana po kthehej në Gaza, shmanga përplasjen e fortë civile në 30 qershor”. Kritika për rolin e një pjesë të ndërkombëtareve që thelluan krizën në vend dhe u sollën si palaço dhe mesazhi për PS dhe kërkesën për shkarkim: Ky parlament ka vetëm 82 deputetë legjitim! Presidenti Ilir Meta ka sqaruar mbrëmë për qytetarët gjithë mashtrimet e qeverisë dhe propagandën helmuese të PS lidhur me rolin e tij në anulimin e 30 qershorit dhe krizën politike. Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit ka bërë deklarata të forta për rolin e Edi Ramës në përkeqësimin e kësaj krize, për opinionin e Komisionit të Venecias, kërkesën e PS për shkarkimin e tij si dhe rolin e ngatërrestarë të një pjesë të diplomatëve në Tiranë. Presidenti Ilir Meta zbuloi para shqiptarëve se në takimet që ka pasur me Edi Ramën para 30 qershorit, kryeministri i ka deklaruar se kishte kohë për zgjidhjen e krizës. Presidenti tha se Edi Rama i kish lënë të kuptohej se në fund nuk do të shkonte drejtë çmendurisë së zgjedhjeve moniste. Për këtë qëllim, Presidenti thirri disa herë tryezën e partive politike për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët. Tryeza u refuzua nga Kryeministri Edi Rama, i cili është zgjedhur që drejtojë gjithë shqiptarët dhe jo vetëm socialistët, theksoi Meta. Presidenti u ndal edhe në sjellën e Edi Ramës para 30 qershorit, duke sjellë në vëmendje provokimet që u bënë qytetarëve dhe opozitës me antimitingje dhe me polici. Presidenti u shpreh se strategjia e Ramës ka qenë provokimi dhe konflikti dhe jo zgjidhja e mosmarrëveshjeve. Presidenti tha se në gjithë aktet e tij si kryetar shteti nuk ka asnjë moment anësie politike apo
shkeljes ligjore, ndërkohë që kryeministri ka kërkuar me paramendim konflikt në vend. “Rolin tim e kam bërë unë dhe do ta sqaroj prapë, por duhet të sqarojmë rolin destruktiv me ndërgjegje provokativ të Kryeministrit, jo për ta normalizuar situatën demokratike në vend, por për ta agravuar dhe për ta nxjerrë atë jashtë kontrollit me pasoja mjaft shqetësuese. Mirë për këta dhjetëra mijëra qytetarët këtu që dilnin domethënë ai nuk ka asnjë lloj respekti, po për ata policët aty që vendoseshin para Kryeministrisë, që vendoseshin para Parlamentit, nuk i vinte keq? Kur me një fjalor provokonte protestuesit. Presidenti, sepse ju duhet të shikoni të gjitha qëndrimet e mia, që nga lënia e mandatave të opozitës edhe deri te nxjerrja e
mbëtarëve për zgjedhjen e Prokurorës së Përgjithshme në mënyrë antikushtetuese, por edhe ndërhyrjet e një pjese të tyre në kulmin e krizës, jo për të zgjidhur situatën, por për ta përkeqësuar atë. Duke sjellë në vëmendje dhunën gjatë protestave të opozitës, Presidenti tha se “Ilir Meta nuk mund të priste as për qejfin e Edi Ramës, as për qejfin e Lulzim Bashës dhe as për qejfin e Monikës, që t’i mbajë iso Lulzim Bashës dhe as për qejfin e disa ndërkombëtarëve, që disa herë u bënë palë dhe ndonjëherë u bënë edhe palaço të vriteshin shqiptarët dhe pastaj të thonin: Po Presidenti çfarë bëri?”. Lidhur me kërkesën e PS-së për shkarkimin e tij, Presidenti Ilir Meta theksoi se do ta mbyllë të dekretit”,- tha Presidenti Ilir plotë mandatin presidencial. Meta. Ndërsa i kujtoi PS dhe kryeministrit Kreu i shtetit ka komentuar dhe se parlamenti i sotëm ka vetëm 82 draft opinionin e Komisionit të mandate të ligjshme, ndërkohë që Venecias lidhur me anulimin e për shkarkimin e kreut të shtetit zgjedhjeve. Presidentit u shpreh duhen 94 vota. “82 vota janë se në dokument nuk ka asnjë rast legjitime për të gjykuar ku flitet për shkelje të Kushtetutës Presidentin e Republikës. Kaq! nga ana e tij. I pyetur mbi termin Në qoftë se me 82 vota legjitime “tejkalim” që përdor Komisioni i mjafton gjykimi i Presidentit Venecias, Meta tha se nesër të Republikës, le ta bëjnë kur të (ditën e sotme) Presidenca do të duan. Por tjetra, keni parasysh japë sqarimet përkatëse. Ai shtoi që unë jam betuar për të se vet ky Komision ka bërë një mbrojtur Kushtetutën e tejkalim të kompetencave të tij në Republikës së Shqipërisë. Dhe vlerësimet që ka dhënë. Duke kjo do të thotë që unë jo vetëm folur për krizën e rëndë politike që do sillem si President i në vend, Presidenti Ilir Meta ka Republikës së Shqipërisë, por shigjetuar ashpër një pjesë të në fund fare dhe si Presidenti i ndërkombëtarëve në Tiranë, të të gjithë shqiptarëve, jo cilët sipas tij kanë bërë që kriza të shqipfolësve”,- deklaroi Presithellohet edhe më tepër. Ai solli denti Ilir Meta. në vëmendje heshtjen e ndërkoMili Xhani
INTERVISTE
4 E premte, 4 TETOR 2019
Ilir Meta: Parlamenti ka vetëm 82 mandate të ligjshme Intervistoi: Blendi Fevizu Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Opinion” ka komentuar krizën politike dhe opinionin e Komisionit të Venecias. Kreu i shtetit është shprehur se kriza aktuale zgjidhet vetëm me zgjedhjet, duke i kthyer qytetarëve sovranitetin e vendimmarrjes. Lidhur me kërkesën e PS për shkarkimin e tij, Presidenti deklaroi se parlamenti aktuale ka vetëm 82 vota të ligjshme. Gazetari: Zoti Meta, kur do marrë fund prekja e votës në Shqipëri? Presidenti Meta: Kur ne të gjykojmë me përgjegjshmëri të lirë për të ardhmen e këtij vendi si shqiptar dhe kur të ndalojmë të huajt që të tallen me Kushtetutën tonë, të fusin dorën natën dhe ditën pastaj të bëjnë leksione, sesi mbrohet rendi ligjor, sesi forcohet shtetit ligjor etj. Ata, që tallen me Kushtetutën tonë, sepse nuk po them se e bëjnë të gjithë këtë gjë. Gazetari: Ata që tallen me Kushtetutën tonë? Presidenti Meta: Po, po... dhe që marrin përsipër të interpretojnë Kushtetutën tonë dhe që marrin përsipër të bëjnë politikë në vendin tonë pa u votuar nga qytetarët shqiptarë. I dini ju, të gjithë Gazetari: Kush janë ata, më jepni emra? Zakonisht këtë rol e ka, o ambasadori i Shteteve të Bashkuara ose ambasadorët e BE-së? Presidenti Meta: Unë më duket se jam i qartë në këtë çështje, nuk do rri të merrem me emrat e tyre. Për mua është i rëndësishëm stabiliteti i Shqipërisë, dhe unë kam bërë gjithçka për stabilitetin e këtij vendit. Është i rëndësishëm të mbrojë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, kam bërë dhe do bëj më të mirën në këtë drejtim. Është e rëndësishme unë të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë i pari, dhe e kam respektuar në mënyrë më të shkëlqyer. Do ti një shkelje? Gazetari: Sipas Venecias i keni tejkaluar kompetencat zoti President... Presidenti Meta: Nuk ekziston fjala tejkalim more zotëri kush e thotë këtë? Gazetari: Venecia e ka thënë. Ju vetë keni thënë që keni respekt për Venecian... Presidenti Meta: Zotëri, nuk ekziston fjala tejkalim. Fjala “ex-
ceeding” ka 700 kuptime, nuk ka asnjë fjalë tejkalim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka fjalë shkelje, “violation”, apo “serious violation”. Gazetari: Nëse Venecia thotë se ka qenë vërtetë “violation”, çfarë do bëni do jepni dorëheqjen nga President i Republikës? Presidenti Meta: Ore, zotëri në qoftë se çmendet Venecia, nuk kam ndërmend...! Unë kam thënë në qoftë se thotë shkelje dhe më bind po, kam thënë, dhe më bind. Në qoftë se nuk më bind? Respekti nuk është i dhënë një herë e përgjithmonë. Respekti, ruhet gjithmonë . Në qoftë se Venecia vendos të çmendet, le të çmendet Venecia, unë nuk do çmenden të lë Shqipërinë në kaos. Gazetari: Po nëse thuhet që ju keni bërë gabim që keni firmosur.... Presidenti Meta: Venecia të më thotë nenin që kam shkelur unë. Të më thotë a ka institucion tjetër në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që mund të caktojë datën e zgjedhjeve? Kaq! Dhe e dyta, a ka ndonjë Gjykatë në Republikën e Shqipërisë, e cila ka shfuqizuar vendimin apo dekretin e Presidentit për 30 qershorin? Këto të dyja. Kaq! Këtu mbaron gjithë historia. Gazetari: Por gjithsesi kemi marrë arbitër dhe ju e pranuat në fillim... Presidenti Meta: E ka marrë Ulësiu, po për aq kohë sa ata do jenë serioz do i pranoj. Nesër lexoni pyetjet e mia. Unë Kushtetutën e lexoj vetë, i kam sytë
në ballë. Në qoftë se do të marrë një Kushtetutë këtu dhe më trego se kë nen të Kushtetutës kam shkelur. Gazetari: Zoti President, ju ka rënë fati i mirë apo i keq, të ndodheni President i Shqipërisë, në një moment krize. Presidenti Meta: Unë i lumtur për këtë gjë nuk jam. Gazetari: Nuk keni pse të jeni të lumtur se është vendi në kaos. Presidenti Meta: Se nuk jam i papërgjegjshëm, por unë jam krenar që historia më ka vendosur me një sprovë të jashtëzakonshme, që unë do ta përballoj me gjithë shqiptarët. Gazetari: Si zgjidhet kjo? Presidenti Meta: Populli shqiptar e zgjidh këtë krizë. Gazetari: Populli shqiptar, si? Presidenti Meta: Me votë! Votë për Parlamentin, që të ketë Parlament serioz se e gjithë bota e di se çfarë Parlamenti kemi. Votë për pushtetin vendor se janë zgjedhje të paligjshme. Votë edhe për Presidentin, unë kam qenë i hapur. Gazetari: Duhet të ndryshojë Kushtetuta për këtë, sepse kjo nuk është serioze se thatë që në tetor ishit të gatshëm të votonit edhe për Presidentin, kur e dini që për këtë duhet të marri vendim Parlamenti. Presidenti Meta: Po, kush i pengon të marrin vendim? S’ka asnjë gjë, është shumë e thjeshtë, këtu është ndryshuar Kushtetuta që u votua nga populli në 1998-n. U ndryshua brenda natës, pa pyetur as Venecia, u ndryshua në themelet e veta. Pse, kush do thotë që mos të vo-
tohet Presidenti nga populli? Askush nuk ka pse ta thotë këtë gjë, këtu ti tregon respekt për popullin. Gazetari: Përtej rolit të Presidentit të Republikës, kriza zgjidhet vetëm me një marrëveshje për zgjedhjet apo kërkon një marrëveshje më të gjerë, që kërkon të shohë edhe Kushtetutën? Presidenti Meta: Zotëri, kriza është shumë e gjerë. Për mua kriza zgjidhet duke filluar nga tronditja e themeleve të gjithë sistemit tonë që nga 2008-ta. Që nga prishja e balancave, që nga ato listat e mbyllura, sepse nuk jemi në një sistem të mirëfilltë parlamentar. Gazetari: Duhen parë të gjitha këto? Presidenti Meta: Për mendimin tim të gjitha këto duhen parë, por nuk është vendimi im se cili do të jetë vullneti i palëve në këtë çështje. Për mua është e rëndësishme vendi të rivendoset në shinat kushtetuese nga të cilat ka dalë i gjithë sistemi. Gazetari: Ka dalë nga shinat kushtetuese? Presidenti Meta: Po një vend që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, për çfarë e do Kushtetutën, kush e interpreton? Unë e interpretoj kështu, ai e interpreton ashtu, ti e interpreton ashtu. Kush është shinë në këtë situatë? Qeveria. Shikoni se sa vendime kanë kaluar në këto dy vjet në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me gjithë Konventat Ndërkombëtare që janë të detyrueshme nga ana ligjore për t’u respektuar nga Shqipëria, në
kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, të gjitha. Gazetari: A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme zoti President? Presidenti Meta: Tani unë nuk e di se si do zgjidhet kjo situatë pa zgjedhje. Gazetari: Pra zgjedhjet janë zgjidhja e vetme? Presidenti Meta: Zgjidhja e vetme, në qoftë se do duhej një fjalë, është rikthimi i sovranitetit qytetarëve shqiptarë. Sepse ata kanë humbur sovranitetin e tyre në këtë vend, për të thënë fjalën e tyre dhe për të zgjedhur ata që do i përfaqësojnë, dhe për të kontrolluar institucionet, që duhet të japin llogari para qytetarëve shqiptarë. Zero është sot llogaridhënia në Republikën e Shqipërisë. A mund të quhet një sistem demokratik kur niveli i llogaridhënies është zero? Gazetari: Zoti President ju do të qëndroni në detyrë deri në fund të mandatit tuaj? Presidenti Meta: Deri më 24 korrik 2022 jam këtu zoti Fevziu, dhe sa herë të kemi mundësi të bëjmë intervista, të ndjekim zhvillimet. Gazetari; Po nëse Parlamenti ju shkarkon? Presidenti Meta: Tani nuk po iu jap përgjigje nëse Parlamenti çmendet, sepse nuk është se s’ka pasur edhe momente të tilla. Por duhet të jeni të qartë që dhe në rast se Parlamenti e ka këtë dëshirë, nuk është thjeshtë vetëm te Gjykata Kushtetuese, por Parlamenti ka vetëm 82 vota plotësisht legjitime për të gjykuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Referohuni deklaratës sime në Pogradec, sepse ju mendoni ndonjëherë se kur ngre tonin humbas kontrollin, por nuk është kështu. Dua thjesht të thyej ndonjë herë monotoninë. Gazetari: Zoti Meta a e keni menduar ndonjëherë shpërndarjen e Parlamentit dhe a e keni këtë kompetencë? Presidenti Meta: Unë do bëj çdo gjë që vendi të normalizohet sa më shpejt, siç e kam bërë në mënyrë të vazhdueshme. Unë do të sillem gjithmonë si President i Republikës së Shqipërisë, si një shtet i së drejtës dhe jo si një shtet i propagandës. Gazetari: Që përfshin edhe shpërndarjen e Parlamentit? Se ju nuk e quajtët legjitim vetëm 82 vota ka, thatë. Presidenti Meta: Unë ju thashë që 82 vota janë legjitime për të (Vijon në faqen 5)
INTERVISTE
5 E premte, 4 TETOR 2019
(Vijon nga faqja 4)
gjykuar Presidentin e Republikës. Kaq! Në qoftë se me 82 vota legjitime mjafton gjykimi i Presidentit të Republikës, le ta bëjnë kur të duan. Por tjetra, keni parasysh që unë jam betuar për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhe kjo do të thotë që unë jo vetëm që do sillem si President i Republikës së Shqipërisë, por në fund fare dhe si Presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo shqipfolësve. Gazetari; Një pyetje po dua përgjigje të sinqertë. Shihe një herë kamerën tamam, a jeni penduar që i keni dhënë votat dhe u bashkuat me Ramën në 2013-n, dhe a ishte dështim bashkimi i votave me të? Presidenti Meta: Duhet të keni parasysh se këto vendimmarrje, se kjo histori mund të diskutohet gjithmonë, a jeni penduar që keni bërë këtë gjë me Fatos Nanon, marrëveshjen me Berishën. Unë nuk pendohem për gjërat që bëj, sepse ato duhet të vendosen në kontekstin e kohës, në kontekstin e rrethanave dhe a i kanë shërbyer vendit. Dhe unë mund t’iu them që të gjitha aktet e mia në të kaluarën i kanë shërbyer vendit. Edhe akti i 2001-shit kur u fituan zgjedhjet, dhe Fatos Nano donte të bëhej President me insistim me votat e “Dushkut”, dhe Parlamenti Europian tha që po u zgjidh kjo çështje kështu, pavarësisht se qeveria është legjitime, Presidenti duhet zgjedhur me konsensus unë dhashë dorëheqjen. Nuk pranova të bëhesha kryeministër apo qoftë dhe Kryetari i PSsë dhe Nano të bëhej President në mënyrë që të krijonte problem me opozitën dhe me Bashkimin Europian. I thashë meqë do patjetër një detyrë kaq të lartë, bëhu ti kryeministër dhe President të bëhej një njeri për të cilën të binim dakord me opozitën, të vazhdojmë punën e integrimit europian, unë po bëhem Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër. Dhe kur formova LSI-në, pasi u binda që ishin shteruar të gjitha mundësitë për një situate demokratike në PS, dhe kam dhënë edhe dorëheqjen nga Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm. Arsyet përsëri kanë qenë, se po tregohej një papërgjegjshmëri në atë kohë nga qeveria për integrimin në Bashkimin Europian, përsëri i bëra në shërbim të Shqipërisë se sollëm dhe një rrotacion paqësor në vitin 2005. Edhe në 2009-n, ku vendi u vendos në një krizë dhe pa votat e LSI-së nuk bëhej një qeveri dhe po të bashkohej LSI-ja dhe PS-në vetëm kriza do kishim, prapë i bëmë një gjë shumë të mirë Shqipërisë, dhe ndihmuam në procesin e integrimit europian. Se statusi i vendit kandidat duhet të ishte marr që atëherë, por e bllokoi Edi Rama me atë historinë e Këshillit në qarkun e Fierit. Mori Shqipëria liberaliz-
imin e vizave, u plotësuan me qindra dhe mijëra kritere. Në 2013-n prapë sjellja ka qenë shumë normale, jemi ndarë me Partinë Demokratike shumë normalisht kemi bërë një koalicion para zgjedhjeve tërësisht të moralshëm. Njerëzit e dinin që po të votohen këta do të qeverisin, po të mos na donin votonin prapë Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Dhe për dy vjet deri në zgjedhjet vendore vendi ka patur zhvillime pozitive, pastaj se çfarë ndodhi dhe si ndodhi, ky është një gjykim që u takon të tjerëve, por për mua është e qartë që ishte një plan i tij për fat të keq për të kapur gjithë institucionet. Gazetari; Po personalisht a jeni i zhgënjyer me Ramën se kam përshtypjen që bashkë njiheni para viteve 90? Presidenti Meta: Unë nuk jam për të hyrë këtu në raportet e mia me Ramën. Për mua nëse Rama bën një gjë të mirë edhe sot dhe unë e vlerësoj dhe e përkrah. Nëse Rama i shërben interesit të Shqipërisë patjetër, nëse i shërben interesit të Kosovës patjetër. Po në qoftë se Rama, apo Basha, apo Kryemadhi apo kushdo tjetër bën një veprim tjetër është detyra ime, në radhë të parë si Presidenti i Republikës, por edhe si një politikan me përvojë dhe me detyrime ndaj këtij vendi, që t’u kundërvihem atyre në mënyrën sa më demokratike. Gazetari: I qëndroni akoma
idesë Zoti President, që Sorosi është shumë aktiv në Shqipëri dhe vazhdon të kontrollojë në nivele të larta qeveritare? Presidenti Meta: Deklaratave që unë kam dhënë nuk u kthehem mbrapsht. Gazetari: I qëndroni si ide? Sepse është thënë sikur diplomacia amerikane në Shqipëri drejtohej nga Sorosi, ndërkohë që më rezulton që edhe me administratën e re ka mbajtur të njëjtin qëndrim? Presidenti Meta: Më duket se për këtë çështje kam qenë shumë i qartë, sikur jam shumë i qartë dhe jam shumë i ndershëm si politikan në raportet e mia për gati njëzetë e ca vjet dhe sot si President me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo me çdo lloj diplomati, por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Asnjëherë nuk i kam gënjyer, asnjëherë nuk i kam cenuar interesat e tyre strategjike, dhe sa herë që kam menduar që janë duke gabuar ua kam thënë në sy, që po gaboni dhe kjo politikë do sjellë këtë pasojë që nuk është e mirë për vendin tonë, por dhe për ju. Sepse ne jemi një vend anëtar i NATO-së dhe duam të shkojmë në BE, dhe ne kështu nuk shkojmë dot në BE. Gazetari: Ka shanse apo rrezik të bjerë prapë tërmet? Sepse u duk gati-gati si prej orakulli deklarata juaj? Presidenti Meta: Kjo është një çështje tjetër, sepse ndoshta i lodhëm qytetarët duke
AUDIENCA TELEVIZIVE
Meta mposht thellë Ramën Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta dha intervistë në “Opinion” dhe kryeministri Edi Rama në “Real Story”. Dy krerët më të lartë të shtetit ishin paralelisht në dy televizione të ndryshme dhe përballë dy prej gazetarëve më të mirë në qarkullim. Por kush ka tërhequr më shumë vëmendjen e shqiptarëve? Matja e audiencës, me anë të rrjeteve sociale, tregon se intervista e Presidenti Meta është ndjekur dukshëm më shumë se ajo e kreut të qeverisë, edhe pse ky i fundit ka vënë në lëvizje gjithë administratën për të bërë “share” (shpërndarje) të intervistës së tij.
shpjeguar këto, jo dekreti, jo Rama, jo Luli, jo Monika, ky është një rast tjetër. Gazetari: Për fatin e keq të shqiptarëve, jeta e tyre kështu është bërë. Presidenti Meta: Nuk është se është bërë jeta e tyre, por shqiptarët kanë qenë pak të papërgjegjshëm për të mbrojtur të drejtat e tyre, dhe i kanë humbur hap pas hapi, e tani e gjejnë vetën në një sistem ku shqiptarët nuk kontrollojnë asgjë. Rasti për çështjen e tërmeteve është një nga rastet më skandaloze të mungesës së përgjegjësisë të qeverisë në raport me qytetarët, jo me Presidentin, dhe të përgjegjshmërisë maksimale të Presidentit për një shqetësim serioz për të cilin ai kishte shumë arsye legjitime për të kërkuar nga qeveria që të ndiqte situatën dhe të përgatitej për një rast të tillë. E kam firmosur vetë këtë dokument për Kryeministrin dhe Ministren e Mbrojtjes, pavarësisht se stafi më tha jo dhe ta firmosi Sekretari i Përgjithshëm. Unë kundërshtova dhe u kam thënë se kjo është një çështje serioze dhe duke e çuar unë si President kjo është një mënyrë për t’i nxitur edhe ata që ta marrin pak më seriozisht këtë çështje në nivelet më të larta. Dhe pas një ore pasi është nisur letra nga këtu, dhe ajo ka qenë thjeshtë për qëllime thjesht informuese, doli në media dhe u tha madje që është çmendur Presidenti. Gazetari: Ishte dhe logjike që të mendohej nga një pjesë, sepse kur vjen një letër nga Presidenti që do ketë tërmet. Presidenti Meta: Presidenti edhe mund të çmendet, edhe për çështjen e dekreteve themi që Presidenti u çmend. Që do të thotë që çdo gjë ishte në rregull, dekreti i parë ishte në rregull, opozita ishte regjistruar në zgjedhje, çdo gjë po ecte mirë. Dhe vjen një moment që Presidenti thotë, meqë mua ma jep Kushtetuta këtë kompetencë dhe nuk ka kufizim Kushtetuta, që kjo zgjidhet me ligj të veçantë, unë tani mendoj këto zgjedhje meqë është pak si nxehtë t’i shtymë për nga tetori. Mund ta bëjë
dhe këtë Presidenti, por atëherë Parlamenti mblidhet dhe ngre o komision mjekësor për Presidentin, dhe thotë ky është i çmendur dhe hajt ta çojmë në çmendinë, se nuk është për këtë punë. Ose ky po shkel Kushtetutën, dhe e tillë do të ishte, një shkelje e rëndë e Kushtetutës, sepse të drejtat e qytetarëve po garantoheshin dhe gjithë forcat politike po merrnin pjesë në zgjedhje, kandidatë alternativë kishte, kështu që çfarë ka ky që po bën këtë gjë! Edhe kjo çështja e tërmetit tregon mungesën e madhe të përgjegjshmërisë në raport me qytetarët, sepse unë kisha një arsye. Se çova këshilltarët e mi, mund të çoni edhe ju kamerat, por jam i sigurt që nuk do t’ju lejojnë t’i jepni kronikat pastaj, janë ende disa shtëpi në fshatrat e Korçës, të Devollit, të Kolonjës nga tërmeti që ra në qershor ku nuk është rregulluar pothuajse asgjë, ka dhe disa që janë rregulluar. Madje, para disa ditësh më kërkuan, më thanë hajde merru ti me ne se po nuk erdhe ti këtu ata nuk merren me ne. Nuk vajta se nuk doja të hapja një problem tjetër, por Presidenti ka të drejtë të shqetësohet dhe mund të mos ndodhi një gjë e tillë. Por çfarë e gjeti qeverinë se mori disa masa, se bëri disa verifikime, me institucionet përkatëse sizmiologjike në Itali apo në Greqi, apo diku tjetër. Por jo, shyqyr që na erdhi një mundësi që ne tani të diskretitojmë Presidentin, dhe ndërkohë që hapen këto gjëra, vazhdojnë PPP-të, kalojnë andej. Vazhdojnë këto problemet e tjera, nisen banane, kapet kokainë, dorëzohet oriz. Gazetari: Është një problem shqetësues që besoj zoti President duhet të kishit mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të paktën nga kalkulimet që bëmë ne një emision të para disa ditëve rreth 1.7 tonë kokainë është kapur vetëm në 3 vitet e fundit. Presidenti Meta: E di, i kam ngritur këto çështje vazhdimisht. Dhe e kam mbledhur vjet unë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, sepse kisha dyshime për çështjen e aeroportit që do përsëritej vjedhja e parave. U morën masat aty janë të gjitha shkresat, prapë ndodhi ajo. Jo vetëm kaq, por dëgjova dhe një deklaratë fantastike, që kemi të dhënat që eurot janë djegur. Tani nuk e kuptoj, se si mund të rrezikonin jetën ata për të djegur eurot. Gazetari: Kjo ishte deklarata e Ministritë të Brendshëm, i kërkuat shpjegime për këtë gjë? Presidenti Meta: Nuk e di deklarata e qeverisë ishte, kontrollojeni. Gazetari: Faleminderit zoti President! Presidenti Meta: Faleminderit juve dhe teleshikuesve tuaj! Marrë me shkurtime nga emisionin “Opinion” në televizionin “Klan”
POLITIKE
6 E premte, 4 TETOR 2019
Kryeministri flet nga Kuvendi i prerë ndaj opozitës: Harrojeni largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore
Edi Rama luan me kartën e “viktimës”: Akuzon Holandën për racizëm K
reu i qeverisë Edi Rama i ka paraprirë një “JO”je të mundshme nga Këshilli i Europës për çeljen e negociatave me vendin tonë. Vazhdimisht gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se niveli i Shqipërisë është më i lartë se çdo vend anëtar u BE-së, kur ka qenë në prag të çeljes së negociatave. Pasi foli për grupimet “Pro” dhe “Kundër” zgjerimit në BE, Rama ka shkuar deri aty sa ka akuzuar dhe Holandën për racizëm. “Screening ka nisur dhe ne po bëjmë sikur s’ka nisur, se na fillon një kazan këtu dhe një kazan këtu dhe na ngrihen temperaturat e brendshme në BE. Deri dje ishin zgjedhjet evropiane dhe ata e thonin copë, ç’lidhje kanë zgjedhjet me ju dhe kushtet që Shqipëria ka plotësuar apo nuk ka plotësuar. Pse qenka më ekzigjente Holanda se Finlanda, çfarë do të thotë kjo?! Do të thotë se në Finlandë janë me tolerantë ndaj krimit se ndaj Holanda? Jo! E kemi parë ju kur shkatërrohet një bandë, që ka vetëm dy shqiptarë, dhe shtetas të kombësive të tjera, dhe në Holandë thuhet shkatërrohet banda e shqiptarëve!”, u shpreh Rama, ndërsa shtoi më tej se kushtet për Shqipërinë do të shtohen sa kohë që në BE ka ende përplasje të mëdha të brendshme. Reforma zgjedhore Kryeministri Edi Rama u ndal tek reforma zgjedhore dhe tek
kërkesa e Lulzim Bashës, i cili i kërkoi kryeministrit që të zbatojë planin e hartuar prej opozitës ose të hapë krahun. Shefi i qeverisë teksa thumboi liderin e PD-së, Lulzim Basha shtoi se nuk mund t’i bindet një urdhri të tillë, por e ftoi atë të ulet në tryezën e reformës zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. “Të gjitha ata që e kundërshtojnë Shqipërinë janë edhe kundërshtarë të zgjerimit, do të thotë se Shqipërinë nuk e kanë as armike . Por në momentin që iu del përpara Shqipërisë, e për-
dorin si dordolec dhe e përdorin për interesat e tyre politike. Pse mos t’ua themi njerëzve këtu. Ata nuk është se nuk e duan Shqipërinë, por nuk duan hapjen e Evropës. Nëse jemi patriotë dhe nëse e kemi të ndarë Evropën nga qeveria socialiste duhet urgjent e bashkërisht të bëjmë reformon si fazë të mbarë dhe të marrin një nga një rekomandimet e OSBE/ODIHR ti zbatojmë. Ato janë e zeza mbi të bardhë. Merren dhe futen në ligj dhe me atë letër i thuhet Gjermanisë mike, që është avokate e negociatave sot, ne i kemi
plotësuar kushtet. Flasim edhe për votën e emigrantëve, do ta bëjmë edhe pa ju. Ata që s’janë këtu dhe thonë hap krahun.Unë s’di t’i jap makinës, kjo dihet. Ti thotë këmbësori që rri tek hija e fikut makinës: hap krahun. Me çfarë dekreti hyjnor ma ke dorëzuar planin. Kush je ti, kë përfaqëson?”, tha Rama. Damian Gjiknuri Kryeministri Edi Rama deklaroi nuk pranon kushtin e opozitës për largimin e Damian Gjiknurit nga posti i bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore. “Harrojeni”- tha
Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. “Tek reforma zgjedhore dëgjoj europianin këtu që thotë do ti bëjmë të gjitha njëherësh. Si ti bëjmë të gjitha njëherësh. Do të presim ne që të bini dakord me ne. Se doni ju të ndryshoni sistemin dhe ne duhet të ndryshojë sistemin, se përndryshe nuk u bëka kjo punë, dhe ndërkohë do të presë Shqipëria, derisa ju të jeni në gjendje që kur të vijnë ata të mos ikni me vrap nga komisioni, apo ata të jenë në gjëndje të vijnë në komision pa pritur që të ikë Damian Gjiknuri, për çfarë? Për t’u ulur në tryezë me Këshillin Europian? Ta harroni, ju dhe ata”, deklaroi Rama. Shefi i qeverisë tha se duhet filluar urgjent me zbatimin e kushteve të vëna nga Gjermania për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. “Miqtë e mi, reformën zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE ta bëjmë menjëherë, urgjent. Ata që janë jashtë nuk e duan, ju e doni (opozita parlamentare). Të bëjmë reformën zgjedhore dhe të presim të plotësohen Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë dhe t’u themi miqve gjermanë i bëmë. Le të përfitojmë pastaj nga qenia e tyre në krah, se kushtet e tyre janë plotësuar. Në këtë pikë biem dakord për Evropën që e doni shumë, dhe e përdorni si shkop për të gjuajtur në krahun tjetër”, theksoi kryeministri Rama.
barazinë mes qytetarëve, duke shtruar themelet e përbashkët të kësaj shtëpie”-tha ai. Deputeti socialist u ndal tek 75vjetori i çlirimit të vendit, ndërsa bëri thirrje që kjo festë të shërbejë si bashkim për të gjithë shqiptarët, pavarësisht grindjeve mbi dritë-hijet e historisë. Ish-ministri i Jash-
tëm pohoi se një komb pa histori është i dënuar të përsërisë gabimet e hidhura të së shkuarës. Sipas Bushatit, duhen të vlerësohen kontributet e të gjithë veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, por shtoi se nuk duhen harruar krimet që janë kryer në emër të LANÇ.
Deputeti socialist: 30 vjet pas komunizmit, notuam kundër rrymës
Negociatat, Ditmir Bushati: Na duhet një konsensus kombëtar
I
sh-ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u tregua i ashpër dhe kritik ndaj mazhorancës dhe opozitës në lidhje me qëndrimet që kanë mbajtur për procesin e hapjes së negociatave me BE. Nga foltorja e Kuvendit, Bushati tha se kushtet e Gjermanisë të listuar ndaj Shqipërisë nuk duhet të përdoren për të bërë politikë, por duhen parë si detyra shtëpie, të cilat i duhen shoqërisë sonë për të ngritur themelet e zhvillimit të përbashkët, ku të gjithëve t’u jepet mundësia e të barabartëve përballë ligjit dhe kudo tjetër. “E të gjithë së bashku, sot jo vetëm po kërkojmë çeljen e bisedimeve me BE, por edhe po
shprehim mbështetjen për këtë proces. I gjithë debati politik dhe publik, është disi artificial. E para, qëndrimi i Gjermanisë nuk duhet ta në vijë surprizë. Gjermania është vendi që ka investuar më shumë në Ballkan. Në këtë kontekst, pavarësisht se flasim për kushte, besoj se si shqiptarë të mirë që jemi, duhet të flasim për të rritur standardet në jetën e përditshme. Lufta politike në vend është absurde. Leksioni numër një që kam nxjerrë për këtë proces dhe që të përparojmë, është se na duhet një konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës. Të notosh kundër rrymës ti nuk ke suksesin që kërkon. Prandaj kam propozuar një pakt
për Evropën. Nuk diskutohet se barrën kryesore për këtë e ka qeveria, por jo vetëm. Reforma zgjedhore ka një vit e gjysmë që është në tryezën zgjedhore. Ne duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen e fëmijëve tanë. Duke qenë të vetëdijshëm, që secili prej nesh, mund të humb karrierën politike në këtë vend. Duhet punuar për reformat që i duhen këtij vendit. Çështje kryesore në këtë themel është : ku jemi ne? Ikën 30 vite. Jemi vendi që nuk na janë ndarë për 30 vjet, çështjet e reformës zgjedhore dhe asaj të reformës në drejtësi. Një 30 vjeç sot pyet: pse është ndryshe nga një moshatar i Bullgarisë. Sot duhet ta adresojmë
POLITIKE
7 E premte, 4 TETOR 2019
Kreu i PD-së: Edi Rama po kërkon armiq imagjinarë. Nuk kemi kohë për të humbur me njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi
Basha: Mos çelja e negociatave, dështim spektakolar i Edi Ramës K
ryetari i Partisë Demokra tike Lulzim Basha deklaron se mos çelja e negociatave është përgjegjësi direkte e Edi Ramës jo vetëm si ministër i Jashtëm por si kryetari i Qeverisë shqiptare. Nga foltorja e selisë blu, Basha deklaroi se 9 kushtet e Bundestagut gjerman përbëjnë themelet e një udhërrëfyesi për daljen e Shqipërisë nga kriza e thellë ku e ka futur vendin Edi Rama dhe mazhoranca e tij. “Nga kjo foltore në praninë tuaj ju kam thënë ju dhe përmes jush, shqiptarëve që me mënyrën se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të integrimit europian, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët. Dhe fajtorë do të jetë çdokush, do të jetë opozita, do të jeni ju mediat, do të jetë Europa, do të jenë partitë politike europiane, i vetmi person që nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë faj, do të jetë vetvetja. Dhe për fat te keq është bërë kaq i parashikueshëm, saqë fjalimin që ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti në pseudo-parlament. E vërteta është se përgjegjësinë për dështimin për herë të katërt për
hapjen e negociatave e ka Edi Rama dhe askush tjetër. Është dështimi i tij personal. Nuk është dështimi i Shqipërisë, nuk është dështim i shqiptarëve. Është dështim i Edi Ramës. Ky njeri në pushtet prej 6 vitesh, vitin e fundit me dekret edhe ministër i Jashtëm dhe ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër. Premtoi se do të hapte negociatat dhe siç duket qartë dështoi siç ka dështuar në çdo premtim tjetër. Ky nuk është dështimi i parë, as i dytë, as i tretë, por është dështimi më i fundit, më i freskët në kaosin dhe në krizën ku e ka futur vendin në qeverisjen e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin”, u shpreh Basha. Përgjigjja ndaj R amës Ramës Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës në seancën e parlamentit, ku i akuzoi të gjithë për dështimin e negociatave, por nuk mbajti asnjë përgjegjësi vetë. “Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomik, punësimi, politike dhe 9 kushtet e kërkesat e Bundestagut gjerman përbëjnë shprehen më koncize, të një udhërrëfyesi për daljen nga kjo krizë. Nuk
kemi kohë për të humbur. Me njerëz që kanë dështuar, vjedhur, shkatërruar dhe nuk duan të mbajnë përgjegjësi. Është koha që njerëzit e përgjegjshëm të tregojnë se dinë t’i dalin zot këtij vendi”, tha kryedemokrati Lulzim Basha. Plani i opozitës për krizën Gjatë deklaratës për mediat nga selia blu, kreu i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje sërish Edi Ramës që të zbatojë planin e opozitës me 5 pika ose të hapë krahun. Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së deklaroi se vendi është në krizë të gjithanshme. “Ekonomia është në kolaps dhe kushtet e Shqipërisë sa vijnë e shtohen. Ishin 5, u bënë 7, tani janë 9. Nëse do të ishte i vërtetë mashtrimi se këto vende janë kundër zgjerimit, pse i thonë PO Maqedonisë dhe Jo Shqipërisë? Arsyeja është e thjeshtë. Edi Rama ka dështuar në secilën prej fushave ku është kërkuar progres dhe tani i ikën përgjegjësisë. Duke i ikur përgjegjësisë për krimin, blerjen e votave, mbrojtjen e kriminelëve, që u faktuan në ekipin e tij qeverisës, duke iI ikur përgjegjësisë për mbrojtjen që u bën përsonave në
listën e zezë të SHBA-së, Vangjush Dako dhe Tom Doshi, duke i ikur përgjegjësisë se Shqipëria është bazë ndërkombëtare për drogën, Edi Rama faktohet se nuk e do integrimin europian. Në një vend që kërkon të bëhet anëtar, një kryeministër që bën ligje për të vjedhur popullin e vet që fut kriminelë në politikë dhe mban ministra të lidhur me krimin, nuk zgjat dot 24 orë. 9 kushtet e Bundestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen nga kriza. Nuk kemi kohë për të humbur. Tani është koha që njerëzit e përgjegjshëm të tregojnë se dinë t’i dalin zot vendit. Në këtë kohë të vështirë kur biznesi është në kolaps, kur punësimi është zero dhe papunësia po rritet, kur frigoriferët e shqiptarëve janë bosh dhe nuk paguajnë dot taksat dhe faturat e rritura të energjisë dhe ujit, kur krimi dhe ko-
rrupsioni po bën kërdinë, kur rrugët tona bëhet skena të përleshjesh, kur rinia e ka mendjen të ikë nga vendi, vendi ka mbetur në marsh indietro, ndërsa Edi Rama e ka mendjen të krekoset dhe të tregojë me gisht fajtorët imagjinarë. Dështimet e Edi Ramës po i paguajnë qytetarët, po i paguan rinia, po i paguajnë pensionistët, fermerët, janë ata, jeni ju të dashur qytetarët. Është e qartë që atë që premtoi dhe që nuk e arriti dot për dy mandate nuk ka shans ta arrijë më. Ndaj ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri, me rrugë të re dhe mundësi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhje për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Nuk ka pse të jemi në këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë gjendje, nuk e meritojnë shqiptarët këtë”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.
“Projektligjit i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave”
K
omisioni i Venecias ka hedhur poshtë projektligjin e Qever isë për sa i përket tokave bujqësore dhe titujve të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi, duke i sugjeruar Kuvendit që t’i bëjë draftit disa korrigjime. Mes vërejtjeve kryesore janë paqartësia dhe hapësira rregulluese që projektligji i lejon Qeverisë. “Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve. Opinioni i Venecias që ka mbërritur tashmë në Tiranë ishte kërkuar nga kryeparlamentari Ruçi pas diskutimeve të forta që krijoi drafti i prezantuar nga Qeveria. Kuvendi kërkonte veçanërisht mendim nëse nenet 7 dhe 9 binin ndesh me të drejtat e njeriut dhe pikërisht këtu ekspertët e Venecias evidentojnë probleme. Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj
Komisioni i Venecias rrëzon qeverinë “Rama” për ligjin e pronave
mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për këto arsye Komisioni fton ligjvënësit shqiptarë të rishikojnë draftin dhe ofrojnë disa rekomandime. “Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj,
edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse do të zgjedhin më shumë opsionin e kompensimit, duke mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë e shtetit për t’u përdorur për programet shtetërore”, theksojnë ekspertët e Komisionit të Venecias. Opinioni në fjalë pritet të miratohet nga Komisioni i Venecias në sesionin plenar të 11 tetorit, ku
mazhoranca do të mbrohet me kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ndërsa prezent do të jetë edhe kreu i Kadastrës, Artan Lame. Rekomandimet e Komisionit të Venecias • Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj. • Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe ar-
tikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ. • Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozicion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm. • Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore. • Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore. • Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP. • Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
POLITIKE INTERVISTA
K
ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Krye madhi deklaron se Shqipëria ndodhet jo vetëm në krizë ekonomike dhe politike, por dhe institucionale. Në një intervistë dhënë dje për “Report Tv”, Kryemadhi u shpreh se 9 pikat e Bundestagut Gjerman, mund të jenë ato që mund të zgjidhin ngërçin politik në Shqipëri. “Kushtet e Bundestagut janë shumë të qarta. Kushtet e Bundestagut janë një ‘RoadMap’ i të gjithë hapave që duhet të ndjekë politika shqiptare për të nxjerrë vendin nga kriza. Dhe një nga kushtet është reforma zgjedhore që ne e trumbetojmë aq shumë. Por nuk është vetëm ajo, janë dhe shumë procese të tjera që e bëjnë të domosdoshme futjen e vendit në ullinjtë e Kushtetutës. Ne në fakt artikulojmë me narrativat tona politike, pavarësisht nga kjo në fund të ditës ne duhet të na ngërthejë përgjegjësia politike dhe përgjegjshmëria ndaj qytetarëve për t’i dhënë shqiptarëve një shans dhe një mundësi për të tejkaluar këtë krizë që është një nga krizat më të rënda që po kalon Shqipëria sot. Nuk është vetëm krizë ekonomike, nuk është vetëm krizë shoqërore është dhe një krizë institucionale, ku ka rënë i gjithë sistemi. Në qoftë se në 1997 ra sistemi i godinave, pra u dogjën, sot ne kemi godinat dhe fasada shumë të bukura por nuk kemi thelbin dhe brumin brenda të institucioneve shtetërore. Ky një nga problemet kryesore që ka sot Shqipëria dhe Bundestagu na e ka bërë shumë të qartë. Kjo është një pjesë sepse procesi do të mbyllet në 17-18, duhet të shprehet Franca që nuk është shprehur akoma, Holanda që kishte një reagim shumë radikal. Por ajo që mendoj që është shumë e rëndësishme është që Bundestagu e la sërish derën hapur për Shqipërinë dhe shqiptarët duke vendosur para përgjegjësisë klasën politike”, u shpreh Kryemadhi. Kryemadhi theksoi po ashtu se LSI-ja nuk i trembet asnjë lloj marrëveshjeje, që institucionalizon dialogun politik në vend. PJESË NGA INTERVIST A INTERVISTA Ju si LSI, a i trembeni një marrëv eshje të fshehtë Basha-R ama? rëveshje Basha-Rama? Unë mendoj që ky koncept ekziston vetëm në pyetjet e gazetarëve. Nuk është çështje marrëveshjeje PD-PS, PSLSI, PD-LSI nuk është më çështje marrëveshjeje këtu. Është çështja e hapave që do të ndiqen nga politikbërësit, kur them politikbërësit të gjitha forcat politike, si ato parlamentare dhe jo parlamentare. Kur vjen reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj. Vërtet miratohet një reformë zgjedhore por ajo duhet zbatuar, por si zbatohet një reformë zgjedhore? Me zgjedhje. Që të shkosh në një proces zgjedhor. Nuk është çështje marrëveshje këtu është çështje dialogu. Institucionalizimi i dialogut. Ne akoma e mendojmë dialogun politik gjë që e ke kusht nga Bashkimi Europian që në propozimin e parë për hapjen e negociatave është dialogu politik. Dialogu politik është institucion. Ne duhet ta institucionalizojmë. Ne nuk kemi dialog politik. Vazhdojmë 30 vjet tranzicion. Pse kemi 30 vjet tranzicion? Sepse nuk
8 E premte, 4 TETOR 2019
Kryemadhi: 9 kushtet e Gjermanisë kërkesë për zgjidhjen e krizës. Opozita po ngre grupet e punës për platformën anti-krizë
Kryemadhi: Rama nuk e do hapjen e negociatave, i ikin PPP-të korruptive
kemi dialog politik. Ditën që politika shqiptare do ta institucionalizojë dialogun, ju do ta shikoni që nuk do të ketë më krizë politike dhe Shqipëria do të vazhdojë e sigurt drejt gjithë proceseve të saj për integrimin europian. LSI-ja nuk i trembet asnjë lloj marrëveshjeje, jo vetëm LSI dhe PD-ja dhe të gjitha partitë e tjera. Jemi shumë të qarta në axhendën tonë dhe në objektivin tonë. Objektivi ynë është shumë i thjeshtë, t’ju japim njerëzve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi të gjitha të krijojmë hapësirën e hapjes se negociatave për Shqipërinë. Pak ditë më parë keni pasur një takim kokë më kokë me zotin Basha, mund të na thoni për çfarë folët? Kryemadhi: Jemi në një proces për përgatitjen e strukturave të partisë në terren. E dyta, në ngritjen e grupeve të punës të cilat kanë filluar të ngrihen që po punojnë për platformën dhe paketën anti-krizë. Sepse paketa anti-krizë nuk është vetëm zgjidhja e uljes në tavolinë të opozitës me maxhorancën. Paketa anti-krizë ka dhe situatën ekonomike. Sepse në fund të ditës shqiptarët nuk duan t’ia dinë foli Luli me Monën me Ramën apo nuk folën. Njerëzit duan a kanë punë nesër, a do kenë ujë në çezmat e tyre, a do kenë mundësi të paguajnë për shkollën e fëmijëve, për librat. Ekonomia shqiptare sot jo vetëm është e rrënuar por është në një krizë, por çfarë do të shikojmë dhe do ta ndjejmë në ditët në vazhdim është që dhe vetë administrate dhe vetë institucionet shtetërore do të ngelen në nivelin zero për marrjen e pagave të tyre. Një informacion që kam, disa struktura të Policisë së Shtetit nuk kanë arritur të marrin pagat që duhet t’i merrnin në datën 1 tetor. Që do të thotë, me Damian Gjiknurin pak a shumë… Damiani është një ushtar i vogël i perandorisë së madhe. Damian Gjiknuri nuk ka bërë asgjë pa urdhrin e shefit të tij. Është normale që Rama kërkon
të largojë vëmendjen nga vetja e tij dhe të bëjë Damian Gjiknurin rrufe pritësin por nuk ka më, as Damian, as Saimir, as Taulant që të bëhen rrufe pritës për të. Shkaku dhe koka e gjithë kësaj gjëje është Edi Rama dhe ai duhet të marrë përgjegjësi ashtu siç marrin të gjithë përgjegjësitë e tyre. Ju si opozitë e bashkuar keni marrë një vendim që deri në datën 18 tetor tetor,, kur pritet edhe diskutimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë nuk do të keni protesta. Çfarë do të thotë, nëse do të ketë një përgjigje negative nga ana e KE për hapjen e negociata ve, pritet që negociatav opozita t’u rikthehet protestave? Unë nuk mendoj që është kjo, unë mendoj që ne jemi shumë të qartë dhe e gjithë opozita është angazhuar në maksimum për të pasur një “po” për hapjen e negociatave. Sepse një “po” e hapjes të negociatave është një kufizim jashtëzakonisht i madh i Edi Ramës. Sepse po u hapën negociatat,
gjëja e parë që do të kthehen mbrapa do të jenë koncensionet, prandaj edhe Edi Ramës nuk i intereson hapja e negociatave sepse hapja e negociatave nuk të lejon që të konkurrosh në ekonominë e tregut pa garë, pra që ti të japësh një koncension të drejtpërdrejtë dhe pa konkurrencë. Hapja e negociatave do të thotë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të thotë se edhe institucionet e BE-së do të jenë ato të cilat do të ndjekin një proces të të gjithë kësaj situate në të cilën është vendosur. Kështu që, i vetmi njeri sot që mbijeton dhe merr oksigjen nga koncensionet, nga paratë e koncensioneve, nga krimi i organizuar, nga trafiku i drogës, ai është Edi Rama dhe ai do të bëjë çdo gjë për të anuluar hapjen e negociatave. Mos u çudisni, sepse deri më sot ka thënë që fajin e ka pasur opozita por mos u çudisni kur, pas datës 18, që unë uroj që të jetë hapja e negociatave me datë 18
dhe të jetë një “po” dhe të jemi bashkë me Maqedoninë sepse Maqedonia tashmë e mori dritën jeshile ndërsa ne vazhduam të ulemi në stol. Unë uroj që të na hapen negociatat dhe të jemi pjesë e saj por mos u çudisni se nëse do të ndodhë e kundërta, Edi Rama do të fillojë dhe do të ndërsejë të gjithë mediat dhe të gjithë opinionin që ka rreth e qark vetes së tij duke sulmuar BE-në dhe vendet që e urrejnë Shqipërinë. Presidenti i vendit, Z. Ilir Meta njëkohësisht është edhe bashkëshorti juaj, si e sheh aksionin opozitar pasi ka qenë kryetari i parë I LSI-së, pra a është ai i kënaqur me aksionin dhe me vendimet që ju keni marrë? Me thënë të drejtën nuk e pyes, di të them që është i pakënaqur për çështjen e mandateve, sapo hapim sytë në mëngjes, nuk fillojmë me ‘mirëmëngjes, si fjete’ por ‘pse i dogjët mandatet’ kështu që, për sa i përket kësaj gjëje, meqenëse pyetët edhe si ish-kryetar i partisë edhe si bashkëshort njëkohësisht. Ndërsa përsa i përket si President, të jeni të bindur që përsa i përket aksionit opozitar unë nuk ndaj asgjë me të. Sepse ajo çfarë unë jam e angazhuar në tryezën e opozitës vjen si rezultat i vendimmarrjes me strukturat e partisë dhe më pas ajo reflektohet në tryezën e partive politike të frontit opozitar. Si ju duket raporti paraprak i Komisionit të V enecias për shVenecias karkimin e Presidentit? Nuk më krijon asnjë lloj ndjesie, ai është një draft paraprak, mund të them që unë nuk jam një juriste që ta analizoj. Më duket si një deklaratë politike, pavarësisht nga kjo unë nuk jam e aftë për të gjykuar personat që e kanë hartuar atë draft. Ajo që më bën përshtypje është që, me sa kam lexuar në letrën e Z. Ruçi, nuk është kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit por është kërkuar një opinion vetëm për dekretet e Presidentit.
NËNKRYETARI I LSI-SË
Vasili i kundërpërgjigjet ashpër Ramës: Ti je një hiçgjë që flet për asgjë, je i mbaruar N
ënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat që ai bëri në punimet e sotme parlamentare. Për Vasilin Edi Rama është një hiçgjë që flet për asgjë. “Edi Rama ky hiçgjë, që flet për asgjë! Sipas këtij kryeministrit hiçgjë në punë, hiçgjë në aftësi, hiçgjë në vizion, hiçgjë në moral dhe hiçgjë në patriotizëm që ja ka nxirë faqen Shqipërisë me grabitjet dhe asgjësimin e shtetit, fajin e paska Europa, që nuk pranon të tille banditë politikë si ky. Ky i mbaruar jep edhe opinione për Eu-
ropën. Përderisa kjo Europa është e tillë, negative që s’di ç’kërkon përse ky Edi Rama kërkon që të jetë pjesë e saj?! Jo, jo, ky nuk do Shqipëria të jetë pjesë e Europës, ky punon kundër Shqipërisë 24 orë në ditë. 9 kushtet e Gjermanisë për Edi Ramën janë aty. Ai nuk e realizon dot ndaj të iki një orë e më parë se po mban peng Shqipërinë. Megjithatë, lexojeni ç’tha sot (dje) në landfillin parlament ky i vdekur që flet: “Sot nuk do futej dot, cilido prej tyre, sot cilido nga vendet që është në BE aktualisht””, u shpreh në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SOCIALE
9 E premte, 4 TETOR 2019
Flet Lorenc Goga, administrator i “Facile.it”, (dega në Shqipëri), një nga kompanitë lider në tregun “Call Center”
Raporti për “Call Center-at”, Lorenc Goga: Abuzime nga kompanitë fantazmë tori në treg, që në fakt janë të detyruara edhe nga partnerët e huaj që të respektojmë disa kushte për aktivitetin, veprimtarinë dhe për mirëqenien e punonjësve”. Nga ana tjetër, Goga tha se në vend ka edhe kompani fantazëm që operojnë dhe që ka abuzime por këto ai i cilësoi si
O
rganizata “Together for Life”, bëri publik studimin krahasues mbi kushtet e punës, të drejtat dhe legjislacionin në sektorin e Call Center-ave në Shqipëri, ku u konstatua se ka kushte të vështira pune dhe abuzime. Ky sektor është një ndër 10 punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, ku megjithë fitimet e mëdha, kushtet e
punës mbeten të vështira. I ftuar në “Wake Up”, Lorenc Goga, administrator i “Facile.it”, (dega në Shqipëri), një nga kompanitë lider në tregun “Call Center”, deklaron se është pjesë e një sektori që punon në kushte shumë të mira pune dhe në respekt të plotë të kodit të punës të Shqipërisë. “Kompanitë serioze që kanë një his-
PRITJE DIPLOMATIKE
25-vjetori i marrëdhënieve Indonezi-Shqipëri festohet në Tiranë
N
ë ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua të mërkurën pritja zyrtare e Ambasadës së Indonezisë me rastin e 74-vjetorit të pavarësisë së Indonezisë dhe 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Indonezi -Shqipëri. Në ceremoni merrnin pjese ambasadorë, përfaqësues nga Bashkia e Tiranes dhe e dikastereve të ndryshme qeveritare, si dhe përfaqësues të biznesit në Shqipëri. Në fjalimet e mbajtura nga Ambasadorja e Indonezisë, Astari Rasjid dhe Konsullja e Nderit e Indonezisë në vendin tonë Irma Kapllani, u theksuan dhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. U vu theksi te marrëdhëniet e veçanta në fushat ekonomike dhe kul-
turore midis 2 vendeve tona. Ne fjalimet e tyre u theksuan pikëpamje të ngjashme në shumë çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët. Duke qenë se të dy këto vende
kanë pasuri dhe trashëgimi kulturore të veçanta, ato theksuan nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm me përfitim të përbashkët për promovimin e turizmit, dhe trashëgimisë kulturore. Ne fund u theksua se qëllimi i bashkëpunimit mbetet gjithmonë paqja, prosperiteti dhe lumturia e popujve të këtyre 2 vendeve. Të pranishmit vizituan ekspozitën e stilit antik dhe modern Batik. Të pranishmit vlerësuan këtë ekspozite si një vlerë të shtuar të kulturës indoneziane.
raste sporadike që duhen luftuar. Lidhur me zbatimin e kushteve në punë, Goga tha se sektori i Call Center është më i kontrolluari. “Nuk ka punë që të mos ketë probleme, por
nëse do flisnim për sektorin tonë mund të them se është më i kontrolluari. Ne jemi shumë jashtë dinamikave alla-shqiptare të miqësive me politikën apo forma të tjera të ndryshme. Për këtë arsye jemi edhe më lehtësisht të goditur, sepse jemi kompani të huaja, kemi tjetër metodikë dhe mentalitet pune. Sektorë të tjerë këtu nuk kontrollohen fare, ndërkohë sektori ynë kontrollohet më shpesh dhe sutudimet për kushtet e punës gjithmonë na atakojnë ne. Ajo që dua të them është se problematika të tillë janë të përditshme në çdo sektor”,- tha Lorenc Goga. Administrator i “Facile.it” shtoi se “ne kemi kontrolle thuajse çdo ditë edhe nga inspektorate nga më të ndryshmit, të cilat ndonjëherë duket sikur nuk ekzistojnë fare. Në jemi sektori që mbase hyjmë të punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri dhe jemi thjeshtësisht të targetueshëm”.
PROJEKTI PËR LANËN
Denaj: Do të tërheqë investime dhe do nxisë punësimin Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paraqiti para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dy projektligje, të cilat lidhen me zhvillimin urban të kryeqytetit. Nëpërmjet këtyre projektligjeve synohet ratifikimi i marrëveshjes së grantit dhe të kredisë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i Lumit Lana – Zhvillim Urban”, i cili do të realizohet përmes Bashkisë së Tiranës deri më shkurt 2022. Ministrja Denaj informoi se financimi përfshin një vlerë prej 8 milion euro kredi dhe 2.4 milionë euro grant, ndërsa plotësimet buxhetore me qëllim implementimin e projektit do të mbulohen nga shpenzimet buxhetore të Bashkisë Tiranë. “Mbi të gjitha ky investim do të sjellë tërheqjen e investitorëve në këtë zona, për zhvillim të bizneseve, hapje të vendeve të reja të punës dhe qarkullimin e kapitalit. Investitorët lokal në të njëjtën kohë, do të kenë mundësi që me një infrastrukturë të përmirësuar të rrisin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre”, theksoi Denaj. Financimi për këtë projekt do të sjellë impakt në vazhdimin e Bulevardit Gjergj Fishta dhe Bajram Curri dhe rehabilitimin e Lumit të Lanës nga Ura Teknologjike deri tek Kryqëzimi me Rrugën Teodor Keko, në një sipërfaqe të shtrirë në 110 ha. Po ashtu, projekti do të krijojë një shtrat me regjim hidraulik efiçent për të eliminuar problematikën e përmbytjeve në këtë zonë, do të zgjatojë bulevardet paralele me lumin me të gjithë infrastrukturën e nevojshme si sinjalistikën, 2 ura mbi shtratin e ri të lumit, disiplinimin e ujërave të bardha dhe të ndotura, ndriçimin, telekomunikacionin, peizazhin si dhe lidhjen me infrastrukturën ekzistuese. Vlerë e shtuar në projekt është edhe krijimi i hapësirave të nevojshme të zhvillimit urban të zonës, do të sigurojë infrastrukturë të qëndrueshme dhe do të krijojë mundësinë e ofrimit të shërbimit të transportit urban.
SOCIALE
J
o spiunë lagjesh”, kështu e cilëson qeveria njësinë për policinë vullnetare. Zv/ ministrja e Brendshme, Romina Kuko në një konferencë për shtyp, ka folur për detajet se si do të funksionojë policia vullnetare. Kuko ka theksuar se ato nuk janë “spiunë” siç disa e kanë etiketuar ndryshe. Nga ana tjetër, zv/ministrja ka sqaruar se këta policë do të marrin pjesë në ngjarje të dinamikës së përditshme në komunitet. Për nisjen e funksionimit të kësaj njësie të re të policisë nuk ka ende një datë apo numrin e kandidatëve që do të pranohet, megjithatë sipas Kukos do të jetë një kuotë e caktuar që do të varet nga numri i popullsisë dhe territori ku ato do të japin një shërbim. Duke u ndalur tek kushtet, që aplikanti duhet të plotësojë, Kuko më tej deklaroi se nuk duhet të jetë i përjashtuar nga radhët e policisë dhe nëse është larguar, do t’i bëhet një “Vetting” mbi motivet e largimit dhe pastërtinë e figurës së tij. “Nëse do marrin pjesë në një ndeshje futbolli, policët vullnetarë do të jenë krah efektivëve të policisë për t’i ndihmuar ato në futjen në stadium të policëve. Në rast të një aksidenti rrugor, ai nuk do të dublojë punën e policisë, por mund të kryejnë veprimet e para si lajmërimi i policisë apo të japë ndihmën e parë. Nuk do të marrin pjesë në aktivitete masive si protesta sepse për raste të tilla ka protokolle të veçanta. Mund të kryejnë veprimet e para, është një ndihmesë dhe angazhim vullnetar për të mirën e komunitetit”. Kriteret 1-Kriteret e përgjithshme të pra-
10 E premte, 4 TETOR 2019
Për nisjen e funksionimit të kësaj njësie të re nuk ka ende një datë apo numrin e kandidatëve që do të pranohet. Do të ketë një kuotë të caktuar që varet nga numri i popullsisë dhe territori
Policia vullnetare, Kuko: Jo spiunë lagjesh, ja kriteret e pranimit NJËSIA “Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko thotë se ato nuk janë “spiunë” siç disa e kanë etiketuar ndryshe. Nga ana tjetër, ajo ka sqaruar se këta policë do të marrin pjesë në ngjarje të dinamikës së përditshme në komunitet. Për nisjen e funksionimit të kësaj njësie të re të policisë nuk ka ende një datë apo numrin e kandidatëve që do të pranohet, megjithatë sipas Kukos do të jetë një kuotë e caktuar që do të varet nga numri i popullsisë dhe territori ku ato do të japin një shërbim”. nimit të shtetasit në shërbimin e policimit vullnetar janë, si më poshtë vijon: a) Të jetë shtetas shqiptar; b) Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar; c) Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administrata publike; ç) Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; d) Të mos jetë i dënuar
me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; dh) Të jetë i moshës nga 18 deri në 65-vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën. 2-Kriteret e veçanta të pranimit të shtetasit në shërbimin e policimit vullnetar
SITUATA
VENDIMI
Të rinjtë vijojnë të ikin, ekspertët: Shteti s’merr masa R rugët e Europës janë ‘’mbushur’’ me të rinjtë nga Shqipëria që kërkojnë azil, shkollim ose punë. Plaga e shoqërisë me rininë që ikën dhe do të vijojlë të iki, për ekspertët e arsimit Linda Pino dhe Albano Zhapaj, kjo kambanë alarmi ka rënë prej disa vitesh por shteti nuk po merr masat e nevojshme. Zhapaj thekson se emigrimi tashmë po bëhet nëpërmjet formave të reja dhe një prej tyre janë studimet jashtë. Pjesa tjetër sipas tij, që arsimohet në vend dhe zgjedh degë që kanë treg pune në vendet europiane sikur është infermieria. Dëmi ekonomik dhe vakumi që lënë mbrapa është shumë i madh. Sipas Pinos kjo ndodh pasi mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës në vend dhe ka
janë, si më poshtë vijon: a)Të ketë përfunduar trajnimin e detyrueshëm me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikuar nga Akademia e Sigurisë; b)Të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë. Puna 1-Shërbimi i policimit vullnetar funksionon në mbështetje të
strukturave vendore të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunon me këto të fundit me qëllim: a) sigurimin dhe garantimin e rendit publik në aktivitetet me karakter masiv, si tubime, koncerte, festivale, aktivitete sportive dhe organizime fetare; b) dhënien e ndihmës për menaxhimin e trafikut rrugor në qendrat urbane dhe rurale; c) dhënien e ndihmës për rritjen e sigurisë publike pranë institucioneve arsimore; ç) kontrollin e territorit, mbështetjen e patrullimit policor për parandalimin e krimit dhe ndërhyrjen ndaj shkeljeve të ligjit; d) përballimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave civile, fatkeqësive natyrore, si dhe operacioneve të kërkimshpëtimit me karakter masiv. 2-Polici vullnetar e kryen veprimtarinë e tij nën mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili caktohet nga drejtuesi i strukturës vendore. 3Kryerja e shërbimit të policimit vullnetar është i papajtueshëm me funksionet e gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit gjyqësor, drejtuesit në strukturat politike, punonjësit në institucionet e sigurisë kombëtare apo publike, të shërbimit të provës, të policisë së burgjeve dhe të Gardës së Republikës.
pak investime për rininë. Referuar raportit të Eurostat, gjatë vitit 2018 janë dhënë 9.288 leje qëndrimi për qytetarët shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian për arsye punësimi.
Në vend të parë është Gjermania me 3.549 leje punësimi, vend i cili po tërheq në masë edhe mjekë dhe infermierë. Më pas vijon Italia dhe Greqia me mbi 1.600 leje.
Pas tërmetit, ashensorët do kontrollohen Tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit solli edhe njëherë në vëmendjen tonë problemet me ashensorët. Me një vendim të fundit të Këshillit të Ministrave, të gjithë ashensorët ekzistues do t’i nënshtrohen ekzaminimit. Procesi do të zgjasë 15 muaj dhe përfundon më 31 dhjetor të 2020. “Me tërmëtin ashensori i këtij pallati pësoi dëmtime por kompania mirëmbajtëse e rregulloi për 5 orë”, tha Vishensk Brati, administrator pallati. “Kontrolli i ashensorëve është një gjë shumë e mirë, pasi është për sigurinë tonë, ashtu siç kemi nevojë të shkojmë tek mjeku, edhe ashensori do mirëmbajtur. Fqinjët e mi ngecën në ashensor”, thotë një zotëri. “U bllokua dhe u detyruan t’i shqyenin dyert, që të dilnin”, tha ai. Në gjithë vendin janë me mijëra pallatë që janë të pajisur me ashensorë. Vetëm në Tiranë, janë rreth 1500 ndërtesa me ashensorë, nga të cilat gati 950 administrohen nga administratorë të cilët kontraktojnë firma private për mirëmbajtjen e tyre.
AKTUALITET
P
ër t’i ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufi zuar në shkolla, numri i mësuesve ndihmës do të shkojë deri në 1 mijë ç’ka ka ndikuar edhe në sigurinë dhe emancipimin e familjeve të cilat nuk kishin menduar se fëmijët e tyre do të merrnin kujdesin e duhur dhe përmirësonin arritjet e tyre shkollore. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini pas ankesave të drejtuar tek platforma e bashkëqeverisjes të disa mësuesve lidhur me ecurinë e mësuesve ndihmës në sistemin arsimor parauniversitar, u thirr në interpelancë ku ishin të pranishëm edhe punonjës të shërbimit psiko-social. Shahini tha se nevoja për rritjen e numrit të mësuesve ndihmës vjen si pasojë edhe e rritjes së numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuar. “Unë jam shumë e lumtur që kur e mora ministrinë e Arsimit në udhëheqësi, në kishim një numër shumë të madh të mësuesve ndihmës në sistem. Rrjedhimisht, fëmijët me aftësi të kufizuar që ishin nxënës në shkollat tona nuk kishin ndihmë shtesë për të arritur potencialin e tyre maksimal brenda sistemit të arsimit. Nga viti 2013 ku ka pasur zero mësues ndihmës, sot kemi 930 mësues ndihmës në sistem me idenë që do e rrisim numrin vazhdimisht. Kjo ka ndikuar gjithashtu që të rritet numri i nxënësve me aftësi të kufizuar, i kemi sot në shkollat tona. Pra, nga 3200 që kemi pasur atëherë, sot kemi diku 4400 nxënës me
11 E premte, 4 TETOR 2019
Të gjithë ata që kanë përfunduar studimet në sociologji, psikologji, mësuesi për tre vite dhe më pas kanë bërë pedagogji speciale do të licencohen si mësues ndihmës në sistemin arsimor me kontrata të përkohshme
Fëmijët me aftësi të kufizuar në shkollë, Shahini: Një mijë mësues ndihmës SITUATA “Nga viti 2013 ku ka pasur zero mësues ndihmës, sot kemi 930 mësues ndihmës në sistem me idenë që do e rrisim numrin vazhdimisht. Kjo ka ndikuar gjithashtu që të rritet numri i nxënësve me aftësi të kufizuar, i kemi sot në shkollat tona. Nga 3200 që kemi pasur atëherë, sot kemi diku 4400 nxënës me aftësi të kufizuara. Një rol shtesë që ka luajtur kjo politikë është një rol emancipues për familjet. Familjet më parë kanë menduar se fëmijët me aftësi të kufizuar nuk mund të përmirësojnë arritjet e tyre akademike”.
aftësi të kufizuara. Pra, një rol shtesë që ka luajtur kjo politikë është një rol emancipues për familjet. Familjet më parë kanë menduar se fëmijët me aftësi të kufizuar nuk mund të përmirësojnë arritjet e tyre akademike, sot i kanë vendosur fëmijët e tyre pranë shkollave dhe me ndihmën tuaj ata janë duke bërë progres mjaftueshëm mirë”, -
sqaroi Shahini. Ajo tha se statistikisht, një mësues ndihmës për 4 apo 5 nxënës është në rregull por problemi sipas saj qëndron për shkak se fëmijët me aftësi të kufizuar mund ti përkasin klasave të ndryshme, andaj edhe bëhet i pamundur qëndrimi pranë tyre gjatë çdo ore mësimi. “Sot që po flasim kemi diku 1 mësues ndihmës për 4 apo 5
MINISTRIA
nxënës. Kjo statistikisht qëndron shumë mirë për shkak se kemi një numër të madh të mësuesve ndihmës për një numër të caktuar të nxënësve më aftësi të kufizuar por në praktikë jemi të vetëdijshëm që kjo nuk është gjithmonë siç duhet e zbatuar në praktikë për shkak se një mësues ndihmës në shkollë që mund të këtë 4 nxënës, ata mund të jenë të kla-
save të ndryshme dhe mësuesi nuk mund t’iu qëndrojë gjithmonë pranë gjatë çdo ore secilit nxënës. Kështu që politika e mësuesve ndihmës në sistem do të jetë duke e shtuar këtë numër të mësuesve ndihmës”. Të gjithë ata që kanë përfunduar studimet në sociologji, psikologji, mësuesi për tre vite dhe më pas kanë bërë pedagogji speciale do të licencohen si mësues ndihmës në sistemin arsimor me kontrata të përkohshme. Shahini shpjegoi mënyrën sesi mësues ndihmës do të vazhdojnë të integrohen në sistem, edhe në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkolla. “Ky grupi i 60 mësuesve ndihmës në Tiranë që kanë sjellë edhe ankesën kryesore për mënyrën sesi ata do të vazhdojnë të integrohen në sistem, mënyra sesi do të funksionojë është kjo: të gjithë ata që kanë bachelor në sociologji, psikologji, mësuesi dhe më pas kanë bërë pedagogji speciale do të licencohen dhe ndërkohë do të inkuadrohen në sistem me kontrata të përkohëhme”.
FA-TË
Aplikimi për mjetet e identifikimit, Voda: 140 zyra të reja
1
40 zyra të reja aplikimi për kartat e identitetit apo pasaportat biometrike janë hapur në të gjithë vendin, nga të cilat 12 në Bashkinë e Tiranës, duke reduktuar ndjeshëm pritjet në radhë të qytetarëve dhe për të përballuar flukset e aplikantëve. Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, u ndal në një zyrë të re pranë njësisë 5 në Tiranë, ku gjatë një interviste për ERTV, foli mbi procedurat dhe afatet e aplikimit. Sipas saj, hapja e zyrave moderne dhe shtimi i numrit të operatorëve që presin qytetarët, ka mundësuar një shërbim më të shpejtë por edhe më cilësor për qytetarët shqiptarë që duan të rinovojnë mjetet e tyre të identifikimit. “Pasi blihet kuponi, vini në këtë zyrë ku punonjësi i gjendjes civile bën verifikimin e shtetasve që aplikojnë, duke verifikuar të dhënat e qytetarëve në regjistrin e gjendjes civile. Në rast të aplikimit për pasaporta biometrike fillimisht plotësohet një formular në komisariatin e
133 të rinj nisin stërvitjen në bazën e Bunavisë
zonës ku qytetari është banor. Punonjësi i policisë së zonës verifikon nëse ti je banori i asaj zone në atë pallat apo lagjie dhe ky proces është shumë i shkurtër, brenda 24 orësh. Brenda 24 orësh vjen formulari nga policia e shtetit në këtë zyrë. Më pas,
qytetarët gjenden para makinerisë së posaçme, bëjnë foton dhe lënë shenjat e gishtave. Kjo është një procedurë që nuk zgjat më shumë se tre, katër minuta, më pas lajmëroheni nga punonjësi kur dokumenti i identifikimit është gati”.
133 të rinj, mes të cilëve 12 vajza nisën Stërvitjen Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi. Lajmi është bërë publik nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ajo thekson se pas përfundimit me sukses të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen dhe më pas do të shërbejnë në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura, ku do të kenë mundësinë të kualifikohen në disa profesione. “133 të rinj, mes të cilëve 12 vajza nisën Stërvitjen Individuale Bazë në Shkollën e Trupës Bunavi. Ne në Forcën e Armatosur e konsiderojmë këtë stërvitje si porta hyrëse e njëherësh edhe si shkollën e parë të edukimit ushtarak. Pas përfundimit me sukses të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen dhe më pas do të shërbejnë në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura, ku do të kenë mundësinë të kualifikohen në disa profesione”. “Fillimi është pak i vështirë. Është një eksperiencë e bukur ndihem mirë. Erdha me dëshirë dhe deri tani e kam përballuar shumë mirë”, shprehet Fabiola Demishaj, një nga rekrutet e reja
KULTURE
12 E premte, 4 TETOR 2019
Nis festivali “MetroFest”, i dedikohet komedisë shqiptare P
ër të tretin vit radhazi, Teatri Metropol sjell festivalin e veprës shqiptare të arkivit “Metrofest”. Ky edicion i është dedikuar komedisë shqiptare të viteve 1920-1930 dhe do të mbahet në datat 3-27 tetor. Janë katër vepra shqiptare të pavëna më parë në skenë, të cilat do të kenë premierën gjatë muajit tetor. “Kolltuku”, komedi satirike, vepër e një autori të panjohur vetëm me iniciale P. K, e shtypshkronjës së Vlorës, e gjetur në arkivin e Bibliotekës Kombëtare do të vihet në skenë në datën 3 tetor. Vepra bën fjalë për një ish-drejtor teatri, dy aktorë të dashuruar dhe një sufler, që përfundojnë në një ishull të pabanuar në mes të detit pasi u përmbytet anija. Kjo botë e re kërkon një sistem të ri shtetëror. Monarki apo Republikë? Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Kush do të fitojë “kolltukun”? Me regji nga Sonila Kapidani dhe interpretim të aktorëve, Bledar Naska, Griseld Kapllanaj, Ismail Shino, Mirela Naska, Amarildo Bala dhe Hygerta Bushpreni, kjo shfaqje do vihet në skenë në datat 3, 4 dhe 5 tetor. Një tjetër komedi me dy akte e autorit Josip Rela do të vij në skenë në javën e dytë të tetorit. Komedia “Sot tetë ditë”, me regji nga Elona Hyseni bën fjalë për një djalë dhe një vajzë të dashuruar, të cilët janë në mes të një dileme. A duhet të fitojë dashuria e tyre për njëri-tjetrin apo mblesëria e përcaktuar nga familjet e tyre? Po sikur dashuria dhe mblesëria ta kishin syrin në të njëjtin vend? Një komedi keqkuptimesh e sqarimesh ku do të interpretojnë: Alba Shtembari, Erin Kujofsa, Ermir Hoxhaj, Ermir Jonka, Iris Karaxha, Klea Konomi, Paola Xhafa, dhe Xhino Musolla. Shfaqja
SHFAQJA
S
hfaqja teatrore “Antigona” vjen këtë fundjavë në skenë te “ArTurbina” për publikun. Mbrëmjet e së shtunës dhe të dielës, “Antigona” vjen me gjithë fuqinë që një tragjedi e sjellë në kohët moderne mund të ketë. Lufta për pushtet, revolta ndaj tiranit, dashuria të
vihet në skenë në datat 10, 11, 12 dhe 13 tetor. “Karagjozi” është një tjetër komedi e shkruar nga Skënder Guri, me regji nga Rexhina Mollaymeri, ka premierë javën e tretë të muajit tetor. Tinger Beu feston ditëlindjen e vajzës dhe vendos të sjellë në fshat kafshë ekzotike nga xhunglat e largëta. Beu ngarkon karagjozin e fshatit që t’ia zbutë kafshët nëpër kafaze, përpara se të habisë dynjanë me shfaqjen e tyre. Por karagjozi dembel dhe qejfli i ther kafshët për t’i ngrënë. Çfarë do të bëjë ai kur të vijë Beu për të parë kafshët? E zbuloni në datat 17, 18, 19, 20 tetor nën interpretimin e Aleksandër Kondi, Amarildo Bala, Engjëll Hoxha, Griseld Kapllanaj, Hygerta Bushpeni, Juxhin Plovishti, Noel Kokomani, dhe Urim Aliaj. “NjëMi.com” është komedia e radhës e autorit Hivzi Sulejmani me regji nga Aldi Hysotoci. Komedia me tri akte bën fjalë për Skercon, një nëpunës shtetëror, që ka aspirata për t’u bërë ministër. Në fund të fundit, pse të mos bëhet? Edhe gruaja e tij është dakord që ai e meriton. Ditët e Skercos janë të
ngarkuara me hallet e këtij populli që nuk kënaqet kurrë dhe s’ta di as për faleminderit. Ndërkohë që ëndrrat për përfitime të reja vazhdojnë, portieri i sjell Skercos një vendim nga lart. A do të ngrihet Skerco në përgjegjësi, apo do të rrëzohet fare? Kjo është vepra që do të ketë premierën në datat 24, 25, 26 dhe 27 tetor nën interpretimin e Arjon Osmanit, Dritan Boriçit, Enisa Hysas, Eriona Kakelit, Gëzim Rudit, Pamela Rexhepit, dhe Theodhora Dhimos. Dy net kushtuar Lasgush Poradecit. Pjesë e “Metrofest 3” është edhe organizimi i mbrëmjes poetike kushtuar krijimtarisë së Lasgush Poradecit me titull “Ndrit vash’ e kulluar, në flakë e pushtuar”. Poezitë do të interpretohen në skenë nga aktori Ligoraq Riza, nën regjinë e Kastriot Ramollarit. Gjatë mbrëmjes, do të ketë edhe interpretim live nga muzikantët Margret Radovani dhe Ejona Nako. Po ashtu, nuk do të mungojnë as pjesët koreografike. Publiku do të mund të shijojë edhe një ekspozitë me portrete të lirikut, si dhe motive nga poezitë e tij.
BOTIMI
“Lisi i Tamlit”Vështrim ento-kulturor kushtuar malësores, si gurra e Tamlit të Malësisë së Madhe Nga Jak Rrozhani
N
ë traditën shqiptare, por sidomos në atë veriore katolike, femra është quajtur Lisi i Tamlit në familje dhe më tej. Ajo që e ka man ifestuar mrekullisht këtë atribut deri në ditët e sotme: është Malësorja e Malësisë së Madhe, madje edhe në mërgim, në botën e lirë, e veçanërisht ndër malësorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lashtësia e tipareve mendore dhe trupore të racës shqiptare, gjenden sot në portretin e hyjnueshëm të malësores, që lind sokola edhe jashtë shtetit, duke ruajtur gjuhën, kulturën, flamurin, mallin, veshjet tradicionale shqiptare dhe kujtimin për Shqipërinë dhe heronjtë e saj. Malësoret e Malësisë së Madhe, janë sot i vetmi shenj i bekuar i racës tonë pellazgjike, me xhubletën katërmijë vjeçare, deri në prehër të historisë. Kam shkruar shumë për Malësinë dhe sa më shumë bëhen në numër, aq më shumë ndjej boshllëk në thellësinë e dijeve, ato vetëm çelin edhe në dimër, në mënyrë të papritur, me petale të urojnë mirëseardhjen, shkruan në librin “Lisi i Tamlit”, - Vështrim etno-kulturor kushtuar Malësores, si gurra e tamlit të Malësië së Madhe, gazetari, publicisti dhe studiuesi i njohur, që jeton në SHBA, Zef Pergega, i 27–ti i botuar deri tani. Duhet të ecësh, që të arrish aty, në këmbët e statujës së princeshës Malësi, ku kopshtin e madh të Lisit të Tamlit në Malësi, ende nuk e ka përshkruar njeri. “Forca dëshmuese, argumentuese dhe historike e një libri, e mbron atdheun dhe kombin, më shumë se një armatë me ushtarë e gjeneralë. Fuqia e një kombi nuk matet me bomba, por me sa libra ka shkruar dhe sa ka në bibliotekën e tij. Libri shëmb diktatuara dhe perandori”. Toka jonë, dheu i kryedheut të Malësisë, rrethuar thellë në lëkurën e 14 mundimeve, tokë e zanave, shtojzavalleve dhe orëve të Cemit, gurron prej tyre tamel i bardhë në trung të Lisit të Zjarrit dhe në rrënjë të Lisit të Tamlit! Malësorja, i ka qepur me pe ngjyrë ylberi, tiparet e pazëvendësueshme, urtinë, misionin femëror të lokes, papërtueshmërinë, karakterin e fortë,virtytin, si fisnike e zonjë e parë e kullave të gurta, të gdhendura me germa të zjarrta, të cilët të Dielën e Pashkëve dhe sidomos Natën e Krishtlindjeve në grigjën e kishës, Lisi i Tamlit të Malësisë, në rruzaret e bekimit ka dritë, se qumështin e zanave, në vulë të besës ka thithë! Malësia, në pamje të parë, të duket si një perandori, që lashtësia e ka mbështjellë me qindra shalle të bardhë. Kur i prek pemët e saj origjinale, të cilët e kanë qëndisur supin legjendar të heroizmit, yjet vetëm sa heqin vallen e mikpritjes. Aty mikpritja për udhëtarin e largët, është si flaka përmbi prushin e lisit, që me mijëra imazhe ledhatojnë gurin e kullës dhe çuditesh si ato e bëjnë gurin të flasë pas një heshtje të gjatë. Gëzimi në kullën e tij është i papërshkrueshëm, të përshkruara mjeshtërisht e profesionalisht nga autori i këtij libri të arrirë Zef Pergega. Me lajtmotivin: kur je larg, mendon për afër, ndërsa kur je afër, mendon për larg. Trimat u lindën, u përkundën dhe u mbrojtën me dashurinë për vendin e familjen prej duarve të tyre! Dhe me mesazhin e atdhedashurisë për të gjithë: Unë e dua flamurin e kombit tim. E puth atë si nënën e babën çdo ditë! Jam shqiptar prej Amerike. Të lutem, nëna ime. Ma mëso gjuhën shqipe!
Këtë fundjavë “Antigona” me Laura Nezhën, te “ArTurbina” gjitha ngjyrat që një shfaqje mund t’ju falë. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell në fundjavë për publikun veprën, që është shkruar nga Jean Anouilh, përkthyer nga Ekrem Basha dhe me regji nga Andrea Brusque. Antigona në skenë është me interpretim nga Laura Nezha, rol që i ka dhënë një tjetër sukses aktores. Për të vijuar dhe me aktorë të tjerë në role si Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela dhe Klejdi Metaj. Te “Antigona” me interpretimin e aktores Laura Nezha, është historia e një vajze të re që thotë jo, që kundërshton. Ajo thotë atë që mendon, dhe kjo liri e të shprehurit do t’i kushtoj jetën. Përballë Antigonës edhe më i fuqishmi bëhet i dobët. Me një tjetër vepër teatrore të suksesshme, aktorja Laura Nezha për këtë rol është
shprehur se është me fat që interpreton Antigonën. “Antigona” e Jean Anouilh është një përshtatje e tragjedisë së Sofokliut me të njëjtin titull. E shkruar në vitin 1942, kur trupat naziste pushtuan Francën, historia sillet rreth konfliktit të Antigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të Antigonës, Poliniku. Gjithashtu vepra u interpretua se përfaqësonte luftën e lëvizjes së Rezistencës franceze kundër forcave të qeverisë Vishi gjatë kulmit të pushtimit nazist. Varianti i Anouilh i Antigonës prek tema si tragjedia, metateatri, idealizmi i rinisë, kompromiset e moshës madhore, dueli mes moralit dhe politikës, si edhe zgjedhjet dhe paqartësitë e jetës në një botë komplekse jo bardhë e zi. Antigona është njëra nga seria e pjesëve dramatike të Anouilh, që kanë si
bazë mitologjinë greke. E vlerësuar shpesh si kryevepra e tij, Antigona çimentoi reputacionin e Anouilh si autor dramatik. Vepra qe sukses i menjëhershëm, kur u vu në skenë së pari në Paris në vitin 1944. Vepra “Antigona” këtë fundjavë vjen për publikun te “ArTurbina”, por me herët regjisorja Andrea Brusque ka pohuar se përcjell mesazhe, që kalojnë kufijtë. “Jam e apasionuar me Antigonën e Jean Anouilh, sepse kjo heroinë kontemporane përcjell mesazhe që i kalojnë kufijtë. Është historia e një vajze të re që thotë jo, që kundërshton. Ajo thotë atë që mendon, dhe kjo liri e të shprehurit do ti kushtoj jetën, një jetë që nuk ia vlen ta jetojë ndryshe”, pohon Andrea Brusque. Sipas regjisores, të gjithë e kanë brenda vetes një Antigonë. “Përballë Antigonës edhe më i fuqishmi bëhet i dobët, sepse e vetmja që nuk e bëjmë dot
është të detyrojmë dikë të jetojë. Unë besoj se të gjithë ne kemi brenda vetes një Antigonë, e cila kur zgjohet na inkurajon të bëjmë zgjedhje radikale. Ky konflikt midis tiranit dhe revolucionarit është diçka që na prek thellësisht, pasi ka të bëjë me të gjithë ne”, shprehet mes të tjerave Andrea Brusque. Sipas saj, autori Jean Anouilh luan mrekullisht me kodet e tragjedisë. “Me humor dhe me distancë ai të kujton së të gjithë personazhet do të vdesin dhe kjo është e pashmangshme, por lajmi i mirë është që ne, spektatorët, jemi gjallë, ndaj ka ende shpresë”, vijon Brusuqe për veprën teatrore. Jean Anouilh (1910 – 1987) ishte autor dramatik, teoricien, kritik dhe shkruante për film e televizion. Ai interesohej për rolin e individit në shoqëri dhe përplasjen mes idealizmit dhe realizmit brenda individit.
SHOWBIZ
13 E premte, 4 TETOR 2019
Aktori kanadez, Jim Carrey po sjell libër për herë të parë Aktori dhe komediani kanadez, Jim Carrey, tanimë ka vendosur të pushtojë edhe botën letrare. Ai ka shkruar një roman të quajtur “Memoirs and Misinformation”, njoftoi të mërkurën Alfred A. Knopf. Së bashku me bashkautorin Dana Vachon, Carrey ka shkruar për personazhe të famshme, aktrim, romancë dhe disa tema të tjera me të cilat është i njohur. Botuesi po e quan librin një “dekonstruksion të patrembur dhe gjysmë autobiografik të personalitetit”. “Memoirs and Misinformation” është planifikuar të botohet majin e ardhshëm. Carrey, i cili planifikon një turne promovues, e mohon se libri është i bazuar në ngjarje të vërtetë: “Asnjë nga këto nuk është e vërtetë dhe e gjithë kjo është e vërtetë”. Carrey, 57 vjeç, është
i njohur për filma të tillë si “Dumb and Dumber” dhe “Man on the Moon”. Ai nuk është aktori i parë në vitet e fundit që i drejtohet shkrimit të trillimeve. Të tjerët përfshijnë Tom Hanks, Sean Penn dhe Ethan Hawke. Theksojmë që
Carrey njihet si një prej komikëve më të mëdhenj që është shfaqur në ekran, por nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë jetën dhe si rezultat i kësaj ai shquhet edhe për thëniet inspiruese për një jetë dhe karrierë të suksesshme.
Rita Ora sërish si aktore, bisedime për rol në rivënien e “Oliver Twist” Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është në bisedime për të luajtur rolin e “Artful Dodger” në vendosjen më të re filmike të librit të njohur të Charles Dickens, Oliver Twist. Ky rol pritet t’a ndihmojë këngëtaren e njohur të ndërtojë një karrierë më solide në fushën e aktrimit. Krahas saj mendohet se këtë film do të jenë këngëtarja Adele në rolin e Nancy dhe Ice Cube si Fagin. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë e Orës në një set xhirimesh. Ajo ka luajtur rolin e Mias,
motrës së Cristian Greyt në sagën e filmave “50 Shades of Grey”, duke spikatur si aktore. “Filmi do të jetë ndryshe nga origjinali, por roli i saj do të jetë i bazuar në personazhin e Artful Dogder. Bisedimet kanë nisur dhe ajo është e paduruar që diçka e tillë të ndodhë , gjithashtu edhe kasti është i mahnitur deri më tani nga Ora,”-shkruan DailyMail. Pritet në ditët në vijim të konfirmohet zyrtarisht nëse Ora do të jetë ose jo pjesë e këtij prodhimi kinematografik.
Bebe Rexha nostalgjike, kujton fillimet e karrierës Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka zgjedhur të ndajë me fansat dhe ndjekësit e saj në rrjete sociale disa foto nga e kaluara. Në këto foto ajo shfaqet disa vite më parë duke kënduar, por mjaft ndryshe nga ditët e sotme. Në këto imazhe këngëtaren e shohim brune dhe me disa kile më pak. “Bebe më e re”,-ka shkruar ajo bashkangjitur me fotot. Mesa duket këngëtarja është ndjerë nostalgjike për fillesat e karrierës së saj. Aktualisht ajo është në një çast shumë të mirë profesional, vetëm pak ditë më parë ajo ishte pjesë e premierës së filmit të dytë
“Maleficent” me protagoniste aktoren Angelina Jolie, film ku ajo këndon kolonën zanore.
Meghan Markle emocionon në fjalimin përmbyllës të turit në Afrikë Turi 10 ditor në Afrikë i Princ Harryt dhe Dukeshës Meghan Markle ka përfunduar. Dukesha ka mbajtur një fjalim mjaft të ndjerë duke theksuar se kjo eksperiencë e ka njohur me njerëz të ndryshëm, të cilët e ka mirëpritur muzikë, hare ushqim etj. “Gjatë 10 ditëve të kaluara familja jonë ka pasur momente emocionuese, kemi pasur momente shpirtërore. Ne kemi takuar udhëheqës frymëzues në çdo aspekt të jetës dhe jemi mirëpritur me ushqim të mrekullueshëm, muzikë dhe vallëzim. Por mbi të gjitha, ne kemi qenë në gjendje të takojmë njerëz që janë aq të fortë në punën që bëjnë, që nuk dorëzohen dhe kjo vërtetë do të thotë kaq shumë për ne”,-u shpreh 38-vjeçarja në fjalimin e saj përmbyllës të këtij turi. Së bashku me çiftin mbretëror ishte dhe vogëlushi i tyre, Archie.
Heidi Klum flet për dasmën me Tom Kaulitz: E gjeta partnerin tim më në fund Heidi Klum ka nxjerrë detaje në lidhje me dasmën e saj me rokerin e grupit “Hotel Tokio”, Tom Kaulitz. “Ishte e kaq e bukur dhe periudha më e mirë,”u shpreh supermodelja për revistën People. “Ishim në Itali për tre javë dhe kam ngrënë atje aq shumë dhe jam argëtuar pafundësisht.” Çifti u fejua në dhjetor 2018 dhe u martuan për herë të dytë gusht në Kapri të Italisë. Fillimisht Klum dhe këngëtari u martuan në një ceremoni sekrete në shkurt. “Doja që të kishim më shumë njerëz. Ishte kaq intime,”-shtoi supemodelja. “Ishte e mrekullueshme. Vallëzuam deri sa lindi dielli dhe ishte e bukur sepse këmbët e askujt nuk u dëmtuan. Ishte kaq magjike.” 46-vjeçarja tha më në fund gjeti partnerin e saj. “Ne jemi shumë të ngjashëm. Ai e shijon jetën dhe është shumë bujar. Është i mirë dhe e dini, kam gjetur partnerin tim më në fund.” Klum ka qenë e martuar edhe dy herë të tjera me Ric Pipin nga 1997 në 2002 dhe pastaj me këngëtarin Seal, nga vitit 2005 deri në vitin 2014 me të cilin ka edhe katër fëmijë. Ndërkohë 30-vjeçari ka qenë i martuar vetëm një herë me biznesmenen Ria Sommerfield nga viti 2015 deri në vitin 2018.
SPORT
14 E premte, 4 TETOR 2019
Dy sulmuesit e Barcelonës nuk e kanë pritur aspak mirë francezin e ardhur këtë verë
Messi dhe Suarez injorojnë Griezmann, vetëm 5 pasime ndaj Interit
B
arcelona mori një fitore të madhe me përmbysje ndaj Interit në Champions League, por problemet në skuadrën katalanase nuk janë të pakta. Një rikthim rezultati shumë pozitive, po që nuk mund të fsheh disa aspekte shumë negative që lidhen me afrimin e ri: Antonie Griezmann. Statistikat e ndeshjes ndaj skuadrës zikaltër vërtetojnë qartë mungesë e lidhjes me dy shokët e skuadrës, Lionel messi dhe Suarez, të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë. Francezi në konferencën para ndeshjes u shpreh se nuk bisedon shumë me Messin, pasi argjentinasi nuk është një person që vlet shumë. Statistikat në fakt nuk gënjejnë edhe për marrëdhënien brenda fushës së lojës. Të mërkurën në mbrëmje ata kombinuan vetëm në 5 raste me njëritjetrin gjatë 90 minutave. Në fakt francezi ishte futbollisti me të cilin Messi ishte më pak i lidhur duke përjashtuar mbrojtësit Lenglet, Pique dhe Semedo. Kurioz është fakti që argjentinasi kumboi më shumë me Dembele, i cili luajti vetëm
24 minuta. As lidhja me Luis Suarez nuk është aspak e mirë për Griezmann. Ashtu si me argjentinasin, ai ka kombinuar vetëm në 5 raste. Zgjidhja e këtij problemi është një detyrë themelore për trajnerin Valverde. Të tre kanë luajtur shumë pak së bashku në ndeshje, apo në stërvitje, por
duket qartë që francezi nuk është pritur në mënyrën më të mirë në “Camp Nou”. Valverde e ka thënë qartë që nëse Barcelona dëshiron që të fitojë tituj këtë sezon, duhet që Griezmann të performojë më mirë në fushën e lojës. Blaugranët kanë investuar 200 milionë euro për Griezmann
dhe De Jong, por deri më tani kanë marrë shumë pak nga të dy. Barcelona në këtë mënyrë duhet të zgjidhë problemet mes tre sulmueseve, të cilët janë vendimtarë, pasi në të kundërt do të hasin shumë vështirësi si në kampionat, edhe në Champions, ku ndeshjet sa vijnë dhe do të bëhen edhe më të vështira.
MESFUSHORI
Xhaka: Krenar që jam kapiten i Arsenalit, e njoh mirë këtë rol Granit Xhaka është shprehur shumë i lumtur për përzgjedhjen si kapiten i skuadrës së Arsenalit. Duke folu për herë të parë për këtë vlerësim që i bënë shokët e skuadrës dhe trajneri, futbollisti i talentuar nuk e fsheh entuziazmin për këtë moment kulminant të karrierës së tij. “Jam shumë krenar. Më bën shumë të lumtur, sepse kur erdha këtu kisha shumë eksperiencë. Para Zvicrës kam qenë kapiten edhe kur luaja në Gjermani. Këtu kam gjetur shumë futbollistë të mëdhenj, me shumë personalitet dhe është një hap i madh përpara për mua që të bëhem kapiten”, deklaroi Xhaka. Më pas futbollisti me origjinë shqiptare ka sqaruar edhe procedurën që u ndoq për përzgjedhjen e kapitenit: “Trajneri na kërkoi 5 emra që donim për kapiten. Çdo gjë ishte sekret, nuk kishte asnjë emër. Në fund futbollistët dhe trajneri vendosi të parin nga të pestët. Është shumë e rëndësishme që futbollistët besuan te unë dhe që shohin se sa shumë punoj. Mendoj se jam ai tip kapiteni që i pëlqen që të jetë pranë skuadrës si në momente të mira ashtu edhe në të këqija”.
SUPER TALENTI
DJAJTË E KUQ
Haaland, shënoi në “Anfield” 21 vite pas babait të tij
Mediat angleze zbulojnë 3 kërkesat e Solskjaer në merkato
N
M
VENDIMI
Ndryshojnë oraret, 3 ndeshjes të Superiores luhen me drita Ndryshojnë oraret e 3 nga 5 ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë Superiore, të shpërndara në dy ditë, e shtunë dhe e diel. Fillimisht FSHF kishte njoftuar se të gjitha takimet do të luheshin në orën 14:00, por institucioni i futbollit ka pranuar që disa prej dytë të luhen me ndriçim artificial. Sfidat që u ndryshon orari nga 14:00 në 17:00 janë Skënderbeu-Luftëtari dhe Flamurtari-Tirana, që do të zhvillohen ditën e shtunë, dhe Kukësi-Vllaznia që do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”. E shtunë: Partizani-Teuta 14:00 Flamurtari-Tirana 17:00 Skënderbeu-Luftëtari 17:00 E diel: Laçi-Bylis 14:00 Kukësi-Vllaznia 17:00
ë pasditen e ftohtë të “Boxing Day” të vitit 1997, Alf-Inge Haa land shënoi për Leed United, në “Anfield” golin e nderit ndaj Liverpoolit. Ai luajti për disa sezone në futbollin angleze, duke luajtur me skuadra si Nottingham Forest, Leeds United dhe Manchester City, teksa pas një ndërhyrje kriminale të Roy Keane në derbin e Manchesterit në prill të vitit 2001 la karrierën si futbollist. 21 vite, 9 muaj dhe 4 ditë pas 26 dhjetorit të vitit 1997, djali i tij Erling Braut Haland u bë protagonist duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm (3-3), ndërkohë që ndeshja u mbyllë 4-3 në favor të të kuqve. “Tani kemi të njëjtën numër golash. Babai gjithmonë më thoshte: Shëno në Anfield, shënon në Anfield. Unë duhet të vazhdoj të përmirësohem dhe të shënoj gola. Premier League ka qenë gjithmonë frymëzimi im, turneu që më tërhoqi më së shumti. Një idhull? Ibrahimoviç, i cila është gjithashtu skandinav si unë”. Pas tripletës në ndeshjen e parë ndaj Genk, Haaland shënoi edhe një gol ndaj Liverpoolit, duke e çuar në katër numrin total të golave. Bomberi 19-vjeçar ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
anchester United nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, teksa trajneri Solskjaer po mendon për të ardhmen. 3 janë kërkesat e strategu norvegjezë për të ardhmen: Ousmane Dembele (Barcelona), Timo Werner (Leipzig) dhe Moussa Dembele (Lyon). “Djajtë e Kuq” kanë mbetur pa alternativa në repartin e avancuar pasi vendosën të shisnin Romelu Lukakun dhe të huazonin Alexis Sanchezin tek Interi. Trajneri norvegjez, ka zgjedhur tre futbollistët që ai beson se mund t’i çojë “Djajtë e Kuq” në nivelin tjetër. Është e pamundur që ndonjë nga lojtarët e përmendur të mbërrijë me çmim të lirë në “Old Trafford”, pasi të tre kanë nënshkruar së fundmi kontrata e reja me klubet respektive. Manchester United nuk ka shënuar më shumë se një gol në ndeshje që nga sfida hapëse me Chelsea-n, ku realizoi 4 herë. Anthony Martial ka qëndruar jashtë që nga muaji gusht për arsye dëmtimi, ndërsa Marcus Rashford dhe Mason Greenwood, nuk garantojnë në vazhdimësi gola dhe triumfe në ndeshje të mëdha.
SPORT STATISTIKAT
15 E premte, 4 TETOR 2019
1 pikë në 2 ndeshje, historia favorizon Interin e Contes për kualifikim
N
jë pikë në dy ndeshje. Tek In teri nuk ka aspak panik. Kalendari dhe klasifikimi thonë që shanset për kualifikimin e skuadrës së Contes janë reduktuar ndejshëm, por dy përballjet e radhës ndaj Borussia Dortmund do të vendosin gjithçka. Edhe në të kaluarën ka pasur raste që ekipi zikaltër i ka bërë një nisje të dobët aventurës në Champions
League. Në sezonin 2009-2010, kur edhe fitoi tripletën, në 3 ndeshjet e para ndaj Barcelonës, Rubin Kazan dhe Dinamo Kiev mori 3 barazime. Nëse fiton ndaj Dortmundi më 23 tetor, atëherë do të kalojë edhe Interin e atij sezoni, që drejtohej nga Mourinho. Përmbysja më e madhe ndërkohë ka ndodhur në sezonin 2006-2007 me Roberto Mancinin në pankinë. Asnjë pikë
në dy ndeshjet e para, por Interi gjithsesi u kualifikua si e dyta në grup. Humbja e parë ishte 1-0 ndaj Sportingut të Lisbonës dhe më pas në shtëpi ndaj Bayern Munich. Më pas erdhën 3 fitore radhazi, dy ndaj Spartakut të Moskës dhe dhe ndaj portugezëve. Më pas erdhi barazimi 1-1 në Mynih, teksa Viera vendosi baraspeshën pas avantazhit të Makkay.
të dielën në mbrëmje ndaj Fiorentinës, edhe pse kishte vlerë sa për statistika. Me Genoa-n, trajneri Giampaolo praktikisht luan shanset e tij të fundit për të mbetur në krye të Milanit. Statistikat nuk po e ndihmojnë aspak, megjithëse u ka dhënë mundësinë që të aktivizohen një pjesë e mirë e
futbollistëve të ardhur në verë. E vetmi që ka arritur që të justifikojë vendimin për ta hedhur në fushë nga minuta e parë, ka qenë Leao, i cili së bashku me Donnarumma-n, janë dy pikat më të forta në Milanin e së ardhmes, por që po jep shumë pak në të tashmen.
Skuadra kuqezi ka bërë vetëm 15 goditje në portë në 6 ndeshjet e para, më keq edhe se Spal-i
Asnjë s’gjuan më pak se Milani në Seria A, statistikat ndëshkojnë Giampaolon
P
ak gola, pak lojë. Vetëm në Torino është ndezur një dritë shprese, por që nuk do të zgjaste shumë për të fituar dhe për të bindur, një slogan i ish-presidentit Silvio Berlucioni, i përdorur edhe nga trajneri aktual Giampaolo në vigjilje të derbit ndaj Interit. Piatek ka shënuar vetëm dy gola, të dyja nga pika e bardhë, ndërkohë që në sezonin e kaluar në këtë fazë kishte shënuar 6 gola me Genoa-n. Një skuadër me të
cilën Milani do të përballet këtë fundjavë në këtë moment kritik, teksa për Piatek mund të jetë një moment shansi, gjithmonë nëse do të aktivizohet. A do të zhbllokohet vërtet? Kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi niveli i përgjithshëm i lojës është shumë i dobët. Milani deri më tani ka shënuar vetëm 4 gola, si Sampdoria e fundit të renditjes. Udineze është skuadra e vetme që ka bërë më keq (3 gola). Milani është i fundit sa i përket goditjeve në
portë me 15, nga 45 në total të skuadrës së Lazios, që udhëheq. Edhe Spal i vendit të fundit, apo ekipe si Genoa dhe Sampdoria, që notojnë në ata ujëra, kanë bërë më mirë me 17, 24 dhe 25 konkretisht. Milani nuk ka aspak statistika të mira edhe në tentativat e përgjithshme. Vetëm 83 në 6 ndeshjet e para, ndërkohë që Napoli ka bërë 128 dhe Torino vetëm 57. Goli i vetëm i shënuar me aksion në këtë kampionat është ai i shënuar nga Rafael Leao, i realizuar
TRAJNERI
SHPRESAT
Antonio Toma: Refuzova Interin e Contes për Vushtrinë në Kosovë
T
Bushi: Ja pse Kosova ka një ekip më të mirë se ne
T
rajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për shtyp në ambjentet e FSHF-së, ku ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen zyrtare kualifikuese ndaj Kosovës. “Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe pretendent për t’u kualifikuar. Ata kanë një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bëjmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë Kombëtaren e parë. 3-4 lojtarë të Kosovës nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh por, nuk kanë pranuar të vijnë me ne edhe pse për ne nuk është problem. Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që se kanë lojtarët tanë. Ne mundohemi t’i motivojmë, por nuk e di pse nuk e kanë në gjak. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Por, kjo grinta duket se e mposht cilësinë. Kosova i ka të gjithë lojtarët që luajnë titullar dhe marrin minuta. Tifozët na kanë mbështetur, ekipin kombëtar duhet ta mbështesin, pavarësisht orarit apo kohës së keqe. Unë mendoj se me Kosovën do të ketë tifozë. Selmani mund të jetë pesë e Kombëtares A, këtë nuk e dimë ende”, deklaroi Bushi.
rajneri i ri i Vushtrisë është Antonio Toma. Një emër i njohur në futbollin italian, pasi për vite me radhë ka punuar me Antonio Conten. U mendua se të dy do të bashkoheshin sërish te Interi, por gjërat ndryshuan, pasi Toma u bashkua me Vushtrinë në një sfidë mjaft të vështirë për të duke parë situatat në të cilat ndodhet klubi. “Menaxheri im ishte këtu në Prishtinë për biznes dhe gjatë një takimi me presidentin, ky i fundit i kërkoi trajner dhe ai më propozoi mua. Unë kur mora ofertën e Vushtrisë, isha duke shqyrtuar edhe ofertën e Interit për t’iu bashkuar stafit të Antonio Contes, por nuk u mendova gjatë dhe bëra
gati valixhet për të udhëtuar drejt Kosovës, pasi më ka pëlqyer ideja që të drejtoj një skuadër si trajner i parë”, deklaroi Toma për mediat kosovare.
TRANSFERIMET
Reali propozon shkëmbimin Isco-Suso me Milanin
I
sco vijon të mbetet jashtë planeve të trajnerit Zidane edhe këtë fillim sezoni, duke bërë që talenti spanjoll të mendojë seriozisht për largimin nga “Bernabeo”. “Don Balon” raporton se Real Madrid ka vendosur që të heqë dorë nga futbollisti, duke marrë parasysh dhe faktin që James Rodriguez ka fituar edhe më shumë besim nga francezi. Ideja e presidentit Perez, është që t’i propozojë Milanit një shkëmbim kokë më kokë me Suso-n e Milanit. “Kur ekipet më të mira në botë të ndjekin, është krenari”, ka thënë në një intervistë disa muaj më parë Suso. Një deklaratë që mund të thotë shumë për pranimin e ofertës së Realit, e cila në fakt kënaq
të dyja skuadrat. Në skemën 4-3-1-2, Isco do të ishte ideal për Milanin e Giampaolo-s që po vuan shumë në këtë fillim sezoni.
CYANMAGENTAYELLOWBLACK
SPECIALE
16 E premte, 4 TETOR 2019
Presidenti Meta: Çdo goditje ndaj medias është sulm ndaj demokracisë P
residenti Ilir Meta ka reaguar për kontrollin e policisë dje në redaksinë e medias Syri.net. Kreu i shtetit shprehet se çdo kontroll i pajustifikuar i institucioneve mediatike është goditje ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. “Me shpresën se ky kontroll hetimor të mos ketë prapavijë politike, Presidenti Meta thekson se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë. Duke sjellë në vëmendje konkluzionet alarmante të raporteve të fundit të “Freedom House” dhe LETRA
Drejtuesit e lartë të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
P
residenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, Presidenti i Komi sionit Europian, Jean Claude Juncker, Presidenti i parlamentit Europian David Sassoli dhe Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i janë drejtuar me një letër të përbashkët vendeve anëtare të BE, ku kërkojnë hapjen e negociatave për Maqedoninë r Veriut dhe Shqipërinë. Në vijim letra e plotë e drejtuesve të BE. “Qershorin e kaluar u pajtuam të arrinim një vendim të qartë dhe thelbësor për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori 2019. Bashkimi Evropian qëndron para një zgjedhjeje strategjike. Nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Unionit për të përmbushur premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen. Bota jonë po pëson ndryshime të shpejta. Nëse BE do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve evropiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë. Nuk ka asnjë garanci për sukses. Do të ketë shumë punë të vështirë për reformat gjatë rrugës. Anëtarësia nuk do të ndodhë brenda natës. Dhe të dy vendet janë të vetëdijshëm për këtë. Paralelisht, bashkëpunimi i BE-së do të duhet të thellohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate. Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet”.
“Reporterëve pa kufij”, sipas të cilave media sot në Shqipëri është më pak e lirë dhe e pavarur, Presidenti i Republikës përsërit thirrjen e tij publike për të ndaluar të gjitha sulmet verbale e fizike, presionet e shantazhet ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit”,deklaron kreu i shtetit. Presidentit garanton se do të jetë gjithmonë në krah të çdo media dhe komunitetit të gazetarëve. “Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Tij të plotë me të gjithë komunitetin e gazetarëve
shqiptarë, duke garantuar se do të jetë në krah të misionit të tyre, në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik”,- deklaron kreu i shtetit. Policia e Hetimit Tatimor ka zbarkuar dje në zyrat e redaksisë së “Syri.net”. Gazetarët e kësaj media njoftojnë se bëhet fjalë për një sulm politik të urdhëruar nga kryeministrit Edi Rama, për shkak të linjës editoriale të kësaj media. Dy javë më parë gazetarët e kësaj media u shoqëruan në polici dhe u burgosën.
Triumfoi në Rusi, Presidenti pret artisten 18-vjeçare P
as fitores së madhe në Festivalin Ndërko mbëtar Muzikor “New Wave Festival 2019” në Rusi, artistja shqiptare Inis Neziri është pritur në Presidencë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Kreu i Shtetit vlerësoi 18vjeçaren dhe dha mbështetjen e tij për talentin shqiptar, ku edhe bëri thirrje që të tillë talente të rinjsh si Inisi, duhet mbështetur nga shteti pasi në këtë mënyrë tha Presidenti, këta të rinj nuk do të ikin nga vendi dhe të kërkojnë azil. “Është shumë e rëndësishme të mbështesim shembuj dhe modele pozitive të rinjsh si Inisi, që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në skenat e huaja, duke u ofruar mundësi dhe kushte që të ardhmen e tyre ta shikojnë në këtu dhe jo duke u larguar jashtë vendit”,- u shpreh kreu i shtetit në një postim në Facebook. Kreu i Shtetit gjithmonë ka treguar mbështetje për të gjithë shqiptarët që tregojnë vlera dhe përfaqësojnë vendin denjësisht në arenën ndërkombëtare.